u polis gazetË informative...ese në nder të richard bird’ nga wallace e. oates; ‘vlerësimi...

1
U POLIS GAZETË INFORMATIVE //////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// ////////// Shkurt 2014 POLIS & Ferrara Doktoraturë e Përbashkët - Projekti Tempus - Akreditimi i Programeve në U_POLIS - TDW Tirana Design Week - Çertifikatat NUFFIC - Planet Rregulluese në Bashkitë Has, Bajram Curri, Burrel etj - Workshopin Kombëtar “Përmirësimi i Efiçiencës së Energjisë në Sektorin e Banesave në Shqipëri” - Komuniteti i U_POLIS - Botime të Reja - Kalendari i aktiviteteve të MAD Center UNIVERSITETI UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universite Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Polikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kua Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitepolis.edu.al NR.22 Universiteti POLIS dhe Universiteti FERRARA Itali: Doktoraturë e përbashkët (Double Degree) në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Iniciativa ndërkombëtare aprovohet edhe nga autoritetet italiane e shqiptare të arsimit dhe shkencës. U_POLIS dhe UNIFE kanë një bashkëpunim 3 vjeçar midis tyre, që ka filluar në kuadër të një projekti të mbështetur më parë nga Ministria e Jashtme italiane dhe MAS për shkëmbimin e stafit akademik e kërkimor dhe studentëve. Kjo përvojë positive u pasua nga hapja e programit të nivelit të tretë të studimit dhe kërkimit Doktoral në U_POLIS, me mbështetjen e UNIFE. Përvoja pozitive e këtyre dy viteve, bindi palët që të ngrenë nivelin e stand- ardeve në një program të përbashkët doktoral ndërkombëtar, ku në një fazë të mëvonshme mund të përafrohen edhe 1-2 partnerë të tjerë universitarë europian. Iniciativa është miratuar dhe paraakredituar nga autoritetet italiane, pas një procesi të detajuar të verifikimit të cilësisë dhe kapaciteteve, dhe së fundit edhe nga MAS. Studentët dhe kërkuesit e këtij programi doktoral do të kenë përzgjedhje, program dhe asistencë të përbashkët nga dy institucionet. Ata do të kenë borde, struktura dhe staf të përbashkët, dhe procedura të unifikuara. Ky është një hap cilësor për cilësinë në U_POLIS, por edhe për ndërkombëtarëzimin e shkollës me studentë dhe staf cilësorë. U_POLIS fitues dhe koordinues i Projektit TEMPUS financuar dhe mbështetur nga BE për çeshtje të eficencës energjitike në ndërtim. Hapet shkolla profesionale e U_POLIS në këtë fushë. Projekti materializon bashkëpunimin e U_POLIS me 4 shkolla të BE dhe 3 shkolla të rajonit. Instituti për Kërkim dhe Zhvillim, IKZH_POLIS, ka konfirmuar me sukses kapacitetet e veta duke arritur të fitojë dy projekte kërkimore në kuadër të kërkimit shkencor e profesional financuar nga Programi TEMPUS i BE-së. Eshtë hera e parë që një universitet shqiptar bëhet “lead partner” në kuadër të projekteve të tilla europiane, dhe kjo mund të konsiderohet jo vetëm një arritje, por edhe një përgjegjësi për U_POLIS, MAS dhe partnerët e tjerë të angazhuar. Universitetet pjesëmarrëse janë nga Gjermania, Holanda, Portugalia, Slovakia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Qëllimi është krijimi i shkollave, programeve dhe përmirësimi i kurrikulave për përgatitjen e teknikëve post-sekondare (profesioniste të trajnuar pas shkollës së mesme), dhe eksperteve bachelor e master në fushën e efiçencës energjitike në ndërtim. Projekti i dytë ka “lead partner” një universitet partner austriak dhe një sërë shkollash të tjera nga BE e rajoni, dhe fokusohet në çeshtje të kërkimit dhe rrjetëzimit shken- cor. Projektet janë bërë efektive nga 01 janar 2014 dhe zgjasin 3 vjet. U_POLIS akreditoi gjatë vitit akademik 2012-2013 të gjitha programet operacionale, përfshi programet e përbashkëta master me IHS / Universiteti Erasmus, Roterdam, Holandë. Gjatë vitit akademik 2013-2014 filluan programet e reja: Shkollë Profesionale, Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi; MBA në Marketim, Inovacion e Sipërmarrje. Gjatë vitit të kaluar akademik Universiteti POLIS kaloi një proces filtrimi dhe vlerësimi institucional e programor të standardeve dhe të cilësisë në arsimin e lartë, falë monitorimit periodik të Agjencisë së Akreditimit APAAL dhe MAS. Në përfundim të proceseve të vetëvlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm u akredituan me sukses 12 programe studimi në 3 nivele: 2 programe bachelor (art-dezajn dhe mjedis), 2 programe master shkencor (dizajn dhe mjedis), 2 programe MND (peizazh dhe strehim); dhe 6 programe mastera profesionalë të përbashkëta me partnerë holandezë (ndërtim, arkitekturë, dizajn urban, strehim, çeshtje sociale, planifikim). Të gjitha programet u skanuan në mënyrë kritike, por konstruktive nga APAAL dhe në përfundim u vlerësuan si programe të suksesshme dhe u akredituan pa kushte. U_POLIS do të punojë të përsosë më tej sugjerimet e bëra nga ek- spertët e jashtëm, nga APAAL dhe MAS në respekt të një partneriteti serioz e aftagjatë me standardet e larta dhe cilësinë. Më tej, këtë vit të ri akademik kanë nisur zbatimin 3 programe të reja, 2 prej të cilave mbështeten nga Programi TEMPUS i BE (Shkolla profesionale e energjisë dhe Dega Bachelor në Inxhinieri Ndërtim), si dhe programi MBA me fokus në zhvillimin e aseteve “real estate” për të cilën po punohet për një bashkëpunim të tipit Double Degree me shkollën IPAG Paris/ Nice France, drejt një shkolle me impakt mesdhetar. Organizohet për herë të parë në Shqipëri Bienalja TDW, Tirana Design Weeks: 4 javë intensive të përkushtuara tek arti dhe dizajni i aplikuar. Pas Bienales së Arkitekturës (TAW), U_POLIS, Bashkia Tiranë dhe AUA, Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve e Planifik- uesve materializojnë përsëri një bashkëpunim të suksesshëm. Është viti i dytë rresht që Universiteti POLIS bëhet protagonist për organizim të suksesshëm të bienaleve të arkitekturës dhe të dizajnit në Shqipëri. Kjo është bërë e mundur falë kooperimit me Bashkinë Tiranë dhe me AUA, Unioni i Arkitek- tëve, Urbanistëve e Planifikuesve Shqiptarë. Natyrisht evenimenti u mundësua edhe nga mbështetja financiare e vetë U_POLIS, por sidomos e Institutit origjinë Co-PLAN. Mbështetje u dhanë edhe nga partnerë të tjerë vendas e të huaj, gjë që mundësoi sjelljen në Shqipëri të mjaft evenimenteve profesioanale e publike, si: workshope, seminare, leksione, forume, ekspozita, projektim filmash, etj. Edhe në këtë rast u koordinua me sukses me Akademinë Marubi dhe Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut (HRFF). Bienalja e Dizajnit TDW kishte për temë këtë rradhë: Design Made In duke u përqëndruar tek marrëdhenia e industrisë së kreativitetit me sipërmarrjen publike e private në Shqipëri e Ballkan në kuadër të proceseve integruese të rajonit drejt BE-së, dhe rritjen e kompetivitetit dhe konku- rueshmërisë të ekonomive lokale në këtë treg të madh. Instituti Co-PLAN organizon në POLIS Workshopin Kombëtar “Përmirësimi i Efiçiencës së Energjisë në Sektorin e Banesave në Shqipëri” Instituti për Zhvillimin e Habitatit_Co-Plan, pjesë e Institutit Kërkimor IKZH_POLIS organizoi në dhjetor 2013 në ambientet e U_POLIS workshop-in kombëtar me temën “Përmirësimi i Efiçiencës së Energjisë në Sektorin e Banesave në Shqipëri”. Ky workshop u organizua në kuadrin e projektit rajonal “Zhvillimi i Platformës (ENV.net) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë: T’i japim qytetarëve zë për të ndikuar në procesin e reformave mjedisore për integrimin në BE” ku Co-Plan është partner. Workshop-i pati pjesëmarrje nga institucionet e sektorit, rrethe akademike, OJF dhe ekipe konsulence. Evenimenti u mbështet edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, dhe të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Komuniteti i U_POLIS dhuron përsëri gjak për Kryqin e Kyq Shqiptar. Grumbullohet edhe një fond bamirësie për Shtëpinë e Fëmijëve, Tiranë. Studentët dhe stafi i U_POLIS, dhuruan përsëri gjak në prag të festave të fundvitit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave që kanë nevojë për të. Kjo është një nga mënyrat që studentët dhe stafi i U_POLIS kanë vendosur të zgjedhin për të shprehur dashamirësi, dashuri për jetën dhe humanizëm, duke dhuruar gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë. Në vijim të kësaj iniciative të përvitshme shoqata studentore mobilizoi edhe këtë vit një fond bamirësie që shkon në favor të nevojave të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë. Kjo kulturë rrit angazhimin qytetar dhe përgjëgjësinë sociale të komunitetit tonë, përtej të qenurit profesionistë kualitativë. Botime të Reja: Njohuria në themel të Qytetbërjes - aktivitet promovues i POLIS_PRESS, Co-PLAN dhe Ambasadës Amerikane / USAID në Tiranë. POLIS_PRESS dhe Instituti Co-PLAN, organizuan në Nëntor 2014 aktivitetin promovues ku u prezantuan titujt dhe nismat më të fundit të Njësisë së Botimeve të uni - versitetit. Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Amerikane, Tiranë dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID. Në këtë takim U_POLIS e Co-PLAN sollën për studiuesit, ekspertët dhe studentët shqiptarë, një numër të rëndësishëm librash dhe manualesh në fushën e planifikimit urban, financave publike dhe menaxhimit mjedisor. Shtimi i këtyre titujve të domosdoshëm në koleksionin e librave profesionalë në gjuhën shqipe, përmirëson veprimtaritë akademike dhe rezultatet kërkimore-shkencore. Gjithashtu, kjo synon të lehtësojë të kuptuarit profesional dhe shkencor mbi çështje që janë pjesë e agjendës politike shqiptare, si: zhvillimi territorial, menaxhimi i mjedisit dhe peizazhit, decentrali - zimi dhe menaxhimi e financave publike, etj. Titujt e publikuar janë: ‘Projekto me Natyrën’ nga Ian L.McHarg; ‘Financat Publike në Vendet në Zhvillim dhe në Tranzicion. Ese në nder të Richard Bird’ nga Wallace E. Oates; ‘Vlerësimi Strategjik Mjedisor në Planifikimin e Transportit dhe Përdorimin e Tokës’ nga Thomas B. Fischer; ‘Planifikimi Gjithëpërfshirës. Një manual për Qytetarët dhe Autoritetet’ nga bashkëautorët R.Toto, B. Dyca, S.Jano, etj; “Urban Comics - Qyteti Troç” nga K. Dinellari, K. Dhrami, S. Brahollari etj.; “Know-how-at-your- hand” një platformë online për ndarje njohurish mbi praktikën e të përditshmes urbane nga Co-PLAN; dhe Piodiku Shkencor ‘Forumi A+P’, nr.12, i fokusuar në javët e Arkitekturës në Tiranë 2012. Organizohet në POLIS ceremonia e ndarjes së Çertifikatave NUFFIC - Çertifikatë me 6 trajnime në Çeshtje Urbane, mbështur nga Qeveria Holandeze. Përfitojnë punonjës të administratës publike në Shqipëri dhe rajon, si dhe studentët e 6 Programeve Master Profesional organizuar nga U_POLIS dhe IHS/Erasmus University Roterdam, Holandë. Universiteti POLIS, organizoi në Janar 2014 ceremoninë e ndarjes së Çertifikatave “NUFFIC – Çer- tifikatë me 6 trajnime në Çështje Urbane”, duke finalizuar kështu, kryerjen me sukses të një pakete trajnimesh disa javore. Ky trajnim ёshtё njё Program teorik nё bashkёpunim me Institutin IHS të Universitetit Erasmus, Roterdam, Hollandё, mbёshtetur nga Qeveria Holandeze pёrmes Programit NUFFIC, në vijim të programit të mëparshme MATRA. Kurset pёrfaqёsojnё njё cikёl pasuniversitar i vlefshëm dhe i pёrshtatshёm pёr profesionistё tё fushave tё arkitekturёs, dizajnit, mjedisit, çështjeve urbane, sociale, dhe adminis- trimit publik, etj., dhe fokusohet nё drejtimet: Teori Urbane, Praktika Lokale Mjedisore; Teori tё Tokёs Urbane; Teori tё Infrastrukturёs Urbane; Aplikime GIS dhe Financat Lokale; dhe Dizajni i Qëndrueshёm. Pjesëmarrësit mund t’i transferojnë kreditet e fituara ECTS në studimet në nivel master. Në këtë mënyrë U_POLIS, Co-PLAN dhe IHS/ERASMUS kontribuojnë në mënyrë sistematike në ngitjen e kapaciteteve në fushat urbane në rajon. Vetëm në këtë raund trajnimesh kanë përfituar 111 pjesëmarrës. Ceremonia u përshën- det nga Z. Efstathios Andreou pёrfaqёsuesi i Ambasadёs sё Mbretёrisё sё Hollandёs nё Tiranё. U_POLIS vazhdon konsolidimin e kontributit të vazhdueshëm profesional e social në mbështetje të Qeverisjes dhe Komuniteteve Vendore. Prezantohen në komunitete dhe në administratat vendore punët e bëra për Planet Rregulluese (PPV) në Bashkitë Has (Kukës), Bajram Curri (Tropojë), Burrel (Mat) dhe Komunën Xhafzotaj (Durrës). Në kuadrin e mbështetjes si kontribut social apo edhe të shërbimeve të konsulencës në fusha si Qeverisja e Mirë, Planifikim Urban, Menaxhim Mjedisor dhe disiplinat e Ndërtimit, Arkitekturës e Dizajnit, U_POLIS dhe Studio Metro_POLIS, paraqitën në periudhat nëntor 2013 - janar 2014 para komunitetit dhe pushteteve lokale të komunës Xhafzotaj, dhe bashkive Has, Bajram Curri e Burrel, prezantime të planeve urbanistike dhe vizioneve të zhvillimit. Vizioni i zhvillimit të këtyre territoreve vendore u paraqitën për publikun vendas, sipërmarrësit, si dhe komunitetin studentor-profesional të U_POLIS nga grupet respektive të punës të përbëra nga ekipe studentësh e pedagogësh që kanë mundësi të krijojnë praktika më të mira të planifikimit territorial, e mjedisor e zhvillimor, si në nivel Rajonal, ashtu edhe në atë Vendor. Këto prezantime publike, u mbyllën me diskutime e debate të hapur të bazuar në inspirim e entuziazëm. Komentet e sugjerimet nga pjesëmarrësit janë marrë në kon- sideratë për përmirësime të mëtejshme para se këto plane të dorëzohen për miratim në qeverisjen qëndrore. Janë në total 6 plane vendore të realizuar si kontribut dhe përgjegjësi sociale nga universiteti dhe njësitë e tija praktike e shkencore brenda 2 viteve të fundit. Dy prej tyre tashmë janë miratuar për zbatim. KALENDARI I AKTIVITETEVE 2013-14 Shkurt / February Ekspozitë Studentore U_POLIS - MAD 014 Prill / April Ekspozitë Pikture Kuruar nga Gëzim Qëndro Maj / May Ekspozitë Skulpture Kuruar nga Prof. Thoma Thomai Qershor / June Ekspozitë Studentore U_POLIS - MAD 015 Korrik / July Video - Timeline Besnik Aliaj, Sonia Jojic, Eno Barjami Ekspozitë Dizajn & Multimedia Shtator / September TAW [Dutch Design] U_POLIS TAW Event Tetor / October Ekspozitë Fotografike Agron Mesi Mad Center: Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tiranë, Albania Tel: +355.(0)4.2407420 / +355.(0)4.2407421 Fax: +355. (0)4.2407422 Mob: +355 (0) 69 40 88 111 Email: [email protected] MAD Center promovon në Shqipëri Artin Alternativ, Dizajnin e Aplikuar, Ide dhe Projekte mbi Dizajnin si dhe Arkitekturën. Në funksion të nevojave shoqërore MAD Center evidenton përvojat vendore në një kontekst rajonal, evropian dhe global. Qendra eksploron ide kulturore nëpërmjet iniciativave dinamike kuratorialo-edukative në bashkëpunim me programe publike apo private, ente dhe individë, të brend- shëm ose të jashtëm. Për më shumë mund te kontaktoni në adresën tonë:

Upload: others

Post on 21-Jun-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: U POLIS GAZETË INFORMATIVE...Ese në nder të Richard Bird’ nga Wallace E. Oates; ‘Vlerësimi Strategjik Mjedisor në Planifikimin e Transportit dhe Përdorimin e Tokës’ nga

GAZETËINFORMATIVEU POLIS GAZETË INFORMATIVE

//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// //////////Shkurt 2014POLIS & Ferrara Doktoraturë e Përbashkët - Projekti Tempus - Akreditimi i Programeve në U_POLIS - TDW Tirana Design Week - Çertifikatat NUFFIC - Planet Rregulluese në Bashkitë Has, Bajram Curri, Burrel etj - Workshopin Kombëtar “Përmirësimi i Efiçiencës së Energjisë në Sektorin e Banesave në Shqipëri” - Komuniteti i U_POLIS - Botime të Reja - Kalendari i aktiviteteve të MAD Center

UNIVERSITETI

UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universiteti Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitetipolis.edu.al

NR.22

Universiteti POLIS dhe Universiteti FERRARA Itali: Doktoraturë e përbashkët (Double Degree) në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Iniciativa ndërkombëtare aprovohet edhe nga autoritetet italiane e shqiptare të arsimit dhe shkencës. U_POLIS dhe UNIFE kanë një bashkëpunim 3 vjeçar midis tyre, që ka filluar në kuadër të një projekti të mbështetur më parë nga Ministria e Jashtme italiane dhe MAS për shkëmbimin e stafit akademik e kërkimor dhe studentëve. Kjo përvojë positive u pasua nga hapja e programit të nivelit të tretë të studimit dhe kërkimit Doktoral në U_POLIS, me mbështetjen e UNIFE. Përvoja pozitive e këtyre dy viteve, bindi palët që të ngrenë nivelin e stand-ardeve në një program të përbashkët doktoral ndërkombëtar, ku në një fazë të mëvonshme mund të përafrohen edhe 1-2 partnerë të tjerë universitarë europian. Iniciativa është miratuar dhe paraakredituar nga autoritetet italiane, pas një procesi të detajuar të verifikimit të cilësisë dhe kapaciteteve, dhe së fundit edhe nga MAS. Studentët dhe kërkuesit e këtij programi doktoral do të kenë përzgjedhje, program dhe asistencë të përbashkët nga dy institucionet. Ata do të kenë borde, struktura dhe staf të përbashkët, dhe procedura të unifikuara. Ky është një hap cilësor për cilësinë në U_POLIS, por edhe për ndërkombëtarëzimin e shkollës me studentë dhe staf cilësorë.

U_POLIS fitues dhe koordinues i Projektit TEMPUS financuar dhe mbështetur nga BE për çeshtje të eficencës energjitike në ndërtim. Hapet shkolla profesionale e U_POLIS në këtë fushë. Projekti materializon bashkëpunimin e U_POLIS me 4 shkolla të BE dhe 3 shkolla të rajonit. Instituti për Kërkim dhe Zhvillim, IKZH_POLIS, ka konfirmuar me sukses kapacitetet e veta duke arritur të fitojë dy projekte kërkimore në kuadër të kërkimit shkencor e profesional financuar nga Programi TEMPUS i BE-së. Eshtë hera e parë që një universitet shqiptar bëhet “lead partner” në kuadër të projekteve të tilla europiane, dhe kjo mund të konsiderohet jo vetëm një arritje, por edhe një përgjegjësi për U_POLIS, MAS dhe partnerët e tjerë të angazhuar. Universitetet pjesëmarrëse janë nga Gjermania, Holanda, Portugalia, Slovakia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Qëllimi është krijimi i shkollave, programeve dhe përmirësimi i kurrikulave për përgatitjen e teknikëve post-sekondare (profesioniste të trajnuar pas shkollës së mesme), dhe eksperteve bachelor e master në fushën e efiçencës energjitike në ndërtim. Projekti i dytë ka “lead partner” një universitet partner austriak dhe një sërë shkollash të tjera nga BE e rajoni, dhe fokusohet në çeshtje të kërkimit dhe rrjetëzimit shken-cor. Projektet janë bërë efektive nga 01 janar 2014 dhe zgjasin 3 vjet.

U_POLIS akreditoi gjatë vitit akademik 2012-2013 të gjitha programet operacionale, përfshi programet e përbashkëta master me IHS / Universiteti Erasmus, Roterdam, Holandë. Gjatë vitit akademik 2013-2014 filluan programet e reja: Shkollë Profesionale, Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi; MBA në Marketim, Inovacion e Sipërmarrje. Gjatë vitit të kaluar akademik Universiteti POLIS kaloi një proces filtrimi dhe vlerësimi institucional e programor të standardeve dhe të cilësisë në arsimin e lartë, falë monitorimit periodik të Agjencisë së Akreditimit APAAL dhe MAS. Në përfundim të proceseve të vetëvlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm u akredituan me sukses 12 programe studimi në 3 nivele: 2 programe bachelor (art-dezajn dhe mjedis), 2 programe master shkencor (dizajn dhe mjedis), 2 programe MND (peizazh dhe strehim); dhe 6 programe mastera profesionalë të përbashkëta me partnerë holandezë (ndërtim, arkitekturë, dizajn urban, strehim, çeshtje sociale, planifikim). Të gjitha programet u skanuan në mënyrë kritike, por konstruktive nga APAAL dhe në përfundim u vlerësuan si programe të suksesshme dhe u akredituan pa kushte. U_POLIS do të punojë të përsosë më tej sugjerimet e bëra nga ek-spertët e jashtëm, nga APAAL dhe MAS në respekt të një partneriteti serioz e aftagjatë me standardet e larta dhe cilësinë. Më tej, këtë vit të ri akademik kanë nisur zbatimin 3 programe të reja, 2 prej të cilave mbështeten nga Programi TEMPUS i BE (Shkolla profesionale e energjisë dhe Dega Bachelor në Inxhinieri Ndërtim), si dhe programi MBA me fokus në zhvillimin e aseteve “real estate” për të cilën po punohet për një bashkëpunim të tipit Double Degree me shkollën IPAG Paris/Nice France, drejt një shkolle me impakt mesdhetar.

Organizohet për herë të parë në Shqipëri Bienalja TDW, Tirana Design Weeks: 4 javë intensive të përkushtuara tek arti dhe dizajni i aplikuar. Pas Bienales së Arkitekturës (TAW), U_POLIS, Bashkia Tiranë dhe AUA, Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve e Planifik-uesve materializojnë përsëri një bashkëpunim të suksesshëm. Është viti i dytë rresht që Universiteti POLIS bëhet protagonist për organizim të suksesshëm të bienaleve të arkitekturës dhe të dizajnit në Shqipëri. Kjo është bërë e mundur falë kooperimit me Bashkinë Tiranë dhe me AUA, Unioni i Arkitek-tëve, Urbanistëve e Planifikuesve Shqiptarë. Natyrisht evenimenti u mundësua edhe nga mbështetja financiare e vetë U_POLIS, por sidomos e Institutit origjinë Co-PLAN. Mbështetje u dhanë edhe nga partnerë të tjerë vendas e të huaj, gjë që mundësoi sjelljen në Shqipëri të mjaft evenimenteve profesioanale e publike, si: workshope, seminare, leksione, forume, ekspozita, projektim filmash, etj. Edhe në këtë rast u koordinua me sukses me Akademinë Marubi dhe Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut (HRFF). Bienalja e Dizajnit TDW kishte për temë këtë rradhë: Design Made In duke u përqëndruar tek marrëdhenia e industrisë së kreativitetit me sipërmarrjen publike e private në Shqipëri e Ballkan në kuadër të proceseve integruese të rajonit drejt BE-së, dhe rritjen e kompetivitetit dhe konku-rueshmërisë të ekonomive lokale në këtë treg të madh.

Instituti Co-PLAN organizon në POLIS Workshopin Kombëtar “Përmirësimi i Efiçiencës së Energjisë në Sektorin e Banesave në Shqipëri” Instituti për Zhvillimin e Habitatit_Co-Plan, pjesë e Institutit Kërkimor IKZH_POLIS organizoi në dhjetor 2013 në ambientet e U_POLIS workshop-in kombëtar me temën “Përmirësimi i Efiçiencës së Energjisë në Sektorin e Banesave në Shqipëri”. Ky workshop u organizua në kuadrin e projektit rajonal “Zhvillimi i Platformës (ENV.net) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë: T’i japim qytetarëve zë për të ndikuar në procesin e reformave mjedisore për integrimin në BE” ku Co-Plan është partner. Workshop-i pati pjesëmarrje nga institucionet e sektorit, rrethe akademike, OJF dhe ekipe konsulence. Evenimenti u mbështet edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, dhe të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Komuniteti i U_POLIS dhuron përsëri gjak për Kryqin e Kyq Shqiptar. Grumbullohet edhe një fond bamirësie për Shtëpinë e Fëmijëve, Tiranë. Studentët dhe stafi i U_POLIS, dhuruan përsëri gjak në prag të festave të fundvitit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave që kanë nevojë për të. Kjo është një nga mënyrat që studentët dhe stafi i U_POLIS kanë vendosur të zgjedhin për të shprehur dashamirësi, dashuri për jetën dhe humanizëm, duke dhuruar gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë. Në vijim të kësaj iniciative të përvitshme shoqata studentore mobilizoi edhe këtë vit një fond bamirësie që shkon në favor të nevojave të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë. Kjo kulturë rrit angazhimin qytetar dhe përgjëgjësinë sociale të komunitetit tonë, përtej të qenurit profesionistë kualitativë.

Botime të Reja: Njohuria në themel të Qytetbërjes - aktivitet promovues i POLIS_PRESS, Co-PLAN dhe Ambasadës Amerikane / USAID në Tiranë. POLIS_PRESS dhe Instituti Co-PLAN, organizuan në Nëntor 2014 aktivitetin promovues ku u prezantuan titujt dhe nismat më të fundit të Njësisë së Botimeve të uni-versitetit. Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Amerikane, Tiranë dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID. Në këtë takim U_POLIS e Co-PLAN sollën për studiuesit, ekspertët dhe studentët shqiptarë, një numër të rëndësishëm librash dhe manualesh në fushën e planifikimit urban, financave publike dhe menaxhimit mjedisor. Shtimi i këtyre titujve të domosdoshëm në koleksionin e librave profesionalë në gjuhën shqipe, përmirëson veprimtaritë akademike dhe rezultatet kërkimore-shkencore. Gjithashtu, kjo synon të lehtësojë të kuptuarit profesional dhe shkencor mbi çështje që janë pjesë e agjendës politike shqiptare, si: zhvillimi territorial, menaxhimi i mjedisit dhe peizazhit, decentrali-zimi dhe menaxhimi e financave publike, etj. Titujt e publikuar janë: ‘Projekto me Natyrën’ nga Ian L.McHarg; ‘Financat Publike në Vendet në Zhvillim dhe në Tranzicion. Ese në nder të Richard Bird’ nga Wallace E. Oates; ‘Vlerësimi Strategjik Mjedisor në Planifikimin e Transportit dhe Përdorimin e Tokës’ nga Thomas B. Fischer; ‘Planifikimi Gjithëpërfshirës. Një manual për Qytetarët dhe Autoritetet’ nga bashkëautorët R.Toto, B. Dyca, S.Jano, etj; “Urban Comics - Qyteti Troç” nga K. Dinellari, K. Dhrami, S. Brahollari etj.; “Know-how-at-your-hand” një platformë online për ndarje njohurish mbi praktikën e të përditshmes urbane nga Co-PLAN; dhe Piodiku Shkencor ‘Forumi A+P’, nr.12, i fokusuar në javët e Arkitekturës në Tiranë 2012.

Organizohet në POLIS ceremonia e ndarjes së Çertifikatave NUFFIC - Çertifikatë me 6 trajnime në Çeshtje Urbane, mbështur nga Qeveria Holandeze. Përfitojnë punonjës të administratës publike në Shqipëri dhe rajon, si dhe studentët e 6 Programeve Master Profesional organizuar nga U_POLIS dhe IHS/Erasmus University Roterdam, Holandë. Universiteti POLIS, organizoi në Janar 2014 ceremoninë e ndarjes së Çertifikatave “NUFFIC – Çer-tifikatë me 6 trajnime në Çështje Urbane”, duke finalizuar kështu, kryerjen me sukses të një pakete trajnimesh disa javore. Ky trajnim ёshtё njё Program teorik nё bashkёpunim me Institutin IHS të Universitetit Erasmus, Roterdam, Hollandё, mbёshtetur nga Qeveria Holandeze pёrmes Programit NUFFIC, në vijim të programit të mëparshme MATRA. Kurset pёrfaqёsojnё njё cikёl pasuniversitar i vlefshëm dhe i pёrshtatshёm pёr profesionistё tё fushave tё arkitekturёs, dizajnit, mjedisit, çështjeve urbane, sociale, dhe adminis-trimit publik, etj., dhe fokusohet nё drejtimet: Teori Urbane, Praktika Lokale Mjedisore; Teori tё Tokёs Urbane; Teori tё Infrastrukturёs Urbane; Aplikime GIS dhe Financat Lokale; dhe Dizajni i Qëndrueshёm. Pjesëmarrësit mund t’i transferojnë kreditet e fituara ECTS në studimet në nivel master. Në këtë mënyrë U_POLIS, Co-PLAN dhe IHS/ERASMUS kontribuojnë në mënyrë sistematike në ngitjen e kapaciteteve në fushat urbane në rajon. Vetëm në këtë raund trajnimesh kanë përfituar 111 pjesëmarrës. Ceremonia u përshën-det nga Z. Efstathios Andreou pёrfaqёsuesi i Ambasadёs sё Mbretёrisё sё Hollandёs nё Tiranё.

U_POLIS vazhdon konsolidimin e kontributit të vazhdueshëm profesional e social në mbështetje të Qeverisjes dhe Komuniteteve Vendore. Prezantohen në komunitete dhe në administratat vendore punët e bëra për Planet Rregulluese (PPV) në Bashkitë Has (Kukës), Bajram Curri (Tropojë), Burrel (Mat) dhe Komunën Xhafzotaj (Durrës). Në kuadrin e mbështetjes si kontribut social apo edhe të shërbimeve të konsulencës në fusha si Qeverisja e Mirë, Planifikim Urban, Menaxhim Mjedisor dhe disiplinat e Ndërtimit, Arkitekturës e Dizajnit, U_POLIS dhe Studio Metro_POLIS, paraqitën në periudhat nëntor 2013 - janar 2014 para komunitetit dhe pushteteve lokale të komunës Xhafzotaj, dhe bashkive Has, Bajram Curri e Burrel, prezantime të planeve urbanistike dhe vizioneve të zhvillimit. Vizioni i zhvillimit të këtyre territoreve vendore u paraqitën për publikun vendas, sipërmarrësit, si dhe komunitetin studentor-profesional të U_POLIS nga grupet respektive të punës të përbëra nga ekipe studentësh e pedagogësh që kanë mundësi të krijojnë praktika më të mira të planifikimit territorial, e mjedisor e zhvillimor, si në nivel Rajonal, ashtu edhe në atë Vendor. Këto prezantime publike, u mbyllën me diskutime e debate të hapur të bazuar në inspirim e entuziazëm. Komentet e sugjerimet nga pjesëmarrësit janë marrë në kon-sideratë për përmirësime të mëtejshme para se këto plane të dorëzohen për miratim në qeverisjen qëndrore. Janë në total 6 plane vendore të realizuar si kontribut dhe përgjegjësi sociale nga universiteti dhe njësitë e tija praktike e shkencore brenda 2 viteve të fundit. Dy prej tyre tashmë janë miratuar për zbatim.

KALENDARI I AKTIVITETEVE 2013-14Shkur t / February Ekspozitë Studentore U_POLIS - MAD 014

Prill / April Ekspozitë PiktureKuruar nga Gëzim Qëndro

Maj / May Ekspozitë SkulptureKuruar nga Prof. Thoma Thomai

Qershor / June Ekspozitë Studentore U_POLIS - MAD 015

Korrik / July Video - Timeline Besnik Aliaj, Sonia Jojic, Eno Barjami Ekspozitë Dizajn & Multimedia

Shtator / September TAW [Dutch Design] U_POLIS TAW EventTetor / October Ekspozitë Fotografike Agron Mesi

Mad Center: Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tiranë, Albania Tel: +355.(0)4.2407420 / +355.(0)4.2407421 Fax: +355. (0)4.2407422 Mob: +355 (0) 69 40 88 111 Email: [email protected]

MAD Center promovon në Shqipëri Artin Alternativ, Dizajnin e Aplikuar, Ide dhe Projekte mbi Dizajnin si dhe Arkitekturën. Në funksion të nevojave shoqërore MAD Center evidenton përvojat vendore në një kontekst rajonal, evropian dhe global. Qendra eksploron ide kulturore nëpërmjet iniciativave dinamike kuratorialo-edukative në bashkëpunim me programe publike apo private, ente dhe individë, të brend-shëm ose të jashtëm. Për më shumë mund te kontaktoni në adresën tonë: