tema: epidemia e fruthit nË komunËn e gjakovËs...2019-12-23 · punim diplome-epidemia e fruthit...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DREJTIMI - INFERMIERI
PUNIM DIPLOME
TEMA: “EPIDEMIA E FRUTHIT NË KOMUNËN E GJAKOVËS”
Kandidatja: Mentori:
Shpejtesa Gashi Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj
Gjakovë, nëntor 2019
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 2 -
Punimi me titull “Epidemia e fruthit në komunën e Gjakovës”, është realizuar në bashkëpunim
me biblotekën e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në
Gjakovë si dhe Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Gjakovë.
Punimi është realizuar nën udhëheqjen e Prof.Ass.Dr. Antigona Dervishaj-Ukëhaxhaj,
profesoreshë në Universitetin e Gjakovës.
Materiali në fjalë përfshinë gjithsej: 40 faqe i sistemuar në tre kapituj, 3 fotografi, 3 tabela dhe 9
grafikonë.
KOMISIONI
✓ Kryetar______________________________________
✓ Anëtar_______________________________________
✓ Anëtar_______________________________________
Kandidate Nënshkrimi
______________________ ______________
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 3 -
Betimi i INFERMIERIT!
Betohem solemnisht përpara Zotit dhe përballë kësaj Asambleje që do ta kaloj gjithë jetën time në
pastërti morale dhe ta ushtroj profesionin tim me ndershmëri.
Do të shmangem nga gjithçka dëmtuse dhe joshëse, si dhe nuk do të mbaj dhe nuk do të jap kurrë
me dijenin time asnjë medikament dëmprurës.
Zotohemi se do të bëj gjithçka që varet prej meje për të mbajtur e ngritur nivelin tim profesional
dhe do të mbaj në fshehtësi gjithçka personale dhe familjare që më është besuar mua gjatë
ushtrimit të detyrës ku jam thirrur të shërbej.
Do të bashkëpunoj me besnikëri me mjekun dhe do t’i kushtohem plotësisht mirëqenies së atyre që
kanë nevojë për përkujdesjet e mia.
Nëse e shkel betimin jam i gatshëm të dal përpara gjyqit dhe të gjykohem penalisht si çdo i
pandehur.
BETOHEM NË DETYREN QË PO ME NGARKOHET!
Betohem!
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 4 -
Deklaratë studentore
Unë, Shpejtesa Hajdari-Gashi me nr. ID 160306069, studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi
Agani”, Fakulteti i Mjekësisë, Drejtimi-Infermieri deklaroj se punimin me titull “Epidemia e
fruthit në Komunën e Gjakovës” e kam punuar krejtësisht sipas konsultave profesionale të
udhëheqëses së punimit dhe të njejtin nuk e kam kopjuar nga asnjë punim apo burim tjetër.
Literatura e shfrytëzuar së bashku me burimet janë të listuara si referenca apo të cituara plotësisht
sipas rregullave që disponon Universiteti i Gjakovës. Më tutje deklaroj se ky punim nuk është
shfrytëzuar për prezantim në asnjë institucion tjetër arsimor dhe i njejti është krejtësisht punë
individuale për kurorëzim të studimeve themelore.
Sinqerisht, Shpejtesa Gashi
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 5 -
Falenderim dhe mirënjohje
E gjendur para një paneli profesionistësh në fushën e tyre më lejoni fillimisht të shprehi
mirënjohjen time dedikuar atyre personave që vazhdimisht mbështetën ambiciet e mia gjatë kohës
së studimeve.
Mirënjohje të veçantë dua të ndaj për udhëheqësen e punimit, prof. Antigona Ukëhaxhaj e cila në
asnjë moment nuk kursej kohën e çmuar të saj duke mundësuar të sjellim para jush një punim
cilësor të mbështetur në hipotezat e ngritura paraprakisht. Më tutje ndaj mirënjohjen time edhe
për profesorët dhe asistentët e grupit të infermierisë të cilët vazhdimisht ishin të gatshëm ti
përgjigjen kërkesave të mia për zgjerimin e njohurive gjatë kohës së studimeve.
Gjithashtu dua të përcjelli falenderime edhe për mbështetjen e pakushtëzuar të familjes për
rrugëtimin tim drejt finalizimit të studimeve dhe arsimimit profesional. Dhe krejt në fund por jo
më pak e rëndësishme falenderoj edhe Dr.Fetije Fetaj për ndihmën e pakursyer gjatë këtij
hulumtimi, ku të dhënat e grumbulluara dhe analizuara nga ajo më shërbyen në mënyrë shkencore
për punimit tim të diplomës.
Faleminderit të gjithëve!
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 6 -
Përmbajtja
Abstrakti ...................................................................................................................................... - 8 -
Hyrje ........................................................................................................................................... - 9 -
Kapitulli -I- ............................................................................................................................... - 10 -
1 Të dhënat e përgjithshme për sëmundjen e fruthit ............................................................. - 10 -
1.1. Fruthi .......................................................................................................................... - 12 -
1.2. Pasqyra Klinike .......................................................................................................... - 13 -
1.3. Anatomia patologjike e fruthit ................................................................................... - 14 -
1.4. Patogjeneza e fruthit ................................................................................................... - 14 -
1.5. Diagnoza e fruthit ....................................................................................................... - 14 -
1.5.1. Diagnostifikimi i fruthit ............................................................................................ - 15 -
1.6. Ndjeshmëria dhe imuniteti ......................................................................................... - 16 -
1.7. Prevenimi i fruthit ...................................................................................................... - 16 -
1.8. Ndërlikimet e fruthit ................................................................................................... - 18 -
1.8.1. Laringjiti stenozant ose krupi - …………………………………………………...19
1.8.2. Encefalomieliti ........................................................................................................ 19
1.8.3. Panencefaliti sklerozant subakut ................................................................................. 20
1.8.4. Miokarditi .................................................................................................................... 20
1.8.5.Trombocitopenia dytësore- ........................................................................................... 20
1.9. Prognoza e fruthit ........................................................................................................... 21
1.10. Mjekimi i fruthit ......................................................................................................... 22
Kapitulli-II-…………………………………………………………………………………………………………………………………………….
2.Kujdesi infermieror tek të sëmurët me sëmundjen e fruthit ................................................... 22
2.1.Parandalimi i fruthit, imunizimi …………………………………………………………..23
2.2. Qëllimi i punimit ................................................................................................................ 26
2.3. Materiali dhe metodologjia e punimit ................................................................................ 26
2.4. Rezultatet ............................................................................................................................ 27
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 7 -
Kapitulli –III- ............................................................................................................................... 31
3. Rast studimi në Gjakovë dhe krahasimi i rezultateve ........................................................ 31
Rekomandime............................................................................................................................ 36
Rezyme ...................................................................................................................................... 37
Literatura ................................................................................................................................... 39
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 8 -
Abstrakti
Fruthi është sëmundje ngjitëse akute me etiologji virale që karakterizohet me shkallë të lartë të
kontagiozitetit mbi 95 %.
Kjo sëmundje radhitet në grupin e sëmundjeve ngjitëse respiratore ekzentematike. Në vendet e
zhvilluara nga sëmundja e fruthit sëmuren të gjithë personat të cilët nuk janë imunizuar me kohë
ndërkaq në vendet e pazhvilluara dhe atyre të zhvillimit, sëmundja paraqet probleme të mëdha
sociale mjekësore, ekonomike dhe biologjike për popullsinë.
Lokalizimi i fruthit më së shpeshti paraqitet me ekzantema në lëkurë kryesisht në pjesën e
Koplikut. Qëllimi i këtij punimi të diplomës është njohja më sëmundjen e fruthit, epidemiologjinë,
patogjenezen, pasqyrën klinike, anatominë patologjike, shfaqjen klinike, diagnozen, mjekimin,
incidencen dhe prevalence si dhe krahasimin e fruthit në komunën e Gjakoves me Tiranen dhe
Shkupin.
Për realizimin e këtij punimi është shfytëzuar metoda retroprospektive ku me ndihmën e Institutit
të Shëndetësisë në Gjakovë kemi siguruar rezultate të 100 rasteve me sëmundje të fruthit në
periudhën kohore tetor 2017-mars 2018.
Rekomandimet: Mbrojtja më e mire kundër fruthit është vaksinimi i fëmijëve sipas kalendarit të
vaksinimit në Republikën e Kosovës.
Fjalët kyçe; fruthi, incidenca, prevalenca, epidemia e fruthit.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 9 -
Hyrje
Fruthi shkaktohet nga virusi paramyxovirusi dhe i takon gjinisë së morbillovirusëve. Si sëmundje
fruthi është i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Besohet se për herë të parë sëmundja u soll në Evropë
në shekullin e VI nga Saracenasit ndërkaq i pari që e përshkroj sëmundjen ishte mjeku Persian
Rahases, në shekullin e X-të, të vlerësuar si “më të tmerrshme se variolen”.
Përshkrime të sëmundjes së fruthit gjejmë edhe në pershkrimet e Aviences, ku në Mesjetë,
sëmundja emërohet “morbilli apo semundja vogel”. Për dallim nga variola në vitin 1846 Peter
Panum, përshkruan periudhën e inkubacionit të sëmundjes dhe mbetjen e imunitetit të përjetshëm
pas kalimit të sëmundjes. Ndërkaq pas vitit 1910, Andersonit dhe Goldberger pas inokulimit të
materialit të infektuar në majmunë eksperimental vërteton etiologjine virale të sëmundjes.
Përhapja e fruthit është njera ndër sëmundjet më të perhapura në botë e cila paraqitet në formë
endemo-epidemike. Sipas Gavi-it në botë për çdo vit regjistohen 3 milionë raste të sëmundjeve
vaksinë preventabile prej të cilave 880.000 janë raste të fruthit.
Në Kosovë, kjo sëmundje paraqitet si problem në vete, me shkallë të lartë të morbiditetit dhe
mortalitetit. Si rezultat i ndërlikimeve, vdekjet nga fruthi janë të shpeshta. Gjetjet tona lidhur me
ecurinë e fruthit në Kosovë, dëshmojnë se për periudhën kohore prej vitit 1960 e deri ne vitin 1981,
janë regjistruar 77.906 raste të fruthit dhe atë para vaksinimit 1
Personat më të rrezikuar për sëmundjen e fruthit janë:
✓ personat e pa vaksinuar
✓ ata që kanë probleme me infeksione respiratore
✓ te gratë shtatëzënë, mund të jetë dëmtues për fetusin
✓ tek të rriturit, ka tendencë të jetë i rëndë dhe me ndërlikacione.2
1 ISUF DEDUSHAJ, “Epidemiologjia semundjeve infektive’’viti I botimit 2005, fq.11. 2 Atlasi bazë i Sëmundjeve Infektive - Geralg L. Mandell fq.118.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 10 -
Kapitulli -I-
1 Të dhënat e përgjithshme për sëmundjen e fruthit
Fruthi është sëmundje infektive ekzantematike që karakterizohet me temperaturë dhe ekzantemë
si shenja të përgjithshme dhe karakteristike. Ekzantemat janë ndryshime që lajmërohen në tërë
sipërfaqen e lëkurës ose në pjesë më të madhe të lëkurës. Ekzantemat të cilat paraqiten në mukoza
quhen Enantema, të cilat paraqiten para ekzantemës dhe më heret zhduken.3
Elementet e ekzantemës janë;
✓ Makula- Ekzantemë e vogël e rrumbullakët, e skuqur në nivel të lëkurës e cila humbet në
shtypje.
✓ Papula- Ekzantemë e vogël e rrumbullakët, e skuqur mbi nivelin e lëkurës.
✓ Vezikula- Fluska të mbushura me një lëng të qartë dhe të tejdukshëm.
✓ Pustula- Fluska të mbushura me lëng të turbullt-qelb.
✓ Krusta- Lëng indor i tharë (korja).
3 Jahja Pulo “Semundjet infective”, fq.253.
Fig.1 Ekzantemat
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 11 -
1. Variola 4. Skarlatina
2. Variqela 5. Rubeoll
3. Morbili
``
a.Variola b.Variçela
c.Morbilli d.Skarlatina
Fig 2. Llojet e sëmundjeve ekzemantike.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 12 -
1.1. Fruthi
Sëmundja e fruthit shkaktohet nga virusi i fruthit që bënë pjesë në grupin e paramyxoviruseve.
Virusi i fruthit në organizmin e të sëmuarit gjendet në:
➢ faring
➢ konjuktiva
➢ gjak
➢ urinë
➢ indet e tjera. 3
Fig 3. Fruthi
Sëmundja e fruthit radhitet në grupin e viruseve në madhësi prej 140 mikronësh. Virusi është i
ndjeshëm në ambientin e jashtëm, kështu që mundësia e përhapjes së sëmundjes me anë të kontaktit
indirekt është praktikisht e pamundur. Katza me bashkëpunëtorë arritën që ta kultivojnë virusin e
fruthit në membranën amniotike të vezëve të pulës dhe pas pasazhës së katërt vërejten efektet
citopatologjike të virusit në qelizat e indeve.
Inkubacioni; zakonisht është fiksuar dhe zgjatë 8 deri në 13 ditë, por kryesisht është 9-11 ditë.
Injektimi i gamaglubulinës që bëhet për të krijuar një imunitet pasiv mund ta zgjasë periudhën e
inkubacionit deri në 21 ditë.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 13 -
1.2. Pasqyra Klinike
Sëmundja e fruthit manifestohet në 3 stade të cilat janë të sistemuara sipas kësaj rënditje;
a) Stadi kataral i cili konsiderohet si stadi që shoqërohet me temperaturë të lartë, rrufe,
ndryshim të zërit dhe kollë të vazhdueshme ndërkaq në mukozën e gojës dhe buzëve
paraqitet enantema. Gjatë kësaj kohe në mukozën e faqeve dhe në lartësinë e dhëmbëve të
poshtëm molarë paraqitet njolla e Koplikut, që paraqesin shenjën e sigurtë të fruthit. Ky
stad zgjatë zakonisht 3-4 ditë.
b) Stadi ekzentematoz zhvillohet kur ekzantemat makulopapuloze së pari paraqiten pas
veshëve, në fytyrë e kokë, pastaj përfshijnë qafën, krahërorin dhe të gjitha pjesët e lëkurës
pa kursyer edhe shuplakat dhe shputat. Lëkura është e njomë, kurse në shtypje e lëmuar
dhe e butë. Shpërthimi i ekzantemes zgjatë zakonisht 48 orë ndërkaq pas 4-5 ditësh
ekzantemat fillojnë të zhduken ashtu siç janë paraqitur nga lartë poshtë.
c) Stadi i rekonvaleshencës vlerësohet si stadi kur pas 1-3 ditë pas shpërthimit të ekzantemes
pritet rënia rapide apo e përnjëhershme e temperaturës. Zgjatja e temperaturës pas
paraqitjes së ekzantemes na bën të dyshojmë në paraqitjen e ndërlikimeve të sëmundjes.
Ndërlikimet zakonisht paraqiten tek fëmijet e paimunizuar dhe ata që kanë mungesë të
vitaminës A. Nga të gjitha rastet e raportuara të fruthit, 30% e tyre përcillen me një apo
disa ndërlikime. Ndërlikimet më të shpeshta janë; otitis media 7%, pneumonia 6%,
encefalitisi 0.1 %, panenencefaliti sklerotik subakut është shumë i rrallë.
d) Periudha inektueshmërisë përfaqëson situatën kur i sëmuari ështe infekcioz gjatë
periudhës katarale zakonisht 9 ditë; 4 ditë para dhe 5 ditë pas shfaqjes se ekzantemës.
Tipi i virusit vaksinal nuk është infektues..1 Ekzantema është pak e ngritur mbi lëkurë, në
formën e njollës së kuqe, të cilat bashkohen shpejtë me njëra-tjetrën duke dhënë zona të
mëdha të parregullta, fytyra shpesh duket edematoze. Gjëndrat limfatike dhe shpretka
mund të jenë të zmadhuara.2
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 14 -
1.3. Anatomia patologjike e fruthit
Gjatë periudhës prodromale dhe fazave akute të sëmundjes, si shenja patogonomike e sëmundjes
është formimi i qelizave gjigande të Vartin-Finkeldej (Warthin-Finkeldey), që përmbajnë shumë
bërthama, të cilat gjenden në:
✓ mukozën e gojës
✓ në indin limfatik
✓ në dëmtimet që ndodhin në lëkurë
Në mukozën e rrugëve të frymëmarrjes si në hundë dhe në bronke epiteli i rrugëve të frymëmarrjes
mund të jetë nekrotik, gjë që shpie në infeksione bakterore dytësore. Ndryshimet në trurin e të
sëmurëve me encefalit karakterizohen nga hemoragjia fokale, edema, kongjestioni dhe
demielizimi.
1.4. Patogjeneza e fruthit
Virusi i fruthit pasi hyn në organizëm, arrin në nyjet limfatike regjionale ku edhe shumëzohet duke
shkaktuar pas 1-2 ditë viremine primare, pastaj nëpërmjet limfociteve dhe makrofageve
transportohet në pjesët e tjera të sistemit monocito-makrofageve. Këtu pasi shumëzohen më tutje
bëjnë të mundur zhvillimin e viremisë sekondare gjatë të cilës viruset shpërndahen në të gjithë
organet. Nga dita e 11-të shfaqen shenjat prodromale ndërsa në ditën e 14-të fillon e shfaqet
ekzantema. Pas 24-48 orëve viremia bie dhe fillojnë të shfaqen në gjak antitrupat specifik.
Elementet që shfaqen në lëkurën e të sëmurëve me fruth lidhen si me dëmtimet endoteliale të
shkaktuara nga shumëzimi viral në nivelin e vazave të vogla të dermës (lëkurës) ashtu dhe me
pjesëmarrjen e mekanizmave imunologjike si rezultat i një reaksioni hipersensibilizim të vonuar,
të shkaktuar nga kompleksi virus-antitrupa (antigjen-antitrup).3
1.5. Diagnoza e fruthit
Sëmundja e fruthit më së shpeshti përcaktohet në bazë të shenjave klinike. Meqënëse rreth 5% të
sëmurëve nuk paraqiten njollat e koplikut, atëherë është vështirë që të përcaktohet diagnoza.
Shpeshherë dyshohet në rubellë, dhe infeksione me adeno dhe enterovirus. Në kulturat indore të
amnionit human apo në indin veshkor, mund të izolohet virusi i fruthit prej gjakut dhe mukozës së
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 15 -
nazofaringisit, 1 ditë para, gjegjësisht 4 ditë pas shpërthimit të ekzantemës. Diagnostifikimi
serologjik i sëmundjes më së shpeshti bëhet me ELISA por mund të bëhet edhe me reaksione të
inhibimit të hemaglutimit RIHA dhe testin e neutralizimit.
Pasi Kosova ka përqafuar programin e eliminimit të fruthit autokton deri në vitin 2010, secili rast
i dyshimtë në fruth duhet të testohet dhe vërtetohet në mënyrë laboratorike.
Diagnoza diferenciale; fruthi duhet të dallohet nga të gjitha sëmundjet tjera ekzentematike siç janë
rubella, skarlatina, variçella, variola etj.
Rezervoari dhe burimet e infeksionit; Në këtë kategori bëjnë pjesë të sëmurët me kuadër klinik
tipik dhe atipik. Virus-bartesit e shëndoshë apo rekonvalishent tek kjo sëmundje nuk janë të njohur.
Rezervoari i sëmundjes ndër kafshë nuk ekziston por i sëmuari është infektues gjatë;
✓ fundit te inkubacionit;
✓ stadit kataral;
✓ shpërthimit të ekzantemes;
✓ infektushmëria në terësi e fruthit zgjatë mesatarisht 9 ditë.
Rrugët e përhapjes realizohen atëherë kur virusi morbillit përhapet me ajër, gjegjësisht me anë të
sperklave të Flugeut duke teshtitur ose duke kollitur prej personit të sëmurë tek ai i shëndoshë.
Kontakti direkt apo indirekt nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm me përhapjen e sëmundjes. Përhapja
e fruthit më anë të qumështit nuk është vërtetuar. Sipas Groma është e pamundur që fruthi të
përhapet më anë të erës prej katit në katin tjetër të banesave apo prej një reparti në repartin tjetër,
meqë virusi i fruthit jashtë organizmit është i paqëndrueshëm.
Për ndërprerjen e transmetimit të morbillit në bashkësi duhet që shkalla e imunitetit kolektiv të jetë
mbi 94% Chim James.1
1.5.1. Diagnostifikimi i fruthit në periudhën prodromale mund të arrihet:
✓ Nëpërmjet kërkimeve citologjike të sekrecioneve nazale, të serumit, konjuktivave ose
sedimentit urinar për të gjetur qelizat gjigande shumë bërthamore;
✓ Nëpërmjet përcaktimit të antigjenit viral në materialet e përmendura më lartë;
✓ Nëpërmjet imuno-fluoreshencës direkte, duke izoluar virusin në kulturen indore;
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 16 -
✓ Nëpërmjet metodave serologjike që bazohen në rritjen e titrit të antitrupave specifik jo më
pak se katër herë, të kryer më anë të fiksimit të komplementit, imuno-fluoreshencës
indirekte si dhe testit imuno-enzematik. Kampioni i parë duhet të përcaktohet sa më herët
që të jetë e mundur ndërsa i dyti pas 2-3 javësh;3
1.6. Ndjeshmëria dhe imuniteti
Nga fruthi më së shpeshti sëmurën fëmijët parashkollorë, por nuk përjashtohen edhe moshat tjera
po që nuk e kanë kaluar sëmundjen apo nuk janë vaksinuar. Duhet theksuar se në qytete mbi 50%
të fëmijeve e kalojnë fruthin para vitit të pestë të jetës, ndërsa mbi 70% deri në 8 vjeç.
1.7. Prevenimi i fruthit
A. Masat parandaluese
Profilaksa; me qëllim të pengimit të fruthit zbatohet mbrojtja active dhe pasive. Në
mbrojtjen pasive aplikohet gamoglubolina hiper-imune humane e cila fëmijeve deri në 3
vjeç u jepet me dozë prej 3-5ml ose 0, 02 cc për kg/pt në rrugë intramuskulare. Deri ne
ditën e tretë të eksponimit, nëse aplikohet gamaglobulina atëherë pengohet paraqitja klinike
e sëmundjes. Në qoftëse gamaglobulina jepet 4-6 ditë pas kontaktit ajo zbut dekursin në
shumicen e rasteve. Pas kalimit të fruthit të zbutur mbetet imuniteti i qëndrueshëm. Dhënia
e gamoglubolinës pas ditës së gjashtë të kontaktit nuk ka asnjë efekt profilaktik,
gamoglubolina aplikohet vetëm në raste të epidemisë dhe atë për fëmijët kahektikë, të
dobët apo ata me ndonjë sëmundje tjetër tek të cilët nuk mund të bëhet mbrojtja aktive
(dhënia e vaksinës).
B. Forma aktive e mbrojtjes kundër fruthit bëhet me vaksinoprofilaksë.
Vaksinimit të obliguar kundër fruthit i nënshtrohen të gjithë fëmijet posa t’i kenë mbushur
12 muaj, gjegjësisht të gjithë personat prej 1 vjeç deri në 14 vjeç nëse më parë nuk janë
vaksinuar, apo nuk kanë kaluar sëmundjen. Nuk ka dilemë dhe kjo është vërtetuar se
vaksinimi është më i suksesshëm nëse vaksina aplikohet në mes moshës 15 deri 24 muajsh.
Nëse ekzistojnë indikacione epidemiologjike atëherë vaksina mund të aplikohet edhe pas
muajit të gjashtë të jetës, por doza tjetër e vaksinës jepet më së largu nga muaji i 15-të deri
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 17 -
në muajin e 24 të jetës. Vaksina kundër fruthit bëhet më dozë prej 0,5ml të vaksinës virale
të dobësuar jepet më rrugë subkutane në pjesën e pasme të krahut. Vaksina kundër fruthit
mund të jetë monovaksina apo vaksina e kombinuar kundër fruthit, parotiti dhe rubeles si
vaksina M, /M+R/ dhe M+M+R/. Duhet pasur parasysh që vaksina e gjallë kundër fruthit
duhet të ruhet në teperaturë deri +4°C.4
Edukimi mbi rrezikun e ekspozimit, edukimi dhe arsimimi shëndetësorë njoftimi prindërve
me sëmundjen parandalon mundësinë e përhapjes së sëmundjes.
Shërbimet e patronazhit, mjekët familjarët, kërkimi aktiv i të sëmurëve, aplikimi i
gamoglubolinës në familjet ku ekziston indikacioni janë masat që mundë të parandalojnë
sëmundjen.
C. Masat në raport më të semuarin, kontaktet dhe ambientin
Paraqitja e sëmundjes me fletdenoncim, ku pas rasteve individuale duhet patjetër të
paraqitet edhe epidemia e fruthit dhe përfundimi i epidemisë. Mjeku duhet pasur kujdes që
për çdo rast të paraqitjes së sëmundjes të konstatoj se a ka qëne i sëmuari i vaksinuar kundër
fruthit. Denoncimi urgjent mundëson izolimin me kohë të personave të sëmurë, organizim
më të efektshëm të kujdesit për fëmijet kahektik dhe të njejtit t’i nënshtrohen tretmanit me
imunoglubolinë. Hospitalizimi nuk është i obliguar, pos për rastet me pasoja të rënda.
Izolimi shtëpiak është i obliguar deri në 7 ditë pas kalimit të ekzantemes me qëllim që të
mbrohet i sëmuari nga infeksionet sekondare dhe të parandalohet përhapja e infeksionit
sidomos midis fëmijeve të moshave të vogla.
Nëse paraqiten rastet e fruthit në kopshte, çerdhe të fëmijeve, shkolla, atëherë duhet bërë
kontollin dhe mbikëqyrjen mjekësore, fillimisht të izolohen të sëmurët të cilët cilësohën si
të dyshimtë (fëmijet me temperaturë 37.5°C) dhe vaksinohen fëmijët e shëndoshë. Kurse
fëmijëve të dobët u jepet imunoglubolina hiperimune humane dhe ndalohet pranimi i
fëmijeve të rinjë derisa të shuhet epidemia.
Dezinfektimi nuk është i obliguar sepse mjafton që të hapen dritaret dhe të bëhet ajrosja e
lokaleve ku qëndron i sëmuari. Kjo bën që virusët të vdesin, duke pasur parasysh që virusi
i fruthit është tejet i ndjeshëm në ambientin e jashtëm. Ndërkaq tek paraqitja e epidemive
4 Imunoprofilaksa-Osman Imami, Tafil Morina Viti Botimit 2004
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 18 -
në fshatra të izoluara duhet organizuar vaksinimin e obliguar të të gjithë grupmoshave nga
6 muaj deri në 14 vjeç.
Gjithashtu organizohet edhe vrojtimi permanent epidemiologjik duke bërë vaksinim tek secili
fëmijë i ndjeshem;
✓ Kreatina nuk aplikohet;
✓ Kërkimi kontakteve realizohet nën moshën 3 vjeç;
✓ Portatorët në virusin e fruthit nuk ekzistojnë;
✓ Mjekim specifik nuk ka.1
D. Masat në raste epidemie
Çdo ditë ekzaminohen fëmijet e ekspozuar dhe kontaktet receptive duke e matur
temperaturën dhe duke i kërkuar shenjat tjera të sëmundjes. Rritja e temperaturës prej
0.5°C mbi normën detyron që fëmijet të izolohen derisa të vërtetohet diagnoza.
Shkollat nuk duhet të mbyllen, por duhet bëre vëzhgimi permanent epidemiologjik për
zbulimin e rasteve të dyshimta.
Aplikimi i gama-glubolinës të të gjithë fëmijët në kopshte, çerdhe mundëson kufizimin e
sëmundjes dhe uljen e shkallës së mortalitetit. Nëse duhet patjeter të pranohen fëmijet në
institucione atëherë duhet të mbrohen me gamo-glubolinë. Në këto institucione dhe në
vende ku bëhet tretmani i të sëmurëve,u ndalohen vizitat fëmijeve më te rinjë se 16 vjeç.
Në fshatra organizohet vaksinimi i moshave receptive si dhe aplikimi i gama-globulinave.
E. Masa ndërkombetare nuk ka. Duhet ditur se SHBA për qytetarët që nuk janë amerikan
dhe janë me të rinjë se 18 vjeç kërkojnë certifikata mbi statusin imunologjik për fruth.1
1.8. Nderlikimet e fruthit
Ndërlikimet në të sëmurët me fruth mund të zhvillohen si rrjedhojë e veprimit të vetë virusit ose
mund të jenë pasojë e mbivendosjës bakterore. Ndërlikimet e shkaktuara nga virusi i fruthit
përfshijnë aparatin e frymëmarrjes, aparatin tretës, kardiovaskular, hemopoetik dhe okular.
Ndërlikimet respiratore janë më të shpeshta dhe takohen më tepër në moshat e vogla.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
- 19 -
Table 2; Paraqet ndërlikimet e fruthit.
1.8.1. Laringjiti stenozant ose krupi
Shoqërohet më humbje të zërit, cianozë, vështirësi në frymëmarrje dhe insuficiencë respiratore,
krupi është një ndërlikim i rëndë i cili kërkon shtrim të menjëhershëm në spital ose mund të jetë
i domosdoshëm intubimi ose trakeotomia. Në një numër të personave të sëmurë kryesisht fëmijë
të cilët vuajnë nga imunodeficienca e lindur ose e fituar, zhvillohen bronkitet ose pneumonitë
intersticiale me qeliza gjigante shumë bërthamore. Fëmijët shfaqin kriza respiratore me shpejtim
të frymëmarrjes (polipne) hapjen e flagrave të hundës, përdorim të muskujve ndihmës të
frymëmarrjes si dhe cianozë. Në ekzaminimin radiologjik vihen re ndryshime intersticiale si dhe
prania e vatrave atelektazike dhe emfizemë.
1.8.2. Encefalomieliti
Takohet zakonisht në 0.1-0.2% të rasteve me fruth, është i tipit demielizues, i ngjashëm me
encefalitet e tjerë pasinfektivë ose pasvaksinalë, zhvillimi i të cilëve ka për bazë faktorin imuno-
alergjik. Ai fillon 3-7 ditë pas shpërthimit të ekzantemës dhe karakterizohet nga agjitacioni, stupori
pastaj më shenja të tjera neurologjike, të cilat zhvillohen shumë shpejtë dhe brenda disa orëve i
sëmuari bie në komë më konvulsione më deficit mendor. Më vonë mund të zhvillohen shenja që
flasin për prekje të meningjëve si dhe shenja cerebrale vdekshmëria e të cilave mund të arrij nga
10-15%.
Ndërlikimet e Fruthit
1. Laringjiti stenozat ose krupa
2. Encefalomieliti
3. Panencefaliti sklerozant subkutan
4. Miokarditi
5. Trombocitopenia dytësore
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
20
1.8.3. Panencefaliti sklerozant subakut
Shfaqet më vonë pas kalimit të fruthit. Zhvillohet ngadalë dhe shoqërohet me konvulsione si dhe
me shenjat e dëmtimit të rrugëve nervore piramidale dhe ekstrapiramidale. Është një patologji
progresive e trurit më përfundim vdekjeprurës. Nga qelizat nervore është izoluar virusi i fruthit
ndërsa në lëngun trunoshpinor dhe në serum të sëmurëve janë vërtetuar titra të larta të antitrupave
specifik. Sëmundja shkaktohet nga një infeksion viral persitent i sistemit nervor qendror tek i cili
shenjat dhe simptomat shfaqen shumë vonë pas kalimit të fruthit. Mendohet por nuk është
konfirmuar edhe një lidhje e ngjashme midis fruthit dhe sklerozës multiple (shumëformëshe).
Ndonjëherë si rezultat i hiperplazisë të indit limfatik, që ndodh nga virusi në periudhën e
invazionit, zhvillohet linfadeniti mezenterial, gjatë të cilit të sëmurët kanë dhimbje të forta barku
jospecifike, që më vështirësi mund të dallohen nga një apendisit, shpeshherë të sëmurët i
nënshtrohen laparotomisë.
1.8.4. Miokarditi
Miokarditi karekterizohet nga ndryshime kalimtare të elektrokardiogramës, takohet rrallë në fazën
akute të sëmundjes. Zhvillimi i miokarditit të vërtetë intersticial, i shoqëruar me çrregullime të
rënda klinike është gjë e rrallë.
1.8.5. Trombocitopenia dytësore
Është një ndërlikim tjetër, por jo i zakonshëm i fruthit e shoqëruar më shkatërrim periferik të
trombociteve si rezultat i mekanizmave autoimun dhe që shoqërohet me hemorragji në mukoza.
Dëmtimet e syve mund të jenë të rënda, ato shprehen në formën e kerato-konjuktivitit persistent.
Fruthi mund të riaktivizojë vatrat tuberkulare të heshtura ndoshta si rrjedhojë e frenimit të
përkohshëm të imunitetit qelizor për shkak të shumëzimit viral në qelizat T, kjo bën të mundur
zhdukjen ose pakësimin e ndjeshmërisë ndaj tuberkulinës
Fruthi në gratë shtatëzëna nuk është shkak i keqformimeve fetale, por ndonjëherë mund të
provokojë aborte, lindje para kohe dhe peshë të vogël tek të posalindurit.3
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
21
1.9. Prognoza e fruthit
Në përgjithësi është e mirë, por fruthi mund të ketë ecuri të rëndë tek fëmijët e pambrojtur, ata që
kanë imunitet të frenuar si dhe ata me leukemi. Pneumonitë dhe encefalitet janë edhe sot shkaktarë
të vdekjeve të cilat arrijnë në 1-2 raste në çdo 10.000 raste.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
22
Kapitulli –II-
2.1. Mjekimi i fruthit
Për fruthin e pandërlikuar përdoret vetëm një mjekim simptomatik antipiretik ekspektorant. Krupi
në fazën e hershme të sëmundjes mund të shkaktojë pengesë të rëndë të frymëmarrjes, prandaj në
këto raste të sëmurët duhet të shtrohen në spital. Gjendja mund të përmirësohet shumë duke shtuar
lagështinë e ajrit por shpesh mund të kërkohen masa më të fuqishme si: përdorimi i kortizonikëve,
intubim ose traketomia. Kortizonikët mund të përdoren edhe në rastin e bronkioliteve. Ndërlikimet
që zhvillohen si pasojë e mbivendosjes bakterore, siç mund të jenë: pneumonitë, otitis etj, duhet të
mjekohen me antibiotikë duke u bazuar në ndjeshmërinë in-vitro të bakterit. Në përgjithësi në këto
raste përdoren antibiotikë me spektër të gjerë veprimi si: ampicilina, cefalosporina megjithatë
efektshmëria e kortizonikëve në encefalitë nuk përkrahet nga të gjithë, gjendja e rëndë që shoqëron
të sëmuarin e bën të nevojshme përdorimin e tyre që në fazën e hershme të sëmundjes.3
2.2. Kujdesi infermieror tek të sëmurët me sëmundjen e fruthit
Rëndësi të veçantë në epidemitë e shkaktuara nga sëmundja e fruthit ka edhe kujdesi infermieror
në raport me pacientët i cili përbënë përkrahjen shëndetësore, ruajtjen e shëndetit, shërimin e tij
dhe vdekjen.5
Kur fëmija shtrihet në spital, sigurohet një izolim përgjatë periudhës kontaminuese. Fillimisht
përdoren inhalacione me ajër të lagësht e të freskët për të ruajtur dhe ndihmuar mbajtjen hapur të
rrugëve të frymëmarrjes. Aspirimi me kujdes nga hunda dhe hapësira e gojës është tepër e
nevojshme. Jepen antipiretik për temperaturë dhe antipruritik për kruarjen e lëkurës.
Pastaj ndiqet respiracioni, veçanarisht tek fëmijët e vegjël të cilët pneumonitë i vlerësojnë si
ndërlikimi më i shpeshtë.6
5 Etleva Kika - Smakaj, Rudina Pirushi - Duzha, Valbona Alliu – Xhaxhiu, Bazat e Infermieristikës. 6 E. Peka, L. Neçaj, E. Rustami, D. Bego, A. Imami - Lelçaj, M.Çela, A. Dervishi, V. Zanaj, V. Mane,
Infermieristika në Specialitete -
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
23
Nëse fëmija ka konjuktivit hiqen koret rreth syve duke i pastruar me solucion fiziologjik ose ujë
të vakët me ç’rast ndalohet fëmija të fërkoj sytë. Vazhdimisht fëmija shërbehet me lëngje në sasi
të vogla, por shpesh infermierja duhet të ketë parasysh që vaksina e gjallë kundër fruthit duhet të
ruhet në temperaturë deri + 4 °C. Infermierët duhet pasur kujdes që për çdo rast të paraqitjes së
sëmundjes të konstatojë se a ka qenë i sëmuari i vaksinuar kundër fruthit. Konstatimi i shpejtë
mundëson izolimin me kohë të të sëmurëve, organizim më të efektshëm të kujdesit për fëmijët
kahektik. Në rast epidemie infermierët duhet të kenë parasysh se çdo ditë duhet të ekzaminohen
fëmijët e ekspozuar dhe kontaktet receptive duke e matur temperaturën dhe duke i kërkuar shenjat
tjera të sëmundjes.1
Rritja e temperaturës prej 0.5 °C mbi normën detyron që fëmijët të izolohen derisa të vërtetohet
diagnoza. Ndërlikimet duhet të zbulohen me kohë nga ana e mjekut dhe infermieres dhe të njejtat
të mjekohen me terapi adekuate.
2.3. Parandalimi i fruthit, imunizimi është një nga masat me të dobishme dhe kosto-efektive
Imunizimi është proces i induktimit kundër një sëmundje të caktuar. Induktimi i imunitetit mund
të jetë:
✓ Pasiv- nga dhënia e preparateve që përmbajnë antitrupa
✓ Aktiv- nga dhënia e vaksinës për të nxitur sistemin imun për të dhënë një informatë kthyese
imune të zgjatur humorale ose qelizore.
Imunizimi pasiv i fëmijëve që ndodhen në rrezik të veçantë mund të kryhet duke përdorur
imunoglobulinën humane. Qëllimi i imunizimit pasiv është ndalimi ose zbutja e sëmundjes.
Për të parandaluar fruthin imunoglobulina normale duhet të përdoret 5-6 ditët e para të kontaktit
me personin e sëmurë, duke injektuar 0, 2-0, 3 ml/kg të imunoglobulinës ose 250-750 UI, sipas
peshës të imunoglobulinës specifike. Imuniteti është i kufizuar, ai qëndron vetëm 3 javë pas
infektimit.
Në rastet kur duam që sëmundja të zhvillohet në formë të lehtë por njëkohësisht të mos pengohet
formimi i imunitetit aktiv, këshillohet përdorimi i imunoglobulinës normale 0, 04 ml/kg peshë, 5-
6 ditë pas kontaktit me të sëmurin ose 125-250 UI të imunoglobulinës specifike.
Imunizimi aktiv kryhet duke përdorur vaksinën e gjallë me virus të dobësuar. Është hequr dorë
nga përdorimi i vaksinës me virus të ngordhur (joaktiv) për shkak të reaksioneve të
padëshirueshme që ajo shkaktonte si dhe për imunitet të paqëndrueshëm.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
24
Vaksinimi i parë me vaksinën e gjallë fillon në moshën 15 muaj. Megjithatë, në qoftëse kushtet
epidemiologjike krijojnë rrezik të madh për foshnjat nga 6 deri 12 muaj, vaksina mund të jepet por
me kusht që të kryhet një rivaksinim në moshën 15 muaj. Vaksina duket se ka të njejtin efekt si
kur jepet e vetme ashtu dhe kur jepet së bashku me vaksinat kundër rubeoles dhe parotitit. Për të
siguruar një mbrojtje të qëndrueshme dhe të gjatë është e domosdoshme që në të gjitha rastet të
bëhet një dozë kujtese çdo 5-6 vjet ose çdo 12 vjet.
Vaksinimi kundër fruthit ka qenë shumë i efektshëm si për të pakësuar numrin e rasteve të kësaj
sëmundje ashtu edhe për të pakësuar ndërlikimet përfshirë edhe encefalitet. Vaksinimi kundër
fruthit është i kundërindikuar në raste me imunitet qelizor e humoral të dëmtuar dhe në gratë
shtatëzëna. Ai rekomandohet për fëmijët e infektuar me HIV asimptomatik dhe në raste situatash
të veçanta epidemiologjike veçanarisht në personat e rrezikuar përfshirë fëmijët HIV seropozitiv
simptomatik. Epërsinë e vaksinimit nuk mund ta kufizojnë ndërlikimet neurologjike si encefaliti
ashtu edhe panencefaliti sklerozant pasvaksinal që zakonisht janë të rralla në krahasim me ato
ndërlikime që ndodhin gjatë zhvillimit natyror të sëmundjes.
Nga përvoja e vendit tonë kemi arritur në përfundim se një imunizim i përgjithshëm për të gjitha
moshat e ndjeshme ndaj fruthit është i domosdoshëm për të parandaluar edhe ndërlikimet e tij.
Prandaj në vendet e varfëra me mbipopullim ku ndihma mjekësore është me mangësi, ushqyerja e
keqe, ku fruthi përbënë një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë foshnjore, vaksinimi i të gjitha
moshave receptive është e domosdoshme.3
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
25
Fig 4. Paraqet kalendarin e vaksinimit ne KOSOVË në vitin 2018/20197
7 http://niph-rks.org/kalendari-i-obliguar-i-vaksinimit-kosove-20182019/
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
26
3. Qëllimi i punimit
Punimi me titull “Epidemia e fruthit në komunën e Gjakovës” synon të paraqes një kronologji të
zhvillimit të epidemisë së fruthit në periudhën kohore tetor 2017- mars 2018.
Objektivat:
✓ Studentët e infermierisë të njohin shkaqet dhe pasojat që mund ti kenë pacientët e
infektuar me sëmundjen e fruthit si dhe mbrojtjen nga epidemitë e fruthit.
✓ Hulumtim dhe krahasim i statistikave në rastet epidemiologjike të fruthit në komunën e
Gjakovës në raport me vendet e rajonit, konkretisht qytetet Shkup dhe Tiranë.
3.1. Materiali dhe metodologjia e punimit
✓ Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda retrospektive.
✓ Janë përdorur të dhënat e regjistrave që janë siguruar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë
Publike në Gjakovë.
✓ Janë analizuar historitë e pacientevë të diagnostifikuar me sëmundjen e fruthit, gjatë
periudhës 2017-2018 në komunën e Gjakovës.8
✓ Poashtu janë analizuar grupmoshat e ndryshme dhe janë ndarë sipas gjinisë të cilët janë
trajtuar në spital.
✓ Rezultatet janë shprehur me vlera absolute dhe me përqindje. Paraqitja e rezultateve është
bërë me tabela dhe me grafikone.
✓ Poashtu jemi bazuar edhe në hulumtimet e bëra në vendet e rajonit mbi problematikën e
fruthit si Instituti i Buletinit në Tirane 9dhe Instituti i Shëndetit Publik në Shkup10, poashtu
edhe hulumtime epidemike për fruthin ne vitin 2010-2011 në Europë.
8 Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike në Gjakovë. 9 Buletini i Institutit të Shëndetit Publik Nr. 3-2018. 10 Instituti Shëndetsisë Publike në Shkup informat e Huazuar nga Telegrafi.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
27
3.2. Rezultatet
Epidemiologjia e fruthit në Kosovë
Në hulumtimin tonë jemi munduar t’i përgjigjemi shkakut se si u zhvillua epidemia e fruthit në
Komunën e Gjakovës gjatë vitit 2017 dhe 2018. Ndonëse suksesi i vaksinimit është i realizueshëm
në Kosovë mbi 95 %, në kohën e epidemisë kishte raste të fëmijëve të cilët nuk ishin vaksinuar
dhe këta fëmijë ishin të komunitetit RAI. Morbilli është një nga 10 sëmundje infektive për njerëzit.
Në vitin 1980 para se të filloj me përdorimin e imunizimit kundër morbillit, kjo sëmundje ka qënë
gjërësisht e përhapur me mbi 2.6 milion raste të vdekjes në botë respektivisht në Afrikë.11
Në të gjithë botën, vaksinimi i fruthit rezultoi në një rënie prej 80% të fruthit me rastet e vdekjeve
midis 2000 dhe 2018, duke parandaluar rreth 21 milion vdekje.
Edhe pse një vaksinë e sigurt dhe me kosto efektive është në dispozicion, në vitin 2017, ka pasur
110 000 vdekje nga fruthi në nivel global, kryesisht në mesin e fëmijëve nën moshën pesë. OBSH
ka qëllim të arrijë të paktën fruthin dhe rubeolën, deri në fund të vitit 2020. Në nivel global, numri
i rasteve të fruthit është rritur ndjeshëm që nga viti 2016. Shumë vende janë në mes të shpërthimeve
të mëdha të fruthit, me të gjitha rajone të botës që pësojnë ngritje të vazhdueshme në raste. Midis
janarit 2016 dhe marsit 2019, 44.047 raste janë raportuar nga 30 BE / EAAvendet, me një rritje
katërfish të rasteve të shënuara midis 2016 dhe 2017.
Epidemiologjia e fruthit në BE / EEA
Trendet e përkohshme të rasteve të raportuara nga janari 2009 deri në mars 2019 Midis 1 Janarit
2009 dhe 31 Mars 2019, 144 954 raste të fruthit janë raportuar nga Shtetet Anëtare të BE / EEA.
Shumë vende u prekën nga shpërthime të mëdha në 2010 dhe 2011, kryesisht Bullgaria (22 162
raste), Franca (19 985), Italia (8 161), Rumania (4 352) dhe Spanja (3 816). Midis 2012 dhe 2016,
numri i çështjeve të raportuara rënë ndjeshëm para se të rritet përsëri, me një rritje katërfish të
rasteve në 2017 (18 363) dhe 2018 (17 228), krahasuar me 2016 (4 642). Në vitin 2019, janë
raportuar deri më tani 3 841 raste (numri i rasteve të fruthit sipas muajit dhe klasifikimi i rasteve,
1 janar 2009 deri më 31 mars 2019, vendet e BE / EEA (n = 144 954) Numrat e rasteve të paraqitura
11 12 Measles vaccine introduced into National Immunisation Schedule -1985 MMR vaccine introduced-1988.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
28
janë të përafërta, pasi bazohen në më shumë se një burim të dhënash për vitin 2018. 8 raste me
muajin e humbur janë përjashtuar. Janë të paraqitura me kurben epidemike.
Grafikoni 1; paraqet kurben epidemike e huazuar nga nje studim
Tridhjetë vende të BE / EEA raportuan të dhëna për gjithë periudhën, me përjashtim të Marsit
2019. Statusi i eliminimit Vendet e vendeve që kanë eleminuar sëmundjen (N = 37, 23 prej të
cilave janë vendet e BE / EEA) Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika eke, Danimarka, Estonia,
Finlanda, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Letonia, Lituania , Luksemburg, Maltë, Hollandë,
Norvegji, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Mbretëria e Bashkuar Shqipëri, Andorra,
Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Izraeli, Monako, Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut,
San Marino. Vendet me transmetim endemik të ndërprerë për 24 muaj (N = 5, 2 prej të cilave janë
vendet e BE / EEA), Austri, Poloni Kirgistan, Zvicër, Turqi.12
Forma epidemike; fruthi më së shpeshti përhapet në formë epidemike. Epidemitë lajmërohen
shpejt dhe në mënyrë eksplozimi kështu shumë autorë i përshkrujnë si “zjarrin kur e përfshinë
kashtën”. Ato përhapen shpejtë zgjasin shkurt dhe infektojnë të gjithë ata që nuk e kanë kaluar
sëmundjen. Sëmundja karakterizohet me ciklicitet dhe paraqitet varësisht nga dendësia e
12 Who is at risk for measles in the EU/EEA? Identifying susceptible groups to close immunity gaps towards
measles elimination
28 May 2019
19985
8161
4352
22162
3816
VITI 2010-2011 ME EPIDEMI TE FRUTHIT NE VENDET E BE-SE
Franca Italia Rumania Bullgaria Spanja
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
29
popullsisë në çdo dy deri në katër vjet. Në qytete dallimi kohor në mes të dy valëve epidemike
është më i shkurtër sesa në fshatra.
Sezona; për sëmundjen e fruthit karakteristike është sezona. Kryesisht paraqitet gjatë muajve të
stinës së dimrit dhe pranverës. dimër pranverë, me maksimuminë te sëmurve në muajit pranverës.
Imuniteti; pas kalimit të sëmundjes ngelet imuniteti solid dhe i përjetshëm. Edhe imuniteti
pasvaksinal është solid, sipas Krugmanit edhe pas 17 vitesh titri i antitrupave është i mjaftushëm
që fëmijet e vaksinuar të mos sëmuren nga fruthi. Dedushaj raporton për Kosovën se edhe pas 10
vitesh prej vaksinimit titri i antitrupave është i lartë në 90,1% të fëmijeve të testuar ku me kalimin
e kohës edhe titri i antitrupave rritet në mjediset ku fruthi paraqitet në mënyrë endoepidemike. Në
një studim të I. Dedushaj është konstatuar se mbi 95% të fëmijëve kosovar e kalojnë fruthin deri
në moshën 10 vjeçare.
Në viset e izoluara siç janë fshatrat malore dhe ujdhesat, ndodhë që vite me radhë të mos paraqitet
sëmundja, por kur ajo lajmërohet sëmuren të gjithë ata persona që nuk e kanë kaluar sëmundjen
më parë.1
Predispozimi
Zona tipike me rrisk për t’u sëmurë nga morbilli.
✓ dëndesia e popullatës
✓ joimunizimi mosvaksinimi kundër morbillit apo edhe kundër sëmundjeve tjera ngjitëse;
✓ mungesë e vitamins A në ushqim;
✓ incidencë e lartë dhe raste të vdekjeve nga morbilli;
Grupet me risk të lartë janë;
✓ fëmijet e pavaksinuar, shumë shpesh shtresat e varfëra të shoqërisë që zakonisht jetojnë
në vise rurale;
✓ grupet racionale etnike minore;
✓ refugjatë;
✓ foshnja të lindura nga nëna HIV+;
✓ imunodeficienca lindur.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
30
Table 2. Paraqet sëmundjen e fruthit sipas moshës me komunën e Gjakovës prej 2017-2018
Mosha e
pacientëve
0-4 5-10 11-15 17-27 31-37 38-44 < 68 Pa
moshe
Nr.Pacienteve 21 15 11 18 9 12 1 3
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
31
Kapitulli –III-
3. Rast studimi në Gjakovë dhe krahasimi i rezultateve
Grafikoni 2.
Shpërdarja e fruthit sipas gjinisë 2017/2018, ku 43 janë femra dhe 57 meshkuj.
.Komenti; Sipas kësaj përqindje konstatojmë se numri më i madh i të infektuarëve nga fruthi kanë
qenë të gjinisë mashkullore në raport me gjininë femërore. Gjetjet tona tregojnë se prej tyre 57
janë meshkuj ndërkaq 43 femra.
Grafikoni 3; Ecuria e pacientëve a janë të vaksinuar.
25
14
36
12 13
0
5
10
15
20
25
30
35
40
Statusi Vaksinal MMR
Te Vaksinuar Vendeve tjera Te pavaksinuar Nuk e ka moshen per vaksine Pa te dhena
Femer43%
Mashkull57%
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
32
Grafikoni 4;
Shpërndarja rezultateve të rasteve të prekura me fruth sipas dy komunave.
Komenti; Në statistikat e përshkruara këtu kemi konstatuar se 94 raste kanë qënë ne Gjakovë,
ndërkaq 6 raste kanë qënë nga Rahoveci përfshirë edhe rrethinen.
0
10
20
30
40
50
60
70
80
90
100
Rahovec Gjakove
Shpërndarja e fruthi t s ipas komunave
Shperndarja fruthit sipas Komunave
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
33
Grafikoni 5;
Shpërndarja e fruthit sipas komuniteteve
Komenti; Sipas komuniteteve kemi hasur se 53 raste kanë qënë të komunitetit RAE ndërkaq 47
shqiptare.
Grafikoni 6;
Konfirmimi i laboratorit nga numri i respodentëve (pacientëve) të lajmëruar me fruth
Komenti; Është paraqitur konfirmimi i laboratorit sipas Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në
Gjakovë.
53%47%
Shperndarja e fruthit sipas komuniteteve
RAE
Shqiptar
11%
11%
5%
73%78%
Konfirmimi i laboratorit
Klinikisht
Lab. Pozitive
Lab.Negative
Pa konfirmimin
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
34
Grafikoni. 7.
Shpërndarja e fruthit sipas muajve tetor-nëntor, 2017.
Komenti; Ky grafikon paraqet epideminë e fruthit për vitin 2017 (nentor, dhjetor) duke
pasqyrur rritje nga muaji në muaj.
Grafikoni.8
Shpërndarja e fruthit sipas muajve per vitin 2018.
Komenti; Shpërndarja e pacientëve sipas muajve ka rezultuar me 4 pacientë në muajin shkurt,
34 në mars, muaji prill ka pasur më shumë, gjithsej janë shënuar 36 raste, ndërkaq një renie ka
pasur në maj me vetëm 2 të sëmurë.
4
34 36
2
-10
0
10
20
30
40
50
0 0.5 1 1.5 2 2.5 3 3.5 4 4.5 5
Fruthi 2018
13
11
10.5
11
11.5
12
12.5
13
13.5
0 0.2 0.4 0.6 0.8 1 1.2Tetor Nentor
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
35
Grafikoni.9
Krahasimi i rezultateve me vendet e rajonit Tiranen-Shkupin-Gjakovën gjatë epidemisë së fruthit
Komenti; Nese duam ta krahasojme Shkupin-Gjakovën-Tiranën, kemi konstatuar se gjatë vitit
2018-2017, janë hospitalizuar 100 pacientë të sëmurë në Gjakovë në Spitalin Rajonal ‘’Isa
Grezda”, Tirana ka pasur epidemi 557 raste nga 10 janari 2019 deri 8 maji 2019, Shkupi që nga
dhjetori i vitit 2018 deri 15.03.2019 gjithsej ka të regjistruar 555 raste ku 439 kanë lidhje me
epidemi të fruthit.
0
100
200
300
400
500
600
Gjakove Shkup Tirane
Gjakova në raport me vendet e ra joni t l idhur me rastet e f ruthi t
Krahasimi I Gjakoves me vendet e rajonit.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
36
Rekomandime
Rekomandimet lidhen me mënyrën e menaxhimit të rasteve dhe vaksinimit si më poshtë:
✓ Rastet të dërgohen në spital në bazë të gjendjes shëndetësore dhe kur nuk ka kushte të
vetëizolimit
✓ Rastet në spital mund të shtrohen apo kthehen ku për çdo rast të kthyer duhet të njoftohet
mjeku i familjes për të ndjekur vetëizolimin etj.
✓ Në spital duhet të merren masa të kontrollit të infeksionit dhe të shënohen të dhënat
përkatëse sipas ligjit. Mjeku i familjes sidomos në qytet nuk është i interesuar për
vaksinimin dhe e neglizhon këtë rol prandaj duhet të rritet e roli i mjekut të familjes
nëpërmjet edukimit dhe udhëzimeve, trajnime mbi fruthin, menaxhimin e rasteve me fruth
dhe vetëizolimin, menaxhimin e kontakteve dhe vaksinimin.
✓ Çdo ofrues i kujdesit shëndetësor në lidhje me fruthin duhet të njohë shenjat klinike të
fruthit, mënyrën e transmetimit të fruthit, parandalimin dhe mënyrën e kontrollit të fruthit.
✓ Vazhdimisht të rekomandohet vetëizolim, të sigurojë cilësinë e vetëizolimit dhe të
rekomandojë shtrimin në spital vetëm atëherë kur është e nevojshme
✓ Të sigurojë që çdo rast i dyshuar për fruth të konfirmohet ose nëpërmjet lidhjes
epidemiologjike pra kontaktit me një rast i cili është konfirmuar me laborator për fruth ose
testimit laboratorik për fruth testimi të kryhet edhe në QSH.
✓ Të marrë pjesë aktive në ndjekjen e kontakteve të pacientëve me fruth duke ofruar
vlerësimin klinik të tyre dhe vaksinimin e menjëhershëm brenda 72 orëve të kontakteve.
✓ Të njohë dhe zbatojë skemën e programit kombëtar të vaksinimit të parashtruar në Paketën
bazë të Kujdesit Shëndetësor Parësor.13
13 shp.gov.al/ëp-content/uploads/2018/10/buletini-3-2018.pdf. Buletini i Institutit të Shëndetit Publik Nr. 3-2018
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
37
Rezyme
Hyrje: Fruthi është një sëmundje infektive akute me infeksiozitet të lartë nga një virus që bën
pjesë në familjen paramyxoviridae. Virusi i fruthit në organizmin e njeriut gjendet në gjak dhe në
sekretin nazo-faringeal.
Inkubacioni i kësaj sëmundje zgjatë 7-14 ditë. Karakterizohet me prodromë katarale, temperaturë
të lartë kontinuale, ekzantemë makulo-papuloze, njolla të Koplikut në mukozën bukale.Virusi i
fruthit në organizmin e të sëmurit gjendet në faring, konjuktiva, gjak, urinë dhe në inde tjera.
Burimi i vetëm i infeksionit është njeriu i infektuar me virusin e fruthit i cili është infektues që nga
fillimi i periudhës katarale deri 4-5 ditë pas shfaqjes së ekzantemës.
Virusi i fruthit gjendet në sekrecionet nazofaringeale dhe transmetohet përmes rrugëve të
frymëmarrjes ose në konjuktiven e personave të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundje. Imunizimi është
një nga masat me të dobishme dhe kosto-efektive. Imunizimi është proces i induktimit kundër një
sëmundje të caktuar. Për fruthin e pandërlikuar përdoret vetem një mjekim simptomatik antipiretik
ekspektorant. Kortizonikët mund të përdoren edhe në rastin e bronkioliteve. Në përgjithësi
përdoren antibiotikë me spektër të gjerë veprimi si: ampicilina, cefalosporina.
Qëllimi: i këtij punimi ështëtë pasqyrojë shkaqet dhe pasojat e epidemisë së fruthit në Komunën
e Gjakovës. Krahasimi me vendet e Rajonit Tiran-Gjakovë –Shkup si dhe disa vende te BE.
Metodologjia e punës: Në realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të
literaturës mjekësore, është shfrytëzuar literatura nga Bibloteka e Universitetit ‘Fehmi Agani” si
dhe Bibloteka Kombëtare “Pjeter Bogdani” në Prishtinë si dhe burime të ndryshme shkencore nga
internet. Krahas kësaj është bërë marrja e të dhënave të 100 personave të prekur nga fruthi në
Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Rezultatet: Në Komunën e Gjakovës gjatë vitit 2017-2018 janë paraqitur 100 raste, ku 57 raste
janë të gjinisë mashkullore dhe 43 raste të gjinisë femrore. Më e prekur është mosha 0-4vjeç me
21 raste, 5-10vjeç me 15 raste, 11-15vjeç me 11raste, 17-27vjeç me 18 raste, 31-37vjeç me 9raste,
38-44 vjeç me 12 raste, ndërkaq me e madhe se 68 vjeç është regjistruar vetëm 1rast dhe 3 persona
të tjerë kanë qenë të regjistruar pa moshë të definuar. Prej komuniteteve të personave që janë
paraqitur me fruth 47 raste janë të komunitetit shqiptar dhe 53 raste të komuniteteve tjera RAI.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
38
Summary
Introduction – measles is an acut infectious disease highly infectious by a virus than has become
part of the paramoxyviridae family. Measles virus in dhe human body in the blood am in dhe naso-
pahryngeal secret.
Incubation of Extended Service 7-14 days. It is characterized by cathartic product, temperature of
continental level, maculo-populous exanthema. Koplike stain on buccal mucosa. Measles virus in
the body making assessment in the pharynx, conjunctiva, blood, urine and other tissues.
The only source of infection is the person infeted with the measles virus who has been infected
since the onset of cataracts up to 4-5 days after the outbreak.
Measles virus is found in nasopharyngeal secretions in us and transmits the airways or into the
conjuctiv of persons with a high desire for separation.
Immunization is one of the most useful and cost-effective measures. Immunization is the process
of induction against a city disease. Only symptomatic antipyretic expectorant medication is used
foruncomplicadet measles. Cortisone can also be used in the Bronchiolitis Service. Broadsprectum
antibiotics such as ampicillin, cephalosporin are generally used. The purpose of this paper is to
rais alarn against measles epidemic in the Municipality of Gjakova as ëell as its consequences.
Comparisone ëith countries of the region Tiranë-Gjakovë-Skopje. As well as some EU countries.
Methodology of work-in the realization of work the paper is the method of review in medical
literature, the literature from the University Library, as ëell as the as the National Library of Peter
Bogdani in Prishtina, and specialized resoures from the internet, the highest service is the data
acgvisition of persons affected by measles at the Gjakova Regional Hospital 100
Results; In the Municipality of Gjakova during 2017-2018 there were 100 cases, 57 cases of
which were male and 43 cases were female. Most affected are age 0-4 years with 21 cases, 5-10
years with 15 cases, 11-15 years with 11 cases, 17-27 years with 18 cases, 31-37 years with 9
cases, 38-44 years ëith 12 cases, whilst greater that 68 years old was registered only 1 case and 3
others were registered without defined age. Out of the communities of persons presenting with
measles 47 cases are of Albanian community and 53 cases of other RAI communities.
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
39
Literatura
1. Epidemiologjia Speciale e Sëmundjeve Ngjitese-Isuf Dedushaj, Isme Humolli, 2005.
2. Atlasi Bazë I Sëmundjeve Infektive-Geralg L.Mandella
3. Sëmundjet Infektive-Jahjo Pulo
4. Imunoprofilaksa-Osman Imami, Tafil Morina viti Botimit 2004.
5. Bazat e infermieristikës-Etleva Kika-Smakaj, Rudina Pirushi-Duzha, Valbona Alliu-
Xhaxhiu.
6. Infermieristika në Specialitete-E.Peka, L.Neçaj, E.Rustami, D.Bego, A.Imami-Leçaj, M-
Çela, A.Dervishi, V.Mane.
7. Http/niph-rks.govKalendari I vaksinimit
8. Instituti Regjional I Shëndetësisë Publike në Gjakovë.
9. Buletini I IKSHPK, 2018
10. Instituti Shëndetsis Publike në Shkup informatë e Huazuar nga Telegrafi
11. 12 Measles vaccine introduced into National Immunisation Schedule -1985 MMR
vaccine introduced-1988.
12. RISK ASSESSMENT Who is at risk for measles in the EU/EEA? Identifying
susceptible groups to close immunity gaps towards measles elimination, 28 May 2019
13. Instituti Shëndetesis Publike ‘’Buletini’’ Tiranë, 2018
PUNIM DIPLOME-Epidemia e fruthit në Komunën e Gjakovës
40
BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATËS (CV)
Informatat Personale;
Emri(Emri Prindit)Mbiemri Shpejtesa Hajdar Gashi
Ditëlindja 23.07.1997
Gjinia Femer
Nr.Personal 1244775043
Të dhënat kontaktuese;
Nr.tel 049-867-118
Adresa Rr.H. Jupa Bec-Gjakovë,
Rr.Sh. Hasani Sapniq- Rahovec
E-maili [email protected]
Të dhënat e kualifikimit;
Shkolla Fillore Sh.F.M.U ‘’Ahmet Rrustemi’’ Bec
Shkolla Mesme e Lartë ShMLM. “Hysni Zajmi”- Gjakovë
Universiteti Universiteti “Fehmi Agani”- Gjakovë
Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë
Programi Infermieri
Statusi E Rregullt
Nr.ID 160306069