shtator 2009

316
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr. i vendimit Data PALËT Faqe 254 (00-2009-829) 08.09.2009...........Komuna Thumane ne mungese kundër Keshilli i Qarkut Durres, Bashkia Kruje ne mungese, Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Kruje ne mungese......................7 255 (00-2009-1056) 08.09.2009.....Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne mungese kundër Anesti Qereshniku ne mungese..... 11 256 (00-2009-1122) 08.09.2009.....Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne mungese kundër Entela Nako ne mungese.........15 257 (00-2009-1065) 08.09.2009..........Frrok Kotica kundër Marie Bruka, Ledjo Bruka dhe Elda Bruka, ne mungese...............18 258 (00-2009-1247) 08.09.2009......Marie Pretashi (Tali), Drane Toma (Tali) në mungesë kundër Shoqëria “Galaxy Motors Palace” shpk, Nikolin Talaj, Vitore Talaj, në mungesë 23 259 (00-2009-1316) 08.09.2009...........Gjinovefa Muçi në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë........26 260 (00-2009-1339) 08.09.2009...........Filip Kotta kundër Qendra e Studimeve Albanalogjike, ne mungese...........................29 261 (00-2009-984) 08.09.2009.......Niko Sulenjis (Mehmet Sulejmani) ne mungese kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Korçe ne mungese..........................32 262 (00-2009-1041) 10.09.2009.....Bardhyl Caco ne mungese kundër 1

Upload: lehuong

Post on 02-Feb-2017

374 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr. i vendimit Data PALËT Faqe

254 (00-2009-829) 08.09.2009 Komuna Thumane ne mungese kundër Keshilli i Qarkut Durres, Bashkia Kruje ne mungese, Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Kruje ne mungese...............................................................7

255 (00-2009-1056) 08.09.2009 Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne mungese kundër Anesti Qereshniku ne mungese.............................11

256 (00-2009-1122) 08.09.2009 Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne mungese kundër Entela Nako ne mungese.......................................15

257 (00-2009-1065) 08.09.2009 Frrok Kotica kundër Marie Bruka, Ledjo Bruka dhe Elda Bruka, ne mungese...................................................18

258 (00-2009-1247) 08.09.2009 Marie Pretashi (Tali), Drane Toma (Tali) në mungesë kundër Shoqëria “Galaxy Motors Palace” shpk, Nikolin Talaj, Vitore Talaj, në mungesë...........................23

259 (00-2009-1316) 08.09.2009 Gjinovefa Muçi në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë........................................26

260 (00-2009-1339) 08.09.2009 Filip Kotta kundër Qendra e Studimeve Albanalogjike, ne mungese.......................................................................29

261 (00-2009-984) 08.09.2009 Niko Sulenjis (Mehmet Sulejmani) ne mungese kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Korçe ne mungese......................................................................32

262 (00-2009-1041) 10.09.2009 Bardhyl Caco ne mungese kundër Shoqeria Albtelekom sh.a. Tirane.....................................35

263 (00-2009-958) 19.09.2009 Rexhep Ismaili ne mungese kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë ne mungese.......................................................................42

264 (00-2009-851) 10.09.2009 Agjensia e Prokurimit Publik kundër Komisioni i Sherbimit Civil ne mungese, Shkelqim Mane ne mungese.......................................................................45

265 (00-2009-850) 10.09.2009 Kristaq Komini ne mungese kundër Nustret Dauti48

266 (00-2009-840) 10.09.2009 Fatos Tusha kundër Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.......................................52

267 (00-2009-841) 10.09.2009 Shyqyri Kurti në mungesë kundër Ali Hysen Carungu, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në mungesë............................................................57

268 (00-2009-880) 10.09.2009 Durim Sheshi ne mungese kundër Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne mungese, Dega e Tatim Taksave Durres ne mungese, Avokatura e Shtetit ne mungese.......................................................................64

269 (00-2009-881) 10.09.2009 Halil Vrapi ne mungese kundër Shoqeria e Sigurimeve “SIGAL”, Dega Berat.......................................................70

270 (00-2009-1269) 22.09.2009 Gjykata e Apelit Vlore ne mungese kundër Operatori i Sistemit të Shpërndarjes O.S.Sh.-Drejtoria Zonale Fier ne mungese.......................................................................75

1

271 (00-2009-1265) 22.09.2009 Kërkues: Bashkia Librazhd ne mungese, Trashegimtaret e Shaqir Koxhes, Eduart Dosku ne mungese, Shefqet Blloshmi ne mungese...........................................78

272 (00-2009-899) 24.09.2009 Llazar Mone ne mungese kundër Shoqeria "Vefa" sh.p.k. ne administrim, ne mungese.............................................84

273 (00-2009-959) 24.09.2009 Dedё Kroj ne mungese kundër Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave Shkoder ne mungese................87

274 (00-2009-993) 24.09.2009 Theodhori Strati, Anastasi Strati, Evgjeni Strati, Teuta Strati, Dhimitër Strati, ne mungese kundër Bashkim Brinja, Panajot Gjoni ne mungese, K.K.K.P. Vlore ne mungese.............................................90

275 (00-2009-1043) 24.09.2009 Altin Bejko kundër Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ne mungese.......................................................................98

276 (00-2009-852) 24.09.2009 Tefta Dishnica, Hamjet Myftari kundër Erion Zagolli, Elga Zagolli, Bardhyl Zagolli, Mybare Zagolli, Nazmie Zagolli, Adrian Zagolli, Hasan Zagolli, në mungesë.....................................................................102

277 (00-2009-849) 24.09.2009 Ministria e Shëndetësisë, në mungesë kundër Komisoni i Shërbimit Civil në mungesë, Vasilika Xhafaj në mungesë...........................................110

278 (00-2009-1003) 29.09.2009 Shoqeria “Beton Ekspres” shpk, ne mungese kundër Drejtoria e Apelimit Tatimor, Njesia e Tatim Paguesve te Medhenj......................................................................114

279 (00-2009-1055) 29.09.2009 Shoqeria “Linda” sh.p.k. Lezhe ne mungese kundër Drejtoria Arsimore Lezhe ne mungese...........................118

280 (00-2009-1039) 29.09.2009 Sami Beqiraj kundër Lumturi Goro ne mungese, Fotaq Goro ne mungese, Qemal Goro ne mungese, Brunilda Goro ne mungese, Luljeta Goro ne mungese, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Sarande ne mungese.....................................................................121

281 (00-2009-1037) 29.09.2009 Alfred Shuta, Aleko Shuta ne mungese, Pavllo Shuta ne mungese, Harito Shuta kundër K.K.K.P. Vlore ne mungese, Keshilli i Komunes Qender ne mungese, Theohar Koco ne mungese, Prokop Andrea ne mungese,Kasjani Andrea ne mungese, Dhimitrulla Andreane mungese, Ilir Andrea ne mungese, Vasil Andreane mungese, Dhimiter Andrea ne mungese,Mihallaq Andrea ne mungese, Stavro Andrea ne mungese,Elizabeta Mano ne mungese, Mirela Andrea ne mungese,Enereida Andrea ne mungese, Aleksander Andreane mungese, Ollga Andrea ne mungese, Sotira Andreane mungese, Vjoleta Koco ne mungese, Alketa Kocone mungese, Edmond Koco ne mungese, Elton Kocone mungese, Kostandin Koco ne mungese.....................125

282 (00-2009-1306) 29.09.2009 Besnik Picalli kundër Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane ne mungese...................130

283 (00-2009-1361) 29.09.2009 Shoqeria “Tomaificio Bama” shpk kundër Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Njesia e Tatimpaguesve

2

te Medhenj......................................................................134284 (00-2009-1268) 29.09.2009 Enver Ferati ne mungese kundër Zona e Shpërndarjes

së Energjisë Elektrike Fier, Avokatura e Shtetit.............140285 (00-2009-1260) 29.09.2009 Shpend Horeshka në mungesë kundër Inspektoriati

Ndërtimor dhe Urbanistik pranë Bashkisë Tiranë144

286 (00-2009-1246) 29.09.2009 Shoqeria Tregtare "Alfa" Sh.A kundër Fatmir Durone mungese.....................................................................147

287 (00-2009-1310) 30.09.2009 Kërkues: Maksim Zhuka kundër Vangjel Tashi.............151

Çështje Penale

176 09.09.2009 Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Korçe Shtetas Nën Hetim: Kiriako (Qirjako) Feto....................157

177 09.09.2009 Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan I pandehur: Alfred Musaj................................................159

200 30.09.2009 Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare

per Krime te Renda TiranePersona nen hetim: Daniel Englert, Franz Kiacsek, Regina Kiacsek...............................................................162

201 (00-2009-245) 30.09.2009 Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor DiberI pandehur: Mahmut Xhediku.........................................168

202 (00-2009-230) 30.09.2009 Kërkues: Av. Bledar Fejzo, Av. Vojo Bregu I pandehur: Ilir Kumbaro................................................171

433 23.09.2009 Kërkues: Altin Muçaj......................................................174434 (00-2009-179) 30.09.2009 I pandehur: Kujtim Nerjaku............................................177435 30.09.2009 I pandehur: Dashamir Kullaj...........................................180437 30.09.2009 I pandehur: Blerim Tuda.................................................184438 30.09.2009 I pandehur: Roland Rama...............................................188439 30.09.2009 Të pandehur: Arben Haxhihyseni, Edmond Tafa,

Rudin Sejdini..................................................................192440 30.09.2009 I pandehur: Petrit Ejupi...................................................199441 30.09.2009 Të pandehur: Ridvan Bregu, Levend Bregu,

Sabaudin Bregu...............................................................204

3

4

ÇËSHTJE CIVILE

5

6

Nr.31002-01142-00-2009 i Regj.ThemeltarNr.00-2009-829 i Vendimit (254)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 08.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËS: KOMUNA THUMANE, ne mungeseTË PADITUR: KESHILLI I QARKUT DURRES, perfaqesuar

nga juristi Ervin SanaBASHKIA KRUJE, ne mungeseZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME KRUJE, ne mungese

PERSONI I TRETË: ANTEA CEMENT SH.A, perfaqesuar nga avokati Agim MuçoMINISTRIA E MJEDISIT PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TE UJRAVE TIRANE, ne mungeseMINISTRIA E BRENDSHME TIRANE, ne mungeseDREJTORIA E SHERBIMIT PYJOR KRUJE, ne mungese

OBJEKTI PADISË:1. Kundershtimin pjeserisht te vendimit

nr.9, date 09.04.08 te Keshillit te Qarkut Durres, konkretisht piken “a“, germa “d”

sa i perket konceptimit te gabuar te shprehur (rehabilitim rruge).2. Kundershtimi i te gjitha akteve te tjera qe kane rrjedhur

si pasoje e keqinterpretimit te ketij akti, pikerisht sa i perket ndarjes territoriale te siperfaqes se zene

nga miratimi i lejes se ndertimit te fabrikes se çimentos ne pronesi te pales se trete “Antea Cement” sh.a. ne fshatin Borizan, Komuna Thumane.

3. Kundershtimin e vendimit nr.2, date 30.10.2007 te Keshillit te Qarkut Durres per miratimin e studimit urban pjesor

pikes 2/1 te ketij vendimi dhe respektimin e vendimit nr.2, date 17.01.17.01.2008 paragrafi 2 i K.RR.T.R.SH.

7

4. Kundershtimi i shkreses Model B nr.925, date 04.05.08 mbi pagesen e detyrimeve financiare per subjektet

qe perfitojne leje ndertimi te Keshillit te Qarkut Durres.5. Zbatimi i V.K.M. nr.2002, date 21.02.2008

persa i perket pronave (pyje dhe kullota), sipas njesive vendore respektive.6. Detyrimin e paleve te paditura, Keshilli i Qarkut Durres, Bashkia Kruje,

te ktheje te gjitha detyrimet e perfituara dhenia e lejes se ndertimit dhe te gjitha te ardhurat e tjera, derdhjet e bera nga pala e trete, “Antea Cement” sh.a

7. Detyrimin e pales se paditur Z.V.R.P.P. Kruje te beje regjistrimin e pasurise sipas V.K.M. nr.202, date 21.02.2008,

si dhe te praktikes se bere ne kete zyre nga ana e Komunes Thumane.Baza Ligjore: Neni 31 e vijues i K.Pr.Civile,

neni 192 e vijues i K.Civil, Ligji nr.9244, date 17.06.2004 “Per Mbrojtjen e Tokes Bujqesore”, etj.

Gjykata e Shkalles se Pare Kruje, me vendimin nr.335, date 09.06.2009, ka vendosur:Shpalljen e moskompetences se Gjykates se Shkalles se Pare Kruje per shqyrtimin e çështjes civile nr.208 Akti, me padites Komuna Thumane.

Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Kruje, ne baze te nenit 60 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar ankim te veçante Komuna Thumane (Per Komunen ankimi eshte paraqitur nga av. Shkelqim Frangu), e cila kerkon ndryshimin e ketij vendimi te ndermjetem dhe deklarimin e kesaj gjykate si kompetente per gjykimin e çeshtjes, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Eshte e vertete se nder pikat kryesore te objektit te padise eshte kundershtimi i aktit administrativ nr.9, date 09.04.2008 te Keshillit te Qarkut Durres, per te cilen i referohet gjykata ne vendimin e saj te mesiperm, ne te cilin ka vendosur te shpalle moskompetencen. Nese kjo padi do te kishte vetem kete objekt, atehere gjykata e shkalles se pare, ne referim te nenit 224 te K.Pr.Civile, ka vendosur drejt, por per kete fakt duhet qe gjykata te kishte çmuar ne teresi te gjitha kerkimet e percaktuara ne objektin e padise, shkakun ligjor, si dhe palet e paditura ne proçes. Theksojme se pale e paditur kryesore ne kete proçes eshte Bashkia Kruje.

- Vendimi i gjykates eshte i padrejte, pasi ne piken 7 te objektit te padise kemi kerkuar regjistrimin e pasurise sipas V.K.M. nr.202, date 21.02.2008, i ndryshuar me V.K.M. nr.1564, date 26.11.2008, i cili eshte ne fuqi. Ne mbeshtetje te ketyre dy akteve nenligjore, bazuar ne nenin 43/2 te K.Pr.Civile duhej shqyrtuar ne Gjykaten Kruje, pasi Keshilli i Qarkut Durres ka zyre juridike ne Rrethin e Krujes dhe pikerisht prane Bashkise Kruje.

- Bazuar ne nenin 45 te K.Pr.Civile kemi te bejme me te drejta reale mbi sende te paluajtshme dhe ku me vendimet e mesiperme te K.M. jane pyje dhe kullota dhe kane kaluar ne ndarjet administrative mes paditesit Komuna Thumane dhe te paditurit Bashkia Kruje dhe meqenese sendi, ne rastin konkret eshte nen juridiksionin e Gjykates se Rrethit Kruje, atehere dhe gjykata kompetente per gjykim eshte kjo e fundit.

- Bazuar dhe ne nenin 53 te K.Pr.Civile, kur ka shume te paditur qe kane banimin ose vendqendrimin e tyre ne vende te ndryshme, padia mund te ngrihet ne gjykaten e vendit ku ka banimin ose vendqendrimin cilido nga te paditurit, dhe ne rastin konkret i padituri kryesor eshte Bashkia Kruje dhe per zgjidhjen e mosmarreveshjes me kete pale kompetente eshte Gjykata e Shkalles se Pare Kruje.

8

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesit te te

paditurit Keshilli i Qarkut Durres dhe te personit te trete “Antea Cement” sh.a., qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.335, date 09.06.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje, me te cilin

eshte shpallur moskompetenca tokesore e kesaj gjykate per shqyrtimin e çeshtjes objekt i ketij gjykimi duke ia derguar aktet Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, si gjykate kompetente, eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te lihet ne fuqi.

Rezulton nga gjykimi se paditesi, me ane te padise, kundershton aktet administrative te nxjerra nga i padituri Keshilli i Qarkut Durrres, me te cilat jane miratuar studim pjesor urbanistik, leje ndertimi per rehabilitim rrugesh, etj., per realizimin e fabrikes se çimentos se personit te trete “Antea Cement” sha. Njekohesisht padia ka edhe kerkime te ndervarura nga kerkimet e lartpermendura, lidhur me masen dhe destinacionin e te ardhurave nga pagesat per dhenien e lejeve te ndertimit, regjistrimin e pronave, etj.

Ne fazen e veprimeve pergatitore, gjykata ka çmuar te mbeshtetur ne ligj kerkesen e paleve te paditura dhe te treta per shpalljen e moskompetences tokesore te saj per shqyrtimin e çeshtjes dhe dergimin e akteve Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, si gjykate kompetente.

Gjykata arsyeton se aktet administrative objekt gjykimi jane nxjerre nga i padituri Keshilli i Qarkut Durres. Meqenese ky subjekt ka qendren e tij ne Durres, sipas nenit 327 te K.Pr.Civile, kompetente per shqyrtimin e çeshtjes eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres.

Me ane te ankimit te veçante, paditesi kundershton vendimin e dhene nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje. Sipas ankuesit, me ane te padise, ai nuk ka kundershtuar vetem aktet administrative te nxjerra nga i padituri Keshilli i Qarkut Durres, por ka kerkuar edhe detyrimin e Z.R.P.P. Kruje te regjistroje pronat e paditesit. Po keshtu, ankuesi pretendon se ne gjykim ka thirrur si te paditur edhe Bashkine Kruje, Keshilli i Qarkut Durres ka zyre juridike ne Rrethin e Krujes dhe se, sipas nenit 45 te K.Pr.Civile, kerkimet e padise kane te bejne me pretendime mbi te drejta reale. Se fundi, bazuar ne nenin 53 te ketij Kodi, kur ka shume te paditur me vendbanime e qendra te ndryshme, padia mund te ngrihet aty ku ndodhet cilido prej tyre, pra edhe prane gjykates kompetente ku gjendet Bashkia Kruje.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te mbetet ne fuqi.

Paditesi, ne ankimin e veçante, pretendon se padia e tij permban nje numer kerkimesh, te cilat perveç Keshillit te Qarkut Durres i kunderdrejtohen edhe te paditurve te tjere si Bashkia Kruje dhe Z.R.P.P. Kruje. Ne rrethana te tilla, sipas nenit 53 te K.Pr.Civile, i takon atij te zgjedhe vendin e ngritjes se padise. Padia lidhet me pretendime mbi te drejta reale.

Keto pretendime te ankuesit nuk gjejne mbeshtetje ne ligj. Ne thelb, me ane te padise, pala paditese kundershton nje numer aktesh te nxjerra nga i padituri Keshilli i Qarkut Durres, me te cilat jane bere miratime te studimeve pjesore urbanistike, sheshe e leje ndertimi per rehabilitim rruge, etj., ne dobi te personit te trete “Antea Cement” sha. Per pasoje, te varur dhe te lidhura me kete kerkim kryesor, paditesi ka parashtruar edhe disa kerkime te tjera qe i kunderdrejtohen Bashkise Kruje, etj., lidhur me administrimin e destinimin e te ardhura fiskale per shkak te natyres se ndertimeve, per regjistrimin e pronave perkatese te njesive vendore, etj.

9

Per rrjedhoje, duke qene se, ne thelb, objekt i ketij gjykimi jane kundershtimi i nje numri aktesh administrative te nxjerra nga i padituri Keshilli i Qarkut Durres, ndersa kerkimet e tjera te ndervarura nga zgjidhja e kerkimit kryesor dhe, ne çdo rast, duke qene edhe keto te fundit mosmarreveshje administrative, Kolegji Civil çmon se eshte vendi per te zbatuar urdherimet e nenit 327 te K.Pr.Civile. Sipas kesaj dispozite: “Padia kunder nje akti administrativ shqyrtohet nga seksioni perkates i gjykates, ne zonen e se ciles ka qendren organi administrativ, ndaj te cilit drejtohet padia. Kur padia paraqitet ne gjykaten, ne territorin e se ciles ka qendren organi administrativ, kjo ia dergon jo me vone se tri dite gjykates ku eshte krijuar seksioni per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative ...”

Ne interpretim te drejte te kesaj dispozite, kompetenca territoriale per shqyrtimin e mosmarreveshjeve administrative, pavaresisht ku e ka qendren organi qe ka nxjerre aktin adminstrativ qe kundershtohet me ane te padise, i perket vetem gjykates se shkalles se pare ku gjendet seksioni administrativ, i cili, sipas dispozitave ne fuqi, mbulon edhe territorin e njesise ku ka qendren ai organ administrativ.

Ne kete kuptim, duke qene se per Qarkun e Durresit, ku perfshihet edhe njesia administrativo territoriale e Rrethit te Krujes, kompetencen per shqyrtimin gjyqesor te mosmarreveshjeve administrative e ka Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, seksioni administrativ i saj, atehere edhe per çeshtjen objekt gjykimi ajo eshte gjykata kompetente per shqyrtimin e çeshtjes.

Nga shqyrtimi i akteve rezulton qarte se ndryshe nga sa pretendon paditesi ne ankim, kerkimet e padise nuk jane mosmarreveshje te natyres reale, por jane mosmarreveshje administrative. Si kundershtimi i akteve te nxjerra nga Keshilli i Qarkut Durres, detyrimi i te paditurit Z.R.P.P. Kruje per regjistrim pronash, etj., jane mosmarreveshje adminstrative.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 63 te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.335, date 09.06.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Kruje.

Tirane, me 08.09.2009

10

Nr.31001-01409-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1056 i Vendimit (255)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareMirela Fana AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 08.09.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE, ne mungese

I PADITUR: ANESTI QERESHNIKU, ne mungese

OBJEKTI PADISË:Anullim i vendimit nr.690, date 21.12.2006 te K.SH.C.Baza Ligjore: Nenet 324, 328, 331, 452 te K.Pr.Civile

dhe neni 8, pika 3 e ligjit nr.8549, date 11.11.1999.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.220, date 30.05.2007, ka vendosur: Rrezimin e padise te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve si te pabazuar ne ligj.Lenien ne fuqi te vendimit nr.690, date 21.12.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Drejtoria e Pergjithshme Tatimeve, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vendosjen e pranimit te padise, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Gjykata e apelit ne marrjen e vendimit, ashtu si edhe gjate shqyrtimit te çeshtjes nuk beri asnje analize te fakteve dhe madje dhe vendimin e Komisionit te Sherbimit Civil e kaloi pa i kushtuar vemendjen e duhur. Nese do te bente te kunderten, gjykata do te kishte vene re se Komisioni i Sherbimit Civil, megjithese eshte i paqarte ne arsyetimin e vendimit te tij, perseri ka arritur ne perfundimin se shkeljet e konstatuara nga ana e grupit te kontrollit te Larte te Shtetit duhet te verifikoheshin nga ana e jone e pastaj te jepej mase disiplinore.

11

- Gjykata e apelit nuk ka marre parasysh asnje nga argumentat e paraqitura nga ana jone, sipas te cilave, ne baze te nenit 16 te ligjit nr.8599, date 10.04.2000, Kontrolli i Larte i Shtetit ka te drejte te kerkoje marrjen e masave ndaj personave qe kane shkaktuar deme direkte ose indirekte. Ne kete rast, detyrat e lena nga Kontrolli i Larte i Shtetit s’kane te bejne me masen e marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, por me sistemimin e situates pas kontrollit te ushtruar ne Degen e Tatimeve Fier. Ato nuk e perjashtojne z.Qereshniku nga pergjegjesia per shkeljet e kryera.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.220, date 30.05.2007 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i mbeshtetur ne

ligj, prandaj duhet te mbetet ne fuqi.Rezulton nga gjykimi se i padituri Anesti Qereshniku ka ushtruar detyren e inspektorit

te kontrollit prane Deges se Tatimeve dhe Taksave Fier. Ne zbatim te ligjit nr.8270, date 23.12.1997 “Per Kontrollin e Larte te Shtetit” (i

ndryshuar), ne vitin 2006 KLSH ka ushtruar nje kontroll te programuar ne kete Dege te pales paditese.

Ne perfundim te kontrollit, paditesit i eshte derguar nje akt ku permbahen analiza dhe konkluzione lidhur me shkeljet qe, sipas KLSH, jane konstatuar ne veprimtarine e Deges se Tatimeve dhe Taksave Fier. Njekohesisht rekomandohen masat organizative per verifikimin dhe eventualisht riparimin e shkeljeve te konstatuara ne institucionin e kontrolluar, si dhe masa ndeshkimore perkatese per personat qe, sipas KLSH, jane pergjegjes per shkeljet e konstatuara.

Ndermjet te tjerave, KLSH ka nxjerre perfundimin se Anesti Qereshniku, ne cilesine e inspektorit te kontrollit prane Deges Fier te DPT, ne ushtrimin e detyres se tij, nuk ka respektuar detyrimet e parashikuara lidhur me verifikimin dhe llogaritjen e mases se taksave te detyrueshme dhe procedura tatimore te zbatueshme sipas legjislacionit fiskal gjate kontrollit mbi disa subjekte tatimore, me efekt fiskal ne vlera te medha. Per rrjedhoje, KLSH i ka propozuar Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve (DPT) qe ndaj tij te merret masa disiplinore e largimit nga sherbimi civil.

Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, mbeshtetur ne perfundimet e aktit te KLSH dhe propozimin e saj, pasi ka thirrur dhe degjuar palen tjeter ndergjyqese, Anesti Qereshnikun, ne Komisionin Disiplinor, ka çmuar se ekzistonin te dhena te mjaftueshme qe ndaj tij te jepej masa disiplinore e largimit nga sherbimi civil. Per kete qellim, Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve ka nxjerre vendimin nr.1564 date 25.10.2006.

I investuar mbi kundershtimin e bere nga Anesti Qereshniku, duke i gjetur te drejta pretendimet e parashtruara prej tij, pasi ka marre ne shqyrtim aktin e siperpermendur dhe procedurat e ndjekura per marrjen e tij, KSHC ka çmuar se ai nuk eshte i bazuar ne prova e ne ligj dhe rrjedh nga nje proçes jo i rregullt ligjor. KSHC ka vendosur shfuqizimin e aktit te largimit te personit te lartpermendur nga sherbimi civil dhe kthimin ne vendin e meparshem te punes.

Duke pretenduar se vendimi i dhene nga KSHC nuk eshte i mbeshtetur ne ligj dhe ne prova, DPT i eshte drejtuar Gjykates se Apelit Tirane.

Rezulton nga vendimi nr.220, date 30.05.2007 i Gjykates se Apelit Tirane se, pasi ka shqyrtuar pretendimet e paleve ndergjyqese lidhur me bazueshmerine ose jo ne ligj e prova te vendimit nr.690, date 21.12.2006 te KSHC, kjo gjykate ka arritur ne perfundimin se ai duhet te lihet ne fuqi. Sikurse KSHC, edhe Gjykata e Apelit Tirane, çmon se akti i DPT per

12

largimin nga sherbimi civil te Anesti Qereshnikut eshte dhene ne shkelje te procedurave te parashikuara nga ligji nr.8270, date 23.12.1997 “Per Kontrollin e Larte te Shtetit” (i ndryshuar), si dhe te dispozitave ligjore e nenligjore mbi procedurat tatimore te legjislacionit fiskal.

Edhe gjykata e apelit arsyeton se dispozitat e lartpermendura parashikojne rregulla te detyrueshme lidhur me rastet dhe menyren e verifikimit te shkeljeve ne ushtrimin e detyres nga punonjes te DPT, perfshire ato qe mund te jene konstatuar nga KLSH, apo vete organet tatimore ne permbushje te funksioneve perkatese te tyre. Ne thelb keto rregulla parashikojne detyrimin e organit kontrollues e verifikues qe te njohe me materialet e kontrollit nepunesin e kontrolluar a te ngarkuar me pergjegjesi, duke i krijuar kushtet qe eventualisht te parashtroje observimet perkatese te tij. Perveç kesaj, legjislacioni i posaçem per procedurat tatimore parashikon edhe detyrimin qe organet tatimore te kryejne verifikim fizik ne subjekt lidhur me mangesite dhe shkeljet konkrete, me efekte fiskale, qe mund te konstatohen nga kontrolli ne dokumentacionin e mbajtur nga nepunesi tatimor.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs DPT. Ne thelb, pretendohet se vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne zbatim te gabuar te ligjit per shkak se eshte i paqarte ne arsyetimin e tij. Sipas DPT-se, detyrat e lena nga KLSH nuk lidhen me masen disiplinore te dhene ndaj pales tjeter ndergjyqese, pasi pergjegjesia e tij nuk perjashtohet, por me sistemimin e situates pas kontrollit te ushtruar nga KLSH.

Kolegji Civil çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne zbatim te drejte te ligjit dhe duhet te lihet ne fuqi.

Ndryshe nga sa pretendon DPT, gjykata e apelit i ka marre ne shqyrtim dhe i ka dhene pergjigje shkaqeve per te cilat kjo pale kishte kundershtuar vendimin e KSHC objekt gjykimi. Me te drejte gjykata e apelit, sikurse edhe KSHC, eshte perqendruar ne respektimin e procedurave dhe veprimeve te parashikuara ne ligjin nr.8270, date 23.12.1997 (i ndryshuar) qe rregullon veprimtarine e KLSH dhe ne Udhezimin nr.2, date 30.01.2006 te Ministrit te Financave “Per procedurat tatimore” i nxjerre ne baze e per zbatim te ligjit nr.8560 date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore”.

Keshtu, ne nenin 6 te ligjit nr.8270, date 23.12.1997 “Per Kontrollin e Larte te Shtetit” (i ndryshuar), parashikohet se: “... Subjektet e kontrolluara duhet të kenë gjithnjë mundësinë që të bëjnë vërejtje për projekt raportin e kontrollit para publikimit të tij. Vërejtjet e bëra duhet të pasqyrohen në raportet përfundimtare”. Ne vijim, ne nenin 17 parashikohet edhe se: “... Gjatë kontrollit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas nenit 6, paragrafi 2, dërgon raportin e kontrollit te subjektet e kontrolluara. Këta të fundit janë të detyruar të japin shpjegimet e tyre brenda një muaji”. Ne perfundim te ketyre procedurave te realizuara rregullisht, KLSH ka te drejte: “të kërkojë nga subjektet e kontrolluara ose nga autoritetet më të larta shtetërore marrjen e masave të zhdëmtimit dhe disiplinore në përputhje me ligjet përkatëse ndaj personave që kanë shkaktuar dëme direkte ose indirekte”. Po keshtu, “....të kërkojë nga subjektet e kontrolluara marrjen e masave të nevojshme për përmirësimin e gjendjes në përputhje me rekomandimet e kontrollit”.

Pasi kane shqyrtuar aktet dhe provat e paraqitura nga palet ndergjyqese, si KSHC, ashtu edhe gjykata e apelit, kane çmuar dhe ardhur ne perfundimin se keto procedura nuk jane respektuar. Nuk rezulton ne gjykim te jene mbajtur proçes verbale dhe te jete kontaktuar nepunesi i kontrolluar, Anesti Qereshniku, per ta njohur me rezultatin e kontrollit dhe per te marre observimet e tij per shkeljet e atribuara.

Edhe ne Udhezimin nr.2, date 30.01.2006 te Ministrit te Financave “Per procedurat tatimore”, i nxjerre ne baze e per zbatim te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore”, ne piken 6.1, duke qene se kemi te bejme me shkelje qe lidhen me llogaritje jo te sakta te detyrimit tatimor nga nepunesi tatimor, parashikohet detyrimi i organit tatimor per te

13

verifikuar dhe saktesuar gjendjen dhe pasojat, nepermjet realizimit te kontrollit fizik ne subjektin tatimor, me grup kontrolli, duke e ballafaquar konstatimet me gjendjen konkrete.

Nga ana e DPT nuk eshte permbushur ky detyrim ligjor thelbesor per te saktesuar nese realisht ka shkelje, cilat jane efektet fiskale te saj dhe pergjegjesia e nepunesit tatimor. Kjo pale eshte mjaftuar vetem me thirrjen e pales tjeter ndergjyqese ne Komision Disiplinor, pa realizuar paraprakisht detyrimin ligjor te lartpermendur.

Madje edhe KLSH, ne raportin e derguar DPT-se i ka lene si detyre konkrete qe, perfundimet e kontrollit, i cili eshte zhvilluar vetem mbi te dhena qe mbahen ne Degen e Tatimeve Fier, te verifikohen ne kontrolle ne vend, duke llogaritur dhe kontabilizuar e arketuar detyrimet qe efektivisht do te rezultonin pikerisht nga ai kontroll e verifikim ne vend.

Sikurse me te drejte konkludon gjykata e apelit, nga ana DPT, e cila ka edhe barren e proves, nuk eshte paraqitur gjate shqyrtimit te çeshtjes ne KSHC, sikurse edhe ne gjykaten e apelit, asnje prove e dokument qe te vertetonte se, ne lidhje me palen Anesti Qereshniku, ishin permbushur detyrimet e lartpermendura sipas ligjit nr.8270, date 23.12.1997 “Per Kontrollin e Larte te Shtetit” (i ndryshuar), si dhe detyrimet, veprimet e procedurat e parashikuara ne aktet ligjore e nenligjore te sipercituara te legjislacionit tatimor, ne perfundim te te cilave, te rezultonte e vertetuar mospermbushja e rregullt e detyres dhe veçanerisht pasojat e efektet fiskale konkrete te ardhura nga shkeljet qe i jane atribuar kesaj pale nga ana e KLSH.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “a” te nenit 485 te Kodit

te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.220, date 30.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 08.09.2009

14

Nr.31001-01386-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1122 i Vendimit (256)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 08.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE, ne mungese

E PADITUR: ENTELA NAKO, ne mungese.

OBJEKTI: Shfuqizim i aktit administrativ vendimit nr.679,

date 23.11.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.Baza Ligjore: Nenet 324/a, 328, 452 e vijues te K.Pr.C.,

neni 8 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Per statusin e nepunesit civil”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.209, date 25.05.2007 ka vendosur:Rrezimin e padise duke lene ne fuqi vendimin nr.679, date 23.11.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.209, date 25.05.2007, ka ushtruar rekurs Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, duke kerkuar ndryshimin e vendimit nr.209, date 25.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.679, date 23.11.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil, per keto shkaqe:

- Per marrjen e mases disiplinore “Largim nga sherbimi civil” ndaj punonjeses Entela Nako jane zbatuar me rigorozitet nga ana e punedhenesit te gjitha procedurat e percaktuara ne ligjin nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”.

- Znj. Nako i eshte dhene mundesi qe te paraqese shpjegimet rreth shkeljes se pretenduar para Komisionit te Disiplines te Tatimeve dhe masa disiplinore eshte marre pas verifikimeve qe i jane bere te gjitha pretendimeve ne kete komision.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; ne mungese te paleve; si dhe

diskutoi çeshtjen ne teresi,

15

V Ë R E NSe vendimi nr.209, date 25.05.2007 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe i

bazuar ne prova dhe ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Gjate shqyrtimit gjyqesor eshtë vërtetuar se e paditura Entela Nako ka kryer detyren e

Inspektores ne Degen e Tatimeve Fier deri ne daten 18.09.2006. Me vendimin nr.1466, date 18.09.2006, ndaj saj eshte dhene nga pala paditese masa disiplinore: “Largim nga sherbimi civil”, sipas propozimit te K/Deges se Tatimeve Fier, me motivacionin: “Nuk ka kryer detyrat sipas ligjit”. Shkak per marrjen e kesaj mase disiplinore ndaj te paditures, eshte bere leshimi i vertetimit per pjesemarrje ne tendera per subjektin “FYBEK” shpk, ne te cilin eshte verejtur mosperputhje ne pasqyrimin e te dhenave ne lidhje me detyrimet e subjektit “FYBEK”.

Keshtu, sipas vertetimit nr.3331, date 19.07.2006 leshuar per subjektin “FYBEK” per te marre pjese ne tenderin qe do te zhvillohej ne daten 21.07.2006 me objekt: “Ndertime rezervuaresh”, ka rezultuar se per vitin 2005 dhe 2006 subjekti ka pasur zero detyrime. Nderkohe qe sipas kerkeses date 20.06.2006 te po ketij subjekti drejtuar Deges se Tatimeve Fier, eshte pranuar nga ana e tij se: “per veshtiresi financiare shoqeria jone nuk ka shlyer detyrimet ... per kete arsye kerkohet mundesia e pagimit te ketyre detyrimeve me keste duke pergatitur nje plan te pagesave te ketyre detyrimeve”.

Per sa me siper, ndaj te paditures, me vendimin nr.1466, date 18.01.2006 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, eshte marre masa disiplinore “Largim nga sherbimi civil”, me motivacionin per moskryerje te detyrave konform ligjit.

E paditura, masen disiplinore te dhene ndaj saj e ka ankimuar ne Komisionin e Sherbimit Civil, i cili me vendimin nr.679, date 23.11.2006 ka vendosur pranimin e kerkeses, shfuqizimin e aktit nr.1466, date 18.01.2006 te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve dhe kthimin e saj ne pozicionin e meparshem te punes dhe detyrimin e pales paditese per te bere pagesen nga momenti i nderprerjes se marredhenieve financiare deri ne zbatimin e vendimit.

Ne keto kushte, Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve i eshte drejtuar Gjykates se Apelit Tirane per shfuqizimin e aktit administrativ, vendimit nr.679, date 23.11.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.209, date 25.05.2007 ka vendosur rrezimin e padise duke lene ne fuqi vendimit nr.679, date 23.11.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil”. Gjykata e apelit arsyeton se: “Ky vertetim eshte leshuar konform kerkesave te percaktuara ne shkresen nr.51/1, date 17.03.2006 ... “Per vertetesine dhe saktesine e vertetimeve per detyrimet tatimore”. Ne piken 2 te kesaj shkrese, germa “e” eshte urdheruar se: Ne detyrime tatimore nuk mund te perfshihen ato subjekte me te cilat eshte nenshkruar marreveshja per shlyerjen e detyrimit me plan, pagese me keste me afat te percaktuar, si dhe rezulton ne fakt. Subjekti FYBEK shpk ne date 19.07.2006 ka lidhur akt marreveshje me degen e Tatimeve Fier per shlyerje te borxhit te papaguar me keste dhe me date 19.07.2006 ka shlyer shumen 950.000 leke dhe vendosur garanci ne Tirana Bank Dega Fier. Gjykata vlereson se e paditura ka vepruar konform urdherimeve te pales paditese me aktin e mesiperm ...”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, duke kerkuar ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe te vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil.

Parashtruar gjithe sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson ligjor konkluzionin e arritur nga Gjykata e Apelit Tirane.

Kolegji vlerson se me te drejte eshte konstatuar nga gjykata e apelit se e paditura ne leshimin e vertetimit nr.3331 te dates 19.07.2006, per subjektin “FYBEK” (ku rezulton se ky subjekt per vitin 2005 dhe 2006 ka zero detyrime), ka vepruar konform urdherimeve te pales paditese, te pasqyruara keto ne shkresen nr.51/1, date 17.03.2006 te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve drejtuar Deges se Tatimeve Fier. Konkretisht ne piken 2 te kesaj shkrese, germa “e” eshte urdheruar se: Ne detyrime tatimore [te subjekteve] nuk duhen te perfshihen [ato]

16

detyrime, kur per to me subjektin eshte nenshkruar marreveshja per shlyerjen e detyrimit me plan pagese me keste, me afat te percaktuar.

Pikerisht ne mbeshtetje te ketij urdherimi e paditura ka leshuar vertetimin e mesiperm, per sa kohe dhe konform ketij urdherimi, ka rezultuar e provuar se subjekti “FYBEK” shpk ne date 19.07.2006 kishte lidhur akt-marreveshje me Degen e Tatimeve Fier per shlyerje te borxhit te papaguar me keste, nderkohe qe me date 19.07.2006 kishte shlyer shumen 950.000 leke, si dhe kishte vendosur garanci ne Tirana-Bank Dega Fier ne shumen prej 3.500.000 leke, (ne nje kohe kur i gjithe detyrimi ishte ne vleren e 3.325.209 leke, nga te cilat 950.000 leke subjekti i kishte shlyer qe ne momentin e neneshkrimit te akt-marreveshjes).

Ne keto kushte, Kolegji Civil arrin ne perfundimin se pretendimet e ngrituar ne rekursin e paraqitur nga ana e pales paditese, nuk jane te tilla qe motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te gjykates se apelit, i cili eshte i drejte dhe i bazuar ne prova dhe ne ligj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.209, date 25.05.2007 te Gjykates Apelit Tirane, me pale

paditese Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe e paditur Entela Nako.

Tirane, me 08.09.2009

17

Nr.11243-01140-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1065 i Vendimit (257)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareGuxim Zenelaj AnetarMirela Fana AnetareAleksander Muskaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 08.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËS: FRROK KOTICA, perfaqesuar ne gjyq nga av. Ndue Gjoni.

TË PADITUR: MARIE BRUKA, LEDJO BRUKA DHE ELDA BRUKA, ne mungese.

PERSONI TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME KURBIN, ne mungese FITNETE RICA, ne mungese

OBJEKTI:Konstatimi i pavlefshmerise absolute te aktit administrativ,

aktit te marrjes se tokes ne perdorim dhe me pas ne pronesi me nr.53, Janar 1995, ne favor te Fran Bruka.

Detyrimin e Z.R.P.P. Kurbin per te rregulluar pasojat e ardhura nga akti i marrjes se tokes ne pronesi.

Baza Ligjore: Neni 31 e vijues i K.Pr.Civile, Ligji nr.7501, date 10.07.1991,

VKM nr.230, VKM 452, date 17.10.1992, Ligji 9948, date 07.07.2008.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin, nr.606/506 akti, date 18.06.2009, ka vendosur :

Te nxjerrje jashte juridiksionit gjyqesor çeshtjen me nr.21271-00321-35-09-483 akti dhe dergimin per shqyrtim administrativ prane “Komisioni Vendor i Vleresimit te Titujve te Pronesise” prane Qarkut Lezhe.

Kunder ketij vendimi, ka bere ankim te veçante paditesi Faik Kotica, me anen e te cilit ka kerkuar prishjen e vendimit te nr.606/506 akti, date 18.06.2009 per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

18

Si shkaqe te ankimit paditesi parashtron:- Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin me vendimin e saj ka shkelur dispozitat mbi

juridiksionin, pasi çeshtja objekt gjykimi eshte ne juridiksionin gjyqesor.- Une paditesi, nuk kam kerkuar anullimin e akteve administrative, por:

1. Konstatimin e pavlefshmerise absolute te aktit administrativ “Akt i marrjes se tokes ne perdorim” nr.53, Janar 1995, dhene ne favor te Fran Bruka. 2. Konstatimin e pavlefshmerise absolute te aktit administrativ “Akt i marrjes se tokes ne pronesi ”, nr.53, date 25.04.2002, dhene ne favor te Fran Bruka. Pavlefshmeria e akteve administrative konsiston ne faktin se Komisioni i Tokes se ish N.B. Gjorm ka vepruar ne kapercim te kompetencave ligjore.Udhezimi nr.106, pika 3 e vijues, date 23.02.1996 “Per procedurat e kalimit te tokes nga perdorimi ne pronesi” percakton se: “Te gjithe pretenduesit do te paraqesin tapine dhe kerkesat e tyre prane grupit te punes te ngritur prane komunes brenda dates 31.03.1996.Ne zbatim te pikes 5 te nenit 2 te ligjit, ne kerkesat e tyre do te pasqyrojne:(a) Daten e kopjen e dokumentit te pasaportizimit te tyre ne subjektin perkates;(b) Numrin e pjesëtareve te familjes ne 1 tetor 1992. (c) Motivin e marrjes se tokes ne perdorim, si punonjes i ndermarjes bujqesore, apo si bashkethemelues i saj.

- I ndjeri Fran Bruka, trashegimlenes i te paditurve, nuk ka qene asnjehere punonjes, apo bashkethemelues i ish Ndermarjes Bujqesore Gjorme.

- Komisioni i Tokes se ish N.B. Gjorme ka vepruar ne kundershtim me proceduren e kerkuar nga ligji lidhur me verifikimin e pasaportizimit te shtetasit Fran Bruka, pasi ai rezulton te kete pasaportizimin ne Bashkine Laç-Kurbin, me date 30.01.1995.

- Aktet administrative per te cilat eshte kerkuar konstatimi i pavlefshmerise absolute, jane nxjerre ne kundershtim me dispozitat ligjore dhe nenligjore si:Nenin 2 e vijues i ligjit nr.7051 date 19.07.1991 “Per token”.Nenin 2 pika 5 i ligjit nr.8053, date 21.12.1995 “Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore”. Nenin 2 e vijues i ligjit nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”.

- Duke qene se kerkesa jone ne kete mosmarreveshje ka te beje me pavlefshmerine absolute te akteve administrative te cituara me siper, bazuar dhe ne arsyetimin e vendimin civil nr.regjistri 31003-010089-002006 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, i cili ka arsyetuar se: “... Ne rastin e pavlefshmerise absolute, sipas rrethanave konkrete dhe shkakut te kesaj pavlefshmerie, krahas rruges administrative, pala e interesuar mund te drejtohet me padi te drejtperdrejte edhe ne gjykate. Kjo lidhet me faktin se akti eshte i kunderligjshem, pa fuqi detyruese dhe i paqene, por edhe me ate se goditja e tyre nuk lidhet me afatet ankimore, si dhe me pamundesine e organit qe i ka nxjerre apo atij epror per ta revokuar a shfuqizuar, madje ne rrethana te caktuara, edhe per ta shqyrtuar. Pra paditesi nuk mund te kufizohet ne te drejten e tij per t’iu drejtuar ne çdo kohe, direkt gjykates ...”.

- Kerkojme prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per ta gjykuar ne ate gjykate.

19

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; perfaqesuesin e paditesit Frrok

Kotica, av. Ndue Gjoni, i cili kerkoi prishjen e vendimit 606/506 akti, date 18.06.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin dhe dergimin e çeshtjes per t’u gjykuar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kurbin; ne mungese te te paditurave Marie Bruka, Ledja Bruka, Elda Bruka; ne mungese te personave te trete, Z.V.R.P.P. Kurbin dhe Fitnete Rica; dhe si shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.606/506 akti, date 18.06.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin

nuk eshte rezultat i nje hetimi te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin dhe si i tille ai duhet te prishet e çeshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

I. Rrethanat e faktit.

1. Paditesi Frrok Kotica, banues ne Mamurras, eshte pronar ne token are te ish Ndermarjes Bujqesore te Fshatit Gjorme mbi parcelat me nr.89/26/1, me siperfaqe 3250 m2, ne zonen kadastrale nr.1768, me kufizime: Veri - parcela nr.89/23/1; Lindje - parcela me nr.288/1; Jugu - parcela me nr.89/5/1; Perendim - parcela nr.89/25/1, dhe i nje toke truall ne Fshatin Gjorme me parcele me 89/24/1, me siperfaqje 975 m2 ne zonen kadastrale nr.1768, me kufizime: Veri - parcela nr.89/22/1; Lindje - parcela me nr.89/25/1; Jugu - parcela me nr.89/5/1; Perendim - parcela nr.289/2, te gjitha te regjistruara ne Z.V.R.P.P.-se Kurbinit.

2. Pronesine mbi kete pasuri paditesi, Frrok Kotica, pretendon se e ka fituar me kontraten e shitjes se dates 22.12.1999 nga personi i trete, Fitnete Rica, (Allamani,) prone e fituar nga Ligji nr.7501, date 19.07.1991.

3. Te paditurit Marie, Lejdo dhe Elda Bruka, jane trashegimtare ligjore te te ndjerit Fran Bruka. Sipas akteve ne dosje rezulton se me aktin administrativ nr.53, Janar 1995 “Akt i marrjes se tokes ne perdorim ” dhe aktit administrativ me nr.53, date 25.04.2002 “Akti i marrjes se tokes ne pronesi”, Fran Bruka, trashegimtaret e tij, te paditur ne kete proçes, jane pajisur me toke bujqesore me nje siperfaqe prej 11.500 m2 toke bujqesore ne ish Ndermarmarjen Bujqesore Gjorme Kurbin, sipas ligjit nr.7501, date 19.07.1991. Prona e te paditureve ndodhet ne te njejtin vend ku ndodhet edhe toka e paditesit Frrok Kotica.

4. Paditesi pretendon se akti i marrjes se tokes ne perdorim, ne favor te trashegimlenesit Fran Bruka me nr.53, Janar 1995, dhe akti i marrjes se tokes ne pronesi me nr.53, date 25.04.2002, jane akte absolutisht te pavlefshem, pasi i ndjeri Fran Bruka nuk mund te perfitoje toke sipas ligjit nr.7051, date 19.07.1991 “Per token”, sepse nuk ka qene asnjehere banor i fshatit Gjorme dhe as themelues i ish Ndermarjes Bujqesore te Fshatit Gjorme ne Rrethin e Kurbinit.

5. Paditesi Frrok Kotica, pretendimet se keto akte administrative te cilat i cenojne pronesine jane absolutisht te pavlefshme, i bazon ne faktin se:

“a” ne nxjerrjen e ketyre akteve administrative Komisioni i Ndarjes se Tokes se ish Ndermarjes Bujqesore Gjorme ka vepruar ne kapercim te kompetencave ligjore, pasi i ka dhene toke bujqesore shtetasit Fran Bruka, duke mos qene punonjes apo bashkethemelues i ish N. B. Gjorme.

“b” ne nxjerrjen e ketyre akteve administrative, Komisioni i Ndarjes se Tokes se ish Ndermarjes Bujqesore Gjorme ka vepruar ne kundershtim me proceduren e kerkuar nga ligji lidhur me verifikimin e pasaportizimit te shtetasit Fran Bruka, pasi rezulton se ai ka bere pasaportizimin ne Bashkine Laç me daten 30.01.1995, si i ardhur nga Komuna Ulez Mat.

6. Paditesi me kerkese te dates 05.04.2009 i eshte drejtuar Komisionit te Verifikimit te Titujve te Pronesise per shqyrtim administrativ dhe nuk rezulton te kete marre pergjigje ne lidhje me shqyrtimin e kerkeses.

20

7. Paditesi i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin me kerkese padi, me anen e te ciles ka kerkuar: Konstatimin e pavlefshmerise absolute te aktit administrative “Akt i marrjes se tokes ne perdorim”, nr.53, Janar 1995 dhe “Akt i marrjes se tokes ne pronesi” dhene ne favor te shtetasit Fran Bruka.

8. Kerkimi i paditesit bazohet ne nenet 31 e vijues i K.Pr.Civile, neni 163 e vijues i Kodit Civil, neni 9 i K.Pr.Administrative, neni 2 i ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”, neni 2, pika 5 e ligjit nr.8053, date 21.12.1995 “Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore”, neni 2 e vijues i ligjit nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, VKM nr.230, date 22.07.1991 “Per krijimin e komisioneve te tokave”, VKM nr.452, pika 2 e vijues date 17.10.1992 “Per ristrukturimin e ndermarrjes bujqesore”, Udhezimi nr.106, pika 3 vijues, date 23.02.1996.

9. Ne seancen pergatitore te dates 18.06.2009, perfaqesuesi i te paditureve ka kerkuar nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te shqyrtimit te kesaj mosmarreveshje, pasi per zgjidhjen e saj, kompetente do te ishte organi administrativ per shqyrtimin e titujve te pronesise.

10. Ne perfundim, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin e dates 18.06.2009, me nr.606/506, ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.21271-00321-35-09-483 akti dhe dergimin per shqyrtim administrtiv prane “Komisionit Vendor te Vleresimit te titujve te Pronesise”, ne Prefekturen e Qarkut Lezhe.

11. Paditesi Frrok Kotica ka ankimuar vendimin, duke pretenduar se vendimi eshte i gabuar, i pa mbeshtetur ne ligj, me shkaqet dhe pretendimet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

II Arsyetimi juridik

12. Nga aktet e administruara ne dosje, rezulton se paditesi Frrok Kotica i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin me kerkese padi, me objekt “Konstatimin e pavlefshmerise absolute te aktit administrativ”, aktit te marrjes se tokes ne perdorim nr.53, te Janarit 1995 dhe aktit te marrjes se tokes ne pronesi me nr.53, date 25.04.2002 ne favor te Fran Bruka, si dhe detyrimin e Z.R.P.P. Kurbin per rregullimin e pasojave te ardhura nga “Akti i marrjes se tokes ne pronesi” nr.53, date 25.04.2002.

13. Perfaqesuesi i te paditurve ne seancen pergatitore te dates 18.06.2009, ka kerkuar nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te shqyrtimit te kesaj mosmarreveshje, sepse i perket atij administrativ.

14. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te K.Pr.Civile (Gjykata ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte dhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ), ka marre ne shqyrtim çeshtjen nese mosmarreveshja qe ka ne shqyrtim ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, apo ate administrativ.

15. Ne perfundim te shqyrtimit, gjykata ka arritur ne konkluzionin se çeshtja nuk i perket juridiksionit administrativ, por atij gjyqesor.

16. Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin nuk eshte rezultat i nje hetimi te plote e te gjithanshem, ne perputhje me ligjin.

17. Siç eshte permendur me siper ne pjesen pershkruese-arsyetuese te ketij vendimi, objekti i kerkimit te paditesit eshte konstatimin absolutisht te pavlefshmerise se akteve administrative te marrjes se tokes ne perdorim dhe ne pronesi, bazuar keto kerkime ne percaktimet e nenit 163 te Kodit Civil, nenit 9 te Kodit te Procedurave Administrative, i cili ben fjale per parimin e ligjshmerise, ushtrimit te kompetencave brenda kufijve ligjore dhe ligjeve per marrjen e tokes ne perdorim dhe pronesi.

21

18. Ne nenin 163 te K.Civil eshte percaktuar se: “Pronesia fitohet nepermjet menyrave te caktuara ne kete Kod dhe menyrave te tjera te caktuara me ligj te veçante”.

19. Ligji nr.7501, date 19.07.1995 “Per Token” dhe ligji nr.8053, date 21.12.1995 “Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore”, jane ligje te posaçme, te cilet gjejne zbatim nepermjet procedurave te percaktuara ne perputhje me dispozitat ligjore e normat e tjera ne fuqi.

Mosrespektimi i procedurave te percaktuara ne keto dispozita, sjell pavlefshmerine absolute te akteve te nxjerra nga organi administrativ, te cilat duhet te merren per shqyrtim nga gjykata, si objekt i kerkimit.

20. Ne nenin 117 te K.Pr.Administrative, ligjvenesi ka percaktuar se:i “Aktet administrative absolutisht te pavlefshme nuk prodhojne pasoja ligjore,

pavaresisht nga faktit nese jane deklaruar apo jo si te tille”.ii “Secila pale e interesuar mund te kerkoje qe akti administrativ te shpallet

absolutisht i pavlefshem. Kerkesa ne fjale mund te behet ne çdo kohe. Organi administrativ kompetent, me nismen e tij, mundet te deklaroje nje akt administrativ absolutisht te pavlefshem ne çdo kohe ...”.

21. Ne Kreun II te Titullit III te Pjeses se Pare te K.Pr.Civile, ligjvenesi ka percaktuar juridiksionin e gjykatave e konkretisht ne nenin 36, i cili parashikon se:“Ne juridiksionin e gjykatave hyjne te gjithe mosmarreveshjet civile dhe mosmarreveshjet e tjera te parashikuara ne kete Kod e ne ligje te veçanta. Juridiksioni gjyqesor civil ushtrohet sipas dispozitave te ketj Kodi dhe ligjeve te tjera ...”.

22. Bazuar ne kete percaktim te ligjvenesit, mosmarreveshja objekt i ketij gjykimi eshte mosmarreveshje civile dhe si e tille ajo hyn ne juridiksionin gjyqesor.

III. Ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes.

23. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin nuk ka bere nje hetim te plote dhe te gjithashem ne gjykimin e kesaj çeshtje.

24. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.606/506 akti, date 18.06.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin duhet te prishet e duhet te dergohet per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate, pasi çeshtja objekt shqyrtimi ben pjese ne juridiksionin gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.606/506 akti, date 18.06.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Kurbin dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate

Tirane, me.08.09.2009

22

Nr.11111-01138-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1247 i Vendimit (258)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesGuxim Zenelaj AnëtarArjana Fullani Anëtare Aleksander Muskaj AnëtarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 08.09.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: MARIE PRETASHI (TALI), DRANE TOMA (TALI) në mungesë

TË PADITUR: SHOQËRIA “GALAXY MOTORS PALACE” SHPK,NIKOLIN TALAJ, VITORE TALAJ, në mungesë

PERSON I TRETË: ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME LEZHË, në mungesë

OBJEKTI PADISË:Konstatimin e pavlefshmërisë absolute

të kontratës së shitjes nr.1316.Rep., nr.420 Kol., datë 07.03.2007 dhe kthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme;

detyrimin e ZRPP Lezhë të bëjë ndryshimet në regjistrin hipotekor.Baza Ligjore: Neni 92/a i Kodit Civil, 192 e vijues i saj,

nenet 32 e 53 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.575, datë 27.01.2009, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së palës së paditur Nikolin Talaj.Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Kalimin e çështjes civile me nr.454 akti për kompetencë gjykimi, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Kundër këtij vendimi kanë paraqitur ankim te veçantë paditësit, të cilët kërkojnë prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Ne bazë të neneve 42 e 53 të K.Pr.C., është pala paditëse ajo që përcakton se ku duhet të ngrihet padia.

- Gjykata e faktit është shprehur njëherë mbi kërkesën që ka bërë pala e paditur Nikolin Tali, për nxjerrjen jashtë kompetence të gjykimit të kësaj çështje nga kjo gjykatë, kërkesë e cila nuk është pranuar dhe ndodhemi përpara gjësë së gjykuar.

23

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NVendimi nr.575, datë 27.01.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tiranë qe ka shpallur

moskompetencen e saj dhe dergimin e akteve Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe si gjykate kompetente, eshte i drejte, i bazuar ne ligj, e per pasoje duhet te lihet ne fuqi.

Nga dosja ka rezultuar se, paditëset Marie Pretashi (Tali) dhe Drane Toma (Tali) kanë paraqitur padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me te cilën kanë kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes nr.1316.Rep., nr.420 Kol., datë 07.03.2007 të lidhur midis të paditurve Nikolin Talaj, Vitore Talaj me shoqërinë “Galaxy Motors Palace” shpk, për një sipërfaqe 16.930 metra katrorë tokë në zonën e Kunës - Lezhë, kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme dhe detyrimin e personit të tretë ZRPP Lezhë të bëjë ndryshimet përkatëse në regjistrin hipotekor.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur moskompetencën e saj në gjykimin e kësaj çështjeje dhe ka ja ka dërguar aktet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, si gjykatë kompetente.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim te veçantë pala paditëse, e cila ka kërkuar prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Ne bazë të neneve 42 e 53 të K.Pr.C., është pala paditëse ajo që përcakton se ku duhet të ngrihet padia.

- Gjykata e faktit është shprehur njëherë mbi kërkesën që ka bërë pala e paditur Nikolin Tali, për nxjerrjen jashtë kompetence të gjykimit të kësaj çështje nga kjo gjykatë, kërkesë e cila nuk është pranuar dhe ndodhemi përpara gjësë së gjykuar.

Ky Kolegj çmon se vendimi i mësipërm është i bazuar në ligj dhe si i tille, duhet të lihet në fuqi.

Me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i është referuar nenit 45 të K.Pr.C., sipas të cilit: “Paditë për të drejtat reale mbi sende te paluajtshme,... ngrihen ne gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose pjesa me e madhe e tyre”, si dhe nenit 49 të K.Pr.C., për paditë për ekzekutimin e detyrueshëm mbi sendet, ku eshte percaktuar qarte se “Padite, per te kerkuar ekzekutimin e detyrueshem mbi sende, ngrihen ne gjykaten e vendit ku ndodhen ato ose pjesa me e madhe e vleres se tyre”. Pra del qarte se kompetente per gjykimin e kesaj çeshtje eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe dhe me te drejte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka shpallur moskompetencen e saj.

Pra, në këtë rast kemi përjashtim nga parimi i përgjithshëm për ngritjen e padisë, sipas të cilit gjykata kompetente për gjykimin e çështjes është gjykata ku ka vendbanimin i padituri dhe për rrjedhojë, nuk mund të zbatohen nenet 42 e 53 te K.Pr.C., siç pretendohet në ankimin e veçantë të paraqitur prej pales paditese.

Eshte e kuptueshme qe dispozitat e posaçme mbizoterojne mbi ato te pergjithshmet. Zbatimi i nenit 53 te K.Pr.C. mund te behet vetem atehere kur jemi para disa

zgjidhjeve alternative, ku eshte ne te drejten e paditesit te zgjedhe njeren prej tyre, por ne rastin konkret nuk jemi ne kushtet e nenit te mesiperm, e per pasoje çeshtja duhet zgjidhur bazuar ne nenin 45 e 49 te K.Pr.C., sic dhe e ka zgjidhur me te drejte gjykata.

Pala paditëse, në ankimin e paraqitur, nder te tjera ka pretenduar edhe se jemi përpara gjësë së gjykuar.

Kjo per faktin se, në seancën gjyqësore të datës 08.11.2007, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka gjykuar me trup gjykues me nje gjyqtar, nuk ka pranuar kërkesën e palës se paditur për shpalljen e moskompetencës së kësaj gjykate për gjykimin e çështjes.

24

Pra, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte shprehur nje here ne lidhje me kompetencen dhe, ne baze te nenit 451/a te K.Pr.C., nuk mund ta gjykoje per se dyti.

Edhe ky pretendim i pales paditese i paraqitur ne ankim është i pabazuar.Rezulton se, në seancën gjyqësore të datës 20.05.2008, nga pala paditese është

kërkuar që çështja të gjykohet me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, meqënëse vlera e padisë është mbi 10 milion lekë. Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata dhe gjykimi i çështjes ka filluar me trup gjykues të përberë nga tre gjyqtarë.

Në seancën gjyqësore të datës 27.01.2009, pala e paditur, në kërkesat paraprake me shkrim, ka kërkuar shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e kësaj çështje dhe dërgimin e saj Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe, si gjykate kompetente.

Ne nenin 181 te K.Pr.C. kemi: “Gjykata duhet te organizoje punen qe gjykimi i çeshtjes te perfundoje nga i njejti

trup gjykues.Kur, per shkaqe te parashikuara nga paragrafi i trete i nenit 62 te ketij Kodi, ose per

shkaqe te tjera te perligjura, ndryshon perberja e trupit gjykues, anetari i ri duhet te njihet me permbajtjen e procesit gjyqesor, perveç kur kerkohet prej tij qe çeshtja te filloje nga fillimi.

Kur ndryshon me shume se nje anetar i trupit gjykues, çeshtja fillon nga fillimi”.Sipas kesaj dispozite (paragrafi i trete), me ndryshimin e trupit gjykues çështja fillon

nga fillimi, qe do te thote se jemi ne shqyrtimin e nje kerkese padie ne fillimin e saj, qe nga veprimet pergatitore e ne vazhdim, deri ne dhenien e nje vendimi perfundimtar, qe do te thote se te gjitha veprimet e meparshme proceduriale jane nul, për rrjedhojë palët ndërgjyqëse mund të paraqesin kërkesat e tyre sërish, edhe pse gjykata mund t’í ketë rrëzuar apo pranuar me vendim të ndërmjetëm te meparshem.

Ne vazhdim te arsyetimit te mesiperm, pretendimi i pales paditese se jemi para gjese se gjykuar, nuk qendron edhe per nje shkak tjeter.

Në seancën gjyqësore të datës 08.11.2007, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka gjykuar me trup gjykues me nje gjyqtar, nuk ka pranuar kërkesën e palës se paditur për shpalljen e moskompetencës së kësaj gjykate për gjykimin e çështjes. Duke qene se kjo gjykate eshte shprehur nje here per kete kerkese, nuk mund ta marre perseri ne shqyrtim, pretendim ky i pales paditese, per shkak te parimit te gjësë se gjykuar.

Ky pretendim nuk qendron, per faktin se ne kete rast jemi para nje vendimi te ndermjetem ndaj te cilit nuk parashikohet ankim i veçante, e per pasoje ky vendim mund te ndryshohet ose revokohet nga gjykata (neni 315 i K.Pr.C.). Ne K.Pr.C. eshte percaktuar qarte (neni 62) se: ... vetem ndaj vendimit te gjykates qe ka shpallur moskompetencen per gjykimin e mosmarreveshjes, ... mund te behet ankim i veçante nga palet ... ne Gjykaten e Larte. Per pasoje, nuk jemi para kushteve te nenit 451/a, paragrafi i dyte i K.Pr.C.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485 tё K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi të vendimit nr.575, datë 27.01.2009 tё Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.

Tirane, me 08.09.2009

25

Nr.11111-01139-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1316 i Vendimit (259)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesGuxim Zenelaj AnëtarArjana Fullani Anëtare Aleksander Muskaj AnëtarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 08.09.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: GJINOVEFA MUÇI, në mungesëE PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga juristja Solida Dibra

OBJEKTI I PADISË:Konstatimin dhe korrigjimin e gabimit të emrit të babait të paditëses

të dokumentit librezë e punës nga Jorgo në Jorgji dhe mbiemrit nga Muça në Muçi

dhe pasqyrimin e këtij korrigjimi pranë regjistrave të palës së paditur.Baza Ligjore: Nenet 388 e 32/c të K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3860, datë 11.05.2009, ka vendosur:

Nxjerrjen e çështjes civile nr.6520 akti, jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Ligji nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” nuk përcakton se si subjekt “kontrollues” do të jenë edhe Arkivat e Sigurimeve Shoqërore, të cilat ruajnë dhe administrojnë dokumentacionin e vjetërsisë në punë të shtetasve në Republikën e Shqipërisë. Mbi bazën e këtij dokumentacioni, vetë organet e sigurimeve shoqërore caktojnë përfitime pasurore dhe në asnjë ligj apo akt tjetër nënligjor nuk është përcaktuar e drejta e këtij organi për të korrigjuar dokumentacionin që administron.

- Neni 32/c i K.Pr.C., përcakton se: “Padia mund të ngrihet për njohjen e vërtetësisë apo pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”. Po kështu, neni 388, paragrafi i tretë i tij shprehet “... Në mënyrën e treguar më sipër mund të kërkohet dhe korrigjimi i gabimeve të akteve të treguara në paragrafin e parë të këtij neni.” Aktualisht qëndrat e punës, të cilat kanë plotësuar librezën e punës dhe regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë nuk ekzistojnë më dhe dokumentacioni është i depozituar pranë Arkivit të DRSSH Tiranë.

26

- Sipas nenit 36 të K.Pr.C.: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe të gjitha mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.” Si pavertetësia e një dokumenti me pasoja juridike për paditësin, ashtu dhe korrigjimi i gabimeve në akte, janë parashikuar në Kodin e Procedurës Civile dhe nuk ekziston asnjë shkak që gjykata të mos e marrë në shqyrtim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësuesen e palës së paditur, juristen Solida Dibra, e cila kerkoi prishjen e vendimit të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po në atë gjykatë; si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NSe vendimi nr.3860, date 11.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane, qe ka

nxjerre çështjen jashtë juridiksionit gjyqesor, eshte ne zbatim te gabuar te ligjit e per pasoje, çeshtja duhet te prishet e te kthehet ne po ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Nga dosja ka rezultuar se paditësja Gjinovefa Muçi ka paraqitur dokumentacionin për përfitimin e pensionit të pleqërisë pranë palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë.

Pala e paditur ka refuzuar kërkesën e paditëses, për shkak se ka patur ndryshime ne dokumentet e paraqitura, si ne emrin e atësisë se saj nga Jorgji ne Jorgo dhe te mbiemrit te saj nga Muci ne Muca midis çertifikatës personale dhe librezës së punës dhe aktit të verifikimit.

Në këto rrethana, paditësja Gjinovefa Muçi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi për konstatimin dhe korrigjimin e gabimit të atesise te dokumentit librezë e punës nga Jorgo në Jorgji dhe mbiemrit nga Muça në Muçi dhe pasqyrimin e këtij korrigjimi pranë regjistrave të palës së paditur.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duke arsyetuar se paditësja nuk ka ndjekur rrugën administrative të përcaktuar në ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, për të korrigjuar gabimet materiale të bëra në të dhënat e saj personale.

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon prishjen e ketij vendimi, duke parashtruar dhe shkaqet.

Vendimi i mësipërm është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka pasur të qartë objektin e mosmarrëveshjes, i

cili përcaktohet në pretendimet e palëve që parashtrohen në fillim të procesit gjyqësor, si dhe gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre që rrjedhin nga ky proces.

Pretendimet e saj paditësja, Gjinovefa Muçi, i ka parashtruar në kërkesëpadinë e paraqitur, ku ka kërkuar konstatimin dhe korrigjimin e gabimit të emrit të babait dhe të mbiemrit në dokumentin librezë e punës dhe pasqyrimin e këtij korrigjimi pranë regjistrave të palës së paditur, duke ju referuar neneve 388 e 32/c të K.Pr.C.

Në seancën gjyqësore të datës 11.05.2009 paditësja ka kërkuar ndryshimin e objektit të padisë, duke kërkuar pavërtetësinë të pjesëshme të dokumentit, librezë të punës së paditëses për emrin e babait nga Jorgo në Jorgji dhe të mbiemrit nga Muça në Muçi, si dhe në regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë.

Sa më sipër, kërkimi i paditëses, për pavërtetësinë pjesërisht të akteve, referuar nenit 32/c të K.Pr.C., sipas të cilit, padia mund të ngrihet për njohjen e vertetësisë apo pavertetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin, i përket juridiksionit gjyqësor.

27

Neni 32/c i K.Pr.C., përcakton se: “Padia mund të ngrihet për njohjen e vertetësisë apo pavertetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.

Po kështu, neni 388, paragrafi i tretë i tij shprehet: “... Në mënyrën e treguar më sipër mund të kërkohet dhe korrigjimi i gabimeve të akteve të treguara në paragrafin e parë të këtij neni.” Aktualisht qëndrat e punës, të cilat kanë plotësuar librezën e punës dhe regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë nuk ekzistojnë më dhe dokumentacioni është i depozituar pranë Arkivit të DRSSH Tiranë.

Edhe arsyetimi i gjykates se, nuk eshte ndjekur rruga administrative përcaktuar në ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, për të korrigjuar gabimet materiale të bëra në të dhënat e saj personale, nuk qendron, per shkak te zbatimit te gabuar te ligjit.

Vete bazueshmeria e kerkimeve te pales paditese ka te beje vetem me juridiksion gjyqesor. Por edhe nisur nga vete qellimi i ligjit te siperpermendur “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, fusha e zbatimit te tij dhe ne pergjithesi fryma e ligjit, tregon qe nuk kemi te bejme me rastin objekt gjykimi.

Nisur nga sa siper, vendimi nr.3860, date 11.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenet 485 dhe 63 tё K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.3860, date 11.05.2009 tё Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane

dhe dergimin e çeshtjes, po asaj gjykate, per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 08.09.2009

28

Nr.11243-01134-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1339 i Vendimit (260)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËES

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnëtareAleksander Muskaj AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 08.09.2009, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: FILIP KOTTA, lindur ne Korçe dhe banues ne Tirane, perfaqesuar Av.Vangjel Kosta

E PADITUR: QENDRA E STUDIMEVE ALBANALOGJIKE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit

shumen 850 $ ne muaj per periudhen e vitit 2008 e vazhdim, per perdorimin e prones se ndodhur ne Korçe dhe detyrimin per t’i paguar dhe te ardhurat

nga mospermbushja e detyrimit ne afatin e caktuar.Baza Ligjore: Nenet 297, 420 e 450 të Kodit Civil,

si dhe nenet 153-156 te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.4707, date 01.06.2009, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetences te kesaj gjykate per gjykimin e çeshtjes civile me nr.8791 akti, date 07.05.2009 dhe dergimin e akteve per gjykim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe si gjykate kompetente, me argumentin se kerkimi i paditesit, ne baze te nenit 297 te K.C., eshte nje kerkim (te ardhurat mbi sendin), qe hyn ne te drejtat reale qe gezon pronari i sendit dhe per rrjedhim, duke u nisur nga neni 45 i K.Pr.C., kompetente per te gjykuar kete padi nuk eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, por Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim te veçante paditesi, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Ne baze te nenit 42 te K.Pr.C., padite ngrihen ne gjykaten e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqendrimin e tij. I padituri e ka seline e tij ne Tirane, prandaj kompetente per gjykimin e çeshtjes eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.

29

- Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte bazuar ne nenin 45 te K.Pr.C., duke vendosur se gjykate kompetente per gjykimin e padive per te drejtat reale mbi sendet e paluajtshme eshte gjykata ku ndodhen sendet, ose pjesa me e madhe e tyre.

- Por ne baze te nenit 54 te K.Pr.C., eshte e drejta e paditesit per te zgjedhur midis gjykatave dhe paditesi e ka paraqitur padine e tij ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Mirela Fana; perfaqesuesin e paditesit Filip Kotta,

Av.Vangjel Kosta, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate; dhe si shqyrtoi e bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, me nr.4707, date 01.06.2009, eshte

rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit e per pasoje ai duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

Rrethanat e faktit

Paditesi Filip Kotta eshte pronar i nje banese te ndodhur ne qytetin e Korçes. Qe prej 14 vjetesh kete prone, ne baze te kontrates se qirase, e ka perdorur pala e paditur, Muzeu Arkeologjik i Korçes (sot Qendra e Studimeve Albanologjike). Paditesi i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me nje padi, duke kerkuar detyrimin e pales se paditur, Qendra e Studimeve Albanologjike, t’i paguaje te ardhurat nga perdorimi i sendit, prone e tij, per periudhen nga 2008 e vazhdim, ne baze te neneve 420, 297, 450 te K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.4707, date 01.06.2009, ka vendosur:

Shpalljen e moskompentences te kesaj gjykate per gjykimin e çeshtjes civile me nr.8791 akti, date 07.05.2009 dhe dergimin e akteve per gjykim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe, si gjykate kompetente.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim te veçante paditesi Filip Kotta, duke kerkuar prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate, duke pretenduar se:

- Ne baze te nenit 42 te K.Pr.C., padite ngrihen ne gjykaten e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqendrimin e tij. I padituri e ka seline e tij ne Tirane, prandaj kompetente per gjykimin e çeshtjes eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.

- Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte bazuar ne nenin 45 te K.Pr.C., duke vendosur se gjykate kompetente per gjykimin e padive per te drejtat reale mbi sendet e paluajtshme eshte gjykata ku ndodhen sendet, ose pjesa me e madhe e tyre.

- Por, ne baze te nenit 54 te K.Pr.C., eshte e drejta e paditesit per te zgjedhur midis gjykatave dhe paditesi e ka paraqitur padine e tij ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Arsyetimi juridik.

Ka rezultuar e vertetuar me prova shkresore se paditesi Filip Kotta eshte pronar i nje banese te ndodhur ne qytetin e Korçes, banese e cila eshte perdorur nga pala paditese, Muzeu Arkeologjik i Korçes (sot Qendra e Studimeve Albanologjike), per disa vite me radhe.

Paditesi kerkon qe pala e paditur t’i paguaje te ardhurat nga perdorimi i sendit, prone e tij.

30

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, duke u nisur nga neni 45 i K.Pr.C., ka argumentuar se kompetente per te gjykuar kete padi nuk eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, por Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe.

Kjo, duke iu referuar kerkimit te paditesit ne kete padi, nenit 297 te K.C., gjykata argumenton se kerkimi i paditesit (per te ardhurat mbi sendin dhe vlera e perdorimit te tij), nga pikepamja juridike eshte nje kerkim mbi te drejtat reale te pronarit te sendit dhe per rrjedhim, gjykimi i ketij kerkimi duhet te gjykohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se kjo gjykate i ka interpretuar dhe zbatuar gabim keto dispozita, kjo per shkak te mos percaktimit te drejte te natyres se kerkimit te paditesit.

Duke u nisur nga objekti i padise, paditesi kerkon: “Detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit shumen 850 $ ne muaj per periudhen e vitit 2008 per perdorimin e prones se ndodhur ne Korçe dhe detyrimin per t’i paguar dhe te ardhurat nga mospermbushja e detyrimit ne afatin e caktuar”, referuar bazes ligjore ku ky kerkim mbeshtetet, ne nenet 420, 450 te K.C, rezulton se nuk jemi perpara nje kerkimi te nje te drejte reale, por te nje te drejte detyrimi. Pra kerkimi i paditesit nuk ka per objekt sendin e tij, si nje kerkim te se drejtes se tij reale, por objekt i kerkimit eshte veprimi e mosveprimi i pales se paditur.

Gjithashtu, ne kete gjykate paditesi eshte drejtuar per te zgjidhur mosmarreveshjen me te paditurin, duke kerkuar pagimin e detyrimit te ketij te fundit vetem per periudhen e vitit 2008 e vazhdim. Pra eshte nje kerkim me afat, per nje periudhe te caktuar kohe. Sjellim ne vemendje te gjykates se kerkimi i nje te drejte reale eshte nje kerkim me karakter te perhershem.

Gjithashtu, edhe ne veshtrim te shtrirjes se ketyre dispozitave ne te drejten civile ato hyjne ne pjesen e katert te Kodit Civil, te titulluar Detyrimet dhe jo tek pjesa e dyte, e titulluar sendet dhe pronesia te Kodit Civil.

Te bazuar e gjen Kolegji Civil i Gjykates se Larte pretendimin ne ankimin e veçante te pales paditese se, duke iu referuar nenit 42 te K.Pr.C., ne te cilen thuhet se: “padite ngrihen ne vendin ku i padituri ka vendqendrimin, ose vendbanimin e tij”, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte kompetente per te gjykuar kete padi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille duhet prishet dhe çeshtja duhet te dergohet ne po ate gjykate per te vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nr.4707, date 01.06.2009

dhe dergimin per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

Tirane, me 08.09.2009.

31

Nr.11243-01133-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-984 i Vendimit (261)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani Anetare Aleksander Muskaj AnetarMirela Fana AnetareGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 08.09.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: NIKO SULENJIS (MEHMET SULEJMANI), ne mungese.

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQERORE KORÇE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Dhenien e pensionit te parakohshem te prapambetur

nga data 01.01.1996 deri me daten 31.12.1998 dhe kundershtimin e mases se pensionit te parakohshem,

pensionit te pleqerise dhe pensionit suplementar. Detyrimin e pales se paditur te beje rishikimin,

rillogaritjen dhe ndryshimin e mases se tyre, sipas ligjeve te sigurimeve shoqerore

dhe te kritereve te pensioneve te prezantuara ne kerkese padi dhe dhenien e diferencave te prapambetura nga data 01.01.1999 e vazhdim.

Baza Ligjore: Ligji nr.7703, date 19.05.1993, nenet 32, 39;Ligji nr.8087, date 13.03.1996, i ndryshuar, pikat a) dhe b);

Ligji nr.8521, date 30.07.1999, neni 6, pikat a) dhe b); Ligji nr.8661, date 18.09.2000, nenet 12, 13, 23;

Ligji nr.9210, date 23.03.2004, neni 49; Ligji nr.9418, date 23.03.2005, nenet 1, 6, 13, 14, 16, 31;

Ligji nr.9481, date 16.02.2006, nenet 13, 14, 27; neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.41-2009-2295 (1404), date 11.05.2009 ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te padise.Detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit diferencat e pensionit te parakohshem per periudhen 01.01.1999 - 02.06.2000 mbi bazen e llogaritjes se tij, sipas permbajtjes reale te nenit 11 te ligjit nr.8087, date 13.03.1996, ndryshuar me nenin 6 te ligjit nr.8521, date 30.07.1999, duke interpretuar

32

kufizimin lidhur me kufirin tavan te barabarte me pensionin maksimal ne shkalle vendi, vetem persa i perket pikes (b) te ketij neni.Rrezimin e padise lidhur me kerkimin per pagimin e pensionit te parakohshem per periudhen 01.01.1996 - 31.12.1998, si kerkim i pambeshtetur ne ligj.Nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, persa i perket kerkimit per kundershtimin e mases se pensionit te plote te pleqerise dhe atij suplementar.

Kunder ketij vendimi (pikes 4 te tij), ka bere ankim te veçante paditesi, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Vendimi vjen ne kundershtim me nenin 6 te ligjit nr.8521, date 30.07.1999, pasi ankimet kunder vendimeve per perfitime nga ky ligj behen ne gjykate, e cila zgjidh çeshtjet perfundimisht.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Mirela Fana, dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NSe paditësi, Niko Sulenjis (Mehmet Sulejmani), ka paraqitur kërkesë padi në Gjykatën

e Shkallës së Parë Korçë, me anë të së cilës ka kërkuar dhënien e pensionit te parakohshëm te prapambetur nga data 01.01.1996 deri më datën 31.12.1998 dhe kundërshtimin e mases së pensionit te parakohshem, pensionit te pleqerisë dhe pensionit suplementar. Detyrimin e palës së paditur të bëje rishikimin, rillogaritjen dhe ndryshimin e masës së tyre, sipas ligjeve të sigurimeve shoqërore dhe të kritereve të pensioneve të prezantuara në kërkesë padi dhe dhënien e diferencave të prapambetura nga data 01.01.1999 e vazhdim.

Gjykata Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.41-2009-2295 (1404), datë 11.05.2009, ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë, detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit diferencat e pensionit të parakohshëm për periudhën 01.01.1999 - 02.06.2000 mbi bazën e llogaritjes së tij, sipas përmbajtjes reale të nenit 11 të ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, ndryshuar me nenin 6 të ligjit nr.8521, datë 30.07.1999, duke interpretuar kufizimin lidhur me kufirin tavan të barabartë me pensionin maksimal në shkallë vendi, vetëm përsa i përket pikës (b) të këtij neni, rrëzimin e padisë lidhur me kërkimin për pagimin e pensionit të parakohshëm për periudhën 01.01.1996 - 31.12.1998, si kërkim i pambështetur në ligj, si dhe ka vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, përsa i përket kërkimit për kundërshtimin e masës së pensionit të plotë të pleqërisë dhe atij suplementar.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi aktet e ndodhura në dosje, çmon se ankimi i veçantë është paraqitur jashtë afatit ligjor të parashikuar në nenin 443/4 të K.Pr.Civile. Ky konkluzion arrihet, pasi ka rezultuar e provuar se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë nr.41-2009-2295 (1404), është shpallur në datë 11.05.2009. Duke qenë se dita e njoftimit të vendimit ka rezultuar të jetë ajo e shpalljes së vendimit, pasi paditësi ka qenë i pranishëm në gjykim, afati 5 ditor i ankimit të veçantë i takon të filloi nga data 11.05.2009 dhe te mbarojë në datë 16.05.2009, qe ka takuar të jetë ditë e shtunë. Në mbështetje te nenin 148/3 të K.Pr.Civile, ku thuhet: “Kur dita e fundit e afatit bie në ditë pushimi, afati mbaron në ditën e punës, që vjen pas asaj të pushimit”, afati i fundit i ankimit per paditësin Niko Sulenjis është dita e hënë, datë 18.05.2009.

Nga materialet e dosjes ka rezultuar se ankimi nga paditesi është paraqitur në datë 22.05.2009, pra 4 ditë përtej afatit.

Gjithashtu nga verifikimi i bërë në kalendarin e festave zyrtare figuron se në vitin 2009, në harkun kohor të datave 11.05.2009 deri në 18.05.2009, nuk ka pasur asnjë festë zyrtare.

33

Si përfundim, Kolegji Civil çmon se ankimi është paraqitur 4 ditë përtej afatit 5 ditor që parashikon neni 443/4 i K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 443 dhe 485/e të Kodit të

Proçedurës Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit te çështjes civile, me pale paditese Niko Sulenjis (Mehmet

Sulejmani) dhe e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Korçë në Gjykatën e Lartë.

Tiranë, më 08.09.2009

34

Nr.11241-00200-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1041 i Vendimit (262)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 10.09.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: BARDHYL CACO, ne mungese TË PADITUR: SHOQERIA ALBTELEKOM SH.A. TIRANE,

perfaqesuar nga juristet Suela Zyberaj dhe Alket Radovani

OBJEKTI:Detyrimin per te me shperblyer demin e shkaktuar

si rezultat i mospageses se diferences se pages, qe ekzistonte ndermjet pages se vendit te punes te meparshem

dhe pages se vendit te punes se kryer, ne momentin e largimit nga puna. Detyrimin per te paguar kamate vonesat.Baza ligjore: Neni 153, 154 K.Pr.Civile,

neni 450 i K.Civil, neni 110/1, 2, neni 120 i K.Punes, me ndryshime,

Vendimi i Keshillit te Ministrave nr.495, date 14.08.2001.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.6312, date 04.11.2005 ka vendosur:

Rrezimin e padise se paditesit Bardhyl Caco.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1244, date 30.11.2006 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit civil nr.6312, date 04.11.2005 te Gjykates se shkalles se pare, si me poshte:Pranimin pjeserisht te padise, detyrimin e anes se paditur t’i paguaje paditesit diferencen e pages (5130 leke ne muaj), per periudhen nje vjeçare qe ai ka punuar si dispeçer, me emertesen qe ai kishte si radist.Lenien ne fuqi te vendimit per pjesen tjeter.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs i padituri, Shoqeria Albtelecom sh.a, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

35

- Per nevoja pune paditesi ka kaluar ne detyren e dispeçerit, por pa ndryshime ne strukturen dhe pa shkeputur marredheniet me filialin, ne strukturen e te cilit ushtronte detyren.

- Kete pune ai e ka ushtruar ne baze te urdherave gojore.- Jemi ne kushtet kur paditesi e ka pranuar kete urdher verbal te punedhenesit dhe nuk

jane ndryshuar kushtet e kontrates se punes.- Çasti i largimit nga detyra i paditesit eshte puna me te cilen ai eshte paguar, gje qe

vertetohet nga vertetimi i pages leshuar nga dega e personelit te filialit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesen e pales se paditur;

Shoqerise Albtelecom sh.a., juristen Suela Zyberaj; qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare, dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykatat e te dyja shkalleve kane pranuar rrethanat dhe faktet si me poshte:Paditësi Bardhyl Çaço ka qenë në marrëdhënie pune pranë Shoqerise Albtelecom sh.a.

qe nga viti 1987 dhe ka kryer detyren e radistit.Rezulton se qe nga data 22.08.2003, paditësi ka kryer punën e dispeçerit në Drejtorinë

e Shoqerise Albetelekom sh.a., detyrë të cilën e ka kryer deri më datë 16.08.2004, datë në të cilën paditësi është njoftuar zyrtarisht për ndërprerje të marrëdhënieve të punës për shkak të ristrukturimit.

Nderprerja e marredhenieve te punës eshte bere ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.495, datë 14.08.2001, ku nder te tjera parashikohet se: “Punojësit që dalin të papunë nga proçesi i ristrukturimit të Albtelekom sh.a. në periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në çastin e privatizimit të Shoqërisë, përfitojnë kompensim për një periudhë 2- vjeçare, në masën 100% të pagës bazë të pozicionit (në punë) në çastin e largimit të tyre”.

Sipas shkreses me nr.411/2 prot., date 21.02.2005 te Albtelekom sh.a. drejtuar paditesit, rezulton se paditesi ka qene punonjes i emeruar prane Drejtorise Tranzite (“DTA”) Albtelekom sh.a. deri ne momentin e ristrukturimit te kesaj Drejtorie. “Per nevoja pune jeni aktivizuar prane QKM ne Drejtorine e Pergjithshme te Albtelekom sh.a. pa shkeputur marredheniet financiare nga filiali i DTA”. Pra, sipas kesaj shkrese dhe pohimeve te punedhenesit ne kete gjykim, paditesi ka punuar ne pozicionin dispeçer, por paga qe ka perfituar gjate kohes se punes kur ka ushtruar kete detyre ka qene paga e meparshme, ajo qe i takonte pozicionit te punes si radist prane DTA.

Ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.495, datë 14.08.2001 paditësi ka përfituar kompensim në pagë sipas pagës së pozicionit të punës “radist” dhe jo sipas pagës së pozicionit të punës të “dispeçerit”, të cilën e ushtronte efektivisht në momentin e ristrukturimit.

Midis ketyre dy pagave ka nje ndryshim ne shumen 5130 Leke ne muaj. Paga mujore e pozicionit te punes “radist” eshte 24.200 Leke, ndersa paga e pozicionit te punes “dispecer”. ne baze te shkreses nr.6074/1 prot., date 24.10.2005 te pales se paditur, eshte 29.130 Leke ne muaj.

Ne keto kushte, paditesi i eshte drejtuar me padi gjykates, me ane te se ciles kerkon: Detyrimin per te me shperblyer demin e shkaktuar si rezultat i mospageses se diferences se pages qe ekzistonte ndermjet pages se vendit te punes te meparshem dhe pages se vendit te punes se kryer, ne momentin e largimit nga puna.

Detyrimin per te paguar kamate vonesat.

36

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.6312, date 04.11.2005 ka vendosur: Rrezimin e padise se paditesit Bardhyl Caco.

Me arsyetimin se paditësi ka përfituar kompesimin e pagës sipas pozicionit të punës në të cilin figuronte i emëruar dhe kishte marrëdhëniet financiare. Fakti që paditësi ka punuar si dispeçer në Drejtorinë Qëndrore të Albtelekom nuk do të thotë se ai ishte i kontraktuar në atë pozicion pune;

Këtë detyrë ai e ka ushtruar në bazë të urdhërave gojorë për nevoja të diktuara nga puna e përditëshme. Pra paditësi nuk ka qënë emëruar dispeçer. Edhe VKM nr.495 datë 14.08.2001 në përmbajtjen e tij shprehet qartë që kompensimi i pagës bëhet në bazë të pozicionit të punës së paditësit në çastin e largimit për shkak ristrukturimi. Në këtë VKM, përdorimi i termit “Pozicion i Punës” i referohet pikërisht pozicionit të punës së punëmarrësit përfshirë në strukturën e përgjithshme të Albtelekom.

Për rrjedhojë, paditësi figuronte në strukturën dhe pozicionin e punës së radistit, për të cilën ka përfituar kompesim dhe jo atë të dispeçerit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1244, date 30.11.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit civil nr.6312, date 04.11.2005 te Gjykates se shkalles se pare

si me poshte:Pranimin pjeserisht te padise, detyrimin e anes se paditur t’i paguaje paditesit

diferencen e pages (5130 leke ne muaj), per periudhen nje vjeçare qe ai ka punuar si dispecer, me emertesen qe ai kishte si radist.

Lenien ne fuqi te vendimit per pjesen tjeter.Me arsyetimin se paditesi, ndonese nuk ka patur emerim per vendin e punes si

dispeçer, ka punuar ne kete pozicion, dhe kjo i jep te drejte atij te kerkoje e te perfitoje pagen sipas punes qe kryen, duke marre keshtu shperblimin perkates, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit qe ka ndryshuar vendimin e shkalles se pare eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Ky Kolegj çmon se drejt ka vendosur Gjykata e Apelit Tirane kur ka lene ne fuqi ate pjese te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, e cila kishte lidhje me kerkimin e paditesit per kompensimin 100% te pages ne pozicion e dispeçerit per dy vjet.

Ky Kolegj çmon se paditesi ka te drejte te kerkoje vetem diferencen e pages per kohen qe ai ka punuar ne pozicionin e dispeçerit, pune per te cilen eshte paguar me nje page me te ulet se sa i takon ketij pozicioni.

Ne analize te V.K.M nr.495, date 14.08.2001, punonjesit qe do te dilnin te papune nga proçesi i ristrukturimit te Albtelekom sh.a. do te perfitonin kompensim 100% te pages ne baze te pozicionit te punes qe ata kishin ne çastin e largimit te tyre, pra ne referim te aktit te emerimit te tyre.

Siç rezulton nga dosja gjyqesore, paditesi e kishte emerimin nga punedhenesi si radist dhe jo si dispeçer, pune te cilen ai e kreu vetem perkohesisht, dhe ne keto kushte si pasoje e nderprerjes se marredhenieve te punes per shkak ristrukturimi ai do te kompensohet per dy vjet me pagen e vendit te punes ku ishte emeruar dhe jo me pagen e vendit te punes qe kryente perkohesisht ne momentin e ristrukturimit.

Persa i perket diferences se pages midis dy puneve te kryera, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se kjo e drejte e paditesit gjen mbrojtje ne nenin 110, paragrafi 1 te Kodit te Punes, qe shprehimisht thote: “Punedhenesi i paguan punemarresit pagen sipas dispozitave te kontrates kolektive, ose kontrates individuale dhe ne mungese te tyre, punedhenesi detyrohet te paguaje pagen e zakonshme per ate lloj pune te caktuar”. 

Ne analize te kesaj dispozite, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se:(i) vlera e pages percaktohet sipas vullnetit te paleve, meqenese paga eshte nje nga

elementet thelbesore te kontrates se punes. Nese vullneti eshte i papercaktueshem, merret per baze paga e zakonshme per ate lloj pune te caktuar qe kryen punemarresi;

37

(ii) ne mungese te parashikimeve kontraktuale me shkrim, punemarresi ka te drejte te paguhet me pagen e punes qe kryen, mjafton qe ai ta kryeje kete pune ne baze te urdhrit te punedhenesit.

Ka rezultuar e provuar se paditesi ka permbushur te gjitha detyrimet gjate kohes se kryerjes se punes se kerkuar nga punedhenesi ne pozicionin dispeçer. Sa me siper eshte pohuar nga pala e paditur gjate gjykimit dhe konfirmohet ne te njejten kohe dhe nga shkresa me nr.411/2 prot., date 21.02.2005 e Albtelekom sh.a.

Paga per kete pozicion pune, ne baze te shkreses nr.6074/1 prot., date 24.10.2005 te pales se paditur, eshte 29.130 Leke ne muaj, nderkohe qe paditesi gjate kohes qe ka punuar si dispeçer eshte paguar me pagen mujore 24.200 Leke ne muaj, qe i takon pozicionit te punes si radist.

Pra nga sa me siper, Ky Kolegj arrin ne konkluzionin se paditesi, edhe pse ka pranuar te marre nje page me te ulet per pozicionin e tij te punes si dispecer ,ne baze te nenit 110, paragrafi 1 te K.Punes, ka te drejte te kerkoje diferencen e pages.

Gjithashtu, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se nuk qendron pretendimi i ngritur ne rekurs nga pala e paditur, Albetelekom sh.a., se jemi para rastit te parashikuar nga neni 23, paragrafi 2 i K.Punes. Ne rastin konkret, kjo dispozite duhet te interpretohet dhe zbatohet ne harmoni me nenin 21 te K.Punes.

Neni 21, paragrafi 1 i K.Punes parashikon se: Kontrata e punës mund të lidhet dhe ndryshohet me gojë, ose me shkrim. Ajo mund të ndryshohet vetëm në marrëveshje midis palëve. Çdo ndryshim i kontratës së shkruar, në dëm të punëmarrësit, duhet të përfundohet me shkrim.

Neni 23, paragrafi 1 dhe 2 i K.Punes parashikojne se: 1) Punëmarrësi respekton urdhërat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçanta të

punëdhënësit.2) Punëmarrësi nuk është i detyruar të zbatojë urdhërat dhe udhëzimet e përgjithshme

dhe të veçanta të punëdhënësit, që ndryshojnë kushtet e kontratës së punës. Ndryshimi i kontratës bëhet me marrëveshje ndërmjet palëve.

Ne analize te dispozitave me siper, ky Kolegj çmon se, ne baze te nenit 23/1 te K.Punes, si rregull ndryshimet e kushteve te kontrates se punes duhet te behen me marreveshje midis paleve, dhe se punemarresi nuk eshte i detyruar te zbatoje urdherat e punedhenesit qe ndryshojne kushtet e kontrates se punes.

Neni 23/2 i K.Punes nuk percakton nje forme te caktuar per marreveshjen midis paleve, ç’ka do te thote se kjo marreveshje mund te arrihet edhe me shkrim, edhe verbalisht, por edhe me veprime konkludente. Por, nga ky rregull ka nje perjashtim, qe parashikohet ne nenin 21/1 te K.Punes, ne baze te te cilit çdo ndryshim i kushteve te kontrates se punes ne dem te interesave te punemarresit duhet te behet me marreveshje me shkrim midis punedhenesit dhe punemarresit, perndryshe eshte i pavlefshem.

Ne rastin konkret nuk jemi para ndryshimit te kushteve te kontrates ne dem te punemaresit, qe te gjeje zbatim dispozita e mesiperme. Paditesi ka pranuar te zbatoje urdhrin e punedhenesit per te punuar ne nje pozicion pune, i cili paguhet me shume se puna qe kryente me pare. Siç thame dhe me siper, paga eshte nje nga elementet thelbesore te kontrates se punes qe perben shperblimin qe i jepet punemarresit per punen e kryer ne favor te punedhenesit, sipas urdhrave te ketij te fundit, dhe paga duhet te jete ne raport te drejte me punen e kryer.

38

Neni 12 i K.Punes shprehimisht thote: Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Në kontratën e punës punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën, ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim.

Ne rastin konkret, punemarresi ka pranuar te beje nje pune tjeter per faktin se per kete pozicion paguhej nje page me e larte, dhe nuk rezulton qe paditesi te kete pranuar me shkrim te punoje ne pozicionin e dispeçerit me pagen qe kishte pasur me pare, apo me te ulet se ajo e punes reale qe kryente, pasi kjo do te perbente nje ndryshim te kushteve te kontrates se punes ne dem te punemarresit.

Nisur nga sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se paditesi ka te drejte te kerkoje diferencen midis pages se pozicionit te punes si dispeçer dhe pages me te ulet paguar atij gjate kohes qe ai kryente punen e dispeçerit, bazuar edhe ne nenin 121/1 te K.Punes, qe shprehimisht thote: 1) Pranimi i përllogaritjes dhe arkëtimi i pagës, pa u kundërshtuar nga punëmarrësi, nuk quhet dorëheqje nga paga, nga një pjesë e saj, ose nga shpërblimet që i takojnë.

Pra, ne kuptim te dispozites se mesiperme, pranimi nga ana e punemarresit te nje page me te ulet, per kryerjen e te ciles nga ana e punedhenesit eshte caktuar nje page me e larte, nuk do te konsiderohet si heqje dore e punemarresit nga paga dhe ky i fundit ka te drejte t’i kerkoje punedhenesit pagen qe i korrespondon vendit te punes qe ushtron faktikisht punemarresi.

Rezulton qe ne çeshtjen objekt gjykimi, pala e paditur nuk ka nxjerre urdherat perkates me shkrim, per sa i takon pozicionit te ri dhe pages se re qe duhet te merrte paditesi. Mungesa e ketyre urdherave nuk perjashton aspak palen e paditur nga detyrimi per t’i paguar paditesit pagen qe i takon sipas pozicionit te ri te punes. Me veprime konkludente paditesi ka pranuar pozicionin e ri dhe ka kryer efektivisht punen e re ne pozicionin e dispeçerit, ndaj punedhenesi, pala e paditur, kishte per detyre t’i paguante paditesit pagen qe i korrespondonte ketij pozicioni pune.

Pala e paditur nuk e ka permbushur kete detyrim, ndaj me te drejte gjykata e apelit ka vendosur detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit diferencen e pages per periudhen kur paditesi ka punuar si dispeçer.

Ne kushtet kur Gjykata e Apelit Tirane e ka zgjidhur drejt çeshtjen gjyqesore, ky Kolegj çmon se vendimi i kesaj gjykate duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1244, date 20.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 10.09.2009

39

MENDIMI PAKICËSNdryshe vendimit te shumices, jam e mendimit se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane

eshte i cenueshem ligjerisht, si i tille duhej te prishej duke u lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Siç rezulton nga aktet, paditesi, qe nga momenti i fillimit te punes ne vitin 1978 deri ne momentin e ristrukturimit te Drejtorise Tranzite Albtelekom ne vitin 2004, ka qene i punesuar prane kesaj pale ne pozicionin e punes “radist”.

Ky fakt eshte vertetuar plotesisht nga aktet shkresore te administruara ne gjykim. Eshte pranuar nga palet ndergjyqese se paditesi, per nevoja pune, per periudhen

22.08.2003 deri ne date 16.08.2004, eshte aktivizuar prane Drejtorise e Pergjithshme te Albtelekom ne profesionin “dispeçer”, por pa shkeputur marredheniet financiare nga filiali i Drejtorise Tranzite te Albtelekom, ku figuron i emeruar “radist” dhe pa u perpiluar nje kontrate e re punesimi me ndryshim te kushteve, lidhur me pozicionin e punes dhe pagen perkatese.

Pas rreth nje viti qe paditesi ka vazhduar te punoje ne kete pozicion dhe e ka pranuar si te tille, ne momentin e ristrukturimit te ndermarjes, ka kerkuar qe kompensimi i pages per periudhen 2 vjeçare, konform V.K.M nr.495, date 14.08.2001, te behet sipas vendit te punes “dispeçer” ku ka punuar faktikisht dhe jo si “radist”, pozicioni ligjor i vendit te punes ne te cilin ka qene ne momentin e nderprerjes se marredhenieve te punes. Per kete shkak ka kerkuar gjyqesisht diferencen e pages ndermjet vendit te meparshem te punes dhe pagen e vendit te punes se kryer, konform dispozitave te cituara ne padi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane e ka gjetur kete padi te pabazuar dhe e ka rrezuar, duke arsyetuar se: “… sipas V.K.M nr.495, date 14.08.2001 ne permbajtjen e tij shprehet qarte se kompensimi i pages behet ne baze te pozicionit te punes se punemarresit ne çastin e largimit per shkak ristrukturimi …”.

Ndersa Gjykata e Apelit Tirane ne vendimin e saj, megjithese e gjen te drejte vendimin e gjykates se faktit duke arsyetuar se “… Ai ishte perkohesisht ne kete pune i komanduar verbalisht e nuk mund te pretendohet se ky ishte pozicioni i tij i punes ne momentin e largimit nga puna …”, me tej arsyeton ne menyre kontradiktore se “… ndonese paditesi nuk ka pasur emerim ne kete vend pune, megjithese ai kryente kete pune me nje urdher verbal, por fakti qe ai kryente kete pune, per nje kohe relativisht te gjate, i jep te drejten te kerkoje te perfitoje pagen sipas punes qe kryen duke marre keshtu shperblimin perkates …”. Gjykata, ne arsyetimin e ketij vendimi, nuk eshte referuar ne asnje nga dispozitat perkatese te K.Punes.

E çmoj te drejte vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, i cili ka rrezuar padine e paraqitur.

Krijimi i raporteve individuale te punes rregullohen nepermjet kontrates se punes, e cila, sipas nenit 12 te K.Punes, eshte marreveshja ndermjet punemarresit dhe punedhenesit, qe rregullon marredheniet e punes dhe permban te drejtat dhe detyrimet e paleve. Ne dispozitat vijuese te K.Punes jane parashikuar hollesisht te drejtat dhe detyrimet e paleve ne kete kontrate, rastet kur ndryshojne kushtet e kontrates, etj., ç’ka do te thote se çdo pretendim i punedhenesit apo punemarresit lidhur me permbushjen e rregullt te saj duhet te referohen pikerisht ne keto dispozita.

Ne rastin ne shqyrtim, marredhenia e punes mes paleve eshte lidhur per vendin e punes “radist”. Per nevoja te punes dhe pa shkeputur marredheniet financiare, paditesi ka punuar perkohesisht si “dispecer”, por mes tyre nuk ka ndryshim te kushteve te kesaj kontrate, as per pozicionin e punes, as per pagen perkatese.

40

Ne nenin 23/2 te K.Punes eshte parashikuar shprehimisht se: “Punemarresi nuk eshte i detyruar te zbatoje urdherat dhe udhezimet e pergjithshme dhe te veçanta te punedhenesit, qe ndryshojne kushtet e kontrates se punes. Ndryshimi i kontrates behet me marreveshje ndermjet paleve…..”.

Ne interpretim te kesaj dispozite per konfliktin ne gjykim konkludohet se ne kete rast nuk kemi ndryshim te marredhenieve te punes mes punedhenesit dhe punemarresit. Ka qene vete punemarresi qe ka pranuar te punoje vullnetarisht ne nje pozicion tjeter pune, por pa ndryshuar kushtet e kontrates se punes, veprim ky qe nuk perben ndonje detyrim te punedhenesit qe rrjedh nga ligji.

Duke e pranuar si te tille marredhenien e punes mes tyre, paditesi nuk ka asnje baze ligjore qe, ne momentin e nderprerjes se marredhenieve te punes per shkak te ristrukturimit, te kerkoje te drejtat qe i burojne nga VKM nr.495, date 14.08.2001.

Ky akt nenligjor ne piken 1 te tij ka percaktuar ne menyre te qarte se: Punemarresit qe dalin te papune nga proçesi i ristrukturimit te “albtelekom” sh.a. …. perfitojne kompensim per nje periudhe 2 vjeçare ne masen 100% te pages baze te pozicionit (ne pune) ne çastin e largimit te tyre.

Pozicioni i punes se paditesit ne momentin e ristrukturimit eshte “radist”, per rrjedhoje çdo zgjidhje tjeter do te vinte ne kundershtim me dispozitat perkatese te K.Punes dhe VKM-se te cituar.

Shpresa Beçaj

41

Nr.11111-01143-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-958 i Vendimit (263)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 10.09.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: REXHEP ISMAILI, i biri i Hasanit dhe e Meremes, i dtl 1931, lindur dhe banues në Tiranë Rr.“Asdreni “ Pall.4, Shk 5, Ap.75 Tiranë, ne mungese.

I PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË, përfaqësuar në gjykim nga Shadije Shehu me autorizim datë 03.11.2008, ne mungese.

OBJEKTI: Detyrimi i të paditurës të pajisë Rexhep Ismailin

dhe trashëgimtarët e tjerë te Hasan e Ramazan Ismailit me çertifikatë pronësie për pasurinë e tyre të përbërë prej shtëpive

nr.16 dhe nr.17 në Sektorin e Frutikulturës, Lagje “Faje Dapi” në Kamëz, si edhe truallin prej 5016 m2, oborr i këtyre shtëpive.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 153 e në vazhdim te K.Pr.Civile. Neni 200/d, si dhe nenet 149, 153 të K.Pr.Civile.

Neni 28 i Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” ndryshuar me ligjin nr.9701, datë 02.04.2007

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7843, datë 13.07.1994”, të ndryshuar, etj.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.4007, date 13.05.2009 ka vendosur:

Nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, pasi çeshtja hyn ne juridiksionin administrativ

Kunder vendimit ka ushtruar ankim te veçante paditesi Rexhep Ismaili, i cili kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte i pabazuar ne ligj.

42

- Ne Z.R.P.P. Tirane kam paraqitur kerkese ne date 25.05.2007, 24.10.2007 dhe 14.3.2008. Meqenese pas ketyre kerkesave te perseritura pala e paditur ende nuk me ka pajisur me kete akt jam detyruar te kerkoj gjyqesisht sipas objektit te padise, pasi nuk kam mundesi tjeter per realizimin e kesaj te drejte.

- Shkresa e pales se paditur date 31.03.2008 per te paraqitur plan rilevimi ka per qellim zvarritjen tone, deri mos pajisjen time me çertificate pronesie.

- Padia ne fjale nga ana e gjykates eshte klasifikuar si padi per refuzim miratimi akti administrativ. Sipas nenit 324/b te K.Pr.C. kjo padi ben pjese ne kompetencat lendore te gjykates se shkalles se pare.

- Pala e paditur, ne baze te nenit 28 te ligjit 7843, date 13.07.1994, eshte e detyruar qe t’i leshoje pronarit, sipas kerkeses se tij, çertificate pronesie per nje prone qe eshte e regjistruar ne regjistrat e asaj zyre.

- Ne kushtet kur nga ana jone eshte kerkuar tre here rresht per pajisjen me çertifikate pronesie dhe pala e paditur ka refuzuar te beje kete, ne kete menyre ne kemi konsumuar plotesisht rrugen administrative.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne

teresi,

V Ë R E NMe padine e paraqitur para Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane paditesi, Rexhep

Ismaili, ka kerkuar detyrimin e pales se paditur, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, të pajisë Rexhep Ismailin dhe trashëgimtarët e tjerë të Hasan e Ramazan Ismaili, me çertifikatë pronësie për pasurinë e tyre të përbërë prej shtëpive nr.16 dhe nr.17 në Sektorin e Frutikulturës Lagje “Faje Dapi” në Kamëz, si edhe truallin prej 5016 m2 oborr i këtyre shtëpive, konform bazes ligjore te cituar ne padi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendim nr.4007, date 13.05.2009 ka vendosur nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, pasi çeshtja hyn ne juridiksionin administrativ.

Ndaj ketij vendimi ka ushtruar ankim te veçante paditesi Rexhep Ismaili.Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi aktet e ndodhura në dosje, çmon se

ankimi i veçante eshte paraqitur jashte afatit ligjor te parashikuar ne nenin 443/4 te K.Pr.Civile.

Nga aktet rezulton se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane date 13.05.2009 eshte shpallur ne prani te paditesit, i cili ka qene prezent ne seancen gjyqesore te zhvilluar ne kete date, nderkohe qe ankimi i veçante nga ana e tij eshte paraqitur ne date 21.05.2009.

Ne dosje jane depozituar dhe tre kerkesa ankimore te tjera te paraqitura ne data te mevonshme, perkatesisht ne date 04.06.2009, ne date 12.06.2009 dhe ne date 22.06.2009.

Ndodhur ne keto rrethana, afati 5 ditor i paraqitjes se ankimit te veçante ka perfunduar ne date 18.05.2009, ndersa ankimi i veçante eshte paraqitur jashte ketij afati ligjor.

Sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ankimi i veçante i paraqitur nga paditesi Rexhep Ismaili eshte paraqitur pertej afatit 5 ditor qe parashikon neni 443/4 i K.Pr.Civile, per kete arsye gjykimi i kesaj çeshtje duhet te pushohet.

43

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 443 dhe 63/2 te K.Pr.Civile,

V E N D O S I Pushimin e gjykimit te çeshtjes civile me padites Rexhep Ismaili dhe e paditur Zyra

vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane ne Gjykaten e Larte.

Tirane, me 10.09.2009

44

Nr.31001-01381-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-851 i Vendimit (264)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako AnetareFatos Lulo Anetar

ne daten 10.09.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: AGJENSIA E PROKURIMIT PUBLIK, perfaqesuar nga juristja Reida Shahollari.

PERSON I TRETË: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese.SHKELQIM MANE, banues ne Tirane, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit nr.677, date 23.11.2006 te K.Sh.C.

Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.222, date 30.05.2007, ka vendosur:Pushimin e gjykimit te çeshtjes civile, me pale paditese - Agjensia e Prokurimit Publik; me person te trete - Komisioni i Sherbimit Civil Tirane, Shkelqim Mane; me objekt - kundershtimin e vendimit nr.677, date 23.11.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.222, date 30.05.2007, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala paditese, Agjencia e Prokurimit Publik, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, per keto shkaqe:

- Ne baze te nenit 141 te K.Pr.C., njoftimi i flete thirrjes per zhvillimin e seances gjyqesore drejtuar APP duhej te kryhej nepermjet dorezimit te aktit perkates titullarit, apo personit te ngarkuar me kete detyre. Personi qe ka firmosur flete-thirrjen e gjykates se apelit, jo vetem qe nuk eshte asnje nga personat e parashikuar nga ligji, por nuk eshte as punonjes i APP. Pra APP nuk ka marre dijeni rregullisht per zhvillimin e proçesit gjyqesor.

45

Ne mbeshtetje te nenit 477 te K.Pr.C., ka ushtruar kunderrekurs shtetasi Shkelqim Mane, duke kerkuar mospranimin e rekursit, pasi personi qe ka nenshkruar flete-thirrjen per palen paditese eshte nepunesi i dezhurnit te Ministrise se Financave, ne godinen e se ciles e ka seline pala e paditur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese, juristen Reida Shahollari, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit; ne mungese te paleve te tjera ndergjyqese; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se shtetasi Shkelqim Mane ka

filluar pune prane APP ne vitin 200,2 me detyre jurist ne Sektorin Juridik dhe te Kontrollit. Me motivacionin per shkelje te perseritur te orarit zyrtar dhe zvarritje ne permbushjen e detyres, me aktin nr.13572/1, date 30.08.2006 te Drejtorit te APP, eshte vendosur marrja e mases disiplinore “largim nga sherbimi civil”.

Vendimi per marrjen e mases disiplinore eshte ankimuar prane K.Sh.C., i cili me vendimin nr.677, date 23.11.2006 ka vendosur shfuqizimin e aktit, rikthimin e nepunesit civil ne vendin e punes, duke perfituar dhe pagesen perkatese deri ne ekzekutimin e vendimit.

APP i eshte drejtuar me padi Gjykates se Apelit Tirane, duke kundershtuar bazueshmerine ne ligj te vendimit qe kish marre K.Sh.C. Konstatohet se gjyqtari i vetem i Gjykates se Apelit Tirane çeli seancen pergatitore me date 07.05.2006, seance kjo qe u shty per ne date 30.05.2007 per perseritjen e njoftimeve. Ne seancen pergatitore te zhvilluar ne date 30.05.2007, gjyqtari i vetem i Gjykates se Apelit Tirane, pasi verifikoi paraqitjen e paleve, vendosi pushimin e gjykimit per shkak te mungeses se pales paditese, ne reference te nenit 179 te K.Pr.C. Ne flete-thirrjen perkatese drejtuar APP, marrjen dijeni te aktit e kish nenshkruar shtetasi P.Ç.

Ne rekursin e paraqitur nga pala paditese eshte ngritur pretendimi se ne shkelje te permbajtjes se nenit 179 te K.Pr.C., Gjykata e Apelit Tirane nuk ka verifikuar shkaqet e mosparaqitjes se saj ne gjykim, duke konsideruar te mireqene njoftimin, persa kohe flete-thirrja perkatese ishte firmosur nga nje person, qe nuk rezulton te jete punonjes i pales paditese. Duke iu referuar nenit 141 te K.Pr.C., pala paditese arsyeton se per shkak se njoftimi nuk eshte kryer sipas procedures se percaktuar me ligj, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane per pushimin e gjykimit duhet te prishet.

46

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se eshte investuar ne gjykimin e nje çeshtje, e cila ka lindur si shkak i nje mosmarreveshje mes punedhenesit dhe punemarresit, marredhenie keto qe ne rastin konkret rregullohen nga dispozitat e ligjit te posaçem nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Eshte e njohur se per shkak te parashikimeve ne ligjin e mesiperm, ankimi ndaj vendimit qe merr punemarresi per nderprerjen e marredhenies se punes, apo çdo vendim tjeter qe rrjedh nga kontrata e punes mes nepunesit civil dhe institucionit perkates, paraqitet fillimisht prane K.Sh.C. Nderkohe, vendimarrja e ketij te fundit, duke u nisur nga subjekti qe ushtron ankimin, mund te goditet prane gjykates se apelit ose asaj te shkalles se pare, percaktimi i kompetences se te ciles behet ne perputhje me dispozitat e posaçme te K.Pr.C.

Rezulton se vendimi i K.Sh.C. nr.677, date 23.11.2006 eshte ankimuar prane Gjykates se Apelit Tirane nga ana e pales paditese, Agjencia e Prokurimit Publik. Duke qene se Kolegjet e Bashkuara te kesaj gjykate, per çeshtje te ngjashme kane rregulluar praktiken gjyqesore si persa i takon procedures qe ndjek gjykata e apelit ne shqyrtimin e kesaj kategorie mosmarreveshjes, ashtu dhe per formimin e ndergjyqesise, ky Kolegj arrin ne konkluzionin se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne zbatim te gabuar te dispozitave proceduriale e si i tille duhet te prishet.

Ne vijim te ketij arsyetimi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te nenvizoje se formimi i trupit gjykues gjate gjykimit te çeshtjeve qe kane per objekt kundershtimin e vendimeve te K.Sh.C. ne gjykaten e apelit dhe vendimmarrja ne rast te mosparaqitjes se paleve ne kete gjykim jane trajtuar hollesisht ne vendimin nr.20, date 15.11.2007 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Ne kete vendim, Kolegjet e Bashkuara kane konkluduar si vijon: “… ne pergjigje te pyetjeve ne gjykimin e çeshtjes, gjykata e apelit duhet te zbatoje rregullat qe parashikon Kreu II, ne nenin 452 e vijues te K.Pr.Civile, per paraqitjen e ankimit dhe gjykimin ne apel. Pra, gjykata e apelit duhet te shqyrtoje ankimin ndaj nje vendimi te dhene nga K.Sh.Civil sipas nenit 461 te K.Pr.Civile dhe mosparaqitja e paleve, te cilat kane njoftim te rregullt per gjykimin e çeshtjes, nuk pengon shqyrtimin e çeshtjes nga gjykata. Sa me siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin unifikues se, proçedura e shqyrtimit nga gjykata e apelit e mosmarreveshjeve qe lidhen me ankimin ndaj nje vendimi te dhene nga K.Sh.Civil do te jete ajo e parashikuar nga neni 461 te K.Pr.Civile, ku kjo gjykate do veproje me proçeduren e shqyrtimit te çeshtjes si gjykate apeli. Persa u arsyetua me lart, arrihet ne perfundimin se Gjykata e Apelit Tirane ka zbatuar keq dispozitat e K.Pr.Civile, kur ka vendosur pushimin e gjykimit te çeshtjes ne ate gjykate. Per pasoje, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja duhet t’i dergohet per shqyrtim asaj gjykate”. Zbatimi i drejte i dispozitave proceduriale te lartpermendura ne vendimin e Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte do te mund t’i jepte pergjigje, nga ana e gjykates se apelit, edhe pretendimit te ngritur nga pala paditese ne lidhje me pasojen e mosparaqitjes se saj gjate gjykimit te çeshtjes.

Po ashtu, ne lidhje me formimin e ndergjyqesise ne shqyrtimin e çeshtjes konkrete, ky Kolegj i terheq vemendjen gjykates se apelit per faktin se ka vendosur te therrase ne gjykim Komisionin e Sherbimit Civil (person i trete), institucion ky qe nuk terheq interesa nga shqyrtimi i mosmarreveshjes. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne vendimin nr.3, date 24.01.2007, kane mbajtur qendrimin si vijon: “… ne rast ankimimi te vendimeve te Komisionit te Sherbimit Civil qofte nga personi i interesuar ne gjykaten e shkalles se pare, apo nga institucioni i administrates publike, ne gjykaten e apelit, palet do te jene po ato te fillimit te proçesit te zgjidhjes se mosmarreveshjes, punedhenesi dhe punemarresi. Ne te ardhmen duhet te kihet parasysh se, Komisioni i Sherbimit Civil nuk duhet te thirret ne gjykim me cilesine e pales se paditur, apo te personit te trete”. Gjate rigjykimit te çeshtjes, gjykata e apelit duhet te korrigjoje dhe kete mangesi proceduriale te lejuar ne gjykimin e meparshem.

47

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.222, date 30.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin

e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 10.09.2009

48

Nr.11115-01751-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-850 i Vendimit (265)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 10.09.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: KRISTAQ KOMINI, i biri i Koçit, i vtl.1963, lindur e banues ne Vlore, ne mungese.

I PADITUR: NUSTRET DAUTI, i biri i Aliut, i vtl.1940, lindur ne Çameri e banues ne Vlore, perfaqesuar nga av. Eno Bushi.

PERSON I TRETË: QIRJAKO GJIKOKA, i biri i Llukes, i dtl.1957, lindur e banues ne Vlore, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Lirim dhe dorezim sendi, siperfaqe trualli

dhe prishje e ndertimeve pa leje.Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.1180, date 12.10.2001, ka vendosur:

1. Te pranoje padine e Kristaq Kominit, duke detyruar te paditurin Nusret Dauti dhe personin e trete, Qirjako Gjikoken, qe t’i lirojne dhe dorezojne paditesit 145.5 m2 toke truall ne L.“Kushtrimi”, Rr.“D. Hekali”, nr.16.2. Urdherohet prishja e te gjitha ndertimeve pa leje me perjashtim te nje dhome, 1 WC, 1 aneksi dhe 1 verande te ndodhura ne Hipoteke ne emer te te paditurit Nusret Dauti me nr.774 regjistri hipotekor dhe nr.kadastral 8605, me kufij: V - Gori Komini, J - Llambi Loshi, L - banese e te zot dhe P - Rr.“Adriatik” (leshuar me shkresen date 23.04.2001 te Hipotekes).

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.79, date 28.02.2003 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1180, date 12.10.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

49

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.221, date 10.02.2005, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.79, date 28.02.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.287, date 19.05.2006, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1180, date 12.10.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes civile, qe u perket paleve:Padites: Kristaq Komini; i paditur: Nusret Dauti; me objekt: Lirim e dorezim sendi

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, nr.287, date 19.05.2006, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Nusret Dauti, duke kerkuar prishjen e vendimit te gjykates se apelit, per keto shkaqe:

- Pas kthimit te çeshtjes per rigjykim nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, te paditurit hoqen dore nga ankimi i ushtruar.

- Gjykata e apelit duhet te vendoste mospranimin e kerkeses per heqje dore, me arsyetimin se heqja dore nga gjykimi mund te behet prej paditesit vetem gjate gjykimit ne shkalle te pare.

- Gjykata e apelit, per pushimin e gjykimit te çeshtjes, ka vepruar haptazi ne kundershtim me kerkesat e nenit 201/II te K.Pr.Civile. Sipas kesaj dispozite, heqja dore nga e drejta e padise perpara gjykates se apelit sjell si rrjedhoje prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin e padise.

Ne mbeshtetje te nenit 477 te K.Pr.C. ka ushtruar kunderrekurs pala paditese, duke kerkuar mospranimin e rekursit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales se paditur, av. Eno Bushi, qe

kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe pushimin e gjykimit ne ate gjykate; ne mungese te paleve te tjera ndergjyqese; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore, konstatohet se ne emer te Gori dhe

Sena Naçit rezultonte e regjistruar nje shtepi banimi njekateshe dhe nje siperfaqje trualli prej 600 m2 ne lagjen “Vrenez” te qytetit te Vlores. I ndjeri Gori, ka nderruar jete para vitit 1990. Keshtu me vendim gjyqesor te formes se prere ne vitin 1989 eshte miratuar zgjidhja me pajtim e pjestimit te pasurise trashegimore te Gori Naçit, duke marre djali i tij Harrilla nje dhome, kurse bashkeshortja e Gorit dhe dy vajzat e tij pjesen tjeter.

Ne date 22.03.1991, me kontrate shitblerje ne formen e aktit noterial, pasi eshte marre dhe miratimi i KE, Harrilla, dhomen e perfituar nga pjestimi, ia shet shtetasit Qirjako Gjikoka (person i trete ne gjykimin konkret). Nepermjet vendimit date 03.02.1994 Qirjako Gjikoka ben vertetimin e faktit te shtimit te nje dhome, nje aneksi, nje WC, me kufizimet perkatese, ne pronen qe kish blere ne vitin 1991 nga Harrilla. Kete vendim per vertetim fakti Qirjako Gjikoka e regjistron ne regjistrat e hipotekes.

Me date 29.04.1998, Qirjako Gjikoka sendin e regjistruar mbi vertetimin e faktit ia shet shtetasit Nusret Dauti (i padituri ne gjykimin konkret). Edhe kjo kontrate shitje, ne formen e aktit noterial, regjistrohet prane ZRPP.

Ne vitin 1998, Sena Naçi (bashkeshortja e Gorit) dhe vajza e saj Anastasi ngrene padi kunder Qirjako Gjikokes, me objekt pushim cenimi ne pronesi. Paditesit ne ate gjykim

50

kerkonin prishjen e ndertimeve te kryera nga ana e Qirjako Gjikokes, perveç asaj dhome te blere prej tij ne vitin 1991. Perfundimisht, me vendim te formes se prere nr.1364, date 17.10.1998 (ndryshuar nga vendimi nr.136, date 16.03.2001 i Gjykates se Apelit Vlore, lene ne fuqi ky i fundit nga vendimi nr.590, date 20.03.2003 i Kolegjit Civil i Gjykates se Larte), eshte vendosur prishja e te gjitha shtesave te kryera nga shtetasi Qirjako Gjikoka.

Duke qene se shtetasi Gjikoka ne vitin 1998 ia kish shitur sendin te paditurit Nusret Dauti, dhe ky i fundit nuk kish qene pale ne gjykimin e kryer me objekt pushim cenimi ne pronesi, pala paditese ka ngritur padine e rivendikimit ndaj tij, duke e konsideruar ne cilesine e poseduesit te paligjshem, persa kohe shtetasi Gjikoka nuk legjitimohej te shiste më shume nga dhoma se kish blere ne vitin 1991.

Rezulton se Kristaq Komini (padites) eshte nipi i Sena Naçi, trashegimtar testamentar i saj, dhe me ane te kontrates se dhurimit ka perfituar dhe pjeset takuese te femijeve te Senes ne pronen objekt konflikti. Nga vertetimi i pronesise date 06.02.2002 rezulton se banesa dhe trualli prej 600 m2 jane te regjistruar ne emer te Kristaq Kominit (padites).

Nderkohe, nga aktet zyrtare te administruara ne gjykim ne emer te personit te trete, nuk rezulton te jete regjistruar ndonje pasuri ne zonen kadastrale ku ndodhet sendi objekt konflikti. Ndersa i padituri Nusret, ne baze te vertetimit hipotekor date 23.04.2001 leshuar per efekt gjyqi, ka ne pronesi nje dhome, nje aneks, nje WC dhe 1 verande. Paditesi ka pretenduar se i padituri dhe personi i trete mbajne pa asnje titull te ligjshem 150 m2 truall ne pronesi te tij.

Pasi perfundoi shqyrtimin e mosmarreveshjes, Gjykata e Shkalles se Pare Vlore ka vendosur pranimin e padise, duke u detyruar i padituri te liroje dhe dorezoje nje siperfaqje trualli prej 145,5 m2, prishjen e ndertimeve pa leje, me perjashtim te “nje dhome, 1 WC, 1 aneksi dhe 1 verande”, te cilat perdoreshin nga i padituri. Ne baze te ankimit te te paditurit Nusret Dauti, çeshtja u shqyrtua dhe vendimi i gjykates se shkalles se pare u la ne fuqi nga ana e Gjykates se Apelit Vlore. Ky vendim u prish dhe çeshtja u dergua per rishqyrtim ne po ate gjykate nga ana e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Gjate rishqyrtimit te çeshtjes ne Gjykaten e Apelit Vlore, sipas proçesverbalit te seances se dates 19.05.2006 ne gjykaten e apelit (fq.19 e dosjes perkatese), kjo e fundit administroi dy kerkesa te paraqitura nga ana e subjekteve te gjykimit. Keshtu, pala paditese paraqiti kerkese per heqjen dore nga gjykimi i padise, nderkohe qe pala e paditur, Nusret Dauti, paraqiti kerkese per heqjen dore nga ankimi. Rezulton se Gjykata e Apelit Vlore, duke u bazuar ne kerkesat e mesiperme, mori vendim per prishjen e vendimit nr.1180, date 12.10.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore dhe pushimin e gjykimit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.287, date 19.05.2006 eshte marre ne interpretim te gabuar te dispozitave te K.Pr.C. dhe si i tille duhet te ndryshohet. Konstatohet se Gjykata e Apelit Vlore ka arsyetuar per te dy kerkimet proceduriale te paleve. Rezulton se me te drejte, duke iu referuar permbajtjes se dispozites se nenit 463 te K.Pr.C., gjykata argumenton se ne çdo faze te gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit, ankuesi mund te heqe dore nga ankimi, duke passjelle ky fakt pushimin e gjykimit ne gjykaten e apelit. Eshte kjo rrethane proceduriale, e cila eshte vertetuar dhe ne gjykimin konkret dhe per sa kohe ne cilesine e ankuesit ndaj vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore ishte vetem i padituri Nusret Dauti, vullneti i shprehur ne formen e kerkuar nga ligji per heqjen dore nga ankimi e detyronte gjykaten ta pranonte ate, duke pushuar gjykimin ne kete shkalle gjykimi.

Por rezultoi se gjykata e apelit nuk zbatoi drejt dispoziten e nenit 201 te K.Pr.C., duke mos argumentuar ligjerisht vendimin e saj per prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore, per shkak te kerkeses se pales se paditur per te hequr dore nga gjykimi i çeshtjes. Kolegji Civil i Gjykates se Larte i terheq vemendjen Gjykates se Apelit Vlore per interpretimin e gabuar qe kjo gjykate i ka bere dy instituteve te se drejtes proceduriale civile,

51

sikunder jane “heqja dore nga gjykimi” dhe “heqja dore nga e drejta e padise”. Duke iu referuar permbajtjes se dispozites te lartpermendur te K.Pr.C., Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne vendimin nr.6, date 21.03.2005, kane arsyetuar si vijon: “Ne te drejten proçedurale civile njihen dy institute ne lidhje me mospranimin e padise, ai i heqjes dore nga gjykimi i padise, si dhe ai i heqjes dore nga e drejta e padise. Paditesi, sikurse rezulton nga permbajtja e proçes-verbalit gjyqesor, ne gjykaten e apelit ka kerkuar zbatimin e institutit te heqjes dore nga gjykimi i padise. Nga permbajtja e paragrafit te pare te nenit 201 te Kodit te Proçedures Civile, rezulton se paditesi ne çdo faze te gjykimit mund te heqe dore nga gjykimi i padise, ç’ka do te thote se duke patur parasysh fazat e gjykimit te mosmarreveshjes civile sipas kerkesave proçedurale, kete te drejte paditesi mund ta ushtroje vetem ne gjykimin e shkalles se pare para perfundimit te hetimit gjyqesor. Institutin e heqjes dore nga e drejta e padise, paditesi mund ta disponoje si ne gjykimin e shkalles se pare, ashtu dhe ne gjykaten e apelit dhe ne kete rast prishet vendimi i gjykates se shkalles se pare dhe vendoset rrezimi i padise”.

Ne kundershtim me sa me lart, Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore, duke iu referuar si shkak ligjor kerkeses per heqje dore nga gjykimi i padise paraqitur nga pala paditese. Sikunder jane shprehur dhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne vendimin e mesiperm, heqja dore nga gjykimi i padise mund te kerkohet nga pala paditese vetem persa kohe gjykimi i çeshtjes nuk ka perfunduar nga ana e gjykates se shkalles se pare. Ne keto kushte, prishja e vendimit te gjykates se shkalles se pare do te mund te ishte vendosur nga ana e gjykates se apelit vetem si rrjedhoje e nje kerkese te pales paditese per heqjen dore nga e drejta e padise, por dhe ne kete rast gjykata e apelit, perpos prishjes se vendimit, duhet te shprehej dhe per rrezimin e padise.

Ne rastin konkret, pala paditese nuk ka paraqitur kerkese per heqje dore nga e drejta e padise, e cila nenkupton heqjen dore perfundimisht si nga e drejta subjektive per ngritjen serish te padise, ashtu dhe nga vete e drejta materiale e pretenduar nga pala paditese. Ne rastin e heqjes dore nga e drejta e padise gjate gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit, kjo e fundit detyrohet qe, cilado qofte vendimmarrja e gjykates se shkalles se pare, ta prishe vendimin e marre prej saj dhe te rrezoje padine, si shprehje e interesit te cenuar te pretenduar nga pala paditese (neni 32 i K.Pr.C).

Duke qene se kerkesa e pales paditese per heqje dore nga gjykimi i padise eshte paraqitur gjate gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit, kjo e fundit do te duhej ta kishte rrezuar ate kerkese, pa sjelle kjo e fundit asnje pasoje ligjore ne ecurine e shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes.

Nderkohe, paraqitja e kerkeses per heqje dore nga ankimi nga pala e paditur Nusret Dauti, persa kohe ky i fundit eshte i vetmi ankues ndaj vendimit te gjykates se shkalles se pare, do te duhej te kish detyruar Gjykaten e Apelit Vlore qe, ne zbatim te nenit 463 te K.Pr.C., te vendoste pranimin e saj dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit, duke lene ne kete menyre te pacenuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare Vlore.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.287, date 19.05.2006 te Gjykates se Apelit Vlore, ne kete

menyre:Pushimin e shqyrtimit te çeshtjes ne Gjykaten e Apelit Vlore.

Tirane, me 10.09.2009

52

Nr.31003-01137-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-840 i Vendimit (266)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo AnëtarArdian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 10.09.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: FATOS TUSHA, përfaqësuar me prokurë nga avokat Virgjil Karaja

E PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, TIRANË, përfaqësuar nga Avokat i Shtetit Abaz Deda

OBJEKTI I PADISË: Deklarimin absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ,

vendimit nr.3875/5, datë 30.12.2008 të të paditurit AKKP Zyra Qendrore, pasi është marrë jashtë afatit ligjor.

Baza Ligjore: Nenet 43 dhe 324 të K.Pr.Civile; Nenet 115/a, 116/c dhe 117 të K.Pr.Administrative;

Nenet 16/3, 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7775 Akti datë 18.05.2009, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës parë ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur, Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Tiranë, që kërkon prishjen e vendimit të ndërmjetëm të gjykatës dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës, që ka rrëzuar kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, është në kundërshtim me ligjin.

- Me vendimin nr.3875/5, datë 30.12.2008 të A.K.K.P. është shfuqizuar vendimi nr.965, datë 21.09.2008 i Z.R.K.K.P. Qarku Fier dhe është kthyer çështja për rishqyrtim, duke u lënë edhe detyrat përkatëse. Vendimi është prishur, pasi ai nuk është në përputhje me ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.

53

- Sipas nenit 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar, në mënyrë të qartë e drejta e ankimit në gjykatë parashikohet për rastet e pikave “a” dhe “b”, ndërkohë që në paragrafin e fundit të këtij neni, ndryshe nga pikat “a” dhe “b”, nuk parashikohet e drejta e palës së interesuar për t’iu drejtuar gjykatës kundër vendimit të A.K.K.P., për rastin e kthimit për rishqyrtim në Zyrën Rajonale (shkronja “c”).

- Me këtë dispozitë është sanksionuar se në rastin e pikës “c”, rruga administrative e shqyrtimit të kërkesës së subjektit të shpronësuar, për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës nuk është ezauruar, prandaj këto çështje të tilla mbeten ende në juridiksionin administrativ.

- Të njëjtat qëndrime janë mbajtur edhe nga praktika e Gjykatës së Lartë (Vendimi unifikues i Kolegjeve të Bashkuara nr.2, datë 06.01.2009; vendimi nr.293, datë 29.05.2008 i Kolegjit Civil).

- Proçesi i verifikimit të ligjshmërisë së vendimeve të Zyrave Rajonale të AKP-së është proçes hetimi administrativ. Ai është kompleks dhe përfundon pas kryerjes së verifikimeve përkatëse, deri në terren, për të parë gjendjen faktike. Kjo procedurë kërkon një kohë relativisht të gjatë. Ligji ka përcaktuar se ndaj vendimit të dhënë nga ZRKKP, brenda 30 ditësh AKKP duhet të fillojë proçesin e marrjes në shqyrtim të ligjshmërisë dhe bazueshmërisë së tij, ç’ka nuk nënkupton daljen me një vendim që do të përbëjë titull ekzekutiv.

- Çështja konkrete nuk hyn në juridiksioni gjyqësor. Më parë duhet të përfundojë rruga administrative, shqyrtimi i saj përsëri nga Z.R.K.K.P. Qarku Fier e, më pas në A.K.K.P., nëse do të ketë ankim.

- Paditësit nuk i është mohuar e drejta t’i drejtohet gjykatës, por kjo e drejtë i lind pasi të ketë ezauruar të gjitha shkallët e rrugës administrative.

- Për rastin konkret nuk jemi përpara asnjë prej rasteve për të cilat ligji parashikon të drejtë e ankimit në gjykatë ndaj vendimit të Drejtorit të AKKP-së.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e palës së paditur

Avokatin e Shtetit Abaz Deda, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; përfaqësuesin e palës paditëse, avokat Virgjil Karaj, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi, si një nga trashëgimtarët e familjes Vesho, i është drejtuar Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut të Fierit, duke kërkuar njohjen, kthimin dhe kompensimin e tokës pyll me sipërfaqe 249.000 m2, të ndodhur në fshatrat Ndërnenas dhe Hasturkas dhe tokës bujqësore me sipërfaqe 62.000 m2, të ndodhur në fshatin Agim të Rrethit të Fierit.

2. Zyra Rajonale e KKP Qarku Fier, me vendimin nr.965, datë 12.09.2008, i ka njohur subjektit të shpronësuar Spiro Vesho të drejtën e pronësisë për sipërfaqen tokë bujqësore prej 62.000 m2, të ndodhur në fshatin “Ndërnenas” (Agim) të Rrethit Fier dhe ka vendosur kompensimin për këtë sipërfaqe te trashëgimtarëve të tij ligjorë, respektivisht: Margarita Tusha (Vesho) 12.400 m2, Jovan Vesho 12400 m2, Efterpi Vesho 826.6 m2, Vasilika Bano 826.6 m2, Ilir Vesho 826.6 m2, Piro Vesho 1240 m2, Aleksandër Vesho 1240 m2, Gjergji Nushi 1240 m2, Suzana Vojvoda 1240 m2.

54

2.1. Gjithashtu i ka njohur subjektit të shpronësuar Spiro Vesho të drejtën e pronësisë për sipërfaqen tokë pyll prej 249.000 m2, të ndodhur në fshatin Ndërnenas dhe Hasturkas të Rrethit Fier, (trashëgimtarëve ligjorë të tij) dhe ka vendosur kthimin të kësaj sipërfaqe trashëgimtarëve të tij ligjorë, respektivisht: Margarita Tusha (Vesho) 49800 m2, Jovan Vesho 49800 m2, Efterpi Vesho 3320 m2, Vasilika Bano 3320 m2, Ilir Vesho 3320m2, Piro Vesho 4980 m2, Aleksandër Vesho 4980 m2, Gjergji Nushi 4980 m2, Suzana Vojvoda 4980 m2.

3. Ndaj vendimit të Zyrës Rajonale të KKP Qarku Fier nuk është ushtruar ankim. 4. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së Zyra Qendrore, kryesisht ka marrë në shqyrtim

vendimin nr.965, datë 12.09.2008 të Z.R.K.K.P. Qarku Fier dhe me vendimin nr.3875/5, datë 30.12.2008 ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr.965, datë 12.09.2008 të Z.R.K.K.P. Qarku Fier dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim, duke lënë dhe detyra.

5. Paditësi Fatos Tusha, me pretendimin se akti administrativ, vendimi nr.3875/5, datë 30.12.2008 i Drejtorit të Përgjithshëm të A.K.K.Pronave Tiranë “është nxjerrë në kundërshtim me procedurën (afatin) e parashikuar nga ligji nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”, i ndryshuar dhe Kodi i Procedurave Administrative”, i është drejtuar gjykatës me padinë e datës 01.04.2009, duke kërkuar “deklarimin” e tij absolutisht të pavlefshëm.

6. Në seancën përgatitore të datës 18.05.2009, nga pala e paditur dhe Avokatura e Shtetit është kërkuar nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, me arsyetimin se çështja është ende pjesë e shqyrtimit administrativ dhe ndaj vendimit të AKKP-së, që kthen çështjen për rishqyrtim pranë Zyrës Rajonale të AKKP-së, nuk mund të bëhet ankim në gjykatë.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 18.05.2009, ka rrëzuar kërkesën e palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

8. Kundër vendimit të gjykatës së shkallës parë ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur, Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Tiranë, duke kërkuar prishjen e vendimit të ndërmjetëm të gjykatës dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Ligji i Zbatueshëm

9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit të Procedurës Administrative, në të cilët është parashikuar:

9.1. Neni 36§1 i K.Pr.Civile: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”.

9.2. Neni 117/2 i Kodit të Procedurës Administrative:“Secila palë e interesuar mund të kërkojë që akti administrativ të shpallet i pavlefshëm. Kërkesa në fjalë mund të bëhet në çdo kohë”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë Vlerëson

10. Vendimi nr.7775 Akti, datë 18.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është rrëzuar kërkesa e palës së paditur për nxjerrjen e çështjes civile me nr.7775 akti, datë 02.04.2009 jashtë juridiksionit gjyqësor, me paditës Fatos Tusha ndaj palës së paditur Agjensia e Kthimit Kompesimit Pronave Tiranë, është marrë në zbatim të drejtë të ligjit dhe për rrjedhojë duhet të lihet në fuqi.

11. Me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka pranuar se çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor. Në argumentim të vendimit, që ka rrëzuar kërkesën për nxjerrje jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes me nr.7775 Regj. Them., datë 02.04.2009, gjykata, pasi citon nenet 16 dhe 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, arsyeton “se pretendimi i paditësit (që i referohet pavlefshmërisë absolute për shkaqe proceduriale) duhet të shqyrtohet nga gjykata, e cila pas realizimit të një proçesi të rregullt ligjor do të çmojë faktet dhe provat e do të japë drejtësi. Në nenin 117 të

55

Kodit të Procedurave Administrative përcaktohet se secila palë e interesuar mund të kërkojë që akti administrativ të shpallet absolutisht i pavlefshëm. Kërkesa në fjalë bëhet në çdo kohë. Për t’i dhënë përgjigje këtij pretendimi të palës paditëse, lind nevoja që të zhvillohet proçesi gjyqësor, në fund të të cilit gjykata do të vlerësojë nëse qëndrojnë apo jo pretendimet e palës paditëse”.

12. Nga materialet e dosjes gjyqësore konstatohet se paditësi ka kundërshtuar në gjykatë vendimin nr.3875/5, datë 30.12.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së, duke dashur të vërtetojë se organi i administratës ka marrë këtë vendim në shkelje flagrante të ligjit e për këtë shkak ai është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm.

13. Nga përmbajtja e padisë konstatohet se paditësi nuk ka kërkuar apo kundërshtuar ndonjë vendim të organit administrativ, që ka të bëjë me zgjidhjen e themelit të çështjes. Pretendimet e paditësit konsistojnë në paligjshmërinë e vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së, për arsye se vendimi i zyrës rajonale është marrë në shqyrtim kryesisht jashtë afatit 30 ditor.

14. Ky Kolegj konkludon se nuk ndodhemi para një ankimi gjyqësor lidhur me themelin e çështjes të zgjidhur me akt administrativ, por vetëm para pretendimit për pavlefshmëri absolute të aktit administrativ.

14.1. Në të gjitha rastet kur pretendohet pavlefshmëria absolute e aktit administrativ, gjykata ka juridiksion gjyqësor për shqyrtimin e çështjes.

15. Në këtë rast gjykata nuk i hyn shqyrtimit të themelit të vendimmarrjes administrative, por shqyrton vetëm shkaqet e pavlefshmërisë absolute që mund të jenë: nxjerrja e aktit “në kundërshtim flagrant me ligjin; kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ i paidentifikuar, kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore, apo kur akti është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji” (nenet 115/a dhe 116 të Kodit të Procedurës Administrative).

16. Duhet kuptuar qartë se nuk bëhet fjalë për një gjykim që ka të bëjë me themelin e zgjidhjes së çështjes. Në qoftë se pretendimi do të ishte i tillë (lidhur me themelin), atëhere gjykata do të ishte e detyruar të verifikonte nëse ishte shteruar rruga administrative dhe mbi këtë bazë të vendoste nëse kishte ose jo juridiksion për shqyrtimin e çështjes.

17. Gjithashtu, objekti i padisë në gjykim nuk është i mbështetur në ligjin për kthimin e kompensimin e pronës, por në dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative dhe të Kodit të Procedurës Civile, që kanë të bëjnë me pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ.

18. Ky Kolegj gjykon se pretendimet e parashtruara në ankim e veçanërisht ato që interpretojnë rregullimet e nenit 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar, janë të pabazuara.

18.1. Pretendimi i palës së paditur se “sipas nenit 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar, ... e drejta e ankimit në gjykatë parashikohet për rastet e pikave “a” dhe “b”, ndërkohë që në paragrafin e fundit të këtij neni, ndryshe nga pikat “a” dhe “b”, nuk parashikohet e drejta e palës së interesuar për t’ju drejtuar gjykatës kundër vendimit të A.K.K.P., për rastin e kthimit për rishqyrtim në Zyrën Rajonale (shkronja “c”)”, nuk ka të bëjë me padinë objekt gjykimi.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon që, referuar objektit të padisë, çështja hyn në juridiksionin gjyqësor. Kjo për arsyen e vetme sepse nuk ndodhemi përpara ankimit të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së, sipas mënyrës së posaçme të parashikuar në nenin 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar.

20. Gjykata, në zbatim të kërkesave të nenit 153 e vijues të K.Pr.Civile, verifikon nëse janë respektuar ose jo kërkesat e këtyre dispozitave, nëse padia i plotëson kushtet formalo-juridike për t’u pranuar për shqyrtim, apo nëse jemi ose jo para një padie që mund të ngrihet.

21. Nëse ky vendim është i pavlefshëm ose jo është gjykata ajo që, pas hetimit gjyqësor, shprehet me vendimin përfundimtar.

56

22. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se drejt ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka rrëzuar kërkesën e palës së paditur dhe ka pranuar juridiksionin gjyqësor të çështjes civile nr.7775 akti, datë 02.04.2009.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 36/1 dhe 485/a të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O SILënien në fuqi të vendimit nr.7775 Akti, datë 18.05.2009 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 10.09.2009

57

Nr.11115-01136-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-841 i Vendimit (267)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo AnëtarArdian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 10.09.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: SHYQYRI KURTI, në mungesë.TË PADITUR: ALI HYSEN CARUNGU, përfaqësuar me

prokurë nga Avokat Emin Saraçi.ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË, në mungesë.

OBJEKTI I PADISË: Konstatimin pjesërisht të pavlefshëm të aktit të marrjes së tokës

në pronësi nr.151, datë 26.06.1993 në emër të Ali Hysen Carungu, parcela nr.84, për sipërfaqen 9000 m2

dhe detyrimin e tij t’i lirojë e dorëzojë paditësit sipërfaqen e tokës prej 9000 m2.

Detyrimin e të paditurit ZVRPP Tiranë të çregjistrojë tokën arë 9000 m2 e regjistruar në emër të të paditurit

dhe regjistrimin e saj në emër të paditësit.Detyrimin e të paditurit Ali Carungu t’i paguajë paditësit shpenzimet gjyqësore.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 42, 45, 153 e 106 të K.Pr.Civile; Nenet 296 e 92/a të Kodit Civil;

Nenet 1 e 2 të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën”. VKM nr.230, datë 22.07.1991 dhe UKM nr.2 datë 02.08.1991.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2540 Akti, datë 05.05.2009, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit.

58

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës parë ka ushtruar ankim të veçantë i padituri Ali Carungu, më datë 08.05.2009, që kërkon prishjen e vendimit të gjykatës dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe kalimin e saj në juridiksionin administrativ, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës, që ka rrëzuar kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, është në kundërshtim me ligjin.

- Çështja objekt gjykimi nuk është në juridiksionin gjyqësor, pasi paditësi nuk ka ezauruar rrugën e ankimit administrativ.

- Sipas neneve 7 dhe 8 të ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, është Komisioni Vendor i vlerësimit të titujve të pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Tiranë organi kompetent që shqyrton vlefshmërinë e krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.

- Nisur nga neni 199 i K.Pr.Civile dhe neni 17 i ligjit nr.9948, datë 07.07.2008, paditësi duhej të bënte ankimin pranë këtij komisioni para se t’i drejtohej gjykatës me padi.

- Paditësi nuk provoi faktin se i është drejtuar me ankim këtij komisioni.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e të paditurit Ali

Carungu, avokatin Emin Saraçi, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se në emër të paditësit Shyqyri Kurti të jetë lëshuar Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi nr.52, datë 22.06.1992 sipas së cilës, në zbatim të ligjit “Për Tokën”, atij i ka kaluar në pronësi një sipërfaqe toke arë prej 9.000 m2 e ndodhur në fshatin Fushë-Prezë, Tiranë, ngastra me nr.a-84, me kufizimet përkatëse.

2. Nga ana tjetër, edhe në emër të të paditurin, Ali Carungu është lëshuar Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi nr.151, datë 26.06.1993, sipas së cilës, në zbatim të ligjit “Për Tokën”, atij i ka kaluar në pronësi një sipërfaqe toke arë prej 19.500 m2 e ndodhur në fshatin Fushë-Prezë, Tiranë, ngastra me nr.a-84, me kufizimet përkatëse.

3. Paditësi Shyqyri Kurti ka aplikuar për marrjen e Çertifikatës së Pronësisë pranë ZVRPP Tiranë, prej së cilës është vënë në dijeni se e njëjta sipërfaqe toke i ka kaluar në pronësi edhe të paditurit.

4. Pasi është ankimuar pranë Komunës Prezë dhe Komisionit të Tokës të Qarkut Tiranë dhe prej këtij të fundit nuk ka marrë përgjigje, i është drejtuar gjykatës me padinë e datës 07.10.2008, duke kërkuar konstatimin pjesërisht të pavlefshmërisë së Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi të të paditurit Ali Carungu, për sipërfaqen tokë arë prej 9.000 m2; detyrimin e të paditurit t’i lirojë e dorëzojë këtë sipërfaqe, si dhe çrregjistrimin e kësaj sipërfaqe nga ZVRPP bërë në emër të të paditurit dhe regjistrimin e saj në emër të tij.

5. Në seancën e datës 05.05.2009, nga ana e palës së paditur është kërkuar nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, me arsyetimin se paditësi nuk ka ezauruar rrugën administrative pranë Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Tiranë.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rrëzuar kërkesën e palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

59

7. I padituri Ali Carungu ka ushtruar ankim të veçantë kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke kërkuar prishjen e tij dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe kalimin e saj në juridiksionin administrativ.

Ligji i Zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, në të cilët është parashikuar:

8.1. Neni 36§1 i K.Pr.Civile: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”.

8.2. Neni 117/2 i Kodit të Procedurës Administrative:“Secila palë e interesuar mund të kërkojë që akti administrativ të shpallet i pavlefshëm. Kërkesa në fjalë mund të bëhet në çdo kohë”.

8.3. Neni 7 i ligjit nr.9948, datë 07.07.2008: “1. KV-ja krijohet pranë prefektit të çdo qarku dhe drejtohet nga drejtori i KV-së, nën autoritetin dhe varësinë e drejtpërdrejtë të prefektit.

2. KV-ja drejton të gjithë veprimtarinë për shqyrtimin e vlefshmërisë së krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore në juridiksionin e prefekturës, nëpërmjet:

a) shqyrtimit dhe verifikimit të ankesave, kërkesave, informacioneve, që i paraqiten nga shtetasit dhe strukturat shtetërore, veprimtaria e të cilave lidhet me pronësinë mbi tokën bujqësore;

b) kontrolleve të drejtpërdrejta, të ushtruara me nismën e vet, mbi veprimtarinë dhe veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës, të të gjitha niveleve, në proçesin e ndarjes së tokës. Këto kontrolle kryhen të plota në sipërfaqen e tokave të ish-NB-ve dhe të zonës së zhvillimit me përparësi të turizmit, të përcaktuara sipas ligjit nr.7665, datë 21.01.1993 “Për zhvillimin e zonave, që kanë përparësi turizmin”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;

c) ...;ç) .... 8.3. Neni 8 i ligjit nr.9948, datë 07.07.2008: “KV-ja ka detyrat dhe përgjegjësitë e

mëposhtme:1. Zgjidh mosmarrëveshjet e evidentuara:a) për kufijtë e tokës bujqësore, ndërmjet rretheve, brenda qarkut;b) për kufijtë e tokës bujqësore ndërmjet fshatrave (subjekteve), që kanë qenë në

përbërje të së njëjtës ish-kooperativë bujqësore. Vendimi u njoftohet komunave dhe/ose bashkive, në juridiksioninin e të cilave ndodhen këto fshatra;

c) ndërmjet individëve dhe ish-komisionit të tokës së fshatit.Shqyrtimi i mosmarrëveshjeve bëhet me kërkesën e palëve ose me nismën e vetë KVsë.2. Merr vendimet përkatëse për çdo mosmarrëveshje ose konflikt të lindur ndërmjet

personave fizikë ose juridikë, për bazueshmërinë ligjore të titujve të pronësisë, të krijuar mbi tokën bujqësore.

Kur objekti i konfliktit ndërmjet palëve rezulton në zona kadastrale ku është kryer regjistrimi i tokës, me cilësinë e pasurisë së paluajtshme dhe ky regjistrim është marrë në dorëzim nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP), ose kur në zonën kadastrale përkatëse ka përfunduar periudha 90-ditore e afishimit të rezultateve të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme, vendimi i KV-së i dërgohet për veprim ZVRPP-së së rrethit dhe për informim e evidentim Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (SAMT) në qark.

3. ...

60

4. ... 5. Shqyrton drejtpërdrejt dhe merr vendime për konflikte dhe mosmarrëveshje

ndërmjet palëve, kur për to është vendosur rishqyrtimi, në rrugë administrative, me vendim të formës së prerë të organeve gjyqësore. Në këtë rast, vendimi i KV-së është përfundimtar. Ankimimi kundër këtij vendimi mund të bëhet në gjykatën që ushtron veprimtarinë në juridiksionin ku ndodhet toka bujqësore, për të cilën ka lindur konflikti.

6. ...7. ...8. ...8.4. Neni 9 i ligjit nr.9948, datë 07.07.2008: “1. Kur gjatë verifikimit të

dokumentacionit konstatohet se titulli i pronësisë mbi tokën bujqësore është lëshuar në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 dhe 4 të kreut I të këtij ligji dhe mbajtësi i titullit të pronësisë e posedon dhe e shfrytëzon tokën bujqësore faktikisht, KV-ja merr vendim:

a) për pavlefshmërinë ligjore të titullit të pronësisë, kur “akti i marrjes së tokës në pronësi” është lëshuar mbi:

i) tokat bujqësore të ish-NB-ve, të cilat përjashtohen për kalim në pronësi nga dispozitat e ligjit nr.8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”;

ii) tokat bujqësore të ish-kooperativave bujqësore, që shtrihen në zonën e zhvillimit me përparësi të turizmit, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe sipërfaqe të tjera të tokës bujqësore, që me vendime të organeve kompetente kanë kaluar në zërin kadastral “Tokë urbane” (truall) dhe përfshihen brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji;

iii) çdo sipërfaqe të përcaktuar në pikën 2 të nenit 2 të këtij ligji;iv) çdo sipërfaqe toke, për të cilën Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës

(AKKP) dhe zyrat rajonale të saj u kanë konfirmuar njohjen e pronësisë dhe të drejtën e kompensimit fizik subjekteve të shpronësuara;

v) çdo sipërfaqe toke, në të cilën preken interesa të ligjshëm të personave të tretë dhe/ose ekzistojnë konflikte mbi të;

b) ...2. ....3. ...4. ....8.5. Neni 10 i ligjit nr.9948, datë 07.07.2008: “Procedurat për titujt e pronësisë, të

krijuar në kundërshtim me ligjin.1. Kur KV-ja, gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe të vendimeve përkatëse të

komisioneve të tokës, vëren se krijimi i titullit të pronësisë mbi tokën është dhënë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 e 4 të këtij ligji dhe me vendimet e tij, të marra sipas neneve 8 pikat 2 e 3 dhe 9 pika 2 të këtij ligji, i paraqet gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës një kërkesë për anullimin e aktit administrativ, “akt i marrjes së tokës në pronësi”.

2. Kërkesa i paraqitet subjektit përkatës nga Prefekti i Qarkut brenda 7 ditëve nga data e njoftimit të vendimit për paligjshmërinë e aktit të pronësisë mbi tokën bujqësore. Objekt i kërkesës së prefektit është deklarimi i pavlefshmërisë së “aktit të marrjes së tokës në pronësi”, shfuqizimi i tij dhe kthimi i pronës në pronësi të shtetit.

3. Gjykata shqyrton kërkesën e prefektit brenda 60 ditëve, duke thirrur në proçes gjyqësor edhe Avokatin e Shtetit”.

61

Kolegji Civili i Gjykatës së Lartë vlerëson:

9. Vendimi nr.2540 Akti, datë 05.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është rrëzuar kërkesa e palës së paditur për nxjerrjen e çështjes civile me nr.12847/2540 akti, datë 08.10.2008 jashtë juridiksionit gjyqësor, me paditës Shyqyrti Kurti, ndaj palës së paditur Ali Carungu dhe Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, është marrë në zbatim të drejtë të ligjit dhe për rrjedhojë duhet të lihet në fuqi.

10. Paditësi, Shyqyri Kurti, me padinë në gjykim ka bërë objekt të shqyrtimit gjyqësor aktin e marrjes së tokës në pronësi të të paditurit Ali Hysen Carungu me nr.151, datë 26.06.1993 përsa i përket parcelës nr.84 me sipërfaqe 9.000 m2, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë së këtij akti për sipërfaqen e sipërtreguar, detyrimin e të paditurit t’i lirojë dhe dorëzojë atij këtë sipërfaqe tokë arë, si dhe detyrimin e ZVRPP Tiranë të çregjistrojë tokën arë prej 9.000 m2 e regjistruar në emër të të paditurit Ali Carungu dhe regjistrimin e saj në emër të paditësit.

11. Në padi janë parashtruar disa kërkime, që janë të ndërthuruar me njëri tjetrin e që në thelb kanë të bëjnë me të drejta që rrjedhin nga pronësia.

11.1. Në analizë juridike të këtyre kërkimeve, jo thjesht nga renditja, por për nga pasojat që rrjedhin, kemi të bëjmë me një bashkim të kondicionuar.

12. Për rastin, ndodhemi përpara një mosmarrëveshje civile, konflikt pronësie, origjina e të cilit buron nga akte administrative.

13. Padia e rivendikimit, sikurse është parashikuar në Kodin Civil, është një mjet juridik i mbrojtjes së pronës e karakterit civil, rrjedhimisht gjykimi i saj përbën një mosmarrëveshje civile, shqyrtimi i së cilës është në juridiksionin gjyqësor.

14. Paditësi rivendikon sipërfaqen tokë arë prej 9.000 m2, me pretendimin se shkaku juridik mbi bazën e të cilit i padituri posedon këtë sipërfaqe është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, i cili kërkohet të konstatohet nga gjykata e për rrjedhojë sendi kërkohet t’i kthehet në posedim paditësit.

15. Pra, për rastin në shqyrtim, ka lindur çështja nëse gjykata, së cilës i është paraqitur padia e rivendikimit, mund të shprehet edhe mbi ligjshmërinë ose paligjshmërinë e aktit administrativ, ose duhet që më parë kjo çështje të zgjidhet nga organi administrativ.

16. Nisur nga përmbajtja e padisë (nëse ajo qëndron, ose jo, kjo është çështje që zgjidhet me vendimin përfundimtar të gjykatës), paditësi pretendon se me aktin e marrjes së tokës në pronësi (shkaku juridik i pronësisë së pretenduar), që në vitin 1992 ka fituar të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqen prej 9.000 m2 dhe shteti është zhveshur nga pronësia mbi këtë sipërfaqe. Për rrjedhojë, ai nuk mund ta dispononte përsëri në favor të të tretëve, të të paditurit.

17. Pavarësisht nga renditja dhe mënyra e formulimit të objektit të padisë, por në vlerësim të përmbajtjes së saj, kërkimi thelbësor i paditësit është rivendikimi i sendit, sipërfaqes tokë arë prej 9.000 m2. Është gjykata ajo që, gjatë shqyrtimit të themelit të padisë së rivendikimit, jo vetëm kur kërkohet, por edhe kur ajo ndesh akte administrative apo veprime të tjera juridike absolutisht të pavlefshëm, konstaton pavlefshmërinë dhe zgjidh pasojat juridike.

18. Në rastin konkret, konstatimi i pavlefshmërisë i titullit të pronësisë të të paditurit është parashtruar si kërkim i mëvetësuar, por ai mund të mos ishte i tillë.

18.1. Gjatë shqyrtimit të padisë së rivendikimit, nëse provohet se paditësi është pronar i sendit dhe se i padituri e posedon atë mbi bazën e një titulli të pavlefshëm (qoftë administrativ apo veprimi juridik), është mjaftueshëm që posedimi i të paditurit të jetë i paligjshëm, apo mund të vërtetohet edhe e kundërta, ku titulli i paditësit të jetë i pavlefshëm dhe ai mund të mos provojë të drejtën e pronësisë mbi sendin e për rrjedhojë të mos ketë legjitimim aktiv.

62

18.2. Gjithashtu, konstatimi i pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ jo vetëm që nuk kushtëzohet nga kalimi i ndonjë afati ose ndjekja e ndonjë procedure, por është detyrim të bëhet menjëherë nga çasti që vërtetohet një gjë e tillë.

19. Ndryshe nga sa ka pretenduar pala e paditur në ankim, objekti i gjykimit është kërkimi i sendit në bazë të nenit 296 të K.Civil, mosmarrëveshja është mosmarrëveshje civile dhe jo administrative.

20. Sjellim në vëmendje këto karakteristika të padisë së rivendikimit për arsye se konflikti në shqyrtim është konflikt pronësie, pavarësisht nga origjina e titujve mbi bazën e të cilëve palët ndërgjyqëse kanë tërhequr të drejtat e pretenduara.

21. Nëse pretendimet janë të ligjshme e të bazuara në prova ose jo, këtë përfundim i takon gjykatës ta japë, pas shqyrtimit të çështjes në zbatim të ligjit material e procedurial.

22. Në lidhje me pretendimet e parashtruara në ankimin e veçantë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, edhe në kuptim të ligjit nr.9948 datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin, e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, janë të pambështetura në ligjin e sipërcituar.

23. Nenet 7 dhe 8 të këtij ligji, të cilëve u referohet ankuesi, bëjnë fjalë për komisionin vendor të vlerësimit të titujve të pronësisë (KV), duke përcaktuar kompetencat dhe detyrat, si dhe përgjegjësitë e tij.

23.1. Sipas pikës 2 të nenit 8, KV-ja “merr vendimet përkatëse për çdo mosmarrëveshje ose konflikt të lindur ndërmjet personave fizikë ose juridikë, për bazueshmërinë ligjore të titujve të pronësisë, të krijuar mbi tokën bujqësore” dhe sipas nenit 10: “Kur KV-ja, gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe të vendimeve përkatëse të komisioneve të tokës, vëren se krijimi i titullit të pronësisë mbi tokën është dhënë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 e 4 të këtij ligji dhe me vendimet e tij, të marra sipas neneve 8, pikat 2 e 3 dhe 9, pika 2 të këtij ligji, i paraqet gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës një kërkesë për anullimin e aktit administrativ, “akt i marrjes së tokës në pronësi”.

24. Në ligj parashikohet se KV-të mund të vihen në lëvizje kryesisht ose me kërkesë, ankesë, informacione që mund t’i paraqiten “nga shtetasit dhe strukturat shtetërore, veprimtaria e të cilave lidhet me pronësinë mbi tokën bujqësore”.

25. Qëllimi i ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin, e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, nuk rezulton të jetë krijimi i një procedure të detyrueshme administrative, e cila do t’i paraprijë procedurës gjyqësore.

25.1. Që procedura administrative të jetë e tillë e të mos lejojë shqyrtimin gjyqësor të konfliktit pa u shteruar paraprakisht kjo rrugë, ajo jo vetëm që duhet të jetë e detyrueshme, por, njëkohësisht, nëpërmjet kësaj rruge duhet t’i jepet çështjes një zgjidhje në themel. Pra rruga administrative duhet të jetë efektive, në kuptim të nenit 13 të KEDNJ.

25.2. Sipas këtij ligji, komisioni vendor nuk ka kompetencë të anullojë pjesërisht ose tërësisht aktet e marrjes së tokës në pronësi pa iu drejtuar gjykatës. Funksioni i komisionit është verifikues.

25.3. Ai, pavarësisht nga mënyra se si vihet në dijeni/lëvizje (mbi kërkesë, ankim, informacion apo kryesisht), ka kompetencë të bëjë verifikimin e situatës dhe kur arrin në konkluzionin që ligji nr.7501, datë 19.07.1991, “Për Tokën”, si dhe legjislacioni tjetër që ka rregulluar kalimin në pronësi private të të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, tokës pyjore, livadheve dhe kullotave është zbatuar keq, ka të drejtë (neni 10) t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar anullimin tërësisht ose pjesërisht të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

25.4. Pra, ligji nuk synon të krijojë rrugë të detyrueshme administrative dhe as të shmangë aksesin e drejtpërdrejtë në gjykatë të individëve të pajisur me akt të marrjes së tokës në pronësi.

63

26. Qëllimi i ligjit është që të shtojë edhe një tjetër subjekt në rrethin e subjekteve të legjitimuar për t’iu drejtuar gjykatës dhe për të kërkuar anullimin pjesërisht apo tërësisht të akteve të marrjes së tokës në pronësi, që paraqesin probleme në zbatimin e kritereve ligjore kur janë emetuar. Dhe ky subjekt është Komisioni Vendor i vlerësimit të titujve të pronësisë (KV).

27. Në këto kushte, si dhe nisur nga natyra e kësaj mosmarrëveshje, që sipas objektit të padisë ka të bëjë me kërkim sendi dhe pavlefshmëri të titullit të pronësisë, ky Kolegj gjykon se çështja nuk mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

28. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se drejt ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka rrëzuar kërkesën e palës së paditur dhe ka pranuar juridiksionin gjyqësor të çështjes civile nr.12847/2540 Akti, datë 08.10.2008.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 36/1 dhe 485/a të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O SILënien në fuqi të vendimit nr.2540 Akti, datë 05.05.2009 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 10.09.2009

64

Nr.11241-00535-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-880 i Vendimit (268)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 10.09.2009, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: DURIM SHESHI, ne mungeseTË PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E

TATIMEVE, ne mungeseDEGA E TATIM TAKSAVE DURRES, ne mungese AVOKATURA E SHTETIT, ne mungese

OBJEKTI:Deklarimi i pavlefshem i zgjidhjes se menjehershme,

te pajustifikuar i kontrates se punes. Kthimi ne punen e meparshme.

Pagimi i pages per kohen e qendrimit padrejtesisht pa pune.Baza Ligjore: Neni 144, 146, 155 i K.Punes.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.375, date 21.02.2006, ka vendosur:

Pranimin e kerkese-padise se paditesit Durim Sheshi kunder paleve te paditura, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Dega e Tatimeve Durres.Te konstatohet e pavlefshme zgjidhja e menjehershme e kontrates se punes ndermjet paditesit dhe te paditurit, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Tirane, bere me vendimin nr.478, date 07.12.2005, duke detyruar palen e paditur, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Tirane, te ktheje paditesin ne punen e meparshme dhe pagimin e pages per kohen e qendrimit pa pune.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.578, date 12.12.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.375, date 21.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur, Dega e Tatim Taksave Durres, duke kerkuar rrezimin e vendimit te Gjykates se Apelit Durres, per keto shkaqe:

65

- Policia Tatimore duhet te beje kontroll ne vend per te pare nese subjektet vazhdojne te ushtrojne aktivitet privat apo jo. Nga sektori i regjistrimit me shkresen nr.391, date 26.04.2004 i eshte dhene policise tatimore nje liste subjektesh, gjithsej 325, per te verifikuar nese ushtrojne apo jo aktivitet privat keto subjekte. Duke mos marre asnje pergjigje nga kjo shkrese, pergjegjesi i sektorit te regjistrimit i drejtohet me nje tjeter shkrese nr.729, date 15.07.2005. As per kete te fundit nuk eshte dhene pergjigje brenda afatit ligjor. Pergjigja eshte kthyer me 14.11.2005, pergjigje e cila ka konfirmuar shume subjekte te pa liçensuar. Ne keto kushte, duke qene se puna e policise tatimore konsiston pikerisht ne detyren e liçensimit te subjekteve qe ushtrojne aktivitet privat, nderkohe qe keto te fundit jane lene te paliçensuar, e konsiderojme te drejte masen e marre ndaj z. Durim Shesh, i i cili per me teper nga pohimi i tij ne seance gjyqesore dhe nga aktet e administruara ne seancen e gjykimit, rezulton se ka qene ne shume zona te ndryshme ku mund t’i konstatonte keto subjekte te palicensuara.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NKolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur,

Dega e Tatim Taksave Durres, permban shkaqe nga ato te parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile, te cilat e bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Durres.

Gjykatat e te dyja shkalleve kane pranuar rrethanat dhe faktet si vijon:Paditesi ka qene ne marredhenie pune prane Deges se Tatimeve, ne Sektorin e

Policise Tatimore, me detyren oficer i Policise Tatimore. Marredheniet e punes paditesi i ka filluar ne mbeshtetje te vendimit nr.97, date 06.06.2005 te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve. Bazuar ne vendimin e mesiperm, po ne date 06.06.2005, eshte lidhur kontrata individuale e punes ndermjet Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ne cilesine e punedhenesit dhe paditesit si punemarres.

Rezulton qe me shkresen nr.2217, date 01.11.2005 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve jane propozuar per largim nga detyra 13 punonjes dhe midis tyre dhe paditesi Durim Sheshi.

Shkaku i propozimit per largim nga puna ishte se Sektori i Policise Tatimore prane Drejtorise se Tatimeve Durres nuk ka permbushur detyrat e tij konform ligjit. Sipas Deges se Tatim Taksave Durres rezulton qe nje numer i madh subjektesh private nuk jane regjistruar brenda afatit ligjor prane kesaj dege. Per kete qellim, kjo dege ka njoftuar Sektorin e Policise Tatimore me dy shkresa dhe konkretisht: Shkresa nr.391, date 26.04.2005 me listen emerore te 325 subjekteve, te cilet nuk ishin paraqitur per regjistrim prane organit tatimor, dhe shkresa nr.729, date 15.07.2005 me listen emerore te 300 subjekteve, te cilet nuk ishin paraqitur per regjistrim prane organit tatimor. Sipas pales se paditur, edhe pas ketyre njoftimeve, policia tatimore nuk e ka permbushur detyren e saj.

Ne shkresen e largimit nga puna thuhet shprehimisht "Kjo mase ju komunikua personave te mesiperm ne takimin me Degen e Tatim Taksave Durres me date 01.11.2005".

Me vendimin nr.478, date 07.12.2005 Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ka vendosur:

“Z. Durim Sheshi, me detyre oficer ne Sektorin e Policise Tatimore ne Degen e Tatimeve te Rrethit Durres, i nderpriten marredheniet e punes.

Marredheniet finaciare t’i nderpriten pasi te jene zbatuar afatet proceduriale te njoftimit.

66

Ngarkohet Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Administrates dhe Dega e Tatimeve te Rrethit Durres per zbatimin e ketij vendimi”.

Paditesi, duke mos qene dakord me vendimin e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per zgjidhjen e kontrates se punes, e ka kundershtuar gjyqesisht kete vendim.

Paditesi, nepermjet kerkese padise se tij, ka kerkuar “Deklarimin e pavlefshem te zgjidhjes se menjehershme te pajustifikuar te kontrates se punes. Kthimin ne punen e meparshme. Pagimin e pages per kohen e qendrimit padrejtesisht pa pune”, duke i bazuar pretendimet e tij ne nenin 144, 146, 155 te K.Punes.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.375, date 21.02.2006, ka vendosur:

"Pranimin e kerkese-padise se paditesit Durim Sheshi kunder paleve te paditura, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Dega e Tatimeve Durres.

Te konstatohet e pavlefshme zgjidhja e menjehershme e kontrates se punes ndermjet paditesit dhe te paditurit, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Tirane, bere me vendimin nr.478, date 07.12.2005, duke detyruar palen e paditur, Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve Tirane, te ktheje paditesin ne punen e meparshme dhe pagimin e pages per kohen e qendrimit pa pune".

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.578, date 12.12.2006, ka vendosur:"Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.375 date 21.02.2006 te Gjykates se Rrethit

Gjyqesor Durres".Te dyja gjykatat, ne perfundim te hetimit gjyqesor, kane arritur ne konkuzionin se

jemi para zgjidhjes se menjehershme te kontrates se punes pa shkaqe te justifikuara, parashikuar nga neni 155/3 i K.Punes.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur, Dega e Tatim Taksave Durres, e cila kerkon ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Durres, per shkaqet e permendura ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres me nr.578, date 12.12.2006, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres nr.375, date 21.02.2006, eshte nje zbatim i gabuar i ligjes materiale dhe proceduriale.

Se pari: Si Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres dhe Gjykata e Apelit Durres, ne kundershtim me kerkesat e normave proceduriale, nuk ka kryer “nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile), nuk i ka dhene pergjigje nje sere pretendimeve te ngritura nga ana e paditur, te perseritura keto dhe ne kerkesen ankimore, dhe nuk ka bere nje analize teresore dhe objektive te provave (neni 126 i K.Pr.Civile).

Te dyja gjykatat, ne vendimet e tyre, argumentojne se kontrata eshte zgjidhur per shkaqe te pajustifikuara, pasi:

- Shkresa me nr.729, date 15.07.2005 e sektorit te regjistrimit prane Deges se Tatimeve Durres, qe parashikonte listen e subjekteve te paregjistruara dhe qe rrjedhimisht ngarkonte me pergjegjesi organin e policise tatimore, ishte derguar nga Dega e Tatim Taksave ne momentin kur paditesi kishte me pak se nje muaj qe kishte filluar pune;

- Paditesi nuk kishte nje zone te percaktuar per ushtrimin e detyrave te tij;- Nuk ka pasur ndonje mase disiplinore te meparshme kundrejt paditesit.Ne gjykimet e ketij lloji, gjykatat duhet te hetojne nese ka shkaqe te justifikuara per

zgjidhjen e kontrates se punes apo jo. Kete hetim gjykatat duhet ta bejne duke u mbeshtetur ne provat e paraqitura nga palet gjate gjykimit.

Nga provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton se: - Paditesi ka filluar pune ne daten 06.06.2005 dhe propozimi per zgjidhjen e

kontrates se punes eshte bere me date 01.11.2005, Zgjidhja e kontrates se punes eshte bere me date 07.12.2005, pra rreth 6 muaj pas nenshkrimit te kontrates se punes.

67

- Sektori i policise tatimore eshte njoftuar me dy shkresa nga Sektori i Regjistrimit, Dega e Tatim Taksave Durres perkatesisht me nr.391, date 26.04.2005 dhe nr.729, date 15.07.2005 per subjektet e pa regjistruara. Per keto shkresa, pala e paditur Dega e Tatim Taksave Durres pretendon perkatesisht se nuk ka marre pergjigje dhe se pergjigja eshte kthyer jashte afatit ligjor.

- Rezulton se ne dosjen gjyqesore eshte depozituar shkresa me nr.1089, date 10.08.2005 e Sektorit te Policise Tatimore drejtuar sektorit te regjistrimit, Lenda: Kthim pergjigje shkreses me nr.729, date 15.07.2005, por kesaj shkrese nuk i eshte bashkangjitur pergjigja perkatese. Pala e paditur pretendon se kjo shkrese i eshte derguar jashte afatit ligjor dhe se ne permbajtje te saj renditen shume subjekte te paliçensuar.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se gjykata e apelit, bazuar ne provat e permendura me siper, duhet te hetonte nese ka apo jo shkaqe te justifikuara per zgjidhjen e kontrates se punes, duke u nisur pikerisht nga detyra funksionale qe ka pasur paditesi dhe qellimin per te cilin ai ishte punesuar. Paditesi ka qene me detyren e punonjesit te policise tatimore. Ne baze te Ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore”, te ndryshuar, neni 17/2, dhe te kontrates se punes, disa nga detyrat e punonjesit te policise tatimore jane pikerisht:

“1. Verifikon regjistrimin dhe pajisjen me çertifikatë tatimore të të gjithë personave që kryejnë veprimtari ekonomike.

2. Zbaton masat shtrënguese për mbledhjen e tatimeve, sipas urdhërit ekzekutiv të lëshuar nga kryetari i degës së tatimeve.

3. Zbaton sanksionet e ndërmarra nga dega e tatimeve, sipas urdhërit ekzekutiv të lëshuar nga kryetari i degës së tatimeve,…etj.”.

Permbushja apo jo e ketyre detyrave funksionale nga ana e paditesit, te parashikuara ne ligj dhe ne kontraten e punes, duhet te ishin objekt i hetimit nga gjykatat, me qellim qe te sqarohej plotesisht nese shkaku i zgjidhjes se kontrates se punes nga ana e punedhenesit ishte i justifikuar, apo i pajustifikuar.

Ne dosjen gjyqesore nuk rezulton qe te kete dokumenta qe te vertetoje faktin qe paditesi e ka kryer ne rregull detyren e tij funksionale, si shkresa derguar subjekteve per regjistrimin sipas ligjit, gjoba te vendosura prej tij kundrejt subjekteve te paliçensuara, etj..., pretendim ky i ngritur edhe nga pala e paditur.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimet e gjykatave, te cilat jane te mbeshtetura vetem ne argumentat e permendura me siper, jane rezultat i nje hetimi jo te plote dhe te pambeshtetura ne provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore.

Se dyti: Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se Gjykata e Apelit Durres nuk e ka zgjidhur “mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi, qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj“ (neni 16 i K.Pr.Civile).

Te dyja gjykatat kane zbatuar gabim ligjin kur kane vendosur detyrimin e pales se paditur, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Tirane, te ktheje paditesin ne punen e meparshme dhe pagimin e pages per kohen e qendrimit pa pune.

Ligji nr.8560, date 22.12.1999, neni 20/1, pika 3, parashikon qe marredhenia juridike e punes per punonjesit e policise tatimore rregullohet me kontrate, sipas dispozitave te Kodit te Punes.

Siç rezulton dhe nga aktet qe ndodhet ne dosjen gjyqesore, paditesi ka pasur nje kontrate individuale pune date 06.06.2006 me anen e paditur, kontrate e cila rregullohej nga Kodi i Punes (neni 1 i Kontrates se Punes).

Ne kuptim te nenit 20/1, pika 3 te Ligjit nr.8560, date 22.12.1999 dhe nenit 1 te kontrates se punes date 06.06.2006, marredhenia e punes midis paditesit dhe pales se paditur, Dega e Tatim Taksave Durres, rregullohet nga Kodi i Punes dhe rrjedhimisht edhe te gjitha pasojat e zgjidhjes se saj do te rregullohen sipas ketij Kodi.

68

Kontrata e punes midis pales paditese dhe pales se paditur eshte nje kontrate me afat te pacaktuar dhe si e tille, analiza per vlefshmerine ose pavlefshmerine e zgjidhjes se kontrates duhet te trajtohet ne perputhje me nenet 141, 143, 144 e vijues, 153 dhe 155 te K.Punes.

Ne kushtet kur gjykatat kishin arritur ne konkluzionin qe kontrata eshte zgjidhur ne menyre te menjehershme, pa shkak te justifikuar, duhet te percaktonin te drejtat qe i takonin punemarresit ne baze te K.Punes.

Ne rastin konkret, keto te drejta lidhen vetem me demshperblimin per zgjidhjen e menjehershme e te pajustifikuar te kontrates se punes, pasi ne Ligjin nr.8560, date 22.12.1999, ku rregullohet krijimi dhe funksionimi i organit te Policise Tatimore, nuk gjen mbrojtje e drejta e rikthimit ne pune te punonjesit te policise tatimore ne rastin e zgjidhjes se kontrates se punes.

Ne keto kushte, punonjesi i policise tatimore qe eshte pushuar nga puna, pa shkak te justifikuar, do te gezoje vetem te drejten e demshperblimit nga zgjidhja e paligjshme e kontrates se punes, ne baze te nenit 155, paragrafi 3 i K.Punes, ku parashikohet se: “Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune ...”.

Ne rigjykim, gjykata e apelit, ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile, duhet te sqaroje qarte keto momente:

(i) A eshte shkaku i zgjidhjes se kontrates se punes nga ana e punedhenesit, Dega e Tatim Taksave Durres, shkak i justifikuar ose jo ne kuptim te nenit 153 te K.Punes? Ne baze te nenit 153 te K.Punes, kushtet kumulative per te pranuar ekzistencen e shkakut te justifikuar ne rastin e zgjidhjes se menjehershme te kontrates se punes jane: (a) punemarresi te kete shkelur nje detyrim kontraktual qe rrjedh nga ligji, kontrata e punes, kontrata kolektive; (b) kjo shkelje te jete kryer me faj; (c) te ekzistoje lidhje shkakesore midis shkeljes me faj dhe pushimit te menjehershem nga puna; (d) kjo shkelje te kete krijuar nje situate te rende qe nuk lejon, sipas parimit te mirebesimit, t’i kerkohet punedhenesit vazhdimi i marredhenieve te punes.

(ii) A jane respektuar procedurat e zgjidhjes se kontrates se punes sipas nenit 144 te K.Punes, etj.

Gjate rigjykimit, si gjykata dhe palet kane te drejte te parashtrojne dhe pyetje te tjera, te cilat ndihmojne ne zgjidhjen e drejte te çeshtjes.

Gjykata duhet te lejoje palet qe te paraqesin provat ku te bazojne pretendimet e tyre, si dhe te kerkoje marrjen e provave prane organeve kompetente, nese do te jete e nevojshme.

Ne rigjykim, gjykata e apelit do t’u beje te qarte paleve qe eshte detyre e seciles prej tyre, qe ne perputhje me ligjin, te provojne faktet mbi te cilat bazojne pretendimet per te drejtat qe kerkojne. Palet ashtu siç kane te drejtat kane dhe detyrimet qe rrjedhin prej ketij proçesi, ne format dhe afatet e parashikuara me ligj.

Kryerja e veprimeve si me siper, si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejojne gjykaten te mund te arrije ne perfundime te drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çeshtjes.

Per sa me siper dhe ne rrethanat kur nga gjykata e apelit nuk eshte respektuar ligji, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet prishur dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim po ne ate gjykate, me nje trup tjeter gjykues.

69

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.578, date 12.12.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 10.09.2009

70

Nr.11231-00288-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-881 i Vendimit (269)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 10.09.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: HALIL VRAPI, ne mungeseE PADITUR: SHOQERIA E SIGURIMEVE “SIGAL”,

DEGA BERAT, perfaqesuar nga juristi Abdyl Sarja

OBJEKTI:Shperblim demi.

Baza Ligjore: Neni 1113/a i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin nr.967, date 10.10.2005, ka vendosur: Rrezimin e kerkese-padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.625, date 22.11.2006, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.967, date 10.10.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesi Halil Vrapi, i cili kerkon prishjen e vendimeve gjyqesore dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Vlore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; perfaqesuesin e pales se paditur,

juristin Abdyl Sarja, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat dhe te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore; dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NGjykatat e te dyja shkalleve kane pranuar rrethanat dhe faktet si me poshte:Ne daten 13.02.2005, ne sheshin perpara Bashkise se Ures Vajgurore, paditesi, Halil

Vrapi, pronar i autovetures tip Benz me targa KV 1602 B, eshte perplasur me autoveturen tip Opel me targa BR 8932 A, qe drejtohej nga shtetasi Namik Paja, si pasoje e te cilit jane demtuar te dyja mjetet motorike.

71

Rezulton nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore qe, ne momentin kur ka ndodhur ngjarja, te dyja mjetet motorike te mesiperme kane qene brenda periudhes se sigurimit. Konkretisht, paditesi Halil Vrapi ka patur te siguruar automjetin e tij tip Benz ne Shoqerine e Sigurimeve “Intersig” sh.a., ne baze te kontrates se sigurimit nr.146, date 13.10.2004 per periudhen 24.11.2004 deri ne 23.11.2005, ndersa shtetasi Namik Paja ka patur te siguruar automjetin e tij tip Opel ne Shoqerine e Sigurimit “Sigal”, ne baze te kontrates se sigurimit nr.671, date 14.05.2004.

Ne momentin kur ka ndodhur ngjarja, nga ana e agjentit te policise rrugore eshte mbajtur proçesverbali nr.24, date 13.02.2005. Ne kete proçesverbal thuhet se “drejtuesi i automjetit Opel nuk ka marre masa ne manovren e futjes ne fluksin e qarkullimit dhe nuk ka marre masa per t’u dhene perparesi mjeteve ne levizje normale, duke i nderprere rrugen automjetit tip Benz, ne pronesi te paditesit”.

Ky proçesverbal eshte derguar per veprime ne Shoqerine e Sigurimeve “Intersig” sh.a., Dega Berat.

Pronari i mjetit tip Opel, si rrjedhoje e kesaj shkelje, eshte denuar me gjobe ne vleren 2.000 Leke. Shtetasi Namik Paja eshte ankuar ndaj denimit me gjobe ne komisionin perkates prane Komisariatit te Policise Berat dhe ky i fundit, me vendimin e tin nr.7, date 19.02.2005, nuk ka pranuar ankesen.

Me proçesverbalin e konstatimit te shkeljes te mbajtur ne vendin e ngjarjes nr.1596097, date 13.02.2005 eshte konstatuar gjithashtu se paditesi ka qene duke drejtuar automjetin e tij ne gjendje te dehur dhe per kete arsye ai eshte denuar me gjobe ne shumen prej 2.000 Leke.

Komisioni i shqyrtimit te proçesverbaleve te konstatimit te shkeljeve, Komisariati Berat, pasi shqyrtoi proçesverbalin e konstatimit te shkeljes nr.1596097, date 13.02.2005 kundrejt paditesit Halil Vrapi, me vendimin nr.76, date 14.02.2005 ka vendosur te gjobise Halil Vrapin (paditesin) ne masen 3.000 Leke dhe t’i pezulloje lejen e drejtimit te automjetit per 6 muaj.

Paditesi, duke pretenduar se shkaktar per ardhjen e demit te automjetit te tij te shkaktuar nga perplasja si me siper ka qene drejtuesi i automjetit tip ”Opel”, mjet ky i siguruar tek Shoqeria e Sigurimeve “SIGAL” sh.a. Dega Berat, i ka kerkuar kesaj te fundit ta shperbleje per demin e shkaktuar. Shoqeria e Sigurimeve “Sigal” sh.a., me shkresen nr.778, date 18.03.2005, ka refuzuar te demshperbleje paditesin.

Ne keto kushte, paditesi i eshte drejtuar gjykates me kerkese padi dhe kerkon detyrimin e “Sigal”: sh.a. te shperbleje demin e shkaktuar si me siper.

Gjate gjykimit ne shkalle te pare eshte caktuar eksperti auto-teknik, te cilit i eshte kerkuar nga ana e gjykates qe te percaktoje se kush ka qene shkaktari i aksidentit dhe cila ka qene shkelja konkrete. Nga akti i ekspertimit rezulton se “shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor nga ana e paditesit (drejtimi i automjetit te ne gjendje te dehur) ka qene determinante, percaktuese ne ardhjen e demit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat me vendim nr.967, date 10.10.2005 ,ka vendosur: “Rrezimin e kerkese-padise”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat arsyeton se, bazuar ne mendimin e ekspertit auto-teknik, shkaku determinant ne ndodhjen e aksidentit ka qene shkelja e rregullave te qarkullimit nga vete paditesi, ndaj ketij te fundit nuk i lind e drejta te kerkoje demshperblim nga i padituri.

Gjykata e Apelit Vlore me vendim nr.625, date 22.11.2006 ka vendosur: “Lenien ne fuqi te vendimit nr.967, date 10.10.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat”, me arsyetimin se: vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte i drejte. Eksperti i caktuar ne shkalle te pare ka konkluduar se shkaku determinant qe ka sjelle perplasjen ka qene drejtimi i automjetit ne gjendje te dehur nga paditesi… Pavaresisht se ekspertet e caktuar ne apel kane

72

konkluduar se shkaktar per ardhjen e demit eshte drejtuesi i automjetit Opel, Naum Paja, gjykata çmon te mos e marre parasysh konkluzionin e tyre, duke vleresuar si te drejte konkluzionin e ekspertit ne shkalle te pare... Nese paditesi nuk do te ishte ne gjendje te dehur do t’i krijonte shtetasit N.Paja, megjithese ne shkelje, te gjitha mundesite dhe lehtesite e nevojshme per te manovruar …

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka ushtruar rekurs paditesi, Halil Vrapi, qe kerkon prishjen e vendimeve gjyqesore dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Vlore, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit nuk u mbeshtet ne provat e marra sipas ligjit gjate gjykimit te çeshtjes;

- Megjithese ekspertet e caktuar nga kjo gjykate percaktuan si determinant ne ardhjen e demit shkeljet qe ka bere N.Paja (i cili nuk ka respektuar kerkesat e nenit 152, pika 1.3. te K.Rrugor, pasi nuk i ka dhene perparesi automjeteve qe leviznin ne rrugen kryesore), perseri ne menyre te njeaneshme dhe ne mbrojtje te interesave te Shoqerise se Sigurimit “Sigal” sh.a., lane ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare.

- Mendimi i eksperteve te caktuar nga gjykata e apelit eshte i njejte me konstatimin e bere ne vendin e ngjarjes nga agjenti i policise Ajet Xhindi dhe ky akt administrativ eshte lene ne fuqi nga organet me te larta e nuk eshte kundershtuar me tej ne rruge gjyqesore.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se rekursi i paraqitur nga paditesi Halil Vrapi permban shkaqe nga ato te parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile, te cilat e bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Vlore.

Ky Kolegj çmon se vendimi nr.625, date 22.11.2006 i Gjykates se Apelit Vlore, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat me nr.967, date 10.10.2005, eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe per rrjedhoje duhet prishur.

Gjykata e Apelit Vlore, ne kundershtim me kerkesat e normave proceduriale, nuk ka kryer “nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile), nuk i ka dhene pergjigje nje sere pretendimeve te paleve dhe ne menyre te veçante pretendimeve te paditesit te ngritura ne kerkesen ankimore dhe gjate gjykimit ne apel. Kjo gjykate nuk ka bere nje analize teresore dhe objektive te provave (neni 126 i K.Pr.Civile) dhe si rezultat, kjo gjykate nuk e ka zgjidhur “mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi, qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj“ (neni 16 i K.Pr.Civile).

Ka rezultuar nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore qe Gjykata e Apelit Vlore, bazuar ne nenin 465, paragrafi i dyte i K.Pr.Civile, ka vendosur te perserise pjeserisht hetimin gjyqesor duke caktuar nje grup eskpertesh, te cilet do t’u jepnin pergjigje pyetjeve te ngritura nga gjykata dhe palet. Dy ekspertet, Artur Sinorukaj dhe Ismail Aliaj, te caktuar nga kjo gjykate, ne aktin e tyre te ekspertimit date 11.10.2006 kane arritur ne konkluzione krejtesisht te ndryshme nga konkluzioni i arrirur nga eksperti i caktuar ne gjykimin ne shkalle te pare.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me te drejte vlereson se pikerisht sqarimi i faktit se “Kush ka qene shkaktari kryesor dhe shkelja kryesore qe ka sjelle si pasoje perplasjen e dy automjeteve dhe demin e pretenduar?” do te sillte dhe zgjidhjen e drejte dhe perfundimtare te çeshtjes.

Siç parashtruam dhe me siper, ka rezultuar qe ekspertet e caktuar nga gjykatat e te dyja shkalleve kane arritur ne konkluzione te kunderta. Keshtu, eksperti i caktuar ne gjykimin ne shkallen e pare, Agon Mema, ne aktin e tij te ekspertimit konkludon se: “Shkelje kryesore qe kane sjelle perplasjen e dy automjeteve jane shkeljet e kryera nga paditesi Halil Vrapi, drejtuesi i automjetit tip Benz, pasi ai ka perdorur pije alkolike tej normave te lejuara ...” Ndersa grupi i eksperteve te caktuar nga Gjykata e Apelit Vlore, ne aktin e tyre te ekspertimit konkludojne se” “shkaktari i kesaj perplasje eshte drejtuesi i automjetit me targe BR 8932, i

73

cili nuk ka respektuar kerkesat e Kodit Rrugor te R.SH. … shkaku i pasojes se ardhur (perplasja e dy automjeteve) eshte mosdhenia perparesi automjetit qe ne ate moment levizte ne aksin kryesor, gje qe bie ne kundershtim me K.Rrugor ...”.

Pikerisht ky konkluzion i grupit te eksperteve perputhet dhe me konkluzionin qe ka arritur agjenti verifikues i Policise se Shtetit, Ajet Xhindi, i cili ne proçesverbalin nr.24, date 13.02.2005, mbajtur ne vendin e ngjarjes, ka konstatuar se: “drejtuesi i automjetit Opel, N.Paja, nuk ka marre masa ne manovren e futjes ne fluksin e qarkullimit dhe nuk ka marre masa per t’u dhene perparesi mjeteve ne levizje normale, duke i nderprere rrugen automjetit tip Benz ...”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se Gjykata e Apelit Vlore, pavaresisht se ka caktuar nje grup ekspertesh per t’iu dhene pergjigje pyetjeve te drejtuara prej saj dhe prej paleve ne proçes (nderkohe qe ne shkalle te pare eshte realizuar nje akt ekspertimi nga nje ekspert), nuk e ka marre ne konsiderate kete prove, dhe nuk ka arsyetuar ne vendimin e saj pse ka mendim te kundert me kete akt ekspertimi dhe pse kjo prove eshte e mete dhe e paqarte, duke vepruar keshtu ne kundershtim me nenin 224/b dhe 310/2 te K.Pr.Civile.

Duke qene se gjykata e apelit perseriti pjeserisht hetimin gjyqesor, kjo gjykate ishte e detyruar qe te mbante parasysh per aq sa jane te zbatueshme dispozitat proceduriale ne gjykimin ne shkalle te pare te parashikuara ne nenin 465 te K.Pr.Civile.

Ne keto kushte, ne baze te nenit 229 i K.Pr.Civile, i cili thote: “Kur shihet se ekspertimi eshte i mete ose i paqarte, si dhe kur ka ndryshime mendimesh midis eksperteve, gjykata kryesisht ose me kerkesen e njeres prej paleve mund te kerkoje sqarime ose te urdheroje kryerjen e nje ekspertimi te ri, duke thirrur eksperte te tjere”, duke qene se mendimet e eksperteve teknike te caktuar ne te dy shkallet e gjykimit ishin te ndryshme, gjykata e apelit mundej qe edhe kryesisht te urdheronte kryerjen e nje ekspertimi te ri duke thirrur eksperte te tjere, me qellim sqarimin e plote dhe zgjidhjen e drejte te çeshtjes objekt shqyrtimi gjyqesor.

Gjithashtu, nga shqyrtimi i pjeses arsyetuese te vendimit te gjykates se apelit, rezulton qe kjo gjykate nuk ka analizuar fare nje pjese te mire te pretendimeve te paditesit, te cilat kishin lidhje pikerisht me aktin e ekspertimit.

Ne kushtet kur ne vendimin e Gjykates se Apelit Vlore mungon nje analize dhe arsyetim i plote e i hollesishem ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes objekt shqyrtimi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne konkluzionin se nga ana e kesaj gjykate nuk eshte bere nje hetim i plote dhe i gjithanshem dhe vendimi perkates nuk eshte i mbeshtur ne provat e paraqitura ne kete gjykim, pretendim ky i çmuar drejte ne rekursin e paraqitur nga paditesi.

Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Vlore, duke mbajtur parasysh per aq sa jane te zbatueshme dispozitat mbi proceduren e gjykimit ne shkalle te pare dhe konkretisht dispozitat 225 - 230 te K.Pr.Civile, duhet te perserise hetimin gjyqesor duke caktuar nje grup ekspertesh te paanshem, per t’iu dhene pergjigje te gjitha pretendimeve te paleve ne proçes. Grupi i eksperteve, pasi te analizoje provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore, duhet te jape pergjigje te plote dhe perfundimtare se: (i) cili ka qene shkaku determinant qe ka sjelle si pasoje perplasjen e dy automjeteve? (ii) cili nga dy subjektet e perplasjes ka qene shkaktari kryesor i kesaj perplasje? (iii) a ka pergjegjesi individuale apo solidare ndermjet subjekteve ne kete ngjarje? (iv) cilat rregulla te qarkullimit rrugor jane shkelur, respektimi i te cilave nuk do te kishte sjelle si pasoje perplasjen e automjeteve? etj ...

Gjykata e Apelit Vlore, per nje hetim me te plote, mund te caktoje dhe detyra te tjera te tjera duke marre ne konsiderate kerkesat e paleve ne proçes.

Ne rigjykim, gjykata e apelit do t’u beje te qarte paleve qe eshte detyre e seciles prej tyre, qe ne perputhje me ligjin, te provojne faktet mbi te cilat bazojne pretendimet per te drejtat qe kerkojne. Palet ashtu siç kane te drejtat kane dhe detyrimet qe rrjedhin prej ketij proçesi, ne format dhe afatet e parashikuara ne ligj.

74

Kryerja e veprimeve si me siper, si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejojne gjykaten te mund te arrije ne perfundime te drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çeshtjes.

Per sa me siper dhe ne rrethanat kur nga gjykata e apelit nuk eshte respektuar ligji, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet prishur dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate, me nje trup tjeter gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.625, date 22.11.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin

e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 10.09.2009

75

Nr.11243-01135-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1269 i Vendimit (270)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Irma Bala KryesueseGani Dizdari AnetarArjana Fullani Anetare Guxim Zenelaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËS: GJYKATA E APELIT VLORE, ne mungeseI PADITUR: OPERATORI I SISTEMIT TË

SHPËRNDARJES O.S.SH. -DREJTORIA ZONALE FIER, ne mungese

OBJEKTI:Pavlefshmeria e titullit ekzekutiv,

faturave te energjise elektrike per periudhen janar-gusht 2007, gjithsej ne shumen 206.604 leke, per shkak se detyrimi nuk ekziston.

Baza Ligjore: Neni 609 e vijues i K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.939, date 04.06.2009, ka vendosur: Te shpalle moskompetencen tokesore te shqyrtimit te çeshtjes civile me pale paditese Gjykata e Apelit Vlore; me pale te paditur Operatori i Sistemit te Shperndarjes - Drejtoria Zonale Fier; me objekt: Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv, faturave te energjise elektrike per periudhen janar-gusht 2007, gjithsej ne shumen 206.604 leke per shkak se detyrimi nuk ekziston, ne baze te nenit 609 e vijues te Kodit te Procedures Civile, duke ia kaluar per kompetence shqyrtimin e saj Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur ankim te veçante pala paditese, Gjykata e Apelit Vlore, e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit prane kesaj gjykate, duke paraqitur keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me dispozitat proceduriale civile dhe konkretisht nenin 43 te Kodit te Procedures Civile, ne te cilin eshte percaktuar qarte kompetenca tokesore ne gjykimet kur i padituri eshte person juridik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; ne mungese te paleve ndergjyqese; si

dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

76

V Ë R E NRrethanat e faktit.Midis paleve ndergjyqese eshte lidhur kontrata nr.A4064 per furnizimin me energji

elektrike te godines se ketij institucioni, e ndodhur ne qytetin e Vlores. Kontrata eshte permbushur ne menyre te rregullt nga te dyja palet. Ne Tetor te vitit 2006 pala paditese Gjykata e Apelit Vlore eshte transferuar. Kjo pale ka permbushur ne baze te kontrates detyrimet per periudhen tetor 2006 deri ne daten 30.07.2007. Por kjo pale pretendon se eshte ngarkuar me fatura nga pala e paditur edhe per periudhen janar - gusht 2007, te cilat nuk i pergjigjen realitetit. Kete periudhe pala paditese pretendon se e ka konsumuar ne godinen e re, ku ajo efektivisht kryen veprimtarine e saj qe prej tre vjetesh. Per kete arsye pala paditese, ne mbeshtetje te nenit 609 te K.Pr.Civile, ka paraqitur ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier, kunder Operatorit te Sistemit te Shperndarjes O.S.SH. - Drejtoria Zonale Fier, nje kerkese padi duke kerkuar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv, faturave te energjise elektrike per periudhen e lartpermendur, pasi ky detyrim nuk ekziston.

Gjykata Rrethit gjyqësor Fier, me vendimin nr.939, datë 04.06.2009, ka vendosur: Te shpalle moskompetencen tokesore te shqyrtimit te çeshtjes civile, duke ia kaluar per kompetence shqyrtimin e saj Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore. Kjo gjykate arsyeton se, nisur nga nenet 609/1 dhe 516/1, germa a te K.Pr.Civile, gjykata kompetente per te shqyrtuar kete mosmarreveshje juridiko- civile eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se me te drejte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier ka vendosur te shpalle moskompetencen tokesore per shqyrtimin e kesaj çeshtje civile dhe me te drejte i ka kaluar per kompetence shqyrtimin e kesaj çeshtje Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore .

Duke u nisur nga rregulli i pergjithshem, i percaktuar ne nenin 43/1 te K.Pr.Civile, ne te cilin thuhet se: “Kur i padituri eshte person juridik, padite ngrihen ne gjykaten e vendit ku personi juridik ka qendren e tij”, pala paditese e ka ngritur padine ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier, pasi pala e paditur qendren e tij e ka ne qytetin e Fierit.

Por Kolegji çmon te drejte arsyetimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, i cili duke u nisur nga fakti konkret, duke u nisur nga neni 609/1 i K.Pr.Civile, ne te cilin thuhet se: “debitori mund te kerkoje ne gjykaten kompetente te vendit te ekzekutimit, qe te deklarohet se titulli ekzekutiv eshte i pavlefshem, ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston ne nje mase me te vogel …” shprehet se gjykata kompetente e vendit te ekzekutimit eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore. Per rrjedhim, gjykata kompetente per te gjykuar kete çeshtje civile eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore.

Po ashtu, ky Kolegj e gjen te mbeshtetur argumentin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, i cili mbeshtet vendimin e tij edhe ne kriteret e percaktuara ne nenin 516 te K.Pr.Civile, ne te cilin thuhet se: “kerkesa per zbatimin e urdherave te ekzekutimit i drejtohet permbaruesit gjyqesor te vendit ku ndodhet sendi i luajtshem ose i paluajtshem, ose parate ndaj te cileve drejtohet ekzekutimi”.

Pra, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore eshte kompetente per gjykimin e kesaj kerkese padie, si gjykate e cila ne territorin e te ciles do te ekzekutohet detyrimi ne te holla, ne territorin ku ndodhet llogaria ne te holla e Gjykates se Apelit Vlore.

Sa me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj dhe per rrjedhim ai duhet te lihet ne fuqi.

77

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.939, date 04.06.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Fier.

Tirane, me 22.09.2009

78

Nr.11243-00157-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1265 Vendimit (271)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Irma Bala KryesueseArjana Fullani AnetareMirela Fana AnetareGani Dizdari AnetarGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe u perket paleve:

KËRKUES: BASHKIA LIBRAZHD, ne mungeseTRASHEGIMTARET E SHAQIR KOXHES, perfaqesuar nga Av.Vasil Dode EDUART DOSKU, i biri i Nazmiut, dtl.1956, lindur dhe banues ne Librazhd, ne mungeseSHEFQET BLLOSHMI, i biri i Saliut, dtl.1954, lindur dhe banues ne Librazhd, ne mungese

PALË TË TRETA: MUSA XHEPA perfaqesuar nga av. Zhyljen Ristani dhe Av. Margit Haxhihyseni, ne baze te Prokures se Posaçme me date 01.09.2009, me nr.6178 Rep. dhe nr.1419 Kol. K.K.K. PRONAVE PRANE PREFEKTURES SE QARKUT ELBASAN, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit nr.805, date 08.07.1999

te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.Baza Ligjore: Nenet 114-503e 507 te K.Pr.Civile,

Ligji nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave".

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.1689, date 20.11.2003, ka

vendosur: Pranimin e pjesshem te kerkeses.Anullimin e pjesshem te vendimit nr.805, date 08.07.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, duke shfuqizuar pjesen ne lidhje me truallin nr.2, kthyer si i lire ish pronarit Musa Xhepa, per siperfaqet e zena per nevoja publike te Bashkise Librazhd, ku 35 m2 lulishte (shenuar me ngjyre te gjelbert) dhe 53 m2 hapesira te tjera publike (shenuar me ngjyre portokalli),

79

sipas planvendosjes nr.5/a bashkengjitur aktit te ekspertimit, pjese perberese e ketij vendimi.Anullimin teresisht te vendimit nr.805, date 08.07.1999, per pjesen qe ka lidhje me truallin nr.4, cilesuar si i tille ne ate vendim, percaktuar sipas planvendosjes nr.5/a te aktit te ekspertimit, pjese perberese e ketij vendimi.Rrezimin e kerkeses per pjesen tjeter, ne lidhje me shfuqizimin e pjeseve te tjera te vendimit nr.805, date 08.07.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.Pushimin e gjykimit per pjesen e objektit te kerkeses qe i perket kerkuesve Shefqet Blloshmi dhe Eduart Dosku, qe nuk u paraqiten pa shkaqe te arsyeshme ne kete gjykim.Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Librazhd, duke urdheruar kryerjen e çregjistrimeve perkatese ne regjistrin e pasurive te paluajtshme te administruara nga kjo zyre, ne lidhje me pronen objekt gjykimi.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.296, date 28.05.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1689, date 20.11.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1387, date 11.10.2005, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.296, date 28.05.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.437, date 25.09.2006, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1689, date 20.11.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me tjeter trup gjykues, per shkak te mosformimit te drejte te ndergjyqesise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile ka ushtruar rekurs kerkuesi, trashegimtaret e Shaqir Koxha, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte ne zbatim te gabuar te ligjit dhe duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi nr.1689, date 20.11.2003.

- Kjo gjykate ka zgjidhur drejt çeshtjen ne perputhje me provat dhe ligjin. Arsyetimi i gjykates per rregullim ndergjyqesie ne lidhje me palet ne proces eshte zgjidhur nga gjykata e shkalles se pare.

- Edhe zevendesimi procedurial i ngritur si shkak nga gjykata e apelit, ne zbatim te nenit 199 te Kodit te Procedures Civile, mund te behej nga vete gjykata e apelit. Kthimi per rigjykim zvarrit çeshtjen ne konflikt.

- Arsyetimi ne lidhje me palet pjesemarrese ne proçes, pra pozicioni procedurial i tyre me te cilen gjykata e apelit arsyeton se duhet te ndreqet nga gjykata e rrethit gjyqesor, ky problem eshte zgjidhur me vendimin nr.1689, date 20.11.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.

80

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; pasi degjoi perfaqesuesin e kerkuesit

Shaqir Koxha, Av.Vasil Dode, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durrres dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate; degjoi perfaqesuesin e pales se trete Musa Xhepa, Av. Zhyljen Ristani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; si dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi i Gjykatas se Apelit Durres, me nr.437, date 25.09.2006 eshte rrjedhoje

e mosrespektimit dhe te zbatimit te gabuar te ligjit e per pasoje ai duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Rrethanat e faktit Me vendimin nr.4, date 27.04.1994 Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te

Pronave Elbasan, i ka njohur pales se trete, te ndjerit Mustafa Xhepa, (trashegimlenesve te tij), nje siperfaqe prej 940 m2 ne qytetin e Librazhdit.

Ne kete vendim Komisioni i ka kthyer pales se trete, te ndjerit Mustafa Xhepa, pjeserisht si truall te lire siperfaqen prej 100 m2 sipas kufizimeve perkatese, ndersa per pjesen tjeter eshte vendosur kompensimi me nje nga format e kerkuara nga ligj.

Pala e trete (ne kete gjykim) Musa Xhepa, duke mos qene dakord me kete vendim i drejtohet me nje padi Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, duke kerkuar ndryshimin pjeserisht te vendimit nr.4, date 27.04.2004 te KKKP-ve, duke i kthyer si truall te lire gjithe siperfaqen e pretenduar . Kjo pale pretendon se siperfaqja e lire eshte me e madhe nga ajo e kthyer me vendimin e mesiperm.

Gjykata se Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendim nr.805, date 08.07.1999, ka pranuar padine sipas objektit te saj, duke bere ndryshimet perkatese.Vendimi ka marre forme te prere dhe eshte regjistruar ne ZRRPP.

Ne keto kushte, pala kerkuese, Bashkia Librazhd dhe personat e tjere, i jane drejtuar me nje kerkese Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan duke kerkuar kundershtimin e ketij vendimi, bazuar ne nenin 503 te K.Pr.C.

Pretendimi i kerkuesve qendron se vendimi i mesiperm i cenon interesat e tyre dhe se ata nuk kane qene pale ne kete gjykim. Per rrjedhoje, ata kerkojne ndryshimin e ketij vendimi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.1689, date 20.11.2003, ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te kerkeses.Anullimin pjeserisht te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan nr.805, date

08.07.1999 per pjesen ne lidhje me truallin nr.2 i kthyer si i lire ish-pronarit per sip. e zena per nevoja publike te Bashkise Librazhd, 35 m2 lulishte edhe 53 m2 hapesira te tjera publike, sipas plan vendosjes nr.5 te aktit te ekspertimit.

Anullimin teresisht te vendimit per truallin me nr.4 sipas aktit te ekspertimit dhe rrezimin e kerkeses per pjesen tjeter te padise.

Pushimin e gjykimit per kerkesen e kerkuesve Shefqet Blloshmi dhe Eduart Dosku, per mosparaqitjen pa shkaqe te arsyeshme ne kete gjykim.

Ka ushtruar ankim kunder vendimit pala e trete Musa Xhepa, duke pretenduar se: Me vendimin nr.805, date 08.07.1999 me eshte kthyer si truall i lire ne pronesi trualli nr.1 i perbere prej sip.220 m2, trualli nr.2 me sip.730 m2, trualli me sip. prej 80 m2 dhe trualli nr.4 me sip.880 m2, me kufizimet perkatese. Heqja e pronesise prej 35 m2 e 58 m2 per efekt te pronave publike eshte e padrejte, pasi nuk jane prona te Bashkise Librazhd, por nuk jane as hapesira publike. Anullimi i truallit nr.4 te vendimit 805, date 08.07.1999, qe i jep te drejte

81

kerkuesit Shaqir Koxha, eshte i padrejte pasi kjo siperfaqe eshte e zene pjeserisht me lulishte dhe pjeserisht nga ndertimi i bere nga personi i trete.

Gjykata Apelit Durres, me vendimin nr.296, date 28.05.2004, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.1689, date 20.11.2003, me arsyetimin se: “me te drejte

gjykata e faktit arriti ne perfundimin se gjendja faktike e prones se ish pronarit Musa Xhepa ne kohen e shpalljes se vendimit me nr.805, date 08.07.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, ka cenuar interesat e ligjshme te Bashkise, te qytetarit Shaqir Hoxha, i cili ka ndertuar brenda rregullave te urbanistikes dhe ne vitin 1999 kjo siperfaqe ka qene e zene dhe jo e lire, sikurse pretendon i padituri Musa Xhepa ...”

Kunder ketij vendimit ka bere rekurs personi i trete Musa Xhepa, me anen e te cilit ka kerkuar prishjen e vendimit nr.296, date 28.05.2004 te Gjykates se Apelit Durres,

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendim nr.1387, date 11.10.2005, ka vendosur :Prishjen e vendimit 296, date 28.05.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e

saj per rishqyrtim ne ate gjykate, me arsyetimin se vendimi eshte rrjedhoje e mosrespektim dhe zbatim te keq te ligjit. Kjo gjykate ka lene disa detyra per t’u zbatuar ne rishqyrtim.

- Nuk eshte hetuar ne drejtim te kritereve qe lejojne ose jo zbatimin e nenit 4/1 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve”, ndryshuar me ligjin nr.8084, date 07.03.1996 “Per miratimin e disa shtesa e ndryshime, Dekretin nr.1359, date 05.02.1996 “Per disa ndryshime ne Dekretin nr.1254, date 19.10.1995 “Per kompensimin e ish-pronareve te tokes buqesore, jo buqesore dhe trojeve te zena, me troje ne zonat turistike dhe ne qendrat e banuara”, ndryshuar me ligjin nr.8024, date 2.11.1995, konform nenit 14 te K.Pr.C.

- Megjithese rezulton se kerkuesi Shaqir Koxha ne nje sip.180 m2 nuk eshte sqaruar sa eshte sip. e mbetur truall i lire qe, ne zbatim te nenit 4/1, mund t’i kthehet pronarit “Xhepa”.

Te saktesohet me ekspert se sip. tjeter eshte e lire apo e zene, nese nuk eshte sip. e gjelberuar, cili eshte akti i organit kompetent qe ndryshon statusin e kesaj siperfaqeje nga e gjelber ne truall te lire dhe aktet perkatese.

Nese kjo zone ka studim pjesor urbanistik, cili eshte qellimi i studimit dhe shkaqet qe organi kompetent shtetor, Bashkia, Zyra e Urbanistikes, etj., kane disponuar mbi kete truall duke dhene leje ndertimi. Nese shihet e nevojshme gjykata te therrase punonjes te Zyres se Urbanistikes qe jane marre me proceduren perkatese qe kerkon ligji “Per Urbanistiken”, ne lidhje me ndertimet e parashikuara mbi truallin objekt i ketij konflikti.

Gjykata e Apelit Durres, me vendim nr.437, date 25.09.2006, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1689, date 20.11.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan

dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues, per shkak te mosformimit te drejte te ndergjyqesise.

Kjo gjykate ka arsyetuar se nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan nuk eshte formuar drejt ndergjyqesisa.

Nga vendimi rezulton se kerkuesit Bashkia Librazhd, Shaqir Koxha, Eduart Dosku dhe Shefqet Blloshmi, kane paraqitur kerkese me cilesine e kundershtimit te te tretit, sipas nenit 114 dhe 503-509 te K.Civil.

Po sipas vendimit, ka dale se gjykimi i çeshtjes eshte perfunduar duke konsideruar si pale ne gjykim edhe Musa Xhepa dhe KKKP Elbasan me cilesine e personit te interesuar (ose nderhyres dytesor), duke konstatuar se Musa Xhepa dhe KKKP Elbasan si nderhyresa dytesore, ne kuptim te ligjit, nuk rezulton te kete interes per te mbeshtetur ndonje pale me te cilen te bashkohen ne gjykim per ta ndihmuar ate.

Duke qene se person i trete (apo nderhyresi dytesor) nuk mund te terheqe te drejta e te marre persiper detyrime sipas objektit te kerkimit, çmojme se çeshtja duhet te gjykohet nga ajo gjykate per te rregulluar ndergjyqesine, si dhe per kalimin procedural te kerkuesit KKKP,

82

pasi sipas ligjit nr.95383, date 17.07.2006, pale ndergjyqese duhet te thirret dhe ZRKK i Pronave Qarku Elbasan.

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs trashegimtaret e Shaqir Koxha, me anen e te cilit kane kerkuar prishjen e vendimit nr.437, date 25.09.2006 dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1689, date 20.11.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan .

Kolegji Civil i Gjykates se Larte duke vleresuar aktet e administruara, duke u nisur nga hetimi gjyqesor i kryer nga gjykatat e faktit dhe apelit, si dhe nga vendimet e tyre, çmon se edhe ne rigjykim Gjykata e Apelit Durres ka lejuar shkelje te renda te ligjit.

Ky Kolegj arrin ne kete perfundim, pasi Gjykata e Apelit Dures nuk ka sqaruar plotesisht rrethanat e çeshtjes, sqarimi i te cilave arrihet vetem nga nje hetim i plote dhe i gjithanshem i kryer prej saj. Ne saje te ketij hetimi te plote do te mund t’i jepet zgjidhje e drejte dhe objektive kesaj çeshtjeje civile .

Gjykata e Apelit Durres, ne kundershtim me nenet 486 e 493/2 te K.Pr.C., nuk ka zbatuar udhezimet dhe konkluzionet e Gjykates se Larte, te cilat “jane te detyrueshme per t’u zbatuar per gjykaten me te ulet qe rishqyrton çeshtjen”, nuk ka kryer nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin (neni 14), nuk i ka dhene pergjigje pretendimeve te paleve, si dhe nuk ka bere nje analize teresore dhe objektive te provave (neni 126).

Gjykata e Apelit Durres, ne kundershtim me kerkesat e normave procedurale, nuk ka zbatuar udhezimet e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte. Gjykata e Apelit Durrres nuk ka hetuar ne drejtim te kritereve qe lejojne ose jo zbatimin e nenit 4/1 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve”, ndryshuar me ligjin nr.8084, date 07.03.1996 “Per miratimin e disa shtesa e ndryshime”, Dekretin nr.1359, date 05.02.1996 “Per disa ndryshime ne Dekretin nr.1254, date 19.10.1995 “Per kompensimin e ish-pronareve te tokes bujqesore, jo bujqesore dhe trojeve te zena, me troje ne zonat turistike dhe ne qendrat e banuara”, ndryshuar me ligjin nr.8024, date 02.11.1995, konform nenit 14 te K.Pr.C. Ne vendimin e gjykates ky hetim nuk gjen shprehje.

Nuk rezulton ne vendimin e Gjykates se Apelit Durres pergjigja ose saktesimi se sa eshte sip. e mbetur “truall i lire”, qe ne zbatim te nenit 4/1 mund t’i kthehet pronarit “Xhepa”.

Ne vendimin e sipercituar te Gjykates se Apelit Durres nuk gjen shprehje pergjigja e detyres se lene nga Kolegji Civil se, ne baze te nje akti ekspertimi, sa sip. tjeter eshte e lire apo e zene, nese nuk eshte sip. e gjelberuar.

Nuk gjen zgjidhje edhe detyra e lene nga ky Kolegj Civil se nese ka sip. te gjelberuar, sa eshte kjo siperfaqe .

Gjykata ne rigjykim, ne zbatim te nenit 224 te K.Pr.C., duhet te kerkoje zyrtarisht nga organet e administrates shteterore te dhena dhe praktikat ne lidhje me truallin objekt gjykimi. T’i kerkoje aktet dhe dokumentat organit kompetent qe ndryshon statusin e siperfaqes objekt konflikti, nga e gjelber ne truall te lire .

Gjithashtu gjykata nuk ka hetuar ne lidhje me çeshtjen nese kjo zone ka studim pjesor urbanistik, cili eshte qellimi i studimit dhe shkaqet qe organi kompetent shteteror, Bashkia, Zyra e Urbanistikes, etj., kane disponuar mbi kete truall duke dhene leje ndertimi. Gjykata, ne rigjykim, duhet te hetoje ne kete drejtim, por edhe ne drejtim te procedures perkatese qe kerkon ligji “Per Urbanistiken” ne lidhje me ndertimet e parashikuara mbi truallin objekt i ketij konflikti.

Gjykata ne rihetim, per shkak te njohurive te posaçme shkencore per te arritur nje perfundim te bazuar, duhet te urdheroje kryerjen e nje ekspertimi te ri me grup ekspertesh topografe, te cilet ne aktin e ekspertimit t’i japin pergjigje pyetjeve se ka truall te lire tjeter apo jo, siç pretendon pala se ka sip. te gjelberuar, sa eshte kjo siperfaqe, etj.

83

Kryerja e veprimeve te mesiperme, si dhe te tjerave qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejojne gjykaten te arrije ne perfundime te drejta e objektive lidhur me zgjidhjen e çeshtjes.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte sjell ne vemendje te gjykates se apelit detyrimin ligjor qe gjate rishqyrtimit te urdheroje “marjen e masave te nevojshme“ per zhvillimin e rregullt te procesit gjyqesor (Neni 2 K.Pr.C.), duke respektuar kerkesat e nenit 42 te Kushtetutes dhe nenit 28 te K.Pr.C. “per nje gjykim te drejte ... brenda nje afati te arsyeshem” dhe jo siç ka vepruar ne gjykimet e zhvilluara. Gjithashtu, ne rigjykim, gjykata duhet te mbaje parasysh kerkesat e nenit 467/a te K.Pr.C.

Sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se duhet te prishet vendimi i Gjykates se Apelit Durres dhe çeshtja te rishqyrtohet ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.437, date 25.09.2006 te Gjykates e Apelit Durres dhe dergimin

e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues. Tirane, me 22.09.2009

84

Nr.11227-01446-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-899 i Vendimit (272)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 24.09.2009 mori ne shqyrtim ceshtjen civile, qe u perket:

PADITËS: LLAZAR MONE, ne mungeseE PADITUR: SHOQERIA "VEFA"SH.P.K. ne administrim,

ne mungese

OBJEKTI:Detyrimin e anes se paditur te me njohe detyrimin

sipas kontrates se huase date 30.03.1996Baza ligjore: Ligji nr.8360, date 10.06.1998, neni 9 i tij.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.78, date 22.6.2006 ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e anes se paditur te njohe si kreditor paditesin Llazar Kostandin Mone sipas kontrates se huase date 30.6.1996 me nr.1828, sipas kritereve dhe menyres se shperndarjes se pasurise te ish Shoqerise huamarrese "VEFA" sh.p.k.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Shoqeria "Vefa" sh.p.k. ne administrim, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne baze te dokumentacionit zyrtar te kontrolluar dhe menaxhuar edhe nga prokuroria, paditesi eshte perfshire ne listat e kreditoreve te kesaj shoqerie ne shumen 2.126.77 leke.

- Dokumenti "origjinal" i paraqitur prej tij ne kete gjykim nuk përkon me dokumentacionin tone zyrtar, mandat pagesat e paditesit nuk përkojne ne numer e date me dokumentat zyrtare tonat.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; ne mungese te paleve ndergjyqese,

dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

85

V Ë R E NSe vendimi nr.78, date 22.6.2006 i Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka vendosur

pranimin e padise, detyrimin e anes se paditur te njohe si kreditor paditesin Llazar Kostandin Mone sipas kontrates se huase date 30.03.1996, me nr.1828, sipas kritereve dhe menyres se shperndarjes se pasurise te ish-Shoqerise huamarese "VEFA" sh.p.k, eshte i bazuar ne ligj.

Nga shqyrtimi i akteve te administruara ne dosje rezulton se me kontraten e huase date 30.3.1996 redaktuar para avokatit, paditesi Llazar Kostandin Mone i ka dhene hua Shoqerise “Vefa Holding” shumen 350.000 leke, me afat per 6 muaj dhe me norme interesi 6% ne muaj.

Meqenese kjo kontrate nuk ka figuruar e regjistruar ne regjistrin e kreditoreve te kesaj shoqerie, kerkuesi i eshte drejtuar administratoreve te Shoqerise “Vefa” sh.p.k., ne administrim, per t’u njohur si kreditor, por, me shkresen nr.25 prot., date 06.3.2006, nga ana e tyre i eshte kthyer pergjigje negative duke iu rekomanduar rruga gjyqesore e zgjidhjes se konfliktit.

Ndodhur ne keto rrethana, paditesi i eshte drejtuar Gjykates se Apelit Tirane, duke kerkuar detyrimin e anes se paditur te njohe detyrimin sipas kontrates se huase date 30.03.1996, konform nenit 9 te ligjit nr.8360, date 10.06.1998.

Gjykata e Apelit Tirane e ka pranuar padine e paraqitur ,duke arsyetuar se: “… U provua plotesisht se paditesi me kontraten e huase nr.1828, datet 30.03.1996 ka depozituar prane Shoqerise “VEFA” nje shume te hollash …, fakti qe paditesi disponon kontraten origjinale sjell bindjen se ai nuk e ka terhequr shumen e depozituar …, bazuar ne ligjin procedurial civil dhe nenin 7 te ligjit nr.8360, date 10.06.1998, gjykata e konsideron kontraten e paraqitur si prove te plote qe mbeshtet kerkimin e paditesit,…,pretendimi i pales se paditur se nuk disponojne dokumentacion dhe te dhena per paditesin nuk ka baze te mjaftueshme,…,pikerisht se mungon ky dokumentacion ka lindur dhe konflikti ne gjykim…

Me pretendimin se vendimi gjyqesor i Gjykates se Apelit Tirane eshte jo bindes … se paditesi eshte perfshire ne listat e kreditoreve te kesaj shoqerie ne shumen 2.126.77 leke, se dokumenti "origjinal" i paraqitur prej tij ne kete gjykim nuk perkon me dokumentacionin zyrtar”, pala e paditur ka paraqitur rekurs para Gjykates se Larte.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi shqyrtoi aktet dhe pretendimet e parashtruara ne rekursin e paraqitur, konkludon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, ndryshe nga sa pretendohet ne rekurs, eshte i mbeshtetur si ne ligjin procedurial civil edhe ate material, si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Ashtu sikurse eshte arsyetuar edhe ne vendimin gjyqesor objekt rekursi, shkak per ngritjen e padise ne gjykim eshte bere pikerisht mungesa e kontrates se huase date 30.03.1996 ne dokumentacionin perkates se administratoreve te Shoqerise “Vefa”sh.p.k ne administrim.

Pala e paditur ne shkresen nr.25 prot., date 06.03.2006, me lende: Kthim pergjigje derguar paditësit, veç te tjerash thekson se: “… ju konfirmojme se kontrata me nr.1828 qe ju keni pasur me Shoqerine “VEFA” tani ne administrim, nuk eshte e regjisruar ne regjistrin e kreditoreve te Shoqerise “VEFA” ne administrim …”.

Ne gjykim paditesi ka paraqitur kontraten origjinale, duke pretenduar se ne baze te saj ka depozituar nje sasi lekesh, te cilat nuk i ka terhequr.

Ne kushtet kur pala e paditur nuk pretendon per fallsitetin e saj dhe nuk e kundershton si te tille, perkundrazi e ka konfirmuar pranine e kesaj kontrate ne shkresen e cituar me lart, gjykata e apelit me te drejte e ka konsideruar si prove te plote provuese.

Me fuqi te plote provuese dhe e mare ne perputhje me permbajten e nenit 253 te K.Pr.Civile dhe me nenin 9 te ligjit nr.8360, date 10.06.1998, çmohet kjo prove edhe nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.

Per sa me siper, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

86

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.78, date 22.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 24.09.2009

87

Nr.31003-00879-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-959 i Vendimit (273)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 24.09.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: DEDЁ KROJ, ne mungeseI PADITUR: KOMISIONI I KTHIMIT E KOMPENSIMIT

TE PRONAVE SHKODER, ne mungesePERSON I TRETË: KOMUNA VELIPOJE, ne mungese

OBJEKTI PADISË: Kundershtimin e vendimit nr.237, date 28.04.1995

te K.K.K.Pronave Shkoder.Baza Ligjore: Neni 20 i ligjit nr.9235, date 29.07.2004

dhe neni 32 i K.Pr.Civile.

Gykata e Shkalles se Pare Shkoder, me vendimin nr.1519, date 27.06.2006, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese-padise.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.396, date 24.11.2006, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1519, date 27.06.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder dhe pushimin e gjykimit te çështjes.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Dedë Kroj, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe dergimin e çështjes per shqyrtim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit nuk duhej te shprehej siç eshte shprehur ne shpalljen e vendimit se nuk mund te gjykojme kete çështje, pasi ligji nuk eshte i qarte.

- Nga ana e gjykates se apelit eshte zbatuar gabim Kodi i Procedurave Administrative e konkretisht nenet 140, 141 te tij.

- Gjykata nuk mund te lere pa shqyrtuar e zgjidhur konfliktin me arsyetimin se ceshtja duhet te zgjidhet fillimisht administrativisht, ne nje kohe qe rruga administrative eshte ezauruar.

88

- Paditesi legjitimohet aktivisht ne ngritjen e kesaj padie, pasi eshte subjekt i se drejtes qe parashikohet ne ligjin nr.9235, date 29.07.2004, per te drejtat e tij per kundershtimin e vendimeve administrative te pales se paditur.

- Vertetohet se paditesi ka ezauruar rekursin administrativ, duke u ankuar edhe ne Komitetin Shteteror te Kthimit te Pronave, nga i cili per me teper se 3 muaj nuk eshte kthyer asnje pergjigje. Jane pikerisht kerkesat e neneve 140 e 141 te K.Pr.Administrative dhe neni 20 i ligjit nr.9235, qe na legjitimojne ne ngritjen e padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne

teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesi Dede Kroj permban shkaqe nga ato te parashikuara ne

nenin 472 te K.Pr.Civile, te cilat e bejne te cenueshem vendimin nr.396, date 24.11.2006 te Gjykates se Apelit Shkoder, me te cilin eshte vendosur prishja e vendimit te Gjykates se Rrethit Shkoder dhe pushimi i gjykimit te çeshtjes. Per rrjedhoje, vendimi i mesiperm duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me vendimin e K.K.K.Pronave Shkoder nr.237, date 28.04.1995, paditesit dhe gjithe trashegimtareve te Gjeto Kroj i eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe toke prej 3800 m2, te ndodhur ne fshatin Pulaj, nga e cila i eshte kthyer e lire siperfaqja 300 m2, ndersa pjesa tjeter prej 3500 m2 eshte konsideruar e zene si teritor i shkolles dhe eshte vendosur qe ajo t’i kompensohet.

Kete vendim e ka kundershtuar paditesi me padine e paraqitur ne daten 01.02.2006, duke pretenduar se nga siperfaqja 3500 m2 i duhej kthyer e lire, nje pjese e konsiderueshme e cila posedohet de facto prej tij dhe nuk vazhdon te jete territor i shkolles.

Para se t’i drejtohej gjykates, paditesi i eshte drejtuar me ankese ish Komitetit Shteteror te asaj kohe (sipas vertetimit nr.902 prot., date 23.12.2005), por nuk rezulton qe prej ketij te fundit dhe as prej Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (e krijuar mbas ndryshimeve te ligjit), te jete dhene nje vendim.

Gjykata e rrethit, mbasi ka kerkuar edhe mendimin e esperteve, ka arritur ne konkluzionin se padia e paditesit eshte e pabazuar dhe duhej rrezuar. Mbi ankimin e paditesit, gjykata e apelit e ka shqyrtuar çeshtjen dhe perfundimisht ka vendosur te prishe vendimin e gjykates se rrethit dhe te pushoje gjykimin. Kjo gjykate nuk i ka hyre shqyrtimit te çeshtjes ne themel, por ka konstatuar se sipas ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”, i cili ka hyre ne fuqi ne daten 16.09.2004, paditesi duhej t’i drejtohej me ankese Komitetit Shteteror te Kthimit e Kompensimit te Pronave (sot Agjensia e K.K.Pronave). Ajo pranon se paditesi e ka bere ankesen sipas parashikimeve te ligjit, por nuk ka marre ende nje pergjigje, gje qe sipas saj do te thote se nuk eshte konsumuar me pare rruga administrative. Vetem kur te dilet me nje vendim prej tyre, arsyeton ajo, paditesi mund t’i drejtohet gjykates.

Kolegji civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i mesiperm eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet asaj gjykate per ta shqyrtuar çeshtjen ne themel.

Eshte e vertete se neni 16 i ligjit nr.9235, date 29.07.2004 parashikon te drejten e subjekteve te shpronesuara per t’u ankuar kunder vendimeve te dhena nga Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Komitetin Shteteror, por, sikunder pranon edhe vete ajo gjykate ne vendimin e saj, paditesi e ka respektuar kete detyrim. Ai i eshte drejtuar

89

Komitetit Shteteror, siç eshte vertetuar me shkresen e leshuar nga ky institucion ne daten 23.12.2005 dhe nuk rezulton te kete marre prej tij asnje pergjigje.

Arsyetimi i gjykates se paditesi duhet te prese deri sa t’i kthehet kjo pergjigje dhe vetem atehere mund t’i drejtohet asaj, vjen ne kundershtim me rregullimet e bera ne Kodin e Procedurave Administrative. Ketyre rregullimeve u eshte referuar edhe vete ligji nr.9235, me ndryshimet e mevoneshme, persa u perket afateve te shqyrtimit te ankimeve nga organi administrativ. Ne nenin 20 te ligjit te pandryshuar parashikohej:

“1. Kundër vendimit të komisionit vendor të kthimit dhe kompensimit të pronave, subjekti i shpronësuar mund të bëjë ankim në Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në afatet dhe mënyrën e përcaktuar në Kodin e Procedurave Administrative.

2. Komiteti Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave duhet të marrë vendim për ankesat brenda 30 ditëve nga çasti i depozitimit të tyre, duke lënë në fuqi ose kthyer rastin për rishqyrtim në komisionin vendor të kthimit dhe kompensimit të pronave”. Ndersa neni 140 i K.Pr.Administrative parashikon: “Organi administrativ kompetent shqyrton ankimin administrativ dhe del me nje vendim brenda nje muaji nga dita e depozitimit te ankimit.

Ne qofte se me kalimin e periudhes se parashikuar ne paragrafin 1 te ketij neni nuk eshte marre asnje vendim ne lidhje me ankimin nga ana e organit administrativ kompetent, pala e interesuar fiton te drejten per t’iu drejtuar gjykates, sipas paragrafit te dyte te nenit 328 te K.Pr.Civile”.

Se fundi neni 328/2 i K.Pr.Civile parashikon: “Kur organi administrativ me i larte nuk e ka shqyrtuar ankimin ne afatin e caktuar me ligj, ose kur organi kompetent administrativ nuk ka shqyrtuar kerkesen e shtetasit ne afatin e caktuar me ligj dhe kunder aktit te tij parashikohet ankimi i drejtperdrejte ne gjykate, shtetasi ka te drejte t’i drejtohet gjykates brenda afatit te caktuar ne paragrafin 1 te ketij neni edhe pse nuk i eshte dhene pergjigje per kerkesen ose ankesen e parashtruar”.

Ne referim te fakteve te pranuara nga vete gjykata dhe te dispozitave ligjore qe cituam me lart, rezulton qarte se paditesi nuk mund te prese pa fund deri sa organi administrativ i ngarkuar nga ligji te jape nje vendim, por rruga e detyrueshme e ankimit administrativ e parashikuar nga ligji do te konsiderohet se eshte ezauruar dhe nuk ekziston asnje shkak, qe ne kuptim te nenit 468 te pushohet gjykimi i çeshtjes.

Nisur nga kjo, ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te shqyrtoje ne themel drejtesine e vendimit te dhene nga gjykata e rrethit dhe te jape nje zgjidhje nese vendimi objekt kontestimi duhet cenuar ose jo.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.396, date 24.11.2006 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe

dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues. Tirane, me 24.09.2009

90

Nr.11111-00035-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-993 i Vendimit (274)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

Evjeni Sinoimeri KryesueseBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 24.09.2009 morri ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS TË K/PADITUR: THEODHORI STRATI, ANASTASI STRATI, EVGJENI STRATI, TEUTA STRATI, DHIMITËR STRATI, ne mungese

I PADITUR K/PADITËS: BASHKIM BRINJA, perfaqesuar nga avokat Eqerem Kokalari

I PADITUR/PERSON I TRETË: PANAJOT GJONI, ne mungeseI PADITUR: KOMISIONI I KTHIMIT DHE

KOMPENSIMIT TE PRONAVE TE ISH PRONAREVE VLORE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Konstatim i pavlefshmërisë së kontratës së shitjes

nr.1279 rep., datë 24.10.2000 ndermjet te paditurve dhe detyrimin e të paditurit Bashkim Brinja të më dorëzojë

pronësinë nr.14/32, 14/33 e 14/34 te ndodhur në zonën kadastrale nr.8601 (ndertese e truall).

Baza ligjore: Nenet 296, 92/a e 705 të K.Civil dhe Ligji nr.7698, datë 15.04.1993.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:Kundërshtim i vendimit nr.48, datë 07.07.1994 të K.K.K.P. Vlorë

dhe ç’regjistrim të regjistrit hipotekor nr.955, datë 27.03.1996.Baza ligjore: Neni 27 i Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993,

pika 20 e Udhezimit nr.3, date 21.06.1993 dhe neni 192 i K.Civil, nenet 31, 32, 153 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlorë me vendimin nr.1162, datë 23.06.2004 ka vendosur:Rrezimin e padisë se paditesit Theodhori Strati kunder te paditurve Bashkim Brinja, Panajot Gjoni me objekt konstatimin e pavlefshmerise së kontratës së shitjes nr.1279 rep., nr.264., Kol., datë 24.10.2000; detyrimin e të paditurit

91

Bashkim Brinja të dorëzojë pronësinë nr.14/32, 14/33 e 14/34 te ndodhur në zonën kadastrale nr.8601, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.Pranimin e padise se paditesit Bashkim Brinja. Anullimin e pjesshem te vendimit nr.48, date 07.07.1994 te K.K.K.P. Vlore ne piken 1/b te tij për pasurinë nr.14/32 dhe ç’rregjistrimin e kesaj pasurie nga regjistri hipotekor nr.955, date 27.03.1996 ne favor te te paditurit Theodhori Strati.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.271, datë 17.05.2006 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.1162, date 23.06.2004 te Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, e duke e gjykuar çështjen ne fakt:Pranimin e padisë së paditësit.Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes nr.1279 rep., dhe 264 Kol., datë 24.10.2000 të lidhur nëpërmjet të paditurit Bashkim Brinja e personit të tretë Panajot Gjoni.Detyrimin e të paditurit Bashkim Brinja t’i dorëzojë paditësit të kundërpaditur (trashëgimtarëve të tij) pronën me nr.14/32 të ndodhur në zonën kadastrale nr.8601 (ndertese e truall). Rrezimin e kundërpadisë.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i padituri Bashkim Brinja, i cili kërkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare, duke parashtruar se gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin, pasi ne truallin e kthyer ish pronarit ka ndertim te perhershem qe ka qene ekzistues para viteve 1990 dhe trualli duhej te trajtohej si truall i zene.

Pala e paditur kunderpaditese, ka paraqitur kunder-rekurs dhe kerkon mospranimin e rekursit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; perfaqesuesin e pales se paditur

kunderpaditese Bashkim Brinja, Av. Eqerem Kokalari, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NGjykatat e te dyja shkalleve kane pranuar rrethanat dhe faktet si me poshte:Ka rezultuar e provuar qe K.K.K.P. Vlore me vendimin e tij me nr.48, date

07.07.07.1994 midis te tjerave ka njohur pronesine dhe i ka kthyer pronen trashegimtareve te Dhimiter dhe Eftalia Stratit. Ne piken 1/b te ketij vendimi thuhet: “Ne Lagjen Muradie te kthehet ne natyre ndertesa dhe trualli sipas vertetimit te hipotekes vol.10, nene 189, viti 1940, me kufij: Veriu - Spiro Koleka e Kristo Karbunara, Lindje - Mevlan Cakerri, Perendim - Rruga “Salvatore Meloni”, Jugu - Polivaq Strati dhe Elmaz Velca.

Prona e mesiperme eshte regjistruar ne zyren e Hipotekes Vlore nr.955, date 27.03.1996.

Pikerisht kjo prone pretendohet qe i ishte shtetezuar Eftalia Stratit nga Komiteti Ekzekutiv i Keshillit Popullor te Rrethit Vlore ne vitin 1949. Ne relacionin qe Komisioni i ngritur posaçerisht per shtetezimin e pronave private i ka drejtuar Kryeministrise me nr.43/8, date 10.10.1949, thuhet qe Eftalia Stratit e bijt kane ne Lagjen Muradie “Nje godine me gure e derrasa qe e perdorin repartet ushtarake”. Po ne kete relacion thuhet qe “propozohen per

92

shtetezim pa shperblim te gjitha pronat e mesiperme, perveç shtepise me nr.5,7 qe ndodhen ne Lagjen Vrens, Rruga “Mustafa Matohiti” dhe qe u lihet ne perdorim te lire pronareve”.

Rezulton qe K.E. i K.P. te Rrethit Vlore me vendimin e tij me nr.47, date 25.03.1950, ka vendosur qe: “Derisa çeshtja e shtetezimit te perfundoje, keto ndertesa dyqane e depo te merren ne dorezim dhe te adminsitrohen nga ndermarrja lokale e administrimit te Pasurise se Shtetit Vlore”.

Rezulton qe ne vitin 1960, Ndermarrja e Sherbimit Komunal Vlore, ne cilesine e shitesit, i ka shitur Vasil Karecos, ky i fundit ne cilesine e bleresit, nje siperfaqe trualli me permasa 13,8 x 18 metra, mbi te cilin ndodhen muret e nje shtepie te djegur dhe nje barake (kontrata e shitblerjes e vitit 1960), qe kalon ndermjet mureve te nderteses se djegur shteterore, e cila ka nje hyrje me dimensionet 17 x 1.8 metra.

Me kontraten e shitblerjes me nr. 36 Rep., date 10.05.1974 rezulton qe Vasil Kareco ne cilesine e shitesit, i shet Minella Gjonit, ky i fundit ne cilesine e bleresit, “nje shtepi te perbere prej dy dhomash me dimensione 3.2 x 3 m nje guzhine me dimensione 2.5 x 3 m, nje korridor me dimensione 1.5 x 3.5m dhe nje barake, e cila perbehet nga nje dhome e nje guzhine ne Lagjen Muradije, si dhe trualli prej 200 m2”.

Rezulton qe sipas kontrates se dhurimit nr.5434 rep., date 12.07.1994, trashegimtaret e Minella Gjonit, pronen e permendur me siper ja kane dhuruar Panajot Gjonit, i cili me kontraten e shitblerjes me nr.1279 rep., nr.264 kol., date 24.10.2000 ia ka shitur kete prone te paditurit Bashkim Brinja. Ky i fundit e ka regjistruar pronen ne ZRPP ne regjistrin hipotekor me nr.13, faqe 25, me nr.pasurie 14/34, Zona Kadastrale nr.8601.

Paditesat kane kerkuar disa here lirimin dhe dorezimin e kesaj prone nga ana e paditur, pasi jane vene ne dijeni se ana e paditur ishte bere pronare e kesaj prone ne baze te kontrates se shitblerjes nr.1279 rep., nr.264 kol., date 24.10.2000. Duke qene se konflikti midis paleve ndergjyqese nuk eshte zgjidhur jashtegjyqesisht, paditesat i jane drejtuar gjykates me kerkese padi, me anen e se ciles kane kerkuar: “Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitjes nr.1279 rep., nr.264 kol., date 24.10.2000 dhe detyrimin e te paditurit Bashkim Brinja te me dorezoje pronen me nr.14/32, 14/33, 14/34, ndodhur ne zonen kadastrale 8601”.

Ka rezultuar qe ne te njejten kohe dhe i padituri Bashkim Brinja ka ngritur padi, me anen e se ciles kundershton vendimin e K.K.K.P. Vlore nr.48, date 07.07.1994 dhene ne favor te paditesave, me argumentin se siperfaqja prej 200 m2 duhet te konsiderohet e zene ne zbatim te Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, pika 20 e Udhezimit nr.3, date 21.06.1993.

Duke qene se te dyja çeshtjet ne gjykim kishin lidhje direkte me njera tjetren, gjykata, ne baze te nenit 51, 161 te K.Pr.Civile, ka vendosur bashkimin dhe shqyrtimin ne te njejten kohe te dy padive te mesiperme.

Per nje mendim me te specializuar, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore ne kete gjykim ka caktuar si eskperte znj. Gezime Brahimi, inxhinjere ndertimi, e cila ka paraqitur aktin e ekspertimit date 09.01.2004.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlorë me vendimin nr.1162, datë 23.06.2004 ka vendosur:

“Rrezimin e padisë se paditesit Theodhori Strati kunder te paditurve Bashkim Brinja, Panajot Gjoni, me objekt konstatimin e pavlefshmerise së kontratës së shitjes nr.1279 rep., nr.264., Kol., datë 24.10.2000, detyrimin e të paditurit Bashkim Brinja të dorëzojë pronësinë nr.14/32, 14/33 e 14/34 te ndodhur në zonën kadastrale nr.8601, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj;

Pranimin e padise se paditesit Bashkim Brinja. Anullimin e pjesshem te vendimit nr.48, date 07.07.1994 te K.K.K.P. Vlore ne piken

1/b te tij për pasurinë nr.14/32 dhe ç’regjistrimin e kesaj pasurie nga regjistri hipotekor nr.955, date 27.03.1996 ne favor te te paditurit Theodhori Strati”.

93

Me arsyetimin se nga akt ekspertimi rezulton se behet fjale per te njejten prone. Banesa eshte nje ndertim i bere pas viteve 60... Trualli qe i eshte kthyer ish pronarit si i lire eshte tjetersuar nga shteti tek te tjere dhe ai duhet te trajtohet si truall i zene, pasi ne te ka ndertim te perhershem, i cili eshte realizuar para vitit 1990,...

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.271, datë 17.05.2006 ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.1162, date 23.06.2004 te Gjykatës së Rrethit Gjyqesor

Vlorë, e duke e gjykuar çështjen ne fakt:Pranimin e padisë së paditësit.Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes nr.1279 rep., dhe 264

Kol., datë 24.10.2000 të lidhur nëpërmjet të paditurit Bashkim Brinja e personit të tretë Panajot Gjoni.

Detyrimin e të paditurit Bashkim Brinja t’i dorëzojë paditësit të kundërpaditur (trashëgimtarëve të tij) pronën me nr.14/32 të ndodhur në zonën kadastrale nr.8601 (ndertese e truall).

Rrezimin e kundërpadisë”.Me arsyetimin se, sipas dokumentave arkivore ne vitin 1949, prona i eshte shtetezuar

ish pronarit. I padituri e ka blere pronen ne vitin 2000 kur ajo ne vitin 1994 i ishte kthyer ish pronarit me vendim te K.K.K.P. Pra, kontrata e shitjes eshte absolutisht e pavlefshme. Kthimi i kesaj prone ish pronarit eshte i ligjshem, pasi ai eshte mbeshtur ne Ligjin nr.7698, date 15.04.1993. Sipas Gjykates se Apelit Vlore vendimi civil nr.897, date 25.08.1959 i Gjykates Popullore Vlore, me ane te se ciles eshte vendosur “Deklarimi pronar i N.I.SH. Komunale te nje trualli mbi te cilen ndodhet nje shtepi dhe nje barake qe ndodhet ne Lagjen Muradije te ketij qyteti dhe qe kufizohet ...”eshte i pabazuar ligjerisht. ...

Gjykata e apelit ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor dhe ka caktuar ekspertet, Ing. Luan Duka dhe Top. Servet Aliaj, per t’i dhene pergjigje pyetjeve te shtruara nga kjo gjykate dhe nga palet.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.271, date 17.05.2006, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore nr.1162, date 23.06.2004, eshte nje zbatim i gabuar i ligjes dhe si i tille ai duhet te prishet dhe çeshtja duhet te kthehet per rigjykim prane kesaj gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Ky Kolegj çmon se Gjykata e Apelit Vlore nuk ka hetuar ne menyre te plote dhe te gjithanshme ate ç’ka perbente dhe momentin më të rendesishem te ketij gjykimi, pikerisht pretendimin e ngritur ne rekurs nga ana e te paditurit Bashkim Brinja se “banesa objekt gjykimi eshte nje ndertim i ri, i ndertuar nga shtetasi Vasil Kareco pas viteve 1960”. Kjo gjykate duhet te hetonte nese banesa qe ka blere i padituri Bashkim Brinja eshte nje ndertim i ri i realizuar nga Vasil Kareco, apo eshte pikerisht banesa qe pretendohet se i eshte shtetezuar paditesit ne vitin 1949-1950 nga ana e shtetit.

Gjykata e Apelit Vlore, vendimin e saj, ne te cilin ka vendosur “Konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se shitblerjes nr.1279 rep., nr.264 kol., date 24.10.2000, e ka mbeshtetur ne argumentat se: (i) ana e paditur e ka blere kete prone ne vitin 2000, ne nje kohe qe prona e mesiperme i ishte kthyer ish pronarit qe ne vitin 1994; (ii) kthimi i kesaj prone ish pronarit eshte i ligjshem, pasi ai eshte mbeshtur ne Ligjin nr.7698 date 15.04.1993; (iii) veprimet e dhurimit te Eftali dhe Dhimiter Stratit, te kryera ne baze te vendimit gjyqesor civil nr.897, date 25.8.1959, jane veprime te pabazuara ligjerisht.

Kolegji Civil çmon se argumentat e mesiperme te perdorura nga Gjykata e Apelit Vlore nuk jane te mbeshtura ne ligj.

Rezulton qe te dyja gjykatat kane marre ne shqyrtim te dyja padite perkatesisht me objekte:

(i) padia e Theodhori Strati etj..: “Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitjes nr.1279 rep., nr.264 kol., date 24.10.2000 dhe detyrimin e te paditurit Bashkim Brinja te me

94

dorezoje pronen me nr.14/32, 14/33, 14/34 ndodhur ne zonen kadastrale 8601 (ndertese dhe truall)”;

(ii) padia e Bashkim Brinjes: “Kundërshtim i vendimit nr.48, datë 07.07.1994 të K.K.K.P. Vlorë dhe ç’regjistrim të regjistrit hipotekor nr.955, datë 27.03.1996”.

Ne kete gjykim konstatojme se te dyja palet kane nga nje titull pronesie dhe pretendojne se e kane fituar pronesine mbi kete prone ne menyre te ligjshme. Paditesi pretendon se pronen e ka fituar me vendim te K.K.K.P. Vlore nr.48, datë 07.07.1994 dhe ana e paditur pretendon se pronesine e ka fituar me ane te kontrates se shitblerjes nr.1279 rep., nr.264 kol., date 24.10.2000.

Ne gjykime te ketij lloji, kur te dyja palet zoterojne per te njejten prone tituj pronesie dhe nderkohe pretendojne se keto tituj pronesie i kane fituar ne menyre te ligjshme, eshte më se e domosdoshme qe gjykata te hetoje mbi (i) origjinen e prones objekt konflikti, si dhe (ii) ligjshmerine e fitimit te titullit te pronesise nga secila pale. Pjese e domosdoshme e ketij hetimi eshte edhe fakti nese vendimi i K.K.K.P., i cili ka kthyer kete prone, eshte i bazuar ne ligj apo jo.

Ana e paditur ka pretenduar gjate gjithe gjykimit qe pikerisht ndertesa e cila i eshte kthyer paditesit eshte ndertese e re, e ndertuar nga Vasil Kareco dhe nuk eshte ndertesa qe i eshte shtetezuar ne vitin 1950 trashegimleneses se pales paditese, ne keto kushte bazuar dhe ne nenin 4 te Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, qe shprehimisht thote: “U njihet e drejta e pronesise dhe u kthehen ish-pronareve apo trashegimtareve te tyre, te gjitha pronat qe ne momentin e daljes se ketij ligji ekzistojne ne formen e trojeve te pazena apo ndertesave te pandryshuara, me perjashtim te rasteve kur percaktohet ndryshe ne kete ligj”, kjo prone nuk duhej t’i kthehej ish pronarit.

Pretendimin qe jemi para nje ndertimi te ri, ana e paditur e mbeshtet ne nje sere provash shkresore, te cilat ndodhen ne dosjen gjyqesore.

Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton qe ne momentin e shpronesimit, Eftalia dhe Miti Stratit me vendimin me nr.47, date 25.03.1950 i eshte shpronesuar, midis te tjerave dhe ne lagjen Muradie, dhe “nje godine me gure e derrasa qe perdorin repartet ushtarake”.

Po keshtu, nga vertetimi i pronesise volumi 10, nene 189 e vitit 1940, rezulton qe ne pronesi te Dhimiter Statit eshte “nje truall, godine dhe disa murishte, sepse shtepia qe ekziston eshte djegur shume kohe me pare dhe e kufizuar ...”.

Pasi eshte shpronesuar prona e mesiperme, rreth 10 vjet me vone rezulton qe Vasil Kareco ka blere nga shteti nje cope truall me permasa 13,8 x 18 metra, mbi te cilin ndodhen muret e nje shtepie te djegur dhe nje barake (kontrata e shitblerjes e vitit 1960). Ne kontraten e shitblerjes te kohes nuk figuron qe mbi kete truall te kete pasur ndonje ndertese, ose objekt tjeter, perveçse sa pershkruhet me siper.

Pikerisht pas ketij momenti, ne vitin 1974, kur shtetasi Vasil Kareco ka realizuar kontraten e shitblerjes me Minella Gjonin, permendet per here te pare qe Vasil Kareco eshte pronar ekskluziv i “nje shtepi te perbere prej dy dhomash me dimensione 3.2 x 3 m, nje kuzhine me dimensione 2.5 x 3 m, nje korridor me dimensione 1.5 x 3.5 m dhe nje barake, e cila perbehet nga nje dhome e nje guzhine ne Lagjen “Muradije”, si dhe trualli prej 200 m2”.

Pas ketij moment, kjo prone me kete pershkrim ka vazhduar te tjetersohet tek trashegimtaret e Minella Gjonit, nga keta te fundit tek Panajot Gjoni dhe tek i padituri Bashkim Brinja.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, pavaresisht se Gjykata e Larte nuk ben analize te provave, ajo mbeshtetet ne gjykimin e saj ne provat qe ndodhen ne dosje. Ne referim te ketyre provave nuk mund te arrihet ne nje konkluzion perfundimtar nese shtepia, e cila i eshte kthyer paditesit, eshte ajo qe eshte marre nga shteti apo eshte ndertim i ri.

95

Pikerisht per sqarimin e kesaj situate gjykata e shkalles se pare caktoi eksperten, znj. Gezime Brahimi, inxhiniere ndertimi, e cila ne aktin e saj te ekspertimit date 09.01.2004 shprehet se “ka mbivendosje tek pasuria 14/32, sepse perfshihet ne dy vertetime, edhe ne vertetimin e familjes Strati dhe ne vertetimin e familjes Brinja. Ndertimi i vjeter, sipas mendimit te ekspertes eshte i viteve 55-60. Ekspertja ka arritur ne konkluzionin se ne kete ndertese jane bere rikonstruksione, dhomat jane ndertuar pas çlirimit kur ka filluar ndertimi me tulla te kuqe, i cili eshte ndertim klasik i pasçlirimit i stilit rus”.

Pavaresisht nga sa thuhet me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se pikerisht ky akt ekspertimi nuk eshte i plote dhe i qarte. Ne kete akt ekspertja nuk jep nje konkluzion te qarte dhe perfundimtar. Ajo shprehet: “per barakat nuk mund te jap dot mendim ne cilin vit jane ndertuar, sepse nuk kam te dhena te mjaftueshme; nuk mund te flas per konstruksionin e nje barake ne anen veriore te prones ku gjenden gjurmet e saj; ne vertetimin e pronesise date 23.10.2000 te Panajot Gjonit per pasurine 14/32 eshte gabuar ne kufizime, prandaj kete vertetim me keto kufizime nuk mund ta aplikoja ne natyre,..., por duke u nisur nga kontrata e shitblerjes bere me date 24.10.2000, kjo prone eshte prona qe zoteron Bashkim Brinja, etj”.

Ne kushtet e nje akti jo te plote dhe te sakte, kjo gjykate, bazuar dhe ne nenin 229 te K.Pr.Civile, duhet te kishte caktuar nje grup ekspertesh per perseritjen e ekspertimit, gje te cilen nuk e ka bere. Po keshtu, Gjykata e Apelit Vlore, pavaresisht se ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor duke caktuar dhe nje grup ekspertesh, nuk ia ka nenshtruar hetimit dhe debatit gjyqesor, pikerisht problemin se ne çfare kohe eshte ndertuar shtepia objekt konflikti gjyqesor, nese jemi para nje ndertimi te vjeter (para viteve 50 kur ka ndodhur shtetezimi), apo para nje ndertimi te realizuar pas ketyre viteve, duke e lene keshtu kete problem pa zgjidhje.

Rezulton qe eksperteve nuk u eshte bere fare nje pyetje e tille. Keta eksperte, ne aktin e tyre te ekspertimit date 07.11.2005, kane konkluduar vetem ne lidhje me pozicionimin e pronave “nga studimi qe iu be prones ne kohe te ndryshme ne planet topografike te viteve 1937, 1960, 1979 e hartes se K.K.K.P., del se kufizimet e prones se Dhimiter Stratit jane te njejta ne terren ashtu dhe ne vendimin e K.K.K.P., ndersa per sa i takon pronareve Panajot Gjoni, Bashkim Brinja ka mosperputhje me 3 kufizime, kufizimet e perdorura ne aktin e shitjes, e ato te vertetimit hipotekor me ato te faktit ne terren. Shtepia qe eshte blere nga Bashkim Brinja ndodhet ne pronen e kthyer nga K.K.K.Pronave Vlore”.

Ne keto kushte, vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nuk eshte bindes dhe eshte i pamjaftueshem, pasi ka lene pa shqyrtuar, arsyetuar dhe zgjidhur problemin e permendur me siper.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se kryerja e nje akti te ri ekspertimi (pra marrja e nje prove te re nga ana e gjykates), qe do te percaktoje ne menyre te qarte dhe pa dyshime se kur eshte ndertuar shtepia objekt konflikti gjyqesor eshte nje prove vendimtare, e cila do te ndihmoje pa dyshim per zgjidhjen e drejte te kesaj çeshtjeje.

Hetimi nga ana e Gjykates se Apelit Vlore i ketij momenti çmohet nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte si shume i rendesishem, dhe per faktin se ne varesi te kesaj prove do te varet dhe aplikim i drejte i Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993.

Gjykata e apelit ne vendimin e saj i eshte referuar nenit 10 te Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, qe shprehimisht thote: “Ne rastin kur ndertesa te ish-pronareve jane tjetersuar ne persona te trete, u kthehen ish-pronareve, ndersa personave te trete shteti u kthen masen e shperblimit sipas çmimit te shitjes ne kohen e tjetersimit, e konvertuar me indeksin e rritjes se çmimeve ...”.

Ne analize te kesaj dispozite nenkuptohet qe K.K.K.P. do t’ia kthente pronat ish pronareve, ne rast se ne momentin e daljes se ligjit ndertesat do te ishin ne te njejten gjendje si ne momentin e shpronesimit dhe trojet do te ishin te lira.

Ligji nr.7698, datë 15.04.1993 per situata te ndryshme ka parashikuar edhe zgjidhje te ndryshme.

96

Keshtu p.sh. neni 13 dhe neni 16 i ketij ligji parashikojne dy zgjidhje te ndryshme, ne varesi te fakteve qe rregullojne.

Neni 13: “Kur në objektin ish-pronë private janë kryer nga shteti apo pronari shpenzime për ndryshime në strukturë, shtesa anësore apo shtesa kati etj., objekti i kthehet ish-pronarit pa kundërshpërblim, kur vlefta e shpenzimeve përbën deri 20 për qind të vlerës së objektit.

Kur në objektin ish-pronë private vlefta e shpenzimeve të kryera përbën 20 deri në 50 për qind të vleftës së objektit, ai mund të kalojë në pronësi të ish-pronarit, pasi të jetë shlyer nga ana e tij kundërvlefta e mësipërme, mbi 20 për qind, e llogaritur në bazë të çmimeve të ndërtimit në kohën e rikthimit të pronës. Kur vlera e shpenzimeve të kryera është mbi 50 për qind të vlerës së objektit, objekti mbetet në bashkëpronësi.

Kthimi i ndërtesave ish-pronarëve bëhet në përputhje me normat shtetërore të mirëmbajtjes dhe përdorimit të tyre. Të gjitha dëmtimet e qëllimshme, ose të shkaktuara nga keqpërdorimi i ndërtesave, vlerësohen nga ekspertët përkatës të autorizuar dhe çdëmtohen sipas dispozitave në fuqi.

Mosmarrëveshjet midis palëve zgjidhen në rrugë gjyqësore”.Neni 16: “Kur trojet janë zënë me ndërtime të përhershme, pronarët kompensohen me

kufijtë e shpronësimit, me mënyrat e mëposhtme:a) me obligacione shtetërore, që do të përdoren sipas vlerës ekuivalente dhe me

përparësi në marrëdhënie me shtetin, si në proçesin e privatizimit të objekteve shtetërore e në veprimtari të tjera që kryhen me kredi.

b) me sipërfaqe trojesh ekuivalente pranë qendrave të banuara në përputhje me planet rregullues të përgjithshëm, por jo më shumë se 5000 m2;

c) me sipërfaqe ekuivalente në zonat turistike, në përputhje me planet rregullues të përgjithshëm,por jo më shumë se 5000 m2.

Pjesa tjetër, për pikat b dhe c do të kompensohet sipas mënyrave të tjera të parashikuara në këtë ligj.

Këshilli i Ministrave përcakton rregulla më të hollësishme për mënyrat dhe afatet e kryerjes së këtyre kompensimeve”.

Ne analize te ketyre dispozitave konstatojme se pikerisht ky ligj, ne varesi te gjendjes se prones ne momentin e daljes se tij, ka percaktuar dhe menyren se si do te ktheje pronat apo kompensoje ish-pronaret, apo te tretet qe kane fituar keto prona.

Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Vlore, duke mbajtur parasysh per aq sa jane te zbatueshme dispozitat mbi proceduren e gjykimit ne shkalle te pare dhe konkretisht dispozitat nga nenet 225-230 te K.Pr.Civile, duhet te perserise hetimin gjyqesor duke caktuar nje grup ekspertesh te paanshem, per t’iu dhene pergjigje te gjitha pretendimeve te paleve. Grupi i eksperteve, duke u mbeshtetur ne provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore dhe pasi te bejne dhe matjet ne vend duhet t’u japin pergjigje, midis pyetjeve te tjera qe do te parashtrojne palet dhe gjykata, edhe pretendimit te ngritur nga ana e paditur se: (i) a eshte shtepia objekt konflikti gjyqesor nje ndertim i ri (pas viteteve 1950), apo eshte shtepia ekzistuese, e cila i eshte shpronesuar trashegimlenesve te pales paditese ne vitin 1949-50? (ii) nese jemi para ndertimit ekzistues (te para viteve 1950) a ka ndryshime ne kete banese, shtesa rikonstruksione, investime te kryera me vone, etj..? (iii) nese po, sa eshte vlera e shpenzimeve te kryera mbi kete banese nga personat qe kane pasur kete shtepi ne pronesi nder vite, ne krahasim me vleren e prones se ish pronarit.

Gjykata, ne rigjykim, duhet t’i jape nje pergjigje te plote dhe te mbeshtetur ne ligj dhe ne prova edhe pretendimit te ngritur nga ana e paditur ne lidhje me dhurimin e prones objekt konfliktit qe ish pronari i ka bere shtetit ne baze te vendimit nr.897, date 25.08.1959 te Gjykates Popullore te Vlores, duke iu referuar ligjeve te kohes. Vertet gjykata e apelit parashtron se veprimet e dhurimit te Eftali dhe Dhimiter Stratit, te kryera ne baze te vendimit

97

gjyqesor civil nr.897, date 25.08.1959, jane veprime te pabazuara ligjerisht, por ajo ne asnje rast nuk jep referime ligjore te kohes se ku e mbeshtet kete argument.

Kjo pasi, ne baze te nenit 10/2 te Ligji nr.7698, datë 15.04.1993: “Në rastin kur ndërtesa të ish-pronarëve janë tjetërsuar në persona të tretë, u kthehen ish-pronarëve, ndërsa personave të tretë shteti u kthen masën e shpërblimit sipas çmimit të shitjes në kohën e tjetërsimit, e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve.

Përjashtohen nga ky ligj ish-pronarët që, me dashje, ia kanë dhuruar shtetit pronat e tyre dhe për këtë veprim disponohen dokumente dhe publikimet përkatëse”.

Ne rigjykim, gjykata e apelit do t’u beje te qarte paleve qe eshte detyre e seciles prej tyre, qe ne perputhje me ligjin te provojne faktet mbi te cilat bazojne pretendimet per te drejtat qe kerkojne. Palet ashtu siç kane te drejtat kane dhe detyrimet qe rrjedhin prej ketij proçesi, ne format dhe afatet e parashikuara ne ligj.

Kryerja e veprimeve si me siper, si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejojne gjykaten te mund te arrije ne perfundime te drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çeshtjes.

Per sa me siper dhe ne rrethanat kur nga gjykata e apelit nuk eshte respektuar ligji, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet prishur dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim po ne ate gjykate, me nje trup tjeter gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.271, datë 17.05.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin

çeshtjes per rishqyrtim po ne kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 24.09.2009

98

Nr.11118-00549-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1043 i Vendimit (275)

VENDI MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 24.09.2009 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: ALTIN BEJKO, perfaqesuar nga av. A.Gogu.E PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË

SË SHTETIT, perfaqesuar nga juristi E.Minarolli dhe avokati i i shtetit Kadri Skera.DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT GJIROKASTËR, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i të paditurve për të dëmshpërblyer

për dëmtimin e shëndetit nga plagosja me armë zjarri prej punonjësve të Policisë së Shtetit,

për humbjen e aftësisë në punë dhe për shpenzimet e deritanishme

dhe ato që do të bëjë për mjekimin në vazhdimësi.Baza ligjore: Nenet 640 e vijues të K.Civil.

Gjykata e shkallës së parë Gjirokastër, me vendimin nr.902, datë 17.10.2006, ka vendosur:

Pranimin e padisë.Detyrimin e të paditurve të dëmshpërblejnë paditësin me shumën 13.664.628 lekë.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.425, datë 13.12.2006, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.902, date 17.10.2006 te Gjykatës së shkallës së parë Gjirokastër dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësi Altin Bejko, i cili kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka keqintepretuar dispozitat e Kodit Civil që lidhen me përgjegjësinë e dëmit jashtëkontraktor. Në kundërshtim me nenin 608 të K.Civil, ajo e barazon fajësinë penale me atë civile.

99

- Fajësia penale është element i figurës së veprës penale dhe ka si pasojë ndëshkimin e autorit të veprës penale, ndërsa fajësia civile është element i dëmit pasuror apo shëndetësor të shkaktuar individit dhe i lidhur me elementët e tjerë sjell si pasojë përgjegjësi civile.

- Punonjësit e palës së paditur ishin fajtorë për dëmtimin e paditësit, pasi vepruan në kundërshtim me ligjin nr.8290, datë 24.02.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, duke i përdorur armët në vende publike.

- Procedimi penal i filluar mbi bazën e kallzimit të paditësit është pezulluar për shkak të moszbulimit të autorit, pasi forcat speciale kane përdorur armë të pa regjistruara. Në këto kushte nuk mund të kërkohet shpërblimi i demit, pasi të përfundojë çështja penale.

- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar drejt nenin 618 të K.Civil, ku parashikohet përgjegjësia e punëdhënësit, i cili është përgjegjës për dëmet e shkaktuara të tretëve nga punonjësit e tij.

- Vendimi i gjykatës së apelit vjen në kundërshtim me nenin 44 të Kushtetutës dhe nenin 14 të Konventës kundër torturës dhe dënimeve a trajtimeve të tjera çnjerëzore, ose degraduese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesin e paditesit av. A.Gogu,

i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne te njejten gjykate, me tjeter trup gjykues; juristin e pales se paditur E.Minarolli dhe avokatin e shtetit Kadri Skera, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.425, date 13.12.2006 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, i cili ka prishur

vendimin nr.902, date 17.10.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe ka pushuar gjykimin e çeshtjes, eshte i pabazuar ne ligj, per kete arsye vendimi duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Nga shqyrtimi i akteve te dosjes gjyqesore te administruara ne gjykimet e zhvilluara rezulton e provuar si vijon:

Ne date 27.10.2004, forcat speciale te policise kane kryer ne fshatin Lazarat nje aksion me qellim kapjen e disa personave me precedente penale. Pas shkembimit te zjarrit ne lokalin e paditesit Altin Bejko, ka mbetur i plagosur ky i fundit.

Menjehere pas ngjarjes, paditesi eshte çuar ne spital ku i eshte nenshtruar nje operacioni.

Sipas aktit te deshmise mjeko-ligjore nr.96, date 29.10.2004 te leshuar nga spitali rajonal “Omer Nishani” Gjirokaster, rezulton se ne trupin e qytetarit Altin Bejko eshte konstatuar nje plage tejshkuese ne anen e djathte te kraharorit, demtim i brinjeve 8-9, demtim i mushkerise se djathte, diafragmes dhe melçise. Kjo plage eshte shkaktuar nga nje qitje e vetme me arme zjarri. Keto demtime hyjne ne kategorine e demtimeve te rrezikshme per jeten.

Per kete ngjarje paditesi i eshte drejtuar Institucionit te Avokatit te Popullit, mbi kerkesen e te cilit Instituti i Mjekesise Ligjore Tirane ka kryer ekspertimin mjeko-ligjor te paditesit. Sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nr.45, date 28.02.2006 rezulton se paditesi vuan nga zenia e sinusit freniko-diafragmal te anes se djathte, shoqeruar me ngritje te diafragmes lart, me kufizime te levizjes, depresion kronik neurotic (distimia).

100

Ndodhur ne keto rrethana, paditesi ka kerkuar gjyqesisht detyrimin e pales se paditur Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit dhe Drejtoria e Policise se Qarkut Gjirokaster per ta demshperblyer lidhur me demin e ardhur ne drejtim te shendetit te tij, per humbjen e aftesise per pune, shpenzimet e kryera per shendetin dhe shpenzimet ne vijim, konform nenit 640 e vijues te K.Civil.

Gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes ne shkalle te pare, ka rezultuar se per ngjarjen e mesiperme ka filluar edhe procedimi penal nr.309 per vepren penale te vrasjes me paramendim, te ngelur ne tentative dhe vepres penale te tortures, parashikuar nga nenet 78-22 dhe 86 te Kodit Penal ne dem te shtetasve Altin Bejko dhe Gentjan Pollo, fillimisht nga Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila, pas kryerjes se veprimeve te para hetimore, ja ka derguar çeshtjen per kompetence Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Sipas shkreses nr.550 prot., date 22.06.2006 te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster rezulton se me vendimin date 21.06.2006 çeshtja eshte pezulluar, pasi nuk eshte bere e mundur gjetja e autoreve.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster ka pranuar padine e paraqitur, duke detyruar palen e paditur te paguaje demshperblim ne shumen 13.664.628 leke.

Ne argumentimin e vendimit gjykata ka konkluduar se: “… ndermjet paleve ndergjyqese eshte krijuar nje mosmarreveshje qe rrjedh nga nje dem jashtekontraktor…, nga shqyrtimi i provave te mara plotesohen kater kushtet qe kerkon neni 608 i K.Civil; 1. ekzistenca e demit te ardhur paditesit; 2. veprimet e shtenies me arme zjarri nga ana e punonjesve te Policise se Shtetit ne drejtim te paditesit kane qene te paligjshme, ne kundershtim me nenin 5/b te ligjit nr.8290, date 24.02.1998 “Per perdorimin e armeve te zjarrit”; 3. me shkresen nr.1241/1, date 30.08.2004 te D.P.P. Shtetit u provua se pergjegjes per nderhyrjen ne fshatin Lazarat ne date 27.10.2004 eshte pala e paditur; 4. ekzistenca e lidhjes shkakesore mes veprimeve te punonjesve te policies dhe demit te ardhur, i cili sipas ekspertimeve mjekesore dhe financiare te urdheruara ne gjykim kap shumen 13.664.628 leke …”.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, mbi ankimin e pales se paditur, e ka gjetur vendimin e gjykates se faktit te pabazuar ne ligj dhe si te tille e ka prishur e pushuar çeshtjen, me arsyetimin se: “… nje padi e tille nuk mund te ngrihet veç, apo pa perfunduar çeshtja penale … veprimi i paligjshem dhe me faj i punonjesve te policise, sikunder pretendon paditesi per ardhjen e pasojes ne drejtim te shendetit te paditesit, mund te konfirmohet vetem me vendim penal te formes se prere , demi civil ne rastin konkret eshte pasoje e rrjedhur nga kryerja ose jo e vepres penale sipas nenit 61 te K.Pr.P. dhe nje dem i tille mund te kerkohet me padi civile ne proçesin penal … edhe menyre e vleresimit te demit çmohet e gabuar dhe ne kundershtim me nenet 640 e vijues te K.Civil …”.

Paditesi e ka rekursuar kete vendim, duke pretenduar se gjykata e apelit ka keqinterpretuar dispozitat qe lidhen me pergjegjesine e demit jashtekontraktor, nenin 608 te K.Civil, pasi gabimisht barazon fajesine penale me ate civile, nese fajesia penale ka si pasoje ndeshkimin e autorit te vepres penale, fajesia civile eshte element i demit pasuror apo shendetesor dhe i lidhur me elemente te tjere sjell si pasoje pergjegjesi civile.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte pasi shqyrtoi aktet e ndodhura ne dosje, arsyetimet e vendimeve gjyqesore, shkaqet e parashtruara ne rekurs dhe si i ballafaqoi me ligjin, konkludon se vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit material civil e konkretisht:

Nga shqyrtimi ne teresi i rrethanave te çeshtjes dhe nga provat e administruara ne gjykime, eshte provuar katerciperisht se nga plagosja me arme zjarri e paditesit nga ana e punonjesve te policise (te maskuar me maska), gjate kryerjes se nje aksioni policor i eshte shkaktuar demtim i shendetit dhe humbje e aftesise per pune; per kete shkak, duke mos u

101

indetifikuar personalisht personi pergjegjes, paditesi kerkon gjyqesisht te demshperblehet nga pala e paditur, konform nenit 640 e vijues te K.Civil.

Nga sa me siper, konstatohet qarte se ne rastin konkret jemi para nje detyrimi qe rrjedh nga shkaktimi i demit (pasuror dhe jopasuror) e mosmarreveshjet qe lindin lidhur me kete rast rregullohen posaçerisht nga Kodi Civil ne kapitullin “Detyrimet qe rrjedhin nga shkaktimi i demit”, nenet 608 e vijues.

Ndodhur ne te tilla rrethana, me te drejte Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster e ka legjitimuar paditesin ne kerkimin e tij, duke marre me tej ne analize kater elementet qe kerkon pergjegjesia per shkaktimin e demit, konform nenit 608 te K.Civil.

I gabuar çmohet nga ky Kolegj trajtimi qe i ben çeshtjes ne shqyrtim gjykata e apelit. Kjo gjykate, duke vene shenjen e barazimit mes konceptit te “fajesise” ne fushen civile me ate ne fushen penale, nisur nga fakti qe per kete ngjarje ka filluar procedim penal, ka konkluduar se veprimet e paligjshme dhe me faj te punonjesve te policise, nga te cilat paditesit i ka ardhur demtim i shendetit dhe humbje e aftesise per pune, duhet te konfirmohen vetem nga gjykata penale me vendim te formes se prere, ndersa demin civil te pretenduar nga paditesi, si pasoje te rrjedhur nga kryerja ose jo e vepres penale, duhet ta kerkoje konform nenit 61 te K.Pr.Penale ne proçesin penal.

Ky vendim vjen ne kundershtim si me ligjin material civil edhe me vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.12, date 13.09.2007, te cilet lidhur me nje çeshtje tjeter te ngjashme te kesaj natyre, kane verejtur se gjykatat e faktit, duke zbatuar ne menyre te gabuar ligjin kane mbajtur qendrime kontradiktore lidhur me qellimin dhe kuptimin e demshperblimit te demit jashtekontraktor pasuror dhe jopasuror, figurat perkatese te seciles kategori demi, rrethin e subjekteve te cenuara qe legjitimohen te kerkojne demshperblim, kriteret e pranimit dhe caktimin e mases se demshperblimit, lidhjen shkakesore, mjetet provuese dhe barren e proves, si dhe rolin e gjykatave ne shqyrtimin dhe zgjidhjen e ketyre mosmarreveshjeve.

Perveç sentencave te tjera unifikuese ne kete vendim, Kolegjet kane konkluduar se: Ne thelb, ne dispoziten e nenit 608 te K.Civil, ligjvenesi parashikon mbrojtjen nga fakti i paligjshem i te tretit te te drejtave te njeriut, posaçerisht te te drejtave subjektive (absolute a relative) te personalitetit dhe te pronesise (reale), sikurse jane e drejta e jetes, shendetit, personalitetit, dinjitetit, familjes, jetes private, prones, etj. Ne rast te cenimit te ketyre te drejtave nga fakti i paligjshem, i demtuari gezon te drejten subjektive relative te kerkimit te demshperblimit jashtekontraktor.

Ne kete kontekst, perveçse i marre ne zbatim te keq te ligjit material civil, vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster çmohet i marre ne zbatim te keq edhe te ligjit procedurial civil, e konkretisht te nenit 468 te K.Pr.Civile, pasi per arsyet e mesiperme padia e paraqitur perben nje nga padite klasike te parashikuara nga Kodi Civil.

Prandaj, ne rigjykimin e kesaj çeshtje Gjykata e Apelit Gjirokaster, brenda kufijve te shqyrtimit qe i lejon K.Pr.Civile, duhet te gjykoje çeshtjen mbi ankimin e paraqitur nga pala ankuese, duke vleresuar shkaqet e parashtruara ne ankim, ne perputhje me dispozitat perkatese te Kodit Civil ne te cilat gjen mbeshtetje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 495/“c” te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.425, date 13.12.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe

dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 24.09.2009

102

Nr.11111-00223-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-852 i Vendimit (276)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarArdian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 24.09.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: TEFTA DISHNICA, HAMJET MYFTARI, të përfaqësuara me prokurë të posaçme nga avokat Agim Sulçe.

TË PADITUR: ERION ZAGOLLI, ELGA ZAGOLLI, përfaqësuar me prokurë të posaçme nga avokat Luli Ndoja.BARDHYL ZAGOLLI, MYBARE ZAGOLLI, NAZMIE ZAGOLLI, ADRIAN ZAGOLLI, HASAN ZAGOLLI, në mungesë.

OBJEKTI I PADISË: Pjestim i pasurisë të paluajtshme, trualli me sipërfaqe 301,35 m2.

Baza Ligjore: Neni 207 i Kodit Civil, Neni 369 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5366 Akti, datë 20.07.2005, ka vendosur:

Pranimin e padisë.Lejimin e pjestimit të pasurisë së paluajtshme, një trualli me sipërfaqe 301.35 m2 (treqind e një pikë tridhjetë e pesë), mbi të cilin janë ndërtuar dy shtëpi të ndodhura në Rr.“Musa Agolli” me nr.14, 12, 10, të regjistruar në Z.R.P.P. Tiranë me nr.1787 hipotekor, date 25.05.1992, Tefta Dishnica dhe Hamjet Myftari me 208/480 pjesë dhe të paditurit Bardhyl Zagolli, Erion Zagolli, Elga Zagolli, Mybare Zagolli, Adrian Zagolli, Hasan Zagolli, Nazmie Zagolli.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1131, datë 01.11.2006, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit datë 20.07.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit të fazës së dytë të pjestimit.

103

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës parë kanë ushtruar rekurs të paditurit Mybare Zagolli, Elga Zagolli, Erion Zagolli, Bardhyl Zagolli, me të cilin kërkojnë ndryshimin e vendimeve të gjykatës së apelit dhe gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

- Gjykatat kanë arritur në përfundime të gabuara përsa i përket sendit që do t’i nënshtrohet pjestimit, rrethit të bashkëpronarëve dhe pjesëve takuese, ç’ka e bën proçesin gjyqësor jo të rregullt ligjor, si në kuptimin material dhe në atë procedurial.

- Vendimet e gjykatave nuk janë mbështetur në provat e administruara në seancë gjyqësore.

- Vërtetimi hipotekor nr.1787, datë 25.05.1992, mbi të cilin është bazuar gjykata, nuk provon pronësi mbi truallin objekt pjestimi, por pronësinë vetëm mbi banesa.

- Bashkëpronësia është zgjidhur me vendimin e gjyqësor të formës së prerë nr.3707, datë 17.11.1992, me të cilin paditësja Hamjet Myftari është kompensuar në vlera monetare si kundravlerë e pjesës takuese të ish-bashkëpronësisë. Për rrjedhojë, ajo nuk mund të jetë bashkëpronare mbi sendin objekt pjestimi dhe nuk legjitimohet të kërkojë pjestimin e tij.

- Gjykatat kane zhvilluar gjykimin pa na njoftuar për ditën dhe orën e caktuar për gjykim, duke na mohuar të drejtën për një proçes të rregullt ligjor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e të paditurve Erion dhe

Elga Zagolli, avokatin Luli Ndoja, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë; përfaqësuesin e palës paditëse, avokat Agim Sulçe, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e Çështjes

1. Paditësit Tefta Dishnica dhe Hamjet Myftari, me pretendimin se së bashku me Bardhyl, Erion, Elga, Mybare, Nazmie, Hasan dhe Adrian Zagolli janë bashkëpronare mbi një sipërfaqe trualli prej 301,35 m2, mbi të cilin janë të ndërtuara dy shtëpi, ndodhur në Rrugën “Musa Agolli”, i janë drejtuar gjykatës duke kërkuar pjestimin e këtij trualli.

2. Në vërtetim të pretendimeve të tyre, paditësit kanë paraqitur vërtetimin hipotekor të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë më datë 27.05.2005 dhe vendimin e formës së prerë nr.3707, datë 17.11.1992 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

2.1. Sipas vërtetimit nga dokumentet hipotekore lëshuar nga Z.V.R.P.P. Tiranë më 27.05.2005, rezulton se në regjistrin hipotekor me nr.1787, datë 25.05.1992 figuron e regjistruar pasuria me nr.2/140, zona kadastrale nr.8360, “Dy shtëpi të ndodhura në Rr.“Musa Agolli” nr.14, 12, 10, të përbëra e para katër dhoma dollmallie, oborr e portë më vete dhe tjetra ka dy kulla, një odë, sallon poshtë, një gjelltore, oborr, pus e portë më vete, që kufizohen: e para me rrugë private, djathtas - me A. Reçin, majtas - Xh. Kuka, duke marrë Tefta Dishnica, Hamjet Myftari, Bardhyl Zagolli pjesë të barabarta nga 104/480 secili, Erion Zagolli, Elga Zagolli, Adrian Zagolli e Hasan Zagolli në pjesë të barabarta nga 32/480 secili, kurse Mybare Zagolli e Nazmie Zagolli në pjesë të barabarta nga 20/480 pjesë”.

2.2. Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.3707, datë 17.11.1992 (vendim i formës së prerë), ka vendosur: “Pjestimin e shtëpive të ndodhura në Rrugën“Musa Agolli” nr.14, 12 dhe 10 të përbërë e para nga 4 dhoma, dy bordrume, dy sallone, një kuzhinë, wc në oborr e portë më vete, e dyta me nr.12 e 10 e përbërë nga 4 dhoma, dy kuzhina, 2 sallone, një

104

aneks, 2 wc e një depo duke iu takuar respektivisht”: - Mybare, Elga dhe Erion Zagolli “pjesa C e shënuar në skicën planimetrike me ngjyrë jeshile të ndodhur në katin e dytë të shtëpisë nr.10 të përbërë nga dy dhoma, një kuzhinë, koridor, aneks, banjo me vlerë totale 209.754 lekë”; - Nazmie, Hasan e Adrian Zagolli “pjesa B shënuar në skicën planimetrike me ngjyrë të kuqe e portë me vete me nr.12 e përbërë nga dy dhoma, kuzhinë me aneks, sallon, wc e depo me oborr me vlerë totale 145598 lekë”; - “Bardhyl Zagolli e Tefta Dishnica të marrin në bashkëpronësi pjesë të pandarë pjesën A të shënuar në skicën planimetrike me ngjyrë të verdhë me hyrje të veçantë me nr.14 e përbërë prej 4 dhoma, dy sallone, 1 kuzhine me aneks, dy bodrume dhe një wc në oborr me vlerë totale 327.995 lekë”; - “E paditura Hamjet Myftari në pamundësi të marrjes pjesë në natyrë të kompesohet në vlerë në shumën 124.362 lekë, si më poshtë: Nga Mybare, Elga dhe Erion Zagolli shumën 61.445 lekë, nga Arian, Nazmie e Hasan Zagolli shumën 45.148 lekë dhe nga Bardhyl Zagolli e Tefta Dishinca shumën 17.767 lekë”.

3. Me vendimin nr.5366 Akti, datë 20.07.2005, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lejuar pjestimin e truallit “... me sipërfaqe 301,35 m2 (treqind e një pikë tridhjetë e pesë), mbi të cilin janë ndërtuar dy shtëpi të ndodhura në Rr.“Musa Agolli” me nr.14, 12, 10, të regjistruar në Z.R.P.P. Tiranë me nr.1787 hipotekor, date 25.05.1992, Tefta Dishnica dhe Hamjet Myftari me 208/480 pjesë dhe të paditurit Bardhyl Zagolli, Erion Zagolli, Elga Zagolli, Mybare Zagolli, Adrian Zagolli, Hasan Zagolli, Nazmie Zagolli”.

4. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1131, datë 01.11.2006, ka lënë në fuqi të vendimin e datës 20.07.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke dërguar çështjen për vazhdimin e gjykimit të fazës së dytë të pjestimit.

5. Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë bërë rekurs të paditurit Mybare, Elga, Erion dhe Bardhyl Zagolli, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e padisë.

Ligji i Zbatueshëm

6. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:6.1. Neni 14 i K.Pr.Civile “Gjykata ka për detyrë të kryejë një hetim të plotë dhe të

gjithanshëm, në përputhje me ligjin”, i ndryshuar me ligjin nr.10054, datë 29.12.2008: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proçes të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

6.2. Neni 370 i K.Pr.Civile: “Gjykimi për pjesëtimin e sendeve në bashkëpronësi dhe në trashëgim, në fazën e parë të tij, ka për qëllim të hetojë e të përcaktojë të drejtën e bashkëpronësisë së ndërgjyqësave, pjesët takuese të tyre, si dhe sendet që do të pjesëtohen. Pasi të ketë marrë provat e nevojshme, gjykata, me vendim të ndërmjetëm, lejon pjesëtimin dhe përcakton rrethin e bashkëpjesëtarëve, sendet që do të pjesëtohen, si dhe pjesët takuese të secilit prej tyre.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë, paraqitja e të cilit pezullon vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

7. Vendimi nr.1131, datë 01.11.2006 i Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.5366 Akti datë 20.07.2005 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë mosrespektimit të ligjit, prandaj ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

8. Me padinë në gjykim, paditëset Tefta Dishnica dhe Hamjet Myftari kanë kërkuar pjesetimin, midis tyre dhe të paditurve, të një sipërfaqe trualli prej 301,35 m2 mbi të cilin janë të ndërtuara dy shtëpi, ndodhur në Rrugën “Musa Agolli”.

8.1. Pala paditëse, për të mbështetur kërkimin e saj, ka paraqitur si provë vërtetimin nga dokumentet hipotekore me nr.1787, datë 25.05.1992 që, sipas saj, vërteton se palët ndërgjyqëse janë bashkëpronare mbi këtë sipërfaqe.

105

8.2. Po sipas palës paditëse, me vendimin gjyqësor të formës së prerë nr.3707, datë 17.11.1992 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë janë pjesetuar vetëm shtëpitë e ndodhura mbi këtë truall, ndërsa ai nuk është pjesetuar.

9. Në përfundim të gjykimit të fazës së parë të pjesetimit, gjykata e shkallës së parë ka pranuar padinë dhe ka lejuar pjesetimin e sipërfaqes truall prej 301,35 m2 midis palëve ndërgjyqëse në pjesët respektive.

9.1. Gjykata arsyeton “se padia duhet të pranohet sipas kërkesës së paditësave ...Prova më e rëndësishme në pjesëtimin e pasurisë është vërtetimi hipotekor me 1787, date 25.05.1992, në të cilin janë përcaktuar pjesët takuese të palëve ndërgjyqëse ...”.

9.2. Për rastin në shqyrtim, pala paditëse ka paraqitur si provë për të vërtetuar pretendimet e saj vërtetimin hipotekor, ku shprehimisht thuhet se pasuria me nr.2/140, zona kadastrale nr.8360, përbëhet nga “Dy shtëpi të ndodhura në Rr.“Musa Agolli” nr.14, 12, 10, të përbëra e para katër dhoma dollmallie, oborr e portë më vehte dhe tjetra ka dy kulla, një odë, sallon poshtë, një gjelltore, oborr, pus e portë më vete, që kufizohen: e para me rrugë private, djathtas me A. Reçin, majtas me Xh. Kuka, duke marrë Tefta Dishnica, Hamjet Myftari, Bardhyl Zagolli pjesë të barabarta nga 104/480 secili, Erion Zagolli, Elga Zagolli, Adrian Zagolli e Hasan Zagolli në pjesë të barabarta nga 32/480 secili, kurse Mybare Zagolli e Nazmije Zagolli në pjesë të barabarta nga 20/480 pjesë”.

9.3. Gjykata e shkallës së parë e ka konsideruar të mjaftueshëm këtë akt dhe ka lejuar pjesetimin e sendit, bazuar vetëm në komentin e regjistruesit. Ky qëndrim i gjykatës ka rrjedhuar edhe në pasaktësi të dispozitivit të vendimit në të cilin nuk janë përcaktuar kufitarët.

10. Mbi ankimin e të paditurve, gjykata e apelit pa ndonjë arsyetim ligjor, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

10.1. Gjykata e apelit, pasi ka pranuar faktin e provuar sikurse gjykata e shkallës së parë, parashtron se: “Çështja ka ardhur në gjykatën e apelit dhe nga ankimi nuk rezulton asnjë shkak të jetë paraqitur për ndryshimin e vendimit, megjithëse kanë pasur rreth 1 vit kohë për t’i bërë. Në këto rrethana, gjykata e apelit çmon se përderisa pretendimet e pa marra parasysh në gjykim nuk janë përsëritur në ankim, çmohet se kanë hequr dorë prej tyre duke rënë në dekadencë”.

11. Gjykata e Lartë investohet mbi rekursin e ushtruar nga të paditurit Mybare, Elga, Erion dhe Bardhyl Zagolli, të cilët kërkojnë prishjen e të dy vendimeve të gjykatave të faktit dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar si shkaqe mungesën e aktit provues të bashkëpronësisë mbi truallin.

11.1. Po sipas palës së paditur, gjykatat kanë gabuar si në përcaktimin e rrethit të bashkëpronarëve të pretenduar nga pala paditëse, ashtu dhe në sendin që është kërkuar t’i nënshtrohet pjesëtimit. Pala e paditur pretendon se trualli i është nënshtruar pjesetimit së bashku me shtëpitë (vendimi gjyqësor nr.3707, datë 17.11.1992).

12. Duke parë në tërësi rrethanat e çështjes, pretendimet e palëve, gjykimin e saj, si dhe vendimet respektive të gjykatave të faktit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi i gjykatës së apelit është i pabazuar në ligj dhe në prova.

12.1. Gjykata, pa sqaruar plotësisht një sërë rrethanash që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë së pjesëtimit, të cilat kërkojnë përgjigje edhe nga pretendimet e palëve, gabon kur zgjidh çështjen në gjendjen në të cilën ndodhet hetimi gjyqësor.

13. Gjykata e apelit, në kundërshtim me kërkesat e normave proceduriale civile, nuk ka kryer “një hetim të plotë e të gjithanshëm, në përputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile, që ka qënë në fuqi në kohën e gjykimit të kësaj çështje), nuk ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (126), po kështu nuk ka respektuar kërkesat e pikës 1 dhe 2 të nenit 310/II të K.Pr.Civile.

106

13.1. Vendimit të gjykatës së apelit i mungon arsyetimi, ç’ka ka sjellë dhe mosdhënien e arsyeve ligjore të lënies në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Arsyetimi i vendimit është detyrim i sanksionuar ne nenin 142/1 të Kushtetutës dhe në dispozitat e K.Pr.Cvile, mosrespektimi i të cilave passjell prishjen e tij. Gjykata, në vendimin e saj, ka dhënë vetëm një përsëritje të shkurtuar të konstatimeve të gjykatës së shkallës së parë në lidhje me faktin e pretenduar. Ajo nuk ka argumentuar se në bazë të çfarë aktesh kjo pasuri është në bashkëpronësi të palëve, pse sipërfaqja është 301,35 m2 dhe as më pak apo më shumë, si dhe nuk ka evidentuar e arsyetuar pretendimin se kjo sipërfaqe është pjesëtuar me vendim gjyqësor.

13.2. Gjykata e apelit, ndodhur në rrethanat kur hetimi gjyqësor i gjykatës së shkallës së parë paraqiste mangësi, e për më tepër kur nuk mund të respektohej parimi “audiatur et altera pars” (të dëgjohet edhe pala tjetër), i kishte mundësitë ligjore që, në zbatim të nenit 465 të K.Pr.Civile, edhe kryesisht, të përsëriste “tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor”, apo të merrte “edhe prova të reja” për të plotësuar të metat e shqyrtimit gjyqësor në shkallë të parë e për të sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me situatën juridike lidhur me sendin objekt pjesëtimi dhe rrethin e bashkëpronarëve.

14. I gabuar dhe në kundërshtim me normat proceduriale është dhe arsyetimi i gjykatës së apelit kur thotë se:“Çështja ka ardhur në gjykatën e apelit dhe nga ankimi nuk rezulton asnjë shkak të jetë paraqitur për ndryshimin e vendimit, megjithëse kanë pasur rreth 1 vit kohë për t’i bërë. Në këto rrethana, gjykata e apelit çmon se përderisa pretendimet e pa marra parasysh në gjykim nuk janë përsëritur në ankim, çmohet se kanë hequr dorë prej tyre duke rënë në dekadencë”.

14.1. Nëse gjykata do të çmonte si më sipër, që ankimi nuk plotësonte kushtet e parashikuara në nenin 454 të K.Pr.Civile, bazuar në nenin 455 të po këtij Kodi, gjykata kishte detyrimin që të njoftonte “palën që të ndreqte të metat brenda 5 ditëve, në të kundërtën ankimi kthehet”. Pra, në këtë rast nuk vendosej lënia në fuqi e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, por kthimi i ankimit.

14.2. Nga aktet e dosjes gjyqësore nuk rezulton të jetë respektuar ky rregullim ligjor, i cili nuk është i varur nga koha që kalon derisa çështja të merret në shqyrtim, sikurse arsyeton gjykata. Por, edhe në pranim të faktit se në ankim nuk parashtrohet asnjë shkak për ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit nuk ka qënë para rastit të parashikuar nga neni 459 i K.Pr.Civile.

14.3. Ky Kolegj, nisur nga përmbajtja e kërkesave ankimore të paraqitura nga të paditurit, vlerëson se ankimet i plotësojnë kërkesat ligjore dhe janë mjaftueshmërisht të përcaktuara për të vënë në lëvizje gjykatën e apelit që çështja të merret në shqyrtim prej saj.

15. Në lidhje me themelin e çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjell në vëmendje të gjykatës së apelit se nuk janë respektuar kërkesat e nenit 370 të K.Pr.Civile.

15.1. Sipas kësaj dispozite, gjykimi “për pjesëtimin e sendeve në bashkëpronësi dhe në trashëgim, në fazën e parë të tij, ka për qëllim të hetojë e të përcaktojë të drejtën e bashkëpronësisë së ndërgjyqësave, pjesët takuese të tyre, si dhe sendet që do të pjesëtohen. Pasi të ketë marrë provat e nevojshme, gjykata, me vendim të ndërmjetëm, lejon pjesëtimin dhe përcakton rrethin e bashkëpjesëtarëve, sendet që do të pjesëtohen, si dhe pjesët takuese të secilit prej tyre”.

15.2. Pra, në këtë fazë hetohet nëse palët kanë të drejtë që të marrin pjesë në pjestim dhe ç’lidhje kanë me sendin, d.m.th. nëse kanë të drejtë pronësie mbi sendin apo jo, individualizohet sendi që do të pjesëtohet dhe pjesët takuese të secilit bashkëpronar.

15.3. Për rastin konkret, pala e paditur ka kundërshtuar bashkëpronësinë me argumentin se trualli është pjesëtuar me vendim gjyqësor dhe nuk mund t’i rinënshtrohet pjesëtimit.

107

15.4. Nga aktet e dosjes gjyqësore konstatohet se gjatë gjykimit të çështjes, nuk janë administruar akte që në mënyrë eksplicite të vërtetojnë faktin e bashkëpronësisë dhe të individualizojnë truallin objekt pjesëtimi.

15.5. Mungesa e individualizimit konkret të sendit objekt pjesëtimi, jo vetëm që bie ndesh me nenin e sipërcituar, por mund të mos i përgjigjet gjendjes së faktit që mund të rezultojë gjatë gjykimit të fazës së dytë.

15.6. Kjo detyron si palët, ashtu edhe gjykatën, që kur e vlerëson edhe kryesisht mund të identifikojë sendin saktësisht që në fazën e parë, sa është në sipërfaqe dhe në pozicionim apo në përbërje, pa marrë dhe zgjidhur problemet ligjore që i takojnë fazës së dytë të pjesëtimit.

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në çështjet konkrete është i nevojshëm administrimi i një sërë provash shkresore që lidhen me pretendimet e ngritura nga palët, veçanërisht pretendimet e palës së paditur në ankim e në rekurs, saktësia e të cilave nuk është verifikuar e për rrjedhojë ka ndikuar në zgjidhjen e çështjes.

17. Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë përgjigje këtyre problemeve, në respektim të të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga proçesi gjyqësor civil, “... ka për detyrë që të zhvillojë një proçes të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

18. Gjithashtu, në mbështetje të neneve 486 e 465 të K.Pr.Civile, qoftë edhe kryesisht, gjykata e apelit, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor me qëllim evidentimin e situatës juridike të palëve në lidhje me të drejtat që ato tërheqin mbi sipërfaqen truall objekt pjesëtimi, të administrohet dosja gjyqësore që i përket vendimit nr.3707, datë 17.11.1992 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të provuar nëse qëndron apo jo pretendimi se trualli është pjesëtuar dhe se ndodhemi para gjësë së gjykuar, si dhe për përcaktimin e sipërfaqes reale objekt pjesëtimi, në funksion të të cilit mund të kryet edhe akt ekspertimi.

19. Kryerja e veprimeve si më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O SIPrishjen e vendimit nr.1131, datë 01.11.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe

dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 24.09.2009

108

MENDIMI I PAKICËSNe gjyqtaret e pakices jemi kunder vendimit te shumices qe prish vendimin nr.1131,

date 01.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthen çeshtjen ne po ate gjykate per rishqyrtim. Ne mendojme se, ne baze te nenit 485/d te Kodit te Procedures Civile, gjykata duhej te ndryshonte vendimet e dy gjykatave te faktit dhe te rrezonte padine.

Rezulton se sipas regjistrimit hipotekor nr.1787, date 25.05.1992, qe i perket zones kadastrale nr.8360 me numer pasurie 2/140, dy shtepi te ndodhura ne Rrugen “Musa Agolli” nr.14, 12, 10, te perbera: e para kater dhoma dollmallie, oborr e porte me vete dhe tjetra ka dy kulla, nje ode, sallon poshte, nje gjelltore, oborr, pus e porte me vete, te cilat kufizohen: e para me rruge private, djathtas me A. Recin, majtas Xh. Kuka, duke marre Tefta Dishnica, Hamjet Myftari, Bardhyl Zagolli pjese te barabarte 104/480 secili, Erion Zagolli, Helga Zagolli, Adrian Zagolli e Hasan Zagolli ne pjese te barabarta nga 32/480 secili, kurse Mybere Zagolli e Nazmije Zagolli ne pjese te barabarte nga 20/480 pjese.

Ne dosje ndodhet vendimi i formes se prere nr.3707, date 17.11.1992. qe ka vendosur: “Pjestimin e shtepive te ndodhura ne Rrugen “Musa Agolli” nr.14, 12, dhe 10, te perbera: e para nga kater dhoma, dy bodrume, dy sallone, nje kuzhine, wc ne oborr e porte me vete; e dyta me nr.12 e 10 e perbere nga kater dhoma, dy kuzhina, dy sallone, nje aneks, dy wc e nje depo, duke iu takuar respektivisht: “Mybere, Elga dhe Erion Zagolli - pjesa C e shenuar ne skicen planimetrike me ngjyre jeshile te ndodhur ne katin e dyte te shtepise nr.10, te perbere nga dy dhoma, nje kuzhine, koridor, aneks, banjo, me vlere totale 209.754 leke. Nazmie, Hasan e Adrian Zagolli - pjesa B shenuar ne skicen planimetrike me ngjyre te kuqe e porte me vete me nr.12, e perbere nga dy dhoma, kuzhine me aneks, sallon, wc e depo ne oborr, me vlere totale 145.598 leke. Bardhyl Zagolle e Tefta Dishnica te marrin ne bashkepronesi pjese te pandare pjesen A te shenuar ne skicen planimetrike me ngjyre te verdhe, me hyrje te veçante me nr.14, e perbere prej kater dhoma, dy sallone, nje kuzhine me aneks, dy bodrume dhe nje wc ne oborr, me vlere totale 327.995 leke. Hamjet Myftari, ne pamundesi te marrjes pjese ne natyre, te kompensohet me vlere ne shumen 124.362 leke, si me poshte: nga Mybere, Elga dhe Erion Zagolli shumen 61.445leke, nga Adrian, Nazmie e Hasan Zagolli shumen 45.148 leke dhe nga Bardhyl Zagolli e Tefta Dishnica shumen 17.767 leke.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin e saj me nr.5366, date 20.07.2005 ka pranuar padine, duke lejuar pjestimin e nje siperfaqe trualli 301.35 m2 (treqind e nje pike tridhjete e pese), mbi te cilen jane ndertuar dy shtepi te ndodhura ne Rr.“Musa Agolli” me nr.14, 12, 10, te regjistruar ne Z.R.P.P. Tirane me nr.1787 hipotekor, date 25.05.1992, Tefta Dishnica dhe Hamjet Myftari me 208/480 pjese dhe te paditurit Bardhyl Zagolli, Erion Zagolli, Elga Zagolli, Mybare Zagolli, Adrian Zagolli, Hasan Zagolli, Nazmie Zagolli me 272/480 pjese. Gjykata e Apelit Tirane, ne vendimin e saj nr.1131, date 01.11.2006, le ne fuqi vendimin date 20.07.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, duke derguar çeshtjen per vazhdimin e gjykimit te fazes se dyte te pjestimit.

Kunder vendimit te shumices ne themi se gjykata e apelit nuk ka pse te perserise hetimin gjyqesor, me qellim evidentimin e situates juridike te paleve ne lidhje me te drejtat qe ato terheqin mbi siperfaqen truall, objekt pjestimi.

Referuar vendimit te formes se prere nr.3703, date 17.11.1991, gjykata, ne pjestimin e shtepive ndodhur ne Rr.“Musa Agolli”, ka pjestuar gjithçka ne lidhje me to, perfshire jo vetem objektet ndodhur brenda shtepive, por dhe wc e oborr brenda kufizimeve te prones. Por edhe per nje moment, sikur nga vendimi i gjykates mos te ishte permendur fjala oborr, palet ndermjet tyre perfundimisht kane shprehur vullnetin e tyre ne lidhje me kete prone dhe jo per pjese te veçanta te saj. Megjithese, referuar Kushtetutes se vitit 1976 ku gjithe truajt ishin prone shteterore, ne kuptim te se drejtes dhe interpretim te pasurise se paluajtshme, themi me bindje ligjore qe çdo prone e paluajtshme e ndertuar me tulle, beton, etj., toka, burimet ujore, ndertesat, objektet dhe çdo gje tjeter e paluajtshme, sipas percaktimit te Kodit Civil, marrin

109

emrin pasuri te paluajtshme, pasi jane pazgjidhmerisht lidhur me truallin nen te. Sa me siper, ligji “Per Sanksionim dhe Mbrojtjen e Prones Private te Nismes se Lire ...” nr.7512, date 10.08.1991, ne dispozitat e tij lejon (neni 20) shitblerjen e prones truall. Vendimet e Keshillit te Ministrave ne shoqerim te ligjit bejne dhe percaktime konkrete te siperfaqeve te lejueshme per shitblerje.

Gjykata nuk mund te pjestonte nje truall me siperfaqe 301.35 m2; e para qe trualli nen banesa dhe oborri eshte pjestuar me nje vendim te formes se prere dhe paditesit nuk legjitimohen te ngrene padi per pronen e permendur, por dhe per faktin qe siperfaqja 301.35m2 eshte e pasakte. Nje shifer te tille vertetimi hipotekor nr.1787, date 25.05.1992 ne pershkrimin e prones nuk e permend. Çdo shtese bere nepermjet komenteve te regjistruesit nuk mund te merret si pjese pershkruese e prones.

Sa me siper, mendojme qe zgjidhja e drejte do te ishte prishja e vendimit nr.1131, date 01.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr. 5366, date 20.07.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe rrezimi i padise.

Fatos Lulo Evjeni Sinoimeri

110

Nr.11241-00316-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-849 i Vendimit (277)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarArdian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 24.09.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSE: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, në mungesë I PADITUR: KOMISONI I SHËRBIMIT CIVIL, në mungesë PERSON I TRETË: VASILIKA XHAFAJ, në mungesë

OBJEKTI:Kundërshtim i vendimit nr.541, datë 12.07.2006

të Komisionit të Shërbimit Civil. Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999

“Për Statusin e nëpunësit civil”.

Komisioni i Shërbimit Civil, me vendimin nr.541, datë 12.07.2006, ka vendosur: Pranimin e ankesës së znj. Vjollca Xhafaj. Shfuqizimin e akteve nr.86 prot., datë 05.05.2006 të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nr.695/1, datë 27.06.2006 të Departamentit të Administratës Publike (miratim kalimi në listë pritje), në pikën 56 të tij, për kalimin në listë pritje të ankueses si të pabazuar.Detyrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për t’i ofruar ankueses Vasilika Xhafaj vendin e punës Specialist në Sektorin e Liçensimit të Aktivitetit Privat Shëndetësor në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, Liçensimit, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.280, datë 11.12.2006, ka vendosur:Të pushojë gjykimin e çështjes civile nr.360 akti, që i përket Paditësit Ministria e Shëndetësisë, me objekt shfuqizimin e vendimit nr.541, date 12.07.2006 të Komisionit të Shërbimit Civil.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.280, datë 11.12.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë, për këto shkaqe:

111

- Gjykata e apelit nuk ka bërë asnjë verifikim, qoftë edhe në rrugë telefonike, për arsyet e mungesës sonë në këtë seancë.

- Përfaqësuesit tanë nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore për asrye objektive, kështu z. Auron Cara ka patur arsye shëndetësore, ndërsa z. Lulzim Ndreu ka qënë me shërbim jashtë shtetit.

- Në kuptim të nenit 179 të K.Pr.Civile këto përbëjnë shkaqe të arsyeshme që gjykata të shtynte seancën gjyqësore dhe jo të vendoste pushimin e gjykimit.

- Në këtë mënyrë na është hequr mundësia për të paraqitur para gjykatës provat dhe argumentet tona kundër vendimit të K.SH.C-së.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Nuni; ne mungese te paleve ndergjyqese dhe

si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e Çështjes

1. Personi i tretë, Vasilika Xhafaj, ka qënë në marrëdhënie pune pranë palës paditëse me detyrën e specialistes në Sektorin e Liçensimit të Aktivitetit Privat, Drejtoria Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë e Liçensimit.

2. Me Aktin nr.86 prot., datë 05.05.2006 të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë është vendosur kalimi i personit të tretë, Vjollca Xhafaj, në listë pritje për shkak të ndryshimit të kritereve të veçanta të pozicionit të punës dhe ristrukturimit të këtij sektori.

3. Departamenti i Administratës Publike, me aktin nr.695/1, datë 27.06.2006, ka miratuar kalimin në listën e pritjes të ankueses.

4. Mbi ankimin e personit të tretë, Vjollca Xhafaj, Komisioni i Shërbimit Civil, me vendimin nr.541 datë 12.07.2006, ka shfuqizuar aktet nr.86 prot., datë 05.05.2006 të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nr.695/1, datë 27.06.2006 të Departamentit të Administratës Publike (miratim kalimi në listë pritje), në pikën 56 të tij, për kalimin në listë pritje të ankueses si të pabazuar, duke detyruar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për t’i ofruar ankueses Vasilika Xhafaj vendin e punës Specialist në Sektorin e Liçensimit të Aktivitetit Privat Shëndetësor në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, Liçensimit, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

5. Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë me kërkesë padi, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit nr.541, datë 12.07.2006 të Komisionit të Shërbimit Civil, me pretendimin se ai është në kundërshtim me ligjin.

6. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.280, datë 11.12.2006, ka pushuar gjykimin e çështjes civile nr.360 akti që i përket paditësit Ministria e Shëndetësisë, me objekt shfuqizimin e vendimit nr.541, date 12.07.2006 të Komisionit të Shërbimit Civil.

7. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.280, datë 11.12.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ligji i Zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:8.1. Neni 461 i Kodit të Procedurës Civile: “Fillimisht gjykata verifikon paraqitjen e

rregullt të palëve, bën bashkimin e ankimeve të bëra kundër të njëjtit vendim dhe bën përpjekje për zgjidhjen e çështjes me pajtim.

Mosparaqitja e palëve, për të cilat njoftimi është bërë me shpallje, nuk pengon shqyrtimin e çështjes, me përjashtim të rastit kur janë njoftuar shkaqe të arsyeshme për mungesën.

112

Gjykata nuk mund të shqyrtojë çështjen në mungesë atëherë kur dëgjimi i palëve është një nga detyrat e rigjykimit ose kur njoftimi ka qenë i parregullt”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

9. Vendimi nr.280, datë 11.12.2006 i Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është vendosur pushimi i gjykimit të çështjes me nr.360 akti, datë 30.10.2006 është marrë në zbatim të gabuar të ligjit e për këtë shkak ai duhet prishur dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po pranë kësaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

10. Nga aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore rezulton se personi i tretë, Vasilika Xhafaj, ka punuar pranë palës paditëse me detyrën e specialistes në Sektorin e Liçensimit të Aktivitetit Privat, Drejtoria Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë e Liçensimit. Ajo gëzon statusin e nëpunësit civil.

10.1. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë me Aktin nr.86 prot., datë 05.05.2006 ka vendosur kalimin e personit të tretë, Vjollca Xhafaj, në listë pritje për shkak të ndryshimit të kritereve të veçanta të pozicionit të punës dhe ristrukturimit të këtij sektori. Ky akt është miratuar nga Departamenti i Administratës Publike

10.2. Mbi ankimin e Vjollca Xhafaj, Komisionit të Shërbimit Civil ka shfuqizuar aktet e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Departamentit të Administratës Publike, duke detyruar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për t’i ofruar ankueses Vasilika Xhafaj vendin e punës Specialist në Sektorin e Liçensimit të Aktivitetit Privat Shëndetësor në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, Liçensimit, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

11. Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë me kërkesë padi, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit nr.541, datë 12.07.2006 të Komisionit të Shërbimit Civil.

12. Gjykata e Apelit Tiranë, bazuar në nenin 179 të K.Pr.Civile, me arsyetimin se pala paditëse, megjithëse kishte dijeni rregullisht nga seanca përgatitore e datës 17.11.2006, pa ndonjë shkak të arsyeshëm nuk u paraqit në seancën gjyqësore të datës 11.12.2006, ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes.

12.1. Në argumentim të vendimit gjykata e apelit arsyeton se: “megjithëse kishin kaluar 20’ nga orari i caktuar për gjykim, rezultoi se nuk u paraqit paditësi, ndonëse të dy përfaqësuesit e tij (me autorizim) ishin të pranishëm në seancën përgatitore dhe morën dijeni për ditën dhe orën e gjykimit,...” dhe “... nuk del që të ketë ndonjë arsye të përligjur dhe objektive për mosparaqitjen e paditësit ... gjykata çmon se ka vend që, në respektim të kërkesave të ligjit procedurial civil, të vendoset pushimi i saj”.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e apelit është mbështetur gabimisht në nenin 179 të K.Pr.Civile.

14. Në referim të parimeve të legjislacionit të Shërbimit Civil dhe parimeve të përgjithshme të legjislacionit procedurial civil, ky Kolegj gjykon se për rastin konkret, Komisioni i Shërbimit Civil ka vepruar si shkallë e parë e shqyrtimit administrativ dhe vendimi i tij është i ankimueshëm në gjykatën e apelit.

14.1. Gjykata e apelit, për rastet kur kundërshtohen vendimet e Komisionit të Shërbimit Civil, nga “institucionet e administratës qëndrore apo vendore” vihet në lëvizje mbi ankimin e këtyre të fundit (neni 8/3 i ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”).

15. Gjykata e apelit duhet të zbatonte rregullat e parashikuara në Kreun e II-të të Titullit të I-rë të Pjesës së Tretë të K.Pr.Civile; nenin 452 e vijues të këtij Kodi, për paraqitjen e ankimit dhe gjykimit në apel.

113

15.1. Në kuptim të këtyre dispozitave, gjykata e apelit duhej të zbatonte rregullat proceduriale të shqyrtimit të çështjes si gjykatë apeli. Pra, për rastin duhej të shqyrtonte ankimin ndaj vendimit të Komisionit të Shërbimit Civil, sipas rregullimeve të bëra në nenin 461 të K.Pr.Civile.

15.2. Sipas kësaj dispozite, mosparaqitja e palëve në gjykimin në gjykatën e apelit, megjithëse kanë rregullisht njoftim për datën dhe orën e gjykimit, nuk pengon shqyrtimin e çështjes nga gjykata, “me përjashtim të rastit kur janë njoftuar shkaqe të arsyeshme për mungesën”.

15.3. Në kushtet kur palët kanë qënë të njoftuara për ditën dhe orën e gjykimit dhe nuk ka pasur njoftim për shkaqe të arsyeshme të mungesës, siç e kërkon dispozita e mësipërme, Gjykata e Apelit Tiranë ka qënë e detyruar të vazhdonte shqyrtimin e ankimit, në mungesë të palës.

16. Sjellim në vëmendje të gjykatës së apelit se gjatë gjykimit të çështjes duhet t’u referohet edhe vendimeve unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3, datë 24.01.2007 dhe nr.20, datë 15.11.2007.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.280, datë 11.12.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin

e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 24.09.2009

114

Nr.31001-01300-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1003 i Vendimit (278)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareMirela Fana AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “BETON EKSPRES“ SHPK, ne mungese

E PADITUR: DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR, NJESIA E TATIM PAGUESVE TE MEDHENJ, perfaqesuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda

OBJEKTI:Ndryshimin e vendimit nr.1078, date 22.07.2008

te Drejtorise se Apelimit Tatimor. Anullimin e detyrimit ndaj paditesit sipas njoftim vleresimit

nr.3100/3, date 26.03.2008.Baza Ligjore: Nenet 324 e vijues te K.Pr.Civile,

Ligji nr.8560/1999, i ndryshuar.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendim te ndermjetem te dates 12.05.2009 ka vendosur:

Mospranimin e kerkeses se pales se paditur, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Njesia e Tatim Paguesve te Medhenj, per nxjerrjen e çeshtjes civile jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te neneve 59, 60 te Kodit te Procedures Civile, kane ushtruar ankim te veçante Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve te Medhenj dhe Avokatura e Shtetit, te cilet kerkojne ndryshimin e ketij vendimi dhe vendosjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Vendimi nr.249, date 08.05.2008 i Drejtorise se Apelimit Tatimor eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Meqenese shoqeria nuk ka parapaguar detyrimin, Drejtoria e Apelimit Tatimor ka patur shkak te ligjshem per mosshqyrtim ne themel te ankimit.

- Pala paditese nuk ka respektuar nenin 43 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i cili ka qene ne fuqi ne momentin e paraqitjes se ankimit, ku percaktohej se: “Para se te paraqiten per apelim ne

115

shkallet e apelimit administrativ, tatimpaguesit jane te detyruar te parapaguajne detyrimin tatimor, pa perfshire interesat dhe gjobat qe lidhen me kete detyrim”.

- Detyrimi i mesiperm gjen pasqyrim dhe ne ligjin e ri nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, neni 107, ne K.Pr.Administrative, neni 137, pika 3.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesit te pales se

paditur, avokatin e shtetit Abaz Deda, qe kerkoi prishjen e vendimit te ndermjetem te gjykates se shkalles se pare dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i ndermjetem i dates 12.05.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nuk

eshte i mbeshtetur ne ligj, prandaj duhet te ndryshohet, duke pranuar kerkesen e paleve te paditura dhe nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka pranuar se, nepermjet aktit te njoftim vleresimit tatimor nr.3100/3 prot. te dates 26.03.2008, pala e paditur i ka njoftuar paditesit vendimin e saj, me te cilen percakton dhe obligon per shlyerjen e detyrimeve te papaguara tatimore ne vleren 720.000 leke.

Paditesi ka ushtruar te drejten e ankimit administrativ brenda afatit 30 ditor nga venia ne dijeni te akt njoftimit te vleresimit tatimor te lartpermendur.

Pala e paditur, me vendimin nr.249, date 08.05.2008, ka vendosur te mos marre ne shqyrtim ankimin administrativ te paraqitur nga paditesi, per shkak se, ky i fundit, nuk kishte permbushur detyrimin ligjor te parapagimit te detyrimit tatimor, qe perben njerin nga kushtet thelbesore te parashikuar nga ligji per marrjen ne shqyrtim ne themel te ankeses.

Ne daten 03.06.2008 rezulton se, mbi kerkesen e paditesit te dates 19.05.2008, eshte realizuar kompensimi i detyrimit tatimor per qirate, objekt i ketij gjykimi, ne vleren 720.000 leke, nepermjet tepricave kreditore te tatim fitimit te vitit 2007.

Pas kryerjes se ketij veprimi, ne daten 22.06.2008 paditesi i ka parashtruar perseri ankim administrativ pales se paditur per kundershtimin e akt njoftim vleresimit tatimor te dates 26.03.2008.

Pala e paditur, me vendimin nr.1078, date 22.07.2008, ka vendosur perseri te mos marre ne shqyrtim ne themel kerkesen ankimore te paditesit, per shkak se eshte paraqitur jashte afatit ligjor 30 ditor.

Ne rrethana te tilla, paditesi i eshte drejtuar me padi Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, me te cilen kundershton vendimin nr.1078, date 22.07.2008 te Drejtorise se Apelimit Tatimor, duke kerkuar anullimin e detyrimit tatimor te vendosur sipas akt njoftim vleresimit tatimor nr.3100/3, date 26.03.2008.

Ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2009, pala e paditur i ka kerkuar gjykates te nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, per shkak se paditesi nuk ka parapaguar detyrimin tatimor brenda afatit ligjor 30 ditor per ushtrimin e se drejtes se ankimit administrativ.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin e ndermjetem te dates 12.05.2009, ka vendosur te mos pranoje kerkesen e pales se paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor. Kjo gjykate arsyeton se paditesi me daten 08.05.2005 ka ushtruar ankim administrative, por pala e paditur ka vendosur te mos marre ne shqyrtim ankimin, sepse nuk ishin parapaguar detyrimet. Pala paditese e ka ushtruar perseri ankimin administrative, pasi i ka parapaguar detyrimet dhe pala e paditur ka vendosur te mos marre ne

116

shqyrtim ankimin, sepse eshte paraqitur jashte afatit ligjor. Ne pjesen e dyte te disponimit te saj, pala e paditur i ka njohur paditesit te drejten e ankimit ne gjykate brenda afatit 30 ditor nga marrja dijeni e vendimit te saj.

Kunder vendimit te ndermjetem te dates 12.05.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ka ushtruar ankim te veçante pala e paditur duke pretenduar se, parapagimi i detyrimeve tatimore perben kusht paraprak ligjor per marrjen ne shqyrtim ne themel te ankimit administrativ. Paditesi nuk e ka parapaguar ne afat detyrimin tatimor dhe per kete shkak nuk ka ezauruar rrugen administrative te ankimit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ankimi i veçante permban shkaqe nga ato qe parashikon ligji dhe per kete arsye, vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te ndryshohet, duke u pranuar kerkesa e te paditurve dhe çeshtja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

Ne ligjin nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore” (i ndryshuar), i zbatueshem ne kohen e paraqitjes se ankimit administrativ te paditesit prane te paditurit dhe dhenien e vendimit te pare nga ky i fundit (perkatesisht ne datat 08.04.2008 dhe 08.05.2008), pikerisht ne nenin 43, parashikohet se: “Para se te paraqiten per apelim ne shkallet e apelimit administrativ, tatimpaguesit jane te detyruar te parapaguajne detyrimin tatimor, pa perfshire interesat dhe gjobat qe lidhen me kete detyrim”. Sipas pikes 1 te nenit 55 te ketij ligji, ankimi administrativ duhet te paraqitet brenda 30 diteve nga njoftimi i vleresimit tatimor.

Edhe ligji aktualisht ne fuqi, nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore”, ne nenin 106, pika 3, neni 107, pika 3, neni 108 dhe neni 109, parashikojne te njejtat kushte thelbesore per paraqitjen dhe marrjen ne shqyrtim ne themel te ankimit administrativ te tatimpaguesve.

Ne intepretim dhe zbatim te drejte te ketyre dispozitave ligjore me te drejte pala e paditur ka vendosur ne te dy rastet te mos e marre ne shqyrtim (ne themel) ankesen e pales paditese.

Ne rastin e pare, ankimi ishte paraqitur brenda afatit 30 ditor, por pa plotesuar kushtin tjeter thelbesor per marrjen ne shqyrtim ne themel te tij, parapagimin e detyrimit tatimor.

Ne rastin e dyte, ankimi ishte paraqitur pertej afatit 30 ditor, sepse mban daten 23.06.2008, nderkohe qe akti i vleresimit tatimor qe kundershtohet eshte i dates 26.03.2008. Ne kete rast, pavaresisht vertetimit ose jo te rrethanes se shlyerjes se detyrimit tatimor, mungon kushti tjeter thelbesor per marrjen ne shqyrtim (ne themel) te ankimit administrativ, paraqitja e tij brenda 30 diteve nga venia ne dijeni te akt njoftimit te vleresimit tatimor.

Nga ana tjeter, nuk gjen mbeshtetje edhe arsyetimi i gjykates se vetë organi administrativ (pala e paditur), ka disponuar ne aktin administrativ qe kundershtohet per te drejten e paditesit per t’u ankuar ne gjykate. Kolegji Civil çmon se venien ne levizje te gjykates nuk e cakton organi administrativ. E drejta per te kerkuar ne rruge gjyqesore kundershtimin e aktit adminstrativ duhet te jete e parashikuar nga ligji. Nga ana tjeter, pavaresisht nese parashikohet ne menyre te shprehur ose jo ne nje ligj, pala e interesuar ka te drejten qe t’i drejtohet gjykates, per te kundershtuar nje akt administrativ qe zgjidh ne themel nje çeshtje, i dhene nga i vetmi apo organi me i larte administrativ (nenet 42 dhe 44 te Kushtetutes).

Por, pavaresisht nga “e drejta” per t’iu drejtuar gjykates, kjo e fundit vendos mungesen e juridiksionit gjyqesor kur nuk eshte ezauruar rruga administrative e ankimit apo nuk jane permbushur kerkesat e ligjes per marrjen ne shqyrtim ne themel te ankeses apo kerkeses nga organi administrative.

117

Ne rrethana te tilla, duke qene se vertetohet qe kundershtimi i aktit administativ objekt gjykimi nuk eshte pranuar te merret ne shqyrtim ne themel nga organi administrativ kompetent per mosrespektim nga vete paditesi (per faj te tij), te shkaqeve te parashikuara shprehimisht ne ligj (mosparapagimi i detyrimit tatimor dhe paraqitja e ankimit jashte afatit 30 ditor), atehere jemi perpara gjendjes se mos ezaurimit te rruges administrative te ankimimit ndaj nje akti administrativ. Per rrjedhoje, kjo çeshtje civile, me shkak dhe objekt padie kundershtimin e themelit te disponimit te aktit administrativ te nxjerre nga pala e paditur, duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

Ne arritjen e perfundimeve te sipercituara Kolegji Civil ka mbajtur parasysh sentencat unifikuese te vendimit nr.3, date 12.02.2008 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Ne kete vendim, ndermjet te tjerave arsyetohet se: “… b) Nëse gjykatës i rezulton se ankimi administrativ është paraqitur jashtë afatit dhe/ose mungojnë dokumentet shoqëruese, sipas nenit 55 të ligjit dhe ky është shkaku i mosshqyrtimit në themel të ankimit nga organi administrativ, gjykata vendos konform neneve 36 e 59 të K.Pr.Civile nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor ...”.

Sikurse arsyetohet me siper ne kete vendim asnje nga rrethanat faktike e ligjore te lartpermendura nuk vertetohet ne çeshtjen objekt i ketij gjykimi. Nga gjykimi rezulton i provuar se ankimi administrativ, ne rastin e pare eshte paraqitur brenda afatit 30 ditor, por pa parapaguar detyrimin tatimor. Ndersa ne rastin e dyte ankimi eshte paraqitur jashte afatit 30 ditor. Prandaj, kjo çeshtje duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 59 te Kodit te Procedures

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te ndermjetem te dates 12.05.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane dhe pranimin e kerkeses se paleve te paditura Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Njesia e Tatim Paguesve te Medhenj, nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Tirane, me 29.09.2009

118

Nr.11217-00438-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1055 i Vendimit (279)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareMirela Fana AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “LINDA” SH.P.K. LEZHE, ne mungese

E PADITUR: DREJTORIA ARSIMORE LEZHE, ne mungese

OBJEKTI PADISË:Per permbushje detyrimi kontraktor

dhe detyrimi per te permbushur kamate vonesat.Baza Ligjore: Neni 32/c i K.Pr.Civile

dhe neni 698 dhe 850 i K.Civil.

Gykata e Shkalles se Pare Lezhe, me vendimin nr.363, date 19.07.2006, ka vendosur: Rrezimin e kerkese-padise.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.449, date 26.12.2006, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.363, date 19.07.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe dhe dergimin e çështjes per rigjykim po asaj gjykate, me trup tjeter gjykues.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Drejtoria Arsimore Lezhe, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe nr.363, date 19.07.2006, duke parashtruar keto shkaqe:

- Duke ju referuar pikave te kontrates te lidhur midis dy paleve, ne piken 11/4 te kontrates, ajo fillon me date 16.03.2005 dhe perfundon me date 31.12.2005 dhe vetem ne mirekuptim midis paleve mund te zgjatet deri ne 30% te vleres dhe per te cilen duhet hartuar kontrate shtese, qe ne fakt nuk ka pasi ka munguar dhe kerkesa me shkrim nga pala paditese.

- Sipas pikes III/7 te kontrates, ofertuesi duhet te paraqese dokumentat dhe vertetimet e sherbimeve brenda dates 5 te muajit pasardhes, pike te ciles paditesi nuk i eshte permbajtur.

119

- Duke u mbeshtetur ne piken III/8 te kontrates, eshte depozituar ne DAR Lezhe informacion me shkrim i Drejtorit te Shkolles se Mesme Zejmen se, gjate vitit 2005, nga Shoqeria e Transportit per me shume se 30 dite nuk jane transportuar nxenesit dhe mesuesit dhe ne disa dite te tjera jane transportuar me vonese. Pala paditese duhet te paguaje pagen e mesueseve qe nuk kane mundur te shkojne ne pune, ose kane shkuar me vonese.

- Lidhur me peticionet e here pas hershme te mesuesve dhe nxenesve dhe ankesave te familjareve me goje dhe me shkrim ne DAR Lezhe, ne kemi pare te arsyeshme qe te mos nderpresim kontraten me shoqerine, nisur nga kaosi qe mund te sillte nderprerja e kontrates me kete shoqeri, por ne nuk kemi bere dhe aplikuar nderprerjen e njeaneshme te kontrates per vete specifiken e ketij sherbimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si e bisedoi çeshtjen,

V Ë R E NVendimi nr.449, date 26.12.2006 i Gjykates se Apelit Shkoder eshte dhene ne zbatim

te gabuar te ligjit procedurial, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Rezulton nga gjykimi se, ne mbeshtetje te Kodit Civil dhe legjislacionit te posaçem mbi prokurimet publike dhe buxhetin e shtetit, paditesi, “Linda” shpk ka lidhur nje kontrate sipermarrje (sherbimi) me te paditurin Drejtoria Arsimore Lezhe me objekt transportimin e mesuesve dhe nxenesve per periudhen 26.03.2005 deri ne 31.12.2005. Ndermjet te tjerave, ne piken 2, paragrafi 4 te kesaj kontrate, parashikohet qe palet mund ta zgjasin ate deri ne 30% te vleres se ofertes se kontraktuar, duke hartuar nje kontrate shtese. Po keshtu, ne piken 6, paragrafi 4, parashikohet se kjo shtese kontrate lidhet me “miratimin“ e paleve kontraktore.

Me ane te padise, pala paditese kerkon qe gjykata te detyroje palen e paditur te permbushe detyrimin kontraktor, duke i shlyer shumen 591.084 leke e cila perfaqeson sherbime te kryera prej tij dhe te pashlyera nga i padituri, sherbime te kryera ne kuader te shteses se kontrates se sherbimit, brenda kufijve prej 30% te vleres se kontrates baze.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe ka vendosur rrezimin e padise, me arsyetimin se nga hetimi gjyqesor dhe provat e administruara ka rezultuar qe sherbimet, te cilat paditesi pretendon te kete realizuar ne dobi te pales se paditur, tejkalojne vleren e sherbimeve te rena dakord ne kontraten e lidhur ndermjet tyre. Nderkohe qe, ndermjet paleve kontraktore (ndergjyqese) nuk rezulton te jete lidhur kontrata shtese per realizimin e tyre, sikunder parashikohet ne kontraten e sherbimit (pika 2, paragrafi 4), nuk ka kerkese nga paditesi dhe as miratim nga i padituri per lidhjen e kontrates shtese. Prandaj nuk ekziston ndonje detyrim kontraktor per t’u permbushur nga pala e paditur kundrejt paditesit.

E investuar mbi ankimin e paditesit, Gjykata e Apelit Shkoder ka vendosur te prishe vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ta ktheje çeshtjen per rishqyrtim.

Gjykata e apelit arsyeton se vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte produkt i nje hetimi te paplote, qe ka çuar ne keqinterpretimin e kontrates.

Paditesi nuk pretendon zgjatjen e kontrates por shlyerjen e shumes se te hollave per sherbimin qe ka kryer, duke transportuar me shume mesues e nxenes sesa detyrimi kontraktor. Çeshtja duhet kthyer per rigjykim per kryerjen e nje numri veprimesh hetimore, duke administruar si prova dokumentacione qe kane palet per sherbimet e kryera, duke hetuar per menyren si jane hartuar dhe zbatuar, duke marre ekspert kontabel per llogaritjen e sherbimeve te kryera dhe vleren e tyre. Mbi konkluzionet e ketyre veprimeve hetimore gjykata te beje interpretimin e kontrates. Gjykata te mbaje parasysh zbatimin e pikes 2,

120

paragrafi 4 te kontrates se sherbimit per sherbime shtese deri ne 30%, si dhe rregullimet ligjore te legjislacionit per prokurimet.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Arsimore Lezhe. Ne rekurs ngrihen pretendime per zbatimin e gabuar te ligjit nga gjykata e apelit ne kuptimin dhe interpretimin e kontrates se lidhur mes paleve ndergjyqese dhe per mosmarrjen parasysh te nje numri provash, sipas te cilave jo vetem nuk ka sherbime shtese, por edhe mangesi e mospermbushje edhe te vete sherbimeve te parashikuara ne ate kontrate. I padituri kerkon qe te prishet vendimi i gjykates se apelit dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare.

Kolegji Civil çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne zbatim te gabuar te ligjit procedurial.

Gjykata e apelit, mbeshtetur ne shkronjen “ç” te nenit 466 te K.Pr.Civile, ka vendosur te prishe vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues. Gjykata e apelit motivon vendimin e saj me kryerjen e nje hetimi te paplote nga gjykata e shkalles se pare dhe nevojen qe kjo e fundit te perserise hetimin gjyqesor, duke kryer nje numer veprimesh hetimore dhe administruar nje numer provash qe duhet t’i paraqesin palet ndergjyqese, perfshire kryerjen e nje ekspertimi.

Kolegji Civil çmon qe, perveç kundershtive te dukshme juridiko-materiale brenda vete arsyetimit te vendimit per zbatueshmerine ne mosmarreveshjen objekt gjykimi te dispozitave e te kuptimit te marredhenieve te detyrimeve, kontrates se sipermarrjes, begatimit pa shkak, legjislacionit mbi prokurimet etj., ky qendrim dhe disponim i gjykates se apelit nuk eshte i mbeshtetur dhe motivuar ne asnje prej rasteve dhe rrethanave te parashikuara shprehimisht ne nenin 467 te K.Pr.Civile.

Jashte ketyre rasteve, duke qene se eshte gjykate ligji dhe fakti e investuar mbi ankimin e paleve ndergjyqese, gjykata e apelit ka detyrimin te marre ne shqyrtim çeshtjen ne themel, madje duke perseritur nese çmon te nevojshme teresisht apo pjeserisht hetimin gjyqesor, me kerkese te paleve, a kryesisht.

Nisur nga urdherimet e nenit 467 te K.Pr.Civile, ne kuptim te drejte te dispozites se shkronjes “ç” te nenit 466 dhe shkronjes “b” te nenit 467 te ketij Kodi, çmohet se vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne shkelje te rende te normave proceduriale. Ne mungese te rasteve te nenit 467 dhe, eventualisht te atyre qe lidhen me disponimin e pushimit te gjykimit te çeshtjes, kjo gjykate duhet te shqyrtonte ne themel pretendimet e ngritura ne ankimin e pales paditese. “Detyrat” qe i ka caktuar gjykates se shkalles se pare per perseritje te hetimit gjyqesor, marrje dhe analizim provash, ekspertim, etj., jane detyra e veprime qe gjykata e apelit ka detyrimin t’i kryeje vete (neni 465).

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “c” te nenit 485 te Kodit

te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.449, date 26.12.2006 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 29.09.2009

121

Nr.11243-00090-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1039 i Vendimi (280)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: SAMI BEQIRAJ TË PADITUR: LUMTURI GORO, ne mungese.

FOTAQ GORO, ne mungese.QEMAL GORO, ne mungese.BRUNILDA GORO, ne mungese.LULJETA GORO, ne mungese.ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME SARANDE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Njohje pavertetesie dhe goditje per fallsitet te vendimit civil

te Gjykates se Rrethit Sarande nr.253, date 22.02.1993, duke rregulluar fshirjen nga regjistrat hipotekore.

Baza Ligjore: Nenet 32/c, 154, 270 e vijues te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande, me vendimin nr.1097, date 30.11.2005, ka vendosur:

Pranimin e kerkese-padise se paditesit Sami Beqiraj. Te njohe si te pavertete, duke e goditur si te fallsifikuar, vendimin gjyqesor nr.253, date 22.02.1993 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande dhe si pasoje fshirjen nga regjistri hipotekor te pasurise se regjistruar ne regjistrin hipotekor nr.3, faqe 23, nr.62 indeksi, date 27.07.2007.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.150, date 09.05.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.1097, date 30.11.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, me kete saktesim:Njohjen e pavertetesise per shkak te fallsitetit te vendimit civil nr.253, date 22.02.1993 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande qe i perket:

122

Padites: Shupi Goro; I paditur: Seksioni i Finances se Rrethit Sarande; Objekti: Njohjen e pronesise mbi nje siperfaqe prej 2137 m2 ne baze te nenit 86 te K.Pr.Civile.

Kunder vendimit nr.150, date 09.05.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster ka ushtruar rekurs e paditura Lumturi Goro, duke kerkuar prishjen e vendimit nr.150, date 09.05.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe te vendimit nr.1097, date 30.11.2005 te Gjykates e Rrethit Gjyqesor Sarande, per keto shkaqe:

- Nga te dyja gjykatat jane lejuar shkelje te renda procedurale, te cilat perkojne me moszbatim dhe respektim te ligjes.

- Vendimi deklarativ objekt gjykimi nuk eshte pikerisht ai qe trashegimlenesi i pales se paditur ka paraqitur prane Z.R.P.P. Sarande, se bashku edhe me dokumentacion tjeter. Pra kemi paraqitur nje dokument tjeter, qe nuk ekziston dhe mosekzistenca rendon mbi Z.R.P.P, dhe jo mbi palen e paditur.

- Trashegimlenesi disponon dokumenta autentike dhe te pakontestueshme, siç eshte vertetimi kadastral i siperpermendur, date 09.04.1996.

- Pronat e paleve nuk kane mbivendosje dhe per rrjedhoje ishte e domosdoshme thirrja e nje eksperti ose grup ekspertesh.

- Kemi kerkuar pezullimin e çeshtjes, pasi e njejta çeshtje eshte ankimuar administrativisht ne Komitetin Shteteror te Kthimit te Pronave, ne baze te nenit 16/2 te ligjit nr.9235, date 29.7.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”.

- Ne vendimin e K.K.K.Pronave nr.11, date 27.04.1994, citohet se ne baze te regjistrave kadastrale 1947 dhe 1951, ish pronari Dilaver ka figuruar i regjistruar ne disa parcela, duke perfshire edhe siperfaqen objekt konflikti. Ky regjistrim eshte nje regjistrim fiktiv dhe ne kundershtim te hapur me nenin 1 te ligjit nr.7698, date 15.4.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”. Ky ligj u njeh ish-pronareve te drejten e pronesise per pronat e shtetezuara, etj. Kjo verteton se pala paditese nuk eshte pronare dhe kjo prone nuk ka qene e tij, por i eshte regjistruar ne vitin 1947-1951, ne nje kohe qe po sipas ketij regjistrimi figuron dhe prona e trashegimlenesit te pales se paditur.

- Si mund te provohet qe dokumenti eshte i fallsifikuar, kur vendimi origjinal nuk u paraqit kur mund t’i nenshtohet ekspertimit kriminalistik. Nuk ka asnje dokument qe te vertetoje se i eshte pranuar akuza pales se paditur per fallsifikim dokumenti.

- Gjykata ka shkelur rende ligjin dhe konkretisht nuk ka pranuar caktimin e nje eksperti. pasi ka mosperputhje midis prones se pales paditese dhe pales se paditur.

Paditesi Sami Beqiraj ka paraqitur kunderrekurs, ne te cilin parashtron keto shkaqe: - Ka pretenduar se jane lejuar shkelje te renda procedurale ne gjykimin ne apel, por

konkretisht nuk ka permendur se cilat jane keto shkelje te renda procedurale.- Nuk mund te behej pezullimi i gjykimit te çeshtjes, pasi nuk kishte lidhje deklarimi

per fallsitet me kundershtimin e vendimit te K.K.K.Pronave qe kerkon pala e paditur.- Pala e paditur pretendon se barra e proves per te vertetuar fallsitetin e vendimit

gjyqesor i bie pales paditese. Ne gjykim eshte verifikuar dhe rezulton se fallsifikimi i dokumentit eshte fallsifikim intelektual, i cili u provua katerciperisht se ishte fallsifikuar

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e paditesit Sami

Beqiraj; Av. Verdi Haderi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

123

V Ë R E NVendimi nr.150, date 09.05.2006 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte rrjedhoje e

zbatimit te gabuar te kerkesave ligjore dhe si i tille ai duhet te prishet dhe çeshtja duhet te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara, eshte vertetuar se ne date 25.12.1994 midis Dilaver Beqiraj dhe Shuaip Goro eshte lidhur nje kontrate qiraje, nepermjet te ciles i pari i jep te dytit me qira per nje vit nje toke truall prej 2504 m2, te ndodhur ne qytetin e Delvines, me kufizime: Veriu - Shtepi e Shuaip Goros; Jug - rreze perroi; Lindje - muri i baces se Dervish Bajos dhe Perendim - gardhi i Sani Goro dhe Pajtim Goro.

Nderkohe, rezulton se trashegimlenesi i te paditurve (bashkeshort dhe baba i tyre), Shuaip Goro, te kete regjistruar ne date 27.07.2000 ne regjistrin hipotekor nr.3, fq.23, nr.62 indeksi, nje shtepi banimi se bashku me truallin 2137 m2 me kufizime: Veriu - me pronen e Flamur Goro; Jug - me perroin; Lindje - me Hektor Dervishin dhe Perendim - me pronen e Pajtim Goro.

Per regjistrimin e kesaj pasurie, trashegimlenesi i te paditurve ka perdorur vendimin gjyqesor civil nr.253, date 22.02.1993 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande. Ne baze te ketij vendimi eshte njohur e drejta e pronesise se te ndjerit Shuaip Goro mbi nje siperfaqe traulli prej 2137 m2 ne qytetin e Delvines dhe me kufizime te percaktuara, nga Veriu - me pronen e Flamur Goro; Jug - me perroin; Lindje - me Hektor Dervishin dhe nga Perendimi - me prones e Pajtim Goro.

Paditesi, me padine e ngritur, kerkon qe te njohe si te pavertete dhe t’a godase si te fallsifikuar vendimin gjyqesor nr.253, date 22.02.1993 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, duke pretenduar se ky vendim cenon interesat e tij pasurore, pasi siperfaqja prej 2504 m2, qe i eshte kthyer me vendim te K.K.K.Pronave, perfshin ne vetvete siperfaqen prej 2137 m2 te regjistruar nga te paditurit Goro nepermjet vendimit te mesiperm dhe per me teper eshte dhene nga nje gjyqtar qe nuk ka qene i tille ne kohen e dhenies se ketij vendimi. Ndersa te paditurit pretendojne se prona, per te cilen paditesi ben fjale, nuk eshte ajo e regjistruar prej trashegimlenesit te tyre, por nje tjeter.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande me vendimin nr.1097 date 30.11.2005 ka vendosur te njohe si te pavertete vendimin gjyqesor nr.253, date 22.02.1993 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, duke urdheruar fshirjen nga regjistri hipotekor te pasurise me nr.3, faqe 23, nr.62 indeksi, date 27.07.2007 ne emer te Shuaip Goro. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.150, date 09.05.2006.

Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e kesaj çeshtjeje, Kolegji Civil i Gjykatë së Lartë çmon se perfundimi i arritur nga gjykimi nuk eshte ne zbatim te nenit 14 te K.Pr.C. per nje hetim te plote dhe te gjithanshem te çeshtjes. Gjykatat vertet kane bere nje hetim te plote dhe te gjithanshem lidhur me faktin se vendimi nr.253, date 22.02.1993 i Gjykates se Rrethit Sarande eshte nje vendim i pavertete dhe i fallsifikuar, por nuk kane zbatuar si duhet detyrimin qe rrjedh nga neni i sipercituar persa i perket pretendimeve te pales se paditur se nuk ka nje mbivendosje pronash midis prones ne pronesi te paditesit dhe prones ne pronesi te te paditurit. Per te realizuar nje hetim te plote dhe te gjithanshem per kete pjese gjykata duhet te merrte mendimin e nje eksperti. Konkluzioni i ekspertit per mbivendosjen apo jo te pronave ka rendesi per zgjidhjen e drejte te çeshtjes, kjo per faktin se nga njera ane pavertetesia e vendimit gjyqesor sjell humbjen e te drejtes se pronesise per palen e paditur, nderkohe qe nga ana tjeter, mosmbivendosja e pronave i humbet te drejten pales paditese per te ngritur padi, pasi nuk ka interes te ligjshem, gje qe çon ne mungesen e legjitimitetit per te kerkuar sipas objektit te padise.

124

Ne rigjykim, per te sqaruar pretendimet e paleve ndergjyqese per vendndodhjen e pronave, eshte e domosdoshme te thirret nje ekspert. Kryerja e veprimeve si me siper dhe e te tjerave qe evetualisht mund te lindin gjate rigjykimit do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me kerkesat e parashikuar ne nenin 465 te K.Pr.C., te perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, per te arritur ne perfundime te drejta ligjore ne lidhje me çeshtjen.

Nga sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i cenueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.150, date 09.05.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe

dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 29.09.2009

125

Nr.11115-00228-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1037 i Vendimit (281)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket paleve:

PADITËS: ALFRED SHUTA, perfaqesuar me prokure nga Av. Shyqyri DylgjeriALEKO SHUTA, ne mungese. PAVLLO SHUTA, ne mungese. HARITO SHUTA, perfaqesuar me prokure nga Av. Shyqyri Dylgjeri

TË PADITUR: K.K.K.P. VLORE, ne mungese. KESHILLI I KOMUNES QENDER, ne mungese.THEOHAR KOCO, ne mungese. PROKOP ANDREA, ne mungese. KASJANI ANDREA, ne mungese. DHIMITRULLA ANDREA, ne mungese. ILIR ANDREA, VASIL ANDREA, ne mungese. DHIMITER ANDREA, ne mungese. MIHALLAQ ANDREA, ne mungese. STAVRO ANDREA, ne mungese.ELIZABETA MANO, ne mungese.MIRELA ANDREA, ne mungese.ENEREIDA ANDREA, ne mungese.ALEKSANDER ANDREA, ne mungese.OLLGA ANDREA, ne mungese.SOTIRA ANDREA, ne mungese.VJOLETA KOCO, ne mungese.ALKETA KOCO, ne mungese.EDMOND KOCO, ne mungese.ELTON KOCO, ne mungese.KOSTANDIN KOCO, ne mungese.

126

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i te paditurit, Keshilli i Komunes Qender,

te nxjerre vendimin per shitjen e siperfaqes 2661 m2 truall ne fshatin Narte.Anullimin e vendimit nr.315, date 02.11.1995 te K.K.K.Pronave Vlore.Anullimin e pjesshem te vendimit nr.682, date 31.03.2003 per 115 m2,

detyrimin e te paditurit Theohar Koco te liroje dhe te dorezoje 169 m2 truall. Baza Ligjore: Neni 1 e 4 i ligjit nr.7980, date 27.07.1995

"Per shitblerjen e trojeve", neni 8/11/a i ligjit nr.8652, date 31.07.2000

“Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”; neni 27/a i ligjit nr.7698, date 15.04.1993

"Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve"; VKM nr.3, date 21.06.1993; neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.2233, date 21.12.2004, ka vendosur:

Rrezimin e padise se paditesave Alfred Shuta, Aleko Shuta, Pavllo Shuta, Harito Shuta kunder te paditurve K.K.K.P. Vlore, Keshilli i Komunes Qender, Theohar Koco, Prokop Andrea, Kasjani Andrea, Dhimitrulla Andrea, Ilir Andrea, Vasil Andrea, Dhimiter Andrea, Mihallaq Andrea, Stavro Andrea, Elizabeta Mano, Mirela Andrea, Enereida Andrea, Aleksander Andrea, Ollga Andrea, Sotira Andrea, Vjoleta Koco, Alketa Koco, Edmond Koco, Kostandin Koco, Elton Koco, si i pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.432, date 14.07.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.2233, date 21.12.2004 te Gjykates se Rrethit Vlore per pjesen qe i eshte rrezuar padia e paditesave, me objekt anullimi i vendimit te K.K.K.P. Vlore nr.682, date 31.03.2003 e qe ka te beje me te paditurin Theohar Koco.Ndryshimin e ketij vendimi per pjesen tjeter dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:Anullimin e vendimit te K.K.K.P. Vlore nr.315, date 02.11.1995 per pjesen qe i ka kthyer ne natyre te paditurve, trashegimtareve te Lloi Andrea, siperfaqen prej 634 m2, duke vendosur kompensimin e ish pronarit edhe per kete pjese.Detyrimin e Keshillit te Komunes Qender qe t’i shese paditesave siperfaqen e truallit prej 2481 m2, sipas skices nr.2 qe shoqeron aktin e ekspertimit.

Kunder vendimit nr.432, date 14.07.2006 te Gjykates se Apelit Vlore ka ushtruar rekurs i padituri Prokop Andrea, etj., duke kerkuar prishjen e vendimit nr.432, date 14.07.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.2233, date 21.12.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, per keto shkaqe:

- Neni 1 dhe 4 i Ligjit “Per shitblerjen e trojeve” eshte shfuqizuar, pra vendimi i gjykates se apelit eshte ne kundershtim me ligjin, pasi sendi qe gjykata detyron Keshillin e Komunes per t’a shitur tek paditesat eshte jashte qarkullimit civil, duke qene se me ligj eshte ndaluar shitja e trojeve publike.

- Ne nenin 28 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave” percatohet se: “Per tokat qe jane ne pronesi te shtetit, organet kompetente te administrates publike ndalohen te lidhin kontrata posedimi a pronesie me te tretet deri ne perfundim te procesit te kthimit dhe kompensimit te pronave”. Pra pa u

127

kompensuar ish-pronaret gjykata nuk mund te vendose qe toka e ish-pronareve t’u shitet paditesave.

- As ne gjykaten e rrethit dhe as ne gjykaten e apelit nuk u provua se ne siperfaqen prej 634 m2 te kete puseta, tubacione apo instalime te tjera mbitokesore apo nentokesore, qe kjo siperfaqe te hynte ne ate funksionale.

- Bazuar ne udhezimin nr.3, date 21.06.1993, siperfaqja funksionale e objekteve te paluajtshme percaktohet ne baze dokumentacionit perkates. Po te shihet kontrata e shitjes date 08.10.1991, me te cilin paditesat kane blere magazinen, ka shume mangesi dokumentacioni. Ne kontraten e blerjes se objektit eshte percaktuar se bleresi blen objektin e paluajtshem, magazine e frutikultures, dhe siperfaqen e truallit qe e kane me qira. Skica qe pretendohet se shoqeron kontraten nuk permban daten qe te njehsohet me kontraten e shitjes dhe as vulen shoqeruese.

- Gjate hetimit gjyqesor, gjykates se apelit iu be e ditur nga ana jone se pala paditese ka ne posedim nje total prej 966 m2 siperfaqe funksionale, nga e cila 288 m2 gjenden ne hyrjet kryesore te magazines. Ne keto kushte, pse duhet qe gjykata te anulloje vendimin tone te K.K.K.P. duke na hequr ne pronen si ish pronare per te mundesuar qe paditesit te blejne edhe 634 m2 te tjere siperfaqe funksionale?!

- Ne baze te ligjit nr.8652, date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 8/2/e: “Nuk eshte kompetence e kryetarit te komunes lidhja e kontrates se shitblerjes, por e Keshillit te Komunes, e cila nuk mund t’ia delegoje ushtrimin e kesaj te drejte askujt tjeter”. Per keto arsye eshte bere edhe revokimi, pasi pale shitese ne kontrate ka qene nje punonjes qe nuk e ka patur autorizimin e Keshillit te Komunes. Ne keto kushte, interpretimi i gjykates se apelit se kontrata nuk duhej te revokohej eshte i padrejte, kjo sepse eshte sikur personi qe e ka bere shitjen te kishte autorizimin ne baze te nenit 8 te ligjit te mesiperm, Keshilli i Komunes mund te shese vetem pronen qe e ka ne pronesi njesia e qeverisjes vendore, ne kete rast 634 m2 truall nuk ka qene prone e Keshillit te Komunes, por e familjes Andrea.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e paditesave Alfred

Shuta dhe Harito Shuta; Av. Shyqyri Dylgjeri, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.2233, date 21.12.2004 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte dhe i

bazuar ne prova dhe ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi. Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara eshte vertetuar se paditesat

jane trashegimtare ligjore te trashegimlenesit Apostol Shuta, i cili ne vitin 1991 ka blere prej ish Kooperatives Bujqesore Narte nje magazine te frutikultures, me kufizimet perkatese. Kjo pasuri eshte regjistruar fillimisht ne emer te trashegimlenesit Apostol Shuta dhe me pas ne emer te paditesave trashegimtare te tij, sipas vertetimeve per secilen pjese perkatese te tyre.

Duke qene se per secilen pjese te tyre, paditesat truallin e ketij objekti (magazine) e kane pasur me qira, kane kerkuar prane te paditurit Keshilli i Komunes Qender t’i shese siperfaqen e truallit prej 2664 m2, e cila sipas tyre eshte siperfaqja e truallit ku shtrihet godina dhe siperfaqja funksionale qe i nevojitet asaj per ushtrimin normal te aktivitetit, por kjo kerkese iu eshte refuzuar.

128

Gjithashtu ka rezultuar se ne afersi te kesaj magazine, K.K.K.P. Vlore i ka njohur dhe kthyer pronen dy ish-pronareve. Perkatesisht me vendim nr.315, date 02.11.1995 i ka njohur te drejten e pronesise ish pronarit Lloji Andrea, per nje siperfaqe toke prej 952 m2 te tjetersuar ne truall, ndodhur ne fshatin Narte-Vlore, nga e cila i eshte kthyer si siperfaqe e lire 634 m2 dhe per siperfaqen prej 318 m2 eshte vendosur te kompensohet. Ndersa me vendimin nr.682, date 31.03.2003 eshte njohur pronesia ish pronarit Jorgji Koco per nje siperfaqe toke bujqesore te tjetersuar ne truall prej 528 m2 e ndodhur ne fshatin Narte-Vlore, nga e cila i eshte kthyer 424 m2 siperfaqe e lire dhe per 104 m2 eshte vendosur te kompensohet.

Ndodhur si me siper, paditesat e kane bere çeshtjen konflikt gjyqesor dhe me padine objekt gjykimi kane kerkuar qe pala e paditur, Keshilli i Komunes Qender Vlore, te detyrohet qe te kryeje shitjen e truallit nen objekte (magazine) dhe atij funksional me nje siperfaqe totale prej 2664 m2. Gjithashtu paditesat Shuta kane kerkuar edhe anullimin e vendimeve te K.K.K.Pronave Vlore nr.315, date 02.11.1995 dhe te vendimit nr.682, date 31.03.2003, me te cilet ju eshte njohur dhe kthyer pronesia ish pronareve Lloji Andrea dhe Jorgji Koco.

Ne perfundim te gjykimit Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.2233, date 21.12.2004 ka vendosur rrezimin e padise. Ndersa Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.432, date 14.07.2006 ka vendosur: “Lenien ne fuqi te vendimit nr.2233, date 21.12.2004, te Gjykates se Rrethit Vlore per pjesen qe i eshte rrezuar padia e paditesave, me objekt anullimi i vendimit te K.K.K.P. Vlore nr.682, date 31.03.2003 e qe ka te beje me te paditurin Theohar Koco. Ndryshimin e ketij vendimi per pjesen tjeter dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt: Anullimin e vendimit te K.K.K.P. Vlore nr.315, date 02.11.1995 per pjesen qe i ka kthyer ne natyre te paditurve, trashegimtareve te Lloji Andrea, siperfaqen prej 634 m2, duke vendosur kompensimin e ish pronarit edhe per kete pjese. Detyrimin e Keshillit te Komunes Qender qe t’i shese paditesave siperfaqen e truallit prej 2481 m2, sipas skices nr.2, qe shoqeron aktin e ekspertimit”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka ushtruar rekurs i padituri Prokop Andrea, etj. duke kerkuar prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit gjyqesor.

Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e kesaj çeshtjeje, Kolegji Civil i Gjykate se Larte çmon se Gjykata e Apelit Vlore e ka zgjidhur drejt çeshtjen dhe se pretendimet e ngritura ne rekurs nuk jane te tilla qe te motivojne cenimin e vendimit te gjykates se apelit.

Kolegji vlereson se i drejte dhe ligjor eshte vendimi per pjesen e padise se rrezuar qe ka te beje me te paditurin Theohar Koco. Sikunder u permend dhe me lart, te paditurit Theohar Koco i eshte kthyer ne natyre siperfaqja e truallit prej 424 m2, qe shtrihet ne veri-perendim te magazines se paditesve Shuta dhe ne nje distance prej 1.5 ml larg saj. Kolegji vlereson se drejt ka argumentuar Gjykata e Apelit Vlore kur konstaton si te padrejte pretendimin e paditesave, se vendimi i K.K.K.P. Vlore ne favor te trashegimtareve Koco duhet te anullohet, sepse objekti magazine dhe piste betoni kane nevoje per siperfaqe funksionale prej 6 m rreth e rrotull objektit. Fakti qe kater paditesat e kane pjestuar ne kater pjese kete prone nuk do te thote qe secili prej bashkepronareve te kete siperfaqe te tilla funksionale qe mund te cenojne interesat e ish pronarit ne pronen fqinje, siç eshte rasti i te paditurit Theohar Koco. Tjeter siperfaqe funksionale i nevojitet nje magazine te pandare (siç ka qene qe ne kohen qe eshte blere ne vitin 1991), e tjeter siperfaqe funksionale i nevojitet bashkepronareve ne pjese te ndara te kesaj magazine. Kolegji vlereson se, ne veshtrim te sa me siper, vendimi nr.682, date 31.03.2003 i K.K.K.P. Vlore nuk ka shkak per t’u cenuar dhe se drejt ka vendosur gjykata per rrezimin e padise per pjesen qe ka te beje me te paditurit Koco.

129

Gjithashtu Kolegji vlereson se drejt ka vendosur Gjykata e Apelit Vlore edhe ne lidhje me pjesen tjeter te padise qe ka te beje me te paditurit trashegimtare te Lloji Andrea. Keshtu nga riekspertimi i bere ne kete gjykate ka rezultuar se siperfaqja e trullit prej 634 m2, qe i eshte kthyer te paditurve trashegimtare te Lloji Andrea me vendim nr.315, date 02.11.1995 te K.K.K.P. Vlore, krijon mbivendosje me pisten e betonit prone e paditesave Shuta, si dhe me pjesen funksionale te objektit te tyre. Ne keto kushte, K.K.K.P. Vlore nuk duhet te kishte kthyer si truall te lire kete siperfaqe te paditurve Andrea, pasi ky truall ishte i zene ne kuptim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”. Kolegji vlereson se ne veshtrim te sa me siper, vendimi nr.315, date 02.11.1995 i K.K.K.P. Vlore eshte i cenueshem dhe si i tille me te drejte eshte vendosur anullimi i ketij vendimi per kthimin ne natyre te kesaj siperfaqe trualli.

Ne keto kushte, duke qene se paditesit Shuta jane pronare te ligjshem te objektit “magazine frutikulture dhe piste betoni” te ndertuar para gushtit te vitit 1991, iu lind e drejta te kerkojne te blejne truallin, si dhe siperfaqen funksionale te objektit, ne mbeshtetje te ligjit nr.7512, date 10.08.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private te nismes se lire te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit”, i ndryshuar, si dhe akteve nen ligjore te dala ne baze dhe per zbatimin e tij, me te cilat eshte percaktuar procedura per shitjen e trojeve te objekteve qe jane privatizuar.

Se fundi, per sa i perket pretendimit ne rekurs se “neni 1 dhe 4 i ligjit nr.7980, date 27.07.1995 “Per shitblerjen e trojeve” eshte shfuqizuar”, Kolegji çmon se ky pretendim nuk eshte i bazuar ne ligj. Nuk rezulton qe me ndonje akt te mevonshem ligjor te jete shfuqizuar neni 1 dhe 4 i ketij ligji, e aq me teper nuk rezulton te jete bere nje gje e tille nga ligji nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”. Rregullimi qe ka bere nenin 28 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”, ne te cilin percaktohet se: “Per tokat qe jane ne pronesi te shtetit organet kompetente te administrates publike ndalohen te lidhin kontrata posedimi a pronesie me te tretet deri ne perfundim te proçesit te kthimit dhe kompensimit te pronave”, mbetet ne kuadrin e nje rregullimi te pergjithshem. Ne rastin konkret flitet per nje kategori te posaçme te tokave prone shteterore qe jane trojet nen objektet e privatizuara apo pjese funksionale e tyre, per te cilen ka nje rregullim te posaçem ligjor, qe eshte ai i bere me ligjin “Per shitblerjen e trojeve”, i cili nuk eshte shfuqizuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.432, date 14.07.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 29.09.2009

130

Nr.11241-01296-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1306 i Vendimit (282)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesMirela Fana AnetareGuxim Zenelaj Anetar Arjana Fullani Anetare Aleksander Muskaj Anetar

në seancën gjyqësore të datës 29.09.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: BESNIK PICALLI, perfaqesuar ne gjyq nga av. Flamur Proganati

E PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME TIRANE, ne mungese

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur të bëjë regjistrimin e një sipërfaqe trualli prej 494 m2 të ndodhur në Shkozë-Tiranë,

me kufizime: Veriu - Ismail Spanja e Ali Çela; Jugu - Rrugë Lagje pa krye, Lindje - Rrugicë për në shtëpinë e Ali Çelës; Perëndim - Ali Picalli;

pasuri e fituar me parashkrim fitues sipas vendimit gjyqësor nr.1291, datë 12.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,

lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Lartë nr.211, datë 15.02.2008.Detyrimin e saj të lëshojë çertifikatën e pronësisë për këtë pronë

në emër të paditësit Besnik Picalli.Baza Ligjore: Neni 170 i Kodit Civil, Neni 32 i Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e ndërmjetëm nr.1840 akti, datë 19.06.2009, ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës për nxjerrje të çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka bërë ankim të veçantë Zyra Vendore e Avokaturës së Shtetit Tiranë dhe Bashkia Tiranë, me anën e të cilit kanë kërkuar ndryshimin e vendimit të ndërmjetëm të datës 19.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me objekt “Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor” si të pabazuar në ligj, duke vendosur pranimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Shkaqet e rekursit të Avokaturës së Shtetit janë:- Paditësi i bazon kërkimet e tij në mbështetje të Nenit 170 të Kodit Civil.

131

- Neni 2/1 i Ligjit 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”, i ndryshuar, parashikon se: Objekti i veprimtarisë së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të të drejtave te tjera reale për pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore që vërtetojnë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe përgatitja, mbajtja dhe administrimi i regjistrave të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave të tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme”.

- Në vijim ky ligj, në nenin 38, parashikon se: “… Në rastet kur shteti, personi fizik ose juridik, ka fituar të drejtën e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme me anë të ligjit, vendimi gjyqësor të formës së prerë për fitimin ose kalimin e të drejtës së pronësisë, apo të aktit të një organi administrativ regjistruesi, mbështetur në këto akte të paraqitura nga personi i interesuar, bën regjistrimin, duke shënuar pronar shtetin, personin fizik ose juridik, të cilit i ka kaluar e drejta e pronësisë ...”

Shkaqet e rekursit të Bashkisë Tiranë janë:- Paditësi ka fituar pronësinë mbi objektin me anën e vendimit gjyqësor me objekt

vërtetim fakti.- Paditësi ka thirrur Bashkinë Tiranë me cilësinë e të paditurit, por nuk ka provuar se ky

truall është në pronësi të shtetit, pra nuk legjitimohet thirrja e Bashkisë Tiranë si e paditur.

- Në bazë të nenit 168 të Kodit Civil, nuk mund të fitohet me parashkrim fitues një send që është prone publike.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; degjoi perfaqesuesin e paditesit,

avokatin Flamur Proganati, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.1840 akti, date 19.06.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane; ne mungese te pales se paditur ZVRPP Tirane; dhe si shqyrtoi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i ndërmjetëm nr.1840 akti, datë 19.06.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë është i drejtë dhe në zbatim të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

I. Rrethanat e faktit

1. Ka rezultuar e provuar se paditësi Besnik Picalli, me vendimin nr.7358, datë 13.12.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është njohur pronar me parashkrim fitues mbi një sipërfaqe trualli prej 494 m2, të ndodhur në Shkozë-Tiranë, me kufijtë përkatës.

2. Vendimi i mësipërm është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1291, datë 12.12.2006.

3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.211, datë 15.02.2008, mbi bazën e rekursit të palës së paditur Bashkisë Tirane dhe Avokaturës se Shtetit, ka vendosur mospranimin e rekursit.

4. Paditësi, me kërkesë drejtuar Zyrës së Përmbarimit Tiranë, ka kërkuar të regjistrojë pronën në ZRPP Tiranë, sipas përcaktimeve të Nenit 170 të Kodit Civil.

5. Nga ana e ZVRPP Tiranë i është refuzuar kërkesa për te regjistruar pronën me arsyetimin se vendimi nr.7358, datë 13.12.2005, i cili ka marrë formën e prerë, nuk ka fuqi detyruese për ZVRPP, për këtë shkak nuk mund të regjistrohet.

6. Mbi bazën e kësaj përgjigje, paditësi, duke e konsideruar të shteruar rekursin administrativ i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me

132

kerkese padi dhe objekt detyrimin e ZVRPP Tiranë të regjistrojë sipërfaqen e truallit prej 494 m2, të ndodhur në Shkozë-Tiranë, me kufijtë përkatës.

7. Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, me kërkesë përpara gjykatës, ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit, për shkak se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, por atë administrativ. Sipas Avokaturës se Shtetit, paditësi në zbatim të nenit 38 te ligjit 7843, datë 13.07.1994 ”Për regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”, i ndryshuar, ku parashikohet se: “… në rastet kur shteti, personi fizik ose juridik, ka fituar të drejtën e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme me anë të ligjit, vendimi gjyqësor të formës së prerë për fitimin ose kalimin e së drejtës së pronësisë apo të aktit të një organi administrativ, regjistruesi, mbështetur në këto akte të paraqitura nga personi i interesuar, bën regjistrimin, duke shënuar pronar shtetin, personin fizik ose juridik, të cilit i ka kaluar e drejta e pronësisë...”, duhet t’i drejtohej Zyres Vendore se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

II. Procedurat gjyqesore.

8. Gjykata Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e ndërmjetëm nr.1840 akti, date 19.06.2009, ka vendosur: “Mospranimin e kërkesës për të nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit”.

Gjykata e shkallës se pare argumenton se: “... Për sa pretendohet nga Avokatura e Shtetit në lidhje me kërkesat e nenit 38 të ligjit 7843, datë 13.07.1994, i ndryshuar, sanksionohet se: “Regjistrimi i fitimit të pronësisë me anën e ligjit, vendimit gjyqësor apo aktit administrativ … në rastet kur shteti, personi fizik ose juridik ka fituar të drejtën e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme me anën e ligjit, vendimit gjyqësor të formës së prerë për fitimin ose kalimin e së drejtës së pronësisë apo të aktit të një organi administrativ, regjistruesi, mbështetur në këto akte të paraqitura nga organi i interesuar, bën regjistrimin, duke regjistruar pronar shtetin, personin fizik ose juridik, të cilit i ka kaluar e drejta e pronësisë ...”. Paditësi i është drejtuar kësaj Zyre, duke e çmuar se ka qenë detyrim ligjor i ZRPP -së Tiranë të bëjë regjistrimin e titujve të pronësisë.. Por në kushtet kur Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë ka refuzuar këtë regjistrim, i pa shfuqizuar as nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me të drejtë paditësi i është drejtuar gjykatës me padi sipas objektit të saj…”. Në këto kushte, kur të dy organet që iu është drejtuar paditësi nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjen në rrugë administrative, i takon gjykatës të shprehet lidhur me kërkimet në padi ...”.

9. Kundër vendimit të Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tiranë, brenda afateve ligjore, ka bërë ankim të veçantë Zyra Vendore e Avokaturës së Shtetit Tiranë dhe Bashkia Tirane, me anën e të cilëve kane kërkuar ndryshimin e vendimit të ndërmjetëm të datës 19.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me objekt: “Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor” si të pabazuar në ligj, duke vendosur “Pranimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor”.

III. Arsyetimi ligjor

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të drejtë vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.1840, datë 19.06.2009.

11. Objekti i mosmarrëveshjes midis palëve është detyrimi për të bërë regjistrimin e pronës, në bazë të nenit 170 të Kodit Civil:

“Rregjistrimi i sendit të fituar me parashkrim”.Neni 170“Personi që ka fituar me parashkrim një send të paluajtshëm ka të drejtë të paraqesë

padi kundër personit të mëparshëm ose trashëgimtarëve të tij për njohjen e pronësisë së vet

133

dhe, në bazë të vendimit gjyqësor përkatës, të kërkojë që të kryhet regjistrimi i sendit nga organi kompetent shtetëror”.

12. Pala paditëse ka kërkuar gjyqësisht realizimin dhe mbrojtjen e të drejtës subjektive që i buron nga norma materiale, neni 170 i Kodit Civil. Është gjykata, që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, do të vërtetojë nëse ekziston apo jo e drejta e paditësit dhe nëse është cenuar ajo apo jo.

13. Arritja në përfundime të tilla është detyrë e gjykatës, nëpërmjet gjykimit civil. 14. Juridiksioni gjyqësor gjen materializimin e tij në kompetencën lëndore të

gjykimit, të rregulluar nga neni 41 i Kodit të Procedurës Civile:“Në kompetencë të gjykatës së rrethit janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e

mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera”.15. Në kushtet kur mosmarrëveshja, objekt i padisë, është një mosmarrëveshje

civile, juridiksioni i shqyrtimit të saj, rezulton i qartë, është juridiksioni gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “a” të

Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit te ndermjetem nr.1840 akti, datë 19.06.2009 të Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 29.09.2009

134

Nr.31001-01290-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1361 i Vendimit (283)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareGuxim Zenelaj AnetarAleksander Muskaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: SHOQERIA “TOMAIFICIO BAMA” SHPK, perfaqesuar nga Av. Alfons Çoba

E PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE DHE NJESIA E TATIMPAGUESVE TE MEDHENJ, perfaqesuar ne gjykim nga Avokati i Shtetit Abaz Deda

OBJEKTI:Anullimi i vendimit nr.557, date 08.08.2008

i Komisionit te Apelit Tatimor. Anullimi i vendimit nr.821, date 23.06.2008

te Drejtorise se Apelit Tatimor. Kundershtimi dhe anullimi i Njoftim-Vleresimit per detyrimin

nr. 5549/4, date 06.05.2008 te Njesise se Tatimpaguesve te Medhenj. Baza Ligjore: Neni 32 i Kodit te Procedures Civile,

Nenet 121-124 te K.Pr.Administrative. Ligji nr.7928, date 27.04.1995 “Per TVSH”, neni 25/6

Udhezimi nr.3, date 30.01.2006 i Ministrit te Financave, pika 7/9/2.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin gjyqesor nr.2066 akti, date 19.06.2009, ka vendosur:

Mospranimin e kerkeses se palës se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile nr.2066 akti te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve te Medhenj, ka paraqitur ankim te veçante ndaj vendimit te mesiperm te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, duke parashtruar:

- Vendimi gjyqesor i Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte ne kundershtim me ligjin material, prandaj duhet te ndryshohet nga Gjykata e Larte dhe te vendoset te nxirret çeshtja jashte juridiksionit gjyqesor.

135

- Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve te Medhenj ka ushtruar kontroll ne Shoqerine “Tomaificio Bama” shpk, duke perpiluar akt-kontrollin mbi bazen e te cilit ka dale edhe Njoftim-vleresimi tatimor nr.5549/4, date 06.05.2008.

- Paditesi ka ushtruar te drejten e ankimit prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve si hallke e pare e apelimit administrativ, e cila me vendimin nr.821, date 23.06.2008, i ka kthyer pergjigje shoqerisë duke vendosur te mos marre ne shqyrtim kerkesen per apelim te Njoftim-vleresimit nr.5549/4, date 23.06.2008.

- Paditesi i eshte drejtuar hallkes se dyte administrative, Komisionit te Apelimit Tatimor, i cili ka nxjerre vendimin e tij nr.557, date 08.08.2008, me te cilin eshte vendosur rrezimi i kerkeses se pales paditese.

- Vendimi nr.821, date 23.06.2008 i Drejtorise se Apelimit Tatimor eshte i drejte, pasi ne baze te nenit 43 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i cili ka qene ne fuqi ne momentin e paraqitjes se ankimit, percaktohej se para se te paraqiten per apelim ne shkallet e apelimit administrativ, tatimpaguesit jane te detyruar te parapaguajne detyrimin tatimor, pa perfshire interesat dhe gjobat qe lidhen me kete detyrim. Ky detyrim ligjor eshte i percaktuar qarte edhe ne nenin 107 te ligjit te ri nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

- Ne kushtet e mesiperme, Komisioni i Apelimit Tatimor (KAT), nuk duhej te kishte marre ne shqyrtim kerkesen, pasi paditesi nuk ka zbatuar kerkesat e neneve 55 dhe 59 te ligjit nr.8560, date 22.12.1998 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”. Ne kete ligj eshte parashikuar se apelimi kunder akteve administrative behet nga organet e apelimit tatimor, te cilat kane shkalle hierarkike nga me i uleti deri tek me i larti. Ne kete nen parashikohet se nje çeshtje nuk mund shqyrtohet ne nje nivel me te larte apelimi pa u shqyrtuar ne nivelin me te ulet. Ndersa ne nenin 59 te ketij ligji parashikohet se: “tatimpaguesi, pasi ka ndjekur gjithe shkallet e ankimit administrativ te parashikuar ne kete ligj, ka te drejte t’i drejtohet gjykates”.

- Vendimi nr.557, date 08.08.2008 i Komisionit të Apelimit Tatimor (KAT) eshte nje akt absolutisht i pavlefshem, ne kuptim te kerkesave te ligjit nr.8485, date 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”, neni 116/b, sipas te cilit aktet administrative do te quhen absolutisht të pavlefshme kur akti eshte nxjerre nga nje organ administrativ ne kapercim te kompetencave te tij ligjore.

- Konsiderohet se akti eshte absolutisht i pavlefshem jo vetem ne rastet kur organi eshte kompetent, por edhe kur çeshtja qe ai zgjidh nuk hyn ne juridiksionin e tij administrativ. Komisioni Apelimit Tatimor nuk duhej te shqyrtonte çeshtjen, pasi ajo nuk ishte shqyrtuar ne themel nga organi me i ulet tatimor.

- Ne keto kushte, bazuar ne nenin 137, pika 3 te Kodit te Procedurave Administrative, si dhe te neneve 55 e 59 te ligjit nr.8560, date 22.12.1998 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, gjykata duhej te kishte vendosur nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; degjoi perfaqesuesin e pales paditese,

Av. Alfons Çoba, i cili kerkoi rrezimin e kerkeses dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane; degjoi perfaqesuesin e Avokatures se Shtetit, Av. Abaz Deda, i cili kerkoi prishjen e e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane; si dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

136

V Ë R E NRrethanat e faktit. Pala paditese, “TOMAIFICIO BAMA” shpk, ushtron aktivitetin e saj tregtar ne

qytetin e Tiranes. Ky aktivitet ka per objekt te veprimtarise kryerjen e operacioneve perpunuese per prodhimin kepuceve, etj., sipas vendimit te regjistrimit te kesaj sh.p.k. ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane. Pala e paditur, Njesia e Tatimpaguesve te Medhenj, ka ushtuar kontrollin mbi palen paditese per periudhen nga prill – qershor 2007 dhe korrik – dhjetor 2007. Per kete kontroll pala e paditur ka mbajtur nje Raport kontroll ne date 21.04.2008, mbi bazen e te cilit ka rezultuar se paditesi ka detyrim TVSH ne shumen 5.962.430 leke dhe gjobe TVSH ne shumen 2.981.215 leke. Per kete detyrim, pala paditese eshte gjobitur nga pala e paditur. Per kete detyrim dhe gjobe kjo pale eshte njoftuar me Njoftimin e Vleresimit per detyrimin me nr.3349/4, date 06.05.2008.

Kunder ketij njoftimi, pala paditese eshte ankuar ne Drejtorine e Apelimit Tatimor, e cila me vendimin nr.821, date 23.06.2008 ka vendosur te mos e marre ne shqyrtim kerkesen e pales paditese, me argumentin se ky subjekt nuk ka permbushur detyrimin ligjor per te bere parapagimin e detyrimit tatimor.

Kete vendim te Drejtorise se Apelimit Tatimor me nr.821, date 23.06.2008, pala paditese e ka ankimuar prane Komisionit te Apelimit Tatimor ne Ministrine e Financave, i cili me vendimin nr.557, date 08.08.2008 ka vendosur te rrezoje kerkesen e subjektit dhe ka lene ne fuqi Njoftimin e Vleresimit Tatimor nr.3349/4, date 06.05.2008.

Ne keto kushte pala paditese i eshte drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane me padi, duke kerkuar anullimin e vendimit nr.557, date 08.08.2008 te Komisionit te Apelimit Tatimor, anullimin e vendimit nr.821, date 23.06.2008 te Drejtorise se Apelimit Tatimor, kundershtimin dhe anullimin e Njoftim-vleresimit per detyrimin nr.5549/4, date 06.05.2008 te Njesise se Tatimpaguesve te Medhenj.

Gjate gjykimit peprara Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, pala e paditur, Njesia e Tatimpaguesve te Medhenj dhe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ka paraqitur kerkesen, duke kerkuar “nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor” te kesaj çeshtjeje, bazuar ne nenet 59, 60 te Kodit te Procedures Civile, neni 137 i Kodit te Procedurave Administrative, neni 43, neni 55, neni 59 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, nenet 107, 108, 109 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, me argumentin se pala paditese nuk ka ezauruar rrugen administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2066 akti, date 19.06.2009, ka vendosur:

- Mospranimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile nr.2066 akti te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Ky vendim eshte marre nga gjykata mbi bazen e argumentit se paditesi ka ndjekur dhe ezauruar rrugën e administrative të ankimit. Paditesi ka paraqitur ankimin sipas ligjit prane Drejtorise se Apelimit Tatimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve dhe Komisionit te Apelimit Tatimor. Gjithashtu, gjykata ka argumentuar se refuzimi prej te paditurit per te shqyrtuar ankimin e subjektit per arsye se subjekti nuk ka parapaguar detyrimin tatimor sipas parashikimeve të dispozitave ligjore e nenligjore te cituara me lart, nuk perben mospermbushje te rruges administrative te ankimit prej subjektit. Kete e mbeshtet edhe vendimi nr.557, date 08.08.2008 i Komisionit te Apelimit Tatimor ne Ministrine e Financave, i cili ka vendosur te rrezoje kerkesen e subjektit dhe ka lene ne fuqi Njoftimin e Vleresimit Tatimor nr.3349/4, date 06.05.2008.

137

Kunder ketij vendimi, pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ka paraqitur ankim të veçantë, duke pretenduar se paditesi nuk e ka ezauruar rrugen administrative te ankimit kunder vendimit me nr.557, date 08.08.2008 i Komisionit të Apelit Tatimor, vendimit nr.821, datë 23.06.2008 të Drejtorisë së Apelit Tatimor, kunder njoftim-vleresimit per detyrimin nr.5549/4, date 06.05.2008 te Njesise se Tatimpaguesve te Medhenj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi nr.2066 akti, date 19.06.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tiranë eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe per rrjedhoje duhet te ndryshohet.

Neni 55 i ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Për procedurat tatimore të Republikës së Shqipërisë”, ne te cilin thuhet se: “Procedurat e apelimit jane ... ose Hierarkia e apelimit tatimor nga me e uleta te me e larta eshte si me poshte:

a) organet e qeverisjes vendore për tatimet dhe taksat vendore dhe deget e tatimeve ne rrethe per tatimet dhe taksat kombetare me perjashtim te TVSH-se.

b) Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve per tatimin mbi vleren e shtuar. c) Komisioni i Apelimit te Tatimeve per çdo lloj tatimi dhe takse kombetare e

vendore me perjashtim te TVSH-se. d) Sistemi gjyqesor per çdo lloj tatimi e takse kombetare e vendore. Nje çeshtje nuk mund te shqyrtohet ne nje nivel me te larte apelimi pa u shqyrtuar

ne nivelin me te ulet”, percaktohen procedurat dhe organet tatimore per te bere subjektet apelimin e tyre kundrejt akteve te nxjerra nga organet tatimore.

Pala paditese, ne baze te dispozites se mesiperme, ka ankimuar Aktin e Njoftimit te detyrimit tatimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve dhe vendimin e ketij te fundit prane Komisionit te Apelimit te Tatimeve.

Sipas nenit 59 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i cili ka qene ne fuqi ne momentin e paraqitjes se ankimit, percaktohej se: “Tatimpaguesi, pasi ka ndjekur te gjitha shkallet e ankimit administrativ te parashikuara ne kete ligj, ka te drejte t’i drejtohet gjykates”.

Pala e paditur parashtron ne ankimin e saj se, ne baze te nenit 43/1 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i cili ka qene ne fuqi ne momentin e paraqitjes se ankimit, percaktohej se: “Para se te paraqiten per apelim ne shkallet e apelimit administrativ, tatimpaguesit jane te detyruar te parapaguajne detyrimin tatimor, pa perfshire interesat dhe gjobat qe lidhen me kete detyrim”.

Ky detyrim percaktohet qarte edhe ne nenin 107 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore në Republiken e Shqiperise”.

Ne nenin115 te Kodit te Procedurave Administrative eshte percaktuar se: “Pavlefshmeria e akteve administrative, ne kuptimin e ketij Kodi, paraqitet ne format e meposhtme:

a) akte administrative absolutisht te pavlefshme (akte te nxjerre ne kundershtim flagrant me ligjin);

b) akte administrative relativisht te pavlefshme (akte te nxjerra ne kundershtim me ligjin)”.

Ne nenin 116 te Kodit te Procedurave Administrative percaktohet se: “Aktet administrative do te quhen absolutisht te pavlefshme, ne kuptimin e ketij Kodi, ne rastet e meposhtme:

a) kur akti eshte nxjerre nga nje organ administrativ i pa identifikuar;b) kur akti eshte nxjerre nga nje organ administrativ ne kapercim te

kompetencave te tij ligjore. c) kur akti eshte nxjerre ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar

nga ligji”.

138

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane nuk ka interpretuar drejt dispozitat e mesiperme. Pala paditese ka kundershtuar aktin administrativ te Njoftim-Vlerësimit nr.5549/4,

datë 23.06.2008, por ajo nuk ka konsumuar me pare rrugen administrative, ne zbatim te dispozites se mesiperme ligjore.

Paditesi nuk ka plotesuar kushtin ligjor te parapagimit te detyrimeve tatimore pa gjoba e interesa. Per rrjedhim, vetem pasi te kishte plotesuar kete kusht, atehere Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do te bente rishqyrtimin e vleresimit tatimor.

Kushti i mesiperm ligjor eshte ne pajtim me vendimin nr.9, date 02.04.2003 te Gjykates Kushtetuese, i cili ben fjale per kushtetueshmerine e dispozitave 41/4, 42/5 dhe 43/1 te ligjit nr.7928, date 27.04.1995 “Per tatimin mbi vleren e shtuar”, dispozita keto, qe kushtezojne te drejten e ankimit me pagimin paraprak te vleresimeve tatimore.

Kolegji Civil e gjen te pambeshtetur ne ligj edhe argumentin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, persa i perket vendimit nr.557, datë 08.08.2008 të Komisionit të Apelimit Tatimor, pasi ky vendim eshte nje akt absolutisht i pavlefshëm ne kuptim te kerkesave te nenit 116/b te ligjit nr.8485, date 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”. Sipas ketij neni, aktet administrative do te konsiderohen absolutisht te pavlefshme kur akti eshte nxjerre nga nje organ adminsitrativ ne kapercim te kompetencave ligjore te tij.

- Konsiderohet se akti administrativ eshte absolutisht i pavlefshem jo vetem ne rastet kur organi eshte competent, por edhe kur çeshtja qe ai zgjidh nuk hyn ne juridiksionin e tij administrativ.

- Ne kete kuptim te kesaj dispozite, KAT nuk duhej ta shqyrtonte çeshtjen pasi ajo nuk ishte shqyrtuar ne themel nga organi me i ulet administrativ.

- Ne ankimin e veçante, pala e paditur i referohet parashikimeve te germes b) te nenit 116 te Kodit te Procedurave Administrative, duke pretenduar se vendimi nr.557, date 08.08.2008 i Komisionit te Apelimit Tatimor eshte marre ne kapercim te kufijve te kompetencave te tij, duke argumentuar se Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, me vendimin nr.821, date 23.06.2008, ka kthyer pergjigje duke vendosur te mos e marre ne shqyrtim kerkesen per apelim te Njoftim-vlerësimit nr.5549/4, date 23.06.2008.

Nga permbajtja e aktit administrativ te sipercituar, rezulton se Drejtoria e Apelimit Tatimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, nuk i ka kthyer thjesht nje pergjigje subjektit “Tomaificio Bama” shpk, por eshtë shprehur me vendimin nr.821, date 23. 06. 2008, duke vendosur: “Te mos marre ne shqyrtim kerkesen e Shoqerise “Tomaificio Bama” shpk. Njekohesisht, ne te njejtin vendim, Drejtoria e Apelimit Tatimor ka shprehur te drejten e subjektit “Tomaificio Bama” shpk qe, ne baze te nenit 55 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, lejohet ankimi ne shkallet e tjera te apelimit.

Ndaj ketij vendimi, subjekti “Tomaificio Bama” shpk ka paraqitur ankim ne Komisionin e Apelimit Tatimor, ankim i cili rezulton brenda afateve ligjore te percaktuara ne ligj.

Komisioni i Apelimit Tatimor ka shqyrtuar kerkesen ankimore te paraqitur nga subjekti “Tomaificio Bama” shpk dhe, ne perfundim te shqyrtimit, me vendimin nr.557, date 08.08.2008, ka vendosur: “… te rrezoje kerkesen e subjektit dhe te lere ne fuqi Njoftimin vleresimin nr.5549/4, date 06.05.2008 te Njesise se Tatimpaguesve të Medhenj ...

Ne keto kushte, KAT nuk duhet te kishte marre ne shqyrtim kerkesen, pasi paditesi nuk ka zbatuar kerkesat e neneve 55 dhe 59 te ligjit nr.8560, date 22.12.1998 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

Ne keto kushte, nje çeshtje nuk mund te shqyrtohet ne nje nivel me te larte apelimi pa u shqyrtuar ne nivelin me te ulet.

139

Ne nenin 59 te ligjit te sipercituar, parashikohet se: “Tatimpaguesi, pasi ka ndjekur te gjithe shkallet e ankimit administrativ te parashikuar ne kete ligj, ka te drejte t’i drejtohet gjykates”.

Ne keto kushte, kur pala paditese nuk ka konsumuar rrugen administrative, Kolegj Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duhet te ndryshohet dhe çeshtja duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 59 te K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit te ndermjetem me nr.2066 akti, date 19.06.2009 te Gjykatës se

Shkalles Se Pare Tirane.1. Pranimin e kerkeses se te paditurve Drejtoria e Pergjithshme te Tatimeve. 2. Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kesaj çeshtjeje civile.

Tirane, me 29.09.2009

140

Nr.11216-00353-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1268 i Vendimit (284)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani Anetare Aleksander Muskaj AnetarMirela Fana AnetareGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile, qe u perket palëve:

PADITËS: ENVER FERATI, i biri i Sinanit, banues ne Vlore, Lagja “10 Korriku”, nr.45, administrator i shoqerise “Ferati” shpk Vlore ne mungese

E PADITUR: ZONA E SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE FIER, AVOKATURA E SHTETIT, perfaqesuar nga Av. Kadri Skera

OBJEKTI:Detyrim pagim qiraje për përdorim sendi.

Baza Ligjore: Nenet 419, 801 e vijues të Kodit Civil.Neni 153 i K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.269, datë 17.02.2006, ka vendosur:Rrëzimin e padisë së paditësit Enver Ferati kundër të paditurit Zona e Shpërndarjes Elektrike Fier, me objekt detyrim për pagim qiraje mujore.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.576, datë 01.11.2006, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.269, datë 17.02.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlore ka ushtruar rekurs paditësi, Enver Ferati, duke kërkuar prishjen e vendimeve nr.576, datë 01.11.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.269, datë 17.02.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe kthimin për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, me tjetër trup gjykues, për këto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave janë pasojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe vlerësimit të gabuar të provave.

- Në kushtet e emergjencës së palës së paditur është rënë në marrëveshje (marrëveshja e muajit Prill 2004) që i padituri të merrte me qira ambientet, pronë e paditësit, deri në Gusht 2004 kur do të zhvillohej edhe tenderi përkatës.

141

- Kjo kontratë u lidh me afat dhe çmimi i qirasë do të ishte rreth 300.000 - 350.000 lekë në muaj, që do të saktësohej në momentin e miratimit të fondit nga KESH. I padituri mori përsipër shlyerjen e detyrimit të rrjedhur nga kjo kontratë në muajin gusht, kohë kur do të çelej fondi për këtë qëllim.

- Për shkak të anullimit të dy tenderave, materialet e të paditurit nuk u hoqën nga objekti i paditësit dhe prej tyre u kërkua vazhdimi i kontratës së qirasë.

- Nga gjykatat janë pranuar rrethanat e faktit dhe ekzistenca e marrëveshjes, porse gjykatat kanë rrëzuar padinë me argumentin se nuk ka kontratë qiraje me shkrim. Sipas tyre nuk mund të kërkohet pagimi i qirasë kur neni 803 i K.Civil kërkon formën shkresore si kusht për vlefshmërinë e një kontrate qiraje me afat mbi një vit.

- Është e vërtetë se nuk ka ndonjë kontratë qiraje me afat mbi një vit, por kanë qënë rrethanat e faktit, si zhvillimi i dy procedurave të tenderimit brenda një 9 mujori që provon marrëveshjen e qirasë për një afat më të shkrutër se një vit. Kjo marrëveshje është rinovuar në afate të ndryshme, por gjithmonë më pak se një vit.

- Ekzistenca e një kontrate të shkruar kërkohet nga ligji për të provuar ekzistencën e kushteve të kësaj kontrate në rast mohimi të saj nga njëra prej palëve, porse në rastin konkret kontrata e qirasë verbale është e pranuar edhe nga i padituri e njëkohësisht është provuar edhe nga dokumentacioni i tenderit.

- Gjykata ka konfonduar qënien e paditësit si pronar i magazinës me qënien e tij si administrator i shoqërisë tregtare, që ka marrë pjesë në tender dhe është shpallur fituese. Objekti është pronë private e paditësit, kontrata e qirasë e lidhur midis të paditurit dhe Enver Feratit si person fizik nuk ka lidhje me Shoqërinë “Ferati” SHPK, siç kanë pranuar gjykatat.

- Gjykata e shkallës së parë ka lejuar shkelje të ligjit procedurial, nenit 79/a të K.Pr.Civile, pasi nuk ka njoftuar për gjykim Avokatinë e Shtetit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; ne mungese te pales paditese, degjoi

perfaqesuesin e Avokatit te Shtetit, Av. Kadri Skera, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRrethanat e çeshtjesNga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se paditesi Enver Ferati eshte pronar i nje

pasurie te ndodhur ne Vlore, i quajtur "Ish parku i industrise", me siperfaqe prej 7580 m2. Kjo prone eshte e regjistruar ne Z.V.R.P.P. Vlore, ne baze te vertetimit Hipotekor me nr.695, date 19.06.2000.

Midis paleve ndergjyqese ne muajin prill 2004 eshte bere nje marreveshje verbale, nepermjet se ciles pala e paditur do te vendoste disa pajisje elektrike ne pronen e paditesit, kundrejt pageses mujore qe do te varionte nga 300.000 - 350.000 leke ne muaj. Vlera e sakte e pageses do te percaktohej pas nenshkrimit te kontrates perkatese. Po ne kete muaj, me kerkese te te paditurit jane vendosur keto pajisje ne kete prone, si kabina elektrike, kabllo e pajisje te tjera. Per kete fakt eshte mbajtur midis Shoqerise Ferati dhe Filialit KESH Vlore, perfaqesuar nga magazinieri i KESH-it nje proces-verbal ku jane evidentuar materialet qe "jane strehuar" ne magazinat e firmes Ferati. Sipas ketij proces-verbali "Kjo baze materiale ka filluar te strehohet ne keto magazina qe ne 30 Mars 2004 deri ne 30 Maj 2004 dhe pasi eshte kolauduar eshte bere hyrje ne magazine me 30 Qershor 2004".

Paditesi per me shume se nje vit nga koha kur pajisjet jane vendosur ne pronen e tij, ka kerkuar nga i padituri te lidhe kontraten e qirase, por ky i fundit ka mbajtur qendrim

142

refuzues ndaj ketij problemi. Gjate gjykimit pala e paditur ka pranuar faktin se nga Prilli 2004 deri 21.11.2005 ne pronen e paditesit jane vendosur materiale elektrike per shkak te situates se emergjences. Gjate vitit 2004 jane zhvilluar dy tendera, te cilat u anulluan, njerin prej te cilit e ka fituar Firma "Ferati" SHPK (akti nr.238 prot., date 04.02.2005).

Ne gjykim jane administruar akte te korrespodences midis pales se paditur dhe strukturave me te larta te KESH-it: - me shkresen nr.663 prot., date 19.05.2004 nga pala e paditur i eshte kerkuar Divizionit te Shperndarjes KESH, miratimi per marrjen me qira te ambienteve me siperfaqe 8.000-10.000 m2.

- Me shkresen nr.932 prot., date 08.07.2004 nga pala e paditur i eshte kerkuar Divizionit te Shperndarjes KESH, miratimi per marrjen me qira te ambienteve te paditesit per nje periudhe nje vjeçare.

- Me shkresen nr.5807/1 prot., date 26.07.2004 te Drejtorise se Pergjithshme te KESH-it eshte miratuar fondi per marrjen me qira per magazinimin e materialeve per nje periudhe nje vjeçare.

- Me shkresen nr.1584 prot., date 21.11.2005, pala e paditur ka njoftuar paditesin se "marredhenia" pa terma ekonomike per perdorimin e ambienteve tuaja si magazine, duke filluar prej dates 22.11.2005, nderpritet. Ne keto kushte, ju njoftojme se do te terheqim te gjithe bazen materiale qe ndodhen ne keto ambiente".

Paditesi, me pretendimin se kjo pasuri eshte perdorur sipas marreveshjes verbale nga i padituri, i cili nuk i ka bere pagesen e qirase, ne baze te nenit 419 e nenit 801 e vijues te K.Civil, ne date 01.09.2005 i eshte drejtuar gjykates, duke kerkuar detyrimin e te paditurit t'i paguaje qirane mujore per perdorimin e sendit, prone te tij.

Por gjate gjykimit, pala e paditur, ne prapsimet e saj, ka pretenduar se nuk ekziston asnje kontrate apo akt marreveshje te lidhur midis paleve ne formen e kerkuar nga K.Civil dhe per kete shkak padia duhet rrezuar, ose pushuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.269, date 17.02.2006, ka vendosur:"Rrezimin e padise se paditesit Enver Ferati kunder te paditurit Zona e Shperndarjes

Elektrike Fier, me objekt detyrim per pagim qiraje mujore".Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.576, date 01.11.2006, ka vendosur:"Lenien ne fuqi te vendimit nr.269, date 17.02.2006 te Gjykates se Rrethit Vlore".Gjykatat arsyetojne se "ne konfliktin objekt gjykimi nuk u provua qe te jete lidhur

ndonje kontrate midis paleve ndergjyqese" dhe ne "rastin konkret nuk rezulton te jene respektuar kerkesat e neneve 801, 803 te Kodit Civil"... "Paditesi nuk provoi ekzistencen e disa kontratave qiraje me afate peroidike 6 - mujore".

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi, Enver Ferati, me date 27.11.2006, duke kerkuar prishjen e vendimeve nr.576, date 01.11.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe nr.269, date 17.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se te dyja vendimet e gjykatave jane rrjedhoje e shkeljeve te renda te ligjit procedurial.

Te dyja gjykatat ne vendimet e tyre, ne pjesen arsyetuese, si dhe te akteve te administruara gjate gjykimit, rezulton se kane pranuar gjendjen e faktit ku pala e paditur ka shfrytezuar e perdorur per pajisjet elektrike ambientet ne pronesi te paditesit, po keshtu eshte pranuar edhe ekzistenca e marreveshjes verbale per marrjen me qira te ketyre ambienteve, por ne referim te neneve 801 e 803 te K.Civil, pra per mungese te kontrates me shkrimi eshte rrezuar padia.

Por Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjykatat nuk kane zbatuar nenin 79/a te Kodit te Procedures Civile, ne te cilen eshte parashikuar se: Avokatura e Shtetit ushtron perfaqesimin ne rastet e parashikuara me ligj. Gjykata qe shqyrton çeshtje, te cilat me ligj perfaqesimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, urdheron njoftimin e akteve kesaj te fundit, me qellim qe ajo te kete mundesi te marre pjese ne gjykim".

143

Gjithashtu gjykatat nuk kane zbatuar ligjin nr.8551, date 18.11.1999 "Per Avokaturen e Shtetit ", ne nenin 1: "Perfaqesimi dhe mbrojtja ne gjyq e shtetit", percaktohet se:

1. Avokatura e Shtetit eshte person juridik dhe perfaqeson e mbron Republiken e Shqiperise.

a) Ne çeshtjet gjyqesore, ku nje organ qendror ose vendor i administrates publike eshte pale, kundrejt nje personi privat...:

Avokatura perfaqeson dhe mbron ne gjyq interesat pasurore te shtetit per investimet e tij ne subjektet publike ose private ...",

Ne vendimin nr.13, date 24.03.2004, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte jane shprehur se: "Nga permbajtja e kesaj dispozite (neni 79/a i Kodit te Procedures Civile) del se, kur shqyrton çeshtje per te cilat perfaqesimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, gjykata eshte e detyruar qe te urdheroje njoftimin e akteve kesaj te fundit. Vetem keshtu mund t'i krijohet mundesia reale Avokatures se Shtetit qe te marre pjese ne gjyq me qellim perfaqesimi dhe mbrojtjeje te interesave te shtetit, ne rastet e parashikuara me ligj".

Rezulton nga materialet e dosjes se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore nuk ka bere asnje njoftim drejtuar Avokatures se Shtetit, Zyres Vendore Vlore, lidhur me gjykimin e çeshtjes civile midis paditesit Enver Ferati, person privat, dhe nje enti shteteror, siç eshte Zona e Shpemdarjes Elektrike Fier.

Giykata e Apelit Vlore, ne shqyrtimin e çeshtjes civile ne shkalle te dyte, ka bere njoftimet per Avokaturen e Shtetit, Zyren Vendore Vlore.

Perfaqesuesi i pales paditese, ne ankimin ndaj vendimit gjyqesor nr.269, date 17.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, nuk ka parashtruar pretendimin e mosnjoftimit te Avokatures se Shtetit, Zyres Vendore Vlore, si shkelje e rende proceduriale.

Edhe nga permbajtja e proces-verbalit te seances gjyqesore te dates 01.10.2006, zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Vlore, nuk rezulton qe perfaqesuesja e pales paditese te kete parashtruar ne menyre eksplicite mosnjoftimin e Avokatures se Shtetit ne gjykimin e çeshtjes ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Vlore, si shkelje e rende proceduriale qe passjell prishjen e vendimit gjyqesor te Gjykates se Rrethit Gjyqesor.

Perfaqesuesi i Avokatures se Shtetit, Zyra Vendore Vlore, ne perfundim te gjykimit ne Gjykaten e Apelit Vlore, ka kerkuar: "Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore".

Ky Kolegj çmon se Gjykata e Apelit Vlore duhej te kishte prishur vendimin gjyqesor nr.269, date 17.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, ne baze te nenit 466/c te Kodit te Procedures Civile, duke argumentuar se mosnjoftimi i Avokatures se Shtetit nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, eshte shkelje e rende proceduriale qe passjell prishjen e vendimit gjyqesor.

Sa me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore duhen te prishen dhe çeshtja duhet te kthehet per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Vlore, por me tjeter tup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 të K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë me nr.269, datë 17.02.2006

dhe prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë me nr.576, datë 01.11.2006 dhe dërgimin e cështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Vlorë, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 29.09.2009

144

Nr.31001-01295-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1260 i Vendimit (285)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesGuxim Zenelaj AnëtarArjana Fullani Anëtare Aleksander Muskaj AnëtarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHPEND HORESHKA, në mungesëI PADITUR: INSPEKTORIATI NDËRTIMOR DHE

URBANISTIK PRANË BASHKISË TIRANË, përfaqësuar nga juristi Parid Sinella

OBJEKTI PADISË:

Shfuqizim i vendimit nr.2818, datë 04.03.2009; pezullimin e zbatimit të vendimit nr.2818, datë 04.03.2009

dhe sigurimin e objektit të padisëBaza Ligjore: Nenet 31, 32, 202 -206, 324, 329 të K.Pr.C.,

ligji nr.9780, datë 16.07.2007 dhe ligji nr.8404, datë 17.09.1998.

Gjykata e Rethit gjyqësor Tiranë me vendimin nr.7003 Akti, datë 01.06.2009 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë pala e paditur, Inspektoriati Ndërtimor dhe Urbanistik pranë Bashkisë Tiranë, e cila kërkon prishjen e vendimit, duke parashtruar këto shkaqe:

- Paditësi, më datë 09.03.2009 ka depozituar pranë Gykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë kërkesë-padinë dhe më datë 10.03.2009, paditësi ka paraqitur pranë Bashkisë së Tiranës ankim në rrugë administrative. Pra, kërkesë-padia është paraqitur në gjykatë përpara se paditësi të ezauronte ankimin administrativ.

- Gjykata vendosi mospranimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, në kundërshtim me nenin 14 të ligjit nr.9780, datë 16.07.2007 për “Inspektoriatin e Ndërtimit”.

- Nuk ëshë respektuar neni 328 i K.Pr.C. në lidhje me afatin dhe radhën e paraqitjes së padisë.

145

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësuesin e palës së paditur, i cili

kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NVendimi i ndermjetem date 01.06.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte

dhene ne zbatim te gabuar te ligjit dhe çështja duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.Rezulton se paditësi Shpend Horeshka është pronar i një trualli me sipërfaqe 137.7 m2

në Laprakë, Tiranë. Mbi këtë pronë paditësi ka ndërtuar një objekt me tre kate, kati i parë shërbime dhe dy kate për banim.

Mbi bazën e kërkesës së paditësit, KRRT pranë Bashkisë Tiranë me vendimin nr.216, datë 26.04.2005 ka miratuar kërkesën e paditësit për legalizimin e këtij objekti sipas planimetrisë së sheshit dhe projektit teknik bashkëngjitur këtij vendimi, duke plotësuar dhe formularët 2 dhe 4, sipas të cilëve përcaktohet sheshi i ndërtimit, destinacioni, kondicionet urbane dhe leje legalizimi.

Më datën 26.02.2009 pala e paditur Inspektoriati Ndërtimor dhe Urbanistik, Bashkia Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë objekt ka konstatuar se paditësi ka ndërtuar pa leje ndërtimi një shtesë anësore me konstruksione metalike, gjë për të cilën është përpiluar dhe proces-verbali përkatës.

Mbi bazën e këtyre konstatimeve, pala e paditur, me vendimin nr.2818, datë 04.03.2009, ka vendosur prishjen e shtesës anësore, në mbështetje të neneve 45, 48, 75, e 76 të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”.

Paditësi Shpend Horeshka me pretendimin se, nuk ka realizuar shtesë objekti por vetëm zëvendësim të fasadës me lejen e organit të qeverisjes vendore (Njësisë Bashkiake nr.11), si dhe ka respektuar kondicionet urbane, ka kërkuar në gjykatë shfuqizimin e aktit të mësipërm, si të dalë në kundërshtim me ligjin.

Në shqyrtimin gjyqësor, përfaqësuesi i palës së paditur ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, por Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ja ka rrëzuar kërkesën.

Pala e paditur ka paraqitur ankim te veçantë kundër vendimit të mësipërm, me pretendimin se neni 14 i ligjit nr.9780, datë 16.07.2007 pëcakton se organi administrativ për shqyrtimin e ankimit administrativ është kryetari i bashkisë dhe se kërkesë-padia është paraqitur para se paditësi të konsumonte ankimin admiminstrativ.

Ky Kolegj gjen të mbështetura në ligj pretendimet e paraqitura ne ankimin e palës së paditur, interpretimi jo i rregullt i bërë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ligjit nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” ka sjellë dhënien e një vendimi të gabuar të saj.

Ne nenin 14 te ligjit të mësipërm parashikohen ankimi administrativ dhe gjyqësor ndaj vendimeve të inspektoriatit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për marrjen e masave dhe dhënien e sanksioneve. Ky përcaktim i ligjvënësit nuk do të thotë se kjo ka të bëjë me të drejtën e palës për të zgjedhur ankimin gjyqësor apo atë administrativ, siç arsyeton gjykata e rrethit gjyqësor, sepse pala mund t’i drejtohet gjykatës vetëm në momentin që ka konsumuar rrugën administrative të ankimimit.

Për më tepër, në këtë nen përcaktohet qartë se vetëm kundër vendimeve të Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar lejohet ankim i drejtpërdrejtë në gjykatë brenda 10 ditëve, pra rastin kur pala mund t’i drejtohet gjykatës.

Ne keto rrethana, vendimi i ndermjetem date 01.06.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duhet te prishet dhe çështja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

146

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenet 485 dhe 62 tё K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.7003 Akti, datë 01.06.2009 te Gjykatës së Rrethit Gjyqesor

Tirane, pranimin e kerkeses dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Tirane, me 29.09.2009

147

Nr.11243-00189-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1246 i Vendimit (286)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesAleksander Muskaj AnëtarArjana Fullani AnëtareMirela Fana AnetareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 29.09.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSE: SHOQERIA TREGTARE "ALFA" SH.A, perfaqesuar nga Av. Vangjel Kosta.

I PADITUR: FATMIR DURO, ne mungesePERSON I TRETË: Zyra e Përmbarimit Gjirokastër, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullim i veprimeve te Zyres se Permbarimit Gjirokaster

per sekuestrimin e shumes 3.531.000 leke, me nr.147 Prot, date 27.01.2006.

Baza Ligjore: Nenet 610 e 611 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.461, datë 29.05.2006 ka vendosur:

Pranimin e padisë.Anullimin e veprimeve përmbarimore të Zyrës së Përmbarimit Gjirokastër për sekuestrimin e shumës 3.500.000 lekë nga Shoqëria “Alfa” sha Vrisera në favor të kreditorit Fatmir Duro, pasi ky detyrim nuk ekziston.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.338, datë 11.10.2006 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.461, date 29.05.2006 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.”

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i padituri, i cili kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Padia është parashkruar, pasi është paraqitur jashtë afatit.- Padia ka për bazë ligjore nenet 610 e 611 të nenit K.Pr.C, kur duhet të kishte nenin

609 të K.Pr.C.- Shoqerite, vertet kane qene te ndara dhe te regjistruara me vete, por ato kane pasur te

njejtin president. Formalisht detyrimi është i dy shoqërive, në fakt ato kanë vepruar si një e vetme.

148

- Detyrimi solidar nuk përcaktohet vetem në kontrate apo me marreveshje te paleve, po ajo del edhe nga rrethanat e çështjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; perfaqesuesin e pales paditese

Shoqeria “Alfa” sha, avokat Vangjel Kosta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster; ne mungese te paditurit Fatmir Duro dhe personit te trete Zyra e Permbarimit Gjirokaster; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.338, date 11.10.2006 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, qe ka lene ne

fuqi vendimin nr.461, date 29.05.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, eshte i drejte, i bazuar ne ligj e per pasoje duhet te lihet ne fuqi.

Nga dosja ka rezultuar se, me nje vendim te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër nr.1739, datë 13.11.1996, eshte vendosur detyrimi i te paditurve Ahoqeria “A.A.Glina” shpk dhe Shoqerise “Glina” shpk t’i kthejnë paditësit Fatmir Duro shumën prej 15.613.464 lekë, detyrim ky qe rrjedh nga kontratat dhe akt marreveshjet midis paleve.

Pasi vendimi i mesiperm ka marre forme te prere, paditesi ka filluar proceduren per ekzekutimin e tij. Keshtu me vendimin nr.51 date 12.11.1997 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster eshte nxjerre urdheri i ekzekutimit per kete vendim dhe me pas paditesi i eshte drejtuar zyres se permbarimit per ekzekutimin e tij.

Zyra e Permbarimit ka filluar proceduren per ekzekutimin e ketij vendimi dhe pas veprimesh te ndryshme permbarimore ka arritur ekzekutimin e ketij vendimi pjeserisht deri ne shumen 12.3000.000 leke, duke mbetur pa ekzekutuar shuma 3.531.000 leke, kjo deri me date 19.11.2000, date e cila mban vertetimin, qe tregon se paditesi Fatmir Duro ka terhequr shumen e mesiperme prane llogarise se zyres permbarimit.

Ne vijim te ekzekutimit te pjeses se mbetur te ketij vendimi, i padituri Fatmir Duro ka rivene ne ekzekutim titullin ekzekutiv per kete pjese dhe Zyra e Permbarimit Gjirokaster me shkresen nr.147, date 17.11.2005 drejtuar “A.A.Glina” dhe “Glina” shpk, ka kerkuar shlyerjen e detyrimit sipas titullit ekzekutiv, duke ja derguar shkresen e mesiperme Shoqerise “Alfa” sh.a.

Deri ne dhenien e vendimit, objekt ekzekutimi, shoqerite debitore sipas vendimit kane qene po ato. Nga data e dhenies se vendimit dhe me pas, ne shoqerite debitore te percaktuara ne vendimin objekt ekzekutimi ka pasur ndryshime.

Per kete po paraqesim nje panorame te shkurter te ketyre levizjeve.Keshtu, Shoqeria “Glina “ shpk eshte regjistruar si person juridik me date 01.07.1994

si ortak i vetem N. Peci.Shoqeria “A.A.Glina” shpk me date 01.12.1995 me 2 ortake, Ministria e Bujqesise me

47.6% dhe A.A.Marketing 52.4%.Ne shoqerine A.A.Glina me date 17.09.1996 jane tre ortake, Ministria e Bujqesise me

47.6%, A.,A.Marketing me 42.4% dhe Krenar Muco me 10%.Me date 21.11.1996 Shoqeria A.A.Marketing i shet Shoqerise “Alfa” sha te gjithe

pjesen prej 42.4%.Ne keto rrethana, kur Shoqeria “Alfa” sha eshte pjese e Shoqerise A.A.Glina shpk, me

date 27.01.2006 Zyra Permbarimore Gjirokaster leshon nje urdher per vendosje sekuestro konservative drejtuar bankes, per llogarine e Shoqerise “Alfa” sha per detyrimin e mbetur pa ekzekutuar sa me siper. Kjo per faktin se nje pjese e kapitalit te Shoqerise “A.A.Glina” sha, eshte blere nga Shoqeria “Alfa” sha, e per pasoje kjo e fundit duhet te pergjigjet, si per te drejtat, ashtu dhe detyrimet.

149

Pikerisht pas marrjes se njoftimit per leshimin e ketij urdheri sekuestroje, pala paditese, Shoqeria “Alfa” sha, ka kerkuar ne gjykate anullimin e veprimeve permbarimore per sekuestrimin e shumes sipas objektit, me pretendimin se detyrimi nuk ekziston, pasi ajo ka blere vetem njeren nga shoqerite debitore dhe duhet te pergjigjet vetem per pjesen qe i takon ne raport me perqindjen qe ajo ka ne shoqeri, pjese te cilen, pala paditese pretendon se e ka paguar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.461, datë 29.05.2006 ka vendosur:

“Pranimin e padisë.Anullimin e veprimeve përmbarimore të Zyrës së Përmbarimit Gjirokastër për

sekuestrimin e shumës 3.500.000 lekë nga Shoqëria “Alfa” sha Vrisera në favor të kreditorit Fatmir Duro, pasi ky detyrim nuk ekziston”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.338, datë 11.10.2006 ka vendosur: “Lenien ne fuqi te vendimit nr.461, date 29.05.2006 te Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjirokastër.”Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i padituri, i cili kërkon prishjen e tij, duke

parashtruar këto shkaqe:- Padia është parashkruar, pasi është paraqitur jashtë afatit.- Padia ka për bazë ligjore nenet 610 e 611 të nenit K.Pr.C., kur duhet të kishte nenin

609 të K.Pr.C.- Shoqerite vertete kane qene te ndara dhe te regjistruara me vete, por ato ane pasur te

njejtin president. Formalisht detyrimi është i dy shoqërive, në fakt ato kanë vepruar si një e vetme.

- Detyrimi solidar nuk përcaktohet vetem në kontrate apo me marreveshje te paleve, po ajo del edhe nga rrethanat e çështjes.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se pretendimet e parashtruara ne rekurs nga ana e te paditurit nuk qendrojne, e per pasoje vendimet duhet te ngelen ne fuqi.

Duke qene se nga i padituri eshte pretenduar ne gjykim problemi i parashkrimit, gjykata, ne baze te nenit 125 te K.Civil, ka qene e detyruar ta marre ne shqyrtim, pretendim i cili eshte konsideruar i pabazuar nga gjykata, e per pasoje eshte rrezuar si i tille. Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te drejte arsyetimin e gjykates per kete pjese, duke mos e cenuar ate.

Persa i perket pretendimit te paditurit te parashtruar ne rekurs, se padia ka për bazë ligjore nenet 610 e 611 të nenit K.Pr.Civile, kur duhet të kishte nenin 609 të K.Pr.Civile, edhe kete Kolegji Civil i Gjykates se Larte e gjen te pabazuar ne ligj.

Nga materialet e dosjes dhe ne kerkimet e pales paditese ka rezultuar se pala paditese asnjehere nuk ka patur pretendime per titullin ekzekutiv, por ka pretenduar gjithnje se veprimet e permbaruesit gjyqesor kane tejkaluar permbajtjen e vete titullit ekzekutiv gjate ekzekutimit te tij.

Ne kete rast pala e paditur, pa e kuptuar dhe ndoshta ne moskuptim te drejte te objektit te padise, bie ndesh ne kundershtim te hapur me nje nder parimet themelore te procesit gjyqesor - ate te disponibilitetit, parashikuar ne nenin 16 te K.Pr.Civile, ku eshte percaktuar qarte: “Gjykata zgjidh mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi, qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj. Ajo ben nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, pa u lidhur me percaktimin qe mund te propozojne palet.

Megjithate, gjykata nuk mund te ndryshoje bazen juridike te padise pa kerkesen e pales”.

150

Eshte ne te drejten ekskluzive te vete pales paditese disponimi mbi padine, vetem mbi kerkesen e saj gjykata mund te marre nismen per ndryshimin, pakesimin, shtimin e objektit te padise, apo te ndryshoje shkakun ligjor te padise (neni 185 i K.Pr.C.). Ne asnje rast tjeter, me nismen e vet apo kerkese te personave te tjere qe nuk e kane kete disponim, gjykata nuk mund te ndermarre nje nisme te tille.

Ne lidhje me pretendimin e pales paditese se detyrimi nuk ekziston, pasi eshte paguar tashme nga kjo pale per pjesen qe i takon ne raport me perqindjen, dhe nga ana tjeter e prapesimit te pales se paditur e parashtruar ne rekurs, edhe ketu Kolegji Civil i Gjykates se Larte e gjen me vend vendimin e gjykates se apelit, duke mos e cenuar ate.

Megjithese pala paditese, Shoqeria “Alfa” sh.a, nuk ka qene pale pjesemarrese ne vendimin objekt ekzekutimi, nuk do te thote qe kjo shoqeri nuk mund te kete detyrime qe rrjedhin nga ky vendim. Ky detyrim pales paditese, Shoqerise “Alfa” sh.a, i lind per shkak te statusit te saj si “persona qe heqin te drejta nga palet” (neni 451/a i K.Pr.C.), e qe vete pala paditese ne menyre vullnetare ka marre persiper shlyerjen e detyrimeve, qe i takon ne raport me pjesen per shkak te blerjes se kapitalit prej 42.4% e gjithe pjesa e “A.A.Marketing”, pjese e Shoqerise “A.A.Glina” shpk.

Marrja persiper vullnetarisht nga pala paditese per shlyerjen e detyrimeve ne raport me pjesen qe i takon, nuk do te thote se ka marre persiper shlyerjen edhe te detyrimeve te tjera, qe i perkasin Shoqerise “Glina” shpk, siç ka pretenduar pala e paditur, pasi kjo nuk ka rezultuar as nga ndonje vullnet i heshtur i pales paditese, apo ndonje marreveshje tjeter ne mes paleve.

Drejt ka arsyetuar gjykata e apelit edhe persa i perket detyrimit solidar, pasi ne asnje nga akt-marreveshjet ne mes paleve nuk del si nje detyrim i tille.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 485/a të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimin nr.338, datë 11.10.2006 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Tirane, me 29.09.2009

151

Nr.11111-01331-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1310 i Vendimit (287)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Arjana Fullani KryesueseEvelina Qirjako Anetare Guxim Zenelaj Anetar Mirela Fana Anetare Aleksander Muskaj Anetar

në seancat e datës 07.04.2009, 28.04.2009, 26.05.2009, 22.09.2009 dhe 30.09.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

KËRKUES: MAKSIM ZHUKA, perfaqesuar ne gjyq nga av. Lertida Balili

OBJEKTI:Rishikimi i vendimit nr.595, datë 11.11.2005

të Gjykatës së Apelit Vlorë, i lënë në fuqi me vendimin nr.202, datë 27.02.2007

të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.Pezullimi i ekzekutimit të vendimit

nr.716, datë 14.10.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë me pale:

PADITËS I K/PADITUR: VANGJEL TASHI, perfaqesuar ne gjyq

nga av. Nuredin Salati. I PADITUR K/PADITES: MAKSIM ZHUKA, i perfaqesuar ne

gjyq nga av. Lertida Balili.

Baza Ligjore: Neni 494/a i Kodit te Procedurës Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; degjoi perfaqesuesin e te

paditurit kunder padites, avokaten Lertida Balili, e cila kerkoi pranimin e kerkeses per rishikim dhe prishjen e vendimit civil nr.202, datë 27.02.2007 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr.595, datë 11.11.2005 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe pushimin e gjykimit te çështjes; degjoi perfaqesuesin e paditesit te kunderpaditur, avokatin Nuredin Salati, i cili kerkoi mospranimin e kerkeses per rishikim te vendimit nr.595, date 11.11.2005 te Gjykate se Apelit Vlore; dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi,

152

V Ë R E NRrethanat e faktit (dhe procedurat gjyqesore)

1. Kërkuesi Maksim Zhuka, në cilësinë e të paditurit kundërpaditës dhe paditësi i kundërpaditur Vangjel Tashi, janë banorë të Bashkisë Divjakë. Të dy palët ndërgjyqëse kanë punuar pranë ish-Kooperativës Divjakë, në sektorin mekanik.

2. Me kontratën e shitblerjes nr.1432/557, datë 16.10.2000, paditësi i kunderpaditur Vangjel Tashi, ka blerë nga Bashkia Divjakë një objekt, ish “garazh makine”, me sipërfaqe 60 m2, me kufizimet përkatëse, në baze të vendimit nr.3, datë 07.07.1991 të ish Kooperativës Bujqësore Divjakë dhe vendimit nr.918, datë 22.01.1993 të Këshillit të Komunës Divjakë.

3. Prona është regjistruar në ish-Zyrën e Hipotekës së Rrethit Lushnjë, me nr.219 transkriptimi, datë 25.10.2000, ndërsa për sipërfaqen e truallit nën objekt është paguar qira, sipas kontratës datë 07.06.2002 të lidhur me Seksionin e Financës të Këshillit të Qarkut Fier.

4. Kërkuesi Maksim Zhuka, me kontratën e shitblerjes nr.2101/425, datë 27.06.2002, ka blerë nga Bashkia Divjakë një sipërfaqe trualli prej 120 m2, në të cilën përfshihet dhe sipërfaqja prej 60 m2 që zinte garazhi, pronë e paditësit të kundërpaditur, ndërsa me lejen e ndërtimit nr.14, datë 11.04.2002 të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Divjakë, ka fituar të drejtën e ndërtimit të një pike servisi.

5. Kërkuesi Maksim Zhuka, për realizimin e ndërtimit të pikës së karburantit, ka prishur garazhin pronë e paditësit të kundërpaditur dhe ka përfunduar ndërtimin më datë 24.02.2003. Këtë pasuri (trualli+ndërtesa), e ka regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me nr.1492, dhe nr.pasurie 697/8.

6. Paditësi i kundërpaditur Vangjel Tashi ka kërkuar lirimin dhe dorëzimin e sipërfaqes 60 m2, të ndodhur në Divjakë dhe shpërblimin e dëmit për prishjen e garazhit, me pretendimin se ka qenë pronar i ligjshëm i garazhit dhe truallin e ka pasur me qira, bazuar në nenet 296, 608 e 609 të Kodit Civil.

7. Kërkuesi Maksim Zhuka, ka kërkuar me kundër-padi që paditësi i kundërpaditur ta njohë atë si pronar mbi një sipërfaqe prej 120 m2 truall, në të cilin bën pjesë edhe sipërfaqja prej 60 m2.

8. Gjykata Rrethit Gjyqësor Lushnjë, pasi ka shqyrtuar në themel pretendimin e paditësit, me vendimin nr.716, date 14.10.2004, ka vendosur:

“Të pranojë pjesërisht padinë e paditësit të kundërpaditur Vangjel Tashi, duke detyruar të paditurin kundërpaditës Maksim Zhuka ta dëmshpërbleje atë në masën 31.060 lekë. Të rrezojë pjesën e objektit të padisë së paditësit të kundërpaditur Vangjel Tashi, që i përket kërkimit për lirim e dorëzim trualli si të pambeshtetur në prova e në ligj. Të pranojë pjesërisht kundërpadinë e të paditurit Maksim Zhuka, duke detyruar paditësin e kundërpaditur Vangjel Tashi ta njohë atë pronar mbi pasurinë me nr.697/18, të ndodhur në zonën kadastrale 1492 në Bashkinë Divjake.

Të rrezojë kundër-padinë përsa i përket kërkimit të pushimit të cenimit, si të pabazuar në prova e në ligj”.

9. Me vendimin nr.595, datë 11.11.2005 Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.716, datë 14.10.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për pikën “1” dhe “4” të tij.

Ndryshimin e vendimit të mësipërm përsa i përket pjesëve të tjera dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:

153

Për pikën “2”: - Pranimin e padisë edhe për këtë pjese: - Detyrimin e të paditurit kundër-paditës të liroje e dorëzojë 60 m2 truall, mbi të cilin ishte ndërtuar garazhi i paditësit të kundër-paditur.

Për pikën “3”: - Rrëzimin e kundër-padisë me objekt njohje pronar”.10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pasi ka shqyrtuar

çështjen në seancë të hapur, me vendim nr.202, datë 27.07.2007, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.595, datë 11.11.2005, të Gjykatës së Apelit Vlorë”.11. Kërkuesi Maksim Zhuka, në zbatim të nenit 494/a të

Kodit të Procedurës Civile, me kërkesë drejtuar Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, ka kërkuar rishikimin e vendimit nr.202, datë 27.07.2007 të Kolegjit Civil te Gjykatës së Lartë, duke pretenduar se ka siguruar prova të reja, të cilat janë:

a. Vërtetim nga ZRPP Lushnjë, me të cilin vërtetohet se paditësi Vangjel Tashi nuk ka të regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në zonën kadastrale nr.1492 Divjakë, pasurinë e pretenduar.

b. Vërtetim nga Zyra e Financës së Qarkut Fier, me të cilin vërtetohet se paditësi Vangjel Tashi nuk ka paguar dhe marrë me qira 60 m2 tokë truall në Divjakë që nga data 07.06.2002.

c. Akt Ekspertimi i kryer nga ekspertët, me të cilin vërtetohet se ka qenë në kufij të gabuar.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.72, datë 29.02.2008, ka shqyrtuar kërkesën për rishikim të vendimit dhe pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.716, datë 14.10.2004 dhe në përfundim ka vendosur: “Kalimin e çështjes për gjykim”.

13. Paditësi i kundërpaditur ka depozituar një “Promemorie”, me anën e të cilës kundërshton kërkesën për rishikim të vendimit të bërë nga kërkuesi, duke kërkuar heqjen e pezullimit të ekzekutimit të vendimit nr.716, datë 14.10.2004.

14. Paditësi i kunderpaditur ka pretenduar se kërkesa për rishikim të vendimit nuk plotëson kërkesat e nenit 494/a të Kodit të Procedurës Civile dhe nuk duhet të pranohet. Provat e paraqitura nga i padituri kundërpaditës, Vërtetimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe pretendimi se akti i ekspertimit nuk ka qenë i saktë, nuk përbëjnë prova për rishikim të vendimit.

Arsyetimi ligjor15. Kolegji Civil gjykon se kërkesa për rishikim e

paraqitur nga kërkuesi nuk është në respektim të afateve procedurale të parashikuara në nenet 443/3, 444/2 dhe 496 të Kodit të Procedurës Civile.

16. Sipas nenit 443/3 të Kodit të Procedurës Civile: “… Afati për të kërkuar rishikimin e vendimit të gjykatës se shkalles se pare është 30 dite …”.

17. Sipas nenit 444/2 të Kodit të Procedurës Civile: “… Afati për të ushtruar kërkesën për rishikim fillon nga dita kur janë zbuluar rrethanat për të cilat bëjnë fjale dispozitat përkatëse…”.

18. Sipas nenit 496 të Kodit të Procedurës Civile: “Kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga dita që pala ka marrë dijeni për shkakun e rishikimit, por në çdo rast jo me vone se nje vit nga dita qe ka lindur shkaku i rishikimit …”.

19. Në rastin në shqyrtim, në kuptim të nenit 444/2 dhe 496 të Kodit të Procedurës Civile, sipas vërtetimit të lëshuar nga Këshilli i Qarkut Fier, dita kur konsiderohet se janë zbuluar rrethanat e rishikimit dhe kërkuesi ka marrë dijeni për

154

shkakun e rishikimit, rezulton të jetë data 17.05.2007, ndërsa kërkesa për rishikim është paraqitur me datën 27.06.2006, d.m.th. jashtë afatit 30 ditor.

20. E njëjta situatë gjendet edhe për provat e tjera të pretenduara si shkak i rishikimit të vendimit:

a. Vërtetimi nga ZRPP Lushnjë, i përdorur si shkak i rishikimit është lëshuar më datë 30.04.2007 dhe,

b. Akt Ekspertimi i kryer nga ekspertët mban datën 10.05.2007.

21. Në kushtet kur, për të gjitha aktet e përdorura si shkak i rishikimit, kërkuesi ka ardhur në dijeni përpara afatit 30 ditor të parashikuar nga neni 496 i Kodit të Procedurës Civile dhe nuk e ka ushtruar të drejtën, do të vendoset mospranimi i kërkesës si e pabazuar në ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 498 /1, të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S IMospranimin e kërkesës për rishikimin e vendimit nr.595, datë 11.11.2005 të Gjykatës

së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 30.09.2009

155

ÇËSHTJE PENALE

156

157

Nr.173 i Regj. ThemeltarNr.176 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 09.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale me :

KËRKUES : PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE KORÇE

SHTETAS NËN HETIM: KIRIAKO (QIRJAKO) FETO

A K U Z U A R:Caktim mase sigurimi “arrest ne burg”.

Baza Ligjore: Neni 244, 245 i K.Pr.Penale

Gjykata e Shkalles se Pare Korçe, me vendimin nr.84 regj, date 11.04.2009, ka vendosur:

Caktim mase sigurimi per shtetasin nen hetim Kiriako (Qiriako) Feto, ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.24, date 28.04.2009, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.84 regj, date 11.04.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Korçe, si me poshte:Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit nen hetim Kiriako (Qirjako) Feto, ate te “garancise pasurore ne shumen 10.000 Euro”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs prokurori prane Gjykates se Apelit Korçe, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit, eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 230 te K.Pr.Penale.

- Ndryshimi i mases se sigurimit, nga ana e gjykates se apelit, eshte ne kundershtim me provat dhe me ligjin.

- Ekziston dyshimi i arsyeshem se personi nen hetim, Kiriako (Qirjako) Feto, ka kryer vepren penale te parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

- Rrezikshmeria e autorit,dhe e vepres eshte e madhe, dhe gjykata kete fakt nuk e ka patur parasysh.

- I dyshuari, me te kryer vepren eshte larguar jashte shtetit, gje qe tregon per rrezikshmerine e tij.

158

- Gjykata e apelit, pa marre asnje prove te re, qe te ndikonte ne kriteret e veçanta per caktimin e mases se sigurimit e pa asnje baze ligjore, ka ndryshuar masen e sigurimit nga “arrest ne burg” ne ate te “garancise pasurore”.

- Kerkojme prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit GjyqesorKorçe.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Artur Selmani, qe vuri ne

dispozicion te gjykates disa materiale me faks, ku rezulton se gjykata e shkalles se pare ka marre nje vendim fajesie per te pandehurin dhe ka vendosur pezullimin e ekzekutimit te vendimit me kusht dhe per rrjedhoje masa e sigurimit shuhet; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NProkuroria e Rrethit Gjyqesor Vlore, ne daten 09.03.2009 ka regjistruar procedimin

penal nr.226 per vepren penale te kontrabandes me mallra qe paguhet akcize, te parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal, ne ngarkim te shtetasit Sokol Vukatana.

Pas kryerjes se nje sere veprimesh hetimore ne kete procedim eshte regjistruar edhe emri i personit nen hetim Kiriako (Qiriako) Feto, si i dyshuar per kryerjen e vepres penale shperdorim detyre, te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, gjate ushtrimit te detyres se tij si punonjes i Doganes se Kapshtices, ka kryer veprime qe bien ndesh me permbushjen e rregullt te detyres, duke demtuar interesat e ligjshme te shtetit nepermjet pasqyrimit me nje diference te konsiderueshme te sasise se mallit ne dokumentin e peshimit te nje mjeti tregtar (rreth 20.000 kg peshe malli me pak).

Mbi kerkesen e Prokurorise ndaj ketij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe, me vendimin e saj nr.84, date 11.04.2009, ka caktuar si mase sigurimi ate te “arrestit ne burg”, te parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Mbi ankimin e mbrojtesit te personit nen hetim, Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin e saj nr.24, date 28.04.2009, ndryshoi vendimin e mesiperm duke caktuar si mase sigurimi ndaj shtetasit nen hetim Kiriako (Qiriako) Feto ate te garancise pasurore ne shumen 10.000 Euro, te parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe ka paraqitur rekurs organi i prokurorise, per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Ne seance gjyqesore, Kolegji Penal i Gjykates se Larte u vu ne dijeni nga prokurori prane kesaj gjykate se me vendimin nr.244, date 17.07.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe, pasi ka deklaruar fajtor dhe denuar te pandehurin Kiriako (Qiriako) Feto, ka urdheruar pezullimin e ekzekutimit te denimit dhe konform nenit 389 te K.Pr.Penale, ka deklaruar heqjen e mases se sigurimit personal “garanci pasurore” per kete te pandehur.

Ne te tilla rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se duhet vendosur pushimi i gjykimit te çeshtjes ne kete gjykate, pasi shqyrtimi i kesaj çeshtje nuk mund te vazhdoje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 387 te Kodit te Proçedures

Penale,

V E N D O S IPushimin e gjykimit te çeshtjes nr.173 ne ngarkim te personit nen hetim Kiriako

(Qirjako) Feto ne Gjykaten e Larte.

Tirane, me 09.09.2009

159

Nr.157 i Regj. ThemeltarNr.177 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 09.09.2009 mori ne shqyrtim ceshtjen penale me:

KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR ELBASAN

OBJEKTI: Caktim mase sigurimi, ne baze te nenit 244 te K.Pr.Penale.

NDAJ: SHTETASIT ALFRED MUSAJ

DYSHUAR SE: Ka kryer vepren penale te “vrasjes me paramendim”,

te kryer ne bashkepunim, ne tentative; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit”

dhe te “prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, te parashikuar nga nenet 71/1, 25, 278/2, 283/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.76, date 21.02.2009, ka vendosur:

Te caktoje si mase sigurimi personal per shtetesin Alfred Musaj ate te “detyrimit per paraqitje ne policine gjyqesore” prane Prokurorise Elbasan, diten e hene dhe te premte te çdo jave, ora 11.00.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.77, date 01.04.2009, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.76, date 21.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka bere rekurs Prokurori prane Gjykates se Apelit Durres, i cili parashtron sa me poshte:

- Gjykatat nuk kane zbatuar drejt kerkesat e neneve 229 e 230 te K.Pr.Penale.- Ne ngarkim te shtetasit Alfred Musaj ekziston dyshimi i arsyeshem se ka konsumuar

elementet e veprave penale te parashikuar nga nenet 283/2, 78/1 e 22, 278/2 e 25 te K.Penal.

160

- Arsyetimi i gjykates se ndaj shtetasit Alfred Musaj ekziston dyshimi i arsyeshem, i bazuar ne prova, eshte i pabazuar.

- Gjykatat nuk kane vleresuar drejt shkallen e rrezikshmerise shoqerore te te dyshuarit Alfred Musaj, duke e konsideruar ate te vogel dhe per kete i referohet kerkesave te percaktuara ne nenin 228/3 te K.Pr.Penale.

- Referimi ne nenin 228/3 te K.Pr.Penale, qe kane bere gjykatat, nuk eshte i drejte, pasi ne kete paragraf, ashtu si ne te gjithe paragrafet e nenit 228 te K.Pr.Penale, jane percaktuar kriteret se kur mund te caktohet nje mase sigurimi.

- Gjykata, ne baze te provave ne ngarkim te shtetasit Alfret Musaj, duhet te caktonte masen e sigurimit personal “arrest ne burg”.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Prokurorin Hysen Keta, i cili kerkoi

ndryshimin e dy vendimeve te gjykatave dhe caktimin si mase sigurimi “arrest ne burg” per te pandehurin Alfred Musaj; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V E R E NSe me vendimin nr.77, date 01.04.2009, Gjykata e Apelit Durres ka vendosur

miratimin e vendimit penal (mase sigurimi) nr.76, date 21.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan. Ka rezultuar se me kerkesen e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan, kjo e fundit, me vendimin nr.76, date 21.02.2009, ka vendosur te caktoje si mase sigurimi personal per shtetasin Alfred Musaj ate te “Detyrimit per paraqitje ne policine gjyqesore” prane Prokurorise Elbasan, diten e hene dhe te premte te çdo jave, ora 1100. Kjo mase sigurimi eshte caktuar, pasi dyshohet se ka kryer vepren penale te “vrasjes me paramendim” te kryer ne bashkepunim, “prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit” dhe te “prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”.

Nga aktet e dosjes, ka rezultuar se shtetasi Alfred Musaj eshte nje nga te dyshuarit e ngjarjes ne lagjen “Skenderbej” te qytetit te Elbasanit me date 03.09.2004 dhe qe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka filluar çeshtjen penale nr.430 ne ngarkim edhe te shtetasve Luan Muça, Riza Tafa, Selaudin Kume, Blerim Kalollari, per vepret penale te parashikuara nga nenet 78/1 - 22 - 25, 278/2, 283/2 te K.Penal.

Pas bashkimit te ketij procesi me proçedime te viteve 1994, 2000, 2003 e 2004, per ngjarje te ndryshme ne qytetin e Elbasanit, me daten 05.05.2006 eshte vendosur moskompetenca lendore per hetimin e çeshtjes dhe kalimin e akteve Prokurorise se Krimeve te Renda, e cila regjistron procedimin penal nr.51 te vitit 2006.

Me vendimin nr.4, date 08.01.2009 te Prokurorise se Pergjithshme eshte vendosur shfuqizimi i pjesshem i vendimit te pezullimit te hetimeve te procedimit penal nr.51 dhe vazhdimi i hetimeve. Po keshtu, eshte vendosur ndarja nga ky procedim i akteve qe lidhen me hetimin e ngjarjes te dates 03.09.2004, duke shfuqizuar dhe vendimin e pushimit te hetimeve ne ngarkim edhe te Alfred Musaj.

Mbi kete baze, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan regjistron procedimin nr.96 te vitit 2009 ne ngarkim te tij dhe Luan Muces, Riza Tafes, etj., per veprat penale te parashikuara nga nenet 78/1 -22 - 25, 278/2, 283/2 te K.Penal.

Nga aktet e dosjes ka rezultuar se i dyshuari Alfred Musaj, me daten 03.09.2004, me automjetin e tij ne oret e vona te dates 03.09.2004 ne qytetin e Elbasanit, se bashku me te dyshuarin Selaudin Kume dhe Blerim Kalollari, pasi jane ndalur pas prites qe ju eshte bere, jane gjuajtur me pistolete silenciator nga persona me maske. Personi qe i eshte afruar te dyshuarit Alfred Musaj me pistolete tek dera e makines, ky i fundit ja ka marre armen e tij e ka gjuajtur ne drejtim te personeve qe ishin ne prite. Ne perleshje me njeri tjetrin kane ngelur

161

i plagosur i dyshuari Alfred Musaj e dy personat e tjere qe ishin ne makine, te cilet jane derguar ne spital, dhe pak me vone, kane shkuar ne spital Luan Muca e Riza Tafa, ku ka lindur perseri konflikti midis tyre, ku eshte goditur perseri Alfred Musaj.

Nga provat e mbledhura nga veprimet e kryera nga organi procedues, ne perputhje me nenin 221 e vijues te K.Pr.Penale, siç jane akti i ekspetimit mjeko ligjor, ku rezulton se kane pasur demtime me arme zjarri dhe shtetesit Selaudin Kume, Blerim Kolallari, Luan Muça, Riza Tafa, dy pako me lende narkotike e psikotrope te vertetuara keto me akt-ekspertimin toksikologjiko-ligjor, te gjetura ne makinen e te dyshuarit Alfred Musaj, me te drejte gjykata ka pranuar kerkesen e organit te prokurorise per caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit Alfred Musaj, ne baze te nenit 244 te K.Pr.Penale.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se nga ana e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan dhe Gjykates se Apelit Durres, jane vleresuar drejt aktet e dosjes, si akte qe provojne ekzistencen e dyshimit te arsyeshem se shtetasi Alfred Musaj ka kryer veprat penale te parashikuara nga nenet 71/1, 25, 278/2, 283/2 te K.Penal. Te dyja gjykatat kane arsyetuar si ne lidhje me kushtet e vendosjes se mases se sigurimit personal, ashtu dhe me kriteret per caktimin e ketyre masave, ne perputhje me nenet 228, 229, 230 te K.Pr.Penale.

Ne rekursin e paraqitur kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, organi i prokurorise ka kerkuar prishjen e ketij vendimi, ka argumentuar se gjykatat nuk kane argumentuar se ndaj te dyshuarit Alfred Musaj ekziston dyshimi i arsyeshem per veprat qe ai akuzohet, dhe nuk kane vleresuar drejt shkallen e rrezikshmerise shoqerore te te dyshuarit, duke vepruar ne kundershtim me nenin 228/3 te K.Pr.Penale.

Ky Kolegj i vlereson jo te drejta pretendimet e ngritura nga ana e prokurorit dhe se masa e vendosur nga ana e gjykatave eshte ne perputhje me percaktimet e nenit 228 e vijues te K.Pr.Penale.

Ne keto kushte, nisur nga sa me siper ne rastin ne gjykim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet lene ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te Kodit te Proçedures

Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.77, date 01.04.2009 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 09.09.2009

162

Nr.182 i Regj. ThemeltarNr.200 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009 mori ne shqyrtim ceshtjen penale me :

KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE PER KRIME TE RENDA TIRANE

OBJEKTI: Kërkesë për vleftësimin e arrestit ne flagrance dhe për caktim mase sigurimi “arrest ne burg”. Baza ligjore: Nenet 245 e 259 të K.Pr.Penale.

NDAJ PERSONAVE NËN HETIM: DANIEL ENGLERT, FRANZ KIACSEK,

REGINA KIACSEK

A K U Z U A R:Për vepren penale te trafikimit te narkotikeve,

kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.73, datë 06.05.2009, ka vendosur:

Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance date 02.05.2009, ora 16.00 te personit nen hetim Daniel Englert dhe caktimin si mase sigurimi personal ndaj tij ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.74, datë 06.05.2009, ka vendosur:

Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance date 02.05.2009, ora 16.00 te personit nen hetim Franz Kiacsek dhe caktimin si mase sigurimi personal ndaj tij ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

163

Gjykata e Shkallës së Parë per Krime te Renda Tirane me vendimin nr.75, datë 06.05.2009, ka vendosur:

Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance date 02.05.2009, ora 16.00 te personit nen hetim Regina Kiacsek dhe caktimin si mase sigurimi personal ndaj saj ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.26, datë 26.05.2009, ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.73, date 06.05.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, qe i perket te arrestuarit Daniel Englert. Miratimin e vendimit nr.74, date 06.05.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, qe i perket te arrestuarit Franz Kiacsek. Miratimin e vendimit nr.75, date 06.05.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, qe i perket te arrestuares Regina Kiacsek.

Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka bërë rekurs personi nen hetim Daniel Englert, nepermjet avokatit te tij, duke parashtruar keto shkaqe për prishjen e tij:

- Me kete vendim nuk jemi dakord, pasi nuk ekziston asnje dyshim i arsyeshem e i bazuar ne prova qe i arrestuari Daniel Englert te kete konsumuar ndonje element te vepres penale per te cilen akuzohet, per me teper qe te kete ndonje prove qe te vertetoje bashkepunimin e tij me dy te arrestuarit e tjere.

- Gjykata ka gabuar kur ka caktuar mase sigurimi, per me teper masen “arrest ne burg”, pasi ka vepruar ne kundershtim me nenin 27 te Kushtetutes, pasi nuk ekzistojne asnje nga kushtet per te cilat mund te kufizohet liria e personit.

- Edhe policia gjyqesore ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 251 e 252 te K.Pr.Penale, pasi i arrestuari nuk ka kryer asnje veper penale, apo nuk ka qene ne kryerje e siper te saj, prandaj per kete fakt arrestimi i Daniel Englert duhet te konsiderohet i paligjshem.

- Gjykata e apelit ka lejuar shkelje te renda proceduriale, pasi ne kundershtim me nenin 92 dhe 228 e vijues te K.Pr.Penale, ka bere bashkimin e çeshtjeve persa i perket mases se sigurimit, kur dihet se masa e sigurimit ka karakter personal.

Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka bërë rekurs personi nen hetim Franz Kiacsek, nepermjet avokatit te tij, duke parashtruar keto shkaqe për prishjen e tij:

- Vendimet e te dy gjykatave jane marre ne shkelje te rende te procedures penale, ne zbatim te gabuar te ligjit, pasi si gjykata e shkalles se pare, ashtu dhe ajo e apelit, nuk u shpreh ne lidhje me ekzistencen e kushteve per caktimin e mases se sigurimit ndaj te dyshuarit Franz Kiacsek, duke bere nje shqyrtim formal te pretendimeve te prokurorit, pa verifikuar asnje nga pretendimet e mbrojtjes.

- Gjykata e apelit, ne shkelje te rende te normave proceduriale, gjykoi ne menyre “kolektive” masat e sigurimit per tre persona nen hetim, Franz Kiacsek, Regina Kiacsek dhe Daniel Englert, me nje vendim bashkimi teresisht ne shkelje te ligjit, pasi shqyrtimi i kushteve dhe kritereve per vendosjen e mases se sigurimit ka karakter ngushtesisht personal dhe ne asnje rast nuk parashikohet ne Kod bashkimi ne te njejtin procedim i disa kerkesave.

164

- As gjykata e shkalles se pare dhe as gjykata e apelit nuk moren ne shqyrtim kushtin kryesor per vendosjen e mases se sigurimit, ekzistencen e dyshimit te arsyeshem te mbeshtetur ne prova, pasi nuk ka rezultuar asnje prove e vetme apo asnje e dhene sado e paplote qe te vere ne dyshim shpjegimet e dhena nga Franz Kiacsek, qe ai ka qene i punesuar nga Daniel Englert per transportimin e pikturave nga nje vend europian ne tjetrin dhe nuk ka dijeni per akuzat qe i behet.

- Sipas nenit 228 te K.Pr.Penale, masat e sigurimit personal merren ne rastet kur ka shkaqe qe kercenojne marrjen e proves, kur i pandehuri eshte larguar ose ekziston rreziku i largimit dhe kur mund te kryeje ndonje veper tjeter penale, gje qe ne rastin konkret nuk u pretendua nga akuza ekzistenca e ndonjerit prej tyre.

Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka bërë rekurs personi nen hetim Regina Kiacsek, nepermjet avokatit te saj, duke parashtruar keto shkaqe për prishjen e tij:

- Te dy gjykimet ne te dy shkallet jane zhvilluar ne shkelje te normave proceduriale, duke i mohuar personit nen hetim te paraqese prova ne favor te tij apo duke mos i marre ato ne shqyrtim, ku dhe pasi degjoi pretendimet e te ndaluares Regina Kiacsek dhe te mbrojtesit te saj, per te verifikuar ekzistencen e kushteve te parashikuara nga neni 230/2 te K.Pr.Penale lidhur me gjendjen shendetesore dhe nevojen per nderhyrje kirurgjikale, e paracaktuar ne nje spital ne Gjermani, refuzoi te shprehej ne lidhje me nje pretendim te tille.

- Gjykata e apelit, ne shkelje te rende te normave proceduriale, gjykoi ne menyre “kolektive” masat e sigurimit per tre persona nen hetim, Franz Kiacsek, Regina Kiacsek dhe Daniel Englert, me nje vendim bashkimi teresisht ne shkelje te ligjit, pasi shqyrtimi i kushteve dhe kritereve per vendosjen e mases se sigurimit ka karakter ngushtesisht personal dhe ne asnje rast nuk parashikohet ne Kod bashkimi ne te njejtin procedim i disa kerkesave.

- Gjykata e apelit, pavaresisht se formalisht pranoi te marre prova te paraqitura nga mbrojtja ne mbeshtetje te pretendimeve te personave nen hetim, nuk u shpreh ne lidhje me vleren e tyre duke bere nje gjykim formal jo efektiv, pasi edhe pse u sollen prova qe tregonin per nevojen urgjente te nderhyrjes kirurgjikale, meqenese ekzistonte mundesia qe mund te mbetej pa kembe e arrestuara Regina, nuk mori mundimin per verifikimin e gjendjes shendetesore te saj.

- Eshte flagrant fakti se as gjykata e shkalles se pare dhe as ajo e apelit nuk analizojne dhe nuk marrin ne shqyrtim kushtin kryesor per vendosjen e mases se sigurimit, ekzistencen e nje dyshimi te arsyeshem e te bazuar ne prova se e pandehura Regina mund te jete autore e vepres per te cilen akuzohet, per me teper qe nuk ka rezultuar asnje prove e vetme qe te vere ne dyshim shpjegimet e te arrestuares, te cilat jane ne harmoni te plote me te gjithe te dhenat e grumbulluara.

- Per te akuzuaren Regina Kiacsek nuk ekziston asnje nga kushtet e parashikuara nga neni 228 i K.Pr.Penale, prandaj gjykata ne kete rast ka shkelur te drejten per te mos privuar lirine e personit ne menyre arbitrare, qe eshte nje e drejte themelore e shprehur ne te gjithe dokumentet kryesore per te drejtat e njeriut.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; Prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane; av. Bledar Fejzo, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe rrezimin e kerkeses se prokurorise, dhe pasi e shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

165

V Ë R E NSe vendimi nr.26, date 26.05.2009 i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane

eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit procedural penal.Nga aktet e administruara ne gjykim ka rezultuar se ne ngarkim te personave nen

hetim Daniel Englert, Franz Kiacsek e Regina Kiacsek, ekzistojne dyshime te bazuara ne prova se kane konsumuar faktin kriminal, elementet e vepres penale te “Trafikimit te narkotikeve”, parashikuar si krim nga neni 283/a te Kodit Penal.

Ka rezultuar se ne kontrollin e ushtruar me daten 02.05.2009, ora 15.00, ne piken kufitare me Greqine, ne “Kakavie”, ne automjetin me targa “DON-PA-179”, ne pronesi te shtetases gjermane Regina Kiacsek, me te cilin udhetonte edhe bashkeshorti Franz Kiacsek, per te kaluar kufirin shteteror per ne Greqi, jane gjetur dhe sekuestruar si prove materiale 2 qese te zeza me nga 40 pako me peshe 40.477 kg, te mbeshtjella ne forme paralelopipedi, te cilat, siç rezulton nga akt-ekpsertimi kimik, kane permbajtje te lendes narkotike te llojit heroine.

Po ashtu, nepermjet “pergjimit te fshehte fotografik ne vende publike”, ne zbatim te nenit 221/2 te K.Pr.Penale, jane perfituar rezultate fotografike qe japin njoftim mbi faktin se personi tjeter nen hetim Daniel Englert, në njohje me bashkeshortet Franz e Regina Kiacsek, ne mbremjen e dates 01.05.2009, ka marre ne perdorim automjetin e tyre “Don-PA-179”, te cilin per rreth 90 minuta ja ka lene ne dispozicion personit tjeter nen hetim A.Pellumbit, ku ky i fundit pasi e ka çuar ne ambientet e baneses se Z. Tafa, ku ka qendruar per disa kohe, ja ka derguar perseri Daniel Englert dhe perfundimisht ne kete automjet, te nesermen rezultoi se kishte te fshehur provat materiale, 2 qese te zeza, secila me nga 40 pako lende narkotike.

Mbeshtetur ne kerkesat e nenit 228, 229 dhe 230 te K.Pr.Penale, Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, pasi ka çmuar se ekzistojne dyshime te arsyeshme, te bazuara ne prova se personat nen hetim Daniel Englert dhe Franz e Regina Kiacsek, mund te jene autore te vepres penale te “Trafikimit te narkotikeve”, qe parashikohet nga neni 283/a te K.Penal, e cila paraqet rrezikshmeri te veçante shoqerore dhe ka nje sanksion te rrepte burgimi nga 7 deri ne 15 vjet, ashtu edhe per perhapjen qe ajo ka aktualisht, ka vleftesuar si te ligjshem “arrestin ne flagrance” ne ngarkim te tyre dhe ju ka caktuar si mase sigurimi personal ate te “arrestit ne burg”, me vendimet respektive nr.73, 74, dhe 75, date 06.05.2009.

Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2009, pasi ka verejtur se personat e lartpermendur nen hetim procedoheshin per te njejten veper penale te kryer ne bashkepunim ndermjet tyre, se çeshtja e secilit prej tyre qendronte ne te njejten gjendje dhe po te njejten shkalle gjykimi, se nuk demtohej, perkundrazi, rritej shpejtesia e zgjidhjes se seciles prej tyre, ne zbatim te nenit 79/a, pika “1” dhe nenit 92, pika “1” te K.Pr.Penale, ka vendosur bashkimin e ketyre çeshtjeve me numer 26, 27 dhe 28 dhe pasi ka shqyrtuar te tre keto çeshtje dhe vendimet e tyre, me vendimin e vetem te saj nr.26, date 26.05.2009, objekt shqyrtimi ne kete Kolegj, ka vendosur miratimin e tyre.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke mos gjetur te bazuara ne ligj pretendimet e mbrojtjes te paraqitura ne rekurs per te tre personat nen hetim, si persa i perket vendimit per “bashkimin e çeshtjeve”, ashtu edhe per bazueshmerine ne ligj te themelit te çeshtjeve, çmon te drejte e te bazuar ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane.

Eshte e vertete se Kolegji Penal ka mbajtur qendrim se masa e sigurimit personal eshte individuale dhe si e tille duhet te shqyrtohet e te caktohet e veçante per çdo person konkret, por kjo domosdoshmeri shqyrtimi eshte veçanerisht per gjykimin ne shkalle te pare, kur nuk mund te behet vendim bashkimi, mbasi kjo domosdoshmeri rrjedh edhe nga disa veprime praktike te metejshme qe kane lidhje me zbatimin e vendimit te gjykates, me te cilin eshte caktuar masa e sigurimit personal.

166

Te tilla jane veprimet e venies ne ekzekutim, kur personi ka qene ne mungese (neni 246 K.Pr.Penale); te marrjes ne pyetje (Neni 248 i K.Penal); te percaktimit nga organi ekzekutues te vendit ku ndodhen dhomat e paraburgimit, ku do te mbahet personi i arrestuar, veprime, per te cilet kerkohet qe te shqyrtohen me vendimin gjyqesor perkates per çdo person.

Ky Kolegj çmon se rasti konkret ndryshon me rastet e tjera, mbasi ky bashkim eshte bere ne gjykaten e apelit, duke zbatuar kerkesat ligjore dhe me vendim bashkimi, ndaj ne ndryshim me sa pretendohet ne rekurs, per kete shkak vendimi i Gjykates se Apelit per Krime te Renda nuk mund te cenohet.

Kolegji Penal çmon se gjykatat e te dy shkalleve te gjykimit kane zbatuar drejt edhe kriteret ligjore, kerkesat proceduriale penale qe parashikojne dispozitat e neneve 228, 229, 230/1 dhe 238 te K.Pr.Penale, ne lidhje me vleftesimin e ligjshem te “arrestit ne flagrance” dhe caktimin e mases se sigurimit personal “arrest ne burg” per te tre personat nen hetim, Daniel Englert dhe Franz e Regina Kiacsek. Gjykatat, bazuar ne aktet e administruara, kane argumentuar se ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova, se te dyshuarit mund te jene autor te vepres penale te “trafikimit te narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/a te K.Penal, se kjo veper nuk rezulton te jete parashkruar, apo amnistuar dhe paraqet rrezikshmeri te veçanta shoqerore.

Mjafton ne kete drejtim te evitojme menyren se si kane levizur te gjykuarit, shkembimin e makinave mes tyre, fshirjen e gjurmeve te lena ne makine dhe se fundi kapjen ne flagrance te nje sasie te konsiderueshme droge ne automjetin qe i perkiste te gjykuarve Kiacsek.

Te gjitha keto levizje dhe veprime te te gjykuarve, te evidentuara nga veprimet proceduriale hetimore te kryera nga oficeret e policise gjyqesore, siç jane ato te vezhgimit, te pergjimit te telefonave, te kqyrjes se automjetit dhe sekuestrimit te lendes narkotike, provojne lidhjen e ngushte mes tyre, veprimet e organizuara mire per transportimin e lendes narkotike me qellim per trafikimin e saj jashte shtetit.

Personat nen hetim, Kiacsek, kane ngritur pretendimin se ata nuk kishin dijeni per sasine e lendes narkotike te gjetur ne autoveturen e tyre dhe se ajo duhet te jete futur nga kerkuesi Daniel Englert.

Ne ndryshim me sa pretendohet prej tyre, nuk rezulton asnje arsye bindese qe te kete shtyre te gjykuarin Englert te fuste ne autoveturen e tyre nje sasi kaq te madhe lende narkotike, pa qene i interesuar aspak mbi faktin apo destinacionin e kesaj sasie droge. Pretendimi i kerkuesve Kiacsek se ata nuk synonin te takoheshin me te gjykuarin Englert, pasi te dilnin nga Shqiperia behet i pabesueshem, mbasi futja e kesaj sasie droge ne makinen e tyre nga kerkuesi Englert nuk do te kishte kuptim, nuk do konsiderohet arsye bindese qe kerkuesi te humbiste kontrollin mbi kete sasi droge pa asnje shkak.

Gjithashtu, Kolegji Penal çmon se masa e sigurimit personal “arrest ne burg” per te tre personat nen hetim eshte plotesisht ne perputhje me kushtet dhe kriteret e caktimit te kesaj mase edhe per faktin se, duke mos qene rezidente ne Shqiperi, eshte plotesisht e mundur qe te tentojne te largohen nga vendi. Pra rreziku i largimit te tyre dhe i shmangies se nje proçesi gjyqesor ne Shqiperi eshte krejtesisht evident.

Edhe pretendimet ne lidhje me gjendjen shendetesore te personave nen hetim Franz e Regina Kiacsek, jane vleresuar drejt nga gjykatat e te dy shkalleve te gjykimit, mbasi nga aktet e administruara nuk ka rezultuar se gjendja e tyre eshte veçanerisht e rende qe te pengoje caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”, perkundrazi eshte nje shqetesim shendetesor i zakonshem, gje qe mund te perballohet nga vete institucionet e paraburgimit, si spitali i burgjeve, etj.

167

Ne ndryshim me sa pretendohet ne rekurs, bazuar ne sa me lart, masa e sigurimit personal “arrest ne burg” caktuar ndaj tre personave nen hetim, çmohet nga Kolegji si masa me e pershtateshme, si ne raport me rendesine e faktit dhe sanksionin qe parashikohet nga vepra e kryer, ashtu dhe me pershtatshmerine e saj me shkallen e nevojave te sigurimit.

Nisur nga sa siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Per Krime te Renda Tirane eshte i drejte, i bazuar ne ligj e per rrjedhoje duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale dhe nenin 59 te K.Penal,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.26, date 26.05.2009 te Gjykates se Apelit per Krime te

Renda Tirane.

Tirane, me 30.09.2009

168

Nr.61004-00697-00-2009 Regj.ThemeltarNr.00-2009-245 i Vendimit (201)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarAndi Çeliku AnetarMajlinda Andrea Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.61004-00697-00-2009, qe i perket:

KËRKUESE: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR DIBER.

OBJEKTI: Zevendesimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”

per nje afat kohor prej 15 ditesh, ne detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore.

I ARRESTUAR: MAHMUT XHEDIKU

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te plagosjes se rende ne bashkepunim, parashikuar nga neni 88/1 e 25 i K.Penal.

Baza Ligjore: Neni 260 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, me vendimin nr.49, date 05.07.2009, ka vendosur:

Lirimin e menjehershem e personit nen hetim Mahmut Xhediku nga masa e sigurimit personal “arrest ne burg”, nese nuk mbahet per tjeter gje, per shkak te humbjes se fuqise se paraburgimit, pasi ka mbaruar afati i caktuar.Caktimin e mases se sigurimit personal detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore per personin nen hetim Mahmut Xhediku.Urdherimin e personit nen hetim, Mahmut Xhediku qe te paraqitet ne nje nga zyrat e policise gjyqesore prane Prokurorise Diber, çdo te hene, ora 10.00.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.218, date 28.7.2009, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.49, date 05.07.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

169

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare, ka paraqitur rekurs i pandehuri nepermjet perfaqesuesit, av. Ismail Luka, i cili kerkon shfuqizimin e vendimeve per caktimin e mases se sigurimit detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore; ka paraqitur rekurs prokurori prane gjykates se apelit, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

I pandehuri:- 1. Gjykata e apelit e ka dhene vendimin e saj ne kundershtim me kompetencat ligjore

te percaktuara ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale, per faktin se ajo e ka kthyer çeshtjen per rigjykim ne gjykate te shkalles se pare, duke tejkaluar te drejten e disponimit te parashikuar ne kete dispozite.

- Me kthimin e çeshtjes per rigjykim, Gjykata e Apelit Tirane e ka trajtuar ankimin kunder vendimit per caktim mase si nje ankim per zgjidhjen e nje çeshtje penale themeli, nderkohe qe, ne rastin konkret, kemi te bejme me gjykime te posaçme per arsye te natyres se veçante qe kerkon ligji procedural penal per caktimin e masave te sigurimit.

Prokurori:- 1. Gjykata e Apelit Tirane duhet ta mbeshteste gjykimin e saj ne shkalle te dyte mbi

bazen e dispozites 249 te K.Pr.Penale, pasi masa e sigurimit me burgim e humbte fuqine pas afatit te caktuar pesembedhjete ditor dhe masa e sigurimit detyrim per paraqitje eshte nje mase e re sigurimi.

- 2. Ne baze te pikes 6 te nenit 249 te K.Pr.Penale, gjykata e apelit ka tre opsione per te vendosur: miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e vendimit te dhene nga gjykata e shkalles se pare. Pra, vendimi i dhene nga gjykata e apelit eshte i pambeshtetur ne ligj, pasi ka prishur vendimin dhe e ka kthyer çeshtjen per rigjykim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe gjatë shqyrtimit të akteve të fashikullit gjyqësor në lidhje me gjykimin e kërkesës

së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit në ngarkim të pandehurit Mahmut Xhediku, nga ana e organit të akuzës është kërkuar zëvendësimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” me afat 15 ditë, me masën e sigurimit të parashikuar në nenin 234 të K.Pr.Penale, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Masa e sigurimit me afat 15 ditor për të pandehurin, rezulton se është vendosur me vendimin nr.46, date 21.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr.49, date 05.07.2009, ka vendosur lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit, pasi kishte mbaruar afati i caktuar dhe gjithashtu ka caktuar për të arrestuarin masën e kërkuar nga prokurori, në kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Mbi ankimin e të dy palëve (prokurorit dhe të arrestuarit), Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur prishjen e vendimit të mësipërm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë.

Gjykata e apelit, si shkak për prishjen e vendimit, ka përcaktuar mosrespektimin e dispozitave proceduriale nga gjykata e faktit, pasi kjo e fundit nuk ka shqyrtuar ligjshmërinë e kërkesës së prokurorit dhe të vendoste për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

170

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendimin e gjykatës së apelit e gjen të pabazuar dhe në shkelje të dispozitave proceduriale penale.

Gjykata e apelit, gjatë shqyrtimit të ankimit, duhej t’i ishte referuar nenit 249 të K.Pr.Penale. Në mbështetje të kësaj dispozite, e cila rregullon ankimin ndaj masave të sigurimit dhe është përcaktuar në pikën 6 të këtij neni se çfarë vendos gjykata e apelit në rast të ankimit të masave të sigurimit, vendimarrja e gjykatës së apelit nuk është në përputhje me këtë dispozitë, pasi dhe arsyet e prishjes së vendimit nuk mund të hyjnë në shkelje procedurale.

Përsa më sipër, ky Kolegj çmon se vendimi duhet të prishet dhe gjykata e rigjykimit duhet të marrë në shqyrtim vendimin e ankimuar dhe të vendosë sipas përcaktimeve të nenit 249/6 të K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/1, ç te K.P.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.218, date 28.07.2009, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin

e akteve për rishqyrtim po në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, me 30.09.2009

171

Nr.61010-00651-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-230 i Vendimit (202)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009 mori ne shqyrtim ceshtjen penale me:

KËRKUES: AVOKAT BLEDAR FEJZO, AVOKAT VOJO BREGU, te dy anetare te Dhomes se Avokatise Tirane.

NDAJ TË PANDEHURIT: ILIR KUMBARO

A K U Z U A R:Per veprat penale te “Rrembimit te personit” dhe Tortura me pasoja te renda” ne tre raste,

te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga nenet 109/1 - 25, 109/1-25, 109/1 - 25,

dhe 78 - 25 e 87-25 te K.Penal.OBJEKTI:

Deklarimi i shuarjes se mases se sigurimit te vendosur me vendimin e dates 18.02.2003, ndaj te pandehurit Ilir Kumbaro.

Baza Ligjore: Nenet 26, 261, e 262 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.26/79 akti, date 16.06.2009, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se mbrojtesit te zgjedhur nga i afermi i te pandehurit Ilir Kumbaro per shuarjen e mases se sigurimit “arrest ne burg”, sipas vendimit nr.1229, date 18.02.20003 te dhene ndaj tij.

Gjykata e Apelit per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.17, date 16.07.2009, ka vendosur:

Mospranimin e ankimit te bere nga mbrojtesi Bledar Fejzo dhe Vojo Bregu, kunder vendimit nr.26/79 akti, date 16.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare te Krimeve te Renda Tirane, mbasi eshte bere nga mbrojtes te pa legjitimuar.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane kane bere rekurs av. Bledar Fejzo dhe Av. Vojo Bregu, te cilet kerkojne prishjen e vendimit, duke parashtruar sa me poshte:

172

- Gjykatat kane pasur detyrimin qe te merrnin ne shqyrtim pretendimet e ngritura nga mbrojtja e te pandehurit Ilir Kumbaro, si e caktuar ne perputhje me ligjin.

- Arsyetimi i kundert do te sillte jo vetem cenim te nje te drejte kushtetuese, siç me te drejte ka argumentuar Gjykata Kushtetuese.

- Arsyetimi i gjykatave per moslegjitimimin e mbrojtesve te caktuar nga familjaret e te pandehurit, si ne paraqitjen e kerkeses dhe ne paraqitjen e ankimit, ka marre pergjigje shteruese nga vendimet e Gjykates Kushtetuese.

- Gjykata, ne çdo rast, kur konstaton mungesen e kushteve dhe kritereve qe justifikojne vendosjen e mases se sigurimit, ka jo vetem te drejten, por edhe detyrimin ligjor t’i shqyrtoje ato.

- Edhe sikur mbrojtesit qe paraqiten kerkesen per deklarimin e shuar te mases se sigurimit te mos legjitimoheshin ne paraqitjen e saj, gjykata ka patur detyrimin te vazhdonte shqyrtimin e kesaj kerkese, qofte edhe kryesisht.

- Kerkojme prishjen e vendimeve dhe deklarimin te shuar te mases se sigurimit personal te vendosur ndaj te pandehurit Ilir Kumbaro, me vendimin nr.1229, date 18.02.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda Tirane; Av. B.Fejzo, qe kerkoi ndryshimin e vendimeve, duke vendosur pranimin e kerkeses per shuarje mase sigurimi; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe vendimin nr.26/79 Akti, date 16.06.2009 Gjykata e Krimeve te Renda Tirane ka

vendosur rrezimin e kerkeses te mbrojtjes se zgjedhur nga i afermi i te pandehurit Ilir Kumbaro, per shuarje te mases se sigurimit “arrest ne burg”, sipas vendimit nr.1229, date 18.02.2003 te dhene ndaj tij.

Mbi ankimin e mbrojtesve te te pandehurit Ilir Kumbaro, Gjykata e Apelit e Krimeve te Renda, me vendimin e saj nr.17, date 16.07.2009, ka vendosur mospranimin e ankimit te bere nga mbrojtesit Bledar Fejzo dhe Vojo Bregu kunder vendimit nr.26/79 Akti, date 16.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, mbasi eshte bere nga mbrojtes te palegjitimuar.

Kunder ketij vendimi te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, kane paraqitur rekurs mbrojtesit e te pandehurit Ilir Kumbaro, per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konkludon se vendimi i mesiperm i Gjykates se Apelit per Krimet e Renda vjen ne kundershtim me nenin 410/2 te Kodit te Procedures Penale, sipas te cilit: “kunder vendimit te dhene ne mungese, mbrojtesi mund te beje ankim vetem kur eshte i pajisur me nje akt perfaqesimi te leshuar ne format e parashikuara nga ligji”. Konstatojme se mbrojtesit e te pandehurit Ilir Kumbaro kane qene te pajisur me akt perfaqesimi, prokure te posaçme noteriale, te nenshkruar nga djali i te pandehurit, prokure ne te cilen mbrojtjes i jepen te gjitha tagrat per ushtrimin e nje mbrojtjeje efektive ne favor te te pandehurit, nga perfaqesimi dhe mbrojtja ne gjykimin e akuzes se ngritur ndaj tij, deri tek paraqitja e ankimeve, rekurseve, kerkesave procedurale te çdo lloji, etj., ku natyrisht perfshihet edhe kerkesa per shuarje te mases se sigurimit dhe ankimi ndaj çdo lloj vendimi ne lidhje me kete kerkese.

173

E drejta per te paraqitur ankim ndaj nje vendimi gjyqesor ne nje gjykate me te larte eshte nje e drejte kushtetuese, e parashikuar ne nenin 43 te Kushtetutes se Shqiperise por edhe ne aktet nderkombetare te cilat vendi yne ka nenshkruar, si: Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut, Konventa Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe Pakti Nderkombetar per te Drejtat Civile dhe Politike.

Ne frymen e ketyre akteve dhe zbatim te tyre jane edhe vendimet nr.17, date 17.04.2000 dhe nr.15, date 17.04.2003 te Gjykates Kushtetuese, sipas te cilave mbrojtesit e caktuar nga familjaret e te pandehurit te gjykuar ne mungese kane te drejte “ta perfaqesojne ate ne gjykimin e çeshtjes, si dhe te paraqesin ankim ndaj vendimeve gjyqesore” dhe se “moslejimi i mbrojtesit per te bere ankim ndaj vendimit te gjykates, te dhene ne mungese te te akuzuarit, ne kushtet e nenit 410/2 te K.Pr.Penale, e ve njeren pale ne pozite te pabarabarte me palen tjeter”.

Nga ana tjeter, Gjykata e Apelit per Krime te Renda eshte inkonseguente dhe kontradiktore ne qendrimin e saj, kur nuk legjitimon mbrojtesit e caktuar nga familjaret e te pandehurit per te paraqitur ankim kunder vendimit gjyqesor dhe nuk arsyeton mbi faktin qe me te njejtin akt perfaqesimi ata kane realizuar mbrojtjen ne shqyrtimin e kerkeses ne gjykimin ne shkalle te pare, aq me teper qe ne te njejtat kushte ata vazhdojne te realizojne mbrojtjen e te pandehurit ne shqyrtimin e themelit te çeshtjes penale.

Per sa siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se vendimi i Gjykates se Apelit per Krime te Renda duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet asaj gjykate per rishqyrtim, me tjeter trup gjykues, per t’u shprehur per themelin e çeshtjes, bazueshmerine ne ligj e ne prova te vendimit te gjykates se shkalles se pare ne lidhje me kerkesen e mbrojtesve per shuarjen e mases se sigurimit per te pandehurin Ilir Kumbaro.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te Proçedures

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.17, date 16.07.2009 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda

Tirane dhe kthimin e akteve per rishyqrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 30.09.2009

174

Nr.1579/774 i Regj. ThemeltarNr.433 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarGuxim Zenelaj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 23.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1579/774, qe i perket:

KËRKUESIT: ALTIN MUÇAJ

OBJEKTI:Deklarimi i parashkrimit te ekzekutimit te vendimit penal

nr.72, date 22.06.1994 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Fier.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.103, date 03.04.2007, ka vendosur:Rezimin e kerkeses se kerkuesit Altin Muçaj, me objekt parashkrimin e ekzekutimit te vendimit nr.72, date 22.06.1994 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Fier.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.138, date.11.07.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.103, date 03.04.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe duke gjykuar çeshtjen ne fakt:Te pranoje kerkesen e kerkuesit Altin Muçaj.Deklarimin e parashkruar te ekzekutimit te pjeses se mbetur te pa vuajtur nga vendimi penal nr.72, date 22.06.1994 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Fier.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka paraqitur rekurs Prokurori i apelit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit bie ndesh me interpretimin qe ka bere Gjykata e Larte me vendimin unifikues nr.7, date 11.10.2002, ne lidhje me parashkrimin e ekzekutimit te vendimeve penale.

- Ne te gjithe arsyetimin e vendimit unifikues, merr rendesi percaktimi qe i behet termit “denimi qe permban vendimi”.

- Ne rastin e çeshtjes se gjykuar nga Kolegjet e Bashkuara ky vendim ka qene me i ulet se 5 vjet burgim, nderkohe qe ne rastin e te denuarit Altin Muçaj, ky denim, pas marrjes se vendimit forme te prere, nuk ka qene me i ulet se 15 vjet.

175

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Bujar Sheshi, i cili

kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit gjyqesor; mbrojtesin, av.Bledar Fejzo, i cili kerkoi kalimin e çeshtjes ne Kolegjet e Bashkuara per ndryshim te praktikes gjyqesore; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi;

V Ë R E NSe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.103, date 03.04.2007, ka rrëzuar

kërkesën e të gjykuarit Altin Muçaj, me objekt “Deklarimin e parashkrimit të ekzekutimit të vendimit penal nr.72, date 22.06.1994 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

Me vendimin nr.72, date 22.06.1994 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është deklaruar fajtor dhe dënuar i pandehuri Altin Muçaj për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje, të parashikuar nga neni 83 i K.Penal (sipas Kodit Penal të vitit 1981), vendim i cili ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga i pandehuri i pranishëm në gjykim, në gjendje arresti.

I gjykuari, ashtu siç rezulton e provuar nga aktet në fashikullin gjyqësor, pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit të dhënë prej 18 vjetësh me vendimin e lartpërmendur, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit në muajin mars të vitit 1997 dhe nuk është kthyer për vuajtjen e mëtejshme të dënimit të mbetur prej 11 vjet, 11 muaj e 22 ditë.

I gjykuari i është drejtuar gjykatës me kërkesën e datës 13.03.2007, me anë të të cilës ka kërkuar deklarimin e parashkrimit të ekzekutimit të vendimit penal nr.72, date 22.06.1994 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Kjo kërkesë, ashtu siç përmendëm më lart, i është rrëzuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.103, date 03.04.2007.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit, me arsyetimin se duke u mbështetur në nenin 68 të K.Penal, për të gjykuarin Altin Muçaj nuk ka kaluar afati 20 vjecar i parashkrimit të ekzekutimit të dënimit sipas pikës a të këtij neni, pasi ky afat i ka filluar që nga data kur vendimi ka marrë formë të prerë dhe jo nga data kur i gjykuari është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit për pjesën e mbetur të dënimit.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e saj nr.138, date 11.07.2007, duke arsyetuar në të kundërt me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka ndryshuar vendimin e kësaj të fundit.

Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, është pranuar se jemi përpara rastit të ndërprerjes së vuajtjes së dënimit dhe në rastin e të gjykuarit Altin Muçaj, ky i dënuar ka qenë duke vuajtur dënimin dhe nuk mund të zbatohet për të instituti i parashkrimit, i cili sipas kësaj gjykate gjen zbatim në ato raste kur i dënuari i shmanget ekzekutimit dhe jo kur i dënuari ndërpret vuajtjen e mëtejshme të dënimit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të pambështetur në ligjin penal, arsyetimin dhe për rrjedhojë dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila i bën një interpretim të gabuar nenit 68 të K.Penal, në të cilin ligjvënësi ka parashikuar institutin e parashkrimit të ekzekutimit të dënimit si pjesë përbërëse e kreut të VIII-të të K.Penal. Në nenin 68 të K.Penal, janë parashikuar ato afate, me kalimin e të cilave, vendimi i dënimit për një person që rezulton fajtor për kryerjen e një vepre penale nuk është e mundur që të ekzekutohet më. Ekzekutimi i vendimit të dënimit, sipas kësaj dispozite, në të cilën përcaktohet se: “Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar:..”, është kushtëzuar pra, me momentin kur vendimi i dënimit ka marrë formë të prerë. Siç rezulton e provuar, vendimi i dënimit të të gjykuarit Altin Muçaj, ka marrë formë të prerë pa u ankimuar brenda afatit 10 ditor të parashikuar në ligj dhe në kushtet kur i gjykuari është dënuar 18 vjet, nuk është parashkruar vendimi i dënimit sipas afatit të pikës “a” të nenit 68 të K.Penal.

176

Në kundërshtim me arsyetimin e mësipërm dhe me atë ç’ka është pranuar në vendimin e Kolegjeve të Bashkuara nr.7, date 11.10.2002, gjykata e apelit ka pranuar kërkesën e të gjykuarit, për të cilin nuk kishin kaluar afatet e parashikuara në nenin 68/a të K.Penal, pasi kjo gjykatë ka pranuar konceptin e ndërprerjes së ekzekutimit të vendimit, edhe pse ky koncept nuk është parashikuar në ligjin tonë penal.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/d te Kodit te Proçedures

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.138, date 11.07.2007, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në

fuqi të vendimit nr.103, date 03.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, më 23.09.2009

177

Nr.52102-00020-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-179 i Vendimit (434)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro KryesuesGuzim Zenelaj AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË GJYKUARIT: KUJTIM NERJAKU A K U Z U A R:

Per vepren penale te “Vrasjes me dashje”, te mbetur ne tentative

dhe “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, parashikur nga nenet 76-22 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durres me vendimin nr.70, date 04.02.2008 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Kujtim Nerjaku per vepren penale te “Vrasjes me dashje”, te mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 76-22-23 e 48/b, ç, e te K.Penal te denohet me 6 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Kujtim Nerjaku per vepren penale te “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 e 48/b,ç, e te K.Penal te denohet me 2 vjet burgim.Ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht me 6 vjet burgim.Ne baze te nenit 406 te K.Pr.Penale i zbritet 1/3 e denimit, duke e denuar perfundimisht me 4 vjet burgim.Vuajtja e denimit fillon nga dita e ekzekutimit te denimit.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.421, date 19.11.2008 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.70, date 04.02.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durres ka bërë rekurs i gjykuari Kujtim Nerjaku, për shkaqet:

- Ne baze te aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nr.61, date 04.04.2007 eshte arritur ne konkluzionin se demtimet e shkaktuara jane te asaj kategorie qe shkakton nje humbje te aftesise se perkohshme ne pune mbi 9 dite.

178

- Nga akuza dhe nga gjykatat eshte pranuar se shkaku i fillimit te grindjes ka qene shtetasi Sadik Saliaga dhe se nga i gjykuari eshte qelluar vetem njehere ne drejtim te makines, fakte qe provojne se i gjykuari nuk ka pasur per qellim vrasjen e shtetasit Marian Saliaga.

- Ne baze te nenit 22 te K.Penal, referuar rrethanave te ndodhjes se ngjarjes, kuptohet se vepra penale eshte nderprere pa perfunduar nga vete i gjykuari dhe jo nga rrethana te pavarura prej tij.

- Duke ju referuar rrethanave te ndodhjes se ngjarjes, i gjykuari nuk ka dashur te vrase shtetasin Sadik Saliaga, por vetem ka kryer nje veprim trembes me qellim qe ata te largoheshin. Ne keto kushte jemi para vepres penale te parashikuar nga nenet 84 e 89 te K.Penal.

- Me kalimin e dy vjeteve te ndodhjes se ngjarjes, marredheniet midis paleve jane normalizuar, duke mbajtur secili prej paleve peshen e fajit ne lidhje me ngjarjen.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; av. I.Pengile, qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe deklarimin fajtor te te gjykuarit sipas neneve 84 e 89 te K.Penal dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NNe date 11.03.2007 ne qytetin e Shijakut zhvilloheshin zgjedhjet per deputet. Pas

fillimit te proçesit zgjedhor, ne oret e para te mengjesit, ne qendren e votimit nr.1389 ne shkollen tetevjeçare “Petrit Llaftiu”, nepermjet anetareve te komisionit kane filluar debate, duke u afruar aty edhe shtetas te tjere. Shtetasi Marian Saliaga, i cili ka qene vezhgues, ka debatuar me te gjykuarin Kujtim Nerjaku, me fyerje reciproke deri ne goditje me grushta.

Pas grindjes ka ardhur babai i shtetasit Marian Saliaga, duke marre te birin dhe duke u larguar nga qendra e votimit me nje automjet tip benz.

Gjate levizjes me automjet ne sheshin e qytetit Shijak, shtetasi Sadik Saliaga sheh te gjykuarin Kujtim Nerjaku dhe shtetasin Izet Avdyli dhe i therret te sqarohen per çfare kishte ndodhur. Ai ka dale nga makina dhe ka debatuar me te gjykuarin, me fyrje e kercenime. Shtetasit e tjere te pranishem ne debat jane perpjekur te ndalin grindjen. Ne momentin qe shtetasi Sadik Saliaga eshte futur ne makinen e tij dhe ka bere nje rrethrrotullim me automjetin e tij, i gjykuari ka shkuar me shpejtesi tek automjeti i tij, ka marre nje pistolete, te cilen e kishte pa leje te organeve kompetente dhe ka qelluar nje here ne drejtim te automjetit ku ndodheshin shtetasit Sadik e Marian Saliaga. Predha e dale nga arma e zjarrit ka pershkuar llamarinen e automjetit, sediljen e pasme dhe eshte futur ne trupin e shtetasit Marian Saliaga, te cilin e kane derguar me pas ne spital. Nga akti i ekpertimit mjeko-ligjor eshte konkluduar se plaga futet ne demtimet qe kane shkaktuar humbje te aftesise se perkohshme per pune ne masen mbi nente dite.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres dhe ai i shkalles se pare lidhur me fajesine e te gjykuarit, kualifikimin ligjor te vepres dhe masen e denimit te caktuar ndaj tij jane marre ne perputhje me kerkesat procedurale e materiale penale dhe si te tille ata duhet te lihen ne fuqi. Ndryshe nga pretendimi i ngritur prej mbrojtesit te te gjykuarit, rezulton se me veprimet e tij i gjykuari ka konsumuar elementet e vepres penale te tentatives per vrasje.

Por Kolegji Penal, duke vleresuar disa rrethana te kryerjes se vepres prej te gjykuarit, si dhe rrezikshmerine e paket te tij, çmon se ekzistojne kushtet dhe kriteret per aplikimin e institutit te pezullimit te ekzekutimit te ketij vendimi.

179

Provohet se konflikti ndermjet te gjykuarit dhe te demtuarit ka ndodhur diten qe ne qytetin e Shijakut zhvilloheshin votime dhe situata para zgjedhore ka qene e acararuar, duke ndikuar keshtu ne veprimet kriminale te te gjykuarit, falë kjo edhe nivelit te ulet arsimor te tij. Kjo rrethane, e shoqeruar edhe me faktin se marredheniet e te gjykuarit me familjen e te demtuarit jane stabilizuar menjehere mbas ngjarjes, çmohen nga Kolegji Penal si te mjaftueshme qe i gjykuari Kujtim Nerjaku te vihet ne prove, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit te denimit me burgim per nje afat prej pese vjetesh, periudhe gjate te ciles ai nuk duhet te kryeje veper tjeter penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a, e te K.Pr.Penale dhe

nenin 59 te K.Penal,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit vendimin nr.421, date 19.11.2008 te Gjykates se Apelit

Durres.Urdherohet pezullimi i ekzekutimit te ketij vendimi, duke u vene i gjykuari Kujtim

Nerjaku ne prove per nje afat kohe prej 5 (pese) vjetesh.

Tirane, me 30.09.2009

180

Nr.1377/589 i Regj. ThemeltarNr.435 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1377/589 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: DASHAMIR KULLAJ, mbrojtur nga Av. Hysni Beti.

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.844, date 26.09.2006, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Dashamir Kullaj per vepren penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor dhe ne baze te nenit 290/1 te K.Penal, e denon me 1 vit e 6 muaj burgim.”

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.440, date 01.06.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.844, date 26.09.2006 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs i gjykuari Dashamir Kullaj, nepermjet av. Hysni Beti, i cili kerkon prishjen e ketyre vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, perseritjen e pjeseshme te shqyrtimit gjyqesor, kryerjen e eskpertimit autoteknik me grup ekspertesh te fushes se mekanikes dhe te qarkullimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave jane marre ne kundershtim me provat e administruara dhe analizuara gjate shqyrtimit gjyqesor, si: pyetja e deshmitareve okulare, kqyrja e vendit te ngjarjes, ekspertimet autoteknike, eksperimenti hetimor, etj.

- Gjykatat i kane dhene nje vlere te paracaktuar aktit te ekspertimit autoteknik date 22.12.2005, i cili eshte teresisht ne kundershtim me deklarimet e deshmitareve te pranishem ne ngjarje, me eksperimentin hetimor, duke fallsifikuar si vendin e ngjarjes, ashtu dhe rrethanat e ndodhjes se aksidentit.

181

- Gjykata e shkalles se pare ne kundershtim me nenin 151/2 te K.Pr.Penale, nga njera ane pranon me vendim marrjen e provave (dhe paperdorshmerine si prove te aktit date 22.12.2005) dhe nga ana tjeter ne kundershtim me nenin 357 te K.Pr.Penal. nuk shprehet me vendim te ndermjetem per te revokuar kerkesat tona paraprake.

- Gjykata e shkalles se pare injoron deklarimet e deshmitareve okulare, te cilet percaktojne sakte vendin e perplasjes se viktimes me mjetin. Ajo percakton pikat referuese te kqyrjes se vendit te ngjarjes si vendin e perplasjes se viktimes me mjetin.

- Kjo gjykate ka injoruar dhe eksperimentin hetimor te kryer me specialiste dhe grup ekspertesh nga ku rezulton se, nuk ka asnje lidhje llogjike mes vendit te perplasjes dhe vendit te pershkruar nga ekspertet me aktin e date 22.12.2005. Aksidenti ka ndodhur vetem per shkak te daljes se papritur e te menjehershem te viktimes ne rruge dhe se i pandehuri nuk ka patur asnje mundesi objektive, kohore dhe ligjore per ta parandaluar ate.

- Gjykata nuk ka marre ne konsiderat dhe veprimet aktive te vete drejtuesit te mjetit per t’i dhene ndihmen e menjehershme te demtuares, duke e derguar ate ne spital.

- Shkelje procedurale ka lejuar dhe gjykata e apelit, te cilat kane ndikuar ne objektivitetin e dhenies se vendimit.

- Kjo gjykata vendosi perseritjen e pjeseshme te shqyrtimit gjyqesor, duke vendosur kryerjen e riekspertimit me grup ekspertesh, me perfaqesues ekspertet qe kane marre pjese ne kater ekspertimet e meparshme, per te ballafaquar dhe mendimet e tyre shkencore. Ne menyre te njeaneshme ajo pyeti vetem ekspertet Islam Qebini dhe Agron Mema, te cilet megjithese theksuan se ne skicen e vendit te ngjarjes ka pasaktesi te theksuara dhe nuk i pergjigjet realitetit te percaktuar ne kqyrjen e vendit te ngjarjes, nga ana tjeter nuk u kerkon atyre kryerjen e ekspertimit autoteknik, sipas vendimit te ndermjetem.

- Kjo njeanshmeri dhe shkelje procedurale e gjykates se apelit konstatohet dhe ne faktin se, ekspertet Fatmir Hasho dhe Berti Koxhaj nuk u thirren dhe nuk u pyeten nga gjykata per te dhene mendimet e tyre, pasi ato nuk kane marre njoftim. Jane pikerisht keto eksperte, qe ne aktet e tyre kane konkluduar se, drejtuesi i mjetit nuk ka kryer shkelje ligjore dhe se aksidenti ishte i paevitueshem prej tij.

- Ky veprim i gjykates bie ndesh me kerkesat e neneve 427/1/2/4, 179, 183/1 dhe 357 te K.Pr.Penale, pasi ajo, ndonese nuk i kreu veprimet per te cilat kishte mare vendim te ndermjetem, si kryerjen e riekspertimit, pyetjen e eksperteve, etj., la ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare. Ne raste te tilla analoge, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.26, date 19.01.2006, ka prishur vendimin e apelit dhe kthyer çeshtjen per rigjykim, pikerisht per kete shkelje procedurale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit; mbrojtesin av. H. Beti qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit e dergimin e akteve per rigjykim dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.440, date 01.06.2007 me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi i Gjykates se Rethit Gjyqesor Tirane per deklarimin fajtor dhe denimin e te gjykuarit Dashamir Kullaj per vepren penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal, eshte i bazuar ne ligj e ne prova e duhet te lihet ne fuqi.

182

Si nga gjykata e rrethit dhe e apelit eshte pranuar se, me date 06.01.2006, rreth ores 6 e 15 minuta, i gjykuari dashamir Kullaj, ne rrugen Rinas-Vore, si pasoje e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me automjetin qe drejtonte, i ka shkaktuar vdekjen viktimes Lumturi Zylfo. Sipas arsyetimit ne vendimet e gjykatave, i gjykuari ka qene duke ecur me shpejtesi tej normave te lejuara (bazuar kjo dhe ne aktet e ekspertimit auto-teknik) dhe ne krahun e kundert te rruges se lejuar e per pasoje, nuk ka mundur te evitoje perplasjen me makinen e tij te viktimes, e cila pasi kishte zbritur nga nje fugon po kalonte ne anen tjeter te rruges.

Gjate shqyrtimit gjyqesor ne gjykaten e rrethit dhe te apelit, mbrojtesi i te gjykuarit, ka paraqitur pretendime qe kane te bejne me saktesine e akteve te ekspertimit te kryer gjate hetimit paraprak e gjykimit te çeshtjes. Eshte fakt qe gjykatat, ne kundershtim me sa pretendohet ne rekurs, se i kane dhene vlere te paracaktuar ekspertimit te dates 22.12.2005, kane vendosur kryerjen e riekspertimeve per te arritur konkluzione te drejta per fajesine e te gjykuarit. Duke qene se ka patur qendrime te ndryshme nga ekspertet, edhe gjykata e apelit, pasi ka pranuar kerkesen e mbrojtesit per perseritjen e pjesshme te shqyrtimit gjyqesor, me daten 13.04.2007 ka vendosur; te therrase nga nje ekspert te secilit grup ekspertimi, duke caktuar dhe kater ekspertet qe do te pyeteshin ne seance gjyqesore.

Seanca e dates 18.05.2007 eshte shtyre per mosparaqitjen e eksperteve. Ne seancen e dates 01.06.2007, jane paraqitur e pyetur dy nga ekspertet e thirrur ndersa per dy te tjeret, gjykata ka vendosur revokimin e vendimit te marre per thirrjen e pyetjen e tyre.

Ne rekursin e paraqitur, kryesisht ngrihen probleme qe kane te bejne me çmuarjen e provave nga gjykatat, gje qe nuk perben objekt shqyrtimi nga ky Kolegj, per me teper qe ato jane ngritur edhe para gjykates se apelit, e cila u ka dhene atyre zgjidhje.

Pretendimet ne rekurs edhe se gjykata e apelit, ne kundershtim me kerkesat procedural, nuk ka pyetur dy ekspertet, Kolegji çmon se dhe ky pretendim eshte i pabazuar. Ne baze te nenit 178 te K.Pr.Penale, lejohet kryerja e ekspertimit kur eshte i nevojshem zhvillimi i kerkimeve, marrja e te dhenave apo vleresimeve qe kerkojne njohuri te posaçme tekniko-shkencore. Ne nenet pasardhese (183, 184, 185) te K.Pr.Penale behet fjale per caktimin e eksperteve, veprimet e eksperteve dhe aktet e ekspertimit. Duhet patur parasysh se, gjithashtu, ekspertet u japin pergjigje pyetjeve te shtruara nga organi i procedimit dhe nuk mund te japin mendime per zgjidhjen e çeshtjes, pra per fajesine apo pafajesine e te pandehurit. Aktet e ekspertimit, pra konkluzionet e nxjerra prej eksperteve, i nenshtrohen vleresimit te gjykates duke i çmuar ato bashke me provat e tjera te administruara gjate shqyrtimit gjyqesor. Ato akte ndihmojne gjykaten ne kete menyre ne arritjen e perfundimeve sa me te drejta ne zgjidhjen e çeshtjes.

Veprimtaria e gjykatave ka vertetuar se shpesh here ato therrasin dhe pyesin ne seance gjyqesore ekspertet praktike, kjo e zgjeruar dhe nga kerkesat e mbrojtesve. Ndonese nuk ka ndalim ligjor, duhet theksuar fakti se, ne K.Pr.Penale, nuk ka asnje dispozite qe te detyroje gjykaten te pyese gjate shqyrtimit gjyqesor ekspertet. Perfundimet e tyre, ata i kane dhene ne aktin e ekspertimit dhe vetem ne raste te veçanta, kur e çmon te nevojshme gjykata, per qartesime te problemeve te ndryshme, mund te vendose te pyese ekspertet ne seance gjyqesore. Nisur nga sa u permend, Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen te padrejte e te pabazuar sa ngrihet ne rekurs se, gjykata e apelit ka shkelur ligjin procedural dhe eshte treguar e njeaneshme duke mos thirrur e pyetur dy nga ekspertet, pasi siç u tha, kjo eshte e drejte vetem e gjykates.

Duke qene se pretendimet e ngritura ne rekurs nuk qendrojne e nuk ka shkaqe ligjore qe e bejne te cenueshem vendimin e gjykates se apelit, ai duhet lene ne fuqi.

183

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/1 te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 440, date 01.06.2007 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane me, 30.09.2009

184

Nr.1358/571 i Regj. ThemeltarNr.437 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarGuxim Zenelaj AnetarAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: BLERIM TUDA

A K U Z U A R:Per vepren penale te vrasjes me dashje,

te mbetur ne tentative, te parashikuar nga neni 76-22 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.521, date 20.10.2006, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Blerim Tuda per kryerjen e vepres penale te plagosjes se rende me dashje, te parashikuar nga neni 88/1 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni, denimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.Vuajtja e denimit ka filluar nga data 23.07.2006, data e ekzekutimit te mases se sigurimit arrest ne burg.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.188, date 14.05.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.521, date 20.10.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.Deklarimin fajtor te te pandehurit Blerim Tuda per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76-22 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni, denimin e tij me 6 (gjashte) vjet burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari Blerim Tuda, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar ne ligj dhe ne provat e paraqitura ne fashikullin gjyqesor, pasi nuk eshte njoftuar as i pandehuri per seancen e dates 14.05.2007 dhe as familjaret e tij, por njoftim i pandehuri ka marre vetem per seancen e pare ne gjykaten e apelit.

185

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar ne ligj dhe ne prova edhe persa i perket kualifikimit ligjor te vepres, pasi asnje nga deshmitaret nuk kane deklaruar se i pandehuri te kete kryer elementet e vepres penale te vrasjes me dashje, por zenia ka qene e rastesishme dhe i pandehuri, pasi eshte fyer nga i demtuari me fjale te renda, e ka goditur ate me nje mjet te rastesishem per t’u vetembrojtur nga goditjet e te demtuarit, i cili ishte i shoqeruar dhe me dy shoke te tij.

- Ne asnje moment nuk u arrit te provohej se i pandehuri ka dashur te vrase te demtuarin, pra ta godase ate per t’i shkaktuar vdekjen atij, por nga te gjithe provat, shto dhe deklaraten noteriale te vete te demtuarit, ka rezultuar se i pandehuri e ka goditur ate per t’i shpetuar goditjeve te te demtuarit, duke e qelluar me nje mjet te rastesishem.

- Gjykata e apelit duhet te mbante parasysh faktin se kemi te bejme me nje 18 vjeçar, qe nga kohezgjatja e paraburgimit ne menyre te padrejte i eshte renduar se tepermi shendeti i tij, pasi ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale gjate kohes se paraburgimit, ne rastin konkret kemi normalizim te marredhenieve mes tij dhe te demtuarit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; mbrojtesin e te gjykuarit, av.Qazim Gjonaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.188, 14.05.2007 i Gjykates se Apelit Durres eshte rezultat i zbatimit te

gabuar te kritereve ligjore ne lidhje me çmuarjen e provave, sipas nenit 152 te K.Pr.Penale dhe per rrjedhoje ai duhet te prishet dhe duhet te lihet ne fuqi vendimi nr.52, date 20.10.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

Nga aktet e administruara ne dosje ka rezultuar se me daten 31.07.2005, ne oret e para te mengjesit i pandehuri Blerim Tuda eshte grindur me te demtuarin Fatri Shehu, i cili ishte i shoqeruar me dy shoke te tij ne tregun e Shijakut. Me pas kane shkuar tek lokali i deshmitarit Agim Xhija ne Lagjen “Popullore”, i demtuari Fatri se bashku me shokun e tij Ervin Çizmja dhe jane ulur ne nje tavoline ku ka qene dhe djali i xhaxhait te Ervinit, deshmitari Artan Çizmja. Sapo jane ulur ne lokal, pasi i demtuari Fatri Shehu ka vene re te pandehurin te ulur ne nje tavoline tjeter jane share dhe grindur perseri me njeri-tjetrin. Nderkohe, ne grindje e siper i pandehuri Blerim Tuda e ka goditur te demtuarin ne gjoks me nje mjet preres-shpues, duke i shkaktuar rrjedhje gjaku.

Sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nr.272, date 31.07.2005, ka rezultuar se demtimet ne kraharor dhe doren e majte jane plage prerese te shkaktuar me mjet te forte mprehtes shpues dhe kane qene te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimit.

Nga shpjegimet e deshmitareve okulare Ervin Çizmja, Artan Çizmja dhe Agim Xhija ka rezultuar se i pandehuri e ka goditur te demtuarin Fatri Shehu, por nuk kane arritur te shohin momentin e goditjes dhe mjetin me te cilin ka goditur, ndersa i pandehuri ka shpjeguar se e ka goditur te demtuarin me nje kacavide qe ka gjetur rastesisht ne dyshemene e lokalit.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me vendimin 521, date 20.10.2006, e ka cilesuar vepren penale te kryer nga i gjykuari Blerim Tuda si plagosje te rende me dashje, te parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. Ne arritjen e ketij konkluzioni kjo gjykate eshte bazuar ne deklarimet e deshmitareve okulare Ervin dhe Artan Çizmja, te cilet e shoqeronin te demtuarin ne momentin e ngjarjes, ne deklarimet e vete te demtuarit Fatri Shehu, ne

186

deklarimet e te gjykuarit Blerim Tuda, si dhe ne aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.272, date 02.08.2006.

Sipas ketyre deklarimeve ka rezultuar e provuar se i gjykuari e ka goditur me nje mjet te forte preres-shpues te demtuarin Fatri Shehu, duke i shkaktuar atij nje plage penetrante ne kraharor, plage kjo e rrezikshme per jeten ne çastin e shkaktimit te saj. Po ashtu, ka rezultuar e provuar se megjithese nga ana e ketyre deshmitareve okulare nuk eshte pare momenti i goditjes se te demtuarit dhe mjeti me te cilin i gjykuari ka goditur ate, nga keto deshmi ka rezultuar i provuar fakti se ata nuk kane nderhyre per te nderprere veprimet e te gjykuarit Blerim Tuda, por vetem kur kane pare te demtuarin me gjak dhe te gjykuarin qe po largohej me vrap kane tentuar per te kapur te gjykuarin, por qe nuk e kane arritur dot.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.188, date 14.05.2007, ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare Durres, duke e cilesuar vepren penale te kryer nga i gjykuari Blerim Tuda si vrasje me dashje te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76-22 i Kodit Penal. Ne vendimin e saj gjykata e apelit arsyeton se duke pare te gjitha veprimet e te gjykuarit, qendrimin dhe deklarimet per vazhdimin e grindjes, mjetin e perdorur, si dhe faktin e demtimit te dores se majte te te demtuarit Fatri Shehu, te cilen ky i fundit instiktivisht e ka vendosur mbi gjoks, ku u bene goditjet, vertetohet teresisht fakti se i gjykuari Blerim Tuda ka konsumuar elementet e vepres penale te vrasjes me dashje dhe jo te plagosjes se rende.

Kolegji Penal çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i paarsyetuar, nuk permban provat mbi te cilat bazohet, si dhe arsyet per te cilat i quan te papranueshme provat e kunderta, per me teper qe ne kete vendim mungon pikerisht argumentimi ligjor se ku konsiston qellimi i te gjykuarit Blerim Tuda ne ardhjen e pasojes, qe sipas perfundimit te arritur prej tyre ka qene vrasja e te demtuarit Fatri Shehu, ne nje kohe qe ne lokalin ku ka ndodhur ngjarja (grindja e dyte) eshte fakt se te dy kane koinçidur dhe jo se ka ndjekur njeri-tjetrin.

Nga shpjegimet e vete te demtuarit Fatri Shehu, rezulton se eshte pikerisht ai qe ka pikasur te gjykuarin Blerim Tuda brenda ne lokal duke pire nje birre ne momentin qe ai se bashku me shoket e tij jane ulur ne tavolinen e deshmitarit Artan Çizmja dhe ne kete moment kane filluar perseri sharjet e ndersjellta, si dhe jane zene te dy me grushta, derisa eshte goditur ne gjoks nga i gjykuari.

Konkluzioni i gjykates se apelit se i gjykuari ka deshiruar per te realizuar vrasjen e te demtuarit Fatri Shehu nuk mbeshtetet ne ndonje prove te administruar ne gjykim, madje as nga shpjegimet e te gjykuarit apo te te demtuarit, prandaj ne veshtrim te nenit 380 te K.Pr.Penale, gjykata nuk mund te perdore dhe as te nxjerre konkluzione te tjera veç atyre qe jane marre ose jane verifikuar ne shqyrtimin gjyqesor.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se me te drejte gjykata e shkalles se pare ka arritur ne konkluzionin se ne rastin konkret jemi para vepres penale te plagosjes se rende me dashje, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal, pasi ne ndryshim nga gjykata e apelit, ajo analizon me hollesi te gjitha deklarimet e deshmitareve okulare Ervin dhe Artan Çizmja, deklarimet e te demtuarit dhe te gjykuarit Blerim Tuda, faktin se ne momentin e dyte te zenies jane pikerisht veprimet e provokuara nga i demtuari Fatri Shehu qe kane bere te mundur reagimin e te gjykuarit Blerim Tuda, goditjen e tij me nje mjet te forte preres dhe ardhjen e pasojes, plagosjen e rende te te demtuarit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se nderprerja e goditjeve nga i gjykuari Blerim Tuda, ne veshtrim te nenit 24 te Kodit Penal, eshte heqje dore ne menyre vullnetare dhe ne menyre perfundimtare nga kryerja e vepres penale te vrasjes se te demtuarit Fatri Shehu, pasi jo vetem qe ai nuk ka qene qellimi i tij, por dhe kjo nderprerje veprimesh nuk i eshte imponuar nga faktore te jashtem, qe t’i hiqnin atij mundesine per te kryer vepren penale te desheruar prej tij. Ne koherence me kete eshte dhe deklarimi i dy deshmitareve okulare te siperpermendur, shoke te te demtuarit, te cilet shpjeguan se nuk kane nderhyre per te

187

nderprere veprimet e te gjykuarit Blerim Tuda, por ky i fundit sapo e ka goditur te demtuarin ne kraharor eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, megjithese i ka patur te gjitha mundesite, pra nuk ka patur asnje pengese qe te vazhdonte dhe me tej sulmin ndaj te demtuarit.

Ky Kolegj çmon se as organi i akuzes dhe as gjykata e apelit nuk kane mundur te provojne se qellimi i te gjykuarit Blerim Tuda ka qene vrasje e te demtuarit Fatri Shehu, ne ndryshim nga vendimi i gjykates se shkalles se pare, i cili eshte marre ne zbatim te drejte te dispozites ligjore te parashikuar nga neni 152 i K.Pr.Penale dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nisur nga sa me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet dhe duhet lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/d te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.188, date 14.05.2007 dhe lenien

ne fuqi te vendimit nr.521, date 20.10.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

Tirane, me 30.09.2009

188

Nr.1489/692 i Regj. ThemeltarNr.438 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË GJYKUARIT: ROLAND RAMA

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes me dhune,

mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 139 dhe 22 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin nr.9, date 01.02.2006, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland Rama per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me dhune, mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 139-22 te K.Penal, denimin e tij me 5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.140, date 20.04.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.9, date 01.02.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat.

Kunder vendimeve te mesiperme kane paraqitur rekurs Prokurori i apelit dhe i gjykuari Roland Rama, nepermjet av.Idajet Beqiri.

Prokurori i apelit kerkon ndryshimin e vendimeve lidhur me cilesimin juridik, deklarimin fajtor te te gjykuarit per vepren penale te vjedhjes mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 134/1-22 te K.Penal dhe denimin me 1 vit burgim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit material penal. Veprimet e te pandehurit kane te bejne vetem me vjedhjen e nje zogu pule, nderkohe qe goditja me shkop ndaj deshmitarit Muharrem Akulli nuk eshte kryer per te mbajtur pasurine e vjedhur, por per t’u larguar e per te mos u kapur prej tij.

- Deshmitari Muharrem ka ardhur ne vendin e ngjarjes pas njoftimit ne telefon te deshmitares Elvira Akulli dhe sapo ka arritur aty, ai eshte goditur me shkop ne dore nga i pandehuri, i cili me pas eshte larguar me vrap.

- Nga trajtimi teorik qe i behet vjedhjes me dhune, kerkohet si element i domosdoshem perdorimi i dhunes per shtenien ne dore te pasurise ose perdorimi i dhunes per te ruajtur pasurine e shtene ne dore ne menyre te kunderligjshme.

189

- Dhuna, si element i anes objektive, ne rastin konkret duhej te perdorej ose gjate sulmit per shtenien ne dore te pasurise, ose per ta ruajtur nese do e kishte shtene ne dore.

- I pandehuri eshte pare nga deshmitari Muharrem Akulli ne momentin qe po i kepuste koken nje zogu dhe sapo ky deshmitar ka ardhur ne vend eshte goditur nga i pandehuri ne dore, i cili me pas eshte larguar. Pra dhuna ka qene ne funksion te largimit te te pandehurit nga vendi i ngjarjes, pra per te mos u kapur dhe jo per te mbajtur pasurine e vjedhur.

- Nuk provohet me asnje prove qe i pandehuri te kete bere perpjekje per ruajtjen e pasurise se vjedhur dhe te shtene ne dore dhe, ne funksion te ketij qellimi te kete perdorur dhunen.

- Qendrimi mohues i te pandehurit lidhur me ngjarjen nuk duhet t’i jape shkak gjykates qe te beje nje cilesim te gabuar te vepres penale.

I gjykuari Roland Rama kerkon ndryshimin e vendimeve lidhur me cilesimin juridik, deklarimin fajtor te te gjykuarit per vepren penale te shkaterrimit te prones, parashikuar nga neni 150 i K.Penal, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet jane ne kontradikte me provat qe ndodhen ne dosje, ndryshe thuhet ne kallzim, ndryshe thone deshmitaret dhe krejt ndryshe arsyeton gjykata.

- Gjykatat kane pranuar se mungojne 45 krere zogj, ndersa nga kallzimi i bere nga shtetesja Elvira Akulli rezulton se i jane vjedhur 3 muaj me pare 45 krere zogj.

- Naten e ngjarjes rezulton se eshte gjetur vetem nje krah zogu, nje koke e keputur zogu dhe nje zog pa koke dhe pa krah, pra demi i vetem i kryer nga i pandehuri eshte vetem nje zog pule. Gjithashtu rezulton se kutia e mbeturinave me trupin e zogut eshte gjetur jo prane shtepise se te demtuares Elvira, por prane shtepise se Etem Akullit.

- Familja e te pandehurit dhe ajo e te demtuares nuk kane patur kurre ndonje mosmarreveshje.

- Nga vertetimi i leshuar nga Keshilli i Komunes Cukalat, rezulton se i pandehuri ka nje pasuri jo te vogel ne fshat, mbi 150 krere pula.

- I pandehuri nuk ka shkuar ne shtepine e Muharrem Akullit, i cili ka shtepine e pasurine e tij, pra ne rastin ne fjale nuk jemi para vepres penale te parashikuar nga neni 139 i K.Penal, pasi eshte provuar se pulat jane ne pronesi te shtetases Elvira Akulli, ndaj te ciles i pandehuri nuk ka ushtruar dhune.

- Me veprimet e kryear prej te pandehurit ai duhet te akuzohet dhe te denohet per vepren penale te demtimit te pasurise, parashikuar nga neni 150 i K.P.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; av. I.Beqiri, qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes, pasi nuk provohet vepra e kryer nga i gjykuari dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NMe date 28.09.2006, rreth ores 2330, deshmitarja Elvira Akulli ka ndjere shkeputje te

kabllit nga aparati i televizorit dhe zhurme jashte baneses, ku ajo jeton vetem me femijet, pasi i shoqi ishte ne emigracion. Deshmitarja menjehere njofton me telefonin celular ne shtepine e vjehrrit qe eshte rreth dhjete metra prapa shtepise se saj dhe i tregon te kunates, deshmitares Xhemile Akulli, persa i ka ndodhur dhe nderkohe i kerkon qe te lajmeroje vjehrrin, deshmitarin Muharrem, per te pare jashte shtepise se çfare po ndodhte. Ky i fundit, meqenese

190

banesa, prone e djalit te tij Enver dhe te deshmitares Elvira, eshte e pa perfunduar dhe ne katin e pare te saj ato mbajne zogj pule fushe dhe deti, banon ne katin e dyte te kesaj banese.

Pasi ka degjuar zerin e se shoqes, deshmitares Bukurie, Muharremi ka zbritur poshte, ku ka pare te pandehurin Roland Rama te ulur afer zogjve dhe, po u kepuste kokat. Nderkohe ne oborrin e shtepise se saj kishte dale dhe deshmitarja Elvira.

I gjykuari sapo ka pare deshmitarin Muharrem, ka tentuar t’a godase me leve hekuri ne drejtim te fytyres, por ky i fundit per t’u mbrojtur ka nxjerre duart perpara e per rrjedhoje ka demtuar doren e majte.

I gjykuari, ne perpjekje per t’u larguar, ka kaluar nga prapa shtepive te reja, ku ne cep te saj ndodhej nje llampe elektrike, nga ku deshmitarja Elvira, duke qene ne nje distance te afert, e ka njohur ate. Nderkohe ajo ka komunikuar me vjehrrin, duke i treguar atij se ka njohur te pandehurin Roland Rama ne momentin qe ai po largohej.

Te nesermen, me date 29.05.2006 eshte bere kqyrja e vendit te ngjarjes, ku jane konstatuar dhe fiksuar krah zogu, nje koke zogu dhe nje zog pule i ngordhur.

Eshte ekzaminuar dhe i demtuari Muharrem Akulli, nga ku rezulton se ne kurrizin e dores se majte verehet nje enjtje e lehte e dhimshme ne prekje. Ne ekzaminimin radiologjik shenohet: krisje e falangut te dyte, gishtit te katert te dores se majte. Keto demtime jane shkaktuar me mjet mbretes. Keto demtime shkaktojne humbje te aftesise per pune ne masen deri ne 9 dite pushim.

Mbi kete baze, gjykatat e faktit kane konkluduar se i gjykuari eshte autor i ngjarjes dhe se me veprimet e tij ka konsumuar elementet e vepres penale te vjedhjes me dhune, te mbetur ne tentative e ne perfundim e kane deklaruar fajtor dhe denuar sipas nenit 139 e 22 te K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te bazuara ne ligj pjeserisht pretendimet e ngritura ne rekurs nga i gjykuari, çmon se vendimet e te dyja gjykatave duhet te ndryshohen.

Lidhur me fajesine e te gjykuarit ky Kolegj nuk mund t’u beje provave nje vleresim te ndryshem nga ai i gjykatave te faktit, per shkak se prej tyre jane zbatuar drejt kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale, ndersa lidhur me cilesimin ligjor te vepres, Kolegji i gjen te pambeshtetura ne ligj keto vendime.

Me veprimet e tij i gjykuari ka konsumuar elementet e vepres penale te vjedhjes se mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 134/1 e 22 i K.Penal dhe jo ate te vjedhjes me dhune, te parashikuar nga neni 139 e 22 te K.Penal.

Ndryshe nga sa ka arsyetuar Gjykata e Apelit Vlore, Kolegji Penal çmon se dhuna, ne kuptim te dispozites se nenit 139 te K.Penal, eshte nje prej elementeve kryesor te anes objektive te kesaj vepre, por ne çdo rast ajo duhet te perdoret me qellim vjedhjen e pasurise. Nga provat e administruara ne gjykim rezulton se i gjykuari, duke dashur te largohet nga vendi i ngjarjes dhe per te mos u kapur, ka qelluar me nje mjet te forte deshmitarin Muharem, por kjo dhune e perdorur prej tij nuk lidhej me realizimin e vjedhjes se zogjve. Nga shpjegimet e deshmitareve, ka rezultuar e provuar se i pandehuri ka ushtruar dhunen ndaj deshmitarit Muharrem Akulli, ne funksion te largimit te tij nga vendi i ngjarjes me qellim per te mos u kapur prej tij dhe jo per te realizuar vjedhjen apo per te mbajtur pasurine e vjedhur. Eshte e vertete qe dhuna, nese perdoret edhe gjate vjedhjes apo tentatives per te vjedhur, mund te jete element i vepres penale te parashikuar nga neni 139 i K.Penal, por ne kete rast eshte e domosdoshme qe te provohet se kjo dhune eshte perdorur per te paralizuar çdo qendrese te pronarit, apo atij qe e ruan pronen per te penguar autorin ne realizimin e qellimit te tij kriminal. Fakti qe i gjykuari sendin qe kishte tentuar te vidhte nuk e mori dhe as rezulton qe dhunen ta kete perdorur per kete qellim, pra per marrjen e kesaj pasurie, e çon Kolegjin Penal ne perfundimin se ne rastin ne gjykim nuk ndodhemi perpara vepres penale te vjedhjes me dhune.

191

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/b te K.Pr.Penale,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.140, date 20.04.2007 te Gjykates se Apelit Vlore dhe te

vendimit nr.9, date 01.02.2007 te Gjykates se shkalles se pare Berat.Deklarimin fajtor te te gjykuarit Roland Rama per vepren penale te vjedhjes se mbetur

ne tentative dhe ne baze te nenit 134/1 e 22 te K.Penal, denimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Tirane, me 30.09.2009

192

Nr.1437/406 i Regj. ThemeltarNr.439 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1437/406, qe i perket:

TË PANDEHURVE: ARBEN HAXHIHYSENIEDMOND TAFARUDIN SEJDINI

A K U Z U A R:Per vepren penale te "Vrasjes me dashje" ne bashkepunim;

Per vepren penale te "Plagosjes se rende me dashje" ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 te Kodit Penal,

nenet 88/1 dhe 25 te Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.10, date 16.01.2003, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Arben Haxhihyseni per vepren penale të "vrasjes me dashje" ne bashkepunim ndaj viktimes Kirtjon Allkja, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Arben Haxhihyseni per vepren penale të "plagosjes se rende me dashje" ne bashkepunim ndaj te demtuarit Altin Boçi, parashikuar nga nenet 88/1 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 7 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal denimin perfundimisht te te pandehurit Arben Haxhihyseni me 25 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Edmond Tafa per vepren penale të "vrasjes me dashje" ne bashkepunim ndaj viktimes Kirtjon Allkja, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Edmond Tafa per vepren penale të "plagosjes se rende me dashje" ne bashkepunim ndaj te demtuarit Altin Boçi, parashikuar nga nenet 88/1 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 3 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal denimin perfundimisht te te pandehurit Edmond Tafa me 11 vjet burgim.

193

Deklarimin fajtor te te pandehurit Rudin Sejdini per vepren penale të "vrasjes me dashje" ne bashkepunim ndaj viktimes Kirtjon Allkja, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Rudin Sejdini per vepren penale të "plagosjes se rende me dashje" ne bashkepunim ndaj te demtuarit Altin Boçi, parashikuar nga nenet 88/1 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 3 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal, denimin perfundimisht te te pandehurit Rudin Sejdini me 11 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.121, date 10.04.2003, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.10, date 16.01.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan per te pandehurit Arben Haxhihyseni dhe Edmond Tafa.

Gjykata e Larte Tirane, me vendimin nr.519, date 08.10.2003, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.121, date 10.04.2003, te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e akteve, per rishyrtim, me trup tjeter gjykues ne po ate gjykate.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.178, date 04.06.2004, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.10, date 16.01.2003 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me trup tjeter gjykues.

Gjykata e Larte Tirane, me vendimin nr.686, date 12.10.2005, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.178, date 04.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.186, datë 14.05.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.10 date 16.01.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Elbasan per cilesimin ligjor te vepres vrasje me dashje ne bashkepunim, sipas nenit 76 e 25 te K.Penal, fajesise dhe mases se denimit per te pandehurit Edmond Tafa dhe Rudin Sejdini.Ndryshimin e vendimit vetem per masen e denimit per te pandehurin Arben Haxhihyseni, duke e denuar, ne baze te nenit 76 te K.Penal ne lidhje me nenin 48/b dhe 50/gj te po ketij Kodi, me 15 vjet burgim.Ndryshimin e vendimit per cilesimin ligjor te vepres nga plagosje e rende me dashje ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 88 e 25 te K.Penal dhe, ne baze te nenit 5 te ligjit nr.9678, date 13.01.2007 “Per amnistine” ne lidhje me nenin 290/dh te K.Pr.Penale, pushimin e çeshtjes per akuzen e plagosjes se lehte me dashje kryer ne bashkepunim, neni 89 e 25 te K.Penal, ndaj te pandehurve Arben Haxhihyseni, Edmond Tafa e Rudin Sejdini

Kundër vendimit të gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs: Prokurori i apelit dhe te gjykuarit Arben Haxhihyseni, Edmond Tafa dhe Rudin Sejdini për shkaqet:

Prokurori i apelit:- Cilesimi i vepres nga gjykata e apelit ne plagosje e lehte me dashje nuk eshte i

mbeshtetur ne provat e administruara ne gjykim.

194

- Sipas akt ekspertimit te vitit 2001 demtimet tek shtetasi Altin Boci ishin te rrezikshme per jeten ne çastin e shkaktimit.

- Cilesimi juridik i vepres penale te plagosjes se rende bere nga gjykata e shkalles se pare eshte plotesisht i drejte dhe i bazuar ne prova.

- Akti i riekspertimit bere ne date 28.04.2007 eshte i pavlefshem, pasi ekpertet e kishin dhene paraprakisht mendimin e tyre.

- Masa e denimit per te pandehurin Arben Haxhihyseni nuk i pergjigjet rrethanave te faktit, rrezikshmerise se vepres dhe te vete autorit, i cili ka qene dhe i denuar me pare.

I gjykuari Arben Haxhihyseni:- Nga rrethanat e pranuara dhe nga vete gjykata mungon marreveshja mes te

pandehurve per te kryer vrasjen.- I pandehuri Arben Haxhihyseni e ka kryer vrasjen ne kushtet e mbrojtjes se

nevojshme, ose ne kapercim te saj.- I pandehuri nuk ka pasur ndonje njohje te meparshme me viktimen, por ka qene ky i

fundit, i cili e ka fyer dhe goditur i pari me mjete te forta.- I pandehuri nuk e ka fyer, nuk e ka provokuar viktimen, per me shume ka tentuar t’i

shmanget konfliktit.

I gjykuari Edmond Tafa:- Ne gjykim u provua se jemi para eksesit te ekzekutorit, i cili eshte shtetasi Arben

Haxhihyseni.- Ne gjykim u provua se mungonte marreveshja ndermjet te pandehurve.- Gjykata ka qene e njeanshme, pasi ne rastin e te pandehurit Arben Haxhihyseni e ka

trajtuar ne kushtet e tronditjes psiqike, ndersa per dy te tjeret nuk e ka aplikuar kete rrethane lehtesuese.

I gjykuari Rudin Sejdini:- Gjykata e apelit nuk ka arsyetuar marreveshjen mes te pandehurve, si dhe ndarjen e

roleve te tyre.- Ne dispozitivin e vendimit i pandehuri kryesor Arben Haxhihyseni denohet vetem per

dispoziten 76 te K.Penal, duke i hequr bashkepunimin.- Ne gjykimin e çeshtjes me te gjykuarit Rudin Sejdini nga te dy gjykatat nuk jane patur

parasysh dhe per rrjedhoje nuk jane zbatuar urdherimet e nenit 149 te K.Pr.P.- Ne kete çeshtje, si prove e vetme ne ngarkim te te gjykuarit Rudin Sejdini jane

pranuar si te verteta shpjegimet e deshmitarit Altin Boci dhene ne seance gjyqesore per sigurimin e proves.

- Si prove per implikimin e dy te gjykuarve Rudin Sejdini dhe Edmond Tafa eshte vetem shprehja “futja”, qe deshmitari Altin Boci pretendon se ka degjuar nga te gjykuarit ne momentin e perleshjes.

- Nga ana e gjykates nuk eshte kryer asnje veprim verifikues, ne drejtim te saktesise qe ai paraqet dhe asnje veprim sqarues per fuqine provuese te tij.

- Ne keto kushte eshte vepruar ne kundershtim me urdherimet e parashikuara ne piken 1 te nenit 152 te K.Pr.P.

- Nga te dy gjykatat ka shkelje te nenit 383, pika 1, germa c e K.Pr.P., pasi vendimet jane te paarsyetuara.

- Citojme nje paragraf te arsyetimit te gjykates se rrethit, ne te cilen thuhet: Pavaresisht se shprehja “futja” nuk fiksohet qarte se kush e ka thene dhe kujt i drejtohet, te tre te pandehurit kane patur marreveshje mes tyre ....

195

- Po ashtu, gjykata ne arsyetimin e saj nuk thote pse i quan te papranueshme provat e servirura nga mbrojtja, si dhe nuk paraqet asnje prove te kundert me te cilen gjykata mendon te mos i pranoje ato.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Hysen Keta, i cili

kerkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; mbrojtesin, av. Spartak Ngjela, për të gjykuarin Rudin Sejdia, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e çështjes për të gjykuarin Rudin Sejdia; mbrojtesin, av. Ardian Kalia, për të gjykuarin Edmond Tafa, i cili kerkoi, prishjen e dy vendimeve dhe deklarimin e pafajshëm të të gjykuarit Edmond Tafa; mbrojtesin av. Qazim Gjonaj, për të gjykuarin Arben Haxhihyseni, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit në lidhje me bashkëpunimin dhe masën e dënimit të të gjykuarit të mbrojtur prej tij; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.186, date 14.05.2007 i Gjykatës së Apelit Durrës është rrjedhojë e

zbatimit të gabuar të ligjit material e procedurial penal dhe si i tillë duhet të prishet.Organi i Prokurorise, në përfundim të hetimeve, ka dërguar për gjykim të gjykuarit

Arben Haxhihyseni, Rudin Sejdini e Edmond Tafa, të akuzuar për veprën penale të “vrasjes”, të kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Kirtjon Alkja, parashikuar nga neni 76 - 25 i K.Penal, dhe për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”, të kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Altin Boçi, të parashikuar nga neni 88/1 - 25 të K.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.10, date 16.01.2003, ka vendosur te deklaroje fajtorë të gjykuarit per te gjitha veprat penale. Pas ankimimit, përfundimisht, Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur me vendimin nr.186, date 14.05.2007, të lërë ne fuqi vendimin nr.10, date 16.01.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan per cilesimin ligjor te vepres vrasje me dashje ne bashkepunim, sipas nenit 76 e 25 te K.Penal, fajesise dhe masen e denimit per te pandehurit Edmond Tafa dhe Rudin Sejdini.

Ndryshimin e vendimit vetem per masen e denimit per te pandehurin Arben Haxhihyseni, duke e denuar ne baze te nenit 76 te K.Penal ne lidhje me nenin 48/b dhe 50/gj te po ketij Kodi, me 15 vjet burgim.

Ndryshimin e vendimit per cilesimin ligjor te vepres nga plagosje e rende me dashje, ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 88 e 25 te K.Penal dhe ne baze te nenit 5 te ligjit nr.9678, date 13.01.2007 “Per amnistine” ne lidhje me nenin 290/dh te K.P.Penale pushimin e çeshtjes per akuzen e plagosjes se lehte me dashje, kryer ne bashkepunim, neni 89 e 25 te K.Penal ndaj te pandehurve Arben Haxhihyseni, Edmond Tafa e Rudin Sejdini.

Lidhur me vrasjen në bashkëpunim të shtetasit Kirtjon Allkja, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durrës eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te dispozitave te nenit 152 dhe 380 te K.Pr.Penale. Kjo gjykate, duke çmuar dhe vleresuar ne menyre te gabuar provat e administruara ne gjykim, si dhe duke vepruar ndesh me parimin se çdo dyshim eshte ne favor te te pandehurit, ne marrjen e vendimit, duke i dhene vlere te paracaktuar proçes verbalit te marrjes së provës te shtetasit Altin Boçi, me pa te drejte ka vendosur te deklaroje fajtor dhe denoje te gjykuarit sipas nenit 76-25 te K.Penal.

Ka rezultuar nga shqyrtimi i akteve të gjykimit, se ngjarja e pranuar nga gjykatat ka ndodhur si vijon: të gjykuarit Arben Haxhihyseni, Rudin Sejdini e Edmond Tafa kane qene shoke me njeri-tjetrin dhe kishin shkuar për të pirë kafe në lokalin “Valmi”, i ndodhur pranë hotel “Skampa” në qytetin e Elbasanit, paraditen e datës 04.12.2001. Po në të njëjtin lokal, e në të njëjtën kohë, në katin e dytë të tij, pra në të njëjtin kat me të gjykuarit, kanë shkuar edhe

196

shtetasit Kirtjon Allkja (viktima), Altin Boçi (i dëmtuar) dhe Gëzim Hysenbelliu. Në një moment, viktima, i është drejtuar personave që qëndronin në tavolinë pranë tavolinës së tij, e që konkretisht ishin të gjykuarit, me fjalët “pse më sheh” e me fjalë fyese dhe ka marrë si përgjigje po fjalë fyese prej të gjykuarve. Ky komunikim në distancë me fjalë fyese, ka nxitur grindjen ndërmjet tyre. Personat e përmendur më lart, janë ngritur nga tavolinat e tyre dhe kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushta e me mjete rrethanore të gjendura në lokal, si karrike, gota.

Dëshmitari Gëzim Hysenbelliu është larguar për në katin e parë të lokalit për të njoftuar policinë, ndërkohë që i dëmtuari Altin Boçi, kur po përleshej me të gjykuarit Edmond Tafa e Rudin Sejdini, të cilët i kishte përpara, ka ndjerë një pickim në fund të kurrizit në anën e djathtë.I dëmtuari Altin është kthyer dhe ka parë të gjykuarin Arben Haxhihyseni me thikë në dorë që po zihej me viktimën Kirtjon dhe ka dëgjuar fjalën “futja”, të thënë nga njëri nga të gjykuarit e tjerë, por nuk ka mundur të dallojë se cili e ka thënë. I dëmtuari ka vazhduar të përleshej me dy të gjykuarit e tjerë dhe me njërin prej tyre, me Edmond Tafën është rrëzuar nëpër shkallë dhe nuk ka parë se çfarë ka ndodhur më tej me viktimën. Pasi nuk ka arritur të kapë personin me të cilin është rrëzuar është kthyer në lokal ku ka gjetur të shtrirë dhe të gjakosur viktimën, të cilin e kanë marrë për ta çuar me makinë në spital. Viktima ka ndrruar jetë rrugës për në spital. Më pas i dëmtuari Altin është mjekuar për plagët e marra gjatë grindjes.

Sipas aktit të riekspertimit të datës 28.04.2007, të kryer me vendim të Gjykatës së Apelit Durrës me grup ekspertësh, dëmtimet e pësuara prej të dëmtuarit Altin Boçi, është konkluduar se nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit dhe më pas.

Sipas aktit te ekspertimit nr.s’ka, date 04.12.2001 “Mbi ekzaminimin e Kirtjon Allkja”, rezulton se tek i dëmtuari është konstatuar plagë prerëse shpuese e shkaktuar me mjet të mprehtë dhe se shkaku i vdekjes ka qenë shoku i rëndë hemoragjik si pasojë e lacerimit të muskulit të zemrës.

Më datën 11.07.2002, mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka bërë sigurimin e provës, që konsiston në marrjen e dëshmisë së të dëmtuarit Altin Boçi, dëshmi, e cila është vendosur në themel të analizës së provave në arsyetimet e gjykatave.

Çmuarja e kësaj prove nga ana e gjykatave të faktit, është bërë në kundërshtim me detyrimet që rrjedhin nga neni 152/1 te K.Pr.Penale. Gjykatat, edhe pse nga provat e administruara ne gjykim kanë qenë të pranishme një sërë rrethanash të cilat të çojne në bindjen se është i gjykuari Arben Haxhihyseni, i cili ka goditur për vdekje viktimën pa vërtetuar bashkëpunimin e dy të gjykuarve të tjerë, me dyshime i ka deklaruar ata fajtorë për vrasje të kryer në bashkëpunim. Fakti qe sipas deshmitareve, grindja ka qenë e çastit, fakti qe dëshmitari Altin Boçi ka deklaruar se ai ka qenë duke u përleshur me të gjykuarit Edmond Tafa (Mondi e Rudin Sejdini (Duçi) kur ka ndjerë pickimin në kurriz dhe kur është kthyer ka parë të gjykuarin Arben Haxhihyseni me thikë në dorë që po përleshej me viktimën, fakti qe po ky dëshmitar edhe pse ka deklaruar disa herë se në lokal kishte shumë zhurmë për shkak të muzikës së lartë, ka deklaruar se ka dëgjuar shprehjen “futja” të thënë prej njërit prej të gjykuarve me të cilët ai po grindej, pa e specifikuar se prej kujt ishte thënë kjo shprehje dhe se kujt i drejtohej, nuk mund te bindnin gjykatat për fajësinë e të tre të gjykuarve në lidhje me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim të viktimës Kirtjon.

Në shkelje te dispozitave materiale penale eshte arritur nga gjykatat se vepra është kryer në bashkëpunim. Nuk arsyetohet nga gjykatat se në ç’mënyrë të gjykuarit Rudin e Edmond e kanë ndihmuar të gjykuarin Arben të kryejë vrasjen, një vepër penale, e cila kryhet me dashje. Ndihma sipas gjykatave është thënia prej dy të gjykuarve e shprehjes “futja”, në një kohë kur në deklarimet e të dëmtuarit Altin nuk është deklaruar se kjo shprehje u tha prej të dy të gjykuarve, por prej njërit prej tyre, por se cili nuk e dinte. Atëherë ku janë elementët e

197

bashkëpunimit, ku është marrëveshja, qoftë edhe e çastit, në një kohë kur provohet se dy të gjykuarit Rudin e Edmond po përlesheshin me të dëmtuarin Altin, ndërkohë që i gjykuari Arben po ndeshej me viktimën dhe nuk dihet se në cilin moment i gjykuari Arben e ka goditur viktimën. Pra, nuk provohet, duke vlerësuar provat, që të provohet se ekziston bashkëpunimi, sepse nuk provohet që të ekzistojë marrëveshja, për shkak se siç parashtruam grindja ishte e çastit, pa ndonjë marrëveshje paraprake, por as nuk rezulton që të gjykuarit të kenë patur mundësi të merren vesh me njëri-tjetrin në lidhje me vrasjen, gjë që të çon në konkluzionin se te të gjykuarit Rudin e Edmond nuk ka ekzistuar dashja për kryerjen e vrasjes së viktimës dhe ata nuk kanë kryer ndonjë veprim konkret ndaj viktimës.

Në mënyrë të gabuar, gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila në kundërshtim me teorinë e të drejtës penale, ka arsyetuar, ndër të tjera, se vepra është kryer në bashkëpunim dhe me dashje direkte nga i pandehuri Arben e dashje indirekte nga të pandehurit Rudin e Edmond. Është e vërtetë se në legjislacionin tonë penal është pranuar se krimi i vrasjes, i parashikuar në nenin 76 të K.Penal, kryhet me dashje direkte ose indirekte, por në rastin konkret nga veprimet konkrete të të gjykuarit Arben, si ekzekutori i veprës penale, ka ardhur për pasojë vdekja e viktimës, ndërsa të gjykuarit e tjerë nuk kanë kryer asnjë veprim ndaj viktimës, pasi ata po përlesheshin me të dëmtuarin tjetër Altin dhe nuk mund që duke patur vetëm një viktimë, të tre të gjykuarit të kenë vepruar me forma të ndryshme të fajit, siç është dashja direkte dhe ajo indirekte.

Nisur nga sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se në veprimet e të gjykuarve Rudin Sejdini e Edmond Tafa në ngjarjen, nuk ka elementë të veprës penale në lidhje me vrasjen e viktimës Kirtjon Allkja dhe çështja duhet të pushohet për këtë shkak për veprën penale të parashikuar nga neni 76-25 i K.Penal.

Në kushtet kur ky Kolegj, konkludon se nuk ka patur bashkëpunim ndërmjet të gjykuarve, por vrasja është kryer nga i gjykuari Arben Haxhihyseni, atëherë ky i gjykuar është fajtor për veprën penale të vrasjes së parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe duke qenë se vepra nuk është kryer në bashkëpunim, ç’ka do ta rriste rrezikshmërinë e veprës, atëherë masa e dënimit për këtë të gjykuar nuk mund të jetë ajo e dhënë nga gjykatat e faktit në kushtet e bashkëpunimit, por duhet të jetë më e ulët.

Kolegji Penal, gjen të pambështetura dhe aspak bindese pretendimet në rekurs të përfaqësuesit të akuzës në lidhje me cilësimin ligjor të “Plagosjes së lehtë me dashje” në dëm të dëmtuarit Altin Boçi.

Gjykata e apelit, pasi ka vendosur të ripërsërisë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor, në mbështetje të nenit 427 të K.Pr.Penale, duke kryer ekspertim në këtë gjykatë, konkluzionet e të cilit kanë çuar këtë gjykatë në përfundimin se duhet të ndryshohet cilësimi ligjor i veprës penale, nga neni 88/1-25 në nenin 89/1-25 të K.Penal.

Nga ana e këtij Kolegji nuk gjendet ndonjë shkelje e ligjit procedural, apo material penal në veprimet në lidhje me pushimin e çështjes në ngarkim të të gjykuarve dhe çmon se duhet të lihet në fuqi vendimi për këtë pjesë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a, 442 të K.Pr.Penale,

198

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.186, date 14.05.2007 të Gjykatës së Apelit Durrës, përsa

i përket pushimit të çështjes për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje, në ngarkim të të gjykuarve Arben Haxhihyseni, Rudin Sejdini, Edmond Tafa.

Ndryshimin e vendimit nr.186, date 14.05.2007 të Gjykatës së Apelit Durrës, për të gjykuarin Arben Haxhihyseni, deklarimin e tij fajtor për veprën penale të “Vrasjes” dhe në bazë të nenit 76 të K.Penal, e dënon me 12 vjet burgim.

Prishjen e vendimit nr.186, date 14.05.2007 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të gjykuarve Edmond Tafa e Rudin Sejdini.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të gjykuarve Edmond Halit Tafa e Rudin Sali Sejdini, në rast nuk mbahen për shkak tjetër.

Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme për ekzekutim.

Tirane, me 30.09.2009

199

Nr.1385/596 i Regj. ThemeltarNr.440 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1385/596, qe i perket:

TË PANDEHURIT: PETRIT EJUPI

A K U Z U A R:Se ka kryer vepren penale

te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese, parashikuiar nga neni 114/a/4/5 i K.P.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje, me vendimin nr.30, date 25.04.2006, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Petrit Ejupi per vepren penale te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese dhe ne baze te nenit 114/a/4/5 te K.P. e denon me 10 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.206, date 29.05.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.30, date 25.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje.

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs i gjykuari Petrit Ejupi nepermjet av.Agim Tirana, i cili kerkon prishjen e ketyre vendimeve dhe deklarimin e pafajshem te tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- I gjykuari Petrit Ejupi nuk eshte autori i vepres penale. Deshmitarja Arta Gjata ka bere kallzim te rreme ne Prokurori, si dhe deshmi te rreme gjate sigurimit te proves, duke shpetuar tutorin e vertete te quajtur Pellumb. Dekarimet e saj jane kontradiktore me ato te familjareve te dhena gjate gjykimit. Personi me emrin Pellumb, ne dhjetor 2001, ka biseduar me prinderit e Artes, me te cilen ndodhej ne Itali dhe eshte prezantuar si bashkeshorti i saj.

- Para se te niseshin per here te dyte ne Itali me te demtuaren, ky person ka fjetur ne familjen e saj ne fshatin Hajdaraj, pra te gjithe e njohin tutorin e te demtuares Arta, por ajo qellimisht nuk e permend ate.

200

- Sipas deklarimeve te prinderve te saj, rezulton se ato e njohin shume mire te gjykuarin Petrit Ejupi per shkak te lidhjeve te krushqise qe kane me te. Ai nuk ka qene i fejuari i vajzes dhe nuk ka qene ndonjehere ne shtepine e tyre. Nuk eshte e vertete qe i gjykuari t’i kete nxjerre pasaporten te demtuares per te ikur ne Itali ne dhjetor 2001, pasi ky fakt hidhet poshte me shkresen e Kom.Pol. Kavaje, nga ku rezulton se ajo eshte pajisur me pasaporte me date 25.05.2002. Pra provohet se ajo ka ikur me dokumenta false dhe ndryshe nga sa pranon gjykata se ato kane ikur me traget ne vendkalimin kufitar Vlore, pasi nga regjistrat e daljeve ne kete vendkalim rezulton se per periudhen 01.11.2001 – 31.12.2001 shtetasit e mesiperm nuk kane dale nga kjo pike.

- Kjo shtetase eshte kapur dy here duke ushtruar prostitucion ne Fier dhe ne Durres.- Gjate sigurimit te proves i gjykuari eshte mbrojtur nga nje avokat i caktuar kryesisht

nga gjykata dhe jo i zgjedhur nga i pandehuri, apo familjaret e tij.- Gjate hetimit paraprak avokati nuk ka vene ne dijeni familjen e te gjykuarit qe keto te

kishin mundesi te kontaktonin me te e t’i jepnin mundesi per paraqitjen e pretendimeve ne lidhje me akuzen.

- I njejti avokat, ne sigurimin e proves, ka mbrojtur dy te pandehur, nderkohe qe ato kane patur interesa te kunderta, pasi Ilir Kadria ishte miku i Pellumbit dhe se ato kane qene bashke me te demtuaren Alma, 2 ore para se ajo te bente kallzimin, kur u kap nga Policia e Fierit duke ushtruar prostitucion.

- E demtuara duhej te ishte pyetur ne gjykim per te sqaruar lidhur me personin me emrin Pellumb, i cili e ka shoqeruar ate ne shtepi, se kur dhe ku eshte pajisur me pasaporte, ne cilin komisariat, pasi ajo eshte kontradiktore me prinderit e saj, te cilet thone se ajo eshte pajisur me pasaporte pasi eshte kthyer nga Italia, ndersa ajo pretendon para ikjes per ne Itali. Duhet te sqaronte se me cilin traget ka udhetuar dhe ne cilen agjensi ka blere bileten, nese ka ikur vetem apo me te gjykuarin, pasi nga gjykimi rezulton se ai nuk ka udhetuar asnjehere me traget nga Vlora, por gjithmone nga Durresi.

- E demtuara duhej te sqaronte faktin se ne ç’rrethana eshte bere fejesa e saj me te pandehurin, pasi prinderit e saj, te pyetur ne séance, nuk kane dijeni per fejesen me te gjykuarin Petrit.

- E demtuara nuk e ka bere kallezimin ne momentin kur u kthye nga policia italiane, por afro pas 2 vjetesh, kur ajo u kap nga policia e Fierit duke ushtruar prostitucion nen shoqerimin e Ilir Kadriut dhe te Pellumbit.

- Petrit Ejupi ne dhjetor 2001 nuk ka qene fare ne Shqiperi. Pas muajit mars 2002, qe eshte kthyer Arta nga Italia, ai ka ardhur disa here ne Shqiperi deri ne tetor 2003, kur eshte larguar per here te fundit ne Bari, me traget nga Durresi.

- Nga pasaporta qe disponon i gjykuari Petrit rezulton se, qe nga viti 1993 dhe deri ne 26.10.2003, ai i ka te gjitha vulat e hyrje daljeve ne Shqiperi dhe ne te gjitha rastet ai ka kaluar nga Durresi dhe jo nga Vlora dhe se ai eshte larguar per ne Bari ne Tetor 2001 dhe jo ne dhjetor, sikurse pretendon e demtuara. Kjo pretendon se ka 2 vjet qe e njeh te gjykuarin, nderkohe qe familjet e tyre kane vite qe njihen, sepse kane lidhje krushqie. I gjykuari rezulton qe eshte i martuar dhe jeton familjarisht ne Itali me dokumenta te rregullta, ka nje vajze 8 vjeçe, se ai eshte larguar me eksodin.

- E demtuara pretendon se i gjykuari, pas kthimit te saj ne Shqiperi, komunikonte me te me celular nepermjet motres se saj, Suzana Vogli, fakt ky qe mohohet nga kjo e fundit.

- E demtuara kapet ne Fier duke ushtruar prostitucion nen presionin e te fejuarit tjeter, Ilir Kadria, shoku i Pellumbit dhe nen presionin e tij dergohet per te bere kallzim ne Kavaje per te gjykuarin Petrit Ejupi.

201

- E demtuara pretendon se e ka njohur Pellumbin ne 2003, nderkohe qe motra e saj, Suzana Vogli, deklaron se e ema i ka treguar se Arta eshte fejuar me nje person me emrin Pellumb dhe se ky i fundit ka fjetur nje nate ne shtepine e tyre, pas daljes se te demtuares nga spitali.

- Deshmitarja Xhemile Gjata ka deklaruar ne gjykim se pasaparten e demtuara e ka nxjerre pas kthimit nga Italia, leket ja ka paguar Pellumbi dhe ne polici e kane marre se bashku me te bijen. Pas marrjes se pasaportes ,Arta dhe Pellumbi jane nisur ne Itali pas 3 ditesh. Eshte pikerisht ky person qe u ka treguar se Arta eshte operuar nga apandesiti ne Tirane dhe po ate dite ajo eshte kthyer ne shtepi, pra familjaret e te demtuares e njohin mire Pellumbin, me te cilin kane biseduar ne telefon nga Italia ne Dhjetor 2001.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Hysen Keta, i cili

kerkoi lenien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës; mbrojtesin av. Agim Tirana, i cili kerkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe gjykatës së rrethit gjyqësor dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi;

V Ë R E NSe vendimet e te dyja gjykatave, ai me nr.206, datë 29.05.2007 i Gjykatës së Apelit

Durrës dhe ai me nr.30, datë 25.04.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, me te cilat eshte deklaruar fajtor dhe dënuar i gjykuari Petrit Ejupi për veprën penale të parashikuar nga neni 114/a-4, 5 të K.Penal, janë rrjedhojë e shkeljeve procedurale që çojnë në pavlefshmërine absolute dhe si të tilla ato duhet të prishen.

Nga aktet e fashikullit të gjykimit, rezulton se mbi bazen e kallëzimit të shtetases Arta Gjata, të datës 17.07.2003, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë ka regjistruar procedimin penal nr.233, per vepren penale te parashikuar nga neni 114/a-4, 5 te K.Penal. Ky procedim është filluar në emër të të pandehurit Petrit Ejupi.

Çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, vendimi i së cilës për deklarimin fajtor është ankimuar, dhe nga ana e Gjykatës së Apelit Durrës është vendosur lënia në fuqi e vendimit.

Gjykatat kanë pranuar se fakti kriminal prej të gjykuarit është konsumuar si më poshtë:

I gjykuari Petrit Ejupi, pasi është njohur me të dëmtuarën, shtetasen Arta Gjata, është fejuar me të dhe pasi i ka siguruar asaj pasaportën dhe një vizë, në muajin dhjetor 2001 janë nisur për në Itali, duke udhëtuar me traget nga qyteti i Vlorës. Me mbërritjen në Itali, janë vendosur në qytetin e Pavias, ku pasi kanë jetuar rreth një javë si burrë e grua, i gjykuari i ka kërkuar të dëmtuarës që të punonte në rrugë si prostitutë dhe pasi kjo e fundit fillimisht ka kundërshtuar, i gjykuari e ka detyruar me forcë dhe duke ushtruar dhunë që ajo të prostituojë. Nën kërcënimin e vazhdueshëm të të gjykuarit për rreth një muaj e gjysmë, e dëmtuara ka vazhduar të punojë si prostitutë në rrugë dhe të ardhurat e përfituara ia merrte i dëmtuari. Pas periudhës prej një muaj e gjysmë, e dëmtuara ka kërkuar ndihmën e policisë italiane, e cila ka bërë kthimin e saj në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit në fillim të vitit 2002.

E dëmtuara ka bërë kallëzim ndaj të gjykuarit më datë 17.09.2003, pra rreth 2 vjet pas kthimit të saj nga Italia.

202

Mbi bazën e kërkesës së organit të prokurorisë, me vendimin e datës 19.09.2003, nga ana e Gjykates së Rrethit Gjyqësor Kavajë është bërë sigurimi si prove i dëshmisë së shtetases Arta Gjata. Kërkesa për sigurimin e provës është shqyrtuar dhe pranuar nga gjyqtari Astrit Haxhialushi, i cili rezulton se ka marrë pjesë edhe në seancën gjyqësore të marrjes së provës.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimet e te dyja gjykatave janë marrë në shkelje të dispozitave procedurale penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ne gjykimin e kësaj çështje, ka vepruar ndesh me dispozitat e nenit 15/2 të K.Pr.Penale, e cila ne mbështetje të nenit 128 /1-a te K.Pr.Penale, e bën vendimin e saj absolutisht të pavlefshëm për shkak se gjyqtari Astrit Haxhialushi nuk ka patur kushtet për të qënë gjyqtar në seancën për sigurimin e provës (dëshmia e të dëmtuarës Arta Gjata).

Sipas nenit 15/2 te K.Pr.Penale, gjyqtari që ka vleftësuar masën e sigurimit, ose çdo kërkesë tjetër të prokurorit të paraqitur gjatë hetimit paraprak në të njëjtin procedim, nuk mund te marrë pjesë në gjykimin e çështjes. Qëllimi i ligjvënësit për të veçuar gjyqtarin që vlereson kërkesat e palëve gjatë hetimit paraprak nga gjyqtari që gjykon çështjen në themel eshte parimor dhe ka në bazë të tij garantimin e një proçesi të rregullt ligjor në gjykim.

Pra, parimi është që gjyqtari i hetimit paraprak ka papajtueshmëri me gjyqtarin që gjykon çështjen. Në këtë kuptim, gjatë hetimit paraprak ligji nuk ka vënë kufizime përsa i përket numrit dhe llojit të kerkesave që i paraqiten gjyqtarit të vetëm në rastet kur kërkohet miratim i gjykatës për to. Ligji nuk ka përjashtuar gjithashtu që gjyqtari, i cili ka shqyrtuar një kërkesë gjatë hetimit paraprak, të shqyrtojë një kërkesë tjetër të të njëjtit lloj, apo të një lloj tjetër në të njëjtin procedim. Nga kjo arrihet në përfundimin se nuk ka papajtueshmëri, në kuptim të nenit 15 te K.Pr.Penale, përsa i përket faktit që i njëjti gjyqtar, dhe pse mund të ketë shqyrtuar kërkesën për sigurimin e provës, më pas mund të ketë shqyrtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së sigurimit personal, apo çdo kërkesë tjetër. Papajtueshmëria krijohet ndërmjet qënies gjyqtar të gjyqtarit Astrit Haxhialushi në marrjen e provës, dëshmisë së shtetases Arta Gjata dhe njëkohësisht qënien e tij si gjyqtar në shqyrtimin e kërkesës së prokurorit në lidhje me sigurimin e provës, në mbështetje të nenit 317/2 të K.Pr.Penale. Kolegji arrin në këtë përfundim, duke konsideruar marrjen e provës nga gjykata gjatë hetimit paraprak si pjesë e shqyrtimit gjyqësor të çështjes pavarësisht se çështja akoma nuk i ka kaluar për gjykim gjykatës. Sipas K.Pr.Penale, gjykimi në shkallë të parë i çështjes ndahet në disa faza, duke filluar nga veprimet përgatitore, veprimet paraprake të seancës gjyqësore, shqyrtimi gjyqësor, marrja e provave, konkluzionet e palëve dhe vendimi i gjykatës. Pra, gjykimi i çështjes në themel nga gjykata i përmban të gjitha keto faza, të cilat përbëjnë në tërësi procesin e gjykimit. Termi që ligji përdor kur konsideron papajtueshmëri të gjyqtarit eshte kur ai “… merr pjesë në gjykim”. Pra me këtë ai ka përfshirë të gjitha fazat e gjykimit, ku një ndër me kryesoret është marrja e provës. Me marrjen e provës në kushtet e sigurimit te saj, gjyqtari nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zhvilluar një pjesë të gjykimit të çështjes, që duke qënë përbërës i gjykimit në të gjithe elementët e tij, e bën pjesëmarrjen e këtij gjyqtari te papajtueshëm me gjykimin prej tij të çdo kerkese tjeter të paraqitur nga palët gjatë hetimeve paraprake. Pra, për shkak të garantimit të një proçesi të rregullt ligjor, gjyqtari që merr pjesë në gjykim, qoftë edhe në një faze të tij siç është marrja e provës, nuk mund të jetë i njëjtë me gjyqtarin që ka shqyrtuar kërkesat gjatë hetimit paraprak. Ligjvënësi ka bërë dallimin ndërmjet sigurimit të provës dhe marrjes së provës, duke përdorur termin sigurim prove kur flet për kërkesën e palëve të interesuara në dispozitat e K.Pr.Penale, në nenet 316, 317, 318, 319, ndërsa në nenin 321 të K.Pr.Penale flitet për marrjen e provës në seancë nga ana e gjykatës.

203

I pavlefshem çmohet nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë edhe vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës, i cili është marre ne shkelje të dispozitave te nenit 228/3 dhe 428/ç të K.Pr.Penale.

Kjo gjykatë, në kuptim të parashikimeve të nenit 428/ç te K.Pr.Penale, ishte e detyruar të prishte vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, pasi në dhënien e këtij vendimi nuk ishin respektuar dispozitat që lidhen me kushtet për të qënë gjyqtar. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë në praktikwn e saj, si në vendimin nr.115, datë 21.05.2008.

Kolegji Penal vlerëson të theksojë se edhe nëse marrja e provës do të ishte marrë në përputhje me dispozitat procedurale penale, vlerësimi i saj nuk është bërë nga gjykata që ka gjykuar çështjen, në përputhje me përcaktimet e nenit 152 të K.Pr.Penale. Nga shqyrtimi i akteve të çështjes, rezulton se kësaj prove, pra dëshmisë së të dëmtuarës gjatë marrjes së provës, i është dhënë një vlerë e paracaktuar, për shkak se në kushtet kur rezulton se ndërmjet provave shkresore, deklarimeve të të afërmëve të së dëmtuarës, si babait Zyber Gjata, nënës Xhemile Gjata dhe motrës Suzana Vogli (Gjata) të të dëmtuarës dhe deklarimeve të së dëmtuarës në seancën e marrjes së provës, ka mospërputhje tërësore në lidhje me njohjen e të gjykuarit, kohën e largimit të së dëmtuarës për në Itali, mjetin e udhëtimit për në Itali. Gjithashtu edhe deklarimet e personave të mësipërm gjatë hetimit, që jane deklarime në kohën e kallëzimit të të dëmtuarës, nuk përputhen me dëshminë e të dëmtuarës në shumë drejtime kryesore. Këto mospërputhje duhet ta çonin gjykatën në rithirrjen e të dëmtuarës në gjykim për ta dëgjuar, apo dhe për ta ballafaquar me dëshmitarët të afërm të saj.

Në përfundim, pasi Kolegji Penal ka arritur në përfundimin se marrja e provës (dëshnia e të dëmtuarës Arta Gjata) është marrë në kundërshtim me ligjin dhe nuk mund të përdoret nga gjykatat, çmon se çështja duhet të kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Gjykata e rigjykimit duhet të pyesë të dëmtuarën në seancë gjyqësore, të marrë provat që paraqesin palët dhe pasi të shqyrtojë dhe vlerësojë provat në tërësi, në mbështetje të nenit 152 të K.Pr.Penale, pa i dhënë ndonjërës prej tyre vlerë të paracaktuar, mund të arrijë në një konkluzion të drejtë në lidhje me fajësinë e të gjykuarit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.206, datë 29.05.2007 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit

nr.30, date 25.04.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Tiranë, më 30.09.2009

204

Nr.1341/554 i Regj. ThemeltarNr.441 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË PANDEHURIT: RITVAN BREGU

A K U Z U A R:Se ka kryer vepren penale

te vrasjes me paramendim, te kryer ne bashkepunim; vrasjes me dashje te kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative;

te armbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te kanosjes, te parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25, 76

dhe 25, 22, 278/2 dhe 84 te K.Penal.

TË PANDEHURIT: LEVEND BREGU

A K U Z U A R:Se ka kryer vepren penale

te vrasjes me paramendim ne bashkepunim; vrasjes me dashje te kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative;

te armembajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te kanosjes, te parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25, 76

dhe 25, 22, 278/2 dhe 84 te K.Penal.

TË PANDEHURIT: SABAUDIN BREGU

A K U Z U A R:Se ka kryer vepren penale

te vrasjes me paramendim, ne bashkepunim; vrasjes me dashje te kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative;

te armebajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te kanosjes, te parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25, 76

dhe 25, 22, 278/2 dhe 84 te K.Penal.

205

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin nr.12, date 28.01.2005, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Ritvan Bregu per vrasjen me paramendim te shtetases Mbaresa Hatellari, per vepren penale te parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal, e ka denuar me 18 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ritvan Bregu per vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative te shtetasit Dervish Hatellari dhe ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal e ka denuar me 10 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ritvan Bregu per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e ka denuar me 5 vjet burgim.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ritvan Bregu per vepren penale te kanosjes, parashikuar nga neni 84 K.Penal.Ne zbatim te nenit 55 dhe 56 te K.Penal, perfundimisht e ka denuar te pandehurin Ritvan Bregu me 20 vjet burgim, duke filluar vuajtja e denimit nga dita e ndalimit, qe eshte data 18.11.2002.Deklarimin e pafajshem, te pandehurit Sabaudin Bregu per vrasjen me paramendim te shtetases Mbaresa Hatellari, per vepren penale te parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal.Deklarimin e pafajshem te pandehurit Sabaudin Bregu per vepren penale te vrasjes me dashje, te mbetur ne tentative te shtetasit Dervish Hatellari, ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal.Deklarimin e pafajshem te pandehurit Sabaudin Bregu per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, ne baze te nenit 278/2 te K.Penal. Deklarimin e pafajshem, te pandehurit Levend Bregu per vrasjen me paramendim te shtetases Mbaresa Hatellari, per vepren penale te parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal.Deklarimin e pafajshem te pandehurit Levend Bregu per vepren penale te vrasjes me dashje, te mbetur ne tentative te shtetasit Dervish Hatellari, ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal.Deklarimin e pafajshem te pandehurit Levend Bregu per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, ne baze te nenit 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.73, date 15.02.2007 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.12, date 28.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs i pandehuri Ritvan Bregu, i cili parashtron keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit persa i perket te pandehurit Ritvan Bregu eshte i pa mbeshetur ne prova dhe ne ligj.

- Shpjegimet e deshmitarit Dervish Hatellarit jane te pabesueshme, per arsye se kur eshte pyetur, si nga organi i hetimit, ashtu edhe ne deklarimet e bera perpara gjykates, ai nuk ka shpjeguar dy here njelloj ne lidhje me autoret e vrasjes se bashkeshortes se tij.

- Deshmia e deshmitarit Dervish Hatellari bie ndesh me deshmite e bera para gjykates nga deshmitaret e tjere, qofte te akuzes, apo mbrojtjes, dhe gjykata, padrejtesisht, nuk mori parasysh kerkesen tone per ballafaqim midis tyre, qe ndikoi drejperdrejt ne marrjen e vendimit nga ana e saj.

206

- Gjykata padrejtesisht nuk mori parasysh kerkesen tone per kryerjen e eksperimentit hetimor lidhur me mundesine e te parit, sipas shpjegimeve te deshmitarit Dervish Hatellari, ne lidhje me personat qe kane kryer vrasjen e gruas se tij.

- Theniet e deshmitarit Guri Ago jane tej te pabesueshme dhe kontradiktore, duke akuzuar padrejtesisht te pandehurin Ritvan Bregu sikur i ka thene deshmitarit Dervish Hatellellari, ne spital, se autor i vrasjes se gruas se tij eshte Ritvan Bregu, thenie keto kur ka rene ne dijeni per lidhje intime midis gruas se tij me te pandehurin Ritvan, dhe jo ne momentin kur ka ndodhur ngjarja.

- Theniet e deshmitarit Halil Hatellari, djalit te viktimes, qe ne kohen e ngjarjes ishte 10 vjeç, jane te pabesueshme, pasi ai eshte mesuar me shume se ç’duhej per te folur ne gjykate dhe se shpjegimet e tij jane kontrakditore me deshmite e tjera, te marra ne hetim e gjykim.

- Gjykata, ne pjesen pershkruese te ngjarjes, del ne te njejtin konkluzion si dhe ne, se deshmitaret Dervish Hatellari, Guri dhe Fiqirete Ago jane te pabesueshme nga gjykata, dhe ne perfundim, mbi bazen e deshmise se tyre, ajo gjykate e deklaron fajtor dhe e denon te pandehurin Ritvan Bregu.

- Prokurori ne gjykaten e apelit pranon se ka mungese provash te rendesishme per fajesine e te pandehurit Ritvan Bregu nga njera ane dhe nga ana tjeter kerkon denimin e te pandehurit Ritvan Bregu.

- Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore dhe ai i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, nuk kane pasur parasysh nenin 152 te K.Pr.Penale, ç’ka do te thote se nuk ka percaktuar vertetesine dhe fuqine provuese te provave te administraura.

- Te dy vendimet e gjykatave jane te pa arsyetuara sipas kerkesave te nenit 383, pika 1, germa “c” te K.Pr.Penale, per shkak se nuk paraqitet asnje shkak pse ajo gjykate nuk merr parasysh pretendimet e mbrojtjes.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi

ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore; av. Ferdinand Doja, qe kerkoi ndryshimin e vendimeve ose pushimin e gjykimit; e si analizoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NKa rezultuar e provuar se me daten 03.08.1997, rreth ores 21.00, eshte vrare me arme

zjarri ne afersi te baneses se saj, ne fshatin Veterik te Rrethit Berat, shtetesja Mbaresa Hatellari, si dhe eshte plagosur rende bashkeshorti i saj, deshmitari Dervish Hatellari. Ne ate periudhe kohore nuk eshte bere denoncim nga deshmimtari Dervish Hatellari perpara organeve kompetente dhe njekohesisht nga ana e ketyre te fundit nuk eshte kryer asnje nga veprimet e para hetimore, siç kerkojne dispozitat e Kodit te Procedures Penale.

Nga prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat ka filluar procedimi penal nr.143 i vitit 1998, ne baze te proces-verbalit te kallezimit te bere nga shtetasi Dervish Hatellari me daten 19.02.1998. Ne kete kallezim, deshmitari Dervish Hatellari, pasi ka shpjeguar per ngjarjen e dates 03.08.1997, ka deklaruar se “ndonje njeri nuk pashe, por vetem te shtena armesh rreth shtepise” dhe se “nuk kam hasmeri dhe nuk mund te dyshoj tek ndonje njeri”. Ky procedim ka qene i pezulluar ne fazen e hetimeve paraprake per moszbulim te autorit, me vendim te organit procedues ne date 17.04.1998.

Mbi bazen e deklarimeve te bera nga deshmitari Dervish Hatellari me 04.11.2002, organi i Prokurorise me date 18.11.2002 ka rifilluar perseri hetimin e ketij procedimi penal. Ne kete deklarim deshmitari Dervish ka shpjeguar se naten e ngjarjes ka identifikuar te pandehurin Ridvan Bregu te qellonte ne drejtim te tij, si dhe persona te tjere te pa

207

identifikuar. Gjithashtu ai ka shpjeguar se ne kallezimin e bere ne vitin 1998, nuk ka treguar emrin e autorit te vepres penale, se kishte friken e femijeve dhe nuk kishte shtet, se ishin rremujat e vitit 1997.

Ndersa ne deklarimin e dates 16.01.2003, deshmitari Dervish shpjegon se personat e tjere gjithashtu ishin identifikuar nga ai, dhe ishin djali dhe nipi i te pandehurit Ridvan, perkatesisht te pandehurit Sabaudin dhe Levend Bregu. Mbi kete baze me pas jane arrestuar i pandehuri Ritvan Bregu, djali i tij Sabaudin Bregu, dhe nipi i tij Levend Bregu, duke u akuzuar per veprat penale te vrasjes me paramendim, vrasjes me dashje mbetur ne tentative, e armembajtje pa leje, te parashikuara nga nenet 78/2 dhe 25, 76 dhe 25 e 22, 278/2 dhe 84 te K.Penal.

Gjykatat pranojne se deshmitari Dervish Hatellari ka degjuar nje ze te mbytur dhe ka dale i shqetesuar per te pare per bashkeshorten e tij. Pas e ka ndjekur, i biri Halili, dhe te dy nuk e kane pare viktimen Mbaresen ne vendin ku ajo zinte buken pak me pare. Vetem 5 m larg nga dera e hyrjes per ne banese deshmitari Dervish, e Halil kane pare te pandehurin Ridvan me automatik ne dore, i cili ka filluar te qelloje ne drejtim te baneses, sapo ky dhe i biri kane dale jashte. Ndersa deklarimet e dy deshmimtareve te mesiperm (Dervish e Halil), ne lidhje me dy te pandehurit e tjere, gjykatat nuk i kane marre ne konsiderate, duke i quajtur te pabesueshme.

Nderkohe (siç pranojne gjykatat), i demtuari Dervish Hatellari eshte kthyer mbrapsht duke marre te birin dhe duke u futur ne banese.

Pikerisht ne kete moment ai ka mbetur i plagosur ne shkallet qe te çojne ne veranden e baneses dhe prej andej i ka kerkuar te birit, Halilit, t’i jepte automatikun, qe ata mbanin ne ate kohe ne shtepi, dhe ka nisur te qelloje ne kunderpergjigje te te shtenave, per disa minuta rresht. Pasi ka mbaruar shkembimi i zjarrit, deshmitari Dervishi Hatellari, nga vendi ku kishte mbetur i plagosur u ka thirrur per ndihme fqinjeve, te cilet kishin degjuar te shtenat dhe kane ardhur e i kane dhene ndihmen e pare Dervish Hatellarit, si dhe kane kerkuar per viktimen Mbaresa Hatellari, te cilen e kane gjetur prane nje ledhi perpara shtepise, e tera ne gjak.

Po sipas vendimeve te gjykatave, deshmitari Dervish Hatellari i ka treguar kunatit te tij deshmitarit Guri Ago, dy tre dite pas ngjarjes, kur ishte ende i shtruar ne spital, se autori i vrasjes se bashkeshortes se tij, njekohesisht motra e Gurit, ishte i pandehuri Ritvan Bregu. Kete fakt gjykatat pranojne qe deshmimtari Dervish t’ia kete treguar pas daljes nga spitali edhe deshmitares Fiqirete Ago (bashkeshortja e Gurit).

Pikerisht deklarimet e te demtuarit deshmitar Dervish Hatellari, te birit te mitur, deshmitarit Halil dhe deshmite e prejardhura te deshmitareve Guri e Fiqirete Ago, jane vene nga gjykatat ne thelbin e arsyetimit mbi fajesine e te pandehurit Ritvan Bregu.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat me vendimin nr.12, date 28.01.2005, ka deklaruar fajtor dhe denuar te pandehurin Ritvan Bregu per vrasjen me paramendim te shtetases Mbaresa Hatellari, te parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal; per vepren penale te vrasjes me dashje, te mbetur ne tentative te shtetasit Dervish Hatellari, te parashikuar nga neni 76 e 22 te K.Penal dhe per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, te parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal.

Po keshtu, ne te njejtin vendim, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat ka deklaruar te pafajshem te pandehurin Ritvan Bregu per vepren penale te kanosjes, parashikuar nga neni 84 K.Penal, si dhe te pandehurit Sabaudin Bregu e Levend Bregu i ka deklaruar te pafajshem per te gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre (78/1 e 25,76 e 22 e 278/2 te Kodit Penal).

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.73, date 15.02.2007 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.12, date 28.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Berat.

208

Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se te dyja vendimet e siperpermendura te gjykatave jane rrjedhoje e mosrespektimit te neneve 4, 152/1, e 383/ç te Kodit te Procedures Penale.

Siç permendem me siper, ne thelbin e aresyetimit te vendimit te gjykatave jane vene deklarimet e deshmimtareve Dervish Hatellari, Halil Hatellari, Guri Ago dhe Fiqirete Ago. Ne procesin e çmuarjes se ketyre provave, gjykatat kane vepruar ne kundershtim me nenin 152/1 te Kodit te Procedures Penale, duke gabuar ne percaktimin e vertetesise dhe fuqise provuese te tyre. Keto deshmi pershkruhen nga kontradikta te qenesishme per gjykimin e çeshtjes.

Deshmimtari Dervish ka paraqitur kallezim vetem pas 7 muajsh te vrasjes se bashkeshortes se tij, duke pohuar ne ate kallezin se nuk kishte ndonje ide per vrasesin. Ne deklarimin e 5 vjeteve me pas (04.11.2002), ai pretendon te kete pare te pandehurin Ritvan te qellonte ne drejtim te tij, ndersa ne deklarimin e dates 16.01.2003 pretendon se, veç te pandehurit Ritvan, ka pare duke qelluar edhe dy te pandehurit e tjere, Sabaudin e Levend.

Te njejten kronologji dhe qendrim ka edhe deshmia e djalit te tij, deshmitarit Halil Hatellari, i cili ka qene ne moshen 10 vjeçare ne kohen qe ka ndodhur ngjarja. Megjithate, ne vleresimin e deklarimeve te ketij deshmitari (Halil), gjykatat duhej te kishin patur parasysh permbajtjen e saj tej nivelit intelektual te tij (per shkak te moshes dhe shkollimit), pershtatjen e thenieve te tij me theniet e te atit, kur fillimisht ka deklaruar se nuk ka pare e njohur njeri dhe se automatikun deshmitari Dervish e kishte marre vete ne banese e me pas deshmia e tij perputhet me theniet e deshmitarit Dervish, pra se i kish pare dhe njohur vrasesit dhe se automatikun ja kishte sjelle ai deshmitarit Dervish.

Te tilla jane edhe deshmite e bashkeshorteve deshmitare Guri dhe Fiqirete Ago, te cilet pretendojne se deshmitari Dervish u ka bere te ditur se vrasesi i bashkeshortes se tij ishte i pandehuri Ritvan. Keshtu, nderkohe qe deshmitari Guri pretendon se ne lidhje me autorin deshmitari Dervish i ka treguar kur ishte i shtruar ne spital, ky i fundit deklaron se nje fakt te tille ja ka treguar deshmitarit Guri ne shtepi dy tre dite pasi ka dale nga spitali, madje ne prani te baxhanakut Kujtim (i cili nuk eshte pyetur). Nderkohe qe deshmitari Dervish deshmon se i ka treguar vetem deshmitarit Guri dhe baxhanakut Kujtim per autorin e vrasjes se bashkeshortes se tij, deshmitarja Fiqirete pretendon se edhe ajo ishte vene ne dijeni nga deshmitari Dervish per autorin e vrasjes. Per me teper, kjo deshmitare, ne deklarimet e para te saj, eshte munduar te fshehe faktin se deri pak kohe perpara se te rifillonin hetimet ne vitin 2002, ajo ka qene e dashura e te pandehurit Ritvan.

Nga ana tjeter te ben pershtypje fakti se eshte vertetuar se kallezimi i dyte i te demtuarit Dervish ne vitin 2002, qe ka sherbyer si baze per riçeljen e hetimeve, eshte bere nen shtytjen e deshmitarit Guri, pas marrjes dijeni nga ky i fundit se i pandehuri Ritvan eshte apo kishte qene i dashuri i bashkeshortes se tij dhe konflikteve te tjera qe derivuan per kete shkak (shkrimi i parullave, konflikti per pusin).

Te gjitha sa siper jane evidentuar nga gjykatat, madje duke u shprehur ne arsyetim per kontradiktat ne theniet e deshmitareve, por gjithsesi i kane çmuar keto deshmi si te verteta dhe me fuqi provuese.

Si motiv per kryerjen e vepres penale nga i pandehuri Ritvan, gjykatat pranojne prishjen e fejeses se vajzes se tij me nipin e viktimes Mbaresa, kur ne gjykim eshte vertetuar se kjo fejese nuk eshte prishur asnje here, madje eshte kurorezuar ne martese.

Kontadiktat e mesiperme ne permbajtjen e deshmive, mungesa e provave shkencore te perfituara nga veprimet e para hetimore (per shkak te mos kryerjes se ketyre veprimeve), si dhe indicje te tilla si: ndarja e dates se marteses se vajzes se te pandehurit nga i demtuari Ritvan (pas ngjarjes), marrja pjese ne dasem e deshmitareve Guri dhe Fiqirete (megjithese e dinin qe babai i nuses, i pandehuri Ritvan, paskesh vrare respektivisht motren dhe kunaten), krijimi pas ngjarjes i lidhjes se dashurise se deshmitares Fiqirete me te pandehurin Ritvan,

209

prezenca e te pandehurit dhe e gjithe familjes se tij ne shtepine e viktimes gjate gjithe ceremonies mortore dhe ne spital tek i demtuari Dervish, ”zhdukja” e automatikut te te demtuarit Dervish, etj., krijojne dyshime mbi akuzen, te cilat, ne kundershtim me nenin 4 te Kodit te Procedures Penale, jane çmuar ne favor te akuzes.

Vete fakti se me te njejtat prova mbi te cilat eshte ngritur akuza ndaj te tre te pandehurve, gjykatat kane deklaruar fajtor te pandehurin Ritvan dhe te pafajshem te pandehurit Sabaudin dhe Levend, duke i dhene ketyre provave, ne kundershtim me nenin 152/1 te K.Pr.Penale, vlere te paracaktuar, vertetesi dhe fuqi provuese te ndryshme ne raport me te pandehurin Ritvan, duke formuar bindje te ndryshme ne çmuarjen e te njejtave prova te marra nga te njejtat burime.

Gjithashtu gjykatat duhet te kishin vleresuar drejt dhe konform neneve 356 e 357 te K.Pr.Penale kerkesat e mbrojtjes per prova, siç ishte rasti i ballafaqimeve te kerkuara, prova qe nuk rezultonin te paligjshme, apo te panevojshme.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i konsideron te dy vendimet e gjykatave, te pa arsyetuara sipas kerkesave te nenit 383, pika 1, germa “ç” te K.Pr.Penale, pasi arsyetimi i tyre nuk ndjek nje rrjedhe llogjike, bazohet mbi dyshime te cilat ne mjaft raste nuk mbeshteten ne prova, ose mbeshteten ne prova kontradiktore qe bien ndesh me rrethanat e faktit e te çmuara ne kundershtim me nenet 4 dhe 152 te Kodit te Procedures Penale.

Per sa siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson prishjen e te dy vendimeve te gjykatave dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Berat.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.73, date 15.02.2007 te Gjykates se Apelit Vlore dhe te

vendimit nr.12, date 28.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, dhe kthimin e akteve, per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Berat, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 30.09.2009

210