universiteti “fehmi agani”...nëpërmjet këtij punimi trajtohen metodat e mësimdhënies së...
TRANSCRIPT
-
Universiteti “Fehmi Agani”
Fakulteti i Edukimit
Programi Fillor
Punim diplome
Tema: “Përdorimi i metodave të mësimdhënies së gjuhës së
huaj Angleze në edukimin fillor”
Udhëheqëse shkencore: Kandidatja:
Dr.Sc.Laura Naka Festina Gaxherri
Gjakovë, Korrik 2019
-
2
Ky punim diplome u mbrojt më ______________________________
Para komisionit vlerësues në përbërje:
1._____________________________kryetar
2._____________________________ anëtar
3._____________________________ anëtar
Komisioni e vlerëson punimin me notën: _________________________
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:
1.______________________________
2.______________________________
3.______________________________
-
3
Falënderime
Së pari, falënderoj prindërit e mi për mbështetjen e studimeve të mia dhe përkrahjen që
më kanë dhënë gjatë katër viteve studime. Së dyti, falënderoj udhëheqësen time
shkencore Laura Naka për drejtimin dhe monitorimin e dhënë gjatë punimit të kësaj teme
të diplomës. Së treti, falënderoj profesorët për diturinë e dhënë gjatë këtyre katër viteve.
-
4
DEKLARATË MBI ORIGJINALITETIN E PUNIMIT
Unë, Festina Gaxherri, deklaroj se ky punim me temë “Përdorimi i metodave të
mësimdhënies së gjuhës së huaj Angleze në edukimin fillor” është puna ime origjinale e
cila nuk është prezentuar më parë. Pra, punimi im nuk cënon të drejtat e asnjë autori, në
të kundërten pranoj të gjykohem nga ana e Universitetit dhe rregullores së tyre. Ky
material është ideuar në bazë të literaturës së përdorur e cila është cituar dhe përmendur
në referenca.
-
5
Abstrakt
Nëpërmjet këtij punimi trajtohen metodat e mësimdhënies së gjuhës angleze, analizohet
ndërlidhja e tyre me katër aftësitë për mësimin e një gjuhe si dhe hulumtohet se cila
metodë përdoret më shumë në Kosovë dhe cilës aftësi i kushtohet më shumë rëndësi.
Këto metoda me kohë kanë ndryshuar dhe janë zhvilluar, prandaj, sot ato nuk përdoren
edhe shumë si metoda në vete por përfshihen së bashku që procesi i mësimdhënies të jetë
sa më i suksesshëm. Me hulumtimin e bërë në shkollën “Zekeria Rexha”, më saktësisht
në klasat e III-ta dhe të IV-ta për të kuptuar se cila metodë përdoret më shumë në Kosovë,
me anë të pyetësorëve drejtuar nxënësve kuptuam se mësimdhënia mbështetet më shumë
tek komunikimi verbal që ne e kemi quajtur metoda verbale dhe se më shumë fokus i
drejtohet aftësisë së të lexuarit, duke mohuar kështu një ndër hipotezat tona se fokusi bie
mbi të folurit.
Fjalët kyçe: Metoda, nxënësi, mësimdhënësi, aftësi, mësimdhënie.
-
6
Përmbajtja
Falënderime ..................................................................................................................................... 3
Abstrakt ........................................................................................................................................... 5
Hyrje ................................................................................................................................................ 9
I. Metodat e mësimdhënies së gjuhës angleze ............................................................................... 10
1.1 Metoda e përkthimit gramatikor .................................................................................... 10
1.1.1 Karakteristikat ....................................................................................................... 11
1.1.2 Teknikat ................................................................................................................. 12
1.2 Metoda direkte ............................................................................................................... 13
1.2.1 Parimet ................................................................................................................... 14
1.3 Mësimi i gjuhës së situatës dhe qasjes gojore ............................................................... 14
1.3.1 Karakteristikat ....................................................................................................... 15
1.4 Metoda audio-gjuhësore ................................................................................................ 16
1.4.1 Llojet e përsëritjeve: .............................................................................................. 17
1.5 Metoda e mësimdhënies së gjuhës komunikative .......................................................... 17
1.5.1 Aktivitetet brenda klasës ....................................................................................... 18
1.6 Metoda e përgjigjes fizike ................................................................................................. 19
1.7 Metoda e heshtur ................................................................................................................ 20
1.8 Metoda e mësimit të gjuhës në bashkësi ............................................................................. 21
1.8.1 Aktivitetet ..................................................................................................................... 22
1.9 Metoda e suggestopedia-së .................................................................................................. 23
1.9.1 Parimet .......................................................................................................................... 23
II. Ndërlidhja e metodave me aftësitë ........................................................................................ 24
2.1 Dëgjimi .......................................................................................................................... 24
2.2 Të folurit ........................................................................................................................ 24
2.3 Leximi ........................................................................................................................... 25
2.4 Shkrimi .......................................................................................................................... 25
III. Metodologjia e hulumtimit ................................................................................................ 25
3.1 Qëllimi i hulumtimit ...................................................................................................... 26
3.2 Metodologjia dhe teknikat e hulumtimit ....................................................................... 26
3.3 Etika e hulumtimit ......................................................................................................... 27
-
7
IV. Rezultatet e hulumtimit ................................................................................................. 27
4.1 Rezultatet e hulumtimit për klasët të treta .......................................................................... 27
4.2 Rezultatet e hulumtimit për klasët e katërta ....................................................................... 33
4.3 Analiza e të dhënave ............................................................................................................ 40
Përfundimi ..................................................................................................................................... 41
Literatura ....................................................................................................................................... 42
Shtojca ........................................................................................................................................... 43
Lista e figurave
Figura 1 Përqindja e nxënësve në klasën e tretë…………………………………………26
Figura 2 Përqindja e vajzave dhe djemëve për klasën e tretë…........................................27
Figura 3 Përqindja e metodave të përdorura në klasën e tretë…………………………...27
Figura 4 Përqindja e teknikave të përdorura në klasën e tretë…………………………...28
Figura 5 Përqindja e shembujve të marrura nga jeta e përditshme për klasën e tretë……28
Figura 6 Përqindja e përdorimit të aftësisë së të folurit në klasën e tretë………………..29
Figura 7 Përqindja e përdorimit të aftësisë së të lexuarit në klasën e tretë……………...29
Figura 8 Përqindja e përdorimit të aftësisë së të dëgjuarit në klasën e tretë……………..30
Figura 9 Përqindja e përdorimit të mënyrave të ndryshme për shpjegimin e gjërave të
panjohura në klasën e tretë…………………………………………………………....….30
Figura 10 Përqindja e nxënësve që mendojnë se kjo mënyrë është e suksesshme për
klasën e tretë…………………………………………………………………………......31
Figura 11 Përqindja e nxënësve që mësojnë gjuhën angleze vetëm në shkollë por edhe
jashtë saj gjatë klasës së tretë.............................................................................................32
Figura 12 Përqindja e nxënësve në klasën e katërt.…………………………………...…32
Figura 13 Përqindja e vajzave dhe djemëve për klasën e katërt........................................33
-
8
Figura 14 Përqindja e metodave të përdorura në klasën e katërt…………………….......33
Figura 15 Përqindja e teknikave të përdorura në klasën e katërt...……………………....34
Figura 16 Përqindja e shembujve të marrura nga jeta e përditshme për klasën e katërt…35
Figura 17 Përqindja e përdorimit të aftësisë së të folurit në klasën e katërt...…………...35
Figura 18 Përqindja e përdorimit të aftësisë së të lexuarit në klasën e katërt.……..…….36
Figura 19 Përqindja e përdorimit të aftësisë së të dëgjuarit në klasën e katërt…...……...36
Figura 20 Përqindja e përdorimit të mënyrave të ndryshme për shpjegimin e gjërave të
panjohura në klasën e katërt………………………………………………………..…….37
Figura 21 Përqindja e nxënësve që mendojnë se kjo mënyrë është e suksesshme për
klasën e katërt……………………………………………………………………….…...38
Figura 22 Përqindja e nxënësve që mësojnë gjuhën Angleze vetëm në shkollë por edhe
jashtë saj gjatë klasës së katërt...........................................................................................38
-
9
Hyrje
Sot afër 60% e popullsisë në botë flasin më shumë se një gjuhë, disa njerëz mësojnë
gjuhë të huaj për shkak se u nevojitet për punë, disa për shkollim ose thjeshtë sepse duan
të dinë më shumë gjuhë përpos gjuhës së tyre amtare. Mirëpo, rëndësia e njohjes së
gjuhëve të huaja nuk ka lindur viteve të fundit ajo e ka përcjellur racën njerëzore qysh
nga fillimet e historisë, prandaj mënyra e mësimdhënies dhe mësimnxënies së saj ka qenë
gjithmonë një çështje e rëndësishme. Edhe pse sot gjuha më e popullarizuar në botë është
gjuha angleze më herët ka qenë gjuha latine por që sot konsiderohet si gjuhë e vdekur
(përdoret vetëm për termat shkencor). Gjuha angleze filloj që të njihet më shumë nga
popullsia e vendeve jo anglo-folëse pas vitit 1800, por ende nuk kishte shtrirjen që ka sot,
prandaj në fillim për mësimdhënien e gjuhës angleze janë përdorur të njëjtat metoda dhe
strategji si për gjuhën latine dhe ka pasur shumë vështirësi në mësimdhënien e saj pasi që
struktura e gjuhës si dhe natyra e saj nuk ishin të njëjta pasi që ato i përkasin degëve të
ndryshme të gjuhëve. Prandaj, për shtjellimin e temës “ Përdorimi i metodave të
mësimdhënies së gjuhës angleze të huaj në edukimin fillor” jam fokusuar në metodat e
përdorura për mësimdhënien e gjuhës angleze që nga viti 1900 vit që tregon fillimet e
përpjekjeve për krijimin e metodave të përshtatshme për mësimdhënien e gjuhës angleze
deri tek metodat që përdoren sot. Në kapitullin 1 jam fokusuar në shtjellimin e metodave
që përdoren për mësimdhënien e gjuhës angleze . Në kapitullin 2 kam trajtur ndërlidhjen
e këtyre metodave me katër aftësitë për mësimdhënien e gjuhës angleze.
Në kapitullin 3 dhe 4 kam paraqitur rezultatin e marr nga hulumtimi lidhur me
përdorimin e metodave të mësimdhënies së gjuhës angleze në edukimin fillor në Kosovë,
hulumtim ky të cilit i janë nënshtruar 74 nxënës të klasave të treta dhe të katërta të
shkollës fillore “Zekeria Rexha” në komunën e Gjakovës. Me këtë hulumtim jam
përpjekur të marr informata se cila metodë përdoret më shumë nga mësimdhënësit, sa
material i ofruar përdoret si dhe çfarë mënyrash përdoren më shumë për shpjegimin e
njësive mësimore.
-
10
I. Metodat e mësimdhënies së gjuhës angleze
Edhe pse shumë vite kanë kaluar prej se gjuha latine konsiderohej si një gjuhë globale,
metodat e mësimdhënies së saj vazhduan të përdoreshin deri në vitin 1940 përpos që tani
me ato mësohej gjuha angleze.
Mësimi i gjuhëve të huaja më parë mbështetej më shumë në gramatikë se sa në atë që
ishte e nevojshme për përditshmërinë siç janë të folurit dhe të dëgjuarit. Mjeti i
domosdoshëm për mësimdhënie ishte libri në të cilin gjendeshin rregullat gramatikore,
fjalorth si dhe fjali të cilat shërbenin për mësimin e përkthimit, pra, prej nxënësve nuk
kërkohej të krijonin bashkëbisedime ose të ushtronin të folurit përpos në rastet kur
lexonin fjalitë e përkthyera po ashtu ata nuk praktikonin dëgjimin e gjuhës së huaj përpos
në raste kur mësuesi/ja përkthente apo në raste kur kishin kontakt me personat që flisnin
atë gjuhë. Në rastet kur objektivat mësimore nuk arriheshin nxënësit ballafaqoheshin me
dënime të rënda si dhunë fizike dhe psikike. Por me nevojat për njohjen e gjuhëve
(sidomos gjuhës angleze) gjuhëtarët filluan të përpilonin metoda të reja të cilat
fokusoheshin në komunikim si dhe tentonin që të lehtësonin mësimin e gjuhëve të dyta.
Gjatë viteve u përpoq që këto metoda t’u përshtateshin nevojave të nxënësve prandaj më
poshtë do të trajtoj disa prej metodave që janë përdorur mëparë, dhe kohë kur ato janë
përdorur më shumë si dhe se si kanë ndryshuar ato. Metoda e parë që do të trajtoj është
metoda e përkthimit gramatikor që është një ndër metodat më të hershme dhe me të cilën
njihemi.
1.1 Metoda e përkthimit gramatikor
Kjo metodë e njohur edhe si metoda klasike është përdorur që prej shekullit XVI për
mësimin e greqishtes së lashtë dhe latinishtes, mirëpo në kurrikulat shkollore filloi të
përfshihej në shek. XIX në Gjermani për t’u përhapur më shumë në vitet 1840 dhe
deri në vitet 1940, kurse më pas deri në vitet 1970 u përdorë më pak, sot përdoret
vetëm duke u ndërlidhur me metodat tjera. Kjo metodë ishte si rezultat i përpjekjeve
të studiuesve gjerman një prej të cilëve ishte Karl Plotz, objektiv i të cilëve ishte të
mësohej gjithçka rreth gjuhës por jo gjuhën, prandaj në SHBA njihej si metoda
-
11
prusiane. Kjo metodë vazhdon të përdoret edhe sot sidomos në rastet kur fokusi bie
mbi kuptimin e teksteve dhe frazave të dhëna në libër pasi që shpjegimi në gjuhën
amtare e bën më të lehtë që nxënësi të kuptojë tekstet e dhëna në libër, mirëpo nuk
përdoret tërë kohën si metodë në vete por e ndërlidhur me metoda tjera të
mësimdhënies.
1.1.1 Karakteristikat
Një ndër karakteristikat e kësaj metode është se gjatë mësimdhënies përdoret gjuha
amtare gjë që e kufizon shprehjen e asaj dije që nxënësit kanë arritur të mësojnë sepse
prej tyre kërkohet që të mësojnë leximin dhe të zhvillojnë aftësitë kognitive. Po ashtu
rëndësi më e madhe i kushtohet leximit dhe shkrimit kurse të folurit dhe të dëgjuarit
nuk praktikohen, nxënësit arrijnë t’i mësojnë vetëm shprehjet dhe fjalët e dhëna në
libër pasi që duke u bazuar në ato bëhet edhe përkthimi. Fokusi më i madh bie mbi
rregullat gramatikore gjë që nganjëherë e bën të vështirë leximin e teksteve të dhëna
në libër pasi që ato zakonisht bazohen në objektivat mësimore pa marr parasysh a i ka
arritur nxënësi ato. Gabimet nga ana e nxënësit nuk janë të lejushme, nga
mësimdhënësi kërkohet që t’i përmirësojë edhe gabimet më të vogla që mund t’i
bëjnë ata gjatë leximit ose shkrimit.
Roli i mësimdhënësit:
Është burimi kryesor i dijes;
Duhet të jetë autoritar;
Pyet dhe drejton nxënësit lidhur me rregullat gramatikore;
Bën nxënësit të aftë të lexojnë literaturën në gjuhën e huaj (angleze);
Inkurajon nxënësit për ndërveprime në klasë;
Lehtëson dhe udhëheq procesin mësimor.
Roli i nxënësit:
Konsumues i dijes;
Pasiv;
-
12
Mëson në lidhje me ndërtimin e gjuhës;
Nuk ndërvepron shumë;
Nuk përqendrohet shumë në të folurit dhe të dëgjuarit.
1.1.2 Teknikat
1. Përkthimi i teksteve – Nxënësit përkthejnë tekste të dhëna në libër nga gjuha
angleze në gjuhën amtare, përkthimi mund të bëhet me gojë ose me shkrim
por duhet të ketë ndërtim të saktë gramatikor si dhe të përdorë fjalor adekuat.
2. Leximi i pyetjeve – Nxënësit lexojnë pyetjet e dhëna në libër dhe iu
përgjigjen në gjuhën angleze ky proces ka tri faza:
Së pari, ata iu përgjigjen pyetjeve rreth tekstit. Përgjigjet mund të
gjenden brenda tekstit.
Së dyti, ata iu përgjigjen pyetjeve rreth kuptimit të tekstit, pra
përgjigjet nuk gjenden në tekst.
Së treti, ata iu përgjigjen pyetjeve që e ndërlidh tekstin me jetën e tyre
të përditshme, as këto përgjigje nuk gjenden brenda tekstit.
3. Sinonimet/Antonimet – Nxënësve para fillimit të njësisë mësimore iu japet një
listë me fjalë të ndryshme dhe pas leximit të tekstit kërkohet prej tyre që të
gjejnë sinonimet ose antonimet e tyre.
4. Rrënjët e fjalëve – Nxënësit duhet të mësojnë të vërejnë se cila është rrënja e
fjalës duke u bazuar në drejtshkrimin dhe modelet e zërit.
5. Zbatimi i rregullave – Rregullat gramatikore paraqiten përmes shembujve dhe
shpjegimeve prandaj sapo që ato të kuptohen kërkohet nga nxënësit që të
marrin shembuj dhe duke i vënë ato në zbatim.
6. Mbushja e hapësirave të zbrazëta – Në fjali të ndryshme lihen hapësira të cilat
kërkohen nga nxënësit të mbushen me fjalë ose fraza të sapo mësuara.
7. Mësimi përmendësh – Nga nxënësit kërkohet t’i mësojnë përmendësh
përkthimet e fjalëve që më parë ishin të panjohura, rregullat gramatikore, etj.
Kjo arrihet me përsëritjen e tyre të vazhdueshme në situata të ndryshme.
-
13
8. Përdorimi i fjalëve të reja në fjali – Për të treguar se fjala e re është mësuar
kërkohet nga nxënësi që të formulojnë fjali me ato fjalë.
9. Hartim – Mësimdhënësi iu jep nxënësve një temë që ka të bëjë me tekstin e
lexuar dhe kërkon nga ata që të shkruajnë një hartim lidhur me të.
1.2 Metoda direkte
Metoda direkte apo siç njihet ndryshe edhe si metoda natyrale u përpilua që t’i plotësojë
të gjitha zbrazëtira e lëna nga metoda e përkthimit gramatikor në vitin 1900 nga Charles
Berlitz i cili e aplikoi atë në shkollat e tij, nuk u deshën shumë kohë që ajo të përhapej në
Francë dhe Gjermani, më pas rreth vitit 1910 u përhap në tërë Evropën. Quhej metoda
natyrale pasi që mendohej se nxënësit në qoftë se dëgjonin dhe bisedonin vetëm në
gjuhën angleze atëherë në mënyrë natyrale ata do ta mësonin atë, pra fokusohej në
aftësitë e dëgjimit dhe të folurit ku vetëm vitet e para mësohej duke u bazuar në libër,
por edhe ky mësim bëhej duke u fokusuar në të folurit dhe të dëgjuarit. Gramatika
mësohej gjatë të folurit kurse në rastet kur fjalët apo fjalit ishin ende të huaja shpjegimi
bëhej me anë të gjestikulacionit, fotove, objekteve apo mimikës pasi që nuk lejohet
komunikimi në gjuhën amtare. Kjo metodë më shumë rëndësi i jepte gjuhës bazë që
përdoret në përditshmëri si dhe fokusohej në pyetje dhe përgjigje.
Disa rregulla të kësaj matode ishin:
Kurrë mos përkthe: DEMONSTRO
Kurrë mos shpjego: VEPRO
Kurrë mos bëni fjalim: PYET
Kurrë mos imito gabime: PËRMIRËSO
Kurrë mos fol me pak fjalë: KRIJO FJALI
Kurrë mos fol shumë: LEJO NXËNËSIT TË FLASIN
Kurrë mos e përdor librin: PËRDORE PLANIN MËSIMOR
Kurrë mos del jashtë planit
-
14
Kurrë mos u ngut: NDIQ RITMIN E NXËNËSVE
Kurrë mos flisni shumë ngadalë: FLISNI NORMALISHT
Kurrë mos flisni shumë shpejt: FLISNI NË MËNYRË NATYRALE
Kurrë mos flisni me zë të lart: FLISNI NË MËNYRË NATYRALE
Kurrë mos jeni të padurueshëm: JINI I DURUESHËM (Richards, Rodgers,1999)
1.2.1 Parimet
1. Mësimdhënia bëhet vetëm në gjuhën angleze;
2. Mësohet gjuha e përditshme;
3. Shkrimi, leximi dhe gramatika mësohej vetëm pas mësimit të gjuhës bazë;
4. Mësimi i gjërave të reja bëhej me gojë;
5. Fjalët e reja mësohen me anë të pantonimeve, objekteve ose fotove;
6. Përmirësohen vazhdimitsht gramatika dhe shqiptimi;
7. Nxënësit flasin shumicën e kohës e jo mësimdhënësi;
8. Nxënësit mësohen se qysh në fillim të bëjnë pyetje dhe të përgjigjen.
1.3 Mësimi i gjuhës së situatës dhe qasjes gojore
Kjo metodë erdhi si një zhvillim i metodës direkte duke u fokusuar që të përmirësohet
dobësia e saj e përdorimit të vetëm një gjuhe. Kjo qasje apo metodë u zhvillua në vitet
1930 nga Harold Palmer dhe A.S. Hornby, pati ndikim të madh në mësimdhënien e
gjuhës deri në vitin 1980, por më pas filloj të përdoret më pak prandaj edhe pse si term në
ditët e sotme përdoret shumë pak, por ndikimi i saj në klasët e EFL/ESL ishte dhe
vazhdon të jetë shumë i madh sidomos në përpilimin e librave, kjo metodë ndryshe njihet
edhe si PPP (Prezantim, Praktikë, Paraqitje). Çka e bën këtë qasje të dallohet prej tjerave
është se stuktura e mësimdhënies ndërtohet rreth situatave të ndryshme që e shtyjnë
nxënësin të mësojnë gjuhën, pra, jo me përkthime, po kuptimi i fjalës merret nga situata
në të cilën është paraqitur ajo dhe më pas përdoret në situata në ngjashme jashta klasës.
-
15
Roli i mësimdhënësit:
Mësimdhënësi duhet të krijojë situatat prej të cilave nxënësit mësojnë;
Me anë të pyetjeve, kërkesave dhe mjeteve tjera duhet të arrijë tek përgjigjja e
saktë nga nxënësit;
Duhet të kontrollojë klasën dhe të vendos ritmin e arritjes së objektivave;
Duhet që vazhdimisht të përmirësohen gabimet gramatikore dhe të ndërtimit të
fjalisë.
Roli i nxënësit:
Duhet t’i respektojë kërkesat e mësimdhënësit (të përgjigjet në pyetje, të dëgjojë
dhe të përsërit atë që flet mësimdhënësi);
Përshkak se ai/ajo nuk ka kontroll mbi atë që mësohet ai duhet të reagojë në
situatat që ia paraqet mësimdhënësi;
1.3.1 Karakteristikat
Karakteristikat e kësaj metode janë :
Fjalori – Shumë gjuhëtar deri në përpilimin e kësaj qasje paraqitnin rëndësinë e
pasurimit të fjalorit të nxënësve, por deri në këtë kohë shumë metoda nuk i
kushtuan shumë rëndësi. Prandaj, në këtë metodë rëndësi e madhe i kushtohet
leximit pasi që mendohet se duke lexuar tekste të ndryshme nxënësi mund të
arrijë t’i mësojë deri në 2000 fjalë të reja gjë që i ndihmon atij në komunikim, si
dhe duke i parë se si shkruhen ata po ashtu përmirësojnë gabimet drejtshkrimore.
Kontrolli gramatikor – Për dallim nga metoda e përkthimit gramatikor, kjo qasje
rregullat gramatikore i paraqet përmes modeleve të ndryshme të fjalive apo
ndryshe, tabelave të situatave prej të cilave nxënësit arrijnë t’i mësojnë rregullat
gramatikore.
-
16
1.4 Metoda audio-gjuhësore
Për dallim nga metodat deri tash që kishin fillimet në Evropë, kjo metodë u përpilua nga
gjuhëtarët amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1940 për shkak të nevojës së
njerëzve të aftë për punë që flisnin gjuhën angleze, në vitin 1943 filloi të përdorej edhe në
universitetet amerikane. Metoda audio-gjuhësore si ajo direkte nuk parashihte që gjuha të
mësohej me anë të një metodologjie por me anë të komunikimit në gjuhën angleze, por
përderisa metoda direkte tentonte ta arrinte këtë përmes komunikimit vetëm në gjuhën
angleze, metoda audio-gjuhësore tentonte që këtë ta arrinte me anë të përsëritjeve, duke u
mbështetur në biheviorizmin. Pra, gjuha nuk mësohej sikur ishte mësuar deri tash por si
një sjellje ose shprehi e cila arrihej me anë të përsëritjeve në ushtrime të ndryshme dhe
fokusohej në të folurit, kurse aftësive të tjera (të shkruarit, të dëgjuarit dhe të lexuarit)
nuk iu kushtohej rëndësi. Gjë që shkaktoi rënien e saj si metodë mësimore pasi që
mësimdhënia ishte e mërzitshme dhe jo atraktive për nxënësit dhe nuk mund të
praktikohej jashta klasës pasi siç paraqitën shumë ekspert ata nuk ishin të ekspozuar ndaj
gjuhës reale.
Roli i mësimdhënësit:
Është dominues në klasë;
Modelon, zgjedh dhe kontrollon ritmin në bazë të cilit mësohet gjuha;
Duhet të mbajë nxënësit të vëmendshëm në përsëritje, ushtrime dhe situata të
mësimdhënies;
Të jetë i aftë në përdorimin e saktë të metodës.
Roli i nxënësit:
Ka rol pasiv;
Duhet të jetë i vëmendshëm në përgjigjen e stimulit;
Nuk duhet të ndërmarr bashkëveprime pasi që mund të bëj gabime;
Duhet të dëgjojnë, imitojnë, të përgjigjen dhe të kryejnë detyrat e dhëna nga
mësimdhënësi.
-
17
1.4.1 Llojet e përsëritjeve:
Përsëritja e rikthyeshme (zgjeruese)- kjo përsëritje përdoret në
rastet kur dialogu është shumë i gjatë. Mësimdhënësi e ndan në
pjesë fjalinë dhe nxënësi duke përsëritur fjalët me radhë arrinë të
përsërit tërë fjalinë.
Përsëritja e ushtruar- përdoret për të mësuar fjali në dialog. Nga
nxënësit kërkohet që të përsërisin fjalët e mësuesit sa më shpejt
dhe më saktë që munden.
Përsëritja e zëvendësimit- mësimdhënësi thotë një fjalë nga
dialogu, pastaj kërkohet nga nxënësit që pasi të iu jepet shenja të
thonë një fjalë nga fjalia ndërsa mësimdhënësi thotë fjalën tjetër
kështu deri sa fjalia të kompletohet.
Përsëritja zinxhir- nxënësit krijojnë një varg zinxhiror duke
pyetur dhe përgjigjur njëri-tjetrit.
Përsëritja e transformimit- mësimdhënësi thotë fjali nga dialogu
dhe kërkon nga nxënësit që atë ta kthejnë në formën negative,
pozitive, pyetëse, etj.
Përsëritja me pyetje dhe përgjigje- mësimdhënësi bën pyetje nga
dialogu dhe këkohet nga nxënësit të përgjigjen sa më shpejt që
munden.
1.5 Metoda e mësimdhënies së gjuhës komunikative
Përderisa në SHBA po mësohej me metodën audi-gjuhësore në vitet e 1960 në Britaninë
e Madhe filloi të përdorej një metodë e re për mësimdhënien e gjuhës, metoda e
mësimdhënies së gjuhës komunikative. Për të zhvilluar më shumë mësimdhënien e gjuhës
angleze ata u fokusuan më shumë në aftësinë komunikative sesa në strukturat gjuhësore.
Në vitet e 1970 të dy shtetet si SHBA po ashtu edhe Britania e Madhe filluan që ta
përkrahin këtë metodë dhe vendosën qëllimet:
a) Që aftësia për të komunikuar të jetë qëllimi i mësimdhënies;
-
18
b) Që të përpilohen procedura që bëjnë të mundur mësimdhënien e katër aftësive të
gjuhës që bëjnë të mundur ndërvartësinë e ndërsjelltë të gjuhës dhe komunikimit.
Çka dallon këtë metodë nga ato të tjera është fakti se nuk ka një procedurë apo plan të
veçantë secili mësimdhënës e organizon atë ashtu si i përshtatet nxënësve të tyre dhe se
në qendër të mësimdhënies është nxënësi dhe se gjuha mësohet në pamje të bazuar në
përvojë.
Roli i mësimdhënësit:
Të lehtësojë komunikimin mes nxënësve;
Të jetë si pjesëmarrës mes nxënësve;
Të jetë hulumtues dhe nxënës në mënyrë që të vërejë qasjen e duhur ndaj
nxënësve;
Të jetë analist, këshilltar dhe menaxhues i nxënësve.
Roli i nxënësit:
Duhet të bashkëveprojë me nxënësit tjerë;
Gabimet të mos merren si pasojë e një personi por tërë grupit komunikues;
Të jetë negociator.
1.5.1 Aktivitetet brenda klasës
1. Loja me role- është aktivitet në dyshe që ka për qëllim zhvillimin e
komunikimit në gjuhës që mësohet (gjuha angleze);
2. Intervistat- është aktivitet në dyshe që ka për qëllim zhvillimin e aftësive
ndërpersonale të gjuhës që po mësohet;
3. Puna në grupe- është aktivitet mes 4 nxënësve, por në disa raste edhe më
shumë që nxit komunikimin në gjuhën që mësohet në grupe më të mëdha
njerëzish;
4. Hapësira informuese- nxënësve iu jepet një informacion i cili ka mangësi dhe
këkohet prej tyre që duke komunikuar me njëri-tjetrin të arrijnë të
kompletojnë informacionin;
-
19
5. Shkëmbimi i mendimeve- është një aktivitet i cili këkon nga nxënësit t’i
paraqesin aftësitë e tyre komunikuese duke biseduar apo shkëmbyer mendimet
për gjërat që atyre iu interesojnë.
6. Gjueti pastruese- mësimdhënësi iu jep nxënësve një listë me pyetje të
ndryshme përgjigjet e të cilave ata duhet t’i kërkojnë tek njëri-tjetri që i shtynë
ata që patjetër të komunikojnë njëri me tjetrin.
1.6 Metoda e përgjigjes fizike
Gjatë përdorimit të kësaj metode kërkohet që të koordinohen mirë fjalimi dhe veprimi,
pasi që tentohet që gjuha të mësohet përmes aktivitetit fizik. Kjo metodë u përpilua nga
James Asher në vitin 1970 dhe vazhdon të përdoret edhe sot, duke u mbështetur në
memorizimin përmes përsëritjes verbale të shoqëruar me aktivitet që përsëritet gjë që e
bën atë më të lehtë për t’u kujtuar. Për t’i mësuar fëmijët sipas Asher është e lehtë sepse
ata i përgjigjen fizikisht këkesave, prandaj nëse të rriturit duhet të veprojnë njësoj si
fëmijët nëse duan të mësojnë gjuhën, njësoj sikur foshnjet mësojnë gjuhën amtare kur
fillojnë të flasin për herë të parë. Kjo metodë nuk kërkon shumë nga ana e prodhimit
gjuhësor dhe përfshinë lëvizje që ngjajnë me lojëra që zvogëlojnë stresin tek nxënësit,
krijojnë një atmosferë pozitive si dhe lehtësojnë mësimnxënien. Objektivi i kësaj metode
është që të zhvillojë aftësinë e të folurit dhe kategorizohet si një metodë natyrale për
mësimin e gjuhës.
Mësimi me anë të kësaj metode bëhet nga ana e mësimdhënësit dhe katër nxënësve
vullnetar që japin një komand, pastaj atë e shoqërojnë me një lëvizje, pastaj duke shtuar
komand dhe lëvizje të tjera përderisa nxënësit tjerë i shikojnë ata. Pastaj, mësimdhënësi e
përsërit komanden, mirëpo në këtë fazë vetëm nxënësit vullnetar i kryejnë lëvizjet pasi që
ata përfundojnë, mësimdhënësi i drejtohet klasës dhe në këtë mënyrë ata mësojnë përmes
lëvizjeve.
Roli i mësimdhënësit:
Luan rol aktiv dhe drejtues;
-
20
Harton planin se çka dhe kur do të mësohet;
Duhet të jetë i përgatitur dhe i organizuar që të mos ketë ngatërresa në procesin
mësimor;
Roli i tij nuk qëndron në mësimdhënie, por në krijimin e rasteve për të mësuar;
Duhet që të lejojë që nxënësit të mësojnë sipas ritmit të tyre;
Duhet të iu flas sikur një prind flet me fëmijët e vet;
Nuk duhet që vazhdimisht t’i përmirësojnë ata pasi që në këtë mënyrë iu ul
motivin.
Roli i nxënësit:
Luan rolin e dëgjuesit dhe përformuesit;
Duhet të dëgjojnë me vëmendje dhe t’i përgjigjen fizikisht kërkesave të
mësimdhënësit;
Duhet të përgjigjen individualisht dhe si grup;
Duhet të njohin dhe të përgjigjen saktë informactionit të mësuar më parë;
Duhet të ketë rol vetëvlerësues.
1.7 Metoda e heshtur
Kjo metodë u përpilua në vitet 1970 nga Caleb Gattegno i cili shpiki edhe shkopthat me
ngjyrë që përdoren në matematikë si dhe mësimin e fjalëve duke i koduar ato me ngjyra.
Kjo metodë përkrah faktin se mësimdhënësi duhet të flasë sa më pak gjatë orës mësimore
dhe t’i inkurajojë nxënësit të flasin sa më shumë duke u motivuar nga përdorimi i
ngjyrave të shumta. Objektiv parashihet që nxënësit të arrijnë të flasin si popullsia anglo-
folëse.
Këtë metodë Gattegno e ndërtoj mbi tri idetë e tij për mësimdhënien:
1. Mësimnxënia është më e lehtë kur nxënësi zbulon dhe krijon;
2. Mësimnxënia është më e lehtë kur ajo që mësohet konkretizohet;
3. Mësimnxënia është më e lehtë kur materiali që do mësohet përdoret për
zgjidhjen e problemeve.
-
21
Mësimdhënia në këtë metodë bëhet me anë të objekteve brenda klasës apo duke përdorur
shkopinj shumë ngjyrësh e jo duke u bazuar në plan apo libër. Mësimdhënia deri diku
është e bazuar në situatë dhe mësuesi ndërhynë apo flet vetëm në raste kur nxënësit nuk
dinë t’i përgjigjen njëri-tjetrit apo për t’i përmirësuar shqiptimin apo gramatikën
nxënësve. Kështu nxënësit mësojnë duke u argëtuar dhe lëvizur.
Roli i mësimdhënësit:
Luan rolin e krijuesit, ndihmësit dhe drejtuesit;
Të përdorë lëvizje, lista dhe mjete për të shpjeguar;
Të dijë të zgjedh kohën dhe rendin e duhur;
Të krijojë një mjedis ku nxënësit ndihen mirë;
Roli i nxënësit:
Të jetë i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm;
Të zhvillojë pavarësi dhe përgjegjësi gjatë procesit mësimor;
Të bashkëveprojë me nxënësit tjerë;
Të bëjë vetëvlerësim.
1.8 Metoda e mësimit të gjuhës në bashkësi
Kjo metodë u përpilua nga Charles A. Curran dhe bashkëpuntorët e tij në vitin 1970 dhe
ndryshe njihet edhe si qasja humane për mësimin e gjuhës. Me anë të metodës së mësimit
të gjuhës mësimdhënia shndërrohet në këshillim dhe ndërron rolet ku mësimdhënësi luan
rolin e këshilltarit dhe nxënësit atë të klientit. Organizimi i klasës bëhet në formë rrethore
me 6 deri në 12 nxënës si dhe me mësimdhënësinë jashtë rrethit. Nxënësit tregojnë diçka
për veten që mësuesi e përkthen në gjuhën angleze dhe më pas nxënësit e përsërisin atë
duke shtuar gjëra të reja dhe me mësuesin duke përkthyer. Kështu nxënësit largojnë
brengat e tyre dhe mësojnë gjuhën, pra, mësimdhënia shndërrohet në një aktivitet që
përfshinë tërë trupin si nga ana emocionale, kognitive dhe fizike.
-
22
Roli i mësimdhënësit:
Luan roli e këshilltarit prandaj nuk duhet të gjykojë nxënësit;
Të jetë gjithmonë i qetë;
Me kohë mësimdhënësi kur e sheh të arsyeshme fillon t’i përmirësojë nxënësit;
Duhet të sillet si prind me nxënësit;
Duhet të krijojë një ambient të sigurt;
Roli i nxënësit:
Duhet të bëhet pjesë e grupit;
Arritjet shihen si arritje e grupit jo individuale;
Të mos ngurrojnë të flasin;
1.8.1 Aktivitetet
1. Përkthimi- nxënësit krijojnë një rreth të vogël dhe mësimdhënësi përkthen një
fjali që nxënësit pastaj e përsërisin;
2. Puna në grupe- nxënësit kryejnë detyra të ndryshme në grupe;
3. Regjistrimi i audios- nxënësit regjistrojnë bisedime të ndryshme në gjuhën
angleze dhe dëgjojnë ato;
4. Shkrimi- nxënësit pasi dëgjojnë regjistrimet i shkruajnë bisedat e dëgjuara në
fletoret e tyre duke ushtruar në këtë mënyrë shkrimin dhe gramatikën;
5. Analiza- nxënësit analizojnë dhe studiojnë fjalët e shkruara duke u fokusuar në
rregulla gramatikore;
6. Reflektim dhe vrojtim- nxënësit reflektojnë dhe bëjnë vetëvlerësimin për ato që
kanë shkruar dhe mësuar;
7. Dëgjimi- nxënësit dëgjojnë monologjet e mësimdhënësit dhe në këtë mënyrë
ushtrojnë aftësinë e të dëgjuarit;
8. Bisedim i lirë- nxënësit përfshihen në bisedim të lirë me nxënësit e tjerë dhe
mësimdhënësit duke përfshirë mësimet e arritura.
-
23
1.9 Metoda e suggestopedia-së
U përpilua nga psikiatri dhe edukatori bullgar Georgi Lozanov në vitin 1970 dhe është
një metodë e çuditshme me qasje humane. Sipas Lozanov, problemi më i madh në
mësimin e gjuhës është memorizimi i fjalëve dhe modeli i fjalëve, prandaj edhe e përpiloi
këtë metodë, e cila fokusohet më shumë në mosvetëdijen e nxënësit dhe tenton që në një
periudhë të shkrutër të mësohet sa më shumë. Po ashtu kjo metodë i kushton rëndësi
dekorimit, mobilieve, organizimit të objekteve në klasë, muzikës dhe autoritetit të
mësimdhënësit. Kjo metodë bazohet në mësimin gjatë gjumit ku nxënësi shoqërohet me
muzikë të lehtë klasike dhe para tij paraqiten detyra, modele të ndryshme të gjuhës ku
mësohet gramatika, të folurit etj. Edhe pse sot kjo metodë nuk përdoret tërësisht njësoj ka
pjesë të saj që shihen si të nevojshme në mësimdhënie, p.sh. përdorimi i muzikës.
Roli i mësimdhënësit:
Të ketë vetëbesim;
Të ketë qëndrim serioz;
Të vlerësojë saktë nxënësit;
Të ketë entuziazëm;
Të ketë qëndrim global jo analitik me materialin.
1.9.1 Parimet
Autoriteti- mësimdhënësi duhet të ketë autoritet të lartë përpara nxënësit;
Fëmijëria- gjatë procesit mësimor mësimdhënësi duhet të përdorë autoritetin e tij
sikur prindi ndaj fëmijës. Prej nxënësit kërkohet që të luaj rolin e tij, pra, të sillet
si një fëmijë edhe në qoftë se është i rritur;
Mësimi i dyfishtë- nxënësi përpos që mëson nga mësimdhënësi, mësimi bëhet
edhe përmes mjedisit përreth tij.
Intonacioni dhe ritmi- duke u bazuar në këto dy veti mësimi i materialit nuk është
i mërzitshëm për nxënësin dhe e bën mësimin më argëtues.
Gabimet- nxënësi është i lirë të bëj gabime dhe nuk ndëshkohet për këtë;
Detyrat e shtëpisë- shumicën e kohës nxënësit nuk kanë detyra të shtëpisë.
-
24
II. Ndërlidhja e metodave me aftësitë
Një ndër disavantazhet më të mëdha të metodave të hershme ishte fokusi në një apo dy
aftësi por deri në vitet e mëvonshme nuk iu kushtua rëndësi të gjitha aftësive në të njëjtën
kohë, dhe për të mësuar një gjuhë duhet të fokusohemi që të mësojmë të gjitha aftësitë.
Sot për mësimin e gjuhës përdoren aktivitete dhe teknika prej të gjitha metodave dhe
mundohet që t’i kushtohet rëndësi të gjitha aftësive në mënyrë që nxënësit të arrijnë të
lexojnë, të shkruajnë, të flasin dhe të dëgjojnë si dhe të kuptojnë kur komunikojnë me të
tjerët.
2.1 Dëgjimi
Të dëgjojmë do të thotë të arrijmë të kuptojmë gjuhën që flitet, prandaj edhe dy aftësitë si
të folurit dhe të dëgjuarit janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Kësaj aftësie rëndësi
filloj t’i kushtohet në vitet 1940 me qasjen gojore, metodën audio-gjuhësore si dhe
metodën e mësimdhënies së gjuhës komunikuese. Në vitet 1960-1970 gjuhëtarët erdhën
në përfundim se një gjuhë nuk mund të mësohet pa u mësuar më parë dëgjimi në atë
gjuhë.
Kur mësohet dëgjimi është detyrë e mësimdhënësit që të paraqes thekse dhe mënyra të
folurit të ndryshme që nxënësi të arrijë që të mësoj t’i kuptojë ato e jo të mësojë vetëm
nga mësimdhënësi. Për të arritur këtë, më parë janë përdorur regjistruesit e zërit, por sot
kjo arrihet përmes kompjuterëve dhe mjeteve më të reja teknologjike.
2.2 Të folurit
Të folurit nënkupton aftësinë për të komunikuar në gjuhën e huaj (gjuhën angleze). Kësaj
aftësie u fillua t’i kushtohet rëndësi e veçantë në vitet 1930 me anë të qasjes gojore dhe
mësimit përmes situatave, por prapëseprapë të folurit ishte ende i kufizuar, por me
ardhjen e metodës audio-gjuhësore filloi mësimi i mirëfilltë i kësaj aftësie.
Mësimdhënia e të folurit mund të arrihet përmes tri qasjeve:
Ushtrimeve- mësimdhënësi duhet të zgjedh ushtrime të cilat nxisin nxënësin të
flasë.
-
25
Reagimeve- mësimdhënësi duhet të krijojë aktivitete dhe situata ku nxënësi
shtyhet të përdorë tërë njohuritë e tij.
Përfshirja- gjatë aktiviteteve dhe ushtrimeve mësimdhënësi duhet të përfshijë tërë
klasën.
2.3 Leximi
Leximi është një aftësi që gjithmonë i është kushtuar rëndësi sidomos në metodat më të
hershme siç janë metoda e përkthimit gramatikor dhe ajo direkte. Leximi është një
ushtrim, produkt dhe proces i vazhdueshëm që zhvillohet së bashku me nxënësin por që
të arrihet kjo nxënësi duhet të dijë leximin në gjuhën amtare pasi që leximi në të dy
gjuhët është i ndërlidhur. Të lexuarit mësohet në mënyrë që nxënësi të ketë aftësi të
lexojë literaturën e huaj dhe të mund të studiojnë edhe në vendet e huaja si dhe përshkak
të ekspozimit të nxënësve ndaj gjuhës. Po ashtu leximi na ndihmon që të shkruajmë si
dhe ofron material të diskutimit.
2.4 Shkrimi
Edhe pse si aftësi është mjaft e rëndësishme deri në vitet 1970 kjo aftësi nuk është trajtuar
si aftësi në vete ajo është përdorur si mjet i mësimit të aftësive tjera, kurse pas këtij viti u
fillua që t’i kushtohet rëndësi kësaj aftësie. Fatkeqësisht, asnjëra nga metodat e trajtuara
deri më tash nuk fokusohet në të shkruarit. Rëndësia e shkrimit si aftësi është se
përforcon mësimin, zhvillon gjuhën sepse duke shkruar ne mësojmë shprehje të reja,
mënyra e të mësuarit gojor nuk i përshtatet të gjithë nxënësve për disa është më e lehtë të
mësojnë përmes shkrimit dhe leximit si dhe për t’u shprehur.
III. Metodologjia e hulumtimit
Tema e studimit është “Përdorimi i metodave të mësimdhënies së gjuhës së huaj Angleze
në edukimin fillor në Kosovë”. Lidhur me këtë temë është gjetur material i mjaftueshëm
për realizimin e tij. Për realizim janë përdorur metoda, teknika dhe instrumente
(pyetësorë) për të grumbulluar të dhëna të nevojshme për të kuptuar se cilat metoda
përdoren më shumë dhe se a fokusohen mësimdhënësit më tek të dëgjuarit, të lexuarit, të
folurit apo të shkruarit.
-
26
3.1 Qëllimi i hulumtimit
Të kuptuarit se cila metodë përdoret më shumë për mësimdhënien e
gjuhës Angleze në edukimin fillor;
Të kuptuarit se në cilën aftësi (të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të
shkruarit) fokusohet mësimdhënësi;
Të vërejturit se a ndërlidhen shembuj nga jeta e përditshme në
mësimdhënie.
3.2 Metodologjia dhe teknikat e hulumtimit
Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim ka qenë kuantitative (sasiore). Ndërsa sa i
përket teknikave kam përdorur pyetësorët të cilëve iu kanë nënshtruar nxënësit e klasëve
të treta dhe të katërta. Pyetësorët kanë qenë me pyetje të tipit të mbyllur.
Hipotezat :
H1- Përdorimi i metodave të mësimdhënies së gjuhës Angleze në edukimin fillor në
Kosovë.
H2- Fokus më i madh i kushtohet të folurit në gjuhën Angleze në edukimin fillor në
Kosovë.
Pyetjet kërkimore:
1. Çfarë metodash përdoren për mësimdhënien e gjuhës Angleze në Kosovë?
2. Cilës aftësi për mësimin e gjuhës i japin më shumë rëndësi mësimdhënësit?
3. Si bëhet ndërlidhja e jetës së përditshme me mësimdhënien e gjuhës Angleze?
Populacioni: Nxënës të shkollës fillore “Zekeria Rexha” në komunën e Gjakovës.
Mostra: Pjesë e hulumtimit ishin 74 nxënës të klasëve të III-ta dhe të IV-ta të shkollës
“Zekeria Rexha” të komunës së Gjakovës.
-
27
3.3 Etika e hulumtimit
Për realizimin e këtij hulumtimi së pari u mor leje nga Drejtoria Komunale e Arsimit pasi
që morëm lejen e tyre kërkuam leje edhe nga drejtori i shkollës, të cilit ia shpjeguam
rëndësinë e hulumtimit. Pastaj, duke treguar për anonimitetin e pyetësorit biseduam me
mësuesit të cilët na lejuan që nxënësit e tyre të iu nënshtrohen pyetësorit i cili zgjati 10
minuta.
IV. Rezultatet e hulumtimit
Në këtë hulumtim kanë marr pjesë 74 nxënës ku prej tyre 41 kanë qenë nga klasët e treta
dhe 33 prej tyre kanë qenë në klasët e katërta.
4.1 Rezultatet e hulumtimit për klasët të treta
Fig. 1 Përqindja e nxënësve në klasën e III-të
Në pyetjen se në cilën klasë jeni 41 prej tyre janë përgjigjur se janë në klasën e tretë.
100%
0%
Në cilën klasë jeni?
III-të IV-të
-
28
Fig. 2 Përqindja e vajzave dhe djemëve për klasët e treta
Në pyetje lidhur me gjininë kemi marr këto përgjigje: 15 prej tyre ose 37% janë
përgjigjur se janë vajza, kurse 26 prej tyre ose 63% janë përgjigjur se janë djem.
Fig. 3 Përqindja e metodave të përdorura në klasën e tretë
Në pyetjen “Mësuesi/ja juaj gjatë mësimdhënies a përdorë më shpesh?” , kemi marr këto
përgjigje: lexim, diskutim, bisedim (metodën verbale) janë përgjigjur 38 nxënës ose 93%,
objekte, vizatime, filma (metodën e demonstrimit) nuk është përgjigjur asnjë nxënës pra
37%
63%
Gjinia
Vajzë Djalë
93%
0% 7%
Mësuesi/ja juaj gjatë mësimdhënies a përdorë më shpesh?
Lexim, diskutim, bisedim (Metodën verbale)
Objekte, vizatime, filma (Metodën e demonstrimit)
Lojëra të ndryshme (Metodën përmes lojërave)
-
29
është 0%, kurse lojëra të ndryshme (metodën përmes lojërave) janë përgjigjur 3 nxënës
ose 7%.
Fig. 4 Përqindja e teknikave të përdorura në klasën e tretë
Në pyetjen se gjatë mësmidhënies a përdorë mësuesi/ja juaj teknika të mësimdhënies
(kllaster, stuhi mendimesh, diskutim, etj), kemi marr këto përgjigje: me po janë përgjigjur
30 nxënës ose 73% kurse me jo janë përgjigjur 11 nxënës ose 27%.
Fig. 5 Përqindja e shembujve të marrur nga jeta e përditshme për klasën e tretë
73%
27%
Gjatë mësimdhënies a përdorë mësuesi/ja juaj teknika të mësimdhënies (kllaster, stuhi mendimesh, diskutim, etj.)
Po Jo
66%10%
24%
Gjatë mësimdhënies a merrni shembuj nga jeta e përditshme?
Po Jo Nganjëherë
-
30
Në pyetjen se gjatë mësimdhënies a merrni shembuj nga jeta e përditshme, kemi marr
këto përgjigje: me po janë përgjigjur 27 nxënës ose 66%, me jo janë përgjigjur 4 nxënës
ose 10% kuse me nganjëherë janë përgjigjur 10 nxënës ose 24%.
Fig. 6 Përqindja e përdorimit tëaftësisë së të folurit në klasën e tretë
Në pyetjen se a bëni ushtrime ku përfshihen bisedime të thjeshta në gjuhën angleze, kemi
marr këto përgjigje: me po janë përgjigjur 28 nxënës ose 68%, me jo janë përgjigjur 2
nxënës ose 5%, kurse me nganjëherë janë përgjigjur 11 nxënës.
Fig. 7 Përqindja e përdorimit të aftësisë së të lexuarit në klasën e tretë
95%
5%
A lexoni me zë tregimet e dhëna në libër?
Po Jo
68%5%
27%
A bëni ushtrime ku përfshihen bisedime të thjeshta në gjuhën angleze?
Po Jo Nganjëherë
-
31
Në pyetjen se a lexoni me zë tregimet e dhëna në libër, kemi marr këto përgjigje: me po
janë përgjigjur 39 nxënës ose 95%, kurse me jo janë përgjigjur 2 nxënës ose 5%.
Fig. 8 Përqindja e përdorimit të aftësisë së dëgjuarit në klasën e tretë
Në pyetjen se a dëgjoni ndonjëherë në klasë CD-të e dhëna në libër, kemi marr këto
përgjigje: me shpesh janë përgjigjur 3 nxënës ose 7%, me nganjëherë janë përgjigjur 4
nxënës ose 10%, me shumë rrallë janë përgjigjur 12 nxënës ose 29%, kurse me kurrë janë
përgjigjur 22 nxënës ose 54%.
44%
7%
39%
10%
A përdorë mësuesi/ja juaj mënyra tjera të shpjegimit të gjërave të panjohura përpos atyre të
paraqitura në libër?
Përmes fotografive Përmes objekteve
Përmes shembujve Jo nuk përdorë mënyra tjera
7%10%
29%54%
A dëgjoni ndonjëherë në klasë CD-të e dhëna në libër?
Shpesh Nganjëherë Shumë rrallë Kurrë
-
32
Fig. 9 Përqindja e përdorimit të mënyrave të ndryshme për shpjegimin e gjërave të
panjohura në klasën e tretë
Në pyetjen se a përdorë mësuesi/ja juaj mënyra tjera të shpjegimit të gjërave të panjohura
përpos atyre të paraqitura në libër, kemi marr këto përgjigje: përmes fotografive janë
përgjigjur 18 nxënës ose 44%, përmes objekteve janë përgjigjur 3 nxënës ose 7%, përmes
shembujve janë përgjigjur 16 nxënës ose 39%, kurse me jo nuk përdorë mënyra tjera janë
përgjigjur 4 nxënës ose 10%.
Fig. 10 Përqindja e nxënësve të cilët mendojnë se kjo mënyrë e mësimdhënies është e
suksesshme për klasën e tretë
Në pyetjen se a mendoni se po arrini të mësoni gjuhën angleze në këtë mënyrë, kemi
marr këto përgjigje: me po janë përgjigjur 28 nxënës, me jo nuk është përgjigjur asnjë
nxënës pra kemi 0% kurse me pak janë përgjigjur 13 nxënës ose 32%.
68%
0%
32%
A mendoni se po arrini të mësoni gjuhën angleze në këtë mënyrë?
Po Jo Pak
-
33
Fig. 11 Përqindja e nxënësve që mësojnë gjuhën angleze vetëm në shkollë por edhe jashtë
saj gjatë klasës së tretë
Në pyetjen se a mësoni gjuhën angleze vetëm në shkollë apo edhe jashtë shkollës, kemi
marr këto përgjigje: me vetëm në shkollë janë përgjigjur 14 nxënës ose 34%, me në
shkollë dhe në kurs janë përgjigjur 17 nxënës ose 42%, kurse në shkollë dhe përmes
mënyrave tjera (filma, muzikë, etj.) por jo në kurs janë përgjigjur 10 nxënës ose 24%.
4.2 Rezultatet e hulumtimit për klasët e katërta:
Fig. 12 Përqindja e nxënësve në klasën e katërt
34%
42%
24%
A mësoni gjuhën angleze vetëm në shkollë apo edhe jashtë shkollës?
Vetëm në shkollë
Në shkollë dhe në kurs
Në shkollë dhe përmes mënyrave tjera (filma, muzikë, etj.) por jo në kurs
0%
100%
Në cilën klasë jeni?
III-të IV-të
-
34
Në pyetjen se në cilën klasë jeni 33 prej tyre janë përgjigjur se janë në klasën e katërt.
Fig.13 Përqindja e vajzave dhe djemëve për klasën e katërt
Në pyetje lidhur me gjininë kemi marr këto përgjigje: 17 prej tyre ose 52% janë
përgjigjur se janë vajza kurse 16 prej tyre ose 48% janë përgjigjur se janë djem.
Fig. 14 Përqindja e metodave të përdorura në klasën e katërt
52%
48%
Gjinia
Vajzë Djalë
73%
15%
12% 0%
Mësuesi/ja juaj gjatë mësimdhënies a përdorë më shpesh?
Lexim, diskutim, bisedim (Metodën verbale)
Objekte, vizatime, filma (Metodën e demonstrimit)
Lojëra të ndryshme (Metodën përmes lojërave)
-
35
Në pyetjen se cilën metodë përdorë më shpesh mësuesi, kemi marr këto përgjigje: me
leximin, diskutimin, bisedimin (metodën verbale) janë përgjigjur 24 nxënës ose 73%, me
objekte, vizatime, filma (metodën e demonstrimit) janë përgjigjur 5 nxënës ose 15%,
kurse me lojëra të ndryshme (metodën përmes lojërave) janë përgjigjur 4 nxënës ose
12%.
Fig. 15 Përqindja e teknikave të përdorura në klasën e katërt
Në pyetjen se gjatë mësimdhënies a përdorë mësuesi/ja juaj teknika të mësimdhënies
(kllaster, stuhi mendimesh, diskutim, etj.), kemi marr këto përgjigje: me po janë
përgjigjur 24 nxënës ose 73%, kurse me jo janë përgjigjur 9 nxënës ose 27%.
73%
27%
Gjatë mësimdhënies a përdorë mësuesi/ja juaj teknika të mësimdhënies (kllaster, stuhi
mendimesh, diskutim, etj.)?
Po Jo
-
36
Fig. 16 Përqindja e shembujve të marrur nga jeta e përditshme për klasën e katërt
Në pyetjen se gjatë mësimdhënies a merrni shembuj nga jeta e përditshme, kemi marr
këto përgjigje: me po janë përgjigjur 19 nxënës ose 58%, me jo janë përgjigjur 2 nxënës
ose 6%, kurse me nganjëherë janë përgjigjur 12 nxënës ose 36%.
Fig. 17 Përqindja e përdorimit të aftësisë së të folurit në klasën e katërt
Në pyetjen se a bëni ushtrime ku përfshihen bisedime të thjeshta në gjuhën angleze, kemi
marr këto përgjigje: me po janë përgjigjur 21 nxënës ose 64%, me jo janë përgjigjur 4
nxënës ose 12%, kurse me nganjëherë janë përgjigjur 8 nxënës ose 24%.
58%
6%
36%
Gjatë mësimdhënies a merrni shembuj nga jeta e përditshme?
Po Jo Nganjëherë
64%12%
24%
A bëni ushtrime ku përfshihen bisedime të thjeshta në gjuhën angleze?
Po Jo Nganjëherë
-
37
Fig. 18 Përqindja e përdorimit të aftësisë së të lexuarit në klasën e katërt
Në pyetjen se a lexoni me zë tregimet e dhëna në libër, kemi marr këto përgjigje: me po
janë përgjigjur 25 nxënës ose 76% kurse me jo janë përgjigjur 8 nxënës ose 24%.
Fig. 19 Përqindja e përdorimit të aftësisë së dëgjuarit në klasën e katërt
Në pyetjen se a dëgjoni ndonjëherë në klasë CD-të e dhëna në libër, kemi marr këto
përgjigje: me shpesh është përgjigjur 1 nxënës ose me 3%, me nganjëherë janë përgjigjur
76%
24%
A lexoni me zë tregimet e dhëna në libër?
Po Jo
3%
46%
18%
33%
A dëgjoni ndonjëherë në klasë CD-të e dhëna në libër?
Shpesh Nganjëherë Shumë rrallë Kurrë
-
38
15 nxënës ose 46%, me shumë rrallë janë përgjigjur 6 nxënës ose 18%, kurse me kurrë
janë përgjigjur 11 nxënës ose 33%.
Fig. 20 Përqindja e përdorimit të mënyrave të ndryshme për shpjegimin e gjërave të
panjohura në klasën e katërt
Në pyetjen se a përdorë mësuesi/ja juaj mënyra të tjera të shpjegimit përpos atyre të
paraqitura në libër, kemi marr këto përgjigje: me përmes fotografive janë përgjigjur 11
nxënës ose 33%, me përmes objekteve janë përgjigjur 3 nxënës ose 9%, me përmes
shembujve janë përgjigjur 18 nxënës ose 54%, kurse me jo nuk përdorë mënyra tjera
është përgjigjur vetëm 1 nxënës ose 4%.
33%
9%
54%
4%
A përdorë mësuesi/ja juaj mënyra të tjera të shpjegimit të gjërave të panjohura përpos atyre të
paraqitura në libër?
Përmes fotografive Përmes objekteve
Përmes shembujve Jo nuk përdorë mënyra të tjera
-
39
Fig. 21 Përqindja e nxënësve që mendojnë se kjo mënyrë e mësimdhënies është e
suksesshme për klasën e katërt
Në pyetjen se a mendoni se po arrini të mësoni gjuhën angleze në këtë mënyrë, kemi
marr këto përgjigje: me po janë përgjigjur 27 nxënës ose 82%, me jo është përgjigjur 1
nxënës ose 3% kurse me pak janë përgjigjur 5 nxënës ose 15%.
Fig. 22 Përqindja e nxënësve që mësojnë gjuhën Angleze vetëm në shkollë por edhe jashtë
saj gjatë klasës së katërt
82%
3% 15%
A mendoni se po arrini të mësoni gjuhën angleze në këtë mënyrë ?
Po Jo Pak
30%
37%
33%
A mësoni gjuhën angleze vetëm në shkollë apo edhe jashtë shkollës?
Vetëm në shkollë
Në shkollë dhe në kurs
Në shkollë dhe përmes mënyrave të tjera (filma, muzikë, etj.) por jo në kurs
-
40
Në pyetjen se a mësoni gjuhën angleze vetëm në shkollë apo edhe jashtë shkollës, kemi
marr këto përgjigje: me vetëm në shkollë janë përgjigjur 10 nxënës ose 30%, me në
shkollë dhe në kurs janë përgjigjur 12 nxënës ose 37%, kurse me në shkollë dhe përmes
mënyrave tjera por jo në kurs janë përgjigjur 11 nxënës ose 33%.
4.3 Analiza e të dhënave
Me anë të rezultateve të marrura nga pyetësorët dhe me analizimin e tyre kemi arritur në
përfundimin se metoda që përdoret më shumë nga mësimëdhënësit e gjuhës angleze është
metoda verbale ku shpjegimi bazohet më shumë në diskutim, lexim, bisedim, etj. Po
ashtu kemi vërejtur se mësimdhënësit ndërlidhin jetën e përditshme për shpjegim si dhe
bëjnë përfshirjen e tyre në teknikat të cilat i përdorin. Ndërsa sa i përket hipotezës së dytë
që kemi ngritur kemi arritur në përfundim se në të vërtetë më shumë fokus bie mbi
aftësinë e të lexuarit ku mësimdhënësit preferojnë që nxënësit të lexojnë me zë të lartë
shembuj dhe tekstet e dhëna në libër, mirëpo pas kësaj aftësia që i kushtohet më shumë
rëndësi është ajo e të folurit kurse aftësisë së dëgjuarit i kushtohet fare pak kohë dhe
rëndësi përpos në rastet kur mësimdhënësi shpjegon në gjuhën angleze, pra, hipoteza jonë
e dytë nuk është mbështetur. Vlenë të përmendim se shumica e të anketuarve kanë
përgjigje pozitive në pyetjen se a është kjo mënyrë e suksesshme për mësimdhënien e
gjuhës angleze dhe se shumë prej tyre përpos në shkollë, gjuhën angleze e mësojnë edhe
në kurse.
-
41
Përfundime
Më parë gjuhët e huaja më shumë janë mësuar nga të rriturit për shkak të kushteve
ekonomike dhe sociale, mirëpo sot fëmijët fillojnë t’i mësojnë ato qysh nga edukimi
fillor. Gjuha më me ndikim sot konsiderohet gjuha angleze dhe prandaj quhet edhe gjuha
globale. Duke pasur parasysh që metodat e mësimdhënies kanë ekzistuar për një kohë të
gjatë shumica e tyre u përpiluan për mësimdhënien e të rriturve për të ndryshuar dhe për
t’u zhvilluar pastaj ndër vite dhe sot përdoren edhe për mësimdhënien e fëmijëve. Në këtë
punim unë jam munduar të paraqes një historik të shkurtër të 9 metodave më të përdorura
si dhe mënyrën e mësimdhënies me ato. Pas realizimit të këtij punimi kuptova se sot në të
shumtën e rasteve nuk përdoret vetëm një metodë por secila prej tyre përfshihet me anë të
teknikave dhe aktiviteteve të përdorura për të realizuar një mësimdhënie sa më të mirë.
-
42
Literatura
Literatura bazë:
Richards, J.C., Rodgers, Th.S.(1999).Approaches and Methods in Language
Teaching.Cambridge, Britani e Madhe: The press syndicate of University of Cambridge.
Harmer, J.(2001).How to Teach English.Harlow, Britani e Madhe: Pearson Education
Limited.
Carter, R.,Nunan D.(2013).The Cambridge Guide to Teaching English to Speakers of
Other Languages.Cambridge, Britani e Madhe: Cambridge University Press.
Brewster, J., Ellis, G., Girard, D.(1993)The Primary English Teacher’s Guide.London,
Britani e Madhe: Penguin Books Ltd.
Richards, J.C.(2006)Communicative Language Teaching Toda.New York, SHBA:
Cambridge University Press.
Literatura ndihmëse:
Rahman,F.(n.d).Grammar Translation Method(GTM).jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj
Marr nga:uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
https://www.academia.edu/32853908/GRAMMAR_TRANSLATION_METHOD_GTM
Hussain, Sh., Sajid, S.(2015).Oral Approach and Situational Language Teaching: A
Short Review.Marr nga:hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
https://www.researchgate.net/publication/314895766_Oral_Approach_and_Situational_Language
_Teaching_A_Short_Review
Larsen-Freeman, D. (2000). Techniques and principles of language teaching (2nd ed.).
Marr nga:jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj
http://www.personal.psu.edu/kej1/APLNG_493/old_site/Larsen_Freeman__2000_Chapter_4.pdf
https://www.academia.edu/32853908/GRAMMAR_TRANSLATION_METHOD_GTMhttps://www.researchgate.net/publication/314895766_Oral_Approach_and_Situational_Language_Teaching_A_Short_Reviewhttps://www.researchgate.net/publication/314895766_Oral_Approach_and_Situational_Language_Teaching_A_Short_Reviewhttp://www.personal.psu.edu/kej1/APLNG_493/old_site/Larsen_Freeman__2000_Chapter_4.pdf
-
43
Shtojca
PYETËSOR
Të nderuar nxënës,
Po ju drejtohem me këtë pyetësor si pjesë e hulumtimit për realizimin e studimit, me
temë: “Përdorimi i metodave të mësimdhënies së gjuhës së huaj Angleze në edukimin fillor”
Qëllimi i këtij studimi është që të njihemi me metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës
angleze në klasat e ulëta të shkollave fillore, respektivisht të shkollës fillore “Zekeria
Rexha” në Gjakovë.
Pyetësorët respektojnë anonimitetin tuaj. Përgjigjet tuaja do të ndihmojnë në vërtetësinë e
këtij hulumtimi. Pyetësori iu shpërndahet nxënësve të klasave të III-ta dhe të IV-ta në
Shkollën Fillore “Zekeria Rexha” në Gjakovë
Pyetje të përgjithshme:
1. Në cilën klasë jeni?
a) III-të
b) IV-të
2. Gjinia:
a) Vajzë
b) Djalë
Pyetje specifike
3. Mësuesi/ja juaj gjatë mësimëdhënies a përdorë më shpesh?
a) Leximin, diskutimin, bisedimin (Metodën verbale)
b) Objekte, vizatime, filma (Metodën e demonstrimit)
c) Lojëra të ndryshme (Metodën përmes lojërave)
4. Gjatë mësimëdhënies a përdorë mësuesi/ja juaj teknika të mësimëdhënies
(kllaster, stuhi mendimesh, diskutim, etj.)?
a) Po
b) Jo
-
44
5. Gjatë mësimëdhënies a merrni shembuj nga jeta e përditshme?
a) Po
b) Jo
c) Nganjëherë
6. A bëni ushtrime ku përfshihen bisedime të thjeshta në gjuhën angleze ?
a) Po
b) Jo
c) Nganjëherë
7. A lexoni me zë tregimet e dhëna në libër?
a) Po
b) Jo
8. A dëgjoni ndonjëherë në klasë CD-të e dhëna në libër?
a) Shpesh
b) Nganjëherë
c) Shumë rrallë
d) Kurrë
9. A përdorë mësuesi/ja juaj mënyra të tjera të shpjegimit të gjërave të panjohura
përpos atyre të paraqitura në libër?
a) Përmes fotografive
b) Përmes objekte
c) Përmes shembujve
d) Jo, nuk përdorë mënyra të tjera
10. A mendoni se po arrini të mësoni gjuhën angleze në këtë mënyrë?
a) Po
b) Jo
c) Pak
11. A mësoni gjuhën angleze vetëm në shkollë apo edhe jashtë shkollës?
a) Vetëm në shkollë
b) Në shkollë dhe në kurs
c) Në shkollë dhe përmes mënyrave të tjera ( filma, muzikë, etj.) por jo në kurs.
Ju faleminderit!
-
45