tularemia prof. dr. kristaq bËrxholi fakulteti i mjekësisë ... · bakteri është marrë...

4
TULAREMIA Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar Çfarë është Tularemia? Tularemia, sëmundje ZOONOTIKE, e njohur dhe si “ethja e lepurit”, është një sëmundje që shkaktohet nga një bakter i quajtur Francisella tularensis. Tularemia tipike gjëndet vetëm tek kafshët, sidomos tek brejtësit, dhe disa lloje lepujsh, duke formuar vatra natyrore të saj. Infeksioni i Tularemisë ruhet në këto vatra të egra duke qarkulluar nga kafshët tek riqnat. Ajo herë pas here mund të prekë kafshët shtëpiake, sidomos dhëntë, dhe në disa raste të veçanta dhe njerëzit, të cilët ose futen në vatrën natyrore ose konsumojnë produkte e ujë të kontaminuar. Njerëzit janë pika fundore e infeksionit të Tularemisë. Ajo nuk kalon asnjëherë nga njeriu tek njeriu ose nga njeriu tek kafsha. Si infektohet njeriu nga Tularemia? Njerzit infektohen si pasojë e pickimit nga insektet e infektuara, zakonisht riqnat apo mizat. Njerzit e marrin infeksionin gjithashtu edhe nëpërmjet manipulimit me kafshët e sëmura apo të vdekura, nëpërmjet ngrënies së ushqimeve të kontaminuara apo ujit të infektuar, apo edhe nga thithja e ajrit të kontaminuar sidomos tek personat që punojnë në laborator. Infektimi i njeriut ndodh edhe nëpërmjet konjuktivave. Dr. Bilal Golemi, Themeluesi i IKV, u infektua pikërisht nëpërmjet kësaj rruge (konjuktivale), në laborator, duke punuar me këtë infeksion. Ja si mund të merret Tularemija

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TULAREMIA Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI Fakulteti i Mjekësisë ... · bakteri është marrë nëpërmjet frymëmarjes, shënjat janë ethe e papritur, dhëmbje koke, dhëmbje e kyçeve,

TULAREMIA  

Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI Fakulteti i Mjekësisë Veterinare 

Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar  

 Çfarë është Tularemia?   Tularemia, sëmundje ZOONOTIKE, e njohur dhe si “ethja e lepurit”, është një sëmundje që                           shkaktohet nga një bakter i quajtur Francisella tularensis. Tularemia tipike gjëndet vetëm tek                         kafshët, sidomos tek  brejtësit,  dhe disa lloje lepujsh, duke formuar vatra natyrore të saj. Infeksioni i Tularemisë ruhet në këto vatra të egra duke qarkulluar nga kafshët tek riqnat. Ajo                               herë pas here mund të prekë kafshët shtëpiake, sidomos dhëntë, dhe në disa raste të veçanta dhe                                 njerëzit, të cilët ose futen në vatrën natyrore ose konsumojnë produkte e ujë të kontaminuar.                             Njerëzit janë pika fundore e infeksionit të Tularemisë. Ajo nuk kalon asnjëherë nga njeriu tek                             njeriu ose nga njeriu tek kafsha.   Si  infektohet njeriu nga Tularemia? Njerzit infektohen si pasojë e pickimit nga insektet e infektuara, zakonisht riqnat apo mizat.                           Njerzit e marrin infeksionin gjithashtu edhe nëpërmjet manipulimit me kafshët e sëmura apo të                           vdekura, nëpërmjet ngrënies së ushqimeve të kontaminuara apo ujit të infektuar, apo edhe nga                           thithja e ajrit të kontaminuar sidomos tek personat që punojnë në laborator. Infektimi i njeriut                             ndodh edhe nëpërmjet konjuktivave. Dr. Bilal Golemi, Themeluesi i IKV, u infektua pikërisht                         nëpërmjet kësaj rruge (konjuktivale), në laborator, duke punuar me këtë infeksion.  

 Ja si mund të merret Tularemija 

Page 2: TULAREMIA Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI Fakulteti i Mjekësisë ... · bakteri është marrë nëpërmjet frymëmarjes, shënjat janë ethe e papritur, dhëmbje koke, dhëmbje e kyçeve,

  A ka patur dhe a ka Tularemi në vendin tonë? Tularemia, që nga koha e identifikimit të saj, është raportuar thuajse në të gjithë botën. Në vitin                                 1999, në Kosovë u vrejtën rreth 250 – 300 raste të tularemisë në njerëz. Infeksioni u diagnostikua                                 në Institutin e Kërkimeve Veterinare “ Bilal Golemi “ në Tiranë me anën e provës seriologjike në                                 lamë dhe në tub. Ky ishte rasti i parë i diagnostikimit të infeksionit në vendin tonë në njerëz.                                   Gjatë kësaj periudhe, u bënë dhe disa kërkime në njerëz në vendin tone, tek të cilët dyshohej për                                   prezencën e saj. Nga këto kontrolle infeksioni u diagnostiku vetëm në një grua në zonën e Hasit,                                 kryesisht në zonën rurale. Qysh prej vitit 1999, në vendin tonë nuk janë vërejtur raste të                               dyshimta infeksioni si në njerëz ashtu dhe në kafshët apo brejtësit e egër. Ndërkohë në Kosovë                               vazhdojnë rastet e reja. Aktualisht janë 26 persona të prekur nga kjo sëmundje.Tularemia është                           gjetur tek së paku 110 lloje të ndryshme kafshësh, 25 lloje zogjsh dhe disa lloje peshqish. Eshtë                                 gjetur tek një numur riqnash si dhe  tek pleshtat, morrat dhe mizat si dhe  tek shqiponjat etj.    Ku dhe sa gjatë qëndron mikrobi i Tularemisë në ambiente të ndryshme të ndotura? Mikrobi i Tularemisë gjëndet në sipërfaqe të ujërave dhe llucës. Ato to jetojnë në tokë, deri në                                 dy muaj. Në drithërat e kontaminuara deri në 3 muaj, në sipërfaqe të ujit nga 1­3 muaj, tek                                   kadavrat deri në 4 muaj, dhe në shtresën e thatë të stallave të dhëneve deri në 6 muaj. Sipërfaqet                                     e ujërave infektohen nga kadavrat dhe brejtësit. Periudha e luftërave si dhe ato pas luftrave apo                               dhe përmbytjet, janë faktorë që shkaktojnë shtimin e infeksionit.   Cilat janë shënjat e Tularemisë? Sëmundja në kafshë vrehet më tepër në kafshët e egra. Në rastin e shpërthimit të Tularemisë, në                                 zona të ndryshme, vrehen lepuj apo brejtës të vdekur. Ky është një sinjal që flet se duhet të                                   njoftohet menjëherë shërbimi veterinar i rrethit përkatës. Manipulimi i kafshëve të prekura duhet                         bërë me kujdes të madh, pamvarësisht se kafsha e vdekur apo e sëmurë mund edhe të mos jetë                                   prekur nga kjo sëmundje.  Tek njerzit, Tularemia, si sëmundje profesionale, prek më së pari gjuetarët, mbarështuesit e                         kafshëve të egra, barinjtë e dhënve si dhe punonjësit e bujqësisë, punonjësit e laboratorëve si dhe                               mjekët veterinerë, por edhe persona të tjerë. Rastet kanë kryesisht karakter rajonal më shumë në                             vjeshtë por shumë në verën e hershme. Kryesisht preken të rriturit në moshën e periudhës aktive                               për punë. Shënjat tek personat e prekur, janë në vartësi të mënyrës së ekspozimit kundrejt                             tularemisë. Shënjat përfshijnë lezione ulçerative në lëkurë, rritje të gjëndrave limfatike                     dhe dhëmbje e tyre, inflamacion i syve, ënjtje e gojës dhe fytit, diarre e pneumoni. Nëse                               bakteri është marrë nëpërmjet frymëmarjes, shënjat janë ethe e papritur, dhëmbje koke,                       dhëmbje e kyçeve, kollë e thatë dhe dobësi progressive. Personat me pneumoni kanë                         dhëmbje krahërori, vështirësi në frymëmarje, sputum me gjak. Tularemia mund të jetë                       fatale, nëse  personi i prekur apo dhe kafshët nuk trajtohen me antibiotikë.    

Page 3: TULAREMIA Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI Fakulteti i Mjekësisë ... · bakteri është marrë nëpërmjet frymëmarjes, shënjat janë ethe e papritur, dhëmbje koke, dhëmbje e kyçeve,

   Sa shpejt shfaqet sëmundja, nëse infektohesh? Periudha e inkubacionit (koha që nga marja e shkaktarit të sëmundjes dhe deri në shfaqjen e shënjave klinike), për Tulareminë tipike është nga 3­5 ditë, por mund të luhatet  dhe nga 1 deri në 14 ditë.    Çfarë duhet të bësh nëse mendon se ke patur kontakt me kafshët e sëmura nga Tularemia                               apo ke qënë në vatra të infektuara?  Nëse ju mendoni se mund të jeni infektuar me bakterin e Tularemisë, duhet menjëherë të                             drejtoheni tek mjeku, i cili merr nga ju materialet e nevojshme dhe bën analizat përkatëse. Nëse                               mjeku ju rekomandon antibiotikë, ato duhet përdorur sipas këshillave të tij.    Është efektiv trajtimi i Tularemisë me antibiotikë? Natyrisht që po. Sa më i hershëm që të jetë trajtimi, që do të thotë sa më shpejt të shkosh tek                                         mjeku, aq më mirë luftohet Tularemia. Vdekshmëria varion nga 1 % deri në 40 %, me një                                 tendencë të lartë. Ka disa antibiotikë që kanë efikasitet mjaft të mirë kundrejt Tularemisë  Si parandalohet Tularemia? Tularemia është një infeksion i detyrueshëm për deklarimn, si kur vërtetohet ashtu dhe kur                           dyshohet për të. Transmetimi direkt nga njeriu tek njeriu praktikisht nuk ndodh. Krahas luftimit                           të kafshëve rezervuare, thelbësore është, që të kryhet luftimi i ektoparazitëve të tyre. Mbajtja dhe                             transporti i kafshëve të egra e sidomos i lepujve, therja e rrjepja e tyre duhet të kryhet me mjete                                     mbrojtëse. Po kështu është e rrezikshme që të qëndrohet, apo dhe të kalohet në zonën ku kemi                                 infeksion nga Tularemia në dhen, pasi mund të ndodh infektimi nëpërmjet inhalacionit ashtu dhe                           nga materialet e kontaminuara. Punonjësit e laboratoratorit janë mjaft të rrezikuar nga infeksioni                         i tularemisë si nga ai i formës kutane dhe nga ai aerogen. Për këtë duhet të merren masa njësoj si                                       për infeksionet me karakter tepër të rrezikshëm. Një laborator ushtarak në Amerikë përgatit një                           vaksinë të gjallë kundër tularemisë e cila përdoret në Hungari, Skandinavi, Çeki e Sllovaki. Në                             Gjermani kjo vaksinë nuk është e lejueshme për përdorim. Përdorimi i vaksinës së gjallë ka ulur                               dukshëm dhe shënjat e formës së gjenaralizuar të infeksionit. Vaksinat e inaktivuara nuk janë                           efikase. Në ish BS, në njerëz, përdoret një vaksinë e gjallë e cila shkakton imunitet 5 vjecar dhe                                   mbron më shumë sukses personat e ekspozuar nga infeksioni. 

Page 4: TULAREMIA Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI Fakulteti i Mjekësisë ... · bakteri është marrë nëpërmjet frymëmarjes, shënjat janë ethe e papritur, dhëmbje koke, dhëmbje e kyçeve,

  A përdoret mikrobi i Tularemisë si armë bakteriollogjike? Një numur i vogël bakteriesh, (10­50 mikroorganizma) mund të shkaktojnë sëmundjen.                     Aktualisht mikrobi i Tularemisë përfshihet në arsenalin e armëve bakteriologjike. Nëse ndodh                       kjo, mikrobi lëshohet në ajër në formën e aerozolit, me synimin që populli ta marë nëpërmjet                               frymëmarjes. Në këtë rast njerzit preken nga sëmundje të rënda respiratore, dhe nëse nuk                           trajtohet sëmundja është serioze.