shërbimet mbështetëse të qendrave burimore për mësim dhe
TRANSCRIPT
2014
Raport vjetor i mësuesve udhëtues
2014
MAShT
Shërbimet mbështetëse të Qendrave Burimore për mësim dhe këshillim për Arsim Gjithëpërfshirës në Kosovë
2
Përmbajtja:
Qendra Burimore për mësim dhe këshillim “Dr Xheladin Deda”Pejë..................3-18
Qendra Burimore për mësim dhe këshillim “Nënë Terezë” Prizren……….…..… 19-31
Qendra Burimore për mësim dhe këshillim “Përparimi” Prishtine….………….....32-44
Qendra Burimore për mësim dhe këshillim”Nënë Tereza” Mitrovice…….…..….45-49
Qendra Burimore për mësim dhe këshillim “ Lef Nosi” Prizren……….……..…...50-58
Raportin e përpunoi:
Luljeta Kabashi, Divizioni i Arsimit me Nevoja të Veçanta/ MASHT
3
QENDRA BURIMORE PËR MËSIM DHE KËSHILLIM
“dr Xheladin Deda” Pejë
HYRJA
Qendra Burimore për mësim dhe këshillim është institucion i cili ofron shërbime
për nxënës në shkollat e rregullta, shkolla të cilat kanë nxënës me nevoja të
veçanta arsimore duke u ofruar mbështetje profesionale me arsimtarë
udhëtues, me metoda të mësimdhënies, materialeve për të krijuar mundësi të
barabarta në procesin edukativo-arsimor dhe trajnimin e arsimtarëve në shkolla
të rregullta.
Qendra Burimore për mësim dhe këshillim
Sh
ko
lla
s
pe
cia
le
pe
r d
em
tim
e
te
sh
um
efu
ish
ta
Niveli parashkollor
Shkolla fillore
Shkolla e mesme e ulet(6-9)
Shkolla e mesme e larte(10-12)
Sh
erb
ime
t
mb
es
hte
tese
Mesues udhetues
Njesia e shtypjes se materialeve
Studio akustike
Biblioteka
Trajnimet –Aftesimet profesionale
S
ekto
ri
i
inte
rven
imit
te
he
rshe
m
Sektori i intervenimit te hershem (trajton moshen 0-6 vjet)
Sektori i edukatoreve
Sektori shendetesor
4
TAKIME E EKIPIT BËRTHAMË- RASTET E DISKUTUARA
Mos funksionimit i grupit bërthamë për shkak të reduktimit të numrit të vogël të
anëtareve, ku ky numër është reduktuar nga MAShT dhe ka kaluar puna e grupit
bërthamë në grupet tjera, në ekipin e vlerësimit të brendshëm.
Ekipi vlerësues i brendshëm i cili përbehet nga gjashtë anëtar te stafit pedagogjik i
brendshëm i Qendrës Burimore, kanë marrë disa vendime për pranimin dhe integrimin e
nxënësve të verbër dhe me dëmtime në të parë.
Nxënësi A.S. pas shqyrtimit të rastin nga ekipi vlerësues, dhe dokumentacionin
mjekësor unanimisht marrin vendim që nxënësi në fjalë të vijoj mësimin në Qendrën
Burimore me arsyetim të verbësisë.
Me kërkesën e mësuesve udhëtues dhe pëlqimin e prindërit A.A. nga Gjilani të bëjmë
një lëvizje nga shkolla e rregullt në Qendrën Burimore. Të mbajmë mësime shtesë me
ketë fëmijë për arsye të cilën nxënësi nuk ka vijuar mësimin për një kohe në shkollën e
rregullt kështu që ti përforcoi mësimet e humbura dhe prape të rikthehet në shkollën e
rregullt.
Stafi pedagogjik është mbledhur të marrë masa disiplinore për nxënësinë A. M. i cili ka
thyer rregullin shtëpiake ku ju ka ndaluar qëndrimi në konvikt për tri ditë.
I. TAKIMET ME EKIPIN MBËSHTETËS
Takime të rregullta janë mbajtur me stafin pedagogjik për sfidat dhe të arriturat ne
terren. Çdo dy javë janë mbajtur takime të tilla në kuadër të qendrës burimore, ndërsa
në secilin nga takimet është diskutuar edhe puna jonë dhe para stafit kemi paraqitur
kërkesat dhe nevojat në terren.
Në këto takime stafi pedagogjik ka shprehur gatishmëri për të marrë pjesë në vizitat
mbështetëse në terren. Tetë mësimdhënës nga qendra burimore gjatë viti shkollor
2013/2014 kanë marrë pjesë në vizitat e aranzhuar nga ne në shkollat e rregullta në
komuna të ndryshme të Kosovës, disa prej tyre shumë herë, sipas nevojave që kanë
5
ardhur nga shkollat. Si dhe në shkolla të rregullta ju është mundësuar orientim në
hapësirë dhe mobilitët i nxënësve të cilët vijojnë mësimin në shkollën e rregullt.
Takime me njësinë e përpunimit të materialeve për kërkesat e përgatitjeve të
materialeve varësisht prej nevojave të nxënësve që janë në mbështetje në shkolla të
rregullta nga Qendra Burimore. Edhe këto takime janë mbajtur në mbledhje të rregullta
të stafit të qendrës burimore, por edhe takime të vazhdueshme të shpeshta vetëm me
njësinë e përpunimit të materialeve, për të procedura kërkesat nga terreni për materiale.
Njësia e përpunimit të materialeve i ka plotësuar me kohë kërkesat e mësuesve
udhëtues për përgatitjen e materialeve.
Takime me sektorin e rehabilitimit të intervenimit të hershëm për bërjen e observimi të
rasteve të reja për të parë se si të mbështetet dhe përgatitjen e materialeve të duhura.
II. FORMAT E MBËSHTETJES NË SHKOLLA
Kemi tri lloj mbështetje:
1. Mbështetje me këshilla profesionale- pedagogjike
2. Mbështetje me mjete didaktike mësimore
3. Mbështetje me këshilla për orientim dhe mobiliet- përdorimi i mjeteve
tifloteknike
Mbështetje me këshilla profesionalë,
Ofrimit te mbështetjes përmes materialeve mësimore te modifikuara te
dedikuara për nxënësit e verbër dhe me te pare te dobësuar.
Informimin lidhur me zbatimin e planeve mësimore individuale
Ofrimin e rekomandimeve te dobishme lidhur me metodat mësimore.
Ofrimin e strategjive bashkëkohore te mësimdhënies.
Ofrimin e materialeve te shtypura nga qendra jone si te punohet me
fëmijët me dëmtime ne te pare apo te verbër . “ Edukimi i fëmijëve me
dëmtime në të parë".
Akomodim i fëmijëve ne klasën e rregullt sipas nevojës qe ka.
6
MATERIALE DIDAKTIKE TE PERGATITURA
Librat ne shkrimin e Braill
Librat me germa te zmadhuara
Fletore me vija te theksuara
Vizore ne shkrimin e Braill
Letër Braill
Lapsa, goma, makinë lapsave,
Markera, bllok vizatimor
Libra te përpunuara ne akustik (CD, audio-kasetë)
III. MJETE NDIHMESE (nxënës te pajisur)
- Makinë Braill
- Pronto
- Elektor organizer se bashku me telefon
- Tabela relievore
- Bankë lëvizëse
- Loptop
- Monitor për zmadhimin e tekstit ( shkronjave)
IV. NXËNËS TË PËRKRAHUR
- Nga mësuesit udhëtues janë perkrah 39. Këta ndahen në mbështetje të
- Plot janë 33
- Të pjesshëm 06
7
Të përkrahur nga;
a) Mësuesi Udhëtues- Mehmet Kastrati b) Mësuesi Udhëtues- Qendrim Pajazitaj
V. NXËNËS TË IDENTIFIKUAR—TË HULUMTUAR
- Nxënës te identifikuar- observuar janë 125. nxënës në Qendrën Burimore.
- Dhe në shkolla të rregullta.
- Nxënës të cilët kanë qenë të evidentuar dhe e kemi parë të nevojshme ju kemi
sugjeruar të vijën në observim në Qendrën Burimore numri i tyre është 25. Me të
observimit sa më të mirë nga ekspertet të Qendrës Burimore. Të marrim një vlerësim
pedagogjik nga ekipi vlerësues i brendshëm i Qendrës Burimore. Për mënyrën dhe
formën e mbështetjes.
- Ndërsa njëqind ( 100 ) janë observuar në shkollën e rregullt nga profesionit të Q.
Burimore
Komunat e vizituara Komunat e perkrahura
Series1 21 17
0
5
10
15
20
25
Gjithsej
Series1
8
Pas miratimit të ligjit për komunitetin e të verbërve të cilën kane përfituar
kompensim të verbësisë dhe në kuadër të kësaj ka rezultuar me një numër të madhë të
fëmijëve të cilët kanë dëmtime në të parë dhe të verbër, të moshave të ndryshme.
Ne si qendër kemi marrë informacion për shtat raste ku ne si mësues udhëtues
kemi kontaktuar me familjet e tyre dhe kemi caktuar një vizitë në Qendrat Burimore për
të biseduar rreth ofrimit të mundësive për vijueshmërinë e mësimit.
VI. BASHKËPUNIMI ME PRINDËR
Me prindër ka pasur bashkëpunim të mirë si me prindër të nxënësve të integruar po
ashtu dhe me prindër të Qendrave Burimore ku kemi mbajtur trajnime me prindër të
qendrës dhe të shkollave të rregullta.
Në kuadër të projekteve të qendrës burimore janë mbajtur edhe trajnime/punëtori me
prindërit e fëmijëve që mbështetim në shkollat e rregullta. Si dhe konsultime me
prindërit e nxënësve të cilët kalojnë semimaturën – IX dhe dalin në shkollën mesme në
klasë e X.
VII. BASHKËPUNIMI ME ORGANIZATAT E NDRYSHME
Bashkëpunim me OJQ-të personave me aftësi te kufizuara
Bashkëpunim me Qendra tjera Burimore
Bashkëpunimin me MAShT
Me DKA
Bashkëpunimi me qendrat tjera evropiane siç janë Belgjika, Çekia, Finlanda, Bosnja,
Sllovenia dhe Shqipëria.
Bashkëpunim me M.A.SH.T është bërë një reportazh për inkluzioni ( gjithpërfshirjen) e
fëmijëve me nevoja të veçanta në institucione të rregullta arsimore kemi prezantuar në
Raportin e punës vjetore të MAShT-it.
VIII. KOMUNAT E PËRKRAHURA
Numri i komunave te përkrahura arrin numrin 17.
- Prishtinë - Vushtrri
- Pejë - Mitrovicë
9
- Prizren - Kamenicë
- Dragash - Gjilan
- Ferizaj - Kaçanik
- Malisheva - Obiliq
- Istog - Kline
- Shtime Skenderaj
- Mitrovicë - Drenas
IX. KOMUNAT E VIZITUARA është 21.
10
- TRAJNIMET E NDJEKURA
Trajnimet e ndjekura nga Mehmet Kastrati.
Zhvillimi profesional IV, Nxënësit ne qendër, Trajner për PIA, trajner i TESFA 1dhe 2,
certifikata medikos Delmonde, Potvrzeni ne shkollën e muzikës ne Çeki, trajnime për
sportin e te verbërve. Dhe te gjitha trajnimet e mbajtura nga M.A.SH.T. dhe organizatat
e mbajtura ne Kosovë për fëmijët me nevoja te veçanta ne Kosovë.
Trajnimet e ndjekura nga Qendrim Pajazitaj.
Certifikatë për : Vështirësitë ne shkrim dhe lexim, metodat alternative te mësimdhënies
nga EduCluster Finlanda në bashkëpunim me M.A.SH.T
Certifikatë për: Hartimin e PIA.
Certifikatë Si te organizojmë mësimdhënie me fëmijët me autizëm.
Punëtori ne programin e fushave te aktiviteteve i cili është ligjëruar nga ekspertet
Finlandez
X. PJESËMARRJA NE KONFERENCA, VIZITA STUDIMORE
0
5
10
15
20
25
1 2 3
Series1 0 0
Series2 21 17
Series1
Series2
11
Pjesëmarrje në vizitën në Institutin për të verbër Tirane, 2013
Pjesëmarrje ne vizita Shqipëri ne institutet e dëmtimeve intelektuale “ 18 Prilli” “ 23
Korriku” Shkodër 2014
Pjesëmarrje ne konferencën ne Maqedoni- Tetovë për prezantimin e funksioni e
Q.B.M.K ne fakultetin – Pjeter Budi
Vizit studimore: Belgjikë/ Centrum Ganspoel
XI. TRAJNIMET E MBAJTURA
- Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës Çeke. janë mundësuar qe
te mbahen këto trajnime nga Qendra Burimore Xh. Deda Peje.
Trajnime me drejtorët e DKA, me drejtorët dhe mësuesit e shkollave të rregullta si dhe me
prindër e nxënësve të cilët janë të integruar në shkolla të rregullta, dhe me prindër të cilët i
kanë fëmijët e tyre në shkollën për të verbër dhe me dëmtime në të parë.
- Këto trajnime janë mbajtur ne te gjitha komuna te republikës se Kosovës
Temat te cilat janë shtjelluar ne këto punëtori kane qene: Transformimi i shkollës speciale ne
qendër burimore. Roli i qendrave burimore përvojat dhe sfidat e deritanishme.
Puna e mësuesit udhëtues.
Këto takime kanë rezultuar me një sukses ku prej tyre takimeve ka ndalur disa raste te reja
janë vizituar nga ana e mësuesve udhëtues gjatë këtij viti.
Organizimin e trajnimit për. P.I.A i cili është mbajtur me 07.11.2013 me stafin pedagogjik te
Q. Burimore “ Xh. Deda” Peje.
Trajnimi i cili është mbahet me: 20.11.2013, ka të beje me përpunimin e materialeve.
Trajnime dhe sugjerime se si te punohet me nxënës te verbër dhe me autizem – te
shurdhër dhe te verbër, pasi qe kem marr disa shqetësime se si te veprohet me këta
fëmije nga mësuesit e tyre ne gjate vizitës ne belgjik kemi diskutuar rreth këtyre
shqetësimeve dhe na kanë sugjeruar se si te veprohet me ta kështu qe ne kem ndarë
atë përvoja te cilën na interpretuan ekspertet te qendrës Ganspol.
12
Tek mësuesit e klasave të bashkangjitura si dhe në Institutin për Shëndet Mental në
Shtime.
XII. MATERIAL SHTESE (materiale të dërguar në shkolla)
Materialet relievore të punuara dhe modifikuara nga njësia e përpunimit për
muzikën, Oregon projekti i përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe, librat mbi
edukimin e të verbërve të botuara në SHVQB për mësuesit dhe prindërit, etj.
XIII. FOTO
Ndërsa me pëlqim të prindërve të nxënësve me dëmtime në të pamur, me datë
15.01.2014 organizuam një vizitë në QB për dëmtime në të pamur në Pejë, ku ishin
prezent 7 nxënës së bashku me prindërit e tyre.
Kjo vizitë u bë më qëllim të vlerësimit të dëmtimit të syve të këtyre fëmijëve dhe caktimit
të asaj së si mund të na ndihmoj kjo qendër për këta nxënës, ku presim raportin
përfundimtar që të vije me të filluar muaji Shkurt i këtij viti shkollor.
13
Disa nga pjesëmarrësit në këtë vizitë në QB në Pejë
14
Nxënësit tanë në njërën nga klasat në QB në Pejë
Arritja e Qëllimeve dhe Objektivave tona për fëmijët me dëmtime në të
pamur
Pas vizitave tona me këta nxënës me dëmtime në të pamur, arritëm që ti realizojmë
qëllimet dhe objektivat e tona të cilat ja kamë vënë vetës për këtë fillim vit 2014. Pra,
arritëm që të bëhem pjesë e rregullt e përkujdesjes së këtyre nxënësve me dëmtime në
të pamur nga ana e Qendrës Burimore për dëmtime në të pamur dhe të verbër me
qendër në Pejë. Pra që nga ky muaj, mësuesit udhëtues nga kjo qendër dotë vinë në
vizita tek këta nxënës dhe ti ndihmojnë mësuesit e rregullt se si të punojn më ta dhe të
bëjnë përgatitjen e planeve individuale për punën që do të zhvillohet me këta nxënës.
Gjatë muajit Janar, qendra burimore arriti që ti sjellë kompletin e librave dhe fletoreve
me zmadhim të shkronjave për këta nxënës me dëmtime në të pamur.
15
Dhurimi i librave nga mësuesit udhëtues të QB në Pejë Lloji dhe
formati i librave të dhuruara nga Q.B
Për nxënësit me dëmtime në të pamur Pejë për fëmijët me
dëmtime në të pamur.
16
Dorëzimi i librave nga e dr. nxënëses me dëmtime në të
pamur M. M. kl. IV.
17
QENDRA BURIMORE PËR MËSIM DHE KËSHILLIM “NËNA TEREZË”
PRIZREN
Hyrja
Qendra shkollore për rebilitimin dhe shkollimin e fëmijëve me pengesa ne dëgjim dhe të
folur është themeluar ne Janar të vitit 1950, në Mitrovicë me emrin ‘’Shkolla për nxënës
më të meta ne dëgjim’’. Në Janar të vitit 1951 mirret vendimi nga kuvendi i Kosovës me
numrin 1925 mbi themelimin e shkollës për nxënës më të meta dëgjimi e tipit konvektor
në Prizren. Gjatë zhvillimit te saj shkolla përjetoi ndryshime të medha. Në fillim nxënesit
e ardhur nga Mitrovica dhe ata të mbledhur anemban Kosovës u vendosen në dy
baraka ku njëra shfrytezohej për procesin edukativ arsimor dhe tjetra për konviktë. Si
çdo hapje e shkollës qe i ka vështirësit e veta edhe kjo shkollë në të cilën arsimoheshin
fëmijët me pengesa ne dëgjim dhe të folur i kishte vështirësit e veta.
Drejtoria e shkollës e pa të arsyshme dhe të nëvojshme që të bejë një kërkesë në
kuvendin e Kosovës si dhe në organet e qytetit te Prizrenit qe të mundësoj ndërtimin e
një objekt ku mund të zhvillohet punën me të mirë dhe me të rregulltë, pasi që për të
arritur suksese me të mirë dhe me të lartë nevoitëshin edhe kushtet më të mira pune.
Pas nijë kohe shumë të shkurtër drejtoritsë së shkollës iu dha per shfrytezimë ndërtesa
e postes së vjetër te qytetit në rrugen Sezair Surroi nr. 40, fillimisht kuadri ishte i
pakluaifikuar po pas nje kohe shumë të shkurtër filluan të vinin kuadro të kualifikuara.
Pas vitit 1953 numri i nxënësve filloi të rritet me të mdhe keshtu që në vitin 1960 u
ndërtua godina e re e shkollës e cila tani i plotësonte relativishtë kushtet për
rehabilitimin dhe shkollimin e fëmijëve me pëngesa në dëgjim dhe të folur, ndërtesa
ishte dy katshe ku në njërin zhvillohej procesi edukativ arsimor derisa kati tjetëri
shërbente si konvikt. Në vitin shkollor 1969/70, shkolla u zgjerua edhe me një aneksë,
derisa ne gusht te vitit 1972 Kuvendi i Kosovës nxorri ligjin mbi zgjerimin e shkollës
fillore dhe merr titullin qendra shkollore për rehabiltimin e personave në zhvillim me të
meta, dëgjim, dhe folje . Në vitin shkollor 1971/72 për herë të parë filloi te zhvillohet
msimi në gjuhën shqipe. Pas vitit shkollor 1971/72 e gjerë në vitin shkollor 1990/91
numri i nxënësve arriti ne 210, dmth se prinderve qe kishin fëmijë më dëmtime në
18
dëgjim dhe të folur filluan me të madhe ti sillnin fëmijët e tyre në qender për rehabilitimin
dhe arsimimin e fëmijëve të tyre në këtë qender shkollore e cila ishte e vetmja shkollë
që bënte edukimin dhe arsimimin e kesaj kategorie të fëmijëve. Kuadri në procesin
mësimor ishte i kualifikuar dhe kishte ekspert të fushave të ndryshme si; profesor
defektolog –surdopedagogë, logopedë, psikologë, pedagogë etj, Ne vitit shkollor
1990/91 pikrishtë në janar më 11.01. të vitit 1991 pushteti serb instaloi segregimin klasik
duke bër përjashtimin –largimin e personelit arsimor që punonin në gjuhën shqipe. Nga
viti shkollor 1991-92 procesi mësimor si ne të gjitha shkollat tjera të Kosovës edhe ne
qendren tonë vazhdoi arsimin paralel jashtë lokaleve shkollore, një pjesë e punëtoreve
ngelen të punonin në qendren shkollore nga ku u larguan koleget e tyre shqiptar numri i
të larguarëve ishte 32. Ne vitin shkollor 1999/2000 personeli arsimor teknik dhe
administrative u kthyen në shkollën e tyre për të vazhduar procesin edukativ dhe
arsimor prejë nga ishin larguar nëntë vite më parë nga pushteti serb. Në vitet
2000/2003 është bër një investim kapital me mbi 1.000000 euro në renovimin,
rehabilitimin dhe zgjerimin e shkollës, këto investime u bën nga Caritasi Gjerman. Gjatë
kësaj përiudhe kohore të funksionimit të shkollës speciale janë bërë një vargë
reformash, ato qe vlejn të permenden janë ato të viteve 2000/2013 të mbeshtetura nga
FSDEK Filandez për përkrahjen e arsimit ne Kosovë. Tani shkolla speciale është
transformuar në një qendres burimore bashkëkohore. Q.B Nëna Terezë është e
vetëmja shkollë e këtij tipi në Kosovë, qe bën arsimimin, edukimin, mbështetjen e
nxënësve, më aftësi të kufizuar dëgjimi dhe në të folurë. Tani kjo shkollë prezenton nje
model bashkëkohorë të shkollimit e cila në kuadër të fushëveprimtarisë së saj është e
organizuar shumë mirë dhe funksionon si tërësi e ndarë në:
Nivelet e shkollimit në Qendrën Burimore
Niv
eli
pa
rafillo
r
Çerdhja e integruar
19
Niv
eli
I-
V
Shkolla fillore N
ive
li
VI-
IX
Shkolla e mesme e ulët
Niv
eli
VI-
IX
Shkolla e mesme profesionale
Qëllimi i Qendres Burimore për mësim dhe këshillim‘’Nënë Tereza” në Prizren është
trasformimi në një qender bashkohore të arsimit dhe eduktimit te fëmijëve më aftësi të
kufizuara dëgjim dhe në të folur në Kosovë, qendra ofron mbështetje me trupat e saja
profesionale për të gjithë fëmijët që kanë nevojë për mbështetje profesionale ekipi i
qendrës burimore do të shërbej si konsulente për stafin arsimor që punon më këtë
kategori të nxënësve. Në kuadër të qendrës burimore funksionon ekipi mbështetjës i cili
ofron mbështetje profesionale për të gjithë ata që kanë nevojë për këtë mbështetje.
Ekipi mbështëtes do të këtë rolin kryesor në përkrahjen, mbështetjën dhe
konsulencen për të gjithë personat që kanë nevojë, e në veçanti për fëmijët me aftësi
të kufizuara dëgjim dhe të folur.
1.Mësimdhanja për të gjithë femijët me nevoja të veqanta –dëgjim dhe të folur.
2.Mbështetje në përpilimin e planeve individuale të arsimit [ PIA ].
3.Identifikimi dhe referimi për vlerësimin e fëmijëve që janë jashtë procesit mësimor
dhe atyre që janë në shkolla dhe ne istitucione parashkollore dhe që kanë nevoj për
mbështetje
4.Mbështetjen e institucioneve parashkollore dhe shkollave të rregullta si dhe prinderve
.
20
5.Mbështetjen e nxënësve dhe arsimtarëve në shkolla të rregullta përmes mësuesit
udhëtues.
6.Hartimi dhe shpërndarja e matrialeve –matriale mesimore dhe ndihmse për nxënësve.
7.Vlerësimi i nxënësve më aftësi të kufizuara dhe vështirësi.
8.Ofrimi i pajisjeve teknike dhe mësimore për nxënësit me aftësi të kufizuara –dëgjim
dhe të folur dhe vështirësi në të nxënë. Krijimi i mundësive të barabarta edhe për
fëmijët më aftësi të kufizuara në dëgjim dhe në të folur. Më qëllim të realizimit të
aktiviteteve dhe misionit të saj, qëndra burimore më qëllim të aktivitetit dhe misionit të
saj, qendra burimore dhe shërbimet për mbështetje, i qendrës buriomre do të
angazhohen që të bashkpunojë me institucionet relevante në nivel të Republikës së
Kosovës dhe ato ndërkombëtare, më shoqatat dhe asosiacionet profesionale për të
përmbushur obligimet dhe detyrat e saj në mënyrë sa më profesionale.
II.Takimi më Ekipin bërthamë
Janë mbajtur takime në të cilët është diskutuar mbi gjendjen në Qendren Burimore
rreth mbështetjes dhe perkrahjes së fëmijëve kështu që të arrihet një sukses sa me i
mirë dhe me i lartë.
III.Takimi më ekipin mbështetës
Gajtë këtij viti shkollor janë mbajtur të gjitha takimet e parapara me ekipin mbështetes
në të cilët takime është diskutuar e raportuar për punën e veprimtarin e mësuesit
udhëtues, për vizitat e bëra nëpër shkollat e rregullta, pastaj rreth bashkëpunimit si dhe
identifikimit dhe mbështetjës së nxënësve të cilët kanë nevojë për këto shërbime. Në
këtë drejtim gjatë takimeve më drejtorët dhe zëvendës drejtorët të shkollave të
rregullta, Drejtorive të Arsimit, Drejtorive për Punë dhe Mirëqenie Sociale, pastaj takimi
dhe mbështetja e mësuesve të Klasave të bashkangjitura, në të cilët bëhët arsimimi i
21
nxënësve më aftësi të kufizuara dëgjimi dhe në të folur. Gjatë takimeve të gjithë
drejtorët ishin falendërues dhe mirënjohës për punën të cilën ne e bëjmë dhe shprehen
të gatshëm për një bashkëpunim të plotë. Pastaj në takimet e ekipit mbështetës
është bërë fjalë që ekipi të jetë në nivel sa me të lartë duke filluar nga mësuesi
udhëtues, ekipi mbështetës si dhe ekipi për përgatitjen e materialeve, në mënyrë që
matrialet e përgatitura tu shpërndahen fëmijëve të cilët ne i mbështesim si dhe
personelit arsimor të cilët kanë nevojë për materiale didaktike dhe mësimore për fëmijët
me nevoja të veçanta –dëgjim dhe në të folur, nijëherit u bë fjalë që mësuesit
udhëtues të cilet veprojnë në kuadër të MASHT në teritorin e Repubilkës së Kosovës
të kanë një bashkëpunim të ngusht në mes veti që të mund të kryejnë misionin e tyre
sa më mirë dhe në nivel sa me të mirë dhe me të lartë si dhe ti ndihmojnë njëri tjetërit
për informata për ndonjë fëmijë apo nxënës që mund të hasin në pjesët ku ata bëjnë
mbështetje, që kanë ndonje dëmtim që mund ti mbështesin kolegët. Unë ceka se
kemi një bashkëpunim shumë të mirë me gjithë mësuesit udhëtues .Në ekipin
mbështëtës është bërë fjalë edhe rreth identifikimit të fëmijëve për regjistrim. Këtu u bë
fjalë edhe për ekipin vlerësues ku ekipi vlerësues duhet përbehej prej eksperteve të
fushave të ndryshme. Ne raportin të cilin e dha mësuesi udhëtues ceku se janë bërë
vizita ne këto komuna: Në komunen e Prizrenit mësuesi udhëtues ka vizituar të gjitha
shkollat e rregullta dhe Qendrën Burimore, Lef Nosi, në shkollën Motrat Qiriazi kemi
tre nxënës të cilët i mbështetesim, në shkollen fillore Lek Dugagjini ka mbi 20 nxënës
të cilët kanë nevoj për mbështetje në zhvillimin e artikulimt, dëgjim dhe në të folur,
pastaj në Kobaj të Vlashnjës 1 nxënëse, në Poslishtë 3 nxënës, në komunën e
Dragashit 7 nxënëse në komunën e Suharekës 5 nxënës në komunen e Prishtinës 7
nxënës, në Fushë Kosovë 5 nxënëse, në komunen e Gjilanit 7 nxënëse, në Pejë 9
nxënëse, në Mamush 5 nxënëse, në Gjakovë është një numer mjaftë i madhë i
nxënësve që kanë nevojë për mbështetje rreth artikulimit të tingujve dhe komunikimi,
ne Arbanë është 2 nxënës, në Mitrovicë 5 nxënës në Lipjan 1 nxënës në Shtime ka
disa nxënës të cilit duhet mbështetur, në Viti janë 3 nxënës, në Istog është një nxënës.
Nr Shkolla Vendi Numri i nxënësve për
përkrahje
22
1. Motrat Qiriazi Prizren 3
2. Lek Dukagjini Prizren 20
3. Kobaj/Vlashnje 1
4. Poslishte 3
5. Dragashe 7
6. Suhareke 5
7. Prishtine 7
8. Peje 9
9. Mamushe 5
10. Gjakove Numer i madhe
11. Arbane 2
12 Mitrovice 5
13. Lipjan 1
14. Shtime Disa nxenes
15. Viti 3
Pas vizitave dhe kryerjes së testimeve kemi propozuar rekomanduar, udhëzimet sipas
nevojave që kanë pasur nxënësit e ku janë propozuar rekomanduar që të drejtohen tek
logopedi, psikologu etj. Për regjistrim në klasë të pare për vitin shkollor 2014/2015 i
kemi në listen e evidencës sonë 8 nxënës për regjistrim në klasën e parë, ne jemi me
familjaret në kontakt dhe presim që këta nxënës të regjistrohen gjatë këtij viti shkollor.
IV. Format e mbështetjës në shkolla
Ekipi i mbështetjës në krye më mësuesin udhëtuës ka ndërmarrë një vargë aktivitetesh
në lidhje më mbështëtjen e mësuesve të klasava e të bashkangjituara, mësuesvë që
punojnë më nxënësit më aftësi të kufizuara dëgjimi dhe në të folur, si dhe në
mbështetjen e nxënësve të kësaj kategorie të dëmtimit.
23
Mbështetja për mësuesit ka qenë në formë të rekomandimëve, konsulencës
profesionale, se dhe me materiale mësimore alternative, në mënyrë që mësuesit ti
qasen fëmijëve më vështirësi në dëgjim dhe në të folur, pastaj më materiale didaktine,
mësimore të përshtatura për këtë kategori të nxënësve, konsulencë në metodologji,
strategji dhe teknika të mësimdhënies për mësuesit të cilët në klasat e tyre kanë nxënës
me aftësi të kufizuara dëgjimi.
V. Materialet didaktike të përgatitura
Në kuadër të grupit për mbështetje ekziston edhe grupi për përgaditjen e materialeve
didaktike, si dhe materialeve alternative mësimore të cilët material janë kompitabele më
aftësit dhe mundësit akceptuese të nxënësve me aftësi të kufizuara dëgjimi dhe të folur.
Disa materiale janë shpërndarë për nxënësit e klasave të bashkangjitura, për nxënësit e
shkollës sonë si dhe material për mësuesit. Nga këto materiale didaktike e mësimore
disa janë tridimesionale p.sh Alfabeti më gishtërinjë, një problem në veti gjatë këti viti
shkollor ka qenë se përgjegjësi për përgaditjen e materialëve, andaj edhe mundësia
për një punë më voleminoze ka qenë e pamundur e limituar.
VI. Mjetet ndihmëse
Sa i përket mjetëve ndihmëse për nxënës mund të konstatojmë se për nxënësit e
shkollës janë ofruar mjetë ndihmëse, amplifikator, individual, bateri për amplifikatorë,
por jo edhe për nxënësit që janë në klasa të bashkangjitura edhe pse një numër i tyre
kanë nevojë për amplifikator individual.
VII. Nxënësit e përkrahurë
Mësuesi udhëtues gjatë veprimtarisë punës së tij në përkrahjen e fëmijëve më nevoja të
veçanta, të kategorisë së dëmtimit dhe të folur, gjatë këtij viti shkollor ka përkrahur një
numër të konsideruar të nxënësve të kësaj kategorie të dëmtimit. Konkretishtë është
ofruar përkrahje për një numër të madhë të nxënësve. Në komunën e Prizrenit ka mbi
20 nxënës të cilët kanë nevojë për mbështetje në zhvillimin e artikulimt dhe në të folur,
24
pastaj Poslishtë 3 nxënës, në komunën e Dragashit 7 nxënëse në komunen e
Suharekës 5 nxënës në komunën e Prishtinës 7 nxënës, në Fushë Kosovë 5
nxënës, në komunen e Gjilanit 7 nxënës, në Pejë 9 nxënës, në Mamush 5 nxënës,
në Gjakovë është një numër i madhë që kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje, në
Mitrovicë 5 nxënës, në Lipjan 1 nxënës në Istog 1 nxënës në Viti 1 nxënës në Shtimje
janë disa nxënës të cilit duhet përkrahur.
VIII. Nxënës të identifikuar
Sa i përketë çështjes së identifikimit të nxënësve më aftësi të kufizuar dëgjimi mësuesi
udhëtues ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur gjatë këti viti shkollorë, si e potencuam më
lartë për këtë vitë shkollorë janë identifikuar për regjistrim në klasën e parë mbi tetë
fëmijë më aftësi të kufizuara dëgjimi dhe në të folur. Konsideroj së është punuar mjaftë
në këtë drejtim e sidomos pas pajisjes se Qendres Burimore me veturë .
IX.Bashkëpunimi më prindër
Ekipi mbështetjës dhe mësuesit udhëtues kanë bashkëpunim të ngushtë me të gjithë
prindrit e nxënësve të cilët viojnë mësimët në Qendren Burimore Nëna Tërezë si dhe
më një numër të madhë të prindrëve të nxënësve të cilët janë në klasa të
bashkangjitura.
X. Bashkpëunimi më organizata të ndryshme
Mësuesi udhëtues dhe ekipi i mbështetës i Qendrës Burimore Nënë Tereza ka një
bashkëpunim të ngushtë më OJQ të ndryshme sidomos më Shoqatën e të Shurdhërve
të Kosovës si dhe me shoqatat e të shurdhërve ndërkomunale në të gjitha komunat e
Kosovës.
XI.Drejtorit Komunat të vizituara
Në bazë të mundësive dhe kapacitetit që ka ekipi i mbështetës dhe mësuesi udhëtues
ka vizituar shumicën e komunave të Kosovës dhe ka filluar procesi i përkrahjës së
komunave.
25
Tabelari nr.1 Raporti i vizitave i mesuesit udhtues institucioneve arsimore te Kosoves gjate vitit
shkollor mesimor 20143/2014.
nr.i shkollave tevizituara
nr.i komunavete vizituara
nr.i drejtorive tearsimit tevizituara
nr.i drejtorive temirqenjessociale tevizituara
nr. I OJQ tevizituara
shkolla 25 25 25 25 5
komuna 20 15 10 18 5
drejtori 18 12 17 11 3
OJQ 15 11 8 3 5
0
5
10
15
20
25
30
Rap
ort
i i v
izit
ave
nga
mes
ues
i ud
htu
es
Vizit institucioneve-nga mesuesi udhtues
26
Tabelari nr.2 Numri i nxënësve të identifikuar, përkrahur e mbeshtetur nga mësuesi udhtues
gjatë vitit shkollor mësimor 2013/2014.
XII. Komunat e vizituar
Edhe sa i përketë vizitave më karakter punë mësuesi udhëtues ka vizituar pothuajse të
gjitha komunat e Republikës së Kosovës, pos atyre të veriut të Kosovës. Jemi në
kontaktë më zyrtarët, përfaqesuesit e komunave sidomos me përgjegjesit e sektorit të
arsimit special.Shih tabelarin nr.1
XIII.Trajnime të ndjekura
Mësuesi udhëtues ka marrë pjesë në të gjitha trajnimet të cilat jan mbajtur gjatë këtij viti
si dhe të gjitha takimet që janë organizuarë nga MASHT/ Divizoni i Arsimit me Nevoja të
Veçanta.
XIV. Pjesëmarrja në konferenca, vizita studimore
Gjatë këtij viti nuk kamë marrë pjesë në asnjë konferencë shkencore apo vizitë
studimore gjë që konsideroj së është e rëndësishme për mësuesin udhëtues në mënyrë
që mësuesi udhëtues të ngritë njohurit në fushën e edukimit dhe arsimimit për nxënësit
me aftësi të kufizuara.
nr.i nxensve teidentifikuara
nr.i nx.te mbeshteturnr. I arsimtareve te
perkrahurnr.i nx.te integruar
identifikuar 81 81 81 81
mbeshtetur 34 34 34 34
perkrahur 10 10 10 10
integruar 0 0 0 0
0102030405060708090
Me
sues
i ud
htu
esRaporti i mësuesit udhtues
27
XV. Hulumtime
Deri tani nuk është zhvilluar asnjë hulumtim shkencor nga kjo fushë por nëse
mundësohet do të ishtë mundesi e mirë për të trajtuar problem të cilët ngërthejnë
fëmijët më aftësi të kufizuara.
XVI.Trajnime të mbajtura
Edhe përkundër projekteve të ofruara nga ekipi i mbështetjes i qendrës burimore që
kanë të bëjnë me trajnime nga Ekipi mbështetjës të cilët projekte ia kemi dërguar
sektorit të arsimit special, ne nuk kemi mbajtur asnjë trajnim meqenëse na kanë
informuar me vonesë por shpresoj që në shtator do të filloj mbajtja e trajnimeve .
Trajnime të brendshme është mbajtur trajnimi mbi implementimin e PIA-së
XV HARTA E RRJETIZIMIT
30
Përmbajtje
XIV. Hyrje
XV. Takimet me ekipin bërthamë dhe ekipin mbështetëse - rastet e diskutuara
XVI. Format e mbështetjes
XVII. Materialet didaktike të përgatitura - foto
XVIII. Nxënësit e përkrahur dhe të identifikuar – nxënësit me PIA
XIX. Bashkëpunimi me prindër dhe organizatat e ndryshme
XX. Komunat e përkrahura dhe komunat e vizituara
XXI. Trajnimet e ndjekura
HYRJE
31
Këtë vit shkollorë puna në Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë ka filluar në bazë
të në plani vjetor që është hartuar nga mësuesit udhëtues në fillim të vitit shkollorë
2013-2014.
Në këtë planë vjetorë është paraparë që puna e mësuesve udhëtues të fokusohet në
mbështetje të rasteve përmes, këshillave të mësuesve në klasë, vizitave në klasës,
punës individuale në klasë apo në QB-re etj.
Qëllimi kryesor i Qendrës tonë për këtë vit shkollor ka qenë mbajta e trajnimeve me
mësuesit e shkollave të rregullta si dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Plani vjetor është ndarë në katër faza, a) shtator, tetor, b) nëntor, dhjetor, c) janar,
shkurt, mars, dhe e) prill, maj, qershor. Mbajtja e trajnimeve është paraparë të bëhet në
periudhën e dytë, tretë dhe të katërt të vitit shkollor. Trajnimet janë paraparë që fillimisht
të mbahen me mësuesit dhe prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, e pastaj
edhe me tërë stafin tjetër të shkollave të rregullta ku edhe janë integruar nxënësit me
nevoja të veçanta. Trajnimet e tilla nuk janë mbajtur edhe përkundër që ne si grup
mbështetës i QB-re “Përparimi” kemi qenë të gatshëm për një gjë të tillë. Mos bajatja e
trajnimeve ka qene mos licencimi me kohë i programeve të ofruar nga qendra jonë si
dhe problem me implikime buxhetore.
Gjatë vitit shkollorë arsimtarët udhëtues kanë ndihmuar dhe mbështetur mësuesit
brenda qendrës në planifikim dhe rishikim të Planeve Individuale të Arsimit.
Puna e AU është përcjelle me planet javore, pastaj janë shkruar raportet ditore të punës
në terën, si dhe lista e nënshkrimit që dokumentohet nga pjesëmarrësit në takim që
takimi apo vizita është realizuar.
Sa i përket mjeteve të punës këtë vit shkollor QB “Përparimi” ka qenë mirë e pajisur me
materiale përkatëse, zyrën e veçanet për AU e pajisur me mjete të nevojshme, laptop,
internet, printer, plastifikues pastaj dhoma për punë individuale me nxënës, dhoma për
takim me prindër mësues, dhoma e prodhimit të materialeve. Kjo është si rezultat i
objektit të ri shkollor.
32
Takimet dhe mbështetja e drejtorit të QB ”Përparimi” ka qenë e vazhdueshme, po ashtu
edhe bashkëpunimi me grupin bërthamë dhe grupin mbështetës ka qenë në
vazhdimësi.
Sa i përket arsimtarëve udhëtues në QB-re “Përparimi” ka 2 arsimtarë udhëtues, Lirije
Vitija dhe Linda Shalqini, mirëpo për arsye të pushimit të lindjes Lirije Vitija nga muaji
shataor 2013 deri në muajin shkurt 2014 ka qenë në pushim. Kështu që të gjitha rastet
janë bartur te vetëm një arsimtarë udhëtues, pasi që nuk ka pasur zëvendësime.
Takimet me ekipin bërthamë dhe ekipin mbështetës – rastet e diskutuara -
Arsimtarët Udhëtues të Qendra Burimore “Përparimi” për të gjitha rastet e mbështetura
dhe të identifikuara kanë qenë në bashkëpunime të vazhdueshëm me ekipin
mbështetës të QB-te. Të gjitha rastet e identifikuara janë diskutuar me ekipin bërthamë
për të parë se cilat do të jenë format më të mira të mbështetjes.
Puna e AU-es në teren shumë herë përcillet me vështirësi të shumta si, raste të vështira
për tu integruar për arsyeje të mungesës së gatishmërisë së mësimdhënësve për ti
pranuar këta fëmijë, pastaj mungesë e gatishmërisë së stafit të shkollave për të
ndihmuar në këtë proces (drejtorët, mësimdhënësit tjerë të shkollës, psikologët etj), po
ashtu shumë herë për shkak të kushteve jo të përshtatshme për punë brenda klasave të
rregullta si numri i madh i nxënësve, mësimdhënësit e pa trajnuar, mungesë e mjeteve
për punë, mungesë e njohurive se si të qasen me fëmijë me nevoja të veçanta etj kanë
vështirësuar punën në teren. Të gjitha këto çështje janë diskutuar brenda ekipit
bërthamë dhe në përputhje me mundësit dhe kompetencat tona jemi munduar të bëjmë
zgjedhjen e rasteve në mënyrën më të mirë.
Kurse bashkëpunimi me ekipet mbështetëse ka qenë kryesisht në këshilla të herë pas
hershme se si të punohet me një fëmijë nëse fëmija ka këtë apo atë vështirësi, po ashtu
epiket mbështetëse në disa raste kanë ndihmuar edhe në prodhim të materialeve sipas
nevojës.
Format e mbështetjes në shkolla -
33
Duke marrë parasysh specifikën e nxënësve që ne i mbështesim, edhe format e
mbështetjes janë të ndryshme dhe varen nga nevojat e nxënësve, megjithatë format e
mbështetjes kryesisht janë fokusuar si në vijim:
Këshilla profesionale mësuesve në klasë
Këshilla profesionale stafit të shkollave të rregullta për :
1. Qasje ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta
2. Qasje ndaj prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta
3. Përfshirja në klasë
4. Puna individuale
5. Hartimi dhe rishikimi i PIA-s
6. Përcjellja e punës – zbatimi i PIA-s
7. Adaptimi i materialeve mësimore etj
Këshilla profesionale prindërve
Vizitë në klasë
Hartim të PIA-s
Punë individuale më nxënësit në klasë të rregullt
Punë individuale më nxënësit në QB-re
Modifikim - adaptim të materialeve përkatëse
Prodhim i materialeve etj.
Kryesisht mënyra se si ne kemi realizuar bashkëpunimin tonë me shkollat e rregullta ka
qenë përmes vizitave të planifikuara që janë bërë në shkolla të rregullta, mirëpo këtë vit
shkollorë nuk kanë munguar edhe bisedat dhe bashkëpunimi përmes telefonit apo edhe
internetit. Shumë këshilla për të cilat kanë pasur nevojë mësimdhënësit janë dhënë
përmes bisedave në telefon, apo dërgimi i materialeve të ndryshme, Planet Individuale
të Arsimit, dhe dokumenteve tjera janë bërë përmes adreses elektronike.
Materialet didaktike të përgatitura -
Materialët të cilat qendra jonë ka përgatitur për nxënësit e shkollave të rregullta, shkolla
këto të cilët po ashtu kanë edhe mbështetje nga Qendra jonë, janë kryesisht materiale
34
mësimore të modifikuara dhe prodhuara varsishtë nga nevojat e nxënësve, qëllimi i të
cilave ishte për të lehtësuar procesin e të nxënit tek këta nxënës. Në modifikim dhe
prodhim të materialeve është përdorur programi Boardmaker, wep faqe të ndryshme
nga interneti po ashtu edhe shumë materiale që janë krijuar varsishtë nga nevoja e
nxënësve dhe nga idetë e stafit të QB-re “Përparimi”.
Materialet e tilla të prodhuara janë si :
Tabela e leximi
Tabela për gjetjen e numrit
Shkronja të plastifikuara
Numra të plastifikuar
Tabelë për mbledhje dhe zbritje e plastifikuar
Tregime të ndryshme me fotografi
Fotografi të plastifikuara
Tregime të plastifikuar (renditje e pjesëve të tregimit)
Fjalë të plastifikuara të ndara në rrokje
Loja me karta etj
Po ashtu shumë materiale mësimore janë modifikuar nga librat shkollorë në përputhje
me nevojat e nxënësve.
Disa fotografi të materialeve te përgatitura nga qendra burimore “Përparimi”.
35
1. Loja me karta – stinët e viti
2. Leximi i fjalëve në rrokje 3. Tabela e rrokjeve
4. Tabela e krijimit te fjalëve
36
5. Tabela e numrave
Nxënësit e përkrahur dhe nxënësit e identifikuara -
Këtë vit shkollorë numri i nxënësve të integruar, të mbështetur dhe të identifikuar nga
qendra burimore Përparimi ka qen gjithsej 49-të nxënës që përfshin ciklin para fillorë,
fillor dhe atë të mesëm.
Nga këta nxënës pra nga numri i përgjithshëm që cekëm më lartë 49-të,
14 nxënës janë identifikua që kanë nevojë për mbështetje por që nuk janë janë
vizituar nga AU-es për arsyeje të numrit të madh të nxënësve që është dashur të
vizitohen si dhe trenit të gjerë e në anë tjetër mungesë e AU-es,
Kurse 35 nxënës kanë marrë forma të ndryshme të mbështetjes në shkolla të
rregullta
37
1. Paraqitja grafike e numrit të nxënësve të identifikuar dhe të përkrahur
Nga gjithsej 35 nxënës sa janë mbështetur nga arsimtari udhëtues këtë vit shkollorë
17-të nxënës kanë planin individual të arsimit. PIA është hartuar nga arsimtari udhëtues
në bashkëpunim me mësuesen e klasës, prindërit si dhe personelin tjetër të shkollës si
p.sh psikologun, i cili është prezentë në disa nga shkolla e mbështetura nga arsimtari
udhëtues. Duhet cekur se PIA është rishikuar dy herë brenda vitit shkollorë, ku të gjitha
punët rreth organizimit të takimeve dhe realizimin e PIA-s i ka përfunduar arsimtari
udhëtues. Po ashtu PIA ka qene edhe një lehtësim i dukshëm i punës së mësuesve të
cilët kanë qenë më të orientuar rreth punës dhe objektivave që do të arrihen me
nxënësit me nevoja të veçanta brenda klasës së tyre.
Nxënësit me PIA po ashtu kanë marrë edhe forma tjera të mbështetjes, si punë
individuale në QB, materiale adaptuese, këshilla profesionale për mësues, prindër, si
dhe stafin tjetër të shkollës.
Po ashtu nga ky numër i nxënësve që kanë PIA-a, 4 nga ta kanë asistent personal në
klasë të cilët janë të paguar nga prindërit. Puna e asistenteve është një qeshtje që i
kemi kushtuar shumë rëndësi duke pas parasysh se shumë herë roli i ass në klasë
keqkuptohet qoftë nga mësuesja e klasës e cila në momentin që nxënësi me nevoja të
0
10
20
30
40
50
60
70
80
a b c
71
23
Pë
rgjig
jëje
t e
sh
pre
hu
ra n
ë %
Nxënësit e identifikuar dhe të mbështetur
a
b
Nxënësit e mbështetur
Nxënësit e identifikuar
38
veçanta ka ass personal largon përgjegjësit dhe detyrat nga vetja, por edhe ka raste kur
ass e ndjen vetën shumë kompetent dhe merr të gjitha përgjegjësit mbi vete. Puna jonë
në këtë këto raste ka qenë që të balancojmë përgjegjësit si dhe të që ceken qartë në
PIA se kush çka do të bëjë.
2. Paraqitja grafike e numrit të nxënësve me PIA dhe numrit të nxënësve që marrin forma tjera të mbështetjes nga QB Përparimi
Qendra burimore “Përparimi” përkatësisht arsimtarët udhëtues, për veç mbështetjes në
teren që ka realizuar në këtë vit shkollorë, nxënësit e shkollave të rregullta i ka
ndihmuar edhe me mësim plotësues brenda qendrës. Kështu 4 nxënës me
pajtueshmëri me prindërit, shkollat e rregullta, psikologen kanë ndjekur mësim
plotësues në QB-re ku AU-es kanë kryer punë individuale me ta në lëndët e gjuhës
shqipe dhe matematik nga 4 orë në javë.
Sa i përket numrit të nxënësve të cilët janë përgatitur për integrim nga QB-re në shkolla
të rregullta, janë dy nxënës që gjatë tërë vitit është punuar me planë individual dhe janë
bërë përgatitjet e nevojshme që këta nxënës të fillojnë vitin e ri shkollorë në shkolla të
0
10
20
30
40
50
60
a b c
51 49
Pë
rgjig
jëje
t e
sh
pre
hu
ra n
ë %
Nxënësit me plan individual të arsimit dhe nxënësit tjerë të mbështetur
a
b
Të tjerë
PIA
39
rregullta. Po ashtu këta nxënës kanë marr edhe raportin nga grupi i vlerësimit brenda
qendrës burimore “Përparimi”.
Pjesa tjetër e nxënësve kanë marrë format e tjera të mbështetjes varësisht nga nevoja
që është paraqitur në teren, si materiale, këshilla, takime, etj.
Për të gjithë nxënësit që është paraqitë nevoja nga mësueset janë përgatitur edhe
testet e vlerësimit të cilat më pas kanë ndihmuar në vlerësim të nxënësve në përputhje
me objektiva e planifikuara.
Bashkëpunimi me prindër dhe bashkëpunimi me organizata e ndryshme -
Bashkëpunimi me prindër dhe bashkëpunimi me organizata të ndryshme ka qene edhe
një ndër qëllimet e planifikuara gjatë këti viti shkollorë.
Prindërit kanë qenë vazhdimisht të përfshirë në të gjitha takimet që i kemi mbajtur me
mësimdhënësit qoftë në shkollat e rregullta apo edhe në QB-re, në veçanti
bashkëpunimi më i ngushtë ka qenë me prindërit e fëmijëve që kanë planet individuale
të arsimit. Këta prindër kanë qenë vazhdimisht të përfshirë në takimet që kemi pasur në
hartim dhe rishikime të PIA-s. Po ashtu përveç takimeve që kemi pasur me prindër, në
vazhdimësi kemi qenë edhe në kontakt përmes bisedave në telefon dhe përmes e-
mailit.
Bashkëpunimi me organizata tjera nuk ka qenë në nivelin e kënaqshëm, kryesisht
bashkëpunim më të mirë kemi pasur me organizatën Down Syndrom Kosova, me të
cilët jemi konsultuar për rastet e integruar në shkollat e rregullta apo edhe për rastet që
kanë mundësi integrimi.
Komunat e përkrahura dhe komunat e vizituara-
Këtë vit shkollorë kemi pasur një numër të madh të vizitave në shkolla të rregullta,
fokusi më i madh ka qenë në Prishtinës në të cilën gjithsej janë vizituar dhe përkrahur 9-
shkolla, si shkolla “Faik Konica”, “Zenel Hajdini”, “ Hasan Prishtina”, “Emin Duraku”,
“Xhavit Ahmeti”, dhe “Nazim Gafurri”. Po ashtu edhe shumë shkolla të tjera që
përfshihen në komunën e Prishtinës dhe në rrethinën e saj siç janë shkolla A.Z.Qajupi,
Bardhosh, “Shkëndija” Hajvali, “Vëllezërit Frashëri” Vragoli etj.
40
Kurse sa i përket komunave të tjera të cilat i kemi vizituar dhe mbështetur këtë vit
shkollorë kanë qenë komuna e Fushë Kosovës, Ferizajt, Podujeva dhe Kaçaniku.
Trajnimet e ndjekura-
Arsimtarët udhëtues të Qendrës “Përparimi” vazhdimisht kanë marrë pjesë në takimet e
arsimtarëve udhëtues që janë organizuar nga zyra e arsimit special përkatësisht nga z.
Luljeta Kabashi dhe grupi i AU-es.
Këtë vit shkollorë ka pasur mungesë të trajnimeve. I vetmi trajnim që është ndjekur këtë
vit nga arsimtarët udhëtues ka qenë trajnimi i organizuar nga MASHT-ti Mësimi i
organizuar sipas fushave të aktivitetit.
41
Raporti vjetor i Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna
Terezë” Mitrovicë për vitin shkollor 2013/2014
0
2
4
6
8
10
12
14
2Mbeshtetje nga QendraBurimore
15
1Numri I nxenesve te identifikuar18
Series1 3 0 1
Series2 4 0 13
Series3 5 0 1
Series4
Series5
Series6
Series7
Series8
Series1
Series2
Series3
Series4
Series5
Series6
Series7
Series8
42
Puna në Qendrën Burimore “Nëna Tereze” në Mitrovicë ka filluar në bazë të një plani
që është hartuar nga mësuesi udhëtues në fillim të vitit shkollorë 2013-2014.
Në këtë planë vjetorë është paraparë që puna e mësuesit udhëtues të fokusohet në
mbështetje të rasteve përmes,
Këshillave të mësuesve në klasë
Vizita në klasë
hartim të PIA-s
punë individuale më nxënësit në klasë të rregulltë apo edhe në QB
modifikim - adaptim të materialeve përkatëse
bashkëpunim me organizata qeveritare dhe jo qeveritare, etj (te bashkangjitur do
të keni edhe planin vjetor)
Fokusi kryesor i Qendrës tonë për këtë vit shkollor ka qenë mbajta e trajnimeve me
mësuesit e shkollave të rregullta si dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Plani vjetor është ndarë në katër faza.
a) shator, tetor,
b) nëntor, dhjetor,
c) janar, shkurt, mars, dhe
e) prill, maj, qershor.
Mbajtja e trajnimeve është paraparë të bëhet në periudhën e dytë të vitit shkollor.
Trajnimet janë paraparë që fillimisht të mbahen me mësuesit dhe prindërit që kanë
fëmijë me nevoja të veçanta, e pastaj edhe me tërë stafin tjetër të shkollave të rregullta
ku edhe janë integruar nxënësit me nevoja të veçanta. Trajnimet e tilla nuk janë mbajtur
edhe përkundër insistimit dhe angazhimit te mesimdhenesve te Q.B sepse kemi qenë
të gatshëm për një gjë të tillë. Arsyeja e kësaj ka qenë aspekti financiar.
43
Sa i përket numrit të nxënësve të integruar të mbështetur dhe të identifikuar gjithësej
këtë vit shkollor ka qenë 18-të, kurse 3 raste kanë nevojë për mbështetje por nuk janë
vizituar nga AU.
3 nxënës janë identifikua që kanë nevojë për mbështetje por që nuk janë janë
vizituar nga AU
15 kanë marrë forma të ndryshme të mbështetjes në shkolla të rregullta
1 nxënës në fillim te vitit shkollorë është integruar nga QB “Nëna Tereze” në
shkollë të rregullt, me orar të pjesërishëm.
Një nxënës është i përgatitur të integrohet në shkollë të rregullt në fillim të vitit
shkollor me orar të pjesërishëm.
Një nxënës tjetër është i përgatitur për vitin e ri shkollor të transferohet në QB
me dëmtime në të folur “Nëna Terezë’’ në Prizren,
Nga gjithsej 18 nxënës sa janë mbështetur 13 nxënës kanë PIA-
Dhe 1 nxënës nga ta është ne gjuhen Boshnjake,
3 fëmijë tjerë kanë nevojë për mbështetje në vitin e ri shkollor 2014/2015
Nxënësit me PIA po ashtu kanë marrë edhe forma tjera të mbështetjës: punë
individuale në QB, materiale adaptuese,këshilla profesionale për mësues,
prindër, si dhe stafin tjetër të shkollës.
1. Numri i nxenesve te identifikuar 18
2. Mbeshtetje nga Qendra Burimore 15
3. Numri i nxënësve t integruar 1
4. Nxënës me PIA 13
5. Mbështetje për fëmijë të komunitetit boshnjak 1
44
Pjesa tjetër e nxënësve kanë marrë format e tjera të mbështetjes varësisht nga
nevoja
Puna e AU është përcjelle me planet javore, pastaj janë shkruar raportet ditore të punës
në terën.
Sa i përket mjetëve të punës këtë vit shkollor QB “Nëna Terezë” ka qenë mirë e paisur
me material, lloptop, internet, printer, plastifikues etj.
Por kanë munguar programe të cilat kishin ndihmuar për punë në prodhim të materialit
siç është programi BOARDMAKER.
Takimet dhe mbështetja e drejtorit të QB ka qenë e vazhdueshme.
Vazhdimisht kamë marrë pjesë në takimet e arsimtarëve udhëtues që janë organizuar
nga zyra e arsimit special përkatësisht nga z. Luljeta Kabashi dhe grupi i AU.
Përparësitë:
Përgatitje me e lartë profesionale e AU
Mbështetje e vazhdueshme e drejtorit te qendrës
Bashkëpunimi me grupin bërthamë të QB
Bashkëpunimi me AU
Ambienti fizik, dhe mjetet e punës të përshtatshme për punën e AU
0
2
4
6
8
10
12
14
16
18
1 2 3 4 5 6
Series1 1 2 3 4 5
Series2 0 0 0 0 0
Series3 18 15 1 13 1
Series1
Series2
Series3
45
Programe të përshtatshme për prodhime dhe adaptim te materialeve mësimore
Prindërit më të angazhuar rreth integrimit të fëmijëve të tyre në shkolla të
rregullta.
Sfidat:
Niveli i ulet i gatishmërisë së shkollave të rregullta për të punuar me nxënësit me
nevoja të veçanta
Mungesë e motivimit të mësuesve të shkollave të rregullta për punë me fëmijë
me nevoja të veçanta
Mos përcjellja e këshillave, planë programeve nga mësuesit e shkollave të
rregullta dhe prindërit si dhe mos përdorimi i materialeve të përgatitura nga
mësuesit udhëtues për nxënësit e integruar ne klase të rregulltë,përveq një
numër shumë i vogel i tyre.
Numër i madh i fëmijëve në klasë ku janë edhe fëmijët me nevoja të veçanta
Mungesë e përfshirjes të prindërve në procesin e gjithëpërfshirës
Mungesë e asistentëve në klasë
Bashkëpunimi jo i duhur i organizatave jo qeveritare me QB në integrim të
fëmijëve me nevoja të veçanta
Mungesë e transportit për realizimin e punës së planifikuar të mësuesve
udhëtues
Mbushjet telefonike.
Nevojat:
Rritja e numrit të mësuesve udhëtues
Trajnimi i vazhdueshëm AU , brenda dhe jashtë vendit
Trajnime për vedisimin e stafit të shkollave të rregullta për integrimin dhe
qasjen ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta
Ekipi vlerësuese
Mësuesit që do të kenë fëmijë me nevoja të veçanta në klasë, të kenë
lehtësime në punën e tyre, numër me te vogël te nxënësve, asistent ne
46
klasë, apo edhe rritje në pagën mujore si motivim për punën shtesë që do
të kenë me fëmijë me nevoja të veçanta.
Transporti i mësuesve udhëtues të jetë i siguruar dhe të mos pengoj
punën e planifikuar të AU
AU të kenë mbushje telefonike për të qenë në kontakte të vazhdueshme
më mësuesit stafin e shkollave të rregullta.
47
48
Përmbajtja
1.Hyrja
2.Takimet me ekipin bërtham dhe mbështetës
3.Format e mbështetjes në shkolla
4.Materialet mësimore të përgaditura
5.Nxënës të përkrahur dhe identifikuar
6.Bashkpunimi me prindër
7.Bashkpunimi me OJQ-të e institucione të tjera
8.Komunat e përkrahura
9.Trajnimet
10.Pjesmarrja në konferenca
49
HYRJE
Në këtë vit shkollor puna në Qendrën Burimore “Lef Nosi” në Prizren ka filluar në bazë
të planit vjetor që është hartuar nga mësuesit udhëtues në fillim të vitit shkollor.
Në këtë plan vjetor është paraparë që puna e mësuesve udhëtues të fokusohet në
identifikimin e FNV, mbështetjen e rasteve përmes këshillave të mësuesve në klasë,
ndihma e drejtpërdrejtë në klasë, hartimi I PIA-s, punës individuale në shkollë të rregullt
apo në QB etj.
Qëllimi kryesor i Qendrës tonë për këtë vitë shkollor ka qenë mbështetja e NVA, mbajtja
e trajnimeve me mësues të rregullt si dhe me prindërit e FNV. Plani vjetor është ndarë
në katër faza a)shtator, tetor, b) nëntor, dhjetor, c) janar, shkurt, mars, e) prill, maj,
qershor. Trajnimet janë paraparë të mbahen gjatë gjithë vitit shkollor dhe atë me
mësues të shkollave të rregullta ku ka FNV, mirpo për shkak të liçencimit të vonshëm
këto trajnime nuk janë mbajtur edhe pse ekipet kanë qenë të përgaditura me kohë dhe
presim që këtë vitë të fillohet me trajnime të cilët janë mëse të nevojshme per shkollat e
rregullta .
Gjatë vitit shkollor MU1 kanë ndihmuar dhe mbështetur mësuesit brenda qendrës në
planifikimin dhe rishikimin e PIA, po ashtu kanë marrë pjesë edhe në vlersimin
pedagogjik të nxënësve brenda Qendrës, vlerësim i cili është bërë dy herë brenda vitit
shkollorë.
Këtë vitë është rritur numri i vizitave në shkolla të rregullta sidomos nga Nëntori i 2013
kur është shtuar edhe një mësues udhëtues, vështirësi në teren janë hasur mirpo
gjithnjë në korniza të normales, në muajt e fundit puna në teren është ngadalësuar për
shkak të nje veture të shkollës e cila shfrytëzohet edhe nga drejtori i shkollës edhe nga
MU, dhe defekteve të cilat janë paraqitur, dhe angazhimit të MU në programin e
aktiviteteve.
Sa i përket mjeteve të punës këtë vit shkollor Q.B. “Lef Nosi” ka qenë mirë e pajisur me
material përkatës, zyrës së veçantë për MU e pajisur me mjete të nevojshme, laptop,
1 Mësuesi Udhëtues
50
internet, printer, plastifikues, dhoma e prodhimit të materialit dhe me mjete tjera të
nevojshme.
Takimet dhe mbështetja e drejtorit të QB”Lef Nosi” ka qenë e vazhdueshme poashtu
edhe takimet e grupit bërthamë dhe mbështetës kanë qenë të rregullta.
Mësues Udhëtues në QB ”Lef Nosi ” janë dy MU Gëzim Kajtazi dhe nga 1 Nëntori ka
filluar punën edhe MU Bujar Bytyçi .
Takimet me ekipin bërthamë dhe ekipin mbështetës-rastet e diskutuara
Në Q.B. “Lef Nosi” takimet e grupit kanë qenë të rregullta dhe janë mbajt çdo muaj ku
janë diskutuar rastet që MU kanë pasur në teren dhe janë marrë vendimet e duhura se
si të veprohet dhe cilat janë format më të mira të mbështetjes. MU në teren shumë herë
e ka të vështirë të përfundoi punën ashtu si kërkohet dhe si ai mendon ta bëjë kjo për
shkak të barrierave të ndryshme si: rastet e identifikuara jo gjithnjë gjejnë
bashkëpunimin e aktereve të tjerë për të vazhduar ne me mbështetje, refuzimi nga
prindërit, refuzimi i mësimdhënësve, mospranimi i këshillave dhe plotësimi i PIA-s ,
praktikimi i Pia-s, mungesa e gadishmërisë së stafit të shkollave të rregullta për pranim
dhe punë sistematike dhe permanente me nxënësit me nevoja të veçanta ,poashtu
shumë herë për shkak të kushteve jo të përshtatshme për punë brenda klasave të
rregullta, mësimdhënsit e patrajnuar, mungesë e mjeteve për punë, mungesë e
njohurive se si duhet qasur e punuar me fëmijë me nevoja të veçanta dhe vështërsi
tjera që shfaqen ne teren. Kurse bashkpunimi me ekipin mbështetës ka qenë kryesisht
me këshilla se si të punohet me një nxënës me n.v., poshtu ekipi mbështetës në shumë
raste kanë ndihmuar në prodhimin e materialit të nevojshëm për nxënësit në shkolla të
rregullta, bashkëpunimi se si duhet përshtatur materialin nxënësve etj.
Format e mbështetjes në shkolla
Mbështetja e shkollave të rregullta është bërë sipas nevojave dhe sipas specifikave të
shkollave që janë mbështetur, mbështetja është realizuar edhe në kuadër të mundësive
51
të cilat i kanë mësuesit udhëtes , disa nga mbështetjet të cilat janë realizuar në shkolla
të rregullta janë :
Vizitë në klasë,
Këshillim pedagogjik mësuesve në klasë,
Këshilla profesionale stafit të shkollave të rregullta,
Këshilla profesionale prindërve të n.n.v.,
Dërgimi i PIA-s dhe të kuptuarit e tijë,
Asistim në hartimin e PIA-s ,
Puna individuale me nxënës në Q.B-re,
Modifikimi-adaptimi i materialeve përkatëse,
Dërgimi i materialit në shkollë të rregullt,
Këshillim në përdorim të materialit ,
Udhëzime në tejkalimin e problemeve,
Shtimi i bashkëpunimit prind- shkollë e rregullt,
Dërgimi i literaturës profesionale etj..
Realizimi i mbështetjes në shkolla është planifikuar nga Mësuesit udhëtues , duke u
koordinuar në punën e tyre sipas nevojave të terenit, janë vizituar shkollat për ti dhënë
mbështetje të drejtpërdrejtë, por edhe komunikimi me telefon dhe internet nuk ka
munguar duke ndihmuar ne mbështetje të duhur dhe mos shkëputje nga procesi i
bashkëpunimit mes nesh, dërgimi i materialit është dërguar përmes internetit etj, e
gjithë kjo në bazë të mundësive edhe të mësuesve të shkollve të rregullta.
Materialet didaktike të përgatitura
Gjatë këtij viti shkollor Qendra jonë ka përgaditur materiale për nxënësit që i kemi
mbështetur nëpër shkolla të rregullta mirpo në këtë drejtim duhet bër edhe më shumë
sidomos në rastet të cilat kërkojnë material për zhvillimin motorik të nxënësit, këto
materiale kanë qenë materiale mësimore të modifikuara dhe përgaditura për nxënës të
52
mbështetur nga M.U.,qëllimi i këtyre materialeve ishte të lehtësojmë mësimin dhe të
ketë arsimtari materiale të duhura dhe të përshtatshme për nxënësin. Në kuadër të
grupit mbështetës është bërë një orar i punës së grupit për prodhimin e materialit,
është përdorur programi Boardmaker,materialet e ndryshme nga interneti poashtu edhe
shumë materiale që janë krijuar varësisht nga nevojat e nxënësve dhe nga idetë e stafit
të Q.B. “Lef Nosi” .
Material për prerje të ndryshëm,
Material për përqëndrim të vëmendjës,
Material i cili rrit koordinimin dhe përqëndrimin në aktivitet,
Shkronja të modifikuara dhe plastifikuara,
Numra të modifikuar dhe plastifikuar,
Rrokje për qdo shkronjë të alfabetit ,
Krijimi i fjalëve e fjalive,
Material mbledhje dhe zbritje
Tregime të ndryshme,
Fotografi të plastifikuara të ndryshme,
Material renditës e logjik etj..
Në rastet e veçanta kur mësuesi i shkollës së rregullt ka kërkuar material me ide të
realizueshme në Qendrën tonë është përgaditur dhe dërguar te nxënësi e
mësimdhënësi.
Nxënësit e përkrahur dhe nxënësit e identifikuar
Numri i përgjithshëm i nxënësve të identifikuar të përkrahur, të cilët kanë marrë
mbështetje nga mësuesit udhëtues janë gjithsej 38 nxënës, nga numri i përgjithshëm 27
janë të gjinisë mashkullore ndërsa 11 të gjinisë femërore .
53
Në këtë vit shkollor numri i nxënësve të mbështetur nga MU, Gëzim Kajtazi janë
përkrahur 23 nxënës, 18 meshkuaj dhe 5 femra, në këto komuna:Suharekë, Prizren,
Malisheve, Gjakovë, Lubinje, Hoçë dhe Lubizhdë.
Prej këtij numri 5 fëmijë punojnë me PIA, 2 prej tyre kanë asistent personal (që
paguhet nga prindërit),kemi edhe integrim të 4 nxënësve në shkollat e Prizrenit dhe atë
2 në “Lek Dukagjin” 1 në “Abdyl Frashër” 1 në “Lidhjen e Prizrenit” dhe sivjet besojmë
që do ti integrojmë edhe 2 nxënës në shkollën “Mati Logoreci” në Prizren, dhe një në
Komunën e Rahovecit .
Janë indentifikuar 21 nxënës të cilët shpresoj që do të mbështeten këtë vit shkollor, e të
indentifikuar janë 21 nxënës dhe atë 16 meshkuj dhe 5 femra dhe atë në: Prizren,
Arbanë, Lubinje, Hoçë.
Mësuesi Udhëtues Bujar Bytyqi përkrahë gjithsej 15 nxënës të cilët janë në komunat
Prizren, Rahovec, Suharek, Malishevë, brenda tyre 9 nxënës i takojnë gjinisë
mashkullore, 6 gjinisë femërore. Në shkollën “ Hamëz Thaqi” në Xërxë nxënësit përpos
mbështetjes në shkollë të rregullt është punuar nga B.B. drejtpërdrejt në Qendër
Burimore për 2 muaj nga një ditë në javë.
Nga 15 nxënës, 11 janë raste të reja të identifikuara nga koha kur kam filluar punën pra
nga nëntori. Nga numri i përgjithshëm i nxënësve të M.U. në fjalë të pajisur me Pia janë
11 nxënës.Nga 15 nxënësit në ciklin e ulët nga klasa 1-5 janë 13 nxënës , dhe vetëm
dy janë në ciklin e mesëm të lartë.
Gjithësejë38 Meshkuj
27
Femra11
Nx.e Përkrahur
54
Bashkëpunimi me prindër dhe bashkëpunimi me organizatat e ndryshme
Bashkëpunimi me prindërit e nxënësve me nevoja të veçanta është me rëndësi të
veçantë pasi që bashkpunimi në mes Qendrës dhe prindërve ka qenë i vazhdueshëm
dhe është treguar frytdhënës. Prindërit kanë qenë të përfshirë në shumë takime të
mbajtura me mësimdhënës në shkollat e rregullta, bashkëpunim më i gjerë ka qenë me
prindërit të cilat kanë qenë më të gatshëm dhe kan kërkuar rezultate me fëmijët e tyre,
prindërit e nxënësve me Pia kanë qenë më të angazhuar në bashkpunim. Këta prindër
kanë qenë vazhdimisht të përfshirë në takimet që kemi pasur në hartimin dhe rishikimin
e PIA-s.
Bashkpunimi me prindër është realizuar edhe përmes kontakteve telefonike dhe rrjetit të
internetit , duke respektuar qdo prind dhe dhënien e përgjigjeve për pyetjete e tyre rreth
fëmijëve të tyre në shkollë të rregullt.
Sa i përket OJQ- bashkpunimi nuk ka munguar dhe kemi kontakte të mira me OJQ-n-
“Down Syndrome Kosova”, Caritas-Kosova të cilët kanë organizuar edhe disa takime,
Shoqata e Autistëve të Kosovës dhe me disa organizata tjera të cilat veprojnë në
Kosovë, këto bashkëpunime kanë të bëjnë më trajnimet e realizuara mes nesh,
përfshirjen e fëmijëve në shkolla të rregullta apo speciale etj. .
Komunat e përkrahura dhe komunat e vizituara
Gjatë këtijë viti janë vizituar disa komuna të cilat përfshinë rrjetëzimi i Qendrës sonë, në
mesin e tyre janë vizituar Komuna e Prizrenit, Suharekës, Malishevës,Rahovecit,
Dragashit, Gjakovës, etj., brenda tyre janë vizituar shkollat në këto komuna.
Gjatë këtij viti kemi vizituar edhe disa nga Drejtoritë Komunale të Arsimit si në : Prizren,
Suharekë, Malishevë, Gjakovë, Rahovec, këto vizita janë realizuar pas mbajtjes së
zgjedhjeve lokale për tu informuar drejtorët e rinj eventual në komuna për rolin e
55
mësuesit udhëtues dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në realizimin e të
drejtës për edukim të nxënësve me nevoja të veçanta .
Trajnimet e ndjekura
Viti mësimor i sapo përfunduar nuk ka përfshirë brenda tijë shumë trajnime mirpo disa
nga trajnimet e mbajtura janë:
Trajnimi për autizëm i organizuar nga Caritas-Kosova
Punëtoria për fushat e aktiviteteve nga MASHT-i
Prodhimi i materialit - i mbajtur nga z.Luljeta Kabashi MASHT .
Paraqitja tabelare e përkrahjes së nxënësve me nevoja të veçanta dhe mësimdhënësve në klasa
gjithëpërfshirëse nga Qendrat Burimore për vitin shkollor 2013/2014
Nr
Qend
ra B
urim
ore
Fëmijë
të id
entifiku
ar Të përkrahur Të
integruar
Me
PIA
Materiale s
pecif
ike
mës
imore
Mës
imdh
ënës
të
perkrahu
r Klas
ë të b
ashk
ëngjitu
ra
Institu
cione
parash
kollo
re
Familje
të p
ërkrah
ura
Komun
ave
të p
ërkrah
ura
Shko
lla
DKA
OJQ
Plotës
isish
t
Pjes
ërish
t
Plotes
ishtt
Pjes
ërish
t Ni
veli
i-V
Nive
li V
I-IX
1.
“Nëna Terezë”
Mitrovicë
18
15
1
13
2. “Xheladin Deda”
Pejë
125 33 6 7 17
3. “Lef Nosi”
Prizren
38 38 4 13 2 6 5
4. “Nëna Terezë”
Prizren
81 81 20 25 18 15
57
5. ‘Përparimi”
Prishtinë
23 35 2 4 49 9
Gjithsej 285 202 6 7 4 66 2 7 43 25 32 15