stagnimi i emigracionit nº dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti...

19
Stagnimi i emigracionit në Dibër nëpërmjet politikave publike Fisnik Muça Diber, Janar 2010

Upload: others

Post on 03-Nov-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Stagnimi i emigracionit në Dibërnëpërmjet politikave publike

Fisnik Muça

Diber, Janar 2010

Page 2: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 2

Përmbajtja

I. Qasje teorike1. Mbi emigracionin dhe politikat publike …………………………………………………………………3

A. Kuptimi i emigracionit ………………………...…………………………….…………………3B. Kuptimi i politikave publike …………………………………………...…….….......................4

II. Identifikimi i problemit ……………………………………………………………………………….52.Emigracioni në Dibër, segment jetik i dibranëve …………………………..………..…………………...5

A.Emigracionet gjatë Periudhës Osmane …………………………...………………………….…5B.Emigracionet gjatë viteve 1912-1913 si rezultat i dhunës sërbe ……………………………….5C.Emigracionet në Periudhën Jugosllave ……………………………………...………………….6Ç.Emigracionet e viteve të 70-ta për në Gjermani ………………………………………….…..…6D.Emigracioet e heshtura pas viteve të 70-ta për në SHBA.............................................................6E.Liberalizimi i vizave dhe emigracioni i qytetarëve dibran ...........................................................7

III. Analiza e problemit .................................................................................................................... ..........83. Shkaqet dhe pasojat e emigracionit në Dibër ............................................................................................8

A. Shkaqet e emigracionit në Dibër ................................................................................................8B. Pasojat e emigracionit në Dibër ..................................................................................................9

IV. Alternativat per zgjidhjen e problemit .............................................................................................104. Politikat publike për stagnimin e emigracionit në Dibër ........................................................................10

Alternativa e pare ........................................................................................................................10A. Sistematizimi i vendeve te punes.............................................................................................10Alternativa e dyte ........................................................................................................................12B. Stagnimi i emigracionit në Dibër nëpërmjet thithjes së investimeve......................................12Alternativa e trete .......................................................................................................................13C. Pershpejtimi i ndërtimit të rruges se Arberit ..........................................................................13

V. Zgjedhja dhe implementimi ..............................................................................................................145. Zgjedhja dhe implementimi i politikës së zgjedhur ...............................................................................14

VI. Evaluimi i politikes se zgjedhur .......................................................................................................156. Vlerësimi i politikes se zgjedhur ..................................................................................................... ......15

VII. Feedback- u .....................................................................................................................................17Ankete me fokus grupin ............................................................................................................................17

Anekset ......................................................................................................................................................19

Resurset e shrytëzuara ..................................................................................................... .........................20

Page 3: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 3

1. Mbi emigracionin dhe politikat publike

A. Kuptimi i emigracionit

Fjala emigracion rrjedh nga fjala latine emigratus , emigrare, 1 që don të thotë largim prej

një vendi në një vend tjetër. Për nga kuptimi, emigracioni nënkupton largimin nga atdheu për

shkaqe politike, ekonomike, etj dhe vendosje të përkohshme apo të përhershme në një vend të

huaj. Emigrant është individi i cili është larguar nga atdheu për të punuar apo jetuar përkohësisht

apo përgjithmonë në një vend të huaj 2. Sipas kësaj kemi dy lloje të emigracionit:

Emigracioni i përkohshëm, kur individi apo familjet vendosen përkohësisht në një

vend të huaj por me qëllim që një ditë të kthehen në vendlindje;

Emigracioni i përhershëm, kur individi apo familjet shpërngulen përgjithmonë nga

vendlindja e tyre, për të punuar dhe jetuar në një vend të huaj.

Individët dhe familjet emigrojnë për shkaqe të ndryshme. Duke u nisur nga emigrimet më

të hershme e deri tek ato bashkëkohore, fakorët të cilat ndikojnë në emigracion mund që ti

ndajmë në dy grupe të mëdha, ku secili grup ngërthen në veti një numër të madh faktorësh.Pra,

kemi faktorët shtytës (push factors) dhe faktorët tërheqës(pull factors).

Në faktorët shtytës bëjnë pjesë: luftërat apo konfliktet e tjera të armatosura.,uria apo

thatësia, përhapja e sëmundjeve, varfëria, korurpsioni politik, konfrontimet me politikat e atij

vendi, fundamentalizmi fetar apo jotoleranca fetare, katastrofat natyrore(tërmetet, vërshimet,

rasti i Shkodres, etj), pakënaqësia me vendasit(ngacmimet, abuzimet, kërcënimet), pakënaqësia

me normën e imigracionit ,pamundësia e punësimit, mungesa e të drejtave të njeriut, qëllimi për

të përhapur kulturën apo fenë e tij, etj.

Në faktorët tërheqës bëjnë pjesë: të ardhurat e larta në vendin e huaj, taksat më të

ulëta,klima më e mire, mundësia më e mirë e punësimit, lehtësimret medicinale, mundësitë më të

mira të edukimit dhe shkollimit, sjellja më e mirë e njerëzve, shkaqet familjare, stabiliteti politik

i vendit të huaj, toleranca fetare, të drejtat dhe liritë e njeriut, prestigji kombëtar, etj. 3

1 http://www.merriam-webster.com/dictionary/Emigration2 http://www.fjalorshqip.com3 http://en.wikipedia.org/wiki/Emigration

Page 4: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 4

B. Kuptimi i politikave publike

Politika publike ka të bëjë me aktivitetet e menduara dhe të analizuara, të cilat i

ndërmarrin institucionet, organizatat ose individët me autorizime publike, për të arritur një qëllim

të dëshiruar.. Pasi që të jetë analizuar, kemi të bëjmë me një politikë të zbatuar publike e cila

është një varg aktivitetesh të institucionit të autorizuar brenda kufijve të një rrethi të caktuar, i

cili rreth mund që të krijoj bariera dhe mundësi për arritjen e qëllimit të caktuar.

Sa i përket kategorizimit të politikave publike të aplikuara, Andersoni i ndan si në vijim:

Politikat substanciale dhe procedurale. Politikat substanciale kanë të bëjnë me atë se çka

është lënda e politikës, pra se çka pushteti lokal apo qëndror ka për qëllim që të bëjë dhe të

arrijë. Politikat procedurale lidhen me atë se Kush dhe me cilat mjete(financiare, teknike, etj)

do të realizojnë atë që është për qëllim ;

Politikat distributive, rregullative, vetërregullative dhe redistributive. Ky kategorizim

merr parasysh ndikimet e politikave ndaj shoqërisë, si dhe raportet ndërmjet pjesëmarrësve

në krijimin, analizën dhe zbatimin e politikës konkrete. Politikat distributive janë të drejtuara

drejt shpërndarjes së beneficioneve ndaj segmenteve të caktuara të shoqërisë, duke

shfrytëzuar fondet publike. Politikat rregullative drejtohen kah kufizimi i sjelljeve të

individëve, grupeve ose organizatave, të cilat pa dashur nxisin konflikte. Politikat

vetërregullative, janë të ngjajshme me ato rregullative, por në këtë rast vërtetohen me kërkesë

të grupit rregullativ në lidhje kryerjen e punëve me interes të përbashkët. Politikat

redistributive kahëzohen drejt qeveritarëve të autorizuar për rishpërndarjen e të mirave, të

ardhurave publike, pronave apo të drejtave ;

Politikat materiale dhe politikat simbolike. Politikat materiale orientohen kah sigurimi i

burimeve të arritshme apo fuqive kryesore për një kategori të caktuar të shoqërisë. Politikat

simbolike kanë për qëllim proklamimin dhe promovimin e disa vlerave të caktuara nga të

cilat priten rezultate të ardhshme ;

Politikat për sigurimin e të mirave të përgjithshme(mbrotja e ambientit jetësor) dhe të

mirave private ;

Politikat liberale dhe konzervative. 4

4 James E. Anderson; “ Publc Policymaking”; Boston, Houghton Mifflin, 2006

Page 5: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 5

2. Emigracioni në Dibër, segment jetik i dibranëve 5

Emigracioni në Dibër ka qenë një problem jetik i dibranëve dhe mund të ndahet në disa

periudha, ku çdo periudhe ka patur tiparet dhe karakteristikat e saja. Shkak i emigrimeve, nuk ka

qenë gjithmonë elementi ekonomik por ka patur edhe segmente të tjera. Kështu që këto faza

mund që ti rradhisim si në vijim.

A. Emigracionet gjatë Periudhës Osmane

Gjatë kësaj periudhe dibranët kanë emigruar për në Stamboll. Ky emigracion në këtë

periudhë nuk ka patur tipare të dhunës, por si karakteresitkë ka patur tiparet priviligjuese, ku janë

shpërngulur nga Dibra një numër i konsiderueshëm i dibranëve. Ato kanë qenë individë të asaj

kohe të cilët kanë patur ngritje intelektuale, pozita shoqërore të larta, mençuri, të cilët Perandoria

Osmane i ka tërhequr për veprimtari të mëtutjejshme në Stamboll. Para vitit 1912 në Stamboll

kemi një emigracion priviligjues, ku dibranët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të posteve

që kanë patur në kuadër të Perandorisë dhe mundësisë ekonomike për të zhvilluar tregtinë, dhe

këto familje dibrane në Stamboll ditët e sotit pothuajse janë asimiluar.

B. Emigracionet gjatë viteve 1912-1913 si rezultat i dhunës sërbe

Emigracioni i viteve 1912-1913 bart në vete karakterin e dhunës nga sërbët, ku pothuajse

i tërë qyteti i Dibrës u shpërngul apo në një farë mënyre u përzua dhe për shumë pak kohë u

shpraz i tërë qyteti. Këtë shpërngulje të dibranëve në këtë periudhë për në Shqipëri, ku fillimisht

shkuan në Elbasan e më pastaj u vendosën në Tiranë, e tregon fakti që sot në Tiranë kemi mbi

55.000 banorë të cilët janë me preardhje dibrane. Shumë nga këto familje me origjinë dibrane, në

Dibër pothuajse nuk egzisojnë. Sot në Dibër nuk egziston më familja Qausholli, një familje

aristokrate, familja Jorganxhiu, Albule, Strezimiri, një familje e pastër dibrane, si dhe shumë

familje të tjera të cilat kanë qënë të detyruara nga dhuna sërbe të që emigrojnë për në Tiranë. Sot

në Tiranë egziston edhe një rrugë e cila mban emrin e qytetit të Dibrës. Pra siç përmendëm edhe

më lartë, ky emigracion ka qenë i dhunshëm, i realizuar nga sërbët, në dëm të shqiptarëve, që

Dibra të mbetet pa njerëz, nga se ashtu më lehtë mund që ta përvetësonin dhe ta futnin nën

ombrellën sllave.

5 Intervistë me Myftiun e qytetit të Dibrës: Mr. Ruzhdi Lata , Diber , 7 Janar 2010

Page 6: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 6

C. Emigracionet në Periudhën Jugosllave

Ky emigracion u sponzorizua nga sistemi centralizues i sigurimit shtetëror jugosllav dhe

kishte karakterin politik. Ky largim i popullatës u arrit përmes presioneve më të modifikuara, më

të organizuara, kushtëzimeve të ndryshme politike, dhe ndonjëhere edhe nëpërmjet bindjeve të

ndryshme të dibranëve se nuk do te kenë mundësi që ta aplikojnë besimin e tyre në Dibër. Gjatë

kësaj periudhe bashkë me 500.000 shqiptarë që shkuan në Shqipëri, nëpërmjet një kontrate të

fshehtë midis Turqisë dhe Jugosllavisë që të vendosen në Anadoll, shkuan përsëri shumë familje

dibrane dhe Dibra u shpraz. Edhe ky emigracion kishte karakterin e shpërnguljes së dhunshme,

por e modifikuar edhe politikisht nëpërmjet presioneve, arrestimeve, konfiskimit të pasurisë,

dhunës fizike, mosdhënies së të drejtës të shkollimit, lëvizjes, besimit, e kështu me rradhë.

Ç. Emigracionet e viteve të 70-ta për në Gjermani

Një emigracion pak më modern na paraqitet në vitet e 70-ta. Duke e arsyetuar atë me

shërimin e plagës ekonomike, Tito në një marrëveshje që bëri me Gjermaninë Perëndimore të

asaj kohe me pretendimin që e kishte rregulluar Jugosllavine dhe që tani të rregullonin edhe

Gjermaninë, dërgoi një numër të konsiderueshëm të punëtorëve që të punojnë dhe të veprojnë

atje. Kjo politikë e Jugosllavisë nuk ishte vetëm në dobinë e individëve të cilët do të rregullonin

gjendjen e tyre ekonomike duke punuar jashtë vendit të tyre, por ishte edhe në dobinë e vet

regjimit jugosllav i cili kishte planifikuar që këto njerëz nuk do të ktheheshin më në vendlindjen

e tyre. Ky plan i tyre u realizua, nga se shumë dibran fillimisht u nisën për në Gjermani

individualisht, kurse më pastaj morrën familjet dhe përsëri kemi një shprazje të qytetit të Dibrës.

D. Emigracioet e heshtura pas viteve të 70-ta për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pas viteve të 70-ta kemi një emigracion të heshtur por përsëri të stimuluar nga regjimi

jugosllav. Ky emigracion i popullatës dibrane u sponzorizua në një formë shumë diplomatike,

bile edhe me shpenzime të mëdha, që dibranët me vuajtje dhe mundime të mëdha duke shkuar në

llogoret e Italisë dhe Austrisë, u përcollën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot atje

kemi diku 15.000 dibranë, apo një Dibër tjetër. Ditët e sotit pjesa dërmuese e popullatës dibrane

gjendet në SHBA dhe çdo dibran ka atje ndonjë të afërt, shok apo dashamir.

Page 7: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 7

E. Liberalizimi i vizave dhe emigracioni i qytetarëve dibran

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2002 dhe mbi bazën e organizimit

territorial të vitit 2004, në Komunën e Dibrës sot jetojnë diku 19.452 banorë. Nga numri i

përgjithshëm i popullsisë në Komunë, në qytetin e Dibrës jetojnë 15.000 banorë, ndërsa pjesa

tjetër jetojnë nëpër fshatrat përreth. Dukuria e shpërnguljes dhe migrimit në Dibër është dukuri

shumë e pranishme dhe e gjërë. Për arsye politike, ekonomike dhe sociale, në 30-të vitet e fundit

afër 10.000 qytetarë u shpërngulën në SHBA dhe 2000 në vendet e Evropës Perëndimore, ndërsa

ka edhe një të numër të madh që punojnë përkohësisht në vendet e Evropës Perëndimore. 6 Sipas

të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku

3.408 të papunësuar, që është një normë mjaft e lartë.

Në datën 19 dhjetor në vitit 2009 u bë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e

Maqedonisë për në vendet e Evropës dhe Shengen Zonës me përjashtim të disa shteteve. Sipas

statistikave të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme, që nga heqja e regjimit të vizave nga

vendet e Bashkimit Evropian, nga 19 dhjetori e deri në javën e dytë të janarit vendin e kanë

lëshuar rreth 150 mijë qytetar të Maqedonisë dhe se vetëm 60 prej tyre janë kthyer. 7

Vallë sa prej këtyre qytetarëve do të kthehen në vendlindjen e tyre? Sa prej tyre janë

dibran? A thua Dibra do të shprazet edhe më shumë dhe se këto njerëz do të emigrojnë? Për tu

dhënë përgjigje këtyre pyetjeve kam bërë një anketë me 30 persona dhe kam arritur që të marr

disa përgjigje edhe pse prej të dhënave statistikore mund që të ketë devijime nga vetë fakti që

mostra e zgjedhur është e vogël. Në lidhje me atë se a do të udhëtojnë dibranët me liberalizimin e

vizave, 50% prej tyre janë përgjigjur se do të udhëtojnë për disa ditë a muaj dhe do të kthehen

përsëri, 45 % nuk do të udhëtojnë, kurse 5% prej tyre do të udhëtojnë dhe nuk do të kthehen më

ne vendin e tyre.

Pothuajse të gjithë dibranët kanë dikë në mërgim. Dikush ka prindërit, e dikush fëmijët,

tezen, hallën, dajën, xhaxhain, nipërit a mbesat, dikush tjetër ndonjë shok, mik apo dashamir.

Andaj çdonjëri do të dëshironte që ti takonte apo të bashkohej me të afërmit. Pjesa e dërmuese

janë shpërngulur në SHBA, diku 75%, kurse 20% janë ne vendet e Evropës Perëndimore.

6 Plani Lokal për Veprim në Mjedis(PLVM) për Komunën e Dibrës 2009, fq 18 dhe 197 www.mesazhi.com

Page 8: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 8

3. Shkaqet dhe pasojat e emigracionit në Dibër

A. Shkaqet e emigracionit në Dibër

Emigracioni është një dukuri e cila paraqitet si rezultat i faktorëve të ndryshëm qe me

vone sjell pasojat të cilat mund të jenë pozitive, por në të shumtën e rasteve edhe negative. Tani

le ti shohim shkaqet të cilat e shtyjnë popullatën që të largohet nga vendlindja e tyre. Në

përgjithësi shkaqet mund që ti ndajmë në politike, ekonomike, sociale dhe psikologjike 8. Ndërsa

një ndarje tjetër do të ishte si në vijim:

Regjimi i ashpër politik - Shpesh politikat jo të drejta dhe antidibrane kanë qenë shkak i

emigracionit të popullatës nga qyteti i Dibrës, sidomos në të kaluarën. Ditët e sotit përdoren

politika më bashkëkohore të cilat poashtu janë antidibrane ,me të vetmin qëllim, që qyteti i

Dibrës të shprazet;

Papunësia – Shumica e të rinjve edhe pse kanë mbaruar shkollat e tyre dhe kanë përgaditjen

adekuate përsëri mbesin të papunë për shumë arsye. Kjo gjendje i detyron të rinjtë që të

marrin rrugën e mërgimit;

Gjendja e dobët financiare – Disa familje dibrane nuk arrijnë që të mbulojnë shpenzimet e

jetës, gjë që i detyron të largohen nga vendlindja e tyre. Shumica e tyre largohen në forma

jolegale, duke paguar një shumë të konsiderueshme të parave të marra borxh, me të vetmin

qëllim, për të nxjerur kafshatën e gojës dhe për tu mundësuar familjeve një jetë më të mirë.

Deri diku ky akt i tyre është i justifikueshën nga se ballafaqohen me një problem të vështirë

jetik;

Kushtet jo të mira të jetesës – Një pjesë e dibranëve nuk janë të kënaqur me kushtet e

jetesës në vendin e tyre. Për një jetë më të mirë, marrin rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të

Amerikës dhe të Evropës Perëndimore.

Pushteti lokal dhe ai qëndror nuk funksionon si duhet – Një shkak tjetër që ndikon në

emigrimin e popullatës nga Dibra është edhe mosfunksionimi i drejtë i pushtetit lokal dhe atij

qëndror. Kjo më së shumti lidhet me thithjen e investimeve në qytetin e Dibrës,

sistematizimin e vendeve të punës, punësimin meritor dhe jopartiak të të rinjve të cilët

posedojnë aftësinë profesionale për një vend pune, si dhe lënia pas dore e ndërtimit të rrugës

së Arbërit.;

8 Interviste me Kryetarin e Keshillit Komunal, Nizamedin Papraniku, Diber, 19 Dhjetor 2009

Page 9: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 9

Bashkimi i familjarëve – Dibranët marrin rrugën drejt mërgimit edhe për tu bashkuar me të

afërmit e tyre. Ndodh që prindërit të janë në SHBA, kurse fëmijët në Dibër, dhe si rezultat i

kësaj qytetarët edhe nëpërmjet rrugëve jolegale largohen nga qyteti i tyre për tu bashkuar

familjarisht;

Dëshira për një jetë më luksoze – Ka raste kur qytetarët largohen nga Dibra për të shijuar

një jetë më luksoze. Edhe pse këto raste janë të ralla, përsëri disa qytetarë largohen nga

qyteti duke u jusfitikuar me këtë argument;

Dëshira për të jetuar diku jashtë – Disa dibran do tu pëlqente të jetonin një jetë më

evropiane, gjë e cila do t’i shtynte të emigronin nga qyteti i tyre.

B. Pasojat e emigracionit në Dibër

Emigracioni është një dukuri e cila bart pasojat qofshin ato negative apo pozitive. Si anë

pozitive të emigracionit do të veçoja atë që paraqet një mundësi për individin për tu zhvilluar

profesionalisht, ekonomikisht, financiarisht apo moralisht. Dibrani i cili emigron nga vendlindja

padyshim që zhvillon një jetë të mirë ekonomike. Gjithashtu si anë tjetër pozitive mund që të jetë

edhe ajo që emigracioni ndikon në rritjen e ekonomisë lokale kur emigrantët kthehen në

vendlindjen e tyre, nga se një pjesë të parave të kursyera do ti harxhojnë bashkë me familjarët në

Dibër.

Por emigracioni është edhe një plagë e rëndë për Dibrën. Përveç mundësive kemi edhe

rreziqe të cilat mund që kenë pasoja të kobshme. Si anë negative do të veçoja si në vijim :

Shprazja e qytetit dhe largimi i klasës intelektuale për ti siguruar vetes një prosperim në

jetë;

Popullata dibrane që ka emigruar po ballafaqohet me rrezikun e asimilimit nga se një pjesë

e të rinjve dibran që jetojnë në SHBA kanë humbur vlerat e tyre qytetare, traditat e të parëve,

gjuhën e shkruar shqipe, por ndonjëhere edhe gjuhën e folur, besimin, si dhe pjesë të tjera të

kulturës që janë identiteti i vërtetë i tyre;

Devijimi i të rinjve gjithashtu përbën një rrezik tepër të madh. Ka të atillë që humbin

gjurmët nëpër rrugët e Amerikës duke mos respektuar prindërit, të afërmit, dhe duke marrur

rrugë devijante të cilat më pastaj janë të kobshme; si dhe

Page 10: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 10

Shumë të rinj janë të detyruar që nëpërmjet rrugëve jolegale të emigrojnë për në SHBA

duke shfrytëzuar pasaporta fallso, dokumentacion të rrejshëm, dhe duke kaluar me tepër

rrezik kufijtë e Meksikës, të cilat kanë ditur të jenë të kobshme për dibranët. Para disa viteve

disa dibran përfunduan jetën e tyre duke kaluar kufirin Meksikë – SHBA.

Dergimi i prinderve ne azilin e pleqve.

4. Politikat publike për stagnimin e emigracionit në Dibër

Shërimi dhe stagnimi i emigracionit mund që të bëhet në plan individual apo familjar dhe

në plan publik. Në plan individual çdo i ri duhet që të bind veten e tij dhe familjen tij që të mos

largohet nga qyteti i tij, por të kërkoj të drejtat e tij duke u munduar që të ndryshojë situatën. Me

punë gjithçka mund që të arrihet, me këtë edhe një ardhmëri më e mirë për çdo të ri dibran. Në

plan publik, emigracioni mund që të stagnohet nëpërmjet politikave publike të cilat duhet që të

ndërmerren nga pushteti lokal dhe nga individët apo organizatat e autorizuara. Në këtë aspekt,

pushtetit lokal do ti kisha ofruar një varg të politikave publike të cilat egziston një mundësi e

madhe që të jenë dobiprurëse për stagnimin e emigracionit apo të paktën zbutjen e tij. Disa

alternativa të politikave publike që do t’ia kisha rekomanduar pushtetit lokal janë të rradhitura si

në vijim:

Alternativa e pare

A. Sistematizimi i vendeve te punes – hapja e vendeve te reja te punes

“ ... Tash lindën pyetja se si mund që të shërohet kjo plagë e rëndë e dibranëve? Çdo shërim

e ka metodën e vet. Fillimisht duhet të bëhet parandalimi, plotësimi i kushteve për tu ndalur kjo

dukuri, e mandej të bëhet realitet e gjithë ajo... Mekanizimi më i mirë për ndalimin e

mëtutjejshëm të shpërnguljes së dibranëve, veçanërisht të gjeneratave të reja që vinë, është

angazhimi absolut dhe maksimal i pushtetit lokal që të ketë një projekt elaborat se si mund të

ndalohet ky largim i të rinjve. Fatkeqësisht pushteti lokal nuk e ka, kurse për të tjerët vazhdojnë

po të njëjtat projekte dhe qëllime dhe Dibra përsëri dëmtohet. Pushteti lokal duhet që të ketë një

elaborat të atillë që vetëm të respektojë sistemazimin e vendeve të punës, që në administratë të

jenë njerëzit adekuat, që në ato ndërmarrje të pakta të jenë personat e merituar...” 9

9 Intervistë me Myftiun e qytetit të Dibrës, Mr. Ruzhdi Lata, Diber 7 Janar 2010

Page 11: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 11

Pra njëra ndër alternativat për zgjidhjen e problemit në fjaë është sistematizimi i vendeve të

punës dhe punësimi i njerëzve adekuat. Kjo jo vetëm që do të ndalonte emigracionin në Dibër,

por do të ishte edhe një metodë majft produktive edhe për qytetin. Sot nga Dibra largohet klasa

intelektuale nga pamundësia për të gjetur punë, gjë që rrit normën e emigracionit. Andaj

alternativa për zëvendësimin e kuadrit të vjetër me kuadër të ri, i cili do të jetë produktiv dhe

punësimi i njerëzve profesionalist, do të ishte një metodë mjaft efikase për të zgjidhur deri diku

problemin e emigracionit.

Alternativa e dyte

B. Stagnimi i emigracionit në Dibër nëpërmjet thithjes së investimeve nga emigrantët

dibran në SHBA dhe Evropën Juglindore

Stagnimi i emigracionit në Dibër mund që të arrihet në një formë majft efektive edhe

nëpërmjet thithjes së investimeve nga emigrantët dibran të cilët veprojnë dhe jetojnë në SHBA

ose në Evropën Perëndimore. Investimi i tyre në Dibër jo vetëm që do të ndalonte emigracionin

por do të nxiste edhe një zhvillim ekonomik. Ky porpozim që i drejtohet pushtetit lokal do të

ishte me interesim të veçantë per biznismenët dibran të cilët kanë emigruar dhe që posedojnë një

pjesë të konsiderueshme të të hollave për të investuar në vendlindjen e tyre. Kemi rastim e

mërgimtarit dibran, Ibrahim Kolari, i cili është një binzesmen i suksesshëm në SHBA dhe

njëkohësisht ka investuar edhe në Dibër një shumë prej mbi një milion dollarëve. Ai ka

themeluar kompaninë “ Korabi – Ready Mix” e cila merret me përgaditjen e betonit dhe rërës

dhe momentalisht ka diku 20-25 punëtorë, por në të ardhmen ka në plan që të zgjerojë aktivitetin

e tij afarist dhe të rris numrin e punëtorëve. Ky shembull le të jetë një stimulim për afaristët e

tjerë të cilët posedojnë aftësinë e të udhëheqjes të një biznesi dhe mjetet e duhura financiare.

Mirëpo lind pyetja se ku do të investojnë këto emigrantë dibran?Sektori për Urbanizëm,

Mjedis dhe Punë Komunale, para disa muajsh ka aplikuar në pushtetin qëndror me projektin “

Zona Industriale(Ekonomike)” (shih aneksin nr 1) , përgjigjja e së cilës pritet brenda muajit

janar. Në këtë Zonë Ekonomike e cila do të jetë në hapsirën e ish kazermës “Liman Kaba”

ofrohen 7 lokacione të përshtatshme për biznes në prodhim, distribuim dhe shërbime, me kushtin

e vetëm që veprimtaria të jetë industri e lehtë dhe jondotëse. Veç kësaj ofrohen edhe 5 lokacione

për veprimtari komerciale( tregti, depo), 1 për arsim dhe shkencë,si dhe një lokacion për sport

Page 12: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 12

dhe rekreacion. Pra kjo Zonë Ekonomike është mjaft joshëse për emigrantët dibran nga se mund

që të investojnë kapitalin e tyre në Dibër dhe me këtë do të kemi edhe stagnimin e emigracionit.

Gjithashtu nga informatat që morra nga po i njëjti sektor, parashihet edhe restaurimi i plazhit të

qytetit, zonë e cila do të jetë e përshtatshme për investim. 10

Pra nëse bëjmë një llogaritje kumulative dhe supozuese, atëherë del që në Dibër të hapen

diku 100 vende të reja të punës, gjë që do të stagnonte emigracionin në Dibër.

Alternativa e trete

C. Pershpejtimi i ndertimi te rruges se Arberit

Një tjetër alternativë për stagnimin e emigracionit është edhe përshpejtimi i ndërtimit të

rrugës së Arbërit, me çrast Dibra do të bëhet një qytet më i frekuentuar. Rruga e Arbërit lidh

Maqedoninë me Shqipërinë(shih aneksin nr 2), lidh Dibrën me Tiranën, është një politikë mjaft e

mirë për stagnimin e emigracionit nga vetë fakti që Dibra do të bëhet një qytet i frekuentueshëm,

gjë që ndikon në psikologjinë e qytetarëve si dhe në lulzimin e ekonomisë lokale. Mirëpo

ndërtimet e kësaj rruge u ndërpren nga ana e Maqedonisë dhe ky projekt u la pas dore. Ndërtimet

e rrugës së Arbërit nga ana Shqipërisë janë në përfundim e sipër, andaj ajo çka duhet të

përshpejtohet është nga ana jonë . Përshpejtimi i kësaj rruge mund që të arrihet me një peticion të

organizuar nga Pushteti Lokal në bashkëpunim me shoqatat dibrane ( 1$ for Dibra, Votra

Dibrane, etj). Ky peticion më pas i dërgohet pushtetit qëndror nën presionin e vazhdueshëm qe

ndërtimet e rrugës së Arbërit të mbarojnë brenda periudhës së planifikuar.

5. Zgjedhja dhe implementimi i politikes së zgjedhur

Alternativa qe zgjedh per zgjidhjen e problemit ne fjale eshte ajo e thithjes se investimeve

nga emigrantet dibran te cilet jetojne dhe veprojne ne SHBA. Pushteti lokal duhet që të

ndërmarrë disa veprime me qëllim të lehtësimit të procedurave ligjore, që afaristët dibran nga

mërgimi të stimulohen në investimin e parave në vendlindje. Pushteti lokal apo personat e

autorizuar gjithashtu duhet që të ndjekin disa hapa të cilat do të mundësonin jetësimin e kësaj

politike. Këto hapa do ti paraqesim si në vijim :

10 Interviste me Shefin e Sektorit per Urbanizen, Mjedis dhe Punë Komunale, Gazmend Cami, Diber 19 Janar 2010;

Page 13: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 13

Analiza e mjedisit – Ekspertët nga lëmia e kërkimit dhe zhvillimit duhet që të bëjnë një

analizë me qëllim që të shpalosin ato ide të cilat do të jetësoheshin me ndonjë investim. Pra

me fjalë të tjera të hulumtohen ato fusha dhe sektore ku ka mundësi që të investohet dhe të

fitohet njëkohësisht. Përshembull analiza e mjedisit dhe kapacitetit bujqësor apo blegtorial

dhe themelimi potencial i një kompanie e cila do të bënte grumbullimin dhe përpunimin e

produkteve bujqësore apo blegtoriale;

Nga analizat deri tek ideja – Hapi tjetër është, që në bazë analizave të mjedisit përkatës të

jepen ide të ndryshme në lidhje me atë se në cilat fusha duhet që të investohet. Psh nëse

mjedisi bujqësor apo blegtorial duket më i përshtatshëm atëherë të jepet ideja për themelimin

e një kompanie e cila do të bënte grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore apo

blegtoriale. Në këtë mënyrë produktet e bujqve dhe blegtorëve nuk do të shkonin kot apo të

shiteshin me një çmim të papranueshëm dhe shitësit do të ishin të kënaqur me fitimin e tyre

dhe do të vazhdonin aktivitetin e tyre në vendlindje. Por edhe emigrantët dibran të cilët do të

investonin do të lidheshin më tepër me vendlindjen e tyre dhe egziston mundësia për kthim

në Dibër. Shembull tjetër mund që të merret mjedisi i turizmit, investimi në rregullimin

plazhit të qytetit i cili do të sillte para gjatë verës, dhe investimi në qëndra skijimi për stinën e

dimrit;

Nga ideja në plan biznesi – Pasi që të jenë shpalosur ide të ndryshme, bëhet selektimi i atyre

ideve të cilat duken më logjike dhe për të cilat ofrohen argumente të cilat janë bindëse. Nga

ideja kalohet në planet e biznesit të cilat përpilohen nga persona ekspert nga lëmia e

ekonomiksit, financave, marketingut dhe juridikut. Pasi që të jetë njohur dhe analizuar

mjedisi, idetë hudhen në letër dhe përpilohen disa plane biznesi të cilat u prezantohen

afaristëve dibran;

Prezantimi i planeve të biznesit – Hapi i ardhshëm është organizimi i një tubimi në të cilin

planet e binzesit do tu shpalosen afaristëve emigrant gjatë periudhës kur ata frekuentojnë

qytetin e Dibrës. Në këtë mënyrë ata do të informohen me fushat të cilat janë të përshtatshme

për investim, me idetë e ndryshme dhe prezantimin i planeve të detajuara të binzesit. Kjo le ti

ngjan një lloj “ankandi” ku emigrantët afaristë dibran mund që të blejnë planet e biznesit dhe

të nisin veprimtarinë e tyre ekonomike në Dibër. Ose nje alternative tjeter eshte qe nje

delegacion nga Dibra te shkoje ne SHBA, qe kete ta realizoje atje;

Page 14: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 14

Lehtësimi i procedurave administrative dhe ligjore nga ana e pushtetit lokal – Pushteti

lokal duhet që të lehtësoj procedurat me qëllim të stimulimit të investitorëve. Ne kete aspekt

pushteti lokal duhet që : lejet e ndërtimit ti jep në kohë dhe pa korrupsion, të mos

vështirësojë asnjë procedurë e cila kryhet nga ana e pushtetit lokal dhe të jetë transparent dhe

i drejtë me të gjithë investitorët, nëse haset në ndonjë vështirësi, të ndihmojë dhe të

angazhojë persona kompetent për kapërcimin e barierrës, të informojë investitorër për

lehtësitë ligjore, e kështu me rradhë;

Lehtësimi tatimor – Investitorët duhet që të stimulohen me lehtësime tatimore të cilat

mundësohen me ligj për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të investojnë në Maqedoni;

6. Vlerësimi i politikës së zgjedhur

publike për thithjen e investimeve nga emigrantët afaristë dibran që veprojnë dhe jetojnë jashtë

ka edhe efektet e saja. Vleresimi i saj do te ishte si ne vijim:

Kjo politikë publike mundëson hapjen e vendeve të reja të punës – Edhe pse pozitat

menaxheriale në kompani do të mbahen nga a pronarëve, fëmijëve apo të afërnëve të tyre,

përsëri do të ofrohen vende të reja të punës ku mund të punësohen qytetarët dibran. Kështu

që kompania do të ketë nevojë për fuqi punëtore, për kontabilistë, adminstratorë, dhe për

persona të aftë të cilët do të mundësojnë prosperimin dhe krijimin e imazhit të kompanisë.

Psh nëse hapen shtatë apo tetë kompani me nga 25 punëtorë secila, atëherë i bie që të

punësohen diku 180 punëtorë. Kjo në një periudhë afatgjatë, kurse në peridhë afatshkurtër

dë të punojnë firmat e ndërtimit nga Dibra. si dhe punëtorët fizik. Kjo politikë publike

ndërlidh varg një sërë aktivitetesh në periudha afatshkurtëra dhe afatgjata dhe e gjithë kjo do

të çojë një një zhvillim ekonomik dhe stagnimin e emigracionit në qytet;

Kthimi potecial i disa emigrantëve në Dibër – Kjo politikë gjithashtu mundëson edhe një

kthim potencial të disa emigrantëve në Dibër. Investitorin dibran nga jashtë do ta lidh diçka

më tepër me Dibrën, biznesi i tij i cili i prodhon para dhe i krijon një jetë të përshtatshme

edhe në Dibër. Për brezat e ardhshëm egziston një mundësi edhe më e madhe që të kthehen

në Dibër nga veti fakti që jetën e tyre sociale, ekonomike dhe afariste mund që ta vazhdojnë

edhe në Dibër;

Page 15: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 15

Veprimtaria ekonomike e investitorëve paraqet burim të ardhurash për buxhetin e

Dibrës – Tatimet që do të grumbullojë pushteti lokal nga ana e kompanive do të jetë një e

ardhur për buxhetin komunal. Me këto para mund që të zhvillohen aktivitete të ndryshme

publike dhe të ngritet mirëqenia në qytet;

Në periudhë afagjatë do të kemi një rritje ekonomike dhe një qytet më të zhvilluar –

Rruga e Arbërit është një mundësi e mire për Dibrën dhe për investitorët emigrantë dibran.

Kështu që kompanitë do të ketë ku do ti shesin produktet e tyre ose ti ofrojnë shërbimet e

tyre, dhe në këtë mënyrë në periudhë afagjatë mund që të kemi një rritje dhe zhvillim

ekonomik. Nëse Dibra përforcohet ekonomikisht atëherë do të bëhet një qytet i zhvilluar dhe

do ti rikthehet lavdia e dikurshme të cilën të gjithë e dëshirojmë, dhe çka është më e

rëndësishme për temën tonë, të stagnohet emigracioni i popullatës, sidomos i të rinjve.

Page 16: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 16

7. Te dhenat nga anketa me fokus grupin

Sipas të dhënave statistikore nga anketa, dikur 5% e të anketuarve do të kishin dashur me

gjithe dëshirë që të emigrojnë, 10 % prej tyre do të emigronin nga se janë të detyruar, 40% nuk

do të largohen edhe pse nuk janë të kënaqur me kushtet në vendlindje, 35 % janë në kënaqur me

kushtet e jetesës në Dibër, kurse vetëm 10 % prej tyre do të kishin qëndruar në Dibër sikur të

kishin pasur kushte më të mira jetese. Nga e gjithë kjo, në kumulativ, diku 25% e të anketuarve

do të kishin dashur që të emigrojnë diku jashtë dhe të largohen përkohësisht apo përgjithmonë

nga qyteti i tyre.

Në bazë të të dhënave statistikore nga anketa, shkaku i cili mban përqindjen më të madhe,

është : Mosfunskionimi i drejtë i pushtetit lokal dhe atij qëndror me 28.2%, pastaj Kushtet jo të

mira të jetesës me 17.9%, Regjimi i ashpër politik 17.8%, Papunësia 15.5%, Gjendja e dobët

financiare 12.%, Dëshira për një jetë më luksoze 5.1%, si dhe dëshira për të jetuar diku jashtë me

2.6%. Në pyetjen se a bart fajin pushteti lokal dhe ai qëndror për emigrimin e popullatës, kemi të

dhënat në grafikun në vijim :

Page 17: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 17

Page 18: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 18

Anekset

Aneksi nr 1 - Plani i zonës ekonomike në Dibër, Ish Kazerma Liman Kaba

Aneksi nr 2 - Plani i rrugës së Arbërit

Page 19: Stagnimi i emigracionit nº Dibºr nºpºrmjet politikave publike · të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të

Emigracioni në Dibër 19

Resurset e shfrytëzuara

1. James E. Anderson; “ Publc Policy-Making”; Houghton Mifflin Company, 1994 .2. Plani Lokal për Veprim në Mjedis(PLVM) për Komunën e Dibrës ; Dibër , 2009.3. Intervistë me Myftiun e qytetit te Dibres, Mr. Ruzhdi Lata., Diber, 7 Janar 2010;4. Interviste me Kryetarin e Keshillit Komunal, Nizamedin Papraniku, Diber, 19 Janar

2010;5. Interviste me Shefin e Sektorit per Urbanizen, Mjedis dhe Punë Komunale, Gazmend

Cami, Diber 19 Janar 2010;6. Ankete e realizuar me 30 persona.7. www.dibra.gov.mk8. http://www.merriam-webster.com/dictionary/Emigration9. http://www.fjalorshqip.com10. http://en.wikipedia.org/wiki/Emigration11. www.mesazhi.com