universiteti “aleksander moisiu” durres · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep...

31
UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI 1 UNIVESITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES FAKULTETI: MASTER KIRURGJIKAL DEPARTAMENTI: MJEKSISE DEGA: INFERMIERI E PERGJITHSHME VITI AKADEMIKE 2009-2010 Teme diplome TEMA: KUJDESI INFERMIERORE NE TRAUMAT TORAKALE PUNOI: ALUSH BODURI

Upload: truongxuyen

Post on 06-May-2018

242 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

1

UNIVESITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES

FAKULTETI: MASTER KIRURGJIKAL

DEPARTAMENTI: MJEKSISE

DEGA: INFERMIERI E PERGJITHSHME

VITI AKADEMIKE 2009-2010

Teme diplome

TEMA: KUJDESI INFERMIERORE NE TRAUMAT TORAKALE

PUNOI:

ALUSH BODURI

Page 2: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

2

Qellimi

Kujdesi infermier qe duhet te kene infermieret ne pacientet me trauma torakale.

Objektivat

1. Kujdesi infermierore qe duhet te kene infermieret ne dhomat e urgjence-pranimit.

2. Kujdesi infermierore tek pacientet me trauma torakale ne dhomen e zgjimit

(reanimacionit).

3. Kujdesi infermierore tek pacientetme trauma torakale ne pavione.

4. Kujdesi infermierore tek pacientet me trauma torakale pas daljes nga spitali dhe kujdesi

ne shtepi.

Permbajtja

Page 3: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

3

1. C’fare jane traumat torakale?

2. Fizpatologjia

3. Statistikat

4. Shkaktaret e traumave torakale

5. Klinika

6. Diagnoza

7. Ekzaminimet: a. objective

b. laboraterike

c. imazherike

8. Komplikacionet

9.Komplikacionet me te shpeshta: a. shenjat dhe simptomat

b. mjekimi I tyre

10. Parandalimi

11. Mjekimi: a. trajtimi urgjent

b. trajtimi medikamentoz

c. trajtimi kirurgjikal

12. Kujdesi infermierore : a. gjate shtrimit ne spital

b.pas daljes nga spitali (periudha kovaleshente)

13. Literatura

Page 4: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

4

Hyrje Toraksi strehon organe me rendesi vitale prandaj ka qene per jete objektiv I goditjeve

asgjesuese ne konfliktet fizike njerezore. Por organet e tij pesojne demtime edhe ne aksidentet e

tjera te renda te koheve moderne te mekanizuara. Mjeket e lashtesise kane njohur dhe mjekuar

demtimet e toraksit. Hipokrati pershkruan torakocentezen dhe rezeksionin e brinjes ne plagosje.

Celsius me vone pershkruan hemoptizine, dispne dhe “shfryrjen e plages” ne demtimet e toraksit.

Ambroise pare pershkruan emfizemen subkutane, ndersa larey propozonte mbylljen e

pneomotoraksit te hapur dhe punksionin e perikardit ne tamponaden e zemres. Ne funde te

shekullite te 19-te pershkruhet pulmonoektomia e pare per plagosjen me arme zjarri.

Ne bote ka shume aksidente qe vitet e fundit jane duke u rritur. Kjo me beri te mendoj per

traumat torakale te hapura. Sipas te dhenave statistikore ne bote, shume aksidente prekin apo

demtojne toraksin dhe organet jetesore Brenda saje si pulmonet dhe zemren. Demtime te tilla

ndodhin nga aksidente automobilistik, perdorimi I arm eve te zjarrit, armeve te ftohta etj. Jane

shume faktore te mbledhura bashke qe ndikojne ne rritjen e numrit te traumave torakale te

hapura, ne vendin tone dhe ghithashtu ne bote.

Ne kete studim do te mesoni rreth tyre ne pergjithesi se cfare jane traumat llojet e tyre

nga se shkaktohen, komplikacionet, ndihma e pare qe ju ofrohet ketyre pacienteve ,mjekimi dhe

kujdesi infermierore qe konsiston tek keta paciente.

Me ndihmen dhe shpresen qe ky studim te jete I nevojshem per te ghjithe infermieret e rinj po

e mbyll kete qellim, duke kuptuar qe kam ndihmuar sadopak se sit e veprojne ne te tilla urgjenca.

Page 5: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

5

C’fare jane traumat torakale

Traumat e toraksit munde te jene te mbyllura kur nuk eshte prishur teresia e mbulesews

se lekures shkaktuar nga objekte jo te mprehta.

Traumat torakale te hapura ose ndyshe traumat torakale penetrante jane ato trauma te

cilat pershkojne dhe kalojne murin torakal dhe pleuren parietale duke prekur apo demtuar

dhe organet intratorakale vitale sic jane pulmonet dhe zemra. Kketo jane zakonisht plage

shpuese me thike , me arme zjarri, me mjete te mprehta etj. Kur plaget vrime hyrje dhe dalje

quhen tejshkuese ndersa kur kane vetem vrime hyrje quhen te verbera.

Page 6: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

6

Fizpatologjia

Ne toraks gjenden organet jetike te frymemarrjes dhe qarkullimit. Trauma mund te

kompromentoje rende funksionin normal te tyre, nepermjet mekanizmash komplekse

fiziopatologjike qe shfaqen me insuficence respiratore dhe kardiocirlulatore.

• Rruget e lira te frymemarrjes.

• Paret torakal dhe diafragme itakte dhe me levizje efektive.

• Presion subatmosferik ne kavitetin pleural.

• Mushkerite qe shtihen, ventilohen dhe kane membrane alveolo-kapilarete

pershlueshme.

• Perputhje te ventilimit me perfuzionin e mushkerive.

Organet vitale sic jane zemra, mushkerite (pulmonet) dhe enet e medha te gjakut jane te

vendosura ne hapsiren e kraharorit. Brinjet kane funksion mrojtes sepse bejne mbrojtjen e

ketyre organeve jetesore te vendosura ne hapesiren e kafazit te kraharorit. Kur trauma e

involvon kafazin e kraharorit, nuk demton vetem brinjet por edhe organet te cilat te

lokalizuara ne brinje. Penetrimi I mjeteve te forta, si thika, plumbi, mjete metalike etj. Bejne

qe te demtohen ehde organet qe ndodhen Brenda toraksit. Prekja e pulmoneve ben qe ajri te

hyje ne nje tjeter rrugebrenda sajdhe jo neprmjet toraksit. Gjetja e ajrit apo e likideveduke

perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja

bashke pneumohemotoraks. Ky eshte nje komplikacionet me te shpeshta qe ndodhe apo haste

ne traumat torakale te hapura. Debiti I gjakut nga pulmonet per ne zemer pakesohet. Si

rezultat pneumo-hemo-toraksit mediastin, zemra zhvendoset duke u veshtiresuar puna e saj.

Grumbullimi I gjakut dhe I ajrit jo vetem ne mediastine por dhe ne hapsiren perikardiake

pengon punen e zemres. Ne keto raste munde te themi qe pacienti eshte ne veshtiresi per

jeten.

Page 7: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

7

Statistikat:

Ne bote dhe ne vendin tone.

• 20-25% e vdekjeve nga traumat I detyrohen traumave torakale.

• Rreth 50% e pacienteve me trauma te paraqitur ne repartin e pranim urgjencave

jane ne rrezik per jeten nga demtimet respiratore (problem me frymemarrjen).

• Nese demtimet respiratore bashkohen dhe me shockun atehere provalenca shkon

ne 75% te vdekjeve.

• Raumat torakale jane pergjegjese per 16000 vdekje ne te gjoth boten.

• Incidence apo numri I rasteve me trauma torakale te hapura eshte ne rritje nga viti

ne vit.

• Vdekje te menjehershme vijne nga demtimi I zemres dhe eneve te medha

• Rreth 90% e pacienteve me keputje (rupture) te aortes vdesin Brenda disa

minutash.

• Statistikat tregojne qe tamponada kardiake dhe bllokimi I rrugeve respiratore

munde te shkaktojne vdekjen Brenda 30 minutave deri per 3 ore.

• 25% e traumave torakale shkaktojne kontuzion pulmonare.

• 21% e tyre shkaktojne hemotoraks.

• 7% japin toraks jo stable.

• 6% e tyre shkaktojne pneumotoraks.

Page 8: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

8

Shkaktaret e traumave torakale

Traumat torakale te hapura (punetruese) shkaktohen nga faktore te jashtem invaziv.

Ato vijne si pasoje e plageve nga thika qe shkaktojne laceracione te siperfaqes se murit

torakal I cili munde te perfshije edhe demtime te tjera si pulmonet dhe

laceracionetvaskulare te zemres.

Plaget me arme zjarri kane nje rruge te pa parashikueshme duke e beret e veshtire

per ekipin mjeksore trajtimin emergjent te traumes. Plageve me arme zjarri nuk I dihet

deri ku jane demtimet. Ato manifestohen me ane te egzaminimit imazherik. Demtimet

nga armet e zjarrit p.sh. nga plumbi munde te prekin edhe dia organe njehereshdhe

demtimi I tyre varet nga shpejtesia me te cilin objekti shpues (penetrues) ka hyre ka hyre

ne organizem si dhe madhesia e tij.

Traumat nga mjete metalike si hekuri, shtiza etj gjithashtu jane shkaktare per

traumat torakale te hapura.

Traumat nga aksidentet automobilistike jane te shpeshta keto vitet e fundit.

Penetrimi i mjiteve te forta ne kafazin torakal sjell demtime te renda per pacientin.

Traumat nga mjete te mprehta si xhami, bisturia, gershere etj gjithashtu jane

shkaktare te demtimeve torakale.

Traumat torakale shkaktohen nga veprimi I nje forca mekanike ne te.

Page 9: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

9

Nga renia e trupit mbi dick ate forte, nga kalimi I pashave te renda mbi nje pjese te trupit

si: shkelja nga automjete apo shtypja nga pesha te ndryshme. Te gjitha keto demtime

japin prishje te aktivitetit te paretit torakal, te parenkimes pulmonare dhe pemes bronkiale

duke dhene demtime te punes se aparatit respiratore dhe kardiak.

Mekanizmi I traums munde te jape orientime te vlefshme per diagnostike, qe

konfirmohen pastaj me ekzaminimin fizik dhe radiologjik.

Demtimet e mbyllura te toraksit shkaktohen zakonisht nga frenimi, ngadalsimi,

ndalimi I manjehershem dhe perplasja e trupit ne levizje. Perplasja e automjeteve eshte

shkaku kryesorei demtimeve te kesaj natyre. Ajo mund te jete:

• Perplasja me shpejtesi te madhe shkakton zhvendosjen e organeve intratorakale te

fiksuar ne saje te efektit “gjuhez kembanes” (“bell clanger effect”), kur organet

levizin si gjuheza e kembes dhe skoliten ose repturohen. Aorta, bronket,

diafragma mund te demtohen ne kete menyre. Pareti torakal demtohet me pak, por

mund te pasoje fraktura te klavikula apo sternumit.

• Perplasja me shpejtesi te vogel shkakton me teper demtime te toraksit kockor, me

apo pa kontuzion te mushkerive apo miokardit. Kur vepron ne pjesen e poshtme

te toraksit mund te rupturohen hepari dhe lieni.

• Shembja (crush injury) jep me teper fraktura bilaterale te brinjeve, por edhe

rupture te diafragmes. Rritja e presionit intratorakal kur glotis eshte I mbyllur

munde te coje ne rupture te bronkeve nga rritja e presionit brenda tyre.

• Vala eksplozive jep rritje te madhe te presionit intrapulmonare dhe demtime

parenkimale (barotrauma-blast injury).

• Kompresioni dhe dekompresioni ne ate qe zhyten ne thellesi mund te shkaktoje

lezione nga ndryshimet e menjehershme te presionit bronko-pulmonar.

• Demtimet e hapura shkaktohen nga arme te ftohta dhe arme zjarri. Plaget nga

thika rralle jane vdekjeprurese ne ras se nuk prekin zemren dhe vazat e medha.

Page 10: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

10

Lezionet qe shkaktojne armet e zjarrit shpjegohen me ligjet e balistikes se plagosjes.

Mushkerite kane densitet te ulet indor dhe demtohet relativisht me pak se organet e tjera

parenkimatoze solide si hepari.

Crrgullimet respiratore

1. Te gjitha traumat shoqerohen me shtim te muskulit bronco-alveolar.

2. Demtimet ne parenkimen pulmonare ose ne bronket ne shkembimin e rasteve

shoqerohen edhe me hemoragjite gradave te ndryshme, qe mbushin rruget bronco

pulmonare.

3. Vete trauma shoqerohet me spazem te bronkeve dhe bronkiolave, qe sjellin

crregillime te frymemarrjes.

4. Dhimbjet qe ka I semuri kufizojne levizjet respiratoreduke e bere frymemarrjen te

siperfaqshme, pengese kjo serioze ne shkembimin e gazeve, nga dhimbjet

pengohet dhe akti I kollitjes.

5. Jo rralle nga traumat demtohet indi dhe pleura visceral. Si rezultat ne kavitetin

pleural grumbullohet ajer dhe kemi PNX. Ajri I grumbulluar shtyp mushkerine

duke penguar aktin e frymemarrjes.

6. Demtim I kapilareve pulmonar jep infiltrim te intersticiumit te mushkerise gje qe

con ne prishje te shkembimit te gazeve ne nivelin alveolar.

Page 11: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

11

Crregullimet kardiake

Ne traumat torakale vijne pasi:

1. Debiti I gjakut nga mushkerite per ne zemer pakesohet.

2. Si rezultat I pneumo-hemo-toraksitmediastin, zemra zhvendoset duke u

veshtiresuar puna e saj.

3. Grumbullimi I gjakut+ajrit jo vetem ne mediastin por dhe ne hapsiren perikardiake

pengon punen e zemras.

4. Aktiviteti I zemres crregullohet nga shtypja indirekte qe I behet per shkak te

metonizmit intestinal dhe fryrjes se stomakut.

5. Shtypja e zemres ndodh ne rastin e demtimeve diafragmale traumatike.

Ekzaminimi objektiv

Pacientet me trauma torakale te hapura vijne ne ambientet spitalore koshiente ose jo.

Stafi apo ekipi mjekesore bene nje ekzaminim objektiv vetem atehere ku pacienti eshte

koshiente dhe jo ne rrezik per jeten, nese pacienti eshte ne gjedje rreziku per jeten, ai

futet menjehere ne sallat e nderhyrjeve kirurgjikale. Nese pacienti nuk eshte ne rrezik per

jeten atehere behet ekzaminimi objjektiv qe permbledh:

• Vleresimin e koshiences dhe gjendjen emocional te pacientin.

• Ai mbrone rruget e frymemarrjes, prezenca e kolles, renia e gjuhes.

• Vleresimi i lekures dhe ngjyra e saj. Prania e cirozes ne buze dhe ne llapat e

vesheve.

• Kontrollimi I venave te qafes.

• Kontrollimi per demtime te dukshme te kafazit te kraharorit.

Page 12: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

12

• Vleresimi I shkaktarit te traumes torakale te hapur.

• Vleresii I sputumit, ka shkume apo gjake.

Rendesi shume te madhe ne ekzaminimin objective dhe:

• Palpacioni dhe perkusioni.

• Pulsi I njejte me ted y krahet, pulesi periferike dhe ai central.

• Mbushja kapilare.

• Ekspansioni torakale.

• Respiracioni, sasia e ajrit qe dele nga goja dhe hunda.

• Levizja jo normale e brinjeve.

• Auskultacioni - zhurmat pulmonare dhe kardiake.

-tensioni arterial (TA)ne ted y krahet.

Edhe pse pacienti munde te behet nje ekzaminime objektiv, ai duhet ti nenshtrohet nje

sere ekzaminimesh laboratorike dhe imazherike.

Ekzaminimi imazherik

Behen kur funksionet vitale jane stabel. Do te ishte gabim fatal te harxhohej kohe per

ekzaminime radiologjike tek nje I semure qe ka nevoje te ngutshme per ajer ne gjak.

Radiografia ne dy projeksione, mundesisht ndenjur ose ne kembe jep nje ndihme te

madhe ne demtimet e skeletit dhe viscerale. Hemotoraksi, pneumotoraksi,

pneumomediastini, frakturat e brinjeve te sternumit, dhe kolones shihen ne radiografi

cilsore.

Page 13: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

13

Ekografia ne urgjence jep ne ndihme te madhe ne zbulimin e sasive minimale te

likidit pleural. CT behet kur e lejon gjendja dhe jep te dhena me te plota se radiografite e

thjeshta.

Bronkoskopia: behet ne traumat e renda per te zbuluar ne kohe demtimet e trakese

dhe bronkeve kryesore. Ajo mund te behet edhe per qellime terapeutike, per aspirimin e

sekrecioneve bronkiale dhe heqjen e trupave te huaj.

Nga ekzaminimet plotesuese hypoksemia eshte shenja e pare e insuficiences

respiratore, hiperkapnia shfaqet me vone. Ekzaminimet perseritura kane me teper vlere.

Page 14: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

14

Komplikacionet

• Hemotoraksi

• Pneumotoraksi

• Tension pneumotoraks

• Pneumotoraks I hapur

• Fracture te brinjeve dhe sternumit

• Flait chest

• Kontuzion pulmonare

• Emfizeme subcutane

• Trauma trakebronkiale

• Trauma te ezofagut

• Rapture te diafragmes

• Semundje kardiovaskulare

• Tamponada kardiake

• Reptura e aortes

Hemotoraksi: prania e gjakut ne kraharor.

Gjaku ne kraharor eshte zakonisht per shkak te te lendimit te mushkerive. Hemotoraksi masiv

eshte I shpeshte dhe kjo per shkak te gjakderdhjes nga enet e medha te toraksit si arteriet qe

ndodhen nder brinjeve. Arteriet rrjedhin gjak dhe shkaktojne nje akumulim te madh te gjakut.

Akumulimi I saj ne toraks shkakton hemotoraksin.

Page 15: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

15

Klinika:

• Ulje te fryme marrjes (dispne) nga ana e prekur.

• Dhimbje.

• Pulsi filiform (I pa kapshem)

• Ekspansion jo simetrik I gjoksit.

• Shurdhim ne perkusion.

• Mungese e zhurmave te frymemarrjes.

• Hemoptizi e mundshme.

• Prania e cianozes.

• Prania e nje shocku

Hemotoraksi dallohet nga pneumotoraksi nga zhurma ne goditje gjate ekzaminimit.

Page 16: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

16

Diagnoza: hemotoraksi duhet dyshuar kur gjenden tinguj te njeanshem gjate goditjeve ne

kraharor. RO:grafia e gjoksit munde te konfirmoje diagnozen. Prania deri ne 1 liter gjaku ne

toraks I grumbulluar nuk munde te diagnostikohet nga RO:grafia ne nje gjoks te shtrire.

Mjekimi: hiqet gjaku me ane te nje tubi edhe ne qofte se gjaku I grumbulluar nuk eshte e

nevojshme mjaftueshme per te nderhyre me tub. Vendosja e nje tubi ne gjoks gjithashtu sherben

per tamponaden gjakderdje ne siperfaqe te murit te kraharorit. Tubi tubi duhet te jete I gjate 36-

40cm. perdorimi I trombolitikeve eshte I indikuar. Shumica e rasteve te hemotoraksit nuk

indikohet per nderhyrje kirurgjikale edhe nese gjakderdhja vazhdon.

Pneumotoraksi: akumulim I ajrit ne hapsiren pleurale.

Pneumotoraksi munde te kompromentoje fryme marrjen duke nderhyre ne zgjerimin e

mushkerive. Veshtiresi ne frymemarrje nuk shihen pa pasur nje pneumotoraks deri ne 40% te

vellimit te pulmoneve me perjashtim te rasteve kur pacienti ka semundje para-ekzistuese te

pulmoneve apo lendim parenkimal te mushkerive. Nese rritet prasioni I ajrit Brenda hapesires

pleurale kthimi venoz ne gjoks ngadalsohet dhe munde te zhvillohet shocku.

Klinika:

• Ulje te frymemarrjes (dispne).

Page 17: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

17

• Dhimbje e forte e papritur.

• Takipne.

• Ekspansion asimetrik torakal.

• Ulje ose mungese e zhurmave te frymemarrjes ne anen e prekur.

• Ankth, Axhitim.

• Emfizeme subkutane.

• Zgjerim I venave te qafes.

• Devijim I mediastinit te qafes.

Diagnoza: pneumotoraksi diagnostikohet me Ro:grafi. Nje pneumotoraks I vogel nuk munde

te jete I dukshem ne radiografi. Pneumotoraksi I tille diagnostikohet ne baze te klinikes e cila

sipas tiades klinike dispense, shockut dhe mungeses se njeanshme te tingujve te frymemarrjes jep

diagnozen.

Mjekimi: evakuimi I ajrit nga pulmonet me ane te futjes se tubit ne pulmone.

Keputjet e aortes:

Rreth 90% e pacienteve me keputje te aortes vdesin Brenda disa minutave. Shumica e

repturave jane shkaktuar nga aksidentet automobilistike. Mekanizmi I lendimit apo traumes eshte

levizja e papritur e zemres dhe e eneve te medha brenda gjoksit.

Klinika:

• Pulsi I dobet.

• Dispne.

• Bradikardi.

• Dhimbje.

Page 18: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

18

• Gjendje shocku.

• Apne.

• Mediastini I zgjeruar.

• Devijimi I trakese.

Diagnoza: behet me aortografi. Mediastini I zgjeruar, devijimi I trakese ne te djathte, humbja

e hapsires se qarte midis aortes dhe arteries pulmonare munde te tregoje apo te vertetoje

diagnozen.

Mjekimi:

• Dhenia e likideve intra-venoze.

• Vendosja e ringjalljes kardio-pulmonare.

• Nderhyrje kirurgjikale.

Tamponada kardiake: prania e gjakut rreth zemres

Tamponada kardiake ndodhe per shkak te lendimeve apo traumave te thella ne brendesi te

kafazit duke iu afruar zemres, gjithashtu dhe duke e prekur ate. Presioni ne rritje ne hapsiren

rreth zemres ndalon gjakderdhjen e metejshme nga plaga kardiake. Ky presion ndalon zemren

dhe munde te ndodhe shocku.

Klinika: te gjithe pacientet me shock me nje plage qe hyne ne thellesi te gjakut, kane dhe

demtime te zemres. Demtimet me thike apo dhe me arme zjarri munde te arrijne ne zemer.

Shenjat kryesore jane:

• Venat e qafes te distenduar.

• Tensioni arterial (TA) I ulet.

• Tonet e zemres te mbytura.

• Nese hypovolemia eshte e pranishme, venat e qafes nuk jane te distenduara.

Page 19: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

19

• Puls paradoksal.

Diagnoza: ekzaminimi me Ro:grafi eshte normale domethene nuk jep shenja te tamponades

kardiake. Edhe ekzaminimet e tjera me rrezet X nuk jane te dobishme. Diagnostikimi behet

nepermjet perikardiocentezes.

Mjekimi: perikardiocenteza munde te permiresoje tensionin e gjakut me heqjen e me pak se

50ml gjak. Lenia e kateterit ne vendin e plages deri sa t riparohet tamponada kardiake.

Frakturat e brinjeve

Tek komplikacionet me te shpeshte jane edhe fraktura e brinjeve te mesme dhe te poshtme

ne vijen e mesme aksilare. Tek traumat penetrante lokalizimi I frakturave varet nga vendi I

ketyre lendimeve, ndersa tek traumat e mbyllura zakonisht demtohen ne vendin ku ushtrohet

forca por munde te demtohen edhe ne piken me te dobet. Fraktura e brinjeve te pare dhe te dyte,

con ne 50% te vdekshmerise qe shoqerohen me nje demtim tjeter. Brinjet 1,2,3 demtohen me pak

sepse mbrohen nga clavikula, shpatulla, krahu dhe muskulatura. Brinjet 4,5,6,7,8,9 demtohen me

shume dhe demtojne pulmonet me shume. Brinjet 9,10,11,12 demtojne organet abdominal.

Frakturat e brinjeve interferojne ne funksionin pulmonare, ulin performance nga dhimbja dhe

predispozojne per atelektaze dhe pneumoni.

Klinika

• Dhimbje gjate frymemarrjes.

• Dhimbje gjate kollitjs dhe teshimes.

• Ekzizton ndjeshmeria e forte e dhimbjes ne anen e lenduar, ne palpacion dhe gjate

shtypjes ne sternum

Mjekimi : vendose pacientin ne pozicionin gjysem ulur, duke lejuar qe pacienti te anoje nga ana e

prekur. Kjo do ta ndihmoje pacientin gjate frymemarrjes.

Kafazi I kraharorit jo stabel

Page 20: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

20

Karakterizohet me frymemarrje paradoksale qe do te thote se gjate inspiriumit pjesa jostabel

e murit ngrehet brenda ndersa ne ekspirim shkone jashte. Dallojme tre tipe te te toraksit jostabel:

1. Tipi anesore ose lateral: tre apo me teper brinje fqinje jane te thyera ne te dy vendet

2. Tipi i perparem ose anterior: fraktura sternale.

3. Tipi i pasem ose posteriore: thyerja paravertebrale apo e dyanshme e brinjeve.

Me se shpeshti haste tipi lateral perderisa tipi perparem apo I pasem ndodh me rralle.

Ndihma e pare(mjekimi): neper murin jostabel torakal vendosen disa shtresa te gazes dhe

ngjiten forte me likoplast.

Frakturat e sternumit:

Cfardo traume e forte e pjeses se perparme te toraksit (me se shpejti goditja e kafazit ne

timon) shkakton fraktura te sternumit. Gjate ketyre lendimeve munde te krijohet fraktura e

izoluar e sternumit ose fraktura e sternumit se bashku me frakturen e disa brinjeve. Fraktura e

sternumit me se shpeshti eshte e lokalizuar ne trupin e sternumit ose ne kalimin ne monumbrium

sterni. Vendi I lendimit apo ne kalimin eshte shume I dhimbshem.

Mjekimi : mjekimi konservativ ndesa te dislokimi I fragmenteve eshte e nevojshme reponimi

operativ dhe fiksimi.

Kompresion I toraksit ose asfiksion traumatic:

Krijohet si pasoje e vepri,it te shtypjes se forte dhe te papritur ne kafazin e kraharorit dhe

pjesen e siperme te abdomenit.gjate kesaje vjen deri te mbyllja reflektore e epiglotisit me

krijimin e shtypjes positive intrapleurale. Si pasoje e kesaje vjen deri tek ngecja ne venen kava

superior.

Klinika: cianoze e kokes, qafes dhe gjysmes se siperme te toraksit. Gjakderdje petehiale nen

lekurore dhe subkonjuktivale

Mjekimi: menjehere te lirohet toraksidhe te largohen te gjithe faktoret qe e veshtiresojne

frymemarrjen. Mjekimi I vecante nuk eshte I nevojshem.

Page 21: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

21

Parandalimi

Traumat torakale te mbyllura jane trauma jopenetruese dhe per kete arsye demtimi eshte I

padukshem ne ekzaminimin fillestar.per te parandaluar komplikacionet e metejshme te traumes

torakale ne fillim duhet bere traitimi urgjent eshte I domosdoshem.

• Oksigjeno-terapi: dhenia e oksigjenit.

• Lirimi I rrugeve te frymemarrjes.

• Vendosja e qarkullimit te gjakut.

Gjithashtu parandalimi konsiston dhe ne:

• Berjen e torakocentezes.

• Kontrollomi I hemoragjise: hemoragjia nga arteriet intrakostale mund te shkaktoje

hemoragji te rende, ndersa hemoragjite nga demtimi I vete pulmonit mund te jete vete

kufizuese, kontrolli I hemoragjise parandalon shume komplikacione ku me I rendesishem

eshte shocku.

• Regjimi dietetik: eshte shume I rendesishem ne traumat torakale kur kemi dhe nderhyrje

kirurgjikale. Shtimi ne peshe ndikon negativisht tek ekto pacient. Rekomandohet marrja e

sa me shume lengjeve,proteinave, fibrave karbonhidratet dhe yndyrnat ne sasi normale pa

I tepruar.

• Ndalimi I duhanit: eshte e domosdoshme per parandalimin e komplikacioneve te

metejshme sidomos ne traumat torakale te mbyllura.

• Aktiviteti fizik: nje proces qe ndikon pozitivisht ne progresin e shtrimit por jo duke

abuzuar me te. Ketu mund te permendim dhe frymemarrjen e kollen e instruktuar nga

infermieri. Frymemarrjet e thella jane te rralla ne raport 3/1 me frymemarrjet e cekta por

te shpeshta. Gjithashtu dhe ushtrimet e kolles qe jane shume te dobishme pas nderhyrjes

kirurgjikale.

Page 22: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

22

Duke pare shkaktaret traumave torakale munde te themi se parandalimi I tyre behet vetem

duke ju shmangur faktoreve te jashtem te cilet shkaktojne traumat torakale.largimi i mjete vet e

rrezikshme, shpuese dhe prerese large ambjenteve te populluara nga njerzit eshte nje nga masat

paraprake per parandalimin e traumave. Vendosja ne vende te larta, te fshehta dhe sidomos large

femijeve ehdte shume efikase ne uljen eincidences te ndodhjes se traumes. Nje mase tjeter

parandaluese eshte dhe shmangja e aksidenteve automobilistike. Marrja e maseave mbrojtese ne

makina bene qe ne nje fare menyre te parandalosh nje traume. Vendosja e rripit te sigurimit ne

automjete eshte cilesore per mrojtjen e kafazit torakal.

Per sa I perket armeve te zjarrit munde te themi se eshte mire te mos perdoren per qellime

negative. Te mbahen large ambjenteve te populluara, large femijeve dhe gjithashtu perdorimi I

antipumbave sjell uljen e traumave torakale te hapura.

KUJDESI INFERMIERORE

Kujdesi infermierore ne periudhen post-operatore reanomacion

Faza post-operatore eshte faza e trete dhe finale e nderhyrjes kirurgjikale. Ajo fillon me pranimin

e pacientit me dhomen e zgjimit ose ne reanimacion deri ne transferimin e tije ne pavion.

Pacienti me trauma torakale qofshin te hapura apo te mbyllura munde te bejne nderhyrje

kirurgjikale sipas diagnoses se vene. Ne pacientet me trauma torakale te hapure nderhyrja

kirurgjikale eshte trajtimi me efikas dhe me adekuatne mjekimin e tyre. Duke pasur nje nderhyrje

kirurgjikale keta paciente kane te nevojshem dhe nje kujdes infermierore. Hapsira e veprimit te

kujdesit infermierore eshte e gjere ne periudhen post-operatoredhe ka si qellim:

• Rivendosjen e ekuilibrit psikik te pacientit.

• Parandalimin e komplikacioneve dhe dhimbjeve.

• Kthimin e pacientit ne funksione fiziologjike normale.

Page 23: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

23

Kujdesi infermierore per pacientet post-operatore renditet e dyta per nga rendesia.

Transferimi I pacientit ne reanimacion:

Mbasi ka mbaruar operacioni pacienti leviz ngadale nga tavolina operatore dhe vendoset ne

shtratin e tij ose ne karrocen perkatese transportuese. Infermieri duhet te kete kujdes gjate

levizjes se pacientit per ne htratin e tij. Shume plage mbyllen ne nje tension te knsiderueshem,

pra cdo perpjekje behet per te parandaluar shtrengimin e metejshem ne sutura. Infermieri duhet

te kete kujdes ne pozicionin e tij sepse levizja e pacientit te ndryshem mbas narkozes munde te

shkaktoje nje hypotension arterial serioz. Pacientet qe ndodhen akoma nen efektin e anestezive

vendosen ne reanimacion ku ndiqen nen kujdesin e vazhdueshem te infermiereve te specializuar

qe bejne pergatitjen e mnjehershme te pacientit post-operatore te paisjeve dhe medikamenteve qe

pacienti duhet te marre.

Qellimet e infermierit te reanimacionit:

• Te ruaje mjaftueshem funksionet jetesore, dhe ti mbaje ne norme ato.

• Te parandaloje heret komplikacionet kirurgjikale dhe te parandaloje infeksionet spitalore

te mundeshme.

Page 24: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

24

• Te siguroje komfortin e pacientit.

Infermieri I reanimacionit merr nje informacion te detajuar nga infermierja e salles per

gjendjen e pacientit. Sapo pacienti me trauma torakale mberrine ne reanimacion infermieri ben

vleresimin fillestare si dhe vleresimet e menjehershme te kujdesit.

Vleresimet e menjehereshme post-operatore:

Nje nga pergjegjesite kryesore te infermierit edhte kryerja e vleresimeve fillestare e te

emnjehershme per nje pacientme trauma torakale post-operatore. Keto vleresime do te kryhen

menjehere si ne reanimacion (dhomen e zgjimit) ashtu edhe ne pavion. Kujdesi infermierore

konsiston ne absevimin e shpejte dhe te shpeshte. Funksionet jetesore psikologjike duhen te

ndihmmohen dersa efekti I anestezise te kete mbaruar. Infermieri e vlereson pacientin gjate

kohes se mbulimit te tij nga efektet e operacionit. Qellimi I observimeve te infermierit post-

anestezik eshte te ndihmoje pacientin ne kthimin e nje niveli te sigurte fiziologjik mbas nje

anestezie, perms perdorimit te njohurive, sigurise, kujdesit infermierore te individualizuar sipas

pacientit perkates. Perpara arritjes se pacientit nga salla e operacionit infermieri duhet te

kontrolloje qe paisjet dhe mjetet e meposhtme te funksionojne dhe te jene gati per perdorim:

1. Sfingmomanometri ose monitori automatic I presionit arterial te gjakut.

2. Stetoskopin per te degjuar zhurmat e frymemarrjes dhe presionit te gjakut.

3. Monitorimi kardiak dhe elektrodat (EKG).

4. Paisjet intravenoze te tilla si likidet, tubat, kanjula etj.

5. Paisjet per aspirim (kateteret etj).

6. Paisjet dhe mjetet per te ndihmuar respiracionin si oksigjeni, shpatulla, oksigjeni me

maske, me kanjula, paisje intibimi etj.

7. Medikamente te tilla si narkotiket, antihipersensitivet, analgjeziket, antiinflamatoret,

bronkodilatatoret etj.

8. Thermometer per matje orale/rektale/aksilare te temperatures.

Page 25: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

25

9. Komplet urgjence te tille si medikamentet e urgjences kardiotonike, vazotonike dhe

respiratoret, paisje trakeostomie, tuba endotrakeale, defibrilatorin, ventilatorin, paisje dhe

aspirim gastrik dhe per futjen e tubave ne toraks.

Nje poizicion I pershtatshem per nje pacient te pavetedijshem ose gjysem te vetedijshem,

siguron mbarvajtjen e rrugeve te frymemarrjes. Koka e nje pacienti te rritur mbahet e kthyer

anash dhe mjekrra e tij te jete e shtrire perpara. Munde te jete e nevojshme terheqja e qafes

dhe shtyerja e nofulles perpara. Ndonjehere per arsye kirurgjikale apo anatomike, pacienti

minde te mbahet pas operacionit shtrire me kurriz. Ne kete rast do te monitorohet ne menyre

shume te kujdesshmegjendja e tij respiratoredhe per cdo moment aspiratori duhet te jete

gatiper te aspiruar te vjellat, hemoragjine apo sekrecionet orale.

Vleresimi baze I menjehershem

• Infermieri vlereson lirimin e rrugeve te frymemarrjes dhe ndihmonnese eshte e

nevojshme.

• Infermieri vlereson per pranine e ngjirjes se zerit, bllokim te rrugeve te frymemarrjes,

pranine e frymemarrjes fishkellyese apo gulcuese.

• Infermieri vlereson pakesimin e zhurmave te frymemarrjes.

• Infermieri aplikon oksigjen te lageshtuar duke perdorur kanjula nazale apo maske.

• Infermieri mban shenim shenjat vitale (prasionin arterial te gjakut (TA), ritmin e

zemres, fortesine she rregullueshmerine, thellesine dhe ritmin respiratore,

oksigjenimin, ngjyren e lekuresper pranine e zbehjes apo cianozes dhe temperature).

• Infermieri vlereson nivelin e vetedijes se pacientit dhe fortesine e muskujve.

• Infermieri observon infuzionet intravenoze, garzat e plageve, vete plagen buzet e saj,

ngjyren,drenat dhe paisjet e vecanta.

Observimet per tu dokumentuar

• Kohen e pranimit ne sallen e reanimacionit.

Page 26: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

26

• Mungesen e reflekseve te tilla sirefleksi faringeal.

• Nivelin e koshiences (shkalla Glasgow).

• Temperature shenjat vitale qe monitorizohen cdo 15min.

• Ngjyra dhe thatesia e lekures.

• Kushtet e garzave te plageve (te thata, te ndotura).

• Tubat e drenimit.

• Infuzionet intravenoze apo komponente te gjakut (kontrollohet ritmi I dhenies se

tyredhe absorvohet per nje reaksion te mundshem).

• Dhimbjet (prania e tyre, administrimi I analgjezikeve).

Vleresimet e funkionit respiratore

Nje infermier duhet te vleresoje ritmin, thellesine dhe cilesine respiratore, po aq mire sa

dhe levizjet e kraharorit te pacientit per shenjat e pengeses respiratore. Pengesa respiratore

munde te ndodhe si pasoje e relaksimit te miskujve te faringsit, bllokim te frymemarrjes nga

renia se gjuhes poshte, spazmave apo edemave te rrugeve te frymemarrjes. Shenjat e pengeses

respiratore perfshijne: shqetesim puls te dobet dhe te pa rregullt, respiracion I zhurmshem dhe I

pa rregullt, perdorimi I muskujve ndjesore per frymemarrjen (p.sh. muskujt e abdomenit dhe te

qafes), ngushtiminterkostal, frike ose ankth, zbehje apo cianoze. Shpesh ndodh qe pacientet te

vijne ne reanimacion te intubuar. Tubi I intubimit nuk do te hiqet derisa te rikthehen shenjat e

refleksit.

Vleresimet e funksionit kardio-vaskular

Infermieri ben vleresimin per komplikacionet kardio-vaskulare. Infermieri duhet te kete

parasyshe qe nje shtrim I lehte I ritmit te zemres se pacientit mbas nderhyrjeskirurgjikale munde

te jete normale. Kur zhvillohet acidoza infermieri monitoron presionin e gjakut (TA),

oksigjenimin dhe ventilimin e pacientit

Page 27: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

27

Kur pacienti paraqet shenjat e nje shocku infermieri aplikon oksigjenimin ose shton sasine e

tij, shton dhenien e likideveintravenoze dhe njofton mjekun. Arresti kardiak ndodh si pasoje e

bllokimit te eneve te gjakut, pengesave respiratore, insuficense kardiake etj. Infermieri duhet te

dije qe drejtimet kryesore ne vleresimin e funksionit kardio-vaskulare jane: aporenca e pacientit,

percaktimi I pulsit, respiracioni, presionit te gjakut, (PVC) presionit venoz central dhe

temperatures trupore te pacientit. Si rregull pulsi, respiracioni dhe presioni I gjkut duhet te

vleresohet dhe te shenohet ne nje interval kohe per cdo 15min ose dhe me shpesh, kjo per 2oret e

para mbas nderhyrjes kirurgjikale dhe cdo 30min ne 2oret e tjera derisa keto parametra te

stabolizohen.

Temoeratura trupore

Pacienti post-operatore munde te perjetoje nje temperature trupore te ulet pas operacionit.

Kjo temperature e ulet shkaktohet nga sistemi nervore qendrore (SNQ). Infermieri duhet te dije

qe ditet e par ate nderhyrjes vecanerisht ne rastet e operacioneve te medha, temperature munde te

arrije dhe deri ne 38°c. nese temperature do te vazhdoje per shume dite dhe do te arrije deri ne

39°c ose me shume atehere behet fjale per nje infeksion te plages ose nje infeksion I

pergjithshem. Zakonisht infermieri mat temperature cdo dite ne mengjes dhe ne darke.

Nauzete dhe te vjellat

Kur te vjellat jane te shumta, pacienti mude te humbase shume lengje dhe elektrolite qe

cojne ne dehidrim. Infermieri duhet te trajtoje pacientin me likide I/V. infermieri duhet te kete

kujdes sepse te vjellat munde te shkaktojne tek I semuri post-operatore aspirimin e permbajtjes

se tyresi dhe hapjen e incizionit te plages.

Kujdesi infermierore ne pavion

Pas qendrimit te pacientit ne sallen e reanimacionit dhe transferimit te tij ne pavion, pacienti me

trauma torakale kerkon nje monitorim te vazhdueshem sepse gjendje e tij munde te pesoje nje

ndryshim te menjehershem dhe te kaloje ne nje situate kercenuese per jeten. Nje vleresim I

vazhdueshem I gjendjes se pacientit eshte e nevojshme per te vleresuar efikasitetin e

nderhyrjeve.

Page 28: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

28

Planifikimi infermierore

• Permiresimi I frekuences respiratore.

• Sigurimi I tingujve normal ne mushkeri (pulmone).

• Permiresimi I komfortit te pacientit.

• Permiresimi I frekuences kardiake.

• Reduktimi I dhimbjes dhe ankthit.

• Reduktimin e rrezikut per infeksion pas nderhyrjes kirurgjikale.

• Rritja e tolerances se aktiviteteve mbi baze te traumes torakale.

Vleresimet infermierore

Ne rastet e traumave te hapura vlaresimi infermierorer vazhdon si ne dhomen e

reanimacionit. Vleresimi I plages behet here pas here. Infermieri I vlereson ngjyren e

plages,buzet e saj,lageshtine dhe turgoritetin e lekures, mundesine per infeksion te mundshem

etj. Ne traumat e mbyllura infermieri vlereson dispnen e shoqeruar nga takipnea apo

bradipnea,takikardi dhe dhe dhimbja pleurale e toraksit. Infermieri vlereson apo absorvon tipin e

frymemarrjes (nese pacienti ben frymemarrje siperfaqesore apo perdor muskujt ndihmes).

Infermieri vlereson thellesine dhe shpejtesine respiratore (ndeyshimet ne shpejtesine dhe ritmin

respirator jane paralajmeryesit me te hershem qe tregojne veshtiresine respiratore). Infermieri

vlereson distensionin e venave te qafes, cianoze etj. Infermieri vlerson shenjat vitale te pacientit

dhe mundohet ti mbaje ne norme ato. Infermieri vlerson gjendjen psikologjike te pacientit sa

eshte I informuar ai per gjendjen e tij. A eshte I axhituar apo jo.

Page 29: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

29

Diagnoza infermierore

1. Dhimbje ne lidhje me nderhyrjen kirurgjikale.

2. Dhimbje te toraksit ne lidhje me traumen torakale.

3. Shtim I tepert I vellimit te likideve apo te ajtit ne organizem si pasoje e demtimit torakal.

4. Crregullim te frekuences respiratore apo dispne e lidhur me demtimin torakal

5. Prishje te komfortit te pacientit si pasije edhimbjeve torakale.

6. Crregullim te ciklit te gjumit e lidhur me dhumbje te forta dhe kolles.

7. Crregullime te frkuences kardiake si pasoje e veshtiresise ne frymemarrje.

8. Cianoze e lidhur me crregullimin respiratore.

9. Gjendje ankthi dhe frike e lidhur me mungesen e njohurive se ku ndodhet apo ne lidhje

me nderhytrjen kirurgjikale.

Vemendja e infermierit drejtohet ne keto detyra

A. Te sigirohen kushtet e zakonshme per mundesine e funksionimit normal te zemres dhe

pulmoneve.

B. Te pastrohenrruget respiratore nepermjet thithjes se sekrecionevete grumbulluara ne

menyre qe I semuri te oksigjenohet.

C. Te qetesohen dhimbjet ne menyre qe i semuri te beje respiracion te thelle normal hde te

kollitet pa problem.

Ne sast se gjate traumes kaviteti torakalkomunikon me ambjentin e jashtem (PNX I hapur)

atehere infermieri duhet ta mbylle direct, te thithe ajrin dje gjakun egrumbulluar ne tegjate

thithjes nuk duhet lejuar thithja e ajrit ne drejtim te kundert. Moment tjeter I rendesishem eshte

qetesimi I dhimbjes kur ka fracture te dhimbjes. Infermieri arrine te qetesoje dhimbjet duke bere

bllokadin me novokaine te nervave inter-kostal ne zonen e demtuar. Nje kujdes duhet treguar

edhe gjate perdorimit te preparative si morfina dhe derivatet e sej per qellime analgjezike.

Page 30: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

30

Vleresim i arritjeve infermierore

• Pacienti qetesohet, ngjyra e lekures dhe e thonjeve behet normale.

• Frymemarrja stabilizohet dhe I semuri arrin te kollitet lirisht duke nxjerre permbajtjen e

grumbulluar te rrugeve bronco-alveolare.

• Levizja torakale normalizohet.

• Nderhyrja kirurgjikale progreson dukshem.

• Shenjat vitale jane te normalizuara.

• Ne auskultacion pakesohen ose zhduken rolet bronkiale.

• Mediastini nuk eshte I zhvendosur dhe fushat pulmonare jane te pastra.

Page 31: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES · perfshire edhe gjakun ne hapsiren pleuralen jep hemotoraks dhe pneumotoraks ose te dyja bashke pneumohemotoraks

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES ALUSH BODURI

31

Literatura

• www.wikipedia.org/toraksistrauma

• Shani,Ilir “leksione” traumat e gjoksit

• Prifti,Pirro teksti I traumes “Emergjenca traumatike”

Tirane-Lilo, 2003 ISBN 99927-35-80-5

• “Infermieristika ne specialitete”

As.Ped. Elida Peka, As.Ped. Ledi Necaj, As.Ped. Etleva Rustani, As.Ped. Denisa Bego, As.Ped.

Alma Imami, As.Ped. Miranda Ceka, As.Ped. Alketa Dervishi, As.Ped. Violeta Zanaj, As.Ped.

Valbona Manej. Tirane 2005