revista qyteti im

20
Qyteti i Festave Botimi i Bashkisë Korçë. Speciale Verë 2011 Foto Visi Studio FALAs

Upload: sualdo-dino

Post on 16-Mar-2016

249 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Speicale e Veres

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Qyteti IM

Qyteti i Festave

Bot

imi i

Bas

hkis

ë K

orçë

. Spe

cial

e Ve

rë 2

011

Foto Visi S

tudio

FALA

s

Page 2: Revista Qyteti IM

Në zgjedhjet lokale të 8 majit është rikonfirmuar në krye të Bashkisë së Korçës, kryebashkiaku Niko Peleshi.

Në datën 29 qershor 2011 është mandatuar Këshilli i ri Bashkiak Korcë dalë nga Zgjedhjet Lokale të 8 majit. Me votim të fshehtë, 35 antarët e këtij këshilli, pas verifikimit të mandateve të tyre nga ana e komisionit të mandateve kanë zgjedhur me 19 vota, përkundrejt 15 votave të marra nga kandidati i Aleancës për Qytetarin dhe një votë abstenim, z. Ilir Pendavinji në pozicionin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Korcë dhe znj. Rajmonda Nase zv.kryetare të këtij këshilli. Kryebashkiaku Niko Peleshi ka bërë me pas betimin para këshillit të mandatuar.

Kryebashkiaku Niko Peleshi bën betimin para Këshillit Bashkiak

Një hap përparaKORÇA

në krye të Bashkisë Korçë edhe për katër vitet në vazhdimQytetARët KoRçARë RIZgjedhIN NIKo PeLeshIN

Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Niko Peleshi në këto zgjedhje mori 16385 vota nga qytetarët korçarë. Kryebashkiaku Niko Peleshi u shpreh menjeherë pas konfirmimit të fitores të tij se do të vazhdojë punën e nisur për zhvillimin e qytetit me ide dhe energji të reja, për ta çuar Korçën një hap përpara. "Fitoren dua ta ndaj me të gjithë qytetarët, sepse është një fitore e vlerave”, është shprehur kryebashkiaku Niko Peleshi.

2

Page 3: Revista Qyteti IM

“dua të falenderoj së pari të gjithë qytetarët e Korçës, që edhe kësaj here përmbyllën me sukeses dhe qytetari, si një shoqëri e emancipuar këtë proces zgjedhor për Bashkinë e Korçës dhe Këshillin Bashkiak. dua tu uroj të gjithë këshilltarëve punë të mbarë dhe i ftoj të bashkëpunojmë për zhvillimin e qytetit tonë të dashur. Padyshim që Korça ka nevojë për mendimin ndryshe, për opozitën, për betejat politike pse jo, por unë mendoj se sot pas një periudhe tranzicioni 20-vjeçar ka ardhur koha e konsensusit. tani më shumë se kurrë na duhet të ndërtojmë një aleancë mbipartiake, një aleancë qytetare, për problemet të cilat nuk kanë pse të kenë lidhje me politiken tonë te përditshme lokale apo qëndrore.

sot ka ardhur koha që qyteti të rimarrë shpejtësinë e duhur dhe të dalë përpara shumë qyteteve të tjera, për shkak jo vetëm të historisë dhe traditave të veta, por edhe për shkak të potencialit të madh intelektual dhe shumë resurseve të tjera që Korça jonë mbart.

Unë mendoj se përpara të gjitha ngjyrimeve politike, qëndron qyteti, e ardhmja e fëmijeve dhe brezave që do të vijnë pas nesh. ”

Niko Peleshi

Niko Peleshi

Nga fjala e kryebashkiakut Niko Peleshi në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak

“Përpara të gjitha ngjyrimeve politike, qëndron qyteti, e ardhmja e fëmijeve dhe brezave që do të vijnë pas nesh”

ANëtArët e Këshillit BAshKiAK Korçë

3

Ilirian PendavinjiVasilika PetriAhmet HoxhallariRajmonda NaseOlsi EkonomiLorenc GlozheniAgim KaçaniRaqi ThemeliIrena NikajIrena KallçoArtur AdiliNikollaq PandeliErjon NexhipiAna VerushiThanas TonaIlia JataganiPetraq PremtiErmal Shirka

Aleko PapakozmaGjergji MeroJonela SpahoBledi ShkëmbiPëllumb BeqiriVlefta BejkoAgron AzisllariArjana PupaAlbert NikaThanas KoteVangjush DishnicaEnjti PazajIlir BajlosShkëlqim KajmakuJorida RëmaçkaGurie GollobërdaArben Ilia

Page 4: Revista Qyteti IM

INVESTIMETPUNA VAZHDON NË QENDËR DHE PERIFERI TË QYTETIT

pas përfundimit të shtrimit me kalldrëm të lagjeve 1 dhe 11 të qyetit, puna po vazhdon me intensitet për përfundimin e shtrimit të kalldrëmit në lagjet 2, 3 dhe 12. pas shtrimit të rrjetit të kanalizimeve, kalldrëmi cilësor i shtruar në rrugët e këtyre lagjeve jo vetëm përmirëson ndjeshëm infrastrukturën e këtyre lagjeve qëndrore të qytetit por përbën nje vlerë të shtuar për qytetin e Korçës.

Drejt përfundimit kalldrëmet në lagjet tradicionale

4

investime

Page 5: Revista Qyteti IM

Bashkia Korçë po zbaton në qendër të qytetit projektin e miratuar nga KRRT për sistemimin e vazhdimit të Bulevardit “Republika” deri tek kryqëzimi i Poliklinikës së qytetit. Këto punime do të disiplinojnë qarkullimn e automjeteve në qendër të qytetit të Korçës dhe do të krijojnë vendparkimet e nevojshme për to.

NGA PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËVE NË QYTETIN E KORÇËS

Në mënyrë simbolike stafi i Bashkisë Korçë, përfaqesues të Qendrës për Zhvillimin e shoqërisë Civile, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të Universitetit “Fan s. Noli”, zhvilluan një aksion pastrimi në disa lagje te qytetit si dhe në zonat përreth universitetit dhe Parkut “Rinia”.

Kësaj nisme të Bashkisë Korçë iu bashkuan dhe të rinjtë e Institutit “Anton grami” tiranë me mbështetjen e AMC, të cilët me bashkëmoshatarët e tyre korçarë iu përcollën qytetarëve mesazhin se çdo ditë të gjithë duhet të kujdesemi për “Një Qytet më të Pastër”. Mbani pastër mjedisin!

Qyteti është shtëpia jonë e përbashkët!

të kujdesemi të gjithë për të!

QYTETARË!

BAshKiA Korçë

dItA NdëRKoMBëtARe e MjedIsIt

5

Në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Bashkia Korçë zhvilloi një fushatë sensibilizuese nën moton

Page 6: Revista Qyteti IM

Festa e Lakrorit në Korçë

Lakrori me saç, dhalla, gatimet tradicionale të amvisave korçare, shoqëruar me muzikë të bukur live, kanë bërë që këtë ditë qytetarë të shumtë si dhe të huaj të interesuar për të parë nga afër këtë festë të veçantë, të mbushnin Parkun “Rinia”. Falë këtyre festave të spikatura me anë të të cilave ruhen traditat e vyera korçare, Bashkia Korçë edhe një herë ju përcjell qytetarëve të saj por dhe vizitorëve mesazhin se Korça është qyteti që ruan dhe zhvillon traditat e saj më të mira duke i kthyer ato në potenciale turistike.

tashmë është bërë traditë që Bashkia Korçë organizon festa të shumta gjatë sezonit veror, të cilat jo vetëm gjallërojnë jetën në qytet por tërheqin vëmendjen e një numri të madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Kalendari festiv i kësaj vere është çelur me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, i cili si çdo vit ka hapur sezonin turistik dhe ka kulmuar me Festën e Birrës, këtë vit në përvjetorin e saj të pestë. shqiptarë dhe të huaj që kanë vizituar Korçën këtë verë janë shprehur të entuziazmuar për bukuritë dhe traditat e spikatura të këtij qyteti të cilat janë ruajtur dhe përbëjnë një potencial të fuqishëm turistik.sipas të dhënëve nga operatorët turistikë lokalë numri i vizitorëve këtë sezon veror ka pësuar rritje. gjetja e veçantë e bashkisë për zhvillimin e turizmit të eventeve, ka shenuar edhe këtë verë suksesin e rradhës, duke e konfirmuar këtë si një rrugë të sigurt për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

6

Festa e lakroritPër të disatin vit rradhazi, qytetarë të shumtë të Korçës u bënë pjesë e festës më të veçantë të Sezonit Turistik Veror “Festa e Lakrorit”

Dita u hap si një lakror gjigand,(Une e di, porosi e kujt ishte!)Dielli nga sipër si të ishte saç,Gjithnjë me frikën se mos digjte!

Korçaret me fjongo të bardha në flokë,Gazmore në parkun ku benin lakrorët!E gjithë kjo ndodh vetëm në Korçë,Në këtë festim nga më njerëzorët!

Me diej të vegjël parku u mbush,Me vajza si në një ënderr të rrallë!Po kush do të ish më e shpejta? Kush do dhuronte lakrorin e parë!?

Eh, ata nuk janë thjesht ca lakrorë,Është Korça me kapriçiot e saj, më tepër!Ju lutem, merrni ku të doni nga një copëzDhe do të kërkoni të vini edhe vitin tjetër.

Page 7: Revista Qyteti IM

7

Që nga viti 2008, karnavalet i paraprijnë festave të shumta që organizohen nga bashkia gjatë sezonit veror. Kjo festë popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit të Korçës.

edhe këtë vit, karnavalet sollën paradën muzikore, figurat groteske, gazin dhe harenë e maskave si dhe koloritin e kostumeve të shumta. çdo grup pjesëmarrës është paraqitur me fabulën e vet të shoqëruar me koreografi dhe skenar të veçantë. Krahas grupeve nga Korça dhe qytete të tjera të vendit, festivali i përmasave ndërkombëtare ka sjellë edhe karnavalet nga trevat e Ballkanit.

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ‘40, periudhë në të cilën jeta kulturore në qytetin e Korçës ka qenë mjaft e larmishme.

Karnavalet e KorçësFestivali Ndërkombëtar i Karnavaleve ka çelur në muajin qershor sezonin turistik të qytetit të Korçës

Page 8: Revista Qyteti IM

KORÇA TËRHEQ VËMENDJEN E MIJËRA VIZITORËVE VENDAS DHE TË HUAJ

Për të pestin vit rradhazi Festa e Birrës shënoi kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës. Mijëra qytetarë nga Korça, të ardhur nga qytetet e tjera të shqipërisë dhe shumë turistë nga vende të ndryshme të botës kanë kaluar katër netë të mbushura me argëtim dhe emocione të veçanta.

Përfaqësues të lartë të trupit diplomatik të akredituar në shqipëri si Ambasadori i Prezencës së osCe, Ambasadorja gjermane, Ambasadori hollandez, sekretari i Parë i Ambasadës Amerikane, Ambasadori Kinez etj, shijuan birrën, muzikën e zgjedhur dhe produktet tradicionale.

Festa e Birrës në Korçë, tashmë, një festë e njohur në gjithë shqipërinë në vitin 2010 është nderuar me çmimin shqiptar të turizmit, akorduar nga Ministria e turizmit Rinisë dhe sporteve si dhe shoqata e turizmit shqiptar, si një gjetje e veçantë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

8

Rreth 80 mijë vetë u bënë për katër netë pjesë e festës më të madhe verore në shqipëri. sipas të dhënave të kompanive që tregëtuan birrën në katër netë u konsumuan rreth 200 mije gota birre.

Veç birrës dhe produkteve tradicionale festa u shoqërua si çdo vit edhe me një shoë muzikor ku performuan këngëtarë dhe grupe të njohura të muzikës shqiptare si edhe te ftuar nga Kosova, Maqedonia, hollanda etj.

Festa e Birrës

Page 9: Revista Qyteti IM

KORÇA TËRHEQ VËMENDJEN E MIJËRA VIZITORËVE VENDAS DHE TË HUAJ

Aktorja e mirënjohur e hollivudit eliza dushku, me misionin e promovimit të vlerave turistike të shqipërisë nëpër botë ka zgjedhur të vizitojë Korçën, qytetin e saj të origjinës në ditët e Festës së Birrës, duke e cilësuar festën si një vlerë që i shtohet potencialeve të shumta turistike që ka Korça. Për promovimin e vlerave të qytetit të Korçës ajo është vlerësuar nga kryebashkiaku Niko Peleshi me titullin e lartë “Qytetare Nderi” .

“Korça qyteti që mund të mburremi me të huajt dhe veten. Perspektivë e madhe.

Po avancon Parisi vogël, vizitoheni dhe gjykoni.”

(Pas realizimit të fotove ajrore dhe vizitës në qytet në ditët e Festës së Birrës 2011)

200 mije gotaBIRRë

20 mije vetëçdo NAtë

4 netëFestë dhe sPeKtAKëL

9

Alket Islami

Page 10: Revista Qyteti IM

10

32KoRçAFoto BILLI

SKULPTURA MODERNE NË GURPër të katërtin vit rradhazi Bashkia e qytetit të Korçës ka mirëpritur 8 skulptorë nga vende të ndryshme të botës, të cilët morrën pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut Korça 2011”.

Koleksioni i skulpturave të Parkut unikal në shqipëri dhe me gjerë

Foto BILLI

skulptorët e ardhur nga turqia, Franca, Rumania, Portugalia, spanja, Zelanda e re dhe shqipëria i shtuan 8 skulptura të reja koleksionit unikal të skulpturave të parkut në gur, të cilat prej disa vitesh zbukurojnë Parkun “Rinia” të qytetit të Korçës.

Për dy javë skulptorët kanë punuar në ambientet e hapura të parkut të qytetit duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë.

organizimi i simpoziumeve të ngjashme është një traditë e njohur në shumë vende të botës.

Korça është qyteti i parë në shqipëri që ka mirëpritur çdo vit skulptorë nga e gjithë bota që realizojnë veprat e tyre, duke i shtuar qytetit të Korçës një vlerë të spikatur që lidhet edhe me traditën e hershme të punimit të gurit në këtë qytet.

skulptura e parkut

Page 11: Revista Qyteti IM

ChIFU PANAIte- RUMANI

VANgjUsh çeKReZI- shQIPëRIVANgjUsh çeKReZI- shQIPëRI

CAN KÜCÜKtePePINAR-tURQICAN KÜCÜKtePePINAR-tURQI

NesRIN KARACAN- tURQINesRIN KARACAN- tURQI

ReNAte VeRBRUgge- ZeLANdA e ReReNAte VeRBRUgge- ZeLANdA e Re

geRMANo FRIAs-PoRtUgALI

NICoLAe FLeIssIg- FRANCë

MIgUeL IsLA-sPANjë

geRMANo FRIAs-PoRtUgALI

NICoLAe FLeIssIg- FRANCë

MIgUeL IsLA-sPANjë11Foto BILLI

Foto BILLI Foto BILLI

Foto BILLI

Foto BILLIFoto BILLI

Foto BILLI Foto BILLI

Page 12: Revista Qyteti IM

12

VeNdoset Në Qytet ORA E PARË PUBLIKEora e të Rinjve është ora e parë publike në qytetin e Korcës. Vendosja e orëve publike në pjesë të ndryshme të qytetit është një iniciativë e Bashkisë Korcë e cila synon midis të tjerash edhe kthimin e orëve publike në një atraksion turistik.

ora e parë e krijuar nga disa të rinj të Punësimit sezonal 2010 pranë Bashkisë Korcë është vendosur përballë Universitetit “Fan s. Noli” dhe do të qëndrojë gjithmonë atje për t’u shërbyer studentëve dhe për t’i dhënë qytetit më tepër hijeshi. Projekti i ideuar prej tyre gjeti mbështetjen e bashkisë dhe falë financimit të kompanisë celulare AMC, sot edhe Korca ka orën e parë publike.

Projekti i orëve të qytetit

Guida e bicikletaveKolonia e Pikturave Murale

Parku i Shtëpive të Drurit

AtRA

KsIo

Ne

te R

ejA

Page 13: Revista Qyteti IM

Në muajin qershor, në galerinë e Arteve “guri Madhi” në Korçë u çel ekspozita me punët e realizuara nga fotografë të rinj nga e gjithë bota, pjesëmarrës në edicionin e katërt të Konkursit Ndërkombëtar për Fotografët e rinj “sotiri 2011”. ekspozita e këtij viti u organizua në bazë të konceptit të fotografes franceze Anouck durand me titull “Propaganda intime: Albumi i familjes”.

Këtë vit u bënë pjesë e konkursit të organizuar në Korçë 15 artistë nga 11 shtete të botës, të cilët me veprat e tyre sollën tendencat e ndryshme, që shënojnë ecjen e fotografisë bashkëkohore sot në botë. tematikat dhe tendencat e larmishme si: fotografia dokumentare, fotografia dokumentare e një realiteti të krijuar, fotografia onirike, fotografia konceptuale dhe fotografia e ndërthurur me videon e bëjnë çmimin “sotiri” gjithnjë e më të rëndësishëm, për prurjen e risive në fotografi dhe artet pamore në shqipëri.

juria e konkursit, e përbërë nga artistë shqiptarë dhe të huaj vlerësoi me çmimin “sotiri 2011”, (çmim që akordohet ng Bashkia Korçë) artisten Alicja dobrucka nga Polonia me serinë “ti më pëlqen, më pëlqen shumë”, për konceptin dhe ndjeshmërinë e lartë që mbartin fotografitë e saj.

gjatë ditëve të qëndrimit të artistëve të rinj të fotografisë në Korçë, Anouck durand organizoi një konferencë mbi fotografinë e familjes në shqipëri gjatë periudhës 1948 - 1988 në një nga sallat e bibliotekës së qytetit.

Aktiviteti u mbështet nga Bashkia Korçë, Ambasada Franceze në tiranë, Aleanca Franceze Korçë dhe Qendra Kulturore Lindart në tiranë.

15 foto të realizuara nga fotografi me famë botërore janë ekspozuar në ambientet e brendshme të Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” në një sallë të veçantë.

gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes.

gjon Mili u lind më 24 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5 vjeçare familja e tij emigroi në Rumani. Atje Mili kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19vjecare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik.

Punoi gazetar dhe fotoreporter për revistën “Life” të Nju jorkut.

13Guida e bicikletave

sjeLL Në KoRçë FotogRAFë të RINj NgA e gjIthë BotA

Muzeu “Gjon Mili” Një atraksion i ri kulturor në KorçëFotografi amerikan me origjinë shqiptare Gjon Mili, tani ka një kënd muzeal në qytetin e origjinës së tij, Korçë.

gjoN MILI Foto

Mili ka fotografuar personalitete të shquara të artit e kulturës botërore si Pikaso, Hiçkok, Matis, De Kiriko. Ai ka lëvruar me sukses portretin, peizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike. Mili vdiq më 1984, në moshën 79-vjeçare.

Artistët pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “sotiri 2011”

Alicja Dobrucka, AngliArjana dhe Klodiani , Shqipëri.

Asaf Gram Hcohen, Izrael.Ayumi Tanaka, SHBA.

Brilanta Kadillari, Shqipëri.Sabrina Damiani , Kroaci.

Geneviève Thauvette, Kanada.Hemya Moran, Izrael.Lucía Luna, Argjentinë.

Maria Joao Dos Reis, Portugali.Maria Kapajeva, Estoni.

Marta Gut, Poloni.Martje Zandboer, Hollandë.

Orli Perel Nir, Izrael.Alketa Ramaj, Shqipëri.

Page 14: Revista Qyteti IM

14

AmbasadorëtAMBAsAdoRI I osBe- së Në shQIPëRIEUGEN WOLLFARTH, VIZITON BASHKINË E KORÇËS

AMBAsAdoRjA gjeRMANe

Ambasadori i prezencës të osBe- së në shqipëri eugen Wollfarth, ka vizituar për herë të parë qytetin e Korçës.Në pritjen që i është rezervuar në Bashkinë e qytetit ai i ka përcjellë kryebashkiakut Niko Peleshi urimet për fitoren e mandatit të tij të dytë në krye të Bashkisë të qytetit si edhe ka shprehur përshtypjet e tij mjaft pozitive për Korçën duke e cilësuar si një nga qytetet më të bukura dhe më të pastra në shqipëri. Nga ana e tij Kryebashkiaku Niko Peleshi pasi i ka uruar mirëseardhjen në qytetin e Korçës Ambasadorit Wollfarth, i ka prezantuar atij vlerat më të spikatura të kulturës dhe traditës të qytetit si edhe projektet më të rëndësishme që kanë filluar të zbatohen në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës të qytetit dhe zhvillimit të tij perspektiv.

Në muajin gusht ambasadorja gjermane Carola Myler holtkemper ka vizituar qytetin e Korçës. gjatë qëndrimit ët saj ajo është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i Bashkisë Korçë Niko Peleshi. Në këtë takim kryebashkiaku i ka përcjellë ambasadores falenderimet e qytetarëve korçarë për kontributin e çmuar të qeverisë gjermane në qytetin e Korçës. Nga ana e saj ambasadorja është shprehur se Korça është një nga qytetet më të mira që ajo ka vizituar në shqipëri dhe si e tillë meriton të ketë vëmendje dhe mbështetje të vazhdueshme.

Ambasadorja gjermane ka qënë e pranishme edhe në çeljen e Festës të Birrës, ku në mënyrë simbolike ka trokitur gotën e parë të birrës me krybashkiakun Niko Peleshi.

“ Korça një nga qytetet më të bukura dhe më të pastra në shqipëri”

Ambasadori i OSBE–së ka shijuar gjatë qëndrimit të tij në Korçë edhe Festën e Birrës si edhe ka vizituar një sërë atraksionesh të qytetit.

Page 15: Revista Qyteti IM

PERSONALITETE NË FESTËN E BIRRËS 2011

AMBAsAdoRjA gjeRMANe

15

AMBAsAdoRjA gjeRMANe

AMBAsAdoRI I osBe dhe eLIZA dUshKU

AMBAsAdoRI KINeZ

Page 16: Revista Qyteti IM

16

Panairi i punës

OFrOjMë MUNDëSI FëMIjët e QytetIt ARgëtoheN NëN KUjdesIN e MësUesVe PRoFesIoNIstë

pUNëSIMI seZoNAL

KAMPI VeRoR “MIQëSIa”

“Panairi i punës” mbështetur nga Bashkia Korçë, është një aktivitet i përvitshëm që që synon rritjen e mundësive për punësim për të gjithë të rinjtë korçarë që mbarojnë studimet e larta brenda apo jashtë shqipërisë.

dhjetra të rinj të qytetit kanë patur mundësinë për tu intervistuar dhe përzgjedhur nga bizneset dhe institucionet publike pjesëmarrëse në panairin e këtij viti për vendet e lira të punës që ata ofrojnë.

Për të pestin vit rradhazi Bashkia Korçë u ka dhënë mundësinë rreth 50 studentëve nga fusha të ndryshme për të promovuar ide të reja dhe për të ushtruar njohuritë e tyre falë projektit për të rinjtë e qytetit “Punësimi sezonal 2011”.

Këta studentë janë punësouar për 1 muaj në zyra të ndryshme të këtij institucioni dhe në fund të sezonit të punësimit atyre ju është dhënë një çertifikatë nga Bashkia Korçë. studentët pjesmarrës kanë shfaqur një interes të veçantë si dhe kanë shprehur dëshirën e mirë për të bashkëpunuar me bashkinë për ide dhe projekte të reja për të rinjtë, të cilat do të shërbejnë për të pasur të gjithë një qytet më të mirë.

50 studentëpunësohen

Bashkinë e Korçës

"Punësimin Sezonal"

PANAIRI I PUNËS…

Page 17: Revista Qyteti IM

OFrOjMë MUNDëSI FëMIjët e QytetIt ARgëtoheN NëN KUjdesIN e MësUesVe PRoFesIoNIstë

pUNëSIMI seZoNAL

KAMPI VeRoR “MIQëSIa”

17

Kampi veror “Miqësia” u çel edhe këtë vit nga Bashkia Korçë me qëllim krijimin e mundësive për argëtimin dhe edukimin e fëmijëve të qytetit gjatë pushimeve verore.

Ky kamp menaxhohet nga “Njësia e mbrojtjes së fëmijëve” pranë bashkisë së qytetit.

Mbi 300 fëmijë korçarë frekuantuan këtë vit kampin veror, mes të cilëve edhe fëmijë nga grupet në nevojë si komuniteti egjiptian, komuniteti rom, fëmijë jetimë si dhe fëmijë me aftësi të kufizuara. objektivi parësor i kampit veror ka qënë organizimi i aktiviteteve gjithepërfshirëse për fëmijët. Bashkia Korçë ka vënë në dispozicion ambjentin tek lodrat pranë Parkut “Rinia” për të zhvilluar aktivitetet e ndryshme edukuese si dhe lojra sportive. Fëmijëve frekuentues të kampit ju është krijuar mundësia për eskursione jashtë qytetit, shfaqje në teatrin e Kukullave si dhe një vakt ushqimor ditor.

Kampi Veror organizohet çdo vit nga Bashkia Korçë, me mbështetjen financiare të organizatave “Save the children” dhe “Terres des hommes”.

Page 18: Revista Qyteti IM

seZoNI VeRoR I teAtRIt “ a. Z. ÇajUpI”

“QYTETI IM” Në dUARt tUAjA

në Edicionin e 14 -të

KulturëVera për teatrin “A.Z.Çajupi”, nuk është një përiudhë pushimesh por një një sezon i pasur me shfaqje të ndryshme, i cili garanton sukses të vazhdueshëm edhe falë një publiku artdashës siç është publiku korçar.

18

Poetë nga shqipëria, Kosova, Maqedonia, greqia, turqia, Bullgaria e Rumania janë mbledhur përsëri në Korçë në edicionin e 14-të të Netëve Korçare të Poezizë. Aktiviteti organizuar nga bashkia e qytetit dhe Biblioteka “thimi Mitko” ka për iniciator lirikun e shquar të poezisë bashkëkohore shqipe skënder Rusi dhe ngjall çdo vit interesin e qarqeve letrare në shqipëri e më gjerë. Në tre ditët e aktivitetit poetët pjesëmarrës kanë sjellë krijimet e tyre poetike dhe kanë ballafaquar në debate idetë për problematikën dhe perspektivën e artit poetik.

Për vogëlushët gjatë sezonit veror në skenën e teatrit u shfaq pjesa teatrale me kukulla “Erdhën xhagajdurët”, pjesë e cila u ndoq nga qindra fëmijë si edhe nga frekuentuesit e Kampit Veror.

Gjatë muajit shtator dhe në vazhdim teatri “A.Z. Çajupi” do të shfaqë premierën me temë aktuale “Beqarët”, e cila mes situatash plot humor sjell problemet aktuale të shoqërisë shqiptare.

Sezoni artistik i këtij viti për teatrin “A.Z. Çajupi”, do të përmbyllet me varietenë “Gëzuar” me humor, këngë dhe dhurata me pjesëmarrjen e aktorëve dhe këngëtarëve të njohur të skenës.

Netët korçare të poezisë e veçanta e netëve të këtij viti ishte pjesëmarrja e bashkëshortes të rilindasit të fundit shqiptar thoma Kacorri, e cila ka promovuar një vëllim poetik të bashkëshkëshortit të saj, një penë e ndjerë e letrave shqipe.

Krijuesit më të mirë pjesëmarrës janë vlerësuar si çdo vit me çmime.

Premiera, e cila u vu në skenë për 8 netë me rradhë, ngjalli interesin e publikut.

gjatë sezonit Veror 2011, në skenën e teatrit “A.Z. çajupi”, Korçë u shfaq premiera “hiqe ministrin nga priza”, e shkruar nga autori anglez eric Idle. Interpretuan në rolet kryesore aktorët e mirënjohur:Zamira Kita, genci Fuga, olta daku, orjana Cama, Marku Bitraku, Albano Prodani, etj.

Page 19: Revista Qyteti IM

“QYTETI IM” Në dUARt tUAjA

19

MErITOjNë FaLENDErIMIN TONë: OUr DEEpEST GraTITUDE TO:

• Qytetarët e Korçës që me votën e tyre na besuan drejtimin e qytetit edhe për katër vitet e ardhshme.

• Përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në shqipëri dhe personalitetet e tjera, që me pjesëmarrjen e tyre në ditët e Festës së Birrës, e vendosën qytetin e Korçës në vëmendjen e opinionit mbarëkombëtar dhe më gjerë.

• Vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë shqipërisë që vizituan këtë verë Korçën dhe u bënë pjesë e festimeve tona verore.

• skulptorët pjesëmarrës në simpoziumin Ndërkombëtar “ skulptura e Parkut Korça 2011”, të cilët i shtuan 8 skulptura të reja në gur Parkut “Rinia” të qytetit.

• Fotografët e rinj nga e gjithë bota që morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “sotiri 2011”.

• të rinjtë e Punësimit sezonal pranë bashkisë të cilët projektuan orën e parë publike për qytetin e Korçës.

• Bizneset që na mbështetën financiarisht në realizimin e festave tona të mëdha.

• Korca citizens for their vote and trust in our leading skills for the four coming years.

• the representatives of the diplomatic corps accredited in Albania, for their participation during Beer Fest.

• Numerous visitors inside and outside Albania, for becoming part of our summer celebration events.

• the 8 sculptors who participated in the “Park sculpture 2011” International symposium, and for their works of art that were donated to the city.

• the young photographs from all the world who participated in “sotiri 2011” International Competition Photography.

• the students who during their summer practice in Korca Municipality, projected , under the care of the municipality staff , the first public clock of the city.

• Businesses for their financial support of our events.

Netët korçare të poezisë Qyteti i Festave

Botim

i i B

ashk

isë

Korç

ë. S

peci

ale

Verë

201

1

Falas

• • • • • • Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në pikat e tregëtimit të shtypit? Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në pikat e tregëtimit të shtypit?

• • • •

• • • • Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al

Dërgoni e-mail në adresën tonë: [email protected]

Page 20: Revista Qyteti IM

“Ndërtuam rrugë çdo ditë dhe rifituam kohën e humbur të 20 viteve.

Menduam për qytetarët dhe hodhëm themelet e një qyteti social.

Me aktivitete ndërkombëtare dhe festa të mëdha rizgjuam traditën dhe i rikthyem buzëqeshjen qytetit.

Sepse unë besoj se Korça është e të gjithëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të na bashkojë.

Le të ecim të sigurt së bashku në rrugën e ndryshimit me ide dhe energji të reja.

Jam i bindur se Korça 2015 do të jetë qyeti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social dhe qëndër e rëndësishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar.”

Niko Peleshi

Për më tepër informaciontel: 082 (24 57 55)e-mail: [email protected]

Përgatitën:drejtoria e Marëdhënieve me Publikundrejtoria e Marketinguttë Qytetit

Ndihmuan:stafi i Bashkisë KorçëPallati i Kulturës “V.Mio”Ndërmarrja e shërbimeve Publiketeatri “A.Z.çajupi”Klubi shumësportësh

Fotot nga:Foto ”Billi”studio “Xhimi” studio ”Visi”

design