revista plus 12

14

Upload: plus-communication

Post on 08-Mar-2016

225 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Revista PLUS 12

TRANSCRIPT

Page 1: Revista PLUS 12
Page 2: Revista PLUS 12

Revista PLUS vjen sërish pranë jush këtë fillim viti me informacione të vlefshme mbi ofertat dhe shërbimet tona më të reja. Në faqet e saj do të lexoni gjithashtu mbi projek-tet që PLUS, në respekt të politikave sociale të kompanisë, mbështet për t’i ardhur në ndi-hmë e për t’i qëndruar më pranë komunitetit. Shpresojmë që duke shfletuar këtë revistë elektronike t’ua bëjmë më të lehtë zgjedhjen mes morisë së ofertave dhe shërbimeve tona.Lexim të këndshëm!

Përshëndetje miq!

Page 3: Revista PLUS 12
Page 4: Revista PLUS 12

për një vit plot komunikim

Page 5: Revista PLUS 12

Nëse një vit i ri nis gjithmonë me dëshira e pritshmëri, 2013-ta për abonentët e PLUS nis me një siguri të madhe. Ky do jetë pa dyshim një vit ku të gjithë do të mund të komunikojnë më shumë, më mirë, më lirë e pa kufizime.

PLUS heq barrierat duke u mundësuar abonentëve të PLUS komunikim të pa-kushtëzuar drejt rrjetit të cilit u drejtohen.

Duke blerë një kartë PLUS Unik për vetëm 200 Lekë, në momentin e aktivizimit, përfitohen automatikisht 200 Lekë kredit fillestar dhe gjithashtu 100 Minuta Kombëtare.

Po kështu, nëse çdo muaj, për 1 vit të tërë, kryhet një rimbushje e llogarisë me të paktën 500 Lekë, përfitohen 100 Minuta Kombëtare për secilin muaj në të cilin është kryer rimbushja.

Kjo ofertë fantastike është e vlefshme për një periudhë të kufizuar.

Oferta 1200 minuta kombëtare jep mundësinë që të gjithë abonentët me parapagesë të cilët do të blejnë një numër të ri PLUS Unik të përfitojnë mundësi fantastike për komunikim.

Shënime:• Oferta është e vlefshme për një kohë të kufizuar.• Çmimet e mësipërme janë me TVSH. • Klienti ka të drejtë të përfitojë çdo muaj 100 minuta kombëtare nga momenti që kryen rimbushjen e parë të muajit me të paktën 500 Lekë.• 100 Minutat Kombëtare të përfituara pas rimbushjes prej të paktën 500 Lekësh, janë të vlefshme deri në fund të muajit kalendarik në të cilin është kryer rimbushja.

Page 6: Revista PLUS 12

Transfertë njësish, apo krediteshMë shumë zgjedhje, më shumë fleksibilitet

Të jesh i lirë në komunikim do të thotë jo vetëm mundësi zgjedhjeje në plane tarifore, oferta dhe produkte që të ndihmojnë të ndërtosh vetë paketën më të përshtatshme, por edhe të kesh mundësi të ndash këto lehtësi me këdo.

Tashmë PLUS u mundëson abonentëve të tij me parapagesë të zgjedhin edhe formën për të shkëmbyer me njëri – tjetrin, sipas dëshirës, njësi ose kredite.

Për herë të parë në tregun shqiptar, të dyja shërbimet, Transfertë Njësish dhe Transfertë Kreditesh do të ofrohen falas për një periudhë të kufizuar kohe.

Page 7: Revista PLUS 12

Të dy abonentët njoftohen me anë të SMS për realizimin me sukses të transfertës. Jetëgjatësia e kartës SIM të abonentit pritës të kreditit do të zgjatet sikur të kishte bërë rimbushje të llogarisë.

5. Plus Transferta 1. Transferta Kreditesh 2. Transferta NjësishShkruani numrin drejt të cilit dëshironi të kryeni transfertën Zgjidhni njësinë që doni të transferoni 1. MB 2. Minuta Kombëtare 3. SMS KombëtareMë pas shënoni sasinë e njësive që doni të transferoni.

Ky shërbim u mundëson të gjithë abonentëve PLUS me parapagesë të transferojnë njësitë e blera nga PLUS Special, si Minuta kom-bëtare, SMS kombëtare dhe MB drejt numrave të tjerë PLUS me parapagesë.

Ju nuk keni asnjë kufizim në limitin ditor, apo mujor të njësive që dëshironi të transferoni. Njësitë minimale që ju mund të transferoni janë 10 njësi për transfertë.

Transferta e njësive mund të kryhet duke hyrë në menu në KLIK PLUS (#100#), tek nënmenuja PLUS Transferta dhe duke ndjekur shumë thjesht udhëzimet përkatëse si më poshtë:

Page 8: Revista PLUS 12

• Ju gjithashtu mund ta kryeni transfertën e dëshiruar duke hyrë në menunë KLIK PLUS (#100#), tek nënmenuja PLUS Transferta dhe duke ndjekur shumë thjesht udhëzimet përkatëse:

Ju mund të transferoni çdo vlerë kreditesh që keni në balancën tuaj, pa limit ditor apo mujor.

Ky shërbim u mundëson të gjithë abonentëve PLUS me parapagesë të transferojnë pjesë nga krediti i tyre drejt numrave të tjerë PLUS me parapagesë.

Shuma minimale që ju mund të transferoni është 100 Lekë për transfertë. Ju duhet të keni të paktën 1 Lek në balancën tuaj pas kryerjes së suksesshme të transfertës.

• Mjafton të formoni #101#, numrin e telefonit drejt të cilit dëshironi të transferoni kedit, #, shumën që dëshironi të transferoni dhe në fund sërish # Psh. #101#0660000000#574# dhe më pas shtypni Formati i numrit të telefonit duhet të jetë 003556/3556/06/6xxxxxxxx.

Page 9: Revista PLUS 12

Të dy abonentët njoftohen me anë të SMS për realizimin me sukses të transfertës. Jetëgjatësia e kartës SIM të abonentit pritës të kreditit do të zgjatet sikur të kishte bërë rimbushje të llogarisë me vlerën e transferuar.

Për ndihmë ose për më shumë informacion ju lutem kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin me parapagesë në numrat 139, 140 (falas).

5. Plus Transferta 1. Transferta KrediteshJu lutemi formoni numrin e telefonit drejt të cilit dëshironi të trans-feroni kredit Ju lutemi vendosni vlerën e kreditit që dëshironi të transferoni

Page 10: Revista PLUS 12

PLUS në rr jetet sociale

një mundësi më

shumë për të qenë më pranë

Krahas prezencës aktive në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe YouTube, PLUS së fundmi ka krijuar një llogari dhe në Instagram, duke u renditur si një ndër kompanitë e para në Shqipëri që përqa-fon çdo formë të re të komunikimit masiv dhe qëndron në një hap me risinë dhe zhvillimin teknologjik.

Instagram është një aplikacion që shërben për të ndarë fotografi me të gjithë miqtë apo ndjekësit e profilit tuaj. Të gjithë ata persona që kanë një smartphone të tipit Iphone ose Android mund ta shkarkojnë këtë aplikacion në telefonat e tyre.

Me anë të këtij aplikacioni një individ mund të ngarkojë një fotografi nga galeria e tij në celular, në Instagram, t’i shtojë një filtër për ta edituar foton dhe më pas ta bëjë share në Instagram. Nga Insta-grami fotot mund të bëhen gjithashtu share edhe në rrjete të tjera sociale si facebook, twitter etj.

Ndjekësit tanë në Instagram do të kenë mundësi të shohin foto të ofertave të reja, foto live nga evente apo promocione që do të or-ganizojmë, nga dyqanet apo ambiente të tjera të PLUS.

Abonentët dhe ndjekësit e PLUS, kudo që ata ndodhen tashmë mund të qëndrojnë në kontakt me ne edhe nëpërmjet Instagramit

Shkarkoni aplikacionin dhe bëhuni followers të në Instagram nëpërmjet celularëve tuaj, ose na ndiqni në adresën http://instagram.com/plus_communication/

Page 11: Revista PLUS 12
Page 12: Revista PLUS 12

PLUS mbron fëmijët duke i ndihmuar që të telefonojnë falas në ALO 116!Tiranë, 14 Janar 2012 - Alo 116, Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët, njofton se nga sot të gjithë fëmijët anembanë Shqipërisë mund të marrin në telefon pranë ALO 116 dhe të kërko-jnë ndihmë, duke përdorur numrin e tyre me kompaninë celulare PLUS.

Në fillim të muajit Janar, kompania ce-lulare Plus Communication, në kuadrin e politikave dhe pergjegjësive sociale të kompanisë, bëri të mundur lidhjen e ALO 116 me rrjetin e saj, duke iu mundësuar të gjithë fëmijëve në të gjithë Shqipërinë akses 24 orë pa pa-gesë në shërbimin ALO 116.

ALO 116 është një shërbim kombëtar telefonie falas që ka si qëllim të asis-tojë fëmijët anembanë Shqipërisë në momentet më delikate të jetës së tyre, duke u ofruar atyre mbrojtje nga dhu-na, neglizhimi e shfrytëzimi. ALO 116 mbështetet nga CRCA dhe UNICEF.

Z. Julien Coustaury, Drejtor i Përgjith-shëm dhe administrator i Plus Commu-nication tha: ”Të qenit një kompani me përgjegjësi sociale është pjesë shumë e rëndësishme e të gjitha vendimeve tona. Duke qenë një biznes 100 për-qind shqiptar, kjo përgjegjësi kthehet në një detyrë.”

Altin Hazizaj, Drejtor i Përgjithshëm i CRCA, tha: “Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërmjet OJF-ve dhe bizneseve pri-vate në vend. PLUS tashmë bëhet pjesë e listës së kompanive që kontri-buojnë për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë dhe më të përshtatshëm për mirëqënien e fëmijëve në Shqipëri”.

ALO 116 është krenare që gjatë 4 viteve të punës sonë dhe falë mbështetjes së kompanive të telefonisë, ne i jemi përgjigur më shumë se 420.000 telefo-natave të fëmijëve, prindërve dhe pro-fesionistëve që punojnë për fëmijët në Shqipëri.

PLUS dhe përgjegjësia socialeNë PLUS ne besojmë se të qenit një kompani shqiptare, na bën edhe më të ndjeshëm për të qëndruar më pranë çdo problematike që përbën një shqetësim për komunitetin të cilit i përkasim. Që në fillesë zgjodhëm të jep-nim një shembull se si mund të kontribuohet në mbrojtjen e mjedisit, duke i realizuar të gjitha paketimet e kartave tona SIM me leter të riciklueshme, për të njejtën arsye për të cilën vendosëm që edhe kjo revistë të vijë tek ju ne formë elektronike dhe jo të printuar. E dimë se kontributi ynë vlen për të sjellë një ndryshim dhe kjo na motivon.

Page 13: Revista PLUS 12

PLUS sponsorizon krijimin e hapësirave të gjelbërta në ambientet e Spitalit Universitar të Sëmundjeve të mushkërive, “Shefqet Ndroqi”Tiranë, Janar 2013 – Ka përfunduar, pas një bashkëpunimi të nisur vitin e kaluar, krijimin e lulishteve dhe hapë-sirave të gjelbërta në ambientet e jashtme të Spitalit Universitar të Së-mundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”, ndryshe i njohur si Senato-riumi i TiranësSponsorizimi i kryer nga PLUS, është një tjetër investim në të mirë të ko-munitetit, që synon përmirësimin e kushteve të shërbimit për personat që drejtohen për ndihmë në këtë institu-cion. Spitali Universitar i Sëmundjeve të

Mushkërive, Senatoriumi, është kom-pleksi më i madh publik për sëmundjet respiratore në kryeqytet që pret çdo ditë dhe u përgjigjet nevojave të mi-jëra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria. Në kuadër të politikave të tij sociale, PLUS do të vazhdojë të kryejë edhe në muajt në vazhdim investime të ngjashme që synojnë ta sjellin atë edhe më pranë komunitetit të cilit i shërben. Më shumë informacione mbi sponsori-zimet dhe nismat tona sociale do të mund të gjeni në numrat e ardhshëm të revistës tonë elektronike.

Page 14: Revista PLUS 12

Plus Communication Sh.A.Rr. “Ibrahim Rugova”, Tirana, AlbaniaTel: +355 (0)4238 2500Fax: +355 (0)4238 2538www.plus.al