shËrbime kujdesi pËr fËmijË

15
1 Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimit Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale PËRSHKRIMI I KUALIFIKIMIT PROFESIONAL SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË Niveli i tretë në KSHK 1 O2-III-20 Tiranë më, Mars 2020 1 Korniza Shqiptare e Kualifikimeve

Upload: others

Post on 25-Nov-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

1

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimit

Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale

PËRSHKRIMI I KUALIFIKIMIT PROFESIONAL

SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

Niveli i tretë në KSHK1

O2-III-20

Tiranë më, Mars 2020

1 Korniza Shqiptare e Kualifikimeve

Page 2: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

2

Emërtimi i

kualifikimit “Shërbime kujdesi për fëmijë” Kodi

O2-III-20

Kohëzgjatja 900-1100 orë Niveli III-të në KSHK

Qëllimi: Qëllimi i kualifikimit profesional të profilit “Shërbime kujdesi për fëmijë”

niveli III-të në KSHK, drejtimi “Shërbime sociale/shëndetësore” është të

përgatisë punonjës të kualifikuar për shërbime kujdesi për fëmijë, si dhe të

zhvillojë personalitetin e nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i

rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që

lidhen drejtpërdrejt me drejtimin “Shërbime kujdesi për fëmijë”.

Kriteret e

përgjithshme të

pranimit:

Në institucionet e arsimit dhe formimit profesional që ofrojnë kualifikim

profesional në profilin “Shërbime kujdesi për fëmijë” të nivelit të tretë, në

KSHK kanë të drejtë të hyjnë të gjithë individët që:

- kanë mbaruar arsimin profesional në drejtimin mësimor “Shërbime sociale-

shëndetësore”, niveli II-të në KSHK;

- janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të

arsimit profesional.

Mundësitë e

kualifikimit të

mëtejshëm dhe

të punësimit:

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Shërbime kujdesi për

fëmijë”, niveli III-të në KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të

kualifikuar në këtë profil profesional.

Ky arsimim i jep mundësi individit t’i drejtohet tregut të punës për t’u

punësuar në qendra rezidenciale ose ditore për fëmijë, në shërbimet

komunitare të përkujdesjes, në spitale, për t’u vetëpunësuar si kujdestar për

fëmijë, si dhe mbas një përvoje pune për të krijuar një biznes të vogël në

fushën e shërbimeve të kujdesit për fëmijë.

Me përfundimin e këtij niveli, individi ka mundësi për vazhdimin e

arsimimit në nivelin IV në KSHK të arsimit profesional (njëvjeçar) në

drejtimin/profilin përkatës, për të fituar diplomën e “Maturës Shtetërore

Profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve pas të mesme dhe

universitare.

Data (kur të miratohet)

Variantet e

mëparshme

O-II-02-12

Page 3: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

3

STRUKTURA E KUALIFIKIMIT Rezultatet e të mësuarit në:

NJOHURI Nxënësi duhet të dijë:

Menaxhim dhe sipërmarrje

Të shpjegojë rolin e sipërmarrjes sociale dhe ekonomike në krijimin e një shoqërie të

qëndrueshme;

Të vleftësojë mendime mbi çështje etike që lidhen me veprimtari të ndryshme ekonomike;

Të analizojë format e ndryshme të sipërmarrjes në lidhje me synimet kryesore të karrierës

personale, mundësitë dhe përfitimet ne komunitet;

Të shpjegojë konceptet financiare (dokumentet financiare, institucionet financiare..);

Të listojë komponentët e hartimit të një buxheti;

Të përshkruajë fazat e menaxhimit të një projekti (duke identifikuar burimet e nevojshme

për një projekt të veçantë);

Të shpjegojë rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit;

Të interpretojë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;

Të përshkruajë legjislacionin e punës dhe zbatimin përkatës;

Të shpjegojë rëndësinë e menaxhimit të burimeve të nevojshme;

Të përshkruajë domosdoshmërinë e përshtatjes së veprimtarisë me kërkesat e tregut

global;

Të argumentojë rëndësinë e planifikimit të veprimtarisë;

Të dallojë teknikat e planifikimit të veprimtarisë;

Të interpretojë rregullat e sigurisë në punë;

Të shpjegojë rëndësinë e organizimit ergonomik të vendit të punës;

Të përshkruajë strukturat organizative në një njësi ekonomike;

Të argumentojë rëndësinë e vendimmarrjes sipas dinamikave të veprimtarisë;

Të përshkruajë rëndësinë e monitorimit;

Të dallojë llojet e raportimit dhe formatet përkatëse;

Të shpjegojë rëndësinë e përdorimit të TIK në shërbim të veprimtarisë së njësisë

ekonomike;

Të përshkruajë elementët e planit të biznesit;

Sfondi i përgjithshëm profesional në shërbimin e kujdesit për fëmijëve;

Të përshkruajë shërbimet/drejtimet kryesore sociale dhe mjeko-sociale të institucionit

përkatës në mënyrë profesionale;

Të përshkruajë historikun e përmirësimit të cilësisë në institucionet e shërbimit të kujdesit

ndaj fëmijëve;

Të shpjegojë mënyrën e referimit të klientit te shërbimet e kërkuara;

Të tregojë mënyrën e veprimit në rast pamundësie të ofrimit të shërbimit të kërkuar;

Të përshkruajë mënyrën e vlerësimit të situatës dhe nevojave të individit të asistuar në

nevojë: fëmijë të familjeve të rrezikuara, fëmijë me aftësi të kufizuara.......;

Page 4: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

4

Të përshkruajë metodat e diagnostikimit të situatës, për të vlerësuar potencialin e individit

si dhe disavantazhet e tij, të metat dhe paaftësitë;

Të përshkruajë fazat e ndërtimit të një plan veprimi individual në kuadër të objektivave të

përcaktuara dhe informacioneve të mbledhura në momentin e pritjes së fëmijëve;

Të përcaktojë metodologjinë e duhur për zhvillimin e plan veprimit individual të fëmijës

në nevojë;

Të zhvillojë dhe të propozojë një plan veprimi individual bazuar në qëllimet dhe / ose një

misioni të paracaktuar, në nevojat individuale të personit;

Të përshkruajë të drejtat dhe detyrimet e veta dhe të fëmijës në nevojë në një situatë të

dhënë duke kërkuar dhe pëlqimin e tij apo të familjarëve;

Të përshkruajë fazat e zbatimit të plan veprimit individual duke respektuar personalitetin e

fëmijës;

Të shpjegojë domosdoshmërinë e zbatimit të rregullave në lidhje me etikën,

konfidencialitetin dhe diskrecionin profesional,.... në detyrat e besuara;

Të përcaktojë përparësitë dhe prioritetet e organizimit të një ndërhyrjeje në një situatë të

dhënë duke pasur parasysh aftësitë e njerëzve, mjedisin, burimet, kufizimet, ..etj.;

Të përshkruajë metodat e vlerësimit të plan veprimit individual nëpërmjet treguesve

përkatës për të matur pritjet dhe kënaqësitë e individëve të përfshirë;

Të përshkruajë mënyrën e vlerësimit të përgjigjeve për individët duke përdorur mjetet dhe

procedurat e përshtatshme;

Të përshkruajë mënyrën e vlerësimit të boshllëqeve të individit për të përcaktuar shkaqet e

reagimeve dhe të përgjigjeve të tij;

Të tregojë mënyrën e rishikimit të plan veprimit individual në përputhje me rrethanat e

reja për të përgatitur një ndërhyrje të mëvonshme;

Të përshkruajë teknikat e organizimit dhe lehtësimit të grupit;

Të përshkruajë teknikat e mobilizimit dhe veprimit në grup të fëmijëve;

Të përshkruajë teknikat për zgjidhjen e konflikteve në përputhje me moshën dhe aftësitë e

fëmijës;

Të përshkruajë teknikat e vlerësimit të një veprimi kolektiv;

Përzgjedhja e informacionit

Të përshkruajë mënyrën e përzgjedhjes së informacionit të nevojshëm në përputhje me

moshën dhe aftësitë e fëmijës;

Të përshkruajë mënyrën e trajtimit dhe të ruajtjes së informacionit;

Të përshkruajë nevojën dhe metodat e aktualizimit të njohurive të tyre;

Të përshkruajë nevojën e përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;

Të përshkruajë mënyrën e formatimit/përmbledhjes dhe ristrukturimit të informacionit të

mbledhur;

Të përcaktojë llojin e informacionit sipas nevojave dhe interesave

të grupmoshave të fëmijës;

Komunikimi

Të përshkruajë mënyrën/aftësitë e duhura për të komunikuar me fëmijën duke kuptuar

nevojat e tij;

Të përshkruajë metodat e intervistimit, dëgjimin dhe vëzhgimin duke pasur parasysh

Page 5: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

5

moshën e fëmijëve;

Të përshkruajë mënyrën dhe nevojën e raportimit nëpërmjet raporteve të shkruara dhe gojore,

duke iu përshtatur nevojave të bashkëbiseduesit;

Të përshkruajë mënyrën e formulimit të propozimeve dhe argumentimin e tyre;

Të listojë disa argumente të nevojës së punës në grup;

Të tregojë se vendimet merren në një ekip dhe jo individuale;

Të përshkruajë mënyrat e nxitjes së shprehjes/komunikimit duke përdorur teknikat e

komunikimit për t’i përshtatur ato dhe ndihmuar personin në nevojë;

Të identifikojë modelet e komunikimit në marrëdhëniet familjare, të gjeneratave të

ndryshme dhe marrëdhëniet ndërkulturore;

Të përshkruajë parimet e përgjithshme të komunikimit ndër personal dhe

ndërinstitucional;

Të përshkruajë mënyrën dhe domosdoshmërinë e komunikimit me institucionet dhe

kolegët e shërbimeve sociale në departamente të tjera si, policia, shërbimi shëndetësore,

këshilltarët, psikologu apo njerëz të tjerë;

Të listojë parimet e ndërhyrjes në menaxhimin e konflikteve;

Të përshkruajë rëndësinë e bashkëpunimit dhe rregullat e komunikimit me familjen për të

sjell ndryshim në jetën e fëmijës;

Të shpjegojnë çdo të thotë të qenit i sinqertë, i hapur dhe i drejtpërdrejtë në komunikim;

Të shpjegojnë nevojën për t’u ndjerë i respektuar;

Aktivitetet kryesore të jetës së përditshme;

Të listojë veprimet kryesore të kryera për të bërë blerjet ushqimore të nevojshme;

Të përshkruajë mënyrën dhe bazat e menaxhimit të buxhetit të përditshme;

Të shpjegojë nevojën e këshillimit për blerjet e përditshme;

Të përshkruajë mënyrën e hartimit të menyve në përputhje me bilancin ushqyes, të

kulturave dhe mënyrave të jetesës, moshës ose gjendjes shëndetësore;

Të përshkruajë mënyrën e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së veshjeve apo aksesorëve të tjerë të

nevojshëm;

Të përshkruajë mënyrën dhe domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të higjienës;

Të listojë efektet që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të higjienës dhe masat për të

parandaluar dhe korrigjuar ato;

Të listojë veprimet kryesore për ruajtjen e shëndetit;

Të listojë masat parandaluese për sigurinë e personave/fëmijëve të asistuar;

Të identifikojë burime të paaftësisë duke propozuar dhe zbatuar zgjidhje dhe masa

parandaluese;

Të përshkruajë mënyrën e administrimit dhe zhvillimit të hapësirës për hir të komoditetit

dhe sigurisë;

Të përshkruajë rastet dhe mënyrën e ndihmës praktike për lëvizjen e individëve/fëmijëve

me aftësi ndryshe;

Të përshkruajë mjetet ndihmëse dhe përdorimin e tyre;

Të përshkruajë rëndësinë e përmbushjes së udhëzimeve mjekësore;

Të tregojë si bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve dhe ambienteve;

Të dallojë grupet e fëmijëve në nevojë dhe zbutja e problemeve sociale;

Të dallojë rastet e diskriminimit dhe të përshkruajë mënyrën e parandalimit të tyre;

Page 6: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

6

Të identifikojë dhunën në profesionet e kujdesit për fëmijë të përshkruajë mënyrën e

parandalimit të saj;

Të tregojë si bëhet vlerësimi dhe vetëvlerësimi;

Të shpjegojë rëndësinë e motivimit dhe vetë motivimit;

Të tregojë si bëhet referimi i rasteve të veçanta tek specialistët përkatës;

Të identifikojë situatat e rrezikshme gjatë një aktiviteti social;

Metodat e transmetimit të njohurive

Të përshkruajë mënyrat dhe metodat e transmetimit të njohurive dhe teknikat e nevojshme

për një jetesë të pavarur të individëve/fëmijëve në jetën e përditshme;

Të shpjegojë domosdoshmërinë e zbatimit të një programi progresiv të të mësuarit duke

respektuar karakteristikat e moshës së fëmijëve;

Të përshkruajë metodat e planifikimit dhe të raportimit mbi progresin dhe ecurinë e

fëmijës;

Të listojë metoda të mobilizimit të potencialit të fëmijës dhe të sjelljeve të tij;

Të përshkruajë një ndërhyrje edukative duke përdorur metoda dhe teknikat mësimore të

përshtatura;

Të përshkruajë mënyrat e transmetimit tek fëmijët aftësinë për të vlerësuar dhe vetë-

vlerësuar sukseset dhe nevojat e veta;

Të shpjegojë nevojën e përshtatjes/integrimit të fëmijës me ambientin ku jeton dhe

përvetësimin e akteve dhe veprimeve të jetës së përditshme;

Të propozojë zgjidhje për përmirësimin dhe pajisjen e banesës ose riorganizimin e saj në

funksion të aktivitetit që do të kryhet;

Të shpjegojnë rëndësinë, nevojën dhe aspektet kryesore të përdorimit të Teknologjisë

së Informimit dhe Komunikimit (TIK) për transmetimin e njohurive;

Kontribut për zhvillimin e dinamikës familjare

Të përshkruajë nevojën e informimit të anëtarëve të familjes për të drejtat dhe detyrat e

tyre kundrejt fëmijëve dhe shoqërisë;

Të përshkruajë nevojën e edukimit të fëmijëve për të drejtat dhe detyrat e tyre;

Të përshkruajë nevojën, metodat e zbulimit të potencialit e kapacitetit të familjes apo

anëtarëve të saj dhe të mbështetjes në këto burime brenda familjes;

T’ju shpjegojë prindërve nevojën e nxitjes dhe zhvillimit të përgjegjësisë tek fëmijët dhe

adoleshentët;

T’ju shpjegojë prindërve mënyrën e zbulimit të nevojave të fëmijëve, të miturve dhe

adoleshentëve;

Të listojë disa këshilla për prindërit se si të kujdesen për fëmijët;

Të listojë disa këshilla për prindërit se si të identifikojnë shenjat e mungesës ose vonesës

në zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve;

Të përshkruajë disa mënyra në edukimin e ndjenjës së socializimit të fëmijës apo

adoleshentit;

Të përshkruajë domosdoshmërinë e ofrimit të aktiviteteve specifike në përputhje me

zhvillimin e fëmijës;

Të përshkruajë nevojën dhe mënyrën e sjelljes për shoqërimin e familjes në situata të

ndryshimeve të rëndësishme në jetën e tyre;

Page 7: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

7

Të identifikojë pasojat e një situate të re familjare për secilin anëtar të familjes;

Të shpjegojë nevojën dhe format e veprimit të përshtatshëm me situatën e re duke

mbështetur anëtarë të ndryshëm të familjes në kërkimin e një ekuilibër të ri në jetën e

tyre;

Të identifikojë vështirësitë me të cilat ballafaqohet familja në ardhjen e një fëmije në

shtëpi;

Të listojë këshilla (lidhur me mbajtjen, ushqyerjen, kujdesin që tregohet) që mund ti jepen

një nëne të re në ballafaqimin me ardhjen në jetë të fëmijës;

Të shpjegojë nevojën e mbështetjes së anëtarë të tjerë të familjes në periudhën para ose

pas vdekjes së një anëtari të saj;

Të listojë disa nga rastet e abuzimit me fëmijët;

Të përshkruajë disa masa informimi mbi mbrojtjen ligjore për njerëzit/fëmijët në nevojë;

Të përshkruajë direktivat kryesore të politikës për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjarëve të

tyre;

Të përshkruajë disa masa parandaluese për situatat e dhunës apo keqtrajtimi në familje

duke listuar dhe institucionet që kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve;

Ndihma dhe kujdesi shëndetësor(mjekësor);

Të përshkruajë disa mënyra sjelljeje për parapërgatitjen e fëmijës gjatë një

vizite mjekësore, analize apo ndërhyrje kirurgjikale;

Të rendisë hapat qe duhet të ndërmarrë për përgatitjen, ruajtjen dhe sigurimin e fëmijës

gjatë një vizite mjekësore, analize apo ndërhyrje kirurgjikale;

Të përshkruajë veprimet që duhet të kryejë gjatë monitorimit të një fëmije të sëmurë që

është duke marrë një serum, një mjekim tjetër apo që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale;

Të përshkruajë veprimet që duhet të kryejë gjatë monitorimit të një fëmije që është duke

marrë një infuzion, oksigjen ose që është duke përdorur pajisje të tjera mjekësore;

Të listojë disa nga pajisjet apo mjetet që do të përdoren duke ndihmuar mjekun apo

infermierin për një proces konkret që do të kryhet(garzë, produktet ...);

Të shpjegojë objektin dhe qëllimin e shkencave mjekësore që merren me studimin e

fëmijës nga lindja deri në pubertet;

Të dallojë treguesit demografikë, mortalitetin infantil, rritjen dhe zhvillimin fizik,

zhvillimin psikologjik dhe pubertetin;

Të përshkruajë ekzaminimin fizik të të porsalindurit, prematurancën, postmaturin;

Të vlerësojë anoreksinë tek fëmija;

Të shpjegojë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes;

Të vlerësojë kollën dhe të pozicionojë fëmijën gjatë aktit të kollitjes;

Të shpjegojë sëmundjet e sistemit kardio-vaskular;

Të shpjegojë sëmundjet e gjakut dhe organeve hemopoetike;

Të shpjegojë sëmundjet e gjëndrave endokrine;

Të shpjegojë sëmundjet e aparatit urinar dhe shenjat përkatëse;

Të shpjegojë sëmundjet e sistemit nervor;

Të shpjegojë sëmundjet alergjike;

Të shpjegojë përdorimin e pompës tek fëmijët me astmë bronkiale;

Të shpjegojë sëmundjet infektive, infeksionet parazitare;

Të analizojë rëndësinë e rolit të personelit përkujdesjes pranë fëmijës;

Page 8: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

8

Të dallojë karakteristikat farmakodinamike të barnave;

Të vlerësojë qëllimin terapeutik të barnave dhe tolerimin e tyre;

Të përshkruajë veprimet e duhura gjatë zgjimit të parë mbas një ndërhyrje ose fizioterapie

të një fëmije të operuar;

Të përshkruajë mënyrën e përgatitjes dhe instalimit të një aparati aerosol.......;

Të listojë rregullat kryesore që duhet të monitorohen gjatë marrjes së një mjekimi

(barnash);

Të listojë disa nga çrregullimet që mund të ndodhin gjatë marrjes së medikamenteve dhe

veprimet që duhen ndërmarrë në rastet e emergjencës;

Të listojë shenjat në raste të hipertermisë apo hipotermisë dhe të përshkruajë veprimet

emergjente/ të domosdoshme në rregullimin e temperaturës;

Të listojë disa nga parazitët/dëmtuesve(parazitëve, p.sh.. lambliaza...) dhe masat/veprimet

që duhen ndërmarrë për të luftuar kundër tyre;

Të listojë disa nga rastet emergjente te fëmijët dhe mënyrën e veprimeve që duhen

ndërmarrë sipas rastit;

Të përshkruajë hapat në kujdesin e një shërbimi funeral në institucionet shëndetësore;

SHPREHI PROFESIONALE Nxënësi duhet të jetë i aftë:

Menaxhim dhe sipërmarrje

Të organizojë në mënyrë ergonomike vendin e punës;

Të sistemojë siç duhet vendin e punës;

Të hartojë planin ditor të punës sipas objektivave të miratuara ditore;

Të përcaktojë prioritetet e ditës sipas planit ditor;

Të strukturojë informacion për ecurinë e punës sipas prioriteteve të ditës;

Të menaxhojë kohën sipas objektivave ditore;

Të raportojë sistematikisht për mbarëvajtjen e punës sipas hierarkisë;

Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë;

Të zbatojë siç duhet rregullat e mbrojtjes së mjedisit;

Të respektojë linjën e raportimit sipas hierarkisë;

Të përdorë TIK në shërbim të veprimtarisë;

Të hartojë një plan të thjeshtë biznesi;

Të demonstrojë aftësi për të zhvilluar një projekt ide sipërmarrëse (për të zhvilluar dhe

zbatuar një buxhet të caktuar);

Të përdorë metoda dhe teknika të ndryshme të zbatimit të një projekti dhe menaxhimin e

një buxheti të caktuar;

Të analizoje të dhëna për të marrë vendimet e duhura në kontekste të ndryshme;

Të negociojë ide me të tjerët në mënyrë efektive;

Të demonstrojë aftësi udhëheqëse në situata të ndryshme;

Të menaxhojë stafin profesional, duke promovuar talentet dhe zhvillimin e mundësive të

karrierës.

Sfondi i përgjithshëm profesional në shërbimin e kujdesit për fëmijëve

Të referojë klientët për tek shërbimet e kërkuara;

Page 9: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

9

Të menaxhojë situatat dhe nevojat e individëve në nevojë: fëmijë të familjeve të

rrezikuara, fëmijë me aftësi të kufizuara.......;

Të diagnostikojë situatën, për të vlerësuar potencialin e individit, si dhe disavantazhet e

tij, të metat dhe paaftësitë;

Të ndërtojë një plan veprimi individual në kuadër të objektivave të përcaktuara dhe

informacioneve të mbledhura në momentin e pritjes së fëmijëve;

Të përdorë metodologjinë e duhur për zhvillimin e plan veprimit individual të fëmijës;

Të respektojë të drejtat dhe detyrimet e veta dhe të fëmijës në nevojë në një situatë të

dhënë duke kërkuar dhe pëlqimin e tij apo të familjarëve;

Të zbatojë rregullat në lidhje me etikën, konfidencialitetin dhe diskrecionin profesional,....

në detyrat e besuara;

Të ndërhyjë në një situatë duke pasur parasysh përparësitë dhe prioritetet e organizimit të

një ndërhyrjeje në një situatë të dhënë.

Të përdorë teknikat e organizimit dhe lehtësimit të grupit;

Të përdorë teknikat e mobilizimit dhe veprimit në grup të fëmijëve;

Të përdorë teknikat për zgjidhjen e konflikteve në përputhje me moshën dhe aftësitë e

fëmijës;

Komunikimi

Të komunikojë me fëmijën në mënyrën e duhur duke kuptuar nevojat e tij;

Të intervistojë fëmijën duke pasur parasysh moshën e tij;

Të raportojë me gojë dhe me shkrim për nevojat e bashkëbiseduesit;

Të formulojë dhe të argumentojë propozimet;

Të bashkëpunojë në grup.

Të nxisë shprehitë dhe komunikimin duke përdorur teknikat e komunikimit për t’i

përshtatur ato dhe ndihmuar personin në nevojë;

Të respektojë modelet e komunikimit në marrëdhëniet familjare, të gjeneratave të

ndryshme dhe marrëdhëniet ndërkulturore;

Të respektojë parimet e përgjithshme të komunikimit ndër personal dhe ndërinstitucional;

Të ndërhyjë dhe të menaxhojë konfliktet;

Kujdesi për fëmijën në aktivitetet e tij të jetës së përditshme nga lindja deri në adoleshencë;

Në varësi të moshës së fëmijës, autonomisë, zhvillimit, të ndonjë sëmundjeje të tij ose paaftësie;

Të vendosë fëmijën në një pozicion të përshtatshëm;

Të sigurojë dhe inkurajojë lëvizjen e fëmijës brenda rregullave të trajtimit dhe aftësisë së

fëmijës;

Të ushqejë/ sjell ushqimin e fëmijës;

Të shoqërojë dhe kujdeset për fëmijën në aktivitetet e jetës së përditshme;

Të ofrojë kujdes në lidhje me higjienën personale dhe rehatin e fëmijës;

Të bëjë një larje/dush një të porsalinduri apo një fëmije si( pastrim/larje fytyre, hundë,

dhëmbët, kujdesi për veshët, organet gjenitale etj.);

Të kryejë veprime të përditshme për të siguruar komoditetin dhe mirëqenien e fëmijës dhe

për të parandaluar qëndrimet vicioze;

Të zhveshë, veshë apo ndihmojë fëmijët gjatë kryerjes së këtyre veprimeve;

Të rregullojë një shtrat për fëmijën;

Page 10: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

10

Të pastrojë materiale të ndryshme që lidhen me higjienën personale;

Të ofrojë kujdesin e duhur, sipas moshës në lidhje me ushqimin;

Të vendosë dhe përgatisë fëmijën në vendin ku do të marrë ushqimin( për mëngjes,

drekë,...etj.);

Të përgatisë një biberon apo ushqim duke ndjekur hapat e diversifikimit të ushqimit;

Të ndihmojë nënën për të ushqyer fëmijën në procesin e ushqyerjes me gji;

Të ndihmojë në përdorimin e pompës së gjirit;

Të ushqejë me një biberon apo ushqim fëmijën duke ndjekur hapat e diversifikimit të

ushqimit;

Të respektojë sasinë dhe cilësinë e ushqimit të ngrënë nga fëmija;

Të vëzhgojë tolerancën e tretjes së ushqimit nga fëmija;

Të pastrojë dhe dezinfektojë materiale të ndryshme që lidhen me ushqimin;

Të ofrojë kujdes në lidhje me jashtëqitjen e fëmijës;

Të ndërrojë pampersin e një të porsalindur dhe të mituri;

Të ndihmojë fëmijën gjatë kohës së tualetit, fazave të ndryshme që lidhen me mbajtjen e

higjienës;

Të vendosë një fëmijë në oturak,.... në kolektorin e urinës;

Të pastrojë dhe dezinfektojë materiale të ndryshme që lidhen me jashtëqitjen;

Të ofrojë kujdes lidhur me fjetjen;

Të përgatisë dhomën apo vendin e pushimit;

Të vendosë fëmijën për pushim ose për të fjetur;

Të krijojë kushte të favorshme për të rënë në gjumë, për gjumë dhe që të zgjohen në

përputhje me zakonet që fëmija ka nevojë, të lidhura me moshën e tyre;

Të monitorojë ritmet e gjumit dhe pagjumësinë e fëmijës;

Të krijojë ambient të përshtatshëm një fëmije alergjik;

Të ushtrojë fëmijën për të treguar moshën dhe adresën e tij;

Të ushtrojë fëmijën për të mbyllur dyert dhe dritaret;

Të ndihmojë fëmijën të lëvizë dhe të orientohet në ndërtesë;

Të përkujdeset për fëmijën që ai të lëvizë dhe të orientohet tek fqinjët;

Të ushtrojë fëmijën për kujdesin gjatë qarkullimit në rrugë;

Të ushtrojë fëmijën mbathjen/zbathjen e këpucëve;

Të ushtrojë fëmijën të vendoset, sipas kërkesës, në pozicione të ndryshme (i ulur, këmba

dorazi, në këmbë );

Të ushtrojë fëmijën në ngjitjen/zbritjen e shkallëve duke alternuar këmbët;

Të edukojë fëmijën për marrjen pjesë aktive në një aktivitet sportiv të grupit (vallëzim,

futboll etj.);

Të ushtrojë fëmijën për të emërtuar pjesët kryesore të trupit;

Të ushtrojë fëmijën të kryej njëra pas tjetrës lëvizje të ndryshme me të dy duart;

Të ushtrojë fëmijën të njohë tingujt e jetës së përditshme;

Të ushtrojë fëmijën të dallojë objekte të njohura nëpërmjet të prekurit;

Të plotësojë saktë faturat financiare për shërbimin e kryer;

Vëzhgimi i fëmijës dhe matja e parametrave kyçe që lidhen me shëndetin dhe zhvillimin e tyre;

Në varësi të moshës së fëmijës, autonomisë, zhvillimit, të ndonjë sëmundjeje të tij ose paaftësie;

Page 11: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

11

Të vëzhgojë gjendjen e përgjithshme të fëmijës;

Të ruajë vëmendjen dhe buzëqeshjen e fëmijës;

Të përballojë me sukses vështirësitë dhe pengesat që mund të dalin gjatë punës;

Të evidentoje nevojat specifike të fëmijëve;

Të respektojë gjendjen/kushtet e përgjithshme të fëmijës (pamja, pastërtinë, shkallën

e mobilitetit, ndërgjegjësimi, hidratimit, ...), autonominë dhe sjelljen e saj;

Të vëzhgojë ngjyrën, integritetin, thatësinë, ngrohtësinë/temperaturën, butësinë e lëkurës

..;

Të identifikojë shenjat patologjike: ënjtje, plagë, skuqje, irritime, rrjedhje, hematomat ...

Të monitorojë pikat mbështetëse së fëmijës;

Të vëzhgojë oreksin, ngopjen, tolerancën e tretjes;

Të vëzhgojë reagimet dhe zhvillimin e fëmijës;

Të respektojë reagimet e fëmijës: nivelin i komunikimit, gjendjen e stresit, emocionin,

qëndrueshmërinë, gjuhën (të folurën), kohë-hapësirë, orientimin ...;

Të respektojë qëndrimin e fëmijës në kohën e ngrënies, gjatë lojërave, në kohën e gjumit

etj.;

Të respektojë zhvillimin motorik, psiko-emocionale, njohëse, zhvillimi ndijor dhe social

të fëmijëve;

Të identifikojë shenjat e dhimbjes për mosha të ndryshme të fëmijës;

Të identifikojë shenja të abuzimit;

Të vëzhgojë dhe masë parametrat vitale;

Të respektojë dhe të masë shenjat vitale: temperatura, peshë, lartësi, perimetrin e kokës, ,

norma e zemrës, norma e frymëmarrjes ...

Të respektojë sasinë dhe cilësinë e ushqimit dhe të pijeve të konsumuara;

Të monitorojë rrugët urinare, të zorrëve, çrregullimet e tretjes apo të vjella të mundshme;

Të respektojë cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, apo pa gjumësisë;

Të vëzhgojë ndryshimet e këtyre gjendjeve dhe mospërputhjet gjatë matjes së

parametrave;

Të marrë masat e duhura në raste të mospërputhjes së parametrave jetësorë;

Të vëzhgojë mirëfunksionimin e pajisjeve dhe mjeteve mjekësore;

Të kryejë ushqyerjen dietetike në të vjella;

Të kryejë ushqyerjen dietetike në diarre;

Të kryejë ushqyerjen dietetike në konstipacion;

Të kryejë marrjen e analizave të feçeve;

Të kryejë imunizimin dhe vaksinimin;

Të kryejë trajtimin jomedikamentoz për lehtësim të dhimbjes;

Ndihma dhe kujdesi shëndetësor(mjekësor);

Në varësi të moshës së fëmijës, autonomisë, zhvillimit, të ndonjë sëmundjeje të tij ose paaftësie;

Të kujdeset për parapërgatitjen e fëmijës gjatë një vizite mjekësore, analize apo ndërhyrje

kirurgjikale;

Ta përgatisë, ruajë dhe sigurojë fëmijën gjatë një vizite mjekësore, analize apo ndërhyrje

kirurgjikale;

Të monitorojë një fëmijë të sëmurë që është duke marrë një serum, një mjekim tjetër apo

që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale;

Page 12: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

12

Të monitorojë një fëmijë që është duke marrë një infuzion, oksigjen ose që është duke

përdorur pajisje të tjera mjekësore;

Të sigurojë pajisjet apo mjetet që do të përdoren duke ndihmuar mjekun apo infermierin

për procesin që do të kryhet(garzë, produktet ...);

Të ndihmojë infermierin, gjatë zgjimit të parë mbas një ndërhyrje ose fizioterapie të një

fëmije të operuar;

Të përgatisë dhe instalojë një aparat aerosol;

Të ndihmojë gjatë marrjes së një mjekimi (barnash) dhe të respektojë reagimet e fëmijës;

Të identifikojë simptoma të hipertermisë dhe të ndihmojë në rregullimin e temperaturës;

Te identifikojë simptoma të hipotermisë dhe të ndihmojë në rregullimin e temperaturës;

Të ndihmojë fëmijën gjatë të vjellave;

Të ndjekë herë pas here diurezën dhe të vëzhgojë ngjyrën e urinës;

Të pozicionojë fëmijën gjatë kollës;

Të vëzhgojë fëmijën gjatë ushqyerjes dhe të vlerësojë disfaginë;

Të ndihmojë fëmijën gjatë një reaksioni anafilaksie;

Të kryejë pozicionimin dhe lehtësimin e frymëmarrjes;

Të aplikojë ushqyerje të shëndetshme në sëmundjet kardiovaskulare;

Të zbatojë përkujdesjen në anemi;

Të ndihmojë fëmijët me sëmundje të sistemit tretës;

Të përkujdeset për fëmijët me sëmundje të sistemit të frymëmarrjes;

Të menaxhojë sëmundjet e sistemit kardio-vaskular tek fëmijët (perikardit,

endokardit dhe myocardit);

Të vëzhgojë fëmijët me sëmundje të gjakut dhe të organeve hemopoetike;

Të ndihmoje fëmijët me sëmundje të gjëndrave endokrine (diabet juvenil);

Të parandalojë sëmundjet e aparatit urinar;

Të menaxhojë sëmundjet e sistemit nervor;

Të parandalojë sëmundjet infektive, infeksionet parazitare;

Të identifikojë dhe të zbulojë praninë e dëmtuesve(parazitëve, p.sh.. morra....) dhe të

ndërmarrë veprimet e duhura për të luftuar kundër tyre;

Të kryejë veprime themelore emergjente;

Të ndihmojë në kujdesin e një shërbimi funeral në institucionet shëndetësore;

Sigurimi dhe mirëmbajtja e ambientit dhe lodrave(materialeve të tjera) të përshtatshme të fëmijëve

dhe kujdesi gjatë lojërave.

Në varësi të moshës së fëmijës, autonomisë, zhvillimit, të ndonjë sëmundjeje të tij ose paaftësie;

Të pastrojë, dezinfektojë të gjitha pajisjet dhe mobiliet e përshtatshme;

Të zhvillojë hapësirën në varësi të nevojave të fëmijës, pajisjeve dhe mobilieve;

Të përgatisë dhe mirëmbajë dhomën dhe pajisjet e saj;

Të evakuojë lavanderinë apo pajisjet e pista;

Të kontrollojë dhe të ndërrojë herë pas here fëmijët;

Të para-dezinfektojë, pastrojë dhe dezinfektojë pajisjet e ambientit, pajisjet mjekësore dhe

ato të argëtimit;

Të përgatisë shtretërit apo ambientet e tjera të gjumit;

Page 13: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

13

Të përgatisë dhe adaptojë objektet e ndryshme të krevatit;

Të hedhë mbeturinat në enë të përshtatshme dhe në vendin e duhur;

Të instalojë dhe të mbajë pastër pajisjet e ndryshme shumë përdorimshe brenda

shërbimit;

Të pastrojë, lajë, me kujdes pajisjet dhe lodrat e caktuara në përputhje me moshën dhe

aftësitë e fëmijës;

Të kujdeset gjatë përdorimit të karrocave, të karrigeve me rrota;

Të kujdeset për ruajtjen e një inkubatori bosh;

Të pastrojë dhe ushqejë fëmijën;

Të kujdeset gjatë përdorimit dhe të ruajë pajisjet specifike;

Të kujdeset dhe ruajë lodrat dhe materialet edukative të fëmijëve;

Të kujdeset për të sterilizuar apo të dezinfektuar materialet;

Të kontrollojë afatet e skadimit të pajisje mjeteve apo materialeve të sterilizimit;

Të kujdeset për fëmijën në një shëtitje;

Të kujdeset dhe mirëmbajë pajisjet e përdorura me pacientët me sëmundjet infektive;

Të mirëmbajë pajisjet specifike sipas vendeve përkatëse;

Të përkujdeset në distorsione;

Të përkujdeset në luksacione;

Të përkujdeset në fraktura të artikulacioneve;

Të përkujdeset në kontraktura;

Të përkujdeset në dëmtime të lindura;

Të asistojë në ekzaminime endoskopie;

Të asistojë në matje të densitetit të kockës;

Të shmangë abuzimin fizik si goditje, mbytje, helmime etj.;

Të shmangë krijimin e sëmundjeve ose simptomave të qëllimshme.

Ndihma e fëmijëve për të lexuar. Në varësi të moshës së fëmijës, autonomisë, zhvillimit, të ndonjë sëmundjeje të tij ose paaftësie;

Të ndihmojë fëmijën në identifikimin e disa shkronjave;

Të ndihmojë fëmijën të njohë emrin e tij të lexuar në global;

Të ushtrojë fëmijën bashkimin e shkronjave dhe tingujve;

Të ndihmojë fëmijën në shqiptimin e rrokjeve;

Të ushtrojë fëmijën në bashkimin e një fjale me një figurë;

Të ndihmojë fëmijën të lexojë një paragraf;

Të ushtrojë fëmijën në bashkimin e një fjalie me një figurë;

Të ushtrojë fëmijën në leximin e disa fjalive të thjeshta;

Të ushtrojë fëmijën të numërojë deri në 100;

Të ushtrojë fëmijën të përdorë saktë monedhat dhe kartëmonedhat;

Mbledhja dhe përcjellja e komenteve të vetë fëmijëve me gojë dhe me shkrim për të ruajtur

vazhdimësinë e kujdesit dhe aktiviteteve;

Në varësi të moshës së fëmijës, autonomisë, zhvillimit, të ndonjë sëmundjeje të tij ose paaftësie;

Të mbledhë informacion në lidhje me: fëmijët, kujdesin ndaj tyre,

aktivitetet, marrëdhëniet prind-fëmijë;

Të kërkojë fotografi në dosje apo të kujdeset për informacione individuale të fëmijës të

Page 14: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

14

nevojshme për progresin dhe mirërritjen e tij;

Të transmetojë informacione mbi aktivitetet dhe reagimet e fëmijës me mjete dhe forma të

ndryshme;

Të transmetojë informacionet e nevojshme në kuadër të një institucioni mjekësor, sanitarë

apo social;

Të sigurojë informacion mbi reagimet e fëmijës dhe familjes së tij dhe të mjedisit;

Të krijojë skedar apo dosje të individualizuar të kujdesit ndaj fëmijës në aktivitetet dhe

vëzhgimet e ndryshme;

Të reagojë në mënyrën e duhur në situata emergjente apo abuzimi, duke punuar me

ekipe multi profesional;

Mirëpritja, informimi, përcjellja e fëmijës dhe familjarëve;

Në varësi të moshës së fëmijës, autonomisë, zhvillimit, të ndonjë sëmundjeje të tij ose paaftësie;

Të zbatojë mënyrën e duhur të komunikimit me prindërit dhe fëmijën;

Të vlerësojë parimin e punës në grup;

Të dëgjojë, deshifrojë dhe përgjigjet në mënyrë fleksible me prindërit dhe fëmijën;

Të përcjellë informacione të arritshme dhe të përshtatshme për fëmijën dhe familjen e tij,

duke marrë parasysh situatën, duke zbatuar aktet ligjore e nënligjore;

T’ju sigurojë prindërve informacion në lidhje me ecurinë e ditës dhe aktiviteteve të

parashikuara;

Të këshillojë familjet dhe fëmijët për një aftësi jetësore të shëndetshme dhe të sigurisë në shtëpi;

Kryerja e aktiviteteve edukative, rekreative dhe arsimore;

Në varësi të moshës së fëmijës, autonomisë, zhvillimit, të ndonjë sëmundjeje të tij ose paaftësie;

Të zbatojë një program progresiv të të mësuari sipas moshës dhe aftësisë së fëmijëve;

Të zbatojë një ndërhyrje edukative duke përdorur metoda dhe teknikat mësimore të

përshtatura për moshën dhe aftësinë e fëmijës;

Të nxis dhe të mbështesë te fëmijët aftësinë për të vlerësuar dhe vetë-vlerësuar sukseset

dhe nevojat e veta;

Të mbledhë informacion mbi nevojat dhe interesat e fëmijës apo të grupeve të fëmijëve

për të organizuar aktivitete dhe lojëra;

Të propozojë dhe të organizojë aktivitete stimuluese për grupe të ndryshme të fëmijëve

ose fëmijën;

Të përgatisë dhe të kryejë veprimtari argëtuese dhe edukative në përputhje me moshën

dhe interesat e fëmijëve;

Të përgatisë materiale dhe seleksionojë lojëra të aftësimit motorik, tregime, libra, muzikë

... të përshtatshme me moshën dhe interesat e fëmijëve;

Të dekorojë dhe zbukurojë ambiente, lokale sipas situatave;

Të përcjellë bazat e higjienës dhe sigurisë në edukimin e fëmijës;

Të transmetojë vlerat dhe të nxisë zhvillimin e autonomisë dhe shoqërizimit te fëmijët;

Të menaxhojë situata e emergjencave dhe të krizës në punën në grup të fëmijëve;

Bashkëpunimi me kolegët në punën e përditshme

Të komunikojë me anëtarët e ekipit për të nxitur kujdesin dhe sigurimin e standardeve

duke ruajtur kufijtë e nevojshëm;

Të identifikojë detyrat dhe funksionimin e institucionit ku punon;

Page 15: SHËRBIME KUJDESI PËR FËMIJË

15

Të identifikojë dhe respektojë vendet e punës, funksionet dhe përgjegjësitë dhe të jetë në

gjendje për të krahasuar veten me aktorë të ndryshëm;

Të aplikojë parimet e konfidencialitetit dhe besueshmërisë;

Të komunikojë me palët/institucionet e jashtme duke identifikuar sistemin e mbrojtjes

sociale dhe institucionet e saj të ndryshme;

Të marrë pjesë në trajnimin profesional dhe shkëmbimin e praktikave të përparuara;

Të zbatojë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;

KOMPETENCA TE PERGJITHSHME Nxënësi duhet të jetë i aftë:

− Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e

ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.

− Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të

informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.

− Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më

efektive dhe më eficiente.

− Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të

ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.

− Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e

integrimeve lokale, rajonale.

− Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.

− Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.

− Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë dhe vullnetin për

të nxënë gjatë gjithë jetës.

− Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e

objektivave të pranuara.

− Të vlerësojë dhe vetëvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe

çuar më tej arritjet e tij.