sistemi bankar ne shqiperi probleme te zhvillimit te tij analize vrojtimi permbledhese

22
BANKA E SHQIPËRISË SISTEMI BANKAR SHQIPTAR PROBLEME TË ZHVILLIMIT TË TIJ Përmbledhje e analizës së vrojtimit Dr. Shkëlqim Cani Prof. Dr. Marta Muço Teuta Baleta GUSHT 2000

Upload: valbona-ramallari

Post on 31-Oct-2015

294 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

in.

TRANSCRIPT

Page 1: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

I

BANKA E SHQIPËRISË

SISTEMI BANKAR SHQIPTARPROBLEME TË ZHVILLIMIT TË TIJ

Përmbledhje e analizës së vrojtimit

Dr. Shkëlqim CaniProf. Dr. Marta Muço

Teuta Baleta

GUSHT 2000

Page 2: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

II

Page 3: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

III

HYRJESistemi bankar shqiptar përbëhet nga banka tregtare me kapital shtetëror, të huaj e të përbashkët.Në dekadën e viteve ‘90 ai është ballafaquar me një sërë problemesh. Karakteristikë ka qenëshkalla e ulët e ndërmjetësimit të tij dhe marrëdhënie të kufizuara me klientët (biznese e individë).Por, mbi të gjitha, gjithmonë e më tepër po shtrohet pyetja: “Pse nuk çelen banka private mekapital shqiptar?” Kjo pyetje shërbeu si pikënisje për ndërmarrjen e një vrojtimi mbi këtë prob-lem dhe çështje të tjera të sistemit bankar.

Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e fondevenë ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritjen e ndërmjetësimit bankar. Nxitja e konkurrencësnë sistemin bankar është një tjetër faktor, që ndikon në ofrimin e shërbimeve sa më të mira përklientët, që siguron përdorimin e teknologjisë së re bankare, prezantimin e produkteve dheshërbimeve të reja, uljen e kostos të shërbimit bankar etj.. Kjo i shërben afrimit të klientëve mebankat. Kjo i ndihmon bankat të rrisin klientelën e tyre dhe të kenë më tepër hapësira për zgjerimaktiviteti dhe rritje fitimesh. Në përpkjekje për të trajtuar të gjitha këto çështje u kërkua, nëpërmjetanketimit, mendimi i bizneseve më të mëdha (200 të tilla), bankave të nivelit të dytë (11 të tilla),i zyrave të këmbimit valutor (15 të tilla) e i akademikëve dhe bankierëve (35 të tillë).

Gjetjet e këtij vrojtimi janë nga më interesantet dhe që japin sinjale të vlefshme për politikat eBankës së Shqipërisë, për politikat e bankave të nivelit të dytë, për sjelljen e bizneseve dhe përstudime të tjera për këto probleme.

Page 4: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

IV

Page 5: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

V

TIPARE TË ORGANIZIMIT TËBIZNESIT TË MADH SHQIPTARBiznesi i madh shqiptar është i organizuar kryesisht nëformën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar (80.6 për qind).Ky është një tregues i traditës dhe i kulturës në zhvillimin ebiznesit, që do të thotë se preferohen më tepër forma me njëose pak pronarë se sa bashkimi i shumë aksionerëve.

Grafiku 1: Format e regjistrimit të biznesit

Sh.p.k

Sh.aTë tjera

Biznesi i madh, në masën më të madhe, posedohet ngashqiptarët. Rreth 60.2 për qind e bizneseve të mëdha janë mekapital tërësisht shqiptar.

Grafiku 2: Forma e pronësisë së bizneseve

Kapital shqiptar

Kapital i përbashkët

Kapital i huaj

Biznesi i madh shqiptar merret kryesisht me aktivitetin etregtisë (36.6 për qind) dhe të ndërtimit (23 për qind). Kjotregon që, në tërësi, biznesi i madh shqiptar është ende iangazhuar në aktivitete, që kërkojnë pak investim dhe kanëfitim më të shpejtë.

Në Shqipëri është ende nënivel të ulët organizimi nëformën e shoqërisëaksionere.

Niveli i investimeve të huajanë vend është relativisht iulët.

Page 6: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

VI

Grafiku 3: Lloji i aktivitetit të bizneseve

ProdhimTjetërNdërtim

TregtiShërbime

Pjesa më e madhe e bizneseve janë themeluar në periudhën1992-1996 (79.6 për qind e tyre) ose në një interval më tëngushtë 1992-1994 (56 për qind e tyre). Kjo është ekuptueshme pasi lejimi i veprimtarisë private në këtëperiudhë krijoi hapësira që individët të angazhoheshin nëbiznes. Megjithatë, vërehet që zanafilla e bizneseve të mëdhaështë nga viti 1928.

Grafiku 4: Shpërndarja e biznesit sipas vitit të krijimit

1111111111

38

3036

4121

2410

32

1928

1948

1973

1989

1992

1995

1998

Vite

t

Nr. bizneseve

Mbi gjysma e biznesit tëmadh ka moshë mesatare 6vjet.

Aktiviteti i prodhimit ështënë nivel relativisht të ulët.

Page 7: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

VII

SISTEMIT BANKAR SHQIPTARI MUNGOJNË BANKAT PRIVATEME KAPITAL SHQIPTARPrej kohësh opinionin në vend po e shqetëson fakti i mungesëssë bankave private me kapital shqiptar. Ky opinion ështëforcuar sidomos me shpalljen e strategjisë për privatizimin ebankave me kapital shtetëror.

Shumica e të intervistuarve pranojnë se bankat ekzistuese nëShqipëri nuk janë të mjaftueshme. Biznesi mbështet idenë përçelje bankash private, pavarësisht nëse janë të huaja aposhqiptare. Por, grupi i bizneseve, që ka menduar për çeljebanke është minimal. Mungesa e kapitalit të mjaftueshëmkonsiderohet si një faktor i rëndësishëm (rreth 50 për qind ebizneseve dhe rreth ¼ e bankave dhe e individëve ekonfirmojnë këtë fakt).

Një arsye, që ndikon çeljen e bankave të reja, është edheshkalla e njohjes së rregullave të licencimit dhepërshtatshmërisë së tyre. Rreth gjysma e bizneseve deklarojnëse nuk njohin kërkesat, që ekzistojnë për çeljen e një banke.Njohja e kërkesave të veçanta luhatet në intervalin 31.4 përqind (raporti financiar sekret) deri në 47.1 për qind (kërkesapër kapital). Më pak njihet kërkesa për raportin financiar sekretdhe kërkesa për hartimin e rregulloreve të brendshme. Kynivel njohjeje, nga Banka e Shqipërisë, konsiderohet i ulët.

Nga ana tjetër, mbi 60 për qind janë përgjigjur se dëshirojnëmë tepër informacion për kërkesat për licencim. Ndërsa, grupii bizneseve, që nuk njeh asnjë kërkesë prononcohet në masënmbi 60 për qind se nuk e sheh të nevojshme marrjen e mëshumë informacioni për këtë qëllim. Nga kjo shpërndarjepërgjigjesh gjykohet se ka një grup të konsiderueshëm biznesitërësisht të painteresuar për investim në banka dhe që nuk katë ngjarë të shfaqë interes për periudhë afatshkurtër.

Mungesa e kapitalit tëmjaftueshëm konsiderohetsi një faktor i rëndësishëmpër mosçeljen e bankaveprivate me kapital shqiptar.

Kërkesat për çeljen e njëbanke nuk njihenmjaftueshëm nga biznesi.

Page 8: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

VIII

Tabela 1. Shkalla e njohjes së secilës kërkesë nga bizneset.Kërkesa Niveli i përgjigjeve (%)*1. Kapitali minimal 89.42. Deklarimi i burimit të të ardhurave 85.53. Krijimi i ambjenteve të përshtatshme 70.14. Plani i biznesit 74.75. Administratorë të kualifikuar 84.66. Raporti financiar sekret 59.67. Hartimi i procedurave dhe i rregulloreve tëbrendshme

59.6

* Përqindjet janë llogaritur mbi numrin e bizneseve, që i njohin rregullat e licencimit.

Pjesa më e madhe e grupit, që ka njohuri për këto rregulla ivlerëson rregullat e licencimit të përshtatshme. Në këtëmënyrë faktori “rregulla” nuk konsiderohet si pengesë përaktivitetin bankar privat shqiptar, por duhet që këto rregullatë bëhen më të njohura. Interesi i shfaqur për të çelur bankëështë i lidhur pozitivisht me shkallën e njohjes së kërkesavepër çelje banke dhe me interesin për të marrë më shumëinformacion për to. Në të dyja rastet lidhjet janë të forta. Samë i madh të jetë interesi për të çelur një bankë, aq më shumëdo të rritet shkalla e njohjes së kërkesave dhe interesi për tëmarrë informacion për to. Pra, një rrugë e vlefshme për tënxitur interesin për çelje bankash private rezulton të jetëedukimi i biznesit me kërkesat përkatëse.

Tabela 2. Koeficientët e korrelacionit (të asocimit).Korrelacioni Vlera e koeficientit

1. Interesi për të çelur bankë me shkallën e njohjessë kërkesave

0.80

2. Interesi për të çelur bankë me interesin për tëmarrë më shumë informacion për kërkesat

0.85

Konkludohet që bankat private shqiptare mungojnë më tepërsi pasojë e mangësive të vetë biznesit shqiptar se sa nënndikimin e faktorëve të ambjentit si situata makroekonomike,stabiliteti dhe rendi, kuadri rregullativ etj.. Biznesi shqiptarnuk paraqitet i fuqishëm nga ana financiare për të qenë nëgjendje të investojë për çelje bankash. Ai nuk ka as aftësitë enevojshme për të administruar një aktivitet të tillë, është endei prirur nga fitimi i shpejtë afatshkurtër dhe ende ka njohuritë pakta mbi mënyrën e ndërtimit të këtij biznesi. Për këtëarsye dhe interesi i shfaqur për këtë lloj biznesi është i ulëtdhe gjasat janë të mbetet i tillë dhe për vitet e ardhshme.

Rregullat nuk përbëjnëpengesë për çeljen ebankave.

Biznesi shqiptar nuk është iinteresuar për investim nëfushën bankare. Megjithatë,rritja e shkallës së njohurivenë lidhje me çeljen e njëbanke rrit edhe nxitjen përtë çelur bankë.

Page 9: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

IX

ZGJERIMI I AKTIVITETITBANKAR NË TË ARDHMEN

Banka e Shqipërisë përditë ndeshet me probleme të një nivelitë ulët të ndërmjetësimit të sistemit bankar, dominim të tregutbankar, dominim të rrjetit bankar, mungesë produktesh tëkësaj industrie etj.. Por, cilat janë perspektivat e zgjerimit tëaktivitetit bankar ? Si e mendojnë bankat të ardhmen e tyre ?

Të gjitha bankat e intervistuara kanë pohuar se mendojnë tëzgjerojnë gamën e aktiviteteve të veta. Në këtë mënyrëvlerësohet që sistemi bankar ekzistues (ose të paktën 50 përqind e tij) ka mundësi për zgjerim aktiviteti. Planet e bankaveparaqiten ambicioze dhe më tepër synojnë të zgjerohen nëato fusha të aktivitetit bankar ku aktualisht ka probleme siçjanë kreditimi; thithja e depozitave dhe ofrimi i shërbimevetë tjera për klientët. Realizimi i planeve të tilla, dukshëm çonnë rritje të ndërmjetësimit financiar. Vetë bizneset e shohin sitë domosdoshme shtimin e shërbimeve nga bankat dheprezantimin e instrumenteve të reja. Pra, planet e bankavepër të rritur ofertën e produkteve do të ballafaqohen me njëkërkesë të kënaqshme për përftimin e tyre.

Përveç zgjerimit në aktivitete bankare, i rëndësishëm ështëzgjerimi i rrjetit dhe diversifikimi i hartës gjeografike tësistemit bankar. Bankat konfirmojnë se kanë plane të zgjerojnërrjetin bankar. Madje identifikohen dhe rajonet, që janë nëplanet më të afërta si qytetet e Durrësit dhe të Korçës, poredhe Shkodrës, Fierit e Vlorës. Ky fakt është akoma mëinkurajues pasi gjysma e të intervistuarve për pyetësorin edytë mendojnë se në rrethet e Shqipërisë do të krijohet njëmungesë shërbimesh bankare si pasojë e privatizimit tëbankave shtetërore.

Bankat synojnë të zgjerojnëaktivitetin e tyre. Biznesi ekërkon dhe e mirëpret njëveprim të tillë.

Bankat synojnë të zgjerojnërrjetin e tyre.

Bankat synojnë të rrisinnumrin e sporteleve gjë, qëdo të përmirësojë cilësinë eshërbimit për klientët.

Bankat universalekonsiderohen më tëpërshtatshme.

Page 10: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

X

Zgjerimi i gjeografisë së rrjetit bankar nuk është konceptuarvetëm si çelje degësh të reja në qytete të tjera të Shqipërisë.Bizneset gjykojnë se është e nevojshme të çelen më tepërsportele nga bankat ekzistuese dhe po ashtu edhe shtrirjagjeografike ekzistuese e sporteleve konsiderohet epapërshtatshme.

Dhe së fundi, pohohet se janë bankat universale ato, qësigurojnë më tepër sukses në Shqipëri. Argumentet në favortë këtij fakti konfirmojnë strategjinë e ndjekur nga Banka eShqipërisë, licencimi i bankave universale.

Sistemi bankar shqiptarende nuk ka arritur ngopjendhe kërkesa për shërbimebankare do të ekzistojë nënivel të konsiderueshëm.Për këtë arsye, shihet sistrategji e mirë lejimi izgjerimit të veprimtarisëbankare nëpërmjetlicencimit të bankave të reja;nxitjes së zgjerimit tëaktivitetit të bankaveekzistuese; nxitjes sëzgjerimit të sistemit bankarnga pikëpamja gjeografike;si dhe nxitjes së zgjerimit tëaktivitetit bankar meprodukte e shërbime të reja.

Page 11: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XI

SHKALLA E REALIZIMIT TËPLANEVE TË BANKAVE

Në tërësi, planet e bankave nuk janë realizuar në nivel tëkënaqshëm si për aktivitetin depozitues ashtu edhe për atëkreditues. Rreth 1/3 e bankave nuk kanë dhënë fare kredi.Shkalla e realizimit është më e ulët për aktivitetin kredituesse sa për atë të thithjes së depozitave. Mesatarisht niveli irealizimit të planeve për thithje depozitash është 93 për qind,ndërsa për kredinë ndjeshëm më i ulët, 42 për qind.

0

10

20

30

40

50

%

-50% 50-100% mbi 100% nuk janëdhënë kredi

Alternativat e realizimit të planit

Grafiku 5: Realizimi i planit depozita-kredi nga bankat

Depozita Kredi

Arsyet, që kanë ndikuar janë disa. Nuk mund të identifikohetnjë e vetme, por në tërësi vërejmë:· publiciteti i bankave është një arsye, që nuk ka ndikuar

as pozitivisht dhe as negativisht në realizimin e planit përtë dyja aktivitetet. Si rregull i përgjithshëm, aktiviteti ibankës ndikohet mjaft nga publiciteti, që ajo bën. Ky faktorvlerësohet si i rëndësishëm në Shqipëri në kushtet kurtradita është që popullsia dhe biznesi të mos ketëmarrëdhënie të ngushta me bankat. Vlerësohet qëpubliciteti i bërë nga bankat është në nivel të ulët dhepasojë e një strategjie joagresive, që kanë zgjedhur bankatpër zgjerim aktiviteti. Në të vërtetë një pjesë ekonsiderueshme e bizneseve e vlerësojnë tëpamjaftueshëm nivelin e reklamës dhe sidomos në bankatshtetërore;

Deri më sot bankat nëShqipëri nuk kanë realizuarplanet e tyre në drejtim tëaktivitetit të kreditimit dhetë pranimit të depozitave.

Page 12: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XII

· norma e interesit, që logjikisht duhet të jetë një faktorpërcaktues meqenëse përfaqëson çmimin e marrjes dhetë dhënies hua të fondeve, vërehet që ka një ndikim tëkufizuar në kah pozitiv;

· cilësia e shërbimit, po kështu, ka një veprim më tëdukshëm në planin e depozitimit. Ky proces ndikohet nëmënyrë të zhdrejtë me cilësinë e shërbimit. Ndërsaaktiviteti kreditues nuk e ndjen këtë faktor. Kjo ndoshtapër shkak të kërkesës më të madhe për kredi në raportme depozitat dhe të ofertës së ulët për kreditim;

· ka dhe një sërë arsyesh të tjera, që konfirmohen se kanëndikuar, por nuk mund të identifikohet një kryesore midistyre.

Grafiku 6: Shpërndarja e opinioneve mbi publicitetin e bankave

64

56

111

66

0 50 100 150 200

1

2

Lloj

i i b

anka

ve: 1

- sh

tetë

rore

; 2- p

riva

te

Nr. rasteve

E mjaftueshme E pamjaftueshme

I rëndësishëm paraqitet dhe vlerësimi i realizimit të planevepër thithje të numrit të klientëve. Ky ndikon në diversifikimine subjekteve, që ofrojnë burime për bankën (klienteladepozituese) dhe subjekteve, që përdorin ofertën e bankave(klientela huamarrëse). Edhe këtu vërehet diferencë midisaktivitetit depozitues e atij kreditues. Nëse për tërheqjen edepozituesve mbi gjysma e bankave konfirmojnë se janërealizuar parashikimet, për huamarrësit gjysma e bankavepohon se nuk i ka realizuar parashikimet.

Publiciteti përdoret pak ngabankat në përpjekjet e tyrepër të tërhequr klientë.Bankat kanë qëndruar largpublicitetit, i cili, përtranditën që ekziston nëShqipëri gjykohet si tepër idomosdoshëm që të rritetndërmjetësimi bankar.

Bankat në Shqipëri nukkanë arritur një realizim tëkënaqshëm të planeve tëtyre. Më e lartë shkalla emosrealizimit është nëfushën e kreditimit. Edhevetë bankat nuk kanëadoptuar strategji agresivenë treg. Kjo hedh dhe njëhije dyshimi mbi planetambicioze, që këto bankakanë shfaqur për të ardhmene afërt.

Page 13: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XIII

AKTIVITETI KREDITUES

Në përgjithësi, biznesi financohet me burime të veta (fitimine vet) ose siç quhet ndryshe, përdor financim të brendshëm.Kjo strukturë financimi orienton që investimet janë tëkufizuara. Kjo është edhe një arsye shtesë se përse biznesi imadh është i përqendruar në aktivitete me qarkullim tëshpejtë të kapitalit. Kredia bankare vlerësohet se përdoret nënivel mjaft të ulët (vetëm 10.5 për qind e bizneseve). Kjoshpjegon më së miri faktin që bankat nuk kanë realizuar planete tyre për kreditim. Nga rezultatet, gjykohet se financimi nëtregun joformal është pothuaj i barabartë me financimin eofruar nga bankat për bizneset e mëdha dhe zyrat e këmbimitvalutor.

172

6 720 25 15

020406080

100120140160180

Nr.

ras

teve

për

çdo

llo

j

Fitim

et

Firm

a të

tjera

Indi

vidë

Kre

diba

nkar

e

Par

apag

impo

rosi

e

Të tj

era

Lloji i financimit

Grafiku 7: Format e financimit të bizneseve

Në tërësi, financimi me kredi bankare është i ulët dhe ështëmjaft i përhapur opinioni se bankat nuk kreditojnë. Por, aështë përpjekur, nga ana e tij, biznesi të afrohet në banka ?Rezulton se bizneset shumë pak u drejtohen bankave për tëkërkuar kredi (më pak se 20 për qind e tyre në secilin grupbankash). Kjo, mendohet se është shprehje edhe e mungesëssë traditave dhe kulturës në këto marrëdhënie.

Nga ana tjetër, në kundërshtim me opinionin e përsëritur tëvështirësive për të marrë kredi, fakti se rreth gjysma e atyre,që kanë kërkuar kredi, në bankat shtetërore apo private,

Niveli i kreditimit të biznesitështë i ulët. Bizneset epërdorin relativisht pakkredinë bankare duke umbështetur më tepër nëfitimin e vet dhe në kredinëtregtare. Kjo nënkuptonmundësi më të pakta përzgjerim aktiviteti.

Biznesi shqiptar i afrohetshumë pak bankave për tëkërkuar kredi. Megjithatë,niveli i miratimit tëkërkesave për kredi është ikënaqshëm, ndryshe ngaopinioni i përhapur.

Page 14: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XIV

e kanë përfituar atë, tregon se ky proces mund të realizohetme sukses në rast se plotësohen kërkesat e bankave dhe nërast se paraqiten më shumë kërkesa në banka. Madje vërehetqë numri i përfituesve të kredisë në raport me kërkuesit ështëmë i lartë në bankat shtetërore se sa në ato private.

Gjithashtu, gjykohet se më tepër spekulohet me faktin qëkufiri i kreditit i pengon bankat të japin kredi. Kështu, ngakatër banka, që deklarojnë se kufiri është pengesë, dy prejtyre nuk kanë dhënë fare kredi dhe dy të tjerat kanë realizimtë planit të kreditimit në masën deri në 50 për qind. Ndëkohë,dy bankat, që shprehen se kufiri ndihmon procesin kreditues,e kanë realizuar planin në masën 50-100 për qind dhe mbi100 për qind.

Kufiri i kreditit nuk i kapenguar bankat nërealizimin e planeve të tyretë kreditimit.

Page 15: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XV

AKTIVITETI DEPOZITUES

Pothuajse të gjitha bizneset punojnë me llogari bankare tëçelur në emër të shoqërisë, por ato preferojnë më shumë tëkenë llogari në bankat shtetërore që tregon për një ambjentimdhe siguri më të lartë në këto banka. Nga llogaritë e çelura nëbanka, dominojnë llogaritë rrjedhëse në lekë. Kjo është evërtetë si për bankat shtetërore ashtu edhe për ato private.Natyra e biznesit shqiptar e ka të nevojshme që të mbajë sasitë konsiderueshme në llogari rrjedhëse. Megjithatë, këtu dalindisa konkluzione. Së pari, bizneset kanë mundësi tëadministrojnë më mirë paratë e tyre duke i maksimizuar tëardhurat nga depozitat nëpërmjet shkallëzimit të përdorimittë të gjitha formave të tyre. Së dyti, bankat mund tëprezantojnë aktivitete të reja, produkte të tjera alternative dheme afate të ndryshme e më të shkurtra maturimi. Së treti, kjodukuri duket se implikon probleme të tjera për kanalin etransmisionit të politikës monetare nëpërmjet normaveminimale të interesit. Në këtë mënyrë, ky instrument rezultonjoeficient.

Nga përgjigjet e dhëna vërehet që bizneset kanë llogari nëmë shumë se një bankë. Por, nuk mund të konkludohet qëkjo është për arsye të një administrimi më të mirë fondesh,sepse në të dyja grupet e bankave mbi 98 për qind janë llogarirrjedhëse dhe mbi 93 për qind e llogarive rrjedhëse janë nëlekë.

1/3 e bizneseve kanë pohuar se preferojnë ta transferojnëllogarinë e tyre jashtë vendit. Ky numër konsiderohetrelativisht i lartë. Më të ekspozuara ndaj largimit të llogarive(ndryshe nga ç’mendohej) janë bankat private. Transferimi illogarisë jashtë, përsëri ndryshe nga sa pritej, nuk ka lidhjeme origjinën e kapitalit, por paraqet lidhje më të fortë mellojin e aktivitetit ku janë angazhuar bizneset. Për shembull,nga bizneset që merren me prodhim vetëm 1/5 do tëtransferonte llogarinë jashtë (niveli më i ulët), por gjysma ebizneseve të angazhuara në sferën e shërbimeve do tatransferonin llogarinë jashtë (niveli më i lartë).

Bizneset kanë kryesishtllogari rrjedhëse në lekëpranë bankave, si shtetëroredhe private.

Bankat e nivelit të dytëmund të ballafaqohen menjë largim të klientëve dhetë burimeve në kushtet eliberalizimit të llogarisëkapitale, nëse nukpërmirësojnë punën e tyrenë marrëdhëniet me klientët.Transferimi i llogarisë jashtënuk ka lidhje me origjinëne kapitalit, por paraqet lidhjetë fortë me llojin e aktivitetitku janë angazhuar bizneset.

Sugjerohet që Banka eShqipërisë, si autoriteti qëpërcakton politikën nëlidhje me llogarinë kapitale,duhet të bëjë liberaliziminnë mënyrë graduale.

Page 16: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XVI

SHËRBIMI I PAGESAVEBizneset rezultojnë se kryejnë pagesa në një masë të madhenëpërmjet bankave dhe për pagesat me jashtë preferohen mëshumë bankat private. Kjo mund të lidhet edhe me faktin qëbankat private në shumicën e tyre janë me kapital të huajduke supozuar lidhje më të drejtpërdrejta me bankat e huaja.Gjithashtu, kjo tregon për ekzistencën e elementeve të besimitsidomos ato, që lidhen me konfidencialitetin e informacionitbankar.

Format e pagesave të ndryshme nga cash-i përdoren relativishtpak. Përgjigjet e bizneseve tregojnë se një masë e vogël e tyrepërdorin karta krediti. Forma më e përhapur është pagesame çek, si në bankat shtetërore ashtu edhe në ato private. Kjoformë mbizotëron në pagesat me brenda. Këto të fundit, mëshpesh, kryhen nëpërmjet bankave shtetërore pasi ato janë tështrira gjerësisht në territorin e vendit.

Biznesi e ndjen të nevojshëm prezantimin e produkteve dheshërbimeve të reja nga ana e bankave. Si më i nevojshëmidentifikohet prezantimi i kartave të kreditit. Ndërsa, gjykohetse është ende në nivel të ulët kërkesa për shërbimet ekonsulencës. Për sa i përket rregullave të vendosura ngaBanka e Shqipërisë, për pagesa me jashtë, rezulton shumë elartë masa e bizneseve, që nuk i njohin këto rregulla.

Bizneset i përdorin bankatpër të kryer pagesa si mebrenda dhe me jashtë. Përpagesat me brendapreferohen bankatshtetërore. Për pagesat mejashtë preferohen bankat etjera.

Instrumentet e pagesave tëndryshme nga cash -ipërdoren pak. Më tepërpërdorim ka gjetur çekubankar, ndërsa karta ekreditit ende përdoret nganjë pjesë e vogël biznesesh.

Page 17: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XVII

AKTIVITETI BANKAR DHERREGULLAT E BANKËS SËSHQIPËRISË

Aktiviteti i bankave ndikohet dhe prej vendimeve tërregullatorit dhe kuadrit të rregullave, që ai miraton. Numrimë i madh i të intervistuarve (35 për qind) kanë pohuar serregulloret janë të përshtatshme, 25 për qind i konsiderojnëjo të plota, 20 për qind jo të lehta për t’u zbatuar e kuptuardhe po aq nuk janë përgjigjur. Kjo jep disa konkluzione:

- mosdhënia e përgjigjeve më tepër nënkupton mosnjohjetë tyre. Banka e Shqipërisë duhet të marrë në konsideratërritjen e shkallës së publicitetit për rregullat, që ajomiraton;

- fakti, që rregullat konsiderohen jo të lehta për t’u kuptuardhe zbatuar, gjithashtu, e angazhon Bankën e Shqipërisëjo thjesht me rritjen e cilësisë së përgatitjes së rregullave,por më tepër me rritjen e shkallës së transparencës nëpërgatitjen e tyre dhe rritjen e shkallës së bashkëpunimitpër zbatimin e tyre. Procesi i hartimit të rregullave duhettë shoqërohet, domosdoshmërisht, me diskutime mebankat dhe institucione të tjera. Procesi i zbatimit duhettë shoqërohet me interpretim të rregulloreve;

- fakti që rregullat konsiderohen si jo të plota, përsëri eangazhon Bankën e Shqipërisë me plotësim të këtij kuadri.

Biznesi nuk ka njohuri mbirregullat e Bankës sëShqipërisë. Banka eShqipërisë duhet të rrisëshkallën e informimit për to.

Page 18: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XVIII

KONKURRENCA

Një element shqetësues për Bankën e Shqipërisë ështëmungesa e konkurrencës në sistemin bankar. Kjo pengonkryerjen me efikasitet të funksionit si autoritet monetar dhesi rregullator. 40 për qind e të intervistuarve pohojnë se nukka mundësi të barabarta konkurrence dhe ky nivel gjykohet ilartë.

Situata monopol ekziston në aktivitetin e depozitave dhesidomos të depozitave në lekë. Kjo pohohet në masë tëkonsiderueshme si nga bankat dhe nga individët. Kjo tregonqë në praktikë reduktohen mundësitë që instrumenti i normëssë interesit, i përdorur nga Banka e Shqipërisë të përdoret nëmënyrë efikase. Ndërsa pohimet e tjera, praktikisht tregojnëqë monopoli ose dominimi ekziston në pothuaj gjithëaktivitetet bankare, por në mënyrë më të spikatur në tregune bonove të thesarit dhe në shërbimin e pagesave.

Tregu bankar shqiptar dhetregu i bonove të thesaritdominohen nga një bankëose një grup i vogëlbankash. Ky fenomenpengon zbatimin meefektshmëri të plotë tëvendimeve të politikbërësvenë ekonomi.

Dominimi në tregun edepozitave, sidomos tëdepozitave në lekë, ulefektshmërinë einstrumentit të normës sëinteresit.

Page 19: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XIX

TREGU VALUTORTransaksione valutore kryejnë më shumë biznese se sadeklarojnë që merren me eksport-import. Duke ditur që nëkëtë kategori janë përfshirë edhe zyrat e këmbimit valutor(gjithsej katër), kjo mund të sugjerojë që valuta përdoret edhepër të kryer pagesa të brendshme.

Më shumë se gjysmat e bizneseve, 55.5 për qind, kryejnëtransaksione valutore në institucione këmbimi të licencuara.Gati gjysma tjetër kryen veprime të pakontrolluara e tëraportuara ose nuk prononcohet. Rreth 1/5 e biznesevepunojnë vetëm me tregun jozyrtar. Deri në këtë nivelinformacioni, mund të konkludohet që tregu paralel i valutësështë, gjithashtu, i konsiderueshëm në aktivitetin që kryen.

73

54

31

01020304050607080

Nr.

për

gjig

jeve

1-2 3-5 mbi 5

Nr. transaksioneve

Grafiku 8: Shpërndarja e përgjigjeve për numër transaksionesh

Çmimi, shpejtësia, korrektesa dhe siguria janë arsyet kryesoreqë e bëjnë firmën të ndërrojë operatorin në tregun valutor.Arsyet dominuese paraqiten çmimi dhe shpejtësia. Pra,bizneset ndjekin si koston e drejtpërdrejtë ashtu edhe atëoportune në transaksione të tilla dhe përpiqen t’i minimizojnëato.

Bizneset i kryejnëtransaksionet valutore si meoperatorët e licencuar ashtuedhe në tregun jozyrtar.Volumi i transkasionevevalutore arrin në rreth 200milionë dollarë në vit. Nëtërësi, tregu valutordominohet dhe orientohetnga dollari amerikan.

Aty ku tregu funksiononedhe bizneset kanë nxitjepër administrim më të mirëtë aktivitetit.

Page 20: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XX

Rreth gjysma e bizneseve të përgjigjura, 44.5 për qind, kryejnëtre e më shumë transaksione valutore, mesatarisht, çdo muajme vlerë mesatare rreth 29 mijë dollarë amerikanë për njëtransaksion. Për një muaj 155 rastet e përgjigjura kryejnëkëmbime në vlerë totale mesatare prej rreth 17.3 milionëdollarë amerikanë ose rreth 207.6 milionë dollarë në vit.

Tabela 3. Mesataret e ponderuara të vlerave për çdo grup transaksioni.Alternativat Vlera mesatare

1-2 transaksione 18 2143-5 transaksione 28 056Mbi 5 transaks. 31 452

Tabela 4. Mesatarja e ponderuar e numrit të transaksioneve për çdo grupvlerash të tyre1 .

1 Veprohet njësoj si për tabelën më sipër vetëm se nivelet e mesit aplikohen për numërtë transaksioneve.2 Me tre vjet më parë kuptohet viti 1996.

Alternativat Numri mesatar i transaksioneveNën 10000 usd 2.910000-50000 usd 3.650000-100000 usd 4.1Mbi 100000 usd 3.9

Ndërsa, sipas përgjigjeve të zyrave të këmbimit valutor,

- në krahasim me tre vjet më parë2 aktiviteti i tyre ështërritur dhe pesha e tyre në tregun valutor po ashtu;

- struktura e tregut të valutave dominohet nga dollariamerikan, pavarësisht nga peshat e tregtisë me vendeteuropiane. Kjo strukturë nuk ka ndryshuar në periudhënkohore 1996 – 1999;

- zyrat punojnë me një klientelë të caktuar të veçuar.Shpërndarja e klientëve në zyra nuk duket të ketëndryshuar shumë në periudhën 1996 – 1999.

Zyrat e këmbimit valutorgjithnjë e më shumë pofitojnë peshë si operatorë nëtregun valutor. Megjithatë,tregu i tyre është isegmentuar.

Page 21: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XXI

TREGU VALUTOR JOZYRTAR

Çdo ditë në qendër të Tiranës kryhen transaksione valutorenë një treg me operatorë të palicencuar. Sipas opinionit tëzyrave të këmbimit valutor rezulton se:

- tre vjet më parë vëllimi transaksioneve, që kryenin zyratme tregun paralel ishte më i madh se sa me bankat;

- tre vjet më pas ky raport ka ndryshuar në favor të bankave.Kjo mund të jetë arritur nëpërmjet shtimit të numrit tëbankave private dhe një agresiviteti më të madh që atokanë treguar në këtë fushë;

- niveli mesatar ditor i transaksioneve në tregun valutor arrin në 875 mijë dollarë. Në një vit3 vlera e transaksioneve është rreth 315 milionë dollarë, shifër kjo mjaft e përafërt me dërgesat vjetore të emigrantëve.

Sipas raportimeve në Bankën e Shqipërisë, volumi mesatarditor i bankave dhe i zyrave të këmbimit valutor arrin në rreth2.5 milionë dollarë. Në këtë mënyrë, si një vlerësim i përafërtmund të merret që tregu jozyrtar me atë zyrtar qëndron nëraportin 1:3.

3 Viti merret me 360 ditë.

Tregu jozyrtar i këmbimevevalutore vlerësohet ikonsiderueshëm. Vlera etransaksioneve të këtij treguështë sa një e treta e vlerëssë transaksioneve të tregutzyrtar. Në total, për një vit,volumi i transaksioneve përvitin 1999 arriti në 1.2miliardë dollarë amerikanëose sa volumi i tregtisë sëjashtme.

Page 22: Sistemi Bankar Ne Shqiperi Probleme Te Zhvillimit Te Tij Analize Vrojtimi Permbledhese

Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të tij.

XXII

BONOT E THESARIT

Në zbatimin e politikës së saj monetare, Banka e Shqipërisëka vërejtur se vendimet e saj transmetohen në mënyrë jo tëefektshme dhe me mjaft vonesa në kohë. Kjo krijon vështirësipër arritjen e objektivit të saj. Prandaj, Banka e Shqipërisëështë e interesuar për një mirëfunksionim të tregjeve dhepërmirësim të tyre. Përveç tregut valutor, i rëndësishëmparaqitet dhe tregu i bonove të thesarit.

Por, sipas pohimeve të bëra, më shumë se 1/3 e biznesevemë të mëdhenj dhe zyrave të këmbimit valutor në vend nukdinë ç’janë bonot e thesarit. Më tej, në masë bizneset kanëpohuar se nuk janë të interesuara në këtë lloj investimi (rreth1/5 e atyre që i njohin bonot mendojnë se investimi në tonuk paraqet interes). Kjo mungesë interesi është argumentuarkryesisht me pasjen e një kapitali tepër qarkullues, që nuklejon investim në bono.

Tregu i bonove të thesaritnuk është ende i zhvilluar.Kjo vjen si pasojë enjohurive dhe interesit tëpakët që kanë bizneset përtë investuar në këtë instru-ment. Për pasojë, tregu ibonove nuk është likuid dhetregu sekondar ështëpothuaj i pazhvilluar.