studimi i fizibilitetit pËr mbrojtjen e kanalit...
TRANSCRIPT
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 1 nga 36
QEVERIA E KOSOVËS
IBËR LEPENC
KOMPANIA PUBLIKE E EKONOMISË SË UJËRAVE
VËLLIMI G1
RAPORTI PËR KORNIZËN E POLITIKËS SË ZHVENDOSJES
SHKURT 2016
STUDIMI I FIZIBILITETIT PËR MBROJTJEN E KANALIT IBËR LEPENC
KOSOVË
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Pub
lic D
iscl
osur
e A
utho
rized
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 2 nga 36
SHKURTESAT DHE AKRONIMET
KVNMS Korniza e vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social BE Bashkimi Evropian RE Rezervuari emergjent KIL Kompania Ibër-Lepenc – Kompania publike e ekonomisë ujore AKK Agjencia Kadastrale e Kosovës AKP Agjencia Kosovare e Pronës TCRK Termocentrali regjional i Kosovës MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural M dhe V Monitorimi dhe vlerësimi MZHE Ministria për zhvillim ekonomik MF Ministria e Financave MMPH Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor PPP Person i prekur nga projekti NJIP Njësia për implementim të projektit KPZh Korniza e politikës së zhvendosjes PVZh Plani i veprimit për zhvendosje SCADA Kontrolli mbikëqyrës dhe sigurimi i të dhënave
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 3 nga 36
TABELA E PËRMBAJTJES
LEKSIKU .................................................................................................................................................... 4
1 HYRJE ................................................................................................................................................. 6
1.1 PËRSHKRIMI I AKTIVITETEVE SPECIFIKE TË PROJEKTIT PËR TË CILAT NEVOJITET SIGURIMI I TOKËS DHE
ARSYETIMI PËR KORNIZËN E POLITIKËS SË RISISTEMIMIT ............................................................................... 7 1.2 PIKËSYNIMET E “KORNIZËS SË POLITIKAVE TË RISISTEMIMIT” ............................................................ 9 1.3 LLOJET E NDIKIMEVE .................................................................................................................... 10
1.3.1 Ndikimet e mundshme nga nën-projektet për rehabilitim të kanalit ............................................... 10 1.3.2 RE – Projekti i rezervuarve emergjent dhe atyre amortizues (bafër) ............................................. 13
2 KORNIZA LIGJORE PËR EKSPROPRIJIMIN E TOKËS NË KOSOVË DHE POLITIKA
OPERACIONALE (PO) E BB 4.12. ............................................................................................................ 14
2.1 KORNIZA LIGJORE PËR EKSPROPRIJIM TË TOKËS NË KOSOVË .......................................................... 14 2.1.1 Autoriteti eksproprijues dhe parashtruesi i kërkesës në procedurë ................................................ 14 2.1.2 Procedura e eksproprijimit........................................................................................................ 14 2.1.3 Vlerësimi i aseteve .................................................................................................................... 16 2.1.4 Konsultimi ............................................................................................................................... 16
2.2 POLITIKA OPERATIVE E BANKËS BOTËRORE [PO 4.12] ................................................................... 17 2.3 KRAHASIMI I KORNIZËS LIGJORE TË KOSOVËS PËR EKSPROPRIJIM DHE POLITIKAVE OPERATIVE TË
BANKËS BOTËRORE PËR RISISTEMIM TË DETYRUESHËM ............................................................................. 18 2.3.1 Analiza e zbrazëtirave të kornizës ligjore të Kosovës kundrejt Politikës operative të Bankës Botërore
4.12 20 2.4 PRANUESHMËRIA E PERSONAVE TË PREKUR NGA NËN-PROJEKTET PËR REHABILITIM TË KANALIT TË KIL
DHE NGA PROJEKTET E KIL ....................................................................................................................... 22
3. PROCEDURAT ................................................................................................................................. 25
3.1 PROCEDURA E THJESHTËZUAR PËR DISPONUESHMËRINË E TOKËS DHE PËR KOMPENSIM NË RAST TË
NËN-PROJEKTEVE PËR REHABILITIM TË KANALIT ......................................................................................... 25 3.2 PROCEDURA E EKSPROPRIJIMIT NË RAST TË EKSPROPRIJIMIT TË TOKËS PËR NËN-PROJEKTIN E RE NË
RAST SE PËRZGJIDHET KJO ALTERNATIVË .................................................................................................. 26 3.3 ARANZHIMET INSTITUCIONALE ....................................................................................................... 29 3.5 PROCEDURA E ANKESËS ............................................................................................................... 30 3.6 MONITORIMI I AKTIVITETEVE PËR SIGURIM TË TOKËS ....................................................................... 32
4. SHABLLONI I PLANIT TË SHKURTUAR TË RISISTEMIMIT ...................................................... 34
SHTOJCA 1: LISTA E DOKUMENTEVE QË I DËRGOHET PERSONIT TË PREKUR NGA PROJEKTI
(PPP) NË RAST TË EKSPROPRIJIMIT ................................................................................................... 36
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 4 nga 36
Leksiku
Shprehjet specifike të përdorura në këtë KPR janë:
Njerëzit-amvisëritë e prekura (NJP): Njerëzit (ekonomitë familjare) të prekur nga
ndryshimet në shfrytëzimin e tokës të ndërlidhura me projektin. Këto përfshijnë humbje të
përhershme apo të përkohshme të tokës, pasurisë dhe të hyrave për shkak të marrjes së tokës
të ndërlidhur me projektin. Personat e prekur me të drejtë në kompensim apo së paku me të
drejta në kuadër të dispozitave për rehabilitim në kuadër të Projektit janë: të gjithë personat
që humbasin tokën, qasjen në tokën, qoftë në mënyrë të përhershme apo të përkohshme me
apo pa posedim të të drejtës ligjore/tradicionale të tokës apo pa status ligjor; qiramarrësit dhe
gjysmatarët qofshin të regjistruar apo jo; pronarë të objekteve, kulturave, bimëve apo
objekteve të tjera të prekura e të cilat gjenden në tokë; si dhe personat e prekur që humbasin
biznesin, të hyrat dhe pagat.
Kompensimi: Pagesa në të holla apo me kompensim në naturë në shumë përkatëse si
kompensim për humbjen e pasurisë (pronës), resurseve apo të hyrave
Data e prerjes – zakonisht, data e fillimit të regjistrimit të popullsisë dhe inventarizimit të
pasurisë së personave të prekur nga marrja e tokës e ndërlidhur me projektin. Personat që
qëndrojnë në zonën e projektit pas datës së prerjes nuk kanë të drejtë në kompensim dhe/ose
ndihmë në zhvendosje. Ngjashëm, asetet fikse (siç janë strukturat e ndërtuara, kulturat, drutë
frutorë dhe parcela pyjore) të krijuara pas datës së përmbylljes së inventarizimit të pasurisë,
apo datës tjetër reciprokisht të dakorduar, nuk do të kompensohen.
• E drejta: Të drejtat në raport me një kategori të caktuar të të drejtave janë shuma totale e
kompensimit dhe format tjera të ndihmës që iu ofrohen personave të prekur në kategorinë e
caktuar të të drejtave
• Autoriteti eksproprijues: Ky është departamenti për eksproprijim në kuadër të Ministrisë së
mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
• Përmirësimet: Strukturat e ndërtuara (njësia për banim, rrethoja, hangarë pritëse, stalla për
kafshë, komunalitë, objekte të komunitetit, depo, magazina, etj.) si dhe të lashta/bimë të
mbjellura nga personi, amvisëria, institucioni apo organizata.
• Sigurimi i tokës: Procesi i marrjes së tokës në kuadër të marrëveshjeve të negociuara dhe/ose
procedurave ligjërisht të mandatuara në një domen eminent (personi detyrohet nga një agjenci
qeveritare t’ia kalojë tërë tokën apo një pjesë të tokës që posedon në pronësi apo posedim të
agjencisë qeveritare për qëllime publike për kompensim të caktuar).
• Rehabilitimi: Masat tjera të kompensimit jashtë pagesave, për të kompensuar pasurinë e
humbur.
• Zhvendosje: Zhvendosje fizike e një personi/amvisërive të prekura nga vendi i tij/i saj i
banimit para Projektit.
• Kostoja e zëvendësimit: Llogaritja e kostos së zëvendësimit të tokës dhe strukturave do të
bazohet në (i) vlerën e drejtë të tregut në kohën e shpronësimit, (ii) kostot e
transaksionit/legalizimit, tatimet dhe taksat tjera (iii) kostot kalimtare dhe të restaurimit
(përgatitja dhe rindërtimi i tokës), dhe (v) pagesat e tjera të aplikueshme. Vlera e përcaktuar si
kompensim i drejtë për tokën, bazuar në potencialin e saj prodhues dhe lokacionin. Kostoja e
zëvendësimit të shtëpive dhe strukturave (çmimi aktual i drejtë i tregut të materialeve
ndërtimore dhe fuqisë punëtore, pa amortizim apo zbritje për materialin e shpëtuar ndërtuar),
si dhe vlerën e tregut të tokës banesore, kulturave, druve dhe komoditeteve të tjera.
• Risistemimi: tjetërsim i parcelave të tokës dhe/ose zhvendosje fizike (bartje në vend tjetër) e
amvisërive e cila ndodh brenda zonës së prekur nga projekti.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 5 nga 36
• Plani i veprimit për risistemim plan veprimi me afate kohore dhe buxhet me të cilin
përcaktohet strategjia për risistemim, pikësynimet, të drejtat, veprimet, përgjegjësitë,
monitorimi dhe vlerësimi. Ky dokument planifikimi përshkruan se çka do të bëhet për të
shtjelluar ndikimet direkte sociale dhe ekonomike të ndërlidhura me marrjen e detyrueshme të
tokës.
• Njerëzit e cenueshëm – njerëzit të cilët për shkak të gjinisë, përkatësisë etnike, moshës,
paaftësisë fizike apo mendore, disavantazhit ekonomik, apo gjendjes shoqërore mund të jenë
prekur më shumë nga risistemimi sesa të tjerët dhe të cilët mund të kenë aftësi të kufizuar për
të shfrytëzuar ndihmën në risistemim dhe beneficione të ndërlidhura zhvillimore.
• SCADA – Sistem për kontrollin mbikëqyrës dhe marrjen e të dhënave dhe përdoret për
teledirixhim dhe komandim të portave dhe pajisjeve të tjera në kanal
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 6 nga 36
1 HYRJE
Projekti i sigurisë së ujit dhe mbrojtjes së kanalit në Kosovë – duke njohur rolin kritik të Kanalit Ibër-
Lepenc për ekonominë e përgjithshme të Kosovës, Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bankës mbështetje
për të përmirësuar funksionimin e kanalit. Projekti është një iniciativë e Qeverisë së Kosovës përmes
Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor (MMPH) si dhe kompanisë publike të ujësjellësit
Kompanisë Ibër-Lepenci (KIL). Ndihma teknike e financuar nga Fondi i investimeve për Ballkanin
perëndimor (WBIF) mbështeti përgatitjen e Studimit të fizibilitetit teknik, i cili rekomandon llojet e
intervenimeve në kanal, vlerësimet ekonomike dhe financiare, Vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social
(VNMS) dhe këtë Kornizë së Politikës së Risistemimit (KPR) për Projektin e sigurisë së ujit dhe
mbrojtjen e kanalit në Kosovë.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 7 nga 36
1.1 Përshkrimi i aktiviteteve specifike të projektit për të cilat
nevojitet sigurimi i tokës dhe arsyetimi për Kornizën e
politikës së risistemimit
Përshkrimi dhe lokacioni i Projektit
Pikësynimi zhvillimor i Projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit është që të përmirësojë
efikasitetin e Kanalit Ibër-Lepenc dhe të fuqizojë mbrojtjen dhe menaxhimin e Pellgut të lumit Ibër. Kjo
do të arrihet përmes investimeve për të arritur sigurinë strukturore të kanalit, përmirësimin e aftësisë
bartëse të kanalit dhe efikasitetit punues, mbrojtjes së ujit të kanalit nga efluentët madhor ndotës, dhe
zhvillimin e kapacitetit teknik të ofruesit të shërbimeve, Kompanisë Ibër-Lepenc (KIL).
Ky pikësynim do të arrihet duke ndërmarrë investimet e nevojshme për të siguruar furnizim të
pandërprerë të ujit me cilësi të mirë nga Kanali Ibër-Lepenc, i cili është i gjatë 49 km me kapacitet të
dizajnuar prej 10 m3/s. Studimi i fizibilitetit analizon një listë të investimeve dhe masave të mundshme.
Projekti ka tre komponente:
Komponenti 1: Rehabilitimi dhe modernizimi i infrastrukturës
Kjo komponentë do të përqendrohet në përmirësimet fizike në pjesët e përkeqësuara të kanalit dhe
strukturave të tij si dhe në operacione më të mira hidraulike. Punimet në kuadër të kësaj komponente
përfshijnë:
Nënkomponentën 1(a) Punët e vogla për sigurinë e pendës së Ujmanit, punët për riparimin dhe
stabilitetin më të madh të kanalit dhe për mbrojtjen kundër përsëritjes së dëmtimit nga rrëshqitjet e dheut
dhe nga dheu jo stabil (përmes rregullimit të shtratit, trajtimin e nyjave ndërmjet pllakave të betonit,
shtyllave mbajtëse, themeleve, prerjeve, akueduktëve, kanaleve nën rrugë, drenazhimit të ujit të tepërt
për të kontrolluar presionin e ngritjes). Aplikimi i gjeo-membranës nga bitumeni është edhe një opsion
tjetër teknik.
Nënkomponentën 1(b) zhvillimi i një rezervuari emergjent dhe balancues përgjatë kanalit (për
magazinim afatshkurtër përgjatë kanalit për t’u përballuar me kërkesat kulmore të ujit për të mundësuar
ndërprerjet e përkohshme për qëllime të riparimit). Strukturat do të definohen bazuar në analizën kost-
dobi, e cila do të kryhet në vitin e parë.
Komponenta 2: Mbrojtja dhe menaxhimi i resurseve ujore
Projekti gjithashtu mund të mbulojë opsionet e ndërlidhura të menaxhimit të burimeve ujore në pellgun e
lumit Ibër (gjë që është e ndërlidhur me bilancin e ujit të pellgut të lumit Ibër), përfshirë:
Nënkomponentën 2(a) Mbrojtja e kanalit nga ndotja e sërishme, ndotja aksidentale dhe nga kërcënimet
dhe çrregullimet tjera të shkaktuara nga njeriu (përmes rrethojave, mbulojave selektive apo drenazheve
paralele pritëse me shtretër vegjetativ). Kjo do të ndihmonte të shtjellohej cilësia e ujit ambientor në
kanal, posaçërisht për të përmbushur kërkesat e cilësisë së prurjes për termocentrale dhe për Impiantin e
ri të Prishtinës për trajtim të ujit;
Nënkomponentën 2(b) Pajisjet për menaxhim më të mirë të portave dhe rregullimin e rrjedhave të ujit,
monitorim të ujit (për kanalin kryesor të Ibrit dhe për sistemin sekondar të furnizimit), përfshirë
stabilimentet për tele-monitorim dhe dirixhim të strukturave të ndërlidhura. Duke marrë parasysh
rëndësinë e kanalit, do të mund të instalohej një sistem relativisht i avancuar i SCADA. Pajisja
gjithashtu do të mund të përfshinte instrumente për orar të optimizuar të punës për akumulacionin e
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 8 nga 36
Ujmanit dhe rezervuarin e tij balancues tatëpjetë rrjedhës në Pridvoricë, të integruar me kanalin e
propozuar SCADA (për të baraspeshuar lëshimet për hidrocentral me lëshimet për kanalin Ibër).
Komponenta 3: Menaxhimi i projektit, koordinimi, monitorimi dhe vlerësimi
Kjo komponentë do të mbulonte menaxhimin e përgjithshëm të projektit si dhe koordinimin ndërmjet
ministrive/agjencive të ndryshme të përfshira në menaxhim të ujit të ndërlidhura me Kanalin Ibër-
Lepenc. Njësia për implementim të projektit (NJIP) e cila do të vendoset në kuadër të Kompanisë Ibër-
Lepenc, do të jetë përgjegjëse për menaxhimin ditor të aktiviteteve të projektit dhe do të punojë me stafin
relevant në ministritë tjera siç është MMPH për nënkomponentën 2(a) aspektet garantuese të projektit
(VNMS dhe KPR) si dhe në monitorim dhe vlerësim (M dhe V).
Komponenta e parë – Komponenta e rehabilitimit dhe modernizimit të infrastrukturës është ajo e cila ka
gjasa të krijojë më shumë ndikim në raport me sigurimin e tokës, qoftë të përkohshëm apo të përhershëm
për zbatim të saj, pasi që do të fokusohet në përmirësime fizike të pjesëve të prishura të kanalit dhe
strukturave të tij si dhe në punën e përmirësuar hidraulike.
Dizajnet dhe punët specifike të ndërlidhura me rehabilitimin e kanalit, rehabilitimin e pendës dhe
ndërtimin e RE (rezervuarëve emergjent dhe balancues) nuk janë të njohura. Studimi i fizibilitetit teknik
vetëm propozon dhe rekomandon llojet dhe praktikat më të mira për masat e rehabilitimit të kanaleve të
hapura, por përzgjedhja konkrete e masave dhe dizajnet teknike do të zhvillohen gjatë zbatimit të
projektit. Ndikimi konkret në tokë do të mund të përcaktohej gjatë fazës përgatitore dhe prandaj për
projektin është duke u përgatitur edhe një Kornizë e politikave të risistemimit (KPR).
Toka e nevojshme
Lokacioni i saktë i punëve që do të financohen ende është i panjohur, por ashtu si u cek më lartë, për disa
aktivitete të projektit do të nevojitet zënia e përkohshme (gjatë ndërtimeve) apo sigurimi i përhershëm i
tokave, në veçanti për zhvillimin e rezervuarëve emergjent/balancues, nëse merret vendimi definitiv për
ndërtimin e rezervuarëve.
Do të kryhet edhe një analizë alternative bazuar në kriteret ekonomike, financiare, mjedisore dhe sociale,
ku shmangia e sigurimit të tokës do të jetë njëri prej kritereve, për të vendosur nëse dhe në ç’mënyrë do
të zbatohet nënkomponenta 1(b), ndërmjet ndërtimit të një rezervuari të madh apo disa rezervuarëve më
të vegjël. Nëse merret vendimi për të ndërtuar një rezervuar të madh, një opsion do të ishte të vendoset
në zonën e Mihaliqit (rreth 24 km në veriperëndim të Prishtinës). Ky opsion është duke u shqyrtuar për
shkak të kapacitetit të madh (3.7 milion metra kube) dhe ndikimit të ulët social, duke pasur parasysh se
nuk ka nevojë për zhvendosje të popullsisë. Rreth gjysma e hapësirës është tokë e pashfrytëzuar dhe
gjysma tjetër është tokë e kultivuar bujqësore. Lokacioni i cili do të shqyrtohet për rezervuarët emergjent
(RE) gjendet afër fshati Mihaliq të Komunës së Vushtrrisë. Zona është kryesisht rurale me vendbanime
malore, të shkapërderdhura në lagje të vogla. Hapësira e cila i dedikohet REM shtrihet në të dy anët e
luginës së ravinës afër Mihaliqit. Kulturat dominante bujqësore në zonë janë drithërat. Hapësira e cila do
të zihet me ndërtimin e këtij akumulacioni është rreth 30 ha. Kjo hapësirë nuk përmban vendbanime
njerëzore (shtëpi apo ndërtesa bujqësore). Çfarëdo hapësire tjetër e cila do të shqyrtohej për ndërtimin e
ER do të ishte shumë më e vogël, me hapësirë magazinimi rreth dhjetë herë më të vogël. Një prej
kritereve të përzgjedhjes, i cili duhet të merret parasysh, do të jetë shmangia apo minimizimi i
zhvendosjes.
Punët në rehabilitimin e kanalit në kuadër të nënkomponentës 1(a) dhe nënkomponentës 1(a) me siguri
do të ndikojnë përkohësisht në tokën që shfrytëzohet nga personat që jetojnë përgjatë kanalit. Marrja e
përhershme e tokës për punët e rehabilitimit do të jetë margjinale. E gjithë toka e cila do të mund të
shfrytëzohej për të Drejtën e Rrugës përgjatë kanalit përshkruhet në Seksionin 1.3.1. në vijim. Toka
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 9 nga 36
është pronë e KIL dhe një pjesë e tokës në kuadër të së Drejtës në Rrugë shfrytëzohet nga disa individë
nga komuniteti fqinj. Gjatë punëve të rehabilitimit, një pjesë e tokës do të ndikohet përkohësisht ndërsa
një pjesë e tokës e cila është me rëndësi thelbësore për mirëmbajtjen e ardhshme të kanalit do të vihet
nën rrethojë. Mirëpo, nuk ka nevojë që të vihet nën rrethojë e Drejta e Rrugës së kanalit. Deri në vitin
1990, përgjatë KIL dhe posaçërisht në pronën e KIL, ka pasur zënie dhe shfrytëzim i pa-autorizuar i
pronës së KIL, e cila është manifestuar përmes ndërtimit të stabilimenteve të ndryshme, kryesisht atyre
banesore dhe infrastrukturës përcjellëse, por gjithashtu edhe hapje të rrugës e cila shërben për qasje në
stabilimente banesore apo afariste dhe në parcela tjera bujqësore. Nuk do të rrënohen struktura banesore
ndërsa qasja në pronë e cila kalon nëpër të Drejtën e Rrugës (DeRr) të KLI-së apo nëpër pronën e KLI-së
do të sigurohet.
1.2 Pikësynimet e “Kornizës së politikave të zhvendosje”
Pikësynimi i KPR është që të mundësojë menaxhim të duhur të procesit të sigurimit të tokës dhe të
risistemimit të detyrueshëm të nevojshëm për projektin, në përputhje me legjislacionin e Kosovës dhe me
politikën operative (PO) të Bankës Botërore 4.12 lidhur me Zhvendosjen e Detyrueshme, si dhe të ofrojë
udhëzime për përgatitjen dhe zbatimin e Planeve të veprimit për risistemim për punimet e ardhshme,
sapo të jenë definuar (p.sh. rehabilitimin e kanalit dhe RE). Ajo identifikon procedura dhe kushte të
cilat do ta udhëzojnë KIL si zbatues të projektit dhe MMPH-në si autoritet eksproprijues për të
bashkëvepruar me njerëz të cilët përjetojnë humbje të tokës dhe pronës për shkak të marrjes së tokës për
qëllime të Projektit.
Pikësynimet specifike të KPR janë:
- Sigurimi i tokës dhe zhvendosja të minimizohen apo të shmangen, kudo që është e mundur. Në
rastet kur zhvendosja është e pashmangshme, do të ndiqen procedurat dhe kushtet e parapara me
këtë Kornizë. Do të projektohen Planet e veprimit për zhvendosje (PVZH) për të minimizuar
ndikimet negative. - Personat e prekur duhet të ndihmohen në përpjekjet e tyre për të përmirësuar jetesën dhe
standardin e tyre apo të paktën ta rikthejnë atë, në përmasa reale, në nivelet para fillimit të
zbatimit të projektit.
- Të gjithë personat e prekur (PeP) nga sigurimi i tokës i ndërlidhur me projektin do të
konsultohen në mënyrë domethënëse dhe do të jenë pjesëmarrës aktiv në ujditë e negociuara si
dhe do të kenë qasje në mekanizma adekuat dhe të qasshëm të ankesës. Konsultimet do të
marrin parasysh çështje gjinore si dhe nevojat e atyre hisedarëve që mund të konsiderohen si të
cenueshëm.
Parimet udhëheqëse:
- KIL do të synojë arritjen e marrëveshjeve të negociuara për marrjen e tokës me të gjithë PeP
bazuar në parimet e parapara me këtë Kornizë. KIL do të negociojë në mënyrë të drejtë dhe të
hapur me të gjithë PeP për të arritur marrëveshje reciprokisht të pranueshme për kompensim.
Imponimi i eksproprijimit do të ndërmerret vetëm si një masë e skajshme, në rastet kur dështojnë
negociatat.
- Të gjitha aktivitetet lidhur me sigurimin e tokës dhe risistemimin do të menaxhohen përmes
PVR-ve, në veçanti në rastet kur ka zhvendosje fizike, që nënkupton zhvendosje apo humbje të
strehimit apo strukturës dhe/ose kur ka humbje ekonomike për shkak të zhvendosjes që
nënkupton humbje të të ardhurave apo të mjeteve të jetesës. Rezultatet e zbatimit do të
dokumentohen, monitorohen, dhe pas përfundimit, do të vlerësohen.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 10 nga 36
- Zhvendosja e detyrueshme do të shihet si një mundësi për të përmirësuar jetesën e njerëzve të
prekur dhe do të zbatohet si i tillë.
- Angazhimi dhe kompensimi do të kryhet duke iu dhënë konsideratë të barabartë si grave ashtu
edhe meshkujve.
- Vëmendje e veçantë duhet t’iu kushtohet amvisërive me gra si kryefamiljare dhe grupeve të tjera
të cenueshme, dhe atyre duhet t’iu ofrohet ndihmë e duhur për t’iu ndihmuar në përmirësimin e
gjendjes së tyre.
- Sigurimi i tokës dhe PVR duhet të projektohen dhe të ekzekutohen si pjesë e projektit, ndërsa
kostot e plota të kompensimit duhet të përfshihen në kosto dhe në dobi të projektit.
- Kompensimet dhe subvencionet për risistemim do të ofrohen në tërësi para spastrimit të të
drejtës së rrugës/rrafshimit të tokës, rrënimit apo fillimit të punëve në tokën e prekur.
- Pas përfundimit të ndërtimit, në rast të çrregullimeve të përkohshme toka kthehet në gjendjen e
mëparshme sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë që t’iu mundësohet pronarëve /
shfrytëzuesve / qiramarrësve që të vazhdojnë veprimtaritë e tyre.
- Të gjithë PeP, pavarësisht statusit ligjor të pronës, do të marrin mbështetje të llojeve të
ndryshme, në përputhje me parimet e parapara në Matricën e të drejtave, të përfshirë në këtë
KPR. Mungesa e titullit ligjor nuk duhet të jetë pengesë për kompensim dhe/ose rehabilitim në
përputhje me kushtet e kësaj KPR-je.
Detajet e procedurës së marrjes së tokës do të parashihen në PVZH-të e shkurtuara (shih seksionin 4) dhe
të cilët do të përmbajnë së paku elementet vijuese:
- Regjistrim të popullsisë dhe sondazhet socio-ekonomike
- Matricën e pranueshmërisë dhe të drejtave, me përshkrimin e kompensimeve dhe ndihmës që do të
ofrohet
- Aranzhimet institucionale, përfshirë aranzhimet për konsultim dhe ankesa, si dhe Ekipin e zbatimit
- Orarin e zbatimit
- Monitorimin dhe vlerësimin – M dhe V (përfshirë shabllonin për Raportin e M dhe V)
- Koston dhe buxhetin
Punët për rehabilitim të kanalit dhe nën-projektin e ER nuk pritet të shkaktojnë zhvendosje fizike dhe as
nuk do të prekin më shumë se 200 njerëz dhe prandaj as nuk kerkon përgatitjen e PVZh-së së shkurtuar
për të trajtuar ndikimet nga marrja e tokës. Mirëpo, gjatë zbatimit të projektit, nëse paraqitet nevoja për
të financuar punët të cilët do të shkaktojnë ndikim më të madh atëherë do të përgatitet PVZh përkatës.
1.3 Llojet e ndikimeve
Kontrollet vlerësuese dhe para-vlerësimi i sigurimit të tokës për projekt do të kryhet në kuadër të
Kornizës për vlerësim të ndikimit mjedisor dhe social (KVNMS, shih vëllimin F1).
1.3.1 Ndikimet e mundshme nga nën-projektet për rehabilitim të kanalit
Tabela 1. përmban një regjistër të trendëve të shfrytëzimit të tokës përgjatë të drejtës së mundshme të
rrugës përgjatë kanalit. Mirëpo, jo të gjithë sektorët e të drejtës së rrugës do të përdoren për rehabilitim
të kanalit por vetëm pjesë të të drejtës së rrugës të kanalit të cilat do të rekomandohen dhe të përcaktohen
gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit.
Tabela 1 : Pasqyra globale e shfrytëzimit të tokës në DeRr të nën-projekteve të kanalit
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 11 nga 36
Klasat e shfrytëzimit të tokës
m2 ha
Tokë e kultivuar 54707 5,47 33.89%
Kullosë 31828 3,18 19.70%
Pemishtet 546 0,55 3.41%
Pyll 17086 1,71 10.59%
Kaçube dhe zona drunore 42064 4,21 26.08%
Dru 46 (numër)
Kopsht (zona të ndërtuara) 6452 0,65 4.03%
Ndërtesë 226 0,02 0.12%
Rrugë 3477 0,35 2.17%
Shuma 161310 16,13
Kjo tabelë tregon se destinacionet kryesore përgjatë të drejtës në rrugë të punëve të projektuara janë:
• Tokë bujqësore (kultura dhe kullosa, pemishte): më shumë se 50%
• Pyje, kaçube dhe zona drunore rreth 40%
Punët për rehabilitim të kanalit do të mund të ndikonin kryesisht në tokën bujqësore. Pyjet, kaçubet dhe
hapësirat pyjore nuk shfrytëzohen nga personat privatë. Vetëm disa ndërtesa (8) mund të jenë të
pranishme përgjatë të drejtës së mundshme të rrugës. Mirëpo, vendimi i Kompanisë KIL është që të
shmangen ndikimet në ndërtesa, posaçërisht në ato banesore. Prandaj, dizajni i nën-projekteve do të
merr parasysh masat për të shmangur rrënime apo zhvendosje të ndonjë objekti banesor apo të
strukturave përcjellëse të këtyre objekteve.
Disa lloje (natyra) të ndikimeve të mundshme të nën-projekteve janë dhënë në vijim.
Tabela 3 : Ndikimet e mundshme të marrjes së tokës për nën-projektet për rehabilitim të kanalit
Çështja Ndikimi Përmasat
Humbja e tokës Fermerët dhe pronarët e tokave, kryesisht në pjesët bregore të kanalit, të cilët kanë zgjeruar shfrytëzimin e tokës së tyre në pronën e KIL, do të ndalojnë zënien dhe shfrytëzimin e tokës në të drejtën e rrugës të punëve të ardhshme rehabilituese të kanalit. Kjo humbje e tokës do të prekë një shirit të tokës me gjerësi disa metra përgjatë kanalit, i cili sidoqoftë është vetëm një përqindje e vogël e sipërfaqes së përgjithshme që shfrytëzohet nga PeP, më pak se 10%. Rrjedhimisht, kjo humbje e shfrytëzimit të tokës do të përfaqësojë vetëm një humbje të vogël të tokës për PeP.
E ulët
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 12 nga 36
Qasja pronave dhe shtëpive të reja përmes pronës së KIL
Në disa raste, mund të ndodh që rrugët kryesore të qasjes në parcela bujqësore apo prona të tjera private sigurohen përmes rrugës për mirëmbajtje të kanalit në pronën e KIL. Çfarëdo ndalese në vazhdimin e shfrytëzimit të pronës së KIL si rrugë e qasjes në parcela mund të pengojë qasjen në parcela bujqësore dhe mund të krijojë probleme social me pronarë të tokave fqinje. Në rast të punëve të projektuara të rehabilitimit të kanalit, mund të paraqiten vetëm çrregullime të përkohshme të rrugës dhe shtigjeve përgjatë kanalit gjatë periudhës së punimeve. Të gjitha rrugët ekzistuese të mirëmbajtjes dhe shtigjet përgjatë kanalit do të rikthehen në pronën e KIL pas periudhës së punimeve dhe sërish do të jenë të qasshme për pronarët e tokave përgjatë brigjeve. Programi i punëve për rehabilitim të kanalit përfshin madje edhe përmirësim dhe zgjerim të rrugës ekzistuese të mirëmbajtjes dhe të qasjes përgjatë kanalit. Pronarët e tokave përgjatë bregut, kryesisht fermerë dhe fqinj do të përfitojnë nga këto përmirësime.
E ulët
Qasja në objekte dhe shtëpi përmes pronës së KIL
Në disa raste, mund të ndodh që qasja në shtëpi apo në objekte të tjera, posaçërisht ato përgjatë brigjeve të kanalit, sigurohet vetëm përmes pronës së KIL. Çfarëdo kufizimi apo ndryshimi në shfrytëzimin e pronës së KIL mund të ndikojë në qasjen normale këtyre shtëpive. Ashtu siç u prezantua më lartë, në rast të punëve të projektuara të rehabilitimit të kanalit, mund të paraqiten vetëm çrregullime të përkohshme të rrugës dhe shtigjeve përgjatë kanalit gjatë periudhës së punimeve. Të gjitha rrugët ekzistuese të mirëmbajtjes dhe shtigjet përgjatë kanalit do të rikthehen në pronën e KIL pas periudhës së punimeve dhe sërish do të jenë të qasshme për pronarët e tokave përgjatë brigjeve. Prandaj, qasja në shtëpi ekzistuese përgjatë kanalit do të preket vetëm përkohësisht gjatë periudhave të punëve. Gjatë kësaj periudhe qasja në shtëpitë e prekura do të sigurohet përmes qasjes së përkohshme, gjatë kohëzgjatjes së punimeve. Duke pasur parasysh se viti i parë i zbatimit të projektit do të shfrytëzohet për punët e caktuara të identifikuara në kuadër të studimit të fizibilitetit, përveç analizës ekonomike nuk mund të përcaktohet nëse do të ketë punime të cilat do të kufizojnë përkohësisht qasjen në ndërtesa. Mirëpo, nëse kjo do të ndodh, atëherë do të mundësohet qasja e përkohshme para ndërprerjes.
E ulët
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 13 nga 36
1.3.2 RE – Projekti i rezervuarve emergjent dhe atyre amortizues (bafër)
Ende nuk është vendosur nëse Projekti do të financojë Rezervuarët Emergjent. Rekomandimi i
konsulentëve është që të ndërtohen rezervuarë për të mbështetur mirëmbajtjen e ardhshme të kanalit apo
për furnizim afatshkurtër të shfrytëzuesve në rast të fatkeqësive madhore. Është vlerësuar një alternativë
dhe ky është lokacioni afër fshatit Mihaliq, ku sasia e ujit të akumuluar është 3.7 milionë kub ujë.
Në këtë lokacion, nëse përzgjidhet, nuk ka vendbanime njerëzore (objekte, shtëpi apo ferma) brenda
zonës së tij të ndikimit. Do të nevojiten rreth 30 ha të tokës bujqësore (kryesisht drithëra dhe pjesë të
tjera të braktisura – të pashfrytëzuara) dhe për këtë do të nevojitet Plani i veprimit për risistemim para
fillimit të punëve. Së dyti, zbatimi i projektit të RE nënkupton relokimin e rrugës së qasjes në disa ferma
që gjenden në breg, në skaj të akumulacionit të ardhshëm (fshati Bequk, i cili ka rreth 10 familje).
Projekti gjithashtu do të kërkojë alternativa tjera përveç rezervuarit të madh RE të Mihaliqit. Këto do të
mund të ishin disa rezervuare më të vogla afër vijës së kanalit. Gjatë përcaktimit të kritereve të këtyre
RE më të vogla, do të merret parasysh kriteri i uljes së ndikimit mjedisor dhe social.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 14 nga 36
2 KORNIZA LIGJORE PËR EKSPROPRIJIMIN E TOKËS NË KOSOVË DHE POLITIKA OPERACIONALE (PO) E
BB 4.12.
2.1 Korniza ligjore për eksproprijim të tokës në Kosovë
Procesi i eksproprijimit të pronës së patundshme në Kosovë rregullohet me Ligjin për ndryshimin dhe
plotësimin e Ligjit nr. 03/L-205 të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2001, të amandamentuar me
Ligjin nr. 03/L—139. Këto ligje garantojnë që eksproprijimi i pronës private të bëhet vetëm për interesa
publike dhe përmes procesit të drejtë të kompensimit.
2.1.1 Autoriteti eksproprijues dhe parashtruesi i kërkesës në procedurë
Nëse përmbushen kushtet e parapara me Nenin 4 të Ligjit për eksproprijim nr. 03/L-2051, autoriteti
përkatës i eksproprijimit mund të vazhdojë me procedurën e eksproprijimit në përputhje me procedurat
dhe kushtet e parapara me Ligj.
Procedura e eksproprijimit mund të iniciohet nga Autoriteti eksproprijues (siç shpjegohet në leksik, ky
është Departamenti për eksproprijim i Ministrisë për mjedis dhe planifikim hapësinor), i përcaktuar me
Nenin 4 të ligjit, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të parashtruar Autoritetit eksproprijues.
Kërkesat mund të parashtrohet nga një autoritet publik apo nga ndonjë ndërmarrje publike siç është
KIL. Nëse Autoriteti eksproprijues është Qeveria2, kërkesa mund të parashtrohet nga:
Partneriteti publiko-privat;
Një palë e Kontratës së infrastrukturës, e dhënë nga Organi tenderues, ose
Cili do trashëgimtar, pasues, i ngarkuar apo pranues i të drejtës së transferuar i një Partneriteti
apo pale të tillë.
Nëse Autoriteti eksproprijues vepron me iniciativë të vet, ajo kërkon nga një apo më shumë anëtarë apo
zyrtarë të saj që të përgatisin dhe të parashtrojnë kërkesën.
Në kuadër të këtij projekti, Autoriteti eksproprijues është Qeveria e Kosovës, konkretisht Departamenti
për eksproprijim i Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe Kompania Ibër-Lepenc (KIL), si
parashtruese e kërkesës do të aplikojë për Procedurë të eksproprijimit nën kontrollin e Autoritetit publik.
2.1.2 Procedura e eksproprijimit
Sipas nenit 8 të Ligjit për eksproprijim, kërkesa për eksproprijim përmban informata vijuese:
Emrin dhe adresën e Autoritetit eksproprijues dhe, nëse Autoriteti eksproprijues (Departamenti për
eksproprijim i MMPH) nuk vepron me iniciativë të vet, emrin dhe adresën e parashtruesit të kërkesës
(këtu, parashtruesi i kërkesës është KIL).
1 Autoriteti eksproprijues ka kompetenca që të eksproprijojë pronën e patundshme vetëm pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet: 1.1.
eksproprijimi është drejtpërsëdrejti i lidhur me arritjen e një qëllimi legjitim publik në kompetencë të tij, ashtu siç parashihet me paragrafët 2 dhe
3 të këtij Neni; 1.2. qëllimi legjitim publik nuk mund të arrihet pa eksproprijim; 1.3. dobitë publike që do të nxirren nga eksproprijimi janë më të mëdha se interesat që dëmtohen me të; 1.4. përzgjedhja e pronës që do të eksproprijohet nuk është bërë për ndonjë qëllim apo pikësynim
diskriminues, dhe1.5. Autoriteti eksproprijues t’i ketë përmbushur të gjitha dispozitat e ligjit në fuqi. 2Komuna gjithashtu mund të jetë Autoriteti eksproprijues. Në këtë rast, parashtruesi i kërkesës nuk mund të jetë PPP apo pala e ndonjë Kontrate
të infrastrukturës
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 15 nga 36
1.2. emri dhe adresa e secilit person i cili është, apo pohon të jetë, Pronar apo Mbajtës i Interesit në
raport me secilën parcelë apo patundshmërinë e prekur nëse kjo informatë mund të vërtetohet nga
shënimet kadastrale apo nga shënimet tjera zyrtare për patundshmëri që janë në dispozicion në
Kosovë, përfshirë shënimet e Agjencisë Kosovare për Prona dhe nga shënimet më të fundit mbi
tatimin në pronë;
1.3. lokacioni dhe numri i secilës parcelë të patundshmërisë, dhe – nëse do të eksproprijet më pak se e
tërë sipërfaqja e parcelës dhe/nëse do të eksproprijohen më pak se të gjitha të drejtat e parcele të tillë
– përshkrimi specifik i pjesës dhe/ose i të drejtës të cilat shtjellohen me kërkesë;
1.4. për secilën parcelë të tillë, përshkrimi i të gjitha të drejtave (qofshin të vërtetuara apo të pohuara)
që kanë të bëjnë me parcelë të tillë, e të cilat parashtruesi i kërkesës kërkon të eksproprijohen.
1.5. përshkrim i hollësishëm i qëllimit publik për të cilin kërkohet eksproprijimi;
1.6. çfarëdo dokumentesh me rëndësi të cilat vërtetojnë legjitimitetin e qëllimit publik dhe/ose
domosdoshmërinë e eksproprijimit të kërkuar (ose, nëse dokumenti i tillë është publikisht në
dispozicion në mënyrë elektronike, indikacion të qartë se ku mund të sigurohet një dokument i tillë);
1.7. nëse eksproprijimi i kërkuar përmban objekte fikse, pjesë ndihmëse dhe/ose pemë në
patundshmëri, si dhe përmasat e tyre; dhe
1.8. informatat e hollësishme, deri në masën që mund të vërtetohet me shënimet e cekura në pikën
1.2. të këtij paragrafi, lidhur me kufizimet apo kontestet pronësore apo të të drejtave apo interesave të
tjera të cilat i posedon apo pohojnë se i posedojnë personat e identifikuara në pikën 1.2. të këtij
paragrafi.
Autoriteti eksproprijues merr vendimin përfundimtar për aprovim apo refuzim të kërkesës për
eksproprijim, qoftë pjesërisht apo tërësisht. Përderisa ankesa nuk zgjidhet në gjykatën kompetente,
Autoriteti eksproprijues nuk aprovon vendimin përfundimtar përkitazi me çfarëdo prone apo të drejte në
fjalë.
Autoriteti eksproprijues duhet të bëjë vlerësimin e patundshmërisë (shih § “vlerësimi i aseteve” në
vijim). Ligji parasheh që shuma e kompensimit për eksproprijim, e paraparë me vendimin përfundimtar
paguhet në tërësi në afat prej dy (2) viteve nga dita e hyrjes së vendimit në fuqi.
Procedura e eksproprijimit, apo aspektet relevante të saj, përmbyllen apo ndërpriten kur:
Bartja e pronësisë nuk mund të bëhet pa përmbylljen e procedurës dhe pagesës për kompensim. E
drejta pronësore mbi pronën e eksproprijuar është ligjërisht e regjistruar në emrin e komunës (nëse
eksproprijimi është kryer nga Autoriteti eksproprijues i një komune të tillë) apo në emrin e
Republikës së Kosovës (nëse Qeveria është Autoritet eksproprijues) pas përfundimit të procedurës
dhe pagesës së kompensimit të paraparë me ligjin aktual;
Nëse Autoriteti eksproprijues lëshon vendim me të cilin refuzon, tërësisht apo pjesërisht, kërkesën
për eksproprijim:
o pas skadimit të afatit kohor gjatë së cilës parashtruesi i kërkesës mund të parashtrojë kërkesë
tek gjykata kompetente për të kontestuar vendimin e tillë, nëse parashtruesi i kërkesës nuk ka
parashtruar ankesë me kohë, ose
o nëse parashtruesi i kërkesës ka parashtruar ankesën me kohë, data në të cilën është lëshuar
vendimi i formës së prerë nga gjykata, ose nga gjykata e apelit, varësisht prej rastit;
para miratimit të vendimit për eksproprijim, parashtruesi i kërkesës tërheq kërkesën e tij, tërësisht
apo pjesërisht; ose
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 16 nga 36
përmbyllja apo ndërprerja e tillë kërkohet nga vendimi përfundimtar i formës së prerë të gjykatës
kompetente.
Nga dita kur eksproprijimi hyn në fuqi: të gjitha të drejtat para-ekzistuese pronësore dhe të posedimit,
interesat e sigurisë, servitutet, të drejtat ndërtimore, të drejtat para blerjes dhe çfarëdo të drejta të tjera në
pronën e eksproprijuar ndërpriten me vendimin e eksproprijimit.
2.1.3 Vlerësimi i aseteve
Vlerësimi i patundshmërisë menaxhohet me Ligjin për eksproprijim nr. 03/L-205 dhe me Udhëzimin
administrativ (nr. 13/2011) për aprovimin e metodave dhe kritereve për vlerësim teknik të cilat aplikohen
për të llogaritur shumën e kompensimit për pronën e patundshme të eksproprijimit dhe për dëmet e
ndërlidhura me eksproprijim. Vlerësimi i vlerës së patundshmërisë bazohet në tre metoda të parapara me
udhëzimin e lartpërmendur administrativ.
Gjatë vlerësimit të patundshmërisë mund të aplikohet njëra prej metodave vijuese apo një kombinim i
tyre për të vlerësuar pronën. Me udhëzimin administrativ parashihen tre metoda të ndryshme të
vlerësimit, siç janë:
1) Metoda e shitjeve krahasuese;
2) Metoda e kostos, dhe
3) Metoda e të hyrave.
Vlerësimi i pronës kryhet nga Zyra për vlerësim të patundshmërive në Departamentin për tatimin në
pronë, e cila ushtron përgjegjësitë e saj sipas Ligjit nr. 03/L-139 për “eksproprijim të patundshmërisë”.
Zyra për vlerësim të patundshmërisë vlerëson pronën dhe dëmet e ndërlidhura me eksproprijim, e cila
kërkon informata dhe të dhëna të nevojshme në institucionet siç janë Zyrat kadastrale komunale,
gjykatat, Agjencia Kosovare e Pronës (AKP), Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), Departamenti i
tatimit në pronë (DTP) në kuadër të Ministrisë së financave (MF), dhe çfarëdo institucion tjetër shtetëror
i cili administron pronën ose i cili mund të ofrojë informata për të. Zyrtarët e Zyrës për vlerësim të
patundshmërisë marrin informata shtesë nga agjencitë e patundshmërive, avokatët dhe nga kompanitë
ndërtimore.
Çmimi i patundshmërisë, në rast se është tokë bujqësore, merr parasysh cilësinë e tokës, afërsinë me
vendbanime, qasjen në infrastrukturë, madhësinë dhe formën e parcelës, sistemin e ujitjes apo
potencialin për ujitje, si dhe metoda të tjera mjedisore të ndërlidhura me lartësinë mbidetare dhe
pjerrtësinë e terrenit. Vlera e tokave pyjore dhe pyjeve përcaktohet bazuar në cilësinë e tokës, vlerën
mjedisore të tokës, lokacionin gjeografik, numrin e druve (biomasa), vlerën e materialit drunor dhe
frutave tjera, nivelin e investimeve dhe qasjen në infrastrukturë, kushtet e transportit si dhe kushtet tjera
mjedisore. Në anën tjetër, lidhur me vlerësimin e vlerës së objekteve, ligji dhe dispozitat e tij kërkojnë
shqyrtimin e disa kritereve, siç janë: Lloji i ndërtesës, materialit ndërtimor, sipërfaqja në m2 për objekte
banesore dhe jo-banesore, vitin e ndërtimit, qasjen në rrugë, qasjen në shërbime publike, sistemin e
ngrohjes, gjendjen e objektit, kushtet për qiradhënie dhe qiranë, kostot operative dhe të mirëmbajtjes, etj.
2.1.4 Konsultimi
Ligji i Kosovës nr. 03/L-139 për eksproprijimin e patundshmërisë parasheh, në nenin 9, kushtet për
mbajtje të dëgjimeve dhe konsultimeve publike. Hapat kryesore të këtyre konsultimeve ligjore janë
përmbledhur në vijim.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 17 nga 36
1. Në afat prej dhjetë (10) ditë pune pas miratimit të kërkesës për eksproprijim merret vendim për
pranim të një kërkese për procedim të mëtejmë. Autoriteti eksproprijues publikon Vendimin në
Gazetën Zyrtare dhe në një gazetë ditore me qarkullim të lartë në Kosovë. Në të njëjtën
periudhë, Autoriteti eksproprijues informon personat e prekur lidhur me vendimin dhe fton
dëgjim publik me personat e prekur në secilën komunë ku nevojitet eksproprijimi.
2. Duke filluar nga data me të cilën parashihet publikimi, jepet afat prej tridhjetë (30) ditëve
kalendarike gjatë së cilës secili person i interesuar ka të drejtë t’i parashtrojë Autoritetit
eksproprijues komente me shkrim lidhur me eksproprijimin e kërkuar.
3. Menjëherë pas përmbylljes së periudhës së lartcekur për komente me shkrim, lejohet një
periudhë prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike gjatë së cilës Autoriteti eksproprijues mban
dëgjim publik lidhur me eksproprijimin e kërkuar në secilën komunë ku gjendet prona e prekur.
Secili person i cili është zyrtar i komunës ku mbahet dëgjimi i tillë, apo pronar apo bartës i
interesit në prona të prekura të cilat gjenden në komunën ku mbahet dëgjimi, apo avokatët dhe
përfaqësuesit e personit të tillë, kanë të drejtë të marrin pjesë në takim të tillë. Secili person i
tillë do të ketë mundësinë e arsyeshme që të ofrojë me gojë mendimet e tij/saj lidhur me
eksproprijimin e kërkuar.
2.2 Politika operative e Bankës Botërore [PO 4.12]
Përvoja e bankës tregon që risistemimi i detyrueshëm në kuadër të projekteve zhvillimore, nëse është i
pazbutur, shpesh shkakton rreziqe të rënda ekonomike, shoqërore, dhe mjedisore: sistemet e prodhimit
çmontohen; njerëzit ballafaqohen me varfërim kur asetet e tyre të prodhimit apo burimet e të hyrave
humben; njerëzit zhvendosen në mjedise ku shkathtësitë e tyre produktive mund të jenë më pak të
kërkuara dhe ku konkurrenca për resurse është më e lartë; institucionet e bashkësisë dhe rrjetet shoqërore
dobësohen; grupet e të afërmve shkapërderdhen; identiteti kulturor, autoriteti tradicional si dhe potenciali
për ndihmë të ndërsjellët zvogëlohen apo humben. Kjo politikë siguron mekanizma mbrojtës për të
shtjelluar dhe zbutur këto rreziqet të varfërimit.
Zhvendosja e detyrueshme mund të shkaktojë vështirësi të rënda afatgjate, varfërim dhe dëmtim të
mjedisit nëse nuk planifikohen dhe zbatohen me kujdes masa të duhura. Për këto arsye, disa pikësynime
të politikës së Bankës mbi zhvendosjen jovullnetare janë si në vijim:
a) Zhvendosja e detyrueshme duhet të shmanget kudo që është e mundur, apo të minimizohet, duke
hulumtuar të gjitha dizajnet alternative të mundshme të projektit.
b) Ku nuk është e mundur të shmanget risistemimi, aktivitetet e risistemimit duhet të përgatiten dhe
të ekzekutohen si programe të qëndrueshme zhvillimore, të cilat ofrojnë burime të mjaftueshme
të investimit për t’u mundësuar personave të zhvendosur nga projekti t’i shfrytëzojnë dobitë e
projektit. Personat e zhvendosur duhet të konsultohen në mënyrë domethënëse dhe duhet të kenë
mundësi që të marrin pjesë në planifikim dhe zbatim të programeve të risistemimit.
c) Personat e zhvendosur duhet të ndihmohen në përpjekjet e tyre për të përmirësuar jetesën dhe
standardin e tyre apo të paktën ta rikthejnë atë, në përmasa reale, në nivelet para zhvendosjes apo
në nivelet që kanë mbizotëruar para fillimit të zbatimit të projektit, cilido të jetë më i madh.
Politikat e Bankës Botërore për risistemim parashihen me Politikën Operative (PO 4.12) dhe pikësynimi
i përgjithshëm i këtij mekanizmi mbrojtës është që të shmanget apo të minimizohet risistemimi i
detyrueshëm kudo që është e mundur, duke hulumtuar të gjitha dizajnet e përshtatshme alternative të
projektit. Më tej, politika inkurajon pjesëmarrjen e komunitetit në planifikim dhe zbatim të risistemimit.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 18 nga 36
Politika mbulon ndikimet direkte ekonomike dhe sociale të cilat rezultojnë nga projektet investuese të
Bankës Botërore dhe shkaktohen nga (a) marrja e detyrueshme e tokës e cila shkakton (i) zhvendosje apo
humbje të strehimit; (ii) humbje të aseteve apo qasje në asete; ose (iii) humbje të burimeve të të hyrave
apo mjeteve të jetesës, pavarësisht nëse personat e prekur duhet të zhvendosen në lokacion tjetër; ose (b)
kufizim të detyrueshëm të qasjes në parqe dhe zona të mbrojtura, të cilat shkaktojnë ndikim të dëmshëm
në jetesën e personave të zhvendosura. Konkretisht, në rastet kur marrja e detyrueshme e tokës është e
pashmangshme, politika parasheh kritere të pranueshmërisë për kompensim, ndihmën në risistemim dhe
masat ndihmëse të rehabilitimit për të zhvendosurit në bazë të kushteve vijuese:
Ata që kanë të drejta formale ligjore në tokë, përfshirë të drejta zakonore dhe tradicionale të
njohura me ligjet e Kosovës. Kjo klasë e njerëzve përfshin ata që kanë tokë me qira, tokë në
pronësi direkte të pakufizuar dhe tokë të ruajtur në familje apo të trashëguar me gjenerata.
(b) ata që nuk kanë të drejta formale ligjore në kohën e regjistrimit por kanë pretendime në toka
apo asete të tilla, me kusht që pretendimet e tilla njihen me ligjet e Kosovës.
(c) ata që nuk kanë të drejta ligjore apo pretendime ndaj tokës të cilën e kanë zënë. Kjo klasë e
njerëzve përfshin banorë të jashtëligjshëm dhe ata që vendosen në një vend në mënyrë gjysmë të
përkohshme, ose ata që vendosen në një vend pa ndonjë leje apo autoritet formal.
Personave të zhvendosur të klasifikuar në paragrafin (a) dhe (b) do t’u jepet kompensim, ndihmë në
risistemim dhe ndihmë në rehabilitim për tokën, ndërtesat apo asetet fikse të tokës dhe objekteve që janë
marrë nga projekti në përputhje me dispozitat e kësaj kornize, nëse gjenden në zonën e projektit para
datës së prerjes (data e fillimit të regjistrimit). Personat e zhvendosur të klasifikuar me paragrafin (c)
kanë të drejtë në kompensim për asetet por jo për tokën. Gjithashtu, politika e Bankës Botërore për
zhvendosje parasheh që personat e zhvendosur të cilët vendosen në mënyrë të jashtëligjshme në zonën e
projektit pas datës së prerjes nuk kanë të drejtë në kompensim, apo në ndihmë në risistemim apo në
ndonjë formë tjetër të rehabilitimit.
Kjo Politikë e mekanizmave mbrojtës është identifikuar si e zbatueshme për projektin për shkak të disa
nën-projekteve të ndërlidhura me punët mbrojtëse përgjatë pjesëve të hapura të kanalit, dhe nëse merret
vendimi për RE, do të mund të përfshinin edhe marrjen e tokës apo kufizimin e qasjes në tokë.
2.3 Krahasimi i kornizës ligjore të Kosovës për eksproprijim dhe
politikave operative të Bankës Botërore për risistemim të
detyrueshëm
Pranueshmëria dhe formaliteti/jo-formaliteti
Në kuadër të legjislacionit të Kosovës, eksproprijimi është vetëm për pronën e patundshme dhe objektet
të cilat gjenden në pronë të patundshme private dhe jo për prona dhe stabilimente të cilat janë ndërtuar në
mënyrë ilegale apo të cilat shkelin pronën publike. Sipas legjislacionit të Kosovës, eksproprijimi
gjithashtu kryhet për stabilimente të cilat legalizohen apo kanë mundur të legalizohen në kuadër të
ligjeve të aplikueshme në Kosovë në datën e lëshimit të vendimit përfundimtar mbi eksproprijimin. Ligji
parasheh që kostot e procedurës së vlerësimit paguhen nga Autoriteti eksproprijues. Nëse stabilimenti
apo ndonjë objekt tjetër i ndërtuar në mënyrë ilegale mund të legalizohet, por nuk legalizohet,
kompensimi për humbjen e këtij stabilimenti apo objekti ndërtimor bëhet vetëm për kostot e
dokumentuara të ndërtimit të tij. Ligji gjithashtu parasheh kompensim në rast të ndërprerjes së kontratës
së banimit dhe në banim të përkohshëm.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 19 nga 36
Kjo nuk është në përputhje me parimet e vlerës së sugjeruar të eksproprijimit sipas PO 4.12. Politika
operative e BB PO 4.12 përfshin parimin që mungesa e dokumenteve të pronësisë nuk është bazë për
diskualifikim nga ndihma në eksproprijim ndonjë pretendues apo mbajtës të pronës, ndërsa në
legjislacionin e Kosovës theksohen mospërputhjet lidhur me këtë parim. Praktika është që
patundshmëritë kompensohen pavarësisht nëse ndërtohen në tokë të vet apo ndërtohen në mënyrë ilegale
në tokën publike. Për projektin e Sigurisë së ujit dhe mbrojtjen e kanalit në Kosovë, vlejnë dhe zbatohen
terminologjia dhe kushtet e Bankës Botërore në raport me ligjet formale të Kosovës.
Pikënisja dhe sondazhet
Legjislacioni i Kosovës obligon kryerjen e regjistrimit të aseteve të humbura. Por, jo domosdoshmërisht
kërkon sondazhe socio-ekonomike në rast se ndikimet janë më serioze, siç është ndikimi në jetesë (mjete
apo të hyra për jetesë).
Politika e Bankës Botërore kërkon vlerësim socio-ekonomik të ndikimeve nga marrja e tokës. Kjo bëhet
në mënyrë që të përcaktohet ndikimi, gjë që ndihmon në përcaktimin e kompensimit të drejtë për
ndikimet negative.
Ankesat
Ligji për eksproprijim mundëson ankesa në dy faza të procesit të eksproprijimit. Së pari, nëse prona
mund të eksproprijohet, ku personi i prekur mund të kontestojë nevojën për eksproprijim. Së dyti,
personi i prekur mund të kontestojë pakon e kontestimit. Mekanizmi joformal nuk institucionalizohet
edhe pse në praktikë ndodh konsultimi, paralelisht me procesin minimal të konsultimit të paraparë me
ligj.
Politika e Bankës Botërore kërkon procedura të përballueshme dhe të qasshme për zgjidhjen e kontesteve
me palët e treta e që rrjedhin nga risistemimi; mekanizmat e tillë ankimor duhet të marrin parasysh rrugët
ligjore si dhe mekanizmat tradicional të zgjidhjes së kontesteve dhe ato të pranishme në komunitet. Në
këtë rast, projekti ofron një hap shtesë të përpjekjeve për të zgjidhur kontestet e mundshme, përveç
mekanizmave formal ekzistues.
Konsultimi Publik
Legjislacioni i Kosovës organizon konsultim formal publik vetëm me personat e prekur. Palëve të tjera
të interesuara nuk iu garantohet pjesëmarrja. Kjo nuk është në përputhje të plotë me kërkesat e Bankës
lidhur me konsultimet dhe transparencën e procesit. Sipas kornizës kosovare, së pari organizohet
konsultimit lidhur me eksproprijimin dhe definimin e interesit publik ndërsa herën e dytë lidhur me
kompensimin i cili përcaktohet nga Zyra për vlerësim të patundshmërive.
Sipas Politikës Operative të Bankës Botërore, konsultimi është një ngjarje publike ku komuniteti i gjerë
njoftohet në mënyrë domethënëse dhe të duhur. Përveç personave të prekur, çdo kush tjetër njoftohet
për procesin dhe mund të merr pjesë. Gjithashtu, konsultimi publik nuk është vetëm një ngjarje vetme
por një dialog ndërmjet zhvilluesit të projektit dhe personave të prekur. Rezultati i procesi shpaloset në
kopje fizike dhe online në gjuhët lokale, ashtu që i vihet në dispozicion komunitetit të gjerë.
Data e prerjes
Sipas ligjeve të Kosovës, data e prerjes përcaktohet me Vendimin e pranimit të kërkesës për eksproprijim
dhe publikimit të vendimit në mediat publike, ku gazetat ditore janë një medium i tillë.
Për t’u definuar si data e prerjes sipas politikës operative të Bankës, data e prerjes duhet të jetë data e
fillimit të regjistrimit të personave të prekur.
Kompensimi dhe posedimi
Legjislacioni i Kosovës parasheh që bartja e pronës dhe posedimi i pronës mund të bëhen sapo të kryhet
procesi i eksproprijimit, përfshirë transferin e kompensimit tek personat e prekur. Mirëpo, është edhe një
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 20 nga 36
nen tjetër i cili thotë se kompensimi duhet të kryhet në afat prej dy viteve pas miratimit të Vendimit mbi
eksproprijim.
Procedurat operative të Bankës Botërore janë rigoroze në këtë aspekt dhe kërkojnë që projekti mund të
merr pronën në posedim vetëm pasi kompensimi dhe ndihma tjetër t’u jetë ofruar personave të prekur.
Kompensimi
Përderisa ligjet e Kosovës ofrojnë metodologji të hollësishme për vlerësimin e aseteve të humbura, ato
janë të heshtura në rastet kur nevojitet kthimi i burimeve të jetesës. Në rast të eksproprijimit,
metodologjia gjithashtu përfshin përmirësime të tokës, siç janë kulturat e mbjellura dhe përgatitja e
tokës.
Në Projektin siguria e ujit dhe mbrojtja e kanalit në Kosovë nuk pritet të ketë ndikime në jetesën e
ndonjë personi. Në rastet kur kultivohet toka e marrë, atëherë kompensimi përfshin edhe vlerën e tokës
edhe kompensimin për produktet bujqësore dhe për përgatitjen e tokës. Ndihma shtesë ofrohet sipas
nevojës.
2.3.1 Analiza e zbrazëtirave të kornizës ligjore të Kosovës kundrejt Politikës operative të
Bankës Botërore 4.12
Në kuadër të Projektit siguria e ujit dhe mbrojtja e kanalit në Kosovë, propozimi i tejkalimit të
mospërputhjeve ndërmjet legjislacionit të Kosovës dhe politikës së Bankës Botërore për eksproprijim
prezantohet në tabelën në vijim për rastet kryesore të hasura.
Tabela 2 : Strategjia e propozuar për menaxhimin mospërputhjeve në eksproprijim për llogari të
projektit
Lloji i marrjes së
tokës/aseteve
Korniza ligjore e Kosovës Politika operative BB
OP 4/12 lidhur me
risistemimin e
detyrueshëm
Propozimi i KPR dhe
komentet
Rikthimi i pronës së
KIL nga shfrytëzuesit
ilegal
Personi i prekur nuk ka të
drejtë në masa
kompensimi në rast të
shfrytëzimit apo zënies
ilegale
Personi i prekur ka të
drejtë në kompensim
(përveç për tokë), në
ndihmë në risistemim dhe
në masa për ndihmë në
rehabilitim.
Kompensimi për çfarëdo
përmirësimesh (por jo për
tokën) ndihmë në
risistemim dhe masa për
ndihmë në rehabilitim.
Zhvendosja dhe dislokimi i
pronës do të shmanget. Një
sasi e paktë e të korrurave
dhe e druve kanë gjasa të
preken nga projekti.
Gjithashtu, kudo që është e
mundur, punët duhet të
fillojnë vetëm pasi të
mbjellat të jenë korrur.
Marrja e tokës për RE
/ ose alternativat tjera
për rezervuarin bafër
në prona private
Personi i prekur nuk ka të
drejtë në masa
kompensimi në rast të
shfrytëzimit apo zënies
Personi i prekur ka të
drejtë në kompensim në
ndihmë në risistemim dhe
në masa për ndihmë në
Politika e aplikuar e
Bankës Botërore:
Kompensimi për
shfrytëzim të tokës,
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 21 nga 36
(kryesisht tokë
bujqësore)
ilegale (rasti kryesor) rehabilitim. ndihmë në risistemim dhe
masa ndihmëse për
rehabilitim, edhe pse nuk
parashihet ndonjë
risistemim. Gjithashtu,
marrëveshja është që të
shmanget risistemimi,
prandaj mund të kryhet
vetëm marrja e tokës nga
shfrytëzuesit ilegal. Në
këtë rast, nëse toka është në
shfrytëzim, të mbjellat do të
korren nga shfrytëzuesit.
Në rast të bimëve
shumëvjeçare do të ofrohet
kompensim për bimët.
Konsultimi Publik Konsultimi formal vetëm
me personat e prekur.
Konsultimi me ftesë
formale administrative.
Personat e prekur do të
konsultohen në mënyrë
thelbësore dhe të marrin
pjesë gjatë tërë procesit.
Personat e prekur dhe
komuniteti i gjerë do të
njoftohen dhe të
konsultohen gjatë secilës
fazë të procesit.
Data e prerjes Sapo Vendimi për pranim
të kërkesës për
eksproprijim të jetë
publikuar.
Fillimi i regjistrimit të
aseteve të humbura për të
gjithë personat e prekur.
Fillimi i regjistrimit dhe kur
të gjithë personat e prekur
të jenë njoftuar.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 22 nga 36
Strategjia e propozuar me këtë KPR është të zbatohet legjislacioni i Kosovës dhe PO e BB-së 4-12, si në
vijim: 1. Në rast të RE apo ndonjë zgjidhjeje alternative: janë të prekur pronarët privat të tokës,
kryesisht fermerë (përveç pronës publike). Toka e këtyre PPP (personave të prekur nga
projekti) do të merret në përputhje me legjislacionin e Kosovës, ndërsa hapat shtesë të
nevojshëm për organizim të konsultimit publik, përcaktimi i datës së prerjes kryhen në
përputhje me PO të BB nr. 4.12.. Procedura e plotë e paraparë me ligjin e Kosovës për
eksproprijim të patundshmërisë do të udhëhiqet në raport me parimet e përfshira në politikat
e Bankës Botërore për risistemim. Kompensimi i ofruar do të jetë në përputhje me parimin e
vlerës së zëvendësimit. Procedurat e kombinuara (legjislacioni i Kosovës dhe PO 4.12) do
të përcaktohen në secilin Plan të shkurtuar të veprimit për risistemim.
2. Në rast të punëve për rehabilitim të kanalit: E tërë e drejta e rrugës e punëve të
projektuara ka gjasa të përfshihet në pronën e KIL. Kjo e drejta e rrugës është zënë
pjesërisht nga pronarë dhe fermerë të vendosur në brigje. Marrja e tokës për qëllime të
punëve të ardhshme do të prek një shirit të ngushtë të tokës përgjatë kanalit. Humbjet për
shkak të projektit janë të vogla (shumë më pak se 10%) e tokës së përgjithshme të personave
të prekur. Për këto raste, sipas parimeve të PO 4-12, KIL do të ofrojë ndihmë për humbje të
shfrytëzimit të tokës e cila iu shkaktohet personave të prekur nga projekti. Duke pasur
parasysh shkallën e ulët të marrjes së tokës dhe humbjeve nga nën-projektet për rehabilitim
të kanalit, do të përgatitet një Plan i shkurtuar i veprimit për risistemim.
2.4 Pranueshmëria e personave të prekur nga nën-projektet për
rehabilitim të kanalit të KIL dhe nga projektet e KIL
Në mënyrë që të harmonizohen dispozitat e kornizës ligjore të Kosovës dhe politikave të Bankës
Botërore lidhur me risistemimin vullnetar, në vijim është përgatitur dhe prezantuar një matricë e të
drejtave dhe kompensimeve (Tabela 4).
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 23 nga 36
Tabela 3 : Matrica e të drejtave dhe pranueshmërisë së personave të prekur
Prona e marrë Lloji i ndikimit E drejta në
pronësi
E drejta në kompensim
Humbje e përhershme
Tokë bujqësore
Punët e rehabilitimit të kanalit në
pronë të KIL:
Aktualisht, një pjesë e vogël e
parcelave bujqësore gjendet në
pronësi të KIL dhe e prekur
nga marrja e tokës për nevoja
të projektit
Pjesa tjetër e tokës mbetet
ekonomikisht rentabile
Shfrytëzuesit e
jashtëligjshëm
dhe jo-formal
Ndihmë e KIL dhe informim në
mënyrë që të minimizohen humbjet e
të hyrave dhe çrregullime në
përdorimin bujqësor të tyre
Kompensim për humbje të të
korrurave dhe për përmirësime të
tokës
Komponenta e RE
Eksproprijimi i tërë parcelës
Pjesa tjetër e tokës mbetet
ekonomikisht rentabile
Pronari
Kompensim në të holla për tokën e
prekur e barasvlershme me vlerën e
zëvendësimit, përfshirë të korrurat
shumë-vjeçare
Sigurimi i qasjes në prona bujqësore
në brigje të tokave që do të merren
për RE
Tokë banesore
Punët e rehabilitimit të kanalit në
pronë të KIL:
Do të shmanget eksproprijimi i
shtëpive për nevojave të projektit
4-6 njësi banesore do të mund të
preken nga zhvendosja fizike
Shfrytëzuesit e
jashtëligjshëm
dhe jo-formal
Kompensim për materialet për asetet
e prekura (p.sh. rrënimi i murit të
kufirit, largimi i druve). Kjo vlen
vetëm për mure apo për struktura jo-
banesore. Shtëpia/banimi do të
shmanget.
Struktura e
objektit / rruga e
qasjes
Punët e rehabilitimit të kanalit në
pronë të KIL:
10-15 rrugë lokale mund të preken
nga ndalesa e shfrytëzimit të tokës
Shfrytëzuesit e
jashtëligjshëm
dhe jo-formal
Sigurimi i qasjes në pronë apo njësi
banesore. Gjatë punëve për
rehabilitim të kanalit do të ofrohet
qasje e përkohshme. Pas përfundimi,
do të rikthehet qasja fillestare.
Komponenta e rezervuarit RE:
Do të mbyllet një rrugë lokale
gjatë ndërtimit të RE në Mihaliq
(nëse përzgjidhet kjo alternativë),
dhe disa shtëpi do të humbasin
qasjen në rrugë
Cilido banorë
që jeton në
afërsi
Sigurimi i qasjes në pronë apo njësi
banesore.
Drunjtë / frytet
Punët e rehabilitimit të kanalit në
pronë të KIL:
Humbja e druve / fryteve
Shfrytëzuesit e
jashtëligjshëm
dhe jo-formal
Kompensim në të holla bazuar në
tipin, moshë dhe vlerën produktive të
druve të prekur.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 24 nga 36
Prona e marrë Lloji i ndikimit E drejta në
pronësi
E drejta në kompensim
Humbje e përkohshme
Toka që përdoret
për aktivitete
ndërtimore
Marrja e përkohshme e tokës
jashtë pronës së KIL në rast të
punëve për rehabilitim të kanalit
dhe zbatimit të komponentës së
RE
Varësisht prej negociatave
ndërmjet pronarit dhe
kontraktuesit
PPP (qoftë
pronar,
qiramarrës apo
banor ilegal), i
hasur në datën
e prerjes
Kontraktuesi paguan kompensim në
të holla me norma lokale komerciale
të qiramarrjes për tërë kohëzgjatjen e
shfrytëzimit
Toka kthehet në gjendje të
mëparshme pas përfundimit të
qiramarrjes. Masat për restaurim do
të përfshihen në marrëveshjet për
kompensim ndërmjet kontraktuesve
dhe personave të prekur.
Vlejnë kushtet lidhur me mbrojtjet
mjedisore. Në këtë situatë ekziston
mundësia / zgjidhja për marrje të
përkohshme të tokës për qëllime të
punimeve. Kontraktuesi mund të
kërkojë lokacion tjetër. Nuk ka
marrje të detyrueshme të tokës.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 25 nga 36
3. PROCEDURAT
Procedurat do të udhëhiqen nga KIL nën kontrollin e Autoritetit eksproprijues, përfaqësuar nga Ministria
e mjedisit dhe planifikimit hapësinor (MMPH), departamentit për eksproprijim, definuar me këtë KPR
dhe me ligjin e Kosovës, i cili do të jetë
3.1 Procedura e thjeshtëzuar për disponueshmërinë e tokës
dhe për kompensim në rast të nën-projekteve për
rehabilitim të kanalit
Para zbatimit të ndonjë nën-projekti të rehabilitimit të kanalit për të cilin nevojitet marrja e tokës në
shfrytëzim privat, departamenti ligjor i KIL do të zbatojë procedurën vijuese:
1. Sapo nën-projekti të jetë planifikuar, dizajnuar dhe për të cilin supozohet kompensimi i
personit të prekur nga projekti, të njoftohen komunitetet e prekura, përfaqësuesit e Autoritetit
kompenzues dhe personat e prekur nga projekti, kryesisht fermerët para fillimit të sezonit të
mbjelljes,
o Data e prerjes përcaktohet duke organizuar informim të duhur të komunitetit dhe me
fillim të regjistrimit të personave të prekur nga projekti
2. Regjistrimi i PPP dhe i aseteve të prekura nga marrjet për qëllime të nën-projekteve në datën
e prerjes së bashku me përfaqësues të Autoriteteve të eksproprijimit,
3. Përgatitja e një plani të shkurtuar të risistemimit (shih kapitullin 4) përfshirë vlerësimin e
aseteve të prekur dhe propozimin për masat e ndihmës dhe të kompensimit për secilin PPP të
prekur.
Departamenti i tatimit në pronë në Ministrinë e Financave merret me:
• Shqyrton kërkesat e parashtruara nga organet e eksproprijimit, vlerësimin e patundshmërive që
do t’iu nënshtrohen procedurës së eksproprijimit;
• Shqyrton kërkesat e pranuara gjatë procesit të vlerësimit të patundshmërive që do të jenë lëndë
e procedurës së eksproprijimit, të parashtruar nga pronarët, bartësit e interesave, hisedarët (apo
personat që veprojnë në emër të tyre) të cilët janë të prekur nga procesi i eksproprijimit;
• Inspekton patundshmëritë të cilat janë lëndë e eksproprijimit;
• Bashkëpunon dhe mbledh të dhëna mbi pronën që janë lëndë e eksproprijimit nga autoritetet
publike apo private.
Njësia për vlerësimin e patundshmërive është përgjegjëse për shqyrtim dhe vendimet në rast të
kërkesave. Departamenti për eksproprijim i MMPH do të jetë Autoriteti eksproprijues për mos-
kundërshtim dhe aprovim të planit përfundimtar të shkurtuar të risistemimit.
4. Mbajtjen e konsultimeve publike sërish me personat e prekur nga projekti, tash me pakon e
kompensimit
5. Parashtrimi i Planit të shkurtuar për aprovim tek Autoriteti eksproprijues në afat prej 15
ditëve kalendarike
6. Publikimi i Planit të shkurtuar në ueb faqen e KIL dhe në një gazetë me qarkullim të lartë në
Kosovë në gjuhën lokale
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 26 nga 36
7. Organizimi dhe mbajtja e dëgjimeve dhe konsultimeve publike në kushtet e parapara me
nenin 9 të Ligjit për eksproprijim (shih § 2.1.4.);
8. Kërkesa për aprovim nga Autoriteti eksproprijues i planit përfundimtar të shkurtuar të
risistemimit merr parasysh rezultatet e konsultimeve me personat e prekur nga eksproprijimi.
9.
Departamenti për eksproprijim i MMPH do të jetë Autoriteti eksproprijues për mos-kundërshtim
dhe aprovim të raportit të zbatimit të planit të shkurtuar të risistemimit.
10. Realizimi i masave të ndihmës dhe kompensimit të planifikuara me planin e shkurtuar të
risistemimit, përfshirë kompensimin e mundshëm me të holla, para dhe gjatë zbatimit të nën-
projekteve,
11. Hartimi i raportit për zbatimin e planit të shkurtuar të risistemimit,
12. Kërkesa për aprovim të raportit mbi zbatimin e planit të shkurtuar të risistemimit nga
Autoriteti eksproprijues.
Departamenti i eksproprijimit në MMPH merret me ekzekutimin e fazës përfundimtare të eksproprijimit
ku përfshihet edhe aplikimi i kompensimit.
3.2 Procedura e eksproprijimit në rast të eksproprijimit të
tokës për nën-projektin e RE në rast se përzgjidhet kjo
alternativë
Procedura e eksproprijimit e cila do të zbatohet nga departamenti ligjor i KIL (Parashtruesi i kërkesës),
nën kontrollin e Autoritetit eksproprijues (MMPH, departamenti për eksproprijim) është paraparë me
nenet 8 deri 10 të Ligjit, dhe është përmbledhur në vijim.
Përgatitja e Kërkesës
Hapi 1 – Si parashtrues i kërkesës për procedurë, KIL do të jetë përgjegjës për përgatitjen e Kërkesës për
procedurë. Kjo kërkesë do të përmbajë të gjitha informatat e nevojshme në dokument (shih § 2.1.2).
Kërkesës për eksproprijim i bashkëngjiten dokumentet vijuese:
për secilën parcelë të prekur: kopja e listës së posedimit dhe shënimet tjera pronësore të
patundshmërisë;
planet përkatëse kadastrale dhe hartat e parcelave në fjalë;
nëse në kërkesë përfshihen më shumë se një parcelë, hartat që tregojnë të gjitha parcelat e tilla
dhe zonën përreth;
ekstrakt të planit aktual hapësinor apo urban që prefshin parcelat e tilla, nëse ka një plan të tillë.
Hapi 2 – KIL do të organizojë konsultimin publik me komunitetet e prekura dhe me personat
potencialisht të prekur.
Hapi 3 – sapo dizajnet e detajuara janë gati dhe kryhet konsultimi / informimi fillestar publik, të
organizohet regjistrimi dhe të përcaktohet data e prerjes.
Hapi 4 – përgatitja e Planit të shkurtuar të veprimit për zhvendosje
Hapi 5 – Organizimi i konsultimit me personat e prekur lidhur me të drejtat e tyre.
Që nga ky hap, PVZh i shkurtuar ndryshon në mënyrë të përhershme pasi që fillon të zhvillohet
procedura e eksproprijimit.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 27 nga 36
KIL parashtron kërkesë për vendim preliminar paralelisht me këtë proces.
Kërkesa deri në vendimin preliminar
Në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas pranimit të kërkesës, Autoriteti eksproprijues bën
shqyrtimin preliminar të kërkesës për të përcaktuar nëse duket se kënaq kërkesat ligjore të
parapara me Ligj.
Nëse Autoriteti eksproprijues konstaton se kërkesa duket se kënaq kushtet përkatëse, merr
vendim me shkrim me të cilin formalisht pranon kërkesën për procedim të mëtejmë.
Në afat prej pesë (5) ditëve të punës pas marrjes së vendimit për pranim të kërkesës për procedim
të mëtejmë, Autoriteti eksproprijues i dërgon një kopje të kërkesës dhe të gjitha dokumentet e
bashkëngjitura Zyrës për patundshmëri dhe kryetarit të secilës komunë ku gjenden parcelat
përkatëse.
Në afat prej dhjetë (10) ditë pune pas miratimit të kërkesës për eksproprijim merret vendim për
pranim të një kërkese për procedim të mëtejmë, Autoriteti eksproprijues njofton Personat e
identifikuara në kërkesë (PPP). Edhe pse deri tash KIL do të duhej të organizonte së paku dy
konsultime
Në afat prej dhjetë (10) ditë pune pas miratimit të vendimit për pranim të kërkesës për procedim
të mëtejmë, Autoriteti eksproprijues shpall në Gazetën Zyrtare dhe në një gazetë me qarkullim të
lartë në Kosovë:
o vendimin e tillë; dhe
o njoftim me të cilin:
përcakton informatat e ofruara në kërkesë në përputhje me kërkesat e pikave 1.1
dhe 1.4 të këtij Neni;
përcakton informatat dhe deklaratat që kërkohen me pikën 7.3 të këtij Neni (shih
shtojcën 1); dhe
jep një deklaratë shtesë se cilido person i cili nuk është cekur në njoftim dhe i
cili pohon se ka pronësi apo interes tjetër ligjor në ndonjë parcelë apo pronë të
përshkruar në njoftim duhet t’i ofrojë menjëherë Autoritetit eksproprijues
përshkrim të shkruar të pretendimit të tillë dhe bazën ligjore, së bashku me
kopjet e vërtetuara të çfarëdo dokumenteve të ndërlidhura me atë pretendim.
Në afat prej shtatë deri në dhjetë (7-10) ditëve kalendarike pas publikimit të njoftimit të paraparë
me paragrafin të këtij Neni (shih më lartë), Autoriteti eksproprijues publikon sërish njoftimin e
tillë në të njëjtën gazetë me qarkullim të lartë në Kosovë.
Periudha e komenteve publike; dëgjimi publik
Vendimi preliminar lidhur me legjitimitetin e eksproprijimit të propozuar
Në afat prej tridhjetë (30) ditëve pas përmbushjes së kushteve të Nenit 9 (Periudha për komente
publike; dëgjimi publik) të këtij ligji, Autoriteti eksproprijues merr parasysh komentet e shkruara
dhe mendimet e shprehur në dëgjim(e) dhe vepron si në vijim:
o merr vendim me shkrim, në tekstin e mëtejmë “Vendimi preliminar”, me të cilën
përcaktohet se nëse, dhe deri në çfarë mase, eksproprijimi i kërkuar konsiderohet se i
kënaq secilin prej kushteve të parapara në pikat 1.1 deri 1.4 të nenit 4 të ligjit;
o në Vendimin e tillë preliminar gjithashtu përfshin njoftim me të cilin Parashtruesi i
kërkesës dhe cilido person i cili është Pronar apo Bartës i interesit në raport me pronën e
prekur nga vendimi i tillë njoftohet mbi të drejtën e ankesës tek gjykata kompetente për
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 28 nga 36
të kontestuar një vendim të tillë, apo ndonjë aspekt të tij, në përputhje me Nenin 35 të
këtij ligji, në afat prej tridhjetë (30) ditëve të parapara me atë nen; dhe
o përfshin njoftimin se Vendimi i tillë preliminar hyn në fuqi në datën e publikimit të atij
vendimi në përputhje me kërkesat e paragrafit 4 të Nenit 10 dhe Nenit 43 të këtij ligji.
Në afat prej pesë (5) ditë pune pas miratimit të Vendimit përfundimtar, Autoriteti eksproprijues i
dërgon vendimin e tillë Parashtruesit të kërkesës (përveç nëse Autoriteti eksproprijues është vetë
Parashtruesi i kërkesës) dhe Personave të identifikuar në kërkesë në përputhje me pikën 1.2 të
Nenit 8 të këtij ligji (PPP-ve).
Në afat prej dhjetë (10) ditë pune pas miratimit të vendimit preliminar, Autoriteti eksproprijues
shpall në Gazetën Zyrtare dhe në një gazetë me qarkullim të lartë në Kosovë.
Vendimi preliminar hyn në fuqi në ditën e publikimit të atij vendimi në përputhje me kërkesat e
paragrafit 4 të këtij neni dhe nenit 43 të këtij ligji.
Para Vendimit Përfundimtar PVZh i shkurtuar ndryshohet duke përfshirë shumat e kompensimit.
Vendimi përfundimtar mbi eksproprijimin
Autoriteti eksproprijues merr Vendim përfundimtar për aprovimin apo refuzimin e kërkesës gjatë
periudhës gjashtë mujore e cila fillon katër dhjetë e pesë (45) ditë pas datës së hyrjes në Fuqi të
Vendimit preliminar. Periudha gjashtëmujore njihet si “Periudha e Vendimit përfundimtar”, dhe
periudha e tillë zgjatet ashtu siç parashihet me paragrafin 2 të këtij Neni.
Autoriteti eksproprijues nuk miraton Vendimin përfundimtar me të cilin preken pronat apo të
drejtat të cilat janë lëndë e ankesave përderisa ankesat e tilla janë në pritje të zgjidhjes para
gjykatës (shih procedura e ankimimit në vijim).
Vendimi përfundimtari mbi eksproprijimin përmban:
o Emrat dhe adresat e Parashtruesit të kërkesës, Personave të identifikuar në kërkesë
(PPP);
o Lokacionin dhe numrin e secilës parcelë të patundshmërisë e cila duhet të
eksproprijohet;
o Nëse do të eksproprijohet më pak se e tërë sipërfaqja e parcelës dhe/nëse do të
eksproprijohen më pak se të gjitha të drejtat e parcele të tillë – përshkrimi specifik i
pjesës dhe/ose i të drejtës të cilat shtjellohen me kërkesë; dhe
o Shuma e kompensimit të cilën Zyra për vlerësim të patundshmërisë – në përputhje me
këtë ligj – ka konstatuar se duhet t’iu paguhet Personave të tillë për pronën e
eksproprijuar, të drejtat në pronë dhe/ose për dëmet direkte të shkaktuara me
eksproprijim;
o Vlerësimin e përcaktuar, të përgatitur nga zyra në përputhje me Nenin 22 të këtij ligji, si
dhe përshkrimin e kushteve në bazë të të cilave do të kryhet eksproprijim;
o deklaratën se Vendimi përfundimtar hyn në fuqi në datën e publikimit të vendimit si në
Gazetën Zyrtare të Kosovës ashtu edhe në një gazetë e cila gëzon qarkullim të lartë në
Kosovë
Në afat prej pesë (5) ditë pune pas miratimit të Vendimit përfundimtar, Autoriteti eksproprijues i
dërgon vendimin e tillë Parashtruesit të kërkesës (përveç nëse Autoriteti eksproprijues është vetë
Parashtruesi i kërkesës) dhe Personave të tjerë, të cilët duhet të identifikohen në Vendimin
përfundimtar, në përputhje me pikën 4.3.1 të këtij Neni.
Në afat prej dhjetë (10) ditë pune pas miratimit të Vendimit përfundimtar, Autoriteti
eksproprijues shpall vendimin në Gazetën Zyrtare dhe në një gazetë me qarkullim të lartë në
Kosovë.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 29 nga 36
Hyrja në fuqi e kërkesës
Vendimi përfundimtar hyn në fuqi në ditën e publikimit të atij vendimi në përputhje me kërkesat
e paragrafit 6 të këtij neni dhe nenit 43 të këtij ligji.
Nëse Vendimi përfundimtar autorizon eksproprijimin, nuk mund të kryhen kurrfarë ndryshimesh
në pronësi apo në të drejta të tjera të personave apo në pronën në fjalë deri në pagesën e
kompensimit të paraparë me Vendimin përfundimtar në përputhje me Nenin 16 të këtij ligji. Pas
pagesës së kompensimit të tillë, prona në fjalë regjistrohet në emrin e komunës përkatëse (nëse
Autoriteti eksproprijues është një autoritet publik komunal) ose në emër të Republikës së Kosovës
(nëse Autoriteti eksproprijues është Qeveria).
Personave që kanë në pronësi apo në posedim pronën në fjalë nuk do t’u kërkohet që ta lirojnë
apo dorëzojnë pronën deri në skadim të tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga data e pagesës së
kompensimit të paraparë me Vendimin përfundimtar, në përputhje me Nenin 16 të Ligjit mbi
eksproprijim.
3.3 Aranzhimet institucionale
Sa i përket Projektit për siguri të ujit dhe mbrojtje të kanalit në Kosovë, institucionet dhe agjencitë
përgjegjëse për koordinim të të gjitha aktiviteteve, politikave dhe të drejtave të kompensimit, si dhe për
ekzekutim të kompensimit janë:
• PVR do të përgatiten nga Njësia për implementim të projektit, e cila do të jetë me bazë në Kompaninë
Ibër Lepenc. Njësia për implementim të projektit përbrenda KIL do të ketë personin përgjegjës për të
adresuar çështjet sociale në përputhje me mekanizmat mbrojtës (garancat) sociale. NJIP do të
përgatisë dhe të zbatojë PVR-në në bashkëpunim me Njësitin ligjor të KIL, të drejtat do të paguhen
përmes transferit bankar nga KIL.
• Ministria e Financave – Departamenti për tatimin në pronë – Njësia për vlerësim të patundshmërive;
Ky departament formalisht vlerëson humbjet dhe përgatit pakon e kompensimit.
• Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor – Departamenti për eksproprijim;
Ky departament është Autoriteti Eksproprijues i Qeverisë. Departamenti vlerëson kërkesën për
eksproprijim nga KIL (Kompania Ibër Lepenci). Departamenti aprovon kërkesën preliminare. Harton
Vendimin përfundimtar, i kërkon Njësisë për vlerësim që të vlerësojë humbjet dhe propozon kompensim.
Organizon dëgjime publike formale. Ky departament gjithashtu mbikëqyr zbatimin e PVR. Përveç rolit
të Bankës për të kundërshtuar apo miratuar përgatitjen dhe zbatimin e PVR
• Kompania Rajonale Ibër Lepenc (KIL) si Parashtruese e kërkesës për procedurë;
KIL parashtron kërkesë për eksproprijim dhe është përfituese e eksproprijimit. Prandaj, ajo financon
procesin.
• Komuna relevante ku realizohet projekti.
Komunat organizojnë konsultimet formale në territoret e tyre.
3.4 Financimi – rrjedha e fondeve
Edhe pse përfituesi i eksproprijimit është Kompania publike Ibër Lepenci, përgatitja dhe shqyrtimi për
kompensimin që do të kryhet nga Ministria e financave, departamenti për tatimin në pronë.
Departamenti aplikon metodën e kostos apo të hyrave apo atë të krahasimit për të vlerësuar
kompensimin. Mirëpo, gjatë përgatitjes së PVZh apo, konkretisht, gjatë përgatitjes së regjistrimit,
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 30 nga 36
vlerësohen edhe kostot dhe vlerësimi bëhet për përmbledhjen e kompensimit dhe për kosto të tjera të
ndërlidhura siç janë konsultimi, kostot e transakcionit, etj. Kostot përgatiten nga eksperti social i NJIP të
KIL, i cili harton PVR në bashkëpunim me departamentin ligjor të KIL. Kompania Ibër Lepenci bën
pagesën e kompensimit personave të prekur nga projekti sapo të përmbyllen procedurat formale të
eksproprijimit.
3.5 Procedura e ankesës
Mekanizmi formal i ndërlidhur me eksproprijimin
Procedura efektive e ankesës ul dukshëm ankthin të cilën njerëzit e përjetojnë në përgjithësi kur humbin
pasurinë pa vullnetin e tyre. Gjatë procesi të sigurimit të tokës, ankesat lidhur me vlerësimin, pagesat,
mbështetjen dhe veprimet pasuese janë të pashmangshme dhe nëse menaxhohen si duhet, nuk do të duhej
të paraqesin pengesë serioze për zbatim të Projektit.
Duke qenë se Autoriteti i eksproprijimit është përgjegjës për procesin e eksproprijimit, ka obligimin që të
zhvillojë një proces të drejtë të eksproprijimit në disa faza. Gjatë procesit të eksproprijimit mund të ketë
dy lloje të ankesave, të cilët kanë të bëjnë me vlerësimin e aseteve të pronës së eksproprijuar.
Ligji për eksproprijim në Kosovë përshkruan procedurat e ankesës në nenin 35 dhe në nenet pasuese.
Procedura lidhur me Vendimin preliminar mbi legjitimitetin e eksproprijimit të propozuar (neni 35)
mund të përshkruhet shkurtimisht:
Negociatat për pakon e
kompensimit
Departamenti ligjor i KIL përgatit vendimin për pagesë nga KIL
PPP pranon fonde
Transferi i fondeve
Përgatitje për pagesë
Ankesë jo formale apo formale
Pa sukses
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 31 nga 36
Nëse një Person është Pronar apo Bartës i interesit lidhur me pronën e patundshme e cila është
lëndë e procedurës së eksproprijimit, dhe Personi i tillë beson me arsye se Vendimi preliminar në
fjalë – apo ndonjë aspekt i tij – është në kundërshtim me një apo më shumë kushte të parapara
me paragrafin 1 të nenit 4 të këtij ligji, Personi i tillë ka të drejtë të parashtrojë ankesë tek
gjykata kompetente me të cilën konteston Vendimin e tillë preliminar, tërësisht apo pjesërisht.
Nëse Autoriteti eksproprijues është Qeveria (rasti aktual), ankesa parashtrohet tek Gjykata
Supreme e Kosovës.
Çfarëdo ankese e tillë duhet të parashtrohet në afat prej tridhjetë (30) ditëve kalendarike pas
datës efektive të Vendimit preliminar në fjalë, ashtu siç parashihet në paragrafin 5 të Nenit 10 të
këtij ligji. Nëse një ankesë e tillë parashtrohet pas skadimit të periudhës së tillë kalendarike prej
tridhjetë (30) ditëve, ajo refuzohet nga gjykata.
Në afat prej pesë (5) ditëve kalendarike pas parashtrimit të ankesës së tillë, ankuesi sigurohet të
dorëzohen pesë (5) kopje të sakta dhe të kompletuara të ankesës së tillë (përfshirë çfarëdo shtojca
apo dokumente të parashtruara bashkë me të) me dorë tek zyra ligjore e Autoritetit përkatës të
eksproprijimit. Nëse parashtruesi i ankesës nuk vepron në përputhje me këtë kusht, gjykata
refuzon ankesën.
Nga kjo fazë, aktivizohet e drejta procedurale dhe çfarëdo vendimi lidhur me eksproprijimin në fjalë
është në pritje të aktgjykimit përfundimtar të gjykatës.
Neni 36 i ligjit ka të bëjë me ankesat që kontestojnë përshtatshmërinë e kompensimit.
Neni 37 ka të bëjë me Ankesat për kompensim për dëmet që rrjedhin nga eksproprijimi i
pjesërishëm,
Neni 38 ka të bëjë me ankesat që kontestojnë legjitimitetin e vendimit me të cilën autorizohet
shfrytëzimi i përkohshëm i pronës
Neni 39 ka të bëjë me kontestet tjera
Mekanizmi i ankesave që nuk kufizohet vetëm në eksproprijim
Përveç mekanizmit formal të ankesës, KIL do të themelojë edhe një mekanizëm të ankesave lidhur me
procesin e eksproprijimit. Komisioni do të jetë në dispozicion për të diskutuar ankesën me personin e
prekur. Do të formohet komisioni tre anëtarësh. Qeveria përkatëse lokale (varësisht prej lokacionit të
punëve, qoftë përgjatë kanalit apo lokacionit të rezervuarit bafër), Kompania publike KIL do të caktojë
anëtarin e dytë të komisionit. Anëtari i tretë do të jetë banor i fshatit më të afërt me nën-projektin (punët)
përkatëse. Roli i komisionit nuk do të jetë që vetëm të lehtësojë çështjet që mund të dalin nga procesi i
sigurimit të tokës. Komisioni do të formohet shumë më herët për të ndërmjetësuar gjatë procesit të
dizajnimit dhe të kanalizojë mendimet e komuniteteve përreth rezervuarit të ardhshëm. Komisioni do të
lehtësojë diskutimet ndërmjet KIL dhe komuniteteve lidhur me zhvillimin e rrugëve të qasjes në
rezervuar dhe idetë për të shfrytëzuar rezervuarin. Duke qenë se kjo do të jetë paralelisht me
mekanizmin formal të ankesës lidhur me eksproprijimin e tokës, qasja do të jetë më e lehtë.
- Personat apo vendbanimet (përmes përfaqësuesit të tyre) të cilët kanë shqetësime do t’i drejtohet
ndonjë anëtari të komisionit dhe të kërkojë takim. Ata mund të bëjnë këtë qoftë duke e
kontaktuar me telefon apo duke e kontaktuar personalisht. Duke pasur parasysh se dy anëtarët e
komisionit do të jenë nga (1) fshati më i afërt, ku kryhen punimet, dhe (2) personi nga qeveria
përkatëse lokale, supozimi bëhet se komuniteti i prekur i njeh këta dy persona
- Anëtari i komisionit do të ftojë takim në afat prej një jave
- Përmbajtja e takimit do të jetë të gjendet zgjidhje reciprokisht e kënaqshme
- Procesverbalet e takimit do të nënshkruhen, përfshirë marrëveshjen dhe veprimet që do të
ndërmerren.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 32 nga 36
- Procesverbalet e takimit do të jenë pjesë e dosjes së projektit. Kopja e procesverbalit do të ruhet
edhe në qeverinë përkatëse lokale.
- Kontaktet e anëtarëve të komisionit do të jenë në dispozicion në ueb faqen e KIL, në tabelat e
shpalljes së qeverisë përkatëse lokale si dhe në dyqanin/kafenenë më të afërt apo ndonjë vend
tjetër publik/komercial të lokacionit të nën-projektit.
3.6 Monitorimi i aktiviteteve për sigurim të tokës
Për nën-projektin e RE, departamenti ligjor i KIL, si përfaqësues i Parashtruesit të Kërkesës për
procedurë të eksproprijimit, do të jetë përgjegjës për sigurimin e tokës dhe do të ndihmojë me përgatitjen
e sigurimit specifik të tokës për të siguruar përputhshmëri me ligjin dhe menaxhimin ligjor të çështjeve të
sigurimit të tokës para ndërtimit. Në këtë mënyrë, specialisti i departamentit ligjor të KIL do të
parashtrojë raport të progresit mbi sigurimin e tokës, i cili do të inkorporohet në raportet e Projektit, sipas
nevojës. Shpenzimet për këtë monitorim të brendshëm inkorporohen në buxhetin e projektit. Të dhënat
nga monitorimi duhet të jenë të cilësisë së mjaftueshme për të mundësuar auditim të jashtëm, sipas
nevojës. Sistemi i përgjithshëm i treguesve të monitorimit është dhënë në Tabelën 5 në vijim.
Tabela 4 : Matrica e monitorimit dhe vlerësimit
Qëllimi Aktivitetet Treguesit e monitorimit
Identifikimi i
pranuesve të
kompensimit
Kontrollimi i listës së pranuesve të
kompensimit kundrejt kritereve të
pranueshmërisë për kompensime.
Numri i personave në listën e
pranuesve të kompensimit, të
cilët nuk i përmbushin kriteret e
pranueshmërisë (përfshirja e
gabueshme)
Identifikimi i personave, të cilët mund
të pohojnë se kanë të drejtë në
kompensim, por nuk përfshihen në
listat e pranuesve të kompensimit.
Kontrolli i veçantë duhet të kryhet për
secilin lloj të kompensimit
Numri i personave të cilët i
përmbushin kriteret e
pranueshmërisë, por nuk
përfshihen në listën e pranuesve
të kompensimit (përjashtimi i
gabuar)
Kontrollimi i llojeve
të kompensimit
Konfirmimi i zonave të prekura në
mënyrë të përkohshme apo të
përhershme kundrejt listës
përfundimtare të PVR
Hapësira e tokës e cila është
lëndë e marrjes së përkohshme,
për të cilën janë paguar
kompensimet
Hapësira e tokës e cila është
lëndë e marrjes së përhershme,
për të cilën janë paguar
kompensimet
Kontrollimi i
kompensimit
Ekzaminimi i dokumenteve financiare
Numri i personave, të cilët kanë
pranuar kompensim me kohë
dhe në shumë të plotë, të
zbërthyer sipas llojit të
kompensimit
Identifikimi dhe analiza e arsyeve për
kompensim të cilët nuk paguhen në
sasi të plotë dhe me kohë
Numri i personave, të cilët nuk
kanë pranuar kompensim me
kohë dhe në shumë të plotë, të
zbërthyer sipas llojit të
kompensimit
Numri i personave, të cilët kanë
pranuar kompensim me kohë, të
zbërthyer sipas llojit të
kompensimit
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 33 nga 36
Shuma e financimit të alokuar
për pagesë të kompensimeve
Identifikimi i arsyeve, për të cilën
janë nënshpenzuar / mbishpenzuar
fondet për kompensim
Norma e shpenzimit të fondeve
të alokuara për kompensime, %
nga shuma e paraparë me PVR
përfundimtar
Kompensimi shtesë Monitorimi i afateve kohore të
marrjes së përkohshme të tokës
Numri i personave, në parcelat
e të cilëve duhet të zgjerohet
marrja e përkohshme
Hapësira, në të cilën do të
vazhdohen punët ndërtimore
pas afatit të përcaktuar
Konsultimet dhe
pjesëmarrja
Përcaktimi i nivelit të përfshirjes dhe
identifikimi i arsyeve për pjesëmarrje
joadekuate
Numri i pranuesve të
kompensimit, të cilët kanë
marrë pjesë në konsultime dhe
në takime koordinuese gjatë
secilës fazë të marrjes së tokës
Analiza e përmbajtjes së kontesteve
dhe ankesave. Zgjidhja e konflikteve
Numri i ankesave
Numri i ankesave të aprovuara
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 34 nga 36
4. SHABLLONI I PLANIT TË SHKURTUAR TË RISISTEMIMIT
Plani i shkurtuar i risistemimit kryhet për secilin nën-projekt për të cilin nevojitet marrja e tokës
për punët apo të cilët kufizojnë shfrytëzimin aktual të tokave të KIL.
Planet e shkurtuara të veprimit për risistemim duhet të përmbajnë së paku elemente vijuese:
a) Përshkrimi i nënprojektit dhe ndikimeve të ndërlidhura me tokën
b) Sondazhi nga regjistrimi i personave të zhvendosur dhe vlerësimi i aseteve;
Regjistrimi i personave të prekur në këtë projekt do të jetë baza e të dhënave e aseteve të humbura dhe
ndikimi i tij tek personat e prekur. Ndikimi do të përcaktohet duke mbledhur të gjitha të dhënat të cilat
përshkruajnë statusin socio-ekonomik të PPP dhe duke krahasuar asetet e humbura kundrejt pasurisë së
përgjithshme të PPP, si dhe nëse dhe si ka ndikuar humbja e aseteve në mjetet e jetesës së PPP.
c) Përshkrimi i kompensimit dhe ndihmës tjetër në risistemim e cila do të ofrohet (matrica e të
drejtave);
Përshkrimi i pakos së kompensimit dhe si përcakton vlerën e zëvendësimit.
d) Konsultimet me personat e zhvendosur lidhur me alternativat e pranueshme dhe mekanizmat e
ankesës;
Do të mbahen disa runde të konsultimeve, apo përsëritje të konsultimeve. Është me rëndësi të ceket se
PPP do të njoftohen për konsultimin me kohë. Konsultimet do të organizohen në vendin dhe kohën e
përshtatshëm për PPP sa herë që ka nevojë. Pas secilit konsultim, procesverbali i takimit do t’i
bashkëngjitet draftit të PVR si amandament i dokumentit.
e) Përgjegjësia institucionale për zbatim dhe procedurat për shtjellim të ankesës;
Grafikët e rrjedhës dhe përshkrimi i procesit të përgatitjes së PVZH-ve të shkurtuara si dhe procesin e
miratimit. Kombinimi i përgatitjes dhe miratimit të PVZH-së së shkurtuar me procedurat e përcaktuara
me kornizën ligjore të Kosovës.
f) Aranzhimet për monitorim dhe zbatim; dhe
Personat përgjegjës brenda KIL, të cilët do të organizojnë procesin. Personat të cilët do të raportojnë dhe
të përgatisin raportet.
g) Orari kohor dhe buxheti.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 35 nga 36
Gantt-grafiku dhe koha për secilin hap. Buxheti për procesin e eksproprijimit. Buxheti do të përcaktojë
të gjitha kostot, gjegjësisht kompensimin dhe kostot për organizim të dëgjimit publik, kostot për
mekanizëm joformal të ankesës.
Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit Ibër Lepenc Raporti për KPR
Shkurt 2016 Faqe 36 nga 36
Shtojca 1: lista e dokumenteve që i dërgohet Personit të prekur nga Projekti (PPP) në rast të
eksproprijimit
Kopja e vendimit të Autoritetit eksproprijues me të cilin pranohet kërkesa për procedim të
mëtejmë;
Kopja e kërkesës dhe e të gjitha dokumenteve të bashkëngjitura kërkesës;
Njoftim me të cilin:
përshkruhet qëllimi publik për të cilin është kërkuar eksproprijimi;
përcaktohet orari kohor, në përputhje me paragrafin 1 të Nenit 10 të këtij ligji, përbrenda të
cilit Autoriteti eksproprijues duhet të aprovojë apo të refuzojë kërkesën;
ceket se secili Person i interesuar mund të parashtrojë komentet e shkruara për eksproprijimin
e propozuar tek Autoriteti eksproprijues deri në datën e paraparë, e cila përcaktohet në
përputhje me paragrafin 1 të nenit 9 të këtij ligji;
ceket se:
o Autoriteti eksproprijues do të mbajë dëgjim publik lidhur me eksproprijimin në fjalë
në secilën komunë në të cilën gjendet prona e prekur (në këtë rast, Vushtrri);
o Secili person i cili është zyrtar i komunës ku mbahet dëgjimi i tillë, apo pronar apo
bartës i interesit në prona të prekura të cilat gjenden në komunën ku mbahet dëgjimi,
apo avokatët dhe përfaqësuesit e personit të tillë, kanë të drejtë të marrin pjesë në
takim të tillë;
o Cilido Person i tillë do të ketë mundësi të arsyeshme që të prezantojë me gojë
mendimet e tij/saj lidhur me eksproprijimin e kërkuar në dëgjimin e tillë në përputhje
me paragrafin 2 deri 4 të Nenit 9 të këtij ligji; dhe
o secili Person i cili dëshiron të merr pjesë dhe të jep mendimin e tij/saj në dëgjimin e
tillë duhet të sjellë me vete dëshmi të arsyeshme të dokumentuar me të cilin
dëshmohet se ai/ajo është një zyrtar i tillë publik, Pronar apo Bartës i Interesit, apo
avokat ligjor ose përfaqësues i zyrtarit të tillë publik, Pronarit apo Bartësit të Interesit.
ofrohet orarin kohor, në përputhje me kërkesat e paragrafit 2 të Nenit 9 të këtij ligji, duke
cekur datën, kohën dhe vendin e secilit dëgjim publik; dhe
përmban deklarata vijuese:
o Në rast se prona e cekur në kërkesë eksproprijohet në përmbyllje të procedurës, të
iniciuar në përputhje me atë kërkesë, nuk njihen dhe as nuk do të paguhen obligimet
për koston apo vlerën e përmirësimeve të bërë në pronë të tillë, stabilimenteve të
ndërtuara po të zgjeruara në pronë, apo për dru apo bimë të mbjellura në pronë pas
datës së përmbushjes së kushteve të publikimit nga paragrafi 8 i Nenit 8 të Ligjit për
eksproprijim të patundshmërisë i Republikës së Kosovës, i vitit 2009.
o Çdo person i cili pohon se ka pronësi apo interesa të tjera të ligjshme në pronën në
fjalë këshillohet të shqyrtojë ligjin e tillë dhe të merr parasysh kërkimin e këshillave
profesionale juridike për t’i ndihmuar që të kuptojnë të drejtat dhe obligimet e tyre
sipas ligjit.
kopjen e ligjit aktual për eksproprijim; dhe
kopja e standardeve të vlerësimit të cekura në paragrafin 6 të Nenit 15 të Ligjit për eksproprijim.