t r a n s k r i p t i mbledhjes sË jashtËzakonshme tË

208
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 17 DHE 19 MAJ 2021 SA VANREDNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŽANE 17. I 19. MAJA 2021. GODINE MAJ - MAJA 2021

Upload: others

Post on 26-Oct-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly

T R A N S K R I P T

I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS

SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 17 DHE 19 MAJ 2021

SA VANREDNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,

ODRŽANE 17. I 19. MAJA 2021. GODINE

MAJ - MAJA

2021

Page 2: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

2

Rendi i ditës

2. Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025

Dnevni red 1. Prezentacija Programa Vlade Republike Kosovo za godine 2021-2025

Page 3: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

3

Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca.

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

I nderuar kryeministër,

Të nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra të Kabinetit qeveritar,

I hap punime e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në sallë janë

të pranishëm 68 deputetë.

Para se të kalojmë në rendin e ditës, unë do të propozoja që ta bëjmë një minutë heshtje në

nderim të doajenit të muzikës sonë popullore, Ismet Bogujevci.

(Një minutë heshtje)

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Para se të fillojmë me rendit e ditës, ju përkujtoj lidhur me rëndësinë e respektimit të masave për

mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Duke u bazuar në manualin e Ministrisë së Shëndetësisë

dhe rekomandimet e IKSHKP-së është detyrim i të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë

përdorimi i maskave mbrojtëse.

Deputetë të nderuar,

Ju njoftoj se kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Albin Kurti, në mbështetje të nenit 69,

paragrafi 4, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka kërkuar mbajtjen e seancës së

jashtëzakonshme të Kuvendit për sot më 17 maj 2021, në orën 10:00, me këtë rend të ditës:

1. Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025

E ftoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurtin, që ta paraqes programin e

Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. Urdhëroni, kryeministër!

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

E nderuar nënkryetare,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Qytetarë të dashur,

Demokracia jonë është përfaqësuese, që do të thotë se qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në

parlament për të krijuar Qeverinë dhe institucionet tjera. Si kurrë më parë, pas zgjedhjeve të 14

shkurtit, vullneti i shumicës së popullit reflektohet në institucionet tona udhëheqëse.

Page 4: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

4

Sot kemi shumicë parlamentare, Qeveri, presidente dhe institucione të cilat janë në harmoni jo

vetëm me shumicën e numrave në parlament por edhe me shumicën e vullnetit të popullit jashtë

parlamentit.

Populli jonë ka qenë çdoherë i organizuar dhe ka besuar te fuqia e tij si shumicë kundrejt

diktaturave, shtypjes dhe okupimit nga armiqtë e huaj por edhe kundrejt abuzuesve e

keqpërdoruesve të brendshëm.

Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin riafirmim i vitalitetit tonë si shoqëri dhe si popull. Ishin konfirmim i

besimit në vlerat më bazike të punës dhe të dijes, mirësjelljes dhe përuljes, ndershmërisë dhe

sinqeritetit. Besimi se fitimi vjen nga puna e ndershme dhe se pushteti nuk është i rezervuar për

të pasurit apo të korruptuarit, por për secilin që angazhohet me dije e me integritet, me punë dhe

përkushtim, me sakrificë dhe atdhedashuri. E më në fund, këto virtyte në popull u takuan me një

qeveri që përfaqëson pikërisht këto vlera.

Sot duhet ta festojmë këtë standard që e kemi arritur së bashku dhe kjo duhet të na frymëzojë për

demokracinë tonë të re e cila duhet të rritet e të fuqizohet tash me reforma të thella e me punë të

mëdha, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë dhe i gjithë populli që na shohin sot të mund të

ëndërrojnë pak më shumë dhe të vendosin standarde më të larta.

Prandaj edhe jam këtu para jush sot. Të flas jo vetëm me burrat dhe gratë në këtë sallë por të flas

direkt me gratë dhe burrat që me votën e tyre na sollën të gjithëve këtu.

Jam i vetëdijshëm se për shumë qytetarë që po na shohin sot, pyetjet kryesore që kanë është se

kur do të shohin rezultate konkrete në drejtësi dhe në punësim, por edhe se kur do të çlirohemi

më në fund nga ankthi i pandemisë dhe të kthehemi në normalitet.

Këto pyetje janë të drejta dhe sot do të mundohem të jem sa më i thjeshtë dhe sa më i qartë.

Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës së Qeverisë sonë.

Në këto 55 ditë kemi bërë shumë punë të cilat do të hedhin bazat drejt zhvillimit dhe progresit

për katër vitet e ardhshme.

Siç e kemi thënë edhe në program, prioriteti më urgjent është menaxhimi i pandemisë. Me

marrjen e mandatit ne kemi hartuar pa humbur kohë një plan i cili synonte që së pari të ndalte

trendin e rrezikshëm që e trashëguam të rritjes së infektimeve dhe të vdekjeve, dhe pastaj të

kthenim mbrapsht këtë trend me synim eliminimin e vdekjeve si pasojë e COVID-19.

Page 5: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

5

Pas 41 ditësh të hyrjes në fuqi të masave të reja, unë mund të raportoj këtu se këto masa ishin

efektive dhe të suksesshme. Edhe falë këtyre masave sot kemi një situatë krejt tjetër. Në dy javë

para hyrjes në fuqi të masave të reja, nga 23 mars deri më 5 prill në total kishim 10 939 raste të

reja me një mesatare ditore prej 781 raste në ditë, ndërsa në dy javët e fundit, nga 2 deri në 15

maj kemi 1 379 raste të reja dhe një mesatare prej 98 rasteve në ditë, pra një ulje prej 87,4% të

numrit të rasteve, që do të thotë se qeverisja e mirë funksionon.

Paralelisht me marrjen dhe zbatimin e masave të reja, kemi punuar pa u ndalur që të sigurojmë sa

më shumë e sa më shpejtë vaksina dhe të përgatisim administrimin e tyre në mënyrë që të kemi

një proces të rrjedhshëm dhe të pandalshëm të vaksinimit. Edhe në këtë drejtim siç e dini

trashëguam një situatë ku muajt kritik për sigurimin e vaksinave kishin kaluar pa plan konkret

dhe kur ne erdhëm në detyrë nuk gjetëm asnjë vaksinë dhe asnjë kontratë për sigurimin e tyre.

Në këto 55 ditë kemi arritur të sigurojmë 74 100 vaksina ndërsa deri në fund të këtij muaji do të

kemi edhe 142 530 vaksina tjera që gjithsej arrijnë në 216 630 vaksina. Me këto dhe me pritjet

që kemi për muajin qershor, jemi në rrugë të mirë për të garantuar imunizimin e 60% të

popullsisë në grup moshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundin e vitit 2021.

Natyrisht se kjo situatë e lehtësuar me COVID-in nuk është rezultat vetëm i Qeverisë, por edhe i

bashkëpunimit të bizneseve dhe qytetarëve, bashkëpunim i cili duhet të vazhdojë në mënyrë që të

ruajmë jetën e secilit.

Pra, të jeni të sigurt se Qeveria është në krye të detyrës për të menaxhuar me pandeminë dhe për

të siguruar vaksinat dhe se po e trajton me seriozitetin e duhur pa e neglizhuar dhe injoruar siç

është bërë më përpara.

Por, kjo është vetëm një pjesë e punës në këto 55 ditë.

Arsyeja se përse jemi mbledhur sot është për të shpalosur e debatuar programin katërvjeçar të

Qeverisë, i cili nëse pyeteni ju është i vonuar por nëse pyeten administrata dhe ministrisë, koha

nuk ishte e mjaftueshme.

E vërteta është se programi i Qeverisë për katër vite duhet të marrë kohën e nevojshme për të

vendosur objektivat e arritshme dhe të matshme e të cilat janë në përputhje me pritjet e

qytetarëve. Qytetarët duan punë dhe drejtësi dhe duan një program i cili përputhet me nevojat e

të drejtat e tyre.

Sot kemi një program të tillë. Programi që keni para jush është reflektim i premtimeve jo vetëm

të fushatës elektorale por i premtimeve ndaj së ardhmes. Është më shumë se numra dhe shkronja

Page 6: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

6

dhe më shumë se kursime dhe shpenzime sepse është projektim i modelit të shoqërisë që duam të

ndërtojmë së bashku.

Është ajo për të cilën kemi folur tashmë një kohë të gjatë. Ndërtimin e një shoqërie ku secili fiton

pjesën që meriton dhe paguan detyrimin që i takon, një shoqërie ku askush nuk mbetet mbrapa

dhe secili arrin të realizojë potencialin e dhënë nga zoti a natyra.

Ne duam të ndërtojmë një shoqëri të barabartë dhe me mundësi të barabarta që kujdeset për më

të dobëtit dhe ata që fitojnë më së paku prandaj edhe kemi zhvilluar një program që rritë pagën

minimale dhe e ngrit pragun e pagës që nuk tatohet – sepse, në Kosovë askush që punon 8 orë në

ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë.

Një shoqëri që investon në arsim që të fitojë të ardhmen përmes edukimit të fëmijëve dhe të

rinjve tanë që të jenë të gatshëm të konkurrojnë në tregun global është preokupim kryesorë i yni.

Prandaj do të investojmë në shkolla dhe çerdhe publike me kujdes dhe edukim cilësor dhe shujta

falas. Përmes investimeve ne 160 çerdhe dhe në adaptimin e hapësirave në institucione shkollore,

përfshirja në edukimin e fëmijërisë së hershme rritet nga 7% në 24% për fëmijët e moshës 0-5

vjeç dhe nga 38% në 64% për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. Kur kësaj i shtohet rritja e kapaciteteve

në sektorin privat, atëherë mund të pritet rritje edhe më e madhe e pjesëmarrjes.

Në Kosovë për të marrë edukimin e duhur nuk duhet të ketë rëndësi se sa fitojnë dhe ku punojnë

prindërit, por kush është mësuesi. Andaj dinjitetin e diturinë në shkollat tona do t’i kthejmë duke

rikthyer vëmendjen te mësuesi.

Do të punësojmë 400 pedagogë, psikologë dhe punëtorë social në kuadër të konsolidimit të

shërbimit psiko-pedagogjik në shkolla.

Do të bëjmë 500 vlerësimeve te jashtme te shkollave për të siguruar vlerësim të drejtë dhe

cilësor.

Do të trajnojmë 5 mijë mësimdhënës brenda çdo viti dhe do të licencojmë 9 mijë mësimdhënës

në bazë të vlerësimit të performansës në mënyrë që të sigurohemi se fëmijët tanë marrin

edukimin që meritojnë. Do të investojmë në biblioteka dhe do të ofrojmë bursa për studentët,

sidomos për vajzat 1 mijë bursa studentore me përparësi ato që zgjedhin të studiojnë shkencë,

teknologji e inxhinieri sepse vendi ynë është i vogël por kemi dëshmuar se kemi potencial të

madh kur ekzistojnë mundësitë e barabarta.

Page 7: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

7

Ne jemi për arsim publik falas. Në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e

semestrit dhe do të bëjmë organizimin e punës praktike për studentë në institucionet publike dhe

private.

Për herë të parë do të kemi një program i cili shkollat i sheh si vend i dijes për fëmijët e rininë ku

pasurohet shoqëria e fiton shteti jo si tender ku pasurohet individi apo familjarët.

Do të investojmë në shëndetësi.

Sistemi ynë shëndetësor është i dobët dhe i pa zhvilluar. Për shumë kohë spitalet e qendrat tona

shëndetësore janë parë si vendtakim me mjekun vetëm sa për të marrë recetën për t’u drejtuar në

klinikë private apo për të blerë barna në barnatoret afër. Kjo qasje ka bërë që të mungojnë

investimet kritike në shëndetin publik dhe të bjerë besimi në shëndetësinë.

Pa marrë parasysh me sa përgjegjësi jetojmë jetët tona, sa shëndetshëm ushqehemi apo sa sportiv

jemi, kohë të vështira e fati i keq apo një sëmundje e papritur mund ta godasë çdo njërin nga ne.

Prandaj edhe duhet të kemi sigurime shëndetësore të cilat mundësojnë që askush të mos

bankrotojë pse sëmuret apo të vdes në mungesë të kujdesit shëndetësor dhe të ilaçeve.

Me këtë program do ta reformojmë sistemin shëndetësor.

Do të rrisim inspektimin dhe monitorimin duke rekrutuar 30 inspektorë shëndetësorë dhe

farmaceutikë dhe do të mbajmë premtimin për një mjek familjar për 2 000 banorë.

Do të investojmë në barazi, mbrojtje dhe mundësi të barabarta.

Progresi jonë shoqëror duhet të matet jo me jetesën që bëjnë ata që fitojnë më së shumti por me

jetesën dhe mundësitë që kanë ata që fitojnë më pak, ata që fitojnë më së paku. Tashmë kemi një

program që hedh hapat e parë drejt krijimit të një shoqërie më të barabartë, siç është skema për

punësim të garantuar për të rinjtë ku do të paguajmë pagën minimale për 1 vit për secilin të ri që

punësohet për herë të parë.

Do të kemi masat aktive për punësimin e grave dhe përmirësimin e likuiditetit për bizneset në

pronësi dhe udhëheqje të grave, si dhe masat për nxitjen e vetëpunësimit të grave të reja nga

zonat rurale ku do të kemi 40 ndërmarrje të udhëhequra nga gratë.

Do të fillojmë zbatimin e programit të shtesave për fëmijët. Fëmijët nën moshën 2-vjeçare do të

përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 20 eurove në muaj, ndërsa fëmijët nën moshën 16 vjeçare,

do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 10 euro në muaj. Do të ndryshojmë pushimin e

Page 8: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

8

lehonisë dhe atë prindëror, në atë mënyrë që të dy prindërit ta kenë këtë mundësi. Për nënat e

papuna, do të paguajmë pagën minimale prej 250 euro, për 6 muajt e pushimit të lehonisë.

Për të moshuarit që presin ndihmën tonë do t’i ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera me shërbime të

përkujdesjes për ta. Kurse nëpërmjet programit “120×120” dhe “150×150” sidomos për çiftet e

reja do të përfitohen banesa me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove në muaj,

për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120 muaj, përkatësisht 150 muaj.

Me skemat për punësim të garantuar sezonal për familjet në ndihmë sociale; me shtesat për

fëmijët; me mbështetje për lehonat dhe me banimin e përballueshëm të cilat do të realizohen me

këtë program qeverisës do ta nxjerrim shoqërinë nga varfëria dhe do të sjellim më shumë barazi

shoqërore dhe gjinore, sepse barazia gjinore nuk mund të jetë vetëm slogan për të fituar votat por

program për të ndryshuar vendin.

Do të investojmë në ekonomi që hapë vende të reja të punës.

Unë besoj se reforma ekonomike duhet të zgjerojë klasën e mesme, të nxisë rritjen ekonomike

dhe të sigurojë jetesë të dinjitetshme për të gjithë. Për të dalë nga një sistem ekonomik i cili është

i orientuar në import dhe i varur nga punësimi publik duhet të investojmë në edukim, trajnim,

teknologji, energji dhe infrastrukturë të cilat krijojnë vende të reja të punës dhe nxisin

prodhimtarinë. Por, për të gjitha këto janë të nevojshme dy reforma thelbësore: reforma e

prokurimit publik dhe reforma e administratës publike.

Rritja e prodhimit kërkon energji të qëndrueshme dhe të pandërprere e cila ndjekë hovin e

zhvillimit ekonomik. Pjesë të TC ‘Kosova A’ do të dekomisionohen, kurse investimet në TC

‘Kosova B’ do të bëhen asisoj që të mos rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike gjatë

tranzicionit. Ndotja që prodhohet nga përdorimi i linjitit mund të reduktohet me teknologji të re e

cila na lejon të përmbushim kërkesat e energjisë derisa gradualisht diversifikojmë burimet e

energjisë, rrisim efiçiencën dhe shtojmë energjinë e ripërtëritshme.

Përmes krijimit të instrumenteve për investim, do të sigurohemi që kapitali i mërgatës sonë të

kanalizohet në investime që krijojnë vende pune. Prandaj, duke filluar nga viti i parë, do të

emetohen bono thesare të dedikuara për mërgatën.

Pasuria jonë do të mbrohet përmes krijimit të Fondit Sovran, i cili do t’i marrë nën pronësi asetet

strategjike të Republikës së Kosovës, për t'i valorizuar ato, për të mundësuar investime nga

jashtë dhe qasje në tregje të huaja të kapitalit, dhe sidomos sjellje të investimeve për zhvillim dhe

rritje të vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës.

Page 9: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

9

Me Grantin e Katërt për Komuna do të financojmë projekte infrastrukturore të cilat jo vetëm që

gjenerojnë vende të reja të punës por edhe ndërtojmë infrastrukturën kritike për ringjalljen dhe

urbanizimin e komunave.

Në kuadër të mbështetjes së bizneseve, gjithashtu do ta themelojmë edhe Bankën Zhvillimore të

Kosovës. Banka Zhvillimore do të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe

promovimin e investimeve. Ajo do të jetë komponenti kreditues, që do të financohet nga paratë

publike dhe shitja e letrave të borxhit, duke investuar në degë të caktuara të industrisë, që

krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar.

Do të themelojmë Fondin për Ndërmarrësit e Rinj dhe do të alokojmë 2 000 grante në vit për

ndërmarrjet e të rinjve sepse nuk ka asnjë arsye se përse shpikjet e reja sidomos në fushën e

teknologjisë informative të mos ndodhin në Kosovë. E kur jemi tek rinia dhe sfidat e

vazhdueshme me të cilat ajo ballafaqohet ajo, diçka që gjithnjë ka munguar është bashkëpunimi

ndër-institucional të cilat Qeveria i adreson me hulumtime dhe politika horizontale në mënyrë që

askush të mos mbetet mbrapa sepse të rinjtë nga Hani i Elezit me të rinjtë e Prizrenit janë të

barabartë dhe duhet të kenë mundësitë e barabarta për zhvillim.

Qeverisja e mirë për të rinjtë është ndër-sektoriale, ajo përfshin së paku arsimin, ekonominë,

punësimin, shëndetin, sigurinë e drejtësinë. Gjatë qeverisjes sonë kjo do të rregullohet me

draftimin e strategjisë kombëtare për rininë brenda së cilës janë të përfshira të gjitha ministritë

dhe institucionet qendrore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e saj.

Agjencinë Kosovare për Privatizim do ta shuajmë dhe do ta transferojmë në agjenci brenda

Qeverisë, e do të krijojmë Agjencinë Zhvillimore për udhëheqjen e politikave zhvillimore

ndërmjet ministrive dhe agjencive të pavarura.

E për numrin e madh të agjencive ekzekutive e mbikëqyrëse do ta përfundojmë procesin e

racionalizimit i cili do të reduktojë numrin e madh dhe të panevojshëm të agjencive me mandate

të përziera dhe funksione të dyfishta. E pikërisht për shkak të mandateve të përziera dhe

funksioneve të dyfishta puna nuk kryhet dy here por nuk kryhet fare. Kjo reformë e

racionalizimit do të forcoj ekzekutivin si rregullator, do të fuqizojë Kuvendin si mbikëqyrës dhe

do të rrisë efektivitetin dhe llogaridhënien e agjencive.

Politika jonë fiskale do të reformohet dhe ekonomia do të formalizohet.

Këtë do ta bëjmë nëpërmjet zbatimit të politikave të reja, që përfshijnë analiza të sistemit

tatimor, rishikimin e formatit të tatimit për bizneset e vogla dhe të mesme, ndryshimin e formës

së deklarimit të tatimit në të ardhura personale dhe vendosjen e obligimit për deklarimin vjetor të

Page 10: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

10

tatimit në të ardhura personale. Kjo do të ndihmojë që të kemi më shumë transparencë dhe më

shumë përgjegjësi në shfrytëzimin e financave publike.

Me qëllim të luftimit të ekonomisë joformale, do të fuqizojmë kapacitetet e inspektorëve

tatimorë, aftësitë hetimore dhe të inteligjencës dhe koordinimin më të mirë ndërmjet

institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe ndalimin e punës së padeklaruar.

E krahas disiplinës së shtuar fiskale dhe formalizimit të ekonomisë, do të mbrojmë të drejtat e

punëtoreve dhe do të përmirësojmë kushtet e tyre të punës duke shumëfishuar numrin e

inspektorëve sepse zhvillimi ekonomik duhet të rrisë mirëqenien dhe mundësitë për të gjithë pa

shfrytëzuar e shkelur punëtorët dhe të drejtat e tyre. Rritja ekonomike bëhet zhvillim ekonomik e

më tutje progres socio-ekonomik atëherë kur zhvillimin ekonomik e shoqërojmë me drejtësi

sociale.

Bujqësia do të marrë vëmendjen që i takon.

Kosova është vend me potencial të madh të prodhimit të ushqimit dhe ky potencial duhet të

shfrytëzohet jo vetëm për të prodhuar për nevojat e brendshme por edhe për të eksportuar aty ku

kemi përparësi krahasuese. Shteti do të mbrojë prodhuesit vendor përmes sigurimit të çmimeve

minimale për produktet strategjike, grante dhe subvencione dhe investime infrastrukturore të

cilat ndihmojnë që bujqësia të kthehet në sektor profitabil që siguron jetë të dinjitetshme për

bujqit.

Projektet infrastrukturore të lëna në gjysmë do t’i përfundojmë kurse ato të reja do t’i fillojmë.

Do të përfundojmë ndërtimin e segmentit të autostradës Besi-Merdare dhe autostradës Prishtinë-

Gjilan, zgjerimin e rrjetit ekzistues rrugor Prishtinë-Mitrovicë dhe autoudhën Kijevë-Zahaq. Do

të zbatojmë projektet e reja sikurse ndërtimi i unazës së jashtme të Prishtinës, zgjerimi i rrugëve

nacionale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, përfshirë rrugët qarkore, rehabilitimin e rrugëve

kombëtare Qafë Duhël - Shtime - Ferizaj, që lidhet me autostradën Prishtinë - Shkup, si dhe

ndërtimi i rrugëve kufitare Deçan - Plavë, Prizren - Tetovë dhe Gjilan - Kumanovë.

Kultura dhe sporti do të zhvillohen dhe mbështeten.

Aty ku ka dështuar politika dhe diplomacia ka pasur sukses arti dhe sporti. Ajo që ne jemi dhe

kemi si shoqëri, më së miri është përfaqësuar nga sportistët dhe artistët tanë. Imagjinoni sikur ne

të punonim sa ata! Potenciali i tyre kërkon vëmendjen e shtetit për të krijuar kushtet për zhvillim

sepse suksesi i tyre është suksesi i shtetit tonë. Kosova mund të bëhet vendi që pret gara e

kampionate, festivale e koncerte të cilat e vendosin vendin tonë në hartën e botës, dhe

njëkohësisht sjellin rritje ekonomike për gjithë shoqërinë kosovare.

Page 11: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

11

Zgjerimi i hapësirave kulturore, ndërtimi i Teatrit të Operës dhe Baletit, Teatrit të ri Kombëtar,

Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Rrjetit të kinemave të Kosovës janë disa nga veprimet konkrete

të cilat ne synojmë, e të cilat do të kthejnë vëmendjen kah arti dhe artistët.

Do të përmirësojmë infrastrukturën sportive dhe investojmë në sportin elitar që Kosova të

rezultojë sa më lart në arenën ndërkombëtare.

Drejtësia

Për të gjithë ata që tash e dy dekada presin për drejtësi, më në fund kemi një qeveri dhe program

qeverisës që drejtësinë e ka vendosur prioritetin kryesor.

Krijimi i një shoqërie me të drejta dhe mundësi të barabarta kërkon një sistem të drejtë, të

paanshëm dhe efektiv. Kërkon gjykatës me kompetencë dhe ekselencë, si dhe prokurorë të

dijshëm dhe të ndershëm dhe energjikë të cilët garantojnë se secili qytetar, pa marrë parasysh sa

fiton e nga vjen, i mbrohen të drejtat e garantuara me kushtetutën dhe ligjet tona.

Vetingu për gjykatës e prokurorë dhe nivele të larta të sigurisë; finalizimi i hartimit të Kodit të

Procedurës Penale; hetimi dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme dhe

formimi i Gjykatës Komerciale, Administrative dhe asaj të Punës, do të jenë disa nga veprimet

konkrete të cilat do të sjellin shtetin e së drejtës.

E për drejtësinë e vonuar ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë vitit 1998-1999 më në fund do

themelojmë institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe do të ngremë padi për

gjenocidin e Serbisë në Kosovë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Politika e jashtme dhe dialogu

Politika jonë e jashtme është po ashtu shtyllë e rëndësishme e subjektivitetin tonë ndërkombëtar,

por shtetndërtimit tonë demokratik. Ajo duhet të na mbrojë nga armiqtë dhe të na thellojë

bashkëpunimin me miqtë tanë, prandaj edhe orientimet tona janë të qarta për integrim në NATO

dhe Bashkimin Evropian.

Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të thellohet mbi bazën e vlerave të përbashkëta

dhe Forca jonë e Sigurisë do të vazhdojë të forcojë kapacitetet për t’u bërë forcë e denjë për

ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet i cili nuk duhet të zëvendësohet por edhe

proces i cili nuk duhet të ngadalësohet.

Zgjidhja e çështjeve të hapura me Serbinë duhet të bëhet përmes dialogut parimor. Kosova e

pranon dialogun me Serbinë si palë e barabartë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, sikurse

Page 12: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

12

zbardhja e fatit të personave të pagjetur, të zhdukur me dhunë, borxhet dhe dëmet e luftës,

reparacionet dhe suksesioni.

Kosova nuk pranon dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë ku trajtohet si temë e dialogut dhe

jo si palë.

Të nderuar deputetë,

Unë pres që ne të bashkohemi rreth qëllimeve të përbashkëta. Kjo nuk është thirrje për të mos

bërë opozitën apo thirrje për të ulur kritikën. E kundërta, Qeveria është e interesuar për debat

konstruktiv me opozitën, për shkëmbim të mendimeve dhe ideve dhe argumente rreth fakteve të

përbashkëta të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe zhvillojnë demokracinë.

Por, le të synojmë të bashkohemi karshi temave në të cilat mund të gjejmë konsensus e për të

cilat mospajtimi bën dëm të madh. Në fjalimin tim inaugurues pata thënë se për çështje kapitale

do të kërkojmë koordinim dhe bashkërendim me opozitën, prandaj më lejoni ta përsëris edhe

njëherë se cilat janë këto pesë tema.

Politika e jashtme dhe dialogu me Serbinë

Ne mund të mos pajtohemi për shumë çështje por le të provojmë të pajtohemi karshi politikës

ndaj Serbisë. Në secilën ditë të javës e në secilën orë të ditës unë jam i gatshëm të takohem me

cilindo lider të opozitës i cili nuk pajtohet me parimet e qëndrimet tona për dialogun dhe ka

propozime tjera se si ta mbrojmë më mirë interesin e Republikës. Por, mos harroni se ju që keni

qenë në opozitë, më falni në pushtet paskëshit qenë, në këto dy dekada që lëmë pas keni bërë

tashmë një trashëgimi që na ka ngelur neve. Pjesa më e madhe e punës dhe energjisë sime në

dialog është në zhbërjen e dëmit që keni shkaktuar ju. Marrëveshjen për Asociacionin,

Marrëveshja për Fusnotën, Marrëveshjet për Gjykatat e Universitetin paralel në Veri të

Mitrovicës, hapjen e çështjes së statusit, krijimin e diskursit për shkëmbime territoriale e

marrëveshje të tjera të dëmshme ju na i latë trashëgim.

Nëse i keni rënë pishman për këto marrëveshje, e me sa ju kam dëgjuar shpresoj që po, atëherë

ejani të punojmë së bashku që t’i përmirësojmë. Tash kemi Qeveri e cila jo vetëm që nuk do të

sjellë marrëveshje të dëmshme por është e angazhuar që të zhbëjë edhe dëmet që keni shkaktuar

ju. Po të kishim një qeveri të tillë sa ne ishim në opozitë do të bashkëpunonim në secilin hap.

Por më lejoni ta përsëris edhe njëherë. Karshi Serbisë duhet të jemi të bashkuar në parim e

qëndrim. Te projektet dhe ndjekja e politikave të cilat e dëmtojnë sovranitetin dhe interesin e

republikës unë jam kundërshtari i parë, dhe këtë e kam dëshmuar tashmë qëmoti.

Temat tjera për të cilat kërkojmë debat shterues drejt konsensusit janë:

- Reforma në arsim

Page 13: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

13

- Siguria nacionale dhe mbrojtja

- Fondi për Sigurimet Shëndetësore dhe

- Politika energjetike.

Këto janë reforma të cilat prekin gjeneratat që vijnë dhe duhet të ndërtojmë konsensus në mënyrë

që veprimet të jenë afatgjata sepse vetëm një konsistencë në veprime mund të jep frytet e

nevojshme të qëndrueshme

Por përtej programit 4-vjeçar ju ftoj të bashkëpunojmë në një strategji për të ardhmen. Një

strategji që shkon përtej 3 viteve të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, apo 5 viteve të

Strategjisë Kombëtare për Zhvillim me një shikim kah e ardhmja. Le ta quajmë Kosova 2030 apo

edhe Kosova 2040 por le ta kemi sepse e ardhmja e vendit tonë varet nga veprimet që i bëjmë sot

por edhe mendimet e planet afatgjate. Besoj të gjithë pajtohemi se s’ka rëndësi kush është në

pushtet e në opozitë kur është në pyetje e ardhmja prosperuese e vendit, e popullit, e sidomos e

rinisë dhe fëmijëve. Le të planifikojmë më gjatë, sidomos në këto çështje kapitale për vendin.

Unë besoj se nëse bashkojmë mendjet mund të jemi të suksesshëm jo vetëm në xhudo dhe

muzikë por edhe në shkencë, teknologji dhe fusha tjera.

Këtë shans e kemi tash dhe Qeveria jonë sot është e përkushtuar për ide dhe plane të mëdha

sepse ne besojmë në potencialin e popullit tonë.

Pra, ky është programi dhe kjo është qasja jonë ndaj të ardhmes. Natyrisht, ky program nuk është

i shkruar në gur dhe presim çdo sugjerim dhe çdo kritikë për ta përmirësuar, për ta avancuar.

Tani para se të fillojë debati e ta thonë edhe ministrat pjesën e tyre përkatëse, dëshiroj t’ua bëjë

me nga një fjali profilin secilit prej tyre:

Tani para se zëvendëskryeministrat dhe ministrat t’i prezantojnë pjesët e tyre, dëshiroj t’ua bëj

një profil-një-fjali atyre veç e veç:

1) ZvKM1, Besnik Bislimi: Zhvillim i qëndrueshëm, integrim evropian dhe dialog i mirëfilltë.

2) ZvKM2, Donika Gërvalla: Forcim i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

3) ZvKM3, Emilija Rexhepi: Një shoqëri e përbashkët që ofron mundësi për të gjithë qytetarët

dhe të gjitha pakicat.

4) Ministri i MFPT, Hekuran Murati: Sistem i qëndrueshëm i financave publike që mundëson

zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët.

5) Ministrja e MD, Albulena Haxhiu: Drejtësi e pavarur dhe e paanshme.

6) Ministri i MM, Armend Mehaj: Forcë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontribuese në

paqe.

Page 14: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

14

7) Ministri i MPB, Xhelal Sveçla: Vend i sigurt dhe shërbime efikase për qytetarin.

8 ) Ministri i MSH, Arben Vitia: Popullatë e shëndetshme.

9) Ministrja e MASHTI, Arbërie Nagavci: Për shoqëri konkurrente dhe bashkëpunuese e dijes.

10) Ministri i MKRS, Hajrulla Çeku: Rinia, kultura e sporti motor i zhvillimit të qëndrueshëm.

11) Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi: Qeverisje lokale e qëndrueshme.

12) Ministri i MPHI, Liburn Aliu: Zhvillim i qëndrueshëm në harmoni me mjedisin e pastër dhe

mobilitetin.

13) Ministri i MBPZHR, Faton Peci: Zhvillim bujqësor që përmirëson jetën rurale dhe bilancin

tregtar.

14) Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari: Ndërmarrje konkurruese.

15) Ministrja e ME, Artane Rizvanolli: Zhvillim ekonomik i qëndrueshëm përmes energjisë së

pastër dhe të përballueshme dhe qeverisjes së mirë të ndërmarrjeve publike.

16) Ministri i MZHR, Fikrim Damka: Zhvillim i balancuar dhe i qëndrueshëm rajonal.

17) Ministri për MKK, Goran Rakiq: Një shoqëri multietnike që ofron mundësi për të gjithë.

Të nderuar deputetë,

Pas këtij Programi Qeveritar, secili funksion formal i ministrave e merr këtë epitet përmbajtjesor.

Me këtë rast, ekipi i Kabinetit tonë qeverisës është një ekip, i cili do të afirmojë tri vlerat

themelore, që ne pikë së pari i kultivojmë brenda vetes, e ato janë: Kompetenca profesionale,

ndershmëria qytetare dhe disiplina organizative. Kompetencë profesionale në kundërshtim me

amatorizmin dhe dilentantizmin; ndershmëri qytetare në kundërshtim me nepotizmin dhe

interesat individuale e grupore dhe disiplinë organizative në kundërshtim me kaosin që e kemi

gjetur gjithandej nëpër ministrive.

Prandaj, me këto tri vlera themelore të Kabinetit tonë qeveritar, ne do të qeverisim drejt dhe

mirë, jo për vete, por për popullin, përfshirë edhe juve. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit, zoti kryeministër! Është radha e kryetarëve të grupeve parlamentare,

prej Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, kryetar Konjufca!

I nderuar kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Kolegë deputetë,

Media,

Qytetarë të nderuar të Republikës tonë,

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ky Kuvend dhe qytetarët e Republikës kanë diskutuar

për gjashtë programe qeverisëse, rrjedhimisht sot po e trajtojmë të shtatin me radhë.

Page 15: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

15

Megjithatë, ka dallime përmbajtjesore që e veçojnë trajtimin e këtij programi. E para, ka të bëjë

me mbështetjen dhe besimin politik që një qeveri arriti ta ketë si asnjëherë më parë në historinë e

re të shtetit tonë. E dyta, ka të bëjë me pritshmëritë nga kjo qeveri jo vetëm të qytetarëve në

përgjithësi, por edhe grupeve të tjera të shoqërisë në veçanti, përfshirë këtu edhe opozitën. Prej

ditës së parë të qeverisjes Kurti 2 ka filluar presioni për programin në diskursin e paparë deri më

tani, zaten një rezultat i tillë zgjedhor kuptueshëm që i rriti pritjet shumëfish krahasuar me

qeverisjet e mëparshme.

Megjithatë, duhet të reflektojmë në këtë proces të rëndësishëm të qeverisjes më shumë se sa

vetëm nga refleksi i kritikës apo kërkesës për plotësimin e secilës nevojë dhe zgjidhjen e secilit

problem që e ka karakterizuar shoqërinë tonë deri në këtë ditë me programin e qeverisë nga

vetëm dy muajt e parë të qeverisjes. Në një përvojë të shkurtër si shtet, nga gjashtë qeveri të

paspavarësisë, përfshirë edhe Qeverinë Kurti 1, kemi arritur të kuptojmë që dallimi në programin

qeverisës nuk është në afatin kur është përfunduar, por në përqindjen sa është realizuar, nëse janë

matur realizimet me përmbylljen e mandateve qeverisëse. Çka është tepër e rëndësishme për

Qeverinë Kurti 2 dhe qytetarët e Republikës, është trajtimi i programit si dokument i punës,

dokument i gjallë, i cili plotësohet dhe azhurnohet sipas ndryshimeve dhe reflektimeve në terren

dhe në zbatueshmërinë e tij. Shtesë kësaj, krijimi i praktikës së diskutimit, trajtimi dhe kritikës,

të cilin ky program tashmë e ka marrë si asnjë para tij. Megjithatë, programi qeverisës, të cilin po

e diskutojmë sot, ka disa karakteristika, të cilat duhet të theksohen.

E para, prioritetet e qeverisjes janë qartë të prezantuara. E dyta, zbatimi i këtyre prioriteteve të

prezantuara bëhet në kuadër të kufijve buxhetor. E treta, programi do të rishikohet çdo fillimviti

financiar përmes kornizës afatmesme të shpenzimeve, me qëllim të përditësimit me sfidat dhe

mundësitë e reja brenda koordinatave të politikave qeverisëse.

Rrjedhimisht, kemi qasjen e re në trajtim të programit jo si një dokument i sirtarit, por si një

dokument i gjallë, i cili do të plotësohet, korrigjohet dhe azhurnohet me programet dhe planet

vjetore të qeverisë. I përcjellë gjithashtu nga agjenda legjislative, e cila reflekton prioritetet

programore, por edhe kritikat, të cilat ne i kemi pasur nga qeverisjet e mëparshme. Faza e parë

dhe më e rëndësishmja e dokumentit është menaxhimi i pritjeve të qytetarëve në periudhat

kohore të qeverisjes me mandat të plotë. Për qeverinë e formuar muaj më parë, të kesh sfidat e

rënda të pandemisë me probleme akute, sistemin e shoqërisë me probleme kronike dhe kërkesat

emergjente të qytetarëve, paraqet barrën e rëndë të qeverisjes, të cilën qeveria e ka marrë me

përgjegjësi dhe përkushtim.

Nga afatet kohore duket qartë se janë prioritetet afatshkurtra, të menjëhershme, ato të cilat lidhen

me pandeminë në dy segmente: menaxhimin e shëndetit publik dhe menaxhimin e ekonomisë.

Bashkëpunëtorët e mi nga grupi parlamentar do të diskutojmë për politikat e shëndetit publik,

unë sot e shoh të rëndësishme të fokusohem në strukturën e re të mekanizmave zhvillimorë, të

Page 16: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

16

paraparë me masat e ringjalljes ekonomike, të cilat parashohin edhe ndryshimet strukturore të

ekonomisë së Kosovës. Pjesë e rëndësishme për rritjen e qëndrueshme ekonomike është

ndërhyrja në ridizajnimin e politikave fiskale, e cila do të bëhet përmes rishikimit të politikave

aktuale fiskale dhe zbatimin e politikave të reja, analizën e sistemit tatimor, rishikimin e formatit

të tatimit për bizneset e vogla dhe të mesme, por edhe ndërhyrjen në formalizimin e ekonomisë,

me llogaritje që 30% e ekonomisë sot ende mbetet joformale.

Daljen nga pandemia kjo qeveri e sheh si mundësi të re për riorientim për ekonominë, kritikën

tonë kryesore për qeverinë e mëparshme. Ky riorientim që do të bëhet drejt prodhimit dhe

eksportit, drejt rritjes së punësimit të dinjitetshëm për të gjithë. Në këtë drejtim angazhimi i

nxitjes së investimeve në kapacitete të reja prodhuese dhe angazhimi i diasporës paraqesin dy

komponentë të rëndësishëm. E rëndësishme për riorientim të ekonomisë është gjithashtu edhe

Strategjia kombëtare për zhvillim, e cila pritet të miratohet në fund të këtij viti. Kjo strategji do

të mundësojë ndërlidhjen me objektivat për zhvillim të qëndrueshëm, marrëveshjen e gjelbër dhe

agjendën e integrimit evropian. Do të shërbejë si mjet kryesor për zbatimin e prioriteteve të

vendit përmes përcaktimit të përparësive të zhvillimit, objektivave strategjike dhe rezultateve që

duhet arritur. Në përputhje me programin zgjedhor, me të cilin kemi garuar në një listë,

mekanizmat e rinj institucionalë në funksion të zhvillimit janë edhe ato që i përmendi

kryeministri: Fondi Sovran, shuarja e AKP-së, një institucion i cili për 20 vjet ende nuk arriti të

dëshmojë pse duhej të funksiononte si pjesë e ekonomisë sonë apo nuk arriti ta arsyetojë

ekzistimin e saj.

Agjencinë Zhvillimore dhe Bankën Zhvillimore, si adresa kryesore për plotësimin e mangësive

afatgjate në zhvillimin e sektorit privat. Procesi i integrimit të Bashkimit Evropian, i cili edhe në

vendin tonë u përcoll me komponentë të politizimit të skajshëm, gjithashtu parasheh një mori

aksionesh konkrete dhe e dimë të gjithë se janë një mori, një listë detyrash teknike dhe

profesionale, të cilat nuk e kanë pasur trajtimin e duhur ndër vite. Asistenca financiare e BE-së

zbatohet përmes institucioneve të paraanëtarësimit, por çfarë i ka ndodhur Kosovës në dy vjetët e

fundit, në vitin 2018 dhe 2019, është që performanca e dobët institucionale i ka kushtuar me

humbje të rreth 60 milionë eurove. Kjo qeveri e adreson qartë në programin e saj listën prioritare

të projekteve infrastrukturore, e cila do të jetë një dokument gjithëpërfshirës që do të identifikojë

projektet kryesore infrastrukturore të Kosovës, për të përfituar nga fondet e BE-së, shto këtu

faktin se fondet e IPA 3 do të jenë në një proces konkurrues për vendet e Ballkanit Perëndimor

dhe Turqisë, prandaj përgatitja e Qeverisë në nivelin qendror dhe lokal duhet të jetë për një

proces konkurrues edhe me qeveritë e rajonit.

Për një shtet kredibil, me llogaridhënie të lartë dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, e domosdoshme

reforma në Administratën Publike. Në kuadër të agjendës legjislative, përveç miratimit dhe

harmonizimit plotësisht të Ligjit për pagat dhe Ligjin për zyrtarë publikë, pikë të rëndësishme të

programit të parapara janë vazhdimi i skemës Young Sells, krijimi i skemave të reja, si dhe

Page 17: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

17

procesi i racionalizimit të agjencive dhe organeve të pavarura përmes kompletimit, miratimit dhe

zbatimit të kornizës ligjore. E përmendi kryeministri, deri më tani kemi qenë dëshmitarë të një

mungese të ndërlidhjeje të llogaridhënies dhe transparencës nga agjenci dhe trupat që i

raportojnë këtij Kuvendi, bashkë kemi debatuar me ditë dhe javë të tëra për raportet e këtyre

agjencive, shpeshherë edhe nuk janë miratuar këtu në Kuvend, por asnjëherë nuk ka pasur një

përcjellje prapa, në kuadër të ndryshimit qoftë të udhëheqjes apo të strategjisë së këtyre

agjencive.

Nëse vetëm në këtë pikë ka sukses, mbi 50% e qeverisjes në Kosovë do të jetë krejtësisht

ndryshe.

Digjitalizimi i shërbimeve qeveritare jo vetëm që është domosdoshmëri e shërbimit më efikas për

qytetarët, por me rrethanat e reja të cilat i solli pandemia jemi të vonuar me mungesën e

shërbimeve elektronike dhe çdo ditë është humbje pa atë shërbim.

Në aspektin e energjisë kemi dëgjuar shumë komente këtyre ditëve, ky Kuvend ka miratuar një

strategji që daton, në fakt 2017-2026 ka afatin, natyrisht strategjia, e cila aktualisht është

dokument valid apo të paktën duhej të ishte, nuk është përmendur asnjëherë kur është filluar të

diskutohet për komponentë të kësaj strategjie, nuk është përmendur dhe diskutuar strategjia e

energjisë kur është diskutuar për Ujmanin, nuk është rishikuar dhe nuk është trajtuar ndalimi i

vazhdimit të projektit për Termocentralin e ri, e mbi të gjitha nuk kemi diskutuar asnjëherë këtu

në Kuvend, se e kemi obligim planin kombëtar për energji dhe klimë, pasi që ai plan duhet të

reflektojë edhe në strategjinë e energjisë. Kjo qeveri në programin e saj e parasheh këtë.

Të nderuar deputetë, qytetarë të Republikës, të gjithë ju që e keni votuar ndryshimin dhe të gjithë

bashkë që po e presim atë, rritja dhe ndryshimi gjithmonë përcillen me dhimbje, por nuk ka asgjë

më të dhimbshme se qëndrimi në një situatë të pandryshuar, ku nuk e kemi vendin, nuk e kishim

vendin aty ku ishim. Prandaj, secila storie e suksesit është e përcjellë me aktivitete të adaptimit të

vazhdueshëm, rishikimit të aksioneve aktuale dhe ndryshimit të tyre, ajo çfarë po kalojmë së

bashku janë dhimbjet e ndryshimit deri te destinimi final ku e meritojmë të gjithë të jemi si shtet

dhe si popull. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Po ju paralajmëroj që ashtu që të jemi sa më efektivë, secili ta

kontrollojë kohën e tij të fjalës, nuk do t’ia zgjas fjalën askujt mbi 10 minuta, mund ta

kontrolloni kohën tuaj, e keni edhe orën atje lart. Fjalën në emër të Partisë Demokratike të

Kosovës e ka Enver Hoxhaj.

ENVER HOXHAJ: I nderuar zoti kryetar i Kuvendit!

Zoti kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Page 18: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

18

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Zonja dhe zotërinj,

Ftesa e kryeministrit për të prezantuar programin qeverisës në një seancë të jashtëzakonshme, dy

muaj pas marrjes së mandatit, nuk ka të bëjë me kurrfarë urgjence dhe me kurrfarë ngutie. Kjo

seancë do të duhej të ishte krejt e zakonshme dhe normale dhe të mbahet në fund të marsit dhe jo

në mes të majit. Sot, qeveria do të duhej me nguti dhe me vendosmëri ta trajtonte një kryetemë

tjetër, vaksinimin e popullatës.

Pamjet e shëmtuara të trajtimit të prindërve, të gjyshërve dhe të moshuarve tanë, ku ata

shtyheshin me njëri-tjetrin, pa fajin e tyre, për të marrë një vaksinë, tregon që vendi po lëviz drejt

një katastrofe shëndetësore dhe kudo në botë është detyrë e kryeministrit të sigurojë vaksinat dhe

kryeministri me urgjencë do të duhej të udhëtonte për të siguruar vaksinat dhe jo ta ftonte një

seancë të jashtëzakonshme. Mirëpo, qeveria e tij dhe ai personalisht, pa asnjë justifikim, i kanë

braktisur qytetarët në betejën e vështirë me pandeminë, sepse ky personalisht dhe qeveria e tij

nuk ka guxim, nuk kanë dije dhe nuk kanë përvojë as ta menaxhojnë pandeminë, as qeverinë.

Programin që e keni para jush, është një program i cili nuk ka plan të veprimit, objektivat nuk

përkthehen në aktivitete konkrete, nuk ka afate kohore, nuk ka buxhet, nuk dihen as institucionet

përgjegjëse, të cilat do të duhej t’i zbatojnë këto objektiva. Kështu që ky është programi më i

dobët, më i kotë dhe do të mbahet mend për pasaktësinë aritmetike në vend të llogaritjeve reale,

për paqartësinë kohore në vend të planeve konkrete, për përsëritje në vend të përmbajtjes. Albin

Kurti, sikurse foli edhe sot, kishte krijuar për disa vjet bindjen dhe po bën përpjekje edhe më

shumë ta forcojë këtë bindje, se sa po ta udhëheqë qeverinë, a tash po e udhëheq qeverinë, do ta

bënte transformimin e madh politik, ekonomik dhe shoqëror në vend. Këtë transformim do ta

bënte falë vendosmërisë së tij, por edhe programit politik dhe vetëm ai do të ishte në lartësinë e

duhur për ta bërë këtë ndryshim. Në fakt, kjo ka të bëjë me diçka tjetër...

KRYETARI: Qetësi, ju lutem derisa është duke folur deputeti! Deputetë, qetësi, ju lutem!

ENVER HOXHAJ: Në fakt, kjo ka të bëjë me diçka tjetër, çdo demagog dhe popullist e ka

talentin e veçantë t’i bëjë reklamë vetes dhe këtë talent e ka edhe Albin Kurti.

Këtë material që e keni për debat, pa asnjë gram, nuk është program, sepse aty ku kërkohet

guximi, ofrohet vetëm hezitimi, ku kërkohet pragmatizmi, ka vetëm popullizëm. Programi është

ikje nga realiteti, shmangie nga realiteti, dhe më lejoni të përmend tre shembuj. Sot Kosova i ka

tri probleme të mëdha për shkak të pandemisë: vaksinimi, pasojat në ekonomi dhe në arsim, me

të cilat programi, përveç se mund t’i ketë 4-5 fjali, nuk merret fare. Në faqen 6 të këtij materiali

thuhet se do të sigurohen 60% të vaksinave të grupmoshave që duhet të vaksinohen brenda vitit.

Në faqen 7 flitet për vaksinimin e 60% të popullatës.

Page 19: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

19

Do të thotë, a jemi duke folur për vaksinimin e 1 milion e 100 mijë njerëzve në Kosovë, a jemi

duke fol për vaksinimin e 130 mijë sa do të ishte 60% i atyre mbi moshën 65-vjeçare, cilët do t’i

vaksinoni, kryeministër? Mandej me këtë dinamikë unë mund t’ju them që deri më 2025 s’mund

ta kryeni vaksinimin e popullatës.

Imagjinoni, pandemia ka lënë pa punë afër 60 mijë njerëz dhe në këtë program flitet vetëm për

daljen nga pandemia si mundësi për ta riorientuar ekonominë drejt prodhimit dhe eksportit. Po

kush ju tha, kryeministër, që po dalim prej pandemisë? Prej kujt i keni këto garanci?

Mandej, as buxhetin e dedikuar për ekonomi në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje nuk e keni

përmendur fare. Nëse nuk doni ta zbatoni këtë plan, është mirë ta sillni një plan tjetër, thoni ky

plan s’po më pëlqen, ta sillni një plan tjetër. Së treti, ju keni qenë vetë kryeministër kur keni

marrë vendim t’i mbyllni të gjitha institucionet arsimore, 450 mijë nxënës dhe studentë kanë

funksionuar prej vitit të kaluar deri më tash në tre skenarë: në mësimin në shkollë, i kombinuar

dhe në distancë. Programi nuk merret fare me çështjen e mësimit në pandemi, fare. Në vend të

kësaj ju flisni për arsimin pas pandemisë dhe përmendni gjashtë zonat e transformimit të arsimit:

edukimin parashkollor, tekstet shkollore, shkollimin profesional, sistemin e bursave, arsimin pa

pagesë, fondin për hulumtime. E dini që edukimi parashkollor është nivel, tekstet janë mjet,

shkollimi profesional është orientim, bursat janë bursa, arsimi i lartë pa pagesë është masë

mbështetëse, fondi për hulumtim ekziston. Unë i përmenda vetëm këta tre sektorë për t’ju treguar

juve, deputetë të nderuar, dhe mbi të gjitha qytetarëve të Kosovës që kjo qeveri, me këtë

program, nuk ka as mendim politik, as strukturor, as organizativ për asnjë sektorë, s’e kupton

fizionominë e sektorëve një kryeministër si zoti Kurti.

Ju i thatë edhe disa gjëra sa i takon dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimit me opozitën. Së pari,

është nënçmim dhe përbuzje se si flitni në këtë program për liberalizimin e vizave. Nuk e di a e

ke parë vetë apo e ka parë dikush prej qeverisë, dy herë e përmendni, në dy kaptina të ndryshme,

liberalizimin e vizave, në faqen 18 dhe në faqen 55. Të paktën, kam pasur njëfarë bindje që

tekstet i lexon.

Zoti Kurti çdoherë nuk e ka votuar marrëveshjen e MSA-së. Në program flitet për aplikimin, për

paraqitjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE, pyetja ime është kjo: a jeni duke folur

për statusin e kandidatit? Apo jeni duke folur për hapje të negociatave? Mandej, foli edhe për

dialogun me Serbinë dhe te dialogu me Serbinë është një formulim i famshëm: “Qeveria e

Republikës së Kosovës është e gatshme ta njohë Republikën e Serbisë, nëse kjo është e gatshme

ta njohë Republikën e Kosovës”. Prej kur ne ia kemi nisur të flasim në emër të bashkësisë

ndërkombëtare dhe ofrojmë njohje kolektive? Prandaj, ky program flet për mjerimin e Qeverisë

Kurti, është një program mediokër, është një paçavure.

Page 20: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

20

KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, fjalën e ka Lumir

Abdixhiku.

LUMIR ABDIXHIKU: Faleminderit, kryetar!

I nderuar kryeministër,

Të nderuar kolegë deputetë,

Anëtarë të Kabinetit qeverisës,

Zonja dhe zotërinj,

Të presësh 60 ditë për një program qeverisës nuk është ndonjë tragjedi, qeverive të reja, sidomos

pa përvoja u duhet kohë, kohë për të projektuar ecjen e gjithë aparatit shtetëror për katër vjet.

Të presësh 60 ditë e të marrësh një dokument 60-faqësh si përfundim, veç fillon të kesh dyshim

mbi aftësinë e dikujt që të gjitha problemet ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore, të rendit

dhe të ligjit, të sigurisë e integrimit, të dialogut e punësimit, korrupsionit e nepotizmit, kapjes e

pandemisë, do t’i përfshijë në një dokument 60-faqësh. Dyshimin disi e kapërcen, sepse faqet

megjithatë s’e bëjnë përmbajtjen, përmbajtjen e përbëjnë argumentet e idetë e fjalës, sa të

fuqishme, sa konkrete e sa kreative janë ato.

Por, ky dokument 60-faqësh, i përgatitur për 60 ditë, nuk ka as argument e as ide të fjalës. Për

befasinë time e tonën, është një ndër dokumentet më sipërfaqësore, më jopërmbajtjesore që kam

lexuar ndonjëherë, e që mban titullin e programit qeverisës për katër vjet, dhe s’po e them këtë si

kritikë sa për hir të opozitarizmit. Është një dokument që s’përmban ndonjë masë, ndonjë matje e

ndonjë numër, s’përmban as kohë se kur do të nisë e kur do të përfundojë një politikë qeveritare

për katër vjet planifikim. S’thotë gjë askund, përjashto ndonjë politikë dytësore aty-këtu, se çfarë

problemi do të adresojë, çfarë rezultati do të japë, kush do ta implementojë, sa do të kushtojë dhe

si do ta bëjë atë. Këtë pret secili nga një program qeverisës sot. Çfarë do të bëhet për katër vjet e

si do të duket vendi ynë i përbashkët për katër vjet nga sot? Do të bëjmë politika të mira, thotë

programi qeverisës, në pothuajse secilin kapitull, ec e definoje tash abstraktin e një hartimi të

tillë. Do të bëjmë politika të mira, s’është masë, është deklaratë, është parullë.

Në programin qeverisës parullat vend s’kanë, ato as nuk maten, as udhëzojnë, ato thjesht jepen sa

për të mbushur vend. Janë dy shkaqe, arsye, prapa një mosdefinimi të tillë, e para, ndoshta sepse

nuk dini e nuk e keni të qartë as ju se çfarë do të bëni tani që jeni në pushtet. E dyta, sepse keni

frikë nga vendosja e synimit edhe e qëllimit, sepse qëllimi, me gjithë masa, është i matshëm.

Matja tregon progres, e kur s’ka progres nëpërmjet matjes, shpërfaqet edhe ngecja.

Duket se qeveria me këtë plan ka treguar frikën nga kritika prej ngecjes, sepse nuk i beson

fillimisht vetes, e për shkak të frikës nga ngecja, ka hequr dorë edhe nga përpjekja. E pse keni

frikë kur i keni të gjitha, kur i keni krejt, nuk e kuptoj dot. Programin duhet ta përdorni si

udhërrëfyes tuajin e tonin bashkërisht, të matni veten e t’ju matim ne e qytetarët tanë bashkërisht

Page 21: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

21

për gjërat që jeni zotuar e do zotoheni që do t’i bëni. S’mund të vazhdoni të qeverisni me

inercion, as duke kritikuar të shkuarën, për këtë kritikë qytetarët kanë dhënë një verdikt, juve një

shpërblim 50+%, të tjerëve një dënim. Tash do t’ju matin njëtrajtësisht për të ardhmen, dhe për të

matur, duhet të tregoni fillimisht se çfarë keni për të bërë për 4 vjet, këtë gjë nuk e bëni dot në

një program qeveritar. S’e arrini dot, sepse, për shembull, në gjithë shëndetësinë, problemi

numër një sot të qytetarëve tanë e përmblidhni me 344 fjalë, në vetëm një faqe program. 344

fjalë për shëndetësinë në katër vjet, një qeverie e tërë, s’mund ta prodhojë si dokument, është

mungesë e plotë e ambicies, e përpjekjes. Dhe, në këtë njëfaqësh për shëndet asnjë fjalë për

shumën e parave që do të jepni, si shumë nominale apo relative e GDP-së, pa dallim, asnjë fjalë

për spitalet që do t’i ndërtoni, investimet në pajisjet e vjetruara që do t’i bëni, klinikat që do t’i

funksionalizoni, edhe më pak për premiumet e fondit shëndetësor që do t’i nisni sa më parë. As

datë, as numër, as masë për katër vjet plan e program.

Po aq e thatë, sikurse shëndetësia, mbetet edhe pjesa ekonomike e programit. Nuk besoj që në

historinë ekonomike të ndonjë qeverie në rajon e Evropë, pa dallim, të jetë në gjendje dikush të

shkruajë kaq shumë fjalë pa asnjë parashikim, pa asnjë numër, pa asnjë vlerësim kur bëhet fjalë

për ekonominë, është blanko. Ky program s’arrin të tregojë sa do të jetë rritja ekonomike në vend

për katër vjetët e ardhshme për secilin vit. Sa do të ulet papunësia, sa do të ngushtohet deficiti

tregtar, e sa do të rriten investimet e huaja çdo vit, për katër vjet. E ftoj qeverinë, këtu sot,

kryeministrin, që të na tregojë indikatorët kryesorë ekonomikë të vendit gjatë qeverisjes së tij. Sa

do të jetë rritja ekonomike, kryeministër, në katër vjetët e tua? Çfarë rritje synon për secilin vit?

Çfarë buxheti do të kesh dhe ku do ta shpenzosh këtë buxhet? Si vlerë reale ose nominale, pa

dallim. Nëse në shëndetësi, në rregull, por sa? Nëse në arsim, në rregull, por sa? Nëse në rend

dhe ligj, në rregull, por sa? Nëse në investime kapitale, në rregull, por sa?

Dhe, në fund, pasi t’i keni bërë të gjitha këto të na tregoni sa të papunë do t’i kemi katër vjet nga

tash si pasojë e qeverisjes suaj. Sepse punësimi është brenga kryesore e qytetarëve tanë sot e sa

vjet, e keni obligim t’u tregoni atyre si do ta zgjidhni këtë problem, jo t’i paraqitni këtu 60 ditë

më pas Kabinetin qeveritar.

Pjesa më shqetësuese për mua dhe për LDK-në në gjithë programin mbetet prezantimi i tri

masave puro të majta, puro socialiste, që në thelb kanë ndërmend të forcojnë madhësinë e shtetin

në ekonomi, rritjen e burokracisë e keqshfrytëzimin e parasë publike për mirëmbajtjen e

ndërmarrjeve të destinuara për humbje. Pra, ky program i majtë në skajshmëri që synon të shtojë

rolin e pronës publike në ekonomi nuk e ka kuptuar asgjë nga dështimet e 20 vjetëve të fundit.

Nëpërmjet fondit sovran synon të krijojë një super ndërmarrje publike, natyrisht burokratike, ku i

bën mish mash ndërmarrjet në fitim e ato në humbje, të rrënuara e funksionale, të gjitha pa

dallim.

Page 22: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

22

Natyrisht, as këtu s’jepet datë kur e si do të nisë ky fond, por për aq kohë sa nuk nis, aq më mirë

për Kosovën. Nëpërmjet Agjencisë Zhvillimore, ku shteti synon të replikojë në plotni, por pa

asnjë nevojë, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të krijojë një ministri mbi ministri, se pak kemi

ministri në qeverinë tonë. Shpeshtimi i niveleve të shtetit ka vetëm një emër, i thonë “burokraci”

e burokracia ka vetëm një rezultat, i thonë dështim. E dështim do të jetë edhe Banka Zhvillimore

e paralajmëruar, ku shteti synon që milionat e pakta të Kosovës t’i kalojë në kreditim, se bën këtë

për ndonjë efekt, sepse efekt në atë treg nuk do të ketë, dhe këtë gjë ky pushtet e di shumë mirë,

shteti as nuk ka mjete, as treg për t’i konkurruar sektorit financiar në vend, e bën këtë për të

dhënë një mesazh ideologjik.

Paratë e nevojshme për Bankën Zhvillimore investoni në arsim, shëndetësi e rend e ligj, aty ku

shteti duhet të investojë, jo në tregun financiar. Në politikën e jashtme Qeveria e re e tregon një

mungesë të plotë vizioni e saktësie, por jo edhe të ambicies, qeveria na thotë se brenda mandatit

të saj 4-vjeçar, po e citoj këtë pjesë, sepse është perlë, Kosova do të jetë e gatshme dhe do të

paraqesë kërkesë për anëtarësimin në BE, dhe do ta mbajmë këtë si referencë.

Por, do të ishte shumë më reale sikur ky program do të adresonte fillimisht çështjen politike dhe

jo teknike, siç i referohet, të lëvizjes së lirë, sepse lëvizja e lirë është bërë çështje politike tashmë.

Kjo qeveri, në këtë program do të duhej të garantonte se tema e tillë nuk do të trajtohet fare në

dialog me Serbinë. Do të ishte shumë më reale, po ashtu, ky program do të na tregonte synime

më reale të sigurimit të ndonjë njohjeje, çfarëdo njohje, në anëtarësimet në Interpol, UNESCO, e

organizata të tjera ndërkombëtare. Të tregojë një aspiratë të vetme për një anëtarësim shumë të

thjeshtë se sa i BE-së. As Interpoli, as UNESCO, as Këshilli i Evropës, as ndonjë organizatë

tjetër ndërkombëtare nuk përmendet as edhe një herë në këtë program sipërfaqësor.

E, do të ishte shumë më reale dhe e pritshme që ky program të jetë një pasqyrë që Republika e

Kosovës do ta ndjekë në dialogun me Serbinë. Problemin e dialogut, kryeministër, nuk e keni me

partitë parlamentare këtu në Kuvend, e keni me Serbinë. Trajtojeni si të tillë, për ta bërë një gjë

të tillë, paraqitni parimet themelore sa më parë që Kosova duhet t’i ketë në dialog, këto parime

do të ruajnë integritetin territorial të vendit tonë, karakterin unitar e frymën kushtetuese që

Kosova ka dhe, mbi të gjitha, të paraqitni një afat kohor kur do ta përmbyllni këtë proces, sepse

Kosova kohë s’ka për të humbur.

Në fund fare, zonja dhe zotërinj, më lejoni të ngre edhe një çështje të rëndësishme, të përmendur

në programin qeveritar, por që tejkalon përmasat e prizmit partiak: të padisë së paralajmëruar për

gjenocid kundër Serbisë. Kjo padi është obligim i gjeneratës së tanishme për gjeneratat e

shkuara, për viktimat e vendit, për historinë e Kosovës, por mbi të gjitha, është trashëgimi që ne

të gjithë bashkë duhet t’ua kalojmë gjeneratave të ardhshme. Përgatitja për padi kapërcen

kapacitetet e një qeverie, sepse para së gjithash, një padi e tillë e përfaqëson një popull të tërë, të

tërë në plot kuptimin e fjalës.

Page 23: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

23

Si e tillë, ajo duhet të përgatitet mirë, aq mirë sa të mos dështojë, sepse dështimi më pas është

njollë për të ardhmen, e përbuzje e pafalshme për viktimat e gjithë të shkuarave, prandaj, ju ftoj

që të njëjtën të mos e përdorni sa për ndonjë trajtim të një poeni politik, të përkohshëm, gjithsesi,

por ta trajtoni si obligim të shenjtë për të gjithë. Përgatituni mirë, mos e dështoni këtë padi.

Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nga Lista serbe nuk është lajmëruar askush. Fjalën e ka Besnik

Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

BESNIK TAHIRI: Faleminderit, kryetar!

I nderuar kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Pas një vështrimi fillestar të programit të vonuar të Qeverisë, na është bërë shumë e qartë që në

nisje, Qeveria e Albin Kurtit është dorëzuar para besimit që e ka marrë. Kështu, e ka pranuar

hapur se nuk do të mund dhe nuk ka ekip, nuk ka vizion për t’iu përgjigjur pritjeve dhe synimeve

të qytetarëve, të cilët ia dhanë besimin.

Për secilindo që ka një përvojë në qeverisje, në planifikim, ajo çfarë mund të konstatojë nga

dokumenti i prezantuar dhe që u prezantua sot nga kryeministri, është se qeveria po na e shet një

deklaratë politike si program qeverisës. Programi, në vend se të artikulojë caqe dhe synime

specifike, në funksion të të cilave do të tregonte përmasat, veprimet dhe indikatorët konkretë, ajo

i ik kësaj metode dhe na prezanton një rrëfim të dikastereve, pa asnjë veprim dhe masë konkrete.

Kështu ik edhe nga angazhimi, edhe na përgjegjësia që ka.

Pra, flet veprime pa caqe të matshme. Qeveria flet me hamendje për synimet anti-COVID,

sikurse bën edhe për rritjen ekonomike, kjo sepse nuk ka asnjë parashikim, e të mos flasim fare

për qasje reale për këto sfida të mprehta. Programi flet për struktura, krijimin e disa prej tyre,

shkrirjen e ngrirjen e disa të tjerave. Kështu shtrohet terreni për dështimin që në vitin e parë të

qeverisjes, ta mbulojë me plane për ‘prish e ndreq’ të strukturave, duke mos bërë asnjë punë

konkrete. Këtu ka ardhur një plan, planin që në emër të reformave të sistemojë anëtarët politikë e

militantë të tyre në një shtet të fryrë me struktura e fonde pa qartësi dhe pa zhvillim. I gjithë

programi nuk ka pothuaj asnjë referencë të mbulueshmërisë financiare. Në fillim ai mjaftohet

duke pohuar që do të shikohen mundësitë veçmas përmes qasjes në financat ndërkombëtare. Në

fund kur lexuesi e harron këtë pohim, programi ofron një të ashtuquajtur ‘disclaimer’, ikje prej

përgjegjësisë, duke pohuar që realizimi i tij do të mbështetet dhe do të monitorohet konform

kornizës afatmesme të shpenzimit dhe planifikimit buxhetor.

Page 24: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

24

Kjo i bie, nëse mund të bëhet diçka, mirë, nëse jo, kurrgjë kurrkujt. Dhe, në një rrafsh tjetër për

lexuesit e kujdesshëm të këtij programi, shihet se programi është një tablo e disa copëzave e

pjesëve, tekste të shkruara nga disa duar, madje të shkruara e të rishikuara nga disa raporte,

qofshin ato të entiteteve qeveritare, qofshin ato të entiteteve joqeveritare e individuale. Harrohet

se ato nuk janë projektuar për program qeveritar.

Për Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë katër tema me rëndësi, të

cilat janë eskivuar dhe nuk janë trajtuar. E para, për pandeminë. Ju lutem, keni vendosur masë të

vaksinimit 60% të popullatës, e ju sot e keni buxhetin, e keni sistemin dhe nuk i blini vaksinat.

Nuk mbahet shteti me lëmoshë. Nuk mbahet shteti me donacione, shteti mbahet me veprime dhe

me marrjen e rrezikut dhe përgjegjësisë që e keni.

Te pandemia, ju keni bërë diçka të pazakontë në menaxhimin e historikun e pandemisë. Ju keni

mbyllur për dymbëdhjetë ditë dhe e keni goditur në masë të madhe ekonominë. Tash po hyj te

ekonomia. Në qoftë se bëjmë një vështrim të ekonomisë, e keni në faqet e para, menjëherë pas

pandemisë, kemi një përshkrim narrativ të dy faqeve. Ajo që shohim është se s’ka asnjë plan,

asnjë masë se si të mbështeten bizneset. Ju keni marrë vendim, sipas raportimeve në Koha

Ditore, i keni mbyllur 1200 xhirollogari të bizneseve. Nuk keni prezantuar asnjë masë për

regjenerimin ekonomik dhe, mbi të gjitha, për hapjen që duhet të ndodh në disa sektorë, e në

veçanti në sektorin e gastronomisë. I sillni, i pështillni, i thërrisni në takime, por në asnjë

moment nuk keni veprim, në asnjë moment nuk keni një afat se kur do të veproni.

Ky program fjalën kyçe është dashur ta ketë ekonomi, ekonomi, ekonomi. Dhe, në këtë temë, në

qoftë se nuk e përktheni narrativin dyfaqësh në masa konkrete për zhvillimin ekonomik, për

ringjalljen ekonomike, atëherë dështimi në fund të këtij viti do të jetë dështimi më i madh në

historikun e këtij shteti.

Te pika e tretë, lidhet me ndihmën për të varfrit dhe për shoqërinë, për njerëz që kanë halle të

mëdha, ndër ta edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka pika të matshme, nuk ka

pika të sakta. Keni marrë veprime para se ta prodhoni programin për ndaljen, zbritjen, largimin e

njëzet euro të pensionistëve dhe nuk keni asnjë masë se si të ndihmohet kjo shoqëri, për të cilën

ju keni proklamuar barazi dhe ndihmë për ta.

Te pika e fundit, që lidhet me politikën e jashtme, me rolin amerikan dhe integrimin evropian.

Roli amerikan, respektivisht roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është skajuar në program.

Zoti kryeministër, keni kujdes! Ky shtet ka një histori se si ka ardhur te liria. Një ndër shtetet që

na kanë ndihmuar në të gjitha proceset janë vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mos e

neglizhoni, vendosni, jepjani vendin ku e ka, krijoni partneritet të fuqishëm, në mënyrë që në

dialog të dalim të fuqishëm. E keni zhvendosur prioritetin e dialogut nga pika e gjashtë, në pikën

Page 25: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

25

e parë. Do të shkoni të martën në Bruksel, nuk keni asnjë dokument parimor, nuk na e keni ndarë

asnjë letër si parti parlamentare opozitare të thuhet ky është qëndrimi i Albin Kurtit, i shtetit të

Kosovës, në këtë temë. Me këtë qasje jeni duke treguar një arrogancë, e kam thënë në seancën e

parë, po e them edhe tash, e cila në fund të fundit i kthehet kundër vetë Kosovës.

Tek integrimi evropian, procesi i reformave është shumë shkarazi i paraqitur. Tek sundimi i ligjit

ka disa veprime, të cilat janë për t’u vlerësuar, pra ka një rrjedhë, mirëpo te pikat neuralgjike, siç

është tema e reformave në administratë shtetërore, siç është tema e Ligjit të pagave, siç është

tema e forcimit të institucioneve të pavarura, keni zero prezantim.

I nderuar zoti kryeministër,

Marrëdhënia juaj me shtetin dhe shoqërinë nuk është në baza të mendimit të lirë dhe të vullnetit

tuaj, siç ka qenë më përpara. Ju keni dhënë një betim para Kuvendit dhe para popullit dhe keni

marrë besimin e mbi 50% të popullit. Vepro! Puno! Mos e mashtro shoqërinë e shtetin me fjalë

mirë të thurura, por kryej punët për çka ta ka dhënë Kosova besimin.

Deri sot, 55 ditë prej kur e ke marrë pushtetin, e ke trendin më të ulët të qeverisjes 20-vjeçare.

Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nga Grupi Multietnik është lajmëruar Enis Kervan.

ENIS KERVAN: Faleminderit, kryetar!

Saygıdeğer Başbakan, çok değerli Başbakan yardımcıları, Bakanlar ve değerli milletvekilleri

Multietnik Parlamenter Grubu olarak desteklemiş olduğumuz Hükümetimizin Kosova

Cumhuriyeti 2021-2025 proğramını bugün hep birlikte tartışmaktayız. Zengin içerikli

proğramda, özellikle biz toplulukları da ilgilendiren bazı konular Hükümetin öncelikleri, Covid

19 salgını- pandemi mücadelesi, Ekonomik canlanma, Sağlık sektöründeki reformlar, Kadına

yönelik ve aile içi şiddetin önlenmesi ve ele alınması, Sosyal koruma, İnsan hakları ve cinsiyet

eşitliği, Toplululuklar haklarının desteklenerek korunması ve güçlenmesi, Kapsayıcı ekonomik

artış, Ekonomik kalkınma ve istihdam, Ticaret ve Endüstri, Turizm ile gelişim, Yatırımcıların

teşviki ve desteklenmesi, Eğitim ve bilimin güçlenmesi, Kaliteli eğitim, Kültür, Sanat, Spor,

Sanat ve Kültürel miras gibi alanların korunması ve tanıtımı, Diaspora ve dış politikada

toplulukların görevi, AB ve Natoya entegre olma yolunda hukuk ve demokratik devlette

toplulukların konumu, Stratejik öneme sahip ülkeler ve ikili ilişkiler ile işbirliğin

derinleştirilmesinde toplulukların sesinin de duyulması bizleri ilgilendiren en önemli başlıklar

arasında yer almaktadır. Ve elbette ki Vize serbestleşmesi, çeşitli Uluslararası kurumlara katılım

ve işbirliğin güçlenmesinde toplulukların da rol oynamasıdır. Bunlar Hükümetimizin takdir edip

desteklediğimiz çalışma proğramının sadece bazı başlıklarıdır.

Page 26: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

26

Hükümetimizin öncelliği elbette ki Covid 19 salgını ve onunla mücadele edişidir. Elbette başta

sağlık çalışanlarımız olmak üzere bu süreçte polis, öğretmen ve tüm diğer kahramanlarımızı

anarak, onlara daha fazla katkı sunmamız gerektiği bir gerçektir. Sözkonusu Ekonomik

kalkınma, özellikle pandemi döneminde ekonomik kalkınma sözkonusu olunca, bu doğrultuda

işletmelerimizi daha fazla destekleyerek teşvik etmemiz gerekmektedir. Bu kaçınılmaz bir

husustur. Tüm ekonomik alanında, başta küçük, orta ölçekli ve diğer işletmelere daha fazla

destek proğramlarının sunulması gereklidir. Bu yüzden Bölgesel Kalkınma Bakanlığına çok daha

fazla bütçenin ayarlanması ve etkilerin verilmesi kaçınılmazdır. 2021-2025 proğramında

sözkonusu topluluk hakları ve koruması olunca, biraz daha fazla özen gösterilmesinden yanayız.

Çünkü dört yıllık proğramda topluluklar için yapılabilecek, eksiklikleri giderebileceğimiz çok

zaman olacaktır.

Proğramda, topluluk öğretmenlerinin sayısının artırılması için Hükümetin çalışmaları yürüttüğü

görülmektedir ve bu takdir edilir bir gelişmedir. Ancak öğretmenlerimizle birlikte

öğrencilerimizin çalışabilmesi için temel ihtiyacımıza olan ders kitaplarımızın ve yardımcı ders

kitap sorunlarımızın ortadan kalkması için Eğitim Bakanının daha özveriyle çalışması

gerekmektedir. Topluluk haklarının stratejisini içeren ve koruyan yasal düzenlemenin de bu

Hükümet tarafından proğrama eklenmesi topluluk temsilcilerini gerçekten memnun etmektedir.

Bu strateji bizleri daha güçlü kılacaktır.

Ancak kimi sorunlarımıza daha iyi birlikte çözümler üretmemiz gerekecektir. Sosyal vakalar

sözkonusu olunca, Türk, Boşnak, Rom, Aşkali, Mısırlı ve Goralı gibi topluluklara konutların

yapılması ve ihtiyacı olan ailelerin bu konutlara yerleştirilmesi gerekmektedir. Özellikle üç yıldır

süren bu konut projelerinin çözüme üretilmesi, sorunların ortadan kaldırılması gerekmektedir.

Merkezi ve yerel kurumlarda emekliye ayrılan topluluk mensupları yerine yine aynı toplulukların

istihdam edilmesi için Hükümetin bir strateji üretmesi gerekmektedir. Topluluklara yönelik

ekonomik kalkınma paketleri yaratılmalıdır. Polis, asker ve diğer kurumlarda Türk, Boşnak,

Rom, Aşkali, Mısırlı gibi toplulukların temsiliyeti artırılmalıdır.

Son olarak Sayın Başbakan Kurti ve Kabineye bu proğramda topluluklara ayrıca özel yer

verdikleri için, sorunlarımıza çözüm önerici bir proğram çizdikleri için Multietnik Parlamenter

Grubu adına teşekkürlerimizi ve desteklerimizi sunarız.

KRYETARI: Këtu u ngritën shumë çështje e pyetje nga grupet parlamentare. Tash kryeministri e

ka kërkuar fjalën që t’u përgjigjet këtyre çështjeve që u ngritën. Urdhëro, kryeministër!

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Kërkoj falje, nëse përgjigjet e mia nuk janë për nga renditja

sikur pyetjet dhe kritikat!

Page 27: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

27

Liberalizimi i vizave përmendet dy herë, pikërisht për shkak se është një çështje e dyzuar së

brendshmi. Në njërën anë, ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, e në

anën tjetër nuk e kemi liberalizimin. Dhe, ky dyzim i brendshëm vjen për shkak të imazhit të

vendit tonë, për shkak të raporteve të përvitshme të progresit, të cilat e cilësojnë vendin tonë si

shtet me elemente të kapjes së shtetit, me krim të organizuar e korrupsion të lartë, pa konfiskime

të pasurisë së paligjshme, e të tjera, e të tjera.

Prandaj, edhe në programin tonë liberalizimi i vizave përmendet dy herë në dy kontekste, jo pse

ka kundërthënie logjike brenda programit tonë, por pse ka situatë kundërthënëse, të cilës ne i

adresohemi. Kjo është e para.

Dhe, ne duhet ta ndryshojmë imazhin e vendit tonë, në mënyrë që të avancojmë si shtet, sepse

qartazi ne të gjithë e dimë që imazhin s’e kemi të mirë dhe këtë do ta ndryshojmë, sepse të tilla

janë pritjet e qytetarëve dhe votat e tyre për neve. Kosova nuk duhet të plotësojë asnjë kriter më,

ka bërë krejt çfarë është dashur dhe ka më shumë se dyfishin e kritereve që kanë pasur

Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia. Mirëpo, duhet ta pranojmë që imazhi i vendit tonë nuk është i

mirë dhe kjo jo për shkak të popullit, jo për shkak të shtetit, po për shkak të keqqeverisjeve të

deritanishme.

Nuk është hera e parë që unë personalisht, po edhe subjekti që e udhëheq akuzohet për

popullizëm. Kjo akuzë është e gabueshme, është e padrejtë. Popullistë janë përgjithësisht

ekstremi i djathtë ksenofob, i cili e konsideron popullin si një tërësi organike. Nga pikëpamja

jonë, populli nuk është tërësi organike, populli është tërësi shoqërore dhe shtetërore, rrjedhimisht

popullsia është e ndarë në klasa, në grupe shoqërore, në grupe të interesit, në kategori të

ndryshme. Dhe, ju e keni vërejtur në fjalimin tim një fjali, e cila tregon saktësisht të kundërtën e

popullizmit. Unë kam thënë, ta zgjerojmë klasën e mesme. Popullistët nuk flasin kështu, ata i

referohen popullit dhe kombit si tërësi organike, jo unë. Pra, është saktësisht e kundërta.

Prandaj, kur ndonjëri që do të dëshironte të ishte “elitist”, mua më quan “popullist”, mbase kjo

është një dëshmi që jam demokrat.

Pra, ideja e popullizmit është lidhja e shkurtër me popullin. Unë nuk shoh lidhje të tillë, për

shkak se për mua popullsia nuk është si një organizëm, por është popullsi e ndarë me

kundërthënie të brendshme, ku synimi i Qeverisë sonë është ta zgjerojë klasën e mesme.

Demokracia dhe mirëqenia varen prej përmasës së klasës së mesme. Sot, shteti më stabil në

shekullin 21, përkundër furtunave të ndryshme, të krizave financiare ka qenë pikërisht

Gjermania. A e dini pse? Sepse, mbi 2/3-at e popullsisë në Gjermani janë klasë e mesme. Kjo

është saktësisht e kundërta e popullizmit.

Page 28: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

28

Problemi në dialog është me Serbinë, por besoni që problemi me Serbinë është për shkak të

trashëgimisë së marrëveshjeve të dëmshme, të gabueshme e të padrejta. Ato janë shndërruar në

argumente të Serbisë. Marrëveshjet e deritanishme janë argumente të Serbisë dhe ne duhet të

përballemi me këtë trashëgimi, të cilën e kemi gjetur atëherë kur u kthyem në detyrë.

E kam pritur që ndonjëri këtu do të thotë, që unë s’kam ekip, prandaj edhe i lexova emrat e

ministrave. Pra, e parashikoja që do të thuhej se kryeministri nuk ka ekip dhe të gjitha pozitave

zyrtare, në përputhje me programin qeveritar, ua shtova edhe përshkrimin përmbajtjesor dhe

prapë erdhën me atë fjalinë që “e kanë shkruar në shtëpi”, kinse nuk kam ekip. Po, kur unë flas

këtu, duhet të ndërrohet ai fjalim nëse unë kam thënë diçka, që lidhet me ato që janë shkruar në

shtëpi. U mundova, po çfarë të bëj!

Tjetra, po i shoh dy lloj kritikash. Një kritikë vjen nga ardhmëria, nga viti 2023, në vitin e

mandatit tonë të parë si vit i fundit, po ne s’jemi atje, është maj 2021. 55 ditë, dështim kjo,

dështim ajo, po ato dështime mund të konstatohen në vitin e fundit të mandatit, jo në ditën e 55-

të. Pra, kur të vijmë në vitin 2025, atëherë mund të thoni se si dështuat këtu ose atje.

Minimalisht, kur të bëhen dy vjet, në gjysmë të mandatit, mund të konstatohen disa dështime,

mirëpo jo në muajin maj të vitit 2021, kur zgjedhjet ishin më 14 shkurt. Pra, ka një lloj kritike që

po na vjen neve nga ardhmëria, që s’e kemi parë ende. Dikush duket se e ka parë, unë jo. Unë

zotohem për të, por unë s’e kam parë.

Dhe, një kritikë tjetër na vjen nga e kaluara. Realisht nuk është kritikë për Qeverinë Kurti-2,

është kritikë për Qeverinë Kurti-1, ne aty e kemi pasur Bankën Zhvillimore, ne aty e kemi pasur

Fondin sovran që e kemi quajtur “Fond zhvillimor”, pra është kritikë për Kurtin-1. Kurti-1 u

rrëzua, tash kemi Kurti 2, pra Qeveri tjetër është kjo.

Kemi disa kritika nga e kaluara dhe disa kritika që na vijnë prej ardhmërisë. As Fondi sovran, as

Banka Zhvillimore nuk janë socialiste. Është gabim të mendohet kështu. KFW-ja gjermane është

bankë zhvillimore, BERZH-i është bankë zhvillimore. Unë nuk kam folur për plane pesëvjeçare

që të jetë ky program socialist, kam folur për bankë zhvillimore, jo për plan zhvillimor

pesëvjeçar, por për bankë zhvillimore. Banka është thelb i kapitalizmit. Banka Zhvillimore është

thelb i kapitalizmit që shoqëron drejtësinë sociale te zhvillimi ekonomik.

Dhe, një kritikë e cila neve na bëhet, unë do thosha që, ndonëse nuk ka shumë substancë, është e

logjikshme në kontekstin aktual. Kjo për arsye se qeveritë e kaluara gjithmonë i kanë pasur nga

dy programe, një program ka qenë fontanë dëshirash, që e ka pasur afatin e përdorimit deri në

ditën e zgjedhjeve, “rritje ekonomike 8%”, “120 000 vende të punës”, “dyfishim pensionesh”,

“liberalizim vizash për 10 muaj” dhe programi tjetër qeverisës, që është draftuar pas zgjedhjeve.

E duket që ka pasur një pritje të tillë edhe për Vetëvendosjen, mirëpo jo. Ne kemi të njëjtin

program. Me atë që kemi garuar dhe fituar, tash e prezantojmë për ta zbatuar.

Page 29: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

29

Dhe, 50,28% të votave të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit apo 58% të votave të shqiptarëve,

meqenëse i kemi ulëset e rezervuara, janë fituar me zotime konkrete. Tash, është obligim i

Qeverisë sonë që ta përmbushë të njëjtin, në mënyrë që këta votues të ndjehen të përfaqësuar dhe

të ndjehen mirë me votën e tyre e për votën e tyre. Tash, kjo u jep të drejtë atyre të na kritikojnë

për çfarëdo devijimi ose mospërmbushje, por është paradoksale nëse dikush që nuk e ka

mbështetur, ose e ka luftuar fuqishëm programin tonë, të ankohet për mosimplementim, ose të

kërkojë llogari për të. Pra, ata që e kanë luftuar programin tonë, do të duhej t’i gëzoheshin

mospërmbushjes e jo të ankohen për të. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Replikë ka kërkuar Lumir Abdixhiku.

LUMIR ABDIXHIKU: Faleminderit!

I nderuar kryeministër,

Janë disa paqartësi që ke në konstatimet tua. Kur flet për çështjen e liberalizimit, në njërën anë

flet për përmbushje të kritereve, e në anën tjetër ankohesh se imazhi i Kosovës s’është i mirë

jashtë, sepse ka kritere të papërmbushura brenda. A janë përmbushur kriteret teknike të

liberalizimit të vizave apo jo? Kjo është pyetja e parë. Është e thjeshtë. Në qoftë se janë plotësuar

kriteret, atëherë problemi i liberalizimit të vizave nuk është më çështje teknike, por është

politike.

E dyta, në çështjen e pyetjeve të ngritura, të rëndësisë së jashtëzakonshme për qytetarët tanë, mbi

zhvillimin ekonomik, mbi pandeminë, mbi papunësinë, mbi buxhetin, kryeministri foli se si

s’është popullist, foli se si populli është i ndarë në kategori të ndryshme, foli për klasën e mesme

në Gjermani.

Pra, iu shmang përgjigjeve. A s’është kjo pikërisht çfarë bëjnë popullistët!? U shmangen

përgjigjeve në problemet reale të qytetarëve tanë. Unë ju pyeta thjesht: sa do të jetë rritja

ekonomike, kryeministër? Sa do të jetë papunësia? Këto janë çështje bazike të një parashikimi

ekonomik. S’po ju them unë të jepni numra, siç është bërë, nga 200 000 e 500 000 e një milion.

Në qoftë se është katër, tregoni që është katër, në qoftë se është pesë, tregoni që është pesë, sepse

këtë vit kemi pasur rënie 7%. Mos na flisni për klasën e mesme në Gjermani, sepse s’bëni

ndryshim.

E meqenëse u ankuat për të ardhmen, një pyetje për të tashmen: kur do të vijnë vaksinat,

kryeministër? A do të kemi prapë disorganizim, sikurse në sallën “1 Tetori”. Jo donacione, kur

do t’i blini. Këto janë problemet reale. As Fondin sovran, as Bankën Zhvillimore s’e kemi pasur

në program, kemi folur për studimet e ardhshme, sepse janë programe të paqarta. Kam qenë vetë

pjesë e diskutimeve dhe marrëveshjes. Banka Zhvillimore është instrument i majtë, sepse është

intervenim i pronës publike në tregun financiar. Kush u garanton se do të merrni licencë

fillimisht prej Bankës Qendrore? Faleminderit!

Page 30: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

30

KRYETARI: Faleminderit! Për replikë po ashtu është lajmëruar zoti Hoxhaj.

ENVER HOXHAJ: Zoti kryeministër,

Që të jem edhe më preciz, kritika jonë nuk vjen as prej të kaluarës, as prej të ardhmes, po prej

tekstit, prej programit, prej materialit që na keni ofruar në tavolinë. Dhe, nuk e them këtë pse

jemi në opozitë, apo pse e kam përshkrim të punës, por çdo kaptinë, çdo paragraf ka përsëritje

dhe është tekst aq i dobët, sa përnjëmend e ka tejkaluar pritjen time që një tekst i tillë mund të

vijë nga Albin Kurti, se të paktën kam pasur një pritje normale që një tekst të tillë do ta shihja.

Tek liberalizimi i vizave është mirë të thoni “na ka ikur”, “s’na ka interesuar” kjo temë, por të

përsëritet dy herë, në dy vende të ndryshme, në faqen 18 dhe në faqen 55, në 18 thuhet që

‘Qeveria do të punojë për t’i përmbushur kriteret’, në faqen 55 thuhet që ‘Kosova i ka

përmbushur kriteret’. Është mirë ta sqaroni këtë temë dhe është mirë t’ua sqaroni qytetarëve,

sidomos kur e kemi faktin që në këtë sallë keni hedhur gaz, keni ushtruar dhunë, me atë

formulimin e famshëm “Qakori, Qakori...” Ku mbeti Qakori tash?

Te dialogu, ju për 15 vjet nuk e keni kërkuar të vërtetën politike, se mund të kërkohet e vërteta

politike në dialog, ju e keni shpallur atë. Ju e keni shpallur doktrina, keni ofruar zgjedhje, keni

menduar që me një goditje të vetme mund t’i zgjidhni problemet mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe

tash e keni titulluar programin “Raporti i Kosovës me Serbi”, jo dialogu me Serbinë, po raporti i

Kosovës me Serbi. Unë ju them, veç për hair ju qoftë, vazhdoni! Mbylleni! Çohemi dhe ju

aplauzojmë nëse kjo temë është në raport me Serbi, mbylleni si është më së miri, jemi në rregull.

Por, kauzat e shenjta, të cilat ju i keni ngritur në të kaluarën, të cilat nuk i përmendni fare në

program dhe temat e politikës së brendshme dhe temat e politikës së jashtme që i keni shënuar

herë të brendshme, herë të jashtme, është mirë të paktën qytetarëve të Kosovës t’u thoni “e kam

pasur gabim”, tash po ia nis një kaptinë e re, e asaj se si do të sillem unë në dialogun Kosovë -

Serbi.

Prandaj, për punë të dialogut, ti njëherë duhet...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën tash e kanë deputetët. Kalojmë sipas radhës dhe pastaj

ministrat, secili që është i interesuar dhe varësisht temave që preken, secili mund ta japë

përgjigjen në çështjet e ngritura apo në pyetjet eventuale të deputetëve.

Prej Vetëvendosjes fjalën e ka kërkuar Armend Muja.

ARMEND MUJA: I nderuar kryetar i Kuvendit,

I nderuar kryeministër,

Page 31: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

31

Deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Unë desha t’i diskutoj katër pika, sa i përket programit qeveritar.

E para lidhet me pandeminë. Secili nga këtu e kupton që Kosova ka pësuar për shkak të

pandemisë, qoftë në vende pune, qoftë në tkurrje ekonomike 6% në vitin që po lëmë pas. Nuk ka

shans që të ketë rikthim ekonomik, pa u prioritetizuar vaksinimi. Andaj qëllimi qeveritar dhe

programor për vaksinimin e popullsisë në 60% dhe sigurimi i 250 mijë vaksinave për 55 ditë

mendoj që është një progres i mirë.

Është i rëndësishëm vaksinimi edhe për faktin që diaspora dhe udhëtimet e diasporës që kanë

rënë për 40% vitin e kaluar, janë esenciale për ekonominë e vendit. Kështu që prioritetizimi i saj,

si për sektorin e patundshmërisë, si për ndërtimtarinë, ashtu edhe për turizmin, është me rëndësi.

E dyta është sa u përket politikave fiskale dhe transferove. Ka kohë, sipas Fondit Monetar

Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që Kosova e ka humbur identitetin e vet social. E ka të

paqartë se çfarë arkitekture në transferet sociale i ka, kush është prioriteti? Dy grupe shoqërore

janë harruar. 90% e mbështetjes së riqarkullimit të pasurisë bëhet kryesisht për grupet të cilat nuk

janë të varfra, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Dhe, në programin qeveritar janë propozuar 3-4 masa, që unë besoj se e adresojnë këtë. E para

është shtesat për fëmijë. Fëmijët nuk janë trajtuar me prioritet në të kaluarën, sepse nuk janë

konsideruar votues, mirëpo në kuadër të programit janë 500 000 fëmijë që do të përfitojnë nga dy

masa. E para është - shtesat fëmijë për 0 - 2 vjeç dhe e dyta është - shtesat për fëmijë në

kategorinë e dytë deri në 16 vjeç.

Diçka që është tepër me rëndësi është shujtat për nxënës. 24 000 nxënës të Kosovës jetojnë në

varfri dhe performanca e tyre, sipas PISA-s është më e keqe krahasuar me nxënësit e tjerë. Rreth

100 mijë nxënës përtej këtyre, po ashtu do të përfitojnë nga shujtat për fëmijë.

E treta që po ashtu është me rëndësi, është sa i përket punësimit. Paga minimale prej 250 euro po

ashtu zbatohet edhe për të rinjtë që do të futen në tregun e punës në katër vjetët e ardhshme, e të

cilët vlerësohet të jenë rreth 100 mijë.

I gjithë ky program, zoti kryeministër, po ashtu duhet të bazohet në inventarizim të problemit. Të

hyrat qeveritare jo vetëm që janë tkurrur për shkak të rënies ekonomike, mirëpo ka pasur edhe

një problem, borxhi qeveritar është rritur në 1.6 miliardë euro këtë vit dhe 1 miliardë nga to

vetëm në pesë vjetët e fundit. Domethënë, borxh i cili duhet të servisohet. Edhe nëse nuk bëhet

asgjë borxhi qeveritar do të shkojë në 40% në raport me GDP-në deri në vitin 2025 dhe kjo është

mangësi e rritjes ekonomike të bazuar në borxh qeveritar.

Page 32: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

32

Andaj është e rëndësishme dhe e pashë me shumë rëndësi prioritetizimin në kuadër të programit

të reformës fiskale. E dyta, që po ashtu është në kuadër të kësaj, është fiskalizimi i bizneseve.

Rreth gjysma e bizneseve vlerësohet se ende mbeten të pafiskalizuara. Ekonomia informale, po

ashtu edhe kllapat e lirimeve tatimore që zakonisht iu kanë dedikuar shokëve dhe jaranëve në të

kaluarën. Prokurimi publik është shumë me rëndësi. Ka pasur një tendencë në të kaluarën që të

shpenzohet edhe pa mbulesë, andaj ndërlidhja e shpenzimeve me prokurimin publik dhe

implementimi i të gjitha moduleve është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Sa i përket ekonomisë së vendit, të gjitha ndërmarrjet, nëse i shikon, përjashtimisht dy

ndërmarrje, të gjitha operojnë me humbje. Javën e kaluar kam qenë në Trepçë. Është një nga

ndërmarrjet potenciale kryesore, punëtorët nuk marrin rroga, të tjerët që janë premtuar, po ashtu

nuk trajtohen. Dhe, arsyeja është sepse e kemi zbatuar një politikë të ndërmarrjeve publike, të

cilat i kemi përdorur si tentakula për mbajtjen e pushtetit. Andaj, prioritetizimi i performancës së

ndërmarrjeve publike dhe asistenca e kushtëzuar me rezultate konkrete është jashtëzakonisht e

rëndësishme, që paraqitet në program.

Së fundmi, sa u përket reformave evropiane. Prioritetet programore sa u përket reformave

evropiane janë jashtëzakonisht të qarta. IPA-3 në të ardhmen nuk është më në alokime të

paracaktuara, për këtë arsye vendimi që të themelohen 34 - 35 grupe punuese për implementimin

dhe thithjen e investimeve nga IPA-3 është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Sa i përket liberalizimit të vizave, edhe kjo është pak a shumë e lidhur me çështjen. Unë i

kuptova, i dëgjova, diskutimet nga deputetët e tjerë. E kuptueshme që në Kosovë në dhjetë vjetët

e fundit janë bërë ato shprehitë që të paraqitet që buxheti do të jetë 4 miliardë euro, e në fakt nuk

është 4 miliardë euro, por është 2 miliardë euro, plus një miliard euro borxh qeveritar. Është

paraparë rritje ekonomike 10%, 200 mijë vende të punës, Qeveria Kurti nuk e bën këtë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk bëjnë kështu, nuk rekomandojmë këtë qasje. Qasjet dhe

masat programore duhet të jenë të ndërlidhura me politika të qarta dhe të bazuara.

Së fundmi, është sa i përket politikës së jashtme. E mata dje. Në 55 ditët e fundit Kosovën e kanë

vizituar disa ministra të jashtëm e presidentë, që s’ka ndodhur kurrë në 6 vjetët e fundit. Kështu

që hapat fillestarë sa i përket subjektivitetit ndërkombëtar janë të rëndësishme dhe zoti Kurti,

përgëzime për ditët fillestare dhe ju inkurajoj të vazhdoni në këtë mënyrë. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nga PDK-ja fjalën e ka shefi i grupit, Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kryeministri na kritikoi. Tha, kritika po vjen nga e ardhmja.

Page 33: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

33

Kryeministër, është normale që kritika të vijë nga e ardhmja, pasi që programi i Qeverisë do të

duhej të ishte një fotografi e plotë e asaj se si duhet të jetë Kosova pas katër vjetësh. Pra një

vizion i kryeministrit fillimisht...

Pra, një vizion i kryeministrit fillimisht se si e mendon ai të përballet me pandeminë, e pastaj si e

sheh zhvillimin në katër vitet e ardhshme. Një fotografi e asaj se ku do të jetë ekonomia jonë? Si

do të përmirësohet qasja në kapital e në financa për bizneset, në mënyrë që ata ta rrisin

potencialin e tyre e bashkërisht me ta edhe numrin e të punësuarve?

Pra, kryeministër, nuk po e shohim si do të shpëtohet ekonomia jonë në këtë fazë, pra edhe çfarë

rritje ekonomike e pret vendin tonë në të ardhmen? Pra, nuk po e shohim në këtë program si do

t’i mbështetni bujqit dhe çfarë masash do të merrni. Çfarë modeli i zhvillimit ekonomik na pret

zoti kryeministër dhe çfarë investitorësh të huaj i presim dhe krijojmë kushte për ta? Këtë vizion

do të duhej ta shoqëronte pastaj me masa më konkrete, në mënyrë që ta bëjë të besueshëm, të

prekshëm e besa edhe të zbatueshëm. E mbi të gjitha, në këtë program do të duhej kuptuar çka

ofron Qeveria për të mbështetur bizneset, familjet dhe punëtorët në këtë periudhë të rëndë

pandemie, e cila do të duhej të ishte kryefjala në çdo rresht të këtij programi, por fatkeqësisht

nuk gjendet askund.

I nderuar kryeministër,

Një vizion i tillë në këtë program fatkeqësisht nuk ekziston. Programi i Qeverisë Kurti 2 po del të

jetë një listë e përsëritur e gjërave të njëjta. Nuk ka kurrfarë risie. Fatkeqësisht, as qasje të re, e as

masa të reja. Ka gabime logjike e aritmetike, ka gabime strukturore, e besa edhe përzierje

kompetencash që do t’i prezantoj gjatë fjalimit.

Në përditshmëri po e shohim se nuk po tregoheni të aftë për t’i siguruar vaksinat. Po këtë

mosgatishmëri e pamë edhe në këtë program. Pra, fatkeqësisht, ju sot prioritet i shihni donacione,

lëmoshën që na vjen nga jashtë e pastaj angazhimin e Qeverisë, respektivisht Ministrisë së

Shëndetësisë për blerjen e vaksinave, që në fakt do të duhej të ishte e kundërta.

E dyta, ekziston një listë e masave në angazhimin në luftë me pandeminë, ku janë thjesht dëshira

e që nuk përcillen me masa konkrete. Pra, thoni që do të bëhet ngritja e kapaciteteve për

përcjelljen e pacientëve post-COVID, me theks të veçantë shëndetit fizik dhe mendor. Me kaq

përfundon. Pra, nuk tregoni asnjë masë. As që do të angazhoni doktorë, psikologë, pra nuk

tregoni asgjë. Është vetëm një fjali qysh janë krejt të tjerat.

Te ringjallja ekonomike, kryeministër, e keni përmendur punësimin për të gjithë. Na kritikuar,

thatë keni thënë 200 mijë vende pune. Po ju keni thënë punësim për të gjithë. Pra, edhe më

shumë se 200 mijë. Mirëpo, nuk keni treguar masa konkrete. Qysh do ta realizoni punësimin për

të gjithë? Pra, nuk ekziston një plan ta shohin qytetarët e Kosovës, sepse kur e lexon gëzohesh.

Page 34: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

34

Mirëpo, kur e trajton programin në detaje, e sheh që nuk ka një plan të qartë se qysh do të

realizohet ky punësimi për të gjithë.

Mandej, kryeministër keni kërkuar pak kohë dhe keni thënë që do ta hartoni Strategjinë

kombëtare të zhvillimit deri në fund të vitit 2021. Mirë shumë! Pas kësaj Agjenci zhvillimore.

Pra, puna e kësaj agjencie zhvillimore qenka të shohë implementimin e kësaj strategjie dhe

koordinimin e ministrive të linjës, si dhe agjencive zhvillimore.

Kryeministër, kur e lexova, m’u mbush mendja që je duke kërkuar dikë të bëjë punën tënde. Pra,

për çfarë agjencie zhvillimore ke nevojë të t’i koordinojë ministritë e linjës, të t’i koordinojë

agjencitë tuaja. A je i vetëdijshëm çka ke në program? Atë ose e bën ti si kryeministër, ose e bën

ndonjë prej zëvendëskryeministrave tuaj. Pra, në rangun tonë qeveritar të organizimit shtetëror,

nuk ka organizim në hierarki më të lartë se Qeveria, respektivisht kryeministri dhe ministritë.

Pra, çfarë agjencie do t’ua bësh shef ministrave që ta koordinojë këtë proces?

Çështja tjetër është te Fondi sovran. Vërtet është e pakuptimtë. Po e ke Ministrinë e Zhvillimit

Ekonomik, pse po do ta lësh edhe një ndërmjetës mes zhvillimit ekonomik, Ministrisë së

Zhvillimit Ekonomik dhe ndërmarrjeve të tjera publike? Pse? Ke vendosur njerëz të paaftë aty?

Po ndërroji njerëzit. Ndërroji njerëzit më mirë sesa të shkosh në një proces tjetër. Pra, mos humb

kohë! Krijimi i këtyre institucioneve është thjesht të blesh kohë për katër vitet e ardhshme e pas

katër vitesh të thuash e tash e fillojmë zhvillimin. Po vonë është kryeministër, se më njerëzit nuk

të besojnë.

Çështje tjetër është te Agjencia Kosovare e Privatizimit. Pra, herë thoni do ta shuani, herë do ta

vendosni në Zyrën e Kryeministrit. Cilën do ta bëni? A do ta vendosësh në Zyrën e Kryeministrit

a do ta shuash? Sepse ka dallim goxha të madh. Prej atij fansit të idesë ta ndalësh këtë proces dhe

ta shuash këtë agjenci, tash po e bën për vete. Pra, goxha e pakuptimtë, kryeministër. Ose ke

ndryshuar shumë ti, ose nuk po e di çka ke në program.

Të dalim pak te fusha e drejtësisë. Kryeministër, ke folur për vetingun. Shumë mirë! Mirëpo,

s’na ke treguar qysh do ta realizosh vetingun, sa ligje do t’i ndryshosh? Cila është baza ligjore, a

do ta ndryshosh Kushtetutën? Pra, m’i jep të paktën disa ide. Ke folur për dobinë e vetingut, po

ato i dinë të gjithë. Edhe një qytetar i rëndomtë që shikon lajme çdo ditë, tashmë i di dobitë e

vetingut. Pra, aq shumë është folur për të këto katër vitet e fundit saqë nuk ka nevojë t’u tregosh

qytetarëve për dobitë e vetingut. Ka nevojë të na tregosh neve qysh do ta realizosh vetingun, pra

që këtu realisht po të mungon.

Ke folur për rishikimin funksional. Një agjendë të cilën e kemi filluar, e kemi lënë në përfundim.

Të falënderoj që nuk ma ke çuar punën huq dhe ke thënë që tash do të bësh një strategji të

Page 35: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

35

implementosh strategjinë e të gjeturave. Strategji mbi strategji. Po implemento të gjeturat, se s’ke

nevojë të bësh strategji.

Çështje tjetër është po ashtu Agjencia Kundër Korrupsionit, që do ta sillni për reformimin e saj.

Edhe këtu të falënderoj që s’na e ke çuar punën huq e po e sjell prapë, mirëpo sille edhe Ligjin

për deklarimin e pasurisë, sepse ka nevojë të ndryshojë krahas këtij ligji edhe forma e deklarimit

të pasurisë. Pra, sille edhe këtë ligj.

Çështje tjetër kryeministër, që e keni përmendur po ashtu në program, është edhe çështja e

Gjykatës Komerciale. Kam pritur bile që emrin do t’ia ndërrosh, sepse edhe emrin ia kam kenë

kështu. Thosha për shkak të inateve, por edhe këtu ke bërë mirë që e ke sjellë të njëjtin, nuk na e

ke çuar huq një punë që e kemi bërë për dy vjet e gjysmë sa e kam drejtuar këtë ministri, andaj të

falënderoj.

Mirëpo, një çështje që e tregon mendësinë e hartimit të këtij programi është realisht përkushtimi

juaj dhe zotimi juaj për të hartuar Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje

penale. Pra, keni premtuar që do ta hartoni Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në

çështje penale me qëllim të luftimit të korrupsionit me shtetet e tjera. Zoti kryeministër, për që të

marrin kaq joseriozisht as ty as programin, nuk e kam pritur. Pra, e di që ky ligj ekziston prej

vitit 2011. Pra, Hajredin Kuçi e ka sponsorizuar si ish-ministër i Drejtësisë një ligj të tillë, është

ndryshuar në vitin 2013 dhe i ka 36 faqe. Pra, po thua do të bësh diçka që ekziston. Krejt

ekstradimet në Kosovë çka kanë ndodhur deri tash, kanë ndodhur mbi bazën e këtij ligji.

Pra, kjo e tregon çfarë mendësie. Pra, as Albulena s’të ka marrë seriozisht, e lëre më këta të

tjerët. Na i prezantove rend me emra, shih çka të kanë vënë në program. Po kjo është kur e lexon

një partner i joni ndërkombëtar, që e sheh fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar qysh e

rregullojmë ne si shtet dhe kur e lexon programin e Qeverisë është goxha marre, sepse ekziston

kjo. Mbi bazën e kësaj kemi ekstraduar kriminelë që i ka lypur drejtësia evropiane dhe kemi

ekstraduar kriminelë që i ka lypur drejtësia kosovare. Pra, kemi bazë ligjore, kryeministër. Kemi

bazë ligjore, kjo është e turpshme edhe për ty, edhe për kabinetin tënd qeveritar, edhe për

ministren tënde të drejtësisë të të vërë në lajthitje të tilla, sepse kemi të bëjmë me bashkëpunim

me shtetet e tjera.

Sa u përket çështjeve te rendi, pra thjesht keni bërë një përshkrim të detyrave të tyre dhe hartim

të disa strategjive. E keni lënë prapë, e keni harruar që në ekspozenë e juaj keni folur për Ligjin

për pensionim të parakohshëm të policisë. Sille kryeministër, mos u tërhiq prej kësaj tash, sepse

e ke prezantuar në ekspozenë tënde. Nuk bën të tërhiqesh. Nuk e përmende as sot, nuk e ke as në

program. Pra, sille se kjo është me rëndësi për pensionim të parakohshëm të policisë, sepse besoj

se kjo ka për ta rritur efikasitetin e policisë së Republikës së Kosovës.

Page 36: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

36

Pra, sa i përket çështjes së vizave, je goxha kundërthënës, edhe i kemi plotësuar kriteret edhe s’i

kemi plotësuar. Por, d.m.th. kapaku i kësaj pune është që një prej angazhimeve tuaja do të jetë

hartimi i një strategji gjithëpërfshirëse ku do t’i informosh qytetarët për proceset integruese. A

këtu ka mbetur puna për liberalizim të vizave? O kryeministër, të paktën të kishit lexuar, se është

goxha marre. Kur i sheh është goxha marre. Ne po flasim për përmbajtje. Kjo është përmbajtja e

programit që e ke lexuar më herët. Kjo është e turpshme.

E fundit kryeministër, e përmende dialogun, prioritetin tënd të parë. Ne zoti kryeministër, ju

kemi dëgjuar çdoherë që keni thënë që s’hyni në këtë proces pa kërkuar Serbia falje për

gjenocidin që ka shkaktuar dhe pa e zbardhur fatin e të pagjeturve. Pra, kërkoju falje edhe

qytetarëve që po i presin të pagjeturit. Edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës që ti po hyn në

këtë proces. Pa u përmbushur asnjë kusht ti po hyn në proces. Pra, nesër ke darkë. Para se të

shkosh në darkë, dil shfrytëzoje këtë foltore dhe kërkoju falje qytetarëve të Republikës së

Kosovës që e ke shkelur këtë parim.

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën e ka shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

ARBEN GASHI: Faleminderit i nderuar kryetar i Kuvendit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Në zgjedhjet e 14 shkurtit u dëshmua se shoqëria jonë kërkoi ndryshim me ngulm dhe mbi të

gjitha ndryshim në mënyrën e qeverisjes, ndoshta edhe me të drejtë. Megjithatë, ajo që po

shohim tash e tre muaj pas zgjedhjeve, sidomos tash që kemi edhe programin qeverisës, dëshmon

vetëm për një fillim pa ide, një fillim me dëshira e projekte të pambështetura në numra, një fillim

që ka vetëm një bazë numrat në të cilën përfaqësohen në këtë Kuvend.

Sot këtu na paraqiten numrat e Kuvendit si diçka absolute. Megjithatë, historia jonë ka dëshmuar

se përfaqësimi numerik është trivial kundrejt ideve, synimeve e projekteve të bazuara në idealet e

lirisë, të demokracisë e prosperitetit. Liria në këto javë është cenuar nga egoja për pushtet. Në

këtë Kuvend u cenua e drejta e fjalës dhe e shprehjes së deputetëve, ku nën efektin e pushtetit të

numrave nga pozita e pushtetit që gëzoni, shkelët praktikat parlamentare dhe rregullat mbi të

cilat funksionon demokracia si parim i patjetërsueshëm. Kjo u ilustrua sërish në formën se si u

thirr kjo seancë nga kryeministri. Seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar mbi programin

qeverisës, praktikë kjo e dëmshme që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ngase përbën ndërhyrje

në punën e Kuvendit.

Të gjitha çështjet që janë dërguar në këtë Kuvend tash e dy muaj nga kjo Qeveri kanë qenë me

procedurë të përshpejtuar, duke shkelur rregullat e duke ndërtuar praktika të dëmshme për

vendin. Gara për qeverisje përfundoi, po ne s’po shohim ende qeverisje. Të paktën jo qeverisje

sipas modelit. Një model i ndjekur kur opozitës i pamundësohet të flasë dhe të ofrojë alternativë,

Page 37: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

37

sikur na u pamundësua neve në seancën e kaluar dhe kjo seancë tashmë e thirrur me nguti pas

pothuajse tre muaj kur përfunduan zgjedhjet.

Po, vendi ynë ka nevojë për pajtim, e jo për urrejtje. Është shumë e rëndësishme të kuptohet që

ne nuk jemi armiq por opozitarë politikë. Liria jonë nuk do të cenohet aspak e as nuk do të

shkelet nga tekat personale të asnjë lideri politik, asnjëherë, e aq më pak nga dëshira për pushtet

absolut. Është e vërtetë, ka shumë gjëra që na ndajnë e shpesh gjëra që na ndajnë na kanë dërguar

deri në armiqësi, por për ata që armiqësinë e kultivojnë si mjet në politikë, ne u themi se ne do

t’ju mundim. Do t’ju mundë populli i Kosovës, sepse populli i Kosovës kërkon ndryshim e urti

në qeverisje e jo urrejtje e luftë politike mes nesh.

Se sa shumë ka dallim mes garës dhe fitores dhe procesit qeverisës më pas, po e shohim më së

mirë këto ditë. Kauza të paqena mund të të ndihmojnë të arrish një fitore të garës politike, por

pastaj ta vështirësojnë punën, ngase nuk mund të qeverisësh mbi ato kauza të cilat i shndërruar

në akuza e linçime për secilin e këdo që mendonte ndryshe.

Të dashur kolegë,

Sa më shpejt që të kuptohet drejt dallimi në mes të fitores dhe të qeverisurit, aq më shpejt e më

lehtë do ta keni drejtim e vendit, sepse rruga drejt suksesit të qeverisjes nuk mund të nderohet

mbi gënjeshtrat sa je në opozitë, e aq më pak me ikjen nga përgjegjësia kur je në pushtet.

Përgjegjësisë së qeverisjes nuk mund t’i ikësh duke aluduar situata të paqena, po duke marrë

përgjegjësi me urtësi e mençuri. Sot e përgjithmonë kjo kërkohet nga pushteti, por edhe nga

opozita.

Çka dëshmon sot programi qeverisës i ardhur tre muaj pas zgjedhjeve në këtë vend? Pikë së pari

na dëshmon që nuk ishit gati për qeverisje. Kjo dëshmohet nga vonimi i ardhjes së programit. Po

ashtu na dëshmon se nuk jeni të gatshëm për të qeverisur kur e shohim mënyrën se si e keni

ndërtuar këtë program, e mbi të gjitha mënyrën se si e keni thirrur këtë seancë të

jashtëzakonshme, duke tentuar që kjo të mbahet pa praninë e opozitës.

Pyetjet dhe dilemat janë të shumta dhe sa më shumë që po kalon koha, këto dyshime dhe dilema

për aftësinë tuaj të qeverisjes po kthehen në bindje, sepse po shohim paaftësi në menaxhimin e

procesit të vaksinimit, si proces me prioritet për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Kjo paaftësi

apo neglizhencë ka shkuar deri në absurditet këto ditë. Ka rrezikuar jetën e qytetarëve, siç e

pamë edhe rastin te salla “1 Tetori”.

Deri më 14 shkurt, LDK bartte përgjegjësinë për menaxhimin e pandemisë dhe të shtetit. Tutje,

nga ajo ditë ju keni përgjegjësinë e plotë për shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve. Sot Kosova

është i vetmi vend që nuk ka blerë as edhe një vaksinë të vetme, por që varet nga mëshira e

vendeve mike për të na dhuruar ndonjë vaksinë. Jemi duke dështuar në mënyrën primare dhe

Page 38: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

38

prioritare këto ditë. Pra, po dështoni në ruajtjen e jetës dhe shëndetit publik. Vitet e zhurmës në

opozitë po kthehen në muaj të heshtjes në pushtet. Heshtje për temat për të cilat shoqëria

kosovare nuk u la asnjë ditë e qetë, as të shijonte lirinë e shumëkërkuar e as të shijonte shtetin e

ndërtuar me sakrificë.

Sot heshtët për temat që kanë të bëjnë me tërësinë territoriale të vendit dhe me karakterin unitar

të shtetit. Kjo Qeveri dhe ky program nuk ofrojnë asgjë nga ajo që u tha e u protestua nga vetë ju

kur ishit në opozitë. Kjo Qeveri e pranon deri në mburrje tashmë konceptin e ekzistencës së

shtetit, pra Pakon e Presidentit Ahtisari.

Sot kryeministri thotë se Pakoja Ahtisari është kompromisi ynë. Po kryeministrit po ia rikujtoj se

kjo çështje ishte kompromis edhe kur ai organizonte protesta të dhunshme, të cilat fatkeqësisht

rezultuan me humbje të jetëve të dy qytetarëve të ndershëm të këtij vendit, Mon Balaj e Arben

Xheladini.

Pra, me këtë fletushkë të quajtur program, sot nuk shohim asgjë nga ajo që u premtua kur ishit në

opozitë e kur organizonit protesta. Po shohim oportunizëm e aspak ide, nënshtrim e aspak ideal,

heshtje e aspak lidership.

Sundimi i ligjit, rendi publik dhe siguria e jashtme nuk janë trajtuar në mënyrën e duhur.

Reforma në drejtësi mbetet një parullë e papërkthyer në program dhe si po duket vetingu në

drejtësi me siguri po tenton të shndërrohet në mjet për të kapur sistemin dhe jo në mekanizmin

për ta pastruar atë nga kriminaliteti.

Ligji për konfiskimin e pasurisë të përfituar në mënyrë kriminale po ashtu po rezulton të jetë

konceptuar, rrezikon të shndërrohet në instrument për kontroll politik të bizneseve në sektor të

caktuar, përmes një agjencie në varësi të kryeministrit. Pasuria e fituar në rrugë kriminale duhet

të konfiskohet nga institucionet përkatëse kushtetuese si Prokuroria dhe Gjykata e asnjëherë nga

një agjenci e kryeministrit.

Të nderuar kolegë,

Jemi në kohë pandemie dhe tashmë vonë për të filluar me rikuperimin ekonomik dhe social në

linjë me vendet e tjera dhe shumë larg nga to. Duam të shohim që prioritetet absolute të

përcaktuara të jenë jeta dhe shëndeti i qytetarëve tanë. Andaj kërkojmë që Qeveria të angazhohet

dhe të sigurojë vaksinat sa më parë për qytetarët tanë, po kurs të veçantë duam të shohim në

sigurimin e shëndetësisë efektive dhe arsimin cilësor, duke u kujdesur për kategoritë sociale në

nevojë, dimension i cili është ndikuar shumë nga pandemia. Krahas kësaj ne duhet ta kultivojmë

demokracinë, sepse nuk ka opsion tjetër. Ta ruajmë prosperitetin dhe partneritetin ndërkombëtar

sepse nuk ka opsion tjetër. Ta garantojmë sundimit e rendit dhe të ligjit, duke krijuar

Page 39: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

39

besueshmëri në vënien e drejtësisë si dhe të krijojmë perspektivën e rekuperimit të zhvillimit

ekonomik.

Pra, për të gjitha këto, ne si LDK do të angazhohemi pa hezitim të japim kontributin tonë,

megjithëse nga ajo që u prezantua këtu, në një fletushkë të quajtur program nuk u evidentua

asgjë premtuese në asnjë nga këto fusha dhe asgjë nga ky i ashtuquajtur program.

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën, nga AAK-ja, e ka Shemsedin Dreshaj.

SHEMSEDIN DRESHAJ: I nderuar kryeministër!

I nderuar kryetar i Kuvendit,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kuvendarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Fatkeqësisht, siç duket edhe kjo Qeveri shëndetësinë dhe arsimin nuk i ka prioritet. Kam

shpresuar shumë. Unë më tepër do të fokusohem vetëm në këto dy lëmi, jo me qëllime kritike, po

me qëllim rekomandimi si të dalim nga kjo gjendje në të cilën vërtet jemi keq.

Për kujtim, vendi i fundit në Evropë jemi që s’e kemi vaksinën tonë. Jemi në lëmoshë të miqve

dhe të armiqve kush çka na jep. Nuk kemi bërë hapa konkretë në menaxhimin dhe vaksinimin.

Pra nuk kemi as data, as nuk kemi asnjë përgjigje në rast të përkeqësimit të gjendjes pra si do të

veprojmë. Si duket prapë do të veprojmë ad hoc sipas situatës.

Nga 30 mars 2021 ne e kemi filluar vaksinimin dhe dikur rreth 14 për qind e popullatës së

Kosovës deri sot është vaksinuar. Shumë pak që të arrihet 60-përqindëshi, kjo duket që do të jetë

një dëshirore. Ju përkujtoj se venet fqinje kanë filluar edhe me vikend vaksinë. Ndërsa fqinji ynë

verior ka filluar që t’i stimulojë të vaksinuarit nga 25 euro. Vendet e tjera të perëndimit, madje

personat që e refuzojnë vaksinën i ndjek edhe penalisht. Kjo si duket te ne nuk është e

nevojshme, pasi këtë e pamë edhe në ditën e premte, pra grumbullim jashtë norme. Ditën e

djeshme u krenuam me dy mijë doza vaksina të dhëna. Mos të harrojmë në strategji i kemi të

paraparë prej 20 deri 30 mijë doza për 24 orë.

Është e pakuptimtë vaksinimi vetëm në një pikë, kur kemi mundësi në disa pika në Prishtinë që

të fillohet menjëherë vaksinimi dhe njëkohësisht edhe në disa pika të tjera. kjo është e hartuar

dhe ekziston në strategjinë paraprake.

Pajtohem që shumëçka ka konfidenciale në drejtim të marrjes së vaksinës, por mos harroni nuk

është konfidencë as data e ardhjes së vaksinës, e as doza, pra sasia e vaksinës.

Për kujtim, se të gjitha medikamentet e përdorura deri sot nuk janë dëshmuar si të suksesshme. E

kemi pasur Hidroksiklorikinën, e kemi hequr. E kemi pasur Favipiravir, e kemi hequr. E kemi

Page 40: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

40

Remdesivirin, plazmën rekonvaleshente. Të gjitha me radhë janë dhënë dhe pacientët që kanë

pasur formë të rëndë të sëmundjes, të rrallë janë ata të cilët kanë mbijetuar sëmundjen.

Deri më sot është dëshmuar se vaksina është efikase në parandalimin e shpërndarjes, në

parandalimin e paraqitjes së formave të rënda, në parandalimin e formave të ndërlikuara të

sëmundjes dhe në mënyrë sinjifikante ul vdekshmërinë.

Programi për arsim vërtet ishte i hartuar në një trajtë dëshirore, pa agjendë për kalimin në

normale. Ndërsa askund nuk pretendohet strategjia e sanimit të pasojave në arsim nga pandemia.

Kam përshtypjen se si duket gjatë hartimit është menduar që veç pandemia ka ecur. Askund nuk

pash të ceket që ne kemi një rënie drastike të numrit të nxënësve në shkollim, ndërsa askund

asnjë plan konkret se çka do të bëhet me këta mësimdhënës. Ju rikujtoj se sipas burimeve që

KDI-së, nga 2009 deri më 2019, numri i nxënësve ka rënë për 115 253, përkatësisht 11 500 më

pak për vit. Nëse kjo përkthehet në numër të stafit pedagogjik nënkupton që për periudhën

katërvjeçare, 1 844 mësimdhënës do të ngelin pa punë. Çka mendon Qeveria? Si duhet zgjidhur

këtë problem? Askund nuk e gjeta. Prandaj, ju kisha rekomanduar që ta rishikoni këtë program,

ta harmonizoni dhe ta bëni të besueshëm dhe praktik.

Ju kisha rekomanduar që ta siguroni vaksinën dhe të filloni me vaksinim masiv. Binduni që sot

është vonë. Nesër mund të akuzohemi pozitë dhe opozitë, të gjithë si përgjegjës për rastet e reja

të infektimit dhe rastet që do të kenë ecuri fatale. Ju faleminderit!

KRYETARI: Fjalën nga Grupi Multietnik e ka Erxhan Galushi.

ERXHAN GALUSHI: Ju faleminderit!

I nderuar kryetar i Kuvendit,

I nderuar kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Përfaqësues të mediave,

Që nga koha e inkuadrimit tim në politikë si dhe gjatë kohës për sa kam qenë aktivist i shoqërisë

civile kam vërejtur disa mangësi në zbatimin e politikave për një jetesë më të mirë për

komunitetin rom dhe jo vetëm. Fillimisht ju falënderoj për prezantimin e programit të Qeverisë

Kurti 2, por megjithatë duhet të potencoj disa shqetësime e që nga ju kërkoj dhe njëkohësisht

pres prioritizimin e disa objektivave jashtëzakonisht të rëndësishme për komunitetin rom dhe jo

vetëm.

Nën një, prioritizimin e programeve të mirëqenies sociale dhe atij të punësimit për komunitetin

rom, ashkali dhe egjiptian. Lidhur me këtë objektiv, për komunitetin në fjalë kërkoj të jemi më

Page 41: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

41

shumë se të barabartë, sepse jemi të gjithë dëshmitarë se më shumë se 90 për qind e këtyre

komuniteteve nuk janë të përfaqësuar në institucione lokale dhe qendrore.

Nën dy, prioritizimi i komunitetit rom dhe jo vetëm në sistemimin e tyre në banimet sociale, por

mikse e assesi banime etnike, ku për fat të keq, shumë pak, madje asnjëherë nuk ka ndodhur. Po

ashtu, planprogram rreth përfundimit të infrastrukturës rrugore në pjesët ku banojnë komunitetet

rom, ashkali dhe egjiptian, sidomos në zonat rurale, që në këtë aspekt ka qenë jashtëzakonisht e

diskriminuar.

Nën katër, prioritizimi i arsimit të barabartë i fëmijëve dhe të rinjve të komunitetit rom, ashkali

dhe egjiptian duke u siguruar sa më shpejt që të jetë e mundur pajisje teknike, që sadopak të jenë

në hap me grupmoshat e etnive të tjera, e që po ashtu kanë qenë jashtëzakonisht të diskriminuar

në kohën më të rëndë, pra gjatë pandemisë.

Nën objektiven e pestë, nga shumë objektiva të tjera, e që është një prej objektivave

jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shqetësuese për tërë shoqërinë kosovare, ashtë pra largimin e

lypsarëve nga rruga. Por fillimisht hartimin e një programi të mirëfilltë për sigurimin e

ekzistencës së tyre jetësore dhe pastaj ndërmarrjen e hapave për largimin e tyre.

I nderuar kryeministër Kurti,

Vërtet komuniteti rom ka besim dhe shpresa të mëdha në trajtimin e këtyre objektivave

elementare e që janë shumë të rëndësishme për komunitetin rom e po ashtu edhe për komunitetin

ashkali dhe egjiptian. Ju faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Tash fjalën e ka nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje...

Në rregull, kryeministri e ka kërkuar fjalën.

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Faleminderit, kryetar!

Projektligji për pensionimin e zyrtarëve policorë është në agjendën legjislative. Ta keni parasysh

që ne kemi prezantuar programin tonë qeveritar për katër vitet e mandatit tonë 2021-2025,

mirëpo e kemi edhe Planin strategjik dhe operacion që përbëhet nga qëllime strategjike, nga

objektiva operacionale dhe nga masat dhe aktivitetet që do t’i ndërmarrim aty, me ç’rast janë 68

qëllime strategjike, janë 328 objektiva operacionale dhe janë mbi 1 500 aktivitete kyçe. Por, këto

janë çështje të ministrave të kësaj qeverie.

Ideja jonë prej vitit 2017 për fondin sovran, bankën zhvillimore dhe agjencinë zhvillimore vjen

nga synimi ynë që ta forcojmë shtetin dhe ta zvogëlojmë qeverinë. Ky është pra synimi

fondamental, i cili ka gjetur shprehje edhe në programin e Qeverisë së pranverës së vitit 2020,

edhe të asaj tani.

Page 42: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

42

Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por është darkë tradicionale e

liderëve të Ballkanit Perëndimor, të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që shtrohet nga

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri që njëherazi është

edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, zoti Borrel.

Mosliberalizimi i vizave është çështje politike, nuk është çështje teknike, meqenëse kriteret janë

teknike, e ato tashmë janë plotësuar. Imazhi nuk është kriter teknik, por është bërë pengesë

politike. Edhe Komisioni Evropian edhe Parlamenti Evropian e duan liberalizimin e vizave për

Kosovën, por ja që ka shtete të cilat nuk po na ndihmojnë në këtë aspekt, dhe këto shtete nuk

është se përputhen me pesë shtetet që nuk e njohin Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Tash, ne i kemi plotësuar kriteret, mirëpo qytetarët e Republikës së Kosovës nuk e kanë hallin sa

i kemi plotësuar ne kriteret, po a po hiqen vizat apo s’po hiqen. Prandaj, edhe është ky dyzim.

Por, dyzimi nuk është në programin tonë, është në situatën kundërthënëse të vet Bashkimit

Evropian, të cilën ne duhet ta adresojmë.

Ne aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ata na e japin statusin e vendit kandidat.

BE-ja ka kërkuar mjaft prej nesh, është koha që të kërkojmë ne nga BE-ja. Të kërkojmë

anëtarësim. Përndryshe, do të ngelemi nën nivelin e kërkesës për liberalizim të vizave.

Tash, imazhi i vendit tonë është i dobët për shkak të atyre të gjeturave që po na përsëriten vit pas

viti në Raportin e Progresit, e që ne do të punojmë që vitin e ardhshëm të jetë krejtësisht ndryshe,

kur në fakt edhe është viti i parë tamam me buxhet të programit tonë, timin si kryeministër.

Edhe në vitin e kaluar edhe në këtë vit, fatkeqësisht viti i parë i punës është me një buxhet të

trashëguar. Dhe, krejt në fund. Në Qeverinë e pranverës së viti 2020, ku gjysma e ministrave

kanë qenë të ish-partnerit tonë të koalicionit qeverisës, ata kanë sjellë vetëm 9% të propozim-

vendimeve për 100 ditë sa kemi qenë, ishim katër muaj 120 ditë, por për 100 ditë, 125 vendime i

kemi sjellë, veç 11% kanë qenë të ministrave të printerit tonë. Pra, kjo tregon se kush ka pasur

vullnet për të ecur përpara dhe siç u tha më herët, populli ka vendosur për ndryshim. Po, pra!

Populli ka vendosur për ndryshim, sepse ka vendosur që ata që janë duhet të shkojnë. Ky është

ndryshimi.

Andaj, po them që duhet ta lexojmë drejt rezultatin e qytetarit përderisa ky program qeveritar e

bën pikërisht këtë, zotimet tona në fushat dhe pritjet e qytetarëve që janë nevoja dhe të drejta të

tyre. Faleminderit!

KRYETARI: Abelard Tahiri ka kërkuar replikë.

Page 43: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

43

ABELARD TAHIRI: Kryeministër, e thatë që kriteret teknike janë përmbushur, po imazhi

vazhdon të jetë i keq. Pse s’po e shkarkon Liburn Aliun? Është me aktakuzë. Pra, nuk është mirë.

Për imazh të Kosovës është keq. Pse s’po e shkarkon? Hiqe Liburnin derisa vjen një moment kur

gjykata e jep verdiktin, është i pafajshëm, e kthen, është i fajshëm, e largon. Pra, hiqe!

Mos i kontribuo edhe më shumë dëmtimit të imazhit të Kosovës, sepse është një kritikë që vjen

nga Bashkimi Evropian, që njerëzit me aktakuza nuk mund të drejtojnë ministri. Pra, ti e ke.

Hiqe! Hiqe mos e lë më tutje. Mos i bëj gabimet që i kemi bërë ne në të kaluarën që të dëmtojnë.

Hiqe Librun Aliun!

E dyta, pse s’po i ndan? Ne jemi Republikë Parlamentare, e the edhe vetë në fillim, pse s’po i

ndan me neve masat konkrete, planin për implementimin e këtij plani që e ke sjellë sot. Ndaji me

neve. Ato nuk janë sekret. Pra, çdo masë ti sot është dashur që ta sjellësh që ta ndash me neve, ta

argumentosh që kjo nuk është një fontanë dëshirash, por ke program qeveritar serioz dhe ke plan

për ta qeverisur Kosovën për katër vite. Po ti s’ke plan për katër vite dhe krejt ato që i thatë janë

të pavërteta.

Nesër e ke darkën edhe me Vuçiqin edhe me të tjerët. Pas dy javësh e ke takimin. Me

Bërnabiqin, më fal se s’i di emrat...Pse po shkon? Pse po shkon pa kërkuar falje? Mos shko pa

kërkuar falje? Mos shko! Nuk të ka hije, jeni zëvendëskryeministër, dhe të thoni, pse po rren, pse

po rren. Ndalu se është marre. Mbylle! Mbylle! Ndalu aty!

KRYETARI: Qetësi, ju lutem!

ABELARD TAHIRI: Pra, mos shko! Mos shko se është turp për ty. Është keq për ty që pa u

kërkuar falje qytetarëve të Kosovës të shkosh, sepse Serbia ende s’e ka zbuluar të vërtetën rreth

të pagjeturve dhe ende nuk ka kërkuar falje. Pra, ka qenë një përcaktim i yti.

Edhe e fundit zoti kryeministër,

Pra, po shihet qartë që ju sot keni ardhur para neve me një listë, me një fontanë dëshirash pa e

pasur idenë se çfarë do të bësh për katër vite. Por, jam i bindur që katër vite s’do të të shkojnë.

Faleminderit!

KRYETARI: Arben Gashi, replikë po ashtu.

ARBEN GASHI: Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!

I nderuar kryeministër,

Po, është e vërtetë, populli ka kërkuar ndryshim dhe e ka votuar ndryshimin. Fatkeqësisht,

populli çdo ditë po e sheh që ju jeni ndryshimi për keq, sepse modeli që po ofroni këtu, është

Page 44: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

44

modeli i frikës, sepse ju siç bëtë edhe në ato 50 ditët e mandatit të parë, keni frikë të merrni

përgjegjësi.

E dëshironi përgjegjësinë, por i frikësoheni dhe mundoheni që pastaj nëpërmjet numrave që i

keni në Kuvend, të absolutizoni idetë dhe idealet. E keni gabim. Gabim e keni, sepse idealet për

shtetin e Kosovës, për lirinë dhe demokracinë në këtë vend, nuk mund t’i absolutizosh, e as t’i

shantazhosh, e as t’i frikësosh.

Idetë për qeverisjen. Cilat janë idetë e qeverisjes? Përveç numrave që e përsërisni që i keni 57-58

deputetë sa herë që dilni të flisni, çka keni tjetër? Çka? Asnjë program, asnjë projekt nuk e keni

sjellë në rrugë normale parlamentare. Po e vrisni demokracinë në këtë vend. Asnjë hiç!

Kurrë nuk ka ndodhur në këtë Kuvend që programi i Qeverisë të diskutohet në seancë të

jashtëzakonshme. Pse duhet seancë e jashtëzakonshme? Pse duhet të thirret ditën e Bajramit, të

thirret seanca fshehtë, në fund të vikendit, pa mbledhje të Kryesisë, hajde ta mbajmë ne edhe një

seancë dhe të merret vesh kjo punë.

Zoti kryeministër, e keni ulur aty afër zëvendëskryeministrin që po të bën zhurmë. Çdokush që

flet, mundohet t’ia lëshojë ndonjë ofendim, ndonjë sharje, ndonjë gjë.

Të kisha lutur që kur të shkosh në Perëndim, veç pyeti se cili është vlerësimi për të. Ose pyeti

këta njerëz këtu, se çfarë kanë menduar për dy takime që i ka pasur në Bruksel, çka mendojnë sot

për të.

KRYETARI: Nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, fjalën e ka Haxhi Avdyli.

HAXHI AVDYLI: I nderuar kryetar i Kuvendit të Kosovës,

I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës, zoti Kurti,

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Për herë të parë pas njëzet viteve, shëndetësia vendoset si pika e parë e prioriteteve të qeverisjes

dhe si pikë e parë e planit qeverisës.

Ky është një lajm i mirë se po fillohet që shëndetësia të merret seriozisht, dhe jo vetëm

menaxhimi i pandemisë, por edhe reforma e shëndetit publik. Njëzet vjet shëndetësia në Kosovë

ka qenë e anashkaluar, e lënë pas dore si një sektor pa interes politik, pa investime dhe pa plan

për reformim e avancim.

Page 45: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

45

Financimi në shëndetësi në këto 20 vite të fundit ishte më i ulëti për kokë banori në Evropë,

infrastruktura ishte e vjetruar dhe pa investime adekuate në infrastrukturë dhe teknologji

moderne në shëndetësi.

Nuk kishte plan strategjik për resurse human dhe kjo u vërtetua dhe vitin e kaluar kur u ndanë

1500 specializime pa plan se cilat janë nevojat dhe plani i tyre për vitet e ardhshme.

Ligjet në shëndetësi ishin të pazbatueshme dhe të paimplemntueshme. Për këtë është ligji kryesor

apo ligji bazik, siç është Ligji për sigurime shëndetësor, të cilin e ka aprovuar ky Kuvend në vitin

2004, dhe sot jemi në vitin 2021 dhe akoma ne nuk kemi sigurime shëndetësore, por nuk kemi as

përgatitje të infrastrukturës për implementimin e sigurimeve shëndetësore.

Zoti kryeministër, më vjen mirë që ju nuk dolët këtu si paraardhësit e kaluar të cilët jepnin data

që në këtë fundvit apo në atë fundvit, qytetarët e Kosovës do të kenë sigurime shëndetësore. Jo!

Nuk do të ketë shpejt sigurime shëndetësore, sepse është prishur tërë infrastruktura e sigurimeve

shëndetësore, e njëra prej tyre e cila është udhërrëfyese për shëndetësi, për sigurime

shëndetësore, për trajtim, për referim dhe për kostot në shëndetësi, sistemi i informimit

shëndetësor është shkatërruar.

Edhe pse deri në vitin 2017 janë bërë disa hapa në këtë drejtim, fal edhe donatorëve të ndryshëm,

siç është Lux-Development, ku në vitin 2017 është shkatërruar ky sistem i informimit

shëndetësor, i cili kishte një përhapje deri në 30% nëpërmjet dy pilot-projekteve. Andaj, s’besoj

që ne shpejt do t’i kemi sigurimet shëndetësore dhe mendoj që në këtë drejtim edhe nëpërmjet

programit të cilin e keni cekur, ne do t’i qasemi që sa më shpejt, që krahas menaxhimit të

pandemisë, të niset edhe fillimi i sistemit të informimit të integruar shëndetësor.

Ky sistem i brishtë shëndetësor i cili ishte i lënë pas dore për këto 20 vite, vërtet ishte vështirë që

ta përballonte edhe një krizë globale shëndetësore siç ishte pandemia. Përkundër që në fillim

kishte disa hapa të mirë për menaxhimin e pandemisë, duke e kërkuar dhe duke i respektuar

masat anti-COVID, siç duket këto u harruan më vonë dhe qytetarët u lanë në mëshirë të fatit.

Ne patëm rritje të numrit të rasteve të infektimeve, rasteve të vdekjeve dhe asnjë vaksinë, zero

vaksina. Edhe pse shtetet regjionale që në fillim filluan të përgatiten që të nënshkruajnë kontratat

e ndryshme me kompanitë farmaceutike, ne nuk arritëm as ta bëjmë një udhëzim administrativ

siç duhet që do të lehtësonte këto kontrata me këto kompani farmaceutike për prodhimin e

vaksinave.

Por, fatmirësisht tani kemi lajme të mira. Numri i rasteve me COVID është duke u zvogëluar.

Numri i vdekjeve është duke rënë. Numri i të vaksinuarve është duke u rritur. Nga 950 raste në

ditë, ne kemi rënë nga 40 deri 70 raste në ditë. Nga 13 mijë raste aktive, ne kemi rënë në 5 mijë,

Page 46: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

46

dhe mendoj që ky është një lajm që duhet të na gëzojë të gjithëve këtu, jo vetëm këtu, por edhe

jashtë kësaj, që ne po arrijmë që ta përballojmë mirë këtë krizë globale.

Unë besoj që ky program do të japë shpresë që nëpërmjet qeverisjes së mirë dhe të planifikuar do

të fillohet një reformë substanciale në shëndetësi duke filluar nga legjislacioni e deri te

riorganizimi dhe ridizajnimi i sistemit shëndetësor

Domethënë, një transformim të sistemit shëndetësor, nga një sistem emergjent, siç ishe ky i

viteve të fundit, në një sistem modern shëndetësor, ku në qendër do ta kemi pacientin, ku do t’i

kemi mjekët edukuar dhe të përgatitur profesionalisht dhe të kënaqur me punën e tyre, ku do të

kemi investime të nevojshme kapitale dhe sigurime shëndetësore në fund të këtij mandati.

Unë e them që në fund të këtij mandati nëse kemi sigurime shëndetësore është një sukses shumë

i madh dhe besoj që kësaj do t’ia arrimë. Kjo rrugë s’është e lehtë, por është rrugë e vetme.

Zaten edhe kjo pandemi na e vërtetoi se s’mund të kemi zhvillim socio-ekonomik me një sistem

shëndetësor të dobët dhe me një popullatë jo të shëndetshme. Për herë të parë pas 20 viteve, ne

tani po e shikojmë shëndetësinë, jo vetëm si shëndetësi e spitaleve dhe ambulanteve, por një

sistem të ndërlidhur me sektorë të tjerë, ku e shohim në fillim dhe e vëmë në pah parandalimin si

mënyrë më e lirë dhe më e mirë e ballafaqimit në shëndetësi.

Prandaj, shëndetësinë ne duhet ta shohim kur ne do të rrisim investimet në shumë sektorë. Do ta

rrisim investimin për një ambient të pastër. Furnizimin me ujë, tokë dhe lumenj të pastër. Ajër pa

ndotje. Rritje e investimeve në edukim dhe arsim dhe konkretisht në arsimin shëndetësor.

Investimin e rritur në sport dhe kulturë, i cili do të ndikojë edhe në shëndetin fizik dhe në

shëndetin mendor dhe largimin e të rinjve nga rrugët e këqija. Unë propozoj dhe më vjen mirë që

keni ndalur nëpërmjet programit investimet megalomane për stadiume kombëtare si të Real

Madridit e të Barcelonës, dhe do të orientoheni në stadiume në fshatra dhe lagje dhe rritjen e

investimeve për ekipe të vogla dhe grupe kulturore të lagjeve dhe të fshatrave, në mënyrë që aty

lë lind dhe të zhvillohet sporti.

Unë mendoj që investim në shëndetësi është edhe rritja e mirëqenies së qytetarëve. Rritja e

mirëqenies së nënave dhe fëmijëve, sepse kjo krijon premisa për një rritje dhe zhvillim normal të

familjeve tona dhe shëndet të plotë fizik dhe mental në familjet tona.

Prandaj, unë besoj që për herë të parë shëndetësia është prioritet dhe për herë të parë shëndetësia

nuk po shihet e ndarë nga sektorët e tjerë, dhe besoj që në fund të mandatit ne do ta kemi një

shëndetësi të zhvilluar, por edhe do të kemi edhe sektorë të cilët janë të ndërlidhur me

Page 47: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

47

shëndetësinë e zhvilluara, dhe do të kemi një popullatë të shëndetshme dhe një sistem modern

shëndetësor. Faleminderit për vëmendje!

KRYETARI: Faleminderit! Nga PDK-ja, fjalën e ka nënkryetari i Kuvendit, Bedri Hamza.

BEDRI HAMZA: Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit,

I nderuari, zoti kryeministër,

Të nderuar ministra,

Të nderuar deputetë,

Sot, ne po diskutojmë programin e Qeverisë për periudhën katërvjeçare. Është një program i

shkruar në mënyrë dëshirore dhe në formë të esesë, pa objektiva të qarta, pa masa konkrete, pa

afate kohore nëpër vite, e për më tepër pa kosto financiare dhe në pamundësi të financimit të

këtyre premtimeve populliste dhe pa mbulesë.

Ne nuk kemi problem me premtimet, por problemi qëndron në faktin se nuk do t’i përmbushni,

se nuk keni se si t’i përmbushni, e as nuk keni para.

Ju si Qeveri, këto ditë i keni aprovuar dy dokumente; programin e Qeverisë së Republikës së

Kosovës dhe kornizën afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2022-2024.

KRYETARI: Pak qetësi, ju lutem, derisa është duke folur deputeti!

BEDRI HAMZA: Është e pamundur të diskutohet në mënyrë të shkëputur për këto dy programe.

Ka diskrepancë totale mes programit të Qeverisë që ju sot e prezantoni dhe kornizës afatmesme

të shpenzimeve që ju e keni aprovuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse është obligim

ligjor që të prezantohet deri më 30 prill.

Kryeministër, nuk po ta them për të keq, nuk po ironizoj, por ndoshta për shkak të angazhimeve

nuk keni arritur t’i krahasoni. Nuk korrespondon thuajse fare programi me kornizën afatmesme

të shpenzimeve. Dhe, kur programi nuk ka mbështetje në kornizën afatmesme të shpenzimeve,

në buxhet mbetet premtim pa mbulesë, i parealizuar. Besoj, është dashur zoti kryeministër, që

stafi yt, ministrat, t’ju informonin për këtë.

Në program, ju përmendni dy prioritete kryesore dhe me urgjencë; çështjet shëndetësore dhe

çështjet ekonomike.

Shëndetësore, asnjë kontratë për vaksina, i vetmi vend në Evropë, dhe shumë tollovi para

qendrave për vaksinim. Ekonomike, ju as fondet të cilat janë të parapara me Ligjin për

rimëkëmbjen ekonomike të aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, 200 milionë grante

Page 48: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

48

dhe mbështetje për biznesin, 30 milionë për të punësuarit në sektorin privat, nuk i jeni duke i

realizuar, nuk jeni duke e zbatuar ligjin.

Nuk ndërrohet gjendja me përkrahje morale, por duke i ndihmuar financiarisht. Ju premtoni

ndihmë direkt për familjet që kanë humbur familjarët e tyre nga pandemia COVID. Ngritjen e

pagës minimale, keni premtuar diçka tjetër, tash thoni se do të ngrihet në 250 euro në muaj.

Bëjeni! Mirë është kjo. Por, kjo zoti kryeministër, ka kosto shtesë indirekt, se i prek ligjet tjera,

36 milionë në baza vjetore. Nuk i keni të planifikuara.

Ju premtoni punësim të garantuar për të rinjtë. Do të paguani pagën minimale për një vit për

secilin të ri që punësohet për herë të parë dhe me kjo sigurisht se ka të bëjë edhe me dhjetëra

miliona shtesë në baza vjetore.

Fondi Sovran temë në vete. Zoti kryeministër, fonde krijojnë shtetet, buxhetet e të cilave

operojnë me suficite buxhetore. E ka edhe Arabia Saudite, e kanë edhe Emiratet e Bashkuara, e

ka edhe Norvegjia.

Ju planifikoni që një grup të ndërmarrjeve publike t’i fusni në këtë fond pa asnjë qartësi se çfarë

do të bëni me to dhe si këto ndërmarrje publike do ta ndryshojnë veten dhe do të kontribuojnë në

zhvillimin ekonomik.

Ju premtoni se do ta shuani AKP-në, por në të njëjtën kohë do ta krijoni një agjenci që

përafërsisht merret me punë të njëjta, vetëm dallimi se Agjencia Kosovare e Privatizimit i

përgjigjet Kuvendit dhe tash, institucioni i ri do t’i përgjigjet Qeverisë.

Banka Zhvillimore. Zoti kryeministër, Kosova ka një sistem bankar mirë të kapitalizuar, likuid,

profitabil. Tri bankat më të mëdha të sektorit bankar në Kosovë, vijnë nga vendet e BE-së.

Sistemi bankar ka likuiditet të mjaftueshëm. Bankën Zhvillimore dhe mund ta themeloni, mund

t’i gjeni nja 7 milionë si kapital fillestar, mund ta rrisni borxhin publik edhe për nja 200 milionë

të tjera ose 100 milionë, mirëpo efektet e saj në ekonomi do të jenë shumë të vogla.

Nëse i prishni rregullat e tregut, ju do ta cenonin sektorin bankar. Nuk e di kur do ta themeloni,

por një diçka e di edhe jam i sigurt, që do të jetë projekt i dështuar dhe do ta cenojë sektorin

bankar.

Veç një dilemë e kam! Nuk e di saktë vitin edhe kohën kur do të dështojë, ndërkaq hairin ky

vend asaj nuk do t’ia shohë.

Page 49: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

49

Ju premtoni punësim të garantuar sezonal. Ju premtoni punësim prej të gjithë anëtarëve të

familjeve që janë në asistencë sociale. Zoti kryeministër, a e dini që janë 26 mijë familje në

asistencë social. Llogarite që nëse veç një punësohet prej tyre dhe llogarite veç pagën minimale,

ku del.

Ju premtoni shtesa të fëmijëve. Pushimi i lehonisë. Veç shtesat e fëmijëve shkojnë diku rreth 60

milionë euro. Pushimi i lehonisë për gjashtë muaj, 250 euro. Tash, zotoheni për zbatimin e MSA-

së. Po pse s’e votuat atëherë? A keni pasur mirë atëherë apo e keni mirë tani?

Ju përmendni depolitizimin e ndërmarrjeve publike. Çka keni bërë? I keni ndërruar disa borde, i

keni emëruar disa të reja. Jeni duke i humbur proceset në gjyq dhe kjo po është kosto për

institucionet, por i keni dëmtuar edhe njerëzit.

Ju premtoni reformën e Administratës Publike, Ligjin e pagave, silleni, do tua përkrahim. Por, a

e dini që kostoja e Ligjit të pagave është mbi 100 milionë euro. Ju nuk e keni të reflektuar në

kornizë.

Nëse i kthehem tani kornizës. Në kornizë ju keni planifikuar rritjen ekonomike në periudhën

afatmesme 4,2%, afërisht këto i kanë vlerësimet edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar

Ndërkombëtar.

Zoti kryeministër, rritja ekonomike prej 4,2% nuk është e lehtë të realizohet, e kuptoj e vlerësoj,

mirëpo, nuk është e mjaftueshme që të adresohen sfidat kryesore të ekonomisë së vendit tonë, siç

janë papunësia dhe deficiti i lartë tregtar. Ju duhet ta ngrisni në nivel tjetër.

Shpenzimet rrjedhëse. Po i referohem faqes 36 të kornizës afatmesme të shpenzimeve. Thoni se

do t’i rrisni vetëm 0,2% brenda kësaj periudhe. A ka mundësi që këto premtime qindra

milionëshe të akomodohen kur niveli shpenzimeve rrjedhëse rritet vetëm 0,2%.

Pagat. Ju thoni se do të rriten vetëm 0,5% në vitet në vitet 2023-2024. Por, veç Ligji i pagave ka

kosto mbi 100 milionë euro. Ku mund të akomodohet? Ose ndërrojeni programin ose ndërrojeni

kornizën afatmesme të shpenzimeve. Nuk i keni të reflektuara premtimet, ato nuk përmbushen pa

para. Qytetarët i presin paratë.

Po qe se e analizoni tabelën numër 1 të buxhetit që e keni në kornizën afatmesme të

shpenzimeve; për vitin 2022 në raport me vitin 2021 i keni vetëm 72 milionë shtesë. Për vitin

2023 në raport me vitin 2022, 95 milionë. Për vitin 2024 në raport me vitin 2023, 87 milionë.

Gjithsej 254 milionë rritje të buxhetit për këto vite.

Page 50: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

50

Po qysh mund t’i akomodosh premtimet miliardëshe kur e ke rritur buxhetin veç 254 milionë?

Seriozisht keni bërë planifikime shumë të rrezikshme me borxhin publik.

Vetëm deri në vitin 2024, ju planifikoni ta rrisni borxhin publik edhe për 1 miliard e 690 milionë

shtesë, 1miliard e 690 milionë. Dhe, ju planifikoni ta ngrisni borxhin publik në 3 miliardë e 178

milionë. Dhe, kjo është afërisht rreth 40% e produktit vendor apo është rritje e borxhit publik

mbi 100% në raport me borxhin publik.

Nëse i realizoni pretimet, unë po ju siguroj edhe po ju garantoj që borxhi publik nuk do të ndalet

në 3 miliardë e 178 milionë, por do ta kalojë 4-miliardëshin, dhe atëherë rritja ekonomike prej

4,2% nuk është e mjaftueshme që të mbulohet as kostoja e borxhit publik, e lerë më premtimet

tjera.

Për shkak të kohës; çka me Brezovicën? Çka me Trepçën? E përmendni Trepçën vetëm në një

vend edhe atë do të bëni analiza...

KRYETARI: 30 sekonda, ju lutem!

BEDRI HAMZA: Ju keni punua shkëputur në këto dy dokumente. Realisht, e para do të duhej që

të bëhej programi, pastaj programi të reflektohej në kornizën afatmesme të shpenzimeve.

Unë ju them që është një program me premtime utopike. E rrezikon qëndrueshmërinë dhe

stabilitetin makrofiskal. E cenon sistemin banka dhe ju do ta rrisni borxhin publik.

Unë dyshoj që do të detyroheni që t’i ngrehni edhe tatimet dhe kështu do t’i ngarkoni qytetarët e

Kosovës, dhe e treta që pritet dhe mund të ndodhë, ju në dobi të realizimit të premtimeve tuaja

po populliste, krejtësisht të majta, do ta dëmtoni strukturën e buxhetit në dëm të investimeve

kapitale.

Zoti kryeministër, këto dy dokumente nuk shkojnë të shkëputura njëra nga tjetra. Krahasojeni,

krejt çka kam folur janë brenda këtyre dy dokumenteve të prodhuar nga ju. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nëse nuk e kërkon askush fjalën nga Qeveria, atëherë po shkojmë në

pushim, meqenëse edhe e kemi mbledhjen e Kryesisë, në orën 13:00, e cila është thirrur që nga e

premtja. Pra, ta shfrytëzojmë këtë moment që të shkojmë në pushim deri në orën 15:00.

* * *

Page 51: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

51

Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës

Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca.

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

Fjalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zonja Hykmete Bajrami.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!

Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Programi juaj nuk ka si të cilësohet ndryshe përveçse popullist, nuk ka buxhet, nuk ka afate

kohore, nuk ka institucione përgjegjëse, të vetmin kalkulim që ju dhe kabineti keni bërë është se

sa vota mund t’ju sjellë secila masë. Këtë e sheh secili që e ka lexuar programin.

Shih masat sociale që keni premtuar, ngritja e pagës minimale, ngritja e pagës për veteranët, e

cila ka referencë pagën minimale, shtesat për fëmijë deri në 16 vjet, rimburësim për familjet në

gjendje jo të mirë ekonomike, pagesë për lehonat e papuna për gjashtë muajt e parë, ushqim për

nxënësit nga klasa I deri e te klasa V, paga për 12 muaj për punëtorët që hyjnë për herë të parë në

tregun e punës.

Sa kushtojnë këto masa, kryeministër dhe zëvendëskryeministër? A e dini këtë ju, a e di ministri

i Financave? Qysh mendoni të bëheni shtet social, duke hyrë në borxh. Në kornizën afatmesme

të shpenzimeve, te parashikimet fiskale buxheti për vitin 2022 do të jetë vetëm 72 milionë më i

lartë se ai i këtij viti. Për vitin 2023 do të jetë 84 milionë më i lartë se i vitit paraprak dhe për

vitin 2024 do të jetë vetëm 98 milionë më i lartë.

Ju nuk keni bërë llogari për masat, a e dini se me një llogaritje shumë të thjeshtë, vetëm shtesat e

fëmijëve kushtojnë 60 milionë euro në vit, çka me masat e tjera? Të gjitha këto masa ne i

cilësojmë si masa populliste, hartuesit s’kanë menduar asgjë tjetër, vetëm sa vota mund të sjellë

secila masë. Këto masa janë sociale, janë në kundërshtim edhe me vendimet e para të Qeverisë

tuaj.

Kryeministër, në buxhetin e vitit 2021, buxheti i cili në dhjetor të vitit 2020 ka marrë

mbështetjen edhe të Grupit Parlamentar të VV-së, janë 639 milionë subvencione dhe transfere

dhe vetëm 31 milionë prej këtyre shkojnë te familjet në asistencë sociale, që janë 26 mijë familje

të cilat jetojnë në varfëri ekstreme. Këto familje prej fillimit të pandemisë me vendime të

Qeverisë kanë marrë 100% shtesë, domethënë kanë marrë socialin e dyfishuar, edhe ndër

vendimet e para që ju morët e ulët këtë shtesë nga 100% në 30%. Pse, sepse nuk keni buxhet, por

pyetja shtrohet se ku do ta merrni buxhetin për masat e tjera që i keni në program.

Page 52: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

52

Para se të jemi shtet social, duhet të jemi shtet i zhvilluar, e kanë provuar edhe shtetet e tjera

këtë, pa qenë shtet i zhvilluar të jenë shtet social, por edhe sot e kësaj dite i vuajnë pasojat e

këtyre masave.

Zoti kryeministër, ju nuk mund ta luftoni varfërinë pa zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik

nuk bëhet me masa dhe vendime të tilla, një shtet normal nuk e dyfishon borxhin publik për masa

sociale.

Brenda katër vjetëve keni paraparë të merrni 1 miliard e 690 milionë euro kredi, për çka

kryeministër, për të mirë mbajtur simpatinë e qytetarëve.

Nuk preferohet borxhi për masa sociale. Më lejoni t’ju njoftoj se asnjë institucion financiar

ndërkombëtar nuk ju jep kredi nëse ju prezantoni masa të reja. Në kredi hyhet për të ndërtuar

projekte kapitale, si ngritja e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike, sjellja e gazsjellësit

në vend, të cilat ju as që i keni përmendur, ndërtimi i linjave hekurudhore që e bëjnë vendin tonë

në nyje të rëndësishme.

Me masa sociale që ju keni paraparë të pasurit dhe shtresën e mesme mund t’i varfëroni dhe kjo

rrjedhimisht e rrit numrin e të varfërve, por nuk do të thotë që keni mundësi të përmirësoni jetën

e të varfërve.

Dikush nga ju e përmendi që Qeveria ka paraparë të marrë edhe vendime të vështira, cili është

vendimi i vështirë, ma thoni vetëm një që është i paraparë në program dhe qenka vendim i

vështirë.

Vendime të vështira nënkupton vendime të cilat në afat të shkurtër kritikohen edhe nga militantët

tuaj, por në afat të gjatë i bëjnë mirë këtij vendi.

Tani më duhet t’i parashtroj disa pyetje:

Sa i përket rimëkëmbjes ekonomike nuk ka qartësi, nuk ka masa, nuk ka afate kohore, nuk ka

kosto buxhetore, nuk ka institucione përgjegjëse, burime të financimit dhe nuk ka asnjë analizë

për efektet e masave, të cilat ju mund t’i ndërmerrni dhe efektet që do të sjellin.

Ju rikujtoj që sot rimëkëmbja ekonomike bëhet përmes vaksinimit të të gjithë qytetarëve, përmes

hapjes totale dhe largimit të të gjitha masave. Secili duhet ta ketë të qartë se shteti ynë, buxheti

ynë nuk ka kapacitet t’u ndihmojë bizneseve dhe t’u kompensojë dëmet e pandemisë. Bizneseve

u ndihmon vaksinimi i qytetarëve dhe kthimi në normalitet.

Page 53: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

53

Siç jeni në dijeni, falë vaksinimit rajoni ka filluar t’i kthehet realitetit. Qytetarët tanë tani do të

organizojnë dhe do të marrin pjesë në dasma, ahengje dhe festivale, të cilat organizohen në

vendet fqinje dhe kjo, në fakt, e dëmton dhe e vë në pozitë aspak të mirë sektorin tonë privat.

Kryeministër, kur thoni që do të vaksinoni 60% të qytetarëve të grupmoshave që duhet

vaksinuar, na thoni se cilat janë ato grupmosha, sepse ende nuk e kemi të qartë. Vendet e tjera po

i vaksinojnë të gjithë qytetarët mbi moshën 16-vjeçare.

Rritja e pagës 250 euro për muaj, kur do të bëhet kjo? A do të rriten pagesat e veteranëve dhe

kur? Edhe veteranët, edhe qytetarët, sidomos ata të punësuar në sektorin privat që janë rreth 240

mijë, po presin se kur ky vendim do të hyjë në fuqi.

Riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, si do ta bëjë këtë qeveria juaj, me çfarë

masash?

Cila do të jetë struktura ekonomike pas katër vjetësh, bizneset nuk orientohen kah prodhimi për

hatër të kryeministrit dhe Vetëvendosjes. Atyre u duhen kushte më të mira.

A e dini, kryeministër, që ne para pak ditësh ishim para shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe

cilido vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike do ta ngufatë edhe atë pak prodhim që e kemi

në vend.

Qeveria Kurti i ka kushtuar dy paragrafë në programin e Qeverisë energjisë dhe minierave, aq,

dy paragrafë. Pra, kryeministër, cilat janë masat për riorientim në prodhim.

Mbështetja direkt e kreditimit për biznese përmes Bankës Zhvillimore. E keni Fondin kosovar

për garanci kreditore. Ju lutem, forcojeni fondin dhe mos ndërtoni struktura paralele, të cilat do

të ndikojnë negativisht te sektori bankar, i cili tani është në një gjendje jashtëzakonisht të mirë në

vend.

Punësimi i garantuar për të rinjtë, do të thotë punësim i garantuar për ata që hyjnë në punë për

herë të parë, pagë 300 euro, si do të implementohet kjo masë, si do të monitorohet kjo masë është

me rëndësi. Ka pasur një masë të tillë edhe në programin e pakës fiskale emergjente. Na tregoni,

a jeni duke monitoruar një masë të tillë, në fakt, edhe 6-milionëshin që e keni ndarë për

gastronominë, e keni vendosur aty një kusht për të parë nëse ka pasur keqpërdorime nga masat

paraprake. Andaj, tregoni si do të monitorohet kjo?

Kur jemi te borxhi publik, e thashë që nuk preferohet një gjë e tillë, keni paraparë që borxhin

publik ta rrisni diku rreth 400 milionë euro në vit dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme,

sidomos kur nuk flitet për asnjë projekt kapital, po flitet vetëm për masa sociale.

Page 54: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

54

Gjeneratat e ardhshme nuk duhet të ngarkohen për të paguar borxhet, me të cilat Qeveria mban

simpatinë ose blen vota në mandate të caktuara.

Strategjia kombëtare për zhvillim ekonomik.

Kryeministër, keni planifikuar që të hartoni 17 strategji. 17 strategji, hartimi i këtyre do t’ju

marrë muaj, javë dhe cili do të jetë implementimi i tyre?

Sa i përket Fondit Sovran, u diskutua që ka paqartësi të plotë se çfarë do të bëjë dhe si do t’i

duplifikojë kompetencat me ministritë e tjera të linjës. Thoni që do ta transferojmë, do ta

shuajmë dhe mandej thoni që do ta transferoni në ministri të linjës Agjencinë e privatizimit.

Kryeministër, transferimi dhe shuarja nuk janë e njëjta gjë. Andaj, duhet të na tregoni, a jeni

duke shuar agjenci apo po krijoni agjenci të reja, sepse janë disa sosh, të cilat po i përmendni.

Sa i përket programit të reformave. Më lejoni t’ju them që nuk janë reforma, të cilat duhet t’i

nisni nga fillimi.

Reforma në Administratën Publike, e-Qeverisja, programi i reformave ekonomike, agjenda

evropiane, të gjitha këto janë procese, të cilat duhet t’i vazhdoni.

Keni planifikuar që në agjendën legjislative vetëm gjatë këtij viti t’i rishikoni dhe t’i sillni në

Qeveri 192 ligje. Askund nuk flisni për kapacitet dhe ngritje të kapaciteteve për zbatim të ligjeve

të cilat janë në fuqi.

Ky program më së paku i përngjan një programi qeverisës. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka deputetja Time Kadrijaj.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar i Kuvendit!

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Programi i prezantuar dhe i elaboruar aq mirë dhe aq perfid, lë për të dëshiruar.

Të gjithë e kemi kritikuar vonesën e sjelljes së programit, si nga opozita, si nga shoqëria civile,

ashtu edhe nga qytetarët, sepse pritjet kanë qenë të mëdha.

Konform prezantimeve në fushata zgjedhore, çka do të mendojmë e çka të themi për renditjen e

prioriteteve tuaja në fushatën zgjedhore, e tash po del se prioritetet dhe renditja e tyre po

ndryshon.

Jemi të kënaqur që përfunduan zgjedhjet në Shqipëri, e tash ndoshta do t’u përkushtoheni punëve

dhe obligimeve edhe si kryeministër i vendit, po edhe ministrat në dikasteret e tyre.

Page 55: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

55

Çka do të themi për punën për këta dy muaj. Vendim i madh e i paharruar, ndarja e 11 milionëve

për të paguar rrymën për serbët në veri, e në anën tjetër pensionistëve, infermierëve, mjekëve,

policëve, hetuesve e të tjerëve jua hoqët shtesat për punën gjatë pandemisë.

Plan e program qeverisës premtues, po që do të mbetet në letër, sepse asnjë pikë e asnjë dikaster

nuk keni dhënë afat kohor e as plan konkret si do të realizohen këto, si do të realizohen shtesat

për fëmijë, përkrahja e gruas, grupeve të rrezikuara, të gjitha këto si do të realizohen pa ndonjë

plan?

Vaksinimi i 60% të popullatës, si do të arrish që me ndihmat që po i marrim nga vendet e tjera, a

po llogarit se kemi vaksinim dhe më pas kemi rivaksinim dhe këto vaksina nuk do të mjaftojnë,

sepse nuk e përmbushin as minimumin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

Kryeministër, siguro vaksinat për qytetarët e Kosovës, zbato planin e vaksinimit e mos u tall me

qytetarët e Kosovës.

Politika e jashtme për këtë, s’ kemi asnjë plan strategjik, as strategji të veprimit lidhur me

anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Pra, të bëhet forcimi i subjektivitetit

ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Programi nuk ka asnjë fjalë të vetme sa i përket

anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në Interpol dhe UNESCO.

A po bëni përgatitje për këto anëtarësime, po edhe për qasje nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk

e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, si do t’u qaset Qeveria e Kosovës këtyre vendeve?

Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë e keni shkruar vetëm

një paragraf, e që vërtet nuk është në rregull.

Ndërsa dialogun që tash e keni prioritetin e parë, ju nuk keni as platformë e as parime për dialog.

A do të ruhet sovraniteti dhe integriteti i vendit, rregullimi i brendshëm duhet të jetë i

pacenueshëm dhe dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Dhe në fund, e pranuat që Kosova ka përmbushur kushtet dhe kriteret për liberalizimin e vizave,

sepse as ju e as deputetët tuaj nuk e keni pranuar këtë realitet. Liberalizimi i vizave duhet të

ndodhë pa asnjë koncesion, po si obligim i BE-së ndaj Kosovës, orientimit të Kosovës si vend

proevropian dhe proklamimit të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor, nuk duhet të

lejohet që Serbia ta marrë statusin e vendit kandidat ndaras nga Kosova, ndërsa Kosova të mos

ketë as liberalizim të vizave.

Page 56: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

56

Pse aq rrallë përmendet Amerika si vend mik dhe aleat strategjik dhe ju pashpjegueshëm nuk

kërkoni pjesëmarrjen aktive të Amerikës në dialog. A do t’i rishqyrtoni marrëveshjet e arritura në

Bruksel dhe a do ta kushtëzoni dialogun me të pagjeturit, personat e zhdukur, sepse edhe me këtë

keni bërë popullizëm. Tash jeni në Qeveri, leni popullizmin e kthejuni punës saktë e korrekt, se

sa për program, mund të themi se është mision i pamundur, sepse Kosova ka veç 2 miliardë

buxhet, e kjo është veç buqetë dëshirash.

KRYETARI: Fjalën nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes e ka deputeti Jahja Kokaj.

JAHJA KOKAJ: Faleminderit, zoti kryetar!

Zoti kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Zonja dhe zotërinj,

Dua të filloj një koment për programin e paraqitur, i cili është program shumë përmbajtjesor dhe

qëllimplotë.

Saktësisht dua të flas për disa dimensione, pra disa pika kardinale të lidhura me çështjen e

arsimit.

Duke filluar saktësisht nga teknologjia digjitale, nga teknologjia informative dhe konstatojmë që

teknologjia digjitale është shumë efikase në zgjedhjen e realizimit të metodave efikase në

mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Të përmend saktësisht, ndoshta s’është e tepërt t’jua rikujtoj që, në qoftë se demonstroni

qarkullimin e informacionit në fije nervore apo trunore, mund të bëhet ekskluzivisht me anë të

teknologjisë digjitale, ose procese të cilat manifestohen në nivel bërthamor ose atomik, ose

vetive intime të materies, mund të realizohen ekskluzivisht në mënyrë simulative. Ose procese, të

cilat janë të lidhura me një kronologji shumë të gjatë, ato mund të përmblidhen në mënyrë

simulative me programe të caktuara digjitale.

Por, përderisa flas për rolin e teknologjisë digjitale, duhet të them që prezenca e arsimtarit dhe

nxënësit në klasë është e domosdoshme, qoftë në aspektin didaktik, qoftë shkencor, qoftë edhe

psikologjik. Dhe, këto të dyja duhet të organizohen në mënyrë bashkëplotësuese, simbiotike, që

fatkeqësisht në 20 vjetët e kaluara nuk janë realizuar.

Mungesa e këtij aspekti dhe aspekti tjetër ka gjeneruar një mësim të padëshiruar, pra një mësim

të dobët, të mos e quaj të mjerë, kështu po thotë PISA, jo unë, por kur është fjala për këtë aspekt,

për këtë cilësi, duhet të konstatoj që kupola e mjerimit në Kosovë është Akademia e Shkencave

dhe e Arteve të Kosovës.

Page 57: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

57

Shpeshherë kërkohet që në momente të caktuara historike të jepen mendime historike, mendime

të mençura vizionare, ose në momente, siç është kjo çështja e virusit, të jepen mendime të

mençura shkencore, e tjera, e tjera.

Kërkesa të tilla për këtë institucion janë sikurse të kërkosh ‘dhjam nga pleshti’, po them kështu

ngase, në qoftë se e vëmë vetëm një kriter, pra një prag që të kërkohen 10 punime shkencore,

atëherë më besoni, zonja e zotërinj, nuk do ta kalonin më tepër se 5%, 95% të tyre nuk do ta

kalonin atë prag.

Mu për këtë arsye kërkohet një reformë e thellë, e cila do të përcillet me ligje të caktuara që të

realizohet.

Në anën tjetër, dua të flas disa fjalë për profesorët e universiteteve, të cilët mund t’i reprezentoj

në mënyrë simbolike me një farë jorgani, i cili do të mbulojë tërë cepin e Kosovës, me të gjitha

ato universitete, të cilat kanë dalë si ‘kërpudhat pas shiut’, si universitete ekonomike dhe

politike. Dhe, natyrisht kërkoheshin profesorë për ato universitete dhe, hiç djalë, ku të merren ata

doktorë dhe, natyrisht u fabrikuan ata nëpërmes universiteteve jokredibile, siç është ‘Kristali’,

etj., njerëz jokompetentë.

Dua të them që sistemi arsimor është suptil dhe kërkon një organizim të veçantë, mu për këtë

arsye është planifikuar shumë. Nuk dua të futem në detaje të programit, po them që duhet të

organizohet nga niveli parashkollor, shkollor dhe universitar dhe të themi pikërisht nivelin

parashkollor dhe shkollor në 12 vjet fillestar është planifikuar që të jetë një orientim i nxënësve,

ata të cilët janë të orientuara nga profesionet, të cilat janë të lidhura me prodhimin. Përndryshe,

një numër i vogël i nxënësve pas 12 vjetësh, po e theksoj një numër i vogël, do të jenë ata

shkencëtarë të ardhshëm dhe profesorë të ardhshëm të universiteteve. Dhe, natyrisht ata pas atij

momenti 12-vjeçar, 10 vjetët vijuese do të jenë të përkushtuar me tërë qenien e tyre për shkencë,

për dituri dhe për hulumtime.

Nuk bën, zonja e zotërinj, të jesh këtu në foltoren e Parlamentit, ‘të çash dërrasa’ 20 vjet apo 10

vjet dhe njëkohësisht të bëhesh magjistër, doktor, etj., apo nga nivele të tjera politike, nga

pozicione të tjera politike të bëhesh doktor, magjistër etj.

Kërkohet, pra, të jetë një sistem suptil, që të organizohet ai 12-vjetësh, por këtij 12-vjetëshi duhet

t’i shtohen edhe tri vjet të tjera. Pse tri vjet të tjera? Për të mësuar anglishten në nivel që të

shprehet dhe të mendojë njeriu në gjuhën angleze dhe, jo vetëm kaq, por edhe të shkruajë, të

prezantojë rezultatet e organizuara për revista të caktuara kredibile. Edhe francezët, edhe

gjermanët i prezantojnë ato në gjuhën angleze.

Page 58: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

58

Dhe, në këtë kontekst, pas 15 vjetësh je në gjendje të shkruash punimin e parë shkencor. Ka

njerëz, të cilët pa pasur kompetencë nuk kanë arritur të shkruajnë punimin e parë shkencor, por

kanë shkruar libra të universiteteve, të shkollave të mesme, etj., dhe ato libra, të cilat nuk kanë

kurrfarë kredibiliteti, kanë mungesa shkencore, pra kanë gabime edhe shkencore, por edhe

gabime didaktike e metodike dhe, si të tilla bëhen vetëm dëm apo helm të trurit dhe lukthit të

gjeneratave të ardhshme, të mos them, në qoftë se ngarkohen në çanta parashkollorët e shkollorët

bëhen edhe peshë gravitacioni që e lakojnë kurrizin e filizave të njoma.

Në këtë kontekst, konstatoj faktin se për t’i dhënë dritë, vetë burimi duhet të shkëlqejë, pra duhet

të jenë profesorë me kompetencë, të cilët janë të përkushtuar dhe të shkruajnë tekste

kompetentët, përndryshe, tekstet janë aq të gabuara, aq të dobëta, sa që duhet të zëvendësohen në

mënyrë urgjente me tekste të nivelit të lartë, siç është Suedia, pra të bëhen përkthime dhe

njëkohësisht të bëhet unifikimi i teksteve në Shqipëri dhe në Kosovë.

Unë konsideroj në qoftë se kjo s’bëhet, të konsiderohet si tradhti kombëtare, për arsye se është

filluar Abetarja e unifikuar, por konsideroj që të gjitha tekstet duhet të unifikohen, pra Kosovë –

Shqipëri, se fundi i fundit, ky është edhe një bashkim shpirtëror i kombit.

Natyrisht, në qoftë se nuk ndërrohen këto tekste, Ajnshtajni thotë ‘me të njëjtën metodologji,

fiton të njëjtin rezultat’, rezultatin po e dimë nga PISA.

Dhe, në fund zonja dhe zotërinj,

Desha të përmend një citat të Martin Luter King që thotë: ‘Në qoftë se dëshiron ti ta konsiderosh

progresin, të prezantosh me një rrotë, e cila sillet në mënyrë inerciale teposhtë, je shumë i

gabuar’. Vazhdimisht duhet të japësh impute, të japësh mendime, pra të japësh intervenime

shkencore, intelektuale dhe të mençura.

Zonja dhe zotërinj,

Unë modestinë e ruaj si sytë e ballit me shumë fanatizëm. Por, kam dëshirë të konstatoj që kam

eksperiencë shkencore dhe pedagogjike, qoftë kombëtare, qoftë ndërkombëtare, për t’i thënë këto

që i thashë dhe konsideroj që këto duhet t’i them jo unë, po të gjithë ne kem obligim që dukuritë

negative t’i theksojmë, t’i shpalosim dhe të japim propozime, përkatësisht të japim mendime të

reja për rezultate të reja. Këtë do ta bëj përderisa të jam në këtë sallë, këtë do ta bëj me që e kam

porosi nga votuesit e mi. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën nga PDK-ja e ka deputeti Fadil Nura.

FADIL NURA: Faleminderit, kryetar!

Kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Page 59: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

59

Të nderuar kolegë deputetë,

Një program të tillë qeverisës e shoh si rrjedhojë logjike dhe krejt normale, marrë parasysh faktin

se është produkt i kësaj Qeverie që e kemi.

Nga një Qeveri e paditur, e cila po na skandalizon çdo ditë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit,

mos prisni programe të mirëfillta e profesionale. Prandaj, ky program nuk është asgjë tjetër,

veçse një produkt i rafinuar i mendësisë së tyre.

Program, i cili përveç paqartësisë në fushat kryesore, përmban antagonizma brenda orientimit të

tij, të cilat mendoj se do ta rrezikojnë kohezionin ekonomiko-social dhe politik të sistemit tonë

kushtetues dhe parimeve të tij. Kjo qeveri në këtë program thirret me parimin e gjithëpërfshirjes

dhe mundësi të barabarta për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa, në anën tjetër, brenda

këtij programi shohim politika diferencuese e diskriminuese në shpërndarjen e investimeve

publike për regjione të caktuara, siç është shembulli tek infrastruktura, të cilën e prezantoi edhe

kryeministri këtu.

Janë paraparë të përfundojnë projektet ekzistuese infrastrukturore, ndërtimi i segmentit të

autostradës Besi - Merdar, Prishtinë - Gjilan, zgjerimi i rrjetit ekzistues rrugor Prishtinë-

Mitrovicë, edhe rrugën Kijevë - Zahaq. Gjithashtu, janë paraparë edhe projekte të reja Istog,

Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren, rehabilitimin e rrugëve kombëtare Qafë Duhël - Shtime - Ferizaj

që lidh autostradën Prishtinë-Shkup, si dhe ndërtimin e rrugëve kufitare Deçan - Plavë, Prizren -

Tetovë dhe Gjilan - Kumanovë. Dhe, kolegë të nderuar, për çudi, në këtë mozaik të projekteve, e

në këtë program nuk figuron fare projekti ekzistues i zgjerimit të rrugës Komoran - Drenas -

Skenderaj, projekt, i cili ka filluar para gjashtë vjetësh dhe është realizuar në masën 75%, ka

mbetur aksi përfundimtar Gllobar - Komoran, afërsisht 5 km. Rruga e ka projektin, nuk ka

nevojë për shpronësim, përjashto 4-5 nyja që janë në kuadër të territorit administrativ të

Komunës së Skenderajt, të cilat kanë mbetur, ndërsa kostoja e përfundimit të këtij projekti është

shumëfish më e ulët se të gjitha projektet e parapara në program, si në ato që janë në vazhdim,

qoftë edhe ato të projekteve të reja.

Është rruga, përkatësisht arteria më e rëndësishme dhe e vetmja që i jep imput direkt zhvillimit

ekonomik regjionit të Drenicës, e cila krijon qasje në Rrugën e Kombit, dhe lidh dy qytetet

kryesore, Drenasin dhe Skenderajn, ku gravitojnë mbi 100 fshatra, me mbi 1 200 banorë

rezidentë, përfshirë mbi 1 milion vizitorë brenda vitit që vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem

Jashari” në Prekaz.

Zoti kryeministër, të deklarosh se Kompleksi Memorial do të ketë trajtim të veçantë dhe të

rëndësishëm ashtu siç e meriton dhe, në anën tjetër, t’i amputosh projektet që janë pjesë integrale

e rëndësisë së tij, është hipokrizi. Pra, heqja nga programi të një rruge të tillë, të një rëndësie kaq

të madhe për një regjion të tërë, është shpërfaqje e qartë e një politike diferencuese që i tejkalon

Page 60: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

60

ose që i takon mendësisë së kaluar. Sepse, vlerësoj se askush nuk ka të drejtë që taksat e

qytetarëve të një regjioni të tërë t’i konvertojë si masë shpërblimi për vota elektorale. Një qasje e

tillë qytetarëve të Drenicës u rikujton periudhat e diskriminimit dhe segregacionit që i kanë

përjetuar gjatë historisë, prej Perandorisë Osmane, Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene,

Jugosllavia e vjetër, Jugosllavia e re, deri te regjimi i Milosheviqit. Dhe, në fakt, na kanë

varfëruar, por nuk kanë arritur kurrë të na nënshtrojnë. Prandaj, zoti kryeministër, në emër të

qytetarëve të Skenderajt, në emër të qytetarëve të Drenasit dhe tërë Drenicës, nuk po kërkoj as

lëmosh e as favorizim, thjesht po kërkoj drejtësi. Riktheje projektin e rrugës në program dhe mos

provo marrëzi të tilla.

Gjithashtu, më intereson e besoj ju intereson edhe qytetarëve pse nuk është përfshirë dhe ku

është projekti i aeroportit të Gjakovës. Këtë ua keni premtuar qytetarëve gjatë fushatës

elektorale, madje atë me kosto të ulët të shërbimeve. A i thonë kësaj mashtrim apo rren? Një

çështje tjetër që është proklamuar me pompozitet, e që është pjesë e këtij programi, është edhe

procesi i vetingut në drejtësi. Krejt ajo çka dimë për këtë proces që është shumë kompleks dhe i

ndjeshëm, ka filluar me formimin e një grupi punues, i cili funksionon në baza vullnetare, të bërë

nga shoqëria civile dhe përfaqësues institucionesh, të cilët disa prej tyre edhe e kanë bojkotuar.

Meqenëse nuk është ministrja e Drejtësisë, është me interes të këtij Kuvendit dhe të opinionit

publik që përtej terminologjisë së definicionit të vetingut, dhe se ne kemi dëgjuar tek i

promovoni shumë dhe shpesh, të dëgjojmë nga ju se si e mendoni realizimin e këtij procesi, cili

është vizioni dhe koncepti juaj lidhur me aspektet formale, procedurale e përmbajtjesore mbi

realizimin e vetingut, pra na duhet një portret më i qartë rreth këtij procesi që e keni paraparë në

program. Shembull, a mendoni se mund të realizohet një proces i mirëfilltë vetingu pa konsensus

politik? A mendoni se një proces i mirëfilltë vetingu mund të realizohet kështu si është nisur në

baza vullnetare? A e dini se një proces i mirëfilltë vetingu kërkon ekspertizë dhe përvojë të

jashtëzakonshme, e të cilat Republika e Kosovës nuk besoj që i ka dhe rrjedhimisht kërkon fonde

të mëdha si në hartim, analizë dhe në realizim. A jeni të vetëdijshëm se një proces i tillë kërkon

edhe integritet dhe kredibilitet të lartë për të krijuar besueshmëri si te partnerët ndërkombëtarë,

ashtu edhe në përgjithësi në shoqëri.

A mendoni se një proces i tillë mund të ketë integritet dhe kredibilitet të lartë kur atë e udhëheq

një kryeministër me precedent penal, një ministre e Drejtësisë me precedent penal dhe një

udhëheqëse e grupit parlamentar të mazhorancës me precedent penal. A jeni të vetëdijshëm se

një proces joprofesional i vetingut, apo çdo dështim në fazën e realizimit të tij rrezikon të rrënojë

institucionet e pavarura të drejtësisë. Gjithashtu, një shpërfaqje të tillë të paqartësisë dhe në nivel

të ulët profesional në këtë program e shoh edhe te qeverisja lokale, e cila rishikimin funksional të

sistemit të qeverisjes lokale e përkufizon vetëm në tri ligje: në Ligjin për qeverisjen lokale, në

Ligjin për financat e pushtetit lokal dhe në Ligjin zgjedhor. Kjo dëshmon se kjo qeveri është e

paditur sa është me të vërtetë të të vijë gjynah.

Page 61: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

61

Zotërinj të paditur qeveritarë, nuk mund të bëhet rishikimi funksional i sistemit të qeverisjes

lokale duke rishikuar vetëm tri ligje, sepse sistemi i qeverisjes lokale aktual dhe funksional, në të

cilën e kemi në Republikën e Kosovës, është më i thellë, më i gjerë dhe më i gjatë, ngase çdo

rishikim i këtyre ligjeve prek minimumi 30 ligje të tjera, që janë të ndërlidhura e të harmonizuara

në mënyrë zinxhirore, e që rregullojnë fusha të caktuara brenda fushëveprimtarisë dhe

kompetencave të pushtetit lokal, të përcaktuara sigurisht me dispozita kushtetuese.

Prandaj, të nderuar kolegë, qytetarë të dashur, përveç këtyre, pashë edhe shumë marifete të tilla

brenda një programi nacional qeveritar, është tregues i qartë se kemi të bëjmë me një qeveri

aventuriere, por sido që të jetë, ne do të jemi këtu përballë aventurierëve. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën tash nga LDK-ja e ka Armend Zemaj. Nuk është këtu! Atëherë, le ta marrë

Anton Quni fjalën.

ANTON QUNI: Faleminderit, zoti kryetar i Parlamentit!

Të nderuar deputetë,

I nderuar kryeministër,

Anëtarë të Kabinetit qeveritar,

Meqenëse seanca e sotme ka për qëllim diskutimin për programin qeveritar katërvjeçar, më

lejoni që edhe unë nga këndvështrimi im t’i kontribuoj këtij diskutimi.

Meqenëse roli im në këtë legjislaturë do të jetë në kuadër të angazhimit në Komisionin

Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, por edhe për shkak të bekgroundit dhe së fundmi pas

angazhimit në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, dua të reflektoj disa nga idetë, si dhe iniciativat,

të cilat kishin filluar fazën e implementimit apo ishin të projektuara në procesin e planifikimeve.

Plani i Qeverisë për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat e Sigurisë së Kosovës është i gjeneralizuar, i

paspecifikuar, por duke mos paragjykuar do të ngre disa pyetje, të cilat besoj se do të merren në

konsideratë dhe do të adresohen.

Do të filloj me disa aspekte, të cilat janë përfshirë në kuadër të programit qeverisës te kapitulli

Politikat e mbrojtjes. Në kuadër të dokumentit është përmendur se do ta modernizoni dhe

standardizoni mbrojtjen, duke u bazuar në tabelën e organizimit të personelit, pajisjeve dhe

programet e mbrojtjes. A do t’i implementoni këto dokumente? A do t’i ndryshoni ato, meqenëse

nga raporti në komisionin parlamentar kemi kuptuar se do t’i ndryshoni gjithë bazën nënligjore.

Gjithashtu, në program është përmendur se do të angazhoheni me blerjet ushtarake, respektivisht

me pajisjet ushtarake dhe ndërtimin e infrastrukturës fizike, sipas standardeve të NATO-s.

Lidhur me këtë, a mund të na shpjegoni cilat janë planet tuaja për qasjen në programet

ndërkombëtare për blerje ushtarake? A parashikoni të realizoni marrëveshjen ndërshtetërore?

Cilat janë planet tuaja për të avancuar blerjet ushtarake përmes programit “Foreign Military

Page 62: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

62

Sales”, si një program i avancuar, ku në kuadër të blerjeve ushtarake, përveç pajisjeve në pako,

janë të integruara edhe municionet dhe trajnimet.

Ky program direkt i blerjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është realizuar gjatë

kohës kur unë isha ministër, me ç’rast Kosovës iu krijua një mundësi e tillë duke u barazuar me

të gjitha shtetet e tjera demokratike që blerjet ushtarake i realizojnë në këtë formë. A keni plane

që të zhvillohen programe për t’u qasur në blerjet e drejtpërdrejta komerciale me kompanitë

prodhuese? Gjithashtu, keni promovuar së fundmi se në kornizën afatmesme të shpenzimeve në

vitin 2022 do të rritet buxheti i ministrisë, përkatësisht i Forcave të Sigurisë së Kosovës në vlerën

106 milionë euro. Si do ta alokoni këtë buxhet? Cilat janë planet konkrete për të realizuar

shpenzime të buxhetit për vitin 2022?

Dhe, në fund, sa u përket aspekteve financiare, jemi të gjithë të vetëdijshëm për kosto shumë të

lartë të blerjeve ushtarake, pajisjeve, trajnimeve dhe në përgjithësi funksionimit të ushtrisë.

Mirëpo, shumë vende tash këtë sektor e kanë kthyer edhe si një mundësi për të zhvilluar sektorin

e industrisë prodhuese për blerjet ushtarake. A keni ndonjë plan se si do të angazhoni sektorin e

prodhimtarisë? Sidomos sektorin e prodhimit të produkteve esenciale. Prandaj, përtej një qasje

konsumuese, cilat janë planet për të kthyer këtë sektor në një mundësi për rritje ekonomike, jo

vetëm për të furnizuar Forcat e Sigurisë së Kosovës, por edhe për të eksportuar.

Në programin 4 -vjeçar është përmendur rritja e kontrollit civil demokratik, cilat janë planet për

rregullimin e statusit të shërbyesve civilë në Ministrinë e Mbrojtjes? Cilat janë planet tuaja për të

avancuar standardet e meritokracisë dhe transparencës? Në kohën kur unë isha ministër kishim

filluar bashkëpunimin me Ambasadën Britanike për të monitoruar proceset e rekrutimit në

Ministri të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga partneri i tyre implementues. A do

të vazhdoni një praktikë të tillë dhe cilat janë planet tuaja për të rritur kredibilitetin e proceseve

rekrutuese?

Po ashtu, në kuadër të këtij nënkapitulli është përmendur edhe themelimi i Agjencisë së

Inteligjencës. A mund të kemi më shumë informata për planet, për themelimin e Agjencisë së

Inteligjencës dhe a ka një qasje të integruar për këtë sektor në Ministrinë e Brendshme dhe

Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Edhe pse në një nga nëntitujt në kuadër të kapitullit për politikat e mbrojtjes përmendet

transparenca dhe llogaridhënia institucionale, nuk është elaboruar më tutje se çfarë nënkupton

kjo. Në kohën sa unë isha ministër, kishim hapur një thirrje për shprehje të interesit për

organizatat e shoqërisë civile për t’u mundësuar qasjen e tyre në cilësinë e monitoruesve të të

gjitha proceseve të vlerësimit të prokurimeve të hapura. A mund të na njoftoni nëse një ide e tillë

ka vazhduar dhe a janë angazhuar organizatat e shoqërisë civile në këto procese?

Page 63: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

63

Po ashtu, kisha ndërmarrë disa veprime për të rritur kontrollin dhe llogaridhënien e brendshme

lidhur me menaxhimin e kontratave, përcaktimin e procedurave standarde të raportimeve dhe të

monitorimit për rekomandime të inspektorit gjeneral dhe auditorit të brendshëm, aplikimin e

penalltive për kompanitë e papërgjegjshme, të cilat nuk i respektojnë kushtet e kontratave. A

mund të na informoni nëse këto procese të filluara në atë kohë kanë avancuar dhe do të

implementohen?

Po ashtu, në kuadër të programit është përmendur avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe

pjesëmarrja në misione ndërkombëtare. Vitin e kaluar, me përkrahjen e jashtëzakonshme të

Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë ndërmarrë veprime konkrete për të realizuar misionin e

parë paqeruajtës ndërkombëtar, i cili u finalizua këtë vit, me pjesëmarrjen e ushtarëve të Forcave

të Sigurisë së Kosovës përkrah ushtrisë amerikane. Në Parlament është votuar unanimisht kjo

nismë dhe më vjen mirë që së fundmi ushtarët kanë zbarkuar në misionin e tyre të parë historik

përkrah aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga formulimi i programit nuk kam vërejtur të jetë përmendur askund partneriteti me Shtetet e

Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që misioni në fjalë, po edhe misionet e tjera të planifikuara

janë në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në. Njohja e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

ishte një rrugëtim i përbashkët me partnerët dhe aleatin tonë, SHBA-në, ashtu siç është edhe

rruga për anëtarësim në NATO. Pra, rruga për në NATO kalon nëpër Shtetet e Bashkuara të

Amerikës. Faleminderit!

KRYETARI: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka fjalën.

RAMUSH HARADINAJ: Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Kabinet qeveritar,

Kryeministër,

Qytetarë të Kosovës,

Po i jap 2-3 vlerësime rreth programit qeverisës që e dëgjuam sot, në fakt, që është publik tash e

disa ditë. E, që mendoj që ka ndodhur një keqkuptim besoj, për ju që merreni vesh në qeverisje,

ky është një program kryesisht ideor, pra nuk i ngjason një plani qeverisës të një qeverie, për fat

të keq, ka mungesa të mëdha në këtë drejtime dhe si këshillë e kisha dhënë që të hartohet një

plan implementues, pra të ketë një plan të veprimeve, detyrave qeverisëse, me afatet kohore, me

koston, dhe matja e efektit, çka do të ndodhë gjatë veprimeve të tilla me këtë afat kohor, me këtë

matje, me këtë kosto.

Ta dinë qytetarët e Kosovës gjatë mundit tuaj qeverisës ose angazhimit çka do të ndodhë për ta,

është bukur e lehtë të nxirret kjo në bazë të resorëve, në bazë të punëve kryesore qeverisëse.

Nëse e leni në këtë mënyrë si është sot, atëherë është një rrezik i madh, se i keni lënë kolegët

Page 64: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

64

ministra pa detyra konkrete, i keni lënë në lirinë e përzgjedhjes që ata vetë ta përzgjedhin

dinamikën, sa shpejt duan t’i kryejnë këto punë, me çfarë kosto dhe me çfarë efektesh qeverisëse.

Pra, nuk e keni dhënë një kornizë të saktë, të qartë, për vartësit tuaj qeverisës, në këtë rast

ministrave, po pastaj edhe të gjithë sektorit qeverisës, pra u keni lënë lirinë e madhe që ata të

zgjedhin si duan të veprojnë.

Do t’i diskutojmë këto me radhë, për shembull, do t’i kryejmë projektet x që i cekni veç e veç,

secila, asnjëra nga këto s’ka paraparë afatin kohor, matjen, hiç premtimin kohor që u dëgjua

këtu, se me vaksinim si do të shkojë dinamika për ata që është paraparë të kësaj kategorie deri në

fund të vitit, krejt zhvillimet e tjera nuk i ngjasojnë pra një plani menaxherial qeverisës, janë një

plan ideor dhe për këtë rrezikun që e ka kjo qeveri është që të mos e kuptojë as vetë që nuk është

në dinamika të mira të qeverisjes në atë çka ka marrë obligim dhe kësisoj, dikur pasojat t’i

vuajmë ne të gjithë bashkë në këtë vend.

Nuk është punë e mundimshme, nuk është punë e vështirë, pra të merret ky plan, çfarë është i

këtillë, e të krijohen detyrat qeverisëse me afat kohor, me kosto dhe me matje, të thuhet do ta

realizojmë këtë, do të ndodhë kështu. Ne hetojmë një shpërputhje, për shembull, qëllim

qeverisës, e shohim deri diku një dëshirë për nisje të përmirësohet gjendja që e keni trashëguar

falë qeverive të këqija të kaluara, falë dëmeve që kanë ndodhur, falë abuzimeve, të gjitha ato që i

konstatoni në vazhdimësi. Nuk e shohim tani, si doni ta bëni diferencën, nga ku po e merrni dhe

si ta matim ne atë diferencë të qeverisjes së mirë tani që ka ardhur në përgjithësi.

Me këtë, po ashtu çka mund të ndodhë është se mund të mos shihet qartë edhe suksesi juaj

potencial. Nëse nuk e ke prerë, të thuash e marr nga kjo gjendje dhe e nxjerr në atë gjendje, nesër

e ke vështirë ta bindësh si qytetarin, si neve, se është rezultat juaj, sepse mund ta trashëgojmë të

gjithë atë rezultat. Ndërsa, marrja nga një gjendje më e saktë, më e prerë, ju ndihmon juve dhe

qytetarëve t’i shohim dallimet, diferencën në qeverisje.

Unë e di që është krizë shëndetësore në radhë të parë, pastaj është financiare dhe buxhetore dhe

ka shkurtime. Mirëpo, edhe te ndërprerja e projekteve kapitale, kur i hiqni paratë, mirë është të

bëhet një llogari e gjithanshme, si do t’i heqim këto para, në çfarë përqindjeje. Pse po ju them

përqindje? Shikoni, ka projekt që i hiqet krejt buxheti ose prishen memorandumet me komunat,

disa prej atyre memorandumeve, përkundër faktit që s’i ka bërë qeveria juaj, me një kryetar të

Vetëvendosjes, prapëseprapë janë në shërbim të qytetarëve, edhe s’ka logjikë të prishen ato.

Mund të zgjatet koha e implementimit, pra të thuhet, e di krejt Kosova që ka mungesë të

financave, nuk po jua heqim këto memorandume, por në zbatim po kërkojmë mirëkuptim prej

juve, në vend të një viti, po shkojmë në dy, tri a më shumë, ndërsa heqja e memorandumeve

menjëherë i dekurajon ekonomitë vendore, i dekurajon komunat të shkojnë nga një zhvillim i

ekonomisë lokale dhe çon sinjalin e keq tek operatorët ekonomikë.

Page 65: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

65

Për këtë them unë, kalkulimi si të hiqen paratë prej projekteve, prej investimeve kapitale, është

mirë të bëhet me kujdes edhe rajonal, sikurse u tha për një rrugë atje Drenas - Skenderaj, por

edhe për të gjitha të tjerat. Vërtet rruga Deçan - Plavë, kryeministër, ju e dini, jeni me origjinë të

familjes prej Malit të Zi, atje është një popull martir, e presin me qindra vjet, nuk ka logjikë t’i

hiqen paratë asaj rruge, nuk është rrugë për Deçan, më së paku u hyn në punë deçanasve, ajo

rrugë lidh popujt që i ka ndarë gjeografia, që i ka ndarë natyra, pushtuesit, dhe është e

dhimbshme të marrin vesh tash malësorët e Malit të Zi, pra ata që na me pietet flasim për ta, të

marrin vesh që Qeveria sot që ka kryeministër një shqiptar me origjinë të Malit të Zi ua heq

paratë. Ua keni hequr në qeverinë e parë, si keni ardhur, prapë jeni duke ua hequr. S’ka logjikë

kjo, bëjeni një kalkulim.

Këtu po flisni për rrugë të reja që do t’i kryeni, a në fakt, po e izoloni një ëndërr të shqiptarëve të

kenë një lidhje që e kanë tepër interes, ka edhe projekte tjera si kjo.

Për fund, nëse e ke ndonjë plan t’i gjuash përgjegjësitë, qysh ke bërë herën e parë, pas 50 ditëve,

tregona të gjithë neve dhe ta dimë që s’është qëllimi te qeverisja. Nëse e keni në plan të qëndrosh

sa e ke mandatin, sa ta ka besuar qytetari, ju lutem, mos i zhgënjeni qytetarët, ata që ua kanë

dhënë besimin po presin, ka plot njerëz që po kanë dëshirë të shohin sukses, ndërsa kjo që pashë

unë në planin qeverisës, nuk na bind që ju keni një plan zbatues qeverisës konkret, shohim një

shpërputhje të fjalëve, ju lutem. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka kërkuar ministri Liburn Aliu për disa sqarime.

MINISTRI LIBURN ALIU: Faleminderit!

Çështja e infrastrukturës më bën ta marr fjalën, megjithatë, ju folët për rrugën Skenderaj -

Drenas. Nuk është vetëm rruga Skenderaj-Drenas, është rruga Prishtinë - Podujevë, Prishtinë -

Pejë, Prishtinë - Mitrovicë, janë rrugë të cilat realisht janë pasqyra kryesore e qeverisjes çfarë ka

qenë deri tash. Ka shumë vende të pazhvilluara, me të cilat ne mund të krahasohemi, por në

politikat e infrastrukturës nuk besoj që mund të gjejmë një vend më të pazhvilluar në vend, i cili

mund të krahasohet me Kosovën në politikat e infrastrukturës. Një ndër turpet e qeverive është

edhe rruga Drenas - Skenderaj. Pse ka ndodhur kjo kështu, pse ndodh? Për shkak se gjithçka

bëhet ad hoc, gjithçka bëhet pa plan, gjithçka bëhet pa elaborat të shpronësimit, fillojnë projekte

pa u bërë shpronësimet e bëhen shpronësime aty ku s’ka projekte. Sot, Qeveria e Kosovës i ka

borxh 180 milionë për shkak të shpronësimit, në ndërkohë që ka prona e prona të shpronësuara

pa nevojë e të cilat tash janë lëshuar me qira. Ky është një ndër pasqyrat më të mbrapshta të kësaj

Qeverie çfarë ka qenë deri tash.

Veç po dua të ju them se rruga Drenas - Skenderaj ka jashtëzakonisht shumë parcela të

pashpronësuara. Ju thatë, nuk ka shpronësim. Po kështu me këtë mendje ju, nuk ka shpronësim,

janë nisur projekte e kanë dalë shpronësime. A di çfarë nuk ka? Nuk ka elaborat të shpronësimit,

Page 66: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

66

ka buxhet. Buxheti nuk është i ndarë dhe ajo rrugë do të vazhdojë dhe do të bëhen shpronësimet,

së pari në ato pjesë që kanë mbetur deri tash. Dhe, ka shumë e shumë projekte të tjera, për të cilat

nuk është bërë shpronësimi e projektet kanë filluar, kurse ne tash rrezikojmë penallti. Imagjinoni,

edhe me IDRD-në, edhe me fondacione të tjera, kemi hyrë në projekte pa i bërë shpronësimet.

Për këtë besoj që shumë shpejt do të njoftoheni në hollësi. Unë ju dëshiroj juve, sepse tash i keni

dyert të hapura në Qeveri, hajde t’i shohim pronë për pronë, parcelë për parcelë, qysh ka mbetur

çështja e shpronësimeve dhe e projekteve. Po, ku është problemi edhe më i madh? Problemi

është që këto projekte janë bërë pa leje, këto projekte janë bërë pa plan, këto projekte janë bërë

ad hoc. Ne kemi plane, kemi plan hapësinor të Kosovës, i cili nuk është zbatuar asnjëherë. Plani

hapësinor i Kosovës është dashur me qenë kushtetuta e dytë e vendit. Faktikisht, është një

dokument në letër, i pazbatuar asnjëherë, i papërfillur asnjëherë.

Keni planifikim lokal, në bazë të interesave të atypëratyshme, i cili imponon në njëfarë mënyre

planifikimin qendror. Kështu nuk besoj se ka ndonjë vend të pazhvilluar të Botës, i cili vepron

kësisoj. Edhe ata kanë një plan të... Pra, problemi është këtu planifikimi. Dhe, ju po flisni për

program. Po, unë po ju them kështu, që ju nuk keni pasur program, a e di pse? Sepse, s’keni

pasur plan. Sepse, pothuaj të gjitha projektet kapitale janë bërë pa leje, janë bërë aty për aty dhe

mandej të gjitha tash duhet me i legalizua.

A e dini kush është ndërtuesi më i madh pa leje në vendin tonë? Nuk është asnjë privat, është

Qeveria e Kosovës! Qeveria e Kosovës ka ndërtuar më së shumti pa leje në vendin tonë. E ka

shkatërruar vendin Qeveria e Kosovës më së shumti dhe ka dhënë shembull, ka dhënë shembull

te të tjerët se si duhet të ndërtohet pa leje.

(Ndërhyrje nga salla)

Qe po të tregoj për rrugën Deçan - Plavë. Për rrugën Deçan – Plavë, imagjinoni ju, tash aty e

kemi zonën e veçantë të mbrojtur, për të cilën... qe po hyjmë tash aty, po hyjmë te detaji i

veçantë, sepse jam duke u marrë me këtë temë prej fillimit gati çdo të dytën a të tretën ditë po

kam të bëj me zonën e veçantë të mbrojtur të Deçanit, e cila është me pakon e Ahtisaarit dhe ku

në interes jashtëzakonisht të Kishës, e cila tash meqenëse kjo zonë trajtohet gabimisht dhe

padrejtësisht si trashëgimi nacionale serbe, jo, jo, qe... nuk e kemi ndalë buxhetin aspak. Ideja

është me e ndërtua një rrugë 18 km në vend të asaj 16 km nëpër zonë të veçantë të mbrojtur

nëpër male e bjeshkë me serpentina të vazhdueshme. Pse? Për shkak se kalon kah do prona të

caktuara. Po, kjo është gabim! Po, kjo është gabim! A di sa gabim është kjo? A e di pse është

gabim?

Është gabim, sepse ne krijojmë një precedent tepër të rrezikshëm! Ku kemi me pas zona të

veçanta të mbrojtura, mandej do të na kërkojë Kisha të bëjmë by-pass-a. Pra, Kisha lypë by-pass,

Page 67: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

67

ne pranojmë të bëjmë by-pass, realisht e pranojmë njëfarë lloj ekscentraliteti të saj, pranojmë të

bëjmë by-pass dhe realisht e krijojmë një precedent, ku çohet tash Kisha Ortodokse edhe mund të

të lypë by-pass në çdo vend. Këto janë politika të mbrapshta, të cilat kemi me i kthye mbarë.

Dhe, unë çka ju dëshiroj? Unë do të dëshiroja shumë që të bashkëpunojmë. Hajde, urdhëroni për

secilin projekt vetëm... letrat janë çelë. Letrat janë çelë, hajde këqyrim për secilin projekt veç e

veç e mandej dalim e flasim prapë këtu. Mos... se me dëshirë nuk dalë të flas. Nëse doni, hajde

projekt për projekt, e këqyrim ku kanë mbetur shpronësimet, pse ka ngelë rruga Drenas -

Skenderaj, pse është rruga Prishtinë - Podujevë... Këqyreni rrugën Prishtinë - Podujevë, a e dini

çfarë turpesh kanë ndodhur në rrugën Prishtinë - Podujevë!? Pse? Sepse, s’janë kryer

shpronësimet.

Rruga Prishtinë - Mitrovicë, e keni te pjesa e Milloshevës, s’u krye shpronësimi. I keni nyjat në

Gjilan, nyjën në Ferizaj, nyjën te Kllokoti atje, pse s’janë bërë këto, pse s’janë bërë

shpronësimet? Në ndërkohë kemi hyrë në kredi me IDRD-në. Po, a e dini çka i bie kjo, bre! A e

di çka i bie? Ne rrezikojmë tek penalltitë, sepse ka hyrë pa krye, pa plan, qorrazi është hyrë në

projekte që janë tepër të rrezikshme. Dhe, unë për këtë me detaje kam me ju tregua krejt. Kështu

është detyra ime me ju raportua dhe unë do të ju raportoj në hollësi. Do të ju raportoj në hollësi

edhe me shifra. Jam duke u marrë, edhe me këtë, edhe me... ta zëmë edhe me çfarë ka ndodhur,

turpin tjetër të famshëm që lidhet me shpronësimet e që ka të bëjë me Haden.

Po, a e dini çka ka ndodhur në Hade, bre? Po, a e dini çka ka ndodhë në Hade, a mundeni me e

kuptua çka ka ndodhë në Hade me ata banorë aty? A e dini çka u është bërë atyre banorëve? Po,

a e dini që ata që kanë qenë në radhë me u shpronësua janë lënë e janë shpronësuar disa mbrapa

krejt, veç pse janë të lidhur me politikën. Po, a e dini çka ka ndodhur me këtë? A e dini çfarë i

bie kjo? Kjo i bie me e shkatërrua buxhetin e shtetit, kjo i bie me e shti shtetin në borxh edhe me

ia pamundësua edhe zhvillimin në të ardhmen. Kjo ka qenë mënyra si është punuar.

E tash, çka duam të bëjmë? Duhet me vu rend! A ka me qenë lehtë? Aspak jo. Ka me pas plan,

ka me pas planifikim, ka me pas zbatim të atyre planeve dhe me përpikëri deri në fund. Këtë

mund t’ua premtoj dhe u ofroj transparencë radikale në këtë pikë. Urdhëroni, hajde i këqyrim të

gjitha projektet, të gjitha pronat e shpronësimet, të gjitha me radhë.

KRYETARI: Për replikë mund ta marrë fjalën Fadil Nura.

FADIL NURA: Faleminderit, kryetar!

Zoti ministër,

Me të vërtet je për keqardhje edhe je kaq i painformuar, sa që këtu para të gjithë deputetëve dole

bash përrallaxhi.

Page 68: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

68

Ministër, ti nuk po i di... e përmende... rruga Prishtinë - Mitrovicë e ke në plan, ti the nuk është.

Informohu mirë! Rruga Komoran - Drenas - Klinë e Epërme ka kaluar në për të gjitha fazat. E

përmenda në mënyrë specifike, thashë janë katër - pesë, jo akse, pika ku duhet të bëhen qoftë

rreth-rrotullime, qoftë nënkalime të cilat kanë mbetur në procedura të shpronësimit. E ke

elaboratin e shpronësimit, zoti ministër, janë nxjerrë vendimet preliminare dhe ka mbetur te

vlerësimi i pronave. Po, kjo s’ka të bëjë me vazhdimin. Unë thash, Gllobar - Komoran. Gllobar -

Komoran nuk e ke asnjë problem pronësor, e para. E dyta, e ke projektin detaj të kësaj rruge

komplet.

Zoti ministër, jam i vetëdijshëm çka po flas, sepse kam qenë në këtë proces të realizimit të kësaj

rruge, sepse është një ndër rrugët më të rëndësishme, që i hap rrugë zhvillimit të një regjioni të

tërë. Nuk është rrugë dosido. Prandaj, merr informata kur të dalësh këtu e të jesh më i qartë,

sepse është totalisht e papërgjegjshme justifikimi me çështje të cilat ti na i prezantove këtu.

Faleminderit!

KRYETARI: Ramush Haradinaj për replikë, po ashtu.

RAMUSH HARADINAJ: Ministër, kur e thua të vërtetën, cilado qoftë, të respektoj edhe

çdoherë kushdo që e thotë të vërtetën. Kur mundohesh, më fal në fjalor, me na rrejt ndër sy edhe

ne e banorët atje, mos, se s’mund të të lejoj. Ndoshta unë të lejoj, por s’mundem për hatër të

atyre njerëzve.

Rruga që na lidhë me Plavë vazhdon nëpër bjeshkë, janë asfaltuar një numër i caktuar i

kilometrave. Nuk po flasim për by-pass-at e Kishës, mos e lidh me Kishë. Beogradi po do me e

lidhë me Kishë që me na vonua, ti je kah e bën njësoj si Beogradi, je kah ia heq buxhetin, o vëlla.

Dy herë ia ke hequr, një herë në Qeverinë e parë, një herë tash. Nëse të ka shti Beogradi tregona

a e ke aty problemin edhe po të falim. Ama, bash ashtu je kah e bën. Tipik çka na kanë bërë ata

që na kanë bllokuar deri sot, na e ka bërë Qeveria e parë Kurti ia ka hequr paratë edhe tash ti.

Mos, të lutem! Unë nuk ta kam me borxh të më rresh ndër sy. Të respektoj edhe thuaje të

vërtetën.

KRYETARI: Përgjigjet ministri për këto që i ngritët si shqetësime.

MINISTRI LIBURN ALIU: Unë e kam derën hapur për detajet dhe për në hollësi mund t’i

diskutojmë këto çështje. Mund të vini në ministri dhe i shqyrtojmë pikë për pikë secilën pronë

për pronë. Po flas për elaborat të shpronësimit te ajo rrugë. Bëhet elaborati i shpronësimit,

vazhdojmë te tjerat.

Por, sa i përket Beogradit, unë momentalisht si bashkudhëheqës i Këshillit për Zbatim dhe

Monitorim ballafaqohem me një fakt shumë të rëndësishëm, i cili është pranimi i by-pass-it në

Page 69: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

69

emër të rrugës Deçan - Plavë. Për sa i përket rrugës Deçan - Plavë është një ndër prioritetet që e

kemi përmendur dhe e përmendim në vazhdimësi. Prandaj, tash unë po e kundërshtoj atë by-

pass, Kisha po e kërkon atë by-pass. Me pas qenë unë i Beogradit do ta kisha pranuar atë by-pas,

por s’jam i Beogradit dhe rrjedhimisht po e refuzoj atë by-pass dhe duhet refuzuar. A e di pse?

Sepse, nuk bën parimisht me e bë, nuk bën me e bë. Po pra, nuk bën të bëhet ai by-pass. Qe, veç

po ju tregoj, nuk duhet bërë, pavarësisht që kalon nëpër prona, nëpër bjeshkë atje, s’bën. Edhe

duhet me e mbrojt bjeshkën, nuk ka nevojë të ndërtohen vikendica atje nëpër ato prona atje lartë,

po përveç kësaj, sepse është park nacional, sepse është park nacional, sepse duhet një plan

njëherë me u bë për aty. S’mund ta bësh njëherë rrugën e pastaj ta bësh planin. E para.

E dyta, po nuk është vetëm kjo. Precedenti është i rrezikshëm. Precedent nëse ne pranojmë që ku

ka manastir dhe zonë të veçantë, ne duhet tash të bëjmë by-pass, sepse kështu po kërkuaka

Kisha. 40 zona të tilla janë nëpër Kosovën, të cilat janë të pranuara me Pako të Ahtisaarit. Tash,

nëpër secilën prej tyre të bëjmë by-pass ne? Kjo është shumë e rrezikshme, prandaj nuk duhet me

e pranua. Prandaj, kanë bërë gabim aty autoritetet që e kanë pranuar. Kjo është gabim i madh.

Është gabim i madh, që ka kosto politike e ne tash po duhet të ballafaqohemi me këtë, se vijnë të

thonë, “ngadalë bre, pse ti po e refuzon, kur filan-fisteku e ka pranuar”, “Po, cili është motivi i

filan-fistekut?” ata thonë, “Ne e dimë që është punë tokash, por ama e kanë pranuar”. Kupton?

Pra, këto për shkak të mundësisë së ndërtimit të lagjeve e fshatrave turistike nëpër bjeshkë, pa

pasur plan hapësinor të atyre bjeshkëve, të pranojmë by-pass të tillë është shumë e dëmshme.

Prandaj, Beogradi... unë po dua të ju them, që kjo çfarë po mendoj që po bëj unë është në

kundërshtim me interesat e Beogradit. Interesi i tyre është të bëhen by-pass-a gjithkund, të na

shtyjnë neve ku të ketë një manastir aty, ku të ketë një fshat, ku të ketë një kishë, të bëhen by-

pass-a e me u sjellë rreth e rreth, ama atypari të mos kalohet, sepse ata fitojnë pastaj autoritet të

madh në ato zona. Prandaj, nuk duhet pranuar.

KRYETARI: I keni kryer, zoti Haradinaj. Fjalën e ka Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: Faleminderit, kryetar!

I nderuar kryeministër,

Kabinet Qeveritar,

Kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Për dallim të qeverive të kaluara, Qeveria Kurti 2 ka vendosur që integrimin evropian ta trajtojë

ndryshe dhe t’i qaset ndryshe.

Ndër prioritetet më të rëndësishme të nxjerra në program, pra janë luftimi i korrupsionit dhe

krimit të organizuar. Qysh prej marrjes së detyrës kjo Qeveri ka dëshmuar, që me asnjërën nga

këto dyja nuk do të ketë kompromis. Neve na duhen rezultate, sepse rezultatet kundër krimit dhe

Page 70: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

70

korrupsionit janë thelbësore në proceset integruese, prandaj edhe është përmendur në program që

për të arritur këtë na duhet integritet, kredibilitet dhe funksionim normal i sistemit të drejtësisë.

Ndryshe nga një Qeveri e së kaluarës, që objektivë kishte luftimin e krimit dhe korrupsionit e në

anën tjetër e shoi task-forcën kundër-korrupsion, tani kemi një Qeveri që vizion ka drejtësinë e

pavarur dhe të paanshme, efikase dhe profesionale.

Ndryshe nga një Qeveri e së kaluarës, që objektivë kishte edhe avancimin e procesit të integrimit

evropian përmes zbatimit të MSA-së, e që largonte masat tejet të rëndësishme dhe konkrete për

përmirësimin e shëndetit publik, siç ishte Projektligji për amendamentimin e Ligjit për sigurime

shëndetësore, Ligjit për shëndetësi, si dhe atë për sigurime sociale dhe familjare, kemi tani një

Qeveri që do të angazhohet për forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në

nëpërmjet zbatimit të MSA-së. Për këtë arsye edhe është planifikuar vlerësimi i hollësishëm i

MSA-së dhe masat emergjente për përshpejtimin e saj.

Një e metë tjetër që është trashëguar, po ashtu nga paaftësia dhe neglizhenca e Qeverisë

paraprake, janë edhe humbjet e 12 milionë euro të fondeve IPA, që e kanë dëmtuar imazhin e

Kosovës në procesin e integrimit. Humbja e këtyre fondeve nuk do të thotë vetëm humbje në

aspektin financiar, por na bën edhe të dukemi partnerë joseriozë përballë një procesi kaq të

rëndësishëm dhe delikat, siç është procesi i integrimit.

Si pasojë e paaftësisë së një Qeverie ne kemi humbur fonde, që kanë qenë të destinuara të

përmirësojnë mjedisin dhe jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kujtojmë edhe

dështimin e reformës në Administratën Publike, që Kosovës i kushtoi me një humbje prej 7

milionë eurosh. Qeveria paraprake për këtë dështim fajësonte të gjithë të tjerët, por assesi nuk

merrte barrë mbi vete për këtë përgjegjësi.

Rastet e ndikimit politik në rekrutimet në pozita të larta të shërbimit civil dhe rekrutimet jo të

bazuara në merita vazhdojnë ta minojnë besimin e qytetarëve në Administratën Publike. Prandaj,

këtij vendi iu desh një fitore referendore si ajo e 14 shkurtit, në mënyrë që të kthehet besimi te

qytetarët, por jo vetëm, sepse kemi nevojë të pozicionohemi si shtet me qasje serioze edhe

përballë këtyre proceseve jetike që po e presin vendin tonë, sikurse është edhe integrimi

evropian.

Pikërisht për shkak të joseriozitetit dhe performansës së dobët të qeverisjeve të kaluara kemi

humbur rreth 60 milionë euro nga fondet IPA. Duke pasur parasysh që fondet IPA nuk janë të

fiksuara, por alokohen në bazë të aftësive menaxheriale të vendeve për të realizuar projekte, ne

do t’i intensifikojmë përgatitjet në mënyrë që të rrisim shumën e mjeteve të përfituara nga

programet e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye do të miratohet dhe hartohet lista e projekteve

insfrastrukturore me prioritet, ku do të identifikohen projektet kryesore, për të cilat do të

Page 71: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

71

kërkohet ndihmë nga fondet e BE-së. Këto fonde do të trajtohen me dialog të strukturuar dhe

duke ofruar dokumentet dhe politikat e nevojshme qeveritare.

Dhe në fund, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Nëpërmjet programit tonë qeverisës

synohet të ndërmerren hapat e nevojshëm për realizimin e këtij qëllimi të kamotshëm. Sigurisht

se nuk do të hapen shishe shampanje për të festuar një liberalizim fantom dhe as nuk do të jepen

hektarë tokë po në emër të këtij liberalizimi fantom, sepse synimi ynë është që liberalizimin e

vizave ta rikthejmë nga një proces politik në atë teknik. Ne nuk do t’i bëjmë gabimet e së

kaluarës, duke dhënë data të gabuara për një proces që nuk ndodhi asnjëherë. Bashkërisht do të

angazhohemi dhe do të punojmë që kjo njëmend të ndodhë. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka Ferat Shala nga PDK-ja.

FERAT SHALA: I nderuari kryetar i Kuvendit,

Të nderuar Kabinet Qeveritar,

Të nderuar kolegë,

Sot po diskutojmë programin e Qeverisë pas 50 ditë të zgjedhjes së saj. Në fjalimin tim do të

ndalem vetëm në disa pika ekonomike të këtij programi.

Tek pika 1.2, e ashtuquajtura “rimëkëmbje ekonomike” ndër të tjera do të parashtroj disa pyetje.

A ringjallet ekonomia e shkatërruar si pasojë e pandemisë me rritjen e pagës minimale në 250

euro, sepse në tërësinë e programit parametrat tjerë matës nuk ekzistojnë. Si në paragrafin e parë,

ashtu edhe në një pjesë të tekstit më poshtë thuhet, “Dalja nga Pandemia shihet si mundësi e re e

rimëkëmbjes ekonomike.” Nëse është kështu, kur dhe si do të sigurohen vaksinat për të rifilluar

rimëkëmbja ekonomnike?

Nga kjo del qartë, se aktiviteti i parë ekonomik i Qeverisë duhet të jetë kontrata për blerjen e

vaksinave dhe mendoj që edhe do të duhej dhe është veprimtari ekonomike kontrata e vaksinave.

Pika 3, ndër të tjera programi i Qeverisë trajton edhe problemin e kreditimit të bizneseve

prodhuese. Si do të kreditohen këto? Me çfarë kushte? Në çfarë afati? Në çfarë shumash? Asnjë

opsion konkret në program nuk ekziston për çështjen e kreditimit të bizneseve prodhuese.

Pika 4, në një pjesë të programit të Qeverisë thuhet: “Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur

vendet e punës në kohë të Pandemisë.” Përsëri të njëjtat pyetje, a mund të rikthehen në punë ata

që kanë humbur vendet e punës pa kaluar Pandemia? A mund të kalojë Pandemia pa u siguruar

vaksinat? Nëse po, si, kur në çfarë mënyre? Dhe, në këtë situatë e në këto kushte e vetmja

shpresë mbetet që Pandemia të kalojë duke iu lutur Zotit.

Page 72: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

72

Pika 5, është paraparë themelimi i Fondit Sovran, por janë dhënë informacione të pakta, se në

çfarë baze ligjore, në çfarë baze financiare, çfarë baze planifikuese, do të bëhet ky fond. Po

ashtu, kanë mbetur pa përgjigje në programin tuaj qeveritar, se nga do të sigurohen mjetet, për

çfarë periudhe, në çfarë shumash? Në çfarë relacioni do të ndikohen dhe do të ndikojë në

valorizimin e aseteve të Trepçës, KEK-ut, Postës, Telekomit? A do t’u falen? A do t’u jepen

kredi apo në çfarë forme a mënyre tjetër do të bëhet valorizimi i aseteve me subvencione të

Qeverisë? Siç shihet, këtu nuk kemi asnjë studim paraprak për valorizimin e aseteve të këtyre

ndërmarrjeve publike. Nuk dihet sa është koha e tyre, kur duhen kryer këto studime dhe me çfarë

metode. Nëse bazohemi në programin e Qeverisë, ku prej 50 faqesh na erdhën për 50 ditë,

atëherë studimi, valorizimi i ndërmarrjeve dhe studimet, si dhe afatet, do të zgjasin me dekada.

Në program është paraparë edhe shuarja e AKP-së. Ky proces ka shumë pikëpyetje juridike,

financiare, sociale. Në rend të parë duhet të ndryshojë legjislacioni, i cili buron nga Kushtetuta

në këtë pikë. Përveç ndryshimit të legjislacionit ju nuk keni asnjë analizë konkretet për

programin tuaj të ardhshëm të AKP-së dhe aseteve të saj.

Atëherë, i nderuar zoti kryeministër, a e dini se në procesin e shuarjes së AKP-së janë mbi 20

mijë lëndë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, në proces? Janë rreth 3 mijë lëndë në

Gjykatën Themelore të Kosovës. Janë 1.6 miliardë të kreditorëve që presin të trajtohen me Ligjin

e AKP-së. Po, çfarë do të ndodhë me 20%-shin dhe shumë pyetje të tjera ju presin dhe duhet të

jepni përgjigje, para se të merrni vendime të tilla mjaftë të dyshimta dhe të rrezikshme për

ekonominë e vendit e veçanërisht për asetet e AKP-së, që janë pronë shtetërore. E këtu ju them,

që edhe me e-mail-in tuaj, ku e keni ndërprerë veprimtarinë e AKP-së, keni shkelur ligjin, sepse

AKP-ja i përgjigjet Kuvendit e jo Qeverisë. Megjithatë, është temë që do ta debatojmë në seanca

tjera.

Ju keni proklamuar shumë gjatë fushatës, por edhe në program, që do të zvogëloni Qeverinë, do

të zvogëloni edhe agjencitë e pavarura. Nga kjo që kemi para nesh sot, të shkruar nga ju, është

krejtësisht e kundërta. Po ua rikujtoj, kryeministër. Po krijoni Fondin Sovran, po krijoni Bankën

Zhvillimore, po krijoni Agjencinë Zhvillimore, po krijoni Fondin për Inovacion, natyrshëm

rrjedh pyetja, a po zvogëlohet Qeveria apo rritet Qeveria me këto institucione? A po rritet apo

zvogëlohen agjencitë e pavarura?

Në program keni paraparë edhe formimin e Agjencisë Zhvillimore, e cila do të bëjë

harmonizimin e politikave sektoriale e qeveritare me sektorin privat dhe publik. Shtrohet pyetja

logjikshëm, çka i duhet kjo agjenci sot Kosovës? Pse ekziston Qeveria, Kabineti qeveritar? Pse

ekziston Ministria e Ekonomisë? Pse ekziston Agjencia për Promovimin e Bizneseve? Pra, a po

centralizohet i gjithë spektri i Agjencive të pavarura në kuadër të një tutele të Kabinetit Qeveritar

apo cila është përgjigja në këtë rast?

Page 73: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

73

Në pjesën e zhvillimit të ndërmarrësisë dhe invoacionit, pika 9. Edhe këtu kemi pothuajse të

njëjtën situatë, etëm krijimin e një bordi për inovacion dhe ndërmarrësi. Atëherë, pse të krijohet

ky fond, kur e kemi Bankën Zhvillimore? Pse duhet shuar Ministria e Inovacionit dhe të krijohet

një Bord për Inovacione? Vërtet e paqartë, pa sqarim, as në program e as në logjikë!

Në kuadër të sektorit për energji dhe miniera, krejtësisht janë retorikë dhe pa ide zhvillimore. Si

ka mundësi, që nuk jepni asnjë përgjigje për sektorin e energjisë? Si ka mundësi, që nuk keni

asnjë përgjigje për sektorin e minierave? Si ka mundësi, që nuk na treguat se çka do të bëni me

minierat e Strezovcit, të Goleshit, Kromiteve të Gjakovës, minierave të Boksitit të Volljakut? Si

nuk na treguat se çka do të bëni me zonat e interesit të plumb-zinkut? Si nuk na treguat çka do të

bëni me zonat e interesit të nikelit, kromiteve e kështu me radhë? Si nuk na treguat në programin

tuaj asnjë fjalë për minierat e përmbytura të Hajvalisë, Badovcit, Kishnicës, që shumë afër

kryeqytetit i kemi dhe shumë i keni proklamuar problematikat e sektorit minerar. Kur dalim te

pjesa tjetër e radhës, problematikat e mjedisit, planifikimit dhe infrastrukturës. Përkundër asaj që

më vjen keq që ministri doli, po i kthehem asaj që debatuam më herët. Sinqerisht ka plan

hapësinor për Parkun e Bjeshkëve të Nemuna. Ka plan hapësinor. Nëse ju ka ndodhur, sikur në

rastin e negociatave, sepse ju kanë dorëzuar krejt letrat, unë nuk e di, po ka plan hapësinor dhe

ekziston saktësisht e definuar çështjet e planifikimit për parqet nacionale. A respektohen është

temë tjetër.

Te pjesa e infrastrukturës, i nderuar Kryeministër, pasi që ministri nuk është këtu, keni bërë një

veprim që nuk e gjejmë në rajon, fuzionimi i Ministrisë së Infrastrukturës me mjedisin bie ndesh

konceptualisht, bie ndesh profesionalisht, bie nesh ligjërisht, sepse janë koncepte që e luftojnë

njëra-tjetrën, janë të kundërta. Çka ndodh më shumë? Janë së paku pesë ligje bazik të

planifikimit hapësinor të mjedisit që bien ndesh me infrastrukturën dhe për këtë do të

ballafaqoheni. Nuk ka projekt ndërtimor që ndodh, që brenda një shtëpie administrative fillon

investimi, fillon projektimi, studimi, fillon ndërtimi, pranohet projekti dhe arkivohet që kryhet

brenda një institucioni dhe sot të gjitha projektet ndërtimore infrastrukturore janë nën një kulm.

Duhet ndryshuar së paku pesë ligje, ose kemi shumë konflikte të hapura të interesit brenda llojit

që mund të penalizohet kolegu që doli jashtë, e që sinqerisht e respektoj.

Pra, merreni një rrugë, që u thirrët shumë që janë ndërtuar pa leje, edhe nëse janë ndërtuar, sot ai

pa u penalizuar vetë, nuk ka mundësi ta nisë një projekt infrastrukturor, sepse ai duhet të marrë

leje nga vetvetja e tij, nga natyra, nga problemet e mjedisit, nga problemet e ujit. Një këmbë ure

nuk mund ta ndërtojë pa marrë leje dhe ai duhet t’i japë vetes leje se s’ka ku i merr, se i ka pru

krejt nën një kulm. Pra, ligj i natyrës, i mjedisit, i ujërave, i parqeve, e pengojnë ndërtimin e

infrastrukturës rrugore. Kryeministër, keni bërë gabim, dhe duhet paketë ligjesh t’i harmonizosh,

ose do të penalizohej dhe do të ndalen projektet kapitale në infrastrukturë. Do të shkatërrohet

mjedisi kështu se mund ta keqpërdorni autoritetin kur e keni brenda sqetulle, por atëherë do të

Page 74: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

74

kemi degradim të skajshëm mjedisor. Nuk do të kemi transparencë. Kush jua ka dhënë këtë

model, sinqerisht nuk e di.

KRYETARI: Fjalën e ka ministrja Rozeta Hajdari.

MINISTRJA ROZETA HAJDARI: I nderuar kryeparlamentar!

I nderuar kryeministër,

Të nderuar ministra kolegë,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Derisa u ngrenë shumë pyetje në lidhje me programin e reformës ekonomike, me Marrëveshjen e

Stabilizim-Asociimit, me fondin për inovacion, ndërmarrësi e shumë pyetje të tjera me

donacione apo investime, unë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dua të

përgjigjem në këto pyetje.

Sa i përket pyetjes për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, respektivisht programin për

reformën ekonomike, prioritet kyç ne do të kemi implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit, andaj ne synojmë që sivjet të zbatojmë plotësisht planin vjetor të këtij viti dhe po

ashtu të vitit të kaluar. Ne jemi pak si vonë dhe mund të themi jemi shumë vonë sa i përket

masave të dakorduara të Marrëveshjes se Stabilizim-Asocimit. Ne synojmë implementim të plotë

të MSA-së deri në fund të mandatit.

Të dashur deputetë,

Për vëmendjen tuaj dhe të gjithë qytetarë që na përcillni, vitin e kaluar plani i zbatimit të

Marrëveshjes se Stabilizim-Asociimit ishte zbatuar vetëm në përqindje të vogël, respektivisht

nga 19 veprime-masa ishin adresuar vetëm pesë nga to. Nga të cilat katër veprime janë adresuar

në kohën e Qeverisë Kurti 1, kurse vetëm një është adresuar në dy qeverisjet e fundit. Prandaj

jemi ne dy vite të vonuar. Jemi respektivisht të vonuar për vitin 2020 dhe për vitin.... E tek pas

përmbushjes së obligimeve të Marrëveshjes se Stabilizim-Asocimit ne mund të hapim rrugën për

aplikim për kandidim. Pra nuk mund të themi se tash mund të aplikojmë për kandidim në

Bashkimin Evropian, sepse jemi shumë vonë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit,

respektivisht me zbatimin e masave të dakorduara përmes planit të reformës ekonomike.

Sa i përket pyetjes politikat e mira, pjesë e programit të zbrazët në fushën e ekonomisë, mungesë

e indikatorëve, shtrirje në kohë, mungon.

Të dashur deputetë,

Ne të gjithë ministrat kemi planet operacionale me objektivat strategjike dhe të gjitha këto

politika të mira dhe të shëndosha, të bazuara në evidencë, me shumë gjithëpërfshirje, të bazuara

në tregues të matshëm kuantitativ dhe kualitativ dhe me shtrirje kohore reale për realizim. Por,

Page 75: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

75

realiteti është ky, tani po ju tregoj. Ne kemi trashëguar sistem të shthurur sa i përket politikave.

Kemi trashëguar jo politika në investime, jo politika në industri, jo politika në ndërmarrësi, jo

politika në inovacion, jo politika për eksporte.

Të dashur deputetë,

Unë si ministre jam përballur jo evidencës dhe analizës sa i përket industrisë. Ne duhet të marrim

shumë kohë të analizojmë industrinë. Nuk kemi të identifikuar asnjë potencial të sektorëve

industrialë sa i përket ku kemi mundësi ne të eksportojmë. Nuk kemi analizë të mirë, nuk kemi

politikë, prandaj duhet të fillojmë nga fillimi. Kemi ligje të zbrazëta. Shembull konkret mund ta

marrë fushën e investimeve. Kemi një agjenci për ekzekutimin e rolit të promovimit sa i përket

investimeve dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Të nderuar deputetë,

Si mundet një agjenci ekzekutuese të zbatojë politika kur s’ka politika. Nuk kemi politikë

kombëtare sa i përket investimeve. Ne duhet të punojmë në inicimin e draftimit të politikës

kombëtare, në inicimin e qasjes së unifikuar sa i përket investimeve. Investitorët tanë duan

sinqeritet dhe partneritet të shëndoshë. Investitorët tanë duan kujdes pasues. Investitorët tanë

duan që vërtet t’i zgjidhin problemet që i kanë me marrëveshje komerciale.

Ne synojmë të sjellim politika të qarta për industri, për ndërmarrësi, për inovacion, politikë

kombëtare për investime dhe politikë të qartë për eksporte. Të gjitha këto politika dhe ligje

përkatëse do të hartohen dhe arrihen në pajtueshmëri me obligimet e Kosovës për zbatimin e

Marrëveshjes se Stabilizim-Asociimit. Pushteti i vjetër ka shkatërruar po ashtu infrastrukturën e

cilësisë, ku rol të veçantë luajnë Drejtoria e Akreditimit dhe Agjencia e Metrologjisë. Akreditimi

ka dështuar të adresojë shkeljet e trupave të akredituar, ku këta trupa kanë qenë të lidhur me

pushtetarët. Kurse Agjencia e Metrologjisë ka hequr dorë prej kapaciteteve të veta për t’i bartur

përgjegjësitë e shtetit pa kurrfarë nevoje te trupat privatë të lidhura sërish me pushtetarët.

Profesionistët që kanë shërbyer me zell dhe ndershmëri kanë qenë të shtypur në të dy agjencitë.

Pushteti i vjetër po ashtu ka krijuar monopol në kontrollin e naftës dhe derivateve. Në mënyrë të

kundërligjshme ka bartur kontrollin e naftës para hyrjes në treg nga Dogana te trupat privatë në

lidhje familjare me pushtetarët. Kanë dëmtuar pasurinë publike duke dhënë privilegje në

kundërshtim me ligjin, me partneritet publiko-privat, duke organizuar konkurse në kundërshtim

me Ligjin për Prokurim Publik dhe duke lidhur kontrata të dëmshme dhe të pazbatueshme që

mund t’i kushtojnë taksapaguesve dhjetëra miliona euro.

Tutje, ka shumë pyetje të tjera që keni shtruar. Nëse keni kohë, mund të më dëgjoni. Kemi

politikat për industri dhe tregti, kemi përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes si objektiv

strategjik, zhvillimin e turizmit po ashtu, promovimin e investimeve të huaja që thash me një

Page 76: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

76

qasje të unifikuar të politikës kombëtare, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit,

përmirësimin e infrastrukturës së cilësisë, përfshirë mbrojtjen e konsumatorit.

Te pyetja për inovacionin dhe ndërmarrësinë, është mirë t’ju informoj që ne kemi trashëguar dy

departamente të inovacionit dhe ndërmarrësisë. Që të dy këto departamente japin grante. Këto dy

departamente nuk zhvillojnë politika për inovacion dhe ndërmarrësi. A nuk do të duhej

departamenti politikëbërës të zhvillojë politika të qarta për ndërmarrësi dhe inovacion.

Kështu që Qeveria Kurti me qëllim të avancimit të politikave për inovacion dhe ndërmarrësi, ne

do të zhvillojmë ligjin dhe strategjinë, por së pari politikën e qartë që i paraprin ligjit të

strategjisë.

Është shumë me rëndësi t’ju informoj që do të ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin

në rajon. Do të ndërtojmë bashkëpunim të strukturuar në mes aktorëve qeveritarë, industrialë dhe

të arsimit dhe aftësimit profesional, me qëllim të përafrimit të programeve të arsimit dhe

aftësimit me nevoja të tregut. Stimulimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit si një prioritet i

qeverisjes sonë do ta bëjmë nëpërmjet ristrukturimit të programit ekzistues për të krijuar fondin

për inovacion dhe ndërmarrësi. Pse? Sepse është qëllimi që departamentet e ndërmarrësisë dhe të

inovacionit të krijojnë politika kombëtare për ndërmarrësi dhe inovacion. Kurse fondi të

ekzekutojë grantet për inovacion dhe ndërmarrësi. Prandaj na duhet një ristrukturim i nevojshëm.

Të nderuar deputetë,

Do të ndajmë grante për ndërmarrjet fillestare me qëllim tërheqjen e ideve inovative me

potencial për eksport dhe krijimin e punësimit, po jo më të japim grante të bizneseve të vogla që

janë frizeri ose sallone të ndryshme të cilat nuk kanë qenë ndërmarrësi ose inovacion. Ajo

praktikë kishte qenë gjer më tani.

Çka është me rëndësi të përmendi te investimet? Është shumë me rëndësi të përmendim që

përpos rishikimit të të gjitha ligjeve dhe inicimit të politikës kombëtare, qasjes së unifikuar për

investimet me kritere të qarta për tërheqjen e investimeve, është shumë me rëndësi edhe kujdesi

pasues për investitorët dhe gjykata komerciale për kujdesin ndaj këtyre investimeve dhe trajtimit

e mosmarrëveshjeve.

Do të krijohen zona të reja ekonomike sipas nevojës dhe për qëllim rë krijimit të qendrave për

transfer të teknologjisë dhe parqe teknologjike. Në këtë aspekt, vëmendje të veçantë do t’i

kushtojmë përfshirjes së diasporës në investime me anë të organizimit të konferencave dhe

sesioneve informuese, krijimin e fuqizimit të rrjeteve të afarizmit me investitorë potencialë duke

hulumtuar dhe përcaktuar vendet me potencial për të promovuar mundësitë për investime.

Page 77: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

77

Sa i përket infrastrukturës së cilësisë, përfshirë këtu edhe mbrojtjen e konsumatorit, ndër të tjera

ne do të përafrojmë politikat dhe legjislacionin me direktivat e BE-së për infrastrukturën e

cilësisë, mbrojtjen e konsumatorit dhe sigurinë e përgjithshme të produkteve.

Do të përmirësojmë legjislacionin e akreditimit dhe metrologjisë dhe do të fuqizojmë kapacitetet

e metrologjisë, akreditimit dhe standardizimit. Këto reforma do t’i arrijmë me anë të

përmirësimit të infrastrukturës së punës, digjitalizimit, rritjes së kapaciteteve njerëzore si dhe

rritjes së numrit të laboratorëve, akreditimin e tyre dhe nëpërmjet anëtarësimit në organizatat

ndërkombëtare.

Sa i përket lehtësirave të të bërit biznes, nëse kam kohë ju njoftoj edhe tutje se çka do të bëjmë

në të lehtësuarit e të bërit biznes.

KRYETARI: Ministre, mundesh pastaj të kyçesh kur deputetët flasin. A bën? Fjalën e ka ministri

Liburn Aliu për një përgjigje për çështje të cilat i ngriti më parë deputeti Shala.

MINISTRI LIBURN ALIU: Ndoshta pasi më dëgjon, për shkak se njëjtë edhe unë edhe pse nuk

isha këtu arrita ta dëgjoj.

Çështja e ndarjes së përgjegjësive në qeverisje është vërtet çështje shumë e rëndësishme. Por unë

po dua ta përshkruaj si ka qenë. Pra, Ministria e Infrastrukturës ka qenë e ndarë dhe kemi pasur

Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sikur Ministria e Infrastrukturës të kishte

marrë leje te Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për investimet kapitale të kategorisë

së tretë ose të merrte leje te komunat për investime të kategorisë së dytë në ndërtim kishte pasur

kuptim, por të gjitha ndërtimet që i ka bërë vetë Ministria e Infrastrukturës vetë i ka lëshuar leje

vetes. Këtu është problemi.

Pra, Ministria e Infrastrukturës ka qenë autoriteti jashtëligjshëm, sepse me ligj përcaktohet qartë

kush i jep lejet ndërtimore. I ka dhënë vetes leje ndërtimore. Po kjo nuk do të thotë që s’mundet

brenda një ministrie t’i ketë dy departamente të ndryshme, sepse shembuj të tjerë kemi. Ta zëmë

hidrocentralet. Te hidrocentralet, një departament e jep lejen mjedisor, një departament tjetër e

jep lejen ujore e një departament tjetër e jep lejen ndërtimore. Nëse kemi të bëjmë me një

hidrocentral të cilin lejen ndërtimore të kategorisë së tretë e jep ministria, një departament tjetër

aty do ta japë lejen mjedisore, e një departament tjetër do ta japë lejen ujore. Prandaj, kjo ndarja

ndodh brenda departamenteve, por problemi këtu ka qenë.

Pra, këtu në këtë aspekt, nuk kemi aspak problem që është Ministria e Infrastrukturës dhe e

Planifikimit bashkë. Pse? Bile ka të mirë, sepse deri tash s’kanë komunikuar fare ndërmjet vete.

Ministria e Infrastrukturës s’ka marrë leje fare, veç ia ka fut qysh ka dashur vetë ad hoc, aty për

aty ndërtimet. Tash së paku do të kemi mundësi t’i kemi të koordinuara më mirë.

Page 78: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

78

Po uroj që më ke dëgjuar së paku deri tash. Tjetra, ministri në Ministrinë e Planifikimit, plan

hapësinor për Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna nuk ka. Ka një draft i cili nuk e ka kaluar

ende plotësisht krejt procedurat, po është pranë përfundimit të procedurave. Por mos të harrojmë

edhe diçka. Kemi drafte të bëra me ligj të ri, me plan hapësinor të ligjit të vjetër. Plani Hapësinor

i Kosovës në afat kohor në njëfarë mënyre e ka kaluar atë fushëveprimin e vet për çka është

planifikuar.

KRYETARI: Zgjatja ministrit 30 sekonda.

MINISTRI LIBURN ALIU: Ai do të duhej të mbetej në fuqi, po ama duhet të bëhet plani

hapësinor i ri, me ligj të ri, sepse ligjin e ri e kemi në ndërkohë.

Edhe një herë, Ministria e Infrastrukturës kurrë s’ka marrë leje në Ministrinë e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor as në komuna. Lejet ia ka lëshuar vetes gjithmonë. Nëse është shkelje

ligjore, është bërë.

Po ashtu ka investime kur një projekt e lëshon lejen një departament, e lëshon një pëlqim një

departament tjetër, pëlqimin ujor ta zëmë ose lejen ujore, Departamenti i Ndërtimit e lëshon lejen

ndërtimore. Brenda Ministrisë, për hidrocentrale ta zëmë. Prandaj, ndarja është shumë e qartë

përbrenda.

KRYETARI: Deputeti Shala për një replikë.

FERAT SHALA: A ka plan hapësinor dhe planet hapësinore e kanë një afat. Nuk besoj që i ka

kaluar. Po ju them publikisht unë i kam udhëhequr debatet publike me ekspertë, edhe në Pejë,

edhe në Gjakovë. Janë miratuar, janë dorëzuar, kanë qenë ekipet dhe ka qenë publike gjithçka.

Po tash ka do vite që unë s’jam.

Pjesa tjetër, a janë bërë profesionalë? Janë bërë nga Instituti i Ministrisë që unë konsideroj që aty

ka inxhinierë dhe inxhiniere të shkëlqyeshme. E kanë bërë ekipet profesionale. Te pjesa e

kompetencave dhe te çështjet a kanë marrë çështjet e Ministrisë së Infrastrukturës leje, unë të

dëgjova kur thatë ju nuk u respektua ligji. Unë thash nëse ti e respekton ligjin, me kupolën

administrative që e ke, do të penalizohesh. Po ta them miqësisht. Sepse ligji e thotë qartë:

objektet infrastrukturore, sidomos ato që janë me Ligjin e ndërtimeve, që ju e keni, sepse keni

udhëhequr me sektorin, nuk guxojnë të fillojnë pa u kompletuar dhe pa u harmonizuar me

problemet e lejeve mjedisore. Pra, të gjitha do t’ia japësh vetë dhe këtu është penalizimi yt.

Sa i përket planifikimit, nëse del në terren dhe i sheh, t’u kisha lutur nisja prej Prishtinës dhe e ke

pasqyrën e krejt Kosovës. Këtu s’ka dilemë. Po përsëri po them, duhet minimum pesë ligje që

duhet t’i sjellë urgjentisht kjo Qeveri, ose ta ndërrojnë skemën organizative që ju e udhëhiqni.

Page 79: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

79

Përndryshe, ne këtu do të jem, unë do t’i them me ligje, me nene, ku ju keni problem juridik me

leje mjedisore, me leje ndërtimore, me leje të objekteve. Unë e kam ndërprerë kur kam qenë në

pozitën tuaj edhe lejen e ndërtimit të stadiumit. Për tre muaj rresht e kam ndalë ndërtimin, edhe

pse kemi pasur prej UEFA-s letra, nuk bën të preket pa marrë leje në mjedis. Tash a i kanë

respektuar a jo...?

KRYETARI: Një përgjigje sërish z. Aliu.

MINISTRI LIBURN ALIU: Edhe një herë: Unë po them kështu, investimet kapitale në

Republikën e Kosovës të cilat janë bërë nga ministritë përkatëse, konkretisht edhe nga Ministria

e Infrastrukturës, është dashur të marrin leje në Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit

Hapësinor për kategorinë tre, ose në Komuna për kategorinë një dhe dy. Po nuk janë bërë këto. A

e di pse? I kanë dhënë leje vetes, ose s’kanë dhënë leje hiç, e dyta. Po definitivisht i kanë dhënë

pëlqim vetes së vet.

Për sa i përket planit hapësinor, ti mund të flasësh ndoshta për Ligjin për parqet nacionale, që ka

pasur debate e diskutime. Për sa i përket planit, draft ka, miratim këtu në Kuvend bëhet, ai nuk

është bërë, sepse është dokument i planifikimit të një ministrie të nivelit qendror dhe miratohet

këtu në Kuvend të Republikës. Pra, nuk është bërë një i tillë, nuk është miratuar. Mund të ketë

mbërri në faza të caktuara.

KRYETARI: Jo, Besian Mustafa e ka fjalën nga LDK-ja.

BESIAN MUSTAFA: Faleminderit, kryetar!

Do të mundohem të jem shumë konkret, sepse të gjitha temat e përgjithshme, por edhe ato të

detajuara u ngritën më parë nga kolegët. Dua të jem shumë më konkretë.

Kryeministër, thatë që në qeverinë e kaluar vetëm 9 për qind të vendimeve të Qeverisë ishin

propozuar nga ministrat e partnerit tuaj, në atë kohë pra Lidhjes Demokratike të Kosovës.

pavarësisht, Kryeministër ju njoftoj që ne ministrat e LDK-së kemi pasur guximin që të marrim

vendimet, përgjegjësitë të cilat edhe i kemi pasur. Nuk kemi tentuar që t’i fshehim vendimet që

na i ngarkon ligji neve si ministra t’i fshehim prapa vendimeve kolektive të kabinetit qeveritar.

Pra, të gjitha vendimet që kemi pasur fuqinë ligjore t’i marrim, i kemi marrë vetë.

Do të jem shumë konkret. Në programin e juaj, edhe pse goxha bosh, duhet analizuar pastaj

Kornizën Afatmesme për të marrë vesh që planifikoni që të rrisni borxhin publik për 1.69 miliard

euro. Pra imagjinojeni sa janë një milion euro dhe ju për katër vjet do ta rrisni borxhin publik për

1 690 milionë euro. Po 1,69 miliard, i bie 1 690 milionë euro borxh. Mirë. nëse në program të

Qeverisë nuk keni asnjë projekt të ri kapital, a mund të na njoftoni neve dhe qytetarëve të

Kosovës se çka do të bëni me atë borxh? A do të financoni skema sociale apo çka? Sepse keni

Page 80: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

80

vetëm vazhdim. Në program keni vetëm vazhdim të projekteve ekzistuese kapitale. Nuk keni

asnjë projekt të ri. Po e bëj edhe më konkrete pyetjen. Ministri paraprakisht dha disa

gjysmëpërgjigje, kërkoj përgjigje më të hollësishme. Kur përfundon segmenti i autostradës Besi-

Merdar? Po ashtu çka do të ndodhë me zgjerimin e magjistrales ekzistuese Prishtinë-Podujevë?

Do të anulohet ky projekt? Nëse anulohet, pse? Nëse vazhdon ky projekt, kur përfundon projekti

i zgjerimit të magjistrales Prishtinë - Podujevë?

Në program e keni të paraparë rritjen e prodhimit vendor dhe eksportit. Ministër Rizvanolli, në

program nuk keni cekur asnjë formë, asnjë masë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Si

e imagjinoni rritjen e prodhimit vendor pa energji elektrike shtesë?

Ministër Murati, në programin tuaj, diskutoni ose deklaroheni për reformë fiskale. A mund të na

përgjigjeni neve dhe qytetarëve të Kosovës, a do të thotë kjo ngritje e normave të tatimeve? Nëse

po, në cilat tatime? Në të hyrat personale, në të hyrat e kompanive, në TVSH apo edhe në taksat

doganore? Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka kërkuar fillimisht ministri i Financave, Hekuran Murati.

MINISTRI HEKURAN MURATI: Faleminderit i nderuar kryetar!

I nderuar kryeministër,

Zëvendëskryeministra,

Të nderuar kolegë,

Të nderuar deputetë dhe media,

Po ashtu qytetarë që po na shikojnë në këto momente,

U ngritën shumë çështje dhe u thanë shumë paradokse në të njëjtën kohë në lidhje me këtë

program pra që është prezantuar para jush. Në njërën anë, disa kolegë prej juve thonë që

programi është shumë më ambicioz, në anën tjetër, po nga i njëjti subjekt thonë që programi nuk

ka substancë. Pra, si mund të jetë edhe ambicioz edhe pa substancë në të njëjtën kohë? Ky është

paradoks në vete.

U tha po ashtu, ta zëmë, u kritikuan edhe skemat sociale edhe u tha që këto po kushtuakan kaq,

këto kaq. Ta zëmë, u përmenden shtesat për fëmijë edhe u kundërshtuan, se thanë, po kushtuakan

60 milionë euro. Tash, pyetja që duhet të bëhet është, a duhet të aplikohen shtesat për fëmijë apo

jo?

E nëse jeni për po, paratë gjenden. Kur keni pasur mundësi ju që të paguani të t’ia paguani 53

milionë euro Bechtel-Enka-s me një vendim, po besoj për fëmijë gjenden.

Page 81: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

81

U përmend, po ashtu edhe paga minimale edhe u tha që fillimisht, domethënë për ta prezantuar

edhe një paradoks, u tha që paga minimale është e ulët që është përcaktuar prej 250 eurosh, duhet

të jetë më e lartë, e në të njëjtën kohë thonë që paga minimale s’bën të bëhet 250 se është e lidhur

me pagesat për veteranë edhe do t’i rrisë shpenzimet.

Kjo madje u tha prej dy ish-ministrave të Financave. Edhe është e çuditshme se si këta dy ish-

ministria, pra njëri nga PDK tjetri nga LDK, të mos e kenë informatën se cilat ligje janë në fuqi,

cilat nene janë në fuqi e cilat jo.

Madje-madje prej kur kanë qenë në qeveri së bashku si koalicion e kanë shfuqizuar po atë nen, i

cili thirret në pagën minimale për pagesat për veteranë. Është fjala për nenit 18 të Ligjit për

veteranët e luftës së UÇK-së, i cili është shfuqizuar në vitin 2017 nga Qeveria PDK - LDK.

Po mirë de, është prezantuar prej qeverisë a është prezantuar prej qeverisë suaj asaj kohe? Pra,

shumë jo serioze kur kemi ish-ministra të tillë, tani deputetë, që bëjnë supozime të tilla edhe

bëjnë kritika nga pozicione të tilla, pa i pasur të gjitha informatat.

U fol edhe për borxhin publik. Thuajse ne po ia nisim të që të krijojmë borxh publik, ne kemi

shkaktuar deficit për herë të parë. Borxhi publik që e kemi marrë ka qenë nën nivelin 1,6 miliard

euro, 1,6. Të kontraktuar dhe të ratifikuara kredi në po këtë Kuvend, janë edhe rreth 600 milionë

euro të tjera në pritje. Pra, vetëm nëse zbatohen çka është bërë deri tani, flasim për 2,2 miliardë

euro.

Po ashtu në buxhetin e vitit aktual janë edhe 170 milionë euro letra me vlerë. Pra, përafërsisht

rreth 2,4 miliardë euro është borxhi aktual nëse zbatohen të gjitha marrëveshjet dhe ligjet në fuqi.

Tash, po të njëjtit njerëz që e kanë sjellë nivelin e borxhit publik në 2,4 miliardë euro, kthehen

edhe thonë, do ta bëni borxhin për katër vitet e ardhshme 3 miliardë. Domethënë të njëjtit njerëz.

Pa kontekst këtu. Po de, e thashë. Pra, të njëjtit njerëz që kanë shkaktuar probleme, tash kthehen

dhe thonë, e ke këtë problem, si do ta zgjidhësh.

U përmend edhe çështja e cash-it në raport me programin apo reflektimi i programit në kornizën

afatmesme të shpenzimeve. Korniza afatmesme e shpenzimeve është kriter ligjor, është projekt

edhe është dokument dinamik, i cili duhet të përditësohet. Madje, edhe buxheti, Ligji i buxhetit

vjetor përditësohet sa herë që ka politika të reja përmes rishikimit, e lëre më cash-i që shkon në

tre vjet.

Prandaj, edhe cash-i shumë shpejtë do të reflektohet edhe do të reflektohen edhe ato masa të reja

edhe politika të reja që janë paraparë në programin qeverisës. Por, duhet ta ketë parasysh secili

prej jush që cash-i është hartuar duke u nisur nga niveli bazë i vitit aktual, sipas Ligjit për ndarjet

Page 82: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

82

buxhetore të viti aktual. Pra, këto janë projeksione të Departamentit makroekonomik, por në

bashkëpunim edhe me Departamentin e buxhetit. Këtë punë e ka bërë stafi i Ministrisë së

Financave.

Nëse kanë punuar gabim, po besoj ish-ministrat janë këtu, mund ta vlerësojnë punën e tyre.

Megjithatë, projeksionet ndryshojnë edhe do të ndryshojnë sepse po flasim për një qasje të re,

flasim për formalizim të ekonomisë, flasim për rritje të inkasimit të të hyrave, të cila do t’i

vërejmë qysh në vitin aktual e kur arrijmë fundit e këtij viti, pastaj mund të flasim për

projeksione të reja të cilat mund të jenë më të përafërta me atë se çka pritet të realizohet në

termin afatmesëm edhe në zbatimin e programit qeverisës.

Tjetër çka u përmend. Ishin edhe disa çështje tek, ta zëmë, infrastruktura. Pati kritika këtu, pse

disa projekte infrastrukturore qenkan shkurtuar apo qenka hequr buxheti i tyre.

Tash, në kornizë afatmesme të shpenzimeve nuk shkurtohet buxheti i vitit aktual, as në program

qeverisës. Nëse ka shkurtime në buxhetin e vitit aktual, jemi duke folur për një buxhet që ka

ardhur nga koalicioni qeverisës LDK-AAK-Nisma dhe është votuar, po ashtu edhe nga PDK-ja.

Jo, jo. Çështja është nëse bëhet kritika të dihet se për kë po bëhet. Nëse është shkurtuar buxheti,

se unë tash...Ligji i buxhetit ka qindra e qindra projekte infrastrukturore dhe mund të ketë lëvizje

për projekte të ndryshme. Nëse ka pasur një shkurtim në Ligjin e buxhetit nga koalicioni

qeverisës asokohe kur e kanë sjellë buxhetin në këtë Kuvend, e keni bërë vet dhe s’keni pse e

kritikomi qeverinë tonë.

U përmend edhe shpërndarja fer dhe e drejtë e projekteve edhe investimeve infrastrukturore.

Këtë edhe po mëtojmë ta bëjmë. Këtë e kemi thënë në programin qeverisës. Këtë do ta bëjmë

përmes grantit të katërt për infrastrukturë. Nuk do të shkojë më siç ka shkuar në të kaluarën.

Kosova është vend tepër i vogël për të bërë ndasi rajonale edhe të thuhet, këtë regjion favorizojë,

këtë leje pak anash.

Nëpërmjet gratit të katërt, nëpërmjet formulës specifike do të ndahet buxheti i infrastrukturës për

secilën komunë veç e veç edhe do t’iu jepet autonomi komunave që të vendosin për investimet

në infrastrukturën që do ta bëjmë.

U përmend edhe çështja, ta zëmë, e investimeve apo e kreditimit të bizneseve. Për të gjitha këto

ka plan, mirëpo kemi menduar që gjërat dhe dejat nuk e kanë vendin në programin qeverisës.

Pati pyetje këtu edhe se si do të bëhet investimi në ndërmarrjet publike? Kemi mendua që s’ka

nevojë që parimet të cilat mësohen në libra ekonomikë t’i vendosim në program. Të gjithë e

dimë se si bëhet kjo. Pra, janë parime të qeverisjes korporative, ose nëpërmjet të shtimit të

Page 83: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

83

kapitalit të ekuitetit ose nëpërmjet financimit me kredi. Që të dyja këto mund të jenë opsione pas

një analize cost-benefit. Pra, këto gjera nuk kemi menduar se janë të rëndësishme që të jenë në

program, por nëse ka interes besoj që mund t’i ndajmë në të ardhmen e afërt me secilin prej jush.

Ju faleminderit!

KRYETARI: Për këto që i tha ministri, replikë ka kërkuar Bedri Hamza.

BEDRI HAMZA: Faleminderit, zoti kryetar!

Mirë që ministri veç në një mënyrë u pajtua që ka një diskrepancë mes programit dhe kornizës

afatmesme të shpenzimeve. Sikur të ishte mbarë e mirë së pari do të bëhej programi dhe do të

ishte reflektuar në kornizë.

Gjithashtu, pajtohem me atë që unë jam i prirë që më të tepër t’i besoj kornizës se sa programit.

Me asnjë premtim në program nuk kam problem. Uroj edhe lutem që të gjitha të realizohen, bile

të tejkalohen. Por, problemi është që nuk e kanë mbështetjen nuk e kanë konstruksionin

financiar. Nuk i kanë paratë. Nuk janë të reflektuara brenda kornizave dhe kufijve buxhetorë.

U përmend minimale. Bëjeni 250, bëjeni 300, por te Ligji për veteranët, është ndryshuar ligji, por

derisa të mbyllet lista, përfundohen listat, mbetet në fuqi ligji i vjetër. Lexoje mirë.

Edhe të lëvdoheni dhe të thoni, po ne do ta vazhdojmë rrugën për Pejë, edhe duhet të bëhet ajo

rrugë. Edhe për Mitrovicë. Edhe shumë projektet të tjera. Edhe i keni gjetur marrëveshjet e

ratifikuara në Kuvend, me financim të gatshëm, edh të thoni, po jo, na keni lënë kontrata se po na

e rrisni borxhin publik. Kollaj është kjo punë. Nëse s’doni ta bëni rrugën për Pejë, s’doni të

vazhdoni rrugën për Mitrovicë, ndërprisni kontratat, s’rritet borxhi publik.

Por, e vërteta është që ju keni planifikuar ta rrisni borxhin publik në mënyrë enorme dhe

problemi tjetër është që nuk do të ngelet në këtë nivel nëse edhe premtimet të cilat nuk janë

brenda kufijve buxhetorë do të realizohen, do të ngritën...

KRYETARI: Fjalën për replikë e ka Besian Mustafa, ose Hykmete Bajrami. Hykmete Bajrami e

ka fjalën.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryetar!

Zoti ministër, sa jeni duke i paguar sot veteranët? Jeni duke i paguar me referencën e pagës

minimale. Jeni duke i paguar 170 euro.

Është e vërtetë ajo që e konfirmoi zoti Hamza, që derisa të mbyllet lista edhe sipas ligjit do t’i

paguash dhe është referencë paga minimale. Nuk jemi kundër asaj, paguaj, por po të themi se kur

do ta marrësh vendimin dhe kur do të rriten këto.

Page 84: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

84

Sa - përket shtesave për fëmijët - po, duke premtuar shtesa dhe masa të tjera sociale e keni marrë

mbështetjen mbi 50%. Por, urdhëro tregoju njerëzve, kur! Sepse gjatë javës, gjatë muajit edhe

gjatë mandatit ka ndryshim jashtëzakonisht të madh.

Sa i përket borxhit, më lejo të them që borxhi sot, domethënë borxhi më 31 dhjetor të vitit 2020

ka qenë 1 miliard e 529 milionë. Ju keni planifikuar që të hyni në borxhe të reja edhe 1 miliard e

690 milionë. Këto janë borxhe të reja.

Borxhe të letrave me vlerë. Borxhi i brendshëm, 170 milionë janë borxhe të reja, 160 milionë

janë rifinacim. Edhe ka kufizimeve prej të të gjitha institucioneve të cilat blejnë letra me vlerë

edhe gjithashtu e keni arritur kufizimin, sepse ke 65% borxh të brendshëm në krahasim me 35%

që sot ka borxh të jashtëm.

Buxhetin e vitit 2020, zoti Murati, krejt Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në krye me

juve si ish-kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, e keni votuar. E keni votuar, dhe atëherë

kë po e kritikojmë.

Në qoftë se nuk është duke iu pëlqyer, hajde urdhëro, bëje rishikimin. Mirëpo, të mos shkoni kaq

ngadalë se askush nuk ka kohë që t’iu presë.

KRYETARI: E doni fjalën zoti ministër? Nëse e dini fjalën e keni mundësinë për t’u përgjigjur.

MINISTRI HEKURAN MURATI: Veç shkurtimisht. Pra, u përmend rruga Kijevë - Zahaq edhe

çështja e kredisë. Gjoja se qenka marrë kredia, po e vërtetë, por ka pesë vite që është marrë

kredia dhe nuk është bërë rruga, a po? Domethënë, ideja është se kush e zbaton projektin.

Tjetra, problemi i rrugës Kijevë - Zahaq, nuk është kredia për projektin sa është shpronësimi, atë

që e foli pak më parë kolegu Liburn Aliu, i cili shpronësim që nga vlerësimi fillestar prej 8

milionë euro që ka qenë fillimisht për trasenë e re, ka shkuar në 45 milionë euro, për shkak se

qysh u tha më parë, kalon nëpër disa toka të njerëzve të caktuar. Pra, prej 8 milionë eurove në 45

milionë euro. Këtu e kemi problemin.

Te çështja e deficitit edhe borxhit. Buxheti i vitit aktual ka paraparë borxh 470 milionë euro.

Deficiti është edhe më i lartë, por borxhi është 470 milionë euro. Pra, nga ai 1.6 miliardë...

KRYETARI: Zoti Murati, nëse mund ta përmbyllni për 30 sekonda!

MINISTRI HEKURAN MURATI: Pra, borxhi prej 470 milionë eurosh është paraparë në

buxhetin e vitit aktual. Siç e thatë edhe ju, edhe ne e kemi mbështetur me votë, vetëm e vetëm

Page 85: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

85

për të evituar 150 amendamente të cilat kanë qenë të gjitha të natyrës elektorale edhe duke e

ditur që ju do të ishit parti humbëse, s’kishit se çfarë të humbitnit, s’do ta trashëgonit atë buxhet.

Andaj, ne kemi insistuar që buxhet të votohet pa ato amendamente elektorale të cilat do ta

ngarkonin edhe më tej barrën buxhetore.

KRYETARI: Besian, fjalën e keni për një replikë. Urdhëro!

BESIAN MUSTAFA: Faleminderit, kryetar!

Shumë shkurt: Ministër Murati, na mbete borxh për përgjigjen. Dhatë shumë opsione, por nuk u

përcaktuat për cilin. Pra, po mbesim te borxhi 1 miliard e 690 milionë euro. Pyetja ishte shumë

konkrete; për të financuar këtë borxh a të rrisni normat e tatimeve apo jo? Po, jo. Nëse po, sa.

Nëse jo, atëherë qysh do ta financoni këtë borxh?

KRYETARI: Meqenëse iu drejtua ministrit, prapë ministri e ka fjalën dy minuta.

MINISTRI HEKURAN MURATI: Ju po i referoheni borxhit që tashmë është marrë nga ju, edhe

të njëjtën pyetje do tua bëja juve; kur e keni marrë borxhin, qysh keni planifikuar ta financoni atë

borxh?

I nderuar ish-ministër, tani deputet,

Qysh kemi planifikuar që ta financoni atë borxh? Pra, keni ngarkuar me borxhe gjeneratat e

ardhshme për shpenzime... Jo, jo zoti Zemaj, nuk e dini si funksionin borxhi publik as kur ka

filluar. Jo, jo nuk janë 20 vite. Nuk e dini. Nuk janë 20 vjet, nuk e dini. Jo, nuk e dini. Nuk e dini.

Por, nuk e dini. Jo nuk është që 20 vite, nuk është.

KRYETARI: Ju lutem për qetësi! Do t’iu vijë radha të gjithëve.

MINISTRI HEKURAN MURATI: Fillimisht, para se të bëjmë rishqyrtimin e politikave fiskale

të cilat nënkuptojnë edhe zgjerimin e bazës tatimore, jo domosdo lëvizje në politika të caktuara,

ideja është që të luftohet informaliteti edhe tek pasi ta kemi marrë një pasqyrë të saktë të gjendjes

ekonomike edhe fiskale, tek atëherë me analiza të sakta mund të veprojmë dhe të shohim se ku

janë nevojat.

Mirëpo, kjo tregon që llogaridhënia dhe përgjegjësia që kërkohet prej Qeverisë Kurti, është

normalisht shumë më e lartë, se po kërkoni diçka që as vet s’e keni ditur kur keni hyrë në atë

borxh. Ju faleminderit!

KRYETARI: Për një pyetje që e ka ngritur, po ashtu deputeti Besian Mustafa, fjalën dëshiron ta

marrë ministri Liburn Aliu.

Page 86: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

86

MINISTRI LIBURN ALIU: Autostrada Besi - Merdar, për shkak se është autostradë e cila lidh

korridore do të bëhet. Problemet, krizat financiare që i kemi tash, pandemia dhe këto mund ta

shtyjnë, por përndryshe është në projekt që do të bëhet.

Sa i përket zgjerimit të rrugës, gjendja ekzistuese e segmenteve që janë tani në ndërtim e sipër e

që kanë pasur probleme të vazhdueshme, shumë shpejt do të fillojë të ndërtohet me intensitet të

lartë dhe do të kryhet. Ndërsa, pjesa prej Lluzhanit e deri Besi që është pjesë me dy shirita duhet

të ketë elaborat të shpronësimit fillimisht.

Prandaj, nuk do të futemi më në projekte investive pa e pasur të qartë problemin me pronat për

shkak se aktualisht ministra i ka borxh 180 milionë euro për shkak se janë bërë projekte të tilla

pa elaborate të shpronësimit, dhe palët i kanë fituar gjyqet ndaj ministrisë dhe sot i kemi 180

milionë euro borxh.

Pa pasur qartësim në çështjet e shpronësimit, nuk do të ketë më projekte të tilla të cilat fillojnë pa

i qartësuar edhe çështjet e lejeve edhe çështjet e shpronësimit. Por, kjo pjesa e zgjerimit patjetër

që do të bëhet, dhe pastaj në planë të vijë pjesa tjetër e zgjerimit të rrugës. Zgjerimi i rrugës ka

prioritet dhe jo vetëm kjo, kudo që janë ato edhe ajo në Mitrovicë edhe të tjerat.

KRYETARI: Fjalën e ka deputeti Pal Lekaj. Nuk mund t’ia japësh fjalën Besianit me zor, Arben.

A po e do fjalën? Jo. Nuk mund t’ia japësh me zor. Pal Lekaj e ka fjalën.

PAL LEKAJ: I nderuar kryetar i Kuvendit,

I nderuar kabinet qeveritar,

Deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Qeveri, faleminderit! Na e keni sjellë një program pa buxhet, pa periudha kohore të

implementueshme dhe thuajse se po gjuani letra vetëm sa për të diskutuar.

Së pari po ju them që askund nuk pashë kosto buxhetore për katër vite, po supozojmë viti 2022

sa i kushton këtij programi? Viti 2023 sa i kushton këtij programi apo projekteve? Viti 2024, sa i

kushton këtij projekti?

Mendoj që programi qeverisës nuk është poezi, por është për qytetarët dhe duhet të

implementohet me kosto buxhetore. E pashë, mendova që në Ministrinë e Shëndetësisë mungon

ndonjë fletë apo ka rënë diku. Aty kishim vetëm një faqe e gjysmë.

I gjithë ai program duke u bazuar në situatën çfarë e kemi shëndetësinë dhe në situatën që si

përballohen qytetarët tanë, sa vështirësi kanë, mendoj që është qesharake.

Page 87: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

87

Po e them që kishit përmendur disa organizime strukturore dhe ministri nuk qenka këtu, por po e

pyes; mjekësinë primare ku e latë? Zonimin e kartelave shëndetësore, ku e latë? Dhe, sistemin

referues që e keni përmendur, unë nuk e di, nuk e keni shpikur ujin e nxehtë, por ai ekziston prej

që funksionon shëndetësia.

I ke tri nivele të shëndetësisë dhe unë nuk mundoj që me ardhjen tuaj keni bërë ndonjë mrekulli

që po e përmendni sistemin referal.

Po fillojmë për profilizimin e shërbimit dytësor. Janë gjashtë spitale, tri spitale përafërsisht

distancën e kanë 37 km. I kryen të njëjta shërbime dhe kemi menduar që me ardhjen e kësaj

Qeverie që aq i keni premtuar qytetarëve do të ndryshoni qasjen, por e njëjta vazhdon prapë.

I kemi prapë spitalet që janë shumë të kushtueshëm dhe askund nuk e pashë profilizim të

shërbimit dytësor. Të mos flasim për shërbimin tretësor. Aty fare s’e keni përmendur dhe mendoj

që është e kotë që të mendohet seriozisht për programin tuaj për shëndetësinë.

Po hyjmë në arsim. Më besoni që kur i përmend çerdhet, 150 çerdhe, unë thashë a thua jemi duke

u shtuar si popullatë. Ndërsa, kur i shikojmë disa punime shkencore, thuhet që prej vitit 2009

deri në vitin 2019, numri i nxënësve ka rënë në mënyrë drastike. Vetëm po jua citoj, janë 645

klasë me nga vetëm 10 nxënës në Kosovë. 342 paralele janë me nga 5 nxënës dhe nuk e pashë

fare trajtimin e profesionistëve apo atyre që me vite kanë punuar se si do t’i qaseni.

A do t’i çoni në asistencë sociale apo çfarëdo që ka një kosto. Nëse mendoni t’i qitni në pension

para kohe, mendoj që edhe aty nuk keni llogaritur buxhet për ta. Nëse i lini në mëshirën e Zotit,

pajtohem me këto letra dhe hallall ju qoftë.

Keni përmendur investime kapitale në shkolla. Kujt do t’ia ndërtoni ato shkolla? Kujt? Kur

shumica e shkollave po mbylle bre, dhe fare nuk pashë një qasje, një reformë se si për shembull

nëse mbyllet një shkollë, qysh do t’i bartni ata katër-pesë nxënës që kanë mbetur.

Transportin publik me standarde evropiane. Ekziston. Mendoj që prapë këtu kemi vetëm fjalë

boshe.

Kur jemi te infrastruktura, unë nuk e di që ka projekt pa elaborat të shpronësimit. Kur jemi te

rruga Deçan-Plavë, është e pavërtetë ministër, që jemi dakorduar që të bëhet by-pass-i. Është e

pavërtetë ministër, që jemi dakurduar, prapë po them, që të bëhet by-pass-i. Asnjë vendim. Nëse

e keni vendimin nxirre këtu.

Page 88: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

88

Janë mbajtur katër takime dhe kanë qenë kandidatë ministrat me komitetin ndërministror dhe

janë procesverbalet. Nxirre, a jemi pajtuar a s’jemi. Nxirre dokumentin që po thotë. Nxirre, se ju

keni mësuar vetëm me dokumente. Nxirre, të lutëm!

Dhe pyetja ime është; a do të financohet ky projekt apo jo? Të vish këtu e të flasësh për EBRD,

po t’i përmendi projektet që është financues, Kijevë - Zahaq, është elaborati i shpronësimit, sepse

e kanë kriter primar. E ke zgjerimin në Gjilan, kanë filluar, është nënshkruar kontrata, është

elaborati i shpronësimit dhe dihet kush e bën vlerësimin, edhe ndikimi socio-ekonomik që fare

nuk jeni marrë ju, e ke edhe zgjerimin e rrugës në Prizren, nga EBRD, edhe aty është elaborati i

shpronësimit, është miratuar edhe në Qeveri, dhe Kijevë - Zahaq të thuash që nuk elaborat të

shpronësimit, besoni që është kah më duket ku jetoni, sepse është kriter i EBRD-së për financim

dhe prapë mendoj që është joserioze para qytetarëve ta thoni atë që nuk është e vërtetë.

Unë mendoj që ky plan-program është sa për të bërë llafe, se për të ardhur këtu dhe të na e shitni

si program mjaft voluminoz, por është i pazbatueshëm dhe unë mendoj që atë që e keni

propozuar, kurrkush nuk po thotë që 250 euro paga është e mjaftueshme, bëjeni edhe 350, po

tregoni ku e merr buxhetin dhe ne jemi ok-ej, do të thotë me vija buxhetore nuk i keni

mbështetur ato fjalë që i keni shkruar dhe dashtë Zoti që me të vërtetë ju të ndryshoni qasjen, jo

të vini këtu dhe të thirreni në arrogancën e numrave. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

MINISTRJA ALBULENA HAXHIU: Faleminderit, kryetar i Kuvendit!

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni që në fjalën time t’i adresoj disa prej çështjeve që lidhen me prioritetet e Ministrisë së

Drejtësisë dhe që u përmendën edhe në këtë seancë, ndonëse deputetët, të cilët i adresuan ato,

tashmë nuk ndodhen në sallë. Megjithatë, për hir të qytetarëve dhe për hir të korrektësisë do t’i

adresoj çështjet që u adresuan në këtë seancë.

Së pari sa i përket rishikimit funksional për sundimin e ligjit apo të sektorit të sundimit të ligjit.

Është e vërtetë që ky proces ka zgjatur diku më shumë se tre vjet dhe i njëjti do të trajtohet me

prioritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe më lejoni t’ju njoftoj që janë edhe 26 çështje

që duan vendim politik, në mënyrë që të adresohet strategjia për sundimin e ligjit, e cila do të

votohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ish-ministri Tahiri, tash shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha që shumë mirë që po e

procedoni përpara.

Page 89: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

89

Ne kemi thënë në vazhdimësi, në dikasteret me të cilat drejtojmë nuk do të udhëheqim apo nuk

do t’i drejtojmë ato me inate. Kush ka punuar në një proces, të mos e shtyjmë përpara dhe e

kundërta. Por, një gjë duhet pasur parasysh ish-ministri i Drejtësisë që asnjë shkronjë nuk ia ka

shtuar procesit të rishikimit funksional. Edhe një gjë që ka qenë shumë e rëndësishme dhe që ka

dalë nga rishikimi funksional, sa ka qenë ministër, e ka hequr. Ajo është për Byronë e Hetimeve

Kundër Korrupsionit, për korrupsionin e nivelit të lartë.

Dhe në mandatin tim të parë si ministër, ndonëse shkurt, jam njoftuar nga vetë stafi i Ministrisë

së Drejtësisë që pikërisht ministri Tahiri e ka hedhur poshtë propozimin e ekspertes nga

Gjeorgjia për Byronë e Hetimeve Kundër Korrupsionit. Prandaj, nuk është mirë të lavdëroheni

për këtë proces, sepse nuk e ka bërë asnjë punë konkrete sa i përket rishikimit funksional, dhe po,

Qeveria Kurti, duke marrë parasysh rekomandimet që kanë dale, me shtesat pastaj tonat, do të

adresojmë përpara dhe do të përkujdesemi që do të implementohet strategjia, e cila do të votohet

në Qeveri.

Më tutje, vetingu në sistemin e drejtësisë.

Një nga proceset më të rëndësishme për shtetin e Kosovës, e që do të udhëhiqet nga Ministria e

Drejtësisë, është procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë.

Zoti Tahiri më herët tha që pse s’po na tregon qysh do ta bësh. Unë në dokumente që kemi

punuar në Vetëvendosje unë s’kam mundur t’i servoj në Ministrinë e Drejtësisë. Prandaj, edhe

kemi themeluar grupin punues menjëherë, që do të adresojë koncept-dokumentin për vetingun në

sistemin e drejtësisë, sepse ne nuk punojmë me servime, kjo është kompetencë e ekspertëve

përbrenda Ministrisë së Drejtësisë dhe jo vetëm, përfaqësuesve të institucioneve dhe ekspertë të

tjerë, të cilët ne jemi duke i kontaktuar për t’i ndihmuar Ministrisë së Drejtësisë për adresimin e

vetingun në sistemin e drejtësisë.

Dhe, tani kemi ndërmarrë disa veprime, përveç themelimit të grupit punues për hartimin e

koncept-dokumentit, edhe vetë stafi i Ministrisë së Drejtësisë gjatë kësaj kohe ka punuar në

drejtim të asaj se a duhet të shkojmë me ndryshime ligjore apo kushtetuese. Nëse shkojmë me

ndryshime kushtetuese, ju e dini shumë mirë që do të ketë sfida në Kuvendin e Kosovës, po flas

për opozitën, sepse opozita e ka pasur premtim edhe zgjedhor vetingun në sistemin e drejtësisë.

Po, po flas për 2/3 e partive joshumicë, përkatësisht serbëve, që janë në Kuvendin e Kosovës dhe

që mund të mos e mbështesin një proces të tillë.

Prandaj, pavarësisht qysh rezulton në fund, asnjëherë nuk duhet të shkojmë veç me planin A, pra

veç me ndryshime kushtuese, duhet ta kemi edhe planin b, me ndryshime ligjore. Prandaj, grupi

punues është i mandatuar që brenda katër muajve të adresojë koncept-dokumentin, më pas i njëjti

të votohet në Qeveri dhe pastaj të hartojmë nismën ligjore apo iniciativa që dalin nga ky proces,

që është shumë i rëndësishëm.

Page 90: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

90

Ka edhe shumë çështje të tjera sa i përket vetingut, por vetëm ato që u adresuan. Një gjë tjetër që

e përmendi zoti Gashi lidhet me agjencinë që ne kemi thënë se do të jetë si e mandatuar për të

konfiskuar, gjegjësisht për të vlerësuar, jo konfiskuar, për të vlerësuar pasurinë e zyrtarëve, e cila

është e pajustifikueshme.

Pra, nëse një mekanizëm, i cili caktohet me ligj, që votohet në Kuvendin e Kosovës, vlerëson që

një zyrtar ka të ardhura në shpërputhje me pasurinë që e ka, atëherë i njëjti ka për obligim ta

thërrasë zyrtarin dhe t’i kërkojë justifikim për pasurinë që e ka krijuar. Nëse zyrtari nuk mund ta

justifikojë pasurinë, nuk e konfiskon agjencia pasurin e një zyrtari, e konfiskon gjykata. Nuk

është e drejtë që të jepen informacione të gabuara asnjëherë, madje zoti Gashi, kur e kemi

harmonizuar programin qeverisës në mandatin tonë të parë, e kemi shtjerrë këtë debat në grupet

punuese brenda dy partive politike, domethënë më kujtohet sa gjatë kemi diskutuar për këtë

çështje dhe e njëjta gjë vlen, asgjë s’kemi ndryshuar, në atë kohë dhe ju e keni përkrahur, e kemi

pasur edhe në programin tonë qeverisës. Prandaj, nuk është e drejtë që të thoni diçka tjetër në

foltoren e Kuvendit, kur s’qëndron, askush nuk ka thënë që agjencia do të konfiskojë pasuri. Kjo

do t’i përket gjykatës, madje do të jetë e drejta edhe e ankesës kundrejt vendimit të gjykatës.

Më tutje, sa i përket çështjes që e përmendi dhe mirë që erdhi zoti Tahiri, sa i përket çështjes që e

adresoi që ka të bëjë me Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar për çështje penale.

Zoti Tahiri, ligjet që janë në fuqi nuk janë as Bibël as Kuran, apo jo? Prandaj, pas tetë vjetëve

prej kur ka hyrë në fuqi Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar për çështje penale,

Departamenti për Bashkëpunim Juridik, brenda Ministrisë së Drejtësisë, për çka ti je shumë mirë

në dijeni për punën e mirë që e bën Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, ka

vlerësuar që është koha të ndryshojë. Ka vlerësuar që është koha për ndryshim dhe ka vlerësuar,

janë goxha do pika që ata i kanë paraparë që duhet të ndryshohen. Prandaj, nuk e di çfarë

problemi ke. Nëse Departamenti përkatës që unë i besoj plotësisht, 100%, nuk ka dokument që e

kthej e që më vjen nga Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, asnjë deri tash.

Edhe në mandatin e parë, edhe në mandatin e dytë, sepse është shumë profesional. Prandaj, nëse

ata thonë që ka nevojë për ta ndryshuar, pa dyshim që do të ndryshohet, projektligjin e kam

gjetur gati dhe do ta procedojmë, sepse pajtohem plotësisht me ato çka janë ndryshuar.

Sa i përket Gjykatës Komerciale, nuk është korrekte të thuhen të pavërteta në Kuvendin e

Kosovës, sepse koncept-dokumenti për Gjykatën Komerciale e ka votuar Qeveria Kurti 1.

Projektligji për Gjykatën Komerciale do ta votojë Qeveria Kurti 2. Rrjedhimisht nuk e di a ka

qenë ide a jo te Gjykata Komerciale a jo, si emërtim, po flas si emërtim, por unë kam pyet për

këtë edhe më kanë thënë që është Oda Amerikane. Sikur të më kishin thënë zyrtarët e Ministrisë

së Drejtësisë që Abelard Tahiri, besomë që e kisha ndryshuar, ia kisha bërë ndoshta gjykata për

çështje ekonomike. Prandaj, nuk është e vërtetë të thuhen gjëra të cilat nuk qëndrojnë.

Page 91: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

91

Unë të ftoj për bashkëpunim, po ashtu do të jem në raportim të Komisionit për Legjislacion,

ndonëse anëtarët e komisionit, sidomos nga opozita, sot s’e morën fjalën për t’i adresuar

prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë. Megjithatë, do të vij sa herë kërkoni llogari nga unë si

ministre e Drejtësisë dhe do të jap përgjegjësi për secilin veprim që e bëj si ministre e Drejtësisë.

Faleminderit!

KRYETARI: Replikën, fillimisht do t’ia japim Abelard Tahirit, pastaj edhe juve zoti Gashi,

gjithsesi.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit!

Shumë gjatë fole për procesin e rishikimit funksional, edhe në fillim e the që nuk është një

proces që është udhëhequr prej ministrit Tahiri. Pra Gjykata Komerciale ka dalë prej rishikimit

funksional dhe me punën e mirë që kemi bërë, kemi arritur të sigurojmë një projekt 13 milionë

dollarë nga USAID, pikërisht për themelimin e Gjykatës Komerciale. Pra, kemi pasur ekspertizë

nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkrahje financiare për ta themeluar Gjykatën

Komerciale. A emërtimin, mirë e ke ti, unë e kam bërë, jo amerikanët, po unë e kam bërë

Gjykatë Komerciale. Unë kam menduar, sepse trendi në Evropë është duke shkuar drejt gjykatës

tregtare dhe Evropa ka themeluar, për shembull, Bashkimi Evropian Gjykatën Tregtare. Po, mirë

që s’e ke ndryshuar, vazhdoje të njëjtën.

Çështje tjetër, ti nuk ke thënë që e amendamenton Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Po do ta hartojmë, shihe në program, do ta hartojmë Ligjin për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar. Ekziston, amendamentimi është tjetër, ndryshimi është tjetër, hartimi dhe ndërtimi

i një baze të re është tjetër, pra janë dallime si nata me ditë. Rishikimin funksional, është marre

prej teje të të shohin partnerët tanë që bashkëpunojnë me Ministrinë e Drejtësisë, e të mos thuash

se nuk është bërë prej meje, sepse gjithë ai investim që u bë, 13 milionë dollarë nga Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, mbi dy milionë euro nga Zyra e Bashkimit Evropian, janë bërë për

rishikimin funksional në kohën time. Prandaj, qysh po mund të thuash, unë nuk po mund të

kuptoj qysh po mund të flasësh të pavërteta në raport me ata që i kemi partnerë, qysh janë

SHBA-ja, qysh është USAID, si agjenci e tyre, Zyra e Bashkimit Evropian, pra këto janë procese

që unë i kam pasur partnerë këta, edhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar. Pra, këto procese

me këta i kam bërë, sepse Ministria e Drejtësisë nuk ka kapacitete dhe potencial e vetme t’i çojë

përpara këto procese, po fatmirësisht e kemi pasur edhe një investim të madh të buxhetit nga

miqtë tanë ndërkombëtarë në këtë proces.

Pra, rishikimi funksional, Gjykatën Komerciale, ligjin që e përmende, të gjitha janë...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Sa, tridhjetë sekonda.

Page 92: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

92

ABELARD TAHIRI: Gjykata Komerciale, rishikimi funksional, reforma më e madhe që është

ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, këto janë dy procese që janë udhëhequr dhe janë ofruar prej

meje, si ish-ministër i Drejtësisë për dy vjet e gjysmë, jo nga ti, dhe sot shumë mirë që po i çon

përpara, sepse janë punë të mira që janë bërë. Unë i vetëm nuk i kam bërë, sepse kam pasur

partnerë, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor, të gjitha këto kanë qenë partnerë të mi të

rëndësishëm në këtë proces, edhe Ligjin për konfiskimin e pasurisë, bjere se je vonuar...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Zoti Gashi, një here, Albulenë, tani ti.

ARBEN GASHI: Faleminderit!

Thënë të drejtën, unë s’e kam ndërmend të jem shumë agresiv me Albulenën, se po shoh që ka

pasur një zhvillim shumë të mirë në aspektin e pranueshmërisë të institucioneve dhe të kuptimit

të tyre, pra është një zhvillim pozitiv, për të cilin e përgëzoj, po e kupton tash më mirë se sa e

rëndësishme është bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë, se sistemi nuk qenka aq i

korruptuar, se paska zyra që po të thoshin e po u dashka të pranohen ashtu, pa diskutim, pa

dyshim, pra paska institucione në Kosovë, të cilat janë të besueshme, për të cilat më kujtohet në

këtë Kuvend se sa bërtiste e s’linte gjë pa thënë. Po mirë, ky pra është një zhvillim pozitiv, për të

cilin unë zonjën Albulena Haxhiu e përgëzoj dhe mendoj se duhet të deklarohet më shumë në

këtë Kuvend se ka kapacitete ky vend, që kapaciteti është ndërtuar me vite, që është meritë e

dikujt që ka qenë më herët, që është meritë mbi të gjitha e partnerëve ndërkombëtarë, e sidomos

sektori i drejtësisë. Ju e dini që në sektorin e drejtësisë dhe të sigurisë partnerët ndërkombëtarë,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sponsorizuesit kryesor, për të mos thënë shkruesit autentik

të çdo forme dhe reforme që ka ndodhur dhe në sistemin penal, edhe në sistemin civil, edhe në

atë administrativ. Pra, të gjitha këto janë ndërtuar, ka nevojë për përmirësim, ka nevojë për

ndryshim, ka hapësirë për ndryshim dhe zonja Haxhiu, ajo çka unë kam parë dhe çka keni

deklaruar edhe ju nëpër media, kërkoni krijimin e një agjencie, e cila do të merret me

konfiskimin e pasurisë, agjenci ekzekutive...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Meqenëse ta kam përmendur emrin, 30 sekonda.

ARBEN GASHI: Faleminderit!

Pra një agjenci ekzekutive në varësi të kryeministrit, agjencitë ekzekutive në varësi të

kryeministrit apo të qeverisë për këto çështje nuk guxojnë të ekzistojnë, janë të rrezikshme. Këto

i keni prezantuar, ju e dini që i keni prezantuar, kanë ardhur ndërkombëtarët edhe te ne të

shqetësuar, na kanë thënë që kjo nuk bën të bëhet dhe pastaj jeni tërhequr mbrapa, shumë mirë.

Page 93: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

93

Bile ju e patët edhe një ide që duhen ndryshme kushtetuese, bëjeni, ne ju përkrahim, po mundët.

Faleminderit!

KRYETARI: Kujdes fjalorin, sidomos me zonjat, se zonja Haxhiu nuk ka bërtitur në këtë

Kuvend, po zakonisht ka diskutuar.

MINISTRJA ALBULENA HAXHIU: Duhet dalluar, zoti Gashi, rolin e opozitës me atë kur je në

pushtet ose në Qeveri. Veç pak, tash të tregoj. Sepse kur je në opozitë nuk mundesh, nuk ke fuqi

të bësh ndryshimet që i synon, kur je në Qeveri, pa dyshim që e ke mundësinë dhe pushtetin për

t’i adresuar ndryshimet që i synon. Prandaj, duhet pasur parasysh.

Tash sa i përket konfiskimit që folëm, më kujtohet shumë mire, para dy vjetësh e sa në këtë

Kuvend të Kosovës kanë qenë dy nisma legjislative, e Grupit Parlamentar të Lëvizjes

Vetëvendosje dhe e Ministrisë së Drejtësisë në atë kohë që drejtohej nga zoti Tahiri. Edhe

pikërisht nga kjo foltore, zoti Tahiri theksonte se sa është e rëndësishme nisma e Ministrisë së

Drejtësisë në atë kohë, për zgjerimin e kompetencave për konfiskimin e pasurisë së fituar me

vepër penale. A e dinë sa herë zoti Tahiri është zbatuar ai ligji yt i famshëm deri tani? Sa herë

është zbatuar? Sa herë, një here, a po të duket që është efikas? A je bindur që e ke pasur gabim, a

je bindur që e ke pasur gabim, sepse ti dhe Qeveria e asaj kohe nuk keni qenë të interesuar ta

luftoni krimin e korrupsionin, nuk keni qenë të interesuar, pse? Edhe sa i përket rishikimit

funksional, veç në një pikë ke pasur fuqi, që e ke hequr Byronë e Hetimeve për Korrupsionin e

Nivelit të Lartë, veç këtu ti ke ndikuar. Pjesa tjetër ka qenë pjesë e ekspertëve, Abelard, jam

njoftuar në përpikëri me secilin dokument, për secilën çështje, secili pjesëmarrës çka ka thënë.

Prandaj, ekspertja e Gjeorgjisë ka ardhur me rekomandime që duhet të themelohet Byroja e

Hetimeve. Zoti Tahiri…

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Një minutë, a 30 sekonda.

ALBULENA HAXHIU: Pavarësisht që e ke hequr në atë kohë në fushatë zgjedhore dole edhe

proklamove Byronë e Hetimeve, atë që ti e ke hequr prej rekomandimeve që kanë dalë nga

rishikimi funksional.

Prandaj, zoti Tahiri, projektligji shumë shpejt do të procedohet, brenda këtij viti, dhe besoj që

opozita, në këtë rast edhe PDK-ja duhet ta mbështesë një gjë të tillë, sepse ka ardhur koha e

fundit kur secili zyrtar duhet të japë llogari për pasurinë e pajustifikueshme të krijuar në kurriz të

qytetarëve të varfër.

KRYETARI: Një minutë, zoti Arben Gashi.

Page 94: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

94

ARBEN GASHI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Meqenëse ju e gjeneralizuat fjalën time lidhur me britmat në opozitë të zonjës Haxhiu, unë po e

sqaroj, nuk e pata për gratë në përgjithësi dhe meqenëse zonja Haxhiu tha që ka qenë në opozitë

dhe nga pushteti i saj i opozitës i është dashur të bëjë ashtu, unë kërkoj falje dhe e tërheq fjalën.

Por nuk po e kujtoj pse sot po e përsërit të njëjtin veprim, të folurit me zë të lartë. Në këtë rast

argumenti duhet të jetë i fortë dhe toni mund të jetë i butë. Toni i butë është avantazhi kryesor i

një Qeverie, e cila ka besim dhe vetëbesim. Prandaj, unë mendoj se vendi ka nevojë për qetësi, e

sidomos nga radhët e qeverisë dhe qeverisjes dhe ka nevojë për këto çështje të diskutojmë me

seriozitet, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Pra, reforma në drejtësi është shumë

komplekse dhe duhet ta bëjmë bashkë. Faleminderit!

KRYETARI: Shumë prej nesh kemi një përvojë të gjatë në këtë Kuvend dhe mund të them që

është efekt psikologjik se njeriu e ngre zërin më lart gjithmonë, kur jemi me mikrofon secili

mund të flasë prej përvojës së vet, e ka përjetuar këtë, nuk e di ndonjë deputet që nuk e ka

përjetuar këtë përvojë, që kur të tjerët flasin pa mikrofon, ti automatikisht edhe pa dashur flet me

zë më të lartë. Kështu që me siguri që edhe ne të tjerët po të bënim zhurmë më pak, edhe

ministrat do të flisnin me zë më të ulët.

(Ndërhyrje)

Për Zotin, nuk ke të drejtë.

Po e bëj një përjashtim veç pse je shef i grupit parlamentar, po nuk ke të drejtë, 60 sekonda

Abelard Tahirit.

ABELARD TAHIRI: E para, po ia përkujtoj zonjës Haxhiu që e pati sjellë ligjin sa ka qenë në

opozitë dhe pati ikur prej seancës, s’e prezantuan. Dy herë ka qenë në procedurë Ligji për

konfiskim, s’kishte kush ta procedojë dhe u pati tërhequr prej procedurës. Pra, sikur tash qysh po

e shtyn Ligjin për konfiskim, edhe atëherë ka ikur prej përgjegjësie, kjo del, flet vazhdimisht,

mirëpo kurrë nuk rri të procedojë dhe ta miratojë deri në fund një politikë të tillë.

E dyta, sa i përket çështjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, ky ka qenë një projekt pikërisht i

Partisë Demokratike dhe të gënjehet sot e të thuash e keni tërhequr prej rishikimit funksional,

është një rren shumë e madhe dhe prej një zonje, prej një ministre të Drejtësisë nuk pritet të ketë

rrena të tilla. Në fund, a po e shihni, është e rëndësishme që krejt po sillen rreth agjendës sime,

rreth agjendës që e kam lënë, gjithçka është rreth agjendës time. Jo po kjo s’ka qenë mirë, por

këtë po e ndryshojmë pak, po mire, mire, po kjo është agjendë imja, po ti çka po sjell të re,

përpos agjendës sime, rishikimi funksional, Gjykatës Komerciale, Ligjin për bashkëpunim

juridik ndërkombëtar. Çka po sjell të re, sill diçka të re, pra është e rëndësishme.

Page 95: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

95

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën e ka kërkuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI: Faleminderit, kryetar i Kuvendit!

Të nderuar deputetë,

Kabinet qeveritar,

Më lejoni që të filloj këtë prezantim me diskutimin që e pati zoti Lekaj. Ju rikujtoj, zoti Leka, se

unë kam marrë detyrën para më pak se dy muajsh nga ish-ministri i emëruar nga Aleanca për

Ardhmërinë e Kosovës. Më intereson a e keni pyetur atë ndonjëherë ose a ka bërë diçka për ato

klasa me pesë nxënës që i përmende dhe të tjera çështje që i ngritët.

Ndërkaq sa na përket neve, po, ne planifikojmë që të riorganizojmë shkollat, duke u kujdesur në

radhë të parë për secilin nxënës, por riorganizimi natyrisht se duhet të bëhet me plan dhe duke

pasur parasysh interesin më të mirë të fëmijëve.

Pyetët edhe për çështjen e fëmijëve, se ku do t’i marrim ata fëmijë, sepse kemi planifikuar çerdhe

të reja. Sipas të dhënave statistikore, në institucionet parashkollore për vitin 2019-2020 fëmijët e

moshës zero deri pesë vjet kanë qenë të përfshirë vetëm 7%, pra vetëm 7% të totalit të fëmijëve

kanë qenë të përfshirë në institucione parafillore. Ndërkaq në moshën 3 deri 6 vjeç, 38.1% e

fëmijëve kanë qenë të përfshirë në çerdhe dhe në kopshte.

Sipas projeksionit të Agjencisë Statistikore të Kosovës, në vitin 2019 ishin 144 mijë e 968 fëmijë

të moshës 0 deri në 5 vjeç dhe, siç thashë, prej tyre, 10 mijë e 144 fëmijë ishin duke vijuar

edukimin e hershëm.

Me planin tonë të Qeverisë Kurti 2, nga 7%, përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 deri në 5 vjeç në

edukimin e hershëm do ta kemi së paku në 24%. Ndërkaq, nga 38.1% përfshirjen e fëmijëve të

moshës 3 deri në 6 vjet, do ta risim në së paku 64.1%. Këto të dhëna dhe planifikime janë vetëm

për rastet kur do të ndërtojmë 80 çerdhe të reja dhe do të ridizajnojmë 1000 hapësira shkollore.

Ndërkaq, plani dhe ajo që e ka thënë zoti Kurti, kryeministri Kurti, është që të ndërtohen 160

çerdhe të reja.

Këtë çështje e pati edhe zoti Hoxhaj si diskutim, por nuk qenka tani i pranishëm këtu.

Më lejoni t’ju njoftoj që në edukimin e hershëm, përveç ndërtimit të çerdheve të reja dhe

adaptimit të hapësirave ekzistuese në objektet shkollore, me standarde miqësore për fëmijë, ne

do të jetësojmë këtë projekt duke ofruar edhe kushtet preferenciale të pagesës dhe heqjen e

pagesës për çerdhe për fëmijë me kategori të caktuara dhe në gjendje të përcaktuar socio-

ekonomike, me të ardhur më të ulëta. Do të rishikojmë standarde të edukimit të fëmijërisë së

hershme dhe do të sjellim në Kuvend edhe Projektligjin për edukimin parashkollor, edukimin në

fëmijërinë e hershme 0-6 vjet në Republikën e Kosovës brenda këtij viti kalendarik.

Page 96: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

96

Në gjithë shkollimin parauniversitar do të punojmë për përmirësimin e teksteve të reja dhe

rishikimin e teksteve ekzistuese brenda këtij viti. Do të sjellim në Kuvend edhe Projektligjin për

tekstet shkollore, sepse u përmend më herët nga zoti Hoxhaj çështja e teksteve dhe besoj që të

gjithë jemi dëshmitarë se tekstet, përveç se kanë qenë gjithmonë të përfshira në procese të

korruptuara, janë tejet të nevojshme të bëhet ndryshimi i teksteve dhe materialeve mësimore.

Do të punojmë dhe do të ofrojmë mundësi të barabarta, të sigurta e miqësore për fëmijët dhe këtë

do ta arrijmë, ndër të tjera, duke punësuar 400 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. Në

grantin specifik të komunave tashmë veçse kemi buxhetuar punësimin edhe të 100 asistentëve,

përveç atyre ekzistues.

Do të punësojmë 400 pedagogë e psikologë dhe punëtorë socialë në shkolla. Pra, do të

konsolidojmë shërbimet psiko-pedagogjike në shkolla dhe do të angazhohemi për ndërtimin e një

sistemi efikas për identifikimin dhe parandalimin e dhunës dhe reagim ndaj dhunës në shkolla.

Në ofrimin e shujtave falas për fëmijët e klasave I-V do të kujdesemi për mirëqenien e secilit

fëmijë, sikurse edhe për barazinë e tyre. Në grantin specifik të arsimit tashmë i kemi buxhetuar

edhe mjetet e nevojshme për ofrimin e shujtave për nxënës.

Përmirësimi i cilësisë nënkupton edhe stabilizim të situatës në shkolla pas pandemisë. Ne tashmë

veçse e kemi marrë vendimin për të organizuar mësimin plotësues me qëllim të kompensimit të

humbjeve të shkaktuara gjatë pandemisë. Në shumicën e shkollave të Republikës së Kosovës po

organizohet mësimi plotësues për nxënësit, të cilët kanë pasur ngecje. Përtej kësaj do të jemi të

gatshëm që fillimi i vitit të ri shkollor në shtator të na gjejë edhe me gatishmërinë për

pjesëmarrje fizike nëse institucionet rekomandojnë një pjesëmarrje të tillë, por edhe me skenarin

C, me një platformë unike, lehtë e qasshme për të gjithë fëmijët dhe e përshtatshme edhe për

mësimdhënësit.

Do të bashkëpunojmë me institucionet e arsimit të lartë për përmirësuar cilësinë e programeve

për përgatitjen fillestare të mësimdhënësve, përfshirë edhe përgatitjen e mësimdhënësve për

shkollat profesionale, gjë që do të ndikojë edhe në përmirësimin e mësimdhënies dhe punës

edukativo-arsimore. Bashkëpunimi i shtuar me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë

dhe institucionet vartëse të saj, duke synuar edhe harmonizimin e kurrikulave të arsimit

parauniversitar si dhe hartimin e shkëmbimin e udhëzuesve dhe materialit ndihmës për

mësimdhënës.

Në arsimin dhe aftësimin profesional, shkollat profesionale të mesme të larta do t’i

modernizojmë me mjetet, kurrikulat, tekstet dhe materialet mësimore. Do të ndërlidhim më mirë

programet dhe kërkesat e tregut të punës, duke krijuar kushte për zhvillimin e punës praktike dhe

do të organizojmë të mësuarit në vendin e punës, bashkë me përmirësimin e orientimit dhe

Page 97: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

97

këshillimit në karrierë. Edhe në këtë objektiv tashmë kemi filluar bashkëpunimin me partnerët

ndërkombëtarë që janë të gatshëm të na mbështesin në realizimin e këtij objektivi.

Sigurimi i cilësisë së arsimit të lartë do ta avancojmë përmes sigurimit të pavarësisë së plotë të

Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Deputeti Tahiraj më herët foli për pavarësinë e agjencive,

nuk qenka i pranishëm këtu, por ia kujtoj që një nga agjencitë jashtëzakonisht të rëndësishme,

Agjencia Kosovare e Akreditimit, është përjashtuar nga EQUAR-i dhe ENKA pikërisht për

shkak të ndërhyrjeve politike në kohën e qeverisë Haradinaj, respektivisht të ish-kryeministrit

Haradinaj.

Në këtë drejtim ju garantoj se nuk do të ketë asnjë lloj ndërhyrje në punën e Agjencisë Kosovare

të Akreditimit nga ana e Qeverisë, përveç kërkesës që të zbatohen me përpikëri standardet

evropiane të sigurimit të cilësisë. Përmes një procesi transparent dhe të bazuar në kritere, ne

kemi filluar procesin e rekrutimit të anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe shumë

shpejt do t’i sjellim në këtë Kuvend për t’i miratuar.

Do të rishikojmë edhe sistemin e financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe

sigurimin e integritetit dhe transparencës në arsimin e lartë.

Lirimi i studentëve nga pagesat e tarifave me rastin e regjistrimit të vitit për herë të parë, si dhe

rritja e ndjeshme e numrit të bursave të studimeve brenda dhe jashtë vendit, do të krijojë mundësi

më të mira për të rinjtë e të rejat tona.

Në kuadër të objektivit të pestë, që ka të bëjë me shkencën dhe inovacionin. Tashmë kemi filluar

punën për aderimin e Kosovës në programin Horizon Europë, në cilësinë e vendit të asocuar.

Kemi planifikuar edhe buxhetin për këtë dhe po ashtu kemi filluar procedurat për

funksionalizimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe hartimin e programit kombëtar të

shkencës.

Sa i përket themelimit të fondit për shkencë, që u ngrit pak më herët, është e vërtetë që vitin e

kaluar kanë qenë të planifikuara 12 milionë, por ato mjete nuk janë shpenzuar ndoshta edhe për

shkak se hulumtuesit edhe shkencëtarët e mirëfilltë kanë qenë të vetëdijshëm për procese të

kompromentuar gjatë konkurrimit në projekte të ndryshme dhe thirrje, të cilat kanë qenë të

shpallura. Për këtë arsye ne garantojmë një transparencë të plotë, kritere të sakta dhe

bashkëpunim me të gjithë ju për të përmirësuar cilësinë në arsimin në të gjitha nivelet.

Faleminderit!

KRYETARI: Replikë ka kërkuar zoti Lekaj.

Page 98: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

98

PAL LEKAJ: Faleminderit!

E nderuar ministre,

Sa i përket qeverisë së kaluar, nuk është këtu dhe ju sot e keni përgjegjësinë dhe më intereson të

di kur do të fillojë ndërtimi i çerdheve, sa është kostoja financiare dhe si do ta bëni shpërndarjen

e këtyre çerdheve, se të flasësh që do të ndërtohen 80, 160, pa e ditur se cili është kriteri dhe sa

është kostoja financiare, mendoj që prapë kot e keni të më bindni mua apo qytetarët e Kosovës.

KRYETARI: Ministre, urdhëroni!

MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI: Disa çerdhe tashmë janë në ndërtim, të tjera do të

ndërtohen, se si do të shpërndahen ato, varet prej numrit të fëmijëve, sepse ka komuna dhe ka

hapësira që fare nuk kanë çerdhe. Derisa, në anën tjetër, ka mundësi ku duhet të riorganizohen

hapësirat ekzistuese.

Disa prej atyre shkollave që ju i përmendët me vetëm pesë nxënës, do të riorganizohen, duke

ofruar mundësi për çerdhe, për të bërë këtë, ne kemi filluar planifikimin, koston e kemi të saktë,

por diskutimet për buxhet mund t’i bëjmë kurdo që ju e vlerësoni në komision apo me pyetje

specifike. Mund të bëni pyetje me shkrim ose me gojë dhe ju përgjigjem detajisht për secilën prej

detajeve që keni interes.

KRYETARI: Prej Grupit Multietnik fjalën e ka deputeti Fridon Lala.

FRIDON LALA: Faleminderit, kryetar!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Kolegë deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dëshiroj t’i potencoj disa komponentë të programit të prezantuar dhe disa sugjerime që besoj do

të ndihmonin në implementimin e suksesshëm në aspektin e gjithëpërfshirjes së komuniteteve

pakicë.

Prej këndvështrimit të përgjithshëm e përkrah orientimin gjithëpërfshirës dhe social të programit,

pse? Sipas të dhënave të Bankës Botërore viti 2020 na gjeti me 47% të rinjve të papunë. Varfëria

është rritur për 5%, apo përkthyer në numra, në vitin 2020 janë rritur 70 deri në 90 mijë të varfër

në listën e vitit paraprak.

Në anën tjetër, sipas Komisionit Evropian në raportin e progresit viti 2020 i gjen egjiptianët,

romët dhe ashkalitë me një papunësi prej 90% të papunë. Kështu që problemet kryesore dhe

fundamentale që i vërejmë nga këto shifra janë varfëria dhe papunësia. Për këtë arsye,

prioritetizimi i kategorive sociale, ristrukturimi i skemave sociale, atakimi i varfërisë ekstreme

dhe përkrahja e fuqisë së re punëtore besoj me një qasje të përgjithshme janë rruga e duhur dhe

Page 99: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

99

po ashtu që përkon me kauzën e subjektit politik që unë e përfaqësoj, për trajtim të barabartë dhe

jetë të dinjitetshme të qytetarëve.

Mirëpo, duke marrë parasysh specifikat e komuniteteve pakicë, besoj që duhet të kemi një qasje

proaktive dhe të kemi parasysh ato specifika në masa të propozuara, në mënyrë që të kemi një

implementim më të duhur. Nëse flasim për punën te masat e forcimit të të drejtave të punëtorit,

pagës minimale dhe rikthimin në punë të atyre që humbën punën në pandemi, duhet të mendojmë

që një pjesë e madhe e të punësuarve të këtyre komuniteteve bëjnë pjesë në ekonomi informale

dhe nuk janë të regjistruar si punëtorë të rregullt, që do të thotë që ata lehtë mund të jenë të

përjashtuar nga masat afirmative ekonomike që qeveria i ka në plan për qytetarë të Kosovës.

Është mirë të kemi një qasje proaktive dhe të mendojmë si do ta atakojmë problemin e

kamotshëm të punësimit publik dhe implementimin e Ligjit për shërbyes civilë, i cili stimulon që

10% e të punësuarve në institucione publike duhet të jenë pjesë e komuniteteve pakicë.

Mirëpo, sipas të dhënave të Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil, nga më shumë se

14 mijë nëpunës civilë, vetëm 15 apo 0,09 të këtyre nëpunësve civilë i përkasin komunitetit

egjiptian. Domethënë që edhe kjo kuotë në ato institucione ku implementohet është e ndarë në

mënyrë joproporcionale.

Në sektorin e shëndetësisë normalisht që vaksinimi është primar dhe në mes tjerash programi i

Qeverisë po ashtu e stimulon që informimi dhe edukimi i vaksinimit nëpërmjet fushatave duhet

të ndodhë. Kjo është një masë shumë e rëndësishme te komunitetet pakicë dhe grupet në nevojë,

për shkak se në këtë kohë po mbizotëron një konfuzitet dhe pavendosmëri në lidhje me marrjen e

vaksinës. Është shumë e rëndësishme që Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me

departamentet e shëndetësisë nëpër komuna, zyrat komunale për komunitete dhe QMF-të të

bëjnë një fushatë të madhe vetëdijesuese.

Hapi i dytë do të ishte asistenca teknike te këto komunitete në nevojë për regjistrim për

vaksinim. Sado i lehtë mund të jetë ky proces, të mos harrojmë që po flasim për disa kategori, të

cilat jetojnë në kushte ekstremisht të varfra.

Dhe, nën tre, duhet të jemi të përgatitur të mirëmbajmë një databazë, ku po ashtu do të figuronin

komunitetet pakicë, të gjithë ata që do të vaksinohen dhe të kemi shifra të sakta në të ardhmen

kur referohemi dhe të mos flasim për komunitetet gjithmonë me shifra paushall.

Te fushat e drejta e njeriut dhe barazi gjinore, kur hyjnë te promovimi dhe mbrojtja e të drejtave

të komuniteteve, është tejet me rëndësi angazhimi institucional për adresimin e racizmit,

paragjykimeve dhe seksizmit. Këto dukuri fatkeqësisht po i shohim që janë në rritje dhe besoj që

Page 100: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

100

Qeveria duhet të angazhohet në fuqizimin dhe funksionalizimin e mekanizmave adekuatë për

luftimin e këtyre dukurive negative.

Dhe, në fund sektori i arsimit, për nga rëndësia radhitet i pari për këto komunitete, nga se në bazë

të shumë studimeve të shumta ekziston korrelacion pozitiv në mes arsimit, të ardhurave dhe

shëndetit. Një nivel më i lartë arsimor shoqërohet me përmirësimin e standardit të jetës,

shëndetit, jetëgjatësisë dhe anasjelltas. Sa më i ulët të jetë niveli i arsimit, aq më pak ka të ngjarë

që një person të gjejë punë. Analfabetizmi përkthehet në papunësi dhe papunësia përkthehet në

varfëri, e cila përkthehet në shëndet të dobët dhe rritje të vdekshmërisë.

Andaj, besoj që duhet të angazhohemi që të rritet pjesëmarrja e fëmijëve nga komunitetet rom,

ashkali dhe egjiptian në sistemin parafillor. Përfshirja e kësaj grupmoshe në arsim parashkollor

është vendimtare në zhvillimin kognitiv të këtyre fëmijëve.

Duhet të punohet tepër me këto grupe në mësimin plotësues dhe braktisjet e rritura, të cilat

erdhën si pasojë e pandemisë dhe kalimit të mësimin online.

Dhe, për fund, besoj që duhet të angazhohemi në implementimin e Ligjit për arsimin e

obligueshëm dhe zbatimin e të gjithë legjislacionit në fuqi, i cili lufton braktisjen shkollore, të

cilat janë në rritje për shkak të digjitalizimit të arsimit kohët e fundit. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli.

MINISTRJA ARTANE RIZVANOLLI: Faleminderit!

I nderuar kryetar i Kuvendit,

Të nderuar deputetë,

Qytetarë,

Dhe media,

Unë do të flas shkurtimisht për disa prej çështjeve që u ngritën, posaçërisht disa prej kritikave.

Sa i përket sektorit të energjisë, ishin dy kritika kryesore, e para ishte që programi i ka vetëm dy

paragrafë për këtë çështje. Unë mund t’ju them që të shkruarit konciz nuk më duket si kritikë e

mjaftueshme. Këto dy paragrafë i tregojnë drejtimet kryesore dhe qëllimet në sektorin e energjisë

dhe janë të shoqëruara me 39 aktivitete të detajuara, të buxhetuara, me afate kohore, në planin

strategjik dhe operacional, të cilat kanë të bëjnë me politikëbërje dhe kornizë ligjore, kapacitete

gjeneruese dhe efiçiencën e energjisë.

Kritika e dytë ishte që nuk kemi shtim të kapaciteteve gjeneruese, vendim për shtim të

kapaciteteve gjeneruese në energji. Ndoshta, gjëja më e rëndësishme që do të ndodhë në sektorin

e energjisë gjatë qeverisjes tonë do të jetë pikërisht ajo çka nuk do të ndodhë. Për dallim nga e

Page 101: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

101

kaluara, do të hiqet arbitrariteti në vendimmarrje, vendimet do të bazohen në të dhëna, fakte, e

analiza, e jo në trysni të grupeve të interesit. Nëse pritni që ne për 50 ditë do të marrim vendimin

më të madh për energjinë dhe për ekonominë e vendit, që do të afektojë gjeneratat e ardhshme,

në mënyrë të ngutur dhe pa të dhëna, atëherë e keni gabim. Çfarë mund t'ju them është që

strategjia e energjisë do të ketë konsumatorin në qendër të vëmendjes dhe do të bazohet në tri

shtylla kryesore. E para, është parashikueshmëria dhe siguria e furnizimit. Kosova duhet të ketë

burime të mjaftueshme të energjisë për të mbuluar furnizimin dhe këto duhet të jenë stabile dhe

sa më të parashikueshme. Në aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm do të punohet në menaxhimin

e kapaciteteve ekzistuese dhe investimet e nevojshme për të ulur ndotjen e shkaktuar nga këto

kapacitete. Gjithashtu, duhet të garantojmë siguri të furnizimit me energji elektrike gjatë fazës së

tranzicionit drejt energjisë së pastër, të cilën e kemi shprehur si qëllim.

Qëndrueshmëria financiare e sektorit është shtylla e dytë e strategjisë, përderisa asnjë nga

strategjitë e përgatitura deri më tani nuk kanë pasur analizë të mirëfilltë financiare, lidhur me atë

se çfarë ndikimi do të kenë projektet energjetike në tarifat energjisë dhe konsumatorët. Strategjia

jonë do të sigurojë qëndrueshmëri afatgjate financiare dhe do të ketë në konsideratë

përballueshmërinë e tarifave për konsumatorët. Dhe, e treta, është përputhshmëria e plotë me

kërkesat e Traktatit të komunitetit të energjisë. Ne duhet të sigurohemi që politikat e sektorit e

energjisë të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që

do të vendosim caqe dhe strategji që janë të paarritshme apo që janë të papërballueshme për

qytetarët dhe për...

Në anën tjetër...

KRYETARI: Vazhdo, ministre, na fal se të bëmë pak zhurmë!

MINISTRJA ARTANE RIZVANOLLI: Këto janë aktivitete, të cilat do të ndërmerren dhe të

cilat janë duke u ndërmarrë menjëherë me fillimin e mandatit. E para, është fillimi i studimit

gjithëpërfshirës për mundësitë më të favorshme të furnizimit me energji. Ky studim do të

informojë të gjitha politikat e sektorit, strategjinë e energjisë dhe planin kombëtar për energji dhe

klimë dhe do të formësojë vizionin afatgjatë për zhvillimin e sektorit dhe investimet e reja,

investimet në kapacitete e reja gjeneruese.

Ky është plani ynë për politika afatgjata të sektorit, pra vendosja e konsumatorit në qendër të

strategjisë së energjisë dhe heqja e arbitraritetit dhe interesave të ngushta nga vendimmarrja. Në

anën tjetër, ne jemi në proces të finalizimit të koncept- dokumentit për Ligjin për burimet e

ripërtërishme të energjisë, i cili do të hapë rrugën për shpejtimin e zhvillimit të projekteve të

burimeve të ripërtërishme të energjisë me kosto të ulët dhe të përballueshme për konsumatorët.

Nga ana tjetër, do të fillojmë studimin e fizibilitetit për ngrohje qendrore në shtatë komuna të

Republikës së Kosovës, gjë që do ta ulë ngarkesën e jashtëzakonshme në sistemin energjetik të

Page 102: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

102

vendit gjatë dimrit dhe do ta ulë varësinë nga importi. Nga ana tjetër, njëkohësisht do të

përkrahim skema për efiçiencë të energjisë në komuna, institucione publike, në sektorin privat

dhe në amvisëri.

Një çështje tjetër që u ngrit ishte çështja e Agjencisë Zhvillimore dhe nëse kemi nevojë për të.

Unë mund të them që nga përvoja ime, koordinimi ndërsektorial dhe ndërinstitucional ka qenë

dobësi në politikëbërjen në këto dyja në Kosovë dhe jo vetëm në politikëbërje, por edhe në

zbatim të politikave. Iniciativat e politikat, shpesh arbitrare, janë lidhur eks-post për të ardhur te

dokumentet që duken bukur në letër, e që duken bindëse. Agjencia Zhvillimore do të sjellë një

qasje ndërsektoriale në politikëbërje, do të jetë një institucion ombrellë, gjë që nuk mund ta

ofrojë një ministri e linjës dhe do t’u ofrojë edhe analiza ekonomike për politikëbërje, të cilat

deri tani fatkeqësisht në masë të madhe ose kanë munguar, ose me përjashtime janë financuar

nga donatorët e tjerë.

Sa i përket politikës së pronësisë së ndërmarrjeve publike, një gjë që u tha është që do të

investoni në ndërmarrje të destinuara për humbje, si: Posta, Telekomi e Trepça. Unë nuk mendoj

që këto janë të destinuara për humbje. Kanë një performansë të tillë të dobët financiare operative,

sepse ka munguar monitorimi i mirëfilltë i tyre, e të mos flasim për llogaridhënie e qeverisje të

mirë kooperative, mirëpo kjo do të ndryshojë me qeverisjen tonë. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Vazhdojmë, replikë zonja Bajrami, urdhëroni!

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, ministre!

Në fakt, meqenëse nuk kishte më shumë të shkruar se 304 fjalë dhe dy paragrafë për energjinë

dhe minierat, natyrisht se kritika jonë bazohej aty. Po, më lejoni t’ju them që ne nuk mund të

imagjinojmë se çfarë keni ju në planin e veprimit, është dokument të cilin ju e keni në zyrë dhe

ne nuk e kemi parë. Ne kemi komentuar atë çfarë na është sjellë në programin qeverisës, ku nuk

thuhet asnjë fjalë e vetme për kapacitetet e reja energjetike.

Nuk thuhet asnjë fjalë e vetme si do ta zgjidhni çështjen e rrymës në veri, për 11- milionëshin që

e ndatë më herët, të cilin e keni kritikuar me vite të tëra. Nuk thuhet se kur do të ndodhë

rehabilitimi i Termocentralit Kosova B dhe se kur do të bëhet dekomisionimi i Termocentralit

Kosova A, kur do të bëhet hapja e mihjes së re të linjitit. Kemi vetëm një deklaratë të thjeshtë për

Planin e Gjelbër, do të thotë “Green Deal” për Samitin e Sofjes. Nuk ka të shkruar asgjë rreth

integrimit në tregun regjional të energjisë elektrike, rreth burimeve të ripërtëritshme, ka shumë

pak, do të thotë vetëm një fjali rreth efiçiencës së energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe si e

tillë, normalisht që ne duhet ta kritikojmë dhe duhet të kërkojmë informacione shtesë nga ana

juaj. Ju e keni parë që sektori privat vetëm për para disa ditëve është përballur me shtrenjtimin e

energjisë elektrike për shkak se konsumatorë të tërë duhet të dalin në tregun e rregulluar dhe ju e

kuptoni shumë mirë se çfarë do të thotë kjo. Atëherë, duhet të na shpjegoni se cili do të jetë plani

Page 103: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

103

juaj për ta evituar shtrenjtimin e regjisë elektrike për këta konsumatorë. Keni përpara vetes një

marrëveshje, do të thotë një kontratë të komercializimit të distribucionit të energjisë elektrike dhe

cili është impakti i asaj...

KRYETARI: Vetëvendosja, qetësi! A bën të uleni nëpër vende, ju lutem! Fjalën tash nëse e do

ministrja, në rregull!

MINISTRJA ARTANE RIZVANOLLI: Faleminderit! Sa i përket tregut të përbashkët energjetik

Shqipëri- Kosovë, është e vërtetë që nuk është thënë asgjë, tanimë në nivel politik ky proces ka

filluar dhe ka vazhduar në nivel të avancuar teknik, ku operatorët e sistemit të transmisionit dhe

rregullatorët janë duke punuar, ndërsa ministria do ta përkrahë atë proces për aq sa është e

nevojshme dhe brenda mandatit tonë si ministri.

Sa i përket menaxhimit të kapaciteteve ekzistuese të Kosovës A dhe Kosovës B, dekomisionimit

të A-së dhe rivitalizimit të B-së, këto janë çështje, të cilat nuk mund të vendosen të veçanta,

mirëpo do të vendosen si pjesën e një plani holistik të planifikimit të kapaciteteve gjeneruese

gjatë tranzicionit drejt energjisë së pastër. Pra, varësisht prej miksit që do të përdoret, ne duhet të

sigurojmë edhe sigurinë me furnizim të energjisë elektrike. Prandaj, edhe këto afate nuk mund të

caktohen tani për tani menjëherë. Çështje tjetër që u përmend ishte për burimet e ripërtërishme të

energjisë. Këtu zhvillimi kryesor do të jetë që, për dallim prej të kaluarës, kur kemi pasur

vendime arbitrare dhe kemi pasur skema mbështetëse që kanë qenë shumë të shtrenjta, tani do të

shpalohen në ankande dhe në skema mbështetëse që janë konkurruese dhe të cilat sjellin çmimet

më të ulëta për konsumatorët dhe shfrytëzimin, dhe çmimet më të lira dhe ofertat më të mira për

konsumatorët. Në këtë aspekt koncepti për Ligjin për burimet energjisë së ripërtërishme do të

jetë zhvillimi më i rëndësishëm këtë vit...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Fjalën e ka deputeti Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje!

ADNAN RRUSTEMI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar ministra,

Të nderuar deputetë,

Si asnjëherë më parë zgjedhjet e 14 shkurtit dhanë dhe një përgjigje të qartë, por të dyfishtë.

Në njërën anë, përcaktuan se çfarë është e papranueshme dhe që duhet të marrë fund, dhe e dyta,

se cila është rruga që duhet...

KRYETARI: Veç pak, veç pak! Megjithatë rezultati ka qenë me rëndësi, zotërinj!

Page 104: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

104

ADNAN RRUSTEMI: Shumë mësime mund të nxjerrin nga këto zgjedhje, por mbi të gjitha ato

përcaktuan rendin vleror dhe të prioriteteve për sa i përket qeverisjes në Kosovë. Pa dyshim,

qenësore në këtë mes është shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit për të gjithë, pa përjashtim.

Në sytë e qytetarëve, sundimi i ligjit lexohet si domosdoshmëri për të pasur një sistem të

drejtësisë që lufton me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar. Andaj, shqetësimi me

elemente thelbësore të shtetit ligjor është një nga tiparet më të rëndësishme të këtij programi, i

cili ofron masa dhe veprime konkrete. Drejtësia si paanshmëri dhe nevoja për shtet ligjor janë të

patejkalueshme, jo vetëm për faktin se korrupsioni dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare ka qenë

një nga dukuritë më të shpeshta e më të pandëshkuarat, por edhe për faktin se nga këtu fillon e

varet edhe mirëqenia e përgjithshme e qytetarëve, e progresi në fusha të tjera. Nuk ka fenomen

me efekte më të gjëra sesa mungesa e shtetit të së drejtës. Fati i çdo politike tjetër varet nga kjo e

fundit, këtë si premisë e reflekton me të drejtë dhe saktësisht edhe programi i qeverisë. Kosova

ka pasur sistem të pavarur të drejtësisë vetëm nominalisht, por të varur e të ndikuar praktikisht.

Shtet ligjor nuk do të thotë thjesht ligjshmëri formale, por drejtësi efikase e reale, drejtësia

selektive në të gjitha fazat e saj duhet të marrë fund për t’u zëvendësuar me barazinë para ligjit

për të gjithë dhe pa dallim. Mosefikasiteti i sistemit të drejtësisë në Kosovë nuk ka qenë pasojë e

pamundësisë, por e mungesës së vullnetit politik. Drejtësia e paanshme dhe efikase kërkon

gjithsesi, prokurorë dhe gjyqtarë me integritet e të përgatitur, por kjo nuk mjafton. Duhet edhe

vullnet të qeverisë për të luftuar korrupsionin. E para pa të dytën është e pamundur, Kosovës i

kanë munguar të dyja.

Drejtësia është bazament i çdo mase e veprimi tjetër, thuajse në të gjitha raportet monitoruese

serioze, qofshin vendore apo të huaja, hasim në konstatime mbi shkallën e korrupsionit e

mosefikasitetit të gjyqësisë në Kosovë. Progres i ulët në gjykimin e rasteve të profilit të lartë,

sidomos ndaj rasteve që kanë të bëjnë me shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit të

organizuar. Zbatim i ngathtë i masave rregulluese në lidhje me ngrirjen, konfiskimi dhe

rikuperimin e pasurive të paligjshme, gjyqësori vazhdon të funksionojë dobët, mbetet i ngadaltë

dhe joefikas, ndërkohë që mungon llogaridhënia. Progresi i ngadaltë ndikon që besimi i

qytetarëve në sistemin e drejtësisë të jetë i ulët, sundimi i dobët i ligjit dhe sistemi joadekuat i

drejtësisë po vonojnë rrugën evropiane të Kosovës dhe po pengojnë rritjen e saj ekonomike.

Paaftësia e gjyqësorit për trajtimin e korrupsionit brenda dhe jashtë tij shkakton humbjen e

besimit te qytetarët. Shqetësues është fakti se rreth 70% e qytetarëve besojnë se njerëzit me

ndikim politik kishin më pak gjasa të dënoheshin nga ligji sesa qytetarët e zakonshëm.

Shqetësues mbetet fakti se policia nuk i dorëzon si duhet të gjitha prova në prokurori. Prokuroria

nuk ngre aktakuza të duhura dhe gjykata nuk dënon të akuzuarin për shkak të akuzave të dobëta

ose, sepse prokuroria nuk nis çështjet për shpërdorim të detyrës bazuar në raporte të përgatitura

Page 105: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

105

nga Agjencia Kundër Korrupsionit, raporteve të auditorit dhe nuk mbështetet në Administratën

Tatimore.

Korrupsioni pengon ardhjen e investimeve të jashtme, deformon politikat publike në zbatim e

sipër, investimet publike janë jocilësore dhe jashtë standardeve, këto nuk janë konstatime të mia,

janë konstatime të raporteve të ndryshme monitoruese ndërkombëtare e vendore për sistemin e

drejtësisë në Kosovë. Së këndejmi, duhet ta përmirësojmë integritetin e institucioneve të

drejtësisë dhe të rrisim besimin qytetar në drejtësi, duke realizuar procesin e vetingut në çdo fazë

e çdo në çdo shkallë. Procesi i vetingut do të jetë i drejtë, gjithëpërfshirës, pa ndikime dhe në

bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe botën akademike, si

dhe me opozitën. Procesi i vetingut duhet të ketë vetëm një objektiv, ndërtimin e një sistemi të

drejtësisë meritor, profesional, efikas dhe, mbi të gjitha të pavarur. Më lejoni të shpalos disa të

dhëna dekurajuese rreth rasteve të korrupsionit dhe pazotësinë e sistemit për t’i trajtuar.

Gjysma e rasteve të ngritura për korrupsion nuk konfirmohen, e nga pjesa që konfirmohen, 70%

e tyre dënohen me gjobë, me kusht ose lirohen nga akuzat, kurse ato pak që dënohen me burgim,

zvarriten nëpër instanca të tjera e shumë të tjera parashkruhen. Ironia më e madhe është që edhe

pse korrupsioni është vepër penale, trajtohet si të ishte kundërvajtje. Instituti Kosovar i Drejtësisë

gjatë vitit 2020 ka raportuar për 114 aktgjykime të shpallura për korrupsion, në të cilat janë

përfshirë 171 persona. Nga të gjitha këto aktgjykime ndaj 94 personave, apo 54.97% janë

shpallur aktgjykime dënuese, kurse ndaj 77 personave të tjerë, apo 45,02% aktakuzat e

prokurorisë kanë dështuar.

Në rastet e dënuara për korrupsion vetëm 15% janë dënime me burgim, kurse pjesa tjetër ose

janë dënime me gjobë, ose janë dënime me kusht. Dënimi me gjobë ose me kusht për vepra të

korrupsionit, në pikëpamje të biznesit është një investim i leverdishëm. Kjo politikë e butë

ndëshkuese nuk është luftë kundër korrupsionit. Të dhënat e raporteve të ndryshme monitoruese

pasqyrojnë se gjykatat e Kosovës kanë shqiptuar dënime bazuar në rrethanat tërësisht të

paarsyetuara, kanë shqiptuar dënime të kushtëzuara, po ashtu të paarsyetuara, kanë lejuar

konvertimin e dënimeve me burgim në dënime me gjobë, po ashtu pa i arsyetuar dhe rrjedhimisht

në shumicën e rasteve kanë aplikuar rrethana që arsyetojnë zbutjen maksimale të dënimit.

Ndërsa, në asnjë rast të vetëm nuk kanë aplikuar rrethana që tregojnë ashpërsimin e dënimit, në

31 nga 40 aktgjykime të analizuara, apo në 78% të rasteve është shqiptuar dënimi sipas zbutjes

maksimale brenda kufijve të dënimit. Shqiptimi i dënimeve adekuate të bazuara në procedura të

drejta ligjore dhe transparente është detyrim parimor e bazik i gjykatave, kjo bëhet edhe më e

nevojshme për raste të korrupsionit, duke pasur parasysh ndikimin negativ që ka korrupsioni në

zhvillimin e gjithmbarshëm shoqëror e ekonomik të vendit. Dukuria e dënimeve të ulëta që nuk

përkojnë me peshën e veprave penale krijon përshtypjen që më shumë po mirëmbahet

korrupsioni se sa që po luftohet.

Page 106: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

106

Nga 50 aktakuza për korrupsion, të cilat janë analizuar, prokurori i shtetit vetëm në 4 raste ka

bërë kërkesë për konfiskim, në tri prej këtyre rasteve vetëm ka listuar propozimin, por nuk ka

arsyetuar kërkesën. Prandaj, është i domosdoshëm Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në

mënyrë të pajustifikueshme, sepse kemi pasurim marramendës të zyrtarëve publikë përmes

shpërdorimit të detyrës zyrtare me bazë korrupsionin, të cilën gjykatat e vendit nuk e kanë

konfiskuar. Përfundimisht, ky program i qeverisë ravijëzon rrugën dhe përcakton masat që na

mundësojnë një sistem të drejtësisë vërtet të pavarur, vërtet të paanshëm dhe realisht efikas.

Angazhimi për këtë kërkon rolin e secilit, Kuvendi i Kosovës përmes trupave të tij, siç janë

komisionet, duhet të japë kontributin e tij.

Komisioni për Legjislacion duhet të luajë rolin e tij në përmirësimin e sistemit, fuqizimin e

llogaridhënies dhe rritjen e mbikëqyrjes parlamentare në drejtim të sundimit të ligjit. Ideali për

drejtësi, si paanshmëri që trajton qytetarët njëjtë dhe që u shërben me përkushtimin dhe

standarde të njëjta duhet të përmbushet në Kosovë. Qytetarët duhet të fitojnë besimin në sistemin

e drejtësisë. Sundimi i ligjit duhet të bëhet një fakt i padiskutueshëm dhe Kosova një vend ku

korrupsioni nuk mendohet. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën nga Grupi Parlamentar i PDK-së e ka deputetja Eliza Hoxha.

ELIZA HOXHA: I nderuar kryetar i Kuvendit!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuara media,

Shumë të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Sot po e diskutojmë një program që është sjellë para nesh, e i cili më shumë mund të quhet një

listë dëshirash se sa një kornizë e qartë e veprimeve dhe vendimeve për vitet e ardhshme të

qeverisjes Kurti 2.

Se sa i mençur është ky program, nuk është e vështirë për ta kuptuar. A është specifik? Jo! Ka

faqe të tëra, për të cilat nëse nuk e shohim stemën e Republikës së Kosovës, ato fjali mund të

kontekstualizohen kudo. Domethënë, aq është i gjeneralizuar, pa qëllime të qarta dhe pa afate se

si dhe kur mund të realizohen ato. A është i matshëm? Jo! Cilat janë veprimet dhe rezultatet që

priten në përgjithësi në të gjithë sektorët apo fushat tematike dhe a mund të arrihen ato, në

mënyrë që ne të shohim dallimin si në mendësi dhe ide fillimisht, e pastaj edhe në veprime dhe

vendime. Sa është i arritshëm, e zorshme të thuhet, sepse korniza afatmesme e shpenzimeve dhe

kjo listë dëshirash të gjeneralizuara nuk janë në harmoni njëra me tjetrën. Sa është realist si

program? Shumë nga ligjet e propozuara apo mekanizmat dhe agjencitë veçse ekzistojnë. Andaj,

nuk është e thënë që të premtohen se po bëhen nga e para, shumë nga ato vetëm mund të

funksionalizohen. Ka edhe një gjë që lidhet me aspektin e të qenët realist, programi në shumë

Page 107: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

107

raste harron që vazhdojmë të jemi në kohë pandemie, e cila nuk ka një afat dhe nuk dihet se kur

do të përfundojë dhe përmendet pak e hiç nëpër sektorë të caktuar.

Koha është dimension shumë i rëndësishëm dhe pyetja është se a mund të realizohen këto

qëllime nëse veç mund t’i quajmë, apo ky program në kohën e paraparë katër vjeçare. A kemi

resurse njerëzore të mjaftueshme? A kemi fonde të mjaftueshme në kornizën e shpenzimeve, kur

asnjë gjë konkrete dhe e matshme për veprimet afatshkurtra dhe afatmesme nuk është paraparë

brenda këtij dokumenti të ashtuquajtur “program”.

Thjesht, kjo qeveri, edhe shumë nga premtimet e dhëna në fushatën elektorale, por edhe

shumëçka nga programi i paraqitur vitin e kaluar nga Qeveria Kurti 1 nuk i ka të përfshira brenda

këtij programi. Imagjinoni një qeveri që mohon vetveten dhe atë se çfarë ka thënë dhe çfarë ka

premtuar vetë. Unë sot do ndalem pak te fusha e arsimit vetëm për t’i ngritur shumë nga çështjet

e shkruara gjeneralisht nga ju e për t’i qartësuar për qytetarët. Ministria e Arsimit funksionon në

bazë të një organogrami, i cili përcakton departamentet dhe divizionet e fushave përkatëse.

Ristrukturimi i organogramit është përpjekur të bëhet edhe më herët, por nuk ka arritur të

funksionalizohet në nivelin e duhur. Andaj, ministria duhet të japë detaje lidhur me planin për

riorganizimin e ministrisë, si e para, për ndarje të qartë të kompetencave brenda saj dhe në raport

me komunat e Kosovës. Çfarë nënkupton ky organizim dhe si është planifikuar të bëhet?

Në program ju zotoheni për zgjerimin e rrjetit të institucioneve në edukimin para fillor, përfshirja

50% e fëmijëve nga mosha 3 deri në 5 vjet në institucionet parashkollore. Ministria fillimisht

duhet të ketë statistika të qarta të përfshirjes së fëmijëve në institucionet parashkollore. Sipas

raportit të vlerësimeve të planit strategjik të arsimit në Kosovë, numri i fëmijëve të përfshirë

është më i madh në krahasim me raportet, të cilat janë bërë nga organizatat ndërkombëtare, në

këtë rast UNICEF-i. Pra, fillimisht duhet të dihet saktë përqindja e përfshirjes së fëmijëve në

institucionet parashkollore. Arsyeja e mospërfshirjes janë mungesat e objekteve të institucioneve

parashkollore, Prishtina si kryeqytet dhe vendbanimet e tjera në Kosovë nuk kanë institucione të

mjaftueshme. Ju keni premtuar gjatë fushatës për 160 institucione parashkollore, por tani

dëgjuam nga ministrja që do të bëhen 80, por megjithatë nuk dihet se cili është plani i ministrisë

për ndërtimin e këtyre objekteve, sa kushtojnë ato dhe si do të jetë përfshirja e fëmijëve në këto

objekte.

Po ashtu, nëse rritet numri i fëmijëve, duhet të planifikohet edhe rritja e numrit të punësuarve apo

edukatorëve, pasi që qeveria nuk e ka paraparë rritjen e numrit të punëtorëve në nivelin e

edukimit të hershëm. Në zonat rurale organizatat e ndryshme, si: UNICEF, Save the Children ka

vite që kanë filluar të investojnë në krijimin apo shndërrimin e objekteve për fëmijët e moshës të

hershme, duke u ofruar familjeve mundësi për edukimin e fëmijëve dhe të njëjtën kohë u ofrojnë

atyre mbështetje për përmirësimin e cilësisë së prindërimit. Cili është plani konkret i ministrisë

për të bërë më shumë se kaq? Keni theksuar për ridestinim të objekteve shkollore në institucionet

Page 108: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

108

parashkollore pas riorganizimit të rrjetit të shkollave. Ky ka qenë projekt dhe qeverive të kaluara,

edhe vendet rurale kanë hapësira për edukim të hershëm të fëmijëve, por problem është se u

mungojnë edukatorët, të cilët duhet të punojnë me fëmijët e moshës së hershme. Si është

planifikuar të sigurohen këto vende pune për edukatorët që duhet të punojnë me fëmijët e këtyre

moshave?

Keni folur për mënyrën e rregullimit të financimit, e ne e dimë se kopshtet publike financohen

nga shteti. Ato financohen në bazë të formulës së financimit, e cila është e aprovuar në Qeveri. A

do të thotë kjo se formula e re e financimit do të ndajë më shumë financa për nivelin e edukimit

parashkollor dhe nëse po, sa do të jetë shuma e planifikuar në nivel të këtij edukimi? A do të ketë

decentralizim financiar të institucioneve parashkollore dhe, nëse po, a do të vazhdojë të jetë i

centralizuar?

Miratimi dhe zbatimi i kurrikulës për edukimin në fëmijërinë e hershme si dhe trajnimi i

edukatorëve në institucionet parashkollore, kjo është po ashtu një nga gjërat që theksohet në

program. Kurrikula veçse është e miratuar, ka ngelur pa u zbatuar. Andaj, mendoj se është mirë

që të vihet në funksion të institucioneve parashkollore.

Ju zotoheni se do të punoni për gjithëpërfshirje në arsim për fëmijët dhe grupet e margjinalizuara

ndërmjet ofrimit të mundësimeve të barabarta, krijimit të mjediseve të sigurta dhe miqësore për

fëmijët në shkolla. Cili është plani konkret për përfshirjen e komuniteteve joshumicë dhe

fëmijëve me nevoja të veçanta, kur dihet se kjo kategori përballet edhe me kushte të vështira

sociale dhe financiare, por njëkohësisht përballen edhe me stigmën e theksuar. Këto kohë

përballemi edhe me dhunë të shtuar në shkolla dhe jo vetëm fizike. Kishim rastin së fundmi edhe

me dhunë seksuale. Si do të veprojë Qeveria në lidhje me krijimin e hapësirave më miqësore për

fëmijët?

Kur jemi te përmirësimi i infrastrukturës arsimore, shumica e shkollave posedojnë biblioteka dhe

kënde të leximit, por pyetja është çfarë do të ndodhë me mbingarkesën e shkollave, sidomos në

qytetet e mëdha, dhe këtu duhet të theksojmë kryeqytetin, ku ende shkollat vazhdojnë të punojnë

në shumë turne. Prishtina është një nga qytetet me më së shumti presion dhe ministrja ka qenë

edhe vetë drejtoreshë në Komunën e Prishtinës dhe nuk është se ka bërë ndonjë gjë në këtë

drejtim edhe në atë kohë.

Përmirësimi i menaxhimit dhe fuqizimit të vendimmarrjes me bazë në shkollë, me përfshirje më

të madhe të komunitetit dhe vendimmarrjes në shkolla, a do të thotë kjo se po flisni për

decentralizim të plotë të shkollave? Duhet të jeni më të qartë. Përzgjedhja e drejtorëve në

shumicën e rasteve ka pasur ndikim politik dhe është bërë direkt nga Drejtoria e Arsimit në

Komunë, si do të ndryshohet kjo mënyrë e përzgjedhjes? A do të bëhet vlerësimi i performancës

së drejtorëve të shkollave? Nëse po, nga kush do të bëhet ky vlerësim?

Page 109: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

109

Gjithsesi, ka shumë e shumë gjëra për t’u theksuar, por ajo që është më e rëndësishme që i

rregullon të gjitha këto në nivelin e arsimit parashkollor, fillor, të mesëm dhe të lartë, është Ligji

për arsimin e lartë. Ju nuk e përmendni Ligjin për arsimin e lartë, i cili ishte pjesë e programit

tuaj në vitin 2020, duke e ditur se ky është ligji që rregullon gjithë këtë sektor. Pyetja ime është,

kur do të vijë ky ligj në Kuvendin e Kosovës?

Ju thoni se do ta ktheni Kosovën në ENKA dhe EQAR. Si do ta riktheni, kur dihet se në këtë

kontekst një nga kushtet bazë është Ligji për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës? Meqë jemi te

ligji, po ashtu pyetja është se kur do të hartohet ky ligj dhe kur do të vijë në Kuvend?

Po ashtu, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, Kosovës i është kërkuar moratorium njëvjeçar

për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizatat ndërkombëtare, dhe kur jemi këtu, kjo i bie që

ne duhet të presim të kalojë viti për të aplikuar në EQAR dhe në ENKA. Njëkohësisht, flisni për

sistemin anti-plagjiaturë, një nismë shumë e mirë që ndihmon cilësinë dhe përgjegjësinë e

aktorëve në sistemin e arsimit të lartë. Pyetja ime është, a do të jetë ky sistem në shërbim tani e

tutje, apo do të hyjnë në proces për të gjithë aktorët retroaktivisht?

Ju premtoni se do ta themeloni Fondin kombëtar të shkencës dhe inovacionit dhe ekselencës, por

ju rikujtoj se ky fond ekziston dhe kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për veprimtari

kërkimore e shkencore që nga viti 2013.

Në këtë program nuk përmendet askund plani strategjik i arsimit në Kosovë me afat 2017/2021.

Përkundër që në programin e kaluar është përmendur dhe përflitej për rishikimin e tij, sepse nuk

ka mundësi të zbatohet si i tillë dhe, si për ironi, është po ky dokument që është hartuar nga vetë

zëvendësministri aktual, zoti Pupovci, si dhe një pjesë e madhe e infrastrukturës ligjore të

arsimit. Ndoshta edhe kjo është arsyeja pse në këtë mandat nuk përmendet fare.

Gjatë tërë mandatit të kaluar Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka qenë thuajse jofunksional. Janë rreth

200 programe, të cilat kanë kaluar këtë proces të akreditimit dhe presin miratimin nga KSHC-ja,

andaj pyetja është se kur do të vijnë në Kuvend emrat e rinj të KSHC-së?

Ju flisni për nxitjen e vullnetarizmit të studentëve, gjë të cilën e vlerësojmë dhe do ta përkrahim,

por mënyra se si bëhet ka shumë rëndësi. Ja vetëm një rast konkret që është ndërmarrë së fundmi

nga kjo Qeveri. Qeveria me një vendim thotë se mësimdhënëset gra shtatzëna duhet liruar nga

puna për çështje të sigurisë shëndetësore, kurse MASHT nuk ofron zëvendësim të këtyre grave

në vendin e punës.

MASHT thotë se mund të angazhohen absolventë nga Fakulteti i Edukimit, por nuk do të

paguhen. Kjo, në njërën anë përbën shkelje të Ligjit të Punës, ndërsa në anën tjetër, nuk garanton

cilësinë në arsim apo në mësim më mirë të them, sepse studentët e padiplomuar, si e para, nuk

Page 110: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

110

mund të mbajnë mësim pa qenë në monitorim konstant të mësimdhënësit senior, gjë që nuk është

ky rast. Ju kujtoj se ka plot të diplomuar...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Shtojani deputetes një minutë.

ELIZA HOXHA: Faleminderit!

Fare në fund, më bëri përshtypje ftesa e kryeministrit për t’u bërë bashkë për një strategji për

zhvillim të Kosovës, që na prek të gjithëve, e që mund të jetë deri në vitin 2030. Më lejoni t’ju

them, se një dokument i tillë quhet Plan hapësinor i Kosovës dhe u përmend këtu nga ministri i

këtij dikasteri, me nëntitullin ‘Kosova - shtëpia ime’, e që është dokument i rëndësisë së dytë pas

Kushtetutës së Kosovës. Ai dokument ishte valid deri në vitin 2020, me afat shtesë 2020+ dhe

pikërisht me idenë që të plotësohet dhe të rishikohet, jo për shkak të ndërrimit të pushteteve, po

për shkak të dinamikave zhvillimore të brendshme dhe të jashtme. Andaj, Agjencia Zhvillimore

që këtu flitet për të, nuk i duhet askujt, sepse ky dokument i harmonizon të gjitha investimet

publike dhe private dhe garanton për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjithë shoqërisë

në Kosovë.

Ju lëre se nuk e keni prioritet këtë dokument që përmbledh gjithë sektorët zhvillimorë, përbrenda

programit keni vetëm dy fjali për planifikimin hapësinor të vendit. Në fakt, që nga Qeveria

Kurti-1 ju keni atakuar ministrinë kryesore që përmbledh...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Më duket se e kanë kuptuar porosinë. Fjalën nga LDK-ja e ka Rrezarta Krasniqi.

RREZARTA KRASNIQI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Qeverisë Kurti i është dashur afërsisht dy muaj nga koha kur ka marrë qeverinë për të përgatitur

plan-programin e Qeverisë, për të cilin po diskutojmë sot. Pra, ne po flasim për një Qeveri që ka

nisur punën pa plan-program, thënë më troç, pa e ditur se çfarë duhet të bëjnë. Pasi ka kaluar më

tepër se dy muaj në Qeveri, që fatkeqësisht nuk morën asnjë vendim pozitiv për qytetarët, arritën

të sjellin një plan-program prej 60 faqesh, e që vlerësoj se është shumë i mangët dhe vështirë i

realizueshëm.

Dua t’ia filloj që nga prioriteti i parë që është vendosur në këtë plan-program, ai i menaxhimit të

pandemisë dhe vaksinimin e 60% të popullsisë deri në fund të këtij viti. Që në fillim të programit

ne shohim mangësi për procesin e vaksinimit, mungojnë informacione se si do të arrijnë t’i

Page 111: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

111

vaksinojnë 60% të popullsisë, derisa ne kemi një trend shumë të ulët në krahasim me vendet e

rajonit të vaksinimit të popullsisë. Për më keq, Qeveria Kurti ende nuk ka arritur të blejë asnjë

vaksinë kundër virusit. Këto vaksina që tashmë janë sjellë, janë donacion apo mbështetje për

Kosovën.

Përveçse qëndrojnë keq me trendin e vaksinimit të popullsisë, ne ende nuk kemi asnjë vaksinë të

blerë nga Qeveria. E qysh mund të vaksinohet 60% e popullsisë deri në fund të këtij viti, kur

ende mungojnë vaksinat?

Pastaj, procesi i vaksinimit është i ndarë në dy faza. Në plan-program mungojnë informacione se

a është e mundur të ketë 60% të popullsisë edhe në vaksinimin në fazën e dytë. Kështu, pra, që

në fillim në plan-program shohim tendencë të manipulimit të qytetarëve me një nga çështjet më

të ndjeshme, atë të menaxhimit të pandemisë, që çdo ditë e më shumë po dështojnë t’u ofrojnë

siguri shëndetit të qytetarëve. I tillë është edhe rasti i 14 majit, kur prindërit dhe gjyshërit tanë

prisnin me radhë të gjata dhe pa distancë me njëri-tjetrin për t’u vaksinuar, që ishte një potencial

i madhe i përhapjes së COVID-19.

Arsyeja pse në fillim e përmenda se ky plan-program është i mangët, është për faktin se ka

shumë paqartësi dhe mungesë të informacioneve të nevojshme. Përveç kësaj, aty mungojnë edhe

disa nga premtimet tuaja elektorale, përmes të cilave i keni joshur qytetarët, të mos them i keni

mashtruar, sepse qytetarët janë të vetëdijshëm për angazhimin tuaj. Është fjala për shërbimin e

detyrueshëm ushtarak. Çka ndodhi me këtë çështje që e harruat dhe nuk e keni futur në kuadër të

detyrave tuaja, sepse tash jeni për të vepruar, e jo për të shprehur dëshira.

Një fakt tjetër shqetësues për mua si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e para së

gjithash si qytetare e këtij vendi, për të cilin u sakrifikua shumë për liri, është se kjo Qeveri nuk

mendon për të gjithë qytetarët. Pra, nuk përmendet askund veriu i Kosovës, që sa për dijeninë

tuaj, përbën afërsisht 17% të territorit të Republikës së Kosovës. Në asnjë rresht të vetëm nuk

përmendet zhvillimi ekonomik për atë pjesë, në mënyrë që të bëhet integrimi i veriut dhe i

qytetarëve që jetojnë në veri.

Qeveria Kurti dhe njerëzit e tij duhet të mendojnë edhe për këtë pjesë, sepse është pjesë e

territorit të Republikës së Kosovës, e jo një shteti tjetër, që e shohim në raportime në media, se

vazhdimisht sjellin investime për të shtuar praninë e popullit serb. Madje, janë po të njëjtit njerëz

që për dhjetë vjet me radhë kanë kritikuar qeveritë e kaluara dhe kanë bërë thirrje për angazhim

më të madh për veriun, ndërsa tani e kanë lënë pas dore.

Konsideroj se Qeveria duhet të ketë një plan-program me theks të veçantë në zhvillimin

ekonomik për veriun e Mitrovicës, në mënyrë që të stimulojë edhe më shumë qytetarët shqiptarë

që jetojnë në atë pjesë, për të vazhduar aktivitetet e tyre jetësore në pronat që i kanë.

Page 112: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

112

Një tjetër veçori është edhe fuqizimi i infrastrukturës dhe kornizës ligjore të Policisë së Kosovës,

i cili ishte përmendur si prioritet i kësaj Qeverie edhe në ekspozenë e kryeministrit Kurti, si dhe

miratimi i Projektligjit për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policorë dhe atyre të

Inspektoratit Policor, që nuk përmendet askund në programin e Qeverisë për vitin 2021-2025, e

as në programin legjislativ të vitit 2021.

Për të përmbledhur me pak fjalë përmbajtjen e këtij programi, se është i mangët e në disa raste

del të jetë program dëshirash, sepse fare pak ka gjëra konkrete, të prekshme e të realizueshme,

Qeveria Kurti duhet ta dijë, se tani janë në pozitë që duhet të veproni, e jo të shprehni dëshira,

sepse po presin punë konkrete, e jo fjalë e ide në letër. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

HAKI ABAZI: Faleminderit!

Të nderuar qytetarë,

I nderuar kryetar i Kuvendit,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kuvendarë,

Politika e jashtme e paraqitur në planin qeverisës për herë të parë mëton të jetë refleksion i

zhvillimeve të brendshme dhe në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të jetës së

qytetarëve, e përgjithësisht edhe në interes të shtetit.

Dua të besoj që gjithashtu përfaqësimi diplomatik për herë të parë do të ketë edhe detyra të qarta

për avancimin e interesave të shtetit dhe jo të grupeve dhe individëve në sistemin diplomatik,

posaçërisht të marrë në prioritet sipas planit për integrimin në Bashkimin Evropian, liberalizimin

e vizave, njohjet e reja, të cilat nuk kanë ardhur qe një kohë të gjatë, anëtarësimin në NATO dhe

anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, e posaçërisht thellimin e marrëdhënieve me shtetet të cilat

tanimë na kanë njohur, por nuk kemi bërë punën e mjaftueshme që këto marrëdhënie të jenë

produktive për interesin e vendit tonë.

Këto mund të bëhen të realizueshme, siç e thashë në fillim, në refleksion të politikave të

brendshme, e sidomos në funksionimin e plotë të sistemit të drejtësisë, zbatimin e ligjit në

mënyrë të barabartë për të gjithë dhe posaçërisht për të fortit e vendit, sepse kemi pasur formë

diskriminuese të zbatimit të ligjit deri tani, që është vërejtur edhe nga shtetet mike dhe shtetet të

cilat vrojtojnë zbatimin e ligjit brenda. Kjo formë është e vetmja se si ne mund t’i bindim ata që

na kanë ndaluar liberalizimin e vizave dhe të na i hapin dyert për bashkëpunim në sfera të tjera.

Ne duhet ta marrim seriozisht punën e përfaqësimit të vendit tonë, që të bëhet në mënyrë të denjë

dhe që ne të merremi seriozisht nga të tjerët, e jo të lihemi anash, ashtu siç jemi lënë për një kohë

të gjatë, që nga shpallja e pavarësisë.

Page 113: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

113

U ngrit çështja e liberalizimit të vizave. Duhet thënë qartë që Franca, Holanda dhe Danimarka

kanë vërejtje serioze në zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe qytetarëve duhet

thënë troç, se kemi një detyrë jashtëzakonisht të rëndë për t’i bindur këto shtete që ta ndërrojnë

qëndrimin. Është e freskët në memorien e të gjithë atyre që kanë qenë në pozitë në të kaluarën se

çfarë u kanë thënë dhe çfarë duhet bërë Kosova për të arritur te liberalizimi i plotë i vizave.

Pavarësisht se në aspektin teknik ne vazhdojmë të themi se i kemi përmbushur të gjitha kriteret,

ka çështje të cilat janë përballë nesh dhe Ministria e Punëve të Jashtme e ka një detyrë të

jashtëzakonshme e të rëndë që t’i bindë këto shtete për liberalizimin e vizave.

Anëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtarë, sidomos në UNESKO dhe INTERPOL, është një

ballafaqim me një vështirësi jashtëzakonisht të madhe, sepse e kemi lëshuar mundësinë që të

krijojmë impresionin si duhet në herën e parë dhe tanimë kemi histori të dështimit në anëtarësim.

Edhe këtu sigurisht se do të nevojiten angazhime të kapaciteteve shtesë për t’i tejkaluar këto

barriera.

Mendoj se raporte speciale, ashtu siç është përmendur edhe në planin qeverisës, me Shqipërinë,

në planifikim të përbashkët në të gjitha sferat, përfshirë edhe në ato të mbrojtjes, e posaçërisht të

mbrojtjes, sepse politika jonë e jashtme duhet të koordinojë që të mos jemi vetëm konsumues të

tentimit subordinues të Serbisë dhe dominancës në rajon. Kjo bëhet duke krijuar aleanca të

shëndosha dhe forma që ne të depërtojmë në procesin e anëtarësimit të NATO-s, që nuk është

askund, bile nuk jemi as edhe në partneritetin për paqe për ushtrinë tonë, që është e

domosdoshme në zhvillimet në të cilat ndodhet vendi.

Avancimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, mendoj se ka ardhur momenti që të

tejkalojmë idenë e përshkrimit të thjeshtë. Ne duhet tejkaluar nga falënderimi, që është i

përgjithshëm e i përhershëm, për ndihmën që na kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në

mbrojtjen e popullatës dhe përfundimin e luftës, por unë mendoj që Ministria e Punëve të

Jashtme marrëdhënien speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta kthejë në

marrëdhënie ekonomike dhe investime direkte të investitorëve amerikanë në ekonominë tonë, që

të bëhet shtresëzimi i kësaj marrëdhënieje me kuptim dhe përmbajtje përtej retorikave të së

kaluarës.

Diaspora gjithmonë ka qenë donatori më i madh dhe njëkohësisht mendoj se tani nëpërmjet

Ministrisë së Jashtme të kthehet në investitorin më të madh. Diasporës duhet dhënë vendin,

kohën dhe hapësirën e merituar që të bëjë investime të qëndrueshme dhe afatgjate në Kosovë dhe

këtë punë Ministria e Punëve të Jashtme duhet ta bëjë në mënyrë strategjike dhe të drejtpërdrejtë

nëpërmjet ambasadave tona në vendet ku është diaspora më e koncentruar.

Ne këtu nga Parlamenti, zonja ministre, ju japim zotimin se do të keni përkrahjen e plotë në

zbatimin e programit qeverisës në politikën e jashtme dhe diasporë. Gjithashtu, mendoj se së

Page 114: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

114

bashku mund të realizojmë një moment të rëndësishëm të diplomacisë së gjelbër, ku zhvillimi

ynë mund të bëhet model realisht për rajonin në kapërcimin e të gjitha problemeve që i kanë bërë

në të kaluarën shtetet, kur kanë hyrë në industri të rënda dhe industri që kanë shkaktuar efekte të

tjera dëmtuese për mjedisin dhe shëndetin publik, që ta kthejmë diplomacinë e gjelbër si një

formë unike të bërjes së diplomacisë, sidomos në Bashkimin Evropian.

Kam disa sugjerime që kanë dalë kryesisht nga bashkëbisedimet, por që mendoj se janë të

vlefshme. Nuk do t’i lexoj të gjitha, por çështje me prioritet është fillimi i procedurës për

tërheqjen e konsujve të përgjithshëm aktualë të emëruar jashtë radhës së diplomatëve të

karrierës, anulimin e të gjitha vendimeve të fundit, përmes të cilave janë riemëruar në misione

diplomatike diplomatë që kanë qëndruar në ministri më pak se një vit. Të rishikohen rastet e

emërimit të shefave të misioneve diplomatike të karrierës diplomatike dhe të atyre nga radhët e

të emëruarve politikë, të cilët nuk kanë kaluar nëpër procedurën ligjore të seancës dëgjimore në

Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të shqyrtohen rastet e kandidatëve për shefa të misioneve diplomatike, të cilët nuk kanë kaluar

nëpërmjet Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, para se të dekretohen nga presidenti i

Republikës. Të shqyrtohen rastet kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe misionet tona e largojnë

nga puna kundërligjshëm stafin lokal, pa kaluar përmes Komisionit Disiplinor, vetëm me vendim

të njëanshëm të drejtuesit të misionit. Të shqyrtohen rastet e kontratave të objekteve të misioneve

diplomatike konsullore, në veçanti misionit të Republikës në Frankfurt dhe Hamburg, lokacioni i

të cilave dëmton imazhin e vendit dhe bartin kosto financiare të pajustifikueshme për buxhetin

tonë. Të rishqyrtohen të gjitha rastet e emërimit të diplomatëve në bazë të konkursit të

papërfunduar të viteve 2011-2012 dhe të merren të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me

legjislacionin në fuqi. Të anulohen të gjitha vendimet e fundit për ngritje në gradë, vendime këto

të marra në kundërshtim me ligjin dhe pa kaluar kohën e nevojshme, të paktën një vit, si dhe

jashtë Komisionit për Grada dhe Disiplinë.

E fundit, edhe një herë zonja ministre dhe Kabinet qeveritar, besoj se ne do të bëhemi shembull i

komunikimit ndërinstitucional, ekzekutiv dhe legjislativ dhe nëpërmjet një kulture të re të

bashkëbisedimit, bashkëveprimit dhe bashkërendimit do të mund të rrisim profesionalizmin në

përfaqësimin tonë diplomatik nëpër botë. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën nga PDK-ja e ka deputeti Bekim Haxhiu.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryetar!

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë,

Page 115: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

115

Ky është program qeverisës që më shumë i ngjan një pamfleti propagandistik mashtrues, që nuk

përkon me realitetin, as me vetë programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as me premtime që i ka

dhënë ky subjekt politik, sa ishte në opozitë dhe në fushatë zgjedhore.

Unë sot nuk do të kërkoj llogari nga Albin Kurti pse në program nuk e ka asnjë fjalë për veriun,

as për Preshevën. Këtë le t’ua sqarojë qytetarëve të veriut dhe të Preshevës pse janë injoruar

problemet që ata i kanë. Përveç Veriut dhe Preshevës, në program është bërë një devijim nga

dikur kauza kryesore dhe programore e Lëvizjes Vetëvendosje, nga bashkimi kombëtar. Në këtë

program nga bashkimi kombëtar është kaluar në bashkëpunim me Shqipërinë. Tani, a jeni për

bashkim kombëtar apo jeni për bashkëpunim me Shqipërinë? Sepse, ju as këtë bashkëpunimin

me Shqipërinë nuk e keni të sinqertë. Albini do të bashkëpunojë me Shqipërinë me ata vasalët e

tij, por jo me ata që i ka zgjedhur populli në Shqipëri.

Nuk është marre t’u kërkohet falje qytetarëve, t’u thuhet: “Më falni! Ju kam rrejtur. Bashkimin

kombëtar kurrë s’e kam pasur ideal, ju kam mashtruar sa për vota”.

Sa i përket padisë për gjenocid kundër Serbisë, mirë që është futur në program, por edhe këta që

sot po pajtohen me juve, e kanë borxh, bashkë me juve, një sqarim për qytetarët e Republikës së

Kosovës. Pse këtë iniciativë nuk e keni përkrahur para tre vjetëve, kur e ka iniciuar kryetari

Kadri Veseli?

Në drejtësi, jo vetëm ligj për vetingun, por gjithsesi edhe Ligjin e lustracionit, nuk bën të

anashkalohet, patjetër. Për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, vetëm vazhdoni punoni,

votat i keni prej qeveritarëve deri te drogaxhinjtë, fajdexhinjtë, për çdokënd që ka pasuri të

pajustifikueshme. Vetëm vazhdoni dhe aprovojeni. Por, problemi i kësaj Qeverie është se krejt

çka ka shkruar në këtë program, nuk është e pasqyruar fare në kornizën afatmesme të

shpenzimeve. Dy dokumente të aprovuara nga Qeveria Kurti, e të cilat nuk flasin njëra me

tjetrën.

Është thirrur kjo seancë e jashtëzakonshme me nguti, edhe pse programi është sjellë me vonesë

vetëm me një arsye, që të diskutohet programi përpara kornizës afatmesme të shpenzimeve,

sepse po të diskutohej KASH-i përpara, atëherë do të shpërfaqej mashtrimi i kësaj Qeverie.

Ky program është një huqje e madhe në përmbajtje edhe në formulim. Programi është në

shpërputhje të plotë me kornizën afatmesme të shpenzimeve, por është shkruar me një formulim

të mjerueshëm. Veç në hyrje lexojeni se çfarë kanë shkruar. Për secilën ministri janë identifikuar

qëllime strategjike, të cilat janë identifikuar gjatë hartimit të planeve strategjike. Kjo lëre që s’ka

kuptim, por është mjerim, është katastrofë ky formulim. Kësi formulimesh keni plot në program,

prandaj tërhiqeni këtë program, korrigjojeni, përmirësojeni në përmbajtje dhe në shumë

formulime, harmonizojeni edhe me KASH-in dhe me nevojat e qytetarëve.

Page 116: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

116

Nuk përmirësohet jeta e qytetarëve me propagandë. Jeta e qytetarëve përmirësohet me veprime

konkrete. Mos e tërhiqni pse unë po them, por tërhiqeni për arsye se pas disa vjetëve, kur të

analizohen programet e qeverive të pasluftës, të jeni të bindur që ky juaji do të jetë bindshëm më

i dobëti, edhe për nga përmbajtja, edhe për nga formulimi.

Me aq sa më lejon koha, këtë do ta argumentoj në disa fusha, si në shëndetësi, në mbrojtje

sociale dhe punë. Në shëndetësi në program keni deklaruar se prioritet është pandemia dhe citoj.

Me synim të menaxhimit të pandemisë, parandalimit të shpërndarjes së infeksionit, trajtimit të

pacientëve dhe rehabilitimit të tyre, do të ndërmarrim hapat si në vijim: sigurimin e vaksinës 60

për qind të qytetarëve dhe imunizimin e qytetarëve sipas planit shtetëror të vaksinimit. Këtu

vetëm fjala e parë është konform situatës reale.

Pra, me synim të menaxhimit të pandemisë, pra jo synoni ta menaxhoni, sepse të menaxhoni nuk

dini edhe keni dështuar në menaxhim të pandemisë. Këtë e konfirmon situata aktuale reale. Ju

ende nuk keni kontratë për sigurim të vaksinave anti-COVID dhe keni dështuar edhe në proces të

vaksinimit të qytetarëve me këto pak vaksina që i keni donacion. Dështim total në organizim.

Pra, po hyjmë në muajin e gjashtë të vitit dhe vetëm 2,5 për qind e qytetarëve janë vaksinuar dhe

shifra e vaksinimit është më e ulëta në rajon, më e ulëta në Evropë dhe me 20 për qind të

sigurimit të vaksinave nga donacionet, nuk mund të ketë imunizim të qytetarëve dhe po rrezikoni

jetën e tyre, sepse 57,5 për qind të tyre nuk do të arrini t’i vaksinoni.

Keni premtuar rritje të buxhetit për shëndetësi, por në KASH në raport me vitin 2021, gjatë vitit

2022 dhe 2023 janë 46,5 milionë më pak për shëndetësi, ndërsa në vitin 2024 e shtoni për 681

mijë euro dhe numrin e të punësuarve e keni edhe për dhjetë më pak. Nuk keni planifikuar as

rritje të pagave për sektorin e shëndetësisë dhe kështu as nuk mund ta ruani kuadrin në Kosovë.

Kjo është një huqje e madhe në raport me kërkesat e punëtorëve shëndetësorë dhe premtime të

cilat i keni dhënë këtu dhe në fushatë zgjedhore. Pra po kërkojmë prej juve që të jeni të

përgjegjshëm. I keni planifikuar e i keni futur në kornizën legjislative të gjitha ligjet e

shëndetësisë, por nuk e keni futur Ligjin për transplantimin e organeve dhe qytetarët që janë në

dializë e presin në ligj tillë. Edhe Ligjin për sigurime shëndetësore e ke lënë në fundvit dhe pat

kërkesa këtu që edhe sigurimet shëndetësore të lihen për fund të mandatit dhe kjo është prapë një

huqje e madhe.

Nuk keni treguar çka do të bëni me SISH-in. A do të vazhdoni me projektin aktual apo do të

vazhdoni me një projekt të ri? Pra është një huqje e madhe totale në shëndetësi. Me këtë, pra as

atë qenin tapall të Albinit në oborrin e QKUK-së nuk mund ta largoni e lëre më ta përmirësoni

gjendjen në shëndetësi. Te puna dhe mbrojtja sociale keni bërë huqje edhe më të mëdha sesa në

shëndetësi. Pra keni planifikuar ndërtimin e banesave kolektive me një skemë 120x150 që bankat

Page 117: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

117

e japin sot. Ky është një model i Stalinit për ndërtimin e banesave kolektive. Vetëm ishalla s’e

keni planifikuar edhe tualetin e përbashkët ta kemi.

Pra, kjo dhe mashtrimi që ua keni bërë edhe grave lehona, ku premtimi për 250 në gjashtë muajt

e parë nuk e keni në Kornizën Legjislative. Ligjin për lehonat dhe pushimin prindëror nuk e keni

futur fare në Kornizën Legjislative dhe gjithashtu as që e keni të kalkuluar në KASH. Pra vetëm

këtu dy kosto, Ligji për lehonat dhe Ligji për banim kolektiv e rrisin koston e buxhetit për më

shumë se njëqind milionë. Aktualisht për punë dhe mirëqenie sociale, buxheti është 550 milionë.

Me këtë do të kalojë në 650. Nëse u përmbaheni edhe premtimeve që i keni këtu në këtë

program, i afrohet vetëm për skema sociale, buxheti i shtetit të jetë afër një miliard, pra më

shumë se gjysma e buxhetit të shtetit aktual, sepse sot buxheti është 1 miliard e 800 milionë. Se

nga do t’i merrni këto, është mirë t’ju tregoni qytetarëve, mos t’i mashtroni edhe t’ju tregoni se si

do ta realizoni.

Njëjtë si e dëgjuam sot për pagën minimale, derisa keni premtuar në të kaluarën deri në 600 euro

pagë minimal në fushatë, ndërsa ditë më parë 250. Sot u tha 10 euro në ditë për punëtorët që

punojnë tetor. Llogaritur koston 40 orë në javë, pra kjo i bie që paga minimale të jetë 200 euro.

Pra, tash a e keni 200 euro, e keni 250 euro pagën minimale apo të dyja janë mashtrim? Andaj

merreni këtë program, tërhiqeni, korrigjojeni, sepse ju bie më mirë për juve, sepse ne do t’ju

kërkojmë në bazë të këtij dokumenti që e keni kërkuar. Për juve është më mirë ta tërhiqni, ta

përmirësoni dhe ta bëni një dokument të pranueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së

Kosovës e jo me mashtrime, sepse mashtrimet nuk ia përmirësojnë jetën askujt. Faleminderit.

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Armend Zemaj.

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit kryetar i Kuvendit!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Kryeministër,

Kolegë të respektuar deputetë,

Është kërkesë edhe e deputetëve, siç duket edhe pasditja që të jemi sa më të shkurtër, pasi që tash

edhe është konkluzion pothuajse nga të gjithë parafolësit që ky program me të vërtetë është i

shkurtër, është i paqartë dhe la apo ngriti edhe shumë dilema këtu në fusha të ndryshme. Nëse do

duhej t’i bëjmë një analizë pjesës që ndërlidhet me sektorin e shëndetësisë, 2021-2025, i

prezantuar po ashtu gjithsej në vetëm një faqe tekst është shumë i mangët, jokonciz, pa asnjë afat

të caktuar kohor për asnjë aktivitet, pa parametra matës, i padetajuar dhe jo specifik. Si i këtillë

jo vetëm vështirë i realizueshëm, por edhe vështirë i monitorueshëm nga ana e Kuvendit të

Republikës së Kosovës. Në përgjithësi në program më shumë ka përshkrime të gjendjes sesa

prezantim të aktiviteteve dhe veprimeve konkrete të planifikuara qeverisëse apo sektoriale. Kjo

duket që është edhe vetë logjika që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie.

Page 118: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

118

Ndonëse programi e prezanton si prioritet menaxhimin e pandemisë COVID-19, në të nuk

paraqitet asnjë aspekt i një plani konkret në këtë drejtim. Në veçanti prapë mbesin, ngrihen

pyetjet për sigurimin e vaksinave dhe vaksinimin e popullatës, që sot do duhej të ishte angazhimi

kryesor jo vetëm ajo që shihet në rajon, në botë, por edhe për menaxhimin dhe për futjen nën

kontroll të plotë pandemisë. Në program përmendet se Kosova do të bëjë vaksinim dhe po thuhet

çdo ditë 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit. Akoma pyesin, nuk jepet asnjë aspekt i një

plani konkret në këtë drejtim. Sa persona do të vaksinohen, sa doza të vaksinës janë siguruar dhe

më e rëndësishmja: si dhe kur do të vaksinohen në tërësi? Nëse gjatë kësaj periudhe deri tani

mesatarisht janë vaksinuar rreth pesëqind persona, nëse kjo vazhdon, që nuk do të donim të

vazhdojë sipas këtij trendi, për një vit do të vaksinohen rreth 180 mijë veta, nënkuptohen

dydozëshe. Për t’u vaksinuar 60 për qind e popullsisë, do të nevojitet të kalojnë rreth pesë vite,

që do të ishte fatkeqësia më e madhe.

Programi evidenton si prioritet fushatën sensibilizuese për rëndësinë e vaksinimit. Por edhe pse

formalisht që pesë javë ka filluar vaksinimi, asnjë fushatë nuk e kemi parë deri më tani.

Fatkeqësisht, ndoshta edhe nga mungesa e vaksinave për të bërë një fushatë për marrjen e tyre

dhe ngritja e dilemave qoftë edhe nga profesionistët shëndetësorë. Prandaj, në program me

shumë përshkruhen dhe theksohet rëndësia e masave të tjera për parandalim, ndonëse pas më 15

muajve të pandemisë, vaksinimi i gjerë i popullatës gjithsesi do të jetë veprimi kryesor për

menaxhimin e pandemisë.

Në vazhdën e përpjekjes për prezantim të kinse prioriteteve që do të sjellin zhvillime dhe

avancim në cilësi në sektorin e kujdesit shëndetësor, Programi madje evidenton si prioritet

hartimin e udhërrefyesve për trajtimin e pacientë me COVID-19, edhe pse këta udhërrëfyes tash

janë në përdorim që nga periudha korrik-gusht 2020. Ndonëse shtimi i kapaciteteve në sektorin

shëndetësor prapë evidentohet si prioritet, nuk përmendet nëse do të ketë dhe sa do të ketë rritje

të stafit, sidomos stafit të mesëm infermieror, i cili është më se i domosdoshëm në cilëndo

përpjekje për ballafaqim të suksesshëm me pandeminë, si dhe për ofrim të përgjithshëm të një

kujdesi cilësor shëndetësor.

Duke marrë parasysh se krahas provave të tjera, ballafaqimi me pandeminë COVID-19 ka prekur

hetueshëm aspektet e shëndetit mendor të popullatës në përgjegjësi, por personalisht të stafit

shëndetësor që kanë qëndruar në frontin e parë dhe të vazhdueshëm në betejën për shpëtimin e

jetëve të njerëzve, duke qenë kështu të kërcënuar rëndë nga rraskapitja prej angazhimit të

pandërprerë, punës nën stres të vazhdueshëm dhe mbingarkesës së madhe e punë. Kërkohet të

jetë prioritet trajtimi dhe intervenimet urgjente programore në mbrojtje dhe përmirësim të statusit

shëndetësor e mendor të stafit mjekësor, të cilët kanë punuar intensivisht dhe me orar të zgjatur

me pacientë me COVID-19. Pa një përkujdesje të tillë për mirëqenie dhe shëndetin mendor të

tyre, do të rrezikohet që krahas ngecjes në shtimin dhe rritjen e mëtutjeshme të kapaciteteve tepër

Page 119: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

119

të mangëta, por më tepër do të bëhet e vështirë të funksionojnë, do të kryejnë detyrat e tyre nga

stafi ekzistues.

E listuar si prioritet në reformën e sistemit shëndetësor, programi i Qeverisë nuk ofron asnjë

aspekt të një plani konkret në këtë drejtim. Në një faqe, mos ta përsëritim, në program nuk

ofrohet asnjë perspektivë e qartë se çka do të bëhet me funksionalizimin e Fondit të sigurimeve

shëndetësore, si forma kryesore për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor, si dhe kur

planifikohet fillimi i grumbullimit të premiumeve dhe vënia në jetë e sigurimeve shëndetësore, si

aspekt krucial për një stabilitet afatgjatë të funksionimit të sektorit të kujdesit shëndetësor dhe të

sigurimit të perspektivës së mirëqenies shëndetësore të qytetarëve të vendit.

Programi i Qeverisë nuk ofron asnjë perspektivë se çfarë do të ndodhë me funksionimin e

Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, që është konsideruar si një dinosaur i sistemit

shëndetësor apo çfarë do të bëhet me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila në fakt

është jofunksionale.

Programi nuk adreson fare nevojën e funksionalizimit të shërbimeve të domosdoshme dhe shumë

të rëndësishme, siç janë shërbimet për sëmundje të zemrës dhe onkologjike, për të cilët kanë

nevojë fëmijët në vendin tonë, e as çka do të bëhet me shërbimet për Institutin e Nënës dhe

Fëmijës, si një prioritet i pakontestueshëm për një popullatë siç është kjo e vendit tonë. Programi

nuk adreson me prioritet mbështetjen për institucionet e fushës së shëndetit publik dhe trajtimin e

sëmundjeve infektive, ndërkohë që mbështetur dhe në përvojën e deritashme me pandeminë

COVID-19 ky aspekt tashmë është një prioritet absolut në strategjitë qeverisëse në shumicën e

vendeve në gjithë globin.

Mund të kenë në sirtarët e juaj apo në kabinetet e juaja programe të tjera alternative, të cilat nuk i

keni paraqitur, por sot do të duhej që edhe neve të na jepej mundësia që të japim alternativat tona

nëse do të kishte parametra matës. Këtë nuk na e keni ofruar.

Sa i përket premtimeve dhe agjendave të mëdha të Kryeministrit të vendit, unë e kisha bërë ose i

kisha drejtuar dy-tri pyetje në adresë e Kryeministrit Kurti. Ajo çka është thënë në vazhdimësi

dhe e cila është promovuar edhe si interes nacional, zoti Kurti kur do të lirohet ura mbi Ibër? Kur

do të bashkohet Mitrovica si premtim i juaj? 300 milionë të premtuar për Trepçën, ku parashihe,

në cilin sektor, në cilën pjesë buxhetore? Këto parulla për Mitrovicën që do të bashkohet, do të

zhvillohet, duhet t’i adresoni para qytetarëve dhe para Kuvendit të Republikës së Kosovës. A e

keni larguar nga fjalori juaj politik Qakorrin, Bjelluhën dhe Zhlebin? Pse as sot asnjë fjalë për

këto tri pyetje që unë i parashtrova? Faleminderit shumë!

KRYETARI: Fjalën e ka ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Page 120: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

120

MINISTRI ARBEN VITIA: Faleminderit, kryetar!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Programi qeverisës 2021-2025 për sektorin e shëndetësisë i ka katër objektiva. Është menaxhimi

i pandemisë, riorganizimi i sektorit të shëndetësisë, ruajtja dhe përparimi i shëndetit dhe sigurimi

i financimit të qëndrueshëm.

U hapën shumë tema këtu, u hapën shumë dilema pse nuk janë blerë vaksinat, pse nuk po blihen

vaksinat, ku janë vaksinat, pse veç me lëmoshë. Tani deputetë të nderuar dhe ju që keni qenë

edhe pjesë të qeverive të kaluara, e dini që prodhuesit negociojnë me qeveri jo me individët. Në

këtë drejtim kur bëhen këto krahasimet me shtetet e rajonit, duhet ta kemi parasysh edhe një gjë

tjetër. Republika e Shqipërisë ka filluar t’i marrë vaksinat e Pfizer-it në fillim të janarit. Fqinji

jonë verior qysh u tha disa herë këtu, ka filluar t’i marrë këto vaksina në dhjetor, që nënkupton se

këto kontrata janë lidhur javë në mos muaj më parë sesa që kanë ardhur këto vaksina.

Në anën tjetër, nëse duam të shkojmë edhe më larg Komisioni Evropian qysh para prodhimit të

vaksinave ka bërë kontrata që kur dalin vaksinat t’i marrin edhe t’i shfrytëzojmë për qytetarët e

tyre dhe vaksinimi ka filluar më herët.

Më lejoni t’ju njoftoj se Qeveria e Republikës së Kosovës, Komisionin për negocim për vaksina

e ka themeluar me dt. 7 dhjetor 2020. D.m.th. në kohën kur Republika e Shqipërisë dhe fqinji

jonë verior veç kanë filluar t’i marrin këto vaksina. Tani secili prodhues i vaksinave, natyrisht,

prodhon aq sa ka kërkesë dhe duke qenë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar

Komisionin për negocim me dt. 7 dhjetor dhe Komitetin për vaksinim me 25 dhjetor 2020,

natyrisht se jemi vonuar. Mirëpo, unë ju garantoj që këto vonesa disamujore deri më 23 mars

kanë shtuar dinamikën dhe për 50 e sa ditë të Qeverisë Kurti 2 është bërë më shumë sesa për

pesë muaj e më shumë të qeverisë paraprake.

Në anën tjetër, hap i domosdoshëm natyrisht dhe urgjent, aktualisht është sigurimi i vaksinës.

Dhe procesi i vaksinimit do të mbulojë 60 për qind të qytetarëve, ashtu siç kemi thënë deri në

fund të vitit 2021. Paralelisht do të vijohet testimi dhe gjurmimi, promovimi dhe menaxhimi i

pandemisë, respektimi i masave parandaluese, fuqizimi i kapaciteteve monitoruese. Janë duke u

hartuar udhërrëfyesit dhe protokollet për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Më lejoni t’ju

tregoj se protokollet dhe udhërrëfyesi i hartuar më herët, e para ka futur në këto protokolle edhe

barna të cilat kanë qenë në nivel të testimit, që është një shkelje, nuk është dashur. Dhe për të

qenë akoma më problematike, nuk është bërë fare kostimi i tyre dhe si rrjedhojë qytetarët e

Republikës kanë paguar me qindra euro nga barnatoret nga xhepi i tyre për t’i shëruar ose për të

ndihmuar familjarët e tyre që kanë qenë në institucionet tona shëndetësore.

Page 121: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

121

Prandaj protokollet, udhërrëfyesit e rinj do të kostohen dhe do të buxhetohen në lidhje me

sigurimin e barnave dhe produkteve medicinale, anti-COVID-19. Qëllimi pra është të

parandalohet varfërimi i qytetarëve apo pagesat nga të ardhurat e tyre.

Gjithashtu do të përmirësohen dhe rriten kapacitetet infrastrukturore, burimet njerëzore për

trajtim cilësor dhe në afatet e duhur të pacientëve me COVID-19. Pse? Sepse me rënien e numrit

të të infektuarve javëve të fundit, me rënien e numrit të të shtruarve në spitalet tona është hapur

një dritare e cila na lejon intervenimin në përmirësimin e infrastrukturës, e cila fatkeqësisht për

këto njëzet vite le që nuk është investuar, po ka qenë në gjendje skandaloze dhe pacientët tanë

janë trajtuar në kushte aspak njerëzore. Ky objektiv strategjik do të arrihet përmes objektivave

operacionale si në vijim: pra sigurimi i vaksinave, analiza e vazhdueshme e situatës

epidemiologjike, testimi, gjurmimi i kontakteve, sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse, fushata

vetëdijesuese për mbrojtje nga pandemia, ngritja e kapaciteteve njerëzore, përditësimi i trajtimit

përmes protokolleve, rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve spitalore, koordinimi i asistencës

teknike dhe donacioneve për COVID-19.

Deputetë të nderuar,

Qytetarë të dashur,

Kemi situata të tilla kur në gjendje emergjente janë kontaktuar të gjithë donatorët tanë dhe si

përfundim kanë sjellë të njëjtin produkt dhe tani shumica e atyre produkteve për arsye se s’ka

pasur nevojë për gjithë ato, kanë përfunduar në depot e spitaleve të ndryshme pa u përdorur fare.

Ngritja e vazhdueshme e cilësisë së shërbimeve shëndetësore me ndërhyrjen e duhur dhe në kohë

në strukturën e proceseve, sigurimi i pajisjeve, trajnimi i personelit shëndetësor, ngritja e

kapaciteteve mbikëqyrëse dhe monitoruese, si dhe rishikimi dhe zbatimi i planit të veprimit për

shëndet mendor gjatë dhe pas COVID-19.

Pikë tjetër strategjike: riorganizimi i sektorit të shëndetësisë. Do të mundësohet falë

funksionalizimit të sistemit të informimit shëndetësor, për të cilin do të bëhet një studim

fizibiliteti, sepse asnjë ndërmarrje nga ne nuk do të bëhet pa u analizuar mirë. Asnjë ndërmarrje

nga ne nuk do të investohet duke pasur parasysh kompaninë X ose Y, por studimi i fizibilitetit, i

cili në mënyrë të qartë do të na tregojë se ku duhet investuar secili cent i qytetarëve të

Republikës së Kosovës. Ky objektiv strategjik, gjithashtu sigurimet e infrastrukturës dhe

pajisjeve, planifikimit të burimeve njerëzore bazuar në të dhënat e studimeve respektive, çdoherë

bazuar në të dhëna. Ky objektiv strategjik do të arrihet përmes objektivave operacionale si në

vijim: plotësimi dhe ndryshimi i kornizës ligjore, nxjerrja e udhëzime administrative,

rregulloreve të brendshme dhe akteve të tjera nënligjore në funksion të zbatimit të legjislacionit.

Kjo do të realizohet për të gjitha njësitë administrative dhe ekzekutive të shërbimeve

shëndetësore, duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë, njësitë vartëse dhe të gjitha nivelet e

kujdesit shëndetësor; plan strategjik për parandalimin e sëmundjeve malinje, ku përfshihet

Page 122: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

122

digjitalizimi i regjistrit të kancerit, depistimit etj; hartimi i termave të referencës dhe specifikave

teknike për sigurimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për të parandaluar të gjitha

keqpërdorimet në aktivitetet e prokurimit; shtimi i kapaciteteve infrastrukturore, pajisjeve

mjekësore dhe barnave për të sëmurët me kancer; funksionalizimi i kujdesit paliativ në të tri

nivelet; shtimi i numrit të inspektorëve për monitorim; shtrirja e sistemit unik dhe të integruar të

informimit shëndetësor në të gjithë sektorin e shëndetësisë; rregullimi i sistemit të referimit të

pacientëve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor; hartimi i programit për shëndetin mendor;

ristrukturimi dhe shpërndarja racionale e burime njerëzore brenda sektorit të shëndetësisë;

planifikimi adekuat dhe sigurimi i burimeve njerëzore bazuar në evidencë; shtimi i kapaciteteve

për mbulimin e territorit të Republikës së Kosovës me vizita shtëpiake për shëndetin e nënës dhe

fëmijës; eliminimi i konfliktit të interesit për punonjësit shëndetësorë që punojnë në sektorin

publik dhe privat, si dhe motivimi i profesionistëve shëndetësorë përmes pagesës sipas

performansës. Gjithashtu me shumë rëndësi rregullimi i çmimit të barnave përmes ligjit, duke

përcaktuar tavanin e çmimit të barnave dhe produkteve mjekësore; ngritja e infrastrukturës,

pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtja e tyre. Dhe për fund jetësimi i Spitalit të Prishtinës.

Pikë tjetër strategjike: ruajtja dhe përparimi i shëndetit. Ky objektiv bazohet në strukturën

demografike të vendit, numrin domethënës dhe në rritje të popullatës së re dhe familjeve të reja.

Parandalimi i sëmundjeve është masa më e rëndësishme dhe kosto efektive për shëndetin publik.

Rritja e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e

qasjes universale që siguron barazinë dhe gjithëpërfshirjen. Ky objektiv strategjik do të arrihet

përmes objektivave operacionale si në vijim: përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë

së shërbimeve shëndetësore, përmes hartimit të standardeve, hartimit dhe zbatimit të

udhërrëfyesve dhe protokolleve, edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe zhvillimin.

KRYETARI: Dy është shumë, po tani dy do t’i kesh se do të kërkojnë këta replika e po besoj që

mund ta përmbledhësh edhe pastaj. Tani një minutë ministrit, pastaj pas replikave mund të flasë

prapë.

MINISTRI ARBEN VITIA: Dhe në fund sigurimi i financimit të qëndrueshëm që janë sigurimet

shëndetësore dhe do të bëhen përmes objektivave operacionale si në vijim: plotësimi i kornizës

legjislative për sigurim shëndetësor, fuqizimi i kapaciteteve administrative njerëzore dhe

infrastrukturore në fondin e sigurimeve shëndetësore, funksionalizimi i plotë i SISH-it, hartimi

dhe implementimi i udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike, shtimi i shërbimeve shëndetësore

duke optimizuar resurse dhe me këtë uljen e nevojës për trajtime jashtë vendit, shtimi i

mekanizmave për llogaridhënie dhe transparencë për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë

institucioneve publike shëndetësore, ato private dhe jashtë vendit. Ju faleminderit.

KRYETARI: Faleminderit! Replikën e kanë kërkuar z. Zemaj, po ashtu. A po? Së pari Bekim

Haxhiu, pastaj z. Zemaj me nga një replikë...

Page 123: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

123

BEKIM HAXHIU: Sinqerisht, unë ndiej keqardhje për këtë paraqitje të ministrit. Tri javë më

përpara kur ne diskutonim për vaksinën, këtu na premtonte shumë shpejt, ama shumë shpejt do ta

kemi kontratën për vaksinë.

Tani, ju i përmendet kryeministrat e rajonit dhe shtetet e rajonit, por harruat të përmendni se ata

kanë shkuar në kompani dhe kanë siguruar kontratat. Por, nuk kemi pas asnjë lëvizje prej

kryeministrit të Kosovës për sigurimin e vaksinave. Ju pra, keni bërë planifikim për 60% të

qytetarëve pa e ditur se e keni të siguruar vaksinën. Pra, ky është edhe një mashtrim i qytetarëve.

Për këto frazeologjitë që i përdoret riorganizim e ristrukturim e rifunksionalizim e, ju e keni një

diskrepancë në ato çka po thoni. Po kërkoni regjistër për kancerin e nuk e dini kur do ta

funksionalizoni SISH-in. Po SISH-i e ka regjistrin për krejt sëmundjet. Çka duhet ty regjistër i

veçantë. Funksionalizoje SISH-i ama na e jep të saktë.

Unë pyeta shumë thjesht. Unë pyeta thjesht; çka do të bësh me këtë? Pra, ju keni bërë një

program, ku nuk e dini edhe po thoni, ende janë në fazën e fizibilitetit për SISH-in. Pra, ky

program pa sistemin e informimit shëndetësor është një letër mashtruese, pra s’ka në realitet

asgjë. Unë nuk po dua të bëj politikë, ministër. Unë ju kam dhënë, edhe gjithë Kuvendin këtu,

mbështetje për sigurimin e vaksinave.

Ne nuk po duam t’ju kthejmë në tema që keni bërë edhe tash dyshoni se këtu ka edhe korrupsion

në këtë temë, sepse një vit më parë po kjo Qeveri ka vjedhur prej dorëzave e maskave e deri në

thashë të kufomave. Dhe, tash kur nuk janë siguruar vaksinat, po dyshojnë që prapa ka edhe po i

vjen era korrupsion.

KRYETARI: Zoti Zemaj, urdhëroni!

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryetar!

Krejt çka u tha këtu është ajo çka ne thamë sa i përket programit. Prapë nuk thatë diçka, i

mangët, jo konciz, asnjë afat të caktuar kohor për asnjë aktivitet, pa parametra metës, i pa

detajuar dhe jo specifik, edhe si këtillë jo vetëm vështirë realizueshëm, por edhe neve do të na e

komplikoni si deputetë, monitorimin e tij.

Unë e kam vetëm një përgjigje dhe zoti ministër, sepse po i dëgjoj dy të pavërteta të cilat po i

thoni në vazhdimësi. Pjesa e parë që ndërlidhet me vaksinat është. Më 7 dhjetor ka filluar në

Kinë, nuk ka filluar edhe në Britani të Madhe më 8, shpërndarja e vaksinave. Nuk ka fillua as në

Serbi e as në Shqipëri.

Page 124: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

124

Nëse e merr si referencë Serbinë, zyrat kryesore për Adriatikun që nënkupton për Ballkanin

Perëndimor Pfizer-it është në Beograd. Atë sigurisht e keni kuptuar edhe ju.

Edhe e dyta, në janar, nëse keni raporte me kryeministrin Rama, mund ta pyesni ku i ka marrë

ato vaksina, po jo nga kontrata me Pfizer. Dhe e fundit zoti ministër, për udhërrëfyesit klinik.

Vetëm për t'i lexoj kush ka punuar në udhërrëfyesin klinik për COVID.

Prof. dr. Salih Ahmeti:, prof. dr. Shemsedin Dreshaj, prof. dr. Sadije Namani, dr. Rukije

Mehmeti, dr. Valbon Karasniqi, dr. Albina Konushevci-Biçaku, prof. dr. Shaip Krasniqi, dr.

Arbresha Turjaka, dr. Naim Kuçi, dr. Selvete Shuleta, dr. Lumbardh Bytyçi.

Rishqyrtuesit: prof. dr. Muaharrem Bajrami, prof. dr. Lul Raka, prof. dr. Valon Krasniqi, prof.

ass. dr. Armend Daci. Ju lutem, të mos i ofendoni këta profesionistë! Nëse ka vlerësim ose...

KRYETARI: Ministër urdhëroi!

MINISTRI ARBEN VITIA: Faleminderit, kryetar!

Unë nuk di sa isha i qartë, nuk është bërë kostimi i tyre. Edhe duke mos u bërë kostimi, kjo është

pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë, jo e profesionistëve të nderuar që u përmenden, e para.

E dyta, tjetër është SISH-i, tjetër është regjistri i kancerit të zoti Haxhiu. Është mirë ta dini. E

treta, pyetje e koncize. Disa vetë këtu më pyeten kur do të përfundojë pandemia? Tash, nëse e jap

një përgjigje të saktë pahiri ose mund të më quajnë Nostradamus i ri, ose mund të më propozojë

dikush për çmimin Nobel, e të më besoni as nuk janë Nostradamus e as nuk e meritoj çmimin

Nobel

Kështu që, nëse e kërkoni përgjigje të tilla koncize, nuk mund t’ju jap. Dhe e fundit. Po, plani i

vaksinimi, se bëtë një analizë të vaksinimit, plani i vaksinimit i ri, jo ai që ka qenë që do të jetë

nga mesi i qershorit, do të planifikoj deri në 300 mijë të vaksinuar brenda një muaj. 300 - 350

mijë në fakt dhe për këtë do të jenë dëshmitarë të gjithë. Ju faleminderit!

KRYETARI: Çështja është kështu. Tash, janë edhe 21 deputetë që duan të flasin, por ka një

konsensus këtu që të vazhdojmë nesër apo pasnesër.

Logjika e thotë që më mirë do të ishte pasnesër, për shkak se nesër janë 6 komisione, kurse

pasnesër janë vetëm 2. Domethënë, deputetëve janë... Dëgjo! Tash, sa i përket pranisë së

kryeministrit, ai do të udhëtojë në Bruksel. Tash, e keni pas gjithë ditën e sotme të merreni me

kryeministrin. Kjo që mund të ngrehni çështje si kjo që e bëri zoti Haxhiu, bën që të bisedoni

edhe me ministrat nganjëherë.

Page 125: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

125

Kështu që, nuk e përjashton... Unë mendoj që kjo seancë duhet të përfundojë. Tash, kur e

përfundojmë a nesër a pasnesër, është çështje juaja që të vendosim. Unë po ju them që nëse doni

të ketë deputetë më shumë sallë, atëherë është pasnesër mund të keni deputetë më shumë në

sallë.

Nëse doni nesër do të shpërndahen nëpër komisione dhe komisionet, ju e dini që zakonisht

punojnë nëpër kohë caktuara. Urdhëroni shefat e grupeve! Zonja Mimoza Kusari-Llila.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, kryetar!

Ne pajtohemi me propozimin që seanca të shtyhet për ditën e mërkurë. Është e vërtetë që përveç

faktit se janë gjashtë komisione, janë komisione me agjenda edhe me ftesa të agjencive

raportuese në Kuvend.

Prandaj, ashtu siç e cekët, logjika e do që kjo seancë, nëse ka pajtueshmëri të vazhdohet të

mërkurën. Faleminderit!

KRYETARI: Mirë! Nga Partia Demokratike, Memli Krasniqi e ka fjalën.

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit, zoti kryetar!

Realisht, pavarësisht ditës është shumë më me rëndësi të jetë prezent kryeministri, sepse ai ka

ftuar këtë seancë, s’e kemi ftuar as ministrat as deputetët. Është seancë e jashtëzakonshme, të

cilën e ka ftuar me urgjencë dhe për fat të keq sot më shumë se gjysmën e kohës ka munguar.

Meqenëse ju thatë që ai do të udhëtojë në Bruksel për takim me Vuçiqin, atëherë unë propozoj që

ta caktoni ditën kur do që ai të kthehet dhe ta vazhdojmë debatin, sepse realisht është ndoshta

dokumenti më i rëndësishëm që një kryeministër e prezanton para deputetëve dhe që e kërkon

mbështetjen me votë.

Meqenëse kanë kaluar 55 ditë apo 60 ditë dhe nuk ka qenë vonë për mazhorancën që ta sjellë

deri këtu edhe nëse kalojnë edhe nja tri ditë tjera derisa të kthehet kryeministri nuk bëhet nami.

Kështu që, ne propozojmë nëse s’gaboj, ju keni caktuar të enjten seancë. Propozimi do të ishte që

ta vazhdojmë këtë seancë të enjten, nëse është kryeministri këtu gjithherë. Vetëm nëse është

kryeministri.

Qëndrimi i PDK-së është nëse kryeministri të vazhdohet me të, dhe nëse s’është atëherë e lëmë

për të premten. Por, seanca edhe debati për programin duhet të jetë me prezencën e tij, sepse

përkundër faktit që ka adresime për sektorë të cilat mund t’i mbulojnë ministrat, megjithatë

përgjegjësia edhe formale edhe morale është e kryeministrit që të jetë në një debat tillë.

Page 126: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

126

Për neve është me rëndësi që të ketë diskutime edhe me të edhe me ministrat, andaj ky është

propozimi ynë. Faleminderit!

KRYETARI: E para, sa për informatë, kryeministri nuk do të takohet me Vuçiqin. E dyta, sa për

informatë, ky program nuk do të dalë votim në Kuvend. Dhe e treta, Kryesia ka vendosur që sot

në orën 13:00 që të ketë seancë të enjten.

Meqenëse do ta kemi një seancë tjetër të re të enjten, e cila mund të zgjasë edhe të premten,

meqë është edhe një interpelancë e një debat që ka mbetur pezull, atëherë propozoj që

definitivisht të shkojmë me seancë të mërkurën me këtë vazhdim që të vazhdojnë të mërkurën.

Çka mendoni ju zoti Gashi!

ARBEN GAHI: Faleminderit, kryetar!

Konstatimi se kryeministri ka ftuar të seancë të jashtëzakonshme, qëndron. Pra, kryeministri e ka

ftuar një sasi jashtëzakonshme që t’i thotë Kuvendit diçka të jashtëzakonshme. E për t’i thënë

kryeministri Kuvendit diçka të jashtëzakonshme, duhet të jetë këtu. Dhe, ne po presim që të na e

thotë atë të jashtëzakonshme që ka pasur të na thotë. Pra, duhet të jetë këtu kryeministri që t’i

drejtohet Kuvendit, t'i përgjigjet Kuvendit dhe kurdo që ai është i gatshëm në çdo kohë, ne jemi

të gatshëm që të vijmë dhe të diskutojmë me kryeministrin.

Pra, unë e thashë edhe diskutimin e paradites që është e paarsyeshme që të thirret seancë e

jashtëzakonshme që të debatohet programi qeverisës, i cili në fund ditësh nuk votohet. Pra,

logjika pse është thirrur një seancë e jashtëzakonshme, tash në fund të ditës po na del që është e

paarsyeshme.

Nëse kryeministri ka nevojë t’i thotë diçka të jashtëzakonshme Kuvendit, dhe nëse këtë nevojë e

lidhë në formë direkte ose indirekte me vizitën e tij në Bruksel me takimin me kryeministrat e

rajonit, a është Vuçiqi apo Bërnabiqi, kush është nuk e di, nëse e lidhë me këtë edhe atë le ta

bëjë.

Pra, kryeministri dhe Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturat paraprake, nëse ju e mbani mend, ka

insistuar dhe e kemi kthyer edhe në vendim të kuvendit me rezolutë, që para çdo vizitë që ka të

bëjë me raportet me Serbinë dhe pas çdo vizite, kryeministri duhet t’i raportojë Kuvendit. Pra,

kjo është edhe një çështje shtesë.

Nuk është vetëm kjo e diskutimit të programit të punës Qeverisë, është edhe ku po shkon

kryeministri dhe kur të kthehet çka po na thotë. Pra, janë disa tema që janë në tavolinë dhe

mendoj që është mirë që të koordinohemi edhe me kryeministrin. Ai na ka thirr në mënyrë të

jashtëzakonshme, për një seancë të jashtëzakonshme, për të biseduar për diçka të

jashtëzakonshme, të cilën ne nuk po e shohin çka është, dhe le të vijë e të na thotë.

Page 127: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

127

Nëse ai vjen edhe thotë që unë s’kam çka të them më, sepse unë e kreva, atëherë ne mund të

rikonsiderojmë të panevojshme që të vazhdohet debati me kryeministrin. Por, ajo na ka thirrur në

jashtëzakonshme. Na ka thirrur me nguti, na ka caktuar orën edhe ditën kur duhet të vijmë. Pra,

ne po presim prej tij që të na thotë pse na ka thirrur në këtë mënyrë, sepse kurrë nuk ka ndodhur

në Kuvendin e Republikës që të thirremi për të debatuar për programin qeverisës mënyrë të

jashtëzakonshme.

Janë aprovuar qeveritë miratuar qeveritë me seanca të jashtëzakonshme, por programet e me

seancë të jashtëzakonshme s’janë diskutuar kurrë. Kurrë s’ka thirrur Qeveria seancë të

jashtëzakonshme që të diskutohet programi. Dhe ne po e presim kryeministrin që të jetë këtu dhe

bashkërisht ta dëgjojmë jashtëzakonshmërinë e këtij takimi të sotshëm.

Nëse ai nuk ka kohë, që unë e mirëkuptoj, mund të mos ketë sot, po e presin kur kthehet prej

Brukseli apo ku ka për të shkuar dhe kur të kthehet, ulemi dhe i diskutojmë çështjet që janë dhe

normalisht pres që ai të vijë dhe në seancën tjetër të veçantë të raportojë për takimet dhe

bisedimet Bruksel. Faleminderit!

KRYETARI: Kryeministri ishte në pjesën e parë të seancës dhe mendoj që i ka thënë ato cilat ka

pasur nevojë t'i shprehë. Pas kësaj filluan ministrat që të flasin secili për dikasterin e vet. Kjo

ishte qasja e Qeverisë.

Tash, këtë që ju doni ta ndërpresim këtë seancë dhe të vazhdohet më pas, e pastaj kushtet që po i

qitni, kjo i bie që ne ta humbasim këtë javë, kështu që unë jam kundër kësaj. Pastaj po them që

seanca të vazhdojë, fjalën e ka Fatmire Kollçaku.

FATMIRE KOLLÇAKU: Ju falënderoj, kryetar i Kuvendit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Kabinet qeveritar dhe,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Këtu u përmend një program qeverisës dhe u tha që programet tjera paskan qenë të hartuar më

shumë më mirë. Qytetari në fund të ditës, apo të themi në fund të mandatit do të mbajnë mend

atë qeveri e cila do të zbatojë programin e vet, dhe unë jam e bindur që kjo Qeveri do të mbahet

në mend për të mirë pikërisht për shkak të programit qeverisës

Është e qartë që plani i punës, aktivitetet sot nuk ka pas mundësi që të gjitha të prezantohet këtu,

por kohë pas kohe në do të informohemi më në detaje.

Ajo çfarë më gëzon edhe si epidemiologe, është që pikërisht programi qeverisës, pjesën më të

madhe apo si top temë, e ka trajtuar pikërisht pandeminë COVDI-19 dhe i ka kushtuar një

Page 128: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

128

vëmendje të duhur, ku duhet të pajtohemi që krahas vaksinimit që vazhdon dhe unë e di që do të

vazhdojë ashtu siç është paraparë edhe në programin qeverisës, duhet të ndërmerren edhe të

gjitha masat tjera tepër të nevojshme që kanë të bëjnë po ashtu me epideminë COVID-19 apo

pandeminë në nivel global.

Unë do t'i përmendi edhe njëherë vetëm ato që janë ndihma direkte që lidhen direkt sidomos me

pacientin apo kërkuesin e shërbimeve shëndetësore. Pra, hartimi, kostimi dhe buxhetimi i

udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike me qëllim të sigurimit të barnave dhe produkteve

medicinale, anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të varfërimit të qytetarëve apo pagesave

nga të ardhurat e tyre. Pra, kjo shter e rëndësishme.

Çështje tjetër është një pako emergjente financiare për mbështetjen e trajtimit klinik për të

shtruarit, të gjithë ata që janë shtruar spitale apo klinika që trajtohen nga COVID-19. Gjithashtu,

ngritja e kapaciteteve dhe mundësive për përcjelljen e pacientëve post-COVID, që po shihet që

po ashtu është i një rëndësie të veçantë, sepse kemi shumë të pacientë apo ata që e kanë kaluar

COVID-in, por kanë pasur pengesa tjera dhe është e nevojshme të kenë mbështetje si në trajtim,

pra, siç tha edhe vetë ministri, mbështetje me theks të veçantë në shëndetin fizik dhe mendor të

tyre, si dhe ndihma direkte për familjet që kanë humbur kryefamiljarin apo burimin e financiar si

pasojë e humbjes së jetës nga epidemia.

Pra, jo që më gëzon fakti që sot i kemi pasur vetëm 25 raste pozitive dhe një trend të rënies së

rasteve javëve të fundit, por kjo që kjo Qeveri, përkundër këtij fakti që kemi rënie dhe që tregon

që masat e ndërmarra deri tani nuk kanë qenë të gabuara, përkundrazi. Megjithatë, rëndësinë e

duhur dhe të veçantë, ia ka kushtuar pikërisht problemit më të madh me të cilin ballafaqohemi jo

vetëm ne si Kosovë, por edhe bota në tërësi.

U tha këtu nga dikush që ju keni parapa në strategjinë legjislative shumë ligje, po nuk po merreni

me monitorimin e zbatimit të tyre, në fakt që është edhe një ndër punët kryesore dhe të Kuvendit

Republikës së Kosovës, dhe neve si deputetë.

Pikërisht plotësim-ndryshimi i shumë ligjeve, në këtë rast nga sfera është shëndetësisë, tregon që

kjo Qeveri ka evidentuar shumë defekte në zbatimin e këtyre ligjeve dhe kjo është arsyeja pse

shumë prej ligjeve të rëndësishme do të sillen edhe brenda këtij viti në për plotësim-ndryshim.

Pra, sidomos ta theksoj, ligji bazik që është Ligji për shëndetësi, Ligji për kontrollimin dhe Ligji

për sëmundjet gjegjëse pra, dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse që është ligj, po ashtu tepër i

rëndësishëm edhe në kontekst të pandemisë, sepse është e qartë që ne mund të kemi shumë

epidemi edhe në të ardhmen. Por, Ligji për kontrollimin e parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

është i një rëndësie jetike, sepse rregullon më gjerësisht problematikën e sëmundjeve në gjithësi.

Page 129: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

129

Gjithashtu, edhe të mos flasim për zbatimin apo fillimisht nevojën për plotësim-ndryshimin e

Ligjit për sigurime shëndetësore dhe krijimin e fondit që është kërkesë tash e sa vite, kur në

mandatin tim të parë që në vitin 2005 është dashur të miratohet ky ligj dhe sot jemi në vitin 2021

dhe vetëm sa për rikujtim për të gjithë këta ish-qeveritarë, ku në cilën situatë na kanë sjellë edhe

në raport me Ligjin për sigurime shëndetësore.

Siç u përmend këtu SISH-i i famshëm, ku nga ministrat e kaluar është se ka dështuar se mjetet që

u keqpërdor dhe evidentuar nga auditori janë keqpërdorë, pra dhe është konsideruar si pilot-

projekt i dështuar. Kjo Qeveri është shumë e interesuar ta bëjë një sistem informativ shëndetësor

të mirëfilltë, i cili do të jetë parakusht, vërtet pastaj edhe për Ligji për sigurime shëndetësore.

Vërejtjet kryesore deri tani nga ekspertët, ishin mangësitë e ndryshme, por ne ato i kemi marrë

për bazë dhe disa prej tyre unë do t’i listoj. Më fal, thashë mos ka ndërprerje diçka! Në rregull.

Sistemi i planifikimit të bazuar në evidencë është tepër i rëndësishëm. Politikat shëndetësore të

përditësuara. Planifikimi i resurseve, planifikimi i mirëfilltë i resurseve humane. Digjitalizimi i

sistemit. Strategji të targetuar të komunikimit. Gjithëpërfshirje në vendimmarrje. Kostimi dhe

buxhetimi i udhërrëfyesve dhe protokolleve.

Pra, edhe siç e ceku më herët edhe ministri, funksionalizimi i sistemit unik dhe të integruar që do

të rregullon sistemin e referimit të pacientëve në të gjitha nivelet. Se u përmend më herët

referimi, por ne e dimë të gjithë, sidomos ata që atë përfshirë në sektorin e shëndetësisë, çfarë

defekte kemi në sistem të referimit.

Do t'i kthehem një çështjeje që shumë pak është përmendur dhe në programin qeverisës është

përmendur. Pra, zbatimi i mirëfilltë i konceptit të mjekësisë familjare. Ka shumë defekte në

zbatimin e mjekësisë familjare. E kemi përqafuar si koncept, po më vonë evidentohen shumë

defekte.

Janë ndërtuar shumë Qendra të Mjekësisë Familjare anekënd Kosovës, por vetëm nëse marrim

modelin e ndarjes specializimeve, asnjëherë deri tani nuk kemi pasur, të themi kërkesa të mëdha

nga mjekët të cilët e përfundojnë mjekësinë që të orientohen drejt mjekësisë familjare, dhe këtu e

ka fajin shteti shumë.

Në fakt, Ministritë e Shëndetësisë të deritanishme, të cilat nuk i kanë afruar mjekët, nuk ia kanë

ofruar konceptin e mjekësisë familjare si diçka shumë të favorshme, sidomos kur fillon zbatimi i

Ligjit për sigurime shëndetësore, kur dihet që me kontaktimin e shërbimeve shëndetësore, në atë

rast mjeku familjar, do ta ketë rolin kryesor dhe është i vetmi që do të mund ta referojë një

pacient pastaj te specialistët.

Page 130: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

130

Ndërsa tani nuk shihet si diçka ose të themi, nuk shohim mjekët një interes të marrin mjekësinë

familjare dhe në vazhdimësi kemi zbrazje të Qendrave të Mjekësisë Familjare, kemi

mbipopullim me pacientë në QKMF-të në qytete, edhe pse e kanë Qendrën e Mjekësisë

Familjare te dera e oborrit, ta them, në fashat, ata prapë gravitojnë në QKMF-të në qytet për

shumë arsye. Një, sepse mjeku aty shpeshherë e fillon punën dhe shkon në specializim, vjen

mjeku tjetër fillestar, të cilit ata nuk i besojnë nga fillimi që t’i drejtohen për shkak se vlerësojnë

që mjekët me më përvojë e trajtojnë më mirë, dhe ata përsëri e mbingarkojnë qendrat kryesore të

Mjekësisë Familjare.

Ndërsa, anën tjetër kemi qendra të zbrazëta, ku mjeku gjysmën e ditës së më shumë qëndron pa

pacientë dhe kemi, pra një çrregullimin total në kujdesin parësor shëndetësor. Nëse ne si strategji

jemi përcaktuar për mjekësinë familjare edhe mendojmë që të 80% të rasteve, duhet të trajtohen

në këtë nivel, si shtet duhet ta favorizojmë mjekësinë familjare, ta përkrahim profesionistin

shëndetësor, i cili nuk ka kujdestari dhe punon për një pagë prej 630 euro deri tani.

Mirëpo, fokusin duhet ta kthejmë se nuk e di sa kam kohë te pacienti. Në qendër të vëmendjes

duhet të jetë pacienti, ndërsa marrëdhëniet e këqija ndërprofesionale mes profesionistëve

shëndetësorë, asnjëherë nuk duhet të jenë ata që do ta dëmtojnë interesin e pacientit.

Kërkojmë zbatimin maksimal të etikës së punës nga profesionistët shëndetësorë, mirësjelljen dhe

respektimin e të drejtave të pacientëve, që është kyç nëse duam të ndryshojmë apo ta rikthejmë

respektin ndaj profesionistëve shëndetësorë. Pra, në një anë mbështetjen dhe respektin për

profesionistin, e në anën tjetër për pacientin.

Ka shumë për të thënë, por me këtë rast do të përfundoj me kaq.

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

Meqenëse u arrit konsensusi mes pozitës dhe opozitës, vazhdojmë të mërkurën në orën 11:00.

Faleminderit!

* * *

Page 131: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

131

E mërkurë, 19 maj 2021

Vazhdimi i mbledhjes së jashtëzakonshme, e filluar më 17 maj 2021

Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca.

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

Të nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra të Kabinetit qeveritar,

I vazhdojmë punimet e seancës së jashtëzakonshme, të cilën e filluam më 17 maj.

Para se të vazhdojmë me diskutimet, ju përkujtoj se është shumë me rëndësi t’i respektoni

rregullat dhe masat për mbrojtje nga pandemia COVID-19, duke u bazuar në manualin e

Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e IKSHP-së, është detyrim i të gjithëve të

pranishëm në sallë përdorimi i maskave mbrojtëse.

Në radhë janë deputetët që e kanë kërkuar fjalën nga seanca e kaluar. Fjalën e ka Blerta Deliu-

Kodra.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit të Kosovës,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Po e shoh që kryeministri nuk qenka sot këtu, megjithatë unë shpresoj që kolegët e mi do të

flasin, ndërkohë edhe do të kenë pyetje konkrete për programin qeverisës. Ai do të duhej sot të

ishte, sepse kështu jemi dakorduar në takimin e fundit, në seancën e fundit plenare. Megjithatë,

unë do ta filloj diskutimin tim.

Të nderuar kolegë deputetë,

Programi qeverisës që na e ka sjellë Qeveria e Republikës së Kosovës me 55 ditë vonesë, pikë së

pari nuk i përngjan një programi qeverisës implementues, s’ka as afate kohore, e nuk ka as kosto

buxhetore. Për më tepër, është program synimesh e dëshirash, i kalkuluar në votë elektorale, që

nuk është fare e pasqyruar në kornizën afatmesme të shpenzimeve, të cilën ju si Qeveri e

Vetëvendosjes e keni votuar.

E keni filluar mbrapshtë qeverisjen, e filluat duke e shantazhuar opozitën në orët e vona të natës

në ditën e parë të qeverisjes, filluat të mendoni si ta zgjeroni edhe më tej pushtetin, duke

propozuar kështu Ligjin për zgjedhje me shkelje të të gjitha procedurave.

Page 132: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

132

E çuditërisht derisa po shihja planin qeverisës, e pashë që askund nuk figuron reforma zgjedhore,

për të cilën ju ditën e parë kishit aq shumë nguti dhe emergjencë, figuron votimi i mërgatës që e

keni paraparë që ta rregulloni, por ndonëse e keni pasur në agjendë reformën zgjedhore dhe ditën

e parë synuat që të bëni ndryshime në planin legjislativ, Qeveria nuk e ka sjellë fare në Kuvend.

Veç mënyra se si Qeveria Kurti është marrë me pandeminë, flet shumë qartë se si ajo i trajton

qytetarët e Kosovës, një Qeveri e cila ka plot gojën kujdes ndaj jetës së qytetarëve të Kosovës, e

që duket sikur po e ruan jetën e njerëzve, e në anën tjetër, kjo qeveri refuzon vaksinat nga shteti

amë.

Një qeveri e cila vazhdon të mos ndërmarrë asnjë hap drejt sigurimit të vaksinës për qytetarët e

saj e shëndetin e qytetarëve, e kalon tërësisht në mëshirë të donatorëve të jashtëm dhe kjo

mëshirë është në koston, po e them, në përqindje 20% që nuk mbërrin të sigurojë vaksina për

qytetarët e Kosovës.

Po hyjmë në muajin e gjashtë, ndërkohë që vetëm 2.5% e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar,

janë shifrat më të ulëta në rajon, janë shifrat më të ulëta në Evropë. A mjaftojnë 20% të

donatorëve të jashtëm që të sigurojnë vaksina për qytetarët, kur Qeveria e Republikës së Kosovës

do të duhej që të ofronte këtë përkrahje. Të mos harrojmë se Kosova ende ka zero vaksina të

kontraktuara.

E programi qeverisës në vete ka shumë kontradikta, diku thuhet se do të vaksinohen 60% të

popullsisë së moshës për vaksinim, që parimisht i bie prej moshës 18-vjeçare e sipër, e në anën

tjetër, diku flitet për vaksinimin e 60% të popullsisë.

Një qeveri, e cila gjobit qytetarët për shkelje të masave gjatë pandemisë, ndërkohë që në pikun e

pandemisë të njëjtin kanë organizuar manifestime partiake, me mijëra njerëz në sheshin e

Prishtinës.

Një Qeveri, e cila nuk ka ditur dhe ende nuk di se si të organizojë një proces fare të thjeshtë të

vaksinimit. Një Qeveri e cila trajton në mënyrën më çnjerëzore të moshuarit që shtyhen me njëri-

tjetrin pa fajin e tyre për të siguruar një vaksinë, duke i braktisur ata. Një mazhorancë, e cila me

logjikën e arrogancës së numrave tenton ta mbysë zërin e opozitës në këtë Kuvend.

Në Qeveri pa plan, një Qeveri pa vizion, e cila brenda 55 ditëve për krejt çka do të mbahet në

mend gjatë kësaj kohe është kalimi i nismës për të paguar 11 milionë euro të borxhit të energjisë

elektrike për veriun e Kosovës, ndonëse vetë sa ishte opozitë, e kishte deklaruar qindra herë si të

padrejtë.

Burimi më i madh i ekonomisë joformale është Veriu i Kosovës.

Page 133: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

133

Megjithatë, të nderuar kolegë deputetë,

Në Programin qeverisës nuk thuhet se çfarë hapa do të ndërmarrë Qeveria për të shtrirë sundimin

në krejt territorin e Republikës së Kosovës dhe për luftuar ekonominë joformale, asnjë fjalë për

veriun, asnjë fjalë për atë pjesë tejet të rëndësishme të Republikës së Kosovës se si do t’i qaset

Qeveria Kurti kësaj pjese.

Te kapitulli për drejtësi, Qeveria flet më shumë për benefitet që i ka procesi i vetingut se sa si do

t’i qaset këtij procesi, për detajet, për ndryshimet që do të duhet të ofrohen në legjislacion.

Një pjesë e madhe e ndryshimeve në program janë vazhdimësi e qeverive të mëhershme.

Politika e jashtme në përgjithësi është përsëritje e Qeverisë Kurti 1, me program të Qeverisë

Hoti. Domethënë politika e jashtme, dialogu e procese integruese janë pa asnjë dallim thelbësor.

Synimi për integrim euro-atlantik, këtë synim e kanë pasur të gjitha qeveritë me radhë.

Prioritet i kësaj Qeverie në politikën e jashtme është edhe bashkëpunimi me shumë shtete me

ndikim. Gjithandej botës në kuadër të këtyre shteteve me ndikim, në të cilat duhet të

intensifikohet bashkëpunimi, për çudi, përmendet edhe Kenia, shteti i Kenisë.

Pra, për këtë Qeveri nuk ka fare rëndësi bashkëpunimi me Shqipërinë, premtimi të cilin e pati

edhe në programin e saj politik gjatë zgjedhjeve. Veçanërisht me përballimin e pandemisë, kur

vetë kryeministri tha se do të bashkëpunojnë posaçërisht sa i përket pandemisë dhe çfarë ndodhi,

refuzoi vaksinat nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Do të ndalem edhe te pika të tjera.

Përmendet anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO që janë procese tashmë afatgjata të

gjitha qeverive, nuk përmendet anëtarësimi në Këshillin e Evropës që ka qenë në agjendën

programe të të gjitha qeverive dhe ka shumë rëndësi, sidomos në sundimin e ligjit që ua

mundëson qytetarëve të Kosovës që të kenë qasje në Gjykatën e Strasburgut. Nuk është synim,

në fakt, as anëtarësimi në OSBE, as në UNESCO, as në Interpol, as nuk ka qartësi rreth

përpjekjeve apo synimeve të Qeverisë për anëtarësim në këto organizata apo jo.

Nuk përmendet askund në programin e Qeverisë për katër vjet Marrëveshja e Uashingtonit.

Madje, dua t’ju kujtoj se ka pasur deklarata që e kanë kontestuar këtë marrëveshje, edhe pas

zgjedhjes së Qeverisë së re.

Page 134: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

134

Në këtë marrëveshje është edhe moratoriumi i afatit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Prandaj, nuk di nëse Qeveria anëtarësimin në organizata nuk e ka përmendur për shkak të këtij

moratoriumi, por nuk ka sqaruar asgjë se si do t’i qaset anëtarësimit.

Në të gjithë kapitujt flitet për njohje të Kosovës nga sa më shumë shtete, pranim të Kosovës në

sa më shumë organizata ndërkombëtare, edhe fuqizim të mërgatës.

Për dallim prej Kurtit 1, këtu nuk përmendet askund reciprociteti me Serbinë, ndonëse dëgjojmë

në deklaratat e ministrave, e as për platformë e as për parime për dialog.

Nga të gjitha zotimet e kësaj Qeverie, marrëveshja me Serbinë është vendosur ndër prioritet e

para, prej fushatës kur kjo marrëveshje as që diskutohej dhe nuk ka qenë fare në agjendë të VV-

së, e tash u bë që Qeveria Kurti prej prioritetit të gjashtë dialogun e vendos prioritet të parë.

Lëvizja Vetëvendosje është ngritur duke dalë kundër dialogut dhe sot kam në mendje parullat e

saj të famshme, ‘Jo negociata, Vetëvendosje’.

Dhe tani përnjëherë kemi ndërrim parimesh, për të cilat njihet tashmë Vetëvendosja, njihet

tashmë kryeministri Kurti.

Deklaratat kundërthënëse edhe në Komisionin për Integrime, ku përfaqësues të VV-së thonë se

kriteret teknike nuk janë përmbushur ende. Unë kryeministrin sot nuk e kam këtu, por besoj që ai

duhet një herë përgjithmonë ta qartësojë pozicionin e tij. Në seancën e fundit e tha që imazhi do

të thotë nuk është kriter teknik, por është bërë pengesë politike, qytetarët nuk e kanë hall se a i

kemi plotësuar ne kriteret, por e kanë hall heqjen e vizave apo jo, kështu e tha kryeministri.

E tha madje se nëse ky dyzim nuk është në hallin tonë, por në situatën kundërthënëse të

Bashkimit Evropian.

Pra, imazhi i vendit i dobët për shkak të të gjeturave që po përsëriten në raport të progresit,

kështu u tha.

A ka qenë situatë e njëjtë, do të doja ta pyesja kryeministrin, kur ky Parlament sulmohej me

molotov e me zollë. A flitej aso kohe për imazhin, për të cilin na u fol shumë në të gjitha takimet

tona ndërkombëtare dhe ku na u tha që Kosova vazhdon të lëngojë nga një situatë e polarizuar

dhe Parlamenti i saj është në tym e në flak.

Për më shumë, ju e keni dëgjuar vetë deklaratën e ish-nënkryetares së Kuvendit, zonjës Dërguti,

e cila e demanton kryeministrin, ajo thotë se shansin për liberalizim të vizave e kemi humbur

pikërisht për shkak të zvarritjes së mosvotimit të demarkacionit, ku na ofrohej që ne të futeshim

Page 135: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

135

në pako me Gjeorgjinë e me Ukrainën. E në këtë mënyrë, detyroheshin që edhe shtetet

mosnjohëse në pako ta votonin edhe Kosovën.

Pra, kryeministri duhet ta qartësojë një herë e mirë se për çfarë po flet, sepse deklaratat e tij çdo

ditë e më shumë ndryshojnë.

E njëjta Qeveri në 55 ditë vonesë na sjell program me procedura të përshpejtuara, pa ide të qarta,

pa asnjë vizion, me një program tejet të dobët, e pjesën dërmuese të të cilit e ka mbushur me

përsëritje të planeve dhe programeve të qeverive të tjera. Janë gjithsesi deklarata të

përgjithësuara, siç janë luftimi i korrupsionit, është ulja e papunësisë, ulja e ekonomisë

joformale. Një program, i cili flet që Qeveria Kurti ende nuk është e gatshme për qeverisur,

ndonëse i ka fituar zgjedhjet dhe ka marrë përkrahje të madhe.

Programi nuk arrin të na përcjellë vizionin afatgjatë të qeverisë, nuk parasheh veprime

afatshkurtra për përmbushje të objektivave. Madje, programi si i tillë nuk e tejkalon as programin

zgjedhor të vetë Lëvizjes Vetëvendosje, edhe shumë nisma mbesin të pashpjeguara fare.

Shumë interesante është fakti se ky program që na e keni sjellë me vonesë është mjaft

kundërthënës edhe me qasjen tuaj në programin qeverisës. Është totalisht i ndryshëm nga ajo

çfarë ju keni premtuar dhe programi me të cilin ju keni fituar zgjedhjet.

Kisha rast të shfletoja më shumë, do ta kisha quajtur program...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Edhe një minutë deputetes.

BLERTA DELIU-KODRA: Po i përmend, i nderuar kryetar, vetëm disa prej premtimeve të

fushatës suaj të fundit.

Mashtrimi numër një, pushimi i lehonisë. Pushimi i lehonisë, ai prindëror, sipas programit tuaj

elektoral është 12 muaj. Në programin qeverisës nuk ekziston asnjë premtim i tillë.

Mashtrimi numër dy, vaksinimi i popullsisë, deri në fund të vitit do të vaksinohen 60% të

popullsisë. Sigurimi i vaksinës për 60% të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar

deri në fund të vitit 2021.

Mashtrimi tre, bashkëpunimi me Shqipërinë, ballafaqim me pandeminë, keni mashtruar, s’ka

asnjë bashkëpunim me Shqipërinë, asnjë fjalë.

Mashtrimi katër, vendi i garantuar i punës për të rinj nga mosha 16 - 18-vjeçare.

Page 136: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

136

Pra, keni thënë që do të paguajmë pagën minimale për secilin të rinj që punësohet për herë të

parë, por as nuk është afër asaj që keni deklaruar.

Mashtrimi numër pesë, themelimi i Fakultetit të Teknologjisë Informative, do të themelojmë

Fakultetin e Teknologjisë Informative...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Faleminderit, deputete!

Fjalën nga LDK-ja e ka Valentina Bunjaku-Rexhepi.

VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI: I nderuar kryetar i Kuvendit,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të respektuar kolegë deputetë,

Të respektuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

E kemi lexuar dhe e kemi analizuar programin e Qeverisë në periudhën 2021-2025, i kishte 61

faqe, asgjë përmbajtjesore, e keni numëruar edhe faqen e ballinës, por asgjë nuk kishte konkrete,

asgjë domethënëse, asgjë e përputhshme me realitetin.

Është program dëshirash, po jo i realizueshëm, është program fondesh, parave të gatshme, të

shpërndarjes së tyre. Përmendet themelimi i fondit sovran, fondit për stimulime ndërmarrësisë

dhe inovacioni, fondit të hulumtimeve, fondit kulturor, fondit për ndërmarrësit e të rinj. Pra, nuk

është zgjidhje, të krijosh fonde është shumë lehtë, por këto fonde duhen të jenë në përputhshmëri

me Buxhetin e Republikës së Kosovës, sidomos edhe buxheti aktual ka borxhe të mëdha dhe nuk

pritet të ketë rritje ekonomike.

Në program thuhet se fondi sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Për

mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasje në tregje të huaja të kapitalit dhe do të ketë

përgjegjësi për investimet e rritjes së vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës, dhe

thuhet se do të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit, por asgjë nuk është e sigurt në këto

investime për shkak të gjendjes pandemike.

Në program keni deklaruar se do t’i vaksinoni 60% të qytetarëve këtë vit, në muajin maj dhe ne

jemi vetmi vend në Evropë që nuk kemi kontratë për vaksina, si do të realizoni këtë premtim, kur

do të nënshkruhet kontrata e parë?

Në program ka edhe fjalë të urta të liderit tuaj shpirtëror që nuk ka ndodhur në asnjë program që

qeverive të mëhershme, po e citoj: ‘Republika e Jashtme e një vendi është e mençur kur është e

qëndrueshme në parime, por fleksibile në realizimin e synimeve’. Si do të bëhet që një paragraf i

tillë të jetë i shkruar në programin qeverisës për katër vjet.

Page 137: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

137

Për shembull, në trajtimin e pacientëve pas kovidit, thoni se do të bëni trajtimin e shëndetit fizik

dhe mendor të tyre dhe asgjë nuk specifikoni, se çfarë do të bëni për trajtimin e shëndetit, si do të

sigurohen shërbimet falas të psikoterapisë, sa do të ketë kosto të përballueshme financiare?

Premtoni ndihmë direkte për familjet që kanë humbur kryefamiljarin ose burimin e financimit si

pasojë e humbjes të jetës nga pandemia, por askund nuk tregoni se për çfarë ndihme bëhet fjalë,

a për punësim të ndonjë familjari, a për asistencë sociale të përhershme apo të përkohshme dhe

sa është kostoja për këtë, edhe pse në parim e keni mbështetjen tonë për t’i ndihmuar të gjithë ato

familjeve që kanë humbur kryefamiljarin, por ne duam të realizoni këtë.

Në program premtoni rritjen e pagës minimale në 250 euro për 40 orë në javë. Si do t’i obligoni

bizneset dhe sektorin privat që të rriten pagat e punëtorëve, sa do t’i ndihmoni kompanitë që nuk

mund ta bëjnë këtë brenda katër vjetësh të mandatit tuaj?

Prodhuesit vendorë si dhe sa do t’i ndihmoni, edhe për këtë e keni mbështetjen tonë, por jo në

letër, po në realitet.

Por e kemi edhe shqetësimin e bizneseve, të cilat kanë pasur humbje në pandemi, është ndalur

prodhimi e fitimi dhe shteti duhet t’i stimulojë këto biznese, sepse garancia për zhvillim

ekonomik është mbështetja e sektorit privat.

Ne e përkrahim fuqishëm rritjen e pagës minimale, por vetëm tregoni se si do të ndërhyni në

kompani private për këtë dhe a keni analizuar edhe pasoja të tjera, siç është largimi i mundshëm i

punëtorëve nga puna për shkak të rritjes së pagës minimale me çdo kusht. Çfarë do të bëni në

këtë rast, se disave u rritet paga minimale e disa punëtorë largohen nga puna për shkak të

pamundësive të kompanive private.

Në program nuk keni cekur asnjë masë parandaluese për këtë gjë. Ju thoni se nëpërmjet skemës

për punësim të garantuar për të rinjtë, do të paguani pagën minimale për një vit, për secilin të ri

që punësohet për herë të parë. Çka keni menduar që t’i paguani të rinjtë për një vit që punësohen

për herë të parë, kur e keni parasysh se sa të rinj për punësim në treg dalin çdo vit, ku do t’i

merrni këto mjete?

Thoni se do të zbatojmë masa aktive për punësimin e grave dhe masa mbështetëse për sigurimin

e likuiditetit për biznese që udhëhiqen nga gratë, shumë mirë, e përkrahim edhe këtë ide,

veçanërisht për gratë. Gratë janë më të papunësuarat në Kosovë, si do të punësohen gratë, në

cilin sektor, në cilën degë të ekonomisë, me çfarë strategjie?

Page 138: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

138

Edhe për liberalizimin e vizash, duke ditur se Parlamenti Evropian ka miratuar atë, ju synoni që

të zhvilloni një strategji gjithëpërfshirëse për komunikim me publikun për proceset integruese të

liberalizimit të vizave. Pse duhet të komunikoni për liberalizimin e vizave me publikun, kur vetë

BE-ja ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe ende

nuk ka ndodhur ky proces. Ku qenka problemi, te BE-ja apo te qytetarët tanë?

Përndryshe, e keni Qeverinë, merreni përgjegjësinë, bindni Francën, Holandën që ta votojnë

liberalizimin e vizave për Kosovën, por në asnjë mënyrë mos prano që liberalizimi i vizave të

jetë në tavolinën e ardhshme të bisedimeve për negociatat me Serbinë.

Në program thoni se do të bëhet ndryshimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale, financa dhe pushtetit

lokal dhe zgjedhjet lokale. A nuk është ky një mesazh që Zajednicën, të cilën ju e kundërshtuat

shumë me mjete demokratike dhe jodemokratike, t’i hapni rrugë vetes që të krijohet asociacioni i

komunave me shumicë serbe.

Keni premtuar kthimin e personave të zhvendosur, një pjesë e së cilës gjendet edhe në

marrëveshjen e Uashingtonit, që e kundërshtuat aq shumë. Është momenti të deklaroheni a do të

zbatoni marrëveshjen e Uashingtonit apo do të kundërshtoni atë edhe më tutje?

Ua premtoni shqiptarëve kthimin në Veri të Mitrovicës, kurse nuk keni mundur të siguroni veç

kalimin e alpinistëve në veri. Keni dhënë premtimin se prioritet i politikës sonë të jashtme do të

jetë zgjerimi i partneritetit me SHBA-në në aspekte të ndryshime. Pse nuk e përmendni

marrëveshjen e Uashingtonit, nëse prioritet e keni zgjerimin e partneritetit me SHBA-në. Çfarë

do të bëni me këtë marrëveshje?

Po me ambasadën e Kosovës në Jerusalem, çfarë do të bëni?

Keni premtuar se do të mundësoni banim të përballueshëm për 4000 familje. Si e keni menduar

këtë? Me cilat kritere do t’i përzgjidhni, cilat shtresa? A do të jenë këto banesa të ndonjë oligarku

të vjetër që ju shumë vjet e keni kundërshtuar, a të ndonjë oligarku të ri që tani ju e përkrahni.

Jepni detaje edhe për këtë në program.

Po për arsimin pa pagesë që ka qenë shumë simbolike, a do të rrisni buxhetin e arsimit të lartë?

Dhe, çfarë do të bëhet me kërkesën e universiteteve publike për autonomi financiare.

Ka edhe premtime për arsimin që tashmë thuajse janë bërë. Notimi diferencial për klasën I deri

IV, deklaroheni se në arsimin parauniversitar do të jetë logjika gjuhësore, logjika matematikore

dhe mendimi kritik.

Page 139: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

139

A nuk kanë qenë këto pjesë të kurrikulës për aq shumë vjet, po nuk tregoni se si do të zbatoni në

mënyrë efikase kurrikulën. Keni premtuar biblioteka për mësimdhënësit, banim për

mësimdhënësit, përkthimin e literaturës, po a e dini sa kushtojnë këto?

Sa i përket premtimit tuaj për arsim, po shihet se ku e keni radhitur në prioritetet tuaja, faqe 42, e

vendosur nën pikën 15.

Të nderuar kolegë deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në fund e pyesim këtë Qeveri me ka mbështetje popullore, me shumë premtime, të cilat nuk i ka

futur tash në program: bashkimi i Mitrovicës, krijimi i republikës së tretë, bashkimi me

Shqipërinë dhe referendumi, reciprociteti me Serbinë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak,

kushtëzimi i negociatave me Serbinë.

Të nderuar kolegë deputetë dhe Kabinet qeveritar,

Shumicën e premtimeve që nuk i keni në program, por edhe ato që i përmendni, i keni pa

mbulesë dhe të parealizueshme. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! E lus regjinë po ashtu që emrat dhe mbiemrat e deputetëve t’i

shkruajnë në mënyrë të saktë dhe t’ia përmirësojmë mbiemrin po ashtu deputetes, sepse ishte

shkruar gabim.

Fjalën e ka Enver Dugolli, nga Lëvizja Vetëvendosje.

ENVER DUGOLLI: Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Debati për programin qeverisës është një moment i mirë, i rëndësishëm, i domosdoshëm dhe aq i

pritur për të gjithë qytetarët e vendit, për partitë politike, shoqërinë civile, mediat, grupet e

interesit dhe, mbi të gjitha, është i mirëpritur për ne deputetët që të debatojmë, sepse është detyrë

jona, e mbi të gjitha përgjegjësi karshi interesave të qytetarëve të vendit që na kanë votuar që sot

dhe në vazhdimësi të japim kontributin tonë në aspektin e vlerësimit dhe kritikës konstruktive

për ato pika të programit që mendojmë se mund të bëhen më mirë, pa harruar gjithashtu se

obligimi ynë është gjithashtu që të vlerësojmë dhe të përkrahim punët e mira të vendit që janë

adresuar në këtë program qeverisës.

Programi qeverisës për të cilin po debatojmë sot, nga ajo që shihet është gjithëpërfshirës, i

matshëm dhe përmbajtjesor. Mirëpo, unë do të ndalem të trajtoj aspektin e mbrojtjes së sigurisë,

si një nga shtyllat e programit, ku Qeveria me të drejtë i ka dhënë një vëmendje meritore në këtë

program.

Page 140: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

140

Fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, më konkretisht Forca e Sigurisë së Kosovës, avancimi dhe roli i

saj ka qenë në vazhdimësi pika, ku kemi pasur më së paku dallime në të kaluarën, pa marrë

parasysh funksionet tona pozitë apo opozitë.

Lëvizja Vetëvendosje, edhe kur kemi qenë në opozitë, të vetmin dallim apo thënë më ndryshe,

kërkesë që nuk kemi gjetur mbështetjen e duhur nga pozita e atëhershme ka qenë se ne gjithmonë

kemi kërkuar mbështetje nga pozita e atëhershme dhe kemi insistuar për një përkrahje dhe

fuqizim substancial shumë më të madh për FSK-në, si në aspektin legjislativ, ashtu edhe në

mbështetje buxhetore.

Kemi dhënë kontributin tonë të jashtëzakonshëm dhe nuk jemi ndalur asnjëherë, edhe kur i

miratuam tri ligjet e rëndësishme për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke futur në ligj

amendamentet më kruciale që fuqizonin dhe avanconin rolin dhe detyrat e forcës, sidomos

amendamentin për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Kemi insistuar gjithmonë që të mos mjaftohemi apo të vetëkënaqemi me miratimin e atyre tri

ligjeve, por të ndajmë buxhet të mjaftueshëm dhe të nevojshëm për FSK-në dhe zhvillimin e

asaj, sepse, në të kundërtën, do të kishim një ushtri apo një forcë në letër, e cila nuk do të ishte e

aftë të përmbushë detyrat e obligimet ligjore.

Mirëpo, zëri ynë asaj kohe nuk dëgjohej, e për më keq, e pësonte plani zhvillimor i FSK-së, duke

shkurtuar buxhetin, edhe ashtu jo të mjaftueshme.

Ju kujtojmë se vetëm vitin e kaluar në kornizën afatmesme të shpenzimeve, Qeveria e Kosovës,

në emër të shkurtimeve për shkak të pandemisë FSK-së ia hoqi mbi 8 milionë euro nga buxheti i

planifikuar, duke vënë seriozisht në pikëpyetje edhe implementimin e planit gjithëpërfshirës

tranzitor.

Mirëpo, fatbardhësisht tani jemi para një situate tjetër, ku shohim një qasje shumë më ndryshe

dhe më serioze të qeverisë karshi nevojave të vendit për ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të

mbrojtjes, duke mbështetur me buxhet dhe vëmendje të theksuar Forcën e Sigurisë së Kosovës

dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Në aspektin praktik dhe kohor, së pari kjo qasje dëshmon konsistencë politike, duke e trajtuar me

prioritet aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë. Dhe, së dyti, dërgojmë mesazhin kurajues për një paqe

më të qëndrueshme në vend, rajon dhe më gjerë.

Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale dhe e besueshme jo vetëm në vend, por

edhe më gjerë. Prandaj, orientimi i Qeverisë për investime në infrastrukturë dhe pajisje moderne,

Page 141: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

141

të standardizuara me NATO-në, me armatim, trajnime dhe edukim, ndikon në përshpejtimin e

rrugës tonë drejt integrimit në mekanizmat euro-atlantikë të sigurisë.

Kjo qasje e re e Qeverisë së Kosovës ndaj FSK-së, përveç tjerash, do të rezultojë me një

mbështetje shumë më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse nga aleatët tanë strategjikë, siç janë

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet anëtare të NATO-s.

Bashkëpunimi strategjik me SHBA-në, Shqipërinë dhe shtetet e tjera të NATO-s është rruga e

vetme dhe e sigurt për një paqe të qëndrueshme në vend dhe në rajon.

Rritja e buxhetit për FSK-në gjithashtu ndikon drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e kapaciteteve

operacionale për kontribute paqësore të Kosovës në misione jashtë vendit, përkrah aleatëve tanë,

duke e shndërruar vendin tonë jo vetëm në konsumues të sigurisë, po edhe në kontribues të

sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë.

Aspekti tjetër i programit qeverisës për mbrojtje dhe siguri dhe që ndikon në përmbushjen e

standardit të nevojshëm për anëtarësim në NATO dhe mekanizma të tjerë të sigurisë, është edhe

menaxhimi i drejtë i resurseve materiale humane me llogaridhënie dhe transparencë të

nevojshme, duke ushtruar në plotësi kontrollin demokratik civil mbi forcën.

Ky kontroll është i nevojshëm dhe kusht i secilit shtet që aspiron të bashkohet në familjen e

madhe të ushtrive të botës demokratike, prandaj meriton një përshëndetje ky vizion i Qeverisë, i

vendosur si pikë programore.

Rritja e buxhetit për FSK-në do të ndikojë shumë në përshpejtimin e planit gjithëpërfshirës

transicional, duke i hapur rrugë edhe projeksionit për konceptin e shërbimit të obligueshëm

ushtarak për të rinj dhe të rejat e vendit, plan ky i cili do të studiohet dhe analizohet në hollësi me

të gjitha grupet e interesit, në bashkëpunim me aleatët tonë, duke marrë praktikat më të mira nga

vendet mike që zbatojnë këtë formë të shërbimit ushtarak dhe shërbimit në komunitet.

Dhe, për fund, duke falënderuar Qeverinë për trajtimin meritor të kësaj fushe, jam i prirë të

mendoj dhe të besoj që përtej dallimeve tona politike në këtë Kuvend dhe jashtë tij, kur është në

pyetje forcimi i rolit tonë në aspektin mbrojtës dhe sigurisë së vendit, do të vazhdojmë të

punojmë bashkë dhe sinqerisht, jo vetëm deklarativisht, por edhe në mënyrë substanciale. Për

mbrojtje të vendit dhe në mbrojtje të tij kemi të gjithë obligim, prandaj, me të drejtë presim dhe

ju ftojmë të jemi bashkë për të mirën e vendit dhe për të mirën e ushtrisë sonë.

Dhe, krejt në fund, meqë seancën e kaluar një koleg deputet nga PDK-ja ngriti një çështje të një

segmenti rrugor, rrugën Komoran-Skenderaj dhe për një pjesë ministri e dha arsyetimin dhe

sqarimet, por më duhet të potencoj diçka.

Page 142: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

142

Kolegu deputet, pa të drejtë e mori ekskluzivitetin që të flasë në emër të Drenicës. Dua t’ia

rikujtoj së pari kolegut deputet që nuk ka deputetë të Drenicës vetëm PDK-ja, ka edhe

Vetëvendosja e LDK-ja, edhe grupet e tjera, prandaj është e padrejtë që të flasë veç në emër të

Drenicës.

Dhe, së dyti, ajo që e ngriti dëshmon të kundërtën, dëshmon që Partia Demokratike sa ishte në

pushtet nuk ishte aq e interesuar që ai segment rrugor të kalojë për 6 vjet, për 6 vjet ishte dashur

ajo punë të harrohet, sepse kishte gjithë mekanizmat në dorë.

Dhe, së treti, bash ai deputet që e ngriti këtë çështje ishte nënkryetar i Komunës së Skenderajt,

pra për një kohë të gjatë ai ishte në pozita që mund të ndikonte që ajo punë të harrohej, por është

e vërtetë që ka diçka tjetër aty, sepse ai projekt ka lëvizur sa një anë, në anën tjetër, varësisht prej

interesave politike, e që besoj që ishin edhe interesa të tjera të shpronësimeve, në radhë të parë,

për shkak se kalkulohen cilën anë dikush mund të fitojë më shumë. Kjo nuk është e ndershme që

tani t’i adresohet Qeverisë aktuale, për shkak se, siç e tha edhe ministri, ai segment rrugor do të

përfundojë, por është një kalkulim teknik për shkak se shpronësimet e mëdha që kanë ndodhur

dhe borxhet e akumuluara e pamundësojnë realizimin e atij segmenti në një kohë të shkurtër.

Faleminderit!

KRYETARI: Nga PDK-ja fjalën e ka Ariana Musliu-Shoshi.

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: I nderuar kryetar,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Jemi dëshmitarë që të gjitha shtetet e konsoliduara politikën e jashtme tashmë e kanë prioritet

pikërisht për shkak të pandemisë, sepse përballimi i sfidave që ka sjellë pandemia është më i

lehtë në bashkëpunim me shtetet e tjera, përderisa ju e keni listuar me rëndësinë në fund dhe na

keni sjellë një program qeverisës, i cili nuk pasqyron as parime, as prioritete dhe as iniciativa.

Në bazë të planit që keni garuar dhe keni fituar, në faqe 41 shkruan se njëri ndër vendimet e para

që do ta bëni në qeverisje është rikthimi i adresës politike të BE-së në Kosovë, pra Ministrinë e

Integrimit Evropian. Ky premtim është harruar dhe tani kjo adresë për BE-në në nivel vendi

është vetëm një person dhe ky është një zëvendëskryeministër.

Sa i përket liberalizimit të vizave, në seancën e kaluar kryeministri tha se kemi kuptuar që

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Pra, ndryshe nga ajo që përshkruani në program, se

procesin e liberalizimit të vizave do ta riktheni në proces teknik.

Page 143: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

143

Tani për ju si qeveri është shumë e rëndësishme të keni një strategji të veçantë që do t’i bindni

shtetet e BE-së, të cilat janë kundër liberalizimit të vizave dhe fatkeqësisht, këto janë shtete të

cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në fazën që ne jemi BE-ja nuk merret me liberalizimin e vizave, por janë shtetet anëtare të BE-së

veç e veç. Problemi është që ne kemi humb shansin për liberalizim me demarkacion, e që vlen të

theksohet që ju keni dhënë një kontribut të veçantë në këtë pikë.

Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata

ndërkombëtare, pra bashkëpunimin multilateral, ju prioritet e keni integrimin në NATO, BE dhe

në Kartën e Adriatikut, por nuk e përmendni askund në program qeverisës aplikimin në Këshillin

e Evropës, ku dihet se 2/3 e shteteve anëtare, pra 34 nga 47 e njohin Kosovën. Kjo do të thotë që

Kosova i ka përmbushur kriteret diplomatike me shtetet anëtare, prandaj nuk ka asnjë kuptim që

të mos aplikoni.

Organizatë tjetër me mundësi të madhe për anëtarësim dhe e cila do të kontribuonte në siguri,

është edhe Interpoli, e që duhet ta trajtoni patjetër me prioritet. Po ashtu është edhe UNESCO,

kur dihet që nga 142 vende anëtare, 92 kanë votuar pro Kosovës. Mirëpo ne nuk kemi arritur të

anëtarësohemi vetëm për tri vota. Është edhe OSBE-ja dhe ka shumë organizata të tjera që janë

me interes për ne si shtet i vogël që të aplikojmë dhe të jemi pjesë e tyre.

Te kapitulli thellimi i bashkëpunimit bilateral, këtu me të vërtetë keni problem me definim të

bashkëpunimit bilateral me atë multilateral, pra vazhdoni të thoni se do ta intensifikoni thellimin

e dialogut me NATO-n dhe Kartën e Adriatikut.

Çka duhet të bëni ju tani në bashkëpunim bilateral, përveç forcimit të marrëdhënieve me shtetet

mike, si SHBA-në dhe shtetet njohëse të BE-së, strategji të veçantë duhet të keni për pesë vende

të BE-së që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. E, po ashtu duhet të kontaktohen shtetet në

mbarë botën që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe të vendosen misione diplomatike aty ku

mungojnë dhe, në këtë mënyrë do të avanconi bashkëpunimin bilateral me këto shtete njohëse, të

cilat shumë pak janë kontaktuar nga ne si Republikë.

Tek thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, në këtë pjesë shkruan se do të angazhoheni për një

qasje të strukturuar dhe të institucionalizuar të bashkëpunimit ndërshqiptar. Së pari, ne jemi dy

shtete të pavarura dhe sovrane dhe mund të bashkëpunojmë vetëm në bazë të marrëveshjeve të

nënshkruara, siç është ajo e shfrytëzimit të selive të përbashkëta, që ju nuk e konsideroni në këtë

program. Mandej, është lobimi në organizata, ku ne nuk jemi pjesë e tyre dhe nuk kemi asnjë

fuqi. Të mos harrojmë se delegacioni i Parlamentit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të

Këshillit të Evropës dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s i ka dhënë një ndihmë Kuvendit

të Kosovës që ne të kemi një status që e kemi tani.

Page 144: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

144

Tek roli i mërgatës, të gjitha këto që janë shkruar, siç është përfshirja e mërgatës në procese

politike, ekonomike e kulturore, kanë qenë edhe në planet e qeverisjeve të mëhershme dhe se roli

i mërgatës ka qenë i rëndësishëm edhe para se Kosova të ishte shtet, sepse pa kontributin e

mërgatës tonë në shtetet me ndikim, nuk do të kishte mundësi Kosova që të bëhej temë. Kështu

ata meritojnë një mirënjohje më të veçantë se kaq dhe jo të konsiderohen si votë dhe sjellje e

parave në këtë vend. Duhet vendim konkret nga kryeministri, siç është heqja e sigurimit të

automjeteve në kufi, ku dihet se bashkatdhetarët tanë po vazhdojnë të paguajnë këtë sigurim,

edhe pse kryeministri ka premtuar heqjen e tij.

Mërgatën, po ashtu, planifikoni ta ngarkoni edhe me politikën e jashtme ekonomike që ata të

vijnë dhe të investojnë në Kosovë. E, këtë fushë, ju kujtoj, që kjo është detyrë e misioneve tona

diplomatike, të cilat duhet të kenë drejtim e delegim të dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Te Ligji për diasporën shkruan se do të ndryshohet për të reflektuar ndryshimet institucionale,

besoj që ju e dini që Komisioni për Punë të Jashtme në plot dy legjislatura ka vizituar diasporën

tonë në shumicën e shteteve anëtare të BE-së, dhe ka bërë analizë të thellë se çka duhet të

përfshihet dhe të lihet anash në këtë ligj.

Te kapitulli i përmirësimit të shërbimit të jashtëm shkruan se reformimi i shërbimit të jashtëm

shihet si shërbim i qytetarëve jashtë vendit. Ju kujtoj se shërbimi i jashtëm është pasqyra e shtetit

dhe shoqërisë tonë, ai i cili prezanton qëllimet dhe vlerat tona si shtet. Për më shumë, reformimi i

jashtëm duhet të fillojë nga reformimi i brendshëm. Nuk mund të ketë reformim të jashtëm nëse

nuk ka reformim të brendshëm, nuk ka mundësi të pritet reformim kur në program legjislativ

dërgoni vetëm ndryshimin e Ligjit për protokoll dhe vazhdoni me projektligjet, të cilat kanë qenë

edhe më herët, si është Projektligji i shërbimit të jashtëm dhe diasporës, por e harroni ligjin

kryesor që ka nevojë të ndryshojë dhe ky është Ligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë

plan, ju keni harruar Ministrinë e Diasporës dhe stafin e saj, që nuk ka asnjë trajtim e as vendim

për veprim nga ju. Që Ministria e Jashtme të funksionojë, ka nevojë për ndryshim, duke filluar

nga udhëzimet administrative, rregulloret dhe ligjet në fuqi.

Tanimë kanë kaluar më shumë se 50 ditë dhe ju ende thoni se duhet të bëhet një analizë e

gjendjes aktuale, kur e dini që analizë të gjendjes keni bërë edhe në Qeverinë Kurti 1, e që si

rezultat janë kthyer plot diplomatë që sot i keni pa zyra dhe kanë mbetur plot vende vakante të

ambasadave dhe konsullatave tona, e besa i keni edhe shumë qendra kyçe në botë pa

ambasadorë, siç është: Uashingtoni, Londra dhe Brukseli. Për më tepër, keni harruar krejt ta

përfshini edhe Akademinë Diplomatike në këtë program, që faktikisht në shtetet demokratike ka

një rëndësi shumë të veçantë. Po ashtu, nuk shkruan asgjë për krijimin e departamenteve të reja,

për mbulim gjeografik të ri që ne si shtet i vogël dhe i pafuqishëm kemi shumë nevojë për

mbulim të tillë në rajon dhe më gjerë.

Page 145: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

145

Te raporti me Serbinë, pra këtu ju duhet të ktheheni nga fushata në realpolitikë. Ju dialogun nuk

e paraqitni si prioritet, por në fakt, është çështja më e rëndësishme në politikën e jashtme dhe

këtë ju kanë treguar homologët tuaj në çdo urim që keni pranuar dhe po ashtu, nëse e keni

përcjellë, në takimin e G7 që u mbajt para pak dite në Londër, rëndësi shumë e veçantë i është

dhënë dialogut dhe bashkëpunimit rajonal.

Zoti kryeministër duhet ta kuptojë që dialogu nuk është akt, por është proces. Është mirë ta marrë

përgjegjësinë që ia ka dhënë qytetari, pra të udhëheqë me dialogun dhe ta dijë që qëllimi i uljes

në tavolinë është negocimi dhe kompromisi. Andaj, ju si qeveri duhet të keni strategji të

mirëfilltë e të detajuar dhe po ashtu të keni kundërpropozime dhe, çka është më e rëndësishmja,

duhet të bashkëpunoni ngushtë me partnerët tanë strategjikë. Negociatat me Serbinë shkojnë

përtej normalitetit të politikës së jashtme, andaj duhet të dini që dialogu është i paevitueshëm dhe

i rëndësishëm dhe se ky proces kërkon angazhim serioz në mënyrë që të përmbyllet. Nëse nuk

përmbyllet ky proces, Kosovën pikërisht e pret një e ardhme shumë sfiduese në arenën

ndërkombëtare. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën nga Grupi i Vetëvendosjes e ka Ardian Gola.

ARDIAN GOLA: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Kabinet qeveritar,

Media dhe qytetarë,

Historia e pasluftës së Kosovës, në fakt ka qenë një histori e befasive të shumta. Fatkeqësisht,

shumë prej tyre të këqija, njëra nga to është qasja jonë si shoqëri, por mbi të gjitha si politikë dhe

si politikëbërje ndaj luftës çlirimtare dhe arsimit.

Me luftë e fituam dhe e përligjëm të drejtën për të pasur shtetin, ndërsa me arsim e patëm

mundësinë për ta realizuar dhe justifikuar atë të drejtë. Përfunduam me një gjendje ku e

shkatërruam të kaluarën duke e komprometuar luftën, ndërsa vëmë në pikëpyetje të ardhmen

duke e devalvuar arsimin. Përfunduam me rrëfim ndërkombëtarisht të përmbysur për të kaluarën

dhe me një arsim, i cili të ardhmen e mbajti peng të interesave të ngushta, për një politikë

klienteliste dhe krejtësisht improvizuese. Fatkeqësisht, jemi duke jetuar një të tashme pa të

kaluar ose me prani të theksuar të problemeve të akumuluara të së kaluarës dhe me një të ardhme

plot pikëpyetje.

Për arsimin, të nderuar deputetë, është folur me fjali të mëdha, por është punuar me përkushtim

dhe seriozitet të vogël. Më shumë se çdo gjë tjetër, arsimi është fushë ku problemet janë

shtresuar vrullshëm dhe pandalshëm për dy dekada. Më shumë se çdo gjë tjetër, arsimi është

fushë ku është improvizuar, është improvizuar në rekrutim të stafit, në trajnimet profesionale të

Page 146: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

146

stafit, në kurrikula, në hartim të teksteve shkollore, në reformat sistematike, e tjerë. Për shembull,

është kaluar menjëherë në reforma pa studime paraprake dhe faza pilotuese. Në arsimin e lartë ka

filluar aplikimi i modelit të Bolonjës, ndërkohë që ka disa programe që janë tërhequr nga

reforma, për shkak se janë treguar si reforma jofunksionale. Në shkollimin parauniversitar e

futëm klasën e 13-të si pjesë të ciklit të shkollimit, më pastaj e hoqëm si nivel joefektiv.

Këto qasje improvizuese dhe eksperimentuese do të lënë pasoja fatkeqësisht të pariparueshme në

formimin kognitiv, moral, intelektual për gjenerata të tëra. Nëse do të kishte vetëm një fushë, ku

do të kërkohej konsensus nacional, vetëm një, atëherë edhe para dialogut me Serbinë, do të duhej

të ishte arsimi. Nëse do të kishte vetëm një fushë, e cila nuk do të duhej të partizohej, vetëm një,

atëherë para ndërmarrjeve publike, institucioneve shëndetësore, administratës publike, proceset e

privatizimit, e tjerë, do të duhej të ishte prapë arsimi. Nëse do të kishte vetëm një fushë, e cila

nuk do të duhej të përdorej si resurs elektoral, atëherë do të duhej të ishte arsimi. Përkundrazi,

krejt ajo çfarë kemi parë dy dekada ka qenë një partizim, përdorim i sistemit arsimor për krijim

të armatave elektorale dhe instrumentalizim të gjendjes për lojëra politike.

Shembulli më ilustrativ dhe në këndvështrimin tim më brutal në dëmin që i është bërë sistemit

arsimor është themelimi, përkatësisht hapja populliste e universiteteve publike. Themelimi është

bërë në kohë fushatave zgjedhore dhe përpos premtimeve elektorale, nuk ka pasur ndonjë plan

paraprak e as studim përkatës, qoftë të nevojave, qoftë të gjendjes. Rrjedhimisht, nuk di se si

është menduar rritja e premtuar e cilësisë së arsimit në këto universitete, si do të stimulohet

punësimi përmes programeve studimore, si do të sigurohet stafi i nevojshëm akademik ose cilat

do të jenë efektet qofshin afatshkurtra apo afatgjata në ekonomi.

E, mbi të gjitha, janë themeluar në kundërshtim me ligjin. Në Kosovë aktualisht operojnë 32

institucione të arsimit të lartë, prej tyre 7 janë publike, 23 janë private dhe 2 institucione të

specializuara. Këtu nuk janë përfshirë 8 institucione të tjera që nuk janë akredituar gjatë vitit

2020, programet nëpër këto institucione janë të dyfishuara dhe të shumëfishuara. Ato riprodhojnë

njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë të masivizimit të arsimit të lartë, në emër të modernizimit, e kemi

rritur shkallën bruto të regjistrimit në arsimin e lartë prej 84.23%, pra edhe më shumë se shumë

vende të tjera evropiane, përveç Greqisë, Spanjës, Bjellorusisë dhe Finlandës.

Por, nuk patëm as modernizim, as stimulim të punësimit, as efekt pozitiv në ekonomi. Sa për

ilustrim: mbi 6 mijë të diplomuar të papunë vetëm në shkencat ekonomike dhe juridike, e

paradoksi është se këto profile i gjejmë në pesë universitete publike dhe në shumë kolegje

private. E, tragjikomikja e këtij rasti është se në dy fusha, ku kryesisht Kosova ka çaluar që dy

dekada, është drejtësia edhe ekonomia, si të thuash të krijosh kuadër, i cili e lufton drejtësinë

edhe ekonominë. Edhe e tërë kjo fatkeqësisht është bërë nën maskën e emërtimit konvencional

për universitetet si ‘tempuj të shenjtë të dijes’. Të hapësh gojën atë botë kundër një çmendurie të

tillë politike, do të akuzoheshe se je kundër përhapjes së dijes, sado që ishte krejtësisht e qartë se

Page 147: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

147

nuk kishin të bënin me përhapje të dijes, por krijim të hapësirave për rehatime partiake, blerje të

qetësisë sociale dhe aty-këtu për të përmbushur ambicie për kapital simbolik të disa politikanëve

ose të afërmve të tyre, për pasojë nuk patëm shpërndarje të dijes, as modernizim, por të padijes,

ashtu siç edhe pritej.

Në këtë kontekst, së pari lipset ristrukturim institucional i këtyre universiteteve në përputhje me

nevojat reale të shoqërisë. Së dyti, riprofilizim i programeve në përputhje me nevojat e tregut, me

synim të përgatitjes profesionale të brezave të rinj, që të jenë ekonomikisht sa më produktiv. Në

kuadër të këtij riprofilizimi, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet profileve studimore, të cilat

lidhen me nevojat për edukim humanist vetëreflektiv, të cilat janë në funksion të zhvillimit

moral, politik e social të shoqërisë. Së treti, programet e dyfishuara e të replikuara, të cilat

gjenerojnë suficit të kuadrove, për të cilat realisht shoqëria nuk ka nevojë, ndërsa tregu nuk

mund t’i absorbojë, duhet të reduktohen. Së katërti, duhet të stimulohet hapja e programeve të

reja, sidomos të atyre interdisiplinare, në përputhje me dinamikat shkencore në nivel global dhe

atyre për të cilat shteti dhe si shoqëri në përgjithësi kemi nevoja afatgjate, sidomos në fushën e

arteve liberale, përkatësisht shkencave shoqërore humanistike, linguistike e kulturologjike.

Me po kaq rëndësi, sa ristrukturimi institucional dhe riprofilizimi i programeve, është edhe

nevoja për reforma sistematike, sidomos ridefinimit të mënyrave të përzgjedhjeve të këshillave

drejtues dhe menaxhmenteve nëpër këto universitete. Sepse nëpër këto instanca të universiteteve,

këshillat drejtues, menaxhmentet janë zgjedhur kryesisht njerëz, të cilët u kanë shërbyer partive

respektive, janë marrë me trivialitete administrative dhe, në rastin më të keq, e kanë përdorur

pozitën e tyre për favore personale, duke e kapur madje peng edhe komplet institucionin.

Instalimi në këto këshilla i profesionistëve me bagazh profesional dhe i atyre me vizion të qartë,

si dhe zgjedhja e menaxhmenteve profesionale, është i domosdoshëm për futjen e arsimit në

binarët e duhur.

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Unë besoj se Qeveria Kurti do të restaurojë të kaluarën duke e rifuqizuar ndërkombëtarisht të

vërtetën për luftën dhe do të krijojë një arsim më të mirë dhe më cilësor për fëmijët tanë. Thënë

shkurt, do të krijojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, por këtë të ardhme jam i

vetëdijshëm dhe të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se do ta ndërtojë në një të tashme me

shumë probleme dhe në kushte, të cilat nuk i ka zgjedhur, po i janë imponuar që i kemi nga e

kaluara. Qeverisë Kurti i mbetet që ta çlirojë të ardhmen nga rrjeti i fortifikuar i interesave të

ngushta familjare, klanore e partiake, dhe t’i konkretizojë potencialet e ndrydhura të së tashmes.

Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nga PDK-ja fjalën e ka Xhavit Haliti.

Page 148: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

148

XHAVIT HALITI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Ministra,

Ju uroj të gjithëve, sepse po flas për herë të parë në këtë legjislaturë, zgjedhjen dhe themelimin e

institucioneve, siç është Qeveria, e tjerë. Uroj që vërtet, siç jemi mësuar më herët të themi, që

premtimet e qeverisë të bëhen realitet dhe jo të kemi nevojë të përplasemi çdo ditë për

moszbatimin dhe mosrealizimin e programit, me të cilin Qeveria e Kosovës sot është paraqitur

para deputetëve.

Këto dy ditë, por edhe më herët në mediume kam përcjellë mendimet edhe për programin, por

edhe paraqitjen e Qeverisë dje dhe, më duket që është i grumbulluar akoma njëfarë mllefi ndaj

qeverive të kaluara ose edhe ndaj partive të veçanta, ose edhe anasjelltas, partitë me qeverinë

aktuale. Kam menduar që vërtet si parti, si qeveri e re, me vizionin e saj do të vinte jo me një

program, i cili mund të realizohet ose mund të mos realizohet, siç ka ndodhur në 3-4 qeveritë e

fundit që asnjëra s’ka mundur të përfundojë dhe të bëjë një shikim se çka ka zbatuar dhe çka nuk

ka zbatuar nga programi, por kam menduar që do të bisedojmë bashkë dhe do të bëjmë jo

program, por do të realizonim një plan të paktën 20 deri në 30-vjeçar për zhvillimin e Kosovës

në të gjitha fushat. Por, kur them për zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat, kam parasysh edhe

resurset që kemi, edhe kapacitetet intelektuale dhe profesionale që i kemi. Tani unë po e shoh

edhe një Kabinet me deputetë që kanë qenë në sallë, s’po dua ta ofendoj askënd dhe nuk e di se

çfarë asistence ka pasur programi, sepse programi në tërësi është shprehje më shumë dëshirash se

sa prezantim i asaj se si dhe në çfarë forme do t’i realizojë Qeveria premtimet që i ka bërë.

Po filloj te vetingu. Ne po flasim për vetingun dhe kur flitet për vetingun kam përshtypje që

njerëzit ose elektorati, por edhe mendësia e disave këtu i sheh hekurat e burgut ose prangat në

duar të dikujt. Unë jam ithtar i vetingut, por vetingun ne e kemi parë, ne e kemi kaluar një herë

vetingun si institucione, veçanërisht në drejtësi, por ai veting mendoj që s’ka qenë i suksesshëm

dhe ato kapacitete që janë larguar nga drejtësia, në variante të ndryshme janë rikthyer, kanë

marrë vendet e veta, por prapëseprapë unë po besoj dhe po mendoj që mënyra se si po

prezantohet është një tendencë për ta marrë në kontroll drejtësinë dhe për t’i dhënë mundësi

pastaj opozitës të akuzojë pozitën ose qeverinë për kapje të shtetit, ashtu siç na keni akuzuar

neve për nja 10 vjet këtu, kapja e shtetit dhe çkapja e shtetit.

Uroj që vërtet të jeni të suksesshëm dhe ta bëni këtë farë çkapjen e shtetit që na keni akuzuar tërë

kohën, por në bazë të këtij programi dhe në bazë të deklarimeve tuaja, nuk po e shoh të

mundshme për ta realizuar, sepse vetingun institucional kemi përvojën dhe praktikën që është

duke u zbatuar në Shqipëri, s’po shkojmë më larg, është duke u zbatuar në gjithë vendet e rajonit

dhe është duke u zbatuar jo pse dëshiron partia ime, ose partia e dikujt, por po bëhet me

asistencën ndërkombëtare, e cila është e paanshme. Kur them “asistencë ndërkombëtare”, dihet

se kush mund të jenë ata.

Page 149: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

149

Sa i përket zhvillimit ekonomik, prapë po them që ato ambiciet galopante për zhvillim ekonomik

dhe ku ta di unë, nuk ma kanë mbushur mendjen, sepse zhvillimi ekonomik në demokraci dhe në

një shtet kapitalist nuk varet nga buxheti i shtetit, varet nga organizimi i shtetit, nga mundësitë që

u krijon shteti qytetarëve të vet, mundësitë që ua krijon shteti dhe garancitë për investime që iu

krijon me ligj investitorëve të huaj dhe, në veçanti kur flisni shumë për diasporën, që e shihni

vetëm si votuese, për kushtet që ne duhet t’ia krijojmë diasporës për ta investuar kapitalin e tyre

në Kosovë jo përmes kontrollit tonë, për krijimin e mundësive për ta, të pakufishme.

Pse po e them këtë? Unë mendoj që janë dy vende në botë që në tërësi ose në shumicë varen nga

investimet e diasporës, është Libani dhe Izraeli, që realisht më shumë janë të varura nga diaspora

se sa nga gjithçka tjetër. Diaspora ka një rol të jashtëzakonshëm, por diasporës nuk mundet dhe

nuk duhet ta presim me një parullë “Mirë se erdhët, vëllezër dhe motra, nga diaspora”, por duhet

t’u krijojmë hapësirë të rikthimit në Kosovë, po të rikthimit me kapital, të rikthimit bashkë me

fëmijët e tyre për të punuar dhe për të prodhuar në Kosovë dhe për ta rritur kapitalin e tyre dhe jo

për t’iu plaçkitur kapitalin e tyre ne si shtet.

Më ka bërë përshtypje diskutimi i ministrit të Ambientit dhe për disa çështje ndoshta edhe jam

dakord me të, por nuk e pashë te diskutimet për zhvillimin e turizmit malor çka mendon ai për

këtë, sepse ne jemi mësuar, i kemi dy vende që shkojmë, është Brezovica, është ku di unë 2-3

vende të vogla dhe është Rugova, flasim për Rugovën, në fakt, shkojmë në Bogë dhe Rugova i

ka 13 fshatra të tjera, të cilat i janë nënshtruar një masakre, do ta quaja, edhe pse është zonë e

mbrojtur, të ndërtimeve me leje dhe pa leje. Unë nuk e besoj që ka kush leje, po shumica janë pa

leje dhe nuk ka një plan për zhvillimin e turizmit malor.

Dhe, plani për zhvillimin e turizmit malor për mua nënkupton projekte të veçanta që mund të

bëjë qeveria për fshatrat turistike malore dhe kjo të sillte pastaj zhvillim tjetër, do të sillte

zhvillimin në bujqësi, zhvillimin urbanistik edhe nëpër zonat, të cilat janë të mbrojtura, por nuk

do të prekej ambienti, nuk do të prekeshin pyjet, të cilat janë të pambrojtura, tërësisht të

pambrojtura, tërësisht në përpjekje për t’u shkatërruar krejt dhe, çështja tjetër, se po më duket

ikën edhe minutat, mendova shumë më pak me diskutua, është mbrojtja e ujërave dhe në veçanti

do të ndalesha tek Ujëvara e Drinit të Bardhë, e cila është shkatërruar përmes ndërtimit pa leje

dhe vjedhjes së kapaciteteve të ujit për ta shtuar atë kapacitetin në një hidrocentral, i cili është

privatizuar nga një anëtar i Vetëvendosjes. Dhe, Ujëvara e Drinit që është një atraksion shumë i

madh turistik, gjatë tërë verës mbetet e shterur dhe s’kanë ata që shkojnë për turizëm që është

zona më e zhvilluar turistike dhe më me interes, nuk kanë çka shohin, përveç një përroske që

është për gjynah....

(Ndërprerje nga regjia)

Page 150: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

150

KRYETARI: Edhe një minutë deputetit Haliti.

XHAVIT HALITI: Ajo që desha të ndalem te çështja e lumenjve, ka një ligj të vjetër për

mënyrën se si menaxhohen lumenjtë, por desha të ndalem te hidrocentralet, për të cilat unë nuk

jam dakord as me qeveritë e kaluara, por mendoj që Drini edhe Bistrica, meqenëse janë të

paprekura nga investimet në hidrocentrale, të mbesin zona ashtu siç janë, turistike dhe lumenjtë e

egër, pa investime në hidrocentrale, sepse mënyra se si është planifikuar investimi në

hidrocentrale, veçanërisht në Bistricë, është ngufatje e turizmin dhe të pasurohen 4-5 vetë, do të

thosha, edhe ata që mund të jenë ndonjëri edhe i korruptuar, por edhe kompanitë, të cilat përmes

korrupsionit kanë marrë votat edhe në Kuvendin Komunal, edhe mbështetjen...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Faleminderit, zoti Haliti! Fjalën tash e ka prej Vetëvendosjes, deputeti Fitim Uka.

FITIM UKA: I nderuar kryetar i Kuvendit!

Të nderuar përfaqësues të Kabinetit qeveritar,

Të nderuar kolegë,

Të dashur qytetarë,

Meqenëse kritika e opozitës është më tepër një lloj katarsisi emocional, një shpërfaqje e

skajshme e lakmisë për pushtet, por edhe e inatit për këta që janë ulur prapa meje. Na ka ra hise

neve deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ta bëjmë edhe analizën e mirëfilltë të programit,

por edhe kritikën qëllimmirë, sepse tek e fundit, po flasim për programin e Qeverisë së

Republikës së Kosovës, po flasim për qytetarët tanë.

Do të ishte shumë e lehtë në rast se Qeveria do të trashëgonte punën e mirë dhe projekte të

dobishme për vendin nga një qeveri normale. Por, kjo qeveri trashëgon pushtetin nga një qeveri

ilegale, një qeveri të xhepit, të projekteve, të cilat kanë ushqyer interesa klienteliste, prandaj për

shumë projekte, të cilat janë nisur, duhet të bëhet një kthim i plotë prapa, për shumë projekte që

kanë lëvizur djathtas, duhet të bëhet kthesa e parë majtas, e për shumë projekte të tjera që kanë

nisur, në fakt duhet komision hetimor parlamentar, por edhe ftesë për prokurori.

Ka kohë që nuk kam dëgjuar konkludime më të fuqishme, pa asnjë premisë logjike, e përkthyer

ndryshe, opozita ka treguar potencial të jashtëzakonshëm për analizë të asaj që nuk është thënë,

nuk është shkruar, përderisa nuk është trajtuar fare ajo që është thënë në program. Asnjë program

qeverisës nuk mund të trajtohet si një sekuencë e shkëputur, por si pjesë e një procesi. Prandaj,

është e pakuptimtë që të flasim për planin e veprimit sot, pa e kuptuar ku ishim dje dhe është e

pakuptimtë gjithashtu të flasim se ku duam të shkojmë, pa e kuptuar ku jemi sot aktualisht. Dhe,

ajo që vjen natyrshëm ta them është kjo, hajde po e marrim si të mirëqenë që kjo qeveri nuk di,

ashtu siç po thoni ju, hajde po e pranojmë edhe që ky program nuk është program, ashtu siç po e

quani ju, hajde qe po jua bëjmë edhe qefin e po themi që ju jeni më të mirë. Po ku keni qenë deri

Page 151: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

151

sot ju? Ju keni qenë këtu mbrapa, ju keni shkruar programe, i kemi lexuar edhe ato programe.

Kështu që, kur po kërkoni operacionalizim konceptesh, edhe metrikë në programin qeverisës, a

keni mundësi të na tregoni sa për qind e planeve e të programeve tuaja i keni realizuar? Për

kolegët që debatojnë sot dhe kanë shtuar kujdesin për arsimin, çuditërisht veç sot e jo dje, më

duhet t’ju kujtoj disa statistika të frikshme, statistika të cilat i mbajnë përgjegjës vetë ata. Ish-

ministra të Arsimit e ekspertë të vetëshpallur të arsimit që sot po e drejtojnë gishtin nga kjo

qeveri, duhet ta kthejnë nga vetja. Përpos PISA-s dhe renditjes skandaloze që është përsëritur dy

herë radhazi, po ju them edhe një të vërtetë tjetër: në raportin e Bankës Botërore thuhet që një

fëmijë i lindur në Kosovë arrin vetëm 57% të produktivitetit të një të rrituri me arsim dhe

shëndet të plotë që është mesatarja më e ulët në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Tash, nëse ekziston një hendek që është minimalisht 6 apo 7 vjet, këtë hendek e gjeni fillimisht

në mospërfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, e më pas i njëjti përcillet edhe me cilësinë

e dobët të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Pra, çfarëdo mase që do të ndërmerret në

përmirësimin e cilësisë, nuk mund ta adresojë hendekun e plotë jo për 4 vjet, kjo sepse dëmi që

keni shkaktuar ju është i madh. Koston e keqveprimeve tuaja do t’i paguajmë edhe për disa vjet,

kjo është e sigurt, por masat e ndërmarra edhe të propozuara nga kjo qeveri, për arsimin në

veçanti, janë një lloj reforme që ju nuk guxuat ta merrni kurrë. Një masë kryesore pa dyshim që

do të jetë përfshirja më e madhe e fëmijëve në edukimin e hershëm, ndërkaq po kaq urgjente

është edhe përmirësimi i cilësisë në këtë nivel të edukimit. Aty është e vërtetë që s’ka vota,

fëmijët nuk janë të vetëdijshëm mbase edhe kush është qeveria, por aty është boshti i ndryshimit

në sistemin tonë arsimor dhe ata që po mbajnë ligjërata sot për masat, fazat, procesin apo mjetet,

duhet ta kuptojnë që nuk ka reformë të mirëfilltë pa përfshirje më të madhe në fushën e arsimit të

hershëm, në edukimin e hershëm. Për herë të parë, 21 vjet pasluftës, reformën në arsimin tonë e

nisi miri edhe mbarë, e nisim nga fëmijëria e hershme, nga themeli e jo nga kulmi, aty ku mund

të blihet ndonjë votë.

Në anën tjetër, përfshirja e punëtorëve socialë dhe psikologëve në Kosovë, më në fund do të

ndodhë me këtë qeveri. Paturpësisht në këtë Kuvend deputetë që sot flasin për reforma, kanë

refuzuar propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të mundësuar asistentë

ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta. Tash, edhe pse diçka e tillë është vërtet e vonë, do të

jetë e mundshme.

Pra, nuk ka shkollë pa shëndet, e shëndeti nuk është veç fizik. Duke angazhuar psikologë e

punëtorë socialë, qeveria e re adreson shqetësimin e nxënësve, në veçanti pjesën e ngacmimeve

në shkolla, që juve ju bie ndërmend të reagoni vetëm atëherë kur ndodh një rast, dhunën në

shkolla, por edhe aktet delikuente të tjera, siç është përdorimi i duhanit, drogave, sepse lehtësia

me të cilën qasen adoleshentët tanë në substancat narkotike është një trashëgimi e keqe dhe kjo

duhet të marrë fund po ashtu.

Page 152: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

152

E kur flasim për arsimin e lartë, natyrisht aty ku ka merita unë nuk hezitoj që t’i jap ato merita.

Ne duhet t’u japim disa kredi qeverive të kaluara, sepse ka pasur ekspertë të arsimit që kanë

treguar performancë të jashtëzakonshme, na kanë larguar edhe nga ENKA dhe EQAR-i. Pra,

paramendoni, të njëjtit sot po na flasin për mangësitë në programin qeverisës. Gjithashtu, ne

folëm edhe për një fond për kërkime shkencore. 1.2 milion euro ka qenë fondi për kërkime

shkencore, nëse vini dhe e shihni kujt iu kanë ndarë ato fonde, mund të gjeni plot këtu që janë në

sallën e Kuvendit, por gjithashtu ajo që është tepër e rëndësishme të thuhet është që as 1.2 milion

euro nuk janë ndarë ashtu siç duhet e kanë shkuar në suficit. Ky, pra është interesi për kërkim

shkencor që ka ekzistuar deri më sot.

Unë jam i bindur që për shumë reforma të thella në fushën e arsimit nuk ka nevojë as për buxhet

të madh, por vetëm për vullnet dhe kreativitet. Mrekullia në arsim nuk është pronë e buxhetit, e

nëse e lexoni me kujdes programin e ofruar, natyrshëm me kujdes dhe larg atyre inateve politike

që i përmenda në fillim, atëherë do ta kuptoni që kjo është një reformë e dizajnuar kujdesshëm

dhe shumë mirë e strukturuar, e që nuk kërkon shumë investim.

Pra, ajo që mund të vëreni është kjo që ka ndryshuar fokusi, nga fokusi i vetëm në arsimin e

lartë, në fokusin në të gjitha nivelet e gjithëpërfshirjes, por më tepër përparësi në edukimin e

hershëm. Nga vetëm një masë më tepër për të mbuluar një hall të përkohshëm në sistem masash

që adresojnë sfidat në kuptimin afatgjatë e të qëndrueshëm. Pra, nuk ka reformë e intervenime që

zgjasin sot për këtu, por sot për sot dhe sot për nesër. Edhe dallimi nuk është vetëm në cilësi, që

të jemi të sinqertë dhe korrekt, por edhe në sasi, në kuantitet. Nga një qeveri që nuk solli asnjë

projektligj për arsimin në Kuvend për gjashtë muaj, në një qeveri që e ka të qartë rrugën që

dëshiron të ndjekë. Krimi që është bërë me tekstet shkollore do të adresohet me projektligjin që

do të vijë, mashtrimi i madh në arsimin e lartë me Projektligjin për arsimin e lartë, prandaj po

nguteni me kritikën për atë që nuk e keni parë akoma, e po thoni që është gabim, jepni kohë pak,

shihni edhe atë 100-ditëshin e famshëm dhe mandej do ta shihni që jeni ju ata gabim dhe analiza

juaj sipërfaqësore. Faleminderit!

KRYETARI: Nga PDK-ja, fjalën e ka Uran Ismaili.

URAN ISMAILI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

KRYETARI: Replikë ka kërkuar, po pak si vonë, kështu që pas fjalës tuaj.

URAN ISMAILI: Faleminderit, shumë!

I nderuar kryetar,

Kabinet qeverisës,

Deputetë,

Page 153: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

153

Fatkeqësisht, kryeministrin nuk e kemi këtu. Siç shihet, edhe shumica e ministrave nuk janë këtu.

Shumë nga ta nuk janë për një program, të cilin e kanë shkruar vetë dhe u dedikohet qytetarëve e

që duhet ta implementojnë ata.

Po e nis këtë diskutim me një kërkesë të thjeshtë, por të domosdoshme, ndaj qytetarëve të

Republikës së Kosovës, ju lutem, lexojeni këtë program. Po ju lus, lexojeni programin qeverisës.

Është një program që është kontratë mes këtyre ministrave që mungojnë, po edhe këtyre që janë

këtu, me ju, të financuar nga buxheti që e krijoni ju.

Kur e lexoni këtë program, unë jam i bindur që kritikën e parë do të na jepni opozitës. Do të na

kritikoni si opozitë, pse nuk kemi qenë më këmbëngulës e më kritik ndaj këtij programi. Ju do të

na fajësoni neve, sepse ky program, për fat të keq, nuk paraqet potencialin e Kosovës, nuk

prezanton kërkesat e qytetarëve dhe as nuk trajton të ardhmen e tyre. Qytetarët, po edhe kushdo

tjetër, kur e lexon këtë program, nuk e kanë të qartë kur fillon një projekt e kur mbaron, nuk e

kanë të qartë me çfarë buxheti dhe nuk e kanë të qartë impaktin që do ta ketë në jetën e tyre. Ky

program nuk është konkret, nuk ka afate kohore, e as plan për implementim.

Në mungesë të vizionit e profesionalizmit, Qeveria ka zgjedhur një program pikërisht për t’i ikur

përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Unë kam mundur të vij me një listë të problemeve që nuk janë

trajtuar nga programi, e që janë tejet të nevojshme, por fatmirësisht më ra puna që të flas e të

diskutoj para një deputeti që e ngriti një çështje, e që më brengos edhe mua, çështjen e arsimit.

Mirëpo, çështjen e arsimit në pandemi do ta theksoj si të veçantë, sepse në tërë globin është një

ndër çështjet më brengosëse tani për sot. Humbjet e mëdha që janë duke u bërë në shkollim, kanë

bërë që Sekretari i Kombeve të Bashkuara ta quajë këtë situatë si ‘katastrofë të brezave’.

Qeveria Kurti e injoron këtë problem fare. Në programin qeverisës ka një rresht për këtë çështje

dhe thotë ‘do të merremi me këtë çështje pas përfundimit të

Pandemisë’. E këta dalin e thonë nuk dihet kur përfundon pandemia. Pra, programi fillon të hyjë

në efekt atëherë kur përfundon pandemia.

340 mijë nxënës dhe 130 mijë studentë, të cilët humbjet e mëdha që i kanë, nuk kanë asnjë lloj

trajtimi, qoftë afatmesëm, qoftë afatshkurtër apo afatgjatë. Dhe zoti Kurti vjen këtu e me lehtësi

na merr shembujt nga Gjermania. Është lehtë të merren shembuj në një shtet të suksesshëm, por

është mirë të përballesh me problemet e Kosovës.

Po i marr disa shembuj edhe unë nga Gjermania. Në Gjermani nxënësit kanë kaluar 7.4 orë në

ditë në aktivitete shkollore para COVID-it. Sot kalojnë 3.6 orë në ditë. 38% të nxënësve në

Gjermani kalojnë më pak se dy orë në aktivitete shkollore. Paramendoni, nga 7.4, kanë rënë në

më pak se dy. Tani, nëse situata në Gjermani është e tillë, çka jua merr mendja, si është në

Kosovë?

Page 154: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

154

Dhe, këtë nuk kemi nevojë, unë fokus grup të marr këtu, me fëmijët tuaj, me fëmijët tanë, e

kuptojmë në çfarë gjendje të vështirë jemi, jashtë partive politike. Jemi në një gjendje tepër të

vështirë. Me 340 mijë nxënës, të cilët do të dalin të pashkolluar dhe jo të gatshëm për tregun e

punës. Çka ka programi qeverisës? Asgjë! Ama, asgjë fare!

Dhe, kur të dilni ta lavdëroni programin qeveris, ju kisha lutur, të paktën jepjani edhe kritikën që

e meriton. Nuk janë fjalime që prej juve pritet të dilni veç sa për sy e faqe, për të mbushur kohë.

Kush pëson më së shumti në këta 340 mijë nxënës? Pësojnë familjet që nuk kanë kapacitet

financiar për t’u dhënë orë shtesë, ose kurse shtesë.

Zoti Kurti këtu tha se fëmijët duhet të shkollohen, pa marrë parasysh sa fiton prindi. Deklaratë

jashtëzakonisht e mirë, në program nuk e ka të tillë. Hulumtimet sot tregojnë që fëmijët janë

duke marrë mësim aq sa po kanë mundësi financiare prindërit e tyre për t’i mbështetur. Pra, sot

një familje që iu ka përkeqësuar gjendja për shkak të pandemisë, një familje që është në varfëri,

ne po ia dënojmë fëmijët e tyre që të futen në ciklin e varfërisë edhe ata, që varfëria të jetë

trashëgimi gjeneratë e gjeneratë. Askund nuk ka intervenim më të nevojshëm social sot se sa në

arsim, te fëmijët të cilët po humbin kohën gjatë pandemisë. Kjo nuk është brengë e PDK-së,

duhet të jetë brengë jona, klasë politike, ne duhet të ngrihemi, qysh të pranojmë një program, i

cili nuk flet asgjë për këtë situatë?

E lehtë është të thoni ‘ju e keni bërë keq’. Shiko, trashëgimia i ka edhe të mirat, edhe të këqijat.

Po të isha ankuar unë e të vajtoja, se e kam marrë keq prej një ministri, nuk e kisha bërë asnjë

punë. Kjo është metodologji e gabuar. Eja trego, e kam gjetur keq, po dua ta bëj mirë.

Unë po apeloj, edhe te kryeministri Kurti, edhe te ministrja Nagavci, ju lutem, përmirësojeni këtë

gabim! Po të ishte për mua, për këtë arsye do ta tërhiqja programin, veç për këtë arsye. Nuk është

e vogël kjo. Kjo kokëfortësi, mosprofesionalizëm, do t’i dënojë gjeneratat pa marrë parasysh

bindjet politike. Nuk kanë zë, është e vërtetë, nuk kanë të drejtë vote, është e vërtetë, po vuajtjet

e pasojat janë duke i ndier. Le të ngrejë dorën dikush, në qoftë se sot mund ta ngrejë dorën, le të

thotë që ka fëmijë në shtëpi e nuk është duke e vërejtur se çfarë humbjesh janë duke u ndodhur

atyre në kualitetin e mësimit.

Disa fjalë për shëndetësinë. Në krizën më të madhe të shëndetësisë, kur ekziston një

pajtueshmëri jashtëzakonisht e madhe që duhet të ketë investime, duhet të jetë shëndetësia

prioritet, çfarë ndodh? Zoti Vitia na sjell një program me një faqe, jo një fletë, po një faqe. Në

këtë program përmendet një herë qytetari dhe një herë pacienti, kaq. Sepse, ky program nuk

është bërë as për pacientë, e as për qytetarë. Realisht dhe fatkeqësisht, ky program nuk është bërë

as për mjekë, që zakonisht ka ditur të bëhet, as për infermierë, as për profesionistë shëndetësorë.

Ky program është veç për ministrin Vitia. Veç ky po e kupton.

Page 155: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

155

Pra, kur e lexon atë program, ti duhet të mendosh se çfarë ka menduar ky për ta realizuar. Nuk ka

asgjë për brengat e qytetarëve, nuk ka asgjë për shqetësimet e profesionistëve shëndetësorë. Për

shembull, flitet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, asnjë fjalë për heqjen e listës së pritjeve

që janë potencialisht burim i keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Flitet për riorganizimin e sektorit,

e asnjë fjalë a duhet të decentralizohet apo të centralizohet. Flitet për rritjen e cilësisë së

shërbimeve shëndetësore dhe thuhet se do të ketë fokus në rritjen e vaksinimit të fëmijëve, jo

prej COVID-it. Kosova është një storie e suksesit me 95% të vaksinuar të popullatës. Tregomëni

me ngritje dore dikush nëse e ka fëmijën e pavaksinuar këtu në këtë sallë?

Ne jemi vend që ka dhe eksporton një storie të suksesit për vaksinim, ky e ka shkruar në

program, duhet pas fokus për t’i vaksinuar fëmijët, s’po flasim për COVID. Ku janë të fokusuara

investimet kapitale? E drejtë juaja është për ta ditur edhe ju si deputetë. Janë 40 milionë euro, të

cilat Lëvizja Vetëvendosje i ka pasur në programin e saj për t’i investuar çdo vit në Ministrinë e

Shëndetësisë. Ku është? E drejtë juaja është të dini. Ku do të fokusohen? Në pajisje, në investime

kapitale, në spital të Prishtinës, në spital të Ferizajt, ku? Është e drejtë jona të dimë.

S’po flas për sigurime shëndetësore. Mendoj që nga mungesa e vizionit do të ngecin edhe ato

procese që kanë nisur. Për mua është i çuditshëm ky hezitim i ministrit Vitia, t’ju them të drejtën,

ka pasur një ngurrim të madh për ta pasur një program, i cili do t’ju bënte edhe juve krenarë,

neve më pak kritikë, por në fund të fundit, përfitimin do ta kishin pasur qytetarët.

Në qoftë se kam edhe pak kohë, do të flas edhe për një temë të fundit. Sa herë po vijmë këtu në

foltore, po flasim për zhvillimin e teknologjisë, po flasim se si është mundësi për të rinjtë, po

flasim se si do t’i krijojmë disa kushte, që të rinjtë tanë do të marrin paga të larta, duke i

mbështetur ne ata në zhvillim, në teknologji, aplikacione të ndryshme, e kështu me radhë.

Shikoni programin e Qeverisë, gjysmë faqe e keni për IT, për sektorin që eksporton shërbime,

për sektorin që ka rroga trefish më të larta se secila rrogë minimale që e premtoni ju. Gjysmë

faqe e keni! Aty ku duhet të jetë një potencial i madh për rininë, pajtoheni me gjysmë faqe.

Pajtohuni se kaq jeni në gjendje t’i jepni.

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Faleminderit! Lidhur me disa çështje të arsimit, që i ngriti deputeti Uka, fjalën për

replikë e ka kërkuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryetar!

Sa u përket kritikave për arsimin, në fakt, asgjë nuk marr personale. Unë marr edhe kritika, edhe

merita aq sa merr Qeveria Kurti-1, sepse në kohën sa kam qenë unë në Ministri të Arsimit kam

Page 156: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

156

pasur kryeministrin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe gjithashtu ministren e Financave nga Lëvizja

Vetëvendosje. Por, dua t’i them deputetit Uka se nuk pajtohem me të gjitha konstatimet e tij.

Nuk është që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur ndikim në zhvillimet e 15 - 20 vjetëve të fundit.

Unë jua rikujtoj vetëm nëntorin e vitit 2015. Në atë kohë isha pjesë e Qeverisë, ministre e

Tregtisë dhe Industrisë, derisa punoja ditë e natë për të tërhequr investime të huaja dhe për të

përmirësuar ambientin e biznesit për të hequr kompanitë private, të cilat kontrollonin naftën dhe

për të deleguar kompetencat në Dogana, protestuesit dhe protestat e organizuara nga Lëvizja

Vetëvendosje, ju e dini, i kanë thyer 12 vetura në oborret e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

dhe kanë thyer krejt xhamat e objekteve. Ju e dini, prapë jeni deputetë të gazit lotsjellës, ju jeni

pikërisht partia që sot e kësaj dite e keni lënë vendin pa liberalizim të vizave.

Sa i përket reformës në arsim, ne nuk kundërshtojmë asnjë reformë në arsim, por arsimi nuk

bëhet me deklarata. Atë çfarë po kërkojmë të dimë, është se me të gjitha këto premtime, me 160

çerdhe, sa do të jetë më i madh buxheti për Ministrinë e Arsimit?

Më lejoni t’ju them, e kam thënë edhe dje në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike,

arsimi nuk rregullohet me deklarata, as nuk rregullohet duke qenë prioritet i ministres së Arsimit

ose ministrit, rregullohet duke qenë prioritet i kryeministrit, i Qeverisë dhe duke pasur konsensus

nacional. Reformat në arsim japin rezultate pas 15 vjetëve. Duke marrë parasysh që jeni

popullistë, pak presim prej juve në këtë fushë.

KRYETARI: E doni fjalën për kundërreplikë, zoti Uka? Në rregull.

FITIM UKA: Kundërreplika ime do të jetë krejt e shkurtër. Unë nuk fola për 2.3 milionë euro që

kanë humbur në Qeverinë e kaluar. Nuk e kuptoj pse ky reagim!

Dhe, ajo çfarë unë kam thënë është plotësisht e qëndrueshme dhe këtë jam i gatshëm t’jua

dokumentoj sido që ju e dëshironi. Nëse ju pretendoni që 52 ditë qeverisje Kurti-1 janë të

barabarta me 21 vjet keqqeverisje tuajën, atëherë unë nuk kam ndonjë koment tjetër.

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën nga Vetëvendosja e ka deputetja Arjeta Fejza.

ARJETA FEJZA: Faleminderit, kryetar Konjufca!

Kabinet qeveritar,

Kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Duhet të përmendet fakti që kemi para vetes një plan të Qeverisë, në kuadër të të cilit mund të

shohim konkretisht disa aspekte direkte të ndërhyrjes, që lidhen me jetën e grave.

Page 157: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

157

Nga raste tepër shqetësuese të grave të vrara, ato që raportojnë dhunë në familje, numri i grave të

papuna, numri shumë i vogël i atyre që trashëgojnë pronë, vajzat dhe gratë që përjetojnë

ngacmim, diskriminim gjinor, rezultojnë të jenë e përditshmja e lajmeve në shoqërinë tonë.

Përmirësimi i pozitës së gruas në shoqëri nuk është një detyrë individuale, por është një proces

që kërkon kontribut institucional e përgjegjësi shtetërore dhe shoqërore. Prandaj, hapat e

paraparë në planin e Qeverisë janë të qëlluara dhe një përgjigje për problemet e shumëfishta të

vajzave dhe grave në Kosovë.

Dhuna në familje ndaj grave dhe në baza gjinore është një nga problemet më të mëdha në vend,

posaçërisht gjatë kohës së pandemisë. Vetëm gjatë kësaj periudhe numri i rasteve të raportuara

për dhunë në familje ka shënuar rritje për 20%. Hartimi i politikave kundër dhunës, që parashihet

në planin e Qeverisë, do të ndikojë në funksionalizimin e mekanizmave kundër dhunës, kurse

organizimi i fushatave vetëdijesuese për publikun, për parandalimin e dhunës, është i

domosdoshëm. Pra, ndërhyrje dhe emancipim.

Parandalimi, trajtimi dhe riintegrimi i viktimave të dhunës në familje kanë një koordinim

shumëpalësh, prandaj një bashkërendim i veprimtarisë së të gjithë aktorëve është i nevojshëm

dhe do të ketë rëndësi jetike për këto raste. Ndëshkimi dhe vënia para përgjegjësisë të kryerësve

të akteve të dhunës në familje, harmonizimi i legjislacionit vendor me atë ndërkombëtar, si dhe

rishikimi i standardeve të shërbimit për viktimat e dhunës në familje do të ndikojë në krijimin e

një qasjeje institucionale në luftimin e kësaj dukurie.

Procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje qëndrojnë si dokument i

politikave të Qeverisë, me anë të cilave përcaktohen rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve

relevante dhe hapat konkretë që duhet të marrin këto institucione për të përmirësuar koordinimin

me institucionet e tjera, që merren me trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Për këtë arsye

rritja e kapaciteteve të zyrtarëve përgjegjës në trajtimin e rasteve të dhunës në familje është një

vendim shumë pozitiv. Strehimoret ballafaqohen aktualisht me shumë vështirësi financiare,

prandaj vendimi që linja për shërbimet bazike për strehimore të vendoset si linjë e përhershme në

Buxhetin e Kosovës, është një hap shumë i rëndësishëm për këto institucione, që vazhdimisht

ishin në rrezik për mbyllje, duke rënduar edhe më shumë shqetësimet e anëtareve brenda tyre.

Një çështje tjetër që lidhet me rastet e dhunës në familje, është ndryshimi i kornizës ligjore për

ndihmë juridike falas, me qëllim të njohjes si kategori të veçantë për viktimat e dhunës në

familje dhe dhunës në baza gjinore. Këto kategori, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë, do të

mund të përfitojnë ndihmë juridike falas nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në kontekstet

familjare dhe trashëgimore, duke ua mundësuar kështu grave të përfaqësohen në gjykata pa

ngarkesën edhe financiare.

Page 158: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

158

Është shumë shqetësues numri i vogël i grave në tregun e punës, vetëm 14.4%. Prandaj, fokusimi

për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e punësimit me fokus në të bërit

biznes, është shumë i nevojshëm për gratë. Pastaj, zbatimi i masave aktive për punësimin e grave

dhe masa mbështetëse për sigurimin e likuiditetit për bizneset që udhëhiqen nga gratë do të

afirmojë gratë në biznes, duke rritur përfshirjen e tyre në këtë fushë. Në kuadër të rimëkëmbjes

ekonomike, krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik, Qeveria parasheh

rritjen e punësimit të grave, me fokus krijimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes dhe

thjeshtësimin e procedurave për eksport dhe import.

Po ashtu, masat për nxitjen e vetëpunësimit të grave dhe vajzave nga zonat rurale, si dhe

angazhimi i planifikuar në fuqizimin ekonomik të gruas në shoqëri dhe ekonomi nëpërmjet

mbështetjes financiare dhe masave afirmative, sikurse regjistrimi i pronës. Më konkretisht,

zbatimi i masave afirmative për regjistrimin e pronësisë së përbashkët, në emër të të dy

bashkëshortëve, do të rrisë numrin e grave që posedojnë pronë, e që aktualisht është 17.99%, për

dallim nga 80.14% e burrave që posedojnë pronë. Në anën tjetër, përmes ndryshimeve ligjore e

fushatave vetëdijesuese do të tentohet të rritet numri i grave trashëguese nga vetëm 4%, sa është

aktualisht.

Është risi shumë e nevojshme që nënat e papuna do të paguhen me pagën minimale 250 euro për

gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë, si dhe ndryshimi i pushimit të lehonisë e atij

prindëror, në mënyrë që të dy prindërit të kenë mundësinë e kujdesit për fëmijën. Kështu, barra e

rritjes së fëmijës nuk do të bijë vetëm mbi nënën. Vizioni i Qeverisë për garantimin e mjedisit të

sigurt dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët pa dallim, që synon të arrihet

nëpërmjet ngritjes së profesionalizmit, pavarësisë dhe llogaridhënies, forcimit të integritetit

institucional dhe rikthimit të besimit qytetar, do të prekë për të mirë jetën e grave.

Forcimi dhe ngritja e kapaciteteve të Policisë, Inspektoratit Policor dhe agjencive të tjera do të

ndikojë në rritjen e besimit në këto institucione shumë të rëndësishme për sigurinë e vajzave dhe

grave. Çdo politikë duhet t’i nënshtrohet perspektivës gjinore, vlerësimit të ndikimit gjinor,

prandaj është shumë i rëndësishëm implementimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Duhet

përmendur gjithashtu gatishmërinë e Qeverisë që të mbështesë iniciativat e reja që fuqizojnë

pozitën e gruas në shoqëri nëpërmjet subvencionimit të OJQ-ve dhe iniciativave individuale.

Ndërkohë që në planin e arsimit, plani për ofrimin e kushteve preferenciale të pagesës ose heqja

e pagesës për çerdhet e fëmijëve për kategori të caktuara të popullsisë, do të prekë

përditshmërinë e nënave drejtpërdrejt. Ndërtimi i 160 çerdheve të reja do të ndryshojë

përfundimisht jetën e nënave. Kurse, sa i përket përmirësimit të cilësisë së teksteve të reja

shkollore, me kujdes të shtuar për mesazhet seksiste apo stigmatizuese, ky është një hap i mbarë

për gjithë shoqërinë. Vajzat duhet të mbështeten me prioritet me bursa, prandaj plani për ofrimin

e një mijë bursave studentore për vajzat me përparësi që zgjedhin të studiojnë shkenca teknike e

Page 159: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

159

natyrore, është po ashtu një vendim shumë pozitiv. Duhet të përmendet gjithsesi vendimi i

Qeverisë për lirimin nga prezenca fizike e të gjitha grave shtatzëna nga vendi i punës.

Pra, këto pika prekin jetën e gruas në shumë dimensione. Vërehet se është menduar për gratë, kur

është hartuar ky program qeverisës. Implementimi i tij do të përmirësojë pozitën e gruas në

shoqërinë tonë. Gradualisht gratë do të bëhen pjesë e barabartë në secilin aspekt shoqëror, ashtu

siç edhe do të duhej të ishte. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Tash po e bëjmë një përjashtim, por një përjashtim, i cili shpresojmë

të jetë i fundit.

Një replikë e ka pas kërkuar edhe deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, por minutat e saj po ia

kalojmë deputetes Hykmete Bajrami, e cila ma kërkoi fjalën për një sqarim shtesë lidhur me

paratë e Thesarit dhe, meqenëse këtë e konsideroj në interes të së mirës publike dhe në interes të

publikut, ia kalojmë fjalën deputetes Hykmete Bajrami, e pastaj edhe ministri pa dyshim se mund

ta marrë fjalën.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryetar, për mirëkuptimin dhe përjashtimin që lejuat!

Unë sot u drejtohem mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetëve të Lëvizjes

Vetëvendosje dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Hykmete Bajrami jeton në Prishtinë,

vjen sa herë ka seanca dhe komisione në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe nuk fshihet

asnjëherë. Ministrja e Drejtësisë, e cila dje tha që e kam autorizuar Prokurorinë që të merret me

rastin e drogës, është mirë, ministre, ta autorizosh Prokurorinë dhe të gjitha organet e Drejtësisë

që të merren me rastin e 2.1 milionëshit dhe të merret me rastin e Hykmete Bajramit, sepse duhet

pastruar njëherë e përgjithmonë kjo çështje. Unë qëndroj këtu, jam ballëhapur, jo vetëm për

kohën sa kam qenë në Ministri të Financave, po për kohën sa kam qenë pjesë e institucioneve të

Republikës së Kosovës që nga viti ’99 e këndej.

Kështu që zbardheni këtë rast e mos u mundoni të ma mbyllni gojën me 2.1 milionë, sepse janë

pikërisht ata njerëz që po vazhdojnë të jenë drejtorë të Thesarit, ata zyrtarë, keqbërësit janë në

burg, edhe ju tani që i keni krejt nivelet e pushtetit, asgjë s’po bëni.

Ju lutem, krejt pushtetin e keni në dorë, me Prokurori, me gjyqësi, me krejt, të gjithë mund t’i

ndërroni, në bashkëpunim me presidenten, po pastrojeni këtë rast, ama mos provoni të ma

mbyllni gojën, se s’ma mbyllni asnjëherë, sepse jam e pastër.

KRYETARI: Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me këtë çështje.

MINISTRJA ALBULENA HAXHIU: E nderuar deputete Hykmete Bajrami, mua më vjen keq

që ju nuk jeni në dijeni për përgjegjësitë që ka ministri i Drejtësisë në raport me rastet që hetohen

Page 160: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

160

nga Prokuroria. Nëse nuk e dini, më lejoni t’ju njoftoj që ministri i Drejtësisë, në asnjë rast dhe

në asnjë rrethanë nuk ka të drejtë të kërkojë ose të autorizojë Prokurorinë për të bërë hetime.

Një rast flagrant ka ndodhur këtu në Republikën e Kosovës, që të paktën e kemi parë të gjithë, ka

qenë rasti kur ish-kryeministri Haradinaj i pati kërkuar ish-prokurorit special, zotit Elez Blakaj,

me vendim, afat tridhjetë ditë, për t’i kryer hetimet. Ajo ka qenë skandaloze dhe pikërisht në atë

kohë zoti Haradinaj është dashur të japë dorëheqje. Ai nuk dha dorëheqje, por e detyruan

prokurorin Elez Blakaj të largohet nga Kosova. Kjo nuk do të ndodhë me Qeverinë Kurti. Ajo

çfarë kam thënë unë, duhet të jesh edhe ti në dijeni, është që sipas Ligjit për bashkëpunim juridik

ndërkombëtar për çështje penale, ministri i Drejtësisë, në këtë ka rastisur të jem unë ministrja e

Drejtësisë, autorizon autoritetet e tjera, zyrtarët e huaj që të vijnë në Kosovë për hetime në

kuptim të nenit 88 të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Prandaj, Garda de Financa ka qenë në Kosovë me autorizimin tim, sepse përndryshe nuk do të

kishte mundur të jetë në Kosovë. Kjo ka qenë ajo çfarë ne kemi deklaruar publikisht. Edhe uroj

që kjo të jetë hera e fundit që keqinterpreton dhe shpif në foltoren e Kuvendit të Republikës së

Kosovës.

KRYETARI: Fjalën e ka Memli Krasniqi.

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar deputetë,

Përfaqësues të Qeverisë,

Ky debat, kam thënë edhe atë ditë kur ka filluar, është i pakuptimtë pa kryeministrin, sepse ai e

ka ftuar këtë seancë dhe e ka quajtur seancë të jashtëzakonshme, për një dokument që s’është

aspak i jashtëzakonshëm dhe për një debat që do të duhej të ishte krejtësisht i zakonshëm, normal

dhe obligim. Por, kryeministri nuk është këtu, sepse më me rëndësi sesa dhënia llogari para

qytetarëve përmes përfaqësuesve të tyre, për të ka qenë, tashmë po e dimë, darka me Bërnabiqin

dhe me disa nga liderët e tjerë të rajonit.

Shumë nga parafolësit e trajtuan përmbajtjen e dokumentit që kanë sjellë në Kuvend Qeveria që

e quajnë program të Qeverisë, përkundër që vobektësia e tij përmbajtjesore dhe konceptuale nuk

e bën atë të denjë për një titull të tillë. Por, unë mendoj se më shumë sesa çfarë përmban ky

dokument, debati do të duhej të fokusohej në atë se çfarë nuk përmban ai.

I keni sjellë këtu 60 faqe të shkruara për gati 60 ditë qeverisje, pra e keni përgatitur mesatarisht

një faqe tekst në ditë, duke pasur një kabinet me gati 20 anëtarë e me qindra këshilltarë. Dhe,

s’do të ishte problem sikur këto faqe të prezantonin një vizion të qartë qeverisës për një mandat

të plotë, e që për fat të keq, nuk e ofrojnë këtë. Kjo mund të jetë hera e parë që ne shohim një

program qeverie që nuk përmban synime e objektiva konkrete e të matshme, që nuk ka një plan

Page 161: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

161

veprimi konkret, e që nuk ka asnjë plan kohor për realizimin e atyre pak projekteve që janë pjesë

e programit.

Ky dokument shpërfaq mungesën e kompetencës, të koherencës, por edhe të mbamendjes

institucionale. Mbi të gjitha tregon mungesën e guximit qeverisës, guximit për të ndërmarrë

projekte transformuese për vendin dhe qytetarët, qofshin ato në ekonomi, në arsim e shëndetësi

apo në infrastrukturë e mjedis. Së paku nuk kam pritur që programit tuaj do t’i mungojë

bazamenti ideologjik, por ky program është një mish-mash ideologjish. Në fakt, programi juaj

nuk ka asnjë qasje pragmatiste që rëndom është azil i qeverive pa një koncept të qartë ideologjik.

Kjo vërtet është befasuese kur vjen nga një kryeministër me bindje të qarta të majta.

Më tutje, programi juaj nuk përmban asnjë indikator ekonomik, që besoj se ndodh për herë të

parë, jo vetëm në Kosovë, po në gjithë kontinentin evropian. Ju nuk keni treguar se sa planifikoni

të kemi rritje ekonomike gjatë mandatit tuaj. Sa do të jetë bruto-produkti vendor për kokë banori

në fund të këtij mandati? Sa do të ulet papunësia? Sa do të jetë niveli i borxhit publik e sa do të

jetë inkasomi i të hyrave? Sa do të ulet niveli i ekonomisë joformale, e kështu me radhë? Thashë,

as papunësinë s’keni treguar se sa do ta ulni, përkundër që keni premtuar se do t’i punësoni të

gjithë qytetarët e Kosovës, por s’keni treguar as sa për qind të buxhetit do t’i investoni në

projekte kapitale? Sa do të jetë pjesëmarrja e arsimit, e shëndetësisë apo e cilitdo sektor në

buxhetin e shtetit.

Asnjë nga këto nuk janë përfshirë në programin tuaj, ndërsa krejt qëllimi i një programi të tillë

është prezantimi i vizionit qeverisës, por edhe i planeve dhe shifrave konkrete për ta zbatuar një

vizion të tillë. Por, në këtë dokument nuk ka as vizion e as planifikim.

Tani, ndoshta ky edhe është qëllimi i kryeministrit. Unë do ta arsyetoja disi, nëse do të dilte këtu

e do të deklaronte, se meqë ka marrë besimin e gjysmës së qytetarëve të vendit dhe ka mandat të

plotë për ta qeverisur këtë vend, nuk dëshiron të mbahet peng nga planet, projektet, shifrat e

indikatorët konkretë. Kjo nuk do të ishte e denjë për një kryeministër, por së paku do të ishte

shpjegim i arsyeshëm për mungesën e substancës së këtij dokumenti, që ju e quani program.

Sepse ju këtu, përveç të paracekurave, nuk keni planifikuar thuaja asgjë konkrete as për

mbështetjen e sektorit privat, që është dërrmuar nga pandemia. Nuk keni përmendur asgjë

konkrete për masat stimuluese e mbështetëse për bizneset që kanë pësuar as ne sektorët e

gastronomisë, të hotelerisë, të ndërmarrësisë, të ndërtimtarisë apo të shërbimeve. Nuk keni

planifikuar as ndërtim të shkollave e spitaleve. As për spitalin e Prishtinës nuk keni thënë asgjë,

projektin për të cilin e keni të gatshëm. Nuk keni bërë asnjë plan për vazhdimin e ndërtimit të

shtëpive për shqiptarët në veriun e Mitrovicës, që janë zhvendosur dhunshëm prej atje.

Por, po ashtu më duket se keni hequr dorë edhe nga rishikimi i demarkacionit me Malin e Zi,

ashtu siç e parasheh ligji i miratuar në këtë Kuvend. Pse ju si Qeveri nuk e keni në program asnjë

Page 162: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

162

fjalë për Çakorrin a për Zhlebin? Na keni pas lodhur me ato vende që as s’e dini tamam ku i

bien. Ndërsa, sot që keni përgjegjësi ta rishikoni demarkacionin, ju jeni strukur dhe asnjë fjalë

s’guxoni ta thoni për këtë që e keni edhe obligim ligjor.

E kur thoni se ky program është derivat i programit tuaj zgjedhor si Vetëvendosje, veç një

shembull po jua përmend. E keni larguar nga programi funksionalizimin e aeroportit të

Gjakovës, për të cilin keni dhënë premtime elektorale. Shembuj të tillë keni mjaft. Jam befasuar

edhe me diskrepancën e diskursit të tekstit, i cili sheshazi duket se është shkruar nga persona të

ndryshëm dhe është kompiluar në fund për të përngjarë me një dokument integral. Për shembull,

keni fjali e deklarime që ngjajnë më shumë me thënie inspiruese e aforizma. Ta zëmë, për

deklaratën te pjesa e politikës së jashtme, në faqen 56, i sigurt jam se do t’ua kishte zili edhe

Henri Kisinxheri. Po e citoj: “Politika e jashtme e një vendi është e mençur, kur është e

qëndrueshme në parime, por fleksibile në realizimin e synimeve”. Për gjynah!

Janë disa margaritarë të ngjashëm në pjesë të ndryshme të tekstit, që realisht e bëjnë edhe më

joserioz sesa që është ky dokument. Ka sektorë, të cilët nuk janë trajtuar fare në program, por

edhe aty ku ka disa plane, më shumë keni ngritur pyetje se që keni ofruar përgjigje. Ta zëmë, në

sektorin e kulturës keni planifikuar themelimin e institucioneve të reja të nivelit kombëtar,

shprehimisht “Teatrit të ri kombëtar”, “Teatrit të operës dhe baletit”, “Muzeut të artit

bashkëkohor”. Ministri s’qenka, siç s’është shumica e ministrave sot, po përtej dëshirave, si do të

bëhen këto? A do ta shuani Teatrin Kombëtar të Kosovës? A do ta shuani Baletin kombëtar të

Kosovës dhe Filarmoninë e Kosovës? Ku do të jetë ndërtesa e Muzeut të artit bashkëkohor?

Tutje, “Fondi kulturor i projektuar në bashkëpunim”, siç thuhet, “me skenën e pavarur

kulturore”, që është një ide shumë e mirë, a do të jetë fond i ri financiar apo do të jetë

zëvendësim i fondeve ekzistuese në Ministri të Kulturës? Pastaj, kur flitet për bashkëpunim me

Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale, pse nuk keni guxuar të planifikoni anëtarësim në

këtë organizatë të specializuar të OKB-së? Sepse, proceduralisht është e arritshme. E te

bashkëpunimi me Shqipërinë mungon kalendari i përbashkët kulturor, që tash e disa vjet është

instrumenti më konkret i bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Te trashëgimia kulturore askund nuk përmendet fjala “arkeologji”, përkundër që trashëgimia

është pjesë dominuese e programit të Ministrisë së Kulturës. Po, a mund ta dimë pse nuk ka

interesim për trashëgiminë arkeologjike?

Tutje, në faqen 47 shprehimisht “zotohet Qeveria për mbrojtje efektive dhe zhvillim të

qëndrueshëm të aseteve të trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë të komuniteteve

joshumicë”. Pse po e bëni këtë dallim si Qeveri dhe a e keni fjalën këtu për asetet e Kishës

Ortodokse Serbe apo për çfarë? Nëse po, pse dëshiron Qeveria të marrë përsipër zotime të tilla

përtej kornizës dhe obligimeve ligjore që mund t’i ketë?

Page 163: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

163

Për sa i përket sportit, përveç fjalëve të mira, përsëri mungojnë planet dhe projektet konkrete.

Duket se fokusi do të jetë te mjekësia sportive, përfshirë edhe themelimin e Institutit për kërkime

shkencore në fushën e sportit. Çfarë do të jetë ky institut dhe ku do të funksionojë ai, unë

shpresoj se do ta marrim vesh deri në fund të mandatit. A do të jetë në kuadër të Ministrisë së

Kulturës, Rinisë dhe Sportit apo diku tjetër dhe cila do të jetë ndërlidhja e tij me Komitetin

Olimpik të Kosovës dhe Federatat sportive.

E kur jemi te Federatat sportive prapë, jo që s’ka asgjë konkrete, përveçse konkretisht këtë vit

kjo Qeveri ua ka zvogëluar buxhetin deri në 40%, krahasuar me vitet e kaluara. Nuk ka as edhe

një fjali konkrete se si do t’i ndihmoni sportistët elitarë gjatë karrierës, e çka është edhe më me

rëndësi për shumë prej tyre, pas përfundimit të karrierës, ta zëmë, do të mund të planifikonit

përfshirjen e tyre në departamente të caktuara, si në Polici, në FSK, në Ushtri të Kosovës, pra,

apo edhe në Dogana të Kosovës. Shembuj modernë ka mjaft, për vështirë të ketë shpresë për

sportin nga një qeveri, që në programin e saj askund nuk e fut fjalën “olimpik”, as për t’iu

referuar Komitetit Olimpik të Kosovës, as sportistëve e trajnerëve olimpikë e as vlerave

olimpike.

Por, përtej kësaj, në mbi 20 mijë fjalë të këtij dokumenti kryeministri dhe Qeveria as edhe një

herë nuk e ka përmendur togfjalëshin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Në programin tuaj askund

nuk figurojnë fjalët “veteran”, “invalid i luftës”, “i burgosur politik”, “persona të pagjetur” e as

fjala “dëshmor”. Nëse për asgjë tjetër, nëse jo për mbështetje përmes skemave pensionale e

sociale, këto kategori do të duhej të figuronin në programin e Qeverisë së paku për ta treguar

respektin që do të duhej ta kishte secila qeveri për ta.

Kryeministrit i kam thënë, e pritjet prej tij i kam zero, po sinqerisht ky dokument është edhe nën

këto pritje. Në rastin më të mirë, ky mund të ishte një temë diplome e një studenti mbi mesatar

në studime themelore në Universitetin e Prishtinës, por në fakt, është pasqyra e kompetencës dhe

nivelit nën mesatar të kësaj Qeverie. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Prej Vetëvendosjes fjalën e ka deputeti Agon Batusha.

AGON BATUSHA: Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë,

Para nesh kemi një program qeverisës, i cili ka artikuluar qartë nevojat që duhet t’i adresojmë për

një zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie sociale për të gjithë qytetarët e vendit.

Ky program qeverisës do të prodhojë rezultate konkrete, të cilat do të reflektojnë një jetë të drejtë

dhe më të mirë për qytetarët pa dallim. Nëse deri më sot në këtë Kuvend kemi diskutuar dhe

Page 164: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

164

shtjelluar raporte ndërkombëtare dhe vendore që trajtojnë fenomene të ndryshme karakterizuese

të Kosovës, e njëri ndër ta që dëshiroj ta sjell në vëmendje është migrimi i të rinjve.

Migrimi i të rinjve është pasojë, e ky program ka marrë në konsideratë serioze shkaktarët apo

faktorët e këtij fenomeni. Nëse veç pak e destruktojmë përmbajtjen e programit në këtë çështje

tejet me rëndësi, mund të shohim se theksi është vënë tek ato politika që deri më sot janë

neglizhuar, si për shembull, të drejtat e punëtorëve, banimi i përballueshëm dhe fuqizimi i rinisë.

Te këto tri masa specifike shohim se sa me përpikëri dhe në plotëni janë të ndërlidhura me

secilën masë tjetër, duke shërbyer si hallka që plotësojnë njëra-tjetrën dhe krijojnë zinxhirin e

nevojshëm për zhvillim.

Sa u përket të drejtave të punëtorëve, deri më sot kemi diskutuar për trajtimin e padinjitetshëm

që u bëhet punëtorëve në vendin e punës. Për ta kuptuar rëndësinë e kësaj mase në aspektin e

parandalimit të migrimit të të rinjve, duhet të dimë që tërësia e numrit të punëtorëve që punojnë

pa sigurinë minimale në vendin e punës janë të rinjtë e të rejat e këtij vendi që përbëjnë 60%-shin

e popullsisë së Kosovës. Këta të fundit, të keqshfrytëzuar e të keqtrajtuar, janë zhveshur nga

dinjiteti. Të rinj e të rejat që punojnë pa orar, pa kontrata, pa pushim e shpeshherë në ambiente

denigruese. E të mos harrojmë këtu edhe kushtëzimin që u bëhet grave e vajzave për vendin e

punës me planifikimin familjar. Si rrjedhim, vendi i punës është shndërruar shpeshherë në

torturë. Këtu po flasim vetëm për ata të rinj e të reja që kanë pasur fatin të gjejnë një vend pune.

Respektimi i të drejtave të punëtorëve është parakusht esencial për secilën kompani dhe për

secilin punëtor. Për më tepër, ne si legjislativ dhe Qeveria si ekzekutiv dhe hartues i këtij

programi seriozisht duhet të angazhohemi për hartimin e Ligjit të punës dhe Ligjin për

Inspektoratin e punës. Të rrisim numrin e inspektorëve të punës dhe bashkë, pozitë dhe opozitë,

të mbrojmë e të promovojmë të drejtat e punëtorëve.

Tutje, përveç trajtimit me dinjitet në vendin e punës, është qenësore të rritet paga minimale, e kjo

është adresuar në këtë program. Gjithsesi, pavarësisht këtyre masave, nevoja për qasje në kapital

për të siguruar banim për herë të parë është adresuar në këtë program. Për më tepër, krijimi i

kushteve për banim të përballueshëm është një pikë që as nuk është dëgjuar e as përmendur më

herët në Kosovë. Edhe po të kesh qasje në kapital, me dëshirën për t’u bërë me pronë, që të

pavarësohesh e të krijosh të ardhmen tënde dhe të krijosh familjen tënde, është e pamundur,

sepse çmimet e tregut janë shumë më të larta se rroga mesatare në Kosovë. Rroga të vogla,

vështirësi në qasje në kapital, çmime të papërballueshme të industrisë së ndërtimit, pasiguri për

vendin e punës, sepse asnjëherë nuk e di kur do të të nxjerrin nga vendi i punës, janë vetëm disa

arsye që i ndalojnë një të riu që të marrë hapa konkretë drejt ndërtimit të së ardhmes së vet.

Andaj, e shoh shumë të arsyeshme dhe inkurajuese përfshirjen në programin qeverisës të banimit

të përballueshëm, ashtu siç e ka edhe emrin, “Banim i përballueshëm”, ashtu edhe do të

Page 165: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

165

dizajnohet projekti. Pra, për 120 euro, për 120 muaj, respektivisht 150 euro për 150 muaj, në

total 14 400 euro për dhjetë vjet apo 15 vjet për 22 500 euro, të rinjtë e të rejat e Kosovës do të

bëhen menjëherë me banesa të tyre. Kjo do të inkurajojë familjet e reja që të planifikojnë të

ardhmen e tyre më me siguri, do t’i shtyjë ata e do t’u japë mundësi të avancohen edhe në

karrierën e tyre profesionale, sepse banimi është kusht esencial, për të cilin deri sot të rinjtë e të

rejat janë përballur me vështirësi.

Një aspekt tjetër, tejet me rëndësi, në këtë program qeverisës është edhe fuqizimi i rinisë. Kjo

masë është zbërthyer në hapa pragmatikë dhe realë. Nëse intervenimet e propozuara zbatohen

plotësisht, atëherë do të krijojmë efektin akumulues të punës që bëjnë organizata të shumta të

shoqërisë civile vendore e ndërkombëtare, të pranishme në Kosovë, në ngritjen e kapaciteteve

profesionale, orientimin e të rinjve në karrierë, krijimin e mundësive dhe kushteve për

ndërmarrësit e rinj dhe fuqizimin ekonomik të të rinjve. Shtojmë këtu edhe njohjen, rregullimin

dhe nxitjen e punës vullnetare, bashkë me sigurimin e praktikës profesionale për të rinjtë dhe të

rejat e Kosovës, sidomos studentët, aq të nevojshëm për avancimin e tyre profesional. Unë

qëllimisht mora vetëm tri pika që konsideroj që janë kyçe, kur është fjala në fokus rinia,

hisedarët më të mëdhenj të Kosovës.

Nëse analizojmë me kujdes, shohim ndërlidhjen fluide të secilës masë e instrument, që së bashku

garantojnë një zhvillim e progres të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe social. Mbetet që

Qeveria në njërën anë dhe të gjitha institucionet e tjera të ndezin motorët e fjetur. E aty ku ka

munguar, të krijojnë e të vihen në funksion të këtij programi. E dëgjuam opozitën që më shumë

dëshirë sesa pozita të realizohet ky program, gjë që është shumë e çuditshme, andaj opozita do ta

ketë rastin ta tregojë veten, ta tregojë këtë dëshirë përmes punës së saj në komisione e në

Kuvend, në hartimin e ligjeve dhe plotësim-ndryshimin e ligjeve të reja dhe kështu do të

adresojmë problemet që i shqetësojnë qytetarët tanë. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputetja Albena Reshitaj.

ALBENA RESHITAJ: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Pas një analize të programit qeverisës dhe pas të gjitha diskutimeve që dëgjuam edhe në seancën

e kaluar, edhe sot në vazhdim të seancës, unë dua të jem shumë e shkurtër dhe kam vetëm një

kërkesë. U diskutua shumë programi për arsim. Është një pikë shumë e ndjeshme për të gjithë

qytetarët e vendit tonë, për të gjithë prindërit, për të gjithë ata mësimdhënës që një dekadë të

jetës së tyre në vitet e ‘90-ta janë sakrifikuar dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, duke

u sfiduar edhe vetë për ta mbajtur gjallë arsimin në Kosovë. Mendoj që pas luftës, e sidomos

Page 166: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

166

tani, ne e kemi një obligim të dyfishtë të punojmë me sinqeritet në kontribut për të bërë reforma

aq të domosdoshme në arsimin tonë shtetëror.

Dua vetëm programit për arsim t’i shtohet programi i veçantë, i detajuar në përkrahje emocionale

dhe sociale për fëmijët, duke u nisur nga çerdhet. Dëgjuam se do të ndërtohen mjaft çerdhe në

Republikën e Kosovës.

KRYETARI: Deputetë, ju lutem për qetësi derisa është duke folur deputetja! Ju lutem uluni në

vendet tuaja!

ALBENA RESHITAJ: Më e rëndësishme, e një rëndësie substanciale është që këta fëmijë të

cilët do të jenë në ato të çerdhe, t’i përgatisim, të punohet me ta në aspektin emocional dhe në

përkrahje sociale. Edhe mësimit në institucionet parashkollore, edhe në nivelin e ulët të arsimit.

Pra, ekzistojnë programe krahasuese që kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm. Kemi në Angli,

në Skandinavi e shumë vende të tjera që kanë qenë shumë të suksesshme, vazhdojnë të jenë

shumë të suksesshme.

Pra, Kosovës, arsimit në Kosovë, për një reformë të mirëfilltë i nevojitet një program i veçantë

në përkrahje emocionale dhe në përkrahje sociale për të gjithë fëmijët tanë, që të përgatisim

gjenerata të cilat do ta dinë çfarë duan, çfarë mund të bëjnë dhe si do të arrijnë të kontribuojnë të

japin maksimumin edhe për tregun e punës ashtu siç nevojitet. Pra, kërkoj që të merret parasysh

që në Kosovë programit të arsimit t’i shtohet një program i veçantë për përkrahje emocionale dhe

sociale për të gjithë fëmijët, sepse nëse me të vërtetë duam të bëjmë reforma substanciale në

arsimin e Kosovës, duhet ta nisim nga kjo. Është e vërtetë që rezultatet mund t’i shohim pas dy

dekadave ndoshta, por vetëm në këtë mënyrë ne mund të shfrytëzojmë kushtimisht po e them

inteligjencën e jashtëzakonshme që e kemi te fëmijët tanë. Prandaj, një përkrahje emocionale po

e përsëris disa herë dhe një përpjekje sociale, është e domosdoshme. Është e domosdoshme.

Nevojitet të kemi, mirë e tha kolegu im, të kemi psikologë dhe sociologë nëpër shkolla.

Mirëpo, ata do të duhet të dinë saktë se si të punojnë me fëmijët dhe t’i përgatisin ata që nesër

mos të kemi realizim të prindërve përmes profesioneve të fëmijëve, po fëmijët, studentët,

nxënësit vetë vendosin të dinë çfarë duan të studiojnë dhe ku duan dhe si duan të punojnë. Ju

faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nga PDK-ja, fjalën e ka Elmi Reçica.

ELMI REÇICA: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar qytetarë,

Kolegë deputetë,

Kabinet qeverisës,

Page 167: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

167

Sot është dita e dytë që po debatojmë për dy çështje shumë të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë

me të ardhmen e qytetarëve tanë si dhe të vetë shtetit. Programin qeverisës 2021-2025 dhe

Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2022-2024.

I përcolla me vëmendje një pjesë të deputetëve të pozitës. Diskutimin e fillon me rezultatin

zgjedhor të 14 shkurtit. Për ditën e hënë e kam fjalën. Thua se zgjedhjet kanë ndodhur para një

jave dhe thua se këtu dikush ka kontestuar këtë rezultat. Zgjedhjet kanë përfunduar, rezultati

dihet. Pse pra këta deputetë e përmendin si refren rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit? Sigurisht që

duke e parë që këto dy dokumente janë tërësisht në shpërputhje njëra me tjetrën, duke qenë të

sigurt që programi qeverisës i Qeverisë të cilën me aq bujë e kanë votuar dhe mbështetur është

aq i dobët, aq i paqartë sa asnjë Qeverie të pas lirisë së vendit.

U diskutuan dhe u poentuan shumë gabime e lëshime, jo kompetencë, shpërputhje, kundërshti të

këtij programi në shumë sfera të tij. Unë do të ndalem në dy nga shtyllat kryesore të shtetit që

kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, pra me mbrojtjen e Republikës së Kosovës nga jashtë dhe

sigurinë për qytetarët e Republikës nga brenda. Në programin e Qeverisë së Republikës së

Kosovës 2021-2025 janë të trajtuara vetëm sa për të thënë këto dy çështje shumë të rëndësishme

dhe në mënyrë jo të qartë. I përfshirë në vetëm dy faqe të tij, programi qeverisës për këto dy

shtylla të shtetësisë shpërfaq joseriozitetin, mashtrimin dhe jokompetencën e kësaj Qeverie.

Duke qenë se e drejta për siguri është kategori kushtetuese dhe ligjore, pra e drejtë fondamentale

e njeriut, përveçse parakusht i stabilitetit dhe zhvillimit të përgjithshëm, qasja e Qeverisë e

shpërfaqur në programin qeverisës që e kemi përpara, është tërësisht e paplotë, pa objektiva të

qarta e të matshme, pa synime e qëllime të realizueshme e pa konsideratë ndaj nevojave të

brendshme dhe kërkesave të jashtme, përfshirë edhe rekomandimet e Raportit të Komisionit

Evropian.

Mbrojtja e sovranitetit territorial, rendit kushtetues, sigurisë ekonomike energjetike si dhe

fuqizimi i institucioneve të mbrojtjes e të sigurisë, me qëllim të fuqizimit të sigurisë kombëtare,

nuk janë të paraqitura qartë në këtë program qeverisë. Në dinamikat dhe rrethanat aktuale të cilat

manifestohen nga orientimi jo i duhur strategjik në raport me Shqipërinë dhe SHBA-të, mungesa

e mjeteve për blerje të parashikuar të pajisjeve ushtarake, rreziqet si sulmet hibride dhe

kibernetike, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar, përshirë krimin e

organizuar ndërkufitar, zhvillimi i paqëndrueshëm ekonomik e deri te pasiguria nëpër rrugët e

Kosovës, ky program qeverisës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë prodhon pasiguri. Sepse

siguria kombëtare si një nga elementët kyç të shtetit përmes të cilit mbrohen dhe promovohen

vlerat e tij, mund të ndërtohet dhe duke ndërtuar partneritet strategjik me shtetet me të cilat

ndajnë të njëjtat vlera dhe të njëjtat qëllime. Prandaj, programi qeverisës nuk ngërthen në mënyrë

të sinkronizuar dhe simetrike politikat e sigurisë kombëtare me strukturat e mbrojtjes dhe të

sigurisë.

Page 168: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

168

Ky program duhet shikuar nga pikëvështrimi i asaj se çka ka premtuar kjo Qeveri gjatë fushatës

elektorale të këtij viti, në bazë të cilës edhe e ka marrë mbështetjen e pakontestuar të qytetarëve.

Dhe çfarë është orientimi i saj strategjik për vitet e ardhshme? Sepse mënyra më e mirë për

vlerësimin e proceseve është trasimi i tyre. Kjo Qeveri që është qeveri e mashtrimit, në fushën e

mbrojtjes kishte premtuar bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë dhe

SHBA-të, si dhe kishte premtuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Në programin politik elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje i shkurtit të këtij viti, në fq. 39 thuhet,

citoj: do të ketë thellim dhe rritje të bashkëpunimit bilateral me partnerët strategjikë në krijimin e

aftësive dhe kapaciteteve të plota ushtarake, me theks të veçantë me Shqipërinë dhe me Shtetet e

Bashkuara të Amerikës. Ky është një mashtrim i parë i kësaj Qeverie, sepse bashkëpunimi me

Shqipërinë dhe SHBA-të si partnerë strategjikë në fushën e mbrojtjes nuk gjendet fare në

programin qeverisës. Ky mashtrim është i dyfishtë, sepse vite me radhë ju keni mashtruar

qytetarët e Kosovës se me ardhjen tuaj në pushtet do të afroheni e bashkoheni me Shqipërinë,

ndërkohë që ajo çfarë ju po bëni, është saktësisht e kundërta e asaj çfarë keni thënë dhe

proklamuar e premtuar. Ju keni premtuar bashkëpunim e afrim me Shqipërinë e sot po na largoni

nga Shqipëria. Fatkeqësisht për Qeverinë tonë, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

nuk janë aleatë strategjikë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Mashtrimi i dytë i juaji i cili nuk gjendet në programin e juaj qeverisës është shërbimi i

detyrueshëm ushtarak. Në po të njëjtën dhe të veten faqe të programit elektoral të Lëvizjes

Vetëvendosje ku flitet për mashtrimin e parë, flitet edhe për mashtrimin e dytë. Pra në një faqe

keni sajuar dy mashtrime. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak si premtim elektoral që keni pasur

nuk figuron fare në programin qeverisës. Keni mashtruar pa diskutim.

Ajo çfarë flitet në fushën e mbrojtjes në këtë program është përsëritje monotone e qëllimeve të

përgjithësuara e synimeve të paafatizuara. Edhe në bazë të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve

2022-2024 nuk parashihet as mbështetja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe as nuk i jepet

rëndësi raportit të veçantë në fushën e mbrojtjes në mes të Kosovës në njërën anë dhe Shqipërisë

dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në anën tjetër.

Sa i përket objektivave në shtyllën e mbrojtjes, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve ka vendosur

objektiva të ndryshme dhe të kundërta. Objektivat dhe prioritetet afatmesme të Qeverisë 2022-

2024 dhe shpenzimet sektoriale 2022-2024 janë në shpërputhje të madhe me njëra-tjetrën. Derisa

në kuadër të prioriteteve afatmesme të Qeverisë thuhet se do të rritet buxheti në fushën e

mbrojtjes me qëllim të rritjes së kapaciteteve për mbrojtje, në shpenzime sektoriale 2022-2024 në

nivel qendror thuhet se ka pengesa dhe vonesa në realizimin e blerjeve të pajisjeve ushtarake.

Pra, në një dokument keni vendosur objektiva të kundërta, asimetrike e pa logjikë funksionale.

Një gjë e tillë nuk është aspak serioze, përkundrazi.

Page 169: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

169

E njëjta gjë vlen edhe për Policinë e Kosovës. Edhe në fushën e sigurisë ky program është pa

objektiva të qarta, pa vizion e pa krye. Edhe këtu keni bërë dy mashtrime të mëdha. Në

programin politik të Lëvizjes Vetëvendosje për politikat e sigurisë i shkurtit të këtij viti

parashihej: fillimi i menjëhershëm i miratimit të ligjit për pensionin e parakohshëm të zyrtarëve

policorë, sipas të cilit do të garantohej e drejta e pensionimit të parakohshëm në moshën 55-

vjeçare, sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. As njëra, as tjetra,

këto premtime nuk figurojnë. Ndërsa në programin elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje në fq. 35

thuhet, citoj: Reformat në Policinë e Kosovës do të fillojnë menjëherë me miratimin e ligjit për

pensionet e parakohshme të zyrtarëve policorë. Me këtë ligj zyrtarëve policorë do t’u garantohet

e drejta e pensionit të parakohshëm në moshën 55-vjeçare. Për më tepër, projektligji për

pensionimet e parakohshme të zyrtarëve policorë nuk gjenden në agjendën legjislative të

Ministrisë, të Qeverisë, gjegjësisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2021.

Keni mashtruar sepse keni mashtruar një komunitet të tërë e të respektuar të Policisë së Kosovës,

pjesëtarët e së cilës shërbejnë me nder e krenari vendit të tyre. Një kategori shumë e veçantë që

ju fare s’e keni përmendur, që është shumë e rëndësishme e shtetit tonë, pjesëtarët e së cilës

kategori punojnë dhe veprojnë me një rrezikshmëri shumë të lartë për shëndetin dhe jetën e tyre,

janë zjarrfikësit. Asnjë fjalë, asnjë angazhim për ata të cilët janë të përkushtuar për të shuar

zjarret, apo siç duket mentaliteti juaj i moçëm dhe mendja e kësaj Qeverie ka mbetur aty ku ka

qenë para se të vijë në pushtet. Vetëm të ndezin zjarret, e jo t’i mbështesin ata të cilët i shuajnë

zjarret.

Një faktor tjetër i rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës është siguria

njerëzore. Ajo çfarë po shohim javëve të fundit dhe muajve të fundit është rritja e rasteve të

rrahjeve nëpër rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm gjë e cila është shqetësuese për secilin qytetar të

vendit. Asnjë fjalë dhe asgjë nuk ka në programin qeverisës ose në ministrinë përkatëse për këto

çështje.

Unë kam edhe shumëçka për të thënë, por do ta përmbyll. Janë mashtrimet të cilat i theksova.

Raporti strategjik, për fund, në mes të Shqipërisë dhe SHBA-ve nuk figuron, shërbimi i

detyrueshëm ushtarak, pensionimi i parakohshëm i pjesëtarëve të policisë nga mosha 55-vjeçare,

sigurimi jetësor dhe shëndetësor për pjesëtarët e policisë. Nuk figurojnë, janë mashtrime klasike.

Asnjë nga këto premtime nuk gjenden në programin qeverisës. Zjarrfikësit nuk janë absolutisht

prezent në asnjë fjalë dhe as në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Qeverisë.

Kjo Qeveri është Qeveri e mashtrimeve të vjetra e premtimeve të reja. Mashtrimet e vjetra, të

shoqëruara nga premtimet e reja, do të shndërrohen prapë në mashtrim të vjetra. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nga Vetëvendosje, fjalën e ka Besim Muzaqi.

Page 170: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

170

BESIM MUZAQI: Faleminderit i nderuar kryetar i Kuvendit, z. Konjufca!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Është evidente që deri në ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri qendrore, qeveritë lokale

gjegjësisht komunat e Republikës janë trajtuar në mënyrë jo të barabartë, duke i shpërblyer me

buxhet e projekte komunat që i konsideronin bastione, ndërsa duke i ndëshkuar ato të cilat

udhëhiqeshin nga kryetarët të cilët nuk vinin nga partitë e tyre politike. Kjo qasje ndaj pushtetit

lokal ka dëmtuar për një kohë të gjatë një pjesë të madhe të qytetarëve të Republikës.

Qeveria jonë ka një vizion të qartë për qeverisjen lokale. Komunat si njësi themelore të

vetëqeverisjes lokale duhet të ndihmohen për krijimin e qeverisjes lokale të qëndrueshme, të

hapur dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Llogaridhënia, transparenca dhe

qëndrueshmëria janë synime të cilave kur u shtohet edhe autonomia për investime kapitale, do t’i

bëjnë komunat shumë më efikase në funksionin e asaj për çka edhe ekzistojnë, shërbimit të mirë

ndaj qytetarëve.

Qeveria Kurti 2 do të mbështesë pa rezervë, në mënyrë të barabartë qeverisjen lokale nëpër

komuna përmes programit qeverisës të hartuar mbi një politikë krejt të re e transformuese. Jo më

me investime të cilat nuk ishin të bazuara në nevojën reale të qytetarëve, të cilat kriter orientues e

kishin shqisën e nuhatjes korruptive dhe abuzive, duke krijuar disproporcione në shpërndarjen e

investimeve nga programet qeveritare. P.sh. në një komunë që udhëhiqet nga një kryetar komune

që vjen nga subjekti i një ish-kryeministri, për kokë banori investimi shkonte në 128.2 euro,

ndërsa në komunën tjetër fqinje 8,8 euro për kokë banori, sepse kjo komunë udhëhiqej nga një

kryetar që vinte nga Vetëvendosja. Kjo do të ishte e pranueshme sikur të investohej me idenë e

zvogëlimit të pabarazisë, apo në projekte me interes kombëtar. Përkundrazi, kjo ngjau për

interesa klanore dhe dëmtoi interesin nacional, duke ofruar shërbim minimal për qytetarët e

Republikës me kosto maksimale nga paraja publike.

Mentaliteti i tillë i trajtimit të qytetarëve ka krijuar pabarazi jo vetëm rajonale, por edhe

ndërkomunale. Nuk mund këtu pa e përmendur edhe neglizhimin që i është bërë rrugës Prishtinë

- Vushtrri - Mitrovicë për më tepër se një dekadë, duke diskriminuar qytetarët dhe dëmtuar

zhvillimin ekonomik të kësaj ane dhe njëkohësisht duke stimuluar edhe zhvendosjen e qytetarëve

në drejtim të qendrës apo komunave të tjera.

Derisa disa qyteteve u mungonte infrastruktura elementare, investohej e shpronësohej nga pronat

e ish-qeveritarëve apo interesave të partnerëve të tyre kontraktorë. U tha këtu nga opozita që të

mos përmendet, por 14 shkurti tashmë ekziston si pikë kthese. Pra, prej keqpërdorimit të buxhetit

qendror e trajtimit të pabarabartë të komunave do të kalojmë te krijimi i grantit të katërt për

komuna.

Page 171: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

171

Qeveria Kurti 2 ka program për zhvillim të balancuar komunal e rajonal. Komunat kanë nevojë

për përkrahje përmes buxhetit e projekteve për zhvillim, ku Qeveria i sheh komunat sikur nëna

fëmijët, pra të gjithë të barabartë. Komunat do të mund të implementojnë projekte kapitale të

financuar përmes grantit të katërt qeveritar, d.m.th. vetëm në mandatin tonë mendohet që qindra

milionë euro do të investohen në komuna, gjegjësisht në projektet kapitale të domosdoshme për

qytetarët atje.

Parimi i subsidiaritetit thotë se çështje publike realizohen sa më shumë që të jetë e mundur në

interes të qytetarëve nga niveli më i ulët i qeverisë, por që është në gjendje të ofrojë shërbim

efikas. Andaj ne do ta zbatojmë këtë parim, pra komuna me më shumë kompetenca e buxhet, por

edhe më shumë mbikëqyrje.

Projektligji për grantin e katërt qeveritar dhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit

për financat e pushtetit lokal do të jenë hapat e parë që e garantojnë këtë përmirësim. Është

përmirësim i domosdoshëm, prandaj pa humbur kohë do t’i procedojmë në Kuvend. Qasja jonë

është e kundërta e asaj që ka ndodhur deri më tani, ku komunat janë ngulfatur nga marrëveshje e

kontrata kolektive të cilat komunave ua kanë grabitur buxhetin, kryesisht të investimeve kapitale

përmes procedurave përmbarimore. Përkundër që asnjë linjë buxhetore nuk u është ndarë

komunave për t’i paguar ato shpenzime, shuma enorme të cilat kanë lënë të parealizuara projekte

me rëndësi vitale për fshatrat dhe qytetet. Kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë që ne jemi kundër

kontratave kolektive. Përkundrazi! Por jemi kundër mënyrës sesi janë bërë ato, pa një analizë të

saktë financiare, pastaj bazuar në atë analizë kostoja do të duhej t’u ndahej komunave për të

paguar obligimet që dalin nga kontrata dhe kështu të mos dëmtoheshin projektet kapitale të

komunave.

Me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje kjo qasje merr fund njëherë e përgjithmonë, për t’u

rregulluar përfundimisht në interes të qytetarëve dhe qeverisjeve të tyre lokale. Projektligji për

sistemin e menaxhimit të performansës komunale do t’u mundësojë komunave që performansa e

tyre të matet e vlerësohet drejt, duke vendosur kritere profesionale mbi të cilat komunat do të

garojnë mes tyre se cila nga ato po u ofron qytetarëve shërbime më efikase. Kjo garë pastaj do të

jetë kriter për t’u vlerësuar në garën që do të bëjnë komunat prapë mes vete për fonde e projekte

nga granti i katër qeveritar. Kjo mënyrë stimulon qeveritë lokale që përmes shërbimeve efikase,

transparente, të përfitojnë buxhet për investime kapitale në infrastrukturë, turizëm rural, projekte

për ujë të pijshëm, trajtim të ujërave të zeza, kanale kulluese apo argjinatura për mbrojtje nga

vërshimet dhe të tjera projekte për të cilat komunat paraprakisht kanë garuar me ide kreative.

Komunave u ka munguar autonomia për orientimin e projekteve të investimeve kapitale. Ajo do

t’u sigurohet së shpejti përmes ndryshimeve ligjore që do të bëhen. Qeverisja e Lëvizjes

Vetëvendosje do t’u japë mundësinë maksimale kryetarëve të komunave për të realizuar projekte

në të mirë të qytetarëve. Ata dhe qeveritë e tyre lokale duhet të angazhohen për të përmbushur

Page 172: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

172

kritere të shërbimeve efikase ndaj qytetarëve, mbikëqyrje serioze dhe të dokumentuar të

projekteve, adresim të të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm, menaxhim efikas të parasë

publike, pastaj të gjitha këto dhe jo vetëm do të analizohen dhe do t’u shpërblehen në mënyrë

meritore me buxhet të investimeve kapitale e zhvillimore.

Qasja e Qeverisë Kurti 2 ndaj pushtetit lokal është shumë pozitive dhe afirmative, por duhet që

edhe nga ana tjetër të ketë bashkëpunim serioz e të karakterit konkurrues në dobi të të mirës së

përgjithshme. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka kërkuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK BISLIMI: Faleminderit, kryetar!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Shumë faleminderit për këtë debat secili prej jush, si atyre të cilët thanë fjalë miradije për

programin qeveritar, ashtu edhe atyre që dhanë sugjerime për përmirësimin e tij, por edhe ata të

cilët patën kritika të shumta për përmbajtjen e programit. Sidomos i kisha falënderuar ata të cilët

programin e cilësuan si një fontanë dëshirash. Mendoj që ky është komplementi më i mirë që i

është dhënë programit, për arsye se në brendësi ky cilësim tregon se programi duket shumë i

mirë për t’u realizuar. D.t.th. që në start programi vlerësohet si jashtëzakonisht i mirë, aq i mirë

saqë për rrethanat në Kosovë mbetet i paimplementueshëm. Edhe unë e kuptoj këtë, por ju kisha

lutur që të mundoheni ta shihni këtë prej kutit të Vetëvendosjes, prej kutit të një subjekti politik i

cili duke pasur gjysmën e kabinetit qeveritar, për 100 ditë i ka sponsorizuar 114 vendime në

Qeveri. Jo për kutin e një subjekti që për 100 ditë i ka sjellë 11 vendime në Qeveri. E kuptoj që

nga ky kut edhe 16 vjet nuk mjaftojnë të realizohet ky program.

Në ditën e parë timen në punë si zëvendëskryeministër, në tavolinë e kam parë këtë dokument

dhe në qoftë se e shikoni nga forma mua më është dukur si pako e çokollatave. Por në fakt kur e

shikojmë brenda është fletore. Natyrisht se si pako e çokollatave është më atraktive, po në fakt

është fletore. Kam përshtypjen se ju kështu po e trajtoni programin. Hapeni pak dhe lexojeni!

Edhe deputeti Uran Ismaili tha është mirë të lexohet programi, për të parë çka ka brenda. Jo

vetëm të dilet me fjalime që janë shkruar ndoshta edhe në programin qeveritar.

Tash është me rëndësi të dihet pse e kemi sjellë ne këtë program. Kur e kemi dizajnuar

programin dhe e kemi sjellë këtu, nuk ka qenë objektiv i yni ta sjellim një program i cili i pëlqen

opozitës. Ne kemi garuar me programe në zgjedhje. Ne kemi thënë ky është programi ynë, u

kemi thënë ky është programi ynë. Qytetarët e kanë dhënë vlerësimin dhe notimin e programit.

Rrjedhimisht ne jemi të obliguar të vazhdojmë me atë program, jo të marrim programin e juaj i

cili e ka marrë një notë ngelëse në zgjedhje. Nuk bën të thuhet ky program s’është i mirë se ky i

Page 173: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

173

yni është i mirë. Nuk funksionon ashtu. Kemi marrë mandatin ta implementojmë një program, do

ta implementojmë atë program. A është i mirë a jo, mbetet të shihet në fund të mandatit.

Ne nuk kemi bërë një raport të punës katërvjeçare. Po i tregojmë synimet tona për katër vitet e

ardhshme. Pastaj, pas katër vitesh mund të thoni po ju e keni premtuar këtë, nuk e keni realizuar.

Nuk kemi bërë inventarizim të aktivitetit të juaj as rezultat, se u tha p.sh. mungon marrëveshja e

Brukseli. Po mungon se s’kemi bërë inventarizim të marrëveshjeve të juaja. Kemi treguar

prioritetet tona. U tha, p.sh. i dëgjova të thonë që programit i mungojnë detajet, nuk ka plane,

objektiva kur do t’i bëjë. Po se është plan i prioriteteve, nuk është plan i detajuar. Për këtë jemi

duke diskutuar sot. Ky është plani të cilin po diskutojmë. Jo për këtë. Kjo është ajo për të cilin ju

po flisni. Shikoni këtu, janë për secilën ministri qëllimi strategjik, objektivat, aktivitetet, afatet,

por për këtë nuk debatojmë me juve. Siç nuk vijmë t’ju themi ky është plani javor i takimeve të

ministrit të financave. Kuptojeni që detajet nuk janë për t’u diskutuar me juve. Ne jemi duke

thënë, veç për të ta vizatuar z. Zemaj.

Ne në program themi p.sh. X personi do të shkojë nga Prishtina në Ferizaj, Mund ta diskutojmë

me juve a është mirë të shkojë në Ferizaj. Por po duhet t’jua vizatoj z. Gashi. Bravo! Po veç po

dua të ta vizatoj se nuk po kupton. Unë me ty mund të diskutoj. Po tash duhet të më lini të flas,

po ashtu unë po pajtohem me ty shumë mirë. po të vini të diskutoni tash në Kuvend, s’është e

mirë se s’mi ke treguar targat e veturës, s’më ke treguar kush është shoferi, s’më ke treguar për

sa minuta do të mbërrish. Ajo është injorancë. Ti je duke folur për elementet, sikur tash të dalësh

të thuash më trego më 23 mars 2022 kur do të takohesh me Bankën Botërore, sa mjet do t’ia

kërkosh, sa do të të ofrojnë ata, si do të negocioni, cilën ditë do të përfundojë pandemia. Po më

duket e kemi humbur sensin.

Zoti Ismaili tha po mungojnë projektet qeverisëse, kush brenda këtij projekti do të përfitojë, kush

do të jetë shuma e krejt. Ai është buxheti. Buxheti i ka 600 faqe. Vetëm për t’i listuar projektet

duhet 600 faqe. Ti po thua për secilin projekt që është i licencuar na i sjell nga katër-pesë faqe që

tregojnë detajet, kush do të përfitojë. Ne nuk jemi duke e bërë raportin e punës katërvjeçare me

20 mijë faqe këtu. Jemi duke diskutuar prioritetet qeveritare. Kuptojeni këtë!

U tha që Qeverisë po i mungon një strategji qysh t’i bindë vendet e BE-së të na i liberalizojë

vizat. Veç aman mos na thoni të marrim strategjinë e juaj, se veç nja dhjetë herë i keni

liberalizuar me atë strategji. Na lini neve tash me strategjinë tonë ta shohim a po mund t’i

liberalizojmë, se nja dhjetë herë i kemi festuar edhe këtu në Kuvend se qysh i kemi liberalizuar

vizat. Kështu që lërnani tash neve me strategjinë tonë qysh do të mbetet. Po them lërnani neve.

U tha këtu në programin e juaj nuk ka kurrgjë për veriun. Po, por nuk as për jugun. Nuk ka as për

Vitinë, as për Junikun. Ka plan për Kosovën. Ne s’e kemi ndarë veri-jug, ju e keni ndarë. Tash

mos na thuaj neve merre jugun, merre veriun, bëj strategji për veriun.

Page 174: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

174

Më 17 mars, në 4 e gjysmë pasdite. A mjafton kjo përgjigje? Pasi po do kështu.

KRYETARI: Ju lutem deputetë, mos flisni ashtu pa mikrofon, sepse mund ta dekoncentroni

zëvendëskryeministrin!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK BISLIMI: Pyetjet që po i bëni a do të liberalizohen

vizat, a do të hyjë në veri, a do të bëhet kjo. Po krejt dështimet e juaja ne do t’i trajtojmë, por jo

për tri javë, a kuptoni? Ne jemi duke treguar çka do të bëjmë deri më 2025. Deri më 2025-tën ti

nuk e di në sa do të përfundojë kjo seancë, e po më tregon kur do ta bësh këtë. A e di sa naiv po

tregohesh? Po tash Kryetari i Kuvendit nuk e di kur do të përfundojë kjo seancë, e ju po tregoni

në cilën datë do të filloni cilin projekt edhe kur.

KRYETARI: Qetësi, ju lutem! Dëgjojeni zëvendëskryeministrin!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK BISLIMI: A do t’i bëni shtesat e fëmijëve, a do ta bëni

pagën minimale, a do ta bëni këtë. Veç është mirë ju të koncentroheni pak. Nuk ka logjikë

ministrja Bajrami, ish-ministrja të thotë nuk bën ta bësh këtë se ka kosto, tjetri të thotë duhet ta

bësh jo 250, po 300. Koncentrohuni, unifikohuni, a jeni për ta bërë, a s’jeni për ta bërë. Nuk ka

logjikë të dalë ministrja Bajrami të dalë të thotë është keq shumë të rriten shtesat fëmijërore për

500 fëmijë nga 10 euro se po na kushton 60 milionë, e të shkojë për 24 orë t’ua shpërndajë 60

milionë bizneseve më fitimprurëse në Kosovë. Atëherë është dashur të brengosemi, jo për 60

milionë që u shkojnë fëmijëve.

Ministri Pal Lekaj thoshte nuk po e shoh në program se çka do të bëni me klasat që i kanë nga

pesë nxënës, po s’ka as për ato me shtatë nxënës, as me dhjetë, se është program i prioriteteve

qeveritare. Edhe ishte brengosur që nuk po e di sa do të kushtojnë çerdhet. Ministrin Pal Lekaj

kurrë s’e kemi parë duke u brengosur, që veç me një nënshkrim 53 milionë ia ka dhënë Bechtel-

Enka-s. 160 çerdhe nuk kushtojnë 53 milionë euro, z. Lekaj. Aty koncentrohuni, jo për programe

të mirëqenies. Se rritja ekonomike duhet të jetë rritje e qëndrueshme. Po ia ka dhënë në

bashkëpunim me ty z. Gashi, jo me mua. Jo unë jam në pushtetin ekzekutiv, jo legjislativ.

KRYETARI: Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, të lutem qetësi!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK BISLIMI: Unë mendoj që me këtë zhurmë nuk

funksionon. Unë mora shënime për kritikat që na i keni bërë. Seriozisht unë jam shumë i

brengosur saqë ndoshta duhet menduar që të gjejmë edhe një spin-off prej Grupit Parlamentar të

Vetëvendosjes të na e bëjë opozitën, që ne të mund të përfitojmë prej kësaj qëndrimi opozitar.

Faleminderit edhe një herë!

Page 175: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

175

KRYETARI: Të drejtë për replikë kanë pesë persona, sipas përllogaritjes sime. Jo Arben. I pari

është Abelardi. Pastaj Arben Gashi për t’i mbrojtur partitë e tyre apo qeveritë e kaluara, e pastaj

dal te ata të cilëve u është përmendur emri individualisht. Urdhëro Abelard.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryetar!

Zëvendëskryeministër, do të ishte shumë normale të dalësh të bësh një përmbyllje prej anës së

Qeverisë për programin qeveritar, edhe të tregosh angazhimin tënd, sidomos në fushën e

ekonomisë, meqë edhe thirresh si profesor i ekonomisë. Edhe jo të dalësh të tallesh me deputetë,

kush çka tha e qysh tha, sepse ajo është e pahijshme për ty, për Qeverinë e Republikës së

Kosovës, para qytetarëve të kesh një sjellje të tillë.

Pra ti do të duhej të dalësh pra të flasësh për projektet ekonomike, për ato që i ngremë si

shqetësime, për shqetësimet që i ngritëm që nuk do të realizohen, sepse nuk keni plane konkrete

për to. Ju nuk thatë asgjë.

Pra, ju u tallët me deputetët që është marre për juve. Prandaj, zoti zëvendëskryeministër, pra mos

e bini veten në këso pozite dhe mos e bini shtetin në këso pozite. Shumë e dobët ka qenë

ekspozeja e kryeministrit të Republikës së Kosovës në prezantimin e programit, fatkeqësisht. Se

në fund të fundit, si qytetar i këtij vendi e dua zhvillimin, edhe dua të shoh zhvillim ekonomik,

edhe prej Qeverisë suaj, se këtu do të jetoj edhe këtu do t’i rris fëmijët. Po jo të bëni hajgare ju

me neve dhe jo të talleni me qytetarët e Republikës së Kosovës.

Dil në foltore edhe përmendi projektet ekonomike. Fol për bankën zhvillimore, fol për fondin

zhvillimor. Arsyetoje qysh do t’i bësh ato. Arsyetoji, sepse ne i ngritëm shqetësimet. Mos u tall

me çerdhe! Mos u tall me shtesa të fëmijëve! Ato shumë mirë që duhet bërë, por duhet të

tregosh, qysh edhe në fund mandatit tënd, se sa do të jetë përafërsisht buxheti i këtij vendi. Sa do

të jetë GDP pas dy vitesh. Pra, këto kërkohen prej teje, dhe jo të dalësh dhe të bësh shaka ti me

qytetarët edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit!

KRYETARI: Zëvendëskryeministër, një herë po i marrim krejt replikat, më fal, pastaj t’i japim

pesë minuta për...A do për secilin me radhë? Në rregull. Zëvendëskryeministri e ka fjalën për

secilin replikë, një kundër-replikë.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK BISLIMI: Faleminderit! Nuk më nevojitet as edhe një

minutë. Pak kontradiktor. Po thua, dil në përmbyllje edhe elaboroji projektet. Projektin e kemi

elaboruar në fillim.

Po i prezantoni shqetësimet tuaja si shqetësime të qytetarëve. Qytetari e ka votuar me 51% këtë

projekt, mos u brengos ti. Qytetari vjen te ne e ankohet në qoftë se nuk ka, e nuk vjen te ti. Mes

meje dhe qytetarit që më ka votuar nuk më vyen ti si ndërmjetës, a jeni duke kuptuar!

Page 176: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

176

Edhe në drejtimet e juaja të djeshme, edhe të pardjeshme edhe sot, në çdo adresim keni përdorur

dy terme; është e pahijshme, është marre. Nuk është marre të prezantohet program, është

obligim. Marre është të jesh ministër e shef i grupit parlamentar e të mos dish ta shkruar emrin

tënd. Kjo është marre.

Të vish këtu dhe të prezantosh program, e kemi obligim. Kuptoj këtë. Jo marre, është obligim.

KRYETARI: Në emër të LDK-së fjalën e ka Arben Gashi, shef i grupi.

ARBEN GASHI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Thënë të drejtën zëvendëskryeministri po më çuditë. Është për herë të parë në këtë Kuvend që

del një zëvendëskryeministër e thotë, unë s’ju tregoj juve. Unë s’dua t’ju tregoj. S’i tregoj

Kuvendit. S’ka ndodhur kurrë.

Janë munduar që të fshehin ngapak që të mos kallëzojnë, por të dilet e të thuhet haptas, unë s’ju

tregoj juve se unë i kam 50% të votave, kjo s’ka ndodhur kurrë. Mbajeni në mendje. I keni 50%

të votave, e kanë pasur edhe të tjerë para juve, por kjo do t’iu kthehet bomerang, e para.

E dyta, të dilet dhe t’i thuash Kuvendit që unë s’ju kallëzoj juve se qysh një program do të

përkthehet me plane, me projekte specifike, me veprime, me masa, me të gjitha, kjo kurrë s’ka

ndodhur, dhe s’ka kurrfarë logjike. Gjithsesi, ai po mendon që duhet të veprohet kështu.

Të dilet dhe t’i thuhet një Kuvendi, prej pozitës së kryeministrit, zëvendëskryeministrit, se janë

harxhuar 53 milionë euro për një rrugë, e të mos shkohet që të denoncohet në prokurori që ai

veprim është kriminal, kjo është e paarsyeshme.

Dhe të më drejtohesh mua, dhe të më thoni, që ju bashkë me Palin e keni bërë këtë punë, kjo

është përtej çdo logjike normale, sepse unë s’kam qenë kurrë në qeveri e para, edhe e dyta, nuk

kemi qenë ne si LDK në atë qeveri kur ka ndodhur ajo gjë.

Nuk po e kuptoj pse kjo gjuhë kështu. S’po e kuptoj. I duhet qetësi, është zëvendëskryeministër,

dhe le të veprojë me qetësi. Nuk ka nevojë që t’i turret kështu Kuvendit. Hiç s’ka nevojë.

Po kur thuhen të pavërteta, normalisht që Kuvendi i reagon dhe sidomos kur të tentohet t’i thuhet

Kuvendit që unë juve nuk ju them, se unë jam 50% e ju 50% tjetër jeni i pavlerë. Çfarë logjike

është kjo? Çfarë logjike institucionale është kjo?

KRYETARI: Kundër-replikë, zëvendëskryeministri!

Page 177: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

177

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK BISLIMI: Ndoshta jo kundër-replikë, por vetëm sqarim.

Ndoshta nuk ka ndodhur në të kaluarën që dikush që i ka pasur 50%, ju ka thënë, nuk po ju

tregojë e besoj që as nuk do të ndodhë. Për atë po them që ju jeni mjeshtër i shpifjeve dhe i

keqinterpretimeve, e kjo ka ndodhur a po? Sidomos juve ju ka ndodhur. A po më lejon të flasë,

unë ju dëgjova me kujdes, a po? Ky është karakteri yt.

Unë po them, sot kemi diskutuar programin qeverisës, për këtë ju flas, nuk ju tregoj për planin

tim javor të takimeve. Kur të më thërrisni në komision, edhe për planin javor të tregoj. Por, në

debat parlamentar për prioritete qeverisëse, flitet për prioritetet qeverisëse. Nuk flitet për 2.1

milionëshin, nuk është në prioritet qeverisës. Të lutem! Pra, flasim për këto. Po, për atë po e

them.

Zonja Bajrami foli, jo unë o zotëri, nuk fola unë. Po, po de, por jo në seancë...

KRYETARI: Fjalën e ka Armend Zemaj.

ARMEND ZEMAJ: Zotëri zëvendëskryeministër, nuk duhet të jesh i shqetësuar. Bile-bile është

edhe kulturë edhe parlamentare, pavarësisht pozitës së zëvendëskryeministrit është edhe një

qasje pak edhe e etikës edhe morale, terminologjia me ta vizituar apo çfarëdo forme të përdoret

ndaj deputetëve, mendoj nuk përkon me kulturën minimale që duhet ta ketë një qeveri, sidomos

në atë që po thirrni në fitore me 50% të votave.

Ju e keni sjellë një program qeverisës, ndërsa po thua që, unë po të tregoj për prioritete. Sillni

prioritetet, po diskutojmë për prioritetet. Por, ne kemi diskutuar që dy ditë për programin

qeverisës 2021-2025.

Nëse e vizaton shkuarjen në Ferizaj, mund të shkosh në Ferizaj, por neve na intereson kostoja e

jote e planifikuar që të shkosh në Ferizaj. A shkon me automjet, me aeroplan, me autobus. Sa

kushton dhe ku i merr ato para. Është e thjeshtë, zëvendëskryeministër.

E dyta, është e vërtetë që ke fituar dhe ke fituar 50%, por ke thënë me një anë të parulle të fortë,

Mitrovica do të bashkohet dhe do të zhvillohet, Trepçës do t’ia japim 300 milionë. Nuk janë në

program. Ura do të hapet. Këto janë pyetje po i gremë. Janë legjitime.

E keni potencua gjatë gjithë kohës, Çakorrin Bjelluhën, Zhlepin. Nuk po i thoni. Ne vetëm po

kërkojmë përgjigje. A keni ndryshuar, a mbetni pranë këtyre qëndrimeve, pse nuk janë të

shkruara? Këto iu interesojnë edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Asgjë tjetër.

Nëse keni afinitet që të vizatosh, vazhdo të vizatosh, dhe unë ju përkrahi në atë drejtim, së paku

moralisht.

Page 178: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

178

KRYETARI: Fjalën për kundër-replikë e ka Uran Ismaili. Në fakt për replikë.

URAN ISAMILI: Faleminderit!

Zëvendëskryeministër, po më vjen keq, sepse po i qasesh debatit me neve në mënyrë ofenduese.

Domethënë, duke tentuar që ta ulësh nivelin dhe vlerën e diskutimit tonë.

Të na thuash që ne jemi të parëndësishëm për shkak të shumicës suaj, është në kundërshtim me

gjithçka çka keni folur në këtë Kuvend.

E dyta, ti nuk je zgjedhur zotëri. Ne këtu jemi të zgjedhur, ti as në listë s’ke qenë. Nuk mund të

na flasësh neve, kush jeni ju, kush iu ka zgjedhur juve, çfarë përfaqësoni ju.

Krejt pak nëse jemi, përfaqësojmë guximin qytetar që të vijmë e të përballemi me një program

qeverisës, kur është gabim. Dhe e jotja do të ishte normale sikur të dilnit dhe të na thoni, shiko,

këtu, këtu, këtu, të na e japësh nga një shpjegim. Në qoftë se nuk e ke mundësinë që të na e

japësh shpjegimin, të lutem mos na ofendo. Nuk ta kemi borxh. Nuk fola për asnjë çështje në të

cilën nuk besoj dhe nuk mendoj që ju mund të përmirësoheni. Pra, unë jam i bindur që mund të

përmirësoheni.

Në qoftë se kokëfortësia është parim i juaji, atëherë është gabim. Ma gjej në planin e Qeverisë

për shëndetësi, një investim kapital? Një prioritet kapital. Ma gjej në planin që e ke para vetes,

merre lexoje dhe ma gjej një. Një investim kapital, prioritet. Nuk po të them pra, aktivitetet,

prioritetet. Ma gjej. A po të duket që s’e kemi lexuar ne?

Në zhvillim e infrastrukturës, kapaciteteve të teknologjisë së informacionet dhe komunikacionit.

Shikoni. Gjysmë faqe për IT. Gjysmë faqe për diçka që ka kapacitet jashtëzakonisht të madh.

Prioritete s’ka në të. Tani çka po flet për neve? Çka po pret që të të themi? As nuk dolëm që të

themi, kryeministri është gënjeshtar, ju jeni gënjeshtar, asgjë s’thamë për këtë, folëm për

program.

Kush jeni ju të na thoni neve, ju jeni pak. Po s’ka lidhje bre, shumë pak jemi, por e kemi ndoshta

me të drejtë.

KRYETAR: Fjalën e ka Hykmete Bajrami për replikë.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryetar!

Zoti zëvendëskryeministër, ne e dimë që ju jeni parti e majtë, ne jemi parti e qendrës së djathtë.

Nuk po tentojmë tua ndryshojmë ideologjinë. Po ajo çka nuk është e vërtetë është kur thoni që,

jam kundër shtesave të fëmijëve.

Page 179: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

179

Unë e di programin tuaj dhe vetëm po u bëjmë pyetje se si do t’i realizoni? Nuk thashë të mos

jepni shtesa, por thashë ku do t’i merrni mjetet?

Unë edhe ju sidomos në këtë sallë edhe zoti Hamza po besoj, e dimë më së miri gjendjen në

Ministrinë e Financave, dhe pyetja është shumë legjitime; ku do t’i merrni mjetet kur buxheti në

vitin 2022 do të rritet vetëm për 74 milionë, ndërkohë që vetëm një prej masave, e ka përmendur,

që janë shtesat, iu kushtojnë rreth 60 milionë euro.

Ku janë çerdhet? 160 çerdhe. Ku është kostoja e pagës minimale e cila lidhet pastaj me pagesat e

veteranëve, sepse edhe ajo ka ndikim dhe ka ndikim buxhetor dhe po e them që nuk jam kundër

saj, urdhëroni, se me këtë program iu kanë votuar qytetarët.

Ajo për çka nuk iu kanë votuar qytetarët është që ju katër vite nuk mund të vajtoni për njëzet

vitet e kaluara. Pesëmbëdhjetë vite keni bërë opozitë, me të drejtë e pa të drejtë dhe e keni fituar

50%-shin. Qytetarët nuk iu kanë votuar, që tash kate vite të vini dhe të na tregoni se çfarë kanë

bërë të tjerët, po ju kanë votuar që t’i realizoni premtimet që ua keni dhënë në fushatë.

Në fushatë ju keni thënë, jua rritim pensionet. Unë jam Albin Kurti, e mbështes këtë kërkesë.

Çfarë ka ndodhur? Në vendimet e para të Qeverisë i keni ulur pensionet. Këto janë pyetje

legjitime. Opozita ndryshe nuk bëhet. Këto janë argumente, nuk janë shpifje, e as nuk jemi

kundër asnjë mase sociale, sepse qytetarët me këto masa iu kanë dashur, me këtë program.

Ne veç po themi, urdhëroni realizojeni, por kur do ta realizoni? Kur do të filloni që t’i jepni

shtesat e fëmijëve? Kjo është pyetja. Nuk jam kundër shtesave të fëmijëve. Kur do të filloni që

t’i jepni shtesat e fëmijëve? Këtë tregojuni qytetarëve.

KRYETARI: Për kundër-replikë, zëvendëskryeministri Bislimi.

ZËVNEDËSKRYEMINISTRI BESNIK BISLIMI: Pra, po mendoj që u vetëm sa po i

konfirmoni ato që i thashë në fillim.

Zoti Ismaili, për dy ditë radhazi keni thënë, ky program s’vyen gjë, ky program s’ka kurrgjë, e

tash po doni të diskutoni me mua. A po kupton! Nuk ka adresim që kjo është e pahijshme, kjo

është marre. E tash, po do që të dal e të them, valla bravo faleminderit, se shumë komente me

vend, ne do të reflektojmë.

Jo, jo. Përgjigjja do të jetë njësoj me atë. Nuk çon peshë sa vota ke. Unë veç po dua të them qe

ne me këtë program kemi konkurruar në zgjedhje. Nuk do të ketë lëvizje nga ky program.

Qytetari mund të na dënojë në qoftë se nuk e implemetojmë. Pikë!

Page 180: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

180

Është program katërvjeçar. Nuk është program i katër javëve të kaluara.

Zonja Hykmete Bajrami, në këtë prioritet që kemi diskutuar dje dhe sot, në asnjë fjali nuk

përmendet bre e kaluara. Po jua tregojmë planet tona për në të ardhmen. Po, nuk po e di se kah

po e nxjerr konkluzionin, të mos vajtoni...

KRYETARI: Faleminderit, zëvendëskryeministër! Fjalën e ka nënkryetari i Kuvendit, Kujtim

Shala.

KUJTIM SHALA: Zoti kryetar i Kuvendit,

I nderuar, zoti zëvendëskryeministër,

Të nderuar ministra,

Të nderuar kolegë.

Për një numër çështjesh dhe për përcaktimin bazik, emërtimin e këtij dokumenti, unë mendoj që

zëvendëskryeministri ka të drejtë, sepse edhe ai thotë që ky s’është një program në kuptimin e

parë të fjalës, por nënkupton disa orientime.

A mund të vazhdoj?

KRYETARI: Po! Ju lutem, ta përfundojë fjalën nënkryetari i Kuvendit!

KUJTIM SHALA: Sepse po të ishte një program, përpos çështjeve që ju i quani prioritete, ai

tekst do të kishte përbrenda edhe të gjithë mekanizmat. Pra, programi nënkupton një gjë që

fillon, zhvillohet, shtrihet dhe pastaj përfundon dhe e ka një rezultat.

Jo si veprim i kryer, por si projeksion. Sepse, programet qeverisëse sikurse edhe orientimet e

kësaj e natyre ose orientimet strategjike janë vetëm projeksione, dhe ne i diskutojmë si

projeksione, jo si rezultate. Por, në tekstin e këtij dokumenti, i cili fat të keq, së paku kulturalisht,

është i papranueshëm, sepse në një dokument të Qeverisë, në një dokument shtetëror në të cilin

në 14 rreshta, janë 15 gabime gjuhësore, është e vështirë të përballohet edhe diskutimi i tij.

Kulturalisht e kam fjalën.

Pastaj se çfarë ka përbrenda është çështje e cilësimeve, e interpretimeve dhe e vlerësimeve.

Mirëpo në këtë tekst ka gjëra të cilat konstatohen sikurse të kryera. Pra, përcaktime, jo vetëm

kategorike në kuptimin e emërtimit, po edhe përcaktime absolute. Për shembull, në faqen 52, e

kuptoj si artikulim politik dhe di ta shpjegoj dhe e mirëkuptoj për këtë çështje Qeverinë; duke e

pasur parasysh natyrën e Qeverisë dhe pozicionin e saj ideologjik e në radhë parë të

kryeministrit. Por, unë e jap si evidencë: “Me fillimin e punës së Qeverisë së re të Republikës së

Kosovës, shteti ynë i ri si shtet ligjor, demokratik dhe evropian(pra, të gjitha këto paraprakisht s’i

Page 181: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

181

kishte por tani i ka me fillimin e punës së Qeverisë së re), është shndërruar në një prej shtyllave

më të rëndësishme stabile dhe demokratike të rajonit tonë”.

Është pretendim fantastik. Jo që s’ka të bëjë me veprimet e kryera, por kur ke parasysh që ky

përcaktim i takon kapitullit për politikën e Jashtme, që nënkupton edhe një komunikim specifik

diplomatik, është krejtësisht i papranueshëm.

Dhe, po në këtë faqe pa kurrfarë motivimi, Kosova dhe shoqëria jonë përcaktohet si një element

që i takon bashkësisë së demokracive liberale. Dhe tani kjo është çështja për të cilën unë do të

flasë, jo teorikisht, por duke e pasur parasysh këtë dokument dhe paraqitjen e kryeministrit,

sidomos shpjegimet e tij krejtësisht të pasakta për çështjen e popullizmit.

Duke propozuar madje edhe teori kur edhe studiuesit e popullizmit thonë që s’e kanë një teori,

sepse kjo është ende një çështje tepër e hapur në kuptimin empirik dhe s’mund të abstragohet,

por duhet të përshkruhet.

Shikoni si fillon teksti. Pra, unë po e lexoj, gjithnjë si projeksion. I jap të drejtë

zëvendëskryeministrit që këto punë s’janë bërë. Ta projektojnë që t’i bëjnë. Në rregull.

“Programi i Qeverisë është dokumenti themelor”. Kjo është absolutisht e saktë, në mënyrë

absolute. “Me të cilin Qeveria komunikon vizionin e saj para qytetarëve të Republikës së

Kosovës për qeverisjen e saj”. Kjo s’ka kurrfarë kuptimi. Por, ka kuptim për këtë Qeveri, sepse

është populliste. Të mos i kërkoni kësaj Qeverie që të mos flasë për rezultatin e zgjedhjeve.

Për një qeveri që projekton dhe do të punojë 14 shkurti do të ishte shumë larg. Për këtë Qeveri 14

shkurti s’do të përfundojë në asnjë ditë deri në ditën e fundit të mandati, sepse qeveritë e tilla

bëjnë fushatë sistematike çdo ditë. Ky është profili ideologjik i këtyre, të mos ua merrni për të

keq, por kuptojini dhe bëjuni gati që të përballeni me një gjë të tillë.

Pse është i kësaj natyre ky program? Pra, pse është populist, në kuptimin pse është majtë edhe

pse ka edhe përfaqësues politikë me formim të djathë dhe pse ky dokument nuk ka të bëjë me as

me bashkësitë as me demokracitë liberale.

Shihni çështjen e Bankës Zhvillimore, të cilin kryeministri me të drejtë e shpjegoi si çështje të

kapitalizmit. Pra, nga një pozicion marksist, më saktësisht neomarksist, tha se gjithçka që ka të

bëjë me kapitalin, është kapitalizëm. Kjo s’është e vërtetë.

Sepse modelin e tillë e ka edhe Republika Popullore e Kinës, askush nuk e quan atë demokraci

liberale, dhe s’ekziston një treg liberal atje. Po çfarë ka atje? Është ai që quhet kapitalizëm

shtetëror, as publik jo.

Page 182: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

182

Çka do të ndodhë në raste të tilla, meqë po e interpretojmë një projeksion dhe është një gjë

teorik, si mund ta shpjegoj unë teorikisht. Pra, ju kërkoj falje që duhet ta shpjegoj teorikisht,

sepse ende nuk ekziston. Është një ide, është një synim, s’i kemi as konturat e saj, por ne mbi

bazën e asaj që projektohet në kuptimin incial diçka edhe duhet të supozojmë.

Ne kemi një sistemi banka të cilin ekspertët e fushës, dhe unë nuk jam një ekspert, e shpjegojnë

si të mirë dhe stabil. Të mirë, në kuptimin, të qëndrueshëm. Pra, në kuptimin financiar. Tani.

Nëse shteti do të ndërhyjë me një bankë të kësaj natyre, i bie që do të ndërhyjë me një kapital në

një treg që është liberal. Kjo është në esencë kundër-kushtetuese, sepse natyrën e tillë të tregut të

Kosovës, e rregullon Kushtetuta e Kosovës.

Po çfarë do të ndodhte në rrafshin praktik, çka do të bënte kjo bankë? Kjo bankë do të kreditonte

sikurse edhe të tjerat, por po supozoj me normë të interesit më të ulët, që në kuptimin personal

privat, dhe unë si një qiramarrës gati si të gjithë qytetarët e Kosovës, do ta konsideroja të

favorshme. Por, a e rrezikon sistemin bankar kjo?

Nuk më intereson shumë se sa do të jetë fondi, por më intereson tipologjikisht, sepse fondi i tillë

do të krijohet me taksat e qytetarëve të Kosovës. Dhe, kjo i bie që unë do të jap taksat për punën

që bëj dhe nëse marrë kredi, duhet ta kthej me interes për taksat që kam dhënë unë.

Pra, së paku është e paparashikueshme. Dhe, edhe pse është projeksion, Qeveria duhet të ketë

parasysh dhe të përpiqet ta parashikojë. Tani. Nëse deputetët, zoti zëvendëskryeministër, pyesin

se sa do të jetë rritja ekonomike, pyesin se cili është projeksioni. Ju jeni profesionist.

Pra, deputetët nuk janë një agjenci statistikash që të llogarisin pastaj, dhe këtë s’e kërkojnë as

nga ju, sepse ajo bëhet aposteriori, ju keni të drejtë. Por, për shembull, nëse Banka Botërore flet

për rritjen ekonomike të Kosovës, flet për një projeksion, poet të mundshmen. Pra, matë

parametra.

Dhe, Qeveria duhet të jetë e zonja të masë parametra të tillë në secilin rast.

Që ky është program i shumicës, kjo është e vërtetë. Por, që ky është program për të gjithë, edhe

kjo është e vërtetë. Prandaj, ne flasim për të, sepse është interes publik. Ju keni marrë mbi 50%,

janë përafërsisht edhe aq që s’i përfaqësoni ju. Duhet të punoni edhe për ata, por nuk duhet të

thoni asnjëherë se 50%-shi është 100%. S’mund t’i përfaqësoni.

Pra, të punosh për të gjithë dhe të përfaqësosh politikisht një pjesë, janë çështje krejt të

ndryshme. Duket krejt paradoksal, po është raporti më normal në një demokraci parlamentare.

Ky s’më duket një program për një demokraci parlamentare dhe për një organi...

KRYETARI: Një minutë ia shtoni nënkryetarit.

Page 183: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

183

KUJTIM SHALA: Dhe, për një organizim politik liberal. Pra, ky program, këto projeksione,

nëse Qeveria e Kosovë do të arrijë t’i përmbushë kështu, Kosovën do ta kthejë në një organizim

politik krejt tjetër nga që është ky. Kjo është sikur të rifundosh shtetin.

Unë nuk e besoj që qytetarët e Kosovës i kanë kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve të

saj që të ribëjnë shtetin e Kosovës, por të qeverisin më mirë sesa të tjerët. Kjo kërkesë normale

dhe Qeveria duhet ta ketë parasysh këtë. Pra, ne kemi mirëkuptim kush e shpjegojmë, po ju

duhet ta kuptoni që ne të cilët kemi bindje të tjera, të përpiqemi të japim idetë dhe të mos lejojmë

të rrezikohet ajo që edhe ne njohim si ideal, e që...

KRYETARI: Faleminderit! Për replikë zëvendëskryeministri Bislimi.

BESNIK BISLIMI: Deputeti Kujtim Shala në fjalimin e tij, dy herë në vend datës 14 shkurt, tha

14 gusht. Edhe unë tash mund ta marrë këtë për bazë dhe të them se krejt fjalimi është i keq, se

dy herë thatë 14 gusht, e është dashur të thoni 14 shkurt.

Pak a shumë ashtu e pashë debatin tënd, jo presja duhet të jetë para fjalë ose pas fjalës. Fjalia

është formuluar gabim. Ky debat është i mirë, por me një forum tjetër. Nuk është këtu debati të

hedhet poshtë.

Unë po pajtohem që programi që kemi dizajnuar ne, është bërë pse na është dhënë mandati ta

dizajnojmë atë program edhe është për të gjithë. E tash nëse duhet të jetë program për të gjithë,

është pak problem të ndërtohet një program për të gjithë, kur ti del thua, ky është program, ia nis

ma citon Kinën, Korenë. Aty nuk bazë më. Nuk ka pika të përbashkëta mes programit të Koresë

dhe Gjermanisë që ne të ulemi dhe të diskutojmë, dhe është shtrembërimi më i madh që mund t’i

bëhet programit dhe në të njëjtën kohë të thuhet, po në Qeveri ka me profil të djathë, ju jeni

profesionistë, se këto nuk shkojnë bashkë.

Ose me të vërtet ne kemi arritur që t’i mashtrojmë 50% të qytetarëve edhe programi ynë do ta

shkatërrojë shtetin, ose me të vërtet ajo Qeveri që sot është këtu në dy rreshtat e parë, kaq shumë

e ka zhgënjyer popullin, që populli tash po do njëmend orientim tjetër. Duhet ta kuptojmë që ne

bën të shkojmë në orientim tjetër, orientim tjetër me prioritete, jo me filozofi. Nuk jemi duke

folur për filozofi. Jemi duke folur a të jetë rritja e balancuar, a të jetë rritje ekonomike e

pabalancuar.

U tha dje, 60 milionë. Po bre, por janë 6 km asfalt. Se u tha do të varfërohet qytetari me këtë. Po,

ndoshta varfërohet tre pronarë të gurthyesve, po 500 mijë familje do të marrin mjete. E për neve

ky është prioriteti. Nuk janë katër gurthyes as tre, po janë qytetarët.

Page 184: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

184

Kemi të drejtë të ndryshojmë në prioritete. Qytetari ka thënë, ndryshoni. A ka thanë me 50,3 apo

me 38,3 nuk është e rëndësishme.

KRYETARI: Faleminderit, zëvendëskryeministër!

Për një kundër-replikë, zoti Shala.

KUJTIM SHALA: Faleminderit!

Nëse zëvendëskryeministri s’më kupton për dhjetë minuta, s’mund t’ia shpjegoj as për një orë.

Unë s’cilësova në asnjë rast këtë si program të mirë ose të keq. Pra, unë e përshkrova nga

perspektiva ideologjike, sepse i tillë është ndërtuar dhe si një projeksion ideologjik. Pse? Sepse

ju nuk keni dhënë mekanizma të tjerë. Pra, unë nuk di për çfarë do të flasë.

E që ky është program për të gjithë. E kam fjalën për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të gjithë.

Jo si identifikim politik me juve, asnjëherë. Këtë e kërkoni ju me këtë program, dhe kjo është

tipike për ekstremin e majtë, por ne s’e pranojmë dhe nëse do të mund të pengojmë, do ta

pengojmë. Ky është pozicioni ynë edhe ideologjik edhe politik edhe konkret.

Ndërsa, për ato çështjet tjera për të cilat folët ju, unë s’fola. Unë s’përmenda diçka tjetër.

Faleminderit!

KRYETARI: Për disa çështje të arsimit të cilat janë ngritur më herët, e ka kërkuar fjalën

ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Urdhëroni, zonja Nagavci!

MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI: Faleminderit, kryetare i Kuvendit!

Përshëndetje të gjithëve,

Ju kërkoj falje që jam me vonesë këtu, por sapo erdha nga Prizreni, ku hapëm një qendër të

karrierës, e cila është një nga prioritetet tona, pra orientimi në karrierë.

Andaj, ju njoftoj që për të gjithë ata që kanë interes, që shumë shpejt, brenda javës, do të hapim

edhe një qendër tjetër të njëjtë, kësaj radhe në Ferizaj.

Në lidhjet me pyetjet apo çështjet që janë adresuar në fushën e arsimit. Po mundohem t’i

përmbledhë dhe do t’ju jap përgjigje shkurtimisht.

Zonja Deliu-Kodra ka paraqitur shqetësimet e saj në lidhje me adresimin e programit tonë që e

kemi pasur në fushatën zgjedhore në programin qeverisës. E siguroj se të gjitha çështjet që ne i

kemi pasur si premtime në fushatë zgjedhore, janë pjesë e programit qeverisës dhe e planit të

punës së Ministrisë së Arsimit.

Page 185: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

185

Zonja Bunjaku-Rexhepi ka pasur pyetje specifike për autonominë financiare të arsimit të lartë.

Po, ne do të punojmë edhe garantojmë, jo vetëm autonominë financiare, por autonominë e plotë

të institucioneve të arsimit të lartë, ashtu siç e përcakton ligji, e po ashtu të gjithë mbështetjen

tonë për të pasur institucione të arsimit të lartë që janë me integritet akademik dhe me

profesionalizëm të plotë.

Në lidhje me çështjet që i ke parashtruar për buxhetin që na nevojitet për të përmbushur

premtimet tona. Ju njoftoj se në Ministrinë e Arsimit e kemi formuar grupin punës, një praktikë e

vazhdueshme kjo, për të adresuar çështjet specifike të buxhetit për secilin prej projekteve.

Në grantin specifik të arsimit për komunat, tashmë i kemi siguruar mjetet edhe për 100 asistentë

për fëmijët me nevoja të veçanta, e që ishte premtim yni. Pra, përveç 100 që janë ekzistues, janë

buxhetuar pagat edhe për 100 asistentë të tjerë. Janë mbajtur në sistem mbi 1 mijë 884

mësimdhënës për të cilët do të planifikojmë se a ka nevojë të rikualifikohen diku, dhe po ashtu

janë planifikuar edhe shujtat të cilat janë pjesë e programit tonë.

Për çështje të tjera dhe qëllimet, natyrisht se do jenë pjesë e Projektligjit për buxhet dhe ju e dini

të gjithë si deputetë...

KRYETARI: A ju nevojitet edhe një minutë? Një minutë, ju lutem!

MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI: Ju e dini se Projektligji për buxhet vjen në këtë Kuvend

dhe projektligji i vitit 2022 do t’i ketë të gjitha specifikat e buxhetit për qëllimet tona.

Zoti Ismaili, pajtohem me juve se mësimi gjatë pandemisë ka qenë shumë shqetësues dhe

rezultatet do të kërkojnë shumë punë për t’i përmirësuar, jo vetëm në Kosovë, pot gjithandej në

botë. Dhe, nëse e keni pasur vëmendjen te qëllimi ynë strategjik i pari, ne e kemi përmendur se

do të angazhohemi për një arsim cilësor nëpërmjet stabilizimit të gjendjes pas pandemisë.

Për të ofruar mbështetje për fëmijët që i përkasin familjeve me kushte me të rënda socio-

ekonomike, ne tashmë kemi marrë vendim dhe kemi filluar ofrimin e mësimit plotësues shtesë

për nxënësit, i cili po realizohet në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.

Pra, po iu ndihmohet atyre që nuk mund të marrin nga familja mbështetje financiare për të

organizuar kurse me pagesë. Dhe, po ashtu jemi në përfundim të vendimmarrjes për platformën

online, e cila do të jetë e gatshme në shtator në qoftë se...

KRYETARI: Faleminderit! Zoti Ismaili a e doni një kundër-replikë? Urdhëroni!

Page 186: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

186

URAN ISMAILI: Faleminderit, ministre! Po më vjen mirë që gjete kohe të vish. Realisht, ky

është një ndër problemet që ne i patëm edhe me zëvendëskryeministrin, që për ato që ju po

diskutoni, ne nuk po i shohim në program.

Pra, ndoshta ju keni ide të tjera, por ne konsiderojmë që si deputetë, do duhej që të na respektoni

dhe këtë ia thashë edhe zëvendëskryeministrit, të na respektoni me informatë.

Në qoftë se ju na respektoni me informatë, atëherë edhe ne do të jemi në gjendje të diskutojmë

me juve për program. Janë 340 mijë nxënës, më duket, të cilët kërkojnë program jashtëzakonisht

të detajuar, komunë për komunë, me një buxhet tejet të madh, që të nxirren ata nga një hendek që

e kanë sot. Dhe, unë nuk e pashë në program.

Tani, ju dëgjova, po detajet e saj nuk po i di, po duhet me ta marrë fjalën tënde, mirëpo...

KRYETARI: Po. Një minutë ministrja për sqarimin përfundimtar.

MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI: Zoti Ismaili, ne e kemi marrë vendimin. Është i postuar

tashmë, i publikuar në ueb-faqen e ministrisë. Në shkolla ka filluar të organizohet mësimi

plotësues dhe shtesë. Komunat do të raportojnë çdo dy javë, dhe unë jam e gatshme të ndajë me

ju dhe secilin prej deputetëve, raportet që na vijnë nga komunat.

Përpos kësaj, siç e përmenda, janë buxhetuar tashmë në grantin specifik për arsimin që ndahet

për komunat, një pjesë e konsiderueshme e mjeteve që do të shërbejnë për t’i realizuar këto.

Po e shfrytëzoj rastin edhe për çështjen që e ka ngritur zonja Albena Reshitaj. Ka folur rëndësinë

apo domosdoshmërinë e angazhimit të shërbimit profesional në shkolla, gjegjësisht psikologë

dhe pedagogë.

Edhe për ata ne kemi planifikuar që deri në fund të mandatit të kemi 400 psikologë, pedagogë,

punëtorë socialë, të cilët do të kujdesen për mirëqenien edhe psikike që e ka kërkuar zonja

Reshitaj, por në përgjithësi për mirëqenien e fëmijëve në aspektin emocional, por edhe për

arritjen e rezultateve të synuara.

KRYETARI: Faleminderit! Shkojmë në pushim deri në orën 15:30.

* * *

Page 187: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

187

Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës

Mbledhjen e drejton nënkryetarja e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci.

KRYESUESJA: Të nderuar deputetë,

Ju lus që t’i zini vendet. Po vazhdojmë me seancën Në radhë e ka fjalën Mirlinda Sadiku.

MIRLINDA SADIKU: Përshëndetje për kryesuesen e seancës!

Ministren,

Gjithë ju kolegë,

Kemi pasur një koleg tuajin, thoshte gjithë këta ekonomistë i kemi, a rritja ekonomike e Kosovës

3.5 deri 4 për qind. Pra i dukej çudi.

Programi qeverisës 2021-2025, arsimi pa dyshim është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë,

sepse kushtimisht ky sektor është edhe furnizues me kuadro të të gjitha sferave të shoqërisë.

Prandaj në programin qeverisës ka marrë në trajtim meritor.

Për të vazhduar me programin e ri qeverisës të cilin besim e mori nga populli, pa, dyshim se nuk

mund të anashkalohet fakti se duhet të analizohet gjendja momentale qoftë e borxhit publik,

rritjes ekonomike e po ashtu edhe pasqyrat financiare. Për ta jetësuar si program, padyshim

nevojitet edhe përkrahje buxhetore, duke u bazuar në projeksionet dhe të hyrat buxhetore, të cilat

në këtë vit kanë filluar të shfaqen edhe trende pozitive. Duke u krahasuar me periudhën e njëjtë

të vitit të kaluar, e këtu pa dyshim duhet të kemi parasysh edhe argumentin e qartë se Kosova për

shkak të pandemisë COVID-19 pësoi rënien më të madhe ekonomike që nga paslufta, vlerësim

ky i bërë edhe nga profesionistë të fushës së ekonomisë, por që impakti është edhe në nivel

botëror.

Ekonomia jonë ashtu e brishtë, e cila me vite të tëra ka numëruar në 3.5 ose 4 për qind, për të

shtuar dhe faktin se shumë planifikime buxhetore me një arsyeshmëri të plotë janë të orientuar

nga gjendja me pandeminë, fokus i qeverisë është imunizimi i popullsisë, e po ashtu edhe

mundësinë e operimeve ekonomike, në mënyrë që trendi i të hyrave buxhetore të jetë pozitiv.

Shto këtu edhe padi të shumta të cilat gjenden nëpër gjykatat komunale në lidhje me realizimin e

të drejtës legjitime të mësimdhënësve që dalin dhe burojnë nga Kontrata Kolektive, ku këto

obligime nuk gjetën zbatim dhe si të tilla shkaktuan barra buxhetore në buxhetet komunale. Më

lejoni t’ju them që vetëm në Komunën e Vitisë, nga këto padi rezulton se janë borxh diku rreth

një milion e gjysmë euro, borxh ky i cili rrezikon shumë edhe një disbalanc buxhetor.

Fokusin tim për planin qeverisës, i cili është hartuar me një profesionalizëm dhe përkushtim me

njerëz të fushave të ekspertizave të ndryshme, kontributin tim më tepër do ta fokusoj në arsimin

profesional, politika të reja të parapara në arsim e kushtimisht edhe sfidat, problemet të cilat edhe

mund të jenë evidente gjatë jetësimit.

Page 188: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

188

Është një fakt i madh i pamohueshëm që Kosova në dhjetë vitet e fundit 2009-2019, sipas KDI-

së në shkollat e Kosovës janë diku rreth 114.323 fëmijë më pak, apo shprehur në përqindje 26

për qind, e kjo ka shkaktuar edhe një disbalanc në nivel të shkollave e që kjo erdhi si pasojë e

emigrimit, rënies së natalitetit, por edhe zhvendosjes së familjeve nga zona rurale në ato urbane,

e cila edhe do të jetë sfidë në planin katërvjeçar. Por një proces i tillë besoj që do të adresohet

edhe në Planin strategjik të arsimit, i cili me udhëzim administrativ këtë vit veç i skadon afati.

Kosova në aspektin e shkollave profesionale ka një numër prej 68 shkollave dhe institucione

profesionale të organizuara nëpër shkolla profesionale dhe qendrat e kompetencës. Vlen të

theksohet se është argumentuar mjaft qartë, tash së fundmi kishim edhe një raport të Zyrës

Kombëtare të Auditimit, të publikuar së fundmi, se ndërlidhja e tregut të punës me profilet e

arsimuar në Kosovë është larg një niveli çfarë do të duhej të ishte. Edhe bizneset nuk është se

kanë besueshmëri të plotë në nxënësit që kryejnë shkollën në profile të ndryshme. Mungesa e

buxhetit për material shpenzues, mosrishikimi i kurrikulave qysh nga viti 2013, mungesa e

teksteve mësimore dhe mosharmonizimi i profileve me ekonominë e tregut do të vazhdohet,

Prandaj, në bazë të planit qeverisës, të reflektuara në Kornizën Afatmesme Buxhetore, më

saktësisht të projektuara edhe në katër objektiva, me fokus të arsimit të hershëm, cilësi më të

mirë në sistem arsimor, ngritje të kapaciteteve të Inspektoratit të Arsimit, ngritje efektive të

sistemit të licencimit, rritje e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, përfshirje më e madhe e të rriturve

në arsimin dhe aftësimin profesional, digjitalizimi i të dhënave, finalizimi i kurrikulës bërthamë

të aftësimit profesional. Jam shumë e bindur se argumentet që u sqaruan janë paraparë dhe janë

të paraqitura në objektiva në planin qeverisës.

Për herë të parë, fokusi është orientuar me ide e politika të reja, e të përcjella edhe me kosto

financiare, siç është rasti me mësimdhënësit që rrezikohen edhe me humbjen e vendeve punës, të

cilët do të rikualifikohen. Zbatimi i pagesës për praktikën profesionale të nxënësve në arsim

profesional, pagesa për shkollat për validim dhe akreditim të shkollave profesionale të mesme të

larta në shumën 38.400 euro, pagat jubilare si dhe po ashtu kushtimisht do të bëhen dhe do të

rishikohen edhe do të ndryshohet kalkulimi i grantit parauniversitar për arsimin parauniversitar.

Të gjitha çfarë u cekën edhe janë miratuar nga komisioni i granteve 2022-2024, po vlen të

theksohet se janë paraparë edhe shumë politika të reja.

Në planin qeverisës, sektor i adresuar me kujdes është edhe kultura trashëgimia kulturore, ku

fokus do të ketë përfundimi i projekteve kapitale. Fatkeqësisht ka projekte të cilat kanë filluar që

një kohë të gjatë, po assesi t’u shihet fundi atyre. Prandaj është shumë me rëndësi të theksohet se

ky dikaster është duke u angazhuar që këto projekte kapitale edhe të përfundohen.

Page 189: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

189

Dikaster me rëndësi është edhe trashëgimia kulturore, e cila ka një rëndësi të veçantë, sepse do të

përfshihet edhe në planprogramet e shkollave fillore dhe të mesme.

Sporti. Një segment mjaft i rëndësishëm i shtetit tonë, edhe ambasador me shumë vlerë, do të

ketë prioritet në programin e Qeverisë, dhe atë fillimisht me hartimin e strategjisë kombëtare në

sport, që nuk ka pasur, themelimi i agjencisë doping, si dhe do të themelohet Instituti për

Kërkime Shkencore në fushën e sportit, që asnjëherë nuk e kemi pasur, që i ka munguar. Kjo

fushë është mjaft me rëndësi për artikulim shkencor të problematikave të ndryshme në sport.

Po ashtu, Qeveria do ta trajtojë me prioritet edhe sportin elitar. Adaptimin e infrastrukturës që

është shumë me rëndësi për personat me nevoja të veçanta që i ka munguar këtij sektori. Synim

afatgjatë pa dyshim është edhe zbatimi i programit për zhvillim sistematik të talenteve të rinj, e

që në Kosovë janë të shumë, por mjafton që me përkrahjen dhe përcjelljen e njerëzve

profesionistë të fushës pa dyshim që rezultatet nuk do të mungojnë.

Vlen të theksohet se kam besim të plotë që vëmendja e Qeverisë Kurti do të jetë edhe në

vazhdimësi për mundësinë e kyçjes së Vitisë në autostradë. Jemi të vetëdijshëm se ka një

trashëgim të borxheve, siç e ceka në fillim edhe të borxhit publik. Po ashtu rruga Deçan-Plavë që

shihet edhe në program, është shumë me rëndësi. Tek e fundit rrugët duhet të ndërtohen për të

bashkuar vende dhe njerëz dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm të zhvillimit ekonomik të

asaj ane.

Prandaj, krejt në fund, ky program i Qeverisë Kurti 2 gjatë rrugëtimit të tij do të përballet me

sfida, por përkundër kësaj do të realizohet me sukses. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani fjalën e ka Arijeta Rexhepi.

ARIJETA REXHEPI: Faleminderit nënkryetare e Kuvendit!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Qytetarët sollën një qeverisje për t’u shërbyer atyre me dinjitet. Me të drejtë votuan që të

përfaqësohen dhe udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetentë, që respektojnë ligji dhe që

udhëhiqen përmes fuqisë së shembullit, duke pasur guximin, vendosmërinë dhe kompetencën.

Qeveria e Kosovës ka sjellë një plan qeverisës shumë konstruktiv, për të cilin ne qytetarët e

Republikës së Kosovës kemi pasur nevojë. Kemi pasur nevojë për ndryshim të qeverisjes, apo

thënë më mirë, një ndryshim të mendësisë së qeverisjes.

Page 190: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

190

Njëri prej prioriteteve në planin qeverisës pas menaxhimit të pandemisë, situatës me pandeminë,

është edhe arsimi. Për një arsimim sa më cilësor, gjithëpërfshirës, që nevojat e kërkojnë të jenë

në masë të konsiderueshme i digjitalizuar. Të gjithë ne e dimë se gjendja e gjertanishme në

arsim, e cila fatkeqësisht nuk është e mirë, sesi erdhi në këtë gjendje, përgjigjja nuk mund të jetë

tjetër pos se këtu na kanë sjellë veprimet e ndërmarra, kryesisht të pamenduara mirë në të

kaluarën, duke përfaqësuar shumë lehtë dhe pranuar shumë lehtë ndryshimet në sistemin e

arsimit, për të cilat nuk ishim fare të përgatitur ne mësimdhënësit, nuk ishin të bëra as librat

shkollore, e as në aspektin e infrastrukturës nuk qëndronim më mirë. Përveç kësaj, në këtë

gjendje ka degraduar arsimi edhe si pasojë e ndërhyrjeve politike për interesa të ngushta

klienteliste.

Këto gabime që i kanë bërë qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti nuk do t’i bëjë. Ndërsa, në funksion

të këtij qëllimi, me planin e saj qeverisës, synon një qasje për arsim dhe shkencën përbrenda një

mendësie të re qeverisjeje. Qeveria është e përkushtuar që ta përfshijë në planin e saj edukimin

në fëmijërinë e hershme, ndërsa është e vërtetuar në mënyrë të gjithanshme se pa një sistem të

fortë të edukimit parafillor nuk mund të sigurohet përgatitja e duhur për shkollimin dhe studimet

e pastajme. Është i domosdoshëm ndërtimi i çerdheve të reja si dhe ridestinimi i hapësirave

shkollore për këtë nivel si dhe ofrimi i kushteve të përballueshme të pagesës ose lirimi nga

pagesa për familjet në nevojë. Gjithëpërfshirja në arsim për fëmijët nga grupet e margjinalizuara

nëpërmjet ofrimit të mundësive të barabarta, krijimit të mjediseve të sigurta dhe miqësore për

fëmijët në shkollë.

Këto çështje janë planifikuar që të rregullohen nga Qeveria edhe në planin legjislativ me

Projektligjin për edukimin parashkollor, edukimin në fëmijërinë e hershme nga 0 deri 6 vjeç në

Republikën e Kosovës. Gjithashtu pjesë e planit legjislativ është edhe Projektligji për tekstet dhe

mjetet shkollore, lekturën shkollore dhe dokumentacionin pedagogjik në Republikën e Kosovës,

projektligji që bën të mundur të rishikojmë e të bëjmë të domosdoshme qasjen e deritanishme për

ndryshim, e që duhet të shikohet me kujdes e të mënjanohen dobësitë, me çka do të bëhej edhe

rishikimi i teksteve ekzistuese, hartimi i teksteve të reja në pajtim me kurrikulën si dhe do të

rregullohen çështjet të cilat janë adresuar si probleme gati në çdo proces të hartimit të teksteve

nga MASH.

Çështje tjetër shumë me rëndësi në planin qeverisës për ngritjen e cilësisë në arsimin

parauniversitar është logjika gjuhësore, logjika matematikore dhe e mendimit kritik, që do të jetë

pjesë e praktikave të mësimdhënësve në të gjitha nivelet. Ndërsa, duke qenë parakusht për të

arritur këtë cilësi, është paraparë edhe mbështetja e mësimdhënësve në zhvillimin e

vazhdueshëm profesional, ofrimi i bibliotekave për mësimdhënës me literaturë relevante dhe të

kohës. Së bashku me mësimdhënësit do të sigurohet një model i vlerësimit dhe shpërblimit të

performancës.

Page 191: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

191

Pjesë e rëndësishme për arsimin është edhe menaxhimi efektiv, i paraparë nëpërmjet

riorganizimit të Ministrisë dhe rishikimi i roleve të agjencive vartëse të saj, avancimit të

politikave dhe kornizave ligjore në fushën e arsimit, ndërtimit të një sistemi efektiv për

menaxhimin e shkollës nëpërmjet fuqizimit të kapaciteteve menaxheriale të shkollave, rishikimit

të metodologjisë dhe formulës së financimit të arsimit parauniversitar dhe të vendimmarrjes në

arsim që bazohet në të dhëna. Ndër të tjera, tashmë ka filluar edhe implementimi i këtij programi

për çështjen e arsimit dhe shkencës. Nga informata publike e bërë nga ministrja e Arsimit për

miratimin e grantit specifik për arsimin parauniversitar për vitet 2022 -2024 pritet të jetë një

shumë prej 201 494 543 eurosh që parashihet si ndarje buxhetore për çështjet e përmendura më

lart dhe politikat e reja dhe nevojat e tjera në arsim.

Politikat të cilat janë aprovuar nga komisioni i granteve për vitin 2022-2024 janë: asistentë për

fëmijë me nevoja të veçanta, pagesa e realizimit të praktikës profesionale për nxënësit e arsimit

dhe aftësimit profesional, pagat jubilare, rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm,

pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale,

politika të reja për periudhën 2022-2024, politikë shumë të domosdoshme për mësimdhënësit të

cilët asnjëherë nuk u doli në ndihmë shteti kur ata patën më së shumti nevojë. Ajo është politikë

përkrahëse për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore. Dhe politika tjetër, e cila

përfshin të gjithë nxënësit e Kosovës, pagesa e shpenzimeve për shujtë ditore për nxënësit nga

klasa e parë deri në klasën e pestë.

Nëse nuk themi ndonjë gjë të re kur përfundojmë se gjendja në arsim është reflektim i gjendjes

së përgjithshme në shoqëri, prandaj me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme, të cilën kjo

qeveri e ka marrë përsipër përmes programit të vet përmbajtjesor, pa dyshim se do të bëhet i

dukshëm edhe në fushën e arsimit. Nxënësi duhet të jetë mirëfilli në qendër të vëmendjes, ndërsa

interesimi i tij nuk mund të nxitet ndryshe pos me hapjen e perspektivës që pas shkollimit të vijë

punësimi i qëndrueshëm, i paguar i ndershëm dhe me kushte përbrenda ruajtjes së dinjitetit të

punëtorit.

Nuk kam asnjë dyshim se me qeverinë tonë do të arrihet kjo. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani radhën e ka Arbër Rexhaj.

ARBËR REXHAJ: Përshëndetje e nderuar nënkryetare!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Gjetja e mënyrës juridike për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për vuajtjet që ia ka shkaktuar

popullit shqiptar të Kosovës nuk është një çështje që i takon vetëm shumicës qeveritare, por

duhet të jetë një nga ato pikat e rralla ku i gjithë spektri politik duhet të angazhohemi

bashkërisht, pavarësisht dallimeve të brendshme politike që mund t’i kemi. Sinqerisht shpresoj

që opozita do t’i bëhet krah Qeverisë në kërkimin e drejtësisë për viktimat e popullit tonë.

Page 192: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

192

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është gjetur nën trysninë e një fushate të

çuditshme për relativizimin e krimeve dhe vuajtjeve që Serbia i ka shkaktuar kundër popullit

tonë. Fryt i një fushatë të tillë ishte edhe krijimi i Gjykatës Speciale, një institucion i çuditshëm

me një mandat selektiv dhe që nuk ka për qëllim zbardhjen e ndonjë krimi, por ka për qëllim

legjitimimin e narracionit që në Kosovë të gjithë kanë bërë krime dhe se të gjithë janë po njësoj

fajtorë.

Për kryeministrin Kurti. Ju jeni Kryeministri i parë i Kosovës së pavarur që gëzon mbështetjen e

shumicës absolute të shumicës shqiptare në Kosovë, prandaj është detyrë jo vetëm e juaja që t’i

kundërvihemi kësaj fryme dhe që të mos lejojmë që idetë perverse se të gjithë qenkemi po njësoj

e fajtorë lëshojnë rrënjë. Është detyrë dhe obligim i joni e i juaji që ta ngrimë zërin dhe të

qartësojmë përtej çdo dyshimi, që Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë që dikush ta rishkruajë

historinë në mënyrë që viktimën ta barazojë me kriminelin.

Jam shumë i vetëdijshëm që rruga ligjore për të realizuar një qëllim të tillë nuk është e lehtë, pasi

që Kosova akoma nuk është anëtare e OKB-së. Gjithsesi, shembujt nga e kaluara tregojnë që në

rrethana dhe mekanizma të caktuar, edhe shtetet që nuk janë anëtare të OKB-së mund të bëhen

palë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo nënkupton që ju duhet të angazhoheni, edhe

ne, edhe opozita, edhe më shumë, që të forconi marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë, në

bashkëpunim me ta të shikohen mundësi që Kosova të fitojë të drejtën e prezantimit të rastit para

Gjykatës.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet të punojë ngushtë me Kroacinë, në të cilën së fundmi kemi

lidhur një partneritet të ngushtë strategjik në mënyrë që të mësojmë nga përvojat që Kroacia pati

me rastin e padisë së tyre kundër Serbisë. Ajo çfarë Serbia në mënyrë të organizuar dhe tërësisht

brenda aparatit shtetëror ka bërë në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999, përmbush kriterin

fizik dhe kriterin e qëllimit që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kërkon si kusht për ta

argumentuar krimin e gjenocidit si krim specifik i vrasjes së qëllimtë të pjesëtarëve të një

komuniteti, shkaktimit të dhimbjes dhe shkatërrimit të kushteve të jetës, me qëllim shfarosjen e

një populli të caktuar.

Unë jam i bindur që Qeveria e Kosovës do të mbledhë përreth vetes juristë, pra juristët më të

mirë por kërkoj që megjithatë jemi të kujdesshëm dhe të mos ngutemi. Duke mos u ngutur

dëshmojmë që këtë iniciativë nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi nisur për qëllime elektorale, por

në të njëjtën kohë edhe evitojmë çdo mundësi që padia jonë të rrëzohet për arsye procedurale apo

që për shkak të ngutjes sonë Serbia të lirohet nga akuza siç ishte rasti i padisë kroate. Jam shumë

i bindur që Kosova ka një qeveri e cila e ka vullnetin dijen dhe përkushtimin që të dokumentohen

krimet e Serbisë dhe të adresohen në të gjitha nivelet. Sot edhe pas 21 vitesh nuk e kemi një bazë

të të dhënave zyrtare të masakrave, viktimave e tjerë. Po ashtu, themelimi i institucionit të

krimeve të luftës do të mundësojë hetime pra e gjykime në mungesë të krimeve të luftës.

Page 193: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

193

Kryeministër Kurti dhe ministre e Drejtësisë, Haxhiu,

Për mua, beteja ligjore brenda sistemit të drejtësisë është po aq e rëndësishme sesa para

instancave ndërkombëtare. Qeveria jonë duhet të krijojë një task-forcë të veçantë hetuesish dhe

juristësh që të përgatitin lëndët veç e veç për secilin krim të kryer në Kosovë, në mënyrë që

Prokuroria jonë në një afat sa më të shkurtër të nisë procedimi i aktakuzave individuale për

krimet e kryera në Kosovë. Pse kjo është e rëndësishme? Në vitin 1913 në fshatin tim të origjinës

në Kabash të Prizrenit është kryer një masakër e tmerrshme mbi pothuajse të gjithë burrat e rritur

të fshatit. Kjo masakër ishte vetëm një nga shumë masakrat që regjimet e ndryshme serbe

përgjatë shek. XX kanë kryer mbi popullin tonë. Fatkeqësisht asnjë nga këto masakra nuk është

prezantuar dhe dokumentuar para asnjë organi të drejtësisë. Një krim që nuk raportohet, një krim

për të cilin nuk kërkohet drejtësia, ai krim harrohet dhe me kohën sfidohet madje edhe vetë

ekzistenca e tij.

I nderuar kryeministër Kurti,

Është përgjegjësi e juaja historike dhe e jona që kjo praktikë e anashkalimit dhe harrimit

institucional të krimeve ndaj popullit tonë të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Krimet dhe

masakrat në Krushë, në Reçak, Izbicë e të tjera dhe shumë vendbanime të tjera anekënd Kosovës

nuk duhet ta kenë fatin e masakrave dhe krimeve të mëhershme. Këto nuk guxojnë të ngelin

vetëm në kujtesën e popullit tonë, por fajtorët për këto krime duhet të mbahen përgjegjës para

organeve të drejtësisë. Shpresoj dhe uroj shumë që të mos lodheni në kërkimin e drejtësisë për

secilën viktimë të represionit serb. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, z. Rexhaj! Fjalën Arben Gashi.

ARBEN GASHI: Faleminderit. e nderuar kryesuese!

Unë në emër Grupit Parlamentar vetë e pata një shqetësim. Ne ditën e hënë kur u pajtuam që kjo

seancë të vazhdojë sot, u njoftuam se Kryeministri do të jetë rreth orës 12:00 a 12 e gjysmë në

Kuvend, sepse do të kthehej nga vizita në Bruksel dhe për atë arsye u pajtuam. Sot në pjesën e

parë, meqenëse ndoshta udhëtimi është vonuar, është lodhë, e kuptuam si mungesë të tij, por tash

po na duket e paarsyeshme që ne të vazhdojmë të rrimë në sallë edhe mos ta kemi personin që na

ka ftuar në seancë të jashtëzakonshme të bisedojmë me të. Kështu që ne s’po kemi me kë të

debatojmë. Nëse z. Kurti kthehet në sallë, ne do të kthehemi. Nëse ai nuk është këtu, ne po

vazhdojmë në zyrat tona në Kuvend derisa Kryeministri Kurti kthehet në sallë.

KRYESUESJA: Faleminderit! Znj. Kusari e ka fjalën.

MIMOZA KUSARI-LILA: E dëgjova z. Gashi. Po më duhet të them se atë ditë publikisht

arsyeja e shtyrjes së seancës për ditën e mërkurë ka qenë që ditën e martë gjashtë komisione

parlamentare kanë pasur takim, ditën e mërkurë vetëm dy dhe jemi dakorduar.

Page 194: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

194

Përderisa zëvendëskryeministri i parë dhe ministrat janë këtu, janë përfaqësues të Qeverisë,

mendoj se janë të gjitha kushtet për të vazhduar seanca ashtu siç ishte edhe e paraparë ditën e

hënë.

KRYESUESJA: Faleminderit znj. Kusari! Në fakt nuk kemi të lajmëruar prej Grupit Parlamentar

të Lidhjes Demokratike. Besnik Tahiri.

BESNIK TAHIRI: Faleminderit nënkryetare!

Përshëndetje për kolegët,

Mendoj se nuk ia vlen që të vazhdohet ky debat në këtë formë. Jo vetëm se nuk është z. Kurti

këtu, mirëpo mungon edhe shumica e Qeverisë që janë disa ministra, po më duket janë pesë. Po

ashtu edhe shumica e deputetëve edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, pra nuk e shoh të arsyeshme të

vazhdojmë. Në qoftë se bëjmë debat dhe në qoftë se kemi seancë ajo duhet të jetë për përmbajtje,

për diskutim dhe jo vetëm sa për të përmbyllur një seancë të paralajmëruar. Kështu që edhe unë

mendoj në emër të Grupit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që nuk kemi çka vazhdojmë

tutje. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Në rregull. E kemi një pjesë të Qeverisë, kemi edhe dy zëvendëskryeministrat

këtu në sallë, kemi deputetë të paraqitur, kështu që vazhdojmë me pjesën e debatit.

Në radhë është Fjolla Ujkani. Vazhdojmë me Doarsa Kica. Për momentin nuk është deputetja

këtu.

DOARSA KICA-XHELILI: Faleminderit, nënkryetare!

Të nderuar ministra prezentë,

Kolegë deputetë,

Media dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,

Marrë parasysh se kolegë të tjerë tashmë sqaruan ngecjet e qeverive të kaluara që kanë rezultuar

me një domosdoshmëri të reformave në sistemin e drejtësisë, unë do të ndalem pak në

arsyeshmërinë dhe aspektet praktike të ndryshimeve që presim të arrihen nga nismat, tashmë

iniciativave të kësaj Qeverie nga ajo që pamë në strategjinë legjislative.

Fillimisht çështja e vetingut. Procesi i vetingut natyrisht është proces shumë kompleks, lidhur me

të cilin duhet të kemi kujdes të shtuar, por kjo nevojë për kujdes të shtuar në asnjë formë nuk e

minimizon domosdoshmërinë që sistemi ynë i drejtësisë t’i nënshtrohet këtij filtrimi, si

mekanizëm qenësor për kthimin e besueshmërisë qytetare në paanshmërinë dhe pavarësinë e

institucioneve tona, e në veçanti atij të Prokurorisë dhe Gjyqësisë. Tashmë kemi sqaruar tri

kriteret kryesore që në fakt pritet të merren parasysh në këtë proces: kriteri i integritetit moral,

kriteri profesional dhe justifikimi i pasurisë.

Page 195: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

195

E meta më e madhe e vetingut paraprak, ndër tjera ka qenë neglizhenca e plotë e zbatimit të

mirëfilltë të kriterit profesional. Ky kriter u zbatua vetëm formalisht e shumë shpesh përkthehej

në një kriter kuantitativ që fliste për numrin e rasteve të përfunduara pa asnjë analizë

substanciale të cilësisë e madje ligjshmërisë së vendimeve të gjyqësisë e prokurorisë. Në fakt

kriteri profesional si i vetëm, për mendimin tim, ka hapësirë të filtrimit të shumë gjyqtarëve e

prokurorëve pa pasur madje nevojë që të kalohet në dy kriteret e tjera.

Dhe, në fakt, kjo përveçse i shërben kthimit të besimit në këto institucione i shërben pikërisht

atyre gjyqtarëve e prokurorëve të mirëfilltë që së pari të shërbejnë si standard i pritshmërisë se si

duhet të shërbehet në këto institucione dhe së dyti të mos e marrim barrën e joprofesionalizmit të

kolegëve të tyre. Natyrshëm, po aq e rëndësishme sa nevoja për veting, është ajo se kush do ta

ndërmarrë e mbikëqyrë këtë proces sepse vlerësimi i profesionalizmi nuk mund të bëhet nga

dikush që nuk është vetë mbi standardin që vlerëson e dëshiron ta instalojë, aq më pak dikush që

nuk ka qenë vetë pjesëmarrës në praktikën gjyqësore e prokuroriale. Këta trupa duhet të

shërbejnë në krijimin e dyshkallshmërisë edhe në kuadër të vetingut, gjithmonë në përputhje me

nenin 6 të Konventës Evropiane për Drejtat e Njeriut dhe unë pres që ministrja Haxhiu t’i ketë

parasysh edhe këto mundësi të problemeve.

Hiç më pak se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në një rast që u parashtrua nga një ish-

gjyqtare e Shqipërisë nën pretendimin e shkeljes së nenit 8 të Konventës, për faktin se asaj në

fakt iu ndalua në mënyrë të përhershme rihyrja në sistemin e drejtësisë, Gjykata konstatoi se ky

sanksion në fakt që rrodhi nga vetingu ishte në proporcion të plotë me shkeljet disiplinore dhe në

proporcion të plotë me garantimin e integritetit të kësaj detyre dhe besimit të publikut në

sistemin e drejtësisë. Njëlloj u konstatua se procedura e vetingut ku përfshihej edhe bartja e

barrës së provës nga trupat që ndërmerrnin vetingun te personi që po kalonte në veting ishte në

përputhje të plotë me nenin 6.1 të Konventës. Pra, ajo që e kuptojmë ne me këtë, është që detyra

publike dhe integritetit i detyrës publike e ka një standard që duhet të aplikohet, e që edhe në

rrethanat tona nuk mund të arrihet pa një veting të mirëfilltë dhe natyrisht që më së shumti e kam

mirëpritur këtë proces dhe këtë prioritizim nga kjo Qeveri,

Natyrisht që me veting nuk përfundon çdo gjë. Pas kësaj do të na duhet një kontroll i rreptë dhe

vlerësimet e gjyqtarëve të mos jenë vetëm formale. Këtu pres të luajë rol edhe aspekti i

përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve. Unë në fakt pash një nismë lidhur me disa ndryshime në

Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe

prokurorëve, por ajo që pres të shoh të shprehet më tepër është një interesim më i theksuar lidhur

me sigurimin e transparencës në shqiptimin e masave disiplinore, sepse në parim shqiptimi i tyre

është dhe duhet të jetë pengesë për avancim. Në fakt, praktika e deritanishme ka treguar që në

Kosovë për transparencën e këtyre proceseve është dashur të shkohet deri në ngritjen e padive

pranë gjykatave në Kosovë, në mënyrë që të njëjtat të konfirmojnë interesin publik mbi

Page 196: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

196

transparencën e shqiptimeve të sanksioneve disiplinore, për shkak të disa avancimeve të

dyshimta.

Në anën tjetër, e kam mirëpritur edhe Kodin e Procedurës Penale si një nga prioritizimet e tjera.

Ky projekt-kod i cili ka qenë një domosdoshmëri tjetër e punës së institucioneve të drejtësisë në

Kosovë. Me anë të kësaj, KPP do të garantojë të drejtën e viktimave të veprës penale në ankesë,

atëherë kur prokurori e hedh kallëzimin penal. Deri tani viktimat e krimit kanë qenë nën

mëshirën e plotë të prokurorit se a dëshiron apo jo ai t’i fillojë hetimet apo të ngre aktakuzë, që

shumë shpesh ka rezultuar me raste ku hetimet janë mbyllur pa as sqarimin e vetëm nga

prokuroria.

Në anën tjetër, KPP po u jep prokurorëve autorizime që ata të lëshojnë masa të fshehta pa nevojë

të shqyrtimit nga gjykata, natyrisht masa që janë më pak invazive në privatësi. Konsideroj që kjo

do t’u ndihmojë edhe prokurorëve të cilët shpesh janë ankuar në procedura burokratike që ata

duhej ndjekur për të ndërmarrë veprime hetimore.

Gjithashtu pash është prioritizuar ndryshimi i Projektligjit për drejtën ndërkombëtare private. Për

fat të keq në sferën e të drejtës ndërkombëtare private gjykatat tona ende e zbatojnë ligjin e ish-

Jugosllavisë të vitit 1982. Ne kemi shumë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës e të cilët hyjnë në

marrëdhënie juridiko-civile me shtetas të huaj. Këtu shembull mund të marrim edhe diçka të

thjeshtë apo komplekse, sikurse martesa. Dhe shumë shpesh këto palë kanë treguar që është

shumë komplekse pastaj trajtimi i këtyre rasteve kur vjen deri te ndonjë kontest eventual. Por, në

anën tjetër, shumë biznese kosovare në fakt kanë nevojë të vazhdueshme të hyjnë në

marrëdhënie transaksione komerciale me biznese jashtë vendit që të mundësojnë qoftë rritjen e

kapaciteteve të tyre, por edhe ofrimin e shërbimeve nga Kosova për jashtë vendit, që krijon

mundësi të jashtëzakonshme punësimi në Kosovë.

Puna e këtyre bizneseve me këtë kornizë legjislative është vështirësuar dukshëm, meqenëse pa

klauzola të përditësuara të përditësuara të këtij ligji është dashur shumë shpesh që të kontraktojnë

klauzola për arbitrazhe e ligje ndërkombëtare, edhe atëherë kur një analizë e konfliktit të ligjeve

përfundimisht do ta bënte të zbatueshëm legjislacionin vendor. Pra këto çështje kanë pasur

nevojë të kamotshme të fuqizimit, por që pavarësisht iniciativave të shumta e grupeve punuese e

ekspertëve të mirëfilltë të ngarkuar, nuk ka ardhur përfundimisht të prioritizojnë mjaftueshëm aq

sa të votohen në këtë Kuvend.

Për fund e kam edhe një kërkesë shtesë që si Kuvend duhet të ngremë çështjen e aspektit të

digjitalizimit të gjykatave. Është përfolur një kohë shumë të gjatë se digjitalizimi ka filluar, por

ne nuk po e shohim materializimin e kësaj çështjeje. Atëherë duhet ta identifikojnë

problematikën. Në qoftë se problematika ka të bëjë me buxhet, atëherë konsideroj që si Kuvend

duhet të parashikojmë në buxhet mjete për digjitalizimin e gjykatave, në mënyrë që asgjë më

Page 197: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

197

shumë e më pak se të bëhet incizimi me video i seancave gjyqësore, në mënyrë që të rriste jo

vetëm përgjegjësinë e gjyqtarëve, por edhe efikasitetin e procedurës. Konsideroj që kjo do të

ishte në interesin tonë edhe për faktin që në qoftë se hyjmë në procedura të vetingut dhe hyjmë

në disa aspekte të cilat mund ta rrisin edhe riskun e zvogëlimit të përkohshëm të gjyqtarëve, së

paku ne fillimisht të ndërmarrim hapa të mjaftueshëm që atyre t’u mundësohet një materializim

apo një procedim më efikas i seancave gjyqësore, në mënyrë që të mbulohet çfarëdo mangësie e

përkohshme. Ju faleminderit për vëmendje!

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani fjalën e ka Driton Hyseni.

DRITON HYSENI: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Duke e falënderuar kryeministrin Kurti dhe kabinetin qeveritar për prezantimin e programit

qeverisës dhe mundësinë që edhe ne deputetët të japim këndvështrimet tona në lidhje me

përmbajtjen e programit, do të doja të shpreh konsideratën time maksimale për përmbajtjen e

programit, por edhe gjithashtu të ndalem në disa pika, të trajtojë disa aspekte të programit

qeveritar për legjislaturën 2021-2025.

Fillimisht do të fokusohesha tek Ligji për grantin e katërt qeveritar. Ky ligj dhe ky grant

qeveritar, i cili do t’u dedikohet komunave, do të mundësoj më shumë fonde për investimet

kapitale të komunave e rrjedhimisht ne por edhe qytetarët të shohin shumë më shumë ndryshime

pozitive në komunat e Kosovës.

Të nderuar kolegë deputetë,

Besoj thellë se Komuna e Podujevës është shumë e qëlluar që të merret si shembull se sa ka

nevojë për fonde shtesë nga Qeveria qendrore. Kushdo nga ju që e kishit rastin ta vizitoni

Komunën e Podujevës, trevën e Llapit, besoj se e keni vërejtur se ajo që nga paslufta nuk ka

pësuar ndonjë ndryshim ,është po e njëjta, ashtu e harruar tërësisht nga qeverisjet qendrore të

viteve të pasluftës, por edhe e trajtuar nga qeverisja lokale për njëzet vite e cila ishte udhëhequr

nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërtimi i sheshit në qytetin e Podujevës ka mbyllur disa rrugë dhe ka orientuar trafikun në pjesë

të qytetit të cilat janë të ndërtuara me rrugë shumë të ngushta. Andaj, edhe rruga kryesore “Zahir

Pajaziti”, është zëvendësuar, po ashtu me një rrugë shumë të ngushtë për qarkullimin rrugor.

Mendoj që fondet të cilat do të ndahen përmes gratit të katërt të Qeverisë, do të ndihmojnë

Komunën e Podujevës, e do të ndihmojnë komunat e tjera që të eliminojnë këto probleme në

Page 198: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

198

infrastrukturën e qytetit, por edhe në shërbimet komunale që komunat kanë. Si regjion, si Llap,

por edhe disa komuna të tjera janë anashkaluar për shumë vite.

Prandaj, edhe nuk do të jemi të qetë në kërkesat tona, derisa të realizohen edhe jeta e qytetarëve

të përmirësohet, sepse djemtë e rinj po ikin nga Kosova, fshatrat po zbrazen, e qytetit po i ikë

shpirti. Prandaj, duhet të reagojmë njëmend shumë shpejt.

Unë nuk jam lokalist, sepse Kosovën e kemi të vogël e nuk guxojmë ta ndajmë në copëza, por

kur jemi te komunat që janë lënë anash, Podujeva i listës si një cope Kosove e harruar nga të

gjitha qeveritë e pasluftës.

Së këndejmi, e them edhe njëherë se granti i katërt për komunat, për Podujevën në veçanti, por

edhe për komunat tjera të cilat kanë mbetur të pazhvilluar do të jetë shumë i dobishëm dhe për

këtë vëmendje, Qeveria meriton konsideratën maksimale.

Te pika tjetër programor, të nderuar deputetë, e të cila do të ndalem është pika Infrastrukturës

dhe përfundimit të projekteve ekzistuese.

Dëshiroj të shprehë nevojën që progresi i punimeve në zgjerimin e rrugës magjistrale Podujevë -

Prishtinë, si rruga me qarkullimin më të madh të automjeteve në vend të jetë ndër top prioritetet e

Qeverisë së Republikës së Kosovës, ashtu siç e deklaroi ministri Aliu të hënën.

Është një projekt zgjerimi i nisur në shtator të vitit 2016, nëse veç mund të quhet projekt. Pra, po

mbushen 5 vite që kur ka filluar së zgjeruari kjo rrugë, por për fatin e keq llapjanëve, për fatin e

keq të të atyre të cilët e vizitojnë Podujevën, por edhe të shumë bashkatdhetarëve tanë të cilët e

shfrytëzojnë këtë rrugë për ardhje në Kosovë nga mërgata, kjo rrugë vazhdon ta ketë një gjendje

shumë të rëndë dhe qarkullimi në të shfaqet me rreziqe shumë të mëdha.

Sidomos në shumë segmente të saj, aty ku është bërë zgjerimi, por që nuk është përcjellë me

ndërtimin dhe zgjerimin e urave, e me rregullimin e kalimeve nga njëra anë në tjetrën. Po ashtu,

një problem tjetër i cili e karakterizon këtë magjistrale në situatën aktuale është mungesa e

shumë stacioneve e autobusëve të cilët ishin aty prezentë për shumë vite, pothuajse në çdo dy

kilometra, por që tani ndalja e autobusëve bëhet në shiritin e qarkullimit rrugor.

Tej-zgjatja e punimeve ka ndikuar shumë në ekonominë e afaristëve që ushtrojnë aktivitetin e

tyre në këtë pjesë të magjistrales, ka ndikuar të hyrat e tyre dhe në vend që ata të zgjerohen e të

paraqesin mundësi për punësime të reja, atyre u ndodhë tkurrja e në shumë raste edhe për

mungesë të një zone industriale në Llap, për të mbijetuar në biznes, atyre u zhvendosen qoftë në

zonat industriale të Prishtinës, të Fushë-Kosovës apo Lipjanit.

Page 199: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

199

Si rruga më e rrezikshme në vend, përveç kolonave të gjata thuajse çdo ditë karakterizohet edhe

me aksidente të shumta, e që shumë herë përfundojnë edhe me fatalitet. Andaj, rifillimi pa

vonesë për të rehabilituar fillimisht këtë pjesë na gëzon pas masë që është përfshirë në planin

qeverisë dhe zgjerimi i saj është një domosdoshmëri dhe e mirëpresim sigurisht, të gjithë atje.

Të nderuar kolegë,

Unë vij nga fusha e transportit ajror dhe tek pjesa e politikave të aviacionit civil do doja të jap

një këndvështrim në përputhje me mundësitë dhe potencialin e madh që ka vendi ynë në drejtim

të zhvillimit të mëtutjeshëm të aviacionit civil.

Ashtu siç theksohet në programin qeveritar pas kontrollimit dhe menanxhimit të hapësirës së ulët

ajrore të Republikës së Kosovës, ne do të kemi mundësi që të bëjmë progres drejt menaxhimit

dhe kontrollimit edhe të hapësirës së lartë ajrore. Kjo tregon përkushtimin e Qeverisë për

anëtarësim në organizatat ndërkombëtare relevante që i hapin dyert zhvillimit të aviacionit dhe

normalizimit të këtij sektori në përgjithësi.

Kalimet direkte të fluturimeve nga hapësira ajrore e Shqipërisë në hapësirën ajrore të Kosovës

përmes pikave të reja ajrore më Shqipërinë, mundësojnë zhvillim të ri në hapësirën tonë të ulët

ajrore, sepse ofrojnë rrugë më të shkurtër për shumë fluturime që fluturojnë drejt aeroportit

“Adem Jashari” dhe anasjelltas. Këto rrugë ajrore janë publikuar edhe miratuar edhe nga NATO-

ja dhe me instalimin e pajisjeve të reja të navigimit në Agjencinë Shtetërore të Navigimit ajror,

këto rrugë ajrore do të shfrytëzohen.

Hapja e rrugëve të tilla ajrore që lidhin hapësirën e ultë ajrore të Kosovës me vendet e regjionit,

do të synohet edhe me Malin e Zi, mirëpo këtu është një problem sa i takon zvarritjes që bën pala

malazeze, për arsye se ka pengesa nga Agjencia e Navigimit e cila e ka qendrën në Beograd

SMATSA, e cila është përgjegjëse edhe për hapësirën ajrore të Malit të Zi.

Me qëllim që Kosova të ushtrojë sovranitetin e vet në tërë hapësirën ajrore, bashkërendimi i

veprimeve me NATO-n duhet të intensifikohet maksimalisht dhe mundësia e angazhimit të

Agjencisë së Kosovës për Shërbime të Navigimit Ajror të Republikës së Kosovës, për të bërë

kontrollimin edhe të hapësirës së lartë ajrore të Kosovës, do të krijonte të hyra të konsiderueshme

për agjencinë dhe mundësi të reja për vendin.

Në vitin 2014 hapësira e lartë ajrore e Kosovës është hapur për trafik, e nga atëherë NATO

menaxhimi e ka deleguar te Agjencia hungareze e Navigimit Ajror, Hungarocontrol.

Page 200: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

200

Të nderuar kolegë deputetë,

Konsideroj të nevojshme të kemi një qasje shumë progresive sa i takon krijimit të rrethanave që

në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari’’ të kemi kompani të cilat bazohen në aeroplanë dhe

hapin distinacione direkte, shërbejnë udhëtaret e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me

çmime të ulëta, dhe kështu rrisim potencialin e trafikut, qoftë të fluturimeve, qoftë edhe të

udhëtarëve.

E them kështu, sepse kjo qasje duhet të jetë e domosdoshme për vendin tonë, sidomos kur kemi

parasysh në ndërmarrje shumë agresive në këtë drejtim nga ana e Republikës së Maqedonisë

Veriore, e cila që nga viti 2012 subvencionon në mënyrë direkte industrinë e transportit ajror dhe

ka arritur që një pjesë të madhe të trafikut, i cili do duhej të shërbehej nga Aeroporti

Ndërkombëtar i Prishtinës, sot të shërbehet në aeroportin e Shkupit dhe të gjenerojë të hyra

shumë të mëdha për vet Maqedoninë.

Një zhvillim drejt rritjes së linjave ajrore dhe mundësive për të udhëtuar përmes ajri me kosto të

ulëta, do ishte një mundësi e mirë sidomos për mërgatën tonë, që më lirë, më shpejt e më shpesh

të udhëtojë drejt atdheut. Një mundësi të tillë unë do e shihja edhe si një kontribut të vogël për

mërgatën që dha kontribut të madh për Kosovën.

E mundësi tjetër kemi edhe aeroportin e Gjakovës që do të mund të rikonsiderohej, edhe pse

është vendosur të jetë aeroport ushtarak, asgjë nuk e ndalon që të krijohen rrethanat e të ketë

status civil-ushtarak dhe t’i plotësojë nevojave që ka vendi.

Nuk mund ta përmbylli fjalimin tim sot këtu, pa e përmend edhe Dumoshin e Llapit në të cilin

kishim për shumë vite një fushë shumë aktive aerosportive e cila do të mund të shfrytëzohej në të

ardhmen për nevoja të komunës edhe të zhvillimit të aviacionit sportiv.

Ju faleminderit për vëmendje, e kabinetit qeveritar e kryeministrit Kurti, punë të mbarë!

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani fjalën e ka Shqipe Mehmeti-Selimi.

SHQIPE MEHMETI-SELIMI: Faleminderit, e nderuara nënkryetare!

Përshëndetje kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë dhe ju qytetarë të dashur,

Deri më tani asnjë nga legjislaturat që kanë pasur shumicën në Parlament, e as qeveritë e kaluara

nuk i kanë zgjidhur probleme e që kanë qenë lehtë të zgjidhshme, e që tash Qeveria Kurti do t’i

zgjidhë.

Që sa vite rresht një pas tjetër, e sjellin Ligjin për pensionimin e parakohshëm të policisë dhe e

tërheqin. E kishin shumicën, por nuk e kishin gatishmërinë. Tash Qeveria jonë e ka shumicën,

Page 201: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

201

por përtej saj e ka gatishmërinë dhe vullnetin që ta zgjidhë këtë problem për policinë e Kosovës,

zgjidhje e cila e ulë moshën mesatare të policisë së Kosovë, që është një mesatare shumë e lartë

për policinë, e sidomos krahasuar me policitë e rajonit.

Siç e dini në agjendën legjislative që ka sjellë Qeveria në Kuvend, mes shumë projektligjeve të

tjera, është edhe Projektligji për pensionimin e parakohshëm të policisë.

Qeveritë tjera kanë pasur mundësinë që të zgjidhin shumë probleme, sidomos për FSK-në, në

legjislatura të kaluara. Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë ka kërkuar më shumë buxhet për FSK-

në, ata thoshin që s’është e mundur.

Lëvizja Vetëvendosje kërkonte më shumë mbështetje, kurse nga qeveritë e atëhershme thuhej se

nuk është e mundur. Ka qenë e mundur, por nuk ka pasur vullnet, e mbi të gjitha vetëdije që

forcimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka impakt jo vetëm në siguri, por ka impakt edhe në

shtetbërje. Ka impakt edhe në ekonomi, në forcimin e partneritetit me shtetet anëtare të NATO-s

dhe avancimin e partneritetit me aleatët strategjikë.

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria jonë, po e fillon këtë duke e dyfishuar pothuajse

buxhetin për FSK-në, madje po e dyfishojmë dhe pak po na duket sa i përket rolit që duhet ta

ketë Forca e Sigurisë së Kosovës. Pra, kështu ndihmohet siguria duke investuar drejtpërdrejt,

prandaj ky është veç fillimi.

Vitet e kaluar, qeveritë e kaluar kanë mundur, por nuk kanë dashur e as nuk kanë pasur vullnetin

të zgjidhin problemin e veteranëve të luftës së UÇK-së, problemin e invalidëve, madje duke mos

e zgjidhur drejt e në shumë raste duke vepruar gabim. E këtë gabim duke e bërë me qellim, sot

kemi deformim të statistikave dhe deformim të vërtetës sa i përket numrit të vërtet të ish-

luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E dimë që është punë e zorshme, por e kemi gatishmërinë, e kemi vullnetin, e kemi po ashtu

edhe dijen që të fillojmë këtë proces të deformuar tashmë, ta kthejmë në rrugën e duhur të

zgjidhjes duke bashkëpunuar me të gjithë faktorët relevantë.

Duke e vlerësuar situatën, Qeveria akoma nuk ka ardhur në fazën që ta përfshijë në agjendën

legjislative projektligjin për plotësim-ndryshim, po këtë do ta bëjë sa po të jenë shteruar të gjitha

përpjekjet për analiza dhe koordinim me faktorët e ndryshëm relevantë.

Të nderuar kolegë,

Se ndryshimi ka ndodhur do të shihet në vitet në vijim, por po ashtu në mandatet në vijim. Nuk

ka ndodhur vetëm ndryshimi i Qeverisë, por ka ndodhur edhe ndryshimi i mënyrës së qeverisjes.

Page 202: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

202

Këtë ndryshim nuk do ta shihni vetëm në objektin e Qeverisë, këtë ndryshim do ta shihni edhe në

institucionet e shtetit dhe në jetën e qytetarëve. Ky ndryshim do të marrë kohë, por para se të

marrë kohë, e ka marrë atë që ka më së shumti nevojë, vullnetin dhe mbështetjen e qytetarëve.

Andaj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, jo vetëm si grupi më i madh parlamentar

tashmë, por edhe si shumicë parlamentare e garantuar për t’i çuar gjërat përpara, do të jetë

mbështetje e madhe për të gjitha nismat e Qeverisë së Kosovës, në të cilën qeveri kemi besim

dhe do t’i japim mbështetje.

Por, po ashtu do të jemi edhe kujdestarë të çfarëdo nevoje që do ta kenë qytetarët e Republikës së

Kosovës, në mbështetje të interesave të tyre, interesa të cilat po i përfaqëson Qeveria e Kosovës,

por mbi të gjitha interesa të cilat po i përfaqësojmë ne si shumicë parlamentare në Kuvendin e

Kosovës.

Unë, sot me juve i ndave këto tri tema. Këto tema nuk janë as më të rëndësishmet e as të vetmet,

por po ashtu janë të rëndësishme sa secila temë tjetër që do të trajtojnë kolegët e mi e që janë po

kaq të rëndësishme, e sigurisht që do të doja të shihja edhe kontributin e secilit deputet.

Sukseseve të kësaj qeverie duhet t’iu gëzohen jo vetëm deputetët e shumicës parlamentare, por

edhe deputetët e opozitës, ashtu siç i gëzohen të gjithë ata qytetarë pa dallim, prandaj edhe

kontributi i opozitës në këto fusha do të jetë i mirëseardhur, por po ashtu do të jetë i dobishëm.

Qeverisë së Kosovës i ofrojmë mbështetje dhe i urojmë suksese në qeverisje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani fjalën e ka ministrja Rizvanolli.

MINISTRJA ARTANE RIZVANOLLI: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!

Të nderuar deputetë,

Megjithëse deputetët që i ngrenë disa çështje të cilat unë dua t’i adresojë nuk janë këtu, besoj që

për hir të juve që jeni këtu dhe për hir të qytetarëve që na përcjellin është e drejtë që t’i jap disa

sqarime në lidhje me disa çështje që u ngritën në fushën e ekonomisë.

E para ishte një kritikë për mungesën e projekteve dhe investimeve në fushën e

telekomunikacionit dhe teknologjisë së informimit dhe komunikimit. Në fakt, këtu kemi disa

projekte dhe plane të cilat adresojnë dy fusha kryesore.

E para, është përmirësimi dhe zgjerimi i infrastrukturës, duke përfshirë investimet në rrjetin

brezgjerë dhe në teknologjinë 5G. Pastaj përkrahjen për sektorin e TIK-ut dhe të rinjtë nëpërmjet

parkut teknologjik në Bërnicë dhe Qendrës së Ekselencës në qendrën e trajnimeve në Prizren.

Page 203: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

203

Përkrahjen e arsimit dhe inovacionit përmes Rrjetit Kosovar për Hulumtime Edukim (KREN)

dhe lidhjen e tij me Rrjetin Evropian.

Hartimin i agjendës digjitale për dhjetë vitet në vijim, ku do të vendosen hapat kryesorë të

transformimit digjital të ekonomisë në përputhje me trendët globale. Si dhe e fundit, por ndoshta

më e rëndësishmja, investimet në kapitalin njerëzor.

Mijëra të rinj e të reja do të trajnohen, përveç në fushën e TIK-ut në përgjithësi dhe në nivele më

të ulëta, edhe në fusha inovative dhe më të avancuara të TIK-ut siç janë: cloud computing,

printimi 3d, siguria kibernetike e të tjera, e cila do të hapë rrugë, jo vetëm për punësimin e tyre

brenda Kosovës dhe vet për vetëpunësimin e tyre, por edhe për punësimin e tyre gjashtë

Kosovës. Gjithmonë, po mendojmë virtualisht.

Një çështje që u përmend ishte punësimi i grave. Pyetja ishte, ky do të punësohen këto gra në

cilat sektorë? Qeveria nuk e bën planifikimin...

KRYESUESJA: Regjia, edhe një minutë ia vazhdon fjalën.

MINISTRJA ARTANE RIZVANOLLI: Për sqarim. Qeveria nuk vendosë se ku do të punësohen

këto gra, është Agjencia e Punësimit i Republikës së Kosovës, i cili zbaton masa aktive të tregut

të punës. I cili bën ndërmjetësim dhe ofron masa të ndryshme nëpërmjet të cilave, gratë e

papunësuara mund të plasohen sipas nevojave dhe begroundit të tyre profesional, nëpër punë të

ndryshme, trajnime e të tjera.

A pastaj është Fondi për Ndërmarrësi, ku gratë do të përbëjnë një numër sinjifikant të përfituesve

dhe që mundëson vetëpunësimin e grave. Por, gjithashtu është një gjë tjetër me rëndësi që të

mbahet në mend, që fakti që ne do t’i adresojmë kushtet e punës në sektorin privat dha nga ana

tjetër do të bëjmë ngritjen e pagës minimale, do të ndikojë që interesimi i grave për të punuar në

sektorin privat, pritet të ngritët.

Sepse kjo, nga studimet që i kemi deri tash është një problem për të gjithë, por posaçërisht për

gratë të cilat me kushtet që i kanë momentalisht...

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani fjalën e ka Valon Ramadani.

VALON RAMADANI: Faleminderit, e nderuara nënkryetare Bogujevci!

Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Page 204: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

204

Administrata Publike është prej sektorëve më kryesorë dhe më të rëndësishëm në vend. Prandaj,

asaj duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë, e cila fatkeqësisht tash e sa vite ka munguar.

Administrata duhet të jetë kredibile, profesionale dhe sidomos efikase.

Reformat që e bëjnë një transformim të tillë të kërkuar kaherë është e domosdoshme. Bazuar në

një raport hulumtues, i cili është kryer në vitin 2020, nga Grupi për Hulumtim të Politikave në

Ballkan, del se aktualisht numri i të punësuarve në Administratën Publike e kalon shifrën mbi 80

mijë.

Kurse në të njëjtën analizë, konsiderohet se politizimi dhe ndërhyrjet politike bashkë me

selektivitetin për punësime, rekrutime dhe avancime, janë mangësitë dhe sfidat e rënda që e

karakterizojnë sektorin e Administratë Publike.

Partitë e ish-pushtetit Administratën Shtetërore e kanë përdorur si ent punësues për militantët e

tyre të cilët i kanë punësuar pa u respektuar procedurat ligjore dhe pa u vlerësuar përgatitja

profesionale.

Po ashtu, punësimet që kanë ndodhur në të kaluarën për dy dekada rresht nuk kanë pasur për

bazë analizë as i përket nevojës për resurse humane për pozita të caktuara, duke e fryrë e

ngarkuar Administratën në shumë raste pa nevojë.

Mospërfillja e kritereve të përcaktuara për rehatimin e militantëve, ka bërë që të ketë raste të tilla

që të ketë më shumë të punësuar se sa karrige në zyre të institucioneve. Madje, për të njëjtën

arsye të punësuarit kanë qëndruar në shtëpi për shkak të mungesës së karrigeve, e duke marrë

pagë nga taksat e qytetarëve për t’u kompensuar për angazhimin partiak të tyre. Kjo qasje

klienteliste Administratën e ka bërë jo produktive.

Për këto arsye që qytetarët të besojnë në stafin e shërbyesve dhe nëpunësve civilë është i

domosdoshëm reformimi i thellë që e siguron transparencën, efikasitetin dhe meritorkracinë.

Nevojitet dhe do të bëhet një ndryshim radikal për të përmirësuar shërbimet që ofrohen aktualisht

nga Administrata që ajo të jetë moderne, e aftë dhe sa më cilësore. Ky reformim do të jetë në

përputhje të plotë me praktikat dhe standardet evropiane, në mënyrë që të vazhdojmë të mos

humbim kohë për investimet që vijnë nga Bashkimi Evropian, siç ka ndodhur deri tash, për

shkak të mungesës së organizimit të duhur të Administratës.

Që të ngritët niveli i llogaridhënies do të bëhet inspektimi sistemik dhe do të avancohet metoda e

vlerësimit të performansës në shërbimin civil.

Page 205: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

205

Në mënyrë që të ofrohen rezultate sa më të larta dhe më të mira kësisoj ne si komision

mbikëqyrës, ku unë jam anëtar, do të propozojmë të ketë trajnime edukuese që të ndihmojmë

ngritjen e kapaciteteve të atyre intelektuale dhe përditësim të njohurive e zhvillim të karrierës për

punonjësit e Administratës Publike.

Rëndësi jetike për sektor ka kompletimi i kornizës ligjore për reformën e Administratës, ku do të

bëhet harmonizimi i Ligjit për paga dhe Ligjit për zyrtarët publikë me rekomandimet e Gjykatës

Kushtetuese.

Aktualisht në nivelin e Administratës Publike përqindja e punonjësve është 56 me 44% në favor

të burrave. Kurse në nivelin lokal kjo përqindje është edhe më e thellë, ku 67% e të punësuarve

të shërbyesve civilë janë burra, kurse vetëm 33% gra.

Përveç përfaqësimit duhet të garantohet sistem i drejtë i pagave që duhet të jetë pagë e njëjtë për

punën e njëjtë. Për të forcuar integritetin institucional do të finalizohet riorganizimi i

Administratës Shtetërore nëpërmjet një legjislacioni të ri, të cilin do ta hartojmë dhe do të

eliminohen kontradiktat ekzistuese në paketën e ligjeve administrative.

Pastaj do të zbatohet plani i veprimit për riorganizimin e agjencive dhe sidomos e një qasjeje

progresive për të përmirësuar dhe orientuar Administratën në aspektin teknologjik. Kjo do të

mundësojë shërbime të shpejta dhe më të mira se sa tani.

Për në fund, do të jemi të përkushtuar për një reformë reale dhe serioze me qasje proaktive dhe jo

monitorim qysh ka qenë deri më tani, por të jetë monitorim që do të kemi një proces sipërfaqësor

dhe jo kualitativ.

Kjo do të garantojë efekte të shërbimeve dhe përgjegjësisë zyrtare të nëpunësve në institucione të

cilat më në fund në mënyrë gjithëpërfshirëse do të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve të

Republikës sonë. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Urdhëro! OK! Bekim Haxhiu replikë në emër të grupit.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryesuese!

Para se gjithash duhet të kuptojmë që jemi duke diskutuar për planin katërvjeçar të Qeverisë ose

atë që e thashë në diskutimin tim para dy ditësh për pamfletin propagandistik, mashtrues të

Qeverisë.

Pra, të gjitha to vërejtje që i keni pasur për të kaluarën dhe objektivat tuaja, pra do duhej të ishin

objektive që edhe ju si deputetë të mazhorancës t’i prezantoni. T’i lini anash këto lavdërimet.

Page 206: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

206

Por, unë e kam një kërkesë prej qytetarëve, sepse po kanë dëshirë që ta dinë. Kush i ndezi dritat e

LGBT-së në Qeveri? Garant këta deputetët tuaj, as Labinota, as Korenica e as Rrahmani jo, por

po kanë qejf ta dinë se ai ndezi dritat e LGBT-së në Qeveri, Albini apo Besniku? Këtë është mirë

tua tregoni qytetarëve.

KRYESUESJA: Fjalën e ka Jeta Statovci.

JETA STATOVCI: E nderuara kryesuese,

I nderuari kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Sot, në diskutim u arritën të shpalosen tema nga më të ndryshme në rrugën për realizimin e

objektivave për përmirësimin e situatës në shumë sfera, duke filluar nga problematikat që

kërkojnë një trajtim imediat, si dhe objektivat strategjike dhe ato afatgjate.

Pandemia në vendin tonë, mirëpo edhe më gjerë ka thelluar dukshëm numrin e raportuar të

rasteve të dhunës në familje dhe atë në baza gjinore. Është faktike që është ngritur vetëdija e

qytetarëve dhe kemi një qasje më aktive në raportim aty ku hasim dukuri negative.

Kur raportohet jepet edhe mundësia e veprimit e kur veprohet edhe mund të parandalohet më e

keqja. Fatkeqësisht, në Kosovës brenda vitit numri i rasteve të dhunës në familje rritet afërsisht

20%.

Nga rastet e raportuara rreth 90% e rasteve të viktimave janë gra, por aty janë të përfshirë edhe

shumë fëmijë herë si viktima e herë si dëshmitarë. Nga ky numër rreth 40% e tyre kanë nevojë

për strehim në njërën nga strehimoret për viktimat e dhunës të cilat kanë të pozicionuara në

lokacione të ndryshme.

Shërbimet në këto strehimore kanë relativisht një kosto të madhe dhe kjo paraqitur një

problematikë të vazhdueshme për strehimoret në ofrimin e shërbimeve për të gjitha rastet.

Stafi i angazhuar në strehimore në të kaluarën, ka mbetur në periudha të konsiderueshme pa

fonde, andaj janë të detyruar që të mbulojnë koston nga donatorë apo nga të hyra vetjake, vetëm

për të mos i braktisur viktimat të cilat ishin rezidentë në këto strehimore.

Mungesa e financimit të qëndrueshëm për strehimoret, në vazhdimësi përbënte sfidën kryesore të

operimit të tyre të përditshëm dhe ofrimit të shërbimeve cilësore për viktimat e dhunës në

familje. Andaj, i gëzohem faktit që në Qeverinë Kurti 2, parashihet që për evitimin e problemeve

financiare të strehimore të cilat ofrojnë shërbime për strehim, do të ndërmerren veprime konkrete

që linjën për shërbimin bazik e për strehimoret, ta vendosë si linjë të përhershme në Ligjin për

Page 207: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

207

Buxhetin e Kosovës, duke iu mundësuar funksionim stabil me planifikimi të mirëfilltë dhe me

aktivitete për t’u mbuluar të gjitha rastet në nevojë që paraqiten.

Në kuadër të aktiviteteve duhet vënë theks edhe mbi rëndësinë e zhvillimit të platformave që iu

mundësojnë rehabilitim, rikthim dhe riintegrim sa më të lehtë rezidentëve.

Këtu duhet bashkëpunim ndërinstitucional edhe me zyrat e punësimit dhe me agjencitë e

punësimit që të arrihet pavarësia ekonomike e tyre. Krahas kësaj duke pasur të siguruar aspektin

financiar, duhet koncentruar në rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruar, ekspertizën e stafit dhe

gamën e shërbimeve.

Gjithashtu, kjo gamë e shërbimeve të nivelizohet dhe të shoshiten dallimet nga njëra strehimore

në tjetrën. Ngritja e kapaciteteve do të mundësonte edhe ndërlidhjen e rezidentëve me mundësi të

ndryshme ekonomike.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se dhuna në familja nuk ka efekte të izoluara, mirëpo lë gjurmë

edhe në gjeneratat pasuese. E gjithë kjo derivon nga fenomene si pabarazia, diskriminimi, e që

pastaj prekin edhe aspektin ekonomik dhe social.

Andaj, me një planprogram, i cili ka për qëllim fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, ekonomi

përmes fuqizimit të saj, fuqizon edhe zërin e saj.

Kjo ishte një kërkesë e vazhdueshme që hasëm nga secilin nga takimet tona në strehimore dhe që

tani po reflektohet edhe në planin qeveritar. E në raport me sektorin shëndetësor, ne mund të

themi që faktikisht janë trajtuar si ato nevoja imediate, gjithashtu edhe dimensione të ndryshme

të shëndetësisë.

Në kuadër të nevojave imediate, pra, kemi në plan edhe vaksinimin, ku parashihet që të

vaksinohen rreth 60% e popullatës. Krahas kësaj, paralelisht kemi edhe vendosjen e masave që

do të fuqizojnë mekanizmin mbikëqyrës për monitorimin dhe zbatimin e masave që do t’i rrisnin

kapacitetet testuese dhe gjurmuese të rasteve me COVID-19.

Në kuadër të dimensioneve, gjithashtu parashihet edhe funksionalizimi i kujdesit palietiv, i cili

në mungesë deri më tani. Kemi në plan në raport me ngritjen e cilësisë së shërbimeve

shëndetësore, e cila mund të arrihet përmes investimeve të mëtutjeshme, mirëpo gjithashtu edhe

përmes bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, edhe një koncentrim më të theksuar në raport me dy objektivat të cilat janë

përmendur vazhdimisht dhe që na e japin një pasqyrë më konkrete të situatës brenda sektorit

shëndetësor, siç është sistemi i informimit shëndetësor, ashtu edhe Fondi i sigurimeve

Page 208: T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË

208

shëndetësore, i cili do të mundësonte të krijonte një mbulueshmëri apo një mburojë financiare

për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nuk ka deputetë tjerë të paraqitur. Me këtë i mbyll punimet e

seancës së jashtëzakonshme. Mirupafshim nesër në seancën e radhës! Faleminderit!

E përgatiti:

Njësia për Transkriptim dhe Lekturë