ritet e haxhit dhe umres...janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për...

22
1 MBUROJA.net Ritet e Haxhit dhe Umres Nga Libri, Suneti dhe Rrëfimet e Parardhësve të devotshëm prej Shejh Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani Përmbajtja: Këshillë për ata të cilët janë gati ta bëjnë Haxhin Hyrja në Ihram Mikatet Urdhri i Pejgamberit që të bëhet Haxh ut-temettu Namazi në Uedi ul-Akikë Telbija dhe ngritja e zërit Gusli për hyrjen në Meke Tauafi i Kudumit (arritjes) Iltizami në mes këndit dhe derës Sa’i në mes Safas dhe Merves Ihlali (thirrja me zë e telbijes) për Haxh në jeum ut tervije Vazhdimi për në Arafat Qëndrimi në Arafat Largimi prej Arafatit Namazi i sabahut në Muzdelife Gurëzimi Kurbani Tauaf-ul-Ifade Qëndrimi natën në Mine Tauafi lamtumirës (tauaf el-ueda’) Vërtet, dëshira për ta vënë Diturinë në dispozicion të publikut më ka nxitur që t’i shpjegoj ritet e Haxhit dhe ta bëj këtë duke i nxjerrur këto prej librit tim autentik: “Haxhi i Pejgamberit siç transmetohet nga Xhabiri” – në mënyrë të njëjtë siç e kam prodhuar versionin e shkurtuar të librit tim në Mënyra e faljes së të Dërguarit – përveç se këtu kam përfshirë shumë shtojca të rëndësishme që nuk gjinden në origjinal – dhe kam qenë shumë i kujdesshëm që ta regjistroj autenticitetin dhe burimin tyre – së bashku me shtojca tjera të cilat i kam shtuar në përputhje me metodën time të përdorur në librat tjera siç i përket citimit të Hadithit standard së bashku me burimin e tij – në formë të shkurtuar – derisa zakonisht duke e referuar lexuesin në librat e tjera të mia – disa nga të cilat janë botuar e disa jo. Sa i përket asaj se çka mund të gjendet në librin

Upload: others

Post on 27-Feb-2020

9 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

1 MBUROJA.net

Ritet e Haxhit dhe Umres Nga Libri, Suneti dhe Rrëfimet e Parardhësve të devotshëm prej Shejh Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani

Përmbajtja:

Këshillë për ata të cilët janë gati ta bëjnë Haxhin Hyrja në Ihram Mikatet Urdhri i Pejgamberit që të bëhet Haxh ut-temettu Namazi në Uedi ul-Akikë Telbija dhe ngritja e zërit Gusli për hyrjen në Meke Tauafi i Kudumit (arritjes) Iltizami në mes këndit dhe derës Sa’i në mes Safas dhe Merves Ihlali (thirrja me zë e telbijes) për Haxh në jeum ut tervije Vazhdimi për në Arafat Qëndrimi në Arafat Largimi prej Arafatit Namazi i sabahut në Muzdelife Gurëzimi Kurbani Tauaf-ul-Ifade Qëndrimi natën në Mine Tauafi lamtumirës (tauaf el-ueda’)

Vërtet, dëshira për ta vënë Diturinë në dispozicion të publikut më ka nxitur që t’i shpjegoj ritet e Haxhit dhe ta bëj këtë duke i nxjerrur këto prej librit tim autentik: “Haxhi i Pejgamberit siç transmetohet nga Xhabiri” – në mënyrë të njëjtë siç e kam prodhuar versionin e shkurtuar të librit tim në Mënyra e faljes së të Dërguarit – përveç se këtu kam përfshirë shumë shtojca të rëndësishme që nuk gjinden në origjinal – dhe kam qenë shumë i kujdesshëm që ta regjistroj autenticitetin dhe burimin tyre – së bashku me shtojca tjera të cilat i kam shtuar në përputhje me metodën time të përdorur në librat tjera siç i përket citimit të Hadithit standard së bashku me burimin e tij – në formë të shkurtuar – derisa zakonisht duke e referuar lexuesin në librat e tjera të mia – disa nga të cilat janë botuar e disa jo. Sa i përket asaj se çka mund të gjendet në librin

Page 2: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

2 MBUROJA.net

tim origjinal mbi Haxhin, atëherë nuk e kam cituar burimin e plotë këtu – duke e konsideruar këtë si të mjaftueshme që lexuesi duhet t’i kthehet origjinalit siç u është në dispozicion lexuesve të nderuar – pra kushdo që dëshiron të kontrollojë deri në atë masë, do ta gjejë atë lehtë duke iu referuar, dhe unë do t’i referohem atij si ‘Origjinali’. Dhe që të shtoj në dobinë e librit unë e kam përfunduar atë me një përmendje të shkurtër të risive të lidhura me Haxhin dhe vizitës së Medinës.

Unë e kam quajtur këtë “Ritet e Haxhit dhe Umres” nga Libri, Suneti dhe Rrëfimet e Paraardhësve të Devotshëm.

Lus Allahun e Bekuar dhe më të Lartin që ta bëjë tërë punën time të mirë dhe të sinqertë për Fytyrën e Tij dhe që të mos ketë pjesë në atë më Të.

Muhamed Nasir-ud-Din El-Elbani Damask, 21 Sha’ban 1395 H

Këshillë për ata që janë gati ta bëjnë Haxhin

Këto janë disa këshilla dhe pika të dobishme të cilat unë ua ofroj vëllezërve të mi në lidhje me atë se si të bëhet Haxhi.

Së pari. Pelegrini duhet t’i frikohet Zotit të tij me dëgjueshmëri ndaj Tij, dhe duhet të jetë shumë i kujdesshëm që mos të bie në atë çka Allahu ka ndaluar, ashtu siç ka thënë Allahu:

“Për Haxh muajt janë shumë mirë të njohur. Nëse dikush e ndërmerr këtë detyrë në ta, le të mos ketë gjëra të turpshme dhe zënka.” (Bekare, ajeti 197)

Dhe Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ai që e bën Haxhin dhe nuk flet fjalë të turpshme apo nuk bën keq, kthehet prej mëkateve të tija sikurse në ditën kur e ka lindur nëna e tij”, dhe nëse ai do të vepronte kështu atëherë Haxhi i tij do të pranohej. Dhe Resulullahi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Haxhi i pranuar – nuk ka shpërblim më të vogël për të se Xheneti” (1). Pra, ai duhet të ruhet nga ajo me të cilën shumë të tjerë janë dëmtuar për shkak të injorancës apo devijimit të tyre:

(A) Drejtimi i çfarëdo forme të adhurimit ndaj ndonjë gjësendi tjetër përveç Allahut (shirku). Dhe ne kemi parë shumë nga njerëzit duke rënë në shirk – siç është lutja për largimin e shqetësimit apo ndihmës nga Pejgamberët dhe të devotshmit në vend të Allahut, dhe betimi i

Page 3: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

3 MBUROJA.net

tyre me ta me nderim ndaj tyre – kështu që me veprën e tyre ata plotësisht e anulojnë Haxhin e tyre. Siç ka thënë Allahu Te’ala:

“Nëse ti do të shoqëroje zota me Allahun, puna jote do të ishte e pafrytshme (në jetë)” (Zumer, 65)

(B) Rruajtja e mjekrës nga disa njerëz – kjo është vepër mëkatare – dhe bërja e saj përfshinë katër mëkate të ndara – siç kam shpjeguar në ‘Origjinal’.

(C) Bartja e unazave të arit nga burrat – kjo është haram – madje edhe më shumë, ato që janë të njohura si unaza të martesës; meqë kjo përfshinë mëkat të mëtutjeshëm të imitimit të Krishterëve.

Së dyti. Secili që ka qëllimin ta bëjë Haxhin dhe nuk e ka sjell shtazën për sakrificë (Hadi) me vete, atëherë ai duhet ta bëjë qëllimin që të bëjë Haxhin Temetu’ – ashtu siç Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) i urdhëroi Shoqëruesit e tij ta bëjnë në fund, dhe ku ai (sallallahu alejhi ue selam) u hidhërua kur disa nuk e zbatuan menjëherë urdhërin e tij për ndryshimin e qëllimit prej Haxhit në ‘Umre dhe tha: ”Unë e kam futur Umren në Haxh deri në Ditën e Ringjalljes”, dhe kur disa nga Shoqëruesit pyetën se a e ka bërë këtë vetëm për këtë vit apo përgjithmonë, Pejgamberi i bashkoi gishtat e tij dhe tha: “Unë e kam futur Umren në Haxh deri në Ditën e Ringjalljes, jo vetëm për një herë, por përgjithmonë.(3) Dhe për këtë shkak ai (sallallahu alejhi ue selam) e urdhëroi Fatimen dhe po ashtu gratë e veta – Allahu qoftë i kënaqur me të gjitha ato – që ta lë gjendjen e ihramit pasi që të kenë përfunduar Umren, dhe prandaj Ibn Abas thonte: ‘Kushdo që bënë tauvaf Shtëpinë – atëherë ai e ka lënë ihramin – Sunetin e Pejgamberit tuaj – edhe nëse jeni kundërshtues ndaj kësaj. Pra, secili që nuk e ka sjellur shtazën për sakrifikim me vete, duhet të thërret se ai do të bëjë Umre – në tre muajt e Haxhit, dhe ai i cili e ka deklaruar qëllimin e tij që të bëjë Haxhin Mufred (Haxh në mënyrë të pavarur) apo Haxh Karin e pastaj të dëgjojë për Pejgamberin që ta ndërrojë atë në Umre – atëherë ai duhet të bindet shpejt, edhe pas arritjes në Meke dhe Sa’it në mes Safas dhe Merves – ai duhet ta lë gjendjen e ihramit – pastaj të deklarojë qëllimin për Haxh në Ditën e Tervijes – 8 Dhul Hixhe.

“O ju që besoni! Përgjigjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur Ai ju thërret juve në atë që do t’ju ngjall…” (Enfal, ajeti 24).

Së treti. Ju nuk duhet ta lini qëndrimin natën në Mine në natën para Arafatit meqë kjo është obligim (uaxhib) – Pejgamberi e bëri këtë dhe urdhëroi në të me thënien e tij: “Merrni prej meje ritet tuaja të pelegrinazhit.” Ju po ashtu duhet të kaloni natën në Muzdelife deri në namazin e Sabahut, dhe nëse ju e lini këtë qëndrim, atëherë ju duhet që së paku ta falni Sabahun aty – meqë kjo është edhe me e obligueshme – më saktë, kjo është një prej rukneve (shtyllë) të Haxhit

Page 4: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

4 MBUROJA.net

sipas thënieve më korrekte të dijetarëve – përveç gratë dhe të dobëtit – sepse për ta është e lejuar që ta lëshojnë Muzdelifen pasi që të kalojë gjysma e natës.

Së katërti. Të jeni shumë të kujdesshëm që të mos kaloni para dikujt që është duke u falur në Xhaminë Haram (Kaba), e të mos flasim për xhamitë dhe vend-faljet tjera siç ka thënë Pejgamberi: “Sikur ta dinte ai që ecë në mes duarve të atij që është duke u falur se çka gjindet mbi të, atëherë do të ishte më mirë për të që të pres dyzet (…) se të kalojë në mes duarve të tija. (Malik, el-Buhari, Muslim, katër Sunenet e Ebu Xhuhejmit). Ky është tekst i përgjithshëm që përfshinë secilin që ecë para dikujt, dhe namazin e çdokujt – dhe nuk ka hadith autentik që bën përjashtim për atë që vepron kështu në Xhaminë Haram (Kaba) – ju duhet të faleni aty si në çdo vend tjetër drejt Sutres – sipas natyrës së përgjithshme të hadithit në lidhje me këtë – dhe janë po ashtu disa transmetime nga Shoqëruesit që kanë të bëjnë posaçërisht me Mesxhid-ul-Haram – të cilat i kam përmendur në ‘Origjinal’.

Së pesti. Dijetarët duhet t’ua mësojnë pelegrinëve ritet e Haxhit dhe urdhërat e tija sipas Librit dhe Sunetit sa herë që takohen me ta, dhe kjo nuk duhet që t’i ndalojë ata të thërrasin në Teuhid i cili është esenca e Islamit dhe arsyeja për dërgimin e Pejgamberëve, zbritjen e librave; meqë shumica e njerëzve të cilët i kemi takuar, madje edhe disa nga ata të cilët është duhur që të kërkojnë dituri, i kemi gjetur në injorancë të plotë ndaj domethënies së vërtet ose të pavëmendshëm ndaj domosdoshmërisë së kthimit të Muslimanëve – mbi medhhebet dalluese (shkolla të mendimit) dhe parti të ndryshme – në bashkimin mbi bazën e Librit dhe Sunetit, në besim (Akide) dhe Rregulla (Ahkam), transaksione, sjellje, politikë e çështje ekonomike si dhe të gjitha aspektet tjera të jetës. Dhe ata duhet që ta mbajnë në mend atë se çfarëdo zëri i ngritur apo ndonjë lëvizje që bëhet për reformim, e cila është e bazuar mbi tjetër fundament përveç kësaj është përqarje dhe dobësim i Muslimanëve, dhe do të shtojë turpërinë dhe nënçmimin e tyre. Gjendja e tanishme është dëshmia më e madhe për këtë. Dhe Allahu është Ai prej të Cilit kërkohet ndihma.

Nuk ka asgjë të keqe të debatohet në mënyrën më të mirë – kur ka nevojë, meqë lloji i diskutimit që është i ndaluar në Haxh është diskutim i kotë i cili gjithashtu është i ndaluar edhe jashtë Haxhit, ashtu siç keqbërja që është e ndaluar në Haxh – sepse ky nuk është diskutimi që urdhërohet në thënien e Allahut Te’ala:

“Thirri (të gjithë) në rrugën e Zotit tënd më urtësi dhe predikim të bukur, dhe diskuto me ta në mënyrat që janë më të mirat dhe më të këndshmet…” (Nehl, ajeti 125)

Sidoqoftë, nëse ndodh që të mos ketë dobi në diskutim për shkak të pasimit të verbër të personit tjetër ndaj medhhebit apo mendimit të tij, dhe nëse ai do të vazhdonte do të shkohej në atë që është e ndaluar, atëherë është më mirë që të lihet diskutimi me të, siç ka thënë Pejgamberi: “Unë

Page 5: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

5 MBUROJA.net

jam garantues për një shtëpi në periferi të Xhenetit për atë i cili e lë grindjen edhe nëse ka të drejtë…” (6)

Pa Vështirësi.

Ai i cili thërret në të vërtetën duhet që gjithmonë t’i bëjë gjërat e lehta për njerëzit në përgjithësi dhe pelegrinët në veçanti, meqë lehtësimi i çështjeve është njëra prej parimeve të Sheriatit – siç dihet – përderisa nuk ka tekst kundër kësaj pike, sepse kur ka tekst specifik, atëherë nuk është e lejuar që të bëhen gjërat e lehta nga mendimi. Kjo është rruga e drejtë dhe e mesme që është e detyruar për çdo thirrës që ta përvetësojë. Dhe nuk ka nevojë që të përmenden vërejtjet e njerëzve pas kësaj dhe të thuhet: Ai është tepër i ashpër, ai është tepër i butë.

Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që janë kundër parimit të lartpërmendur. Kështu që vendosa që t’i përmendi disa prej tyre:

1. Larja, jo për shkak të ëndrrave të lagështa (ihtilam), edhe nëse kjo përfshinë fërkimin e kokës – siç është transmetuar autentikisht prej Pejgamberit në Buhari dhe Muslim si dhe të tjerë nga rrëfimi i Ebu Ejubit (radiallahu anhu).

2. Kruarja e kokës, edhe nëse bien disa qime siç tregohet nga hadithi paraprijës i Ebu Ejubit – dhe kjo është thënie e Shejhul-Islam ibn Tejmije.

3. Lëshimi i gjakut (ihtixham) edhe nëse duhet që të rruhet një pjesë e flokëve në vendin e kërkuar, siç e ka bërë Pejgamberi në qendër të kokës së tij derisa ishte në ihram, dhe kjo s’është e mundur pa e rruar një pjesë të kokës. Kjo po ashtu është thënie e Ibn Tejmijes – dhe e dijetarëve Hanbeli – sidoqoftë, ata thonë se duhet që të prehet kurban si shlyerje për këtë, por nuk kanë dëshmi për këtë. Më saktë, kjo është e refuzuar nga lëshimi-i-gjakut të Pejgamberit, dhe sikur ai të priste kurban për shkak të veprimit të atillë, atëherë rrëfyesi do të na e transmetonte këtë; dhe mosbërja e tij kësisoj tregon në atë se ajo s’ka ndodhur, ashtu që qëndrimi korrekt është ai i Ibn Tejmijes.

4. Nuhatja e bimëve aromatike dhe nxjerrja e thonjve të thyer – është një transmetim në lidhje me këtë që përmendet në ‘Origjinal’.

5. Strehimi nën hijen e tendës, apo të bërit hije me tesha – ashtu siç kjo dëshmohet nga Pejgamberi, dhe në mënyrë të njëjtë duke përdorur shtrojën e devesë si në kohërat e vjetra apo një çadër ose veturë, madje edhe duke u ulur jashtë – në kohën e sotme. Dhe bërja obligim e kësaj me qëllim të shlyerjes me një kurban është ashpërsi për të cilën nuk ka dëshmi, më saktë, nuk ka dallim në mes të strehimit nën hijen e tendës çka është dëshmuar nga Suneti, dhe strehimi nën hijen e shtrojës së devesë, dhe të ngjashme me këtë; dhe ky është transmetim nga

Page 6: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

6 MBUROJA.net

Imam Ahmedi siç ndodh në ‘Menar us-Sebil’ (1/2460). Ajo çka disa njerëz bëjnë duke i larguar kulmet e veturave të tyre është futja në fe e asaj çka Zoti i botëve nuk ka lejuar.

6. Bartja e rripit rreth izarit dhe të lidhurit e tij kur është e domosdoshme, si dhe bartja e unazave, siç na paraqitet në disa transmetime. Dhe ngjashëm me këtë është bartja e orës apo syzeve dhe e kuletës rreth qafe.

Të gjitha këto gjëra bien në parimin e lartpërmendur – për më tepër, disa prej tyre po ashtu mbështetën nga hadithet e Pejgamberit ose nga rrëfimet e Shoqëruesve – dhe Allahu Te’ala thotë:

“Ai (Allahu) ka për qëllim çdo lehtësim për juve, Ai nuk do që t’ua vështirësojë juve.” (Bekare, Ajeti 185)

Dhe i tërë lavdërimi i takon Allahut Zotit të botëve.

Hyrja në Ihram

(Ihram është gjendja në të cilën hyhet në Mikat, në të cilën janë të ndaluara akte të caktuara dhe lloje të veshjes).

1. Është mustehab (e rekomanduar) për secilin që do të shkojë në Haxh apo Umre që të merr gusël (të lahet) për ihram – edhe nëse gruaja është me menstruacione apo është lehone.

2. Pastaj, burri mund të vesh çfarëdo prej teshave që dëshiron të cilat nuk janë të bëra në formën e trupit; dhe këto tesha janë quajtur nga Fukahatë (dijetarët fetar) “gajr el mukhit” (të pa-qepura). Pra, ai vesh një rida (teshë të epërme) dhe izar (teshë të poshtme) apo çfarëdo tjetër, dhe sandale ose çfarëdo mbathje e cila nuk e mbulon nyjën e këmbës.

3. Ai nuk duhet të mbajë kapelë apo imame (turban) ose diçka të ngjashme me këto e cila i përshtatet dhe e mbulon kokën; kjo ka të bëjë vetëm me mashkullin. Sa i përket gruas, ajo nuk heq asgjë prej teshave që janë të urdhëruara për të në Sheriat, përveç atë se ajo s’duhet ta lidhë nikabin (mbulesën e fytyrës) apo burkanë apo lithamin (mbulesë e pjesës së poshtme të fytyrës deri te sytë) apo shaminë, dhe ajo s’duhet të mbajë dorëza. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Muhrimi s’duhet të vesh këmishë, imame, mantel me kapuç, pantallona, teshë të prekur nga luftat (të lyer me safron) apo safron, çorape të lëkurës, përveç nëse s’gjen sandale; në këtë rast mund të mbathë çorape të lëkurës(10)” dhe Pejgamberi ka thënë: “Gruaja muhrim nuk duhet ta ngulit mbulesën e fytyrës dhe s’duhet të mbajë dorëza”(11). Po ashtu është e lejuar për femrën që ta mbulojë fytyrën e saj, edhe nëse ajo e prekë fytyrën e saj sipas mendimit korrekt; sidoqoftë, ajo s’duhet ta lidhë atë, siç thotë Ibn Tejmije.

Page 7: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

7 MBUROJA.net

4. Ai mund ta vendosë ihramin para mikatit, madje edhe në shtëpinë e tij siç kanë vepruar Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) dhe Shoqëruesit e tij. Dhe kjo e bën këtë më të lehtë për ata që bëjnë Haxh me aeroplan për të cilët nuk është e mundur që ta vendosin ihramin te mikati. Pra, është e lejuar për ta që të hipin në aeroplan duke qenë në ihram, por nuk duhet të bëjnë qëllimin e ihramit deri pak para mikatit, për të mos e kaluar mikatin pa ihram.

5. Ai mund të përdorë vaj për trup dhe parfum për vete me çfarëdo parfumi që ai dëshiron, i cili ka aromë por jo edhe ngjyrë. Sidoqoftë, femrat e përdorin atë që ka ngjyrë por jo edhe aromë, dhe e tërë kjo duhet të bëhet para se ta bëjë qëllimin e ihramit te mikati – pas kësaj është haram.

Ihrami dhe Nijeti (qëllimi)

6. Pra, kur ai vjen te mikati, hyrja në ihram bëhet uaxhib (obligim) për të – dhe vetëm dëshira dhe qëllimi për të bërë Haxhin nuk është e mjaftueshme meqë kjo ka qenë me të prej që është larguar nga vendi i tij. Më saktë, ai duhet ta bëjë atë që e bën muhrim me fjalë dhe vepër. Pra, kur ai të recitojë telbijen duke patur për qëllim hyrjen në ihram, atëherë ihrami i tij vendoset – siç janë pajtuar mbi këtë dijetarët.

7. Dhe ai nuk thotë asgjë më shumë se telbijen siç është thënia e tyre: “O Allah, unë e kam qëllimin që të bëjë Haxhin apo Umren ashtu që ma lehtëso dhe pranoje këtë prej meje…” ku asgjë nga kjo s’është transmetuar nga Pejgamberi, mu ashtu siç është bërja e qëllimit me gojë për abdes, namaz dhe agjërim – të gjitha këto janë çështje të shpikura dhe është shumë mirë e njohur se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “… çdo çështje e shpikur është risi, dhe çdo risi është devijim dhe çdo devijim është në Zjarr.” (Tirmidhi – Sahi)(kthehu lart)

Mikatet

8. Mikatet (vendet për hyrjen në ihram) janë pesë:

Dhul Hulejfe El-Xhuhfe Karn-ul menazil Jelemlem dhe Dhatu’ Irk.

Page 8: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

8 MBUROJA.net

Këto janë për ata të cilët jetojnë atje dhe ata të cilët kalojnë pranë tyre duke patur për qëllim Haxhin ose Umren. Dhe ai, shtëpia e të cilit është më afër se këto ndaj Mekës, ai e bën ihramin prej shtëpisë së tij ndërsa njerëzit e Mekës bëjnë ihram prej Mekës.

Dhul Hulejfe është vendi për njerëzit e Medinës i cili është një fshat nëntë ose dhjetë kilometra larg saj, dhe njëherit është mikati më i largët prej Mekës; duke qenë dhjetë stacione kalëruse larg, apo më pak varësisht prej shtegut, meqë ka shumë shtigje prej aty deri në Meke siç theksoi Ibn Tejmije: “Është mikat për ata të cilët bëjnë Haxh nga drejtimi të perëndimit, sikur njerëzit e Shamit (Siria e Madhe) dhe Egjiptit si dhe pjesa tjetër e Perëndimit; ndërsa sot është rrënuar dhe braktisur. Për këtë arsye njerëzit hyjnë në ihram para kësaj në vendin e quajtur “Rabig”.

Karn Ul Menazil – i cili po ashtu quhet “Karn-uth-The’alib” është pranë Mekës, duke qenë larg Mekës një ditë dhe një natë udhëtim – dhe ky është mikat për njerëzit e Nexhdit.

Jelemlem është një vend i larguar nga Meka dy net udhëtim ose dyzet e pesë kilometra larg dhe ky është mikat për njerëzit e Jemenit.

Dhatu Irk është një vend në shkretëtirë që e bën kufirin në mes Nexhdit dhe Tihames, duke qenë gjashtëdhjetë e tri kilometra larg Mekës. Ky është mikat për njerëzit e Irakut.

Urdhri i Pejgamberit që të bëhet Haxh ut-Temetu

9. Pra, kur ai dëshiron që të bëjë Ihram dhe është duke e bërë Haxh-ul-Kirran, duke qenë se e ka sjellur shtazën sakrifikuese me vete, ai duhet të thotë: lebeike allahume bi-haxhe ue umre (Ja ku jam, O Allah, duke bërë Haxhin dhe Umren). Pra, nëse ai nuk e ka sjellur shtazën për sakrifikim – e kjo është më mirë – atëherë ai e thotë vetëm telbijen për Umre dhe këtë ai duhet ta bëjë duke thënë lebeike allahume bi-Umre.

Pra, nëse ai tashmë e ka bërë telbijen vetëm për Haxh, ai e anulon këtë dhe e bën atë në Umre – ashtu siç Pejgamberi e ka urdhëruar këtë po ashtu duke thënë: “Unë e kam futur Haxhin deri në Ditën E Gjykimit” dhe i bashkoi gishtat e tij (sikur në hadithin që parapriu).

Ai po ashtu tha: “O familja e Muhamedit, kushdo prej jush që bën Haxhin, atëherë le ta thotë telbijen e Umres në Haxh” dhe kjo është Et-Temetu e Umres me Haxh.

Bërja e kushtit

Page 9: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

9 MBUROJA.net

10. Dhe nëse ai do, kur ta bëjë telbijen ai mund t’ia shpall një kusht Allahut duke u frikuar se ajo do ta parandalojë atë (nga të përfunduarit e Haxhit) qoftë sëmundje apo frikë, duke thënë ashtu siç na mësojë Pejgamberi : Allahume mahilli hejthu hebesteni (O Allah, vendi im është kudo që Ti më paranadalon). Pra, nëse ai e bën këtë dhe pastaj ai parandalohet apo sëmuret, atëherë ai mund të lë ihramin e Haxhit apo Umres, dhe nuk ka kurban për shlyerje për të, dhe ai nuk ka nevojë që ta bëjë Haxhin prapë, përveç dhe vetëm në Haxhin e parë – në këtë rast ai duhet ta përsëris atë.

11. Nuk ka namaz të veçantë për ihram. Sidoqoftë, nëse është koha për namaz para ihramit, atëherë ai duhet të falet dhe pastaj të vendosë ihramin duke ndjekur shembullin e Rusulullahut i cili e vendosi ihramin pas namazit te drekës.(kthehu lart)

Namazi në Uedi ul’Akik

12. Ai, mikati i të cilit është Dhul Hulejfe – është mustehab (e preferuar) për të që të falet aty, jo për ihram, por për shkak të vendit dhe të qenit e tij i bekuar. Siç na e transmeton el-Buhari prej Umerit – Allahu qoftë i kënaqur me të – i cili tha: “E kam dëgjuar Resululllahun duke thënë në Uedi ul ’Akikë: “Më erdhi dikush sonte prej Zotit tim dhe më tha: Falu në këtë luginë të bekuar, dhe thuaj Umre me Haxh” Dhe Ibn Umeri transmeton nga Pejgamberi: “… se ai pa, kur është zbritur për të fjetur në fund të natës në Dhul Hulejfe në qendër të luginës, dikë duke i thënë atij: ti je në tokën e gurtë të bekuar(15).”

Telbija dhe ngritja e zërit

13. Pastaj, ai tha se duhet ngritur, të kthehet kah Kibla dhe të thotë telbijen për Umre apo Haxh siç është urdhëruar, dhe të thotë: Allahume hadhihi haxhe, laria’e fiha ue la sum’e (O Allah, ky është Haxh në të cilin nuk ka syfaqësi dhe hipokrizi.)

14. Dhe ai duhet ta thotë telbijen e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam):

(i) lebeike Allahume lebejke, lebejke la sherike leke lebejk – innel hamde uen ne’mete leke uel mulke-le sherike leke (Ja ku jam, O Allah, ja ku jam, nuk ka ortak për Ty, ja ku jam, vërtet i tërë lavdërimi të takon Ty, dhe çdo e mirë është prej Teje, dhe i tërë sundimi është i Yti – Ti nuk ke ortak.)

(ii) Dhe ai po ashtu tha: lebeike ilahel hak (Ja ku jam, O Zoti i së Vërtetës.)

15. Është më mirë që të mbahemi me telbijen e Pejgamberit, edhepse është e lejuar që të shtohet në këtë, ashtu siç Pejgamberi e aprovoi kur të tjerët e bënin këtë, duke thënë: “lebeike dhel

Page 10: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

10 MBUROJA.net

me’arixh, lebeike dhel feuadil” (prej Rrugëve të Ngritjes, Ja ku jam, O Poseduesi i Shkëlqesisë.) Dhe Ibn Umeri thonte: “lebeike ue se’deike uel hajru bijedeike uer-regeba’u ilaike uel amelu” (Ja ku jam, O i bekuar qofsh Ti, dhe e tërë e mira është në Duart Tuaja, dhe dëshirat e veprat janë të drejtuara kah Ti.)

16. Ai i cili e thotë telbijen është i URDHËRUAR që ta ngrejë zërin e tij, siç ka thënë Pejgamberi”: “Erdhi Xhibrili tek unë dhe më urdhëroi që t’i urdhërojë Shoqëruesit e mi dhe ata me mua që ta ngrinin zërin me telbije.” dhe ai tha: “Haxhi më i mirë është bërtitja dhe derdhja e gjakut.”

Prandaj, shoqëruesit (sahabët) e Pejgamberit kur hynin në ihram, pasi veç e mbërrinin Er-Reuhan zërat e tyre lodheshin.

Dhe Pejgamberi ka thënë: “Sikur jam duke e shikuar Musain, paqja qoftë mbi të, duke zbritur prej kodrës dhe duke e ngritur zërin e tij me telbije..”

17. Ndërsa femrat, sa i përket telbijes, janë sikurse meshkujt – meqë dy hadithet paraprijëse janë të përgjithshme – pra, ato duhet që ta ngritin zërin përderisa nuk ka frikë për fitne (sprovë). A’isha e ngrinte zërin derisa burrat mund ta dëgjonin atë. Ebu Atije tha: “E kam dëgjuar A’ishen duke thënë: Vërtet unë e di se kush e ka telbijen e Resulullahit, pastaj e dëgjova atë pas asaj thënies: Lebeike Allahume lebeike…”

Kasim ibn Muhamed tha: Doli Muavije natën dhe e dëgjoi zërin e dikujt duke e bërë telbijen, ashtu që ai tha: Kush është ky? U tha: A’isha, Nëna e Besimtarëve, duke bërë Umren prej et-Ten’imit. Kjo i qe përmendur A’ishes dhe ajo tha: Sikur të më kishte pyetur do t’i tregoja atij.

18. Ai vazhdimisht e përsëritë telbijen meqë kjo është “prej shenjave të Haxhit” dhe për shkak të thënies së Pejgamberit: “Nuk ka asnjë që bën telbijen përveç se çfarëdo që është në të djathtë dhe në të majtë të tij, drurët dhe gurët gjithashtu bëjnë telbije derisa toka të kumbojë prej këtu dhe këtu – që do të thotë – në të djathtë dhe në të majtë të tij. “

Veçanërisht, kurdo që ai ngrihet në një vend të lartë apo zbret në luginë – sipas hadithit që parapriu: “Sikur jam duke e shikuar Musain – paqja qoftë mbi të – duke zbritur prej kodrës….duke e recituar telbijen me zë” dhe në një tjetër hadith: “Sikur jam duke shikuar kah ai kur ai zbret në luginë duke e recituar telbijen”.

19. Ai gjithashtu mund të recitojë telbijen së bashku me “Le ilahe illallah” sipas thënies së Ibn Mes’udit, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Unë shkova te Resulullahi dhe ai nuk e ndërpreu telbijen derisa e gurëzoi Xhemret-ul ‘Akaben, përveç kur e përziente me recitimin e telbijes ose “Le ilahe illallah”.

Page 11: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

11 MBUROJA.net

20. Pra, kur ai ta arrijë Haremin e Mekës dhe t’i shoh shtëpitë e Mekës, ai e lë telbijen që të koncentrohet në veprat vijuese.

Gusli (larja) për hyrjen në Mekë

21. Kushdo që ka mundësi të bëjë gusël para se të hyjë në Meke, ai duhet ta bëjë këtë. Dhe ai duhet të hyjë në Meke ditën, duke e ndjekur kështu shembullin e Resulullahut.

22. Ai duhet të hyjë nga pjesa e epërme e Mekës e cila sot e ka Bab ul Mi’lahun meqë Pejgamberi hynte nga kalimi i epërm (Keda’) mbi varrezat, dhe hynte në Mesxhid prej Bab Beni Sheibe meqë kjo ishte rruga më e afërt drejt Gurit të Zi (El-Hexherul Esued).

23. Atij i është e lejuar që të hyjë nga cilido shteg ashtu siç ka thënë Pejgamberi: Të gjitha vend-kalimet kodrinore të Mekës janë shteg dhe vend për prerjen e kurbanit, dhe në një tjetër hadith, E gjithë Meka është shteg. Ai hyn prej këtu dhe del prej këtu.

24. Pra, nëse ju hyni në Mesxhid mos harroni që të hyni me këmbën e duhur dhe të thuani: allahume sali ala muhamedin ue selim – allahume ifte li ebuabe rahmetike apo e’udhu bilahil ‘azemi ue biuexhhihil kerim ue sultanihil kademi minesh sheitanir raxhim.

25. Dhe kur ta shoh Kaben, ai i ngrit duart e veta nëse do – siç është vërtetuar nga Ibn Abas.

26. Nuk ka Du’a që është vërtetuar prej Pejgamberit në këtë pikë. Pra, ai mund të bëjë du’a me çfarëdo që mundet, dhe nëse do, mund të bëjë me du’an e vërtetuar nga Umeri: allahume ente selamu ue minkes selamu fehejjine rabena biselam.

Tauafi i Kudumit (arritja)

27. Pastaj, ai duhet të shkojë drejt te Guri i Zi dhe duke qenë i drejtuar kah ai të bëjë tekbir (Allahu Ekber). Dhe ai mund të thotë ‘Bismilah’ para kësaj – siç është transmetuar autentikisht prej Ibn Umerit, ndonëse jo nga Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam).

28. Pastaj, ai e prekë Gurin e Zi me dorën e tij dhe po ashtu e puthë atë si dhe bën sexhde mbi të – meqë resulullahu e ka bërë këtë, pastaj Umeri dhe Ibn Abasi.

29. Nëse s’ka mundësi që ta puthë atë, atëherë ai e prekë atë me dorën e tij pastaj e puth dorën.

Page 12: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

12 MBUROJA.net

30. Nëse nuk mund ta prekë atë, ai duhet që të bëjë një shenjë kah ai me dorën e tij.

31. Dhe ai e bën këtë në çdo rreth.

32. Ai s’duhet të shtyjë dhe të ngjishet që të arrijë deri tek ai sipas thënies së Pejgamberit: O Umer, ti je njeri i fortë. Pra, mos i lëndo të dobëtit kur do ta prekësh atë; dhe kur të lirohet, atëherë preke atë, e nëse jo, atëherë drejtohu kah ai dhe thuaje tekbirin.

33. Në prekjen e Gurit të Zi qëndron një shkëlqesi e madhe siç ka thënë Pejgamberi: “Allahu do të ngrejë lart Gurin në Ditën e Gjykimit, dhe ai do t’i ketë dy sy me të cilët do të shoh, dhe një gjuhë me të cilën flet, dhe do të dëshmojë në dobi të secilit që e ka prekur atë me të vërtetën.” Dhe ai tha: “Prekja e Gurit të Zi dhe këndit të Jemenit i shlyen mëkatet.”“Guri i Zi është prej Xhenetit, dhe përpara ka qenë më i bardhë se bora, por mëkatet e idhujtarëve e kanë bërë të zi.”

34. Pastaj, ai duhet të fillojë të bëjë tauvaf rreth Kabes – duke qenë Kaba në të majtë të tij – dhe sillet në rreth duke e kaluar Gurin shtatë herë – duke qenë një rreth prej Gurit deri te Guri, duke e bartur ihramin nën sqetullën e djathtë të tij dhe mbi të majtën (të quajtur el-idtiba) gjatë tauvafit; duke ecur shpejt dhe me guxim (ramel – ecje e fortë në të cilën kraharorët shtyhen përpara) në tri të parat, prej Gurit deri te Guri, pastaj në pjesën tjetër ecë normalisht.

35. Ai e prekë këndin e Jemenit me dorën e tij secilën herë që kalon dhe nuk e puth atë, e nëse nuk ka mundësi që ta puth atë, atëherë ai nuk duhet që të bëjë ndonjë shenjë kah ai me dorën e tij.

36. Ai duhet të thotë ne mes dy këndeve: “O Allah, na jep të mira në këtë jetë dhe të mira në Jetën e Përtejme, dhe na shpëto nga Dënimi i Zjarrit”

Rabena atina fid-dunje haseneten ue fil ahireti haseneten ue kina adheben nar [Bekare, ajeti 201] (O Zoti ynë! Na jep të mira në këtë jetë dhe të mira në Jetën e Përtejme, dhe na mbrojë nga tortura e Zjarrit.)

37. Dhe ai nuk i prekë të dy këndet shami fare, duke pasuar kështu Sunetin e Pejgamberit.

Iltizami në mes Këndit dhe Derës

38. Ai mund të kacavirret te vendi në mes këndit dhe Derës, duke i vendosur gjoksin, fytyrën dhe parakrahët e tij mbi këtë vend.

39. Nuk ka ndonjë dhikr të veçantë për tauvaf; ai mund të lexojë Kur’an apo të bëjë çfarëdo dhikri që dëshiron, sipas thënies së Pejgamberit: Tauafi rreth Shtëpisë (Kabës) është namaz, por

Page 13: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

13 MBUROJA.net

Allahu e ka lejuar të folurit në të, ashtu që ai që flet le të mos thotë tjetër përveç gjërave të mira, ndërsa në një transmetim: pra le ta kufizojë të folurit e tij në të.”

40. Është e ndaluar për personin e zhveshur apo gruan me menstruacione të bëjë tauvaf Shtëpinë. Dhe thënia e tij A’ishes kur ajo erdhi të bëjë Umre në Haxhin përfundimtar: Vepro ashtu siç vepron gjithkush që bën Haxh, përveç bërjes së tauafit të Shtëpisë (dhe mos u fal) deri të pastrohesh.

41. Kur ai ta përfundojë xhiron e shtatë, ai e mbulon krahun e djathtë dhe shkon të Vendi i Ibrahimit dhe reciton: Uetekhidhu min-mekami ibrahime muselle [Bekare, ajeti 125] (Dhe merreni Vendin e Ibrahimit si vend-falje.)

42. Dhe ai e vendos Mekami Ibrahimin (Vendin e Ibrahimit) në mes vetes dhe Kabes pastaj i fal dy rekate.

43. Pastaj, ai lexon aty Suret-ul-Kafirun dhe Suret-Kul Huuallahu Ehad.

44. Ai s’duhet të ecë në mes duarve të ndonjërit që falet aty, e as të lejojë ndonjë që të ecë para tij derisa është duke u falur, meqë hadithi që e ndalon këtë është i përgjithshëm, dhe nuk ka ndonjë veçim për Mesxhid-ul-Haram, e lere më pjesën tjetër të Mekës.

45. Pastaj, pasi që të falet, ai shkon te Zemzemi për të pirë aty dhe derdh ujë mbi kokën e tij, siç ka thënë ai (sallallahu alejhi ue selam): “Uji i Zemzemit është për çka të pihet”, dhe ai tha: “Është i bekuar dhe është ushqim dhe shërim për sëmundje” si dhe: “Uji më i mirë mbi faqen e dheut është uji i Zemzemit, në të ka ushqim dhe shërim për sëmundje.”

46. Pastaj, ai kthehet te Guri i Zi, e thotë tekbirin dhe e prek atë, sikur përpara.

Sa’i në mes Safas dhe Merves

47. Pastaj, ai shkon për sa’i në mes Safas dhe Merves (dy kodrina të vogla). Kur ta arrinë Safan, ai e lexon thënien e Allahut Te’ala: Ines-safa uel mervete min she’a’irillahi femen hexhel beite ‘aui temere fela xhenahe ‘aleihi en jeteuefe bihime ue men teteue’e khiren fe’innallahe shakirun alemun [Bekare, ajeti 158]

(Vëni re! Safa dhe Merve janë prej Simboleve të Allahut. Pra, nëse ata që e vizitojnë Shtëpinë në Sezon apo në kohë tjera duhet të qarkojnë rreth tyre, kjo nuk është mëkat në to; dhe nëse dikush e dëgjon shtytjen e vet në të mirën, të jeni të sigurt se Allahu është Ai që njeh dhe di.)

dhe thotë: Nabde’u bime bade’allahu bihi (Ne fillojmë me atë çka Allahu filloi)

Page 14: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

14 MBUROJA.net

48. Ai fillon me es-Safa, duke u ngjitur në të derisa ta sheh Kabën.

49. Pastaj, ai drejtohet kah Kaba dhe e bën Allahun Teuhid dhe tekbir, duke thënë: Allahu ekber allahu ekber allahu ekber – la ilahe illallahu uahdehu la sherikelehu – lehul mulku ue lehul hamdu – juhiu ue jumitu ue hue ‘ala kulli shei’in kadir – la ilahe illallahu uahdehu la sherikelehu – anxheze uah’deh ue nesara abdeh ue hazemel ahzebe uahdeh

Duke e thënë këtë tri herë dhe duke bërë du’a pas secilës herë.

50. Pastaj, ai zbret për sa’i në mes Safas dhe Merves, siç ka thënë Resulullahi: Bëni sa’i, sepse Allahu e ka urdhëruar sa’in për ju.

51. Ai ecë derisa të mbërrijë te shenja e gjelbër – në të djathtë dhe në të majtë – pastaj vrapon shpejt derisa ta mbërrijë shenjën tjetër. Ky vend, në kohën Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) ishte një shtrat i tharë i lumit i mbuluar më gurë të vegjël, dhe Pejgamberi tha (Shtrati i lumit nuk kalohet, përveç me vrull.) Pastaj, ai ecë deri te Merve, ngrihet në të dhe vepron në të ashtu siç ka vepruar në Safa – duke qenë i drejtuar kah Kibla, duke thënë tekbir, tehlil dhe duke bërë du’a - kjo formon një xhiro të plotë.

52. Pastaj, ai kthehet derisa te ngrihet në es-Safa, duke ecur në vendin për ecje dhe duke vrapuar në vendin për vrapim - kjo është xhiroja e dytë.

53. Pastaj, ai kthehet në Merve dhe kështu me radhë derisa të kompletojë shtatë xhiro, duke e kryer në Merve.

54. Është e lejuar për të që të shkojë në mes Safas dhe Merves duke kalëruar. Sidoqoftë, Pejgamberi e preferonte ecjen.

55. Nëse ai bën du’a duke thënë: Rabigfir uerhem inneke entel a’azul ekrem (O Zot fal dhe mëshiro, vërtet Ti je më i Fuqishmi, më Bujari) atëherë s’ka dëm siç na transmetohet autentikisht nga një grup i Selefit.

56. Pastaj, kur ai të përfundojë xhiron e shtatë mbi el-Merve, ai i shkurton flokët e kokës së tij duke e përfunduar kështu Umren, dhe çdo gjë që u ndalua me hyrjen e tij në ihram, tash bëhet prapë e lejuar; dhe ai mbetet në atë gjendje (jashtë ihramit) deri në Jeum ut-Tervije (8 Dhul-Hixhe).

57. Ai që ka bërë ihram duke mos patur qëllimin të bëjë Umre para Haxhit, dhe që nuk e ka sjell hadin (shtazën për sakrifikim) prej jashtë zonës së shenjtë, atëherë ai po ashtu duhet ta lë gjendjen e ihramit me dëgjueshmëri ndaj urdhrit të Pejgamberit dhe duke iu shmangur hidhërimit të tij. Sidoqoftë, ata që e kanë blerë shtazën për sakrifikim mbeten në ihram dhe nuk e lënë atë gjendje deri pas gurëzimit në Ditën e Sakrificës (Jeum-un-Nehr) (10 Dhul-Hixhe).

Page 15: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

15 MBUROJA.net

Ihlali (Thirrja me zë e telbijes) për Haxh në Jeum Ut-Tervije

58. Pra, kur është Jeum ut-Teruije, dhe kjo është më 8 Dhul Hixhe, ai e vendos ihramin dhe thërret telbijen e Haxhit, dhe vepron ashtu siç ka vepruar kur ka hyrë në ihram për Umre të cilën e ka bërë prej Mikatit – sa i përket larjes, vënies së parfumit, bartjes së ridas dhe izarit (veshjes së epërme dhe të poshtme) dhe recitimit të telbijes – të cilën nuk pushon së bëri deri te gurëzon Xhemret ul-Akaben (më 10 Dhul-Hixhe).

59. Ai hynë në ihram prej vendit në të cilin banon. Banorët e Mekës e bëjnë këtë nga Meka.

60. Pastaj, ai shkon në Mine dhe e fal atje namazin e Drekës dhe mbetet atje, duke e kaluar natën aty dhe duke i falur pesë namazet e tjera të mbetura; duke i shkurtuar ato (në dy rekate), por pa i bashkuar ato.(kthehu lart)

Vazhdimi për në Arafat

61. Pas lindjes së diellit në Ditën e Arafatit (10 Dhul Hixhe), ai largohet drejt fushës së gjerë të Arafatit në jug-lindje të Mekës, derisa e lexon telbijen e tekbirit – meqë të dyja këto qenë praktikuar nga Shoqëruesit e Pejgamberit derisa bënin Haxh me të – dhe ai nuk i kritikoi (ata që recitonin telbijen nuk i kritikonin ata që e thonin tekbirin.)

62. Pastaj, ai ndalet në Namire – ky është një vend afër Arafatit por jo edhe pjesë e tij – dhe ai mbetet aty deri në mesditë.

63. Kur dielli ta kalojë zenitin e tij, ai largohet për në Urane dhe vendoset aty, dhe kjo është afër Arafatit. Këtu imami duhet t’u mbajë njerëzve një hutbe (ligjëratë).

64. Pastaj, ai e fal me të tjerët Drekën dhe Ikindinë duke i shkurtuar dhe bashkuar ato në kohën e Drekës.

65. Thirret një ezan dhe dy ikamete.

66. Dhe ai nuk fal asgjë ne mes dy namazeve.

67. Kush nuk ka mundësi që t’i fal ato me imam, i fal ato në të njëjtën mënyrë vetëm, apo me ata në situatë të njëjtë rreth tij.(kthehu lart)

Qëndrimi në Arafat

Page 16: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

16 MBUROJA.net

68. Pastaj, ai shkon në Arafat dhe nëse ka mundësi qëndron mbi gurin nën Kodrën e Mëshirës (Xhebel ur-Rahman) e nëse jo, atëherë i tërë Arafati është vend i qëndrimit.

69. Ai qëndron duke qenë i drejtuar kah Kibla, duke i ngritur duart e tija, duke bërë du’a, dhe duke e recituar telbijen.

70. Pastaj, ai e reciton shumë ‘La ilahe illallah’ meqë kjo është du’aja më e mirë në Ditën e Arafatit siç ka thënë Pejgamberi: Gjëja më e mirë të cilën unë the Pejgamberët e kemi thënë në mbrëmjen e Arafatit është La ilahe illallahu uahdehu la sherike lehu lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.

71. Dhe nëse ai i shton telbijes kohë-pas-kohe (e tërë e mira është e mira e Jetës së Përtejme) atëherë kjo është e lejuar. Innemel Hajru Hajrul Ahireti

72. Është Sunet për atë që qëndron në Arfat që të mos agjërojë atë ditë.

73. Ai mbetet në atë gjendje duke e përkujtuar Allahun me recitimin e telbijes, duke bërë du’a ashtu si do ai, duke shpresuar nga Allahu se Ai do ta bëjë atë njërin prej atyre me të cilët Ai mburret (ata të cilët Ai i liron nga Zjarri) para engjëjve siç ndodh në hadithin: “Nuk ka asnjë ditë tjetër në të cilën Allahu i liron më shumë robërit e Tij prej Zjarrit se në ditën e Arafatit dhe vërtet, Ai u afrohet dhe mburret me ta para engjëjve, duke thënë: “Çka po kërkojnë ata?” dhe në një tjetër hadith: “Vërtet, Allahu mburret me njerëzit e Arafatit para banorëve të qiellit (engjëjve), duke thënë: ‘Shikoni robërit e Mi të cilët më kanë ardhur Mua të rraskapitur dhe të pluhurosur.” - dhe ai mbetet në atë gjendje deri në perëndim të diellit.

Largimi prej Arafatit

74. Kur dielli të perëndojë, ai largohet prej Arafatit për në Muzdelife, duke shkuar me gjakftohtësi dhe në qetësi, e jo duke u ngjeshur apo shtyrë me njerëzit apo me shtazën në të cilën është hipur apo me makinën e tij, por kur të gjejë hapësirë, atëherë ai shkon më shpejtë.

75. Kur të arrihet në Muzdelife, ai e thërret ezanin dhe ikametin pastaj i fal tri rekatet e Akshamit, pastaj bën ikamet dhe e fal Jacinë duke e shkurtuar atë, dhe duke i bashkuar të dy namazet.

76. E, nëse ai i ndanë këto dy namaze për shkak të ndonjë domosdoshmërie, atëherë nuk ka dëm në këtë.

77. Ai nuk fal asgjë në mes tyre apo pas Jacisë.

Page 17: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

17 MBUROJA.net

78. Pastaj, ai fle deri në Sabah.

79. Dhe, kur të paraqitet agu, ai e fal Sabahun në pjesën e parë të kohës së tij me ezan dhe ikamet.

Namazi i sabahut në Muzdelife

80. Të gjithë pelegrinët e falin namazin në Muzdelife (një vend në mes Arafatit dhe Mines) përveç të dobëtëve dhe femrave, duke qenë e lejuar për ta që të largohen pasi që të ketë kaluar gjysma e natës për shkak të frikës nga përplasja e njerëzve.

81. Pastaj, ai vjen te Mesh’er el-Haram (një kodër e vogël në Muzdelife), ngjitet në të dhe drejtohet kah Kibla, pastaj e reciton teuhidin, tekbirin, tehlilin dhe e deklaron Unitetin e Allahut, dhe bën du’a deri të bëhet qielli shumë i ndritshëm.

82. E tërë Muzdelife është vend për qëndrim. Pra, kudo që qëndron ajo është e lejuar.

83. Pastaj, ai largohet për në Mine para se të lind dielli, qetë derisa e reciton telbijen.

84. Kur ai të vjen te lugina e lumit të Mu-Hasirit, ai ngutet nëse është e mundur. Kjo është pjesë e Mines.

85. Pastaj, ai e merr rrugën e mesme e cila e çon atë për në Xhemret ul Akabe.

Gurëzimi (Er-Rami)

86. Ai i merr gurët në Mine me të cilët ai e bën qëllimin për gurëzimin e Xhemret-ul-Akabes – kjo është Xhemrati i fundit dhe më e afërta ndaj Mekës.

87. Ai drejtohet me fytyrë kah shtylla (Xhemra), duke e patur Mekën në të majtë të tij dhe Minen në të djathtë.

88. Pastaj, ai e gurëzon atë me shtatë gurë të vegjël, sikur Gurët e Kadhfit të cilët janë pak më të gjatë se thelbi i lajthisë.

89. Ai e thotë tekbirin me hedhjen e çdo guri.

90. Ai e ndërprenë tekbirin me hedhjen e gurit të fundit.

Page 18: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

18 MBUROJA.net

91. Gjuajtjen e gurit nuk e bën deri pas lindjes së diellit, dhe kjo vlen edhe për femrat dhe të dobëtit të cilëve u qe lejuar që ta lëshojnë Muzdelifen pas gjysmës së natës, meqë kjo është një gjë ndërsa gurëzimi tjetër gjë.

92. Këtë hedhje mund ta bëjë pasdite, madje deri natën nëse ka vështirësi në hedhjen e gurëve paradite siç është vërtetuar në hadith.

93. Pra, kur ai të ketë gurëzuar Xhemren, çdo gjë bëhet e lejuar për të përveç gruas, edhe nëse nuk e ka prerë kurbanin apo nuk e ka rruar kokën e tij, ashtu që ai mund të bartë teshat e tija dhe të përdorë parfum.

94. Sidoqoftë, ai duhet të bëjë Tauaf-ul-Ifade në të njëjtën ditë (para Akshamit) nëse do që ta vazhdojë gjendjen e tij e të lënit ihramin – përndryshe, nëse ai nuk e ka bërë tauafin para mbrëmjes (para Akshamit), atëherë ai kthehet në gjendje të ihramit ashtu siç ishte para gurëzimit. Pra, ai duhet që ti heq teshat e veta dhe ta vendosë ihramin sipas thënies së Pejgamberit: “Në këtë ditë, pasi që të keni gurëzuar Xhemren çdo gjë që u është ndaluar (me ihram) ju është lejuar, përveç grave (marrëdhënia seksuale). Pra, nëse ju mbërrin mbrëmja para se ta keni bërë tauafin e kësaj Shtëpie, atëherë rikthehuni në gjendjen e ihramit ashtu siç keni qenë para gurëzimit të Xhemres derisa të bëni tauaf.”

Kurbani

95. Pastaj, ai vjen në vendin e sakrifikimit në Mine dhe e sakrifikon shtazën e vet - kjo është Sunet.

96. Sidoqoftë, është e lejuar për të që ta pres në cilëndo pjesë të Mines apo Mekës siç ka thënë Pejgamberi: Unë e preva këtu (kurbanin) dhe e tërë Mina është vend për prerje, dhe të gjitha kalimet rrugore kodrinore, pra preni në vendin ku ndaleni.”

97. Sunet është që të bëhet dhebh (prerja horizontale e fytit) apo Nehr (prerja me lëvizje vertikale të shtizës në pjesën e ulët të fytit) me dorë të vet nëse ka mundësi, nëse jo, atëherë ta caktojë ndonjë që ta bëjë këtë.

98. Ai duhet që ta kthejë shtazën kah Kibla kur ta pres atë, duke e shtrirë atë në anën e majtë dhe duke e vendosur këmbën e djathtë të tij mbi anën e djathtë të shtazës.

99. Sa i përket devesë, ai duhet ta presë atë sipas mënyrës së Nehrit, derisa ajo është duke qëndruar me këmbën e majtë të lidhur, dhe duke qëndruar në të tjerat me fytyrë të kthyer kah Kibla.

Page 19: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

19 MBUROJA.net

100. Dhe thotë kur ta pres atë: Bismilahi Uallahu Ekber Allahume inne Hedhe Minke Ue leke Allahume Tekebel Minni (Në emër të Allahut dhe Allahu është më i madhi. O Allah, kjo është prej Teje dhe për Ty. O Allah, pranoje këtë prej meje.)

101. Koha për prerje janë katër ditët e Bajramit – Jeum-un-Nehr, dhe kjo quhet Jeum ul-Xhexh-ul-Ekber (Dita e Haxhit të madh) dhe tri ditët e Teshrikut, siç ka thënë Pejgamberi: “Të gjitha ditët e Teshrikut janë për sakrificë.”

102. Ai mund të hajë mishin e shtazës së tij sakrifikuese dhe të marrë një pjesë me vete në vendin e tij, siç ka thënë Pejgamberi.

103. Ai duhet të japë një pjesë për t’i ushqyer të varfrit dhe nevojtarët siç thotë Allahu Te’ala (Devetë për sakrifikim i kemi bërë për juve prej Simboleve të Allahut, në to ka (shumë) të mira; përmendeni emrin e Allahut mbi to kur ato të renditen (për prerje); kur ato të jenë poshtë në anën e tyre (pas prerjes), hani prej tyre dhe ushqeni ata (që nuk ju lusin) të cilët jetojnë të mjaftuar, dhe ata që lusin të nënshtruar.) [Haxh, ajeti 36]

104. Shtatë njerëz mund ta ndajnë një deve apo lopë.

105. Ai që nuk ka mundësi për shtazën sakrifikuese, duhet të agjërojë tri ditë në Haxh dhe shtatë kur të kthehet te familja e tij.

106. Ai mund të agjërojë në tri ditët e Teshrikut sipas hadithit të A’ishes dhe Ibn Umerit – Allahu qoftë i kënaqur me ta – i cili tha: “Nuk na është lejuar neve që të agjërojmë ditët e Teshrikut, përveç për ata që s’mund të sigurojnë shtazë për sakrifikim.”

107. Pastaj, ai mund ta rruaj kokën e tij apo t’i shkurtojë flokët, dhe e para është më e mirë siç ka thënë Pejgamberi: “O Allah, mëshirojë ata që i rruajnë kokat e tyre. Ata (njerëzit) thanë ‘Edhe ata që i shkurtojnë flokët e tyre, O Resulullah.’ Ai tha: O Allah, mëshirojë ata që i rruajnë kokat e tyre. Ata thanë: ‘Edhe ata që i shkurtojnë flokët e tyre, O Resulullah’ , Ai shtoj herën e katërt: Edhe ata që i shkurtojnë flokët e tyre”

108. Sunet është për berberin që të fillojë me anën e djathtë të kokës siç ndodh në hadithin e Enesit.

109. Rruajtja e kokës është vetëm për meshkuj e jo edhe për femra. Ato duhet vetëm që t’i shkurtojnë siç ka thënë Pejgamberi: “Nuk ka rruajtje të kokës për femrat, vërtet femrës i takon shkurtimi i flokëve.” Pra, ajo duhet t’i mbledh flokët dhe t’i shkurtojë ato sa gjatësia e nyjës së gishtit.

Page 20: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

20 MBUROJA.net

110. Është Sunet për Imamin që të mbajë hutbe paradite në Ditën e Sakrifikimit në Mine në mes të Xhemeratit, që t’ua mësojë njerëzve ritet e Haxhit.

Tauaf-ul-Ifade

111. Pastaj, ai shkon po atë ditë te Shtëpia dhe bënë tauaf – shtatë herë rreth – siç ka paraprirë në Tauafin e arritjes, por nuk e bart ihramin nën krahun e djathtë të tij, as që bën ecje të shpejtë në këtë tauaf.

112. Është prej Sunetit që të falen dy rekate pas Vendit të Ibrahimit siç ka thënë Ez-Zuhri, dhe po ashtu Ibn Umeri ka vepruar kështu, dhe tha: “Për çdo shtatë xhiro rreth Kabës ka dy rekate.”

113. Pastaj, ai ecë dhe vrapon në mes Safas dhe Merves sikur përpara, përveç atij që bën Haxh të Kiranit apo Ifrad, ku mjafton për të Sa’i i parë.

114. Dhe pas këtij tauvafi çdo gjë bëhet e lejuar për të që ka qenë e ndaluar për shkak të ihramit, madje edhe gruaja (marrëdhënia seksuale).

115. Ai e fal Drekën në Meke, ndërsa Ibn Umeri thotë: Në Mine.

116. Pastaj, ai vjen te Zemezemi për të pirë prej tij.

Qëndrimi natën në Mine

117. Pastaj, ai kthehet në Mine dhe mbetet aty gjatë ditëve dhe netëve të Teshrikut.

118. Ai i gurëzon të tri Xhemeratet me shtatë gurë të vegjël në secilën prej atyre ditëve, pasdite, siç na parapriu në lidhje me gurëzimin në Ditën e Sakrificës.

119. Ai fillon me Xhemren e parë, e cila është më së afërti ndaj Mesxhidit – el-Kheif, dhe pasi ta gurëzojë atë, ai vazhdon më tutje dhe qëndron kah Kibla për një kohë duke bërë du’a me duar të ngritura.

120. Pastaj, ai vjen te Xhemra e dytë dhe e gurëzon atë në mënyrë të njëjtë, pastaj largohet pak në të majtë për një kohë derisa është i kthyer kah Kibla duke bërë du’a me duar të ngritura.

121. Pastaj, ai vjen te Xhemra e dytë e cila është Xhemrat el-Akabe – dhe e gurëzon atë në mënyrë të njëjtë – duke qëndruar ashtu që Kaba të jetë në të majtë të tij ndërsa Mina në të djathtë, dhe nuk qëndron aty (për të bërë du’a).

Page 21: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

21 MBUROJA.net

122. Pastaj, në ditën e dytë ai e përsëritë këtë gurëzim dhe po ashtu edhe në ditën e tretë.

123. Nëse ai largohet pas gurëzimit në ditën e dytë duke mos mbetur aty për gurëzimin në ditën e tretë, atëherë kjo është e lejuar siç thotë Allahu Te’ala: (Lartësoni lavdërimet e Allahut gjatë Ditëve të Caktuara, por nëse ndokush ngutet që të largohet për dy ditë, atëherë nuk ka faj për të, dhe nëse dikush qëndron, nuk ka faj për të nëse qëllimi i tij është që të bëjë mirë,) Sidoqoftë, qëndrimi për gurëzimin në ditën e tretë është më mirë meqë është Sunet.

124. Është Sunet që veprimet paraprake të haxhit të bëhen me rend: gurëzimi, pastaj kurbani, pastaj rruajtja e kokës, pastaj tauvafi i Ifades, Sa’i për atë që bën Haxh et-Temetu; nëse ai sjell diçka përpara në rend apo vonon diçka në rend (duke mos i bërë gjërat sipas rregullit) atëherë kjo është e lejuar siç ka thënë Pejgamberi: “Nuk prish punë, nuk prish punë.”

125. Në lidhje me gurëzim, kjo që vijon është e lejuar për ata të cilët kanë arsyetim të shëndoshë:

(a) Lejimi që të mos kalohet nata në Mine sipas hadithit të Ibn Umerit: “El-Abas kërkoi leje prej Resulullahit që ta kalojë natën e Mines në Meke meqë ai ishte përgjegjës për furnizimin me ujë të Zemezemit aty, dhe ai i dha leje atij.”

(b) Kombinimi i dy ditëve të gurëzimit në një sipas hadithit të Asim ibn Adij i cili tha: “Resulullahu bëri lëshime për ngasësit e deveve në Beirute që ata të gurëzojnë në Ditën e Sakrifikimit - dy ditët e bashkuara pas kësaj, duke e bërë këtë në njërën prej dy ditëve.”

(c) Që të bëhet gurëzimi natën siç ka thënë Pejgamberi: Bariu mund të gurëzojë natën, pastaj të kujdeset për tufën e tij gjatë ditës.

126. Është e lejuar për të që ta vizitojë Kabën dhe të bëjë tauaf gjatë secilës natë të Mines, meqë Pejgamberi veproi kështu.

127. Pelegrini gjatë Ditëve të Mines duhet të kujdeset që t’i falë pesë namazet me xhemat, dhe më së miri është që të falet në Mesxhid të Kheifit nëse ka mundësi, siç ka thënë Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam): Shtatëdhjetë Pejgamber janë falur në Mesxhid të Kheifit.

128. Pra, pas kompletimit të gurëzimit në ditën e dytë apo ditën e tretë të ditëve të Teshrikut, ai ka kompletuar ritet e Haxhit dhe kthehet në Meke; dhe mbetet aty aq sa Allahu e ka shkruar për të që të mbetet; dhe ai duhet të kujdeset që t’i fal namazet me xhemat, posaçërisht në Mesxhid-ul-Haram. Dhe një namaz i vetëm në Mesxhid-ul-Haram është më i mirë se njëqindmijë namaze në xhamitë tjera.

129. Ai duhet të falë shumë namaz dhe të bëjë tauvaf në çfarëdo kohe që dëshiron, ditën ose natën siç ka thënë Pejgamberi në lidhje me dy këndet – Gurin e Zi dhe Këndin e Jemenit: “Prekja e tyre i shlyen mëkatet, dhe ai që bën tauaf nuk e ngrit apo ul këmbën e tij (derisa ecë)

Page 22: Ritet e Haxhit dhe Umres...Janë edhe disa vepra të ndryshme të cilat janë të lejuara për pelegrinët, të cilave ata u shmangen për shkak të disa fetvave të njerëzve që

22 MBUROJA.net

përveç se Allahu shkruan për të vepër të mirë dhe i fshinë një vepër të keqe, dhe shkruan për të një gradë të veçantë dhe kushdo që e bën atë në mënyrë të barabartë përreth (kontrollo Sherhin e Et-Tirmidhit) është sikurse ta lirojë një rob.”Dhe Pejgamberi ka thënë: “O fisi i Abd Menafit! Mos e parandaloni ndonjë nga të bërit tauaf këtë Shtëpi apo nga falja e namazit në çfarëdo kohe të ditës apo të natës që ai do.”

Tauafi lamtumirës (Tauaf aul Ueda)

130. Pra, kur ai të ketë përfunduar tërë këtë që duhet të bëjë dhe të ketë vendosur të udhëtojë, atëherë ai duhet që ta bëjë tauafin lamtumirës të shtëpisë, siç na rrëfeu Ibn Abasi: “Njerëzit shpërndaheshin në të gjitha anët dhe Pejgamberi tha: “Asnjë prej jush të mos largohet derisa ta bëjë tauvafin e Shtëpisë veprën e tij të fundit.”

131. Gruaja me menstruacione së pari qe urdhëruar të pres derisa të pastrohet me qëllim që ta bëjë Tauaf ul Ueda, pastaj qe lejuar për të që të largohet pa pritur sipas hadithit të Ibn Abasit: “Atë se Pejgamberi bënte lëshime për gruan me menstruacione. Ajo mund te largohej para Tauafit (Lamtumirës) përderisa ajo të ketë bërë Tauafin e Ifades.”

132. Ai mund të merr me veti sado që të mundet prej ujit të Zemzemit për shkak të bekimit në të, siç : “Resulullahi kishte zakon që të merr me vete në lëkura të ujit dhe kontejnerë, dhe ai e derdhte atë në të sëmurit dhe u jepte për të pirë prej tij.” Më tutje: “Para se të pushtohej Meka, ai i dërgonte porosi Suhejl Ibn Amrit: që të sjellë ujë të Zemzemit për ne dhe të mos e lë atë, ashtu që ai të dërgonte për të dy çanta të mëdha.”

133. Pra, kur ai të përfundojë Tauafin, ai largohet nga xhamia si të gjithë njerëzit tjerë, duke mos ecur mbrapa dhe ai largohet duke e vendosur këmbën e majtë së pari, duke thënë: Allahume Sali ala muhamedinue selim – allahume ini es’eluke min fadlike

O Allah! Dërgo bekime dhe paqe mbi Muhamedin. O Allah! të lus për të mirat Tua.