udhËzues pËr mËsuesin arte art pamor 10 - erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art...

28
1 UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 PLAN VJETOR PLANE TREMUJORE PLANE DITORE ERIK BOTIME Rr. “Kont Urani”, Nr.25, Tiranë - Albania Tel.: 00355 4 2220645; 00355 4 2467762; Cel.: 069 40 66 442 E-mail: [email protected] www.erikbotime.com

Upload: truongcong

Post on 09-Jun-2018

325 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

1

UDHËZUES PËR MËSUESIN

ARTE ART PAMOR 10

PLAN VJETOR

PLANE TREMUJORE

PLANE DITORE

ERIK BOTIME Rr. “Kont Urani”, Nr.25, Tiranë - Albania Tel.: 00355 4 2220645; 00355 4 2467762;

Cel.: 069 40 66 442 E-mail: [email protected]

www.erikbotime.com

Page 2: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

2

Hyrje

Çdo mësues e di se mësimdhënia dhe të nxënit janë procese mjaft të ndërlikuara e të vështira, por që atyre u japin kënaqësi të veçanta. Pas një pune të lodhshme, mësuesit shohin tek arritjet e nxënësve frytin e punës së tyre. Por, siç theksuam, të nxënit është një proces kompleks, ku një rol të rëndësishëm luajnë metodat dhe teknikat që përdoren në klasë nga mësuesi/ja.

Libri ka në përmbajtjen e tij të shtjelluara, planifikimin vjetor, planifikimet tremujore, plane ditore, të cilat mund t’ju nevojiten gjatë orëve të mësimit.

Ky libër është sugjerues, i hartuar nga modele dhe përvoja mësuesish, pasi çdo mësues gëzon në mënyrë të padiskutueshme “lirinë e tij akademike”. Jemi përpjekur që mësuesit t’ia afrojmë si mundësi, pra ai/ajo ta përdorë këtë udhëzues atje ku e ndien të nevojshme.

Ashtu si edhe në botime të tjera, jemi të hapur dhe presim vërejtje dhe sugjerime nga të gjithë ata që do ta përdorin këtë tekst për përmirësimin e tij të mëtejshëm.

Ju urojmë punë të mbarë në detyrën tuaj fisnike!

Page 3: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

3

RRETH MATERIALIT

Reformimi i kurikulës së arsimit bazë sipas qasjes me bazë kompetencat nënkupton mësimdhënie dhe nxënie sipas së njëjtës qasje. Mësuesit, vazhdimisht, gjatë planifikimit të mësimdhënies parashikojnë veprimtari të nxëni, të cilat e lidhin të nxënit me zbatimin e tij në situata jetësore aktuale. Materiali “Të nxënit me situata, kompetenca dhe situata e të nxënit” paraqet konceptin e situatës së të nxënit, rolin dhe funksionin e saj në procesin e të nxënit, mënyrat e planifikimit, formatin e situatës së të nxënit si dhe modele të situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme. Materiali ka si qëllim të ndihmojë mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit, në konceptimin dhe planifikimin e veprimtarive mësimore që zhvillojnë kompetencat dhe të nxënit gjatë gjithë jetës. Modelet e situatave të përfshira në këtë material shërbejnë vetëm si orientim për konceptimin dhe planifikimin e vazhdueshëm të tyre nga ana e mësuesve.

KUPTIMI I SITUATËS SË TË NXËNIT

1.1 Të nxënit me situata Të nxënit me situata është të nxënit që ndodh në të njëjtin kontekst në të cilin ai zbatohet. Të nxënit me situata i mundëson nxënësit të mësojnë nëpërmjet socializimit, vizualizimit dëgjimit, arsyetimit, reflektimit dhe imitimit. Të nxënit fillon kur ata përpiqen të zgjidhin probleme dhe të eksplorojnë situata të jetës reale për të gjetur përgjigjet e pyetjeve që kanë ose për të zgjidhur probleme. Të nxënit me situata përfshin pjesëmarrjen e nxënësve në detyra që janë të ngjashme me zbatimet në botën reale. Synimi i tij është përmirësimi i të nxënit me anë të motivimit të nxënësve dhe krijimit të një konteksti të pasur të nxëni. Ai vë më shumë theksin te konteksti dhe zbatimi i njohurive se sa te memorizimi i fakteve. Mësimdhënia vendoset në kontekste autentike që i ndihmon nxënësit të mësojnë nga përvoja reale. Përmes situatave të të nxënit, nxënësit janë në gjendje të zhvillojnë aftësitë dhe t’i përdorin ato saktësisht. Nëpërmjet tyre nxënësit fitojnë përvoja që i zbatojnë gjatë gjithë jetës. Në procesin e të nxënit me situata, mësuesi nuk shikohet si i vetmi ekspert në klasë. Roli i tij shndërrohet nga “depozita” e dijeve në atë të lehtësuesit dhe udhëzuesit. Të nxënit me situata përfshin përdorimin në shkallë të lartë të teknologjisë, pasi ajo krijon mundësitë e zëvendësimit të demonstrimeve praktike. Në situatat ku të nxënit me situata nuk mundësohet, mund të përdoren simulime ose demonstrime. 1.2 Kompetenca dhe situata e të nxënit Zhvillimi i kompetencës te nxënësit arrihet kryesisht përmes ndërveprimit të tij me mjedisin e të nxënit. Sa mirë, sa shpesh dhe sa shumë ai ndërvepron me mjedisin janë ata faktorë që përcaktojnë zbatimin e kompetencës prej tij. Dihet se kompetenca është e lidhur ngushtë dhe shoqërohet gjithmonë me situatën, familjen e situatave dhe kontekstin ku këto vendosen. E parë në këtë këndvështrim, çdo kompetence i korrespondon një situatë dhe një familje situatash, ku ajo zhvillohet, ndërtohet dhe përsoset. Në trajtimin e situatës, një rol të veçantë luajnë njohuritë dhe përvoja që zotërojnë nxënësit. Zhvillimi i kompetencës gjatë trajtimit të situatës varet nga lloji dhe numri i burimeve, të cilët i gjen dhe i përdor nxënësi. Një

Page 4: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

4

kompetencë është e ndërtuar vetëm nëse nxënësi e trajton plotësisht situatën në atë mënyrë që pranohet edhe nga të tjerët. Kompetenca është rezultat i procesit të përkohshëm, dinamik, dialektik dhe ndërtues të trajtimit të situatës; ajo nuk është proces por produkt i situatës. Kompetenca nuk mund të parashikohet dhe nuk mund të përcaktohet “apriori”; ajo varet nga nxënësi ose grupi i nxënësve, nga njohuritë dhe përvoja e tyre, nga kuptimi i situatës, nga ajo që mendohet se mund të bëhet në këtë situatë, nga burimet që zotërohen në këtë situatë etj. Njohuritë që ndërton nxënësi përmes veprimit në situata mund të vihen në zbatim vetëm kur nxënësi i ka të qarta situatat. Situatat janë thelbësore dhe të nevojshme për ndërtimin e njohurive nga nxënësi, por jo të mjaftueshme. Kështu, në fillim nxënësi koordinon veprimet e tij në situatë, pra e trajton atë në mënyrë kompetente. Pastaj, pasi ka përfunduar në mënyrë të kënaqshme trajtimin kompetent të situatës, nxënësi analizon veprimin e tij duke qenë jashtë situatës. Ai shpreh me fjalë veprimet e tij, flet për atë që ka realizuar, përshtat dhe riorienton veprimet e tij. Nga veprimi kompetent në situatë, nxënësi kalon në reflektimin mbi veprimet duke qenë jashtë situatës. Nëpërmjet këtij kthimi reflektues mbi veprimet e tij, nxënësi mund të shprehë me fjalë, atë që ka realizuar efektivisht në situatë. Për pasojë, përmes këtij shpjegimi, nxënësi koncepton trajtimin kompetent të situatës, e përjeton së brendshmi dhe e përvetëson atë. Ky trajtim kompetent i situatës, i shprehur me fjalë dhe përmes veprimeve, bëhet kompetencë e shpjeguar vetjake (reale). Kjo kompetencë e shpjeguar, më pas mund të përgjithësohet, për t’u përshtatur në situata të reja. 1.3 Planifikimi i situatës së të nxënit Dilemat që kanë mësuesit në përcaktimin e situatave nuk lidhen vetëm me shkallën e qartësisë së përshkrimit të tyre, por dhe sa të kuptueshme e të rëndësishme do të jenë ato për nxënësit. Si mund të barten ato në orën e mësimit, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë kompetencat për të trajtuar situata jetësore? Për zgjidhjen e këtyre dilemave vjen në ndihmë matrica e trajtimit kompetent të situatës.

Matrica e trajtimit kompetent të situatës (MTKS) Situata Veprimet Burimet Vlerësimi

Familja e situatave Shembuj situatash që i përkasin kësaj familjeje

Kategoritë e veprimeve që lejojnë trajtimin kompetent të këtyre situatave Shembuj veprimesh që lidhen me trajtimin e këtyre situatave

Burime të ndryshme, të nevojshme për trajtimin e këtyre situatave, përmes veprimeve të përshkruara

Pritshmëritë për trajtimin e këtyre situatave Shembuj kriteresh

• Shpjegimi i MTKS Në ndihmë të plotësimit të MTKS, jepen shpjegimet e mëposhtme: a) Situata

− një situatë, në të cilën do të veprojë nxënësi ose grupi i nxënësve. Situata është një bashkësi rrethanash, disa prej të cilave shërbejnë si burime për trajtimin e saj nga nxënësi ose grupi i nxënësve, të tjerat mund të jenë kufizime që shihen si pengesa në trajtimin e saj.

Page 5: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

5

− një familje situatash, e cila ka karakter të përgjithshëm dhe përbëhet nga disa situata me veti të përbashkëta.

Këtu shkruhet tema e situatës dhe bëhet një përshkrim i rrethanave të saj. b) Veprimet

− kategoritë e veprimeve që mund të kryhen nga nxënësit gjatë trajtimit të situatës; − zbatimin e veprimeve, i cili nënkupton përdorimin e burimeve, strategjitë, teknikat dhe

metodat e trajtimit të situatës, kufizimet sipas rrethanave të saj. Këtu shkruhen veprimet e mundshme që do të kryejnë nxënësit për trajtimin e situatës, metodat e punës, mënyrat dhe teknikat e shfrytëzimit të burimeve dhe të trajtimit të situatës.

c) Burimet

− burime vetjake të nxënësve: ata janë kognitive (bagazhi i njohurive të nxënësit), konative (elementet emocionale, motivuese etj.) dhe trupore;

− burime specifike të situatës: këto janë rrethanat e situatës që lehtësojnë trajtimin e saj; − burime të jashtme: janë burime jashtë situatës që lehtësojnë trajtimin e situatës nga

nxënësit. Këtu shkruhen njohuritë paraprake të nxënësve, të nevojshme për trajtimin e situatës, qëndrimet, vlerat dhe veçoritë e tyre që lidhen me gjithëpërfshirjen e nxënësve në trajtimin e saj. d) Vlerësimi Kuadri i vlerësimit saktëson:

− tipin e trajtimit të pritshëm që situata të trajtohet realisht nga nxënësi dhe të pranohet nga të tjerët.

− kriteret e vlerësimit të trajtimit kompetent të situatës nga nxënësit. Këtu shkruhet si duhet trajtuar situata nga nxënësit që trajtimi i saj të quhet kompetent si dhe kriteret e vlerësimit. Për konceptimin dhe shkrimin e një situate, mësuesi ndjek formatin e mëposhtëm.

• Formati i situatës së të nxënit Në planifikimin e një situate të nxëni, mësuesi merr parasysh:

1. Rezultatet e të nxënit (rezultatet e të nxënit të programit që realizohen nëpërmjet kësaj situate).

2. Emërtimin e situatës (titulli i situatës). 3. Përshkrimin kontekstual të situatës (përmbajtja e situatës në kontekstin e realizimit të

rezultateve të të nxënit). 4. Veprimet e kryera për trajtimin e situatës. 5. Burimet (mjete, pajisje, burime të ndryshme, njohuritë dhe aftësitë paraprake të

nxënësve). 6. Vlerësimin (kur situata quhet e realizuar).

Page 6: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

6

PLANI VJETOR

Koha mësimore për tematikë Lënda e artit pamor zhvillohet në kurrikulën me zgjedhje të detyruar për 36 javë mësimore me nga 2 orë, pra gjithsej 72 orë. Programi i lëndës së artit pamor specifikon peshën (orët e sugjeruara) të secilës tematikë. Shuma e orëve sugjeruese për secilën tematikë është e barabartë me sasinë e orëve vjetore të përcaktuar në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë. Kjo ka si qëllim që përdoruesit e programit të orientohen për peshën që zë secila tematikë në orët totale vjetore. Orë të sugjeruara për çdo tematikë Tematikat Gjuha dhe

komunikimi artistik

Teknikat dhe proceset

Historia, arti dhe shoqëria

Gjithsej orë

Klasa e dhjetë / dymbëdhjetë

10 32 30 72

Rezultatet kryesore të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së teatrit.

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit Nxënësi: - zhvillon personalitetin e vet dhe është aktiv në veprimtaritë artistike të krijimit, realizimit dhe analizimit të veprave të artit; - gjykon në mënyrë kritike dhe të drejtë mesazhin e veprave të artit; - shprehet qartë dhe komunikon saktë estetikisht dhe artistikisht për vepra të ndryshme arti; - komunikon dhe shprehet nëpërmjet mjeteve shprehëse artistike në mënyrë të pavarur, të vazhdueshme, kritike dhe krijuese. Kompetenca e të menduarit Nxënësi : - përpunon njohuritë pamore në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi; - zgjidh probleme të ndryshme që lidhen me artin pamor, në jetën e përditshme apo në klasë/shkollë; - zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese gjatë analizës së një vepre arti; - ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim, projekt apo veprimtari në artin pamor. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë Nxënësi : - vendos njohuritë pamore në funksion të realizimit të një argumenti, krijimi apo projekti artistik; - përdor burime të ndryshme informacioni për të realizuar një punë të vetën mbi artin në përgjithësi apo artin pamor në veçanti; - zhvillon në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë, duke shfrytëzuar burime të ndryshme informacioni. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin Nxënësi: - zhvillon aftësitë menaxhuese artistike lidhur me një projekt artistik; - drejton aktivitetet artistike brenda dhe jashtë klasës, duke kontribuar në mënyrë krijuese; - inicion aktivitete ndërgjegjësuese ndaj ruajtjes së mjedisit vizualisht pastër. Kompetenca personale Nxënësi: - krijon besimin te vetja, në rolin që ndërmerr gjatë veprimtarive artistike; - merr pjesë dhe kontribuon në mënyrë aktive në jetën artistike shkollore dhe komunitet; - zhvillon vetëbesimin tek aftësitë e veta dhe krijon lirshmëri dhe besim te të tjerët në realizimin e

Page 7: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

7

detyrave artistike. Kompetenca qytetare Nxënësi: - promovon me qytetari, vlerat të ndryshme kulturore dhe artistike të vendit apo të krahinës; - respekton punën dhe mendimin e të tjerëve lidhur me çështje artistike; - bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda dhe jashtë shkollës për një qëllim të përbashkët. Kompetenca digjitale Nxënësi : - shkëmben informacion si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet lidhur aspekte të ndryshme kulturore/artistike; - përdor, njeh mjete të ndryshme në funksion të informacionit artistik si: audio, video CD, DVD, aparat fotografik dixhital, kamera etj.

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS/ LËNDËS

Kompetencat e veçanta Përshkrimi i kompetencave Krijimi artistik Nxënësi:

- shpjegon se si estetika reflektohet në jetën e përditshme; - diskuton mbi artin duke u nisur nga disa qëndrime estetike; - krijon punime arti dy dhe tredimensionale nëpërmjet përdorimit të larmishëm të gjuhës pamore; - komunikon ide origjinale nëpërmjet krijimeve me teknika të larmishme; - analizon dhe organizon elementët dhe parimet e artit në krijim; - analizon veprën e artit duke iu referuar elementeve dhe parimeve; - analizon eksperiencat krijuese dhe identifikon se çfarë ka mësuar nga ato; - zbulon përmbajtjen e veprave të artit dhe analizon elementët e gjuhës pamore.

Realizimi i punimit Nxënësi: - demonstron nivel të lartë në përdorimin e teknikave të larmishme artistike gjatë krijimit; - demonstron aftësi krijuese gjatë realizimit të punimeve si nëpërmjet vëzhgimit direkt nga natyra edhe nëpërmjet kujtesës së tij/saj mbi objektet, njerëzit, etj., dhe nëpërmjet imagjinatës; - demonstron aftësi në seleksionimin, përgatitjen dhe paraqitjen e punimit; - analizon dhe organizon materialet, gjuhën pamore në krijimet e tij/saj origjinale; - analizon eksperiencat e tij/saj krijuese dhe respekton mendimin e tjetrit.

Vlerësimi i veprave të artit Nxënësi: - vlerëson veprën e artit në kontekstin kulturor dhe atë historik;

Page 8: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

8

- zhvillon aftësitë vlerësuese dhe kritike ndaj veprave të artit nëpërmjet mendimit estetik; - identifikon dhe kategorizon veprat e artit sipas teknikës, periudhës, stilit dhe artistit; - demonstron aftësi gjatë përshkrimit, analizës, interpretimit dhe vlerësimit të veprës së artit; - tregon interes ndaj komenteve të të tjerëve; - respekton shumëllojshmërinë e opinioneve estetike dhe kritike; - diskuton rreth çështjeve dhe problemeve të artit sot.

SHPËRNDARJA E PËRMBAJTJES SË LËNDËS TEMATIKA SHTATOR-DHJETOR

26 ORË JANAR-MARS 24 ORË

PRILL- QERSHOR 22 ORË

Tematika I. Gjuha dhe komunikimi artistik Tematika II. Teknika dhe procese artistike

1. Estetika e artit pamor 2. Pika 3. Vija 4. Forma dydimensionale 5. Forma tredimensionale 6. Ngjyrat 7. Tekstura 8. Kompozimi 9. 10 Hapësira

11. Proporcionet 12. 13. 14. 15. Vizatimi

16. 17. 18. 19. 20. Piktura

21. 22. 23. 24. 25. Teknika e stampimit

26. Test tremujori I Tematika II. Teknika dhe procese artistike

1. 2. 3. 4. Fotografia

5. 6. 7. 8. Dizajni dhe prezantimi

9. 10. 11.

Page 9: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

9

Tematika III. Historia, arti dhe shoqëria

12. Skulptura 13.

14. 15. 16. Konstruksioni

17. Arti prehistorik 18. Arti egjiptian 19. Arti grek 20. Arti romak 21. Arti shqiptar dhe

ndikimi nga kulturat e tjera

22. Arti antik i Butrintit, Apolonisë, Dyrrahut

23. Përsëritje 24. Test tremujori II

Tematika III. Historia, arti dhe shoqëria

1. Mesjeta dhe arti romanik

2. Mesjeta dhe arti gotik

3. Rilindja e Parë

4. Rilindja e Lartë

5. Baroku

6. Onufri, ikonografët e shek. XVIII

7. Neoklasicizmi

8. Romantizmi

9. Realizmi

10. Impresionizmi dhe postimpresionizmi

11. Arti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare

12. Zhvillimi i artit shqiptar pas çlirimit

13. Arti në Kosovë dhe troje të tjera

14. Zhvillimi i artit pamor në Shqipëri pas viteve ’90

15. Arti i shekullit XX

16. Teknologjia dhe media

17. 18. 19. 20. Veprimtari

21. Përsëritje

22. Test tremujori III

Page 10: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

10

PLANIFIKIM 3-MUJOR I PARË LËNDA Arte. Art pamor 10

Tematikat

Tema mësimore

Rezultatet e të nxënit Situatë e parashikuar të nxëni Burimet

Tematika I. Gjuha dhe komunikimi artistik

1. Estetika e artit pamor

Nxënësi • shpjegon se si estetika reflektohet në jetën e përditshme; • diskuton mbi artin duke u nisur nga disa qëndrime estetike; • identifikon arsyet përse njerëzit studiojnë art.

“Arti është ai që të gjithë e dimë se çfarë është” Nxënësit diskutojnë mbi thënien e Benedeto Kroces.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

2. Pika • identifikon përdorimin e pikës në vepra të ndryshme të artit dhe dizajnit; • përdor pikën për të komunikuar mendimin e tij personal.

Pika është gjurma më e vogël që mund të arrihet me anë të prekjes së një lapsi, pene apo mjeti tjetër. E vetme, mund të duket sikur nuk ka ndonjë domethënie, por nëse vihet pranë pikash të tjera, i hap rrugë një shumëllojshmërie të madhe imazhesh, me tipare e domethënie të ndryshme. Nxënësit provojnë të vërtetojnë thënien e mësipërme, duke përdorur pikën.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

3. Vija • studion funksionin shprehës të vijës në vepra të ndryshme artistike, si në pikturë, skulpturë, arkitekturë, dizajn; • krijoj duke përdorur mundësitë shprehëse të vijës.

Mësuesja u kërkon nxënësve të shikojnë me vëmendje një objekt të caktuar, p.sh. një pemë, një pallat etj. Më pas u kërkon që të shikojnë mbi fletën që kanë para tyre se çfarë kanë shkruar në të.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

4. Forma dydimensionale

•njeh formën dydimensionale në artet pamore. • shpjegon treguesit e thellësisë në një vepër dydimensionale. • percepton dhe shpreh karakteristikat e formës dydimensionale në një vepër arti.

Nxënësit/et rendisin format e njohura natyrale dhe gjeometrike. Fotografi të e ndryshme i ndihmojnë ata/ato të përshkruajnë këto forma. Nxënësit/et zbulojnë format gjeometrike në natyrë dhe i krahasojnë me format gjeometrike bazë. Nëpërmjet vëzhgimit të veprave të artistëve/eve ata/ ato zbulojnë mundësitë shprehëse të formave dydimensionale dhe pastaj krijojnë në mënyrë të pavarur dhe origjinale.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

5. Forma tredimensionale

• identifikon dhe shqyrton kontrastin midis formës së nënkuptuar mbi sipërfaqen dydimensionale dhe formës reale tredimensionale; • përdor vëllimin në mënyrë krijuese dhe shprehëse, duke u

Mësuesja paraqet para klasës foto të ndryshme, ndërsa nxënësit tregojnë nëse janë objekte dy apo tredimensionale.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën

Page 11: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

11

mbështetur në vepra të ndryshme arti.

në fjalë

6. Ngjyrat

• zbulon mundësitë shprehëse të ngjyrës nëpërmjet studimit të veprave të artit; • zbulon vlerën simbolike dhe komunikuese të ngjyrës në kultura të ndryshme dhe në natyrë; • përdor ngjyrën në mënyrë krijuese dhe shprehëse, duke u mbështetur në vepra të ndryshme arti.

Mësuesja u kërkon nxënësve që për një moment të imagjinojnë sikur gjenden të kredhur në errësirë... të shohin veç zi. Çfarë ndjesie u krijon mungesa e dritës, rrjedhimisht e ngjyrave? Nxënësit shprehin mendimin e tyre, rreth burimit kryesor të dritës dhe asaj se çfarë përfaqëson ajo në jetën e secilit prej nesh.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

7. Tekstura

• shqyrton lloje të ndryshme teksturash, duke zbuluar funksionin komunikues të saj në vepra të ndryshme arti; • përdor në mënyrë të qëllimshme teksturën për të komunikuar ide, duke u mbështetur në vepra të ndryshme arti.

Fjala teksturë rrjedh nga anglishtja që do të thotë endje, thurje. Çfarë ju sjell tjetër ndërmend kjo fjalë? Mësuesja paraqet disa modele me thurje.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

8. Kompozimi

• shqyrton llojet e ndryshme të ekuilibrit (baraspesha) se si ato ndikojnë në kompozim dhe në perceptimin e veprës së artit.

Diskutoni rreth pikturës së René Magrite, "Kartolina" 1960. Nxënësit shprehin mendimin e tyre në lidhje me të.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

9. 10 Hapësira

• identifikon, shqyrton dhe përdor konceptet e hapësirës në krijim.

Nxënësit diskutojnë se çfarë kuptojnë me fjalën hapësirë në përgjithësi dhe si është ajo rreth tyre. Ata/ato tregojnë se si orientohen në hapësirë në marrëdhënie me objektet e tjera. Fotografi të ndryshme i ndihmojnë ata/ato të lidhin njohuritë e mëparshme me njohuritë e reja.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

11. Proporcionet

• përdor me efektivitet proporcionet e trupit të njeriut dhe portretit në krijim; • identifikon rregullat e kompozimit në veprat e artit dhe i përdor ato për t’u shprehur në mënyrë personale.

Komentoni fotot e librit në faqen 27.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

12. 13. 14. 15. Vizati

• tregon se cilat janë mjetet e vizatimit (lapsi, karboni, boja e Kinës etj.) • përdor efektet e tyre në

Eksperimenton dhe krijon me mjete dhe teknika të ndryshme artistike duke u mbështetur në natyrë, në mjedis, në eksperienca personale, te fantazia për të komunikuar ide.

Materiale nga interneti Teksti Burime të

Page 12: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

12

Tematika II. Teknika dhe procese artistike

mi krijim; • realizon një krijim me anë të vizatimit, ku përdor mjete të thata dhe të njoma.

Krijon duke përdorur karakteristikat shprehëse të mjeteve të vizatimit si: gradacionet tonale të lapsit dhe gomës, karbonit.

ndryshme për temën në fjalë

16. 17. 18. 19. 20. Piktura

• tregon se piktura është art i të fiksuarit të imazheve mbi një sipërfaqe; • përvetëson materialet dhe teknikat që përdoren për realizimin e një pikture; • realizon një pikturë me anë të temperëve dhe akuarelave.

Eksperimenton dhe krijon me mjete dhe teknika të ndryshme artistike duke u mbështetur në natyrë, në mjedis , në eksperienca personale, ne metodologjinë e zgjedhur në ndihmë të nxënësit dhe mësuesit si dhe te fantazia për të komunikuar ide.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

21. 22. 23. 24. 25. Teknika e stampimit

• përcakton teknikat kryesore të stampimit: ksilografia, akuaforti, serigrafia, majë e thatë; • punon me anë të këtyre teknikave ushtrime të ndryshme.

Mbi një sipërfaqe (plastikë, xham etj.) derdhni bojë (tempera, akrilikë...) direkt nga tubeti ose të shtrira me instrumente të tjera (penel, spatul...). i vini sipër një fletë letre dhe shtypeni, ose me një majë, duke përvijuar një vizatim ose me duar apo me një rul gome, mbi tërë sipërfaqen. Shkëputeni fletën nga plastika e xhami, vëreni linjën apo njollat e ngjyrës nga shumë pikëpamje. Nëse doni, mund edhe të ndërhyni me fantazinë tuaj dhe të saktësoni imazhin me një penel apo një instrument tjetër.

Materiale nga interneti Teksti Burime të ndryshme për temën në fjalë

26. Test tremujori I

Metodologjia:Punë me grupe, brainstorming, bashkëbisedim, diagrami i venit, kllaster, pema e mendjes, punë me tekstin, pyetje-përgjigje, minuta e debatit, ditari dy pjesësh, shpjegim, Di-Dua të di-Mësova, Lexim i drejtuar, Hap pas hapi. Vlerësimi: Vlerësim diagnostikues, Vlerësim i vazhdueshëm gjate orës, Vlerësim individual, vlerësim në grupe, vlerësim formues, vetëvlerësim me detyra individuale, vlerësim me projekt, vlerësimi me testim, vlerësim me anë të portofolit.

Page 13: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

13

PLANI DITOR Tema 1: Datë______________________, Klasa_____________________

KREU I: Gjuha dhe komunikimi artistik Të gjitha qeniet e gjalla kanë nevojë të komunikojnë ndërmjet njëra-tjetrës. Njeriu që prej zanafillës së tij ka përdorur sinjale të ndryshme për të komunikuar, të cilat në rrjedhën e historisë janë bërë përherë e më të përpunuara. Ai ka kaluar nga gjuha e gjesteve, të lëvizjeve të trupit, të shprehjes së fytyrës, të tingullit të zërit, në forma komunikimi komplekse të bazuara në imazhe e mbi kombinimet e tingujve në fjalë e deri te shkrimi. Për të komunikuar, e veçanërisht për të komunikuar në distancë, për të ruajtur tekste, mesazhe etj., ka përdorur mjete të ndryshme (sinjalet me tym, daullet, gurin, drurin, papirusin, pllakëzat e dyllit, letrën) dhe ka shpikur sidomos në shekujt e fundit, mjete përherë e më të stërholluara, si shtypi, radioja, telefoni, televizioni e mjetet moderne informatike. Në çdo akt komunikimi gjejmë disa elemente të domosdoshëm për kryerjen e komunikimit. Parësor është mesazhi që komunikohet gjë që realizohet nga dhënësi te marrësi nëpërmjet një mjeti fizik, që quhet kanal e ky kanal ka një kod. Fusha që do të eksplorojmë është e gjuhës që mbështetet te shikimi. Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Qytetari Shkalla: V Klasa: 10

Tematika 1: Gjuha dhe komunikimi artistik Tema mësimore: 1. Vija

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe Nxënësi: - zhvillon personalitetin e vet; - gjykon në mënyrë kritike dhe të drejtë mesazhin e veprave të artit; - shprehet qartë dhe komunikon saktë estetikisht dhe artistikisht për vepra të ndryshme arti; - komunikon dhe shprehet nëpërmjet mjeteve shprehëse artistike në mënyrë të pavarur; - përpunon njohuritë pamore në mënyrë të pavarur; - zgjidh probleme të ndryshme që lidhen me artin; - zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese; - ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim, projekt apo veprimtari në artin pamor. - vendos njohuritë pamore në funksion të realizimit të një argumenti, krijimi apo projekti artistik; - përdor burime të ndryshme informacioni; - zhvillon në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë; - zhvillon aftësitë menaxhuese artistike lidhur me një projekt artistik; - drejton aktivitetet artistike; - krijon besimin te vetja, në rolin që ndërmerr gjatë veprimtarive artistike; - merr pjesë dhe kontribuon në mënyrë aktive në jetën artistike shkollore dhe komunitet; - zhvillon vetëbesimin tek aftësitë e veta; - shkëmben informacion si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet; - përdor, njeh mjete të ndryshme në funksion të informacionit artistik si: audio, video CD, DVD, aparat fotografik digjital, kamera etj.

Situatë: Mësuesja u kërkon nxënësve të shikojnë me vëmendje një objekt të caktuar, p.sh. një pemë, një pallat etj. Më pas u kërkon që të shikojnë mbi fletën që kanë para tyre se çfarë kanë shkruar në të.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës: Nxënësi studioj funksionin shprehës të vijës në

Fjalë kyçe: Vijë, vijë horizontale, vijë vertikale, vijë e pjerrët.

Page 14: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

14

vepra të ndryshme artistike, si në pikturë, skulpturë, arkitekturë, dizajn;

krijoj duke përdorur mundësitë shprehëse të vijës.

Burimet: • Materiale nga interneti • Teksti • Burime të ndryshme për temën në fjalë

Lidhja me fushat e tjera dhe me tema ndërkurikulare:

• Letërsi • Teatër • TIK

VEPRIMET NË SITUATË Metodologjia/ teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve/eve • Hapi 1. Bisedë Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të shohin një objekt dhe ndërkohë që ata shohin u kërkon që të shkruajnë diçka në fletë në mënyrë të pavetëdijshme. Më pas u sjell si shembuj edhe rastin kur janë duke folur me një shok apo një të afërm në telefon dhe ndërkohë shkruajnë në një fletë. Po kështu sjell edhe rastin kur kanë shkruar në një fletë firmën e tyre. Në të tria rastet me apo pa vetëdije keni përdorur vijën. • Hapi 2. Analizë e fotove të ndryshme Mësuesi/ja tregon foto të ndryshme, por edhe ato të tekstit dhe u kërkon nxënësve që të identifikojnë vijat që janë përdorur. Pastaj të gjithë së bashku, nxjerrin se vijat e përdorura janë tre: vija horizontale, vija vertikale dhe vija të pjerrëta. Mësuesja shpjegon se çfarë ndjesie na jep secila vijë, gjithashtu bën edhe shpjegimin e ecurisë dhe spesorit të vijës. Ekspresiviteti i vijës është mjaft domethënës dhe një nga veçoritë e përdorimit të vijës, është pikërisht ajo që mund të shprehë ajo nëpërmjet ecurisë dhe spesorit të saj. • Hapi 3 Analizë Punohet me rubrikën: “Analizoni dhe Interpretoni”.

Detyrë: Sillni në klasë piktura dhe fotografi të ndryshme. Përcaktoni nëpërmjet të parit cilësitë e vijës së tyre. Vlerësimi: Nxënësi/ja vlerësohet për qëndrimin që mban ndaj situatës së dhënë, mendimin kritik, angazhimit në punën në grup, shfrytëzimin e burimeve, përzgjedhjen e informacionit dhe mënyrën e prezantimit të punës dhe ideve të tij.

Page 15: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

15

PLANI DITOR Tema 2: Datë______________________, Klasa___________________________

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Qytetari Shkalla: V Klasa: 10

Tematika 3: Historia, arti dhe shoqëria

Tema mësimore: Baroku

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe Nxënësi: - zhvillon personalitetin e vet; - gjykon në mënyrë kritike dhe të drejtë mesazhin e veprave të artit; - shprehet qartë dhe komunikon saktë estetikisht dhe artistikisht për vepra të ndryshme arti; - komunikon dhe shprehet nëpërmjet mjeteve shprehëse artistike në mënyrë të pavarur; - përpunon njohuritë pamore në mënyrë të pavarur; - zgjidh probleme të ndryshme që lidhen me artin; - zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese; - ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim, projekt apo veprimtari në artin pamor. - vendos njohuritë pamore në funksion të realizimit të një argumenti, krijimi apo projekti artistik; - përdor burime të ndryshme informacioni; - zhvillon në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë; - zhvillon aftësitë menaxhuese artistike lidhur me një projekt artistik; - drejton aktivitetet artistike; - krijon besimin te vetja, në rolin që ndërmerr gjatë veprimtarive artistike; - merr pjesë dhe kontribuon në mënyrë aktive në jetën artistike shkollore dhe komunitet; - zhvillon vetëbesimin tek aftësitë e veta; - shkëmben informacion si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet; - përdor, njeh mjete të ndryshme në funksion të informacionit artistik si: audio, video CD, DVD, aparat fotografik digjital, kamera etj.

Situatë: Mësuesi/ja u tregon fëmijëve pikturën Gjuetia e tigrit nga Rubens. Nxënësit duke u bazuar nga elementet e pikturës përcaktojnë se cilit stil i përket.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës: Nxënësi tregoj se çfarë është stili rokoko dhe cilët

janë përfaqësuesit e tyre; analizoj hapat e parë të zhvillimit të artit

pamor në periudhën e barokut; tregoj të veçantat e tij.

Fjalë kyçe: Barok, rokoko, arkitekturë, skulpturë, pikturë.

Burimet: • Materiale nga interneti • Teksti • Burime të ndryshme për temën në fjalë

Lidhja me fushat e tjera dhe me tema ndërkurikulare:

• Letërsi • Gjuhët dhe komunikimi • TIK

Page 16: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

16

Zhvillimi: Evokimi (Diskutimi) Mësuesi hedh për diskutim pyetjet: A keni dëgjuar për stilin rokoko? Çfarë dini për të? A keni ndonjë pikturë të parapëlqyer të artit barok? Realizimi i kuptimit (DRTA – Veprimtaria e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar) Gjatë kësaj veprimtarie, nxënësit nxiten të mendojnë gjatë kohës që lexojnë, në mënyrë që të ndërtojnë lidhjen mes dukurive dhe të nxjerrin përfundime. Në mënyrë grafike njohuritë e reja do i paraqisnim në këtë mënyrë:

Cilat janë kushtet në të cilin lindi i Barokut? Çfarë përfaqësonte ai?

Cilat ishin karakteristikat e Barokut? Ku e përqendronte vëmendjen artisti dhe cilat elemente vendoseshin në qendër?

Cilët janë përfaqësuesit kryesorë të Barokut? Çfarë individualitetesh sollën ata? Ku dallojnë ata nga pararendësit e tyre?

Si u bë kalimi nga Baroku te Rokokoja?

Mësuesi ndihmon në përqendrimin e vëmendjes së nxënësve në konceptet bazë me anë të pyetjeve: Cilët faktorë ndikuan në lindjen e Barokut? Ç’lidhje ka baroku me manierizmin? Nga e ka origjinën termi Barok? Nga karakterizohej ai? Cilët ishin përfaqësuesit kryesorë të këtij arti? Tregoni elementet e secilit. Nxirrni ku afrojnë dhe ku dallojnë ata? Si u bë kalimi nga arti Barok në atë Rokoko? Çfarë ju kujton Anton Vato? Nxënësit u përgjigjen pyetjeve hap pas hapi, por edhe me anë të përgjigjeve të tyre në klasë. Ata ndjekin tekstin dhe e lexojnë atë sipas pyetjeve që dikton mësuesi. Kjo teknikë mban gjallë kureshtjen e nxënësve deri në fund, të cilët arrijnë të nxjerrin përfundime individuale për përmbajtjen shkencore të mësimit. Gjatë kësaj faze, nxënësit kryejnë disa procese njëherësh, duke u përqendruar te të kuptuarit, të dëgjuarit aktiv, marrjen e informacionit dhe arritjen e përfundimeve. Në fund të kësaj faze, mësuesja së bashku me nxënësit shkruajnë në dërrasën e zezë karakteristikat kryesore të Barokut. Në të njëjtën kohë bëhet edhe një paralelizëm me artet e tjera, si: muzika, teatri, letërsia etj. Gjithashtu, jepen edhe ngjarjet shoqërore që e shoqëruan këtë periudhë. Në mënyrë të përmbledhur po i japim në tabelën e mëposhtme:

Baroku Arkitektura Skulptura Piktura

Kar

akte

rist

ikat

Marrëdhënia njeri-hapësirë Hapësira e banuar nga njeriu bëhet monumentale dhe pasurohet me lëvizje.

Figurat lëvizin lirisht në hapësirë.

Dekoracioni piktorik e çon njeriun në një hapësirë mbinatyrore, atë të Kishës fitimtare.

Uniteti i arteve Ndërtesat janë modeluar si skulptura.

Grupi e skulpturave janë mobilim për qytetin dhe element tipik i arkitekturës.

Afresku, nëpërmjet përdorimit mjeshtëror të perspektivës, modifikon hapësirat arkitektonike

Efektet teatrale Sheshet konceptohen si skenografi të mëdha për procesionet dhe festat.

Vëmendje e veçantë i kushtohet shprehjes së ndjenjave të personazheve

Spektatori ftohet të përfshihet nëpërmjet dritës, ngjyrave, skorçiove të papritura. Arti dëshiron të çudisë.

Teknika dhe materiale Përdorim i të gjitha teknikave tashmë të

Mermer, gur, dru,

Afresk, vaj në pëlhurë (edhe në përmasa të mëdha), gdhendje

Page 17: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

17

njohura që në Rilindje

bronx, qeramikë...

grafike...

Ngj

arje

his

tori

ke

1618-1648 Lufta e tridhjetë viteve. 1630 Epidemi murtaje në Evropë. 1653 Kromuell, Lord Protektor i Anglisë. 1661 Kurorëzimi i Luigjit XIV si mbret i Francës. 1689 Pjetri i Madh car i Rusisë. 1689 Shpallja e të drejtave në Angli.

Sistemim i qendrave urbane (Roma, Leçe...) Sheshe e shatërvane (Piaca Navona në Romë...) Kisha në përkim me parimet e Kundërreformës (S. Ivo alla Sapienza në Romë e Borrominit...)

Kompozim i mermerëve shumëngjyrësh. Imitim i materialeve të çmuara me stuko. Grupstatuja me disa materiale.

Kupola dhe çati me efekte hapjeje. Portrete të nisur edhe për Galeri private (portrete, natyra të qeta...)

Art

istë

Artistët merren edhe më shndërrimin e përkohshëm të qytetit në raste festash qytetare dhe fetare.

G. L. Bernini (1598-1680). F. Borromini (1599-1667). Pietro da Cortona (1596-1669). G. Guarini (1624-1693).

G. L. Bernini (1598-1680).

Pietro da Cortona (1596-1669). Karavaxhio (1573-1610). Rembrandt (1606-1669). El Greko (1541-1614). D. Velaskez (1599-1660).

Muzikë: Madrigalja dhe muzika operistike. L. Monteverdi (1567-1643). G. Frescobaldi (1583-1643). A. Stradella (1644-1682).

Letërsi: Shekspir (Hamleti...). Servantes (Don Kishoti...). Paskal (Mendime...).

Teatër: Komedia e artit.

Shkencë: Galileo Galilei Isak Njuton

Reflektimi: (Rrjeti i diskutimit) A ishte Baroku stili i monarkive absolute? PO JO Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për 10 minuta për të dhënë argumente pro ose kundër pyetjes së drejtuar. Më pas u kërkohet që të ballafaqojnë argumentet e përdorura në favor të idesë së tyre.

Detyrë:

Analizoni njërën nga pikturat e Karavaxhios. Çfarë shihni në të? Si do ta përshkruanit ju atë?

Vlerësimi: Nxënësi/ja vlerësohet për qëndrimin që mban ndaj situatës së dhënë, mendimin kritik, angazhimit në punën në grup, shfrytëzimin e burimeve, përzgjedhjen e informacionit dhe mënyrën e prezantimit të punës dhe ideve të tij.

Page 18: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

18

PLANI DITOR Tema 2: Datë______________________, Klasa___________________________ Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Qytetari Shkalla: V Klasa: 10

Tematika 1: Gjuha dhe komunikimi artistik Tema mësimore: 14. Romantizmi

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe Nxënësi: - zhvillon personalitetin e vet; - gjykon në mënyrë kritike dhe të drejtë mesazhin e veprave të artit; - shprehet qartë dhe komunikon saktë estetikisht dhe artistikisht për vepra të ndryshme arti; - komunikon dhe shprehet nëpërmjet mjeteve shprehëse artistike në mënyrë të pavarur; - përpunon njohuritë pamore në mënyrë të pavarur; - zgjidh probleme të ndryshme që lidhen me artin; - zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese; - ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim, projekt apo veprimtari në artin pamor. - vendos njohuritë pamore në funksion të realizimit të një argumenti, krijimi apo projekti artistik; - përdor burime të ndryshme informacioni; - zhvillon në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë; - zhvillon aftësitë menaxhuese artistike lidhur me një projekt artistik; - drejton aktivitetet artistike; - krijon besimin te vetja, në rolin që ndërmerr gjatë veprimtarive artistike; - merr pjesë dhe kontribuon në mënyrë aktive në jetën artistike shkollore dhe komunitet; - zhvillon vetëbesimin tek aftësitë e veta; - shkëmben informacion si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet; - përdor, njeh mjete të ndryshme në funksion të informacionit artistik si: audio, video CD, DVD, aparat fotografik digjital, kamera etj.

Situatë: Mësuesi/ja shkruan në tabelë emrat e mëposhtëm dhe kërkon nga nxënësit të tregojnë nëse i përkasin neoklasicizmit apo romantizmit. Anton Rafael Mengs, Zhan August Dominik Ingres, Françisko Goja, Antonio Kanova Kaspar David Fridrih, Uilliam Blake, Euzhene Delakrua

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës: Nxënësi

analizoj karakteristikat historike, stilistike dhe estetike të romantizmit;

tregoj teknikat, që përdorin përfaqësuesit e romantizmit;

përcaktoj ndikimin që pati neoklasicizmi te romantizmi.

Fjalë kyçe: Itali, Uilliam Blake, Euzhene Delakrua, Lorenco Bartolini.

Burimet: • Materiale nga interneti • Teksti • Burime të ndryshme për temën në fjalë

Lidhja me fushat e tjera dhe me tema ndërkurikulare:

• Letërsi • Teatër • TIK

Page 19: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

19

VEPRIMET NË SITUATË Evokim: Brainstorming Mësuesja shkruan në dërrasën e zezë termat neoklasik dhe romantik. Nxënësit japin mendimin e tyre. Realizimi i kuptimit: Mendo, puno në dyshe, shkëmbe me të tjerët Kjo teknikë është një nga teknikat më të mira, ku gërshetohen të menduarit, të folurit dhe të shkruarit. Në fazën e parë mësuesja drejton pyetjet, ndërsa nxënësit mendohen rreth saj. - Cilat ishin karakteristikat e artit romantik? - Cilët ishin përfaqësuesit e saj? Çfarë shprehën në pikturat e tyre? Nga e merrnin muzën krijuese romantikët? - A janë romantikët pasuese të neoklasikëve? Pse? -Ku ndryshonte paraqitja e realitetit mes neoklasikëve dhe romantikëve? Si shprehej ai në të dy format? Reflektimi i kuptimit: Tabela e koncepteve Një nxënës çohet në dërrasën e zezë dhe ndërton një tabelë si e mëposhtmja ku shënon karakteristikat kryesore tw romantizmit, duke i krahasuar me ato tw neoklasicizmit.

Neoklasicizmi Romantizmi

Kar

akte

rist

ikat

Neoklasicizmi, u bë stili i qeverive borgjeze që e zgjodhën si emblemë të lirisë dhe e përdorën për të ndërtuar tempujt e një kohe të re I dhanë një vëmendje të veçantë hapësirës së qyteteve, lindi urbanistika. Artet pamore janë të gjalla dhe preferojnë subjektet historike dhe mitologjike.

Riafirmimi i botës shpirtërore të njeriut dhe i ndjenjave; Kritikojnë përsosmërinë e ftohtë të së bukurës ideale dhe preferojnë rithirrjet e Mesjetës, të konsideruara më afër shpirtit të popullit, kundrejt kujtimeve greko-romake. I kushtojnë vëmendje të vazhdueshme natyrës dhe fenomeneve të saj.

Art

istë

Arkitektë: G. Piernarini (1734-1808); L. Pollak (1751-1806); L. Cagnola (1762-1833). Skulptorë: A. Canova (1757-1822); L. Bartolini (1777-1850). Piktorë: A.R.Mengs (1728-1779); J.L.David (1748-1825); G.B.Piranesi(1720-1778); F. Goya (1746-1828); A. Appiani (1754-1817).

Arkitektura: Viollet le Duc (1814-1879); Piktura e skulptura: C.D.Fridrich (1774-1840); T.Gericault (1791-1824); Turner (1775-1851); E. Delacroix (1798-1863). Muzika: Bethoven (1770-1827); Shopen (1810-1849); Verdi (1813-1883); Rossini (1792-1860); Shubert (1797-1828); Vagner (1813-1883).

Detyrë: I. Shkruani në fletore disa prej përfaqësuesve më të mëdhenj të artit romantik. II. Komentoni veprën e Delakruasë “Liria udhëheq popullin në barrikada”. Shkruani një ese të shkurtër ku të jepni mendimin tuaj rreth saj. Vlerësimi: Nxënësi/ja vlerësohet për qëndrimin që mban ndaj situatës së dhënë, mendimin kritik, angazhimit në punën në grup, shfrytëzimin e burimeve, përzgjedhjen e informacionit dhe mënyrën e prezantimit të punës dhe ideve të tij.

Neoklasik Romantik

Page 20: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

20

PLANI DITOR Tema 2: Datë______________________, Klasa___________________________ Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Qytetari Shkalla: V Klasa: 10

Tematika 1: Gjuha dhe komunikimi artistik Tema mësimore: 16. Impresionizmi dhe postimpresionizmi

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe Nxënësi: - zhvillon personalitetin e vet; - gjykon në mënyrë kritike dhe të drejtë mesazhin e veprave të artit; - shprehet qartë dhe komunikon saktë estetikisht dhe artistikisht për vepra të ndryshme arti; - komunikon dhe shprehet nëpërmjet mjeteve shprehëse artistike në mënyrë të pavarur; - përpunon njohuritë pamore në mënyrë të pavarur; - zgjidh probleme të ndryshme që lidhen me artin; - zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese; - ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim, projekt apo veprimtari në artin pamor. - vendos njohuritë pamore në funksion të realizimit të një argumenti, krijimi apo projekti artistik; - përdor burime të ndryshme informacioni; - zhvillon në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë; - zhvillon aftësitë menaxhuese artistike lidhur me një projekt artistik; - drejton aktivitetet artistike; - krijon besimin te vetja, në rolin që ndërmerr gjatë veprimtarive artistike; - merr pjesë dhe kontribuon në mënyrë aktive në jetën artistike shkollore dhe komunitet; - zhvillon vetëbesimin tek aftësitë e veta; - shkëmben informacion si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet; - përdor, njeh mjete të ndryshme në funksion të informacionit artistik si: audio, video CD, DVD, aparat fotografik digjital, kamera etj.

Situatë: Mësuesi/ja sjell pamje të pikturave të ndryshme dhe i vendos në klasë. Nxënësit duke i parë ato tregojnë se cilës rryme i përkasin: realizmit apo impresionizmit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës: Nxënësi tregoj se ç’është impresionizmi dhe

postimpresionizmi; rendis përfaqësuesit kryesorë; argumentoj ku qëndron dallimi dhe

ngjashmëria mes këtyre dy rrymave.

Fjalë kyçe: Impresionizëm, postimpresionizwm, realizëm.

Burimet: • Materiale nga interneti • Teksti • Burime të ndryshme për temën në fjalë

Lidhja me fushat e tjera dhe me tema ndërkurikulare:

• Letërsi • Teatër • TIK

Page 21: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

21

VEPRIMET NË SITUATË Hapi I. Parashikimi me terma paraprakë Mësuesja sjell pamje të pikturave të ndryshme dhe i vendos në klasë. Nxënësit duke i parë ato tregojnë se cilës rryme i përkasin: realizmit apo impresionizmit. Për këtë ata duhet të kenë njohuritë minimale, se çfarë bën objekt njëri art dhe çfarë tjetri.

Kurbe Monet Hapi II. Të nxënët në bashkëpunim Mwsuesja u kërkon nxwnwsve qw tw nxjerrin tiparet e impresionizmit dhe postimpresionizmit. Nxwnwsit duhet tw: - tregojnë se si bëhet paraqitja e realitetit; - përcaktojnë karakteristikat e secilës; - renditin përfaqësuesit kryesorë; - sjellin emra përfaqësuesish klasik dhe neoklasicist në fusha të ndryshme, si: letërsi, muzikë etj. - përcaktojnë disa nga ngjarjet historike që shoqërojnë këto drejtime. Pasi nxënësit të kenë përpunuar materialet që kanë, dhe të kenë dalë në një përfundim të caktuar, mësuesja u kërkon që të nxjerrin karakteristikat e realizmit dhe impresionizmit dhe t’i vendosin ato në një tabelë si ajo e mëposhtmja.

Realizmi Impresionizmi

Kar

akte

rist

ika

I kushton një interes të veçantë realitetit në aspektet e saj shoqërore dhe dramatike; Subjekti i tyre i preferuar është njeriu në jetën e përditshme (në punë, lodhje etj.).

Synimi themelor i impresionistëve ishte vëzhgimi dhe dhënia e dritës; Ngjyrat duhet të ishin të kulluara dhe të ndritshme, duke shmangur ngjyrat kafe dhe tonet gri. Subjektet merreshin nga jeta e përditshme ose nga natyra.

Art

istë

Piktura dhe skulptura: Daumier (1808-1879); C. Corot (1796-1875); F. Millet (1814-1875); G. Courbet (1819-1877). Muzika: P. Mascagni (1863-1945); G. Puccini (1858-1924). Letërsi: Balzak (1799-1850); E. Zola (1840-1902); G. Verga (1840-1922)

Piktorë: 1874 –paraqitja e parë e impresionistëve në Paris; E. Monet (1832-1883); A. Renoir (1841-1919); Skulptori: M. Rosso (1858-1928) Muzika: C. Debussy (1862-1918)

Detyrë: Gjeni një pikturë të Vincent Van Gogut në internet, revista apo albume të ndryshme dhe analizojeni atë. Komentoni frazën e Renuarit: “Ashtu si bilbili nuk është veçse një fyt, edhe piktori impresionist s’është veçse një sy”. Vlerësimi: Nxënësi/ja vlerësohet për qëndrimin që mban ndaj situatës së dhënë, mendimin kritik, angazhimit në punën në grup, shfrytëzimin e burimeve, përzgjedhjen e informacionit dhe mënyrën e prezantimit të punës dhe ideve të tij.

Page 22: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

22

KARAKTERISTIKAT KRYESORE TË ARTIT PAMOR SIPAS PERIUDHAVE Mësuesja së bashku me nxënësit në bashkëpunim shkruajnë në dërrasën e zezë tabelën e karakteristikave të artit pamor sipas periudhave që ata kanë marrë në shqyrtim. Ato po i japim në mënyrë të përmbledhur më poshtë, duke dhënë krah tyre ngjarjet historike që i kanë shoqëruar, si dhe përfaqësuesit në letërsi, muzikë e teatër që i shoqërojnë.

Rokoko Neoklasicizmi Ngjarje historike

Kar

akte

rist

ika

Shije elegante dhe e rafinuar e salloneve evropiane; Projektim që kombinon komoditetin e mjediseve të jashtme me një theks të fortë në ornamente dhe orendi; Artet figurative pasqyruan borgjezinë e re të mesme me portrete të bukur dhe simpatikë; ata i kushtojnë një interes të veçantë peizazhit.

Neoklasicizmi, u bë stili i qeverive borgjeze që e zgjodhën si emblemë të lirisë dhe e përdorën për të ndërtuar tempujt e një kohe të re I dhanë një vëmendje të vecantë hapësirës së qyteteve, lindi urbanistika. Artet pamore janë të gjalla dhe preferojnë subjektet historike dhe mitologjike.

1715- vdes Luigji XIV dhe në Francë vjen Luigji XV; 1730 – fillon Revolucioni industrial në Angli; 1776 – Deklarata e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës; 1789- Revolucioni francez; 1804 – Napoleoni shpallet perandor; 1815 – Beteja e Vaterlosë dhe kongresi i Vjenës

Art

istë

Arkitektë: Vanvitelli (1700-1773); F. Juvara (1678-1736) Skulptorë: G. Serpotta (1656-1732); G.M. Morlaiter (1699-1781) Piktorë: N. De Largillierre (1656-1746); A. Watteau (1684-1721); G.B. Tiepolo (1696-1770); Canaletto (1697-1768); R. Carriera (1675-1757); F. Guardi (1712-1793)

Arkitektë: G. Piernarini (1734-1808); L. Pollak (1751-1806); L. Cagnola (1762-1833). Skulptorë: A. Canova (1757-1822); L. Bartolini (1777-1850). Piktorë: A.R.Mengs (1728-1779); J.L.David (1748-1825); G.B.Piranesi(1720-1778); F. Goya (1746-1828); A. Appiani (1754-1817).

Muzika: Koncerte: Sonatat kishtare dhe të dhomës J.S.Bah (1685-1750); Vivaldi (1678-1742); W.A Moxart (1756-1791); Letërsia: Montenskie (1694-1778); G. Parini (1729-1799); Gëte (1749-1832) Teatri: Goldoni (1707-1793)

Page 23: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

23

ARTI ROMANTIK Romantizmi dhe realizmi Romantizmi Realizmi Ngjarje historike

Kar

akte

rist

ika

Riafirmimi i botës shpirtërore të njeriut dhe i ndjenjave; Kritikojnë përsosmërinë e ftohtë të së bukurës ideale dhe preferojnë rithirrjet e Mesjetës, të konsideruara më afër shpirtit të popullit, kundrejt kujtimeve greko-romake. I kushtojnë vëmendje të vazhdueshme natyrës dhe fenomeneve të saj.

I kushton një interes të veçantë realitetit në aspektet e saj shoqërore dhe dramatike; Subjekti i tyre i preferuar është njeriu në jetën e përditshme (në punë, lodhje etj.).

1831- evolucioni industrial në Evropë; 1848 – lufta e parë e pavarësisë në Itali; 1851 – lind në Francë perandori i dytë.

Art

istë

Arkitektura: Viollet le Duc (1814-1879); Piktura e skulptura: C.D.Fridrich (1774-1840); T.Gericault (1791-1824); Turner (1775-1851); E. Delacroix (1798-1863). Muzika: Bethoven (1770-1827); Shopen (1810-1849); Verdi (1813-1883); Rossini (1792-1860); Shubert (1797-1828); Vagner (1813-1883).

Piktura dhe skulptura: Daumier (1808-1879); C. Corot (1796-1875); F. Millet (1814-1875); G. Courbet (1819-1877). Muzika: P. Mascagni (1863-1945); G. Puccini (1858-1924). Letërsi: Balzak (1799-1850); E. Zola (1840-1902); G. Verga (1840-1922)

Impresionizmi dhe postimpresionizmi Impresionizmi Postimpresionizmi Ngjarje historike

Kar

akte

rist

ika

Synimi themelor i impresionistëve ishte vëzhgimi dhe dhënia e dritës; Ngjyrat duhet të ishin të kulluara dhe të ndritshme, duke shmangur ngjyrat kafe dhe tonet gri. Subjektet merreshin nga jeta e përditshme ose nga natyra.

Përdorën forma dhe ngjyra përshtat ndjenjave të tyre. Mbizotëronte thjeshtësia e formave dhe ekspresiviteti i ngjyrave. Ishte një kërkim në drejtim të strukturës dhe të emocionit të realitetit.

1871 – Komuna la de Paris 1882 – Aleanca tripalëshe (Austri- Gjermani – Itali);

Art

istë

Piktorë: 1874 –paraqitja e parë e impresionistëve në Paris; E. Monet (1832-1883); A. Renoir (1841-1919); Skulptori: M. Rosso (1858-1928) Muzika: C. Debussy (1862-1918)

Piktorë: P. Cezanne (1839-1906); G. Seurat (1859-1891); V.Van Gogh (1853-1890). Letërsi: Flobert (1821-1880); Ibsen (1828-1906); Dostojevski (1821-1881); Tolstoi (1828-1910); Dikens (1812-1870). Shkencë: Darvin, Paster, Mendelejev

Page 24: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

24

Arti i ri Foviz

mi Eksprezionizmi

Kubizmi Futurizmi Abstraktizmi Surrealizmi

Ngjarje historike

Kar

akte

rist

ika

I vetmi stil elegant për të gjitha artet

Piktuar që jep një vizion pozitiv për jetoj

Shpreh ndjenjat dhe ankthet e njeriut modern

Shikimin e njëkohshëm nga kënde të ndryshme

Përfaqëson shpejtësinë dhe lëvizjen

Braktis objektet për të përdorur gjuhën e formës dhe ngjyrës

Shpreh përmbajtjen e ëndrrave dhe ndjenjave të njeriut

1911 – Lufta e Libisë 1914 – Fillon Lufta e Parë Botërore 1917 – revolucioni rus Linja

dhe dekoracione të frymëzuara nga bota bimore

Ngjyra dhe forma që shprehin botën e brendshme të artistit

Ngjyra të forta dhe deformime të realitetit

Piktura dallohet për spikatjen e vëllimeve të saj dhe imazheve të detajuara

Dekompozimi i formës dhe ngjyra nuk është e natyrshme Bashkon tre artet (pikturën, skulpturën poezinë, arkitekturën, modën etj.

Ekspresivitetin dhe botën shpirtërore ose ekuilibrin dhe racionalitetin Harmonia e ngjyrave dhe formave të ndryshme

Përdorim i lirë dhe fantastik i formës dhe ngjyrave Hapësirë jo natyrore

Arkitektë: Gaudi (1852-1926) Horta (1861-1947) Piktorë Redon (1840-1916) Klimt (1862-1918) Mucha (1860-1939)

Piktor Matise (1869-1954) Vlaminck (1876-1958)

1905 formohet në Gjermani grupi “Ura” Ensor (1860-1949) Mynk (1863-1944) Kirchner (1880-1938) Nolde (1867-1956)

1907 Pikaso realizon pikturën “Zonjushat e Avinjonit” (Les demoiselles d’Avignon) Braque (1882-1963) Picasso (1881-1973) Gris (1887-1927)

1909 Manifesti futurist i Marinetit Boccioni (1882-1916) Balla (1871-1958) Severini (1883-1966) Russolo (1885-1947) Carra (1881-1966)

1911 Formohet në Gjermani grupi Kalorësi i kaltër Kandinskij (1866-1944) Marc (1880-1916) Mondrian (1872-1944) Reggiani (1897) Licini (1894-1958) Klee (1879-1940)

1924 Manifesti surrealist Chagall (1887-1985) Ernst (1891-1976) Dali (1904-1989) De Chirico (1888-1978)

Muzikë: A. Schonberg (1874-1951), M. Ravel (1875-1937), Bela Bartok (1881-1945) Letërsi: A. Gide (1869-1951), M. Prust (1871-1922), A. Camus (1913-1960), F. Kafka (1883-1924), Teatri: L. Pirandelo (1867-1936), B. Brecht (1898-1956), S. Beckett (1906)

Page 25: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

25

Mjaft e rëndësishme në zhvillimin e një ore mësimi, sidomos të arteve pamore është analiza e një vepre. Më poshtë do të japim hapat nëpërmjet të cilave realizohet një vëzhgimi i hollësishëm i një vepre. Si të vështrojmë një pikturë? Për të shqyrtuar një pikturë së pari analizojmë subjektin dhe kodet vizuale të përdorura, vijojmë me pas me gjetjen e mesazhit që përcjell kjo vepër dhe në fund përpiqemi të japim një koment individual. 1. Përshkrimi i subjektit a) fillon me autorin, titullin, vendndodhjen e veprës, datën e krijimit, përmasat, teknikat dhe

nga e ka marrë frymëzimit për krijimin e saj. b) zbuloni funksionin e veprës, nga është porositur, ku duhet të ishte vendosur, përse

momentalisht ndodhet në një mjedis tjetër nga ai që duhet të ishte dhe nëse është restauruar ndonjëherë apo jo.

c) Saktësoni nëse është një vepër religjioze, festive, mitologjike, historike, nëse është një peizazh, një natyrë e vdekur, një tentativë, në të gjitha format abstrakte.

d) Nëse vepra është abstrakte atëherë kaloni në kodet pamore (forma, linja, ngjyra etj.). e) Njihni artistin dhe veprat e tij, momentin historik dhe kulturor kur ai ka jetuar, rrymat që

ka bashkuar.

2. Analiza e kodeve pamore – analizoni kodet që njihni dhe që përbëjnë veprën. a) Pika – Pikat çfarë përmasash kanë? Janë të kombinuara me njëra-tjetrën apo të

izoluara? Çfarë efektesh krijojnë? b) Linja – Cilat janë prirjet lineare më të dukshme? Linja përcakton format, volumin,

lëviz lirshëm apo krijon elemente dekorative? - Cilat janë karakteristikat e saj më të dukshme (drejtimi, prirja, trashësia dhe marrëdhëniet harmonike me linjat e tjera)? - Çfarë efektesh prodhon (palëvizshmëri, lëvizshmëri, ritëm etj.)?

c) Sipërfaqja – Cilat janë karakteristikat pamore e të prekshme të teknikës së përdorur (i qetë, i rregullt, e ndritshme, kompakte etj.).

d) Ngjyra – Vepra është njëngjyrëshe apo shumëngjyrëshe? - Çfarë ngjyrash mund të identifikojë (primare, sekondare, terciare, plotësuese)? - Mbizotërojnë tonet e nxehta apo të ftohta, të dobëta apo të forta? - A ka një ngjyrë që mbizotëron? Nëse po varet nga intensiteti i saj, apo nga gjerësia e sipërfaqes së saj? - Si janë ngjyrat (të qarta, të ndritshme, të buta, të kundërta, të errëta, në harmoni)? - Subjekti është i errët në një sfond të lehtë apo e anasjella? - A krijon ngjyra një efekt të thellë?

e) Drita – Cili është burimi i dritës në një vepër? Është burim i dritës në tablo apo imagjinatë e artistit? - Është e pasme, e përparme, vjen nga lart, nga poshtë apo objekti apo është kundra dritës? - Ku e vendos theksin? - Kontrastet mes pjesëve në dritë dhe atyre në hije janë të forta apo të dobëta? - A jeni të gjendje të identifikoni në cilin moment të ditës zhvillohet skena? - Çfarë ndjesie është prodhuar nga drita (dramaticitet, qetësi, gjallëri, kujtim)? - Si ju duken figurat dhe objektet e goditura nga drita?

f) Hapësira – Nëse përfaqëson një mjedis, si mund ta përcaktojmë (të kufizuar, të pakufizuar, të mbyllur, të hapur, të ndritshëm, të errët.

Page 26: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

26

- Cila metodë e përfaqësimit të hapësirës është përdorur nga autori (simbolike, perspektiva dydimensionale, e gënjeshtërt, subjektive)?

g) Kompozicioni – Është simetrik apo asimetrik? - Ka një strukturë model? Nëse po cila është përdorur? - Si janë linjat (horizontale, vertikale, të zhdrejta, të lakuara, të thyera, në formë spiraleje)? - Cilat skema gjeometrike janë përdor (drejtkëndësh, trekëndësh, katror)? - Ku është vënë theksi i kompozicionit? - Si është ritmi (i njëllojtë, i ndryshëm, në rritje, në zbritje)? - Cilët efekte përcakton (lëvizje të ngadalshme, të shpejta, të ngacmuara, kuptimin e hapjes, të mbylljes). - Nëse kompozicioni është figurativ, krahasoni personazhet kryesor me ata dytësor: si janë përmasat? Çfarë raporti ka mes tyre? Ku janë vendosur?

3. Identifikimi i mesazhit Pas kësaj analize të thellë, do të arrini të gjeni mesazhin.

a) Cila ka qenë ajo gjë që të ka tërhequr më shumë vëmendjen te vepra? b) Cilat aspekte të përmbajtjes apo të formës të tregojnë origjinalitetin dhe

ndjeshmërinë e artistit (subjekti, ngjyra, kompozicioni...)? c) Çfarë problemesh, idealesh e shpresash të kohës së tij dëshmon autori në këtë

vepër? d) Piktori cilës rryme i përket?

- natyralist (e shfaqin realitetin ashtu siç ne e shohim); - ekspresionist (shprehin ndjenja dhe situata shprehëse) - simbolik (përdorin figura dhe ngjyra për të treguar vlera, ndjenja etj.). - abstrakte (përdorin kodet pamore pa përfaqësuar realitetin).

4. Komente personale a) Çfarë emocionesh, ndjenjash ju ngjall kjo vepër? b) Me çfarë mjetesh është pasuruar këndvështrimi juaj rreth një vepre arti? c) Mesazhi i kësaj vepre a të sjell ndërmend ngjarje personale, shoqërore ose fetare të

rëndësishme për jetën tuaj? d) Duke u nisur nga mesazhi që paraqet vepra, hidhini mendimet tuaj në fletore në

trajtën e një eseje ose të një poezie. Për ta konkretizuar po japim analizën e veprës, që nxënësit kanë për detyrë ta bëjnë, të ndihmuar nga mësuesi. Jeni të lirë të zgjidhni një vepër që ju dëshironi, pa ndikuar nga ajo që është dhënë në tekst.

Page 27: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

27

Analiza e veprës “Peizazh me qiparisa” nga Van Gog

1. Përshkrimi i subjektit - Autori i veprës është holandezi Van Gog (1853-1890). - Titulli është “Peizazh me qiparisa” (Landscape ëith cypresses) që daton më 1889, gjendet në Londër në Tate Gallery. - Bëhet fjalë për një pikturë me vaj në kanavacë. - Subjekti i kuadros është një peizazh, i frymëzuar nga jeta në Provenzë, një vend në jug të Francës. - Në plan të parë, ndodhet një fushë me grurë të pjekur që lëviz nga era; nga e majta është një ulli jeshil; mbi këtë fushë, në të djathtë, mes shkurresh, ndodhen dy qiparisa të përmasave të ndryshme të cilët valëviten fluturimthi drejt qiellit; së fundi grija që përshkruan malet bashkohet me qiellin e vrenjtur. Piktura e Van Gogut është e lidhur ngushtë me ngjarjet e dhimbshme të njerëzimit. Van Gog i shkruan vëllait të tij: “Qiparisat më kanë shqetësuar gjithmonë, do të doja të bëja diçka si luledielli, sepse më habit fakti që nuk janë bërë ashtu siç unë i shoh. Janë si një shënim i zi në një peizazh me diell, por është një shënim i zi, ndër më interesantët, ndër më të vështirët për t’u realizuar”. - Piktori holandez, djali i një bariu protestant, fillimisht ia kushtoi studimet teologjisë, duke u bërë predikues në minierat e Borinegesë. Duke jetuar në jetën tejet të vështirë të minatorit, aq shumë sa të shkatërrohej fizikisht e psikologjikisht, zbulon edhe profesionin e tij: pikturën. Pikturon “Ngrënësit e patateve”, “Të burgosurit” etj. Në 1886 transferohet në Paris, ku studion, punon, njihet me eksperiencat artistike të kohës, merr pjesë në krizën e impresionistëve.

Page 28: UDHËZUES PËR MËSUESIN ARTE ART PAMOR 10 - Erik … · 1 . udhËzues pËr mËsuesin . arte . art pamor 10 . plan vjetor . plane tremujore . plane ditore . erik botime . rr. “kont

28

Në 1888 transferohet në një provincë në jug të Francës. I entuziazmuar nga drita dhe ngjyrat e kësaj zone, pikturon disa nga kryeveprat e tij, si: “Natë me yje” “Lulediellit”, “Fushat e grurit” etj. Ai jetoi një jetë, në të cilën momentet dramatike dhe mungesa e ekuilibrit ishin të shumta, por kjo nuk e mbyti pasionin e tij për pikturën. U vetëvra në moshën 37 vjeçare. Puna e tij u ndikua shumë nga arti evropian (në veçanti nga fovizmi).

2. Analiza e kodeve pamore Linja formon konturet e shkurreve, profilin e maleve, formën e pemëve, shpesh me një ngjyrë më të errët. Në pikturat e Van Gogut, linja përkon mbi të gjitha me penelin e tij të fortë. Këtu krijon halëzat e grurit, pjesën ballore të pemëve, masën e gurëve dhe retë e fryra. Është një shenjë e lakuar, një S, një presje, shënuar dhe vendosur, që prodhon në çdo anë të pikturës një efekt lëvizshmërie, që e bën spektatorin të marrë pjesë në dridhjen e natyrës nën ndikimin e erës së fortë të Mistralit. Ngjyrat janë të shndritshme në plan të parë, të qarta dhe të ndritshme në sfond. E verdha, e gjelbra janë të ndryshme në tonalitetet e tyre dhe janë të njëjta në kanavacë. Drita natyrale përshkon të gjithë peizazhin, duke u dhënë shkëlqim ngjyrave, e duke krijuar një efekte reale dhe meditative. Hapësira është e hapur, e ndritshme, e gjallë, e realizuar me ndryshueshmërinë e ngjyrave dhe me tonet e qarta kundrejt sfondit. Kompozicioni nxjerr në pah një ndarjeje horizontale të balancuar midis qiellit dhe tokës që harmonizohej me zhvillimin vertikal të qiparisave, e theksuar nga nënndarjet e tre prej hapësirave vertikale. Vështrimi përqendrohet në të gjelbrën e errët, më poshtë ndjek formën flakëruese, humbet në format fantastike të reve dhe më pas bie mbi ullinjtë, për t’u rikthyer te qiparisat.

3. Identifikimi i mesazhit Ajo që të godet menjëherë nga kjo pikturë është lëvizja e gjërave, dhënë nga shenjat e pikturës në veçanti, tipike e Van Gogut. Artisti krijon peizazhin provenzial përmes një interpretimi natyralist që shpreh dashurinë e tij për natyrën dhe manifeston dëshirën e tij për të njohur realitetin dhe të identifikojë me këtë harmoninë intime, për të zbuluar gjendjen e tij shpirtërore shpesh të përvuajtur.

4. Komente personale Një nxënës e ka përshkruar kështu pikturën në fjalë: Ajo që ndiej kur shikoj këtë pikturë është një ndjesi braktisjeje dhe shumë lëvizshmëri. Më kujtohet pak peizazhi toskan që shoh çdo verë, i pasur me ngjyra të ngrohta e të ftohta. Peneli i Van Gogut të jep me të vërtetë idenë e erës që tund pemët dhe lëviz fijet e barit. Ndërsa retë më ngjajnë me ato që shoh ndonjëherë në mëngjes kur qëndroj përballë dritares. Edhe mua më pëlqen shumë natyra dhe kur e pikturoj përpiqem ta bëj të gjallë, të komunikoj ndjenjën e gëzimit që ndiej kur e shoh përmes ngjyrave reale, por edhe të pastra e drithëruese.