standardi i arritjeve gjuhË shqipe dhe …bro.gov.mk/docs/standardi/opstoobrazovni/albanski...
TRANSCRIPT
1
STANDARDI I ARRITJEVE
GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI
Shkolla e mesme profesionale (I – III) Përgatitën: Fatmir Sulejmani - këshilltar pedagogjik (koordinues) Raif Amiti - profesor në shkollën e “Boro Petrushevski” Shkup
Tetovë, nëntor 2008
2
Viti I Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Historia e gjuhës së shkruar shqipe
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - dinë për historinë e formimit të Gjuhës letrare shqipe;
KUPTIMI - e kuptojnë se gjuha është mjeti kryesor i komunikimit; - i njohin degët që e studiojnë gjuhën;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
- i dallojnë dialektet nga gjuha letrare shqipe;
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Fonetikë
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
KUPTIMI - e njohin rrokjen; - e njohin përdorimin e zanores ë;
ZBATIMI
- e përdorin drejt theksin në gjuhën shqipe; - i ndajnë fjalët në rrokje; - e shkruajnë drejt zanoren ë të theksuar dhe të patheksuar; - e shqiptojnë drejt zanoren u dhe y;
3
- i përdorin drejt diftongjet ua, ue, ie, ye; - i përdorin drejt togjet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj; - e përdorin drejt bashkëtingëlloren dridhëse rr;
ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Morfologji
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - e dallojnë gjininë e emrave; - e dallojnë shumësin e emrave të gjinisë mashkullore;
KUPTIMI - e njohin emrin si pjesë e ligjëratës;
ZBATIMI - i përdorin format e ndryshme të shumësit; - e përdorin shumësin e emrave që pësojnë ndryshime fonetike; - i përdorin drejt format foljore gjatë zgjedhimit vepror dhe jovepror;
ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
4
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Sintaksë
Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA
KUPTIMI
- i njohin funksionet ligjërimore të fjalive si njësi sintaksore; - e njohin renditjen e njësive sintaksore (gjymtyrëve në fjali a në periudhë); - e njohin bërthamën kallëzuesore dhe gjymtyrët e dyta të fjalisë; - i njohin pjesët përbërëse të periudhës;
ZBATIMI - i ndajnë fjalitë në bazë të lidhjeve të ndryshme sintaksore; - i zbatojnë këto njohuri gjatë analizës së periudhave me bashkërenditje dhe me nënrenditje;
ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
- i dallojnë llojet e gjymtyrëve kryesore dhe të gjymtyrëve të dyta të fjalisë; - e dallojnë togfjalëshin si njësi sintaksore;
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Komunikim Përmbajtja: Komunikim
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
Shkrimi/plotësimi i dokumentave të punës dhe i shkresave administrative... • CV (biografia) • paraqitja në konkurs • kërkesa • njoftimi • ankesa
5
• raporti • procesverbali • ftesa • urimi • telegrami • letra • fjala e rastit • plotësimi i çeqeve dhe formularëve
KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Teoria e letërsisë
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- e njohin letërsinë si art i fjalës dhe si shkencë;
- i njohin fillet e letërsisë së shkruar;
- e njohin Historinë e letërsisë, Teorinë e letërsisë dhe Kritikën letrare; KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
6
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Gjinitë dhe llojet letrare
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- i dallojnë llojet e epikës në vargje; - i dallojnë llojet e epikës në prozë; - e dallojnë romanin nga novela dhe tregimi; - e dallojnë poezinë lirike nga llojet epiko-lirike; - i dallojnë llojet e gjinisë dramatike; - e dallojnë temën dhe idenë e veprës letrare;
KUPTIMI
- i njohin veçoritë e gjinisë epike (epikës në vargje dhe epikës në prozë); - e njohin strukturën e poezisë lirike (ritmin, rrokjen, theksin, rimën, strofën); - i njohin veçoritë e poezisë lirike dhe llojet epiko-lirike (poemën, baladën…); - i njohin veçoritë e tekstit dramatik (konfliktin, dialogun, monologun, paraqitjen skenike etj.); - e njohin strukturën e veprës letrare;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
7
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia popullore
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - e njohin letërsinë popullore si paramodel i letërsisë së shkruar;
- i njohin veçoritë e folklorit dhe llojet e folklorit (lirikën, epikën historike dhe prozën); KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
- e dallojnë lirikën familjare e shoqërore;
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Fillet e letërsisë botërore
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - dinë mbi fillet e letërsisë botërore...; - dinë për mitologjinë dhe figurat mitologjike;
KUPTIMI
- e njohin përmbajtjen e veprës “Epi i Gilgameshit“; - e njohin Homerin (si autor) dhe veprën homerike; - e njohin jetën dhe krijimatrinë letrare të Virgjilit; - i njohin personazhët e eposit dhe bëmat e tyre (figurën e Akilit, Odiseut, Agamemnonit, Hektorit, Priamit, Brizeidës etj.);
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
- e analizojnë poemën “Eneida” (vetitë e personazheve, shprehjet dhe mjetet artistike të veprës);
8
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Fillimet e letërsisë shqipe dhe periodizimi i saj
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - i njohin fillimet e letërsisë shqipe (periodizimin e saj, përfaqësuesit, dëshmitë dhe dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe); - e njohin jetën dhe krijmtarinë letrare të Barletit;
KUPTIMI - e kuptojnë rolin e veprimtarisë së humanistëve shqiptarë; ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
-e analizojnë veprën “Historia e Skënderbeut “ (figurën e heroit tonë kombëtar);
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Humanizmi dhe renesansa në letërsinë evropiane
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - kanë njohuri për Humanizmin dhe renesansën;
KUPTIMI
- e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Dante Aligierit (subjektin, personazhët, alegorinë shoqërore, filozofike dhe fetare të veprës “Komedia hyjnore“); - e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Shekspirit; - i kuptojnë bëmat e personazhit kryesor – Hamletit...;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
9
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia e vjetër shqipe
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- dinë për zhvillimin e letërsisë së vjetër shqipe; - dinë për fillet e letërsisë arbëreshe; - i njohin përfaqësuesit kryesorë të kësaj letërsie; - e njohin jetën e Gjon Buzukut dhe “Mesharin”; - e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Pjetër Budit; - e njohin jetën dhe krijmtarinë letrare të Frang Bardhit; - e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Pjetër Bogdanit; - e njohin jetën dhe krijmtarinë letrare të Jul Varibobës;
KUPTIMI
- e kuptojnë rëndësinë e “Mesharit” (në aspektin historik-letrar dhe gjuhësor-letrar); - e kuptojnë rëndësinë e veprës “Apologjia e Skënderbeut “; - i kuptojnë veçoritë artistike, (lidhjen e veprës “Gjella e Shën Mërisë Virgjër” me folklorin arbëresh);
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
- e analizojnë (me ndihmën e arsimtarit) veprën “Doktrina e krishterë”; - e analizojnë (me ndihmën e arsimtarit) veprën “Çeta e profetëve”;
10
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Klasicizmi në letërsinë evropiane
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - e njohin klasicizmin - drejtimin e ri letrar i shekullit XVII; - e njohin jetën dhe krijmtarinë letrare të Molierit;
KUPTIMI - e kuptojnë veprën “Mizantropi“; ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Iluminizmi
Niveli i të menduarit Standardi MBAMENDJA
KUPTIMI - e njohin iluminizmin si drejtim letrar; - e njohin lëvizjen iluministe shqiptare; - i njohin iluministët shqiptarë: Theodor Kavaliotin, Dhanil Haxhiun dhe Dhaskal Todhrin;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
11
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia shqipe me alfabetin arabo-turk
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - dinë për letërsinë e shekullit XVIII (letërsinë shqiptare me alfabet arabo-turk);
KUPTIMI
- i njohin veçoritë kryesore të kësaj letërsie dhe përfaqësuesit e saj; - e njohin jetën dhe krijmtarinë e Muhamet Çamint; - e njohin jetën e Hasan Z. Kamberit dhe veçoritë e poezisë së tij; - i njohin elementet realiste në krijimet letrare të Hasan Z. Kamberit; - e njohin personalitetin dhe lirikat e Nezim Frakullës;
ZBATIMI
ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
- e analizojnë veprën “Erveheja”; - i analizojnë vjershat e Nezim Frakullës.
12
Viti II Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Klasifikimi i gjuhëve
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - e dinë se gjuha shqipe bën pjesë në grupin e gjuhëve Indoevropiane; KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Fonetikë
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
KUPTIMI
- e njohin drejtshkrimin e bashkëntingëlloreve të zëshme në pozicione të ndryshme të fjalës; - e njohin drejtshkrimin e bashkëtingëlloreve s, z, sh, zh dhe ç në pozicionet nistore të fjalëve; - e njohin drejtshkrimin e ndërzanores j; - e njohin drejtshkrimin e bashkëtingëllores h në pozicione të ndryshme; - e njohin mënyrën e përdorimit të drejtë të shkronjave të mëdha;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
13
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Morfologji
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - dinë për foljet kalimtare dhe jokalimtare; - i dallojnë mbiemrat nga ndajfoljet;
KUPTIMI
- i njohin mbiemrat si pjesë të ndryshueshme të ligjëratës; - i njohin kategorinë gramatikore të gjinisë së mbiemrave; - i njohin mënyrat e formimit të mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm; - i njohin shkallët e mbiemrave; - i njohin numërorët; - i njohin foljet njëvetore e pavetore; - i njohin diatezat e foljes;
ZBATIMI - i përdorin drejt mbiemrat; - e përdorin drejt kategorinë e shkallës te mbiemrat;
ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Gjuhë Përmbajtja: Sintaksë
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- i dallojnë përbërësit kryesorë të fjalisë - grupin emëror (kryefjalën) dhe grupin foljor (kallëzuesin); - i dallojnë fjalitë njëkryegjymtyrshe; - i dallojnë fjalitë e pagjymtyrëzueshme pohore e mohore (fjalitë pyetëse, nxitëse e thirrmore);
14
KUPTIMI - e njohin rendin e zakonshëm të përbërësve të fjalisë;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Komunikim Përmbajtja: Biseda, tregimi, ritregimi, njoftimi, shkrimet letraro-shkencore dhe publicistike
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- bisedojnë/diskutojnë lirshëm; - vlerësojnë dhe pranojnë mendimet e të tjerëve; - flasin për tema dhe probleme të ndryshme; - diskutojnë për problemet ekologjike, për biznesin etj.; - bisedojnë për modën; - i tregojnë dhe i ritregojnë ngjarjet e përjetuara; - flasin ose shkruajnë mbi përmbajtjen e një vepre të caktuar arti; - flasin a shkruajnë lidhur me mbresat nga një film i shikuar artistik ose dokumentar; - i dallojnë format e ndryshme të njoftimit; - i dallojnë tekstet letrare, shkencore e publicistike;
KUPTIMI ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
15
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Romantizmi në letërsinë evropiane
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - dinë për përfaqësuesit dhe veprat kryesore të kësaj periudhe letrare; - i dallojnë karakteristikat e artit dhe letërsisë romantike; - i dallojnë elementet romantike;
KUPTIMI - i njohin kushtet dhe rrethanat që ndikuan në paraqitjen e romantizmit evropian; - e njohin jetën dhe aktivitetet letrare të Bajronit; - e njohin jetën dhe veprën e Pushkinit;
ZBATIMI - e komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) veprën “Çajld Harold”; - e komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) veprën “Eugjen Onjegin”;
ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Letërsia e Rilindjes Kombëtare
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - kanë njohuri për kohën dhe rrethanat e paraqitjes së kësaj epoke;
KUPTIMI
- i njohin përfaqësuesit më të rëndësishëm të Rilindjes kombëtare; - i njohin veprat e Naum Veqilharxhit, Konstantin Kristoforidhit e të Sami Frashërit; - e njohin Humanizmin dhe Renesansën; - shpjegojnë përmbajtjen dhe rolin e përfaqësuesve të Rilindjes kombëtare;
ZBATIMI
16
ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
- dallojnë Rilindjen kombëtare shqiptare prej drejtimit letrar të romantizmit.
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Romantizmi në letërsinë shqipe
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- e njohin kohën dhe rrethanat e paraqitjes së romantizmit;
- e njohin jetën dhe veprat letrare të De Radës;
- e njohin jetën dhe veprën e Gavrill Darës;
- e njohin jetën dhe lirikën e Serembes; - e njohin jetën e Anton Santorit dhe dramën “Emira”; - e njohin jetën dhe veprat e Naim Frashërit; - e njohin jetën dhe veprat e Pashko Vasës; - e njohin jetën dhe veprën letrare të Mjedës;
KUPTIMI
- e komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) poemën “Këngët e Milosaos”; - e komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) poemën “Kënga e sprasme e Balës”; - i komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) poezitë: “Kënga e mallit të pare”, “Vrull”, “Detari”; - i komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) veprat: “Lulet e verësë” dhe “Bagëti e bujqësia”; - e komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) romanin “Bardha e Temalit“ dhe poezinë “O moj Shqipëri”; - e komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) përmbledhjen “Juvenilia” dhe poemën “Andrra e jetës “;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
17
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Realizmi në letërsinë evropiane
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - i dallojnë tiparet kryesore të këtij drejtimi letrar në përqasje me drejtimin pararendës;
KUPTIMI - i njohin kushtet dhe rrethanat e paraqitjes së realizmit evropian; - e njohin biografinë e Honore de Balzakut; - e komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) romanin “Xha Gorio”;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Letërsi Përmbajtja: Realizmi në letërsinë shqipe
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA - i njohin momentet historiko-shoqërore të paraqitjes së realizmit në letërsinë shqipe; - e njohin jetën dhe krijimtarinë letrare të Çajupit; - e njohin jetën dhe veprën poetike të Asdrenit;
KUPTIMI - i komentojnë vargjet e përmbledhjes “Baba Tomori”; - i komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) lirikat më të njohura të Asdrenit;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
18
Viti III Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: Komunikim Përmbajtja: Komunikim – tregimi, ritregimi, diskutimi, njoftimi...; shkrimi i teksteve për qëllime praktike...
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- të tregojnë lirshëm e pa probleme në gjuhën letrare shqipe për ngjarje e fenomene të jetës shoqërore, politike e kulturore; - të kultivojnë respektin, tolerancën, kujdesin për të mirat e përgjithshme…; - të ritregojnë me gojë dhe me shkrim mbi ngjarje të përjetuara, mbi vepra të lexuara, mbi emisione televizive dhe mbi filma të shikuar…, duke respektuar rregullat e gramatikës së gjuhës shqipe…; - të diskutojnë rrjedhshëm për qëndrimet personale dhe ato të shokëve të tyre mbi feniomenet dhe ngjarjet e ndryshme…; - të shfrytëzojnë fakte dhe argumente gjatë diskutimeve me të njohurit e me të panjohurit; - të referojnë në mënyrë të pavarur mbi ndonjë ngjarje të rëndësishme; - të prezantojnë rrjedhshëm e kuptueshëm (me gojë e me shkrim) fakte të hulumtuara paraprakisht…; - të bëjnë njoftime me gojë e me shkrim për ngjarjet e rëndësishme në punë, në shkollë, në shoqëri… - të shkruajnë tekste për qëllime praktike, të bëjnë hartime të bukura mbi tema të ndryshme…; - të rregullojë një tekst me rend të përmbysur sipas normave gramatikore...
KUPTIMI ZBATIMI VLERËSIMI KRIJIMTARIA
19
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: GJUHË Përmbajtja: Njohuri të përgjithshme mbi gjuhën
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- e dinë se gjuha e sotme letrare shqipe ka për bazë dy dialektet tona: gegërishten dhe toskërishten; - e dinë se fjala ka përmbajtje dhe formë; - e mbajnë mend se shumica e fjalëve, përveç kuptimit themelor, kanë edhe kuptime të tjera leksikore; - i dallojnë njësitë frazeologjike...;
KUPTIMI - i njohin sinonimet, homonimet dhe antonimet;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: GJUHË Përmbajtja: Fonetikë
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- dinë për drejtshkrimin e zanores i në vend të y-së (krimb, kripë, qilim etj.); - e njohin drejtshkrimin e zanores u në vend të y-së (bufe, bulmet, burokrat, duke, fruta, kurbet etj.); - e njohin drejtshkrimin e takimit të t-së me sh-në (i begatshëm, i çuditshëm, i sotshëm etj.); - e njohin drejtshkrimin e togjeve të zanoreve ie në vend të je (e diel, miell, fier, ziej, përzjeva, ndjeva etj.);
KUPTIMI ZBATIMI
20
ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: GJUHË Përmbajtja: Morfologji
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- japin shembuj për drejtshkrimin e disa emrave që në shumës e ndërrojnë gjininë (pallat i bukur > pallate të bukura etj.); - e njohin shumësin e emrave me prapashtesat: a, e, ë, nj, ër, enj, inj, ra; - përsërisin njohuritë mbi foljen dhe kategoritë gramatikore të tyre...;
KUPTIMI - i njohin kohët e thjeshta të foljes; ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: LETËRSI Përmbajtja: Letërsia shqipe midis dy luftërave botërore
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- e njohin jetën dhe aktivitetin letrar të Fishtës; - e njohin jetën dhe aktivitetin letrar të Migjenit; - dinë mbi jetën dhe aktivitetin letrar të Kristo Floqit; - e dallojnë komedinë nga tragjedia;
21
- dinë mbi jetën dhe aktivitetin e letrar të E. Koliqit; - lexojnë pjesë nga vepra ,,Tregtarë flamujsh”;.
KUPTIMI - i kuptojnë poezitë e librit ,,Vargjet e lira” dhe prozën e Migjenit; - shpjegojnë (me ndihmën e arsimtarit) pjesë nga vepra ,,Ago Jakupi” të M. Kutelit; - e komentojnë dramën ,,Vëllazëri e interesë”;
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
- analizojnë (me ndihmën e arsimtarit) fragmente nga vepra ,,Lahuta e Malcisë”; - e analizojnë kryeveprën e A. Asllanit - ,,Hanko Halla”;
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: LETËRSI Përmbajtja: Letërsia moderne botërore
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- i dallojnë veprat letrare të modernës nga veprat e drejtimeve tjera; - e njohin jetën dhe aktivitetin letrar të shkrimtarit Edgar Allan Po; - kanë njohuri për prozën e shkurtë; - lexojnë dhe reprodukojnë njohuritë për veprat ,,Macja e zazë” dhe ,,Korbi”; - e njohin jetën dhe veprimtarinë letrare të Bodlerit;
KUPTIMI - i komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) poezitë e librit ,,Lulet e së keqes”; ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA
22
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Fusha programore: LETËRSI Përmbajtja: Letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore
Niveli i të menduarit Standardi
MBAMENDJA
- e njohin jetën dhe veprën letrare të Esad Mekulit (“Dita e re”); - kanë informacion per jetën dhe veprën letrare të Martin Camajt; - e njohin jetën dhe veprën letrare të Hivzi Sulejmanit; - kanë njohuri për jetën dhe veprën letrare të Petro Markos (“Hasta la vista”); - dinë për jetën dhe veprën letrare të Ismail Kadaresë...;
KUPTIMI - lexojnë fragmente nga vepra e M. Camajt dhe i komenton ato me ndihmën e arsimtarit; - komentojnë (me ndihmën e arsimtarit) pjesë nga vepra “Njerëzit”...
ZBATIMI ANALIZA VLERËSIMI KRIJIMTARIA