roli i informacionit tË kontabilitetit nË menaxhimin e
TRANSCRIPT
University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo
UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center
Theses and Dissertations Student Work
Spring 4-2021
ROLI I INFORMACIONIT TË KONTABILITETIT NË MENAXHIMIN E ROLI I INFORMACIONIT TË KONTABILITETIT NË MENAXHIMIN E
PUNËVE. RAST STUDIMI NDËRMARRJA“BANJA E KLLOKOTIT PUNËVE. RAST STUDIMI NDËRMARRJA“BANJA E KLLOKOTIT
FABRIKA E UJIT MINERAL & CO2 SH.P.K FABRIKA E UJIT MINERAL & CO2 SH.P.K
Ariana Hoxha
Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd
Part of the Business Commons
Kolegji UBT
Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
TITULLI I TEMËS
ROLI I INFORMACIONIT TË KONTABILITETIT NË MENAXHIMIN
E PUNËVE. RAST STUDIMI NDËRMARRJA“BANJA E KLLOKOTIT
FABRIKA E UJIT MINERAL & CO2 SH.P.K”
Emri dhe mbiemri i studentit:
Ariana Hoxha
Mentori: PHD. Fidane Spahija Gjikolli
Prill / 2021 Prishtinë
Kolegji UBT
Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Punim Diplome
Viti akademik 2017-2018
Ariana Hoxha
ROLI I INFORMACIONIT TË KONTABILITETIT NË MENAXHIMIN
E PUNËVE. RAST STUDIMI NDËRMARRJA“BANJA E KLLOKOTIT
FABRIKA E UJIT MINERAL & CO2 SH.P.K”
Mentori: PHD. Fidane Spahija Gjikolli
Prill / 2021
Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të
pjesshme për Shkallën Bachelor
I
ABSTRAKT
Shumë njerëz mund të kuptojnë shumë mirë botën e biznesit, mund të kuptojnë pjesën e
parashikimeve financiare, kodimin, dizajnin, por kjo nuk do të thotë shumëçka. Edhe nëse
jemi të mirë në të gjitha aspektet, gjë që është e pamundur, nuk mundet një njeri i vetëm t'i
ketë të gjitha aftësitë e duhura. Zotërimi i informacionit të kontabilitetit të plotë, të saktë dhe
në kohën e duhur është jetike në mënyrë që të ketë rritje të vazhdueshme në tregje
konkurruese. Ky është edhe qëllimi i këtij punimi, që të ndihmojë që kontabiliteti të mos
shikohet vetëm si proces për regjistrimin e ngjarjeve biznesore. Pasi që dimë se shumë
pronarë biznesesh në Kosovë hezitojnë dhe neglizhojnë informata që i ofron kontabiliteti. Në
këtë punim do të tregohet se roli i kontabilitetit menaxherial është më i madh, do të tregohet
se duhet të përdoret informacioni për të ndihmuar në marrjen e vendimeve.
Shumë studiues të vendit dhe botërorë besojnë se suksesi i firmave sot dhe sidomos në të
ardhmen varet në aftësinë e tyre për të operuar në mënyrë globale, për të kryer këtë
transformim organizatat duhet të mbështeten fuqishëm tek informacioni. Është pranuar
gjerësisht se informacioni që gjeneron sistemi kontabël i ndihmon menaxherët të kryejnë tre
veprimtaritë jetësore: planifikim, kontroll dhe marrje të vendimeve. Shumë prej tyre kanë
analizuar rolin që ka luajtur informacioni kontabël por në përgjithësi pjesa më e madhe e tyre,
në këto përkufizime kanë vënë më shumë theksin tek roli i tij në procesin e vendimmarrjes.
Sistemi i informacionit kontabël, është quajtur një sistem informacioni që shërben për
mbledhjen, përpunimin dhe komunikimin e të dhënave me qëllim raportimin dhe realizimin
e proceseve të marrjes së vendimeve sa më optimale, në përputhje me qëllimet dhe objektivat
kryesore të organizatës. Në mënyrë që bizneset e Kosovës të i’u përshtaten ndryshimeve që
po ndodhin në botën e biznesit duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme është marrja e vendimit
në bazë të informacionit veçanërisht atij kontabël. Prandaj ka pasur edhe pyetje hulumtuese
dhe ngritje të hipotezave të cilat ky punim është përpjekur që t’iu përgjigjet. Grumbullimi i
të dhënave është bërë përmes të dhënave primare të metodës kualitative nominale.
Respodentët e pyetësorit kanë qenë punëtorë te ndërmarrjes “BANJA E KLLOKOTIT
FABRIKA E UJIT MINERAL & CO2 SH.P.K”
II
MIRËNJOHJE DHE FALENDËRIME
Në këtë rrugëtim dhe deri në realizimin e këtij punimi falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan
dhe më inkurajuan të realizojë Punimin e Diplomës së Bachelor-it në drejtimin Kontabilitet,
Auditim dhe Tatime.
Falenderoj të gjithë profesorët e Kolegjit UBT të cilët jo vetëm me bagazhin e tyre akademik
por edhe me ekperiencat dhe përvojat e tyre gjatë studimeve dhe përvojës së punës, si jashtë
ashtu brenda vendit na mësuan edhe përtej materialeve të detyrueshme akademike. Në
veçanti dua të falendëroj përzemërsisht mentoren e temës Prof. Dr. Fidane Spahija Gjikolli,
pa të cilën ky studim nuk do të ishte i mundur, me bashkëpunimin maksimal dhe kontributin
e dhënë në vazhdimësi me këshilla, ide dhe sugjerime, arrita në përfundim të suksesshëm të
punimit. Mbikëqyrja e temës nga ana e saj ishte privilegj dhe kënaqësi për mua që me
njohuritë e saj më ka inkurajuar gjatë gjithë kohës. Gjithashtu do të doja të falenderoja
pafundësisht Prof. Dr. Selman Berisha, profesor në UBT i cili me shumë përkushtim dhe
përgjegjsi, më pasuroi me një gamë të gjërë të informacioneve, ky kontribut do të jetë
udhërrëfyes gjatë gjithë jetës në karrierën time profesionale.
Do të doja të shpreh falendërimet më të sinqerta për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre
prindërit e mi, dhe gjyshin tim i cili punoi fort që të arrijë këtu.
Prill, 2021
Prishtinë
III
PËRMBAJTJA
LISTA E FIGURAVE .................................................................................. IV
LISTA E TABELAVE DHE GRAFIKËVE ................................................ V
FJALORI I TERMAVE ............................................................................... VI
1 HYRJE ........................................................................................................ 1
2 SHQYRTIMI I LITERATURËS ............................................................. 2
2.1 Informacioni dhe menaxhimi i operacioneve .......................................................... 2
2.1.1 Informacioni dhe të dhënat ............................................................................... 3 2.2 Kontabiliteti përtej numrave .................................................................................... 5
2.2.1 Kontabiliteti financiar dhe menaxherial ........................................................... 6 2.2.2 Sistemi i informacionit të kontabilitetit menaxherial ....................................... 8 2.2.3 Rëndësia e kuptimit të konceptit, strukturës dhe klasifikimit i shpenzimeve 10
2.3 Informacioni Kontabël ........................................................................................... 13 2.3.1 Kostoja dhe vlera e informacionit .................................................................. 15
3 DEKLARIMI I PROBLEMIT ............................................................... 16
4 METODOLGJIA ..................................................................................... 17
5 REZULTATET ........................................................................................ 18
5.1 Analiza përshkruese ............................................................................................... 18 5.2 Rezultati A ............................................................................................................. 25
6 DISKUTIME DHE PËRFUNDIME ...................................................... 27
6.1 Rekomandime ........................................................................................................ 27
7 REFERENCAT ....................................................................................... 29
8 APPENDIXES ......................................................................................... 31
IV
LISTA E FIGURAVE
Figura 1. Sistemi i menaxhimit të operacioneve-modeli hyrje-procesim-dalje...................... 3
Figura 2. Paraqitja grafike e kostos fikse ............................................................................. 12 Figura 3. Paraqitja grafike e kostos variabile ....................................................................... 13
V
LISTA E TABELAVE DHE GRAFIKËVE
Tabela 1. Kontabiliteti Financiar dhe Menaxherial: Shtatë Dallimet Kryesore ................. 7
Tabela 2. Kodimi i të dhënave ............................................................................................. 21
Tabela 3. Përgjigjet e pyetjes së 10 ...................................................................................... 24
Grafiku 1. Pozita e të anketuarit në ndërmarrje ............................................................... 18
Grafiku 2. E drejta për vendimmarrje ................................................................................ 19
Grafiku 3. Mendimet lidhur me zotërimin e informacionit ............................................... 20
Grafiku 4. Mendimet lidhur me detyrën e kontabilistit ...................................................... 20
Grafiku 5. Shfrytëzimi i informacionit kontabël në kompani ............................................ 21
Grafiku 6. Mendimet lidhur me informacionin që siguron kontabiliteti për plotësimin e
objektivave specifike të menaxhmentit ................................................................................ 22
Grafiku 7. Shfrytëzimi i informacionit kontabël në menaxhimin e punëve në
përditshmëri ......................................................................................................................... 23
Grafiku 8. Shfrytëzimi informacionit kontabël në marrjen e vendimeve efikase dhe
menaxhimin ne mënyre efektive ......................................................................................... 23
Grafiku 9. Rastet e marrjes se vendimeve jo të duhura ne planifikim apo vendimmarrje,
pa përdorim te informacionit kontabël ............................................................................... 24
Grafiku 10. Arsyet e mos shfrytëzimit të informacionit kontabël nga kompanitë ............ 25
VI
FJALORI I TERMAVE
KF – Kontabiliteti Financiar
KM – Kontabiliteti Menaxherial
SIK – Sistemi i Informacionit Kontabël
1
1 HYRJE
Në kontekstin e një ekonomie globale, kapacitetet ekonomike të një vendi, përfshirë ato në
Kosovë, janë nën presion si nga operatorët e tregut vendas ashtu edhe nga operatorët e tregut
ndërkombëtarë. Për të munësuar rritjen afatgjatë të njësive ekonomike në një treg konkurrues,
është thelbësore që të kemi informacion të plotë, të besueshëm, në kohë dhe të saktë,
informacion që siguron sistemi i kontabilitetit..
Me shumë dëshirë kam përzgjedhur temën ROLI I INFORMACIONIT TË
KONTABILITETIT NË MENAXHIMIN E PUNËVE në njërën nga kompanitë
prodhuese të Kosovës siç është ajo e Ujë Kllokotit, me të vetmin qëllim që ky punim të
ndihmojë që kontabiliteti të mos shikohet vetëm si një proces për regjistrimin e ngjarjeve
biznesore apo thënë në gjuhë populliste “ mbajtjen e letrave te kompanisë “. Pasi që dimë se
bizneset e Kosovës (si një vende ende në zhvillim), ballafaqohen me probleme dhe pengesa
disa prej tyre të vetë-krijuara, prej të cilave më e njohura nepotizmi e cila dërgon në dhënien
e informatave të varfra apo neglizhimin e marrjes së informatave nga vetë menaxherët dhe
pronarët. Informacioni i varfër apo përdorimi jo i drejtë i informacionit shpesh çon në marrjen
e vendimeve të dobëta dhe jo të drejta.
Pra qëllimi i punimit është të tregojë se roli i tij është me i madh se aq, të tregojë se duhet të
përdorim informacionin për të na ndihmuar në marrjen e vendimeve, qofshin ato vendime
personale, apo edhe vendime biznesi. Faktet dhe konceptet që informacioni kontabël
përfshinë na ndihmojnë për të kuptuar më mire problemet e bzinesit.
Menaxherët dhe vendimmarrësit duhet konsiderojnë informacionin që ofron kontabiliteti,
si element të pashmangshëm dhe vendimtar në procesin e analizës, marrjes së vendimeve dhe
arritjen e qëllimit te organizatës (maksimizimin e fitimit dhe uljen e kostove).
2
2 SHQYRTIMI I LITERATURËS
Sigurisht, klima e korporatave ka ndryshuar në mënyrë dramatike, si të gjitha të tjerat. Nevoja
për një ekonomi konkurruese, transformimi i ekonomive industriale dhe shoqërive të bazuara
në njohuri dhe informacion, dhe nevoja për firmat dixhitale janë disa nga forcat më të
rëndësishme që e kanë ndryshuar mjedisin e biznesit. Suksesi i firmave sot, dhe veçanërisht
në të ardhmen, varet nga aftësia e tyre për të funksionuar globalisht. Në mënyrë që të arrihet
ky tranzicion, organizatat duhet të mbështeten fuqishëm tek informacioni. Informacioni i cili
gjenerohet nga kontabilitetit është i nevojshëm që kompanitë të konkurrojnë në tregun global.
Në një skenar të tillë, sfida më e madhe për udhëheqësit është të zhvillojnë një vizion më
modern dhe praktik për kompaninë dhe proceset që e mbështesin atë. Ky kapitull përmbledh
dhe diskuton literaturën kryesore të këtij punimi, duke u fokusuar tek informacioni dhe
ndikimi i informacionit kontabël në menaxhimin e punëve.
Në fillim shqyrtohet literatura rreth informacionit, dhe pastaj do të shqyrtohet kontabiliteti
dhe informacioni që ofron.
2.1 Informacioni dhe menaxhimi i operacioneve
Menaxhimi i operacioneve ka të bëjë rreth asaj se si organizatat krijojnë dhe ofrojnë shërbime
dhe produkte. Çdo gjë që konsumojmë, ulemi, përdorim, lexojmë na vjen me mirësjellje nga
menaxherët operacioneve që organizuan krijimin dhe shpërndarjen e tyre. Operacionet pra
janë veprime, lëvizje apo aktivitete të organizuara, të planifikuara dhe të bashkërenditura në
mënyrë të logjikshme të cilat përbëjnë procesin që është i nevojshëm për të prodhuar
produkte apo për të krijuar shërbime (Slack, et al., 2007). Në figurën 1. ilustrohet definimi i
procesit të transformimit dhe të sistemit të operacioneve, si dhe ndërlidhjet në mes të
operacioneve, nën-proceseve, proceseve. (Limani, 2018)
3
(Limani, 2018)
Procesi pra është një varg aktivitetesh të matshme, të strukturuara në dimensionet hapësire-
kohë me një fillim dhe fund, dhe informacionet janë ato që e rrisin cilësinë e proceseve të një
biznesi. Pasi që, si zgjidhja e problemeve ashtu edhe vendimmarrja kërkojnë informacion,
mbledhja e informacionit të duhur duhet të bëhet në mënyrë efikase, dhe të ruhet në mënyrë
që të mund të përdoret dhe manipulohet sipas nevojës, dhe të përdoret për të ndihmuar
organizatën të arrijë qëllimet e saj (Oz, 2009). Informacioni do të jetë termi që ne do të hasim
më tepër se cilido tjetër në këtë punim. Për të qenë i suksesshëm në çdo fushë të biznesit, një
menaxher duhet së pari të pranojë se informacioni është burimi më i vlefshëm dhe
domethënës i menaxhimit efektivë të biznesit. Megjithatë, ky koncept ngatërrohet shpesh me
konceptin e të dhënave. Ka një ndryshim midis “informacionit” dhe të “dhënave’’.
2.1.1 Informacioni dhe të dhënat
Të dhënat janë fakte të gjdo lloji të papërpunuara (zinxhirë faktesh që përfaqësojnë ngjarje
si transaksione, pa kuptim, pa pasur një strukturë) kurse informacioni del nga të dhënat e
përpunuara (klastra me fakte të mirëqena dhe të dobishme në procese si marrja e vendimeve).
(Romney & Steinbart, 2012) gjithashtu theksojnë se përfitimet e informacionit ndihmojnë ne
reduktimin e pasigurisë, përmirësimin e vendimeve, përmirësimin e planifikimit, dhe për të
Figura 1.Sistemi i menaxhimit të operacioneve-modeli hyrje-procesim-dalje
4
përmirësuar skedulimin. Në mënyrë që të jetë i vlefshëm për menaxherët dhe marrësit e
vendimeve informacioni duhet t’i ketë këto karakteristika të domosdoshme dhe të
pashmangshme: relevant, i besueshëm, i plotë, në kohën e duhur, i kuptueshëm, i
verifikueshëm dhe i arritshëm (i aksesushëm). Këto karakteristika e bëjnë informacionin më
të vlefshëm për organizatën sepse në qoftë se informacioni nuk është i saktë ose i plotë, mund
të merren vendime që do t'i kushtojnë qindra apo mijëra dollarë organizatës ose do mund të
investohet aty ku nuk është e nevojshme për të (Romney & Steinbart, 2012).
Si rezultat, pasuria më e vlefshme e një kompanie është pjesa e informacionit. Çdo
ndërrmarje që ka informacion të besueshëm, të dhëna të ndryshme në lidhje me mallrat ose
shërbimet që ofron, i sjell organizatës vlerë në të dy aspekte, atë të avantazhit strategjik dhe
atë konkurrues.
Cilësia e dobët informacionit mund të ketë efekte negative në vendimmarrje (Huang, et al.,
1999). Çdo vendim duhet të bazohet në informacionin e duhur që është i arritshëm për
njerëzit e duhur në kohën e duhur, si dhe në përdorimin e teknologjisë për kapjen, përpunimin
dhe shpërndarjen e informacionit në mënyra që përmirësojnë shpërndarjen e produkteve,
mallrave dhe shërbimeve te klientët . Problemet e cilësisë së informacionit mund të ndikojnë
në operacionet, pasi që do të rrisin kostot dhe do të ulin kënaqësinë e punonjësve duke rritur
pakënaqësinë e klientëve. Në botën e sotme, cilësia e informacionit është një forcë e fuqishme
që çon bizneset në të ardhmen. Kjo është për shkak se informacioni cilësor mund të çojë në
sukses ndërsa informacioni jocilësor mund të çojë në dështimin e biznesit (Redman, 1998).
Megjithatë ne shpesh hasim probleme sepse informacionet mund të sjellin ndryshime,
ndryshime në strukturë, kulturën, proceset e biznesit dhe strategjinë e një organizate. Pra
kemi një sfidë shumë të madhe që njihet si sfida e rezistencës, kur palët e interesit rezistojnë
të përdorin informacionin pasi që ekzistonë një mungesë e dëshirës për të mësuar metoda
apo procedura të reja ose besojnë se problemet e reja që do të hasen do të jenë më të mëdha
sesa ato që mundë t’i zgjidhin, apo çdo hap të cilin e marrin pa qenë të informuar, mendojnë
që është modeli më mire për të vepruar, që do të thotë nuk pranojnë ndryshimet. Pra ky është
hapi i pare me të cilin ballafaqohen bizneset e Kosovës. Meqenëse ky punim ka për qëllim të
shpjegoj rëndësin e informacionit kontabël, në hapin e ardhshëm do të shtjellojmë
kontabilitetin dhe rolin e tij.
5
2.2 Kontabiliteti përtej numrave
Kontabiliteti është një metodë shkencore e evidencës së transaksioneve afariste, është proces
i matjes, i vrojtimit, i vlerësimit, i interpretimit dhe i komunikimit të informacionit financiar
për qëllim të kontrollit financiar dhe marrjes së vendimeve efektive të drejtimit ekonomik
(Ahmeti, 2013). Mirëpo çfarë në të vërtet është kontabiliteti dhe cili është roli tij? (Otley,
1980) argumenton se sistemi kontabiliteti është pjesë e rëndësishme e jetës organizative dhe
duhet të vlerësohet në kontekstin e tij më të gjerë menaxherial dhe organizativ.
Shumë autorë prej tyre edhe (Marshall, et al., 2011) theksojnë se kontabiliteti shpesh
quhet “gjuhë e biznesit”.
Rëndësia e informacionit në funksionimin e një sistemi ekonomik nuk mund të
nënvlerësohet. Kontabiliteti dhe informacioni që ofron janë të nevojshme në këtë kontekst
për të gjitha nivelet e menaxhimit ekonomik, si dhe për të gjithë personat fizikë dhe juridikë
që merren me një aktivitet specifik ekonomik. Të gjithë ata që përfshihen në ekzistencën e
një njësie ekonomike, përfshirë pronarët (aksionarët), shitësit, bankat dhe shteti, dëshirojnë
një strukturë të saktë dhe të azhurnuar të rezultateve të njësisë ekonomike. Kontabiliteti
përmbush këtë detyrim duke dokumentuar me besnikëri dhe rigorozitet të gjitha ngjarjet
ekonomike me të cilat është e lidhur njësia ekonomike. Të dhënat e kontabilitetit janë për më
tepër të një rëndësie shumë të madhe në fazën e vendimarrjes së menaxhimit të njësisë
ekonomike. Roli i një sistemi kontabël është të përpunojë të dhëna ekonomike nga aktivitetet
e njësisë ekonomike. Ai mund të konsiderohet si sistem përpunimi të dhënash, e kryer kjo
me dorë apo me ndihmën e kompjuterëve.
Kontabiliteti është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e kontrollit të brendshëm të organizatës,
e përdorur për të siguruar informacion në lidhje me zbatimin e procesit të kontrollit të
brendshëm të organizatës. Sistemet e informacionit kontabël mbledhin dhe përpunojnë të
dhëna nga veprimet dhe ngjarjet, i organizojnë ato në forma të nevojshme (dobishme) dhe i
komunikojnë rezultatet tek vendimmarrësit. Nga këtu kuptojmë se ekzistojnë disa lloje të
kontabilitetit: Kontabiliteti financiar dhe Kontabiliteti menaxherial, këtu bëhet edhe ndarja
6
e dhënies së informatave që janë jetësore për vendime efektive si për përdoruesit e jashtëm
ashtu dhe për përdoruesit e brendshëm të tyre.
2.2.1 Kontabiliteti financiar dhe menaxherial
KF i referohet procesit që rezulton në përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare për
një njësi ekonomike që paraqesin pozicionin financiar dhe rezultatet e operacioneve të njësisë
ekonomike për një periudhë të caktuar kohore. (Porter & Norton, 2010)
Pra KF ka të bëjë me informacionin kontabël që u jepet përdoruesve brenda biznesit pra
menaxhmentit të biznesit dhe jashtë biznesit siç janë blerësit, furnitorët, kreditorët.
Transaksionet financiare që ndodhin duke filluar nga blerja e lëndës së parë, kryerja e
obligimeve ndaj furnitorëve, shitja e produkteve që në biznes ndodhin çdo ditë regjistrohen
dhe pasqyrohen përmes raporteve financiare në mënyrë korrekte. Tek KF kemi rregulla
parime dhe standarde në bazë të cilave veprohet kurse tek KM personat e tillë janë më tepër
një lloj konsulence në ndërmarrje që i tregojmë palëve të interesit si duhet të veprohet me
disa elemente që gjinden ne KF, për shembull në KF dimë saktë sa janë të hyrat, shpenzimet
por asnjëherë nuk e kemi bërë pyetjen se këto shtije a janë të mëdha ose të vogla, shpenzimet
a janë të larta ose jo. Në KM zakonisht i bëjmë këto pyetje. Për arsye se dëshirojmë të
ndikojmë në dy perspektiva: Perspektivën e të hyrave dhe Perspektivën e shpenzimeve, pra
mund të shikojmë a mund të rriten të hyrat e kësaj ndërmarrje, a mund të zvogëlohen
shpenzimet ose të dyja së bashku. Prandaj është me rëndësi të kuptojmë se, në përgjithësi
cilido lloj i kontabilitetit që ne flasim pa marrë parasysh a është KM apo KF një prej gjërave
kryesore është të identifikojmë shfrytëzuesit e informatave që do t’u ofrohet. Me fjalë të
tjera KF është lënda e parë kurse KM e përdor këtë lëndë dhe ndërton raporte të ndryshme.
Njëri prej dallimeve kryesore është se KM fokusohet kryesisht në përkrahje të marrjes së
vendimeve, siç e përkufizon edhe (Hansen & Mowen, 2005), kontabilitetit menaxherial
siguron informacionin e nevojshëm për të plotësuar objektiva specifike të menaxhmentit, dhe
roli i tij kryesorë është të sigurojë informacione për të marrë vendime.
Siç e përmendëm deri tani kontabiliteti menaxherial ndihmon menaxherët të kryejnë tre
veprimtaritë jetësore: planifikim, kontroll dhe marrje të vendimeve. Planifikimi përfshin
7
përcaktimin e qëllimeve dhe specifikimin e arritjes së tyre. Kontrollimi përfshin mbledhjen
e reagimeve për të siguruar që plani është duke u ekzekutuar ose modifikuar siç duhet me
ndryshimin e rrethanave. Vendimmarrja përfshin zgjedhjen e një kursi veprimi nga
alternativa konkurruese. (Garrison, et al., 2010). Vlen të përmendet se KM shton vlerë
ndërmarrjes përveç se duke ofruar informata për planifikim, vendim dhe asistuim të
menaxherëve në drejtim dhe kontrollin e aktiviteteve, gjithashtu motivon menaxherët dhe të
punësuarit drejt një qëllimi të caktuar (pikërisht për shkak të planifikimit) në të njëjtën kohë
matë performancën (si rezultat i kontrollit). Në jetën e përditshme dëgjojmë njerëzit e
bizneseve duke përdorur nocionin “ menaxhim i kostos”. Për fat të keq, ky nocion nuk ka një
definim uniform. Ne e përdorim “menaxhimin e kostos” për të përshkruar qasjen dhe
veprimtaritë e menaxhmentit në planifikimin, dhe kontrollin e vendimeve afat shkurtra ashtu
edhe afatgjata qe rrisin vlerën për konsumatorin dhe zvogëlojnë kostot e produktit apo
shërbimit. Për shembull, menaxheri merr vendim ne lidhje me shumën dhe llojin e materialit
që do të shfrytëzohet, ndryshimet ne procesin e prodhimit apo ndryshimet në dizajnin e
produktit. Informacionet nga sistemi i kontabilitetit e ndihmojnë menaxherin për të
menaxhuar kostot, por që informacioni dhe sistemi i kontabilitetit nuk janë në vetvete
menaxhim i kostos. (Ahmeti, 2011). Ne praktikë dhe teori ekzistojnë 7 dallime kryesore
ndërmejt kontabilitetit financiar dhe atij menaxherial të cilat janë paraqitur në tabelën nr. 1
si mposhtë :
Tabela 1. Kontabiliteti Financiar dhe Menaxherial: Shtatë Dallimet Kryesore
FUSHA E KRAHASIMIT KONTABILITETI
FINANCIAR KONTABILITETMENAXHERIAL
1 PËRDORUESIT KRYESORË
TË INFORMACIONIT
Personat dhe organizatat
jashtë njësisë së biznesit
Nivele të ndryshme të
menaxhimit të brendshëm
2 LLOJET E SISTEMEVE
KONTABËL
Sistemet e regjistrimit të
dyfishtë
Jo i kufizuar nga sistemi i
regjistrimit të dyfishtë. Çdo
sistem që është i dobishëm
8
3 RREGULLAT E
VEPRIMIT
Respektimi i parimeve të
përgjithshme të pranuara
të kontabilitetit
Nuk ka udhëzime ose kushtëzime.
I vetmi kriter është dobishmëria
4 NJËSIA E MATJES
Njësia monetare (vlera
historike)
Çdo njësi monetare ose fizike që
është e dobishme. Në rast të
përdorimit të vlerës monetare-
mund të jetë historike ose e
ardhshme
5 KËNDVËSHTRIMI PËR
ANALIZË
Njësia e biznesit si një e
tërë
Segmente të ndryshme të njësisë
së biznesit
8 SHPESHTËSIA E
RAPORTIMIT
Në mënyrë të rregullt,
periodikisht
Kur është e nevojshme, bile jo në
mënyrë të rregullt
7 7 SHKALLA E
BESUESHMËRISË
Kërkohet objektivitet,
është historik nga
pikëpamja e natyrës
Mjaft subjektiv për qëllimet e
planifikimit, por kur është e
nevojshme përdoren edhe të
dhënat objektive; nga pikëpamja
e natyrës është me drejtim nga e
ardhmja
(Garrison, et al., 2010)
2.2.2 Sistemi i informacionit të kontabilitetit menaxherial
Më lartë kemi cekur se sistemi i informacionit të kontabilitetit të menaxhimit ofron
informacionin e nevojshëm për të përmbushur objektivat specifike të menaxhimit. Në zemër
të një sistemi të informacionit të kontabilitetit menaxherial janë proceset: ato përshkruhen
nga aktivitete të tilla si mbledhja, matja, ruajtja, analizimi, raportimi dhe menaxhimi i
informacionit. Informacioni mbi ngjarjet ekonomike përpunohet në rezultate që përmbushin
objektivat e sistemit. Rezultatet mund të jenë raporte speciale, të dhëna mbi kostot produktit,
kostot e konsumatori, buxhete, raporte të performancës (Hansen & Mowen, 2005). Pothuajse
të gjithë menaxherët duhet të planifikojnë dhe kontrollojnë operacionet e tyre dhe të marrin
9
një larmi vendimesh. Qëllimi i kontabilitetit menaxherial është të sigurojë informacionin që
u nevojitet për kontrollin e planifikimit dhe vendimmarrjen. (Garrison, et al., 2010).
2.2.2.1 Planifikimi
Planifikimi është aktiviteti kryesor për gjdo ndërmarrje. Një plan specifikon qëllimet e
ndërmarrjes dhe i ’u komunikon punëtoreve funksionet kryesore që ata kanë për detyrë t’i
përfundojnë. Gjithashtu specifikon nevojat burimore që i duhen ndërmarrjes që t’i arrijë
qëllimet e saj.
Aktiviteti menaxherial i quajtur planifikim është formulimi i hollësishëm i veprimit për të
arritur një qëllim të veçantë i cili kërkon vendosjen e objektivave dhe identifikimin e
metodave për të arritur ato objektiva. Menaxherët duhet të zhvillojnë një plan që, kur të
zbatohet, do të çojë në përmbushjen e objektivave të dëshiruara. (Hansen & Mowen, 2005).
Planeve shpesh i ’u referohen si buxhet. Buxheti është një plan i detajuar për të ardhmen që
zakonisht shprehet në terma formal sasior. (Garrison, et al., 2010)
2.2.2.2 Kontrolli
Planifikimi është vetëm gjysma e betejës. Sapo të krijohet një plan, ai duhet të implementohet
dhe monitorohet nga menaxherët dhe punëtorët për të siguruar që plani po kryhet ashtu siç
është menduar. Kontrolli është aktiviteti menaxherial i monitorimit të zbatimit të një plani
dhe aktivitet korrigjues sipas nevojës. Kontrolli zakonisht arrihet me përdorimin e
feedback(reagimit). Reagimi është informacion që mund të përdoret për të vlerësuar ose
korrigjuar hapat e ndërmarrë për të zbatuar një plan. Bazuar në feedback, një menaxher (ose
punëtor) mund të vendosë të lë zbatimin ashtu siç është, të ndërmarrë veprime korrigjuese të
një lloji për t'i rikthyer veprimet në harmoni me planin origjinal, ose të bëjë ndonjë planifikim
të ri (Hansen & Mowen, 2005). Një pjesë e procesit të kontrollit përfshin përgatitjen e raportit
të performancës. Një raport i performancës krahason të dhënat buxhetore me të dhënat
aktuale në një përpjekje për të identifikuar dhe mësuar performancën e shkëlqyeshme dhe
për të identifikuar dhe eliminuar burimet e performancës së pakënaqshme. Raportet e
10
performancës mund të përdoren gjithashtu si një nga shumë inputet për të ndihmuar në
vlerësimin dhe shpërblimin e punëtoreve. (Garrison, et al., 2010).
2.2.2.3 Vendimmarrja
Procesi i zgjedhjes midis alternativave konkurruese është vendimmarrja. Ky funksion
menaxherial është i ndërthurur me planifikimin dhe kontrollimin. Një rol kryesor i sistemit
të informacionit të kontabilitetit menaxherial është furnizimi me informacion për
vendimmarrje (Hansen & Mowen, 2005). Ndoshta aftësia më themelore menaxheriale është
aftësia për të marrë vendime inteligjente, të bazuara nga të dhënat të ndryshme. Duke folur
gjerësisht, shumë prej atyre vendimeve sillen rreth tre pyetjeve kryesore: Çfarë duhet të
shesim? Kujt duhet t’i shërbejmë? Si duhet të ekzekutojmë? (Garrison, et al., 2010)
2.2.3 Rëndësia e kuptimit të konceptit, strukturës dhe klasifikimit i shpenzimeve
Të kuptuarit e nocionit shpenzim, koncepti dhe klasifikimi i tyre janë faktorë bazë për çdo
studim të kontabilitetit menaxherial. Pra më lartë treguam se KM i ndihmon menaxherët në
planifikim, kontroll dhe vendimmarrje. Këto informacione arrihen nga të dhënat që na
komunikon KF. Njëri ndër elementet kryesore që ndihmon në këto tri aspekte janë edhe
shpenzimet. Pra KM u siguron menaxherëve informacionet që kanë të bëjnë me koston e
produkteve të prodhuara, në tërësi për produktet të veçanta dhe në çdo segment të njësisë,
me planifikimin dhe kontrollin e operacioneve të ndryshme, me natyrën, vendin dhe
madhësinë e të ardhurave për çdo produkt dhe segment të njësisë (Ahmeti, 2013).
Shpenzimet janë po aq të rëndësishme kur flasim për të ardhurat pasi që duhet të shfrytëzohen
si instrument për kontrollin dhe efikasitetet të ndërmarrjes, gjithashtu për ndikimin në
planifikimin e politikave afariste të saj. Klasifikimi dhe vlerësimi i shpenzimeve është një
rol tjetër shumë i rëndësishëm i kontabilitetit menaxherial.
Në kontabilitetin menaxherial termi kosto përdoret në shumë mënyra të ndryshme. Arsyeja
është se ka shumë lloje të kostove, dhe këto kosto klasifikohen ndryshe sipas nevojave
imediate të menaxhimit. Çdo përdorim i ndryshëm i të dhënave të kostos kërkon një
klasifikim dhe përkufizim të ndryshëm të kostove. Për shembull, përgatitja e raporteve të
jashtme financiare kërkon përdorimin e të dhënave historike të kostos, ndërsa vendimmarrja
11
mund të kërkojë parashikime në lidhje me kostot e ardhshme. Ky nocion i kostove të
ndryshme për qëllime të ndryshme është një aspekt kritik i rëndësishëm i kontabilitetit
menaxherial. (Garrison, et al., 2010).
Si sillen shpenzimet kur vendoset të rritet numri i njësive të prodhuara apo te shitura? Disa
shpenzime reagojnë shpejt në numrin e njësive te shitura ose te prodhuara. Sa i përket këtij
këndvështrimi dhe atij të përpilimit të kalkulimit të kostos është shumë e rëndësishme të dimë
ndarjen në dy kategori që janë:
1. Shpenzimet e prodhimtarisë ku bëhet fjalë për ato shpenzime që lidhen kryesisht me
blerjen ose shitjen e produktit. Këtu përfshihen të gjitha kostot e prodhimit të
materialeve direkte dhe punës direkte. (Garrison, et al., 2010). Pra kategoritë kryesore
të këtyre shpenzimeve janë:
• Materiali direkt (materialin të cilin e hasim direkt në produkt)
• Puna direkte (pra lidhet direkt me produktin që është punonjësi që ka prodhuar
atë produkt por jo edhe punonjësit që e kanë shpërndarë atë dhe
• Disa shpenzime indirekte siç janë zhvlerësimi i makinerive, rryma, ngrohjet,
këto shpenzime pra kanë ndikuar në mënyrë indirekte në prodhimin e
produktit.
Vetëm ato shpenzime që lidhen me aktivitetin e fabrikës janë të përfshira në
shpenzimet e prodhimtarisë.
2. Shpenzimet e periudhës shpesh ndahen në dy kategori
• Kostot e shitjes që përfshijnë të gjitha kostot që bëhen për të siguruar porositë
e klientëve dhe për të shpërndarë produktin e përfunduar tek konsumatorët.
Shembuj të kostove të shitjes përfshijnë ato të marketingut, kostot për
shpërndarjen e produktit, pagat e punëtorëve të shitjes.
• Kostot administrative përfshijnë të gjitha kostot e lidhura me menaxhimin e
përgjithshëm të një organizate dhe jo me prodhim ose shitje. Shembuj të
kostove administrative përfshijnë kompensimin ekzekutiv, kontabilitetin e
përgjithshëm, sekretarinë, marrëdhëniet me publikun. (Garrison, et al., 2010)
Pra këto shpenzime më shumë identifikohen me periudhën kohore që janë
shkaktuar sesa me njësitë e blera ose shitura.
12
Figura 2. Paraqitja grafike e kostos fikse
Ndarja më e rëndësishme në kontabilitetin menaxherial është ndarja e shpenzimeve fikse dhe
variabile. Klasifikimi i një shpenzimi si variabile ose fiks varet nga mënyra se si ndryshon
kostoja në lidhje me ndryshimet në nivelin e aktivitetit të biznesit. (Garrison, et al., 2010).
Kjo ndarje tregon se si sillen ose reagojnë shpenzimet kur prodhohet ose shitet më shumë ose
më pak. Disa shpenzime reagojnë pra rriten me prodhimin e më shumë njësive ose
zvogëlimin e njësive të shitura, kurse disa mbesin të njëjta (fikse).
2.2.3.1 Kosto variabile dhe fikse
Kostot fikse janë ato kosto të cilat në shumën e tërësishme mbesin të njëjta, pavarësisht nga
ndërrimi i vëllimit të prodhimit, përkatësisht shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve që do të
thotë se përherë mbesin të njëjta pa marrë parasysh se si dhe sa punon ndërmarrja. Kosto
fikse mund të konsiderohen taksat në pronë, kosto të sigurimit, kosto të qirasë, kosto të
mbikëqyrjes, zhvlerësimi i ndërtesave e të tjera. (Ahmeti, 2011).
Kostoja totale fikse mbetet e pandryshuar në total gjatë kohës kur prodhimi rritet, kostoja
fikse për njësisë do të ndryshojë sepse kostot fikse janë duke u shpërndarë në më shumë
prodhim. Një shënim i fundit mbi kostot fikse është se ato mund të ndryshojnë - por ky
ndryshim nuk varet nga ndryshimet në prodhim. (Hansen & Mowen, 2005). Në figurën 2.
mund të shihet edhe se si duket kostoja fikse e dhënë në mënyrë grafike.
(Brahimi, 2020)
Ndërsa kostot fikse mbeten të pandryshuara pasi ndryshon prodhimi, kostot variabile
ndryshojnë po aq sa ndryshon prodhimi i njësive të produktit. Një kosto variabil është një
13
Figura 3. Paraqitja grafike e kostos variabile
shpenzim që, në total, ndryshon në proporcion të drejtpërdrejtë ndaj ndryshimeve në
prodhim. Kjo do të thotë, me rritjen e prodhimit rriten edhe shpenzimet, dhe zvogëlohen
ndërsa prodhimi bie. (Hansen & Mowen, 2005). Pra këto kosto lidhen drejtpërdrejtë me
procesin e prodhimit dhe janë shume të ndjeshme ndaj rritjes apo zvogëlimit të këtij procesi.
Shpenzimet variabile ndahen në dy komponentë, në varësi nga sjellja e tyre në funksion të
dinamikës së prodhimtarisë, përkatësisht shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve që janë:
a) Kosto variabile proporcionale- rriten dhe zvogëlohen përpjesëtimisht me
rritjen apo zvogëlimin e shkalles së shfrytëzimit të kapaciteteve. Këtu bëjnë
pjesë: kostot e materialit, pagat e prodhimit, shërbimet e drejtpërdrejta e të
tjera.
b) Kosto variabile jo proporcional- janë ato që ndryshojnë me ndërrimin e
vëllimit të prodhimit, por jo në përpjesëtim të njëjtë. (Ahmeti, 2011)
Në një paraqitje grafike kosto variabile do të dukej si në figurën 3.
(Brahimi, 2020)
2.3 Informacioni Kontabël
Ndërsa kompleksiteti i operacioneve të biznesit rritet, edhe kërkesa për informacion vazhdon
të rritet, informacioni i kontabilitetit do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm se asnjëherë më
14
parë. Sot, të gjithë vendimmarrësit duhet të kenë një kuptim të përgjithshëm të rëndësisë së
këtij informacioni. Në përgjithësi pranohet që informacioni i gjeneruar nga sistemi i
informacionit të kontabilitetit lejon marrjen e masave për të përmirësuar përfitimin e biznesit,
mundëson ndërmarrjen e masave për rritjen e efiçiencës, menaxhimin e cilësisë, zhvillim të
sistemit të informacionit dhe menaxhim të taksave dhe tatimeve.
Shumë autorë kanë analizuar rolin e informacionit kontabël, por në përgjithësi, shumica prej
tyre i kushtojnë më shumë vëmendje në këto përkufizime, rolit të informacionit kontabël në
procesin e vendimmarrjes. Nga autorët vendas, Sistemi i informacionit kontabël, (SIK)
është quajtur një sistem informacioni që shërben për mbledhjen, përpunimin dhe
komunikimin e të dhënave me qëllimin raportimin dhe realizimin e proceseve të marrjes së
vendimeve sa më optimale, në përputhje me qëllimet dhe objektivat kryesore të njësisë
ekonomike (Lati & Naço, 2010). Gjithashtu (Warren, et al., 2005) kanë thënë se objektivi i
kontabilitetit është thjesht për të prodhuar informacion i cili përdoret nga menaxherët për të
drejtuar veprimtarinë e kompanisë. Gjithashtu sistemi kontabël jep informacion të dobishëm
rreth ecurisë/performancës dhe gjendjes ekonomike. Sipas (Considine, et al., 2010), roli i
kontabilitetit është të mbledhë të dhëna rreth një aktiviteti biznesi, ai është një mjet për
sigurimin, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave, dhe pastaj konvertimin e këtyre të dhënave
në informacione të dobishme për marrje vendimesh.
(Bagranoff, et al., 2005), sollën në qendër të debatit rolin që kanë deformimet e raportimeve
financiare në mirëfunksionimet e tregjeve jo vetëm financiare, por edhe më gjerë. Shumë
autorë besojnë se deforimimet e informacionit të kontabilitetit janë shembuj tipikë të miopisë
ose miopisë së menaxherëve, sepse ndjekja e fitimeve afatshkurtra minon vlerën afatgjatë të
ndërmarrjes, pra duke rendur pas fitimeve afat-shkurta dëmtojnë vlerën e ndërrmarjes në
periudhat afat gjata. Bazuar në gjetjet empirike dhe argumentet teorike, ndikimi i tregut
konkurrues mbi menaxherët e subjekteve përcaktohet për të kundërshtuar ndërhyrjen dhe
manipulimin e informacionit kontabël në pasqyrat financiare vjetore.
15
2.3.1 Kostoja dhe vlera e informacionit
Kontabilistët mund të sigurojnë informacionin e duhur për njerëzit e duhur në kohën e duhur
dhe me shumën më të vogël. Pyetja është se çfarë do të thotë shpejtësia, saktësia, materiali
dhe sasia optimale e informacionit. Kostot dhe çmimet e alternativave ndryshojnë.
Kontabilistëve padyshim që u mungojnë këto elemente kur mbledhin dhe sigurojnë të dhëna
të kontabilitetit. Shtyerja e vendimmarrjes derisa të merren gjithnjë e më shumë informacione
të besueshme, për shembull mund të çojnë në vendime më të mira. Vendimet që ndikojnë në
të ardhmen mund të jenë frymëzuese. Si rezultat, shpejtësia e marrjes së tyre ndryshon.
saktësinë e informacionit dhe shpërndarjën e tij. Kostot e përmirësimit të të dhënave duhet të
krahasohen me përfitimin e mundshëm. Lidhja midis kostos dhe vlerës së informacionit
shprehet me sasinë optimale të informacionit dhe koston më të ulët.
Kostoja e sigurimit të informacionit rritet më shpejt sesa sasia, përmbajtja, saktësia dhe
shpejtësia e transmetimit të informacionit. Ndërsa shkalla e mbingarkesës së informacionit
rritet, vlera e informacionit do të zvgoëlohet. Kur ndryshimi midis kostos dhe kostos së
transmetimit të informacionit është i madh. Ajo përfaqëson sasinë më të mirë të
informacionit, përmbajtjen më të mirë, saktësinë më të mirë dhe shpejtësinë më të mirë të
transmetimit të informacionit. Informacioni i kontabilitetit vlenë të sigurohet vetëm nëse
llogaritet se vlera e përdorimit të të dhënave tejkalon shpenzimet e mbledhjes së tyre. Në
parim, ne duhet matur implikimet e marrjes së vendimeve nëse një sasi e caktuar informacioni
është në dispozicion, dhe t'i barazojmë ato me pasojat e procesit të vendimmarrjes nëse ky
informacion nuk është i disponueshëm për të vërtetuar rëndësinë e përfitimit nga siguria e
informacionit (Lati & Naço, 2010). Organizata duhet të zhvillojnë një strategji për raportimin
e informacionit të kontabilitetit për ta lidhur atë me funksionet e punonjësve dhe duhet të
konsiderohet si një faktor kryesor në cilësinë e informacionit. Nëse një kompani dëshiron të
ketë një sistem informacioni me cilësi të lartë, duhet të përqendrohet në faktorët thelbësorë.
(Otley, 1980)
16
3 DEKLARIMI I PROBLEMIT
Bota e sotme e biznesit po ndryshon me një shpejtësi shumë më të madhe dhe të paparë.
Globalizimi, konkurrenca, menaxhimi i ndryshimit dhe rrethanat e veçanta po bëhen
sfidat kryesore për menaxherët e shekullit 21 duke u përpjekur të kapërcejnë këto sfida
në të njëjtën kohë të ruajn suksesin. Për sa i përket përfitimit dhe qëndrueshmërisë së
rritjes së ndërmarrjes, informacioni dhe menaxhimi i saj gjithnjë e më shumë shihen si
çelësi i suksesit dhe i arrijtes së performancësr.Në mënyrë që bizneset e Kosovës t’iu
përshtaten këtyre ndryshimeve duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme është marrja e
vendimit në bazë të informacionit veçanërisht atij kontabël.
Pyetjet hulumtuese që ky punim përpiqet për t'iu përgjigjur janë:
1. A ndikon informacioni kontabël në menaxhimin e punëve dhe procesin e
vendimmarrjes?
2. A ka dallim signifikant në mes të vendimeve që janë marrë në bazë të
informacionit kontabël dhe atyre që janë marrë pa zotërimin e informacionit
kontabël?
Hipotezat e ngritura janë:
𝐻𝐴: Ka lidhje signifikante në mes të informacionit kontabël dhe menaxhimit
të punëve.
𝐻0 : Nuk ka lidhje signifikante në mes të informacionit kontabël dhe
menaxhimit të punëve.
𝐻𝐴: Informacioni kontabël ka ndikim signifikant në menaxhimin e punëve.
𝐻0 : Informacioni kontabël nuk ka ndikim signifikant në menaxhimin e
punëve.
17
4 METODOLGJIA
Në këtë kapitull do të paraqiten teknikat përkatëse të cilat janë përdorur për t’iu përgjigjur
pyetjeve tona hulumtues në bazë të cilave do të trajtojmë lidhjen në mes të variablës së
pavarur që është informacioni kontabël dhe variablës së varur menaxhimi i punëve. Pra
më tej do të përshkruajmë metodologjinë e cila është përdorur në këtë studim, me qëllim
që të shpjegojë se si është kryer studimi dhe si janë mbledhur organizuar dhe analizuar të
dhënat.
Që të arrijë në rezultatet e dëshiruara, duke u bazuar në natyrën e temës e kam parë të
nevojës që grumbullimi i burimeve të të dhënave të bëhet përmes të dhënave primare ku
mjet kryesorë kamë përdorur pyetësorin, gjithashtu kam përdorur metodën kualitative
nominale. Për të marrë informacion sa më të plotë në realizimin e qëllimeve të këtij
punimi, brenda strukturës së këtij pyetësori, i cili u hartua në mënyrë që të jetë sa më i
lehtë dhe i kuptueshëm, jo vetëm në plotësimin e tij, por edhe në marrjen e përgjigjjeve
sa më të sakta, janë vendosur pyetje të mbyllura. Gjatë hartimit të tij u bë kujdes që të
mbahen parasysh dy elemente kryesore, besueshmëria e cila ka të bëjë me faktin nëse
pyetësori do të prodhojë ose jo rezultate të qëndrueshme, si dhe vlefshmëria e pyetjeve,
duke i eliminuar pyetjet e panevojshme. Meqenëse pyetjet janë të mbyllura, qëllimi ishte
që alternativat e përgjigjeve të jenë sa më reale në mënyrë që të merret informacioni i
nevojshëm.
Të dhënat e mbledhura përmes këtij pyetësori, i cili përbëhet prej 10 pyetjeve do të
shërbejnë si burim i të dhënave primare, formati i plotë i cili gjendet në fund të punimit.
Për hartimin e pyetësorit u shfrytëzua informacioni që u morr nga literatura dhe pyetësorë
të ngjashëmtej. Pyetësori është shpërndarë për t’u plotësuar në mënyrë elektronike (e-
mail).
Shpërndarja e pyetësorit është kryer në regjionin e Vitisë ku respodentët kanë qenë
punëtorë të fabrikës prodhuese ״ Banja e Kllokitit Fabrika e Ujit Mineral ״. Mostra
përbëhet nga 10 punëtorë të sektorëve të ndryshme, e cila është përcaktuar si mostër
gjithëpërfshirëse.
Analiza e të dhënave që kam grumbulluar do të bëhet përmes programit Excel.
18
Grafiku 1. Pozita e të anketuarit në ndërmarrje
10
10
20
10
30
20
CILI ËSHTË POZICIONI JUAJ NË KËTË KOMPANI?
MENAXHER
DREJTOR SEKTORI
PUNTORË NË SEKTORIN PRODHUES
KONTABILIST
PUNTORË NË ADMINISTARTË
5 REZULTATET
Kapitulli i katërt përshkroi metodologjinë e studimit për mbledhjen e të dhënave. Në këtë
kapitull kam paraqitur procedurat dhe rezultatet nga përpunimi i të dhënave. Pra do të
diskutohet për rezultatet empirike nga pyetësori që i kemi grumbulluar nga fabrika prodhuese
e ujit. Ndërmarrja “BANJA E KLLOKOTIT FABRIKA E UJIT MINERAL & CO2 SH.P.K”
është shoqëri me përgjegjësi të kufizuara e cila gjendet në Kllokot. Është themeluar në shkurt
të vitit 1953. Lansimi i prodhimeve për herë të parë është bërë në vitin 1964, dhe më pas
GANIROSHA-group ka privatizuar ndërmarrjen dhe e menaxhon atë që nga 25.11.2005. Kjo
fabrikë pra merret me prodhimin e ujit mineral natyral e cila mbushet nga plot 5 burime në
rajonin e Anamoravës. Cilësia e ujit natyral mineral të Ujit të Kllokotit ka bërë që ky lloj uji
të kërkohet edhe jashtë Kosovës. Tashmë në Zvicër gjendet prej janarit 2015. Kompania ka
një kapital prej 1,806,800.00€ dhe gjithsej 97 punëtorë.
5.1 Analiza përshkruese
Para së të fillojmë analizën e të dhënave për qëllimin e identifikimit të lidhjes midis
konstrukteve të ndërtuara me variablat e marra në studim, është e rëndësishme të
bëjmë analizën përshkruese të të dhënave. Kjo analizë fillon duke i’u rikthyer
diskutimit të kapitullit tre, për zgjedhjen e mostrës.
19
Grafiku 2. E drejta për vendimmarrje
Në zgjedhjen e të anketuarve nuk jemi nisur nga faktorë të caktuar. Fillimisht kam
paraqitur një strukturë rreth pozitës së të anketuarit në kompani, për arsye se isha e
interesuar të dija nga kush po marr përgjigjet në pyetjet e anketës. Paraqitja grafike e
të dhënave tregon qartë se 30% të të anketuarve i kemi punëtorë në administratë, 20%
i kemi punëtorë në sektorin prodhues, 20% i kemi punëtorë në sektorin e logjistikës
dhe shpërndarjes, 10% menaxher, 10% kontabilist dhe 10% drejtor sektori.
Të pyetur këta anketues se a kanë të drejt në vendimmarrje në kompani, 50% janë deklaruar
se kanë të drejtë në vendimmarrje 50% e tyre deklaruar se nuk kanë të drejtë në vendimmarrje
direkte, duke theksuar se edhe në qoftë se nuk janë drejtpërsëdrejti vendimmarrës, kanë
ndikim në vendimmarrje, mirëpo, prap se prapë në fund vendimet merren nga vetë pronarët
e kompanisë.
20
Grafiku 3. Mendimet lidhur me zotërimin e informacionit
Grafiku 4. Mendimet lidhur me detyrën e kontabilistit
Duke qenë se vetë informacioni duhet konsideruar si aseti më i çmuar në organizatë, nga
pyetja mbi çështjen se a konsiderohet zotërimi i informacionit jetik për të mundësuar rritje të
njësisë ekonomike në treg konkurrues, 40% e tyre janë pajtuar plotësisht, 10% janë pajtuar,
20% prej tyre kanë qenë neutral 30% nuk janë pajtuar.
21
Grafiku 5. Shfrytëzimi i informacionit kontabël në kompani
Të pyetur të anketuarit se cila mendojnë që detyra e kontabilistit është, 70% prej tyre janë
përgjigjur është jo vetëm regjistrim por edhe ofrim i informacionit për të drejtuar
organizatën, kurse 30% prej tyre të përgatis letrat për shtet dhe të regjistroj ngjarjet
biznesore(faturat).
Lloji i pyetjes së radhës ka qenë me shkallë (linear scale) dhe siç shihet në tabelën nr.3
poshtë janë definuar çfarë paraqesin ata numra.
Tabela 2. Kodimi i të dhënave
Kodimi i të dhënave
Kurrë 1
Varet nga situata 2
Ndonjëherë 3
Shpesh 4
Gjithmonë 5
22
Grafiku 6. Mendimet lidhur me informacionin që siguron kontabiliteti për plotësimin e
objektivave specifike të menaxhmentit
60
40
00
A MENDONI SE INFORMACIONI KONTABËL NDIHMONË NË SIGURIMIN E INFORMATAVE TË NEVOJSHME PËR TË PLOTSUAR
OBJEKTIVAT SPECIFIKE TË MENAXHMENTIT
PO
JO
NUK E DI
Sipas rezultatit se sa e përdorin informacionin kontabël të anketuarit në këtë kompani,
përgjigjet kanë treguar se 30% e përdorin gjithmonë, 30% shpesh, 20% ndonjëherë dhe 20%
kanë shprehur se varet nga situata.
60% e të anketuarve si duket e dinë edhe rëndësinë që ka kontabiliteti për informatat që i
siguron për plotësimin e nevojave specifike të menaxhmentit pasi janë deklaruar pozitivisht.
Pjesa tjetër prej 40% kanë deklaruar se nuk e dinë nëse informacioni që siguron kontabiliteti
është kaq specifik për menaxhmentin.
23
Grafiku 7. Shfrytëzimi i informacionit kontabël në menaxhimin e punëve në përditshmëri
Grafiku 8. Shfrytëzimi informacionit kontabël në marrjen e vendimeve efikase dhe
menaxhimin në mënyre efektive
Të pyetur të anketuarit se a ju ndihmon shfrytëzimi i informacionit kontabël në menaxhimin
e punëve të përditshme, 60% e tyre deklaruan se ju ndihmon, 30% se ju ndihmon nganjëherë,
ndërsa 10% nuk e shohin si ndihmë shfrytëzimin e informacionit të kontabilitetit në
menaxhimin e punëve në përditshmëri.
Sa i përket marrjes së vendimeve efikase dhe menaxhimin në mënyre efektive 60%
deklarojnë se besojnë që informacioni që ju ka ofruar kontabiliteti i ka shtyrë të marrin dhe
menaxhojnë në mënyre të tille, ndërsa 40% prej tyre kanë shprehur se ndoshta ka qenë ky
informacion i cili ka bërë që vendimet dhe menaxhimi të jenë bërë me efektivitet dhe
efikasitet.
24
Grafiku 9. Rastet e marrjes së vendimeve jo të duhura në planifikim apo vendimmarrje, pa
përdorim të informacionit kontabël
60% e të anketuarve kanë rezultuar se ju ka ndodhur që për shkak të mos përdorimit të
informacionit kontabël kanë marrë vendime jo të duhura në planifikim ose gjatë procesit të
marrjes së vendimeve, ndërsa 20% prej tyre nuk ju ka ndodhur dhe 10% kanë deklaruar se
nuk ju ka ndodhur asnjëherë.
Tabela 3. Përgjigjet e pyetjes së 10
Përgjigjet Pajohem
plotësisht
Pajtohem
Neutral
nuk pajtoh
em
Nuk pajtoh
em aspak
Informacioni nuk është i nevojshëm 20% 40% 10% 10% 20% Nepotizmi 40% 20% 40% Rezistenca për ndryshim të vendimmarrjes
50% 30% 20%
Ekstremiteti i centralizimit nga lartë për vendimmarrje
50% 40% 10%
25
Grafiku 10. Arsyet e mos shfrytëzimit të informacionit kontabël nga kompanitë
Siç e dimë tani se bizneset e Kosovës ballafaqohen me probleme dhe pengesa disa prej tyre
të vetë-krijuara, jam interesuar të marrë përgjigje se çfarë mendojnë të anketuarit, për
fenomene të cilat i kam listuar të cilat shkaktojnë neglizhimin e marrjes së informatave dhe
shfrytëzimit të informacionit kontabël gjatë procesit të vendimmarrjes apo edhe menaxhimit
të punëve nga vetë menaxherët dhe pronarët. Përgjigjet e tyre që të jenë sa më të qarta janë
te listuara me lartë në tabelën nr. 4. Pra 20% e tyre janë pajtuar plotësisht se kompanitë
mendojnë se informacioni qe ofron kontabiliteti nuk është i nevojshëm, 40% e tyre janë
pajtuar, 10% e tyre nuk kanë pasur ndonjë mendim dhe janë përgjigjur neutral 10% nuk janë
pajtuar, dhe 20% nuk janë pajtuar aspak
5.2 Rezultati A
Pas mbledhjes, organizimit dhe analizimit të këtyre 10 pyetjeve kemi të dhëna të
mjaftueshme që të interpretojmë rezultatet e pyetjeve tona hulumtuese që kanë qenë 1. A
ndikon informacioni kontabël në menaxhimin e punëve dhe procesin e
vendimmarrjes? dhe 2. A ka dallim signifikant ne mes te vendimeve që janë marrë në
bazë të informacionit kontabël dhe atyre që janë marrë pa zotërimin e informacionit
26
kontabël? Në bazë të përgjigjeve të marra nga të anketuarit, Hipoteza e parë alternative
𝑯𝑨e cila thotë se ka lidhje signifikante në mes të informacionit kontabël dhe menaxhimit
të punëve, pranohet.
Dhe Hipoteza e dytë e ngritur, 𝑯𝑨 e cila thotë se informacioni kontabël ka ndikim
signifikant në menaxhimin e punëve, pranohet.
27
6 DISKUTIME DHE PËRFUNDIME
Pas hyrjes në epokën e informacionit, vetëm të kesh të dhëna është vetëm një pjesë e vogël.
Organizimi në mënyrë efektive dhe sigurimi i informacionit të dobishëm dhe në kohë është
thelbësor. Mund të shihet nga shumë qëllime të kontabilitetit që funksioni kryesor i
kontabilitetit është zvogëlimi i pasigurisë në proceset e kontrollit dhe në vendimmarrjes.
Sidoqoftë, pas shqyrtimi të literaturës dhe hulumtimit që kam realizuar kam ardhur në disa
përfundime në lidhje me rolin e kontabilitet. Së pari, kontabiliteti është me shumë planifikim
dhe vendimmarrje sesa numra dhe matematikë.
Çdo biznes fillon me një plan, ndërsa biznesi rritet fillon nevoja për të organizuar ngjarjet
biznesore dhe raporte të këtyre ngjarjeve në mënyre të dobishme. Përgjithësisht këtu hyn
departamenti i kontabilitetit, mirëpo këto raporte janë thjesht një produkt i një procesi por
nuk janë edhe qëllimi i kontabilitetit. Numrat në këto raporte nuk janë thjesht numra, por janë
të dhëna te cilat përpunohen dhe ofrojnë informacione të rëndësishme që të shihet se ku është
biznesi, ku është duke shkuar dhe ku dëshiron të shkoj. Me fjalë të tjera, kontabiliteti përmes
raporteve që realizon siguron edhe informacion për plotësimi e objektivave specifike të
menaxhmentit.
Së dyti, informacioni që ofron kontabiliteti është dhe duhet konsideruar jetik pasi që është
vërtetuar gjatë hulumtimit se ky informacion jo vetëm që shërben për të planifikuar dhe marrë
vendime efektive por edhe ndihmon në menaxhimin e aktiviteteve të përditshme biznesore.
6.1 Rekomandime
Ndërsa bota e biznesit bëhet gjithnjë e më konkurruese, bëhet më e rëndësishme se kurrë për
të rrethuar veten me informacionin e nevojshëm për të marrë vendime të duhura dhe në kohë
të duhur. Bizneset e Kosovës si një vend ende në zhvillim ballafaqohen me disa probleme
nga vetë pronarët të cilat qojnë në neglizhimin e marrjes se informacionit. Pas hulumtimit
gjithashtu morëm disa përgjigje se njëra prej arsyeve se pse kjo mund të ndodh ishte për
shkak të nepotizmit dhe rezistencës për të ndryshuar procesin e marrjes se vendimeve vetëm
nga lartë. Prandaj do të ishte mirë që udhëheqësit e bizneseve të mos vazhdonin me këto
28
fenomene të cilat do të qonin në marrjen e vendimeve jo të duhura. Gjithashtu të marrin
parasysh se decentralizimi i vendimmarrjes duke marrë për baze informacionin që ofron jo
vetëm departamenti i kontabiliteti por edhe departamentet e tjera në organizatë, do të
zvogëlonte pasiguritë në procesin e planifikimit dhe marrjes së vendimeve, gjithashtu do të
ndikonte drejt realizmit të qëllimeve të saj. Pra nuk kemi nevojë të mendojmë se i dimë të
gjitha sepse kjo është edhe arsyeja se pse specializohen njerëzit në një lëmi të caktuar dhe
detyra jonë si udhëheqës është të mbledhim sa më shumë informacione prej tyre në mënyrë
që të marrim vendime sa më të mira.
29
7 REFERENCAT
Ahmeti, S., 2011. Kontabiliteti i Menaxhmentit. Prishtinë: s.n.
Ahmeti, S., 2013. Kontabiliteti Financiar. Prishtinë: s.n.
Bagranoff, N. A., Simkin, M. G. & Norman, C. S., 2005. Core Concepts of Accounting
Information Systems. s.l.:Wiley.
Brahimi, A., 2020. APLIKIMI I TEKNOLOIGJISË INFORMATIVE NË
KONTABILITET.
Considine, B. etj., 2010. Accounting information systems : understanding business
processes.. s.l.:John Wiley & Sons.
Garrison, R. H., W, N. E. & Brewer, P. C., 2010. Managerial Accounting. New York:
McGraw-Hill Education.
Hansen, D. R. & Mowen, M. M., 2005. Managerial Accounting. s.l.:Cengage Learning.
Huang, K.-T., Lee, Y. W. & Wang, R. Y., 1999. Quality Information and Knowledge
Management. New Jersey: Prentice Hall.
Lati, L. & Naço, M., 2010. Kontabiliteti i Drejtimit. Tiranë: s.n.
Limani, Y., 2018. Introduction to Operations Management. Në: Operations Management .
Prishtina: s.n.
Marshall, D. H., McManus, W. W. & Viele, D. F., 2011. Accounting What Numbers Mean.
New York: McGraw-Hill/Irwin.
Otley, D., 1980. The contingency theory of management accounting and control.
Management Accounting Research, p. 413.
Oz, E., 2009. Managemeny Information Systems. s.l.:s.n.
Porter, G. A. & Norton, C. L., 2010. Using Financial Accounting Information. South-
Western: Cengage Learning.
Redman, T. C., 1998. The Impact of PoorData Quality on the Typical Enterprise.
s.l.:Communicationss of the ACM.
Romney, M. B. & Steinbart, P. J., 2012. Accounting Information Systems. Boston: Prentice
Hall.
30
Slack, N., Chambers, S. & Johnston, R., 2007. Operations Management. London: Pearson
Education Limited.
Warren, C. S., Reeve, J. M. & Fess, P. E., 2005. Accounting 21st Edition. Australia: South-
Western College .
31
8 APPENDIXES
32
33
34