shkurt 2017 gazetë periodike viti 02 nr. 02 ( 08) drini · ne, nga që nuk na erdhi një eskavator...

16
Bllok agrumesh të dëmtuara nga ngricat, Velipojë, Shkodër NGRICAT QË NA KUJTUAN RAJONIZIMIN gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Ngricat dhe rajonizimi............................. Të mbrosh tokën...................................... Soja, si bishtajore e harruar ..................... Dimri po del, bletët po fillojnë punën...... “Mbëltim-i” i hardhisë?........................... Duke ndjekur kanalet ujitëse.................. Shëngjini: gërshetim i detit me malin..... Shqiptarët në bujqësinë greke .............. Patatja e hershme ................................. Pyjet në bulqizë .................................... Rehabilitim apo shfrytëzim i inerteve?... “Jeta në një libër” .................................... Drini shkurt 2017 Botim për Bujqësinë, Pyjet dhe Zhvillimin Rural, Bashkia Lezhë “Fortesa e parë e një populli asht’ atdhetarizma. Por kjo fortesë ka për themel begatinë kombëtare. E në një vend si yni begatia asht’ BUJQËSIA..” Dr. Terenc Toçi Në brendësi... 2 3 4 5 6 7 8 11 12 13 14 15 Redaksia: Gjovalin Gjeloshi -Drejtor; Ermir Gjokhilaj - Redaktor përgjegjës; Hekuran Koka - Design; 0696262123, [email protected] Në titull janë vargjet e një kënge hu- moristike, veçse me një ndryshim. Kënga i kushtohej fshatit: O në fshatin tonë/ erdh’ eskavator. Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, por vetëm njëckë për të gjithë bash- kinë me 70 fshatra dhe me 18 mijë ha tokë, në vend të fshatit vumë emrin e bashkisë. “Kalit të falur nuk i shahen dhëmbët”, thotë një alë e popullit. Për analogji, edhe ne nuk po shajmë dhëmbët e kovës së eskavatorit, pa ç’ka se ajo ishte si një lugë e madhe pilafi. Por pse, “të falur”? Nëse qeveria është e jona dhe ne jemi të qeverisë, njëra dorë lanë tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën. Qeveria edhe pse me një vit vonesë, e përmbushi premtimin e shumëpritur dhe 61 eskavatorë u shkarkuan nga tragetet drejt e në oborret e drejto- rive të bujqësisë së bashkive. A e dini se sa ka kushtuar ky eskava- tor i vogël? Plot 90 milion lek të vjetra. Po të blinte një privat, i cili e kursen lekun natyrisht më shumë se sa shteti, me këtë shumë lekësh do të blinte plot tre eskavatorë, më të mëdhenjë me kapacitet, pavarësisht se paksa të përdorur. Sipas dëshmitarëve, obor- ret e firmave italiane janë të mbushur me këto tipe eskavatorësh në gjen- dje të mirë dhe që presin për t’i shi- tur. Ne kemi takuar disa persona edhe në Lezhë, të cilët disponojnë mjete të tilla në gjendje shumë të mirë teknike, me kapacitet më të lartë se sa “Volvo jonë e re kineze” dhe nuk kanë kush- tuar kurrsesi mbi 30 milion lek. Kështu ndodh kur pazarin e shtëpisë tënde t’a bëjnë të tjerët… O në bashkinë tonë/ erdh’ eskavator EDITORIAL

Upload: others

Post on 13-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

Bllok agrumesh të dëmtuara nga ngricat, Velipojë, Shkodër

NGRICAT QË NA KUJTUAN RAJONIZIMIN

gaze

të pe

riodik

e Vi

ti 02

Nr. 0

2 ( 08

)

Ngricat dhe rajonizimi.............................

Të mbrosh tokën......................................

Soja, si bishtajore e harruar.....................

Dimri po del, bletët po fillojnë punën......

“Mbëltim-i” i hardhisë?...........................

Duke ndjekur kanalet ujitëse..................

Shëngjini: gërshetim i detit me malin.....

Shqiptarët në bujqësinë greke ..............

Patatja e hershme .................................

Pyjet në bulqizë ....................................

Rehabilitim apo shfrytëzim i inerteve?...

“Jeta në një libër”....................................

Drinishkurt 2017

Botim për Bujqësinë, Pyjet dhe Zhvillimin Rural, Bashkia Lezhë

“Fortesa e parë e një populli asht’ atdhetarizma. Por kjo

fortesë ka për themel begatinë kombëtare. E në një vend si yni

begatia asht’ BUJQËSIA..”Dr. Terenc Toçi

Në brendësi...2345678

1112131415

Redaksia: Gjovalin Gjeloshi -Drejtor; Ermir Gjokhilaj - Redaktor përgjegjës; Hekuran Koka - Design; 0696262123, [email protected]

Në titull janë vargjet e një kënge hu-moristike, veçse me një ndryshim. Kënga i kushtohej fshatit: O në fshatin tonë/ erdh’ eskavator. Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, por vetëm njëckë për të gjithë bash-kinë me 70 fshatra dhe me 18 mijë ha tokë, në vend të fshatit vumë emrin e bashkisë. “Kalit të falur nuk i shahen dhëmbët”, thotë një fjalë e popullit. Për analogji, edhe ne nuk po shajmë dhëmbët e kovës së eskavatorit, pa ç’ka se ajo ishte si një lugë e madhe pilafi. Por pse, “të falur”? Nëse qeveria është e jona dhe ne jemi të qeverisë, njëra dorë lanë tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën. Qeveria edhe pse me një vit vonesë, e përmbushi premtimin e shumëpritur

dhe 61 eskavatorë u shkarkuan nga tragetet drejt e në oborret e drejto-rive të bujqësisë së bashkive.A e dini se sa ka kushtuar ky eskava-

tor i vogël? Plot 90 milion lek të vjetra. Po të blinte një privat, i cili e kursen lekun natyrisht më shumë se sa shteti, me këtë shumë lekësh do të blinte plot tre eskavatorë, më të mëdhenjë me kapacitet, pavarësisht se paksa të përdorur. Sipas dëshmitarëve, obor-ret e firmave italiane janë të mbushur me këto tipe eskavatorësh në gjen-dje të mirë dhe që presin për t’i shi-tur. Ne kemi takuar disa persona edhe në Lezhë, të cilët disponojnë mjete të tilla në gjendje shumë të mirë teknike, me kapacitet më të lartë se sa “Volvo jonë e re kineze” dhe nuk kanë kush-tuar kurrsesi mbi 30 milion lek. Kështu ndodh kur pazarin e shtëpisë tënde t’a bëjnë të tjerët…

O në bashkinë tonë/erdh’ eskavator

EDITORIAL

Page 2: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

2 DRINI Shkurt 2017

Një ndër përkufizimet shkencore për rajonizimin e bimëve bujqësore do të ishte: Rajonizim quhet përcaktimi konkret i zonave klimatiko-tokësore, sipas përshtatshmërisë së çdo vari-eteti apo grup varietetesh të bimëve të ndryshme bujqësore të të gjitha llojeve prodhuese, pyjore apo zbukuruese, me synimin që të sigurohet maksimumi i prodhimit të bimës me cilësinë e kërkuar apo jetëgjatësisë së saj kur ajo nuk mbil-let për prodhim. Por termi rajonizim për-doret edhe në fusha të tjera. Ekzistojnë disa lloje rajonizimi: gjeografik, sizmik, ekonomik, racor, rajonizim i kulturave të veçanta etj. Çdo lloj rajonizimi, kush më shumë e kush më pak, ka rëndësinë e vet dhe hartat e përgatitura për këtë problem ruajnë një jetëgjatësi të lartë. Aq sa nuk ndryshon harta e rajonizimit sizmik për ndërtuesit, po aq e pandry-shueshme është edhe ajo e rajonizimit të bimëve bujqësore, e cila duhet të na orientojë se deri ku shkon kufiri ekstrem i përshtatjes së një kulture bujqësore me kushtet klimatike e tokësore të një zone. Por fatkeqësisht, ashtu siç mbretëroi kaosi dhe papërgjegjëshmëria në ndër-time gjatë këtyre viteve, pa pyetur për kushtet antisizmike, e njëjta gjë ndodhi edhe me ngutjen për të mbjellur gjith-farë lloj bimësh në gjithfarë lloj tokash e zonash klimatike. Edhe pa ekzistuar shkenca bujqësore, bujku në bazë të përvojës qindravjeçare të trashëguar brez pas brezi, e ka zbatu-ar me përpikmëri rregullin e rajonizimit. Edhe nëse ka gabuar në mbjelljen e bimëve bujqësore, vet natyra e ka ko-rigjuar dhe ai nuk ka bërë një gabim të dytë. Kjo ka ndodhur jo vetëm me bimët bujqësore apo pemët frutore, por edhe me ato pyjore, zbukuruese etj. Konkretisht edhe në kushtet e vendit tonë trashëgojmë një rajonizim strikt të kulturave bujqësore. Qysh në vitet 1600, Frang Bardhi në relacionet e tij, shkruante për zonën e Zadrimës, duke e përkufizuar si një vend ku mbilleshin një sërë kulturash bujqësore, më së shumti bima e misrit. Edhe sot vlen ky

përkufizim dhe fermerët e kësaj zone e dinë se këtu shkon më tepër misri se sa gruri, fjala vjen. Kësisoj një zonë me

veçori të përcaktuara klimatike-tokë-sore nuk ndryshon shumë me kalimin e viteve. Një shkencëtar tjetër i ditëve tona nënvizon tendencën e njerëzimit që merret me bujqësi, “për të rrëzuar punën e 1900 viteve në 100 vjetëshin e fundit”. Kjo do të thotë se kultivuesit nuk duan të ia dinë për disa rregulla që varen direkt nga kushtet klimatike-tokësore, kushte të cilat nuk ndryshojnë edhe pse kalojnë shekuj të tërë. Bimët tropikale nuk i mbjellë dot në nëntropikë apo në mes-dhe e aq më tepër në zonat veriore klimaterike. Ne do të na pëlqente të kishim në kopështet tona edhe bananen, edhe bimën e kafesë apo kallamin e sheqerit e dhjetra bimë të tjera ekzotike, por kjo është e pamundur. Dhe për ata kultivues që bëjnë prova eksperimentale të tilla, re-zultojnë me humbje eko-nomike dhe të kohës.Vendi ynë e ka patur një hartë të tillë rajonizimi të bimëve bujqësore dhe kjo ka qenë e mirënjohur dhe e respektuar nga mbjel-ljet e planifikuara që bëheshin atëhere. Dihej se, edhe pse mbillej ulliri në Lezhë, ndërkohë Lezha ishte kufiri ekstrem i kësaj bime; edhe pse mbilleshin agrume në Elbasan, ky rreth ishte kufiri ekstrem i agrumeve. Më në veri e deri në Lezhë mund të gjeje ekzemplarë të radhë të “fshehur” pas mureve të avllive apo shtëpive për t’i mbrojtur nga të ftohtit, por po na rezulton gabim të mbjellim parcela të tëra me agrume, kryesisht li-mona e mandarina. Një fermer nga Veli-poja na tregonte për miniplantacionin e tij me agrume, të dëmtuar në masë nga ngricat e këtij viti (shih foton në faqen e parë). Një tjetër nga Mbishkodra na dërgon fotot e parcelës së mbjellë me ullinjë dhe të dëmtuar. Në fshatin Kryezi të zonës së Fushë-Arrësit në Pukë, një amator i hortikulturës ka mbjellë disa

rrënjë kivi. Ato nuk janë dëmtuar edhe pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur bima e kivit dëmtohet në -14 grad. Por kjo nuk do të thotë se në Pukë apo Tropojë do të mbjellim pemë-tore me kivi pa pasur frikën e dëmtime-ve. Në Divjakë në të dy anët e rrugës që të çojnë në plazh, palmat janë tharë në ekstrem, kur në një segment po në këtë rrugë, pishat gjelbërojnë për bukuri. Kjo do të thotë se të parat nuk e kanë ven-din aty dhe as në shumë zona të tjera të Shqipërisë, edhe pse janë harxhuar miliona lek për t’i blerë, ndërsa të dytat

janë në shtëpinë e tyre. E njëjta situatë u paraqit edhe në shumë zona të tjera të Shqipërisë.Sipas të dhënave nga ministria e bujqë-sisë, një hartë e re e rajonizimit të kul-turave bujqësore është përgatitur. Kjo më tepër, sipas tyre, është bërë për të orientuar skemat e subvencioneve që parashikon qeveria. Jo se një hartë e tillë ka munguar më parë, por mirë u bë për një rikujtesë dhe kjo të kihet parasysh jo vetëm nga ministria e bujqësisë në ras-tin e subvencioneve në mbjelljet e reja, por kjo hartë duhet të vlerësohet nga secili fermerë kur investon në tokën e tij.Stop mbjelljeve amatore dhe të pastud-juara. Këshillim me specialistët, konsul-tim me hartën e rajonizimit të kulturave bujqësore që t’i japim fund një herë e mirë çoroditjeve e dëshirave për të mbjellë bimët që nuk i takojnë zonës ku jetojmë e punojmë.

NGRICAT QË NA KUJTUAN RAJONIZIMINUlliri në Mbishkodër, limoni e mandarina në Lezhë, kivi në Pukë e Tropojë dhe palmat në të gjithë Shqipërinë, na treguan se kultivuesit nuk pyesin për rajonizimin e bimëve

GJOVALIN GJELOSHI

Palma të dëmtuara në Divjakë

Page 3: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

Shkurt 2017 DRINI 3

Titullin e shkrimit e kam përshtatur prej thënies së një shkencëtari amerikan në fil-lim të viteve ‘40 të shekullit të kaluar, kohë kur Amerika përballej me humbje të mëdha të sipërfaqes së tokës për shkak të erozion-it, i cili thoshte: “Mbrojtja e tokës është e barabartë me mbrojtjen e atdheut”. Të bësh alarm për diçka të rëndësishme që po dëm-tohet e të përmendësh vazhdimisht shifra e fakte për ta bërë sa më të besueshëm këtë alarm, jo gjithëherë do të thotë se po ndjell keq. Të thuash se, përse ne si komb duhet të jemi shumë më të kursyer në përdorimin e tokës bujqësore për qëllime të tjera sesa vendet e popujt e tjerë që na rrethojnë e më gjerë, asnjëherë nuk është e tepërt: Vetëm 25 për qind e territorit të vendit tonë është tokë bujqësore. Kuptohet, një çikë më pak

është tokë arë dhe vetëm gjysma e kësaj sipërfaqeje konsiderohet si tokë bujqësore fushore me cilësi të mira, d.m.th., tokë e kategorizuar në cilësinë e parë deri në të katërt, sipas shkallëve që përdoren për këtë vlerësim.Duke renditur faktorët që kanë çuar në humbjen e kësaj sasie të tokës bujqësore, pjesën më të madhe e kafshon erozioni. Pothuaj gjysma e sipërfaqes së dëmtuar ka si armik vrasës këtë fenomen, që në disa ras-te nuk është luftuar me masat e njohura dhe në raste të tjera ka për shkak dëmtimin në shkallë të gjerë të masiveve pyjore. “Tokës në kodër po i dalin brinjët, ndërsa në fusha tokës po i kalbet mishi”, - perifrazonte kohë më parë specialisti i njohur i bujqësisë, Ah-met Osja. Me fjalë të tjera, erozioni po çon në detë me mijëra tonelata dhè e nga ana tjetër tokat fushore të pakulluara po vuajnë nga asfiksia e nuk po prodhojnë asgjë.Duhet thënë se shifra e dhënë në krye të shkrimit, në të vërtetë i përket më tepër to-kave jo me pjellshmëri të lartë, por gjithsesi tokës që dikur kanë qenë produktive. Ne

jemi në atë fazë dhe kemi atë varfëri me tokë bujqësore, sa duhet të ruajmë edhe thër-rimet. Nëse do të ishim të pasur me sipër-faqe të tokave bujqësore të klasifikuara në klasat e larta të pjellorisë, edhe shqetësimi ynë për humbje të sipërfaqeve të tilla do të ishte edhe më i pandjeshëm. Por, si duhet të gjykojmë, kur shifra 25 për qind ka në për-bërje të saj çdo pëllëmbë tokë që shtrihet nga jugu në veriun e Shqipërisë, nga tokat malore të lindjes e deri tek ato fushore të perëndimit? Shqetësues mbetet fakti i dëm-timit të tokave prej gërryerjeve në brigjet e lumenjve, të cilat në vend që të ishin tokat më pjellore të vendit, për fat të keq, ato jo vetëm që nuk prodhojnë, por në një të ar-dhme të afërt ato do të jenë inekzistente. Po kështu, qindra ha të tjerë janë kthyer në zhavorishte, për shkak të mosfunksionimit të kanaleve që disiplinojnë ujërat e larta.

Shifrat që pasqy-rojnë dëmtimet e tokave bujqësore, qoftë edhe kaq sa pranohen si dëm-time të paligjshme, janë alarmante, edhe pse këto shifra të larta nuk i përkasin kategorive të tokave të pjellshme. Por, nëse alarmohemi për këto kategori të tokave dhe nga ana tjetër nuk lëvizim as gishtin kur na dëm-tohen tokat më të

mira fushore, pjesë e asaj shifre që përbën vetëm 10-12 për qind të sipërfaqes së ter-ritorit të vendit, do të thotë se tregohemi të shtrenjtë në krunde e të lirë në miell. Ne në fakt nuk kemi një shifër të saktë të asaj sipërfaqeje toke që kemi humbur si rezultat i ndërtimeve pa leje dhe të legalizuara, por sigurisht që kjo shifër nuk është e ulët. Kur numërohen rreth 400 ha të zënë me ndër-time të paligjshme vetëm në kaq pak kohë, pasi ka përfunduar veprimi i ligjit “Për Le-galizimin”, kuptohet që shifra e parë është shumë më e lartë se e dyta. Po kështu, ne nuk pasqyrojmë dhe nuk kemi një shifër në shkallë kombëtare që të na krijojë një ide sesa tokë bujqësore e cilësisë së lartë është tjetërsuar, jo në mënyrë ilegale, por legalisht. Shuma e këtyre dy shifrave, edhe pse do të jetë disa herë më e vogël se sa 15 mijë hek-tarë, ajo, në vlerë reale, në të vërtetë është më e madhe. Kjo argumentohet vetëm me pjellorinë e lartë që kanë tokat e cenuara prej këtyre veprimeve të përmendura.Nuk mund të mbrohet toka bujqësore, nëse vetë organizma të larta shtetërore vënë dorë

mbi të në mënyrë të pashpirt. Ligji “Për Mbro-jtjen e Tokës Bujqësore”, në fakt kallzohet i rreptë, por kjo vetëm në nenet e shkruara. Ai pothuaj e pezullon veprimtarinë ndërti-more në të gjitha tipet e tokave bujqësore dhe e ndalon në mënyrë kategorike këtë ak-tivitet në toka bujqësore të cilësisë së lartë. Por, vendime të herëpashershme në vite të KRRTRSH kanë treguar se ky organizëm nuk e ka përgjegjësinë dhe as mendjen për të mbrojtur tokën bujqësore të kategorisë së lartë. Po të kemi parasysh vendime të tilla si ai i lejimit të ndërtimit të një fabrike çimen-toje në fushat e Lezhës, (përveç ndikimeve të tjera negative), ku tjetërsohen në truall më shumë se 60 ha tokë nga më e mira, tregon se mbrojtja e tokës vazhdon të mbetet e rrezikuar. Nëse është ngritur dhe funksionon një Komitet Shtetëror për mbrojtjen e tokës, “ai nuk duhet bërë prift dhe t’i rruhet mjekra”. Komiteti Shtetëror apo ministri i Bujqësisë duhet të jetë “dora që mban hanxharin”, që të presë çdo tendencë që shfaqet apo kërkon që të tjetërsohet toka bujqësore, kryesisht ajo me cilësi të larta bujqësore. Megjithatë, vetë përbërja e këtij komiteti, me përjashtim të kryetarit, që është ministri i Bujqësisë, me anëtarë të tjerë, zyrtarë të rangjeve të ulëta të ministrive apo institucioneve të tjera qen-drore, tregon se “nuk është me gjithë mend” shqetësimi për të mbrojtur tokën bujqësore. Toka bujqësore nuk duhet të mbetet në dorë të këshillave të rregullimit të territorit, të çdo rangu qofshin, sepse ato kanë provuar me vepra se nuk i thonë “ndal” asnjë kërkese për të ndërtuar. Boll me parulla të tilla, se “tokën duhet ta mbrojnë të gjithë”, kur në fakt e shpërdorojnë të gjithë. Kur bëhet fjalë për tjetërsim të tokës arë, kryesisht të kategorisë së lartë, firma e ministrit të Bujqësisë, o sot, o kurrë duhet të ketë forcën ligjore për të nda-lur çdo tendencë abuzive me tokën. Nesër do të jetë vonë.Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mbrojtjes së Tokës, të gjithë faktorët që kanë vepruar gjatë këtyre viteve në dëm të tokave dhe na kanë paksuar me një sasi të konsiderueshme fondin e tokës bujqësore, janë të pranishëm edhe sot. Megjithatë, këtë konstatim e vë re gjithkush. Thirrjet e herëpashershme për mbrojtjen e tokës kanë marrë trajtën e para-lajmërimeve kineze dhe askush nuk duket se po i’ua vë veshin. Ne jemi mësuar që tragjeditë veç t’i vajtojmë, pasi të ndodhin. Edhe humbja e tokës është një “tragjedi”. Ne ngrohemi me atë se këtë “tragjedi” nuk e jeton brezi ynë. Po të vazhdojë të hum-basë toka me këto ritme, ne në fakt kemi ndihmuar që “të humbasë” atdheu i nesërm.

TË MBROSH TOKËN, ËSHTË SI TË MBROSH ATDHEUN RIKTHIM TE SHKRIMET E BOTUARA PËR TOKËN

DR. GJOVALIN GJELOSHI*

Shkrimi është marrë nga gazeta “Tema”, 28 mars 2008

“Tokë e mbjellur me banesa “

Page 4: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

4 DRINI Shkurt 2017

NË GRURË: Në ngastrat ku do të konstatohen barëra të këqia dikotiledone (gjethëgjëra) të përdoret trajtimi me herbicide si:

sekator, sencor apo iloxan. Barërat e këqia mund të luftohen edhe me anë të prashitjeve, kur kemi mbjellë sipërfaqe modeste dhe mund ta përbal-lojmë me krahë pune.AMBJENTE TË MBROJTURA (Domate, spec, trangull etj): Gjatë dhjetëditëshit të parë dhe të dytë do të shfaqen kalbëzime rrënjore. Për parandalimin e tyre duhet të merren masa preventive dhe kuruese. Nëse do të ketë shfaqje të kërmillit të përdoret slim (gastrofox). Duhet t’i kushtohet vë-mendje ruajtjes së regjimit të lagështisë nëpërmjet hapjes së serave për të larguar lagështirën e tepruar ajrore si burim kryesor i zhvillimit të së-mundjeve.Me rritjen e temperaturave do të kemi shfaqje të dosëzës ku duhet të për-doren ushqime të helmuara. Bëhet përzierje e rogorit me vaj ose krunde.

BOSTANORE: Menjëherë pas mbirjes dhe me shfaqjen e çiftit të parë dhe të dytë të gjetheve të merren masa paraprake kundrejt kalbëzimit rrënjor duke përdorur spërkatje kryesisht me enovit.

HARDHIA: Brenda 10 ditorit të parë të muajit mars të kenë përfunduar tra-jtimet për të luftuar rezervat biologjike dimëruese me lëng bordolez ose me hidroksid bakri.

Kalendari i trajtimeve kimike për muajin mars

Mendohet se soja (Glycina hispida) e ka origjinën nga Azia lindore. Në Europë dhe Amerikë u fut në shekullin e XIX-të. Përdoret si ushqim për njerëzit, lëndë e parë për indus-trinë, ushqimin e kafshëve si masë bimore dhe koncentratë, pasi farat janë shumë të pasura në proteina etj. Farat përmbajnë 30-50% proteina, 25% karbohidrate dhe 15-20% yndyrna. Soja ka sistem rrënjor boshtor i cili arrinë deri në 150 cm thellësi. Sot prodhuesi më i madh i sojës janë Shtetet e Bashkuara, në Europë kultivohet kryesisht në Francë dhe Itali. Soja fikson azotin e ajrit dhe në rrënjët e saj formohen gungat azotofiksuese. Kërcelli ar-rin lartësi 80-140 cm në trajtë kaçubore, i mbulur e qime të dendura në ngjyrë kafe në të hirtë. Lulet janëtipike të bishtajoreve, me ngjyrë të kuqe ose të bardha, të vogla që lindin në degëza që mbajnësecila nga 2 - 35 lule, të vendosura në bishta që formohen në nyjet. Bishtajat janë të vogla të drejta ose lehtësisht të lakuara të mbulu-ara me qimza të gjata, që kanë prirje të ça-

hen në kohën e pjekjes. Këto përmbajnë 1-5 kokrra. Numri i bishtajave për bimë mund të kalojë 400. Gjatësia e kokrrës shkon deri në 2 cm, por edhe më tepër. Soja është bimë njëvjeçare me ditë të shkurtër, relativisht e qëndrushme ndaj thatësisë (dëmtohet më tepër nga thatësira ajrore). Mbin në temper-aturë 6-8 gradë C, dëmtohet në temperatura më të ulta se sa 2,5 gradë C. Në përgjithësi kërkon verë të ngrohtë me reshje. Është bimë vetëpllenuse. Disa nga veçoritë ekologjike të prodhimit të sojës janë: parapëlqen klimë të ngrohtë, toka me pH neutral dhe sasi jo të mëdha të reshjeve. Edhe pse soja nuk ka kërkesa të posaçme ndaj tokës për kultivimin e suksesshëm të saj kjo duhet të jetë e thellë, pjellore me përmbajtje të madhe të humusit, me strukturë në të cilën marëdhëniet ujë ajër janë të përshatshme. Edhe përpara vitit 1990, në rrethin e Lezhës soja nuk ka pasur një përhapje të konsideru-ar dhe sasia e sipërfaqes së mbjellë ka qenë e kufizuar. Aq më tepër pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri, shoqëruar edhe me ndryshime në strukturën e mbjelljeve të bimëve bujqësore, soja mbeti një bimë bishtajore pothuaj ekzotike dhe mbjellja e

saj u reduktua në masë, aq sa mbjellja e saj konsiderohet si habi për ata që e dëgjojnë. Në dy-tre vitet e fundit, në zonën e Lezhës kjo bimë është kultivuar në fshatin Dajç në një sipërfaqe modeste prej disa dhjetra dy. Rendimenti i marrë ka qenë po ashtu mod-est, krahasuar me mundësitë biologjike që ka kjo bimë. Problem tjetër mbetet mos informimi i njerëzve për përfitimet monetare dhe shën-detësore (këto të fundit janë të shumëan-shme), si dhe mos gjetja e një tregu nga organet përkatëse, gjë e cila do t’i jepte një shtysë të madhe edhe fermerëve të tjerë për kultivimin e kësaj bime.

SOJA, SI BISHTAJORE E HARRUARE quajtur “diamanti i verdhë” dhe në Kinë konsiderohet si një ndër pesë ushqimet e shenjta

Sojë në Dajç

Barëra në grurë

Sera në Zadrimë

Hardhi në dimër

Fidane bostani

PAULIN KOKAJspecialist i mbrojtjes së bimëve në DBPZHR

PAULIN KOKAJspecialist i mbrojtjes së bimëve në DBPZHR

Page 5: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

Shkurt 2017 DRINI 5

Bletët megjithëse mbyllen për dimër, duke u siguruar të gjitha kushtet e nevo-jshme për zhvillimin normal të tyre, nuk duhet të lihen në asnjë rast jashtë kon-trollit. Gjatë dimrit zgjojet nuk duhet të hapen sepse bletët shqetësohen, por vazhdimisht duhet të jenë nën vëmend-jen tonë: zgjoi mund të rrëzohet, çatia mund të pikojë, dyertë mund të hapen etj. Nëse vemë re fluturime të bletëve gjatë kësaj periudhe, sidomos në ditët me kohë të keqe, ato e kanë një hall: duhet dyshuar se ato munhd të jenë pa ushqim ose në zgjua ka depërtuar ndonjë agjent i jashtëm, më së shumti janë minjtë që depërtojnë në koshere. Ata i shqetësojnë, u hanë ushqimin etj, duke i detyruar që bletët të dalin nga kosherja edhe në kohëe të keqe. Pran-daj kontrolli i bletëve pas dimrit bëhet në dy faza.Faza e parë është kontrolli i shpejtë pas dimrit: Për zonën e ulët ky kontroll bëhet nga mesi i muajit shkurt dhe për zonën malore nga fundi i këtij muaji. Ky kontroll bëhet i shpejtë dhe kon-siston në regjistrimin e bletëve (zgjo-jeve) të dala nga dimri. Të dhënat që i shënojmë në një fletore të posaçme, do të jenë: numri i kornizave në zgjua, rezervat ushqimore, sasia e mjaltit në kg, prezenca e mëmës, pjellje nëse ka, vërejtje të ndryshme (ose detyrat për bletarin).Të gjitha këto regjistrohen dhe plotëso-hen nga bletari për një periudhë një mujore, për mbarëvajtjen e familjeve të bletëve deri në kontrollin kryesor pranveror. Duhet theksuar se ky kon-troll bëhet në ditët me diell e pa erë duke mos i lënë bletët shumë hapur, sidomos kur ka filluar pjella. I domos-doshëm është plotësimi i rezervave ushqimore dhe sigurimi i ngrohtësisë, mundësisht vendosja e jastekëve ngro-hës, për familjet që kanë ra në mizë gjatë dimrit, për zhvillimin normal të pjellës së re, e cila në muajin mars do të zëvendësojë bletët e vjetra (fig nr.1).Faza e dytë ose kontrolli kryesor pran-veror, bëhet sipas zonave një muaj më vonë, pra nga mesi deri në fund të mar-sit. Për kryerjen e këtij kontrolli duhet

të kemi parasysh këto kushte: Dita e kontrollit duhet të jetë me diell dhe pa erë, temper-atura në hije të jetë mbi 14 gradë C dhe gjatë kontrol-lit duhet patur kujdes për të mënjanuar sulmet. Nëse kemi familje bletësh të rëna në mizë gjatë dimrit dhe nuk i kemi ngushtuar në kontrollin e shpejtë, detyrimisht duhen ngushtuar.Po qe se në familje ka pjellë mashkullore tregon se mëma është e pafekonduar ose difektoze, pra duhet eleminu-ar së bashku me pjellën duke e prishur dhe shpërndarë për pastrim në bletët e forta nga një kornizë. Në se kjo familje me pjellë mashkullore, është me mbi 6 rrugë mizë, i lihet një ko-rnizë me pjellë të vulosur duke dalë. Pjel-la tjetër shpërndahet si më lart, mëma eleminohet dhe i vendosen aq korniza me pjellë të re 0-3 ditëshe nga bletët e tjera që u vendoset pjella mashkullore e saj e prishur më parë. Po kështu ve-prohet dhe në familjet e bletëve të tjera me mbi 6 rrugë mizë duke u futur pjellë punëtore të re, për të formuar mëmë të re. Familjet nën 6 rrugë mizë është mirë të bashkohen me gazetë duke vendosur mizën pa mëmë mbi zgjuan e afërt (fig nr.2). Bletët pa mëmë duke tentuar të dalin jashtë, prishin gazetën dhe me ndihmën e bletëve të familjes me mëmë, duke punuar unifikohen në aromë dhe bleta bashkohet pa u dëmtu-ar dhe njëkohësisht forcohet.Në kontrollin kryesor pranver-or plotësohet tabela e bërë në kontrollin e shpejtë pas dimrit me të gjitha zërat e përmen-dura më lart. Për gjendjen e mëmës gjykohet mbi pjel-lorinë e saj, sa më uniforme në mesin e folesë të jetë, aq më e mirë është mëma, kurse kur në fole ka ushqim dhe pjella është e çrregullt, tregon se mëma duhet ndërruar sa më parë.Në kontrollin kryesor pran-veror familjet e forta duhet të kenë 8-10 kg mjaltë dhe 1-2 korniza me polen. Në se nuk

ka ushqim, duhet plotësuar me bukë blete deri sa të ngrohet koha dhe bletët të marrim ushqimin e lëngët ose të lëvi-zen në kullota të hershme si gratheli etj.Shumë autorë rekomandojnë si zëvendësues poleni miell soje, qumësht pluhur, maja birre, të verdhë veze etj, por për kushtet tona bletët marrin po-len gjatë gjithë vitit dhe bletët e forta e gjejnë atë në pemët frutore etj.Gjatë kontrollit të pranverës, rëndësi ka heqja dhe zëvendësimi i hojeve të mykura me hoje me mjaltë dhe sigurimi i ngrohtësisë së folesë. Në këtë periudhë është mirë që në bletët me më pak se 7 rrugë mizë të vendosen jastekët ngro-hës duke hequr kornizat e tepërta dhe foleja të jetë sa më e ngrohët e si rezul-tat të zhvillohet pjella sa më normale. Të bëhet zëvendësimi i bletës së vjetër me mizë të re e të shëndetshme dhe famil-jet të jenë sa më të forta.

DIMRI PO DEL, BLETËT PO FILLOJNË PUNËN(Çfarë duhet të bëjë një bletar gjatë muajit mars)

HILË HILA, përgjegjës i sektorit të bujqësisë në DBPZHR

Fig. 1

Fig. 2

Page 6: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

6 DRINI Shkurt 2017

PROF. DR. ANDREA SHUNDI

KUSH ËSHTË “MBËLTIM-I” I HARDHISË?

Mbëltim: I.Mbjellje me fidanë ose me zhardhokë simbas llojit të bimëve (drufrutorë dhe dru pyjorë, lule etj.). Në rastin e mbjelljes me farë, ky veprim quhet mbjellje. II.Mbjellje në fidanishte e kalemave të nënshartesave të ardh-shme, që për një vit do të rrënjëzohen.Sinonime: Fytim (arbërisht), Qandim (arb.)“Mbëlto hardhi gjatë gjithë jetës, mbill në ara de-risa sheh”, “Më përpara se hardhitë mos mbëlto pemë tjetër”, “Zogjtë e pëlqejnë rrushin, por har-dhi nuk mbëltojnë”.Anglisht: Planting Italisht: ImpiantareMbëltim fidanë: Një varg procesesh pune dhe veprimtarish: punim qilizmë i tokës, piketim ngastre për vreshtim, ngulje e shtyllave, hapje e gropave ose e kanaleve, përgatitje e fidanëve për mbëltim, mbëltimi i mirëfilltë.Afati i mbëltimit përcaktohet nga kush-tet natyrore në vendin e vreshtimit dhe nga klima e moti i trevës. Në zonën e ngrohtë ku ngricat e dimrit nuk janë shqetësuese, mbëltimi mund të kryhet qysh nga dimri herët deri në pranverë vonë. Nyja e shartimit të fidanit duhet të lihet rreth 5 cm mbi sipërfaqen e tokës.“Bëj ose bli shtëpinë, pastaj mbëlto hardhinë“, “Kur mbëlton vresht, atë ditë fqinjësia ta ka borxh drekën”, “Njeriu i mençur mbëlton vreshtin dhe gëzon verën”, “Puna e kryer mirë dhe hardhitë e mbëltuara nuk kanë të paguar“, “Fyto edhe në prill” (arb).Ang: Rootstock planting, Ital: Impantazione delle barbatelleMbëltim i mirëfilltë: Teknologji e mbëltimit të fidanëve, ku mund të për-doret mbëltimi në gropa ose në kanale, mbëltim duke përdorur kunjin në tokën e parapërgatitur, mbëltim i mekanizuar.Përpara mbëltimit të fidanit që është përgatitur për këtë qëllim, dheu nga ana e poshtme e gropës ose e kanalit, përzihet me 5-10 kg pleh stalle dhe 150-200 g superfosfat e 60-80 g sulfat potasi.

Rreth gjysma e kësaj përzierje vendoset në fund të gropës dhe fidani vendoset pingul mbi të, duke iu shpërndarë mirë rrënjët. Mbi to vendoset sasia tjetër nga kjo përzierje dhe ngjishet me këmbë. Nyja e shartimit të fidanit duhet të jetë rreth 5 cm mbi tokë, në mënyrë që mbishartesa të mos rrënjëzojë dhe ven-di i shartimit të mbrohet më mirë gjatë punimeve të tokës. Dheu përreth fidanit lartohet si kubè/pirg, në mënyrë që nga ulja, nga zënia vend e dheut në gropë, të mos krijohet një gropëz ku të grumbullo-het uji i shirave dhe të dëmtojë fidanin. Menjëherë mbas mbëltimit, çdo fidan ujitet me 3-4 litra ujë. Kjo sasi uji shërben jo vetëm për t’u tretur lëndët minerare në mënyrë që të thithen nga rrënjët, por edhe sepse uji largon ajrin nga ndonjë hapësirë dheu midis rrënjëve të fidanit, çka ndihmon zënien e fidanit.Hunj a kallama, shufra metalore a plas-

tike ngulen menjëherë pranë fidanit të mbëltuar, për t’u lidhur e mbështetur dhe drejtuar filizi kryesor i fidanit – kër-celli i ardhshëm i hardhisë.“Hardhi e mbëltuar nga unë, man nga im atë, ulli nga gjyshi”, “Mbëlto hardhi për bijtë, mbëlto ullinj për nipërit e mbesat”, “Rënjët e hardhisë duan të dëgjojnë kambanat”.Ang: Proper planting, Ital: Impiantazione pro-pria, Messa a dimora.Mbëltim i mekanizuar: Mbëltim i fida-nëve që kryhet me makinë mbëltuese, çka jo vetëm ul ndjeshëm shpenzimet, por mundëson mbëltime më të përqen-druara në kohë, që shpesh është e ku-fizuar, sepse në pranverë mbas shirave dhe ndonjë ngrice të vonë zakonisht nis menjëherë, vapa dhe thatësira.Mbëltimi i mekanizuar mund të kry-het vetëm në tokë të sheshuar dhe të shkrifëruar shumë mirë.

Përshëndetje dhe përgëzime z. Drejtor i gazetës!Fletorja "DRINI" gjithnjë e më shumë po zmadhohet edhe cilësisht, tanimë në vitin e dytë të botimit. Me plot 16 faqe, ku paraqiten shkrime me përmbajtje, kryesisht për çështje të periudhës bujqësore. Po spikatin edhe autorë jashtë trevës, duke u prirur si fletore rajonore dhe dalëngadalë në shkallë kombëtare e pse jo mbarëkombëtare.Siç të kam shkruar ndoshta ia vlen të hapen edhe kronika si p. sh "Pyetje dhe përgjegje", "Libra bujqësorë të rinj" etj.Drejtshkrimi përdoret mire, por e mira nuk ka fund, sepse ka shpëtuar ndonjë fjalë e huaj që është zëvendësuar me shqipen e dëlirë si p.sh. insekt-kandërr, konstatoj-vërej, kultivim-selitje, materiale-lëndë, seleksionim-përzgjedhje.Bashkëngjitur është një artikull i imi me pjesë nga "Enciklopedi për vreshtarinë dhe verëtarinë" ku shkruhet për mbëltim hardhish, çështje dite e bujqësisë në pranverën e hershme.Me konsideratë për gazetën “Drini”, Andrea.

» vijon, FQ. 7

Mbëltim i hardhive

Page 7: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

Shkurt 2017 DRINI 7

Duke ndjekur gjurmët e kanaleve ujitëse...Ang: Mechanical planting, Ital: Impiantazione mec-

canizzataMbëltim me kunj ose me furkëz: Mbëltim i fidanëve që kryhet me ndihmën e kunjit si bastun i shkurtër dhe i trashë ose me anë të furkëzës.Me ngjeshje, futet dhe shtyhet rrënja e fi-danit, nëpër hapësirën e tokës të krijuar nga kunji ose furkëza. Praktikë që ngjason me mbëltimin e fidanëve të perimeve etj. Nënkuptohet se toka duhet shkrifëruar mirë dhe maja e rrënjës shkurtohet, në mënyrë që mos të përkulet, kur fidani shtyhet e ngjishet më në thellësi të tokës.Mbëltimi me kunj ose furkëz shpesh nuk arrin të kryhet në thellësinë dhe me ngjeshjen e duhur të tokës përreth rrënjëve, as shpërndarjen e duhur të tyre; po ashtu plehërimi themelor nuk kryhet cilësisht. Këshillohet vetërm për ndonjë rast, kur po kalon afati dhe nuk ka zgjidhje të tjera për mbëltim të përshpejtuar.Ang: Planting with dibble, Ital: Impiantazione con pi-antatoio o cavicchio oppure con forcellaMbëltim në gropa ose përgjatë kanalit: Mbëltim i fidanëve në gropa të veçanta ose përgjatë kanaleve të hapura në 80 cm thellësi. Në krahasim me mbëltimin me kunj, mbëlti-mi në gropa ose përgjatë kanalit mundëson zënie më të lartë të fidanëve (95-98 për qind) dhe rritje më shumë të lastarëve e sidomos të shermendeve. Kjo mënyrë bëhet më e do-mosdoshme kur toka për vreshtim është del-tinore e ngjeshur.Ang: Planting in holes or canal, Ital: Impiantazione in buche oppure attraverso il canalettoMbëltim plotësim: Mbëltim i përsëritur në gropat ku fidanët nuk kanë zënë, për të mundësuar dendësinë më të mirë të hard-hive qysh vitin e parë të ngritjes së vreshtit.Plotësimi i mbëltimit, rimbëltimi, kryhet rreth muajit qershor, kur vreshtari mbas tërë përkujdesjeve, bindet për mos zënie të disa fidanëve. Këshillohet të kryhet me fidanë të mbajtur me bukë dheu, duke u selitur për 2-3 muaj në serrë, çka mundëson që fidanët e rimbëltuar të jenë në po atë shkallë rritje dhe zhvillimi sikurse fidanët e tjerë të mbël-tuar në vreshtin e ri.Sin: RimbëltimAng: Replanting Ital: RipiantazioneMbëltime të reja: Ngritje vreshtash në toka ku mbi shtatë vjet nuk janë selitur hardhi ose në toka, që, për së pari, mbëltohen me har-dhi.“Kush mbëlton hardhi, ka rrush e verë në shtëpi”Ang: New plantings, Ital: Nuove impiantazioni

Kush është “Mbëltim-i” i hardhisë?

» vijon nga FQ. 6

Shkak për të shkruar këto rreshta, u bë një i njohuri im që kisha shumë vite pa e takuar. Unë punoj në sektorin e ujitjes të bashkisë dhe këtë periudhë kemi në plan të punës për të bërë veri-fikimin e gjendjes së kanaleve të dyta e të treta ujitëse: dëmet që janë bërë, shkaktarët si dhe masat që mund të merren në vitin në vijim. Shoku im banon në fshatin e Mërqisë në Lezhë dhe qëlloi që grupi i punës të shihte

gjendjen e kanaleve ujitëse që kalo-nin pranë shtëpisë dhe në pronën e tij.Pasi u takuam me të dhe ai e mësoi se kush ishte qëllimi i punës sonë, si më mëdyshje na u drejtua: A men-doni se do vihet dorë ndonjëherë në këto kanale? Meqenëse edhe ai kishte qenë emigrant disa vite në Greqi i kujtova një fjalë të urtë greke, e cila thotë: “Pote mi les pote” (në shqip: “Kurrë mos thuaj kurrë”) dhe si me gjysëm shaka, i shtova: Por meqe-nëse ka shumë si puna jote që e kanë “privatizuar” kanalin ujitës duke e fu-tur brenda rrethimit të oborrit dhe e kanë kthyer në tokë arë, si do t’i bëhet hallit?Si i zënë në faj, filloi të fliste: kujtuam se u bâ deti kos dhe nuk do të mer-ret kush ma me këtë punë. Ky kanal që kam prish unë, sikur e din edhe ti, ka pasë ardhur nga Zadrima dhe për-fundonte tek “Rranja e Gjokë Bibës”, si i themi ne një vendi fundor në fshatin

tonë. Pashë Zotin, a ka mbetë kund ndonjë metër e paprishur? – e mbylli bisedën bashkëbiseduesi jonë.-Në gjuhën agronomike, ky kanal quhet, kanali i dytë ujitës, i thashë. Nga Mërqia deri në kufi me Kallme-tin, vetëm në 10 përqind të gjatësisë së tij ekzistojnë gjurmët e kanalit, që edhe kjo pjesë është jashtë funk-sionit. E gjithë pjesa tjetër është zënë me ndërtime dhe pjesa më e madhe është kthyer në tokë arë, ndërsa ka-nalet e treta ujitëse në shumë raste kanë vetëm gjurmën: të prishura e pa

asnjë funksion. Këtë fat e kanë pasur pjesa më e madhe e kanaleve ujitëse të rrethit tonë.-Kemi lind vetëm me shkatërru më tha, pasojat e këtij dëmi ne vetë po i vuajmë.Prap e ngacmova duke i thënë: Emrin jam duke t’a shënuar në letër për dë-min që ke bâ. -Qe besa e burrave më tha, më jepni fjalën që vjen uji deri këtu (se unë jam i fundit në këtë parcelë), se mos e ba-jsha kanalin ashtu siç ka qenë mos më thojshin emrit. Na fal o Zot se nuk dimë çfarë bëjmë. Çdo njeri në jetë mund të bëjë gabime, por pas gabimit vjen pendesa, e ku ka pendesë ka edhe mirëkuptim. U nda-va me mikun tim duke i treguar edhe për planet e së ardhmes për rehabiliti-min e disa kanaleve ujitëse të dyta e të treta, të cilat u realizuan edhe në vitin 2016 e për një sasi, po bëhen preven-tivat që të rehabilitohen edhe këtë vit. Pastaj u vumë në ndjekje të gjurmëve të ish-kanaleve ujitëse...

Sipas bisedës me një fermer nga Mërqia e LezhësZEF MICI, specialist i ujitjes sëDBPZHR, bashkia Lezhë

Kanal vaditës

Page 8: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

8 DRINI Shkurt 2017

SHËNGJINI: NJË GËRSHETIM I DETIT ME MALINPërgatiti: GJON FIERZA, Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Shëngjini në një histori të shkurtërShëngjini është i njohur si qendër ba-nimi që para erës së re, është banuar nga fisi ilir i Abrejve. Në lashtësi qyteti është thirrë me emrin helen “Nimfeu” që do të thotë “vend i nimfave-vend i zanave”. Shëngjini si qytet, konsiderohet se është themeluar rreth 2400 vjet më parë nga kolonët helenë. Në mesjetën e hershme, Shëngjini quhej Medua. Em-rin që mban sot, qyteti e ka marrë nga Kisha Shën-Gjinit që ndodhej në Malin e Shëngjinit mbi qytet. Nga viti 1880 e më vonë, vaporët e shoqërive austriake, italiane, ulqinake etj, vinin rregullisht në portin e Shëngjinit. Nga vitet 30, të shekullit 20 dhe sidomos pas çlirimit të vendit, Shëngjini ka marrë zhvillim më të madh, sidomos pas ndërtimit të portit detar. Qeveria e Nolit pas revolucionit të qershorit 1924 i vuri emrin zyrtar “Qyteti Uillson” qytetit të Shëngjinit, në nderim të presidetit të SHBA-ve Thomas Wood-row Wilson. Presidenti Wilson (1856-1924) gëzon respekt në kombin shqip-tar për politikën e tij të “vetvendosjes së kombeve të vegjël” e ndër to edhe vendi ynë. Ky emërtim, ndonëse nuk pati po-pullaritet e përhapje, është mbajtur zyr-tarisht deri në kohën e komunizmit.

Mjediset natyrore që mund të vizitoniQyteti i Shëngjinit, me plazhet dhe lagu-nat që e qarkojnë, me hotelet e restoran-tet cilësore dhe mjediset për argëtim, janë destinacioni kryesor për pushuesit. Por nuk mjafton vetëm kaq. Për turistët, ata që duan të shijojnë natyrën e pastër e të virgjër, malin me pyje dhe gjallesa, lagunat me peshq dhe shpendë dhe bukuritë e tjera natyrore të Shëngjinit, i mësoni nga ky botim në duart tuaja. Këtu keni informacion të plotë për çdo “Tur” në natyrë: Si shkohet dhe ç’farë ju mund të shihni gjatë udhëtimit. Turet më të rëndësishme janë:

Peizazhi natyror i “Rana e hedhun” (Rëra e hedhur)Eshtë rëra e detit që vesh shpatin e malit, peizazh unikal në bregdetin e

Adriatikut. Plazhi i “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, është një nga zonat më të bu-kura për të kaluar pushimet verore dhe nga vendasit cilësohet si oaz i Adriatikut. Ky mjedis fillon nga guri i Marka Nikës deri tek guri i Cames. Ka një gjatësi prej 3 kilometrash. Fillon me një bregore të vogël rëre (dunë rëre) që arrin lartësinë deri në 2-3 metra, vijon me një pyllëzim me pisha mesdhetare. Ato krijojnë një brez të gjelbër në një gjatësi prej 500 metrash. Më tej, brezi i pishave ndër-pritet. Në formën e një faqeje piramide janë dunat që shkojnë deri në 5 metra, ku shpati i malit në sipërfaqe të madhe është i “veshur” Duna më e lartë arrin nga 80 metra deri në 100 metra, e ven-dosur në shpatin perëndimor të kodrave të malit të Rrencit. Ketu perveç detit dhe diellit, mund të shijosh dhe peizazhin re-laksues, detin e kaltër në hapsirat deri në Kepin e Rodonit. Plazhi i qytetit Shëngjin. Fillon nga Porti detar e shtrihet deri në Kune të Sipërme. Ka një brez rëre ku bëhet plazh, që ndanë zonën e banuar nga deti. Së fundmi është ndërtuar edhe shëtitorja, që e ndan këtë zone për bu-kuri. Tashmë në zonën urbane ka shumë pallate banimi, hotele dhe lokale ku

Tek po kalojnë ditët e ftohta të dimrit, shpejt vjen pranvera me lule dhe freski, pastaj vera me të ngrohtë dhe zagushi. Bashkia Lezhë në tërë shtrirjen e sajë paraqet vlera të mëdha ekoturistike. Veçohet Njësia Administrative Shëngjin, si njëra nga njësitë kryesore, ku turizmi merr vlera të veçanta. Ky shkrim në formë “Guide turistike” synon të japë informacion për disa nga shtegtimet ekoturis-tike më të rëndësishme në këtë njësi. Në Shëngjin gjeni: diellin, detin dhe rërën e pastër, bukuritë e rralla natyrore malore, banorë të qytetëruar dhe mikpritës. Tashmë Shëngjini është në krye të preferencave për pushuesit vendas dhe të huaj. Qyteti ka marrë një zhvillimin urban, ka plazhe më të pastër dhe infra-strukture e shërbime të tjera për turistët dhe vizitorët.

Shëngjini

Rana e Hedhun

Page 9: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

Shkurt 2017 DRINI 9

SHËNGJINI: NJË GËRSHETIM I DETIT ME MALINmund të gjeni llojshmëri dhe cilësi shër-bimesh. Eshtë një nga arsyet kryesore ku çdo vit në këtë plazh vinë shumë pushues, të cilët preferojnë të kalojnë në këtë mjedis pushimet. A mund të ur-banizohej më mirë ky qytet? Domosdo që po. Sëmundja e urbanizimit të keq që ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, nuk kishte si të mos kapte edhe Shëngjinin, vend i lakmuar për ndërtime.

Maja e ZezëEdhe pse del pak jashtë territorit të Shëngjinit, është pika me lartë në ma-lin që lidh Shëngjinin me Velipojën. Ju që u pëlqën ecja në mal, ngjituni drejt veriut kur je tek Rana e hedhun. Pasi do lini detin dhe rërën, do keni arritur në majën e Zezë. Prej aty, mund të shijosh ajrin e pastër, bimësinë mesdhetare ku veçohet bulgri, shega, frashëri, panja etj. Hapësira pafund në horizont do të mund të shohësh që nga Ultësira e Shkodrës deri në Kepin e Rodonit. Rruga në ngjitje është pak e vështirë, por mjedisi nga ku kalon ajo është mjaft mbresëlënës, përveçse mjaft drurëve dhe shkurreve mesdhetare, mund të vizitosh dhe “Lo-gun e Zanave”, të shohësh vendbanimet e herëshme të banorëve që tashme jeto-jnë në Ishull-Shëngjin etj.

Mali i ShëngjinitËshtë siperfaqja që fillon në pjerrësitë mbi qytet (tek porti) dhe vazhdon deri në lartësinë rreth 330 m mbi nivelin e detit. Këtu ka pyje artificial me halorë mesdhetarë (të mbjella rreth 40-50 vite më parë) si dhe formacione të pyjeve me shkurre mesdhetare natyrore, ku dominon shega e egër. Gjenden: driza, murrizi, lajthia, thana etj. Së fundi në këtë mal janë zbuluar dhe disa tuma që

datojnë 3-4 mijë vite më parë. Kërkimet arkelogjike vazhdojnë. Ky destinacion arrihet lehtë me këmbë, në shtigje të shkelura. Lëvizjet në mjedise të pash-kelura vështirësohen nga dëndesia e shkurreve me gjëmba dhe mjediset shkëmbore. Ka çeltira në pyll që shërbe-jnë si vendpushime për vizitorët.

Mali i RencitËshte sipërfaqja që vijon pas malit të Shëngjinit dhe që shtrihet dhe përtej kufirit të rrethit Lezhë në atë të rre-thit Shkoder. Është një rrugëtim i për-shtatshëm për ata që pëlqejnë dhe për-ballojnë udhëtimet e gjata në natyrë disi të vështirë. Në këtë udhëtim mund të shohësh formacionet më të mëdha me bulger (Quercus trojana) që zhvillohen sot në Shqipëri. Ka dhe drurë të tjerë si frashër, carac, cërmëdell, krifshë, panja spp.. dhe shumë bimë barishtore që du-rojnë thatësirën e formojnë disa sipër-faqe kullosore. Mund të takohen dhe kafshë si: dhelpra, lepuri, vjezhdulla dhe shumë shpendë. Në terrene të veçanta të malit dallohen rrënojat e vendba-nimeve që tashmë pasardhësit e atyre banorëve jetojnë afër qyteteve Lezhë dhe Shëngjin. Lëvizjet në mal mund të bëhen dhe jashtë rrugëve këmbësore (duke dalë në pika të larta) pasi bimësia është më e rrallë dhe fushëpamja është më e madhe.

KënallaNdodhet afro 2 km larg Shëngjinit, buzë rrugës automobilistike që të çon në Lezhë. Sipërfaqja e saj është rreth 0.2 kilometra dhe thellësia arrin deri në 10 metra. Dikur ky vend ka qenë një gji de-tar, por është shkëputur për shkak të de-pozitave detare. Ajo që e bën të veçantë

është se mund të shfrytëzohet jo vetëm për lundrim, por edhe për gjueti, madje edhe në kohën e dimrit.

Lundrimi mbi lumin i DrinËshtë një rrugëtim turistik i veçantë dhe me një të ardhme të afërt mjaft të mirë, nëse do të ndërhyhet në plotësimin e rrjedhës së lumit. “Lumi i vdekur” e cilë-sonte në këtë gazetë një kolegu im, lu-min e Drinit në Lezhë. Kishte të drejtë. Prurjet e ujit në këtë lum nuk kanë lid-hje fare me ujin që përcjell lumi Drin që derdhet në lumin e Bunës. Kjo shtesë uji nuk do të vijë nga natyra, por nga vendi-met administrative që duhet të merren. Udhëtimi me skafe apo me varka nga qyteti i Lezhës drejt detit, do të jetë një destinacion unikal ndër më të pëlqyerit në Shqipëri. Brigjet e lumit janë të ve-shura me drurë me gjatësi të konsid-erueshme, ndërkohë që brigjet që sh-trihen në gjatësinë e qytetit të Lezhës, janë restauruar e kthyer në shëtitore. Pas zonës së banuar të Ishujve Shëngjin e Lezhë, shtrati i lumit zgjerohet, aty zhvillohen formacione bimore të zonës ligatinore. Mund të shohësh një numër të madh shpendësh dhe të peshkosh me grep. Delta e Drinit dhe mjedisi për-reth janë panorama të papërsëritshme. Ishulli i KunesArrihet duke udhëtuar nga qyteti i

Shëngjinit në rrugën auto për në Kune. Pasi kalon në këmbë urën e Merxha-nit, ke arritur në Ishullin e Kunes ose në Kune të Poshtme. Është ishulli i dytë në vend (pas Sazanit) me sipërfaqen më të madhe që arrin rreth 1.4km2. Ky ishull përfaqëson një lagunë tipike dhe ishull deltar, i cili ndryshon format e veta në

Maja e Zezë

» vijon, FQ. 10

Fragment nga Kune

Page 10: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

10 DRINI Shkurt 2017

një mënyrë natyrale zhvillimi. Ky është një mjedis tipik për turizëm në natyrë. Vizitori relaksohet nga mjedisi pyjor që qarkohet nga deti. Është vend ku ka freski dhe ujë të pishëm nga puset arte-ziane të hapura shumë vite më parë. Për turistet ky mjedis është i pëlqyeshëm dhe jashtë sezonit të turizmit me diell e ujë. Ishulli i Kunes ka vlera ekologjike, ekonomike, përfshi këtu peshkimin dhe turizmin, vlerat sociale dhe rekreative etj. Vlerat më të rëndësishme të zonës janë ato të biodiversitetit. Ka rreth 70 lloje shpendësh, 20 lloje zvarranikësh, 6 lloje amfibësh dhe rreth 23 lloje gji-tarësh. Këto janë baza për vlerat e tjera (ekonomike apo rekreative), dhe të gjitha janë të kushtëzuara nga ekui-libri ekologjik. Në këtë ishull ndodhen “Kënetat e Kashtës”, monument natyror. Kjo zonë është e pabanuar dhe duhet të ruhet nga ndërhyrjet e njeriut.

Rivat e Drinit Është destinacion ditor i pelqyer në natyrë. Ai është monument natyror, që ndodhet në një brez toke midis Lagunës së Merxhanit në veri dhe Lumit Drin në jug. Sipërfaqja e zonës është më pak se 50 ha. “Rivat e Drinit” ndodhen në pjesën veriore të pjesës fundore të lumit të Drinit dhe përfaqëson një habitat lagu-nor, shumë të pasur në biodiversitet, ku strehohen rosat e kërcënuara te ujit. Kjo zonë ka një rëndësi të madhe nga pik-pamja biogjike, ekologjike dhe turistike. Në këtë territor është i lejuar argëtimi i

vizitorëve në natyrë, fotografimet turis-tike, peshkimi sportiv i planifikuar.

Laguna e VainitËshtë mjedisi lagunor më i madh në ju-ridiksionin e NjA Shëngjin. Ajo paraqet rëndësi të madhe për turizëm dhe pesh-kim. Ndodhet në bregun e majtë të del-tës së Drinit të Lezhës, me një sipërfaqe rreth 9 km² dhe thellësi mesatare 0,7 m. Dallohet për larmi të theksuar të botës së gjallë dhe bukuri mahnitëse të peiza-zhit të qetë. Ujërat e mjediset e lagunës ndahen në disa zona me të vogla si la-guna e Cekës, Gjoli i Buajve, Zajet etj. Për në Lagunen e Vainit shkohet në rrugën automobilistike: Qyteti Lezhë-Ishull Lezhë-Vain deri tek ish-fazaneria në Grykë Lumi. Në lagunë rritet një numër i konsiderueshëm lloje bimësh drunore dhe barishtore. Gjenden ekzemplarë të “rrënjës” (Quercus robur), një lloj dushku tashmë i konsideruar në rrezik zhdukje, i cili ka qenë i përhapur edhe në Velipojë. Ka lloje të tjera si vidhi i fushës, frashëri i zi, plepi i bardhë, disa lloje shkurresh dhe bimësh barishtore që durojnë ujin e kripur. Bimësia e mbetur konsidero-het ndër reliket e pakta të bimësisë li-gatinore natyrore në Shqipëri. Laguna e Vainit është një mjedis me shtrirje të konsiderueshme, ku janë të ndërlidhura mjediset ujore me ato tokësore, lidhjet me detin dhe rrugët auto, që në vete-vete përbëhet nga disa rrugëtime të pëlqyera turistike. Aty mund të ecet në këmbë dhe të lundrosh në ujë. Kudo ka mjedise interesante për t’u vizituar dhe

për hulumtime të ndryshme shkencore. Në mjediset e lagunës ka disa restorante që ofrojnë gatime tradicionale ku domi-non peshku që zihet në lagunë dhe në detin afër.

Fshatrat: Ishull-Shëngjini dhe Ishull–LezhaJanë rrugëtime të pëlqyeshme për agroturizëm. Për ju turistë, që doni të njiheni me kulturën rurale si një atrak-sion turistik, i vizitoni këto dy fshatra të komunës Shëngjin. Peisazhet agrokul-turore turistike në këto fshatra janë të shumtë. Këtu fermerët zhvillojnë me kujdes kulturat bimore, specie dhe vari-etete bimësh dhe pemësh frutore, si dhe raca të kafshëve të ndryshme: nga ato tradicionale tek ato të përzgjedhura. Në këto dy fshatra ju ofrohen dhe mjedise për pushime dhe ekskursione, veçanër-isht etnokulturore dhe agrokulturore, që ruajnë origjinalitetin e mëparshëm. Banoret e këtyre fshtrave quhen “malë-sorë” pra origjina e tyre është kryesisht nga Malësia e Madhe, çka bën që në këto fshatra të ruhen akoma shumë elementë kulturor dhe të mënyres së jetesës të atyre zonave nga kanë origji-nën. Pas viteve 90 janë shtuar në këto fshatra dhe familjet e reja me origjinë nga krahinat të tjera të vendit, ç’ka ka çuar në rritje të vlerave dhe diversitetit kulturor. Banorët janë mjaft mikpritës, në çdo kohë të urojnë mirëseardhje. Miku (vizitori) vlerësohet dhe për të ka një përkudesje të madhe sapo shkel në pragun e çdo shtëpie. Banorët e këtyre fshatrave si dhe të disa zonave të tjera të Shqipërisë, të gjithë mikpritjen dhe kujdesin për të huajin (mikun, vizitorin-turist) e kanë përmbledhur në thënien “Shtëpia është e Zotit dhe Mikut”. Në familje do gjeni disa gatime tradicionale me produkte bio dhe pije alkoolike cilë-sore (raki dhe verë) të prodhuara vetë. Nga fshatrat Ishull-Shëngjini dhe Ishull- Lezha: lagunat, deti, qyteti i Shëngjinit dhe ai Lezhës mund të arrihen shpejt dhe në këmbë, ndonëse fshatrat janë të përshkuara me shumë rrugë auto si dhe nga autostrada që të lidhë me Tiranën. Ju turistë që shkoni në fshat, mos u habisni nëse keni fjetur apo drekuar në një familje dhe ata hezitojnë apo nuk pranojnë t’u marrin para . Një mendësi e shkuar, që së shpejti duhet tejkaluar. Le të jeni Ju, “njëri” prej atyre që do të kon-tribuoni të përmirësohet kjo mendësi, duke paguar shpërblimin e merituar.

Shëngjini: një gërshetim i detit me malin» vijon, nga FQ. 9

Pamje e portit dhe ish-bazës ushtarake, Shëngjin

Page 11: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

Shkurt 2017 DRINI 11

Para disa vjetësh një botues i fuqishëm grek, në një bisedë të ngushtë bënte çudinë se “Që kur kanë ardhur shqip-tarët, ullinjtë në Greqi prodhojnë vit për vit”. Si njohës i biologjisë së ullirit, me ndi-hmën e një mikut tim që e njihte greq-ishten mirë, i shpjegova se, ulliri është një drufrutor që i pëlqen ta “përkëd-helësh” gjatë tërë kohës, por “përkëdhe-linë” më të madhe e kërkon kur jep frytin e tij të çmuar, kokrrat që kur i shtrydhim rrjedhin vajin aq të çmuar në jetën e njeriut. Ulliri nuk e duron “dajakun” në degët e veta. Nuk e duron për faktin se shkopi duke goditur kokrrat godet edhe degëzat e vogla, sythet frutorë që fshehin në vetvete lulet e pranverës, prodhimin e së ardhmes. Ulliri në këtë kohë duron që nëpër degët e tij të kalojë vetëm dora e njeriut, krehri që merr kokrrat dhe le sythat frutorë…I thashë intelektualit grek se prania e shumtë e emigrantëve shqiptarë në fsha-tin grek, në bujqësinë greke nuk ka sjellë vetëm krahun e fuqishëm të punës, por edhe trurin e stërvitur që depërton në biologjinë e bimës sepse, shqiptarët në një masë të madhe kanë mbaruar shkolla të mesme të profilit bujqësor dhe njohin biologjinë e bimëve…Nuk e di në se më kuptoi intelektuali grek, por prej asaj kohe më ka ngacmuar mendimi për të njohur, jo vetëm forcën e krahut, por edhe të trurit të emigrantëve shqiptarë në bujqësi, ndihmesa e të cilëve, ndonëse është tepër e vështirë të matet e të pasqyrohet në shifra, është e pranishme dhe e kapshme.Një studim i universiteteve greke të Patrës dhe të Janinës konkludon, se 70 për qind e ekonomive bujqësore greke mbijetojnë vetëm në sajë të punës së emigrantëve. Shumica e tyre, saktësisht 90 për qind, sipas studimit, janë shqip-tarë. Ky fakt ka bërë që të pohohet me plot gojën se bujqësia greke, fshati grek, mbijeton në një shkallë të madhe në sajë

të punës së shqiptarëve. Këtij studimi mendoj se i mungon një de-taj cilësor, pikërisht niveli arsimor e pro-fesional i emigrantit shqiptar. Është një fakt i pamohueshëm se, në Shqipërinë e mbyllur për shumë gjëra, shkolla ishte e hapur. Arsimi tetëvjeçar ishte i detyruar. Arsimi i mesëm, megjithëse nuk ishte i detyruar, kishte marrë një shtrirje ma-sive. Shkolla e mesme profesionale, sido-mos ajo e profilit bujqësor, ishte e shtrirë edhe në zonat më të thella e të largëta të Shqipërisë. Ishte shtrirë në atë masë sa “fshat të bashkuar” pa shkollë të mesme bujqësore nuk gjeje.Mërgata ekonomike shqiptare, djemtë e rinj që në vitet ’90 kaluan kufirin grek, stacion të parë të punës së tyre patën fshatin grek, bujqësinë dhe blegtorinë greke. Ata morën nga kjo bujqësi, por edhe i dhanë asaj, ishin jo vetëm objekt, por edhe subjekt i saj .Dëshira që të mësoj se sa është kon-tributi intelektual i emigrantit shqiptar në bujqësi, sa ai ka qenë subjekt i saj, më shtyu që gjatë një vizite në fshatin Agio Georgiu Feron të Volosit të intervistoj një grup emigrantësh që punonin në fer-mat bujqësore të fshatit. Intervistova 56 emigrantë shqiptarë. Ata ishin të gjithë fshatarë, madje nga fshatra të thellë e të varfër malor të Shqipërisë. Mosha mesa-tare e 56 të intervistuarve ishte 25.7 vjeç. Prej këtyre, të moshës 17 - 20 vjeç ishin 7 vetë, 21 - 25 vjeç ishin 22 vetë, 26 - 30 vjeç ishin 17 vetë, 31 - 35 vjeç ishin 5 vetë. Të moshës 36-40 vjeç ishin 2 vetë dhe mbi 40 vjeç ishin 2 vetë. I moshës së mi-tur, 16 vjeç, ishte vetëm një. Emigrantët në studim, siç theksuam më sipër ishin

të gjithë fshatarë. Prej tyre 26 ishin nga fshatrat e Dibrës, 9 nga fshatrat e Tiranës, 7 nga ato të Beratit, 5 nga ata të Kurbinit, 3 krutanë, 2 elbasanas, 2 kuksianë, një shkodran, një mirditor dhe një tropojan. Në fshat ishin 4 familje: një nga Shkodra, një nga Përmeti dhe dy nga Rumania. Të 56 emigrantët shqiptarë në Agio Georgiu Feron kishin bashkërisht 565 vite shkollë, me një mesatare 10 vjet arsim secili. Me arsim të mesëm të pa mbaruar ishin më pak se gjysma, 26 vetë. Me arsim të mesëm të plotë 28 vetë. Me arsim tetë vjeçarë ishin dy vetë. Prej këtyre të fundit 20 ishin me arsim të mesëm bujqësor, 7 ishin me arsim të mesëm të përgjithshëm dhe një me arsim të mesëm miniere. Nuk mendoj se kemi një rastësi në një nivel të tillë arsimor, do të thosha të lartë, në një fshat të zakonshëm të një zone bu-jqësore siç është ajo e Thesalisë. Raporte të tilla gjykoj, me ndonjë diferencë të vogël më lart apo më poshtë këtyre të dhënave, gjen në tërë fshatrat e Greqisë. Do të ishte me interes që institucione prestigjioze si universiteti i Patrës, Jani-nës apo qyteteve të tjera, të hulumto-nin edhe në peshën arsimore që bu-jqësia greke ( por edhe sektorët e tjerë të punës dhe të prodhimit ) marrin nga mërgata ekonomike shqiptare. Thekso-jmë që emigrantët shqiptarë që puno-jnë në bujqësi ( dhe në sektorët e tjerë ) kanë dhënë shumë, por kanë marrë po aq shumë: Nuk e kemi fjalën për paratë, por për teknologjitë. Kush udhëton në Shqipëri nuk mund të mos i tërheqë vë-mendjen se shumë emigrantë, kryesisht nga zonat fshatare, tashmë kanë kaluar stadin e mbushjes së trastave me rroba të dhuruara e kutitë me elektroshtëpiake të përdorura. Në çantat dhe kutitë e tyre shpesh e më shpesh do të gjesh farëra e fidanë nga më cilësorët, që ata kanë mbledhur apo kultivuar me duart e tyre.Është kjo një shprehje e këmbimit të kul-turave. Dhe këmbimi i kulturave bëhet gjithnjë sipas një ekuivalence në baras-peshë. Ligji i njohur i enëve komunikue-se nuk vepron vetëm në natyrë por edhe në shoqëri.

DUART DHE MENDJA E SHQIPTARËVE NË BUJQËSINË E SOTME GREKE

Kohë më parë, një gazetar grek në një televizion privat, mes tjerash tha: "Shqip-tarët hanë bukën prej nesh, por të mos harrojmë që ne hamë kekun prej tyre"...Në moment, në emision u futen reklamat televizive... Pas reklamave, gazetari nuk ishte më në studio...(?!)

Nga ABDURAHIM ASHIKU,gazetar-Athinë

Të rinj emigrantë në Selanik

Page 12: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

12 DRINI Shkurt 2017

Patatja është një kulturë bujqësore që përdoret për ushqimin e njeriut, të kaf-shëve dhe përpunim industrial. Kjo bimë kultivohet deri në lartësitë 3000 metra mbi nivelin e detit. Nga mesi i shekullit XVIII në të gjithë botën ka qenë një nga bimët kryesore në luftën kundër urisë që kishte përfshirë tërë globin në atë peri-udhë. Krahas perimeve, patatja përbën një ndër produktet ushqimore më të rëndësishme për ushqimin e përditshëm të njeriut dhe që përmirëson strukturën ushqimore të tij. Duke dhënë sasi të mad-he amidoni (18-20 % të peshës së tuber-eve) dhe prodhimit të lartë (edhe mbi 300 kv/ha) ajo është bima amidonoze kryesore me rëndësi të madhe për ush-qimin e njeriut, për industrinë dhe ush-qim për kafshët. Një kg tuber patate jep mesatarisht 800 kalori. Tuberet e patates përmbajnë glucide, protide, litide, lënd minerale. Vitamina të tretshme të grupit C dhe B etj, por në të gjendet edhe një lëndë e dëmshme glukoalkaloidi solanin. Patatja ka gjetur përdorim të gjerë edhe në mjeksi për kurimin e shumë sëmund-jeve si për ato të zemrës, stomakut, vesh-kave etj. Patatja ka gjithashtu rëndësi ekonomike pasi e lë tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë organike. Në disa vende të botës, por edhe në vendin tonë rëndësi ka marrë prodhimi i hershëm i patates. Mbjellja e patates në zonën e ngrohtë bregdetare në muajt Janar -Shkurt bën të mundur që të merren prodhime të her-shme brenda 15 Majit, gjë që rrit vlerën e patates në treg dhe krijon mundësi për eksportin e saj jashtë vendit, duke e bërë prodhimin e saj me efektivitet të lartë në këto zona. Patatja ka kërkesa të larta për toka të shkrifta dhe kjo është një veçori biologjike e saj. Stolonet nuk kanë aftësi t’u rezistojnë pengesave mekanike, pran-daj ato degëzohen dhe formojnë tubere të vegjël e të deformuar. Patatja shkon mirë me tokat e lehta, pak të lidhura siç janë tokat subargjilore dhe subranore të lehta, tokat torfike, pyjore e livadhore. Tokat që i plotësojnë kërkesat për kul-

tivimin e patates në territorin e Bashkis Lezhë janë të shumta. Mjafton të për-mendim fushën e Torovicës, sipërfaqe të tëra në zonën e Rrilës. Shënkollit, Tales, Ishull Lezhë etj. Mbi të gjitha, kjo bimë kërkon toka të kulluara, një kusht që në këto kohë po e plotësojmë me vështirësi. Para vitetve 1990 vetëm në Toro-vicë janë mbjellë mbi 130 ha me patate dhe është marrë një rendiment 180 deri 200 kv/ha. Po sot? Mungesa e kullimit e bën të pamundur mbjelljen e hershme të kësajë bime në gjithë territorin e bash-kisë dhe veçanërisht në atë të Torovicës. Plugimi i tokës duhet të ralizohet në

thellësi 26 deri në 30 cm, duke realizuar një përmbysje të mirë të saj. Para mbjel-ljes duhet të bëjmë frezimin për të reali-zuar një shtrat të shkriftë në thellësinë 18 deri në 20 cm. Për përcaktimin e parcelës për mbjellje rëndësi ka edhe parabima. Patatja jep prodhime të mira e mbjel-lur pas drithrave të bukës, bishtajoreve, perimeve, duke përjashtuar domaten dhe patlixhanin. Monokultura e saj sjell me vete shtimin e prekjes nga sëmund-jet e ndryshme, sidomos nga vyshkjet dhe veçanërisht nga nematodat. Pataja duke u karakterizuar nga prod-himi i madh në tubere, ka kërkesa të mëdha për lëndë ushqyese. Për një prod-him prej 300 kv/ha, ajo tërheq nga toka elementët ushqyes si më poshtë: azot 150 kg lënde aktive, fosfor 56 kg, potas 270 kg, squfur 22 kg, calcium 128 kg dhe magnez 25 kg etj, dhe po ashtu edhe

mikroelement si Fe, Cu, Zi, Mn, Bo. Duke qenë shpesh herë në krye të qarkullimit bujqësor, patatja kërkon futjen në tokë të një sasie të mirë plehu organik i cili rrit përmbajtjen e humusit në tokë.Norma e plehut organik duhet të jetë 300 deri 500 kv/ha. Përdorimi i kësaj sasie të plehut organik jep shtesë prodhimi prej 30 deri në 40%. Zgjedhja e materialit mbjellës të patates ka rëndësi të madhe sepse nga ai dhe përgatitja e tij varet në masë të madhe prodhimi i ardhshëm. Fara e patates para mbjelljes duhet të jetë e bulëzuar. Mbjel-lja kryhet kur temperaturat e tokës në

thellësi 10 deri 12 cn ka arritur 7 deri në 8° C. Për zonën tonë, që është zona kli-matike mesdhetare fushore, afati më i mirë i mbjelljes së patates është 15 dh-jetor deri 31 Janar, dhe asaj verore është muaj korrik. Madhësia e tubereve duhet të jetë mesatare, tuberet mbi 100 gram duhet të ndahen përgjysëm. Patatja mbillet në gropa, brazda dhe makinë mbjellëse. Distancat e mbjelljes janë të tilla që të sigurohen 45 000 deri në 50 000 bimë për hektar. Shërbimet që kry-hen pas mbjelljes së patates janë: Prishja e kores së tokës, prashitja, mbush-ja e bimës, vaditjet, plehrimet plotësuese si dhe luftimi i dëmtuesve dhe sëmund-jeve të ndryshme. Realizimi në praktikë në kompleks në sasi, cilësi dhe kohë i masave agroteknike bëjnë të mundur ar-ritjen e suksesit duke marrë rendiment të lartë dhe cilësor.

PATATJA E HERSHME, MBI TË GJITHA KËRKON TOKA TË KULLUARA

Agr. PASHK DRAGUSHASpecialist i pemëtarisë e perimtarisë në DBPZHR, Bashkia Lezhë

Nga vjelja e patates së hershme

Page 13: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

Shkurt 2017 DRINI 13

Që në fillimet e krijimit të shërbimit pyjor para mbi 90 viteve, duke u bashkërenduar pylltaria shqiptare me ato të vendeve të rajonit dhe më gjerë, u punua shumë deri ne vitin ’90-të falë kontributit njerëzor për mbrojtjen e vlerave të pazëvendësueshme duke e konsideruar pyllin si pronën tonë.Por, a janë “pronë e jona” pyjet dhe mjedisi në tërësi? Natyrisht që po, por tani më, jo vetëm si një sfidë, por si një detyrim për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. U bë gati një vit nga transferimi i pyjeve nën admin-istrimin e pushtetit vendor si pasuri publike, ndryshe nga kalimi i pyjeve dhe kullotave në përdorim e pronësi të ish komunave pa asnjë lloj kriteri apo kapaciteti, por vetem u

bë me aksion se duhej bërë dhe kaq. Një vit ka kaluar nga transferimi i fondit pyjor kul-losor në administrimin e pushtetit vendor, është shumë pak krahasuar me rezultatet e arritura.Është shumë pak pasi pyjet u morën në gjendje të mjerueshme, pa dokumentacio-nin e duhur të rregullt, pa të dhëna të sakta të terrenit, pa infrastrukturën e duhur të shërbimit pyjor, pa fondet e duhura për per-sonelin dhe pa një plan strategjik afatgjatë zhvillimi e politika për menaxhimin e qën-drueshëm të pyjeve. Çfarë duhet të bënim ne për ta ndryshuar sadopak situatën në pyje dhe kullota të bashkisë Bulqizë? Si nisi menaxhimi i pyjeve dhe kullotave në bashki në kuadër të de-centralizimit të pasurive pyjore e kullotave dhe të zbatimit të reformës teritoriale dhe çfarë bëmë ne fakt? Krijimi i menjëhershëm i strukturës menaxhuese të pyjeve duke pl-anifikuar të ardhurat që gjenerojnë nga py-jet, planifikimi i nevojave të banorëve për dru zjarri si dhe planifikimi i ndërhyrjeve në

fondin pyjor kullosor nëpërmjet investi-meve. Nevojat e shërbimit pyjor për infra-strukturën e nevojshme bëri që në bashki të ndjehet përgjegjësia e personelit për punën që bënin.Cilat ishin hapat e parë që u hodhën pas

krijimit të strukturës? Mangësitë e krijuara ndër vite për dokumentacionin dhe të dhënat e terrenit bëri që të kontrollohen të gjitha ekonomitë pyjore dhe u përcaktuan problematikat si dhe masat për përmirësi-min e tyre. Personeli nuk dispononte doku-mentacionin teknik të një specialisti terreni dhe kjo u krijua menjëherë, ndarja e eko-nonomive pyjore specialistëve dhe pajisja e tyre me dokumentaionin teknik (fletoren e teknikut, siç quhej në ato vite për të dhënat e ngastrave, hartat dhe proces-verbalin e marrjes në dorëzim etj.). Ajo që ishte më e rëndësishme për zonat e thella malore siç dhe është bashkia Bulqizë, kishte të bënte

me furnizimin e popullatës me dru zjarri si nevoja jetike për këto zona rurale shumë të varfëra.Me miratimin e akteve nënligjore, ndonëse me shumë vonesa nga politikbërësit që udhëzonin lidhur me mënyrën e furnizimit me dru zjarri për banorët, në kuadër të re-formës teritorialo-administrative, duhej me çdo kusht që qytetarët tanë të njiheshin me këto ndryshime si një utopi për këto të fun-dit. Në historikun e kësaj bashkie (me siguri dhe në bashkitë e tjera) në teritorin e saj administrativ nuk ekziston asnjë dokumen-tacion që vërteton mënyrën se si janë furni-zuar banorët më dru zjarri apo për vjeljen e tarifës bazë për 1 m³ dru zjarri. Takimi me kryesitë e të gjithë fshatrave të njësive ad-ministrative të bashkisë Bulqizë si dhe me banorët, ishte ajo që i dha zgjidhje këtij fenomeni. Ishte shumë e vështirë që t’ju kërkoje banorëvë tarifën sipas VKM për 1 m³ dru zjarri. Po përse ishte e vështirë? Sepse kurrë nuk e kishin paguar, kurrë nuk iu ishte ofruar një shërbim i tillë për t’i ardhur në

ndihmë komunitetit lidhur me plotësimin e nevojave për dru zjarri.Në teritorin e bashkisë Bulqizë janë rreth 52.000 ha pyje, ku si në të gjithë pyjet e vendeve të tjera janë bërë dëmtime për shkaqe të ndryshme qofshin këto njerëzore apo nga katastrofat e ndryshme natyrore. Sipas studimit të bërë, në territorin e pyjeve bashkiake, mbeturinat e krijuara ndër vite i plotësonin më së miri nevojat e komunitetit me dru zjarri pa qenë të nevojshme prejet e reja. Rezultati ishte i prekshëm: u realizuan mbi 80% e të ardhurave të parashikuara nga drutë e zjarrit vetëm nga mbeturinat, njëko-hësisht të gjithë banorët u furnizuan me dru zjarri.Dimri i acartë që preku të gjithë vendin dhe më shumë zonat e thella malore siç dhe është bashkia Bulqizë, e gjeti komunitetin të përgatitur, e po ashtu edhe shkollat e insti-tucionet e tjera. Familjet në nevojë u furnizuan me dru zjarri falas nga bashkia duke ua dërguar deri në banesat e tyre.Për të ndërhyrë në fondin pyjor duhet bux-het, por ky buxhet është në raport të zhdre-jtë me këto nevoja. Shkatërrimi ndër vite i kësaj pasurie kërkon po kaq shumë vite re-habilitim. Por si arritëm ne që ta zbusim sado pak këtë mungesë dhe cilat ishin rezultatet e para? Në territorin e bashkisë ka shumë subjekte që ushtrojnë aktivitet në fondin pyjorë e kullosorë. Nuk kishte ndodhur më parë që subjekteve t’u bëhej me dije që në ato raste kur përfiton nga pasuria publike, duhet të paguash. Me pagesën e ligjshme që bënë subjektet, u realizua rehabilitimi i një sipërfaqeje të konsiderueshme pyjore të degraduar ndër vite. Nga ana tjetër, bash-këpunimi me kominitetin si hallka kryesore dhe e pa zëvendësueshme, ishte dhe do të jetë motoja jonë për suksesin e arritur. Eshtë menduar kthimi i përdorimit tradicional i py-llit si një metodë mjaft efikase si në drejtim të mirëmbajtjes dhe mirëmenaxhimit të pyl-lit, por dhe në krijimin e të mirave materiale që gjenerojnë nga pyjet, kryesisht nga ato të ulta të llojit cungishte. Duke marë në kon-sideratë dhe kufizimin e prerjeve si rezultat i post-moratoriumit për pyjet, përdorimi tradicional i pyjeve do e fuqizonte akoma më shumë moratoriumin në fjalë. Ndalimi i mbikullotjeve është një tjetër masë për të realizuar ripërtëritjen natyrore. E paapli-kuatr asnjëherë më parë, rezultatet e kësaj mase u dukën në verën që sapo kaloi.Ajo që pylli u kërkon njerëzve, është që ta lënë të mbijë e të rritet, ta respektojnë kur është në këtë proces delikat të rigjenerimit, që ai e bën për mrekulli me farën e tij në tokën e tij. Ndaj menaxhimi i qendrueshëm i pyjeve, më shumë se një sfidë, është përgjegjësi dhe detyrim i pushtetit vendor, për të gjetur çelësin e suksesit e më tej për të mbyllur çelësin e shkatërrimit.

PYJET NË BULQIZË: SFIDË DHE PËRGJEGJËSI PËR NENGA LUTFI MIFTARI DREJTORI I SHËRBIMIT PYJOR, BUJQËSISË DHE VETERINARISË, BASHKIA BULQIZË

Masiv pyjor në Bulqizë

Page 14: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

14 DRINI Shkurt 2017

“LUMI I VDEKUR”: DEBAT NË KËSHILLIN E BASENIT DRIN-BUNËKryesisht në mbledhjen e parë, por edhe në mbledhjen e dytë të Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë që u mbajt më 13 shkurt 2017 në zyrën e prefektit të qa-rkut të Shkodrës, përveç pikave që parashikoheshin në rendin e ditës, përfaqësuesi i autorizuar i kryetarit të bashkisë Lezhë, z. Gjovalin Gjeloshi, ngriti me forcë çështjen e “Lumit të Vdekur” të Lezhës, i cili gjithnjë e më pak ka rezerva uji në shtratin e tij.Dega e vjetër e lumit të Drinit, e cila kalon nga Lezha dhe derdhet në detin Adriatik, prej vitesh nuk merr asnjë litër ujë nga Drini i vër-tetë, duke e kthyer Drinin e moçëm në një kanal moçali, pa rrjedhë dhe pa jetë për organizmat e gjalla ujore.

Gjallërohet kjo degë vetëm në kohë reshjesh në dimër ku ushqimi i vetëm i këtij “lumi” janë kanalet e ujërave të larta si dhe dega e Gjadrit. Po kështu edhe në stinën e verës, falë një kon-trate që ka Bordi Rajonal i Kullimit me Vaun e Dejës, për një periudhë

dymujore, për të marrë një sasi uji për ujitjen e bimëve bujqë-sore.“Vdekja klinike” e lumit të Drinit në Lezhë ka ardhur përfundi-misht nga dhënia me koncesion e H/C të Ashtës dhe nga kontra-ta që ka firma ndërtuese me qeverinë shqiptare për të marrë në dizpozicion të gjithë sasinë e ujit që vjen nga Vau i Dejës.Megjithëse ky debat është jashtë kompetencave të Këshil-lit të Basenit Ujor Drin-Bunë,

marrja e një vendimi prej këtij or-ganizmi dhe lobimi i kësaj kërkese të domosdoshme në organizmat përgjegjëse qeveritare, do të shkon-te “në rrjedhë” të rrjedhjes së Drinit të Lezhës për t’a rigjallëruar si lumë.

Më 22 shkurt 2017 në ambjentet e prefekturës së Lezhës u zhvillua mbled-hja e radhës e Këshillit të Basenit Ujor të lumit Mat. Në materialin e përgati-tur nga sekretariati teknik i këtij këshilli, binin në sy tre grupe projekvendimesh apo projekt mendimesh paraprake. Sekre-tariati kërkonte që këshilli të jepte mendim paraprak pro apo kundër për ndërtimin e plot 24 HEC-eve mbi këtë basen, nga fir-ma të ndryshme. Vendndodhjet e kërkuara janë në Mashtërkorë, pranë qytetit të Fushë-Arrësit 2 kërkesa, Bulqizë 5 kërkesa, Rrëshen 3 kërkesa, Ungrej 1 kërkesë, në territorin e bashkisë Pukë, Mat, Klos, Burrel etj. Për këtë pikë të rendit të ditës, vota e përfaqësuesit të autorizuar të kryet-arit bashkisë së Lezhës, në këtë këshill, z. Gjovalin Gjeloshi, drejtor i bujqësisë, pyjeve e zhvillimit rural, ishte kundër. Arsyetimi ishte mbrojtja e ambjentit dhe ruajtja e virgjërisë së basenit të lu-mit. Kundër u votua edhe për kërkesat e paraqitura në këshill për marrjen e lejes

për shpimet e ujit të pishëm nga firma të ndryshme, me arsyetimin që të kemi një shpim, jo disa dhe të mendohet për rrjetin e ujësjellësit.

Interesante ishin formulimet e kërke-save të firmave të ndryshme ndërti-more apo jo, për marrjen e inerteve në shtratin e lumit të Matit. Sipas përfaqë-suesëve të sekretariatit teknik të Këshil-lit Kombëtar të Ujit, është bërë një stu-dim se ku duhet të ndërhyhet për të rehabilituar rrjedhën e lumit të Matit

me qëllim që ajo të jetë sa më e disiplin-uar përgjatë shtratit të tij. Qëllimi është i mirë, mendojmë. Bazuar në këtë stu-dim, edhe kërkesat e firmave për marrje

inertesh duhet të përqëndro-hen në ato territore ku sipas studimit është e nevojshme ndërhyrja për rehabilitim. Por në fakt, sa do të zërë vend re-habilitimi i vërtet, që shprehej në këtë projekt-vendim dhe sa do të anohet prej firmave kërkuese drejt shfrytëzimit, që në fakt nuk përmendet as edhe si fjalë në marrjen e këtyre vendimeve. Me shpresën se krahas shfrytëzimit të inerteve për qëllime përfitimi, subjek-tet e pajisura me leje prej këtij këshilli do të bëjnë edhe paksa

punë rehabilituese të rrjedhës së lumit të Matit, vota e përfaqësuesit të bash-kisë Lezhë ishte pro.Gjithashtu u ngrit edhe nevoja e rehabi-limit të shpejtë të argjinaturës së lumit Mat në të dy anët e tij, me qëllim sh-mangien e rrezikut të përmbytjeve, siç na ndodhi në nëntorin e vitit të kaluar.

Rehabilitim i rrjedhës apo shfrytëzim i inerteve?-Në mbledhjen e KBU të lumit Mat u kërkua mendim për ndërtimin e 24 HEC-eve, u paraqitën për ven-dim 13 kërkesa për shpime-puse të ujit të pishëm dhe 19 kërkesa për shfrytëzim inertesh në shtratin e lumit të Matit-

Shfrytëzim inertesh në shtratin e lumit Mat

Lumi i vdekur i Lezhës

Page 15: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

Shkurt 2017 DRINI 15

Libri ka shumë dimensione, prandaj edhe vlera e tij është e shumanshme. Autori shkruan për fshatin, apo më mirë të themi krahinën e Dukatit, pa preten-duar se i bën historinë. Por ama disa të vërteta, që i shkruan, i quan të nevo-jshme dhe janë të nevojshme. Ta më-sojnë të gjithë edhe brezat më të rinj e që do vijnë. Si bie fjala: Prejardhja e banorëve, përjetimi i kësaj krahine në kohë të ndryshme e në periud-ha të gjata, që nga lashtësia deri në ditët e sotme, këndvështrim-in e tij për disa ngjarje. Veçanër-isht për ato të kohës së Luftës së Dytë Botërore etj.Libri ka një biografi të saktë të familjes së autorit dhe një shtrir-je në të afërmit e në kuptimin fis-nor e më gjerë. Madje edhe për pronat e blera apo trashëguara. Nga ky këndvështrim ai përbën edhe një dokument, një mësim se si mund t’i kujtojmë në një libër njerëzit, nga të cilët vijmë, neve vetë, pasardhësit tanë, e madje deri te ata më të vegjël, në kohën e dhënë, si moshë. Jo vetëm kaq por është shkruar edhe pak histori për secilin nga ta, aq sa është e nevojshme, pa tepruar dhe pa lënë mangët, sigurisht në kuadrin e një libri autobiografik. Një biografi të mirëfilltë të tij, që nga fëmijëria, arsimimi dhe krijimi i familjes e më tej. Kjo biografi i paraprin edhe pjesës tjetër, që ka të bëj me jetën pro-fesionale. Një jetë mjaft e ngjeshur, në të dy sistemet. Modestia e përshkon gjithë këtë pjesë. Kjo duket më së miri në vlerësimin që u bën ai shumë njerëzve: specialistë ose jo, kuadro apo njerëz të radhës, me të cilët ka punuar apo e ka çuar puna për hallet e ekonomisë ose të njerëzve të veçantë. Dua të theksoj: edhe nga sa e kam ditur vetë, se Hasani në rrethin e Fierit, nën zë konsiderohej një specialist që “përdorej”, për të nxjerrë nga prapambetja ekonomi të ndryshme bujqësore. Kështu është rasti i detyrës në Bishan apo në Frakull të Fierit. As-

gjëkund ai nuk shkruan për këtë rol, as se ka bërë ndonjë heroizëm. Natyr-shëm tregon se punonte për të mirën e njerëzve. Nisur nga vlerësimet politike të prejardhjes, ai u kufizua të avanconte sipas aftësive që kishte. Këtë e dinë të gjithë dhe që e bëjnë më të qartë detyrat që iu ngarkuan me ndërrimin e sistemit, vetëm mbi bazën e meritokracisë. An-gazhime në poste shtetërore e politike.

Ardhur në këto poste si pjesë e një force të re politike. Në sistemin që lamë pas nuk ishte angazhuar kurrë drejtpërdrejtë me politikë. Por shpejtë kuptoi se, që të kontribuonte më shumë e me gjithë po-tencialin e aftësitë në demokraci, duhej një angazhim i tillë. Në mënyrë të natyr-shme e përshkruan këtë kalim cilësor të jetës së tij. Ndryshimi rrënjësor, që duhej të pësonte regjimi në Shqipëri, kërkon-te përkushtim e vetëmohim, sakrifica edhe në drejtim të shëndetit e kujdesit në familje. Këto e të tjera pasazhe na je-pen të përshkruara realisht në libër, pa letrarizma e frazeologji. Puna si deputet, ministër e në detyra të tjera shtetërore e partiake, me angazhim e përballje men-dimesh, hapur, janë pasazhet më inte-resante, që ja rrisin peshën librit si dhe mendimeve të autorit, edhe me theksim aktual. Si djalë Vlore, nuk ja falte vetes që s’kishte kontribuar në këtë rreth. Rasti e solli që të emërohej prefekt në këtë qark, detyrë të cilën më shumë e mirëpriti pikërisht

për të realizuar këtë dëshirë se sa për gjë tjetër. Dhe e përshkruan atë pjesë me detaje, duke sjellë në faqet e librit per-sonazhe me të cilët ka punuar, pavarë-sisht përkatësisë së tyre politike. Një veti e rrallë e Hasanit: ti jepet secilit vendi që i takon, merita që i takon. Do e gjeni këtë edhe në të gjithë përmbajtjen e librit. Doja të veçoja se Hasani nuk i ka kursyer faqet e librit. Ka përmend me emër e

mbiemër cilindo me të cilin ka punuar, specialist, kooperativ-ist, shofer apo shoqërues. Di-kujt mund t’i duket e tepërt kjo, por jo, Hasani konsideron se duke i përmendur, i vlerëson, sepse secili, për një punë që ka bërë, pavarësisht “e vogël” apo “e madhe” duke e përmendur, shpreh respekt ndaj tyre, madje duke kërkuar falje për ndonjë që edhe mund të jetë harruar. Theksojmë se detyrën e minis-trit të bujqësisë, që iu ngarkua në ato vite shumë të trazuara

dhe fillim tranzicioni, e justifikoi në mënyrë të shkëlqyer. Ai u përpoq që drejtimin e bujqësisë ta vinte mbi baza ligjore. Përkrahu specialistët e bu-jqësisë, duke treguar një tolerancë të lavdërueshme, pa paragjykime e pra-pamendime. Njëkohësisht nëpërmjet lidhjeve me homologët jashtë vendit, u përpoq t’i jepte hapësirë bujqësisë, duke nxitur prurjen e investimeve, fon-dacioneve e ndryshme dhe përvojës së zhvillimit të fermave private.Në mbyllje, ajo që dua të vë në dukje edhe më shumë, është fakti se, duke lexuar këtë libër, i shkruar për autobio-grafinë profesionale, lexon për jetën e një specialisti të suksesshëm bujqësie. Shk-ruhet për jetën e një specialisti bujqësie që arriti rezultate në sajë të një punë të jashtëzakonshme dhe me sakrifica. Kjo përbën edhe një vlerë shtesë, sepse në të shumtën e herës puna e tyre nuk është vlerësuar, madje mund të them se edhe sot pak a shumë ekziston e njëjta situ-atë.

Në faqet e librit “Jeta në një libër”me autor Hasan Halili, puna e specialistit të bujqësisë del me tërë dimensionet e tij dhe pa e tepruar mund të themi se është një homazh për të gjithë këtë kategori për sakrificat e tyre. Duke lexuar këtë libër secili specialist do të ndjehet krenar, që edhe në kushtet e atij sistemi, agronomi ose çdo specialitet tjetër i bujqësisë, gjente rrugë e mundësi të zbatonte shkencën, të nxiste rritjen e prodhimit dhe të kon-tribuonte aq sa mundte në mirëqenien në fshat.

“JETA (E SPECIALISTIT TË BUJQËSISË) NË NJË LIBËR”

JANI GUSHO

Page 16: shkurt 2017 gazetë periodike Viti 02 Nr. 02 ( 08) Drini · Ne, nga që nuk na erdhi një eskavator për çdo fshat, ... pse temperatura i ka kaluar të minus 15 gradët atje, kur

16 DRINI Shkurt 2017

Ky numër u mundësua nga dashamirësi i shtypit Mark Bibë Vuka nga fshati Pllanë

1NGA FONDI I BIMËVE MJEKSORE NË ZADRIMË

Përgatiti: PALOK GJONI