shpjegimi i konventës për të drejtat e personave me …« gjithë njerëzve nga të gjitha kombet...

24
Bëhet fjalë për mundësi Shpjegimi i Konventës për të drejtat e personave me pengesa përkatëse

Upload: vunhan

Post on 14-Jun-2018

225 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Bëhet fjalë për mundësi

Shpjegimi i Konventës për të drejtate personave me pengesa përkatëse

FALËNDERIM

© United Nations Children’s Fund (UNICEF)Të drejtat e autorësisë i ruan Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF)Prill 2008Duhet të merrni leje për kopjim të cilësdo pjesë të këtij botimi. Drejtohuni në: Development Professionals Section, Division ofCommunication, UNICEF.3 UN Plaza, New York, NY 10017, USATel.: (+1-212) 326-7434Faks: (+1-212) 303-7985Email: [email protected]

Për qëllime arsimore dhe për organizata joprofitabile leja do të jepet pa kompensim. Nga të tjerët do të kërkohet të paguajnë kompensim të vogël.

Ilustrimet e ballinës: Liza Lavoj, e inspiruar nga një vizatim i Lea Noemi Hernandez

Dizajni: Kristina Blis

Tekstin e kësaj broshure e ka përgatitur Viktor Santijago Pineda, themelues i Fondacionit “Viktor Pineda” dhe njëkohësisht delegati më i ri i komitetit ad-hok për hartimin e projekt-Konventës për të drejtat e personave me pengesa përkatëse. Iniciativën për këtë projekt e ndërmori UNICEF-i dhe që nga fillim është nën drejtimin e Helen Shulte Gajegos-it nga Sektori për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër UNICEF-it, mbështetur nga Marija Kristina Gajegos, koordinatore për Zërin e të Rinjve në Sektorin e UNICEF-it për Zhvillim dhe Participim të Adoleshentëve. Broshurën e redaktoi dhe publikoi Sektori për Komunikim i UNICEF-it. Për mbështetjen e ofruar UNICEF-i u falënderohet organizatave nga Britania e Madhe dhe Suedia “Shpëtoni fëmijët” dhe Olimpiadës Speciale. Po ashtu u shprehim mirënjohje edhe përfaqësive të UNICEF-it në Armeni, Kinë, Etiopi, Nikaragua, Tajlandë dhe Uzbekistan për kontributin e tyre të vlefshëm. Falënderim të veçantë u takon fëmijëve dhe të rriturve me pengesa, të cilët i shprehën këndvështrimet e tyre këshillëdhënëse nën organizimin e “Shpëtoni fëmijët” dhe Fondacionit Arab për të Drejtat e Njeriut në Sana, Jemen, në tetor të vitit 2007, përkatësisht gjatë Samitit për të rinj, të organizuar nga Olimpiada Speciale në Shangaj, Kinë, i organizuar paralelisht me Lojërat Olimpike Verore në tetor të vitit 2007. Po ashtu, falënderim të madh u takon pjesëmarrësve në këshil-limin e organizuar përmes internetit, forumit të UNICEF-it “Zëri i të Rinjve”, liderëve të rinj me pengesa përkatëse, nga iniciativa “Bota e aftësuar” e Fondacionit “Viktor Pineda”. UNICEF-i në veçanti u falënderohet fëmijëve të cilët kontribuuan me vjershat dhe vizatimet e tyre.

Dëshirojmë t’i falënderojmë anëtarët e grupit profesionist të projektit këshillëdhënës në lidhje me komentet e tyre për disa projekt-versione, në veçanti Saudamini Sigrist (UNICEF Firencë), Gerison Lansdaun (këshilltar i pavarur), Aleksandra Juster, Daniel Sejmur and Nadine Perrault (UNICEF Nju Jork), Ketrine Noton (Misioni krishter për të verbërit) si dhe Sheri Trope dhe Vanesa Anaja (Fondacioni Viktor Pineda), të cilët ndihmuan në hartimin e projekt-versioneve të para.Mirënjohje dhe falënderim po ashtu i shprehim Komitetit Gjerman për UNICEF-in për mbështetjen e tyre bujare.

1

Për çka bëhet fjalë

Veprime për ndryshim

Për këtë broshurë

Për Konventën

Një qasje e shkurtër në Konventën e të drejtave të fëmijëve

Si bëhen të drejtat realitet

Testoni dituritë tuaja

Fjalori

BËHET FJALË PËR MUNDËSI

PËRMBAJTJA

Shpjegimi i Konventës për të drejtat e personave me pengesa përkatëse

Bëhet fjalë për MUNDËSI

me pengesa përkatëse

2

“Më inkurajoni... mund ta bëni atë!” Bizmark Benavides, 13-vjeçar, Nikaragua

PËR ÇKA BËHET FJALËNuk kam këmbëPor megjithatë kam ndjenjaNuk mund të shoh, Por gjithnjë mendoj Edhe pse i/e shurdhër jam Prapëseprapë dua të komunikojPse njerëzit më konsiderojnë të padobishme, pa ide ose pa fjalë,Edhe pse si gjithë të tjerët kam aftësi Të mendoj për botën tonë. —Korali Severs, 14-vjeçar nga Britania e Madhe

Kjo vjershë bën fjalë për miliona fëmijë dhe të rritur nga e gjithë bota, të cilët kanë ndonjë lloj pengese. Shumica e tyre për çdo ditë ballafaqohen me diskriminim. Aftësitë e tyre margjinalizo-hen, ndërsa kapacitetet e tyre nënvlerësohen. Atyre nuk u mundësohet arsim i duhur , kujdes shëndetësor madje edhe përjashtohen nga aktivitetet në mjediset e tyre.

Megjithatë, fëmijët dhe të rriturit me pengesa i kanë të drejtat e njëjta si gjithë të tjerët.

3

Për këtë arsye u krijua Konventa për të drejtat e personave me pengesa. Kjo marrëveshje ndërkombëtare kërkon nga qeveritë e të gjitha shteteve që t’i respektojnë te drejtat e fëmijëve dhe të rriturve me pengesa përkatëse.

UNICEF-i së bashku me partnerët e tij punon në nxitjen e të gjitha shteteve për ratifikimin e Konventës. Në këtë mënyrë fëmijët me pengesa përkatëse do të mbrohen nga diskrim-inimi, por edhe do të promovohet inkluziviteti i tyre në shoqëri. Ne të gjithë mund të kontribuojmë në realizimin e këtyre qëllimeve. Lexoni këtë broshurë, që të shihni sesi mund të përfshiheni në aktivitete në mënyrë që të ndihmoni të trajtohet njësoj gjithë njerëzit.

Rreth broshurës Kjo broshurë u dedikohet fëmijëve dhe është hartuar së bashku me fëmijët, gjithë kjo me qëllim që të shpjegohet Konventa për të drejtat e fëmijëve me pengesa përkatëse. Po ashtu kjo broshurë do t’u ndihmojë fëmijëve të kuptojnë pse është miratuar kjo Konventë dhe si mund ajo t’u ndihmojë personave me pengesa përkatëse në realizimin e të drejtave të tyre. Ne shpresojmë se broshura në fjalë do të shërbejë për t’i përcjellë më tej këto njohuri, që fëmijët me pengesa të mund të fitojnë të drejta të njëjta për arritjen e synimeve të tyre.

Ndoshta edhe ti ke ndonjë pengesë në zhvillim ose e njeh ndonjë person të tillë. Personat me pengesa mund të kenë vështirësi në shikim, dëgjim, ecje ose memorim. Mirëpo, edhe ata kanë ëndrra, shpresa dhe ide të cilat dëshirojnë t’i ndajnë me të tjerët – siç vërehet në ilustrime dhe në vjerrshat e botuara në këtë broshurë.

Ne dëshirojmë të të inkurajojmë t’i ndash këta informacione me prindërit, arsimtarët, miqtë dhe gjithë të tjerët, për të cilët konsideron se mund të jenë të interesuar.

Veprime për ndryshim

Bëhet fjalë për MUNDËSI

Domethënia e pengesave përkatëseA jeni ndjerë ndonjëherë të përjashtuar? Fëmijët dhe të rriturit që kanë vështirësi në shikim, mësim, lëvizje ose dëgjim shpeshherë ndjehen të përjashtuar. Shumë barriera mund t’i pengojnë ata në pjesëmarrjen e njëjtë sikur të tjerët, madje shumica e këtyre barrierave imponohen nga shoqëria. Për shembull, edhe fëmija në karrocë për persona me pengesa përkatëse dëshiron të shkojë në shkollë, mirëpo ai ose ajo mund të jetë i privuar nga kjo e drejtë për shkak se shkolla mund të mos ketë shteg për persona me pengesa ose drejtori dhe arsimtarët nuk i përkrahin iniciativat në favor të personave të këtillë. Për t’i përfshirë të gjithë, ne duhet t’i ndryshojmë dispozitat ekzistuese, qëndrimet, madje edhe objektet (godinat).

4

Në këtë broshurë do të mund të lexosh një rezyme të shkurtër të Konventës për të drejtat e personave me pengesa përkatëse dhe për shkaqet e hartimit të saj. Aty do të mund të mësosh për të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjithëve, si dhe për hapat dhe masat që duhet t’i ndërmarrin qeveritë që t’u ndihmojnë fëmi-jëve me pengesa, drejt realizimit të të drejtave të tyre. Po ashtu do të mësosh se çka mund të kontribuosh edhe ti.

Në fund të broshurës jepet një listë e fjalëve dhe domethënia e tyre. Ajo listë ose ai fjalor do të ndihmojë t’i kuptosh fjalët, të cilat ndoshta nuk i ke ditur deri më tani.

Çka është konventaKonventa është marrëveshje ndërmjet shteteve për zbatimin e ligjit të njëjtë për ndonjë çështje specifike. Kur një shtet e nënshkruan dhe e ratifikon (miraton) një konventë, ajo bëhet premtim ligjor dhe i orienton veprimet e qeverisë. Shpesh-herë e orienton qeverinë për adaptimin dhe ndry-shimin e ligjeve nacionale për t’i mbështetur qëllimet e konventës.

Çka janë të drejtat e njeriut Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe të lindur me të drejta dhe dinjitet të barabartë. Askush nuk është i përjashtuar. Për shembull, çdo qenie njerëzore ka të drejtë të jetës dhe liri nga skllavëria (robëria). Këto të drejta janë konfirmuar në Deklaratën universale për të drejtat e njeriut në vitin 1948. Të gjithë fëmijët e gëzojnë të drejtën për ushqim dhe përkujdesje shëndetësore, të drejtën për shkollim dhe atë për mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi. Fëmijët po ashtu kanë të drejtë të thonë se çka mendojnë kur të rriturit marrin vendime, të cilat kanë efekt ndaj tyre, gjegjësisht kanë të drejtë të merret në konsideratë opinioni i tyre. Të drejtat e fëmijëve janë të theksuara në Konventën për të drejtat e fëmijës.

5

Të kesh ndonjë pengesë nuk është gjë e keqe. Ai mund të jetë diçka që ju bën të ndjeheni krenar. Ne të gjithë dallojmë mes vete dhe kemi AFTËSI të ndryshme. Çdo fëmijë mund të jetë ambasador i aftësisë në familje, shkollë, bashkësi. Secili prej nesh ka ide, përvoja dhe shkathtësi të cilat mund t’u shërbejnë të gjithëve. Kjo broshurë u bën thirrje të gjithë njerëzve nga të gjitha kombet që të na respektojnë ashtu siç jemi.

- Viktor Santiago Pineda

Kur i mbusha pesë vjet, nuk mundesha të ecë. Ashtu siç rritesha, muskujt e mi u bënë aq të dobët, saqë e kisha vështirë edhe të marr frymë. Mendoja se askush nuk më do, sepse isha i ndryshëm. Prindërit e mi nuk dinin çka të bëjnë, edhe pse gjithnjë më shprehnin dashuri. Ata kishin besim te unë dhe më lejonin t’i hyjë rrezikut të provoj gjëra të reja. Në këtë mënyrë u rrit vetëbesimi im.

Familja ime e dinte se unë duhet të luftoj maksimalisht që të arrijë sukses në rrugën time. Gjatë gjithë fëmijërisë sime e kisha patjetër ta ndryshoj botëkuptimin e njerëzve të tjerë për atë se çka dhe si mund të bëj unë. Në fund e kuptova se ekzistojnë ligje, të cilat më mbrojnë. Falë këtyre ligjeve, përfitova ndihmën e nevojshme dhe ia dola të bëhem nxënës i shkëlqyeshëm.

Unë u rrita duke pyetur se si do të ishte jeta ime nëse do të jetoja në ndonjë vend, ku nuk janë të mbrojtura të drejtat e fëmijëve si unë. Kështu e kuptova se njerëzit si unë nga e gjitha bota takohen në Kombet e Bashkuara për t’i trajtuar këto çështje, ashtu që u mun-dova shumë t’iu bashkëngjitëm atyre.

Unë isha delegati më i ri në Komitetin Special të Kombeve të Bashkuara që e hartoi projektin e Konventës për të drejtat e personave me pengesa përkatëse. Krijova shumë miqësi, i prezantova idetë e mia dhe së bashku me përfaqësuesit e qeverive e hartuam Konventën.

Çdo njeri në botë ka pikëpamje të ndryshme, por edhe ide, përvoja, tradita dhe aftësi të ndryshme. Kështu e mësova se këto dallime krijojnë mundësi, shpresa, ëndrra dhe miqësi të reja.

Kjo broshurë bën thirrje për veprim, që fëmijët me dhe pa pengesa përkatëse të qëndrojnë krah për krah në atë që është e drejtë. Dallimet mes njerëzve paraqesin pasuri, të cilën të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe këmbejmë mes vete. Çdo fëmijë është pjesë e familjes botërore dhe kontribuon me aftësitë e tij unike. Çdo fëmijë është pjesëmarrës në këtë.

Viktor Santiago Pineda është edukator dhe autori filmash, i cili punon me të rinj me pengesa përkatëse dhe i informon ata për të drejtat e tyre. Ai e zhvilloi iniciativën “Bota e aftësuar” (A World Enabled) me fondacionin e tij për ngritjen e vetëdijes publike për aftësitë dhe potencialin e të rinjve me pengesa. Pineda ka punuar me Kombet e Bashkuara, në Bankën Botërore dhe me përfaqësues të qeverive në drejtim të promovimit të respektit, mundë-sive të barabarta dhe dinjitetit për të gjithë. Ai ka distrofi muskulore dhe lëviz me ndihmën e karrocës për persona me nevoja të posaçme.

Nga Viktor Pineda, kryetar i Fondacionit “Viktor Pineda”

Porosia është MUNDEMI

Bëhet fjalë për MUNDËSI

5

Të kesh ndonjë pengesë nuk është gjë e keqe. Ai mund të jetë diçka që ju bën të ndjeheni krenar. Ne të gjithë dallojmë mes vete dhe kemi AFTËSI të ndryshme. Çdo fëmijë mund të jetë ambasador i aftësisë në familje, shkollë, bashkësi. Secili prej nesh ka ide, përvoja dhe shkathtësi të cilat mund t’u shërbejnë të gjithëve. Kjo broshurë u bën thirrje të gjithë njerëzve nga të gjitha kombet që të na respektojnë ashtu siç jemi.

- Viktor Santiago Pineda

Kur i mbusha pesë vjet, nuk mundesha të ecë. Ashtu siç rritesha, muskujt e mi u bënë aq të dobët, saqë e kisha vështirë edhe të marr frymë. Mendoja se askush nuk më do, sepse isha i ndryshëm. Prindërit e mi nuk dinin çka të bëjnë, edhe pse gjithnjë më shprehnin dashuri. Ata kishin besim te unë dhe më lejonin t’i hyjë rrezikut të provoj gjëra të reja. Në këtë mënyrë u rrit vetëbesimi im.

Familja ime e dinte se unë duhet të luftoj maksimalisht që të arrijë sukses në rrugën time. Gjatë gjithë fëmijërisë sime e kisha patjetër ta ndryshoj botëkuptimin e njerëzve të tjerë për atë se çka dhe si mund të bëj unë. Në fund e kuptova se ekzistojnë ligje, të cilat më mbrojnë. Falë këtyre ligjeve, përfitova ndihmën e nevojshme dhe ia dola të bëhem nxënës i shkëlqyeshëm.

Unë u rrita duke pyetur se si do të ishte jeta ime nëse do të jetoja në ndonjë vend, ku nuk janë të mbrojtura të drejtat e fëmijëve si unë. Kështu e kuptova se njerëzit si unë nga e gjitha bota takohen në Kombet e Bashkuara për t’i trajtuar këto çështje, ashtu që u mun-dova shumë t’iu bashkëngjitëm atyre.

Unë isha delegati më i ri në Komitetin Special të Kombeve të Bashkuara që e hartoi projektin e Konventës për të drejtat e personave me pengesa përkatëse. Krijova shumë miqësi, i prezantova idetë e mia dhe së bashku me përfaqësuesit e qeverive e hartuam Konventën.

Çdo njeri në botë ka pikëpamje të ndryshme, por edhe ide, përvoja, tradita dhe aftësi të ndryshme. Kështu e mësova se këto dallime krijojnë mundësi, shpresa, ëndrra dhe miqësi të reja.

Kjo broshurë bën thirrje për veprim, që fëmijët me dhe pa pengesa përkatëse të qëndrojnë krah për krah në atë që është e drejtë. Dallimet mes njerëzve paraqesin pasuri, të cilën të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe këmbejmë mes vete. Çdo fëmijë është pjesë e familjes botërore dhe kontribuon me aftësitë e tij unike. Çdo fëmijë është pjesëmarrës në këtë.

Viktor Santiago Pineda është edukator dhe autori filmash, i cili punon me të rinj me pengesa përkatëse dhe i informon ata për të drejtat e tyre. Ai e zhvilloi iniciativën “Bota e aftësuar” (A World Enabled) me fondacionin e tij për ngritjen e vetëdijes publike për aftësitë dhe potencialin e të rinjve me pengesa. Pineda ka punuar me Kombet e Bashkuara, në Bankën Botërore dhe me përfaqësues të qeverive në drejtim të promovimit të respektit, mundë-sive të barabarta dhe dinjitetit për të gjithë. Ai ka distrofi muskulore dhe lëviz me ndihmën e karrocës për persona me nevoja të posaçme.

Nga Viktor Pineda, kryetar i Fondacionit “Viktor Pineda”

Porosia është MUNDEMI

Bëhet fjalë për MUNDËSI

6

Jam i lumtur kur …Më gëzojnë gjërat e vogla Jam i lumtur kur…Njerëzit më kuptojnë se çka dua të themKur flas me të tjerët në të njëjtin nivelJam i lumtur për shkak se krenohem me veten Jam i lumtur kur mësoj Përmes mësimit informacione të reja mund të kuptoj I kuptoj lajmet nga gjithë bota Mund të llogaris sa duhet të paguaj për ushqim Mund të them se çka është e drejtë ose çka është e gabuarJam i lumtur që shumë gjëra i bëjë vetë Jam i lumtur për shkak se di të preferoj aktivitet Jam i lumtur kur brohoris për futbollistëtSepse pasioni i tyre është aq i fuqishëm Ndjehem sikur të jem njëri prej tyreEdhe mua më kaplon pasioni Jam i lumtur sepse kam ëndërr Ndoshta është e vogël, por Planifikimi dhe jeta me shpresë për çdo ditëMë bën të ndjehem shumë i lumtur

—Kim Juna, 15 vjeçar, Republika e Koresë

“E drejta e lojës” Javlon Rakmonberdiev, 12-vjeçar, Uzbeksitan

7

Rreth Konventës Konventa për të drejtat e personave me pengesa përkatëse paraqet marrëveshje sipas së cilës shtetet anekënd botës sigurojnë trajtim të barabartë të personave me dhe pa pengesa përkatëse. Konventat, të cilat nganjëherë quhen marrëveshje ndërkombëtare, traktate, pakte ose instrumente juridike i bëjnë me dije qeverisë së vendit tuaj se çfarë masa duhet të ndërmerr për ta siguruar realizimin e të drejtave tuaja. Në të përfshihen të gjithë të rinjtë dhe fëmijët me pengesa, qoftë meshkuj ose femra.

Konventa për të drejtat e personave me pengesa përkatëse është miratuar më 13 dhjetor të vitit 2006. Deri më 2 prill të vitit 2008 këtë konventë e kanë ratifikuar 20 vende, që do të thotë se ajo ka hyrë në fuqi më 3 maj të vitit 2008 (shihni rregullat e Konventës në <www.un.org/disabilities>).

Ndonëse Konventa u adresohet të gjithë personave me pengesa, pavarësisht nga mosha e tyre, megjithatë kjo broshurë shpjegon se çka nënkuptojnë ato të drejta për jetën e fëmijëve, për shkak se ti dhe të gjithë fëmijët tjerë jeni të rëndësishëm!

Pse është e rëndësishme Konventa?

Nëse ti, prindërit e tu ose persona të tjerë të familjes tënde kanë ndonjë pengesë, atëherë kjo Konventë ofron informacione dhe mbështetje të dobishme. Ajo të udhëzon ty dhe familjen tënde – miqtë që dëshirojnë të të ndihmojnë – në realizimin e të drejtave tuaja. Po ashtu Konventa i definon masat që duhet t’i ndërmarrin qeveritë që t’u ndihmojnë të gjithë person-ave me pengesa që t’i realizojnë të drejtat e veta.

Njerëzit me forma të ndryshme të pengesave nga shumë vende të botës së bashku me qeveritë e tyre kanë punuar në përpilimin e kësaj konvente. Për këtë janë shërbyer me shembuj të praktikës së mirë dhe ligje, të cilat u kanë ndihmuar njerëzve me pengesa të shkojnë në shkollë, të punësohen, të zbaviten dhe të jetojnë të lumtur në komunitetet e tyre.

Shumica e dispozitave ekzistuese, qëndrimeve por edhe e objekteve (godinave) duhet të ndryshohen me qëllim që fëmijëve me pengesa t’u mundësohet shkuarje në shkollë, lojë dhe pjesëmarrje në tërë atë që fëmijët dëshirojnë ta bëjnë. Nëse qeveria yte e ka ratifikuar Konventën, kjo do të thotë se ka pranuar t’i bëjë ato ndryshime.

Me rëndësi është të mbajmë mend se të drejtat e theksuara në këtë konventë nuk janë të reja. Këto janë të drejtat e njëjta të njeriut, të pranuara edhe nga Deklarata universale për të drejtat e njeriut, Konventa për të drejtat e fëmijës dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Konventa për të drejtat e personave me pengesa garanton respektim të këtyre të drejtave edhe te personat me pengesa.

Bëhet fjalë për MUNDËSI

8

Optimizmi është motoja e jetës sonëDëgjoni, o shokëMotoja juaj le të jetë dashuria dhe besimiJeta është dhuratë nga Zoti i mëshirshëmPër të gjitha krijesat në qiell dhe në tokëNëse keni miq, që kanë pengesa përkatëseBëhuni të afërt me ta që t’u ndihmoni të ndjehen të sigurtNxitni të bëhen optimistë dhe ta duan jetënThoni atyre se dëshpërimi është për frikacakëtSe këmbëngulësia dhe vendosmëria janë shenja të guximit Shpresa është qëllimi i jetës sonëBuzëqeshja e ëmbël na bashkonNuk ka dëshpërim në jetë, e as jetë në dëshpërim —Xhivan Xhihad Medat, 13-vjeçar, Irak

Çka janë ligjet Ligjet janë rregulla të cilat secili duhet t’i ndjekë në mënyrë që njerëzit ta respektojnë njëri-tjetrin dhe të jetojnë bashkërisht të sigurt.

Çka do të thotë ratifikimi Qeveritë të cilat e ratifikojnë një konventë merren vesh të bëjnë çmos për t’i miratuar dispozitat e saj. Kontrol-loni nëse shteti yt e ka ratifikuar këtë Konventë. Nëse e ka ratifikuar, atëherë ju mund t’i përkujtoni përfaqë-suesit e qeverisë suaj në lidhje me përgjegjësitë e tyre. Për ta parë në versionin on-line nëse shteti yt e ka ratifikuar Konventën, shihni në ueb faqen e Kombeve të Bashkuara: <www.un.org/disabilities>.

Kjo Konventë ofron shumë premtime.Pesëdhjetë nenet e saj qartë bëjnë me dije se cilat janë këto premtime. Kur themi “qeveria” në faqet në vijim, ne e kemi fjalën për qeveritë të cilat e kanë ratifikuar Konventën (po ashtu quhen edhe “shtete nënshkruese”).

Një qasje e shkurtër ndaj Konventës së të drejtave të fëmijëve me pengesa

SHKURTIMISHT NË LIDHJE ME KONVENTËN

9

Neni 1: QëllimiKy nen jep pasqyrë të përgjithshme të qëllimit kryesor të Konventës, që është promovimi, mbrojtja dhe sigurimi i barazisë së plotë dhe gëzimit të të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut për të gjithë personat me pengesa përkatëse, përfshirë edhe fëmijët.

Neni 2: PërkufizimeKy nen i thekson fjalët që kanë domethënie konkrete në këtë Konventë. Për shembull “gjuha” përfshin të folurit, por edhe shenjat dhe komunikimet e tjera joverbale. “Komunikimi” përfshin gjuhën, paraqitjen e teksteve, alfabetin e Brajit (i cili përdor pika të ngritura për shkronja dhe numra), komunikimin përmes prekjes, shkronjave të rritura dhe përmbajtjeve multimedia (siç janë ueb-faqet ose audio-materialet).

Neni 3: Dispozitat e përgjithshmeParimet (besimet kryesore) të kësaj Konvente janë:

(а) Respekti për dinjitetin e trashëguar të secilit, lirinë për zgjedhje personale dhe pavarësinë.(b) Mosdiskriminimi (trajtimi i drejtë i secilit).(c) Pjesëmarrja dhe inkluziviteti i plotë në shoqëri (përfshirja në komunitetin tuaj).(ç) Respektimi i dallimeve dhe pranimi i personave me pengesa përkatëse si pjesë e diversitetit mes njerëzve.(ç) Mundësitë e barabarta.(d) Qasja (qasja në mjetet e udhëtimit, në vende dhe në informacione, e jo mungesë e qasjes për shkak të pengesës).(е) Barazia mes meshkujve dhe femrave (sigurimi i mundësive të barabarta pavarësisht a bëhet fjalë për djalë ose vajzë).(f) Respektimi i zhvillimit të aftësive të fëmijëve me pengesa dhe e drejta e tyre për ruajtje të identitetit e vetë (të të respektojnë për shkak të aftësive tua dhe të krenohesh me veten tënde).

Neni 4: Detyrimet e përgjithshme Nuk guxon të ketë ligje diskriminuese për personat me pengesa. Nëse ka nevojë, qeveritë duhet të sjellin ligje të reja, që t’i mbrojnë të drejtat e personave me pengesa dhe ato ligje t’i zbatojnë. Nëse ndonjë ligj i vjetër ose ndonjë traditë i diskriminon personat me pengesa, qeveritë duhet të gjejnë mënyrë që t’i ndryshojnë.

Nëse ka ligje ose mënyra për veprim, të cilat u pamundësojnë fëmijëve me pengesa t’i bëjnë gjërat e njëjta sikur fëmijët tjerë, ato duhet ndryshuar. Qeveria e vendit tuaj duhet të këshillohet me organiza-tat për fëmijë me pengesa në lidhje me ndryshimin e ligjeve dhe politikave të tilla.

Bëhet fjalë për MUNDËSI

SHKURTIMISHT NË LIDHJE ME KONVENTËN

10

Djemtë dhe vajzat me pengesa i gëzojnë të drejtat e njëjta si të gjithë fëmijët e tjerë. Për shembull, çdo fëmijë ka të drejtë të shkojë në shkollë, të luajë dhe të jetë i mbrojtur nga dhuna, si dhe të jetë i përfshirë në vendimet që kanë ndikim ndaj tij/saj. Qeveritë janë të detyruara t’i sigurojnë informacionet dhe mbështetjen e nevojshme për fëmijët me pengesa që ata të mund t’i realizojnë këto të drejta.

Mediat duhet të raportojnë për shembujt e qëndrimit të padrejtë ndaj fëmijëve dhe të rriturve me pengesa.

Neni 5: Barazia dhe diskriminimi Qeveritë e kuptojnë se të gjithë njerëzit kanë të drejtë të mbrohen me ligj dhe se ligjet e shtetit vlejnë për të gjithë ata që jetojnë aty.

Neni 6: Gratë me pengesa përkatëse Qeveritë e dinë se gratë dhe vajzat me pengesa përkatëse ballafaqohen me shumë forma të ndryshme të diskriminimit. Qeveritë pajtohen t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore.

Neni 7: Fëmijët me pengesa përkatëseQeveritë pajtohen t’i marrin të gjitha masat e mundshme me qëllim që fëmijët me pengesa të mund t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut njësoj si fëmijët e tjerë. Qeveritë po ashtu pajtohen t’u mundësojnë fëmijëve me pengesa përkatëse, t’i shprehin lirshëm mendi-met e tyre për të gjitha gjërat që i ngacmojnë atë. Gjithnjë duhet të merret parasysh ajo që është më e favorshme për çdo fëmijë.

Neni 8: Ngritja e vetëdijes Qeveritë duhet ta edukojnë secilin në lidhje me të drejtat dhe dinjitetin e personave me pengesa përkatëse dhe për të arriturat dhe shkathtësitë e tyre. Ata pajtohen t’i luftojnë stereotipat, paragjykimet dhe veprimet që mund t’i lëndojnë personat me pengesa përkatëse. Për shembull, shkolla yte duhet të nxisë qëndrim të respektit ndaj njerëzve me pengesa, madje edhe te fëmijët më të vegjël.

Neni 9: Qasja Qeveritë pajtohen t’u mundësojnë personave me pengesa të jetojnë të pavarur dhe të marrinpjesë në bashkësitë e tyre. Çdo vend i hapur për publikun, siç janë ndërtesat, rrugët, shkollat dhe spitalet, duhet t’u ofrojnë qasje adekuate personave me pengesa, përfshirë edhe fëmijët. Nëse jeni në objekt publik, aty duhet të ketë udhëzues, lexues ose komentues profesional të gjuhës së shenjave që t’ju ndihmojë atyre.

SHKURTIMISHT NË LIDHJE ME KONVENTËN

11

SHKURTIMISHT NË LIDHJE ME KONVENTËN

Pajisje teknikeTelefonat, kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknike duhet të jenë të lehta për përdorim nga personat me aftësi të ndryshme. Për shembull, ueb-faqet mund të përpunohen në mënyrë që njerëzit që kanë vështirësi në përdorimin e tastierës, që kanë vështirësi për të parë ose në të dëgjuar, do të mund ta gëzojnë të drejtën për qasje në informacionet e njëjta, por në forma të ndryshme. Kompjuteri mund ta ketë tastierën e Brajit ose të përdor sintisajzer zëri për t’i shqiptuar fjalët që shfaqen në ekran.

“Bëhu mik i tyre” Tamara Shipçiq, 12, Mali i Zi“Bëhu mik i tyre” Tamara Shipçiq, 12, Mali i Zi“Bëhu mik i tyre” Tamara Shipçiq, 12, Mali i Zi“Bëhu mik i tyre” Tamara Shipçiq, 12, Mali i Zi“Bëhu mik i tyre” Tamara Shipçiq, 12, Mali i Zi

Bëhet fjalë për MUNDËSI

12

Keni të drejtë për jetë. Ajo është dhuntia yte dhe ligji nuk lejon që askush t’a merr.

Neni 10: E drejta e jetësÇdo qenie njerëzore lind me të drejtën e jetës. Qeveritë garantojnë që kjo të vlejë njësoj edhe për personat me pengesa edhe pa pengesa.

Neni 11: Situata e rrezikshme dhe emergjentePersonat me pengesa kanë të drejtë të barabartë si gjithë të tjerët që të jenë të mbrojtur gjatë luftës, gjatë situatave të jashtëzakonshme dhe fatkeqësive natyrore, si për shembull gjatë furtunës. Nuk është ligjore të të përjashtojnë nga strehimorja ose të të lënë mënjanë, derisa të tjerët shpëtohen vetëm për shkak se ti ke pengesa.

Neni 12: Barazia para ligjitPersonat me pengesa kanë të drejtë t’i gëzojnë “kapacitetet ligjore” si edhe personat e tjerë. Kjo do të thotë se kur të rritesh, pavarësisht a ke ose nuk ke pengesa, mund të bësh gjëra, siç është marrja e borxhit për studim ose nënshkrimi i kontratës për marrje/dhënie me qira të banesës. Po ashtu mund të keni pronë ose të trashëgoni pronë.

Neni 13: Qasja në drejtësiNëse je i/e dëmtuar ose cenuar nga ndonjë vepër penale, ke parë tjerë të dëmtuar ose ke dëshmuar për shkaktim të dëmit ose për lëndim të ndonjë personi tjetër ose je ballafaquar me ligjin, ke të drejtë për trajtim të drejtë gjatë hetimit dhe procedimit të lëndës tënde. Patjetër duhet të të sigurohet ndihmë dhe të shprehesh për të gjitha procedurat ligjore.

Neni 14: Liria dhe siguria personaleQeveritë duhet të përkujdesen që personat me pengesa që të gëzojnë mbrojtje ligjore për liritë e tyre, si gjithë të tjerët.

Neni 15: Mbrojtja nga tortura ose mizoria, trajtimi çnjerëzor ose dënimi Askush nuk guxon të torturohet, nënvlerësohet ose të trajtohet mizorisht. Secili ka të drejtë të refuzojë eksperimente mjekësore ose shkencore.

Neni 16: Mbrojtja nga dhuna dhe keqpërdorimi Fëmijët me pengesa duhet të mbrohen nga dhuna dhe keqpërdorimi. Nuk lejohet veprim i keq ose lëndim i tyre në shtëpitë ose jashtë saj. Nëse ke përjetuar dhunë dhunë ose maltretim, ke të drejtë të kërkosh ndihmë për ndalimin e keqpërdorimit dhe për shërimin tuaj.

Neni 17: Mbrojtja e personitAskush nuk ka të drejtë të sillet me ty si person me vlerë më të ulët për shkak të aftësive tuaja fizike dhe mendore.Ti keni të drejtë që të tjerët të të respektojnë ashtu siç je!

SHKURTIMISHT NË LIDHJE ME KONVENTËN

Neni 18: Liria e lëvizjes dhe shtetësiaÇdo fëmijë ka të drejtë për emër të evidentuar ligjor, për shtetësi dhe, në kuadër të mundë-sive, ka të drejtë t’i njohë prindërit e tij dhe ata ta edukojnë. Po ashtu njerëzve nuk mund t’u ndalohet hyrja dhe dalje nga vendi për shkak të pengesës së tyre.

Neni 19: Jeta e pavarur dhe inkluziviteti në bashkësiNjerëzit kanë të drejtë të zgjedhin se ku duan të jetojnë, pavarësish a kanë ose nuk kanë pengesa përkatëse. Kur të rritesh, do të kesh të drejtë të jetosh i/e pavarur dhe nëse dëshiron vetë mund të përfshihesh në bashkësinë tënde. Po ashtu, nëse ke nevojë për ndihmë që të jetosh në bashkësi, si për shembull për përkujdesje shtëpiake dhe ndihmë personale, patjetër duhet të të sigurohet qasje në shërbime për mbështetje.

Neni 20: Mobiliteti personalFëmijët me pengesa kanë të drejtë të lëvizin dhe të jenë të pavarur. Qeveritë janë të detyruara t’u ndihmojnë në atë drejtim.

Neni 21: Liria e të shprehurit dhe të menduarit dhe qasja në informacionNjerëzit kanë të drejtë ta shprehin mendimin e tyre, të kërkojnë, të pranojnë dhe të shkëm-bejnë dhe të përdorin informacione ashtu si i kuptojnë.

Neni 22: Respekti dhe privatësiaAskush nuk guxon të përzihet në çështjet private të njerëzve, pavarësisht a kanë ose nuk kanë pengesa. Njerëzit që kanë informacione për të tjerët, si për shembull për statusin e tyre shëndetësor, duhet t’i ruajnë këto informacione në fshehtësi.

Neni 23: Respekti i shtëpisë dhe familjesNjerëzit kanë të drejtë të jetojnë me familjet e tyre. Nëse ke pengesa, qeveria e shtetit tënd duhet të sigurojë mbështetje për ty dhe për familjen tënde në lidhje me shpenzimet, infor-macionet dhe shërbimet që kanë të bëjnë me pengesën Nuk duhet të të ndajnë nga prindërit për shkak se ke pengesa përkatëse! Nëse nuk keni mundësi të jetosh me familjen tënde më të afërt, qeveria duhet të të ndihmojë që të gjesh përkujdesje në rrethin e familjes më të gjerë ose në bashkësi. Të rinjtë me pengesa përkatëse i kanë të njëjtat të drejta si të rinjtë e tjerë për të marrë informacione për shëndetin reproduktiv dhe njësoj si të tjerët të lidhin kurorë dhe të krijojnë familje.

Fëmijët me pengesa kanë të drejtë të lëvizin dhe të jenë të pavarur.

Bëhet fjalë për MUNDËSI

13

SHKURTIMISHT NË LIDHJE ME KONVENTËN

14

SHKURTIMISHT NË LIDHJE ME KONVENTËN

Neni 24: ArsimiNjerëzit kanë të drejtë të shkojnë në shkollë. Nëse ke pengesa në zhvillim, nuk lejohet të të largojnë nga arsimi për një gjë të tillë. Nuk duhet të arsimohesh në shkollë speciale. Ke të drejtë për arsim dhe program mësimor sikurse edhe fëmijët tjerë, ndërsa qeveria e vendit tënd është e detyruar ta ofrojë ndihmën e nevojshme për ta realizuar këtë. Për shem-bull, qeveria e ka për detyrë të sigurojë mënyrë adekuate për të komunikuar ashtu që arsimtarët do të kuptojnë sesi t’u përgjigjen nevojave tuaja.

Nenet 25 dhe 26: Shëndeti dhe rehabilitimiPersonat me pengesa kanë të drejtë për spektrin dhe cilësinë e njëjtë të sigurimit shëndetë-sor falas ose përkujdesje me çmim të volitshëm, që u mundësohet edhe personave të tjerë. Nëse ke pengesa, po ashtu keni të drejtë për shërbime shëndetësore dhe rehabilituese.

Neni 27: Punë dhe rehabilitimPersonat me pengesa kanë të drejtë të barabartë për punë dhe vend pune të zgjedhur vulln-etarisht dhe pa diskriminim.

“Jetojmë së bashku”, Dejan Todoroviç, 12 vjeçar, Mali i Zi

15

SHKURTIMISHT NË LIDHJE ME KONVENTËN

Neni 28: Standardi adekuat jetësor dhe mbrojtja shëndetësorePersonat me pengesa kanë të drejtë për ushqim, ujë të pastër dhe qasje në banim pa diskriminim. Qeveria duhet t’u ndihmojë fëmijëve me pengesa që jetojnë në varfëri.

Neni 29: Pjesëmarrja në jetën politike dhe publike Personat me pengesa përkatëse kanë të drejtë të marrin pjesë në politikë dhe në jetën publike. Pasi ta arrini moshën e paraparë më ligj në vendin tënd, ju keni të drejtë të formoni grup ose shoqatë, t’i shërbeni publikut, të kesh qasje në kutitë votuese, të votosh ose të zgjidhesh në funksion publik, pavarësisht nëse ke ose nuk ke pengesa.

Neni 30: Pjesëmarrja në jetën kulturore, rekreacioni, koha e lirë dhe sporti Personat me pengesa përkatëse i kanë të drejtat e njëjta si të gjithë të tjerët që të marrin pjesë dhe të kënaqen me art, sport, lojëra, filma dhe aktivitete të tjera zbavitëse. Pra, teatrot, muzetë, fushat e sportit dhe bibliotekat duhet t’u mundësojnë qasje të gjithëve, përfshirë edhe personave me pengesa përkatëse.

Neni 31: Statistika dhe grumbullimi i të dhënave Shtetet kanë për detyrë të grumbullojnë të dhëna për nevojat e personave me pengesa përkatëse me qëllim që të hartojnë programe dhe shërbime më të mira. Personat me pengesa përkatëse, të cilët kontribuojnë drejt hulumtimit të pengesave të tilla kanë të drejtë që ndaj të tyre të veprohet në mënyrë humane dhe me respekt. Të gjitha informacionet private, të cilat i shpalosin, duhet të ruhen si sekrete. Të dhënat e grumbulluara statistikore duhet t’u jepen për shqyrtim personave me pengesa përkatëse dhe personave të tjerë.

Neni 32: Bashkëpunimi ndërkombëtarShtetet duhet të ndihmohen mes vete drejt përmbushjes së neneve të kësaj Konvente. Shtetet me më shumë resurse (siç janë informacionet shkencore, teknologjia e dobishme) duhet t’i këmbejnë ato me shtete të tjera, me çka sa më shumë njerëz nga e gjithë bota do të mund t’i gëzojnë të drejtat e Konventës.

Nenet 33 deri në 50: Rregullat e bashkëpunimit, mbikëqyrjes dhe zbatimit të KonventësKonventa për të drejtat e personave me pengesa i ka gjithsej 50 nene. Nenet prej 33 deri në 50 kanë të bëjnë me të rriturit, në veçanti personat me pengesa dhe organizatat e tyre duhet të bashkëpunojnë me qeveritë me qëllim që të gjithë personat e tillë t’i gëzojnë të drejtat e tyre. Tekstin e këtyre neneve mund ta lexoni në <www.un.org/disabilities>.

Bëhet fjalë për MUNDËSI

16

Dy bota...Të grisura midis veshëve të Zhurmës dhe Heshtjes,Të pasigurta, nuk mund të bashkohen...Rrjedhin lotët...Pa vetëdije shtyhen,Janë bërë të ndjehen të përjashtuarSe nuk i takojnë...Rrjedhin lotët... Vetëm disa duar,Tërheqin, shtyjnë inkurajojnë,Janë të palodhshme...Rrjedhin lotët, përhapet buzëqeshja...Ende e ngulitur diku ndërmjet,Por e dashur...

Sara Lesli, 16-vjeçare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Po luajmë” Tatev Daniejan, 15-vjeçar, Armeni

17

Si bëhen të drejtat realitetTë drejtat e fëmijëve vlejnë edhe për fëmijët me pengesa. Ngel që ti ta informosh botën në lidhje me Konventën. Njerëzit duhet t’i shprehin qëndrimet e tyre dhe të veprojnë, nëse dëshirojnë që në shoqëritë e tyre të ketë vend për të gjithë.

Nëse keni pengesa përkatëse, kjo Konventë ty dhe qeverisë dhe familjes tënde ju jep të drejtë për realizimin e të drejtave dhe ëndrrave tuaja. Duhet të kesh mundësi të barabartë për të shkuar në shkollë dhe për të marrë pjesë në aktivitete të tjera. Të rriturit në jetën tënde duhet të të ndihmojnë të lëvizësh, të komunikosh dhe të luash me fëmijët e tjerë, pavarësisht se çfarë lloji të pengesave ke.

Ti je qytetar, anëtar i familjes dhe i shoqërisë, andaj mund të japësh kontribut të madh.

Çka mund të bëshMe rëndësi është që të ndërrohen qëndrimet dhe rregullat, ashtu që fëmijët me pengesa përkatëse të mund të shkojnë në shkollë, të luajnë dhe të marrin pjesë në aktivitete, të cilat i duan të gjithë fëmijët. A përfshin shkolla yte fëmijë me pengesa në mësim dhe në aktivitete të tjera? A i dëgjojnë dhe a u përgjigjen arsimtarët tuaj atyre që janë mes jush, të cilët kanë nevoja të posaçme? A ka shteg për karrocat për persona me pengesa përkatëse, interpretues të gjuhës së shenjave ose teknologji të tjera? Në rregull! Kjo do të thotë se shkolla yte ofron trajtim të duhur të fëmijëve me pengesa përkatëse, sepse iu ofron mundësi të barabartë për të mësuar. Shkolla yte i përmbahet Konventës. Për fat të keq, shumë njerëz nuk i trajtojnë si duhet fëmijët me pengesa përkatëse. Roli yt është që ta bësh bashkësinë më inkluzive. Mund të fillosh nga shtëpia yte ose nga shkolla dhe t’i ndryshosh qëndrimet e prindërve dhe të arsimtarëve tuaj. Ju mund të bëni më shumë gjëra për t’i mësuar të tjerët në lidhje me Konventën për të drejtat e personave me pengesa përkatëse dhe për potencialin e të rinjve me pengesa përkatëse. Për shembull, mund të:

• angazhohesh në ndonjë organizatë ose fushatë. Bashkimi e bën fuqinë. Që të mund t’i bashkoni forcat me të tjerët, mund ta mbështesësh ose të përfshihesh në seksionin vendor, në organizatën shtetërore ose në atë ndërkombëtare.

• ta hartosh projektin tënd, të fillosh me fushata për informim, të organizosh grumbullimin e kontributeve vullnetare, të realizosh anketë (nëse ndokënd që e njihni është trajtuar padrejtësisht? Nëse shkolla yte ka vetëm shkallë, por nuk ka shteg për karroca për persona me pengesa përkatëse), bën një peticion për heqjen e barrierave të cilat i ke hasur.

• organizo një klub për promovimin e Konventës. Grumbullo së bashku fëmijë me aftësi të ndryshme, organi-zoni evenimente shoqërore me të gjithë shokët tuaj dhe ftoni miq tjerë që t’ju shoqërojnë.

organizoni bashkërisht darka ose shikim të filmave. Thjesht zbavituni dhe kënaquni në dhuntitë dhe aftësitë unike të secilit.

Theksoni të drejtat tuaja dhe të tjerët do t’ju mbështesin. Të gjithë fëmijët MUND të shkojnë në shkollë, MUND të luajnë dhe MUND të marrin pjesë në gjithçka. Nuk ka NUK MUNDEM, por vetëm MUNDEM!!

— Viktor Santijago Pineda

Bëhet fjalë për MUNDËSI

18

• mund të mbash prezantim në shkollën tënde dhe në shkollat fqinje në temën e të drejtave të personave me pengesa përkatëse. Bëhu kreativ. Bën posterë dhe me fëmijët tjerë realizoni shfaqje teatrale, që t’u ndihmoni nxënësve tjerë që t’i kuptojnë të drejtat e theksuara në Konventë. Luteni prindin ose arsimtarin t’u ndihmojë në organizimin e prezantimit dhe të planifikojë ku dhe kur do ta mbani atë. Ftojeni drejtorin e shkollës të marrë pjesë në prezantimet tuaja.

• me një grup shokësh krijoni vepra artistike për të drejtat e njerëzve me pengesa përkatëse. Ato mund te jeni vizatime, piktura, skulptura – gjithçka që dëshironi të bëni që të ndihmohet në përhapjen e informacionit. Shqyrtojeni mundësinë që veprat tuaja të ekspozohen në shkollën tuaj, në bibliotekën më të afërt, në galeri, në restorant – në çdo vend, ku njerëzit mund të kënaqen me artin tuaj. Ekspozitën mund ta bartni në lokacione të ndryshme dhe kështu me më shumë njerëz do të mund t’i shkëmbeni informacionet tuaja në lidhje me ekspozitën.

• ndani me të tjerët përvojat dhe gjërat që i keni mësuar. Zëri i të Rinjve www.unicef.org/voy është forum i popullarizuar i UNICEF-it në internet, që mundëson diskutim mes të rinjve

“Rok grup i përbërë nga fëmijë me pengesa përkatëse” Valerija D’Avola, 13-vjeçare, Itali

Në broshurën tjetër me titull It’s About Ability: Aktivitete për mësim dhe veprim sipas Konventës për të drejtat e personave me pengesa përkatëse do të botohet edhe një përmbledhje me materiale mësimore.

Këta janë vetëm disa ide për atë që mund ta bësh – nuk ka kufizime.Kërkoni nga ndonjë i afërm i moshës madhore të të ndihmojë në organizimin e aktivitetit dhe zbavitu!

19

Testo diturinë tënde(1) Shënojeni fjalën që mungon.

a. Njëri ndër parimet e Konventës për të drejtat e personave me pengesa përkatëse është pjesëmarrja e plotë dhe _________________ në shoqëri.

b. Një pjesë e madhe e rregullave të tanishme, qëndrimeve dhe objekteve duhet të _________________ që fëmijët me pengesa përkatëse të mund të shkojnë në shkollë, të luajnë dhe të marrin pjesë në aktivitete të cilat i do çdo fëmijë.

c. Çdo person ka të drejta __________________.

ç. Ligji nuk guxon t’i __________________ personat me pengesa përkatëse.

d. __________________ mund të ketë forma të ndryshme; mund të jetë e shkruar, e folur ose me simbole.

(2) Rregulloni fjalët me shkronja të përziera dhe formoni fjali prej tyre.

ëhtijg ët___________________ imej________________________ mëhsyrdn ët_____________________ imek__________________ isëtfa ______________________ emhsyrdn ët ___________________ ehd_______________________ ëhtijg ët _________________ i ____________________ imek_______________tatjerd ët __________________ e__________atjëjn _______________

Bëhet fjalë për MUNDËSI

20

Përgjigje:(1) а. inkluzivitet; b. ndryshohen; c. të njëjta/barabarta; ç. diskriminojë; d. gjuha(2) Të gjithë jemi të ndryshëm, kemi aftësi të ndryshme dhe i kemi të drejtat e njëjta.(3) Të gjithë i kanë të drejtat e njëjta.

(3) Çka kanë të përbashkët këta fëmijë?

20

Përgjigje:(1) а. inkluzivitet; b. ndryshohen; c. të njëjta/barabarta; ç. diskriminojë; d. gjuha(2) Të gjithë jemi të ndryshëm, kemi aftësi të ndryshme dhe i kemi të drejtat e njëjta.(3) Të gjithë i kanë të drejtat e njëjta.

(3) Çka kanë të përbashkët këta fëmijë?

21

Dinjiteti: Vlera jote dhe dinjiteti yt për respekt si qenie njerëzore. Respektimi i vetes. Ta trajtosh ndokënd me dinjitet do të thotë të sillesh ndaj tij me respekt.

Diskriminimi: Trajtimi i padrejtë ndaj ndonjë personi ose grupi për çfarëdo qoftë arsye: racore, fetare, gjinore ose për shkak të aftësive të ndryshme.

Zbatim (implementim): Të bëhet diçka efektive. Zbatimi i neneve të Konventës do të thotë të bëhen realitet premtimet e dhëna në të.

Dinjiteti i trashëguar: Dinjiteti me të cilin njerëzit lindin.

Juridik: Diçka që ka të bëjë me drejtësinë, e mbështetur në drejtësi ose e kushtëzuar nga drejtësia.

Distrofia muskulore: Gjendja shëndetësore që shkakton dobësim të muskujve me kalimin e kohës.

Ratifikim (të ratifikosh): Kur konventa ose marrëveshja e nënshkruar miratohet zyrtarisht në një shtet dhe ligjësohet.

Shtetet nënshkruese: Shtete që e kanë nënshkruar dhe janë pajtuar me atë konventë.

UNICEF: Fondi i Kombeve të bashkuara për fëmijë. Është agjenci në sistemin e Kombeve të bashkuara që lufton për të drejtat e fëmi-jëve dhe me zhvillimin dhe mbrojtjen e fëmi-jëve, me qëllim që e tërë bota të bëhet vend më i mirë, më i sigurt dhe më i rehatshëm për të gjithë fëmijët – për të gjithë neve.

Kombet e Bashkuara: Organizatë e përbërë nga pothuajse të gjitha vendet e botës. Qeveritë takohen në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork dhe bashkërisht punojnë për paqe dhe për një botë më të mirë.

Deklarata universale për të drejtat e njeriut:E nënshkruar më 10 dhjetor të vitit 1948 nga të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Kjo marrëveshje i përmban të drejtat e të gjithë njerëzve.

FJALORIMiratimi: Pranimi formal (për shembull, pranimi i konventës ose deklaratës).

Neni: Paragraf ose pjesë e dokumentit ligjor që shënohet me numër; përmes numrave më lehtë mund të gjendet informacioni i nevojshëm, gjegjësisht të flitet ose të shkruhet për të.

Teknologjia ndihmëse: Pajisje të cilat ndihmojnë të bëhet diçka që ndryshe nuk është e mundur; për shembull, karrocë për lëvizje ose shkronja më të mëdha në ekran me qëllim që të lexohen më lehtë.

Komiteti: Grup i njerëzve të zgjedhur që bashkërisht të punojnë me qëllim që t’u ndihmojnë grupeve më të mëdha të njerëzve.

Komunikimi: Shkëmbimi i informacioneve. Po ashtu nënkupton mënyrën e leximit, të folurit dhe të kuptuarit të informacioneve me ndihmën e mjeteve multimediale, shkronjave të zmadhuara, alfabetit të Brajit, gjuhës së shenjave ose kur ndokush lexon me zë për personin tjetër.

Bashkësia (komuniteti): Grup personash që jetojnë në të njëjtin rajon. Po ashtu nënkupton grup të njerëzve me interesa dhe brenga të përbashkëta.

Konventa: Traktat ose marrëveshje ndërkom-bëtare e lidhur nga një grup shtetesh për miratimin dhe implementimin e ligjeve të njëjta.

Konventa për të drejtat e fëmijës është një marrëveshje e lidhur me qëllim që t’u mundë-sohet të gjithë fëmijëve t’i gëzojnë të drejtat e tyre si anëtarë të shoqërisë dhe të fitojnë përkujdesje dhe mbrojtje të posaçme që atyre u takon. Kjo konventë është marrëveshja më e pranuar ndërkombëtarë gjatë tërë historisë së njerëzimit.

Konventa për të drejtat e personave me pengesa përkatëse paraqet një marrëveshje të lidhur me qëllim që t’iu mundësohet të gjithë njerëzve, përfshirë edhe fëmijët me pengesa përkatëse, të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Bëhet fjalë për MUNDËSI

Fondi për Fëmijë i Kombeve të BashkuaraOrce Nikolov 741000 [email protected]

Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara 2012