seminar- lordi skenderbe strategjia dhe diploma cia

21
UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIA Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2007/ 2008 Lënda Historia e Diplomacisë Shqiptare Tema Lordi Skenderbe, Strategjia dhe diplomacia PUNIM SEMINARIK Përzgjodhi Studenti Prof i Lëndës Bahri Gashi Dr.Lisen Bashkurti [email protected] Mr. Dritëro Arifi Nr.ID 50 - 10009

Upload: bahri-gashi

Post on 12-Nov-2014

2.586 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIAFakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë

Viti akademik 2007/ 2008

LëndaHistoria e Diplomacisë Shqiptare

TemaLordi Skenderbe, Strategjia dhe diplomacia

PUNIM SEMINARIK

Përzgjodhi Studenti Prof i Lëndës Bahri Gashi Dr.Lisen Bashkurti [email protected] Mr. Dritëro Arifi Nr.ID 50 - 10009

Prishtinë

Dhjetor,2007

Page 2: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -13Strategjia dhe Diplomacia

Përmbajtaja

1. Hyrje...................................................................................................12. Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (deri më 1443).....................................................................................23. Kryengritja e përgjithshme çlirimtare (nëntor 1443)..........................34. Ushtria Shqiptare dhe arti i saj ushtarak.............................................4

5. Lordi Skenderbe dhe srategjia e tij luftarake......................................5

6. Skenderbeu - aftësitë shtetformuese dhe diplomatike……………….6

7. Elementet kryesore të krijimit të shtetit unitarë shqiptar…………...7

8. Strategjia gjeopolitike ( diplomatike) dhe gjeostrategjike (ushtarake)

Strategjia e Skenderbeut „ALEANCA E SHEJTË”............................7

ORGANOGRAMI I STRATEGJISË SË LORDIT SKENDERBE

9. “ALEANCA E SHEJNTË”………………………………………… 8

10. Porta e Lartë - Sulltani dhe vdekja e Skenderbeut..............................9

11. Qendresa pas vdekjes se Skenderbeut (1468-1506)............................9

Në vend të përfundimit

12. Album fotografik të Lordit Skenderbe..............................................10

13. Burimet e Litraturës............................................................................12

Page 3: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -1Strategjia dhe Diplomacia

Hyrje

Figura emblematike, gjithkombëtare e Skenderbeut, konsidrohet si një nga karakteret kryesore të identifikimit evropian të shqiptarëve, Ai me prortertin e tij unikat ka arritur të tejkaloj të gjitha përmasat gjeografike, gjeopolitike dhe gjeostrategjoke për kohën, si i tillë futet në doktrinat ushtarake e diplomatike të shumë vendeve dhe me prezencen e tij në shumë qytete e kryeqytete Shqiptare, evropiane e botrore mbetet në ndër kolosët më me ndikim në gjithë historinë evropiane e botërore. Në të gjitha fazat e zhvillimit të histroisë kombëtare dhe ndërkombëtre në raport me shqiptarët roli i tij përtej strategu e diplomati ka zgjuar domethënje të një rëndësie të veqant për Shqiprinë dhe shqiptarët.Gjatë gjithë historisë së debatit në mbrojtje të përjashtimit të Skënderbeut nga rregullat e studimit si çdo objekt tjetër janë sjellë dy llojë argumentash: argumentet shkencore dhe argumentet praktike, (ose me terma të tjerë, argumentet `prudenciale', pragmatiste, politike). Përmbledhtas janë sjellë këto argumente teoriko-shkencore: 1-Skënderbeu është mbrojtës i Evropës për çerek shekulli; 2-Skënderbeu është mbrojtës i krishtërimit;3-Skënderbeu është krijuesi i miqësisë së popullit shqiptar me popujt e tjerë të Ballkanit (sllavët dhe grekët); 4-Skënderbeu është shëmbëlltyra e luftës së një populli për liri dhe pavarësi; 5-Skënderbeu është krijues i shtetit shqiptar; 6-Skënderbeu është mit dhe simbol i shqiptarëve dhe teorikisht është argumentuar se mitet dhe simbolet duhet të lihen të kryejnë funksionin e tyre si të tilla.1

“Krujë o qytet i bekuar prite prite SkenderbenëPo vjen si pllumbë i shkruar të shpëtoj mëmëdhenë”

Naim Frashëri

“...Lirinë nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dualët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur ketu gjithë perënditë...Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë së e keni kudo, në krahëror, në ballë, në shpatat e në ushtat”. 2

1 MBI DEBATIN PËR SKENDERBEUN ( me rastin e 600 vjetorit)

H. Feraj.shqiperia.yahoogroups.com> dta e konsulltimit 27.11.2007 ora 21.00

2 Burrimi po aty. Trepça net. PJESË NGA FJALA E GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT MË 28 NENTOR 1443, MBAJTUR PARA BANORËVE TË KRUJËS (SIPAS MARIN BARLECIT TEK LIBRI “HISTORIA E SKËNDERBEUT” )

Page 4: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -2Strategjia dhe Diplomacia

Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (deri më 1443) 3

  Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali më i vogel, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familia e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza ( Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergji lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte e fuqizuar. Kur osmanët morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me Principatën e Kastriotëve. Gjoni, i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng osmanëve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin. Për një periudhë rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve të Edrenesë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të posanënshtruarve e vasalë, për t’i përgatitur e edukuar me frymën osmane, si komandantë të zotë e feudalë të bindur. Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin më dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Ai ishte shtatlartë e shumë i fuqishem. Ishte mendjemprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerët. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e vogël. Luftonte mbi kalë e më këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera. Pasi mbaroi shkollën e içollganëve, Skender hyri në kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pëparuar shpejt në karierë shtetëore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut.  Në mesin e viteve ‘20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë osmane deri në fund të viteve ‘30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437-1438 Skënderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu. Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri Skënderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në marrëdhënie me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve.  Në fund të viteve ‘30 kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë. Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “gradim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin).

3 BURIMI: 22 shtator 2001 - Trepça.net Historia e Popullit Shqiptar  -  për shkollat e mesme -  Prishtinë - Kosovë – 1998.Dta e konsulltimit 02.12.2007 ora 09.35

Page 5: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -3Strategjia dhe Diplomacia

Kryengritja e përgjithshme çlirimtare (nëntor 1443) 4

  Në fillim të viteve 40 të shek. XV në Evropë po gjallëroheshin shpresat për dëbimin e osmanëve nga Ballkani. Në këtë drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit të kishësh ortodokse më atë katolike, nën kryesinë e kësaj të fundit, dhe disfata e rëndë që pësoi ushtria osmane në shtator të vitit 1442 prej trupave të Mbreterisë së Polonisë dhe të Hungarisë, të komanduara nga Janosh Huniadi. Pas kësaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht për të nxitur ballkanasit të ngriheshin kundër pushtuesve osmanë. Në shtator të vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake në viset qendrore. Kurse më në jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandës e të Gjirokastrës në drejtim të kosturit, ku u thyhen prej osmanëve.  Në tetor të vitit 1443 trupar polake e hungareze, të komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siç shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, shqiptarë, serbë e boshnjakë. Beteja u zhvillua më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe Skënderbeu. Shpartallimin e forcave osmane në këtë betejë, Skënderbeu e gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkëluftëtarë, pjesmarrës në betejën e Nishit dhe i shoqëruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skënderbeu u nis në drejtim të Principatës së Kastrioteve. Gjatë kalimit u ndal në Diber, mblodhi menjëherë krerët e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicën e bashkëluftëtarëve e nisi që të fshiheshin në rrethinat e Krujës, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane të Krujës, sikur ishte riemëruar subash i saj.   Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim me krutanët, shpartalloi garnizonin osman. Të nesërmen, më 28 nëntor 1443, kur të gjithë qytetarët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehej Barleci, “të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë”, mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i Kastriotëve.   Lajmi i fitores historike, i çlirimit të Krujës, u përhap me shpejtësi dhe u prit me gëzim të papërshkrueshëm në mbarë vendin.   Ai i dha një hov të paparë luftës çlirimtare. Pas Krujës, luftëtarët e Skënderbeut çliruan radhazi kështjellat e Petrelës (ne jug të Tiranës), të Gurit të Bardhë në Mat, të Stelushit dhe Sfetigradit në Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise të tera.   Si rrjedhojë, në hapësirat e Shqipërisë së Veriut e Qendrore dhe deri te lumenjtë Devoll e Seman u rimëkëmbën një numër principatash e zotërimesh të rëndësishme si ajo e Dukagjinëve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanëve, e Dushmanëve, në veri të

4 BURIMI po aty : 22 shtator 2001 - Trepça.net Historia e Popullit Shqiptar  -  për shkollat e mesme -  Prishtinë - Kosovë – 1998.Dta e konsulltimit 02.12.2007 ora 09.35

Page 6: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -4Strategjia dhe Diplomacia

Principatës së Kastrioteve, dhe në jug të saj, Principatat e Arianitëve, e Topijave, dhe ajo e Muzakajve.

 Ushtria Shqiptare dhe arti i saj ushtarak5

Në kuvendin e Lezhës u vendos që me ndihmesën e pjesëmarrësve të tij të krijohet një ushtri e përbashkët. Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte vetë Skënderbeu, i cili ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse princat shqiptarë mbanin një numer të ndjeshëm forcash ushtarake jashtë ushtrisë së përbashkët.   Ushtria shqiptare përbëhej nga trupat e përhershme dhe nga luftëtarët që mobilizoheshin vetem gjatë kohës së luftes. Trupat e përhershme ishin ndarë në dy pjesë kryesore. Njëra përbëhej prej 2 mijë deri 3 mijë kalorës të armatosur lehtë, të cilët i stërviste Skënderbeu dhe shërbenin si gardë personale e tij. Pjesa tjetër ruante kështjellat e vendit dhe brezin kufitar në viset lindore.   Masen kryesore të ushtrisë shqiptare e formonin luftëtarët që mobilizoheshin gjatë kohës së luftës, sipas parimit “burrë për shtëpi”. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin të gjithë banorët që mund të luftonin. Në rast mobilizimi të përgjithshëm forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijë deri në 30 mijë luftëtarë, duke formuar një ushtri të madhe për kohën.   Komanda e ushtrisë ishte në dorën e Skënderbeut, që ishte komandanti i përgjithshëm. Për t’u kosultuar gjatë veprimeve ushtarake pranë tij qëndronte këshilli i luftës, i përbërë nga komandantët më të shquar, të cilët zakonisht dilnin nga radhët e fisnikëve.   Në plan strategjik, si detyrë e dorës së parë për forcat ushtarake ishin moslejimi i trupave osmane që të futeshin në brendësi të viseve të lira për të grabitur e shkatërruar vendin. Këtij qëllimi i shërbente sistemi mbrojtës i brezit kufitar, të cilit iu kushtua kujdes të veçantë. Kur trupat osmane arrinin të futeshin në thellësi të vendit luftëtarët e brezit kufitar tërhiqeshin të organizuar dhe bashkoheshin me pjesën tjetër të ushtrisë shqiptare. Kur osmanët futeshin në thellësi të vendit dhe rrethonin Krujën, Skënderbeu i organizonte veprimet luftarake në mënyrë të tillë që pesha kryesore e veprimeve luftarake të binte jo mbi mbrojtësit e kështjellës, por mbi luftëtarët që vepronin jashtë saj, më të cilën qëndronte vetë heroi.  

Lordi Skenderbe -55 BURIMI po aty : 22 shtator 2001 - Trepça.net Historia e Popullit Shqiptar  -  për shkollat e mesme -  Prishtinë - Kosovë – 1998.Dta e konsulltimit 02.12.2007 ora 09.40

Page 7: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Strategjia dhe Diplomacia

Variantet taktike që përdorte Skënderbeu për të shpartalluar ushtritë armike ishin të larmishme e mbështeteshin në bashkërendimin e mbrojtjes me sulmin, e mësymjes së ushtrisë se rregullt me goditjen e çetave, e ndeshjeve ballore me ato të pusive, duke futur në përdorim si këmbësorinë ashtu edhe kalorësinë e armatosur lehtë.   Vëmendje Skënderbeu i kushtoi edhe prerjes së rrugëve të furnizimit të ushtrisë armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit të saj më ushqime e sende të tjera të nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit të zbulimit për sigurimin e të dhënave më karakter strategjik, operativ e taktik që kishin të bënin me kohën e ardhjes së ushtrive armike, madhësinë, organizimin, lëvizjen, veprimet luftarake të tyre etj. Gjatë 25 vjetëve të ardhshme Skenderbeu luftoi në krye të një ushtrie që numëronte 20 mijë trupa kundër uhshtrisë që Osmane që ishte ushtria më e madhe e kohes dhe Perandotia më e fuqishme botërore.6

Lordi Skenderbe dhe srategjia e tij luftarake

Lordi Skenderbeu formoni një Ushtri për herë të parë të Kombit Shqiptar diku

rreth 25 mije ushtarë në krahasim me 1.00.000 ushtarë osman që mernin pjesë aktive në

ekspeditat ushtarake të Perandorisë Osmane drejt tokave shqiptare. Skenderbeu ishte një

talent i rallë ushtarak. Ai gjithë strategjinë e tij të profeksionuar nën Perandorinë Osmane

dhe betejat e saj e konvertoi në strategji unike shqiptare dhe harmonizonte taktikat

luftarake në teritoret e origjinës së lidjes së tij. Lordi Skenderbe në strategjin e tij taktike,

shfrytëzonte jashtëzakonisht mirë konfiguracionin e gjeografik të teritorit të vet, të

disfavorshëm për ushtrinë osmane. Ai i fuste ushtritë osmane në gryka shkëmbore shumë

të larta ku rallë herë madje depërtonte edhe dielli. Nga kjo lartësi dhe epërsi në taktikat

operative luftarake të tij sulmonte nga lart poshtë. Duke realizuar operacionet ushtarake

sulmuese të cilat taktika i përdorte kryesisht natën për shkak të lodhjes dhe molisjes së

ushtarëve osman, arrinte të dominoj me aftësin e tij taktiko - strategjike dhe të neutralizoj

ushtarët osman lehtësisht me një kreativitet komod luftarak për kushtet e kohës.Duke

shfrytëzuar mirë infrastrukturën kodrinore , si gurët shkëmbor, pritat e improvizuara dhe

aftësia e sulmit të befasishëm në vend dhe kohë të caktuar, arrinte Lordi Skenderbe në atë

kohë ajo që quhet në terminologjinë e sotme ushtarake “ Aftësia e neutralizimit masiv”.

6 Dr. Lisen Bashkurti Diplomacia Shqiptare (vëllimi i parë) faqe 47, pargrafi i dytë. Tiranë 2005

Page 8: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -6Strategjia dhe Diplomacia

Andaj Lordi Skenderbe duke qenë njohës shumë i mirë i ushtrisë Osmane dhe

gjeneral i Perandorisë në njërën anë dhe njohës i mirë i teritoreve shqiptare në anën tjetër,

edhe për shkak të klimës së egër që mbanin grykat, shfrytëzonte klimën dhe njohjen e

kapaciteteve logjistike si në aspketin të armatimit, të veshjes etj që posedonte ushtaria

Osmane, e sidomos gjatë periudhave dimërore arrinte rezultate brilante ushtarake duke

shaktuar vdekje të sigurta në formacionet ushtarake osmane.

Të gjithë Principatat Shqiptare i ofruan ushtritë e veta në dispozicion, dhe fillon

krijimi i ushtrisë dhe i shtetit shqiptar. Sfida e dytë ishte për tu marrë vesh me shqiptarët.

Me princat, sepse edhe ishin lider, komandant ushtarak, pronar, administrator etj,

Lordi Shqiptar arritië të formoi Ushtrinë me 1443- 1444

Skenderbeu - aftësitë shtetformuese dhe diplomatike

Më 1444 Lidhja e Lezhës dhe formimi i shtetiti unitar shqiptar, Lordi Kastriot ishte një

briliant gjeni në negociata dhe kishte një mirëkuptim të gjërë (në aspektin institucional,

administratetiv shoqëror, fetar, dhe me marrëdhëniet me shtetet tjera), Lordi Kastriot u

shpall Mbret, u krijuan taksat, ekonomia fiskale etj, Lordi Kastriot formoi një oborr si

këshillues, dhe krijoi i pari shërbimin e parë Diplomatik Shqiptar. Njëra më të hershëm të

krijuara nga shqiptarët. Për të negociuar biseduar, me të tjerët, ai futi priftëritë më të aftë,

që njihnin gjuhët e huaja, historinë, gjeografinë etj, ai me këtë dontë ti jepte edhe një

masazh, që jemi me Kulturë Romake dhe me civiliizm të hershëm. Ai krijoi imazhin me

një diplomaci të evropës, ai krijoi një diplomat të akreditetuar që ishin me mision të

caktur dhe ktheheshin në shtepi. Sepse edhe në evropë ishte e njëjta metodë, deri në shek.

XVII, që quheshin edhe Mesazher.

Page 9: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -7Strategjia dhe Diplomacia

Elementet kryesore të krijimit të shtetit unitarë shqiptar7

Lidhja e Lezhës dhe formimi i shtetiti unitar shqiptar. Lordi Shqiptar arrinë të

formoi Ushtrinë. Lordi Kastriot krijoi edhe administraten e parë shqiptare e vogël

por shumë produktive. Lordi Skenderbe formoi shërbimin e parë Diplomatik

Shqiptar.

Formimi i shtetit: u bë në tre fusha: Ushtria Financa Diplomacia me tre parime:kooperimi me evropianët,politikë e shëndoshë me

fqinjët dhe tipari i trete shqipëria në koalcionin strategjik, që zhvilloi dplomacinë Adriatiko-Ballkanike

Strategjia e Skenderbeut ishta pra krijimi i “Aleancës së shenjtë”

Strategjia gjeopolitike ( diplomatike) dhe gjeostrategjike (ushtarake)

Strategjia e Skenderbeut „ALEANCA E SHEJTË”

Nga një vend i vogël brenda ballkanit siç ishte Dubrovniku ( republika e Raguzëz),

ku kishte një senat prej nga gjithçka udhëhiqej, ku bënin pjesë tregtarët ideologët,

ushtarakët, komandatët e marinës dhe mernin vendimet për qytetarët dhe me

marrëdhëniet më të tjerët, ata edhe ishin edhe shumë të aftë si diplomat që e blenë lirinë e

tyre me para, nga osmanët e të tjerët. Bënin bisnes me shumë vende të botës e edhe me

Kinën e largët. Kastrioti pati një mirëkuptim të mirë tregtarë me këtë republik. Pra ky

ishte orientimi i Lordit Kastriot, orientimi drejt evropës, do m,e thënë një vizionar i

shkëlqyer i kohës. Në jetësinë e veprimeve të tyre, çdo politikë e jashte fillon me fqinjët,

ka sfidat, dhe komoditetin apo komplikime nëse ka një politikë të gabuar, pra mençuria

politike e diploamcisë e një shtetit në rradhë të parë në ndërtimin e realicionit me fqinjë.

7 Lënda H.D.SH, Dr. Lisen Bashkurti. Ora e ushtrimeve, marrë nga preznatimi i sllajdeve Mr Dritëro Arifi.

Page 10: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -8Strategjia dhe Diplomacia

Pra është parim themelor në diplomaci, se nëse ke probleme me fqinjët nuk

mundesh të ndërtosh një shtet stabil. Sepse do të kesh më shumë probleme të sigurisë që

nuk binë bukë por vetëm shpenzime. Lordi Kastriot u përpoç që të krijonte një Aleancë të

shenjtë, që të bashkonte Mbretërinë e Kastriot me gjithë mbretëritë e Perendimit dhe me

të gjithë sllavët e lindjes, që dëshironte të krijonte një lidhje një aks midis Përëndimit dhe

lindjes që quhej Alenca e shenjtë dhe kishte tre tipare:

I pari kooperimi me evropianët (me republikat e ndryshme)

I dyte me fqinjët – Tipari i trete shqipëria edhe në koalcionin strategjik, që zhvilloi

dplomacinë Adriatiko-Ballkanike, Shqipëria është një udhëkryq në mes të lindjes dhe

perëndimit. Strategjia e Skenderbeut „ALEANCA e SHEJTË“8, pra, kishte ideuar një

nga burrat më të mëdhnj të kohës. Politika e tij e ekulibruar dhe e balancuar, që të gjitha

palët të jenë në pajtim dhe të realaksuar dhe bashkëpunuese si me perëndimin dhe me

lindjen. Por që nuk e arriti krijimin e „Alencës se shenjtë“për shkak të mosmarrëveshjeve

përkatësisht grindejve të mbrenshme të perëndimit dhe lindjes.

ORGANOGRAMI I STRATEGJISË SË LORDIT SKENDERBE

“ALEANCA E SHEJNTË”9

8 Lënda: Historia e Diplomacisë Shqiptare Ligjerues Prof. Dr. Lisen Bashkurti, Ass. Mr Dritëro Arifi. Strategjia e Skenderbeut „ALENCA E SHEJTË“ faqe nr.69 Lënda H.D.SH - Organogrami i “Alencës së Shenjtë”. Ora ushtrime, prezantuar nga Ass Dritëro Arifi.

ALEANCA E SHENJTE

PERENDIMIVENEDIKUNAPOLI etj.

LORDI GJERGJ K. SKENDERBEU

MBRETI I SHQIPRISEINICIATORI

LINDJASLLAVËT GREKËT

Page 11: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -9Strategjia dhe Diplomacia

Porta e Lartë - Sulltani dhe vdekja e Skenderbeut

Kur mësoi për vdekjen e Skenderbeut. Sulltan Mehmeti II u shpreh me kënaqësi:

„Më në fund Evropa dhe Azia më përkasin mua! I shkreti Krishterim.Ai ka humbur

njëherazi shpatën dhe mbrojtjen e tij” Mbas vdekjes së Skenderbeut shqiptarët i

rezistuan edhe 12 vjet të tjera në mbrojtje të Krujës, Kruja ra nën sundimin Osman në

vitin 1480, Shqipëria bie e fundit nën sundimin e Perandorisë Osmane, qyteti që ra i

fundit mbas një rrethimi të gjatë dhe të lodhshëm ishte Shkodra me 1501.

Qendresa pas vdekjes se Skenderbeut (1468-1506)10

Per nje mobilizim te pergjithshem, Skenderbeu thirri ne janar te vitit 1468 nje kuvend te princave shqiptare ne Lezhe. Aty u semur nga ethet dhe vdiq. I mbuluar me lavdi, ai u varros ne Lezhe. Shqiptaret humben prijesin e lavdishem qe i udhehoqi per 25 vjet. Populli e vajtoi me gjeme rrenqethese. Vdekja e tij shkaktoi hidherim te madh edhe ne vendet e ndryshme te Evropes.E shoqja me te birin emigruan ne Itali. Megjithate qendresa vazhdoi deri ne vitin 1473. Nje vit me vane, nje ushtri osmane prej 80 000 vetash iu drejtua Shkodres me artileri te rende. Nje predhe peshonte 200 kg.Mbrojtesit u bene balle dy sulmeve te osmaneve, te cilet lane Shkodren dhe iu kthyen Krujes. Per te katerten here Kruja u beri balle. Nje ushtri shqiptaro-veneciane i erdhi asaj ne ndihme dhe osmanet pesuan disfate, por u riorganizuan me shpejtesi dhe shpartalluan ushtrine, qe kishte rene pas plackes se luftes. Ne pranvere te vitit 1478 sulltani erdhi perseri ne Shqiperi. Nga uria garnizoni dorezoi keshtjellen. Prej andej sulltani iu drejtua Shkodres. 10 000 cleve transportuan artilerine. Nje predhe peshonte nga 425 deri ne 600 kg. Qendresa heroike e shqiptareve beri qe sulltani te linte te vrare mbi 12 000 veta dhe pas kesaj ai u largua pa e marre keshtjellen. Ne Janar 1479 Venediku ua dorezoi ate osmaneve. Nga bujaret shqiptare vendin e Skenderbeut nuk mundi ta zinte asnje. U thirren princat qe kishin emigruar ne Itali. Fteses se shqiptareve iu pergjigjen Nikolle e Leke Dukagjini, Gjon Kastrioti, Kostandin Muzaka. Gjani zbarkoi ne Durres (1481) dhe shqiptaret e priten si trashegimtar legjitim. Ne vitet 1494-1495 shpertheu nje kryengritje tjeter ne Shqiperine e Mesme. U thirr nga Italia Skenderbeu i Ri. Kryengritesit çiruan ishullin e Lezhes. Qendresa vazhdoi deri me 1506.

10 Burimi www.tepelana.com. 91 vjet PAPARËSI, e diel, dhejtor 02.12.20007

Page 12: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -10Strategjia dhe Diplomacia

Në vend të përfundimitAlbum fotografik të Lordit Skenderbe 11

Skulptura e Skënderbeut Fontespici origjinal i veprës së Barletit

Një nga pikturat mesjetare menduar

që ka përshkruar pamjen origjinale të

Skënderbeut

Bust modern i Skënderbeut

Bust i Skënderbeut në Italinë Jugore

Gjeorgjiani Akaki Orava në rolin e Skënderbeut

Statuja e Skënderbeut në

Romë

Statuja në Tiranë

11 Skënderbeu Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Album fotografik të Lordit Skenderbe. Data e konsulltimit 02.12.2007 , ora 18:00

Page 14: SEMINAR- Lordi Skenderbe Strategjia dhe Diploma CIA

Lordi Skenderbe -12Strategjia dhe Diplomacia

Burimet e Literaturës

Lisen Bashkurti Diplomacia Shqiptare (vëllimi i parë). Tiranë 2005

BURIMI: 22 shtator 2001 - Trepça.netHistoria e Popullit Shqiptar  -  për shkollat e mesme -  Prishtinë – Kosovë

Lënda: Historia e Diplomacisë Shqiptare Ligjerues Lisen Bashkurti, Dritëro Arifi. Strategjia e Skenderbeut „ALENCA E SHEJTË“ faqe nr.6

Fotot Skënderbeu. Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Burimi www.tepelana.com. 91 vjet PAPARËSI

“HISTORIA E SKËNDERBEUT” Trepça net (SIPAS MARIN BARLETIT TEK LIBRI)

MBI DEBATIN PËR SKENDERBEUN ( me rastin e 600 vjetorit) H. Feraj.shqiperia.yahoogroups