republika e shqiperise · web viewper me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te...

736
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 342 13.02.2003 Isa Kreka kundër Rexhep Peni, Bekim Shyti, Naferit Shtalbi, Luan Haseku, Fatmir Haseku, Ferdinand Haseku, Shahu Haseku, K.K.K.P. Elbasan, Evzi Mersini, Seksioni i Finances prane Keshillit te Rrethit Elbasan ne mungese, Seksioni Urbanistik Elbasan ne mungese.......................11 399 20.02.2003 Mirush Deliallisi, Astrit Deliallisi, Meriba Deliallisi, Rajmonda Deliallisi kundër Hyrmete Deliallisi, Qefsere Deliallisi, Dashamir Deliallisi, Bledar Deliallisi, Ilir Deliallisi, Bashkia e qytetit Shijak ne mungese.......................18 402 20.02.2003 Enver Topalli, Avni Topalli, Rexhep Topalli, 1

Upload: others

Post on 28-Dec-2019

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

342 13.02.2003 Isa Kreka kundër Rexhep Peni, Bekim Shyti, Naferit Shtalbi, Luan Haseku, Fatmir Haseku, Ferdinand Haseku, Shahu Haseku, K.K.K.P. Elbasan, Evzi Mersini, Seksioni i Finances prane Keshillit te Rrethit Elbasan ne mungese, Seksioni Urbanistik Elbasan ne mungese..............................................................11

399 20.02.2003 Mirush Deliallisi, Astrit Deliallisi, Meriba Deliallisi, Rajmonda Deliallisi kundër Hyrmete Deliallisi, Qefsere Deliallisi, Dashamir Deliallisi, Bledar Deliallisi, Ilir Deliallisi, Bashkia e qytetit Shijak ne mungese..............................................................18

402 20.02.2003 Enver Topalli, Avni Topalli, Rexhep Topalli, Shaban Topalli, Vaibe Topalli, Festime Topalli kundër Selime Dine....................................25

406 12.02.2003 Kastriot Korvafa kundër Administratoret e Shoqerise “Kamberi”, Zyra e Permbarimit Tirane......................................................................28

426 12.02.2003 Hamit Arapi, Fiqirete Arapi, Bashkim Arapi, Eduart Arapi, Milva Arapi (Stari), Bardhyl Arapi kundër Meliha Kerçova, Agim Kercova, Adriana Kerçova, Dega e AKP Durres, Keshilli i Rrethit prane Prefektures Durresne mungese, Bashkia Durres ne mungese...............31

448 27.02.2003 Zografa Buneci, Athanas Buneci, Anastas Buneci, Nikolla Buneci kundër Asambleja Shpirterore Kombetare e Bahajve, “Nderalb” shpk ne mungese, “Barleti” shpk ne mungese, Kristaq Premti ne mungese................44

452 27.02.2003 Shoqeria “Standa” shpk kundër Shoqeria anonime “Buka” .....................................................50

1

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

454 27.02.2003 Galip Borova, Faruk Borova, Feti Borova, Nermin Borova, Nevin Borova Tirane kundër Muharrem Shtishi, Ikbale Shtishi, Ali Shtishi, Emine Shtishi, Drita Shtishi, Fatmir Shtishi, Aleksandra Shtishi, Artan Shtishi, Perparim Shtishi, Valbona Shtishi, Lumturi Shtishi, Resmije Shtishi, Hajdar Shtishi, Fatbardha Shtishi, Qemal Kasa, Bujar Kasa, Rame Meta, Bihane Meta, Fatmir Meta, Petrit Kuka, Aida Kuka, Fatmira Kuka, Klodiana Kuka Tirane ne mungese, K.K.K.P. Tirane......................................................54

460 04.03.2003 Shtjefen Pjalmi kundër Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder.....................59

478 04.03.2003 Menduhije Gjeçi kundër Bardhyl Kurtaja ne mungese, Hysni Zajmi, Lumturi Malaj, Liljana Kullolli, Engjellushe Joca, Dhurata Xhelilaj, Mimoza Bezati, Shpresa Minxholli, Ramazan Çizmja, Flutura Pasko, Julian Zajmi,Artur Zajmi, Dritan Zajmi, Adem Zajmi, Edita Zajmi, Meliha Zajmi, Hamid Zajmi ne mungese, K.K.K.P. prane Bashkise Tirane ne mungese..............................................................62

479 04.03.2003 Vangjel Kola kundër Bujar Hitaj............................67480 04.03.2003 Andrea Papa kundër Viktor Papa, Pirro

Papa, Leonard Papa, Frederik Papa, Robert Papa, Foni Papa, Vangjeli Papa, Ilir Papa..............71

481 04.03.2003 Syrja Bajraktari kundër Pulie Kopaçe, Nasi Kopaçe, Pandeli Kopaçe, Zhaneta Kopaçe, Vaske Kopaçe, Zoi Kopaçe, Aristotel Kopaçe, Llazar Kopaçe, Bashkia Fier (Seksioni i Finances), K.K.K.P. Bashkia Fier

74482 04.03.2003 Shahin Skenduli ne mungese kundër

Drejtoria e Policise se Ndertimit ne mungese..............................................................78

483 04.03.2003 Shoqeria “Servcom”sh.a. kundër K.K.K.P. prane Bashkise Sarande, Spiro Zeri, Stavro Zeri..............................................................81

2

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

484 04.03.2003 Adriatik Sadik Mukaj, Agron Qemal Klosi, Nazire Ismail Hoxha, Sanije Mevlan Bedini, Tete Abaz Xheli, Halil Zenel Zeneli kundër K.K.K.P. prane Bashkise Durres ne mungese, Krisafgji Leka, Marie Leka, Vasiliqi Leka, Karmen Leka...................................85

485 04.03.2003 Lumturi Hoxhalli, Alketa Hoxhalli kundër Xhevair Hoxhalli, Burhan Hoxhalli, Sedahet Hoxhalli (Duçi) ne mungese...................................92

486 04.03.2003 Muharrem Metko, Xhevahire Lame, Etemije Agolli kundër Petrit Metko.....................................97

487 04.03.2003 Tomorr Kerçuku kundër Shoqeria “Agroservis” ........................................................101

488 06.03.2003 Besim Bekollari ne mungese kundër INSIG Dega Kurbin..........................................................108

489 06.03.2003 Edmond Dushku kundër Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne mungese................111

490 06.03.2003 Aleksander Jaku ne mungese kundër Komuna Milot ne mungese, Nderim Kupi............114

491 06.03.2003 Aleksander Boka, Shefit Memlikaj, Ahmet Hasa, Kostandin Bonata kundër Banka e Shqiperise ne mungese..........................................117

492 06.03.2003 Afroviti Zguro Tirane ne mungese kundër “Vefa” shpk (Shoqeri ne likuidim).......................121

493 06.03.2003 Nikolla Prifti kundër Aleksandra Basko, Antonia Papa, Ersemia Varfi, Enti Kombetar i Banesave Dega Vlore..........................................124

494 06.03.2003 Eriton Sotiri ne mungese kundër Drejtoria e Policise se Qarkut Fier.......................................129

495 06.03.2003 Fatime Ceka, Elida Ceka ne mungese kundër Bashkia Elbasan ne mungese, Enti Kombetar i Banesave ne mungese, Rifat Bako ne mungese, Razije Bako ne mungese..................132

496 06.03.2003 Ilir Shala Tirane kundër Shoqata Kombetare e te Perndjekurve Politike Tirane ne mungese, Enti Kombetar i Banesave Tirane ne mungese................................136

3

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

497 06.03.2003 Sadush Ruka, Seit Ruka, Enver Ruka kundër K.K.K.P. Berat ne mungese, File Hasentari ne mungese, Hysnie Hasentari ne mungese............................................................139

498 06.03.2003 Ilir Hoxha kundër Pandeli Shamo, Ferial Shamo, Ndermarrja Komunale Banesa Tirane ne mungese................................................142

499 06.03.2003 Taulant Hakani kundër Ministria e Rendit Publik ne mungese................................................146

500 06.03.2003 Organizata e Sindikatave te Pavarura te Naftes Patos ne mungese (O.S.P.N.) kundër Bashkia Patos ne mungese........................150

501 06.03.2003 Mustafa Musaj ne mungese, Naile Lena ne mungese kundër Bujar Tereziu ne mungese, Fadil Brahimi ne mungese, Isuf Musaj ne mungese.........................................153

502 06.03.2003 Gezim Boçari kundër K.K.K.P. Vlore ne mungese, Kimete Bedini ne mungese..............157

503 11.03.2003 Shoqeria”Prestigj” shpk kundër Drejtoria e Rajonit Hekurudhor Tirane...................................161

504 06.03.2003 Aleksandra Xheka (Zoto) ne mungese kundër Abdyl Dinga ne mungese..........................165

505 04.03.2003 Aurel Selmani kundër Bashkia Tirane (Zyra e Gjendjes Civile), Zana Pango............................169

506 04.03.2003 Zydi Njuma kundër Trashegimtaret e Hava Murthi, Fatbardha Murthi, Rexhep Murthi, Ibrahim Murthi, Mimoza Murthi, Sanie Dibra, Lulzim Njuma, Nazmi Njuma, Ylber Njuma, Shefki Njuma.................................178

507 04.03.2003 Petrit Hasalliu, Agron Hasalliu, Ilir Hasalliu ne mungese kundër Haziz Hasalliu ne mungese............................................................183

508 11.03.2003 Bukurie Venxha, Elida Venxha, Tatjana Venxha, Arben Venxha, Gjergji Venxha, Mirjan Venxha ne mungese kundër K.K.K.P. prane Bashkise Korçe ne mungese, Medikal Ambasador International Albania ne mungese, Bethany Cristian Service Albania ne mungese.................................190

4

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

509 11.03.2003 Tahir Bahidi ne mungese kundër Bashkia e qytetit Librazhd ne mungese.................................195

510 11.03.2003 A.K.P. Tirane kundër Vullnet Kau, Abdyl Gega, Luan Gega.......................................198

511 11.03.2003 Ndue Shpani kundër INSIG..................................202512 11.03.2003 Kadrije Bushi, etj. kundër K.K.K.P. Kavaje,

Abdi Bala, Bashkim Hoxha..................................205513 11.03.2003 “Arberi” shpk Ballsh kundër

Bashkia Ballsh......................................................209514 11.03.2003 Xhemal Gjakrosa kundër Feim Meraj...................212515 11.03.2003 Hasan Labaj kundër Zyra e Permbarimit

Fier, Administratoret e perbashket te Shoqerise “Cenaj Co”...........................................215

516 11.03.2003 Agim Çela kundër Naime Selimi, Mereme Selimi, Makbule Huta, Neshat Huta, Xhemaile Kujunxhiu, Xhavid Huta......................218

517 12.03.2003 Xhelal Kuka kundër Keshilli i Komunes Komsi....................................................................226

535 13.03.2003 Diana Progri kundër Administratoret e Shoqerise “Vefa” shpk. ne mungese.....................229

536 13.03.2003 Ilirjan Zeneli ne mungese kundër Foto Çika234

546 11.03.2003 Gjergj Paloka kundër shpk “Marelda” ne mungese............................................................237

547 11.03.2003 Novruz Kasi ne mungese kundër Lumturi Baboçi (Kasi), Suzana Ceka (Kasi)......................241

548 13.03.2003 Shoqeria “Vlore Sider” ne mungese kundër Shoqeria P.S.C.Albania ne mungese............................................................244

549 13.03.2003 Atlandi shpk ne mungese kundër Muda shpk ne mungese.........................................249

550 13.03.2003 Majlinda Fico ne mungese kundër Ikbale Fico, Tomorr Fico, Sadik Fico ne mungese..........252

551 13.03.2003 Xhabir Lulkaj kundër Mark Curri ne mungese............................................................255

552 13.03.2003 Andrea Gjokrushi kundër Bashkia Tirane ne mungese............................................................258

553 13.03.2003 “Ungalb” shpk kundër “Andrey Albania” shpk

5

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

sot “Consulting & Services” shpk ne mungese263

554 13.03.2003 Dylbere Lleshi, Ibrahim Ballvora, Ikbale Gurabardhi, Eqerem Ballvora, Qerime Bashari, Sanije Vaqarri, Fatmira Ballvora kundër Bashkim Muzhaqi, Pranvera Thaci, Shpresa Muzhaqi ne mungese...............................267

555 13.03.2003 Leonard Kosta kundër Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave....................................272

556 14.03.2003 Shoqeria “Vranishti” shpk kundër Drejtoria e Doganave Dega Vlore.........................275

557 14.03.2003 Shoqeria “Vranishti” shpk kundër Drejtoria e Doganave Dega Vlore.........................280

577 18.03.2003 Arben Kastrati kundër Dega INSIG Tirane..........284578 18.03.2003 Arta Jica kundër Albtelekom Filiali Tirane

ne mungese............................................................287579 18.03.2003 Sabri Hoxholli ne mungese kundër Bujar

Hoxholli, Petrit Hoxholli, Agim Hoxholli, Luljeta Hoxholli, Elfrida Hoxholli, Armand Hoxholli, Fatbardha Hoxholli ne mungese...........290

580 18.03.2003 Drejtoria e Sherbimit Shendetesor Paresor Elbasan kundër Bashkia e qytetit Elbasan............295

581 18.03.2003 Marie Lule kundër Arben Gjeci, Todi Lule..........298582 18.03.2003 Esat Vukatana, Prefektura e Qarkut

Shkoder kundër Keshilli Bashkiak Shkoder301

583 18.03.2003 Harilla Kushi, Avni Ahmeti, Pellumb Saliaj, Mersin Balili kundër Seksioni i Kadastres se Rrethit Fier, A.Q.R.N. Bujqesore Dega Fier, Plator Kokalari, Pranvera Kokalari..............305

584 18.03.2003 Laje Lemeti kundër Vasip Lemeti ne mungese, Zyra e Kadastres Kavaje ne mungese............................................................310

585 18.03.2003 Engjell Bzheta ne mungese kundër Parku Automibilistik prane Ministrise se Rendit Publik ne mungese................................................314

586 18.03.2003 Kristaq Trendafili kundër Violeta Tytymçe, Robert Tytymçe, Kristo Tytymçe, Ermioni

6

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjata, Aleksandra Tytymçe, K.K.K.P. prane Keshillit te Rrethit Devoll.....................................318

587 18.03.2003 Refian Kelo, Fluturim Kelo, Ferzilet Kelo, Shpresa Kelo, Nimet Kelo, Ismihan Kelo, Lumturie Kelo, Shpetimtar Kelo, Resmi Kelo, Defrim Kelo, Pranvera Kelo, Petrit Kelo kundër Durim Dvorani, Bujar Dvorani

323588 18.03.2003 Janaq Gurma, Apostol Gurma, Ilia Gurma,

Thanas Gurma, Kiço Gurma kundër Sazan Rushiti, Kozeta Rushiti, Bashkia e qytetit Sarande ne mungese..............................................327

589 18.03.2003 Ministria e Ekonomise Publike dhe Privatizimit, Shoqeria Anonime “Petrolimpex” sha, Shoqeria Anonime “Armo” sha kundër Ahmet Sulstarova, K.K.K.P. prane Keshillit te Rrethit Tirane ne mungese............................................................333

590 20.03.2003 Sena Naci, Anastasi Komini ne mungese kundër Jako Gjikoka ne mungese.........................338

591 20.03.2003 Zhelko Radosh kundër Ahmet Zarici ne mungese............................................................342

592 20.03.2003 Gezim Cabej kundër Xhevdet Shtino, Hiqmet Shtino, Hasime Çela, Nedret Lamaj, Bajo Topulli, Muharrem Shtino, Gafur Shtino,Ali Shtini, Agim Topulli, Gjergji Topulli, Vilson Topulli, Gazmir Topulli, Minivere Topulli, Namik Topulli, Kujtim Topulli, Suzana Topulli, Hektor Topulli, Entela Topulli ne mungese, K.K.K.P. ne mungese............................................................345

593 20.03.2003 Halil Korroveshi, Vasil Korroveshi, Maria Korroveshi (Sauli) kundër K.K.K.P. Fier ne mungese, Trashegimtaret e Urani Korroveshi (Kane) ...............................................348

616 20.03.2003 Lirije Vata kundër Pjeter Vata ne mungese..........351617 20.03.2003 Pandi Balli kundër Muhamet Hysolli

7

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ne mungese............................................................354618 20.03.2003 Naim Noka kundër Prokuroria e Rrethit

Kukes....................................................................357619 20.03.2003 Anastas Nika ne mungese kundër Estrada

Profesioniste Sarande ne mungese........................360620 20.03.2003 Spiro Gjikopulli kundër Kujtim Merkuri..............363621 20.03.2003 “Eurodrini” shpk kundër Dega e Doganes

Durres....................................................................366622 20.03.2003 Ferid Deda ne mungese kundër

Skender Deda ne mungese....................................370623 20.03.2003 Valentin Deda ne mungese kundër

Drejtoria e Sherbimit Shendetesor Paresor Shkoder.................................................................373

624 20.03.2003 Margarita Balla, Hortenc Balla kundër Selim Braçe...........................................................376

661 11.03.2003 Riza Syla kundër Bashkia Mamurras ne mungese............................................................380

Çështje Penale

26 05.03.2003 Kërkues:Julian Guga, Ferdinand Xhunga, Baftjar Allaraj.......................................................385

29 03.03.2003 I pandehur: Llesh Gjelaj........................................390 29/1 03.03.2003 I pandehur: Mark Boçi..........................................393 29/2 03.03.2003 I pandehur: Paulin Pati..........................................396 29/3 03.03.2003 I pandehur: Bardhyl Zeneli...................................399118 12.03.2003 I pandehur: Murat Shiqerukaj...............................402119 12.03.2003 I pandehur: Baki Beqiraj.......................................407120 12.03.2003 I pandehur: Ded Bashota.......................................411121 12.03.2003 I pandehur: Agim Borici.......................................416122 12.03.2003 I pandehur: Thoma Dinella...................................422123 12.03.2003 I pandehur: Kastriot Geshtenja.............................426124 12.03.2003 I pandehur: Albert Shimi......................................431134 19.03.2003 Kërkues: Besnik Shiqiruka Kukes,

Afrim Toska Kukes...............................................435135 19.03.2003 I pandehur: Artan Haxhiu, i denuar......................439136 19.03.2003 I pandehur: Dervish Lato, Valter Elezi.................446137 19.03.2003 Të pandehur: Eduard Ndoci Tirane,

Zefan Marku Laç...................................................450138 19.03.2003 I pandehur: Roland Cakmashi...............................456

8

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

139 19.03.2003 Të pandehur: Sulo Hoxha, Alfred Agaraj, Gentian Kalloshi...................................................460

140 19.03.2003 Kërkues: Lumturi Muça........................................464141 19.03.2003 Të pandehur: Admir Doda, Alban Neli,

Faslli Kola.............................................................468143 12.03.2003 I pandehur: Frederik Lipe.....................................472144 12.03.2003 Të pandehur: Andi Gjini, Saimir Meka................476196 19.03.2003 Të pandehur: Agim Sade, Fatos Barolli,

Arben Medolli, Festim Malolli, Juljan Kotorri, Bajram Najtellari, Edmond Shitka, Edmond Hysi, Alberim Demiraj, Nevruz Fifo, Koço Temo, Kristo Shirka.........................................................480

9

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ÇËSHTJE CIVILE

10

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2398/973/107 i Regj. ThemeltarNr. 342 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetarVladimir Metani AnetareAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.02.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2398/973/107 me pale:

PADITËS: ISA KREKA, perfaqesuar nga avokat Gani Dizdari

PADITËSA (PERSONA TË TRETË): REXHEP PENI,

BEKIM SHYTI, NAFERIT SHTALBI, LUAN HASEKU, FATMIR HASEKU, FERDINAND HASEKU

SHAHU HASEKU, te perfaqesuar ngaavokat Vasil Dode.

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE ELBASAN, ne mungeseEVZI MERSINI, perfaqesuar nga avokat Avni Shehu.SEKSIONI FINANCES PRANE

KESHILLIT RRETHIT ELBASAN, ne mungese.SEKSIONI I URBANISTIKES ELBASAN, ne mungese.

11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PERSONI I TRETË: PROKURORIA E RRETHIT ELBASAN, ne mungese.

Avokatura e Pergjithshme e Shtetit e perfaqesuar nga Kosta Kazeli.

OBJEKTI I PADISË1.Kundershtim vendimi i KKK te Pronave nr.572/1

date 20.07.1998, pika 1/a dhe 1/b e tij.2. Konstatimi dhe deklarimi i pavlefshmerise se

kontrates per shitjen e truallit per ndertim me nr.115, date 22.2.1993.

3. Deklarimin e pavlefshem dhe konstatimi si i tillei kontrates se shitblerjes me nr.737/170,

date 9.4.1998 dhe nr.768/180, date 11.4.1998.Baza ligjore: Neni 27/a i ligjit nr.7698, date 15.4.1993,

Udhezimi nr.3, date 21.6.1993 i KM, ligji nr.7993, date 6.4.1993, Dekreti nr.772,

date 14.2.1994 dhe neni 92 i K. Civil.

Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.1305, date 17.11.2000, ka vendosur:

Te anulloje pjeserisht piken 1/a dhe 1/b te vendimit nr.572/1, date 20.07.1998 te KKK te Pronave Elbasan, persa i perket njohjes dhe kthimit ne pronesi te trashegimtareve te Sanije Penit per siperfaqen 4500 m2 me kufizimet perkatese.Rrezimin e kunderpadise (padise) se Rexhep Penit, Naferit Shtalbit, Besnik Shyti, Luan, Fatmir, Ferdinand dhe Shahu Haseku.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.427, date 25.7.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1305, date 17.01.2000 te Gjykates shkalles pare Elbasan persa i perket anullimit pjeserisht ne piken 1/a dhe 1/b te vendimit nr. 571/1, date 20.7.1998 te KKK te Pronave.Ndryshimin e ketij vendimi per pjeset e tjera duke konstatuar te pavlefshme kontratat nr.137/170, date 9.4.1998, nr.768/180, date 11.8.1998, duke i kthyer palet ne gjendjen e meparshme.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs trashegimtaret e Sanije Penit, Evzi Mersini dhe Isa Kreka, duke parashtruar keto shkaqe:

12

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- 1. Trashegimtaret e Sanije Penit – Eshte zbatuar keq ligji, nuk jane vleresuar provat. Vendimi eshte marre ne kundershtim me ligjin nr.7693, date 6.4.1993, Dekretin nr.772, date 24.2.1994. Ekspertimi nuk eshte percaktuar qarte.

- 2. Evzi Mersini – Kontratat e shitjes se truallit nuk kane qene me kushte. - Jam bere pronar ne baze te ligjit nr.7612, date 10.8.1991.- Vendimi i gjykates vjen ne kundershtim me Dekretin nr.772, date

24.2.1994 i miratuar me ligjin nr.7820, date 24.4.1994. - Qendrimi i gjykates bie ndesh me qendrimin e Gjykates Kushtetuese.- 3. Isa Kreka – Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 84 te Kodit

Civil.- Anullimi i lejes se ndertimit nuk ka lidhje me kontratat objekt gjykimi.- Vendimi i gjykates eshte dhene ne kundershtim me ligjin nr.7693, date

6.4.1993 dhe nr.8405, date 17.9.1998 “Per urbanistiken”.- Gjykata ka dhene vendim kontradiktor duke lene ne fuqi kontraten

nr.115, date 22.2.1993 dhe anullon dy kontratat e mevonshme te vitit 1998.

- Vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me nenet 2 dhe 32 te K.Pr.Civile. Perderisa trualli objekt konflikti nuk ka qene prone e paditesave Rexhep Peni, etj. nuk legjitimohen te ngrejne padi per pavlefshmeri te kontratave.

- Isa Kreka ka ushtruar kunderrekurs, kunder rekursit te trashegimtareve te Sanije Penit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres nuk eshte i drejte, si i tille duhet prishur

dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim.Nga gjykata e apelit nuk jane zbatuar kerkesat e nenit 14 te K.Pr.Civile per

nje hetim te plote e te gjithanshem te ceshtjes dhe ka shkelje te rende te normave procedurale.

Gjykata nuk eshte shprehur ne vendimin e saj per te gjitha kerkesat qe parashtrohen ne padi. Konkretisht ne lidhje me kerkesen per pavlefshmerine e kontrates se shitjes se truallit nr.115, date 22.2.1993 ose pasojat e saj nese e pranon padine per kete pjese apo e rrezon.

13

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Sa siper eshte shkelur neni 28 i K.Pr.Civile, i cili percakton detyrimin e gjykates per t’u shprehur per te gjitha kerkesat e parashtruara.

Gjykata e Apelit Durres, sic rezulton nga vendimi i saj, ka lene ne fuqi vendimin nr.1305, date 17.01.2000 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan, persa i perket anullimit pjeserisht ne piken 1/a dhe 1/b te vendimit nr.572/1, date 20.7.1998 te KKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit Elbasan. Po me kete vendim eshte ndryshuar vendimi i gjykates se shkalles se pare, qe rrezonte padine me objekt pavlefshmeri veprimi juridik shitje, duke konstatuar si absolutisht te pavlefshme kontratat e shitjes nr.737/170, date 9.4.1998 dhe nr.768/180, date 11.4.1998 dhe kthyer palet ne gjendjen e meparshme, ndonese nuk eshte shprehur fare ne lidhje me kerkimin per pavlefshmerine edhe te nje kontrate tjeter shitje asaj te vitit 1993.

Sic pranojne gjykatat, me vendimin nr.572/1, date 20.07.1998 te KKK te Pronave te rrethit Elbasan eshte njohur Sanije Peni si ish pronare e nje siperfaqe trualli prej 16.5 pende (66 dynym) ne lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, me kufizimet perkatese dhe i eshte kthyer trashegimtareve te saj ne natyre siperfaqja prej 10.000 m2, e cila perbehet nga tri pjese, siperfaqja e pare 4000 m2, siperfaqja e dyte 2900 m2 dhe e treta prej 3100 m2.

Me kontrate shitje date 22.03.1993 Keshilli i Rrethit Elbasan i shet Evzi Mersinit (i paditur kunderpadites) per ndertimin e nje hoteli 5-katesh, 4500m2

truall ne lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan. Ne vitin 1998 me kontraten date 9.04.1998, Evzi Mersinit i shitet nga Seksioni i Finances prane Keshillit te Rrethit Elbasan i njejti truall prej 4500 m2 i pershkruar ne kontraten e shitjes se vitit 1993, por kjo kontrate eshte perpiluar para noterit dhe regjistruar ne hipoteke me nr.rendor 262 date 10.04.1998. Me kontrate shitje tjeter, date 11.4.1998, trualli prej 4500 m2 shitet perseri, me kontrate perpiluar nga noteri me pale shites Evzi Mersini dhe bleres Isa Kreka, ky veprim juridik regjistrohet ne hipoteke sipas vertetimit te pronesise date 17.04.1998, ne favor te Isa Krekes.

Me padine e Isa Krekes, eshte kerkuar kundershtimi i vendimit te KKK te Pronave nr.572/1, date 20.7.1998 pika 1/a dhe 1/b e tij, qe njeh pronesine e ish pronares Sanije Peni dhe i kthen trashegimtareve te saj ne natyre siperfaqen 10.000 m2, duke pretenduar pronesine e tij per nje pjese te kesaj siperfaqe prej 4500 m2

fituar me shitje sipas kontrates se vitit 1998.Nga ana tjeter trashegimtaret e ish pronares Sanije Peni me padi tjeter, duke

pretenduar pronesine e tyre mbi siperfaqen e truallit objekt konflikti kerkojne pavlefshmerine e veprimeve juridike te shitjeve te bera ne vitet 1993 dhe 1998, sipas padise.

Vendimi i Gjykates se Apelit Durres, i cili le ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit ne lidhje me anullimin e pikes 1/a dhe 1/b te KKK te Pronave, per

14

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

siperfaqen e truallit pretenduar nga paditesi Isa Kreka, nuk eshte pasoje e nje hetimi te plote e te gjithanshme te ceshtjes.

Vendimi i KKK te Pronave ne favor te ish pronares Sanije Peni rezulton se eshte rikthim i te drejtes se pronesise se ish pronares, e drejte kjo qe sipas trashegimtareve te saj eshte pretenduar se e ka fituar me trashegim Sanije Peni, sa siper ne baze te vertetimit te pronesise, leshuar nga Zyra e Hipotekes Elbasan, date 1.12.1992, i cili permban shenimet, sipas radhorit te pronesise nr.13, nr.rendor 440, date 14 tetor 1939.

Ne kete drejtim nuk eshte hetuar, momenti i marrjes se prones, ne cfare menyre e ka humbur pronesine ish-pronarja, ne cilin vit dhe cili eshte akti zyrtar qe i ka hequr te drejten, qe me pas, me daljen e ligjit nr.7698, date 15.4.1993 “Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve” kjo e drejte i eshte kthyer.

Ne varesi nga sa siper, gjykata duhet te analizoje provat shkresore te marra sipas menyres qe parashikon ligji per marrjen e proves me shkrim, te cilat hedhin poshte aktin e pronesise te paraqitur nga trashegimtaret e ish pronares Sanije Peni dhe vertetojne pretendimet e paleve kundershtare.

Harta e vitit 1939, mendimi i eksperteve, etj., rezulton se nuk jane marre nga gjykata duke respektuar kerkesat e nenit 11, 213 e vijues te K.Pr.Civile per marrjen e proves, si dhe dispozitat e tjera qe kane te bejne me fuqine provuese te shkresave dhe akteve zyrtare, nenet 246, 253, etj. te K.Pr.Civile, pasi nga ajo gjykate, ndonese eshte kerkuar si prove, mendimi i eksperteve specialiste topografe, ne lidhje me hartat e paraqitura si prove, ky mendim nuk eshte marre, ndonese ka qene i nevojshem per ceshtjen.

Ne rishqyrtim, te thirret grup ekspertesh te fushes se hartografise, te fushave te tjera sipas nevojes, per te dhene mendimin e tyre ne lidhje me faktin nese zona ku ndodhet trualli objekt konflikti, ka qene ose jo varreze publike. Kjo, pasi te vihen ne dispozicion te eksperteve, dokumentet shkresore te marra konform rregullave, si harta, dokumente kadastrale apo shkresa nga Bashkia e qytetit dhe zyrat perkatese te saj, qe permbajne te dhena ne lidhje me faktin e mesiperm.

Duke analizuar mendimin e eksperteve me provat e tjera, gjykates i krijohet mundesia te percaktoje drejte menyren e zgjidhjes se mosmarreveshjes per kete pjese.

Ne varesi te sa mesiper, ajo gjykate do i jape zgjidhje edhe padise tjeter per pavlefshmerine e veprimeve juridike te shitjeve, duke analizuar shkaqet qe ligji kerkon per pavlefshmerine ose vlefshmerine e veprimeve juridike.

Ne lidhje me kete pjese, gjykata duhet te zbatoje kerkesat e nenit 83, 92 e vijues te K. Civil. Nese shteti, i cili eshte paraqitur si pale shitese, ka patur te drejte ta shese truallin, pra ka patur pronesine mbi sendin, cfare lloj veprimesh juridike ka kryer si pronar, apo pronesia ka qene e ish pronares Sanije Peni dhe shteti ka kaluar pronesine e nje sendi pa qene pronar i tij.

15

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Sa siper jane probleme qe gjykata duhet t’i zgjidhe ne rishqyrtimin e ceshtjes duke perseritur, sipas rastit, teresisht ose pjeserisht hetimin gjyqesor.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.427, date 25.07.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.02.2003

MENDIMI I PAKICËSNuk jam dakord me menyren e zgjidhjes se çeshtjes nga shumica. Pakica

eshte e mendimit se gjykata e apelit ka vepruar drejt qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare persa i perket anullimit te pikes 1/a dhe 1/b te vendimit nr.572/1, date 20.07.1998 te K.K.K.P. Elbasan. Shkaqet qe ngrihen ne rekurs lidhur me sa me lart, kane te bejne me mjaftueshmerine e provave dhe sidomos me vleresimin e tyre, gje qe u takon ekskluzivisht gjykatave te faktit.

Konkluzionet e eksperteve persa i perket vendosjes se truallit objekt konflikti, bazuar ne aktet e pronesise dhe hartat perkatese, jane te sakta e te plota dhe te dy gjykatat e faktit (gjykata e rrethit dhe e apelit) i kane vleresuar ato sipas bindjes se tyre. Ekspertet kane arritur ne perfundimin se trualli qe perfshihet ne pikat 1/a dhe 1/b te vendimit te K.K.K.P. ka qene truall ku kane qene vendosur varrezat publike, ndersa trualli i pretenduar nga ish pronaret ka pasur vendosje tjeter.

Shumica shprehet se vendimi i apelit “…nuk eshte pasoje e nje hetimi te plote e te gjithanshem te çeshtjes”, pa pasur parasysh se, sipas nenit 472 te K.Pr.C., nuk i takon Kolegjit Civil te Gjykates se Larte te beje vleresime te ketij karakteri. Ndryshe, Gjykata e Larte do te shndrrohej ne nje gjykate fakti.

Shumica shprehet gjithashtu se “… nuk eshte hetuar momenti i marrjes se proves, ne çfare menyre e ka humbur pronesine ish-pronarja, ne cilin vit dhe cili eshte akti zyrtar qe i ka hequr te drejten…”, por ajo (shumica) nuk ka parasysh qe nuk i takon gjykates ta beje nje gje te tille kryesisht.

16

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Eshte e drejta ekskluzive e paleve, t’i paraqesin gjykates provat ku ato i mbeshtesin pretendimet e kerkimet e tyre.

Shumica ka vene ne dyshim edhe aftesite profesionale te eksperteve te pyetur nga gjykata, pa pasur ndonje te dhene konkrete qe do ta justifikonte kete dyshim. Nga materialet e dosjes, rezulton se ekspertet jane specialiste te njohur te fushes se topografise dhe hartografise dhe persa jane pyetur, kane dhene pergjigje te sakta e te qarta bazuar ne njohurite e tyre te posaçme ne fushen perkatese.

Persa i perket çeshtjes se dyte, qe ka si objekt pavlefshmerine e disa kontratave te shitjes se truallit, pakica eshte e mendimit se kjo e dyta nuk mund te bashkohej proçeduralisht ne nje gjykim te vetem me çeshtjen e pare.

Zgjidhja e çeshtjes se pare ne favor te paditesit Isa Kreka dhe marrja forme te prere e vendimit te dhene lidhur me te, u heq te paditurve legjitimitetin per te kerkuar pavlefshmerine e veprimeve juridike qe kane pasur per objekt truallin perkates.

Agron Lamaj Thimjo Kondi

17

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2158/709/57 i Regj. ThemeltarNr. 399 i i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 20.02.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.2158/709/57 akti, qe u perket paleve :

PADITËS TË KUNDRAPADITUR : 1. MIRUSH DELIALLISI;2. ASTRIT DELIALLISI;3. MERIBA DELIALLISI 4. RAJMONDA DELIALLISI, teperfaqesuar nga av.G.Lama.

TË PADITUR KUNDRAPADITËS : 1. HYRMETE DELIALLISI; 2. QEFSERE DELIALLISI; 3. DASHAMIR DELIALLISI;

4. BLEDAR DELIALLISI; 5. ILIR DELIALLISI, te perfaqesuarnga av.A.Velja.

E PADITUR : BASHKIA E QYTETIT SHIJAK, ne mungese.

PERSONA TË TRETË : HAKI PREZA; MIT-HAT PREZA; BARI PREZA; NADIRE SHARRA;

QEMAL TOPULLI;

18

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

FLORINA TOPULLI; SHKELQIM TOPULLI;ARIF MERPREZA;AGRON DELIALLISI;XHEVIT DELIALLISI; NAIME DELIALLISI; ADELA DELIALLISI; ERMIRA DELIALLISI;GENC DELIALLISI; ZYQER ZGJANI; KUDRET KOSOVA; BIBIKA FASLLI;SHPRESA KURTAJ; PETRIT GRUDA;PRANVERA LELAJ; FATMIRA MEREPEZA;IRMA MEREPEZA; MIMIKA MEREPEZA;ARTUR MEREPEZA; SUZANA MEREPEZA;ALBAN MEREPEZA; DALINA MEREPEZA;NERVIN CELKUPA; ERVIN CELKUPA te perfaqesuar nga av.G.Lama.

OBJEKTI I PADISË :Njohje bashkepronar ne nje truall prej 1509m2

ndodhur ne lagjen Popullore ne Shijak ne te cilen eshte ndertuar godina e MPU

me pjeset funksionale te saj, me kufizimet perkatese.

19

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ndryshimin e vendimit te K.K.K.P. prane Bashkise Shijak nr.7/32, date 30.03.1995 per siperfaqen prej 1509 m2 truall, pjesa A, kthyer te paditurve, duke ja kthyer kete siperfaqe

te gjithe trashegimtareve te Hasan Deliallisit.OBJEKTI I KUNDËRPADISË :

Kundershtimin e vendimit nr.31, date 11.03.1994 te Komisionit te Kthimit te Pronave prane Bashkise Shijak.

Baza Ligjore : Neni 199 i K.C. (1981) dhe neni 27/a i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.199, date 19.02.2001, ka vendosur :

Rrezimin e padise se paditesave te k/paditur Mirush Deliallisi, etj. dhe personave te trete bashkuar me paditesat, Haki Preza, etj., kunder te paditurve k/padites Hyrmete Deliallisi,etj, dhe te paditurit Bashkia e Qytetit Shijak me objekt njohje bashkepronesie ne nje truall prej 1509 m2 i ndodhur ne lagjen “Popullore” Shijak, ne te cilen eshte ndertuar godina e M.P.U Shijak me gjithe pjeset funksionale te saj, me kufizimet perkatese, ndryshimin e vendimit te K.K.K. Pronave prane Bashkise Shijak, nr.7/32, date 30.03.1995 per siperfaqen prej 1509 m2

truall, pjesa “A”duke ja kthyer kete siperfaqe te gjithe trashegimtareve te Hasan Deliallisit, si te pa bazuar ne prova e ne ligj.Pushimin e gjykimit per personin e trete Nervin Celkupa, bashkuar me paditesit te k/paditur, kunder te paditurve kunderpadites, me objektin e siperm, pasi personi i trete nuk u paraqit ne seance gjyqesore.Pushimin e gjykimit te kundrapadise te te paditurve kundrapadites Hyrmete Deliallisi, Dashamir Deliallisi, Fatbardh Deliallisi, Qefsere Deliallisi, Ilir Deliallisi, Bledar Deliallisi, kunder paditesave te kunderpaditur Mirush Deliallisi, Astrit Deliallisi, Meriban Deliallisi, Rajmonda Deliallisi dhe Bashkia e Shijakut me objekt kundershtimin e vendimit nr.31, date 11.03.1994 te Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave prane Bashkise Shijak.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.290, date 6.6.2001 ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit nr.199, date 19.02.2001 te Gjykates se rrethit Durres.

20

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi i kundrapaditur Mirush Deliallisi, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave jane ne kundershtim me ligjin .- Gjykatat kane pranuar anullimin e vendimit nr 31, date 11.03.1994 te

K.K.K.Pronave nga vete Komisioni me vendimin nr.55, date 14.09.1994 ne kundershtim me piken 20 te Udhezimit nr.3, date 24.6.1993. Pra komisioni ka disponuar mbi vendimin e vet.

- Vendimet e gjykatave jane ne kundershtim me provat e administruara ne gjykim sic eshte vendimi nr.589, date 17.02.1994 i Gjykates se rrethit Durres ku eshte vertetuar se ne emer te trashegimlenesit tone Hamdi Deliallisi ka patur 5.5 dy toke. Gjithashtu kemi patur nje banese ne kete truall ngjitur me ndertesen e NPV te cilen ne vitin 1946 e kemi dhene me qira Qazim Domit.

- Te paditurit nuk kane asnje dokument pronesie mbi kete truall, as edhe si toke bujqesore. Atehere me cfare dokumenti u njoh kjo prone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesave, av. G. Lama, i cili kerkoi ndryshimin

e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e padise,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurve, av. A.Velja qe kerkoi lenien ne fuqi

te vendimit,dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Durres me te cilin eshte vendosur lenia ne fuqi

e vendimit nr.199, date 19.2.2001 te Gjykates se Rrethit Durres, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Ka rezultuar e provuar gjate gjykimit se paditesat jane trashegimtare ligjore te radhes se pare te Hamdi Deliallisit dhe ky i fundit, se bashku me Abdurrahman, Hamdi, Halil, Dilaver, Xhehanjen, Hacaje dhe Naile Deliallisi, jane trashegimtaret e Hasan Deliallisit.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendim gjyqesor te formes se prere nr. 589, date 17.2.1994, mbi padine e Mirush Deliallisit, ka vertetuar faktin juridik se Hamdi Deliallisi, ka patur ne pronesi nje siperfaqe trualli prej 5.500m2. Ne baze te ketij vendimi, K.K.K.Pronave prane Bashkise Shijak, me vendimin nr.31, date 11.4.1994 u ka njohur trashegimtareve te ish pronarit pronesine mbi kete sipërfaqe duke i njohur dhe te drejten e parablerjes se ish-godines se NPU Shijak, e ndertuar

21

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

nga shteti mbi nje pjese te ketij trualli. Po ky komision, me vendimin nr.55, date 24.9.1994, ka anulluar vendimin e dhene prej tij nr.31, date 11.3.1994, me arsyetimin se trualli nuk ka qene ne pronesi te Hamdi Hasan Deliallisit por te Hamdi Mustafa Deliallisit dhe se gabimisht kjo pronesi ju eshte njohur trashegimtareve te Hamdi Hasan Deliallisit.

Nderkohe, me vendim nr.7/32, date 30.3.1995 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Shijak, u eshte njohur pronesia trashegimtareve te Abdurrahman Deliallisit mbi nje siperfaqe trualli prej 2224 m2 e ndare ne dy pjese: pjesa “A” me siperfaqe 1509 m2 ne te cilen ndodhet e ndertuar edhe godina e NPU dhe pjesa “B” me siperfaqe 715 m2.

Me padine ne gjykim, paditesat fillimisht kane kerkuar anullimin e vendimit nr.55, date 24.9.1994 te K.K.K.Pronave dhe pas disa disponimeve te objektit te padise, si dhe nderhyrjes ne proçes me cilesine e personit te trete duke u bashkuar me paditesat, te trashegimtareve te tjere te Hasan Deliallisit, perfundimisht kane kerkuar detyrimin e trashegimtareve te te ndjerit Abdurrahman Deliallisi, te njohin trashegimtaret e Hasan Deliallisit bashkepronare mbi pjesen “A” me siperfaqe 1509m2 ne te cilen ndodhet e ndertuar edhe godina e NPU, duke ndryshuar dhe vendimin e Komisionit qe ia njeh dhe kthen kete prone trashegimtareve te Abdurrahman Deliallisit, me pretendimin se prona ka qene e trashegimlenesit te ketij te fundit, te ndjerit Hasan Deliallisi.

Nga ana tjeter te paditurit kane ngritur ne kete gjykim kundrapadi duke kerkuar anullimin e vendimit nr.31, date 11.3.1994 te K.K.K.Pronave me pretendimin se aty eshte prona e tyre prej 2224 m2 dhe se trashegimlenesi i paditesave Hamdi Hasan Deliallisi, ne ate vend nuk ka patur prone.

Gjykata e Shkalles se Pare Durres, duke i gjetur pretendimet e ngritura ne padi si te pabazuara, ka vendosur rrezimin e padise. Ndersa ne lidhje me kundrapadine, gjykata ka vendosur pushimin e gjykimit te saj duke arsyetuar se, ne rrethanat kur paditesat kane hequr dore nga anullimi i vendimit nr.55, date 24.9.1994, kundrapadia ka mbetur pa objekt (pasi vendimi i meparshem nr.31, date 11.3.1994 eshte anulluar me vendimin nr.55, date 24.9.1994), keshtu qe kundrapaditesat nuk kane me interes.

Gjykata e Apelit Tirane, ka shqyrtuar çështjen mbi ankimin e paditesave te kundrapditur, dhe ne perfundim ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Keshtu, prej gjykates, mbi teresine e provave te administruara gjate shqyrtimit gjyqesor, duke u bere nje analize te drejte ne raport me faktet e konstatuara, ne zbatim te dispozitave te K.Pr.C., me te drejte eshte gjykuar dhe vendosur rrezimi i padise si e pabazuar. Ka rezultuar qe Komisioni i K.K.Pronave

22

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ne dhenien e vendimit nr.7/32, date 30.3.1995, objekt gjykimi, ka zbatuar drejt ligjin nr.7698, date 15.4.1993 dhe UKM nr.3, date 21.6.1993, duke u mbeshtetur ne nje dokumentacion te plote qe provon pronesine e ish pronarit, siç eshte nder te tjera vertetimi i pronesise i leshuar nga arkivi i shtetit mbi shtetezimin e baneses se Abdurrahman Deliallisit, te cilat perbejne prova me fuqi te plote provuese per permbajtjen e tyre.

Ne baze te nenit 12 te K.Pr.C, i bie barra e proves paditesit per te provuar mbi ekzistencen e marredhenieve te bashkepronesise mbi sendin, duke paraqitur prova te plota dhe bindese per te kundershtuar permbajtjen apo vertetesine e dokumentave te pronesise se ish pronarit, trashegimlenesit te te paditurve.

I drejte gjendet vendimi edhe per ate pjese me te cilen eshte vendosur prej gjykates pushimi i gjykimit te kundrapadise. Ne rrethanat kur objekt i kerkimeve te kundrapadise eshte anullimi i nje akti administrativ, i cili, per shkak se eshte anulluar, nuk prodhon me efekte juridike, me te drejte eshte konstatuar mungesa e interesit te ligjshem ne ngritjen e kesaj padie.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485 germa “a” te

K.Pr.C.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.290, date 6.6.2001 te Gjykates se Apelit

Durres.Tirane, me 20.02.2003

23

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

MENDIMI I PAKICËSPer arsyet e meposhtme shprehim rezerven tone lidhur me vendimin e

shumices.Gjykata ne vendimin e saj pranon dhenien e tre vendimeve nga nje organ

dhe konkretisht nga KKK te Pronave.1. Qellimi i nxjerrjes se nje akti administrativ siç eshte vendimi i KKK te

Pronave, eshte rregullimi i nje marredhenie konkrete shoqerore dhe pra ardhja e nje pasoje te caktuar juridike. Me nxjerrjen e aktit kjo pasoje ka ardhur, pra akti e permbushi funksionin e tij. Per te njejtin objekt organi nuk mundet te nxjerre asnje akt tjeter, pasi ky organ vullnetin e tij per ardhjen e nje pasoje e realizoi.

2. Edhe po te analizojme problemin ne aspektin e kontrollit administrativ te normes, ky kontroll mundet te ushtrohet nga nje organ me i larte administrativ por jo nga organi qe eshte shprehur njehere. Pasoja juridike e ardhur eshte rregullimi i marredhenies se pronesise. Nxjerrja e nje akti tjeter nga i njejti organ nuk mundet t’i ndryshoje keto marredhenie, i vetmi organ ne kete rast ne baze te ligjes (neni 27 & a i ligjit mbi kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve) do te jete gjykata.

Duke konstatuar keto parregullsi, gjykata nuk duhej t’i merrte per baze vendimet e mepasme te KKK te Pronave, pasi ato jane akte absolutisht te pavlefshem (ne kundershtim me ligjen) dhe nuk kane asnje fuqi juridike dhe perfundimisht duhej te pranonte padine.

3. Te paditurit nuk legjitimohen ne ngritjen e kunderpadise, pasi derisa pretendimi i tyre bazohet ne nje akt absolutisht te pavlefshem nuk kane asnje interes ligjor. Nese kane pretendime pronesie mundet t’i drejtoheshin vete KKK te Pronave ose te zgjidhnin konfliktin e pronesise drejtperdrejt me paditesit, si mosmarreveshje juridiko-civile.

Agron Lamaj Vladimir Metani

24

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2187/737/68 i Regj. Themeltar.Nr. 402 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.02.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2187/737 qe i perket:

PADITËS : ENVER TOPALLIAVNI TOPALLIREXHEP TOPALLISHABAN TOPALLIVAIBE TOPALLIFESTIME TOPALLI

I PADITUR : SELIME DINE

OBJEKTI I PADISË :Rivendosje ne afatin e ankimit

Baza Ligjore : Neni 458 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Korçe, me vendimin nr.325, date 12.10.2000, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses.

Gjykata e Apelit Korçe, mbi ankimin e paditesave, me vendimin nr.19, date 20.12.2000, ka vendosur :

25

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Prishjen e vendimit nr.325, date 12.10.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Korçe dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim me tjeter trup gjykues te perbere nga tre gjyqtare.

Gjykata e Shkalles se Pare Korçe, ne rigjykim, me vendimin nr.51, date 26.1.2001, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses.

Gjykata e Apelit Korçe, mbi ankimin e paditesave, me vendimin nr.3, date 25.4.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.51, date 26.1.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Korçe.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, kane ushtruar rekurs paditesat Enver Topalli etj, te cilet kerkojne prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Çeshtja eshte gjykuar ne kundershtim me ligjin pasi ne nuk jemi njoftuar per diten dhe oren e gjykimit.

- Ne nuk kemi patur mundesi te paraqesim prova, pasi nuk kemi patur asnje dijeni per zhvillimin e atij gjykimi, megjithese kemi paraqitur nje kopje te ankimit qe kemi patur ne.

- Arsyetimi i gjykates se ne kete kopje nuk ka shenim nga kryetari i gjykates, eshte i pabazuar. Dihet qe shenimi behet vetem ne kopjen qe mbahet ne dosje. Ne rast se do te kishte shenim, nuk kishte vend per kerkese per rivendosje ne afat.

- Per dy vjet rresht nuk gjendej as dosja, as ankimi. Me perpjekjet dhe nderhyrjen tone, mezi u gjet dosja gjyqesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NVendimi nr.3, date 25.04.2001 i Gjykates se Apelit Korce, me te cilin eshte

lene ne fuqi vendimi nr.51, date 26.01.2001 i Gjykates se shkalles se pare Korce, eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj, si i tille ai duhet te ndryshohet.

Rezulton nga aktet e dosjes se midis paditesave Enver Topalli etj dhe te paditures Selime Dine, ne vitin 1997, eshte gjykuar nje ceshtje. Paditesat kane

26

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

pretenduar se brenda afatit ligjor kane bere ankim kunder vendimit, por dosja ka pas humbur per nje kohe te gjate dhe se, ajo eshte gjetur pas interesimit te tyre. Ne dosje mungonte kerkesa ankimore e paditesave.

Sipas tyre, duke qene se kerkesa ankimore eshte paraqitur brenda afatit ligjor dhe se, humbja e ankimit nuk eshte per fajin e tyre, kane bere kerkese per rivendosjen ne afat te ankimit.

Gjykata e shkalles se pare Korce ka vendosur rrezimin e kerkeses, Gjykata e Apelit Korce ka lene ne fuqi vendimin.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se vendimi i Gjykates se Apelit Korce eshte i pabazuar ne ligj.

Rezulton qe ne rigjykim, kerkesa te jete shqyrtuar ne dhome te keshillimit pa i njoftuar palet, flete thirrjet e ndodhura ne dosje jane te pakomunikuara.

Sipas nenit 458 te K.Pr.Civile te pandryshuar, sipas ketij neni "kur palet kane humbur te drejten e ankimit per shkaqe te arsyeshme, mund te paraqesin kerkese per rivendosje ne afat, perpara gjykates qe ka dhene vendimin. Kjo kerkese shqyrtohet nga gjykata ne keshill dhe kunder vendimit te tij mund te behet ankim i vecante".

Ne kushtet e mesiperme, si dhe meqenese paditesat nuk jane njoftuar per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjes, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, vendimi i Gjykates se Apelit Korce, duhet te ndryshohet dhe kerkesa per rivendosje ne afat te ankimit te Enver Topallit etj, te pranohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"d" te K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimeve nr.3, date 25.04.2001 te Gjykates se Apelit Korce,

nr.51, date 26.01.2001 te Gjykates se shkalles se pare Korce dhe pranimin e kerkeses se Enver Topallit etj, per rivendosjen ne afat te ankimit kunder vendimit date 17.10.1997 te Gjykates se shkalles se pare Korce.

Tirane, me 20.02.2003

27

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2323/920/96 i Regj. Themeltar.Nr. 406 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.02.2003, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2323/920/96 qe i perket:

PADITËS: KASTRIOT KORVAFATË PADITUR: ADMINISTRATORET E SHOQERISE

“KAMBERI” ZYRA E PERMBARIMIT TIRANE.

OBJEKTI I PADISË:

Anullim si te pavlefshem te titullit ekzekutiv te nxjerre nga Shoqeria “Kamberi“ ne administrim,

sipas vendimit nr.5, date 02.08.1999 per shumen 6.758.872 leke .

Rivendosje ne afat per te kundershtuar veprimet permbarimore

(pavlefshmerine e titullit ekzekutiv ).

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.43, date 28.05.2001 ka vendosur :Pranimin e pjesshem te padise .Detyrimin e pales paditese, Kastriot Korvafa, t'i paguaje anes se paditur 132.734 leke.

28

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Administratoret e Perbashket te Shoqerise “Kamberi“, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykata e Apelit Tirane, e ka ndertuar vendimin e saj mbi bazen e konkluzioneve te eksperteve te cilet kane bere nje akt ekspertimi krejtesisht te paligjshem duke ngateruar mandat pagesat me mandat arketimet.

- Me dashje, provat dhe shkaqet e shpalljes debitor te paditesit Kastriot Korvafa i keqinterpretuan, duke e cuar gjykaten ne konkluzione te gabuara.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, ne mungese te paleve

dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NPaditesi Kastriot Korvafa, ka paditur Administratoret e Shoqerise "Kamberi"

dhe Zyren e Permbarimit Tirane, duke kerkuar anullimin e titullit ekzekutiv te nxjerre nga Shoqeria "Kamberi" ne administrim sipas vendimit nr.5, date 02.08.1999, per shumen 6.758.872 leke.

Gjykata e apelit pasi ka shqyrtuar ceshtjen ne teresi dhe ka degjuar palet e administruar provat e nevojshme, e ka pranuar padine pjeserisht duke e detyruar te paditurin te paguaje shumen prej 132.734 leke.

Sikurse rezulton nga materialet e dosjes, midis paleve ka pasur marredhenie kontraktore ne lidhje me furnizimin e paditesit me veze prej Shoqerise "Kamberi".

Pretendohet prej administratoreve te kesaj shoqerie se shuma per te cilen eshte nxjerre dhe vendimi per detyrimin e te paditurit rrjedh nga mos shlyerja e detyrimeve prej tij ndaj shoqerise.

I padituri ka paraqitur ne gjykim te gjithe dokumentacionin qe ka disponuar duke pretenduar se detyrimet ai i ka shlyer.

Gjykata e apelit ka shqyrtuar ceshtjen te teresi duke degjuar pretendimet e paleve. Perfaqesuesi i anes se paditur sikurse rezulton nga procesverbali i dates 14.12.2000 (faqe 3) eshte shprehur se "Ne nuk arritem te bejme nje rakordim mes Kastriot Korvafes e shoqerise "Kamberi" per diferencat e mallrave te papaguara.

Gjykata duke patur parasysh pretendimet e paleve dhe provat e paraqitura, ka caktuar grup ekspertesh, per te bere ekspertimin kontabel, e per te percaktuar perfundimisht detyrimet midis paleve.

29

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ekspertet pasi kane dhene mendimin me shkrim, jane thirrur per t'u degjuar e pyetur nga palet ne seancen gjyqesore te dates 21.05.2001. Pasi jane degjuar dhe pyetur nga palet dhe per t'i lene kohe perfaqesuesit te anes paditur per t'u ballafaquar edhe nje here me aktin e ekspertimit, seanca gjyqesore eshte shtyre per me date 28.05.2001. Ne kete seance jane degjuar palet, perfaqesuesi i anes se paditur i cili ka parashtruar pretendimet e tij. Eksperti perfundimisht eshte shprehur se pas llogaritjeve te bera shuma e detyrimit duhet te ishte aq sa ka pranuar ne perfundim gjykata.

Ne keto rrethana kur gjykata e apelit ka zhvilluar nje hetim te plote gjyqesor, ka degjuar palet, pretendimet e tyre, ka caktuar eksperte per percaktimin e detyrimit, kur vete ana e paditur nje rakordim te tille nuk e ka bere, konkludohet se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Ne rekurs ana e paditur ka parashtruar pretendime te pergjithshme ne lidhje me aktin e ekspertimit, c'ka ben qe ne rekurs te mos parashtrohen shkaqe ligjore per cenimin e vendimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"a" te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.43, date 28.05.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 12.02.2003

30

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2157/708/56 i Regj. ThemeltarNr. 426 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi Anetar Vladimir Metani Anetar

me date 12.02.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr.2157/708/56 qe u perket :

PADITËSA: HAMIT ARAPI, perfaqesuar nga avokat Remzi Kruja,

FIQIRETE ARAPIBASHKIM ARAPIEDUART ARAPIMILVA ARAPI (STARI)BARDHYL ARAPI

TË PADITUR : MELIHA KERÇOVAAGIM KERÇOVAADRIANA KERÇOVA, perfaqesuar

nga avokat Arqile Nini e Shpetim Beqiraj.DEGA E AKP-se DURRES, ne mungeseKESHILLI I RRETHIT PRANE PREFEKTURES DURRESBASHKIA DURRES, ne mungese.

31

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PERSONA TË TRETË: JORDAN MISJA,QEMAL RAHI, te perfaqesuar nga avokat Ardian NuniMANUSHAQE SALIAJ, ne mungese.

OBJEKTI I PADISËNdryshimin e vendimit nr.857, date 16.05.1995

te KKK te Pronave prane Bashkise Durres te anulluar pjeserisht me vendimin nr.197, date 23.01.1996

te Gjykates se shkalles se pare Durres dhe te interpretuar me vendimin

nr.1717 date 13.02.1996.Detyrimin e te paditurve “Kerçova" te njohinpronare paditesat si trashegimtare dhe pronare

te vetem te pasurise se lene nga Syme Kerçova,si trashegimtare e Bahri Kerçoves.

Konstatimin e pavlefshem te deshmise se trashegimisenr.224, date 15.03.1994, si e paligjshme.

Konstatimin e pavlefshem te kontratave te shitjesdate 07.05.1996 dhe date 15.05.1996, kthimin e

objekteve paditesave dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

Baza ligjore: Neni 92/a, 349, 350, dhe 296 te Kodit Civil,

si dhe neni 27/a i ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per KKK te Pronave ish Pronareve”.

Gjykata e shkalles se pare Durres me vendimin nr.1467, date 24.11.2000 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Durres, ne me vendimin nr.292, date 06.06.2001 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1467, date 24.11.2000 te Gjykates se shkalles se pare Durres.Konstatimin e pavlefshem te deshmise se trashegimise nr.224, date 15.03.1994, si te paligjshme.

32

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Te njohe trashegimtare ligjore te trashegimlenesit Bahri Hysen Kerçova, te ndjeren Syme (Gjylsyme), Ibrahim Kerçova dhe trashegimtar ligjor te te ndjeres Syme (Gjylsyme) Ibrahim Kerçova te njohe te ndjerin Rexhep Hamit Arapi.Ndryshimin e vendimit nr.857, date 16.05.1995 te KKK te Pronave prane Bashkise Durres te anulluar pjeserisht me vendimin nr.197, date 23.01.1996 te Gjykates se shkalles se pare Durres dhe te interpretuar me vendimin e Gjykates se shkalles se pare Durres nr.1717, date 13.02.1996, vetem per pjesen qe njihen pronare dhe percaktohen te drejtat e tjera per te paditurit Kerçova, duke ju njohur keto te drejta trashegimtarit te Bahri Hysen Kerçoves dhe Syme (Gjylsyme) Kerçoves, te ndjerit Rexhep Hamit Arapi.Detyrimin e te paditurve Majmine Kerçova, Agim Kerçova, Meliha Kerçova e Adriana Kerçova te njohin pronare trashegimtaret e te ndjerit Rexhep Hamit Arapi per siperfaqen e truallit prej 12 500 m2, i ndodhur ne Lagjen nr.14, Shkozet - Durres, duke pasur te drejten e parablerjes per objektet qe ndodhen mbi kete siperfaqe, me kufizimet perkatese.Detyrimin e te paditurve Majmine Kerçova, Agim Kerçova, Meliha Kerçova dhe Adriana Kerçova t’i dorezojne trashegimtareve te Rexhep Arapit siperfaqen prej 5 000 m2 si truall te lire.Konstatimin e pavlefshem te kontratave te shitjes nr.3357/652, 3359/654, 3358/653, 3356/651, 3662/657, 3661/656 dhe 3360/655, date 07.05.1996 te lidhur ndermjet te paditurve Kerçova dhe Ndermarrjes Industriale Kepuce Goma Durres.Konstatimin e pavlefshem te kontratave te shitblerjes ndermjet personave te trete Jordan Misja, Qemal RAhi, Manushaqe Saliaj dhe Majmine Kerçova, Agim Kerçova, Meliha Kerçova dhe Adriana Kerçova nr.3426/674, date 14.05.1996, nr.3457/686; 3658/687; 3358/653, date 15.05.1996 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, te paditurit Meliha Kerçova, Agim Kerçova dhe Adriana Kerçova, te cilet kane kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin pasi mungojne elementet per kerkim trashegimie (neni 349 i K.C.). Ne rastin konkret pasuria objekt kerkimi nuk eshte pasuri trashegimore dhe paditesat nuk jane trashegimtare ligjore te radhes se pare te trashegimlenesit Bahri Kerçova.

33

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Gjykata e apelit ka vendosur ne kundershtim me faktet qe ka pranuar vete. Pasurine e kemi blere me ankand. Bahri Kerçova nuk ka qene pronar i saj perpara vdekjes. Pra, edhe ne rast se paditesat do te konsideroheshin trashegimtare te Bahri Kerçoves, ata do te gezonin te drejten e parablerjes se objekteve, e drejte kjo qe, kur nuk ushtrohet, shuhet.

- Paditesat nuk legjitimohen ne ngritjen e padise, mbasi nuk legjitimohen qe ata te jene trashegimtare ligjore te Bahri Kerçoves, per shkak se mungon çertifikata familjare, qe eshte i vetmi akt zyrtar qe provon lidhjen fisnore te paleve. Çertifikatat e paraqitura tregojne vetem faktin e vdekjes se motrave, por jo lidhjen fisnore mes tyre ... mes Xhemiles, Symes dhe Ferides ka ndryshim atesie. Gjykata, per te vertetuar lidhjen mes Xhemiles, Symes dhe Ferides ka perdorur regjistra te vitit 1923 te emertuar “Mbreteria Shqiptare e myslimaneve jevgj". Merret i mireqene ky akt, nderkohe qe prej asnjerit prej nesh nuk pranohet se te ndjerat kane qene jevga. Por te dhenat e ketij regjistri nuk jane te njejta me te dhenat e regjistrave te tjere te Zyres se Gjendjes Civile, mbi te cilat leshohen dhe aktet e kesaj zyre. Ne kushtet kur keto akte nuk jane goditur per falsitet me proces te veçante, gjykatat duhet te vleresojne si prove me vlere te plote provuese, çertifikatat e leshuara zyrtarisht dhe jo ato te dhena qe u kqyren ne regjistrin e permendur me lart.

- Eshte zbatuar keq ligji, per faktin se ne te paditurit perbejme nje familje bujqesore dhe, trualli objekt gjykimi eshte fituar ne baze te legjislacionit te Zogut per emigrantet. Pasuria ka qene jo vetem e Bahriut por dhe e vellait te tij Feritit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, personat e trete Jordan Misja, Qemal Rahi dhe Manushaqe Saliaj, te cilet kane kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne kemi fituar pronesine ne baze te akteve ligjore te rregullta dhe jemi posedues te ligjshem. Te paditurit, me te drejta te plota te pronarit kane shitur objektet ne favorin tone, me akt te rregullt noterial, te regjistruar ne hipoteke.

- Sipas gjykates se apelit nuk mund te pranohet pretendimi yne se kemi qene ne mirebesim, pasi neni 350/2 i Kodit Civil, gjente zbatim po te kishim te benim me shitje nga trashegimtaret, por jo nga cilido qe paraqet nje deshmi trashegimie, pa qene trashegimtar. Ne rastin konkret, gjykata nuk ka bere dallimin mes paragrafit te dyte dhe te pare te nenit 350 ku flitet per posedues ne mirebesim dhe jo per pronare te ligjshem. Ne rastin

34

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

tone, te paditurit dhe po te mos jene trashegimtare te trashegimlenesit, perseri ata jane ne mirebesim sepse kete prone e kane fituar nga shteti, me kontrate shitjeje.

- I gabuar eshte dhe konkluzioni i gjykates se: "sa kohe jane te pavlefshme kontratat e shitjes nga AKP-ja ne favor te te paditurve edhe kontratat e shitjes ne favor te personave te trete jane te pavlefshme".

- Si ne dhe te paditurit kemi qene ne mirebesim, prandaj nuk jemi te detyruar te kthejme sendin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, avokatet e paleve dhe pasi

bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Objekt konflikti ndermjet paleve ndergjyqese eshte bere nje truall ne

Shkozet - Durres, me siperfaqe 12 500 m2mbi nje pjese te te cilit ishin ndertuar disa objekte shteterore, ish prone e Bahri Kerçoves, e perfituar prej tij si toke bujqesore me kredi nga shteti, para vitit 1938, kur ka ardhur si emigrant ne Shqiperi nga Rumania.

Nga martesa e tij ne vitin 1958, me Syme Kerçoven, nuk kane patur femije.Rezulton se me date 01.03.1968 ka vdekur trashegimlenesi Bahri Kerçova,

ndersa me 28.04.1990 ka vdekur dhe bashkeshortja e tij, Syme Kerçova.Konflikti ka lindur midis te paditurve, qe jane femijet e vellait te

paravdekur te ish pronarit Bahri Kerçova (pra nipat e tij) dhe babait te paditesave, qe pretendon se eshte femija e motres se paravdekur te bashkeshortes se ish pronarit, Syme Kerçoves, lidhur me faktin se kush prej tyre duhet te perfitoje pronen e permendur me lart dhe te drejtat reale te rrjedhura me lart (te drejten e parablerjes se objekteve shteterore).

Me date 15.05.1994, nga ana e noterit eshte leshuar deshmia e trashegimise se trashegimlenesit Bahri Kerçova, duke percaktuar si trashegimtare ligjore te radhes se trete te tij, te paditurit.

Me kerkesen e tyre, KKK te Pronave prane Bashkise Durres, me vendimin nr.857, date 16.05.1995, nga prona e permendur me lart, ka vendosur t’i ktheje te paditurve (me cilesine e trashegimtareve ligjore te ish pronarit Bahri Kerçova), truallin me siperfaqe 2464 m2 si truall i lire, i ka njohur te drejten e parablerjes per tre objekte shteterore qe ndodheshin mbi nje siperfaqe 5 000 m2 te kesaj prone dhe, ka vendosur kompensimin per diferencen.

35

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Me vendim nr.197, date 23.01.1996 te Gjykates se Rrethit Durres dhe vendimin nr.1717, date 13.02.1996 te po kesaj gjykate, per interpretimin e plotesimin e vendimit te pare gjyqesor, ka ndryshuar pjeserisht vendimi i KKK te Pronave qe ka dale ne favor te te paditurve, duke u vendosur kthimi i siperfaqes 5 000 m2 si truall i lire, njohja e te drejtes se parablerjes per 5 objektet shteterore, qe ndodhen mbi siperfaqen 5 000 m2 ish prone e trashegimlenesit, duke u percaktuar sakte specifikat e secilit objekt dhe kompensimi per diferencen.

Pas kesaj, te paditurit duke gezuar te drejten e parablerjes, kane blere 5 objektet e permendura me lart, nga ndermarrja perkatese dhe AKP Dega Durres, me shtate kontrata shitblerjeje, te gjitha te dates 07.05.1996.

Me pas, disa objekte, me 15.05.1996 i jane shitur nga te paditurit secilit prej personave te trete.

Nga ana tjeter, me kerkesen e babait te paditesave, Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1327, date 18.04.1996 ka leshuar deshmine e trashegimise se trashegimlenesve Bahri e Syme Kerçova, duke e percaktuar ate (Rexhep Arapin) si trashegimtar ligjor te vetem te tyre.

Siç del nga pjesa arsyetuese e ketij vendimi, me vdekjen e trashegimlenesit Bahri, trashegimtare ligjore e vetme e radhes se pare te tij ishte bashkeshortja e tij Syme Kerçova (meqenese bashkeshortet nuk kane pasur femije).

Ajo ka patur vetem dy motra, Xhemile Arapin (gjyshen e paditesave) qe kishte vdekur ne vitin 1975 dhe Feride Skilen qe kishte vdekur me 21.04.1989, qe nuk rezultonte te kishte lene trashegimtare ligjore te radhes se pare dhe te dyte.

Ne keto kushte, gjykata ka arritur ne konkluzionin se trashegimtar i vetem ligjor i trashegimleneses Syme (i radhes se trete) eshte djali i motres se paravdekur te saj, Rexhep Arapi (babai i paditesave).

Ky i fundit (me vone, meqenese ka vdekur gjate gjykimit eshte bere zevendesimi procedurial i tij me paditesat) me padine objekt gjykimi ka kerkuar:

- Dorezimin e pasurise trashegimore te permendur me lart, te trashegimlenesit Bahri Kerçova qe mbahet padrejtesisht nga te paditurit.

- Konstatimin e pavlefshem te shtate kontratave te shitblerjes se dates 07.05.1996, midis te paditurve nga njera ane me cilesine e bleresit dhe nga ana tjeter Ndermarrja dhe AKP–ja me cilesine e shitesit.

Me pas, mbi bazen e orientimeve te lena nga gjykata e apelit dhe Gjykata e Larte, kur kane kthyer çeshtjen per rigjykim, eshte shtuar objekti i padise me kerkimet:

- Anullimin e vendimit te KKK te Pronave qe ka dale ne favor te te paditurve, te ndryshuar pjeserisht me vendimet gjyqesore.

36

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Konstatimin e pavlefshem te deshmise se trashegimise qe ka dale ne favor te te paditurve.

- Detyrimin e te paditurve t’i njohin paditesat si trashegimtare te vetem dhe pronare te pasurise se lene nga Syme Kerçova, si trashegimtare e Bahri Kerçoves.

- Konstatimin e pavlefshem te kontratave te shitblerjes se objekteve, te dates 15.05.1996, midis te paditurve me cilesine e shitesit dhe personave te trete me cilesine e bleresit.

Gjate gjykimit, te paditurit , ne kuadrin e prapsimeve, kane pretenduar se:1. Paditesat nuk legjitimohen te ngrejne padine objekt gjykimi. Nuk

eshte e vertete qe bashkeshortja e xhaxhait te tyre, Syme Kerçova, ka qene moter me Xhemile Arapin (gjyshen e paditesave) si dhe Feride Skilen. Kete lidhje mund ta vertetoje vetem çertifikata e perberjes familjare, ne periudhen e vajzerise se tyre.

a. Nga çertifikatat e vdekjes se tyre rezulton se:- e ndjera Syme ka qene bija e Brahimit dhe e Havase,

datelindja 10.07.1900.- e ndjera Xhemile Arapi ka qene e bija e Ibrahimit dhe

e Havase, datelindja 15.05.1895.- e ndjera Feride Skilja, ka qene e bija e Ibrahimit dhe e

Havase, datelindja 12.03.1895. Pra nga çertifikatat e vdekjes se administruara ne dosje del se atesia e tyre nuk eshte e njejte. Gjithashtu diferenca e moshes midis dy motrave Xhemile Arapit dhe Feride Skiles del me pak se 9 muaj, gje qe eshte e pamundur.

b. Nga çertifikata e perberjes familjare e te ndjeres Syme, sipas regjistrimit te vitit 1945, ajo figuron e vetme ne perberje familjare, me mbiemer Dollaku, e çkurorezuar.

c. Sipas çertifikatave te martesave ka rezultuar se:- Feride Skilja eshte e bija e Ibrahim Hoxhollit dhe

Hava Hoxhollit, datelindja 11.03.1895.- Syme Dollaku (keshtu e ka patur mbiemrin ne

momentin e marteses) eshte e bija e Brahim Dollakut dhe e Hava Merhoxhes, datelindja 10.07.1900.

ç. Deri ne momentin qe eshte ngritur padia, ne nuk e kemi njohur fare babain e paditesave.2. Xhaxhai me bashkeshorten dhe te paditurit se bashku me prindet e

tyre, kane qene nje familje bujqesore.Ata kane ardhur si emigrante nga Rumania, kane banuar ne te njejten shtepi

ne Shkozet - Durres, dhe jane marre me bujqesi, ne token bujqesore qe i eshte

37

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

dhene me kredi nga shteti. Te paditurit kane banuar me familjen e xhaxhait edhe pas vdekjes se babait te tyre, ne vitin 1947.

Sipas te paditurve, meqenese xhaxhai i tyre, Bahri Kerçova ka qene kryetari i familjes bujqesore, toka eshte regjistruar ne emer te tij.

Ne lidhje me kete pretendim ata kane paraqitur dokumenta te leshuara nga Arkivi Shteteror, midis te cilave:

- Nje lutje e babait te tyre, Ferit Kerçova, me 23.06.1939, drejtuar Ministrise se Brendshme, per te kerkuar pagimin e qirase nga shteti per shtepine. Ne te ai thote "kam nje kohe te gjate qe kam ardhur nga Rumania, e deri me sot kam jetue me vellain tim ne Shkozet te Durresit, me nji dhome pothuaj 15 fryme bashke dhe jemi tue vujt si ma keq". - Shkresa e prefektit, me te cilen eshte miratuar çelja e nje kredie, per sigurimin e ushqimit te babait te te paditurve, per periudhen 1938 - 1939.

Sipas paditesave, meqenese kemi te bejme me regjimin e nje familjeje bujqesore, ne baze te nenit 60 te ligjit "Per trashegimine", me vdekjen e njerit prej anetareve te familjes bujqesore, nuk çelet per te deshmia e trashegimise, por pasuria kalon tek anetaret e tjere te familjes bujqesore. Deshmia e trashegimise çelet kur vdes anetari i fundit i saj.

Ne lidhje me pretendimin per ekzistencen e familjes bujqesore, paditesat kane paraqitur çertifikata te perberjes familjare te xhaxhait te te paditurve dhe te familjes se ketyre te fundit. Sipas çertifikatave, per periudhen e pretenduar dy familjet nuk kane qene ne te njejten perberje familjare, dhe familja e te paditurve, qe nga 1923 - 1942 ka banuar ne Berat.

Gjykata e shkalles se pare Durres me vendimin nr. 272, date 26.02.1998 ka vendosur:

Te njohe trashegimtare ligjore te trashegimlenesit Bahri Hysen Kerçova te ndjeren Syme Brahim Kerçova dhe trashegimtare ligjore te saj, paditesin Rexhep Hamit Arapin.

Detyrimin e te paditurve Majmine Kerçova, Agim Kerçova, Meliha Kerçova dhe Adriana Kerçova te njohin pronar paditesin Rexhep Hamit Arapi per siperfaqen e truallit 12 500 m2, te ndodhur ne Lagjen nr. 14 Shkozet - Durres, duke patur te drejten e parablerjes mbi objektet qe ndodhen mbi kete siperfaqe.

Detyrimin e te paditurve Majmine Kerçova, Agim Kerçova, Meliha Kerçova e Adriana Kerçova t’i dorezojne paditesit Rexhep Hamit Arapi, pasurine trashegimore nje truall me siperfaqe 2464 m2, me kufizimet perkatese.

Konstatimin e pavlefshmerise se kontratave te shitblerjes nr.3357/652, 3359/654, 3358/653, 3356/651, 3662/657, 3661/656 dhe 3360/655, date 07.05.1996.

38

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Konstatimin te pavlefshme te kontratave te shitblerjeve ndermjet personave te trete.

Kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.Arsyetimi: Gjykata ne percaktimin e trashegimtareve te trashegimlenesit Bahri e Syme

Kercova duke ju referuar nenit 106 te Kodit Civil te vitit 1981, ka arritur ne konkluzionin se pas vdekjes se trashegimlenesit Bahri Kerçova, trashegimtare ligjore mbetet Syme Kerçova, ndersa trashegimtar ligjor i kesaj te fundit mbetet nipi i saj Rexhep Arapi (babai i paditesave).

Familja e Bahri Kerçoves dhe familja e te paditurve, kane qene dy familje me vete. Pra nuk jemi para regjimit te familjes bujqesore te pretenduar nga paditesi.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 181, date 16.06.1998 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr. 272, date 26.02.1998 te Gjykates se rrethit Durres.Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Rexhep Arapi duke u detyruar te

paditurit Majmine Kerçova, Meliha Kerçova, Agim Kerçova, qe t’i kthejne paditesit ½ e pasurise trashegimore te lene nga trashegimlenesi Bahri Kerçova.

Rrezimin e padise se paditesit Rexhep Arapi per te konstatuar te pavlefshme kontratat e shitblerjes nr. 3357/652, 3359/654, 3358/653, 3356/651, 3662/657, 3661/656 dhe 3360/655 te gjitha date 07.05.1996 dhe çdo veprim tjeter juridik te rrjedhur prej tyre.

Arsyetimi:Ne ligjin nr. 8115 date 29.03.1996 "Per perjashtim te parashikuar ne

rregullat per trashegimine ligjore", sipas Kodit Civil te miratuar ne ligjin nr. 6340 date 26.06.1981, percaktohet se: "per pasurite qe kthehen sipas ligjit nr. 7698 date 15.04.1993, krahas bashkeshortit pasjetues thirren si trashegimtare vellezerit dhe motrat ose trashegimtaret e tjere te tyre te thirrur me perfaqesim. Ne kete rast bashkeshorti pasjetues merr ½ e trashegimit".

Bazuar ne sa me siper, arrihet ne konkluzionin se paditesave i takon gjysma e pasurise trashegimore te trashegimlenesit Bahri Kerçova po ashtu dhe te paditurve Kerçova.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr. 1480 date 15.12.1998 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.272, date 26.02.1998 te Gjykates se shkalles se pare Durres dhe vendimit nr. 181, date 16.06.1998 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Durres, por me tjeter trup gjykues.

Arsyetimi:- Te paditurit kane fituar pronesine me vendim perkates te KKK te

Pronave. Paditesi duke patur pretendime pronesie vetem per vete

39

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

kerkon dorezimin e pasurise trashegimore. Ne fakt, kjo duhej te ishte pjese e padise me te cilen do te goditej akti qe ka njohur pronesine e te paditurve, vendimi i KKK te Pronave, i cili duhej te ishte objekti kryesor i padise. Pa u anulluar ky vendim nuk mund te behet fjale per kalime te tjera pronesie.

- Ligji nr. 8115 date 29.03.1996, ku mbeshtetet gjykata e apelit ne dhenien e vendimit, eshte shfuqizuar me vendim nr. 11 date 21.05.1997 te Gjykates Kushtetuese.

- Gjykata gjate rigjykimit, duhet te analizoje dhe verifikoje te gjitha pretendimet e ngritura nga palet ne seance gjyqesore dhe ankimet e bera ndaj tyre.

- Lidhur me poziten e personave te trete, duhet te vleresoje drejt dhe kushtet e zbatimit ne favor te tyre te nenit 350/1 te Kodit Civil, pasi siç kane pranuar dhe gjykatat, ata kane qene ne mirebesim, ne kryerjen e veprimeve juridike te kalimit te pronesise.

Gjate rigjykimit, trupi gjykues ne gjykaten e shkalles se pare, ka bere kqyrje te regjistrave te Zyres se Gjendjes Civile nga ka rezultuar:

- Nuk ekziston çertifikata e trungut familjar te Syme Kerçoves, ne momentin e vajzerise (nga kjo do te dilte lidhja e saj me Xhemile Arapin dhe Feride Skilen).

Permbajtja e çertifikatave te marteses, te administruara ne dosje, perputhet me te dhenat e regjistrit te martesave ne vitin 1958.

Gjykata e shkalles se pare Durres me vendimin nr. 1467, date 24.11.2000 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.Arsyetimi: Paditesat nuk jane trashegimtare te ish pronarit Bahri e Syme Kerçova, per

rrjedhoje padia duhet te rrezohet per mungese te legjitimitetit aktiv. Mungon çertifikata e perberjes familjare, si i vetmi akt zyrtar qe provon lidhjen familjare te paditesave me trashegimlenesit.

Gjykata e apelit, ka bere perseri kqyrje te regjistrave ne Zyren e Gjendjes Civile. Aty kane kqyrur nje regjister te vitit 1923, i emertuar "Mbretnia Shqiptare e Myslymaneve Jevgj". Sipas procesverbalit te kqyrjes, pergjegjesja e Zyres se Gjendjes Civile ka sqaruar se ky regjister nuk eshte zyrtar, dhe nuk leshohet asnje akt zyrtar bazuar ne te.

Sipas ketij regjistri: Gjyslyme Haxholli, e bija e Ibrahimit dhe e Vajes, datelindja 1901, e shoqja

e Faik Dyryzit, e martuar. Me pas shenohet, ka ikur ne Shijak tek Liman Rexhep Dollaku.

40

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Feride Haxholli, e bija e Ibrahimit dhe e Havase, gruaja e dyte e Sadik Skiles, datelindja 1985.

Xhemile Haxholli, e bija e Ibrahimit dhe e Havase, e shoqja e Hamit Halilit, datelindja 1900.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.292, date 06.06.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1467, date 24.11.2000 te Gjykates se shkalles se

pare Durres.Konstatimin e pavlefshem te deshmise se trashegimise nr.224, date

15.03.1994, si te paligjshme.Te njohe trashegimtare ligjore te trashegimlenesit Bahri Hysen Kerçova, te

ndjeren Syme (Gjylsyme) Ibrahim Kerçova dhe trashegimtar ligjor te te ndjeres Syme (Gjylsyme) Ibrahim Kerçova te njohe te ndjerin Rexhep Hamit Arapi.

Ndryshimin e vendimit nr.857, date 16.05.1995 te KKK te Pronave prane Bashkise Durres te anulluar pjeserisht me vendimin nr.197, date 23.01.1996 te Gjykates se shkalles se pare Durres dhe te interpretuar me vendimin e Gjykates se shkalles se pare Durres nr.1717, date 13.02.1996, vetem per pjesen qe njihen pronare dhe percaktohen te drejtat e tjera per te paditurit Kerçova, duke ju njohur keto te drejta trashegimtarit te Bahri Hysen Kerçoves dhe Syme (Gjylsyme) Kerçoves, te ndjerit Rexhep Hamit Arapi.

Detyrimin e te paditurve Majmine Kerçova, Agim Kerçova, Meliha Kerçova e Adriana Kerçova te njohin pronare trashegimtaret e te ndjerit Rexhep Hamit Arapi per siperfaqen e truallit prej 12 500 m2, i ndodhur ne Lagjen nr.14, Shkozet - Durres, duke pasur te drejten e parablerjes per objektet qe ndodhen mbi kete siperfaqe, me kufizimet perkatese.

Detyrimin e te paditurve Majmine Kerçova, Agim Kerçova, Meliha Kerçova dhe Adriana Kerçova t’i dorezojne trashegimtareve te Rexhep Arapit siperfaqen prej 5 000 m2 si truall te lire.

Konstatimin te pavlefshem te kontratatave te shitjes nr.3357/652, 3359/654, 3358/653, 3356/651, 3662/657, 3661/656 dhe 3360/655 date 07.05.1996 te lidhura ndermjet te paditurve Kerçova dhe Ndermarrjes Industriale Kepuce Goma Durres.

Konstatimin te pavlefshem te kontratave te shitblerjes ndermjet personave te trete Jordan Misja, Qemal Rahi, Manushaqe Saliaj dhe Majmine Kerçova, Agim Kerçova, Meliha Kerçova dhe Adriana Kerçova nr.3426/674, date 14.05.1996, nr.3457/686; 3658/687; 3358/653, date 15.05.1996 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

Arsyetimi: Nga teresia e provave u vertetua se Rexhep Arapi eshte djali i motres se te

ndjeres Syme Kerçova, si dhe trashegimtari i vetem ligjor i saj.

41

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Te paditurit duke qene femijet e vellait te paravdekur te ish pronarit Bahri Kercova, ne baze te nenit 20 e vijues te Drekretit nr.1892, date 05.07.1994 te ndryshuar me ligjin nr.3169, date 26.10.1960, nuk bejne pjese fare ne rrethin e trashegimtareve ligjore. Pra ligji i kohes nuk i njeh trashegimtare femijet e vellait te paravdekur.

Ne keto kushte deshmia e trashegimise qe ka dale ne favor te te paditurve konstatohet e pavlefshme.

Per pasoje, paditesat duhet te perfitojne te drejtat e dhena me vendimin e KKK te Pronave objekt gjykimi, me ndryshimet e bera nga gjykata.Po ashtu dhe kontrata e shitblerjes se objekteve ne favor te te paditurve dhe me pas ne favor te personave te trete, duhet te konstatohen te pavlefshme.

Sipas gjykates se shkalles se pare nuk vertetohet qe Feride Skilja, Xhemile Arapi dhe Syme Kerçova te jene motra e mbi kete baze eshte rrezuar padia e paditesave. Sipas gjykates se apelit vertetohet qe Syme Kerçova, Xhemile Arapi dhe Feride Skilja jane motra e per rrjedhoje paditesat, trashegimtaret e Xhemile Arapit, jane trashegimtare te vetem te te gjithe pasurise te lene nga Bahri Kerçova dhe Syme Kerçova e mbi kete baze jane pranuar te gjitha kerkimet e padise se paditesave.

Per zgjidhjen e drejte te ceshtjes eshte e nevojshme te sqarohet nese Xhemile Arapi eshte apo jo moter me Syme Kerçoven. Nga pranimi ose mospranimi i ketij fakti ndervaren zgjidhja e te gjitha kerkimeve te parashtruara ne kerkese dhe gjate gjykimit.

Nese Xhemile Arapi eshte apo jo moter me Syme Kerçoven duhet te dale nga analiza e provave (neni 10, 20, 29, 126 dhe 310 te K.Pr.Civile). Provat e administruara ne zbatim te nenit 213 e vijues te Kodit te Procedures Civile duhet te analizohen me rradhe nese jane akte zyrtare apo private, shkresa zyrtare, te thjeshta apo private dhe cila eshte fuqia provuese e tyre vetem analiza ligjore e provave te paraqitura nga palet dhe te marra tek te tretet, do te çoje ne nje zgjidhje te drejte mosmarreveshjen objekt gjykimi. Ne kete fryme duhet te analizohet edhe regjistri i myslimaneve. Cfare eshte ky regjister akt zyrtar apo akt privat, shkrese e thjeshte apo shkrese private. Ky regjister perben prove te plote apo jo. Cila eshte fuqia provuese e ketij regjistri. Harmonizohen te dhenat e ketij regjistri me provat e tjera apo vijne ne kundershtim me ato. Arsyetimi si me siper (neni 310/II – 1 te K.Pr.Civile) do ta orientoje gjykaten per menyren e zgjidhjes se ceshtjes nese kerkimet e pretenduara nga paditesit duhen pranuar apo rrezuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te Kodit te

Procedures Civile,

42

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.292, date 06.06.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.02.2003

MENDIMI I PAKICËSNdryshe nga shumica, kemi mendimin qe vendimi i Gjykates se Apelit

Durres, duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Durres.

Gjykata e shkalles se pare, ne zgjidhjen e konfliktit ka zbatuar drejt ligjin dhe ka vleresuar drejt provat e administruara ne gjykim.

Ne gjykimin e ceshtjes, ajo ka patur parasysh edhe detyrat e vena nga Gjykata e Larte, prandaj nuk ka arsye qe ceshtja te kthehet perseri per rigjykim prane Gjykates se Apelit Durres.

Nikoleta Kita Metush Saraçi

43

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 1931/527 i Regj. ThemeltarNr. 448 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.02.2003 dhe 27.02.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËSA: ZOGRAFA, ATHANAS, ANASTAS DHE NIKOLLA BUNECI, perfaqesuar nga av. Arqile Nini.

TË PADITUR: ASAMBLEJA SHPIRTERORE KOMBETARE E BAHAJVE, perfaqesuar nga av.Ardian Nuni.“NDERALB” sh.p.k., ne mungese. “BARLETI” sh.p.k., ne mungese.KRISTAQ PREMTI, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Detyrim shperblim demi dhe fitimin e munguar.

Baza ligjore: Nenet 608 dhe 640 te Kodit Civl.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2560, date 26.06.1998 ka vendosur:

44

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pranimin e padise, detyrimin e te paditurve te pergjigjen solidarisht per demin e shkaktuar paditesave ne masen 1.264.437 leke secili dhe detyrimin e tyre te permbushin detyrimin ndaj tyre ne masen 1.350 USD secili.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1179, date 20.10.1999 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit te mesiperm ne kete menyre: - Detyrimin e pales se paditur, Asamblese shpirterore Kombetare te Bahajve te Shqiperise te shperbleje paditesat per demin e shkaktuar ne demtimin e baneses, ne shumen 2.214.000 leke.Detyrimin e pales se paditur Asambleja shpirterore e Bahajve te demshperbleje paditesin Anastas Buneci me 1.410.320 leke e 4.800 USD, paditesin Nikolla Buneci me 376.250 leke, paditesin Athanas Buneci me 299.460 leke qe perfaqesonte qira banese, shpenzime hoteli dhe demtime orendish shtepiake (gjithsej 4.300.030 leke dhe 4.800 USD).Rrezimin e kerkese padise per te paditurit e tjere, si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Ceshtja eshte kthyer per rishqyrtim nga Gjykata e Larte me vendimin nr.504, date 13.04.2001.

Gjykata e Apelit me vendimin nr.1250, date 01.11.2001 ka vendosur:Detyrimin e pales se paditur A.SH.K.Bahajve te shperbleje paditesat per demin e baneses ne shumen 2.214.000 leke.Detyrimin e A.SH.K.Bahajve te demshperbleje paditesin Anastas Buneci ne shumen 1.410.320 leke per qira banese, shpenzime hoteli, demtim orendish shtepiake.Detyrimin e A.SH.K.Bahajve te demshperbleje paditesin Nikolla Buneci ne shumen 376.250 leke e 4.800 dollare amerikane, per qira banese, shpenzime hoteli dhe demtim orendish shtepiake.Detyrimin e A.SH.K.Bahajve te demshperbleje paditesin Athanas Buneci ne shumen 299.460 leke vleren e orendive shtepiake te demtuar. Rrezimin e kerkese - padise per te paditurit e tjere.

Kunder vendimit te apelit ka ushtruar rekurs A.SH.K.Bahajve duke parashtruar si me poshte:

- Te dy vendimet jane te pabazuara ne prova dhe ne ligj.- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar detyrat e vena nga Gjykata e Larte per te

percaktuar shkakun e ardhjes se demit.

45

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Nga ana e gjykates nuk eshte mbajtur parasysh fakti se sipas vendimit te Kom.Ekzekutiv nr.11, date 17.02.1989 banesa ka qene 100 % e amortizuar.

- Gjykata nuk ka patur parasysh edhe mendimin e eksperteve, per konstruksionin e godines dhe skema e saj pa mure rrethore, qe mund te kete sherbyer si shkak per shembjen e saj.

- Gjykata e apelit ka shkelur rende rregullat procedurale, duke zhvilluar gjykimin ne mungesen tone pa na njoftuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e pales paditese qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te

gjykates se apelit, perfaqesuesin e te paditurit BAHAI qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e padise, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Vendimi nr.1250, date 01.11.2001 i Gjykates se Apelit Tirane, i marre pas

kthimit te ceshtjes per rishqyrtim nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Gjithashtu rezulton se gjykata e apelit nuk i ka zbatuar teresisht detyrimet e lena nga Gjykata e Larte ne vendimin e saj nr.504, date 13.04.2001.

Sipas nenit 493/2 te K.Pr.Civile, “Detyrat e lena nga Gjykata e Larte jane te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton ceshtjen, e cila, pasi zbaton keto detyra, vendos sipas bindjes se saj”.

Po keshtu, sipas nenit 486 te K.Pr.Civile, “Udhezimet dhe konkluzionet e Gjykates se Larte jane te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton ceshtjen”.

Gjykata e Larte ne vendimin nr.504, date 13.04.2001 ka arritur ne perfundimin qe nuk eshte percaktuar se cili eshte shkaku i vertete i shembjes se baneses se paditesave. Lidhja shkakesore midis veprimit (mosveprimit) te kunderligjshem e me faj te subjektit qe mendohet se eshte shkaktar i demit dhe vete demit te ardhur, eshte element i domosdoshem i pergjegjesise civile per shperblimin e demit jashte kontraktor.

Gjykata e Larte ka kerkuar ne funksion te ketij qellimi kryerjen e nje ekspertimi te ri, gje qe kerkon ne perfundim te tij, vleresimin e te dhenave te ketij ekspertimi te ri me te dhenat e ekspertimeve te mepareshme, ballafaqim te eksperteve midis tyre dhe me ndertuesit e objektit te pales se paditur BAHAI, si dhe rivleresim ne teresi te te gjitha provave, duke perseritur gjykata e apelit hetimin gjyqesor te ceshtjes, ne zbatim te kerkeses se nenit 465/2 te K.Pr.Civile.

46

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e apelit ne rigjykim ka urdheruar nje ekspertim te ri teknik dhe ka thirrur dy eksperte, te cilet nuk u jane pergjigjur ne menyre te pavarur pyetjeve te paleve e te trupit gjykues rreth shkakut te shembjes se menjehereshme dhe te teresishme te baneses se paditesave me daten 06.01.1997, por ata kane perseritur konkluzionet e eksperteve te meparshem te pyetur nga gjykata e shkalles se pare, duke e konsideruar ekspertizen e tyre si dokumentin me profesional ne fushen e konstruksionit dhe aktin me te plote dhe me te argumentuar teknikisht.

Gjykata e apelit ishte e detyruar te pergatiste vete pyetje per ekspertet rreth shkakut te shembjes se nderteses se pales paditese, si dhe te kerkonte edhe nga palet paraqitjen e pyetjeve te tilla. Ne menyre te vecante ajo ishte e detyruar te therriste ne gjykim inxhinieret zbatues te punimeve te firmave ndertuese NDERALB-sh.p.k. dhe BARLETI-sh.p.k., te kerkonte ne forme procedurale deshmite e tyre, si dhe t`i ballafaqonte me ekspertet.

Gjate gjykimeve te mepareshme eshte pretenduar se rrezimi i baneses se paditesave ka qene i menjehershem me date 06.01.1997 d.m.th. nje vit e gjysem pasi ndertimi i nderteses se pales se paditur ka arritur kuoten “00” nga firma NDERALB-sh.p.k. Lidhur me kete moment duhet te hetohet se kur ka filluar rreshqitja e themeleve te nderteses se paditesave dhe sa kohe mund te zgjase procesi qe nga momenti i fillimit te rreshqitjes deri ne shembjen e plote te nderteses. Gjithashtu, ne qofte se konkludohet se shkaku qe ka sjelle shembjen eshte germimi ne afersi dhe poshte themeleve te nderteses se paditesave, atehere eshte e domosdoshme te percaktohet ne se ky eshte shkaku i vetem i shembjes, apo per shembjen kane ndikim te drejtperdrejte edhe shkaqe te tjera si konstruksioni i paqendrueshem i nderteses, vjetersia e nderteses dhe shkalla e larte e amortizimit te saj etj., apo edhe ndonje shkak tjeter.

Gjithashtu, element i domosdoshem i pergjegjesise per shperblimin e demit jashte kontraktor eshte edhe vete masa e demit te shkaktuar (vleresimi i tij).

Gjate gjykimit te meparshem ne apel eksperti ka parashtruar tre variante te vleresimit te demit qe i eshte shkaktuar nderteses. Gjykata ka marre njerin variant pa arsyetuar pse ka marre pikerisht kete variant dhe pse ka perjashtuar dy te tjeret. Ne qofte se vleren nderteses ia rrit vendosja e saj ne qender te Tiranes, d.m.th. vlera e truallit ne kete zone, atehere per kete mund te parashtrohet edhe kunder argumenti qe trualli eshte ne vend dhe vlera e tij, te pakten nuk zvogelohet. Pala e paditur BAHAI ka pretenduar nje vlere shume te ulet te nderteses pa truallin, duke u nisur nga vjetersia e saj, konstruksioni i ndertimit me qerpic dhe shkalla e amortizimit 100%. Per kete ka kerkuar te merret e te vleresohet si prove vendimi nr.11, date 17.02.1989 i ish Komitetit Ekzekutiv te K.P.te Rrethit Tirane “Per shpronesim prona vetjake per nevoja shteterore” se bashku me anekset shoqeruese, ku rezulton se banesa e paditesave ka qene e amortizuar 100%.

47

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Per marrjen dhe vleresimin e kesaj prove shkresore ka lene detyre edhe Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne vendimin nr.504 date 13.04.2001, por kjo detyre e Gjykates se Larte nuk eshte zbatuar, duke u shkelur kerkesat e ligjit procedural.

Kjo detyre duhet te zbatohet ne rigjykimin e ceshtjes duke u marre kjo prove proceduralisht dhe duke u vleresuar se bashku me provat e tjera.

Te dy gjykatat e faktit ne shumen e detyrimit te pales se paditur BAHAI kane perfshire edhe demin qe u eshte shkaktuar paditesave nga pagimi i qirase te banesave, si dhe te pagesave te dhomave te hotelit ku kane banuar pas shembjes se baneses se tyre. Ne kete pjese te dy vendimet nuk bazohen ne analizen e kritereve ligjore qe e kualifikojne kete lloj demi si dem jashtekontraktor, ne gjetjen e kritereve te pershtateshme per vleresimin e ketij demi, si dhe ne analizen e provave te paraqitura nga pala paditese. Ne kete pjese vendimet jane te pa arsyetuara.

Ne dosje ndodhet nje dokument shkresor, sipas te cilit Bashkia e Tiranes ka marre persiper shpenzimet e strehimit te paditesave ne hotel per nje periudhe te caktuar, duke pasur te drejte ne te njejten kohe ta kompensoje shumen perkatese me padi regresi ndaj shkaktareve te demit.

Nese ky fakt eshte i vertete, atehere te dy gjykatat kane gabuar qe kane detyruar per kete shume palen e paditur ndaj paditesave, sepse i njejti detyrim nuk mund te shlyhet dy here.

Gjithashtu gjykata eshte e detyruar te percaktoje ne raste te tilla edhe kohezgjatjen e ketij detyrimi periodik per te ardhmen d.m.th. nga koha e shkaktimit te demit deri ne kohen qe ky detyrim nuk duhet te vazhdoje me. Per kete duhet te vendosen kritere te pershtateshme e te arsyeshme.

Gjithashtu, per demin e shkaktuar, gjykata duhet te hetoje edhe ne drejtim te fajesise se perzier d.m.th. nese vete paditesat kane pasur mundesi per te bere perpjekjet e duhura per te shmangur demin ose per ta pakesuar ate.

Ne te dy gjykatat, si ne shkalle te pare edhe ne apel, eshte vene ne diskutim problemi i legjitimimit te te paditurve. Gjykata e shkalles se pare ka legjitimuar si te paditur, krahas Asamblese Shpirterore Kombetare te BAHAJ -ve edhe dy shoqerite ndertuese, si dhe projektuesin e ndertimeve, duke i detyruar te kater te paditurit bashkerisht, me arsyetimin se te kater e kane shkaktuar demin me veprime te perbashketa te fajshme e te kunderligjshme.

Ndersa gjykata e apelit i ka perjashtuar te paditurit e tjere duke detyruar A.SH.K.B. ta shperbleje e vetme demin. Ne arritjen e ketij perfundimi gjykata e apelit eshte mbeshtetur ne interpretimin qe i ka bere nenit 623 te Kodit Civil.

Sipas kesaj dispozite, “Pronari i nje ndertese ose i nje ndertimi eshte pergjegjes per demet e shkaktuara nga te metat e cdo ves tjeter qe ka lidhje me ndertimin ose me mirembajtjen e tyre.

48

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Por pronari i nderteses ose i ndertimit ka te drejte t`u kerkoje personave pergjegjes ndaj tij, te shperblejne demet qe ka pesuar”.

Sipas dispozites se mesiperme pergjegjesia e pronarit te nderteses (apo ndertimit), qe ne rastin ne shqyrtim eshte A.SH.K.B., eshte nje nga llojet e pergjegjesise objektive per deme te shkaktuar nga te tretet, qe jane ndertuesit, me te cilet ka lidhur nje kontrate sipermarrjeje. Megjithate, paragrafi i dyte i nenit 623 te kodit Civil, i sipercituar, lejon padine e regresit ndaj shkaktuesve te vertete te drejtperdrejte te demit. Mirepo, kjo mund te realizohet proceduralisht edhe ne gjykimin e filluar nepermjet denoncimit te padise. Neni 192 i K.Pr.civile e lejon nje gje te tille. Sipas kesaj dispozite, “Secila pale mund te therrase ne gjykimin e ceshtjes nje person me te cilin mendon se e ka te perbashket ceshtjen ose nga i cili mund te kerkohet nje garanci ose shperblim qe lidhet me perfundimin e ceshtjes”.

Eshte e vertete qe personi i trete mund te thirret deri sa nuk ka perfunduar gjykimi i ceshtjes ne shkalle te pare (neni 192/3 K.Pr.civile), por, ne rastin ne shqyrtim, keta persona jane thirrur ne shkalle te pare si te paditur, madje eshte vendosur prej kesaj gjykate edhe detyrimi i tyre ndaj paditesave. Duke qene se gjykata e shkalles se pare ka pranuar se ata e kane te perbashket ceshtjen me te paditurin kryesor, A.SH.K.Bahai, kjo e fundit legjitimohet te kerkoje prej tyre nje garanci ose shperblim qe lidhet me perfundimin e ceshtjes (ne qofte se e humbet ceshtjen) dhe qe nuk mund te kaloje detyrimin e vendosur nga gjykata ne favor te paditesave.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Cvile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.1250, date 01.11.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me27.02.2003

49

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2027/587/19 i Regj. ThemeltarNr. 452 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 27.2.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.2027/587/19 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : SHOQERIA “STANDA” sh.p.k. me administrator Nuri Kulla, perfaqesuar me prokure nga av. V.Tusha

I PADITUR : SHOQERIA ANONIME “BUKA”, perfaqesuar me prokure nga av.Alma Çami.

OBJEKTI I PADISË :Detyrim per kthim shume

si rrjedhoje e demit te shkaktuar.Baza Ligjore : Nenet 608 dhe vijues te Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.1818, date 8.6.1999, ka vendosur:

Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr.1283, date 16.11.1999, ka vendosur :

50

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Prishjen e vendimit nr.1818, date 8.6.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ne rigjykim, me vendimin nr.650, date 26.2.2001, ka vendosur:

Pranimin e padise.Detyrimin e shoqerise anonime “Buka” t’i ktheje pales paditese shumen prej 6.611.860,40 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.513, date 30.4.2001, ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit nr.650, date 26.2.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt rrezimin e padise se shoqerise “Standa” sh.p.k. Tirane si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile ka ushtruar rekurs pala paditese Shoqeria “Standa” sh.p.k., i cili kerkon prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Me fakte dhe dokumenta provohet ne menyre te plote se paditesi ka lene ne magazinim te te paditurit sasine e mallit te pretenduar, mall i cili nga mosruajtja eshte vjedhur.

- Nuk ka asnje shkak ligjor per te erresuar apo mohuar veprimet juridike te kryera pasi dokumenti eshte i plote dhe konform ligjit.

- Veprimet e mesiperme jane fiksuar ne proces verbale dhe eshte fakt qe nuk eshte djegur asnje magazine e te paditurit pervec arkives.

- Gjykata e apelit nuk u ka bere provave nje studim te plote dhe te gjithanshem, por i ka pare ato ne menyre te njeanshme dhe me skepticizem te madh.

- Pretendimi i ngritur ne padi se paditesi duhej te kishte bere nje vertetim fakti juridik per te provuar demin, eshte haptazi e pambeshtetur, ne kushtet kur mallin e kam depozituar.

- Demi ka ndodhur per faj te te paditurit i cili ka braktisur vendin e punes dhe magazinen ku ruhej malli. Gjykata ne kundershtim me ligjin e klasifikon demin si rast fator, pa asnje te drejte dhe argument bindes. Veç kesaj, vendimi gjyqesor bie ndesh dhe me praktiken gjyqesore.

51

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani, pasi degjoi

perfaqesuesen e paditesit av. Vitore Tusha, e cila kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesen e te paditurit av. Alma Çami, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, pasi degjoi dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.513, date 30.4.2001, me te cilin eshte

ndryshuar vendimi nr.650, date 26.2.2001 i Gjykates se Rrethit Tirane dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt eshte vendosur rrezimi i padise se shoqerise “Standa” sh.p.k. Tirane, nuk eshte i mbeshtetur ne ligj.

Sikurse rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje, mes paleve ne gjykim, ne date 5.3.1997 eshte lidhur nje kontrate depozite me shperblim. Sipas kesaj kontrate, paditesi ka te drejten te magazinoje ne ambientet e te paditurit mallrat ushqimore oriz dhe makarona, kundrejt pageses, ndersa i padituri merr persiper detyrimin per ruajtjen e magazines nga jashte duke mos lejuar hapjen me dhune te saj dhe ne rast vjedhje nga jashte, prishje te murit, hapje me force etj, t’i shlyeje paditesit vleren e mallit me çmimin e shitjes se aplikuar.

Duke pretenduar se ne daten 13.3.1997, si rezultat i sulmit te personave te armatosur, i eshte vjedhur nje sasi malli me vlere rreth 6.822.000 leke, me padine ne gjykim, paditesi, ka kerkuar detyrimin e te paditurit ta shperbleje per demin e shkaktuar si rezultat i mos ruajtjes se mallit.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, duke arsyetuar pabazueshmerine e prapesimeve te te paditurit se ate dite ka ndodhur rremuja dhe s’kishin mundesi ta ruanin mallin, ka vendosur pranimin e padise.

Mbi ankimin e te paditurit, Gjykata e Apelit Tirane, pasi ka shqyrtuar ceshtjen, ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt rrezimin e padise se shoqerise “Standa” sh.p.k. Tirane si te pabazuar ne ligj, me arsyetimin se i padituri do te mbante pergjegjesi nese do te ndodhej ne nje situate normale ku shteti funksiononte normalisht dhe jo ne nje situate jonormale te jashtezakonshme qe kondicionohej edhe nga gjendja e vendosur ne periudhen mars 1997 dhe ne vijim. Ndaj ne baze te nenit 608/II dhe 1000 te K.C., i padituri nuk duhet te ngarkohet me faj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i pambeshtetur ne ligj.

Ne zgjidhjen e ceshtjes, gjykata e apelit rezulton te kete vepruar ne kundershtim me dispozitat e Kodit Civil qe trajtojne efektet ne rast mos ekzekutimi te detyrimeve, nenet 476, 480 dhe 1000 te ketij kodi.

52

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Arsyetimi i gjykates se apelit se ngjarja duhet te trajtohet si rast fator, vjen ne kundershtim me permbajtjen e ketyre dispozitave. Per te arritur ne nje perfundim te tille, mbi parimin e barres se proves, i padituri duhet te provonte se ka marre te gjitha masat dhe ka kryer te gjitha veprimet per menjanimin e ngjarjes, si rrjedhim edhe te pasojes se ardhur, por kjo e fundit nuk ka qene e mundur te menjanohet. Per me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne largimin e mallrave nga magazina. Por nga aktet, ka rezultuar e provuar se i padituri, ne kundershtim me detyrimet kontraktore, nuk ka marre te gjitha masat per menjanimin e demtimit te magazines dhe vjedhjen e mallrave te magazinuara ne te, apo njoftimin e paditesit per situaten e krijuar.

Veç kesaj, permbajtja e dispozitave te sipercituara, kerkon domosdosh-merisht edhe pranine e elementit subjektiv tek debitori dhe qe konsiston ne pamundesine e tij per te parashikuar ngjarjen. Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se kontrata mes paleve eshte lidhur ne date 5.3.1997, ne nje kohe qe ne vendin tone kishin filluar trazirat, ç’ka e perjashton te paditurin nga mosparashikimi i mundesise se ndodhjes se ngjarjeve te tilla te renda.

Nga kjo pikepamje, gjendet i drejte vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane qe i ka gjetur te pabazuara prapesimet e te paditurit duke vendosur pranimin e padise.

Ne te tilla rrethana, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “b” te K.Pr.C.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.513, date 30.4.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

lenien ne fuqi te vendimit nr.650, date 26.2.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Tirane, me 27.02.2003

53

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2282/829/88 i Regj. ThemeltarNr. 454 i Vendimit

VENDIMNË EMËRTË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 27.02.2003 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS TË KUNDËRPADITUR: GALIP, FARUK, FETI, NERMIN DHE NEVIN BOROVA, banues ne Tirane dhe te perfaqesuar ne gjykim nga Av. Viktor Konomi;

TË PADITUR KUNDËRPADITËS: MUHARREM, IKBALE, ALI, EMINE, DRITA, FATMIR, ALEKSANDRA, ARTAN, PERPARIM, VALBONA, LUMTURI, RESMIJE, HAJDAR, FATBARDHA SHTISHI; QEMAL, BUJAR KASA; RAME, BIHANE, FATMIR META; PETRIT, AIDA, FATMIRA DHE

KLODIANA KUKA, banues neTirane, ne mungese;

I PADITUR: K.K.K. PRONAVE TIRANEPERSONA TË TRETË: KOMUNA DAJT

KESHILLI I RRETHIT (ZYRA E URBANISTIKES TIRANE) ne mungese.

54

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

OBJEKTI I PADISË: Kthim sendi,

Baza ligjore: Neni 296 e 302 K.C.OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Anullim i VKKKP nr.177, dt. 25.07.1995 dhe fshirje e regjistrimit te ketij vendimi.

Baza ligjore: Ligji nr.7698, dt. 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarve”.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin e saj nr.1559, date 18.05.1999 ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise duke njohur si pronare te vetem te nje trualli te ndodhur ne fshatin Shishtufine trashegimtaret e Ymer e Adem Boroves.Detyrimin e anes se paditur te liroje pronen e anes paditese familjes Borova dhe rrezimin e kunderpadise;

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.381, date 11.04.2000 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.1559, date 18.05.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.11, date 20.03.2001 ka vendosur:Rrezimin e kerkesepadise se paditesave dhe pranimin e kunderpadise.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se:

- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar orientimet e dhena;- vendimi eshte kontradiktor dhe ne zbatim te gabuar te ligjes,- kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e padise;

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, perfaqesuesin e

paditesit, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit, pranimin e padise dhe rrezimin e kunderpadise, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

55

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te

pranohet dhe vendimi i gjykates se apelit per zbatim te keq te ligjit (Neni 472 § a te K.Pr.C.), duhet te prishet dhe te vendoset pranimi i padise dhe rrezimi i kunderpadise.

Me kerkesepadine objekt gjykimi paditesit kane kerkuar kthimin e sendit nga te paditurit me pretendimin se jane pronare te tij, ne baze te vendimit nr. 177 date 25.07.1995 te KKK te Pronave Tirane. Prona e siperpermendur eshte regjistruar edhe ne regjistrin hipotekor.

Nga ana e saj, ana e paditur Komuna Dajt, pronen objekt gjykimi ja ka shperndare te paditurve, ne baze te ligjit “Per token”. Pra te paditurit Meta, nepermjet kunderpadise se paraqitur kane kerkuar anullimin e aktit administrativ, vendimit te KKK te Pronave Tirane.

Nje nder menyrat e fitimit te pronesise eshte edhe njohja e saj, d.m.th. kthimi i prones nepermjet vendimit te KKK te Pronave, i cili ka per qellim njohjen e te drejtes se pronesise ish pronareve apo trashegimtareve te tyre per pronat e shtetezuara, te shpronesuara apo te konfiskuara, ose te marra pa te drejte nga shteti me cdo menyre tjeter. Pra nepermjet vendimit te mesiperm paditesit kane fituar te drejten e gezimit dhe disponimit lirisht te prones se tyre, brenda kufijve te caktuar nga ligja.

Por nga ana tjeter, te paditurit kane perfituar toke ne baze te ligjit “Per token”, d.m.th. ana e paditur ne vitin 1992 ka bere ndarjen e tokes duke i dhene te drejten e perdorimit mbi token te paditurve. Pronesia e tyre eshte regjistruar ne vitet 1997 dhe 1998.

Ne rrethanat e siperme ndodhemi para dy akteve ligjore qe i japin te drejta pronesie pjesemarresve ne proces. Per te percaktuar cili ligj do te veproje duhet te shihet organi kompetent i caktuar nga ligja si edhe koha e veprimit te ligjes.

Siç u theksua edhe me siper, te paditurit token e kane marre ne perdorim dhe pronesia e tyre eshte e mevoneshme. Nje send mundet t’i takoje ne pronesi vetem nje subjekti.

Pra nese vendimi i KKK te Pronave dhe regjistrimi hipotekor i prones (1995) eshte nje akt i drejte dhe i ligjshem atehere pronare mbi token objekt gjykimi duhet te jene vetem paditesit dhe jo te paditurit. Kjo per faktin se pronesia mbi sendin objekt gjykimi ishte njohur dhe pa u zhveshur keta pronare mbi pronesine e tyre nuk mundet ta fitoje pronesine nje person tjeter. Ne kete kuptim akti i mevonshem i njohjes se pronesise eshte i pavlefshem dhe nuk sjell asnje pasoje juridike. Kjo pavlefshmeri e tij i referohet kohes kur ky akt eshte nxjerre, per pasoje ai konsiderohet se nuk eshte nxjerre asnjehere.

Para gjykates eshte shtruar pyetja se cili ligji eshte per t’u zbatuar. Per nje zgjidhje te drejte te kesaj pyetje duhet te percaktohet se kush e ka administrimin

56

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

mbi sendin objekt gjykimi, nese e ka ana e paditur Komuna Dajt apo e ka Bashkia Tirane. Nese administrimin e ka e para, atehere duhet te zbatohen dispozitat mbi ligjin “Per token” dhe e kunderta, nese e ka Bashkia Tirane duhet te zbatohen dispozitat qe burojne nga ligji “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”.

Per kete me te drejte, gjykata ka hetuar nese sendi objekt gjykimi eshte ose jo brenda vijes se verdhe. Nga provat e administruara ne gjykim ka rezultuar se vija e verdhe eshte percaktuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.45, date 07.02.1990.

Ekspertet e pyetur ne kete drejtim nga gjykata kane pohuar se sendi objekt gjykimi eshte brenda vijes se verdhe. Per kete qellim, gjykates i eshte paraqitur edhe vertetimi i sektorit te urbanistikes date 13.10.1997 ku percaktohet se territori objekt mosmarreveshje eshte ne juridiksion te Bashkise se Tiranes, e percaktuar kjo nga vija kufizuese e qytetit te Tiranes, miratuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.45, date 07.02.1990. Pra per gjykaten ka dale e qarte se sendi objekt mosmarreveshje ishte brenda vijes se verdhe dhe per pasoje ne administrim te Bashkise Tirane. Per pasoje si ligj i zbatueshem ne kete rast ishte ligji “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”.

Ne rrethanat e pasqyruara si me siper, kolegji çmon se me te drejte mbi sendin objekt gjykimi ka disponuar KKK te Pronave Tirane, i cili sipas gjykimit te tij ja ka dhene pronen paditesave. Pra kunderpadia e te paditurve duhet te rrezohet.

Meqenese mosmarreveshja eshte sqaruar, Kolegji Civil çmon se duke zbatuar ligjen ka te drejten ta zgjidhe vete mosmarreveshjen e paraqitur, duke prishur vendimin e gjykates se apelit dhe duke pranuar padine e paditesave, e per pasoje duke rrezuar kunderpadine.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne nenin 485§ “d” te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.11, date 20.03.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

si me poshte:Pranimin e kerkesepadise se paraqitur nga paditesit Borova dhe rrezimin e

kunderpadise.

Tirane, me 27.02.2003

57

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

MENDIMI I PAKICËSVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.11, date 20.3.2001, i cili ka vendosur

rrezimin e kerkese padise se paraqitur nga paditesit Galip Borova, etj. dhe pranimin e kunderpadise se paraqitur nga te paditurit, mendojme se eshte marre nga gjykata jo ne zbatim te kerkeses se nenit 14 te K.Pr.Civile, per nje hetim te plote e te gjithanshem te ceshtjes.

Sa siper, jemi kunder vendimit te shumices per lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit.

Nga gjykata, nuk eshte hetuar se cili eshte regjimi juridik i sendit, (toke) nese duhet trajtuar si toke bujqesore, apo toke truall. Ne varesi sa siper, duheshin administruar aktet nga organet kompetente, qe percaktojne dhe provojne sa siper, te cilat duhej te merren sipas menyrave te percaktuara ne K.Pr.Civile. Pasi te kete hetuar sa siper, gjykata percakton drejte, bazen ligjore te zgjidhjes se ceshtjes, nese do zbatohet ligji “Per token”, apo ligji nr.7698, date 15.4.1994 “Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve”.

Nuk eshte hetuar, menyra e fitimit te pronesise nga paditesat, momenti i humbjes te se drejtes se pronesise, cili eshte akti dhe organi me te cilin i eshte marre prona paditesave dhe shkaku ligjor,qe i ben ato subjekt te ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”.

Per keto shkaqe, çmojme se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, duhej prishur dhe ceshtja te dergohej per rishqyrtim asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Irma Bala Vladimir Metani

58

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2400/975/109 i Regj. ThemeltarNr. 460 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 25.02.2003 dhe 04.03.2003 mori ne shqyrtim çështjen civile që u përket:

PADITËS: SHTJEFËN PJALMI përfaqësuar nga av.Bujar Hoti

I PADITUR: PROKURORIA PRANË GJYKATES SE SHKALLES SE PARE SHKODËR përfaqësuar nga avokati i shtetit Kosta Gazeli

OBJEKTI I PADISË:Kompensim per burgim te padrejteBaza Ligjore: Neni 268/3 i K.Pr.P.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder me vendimin nr.106, date 08.02.2001 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise.Detyrimin e prokurorise prane kesaj gjykate te kompensoje (dëmshperbleje) paditesin Shtjefen Pjalmi ne shumen 161 000 leke, per 161 dite paraburgim te padrejte.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.120, date 27.04.2001 ka vendosur:

59

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Prishjen e vendimit nr.106, date 08.02.2001 te Gjykatës se rrethit gjyqësor Shkodër dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs paditesi, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Vendimi i gjykates vjen ne kundershtim me nenin 1 te Kodit të Procedurës Civile (K.Pr.C.).

- Gjykata ne rastin konkret duhej t’i ishte referuar qendrimit te mbajtur per raste analoge.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, përfaqësuesin e paditësit,

av.Bujar Hoti, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykates se apelit dhe pranimin e kërkesës, Avokatin e Shtetit Kosta Gazeli, i cili kërkoi prishjen e të dy vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në gjykaten e shkalles se pare dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.120, date 27.04.2001 i Gjykates se Apelit Shkodër dhe vendimi

nr.106, date 08.02.2001 të Gjykates se shkalles se pare Shkodër janë rrjedhojë e shkeljes së normave procedurale që lidhen me formimin e ndërgjyqësisë (neni 467/d), prandaj ato duhen të prishen dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së pare.

Rezulton se, paditesi eshte ndaluar me 18.04.2000, nen akuzen “Rrembim personi“ (neni 109 i KP), me mase sigurimi “arrest ne burg“. Me 08.09.2000 ka ndryshuar masa e sigurimit, nga arrest ne burg, ne arrest shtepie.

Me vendimin e dates 01.11.2000 te prokurorise eshte pushuar akuza ne ngarkim te tij, pasi ka rezultuar se ai nuk e ka kryer kete veper.

Me padine objekt gjykimi, paditesi ka kerkuar prej pales se paditur kompensimin per burgim te padrejte, mbështetur në nenin 268 të K.Pr.P., i cili parashikon se: Ai që është deklaruar i pafajshëm me vendim te formes se prere ka te drejten e kompensimit për paraburgimin e vuajtur, me përjashtim te rasteve kur është provuar që vendimi i gabuar ose moszbulimi në kohën e duhur i faktit të panjohur është shkaktuar teresisht ose pjesërisht prej tij.

Kjo dispozite zbatohet edhe ne favor te personit për të cilin është vendosur pushimi i çështjes nga gjykata ose prokurori.

60

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Fillimisht, ne kete rast gjykata duhej te zgjidhte problemin e ndergjyqësisë, pra, nese per te kerkuar kompensimin per burgim te padrejte duhet të paditet prokuroria ose jo dhe/ose ndonje organ tjeter qe vepron ne emer te shtetit.

Në gjykimin e kësaj çështjeje, gjykatat, nisur nga fakti që Kushtetuta ne nenin 44 te saj ne keto raste njeh detyrimin e shtetit, çështja se cili organ do te perfaqësoje shtetin kur paraqitet nje kerkim i tille ne gjykate lidhet me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.335, date 02.06.1998 “Për procedurat për zbatimin e vendimeve gjyqësore për detyrimet që prekin buxhetin e shtetit”. Në pikën 2 të këtij vendimi parashikohet se: Ministria e Financave, me fondin që vihet në dispozicion në buxhetin e çdo viti, zbaton vendimet gjyqësore që lidhen drejtpërdrejt me detyrimet e buxhetit të shtetit dhe jo me detyrimet e institucioneve. Në këto vendime përfshihen c) vendimet gjyqësore që lidhen me kompensimin për burgimin ose dënimin e padrejtë.

Pra, personi që kërkon kompensimin për burgim të padrejte duhet te padisë Ministrine e Financave, e cila ka te drejte te kontestoje ne emer te shtetit nëse personit në rastin ne gjykim i takon nje kompensim i tille.

Gjithashtu, ne keto raste mund te jetë pjesëmarrese në gjykim edhe prokuroria, por jo me cilësinë e të paditurit, por me atë të personit të tretë, mbështetur në dispozitat që rregullojne pjesëmarrjen e personave te trete ne procesin civil.

Në këto rrethana, vendimet e të dyja gjykatave duhet te prishen dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së pare, e cila në rigjykim duhet te mbaje parasysh dispozitat procedurale civile për kompetencën lëndore te gjykates.

PËR KETO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.C.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.120, date 27.04.2001 të Gjykates se Apelit Shkodër

dhe vendimit nr.106, date 08.02.2001 të Gjykates se shkalles se pare Shkodër dhe dergimin e çështjes për rishqyrtim Gjykates se shkalles se pare Shkodër, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 04.03.2003

61

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2514/1086/141 i Regj. ThemeltarNr. 478 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 04.03.2003 mori ne shqyrtim çështjen civile:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: MENDUHIJE GJEÇI përfaqësuarnga av.Novruz Hasani

I PADITUR KUNDËRPADITËS: BARDHYL KURTAJAnë mungesë

TË PADITUR: HYSNI ZAJMI, LUMTURI MALAJ, LILJANA KULLOLI, ENGJELLUSHE JOCA, DHURATA XHELILAJ, MIMOZA BEZATI, SHPRESA MINXHOLLI, RAMAZAN ÇIZMJA, FLUTURA PASKO, JULIAN ZAJMI, ARTUR ZAJMI,

DRITAN ZAJMI, ADEM ZAJMI,EDITA ZAJMI, MELIHA ZAJMI,HAMID ZAJMI në mungesë KKKP PRANE BASHKISE TIRANE në mungesë

62

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

OBJEKTI I PADISË:Anullimi i vendimit nr. 122, date 22.09.1997

te KKKP prane Bashkise TiraneBaza ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993

“Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Anullimi i vendimit nr. 122, date 22.09.1997 te KKKP prane Bashkise Tirane

Baza ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”

Gjykata e shkalles se parë Tirane me vendimin nr.975, date 20.03.2001 ka vendosur:

Rrezimin e padise te ngritur prej paditeses se kunderpaditur Menduhije Gjeçi, si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.Rrezimin e kunderpadise te ngritur prej te paditurit kundrapadites Bardhyl Kurtaja, si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.979, date 18. 09.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.975, date 20.03.2001 te Gjykates se rrethit Tirane.

Kunder këtij vendimi kane paraqitur rekurs paditesja e kunderpaditur, e cila parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykata nuk ka administruar nje prove qe do te vertetonte qenien apo jo te lejes se ndertimit ne emer te paditurit kundrapadites, e cila do te kishte rendesi vendimtare per zgjidhjen e çeshtjes.

- Vendimi i gjykates se apelit eshte alogjik, ne kundershtim me provat e paraqitura.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, përfaqësuesin e paditësave

të kundërpaditur av.Novruz Hasani, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

63

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E NPaditesja e kunderpaditur Menduhije Gjeçi dhe te paditurit (ne kunderpadi)

jane trashegimtare ligjore te te ndjerit Rexhep Zajmi. Me vendim nr.122, date 22.09.1997 te KKKP prane Bashkise Tirane, eshte

njohur ky i fundit, ish pronar i truallit me siperfaqe 620 m2, i ndodhur ne Rr. “Ferit Xhajko“ Tirane.

Sipas pikes 1/b te ketij vendimi, mbi nje pjese te atij trualli ndodhet lokali me siperfaqe 47 m2, i ndertuar nga i padituri kundërpadites Bardhyl Kurtaja, bazuar ne lejen e ndertimit nr.9, date 27.01.1992 te leshuar nga Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Rajonit nr.3, jo ne emer te tij. I padituri kunderpaditës, pasi ka vertetuar gjyqesisht faktin e qenies pronar, mbi këte truall, e ka regjistruar ate ne regjistrin ipotekor ne favor te tij, me 18.01.1996.

Nga ana e KKKP, me vendimin e permendur me lart, eshte vendosur qe per kete truall te detyrohet i padituri kundrapadites Bardhyl Kurtaja ose t’i paguajë qira trashegimtareve ligjore te ish pronarit, ose t’ia ribleje.

Me padinë objekt gjykimi, paditesja e kunderpaditur ka kundershtuar vendimin e KKKP per piken 1/b te tij, duke pretenduar se, nga ana e KKKP ky truall duhet te ishte trajtuar si truall i lire dhe duhej t’i ishte kthyer ish pronarit, pasi sipas saj, ndertimi eshte kryer nga i padituri kundrapadites pasi ka dale ligji nr.7698, date 15.04.1993 “Për kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve” dhe pa leje ndertimi.

Ajo ka paraqitur, veç të tjerave:1. Urdherin administrativ, të leshuar nga Kryetari i Bashkise Tirane, me

24.06.1996, sipas te cilit eshte urdheruar prishja e objektit (dyqan) te kryer nga i padituri kundrapadites, pasi eshte jo e ligjshme.

2. Shkresen nr.4924, date 11.08.1997 te leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Urbanistikes prane Bashkise Tirane, me permbajtjen “Mbas verifikimit te dokumentacionit qe disponon arkiva e Drejtorise se Urbanistikes, rezulton se nuk ekziston leje ndertimi ne emrin e z. Bardhyl Kurtaja, ne Rr. “Ferit Xhajko“, nr.9, date 27.01.1992”.

I padituri kundërpaditës Bardhyl Kurtaja me kundërpadi ka kerkuar anullimin e pjesshëm te vendimit te KKKP per piken 1/b, duke pretenduar se, trualli me siperfaqe 47m2 mbi te cilin ndodhet lokali prone e tij duhet te konsiderohet si truall i zene nga nje ndertim i ligjshem.

Gjykata e shkalles se parë Tirane ka rrezuar padinë dhe kundërpadinë me arsyetimin se vendimi nr.122, date 22.09.1997 i KKKP pranë Bashkisë Tirane ka dale ne perputhje me ligjin nr.7698, date 15.04.1993 dhe bazuar ne nenin 12 te tij, ka percaktuar poziten juridike te seciles prej paleve ndergjyqese ne lidhje me sendin qe ato kane ne pronesi, si dhe marredhenien juridike qe ekziston midis tyre. Sipas ketij vendimi, i padituri kundrapadites eshte ne pozitat e pronarit te

64

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

nderteses, ndersa trashegimtaret ligjore te ish pronarit (paditesja e kunderpaditur si dhe te paditurit ne kunderpadi) jane vendosur ne pozitat e pronarit te truallit dhe ata ose mund t’ia shesin truallin pronarit te nderteses, ose mund te kerkojne prej tij, pagimin per te te qirase. Ne keto kushte, arrihet ne konkluzionin se duhen rrezuar kerkimet e tyre.

Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata e Apelit Tirane duke lënë ne fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se, gjykatat kane zbatuar keq ligjin.Zgjidhja e çeshtjes nuk mund te mbeshtetet ne nenin 12 te ligjit 7698, date

15.04.1993 “Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve“, siç ka vepruar Gjykata e Apelit Tirane. Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr.4, date 08.04.1994 ka vendosur shfuqizimin e paragrafit te pare te kesaj dispozite. Ne keto kushte, pjesa e mbetur e saj, ne te cilen eshte bazuar gjykata e rrethit dhe e apelit, ne zgjidhjen e çeshtjes objekt gjykimi, nuk mund te gjeje zbatim pa u riformuluar nga ligjvenesi.

Gjykatat, në varesi te konkluzionit qe do te arrinin, nese ndertimi i kryer nga i padituri kundrapadites, mbi truallin e ish pronarit, me sip. 47 m2 ishte apo jo i ligjshem dhe ose jo me karakter te perhershëm, duhej te zgjidhnin çeshtjen ne favor te njeres prej paleve ndergjyqese.

Ne këtë rast duhej te mbahej parasysh udhezimi nr.3, date 21.06.1993 i Keshillit te Ministrave, qe ka dale ne zbatim te ligjit 7698 date 15.04.1993 “ Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve “, sipas te cilit :

“Me troje te zena per efekt te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, kuptohen siperfaqet mbi te cilat jane vendosur ndertesa ose objekte te tjera ndertimore me karakter te perhershem publik, ekonomik ose te ç’do natyre tjeter, kur ato jane te ndertuara me leje te rregullt ndertimi e sheshe te miratuara nga organi kompetent, sipas dispozitave ne fuqi ne momentin e dhenies se lejes se ndertimit, brenda planeve rregulluese dhe ne siperfaqet e parashikuara ne keto dokumente. Kur leja rezulton e parregullt, ajo quhet e pavlefshme.

- Ne truallin e zene perfshihet si siperfaqja e truallit, e zene nga objekti kryesor, ashtu dhe siperfaqet e tjera funksionale, te parashikuara ne dokumentacionin perkates.…

Ne rastin kur jane kryer ndertime pa leje, siperfaqja e zene i kthehet ish pronarit....”.

Në këto kushte gjykohet të prishet vendimi i gjykatës së apelit dhe çështja të kthehet për rishqyrtim po asaj gjykate, e cila për sqarimin e rrethanave te mësipërme në zbatim të nenit 465/2 të K.Pr.C. lipset të përsërisë, qoftë edhe pjesërisht, hetimin gjyqësor duke thirrur dhe marrë mendimin e ekspertit, duke bërë kqyrje në vend dhe duke kryer veprime te tjera që mund të dalin gjatë gjykimit.

65

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.979, date 18.09.2001 të Gjykates se Apelit Tirane dhe

dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në Gjykatën e Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 04.03.2003

66

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2503/1075/136 i Regj. Themeltar.Nr. 479 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 04.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2503/1075/136 qe i perket:

PADITËS I K/PADITUR: VANGJEL KOLAI PADITUR: BUJAR HITAJ

OBJEKTI I PADISË:Servitut kalimi

Baza Ligjore: Neni 277 i Kodit CivilOBJEKTI I K/PADISË:

Detyrim per njohje pronar dhe lirim e dorezim trualli.

Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore me vendimin nr.986, date 23.10.2000 ka vendosur :

Te rrezoje padine.Te pranoje kunderpadine e te paditurit kunderpadites, Bujar Hitaj, duke detyruar paditesin e kunderpaditur Vangjel Kola, te njohe pronar ate mbi nje siperfaqe trualli prej 70 m.2 e ndodhur ne lagjen “24 Maji” duke e kthyer ate truall ne gjendjen e meparshme, duke urdheruar zyren e regjistrimit te pasurive te paluajteshme te beje ç'regjistrimin e

67

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

kesaj pasurie e regjistruar me nr.55, date 09.01.1957, si per truallin dhe banesen.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.105, date 20.04.2001 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.986, date 23.10.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes .

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Bujar Hitaj, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore duke parashtruar keto shkaqe :

- Duke u pushuar ceshtja per gjykimin e padise eshte lene pa gjykuar kunderpadia, pra ky vendim vjen ne kundershtim me nenin 160/2 te K.Pr.Civile.

- Vendimi i gjykates se apelit eshte jo logjik dhe eshte kontradiktor ne pjesen arsyetuese .

- Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, bie ndesh me vendimin unifikues te Gjykates se Larte nr.901, date 14.07.2000.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales se paditur Petraq Curri, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit, me te cilin eshte vendosur prishja e vendimit

nr.986, date 23.10.2000 i Gjykates se Rrethit Vlore dhe pushimi i gjykimit te ceshtjes, nuk eshte i bazuar ne ligj, e per rrjedhoje ai duhet te prishet duke u lene ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Paditesi Vangjel Kola, ka paditur Bujar Hitaj, duke kerkuar detyrimin e tij per te lejuar servitutin e kalimit bazuar tek neni 277 i K.Civil.

I padituri Bujar ka paraqitur kunderpadi duke kerkuar detyrimin e paditesit te kunderpaditur per ta njohur ate pronar mbi truallin objekt mosmarreveshje dhe njekohesisht te detyrohet per lirimin dhe dorezimin e ketij trualli.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise dhe pranimin e kunderpadise.

68

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e apelit ka vendosur prishjen e vendimit me arsyetimin se prej paditesit nuk mund te ngrihet padia me ate objekt e ate baze ligjore dhe si rrjedhoje dhe kunderpadia nuk mund te ngrihet si e tille. Konkluzioni i gjykates se apelit eshte i gabuar.

Paditesi i kunderpaditur Vangjel Kola ka pretenduar se eshte pronar i nje objekti dhe i siperfaqes se truallit prej 70 m2.

Ky pretendim i tij sikurse ka rezultuar gjate gjykimit nuk eshte vertetuar. Sipas akt ekspertimit dhe ç’ka eshte vertetuar gjate gjykimit ne shkalle te pare eshte konkluduar se dokumentat qe provojne pronesine e paditesit te kunderpaditur Vangjel Kola jane te fallsifikuara.

Ne keto rrethana paditesi nuk mund te jete pronar i ligjshem i objekteve, sikurse ka pretenduar dhe ndertimi i tij eshte i paligjshem. Persa u parashtrua, me te drejte gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise.

Ne te kundert i padituri kunderpadites ka vertetuar pronesine mbi truallin dhe posedimin e paligjshem prej paditesit, prandaj dhe sipas kerkesave ligjore eshte vendosur pranimi i kunderpadise. Fakti qe padia e paditesit te kunderpaditur nuk eshte e bazuar ne ligj e ne prova nuk mund te passjelle prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes. Duke qene se gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin si dhe kur ceshtja rezulton se eshte zgjidhur drejt prej gjykates se shkalles se pare, cmohet se ka vend per prishjen e vendimit te gjykates se apelit duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"b" te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.105, date 20.04.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe

lenien ne fuqi te vendimit nr.986, date 23.10.2000 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Tirane me 04.03.2003

69

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

MENDIMI I PAKICËSNe gjyqtaret Valentina Kondili dhe Evjeni Sinoimeri, ne lidhje me vendimin e

Gjykates se Apelit Vlore, qe i perket ceshtjes me pale: padites i kunderpaditur Vangjel Kola, i paditur kunderpadites Bujar Hitaj, me objekt padie; kalim servituti ne rruge kryesore dhe me objekt te kunderpadise, njohje pronesie dhe lirim e dorezim trualli parashtrojme:

Gjykata e apelit nuk ka respektuar dhe ka zbatuar keq ligjin, si ate material dhe procedural.

Gjykata e Apelit Vlore, ishte e detyruar te zgjidhte ceshtjen duke zbatuar drejt parimet e pergjithshme procedurale ne procesin gjyqesor civil, te parashikuar nga neni 28 i K.Civil. Ajo duhet te shprehej vetem per kerkesat qe ishin parashtruar ne padi dhe kunderpadi, pa i kaluar kufijte e tyre, kerkime per te cilat gjykata e shkalles se pare ishte shprehur.

Padia eshte mjeti procedural qe perdor personi qe ben pretendimin per t'u degjuar per themelin e ketij pretendimi ne gjykate. Ngritja e padise i takon paditesit, eshte e drejta e tij, disponohet prej tij, prandaj dhe thuhet qe disponibiliteti i padise i takon paditesit. Ne keto rrethana gjykata nuk mund te prishe vendimin me arsyetimin se objekti dhe baza ligjore e padise nuk jane te drejta dhe se paditesi duhet te ngreje padi per anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave e pavlefshmeri kontrate shitje.

Nga sa u parashtrua me siper del qarte se, gjykata e apelit duhet te shprehej per menyren e zgjidhjes se ceshtjes ne themel si per padine dhe kunderpadine e paraqitur ne gjykim, e te luante rolin e saj te paaneshem dhe jo te orientonte paditesin sipas konkluzionit te saj se cfare padie duhej te paraqitej.

Gjykata gjykon padine qe i paraqitet dhe nuk paragjykon asnje lloj kerkimi tjeter. Ne kete drejtim vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i ligjshem dhe ai duhej te prishej. Por ky kolegj nuk mund te shprehej per zgjidhjen e ceshtjes ne themel, pasi gjykata e faktit nuk e ka shqyrtuar ate, per rrjedhoje kishte vend per prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues per te shqyrtuar themelin e ceshtjes.

Valentina Kondili Evjeni Sinoimeri

70

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2487/1059/13 i Regj. Themeltar.Nr. 480 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 04.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2487/1059/13 qe i perket:

PADITËS: ANDREA PAPATË PADITUR: VIKTOR PAPA, PIRRO PAPA,

LEONARD PAPA, FREDERIK PAPA, ROBERT PAPA, FONI PAPA, VANGJELI PAPA, ILIR PAPA .

OBJEKTI I PADISË:Pjestim i pasurise se paluajtshme.

Baza Ligjore: Neni 207 i Kodit Civil

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin nr.s’ka, date 13.03.2001 ka vendosur :

Pranimin e padise .Lejimin e pjestimit te nje shtepie 2 kateshe e ndodhur ne rrugen “Edit Durham" nr.7 e perbere prej 3 dhoma, sallon, ambiente ndihmese si dhe trualli midis paditesit Andrea Papa dhe te paditurve Pirro Papa, Foni Papa,Vangjeli Papa, Diamant Papa, Ilir Papa ne raportet:

71

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Andrea Papa 6/15 pjese, Foni Papa 1/5 pjese, Pirro Papa 1/ 5 pjese,Vangjeli Papa 1/15 pjese, Diamant Papa 1/15 pjese, Ilir Papa 1/15 pjese .

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.954, date 14.09.2001 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.693 te aktit, date 13.03.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Pirro Papa, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe kthimin per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykimi ne gjykaten e apelit eshte zhvilluar 10 minuta perpara orarit te caktuar duke na hequr mundesine te merrnim pjese ne gjykim.

- Ne gjykimin ne shkalle te pare ne pjesen urdheruese te vendimit mungojne 4 ndergjyqesa dhe qe nuk kishin dijeni per zhvillimin e gjykimit.

- Si ne vendimin e Gjykates se shkalles se Pare Tirane dhe ne Gjykaten e Apelit Tirane nuk eshte percaktuar drejte sendi qe do te pjestohet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales se paditur

Ilir Selenica, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykata e apelit si dhe gjykata e shkalles se pare nuk kane respektuar dhe kane

zbatuar keq ligjin, prandaj dhe vendimet perkatese duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare.

Paditesi Andrea Papa, ka paditur Viktor, Pirro, Leonard, Frederik, Robert, Foni, Vangjeli dhe Ilir Papa, duke kerkuar pjestimin e nje shtepie banimi si dhe truallit perkates midis paleve.

Gjykata e shkalles se pare ka lejuar pjestimin e nje shtepie banimi si dhe truallit vetem midis gjashte bashkepronareve.

Ne shqyrtimin e mosmarreveshjeve me objekt pjestim pasurie gjykata zbaton kerkesat e nenit 207 te K.Civil si dhe kerkesat procedurale qe kane te bejne me pjestimin gjyqesor dhe vecanerisht per fazen e pare te pjestimit te sendeve kerkesat e neneve 370 e 371 te K.Pr.Civile.

Ne fazen e pare te pjestimit, per pjestimin e sendeve ne bashkepronesi, gjykata duhet te hetoje dhe te percaktoje te drejten e bashkepronesise se ndergjyqesave,

72

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

pjeset takuese te tyre si dhe sendet qe do te pjestohen, duke u shprehur ne lidhje me zgjidhjen e ceshtjes me vendim te ndermjetem.

Per percaktimin e rrethit te bashkepronareve, pjeseve dhe sendeve qe do te pjestohen prej gjykatave eshte administruar vertetimi hipotekor i leshuar prej Zyres se Regjistrimit te Pasurise te Paluajteshme te Rrethit Tirane, me date 13.07.2000, sipas se ciles figurojne dhjete bashkepronare, me pjese te percaktuara si dhe pershkruhet banesa, sendi qe do te pjestohet.

Megjithese eshte pretenduar se jane bere veprime tjetersimi te pjeseve, nuk rezulton sipas kerkesave ligjore te jene pasqyruar veprimet perkatese, pasi tjetersimi i pasurise se paluajteshme sipas kerkesave te nenit 83 te K.Civil behet me akt noterial dhe regjistrohet, perndryshe veprimi juridik eshte i paligjshem.

Ne kete rast, meqenese ne Zyren e Regjistrimit te Pasurise se Paluajteshme, figurojne dhjete bashkepronare, gjykata sipas kerkesave te nenit 207 te K.Civil eshte e detyruar te therrase ne gjykim te gjithe bashkepronaret, duke paraqitur kerkese padi sipas kerkesave ligjore paditesi.

Po ashtu dhe persa i perket pjeseve, vertetimi i pronesise perben prove te plote derisa te provohet e kunderta.

Ne lidhje me sendin gjykata duhet te percaktoje sakte perberjen e tij dhe jo si ne rastin konkret qe sendi nuk eshte pershkruar saktesisht si dhe te percaktoje siperfaqen e truallit objekt pjestimi, sepse ne te kundert ne fazen e dyte te pjestimit nuk mund te kryhen veprimet e nevojshme procedurale.

Persa u parashtrua me siper rezulton qarte se gjykatat kane lejuar shkelje te kerkesave te ligjit material, shkelje te renda te normave procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit, prandaj sikurse u citua ka vend per prishjen e dy vendimeve.

Ne rigjykim gjykata e shkalles se pare eshte e detyruar te zbatoje kerkesat ligjore dhe ne perfundim te jape nje vendim te mbeshtetur ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"ç" te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.954, date 14.09.2001 te Gjykates se Apelit Tirane si dhe

te vendimit date 13.03.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 04.03.2003

73

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2421/114 i Regj. Themeltar.Nr. 481 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 04.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2421/114 qe i perket:

PADITËS: SYRJA BAJRAKTARITË PADITUR: PULIE KOPACE, NASI KOPACE,

PANDELI KOPACE, ZHANETA KOPACE,VASKE KOPACE, ZOI KOPACE, ARISTOTEL KOPACE, LLAZAR KOPACE,BASHKIA FIER (SEK.FINANCES ) K.K.K. PRONAVE BASHKIA FIER .

OBJEKTI I PADISË:Anullim i vendimit te KKK Pronave

dhe detyrimi per njohje pronar.Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993

dhe neni 296 i Kodit Civil .

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr.1180, date 16.11.1999 ka vendosur :

Te pranoje pjeserisht padine e Syrja Bajraktarit, duke njohur pronesine mbi 450 m2.

74

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Te anulloje pjeserisht vendimin e K.K.K. Pronave nr.190, date 26.10.1995, ku ne piken 2 nga kthim ne natyre te mbetet 9.120m2

Te rrezoje pjesen tjeter te padise per diferencen e truallit te pretenduar 7550 m2.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.15, date 19.01.2001 ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr.1180, date 16.11.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt :Rrezimin e padise se paditesit Syrja Bajraktari, me objekt anullimin e vendimit te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nr.190, date 26.10.1995 .Pranimin pjeserisht te padise duke detyruar Bashkine Fier, te njohe pronar Syrja Bajraktarin, mbi 450 m2, me kufijte perkates (sipas aktit te ekspertimit).

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Syrja Bajraktari, i cili kerkon ndryshimin e vendimit dhe njohjen pronar per 8000 m2 dhe anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave, duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjate gjykimit u vertetua se per 5000 m2 trualli eshte i lire, por ka mbivendosje duke gabuar ne kufijte .

- Ekspertet si ne gjykimin ne shkalle te pare dhe ne apel kane gabuar per kufijte duke i percaktuar ato me hamendje.

Pala e paditur, Pulie Kopace etj., kane ushtruar kunderrekurs, te cilet kerkojne mospranimin e rekursit e lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore duke parashtruar keto shkaqe ;

- Rekursi eshte paraqitur jashte afatit ligjor, por veprimet ne gjykate jane bere sikur eshte paraqitur brenda afatit.

- Rekursi nuk permban asnje nga rastet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokaten e pales paditese

Vitore Tusha, qe kerkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

75

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E NÇmohet me vend prishja e vendimit te gjykates se apelit dhe lenia ne fuqi e

vendimit te gjykates se shkalles se pare.Paditesi Syrja Bajraktari, ka paditur trashegimtaret Pulie Kopaçe etj, Bashkine

e Fierit si dhe Komisionin per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave prane Bashkise Fier, duke kerkuar anullimin e vendimit dhe detyrimin e te paditurve qe ta njohin pronar, ne nje siperfaqe prej 8000 m2 truall.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, e ka pranuar pjeserisht padine duke anulluar vendimin e Komisionit per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe njohur pronesine vetem per 450 m2, siperfaqe truall i baneses dhe oborrit funksional te saj, kurse per pjesen tjeter eshte vendosur rrezimi i padise. Gjykata e apelit ka vendosur dhe detyrimin e Bashkise se Fierit, per ta njohur paditesin pronar per 450 m2, me kufij te percaktuar ne aktin e ekspertimit te administruar prej saj.

Paditesi Syrja Bajraktari per te vertetuar pronesine e tij ka paraqitur vetem dy vertetime pronesie ne lidhje me dy banesa, njera prej te cilave sikurse eshte konkluduar prej gjykates se shkalles se pare, ka qene ne truallin qe u eshte kthyer te paditurve.

Paditesi me asnje lloj dokumenti nuk ka vertetuar faktin se, trashegimlenesit e tij kane qene pronare te truallit objekt mosmarreveshje, e per rrjedhoje te dy gjykatat per kete pjese nuk e kane pranuar padine.

Persa i perket truallit te baneses, si te ndertimit ashtu dhe te oborrit funksional, gjykata e shkalles se pare, duke patur parasysh vertetimin e pronesise dhe konkluzionin e eksperteve, me te drejte ka vendosur anullimin e vendimit per kete pjese. Gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin pa asnje argument ligjor, e per me teper i ka bere nje zgjidhje jo ligjore ceshtjes, duke detyruar Bashkine Fier per njohjen pronar te paditesit per siperfaqen e truallit prej 450 m2, pasi per njohjen e pronesise, kthimin dhe kompensimin e pronave, ka procedure te caktuar ne ligj, si dhe ai qe vendos eshte Komisioni per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, sipas kerkesave ligjore perkatese.

Persa u parashtrua me siper konkludohet se, vendimi i gjykates se apelit, nuk eshte i ligjshem e meqenese ceshtja eshte zgjidhur drejt prej gjykates se shkalles se pare, ka vend per prishjen e vendimit te gjykates se apelit duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare.

76

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"c" te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.15, date 19.01.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe

lenien ne fuqi te vendimit nr.1180, date 16.11.1999 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Tirane me 04.03.2003

77

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2464/1036/125 i Rregj. ThemeltarNr.482 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 04.03.2003, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SHAHIN SKENDULI, ne mungeseI PADITUR: DEJTORIA E POLICISE SE NDERTIMIT,

ne mungese

OBJEKTI:Ç`fuqizim i urdherit administrativ nr.2542 prot.,

date 15.9.2000 te pales se paditur. Kthim ne vendin e punes,

dhenie e pages per kohen e qendrimit pa pune,pagim demshperblimi.

Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile, 155/1 i K.Punes.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendim nr.4151, date 22.12.2000, ka vendosur: Pranimin e kerkese-padise persa i perket detyrimit te te paditurit per te paguar si demshperblim ne favor te paditesit Shahin Skenduli pagen e nje viti pune duke filluar ky afat nga data 15.9.2000 deri ne date 15.9.2001 me pagen mesatare mujore 44.300 leke si rezultat i zgjidhjes se kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme, si dhe ç`fuqizimin e urdherit nr.2542, date 15.9.2000.

78

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pushimin e gjykimit te ceshtjes persa i perket pjeses tjeter, vendin e meparshem te punes.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.799, date 28.6.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.4151, date 22.12.2000 te Gjykates se rrethit Tirane.

Ndaj vendimit ka paraqitur rekurs pala e paditur, Drejtoria e Policise se Ndertimit, e cila kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka zbatuar gabim ligjin.- Arsyetimi i vendimit te gjykates eshte haptas jollogjik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, ne mungese te paleve ndergjyqese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria e Policise se Ndertimit

permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.799, date 28.06.2001, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Tirane, duhet te ndryshohet duke u detyruar pala e paditur t`i paguaje paditesit pagen per tre muaj.

Ka rezultuar se paditesi ka filluar pune prane pales se paditur ne muajin nentor 1999 me detyren e revizorit, me kontrate pune pa afat. Pala e paditur ne daten 15.09.2000 ka nxjerre urdherin per largimin e paditesit nga detyra. Arsyeja e largimit eshte se ne kohen kur ka punuar ne Drejtorine e Burgjeve eshte larguar nga puna per thyerje te disiplines ne pune dhe per figure morale jo te paster. Pikerisht ne kete date jane nderprere dhe marredheniet financiare midis paleve.

Gjykata e Apelit Tirane, e cila ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit, pranon se largimi i paditesit nga puna eshte bere pa shkak te arsyeshem – vetem per faktin se kur ka punuar ne nje institucion tjeter, paditesi ka shkelur rende disiplinen ne pune, shkelje per te cilen eshte ndeshkuar ne institucionin ku ka punuar. Per kete arsye eshte detyruar pala e paditur qe ne kuptim te nenit 155/3 te K.Punes t`i paguaje paditesit pagen e nje viti pune (meqenese kontrata ka qene e lidhur pa afat).

Gjykata e rrethit dhe ajo e apelit ne vendimet e tyre i kane kushtuar rendesi argumentimit te faktit se kjo kontrate do te quhet e zgjidhur ne menyre te menjehereshme dhe te pa justifikuar dhe nuk ka argumentuar ate ç`ka ka qene kerkimi kryesor i kesaj kerkesepadie-zgjidhjen e pasojave financiare. Ato vetem

79

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

kane detyruar palen e paditur t`i paguaje paditesit pagen e nje viti pune por nuk kane argumentuar perse detyrimi duhet te jete ne ate mase.

Neni 155/3 i Kodit te Punes percakton: "Ne rastet e zgjidhjes se menjehereshme te pajustifikuar te kontrates se punes nga punedhenesi, gjykata duke vleresuar te gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punedhenesit ndaj punemarresit me nje demshperblim jo me shume se paga e nje viti pune". Kjo dispozite sikurse shihet, percakton kufirin maksimal te demshperblimit qe mund te caktoje gjykata, por njekohesisht e lidh kete detyrim me vleresimin qe kjo gjykate duhet t’u beje te gjithe rrethanave konkrete.

Ka rezultuar se pala e paditur ne largimin e paditesit nuk ka respektuar procedurat qe parashikon Kodi i Punes lidhur me afatet e njoftimit. Nga ana tjeter, kohezgjatja e paditesit ne detyre ka qene rreth 10 muaj. Duke vleresuar keto rrethana, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se, paditesit i duhet paguar paga per nje periudhe tre mujore.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/d te K.Pr.Civile

V E N D O S INdryshimin e vendimit te Gjykates se rrethit Tirane nr.4151, date

22.12.2000 dhe te Gjykates se Apelit Tirane nr.799, date 28.06.2001, duke u vendosur detyrimi i pales se paditur Drejtorise se Policise se Ndertimit t`i paguaje paditesit Shahin Skenduli pagen mesatare mujore prej 44.300 (dyzet e katermije e treqind) leke per nje periudhe prej 3 (tre) muaj.

Tirane, me 04.03.2003

80

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2427/1001/115 i Regj. Themeltar.Nr.483 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 04.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA "SERVCOM" sh.a., perfaqesuar nga av. i shtetit D.Isufi

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE PRANE BASHKISE SARANDE perfaqesuar nga Flamur Laze SPIRO ZERI, STAVRO ZERI, perfaqesuar nga av. Flamur Progonati

PERSON I TRETË: MUHAMET HATIA, SHKELQIM AKULLI perfaqesuar nga av.V. Haderi ADEM DRACI, ne mungese HEKTOR QIRJAQI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullimin e vendimit nr.272, date 08.02.1996

te K.K.K.Pronave prane Bashkise SarandeBaza Ligjore: Neni 153 e vijues

dhe nenet 324, 328, 329 e 331 te K.Civil.

81

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.199, date 26.03.2001, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise se paditesit Shoqeria "Servcom" sha si dhe te personave te trete, duke anulluar vendimin nr.272, date 08.02.1996 te K.K.K.Pronave, persa i perket njohjes se ish pronesise te trashegimlenesve Jorgji dhe Vasil Zeri, mbi nje ndertese dy kateshe ne qytetin e Sarandes, ish zyrat e naftes, sot prone e pales paditese dhe te siperfaqes se truallit ne funksion te objektit prej 2671,6 m2.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.374, date 17.07.2001, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.199, date 26.03.2001 te Gjykates se rrethit Sarande, ne lidhje me pranimin e padise se paditesit, per anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave.Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit ne lidhje me personat e trete.

Kunder vendimit nr.374, date 17.07.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ka bere rekurs i padituri Spiro Zeri, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Pala paditese nuk ka paraqitur asnje prove qe te vertetoje pronesine e saj mbi objektin. Ndersa nga ana e jone jane paraqitur nje sere provash te pakundershtueshme nga ku del se kemi qene pronare te ligjshem te saj.

- b. Gjykatat ne vendimet e tyre, kane arsyetuar te kunderten duke mos u mbeshtetur ne provat e administruara.

- c. Edhe ekspertet, kane konkluduar se shpenzimet e shtetit ne objekt kane kapur vleren 12%.

Personi i trete Muhamet Hatia ka ushtruar kunderrekurs, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Rekursi nuk permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile.

- b. Ne themel ceshtja eshte zgjidhur drejt mbas nje hetimi te plote e te gjithanshem.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit Spiro Zeri, i cili kerkoi prishjen e

vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise,

82

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

pasi degjoi perfaqesuesit e paditesit, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit ,

pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit K.K.Pronave, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,

pasi degjoi perfaqesuesin e personit te trete, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,

V Ë R E NVendimi nr.374, date 17.07.2001 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, eshte

rrjedhoje e zbatimit dhe respektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/a te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.

Eshte vertetuar se me vendimin nr.272 date 08.02.1996 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Sarande, ne favor te pales se paditur Spiro dhe Stavri Zeri, nder te tjera eshte njohur pronesia dhe kthyer nje godine dy kateshe si dhe nje siperfaqe e pergjithshme prej 1457,5 m2. Objekti ne fjale dhe siperfaqja funksionale nen te, nderkohe ishte ne administrim te pales paditese-Shoqeria "Servcom" sh.a., ish filiali i Albpetrolit Sarande.

Pikerisht kete vendim te K.K.K.Pronave, kundershton me padi pala paditese. Gjate gjykimit ajo ka pretenduar se trashegimlenesit e te paditurve Spiro dhe Stavri Zeri, nuk e kane patur asnjehere ne pronesi objektin ne fjale. Sipas tyre, mbeshtetur ne dokumentat arkivore dhe provat e tjera te administruara, objekti ka qene perdorur nga te permendurit, duke u marre me qira.

Ne te kundert, pala e paditur Spiro dhe Stavri Zeri, ka pretenduar se vendimi nr.272, date 08.02.1996 i K.K.K.Pronave eshte plotesisht i ligjshem. Sipas tyre, objekti dy katesh ka qene ne pronesi te trashegimlenesve te tyre dhe eshte perdorur gjate gjithe kohes, deri kur eshte shtetezuar pa shperblim, ne vitin 1946.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, si Gjykata e shkalles se pare Sarande, ashtu edhe Gjykata e Apelit Gjirokaster, mbasi kane zhvilluar nje gjykim te plote dhe objektiv, me te drejte kane arritur ne perfundimin se padia duhet te pranohet.

Duke pare te gjithe praktiken dokumentare te administruar gjate gjykimit te ceshtjes, rezulton se ne asnje dokument shkresor, nuk behet fjale per pronesi te trashegimlenesve te pales se paditur Zeri, ndaj godines dy kateshe dhe siperfaqes funksionale te saj, objekt mosmarreveshje. Per me teper, ne te gjithe dokumentacionin arkivor, saktesohet se Shoqeria Tabaqi, administrator i te ciles ka qene njeri nga trashegimlenesit, godinen dy kateshe e ka patur ne perdorim kundrejt kontrates se qirase dhe ne asnje menyre ne pronesi. Nga ana tjeter, vendimi nr.727, date 11.10.1994 i Gjykates se shkalles se pare Sarande, i cili ka vertetuar gjyqesisht pronesine mbi godinen dy kateshe, duke qene nje vendim deklarativ, nuk mund te

83

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

justifikoje apo perligje, pretendimin per qenien ish pronar te nderteses dy kateshe nga ana e trashegimlenesve te pales se paditur Zeri.

Gjithashtu objektivisht arsyetojne te dy gjykatat, kur saktesojne se sipas hartes se vitit 1938 te qytetit te Sarandes, por dhe akteve te tjera, godina ne fjale, figuron ekzistuese para ketij viti, ne kundershtim me sa pretendohet prej pales se paditur Zeri, se ajo eshte e tille pas vitit 1939.

Nga sa siper, nuk rezulton, ose me sakte, nuk vertetohet qe pala e paditur Zeri, te kete qene pronare e godines dy kateshe deri ne vitin 1945.

Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga pala paditese, ato nuk jane te tilla nga ato qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile. Si rrjedhoje cmohet se ato mbeten ne kuadrin e analizes se provave dhe si te tilla, nuk motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster. Nga ana tjeter, pretendimet e ngritura, pergjithesisht kane marre pergjigje ne analizen e bere ne vendimin e kesaj gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.374, date 17.07.2001 te Gjykates se Apelit

Gjirokaster.

Tirane, me 04.03.2003

84

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2521/1093/143 i Regj. ThemeltarNr. 484 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarMetush Saraçi AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetar Zamir Poda Anetar

me date 04.03.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile nr.2521/1093/143 qe u perket :

PADITËSAVE: ADRIATIK SADIK MUKAJ, AGRON QEMAL KLOSI, NAZIRE ISMAIL HOXHA SANIJE MEVLAN BEDINI TETE ABAZ XHELI HALIL ZENEL ZENELI te perfaqesuar nga avokat Agim Hoxha

TË PADITUR: KKKP PRANE BASHKISE DURRES, ne mungeseKRISAFGJI LEKA,MARIE LEKA,VASILIQI LEKA,KARMEN LEKA, te perfaqesuar nga avokat Ylli Kosova

85

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

OBJEKTI I PADISËAnullim i vendimit nr. 06 date 29.07.1993te KKK te Pronave prane Bashkise Durres.

Baza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.04.1993“Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”

Gjykata e shkalles se pare Durres me vendim nr.710, date 28.05.2001 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise se paditesave Adriatik Mukaj, Agron Klosi, Nazire Hoxha, Sanije Bedini, Tete Xheli, Halil Zeneli duke anulluar vendimin nr.06, date 29.07.1993 te KKK te Pronave prane Bashkise Durres.

Gjykata e Apelit Durres me vendim nr.481, date 24.09.2001 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.710, date 28.05.2001 te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, te paditurit Krisafgji, Marie, Vasiliqi dhe Karmen Leka, te cilet kane kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk qendron pretendimi se per banesen objekt gjykimi nuk ka akt pronesie, pasi ne vertetimin e leshuar nga Zyra e Hipotekes Durres figuron e regjistruar ne favorin tone nje shtepi banimi e ndertuar ne truallin e zoteruar bashkerisht me bashkeshorten Marie.

- Pala paditese nuk ka paraqitur asnje prove qe te provoje se ajo shtepi nuk eshte e Aristidh Lekes, por e shtetit apo e ndonje personi tjeter privat.

- Banesa nuk eshte konfiskuar per efekt te shlyerjes se tatimit te jashtezakonshem te luftes. Konfiskimi i saj eshte bere ne baze te ligjit nr.40, date 14.01.1945 “Mbi konfiskimin e pasurive private”.

- Pas daljes se ligjit nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, banesa objekt gjykimi nuk eshte futur ne procesin e privatizimit, mbasi ajo do te trajtohej ne baze te ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

- Qe nga momenti qe na eshte kthyer prona me 29.07.1993, askush tjeter nuk ka pretenduar ne lidhje me pronesine mbi banesen.

- Nga gjykata nuk u mor ne konsiderate kerkesa jone per te caktuar nje ekspert ose grup ekspertesh per te percaktuar vendndodhjen dhe perberjen e baneses objekt gjykimi, e cila nuk ka pesuar asnje ndryshim

86

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

qe kur eshte ndertuar dhe se nuk ekziston asnje banese tjeter ne Durres me ate projekt.

- Provat e paraqitura nga ne, gjykata nuk i mori fare ne konsiderate.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, avokatin Agim Hoxha qe

kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve, avokatin Ylli Kosova qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe rrezimin e kerkeses dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe vendimin nr.06, date 29.07.1993 te KKK te Pronave prane Bashkise

Durres eshte vendosur t’i njihet te paditurve Krisafgji Leka, Marie Leka, Vasiliqi Leka, Karmen Leka, si trashegimtare ligjore te trashegimlenesit Aristidh Leka, e drejta e pronesise mbi nje ndertese katerkateshe, te ndodhur ne lagjen nr. 1, Durres, qe se bashku me oborrin ze nje siperfaqe 1410 m2.

Paditesat kane qene qiramarres ndaj shtetit te apartamenteve te kesaj godine.Me padine objekt gjykimi ata kane kerkuar anullimin e vendimit te

permendur me lart, duke pretenduar se vjen ne kundershtim me ligjin nr.7698, date 15.04.1993 per keto shkaqe:

- Ish pronari nuk ka titull pronesie dhe prova te tjera qe te vertetojne pronesine e trashegimlenesit Aristidh Leka.

- Trashegimtaret e Aristidh Lekes, nuk kane paraqitur prane KKK te- Pronave dokumentacionin e nevojshem konform ligjit nr.7698,

date 15.04.1993.- Ish pronari Aristidh Leka, ka fituar pronesine mbi truallin ku eshte

ndertuar pallati nga ish gruaja e tij Marie Leka, por jo pronesine mbi pallatin.

- KKK te Pronave nuk ka zbatuar ligjin dhe aktet nenligjore per kthimin e kesaj prone. Nuk ka titull pronesie ose ndonje akt tjeter ligjor qe te vertetoje Marie Leken si ndertuese, investitore apo pronare te pallatit.

Nga materialet e dosjes rezulton se:Trashegimlenesja e te paditurve, Marie Leka, ka qene pronare e truallit me

siperfaqe 1921,60 m2, te cilin e ka blere ne vitin 1938 nga nje person tjeter.Ne zbatim te nenit 2 te dekretligjit nr.40, date 14.01.1945 dhe vendimit te

Komitetit Ekzekutiv te Qytetit Durres, me 17.03.1947, jane transkriptuar ne favor te shtetit kundra trashegimlenesit te te paditurve (i denuar), midis te tjerave dhe dy shtepi te ndodhura mbi truallin e permendur me lart, me kufizimet perkatese (te pershkruara ne piken 6 dhe 7 te notes se transkriptimit).

87

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pikerisht prona e pershkruar ne piken 6 te notes se transkriptimit te permendur me lart, eshte trajtuar me vendimin e KKK te Pronave qe kundershtohet me padine objekt gjykimi.

Konflikti ka lindur pasi paditesat pretendojne se godina katerkateshe per te cilen i eshte njohur e drejta e pronesise se paditurve Leka, nuk eshte ajo qe i eshte konfiskuar trashegimlenesit te tyre dhe qe eshte pershkruar ne piken 6 te notes se transkriptimit. Ne kete te fundit, kjo prone pershkruhet shtepi dhe jo godine shumekateshe siç jane pershkruar godinat e tjera, ish prone e trashegimlenesit ne po ate note transkriptimi.

Pra sipas paditesave, godina katerkateshe e trajtuar ne vendimin e KKK te Pronave objekt konflikti, nuk ka qene prone e trashegimlenesit te te paditurve.

Ne lidhje me sa me siper, te paditurit Leka, ne kuadrin e prapsimeve kane pretenduar se godina katerkateshe e permendur me lart ka qene prone e ish trashegimlenesit te tyre. Ajo eshte ndertuar mbi truallin e bashkeshortes se tij, nga ana e nje shoqerie italiane mbi bazen e nje kontrate sipermarrjeje, te dates 16.09.1942, ne te cilen trashegimlenesi i tyre ka qene ne cilesine e porositesit.

Ne dosje eshte administruar projekti i kesaj prone, planvendosja e saj, tre pamje te godines si dhe skicat planimetrike te secilit kat.

Kufizimet e kesaj godine perputhen me ato te prones se pershkruar ne piken 6 te notes se transkriptimit ne favor te shtetit.

Pervec provave te analizuara me siper, pala e paditur ka paraqitur edhe nje vertetim te leshuar nga Ndermarrja Komunale Banesa Durres, sipas te cilit banesa nr. 15 (objekt gjykimi) ka pasur pronar zotin Aristidh Leka, si dhe nje vertetim nga Enti Kombetar i Banesave ne te cilin thuhet "Ne kartoteken e EKB-se ekziston dosja e godines 15, me kontrate qiramarrjeje te sistemit te meparshem me mbishkrimin dosja e godines nr. 15, ish prone e Aristidh Lekes, ne rrugen "De Rada".

Gjykata e shkalles se pare Durres me vendim nr.710, date 28.05.2001 ka pranuar kerkese padine e paditesave duke anulluar vendimin nr. 06 date 29.07.1993 te KKK te Pronave prane Bashkise Durres, me arsyetimin:

- Vertetimi hipotekor, nuk perben akt pronesie ne kuptim te ligjit nr.7698, dhe udhezimit nr. 3 te dale ne zbatim te tij. Ne piken 6 te vertetimit hipotekor behet fjale per shtepi kurse objekti i kthyer nga KKK te Pronave eshte nje ndertese katerkateshe. Punonjesi i hipotekes i ka dalluar ndertesat me shume kate. Ne ate periudhe shtepite njekateshe pasqyroheshin shtepi, kurse shtepite me me teper se nje kat pasqyroheshin si ndertesa.

- Ekspertet e thirrur nga KKK te Pronave kane dale jashte te drejtave dhe detyrave ligjore. Bazuar ne piken 17/6 te udhezimit nr. 3 e vetmja detyre e eksperteve ka qene verifikimi i ndryshimeve strukturore apo ndertimeve te tjera ne

88

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

objektin prone e ish pronarit per te percaktuar raportin prone e ish pronarit, shpenzim i shtetit apo i te tretit.

- Provat e paraqitura nga pala e paditur: kontrata e sipermarrjes dhe dy vertetime te leshuara nga Enti i Banesave nuk vlejne per kete gjykim. Keto prova te paditurit duhet t’i paraqisnin ne nje gjykim tjeter me objekt vertetim gjyqesor i fakteve sipas pikes 17/2 te udhezimit nr.3.

- Gjykata nuk pranoi kerkesen e te paditurve per te thirrur eksperte, sepse nuk eshte objekt i ketij gjykimi.

- Sipas vendimit nr.10, date 17.03.1948, notes se transkriptimit date 9.10.1950, vertetimit te pronesise date 13.11.1991, pika 6 e secilit prej tyre, shtepia ne jug kufizohet me rrugen "Kozma Nushi” nderkohe vendimi i KKK te Pronave e kufizon pronen e kthyer ne jug me rrugen "Qemal Stafa”, e cila nuk ka asgje te perbashket me rrugen "Kozma Nushi”.

- KKK te Pronave i ka njohur te paditurit, trashegimtaret e Aristidh Lekes pronar mbi nje pallat 4 katesh, duke marre prova, dhe caktuar eksperte si te ishte gjykate, ka ndryshuar nje vertetim hipotekor.

- Vendimi i sekuestrimit nr.10, date 17.03.1948 nuk eshte rrjedhoje e procesit penal. Akt gjykimi nr. 58, date 11.03.1947 nuk ka lidhje me sekuestrimin e pasurive te Aristidh Lekes. Ne vendimin nr.10, date 17.03.1948, Aristidh Lekes i eshte sekuestruar pasuria si rezultat i zbatimit te ligjit nr.37, date 13.01.1945 “Per tatimin e jashtezakonshem per fitimet e luftes”. Pasurite e paluajtshme qe permbahen ne noten e transkriptimit date 9.10.1950 dhe ne vertetimin e hipotekes date 13.11.1991 jane marre si rezultat i tatimit te jashtezakonshem te papaguar.

Gjykata e Apelit Durres me vendim nr.481, date 24.09.2001 ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, te permendur me lart, duke arsyetuar:

- Vendimi i KKK te Pronave eshte mbeshtetur ne vertetimin hipotekor. Pika 6 e vertetimit hipotekor flet per nje shtepi te ndodhur ne lagjen nr.1, ndersa KKK te Pronave me vendimin nr.6 i njeh te drejten e pronesise trashegimtareve te Aristidh Lekes per nje ndertese me kater kate. Ndryshimi eshte thelbesor ndermjet objektit shtepi dhe nje godine me 4 kate.

- Prona objekt gjykimi nuk ka perputhje ne njerin prej kufijve te saj. Sipas vertetimit te hipotekes nga jugu prona kufizohet me rrugen “Kozma Nushi” ndersa sipas vendimit te KKK te Pronave nga jugu kufizohet me rrugen “Qemal Stafa”.

- Sipas vertetimit te pronesise, pika 7, rezulton se ne favor te Aristidh Lekes figurojne 2 shtepi te ndodhura ne lagjen nr.1 dhe ne rast se do te krahasohen kufijte dhe vendndodhja e ketyre dy shtepive, verehet se njera prej tyre ka te njejtat kufij e vendndodhje me ate te shenuar ne piken 6 te vertetimit te pronesise qe sipas pretendimit te pales se paditur eshte pallati nr.15 objekt i ketij gjykimi.

89

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Dokumentet e paraqitura nga pala e paditur, nuk mund te perbejne prove per kete gjykim, por ato mund t’i paraqese pala e paditur si prove ne nje tjeter gjykim, me te cilin mund te vertetoje faktin juridik ne se ndertesa e pershkruar ne kontraten e sipermarrjes e provat e tjera eshte ndertuar ose jo nga Aristidh Leka.

Pretendimet e ngritura ne ankimin e te paditurve nuk qendrojne:Pretendimi i ngritur se pala paditese nuk ka paraqitur asnje prove se e kujt

eshte kjo ndertese nuk gjen ndonje baze ligjore, pasi pala paditese nuk ka patur detyrimin te provoje se e kujt eshte ndertesa, por te paraqese prova qe vertetojne se ndertesa nuk eshte prone e Aristidh Lekes.

Gjykata ka pranuar kerkese padine, pasi nga provat e administruara ne gjykim nuk rezulton qe Aristidh Leka te jete pronar i nderteses dhe nuk e lidh me bazueshmerine e sekuestrimeve te pasurive te tij.

Vendimi nr.10, date 17.03.1948 i Komitetit Ekzekutiv te KP te qytetit te Durresit, me ane te te cilit eshte urdheruar sekuestrimi i pasurive te Aristidh Lekes, nuk ka qene objekt i ketij gjykimi dhe vete gjykata nuk eshte shprehur per te ne dispozitiv.

Sipas pikes 6 te vendimit te mesiperm, Aristidh Lekes i eshte sekuestruar nje shtepi ne lagjen nr.1 dhe jo nje ndertese 4 kateshe.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet perseri per rigjykim ne gjykaten e apelit per keto arsye:

Se pari: Nuk jane analizuar te gjitha provat e paraqitura nga palet gjate gjykimit te ceshtjes objekt mosmarreveshje. Gjate gjykimit palet i kane bere te njohur njera tjetres faktet mbi te cilat mbeshtesin pretendimet e tyre (nenet 18 e 19 te K.Pr.Civile). Nga gjykata jane analizuar provat e paraqitura nga paditesat dhe vetem nje pjese e provave te paraqitura nga te paditurit. Sipas gjykates se faktit dhe asaj te apelit nje pjese e provave te paraqitura nga te paditurit nuk vlejne per kete gjykim. Arsyetimi per mosmarrjen, analizimin dhe vleresimin e ketyre provave eshte i njejte nga te dy gjykatat. "Keto prova te paditurit duhet t’i paraqesin ne nje gjykim tjeter...”. Ky arsyetim i gjykatave vjen ne kundershtim me nje numer dispozitash te Kodit te Procedures Civile e konkretisht nenet 10, 20, 29, 126, 309 dhe 310. Eshte detyre e gjykates te analizoje te gjitha provat e administruara ne zbatim te nenit 213 e vijues te Kodit te Procedures Civile. Vetem analiza ligjore e te gjitha provave te paraqitura nga palet, do ta çoje ne nje zgjidhje te drejte mosmarreveshjen objekt gjykimi.

Se dyti: Padrejtesisht eshte rrezuar kerkesa e te paditurve per kryerjen e nje ekspertimi per te percaktuar karakteristikat e baneses, vendndodhjen, kufitaret, etj. Kryerja e ekspertimit ka qene e domosdoshme edhe per faktin se paditesat kane pretenduar se te paditurit piken 6 te vertetimit te pronesise e kane perdorur dy here. Sipas paditesave: " ... nga llogarite e thjeshta aritmetike te numerimit te objekteve

90

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ne kete zone, pallati (ndertesa objekt gjykimi) del teper, dhe ç’eshte me kryesorja pa kufij dhe kufitar”. Ne kundershtim te pretendimeve te paditesave, te paditurit kane kerkuar kryerjen e ekspertimit me arsyetimin se ato nuk kane marre asnje prone me teper seç kane patur. Per te vertetuar pretendimet e tyre te paditurit kane paraqitur disa dokumenta dhe kane kerkuar qe ato t’i nenshtrohen ekspertimit.

Detyrat e mesiperme jane te detyrueshme per trupin gjykues qe do te shqyrtoje çeshtjen.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.481, date 24.09.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne gjykaten e apelit, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 04.03.2003

91

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2408/983/111 i Regj. Themeltar.Nr. 485 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili Anetare Zamir Poda Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 04.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2408/983/111 qe i perket:

PADITËS: LUMTURI HOXHALLI,ALKETA HOXHALLI, perfaqesuar nga avokat Qemal Meta.

TË PADITUR: XHEVAIR HOXHALLI,BURHAN HOXHALLI,SEHADET HOXHALLI (DUÇI), ne mungese

OBJEKTI I PADISËDetyrimin e te paditurve te njohin paditesat

bashkepronare te nje shtepie banimi dhe njohjen bashketrashegimtare,

per pjesen qe vjen nga Syrja Hoxhalli.Pavlefshmerine e kontrates se dhurimit

nr.3045/1203, date 15.09.1997.Baza ligjore: Nenet 199, 349, 92/a

dhe 762 te Kodit Civil.

92

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkalles se pare Korçe me vendim nr.1944, date 11.12.2000 ka vendosur:

Detyrimin e te paditurve Xhevair Hoxhalli, Burhan Hoxhalli, Sehadet Hoxhalli (Duçi) te njohin paditesat Lumturi Hoxhalli, Alketa Hoxhalli, se bashku bashkepronare ne 15 % te shtepise te ndodhur ne Korçe, lagja nr.6, rruga “Pandi Kereku”, nr.26, e formes dy kateshe qe ju vjen nga Syrja Hoxhalli me trashegimi ligjore, si dhe konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se dhurimit nr.3045/1203, date 15.09.1997 vetem ne pjesen 15 % te shtepise objekt gjykimi.Rrezimin e padise per njohje bashkepronar per pjesen e truallit te kesaj shtepie.

Gjykata e Apelit Korce me vendim nr.208, date 01.06.2001 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.1944, date 11.12.2000 te Gjykates se shkalles se pare Korçe.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce kane ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, paditeset Lumturi Hoxhalli dhe Alketa Hoxhalli, te cilat kane kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Si blerja e truallit dhe ndertimi i shtepise eshte kryer ne vitin 1959, kohe kur i ndjeri Syrja ka qene ne nje gjendje familjare me prinderit e tij.

- Gjykatat gabimisht arsyetojne duke i marre te vecanta shtepine dhe truallin, ne pretendojme se ato perbejne nje objekt te tere, i cili eshte trajtuar si i tille edhe ne kontraten e dhurimit te kryer ne vitin 1997.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, avokatin e paditesave, i cili

kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPaditeset Lumturi dhe Alketa Hoxhalli jane trashegimtare ligjore

(perkatesisht gruaja dhe vajza) e te ndjerit Syrja Hoxhalli. Ky i fundit eshte djali i te paditurit Xhevahir dhe vellai i te paditurve te tjere.

Ne vitin 1959, i padituri Xhevahir (vjehrri i paditeses Lumturi dhe gjyshi i paditeses tjeter) ka blere nga shteti nje truall te ndodhur ne qytetin e Korçes, mbi te cilin gjate periudhes 1959 – 1961 eshte ndertuar nje banese dy kateshe, e perbere nga tete dhoma (nga kater ne secilin kat) dhe nje ashef ne oborr.

93

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kjo banese fillimisht eshte regjistruar ne regjistrin ipotekor ne favor te te paditurit Xhevahir, mbi bazen e nje vendimi gjyqesor “per vertetim fakti”, me nr.702, date 21.07.1981 te Gjykates se shkalles se pare Korçe.

Paditeset kane banuar dhe vazhdojne te banojne ne ambientet e kesaj shtepie (edhe pas vdekjes se trashegimlenesit Syrja ne vitin 1982).

Ne 15.09.1997 i padituri Xhevahir i ka dhuruar te paditurit Burhan shtepine dhe truallin te permendur me lart dhe eshte realizuar transkriptimi i prones ne favor te ketij te fundit, ne regjistrin hipotekor.

Ne kontraten e dhurimit, thuhet se ne lidhje me te ka dhene pelqimin dhe bashkeshortja e te paditurit Xhevahir, meqenese kjo ishte nje pasuri bashkeshortore. Ne fakt, ne vend te saj, ne kontraten e dhurimit ka firmosur nje person tjeter, i quajtur Ethem Dyrmyshllari, “i ngarkuar prej saj”.

Me padine objekt gjykimi paditeset kane kerkuar nga te paditurit t’i njohin bashkepronare te shtepise se siperpermendur, per pjesen qe i takonte atyre si trashegimtare ligjore te te ndjerit Syrja si dhe pavlefshmerine e kontrates se dhurimit te saj ne favor te te paditurit Burhan, duke pretenduar:

- Ne ndertimin e shtepise ka kontribuar dhe trashegimlenesi i tyre, Syrja, i cili ka jetuar ne nje ekonomi te perbashket me te paditurit dhe ka qene ne marredhenie pune, gjate momentit te blerjes se truallit dhe ndertimit te shtepise (ne lidhje me kete pretendim ka paraqitur çertifikaten e perberjes familjare si dhe vertetime nga institucioni ku ka punuar).

- Ne lidhje me dhurimin e prones nuk ka dhene pelqimin bashkeshortja e te paditurit Xhevahir. Kontrata e dhurimit nuk eshte firmosur prej saj. (Ky pretendim eshte vertetuar dhe nga theniet e Ethem Dyrmyshllarit, personi qe ka firmosur ne emer te saj ne kontraten e dhurimit , i pyetur ne gjykim me cilesine e deshmitarit). E ndjera Zeqabe, deri sa qe gjalle ka perfituar pension pleqerie prej te birit Syrja.

Gjykata e shkalles se pare Korçe me vendim nr.1944, date 11.12.2000 ka vendosur: Detyrimin e te paditurve Xhevair Hoxhalli, Burhan Hoxhalli, Sehadet Hoxhalli (Duçi) te njohin paditesat Lumturi Hoxhalli, Alketa Hoxhalli, se bashku bashkepronare ne 15% te shtepise te ndodhur ne Korçe, lagja nr.6, rruga “Pandi Kereku”, nr.26, e formes dy kateshe qe ju vjen nga Syrja Hoxhalli me trashegimi ligjore, si dhe konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se dhurimit nr.3045/1203, date 15.09.1997 vetem ne pjesen 15% te shtepise objekt gjykimi.

Rrezimin e padise per njohje bashkepronar per pjesen e truallit te kesaj shtepie.Konkluzionin ne te cilin ka arritur gjykata e shkalles se pare e arsyeton ne kete

menyre:- Trualli ku eshte ndertuar shtepia eshte blere ne vitin 1959 vetem

prej Xhevahir Hoxhallit.

94

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Syrja Hoxhalli ka qene ne nje trung familjar me te paditurit deri ne vitin 1966 çka rezulton nga çertifikata familjare date 24.10.2000.

- Syrja Hoxhalli ka qene ne marredhenie pune prane Spitalit Korce nga viti 1956 deri ne vitin 1982.

- Per ndertimin e shtepise kane kontribuar Syrjai, Burhani, Xhevahiri dhe Zeqebea.

- Paditesi ka dhene kontributin e tij ne ndertimin e shtepise dhe ky kontribut eshte ne raportin 15% e vleres se shtepise.

- Kontrata e dhurimit eshte e pavlefshme vetem persa i perket dhurimit te 15% te shtepise.

Gjykata e Apelit Korce me vendim nr.208, date 01.06.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1944, date 11.12.2000 te Gjykates se shkalles se

pare Korce me te njejtin arsyetim.Trualli ku eshte ndertuar shtepia objekt gjykimi vertet eshte blere ne vitin 1959

vetem prej te paditurit Xhevahir Hoxhalli, por trashegimlenesi i paditesave Syrja Hoxhalli ka qene ne nje trung familjar me te paditurin Xhevahir deri ne vitin 1966 çka rezulton nga certifikata e gjendjes familjare e dates 24.10.2000.

Trashegimlenesi i paditesave Syrja Hoxhalli ka qene ne marredhenie pune qysh nga viti 1956 dhe ne nje ekonomi te perbashket me te paditurin Xhevahir deri ne vitin 1966.

Trualli eshte blere per ndertimin e shtepise ku do te strehoheshin te gjithe pjestaret e familjes. Ne menyre te pallogjikshme gjykata e faktit dhe gjykata e apelit pranojne kontributin e Syrja Hoxhallit vetem ne ndertimin e shtepise dhe nuk pranojne kontributin e tij ne blerjen e truallit, nderkohe qe trualli per ndertimin e shtepise eshte blere.

Trualli eshte blere ne nje kohe qe trashegimlenesi i paditesave dhe i padituri jetonin ne nje ekonomi te perbashket familjare sebashku me pjestaret e tjere madhore te kesaj ekonomie Zeqabe dhe Burhan Hoxhalli.

Gjykatat arsyetojne se vetem per ndertimin e shtepise kane kontribuar pjestaret madhore te saj Syrjai, Burhani, Xhevahiri dhe Zeqabea. Gabimisht arsyetohet nga gjykatat duke i marre si sende te vecanta shtepine dhe truallin. Ato perbejne nje objekt te tere. Per pasoje palet ndergjyqese jane bashkepronare jo vetem te shtepise, por edhe te truallit.

95

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.1944, date 11.12.2000 te Gjykates se shkalles se

pare Korce dhe vendimit nr.208, date 1.06.2001 te Gjykates se Apelit Tirane duke u detyruar te paditurit te njohin paditesat bashkepronar ne masen 15% te truallit dhe shtepise me dy kate te ndodhur ne Korce, lagja nr.6, rruga “Pandi Kereku” nr.26, dhe konstatimin pjeserisht te pavlefshme te kontrates se dhurimit nr.3045/1203, date 15.09.1997 ne masen 15%.

Tirane me 04.03.2003

96

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2322/919/95 i Regj. Themeltar.Nr. 486 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarZamir Poda AnetarValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 25.02.2003 dhe 04.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2322/919/95 qe u perket:

PADITËSA: MUHARREM METKO XHEVAHIRE LAME

ETEMIJE AGOLLII PADITUR: PETRIT METKO

OBJEKTI I PADISËPjesetim i pasurise se perbashket

(ish Depo e Barnave Erseke).Baza ligjore: Neni 369 e vijues i K.Pr. Civile.

Gjykata e shkalles se pare Kolonje me vendim nr.76, date 13.06.2001 ka vendosur:

Te lejoje pjesetimin e pasurise se perbashket, te perbere prej ish Depos se Barnave Erseke, e tjetersuar aktualisht si pjese funksionale e supermarketit, e ndodhur ne katin e pare te ish Depos se Bimeve Medicionale Erseke, nje ndertese dykateshe kjo, me gjithe truallin e saj, me siperfaqe te pergjithshme 124,5m2, e kufizuar sipas kesaj menyre: Nga veriu me veprimtarine e te paditurit Petrit Metko; nga lindja me “Rrugen e Deshmoreve” Erseke–Leskovik; nga jugu me

97

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

pronesine e Nafiz Seranit; nga perendimi me shesh te lire, midis paditesave Muharrem Metko, Etemije Agolli, Xhevaire Lame dhe te paditurit Petrit Metko, duke i takuar secilit nga ¼ pjese e kesaj bashkepronesie.Rrezimin per pjesen tjeter te padise, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Korçe me vendim nr.287, date 25.07.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.76, date 13.06.2001 te Gjykates se shkalles se pare Kolonje.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, paditesja Etemije Agolli, e cila ka kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat nuk duhej te perjashtonin nga pjestimi truallin me siperfaqe 75m2, qe na eshte kthyer me vendimin nr.16, date 15.07.1994 te KKK te Pronave prane Bashkise Erseke.

- Nga ana e te paditurit Petrit Metko eshte paraqitur kunderrekurs, me te cilin eshte kerkuar mospranimi i rekursit, per shkaqet:

- Trualli me siperfaqe 75 m2 eshte prone e imja, te cilen e kam blere nga Luan Diko dhe Shkendie Isai.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NPaditesat dhe i padituri jane vellezer dhe motra.Sipas pikes 1/a te vendimit nr.16, date 15.07.1994 te KKK te Pronave prane

Bashkise Erseke, “i eshte kthyer” atyre si trashegimtare ligjore te ish pronarit, trualli me siperfaqe 192 m2, i ndodhur ne qytetin e Ersekes. Mbi kete truall ndodhej nje objekt dykatesh, i ndertuar nga shteti.

Paditesat dhe i padituri e kane blere nga Ndermarrja e Farmacive Erseke me date 27.09.1997, katin e pare te ketij objekti dykatesh, me siperfaqe 124,5 m2, qe ka sherbyer si ish Depo e Barnave. Kjo prone eshte regjistruar ne favor te tyre, ne regjistrin hipotekor me date 30.09.1999.

Fillimisht paditesat kane kerkuar pjesetimin ne natyre te katit te pare te objektit te permendur me lart, midis tyre dhe te paditurit, duke i takuar nga ¼ pjese secilit. Me pas (pa u marre vendim i ndermjetem per shtimin e objektit te padise) kane

98

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

kerkuar pjesetimin ne natyre dhe te truallit me siperfaqe 192 m2, mbi nje pjese te te cilit (siperfaqe 124,5 m2) ndodhet objekti i pershkruar me lart, ndersa mbi diferencen ndodhet nje objekt (ne vazhdim te te parit), i cili pasi i eshte shitur po nga ndermarrja dy personave te tjere, me pas eshte blere nga i padituri.

Gjykata e shkalles se pare Kolonje me vendim nr.76, date 13.06.2001 ka vendosur:

Te lejoje pjesetimin e pasurise se perbashket, te perbere prej ish Depos se Barnave Erseke, e tjetersuar aktualisht si pjese funksionale e supermarketit, e ndodhur ne katin e pare te ish Depos se Bimeve Medicionale Erseke, nje ndertese dykateshe kjo, me gjithe truallin e saj, me siperfaqe te pergjithshme 124,5 m2, e kufizuar sipas kesaj menyre: Nga veriu me veprimtarine e te paditurit Petrit Metko; nga lindja me “Rrugen e Deshmoreve” Erseke – Leskovik; nga jugu me pronesine e Nafiz Seranit; nga perendimi me shesh te lire, midis paditesave Muharrem Metko, Etemije Agolli, Xhevaire Lame dhe te paditurit Petrit Metko, duke i takuar secilit nga ¼ pjese e kesaj bashkepronesie.

Rrezimin per pjesen tjeter te padise, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.Gjykata e shkalles se pare arsyeton: Trualli me siperfaqe 67,5m2 qe bie brenda siperfaqes 192 m2 te trajtuar ne

piken 1/b te vendimit nr.16, date 15.07.1994 te KKK te Pronave prane Bashkise Erseke, ne fakt nuk eshte i lire, siç eshte trajtuar ne kete vendim, por mbi te ndodhet objekti, qe fillimisht i eshte shitur nga ndermarrja dy personave te tjere, te cilet me pas ja kane shitur ate te paditurit.

Gjykata e Apelit Korce me vendim nr.287, date 25.07.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.76, date 13.06.2001 te Gjykates se shkalles se

pare Kolonje.Gjykata e apelit arsyeton:Ne qofte se paditesat pretendojne se siperfaqja prej 75 m2 (192 -124m2),

ndodhet poshte godines se “ish Barnave Medicionale”, per kete pjese, vendimi nr.16, date 15.07.1994 i KKK te Pronave eshte i pa ekzekutueshem. Ai duhet te konsiderohet si i paqene, pasi komisioni ka kthyer nje truall, qe ne momentin e kthimit ka qene i zene.

Eshte detyre e ndergjyqesave, qe ne situaten e krijuar te kerkojne ndryshimin e vendimit te KKK te Pronave, pasi ne te kundert do te humbasin te drejten e kompensimit per kete pjese.

Nuk mund te pranohet sot se ndergjyqesat te jene pronare te truallit prej 75 m2 dhe Shkendie Isai dhe Luan Diko te jene pronare te godines se ngritur mbi kete truall. Kjo bashkepronesi nuk njihet nga legjislacioni yne, per me teper, qe te gjithe keto mosmarreveshje kane marre fund, pasi jane gjykuar ne te tre shkallet e gjykatave.

Eshte kerkuar pjesetimi i nje pasurie. Detyre e gjykates ishte percaktimi i sendit (pasurise) se pjesetueshme, bashkepronaret dhe pjeset e tyre.

99

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Konflikti ndermjet paleve ndergjyqese nuk eshte per numrin e bashkepronareve dhe pjeset e tyre. Per keto dy momente ndergjyqesit nuk kane kundershtime.

Mosmarreveshja ndermjet paleve ndergjyqese eshte vetem per siperfaqen e truallit qe do te pjesetohet. Paditesat pretendojne se trualli qe do te pjesetohet eshte 192 m2, i padituri ka pretenduar se trualli i pjesetueshem eshte 124,5 m2.

Gjykata e faktit dhe ajo e apelit kane rrezuar pretendimet e paditesave dhe kane pranuar pretendimet e te paditurit. Si gjykata e shkalles se pare ashtu edhe gjykata e apelit kane percaktuar drejt siperfaqen e truallit qe do t’i nenshtrohet pjesetimit.

Vendimet gjyqesore te dhena nga gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit jane te drejta, te arsyeshme dhe te bazuara ne prova dhe ne ligj.

Pretendimet e ngritura ne rekurs nga paditesat nuk qendrojne. Objekti Depo e Barnave Erseke, qe do te pjesetohet ka nje shtrirje prej 124,5 m2. Per pasoje, kjo eshte siperfaqja qe do t’i nenshtrohet pjesetimit. Diferenca e truallit eshte e zene me nje objekt tjeter, pronar i te cilit eshte vetem i padituri. Me te drejte, gjykatat truallin me siperfaqe 75m2 e kane perjashtuar nga pjesetimi me arsyetimin se palet ndergjyqese mbi kete pjese nuk jane bashkepronar.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.287, date 25.07.2001 te Gjykates se Apelit

Korçe.

Tirane me 04.03.2003

100

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2432/1006/118 i Regj. Themeltar.Nr.487 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 25.02.2003 dhe 04.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: TOMORR KERCUKU perfaqesuarnga Av.I.Deshalla

E PADITUR: SHOQERIA “AGROSERVIS”, perfaqesuar nga administratori V.Muca, Av. Ardian Nuni

NDËRHYRËS KRYESOR BASHKUAR ME PADITËSIN: MUHAMET ARAPI,

VIKTOR BELLO,HEKURAN BEJTO, IDRIZ TOPALLI,BEHAR SARACI, XHEMAL SINANI,MIRFA QORRI, PETRIT HAXHIU,PETRAQ KONDAKCI, NOVRUZ MARKU,THEMI NDRIO, ASTRIT XHAFA,

101

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

RISTAN NAKO, KOZMA SILA, NAIM NAKO, NEXHIP ISUFI, NEBI KORRESHI, VASIL FEJZO, HAJRI MANOKU, MITI NAKO, KRISTAQ GJINI, BAJRAM BEDA,ABEDIN LULO, SOKRAT NDREKO,ARBEN STOPANI, perfaqesuar nga av.N.Progri,

OBJEKTI I PADISË:Shpallje e pavlefshmerise se themelimit

te Shoqerise "Agroservis" sh.p.k.Baza Ligjore: Neni 231 i Ligjit nr.7638, date 19.11.1992.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.916, date 25.03.1999, ka vendosur:

Rrezimin si te pabazuar te kerkese padise se paditesit Tomorr Kercuku, me objekt shpallje e pavlefshmerise se themelimit te Shoqerise "Agroservis" sh.p.k.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.801, date 01.06.1999, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.916, date 25.03.1999 te gjykates se rrethit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.653, date 23.03.2000 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.801, date 01.06.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.358, date 29.03.2001 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit civil nr.916, date 25.03.1999 te Gjykates se rrethit Tirane ne kete menyre:

102

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pranimin e kerkese padise, duke konstatuar te pavlefshem aktin e themelimit te Shoqerise Agroservis sh.p.k, me seli ne Tirane me nr.5091 te vendimit date 23.06.1994.

Kunder vendimit nr.358, date 29.03.2001 te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs i padituri Shoqeria Agroservis sh.p.k., perfaqesuar nga V.Muca, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Gjykata ne menyre te gabuar ka shqyrtuar ceshtjen ne themel pa u gjykuar padia per themelin nga gjykata e shkalles se pare. Kjo e fundit ka rrezuar padine per shkak se ajo ishte e parashkruar. Keshtu qe gjykata e apelit nuk ka vene ne bisedim pretendimin tone per kete pike, duke shkelur nenin 28 te K.Pr.Civile.

- b. Gjykata ka shkelur nenet 16 dhe 185 te K.Pr.Civile. Ne padi dhe kerkesen e nderhyresit kerkohet pavlefshmeria e regjistrimit te shoqerise pasi ai eshte bere ne kundershtim me Ligjin nr.7638, date 19.11.1992. Gjykata ne vendim e konsideron te paligjshem regjistrimin per nje shkak tjeter.

- c. Gjykata ka zbatuar keq ligjin material. Shoqeria ka fituar personalitet juridik me dy vendimet e gjykatave, te vitit 1993 dhe te dates 23.06.1994, ne nje kohe qe padia behet ne vitin 1998 dhe nderhyresat kryesore ne vitin 1999, pra jashte afateve ligjore.

- d. Vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me provat e paraqitura dhe administruara. Shoqeria ka statut dhe akt themelimi te nenshkruar nga ortaket dhe regjistrimi eshte bere ne baze te ligjes.

- e. Edhe ne themel eshte gabuar, mbasi gjykata nuk ka patur parasysh nenin 7 dhe 234 te Ligjit "Per shoqerite tregetare".

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare,pasi degjoi perfaqesuesit e paditesit dhe te nderhyresave kryesore, te cilet

kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,

V Ë R E NVendimi nr.358, date 29.03.2001 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje

e zbatimit te gabuar e ligjit.Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/b te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi nr.916, date 25.03.1999 i Gjykates se shkalles se pare Tirane.

103

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Eshte vertetuar se me vendimin date 26.05.1993 te Gjykates se rrethit Tirane, ne perputhje me kerkesat e Ligjit nr.7512, date 10.08.1991, eshte regjistruar si person juridik Ndermarrja Agroservis, me president Tomorr Kercuku.

Me tej, me daljen dhe hyrjen ne fuqi te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 "Per shoqerite tregetare", me vendimin nr.5091, date 23.06.1994 te Gjykates se rrethit Tirane, eshte regjistruar si person juridik Shoqeria "Agroservis" sh.p.k. me administrator Tomorr Kercuku me 58 ortake dhe me kapital 100.000 leke.

Themelimin e kesaj shoqerie kerkon ta shpalle te pavlefshme paditesi Tomorr Kercuku, me te cilin me pas jane bashkuar edhe nderhyresit kryesore.

Paditesi, gjate gjykimit ka pretenduar se themelimi dhe regjistrimi i shoqerise ne fjale eshte bere ne kundershtim me ligjin. Sipas tij, akti baze qe verteton themelimin e shoqerise eshte akti i themelimit dhe Statuti, te cilet duhet te nenshkruhen nga te gjithe personat pjesemarres ne themelim.

Ne te kundert, pala e paditur ka pretenduar se shoqeria eshte themeluar ne baze e per zbatim te kerkesave te Ligjit nr.7638, date 19 nentor 1992, me akt themelimin dhe statutin perkates, te nenshkruar dhe qe ndodhen te depozituara ne regjistrin tregtar prane Gjykates se rrethit Tirane. Po ashtu, ai pretendon se eshte parashkruar e drejta e padise per paditesin, mbasi sipas kerkesave te nenit 7234 e 238 te Ligjit ne fjale, ajo duhet te ushtrohet brenda afatit trevjecar, nga dita e regjistrimit te shoqerise, apo nga dita kur shoqeria vihet perballe aktit te pavlefshmerise.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, sikunder u permend, ka vendosur rrezimin e kerkese padise, me arsyetimin se ajo eshte bere jashte afatit ligjor, te cituar me larte, ndersa Gjykata e Apelit Tirane, ndryshon vendimin dhe pranon kerkese padine, me arsyetimin se themelimi e regjistrimi i shoqerise eshte bere ne kundershtim me kerkesat ligjore.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit.

Ne rradhe te pare, duhet thene se mosmarreveshja ne fjale, zgjidhet apo rregullohet nga ana e Ligjit te posacem, i cili eshte ai me nr.7638, date 19.11.1992 "Per Shoqerite tregetare".

Ne veshtrim te kerkesave te nenit 238 te tij, me te drejte Gjykata e shkalles se pare Tirane ka arritur ne perfundimin se ne rastin konkret, padia per pavlefshmeri te themelimit te shoqerise eshte parashkruar. Sipas kesaj dispozite, padite per pavlefshmerine e shoqerise parashkruhen brenda tre vjeteve, duke filluar nga dita kur shoqeria vihet perballe aktit te pavlefshmerise. Efektivisht paditesi ka pretenduar se pavlefshmeria lidhet me mangesite ne aktin e themelimit dhe statutin e shoqerise. Mirepo keto akte jane perpiluar nga vete paditesi, ne cilesine e administratorit te Shoqerise "Agroservis" sh.p.k. dhe jane njohur ne ate kohe edhe nga ortaket e tjere. Pra shoqeria eshte vene perballe me aktet e pretenduara per

104

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

pavlefshmeri qe ne vitet 1993 dhe 1994. Me pas, nga ana e shoqerise dhe organeve te saj, jane kryer nje sere veprimesh ligjore te materializuara, apo te depozituara ne gjykate, sikunder ishte ndryshimi i administratorit, etj. Keshtu qe ngritja e padise, ne muajin nentor te vitit 1998, pra pas me shume se kater vjet, nuk mund ta justifikoje ate.

Ndryshimi i qëndrimeve ndërmjet dy gjykatave, të shkallës së parë dhe të apelit ka të bëjë me qëndrimin e ndryshëm të tyre në raportin e dispozitave që rregullojnë institutin e "pavlefshmërisë" në të drejtën civile në tërësi dhe në fushën tregtare në mënyrë të posaçme. Është e natyrshme që, meqë vetë shoqëria tregtare përfaqeson në vetvete një marrëdhënie juridike civile, në rregullimin e saj të shtrihen për zbatim dispozitat e përgjithshme civile, pra edhe ato që rregullojnë këtë institut (pavlefshmërinë). Ky perfundim gjen shprehjen e vet të drejtpërdrejtë në paragrafin 1 të nenit 231 të ligjit nr.7638, date 19.11.1992 "Për shoqëritë tregtare". Por, seksioni III i këtij ligji, krahas referimit të mësipërm të përgjithshëm ka rregulluar në mënyrë specifike një sërë problemesh që lidhen me pavlefshmërinë, të cilat nuk gjejnë rregullim në dispozitat e përgjithshme mbi pavlefshmërinë. Në këtë raport ndërmjet "dispozitave të përgjithshme" dhe "të posaçme" është e natyrshme që ato "të përgjithshmet" do të gjejnë zbatim vetëm për probleme që nuk gjejnë rregullim të drejtpërdrejtë në "të posaçmet". Në rastin konkret problemet që shtrohen për zgjidhje, pra "afati i parashkrimit të kësaj padie", apo "të metat e marrëveshjes së ortakëve si shkak i pavlefshmërisë së shoqërisë tregtare",janë të rregulluara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga dispozitat e "posaçme", pra në seksionin e përmëndur të ligjit te cituar me siper. Për rrjedhojë edhe zgjidhja duhet t’i referohet pikërisht kuptimit të dispozitave të mësipërme. Duke iu referuar këtyre dispozitave mund të konstatojmë lehtësisht se ky ligj sjell ndryshime esenciale në trajtimin e institutit të pavlefshmërisë në raport me trajtimin tradicional të këtij instituti në të drejtën civile. Në këto dispozita kufizohet në mënyrë të shprehur zbatimi i pavlefshmërisë duke parashikuar kufizime të cilat nuk janë ndeshur më parë. Kështu, në këtë rast bëhet përjashtim nga qëndrimi tradicional sipas të cilit pavlefshmëria, si e metë e veprimit juridik, nuk mund të riparohet. Përkundrazi, ligji ka përcaktuar detyrime edhe për gjykatën, që t’u krijojë mundësi palëve që "të riparojnë" të metat që parashikojnë pavlefshmërinë e shoqërive tregtare apo akteve të tyre. Nga ky këndvështrim, nuk mund të injorohet qëllimi i ligjvënësit për t’i bërë shoqëritë tregtare sa më të qëndrueshme dhe prishjen e tyre për shkak të pavlefshmërisë si një përjashtim,vetëm nëse ekzistenca e saj në qarkullimin civil është e pamundur.

Ne kundershtim me kerkesat ligjore, Gjykata e Apelit Tirane, gjate shqyrtimit te ceshtjes, i ka anashkaluar dispozitat e mesiperme dhe ne vecanti nenin 238 te Ligjit. Ajo pa bere asnje analize, pa vene ne bisedim kete moment kyc te arsyetimit te gjykates se shkalles se pare, i cili ishte ne themel te vendimit te saj,

105

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

vendos ndryshimin, duke i dhene nje zgjidhje teresisht te ndryshme mosmarreveshjes.

Se dyti, gjykata e apelit, duke mos patur parasysh kerkesat e nenit 246 e vijues te K.Pr.Civile, ne arsyetimin e saj pranon "a priori" pretendimin e bere nga nderhyresat kryesore per falsitet te firmave, duke u mjaftuar vetem me pohimin e pales paditese, ne nje kohe qe ne veshtrim te kerkesave te nenit 273 te K.Pr.Civile, pala qe pretendon falsitetin kishte per detyrim ta vertetonte ate.

Se treti, ne vendimin e gjykates se apelit konkludohet ne menyre te gabuar se ne rastin e regjistrimit eshte paraqitur vetem statuti i Shoqerise, pavaresisht se padia ka per objekt pavlefshmerine e themelimit te shoqerise dhe jo regjistrimin e saj. Gjykata e apelit arrin ne kete perfundim pa analizuar dhe argumentuar se perse nuk eshte e te njejtit mendim me vendimin e gjykates se shkalles se pare, i cili arsyeton se nga administrimi i praktikes ne regjistrin tregtar rezulton se eshte depozituar edhe akti i themelimit te Shoqerise. Efektivisht, po te shikohen aktet dokumentare ne dosjen gjyqesore, rezulton se themelimi i shoqerise ne fjale eshte i shoqeruar me te gjithe praktiken e nevojshme, si akti i themelimit, statuti, lista bashkangjitur me emrat dhe firmat e ortakeve respektive, vendimi i gjykates per regjistrimin si person juridik, ai i riregjistrimit etj. Për më tepër, gjykata e apelit pa të drejtë kërkon që për ekzistencën e kësaj shoqërie tregtare (të llojit sh.p.k) është e nevojshme ekzistenca e njëkohshme e dy akteve të veçanta të karakterit themelues, pra e "statutit" dhe "aktit të themelimit". Sipas dispozitave përkatëse të ligjeve të fushës tregtare këto dy akte konvergojnë në të njëjtin akt, por që ligji në dispozita të ndryshme i referohet me terma jo të njëjtë. Në thelb, pavarësisht nga emërtimi, ligji konsideron vetëm një akt themelimi të shoqërisë i cili për shkak të traditës apo legjislacionit të huazuar mund të emërtohet edhe statut. Edhe neni 39 i ligjit nr.7638, date 19.11.1992, si e vetmja dispozitë që përdor termin e ndryshëm "akt themelimi" nuk ka referuar ndonjë element të veçantë që duhet të përmbajë ky akt nga ato të dhëna që kërkohen për "statutin" i cili sipas të dhënave që përmban dhe mënyrës se si nënshkruhet nuk mund të mos konsiderohet si një akt për themelimin e shoqërisë.

Ne thelb, nga analiza sa siper, rezulton se kemi te bejme me zbatim te gabuar te kerkesave ligjore,por edhe cmuarje te gabuar te te gjitha provave te administruara, te cilat kane cuar Gjykaten e Apelit Tirane ne marrjen e nje vendimi te paligjshem dhe ne keqinterpretimin e ligjit material.

Ne kete kontekst, duke u ndodhur para dy vendimeve gjyqesore me perfundime te kunderta dhe ne kushtet kur vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane i ka dhene zgjidhje mosmarreveshjes,ne konformitet me ligjin, cmohet se vendimi i gjykates se apelit ka vend te cenohet.

106

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.358, date 29.03.2001 te gjykates se apelit dhe lenien

ne fuqi te vendimit nr.916, date 25.03.1999 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Tirane, me 04.03.2003

107

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2506/1078/138 i Regj. ThemeltarNr. 488 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: BESIM BEKOLLARI, ne mungese. I PADITUR: I.N.S.I.G. DEGA KURBIN,

perfaqesuar nga av.i shtetit Kosta Gazeli.

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vleres se demshperblimit

per mjetin motorik.Baza ligjore: Nenet 419, 640, 1113 te K.Civil.

Dekreti nr.295, date 15.09.1992 “Per sigurimin e detyrueshem te mbajtesve

te mjeteve motorike per pergjegjesi ndaj paleve te treta”.

Gjykata e rrethit gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.53, date 02.02.2001 ka vendosur:

Pranimin e padise se paditesit Besim Bekollari kunder INSIG Kurbin. Detyrimin e deges INSIG Kurbin te demshperbleje paditesin Besim Bekollari per demin e shkaktuar me mjetin motorik te siguruar ne shumen 1.216.200 leke.

108

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.871, date 19.07.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.53, date 02.02.2001 te Gjykates se rrethit Kurbin.

Kunder vendimit te apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, e cila parashtron

si me poshte:- Nuk eshte vleresuar drejt vlera e demit te shkaktuar nga ana e ekspertit.- Gjykata e rrethit nuk ka respektuar kerkesat e nenit 224/a, b, c dhe 225 e

vijues te K.Pr.Civile, mbi menyren e caktimit te ekspertit. Nga ana e gjykates jane caktuar dy eksperte, ndersa ekspertizen e ka nenshkruar vetem njeri.

- Eksperti nuk u eshte pergjigjur te gjitha detyrave te lena nga gjykata.- Paditesi ka vepruar ne kundershtim me piken 4/c te kontrates se

sigurimit. Nga ana e tij nuk duhej te ishte riparuar mjeti pa u bere me pare ekspertiza nga ana jone, si dhe pa kaluar 10 dite, nga njoftimi ndaj nesh.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,avokatin e shtetit, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pasi diskutoi ceshtjen

ne teresi,

V Ë R E N:Vendimi nr.871, date 19.07.2001 i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet

per shkelje procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit (neni 472/c i K.Pr.Civile).

Ne fillimin e gjykimit te ceshtjes gjykata e apelit duhej te kishte marre ne shqyrtim faktin qe ankimi i pales se paditur nuk i plotesonte kushtet e nenit 454, pikat “c” dhe “ç” te K.Pr.Civile.

Pala e paditur duke parashtruar si pengese mos arsyetimin e vendimit prej gjykates se rrethit dhe pamundesine per t`u njohur me permbajtjen e tij, ka paraqitur vetem nje kerkese per zenien e afatit te ankimit, te ciles i mungojne shkaqet per te cilat behet ankimi dhe kerkimet perkatese. Ne kete situate gjykata e apelit ishte e detyruar te nderpriste gjykimin dhe te njoftonte palen e paditur per te ndrequr te metat e ankimit brenda pese diteve. Ne qofte se, edhe brenda ketij afati nuk do te ndreqeshin te metat, atehere ankimi duhej te kthehej (neni 455/b i K.Pr.Civile).

109

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Duke qene se gjykata e apelit nuk ka vepruar si me siper, procesi i gjykimit te ceshtjes prej saj konsiderohet i parregullt dhe vendimi i dhene konsiderohet i paligjshem. Per keto shkaqe vendimi duhet te prishet dhe ceshtja duhet te kthehet per rishqyrtim ne ate gjykate.

Nderkohe, shkqet e parashtruara ne rekursin drejtuar Gjykates se Larte jane te vlefshme per te plotesuar permbajtjen e ankimit ne apel, prandaj gjykata e apelit duhet t`i marre ato ne shqyrtim gjate rigjykimit te ceshtjes dhe eshte e detyruar t`u jape pergjigje ne vendimin e saj. Gjykata e apelit duhet te perserise hetimin gjyqesor te ceshtjes (neni 465/2 i K.Pr.Civile) duke zbatuar rregullat procedurale per marrjen dhe vleresimin e provave.

PËR KETO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “c” te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:

Prishjen e vendimit nr.871, date 19.07.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.03.2003

110

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2483/1055/130 i Regj. ThemeltarNr. 489 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: EDMOND DUSHKU, perfaqesuar nga av.Klodi Stralla

I PADITUR: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TEPALUAJTESHME, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i pales se paditur

te regjistroje vendimin nr.820, date 25.05.2000 te Gjykates se rrethit Korce vetem per pjesen e paditesit.

Baza ligjore: Neni 38 i ligjit nr.7843, date 13.07.1994 dhe neni 193/h i Kodit Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Korce, me vendimin nr.619, date 15.03.2001 ka vendosur:

Pranimin e padise se paditesit Edmond Dushku duke u detyruar Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Korce te beje regjistrimin e pjeses qe ka rezultuar per paditesin pas zgjidhjes se bashkepronesise si ne vendimin nr.820, date 25.05.2000.

111

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.260, date 06.07.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.619, date 15.03.2001 te Gjykates se rrethit Korce si me poshte:Rrezimin e kerkese-padise te paditesit Edmond Dushku si te pa bazuar ne ligj.

Kunder vendimit te apelit ka ushtruar rekurs paditesi, i cili parashtron si me poshte:

- Regjistrimi i vendimeve gjyqesore qe zgjidhin bashkepronesine midis bashkepronareve parashikohet ne nenin 193/dh, ne lidhje edhe me nenin 198 te Kodit Civil.

- Gjykata pa te drejte ka pranuar ne gjykimin tim me te paditurin, Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, vellezerit e mij sepse me zgjidhjen e bashkepronesise me ta une nuk kam asnje marredhenie juridike dhe aq me teper regjistrimi i pjeses sime nuk ka pse cenon interesat e tyre ne kete gjykim.

- Gjykata e apelit i referohet nenit 44 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te paluajteshme” dhe ne rastin konkret prona ime nuk ka ndonje barre dhe konflikt me pronare te tjere dhe per rrjedhoje ndaj saj nuk mund te behet asnje kufizim ne regjistrin e saj.

- Me cfare arsyetimi mund te mbahet e bllokuar kjo prone per efekt gezimi apo disponimi, kur nuk ka asnje konflikt konkret pronesie me persona te tjere.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi prishjen e vendimit te apelit dhe lenien ne

fuqi te vendimit te gjykates se rrethit dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Vendimi nr.260, date 06.07.2001 i Gjykates se Apelit Korce dhe vendimi

nr.619, date 15.03.2001 i Gjykates se rrethit gjyqesor Korce jane te pabazuara ne ligj, prandaj duhet te prishen dhe ceshtja duhet te pushohet, mbasi eshte ngritur dhe eshte shqyrtuar nje padi qe nuk mund te ngrihej.

Te dy gjykatat nuk kane pasur parasysh proceduren administrative te shqyrtimit te mosmarreveshjeve lidhur me regjistrimin e pasurive te paluajteshme te parashikuar ne nenet 51 - 52 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te paluajteshme”.

112

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Rezulton se paditesi ka kerkuar te regjistrohet vendimi nr.820, date 25.05.2000 i Gjykates se rrethit Korce me te cilin eshte vendosur pjestimi i nje trualli me madhesi e kufinj te percaktuar, duke u vecuar pjesa e tij qe ka rezultuar pas pjestimit e duke u regjistruar kjo si prove e vecante.

Duke pretenduar se pala e paditur, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme ka refuzuar ta beje kete regjistrim, paditesi i eshte drejtuar gjykates. Mirepo prej neneve 51 - 52 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994 parashikohet ne keto raste zhvillimi i nje procedure paraprake administrative, e cila nuk mund te anashkalohet. Ankimi duhet t`i paraqitet kryeregjistruesit, i cili, para se ta shqyrtoje, duhet t`i kerkoje regjistruesit mendim me shkrim. Kryeregjistruesi eshte i detyruar te marre nje vendim lidhur me ankimin, i cili duhet t`i komunikohet ankuesit. Ky i fundit ka nje afat 30 ditor brenda te cilit duhet te njoftoje regjistruesin per synimin e tij per t`iu drejtuar gjykates me ankim. Sipas nenit 52/ 2, 3 “Me marrjen e njoftimit te ankimit, rregjistruesi pergatit dhe i dergon gjykates perkatese, me nje kopje te informacionit te kryeregjistruesit dhe te ankuesit dhe cdo personi tjeter qe eshte ne regjister e qe atij i duket se lidhet me ankimin, nje raport te shkurter ne lidhje me ceshtjen ne fjale.

Kur pala ankuese i kerkon regjistruesit t`ia kaloje ceshtjen gjykates, kjo pale depoziton tek regjistruesi shumen e nevojshme per te mbuluar shpenzimet e pergatitjes se dokumentave”.

Neni 53 i ketij ligji parashikon e rregullon efektin e ankimit.Nga materialet e dosjes rezulton se nuk eshte e zbatuar procedura paraprake

administrative dhe ajo pergatitore ne funksion te zhvillimit te nje gjykimi te posacem, ne te cilin duhet te thirren te gjitha palet e interesuara.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “e”, te

K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.260, date 06.07.2001 te Gjykates se Apelit Korce dhe

te vendimit nr.619, date 15.03.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor Korce dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 06.03.2003

113

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2504/1076/137 Regj. ThemeltarNr. 490 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 çeshtjen civile nr.2504/1076/137, qe i perket:

PADITËS: ALEKSANDER JAKU, ne mungese.TË PADITUR: KOMUNA MILOT, ne mungese.

NDERIM KUPI, banues ne Kruje, perfaqesuar negjykim nga avokat Rustem Syziu.

OBJEKTI:Kundershtim i te tretit dhe njohje pronesie,ne baze te neneve 152, 388, 503 te K.Pr.C.

Gjykata e rrethit gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.65, date 13.02.2001 ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.920, date 06.09.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

114

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur. e cila me pretendimin se vendimi i gjykates nuk eshte i mbeshtetur ne ligj, pasi paditesi nuk legjitimohet ne kerkesen e tij dhe se nuk ka prova per te pranuar padine, kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe

bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te

pranohet dhe vendimet e gjykates per zbatim te keq te ligjit (neni 472§ a te K.Pr.C.) duhet te prishen dhe çeshtja te pushohet (neni 485 § e i K.Pr.C.).

Paditesi me padine objekt gjykimi ka kerkuar vertetimin e faktit juridik te pronesise (si pasuri trashegimore) dhe njekohesisht edhe rivendosjen ne afat te se drejtes se tij per t’iu drejtuar KKK te Pronave.

Gjate gjykimit ka rezultuar se me vendimin nr.932, date 29.11.1996 te Gjykates se Rrethit Kurbin, i padituri Nderim Kupi eshte njohur pronar i sendit objekt gjykimi.

Ne keto rrethana paditesi ka zgjeruar objektin e padise duke ngritur nje padi me objekt kundershtim i te tretit dhe me argumentin se nuk kishte dijeni per vendimin e mesiperm gjyqesor ka kerkuar kundershtimin e tij.

Ne gjykimin e kesaj çeshtje, gjykata ka zbatuar ligjin gabim. Lidhur me vertetimin e faktit juridik ligja ka percaktuar si proceduren e

gjykimit ashtu edhe pasojat qe mundet te lindin nga ky vendim gjyqesor lidhur me persona te trete. Keshtu neni 391 § 3 i K.Pr.C. percakton se vendimi nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike ose juridike qe nuk kane qene thirrur ne rast se e kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim.

Pra gjykata nuk kishte asnje arsye qe te pranonte padine e paditesit, pasi nuk jemi para nje vendimi qe ka sjelle ndonje pasoje.

Po ashtu gjykata nuk ka respektuar edhe nenin 392 te K.Pr.C., i cili percakton se kur gjate shqyrtimit te kerkeses, lind nje konflikt midis kerkuesit dhe nje personi tjeter te interesuar per te drejten civile, qe ka lidhje me vertetimin e faktit, gjykata vendos pushimin e shqyrtimit te çeshtjes. Ne kete rast palet mund t’i drejtohen gjykates me padi sipas rregullave te pergjithshme.

Pra ne rrethanat e analizuara me siper, pjesemarresit ne proces duhet te provojne pretendimet e tyre mbi bazen e parimit te kontradiktorialitetit duke mbrojtur perkundrejt njeri tjetrit pretendimet e tyre. Vetem mbi kete baze mundet te zgjidhet edhe mosmarreveshja objekt gjykimi.

115

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Meqenese ne kete rast, gjykata ka zbatuar ligjin gabim, pasi jemi para nje rasti qe gjykimi i çeshtjes duhej te pushohej, kjo mundet te zgjidhet vete nga ky kolegj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vleresim edhe te nenit 485§e te K.Pr.C.,

V E N D O S IPrishjen e vendimeve nr.920, date 06.09.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe te vendimit nr.65, date 13.02.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor Kurbin dhe pushimin e gjykimit.

Tirane, me 06.03.2003

116

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2496/1068/133 i Regj. ThemeltarNr. 491 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 çeshtjen civile qe i perket :

PADITËS: ALEKSANDER BOKA, SHEFIT MEMLIKAJ, AHMET HASA, KOSTANDIN BONATA, banues ne Tirane dhe te perfaqesuar ne gjykim nga Av. D. Fejzo

E PADITUR: BANKA E SHQIPERISE, ne mungese.

OBJEKTI: Konstatim i pavlefshmerise absolute

te veprimit juridik, kthim ne gjendjen e meparshme dhe pagim demi,

ne baze te neneve 153§3 te K.P.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.279, date 01.02.2001 ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te padise, demshperblimin ne favor te paditesave ne masen e pages per 1 vit dhe rrezimin e padise per pjesen tjeter.

117

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.763, date 19.06.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se:

- vendimi i gjykates nuk eshte i mbeshtetur ne ligj, pasi paditesit kane pervetesuar bashkerisht nje pasuri ne vleren prej 958.800 leke dhe mbi bazen e ketij veprimi kemi vendosur largimin dhe zgjidhjen e marredhenies se punes,

- kerkojne pranimin e rekursit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, perfaqesuesin e

paditesave, qe kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te

pranohet dhe vendimet e gjykates per zbatim te keq te ligjit (neni 472 § a te K.Pr.C.) duhet te prishen dhe padia te rrezohet (neni 485 § d te K.Pr.C.).

Paditesit kane qene ne marredhenie pune prane anes se paditur, marredhenie e cila eshte zgjidhur (ne menyre te njeaneshme) me date 28.09.2000 nga ana e paditur.

Me shkresen nr.1190, date 28.09.2000 ana e paditur, ka njoftuar paditesit, se nderpret ne menyre te njeaneshme marredhenien e punes, me motivacionin moszbatim i rregullave dhe urdherave te veçanta te BSH qe shkaktuan demtim te prones nepermjet pervetesimit ne bashkepunim.

Paditesit, vendimin e anes se paditur e kane bere mosmarreveshje gjyqesore.Gjykatat e te dy shkalleve, pasi kane administruar provat, kane krijuar

bindjen se zgjidhja e menjehershme e kontrates eshte bere ne kundershtim me nenin 153§3 te KP, e cila kerkon qe punemarresi duhet te veproje me faj te rende dhe sidomos te thyeje ne menyre te perseritur disiplinen ne pune.

Ky arsyetim i gjykates per shkaqet e parashtruara me poshte, eshte ne kundershtim me kuptimin e dispozites perkatese ligjore.

Marredhenia e punes, per nga natyra e saj eshte nje marredhenie juridike (e vazhdueshme) detyrimi.

Neni 419 i Kodit Civil, e percakton detyrimin si nje marredhenie juridike, me anen e se ciles nje person, detyrohet te jape diçka ose te kryeje apo te mos kryeje nje veprim te caktuar ne dobi te nje personi tjeter, i cili ka gjithashtu te

118

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

drejte te kerkoje t’i jepet diçka, ose te kryhet apo te mos kryhet veprimi. Te njejtin kuptim ka dhe marredhenia juridike e punes, e cila per shkak te karakterit te saj juridiko-personal ka disa veçori nga marredheniet e tjera juridike te detyrimit.

Keshtu, ne baze te ligjes marredhenia juridike e punes “eshte nje marredhenie me ane te se ciles njera pale dhe konkretisht punemarresi merr persiper te ofroje sherbimet e tij per nje kohezgjatje te caktuar ose te pacaktuar, ne kuadrin e organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter te quajtur punedhenes dhe ky i fundit merr persiper te paguaje nje shperblim” (neni 12 i ligjit nr. 7961 date 12.07.1995 Kodi i Punes i RSH). Per pasoje, edhe per zgjidhjen e kesaj marredhenie veprojne parimisht te njejtat arsye zgjidhje, si per te gjitha marredheniet e tjera juridike te detyrimit.

Zgjidhja e kontrates se punes eshte shprehje e vullnetit te njeres pale ne menyre te njeaneshme dhe e detyrueshme per njoftim pales tjeter, ne nje forme dhe duke respektuar afate te caktuara juridike, nepermjet se ciles zgjidhet marredhenia e punes per te ardhmen (ex nunc).

Ne kete kuptim ligja ka percaktuar dy menyra te zgjidhjes se marredhenies se punes dhe konkretisht, ate normale (qe respekton afatet e percaktuara shprehimisht ne ligj) dhe ate te jashtezakonshme, qe quhet zgjidhje e kontrates me efekt te menjehershem d.m.th. pa respektuar afatin e njoftimit.

Ne rastin konkret ana e paditur ka pretenduar se ndodhemi para nje rasti te tille, pra se ajo e ka zgjidhur kontraten e punes me paditesit per shkaqe te arsyeshme.

K.P. ne nenin 153§2, ka percaktuar si shkaqe te arsyeshme “te gjitha rrethanat, qe objektivisht nuk lejojne t’i kerkohet atij qe ka zgjidhur kontraten vazhdimi i marredhenies se punes”.

Percaktimi i shkakut te arsyeshem, ne kuptimin juridik do te thote qe si punedhenesi edhe punemarresi te respektojne ne teresi interesat e marredhenies se punes te lidhur ndermjet tyre nen parimin e besimit dhe besnikerise ndaj njeri tjetrit, si parim i rendesishem i marredhenies juridike te detyrimit (nenet 704, 698, 674, 422 te KC). Ne kete kuptim, nje shkak i arsyeshem mundet te qendroje atehere kur punedhenesi ne nje rast te veçante megjithese ka marre ne konsiderate te gjitha rrethanat veç e veç dhe ka vleresuar drejt interesat e te dy paleve kontraktuese, arrin ne perfundimin se vazhdimi i marredhenies se punes deri ne perfundimin e afatit te zakonshem te pushimit ose ne afatin e percaktuar prej tyre eshte i papershtatshem.

Zgjidhja e jashtezakonshme e marredhenies se punes eshte nje ultima ratio.Si shkak i arsyeshem konsiderohet para se gjithash shkelja e rende e

kontrates, e cila konkretisht ushtron nje ndikim te keq mbi marredhenien e punes (neni 153§3). Keshtu zgjidhja e menjehershme e kontrates se punes (pa afat) mundet te jete legjitime nese interesi i punedhenesit nga qendrimi i punemarresit

119

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ne nje nga fushat e marredhenies se punes demtohet ne ate shkalle, sa ne veshtrim te interesave te perbashketa, vazhdimesia e marredhenies se punes per te eshte e pa pranueshme, p.sh. qendrim i keq ne detyre, paaftesi ne pune, demtim i pasurise, etj.

Ana e paditur ka pretenduar se paditesit kane demtuar pronen nepermjet pervetesimit ne bashkepunim. Ajo ne funksion te barres se proves ka provuar pretendimet e saj. Nga ana tjeter edhe vete gjykata ne arsyetimin e vendimit pranon faktin e parashtruar nga ana e paditur, por arsyeton se veprimi i paditesave nuk perben faj te rende.

Siç u arsyetua edhe me siper nese kemi shkelje te rende ose te lehte eshte gjykim qe rezulton nga analiza e gjithe faktoreve duke perfshire edhe fushen ku ushtron veprimin marredhenia juridike konkrete e punes. Ana e paditur ka pretenduar se per shkak te natyres se vecante te fushes ku ushtron aktivitetin ajo, veprimi i kryer nga paditesit eshte konsideruar si shkelje e rende. Gjykata nuk i ka hyre analizes se ketij fakti, por ne zbatim te gabuar te ligjit, ka vleresuar ne menyre te njeaneshme vetem pretendimet e paditesave.

Ne rrethanat e provuara dhe te parashtruara si me siper, kolegji krijon bindjen se vendimet e gjykates duhet te prishen dhe padia e paditesave duhet te rrezohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vleresim edhe te nenit 485§d te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.279, date 01.02.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane dhe te vendimit nr.763, date 19.06.2001 te Gjykates se Apelit Tirane si dhe rrezimin e padise.

Tirane, me 06.03.2003

120

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2291/888/90 i Regj. ThemeltarNr. 492 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 çeshtjen civile qe u perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: AFROVITI ZGURO, banuese ne Tirane, ne mungese;

E PADITUR: VEFA shpk (Shoqeri ne likuidim), e perfaqesuar ne gjykim nga E. Allajbej

OBJEKTI: Pavlefshmeri titulli ekzekutiv

ne baze te nenit 8 te Ligjit nr.8471, date 08.04.1999

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.39, date 21.05.2001 ka vendosur:Rrezimin e kerkesepadise se paditeses.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesja, e cila me pretendimin se vendimi i gjykates nuk eshte i mbeshtetur ne ligj, pasi ana e paditur i detyrohet asaj, se firmat nuk jane te paditeses, se vleresimi nuk eshte i sakte, kerkon prishjen e vendimeve dhe pranimin e padise.

121

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, perfaqesuesin e

anes se paditur, qe kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nga paditesja eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille nuk

mundet te pranohet, d.m.th. vendimi i gjykates duhet te lihet ne fuqi.Nga shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes ka dale e provuar se me vendimin nr.30,

date 31.08.1999 te anes se paditur, paditesja eshte shpallur debitore ne shumen prej 8.273.000 leke. Duke qene se vendimi i mesiperm eshte kthyer ne titull ekzekutiv, d.m.th i zbatueshem per Zyren e Permbarimit, paditesja e ka paraqitur mosmarreveshjen objekt gjykimi para gjykates se apelit.

Gjykata ka arritur ne perfundimin se urdheri ekzekutiv eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Ky konkluzion i gjykates eshte i drejte dhe rrjedhoje e provave te administruara gjate gjykimit.

Keshtu eshte vertetuar se pjesemarrresit ne proces me date 15.01.1997 kane lidhur nje kontrate huamarrje, sipas se ciles paditesja ka depozituar shumen prej 1.500.000 leke, 4.580 USD dhe 9.000.000 Dhrahmi, me afat shlyerje 6 mujor dhe interesin perkates.

Ana e paditur ka pretenduar se paditesja shumen e mesiperme e ka terhequr me date 03.07.1997 me mandat pagesen nr.712, date 23.01.1997, d.m.th. pas daljes se ligjit qe nuk lejonte nje terheqje te tille dhe per pasoje ajo eshte shpallur debitore.

Paditesja ka pretenduar se kjo terheqje nuk eshte bere nga ana e saj dhe se firma ne mandat pagese eshte e fallsifikuar.

Ne baze te parimeve procedurale, secila nga palet duhet te provoje pretendimet e saj. Paditesja duhet te provoje qe nuk e ka terhequr nje shume te tille dhe ana e paditur te kunderten e saj. Ne gjykim ana e paditur ka provuar se kontrata origjinale ndodhet prane saj, d.m.th. me kete provohet se marredhenia kontraktore ndermjet pjesemarresve ne proces ka perfunduar. Kontrata eshte nje akt i cili eshte personal dhe disponohej vetem nga paditesja, pra fakti se ky akt ndodhet prane anes se paditur tregon se detyrimi ka perfunduar dhe paditesja ka terhequr te hollat. Lidhur me kete pretendim, paditesja mbrohet me faktin se ajo eshte mashtruar, pretendim i cili nuk eshte provuar me prova te tjera.

Ne rrethanat e mesiperme kolegji krijon bindjen se vendimi eshte i drejte.

122

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vleresim edhe te nenit 485 § a te

K.Pr.C.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.39, date 21.05.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 06.03.2003

123

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2151/716 i Regj. Themeltar.Nr. 493 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2151/716 qe i perket:

PADITËS : NIKOLLA PRIFTITË PADITUR : ALEKSANDRA BASKO

ANTONIA PAPAERSEMIA VARFIENTI KOMBETAR I BANESAVE DEGA VLORE.

OBJEKTI I PADISË:Deklarimi i pavlefshmerise se kontrates

se shitjes se nje banese apartament nr.18, date 12.8.1998 lidhur mes te paditurve.Baza Ligjore: Neni 92 germa “a” i Kodit Civil

dhe nenet 202, 154 dhe 31 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr.21, date 14.1.2000, ka vendosur:

Konstatimin e pavlefshmerise se veprimit juridik te kontrates se shitjes date 12.8.1998 dhe detyrimin e te paditurve Aleksandra Basko,

124

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Antonia Papa dhe Ersemia Varfi, t’i kthejne pales se paditur EKB Dega Vlore dhe paditesit Nikolla Prifti, apartamentin 1+1 ne katin e pare ne pallatin e Ministrise se Mbrojtjes (nga ana e malit) sipas vendimit nr.1004 prot.,date 2.7.1996 te MPEPS dhe PP.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankimin e te paditurve, me vendimin nr.269, date 16.5.2000, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.21 date 14.1.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore.

Gjykata e Larte, mbi ankimin e te paditurve, me vendimin nr.491, date 17.5.2001, ka vendosur :

Prishjen e vendimit nr.269, date 16.5.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe te vendimit nr.21, date 14.1.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, ne rigjykim, me vendimin nr.73, date 1.3.2002, ka vendosur :

Konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se shitjes me nr.8769 kol., date 12.8.1998 te Noterise Vlore te lidhur midis EKB Dega Vlore, Aleksandra Basko, Antonia Papa dhe Ersemia Varfi dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme: EKB Dega Vlore t’u ktheje te paditurve shumen 3143 dollare amerikane dhe te paditurit t’i kthejne EKB Dega Vlore apartamentin 1+1 ne banesen nr.18, lagja "Spile Himare", kati i pare nga ana e malit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, kane ushtruar rekurs te paditurit EKB Dega Vlore, Aleksandra Basko etj, te cilet kerkojne prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

Ne rekursin e EKB :- Vendimi gjyqesor eshte i pabazuar ne ligj pasi vendimi i Ministrise se

Punes eshte pezulluar dhe me tej apartamenti i eshte dhene Zinovica Veizit, e cila ka patur statusin e te perndjekurit politik dhe te te pastrehes.

- Kontrata e lidhur me paditesin eshte zgjidhur me mirekuptim pasi ky i fundit nuk paraqiti dokumentacionin si i pastrehe.

- Veprimet e kryera nga EKB me Zinovica Veizin kane qene konform ligjit. Ato jane rikonfirmuar nga organet perkatese.

125

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne rekursin e te paditurave Aleksandra Basko, etj :- Gjykata e apelit, ka pranuar padine ne kundershtim me udhezimet e

dhena nga Gjykata e Larte.- U provua ne gjykim se paditesi ka banese private dhe se nuk eshte i

pastrehe.- Zinovica Veizi eshte e pastrehe dhe ka patur statusin e te perndjekures

politike.- Vendimi nr.1004 eshte anulluar dhe banesa i eshte dhene Zinovica Veizit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e

paditesit av. Dashamir Kore, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, perfaqesuesin e te paditurve av. Lili Robo, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe rrezimin e padise dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.73, date 01.03.2002 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin eshte

vendosur konstatimi i pavlefshmerise absolute te kontrates se shitjes nr.8769 kol, date 12.08.1998 te lidhur midis Entit Kombetar te Banesave Vlore dhe Antonia Papa, Aleksandra Basko, e Ersemia Varfi dhe kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme, Enti Kombetar i Banesave Dega Vlore, t'u ktheje te paditurve shumen 3.143 Dollare Amerikane dhe te paditurit t'i kthejne Entit Kombetar te Banesave Dega Vlore apartamentin 1+1 ne banesen nr. 18, lagja "Spile Himare" , eshte i drejte e i bazuar ne ligj, per rrjedhoje ai duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e dosjes rezulton se paditesi Nikolla Prifti eshte banor i qytetit Himare dhe e ndjera Zinovica Veizi, gjithashtu ka qene banore e ketij qyteti si dhe kane perfituar statusin e te perndjekurit politik.

Duke qene te pastrehe, nga ana e Komisionit te strehimit te Ministrise se Punes, Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe ish te Perndjekurve Politike, sipas shkreses nr. 1004 protokolli date 28.05.1996, eshte vendosur qe apartamenti 1+1, ndodhur ne katin e pare ne pallatin e Ministrise se Mbrojtjes (nga ana e malit), t'i jepet Nikolla Priftit, ndersa apartamenti 1+1 qe do te lirohet nga Kastriot Alikaj, t'i jepet Zinovica Veizit.

Me date 23.07.1996 eshte lidhur kontrata e perkoheshme per shitje apartamenti banimi, Enti Kombetar i Banesave Dega Vlore, i shet Zinovica Veizit paraprakisht apartamentin 1+1, kati i pare, nga ana e malit, apartament ky ne ndertim e siper.

126

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne dhjetor 1996, paditesi ngre padi revendikimi ne gjykate kunder Zinovica Veizit, duke kerkuar lirimin dhe dorezimin e sendit. Ne kushtet kur paditesi nuk eshte bere ende pronar i apartamentit, gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare qe kishte rrezuar padine dhe ka vendosur pushimin e gjykimit.

Rezulton nga aktet e dosjes se Zinovica Veizi me date 02.06.1998 ka vdekur dhe ka lene si trashegimtare ligjore te radhes se trete motrat Aleksandra Basko, Ersemia Varfi dhe Antonia Papa, te paditura ne kete gjykim.

Ne daten 12.08.1998 midis Entit Kombetar te Banesave si shites dhe trashegimtareve te Zinovica Veizit (te te paditurve) eshte lidhur kontrata e shitjes se ketij apartamenti.

Me padine ne gjykim, paditesi ka kerkuar konstatimin e pavlefshmerise absolute te ketij veprimi juridik si i kryer ne kundershtim me ligjin, pasi pretendon se sipas vendimit te Komisionit te Strehimit te Ministrise se Punes, Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe ish te Perndjekurve Politike, ky apartament i eshte dhene atij dhe se, kontrata e shitjes eshte lidhur nga trashegimtaret e te ndjeres Zinovica, te cilet nuk gezojne statusin si te perndjekur politik dhe ne kohen kur kjo e fundit kishte vdekur.

Gjykata e Apelit Vlore, e cila ka rishqyrtuar ceshtjen pas prishjes se vendimit te saj nga Gjykata e Larte, ka vendosur pranimin e kerkeses, konstatimin e pavlefshmerise se veprimit juridik te kontrates se shitjes dhe kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme.

Ne vendimin e saj Gjykata e Apelit Vlore arsyeton se, ne kundershtim me sa kane pretenduar te paditurit, paditesi legjitimohet ne kerkimet e tij, goditjes se kontrates se shitjes, pasi nuk rezulton qe vendimi nr.1004, date 28.07.1996 te jete anulluar.

Kontrata eshte lidhur ne kundershtim me ligjin, ne kohen e lidhjes se saj (kontrates) e ndjera Zinovica kishte vdekur dhe te paditurat nuk kishin te drejten e privatizimit te kesaj banese.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se drejt ka vendosur Gjykata e Apelit Vlore.

Sipas VKM nr.476, date 10.10.1994, percaktohet se te perndjekurit, te cilet gezojne kete status dhe jane te pastrehe duhet te paraqesin ne zyrat lokale te Komitetit te ish te Perndjekurve Politike, vertetime nga organet e Pushtetit Lokal qe konsiderohen te pastrehe. Mbi kete baze ky Komitet vendos dhe pajis me autorizime per strehim kete kategori personash ne banesat qe i vihen ne dispozicion.

Sqarimi i nje rrethane te tille eshte ceshtje fakti e jo ligji, per rrjedhoje nuk mund te merret ne shqyrtim nga ky kolegj.

Rezulton qe kontrata te jete lidhur nga trashegimtaret ligjore te radhes se trete te te ndjeres Zinovica, pas vdekjes se saj nga perfaqesues me prokure, te leshuar para vdekjes.

127

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne kuptim te nenit 76 te K.Civil, prokura e leshuar nga Zinovica Veizi ka pas mbaruar para lidhjes se kontrates se shitjes, per rrjedhoje kjo e fundit eshte e pavlefshme.

Ne rrethanat kur autorizimi per strehim eshte leshuar ne emer te Zinovica Veizit per shkak se kjo e fundit gezonte statusin e te perndjekurit politik dhe konsiderohej e pastrehe, pas vdekjes se saj keto te drejta nuk mund te kalojne tek trashegimtaret ligjore te radhes se trete. Nje e drejte e tille sipas VKM nr.476, date 10.10.1994, ju takon trashegimtareve ligjore te radhes se pare.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"a" te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.73, date 01.03.2002 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane me 06.03.2003

128

Page 129: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2447/1021/122 i Regj. Themeltar.Nr. 494 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2447/1021/122 qe i perket:

PADITËS : ERITON SOTIRI, ne mungeseI PADITUR : DREJTORIA E POLICISE SE QARKUT FIER,

perfaqesuar nga Av. i Shtetit Kosta Gazeli

OBJEKTI I PADISË:Pushimi i cenimit te posedimit

te nje automjeti tip “Wolksvagen”, detyrimin e te paditurit ta dorezoje mjetin dhe te mos e perserise me ne te ardhmen.

Baza Ligjore: Nenet 310, 312 te Kodit Civil dhe 153 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me vendimin nr.581, date 15.5.2001, ka vendosur:

Pranimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.393, date 20.7.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.581, date 15.5.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Fier.

129

Page 130: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile ka ushtruar rekurs i padituri Drejtoria e Policise se Qarkut Fier, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e shkalles se pare ne arsyetimin e vendimit te saj nuk ka marre parasysh provat e paraqitura nga pala e paditur.

- Automjeti eshte bllokuar per verifikim ne bashkepunim me Zyren Interpol. Nga te dhenat e kesaj zyre, automjeti rezulton se eshte vjedhur ne date 13.03.2001, mbi bazen e denoncimit te pronarit te mjetit.

- Gjykata nuk thirri si deshmitare asnje perfaqesues te Zyres se Interpolit per te degjuar pretendimet. Vec kesaj nuk u la asnje afat per te bere verifikimet e nevojshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, Av. e avokatures se shtetit

Z.Kosta Gazeli , i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.393, date 20.07.2001 i Gjykates se Apelit Vlore me te cilin eshte

lene ne fuqi vendimi nr.581, date 15.05.2001 i Gjykates se shkalles se pare Fier, eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj, per rrjedhoje duhet te ndryshohet.

Nga aktet e dosjes rezulton se grupi i gatshem i Komisariatit te Policise Fier me date 09.03.2001, ka bllokuar mjetin tip "Volksvagen", te cilin e drejtonte shtetasi Ervin Vreka. Kjo gje, eshte bere per verifikimin e dokumentacionit te automjetit. Bllokimi i ketij te fundit ka vazhduar, per arsye se nga nje shtetas Italian, i cili eshte pronari i ketij automjeti, ka nje denoncim per vjedhjen e ketij te fundit. Ky denoncim eshte bere me daten 14.03.2001.

Me padine ne gjykim, paditesi Eriton Sotiri, duke pretenduar se eshte posedues i ligjshem, ka kerkuar kthimin e sendit dhe mosperseritjen me ne te ardhmen. Ne padi pretendohet se automjeti i eshte lene ne perdorim paditesit nga pronari me akt te rregullt dhe se, paditesi ne akt perdorim ka autorizuar shtetasin Ervis te perdore autoveturen. Mjeti ka hyre ne teritorin e Republikes se Shqiperise me dokumentacion te rregullt.

Prapesimet e te paditurit ne gjykim konsistojne ne faktin qe automjeti duhet te qendroje i bllokuar deri ne verifikimin qe do te beje Interpol Tirana.

Gjykata e shkalles se pare Fier ka pranuar padine, vendim i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore.

130

Page 131: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Si Gjykata e Apelit dhe Gjykata e shkalles se pare Fier ceshtjen e kane zgjidhur ne kundershtim me kerkesat e ligjit material dhe procedural.

Pranohet dhe rezulton e provuar se bllokimi i automjetit eshte si rezultat i nje procesi administrativ nga ana e te paditurit. Per rrjedhoje paditesi duhej te kishte kerkuar anullimin e urdherit per bllokimin e automjetit e me pas kthimin e tij.

Ne rrethanat e mesiperme, kur pala e paditur e posedon mjetin bazuar ne nje akt administrativ, sic eshte urdheri i bllokimit, nuk mund te ngrihej padia posedimore.

Ne ceshtjen objekt gjykimi gjykatat duhej qe t'i referoheshin Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise, ku ne menyre te hollesishme jane parashikuar masat administrative dhe ankimi e zgjidhja e tyre.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, ne rastin konkret kerkesa e Eriton Sotirit duhej rrezuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"d" te K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimeve nr.581, date 15.05.2001 te Gjykates se shkalles se

pare Fier; nr.393, date 20.07.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe rrezimin e padise se Eriton Sotirit si te pa mbeshtetur ne ligj.

Tirane me 06.03.2003

131

Page 132: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2501/1073/135 i Regj. Themeltar.Nr. 495 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2501/1073/135 qe i perket:

PADITËS : FATIME CEKAELIDA CEKA, ne mungese

TË PADITUR : BASHKIA ELBASAN, ne mungeseENTI KOMBETAR I BANESAVE, ne mungeseRIFAT BAKO, ne mungeseRAZIJE BAKO, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Konstatimi i pavlefshmerise absolute

te kontrates se qirase se baneses date 2.3.1993 dhe e kontrates se privatizimit date 4.11.1993 lidhur ndermjet te paditurve

per banesen dhe truallin e saj.Baza Ligjore: Nenet 92/a dhe 17/b te Kodit Civil,

nenet 1, 5, 20 dhe 26 te ligjit nr.7652, date 23.12.1992.

132

Page 133: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, me vendimin nr.82, date 24.1.2001, ka vendosur:

Konstatimin e pavlefshem te kontrates se qirase date 2.3.1993 dhe te kontrates se shitblerjes nr.14097/5964, date 4.11.1993 te lidhura ndermjet te paditurve Ndermarrjes Banesa Elbasan (sot Enti i Banesave) dhe te paditurve Rifat Bako dhe Razije Bako dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

Gjykata e Apelit Durres, mbi ankimin e te paditurve, me vendimin nr.345, date 27.6.2001, ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit nr.82, date 24.1.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan.Rrezimin e kerkese padise te paditesave Fatime Ceka dhe Elida Ceka si te pabazuar ne prova dhe ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, kane ushtruar rekurs paditeset, te cilat kerkojne prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i gabuar ne pjesen qe arsyeton se padia eshte parashkruar, pasi kerkesa per konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimeve juridike nuk parashkruhet.

- Vendimi gjyqesor vjen ne kundershtim me ligjin nr.7652, date 23.12.1992 dhe VKM nr.57,7 date 6.12.1993, sipas te cilave te gjitha banesat duhet te dorezohen te privatizuara.

- Kontrata jone e qirase per apartamentin e meparshem eshte zgjidhur nga organi kompetent, por pa na u dhene siperfaqe tjeter banimi, pavaresisht se banojme ne apartamentin 2+1, ku jemi pa asnje lloj kontrate apo titulli.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.345, date 27.06.2001 i Gjykates se Apelit Durres me te cilin eshte

vendosur ndryshimi i vendimit nr.82, date 24.01.2001 i Gjykates se shkalles se pare Elbasan eshte i drejte e i bazuar ne ligj, si i tille ai duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e dosjes rezulton se paditeset Fatime dhe Elida Ceka, jane 2 nga 4 trashegimtaret ligjore te radhes se pare te te ndjerit Mustafa Ceka.

133

Page 134: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Trashegimlenesi i paditesave deri ne date 01.03.1993, ka patur kontrate qiraje per nje apartament 1+1 te ndodhur ne lagjen "Shkumbini" pallati nr.110/a.

Duke patur nevoja per zgjerim, i eshte leshuar autorizim nga Ndermarrja e Ndertimit Elbasan, per t'u strehuar ne nje apartament 2+1 te ndodhur ne pallatin pas shtepise se oficerave ne lagjen "Kongresi i Elbasanit", ku dhe aktualisht ato banojne.

Pas lirimit te baneses 1+1, organi kompetent ka pajisur me autorizim per strehim ne te, te paditurit Rifat e Razije Bako. Keta te fundit kane lidhur kontrate qiraje me ish Ndermarrjen Komunale Banesa Elbasan dhe me pas kane bere privatizimin e ketij apartamenti.

Me padine ne gjykim paditesat pretendojne se, nga Enti Kombetar i Banesave nuk pranohet te lidhet kontrata e privatizimit, me aresyetimin se duhej te dorezonin apartamentin 1+1 te privatizuar. Per kete aresye, ndonese nuk kane asnje pretendim ne lidhje me banesen 1+1, paditesat kane kerkuar konstatimin e pavlefshmerise se kontratave te qirase dhe te privatizimit te ketij apartamenti, si te lidhura ne kundershtim me ligjin. Ne padi pretendohet qe, pasi te konstatohen te pavlefshme keto kontrata, te lidhet kontrata e shitjes (privatizimit) te apartamentit 1+1 me paditesat, me pas apartamenti t'i dorezohet Entit Kombetar te Banesave, i cili pasi te beje perllogaritjet dhe diferencat perkatese, te lidhe kontraten e shitjes (privatizimit) per apartamentin 1+1 me paditesat dhe te rilidhe kontraten e shitjes (privatizimit), per apartamentin 1+1 me te paditurit Rifat dhe Razije Bako.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan ka vendosur, konstatimin e pavlefshem te kontrates se qirase date 02.03.1993 dhe te kontrates se shitblerjes nr. 14097/5964 date 04.11.1993, te lidhura ndermjet te paditurve Ndermarrja Banesa Elbasan (sot Enti i Banesave) dhe te paditurve Rifat Bako dhe Razije Bako dhe kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme.

Gjykata e Apelit Durres ka vendosur ndryshimin e vendimit te mesiperm, rrezimin e kerkese padise te paditesave Fatime dhe Elida Ceka, si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Ne rekursin e paraqitur kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, paditesat kane pretenduar se vendimi gjyqesor vjen ne kundershtim me ligjin nr. 7652, date 23.12.1992 dhe VKM nr. 577 date 06.12.1993, sipas te cilave te gjitha banesat duhet te dorezohen te privatizuara.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin eshte vendosur rrezimi i padise se paditesave, eshte i drejte e i bazuar ne ligj, pretendimet e ngritura ne rekurs jane te pabazuara e te pambeshtetura ne ligj. Nga aktet e dosjes rezulton se paditesat kane ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej. Duke u nisur nga shkaqet e paraqitura ne padi del se, paditesat nuk legjitimohen ne kerkimet e tyre, pasi ato nuk kane interesa pasurore nga konstatimi i pavlefshem i ketyre kontratave.

134

Page 135: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Mbrojtjen e interesave te tyre pasurore paditesat mund ta permbushin me tjeter padi, si ajo me objekt detyrimin e Entit Kombetar te Banesave per te zbatuar kerkesat e ligjit per privatizimin e baneses 2+1.

Pretendimi i ngritur ne padi dhe rekurs se Enti Kombetar i Banesave nuk pranon te beje privatizimin e baneses 2+1 pa dorezuar te privatizuar banesen 1+1, eshte ne kundershtim me aktet ligjore te cituara. Ne keto akte nuk rezulton te percaktohet nje detyrim i tille.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"a" te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.345, date 27.06.2001 te Gjykates se Apelit

Durres.

Tirane me 06.03.2003

135

Page 136: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2510/1082/139 i Regj. Themeltar.Nr. 496 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: ILIR SHALA Tirane, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Hysni Beti,

I PADITUR: SHOQATA KOMBETARE E TE PERNDJEKURVE POLITIKE ne mungeseENTI KOMBETAR I BANESAVE TIRANE, ne mungese

PERSONA TE TRETE: INSTITUTI I INTEGRIMIT TE TE PERNDJEKURVE POLITIKE, TIRANE, ne mungeseFAIRE BREGU TIRANE, perfaqesuar ne gjykim nga av. Lulzim Koka

OBJEKTI I PADISË:Kundershtimin e vendimit nr.2030, date 17.06.1997

te Gjykates se Rrethit Tirane.Baza Ligjore: Neni 503 i K.Pr.Civile.

136

Page 137: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3444, date 06.11.2000, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise, si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.830, date 09.07.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.3444, date 06.11.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi Ilir Shala, i cili ka kerkuar prishjen e tij, per keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates vjen ne kundershtim me V.K.M. nr.476, date 10.10.1994, mbasi privatizimin e baneses e kam bere duke qene i pastrehe dhe duke patur statusin e te denuarit politik.

- Ne baze te ligjit i vetmi organ qe kishte te drejte te leshonte autorizime per strehim ishte vetem Komiteti i te Perndjekurve Politike dhe jo shoqatat apo Bashkia.

- Personi i trete qendron ne banese vetem mbi bazen e nje autorizimi te leshuar nga organizata shoqerore dhe jo nga Bashkia.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Nikoleta Kita,perfaqesuesin e pales paditese av. Hysni Beti, qe kerkoi prishjen e vendimeve

dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e personit te trete av. Lulezim Koka, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane

dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.Paditesi Ilir Shala me kontrate nr.188 Rep-nr.40 Kol, date 16.01.1997 ka

privatizuar nga Enti Kombetar i Banesave nje apartament te ndodhur ne bllokun "Vasil Shanto" me adrese te percaktuar.

Me vendim te Gjykates se Rrethit Tirane nr.2930, date 17.06.1977 qe ka marre forme te prere jane konstatuar te pavlefshme privatizimet e banesave te bera ne Bllokun "Vasil Shanto" Tirane perfshire ketu edhe banesen e privatizuar nga paditesi.

- Me padi drejtuar gjykates mbeshtetur ne nenin 503 te K.Pr.Civile paditesi Ilir Shala ka kundershtuar si i trete vendimin gjyqesor qe permendet me lart dhe ka kerkuar prishjen e tij me pretendimin se banesa eshte privatizuar konform te gjitha kerkesave ligjore.

137

Page 138: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar dhe gjykata e apelit ka vendosur lenien ne fuqi te ketij vendimi.

- Ne kundershtim me sa pretendohet ne rekurs konkluzioni i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

- Gjykata e apelit si permend edhe ne vendimin e saj ka analizuar me hollesi proceduren e privatizimit te baneses nga paditesi Ilir Shala dhe duke ju referuar legjislacionit perkates ka krijuar bindjen se ai eshte bere ne kundershtim me ligjin.

Paditesi ka qene banor i qytetit te Shkodres dhe ka ardhur familjarisht ne Tirane ne muajin Korrik 1994 prandaj privatizimi i baneses eshte bere ne kundershtim me nenin 20 te Ligjit 7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore", sipas te cilit merret per baze perberja familjare e rregjistrit themeltar te shtetasve ne date 01.12.1992 dhe ne kundershtim me piken 3 te V.K.M. nr.49, date 29.01.1993 sipas te cilit trajtohen si te pastrehe personat qe kane lejen e banimit ne qytet deri me 01.12.1992.

Paditesi ka privatizuar banesen mbi bazen e autorizimit te dhene nga Drejtoria e te Perndjekurve Politike dhe jo nga Bashkia e qytetit si organ kompetent.

Ne baze te V.K.M. nr.476, date 10.10.1994 dhe V.K.M. nr.591, date 13.12.1993, Drejtoria e te Perndjekurve Politik kishte te drejte vetem te hartonte listat e personave qe gezonin "statusin" e te perndjekurve politike duke ja derguar keto Bashkise qytetit, e cila kishte kompetence per shperndarjen e autorizimeve.

Per shkak te statusit te vecante qe gezonte paditesi mund te realizonte te drejtat e tij ne qytetin e Shkodres ku kishte banuar deri ne vitin 1994 por jo ne qytetin e Tiranes, prandaj mbi sa siper me te drejte gjykata ka krijuar bindjen qe privatizimi i baneses nga paditesi ne qytetin e Tiranes ishte bere ne kundershtim me ligjin dhe nuk kishte arsye te prishej vendimi gjyqesor i formes se prere nr.2930, date 17.06.1997 qe e konstatonte ate si te tille.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.830, date 09.07.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 06.03.2003

138

Page 139: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2469/1041/126 i Regj. Themeltar.Nr. 497 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2469 qe i perket:

PADITËS: SADUSH RUKA, SEIT RUKA,ENVER RUKA, perfaqesuar ne gjykim nga av. Dashamir Kore, me prokure.

I PADITUR: K.K.K. PRONAVE ISH PRONAREVE BERAT,ne mungeseFILE HASENTARI, ne mungeseHYSNIE HASENTARI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullim i pjesshem i vendimit nr.296, date 29.11.1995

te K.K.K.Pronave ish pronareve Berat.Baza Ligjore: Neni 27/"a" i Ligjit 7698, date 15.04.1993.

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr.70, date 19.02.2001 ka vendosur:Pranimin e padise.

139

Page 140: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Anullimin ne piken 2.b te paragrafit te trete te vendimit nr.296, date 29.11.1995 te K.K.K.Pronave ish pronareve Bashkise Berat, per siperfaqen me parcelat me nr.166/7, 166/9, 167/143.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.296, date 25.05.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.70, date 19.02.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Berat.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane bere rekurs te paditurat Hysnie e File Hasantari te cilat kerkojne prishjen e vendimit per keto shkaqe:

- Ne kohen e daljes se ligjit nr.7698, date 15.04.1993, paditesit nuk kane patur bere ndertime, ndertimet kane qene ne kuoten -00.

- Ne vitin 1995 paditesit kane bere rifreskim te lejes se ndertimit, duke qene prona e kthyer nga Komisioni i Kthimit te Pronave.

- Paditesit ne seance gjyqesore kane pranuar se me lejen e ndertimit te vitit 1992 kane hapur vetem themelet ndersa me shtesen e lejes se vitit 1995 kane mbushur themelet, kurse paditesi Sadush ka bere edhe nje dhome.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, perfaqesuesin e

pales paditese av. Dashamir Kore qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Bashkia Berat me vendimin

nr.296, date 29.11.1995, nder te tjera ka njohur dhe kthyer te paditurve Sadush Ruka etj, siperfaqe trualli te konsideruara te lira ne vendin e quajtur Uznove Berat prej 256 m2, 224 m2, 228 m2 dhe 400 m2.

Pikerisht per keto parcela ne vitin 1992 paditesat kane marre leje ndertimi nga organi kompetent per ndertim banesash vetiake leje e cila eshte perseritur edhe ne vitin 1995 me vendim te K.R.T Rrethit Berat.

Ne keto rrethana paditesat kane kundershtuar ne rruge gjyqesore vendimin e K.K.K.Pronave ne favor te te paditurve dhe kane kerkuar anullimin e pjesshem te tij vetem ne ate pjese ku kthen si te lira siperfaqet e truallit qe ju jane dhene atyre per ndertim banesash.

Ne perfundim gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e padise dhe gjykata e apelit ka vendosur lenien ne fuqi te ketij vendimi.

140

Page 141: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs ky konkluzion i gjykates eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

Ne rigjykim te ceshtjes nga Seksioni i Urbanistikes prane Keshillit te Rrethit Berat me shkresen date 20.07.1998 eshte sqaruar se parcela e quajtur "Fusha e gjate" ku perfshihen edhe parcelat e pretenduara nga paditesat, nga viti 1991 eshte zone ne studim urbanistik per ndertime duke paraqitur ne kete rast edhe gentplanin perkates.

Ekspertet e caktuar nga gjykata qe kane bere kqyrje ne vend ne muajin Dhjetor 2000 dhe Shkurt 2001 kane konstatuar se ndertimet jane ne kuoten +00 dhe jo nen kete kuote dhe jane nderprere duke ngelur ne kete gjendje mbi nderhyrjen e te paditurve, ndersa paditesi Sadush Ruka ka ndertuar nje dhome ku banon edhe aktualisht.

Te gjitha keto ndertime jane kryer para daljes se ligjit 7698, date 15.04.1993 "Per kthimin e kompensimin e pronave prandaj duke patur parasysh nenin 12 te ketij ligji dhe udhezimin e KM nr.3, date 21.06.1993 paragrafi i katert pika 1 rezulton se trualli konsiderohet i zene kur ka studime per ndertime masive, kur eshte dhene leje ndertimi dhe ne kohen e daljes se ligjit ndertimet ndodhen ne kuoten +00.

Mbi sa siper me te drejte gjykatat kane pranuar padine duke anulluar vendimin e Komisionit per kthimin si te lira te atyre siperfaqeve qe me pare u jane dhene per ndertim paditesave. Sipas dispozitave te lartpermendura trualli konsiderohet i zene dhe nuk mund t'i kthehet ish pronarit. Behet fjale per bllok banesash me leje ndertimi dhe qe ne kohen e hyrjes ne fuqi te Ligjit 7698, date 15.04.1993 ka perfunduar ndertimi ne kuoten +00 prandaj vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi meqenese e ka zgjidhur drejt dhe konform kerkesave te ligjit konfliktin midis paleve.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.296, date 25.05.2001 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane me 06.03.2003

141

Page 142: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2358/934/99 i Regj. Themeltar.Nr. 498 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2358/934/99 qe i perket:

PADITËS: ILIR HOXHA, perfaqesuar nga avokat Vladimir Germenji.

I PADITUR: PANDELI SHAMO, FERIAL SHAMO, perfaqesuar nga avokate Hydajete Kundraxhiu.NDERMARRJA KOMUNALE BANESA TIRANE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISËRishikimi dhe prishja e vendimit

nr.1572, date 29.03.1994 të Gjykatës se Rrethit Tiranë,

anullimin e pasojave te tij.Njohjen si te legjitimuar te kontrates se qirase

dhe asaj të privatizimit date 24.08.1993 dhe rilidhjen e këtyre kontratave

e kryerjen e veprimeve përkatëse hipotekore.Baza ligjore: Nenet 494 e vijues të K.Pr.Civile,

ligji nr.7652, date 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”,

Udhëzimi nr.1, date 07.07.1989 i Këshillit të Ministrave

142

Page 143: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkallës së pare Tirane me vendimin date 12.06.2000, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës për rishikim dhe kalimin e çështjes për gjykim sipas rregullave të përgjithshme.

Gjykata e shkallës së pare Tiranë me vendimin nr.4053, date 19.12.2000 ka

vendosur:Prishjen tërësisht të vendimit nr.1572, date 29.03.1994 të Gjykatës së rrethit Tiranë dhe shfuqizimin e pasojave të tij, duke anulluar si të pavlefshme kontraten e qirasë dhe atë të privatizimit (nr.3360, 1877 kol. date 24.11.1995) të lidhur midis të paditurit Pandeli Shamo e bashkëshortes se tij Ferial Shamo nga njëra anë dhe N.K.Banesa nga ana tjetër për apartamentin 1+1 të ndodhur në Tiranë ne rrugen “Muhamet Gjollesha” pallati 22, shkalla 2, apartamenti 17 Tirane. Njohjen si të ligjshme të kontratës së qirasë dhe asaj të shitjes të lidhur midis N.K.Banesa dhe paditësit Ilir Hoxha ne date 24.8.1993 për apartamentin e mësipërm objekt të këtij gjykimi. Detyrimin e N.K.Banesa për të rilidhur kontratën e mësipërme të qirasë dhe pastaj atë të shitjes për banesën e mësipërme me paditësin Ilir Hoxha, duke u bërë njëkohësisht ndryshimet përkatëse hipotekore në favor të paditësit Ilir Hoxha. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.1572, date 29.03.1994, te Gjykates se rrethit Tirane, derisa kjo çështje të zgjidhet përfundimisht duke marre vendimi formë të prerë.

Gjykata e Apelit Tiranë mbi ankimin e te paditurit me vendimin nr.697, date 07.06.2001 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.4053, date 19.12.2000 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Kundër vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, e cila kërkon prishjen e vendimit, duke parashtruar këto shkaqe:

- Nuk eshte zbatuar ligji. Mos dorezimi i baneses ne Vlore nga bashke qiramarresi kryesor nuk eshte shkak ligjor per prishjen e kontrates se qirase.

- Ne rastin tone nuk ka prova apo rrethana te reja ne kuptim te nenit 494/a te K.Pr.Civile.

- Jane lejuar shkelje procedurale – afati i rishikimit eshte prekluziv nje vjecar. Vendimi eshte alogjik.

143

Page 144: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese Vladimir

Germenji, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, ate te pales se paditur Hydajete Kundraxhiu, e cila kerkoi prishjen e vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.697, date 07.06.2001 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi

nr.4053, date 19.12.2000 i Gjykates se shkalles se pare Tirane jane marre ne zbatim te keq te ligjit, si te tille duhen prishur.

Nga gjykatat, eshte zbatuar keq neni 494 i K.Pr.Civile, i cili ben fjale per institutin e rishikimit te vendimit te formes se prere dhe percakton ne menyre te prere rastet kur pala e interesuar mund te kerkoje rishikim.

Siç pranojne gjykatat eshte kerkuar rishikimi i vendimit gjyqesor te formes se prere nr.1572, date 29.03.1994 te Gjykates se Rrethit Tirane, me te cilin eshte vendosur, te deklarohet e pavlefshme kontrata e qirase dhe e shitjes e lidhur nga NK Banesa (shitese) dhe Ilir Hoxha (bleres), per banesen 1+1 ndodhur ne rrugen “M. Gjollesha” Tirane. Me kete vendim, Pandeli Shamos i eshte njohur e drejta e privatizimit te baneses qe ka patur me qira, para largimit jashte shtetit.

Ky vendim i gjykates se rrethit, ka marre forme te prere, eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane dhe nga Gjykata e Kasacionit.

Gjykata e Rrethit Tirane ka pranuar kerkesen per rishikim vendimi, duke pranuar si prova te reja te paraqitura nga kerkuesi Ilir Hoxha, autorizim te vitit 1973, vertetimin hipotekor date 9.5.2000, sipas te cilit djali i te paditurit Pandeli ka privatizuar ne Vlore nje banese 1+1 duke mbetur pa u privatizuar, nje dhome e cila i takonte te paditurit, nje vertetim i Bashkise Vlore qe sipas paditesit vertetonte se Pandeli Shamo do kembente nje banese ne rrugen “Kongresi i Permetit”, me banesen objekt konflikti.

Vendimet e gjykatave te cilat kane pranuar padine ndonese ne permbajtje te tyre analizojne sa siper, nuk rezulton te kene bazuar vendimin e tyre, ne rastet qe ligji kerkon te vertetohen, per te kerkuar rishikim vendimi, sipas nenit 494 te K.Pr.Civile.

Gjykatat nuk rezulton, te kene analizuar sipas nenit 494 te K.Pr.Civile, zbulim rrethanash apo prova te reja me shkrese, qe kane rendesi per ceshtjen, te cilat nuk mund te diheshin nga palet gjate gjykimit, apo sipas nenit 495/b te kete vertetuar se theniet e deshmitareve, mbi te cilat eshte bazuar vendimi qe do rishikohet, te kene qene te rreme, apo bazuar ne dokumente te rreme.

Vetem keto shkaqe vijuese sipas dispozites se siperme, jane rastet kur mund te kerkohet rishikimi i vendimit te formes se prere dhe sipas rastit me provimin ose jo te tyre, gjykata zgjidh mosmarreveshjen mes paleve.

144

Page 145: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kolegji Civil çmon se, ne rastin konkret nuk jemi para percaktimeve te nenit 494 i K.Pr.Civile, padia e ngritur eshte e pabazuar ne ligj si e tille duhet rrezuar duke prishur dy vendimet e gjykatave.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.697, date 07.06.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

vendimit nr.4053, date 19.12.2000 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e padise se paraqitur nga Ilir Hoxha.

Tirane me 06.03.2003

145

Page 146: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2494/1066/132 i Regj. Themeltar.Nr. 499 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Nikoleta Kita Anetare Vladimir Metani Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2494/1066/132 qe i perket:

PADITËS : TAULANT HAKANI, perfaqesuar nga avokat Arben Hakani.

E PADITUR : MINISTRIA E RENDIT PUBLIK, ne mungese.

OBJEKTI I PADISËAnullim i urdherit te Ministrit te Rendit Publik

nr.1374, date 26.07.2000, per nxjerrjen ne lirim para kohe.Kthimin e te gjitha te drejtave te mohuara

qe nga data 01.08.2000.Baza ligjore: Neni 324 e vijues i K.Pr.Civile

dhe nenet 20, 29, 31, 32 dhe 70 te ligjit nr.8553, date 25.11.1999.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin nr.3849, date 06.12.2000 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

146

Page 147: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr 646, date 29.01.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.3849, date 06.12.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane, si me poshte:Pranimin e padise si te bazuar ne ligj.Anullimin e urdherit nr.1374, date 26.07.2000 te Ministrit te Rendit Publik, per nxjerrjen ne lirim para kohe te paditesit Taulant Hakani. Detyrimin e pales se paditur te paguaje pagen ne favor te paditesit Taulant Hakani, nga data 02.08.2000 deri ne ekzekutimin e ketij vendimi.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, pala e paditur, Ministria e Rendit Publik, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i padrejte, ajo nuk ka marre parasysh provat e paraqitura nga ana jone.

- Paditesi nuk ka zbatuar ligjet per ankandet, kontabilitetin dhe hartimin e zbatimin e buxhetit.

- Shkeljet e paditesit jane evidentuar ne kontrollin me nr.484/1, date 1.4.2000 te Ministrise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese Arben

Hakani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, ate te pales se paditur ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.646, date 29.01.2001 i Gjykates se Apelit Tirane eshte ne zbatim

te keq te ligjit dhe si i tille duhet prishur.Sic pranojne gjykatat, paditesi Taulant Hakani me kerkese padine ne gjykim

ka kerkuar anullimin e urdherit te Ministrit te Rendit Publik nr.1374, date 26.7.2000 per nxjerrjen ne lirim para kohe.

Rezulton se paditesi ka qene ne marredhenie pune prane te paditures me detyren e komandantit te Institutit te Mbareshtrimit dhe Pergatitjes se Qenve te Policise.

Me urdherin nr.1374, date 26.07.2000 te Ministrit te Rendit Publik eshte urdheruar lirimi para kohe nga detyra e tij, me funksionin e sipercituar, me motivacionin “Per shkelje te renda ne detyre”. Sipas te paditures shkeljet ne detyre jane evidentuar nga akt kontrolli i ushtruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise,

147

Page 148: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

nga i cili ka rezultuar se nga paditesi jane lejuar shkelje ne procedurat e zhvillimit te ankandeve te shitjes se qenve te policise, te administrimit te ushqimeve dhe te medikamenteve per trajtimin e tyre. Akt kontrolli i mbajtur nga ana e paditur, i eshte paraqitur si prove gjykates per te vertetuar fajesine e paditesit dhe justifikuar masen disiplinore te aplikuar ndaj tij.

Vendimi i marre nga Gjykata e Apelit Tirane, eshte ne zbatim te keq te ligjit, nr.8553, date 25.11.1999 “Per policine e shtetit” nenet 20, 29, 30, 32, etj.

Nga ajo gjykate nuk eshte vendosur drejte per anullimin e urdherit te ministrit per nxjerrjen ne lirim para kohe te paditesit.

Gjykata e apelit, nuk ka shqyrtuar ne themel ceshtjen, ne drejtim te shkaqeve te dhenies se mases disiplinore, por ne vendimin e saj trajton shkelje te procedurave administrative nga e paditura, ne lidhje me marrjen e mases, shkelje te procedurave ne njoftime etj. dhe vendos anullimin e urdherit te lirimit dhe detyrimin e te paditures per pagen, nga 1.8.2000 deri ne ekzekutimin e vendimit, gje qe me anullimin e urdherit nenkupton, rikthimin e tij ne punen e meparshme.

Ndonese ligji “Per policine e shtetit” i zbatueshem per mosmarreveshje konkrete, parashikon ne nenin 32 te tij te drejten e ankimit te paditesit ne gjykate. Me ane te ankimit ne gjykate punonjesi i policise si dhe cdo punonjes tjeter qe ka nje detyre te caktuar ne sherbimin publik, per shkak te se ciles vepron si perfaqesues i shtetit, nuk mund te realizoje rikthimin e tij ne detyren qe ka pasur edhe kur eshte larguar prej saj per shkaqe te perligjura, por vetem mund te realizoje te drejten per t’u kompensuar financiarisht per demet qe ka pesuar nga nderprerja e kontrates se sherbimit publik.

Interpretimi sa siper i dispozitave ligjore perkatese, eshte ne pajtim me parimet e normat e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut (neni 6) dhe interpretimet e saj nga Jurisprudenca e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut (shih ceshtjen Pellegrin kunder Frances).

Nga precedenti i mesiperm rezulton se, nepunesit publike, ne asnje rast nuk mund te mbrohen me padi per rikthimin ne detyren qe kishin, siç eshte rasti konkret i kerkimeve te paditesit.

Sa siper ne rigjykimin e ceshtjes Gjykata e Apelit Tirane, pasi te hetoje ne lidhje me fajesine ose jo te paditesit ne kryerjen e detyres edhe nese konstaton se shteti, eshte fajtor per zgjidhjen ne menyre te njeanshme e te pajustifikuar te kontrates se sherbimit publik, konform ligjit perkates “Per policine e shtetit”, mund te vendose sipas rastit, vetem kompensimin dhe masen e tij, sipas percaktimeve te dispozitave te sipercituara.

148

Page 149: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.646, date 29.01.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim Gjykates se Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.03.2003

149

Page 150: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2443/1017/121 i Regj. Themeltar.Nr.500 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: ORGANIZATA E SINDIKATAVE TE PAVARURA TE NAFTES, PATOS (O.S.P.N.) ne mungese

I PADITUR: BASHKIA PATOS, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullim i urdherit administrativ

nr.170, date 21.04.2000.Baza Ligjore: Nenet 324, dhe 329 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.461, date 17.04.2001, ka vendosur:Pranimin e padise se pales paditese O.S.P.N. Patos kunder pales se paditur Bashkia Patos, duke anulluar aktin administrativ nr.170, date 21.04.2000 nxjerre nga pala e paditur per lirimin dhe dorezimin e objektit Pallati i Kultures Patos.

150

Page 151: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.388, date 13.07.2001, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.461, date 17.04.2001 te Gjykates se rrethit Fier dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Problemi i legjitimitetit te kryetarit te sindikates eshte problem i zgjidhur. Kryetar i OSPN Patos eshte Veli Fejzullai i zgjedhur ne konformitet me statutin e saj.

- Absurd eshte arsyetimi i gjykates se shkalles se dyte lidhur me pronesine e Pallatit te Kultures Patos. Kjo per faktin se OSPN Patos me noten e transkriptimit te Zyres se Hipotekes Fier verteton pronesine e saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NVendimi nr.388, date 13.07.2001 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte dhe

duhet te lihet ne fuqi.Nga gjykimi ka rezultuar se me urdherin administrativ te nxjerre nga Bashkia

Patos nr.170, date 21,04.2000, eshte urdheruar lirimi i Pallatit te Kultures, nga pala paditese O.S.P.N. Patos. Me padine ne gjykim pala paditese ka kerkuar anullimin e urdherit te siperm, duke pretenduar pronesine e tij mbi truallin objekt gjykimi

Me te drejte nga gjykata e apelit, rasti eshte trajtuar si nje padi qe nuk mund te ngrihej dhe bazuar ne nenin 468 te K.Pr.Civile, eshte vendosur pushimi i gjykimit te ceshtjes.

Paditesat, ne padine e ngritur dhe ne gjykimin e ceshtjes kane pretenduar se, jane pronare te sendit te paluajteshem Pallati i Kultures Patos, fituar me menyrat qe parashikon ligji, por per zgjidhjen e mosmarreveshjes ne rastin konkret i jane drejtuar gjykates me nje padi qe nuk mbron interesat e tyre.

Sa siper, sic me te drejte ka konkluduar gjykata e apelit, paditesi per zgjidhjen e mosmarreveshjes mund t`i drejtohet gjykates me padine e themelit per mbrojtjen e te drejtave te tyre te pretenduara te cenuara, si pronare te sendit, duke ju referuar dispozitave te K.Civil, qe bejne fjale per fitimin, humbjen, mbrojtjen e pronesise.

151

Page 152: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.388, date 13.07.2001 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 06.03.2003

152

Page 153: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2520/1092/142 i Regj. ThemeltarNr. 501 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare

ne daten 06.03.2003,mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.2520/1092/142, qe i perket paleve :

PADITËS I K/PADITUR: MUSTAFA MUSAJ, ne mungese.NAILE LENA, ne mungese.

I PADITUR K/PADITËS: BUJAR TEREZIU, ne mungese .TË PADITUR: FADIL BRAHIMI, ne mungese .

ISUF MUSAJ, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Kallzim i punimit te ri,lirim e dorezim trualli.Baza Ligjore: Neni 303

dhe 296 i K.C.OBJEKTI K/PADISË:

Te deklarohet e fallsifikuar shkresa me permbajtjeVendim i Komisionit te Kompensimit Fizik te Pronave

per ish pronarin Nuri Dino, nr.123, dt 3.2.1997”dhe anullimin e gjithe veprimeve te kryera

per tjetersimin e ketij trualli.Baza Ligjore: Neni 270 i K.Pr.Civile

153

Page 154: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.51, date 15.01 2001 ka vendosur:

1. Rrezimin e padise se paditesit Mustafa Musaj etj., kunder te paditurit Bujar Tereziu per lirimin e dorezimin e truallit te ndodhur ne parcelen nr.137 tek shkembi i Kavajes si e pabazuar ne prova e ne ligj.2. Pranimin e kerkese padise se te paditurit kundrapadites Bujar Jashar Tereziu duke deklaruar te pavertete e te nxjerre nga organi kompetent Komisioni i Kompensimit Fizik Durres te vendimit nr.123, date 03.02.1997 dhe konstatimin e pavlefshem te veprimit juridik te kryera ne kontraten e shitblerje nr.2681/597, date 24.07.1997 dhe kontraten e shitjes nr.3756/1186, date 26.07.1997 dhe kontrates se dhurimit nr.4628/1458, date 04.09.1997.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.272, date 04.06.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.51, date 15.01.2001 te Gjykates se rrethit Durres per paditesen e kunderpaditur Naile Lena.Pranimin e kerkese padise te paditeses se kunderpaditur Naile Lena, duke detyruar te paditurin kunderpadites Bujar Tereziu te liroje dhe dorezoje siperfaqen e zene .Lenien ne fuqi te vendimit nr.51, date 15.01.2001 te Gjykates se rrethit Durres persa i perket rrezimit te kerkese padise se paditesit te kundrapaditur Mustafa Musaj.Ndryshimin e vendimit nr.51, date 15.01.2001 te Gjykates se rrethit Durres ne lidhje me kundrapadine duke rrezuar kundrapadine e paraqitur nga i padituri Bujar Tereziu si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri k/padites Bujar Tereziu , i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin e konkretisht nenin 32 e 160 te K.Pr.Civile dhe rrezimin e kundrapadise si i pa legjitimuar.

- Shkresa e paraqitur si vendim i Komisionit te Kompensimit te Pronave eshte e fallsifikuar pasi ne short nuk ka fituar Nuri Dino te kompensohet.

- Perderisa kompensimi eshte i fallsifikuar edhe veprimet per tjetersimin e kesaj prone jane te pavlefshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala , ne mungese te paleve dhe si shqyrtoi ceshtjen,

154

Page 155: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E N Vendimi nr.272, date 04.06.2001 i Gjykates se Apelit Durres eshte i bazuar

ne ligj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesi i kunderpaditur Mustafa Musaj me

padine ne gjykim, ka kerkuar prishjen e punimit te ri, te kryer nga i padituri kundrapadites Bujar Tereziu. Gjithashtu paditesja e kundrapaditur Naile Lena, ka kerkuar detyrimin e te paditurit Bujar Tereziu, te pushoje cenimin e pronesise dhe te liroje e dorezoje truallin e zene padrejtesisht.

I padituri kundrapadites Bujar Tereziu me kundrapadi ka kerkuar te deklarohet i fallsifikuar vendimi nr.123, date 03.02.1997 i Komisionit te Kompensimit Fizik te Pronave dhe deklarimin te pavlefshem te veprimeve juridike te bera per kalim pronesie, te kontratave nr.2681/597, date 24.07.1997, nr.3756/1186, date 26.071997 dhe nr.4628/1458, date 04.09.1997.

Eshte provuar se, me vendimin nr.123, date 03.02.1997 te Komisionit te Kompensimit Fizik Durres, eshte kompensuar Nuri Dino ne toke ne parcelen nr.137/1 me siperfaqen 600m2 me kufizimet: V.-Rruga Plani, L.-Toke e lire, J.-Rruge Plani, P.-Toke e lire. Kjo toke eshte dorezuar dhe hipotekuar ne emer te trashegimtareve Mejreme, Naile e Jusuf Dino.

Me kontraten e shitblerjes nr.Rep.2681, nr.Kol.597, date 24.07.1997 pronaret Mejreme, Naile dhe Jusuf Dino i shesin Fadil Ibrahimit siperfaqen prej 600m2 te sipercituar. Me kontraten e shitblerjes nr.Rep.3756, nr.kol.1186, date 26.07.1997 Fadil Ibrahimi i shet, po te njejten siperfaqe prej 600m2 Naile Lenes, ndersa kjo e fundit me kontraten e dhurimit nr.Rep.4628, nr.Kol.1458, date 04.09.1997, i dhuron Mustafa Musajt 308m2 nga trualli prej 600m2 dhe me kontraten e shitjes nr.Rep.390, nr.Kol.241, date 18.05.1998 Mustafa Musaj i shet Naile Lenes 308m2 te dhuruar nga kjo e fundit.

Nga sa siper del qe siperfaqja e truallit prej 600m2 qe ju eshte kompensuar trashegimtareve te Nuri Dinos eshte ne pronesi te Naile Lenes.

Ne keto rrethana, me te drejte Gjykata e Apelit Durres, duke ndryshuar vendimin nr.51, date 15.01.2001 te Gjykates se rrethit Durres, per paditesen e kunderpaditur Naile Lena, ka pranuar padine e saj, duke detyruar te paditurin kundrapadites Bujar Tereziu t’i liroje dhe dorezoje siperfaqen e zene me ndertim te pa ligjeshem.

Ky konkluzion i gjykates, eshte konform nenit 296 te K.Civil, eshte provuar se, paditesja Naile Lena, ka ne pronesi te saj 600m2 dhe ne kete siperfaqe i padituri Bujar Tereziu ka ndertuar pa leje te organeve kompetente nje objekt.

I drejte eshte vendimi i gjykates se apelit edhe persa i perket lenies ne fuqi te vendimit nr.51, date 15.01.2001 te Gjykates se shkalles se pare, per rrezimin e padise te paditesit te kundrapaditur Mustafa Musaj, pasi eshte provuar se, nuk

155

Page 156: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

eshte pronar i siperfaqes ku eshte bere ndertimi i objektit nga Bujar Tereziu, i cili me ndertimet e tij ka cenuar interesat e pronares Naile Lena.

Gjithashtu, me te drejte gjykata e apelit, duke ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles pare ka rrezuar kundrapadine e te paditurit Bujar Tereziu, pasi ai nuk legjitimohet te ngre padi per pavlefshmeri te vendimit te Komisionit te Kompensimit Fizik te pronesise dhe te deklarimit te pavlefshem te veprimeve juridike te kryera, per pronen objekt konflikti gjyqesor, ai nuk ka provuar asnje te drejte ose interes te ligjshem per padine e ngritur .

Shkaqet e parashtruara ne rekurs çmohen se, nuk jane ne perputhje me nenin 472 te K.Pr.Civile, trajtojne probleme qe jane shqyrtuar nga gjykata e apelit e arsyetuar ne vendimin e asaj gjykate.

Per sa siper Kolegji Civil çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres, eshte i drejte i bazuar ne ligj e per rrjedhoje duhet te lihet ne fuqi.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te

Proçedures Civile

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.272, date 04.06.2001 te Gjykates se Apelit

Durres.

Tirane, me 06.03.2003

156

Page 157: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2117/670/46 i Regj. Themeltar.Nr. 502 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2117/670/46 qe i perket:

PADITËS: GEZIM BOÇARI, perfaqesuar nga avokat Artan Haxhia.

TË PADITUR: KKK TE PRONAVE VLORE, ne mungese.KIMETE BEDINI, ne mungese.

PERSONI I TRETË: ARTAN LICAJ, perfaqesuar nga avokat Flamur Cato.

OBJEKTI I PADISËDhenien e formes se kerkuar vendimit nr.109, date 27.8.1996 te KKKP Vlore.

Kundershtimi i vendimit nr.63, date 9.10.1997 te KKKP Vlore dhe detyrimin e komisionit

te rishikoje dokumentet,shperblimin e demit jo pasuror.

Baza ligjore: Nenet 185, 324, te K.Pr.Civile, nenet 115, 118, 117, 120 te K.Pr. Administrative

dhe ligjit nr. 7698 date 15.4.1993.

157

Page 158: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr.195, date 6.2.2001 ka vendosur:Rrezimin e padise per objektin dhenie e formes se kerkuar nga ligji te vendimit nr.109, date 27.8.1996 te KKK te Pronave Vlore dhe anullimin e vendimit nr.63, date 9.10.1997 te KKK te Pronave Vlore.Pushimi i gjykimit per pjesen tjeter te padise.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.295, date 25.5.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.195, date 6.2.2001 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs Gezim Bocari, duke parashtruar keto shkaqe:

- Trupi gjykues ka qene i parregullt.- Eshte bere vleresim i gabuar i provave.- Gjykata ne kundershtim me ligjin nr.7698, date 15.4.1993 ka mohuar

teresisht pronesine.

Pala e paditur ka paraqitur kunderrekurs me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit nr.295, date25.05.2001 te Gjykates se Apelit Vlore, duke parashtruar keto shkaqe:

- Shqyrtimi i perjashtimit te gjyqtarit ndryshe nga sa pretendohet ne rekurs eshte ne perputhje me proceduren.

- Ne themel ceshtja eshte zgjidhur drejte.- Me te drejte eshte rrezuar padia per anullimin e vendimit te KKK te

Pronave nr.63, date 09.10.1997, pasi paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e kesaj padie.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese Artan

Haxhia, qe kerkoi prishjen e vendimeve, ate te personit te trete avokat Flamur Cato, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.295, date 25.05.2001 i Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimi

nr.195, date 06.02.2001 i Gjykates se shkalles se pare Vlore nuk jane te drejte, si te tille duhen prishur.

Siç ka rezultuar nga gjykimi, KKK te Pronave Vlore, ka nxjerre aktin administrativ, vendimin nr.109, date 27.08.1996, me te cilin i njihet dhe i kthehet trashegimlenesve te paditesit Gezim Bocari nje siperfaqe toke – truall me siperfaqe

158

Page 159: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

6100 m2 ne vendin e quajtur “Uji i Ftohte” Vlore (Jonufer). Vendimi i siperm i KKK te Pronave eshte nje akt administrativ, te cilit i mungon forma, ka mungese te nenshkrimeve te anetareve te komisionit, etj.

Me padine objekt shqyrtimi, paditesi kerkon nga KKK te Pronave Vlore dhenien e formes ligjore te vendimit, duke ju pergjigjur kerkeses se tij drejtuar KKK te Pronave, per pronen objekt kerkimi.

Nga ana tjeter KKK te Pronave Vlore, me vendim nr.63, date 9.10.1997, ka vendosur kompensimin e prones se Kimete Bedinaj (Licaj) ndodhur ne Armen te Vlores, me siperfaqe 4131.8 m2, ne vendin e quajtur “Kalaja” Jonufer, Vlore.

Me kerkimin tjeter, per anullimin e vendimit te KKK te Pronave nr.63, date 09.10.1997, paditesi pretendon se prona e kerkuar prej tij ka mbivendosje me pronen qe i eshte kompensuar te paditurve dhe ne kete menyre vendimi i KKK te Pronave ka cenuar interesat e ligjshme te tij.

Vendimi i gjykates se rrethit dhe e apelit qe kane rrezuar padine e paraqitur nga Gezim Bocari, jane ne zbatim te keq te dispozitave te K.Pr.Civile, qe parashikojne gjykimin e mosmarreveshjeve administrative, nenet 328, 331, etj. Nuk jane zbatuar dispozitat ligjore te Kodit te Procedures Administrative qe bejne fjale per aktet administrative, formen e tyre, qellimin e aktit, arsyetimin e tij, nenet 105, 106 e vijues. Keto dispozita jane te detyrueshme per tu zbatuar nga organi kompetent administrativ, qe nxjerr aktin administrativ dhe verteton perfundimin e procedimit administrativ, i cili sipas nenit 99 te Kodit te Procedures Administrative perfundon me marrjen e vendimit perfundimtar nga organi perkates.

Vendimi nr.109, date 27.08.1996, siç rezulton edhe nga vendimi i Gjykates se Larte nr.146, date 17.01.2001, eshte konsideruar se eshte nxjerre ne kundershtim me formen e kerkuar nga ligji dhe si i tille eshte gjendur i pavlefshem.

Ne keto rrethana, meqenese akti i nxjerre nuk eshte ne formen e kerkuar nga ligja, nuk mund te sjelle efekte juridike per palet qe i kane kerkuar organit administrativ te shprehet me vendim, ne lidhje me kerkimet e tyre.

Sa siper, kolegji çmon se, me te drejte pala paditese i eshte drejtuar gjykates per zgjidhjen e mosmarreveshjes, meqenese nuk ka mundur te realizoje te drejtat e tij, ne rruge administrative.

Sipas nenit 339 te K.Pr.Civile, e neneve 105, 106 etj. te K.Pr.Administrative, organet e administrates, te caktuara me ligj per nxjerrjen e vendimeve, sipas ligjit nr.7698, date 15.4.1993 “Per kthimin e kompensimin e pronave…”, jane te detyruar te nxjerrin vendim ne formen e kerkuar nga ligji, ne lidhje me kerkesen e paditesit Gezim Bocari, per padine objekt kerkimi.

Ne lidhje me kerkimin tjeter te parashtruar ne padi per anullimin e vendimit te KKK te Pronave Vlore nr.63, date 09.10.1997, kolegji çmon se, zgjidhja e kesaj kerkese eshte e lidhur me zgjidhjen e kerkeses se pare nga KKK te Pronave dhe per

159

Page 160: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

kete shkak kerkesa duhet trajtuar si padi qe nuk mund te ngrihej dhe te pushohet gjykimi i ceshtjes per kete pjese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/ç, d, e K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.295, date 25.05.2001 te Gjykates se Apelit Vlore ne

kete menyre:- Detyrimin e KKK te Pronave Vlore te nxjerre vendim ne formen e kerkuar

nga ligji, ne lidhje me kerkesen e paditesit Gezim Bocari.- Prishjen e vendimit nr.295, date 25.05.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe

vendimit nr.195, date 06.02.2001 te Gjykates se shkalles se pare Vlore, per pjesen qe rrezon padine me objekt, kundershtim vendimi nr.63, date 09.10.1997 te KKK te Pronave Vlore dhe pushimin e gjykimit per kete pjese.

Tirane, me 06.03.2003

160

Page 161: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2512/1084/140 i Regj ThemeltarNr.503 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: SHOQERIA “PRESTIGJ” shpk, perfaqesuar nga Av.D.Kore,

I PADITUR: DREJTORIA E RAJONIT HEKURUDHOR TIRANE, perfaqesuar nga Avokati i Shtetit Kosta Gazeli

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per shperblim demi, ne shumen 25.307.869 leke.

Baza Ligjore: Nenet 420, 476/b dhe 690 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3615, date 17.11.2000, ka vendosur :

Pranimin e kerkesepadise duke detyruar te paditurin Drejtoria e Rajonit Hekurudhor Tirane te shperbleje paditesin Shoqeria “Prestigj” shpk per demin e shkaktuar ne shumen 24.395.340 leke.

161

Page 162: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.965, date 14.9.2001, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.3615, date 17.11.2000 te Gjykates se rrethit Tirane, si me poshte:Detyrimin e pales se paditur te shperbleje paditesin per demin e shkaktuar ne shumen 20.911.391,40 leke.

Kunder vendimit nr.965, date14.09.2001 te Gjykates se Apelit Tirane, ka ushtruar rekurs, i padituri, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet jane mbeshtetur mbi nje kontrate te fallsifikuar, e cila nuk i eshte nenshtruar nje ekspertize.

- Gjykatat nuk kane marre parasysh gjendjen e jashtezakonshme qe ishte ne ate kohe. Ne keto kushte ishte e pamundur ruajtja e magazines.

- Akti i ekspertimit nuk pasqyron demin real.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit, i cili kerkoi prishjen e vendimeve

dhe rrezimin e kerkeses,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit

te gjykates se apelit,

V Ë R E NVendimi nr.965, date 14.9.2001 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje

e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Rezulton se ndermjet paleve ne proces eshte lidhur ne daten 1 qershor 1996 nje kontrate e cila eshte emertuar qiraje. Ne kete kontrate,paditesi ka qene ne cilesine e qiramarresit te nje magazine me siperfaqe prej 220 m2 brenda territorit te Rajonit hekurudhor per nje periudhe nje vjecare, ndersa i padituri ne cilesine e qiradhenesit. Sipas kontrates ne fjale, paditesi do te paguante nje shperblim mujor prej 41.000 lekesh, ndersa i padituri do te dorezonte magazinen si dhe do te realizonte edhe ruajtjen e saj nga ana e jashtme.

Po ashtu, rezulton se ne daten 13 mars l997, rreth ores 17.00, magazina ne fjale eshte vjedhur nga persona te panjohur. Per kete rast eshte filluar edhe ndjekja penale, ne perfundim te hetimit te te ciles, nga organi i prokurorise, ne daten 25.6.1997, eshte vendosur pezullimi i hetimeve.

162

Page 163: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pala paditese ka pretenduar se ka patur te depozituar ne magazine mallra kryesisht ushqimore ne vleren 25.307.869 leke dhe e ka dorezuar ate ne daten 13 mars 1997, ne oren l5.00, sipas procesverbalit perkates, prane sherbimit te rojeve te te paditurit.

Ne te kundert pala e paditur ka pretenduar se ne kushtet kur ishte krijuar gjendja e jashtezakonshme, kur nuk funksiononte shteti, ajo nuk mund te kete pergjegjesi dhe per rrjedhoje nuk mund te detyrohet per shperblimin e ketij demi. Gjithashtu pretendon per fallsitet te kontrates, persa i perket nenit IV, pika “b” te saj.

Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, gjykatat kane konkluduar per pranimin e kerkese padise se bere nga ana e Shoqerise “Prestigj” shpk, por duke ndryshuar shumen e kerkuar per shperblimin e demit. Duke pare gjykimin e ceshtjes, arrihet ne perfundimin se nga ana e gjykates se shkalles se pare, ne kundershtim me kerkesat e nenit l4 te K.Pr.C. nuk eshte zhvilluar nje hetim i plote e i gjithanshem ne perputhje me ligjin. Po ashtu, me pas edhe nga ana e Gjykates se Apelit Tirane, nuk i jane dhene pergjigje te gjitha kerkimeve dhe pretendimeve te bera nga palet ne gjykim si dhe nuk jane kerkuar e marre prova me rendesi vendimtare per zgjidhjen e drejte te ceshtjes.

Keshtu nuk eshte saktesuar dhe sqaruar deri ne fund pretendimi i bere nga ana e pales se paditur per shtesa ne kontraten tip te lidhur ndermjet paleve. Administrimi vetem i kopjes se kontrates nga ana e pales se paditur, nuk mund te justifikoje perfundimin e arritur nga te dy gjykatat. Ne kete rast ishte e domosdoshme terheqja e kopjes se kontrates ndodhur prane Agjensise Kombetare te Privatizimit. Administrimi dhe shqyrtimi i saj do te bente qe te konkludohej me objektivitet rreth ketij momenti.

Se dyti, ne kontrate rezulton si pale qiramarrese edhe shoqeria “Wurth”, e cila perfaqesohet nga i quajturi Kriton Papa. Gjate gjykimit nuk eshte thirrur dhe pyetur rreth ceshtjes perfaqesuesi i kesaj shoqerie, per te saktesuar qendrimin dhe pretendimet e tij rreth mosmarreveshjes.

Se treti, i pa konkretizuar mbetet edhe pretendimi tjeter i pales se paditur rreth saktesise se demit te shkaktuar gjate vjedhjes se magazines. Eshte e vertete se ne perputhje me kerkesat e nenit 80 te K.Pr.C., gjykatat kane vendosur kryerjen e ekspertimit kontabel, i cili ne dy aktet (plotesim i njeri tjetrit) ka konkluduar per nje dem prej 20.911.391,40 leke. Mirepo perfundimet e arritura nga ana e ekspertit, nuk mbeshteten ne shqyrtimin e te gjithe dokumentacionit te nevojshem.Vete arsyetimi qe behet ne akt, here here nuk eshte i sigurte. Per kete behet e domosdoshme qe te kerkohen dhe administrohen deklarimet periodike te paditesit prane Deges se Tatim Taksave ku edhe eshte regjistruar, te cilat me pas ne perputhje me kerkesat e nenit 229 te K.Pr.C. t’i nenshtrohen riekspertimit.

163

Page 164: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kryerja e veprimeve si me siper si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta, lidhur me zgjidhjen e ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.965, date 14.9.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.03.2003

164

Page 165: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2434/1008/119 i Regj. ThemeltarNr. 504 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesMetush Saraçi AnetarAgron Lamaj Anetar Irma Bala AnetareNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2434/1008/119 qe i perket:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: ALEKSANDRA XHEKA (ZOTO), ne mungese

I PADITUR KUNDËRPADITËS: ABDYL DINGA, ne mungese

OBJEKTI I PADISËZgjidhje e kontrates se shitjes se kuotave dhe shlyerje e detyrimit qe rrjedh prej saj.Baza ligjore: Neni 705, 742 i Kodit Civil.

OBJEKTI I KUNDËRPADISËKonstatim i pavlefshmerise absolute

te veprimit juridik per kontraten e shitblerjes se kuotave te shoqerise “Sindikalisti”.Baza ligjore: Neni 92/ç i Kodit Civil

dhe neni 160 i K. Pr.Civile.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin nr.1290, date 12.4.2001 ka vendosur:Rrezimin e padise.Pranimin e kunderpadise.

165

Page 166: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.888, date 27.7.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane si me poshte:Pranimin e kerkese padise se ngritur nga paditesja A. Xheka duke zgjidhur kontraten e shitblerjes se lidhur midis saj dhe A. Dinga.Kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme duke detyruar te paditurin A. Dinga te ktheje shumen 6.932.234 leke.Rrezimin e kunderpadise se ngritur nga A. Dinga.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs Abdyl Dinga dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Kontrata e shitblerjes se kuotave midis meje dhe paditeses ne shoqerine “Sindikalisti” shpk nuk eshte reale por fiktive.

- Kontrata eshte perpiluar si garanci per shitjen e shtypshkronjes “Sindikalisti” ne favorin tim nga bashkeshorti i paditeses Valer Xheka, qe ishte edhe kryetar i Sindikatave te Pavarura. Per kete arsye nuk jane bere ndryshimet ne Regjistrin Tregtar nga viti 1996 - 1999, kur eshte ngritur padia.

- Pervec kesaj si garanci per blerjen e shtypshkronjes une kam leshuar edhe nje deklarate sikur i kisha babait te paditeses hua shumen 100.000 USD. Per shlyerjen e ketij detyrimi Zyra e Permbarimit sekuestroi shtypshkronjen dhe e kaloi ate ne favor te babait te saj dhe nuk pati pretendim se ishte ortake mbi 50% te kapitalit ne kete objekt, ç’ka tregon se shitja e kuotave ka qene fiktive pa patur qellim te sjelle pasoja.

- Padia per zgjidhjen e kontrates se shitjes se kuotave eshte ngritur ne muajin dhjetor 1999 kur ne muajin shtator 1999 objekti kishte kaluar ne favor te babait te paditeses Kleanthi Zoto dhe ajo nuk paraqiti asnje pretendim gjate ekzekutimit nga Zyra e Permbarimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, mbasi shqyrtoi dhe analizoi

ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NKa rezultuar gjate gjykimit se mbi bazen e vendimit te Gjykates se Rrethit

Tirane nr.15245, date 25.6.1996, Abdyl Dinga eshte regjistruar si administrator dhe ortak i vetem i shoqerise “Poligrafia Sindikaliste” shpk.

Me kontrate nr. 2418 rep., 370 kol., date 4.7.1996 i padituri Abdyl Dinga i ka shitur paditeses Aleksandra Xheka 50% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise

166

Page 167: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ne shumen 6.932.234 leke duke u bere keshtu se bashku edhe ortake ne shoqerine “Poligrafia Sindikaliste” me kapital te barabarte secili ne masen 50%.

Me padi drejtuar gjykates Aleksandra Xheka ka kerkuar zgjidhjen e kesaj kontrate me pretendimin se i padituri nuk e ka zbatuar dhe nuk ka bere asnje ndryshim ne librin e Regjistrit Tregtar duke vazhduar te jete akoma administrator dhe ortak i vetem i shoqerise.

Ndersa i padituri Abdyl Dinga me kunderpadi ndaj Aleksandra Xhekes ka kerkuar pavlefshmerine e po kesaj kontrate shitblerje ne baze te nenit 92/ç te Kodit Civil me pretendimin se ajo ka qene fiktive dhe nuk kishte per qellim te sillte asnje pasoje juridike.

Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur rrezimin e padise dhe pranimin e kunderpadise, ndersa Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur pranimin e padise per zgjidhjen e kontrates se shitblerjes se kuotave dhe duke kthyer palet ne gjendjen e meparshme detyrimin e Abdyl Dinges t’i ktheje paditeses Aleksandra Xheka shumen 6.932.234 leke. Po ashtu, ka vendosur edhe rrezimin e kunderpadise te ngritur nga Abdyl Dinga per pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes se kuotave.

Gjykata e apelit ka zgjidhur kontraten e shitblerjes sipas kerkimit te paditeses Aleksandra Xheka meqenese permbajtja e saj nuk ishte pasqyruar nga i padituri Abdyl Dinga si administrator i shoqerise ne Regjistrin Tregtar. Ajo ka pranuar se kontrata ishte reale, i padituri kishte pranuar vete ne te per marrjen e shumes prej 6.932.234 leke nga paditesja, prandaj pas zgjidhjes se kontrates duhet te kthente perseri kete shume ne favor te paditeses Aleksandra Xheka.

Gjykata e apelit eshte mjaftuar me anen formale dhe ka marre te mireqene pohimin e te paditurit Abdyl Dinga ne kontrate per marrjen e shumes 6.932.234 leke. Ajo ka trajtuar te shkeputur kete moment pa e analizuar ne kompleks me prova te tjera dhe marredhenie juridike te krijuara midis paleve dhe te afermeve te paditeses, prandaj edhe konkluzioni i saj ndryshe nga ai i gjykates se shkalles se pare ka qene i ceket dhe i pambeshtetur ne ligj.

Me te drejte Gjykata e shkalles se pare Tirane ka arritur ne konkluzionin se kontrata midis paleve per shitblerjen e kuotave ne shoqerine “Poligrafia Sindikaliste” nuk eshte reale dhe nuk duhet te zgjidhet. Ajo eshte nje veprim juridik fiktiv qe nuk ka patur per qellim te sjelle pasoja juridike midis paleve, prandaj ne baze te nenit 92/ç te Kodit Civil duhet te konstatohet si nje veprim juridik absolutisht i pavlefshem.

Ne rastin konkret kontrata e shitblerjes se kuotave eshte bere ne kundershtim me kerkesat e ligjit “Per shoqerite tregtare”. Shitja e kuotave eshte bere pa miratim te asamblese ose edhe ortakut te vetem te shoqerise si ishte ne rastin konkret i padituri Abdyl Dinga.

Ndonese ne kontrate thuhet se jashte zyres noteriale paditesja A. Xheka me cilesine e blereses ka paguar vleften 6.932.234 leke per 50% te kuotave te kapitalit

167

Page 168: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

themeltar, ajo nuk ka paraqitur ne gjykim asnje prove per vertetimin e ketij fakti. Sikunder pasqyrohet ne kontrate qe nga viti 1996 deri ne vitin 1999 nuk ka bere asnje perpjekje per regjistrimin e saj si ortak i perbashket ne shoqerine tregtare.

Shtypshkronja “Sindikalisti” eshte blere nga i padituri Abdyl Dinga ne vitin 1996 nga Sindikatat e Pavarura me kryetar bashkeshortin e paditeses V.Xheka. Ne muajin qershor 1999 per mos shlyerje te nje detyrimi prej 100.000 USD qe Abdyl Dinga kishte ndaj nje personi te trete Kleanthi Zoto, babai i paditeses, Zyra e Permbarimit ka urdheruar sekuestrimin e “Poligrafise Sindikalisti”, qe ishte dhe gjithe kapitali i saj dhe kalimin ne pronesi te ketij objekti ne favor te kreditorit K. Zoto.

Ne keto veprime paditesja eshte paraqitur si perfaqesuese e atit te saj dhe nuk ka patur asnje pretendim se po cenoheshin interesat e saj si ortake e perbashket. Pra edhe pse gjithe kapitali i shoqerise “Poligrafia Sindikalisti” po kalonte ne favor te te atit te paditeses, kjo e fundit edhe pse pretendon se kishte paguar shumen e mesiperme per 50% te kuotave, nuk ka ngritur asnje pretendim per pjesen e saj. Vetem pas disa muaj ne dhjetor 1999 ajo ka kerkuar zgjidhjen e kontrates se shitblerjes se kuotave dhe kthimin e shumes se paguar.

Ne rrethanat si me siper me te drejte gjykata ka krijuar bindjen se jemi para nje marredhenie juridike fiktive qe ka qene e tille nga momenti i krijimit dhe qe nuk ka patur per qellim te sjelle pasoja juridike per palet, prandaj Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon per prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare si rezultat i nje analize te drejte te provave dhe zbatim te sakte te ligjit.

Per marredheniet qe kane krijuar vete palet i gjithe kapitali i shoqerise “Poligrafia Sindikalisti” ka kaluar ne favor te personit te trete, atit te paditeses, prandaj ndodhur ne keto kushte kur i padituri eshte perjashtuar dhe nuk eshte me ortak i shoqerise nuk ka arsye qe ai te detyrohet t’i ktheje edhe paditeses vleren e 50% te kapitalit te shoqerise.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.888, date 27.7.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

lenien ne fuqi te vendimit nr.1290, date 12.4.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Tirane, me 06.03.2003

168

Page 169: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 3024/1562 i Regj. ThemeltarNr. 505 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej:

Perikli Zaharia KryesuesAgron Lamaj AnetarValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 18.02.2003 dhe 04.03.2003 çeshtjen civile nr.3024/1562, qe i perket:

PADITËS: AUREL SELMANI, banues ne Tirane, i perfaqesuar ne gjykim nga Av. V. Ikonomi dhe R. Marku.

E PADITUR: BASHKIA TIRANE (ZYRA E GJENDJES CIVILE) e perfaqesuar nga Vojsava Gjoliku.ZANA PANGO, banuese ne Tirane dhe e perfaqesuar ne gjykim nga Av. L. Ruli dhe A. Zanko.

OBJEKTI:Pavlefshmeri akti administrativ

(Akti i gjendjes civile)Baza Ligjore: Neni 86 i K.Pr.C.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.2, date 26.01.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.3003, date 17.04.1996 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe rrezimin e kerkese padise.

169

Page 170: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin e meposhtem se:

- Ne gjykimet e meparshme eshte pranuar padia.- Gjykata ka zbatuar gabim ligjin e kohes dhe konkretisht dallimin

ndermjet femijes legjitim dhe atij natyror.- Kerkon prishjen e vendimit te mesiperm dhe pranimin e padise.

Edhe ana e paditur ka paraqitur kunderrekurs, e cila me pretendimin se:- paditesi i ben fakteve te parashtruara nje interpretim te gabuar juridik,- nuk jep argumente per kunderligjshmerine e regjistrimit te aktit,- eshte vertetuar bashkejetesa e prinderve te femijes,- pretendimet bazohen ne nenin 183 te KC te vjeter,- kerkon mospranimin e rekursit te paraqitur nga paditesi,

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, perfaqesuesit e

paditesit, te cilet kerkuan pranimin e rekursit, perfaqesuesit e anes se paditur, te cilet kerkuan mospranimin e rekursit dhe lenien e vendimit ne fuqi, perfaqesuesen e bashkise, e cila kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te

pranohet dhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane per zbatim te keq te ligjit (neni 472 § a i K.Pr.C.) duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane (neni 485 § b i K.Pr.C.).

I. Kronologjia gjyqesore1. Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.3003, date

17.04.1996, vendos pranimin e kerkesepadise se paditesit.2. Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.3783, date

26.06.1996, vendos lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.3. Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.214, date 28.01.1997,

vendos prishjen e vendimeve te mesiperme dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

4. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Kasacionit mbi rekurs te Prokurorit te Pergjithshem, vendosen me date 27.10.1997 shqyrtimin d.m.th. kalimin e rekursit ne seance gjyqesore.

5. Gjykata e Kasacionit (Kolegjet e Bashkuara) me vendimin nr.1571, date 16.12.1997, vendosen prishjen e vendimit nr.214, date

170

Page 171: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

28.01.1997 te Gjykates se Kasacionit dhe te vendimit nr.3783, date 26.06.1996 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e akteve per rishqyrtim gjykates se apelit me tjeter perberje te trupit gjykues.

6. Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.20, date 27.02.1998, vendos lenien ne fuqi te vendimit nr.3003, date 17.04.1996 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

7. Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.513, date 17.04.1998, vendos mospranimin e rekursit te paraqitur nga e paditura.

8. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.44/1 Akti, date 26.03.1999, vendos rrezimin e kerkeses se te paditures per mungese juridiksioni gjyqesor.

9. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin nr.692, date 12.05.2000, vendosin prishjen e vendimit nr.513, date 17.04.1998 te Gjykates se Kasacionit, vendimit nr.20, date 27.02.1998 te Gjykates se Apelit Tirane, dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

10. Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.2, date 26.01.2001, vendos ndryshimin e vendimit nr.3003, date 17.04.1996, te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane dhe rrezimin e kerkesepadise.

II. Pretendimet e pjesemarresve ne procesPaditesi me kerkesepadine objekt gjykimi, ka pretenduar pavlefshmerine e

aktit administrativ (akt i gjendjes civile) me faktin se, perpilimi i tij eshte bere ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se e paditura eshte femije natyral dhe jo legjitim (ne kuptim te dispozitave te K.C. te Zogut) dhe per pasoje ajo nuk mundet te gezoje (disponoje) atesine dhe mbiemrin e (e nje personi konkret) familjes Selmani.

Nga ana e paditur eshte pretenduar se, regjistrimi eshte i sakte pasi kemi te bejme me nje femije legjitim, e cila ka lindur si rrjedhoje e marredhenieve bashkeshortore qe kane patur prinderit e saj (te regjistruar ne akt).

Ne perputhje me pretendimet e tyre, pjesemarresit ne procesin civil kane paraqitur edhe provat perkatese.

III. Rregullimi juridik.Akti administrativ eshte nje veprim juridik i njeanshem, i cili sherben per

krijimin ose ndryshimin e nje marredhenie juridike. Pra, eshte çdo disponim qe ndermerr nje subjekt i administrates publike per rregullimin e nje rasti konkret ne kete fushe te se drejtes dhe qe ka si qellim ardhjen e nje pasoje juridike. Kompetenca e ketij subjekti del nga aktet ligjore te nxjerra perkatesisht per rregullimin e fushes konkrete administrative, si edhe nga dispozitat e pergjithshme

171

Page 172: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

te se drejtes. Per pasoje ligjshmeria ose pavlefshmeria e nje akti administrativ gjykohet nga faktet dhe baza ligjore qe ekzistonte ne kohen e nxjerrjes se tij, d.m.th. per zgjidhjen e drejte te mosmarreveshjes objekt gjykimi, gjykata, eshte e detyruar te marre ne analize rregullimin juridik qe i referohet pretendimeve te paleve nga Kodi Civil (i Zogut) dhe kryesisht normat juridike qe rregullonin aktet e gjendjes civile, atesine dhe bijesine, trashegimine, etj.

Aktet kryesore te gjendjes civile kane qene aktet e lindjeve, te martesave dhe te vdekjeve, te cilat perpiloheshin nga organi (nepunesi) perkates i administrates, qe sipas ligjit ishte ofiqari i gjendjes civile. Rregullimi juridik qe ligja e kohes i bente kesaj fushe, tregon per lidhje dhe vartesi te tyre me njeri tjetrin dhe kjo jo vetem per efekt te pasojave juridike qe sillnin me vehte, por edhe per efekt te proves d.m.th. te vlefshmerise dhe ligjshmerise se aktit.

Lidhur me akt-lindjet pranohej parimi i pergjithshem i sanksionuar ne nenin 41 se, “deklarimi i lindjes se foshnjes do te behet prej atit ose prej nje perfaqesuesi te posaçem te tij. Ne mungese te ktyne, prej mjekve, ose operatoreve, ose mamive, ose nepunsave te shendetesise, ose personave te tjere qe kane ndodh ne lemjen e foshnjes…” Pra, si parim i pergjithshem lindja e çdo foshnje duhej te regjistrohej, ndersa rregullimi juridik i marredhenies konkrete qe buron nga lindja e femijes, behej ne dispozitat e mepasme dhe kryesisht ne Titullin VIII e ne vazhdim “atesia dhe bijesia”, te cilat kane rendesi per zgjidhjen e mosmarreveshjes objekt gjykimi.

Kodi Civil (i Zogut) trajton marredheniet juridike qe lidhen me percaktimin e disa kategori femijesh dhe konkretisht:

- femijet legjitime;- femijet e lemun sa vazhdon martesa, qe barazohen me ato legjitim;- femijet natyral;- femijet e adoptuar.

Per secilen prej tyre ligja parashikon nje rregullim te veçante juridik.Kriteri qe ben dallimin e ketyre kategorive nga njera tjetra eshte gjendja

civile e prinderve te femijes, pra fakti nese jane te martuar ose jo. Keshtu neni 225 § 1 (citim) burri asht ati i femijes te zanun ne kohen e vazhdimit te marteses dhe si prove per kete sherben akt-lindja e regjistrueme ne rradhoret e gjendjes civile (neni 232).

Pra K.C. niset nga prezumimi i marteses ne rastin e femijes legjitim, qe nenkupton deklarimin autentik te vullnetit te dy prinderve qe kane lidhur martese, per njohjen dhe deklarimin e femijes si te vetin, vullnet i cili pasqyrohet ne akt-lindjen e femijes. Kuptimi i mesiperm del edhe nga permbajtja e nenit 227 pika 2, i cili prezumon njohjen e atesise me deklarimin e te jatit ne aktin e lindjes (ne qofte se nga akt-lindja e femijes rezulton qe burri ka qene gati ne kete akt ose ka qene i perfaqesuar prej nje personi tjeter posaçerisht i autorizuem me akt autentik). Pra,

172

Page 173: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

akt-lindja e femijes legjitim nuk eshte gje tjeter veçse njohja e vullnetshme e tij nga te dy prindet.

Ana e paditur, ne mbrojtjen e pretendimeve te saj lidhur me mungesen e marteses, i referohet permbajtjes se nenit 234 te K.C. (te Zogut) …posedimi i gjendjes provohet me fakte, te cilat te gjitha tok vlejne me provue relacionet e bijesise dhe te gjinise midis nje personi dhe familjes se i ciles pretendon se asht…

Kolegji gjykon se ky referim nuk eshte i sakte, pasi neni i mesiperm ka tjeter permbajtje dhe gjen zbatim ne rastin qe (titulli) akt-lindja mungon, ndersa e paditura pretendon se akt-lindja ekziston dhe eshte e rregullt.

Nje arsyetim i tille del edhe nga permbajtja e nenit 236 § 1 te Kodit Civil (te Zogut).

Pala paditese ka pretenduar se personat e regjistruar si prinder te te paditures nuk kane qene te martuar dhe se i ndjeri H. Selmani, (i regjistruar si i jati i te paditures) ne kohen e lindjes se te paditures nuk ka qene prezent ne Shqiperi. Keto fakte nuk u kontestuan nga e paditura ne kete seance dhe paditesi ka paraqitur edhe prova ne mbrojtje te pretendimit te mesiperm.

Kolegji, ne formimin e gjykimit te tij, i referohet edhe permbajtjes se nenit 180 te K.C. (te Zogut) se, “askush nuk mund te reklamoje cilesi bashkeshorti dhe efektet civile te marteses ne qofte se nuk paraqet aktin e celebrimit te nxjerrun nga rradhoret e gjendjes civile…”

E paditura nje prove te tille nuk mundi ta paraqese. Ne dosje ndodhet nje çertifikate nr.8/139 (e regjistrit themeltar te shtetasve e vitit 1945), ku figuron e paditura Z. Hoxholli, si bije e prinderve Naime dhe Hysen Hoxholli. Mbi pyetjen e gjykates, e paditura u shpreh se amesia e prindit te pretenduar nuk eshte ajo e shenuar ne kete çertifikate. Pra, ky akt nuk eshte i sakte dhe i vlefshem jo vetem se nuk i pergjigjet te vertetes ne kuptimin se kemi tjeter identitet, por edhe per faktin, se nga provat e tjera te paraqitura rezulton se i ndjeri H. Selmani nga viti 1939 e ne vazhdim ka qene ne arrati politike (Lista e vitit 1939). Kjo shkrese per permbajtjen e saj perben prove te plote, jo vetem se eshte leshuar nga Komuna, si organ kontrolli e gjendjes civile, por edhe se eshte nxjerre nga aktet e regjistrimit te popullsise te vitit 1930.

Shkresa e mesiperme nuk eshte pretenduar ose goditur per falsitet.Edhe po te shohim provat e tjera, qe jane çertifikata te kohes pas regjistrimit

te vitit 1930, pretendimi i te paditures nuk provohet. Keshtu, ne keto çertifikata ekziston shenimi “PK”, tregues, i cili shenohej nga nepunesi i gjendjes civile ne rastin kur kishte te bente me persona te pakontrolluar dhe pa fletekopje personale. Pavaresisht nga kjo, edhe ne kete çertifikate e paditura figuron perseri si mbese natyrale, (jo legjitime) ndersa Hysen dhe Lihe Selmani, figurojne si bashkeshorte.

Ne rrethanat e analizuara si me siper, kolegji gjykon se e paditura ne kuptim te barres se proves, nuk provoi se ajo ka lindur nga marredhenie martesore te

173

Page 174: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

prinderve te pretenduar, ose se ne kohen dhe vendin e lindjes se saj te kete qene prezent i ndjeri H. Selmani, (i jati i pretenduar) ose ndonje person tjeter i autorizuar sipas ligjit prej tij.

Ne kundershtim me kuptimin e femijes legjitim, K.C. (i Zogut) ne nenin 241 percakton se, femija natyral eshte femija e lemun jashte martese.

Per kete kategori femijesh ligja perfaqesonte dy koncepte:- legjitimimin dhe- njohjenNe rastin e pare, duke marre per baze vullnetin e prinderve per te lidhur

martese dhe per pasoje vullnetin e burrit per te njohur femijen e lindur si te tijen, ligja lejon legjitimimin e femijes natyral d.m.th. barazimin e tij me ate te lindur gjate marteses. Ne kete pike i referohemi nenit 241 § 1.

Si rregull i pergjithshem per femijet natyrale, ekziston njohja, e cila simbas ligjes se kohes (neni 244) behej prej prindve bashkarisht ose veç e veç, o ne aktin e lindjes, ose me akt autentik para ose pas marteses (neni 245).

Asnje nga pjesemarresit ne proçes nuk pretendoi se akti i lindjes se te paditures ka vleren e aktit te njohjes, pra akt qe mundet te barazohej me deklarimin qe duhej bere nga i jati ose nje person tjeter i autorizuar prej tij.

Pra edhe ne kete pike, nuk provohet se ka nje akt njohje ne favor te te paditures, d.m.th. deklarim te vullnetit te personit si i jati i te paditures, ose te nje personi tjeter te autorizuar sipas ligjit prej tij.

IV. Interesi juridikNe mbrojtjen e saj e paditura pretendoi se paditesi nuk legjitimohet ne

kerkimin e tij. Kolegji mendon se ky pretendim nuk bazohet ne ligj per arsyet e meposhtme:

IV.I. Siç u analizua edhe me siper, kriteri per legjitimitetin e femijeve te lindur dhe per pasoje edhe per lindjen e marredhenieve te ndryshme juridiko-pasurore e juridiko-civile eshte martesa, e lidhur sipas ligjit. Mbi kete baze percaktohen edhe ndryshimet juridiko-pasurore ndermjet femijes legjitim dhe atij natyral.

Keshtu ne nenin 476 te K.C. (te Zogut) nuk njihet e drejta e trashegimise per femijen, bijesia e te cilit nuk eshte njohur ose deklaruar ligjerisht. Po ashtu edhe ne nenin 248 te atij kodi, prindi qe njeh femijen natyral ka tutorine legale mbi femijen persa kohe vazhdon mituria. Pra, ndersa femija i lemun gjate marteses (femija legjitim) ka te drejten e plote te trashegimise, femija natyral e gezon ate sipas percaktimeve dhe kufizimeve qe cakton ligja.

Me daljen e ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve” (ligji nr. 7698 date 15.04.1993) legjislacioni yne njohu pikerisht

174

Page 175: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

edhe te drejtat pasurore te trashegimise, pra i hapi rruge edhe kerkimit te se drejtes se trashegimtarit per çdo pasuri te tille.

Ne keto rrethana, paditesi pretendon se ka interesa pasurore d.m.th. nepermjet aktit te mesiperm i jane cenuar keto interesa.

IV. II. Objekt i mosmarreveshjes eshte edhe e drejta personale jo pasurore, siç eshte e drejta e emrit dhe mbiemrit.

Emri eshte personifikimi gjuhesor i nje personi, per dallimin e tij nga persona te tjere. Pra emri ka funksion njohes dhe dallues, te cilat marrin rendesi te madhe si ne jeten private ashtu edhe ne aktivitetin e personit.

Mbiemri shpreh perkatesine ne nje familje te caktuar ndersa emri, dallimin nga anetaret e tjere te familjes.

Femija e fiton mbiemrin sipas ligjit me lindjen e tij. Femija legjitim mban si mbiemer ate te marteses se prinderve te tij, ai natyral mbiemrin e nenes se tij ne kohen e lindjes. Ndryshimi i mbiemrit te nje femije natyral, pason ne baze te aktit te njohjes, sipas te cilit nena dhe burri i saj i japin femijes mbiemrin e marteses, ose i jati i jep mbiemrin e tij, ose nepermjet marteses se mepasme te prinderve femija natyral behet femije legjitim dhe per pasoje merr mbiemrin e te jatit.

Pra edhe ne kete kuptim, eshte e drejta e çdo personi te mbroje perdorimin e mbiemrit te familjes se tij, pasi kjo eshte e lidhur me pasoja te caktuara juridike.

Se fundi, pretendimi i mesiperm eshte parashtruar edhe ne gjykime te meparshme dhe nuk eshte pranuar.

V. Pavlefshmeria e aktitQellimi i aktit administrativ eshte ardhja e nje pasoje juridike te caktuar. Pra,

vlefshmeria e aktit eshte e lidhur ngushte me ligjshmerine e tij. Me padine objekt gjykimi pretendohet se akti ka te meta ne permbajtjen e tij (kunderligjshmeri materiale), te cilat ne formen qe jane paraqitur, cenojne te drejta subjektive te nje personi te trete dhe si i tille ky akt eshte i kunderligjshem.

Duke ju referuar permbajtjes se normave juridike te cituara dhe te analizuara me siper, te cilat sherbejne per nxjerrjen e aktit te gjendjes civile, kolegji gjykon se kemi te bejme me nje akt, (akt-lindje e te paditures) permbajtja e te cilit ne pjesen qe i referohet atesise dhe mbiemrit te femijes eshte ne kundershtim me ligjen dhe si i tille eshte nul, d.m.th. nuk mundet te merret ne konsiderate nga asnje subjekt. Kjo gjendje nuliteti i referohet aktit ne kohen e redaktimit te tij, pra nepermjet ndryshimeve te mevoneshme qe i jane bere ketij akti, perseri gjendja e tij juridike nuk ka ndryshuar. Nje akt i kunderligjshem nuk mundet te kthehet ne nje akt te ligjshem, ai nuk prodhon asnje pasoje juridike.

175

Page 176: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne rrethanat e pershkruara me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit nuk eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit dhe si i tille duhet te prishet.

Ne kerkesen e tij, paditesi ka kerkuar pavlefshmerine e aktit te lindjes (neni 86 § c i K.Pr.C.), pra njohjen e cilesise se nje akti. Gjykata e rrethit, ne vendimin e saj ka pranuar padine dhe e ka deklaruar aktin te pasakte.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ky vendim eshte i drejte, por ne dispozitivin e tij duhet te saktesohet veprimi, te cilin meqe çeshtja eshte e qarte e ndermerr vete ky kolegj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vleresim edhe te nenit 485 § b te

K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.2, date 26.01.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.Lenien ne fuqi te vendimit nr.3003, date 17.04.1996 te Gjykates se Rrethit

Tirane, me saktesimin si me poshte:Njohjen e aktit te gjendjes civile (akt lindje e te paditures nr.428 e vitit

1942) lidhur me atesine Hysen dhe mbiemrin Selmani, si te pavlefshem.

Tirane, me 04.03.2003

176

Page 177: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

MENDIM I PAKICËSUne, gjyqtare Valentina Kondili, ne lidhje me vendimin e dhene nga

shumica, ne çeshtjen qe i perket paleve ndergjyqese Aurel Selmani, Zana Pango e Bashkia Tirane, me objekt deklarim i pasakte i aktit te lindjes, parashtroj:

Nuk jam dakort me konkluzionin e arritur prej shumices, pasi sikurse jam shprehur dhe ne mendimin e pakices ne çeshtjen e shqyrtuar prej Kolegjeve te Bashkuara, per mua nuk jane respektuar parimet e nje procesi te rregullt ligjor. Megjithese ne dosje mungon kerkese padia e procesverbali gjyqesor i shkalles se pare, shumica vendosi per dergimin e ceshtjes per gjykim ne gjykaten e apelit. Gjykata e apelit ne zbatim te kerkesave te nenit 465 te K.Pr.Civile duhet te perseriste teresisht hetimin gjyqesor. Ne fakt, ajo nje vendim te tille e ka marre, po juridikisht nuk ka zhvilluar hetim gjyqesor. Se pari: nuk ka kerkuar te administrohej kerkese padia dhe ajo çfare ishte e domosdoshme per ceshtjen, per rrethanat qe pretendoheshin, te thirrej e te pyetej per te dhene shpjegimet e nevojshme perfaqesuesi i Bashkise, bazuar ne nenin 182 te K.Pr.Civile. Kjo detyre mund te zbatohej nga gjykata e apelit meqenese ka vendosur perseritjen teresisht te hetimit gjyqesor dhe perseritje teresisht e hetimit gjyqesor do te thote qe gjykata e apelit te vepronte si gjykate fakti per shqyrtimin e ceshtjes si edhe mund te merrte prova te reja.

Ne keto rrethana konkludoj se ka shkelje te rregullave procedurale dhe per rrjedhoje kam mendimin se vendimi i gjykates se apelit duhej te prishej dhe ceshtja t’i dergohej asaj gjykate per t’a rishqyrtuar me tjeter trup gjykues duke zbatuar rigorozisht kerkesat ligjore procedurale.

Valentina Kondili

177

Page 178: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2324/921/97 i Regj. ThemeltarNr. 506 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 25.02.2003 e 04.03.2003 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: ZYDI NJUMA i përfaqësuar nga av.Syrja Dosti

TË PADITUR KUNDËRPADITËS: 1. TRASHËGIMTARËT E HAVA MURTHIT; FATBARDHA MURTHI, REXHEP MURTHI, IBRAHIM MURTHI E MIMOZA MURTHI2. SANIE DIBRA3. LULZIM NJUMA4. NAZMI NJUMA, 5. YLBER NJUMA6. SHEFKI NJUMA të përfaqësuar nga av.Ilir Selenica

OBJEKTI I PADISË:Shlyerje detyrimi të trashëgimlënësit

nga të paditurit si trashëgimtarëBaza ligjore: Neni 99 i Kodit Civil

178

Page 179: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:Deklarimin të parashkruar të detyrimit trashëgimor

Baza ligjore: Neni 90 i Kodit Civil

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.4988, date 02.10.1997 ka vendosur:

Pranimin e padisë dhe rrëzimin e kundërpadisë, duke detyruar të paditurit të shlyejnë detyrimin ndaj paditësit në shumën 111.960 USD.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.880, date 20.05.1998 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.4988, date 02.10.1997 të gjykates se shkalles se pare, duke pranuar pjesërisht padinë, duke i detyruar të paditurit kundërpaditës t’i paguajnë paditësit të kundërpaditur shumen 21.000 USD dhe duke rrëzuar kunderpadinë.

Gjykata e Lartë me vendimin nr.1497, date 14.12.1998 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.880, date 20.05.1998 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.4988, date 02.10.1997 të Gjykatës së rrethit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.25, date 13.07.2001 ka vendosur:Pranimin e padisë. Detyrimin e trashëgimtarëve të Hava Murthit, Fatbardha Murthi, Rexhep Murthi, Ibrahim Murthi dhe Mimoza Murthi t’i paguajnë bashkërisht paditësit Zyhdi Njuma 15.988 dollarë (USD). Detyrimin e të paditurve Sanie Dibra, Sulejman Njuma, Nazmi Njuma, Shefki Njuma dhe Ylber Njuma t’i paguajnë secili veç e veç paditësit Zydi Njuma nga 15.988 USD.Rrëzimin e kundërpadisë si të pabazuar në ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili

parashtron këto shkaqe për ndryshimin e tij :- Unë nuk duhet të detyrohem për të paguar një pjesë të pasurisë

trashëgimore, për këtë pjesë vendimi është alogjik.- Gjykata padrejtësisht heq një pjesë të pasurisë trashëgimore, me

arsyetimin se banesën e ka ndërtuar shteti, kur ajo me vendim të KKKP u është kthyer të paditurve. Trashëgimtarët duhet të përgjigjen deri në vlerën e plotë të pasurisë.

179

Page 180: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Apelit kanë paraqitur dhe të paditurit Nazmi e Ylber Njuma, të cilët parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykata nuk ka zbatuar udhëzimet e Gjykatës së Lartë për të përcaktuar momentin e ecjes së afatit të parashkrimit të padisë, si dhe vlerën e pasurisë trashëgimore. Pasurija trashëgimore duhej të vlerësohej me çmimet në momentin e çeljes së trashëgimisë dhe jo me çmimet pas 25 vjetësh.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, përfaqësuesin e paditësit të

kundërpaditur, av.Syrja Dosti, i cili kërkoi pranimin e padisë, përfaqësuesin e të paditurve kundërpaditës, av.Ilir Selenica, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.25, date 13.07.2001 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e

mosrespektimit të ligjit procedural, prandaj ai duhet te prishet. Gjykata e apelit nuk ka respektuar nenin 486 të K.Pr.C. Sipas kësaj

dispozite, udhëzimet dhe konkluzionet e Gjykates se Larte jane te detyrueshme për gjykaten që rishqyrton çështjen.

Rezulton se, palët ndërgjyqëse janë trashëgimtarë ligjorë të të ndjerit Myslym Njuma (paditësi është fëmijë i lindur nga martesa e dytë e tij dhe të paditurit përkatësisht nga martesa e parë dhe e tretë).

Me vendim te Gjykatës së shkallës së parë Tiranë date 07.06.1940 është vendosur lidhur me kërkesën e të ndjerit Myslym Njuma, i cili kërkonte t’i shiste Komandës Aeronautike 26.865 m2 tokë të ndodhur në kroin e Shëngjergjit kundrejt shumës 518,50 fr.shqiptare. Me këtë vendim ai është autorizuar të shiste dhe pjesën e paditësit, duke qenë ushtrues i pushtetit atëror mbi të si i mitur, pjesë të cilën paditësi e trashëgonte nga nena e tij, por me kusht, që nga paratë që do të realizonte nga shitja t’i ndërtonte te miturit një shtëpi të re në një truall prej 500m2.

I ndjeri Myslym Njuma deri në kohën që ka vdekur nuk ka realizuar detyrimin e marrë përsipër.

Paditësi, pasi është vënë në dijeni se ndaj tij ekzistonte një detyrim i pa përmbushur, në Qershor 1993 ka kërkuar shlyerjen e këtij detyrimi prej të paditurve si trashëgimtarë të të ndjerit të mësipërm.

Të paditurit pretendojnë se, meqënëse detyrimi ka lindur në vitin 1940 padia është parashkruar.

180

Page 181: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Lartë me vendimin nr.1497, date 14.12.1998, me rastin e kthimit të çështjes për rishqyrtim, ka udhëzuar gjykatën e apelit që të përcaktojë fillimisht ecjen e afatit të parashkrimit të padisë dhe në varësi të kësaj, vlerën e pasurisë trashëgimore të lënë nga trashëgimlënësi Myslym Njuma.

Nga aktet e administruara në dosje del se, nuk është përcaktuar ecja e afatit të parashkrimit të padisë. Vendimi i gjykatës së apelit në lidhje me këtë çështje është kontradiktor. Nga njëra anë kjo gjykatë përmend fakte që lidhen me afatin e parashkrimit të padisë, nga ana tjetër, arsyeton se, përderisa ndërgjyqësit janë bashkë-trashëgimtarë të të ndjerit Myslym Njuma, për rrjedhojë dhe bashkë-detyrues për detyrimet e lëna prej tij, padia e paditësit nuk është parashkruar. Pra, me fjalë të tjera e konsideron këtë padi si padi që nuk parashkruhet.

Në këtë mënyrë, gjykata e apelit ka vepruar në kundërshtim me udhëzimin e mësipërm të Gjykatës së Lartë, i cili bazohet në parimin se, një e drejtë që nuk ushtrohet brenda afateve të caktuara në ligj, nuk mbrohet me anë të padisë nga gjykata (neni 59 i Kodit Civil të vitit 1982).

Në rastin në gjykim nuk kemi të bëjmë me një padi që nuk parashkruhet, siç del nga përmbajtja e nenit 63 të Kodit Civil (v.1982), të cilit i është referuar gjykata e apelit. Prandaj, arsyetimi i saj në këtë pike vjen në kundërshtim me ligjin.

Gjykata e apelit nuk ka përcaktuar saktë dhe realisht edhe vlerën e pasurisë trashëgimore, konkretisht të një banese në rrugën “Xhorxhi Martini” N.24, Tiranë.

Vlerësimi i saj është bërë në bazë të vlerësimit të truallit nën banesë, duke përllogaritur një numër maksimal katesh të godinës që mund të ndërtohet në atë sipërfaqe pas prishjes së banesës ekzistuese.

Gjithashtu, gjykata e apelit ka vepruar në kundërshtim me nenin 160 të Kodit Civil (1982). Sipas kësaj dispozite detyrimet në të holla caktohen dhe paguhen me monedhën shqiptare, përveç rasteve kur me dispozita të veçanta është parashikuar ndryshe.

Gjykata e apelit ka përllogaritur detyrimin e të paditurve në dollarë, në vend që t’a përllogariste në lekë.

Për rrjedhojë, vendimi i gjykatës së apelit duhet te prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po në atë gjykatë, e cila duhet të mbajë parasysh sa më sipër.

181

Page 182: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.25, date 13.07.2001 të Gjykates se Apelit Tirane dhe

dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në Gjykaten e Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 04.03.2003

182

Page 183: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2402/977/110 i Regj. ThemeltarNr. 507 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 04.03.2003 morri ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITESA TË KUNDËRPADITUR: PETRIT HASALLIU, AGRON HASALLIUILIR HASALLIU

I PADITUR: HAZIZ HASALLIUPERSON I TRETË KUNDËRPADITËS: LIRIM GJINOLLARI

OBJEKTI I PADISË:Lirim dhe dorezim i nje shtepie prej

dy dhomash e nje guzhine, koridor e banjo, 300 m2 truall dhe 580 m2 toke bujqesore (pemishte)

Baza ligjore: Neni 296 i Kodit Civil (K.C.)OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Detyrimin e te paditurve, trashegimtare te Fadil Hasalliut qe ta njohin pronar me parashkrim fitues,

per nje shtepi e përbërë nga 2 dhoma, kuzhine, 8 dy toke, 5 rrenje ullinj dhe bahçen e pemeve

prane shtepise se shitur nga Fadil HasalliuBaza ligjore: Neni 91 i KC (te vitit 1982)

183

Page 184: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkalles se pare Kavaje me vendimin nr.75, date 19.02.2001 ka vendosur:

Pranimin e padise se paditesave te kunderpaditur Petrit, Agron dhe Ilir Hasalliu, duke i detyruar te paditurit Haziz Hasalliu e Lirim Gjinollari qe t’u lirojne dhe dorezojne paditesave me qellim qe t’u dorezohet gjithe bashkepronareve, nje shtepi banimi prej 2 dhoma, kuzhine, korridor e banjo, kufizuar : V – Haziz Hasalliu, mur i perbashket, J – Petrit Hasalliu, L – toka e Haziz Hasalliut dhe P – rruge fshati. Nje truall prej 300 m2 dhe 580 m2 pemtore, kufizuar sipas akt ekspertimit nga V – parcela 120/1, J – parcela 120/3, L – prona 320 dhe P – 119/1, prona keto te ndodhura ne fshatin Leshtej, të rrethit Kavaje.Rrezimin e kunderpadise se kunderpaditesit Lirim Gjinollari per detyrimin e paditesave trashegimtare te Fadil Hasalliut, Petrit, Agron dhe Ilir Hasalliu, qe ta njohin pronare mbi nje shtepi banimi, 8 dy toke, 5 rrenje ullinj e pemëtore prane shtepise, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.218, date 14.05.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.75, date 19.02.2001 te Gjykates se rrethit Kavaje.Pranimin e kerkese padise pjeserisht.Detyrimin e te paditurve kundërpadites Lirim Gjinollari dhe Haziz Hasalliu t’i lirojne dhe dorezojne paditesave te kunderpaditur Petrit, Agron dhe Ilir Hasalliu, siperfaqen 580 m2, kufizuar nga V – me parcelen 120/1, J – parcela 120/3, L – parcela 320 dhe P – me banesen e Haziz Hasalliut.Rrezimin e kerkese padise per lirimin dhe dorezimin e baneses, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.Pranimin e kunderpadise pjeserisht.Detyrimin e paditesave te kunderpaditur ta njohin pronar te paditurin kunderpadites Lirim Gjinollari mbi nje shtepi banimi te perbere nga dy dhoma, nje kuzhine dhe nje dhome e nje kuzhine.Rrezimin e kunderpadise per njohjen pronar per siperfaqen 8 dy tokë, 5 rrenje ullinj dhe pemetore, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Kunder këtij vendimi kanë bërë rekurs paditesat e kunderpaditur Petrit, Agron dhe Ilir Hasalliu, te cilet parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin (nenin 91 te K.C. te vitit 1982). Ne rastin konkret, nuk permbushen kushtet e parashikuara nga ligji, per fitimin e pronesise me parashkrim fitues, ne favor te personit te trete

184

Page 185: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

(kundërapadites), per shtepine objekt gjykimi, pasi ky nuk e ka poseduar pa nderprerje sendin per nje periudhe 3 vjeçare.

- Gjykata ka shkelur normat procedurale. Origjinali i deklarates nuk eshte paraqitur ne gjykaten e apelit.

- Kemi kundershtuar faktin qe deklarata e vitit 1992 te jete e firmosur prej nesh dhe kemi kerkuar kryerjen e ekspertimit grafik te nenshkrimit, gje qe nuk eshte bere e mundur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe pasi shqyrtoi çështjen

në tërësi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditësit e kundërpaditur nuk përmban asnjë nga

shkaqet që parashikon neni 472 i K.Pr.C. Për rrjedhojë, vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës, kundër të cilit ai drejtohet duhet të lihet në fuqi, si i bazuar në ligj dhe në prova.

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqësore rezulton se, paditesat e kunderpaditur jane nipat e te paditurit Haziz (djemte e vellait te tij).

Ata pretendojne se jane bashkepronare te nje shtepie banimi, te perbere nga dy dhoma, guzhine, banjo dhe te nje toke bujqesore me siperfaqe 1 800 m2, prona keto qe sipas tyre, i mban pa asnje titull i padituri.

Me padine objekt gjykimi ata fillimisht kane kerkuar prej te paditurit kthimin e shtepise dhe tokes me siperfaqe 1.800 m2.

Me pas eshte pakesuar objekti i padise duke u kerkuar kthimi i shtepise, truallit me siperfaqe 300 m2 (trualli qe ze shtepia dhe sheshi funksional) si dhe i nje toke bujqesore (pemishte) me siperfaqe 580 m2.

Gjate gjykimit ka rezultuar se :Truallin dhe token bujqesore, paditesat te kunderpaditur e kane perfituar ne

baze te ligjit 7501 “Per token”.Shtepia objekt gjykimi ka qene ndertuar nga babai i paditesave. Kete fakt ai

e ka vertetuar gjyqesisht, me vendimin nr.285, date 07.06.1993 te Gjykates se Rrethit Kavaje.

Ne te, para te paditurit Haziz, ka banuar Lirim Gjinollari, i cili ka hyre ne gjykim si person i trete, duke u bashkuar me te paditurin, me pretendimin se e ka blere shtepine, 8 dy toke, 5 rrenje ullinj, me shkrese te thjeshte, nga babai i paditesave dhe paditesi Agron.

185

Page 186: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Me pas, sipas personit te trete, ky ja ka shitur pronat e permendura (nuk del se me çfare akti), xhaxhait te paditesave, te paditurit Haziz, qe banon aktualisht aty.

Nga ana e personit te trete, gjate gjykimit eshte paraqitur kunderpadi, me te cilen kerkohet detyrimi i paditesave te kunderpaditur ta njohin ate pronar te shtepise, tokes prej 8 dy, si dhe 5 drunj ullinj, duke pretenduar se bazuar ne nenin 91 te K.C. te vjeter, e ka fituar pronesine mbi keto prona, me parashkrim fitues pasi:

E ka blere shtepine dhe token me shkrese te thjeshte dore (deklarata e dates 01.09.1992).

Shitja nuk ka qene e ndaluar nga ligji.Pronat jane poseduar per nje periudhe kohe mbi 3 vjet.Ka ekzistuar mirebesimi.Ne gjykaten e shkalles se pare eshte paraqitur fotokopje e deklarates se dates

01.09.1992 (per shitjen e pronave), e vertetuar e njejte me origjinalin nga noteri.Pala paditese e kunderpaditur, ka kontestuar faktin qe deklarata te jete

firmosur nga trashegimlenesi dhe paditesi Agron.Ajo ka kerkuar ekspertimin grafik te firmave ne deklaraten e dates

01.09.1992 , por meqenese personi i trete nuk ka paraqitur ne gjykate origjinalin e saj, ky ekspertim nuk eshte kryer.

Gjykata e Shkalles se Pare Kavaje me vendimin nr.75, date 19.02.2001 ka vendosur: Pranimin e padise se paditesave te kunderpaditur Petrit, Agron dhe Ilir Hasalliu, duke i detyruar te paditurit Haziz Hasalliu e Lirim Gjinollari qe t’i lirojne dhe dorezojne paditesave me qellim qe tu dorezohet gjithe bashkepronareve, nje shtepi banimi prej 2 dhoma, kuzhine, koridor e banjo, kufizuar : V – Haziz Hasalliu, mur i perbashket, J – Petrit Hasalliu, L – toka e Haziz Hasalliut dhe P – rruge fshati, nje trall prej 300 m2 dhe 580 m2 pemtore, kufizuar sipas akt ekspertimit nga V – parcela 120/1, J – parcela 120/3, L – prona 320 dhe P – 119/1, prona keto te ndodhura ne fshatin Leshtej, rrethit Kavaje.

Rrezimin e kunderpadise se kunderpaditesit Lirim Gjinollari per detyrimin e paditesave trashegimtare te Fadil Hasalliut, Petrit, Agron dhe Ilir Hasalliu, qe ta njohin pronare mbi nje shtepi banimi 8 dy toke, 5 rrenje ullinj e pemtore prane shtepise, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Arsyetimi :Shkresa e thjeshte e vitit 1992, nuk mund te merret si prove, pasi pas

kontestimit te firmave nga pala paditese nuk eshte paraqitur origjinali nga personi i trete per t’iu nenshtruar ekspertimit.

Edhe n.q.s. shkresa e thjeshte do te merrej e mireqene, perseri nuk plotesohen kerkesat e nenit 91 te K.C. te vitit 1982, pasi nuk plotesohet kushti i

186

Page 187: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

posedimit te panderprere te pronave, per nje periudhe 3 vjeçare (shkresa e thjeshte mban daten 01.09.1992, ndersa Kodi i Ri civil eshte miratuar me 29.07.1994).

Bazuar ne nenin 1163 te K.C. te ri, ne rastin konkret do te zbatohen dispozitat e ketij kodi (neni 168 dhe 169 i tij).

Ne keto kushte duhet rrezuar kunderpadia.I padituri eshte posedues i paligjshem i sendeve objekt gjykimi, per rrjedhoje

duhet pranuar padia.Ne gjykaten e apelit, eshte administruar origjinali i deklarates se dates

01.09.1992. Nga proces verbali i seances gjyqesore ne gjykaten e apelit, del se ne lidhje

me kete, avokati i pales paditese ka deklaruar: “Ne e pranojme se ka qene nje deklarate, por me shkrim dore. Ne kemi kerkuar ekspertim te firmave, pasi nuk jane te sakta “.

Ne lidhje me pyetjen e gjyqtarit relator ne seance, nese paditesave e kane shitur banesen, avokati i tyre pergjigjet: “E kemi shitur, por me kusht riblerjeje, pasi ne rast se do te shitej banesa nga personi i trete, ne do te ishim bleresit e pare“.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.218, date 14.05.2001 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.75, date 19.02.2001 te Gjykates se Rrethit Kavaje.Pranimin e kerkese padise pjeserisht.Detyrimin e te paditurve kundrapadites Lirim Gjinollari dhe Haziz Hasalliu

t’i lirojne dhe dorezojne paditesave te kunderpaditur Petrit, Agron dhe Ilir Hasalliu, siperfaqen 580 m2, kufizuar nga V – me parcelen 120/1, J – parcela 120/3, L – parcela 320 dhe P – me banesen e Haziz Hasalliut.

Rrezimin e kerkese padise per lirimin dhe dorezimin e baneses, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Pranimin e kunderpadise pjeserisht.Detyrimin e paditesave te kunderpaditur ta njohin pronar te paditurin

kundrapadites Lirim Gjinollari mbi nje shtepi banimi te perbere nga dy dhoma, nje guzhine dhe nje dhome dhe nje guzhine.

Rrezimin e kunderpadise per njohjen pronar per siperfaqen 8 dy, 5 rrenje ullinj dhe pemetore, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Arsyetimi: Personi i trete (kundrapadites) e ka fituar pronesine mbi shtepine me

parashkrim fitues, bazuar ne nenin 91 te K.C. te vitit 1982, por ai nuk e ka fituar pronesine mbi token, pasi ne momentin e perpilimit te deklarates nuk lejohej shitblerja e tokes. Por paditesi duhet te ktheje vetem token me siperfaqe 580 m2

(pemetore) pasi trualli me siperfaqe 300 m2 sherben si shesh funksional i baneses objekt gjykimi.

187

Page 188: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pala paditese e kunderpaditur ka te drejte t’i kerkoje te paditurit kundrapadites pagimin e qirase ose t’ia shese siperfaqen 300 m2.

Rezulton se, ndryshe nga sa pretendojnë paditësit e kundërpaditur, në gjykatën e apelit është administruar origjinali i deklaratës së dates 01.09.1992 (ky origjinal ndodhet i lidhur në dosjen gjyqësore).

Paditësat e kundërpaditur kanë pranuar se e kanë shitur shtëpinë, objekt gjykimi, por me kusht riblerje, pasi në rast se do të shitej shtëpia nga personi i tretë kundërpaditës, ajo do t’i afrohej me pare atyre.

Por, paditësat e kundërpaditur nuk kanë arritur ta provojnë këtë pretendim. Pra, fakti që shtëpia është shitur eshte pranuar nga vetë paditësat e kundërpaditur, provuar me deklaraten origjinale date 01.09.1992.

Në këto kushte, gjykata e apelit, ndryshe nga gjykata e shkallës së pare ka zbatuar drejt dispozitat mbi parashkrimin fitues, duke arsyetuar se shitja e prones me shkresë të thjeshtë është veprim juridik që nuk ndalohej nga ligji, bazuar në nenin 91 të Kodit Civil të vitit 1982 dhe dekretin e Presidentit të Republikës nr.573, datë 26.6.1993 “Për një përjashtim nga neni 91 i Kodit Civil të Republikes se Shqiperisë”.

Drejt ka vendosur gjykata e apelit në lidhje me lirimin dhe dorëzimin e pemëtores prej 580 m2 paditësave te kundërpaditur, pasi në momentin e shitblerjes së shtëpisë, objekt gjykimi, (01.09.1992) ndalohej shitblerja e tokës midis shtetësave.

Dekreti i mësipërm bën fjalë vetëm për banesat që janë shitur me shkresa të thjeshta dhe jo për token.

Gjykata e apelit, megjithëse ka arsyetuar dhe arritur në përfundimin se, padia duhet rrëzuar në lidhje me truallin me sipërfaqe 300 m2, pasi kjo është sipërfaqja që zë shtëpia (banesa) dhe që shërben si pjesë funksionale e saj, ka ometuar në dispozitivin e vendimit të saj këtë përfundim. Për rrjedhojë, ky arsyetim duhet te plotësohet nga ky kolegj që shqyrton çështjen.

Pretendimi i të paditurit se gjykata ka zbatuar keq dispozitat mbi parashkrimin fitues, nenin 91 të Kodit Civil të vitit 1982 nuk qëndron, sepse kjo dispozitë për rastin në gjykim duhet marrë e lidhur me amendamentin që i është bërë me Dekretin e lartpërmendur të Presidentit të Republikës nr.573, datë 26.6.1993 “Për një përjashtim nga neni 91 i Kodit Civil të Republikes se Shqiperisë”, ku parashikohet: Në përjashtim nga rregullat e parashikuara në nenin 91 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 1 janar 1990 deri 31 dhjetor 1992, personi që në bazë të një veprimi, i cili provohet me akt shkresor të thjeshtë, ka fituar (marrë) një shtëpi banimi pronë private në kushtet e kërkuara nga neni i sipërpërmendur, bëhet pronar i saj, në qoftë se e ka mbajtur atë në dorësi pa ndërprerje për një kohë më tepër se një vit.

188

Page 189: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pretendimi tjetër i paditësave të kundërpaditur lidhur me mosparaqitjen e origjinalit të deklaratës të dates 01.09.1992 nuk përputhet me aktet e administruara në dosjen gjyqësore nga gjykata e apelit. Ajo jo vetëm është administruar, por është e lidhur me dosjen gjyqësore.

Pretendimet e tjera te paditësave të kunderpaditur lidhen me vlerësimin e analizën e provave, gjë që del jashtë fushës së shqyrtimit nga ky kolegj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.218, date 14.05.2001 të Gjykatës së Apelit

Durrës me plotësimin:Rrëzimin e padisë për lirimin e dorëzimin e banesës së truallit prej 300 m2 që

zë banesa dhe ajo që shërben si sipërfaqe (pjesë) funksionale.Detyrimin e paditësave të kundërpaditur të njohin pronar të paditurin

kundërpaditës Lirim Gjinollari mbi një shtëpi të përbërë nga 2 (dy) dhoma, një kuzhinë dhe një dhomë e një kuzhinë, si dhe të truallit prej 300 m2 që zë banesa dhe ajo që shërben si pjesë funksionale.

Tirane, me 04.03.2003

189

Page 190: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2460/1032/123 i Regj ThemeltarNr.508 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 04.03 dhe 11.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: BUKURIE VENXHA, ELIDA VENXHA, TATJANA VENXHA, ARBEN VENXHA, GJERGJI VENXHA DHE MIRJAN VENXHA,

ne mungese.TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE PRANE BASHKISE

KORCE, ne mungese,MEDIKAL AMBASADOR INTERNATIONAL ALBANIA, ne mungese.BETHANY CRISTIAN SERVICE ALBANIA,ne mungese,

OBJEKTI I PADISË:Ndryshim i vendimit nr.743, date 31.03.1995

te K.K.K.Pronave.Njohje pronesie,

Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993,neni 296 K.C.

190

Page 191: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.912, date 24.6.1999, ka vendosur :

Pranimin e pjesshem te kerkese padise me padites Ylli Venxha, i paditur K.K.K.Pronave, prane Bashkise Korce, Medical Ambasador International Albania dhe Bethany Cristian Service Albania, duke ndryshuar vendimin nr.743, date 31.3.1995, pika 2 te KKK Pronave, duke e konsideruar siperfaqen prej 1800 m2 truall i lire.Rrezimin e padise me objekt njohje pronesie e lirim trualli.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.176, date 15.5.2001, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.912, date 24.6.1999 te Gjykates se rrethit Korce dhe rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit nr.176, date 15.5.2001 te Gjykates se Apelit Korce, ka ushtruar rekurs paditesi, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Eshte i pa justifikueshem shqyrtimi i ceshtjes nga gjykata e apelit pas dy vjetesh, mbasi vendimi kishte marre forme te prere ne shkalle te pare.

- b. Eshte e vertete se vendimi i KKK Pronave ka dale para ndryshimit te ligjit, por nuk mund qe te kerkohet perseri ne KKK Pronave, kur ajo eshte shprehur nje here. Kerkimi duhet bere vetem ne rruge gjyqesore.

- c. Gjykata permend nje praktike te Gjykates se Larte, por pretendoj se Gjykata e rrethit Korce ka disa praktika te mepareshme qe jane zgjidhur si ne rastin konkret, duke u pranuar padia.

- d. Gjykata e apelit nuk i ka hyre themelit te ceshtjes dhe konkretisht faktit nese trualli eshte apo jo i lire.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,

V Ë R E NVendimi nr.176, date 15.5.2001 i Gjykates se Apelit Korce, eshte rrjedhoje e

mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.

Nga gjykimi i ceshtjes rezulton se me vendimin nr.743, date 31.03.1995 te K.K.K.Pronave ish pronareve Korce, eshte njohur dhe kthyer ne favor te paditeses Bukurie Venxha, etj., nje siperfaqe trualli prej 5000 m2, si dhe kompensuar 5465m2.

191

Page 192: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nga ana tjeter pala e paditur Medical Ambasador International Albania, kundrejt nje leje ndertimi, ka ndertuar nje godine per klinike shendetesore. Siperfaqja mbi te cilen eshte ndertuar godina ne fjale, gjendet brenda siperfaqes prej 5465 m2, kompensuar ne favor te pales paditese.

Pala paditese kerkon anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave me arsyetim se siperfaqja prej 1800 m2, qe ze godina e klinikes shendetesore, duhet konsideruar e lire, mbasi ndertimi eshte bere pas daljes se Ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”, si dhe pas daljes se vendimit nr.743, date 31.3.1995 te K.K.K.Pronave.

Nga shqyrtimi i ceshtjes, rezulton se vendimi i Gjykates se Apelit Korce, i cili ka ndryshuar vendimin nr.912, date 24.6.1999 te Gjykates se shkalles se pare dhe ka rrezuar kerkese padine, eshte i gabuar dhe i pa mbeshtetur nga ana ligjore.

Pavaresisht se Ligji nr.7698, date 15.4.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve” ka pesuar ndryshime me vone, sipas te cilave u saktesua se siperfaqja e lire qe perfitohej nga ish pronari do te ishte jo me 5000 m2, por 10.000 m2, perseri nje gje e tille nuk mund te justifikoje perfundimin e arritur nga ana e Gjykates se Apelit Korce.

Sipas akteve te administruara ne dosjen gjyqesore, rezulton se paditesi i eshte drejtuar nje here Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te pronave, duke kerkuar njohjen me pronesise mbi nje siperfaqe prej 29,3 dy. dhe ky i fundit eshte shprehur dhe i ka dhene nje pergjigje. Fakti se ligji ka ndryshuar, nuk do te thote se paditesi, ne cilesine e ish pronarit do t’i drejtohet perseri Komisionit ne fjale.

Ne keto kushte, gjykata e apelit, duhet te shqyrtoje ceshtjen ne themel dhe t’i jape pergjigje te gjitha pretendimeve te ngritura nga palet.

Nga sa siper, shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga ana e pales paditese, cmohen se jane te drejta dhe te tilla qe motivojne e perligjin, cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Korce.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.176, date 15.5.2001 te Gjykates se Apelit Korce dhe

kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate Gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.03.2003

192

Page 193: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

MENDIMI I PAKICËSPakica eshte e mendimit se vendimi nr.176, date 15.5.2001 i Gjykates se

Apelit Korce, eshte rrjedhoje e zbatimit dhe respektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/a te K.Pr.Civile, ai duhet te lihej ne fuqi.

Eshte vertetuar se me vendimin nr.743, date 31.03.1995 te K.K.K.Pronave ish pronareve Korce, ne favor te paditesve Venxha eshte njohur ne pronesi dhe kthyer nje siperfaqe trualli prej 5000 m2,si dhe eshte dhene e drejta e kompensimit per nje siperfaqe tjeter prej 5465 m2.

Po ashtu rezulton se me vendimin nr.100, date 16.12.1994 te KRRT Korce, eshte miratuar sheshi i ndertimit me siperfaqe prej 1800 m2, per nje klinike shendetesore, mbi kerkesen e pales se paditur Medical Ambasador International Albania. Kjo siperfaqe gjendet pikerisht brenda siperfaqes prej 5465 m2, kompensuar ne favor te pales paditese.

Me tej, klinika ne fjale eshte ndertuar dhe trualli nen te eshte dhene me qera per 99 vjet, sipas kontrates dates 24.7.1995. Po ashtu ne daten 1.9.1997 eshte miratuar veprimtaria e klinikes, e cila ishte licensuar prej Ministrise se Shendetesise me aktin date 18.9.1996.

Pala paditese ka pretenduar se vendimi i K.K.K.Pronave ne fjale duhet ndryshuar, mbasi siperfaqja prej 1800 m2, ndodhur brenda siperfaqes se kompensuar prej 5465 m2, mbi te cilen eshte ndertuar klinika shendetesore, ka qene e lire. Sipas saj, ndertimi i klinikes eshte bere pas daljes se Ligjit te cituar "Per kthimin dhe kompensimin e pronave", si dhe pas daljes se vendimit nr.743, date 31.3.1995 te K.K.K. Pronave.

Ne te kundert, pala e paditur e ka pretenduar se leja per sheshin e ndertimit eshte marre me pare se te dale vendimi i cituar i K.K.K.Pronave dhe se ndertimi eshte bere ne perputhje me kerkesat ligjore, etj.

Duke e pare ne teresine e tij vendimin e Gjykates se Apelit Korce, i cili ka ndryshuar vendimin nr.912, date 24.6.1999 te Gjykates se shkalles se pare dhe ka rrezuar kerkese padine, mendimi i pakices arrin ne perfundimin se ai eshte i drejte dhe i mbeshtetur nga ana ligjore.

Eshte e vertete se Ligji nr.7698, date 15.4.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve" ka pesuar ndryshime me vone dhe konkretisht me Ligjin nr.7916, date 12.4.1995 "Per disa ndryshime ne ligjin nr.7698, date 15.4.1993". Sipas ndryshimit me kete ligj te fundit, u saktesua se siperfaqja e lire qe perfitohej nga ish pronari, do te ishte jo me 5000 m2, por 10.000 m2. Ne kete kuader, objektivisht konkludon Gjykata e Apelit Korce, e cila orienton paditesin qe me pare duhet t’i drejtohet Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ky i fundit nuk ka marre ne analize dhe nuk eshte shprehur per kete siperfaqe prej 5000 m2, per te cilen ben fjale ligji i ndryshuar i

193

Page 194: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

siperpermendur. Ne kerkesen e pare qe eshte bere nga paditesi, para Komisionit, me te drejte eshte vendosur kthimi per 5000 m2 dhe kompensimi per pjesen tjeter, mbasi vete ligja kishte kufizim deri ne 5000 m2 per sasine e siperfaqes se lire qe do te kthehej. Ne keto kushte edhe vendimi i kundershtuar me nr.745 date 31.3.1995, eshte i drejte dhe ne pajtim me kerkesat ligjore, keshtu qe nuk ka pse cenohet.

Paditesi ne rrethanat e reja te krijuara, duhet t’i drejtohet Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe vetem pasi ky, te dale me nje vendim konkret, ne rast se eventualisht ai (paditesi) nuk do te jete i nje mendimi me te, mund ta godase me padi per kundershtimin e tij.

Se fundi, me te drejte arsyeton Gjykata e Apelit Korce lidhur edhe me qendrimin qe kane mbajtur Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendimin nr.166, date 27.01.1999, pikerisht per nje rast analog.

Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga pala e paditese, mendimi i pakices cmon se ato nuk jane nga ato qe parashikohen ne kerkesat e nenit 472 te K.Pr.Civile, qe te motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Korce.

Per sa siper, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile, pakica eshte mendimit se duhet lene ne fuqi vendimi nr.176, date 15.5.2001 te Gjykates se Apelit Korce.

Zamir Poda

194

Page 195: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2529/1101/147 i Regj. ThemeltarNr.509 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: TAHIR BAHIDI, ne mungeseI PADITUR: BASHKIA E QYTETIT LIBRAZHD, ne

mungese perfaqesuar nga Avokati i Shtetit K.Gazeli.

OBJEKTI I PADISË:Kthim sendi.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Librazhd, me vendimin nr.200, date 4.7.2001, ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise se paditesit Tahir Bahidi, duke detyruar te paditurin Bashkia e qytetit Librazhd te ktheje sendin linje e ujesjellesit dhe tre cisterna me kapacitet 4000 litra, ose te ktheje vleften e shpenzimeve ne shumen 333.416 leke, qe duhet per ta kthyer ate ne gjendjen e meparshme.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.518, date 4.10.2001, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.200, date 4.7.2001 te Gjykates se rrethit Librazhd.

195

Page 196: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit nr.518, date 4.10.2001 te Gjykates se Apelit Durres, ka ushtruar rekurs i padituri, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Cisternat e pretenduara kane qene jashte plan vendosjes se tregut.- b. Ne pretendimet e tij paditesi nuk thote kush i ka marre cisternat.- c. Paditesi nuk ka qene pronar i cisternave.Ne mandate nuk del te kete

paguar per to.- d. Nuk jane vleresuar provat e paraqitura nga ana e jone, si deklarime te

kryellogaritarit, Sabri Brahos, te cilet thone se cisternat qe kane qene dy, jane blere nga ky i fundit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,

V Ë R E NVendimi nr.518, date 4.10.2001 i Gjykates se Apelit Durres, eshte rrjedhoje

e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne po ate Gjykate me tjeter trup gjykues.

Rezulton se paditesi Tahir Bahidi, sipas kontrates se shitblerjes date 20 janar 1994, te kete blere nga ana e Ndermarrjes Mekanike Bujqesore, kundrejt cmimit l8.000 leke, nje depo oksigjeni se bashku me linjen e ujesjellesit. Sipas kontrates, linja ne fjale perbehej nga nje siperfaqe prej 48 m2, gjatesi linje me tub xingato 150 ml., si dhe tre cisterna. Po ashtu rezulton se i padituri - Bashkia e qytetit Librazhd, para rreth dy vjetesh ka ngritur tregun e qytetit.

Pala paditese ka pretenduar se pikerisht ndertimi arbitrar i tregut te qytetit ka demtuar linjen e ujesjellesit ne pronesi te tij, si dhe ka marre materialet perfshire linjen dhe tre cisternat, te cilat sipas tij, kane patur nje kapacitet prej 4000 litrash secila.

Nga ana tjeter, i padituri ka pretenduar se objektet e pretenduara nga paditesi, nuk jane ndodhur brenda plan vendosjes se tregut te qytetit, si dhe ai nuk ka qene pronar i tre cisternave.

Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, gjykatat kane konkluduar per pranimin e kerkese padise se bere nga Tahir Bahidi.

Duke pare gjykimin e ceshtjes, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin ne perfundimin se gjate gjykimeve respektive, nga ana e te dy gjykatave nuk jane respektuar kerkesat ligjore.

Keshtu nga ana e Gjykates se shkalles se pare Librazhd, ne kundershtim me kerkesat e nenit 14 dhe 126 te K.Pr.C., nuk eshte zhvilluar nje hetim i plote e i gjithanshem ne perputhje me ligjin, si dhe nuk eshte bere nje analize e plote e te

196

Page 197: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

gjitha provave te administruara. Gjithashtu edhe Gjykata e Apelit Durres nuk i ka dhene pergjigje te gjitha kerkimeve dhe pretendimeve te bera nga palet ne gjykim.

Keshtu, nuk eshte saktesuar dhe sqaruar deri ne fund pronesia e pretenduar nga ana e paditesit mbi objektin ne fjale. Administrimi i nje kontrate shitblerje, sikunder eshte ajo me date 20.1.1994, nuk mund te justifikoje te drejta ligjore pronesie kur ne te permenden siperfaqe trualli prej 48 m2, si dhe objekte te lidhura me te. Per kete behet e domosdoshme administrimi i plote i praktikes dokumentare qe lidhet me blerjet ne fjale, i cili nder te tjera do te sqaroje edhe proceduren e ndjekur, cisternat dhe numrin e tyre, kapacitetin (i cili mbetet ne kuadrin e nje pretendimi i pa shoqeruar me prova), etj.

Se dyti: del e domosdoshme te sqarohet dhe saktesohet pretendimi i pales se paditur lidhur me faktin nese vendosja e tregut te qytetit, eshte me te vertete pikerisht ne vendin ku ishin vendosur objektet e pretenduara nga paditesi. Per kete, ne perputhje me kerkesat e nenit 80 te K.Pr.C., duhet te kerkohet te vendoset ekspertimi, i cili duke administruar praktikat respektive dokumentare, te saktesoje plan vendosjen e seciles.

Kryerja e veprimeve si me siper si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta, lidhur me zgjidhjen e ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.518, date 4.10.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.03.2003

197

Page 198: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2568/1140/160 i Regj. ThemeltarNr.510 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Zamir Poda KryesuesMetush Saraçi AnetarYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS : A.K.P TIRANEI PADITUR: VULLNET KAU.

ABDYL GEGA LUAN GEGA

OBJEKTI:Pavlefshmeri e pjesshme e veprimit juridik

te kontrates se shitjes date 12.09.1994 per pjesen qe i takon mospagimit nga te paditurit

te vleres se mjeteve te xhiros te objektit Hotel Turizmi "Skenderbeu".

Detyrimin e te paditurve te paguajne vlerene mjeteve te xhiros ne shumen 4.083.224,59 leke.

Baza Ligjore: Neni 121 K.Pr.C, 733 K.Civil, V.K.M. nr.282, date 26.5.1992.

Gjykata e rrethit Kruje, me vendim nr.118, date 20.3.2001 ka vendosur:Rrezimin e padise.

198

Page 199: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.997, date 20.9.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.118, dt. 20.3.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Kruje dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, pranimin e padise se A.K.Privatizimit Tirane. Detyrimin e pales se paditur Vullnet Kau, Abdyl Gega dhe Luan Gega te shlyejne palen paditese ne shumen 4.083.224,59 leke.

Ndaj vendimit kane paraqitur rekurs te paditurit Vullnet Kau, Luan Gega, Abdyl Gega, te cilet kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, duke parashtrtuar keto shkaqe;

- Baza juridike e vendosur ne padi nuk i pergjigjet konfliktit, neni 733 i K.Civil nuk ka asnje lidhje me pavlefshmerine e veprimit juridik.

- Gjykata ka shkelur nenin 6 te K.Pr.C., mbasi vendimi i gjykates se apelit ne dispozitiv nuk shprehet per pavlefshmerine e veprimit juridik.

- Padia rezulton e parashkruar .- Ne kundershtim me nenin 229 te K.Pr.C., ne kundershtim me

konkluzionet e ekspertit, gjykata e apelit ka pranuar padine, pa arsyetuar te kunderten e tyre.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e te paditurve, av. K.Capo i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur nuk permban asnje nga shkaqet e

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Krujenr.997, date 20.09.2001, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane dhe ka pranuar padine e pales paditese, duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me kontraten e shitjes date 12 shtator 1994, te paditurit kane blere prej pales paditese objektin “HOTEL TURIZMI KRUJE” kundrejt vleres 15.693.800 (pesembedhjetemilione e gjashteqind e nentedhjete e tremije e teteqind) leke. Ne cmimin e mesiperm nuk perfshihej vlera e mjeteve te xhiros, e cila nuk eshte publikuar se bashku me publikimin e vleres se objektit. Ne autorizimin per kalimin e pronesise te leshuar nga A.K.P ne daten 17.08.1994, i cili ka qene nder dokumentet baze te domosdoshme per lidhjen e kontrates se shitjes, eshte percaktuar "ne shumen 15.693.800 leke nuk perfshihen mjetet e xhiros, te cilat ne momentin e vleresimit kapin shumen 5.263.409 (pesemilione e dyqind e

199

Page 200: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

gjashtedhjete e tremije e katerqind e nente) leke. Per kete, likuidatori te inventarizoje mjetet e xhiros sipas gjendjes fizike te tyre, duke i vleresuar sipas kritereve ne fuqi"

Ne daten 30.09.1994, pala e paditur ka realizuar shitjen e mjeteve te xhiros kundrejt shumes 1.001.245 (njemilione e njemije e dyqind e dyzetepese) leke,-pra me nje vlere prej 4.229.000 leke me pak se vleresimi i pasqyruar ne autorizimin e mesiperm. Ne kete shume, 6700 (gjashtemije e shtateqind) leke e perbejne diferencat fizike dhe 139.075,41 leke mallrat jashte perdorimit, per te cilat pala paditese nuk ka kontestim. Duke pretenduar se shuma 4.083.224,59 (katermilione e tetedhjete e tremije e dyqind e njezetekater) leke eshte zbritur padrejtesisht, pala paditese ka kerkuar pagimin e saj si diference cmimi.

Gjykata e apelit ne vendimin e saj pranon se diferenca ne cmimin e shitjes se mjeteve te xhiros eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te V.K.M nr.47, date 07.02.1994 ne vleresimin e tyre. Sipas saj, vendimi i mesiperm nuk shfuqizon detyrimet per pagese te patura per subjekte te ndryshme para daljes se ketij vendimi, vleresime keto te kryera mbi bazen e V.K.M. nr.282, date 26.05.1992. Mbi kete baze kjo gjykate ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka pranuar padine e paditesit.

Konkluzioni i mesiperm i gjykates eshte i drejte e i bazuar ne ligj.Problemi themelor i gjykimit te mesiperm eshte se cili Vendim i Keshillit te

Ministrave duhet te zbatohet ne rastin konkret per vleresimin e mjeteve te xhiros:V.K.M. nr.47, date 07.02.1994 apo ai nr.282, date 25.06.1992. Ketij problemi i eshte dhene zgjidhje e drejte nga gjykata e apelit. Ne piken 9/3 te V.K.M. nr.47, date 07.02.1994, i cili ka shfuqizuar vendimin nr.282, eshte parashikuar: "Mund te mbeten ne fuqi te gjithe vleresimet e objekteve, mjeteve te xhiros etj. te pasurise shteterore per te cilat eshte nisur publikimi per privatizim, ato qe jane dorezuar prane A.K.P. dhe degeve te saj ne rrethe si dhe ato qe jane dorezuar nga komisionet e vleresimit te ndermarrjeve ne nenkomisionet ose perkatesisht drejtorite e privatizimit prane pushtetit lokal gjer me 31.04.1994 pavaresisht se mund te jene bere mbi bazen e vendimeve te K.Ministrave qe shfuqizohen nga ky vendim".

Ka rezultuar se pavaresisht se vlera e mjeteve te xhiros nuk eshte publikuar, procedurat per privatizimin e objektit e se bashku me te dhe te mjeteve te xhiros jane perfunduar ne vleren e pretenduar nga pala paditese – pra ne shumen 5.263.409 leke dhe me kete vlere jane njohur dhe bleresit pasi ajo ka qene e pasqyruar ne autorizimin per kalim pronesie. Ne keto rrethana, dhe pse V.K.M. nr.282, ka qene i shfuqizuar, perjashtimisht sipas pikes 9 te V.K.M. nr. 47, date 07.02.1994, ai ka patur fuqi ne rastin ne gjykim. Nga sa me siper, me te drejte pala e paditur eshte detyruar te paguaje diferencen e shumes se papaguar per mjetet e xhiros.

200

Page 201: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pretendimi i pales se paditur se padia per pavlefshmerine e kontrates se shitjes eshte parashkruar, eshte i pabazuar. Pala paditese ka kontestuar vlefshmerine e kontrates per shkak se ajo vjen ne kundershtim me ligjin dhe me vendimet e K.Ministrave - pra ka kerkuar pavlefshmerine absolute te saj. Ligji nuk e lidh goditjen e veprimeve juridike per pavlefshmeri absolute me ndonje afat me kalimin e te cilit te parashkruhet e drejta e kerkimit.

I pabazuar eshte gjithashtu dhe pretendimi tjeter i pales se paditur se gjykata ka vendosur ne kundershtim me mendimin e eksperteve pa arsyetuar ne vendim te kunderten. Ne ceshtjen ne gjykim problemi thelbesor sikurse u sqarua me lart ishte ai ligjor(cili V.K.M. do zbatohej) dhe jo ceshtja e vleresimit ne fakt. Nga asnjera prej paleve nuk jane pretenduar gabime ne vleresimin ne fakt - gje qe do te kishte te nevojshme njohurite e eksperteve, perkundrazi sejcila pale ka pretenduar menyra te ndryshme vleresimi sipas kritereve te percaktuara ne vendime te ndryshme.

Nga sa me siper nuk rezulton te kete asnje shkak ligjor qe vendimi te behet i cenueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.997, date 20.09.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 11.03.2003

201

Page 202: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2621/1193/173 i Regj. ThemeltarNr.511 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda KryesuesValentina Kondili AnetareMetush Saraçi AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: NDUE SHPANI.I PADITUR: I.N.S.I.G

OBJEKTI:Detyrim per pagim shume

qe rrjedh nga kontrata e sigurimit.Baza Ligjore: Nenet 1113 e vijues te K.Civil.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendim nr.1340, date 17.4.2001 ka vendosur: Pranimin e kerkese-padise. Detyrimin e pales se paditur INSIG, dega Tirane te paguaje demin e shkaktuar nga te tretet per demtimin e mjetit tip “Steyer” ne pronesi te paditesit Ndue Shpani, ne masen 450.000 leke+102.225 leke interesa =552.225 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1020, date 26.9.2001 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.1340, date 17.4.2001 te Gjykates se rrethit Tirane.

202

Page 203: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ndaj vendimit ka paraqitur rekurs pala e paditur, e cila kerkon ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte i pambeshtetur ne prova e ligj. - Duke pasur parasysh qe rruga eshte nje kalimshe dhe se segmenti rrugor

eshte me kthesa, nuk ka mundesi qe nje mjet t’i zere rrugen tjetrit, pra jemi perpara nje mashtrimi ne sigurime.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e paditesit Ndue Shpani, av. K.Baze, i cili kerkoi lenien ne

fuqi te vendimit, pala e paditur ne mungese,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.1020, date 26.09.2001, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Tirane duhet te ndryshohet pjeserisht – vetem persa i perket detyrimit te pales se paditur per pagimin e interesave mbi shumen e sigurimit, ndersa per pjesen tjeter vendimi eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesi Ndue eshte pronar i nje automjeti tip “STEYER” me targe KR.0213A. Ky mjet ka qene i siguruar prane pales se paditur me policen e sigurimit date 17.03.1999.Sipas procesverbalit date 27.04.1999 te mbajtur nga inspektoriati i policise rrugore mjeti i paditesit eshte goditur me nje mjet tjeter tip “SAUREL” me targe MT.1001A te drejtuar nga Vangjel Gjini, ne rrugen ne afersi te hidrocentralit te Ulzes. Sipas dokumentacionit shoqerues te kesaj ngjarjeje, fajtor rezultonte mjeti tjeter, prandaj paditesi i eshte drejtuar pales se paditur per t`i paguar vleren e demit. Kjo e fundit i eshte pergjigjur negativisht kerkeses se paditesit duke pretenduar se ndodhemi para nje rasti te montuar. Ne keto rrethana paditesi e ka kerkuar gjyqesisht pagimin e kesaj vlere.

Si gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, mbas administrimit ne seance te dokumentacionit te mbajtur me rastin e vertetimit te ngjarjes, kane konkluduar se paditesi ka vertetuar plotesisht ngjarjen e ndodhur ne nje kohe qe pala e paditur e cila kishte detyrimin te provonte te kunderten, nuk e ka bere kete gje. Jo vetem kaq, por vete pala e paditur ka vleresuar menjehere pas ngjarjes demin qe ka pesuar mjeti ne shumen 450 000 (katerqind e pesedhjetemije) leke. Mbi kete baze, gjykatat e kane detyruar palen e paditur te paguaje kete shume si dhe interesat mbi te ne shumen 102.225 (njeqind e dymije e dyqind e njezet e pese) leke-vlere kjo e fundit e dale pas llogaritjeve te bera nga ekspertet e thirrur nga gjykata.

203

Page 204: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Konkluzioni i mesiperm i gjykatave eshte i drejte vetem per pjesen qe lidhet me detyrimin e pales se paditur per pagimin e vleres se demit dhe i gabuar e ne kundershtim me ligjin persa i perket detyrimit per pagimin e interesave si fitim i munguar.

Vertetimi i ngjarjes eshte ceshtje e administrimit te provave te marra gjate gjykimeve dhe e vleresimit te tyre dhe per kete pjese me te drejte gjykatat kane pranuar padine. Eshte vertetuar se ngjarja ka ndodhur, se fajtor ne kete ngjarje ka qene shoferi i mjetit tjeter dhe se vlera e pa kontestueshme e demit eshte 450.000 (katerqind e pesedhjetemije) leke. Pretendimeve te pales se paditur se ndodhemi para nje rasti mashtrimi i kane dhene pergjigje te drejte gjykatat ne vendimet e tyre. Ka qene detyrim ligjor i pales qe pretendon per te vertetuar pretendimet e saj.

Por gjykata ka gabuar kur e ka detyruar palen e paditur te shperbleje dhe interesat mbi vleren e mesiperme. Ndodhemi para kontrates se sigurimit te detyrueshem te mjeteve motorike, sipas te ciles ne rast se vertetohet ngjarja e parashikuar ne kontrate, siguruesi eshte i detyruar te shperbleje palen tjeter ose nje person te trete demin e pesuar brenda kufijve te shumes se parashikuar ne kontrate. Paditesi fillimisht ka kerkuar pikerisht kete shume dhe me pas ka kerkuar dhe fitimin e munguar sipas nenit 640 te Kodit Civil –dispozite kjo qe i referohet shkaktimit te demit jashte kontraktor. Duke pranuar padine dhe per kete shume gjykata ka ngaterruar dy llojet e pergjegjesive. Nga njera ane pranohet se demi eshte kontraktor, sepse midis paleve eshte lidhur kontrata e sigurimit te detyrueshem te mjeteve motorike dhe me tej kerkohet dhe fitimi i munguar si pjese e demit jashte kontraktor. Ne rastin konkret, vete kontrata e lidhur mes paleve ka percaktuar kufirin maksimal te shperblimit te demit,(shuma e parashkruar ne kontrate), prandaj vetem per kete shume duhet te detyrohet pala e paditur.

Nga sa me siper konkludohet se vendimi i gjykates se apelit duhet lene ne fuqi pjeserisht dhe duhet ndryshuar pjeserisht, duke u vendosur rrezimi i padise per pagimin e interesave.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a e d te K.Pr.Civile

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1020, date 26.09.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane lidhur me detyrimin e I.N.S.I.G-ut te shperbleje paditesin Ndue Shpani me vleren e demit ne shumen 450 000 (katerqind e pesedhjetemije) leke.

Ndryshimin e vendimit te mesiperm lidhur me pagimin e interesave ne shumen 102.225 (njeqind e dymije e dyqind e njezet e pese) leke dhe rrezimin e padise per kete shume.

Tirane, me 11.03.2003

204

Page 205: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2533/1105/149 i Regj. ThemeltarNr.512 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda KryesuesMetush Saraçi AnetarYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.3.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2533/1105/149 qe i perket:

PADITËS: KADRIJE BUSHI, etj.I PADITUR: K.K.K.PRONAVE KAVAJE.

ABDI BALABASHKIM HOXHA

OBJEKTI:Anullim i vendimit nr.282, dt.26.12.1997

te K.K.K. Pronave Kavaje duke u detyruar pala e paditur te na njohe pronesine e 10 dy. toke

dhe te na e ktheje ne natyre.Baza Ligjore: Neni 27/a i ligjit 7698, dt.15.4.1993,

neni 4 i ligjit 7980, date 27.7.1995.

Gjykata e rrethit Durres me vendim nr.1446, date 23.11.2000 ka vendosur: Pranimin e kerkese-padise duke ndryshuar vendimin nr.282, date. 26.12.1997 te K.K.K.Pronave Kavaje si vijon:Te njohe trashegimtaret e Emro Bushit pronare mbi nje sip. toke prej 10 dynym te ndodhur ne Kryeluzaj (Kavaje).

205

Page 206: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

T’i ktheje ne natyre paditesave siperfaqen e truallit 224 m2 me permasa 2x112 m2 si pjese funksionale te objekteve ne pronesi te paditesave. Te percaktoje rruge kalimi siperfaqen 504 m2 me permasa 4.5 x 112 m2.Detyrohet i padituri Bashkim Hoxha te liroje siperfaqen e tokes prej 504 m2 duke shembur murin rrethues te ndertuar prej tij.Siperfaqja prej 7390 m2 i kompensohet paditesave.

Gjykata e Apelit Durres mbi ankim te te paditurit Bashkim Hoxha, me vendim nr.263, date 28.5.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1446, date 23.11.2000 te Gjykates se Rrethit Durres.

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs i padituri Bashkim Hoxha i cili kerkon ndryshimin e vendimeve gjyqesore duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e rrethit Durres ne shqyrtimin e ceshtjes ka vendosur tej objektit te padise duke vepruar ne kundershtim me nenin 6 te K.Pr.Civile.

- Gjykata ka percaktuar rruge kalimi sip. 504 m2 per te paditurin Abdi Bala duke krijuar servitut kalimi, nderkohe qe nje gje e tille nuk eshte kerkuar ne objektin e padise, as i padituri nuk ka paraqitur nje kerkim te tille me kunderpadi.

- Ne padi nuk eshte kerkuar qe Bashkim Hoxha te liroje e dorezoje sip. 504 m2 , megjithate gjykata eshte shprehur ne dispozitiv.

- Abdi Bala nuk i ka kerkuar Bashkim Hoxhes qe t’i hape rruge kalimi per te dy palet kane pretenduar qe rruga e kalimit ekziston si e tille prej 30-vjetesh dhe sherben per kalimin e dy familjeve (Abdi Bala dhe Emro Bushi).

- Pjesa e tokes prej 504 m2 qe i hiqet Bashkim Hoxhes me vendim gjyqesor, eshte fituar prej tij nepermjet ligjit “Per token”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, ne mungese te paleve,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj, vendimi i Gjykates se Apelit Durres nr.263, date 28.05.2001 duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

206

Page 207: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesat jane trashegimtare ligjore te Emro Bushit. Me vendimin nr.282, date 26.01.1997 te Komisionit te Kthimit te Pronave paditesave ju eshte njohur dhe kthyer pronesia mbi nje siperfaqe 2386 (dymije e treqind e tetedhjete e gjashte) meter katror me kufij te cituar ne vendim, si dhe u eshte kompensuar siperfaqja prej 224 (dyqind e njezet e kater) m2 e cila eshte konsideruar e zene per shkak se perdorej si rruge kalimi nga i padituri Abdi Bala. Fillimisht paditesat e kane kundershtuar vendimin e K.K.Pronave vetem per siperfaqen 224 m2, e cila sipas tyre duhej trajtuar si e lire dhe u duhej kthyer. Ne rigjykimin e ceshtjes eshte shtuar objekti i padise dhe eshte kerkuar qe paditesat te njihen pronare mbi nje siperfaqe 10 dynym dhe t’u kthehej prej kesaj siperfaqeje pjesa e lire e vecanerisht siperfaqja 224 m2. Me cilesine e personit te trete qe me pas eshte bashkuar me te paditurin eshte thirrur ne rigjykim dhe Bashkim Hoxha, i cili aktualisht mban nje siperfaqe toke brenda siperfaqes se pretenduar nga paditesi.

Gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, mbasi kane administruar nje sere dokumentash dhe kane konkluduar se paditesi duhet te njihet pronar mbi siperfaqen e pretenduar prej 10 dynym, kane thirrur eksperte per te percaktuar nese siperfaqja prej 224 m2 eshte e zene ose jo. Ekspertet kane konstatuar se kjo siperfaqe aktualisht eshte e zene me rruge kalimi per te paditurin Abdi Bala dhe kane shprehur mendimin qe kjo rruge te zevendesohet me nje rruge tjeter qe do te hapet ne siperfaqen e zene nga Bashkim Hoxha, nje pjese te te ciles sipas eksperteve ai e mban pa titull. Mbeshtetur ne kete akt ekspertimi gjykatat i kane kthyer te lire paditesave siperfaqen 224 m2 dhe kane krijuar servitutin e kalimit per te paditurin Abdi Bala ne siperfaqen qe sot mbahet nga i padituri tjeter Bashkim Hoxha.

Konkluzioni i arritur nga gjykata eshte rrjedhoje e mosrespektimit te ligjit procedural civil, i cili ne nenin 14 te tij percakton shprehimisht "Gjykata e ka per detyre te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithaneshem ne perputhje me ligjin".

Nga siperfaqja prej 10 dynym te pretenduar nga paditesi aktualisht i padituri Bashkim mban nje pjese te saj (flitet per nje siperfaqe rreth dymije e ca meter katror). Gykata pranon se kete siperfaqe ai e ka marre me ligjin "Per token", por ka rrethuar me shume se sa i eshte dhene. Ekspertet ne aktin e tyre te ekspertimit pershkruajne se siperfaqja qe i padituri Bashkim ka ne pronesi ndodhet ne parcelen 23 /a toke bujqesore. Keta te fundit marrin te mireqene se ky i paditur e ka perfituar kete siperfaqe me ligjin "Per token". Por gjykata nuk ka administruar gjate gjykimit asnje dokument qe te vertetoje pronesine e te paditurit Bashkim. Ajo eshte mjaftuar me nje vertetim te Komunes, pa administruar aktin e pronesise. Kjo do te ishte e rendesishme per te percaktuar se pari regjimin juridik te kesaj toke dhe se dyti kufijte e prones per kete te paditur. Ne rigjykim gjykata duhet te

207

Page 208: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

administroje vec sa me siper dhe cdo dokument te leshuar nga organet kompetente (Urbanistike ose Kadaster) qe do te ndihmoje ne percaktimin e regjimit juridik te kesaj toke. Ne rast se toka ne pjesen e te paditurit Bashkim do te rezultoje toke bujqesore (ashtu sic pranon gjykata), atehere duhet te kihet parasysh neni 2 i ligjit nr. 7698, date 15.04.1993, i cili ne paragrafin e dyte te tij thekson: "Ky ligj nuk perfshin pasurine e paluajteshme ne formen e tokes se trajtuar nga ligji"Per token".

Vec se me siper gjykata duhet te kete parasysh kerkesat e nenit 6 te K.Pr.Civile, sipas te cilit:”Gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet". Paditesi me padine ne gjykim ka kundershtuar vendimin e K.K.Pronave duke kerkuar te njihet pronar mbi 10 dy toke si dhe t`i kthehet si e lire siperfaqja prej 224 m2 e percaktuar si rruge kalimi. Dhe hetimi i gjykates duhet te drejtohet pikerisht mbi keto kerkime, pra nese siperfaqja e pretenduar eshte toke truall (objekt i ligjit nr.7698, date 15.04.1993) dhe nese siperfaqja 224 m2 duhet konsideruar si e zene apo e lire ne kuptim te ketij ligji. Nuk eshte ne objektin e gjykimit krijimi i servitutit te kalimit (te cilin gjykata ne vendimin e saj e ka krijuar) aq me teper midis paleve qe gezojne pozite procedurale te njejte (midis Abdi Bales dhe Bashkim Hoxhes, qe jane te dy te paditur).

Ne rigjykim gjykata duhet te kerkoje nje ekspertim te ri, i cili duhet t`u jape pergjigje problemeve te mesiperme.

Hetimi sa me siper dhe cfare ajo gjykate do te vleresoje do te cojne ne dhenien e nje vendimi te drejte e te bazuar .

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.263, date 28.05.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.03.2003

208

Page 209: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2559/1131/150 i Regj. Themeltar.Nr. 513 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2559/1131/150 qe i perket:

PADITËS: SH.P.K. “ARBERI” BALLSH I PADITUR: BASHKIA BALLSH

OBJEKTI I PADISË:

Shfuqizim akti administrativ dhe pezullimin e zbatimit te tyre .

Baza Ligjore: Neni 324 e vijues te K.Pr.Civile .

Gjykata e Shkalles se Pare Fier me vendimin nr.479/1, date 20.04.2001 ka vendosur :

Te shpalle si absolutisht te pavlefshem urdherat ekzekutiv nr.15 e 16, date 02.03.2001 e 06.03.2001 te Kryetarit te Bashkise Ballsh e piken 2 te vendimit nr.14, date 15.02.2001 te Keshillit Bashkiak Ballsh.Te ligjeroje masen e pezullimit te akteve administrative (urdherat nr.15, date 02.03.2001 e nr.16, date 06.03.2001 te Kryetarit te Bashkise Ballsh.)

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.373, date 29.06.2001 ka vendosur :

209

Page 210: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Lenien ne fuqi te vendimit nr.479/1, date 20.04.2001 te Gjykates se shkalles se Pare Fier .

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Bashkia Ballsh, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i Keshillit te Bashkise, ne piken 2 te tij eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

- Urdheri nr.15 i Kryetarit te Bashkise nuk bie ne kundershtim me nenin 16 te kontrates. Kjo kontrate eshte prishur vete nga pala sipermarrese qysh me pare me veprimet e saj.

- Kryetari i Bashkise ka bere te gjitha perpjekjet qe kjo firme te zbatonte detyrimet kontraktuale dhe ligjore per pastrimin e qytetit.

- Thelbi i kontrates eshte realizimi i qellimeve me karakter publik,pra ne esence ato jane kontrata te tipit administrativ dhe te parashikuara ne nenet 6 dhe 151 te K.Pr.A.

- Dhe urdheri nr.16 eshte i drejte.Objektet jane prone e Bashkise dhe perdoreshin nga paditesi ne menyre te kunderligjeshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili dhe pasi e bisedoi ceshtjen

ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore si dhe vendimi i Gjykates se shkalles se

pare Fier, nuk jane te bazuar ne ligj, e per rrjedhoje ato duhet te prishen duke vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Ana paditese Sh.p.k "Arberi" Ballsh, ka lidhur me anen e paditur Bashkine Ballsh, ne lidhje me veprimtarine e mirembajtjes se siperfaqeve te gjelberta, mirembajtjes se varrezave, pastrimit, dekorit si dhe sherbimit funerar, kontraten e dates 17.05.1999.

Pas lidhjes se kontrates marredheniet midis tyre, do te rregulloheshin mbi bazen e marreveshjes se arritur ne zbatim te te drejtave dhe detyrimeve te seciles pale.

Ana e paditur per konstatimet e saj ne marredheniet me palen paditese ka dhene orientimet perkatese, e ndonjehere organet e saj kane disponuar per qendrime konkrete dhe me veprime administrative .

Pavaresisht nga permbajtja e akteve administrative ato jane nxjerre prej anes se paditur dhe jane detyruese per te, kurse per anen paditese ato nuk sjellin pasoja, pasi

210

Page 211: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

marredheniet midis tyre rregullohen mbi bazen e kontrates perkatese dhe seicila pale per ate qe pretendon ka te drejte t'i drejtohet gjykates per te mbrojtur te drejtat konkrete te pretenduara te shkelura si pale kontraktore.

Ne keto rrethana del e qarte se ana paditese si pale kontraktore nuk mund te legjitimohet t'i mbroje te drejtat e saj te pretenduara duke kerkuar anullimin e akteve administrative te pales se paditur, te cilat ne rastin e marredhenieve kontraktore, ne rast se mund te influencojne disponimet e tyre kontraktore, mbrojtja e te drejtave perkatese duhej te ishte bere mbi bazen e mbrojtjes ligjore te marredhenieve kontraktore.

Si parim aktet administrative mund te jene te domosdoshme per lidhjen e marredhenieve kontraktore, mandej me lidhjen e marredhenieve kontraktore mosmarreveshjet perkatese midis paleve do te zgjidhen mbi bazen e kerkesave ligjore qe rregullojne marredheniet kontraktore perkatese.

Ne keto rrethana ana paditese nuk legjitimohet per te kundershtuar aktet administrative te nxjerra prej anes se paditur pasi ne situaten ligjore e faktike konkrete palet midis tyre kane lidhur marredhenie kontraktore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"c" te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 479/1, date 20.04.2001 te Gjykates se shkalles se pare

Fier si dhe te vendimit nr.373, date 29.06.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane me 11.03.2003

211

Page 212: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2099 i Regj. Themeltar.Nr. 514 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarZamir Poda AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2099 qe i perket:

PADITËS: XHEMAL GJAKROSAI PADITUR: FEIM MERAJ

OBJEKTI I PADISËDetyrim per pension ushqimor

dhe zhdemtim makine.Baza ligjore: Neni 61 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tepelene, me vendimin nr.23, date 30.01.2003 ka vendosur:

Te shpalle moskompetencen e Gjykates se shkalles se pare Tepelene per gjykimin e ceshtjes civile me pale: Padites civil Xhemal Gjakrosi, i paditur Feim Meraj, me objekt detyrimin e te pandehurit (te paditurit) per pension ushqimor dhe zhdemtim makine.Te dergoje aktet (dosjen) Gjykates se Larte per te vendosur perfundimisht ne lidhje me gjykaten kompetente.

212

Page 213: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili dhe pasi e bisedoi ceshtjen

ne teresi,

V Ë R E NPaditesi Xhemal Gjakrosa ne procesin penal qe i perket te paditurit Feim

Meraj e ka paditur ate duke kerkuar shperblim demi, pension ushqimor dhe shperblim makine.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje me vendimin nr.s’ka, date 07.01.2003 ka vendosur veçimin e padise civile nga ceshtja penale ne ngarkim te te pandehurit Feim Meraj dhe dergimin e akteve Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tepelene pa kerkimin e paditesit.

Ceshtja i ka kaluar per gjykim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tepelene.Gjyqtari i vetem pa kryer asnje veprim, ka marre vendim duke shpallur

moskompetencen e Gjykates se shkalles se pare Tepelene dhe dergimin e akteve per te vendosur perfundimisht ne lidhje me gjykaten kompetente ne Gjykaten e Larte.

Sipas nenit 64 te K.Pr.Civile, nuk lejohet mosmarreveshje per kompetence, çeshtja duhet te pranohet dhe te shqyrtohet nga gjykata se ciles i dergohet. Megjithate, gjykata qe mund te perbehet si trup gjykues edhe prej nje gjyqtari pa nderprere gjykimin e ceshtjes ka te drejte t’i parashtroje qendrimin e saj Gjykates se Larte, e cila vendos per rregullimin e kompetences.

Nga permbajtja dhe interpretimi i dispozites se siperme procedurale del qarte se gjykata se ciles i dergohet çeshtja nuk mund te marre vendim per te konkluduar qendrimin e saj, por me nje parashtrese dhe pa nderprere gjykimin i drejtohet per rregullimin e kompetences Gjykates se Larte.

Persa u parashtrua rezulton se vendimi i marre nga gjyqtari i vetem nuk eshte procedural, prandaj duhet te prishet, duke pranuar arsyetimin e tij si parashtrese te gjykates per rregullimin e kompetences per te mos sjelle zvarritje ne gjykim.

Nga sa rezulton nga materiali i dosjes kompetente per shqyrtimin e ceshtjes jane te dy gjykatat, persa i perket rregullimit te pergjithshem dhe te posacem te kompetences tokesore. Por se sipas nenit 54 te K.Pr.Civile e drejta e zgjedhjes ndermjet shume gjykatave kompetente i takon paditesit, e cila ushtrohet me ngritjen e padise.

Ne rastin konkret paditesi i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Kavaje, e per rrjedhoje ajo eshte kompetente per shqyrtimin e saj, duke i kerkuar paditesit qe te zbatoje te gjitha kerkesat ligjore per ngritjen e padise, prandaj dhe ceshtja duhet t’i dergohet asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit te saj.

213

Page 214: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 59 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.23, date 30.01.2003 te gjyqtarit te vetem te Gjykates se

Rrethit Tepelene.Lenien ne fuqi te vendimit nr.s’ka, date 07.01.2003 te Gjykates se Rrethit

Gjyqesor Kavaje per vecimin e padise civile dhe prishjen e ketij vendimi ne lidhje me kompetencen, duke i derguar aktet per vazhdimin e shqyrtimit te ceshtjes Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje.

Tirane me 11.03.2003

214

Page 215: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2052/611/27 i Regj. Themeltar.Nr. 515 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2052/611/27 qe i perket:

PADITËS: HASAN LABAJI PADITUR: ZYRA E PERMBARIMIT FIER

ADMINISTRATORET E PERBASHKET TESHOQERISE "CENAJ CO"

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv,

kundershtim i veprimeve permbarimore.Baza Ligjore: Nenet 609, 610, 611 te K.Pr.Civile

Neni 8 i ligjit 8471, date 08.04.1999.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.14, date 10.04.2001 ka vendosur:Pranimin e padise te paditesit Hasan Labaj, duke anulluar titullin ekzekutiv nr.10, date 16.07.1999 te pales se paditur administratoret e perbashket te shoqerise "Cenaj Co" sh.p.k ne administrim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs pala e paditur administratoret e perbashket te shoqerise "Cenaj Co" sh.p.k, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

215

Page 216: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Paditesi ka patur kater kontrata me shoqerine "Cenaj Co" dhe i ka mbyllur brenda dates 07.02.1997 dhe qe perbejne shumen 10.693.288 leke. Sipas ligjit 8471 date 30.07.1999 eshte shpallur debitor, pasi leket jane terhequr brenda dates 23.01.1997.

- Gjykata ne kundershtim me provat por vetem duke u nisur qe firmat e hedhura ne kartela nuk jane te paditesit ka pranuar padine.

- Per terheqjen e kapitaleve te depozituara dorezohej kontrata origjinale e cila aktualisht ndodhet ne kompani, pra qe tregon terheqjen e tyre nga ana e paditesit ose te personave te autorizuar prej tij.

- Nga ana e gjykates nuk jane vleresuar theniet e vet paditesit ku thuhet "Kete shume e cila eshte me e vogel une e kam terhequr brenda ligjeve dhe afateve per terheqjen e tyre pasi mua me kishte kaluar afati i marrjes se tyre, pasi i kisha per t'i marre ato te gjitha 2 muaj me perpara". Kjo prove tregon me se miri se paditesi jo vetem qe ka terhequr shumen, porse nga ana e Gjykates se Apelit Vlore nuk duhej te merrej per baze akti i ekspertimit pasi nuk ka asnje vlere.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese Gjergji Hysi qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, ate te pales se paditur M. Cena e E.Allajbeu qe kerkuan prishjen e vendimit te

gjykates se apelit dhe rrezimin e padise dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit nuk eshte i drejte dhe per rrjedhoje ai duhet te

prishet duke iu kthyer ceshtja per rigjykim asaj gjykate.Paditesi Hasan Labaj ka kerkuar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv dhe

konkretisht te vendimit nr.10, date 16.07.1999 te administratoreve te perbashket te shoqerise "Cenaj Co" sh.p.k ne administrim Tirane. Me kete vendim eshte shpallur debitor per shumen 11.873.288 leke, por qe perfundimisht eshte konkluduar per detyrimin prej 10.693.288 leke, te terhequra pas dates 23.01.1997, pasi kater kontratat e lidhura prej paditesit me shoqerine "Cenaj Co" rezultojne te mbyllura ne daten 07.02.1997.

Gjykata e Apelit Vlore ka pranuar kerkese padine, pasi sipas akt ekspertimit grafik, ka rezultuar se nuk ka qene firma e paditesit ne mbylljen e kontratave e per rrjedhoje ai nuk ka terhequr leket. Ne kushtet e krijuara ne kohen kur jane terhequr te hollat ne pergjithesi nuk jane zbatuar kerkesat ligjore per terheqjen e tyre. Per te arritur ne nje perfundim te drejte, nisur nga procedura e ndjekur per terheqjen e

216

Page 217: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

shumave te depozituara, qe lidhej me dorezimin e kontrates origjinale, gjykata duhet te kish verifikuar se ku ndodhej ajo.

Per rastin konkret per te zgjidhur drejt mosmarreveshjen, seciles pale duhet t'i kerkohet te paraqiste kontratat origjinale dhe ne rast se ajo ndodhet ne kompani ose tek paditesi, mosmarreveshja do te zgjidhet ne favor te pales qe do te paraqese origjinalin e saj, sepse paraqitja e kontrates origjinale do te sherbeje si prove per vertetimin e pretendimit te njeres ose tjetres pale.

Po ashtu ka vend te saktesohet fakti nese paditesi ka kundershtuar ne gjykate edhe here tjeter vendimin e administratoreve dhe ne rast se ka çeshtje per kete mosmarreveshje duhet te administrohet materiali per te krijuar mundesine e shqyrtimit te ceshtjes sa me drejt.

Po ashtu ka vend te verifikohet nese paditesi, duke pretenduar se eshte kreditor dhe jo debitor ndaj kompanise, ka paraqitur ose jo dokumentacionin perkates per kthimin e shumave te pretenduara se nuk jane terhequr prej tij.

Vetem pas sqarimit te rrethanave te siperme mund te konkludohet drejt nese paditesi eshte debitor ose jo ndaj kompanise "Cenaj".

Ne rigjykim gjykata e apelit eshte e detyruar te zbatoje udhezimet e mesiperme si dhe mund te marre dhe prova te tjera te reja ne rast se do te cmohet e arsyeshme per zgjidhjen ligjore te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.14, date 10.04.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane me 11.03.2003

217

Page 218: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2312/909/94 i Regj. ThemeltarNr. 516 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: AGIM ÇELA përfaqësuar nga av.Dashamir Kore

TË PADITUR: NAIME SELIMI, MEREME SELIMI, MAKBULE HUTA, NESHAT HUTA, XHEMAILE KUJUNXHIU, XHAVID HUTApërfaqësuar nga av.Alfred Jorgji

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e të paditurve për njohjen bashkëpronar

dhe pagimin e të ardhurave të realizuara nga objektet në pjesën takuese të tij

Baza Ligjore: Neni 913, 920, 690 e 692 të Kodit CivilOBJEKTI I KUNDËRPADISË:Konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës datë 26.04.1995

Baza Ligjore: Neni 46 dhe 47/c, d, dh, e, ë të ligjit nr.7829, date 01.06.1994 “Për noterinë”

218

Page 219: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.387, date 08.02.2001 ka vendosur:

Të pranojë pjesërisht padinë, për një pjesë të objektit për të ardhurat e realizuara nga dhënia me qira e pronave në pronësi të të paditurve kundërpaditës prej dates 01.07.1996 deri me 28.02.1998, e cila përfshin dëmin e shkaktuar dhe fitimin e munguar në shumën 1.881.497 lekë në favor të Agim Çelës.Për çdo ditë vonesë interesi mesatar te jetë 965.67 lekë në ditë.Të rrëzojë padinë për pjesën tjetër të objektit për të njohur Agim Çelën bashkëpronar në masën 12% të pronave të të paditurve kunderpaditës.Të rrëzojë kunderpadine e ngritur nga të paditurit kunderpadites, si të pabazuar ne ligj e në prova.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.884, date 27.07.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.387, date 08.02.2001 të Gjykates se shkalles se pare Tirane si me poshte:Pranimin e pjesshëm të padisë.Detyrimin e të paditurve Naime Selimi, Mereme Selimi, Makbule Huta, Neshat Huta, Xhemaile Kujunxhiu e Xhavid Huta të njohin paditësin Agim Çela bashkëpronar në masën 2% të pjesës së secilit.Detyrimin e të paditurve Naime Selimi, Mereme Selimi, Makbule Huta, Neshat Huta, Xhemaile Kujunxhiu e Xhavid Huta t’i paguajnë paditësit Agim Çela nga 52 263.8 lekë secili.Rrëzimin e kundërpadisë të ngritur nga te paditurit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kanë bere rekurs paditësi dhe të paditurit, të cilët parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:

Paditësi:- Nga gjykata eshte gabuar ne percaktimin e detyrimit, pasi ekspertet e

thirrur nga gjykata kane dhene vlera te tjera.- Gjykata ka gabuar ne përcaktimin e pjesës time si bashkepronar , duke

mohuar shumen 12% dhe detyruar te paditurit vetem per 2%.- Nuk eshte shprehur per kerkesen time per sigurimin e padise. Të paditurit:- Gjykata e apelit në vendimin e saj nuk është bazuar në asnjë dispozitë

ligjore e për pasojë ka dhënë një vendim të kundërligjshëm.- Gjykata në kundershtim me provat e administruara dhe me parimet e së

drejtës civile mbi fitimin dhe humbjen e pronësisë, legjitimon dhe bën bashkëpronar paditësin në pronat tona.

219

Page 220: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Vendimi edhe per pjesën tjetër të njohjes se te ardhurave nga qiraja per paditësin eshte ne kundershtim me ligjin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Valentina Kondili, përfaqësuesin e

paditësit, av.Dashamir Kore, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, përfaqësuesin e të paditurve, av. Alfred Jorgji, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqësore rezulton se, të paditurit

kundërpaditës kanë ngarkuar me prokure date 12.04.1995 paditësin Agim Çela për të kryer në interes të tyre të gjitha veprimet e nevojshme juridike përpara organeve te administrates shtetërore dhe atyre gjyqësore për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave te te ndjerit Idriz Mema, trashëgimlënës i të paditurve.

Më daten 25.04.1995 palët ndërgjyqëse kanë lidhur një kontratë të vërtetuar përpara noterit, ku parashikohet se: “Për pronat që i takojnë Idriz Memës, të cilat ndodhen në lagjen “Ismail Efendi” sot lagja Allias, Tiranë, neve porositësit jemi dakort që t’i japim secili nga 2% të pasurisë tone që do të përfitojmë nga kjo trashëgimi. Kjo përqindje që i takon nga ne Agim Çelës (paditësit) do t’i regjistrohet edhe në hipotekë, sikurse do të regjistrohet kjo prone edhe për ne”. Më datën 05.06.1996 të paditurit kanë bërë regjistrimin e këtyre pronave në hipotekë, në regjistrat hipotekorë me nr.4471 deri më 4479, duke mos e regjistruar paditësin si bashkëpronar.

Në bazë të asaj kontrate paditësi ka kërkuar të regjistrohet si bashkëpronar me të paditurit në masën 12% dhe të përfitojë nga të ardhurat e pronës së përbashkët (objekteve) në përpjestim me pjesën e tij, kurse të paditurit kanë kërkuar që kontrata të konstatohet e pavlefshme, pasi nuk është nënshkruar nga palët.

Gjykata e apelit, ndryshe nga gjykata e shkallës së pare, me të drejtë ka pranuar njohjen e bashkëpronësisë së paditësit në pronat që përfitojnë të paditurit me trashëgimi. Në këtë rast pronësia është fituar me një nga format e fitimit të pronësisë që njeh Kodi Civil, nenet 163, 164, pra me anë të kontratës.

Fakti që palët me këtë kontratë, pavarësisht nga emërtimi i saj, kanë shprehur pëlqimin dhe vullnetin e tyre të lire për ta njohur bashkëpronar paditësin është në pajtim me ligjin. Qëllimi i vërtetë dhe i përbashkët i palëve në këtë kontratë është i qartë dhe del nga përmbajtja e saj.

Përderisa është pranuar se, midis palëve ka pasur një kontrate (porosie), e cila fillimisht ka shprehur pëlqimin dhe vullnetin e lire të palëve, pavaresisht nga kontestimet e mëvonshme të të paditurve dhe ajo eshte realizuar plotësisht nga i

220

Page 221: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

porosituri, si dhe nga ana tjeter, ata i kane pranuar si te vlefshme të gjitha veprimet e kryera nga paditësi për pronat e tyre, madje, per këto veprime edhe e kane shpërblyer paditësin, kjo kontratë me te drejte eshte pranuar si e vlefshme. Në këto rrethana, te paditurit jane te detyruar të plotësojnë të gjitha detyrimet kontraktore të marra fillimisht përsipër dhe jo pjesërisht, pasi sipas nenit 690 të Kodit Civil, kontrata e lidhur rregullisht ka forcën e ligjit për palët.

Gjykata e apelit ka gabuar përsa i përket përqindjes së kësaj bashkëpronësie. Ajo ka interpretuar gabim pikërisht atë pjesë të kontratës që bën fjalë për masën e përqindjes, që të paditurit i japin paditësit në pasurinë që ata përfitojnë.

Rezulton se, të paditurit nga pasuria e lartpërmendur do t’i jepnin paditësit secili nga dy përqind. Pra, shtrohet pyetja: sa përqind nga kjo pasuri do t’i akordonin të gjashtë të paditurit së bashku paditësit për shkak te kushtit që kishin pranuar midis tyre sipas kontratës?

Përgjigja është 12%, pra 6 pronarë x 2% = 12%. Shprehja “t’i japim secili nga dy përqind të pasurisë sonë që do të përfitojmë nga kjo trashëgimi” nuk nënkupton që ata t’i japin paditësit gjithsej 2% nga pasuria që përfitojnë nga trashëgimia, por që secili ka hequr dorë prej 2% të pronësisë që do t’i takonte në pasurinë e përbashkët.

Nisur nga sjellja e palëve pas lidhjes se kontrates date 25.04.1995 e deri sa te paditurit u regjistruan si pronarë më datë 05.06.1996, nuk del që të paditurit ta kenë vënë në dyshim qëllimin e vërtetë për ta bërë bashkëpronar paditësin në atë pasuri, duke i dhënë 12% të saj .

Paditësi del të jetë në mirëbesim dhe të ketë vepruar në kushte kur të paditurit, për shkak të rrethanave dhe pamundësisë së tyre ekonomike, kanë pranuar me vullnetin e tyre të lirë ta ngarkonin atë për të kryer në interes të tyre veprimet e lartpërmendura juridike.

Në kohën e lidhjes se kësaj kontrate marrëdhëniet e palëve ishin korrekte dhe “pa hile”.

Pra, kontrata date 25.04.1995 nga përmbajtja e saj merret si një kontratë, me anë të së cilës palët detyrohen të përmbushin detyrimet që rrjedhin prej saj. Të paditurit kanë marrë përsipër në këtë kontratë, të vërtetuar përpara noterit, për bërjen e paditësit bashkëpronar në masën 12% të pasurisë së tyre të paluajtshme, që ata përfitojnë si trashëgimtarë ligjore të Idriz Memës.

Një veprim i tillë juridik i pranuar për tu kryer me pëlqimin dhe vullnetin e lire të vetë palëve me rastin e lidhjes se kësaj kontrate nuk është i ndaluar nga ligji.

Lidhja dhe zbatimi i këtyre kontratave në kohën e sotme është një realitet i njohur në marrëdhëniet midis personave në Shqipëri dhe jashtë saj.

Përsa i përket shpërblimit të paditësit për të ardhurat e pronës së përbashkët (qiranë e objekteve) në përpjestim me pjesën e tij, gjykata e shkallës së parë ka detyruar të paditurit të paguajnë në masën 12%, por vetëm për periudhën

221

Page 222: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

01.07.1996 deri më 28.02.1998, pra, deri kur është revokuar prokura nga të paditurit.

Meqënëse ky kolegj, bazuar në arsyetimin e mësipërm, pranon detyrimin e të paditurve sipas kontratës së dates 25.04.1995, atëherë shpërblimi, siç është përllogaritur nga eksperti në gjykimin në shkallë të pare, do të përfshijë periudhën deri më 31.01.2001, që padrejtësisht nuk është pranuar nga gjykata. Detyrimi në total për periudhën 01.07.1996-31.01.2001 (i cili përfshin edhe interesin bankar) është 3.448.790 lekë.

Përllogaritja e shpërblimit që ka pranuar gjykata e apelit bazohet jo në masën 12% por në 2% të detyrimit, gjë që vjen në kundërshtim me arsyetimin e mësipërm që pranon ky kolegj, prandaj ajo nuk duhet te pranohet.

Gjykata e apelit, ashtu si gjykata e shkallës së pare, ka arsyetuar drejt për rrëzimin e kundërpadisë së të paditurve. Pretendimi i këtyre të fundit në lidhje me pavlefshmërinë e kontrates date 25.04.1995, për shkak se nuk është nënshkruar rregullisht nga palët, është i pabazuar.

Në të dyja gjykatat është provuar e kunderta, prandaj ky kolegj çmon se ky pretendim ka të bëjë me vlerësimin e provave, gjë që del jashte fushes se shqyrtimit nga ana e tij.

Në këto rrethana të paditurit detyrohen të njohin bashkëpronar paditësin në pasurinë e paluajtshme që ata përfitojnë nga trashëgimlënësi Idriz Mema, në masën 12% dhe kjo bashkëpronësi të regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

Gjithashtu, përveç shpërblimit në shumën e mësipërme të përcaktuar nga eksperti, të paditurit duhet të vazhdojnë ta shpërblejnë paditësin për të ardhurat e pronës së përbashkët në përpjestim me pjesën e tij (12%), duke llogaritur edhe interesin bankar për çdo ditë vonesë pas dates 31.01.2001, deri sa të shlyejnë detyrimin kundrejt tij.

PËR KETO ARSYE:Kolegji Civil i Gjykates së Larte, mbeshtetur ne nenin 485/d të K.Pr.C.,

V E N D O S I: Ndryshimin e vendimit nr.387, date 08.02.2001 të Gjykates së shkallës së

pare Tiranë dhe të vendimit nr.884, date 27.07.2001 të Gjykates se Apelit Tiranë si vijon:

1. Detyrimin e të paditurve Naime Selimi, Mereme Selimi, Makbule Huta, Reshat Huta, Xhemalie Kujunxhiu dhe Xhavit Huta të njohin paditësin Agim Çela bashkëpronar në masën 12% (dymbëdhjetë përqind) në pronat e tyre të regjistruara në regjistrat hipotekorë nr.4471 deri 4479, date 05.06.1996, pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive te Paluajtshme Tiranë.

222

Page 223: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Urdhërohet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të bëjë regjistrimin e paditësit si bashkëpronar në masën 12% në pronat e të paditurve të regjistruara në regjistrat hipotekorë nr.4471 deri 4479, date 05.06.1996.

2. Detyrimin e te paditurve Naime Selimi, Mereme Selimi, Makbule Huta, Reshat Huta, Xhemalie Kujunxhiu dhe Xhavit Huta t’i paguajnë paditësit Agim Çela shumen 3.448.790 lekë (tre milion e katerqind e dyzet e tete mije e shtateqind e nëntëdhjetë) lekë, për periudhën 01.07.1996-31.01.2001, si dhe të vazhdojnë ta shpërblejnë paditësin në masën 12% (dymbëdhjetë përqind) për të ardhurat e pronës së përbashkët dhe interesin bankar pas dates 31.01.2001 derisa të shlyejnë detyrimin kundrejt tij.

3. Lënien në fuqi të vendimit nr.884, date 27.07.2001 të Gjykates së Apelit Tiranë për rrëzimin e kunderpadisë.

Tirane më 11.03.2003

MENDIM I PAKICËSUne, gjyqtare Valentina Kondili, ne lidhje me vendimin e marre nga shumica

duke pranuar padine e paditesit Agim Cela e duke e njohur ate bashkepronar mbi 12/100 pjese ne pronat e te paditurve dhe detyrimin per pagimin e qirase parashtroj:

Nisur nga parimet ligjore per menyren e fitimit te pronesise mbi pasurine e paluajtshme konkludoj se qendrimi i mbajtur nga shumica vjen ne kundershtim te hapur me ligjin.

Sikurse rezulton nga materialet e ceshtjes midis paditesit Agim Cela dhe te paditurve Naime Selimi, Mereme Selimi, Makbule Huta, Neshat Huta, Xhemalie Kujunxhiu e Xhavit Huta, eshte lidhur nje kontrate komisioni, nisur nga emertimi i saj. Disa dite me pare te paditurit si porositesa kane leshuar per te paditurin, nje prokure, sipas tagreve te se ciles paditesi autorizohej per te kryer te gjitha veprimet e nevojshme per te fituar te drejtat e pronesise si ish pronare, duke realizuar dhe te drejten e parablerjes.

Ne kontraten e komisionit percaktohej se “ne porositesit jemi dakort qe t’i japim secili nga dy perqind te pasurise sone, qe do te perfitojme nga kjo trashegimi. Kjo perqindje, qe i takon nga ne Agim Celes do te regjistrohet edhe ne hipoteke, sikurse do te regjistrohet kjo prone dhe per ne”.

Paditesi ka kryer te gjitha veprimet e nevojshme per fitimin e pronesise se pronave konkrete prej te paditurve duke realizuar te drejten e parablerjes dhe regjistruar pronat ne emer te te paditurve. Te gjitha veprimet i ka kryer mbi bazen e prokures. Zyra e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme nuk ka bere shenimet per

223

Page 224: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

kalimin e pronesise, sipas marreveshjes se arritur midis paditesit dhe te paditurve me kontraten e komisionit. Pas ketij momenti ka lindur mosmarreveshja ne lidhje me shperblimin e caktuar ne kontraten e komisionit, si pjese e pasurise se paluajtshme qe do te perfitonin te paditurit. Per zgjidhjen e saj, paditesi ka paraqitur padine per njohje bashkepronar ne te gjithe pasurine e paluajtshme te perfituar dhe pagimin e pjeses se qirase per pjesen e pretenduar, pasi te paditurit i kane leshuar objektet me qira, kurse te paditurit kane paraqitur kunderpadi duke kerkuar pavlefshmerine e kontrates se komisionit.

Gjykatat, ajo e shkalles se pare dhe gjykata e apelit kane bere zgjidhjet e mosmarreveshjeve, sikurse eshte arsyetuar ne vendimet e tyre, konkretisht gjykata e shkalles se pare nuk ka njohur bashkepronesine dhe ka pranuar detyrimin per pagimin e qirase, kurse gjykata e apelit ka njohur bashkepronesine ne 2% te te gjithe pasurise dhe ka vendosur detyrimin per pagimin e qirase ne shumat perkatese.

Te dyja gjykatat kane vendosur rrezimin e kunderpadise. Gjykata e Larte ka pranuar bashkepronesine ne 12% te te gjithe prones,

pagimin e qirase dhe rrezimin e kunderpadise. Per te konkluduar drejt ne lidhje me zbatimin e ligjit, une mendoj se ka vend trajtimi teorik i permbajtjes se kontrates se komisionit, i institutit te perfaqesimit, dallimit midis tyre, dhe perfundimisht te konkludohet nese paditesi ka vepruar si komisionier apo si perfaqesues.

Sipas nenit 935 te Kodit Civil, kontrata e komisionit eshte nje porosi qe ka per objekt blerjen dhe shitjen e sendeve per llogari te porositesit dhe ne emer te komisionierit.

Ndersa, sipas nenit 64 te Kodit Civil, nga permbajtja e te cilit jepet kuptimi i perfaqesimit konkludohet se perfaqesimi eshte institut “sipas te cilit nje person (perfaqesuesi) kryen, brenda tagreve qe i jane dhene nga ligji, nga prokura ose nga gjykata, veprime juridike ne emer e per llogari te nje personi fizik ose juridik tjeter (i perfaqesuari)”.

Ne rastin konkret paditesi pronat i ka blere ne emer dhe per llogari te ish pronareve dhe i ka regjistruar ne zyren perkatese sipas kerkesave ligjore.

Nisur nga situata e siperme ligjore si dhe e gjendjes faktike konkrete, rezulton qarte se paditesi ka vepruar si perfaqesues dhe jo si komisionier. Ne rast se ai do te kish vepruar si komisionier (pavaresisht ne se mund te vepronte ose jo ligjerisht ne rastin e realizimit te se drejtes se parablerjes), pronat do t’i kish blere ne emer te tij dhe per llogari te te paditurve duke krijuar dhe mundesine per marrjen e shperblimit ne natyre gjate kryerjes dhe realizimit te kontrates se komisionit.

Nga sa u parashtrua del qarte se paditesi ka vepruar si perfaqesues dhe duke vepruar si i tille nuk mund te konsiderohet se ka vepruar si komisionier.

Pronesia mbi pasurine e paluajtshme fitohet ne kushtet e nenit 83 te Kodit Civil, veprimi juridik perkates duhet te behet me akt noterial dhe te regjistrohet perndryshe nuk eshte i vlefshem.

224

Page 225: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Vec sa siper parashtroj se kalimi i pronesise se pasurise se paluajtshme nuk mund te behet me kontrate porosie, ç’ka rezulton nga vete permbajtja e nenit 913 te Kodit Civil.

Gjithashtu paditesi nuk mund te fitoje te drejta bashkepronesie per sende te paluajtshme nga te paditurit, qe ne momentin e lidhjes se kontrates se komisionit, sic eshte emertuar, apo porosise pranuar nga shumica, sepse vete te paditurit nuk kishin fituar pronesine mbi sendet e paluajtshme, por ishin veprimet e paditesit mbi bazen e prokures per t’ju drejtuar komisionit per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe realizuar te drejten e parablerjes qe i bene ato pronare. Te paditurit nuk mund t’i kalonin paditesit te drejta pronesie ne ate moment, kur ato nuk i kishin fituar vete.

Ne keto rrethana, kur nuk mund te diskutohet as per konkurim te institutit te parashkrimit fitues, paditesi nuk mund te fitoje te drejta pronesie, ne kundershtim me kriteret ligjore dhe per rrjedhoje kerkesa e tij per njohjen e pronesise, konkretisht bashkepronesine mbi pasurine e te paditurve nuk eshte e bazuar ne ligj e per rrjedhoje nuk duhej pranuar duke u vendosur rrezimi i padise.

Perderisa nuk mund te realizohet e drejta kryesore, nuk mund te pranohet padia per kerkimin e qirase, pasi ajo eshte e ndervarur nga fitimi i se drejtes se bashkepronesise.

Persa i perket kunderpadise dhe ajo nuk gjen mbeshtetje ligjore pasi ne fakt porosia e dhene paditesit eshte realizuar prej tij, ne te kundert do te kish pasoja per perfitimet e realizuara prej vete te paditurve te cilat ne fakt i pranojne si te ligjshme.

Pavaresisht nga zgjidhja e siperme ligjore une do te pranoja marreveshjen persa i perket shperblimit, çka paditesi mund ta realizonte duke iu drejtuar gjykates me kerkese tjeter bazuar ne kerkesat e kontrates se porosise, mbi bazen e marreveshjes se arritur, pasi per kete pjese kontrata e komisionit mund te interpretohet si kontrate porosie me shperblim.

Persa siper, une mendoj se kish vend per ndryshimin e dy vendimeve, duke vendosur rrezimin e padise dhe kunderpadise, si te pabazuara ne ligj.

Valentina Kondili

225

Page 226: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2527/1099/145 i Regj. ThemeltarNr.517 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesZamir Poda AnetarValentina Kondili AnetareYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: XHELAL KUKAI PADITUR: KESHILLI I KOMUNES KOMSI.PERSON I TRETË: KUJTIM PALI

OBJEKTI:Konstatim i pavlefshmerise se vendimit

nr.19, date 25.12.2000 te Keshillit te Komunes.Njohjen si kryetar shoqate per pyjet

dhe kullotat e Komunes Komsi.Baza Ligjore: Neni 324, 329 K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Mat, me vendim nr.74, date 26.02.2001, ka vendosur: Pranimin e pjesshem te kerkese-padise. Konstatimin e pavlefshmerise se vendimit nr. 19, date 25.12.2000 te Keshillit te Komunes Komsi, qe ben fjale per krijimin e shoqates se pyjeve te Komunes Komsi per shkak te shkeljeve ligjore te renda gjate marrjes se ketij vendimi. Rrezimin e kerkeses se paditesit Xhelal Kuka qe ka te beje me njohjen e tij nga ana e gjykates si kryetar i shoqates se pyjeve dhe kullotave per shkak se kjo kerkese eshte e pambeshtetur ne ligj.

226

Page 227: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.984, date 18.9.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.74, date 26.02.2001 te Gjykates se rrethit Mat.

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs paditesi Xhelal Kuka, i cili kerkon prishjen e vendimeve duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykimi ne gjykaten e apelit eshte zhvilluar ne mungesen time mbasi nuk jam thirrur ne gjykim. Shpallja e dates se gjykimit nuk eshte derguar prane gjykates se rrethit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, palet ne mungese

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.984, date 18.09.2001 i cili ka lene ne

fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Mat duhet te prishet per shkelje te renda te rregullave procedurale dhe ceshtja duhet te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Me padine ne gjykim paditesi Xhelal ka kerkuar te konstatohet i pavlefshem vendimi nr.19, date 25.12.2000 i Keshillit te Komunes Komsi dhe njohjen e tij si kryetar te shoqates se pyjeve e kullotave te kesaj Komune.

Gjykata e rrethit ka pranuar pjeserisht padine e paditesit dhe ky i fundit duke mos qene dakort e ka kundershtuar vendimin e mesiperm prane gjykates se apelit. Gjykimi ne kete gjykate eshte caktuar per daten 06.09.2001 por ne kete date mbi kerkesen e paraqitur nga paditesi gjykimi nuk eshte zhvilluar. Gjykata ka vendosur qe "seanca gjyqesore te shtyhet per ne daten 18.09.2001, ora 1300. Te njoftohet pala paditese dhe i padituri me shpallje".

Ne seancen e dates 18.09.2001 paditesi nuk eshte paraqitur dhe gjykata ka marre vendim per "gjykimin ne mungese te paditesit, i cili ka dijeni”. Paditesi bashkengjitur rekursit ka paraqitur nje vertetim me date 12.10.2001 te leshuar nga Gjykata e Rrethit Mat nga permbajtja e te cilit nuk rezulton qe ne kete gjykate te kete shkuar liste gjyqesh te shkalles se dyte per daten 18.09.2001.

Duke zhvilluar gjykimin ne mungese te paditesit, gjykata e apelit ka shkelur kerkesat e nenit 460 te K.Pr.Civile, sipas te cilit "Njoftimi per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjeve behet nga gjykata e apelit me shpallje prane saj dhe ne gjykatat perkatese te shkalles se pare…….". Njekohesisht, duke mos i dhene paditesit mundesine e paraqitjes se pretendimeve te tij jane shkelur dispozitat per zhvillimin e nje procesi te rregullt ligjor, gje qe e ben vendimin te cenueshem.

227

Page 228: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.984, date 18.09.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.03.2003

228

Page 229: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2119/672/49 i Regj. Themeltar.Nr. 535 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Metush Saraçi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2119/672/49 qe i perket:

PADITËS: DIANA PROGRI, perfaqesuar ne gjykimnga av. Bastri Mane me prokure.

I PADITUR: ADMINISTRATORET E SHOQERISE"VEFA " sh.p.k, ne mungese

PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT TIRANE

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmeri titulli ekzekutiv.

Kundershtim veprimesh permbarimoreBaza Ligjore: Neni 609, 610, i K.Pr.Civile dhe

Ligji 8471 date 08.04.1999.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.37, date 18.05.2001 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.Deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv, vendim i administratoreve te perbashket te anes se paditur, shoqeria "Vefa" sh.p.k ne administrim, nr.30, date 31.08.2000, per shkak se detyrimi i paditeses Diana Progri nuk ekziston.

229

Page 230: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Urdherohet Zyra e Permbarimit Tirane, te pushoje ekzekutimin e titullit ekzekutiv sa siper.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, konform nenit 472 te K.Pr.Civile, pala e paditur, administratoret e shoqerise "Vefa" sh.p.k, e cila ka kerkuar prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesja mund te ngreje padi regresi ndaj personave te tjere qe kane perfituar nga kjo shume, por kurrsesi nuk mund te hiqet detyrimi i saj ndaj shoqerise.

- Ne baze te ligjit 8471, date 08.04.1999, e rendesishme eshte vetem te jete mbyllur kontrata mbas dates 23.11.1997 dhe te jete terhequr mbi shumen 1.000.000 leke.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditese

av. Bastri Mane, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.Rezulton se paditesja Diana Progri dhe bashkeshorti i saj Edmond Progri, kane

lidhur me shoqerine "Vefa Holding" sh.p.k, kontrate huaje me nr.25813, date 22.06.1996 per shumen 13.108 USD.

Ne zbatim te ligjit nr.8471, date 08.04.1999 "Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogari te personave juridik jo bankar, qe kane marre hua nga publiku i gjere", administratoret e perbashket te shoqerise "Vefa" ne administrim me vendim nr.30, date 31.08.2000, kane shpallur paditesen debitore per shumen 1.700.000 leke me pretendimin se, kjo shume eshte terhequr prej saj mbas dates 23.01.1997, pra tej afatit te lejuar me ligj.

Ky vendim i anes se paditur perben titull ekzekutiv, prandaj mbeshtetur ne nenin 8 te ligjit te sipercituar dhe nenit 610 e vijues te K.Pr.Civile, paditesja ka kundershtuar titullin ekzekutiv duke kerkuar pavlefshmerine e tij, si dhe ka kundershtuar veprimet permbarimore per ekzekutimin e tij.

Gjykata e Apelit Tirane, ka vendosur pranimin e padise dhe deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv me arsyetimin se detyrimi nuk ekziston.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs pala e paditur, por shkaqet e parashtruara ne te, nuk jane te bazuara ne ligj dhe nuk e bejne vendimin e cenueshem.

Pala e paditur pretendon se paditesja me date 14.08.1997, ka mbyllur kontraten e huase me te, duke terhequr me mandat pagesen nr.905, date 14.08.1997, shumen 1.700.000 leke, ndersa paditesja ka pretenduar se, nuk eshte firma e saj ne mandat

230

Page 231: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

pagese dhe terheqja e lekeve eshte bere nga person tjeter i panjohur dhe i pa autorizuar prej saj.

Duke u nisur nga procedura e mbylljes se kontrates te shpjeguar dhe miratuar nga vete ana e paditur dhe ne te gjitha rastet e tjera te kesaj natyre, pavaresisht nga nenshkrimi ose jo i huadhenesit, kur kontrata origjinale e huase administrohej me dokumentacionin perkates nga vete administratoret e perbashket eshte pranuar se ajo eshte dorezuar nga personi i interesuar ne forma te ndryshme, kontrata konsiderohej e mbyllur mbas afatit te parashikuar ne ligj dhe gjithashtu personi debitor per shumen e terhequr.

Kontrata e huase perpilohej vetem ne nje kopje dhe mbahej nga kreditori dhe kur ajo gjendej e dorezuar prane anes se paditur tregonte se ky veprim ishte bere nga vete kreditori e me gjithe pretendimet qe mund te kishte per nenshkrimin ai nuk perjashtohej nga qenia debitor.

Ne rastin konkret kontrata origjinale dhe e vetmja qe ekziston disponohej nga paditesja si kreditore dhe eshte dorezuar si prove prej saj ne gjykaten e apelit, ç'ka tregon se paditesja qofte edhe nepermjet personave te tjere, nuk ka bere asnje veprim per terheqjen e lekeve dhe mbylljen e kontrates.

Ndryshe nga sa thuhet ne rekurs paditesja nuk ka kujt t'i drejtohet me padi regresi per kthimin e lekeve kur nuk di personin qe i ka terhequr ato dhe disponon ende kontraten origjinale qe verteton se kontrata e huase nuk eshte e mbyllur . Ne qofte se leket jane terhequr dhe kontrata eshte mbyllur me persona te trete pa dorezuar kontraten origjinale, keto veprime bejne me faj punonjes te vete anes se paditur prandaj, ndryshe nga sa thuhet ne rekurs ju takon atyre te drejtohen me padi regresi dhe jo paditeses.

Ne rrethana te tilla, me kete arsyetim ndryshe ai i pranuar nga gjykata e apelit, paditesja nuk mund te konsiderohet debitore ne veshtrim te ligjit te siper cituar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"a" te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.37, date 18.05.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane me 13.03.2003

231

Page 232: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

MENDIM I PAKICËSNdryshe nga shumica kam mendimin se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane,

duhet te prishet per zbatim te keq te ligjit.Mendimi i shumices per lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit me te

cilin eshte pranuar padia e paditeses, duke e deklaruar te pavlefshem titullin ekzekutiv eshte i pa mbeshtetur ne ligj.

Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesja Diana Progri dhe bashkeshorti i saj Edmond Progri, kane lidhur me shoqerine "Vefa" sh.p.k, kontrate huaje me nr.258113, date 22.06.1996 per shumen 13.108 USD.

Ne zbatim te ligjit nr.8471, date 08.04.1999 "Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogari te personave juridik jo bankar, qe kane marre hua nga publiku i gjere”, administratoret e perbashket te shoqerise "Vefa" ne administrim, me vendimin nr.30, date 31.08.2000, kane shpallur paditesen debitore per shumen 1.700.000 leke, me arsyetimin se kjo shume eshte terhequr prej saj mbas dates 23.01.1997, tej afatit te lejuar me ligj.

Pala e paditur ka nxjerre vendimin per shpalljen debitor te paditeses mbi bazen e mandat pageses nr.905, date 14.08.1997, me te cilat vertetohet se paditesja ka terhequr shumen 1.700.000 leke.

Ne keto rrethana vendimi nr.30, date 31.08.2000, per shpalljen debitore te paditeses, eshte konform me nenin 2, 3 te nenit 2 te ligjit nr.8471, date 08.04.1999 "Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridike, jo bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere".

Sipas dispozites se lartpermendur, me "debitor" konsiderohen "Personat fizik a juridik qe pas dates 23.01.1997, kane mbyllur kontratat e huadhenies dhe vlera financiare e terhequr nga ana e tyre, eshte mbi 1 milion leke (10 mije Dollare Amerikane te konvertuara)".

Pra, per t’u konsideruar debitor, sipas ketij ligji kerkohet te vertetohen dy kushte:

Se pari, personi fizik a juridik, pas dates 23.01.1997, te kete mbyllur kontraten e huadhenies.

Se dyti, vlera financiare e terhequr nga ana e tyre te jete mbi 1 milion leke (10 mije Dollare Amerikane te konvertuara).

Arsyetimi i shumices, qe shoqeria ne administrim ka perpiluar vetem nje kopje kontrate, origjinali i se ciles disponohet nga paditesja, tregon se paditesja nuk ka bere veprime per terheqjen e lekeve dhe mbylljen e kontrates, eshte i pa mbeshtetur ne ligj. Nga gjykata nuk eshte hetuar ceshtja.

Se pari, kontrata e huadhenies permban shfaqjen e mendimit te paleve ne kete kontrate, qe provon dhenien nga paditesja pales paditur te shumes caktuar. Pra kjo kontrate verteton faktin e dhenies hua te shumes te permendur ne kontrate.

232

Page 233: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Se dyti, nga pala e paditur, eshte paraqitur si prove mandat pagesa nga permbajtja e se ciles del se paditeses i jane paguar shumat prej 1.700.000 leke dhe paditesja e ka kundershtuar kete dokument me pretendimin se nuk eshte firma e saj ne mandat pagese dhe terheqja e lekeve, eshte bere nga persona te tjere te panjohur dhe te pa autorizuar prej saj.

Gjykata, duhet te kontrollonte vertetesine e dokumentit, domethene verifikimin e nenshkrimit te tyre me eksperte.Vetem nese verteton kushtet qe ligji kerkon per te konsideruar debitore paditesen, gjykata vendos per pranimin ose jo te padise se paraqitur.

Per keto arsye mendoj qe vendimi i gjykates se apelit duhet prishur dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim.

Irma Bala

233

Page 234: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2614/1186/170 i Regj. Themeltar.Nr. 536 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Metush Saraçi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2614/1186/170 qe i perket:

PADITËS: ILIRJAN ZENELI, ne mungeseI PADITUR: FOTO ÇIKA etj., perfaqesuar ne gjykim nga

av. Eduart Sheshi me prokure.PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim veprimesh permbarimore.Baza Ligjore: Neni 610 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.413, date 08.06.2001 ka vendosur:

Pranimin e padise.Kundershtimin e veprimeve te permbaruesit gjyqesor duke urdheruar ate te mos prishe aneksin e apartamentit te paditesit Ilirjan Zeneli, pasi eshte pjese perberese e tij, sipas kontrates se privatizimit date 15.09.1997.

234

Page 235: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.424, date 08.10.2001 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr. 413 date 08.06.2001 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster dhe duke e gjykuar ne fakt vendosi:Rrezimin e kerkese padise te paditesit Ilirjan Zeneli.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs paditesi, duke parashtruar keto shkaqe:- Aneksin e kam privatizuar dhe eshte ndertim i vjeter. Ky ka qene edhe

konkluzioni i ekspertit ne seance gjyqesore. Ai eshte ndertim me leje dhe nuk duhet te prishet nga Zyra e Permbarimit me ndertimet e tjera.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, perfaqesuesin e te

paditurve av. E.Sheshi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne

ligj.Ka rezultuar se me vendimin nr.918, date 14.12.2000 te Gjykates se Rrethit

gjyqesor Gjirokaster, paditesi Ilirjan Zeneli, eshte detyruar te prishe ndertimet e bera ne taracen e pallatit te te paditurve, lirimin e dorezimin e saj dhe kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme.

Mbi kerkesen e te paditurve eshte leshuar urdheri i ekzekutimit te ketij vendimi nr.108, date 30.03.2001 dhe Zyra e Permbarimit, konform dispozitave perkatese ka njoftuar palet per ekzekutimin e ketij vendimi.

Me padi drejtuar gjykates, Ilirjan Zeneli ka kerkuar ne baze te nenit 610 te K.Pr.Civile, kundershtimin e veprimeve permbarimore dhe Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, ka vendosur pranimin e padise duke urdheruar Zyren e Permbarimit te mos prishe aneksin e apartamentit te paditesit Ilirjan Zeneli, si pjese perberese e kontrates se privatizimit te tij date 15.09.1997.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt, ka vendosur rrezimin e kerkese padise, te paditesit Ilirjan Zeneli.

Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs, vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster, eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

Gjykata nuk ka gjetur tek permbaruesi gjyqesor veprime te kundraligjshme qe cenojne interesat e paleve dhe t'i anulloje ato si te tilla, prandaj me te drejte gjykata ka vendosur rrezimin e kerkeses si te pabazuar ne ligj.

235

Page 236: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Zyra e Permbarimit mbi bazen e urdherit te ekzekutimit te leshuar nga gjykata e shkalles se pare, per vendimin nr.918, date 14.12.2000, ka njoftuar palet pa bere asnje veprim konkret dhe pa percaktuar nese duhet prishur ose jo aneksi i ndertuar nga paditesi.

Vendimi i gjykates perben titull ekzekutiv dhe Zyra e Permbarimit konform neneve 510 e vijues te K.Pr.Civile, eshte e detyruar te beje ekzekutimin sipas detyrimeve te percaktuara ne pjesen urdheruese te vendimit. Nese paditesi pretendon se, ai eshte i paqarte dhe aneksi i ndertuar prej tij nuk duhet te perfshihet ne ndertimet e tjera qe duhen te prishen ne tarace, i takon atij qe ne baze te neneve 314 te K.Pr.Civile te kerkoje sqarimin dhe interpretimin e vendimit qe ka zgjidhur konfliktin ne themel midis paleve, por ne kete faze te gjykimit me objekt kundershtim i veprimeve permbarimore edhe gjykata nuk mund te percaktoje apo perjashtoje ndertime qe ndodhen ne tarace. Ajo nuk mund te dale tej asaj qe eshte vendosur ne vendimin e formes se prere, me perjashtim te rasteve te parashikuara ne ligj, kur behet fjale per pavlefshmeri te titullit ekzekutiv por qe nuk ka te beje me rastin konkret.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"a" te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.424, date 08.10.2001 te Gjykates se Apelit

Gjirokaster.

Tirane me 13.03.2003

236

Page 237: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2567/1139/159 i Regj. ThemeltarNr. 546 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:PADITËS: GJERGJ PALOKA përfaqësuar nga

av.Kujtim CapoE PADITUR: Shpk “MARELDA” në mungesëPERSON I TRETË: 1. DEGA E SIGURIMEVE SHOQËRORE

në mungesë2. ZYRA E PUNËSIMIT LEZHË në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i të paditurit të paguajë

kontributin e sigurimeve shoqërore, si dhe pagimin e raporteve

të paaftësisë së përkohshme në punëBaza Ligjore: Ligji nr.7703, date 11.05.1993

“Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr.7961, date 12.07.1995 i ndryshuar

me ligjin nr.8085, date 13.03.1996

237

Page 238: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkallës së parë Lezhë me vendimin nr.140, date 30.05.2001 ka vendosur:

Detyrimin e të paditurit shpk “Marelda” t’i paguajë paditësit Gjergj Paloka kontributin e sigurimeve shoqërore për periudhën 15.07.1995 deri më daten 15.12.2000.Pushimin e gjykimit përsa i përket pjesës tjetër.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.249, date 02.10.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.140, date 30.05.2001 të Gjykatës së shkallës së parë Lezhë në këtë mënyrë:Rrëzimin e kërkesëpadisë, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili parashtron këto shkaqe për ndryshimin e tij:

- Vendimi është në kundërshtim me ligjin dhe provat e administruara në gjykim.

- Kam lidhur kontratë të rregullt pune me të paditurin, duke marrë ky i fundit përsipër të paguajë sigurimet shoqërore. Kam vazhduar pune deri në vitin 2000, kur u sëmura.

- Në dijeni të faktit se nuk isha i siguruar e kam mësuar në momentin kur jam paraqitur për të më paguar raportet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, përfaqësuesin e paditësit,

av.Kujtim Capo, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së pare, pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.140, date 30.05.2001 i Gjykates se shkalles se pare Lezhë është i

mbështetur në prova e në ligj. Gjykata e Apelit Shkodër padrejtësisht e ka ndryshuar atë, prandaj vendimi i saj nr.249, date 02.10.2001 duhet të prishet.

Gjykata e Apelit Shkodër ka zbatuar keq ligjin material, Kodin e Punës (nenin 203) dhe ligjin procedural, Kodin e Procedures Civile, nenet 11, 213 e vijues të tij.

Paditësi pretendon se ka punuar pranë pales së paditur, si roje prej vitit 1995 dhe pasi është bërë i paaftë për punë në vitin 2000, është vënë në dijeni se pala e paditur, si punëdhënëse, nuk ka paguar kontributin e sigurimeve shoqërore për të.

Për këtë shkak, ai ka kërkuar pagimin e kontributit të sigurimeve shoqërore, si dhe pagimin e raporteve të paaftësisë së përkohshme në punë.

238

Page 239: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Për të provuar padinë ka paraqitur kontratën e punës date 15.07.1995, në përmbajtjen e të cilës parashikohet detyrimi i pales së paditur të paguajë sigurimet shoqërore për paditësin. Veç kësaj, në gjykim në shkallë të pare, paditësi ka paraqitur edhe prova me deshmitare për të rrëzuar prapsimin e pales së paditur, se ai, paditësi, ka qenë për periudha të shkurtra kohe në marrëdhënie pune me të.

Në gjykim i padituri ka paraqitur borderotë, duke pretenduar se paditësi nuk figuron i regjistruar ne to.

Gjykata e shkalles se pare Lezhë ka vendosur pranimin e padisë, detyrimin e pales së paditur të paguajë kontributin e sigurimeve shoqërore për periudhën 15.07.1995 deri më 15.12.2000 dhe pushimin e gjykimit përsa i përket pjesës tjetër të padisë, me arsyetimin se paditësi ka qenë në marrëdhënie pune me të paditurin për periudhën 1995-2000, ndërsa pala e paditur nuk ka paguar kontributin e sigurimeve shoqërore, në kundërshtim me kontraten e lidhur. Gjykata e ka gjetur të pabazuar prapsimin e pales së paditur, se paditësi ka punuar për periudhë të shkurtër kohë me shkëputje.

Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e padisë me arsyetimin se, nuk ka asnjë dokument shkresor që të provojë ekzistencën e paditësit si punemarres tek pala e paditur, si dhe padia eshte parashkruar sipas nenit 203 të Kodit të Punës, pasi nuk është kërkuar brenda afatit 3 vjeçar.

Arsyetimi i Gjykatës së Apelit, se padia është parashkruar është i pabazuar. Në nenin 203 të Kodit të Punës parashikohet afati 3 vjeçar i parashkrimit për të drejtat e punëmarrësit ndaj punëdhënësit dhe ky afat fillon nga dita e lindjes të së drejtës. Kodi i Punës nuk bën fjalë për të drejtën subjektive apo atë të padisë. Ndërsa neni 117 i Kodit Civil parashikon se, afati i parashkrimit fillon nga dita kur subjektit i ka lindur e drejta e padisë.

Në këtë kuptim, në rrethanat kur padia është ngritur brenda 3 vjetëve nga momenti që paditësit i është mohuar e drejta për të përfituar nga kontributi i sigurimeve shoqërore, si i paaftë për punë, për shkak se pala e paditur, si punëdhënëse nuk ka përmbushur këtë detyrim, fakt për të cilin paditësi nuk kishte dijeni më parë, padia duhet konsideruar si e paraqitur brenda afatit.

Nga ana tjetër, me të konstatuar se padia ishte parashkruar, gjykata e apelit nuk kishte përse të vazhdonte të shqyrtonte themelin e pretendimeve dhe prapsimeve te palëve në gjykim.

Gjithashtu, gjykata e apelit ka gabuar në arsyetimin e vendimit të saj, duke u shprehur se, nuk ka asnjë dokument shkresor që të provojë ekzistencën e paditësit si punëmarrës te pala e paditur.

Sipas nenit 29 të K.Pr.C., gjykata e mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët të marra në seancë gjyqësore.

Paditësi, siç u përmend, ka paraqitur kontratën e punës të lidhur me palën e paditur date 15.07.1995, si dhe dëshmitarë.

239

Page 240: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Por, pa dhënë ndonjë argument ligjor, gjykata e apelit e mbështet mbi borderotë e paraqitura nga pala e paditur dhe akte të tjera shkresore që kanë karakter të njëanshëm në përpilimin dhe dorëzimin e tyre dhe nuk përbëjnë provë të plotë në kuptim të K.Pr.C. Për rrjedhojë, ato nuk kanë fuqi detyruese për palën që i kundërdrejtohet, konkretisht paditësit.

Prandaj, konkluzioni i gjykatës së apelit i mbështetur në këtë arsyetim është i gabuar.

Në këto kushte, vendimi i gjykatës së apelit konsiderohet i padrejtë, prandaj rekursi i paraqitur nga paditësi duhet të pranohet.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.249, date 02.10.2001 të Gjykatës së Apelit Shkodër

dhe lënien në fuqi të vendimit nr.140, date 30.05.2001 të Gjykatës së shkallës së parë Lezhë.

Tirane, me 11.03.2003

240

Page 241: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2618/1190/171 i Regj. ThemeltarNr. 547 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2003 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: NOVRUZ KASI në mungesë I PADITUR: LUMTURI BABOÇI (KASI),

SUZANA CEKA (KASI) të përfaqësuar nga av. Edmond Hicka

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmëri e testamentit të testament lenesit

Aliko Kasi në favor të Ismet KasitBaza Ligjore: Nenet 392 e 404 të Kodit Civil; neni 46 i Kodit të Procedurës Civile (K.Pr.C.)

Gjykata e shkallës së pare Gjirokastër me vendimin nr.379, date 30.05.2001 ka vendosur:

Pranimin e padisë.Deklarimin e pavlefshëm të testamentit nr.2209, date 21.05.1955 redaktuar nga noteri Stathi Mosko date 24.05.1955, të bërë nga Aliko Kasi.Kthimin e testamentit origjinal Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (ZRPP).

241

Page 242: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.481, date 29.10.2001 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.379, date 30.05.2001 të Gjykatës së rrethit Gjirokaster.

Kundër këtij vendimi kanë bërë rekurs të paditurat, të cilat parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykata nuk pranoi kërkesën për riekspertim, pasi ne paraqitem mjaft testamente te asaj kohe të shtypura me te njejten makine shkrimi dhe në laborator nuk ju be ekspertiza se me çfare makine jane shkruar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, përfaqësuesin e të

paditurave, av.Edmond Hicka, i cili kërkoi prishjen e vendimeve të gjykatës së apelit dhe të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.379, date 30.05.2001 i Gjykatës së shkallës së parë Gjirokastër

dhe ai nr.481, date 29.10.2001 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër që e ka lënë atë në fuqi, janë rrjedhojë e mosrespektimit dhe zbatimit të keq të ligjit, prandaj duhet te prishen.

Të paditurat kanë disponuar një testament të vitit 1955 që figuron në favor të babait të tyre, të ndjerit, Ismet Kasi, me trashëgimlënës testamentar Aleko Kasi, xhaxhai i baballarëve të palëve.

Paditësi ka kërkuar pavlefshmërinë e këtij testamenti me pretendimin se, nuk eshte bere ne formen e kerkuar nga ligji, pasi mungon vula e gjyqtarit noter që ka kryer autentikimin e nënshkrimit; hartimi i tij eshte bere me nje makine shkrimi qe ka hyre vitet e fundit në Shqipëri; vizimi i pullave dhe numri rendor i aktit jane të pasakte; vlera e takses ne total nuk korrespondon me ate te pullave, etj..

Në zgjidhjen e këtij konflikti, si gjykata e shkallës e pare, ashtu edhe ajo e apelit janë bazuar në nenet 392 e 404 të Kodit Civil, që ka hyrë në fuqi në Nëntor 1994.

Sipas nenit 318 të këtij kodi, trashëgimia çelet në kohën kur vdes trashegimlenesi. Ajo rregullohet sipas ligjit të kohës kur është çelur.

Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore trashëgimlënësi testamentar Aliko Kasi ka vdekur në vitin 1962, kur për rregullimin e trashëgimisë vepronte dekreti nr.1892, date 05.07.1954 “Mbi Trashëgiminë”.

242

Page 243: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Për rrjedhojë, janë dispozitat e këtij ligji që shërbejnë si bazë ligjore në zgjidhjen e këtij konflikti dhe jo ato të Kodit Civil të mësipërm.

Sipas nenit 6 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarreveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën ligjore të padisë pa kërkesën e palës.

Në këto rrethana, me qëllim që të respektohet dhe zbatohet drejt ligji çështja duhet te dërgohet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së pare, e cila në zgjidhjen e këtij konflikti të ketë parasysh kërkesat e mësipërme ligjore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.481, date 29.10.2001 të Gjykatës së Apelit

Gjirokastër dhe të vendimit nr.379, date 30.05.2001 të Gjykatës së shkallës së pare Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e shkallës së pare Gjirokastër, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 11.03.2003

243

Page 244: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2543/1115/154 i Regj. Themeltar. Nr.548 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Metush Saraçi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA "VLORE SIDER", ne mungeseI PADITUR: SHOQERIA P.S.C. ALBANIA, ne mungesePERSONA TË TRETË: 1. LI XINRU, DREJTOR I DD.

"P.S.C.ALBANIA" 2. LI ZHIYAN, EKONOMIST I NDERMARRJES "P.S.C. "

OBJEKTI I PADISË:Kthim shume dhe shperblim demi

(te kamat-vonesave)si rrjedhoje e mosperputhjes se detyrimit

dhe sigurimi i objektit te padise.Baza Ligjore: Nenet 32, 296, 445, 476,

608 e 440 te K.C.dhe nenet 192 e vijues te K.Pr.Civile.

244

Page 245: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3325, date 30.10.2000 ka vendosur:

Detyrimin e te paditurit shoqerise “ P.S.C.Albania “ sh.p.k.per t’i paguar paditesit shoqerise “Vlore Sider“ sh.p.k. me qender ne Vlore, shumen prej 47.417.612 leke, te rrjedhur nga mos permbushja e detyrimit dhe kamat-vonesat. Gjithashtu i padituri, shoqeria “P.S.C Albania” detyrohet t’i paguaje kamat-vonesat edhe per periudhen nga 11.05.2000 dhe deri sa ky vendim te marre forme te prere, duke u patur per baze interesat e Bankes se Kursimeve me afat tre mujor, te percaktuara ne buletinin e kesaj banke.Pushimin e gjykimit persa i perket demeve te tjera te pesuara dhe kerkimit te fitimit te munguar.Ligjerimin e mases se sigurimit te objektit te padise qe eshte marre nga gjykata dhe eshte ekzekutuar nga zyra e permbarimit dhe per te cilin eshte bere pershkrimi perkates ne pjesen arsyetuese te ketij vendimi .

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e pales se paditur, me vendimin nr.735, date 14.06.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.3325, date 30.10.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka paraqitur rekurs pala e paditur “P.S.C.Albania” sh.p.k., duke parashtruar keto shkaqe;

- Gjykimi nuk eshte zhvilluar nga seksioni tregtar sic parashikohet ne nenet 334 e 335 te K.Pr.C.

- Gjykata ne dhenien e vendimit ka marre per baze prova te cilat jane te fallsifikuara. Megjithe goditjen e tyre per fallsitet nga ana e paditur, ajo me vendim te pa arsyetuar e ne kundershtim me nenin 270 te K.Pr.C., ka rrezuar kerkesen.

- Gjykata duke shkelur nenin 266 te K.Pr.C., ka rrezuar kerkesen e paraqitur nga ana e paditur per emerimin e nje perkthyesi per te kontrolluar saktesine e perkthimeve te shkresave te paraqitura nga paditesi.

- Gjykata ne kundershtim me ligjin dhe ne menyre te pa arsyetuar, nuk pranoi kerkesen tone per perjashtimin e eksperteve dhe per me teper, edhe pas ekspertizes, jo vetem qe nuk mori per baze verejtjet tona ndaj ekspertizes, por procedoi duke marre te mireqene nje ekspertize ne kundershtim me ligjin.

245

Page 246: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Edhe pse ishim hapur perpara nje fallsifikimi, gjykata injoroi denoncimin per perkthyesin Fatmir Hoxha, punonjes ne KESH, per ndjekje penale konform nenit 271 te K.Pr.C.

- Procedimi gjyqesor ka qene ne kundershtim flagrant me dispozitat proceduriale, teper i njeanshem ne vleresimin e provave, duke u perpjekur per te mos lejuar palen e paditur te prapesonte kerkimet e paditesit, per ç’ka u detyruam te paraqitnim kerkese per perjashtimin e trupit gjykues.

- Vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me provat e administruara. P.S.C. Albania sh.p.k. nuk ka patur asnje kontrate apo detyrim ndaj paditesit Vlora Sider. Nuk ekziston asnje prove dhe nuk ka asnje mbeshtetje ligjore qe te konfondohet detyrimi qe mund te kete i treti Li Xinru si perfaqesues i “China Nanchang Co” ne Shqiperi me te paditurin P.S.C. Albania Sh.p.k.

- Vendimi eshte ne kundershtim me ligjin e pikerisht me nenin 78 te K.C.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e anetares Nikoleta Kita dhe pasi e shqyrtoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NKa rezultuar gjate gjykimit, se midis paleve ne gjykim Shoqerise “Vlora

Sider" sh.p.k. dhe te paditurit P.S.C. Albania sh.p.k. ka patur marredhenie te rregullta furnizimi dhe shitblerje per materiale ndertimi, hidrosanitare, etj.

Pala paditese Shoqeria "Vlore Sider" sh.p.k. ka qene furnizuese dhe shitese, ndersa pala e paditur ka qene blerese. Kjo e fundit eshte paraqitur si investitore per zhvillimin e nje projekti per ndertim banesash ne kthesen e Kamzes dhe fondet e saj merreshin nga P.S.C. e Malajzise, ku kishte edhe rezidencen. Ajo eshte krijuar si person juridik privat shqiptar dhe eshte regjistruar me vendim te Gjykates se Rrethit Tirane nr.5998, date 29.08.1994.

Marredheniet e furnizimit kane ekzistuar per vitet 1996-1997 dhe nga kontrolli i dokumentacionit perkates edhe nga eksperte te caktuar nga gjykata ka rezultuar se deri ne Mars te vitit 1997 pala e paditur i ka likujduar pales paditese afersisht shumen 500.000 U.S.D. Mbas rakordimit te paleve ne vitin 1998 ka rezultuar qe ana e paditur nuk kishte permbushur ndaj pales paditese detyrimin ne shumen 167.292 U.S.D. e meqenese ky detyrim nuk eshte ekzekutuar vullnetarisht prej pales se paditur, pala paditese i eshte drejtuar gjykates me padi per zgjidhjen e ketij konflikti.

246

Page 247: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne perfundim, gjykata e shkalles se pare ka vendosur detyrimin e shoqerise P.S.C. Albania sh.p.k. per t’i paguar paditesit Shoqerise "Vlore Sider" sh.p.k. shumen prej 47.417.612 leke dhe kamat-vonesat. Gjithashtu e ka detyruar palen e paditur te paguaje kamat-vonesat edhe per periudhen nga 11.05.2000 dhe deri sa vendimi te marre formen e prere, duke patur per baze interesat e Bankes se Kursimeve me afat tre mujor, te percaktuara ne buletinin e kesaj banke.

Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur dhe nder

te tjera pretendon se, midis saj dhe pales paditese nuk ekzistojne marredhenie kontraktore, prandaj nuk ka vend edhe per detyrimin e saj.

Ne kundershtim me sa pretendohet, ne kete drejtim gjykata ka administruar gjithe dokumentacionin e nevojshem dhe me te drejte ka arritur ne konkluzionin se, midis paleve ka patur marredhenie per furnizim e shitje te materialeve te ndertimit. Dokumentacioni eshte firmosur nga perfaqesues te dy paleve dhe jo persona te trete, prandaj hidhet poshte edhe pretendimi tjeter i pales se paditur se, kontrata ka qene me nen/kontraktorin jo te drejteperdrejte te saj, Kompania Kineze "China Nanchang Engeneering Corporation" me seli ne Tirane. Eksperte te caktuar nga gjykata, mbas kontrollit te dokumentacionit kane konkluduar se, pala e paditur nuk ka permbushur ndaj pales paditese detyrimin monetar ne shumen 167.292 U.S.D.

Me gjithe pretendimet e pales se paditur per pasaktesi ne aktin e ekspertimit, kjo prove eshte vleresuar si e sakte nga gjykata, e drejte e saj kjo, mbeshtetur ne nenin 29 te K.Pr.Civile. Pra, lidhur me ekzistencen e detyrimit te pales se paditur ne shumen 167.292 U.S.D., mbas provave te administruara dhe te cmuara prej saj, vendimi i gjykates konsiderohet i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

Por, ndryshe nga detyrimi qe pranon vete gjykata ne monedhe U.S.D. duke bere konvertimin e shumes 167.292 U.S.D., perfundimisht e ka detyruar palen e paditur te shlyeje detyrimin ne 47.417.612 Ieke dhe kamat-vonesat.

Ne rastin konkret, gjykata eshte bazuar ne nenin 440 te K.Civil, qe ben fjale per detyrimet alternative, ne nje kohe qe nuk rezulton qe midis paleve ne marredheniet e tyre te jene percaktuar edhe lloje te tjera te permbushjes se detyrimit, vec atij te realizuar deri ne lindjen e konfliktit.

Nga gjithe dokumentacioni perkates ne 23 fatura, rezulton se i padituri ka permbushur gjithmone detyrimin ne monedhe U.S.D. dhe per pjesen e mbetur nuk rezulton perse ai duhet te pergjigjet duke konvertuar shumen ne vlefte leku.

Edhe ne aktin e ekspertimit mbas perllogaritjeve te bera, ekspertet gjithashtu kane nxjerre detyrimin e pales se paditur ne shumen 167.292 U.S.D. ç'ka tregon gjithashtu se marredheniet e tyre per furnizim e blerje jane llogaritur vetem ne U.S.D.

247

Page 248: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Meqenese detyrimi per te paguar nje shume te caktuar ne njeren apo tjetren monedhe ndikon ne interesat e paleve, per te percaktuar sakte ato, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim, duke patur parasysh ne kete drejtim marredheniet e krijuara nga vete palet per menyren e likujdimit, si dhe dispozitat ligjore qe duhen patur parasysh ne rast konkret te mos ekzekutimit te detyrimit.

Per periudhen nga 11.05.2000 deri sa vendimi te marre forme te prere, gjykata gjthashtu ka detyruar palen e paditur te paguaje kamat-vonasat, duke patur per baze interesat e Bankes se Kursimeve me afat tre mujor, te percaktuar ne buletinin e kesaj banke.Edhe ne kete rast, gjykata nuk arsyeton dhe analizon ku eshte mbeshtetur qe kamatat te llogariten mbi bazen e interesave bankare me afat tre mujor dhe jo me afat tjeter, qendrim ligjor, i cili gjithashtu duhet te percaktohet me qene se lidhet direkt me interesat e paleve dhe zgjidhjen drejt te konfliktit midis tyre.

Mbasi te plotesoje sa me siper, gjykata do te jape nje vendim te drejte dhe te mbeshtetur ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.735, date 14.06.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

kthimin e çeshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.03.2003

248

Page 249: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2555/1127/156 i Regj. ThemeltarNr. 549 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Metush Saraçi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 13.03.2003 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: ATLANDI shpk, me qender ne Bulqize, ne mungese.

I PADITUR: MUDA shpk, me qender ne Peshkopi, ne mungese.

OBJEKTI: Zbatim kontrate,

ne baze te neneve 420, 463, 470 te K.C. dhe 300 te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Diber, me vendimin e saj nr.58, date 01.03.2001 ka vendosur:

Rrezimin e kerkesepadise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.918, date 06.09.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe pranimin e padise.

249

Page 250: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin se: - Gjykata e apelit ka mbajtur nje qendrim subjektiv lidhur me provat;- eshte provuar se detyrimin kontraktor e kam likujduar;- kam kerkuar te merren prova te reja por nuk jane pranuar;- gjykimi eshte zhvilluar ne mungesen time;- kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te

vendimit te gjykates se shkalles se pare;

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe

bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille nuk

mundet te pranohet, per pasoje vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi. Me kerkesepadine objekt gjykimi paditesi ka pretenduar se me te paditurin

kane lidhur nje kontrate furnizimi, ku seicila pale ka marre persiper detyrimet e saj. Ndersa paditesi ka realizuar detyrimin e tij, ana e paditur nuk ka shlyer detyrimin financiar ne shumen prej 568.580 leke. Ne keto rrethana paditesi ka kerkuar gjyqesisht detyrimin e anes se paditur per zbatimin e kontrates.

Gjate gjykimit eshte provuar se paditesi eshte themeluar nga dy ortake dhe konkretisht Zoti Balla dhe Sallaku, nga te cilet i pari eshte drejtor ekzekutiv, dhe i dyti administrator i shoqerise. Ky i fundit ka ngritur edhe padine para gjykates, pasi i ka te gjitha tagrat qe i japin kompetence per nje veprim te tille. Ne keto rrethana me te drejte gjykata e apelit ka rrezuar pretendimin e te paditurit se paditesi nuk ka patur tager perfaqesimi.

Por edhe ne themel, mosmarreveshja eshte zgjidhur drejte. Keshtu eshte provuar se i padituri nepermjet nje deklarate noteriale ka njohur detyrimin e tij ndaj paditesit ne shumen e pretenduar nga ky i fundit. Ky deklarim nuk eshte kontestuar nga i padituri ose te goditej per falsitet, pra kemi te bejme me nje deklarim te sakte, i cili ka sherbyer per gjykaten si prove lidhur me detyrimin e tij ndaj paditesit.

Ne rrethanat e mesiperme ky Kolegj çmon se, vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

250

Page 251: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne nenin 485 § e te K.Pr.C.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.918, date 06.09.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, 13.03.2003

251

Page 252: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2576/1148/163 i Regj. Themeltar.Nr.550 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Metush Saraçi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare Nikoleta Kita Anetare Vladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2576/1148/163 qe i perket:

PADITËS: MAJLINDA FICO, banuese ne Durres,ne mungese

TË PADITUR: IKBALE FICOTOMORR FICOSADIK FICO, banues ne Shtoi i ri, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Pjestim pasurie,

ne baze te nenit 207 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.954, date 16.07.2001 ka vendosur:

Pjestimin ne natyre te nje banese te perbashket.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.547, date 09.10.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

252

Page 253: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs e paditura, e cila me pretendimin se:- Gjykata ka ndare nje banese ne kundershtim me mendimin e eksperteve,

kerkon prishjen e vendimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e ceshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi e bisedoi

ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te

pranohet dhe vendimet e gjykates per zbatim te keq te ligjit (neni 472 paragrafi a te K.Pr.Civile) duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet edhe nje here per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres.

Me padine objekt gjykimi, paditesja ka kerkuar pjestimin e nje banese te ndodhur ne qytetin e Durresit dhe te perbere nga dy dhoma e nje kuzhine, korridor e banje. Me vendim te fazes se pare te pjestimit ky objekt eshte futur ne pjestim dhe paditeses i kane takuar ¼ pjese te tij.

Nga gjykimi eshte provuar se ne kete banese jetojne vec paditeses edhe ish vjehrra e saj, i padituri (ish bashkeshorti) si edhe vellai i ketij te fundit.

Paditesja ka dy femije.Per nje ndarje te drejte dhe te ligjshme te pasurise, gjykata ka degjuar edhe

mendimin e eksperteve, te cilet kane theksuar se apartamenti nuk mundet te ndahet ne natyre ne ¼ dhe ¾ pjese, qe secila pjese te jete funksionale dhe te jene te pavarura nga njera tjetra.

Ky mendim i eksperteve nuk eshte i detyrueshem per gjykaten, por ne baze te nenit 81 paragrafi 2 te K.Pr.Civile, kur gjykata ka mendim te kundert me ekspertin duhet te arsyetoje me hollesi kete mendim. Ne kete drejtim gjykata ka gabuar, pasi ajo nuk analizon mendimin e saj qe eshte i kundert me ate te eksperteve.

Ne rrethanat e mesiperme, vendimi i gjykates duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim prane gjykates se apelit, e cila ne rigjykim duhet te hetoje nevojat perkatese te pjesemarresve ne proces ne vartesi jo vetem te perberjes familjare por edhe te plotesimit te nevojave sociale, gjendjes ekonomike dhe sigurimit te nje banimi te qete. Nese gjykata do te kete mendim te kundert me ate te ekspertit te analizoje faktoret qe shtyjne ne ate qendrim.

Sa siper ajo duhet te orientohet nga permbajtja e nenit 207 te K.Civil.

253

Page 254: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.547, date 09.10.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim Gjykates se Apelit Durres me tjeter perberje te trupit gjykues.

Tirane me 13.03.2003

254

Page 255: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2642/1214/180 i Regj. ThemeltarNr. 551 Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Metush Saraçi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 13.03.2003 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: XHABIR LULKAJ, banues ne Shkoder,perfaqesuar ne gjykim nga Av. Sh. Hasani

I PADITUR: MARK CURRI, banues ne Shtoi i ri, ne mungese;

PERSON I TRETE: KOMUNA RRETHINAVE SHKODER, ne mungese;SEKSIONI I KADASTRES SHKODER, ne mungese;

OBJEKTI:Cenim pronesie

dhe mosperseritje ne te ardhmen, ne baze te Nenit 312, 313 te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.1363, date 22.10.2000 ka vendosur:

Pranimin e padise.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.244, date 28.09.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe rrezimin e padise.

255

Page 256: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se:- gjykata ka shkelur ligjin procedural (Neni 6);- nuk ka nje vleresim te sakte mbi aktin procedural;- i padituri nuk ka dokument pronesie;

Po ashtu edhe i padituri ka paraqitur kunderrekurs, nepermjet te cilit pretendon se gjykata ka vleresuar drejt ligjin dhe provat dhe kerkon lenien ne fuqi te vendimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi

perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te

pranohet dhe vendimet e Gjykates per zbatim te keq te ligjit (neni 472§ a te K.Pr.C.), duhet te prishen dhe çeshtja te dergohet edhe nje here per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Shkoder.

Me padine objekt gjykimi, paditesja ka pretenduar te drejta pronesie mbi nje siperfaqe toke objekt gjykimi, te drejta qe ai i verteton nepermjet aktit te regjistrimit te saj ne kadaster (nr. 51/5, date 05.02.1999). E drejta e tij buron nga vendimi nr.1, date 08.05.1995 i Komisionit te Tokes se Rrethit Shkoder, duke ju referuar vendimit te KM nr.161, date 08.04.1993 si toke e ish pronareve. Mbi bazen e kesaj te drejte, ai pretendon se i padituri e ka cenuar ne pronesine e tij dhe kerkon pushimin e cenimit.

Nga ana tjeter i padituri eshte mbrojtur ne proces duke pretenduar edhe ky te drejta pronesie, qe i kane buruar nga ligja per token (nr.7501, date 19.07.1991) dhe duke paraqitur nje vendim te Komunes Rrethinave Shkoder date 08.04.1999, mbi bazen e se ciles atij i eshte dhene siperfaqja e tokes objekt mosmarreveshje.

Ne rrethanat e mesiperme nga ana e gjykates se apelit eshte kerkuar qe te hetohej lidhur me bazueshmerine ne ligj te akteve te pronesise.

Duke pare pretendimet e pjesemarresve ne proces dhe provat e paraqitura rezulton se akti i pare i pronesise eshte nxjerre nga Komisioni i Tokes se Rrethit ne mbeshtetje te vendimit te KM nr.161, dt.08.04.1993, ndersa per te paditurin nga ana e Komunes se fshatit. Ne dosje ndodhet edhe nje vendim nr.45/1, dt.26.05.1995, ne te cilin theksohet se ky vendim eshte dhene personalisht nga Kryetari i kesaj komune, d.m.th. se procedura ligjore ne nxjerrjen e ketij akti eshte

256

Page 257: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

e dyshimte. Veç kesaj nga konkluzioni i eksperteve te thirrur ne proces eshte provuar se ndermjet te dy siperfaqeve te pretenduara ka mbivendosje.

Pra me te drejte gjykata e apelit ka arritur ne konkluzionin e mesiperm.Ne rigjykim paditesi ka ndryshuar objektin e padise nga pushim cenimi ne

kthim sendi. Por perseri gjykata pa bere ndonje hetim te plote ka arritur ne perfundimin se paditesit duhet ti rrezohet padia. Ne rrethanat kur kemi te bejme me dy akte pronesie, nuk mundet te kerkohet kthimi i sendit, pra gjykata ne kete drejtim ka gabuar. Ajo duhet t’i lejoje palet ne zbatim te parimit te kontradiktorialitetit te provojne pretendimet e tyre mbi aktin e pronesise duke goditur ate akt per te cilin ato provojne se eshte i pavlefshem. Pra detyrimi i gjykates eshte te shohe ligjshmerine e aktit te pretenduar dhe ne rastin konkret duhej te shihte se cili organ kishte te drejten e administrimit te tokes dhe per pasoje cili kishte edhe te drejten e ndarjes se saj. Pronesia mbi nje send mundet te fitohet vetem kur pronari eshte zhveshur prej saj dhe ne baze te akteve te paraqitura nese toka eshte ndare njehere nuk mundet te disponoje nje organ tjeter perseri per ndarjen e saj, pasi pronesia eshte fituar me ndarjen e tokes nga nje person i caktuar.

Keto detyra duhet t’i kete parasysh gjykata ne rigjykimin e çeshtjes.Veç sa siper, gjykata duhet te kerkoje nga i padituri te shprehet lidhur me

kunderpadine e paraqitur dhe te ndodhur ne dosje.Ne rrethanat e mesiperme ky Kolegj çmon se vendimi i gjykates se apelit

duhet te prishet dhe çeshtja t'i dergohet perseri asaj gjykate per shqyrtim, por me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vleresim edhe te nenit 485 § c te

K.Pr.C.V E N D O S I

Prishjen e vendimin nr.244, date 28.09.2001 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim Gjykates se Apelit Shkoder me tjeter perberje te trupit gjykues.

Tirane 13.03.2003

257

Page 258: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2541/1113/152 i Regj. ThemeltarNr. 552 i Vendimit

VENDIMNE EMER TE REPUBLIKES

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Metush Saraçi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 13.3.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.2541/1113/152 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : ANDREA GJOKRUSHI, perfaqesuar nga av.S.Dosti.

I PADITUR : BASHKIA TIRANE, ne mungese.PERSON I TRETË: NEXHAT TARTARI

LEJLA TARTARIMIMOZA TARTARIPLATOR TARTARIVLADIMIR TARTARIKRESHNIK TARTARIDIDI TARTARIANITA TARTARIARTAN TARTARIILIR TARTARIKUDRETE TARTARI, ne mungese

258

Page 259: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

OBJEKTI I PADISË:Anullim i aktit administrativ

nr.6766 prot., date 2.8.1993 te te paditurit.Baza Ligjore: Ligji nr.7514, date 30.09.1991

udhezimi nr.16, date 8.8.1992.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2133, date 27.6.2000, ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr.811, date 29.6.2001, ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit nr.2133, date 27.6.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe pranimin e padise.Anullimin e aktit administrativ nr.6766, date 2.8.1993 te Bashkise Tirane, Seksioni i Finances.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile kane ushtruar rekurs i padituri Bashkia Tirane dhe personat e trete Nexhat Tartari etj., te cilet kerkojne prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Arsyetimi i Gjykates se Apelit Tirane se akti objekt gjykimi ka dale 2 muaj pasi kishte dale ligji nr.7698, date 15.4.1993 dhe qe sipas tij prona duhej te kthehej nga K.K.K.Pronave dhe jo nga seksioni i financave, eshte i gabuar pasi ligji 7514 ka pesuar ndryshime me ligjin nr.7660, date 14.1.1993 dhe nr.7719, date 8.6.1993 gje qe tregon se nuk ka qene abroguar si ligj.

- Ekziston nje vendim gjyqesor nr.4706 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, i lene ne fuqi nga gjykatat me te larta, ku jemi ligjeruar si pronar dhe kane detyruar palen paditese te lidhi qirane e baneses.

- Akti administrativ nr.6766 date 02.08.1993, objekt gjykimi, goditet nga pala paditese pas 7 vjetesh, pra eshte parashkruar dhe megjithate gjykatat vazhdojne dhe zgjidhin themelin e ceshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te

Gjykates se Apelit Tirane, dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

259

Page 260: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.811, date 29.6.2001, me te cilin eshte

vendosur ndryshimi i vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe pranimi i padise, eshte i pabazuar ne ligj.

Nga aktet ka rezultuar e provuar si me poshte :Personat e trete jane trashegimtare te te ndjerit Rifat Tartari, i denuar per

krime politike ne vitin 1944 dhe liruar ne vitin 1949. Ne zbatim te ligjit nr.7514, date 30.09.1991 dhe te udhezimit nr.16, date 8.8.1992 “Per kthimin dhe kompensimin e pasurive te konfiskuara ish te perndjekurve dhe te denuarve politike qe kane fituar pafajesine”, Seksioni i Finances prane Bashkise Tirane, me shkresen nr.6766, date 2.8.1993 ka vendosur t’i kthehet e drejta e pronesise z.Rifat Tartari te nje shtepie dy kateshe e perbere prej 6 dhoma, dy korridore, nje banjo komplet, nje kuzhine, nje pus dhe nje WC. Ne kete shkrese urdherohet qe kthimi te behet menjehere duke u ç’regjistruar si prone shteterore.

Rezulton nga aktet qe kjo prone te jete konfiskuar ne vitin 1947 duke kaluar ne pronesi te shtetit. Ne vitin 1952, me autorizim te leshuar nga organi kompetent shteteror, paditesi eshte lejuar te banoje ne nje prej ambjenteve te kesaj banese ne pozitat e qiramarresit ndaj shtetit.

Duke pretenduar se kthimi i kesaj banese eshte bere ne kundershtim me ligjin, me padine ne gjykim kerkohet anullimi i ketij akti. Shkaqet e paligjshmerise sipas padise konsistojne ne mungesen e akteve zyrtare me fuqi te plote provuese qe te provojne bazen ligjore mbi te cilen figuron prona ne fjale ne favor te personave te trete si dhe faktin se ish pronari te jete deklaruar apo t’i jete njohur pafajesia. Gjithashtu pretendohet se vendndodhja e prones eshte e gabuar dhe per me teper ne te jane bere investime te ndryshme, te cilat ia kane rritur vleren sendit.

Pasi ka shqyrtuar çeshtjen, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ka vendosur rrezimin e padise, me arsyetimin se akti objekt gjykimi eshte ne perputhje me ligjin, ndryshimet e bera ne ndertese jane shume te vogla rreth 7,9% si dhe padia eshte e parashkruar.

Gjykata e Apelit Tirane, ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e paditesit dhe ne perfundim ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe pranimin e padise duke anulluar aktin administrativ nr.6766, date 2.8.1993 te Bashkise Tirane, Seksioni i Finances, me arsyetimin se organi qe ka kthyer pronen nuk e ka patur kete te drejte, pasi ne baze te ligjit nr.7698, date 15.4.1993 dhe UKM nr.3 date 31.6.1993, qe kishin hyre ne fuqi ne kohen e nxjerrjes se aktit objekt gjykimi, kjo e drejte i ka pase kaluar K.K.K.Pronave.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

260

Page 261: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ka rezultuar se akti administrativ per kthimin e prones eshte nxjerre nga Seksioni i Finances prane Bashkise Tirane, ne daten 2.8.1993 dhe ka dale ne mbeshtetje te ligjit nr.7514, date 30.09.1991, i cili ka pesuar ndryshime me ligjin nr.7660, date 14.1.1993 dhe ligjin nr.7772, date 7.12.1993 (pra pas daljes se ligjit nr.7698 date 15.4.1993).

Arsyetimin e gjykates se apelit se me miratimin dhe hyrjen ne fuqi te ligjit nr.7698 date 15.4.1993, te drejten per njohjen dhe me tej kompensimin apo kthimin ne natyre te prones e ka patur Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Kolegji Civil i Gjykates se Larte e gjen te pabazuar ne ligj. Ne thelb, ky arsyetim le pa veprim ligjin nr.7514, date 30.9.1991 “ Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike” dhe ndryshimet e bera ne te.

Keshtu, eshte e vertete se neni 29 i ligjit nr.7698, date 15.4.1993, ben nje shfuqizim te heshtur ne raport me dispozitat e meparshme ligjore qe vijne ne kundershtim me te. Por, nga permbajtja e dispozitave te ligjit nr.7514, date 30.09.1991, ndryshuar me ligjin nr.7660, date 14.1.1993 dhe ligjin nr. 7772, date 7.12.1993, ne raport me ato te ligjit nr.7698, date 15.4.1993 konstatohet se nuk kemi te bejme me dispozita qe vijne ne kundershtim me njera tjetren, apo te ndodhemi para rastit qe ligji i ri rregullon teresisht ndryshe nje raport juridik (lex posterior derogat priori).

Nje qendrim i tille eshte mbajtur edhe nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne vendimin unifikues nr.24, date 13.3.2002. Sipas ketij vendimi : “… ligji nr.7514, date 30.9.1991 “Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te perndjekurve politike”dhe ligji nr.7698, dt.15.04.1993, “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve”, nuk jane menyra te reja te fitimit te pronesise, por korigjim i padrejtesise se bere, dhe … ristabilizojne ligjshmerine dhe drejtesine;…nepermjet ketyre akteve normative u njihet e drejta e pronesise ish pronareve, ose trashegimtareve te tyre, dhe u percaktuan modalitetet per gezimin efektiv te saj;…ligji per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike, ka nje preambul ku shpjegohet qellimi dhe "ekspozohen motivet" e ligjvenesit; …Nder te tjera, ne nenin 5, ligji ka parashikuar te drejten e kthimit ose kompensimin e pasurive te konfiskuara. Nga ana tjeter, edhe ne ligjin nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve", neni 1, nga i cili rezulton thelbi i ligjit, percaktohet se: "Ky ligj u njeh ish pronareve apo trashegimtareve te tyre, te drejten e pronesise per pronat e shtetezuara, te shpronesuara apo te konfiskuara sipas akteve ligjore ose te marra pa te drejte nga shteti me cdo menyre tjeter dhe percakton menyrat dhe masat per kthimin dhe kompensimin e tyre…”.

261

Page 262: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nga citimi i ketij vendimi del e qarte se ligji nr.7514 trajton vetem pronat e konfiskuara, ndersa ligji nr.7798 trajton nje kuader me te gjere te shpronesimit te ish pronarit, si ato me motive politike ose jo dhe nuk vijne ne kundershtim me njera tjetren. Ne kete kuptim, akti administrativ nxjerre nga Seksioni i Finances prane Bashkise Tirane, qe ka njohur dhe kthyer ne natyre pronen e ish pronarit, trashegimlenesi i personave te trete ne gjykim, eshte i bazuar ne ligj dhe eshte nxjerre nga organi kompetent shteteror, brenda dhe ne perputhje me kompetencat e tij.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, e gjen te bazuar vendimin e gjykates se shkalles se pare, qe ka rrezuar dhe pretendimet e tjera te paditesit qe lidhen me vendndodhjen e prones, apo me pranine e investimeve te ndryshme te bera ne objekt nga paditesi qe kane çuar ne rritjen e vleres se sendit. Keto pretendime, ne perputhje me dispozitat e K.Pr.C. nenet 6, 12 dhe 16 qe kane te bejne me percaktimin e barres se proves, detyrimin e gjykates per te shqyrtuar dhe shprehur mbi gjithçka qe kerkohet dhe per te bere nje cilesim te sakte te fakteve, i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor dhe ne perfundim jane gjendur te pabazuara ne prova.

Sa me siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Shkalles se pare Tirane.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “b” te K.Pr.C.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.811, date 29.6.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

lenien ne fuqi te vendimit nr.2133, date 27.6.2000 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Tirane, me 13.3.2003

262

Page 263: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2581/1153/164 i Regj. ThemeltarNr.553 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Metush Saraçi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 13.03.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.2581/1153/164 akti, qe u perket paleve :

PADITËS I KUNDËRPADITUR : SH.P.K. “UNGALB”, perfaqesuarnga av. A. Haxhia.

I PADITUR KUNDËRPADITËS : SH.P.K. “ANDREY ALBANIA”,sot SH.P.K. “CONSULTING &SERVICES”, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË :Zgjidhje e kontrates se shitjes date 5.2.1997

dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.Baza Ligjore :Nenet 602, 640

dhe 741 e vijues te Kodit Civil.OBJEKTI I KUNDËRPADISË :

Detyrimi i te kundrapaditurit te permbushe ne favor te kundrapaditesit pjesen e mbetur te cmimit te shitjes

sipas kontrates se mesiperme, ne shumen prej 72.469 USD.Baza Ligjore : Nenet 710, 711, 712,

730-733 dhe 743 te Kodit Civil.

263

Page 264: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2061, date 22.6.2000, ka vendosur:

Pranimin e padise. Zgjidhjen e kontrates, kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.Rrezimin e kundrapadise.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e perfaqesueses se te paditurit kundrapadites, me vendimin nr.249, date 1.3.2001, ka vendosur :

Mospranimin e ankimit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs perfaqesuesja e te paditurit kundrapadites sh.p.k. “CONSULTING & SERVICE”, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Me prokuren e dates 1.10.1997 personi i autorizuar per perfaqesimin e shoqerise, ka tagrin ta perfaqesoje kete shoqeri ne te gjitha shkallet e gjykimit, ç’ka nenkupton edhe paraqitjen e ankimit nese behet fjale per gjykimin ne shkalle te dyte ne çfaredo cilesie.

- Ne vijim te kesaj prokure, eshte emeruar edhe personi i cili ka nenshkruar ankimin e paraqitur ne apel.

- Gjykata e apelit ka zbatuar keq nenin 453 te K.Pr.Civile, qe percakton se ankimi duhet te nenshkruhet nga pala, avokati ose perfaqesuesi me prokure.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, av.A.Haxhia, qe kerkoi lenien ne fuqi

te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane,dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.249, date 1.3.2001, me te cilin eshte

vendosur mospranimi i ankimit kunder vendimit nr.2061, dt.22.6.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Nga aktet ka rezultuar e provuar se ne vitin 1997, mes paleve ne gjykim eshte lidhur nje kontrate shitje, duke percaktuar detyrimet per secilen pale. Duke pretenduar mospermbushje thelbesore te detyrimeve nga i padituri, me padine ne gjykim eshte kerkuar zgjidhja e kontrates dhe kthimi i paleve ne gjendjen fillestare. Ne gjykim prej te paditurit, mbi te njejtat shkaqe mbi te cilat eshte ngritur padia,

264

Page 265: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

eshte paraqitur kundrapadi duke kerkuar detyrimin e te kundrapaditurit te permbushe pjesen e detyrimit te pa ekzekutuar.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, ka vendosur pranimin e padise duke zgjidhur kontraten dhe urdheruar kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme dhe rrezimin e kundrapadise.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur ankim pala e paditur kundrapaditese. Gjykata e Apelit Tirane, ka vendosur mospranimin e ankimit duke arsyetuar se nga prokurat e ndodhura ne dosje nuk rezulton qe perfaqesueses qe ka nenshkruar ankimin t’i kete kaluar nje e drejte e tille.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit eshte rezultat i zbatimit te drejte te ligjit.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se prej administratores se te paditurit, sh.p.k. “CONSULTING & SERVICE”, Maria Magdalena Pugliese, ne daten 1.10.1997, eshte leshuar para noterit nje prokure duke autorizuar avokatet Genc Boga dhe Adrian Dvorani qe ta perfaqesojne se bashku, veç e veç ose nepermjet personave te ngarkuar prej tyre, ne te gjitha shkallet e gjykimit, ne çeshtjes penale dhe civile lidhur me kete shoqeri, ne çfaredo cilesie qe ajo merr pjese. Ne dosje jane administruar disa nenprokura nepermjet te cilave, av. Genc Boga, me cilesine e perfaqesuesit te sh.p.k. “CONSULTING & SERVICE”, ne baze te prokures se dates 1.10.1997, emeron nenperfaqesues te tjere, mes te cileve edhe avokaten Renata Leka, qe ka nenshkruar ankimin. Nderkohe rezulton se ne daten 22.10.1999, kur çeshtja ka qene ne shqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, administratorja e vetme e sh.p.k. “CONSULTING & SERVICE”, (e njohur edhe si sh.p.k. “Andrey Albania”) Maria Magdalena Pugliese, ka leshuar para noterit prokure duke autorizuar avokatin Maks Ostreni ta perfaqesoje ne konfliktin civil qe ka me sh.p.k. “Unigal” ku e perfaqesuara eshte e paditur kundrapaditese.

Rezulton se ankimi kunder vendimit eshte nenshkruar ne emer te te paditurit kundrapadites prej nenperfaqesueses, avokates Renata Leka, tagret e se ciles kane rrjedhur nga prokura e dates 1.10.1997, nderkohe qe siç u permend me lart, ky akt perfaqesimi ka qene revokuar me hartimin e prokures se dates 22.10.1999.

Ne te tilla rrethana, rezulton se ankimi ne emer te te paditurit kundrapadites, ne kundershtim me nenin 453 te K.Pr.Civile, eshte nenshkruar nga nje person i papajisur me nje tager te tille prej pales.

Sa me siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te mbetet i pacenuar.

265

Page 266: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “a” te K.Pr.C.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.249, date 1.3.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 13.3.2003

266

Page 267: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2544/1116/155 i Regj. Themeltar.Nr. 554 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Metush Saraçi AnetarNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare

ne daten 13.03.2003, mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore ceshtjen civile me nr.25441116/155 akti qe u perket paleve:

PADITËS: DYLBERE LLESHI,IBRAHIM BALLVORA, IKBALE GURABARDHI, EQEREM BALLVORA, QERIME BASHARI, SANIJE VAQARRI,FATMIRA BALLVORA, perfaqesuar nga av. Meksi Martiro.

TË PADITUR: BASHKIM MUZHAQIPRANVERA THACISHPRESA MUZHAQI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurve Bashkim e Shpresa Muzhaqi te lirojne truallin.

Detyrimin e tyre te shperblejne demin e shkaktuar.Detyrimin e Pranvera Thacit te lidhe

kontraten e qirase me paditesit.

267

Page 268: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Baza Ligjore: Nenet 296, 303 e 608 te K.Civildhe 185 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin nr.5353, date 21.10.1997 ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise.Detyrimin e te paditurit Bashkim Muzhaqi, te pushoje cenimin ne pronesine e paditesave, duke liruar truallin e zene prej tij me ndertime pa leje, si dhe detyrimin e tij te paguaje ne favor te paditesave shumen 171.600 leke te reja.Detyrimin e te paditures Pranvera Thaci, te lidhe kontraten e qirase me paditesat sipas ligjit ne fuqi.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e pales se paditur, me vendimin nr.848, date 12.05.1998 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.5353, date 21.10.1997 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pushimin e gjykimit.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.643, date 14.05.1999 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.848, date 12.05.1998 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.93, date date 03.02.2000 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.5353, date 21.10.1997 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.3073, date 11.10.2000 ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise.Detyrimin e te paditurve Bashkim e Shpresa Muzhaqi, t’u lirojne dhe dorezojne paditesave truallin prej 67,6 m2 ndodhur ne rrugen e "Barrikadave" nr. 50 me ndertim pa leje.Detyrimin e te paditurve Bashkim e Shpresa Muzhaqi, t’u paguajne paditesave demin e shkaktuar ne masen 171.6000 leke.Detyrimin e te paditures Pranvera Thaci, te lidhe kontraten e qirase me paditesat per ambientet e banimit ne rrugen e "Barrikadave" nr.150 ku ajo banon.

268

Page 269: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane mbi ankimin e pales se paditur me vendimin nr.634, date, 24.05.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.3073, date 11.10.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile ka paraqitur rekurs pala e paditur, Bashkim Muzhaqi, i cili kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe;

- Gjyqtari Seit Xhoxhaj, ka marre pjese ne trup gjykues nderkohe qe ka gjykuar nje ceshtje me te njejtin objekt dhe te njejtat pale.

- Gjykimi per perjashtimin e trupit gjykues eshte bere ne mungese dhe jo ne daten e caktuar.

- Paditesat ngaterrojne nje shtepine objekt konflikti me nje shtepi qe ato kane shitur prej kohesh. Kjo shtepi nuk ka qene dhe nuk eshte prone e paditesave.

- Shtepia objekt konflikti si do qe te jete eshte perdorur nga gruaja ime prej 30 vjetesh. Ne kuptim te nenit 169 te K.Civil, paditesave ju eshte parashkruar cdo pretendim pronesie.

- Ne kemi qene ne mirebesim ne ndertimin e ri, paditesit me kane dhene miratim per kete ndertim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese

Av. Meksi Mertiro, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.634, date 24.05.2001 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i bazuar

ne ligj, dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Nga gjykimi ka rezultuar e provuar se, paditesat kane patur ne pronesi dy

banesa ne Rrugen e “Barikadave “ Tirane. Njera banese ka qene nje kateshe me dy dhoma e nje guzhine dhe anekse te tjera, ndersa banesa tjeter eshte dy kateshe, me dhome e guzhine ne katin e pare dhe kater dhoma e dy guzhina e tjera anekse ne katin e dyte .

Ne banesen dy kateshe, banon e paditura Pranvera Thaçi, pa kontrate qeraje, ne banesen nje kateshe kane banuar te paditurit Bashkim e Shpresa Muzhaqi.

Te paditurit Bashkim e Shpesa Muzhaqi, kane prishur banesen ekzistuese nje kateshe dhe kane filluar te ndertojne banese te re. Me vendimin nr.3031, date 23.06.1997 te Gjykates se Rrethit Tirane, eshte vertetuar fakti juridik per ndertimin

269

Page 270: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

nga te paditurit Muzhaqi, te nje shtepie nje kateshe me dy dhoma e nje guzhine e vjeksa tjera.

Ne keto rrethana, me te drejte gjykata e apelit, ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, me te cilin eshte pranuar padia e paditesve, duke detyruar te paditurit Bashkim e Shpresa Muzhaqi, tu lirojne e dorezojne paditesave truallin prej 67 m2, ndodhur ne rrugen e ”Barikadave”nr.150, ndertim pa leje ,si dhe detyrimin t'u paguajne demin e shkaktuar, ne masen 171.600 leke. Detyrimin e te paditures Pranevera Thaci, te lidhe me paditesat kontraten e qerase, per ambientet e banimit ne rrugen e “Barikadave" nr.150 ku ajo banon.

Ndryshe nga sa ç’parashtrohet ne rekurs, Kolegji Civil vlereson te drejte, konkluzionin e gjykates se shkalles pare dhe te apelit, ne lidhje me zgjidhjen e mosmarreveshjes.

Paditesat me padine objekt gjykimi, kane paraqitur tre kerkime, kerkim sendi, shperblim demi dhe detyrim per lidhje te kontrates se qerase.

Se pari, pranimi i kerkeses per kerkim sendi, lirimit dhe dorezimit te truallit ku, paditesit kane patur shtepine nje kateshe e cila eshte prishur nga te paditurit Bashkim e Shpresa Muzhaqi, te cilet bejne ndertim pa leje, eshte i drejte dhe konform me nenin 296 te K.Civil .

Sipas nenit 296 te K.Civil, "Pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtes …"

Sic del nga dispozita e siperme e ligjes, padia e rivendikimit synon qe, pronarit t’i kthehet sendi i tij, i cili i eshte hequr nga posedimi, ndodhet ne posedimin e paligjshem te nje personi tjeter. Gjykata me te drejte, pasi ka analizuar provat qe vertetojne pronesine e pales paditese mbi sendin e rivendikuar, padi qe eshte kundershtuar nga pala e paditur, ka detyruar te paditurit t’i kthejne paditesave sendin ne natyre, duke plotesuar kerkesat e kesaj padie.

Se dyti, i drejte eshte vendimi i gjykates, qe ka pranuar kerkesen e pales paditese, per shperblimin e demit te shkaktuar nga te paditurit Bashkim e Shpresa Muzhaqi, ne pasurine e tyre konform nenit 608 te K.Civil. Gjate gjykimit eshte provuar se, te paditurit kane prishur shtepine e vjeter nje kateshe, prone e pales paditese dhe ne menyre te paligjshme, (pa leje ndertimi) ne vend te saj kane filluar ndertim te ri. Vleresimi i demit te shtepise se prishur, eshte bere konform rregullave ligjore, nenet 224/a e vijues te K.Pr.Civile, me eksperte specialiste te fushes se ndertimit.

Se treti, i drejte eshte vendimi i gjykates edhe persa i perket pranimit te kerkeses, per detyrimin e te paditures Pranvera Thaci, per lidhjen e kontrates se qerase per ambientet e banimit, qe ajo perdor konform me nenet 801 e vijues te K.Civil.

270

Page 271: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne rekurs eshte pretenduar, per shkelje te ligjes procedurale , lidhur me perberjen e trupit gjykues ne gjykaten e apelit .

Sipas pales, njeri nga gjyqtaret e ceshtjes ka marre pjese ne trupin gjykues, qe shqyrtonte kerkesen per perjashtimin e trupit gjykues.

Ky pretendim nuk eshte i bazuar ne ligj, sepse njeri nga gjyqtaret qe ka marre pjese ne trupin gjykues ne gjykimin e ceshtjes, eshte e vertete qe ka marre pjese ne trup gjykues ne ceshtjen me objekt perjashtim gjyqtari po te kesaj ceshtje, por nuk ka marre pjese ne gjykimin e ceshtjes ne themel, çfare nuk ben pengese ligjore nga ato te parashikuara ne nenin 72 te K.Pr.Civile.

Gjithashtu te pa mbeshtetur jane, pretendimet e ngritura ne rekurs ne lidhje me zgjidhjen e ceshtjes ne themel, te cilave drejte u eshte dhene pergjigje ne vendimin e gjykates se apelit.

Sa siper del se, shkaqet e parashtruara ne rekurs, nuk jane nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, qe mund te ushtrohet rekurs ne Gjykaten e Larte.

Nga analiza e siperme, Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.634, date 24.05.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 13.03.2003

271

Page 272: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2626/1198/176 i Regj. Themeltar.Nr. 555 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Metush Saraci KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2626/1198/176 qe i perket:

PADITËS: LEONARD KOSTA, perfaqesuar nga avokat Astrit Orhanasi.E PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E

DOGANAVE, perfaqesuar nga avokati i Shtetit Delo Isufi.

OBJEKTI I PADISËKundershtim i vendimit nr.4338, date 14.07.1998

te anes se paditur dhe pavlefshmeria e ketij vendimi.

Baza ligjore: Kodi Doganor ligji nr.8449, date 27.01.1999.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.4034, date 18.12.2000 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.Anullimin e vendimit te anes paditur nr. 4338, date 14.07.1998, vetem persa i perket shoqerise “OPTIMA”.

272

Page 273: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e pales se paditur, me vendimin nr.938, date 11.09.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.4034, date 18.12.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Kerkese padia eshte jashte afatit ligjor te parashikuar ne nenin 328 te K.Pr.Civile.

- Shkresa nr.4338, date 14.07.1998 nuk i eshte drejtuar pales paditese dhe nuk eshte vendim i marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ne kuptim te aktit administrativ.

- Me anullimin e shkreses gjykata ka marre persiper te beje klasifikim te tarifave doganore te mallrave te importuara nga pala paditese, nderkohe qe kjo eshte ekskluzivitet i autoriteteve doganore.

- Deklarata spanjolle nuk eshte marre sipas ligjit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese

A.Orhanasi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve, ate te pales se paditur qe kerkoi prishjen e dy vendimeve e si shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet e Gjykates se Apelit dhe Gjykates se shkalles se pare Tirane jane

marre ne zbatim te keq te ligjit, si te tille duhen prishur.Paditesi Leonard Kosta si person fizik, ka ngritur nje padi me objekt

kundershtim vendimi te anes se paditur, (Drejtorise se Pergjithshme te Doganave) nr.4338, date 14.07.1998. Pala kundershton, nje akt administrativ qe pretendon se ka detyruar te paguaje shoqerine tregtare “Optima” shpk takse doganore qe rrjedh nga nje klasifikim i gabuar i tarifave doganore per mallin e importuar nga shoqeria. Kjo pagese e detyruar, sipas paditesit eshte ne kundershtim me Kodin Doganor dhe cenon interesat e shoqerise “Optima”, ne te cilen paditesi ushtron aktivitet tregtare.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin e saj nr.4034, date 18.12.2000 ka vendosur anullimin e vendimit te anes paditur nr.4338, date 14.07.1998, vetem persa i perket shoqerise “Optima”. Vendimi i siperm eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.

273

Page 274: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykatat ne rastin konkret duhej te zbatonin nenin 468 te K.Pr.Civile duke e trajtuar rastin si nje padi qe nuk mund te ngrihej dhe jo te gjykonin ne themel ceshtjen.

Sipas nenit 2 te K.Pr.Civile, vetem palet mund te vene ne levizje gjykaten per fillimin e nje procesi gjyqesor. Siç edhe kane pranuar gjykatat pala qe ka pretenduar se i jane shkelur interesat, eshte shoqeria tregtare “Optima” si person juridik dhe jo paditesi Leonard Kosta si person fizik, i cili ka ngritur padine.

Ne rrethana te tilla, eshte pala qe pretendon nje te drejte qe konform nenit 1 te Kodit te Procedures Civile ve ne levizje gjykaten per fillimin e procesit gjyqesor dhe ka detyrimin sipas nenit 8, 12 te K. Pr.Civile te paraqese faktet, mbi te cilat mbeshtet pretendimin. Sa siper, nuk eshte zbatuar nga gjykata, e cila megjithese konstaton se padia eshte ngritur nga nje person fizik, i cili pavaresisht nga marredheniet qe mund te kete me shoqerine, nuk ka provuar te kete marredhenie juridike perfaqesimi, qe i lejon atij te paraqitet si perfaqesues i shoqerise “Optima”, pasi si person fizik ai nuk mund te mbroje ne gjykate interesat e shoqerise.

Se dyti nga gjykatat eshte anulluar vendimi i anes paditur nr.4338, date 14.07.1998, persa i perket shoqerise “Optima”. Nga gjykimi sic edhe analizojne vete gjykatat nga Dega e Doganes, ne emer te shoqerise “Optima”, nuk eshte nxjerre nje akt administrativ ne nje nga format qe parashikon Kodi Doganor, i cili te permbaje detyrime konkrete per shoqerine “Optima”, akt i cili mund te ankimohet nga subjekti ne rruge administrative dhe gjyqesore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.938, date 11.09.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

vendimit nr.4034, date 18.12.2000 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 13.03.2003

274

Page 275: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2640/1212/179 i Regj. ThemeltarNr. 556 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Metush Saraçi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 14.3.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.26401212/179 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : SHOQERIA “VRANISHTI” SH.P.K. perfaqesuar nga ortaku administrator Agron Haxhiraj, perfaqesuar nga av. Fatmir Braka.

I PADITUR: DREJTORIA E DOGANAVE-DEGA VLORE, perfaqesuar nga Av. i Avokatures se Shtetit Delo Isufi.

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizim akti administrativ

nr.23/1, date 5.3.2000 te Drejtorise se Doganave.Baza Ligjore : Nenet 324 dhe 325 te K.Pr.Civile,

neni 90 i Kodit Doganor te RSH.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr.40, date 12.1.2001, ka vendosur:

Te pranoje pjeserisht padine duke anulluar pjeserisht aktin administrativ nr.23/1, date 5.3.2000 te Deges se Doganes Vlore, piken

275

Page 276: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

3 te tij, gjoben e vendosur per trefishin e detyrimit doganor ne shumen 21.302.088 leke, e cila duhet t’i kthehet paditesit.Te rrezoje padine e paditesit pjeserisht per anullimin e aktit administrativ nr.23/1, date 5.3.2000 te Deges se Doganes Vlore, piken 2 te tij, detyrimin doganor te vendosur 7.100.696 leke e cila mbetet ne favor te shtetit.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.216, date 17.4.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.40, date 12.1.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Dega e Doganes Vlore, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet gjyqesore jane te pabazuara ne prova dhe ne ligj.- Kerkesa e paditesit ka qene per kontroll dhe jo per korrigjim te dhenash.

Si e tille ajo rregullohet nga neni 67 i Kodit Doganor, nen i cili e le kerkesen ne çmuarjen e autoritetit doganor dhe mospranimi i saj nuk perben shkelje.

- Edhe po te pranohet e kunderta, u provua ne gjykim se ka patur te dhena per parregullsi nga ky subjekt. Ne baze te nenit 90/II germa “b” e Kodit Doganor, kerkesa nuk mund te pranohej ne nje rrethane te tille.

- Pretendimet e paditesit mbi mos dijenine per sasine e mallit jane te pabazuara. Deklarata doganore ka qene e plote dhe dokumentacioni mbulonte vetem kete sasi te deklaruar. Veç kesaj, kushti i levrimit te mallit EX WORKS perjashton kategorikisht pa dijenine.

- Gjykatat kane zbatuar gabim dispozitat e Kodit Doganor, nenet 90 dhe 261/2 te tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e

paditesit Av. Fatmir Braka, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, Av. e Shtetit Delo Isufi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e padise se paditesit dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

276

Page 277: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.216, date 17.4.2001, me te cilin eshte vendosur lenia ne fuqi te vendimit nr.40, date 12.1.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore, qe ka pranuar pjeserisht padine, nuk eshte i mbeshtetur ne ligj.

Paditesi eshte shoqeri tregetare e organizuar ne formen e sh.p.k. dhe ushtron aktivitet tregtar, nder te tjera dhe ne fushen e importit te mallrave ushqimore. Ne daten 23.2.2000 ne adrese te saj, ne portin e Vlores, ka mberritur anija e transportit “Rubin” me ngarkese me artikullin “Birre Bavaria”. Prej te autorizuarit te paditesit, Aleks Shkurti, eshte plotesuar deklarata doganore per mallin e importuar, ne te cilen eshte deklaruar si sasi malli 953 paleta birre. Po ne kete date, ky perfaqesues, me kerkese me shkrim, i ka kerkuar Deges se Doganes Vlore, te beje nje kontroll te plote per ngarkesen, pasi ne ngarkim ai (perfaqesuesi) nuk ka qene. Nga kontrolli i ushtruar, autoritetet doganore kane konstatuar nje sasi prej 180 paletash birre me teper nga ajo qe eshte deklaruar ne deklaraten doganore.

I padituri e ka konsideruar kete veprim si kundravajtje administrative, ne shkelje te dispozitave doganore dhe konkretisht te nenit 261 te Kodit Doganor ku thuhet : “ Pa rene ndesh me dispozitat mbi kondrabanden, perben kundravajtje administrative doganore deklarimi i nje cilesie, sasie, vlere ose origjine te ndryshme nga ajo qe konstatojne autoritetet doganore, ne castin kur deklaruesi paraqet deklaraten per vendosjen e mallrave ne qarkullim te lire…”. Per kete shkak me baze te paragrafit te dyte te ketij neni, me vendimin nr.23/1, date 5.3.2000, i padituri ka gjobitur paditesin ne shumen trefishi i detyrimit doganor per sasine e padeklaruar te mallit. Me vendimin nr.23, date 5.3.2000, per te njejten shkelje, ne baze te nenit 257/II te Kodit Doganor, eshte gjobitur edhe kapiteni i anijes me 10.000 leke per cdo palete birre te pa deklaruar.

Duke mos qene dakort me kete vendim, paditesi ka kerkuar shfuqizimin e ketij akti ne organin me te larte, i cili me vendimin nr.2058 protokolli, date 28.3.2000 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te ankimuar.

Ne te tilla rrethana, paditesi i eshte drejtuar gjykates me padine ne gjykim. Si shkak per kundershtimin e ketij vendimi argumentohet se veprimet e paditesit kane qene ne perputhje me dispozitat e Kodit Doganor, konkretisht me nenin 90 te ketij Kodi, dispozite qe lejon deklaruesin te korrigjoje te dhenat e deklarates por, veprimet e te paditurit jane ne kundershtim me kete dispozite.

Nga ana tjeter, prapesimet e te paditurit konsistojne ne faktin se kerkesa me shkrim e perfaqesuesit te paditesit nuk eshte kerkese per korrigjim te deklarates, sic kerkon neni 90, por eshte kerkese per kontroll te ngarkeses e cila eshte bere pas plotesimit dhe dorezimit te deklarates doganore duke i dhene mallit edhe destinacionin doganor-hedhjen e tij per qarkullim te lire; prapesohet njekohesisht se edhe po te merret i mireqene pretendimi i paditesit, neni 90 i Kodit Doganor,

277

Page 278: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

kerkesen e operatorit ekonomik, nuk e trajton si nje detyrim ligjor te autoritetit doganor, por si nje mundesi qe keto autoritete mund t’i japin ketij te fundit.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, pas shqyrtimit te çeshtjes ka vendosur anullimin pjeserisht te aktit administrativ nr.23/1, date 5.3.2000 te Deges se Doganes Vlore, piken 3 te tij, gjoben e vendosur per trefishin e detyrimit doganor ne shumen 21.302.088 leke, e cila duhet t’i kthehet paditesit me arsyetimin se paditesi nuk ka synuar shmangien e mallit nga kontrolli, shkelje kjo e parashikuar nga neni 256 pika 3 e Kodit Doganor; ai nuk ka kerkuar rideklarim te mallit, por korigjim te sasise dhe i padituri nuk ka patur asnje pengese nga ato te parashikuara ne pikat a, b dhe c te nenit 90 per te mos e pranuar kete kerkese.

Mbi ankimin e te paditurit, gjykata e apelit, pasi ka shqyrtuar ceshtjen, ka vendosur lenien ne fuqi te ketij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se nga ana e gjykates se apelit nuk eshte respektuar ligji, gje qe duke iu referuar nenit 472 germa “a” te K.Pr.Civile, e ben vendimin e saj te cenueshem.

Sipas nenit 14 te K.Pr.Civile , “…gjykata ka per detyre te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin”, nderkohe qe vendimi i gjykates se apelit, ndryshe nga sa kerkohet ne kete dispozite, nuk eshte rrjedhoje e nje hetimi te plote dhe te gjithanshem. Keshtu, prej gjykates se apelit, kerkesa e dates 23.2.2000 e bere nga perfaqesuesi i subjektit, eshte trajtuar si kerkese per korrigjim te deklarates doganore. Nje percaktim i tille, gjendet i pabazuar ne raport me tekstin e kesaj kerkese, ku thuhet: “… i kerkoj kesaj dege te doganes te beje nje kontroll te plote per ngarkesen…” dhe permbajtjen e nenit 90 te Kodit Doganor. Sipas kesaj dispozite “… me kerkesen e tij, deklaruesi mund te lejohet nga autoritetet doganore te korigjoje nje ose me shume te dhena te deklarates doganore…”. Pra kerkesa per korrigjim te deklarates doganore, specifikon veprimet e deklaruesit dhe zerat e deklarates qe kerkohen te korrigjohen duke percaktuar dhe ndalimet perkatese. Nga permbajtja e kesaj dispozite rezulton se lejimi i deklaruesit per korrigjim te deklarates doganore, nuk perben detyrim per autoritetin doganor, por eshte ne çmuarjen e ketij te fundit. Vec kesaj, pa u mbeshtetur dhe pa treguar provat perkatese, prej gjykates se apelit, shenimi i punonjesit te Doganes qe kerkesa “… te bashkangjitet me praktiken”, trajtohet apriori si miratim i kerkeses per korrigjim.

Mos percaktimi i drejte e kerkeses se perfaqesuesit te paditesit nese eshte bere per korrigjim te deklarates sipas nenit 90 te Kodit Doganor, apo per kontroll sipas nenit 67 te ketij Kodi, eshte rrethane e domosdoshme per zgjidhjen e drejte te çeshtjes, pasi prej saj do te percaktohej baza ligjore e praktikes se ndjekur ne rastin ne fjale dhe ligjshmerine e veprimeve te kryera prej paleve ne gjykim.

Veç kesaj, gjykata e apelit, ne raport me urdherimet e paragrafit te dyte te nenit 90 te Kodit Doganor, duhej te sqaronte edhe nje rrethane tjeter te

278

Page 279: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

rendesishme per zgjidhjen e drejte te çeshtjes dhe qe ka te beje me faktin nese paditesi eshte njoftuar ose jo prej te paditurit per ushtrimin e kontrollit te mallrave. Hetimi i plote i ketij momenti, paraqet rendesi ne raport dhe me prapesimet e te paditurit si dhe faktit qe per subjektin ne fjale, siç rezulton nga shkresa nr.7524 prot., date 13.12.2000 e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, ka patur te dhena nga autoritetet nderkombetare doganore per probleme ne ngarkesen e tij me anijen “RYBIN”.

Per keto shkaqe çmohet se duhet prishur vendimi i gjykates se apelit dhe duhet vendosur kthimi per rigjykim i çeshtje ne po kete gjykate.

Ne rigjykim eshte e nevojshme te administrohet e gjithe praktika e ndjekur ne rastin ne fjale prej paditesit si deklarues dhe te paditurit si autoritet doganor, te analizohet kushti i levrimit te mallit prej paditesit sipas inkotermit EX WORKS – levrimi i mallit ne fabrike nga ana e bleresit ne raport me qellimin e kerkeses se dates 23.2.2000 te bere nga perfaqesuesi i paditesit, si dhe ligjshmeria e veprimeve te kryera prej autoritetit doganor.

Vetem pasi rrethanat e pretenduara nga palet ne gjykim t’i nenshtrohen nje hetimi gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin dhe duke bere nje vleresim te provave dhe cilesim te sakte te fakteve qe lidhen me mosmarreveshjen ne shqyrtim ne raport me dispozitat e Kodit Doganor, mund te arrihet ne nje perfundim te drejte, te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “c” te

K.Pr.Civile.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.216, date 17.4.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 14.3.2003

279

Page 280: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2638/1210/178 i Regj. Themeltar.Nr.557 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Metush Saraçi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarIrma Bala AnetareAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA "VRANISHTI" sh.p.k.perfaqesuar nga av. Fatmir Braka

E PADITUR: DEGA E DOGANES, VLORE perfaqesuar negjykim nga Avokati i Shtetit Delo Isufi

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e pales se paditur

per kthimin e shumes 8.405.625 leke.Baza Ligjore: Neni 289 e vijues te K.Doganor.

Neni 154 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1348, date 26.11.2000, ka vendosur:

Detyrimin e deges Doganes Vlore t`i ktheje paditesit Shoqerise "Vranishti" sh.p.k. shumen prej 8.405.625 leke.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.250, date 27.04.2001 ka vendosur:

280

Page 281: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1348, date 26.11.2000 te Gjykates se rrethit Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Paditesi nuk ka paraqitur ne dogane dokumentacionin e nevojshem per te percaktuar vleren doganore te mallrave.

- Ne praktikat doganore te dates 25.01.2000 dhe 23.02.2000 per artikullin birre paditesi nuk ka paraqitur dokumentacionin e duhur sipas dispozitave te K.Doganor.

- Me dokumentacionin e paraqitur operatori ekonomik e kishte te pamundur te bindej per vleren doganore te mallrave prandaj ka vepruar ne perputhje me nenin 36 te Kodit Doganor, 81 dhe 81.1 te V.K.Ministrave nr.205, date 13.04.1999 "Per dispozitat zbatuese te Kodit Doganor".

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, perfaqesuesin e

pales paditur Avokatin e Shtetit Delo Isufi, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise, perfaqesuesin e pales paditese av. Fatmir Braka, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet per shkak se nuk eshte i

mbeshtetur ne ligj.Pala paditese Shoqeria "Vranishti" sh.p.k. ushtron aktivitet tregetar dhe nder te

tjera edhe importimin e artikullit "birre" nepermjet Portit detar-Vlore.Sipas dy praktikave qe ju perkasin datave 25.01.2000 dhe 23.02.2000 pala

paditese ka improtuar birre nga Italia dhe Hollanda duke paraqitur ne kete rast edhe dokumentacionin perkates per zhdoganimin e mallit. Dega e Doganes Vlore ka krijuar bindjen se dokumentacioni i paraqitur per percaktimin e vleres doganore te mallrave nuk ka qene i plote dhe i mjaftueshem prandaj mbeshtetur ne nenin 36 te K.Doganor dhe cmimeve te references e ka detyruar palen paditese qe per deklaraten doganore date 25.01.2000 te paguaje edhe diferencen prej 3.801.021 leke ndersa per deklaraten doganore date 23.02.2000 te paguaje diferencen 4569604 leke, pra, per te dyja praktikat e ka detyruar palen paditese te paguaje gjithsej shumen 8.397.625 leke.

-Pala paditese ka paguar shumen e lartpermendur, por duke e konsideruar kete detyrim te padrejte eshte ankuar ne rruge administrative dhe me vone ne rruge gjyqesore duke kerkuar kthimin e shumes prej 8.397.625 leke.

281

Page 282: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Ne perfundim Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vendosur pranimin e padise duke detyruar palen e paditur t`i ktheje paditesit "Vranishti" sh.p.k. shumen 8.405.625 leke dhe Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit.

- Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka paraqitur rekurs ana e paditur dhe konstatohet se shkaqet e parashtruara ne te gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne vendimin e cenueshem.

- Per dy praktikat doganore, qe ju perkasin datave 25.01.2000 dhe 23.02.2000, pala paditese ka pretenduar se ka paraqitur te plote dokumentacionin, ndersa pala e paditur ka pretenduar se ai nuk ishte i plote per te krijuar bindje te sakte per vleren doganore te mallrave te importuara, prandaj ne percaktimin e kesaj shume i eshte permbajtur cmimeve te references duke e detyruar palen paditese te paguaje edhe diferencen ne shumen 8.405.625 leke.

- Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka konkluduar se pala paditese ka paraqitur gjithe dokumentacionin e mjaftueshem mbi bazen e se ciles llogaritet vlera doganore e mallit te importuar qe ka qene edhe vlera e transaktuar sipas neneve 34 dhe 35 te K.Doganor dhe sipas saj ne rast se ana e paditur kishte dyshime ne kete drejtim ajo kishte edhe detyrimin te provonte te kunderten me prova te pa kontestuara. Deri sa ajo nuk ka provuar te kunderten per llogaritjen e vleres doganore ajo duhet te pranonte si te plota dokumentat e paraqitura nga paditesi.

- Ky konkluzion i gjykates se apelit eshte i gabuar dhe i pa mbeshtetur ne ligj.- Per rastin e dates 25.01.2000 pala e paditur pretendon se nuk eshte paraqitur

kontrate shitblerje e mallit, nuk ishte percaktuar cmimi i mallit si dhe shpenzimet e nevojshme deri ne mbrritjen e tij ne destinacion. Nuk eshte dorezuar dokumenti bankar qe konfirmon pagesat e bera etj., dokumenta qe sipas anes paditur e vinin ate ne veshtiresi per te percaktuar vleren reale doganore te mallrave.

- Po keshtu edhe per ngarkesen e dates 23.02.2000 pala paditese ka paraqitur prane autoritetit doganor nje kontrate shitblerje, ku jane percaktuar kushtet e levrimit exworks, c`ka nenkupton levrimin e mallit ne fabrike pa paraqitur asnje dokument tjeter per shpenzime te tjera si transporti, ngarkim shkarkim etj., procedura te cilat ndikojne gjithashtu ne cmimin e mallit dhe ndihmonin per verifikimin e te dhenave te paraqitura nga pala paditese dhe ne perfundim per llogaritjen e sakte te vleres doganore. Mungesa e ketij dokumentacioni nuk eshte kontestuar nga palet, megjithate gjykata ka konkluduar se dokumentat e paraqitura nga pala paditese jane te mjaftueshme per llogaritjen e vleres doganore te mallit, ndersa vete autoriteti doganor Vlore ka pretenduar se dokumentacioni i paraqitur nuk ishte i mjaftueshem dhe ka kerkuar plotesimin e tyre me dokumenta te tjera.

- Ne baze te nenit 24 te K.Doganor Dogana ka te drejte te kerkoje ndersa subjekti eshte i detyruar qe te binde organin perkates qe vlera e paraqitur prej tij te jete vlera realisht qe duhet te paguhet .

282

Page 283: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Ne se dokumentacioni i paraqitur ne cdo rast ishte ose jo i mjaftueshem per llogaritjen e sakte te vleres doganore, kjo varej nga bindja dhe vleresimi subjektiv ne teresi i autoritetit doganor. Kur me dokumentacionin e paraqitur ai nuk krijon bindje per llogaritjen e vleres doganore kerkon qe te plotesohet dhe e rendesishme eshte qe te mos kerkoje dokumentacion tej atij te parashikuar ne ligj, por kur ka dyshime dhe kerkohen dokumenta te tjera subjekti tregetar eshte i detyruar t`i paraqese ne te kundert duhet te pranoje detyrimet doganore si kunder jane llogaritur.

- Fakti ne se dokumetacioni eshte ose jo i mjaftueshem per llogaritjen e vleres doganore pa kapercyer kerkesat e ligjit, gjithmone eshte e drejte dhe varet nga vleresimi dhe bindja qe do te krijoje vete autoriteti doganor, ndersa gjykata nuk mund te shprehet lidhur me mjaftueshmerine ose jo te dokumentacionit per llogaritjen e vleres doganore. Gjykata mund te pranonte padine vetem ne se dokumentacioni i paraqitur eshte i plote konform kerkesave te Kodit Doganor, por derisa ka mungesa dhe kerkohen prej anes se paditur subjekti eshte i detyruar t`i plotesoje.

- Ndryshe nga sa arsyeton gjykata ne vendimin e saj kur Dogana ka dyshime per subjektin tregetar, nuk eshte e detyruar t`i provoje ato. Detyra e saj eshte vetem te zbatoje sakt ligjin dhe te kerkoje dokumentacionin e parashikuar ne te ndersa subjekti eshte ai qe detyrohet te paraqese gjithe dokumentacionin e nevojshem per te hequr cdo dyshim dhe per te vertetuar saktesine e te dhenave qe paraqet mbi te cilat llogaritet vlera doganore e mallit.

- Ne rrethanat e lartpermendura per te konkluduar drejt lidhur me pretendimet e paleve, verifikimi i dokumentacionit perkates nga nje specialist dhe mendimi i tij ne se ai ishte ose jo i mjaftueshem per llogaritjen e vleres doganore do te ndihmonte gjykaten ne zgjidhjen drejt te konfliktit midis paleve prandaj plotesimi sa me siper ne rigjykim te ceshtjes do te beje te mundur edhe dhenien e nje vendimi te drejte dhe te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.250, date 27.04.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe

kthimin e ceshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 14.03.2003

283

Page 284: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2656/1228/184 i Regj. Themeltar.Nr. 577 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2656/1228 qe i perket:

PADITËS: ARBEN KASTRATII PADITUR: DEGA INSIG TIRANE.

OBJEKTI I PADISË:Shperblim i demit real

te shkaktuar ne mjetin mekanik .Baza Ligjore: Neni 419, 640, 1113 te K.Civil .

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin nr.1348, date 17.04.2001 ka vendosur :

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.706, date 07.06.2001 ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr.1348, date 17.04.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe pranimin e padise duke detyruar anen e paditur te demshperbleje demin real te pesuar nga demtimi i paditesit Arben Kastrati ne shumen 805.274 leke.

284

Page 285: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs INSIG, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe :

- Paditesi ne aksidentin e dates 04.12.1999 eshte demshperblyer ne vleren 298.626 leke.

- Akti i ekspertimit eshte bere nga specialistet e INSIG-ut ne prani te paditesit i cili e ka pranuar dhe firmosur ate.

- Ne lidhje me vleresimin e demit, paditesi nuk ka patur asnje lloj kundershtimi dhe duke ju referuar rregullores 622/1, date 15.09.1992 “Mbi zbatimin e sigurimit te detyrueshem te mbajtesve te mjeteve motorrike per pergjegjesine ndaj paleve te tretet“, neni 33 e ka terhequr vleren e demshperblimit, ne rast te kundert nuk do ta kishte terhequr ate, bazuar ne nenin 34 te rregullores.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykata e apelit nuk ka respektuar dhe ka zbatuar keq ligjin, prandaj ka vend

per prishjen e vendimit te asaj gjykate duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare.

Paditesi Arben Kastrati sipas kerkesave ligjore perkatese i eshte drejtuar me kerkese Deges se Sigurimeve Tirane per t'i demshperblyer demin e ardhur nga shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor.

Vlera e demshperblimit eshte percaktuar prej anes se paditur ne shumen prej 298.626 leke, shume e cila eshte pranuar dhe terhequr prej tij.

Pas disa muajsh nga data terheqjes se shumes se demshperblimit, paditesi ka paraqitur padine objekt gjykimi duke pretenduar se demi nuk ka qene llogaritur drejt, pasi riparimi i mjetit i ka kushtuar 1.103.900 leke.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, duke patur parasysh kerkesat e neneve 33 e 34 te rregullores nr.622/1, date 15.09.1992 "Mbi zbatimin e sigurimit te zbatueshem te mbajtesve te mjeteve motorike per pergjegjesine ndaj paleve te trete", me te drejte ka konkluduar se padia nuk eshte e mbeshtetur ne ligj, pasi ai kishte te drejte te kundershtonte vleften e demit, ne te kundert ai e ka pranuar dhe terhequr shumen e demshperblimit prane zyres se siguruesit.

285

Page 286: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e apelit, pa asnje lloj argumentimi ligjor per proceduren e kundershtimit te shumes se demshperblimit, ka pranuar te mireqene vleren e paraqitur sipas dokumentave te servisit te pretenduar se ka bere riparimin perkates e ka vendosur ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Sikurse u parashtrua me siper meqenese ceshtja eshte e qarte pasi ne kete situate, kur paditesi ka pranuar shumen e demshperblimit e ka terhequr ate dhe nuk ka ndjekur rrugen dhe afatet ligjore per kundershtimin e shumes se demshperblimit, konkludohet se gjykata e shkalles se pare ka zgjidhur drejt mosmarreveshjet duke respektuar dhe zbatuar drejt kerkesat ligjore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.706, date 07.06.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

lenien ne fuqi te vendimit nr.1348, date 17.04.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Tirane me 18.03.2003

286

Page 287: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2727/1299/208 i Regj. ThemeltarNr. 578 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2003 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: ARTA JICA në mungesëI PADITUR: ALBTELEKOM, FILIALI TIRANË në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Anullim pjesërisht i faturave telefonike

të muajve Mars-Prill 2001Baza Ligjore: Nenet 324 e vijues të K.Pr.C.;

nenet 687, 689 e 651 të Kodit Civil

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.2262, date 15.06.2001 ka vendosur:

Pranimin e padisë.Anullimin pjesërisht të faturave telefonike të muajit mars 2001 dhe prill 2001 që i përkasin numrit telefonik 243284 të paditëses Arta Jica.Detyrimin e paditëses Arta Jica t’i paguajë të paditurit Albtelekom, filiali Tiranë shumën 25.612 lekë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1099, date 09.10.2001 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.2262, date 15.06.2001 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë.

287

Page 288: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Shuma është përcaktuar saktë, në bazë të leximit të kontatorëve telefonikë tepër të sofistikuar.

- Paditësi ka barrën e proves, për të parashtruar prova reale. Në bazë të kontratës së shërbimit telefonik, abonenti është i detyruar te paguajë shumën e shprehur në faturë, pavarësisht nga shuma.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, pasi bisedoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur, Albtelekom, Filiali Tiranë, nuk

përmban asnjë nga shkaqet që parashtron neni 472 i K.Pr.C., prandaj vendimi nr.1099, date 09.10.2001i Gjykatës së Apelit Tiranë, kundër të cilit ai drejtohet, duhet të lihet në fuqi si i bazuar në ligj.

Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se, paditësja ka lidhur një kontratë për shërbimin telefonik me palën e paditur, për numrin telefonik 243284.

Për muajt Mars dhe Prill 2001, paditësja ka kërkuar anullimin pjesërisht të faturave telefonike për shumat 183.931,20 lekë dhe 167.576,40 leke me pretendimin se, gjatë kësaj kohe nuk e ka përdorur telefonin, pasi nuk ka qenë në shtëpi për shkak të një fatkeqsie.

Në gjykimin në shkallë të pare është provuar se ajo ka paguar rregullisht të gjitha faturat telefonike të prera nga pala e paditur për atë numër telefoni, megjithë ankesat e herë pas hershme të saj lidhur me shumat që pasqyronin këto fatura.

Në kushtet kur paditësja ka provuar se, për muajt Mars Prill 2001 nuk ka pasur mundësi t’i konsumonte impulset me kundërvleftën e të cilave është ngarkuar, gjykata e apelit me të drejtë e ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës pare, duke e konsideruar si të bazuar në prova e në ligj.

Pretendimet e ngritura në rekurs lidhen kryesisht me analizën dhe vlerësimin e provave të bëra nga gjykatat, gjë që nuk hyn në fushën e shqyrtimit të këtij kolegji.

Edhe në kontratën e shërbimit telefonik, ashtu si në kontratat e tjera, detyrimet e rrjedhura prej saj janë të pagueshme, por për aq kohë sa nuk provohet se ky detyrim nuk ekziston ose ekziston në një masë të vogël. Kur provohet se detyrimi ekziston në një masë më të vogël, abonenti nuk mund të paguaje tej kësaj mase.

288

Page 289: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.1099, date 09.10.2001 të Gjykatës së Apelit

Tiranë.

Tirane, me 18.03.2003

289

Page 290: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2705/1277/200 i Regj. ThemeltarNr. 579 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2003 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SABRI HOXHOLLI në mungesëTË PADITUR: 1. BUJAR HOXHOLLI

2. PETRIT HOXHOLLI3. AGIM HOXHOLLI4. LULJETA HOXHOLLI5. ELFRIDA HOXHOLLI6. ARMAND HOXHOLLI7. FATBARDHA HOXHOLLI në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Pjestim pasurie.

Baza Ligjore: Neni 207 i Kodit Civil

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.9679, date 06.12.1996 ka vendosur:

Pjestimin e nje shtepie dhe oborri rrethues i saj ndodhur ne rrugen “Sh.Berxolli”, nr.103 midis paditesit Sabri Hoxholli dhe te paditurve Fatbardha Hoxholli, Bujar Hoxholli, Petrit Hoxholli, Agim Hoxholli,

290

Page 291: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Luljeta, Elfrida dhe Armand Hoxholli, duke marre paditesi Sabri dhomen nr.3 ne katin e pare ne skice si dhe siperfaqen e truallit qe ze ndertimi i ri qe ka bere vete paditesi me daljen ne Rr.”Sh.Berxolli”, ne skice me ngjyre jeshile, me siperfaqe gjithsej 145.5 m2, e cila si pjese kufizohet nga veriu dhe lindje me pjesen qe i mbetet te paditurve, nga jugu me pronen e Nallbaneve dhe perendimi me Rr. “Sh.Berxolli”.Te paditurit qe e duan pjesen te pandare do te marrin ne natyre pjesen tjeter te baneses, qe perbehet ne katin e pare nga tre dhoma, kuzhine, WC dhe sallon dhe komplet katin e dyte, si dhe siperfaqen tjeter te mbetur te truallit me siperfaqe 573.85 m2 me keto kufizime: nga veriu me rrugicen dhe pronen e familjes Nikaj, nga lindja me administraten e arsimit, nga jugu me pronen e Nallbaneve dhe pjesen qe merr paditesi dhe nga perendimi me rrugen “Sh.Berxolli” dhe pjesen qe merr paditesi.Paditesi Sabri Hoxholli do te kompensoje te paditurit ne shumen 452.600 leke.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1358, date 23.05.1997 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.9679, date 06.12.1996 te Gjykates se rrethit Tirane.

Gjykata e Larte me vendimin nr.132, date 05.02.1998 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1358, date 23.05.1997 te Gjykates se Apelit Tirane dhe të vendimit nr.9679, date 06.12.1996 te Gjykates se rrethit Tirane dhe kthimin e çështjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.28, date 31.10.2001 ka vendosur:Zhdukjen e bashkepronesise te nje shtepie banimi 2 kateshe e ndodhur ne Tirane, Rr.”Sh.Berxolli”, nr.103 dhe te truallit nen te e të oborrit ndërmjet paditesit Sabri Hoxholli dhe te paditurve Fatbardha, Agim, Bujar, Petrit, Luljeta, Elfrida dhe Armand Hoxholli ne kete menyre:Paditesi Sabri Hoxholli merr ne pronesi nje dhome (ate ekzistuese qe ka) nga shtepia dhe siperfaqe trualli 215 m2 ne te cilen perfshihet dhe ndertimi i bere prej paditesit Sabri (qe nuk i eshte nenshtruar pjestimit) qe ne skice eshte e vijezuar e rrethuar me ngjyre jeshile (varianti II shtese).Te paditurit Bujar, Fatbardha, Agim, Petrit, Luljeta, Armand dhe Elfrida Hoxholli marrin ne pronesi pjesen tjeter te shtepise 2 kateshe e perbere: Kati i pare 3 dhoma, korridor, WC e kati i dyte 5 dhoma,

291

Page 292: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

1 korridor dhe vjegesa të tjera, si dhe truallin prej 556.32 m2 qe ne skice eshte e pa vijezuar e rrethuar me ngjyre te verdhe.Per ndarjen e pjeseve takuese palet me shpenzimet e veta do te ndertojne porte me vete dhe me shpenzime te perbashketa murin ndares te oborrit, qe fillon nga porta deri tek cepi i shtepise sipas skices.Per pabarazi te pjeseve takuese paditesi detyrohet te kompensoje te paditurit ne shumen 2070 USD.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane paraqitur rekurs te paditurit, te cilet parashtrojnë këto shkaqe për ndryshimin e vendimit:

- Gjykata e apelit ka qene e detyruar te zbatonte detyrat e lena nga Gjykata e Larte. Keshtu vleresimi i prones duhej te behej ne baze te çmimeve te tregut te lire. Pjeset e caktuara ne natyre te perputhen sa te jete e mundur me pjeset ideale duke ruajtur vlerat funksionale.

- Duke pranuar variantin e dyte te eksperteve, faktikisht gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi lenia e dhomes ne ndërtesën ekzistuese paditesit nuk e zhduk bashkepronesine, si dhe pjeset takuese te paleve largohen shume nga pjesa ideale.

- Ne rastin konkret gjykata duhej te kishte parasysh vendimin e fazes se pare te pjestimit, qe paditesit i takon 1/6 pjese, ndersa te paditurve 5/6 pjese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe pasi bisedoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NVendimi nr.28, date 31.10.2001 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e

mosrespektimit të ligjit procedural, prandaj ai duhet të prishet. Gjykata e apelit ka vepruar në kundërshtim me nenin 486 të K.Pr.C. Sipas kësaj dispozite, udhëzimet e konkluzionet e Gjykatës e Lartë janë të detyrueshme për gjykatën që rishqyrton çështjen.

Palet ndërgjyqëse jane trashegimtare ligjore te radhes se pare te te ndjerit Sulejman Hoxholli.

Ne bashkepronesi te paleve ekziston nje shtepi dykateshe (e perbere prej kater dhomave, nje sallon dhe nje banjo ne katin e siperm dhe tre dhoma, nje dhomë zjarri, nje kuzhine ne katin e poshtem, si dhe nje dhome e magaza ne oborr) e ndodhur ne rrugen “Shyqyri Berxolli”, Tiranë

292

Page 293: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Me vendimin e formës së prerë te fazes se pare te pjestimit eshte lejuar pjestimi i shtepise dhe oborrit rrethues, duke perfituar secili nga 1/6 pjese te pasurise dhe është përjashtuar nga pjestimi, nje dhome, nje kuzhine dhe një banjo te ndërtuara nga paditesi.

Me vendim gjyqesor nr 1032, date 30.3.1993 eshte vertetuar fakti juridik, se kerkuesi Sabri Hoxholli ka ndertuar nje banesë ne rrugen “Shyqyri Berxolli”, nr.103 (ne oborrin e shtepise se vjeter ne bashkepronesi te paleve) te perbere prej dy dhoma, nje kuzhine, WC, korridor, verande.

Ne gjykimin e fazes se pare te pjestimit të pasurisë eshte konstatuar se, nga kjo banese padrejtesisht nje dhome eshte trajtuar si e ndertuar nga Sabri Hoxholli, nderkohe qe ajo i perket shtëpisë së vjetër, ndersa pjesa tjeter e ketij ndertimi te ri nuk eshte trajtuar si send ne bashkepronesi, pasi eshte ndertuar me kontributin e vetem te paditesit Sabri.

Në fazën e dytë është marrë në shqyrtim kërkesa e palëve për pjestimin në natyrë të sendit.

Gjykata e Larte ka prishur vendimet e gjykates se apelit dhe gjykates se rrethit, me arsyetimin se, duhet të caktohet nje ekspert tjeter dhe vleresimi i objekteve nga eksperti te behet sipas çmimeve te tyre ne treg, kerkese-oferte dhe jo nisur nga vlera ndertimore apo cmimet e caktuara.

Pjeset e caktuara ne natyre te perputhen sa me teper me pjeset ideale, duke ruajtur funksionin e pjeseve te sendit dhe pas pjestimit.

Konstatohet se udhëzimi i fundit nuk është mbajtur parasysh nga gjykata e apelit. Pjesa ideale e truallit që i takon paditësit është 1/6, ndërkohë që me variantin e pranuar nga gjykata ai merr 46% më tepër sipërfaqe nga sa i takon si pjesë ideale.

Veç kësaj, gjykata e apelit ka vepruar në kundërshtim me nenin 446 të Kodit Civil, që parashikon se: detyrimi monetar përmbushet me monedhën që është në qarkullim në shtetin ku bëhet pagimi ose me monedhën e pranuar në kontratë.

Në bazë të vendimit të gjykatës së apelit paditësi detyrohet te kompensojë të paditurit në monedhë të huaj (dollarë) dhe jo në lekë.

Në këto kushte, vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate, e cila të mbajë parasysh sa më sipër.

293

Page 294: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.28, date 31.10.2001 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe

dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në Gjykatën e Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 18.03.2003

294

Page 295: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2677/1249/191 i Regj. ThemeltarNr. 580 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesZamir Poda AnetarYlvi Myrtja Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: DREJTORIA E SHERBIMIT SHENDETSOR PARESOR, ELBASAN.

TË PADITUR: BASHKIA E QYTETIT ELBASAN.PERSON I TRETË: IBRAHIM HAXHIHYSENI.

OBJEKTI I PADISË:

Konstatim i pavlefshmerise se aktit administrativnr.32, date 27.05.1999

dhe nr.58, date 14.09.1999 te Keshillit Bashkiak Elbasan .

Baza Ligjore: Neni 325 e vijues i K.Pr.Civile .

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan me vendimin nr.498, date 24.04.2001 ka vendosur :

Te konstatoje pavlefshmerine e akteve administrative nr.32, date 27.05.1999 dhe nr.58, date 14.09.1999, nxjerre nga Keshilli Bashkiak Elbasan dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme .

295

Page 296: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.496, date 27.09.2001 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.498, date 24.04.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan e rrezimin e padise .

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Durres, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Drejtoria e Sherbimit Paresor Elbasan, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan, duke parashtruar keto shkaqe :

- Nga ana e Bashkise Elbasan nuk eshte derguar asnje shkrese zyrtare per dy vendimet e nxjerra nga ana e saj .

- Lidhur me faktin ne fjale jemi vene ne dijeni me date 28.12.1999 nga personi i trete.

- Vendimet e Bashkise jane miratuar nga Prefekti i asaj kohe duke u ligjeruar e mbeshtetur ne V.K.M. nr.153, date 03.04.1993 duke mos njohur vendimin nr.572, date 02.09.1996.

- Vendimet e Bashkise jane kryer ne menyre te njeaneshme dhe nuk jemi vene ne dijeni zyrtarisht.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres, eshte i bazuar ne ligj e per rrjedhoje ai

duhet te lihet ne fuqi.Ana paditese Drejtoria e Sherbimit Shendetesor Paresor e Elbasanit, ka

paditur Bashkine Qytetit te Elbasanit, e thirrur si person te trete Ibrahim Haxhihysenin.

Ana paditese, ka kerkuar pavlefshmerine e aktit administrativ nr.32, date 27.05.1999, si te atij me nr.58, date 14.09.1999 te Keshillit Bashkiak mbeshtetur ne nenin 325 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan e ka pranuar kerkese padine, kurse Gjykata e Apelit Durres, ka vendosur ndryshimin e vendimit duke vendosur rrezimin e padise.

Arsyetimi i gjykates se apelit eshte i drejte, ana paditese e ka paraqitur padine jashte afateve ligjore te parashikuara nga K.Pr.Civile dhe konkretisht ne daten 10.11.2000.

296

Page 297: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne keto rrethana ana paditese nuk mund te legjitimohet ne kete kerkim dhe afati ligjor nuk lidhet me faktin nese ajo ka marre ose jo dijeni per me teper kur pala paditese ka paraqitur edhe here tjeter kerkese padi dhe ka hequr dore nga gjykimi i ceshtjes duke u vendosur pushimi i gjykimit te ceshtjes se vendimit nr.979, date 22.09.2000 te Gjykates se Rrethit Elbasan, kurse kerkese padia eshte paraqitur me date 10.11.2000.

Gjykata investohet ne shqyrtimin e ceshtjes mbi ate qe kerkohet dhe per aq sa kerkohet. Ne rastin konkret aktet administrative kane sjelle pasojat juridike perkatese, prandaj ana paditese ne rast se pretendon per shkelje te ligjit duhet te kundershtoje sipas kerkesave ligjore veprimin juridik perkates.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/"a"te K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.496, date 27.09.2001 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane me 18.03.2003

297

Page 298: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2710/1282/202 i Regj. ThemeltarNr. 581 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesZamir Poda AnetarYlvi Myrtja Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: MARIE LULETË PADITUR: ARBEN GJECI

TODI LULEPERSON I TRETË: K.R.T. FIER

OBJEKTI I PADISË:

Deklarim i pavlefshmerise te veprimit juridik .Shfuqizim i aktit administrativ .Baza Ligjore: Neni 94i K.Civil

dhe neni 324 i K.Pr.Civile .

Gjykata e Shkalles se Pare Fier me vendimin nr.470, date 18.04.2001 ka vendosur :

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.389, date 13.07.2001 ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit nr.470, date 18.04.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Fier.

298

Page 299: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese, Marie Lule, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi si dhe vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare e vendosjen e pranimit te padise, duke parashtruar keto shkaqe :

- Eshte zbatuar gabim neni 214 i K.Civil .- Eshte shkelur ligji "Per urbanistiken" e pikerisht nenet 38, 40/2, 45, etj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i bazuar ne ligj e per rrjedhoje ai

duhet te lihet ne fuqi.Paditesja Marie Lule ka paditur Arben Gjecin dhe bashkeshortin e saj Todi

Lule, duke thirrur si person te trete K.R.R.T Fier. Me padine e paraqitur ajo kerkon shfuqizimin e aktit administrativ te vendimit te K.R.R.T. Fier, ne lidhje me miratimin e sheshit dhe lejes se ndertimit, si dhe deklarimin e pavlefshem te marreveshjes se bere midis dy te paditurve per te realizuar keto punime si bashkepronare.

Ka rezultuar gjate gjykimeve se paditesja Marie Lule, te paditurin Todi Lule e ka bashkeshort dhe njekohesisht jane bashkepronare te katit te pare te nje dyqani te ndodhur ne fshatin Topoje te Rrethit te Fierit.

I padituri Arben Gjeci, eshte pronar i katit te dyte te ketij dyqani. Ne daten 08.10.1999 i padituri Arben dhe i padituri Todi, kane lidhur midis tyre nje akt marreveshje per te bere punime ne pronat e tyre sipas kerkesave ligjore. Mbi kete baze ne daten 05.11.1999, K.R.R.T Fier, ka marre vendimin perkates.

Pas rreth shtate muajve, paditesja ka kerkuar ç’fuqizimin e aktit administrativ te K.R.R.T, si dhe te marreveshjes se lidhur midis paleve.

Pavaresisht nga arsyetimi i bere, gjykatat kane konkluduar drejt duke vendosur rrezimin e padise. Persa i perket kundershtimit te aktit administrativ, paditesja eshte jashte afatit ligjor te percaktuar ne dispozitat e K.Pr.Civile, per kundershtimin e aktit administrativ.

Po ashtu dhe ne lidhje me marreveshjen e arritur nga te paditurit, paditesja nuk parashtron asnje shkak te ligjshem per kundershtimin e saj, pasi palet si bashkepronare kane shprehur vullnetin e tyre. Ne te kundert paditesja eshte e detyruar te respektoje vullnetin e bashkepronareve qe zoterojne pjesen me te madhe te sendit, por se dhe çfaqja e vullnetit te bashkeshortit te saj eshte e vlefshme edhe per te.

299

Page 300: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Sipas nenit 87 te K.Civil (te vitit 1981, qe nuk eshte shfuqizuar ende), veprimet juridike te kryera nga cilido bashkeshort ne lidhje me sendet e perbashketa te tyre, jane te vlefshme, edhe kur jane kryer pa pelqimin e bashkeshortit tjeter, me perjashtim te rasteve te tjetersimit te pasurive te paluajteshme. Ne rastin konkret i padituri Todi, bashkeshort i paditeses nuk ka tjetersuar pronesine, pra nuk ka bere kalim pronesie tek persona te tjere, pa pelqimin e paditeses, por se vetem ka dhene pelqim, per ndertime, shtesa e meremetime per permiresimin e funksionimit te sendeve ne bashkepronesi.

Persa u parashtrua me siper rezulton se, paditesja nuk ka parashtruar asnje arsye ligjore qe mund te ndikoje ne cenimin e vendimeve, prandaj dhe nuk ka vend per pranimin e rekursit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/"a"te K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.389, date 13.07.2001 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 18.03.2003

300

Page 301: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2707/1279/201 i Regj. ThemeltarNr.582 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarZamir Poda AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore date 18.3.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.27071279/201 qe i perket:

PADITËS: ESAT VUKATANAPREFEKTURA E QARKUT SHKODER

E PADITUR: KESHILLI BASHKIAK SHKODERPERSON I TRETË: FERDINANT PISTULLI

OBJEKTI:Anullim i vendimit nr.75, dt. 31.5.1999

dhe nr.142, date 16.11.1999 te K. Bashkiak Shkoder. Rivendosje ne afat te ngritjes se padise nga Prefektura.

Baza Ligjore: Neni 324, 151, 152, 330 K.Pr.C,Ligji 8209, dt. 22.4.1997

Gjykata e rrethit Shkoder, me vendim nr. 801, date 11.6.2001 ka vendosur: Pranimin e kerkese-padise. Rivendosjen ne afat te Prefektures se Qarkut Shkoder per kundershtim vendimi. Anullimin e vendimit nr.142, dt.16.11.1999 te Keshillit Bashkiak Shkoder.

301

Page 302: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendim nr.304, date 08.11.2001 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.801, date 11.6.2001 te Gjykates se rrethit Shkoder. Rrezimin e kerkese-padise si te pabazuar ne ligj.

Ndaj vendimit ka paraqitur rekurs paditesi Esat Vukatana, i cili kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e Apelit Shkoder ka zbatuar keq ligjin dhe ka bere nje arsyetim jologjik dhe kontradiktor.

- Vendimi i K.Bashkiak eshte krejtesisht i gabuar ne forme dhe permbajtje. Ne marrjen e ketij vendimi K.Bashkiak i referohet tre ligjeve qe nuk perputhen, por "perplasen" me njeri-tjetrin duke e bere vendimin kontradiktor.

Ndaj vendimit ka paraqitur rekurs pala e paditur Prefektura e Qarkut Shkoder, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Shkoder duke parashtruar keto shkaqe;

- Arsyetimi i vendimit te gjykates se apelit eshte kontradiktor.- Vendimi i gjykates se apelit eshte i gabuar se ne referim te nenit 204 te

K.Civil, gjykata nuk ka mbajtur parasysh faktin se K.Bashkiak eshte administrator, jo bashkepronar e si i tille duke mos pas tagrin e disponimit nuk mund te jete pale ne kontrate.

Personi i trete Ferdinand Pistulli ka paraqitur kunderrekurs, me te cilin kerkon mospranimin e rekurseve te paraqitur, duke paraqitur keto shkaqe;

- Drejt ka vendosur gjykata e apelit qe ka ndryshuar vendimin dhe rrezuar kerkese-padine.

- Pretendohet ne te dy rekurset se eshte zbatuar keq ligji nga ana e gjykates se apelit por nuk argumentohet ku qendron kjo paligjshmeri.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e paditesit Esat Vukatana, av. S. Paruca, i cili kerkoi prishjen

e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Shkoder,

palet e tjera ne mungese,

302

Page 303: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E N Rekursi i paraqitur nga pala paditese nuk permban asnje nga shkaqet e

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder nr.304, date 08.11.2001 i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se rrethit Shkoder dhe ka rrezuar padine e paditesit, duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me vendim te Komisionit te Kthimit te Pronave prane Bashkise Shkoder nr.438, date 05.01.1995, i cili eshte ndryshuar me vendim te Gjykates se rrethit Shkoder nr.2766, date 30.10.1996 eshte njohur bashkepronesia midis te paditurve nga njera ane Entit Kombetar te Banesave (shtetit) mbi nje shtepi banimi te ndodhur ne qytetin e Shkodres me perberje, siperfaqe dhe kufij te cituar. Pjesa e te paditurve ne banese eshte 29% dhe e shtetit 71%.

Nisur nga sa me siper, Keshilli Bashkiak Shkoder me vendimin nr.75, date 31.05.1999 i ka dhene te paditurve te drejten e privatizimit te pjeses shteterore te baneses ne zbatim te dekretit nr.1440, date 04.04.1996 dhe nenit 204 te Kodit Civil. Mbi kete baze eshte realizuar nga te paditurit kontrata e shitjes dhe eshte bere regjistrimi i gjithe baneses ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme.

Paditesit kane qene qiramarres ne banesen e mesiperme dhe me kete cilesi ata pretendojne se duhet te kishin perparesi per privatizimin e pjeses shteterore ne kete banese. Pretendimet e tyre i mbeshtesin ne ligjin nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore". Mbi kete baze ata kane kundershtuar si akt administrativ vendmin e Keshillit Bashkiak qe u ka dhene te paditurve te drejten per privatizim.

Gjykata e Apelit Shkoder ka ndryshuar vendimin e Gjykates se rrethit Shkoder, e cila kishte pranuar padine dhe ne perfundim te gjykimit ka vendosur rrezimin e saj.

Konkluzioni i mesiperm i gjykates eshte i drejte e i bazuar ne ligj.Ka rezultuar se prona e mesiperme eshte ne bashkepronesi te shtetit dhe ish

pronarit - bashkepronesi kjo ne pjese ideale ne masen 29% (ish pronari) dhe 71% (shteti). Neni 204 i Kodit Civil, i cili parashikon te drejten e parablerjes se sendit ne bashkepronesi ka si kerkese te detyrueshme qe bashkepronari para se te shese pjesen e vete te sendit te paluajtshem nje personi qe nuk eshte bashkepronar, detyrohet te njoftoje me shkrim bashkepronaret e tjere nese deshirojne ta blejne me te njejtat kushte qe do t`ja shese personit te trete. Pra eshte bashkepronari (ne rastin konkret te paditurit) qe ka preference ne shitjen e pjeses se sendit. Nga ky rregull ligji nuk parashikon asnje perjashtim.

Ligji nr. 7652, date 23.12.1992 i pretenduar nga paditesi ka si qellim te realizoje privatizimin e banesave shteterore (pra vetem te shtetit). Ky ligj ne nenin 21 te tij ka perjashtuar nga ky privatizim banesat shteterore ish prone private.

303

Page 304: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Banesa objekt konflikti ka qene ish prone private e njohur si e tille dhe me vendimin e Komisionit te Kthimit te Pronave e per rrjedhoje ajo nuk mund te trajtohet sipas ketij ligji. Neni 22 i po ketij ligji rregullon marredheniet e bashkepronesise qe krijohen ndermjet individeve qe kane realizuar privatizimin e baneses me ligjin nr.7652, date 23.12.1992. Ajo eshte nje dispozite referuese sepse thekson "marredheniet e bashkepronesise midis pronareve rregullohen me ligj te vecante" ç’ka te referon te dispozitat e Kodit Civil, i cili ka bere pjese te tij ligjin nr.7688, date 13 mars 1993 "Per bashkepronesine ne banesa".

Ndersa dekreti nr.1440, date 04.04.1996 "Per trajtimin e banesave shteterore te paprivatizuara" ne fakt eshte nje vazhdim i ligjit nr.7652, date 23.12.1992, sepse ai rregullon privatizimin e atyre banesave te pa privatizuara deri ne daten 31.12.1995 dhe qe nuk jane subjekt i ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve". Ne fakt banesa ne gjykim eshte subjekt i ligjit te mesiperm. Pra vendimi i Keshillit Bashkiak qe referon ne kete ligj eshte i gabuar, ne nje kohe qe referimi ne nenin 204 te Kodit Civil eshte i drejte.

Kete qendrim kane mbajtur dhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin unifikues nr 9, date 16.01.2002 per nje ceshtje analoge.

Nga sa me siper, konkludohet se nuk ka asnje shkak qe vendimi i mesiperm te behet i cenueshem.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.304, date 08.112001 te Gjykates se Apelit

Shkoder.

Tirane, me 18.03.2003

304

Page 305: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2660/1232/185 i Regj. ThemeltarNr. 583 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarIrma Bala AnetareZamir Poda AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËSA TË KUNDËRPADITUR:HARILLA KUSHI. AVNI AHMETI PELLUMB SALIAJ MERSIN BALILITË PADITUR KUNDËRPADITËS: SEKSIONI I KADASTRES SE

RRETHIT FIER.A.Q.R.N. BUJQESORE, DEGA FIER.

PLATOR KOKALARI, PRANVERA KOKALARI

OBJEKTI I PADISË:Ç’fuqizim akti administrativ te aktit te marjes se tokes

ne pronesi ne emer te Plator e Pranvera KokalariBaza ligjore: Neni 324/a, 325 i K.Pr.C.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:Detyrimin e paditesave te na ktheje e dorezoje

token ne pronesine tone si dhe lajthite.Baza ligjore e k/padise: Neni 92, 296 i K.Civil.

305

Page 306: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e rrethit Fier, me vendim nr.159, date 07.02.2001 ka vendosur: Rrezimin e kerkese-padise me objekt kundershtim akti administrativ si te pabazuar ne prova e ligj.Pranimin e kunder padise me objekt kthim sendi dhe detyrimin e paditesave te k/paditur te kthejne ne favor te te paditurve k/padites sip. 34.000 m2 me kufij.Te konstatoje si absolutisht te pavlefshem, e pjeserisht kontraten e shitjes se 2523 rrenje lajthi dt.31.3.1995, qe ndodhen ne sip. 34.000 m2 ndodhur ne parcelat nr.79/1, 79/2 me kufizime".

Gjykata e Apelit Vlore, me vendim nr.383, dt.03.7.2001 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.159, dt. 07.2.2001 te Gjykates se rrethit Fier dhe pushimin e gjykimit te padise dhe kunder-padise.

Ndaj vendimit kane paraqitur rekurs te paditurit k/padites te cilet kerkojne prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte i pabazuar ne ate pjese qe ka pushuar gjykimin e k/padise arsyetimi i gjykates se apelit – se aktet e marjes se tokes ne pronesi jane absolutisht te pavlefshme – eshte i paligjshem.

- 1. Ky eshte arsyetim i pa argumentuar, nuk permban bazen ligjore, nuk eshte bere analize provash, ne kundershtim me kerkesat e nenit 126/2 te K.Pr.Civile.

- 2. Edhe ne pikepamje procedurale konkluzioni i mesiperm i gjykates eshte i paligjshem. Gjykata e apelit nuk ka te drejte te konstatoje vete pavlefshmerine e nje akti administrativ mbasi keto lloj gjykimesh jane te posacme, te parashikuara nga neni 324 i K.Pr.Civile. Ne se gjykata e apelit kishte bindjen se keto akte jane te pavlefshme duhej te prishte vendimin dhe te pranonte padine e paditesave .

- 3. Ne themel vendimi i gjykates apelit eshte i gabuar. Ne te paditurit jemi pronare te ligjshem te sasise 18.000 m2 dhe 16.000 m2 toke e vertetuar me aktet e marrjes se tokes ne pronesi. Sa me siper me tagren e pronarit kemi plotesisht te drejte te kerkojme lirimin e dorezimin e prones.

- 4. Gjykata ka zbatuar gabim nenin 468 te K.Pr.Civile ne pjesen qe ka prishur e pushuar gjykimin e k/padise, ne rastin konkret nuk kemi te bejme me ate ç`ka parashikon dispozita, konkluzioni i gjykates se te paditurit nuk kane te drejte te ngrejne padi nuk qendron.

306

Page 307: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e te paditures k/paditese Pranvera Kokalari, av.K.Babliku, i

cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier, palet e tjera ndergjyqese ne mungese,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.383, date 03.07.2001 duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesit kane qene specialiste te bujqesise dhe me kontraten e dates 31.03.1995 kane blere prej Agjensise se Ristrukturimit dhe Privatizimit te N.B-ve (A.R.P.NB) 8900 rrenje ullinj, te cilat shtrihen mbi nje siperfaqe 10 ha ne fshatin Visoke te rrethit Fier. Ne zbatim te V.K.M. nr.255, date 2.8.1991 dhe nr.452, date 17.10.1992 dhe te udhezimeve perkatese dale per zbatim te tyre, siperfaqja prej 10 ha ju eshte lene ne perdorim .

Nga ana tjeter te paditurit Pranvera dhe Plator Kokalari me vendimin nr.7, date 08.05.1998 te Komisionit te Ndarjes se Tokave prane Bashkise Patos, ne zbatim te ligjit "Per token" kane marre ne pronesi Pranvera 16000m2 (gjashtembeshjetemije) toke ne parcelen 79/2 dhe Platori 18000m2 (tetembedhjetemije) toke ne parcelen 79/1 – pra gjithesej 3,4 ha, si dhe kane blere rrenjet e lajthive te ndodhura ne kete siperfaqe. Siperfaqja e dhene te paditurve ndodhet brenda siperfaqes prej 10 ha qe kane ne perdorim paditesat.

Mbi kete baze keta te fundit kane kundershtuar aktet e marrjes se tokes ne pronesi dhene ne emer te te paditurve duke kerkuar pavlefshmerine e tyre dhe te paditurit me kunderpadi me cilesine e pronarit kane kerkuar lirimin e dorezmin e siperfaqes 3,4 ha.

Gjykata e apelit ka prishur vendimin e Gjykates se rrethit Fier qe kishte rrezuar padine e paditesave e kishte pranuar kunderpadine dhe ka pushuar gjykimin si persa i perket padise, ashtu dhe kunderpadise.

Lidhur me padine gjykata arsyeton se eshte ngritur pa u ndjekur procedura e parashikuar ne nenin 328 te K.Pr.Civile - pra, paditesat nuk kane konsumuar rrugen administrative. Persa i perket kunderpadise, gjykata ka arsyetuar se kjo padi nuk mund te ngrihej, sepse aktet e marrjes se tokes ne pronesi per te paditurit jane absolutisht te pavlefshme - pra te paditurit kunderpadites nuk mund te ngrinin padine e pronarit.

307

Page 308: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Konkluzioni i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e mos respektimit te ligjit procedural civil.

Neni 126 i K.Pr.Civile percakton detyrimin e gjykates qe ne arsyetimin e vendimit te saj nder te tjera, te beje nje analize te hollesishme te provave mbi te cilat bazohet zgjidhja e mosmarreveshjes. Gjykata ndersa ka arsyetuar shkaqet e pushimit te padise, nuk arsyeton perse aktet e pronesise ne emer te te paditurve jane absolutisht te pavlefshme. Pra ajo ka shprehur ne vendim vetem nje konkluzion te saj te pa argumentuar c`ka nuk e lejon Kolegjin Civil te konkludoje per drejtesine e zgjidhjes se ceshtjes.

Ne rigjykim gjykata duhet te kete parasysh sa me siper, si dhe te tjera probleme qe gjykata vete do t’i cmoje. Vetem keshtu do te arrihet ne nje konkluzion te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.383, date 03.07.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe

dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.03.2003

MENDIMI I PAKICËSNuk jemi dakort me vendimin e Kolegjit Civil (shumicen), i cili ka prishur

vendimin e Gjykates se Apelit Vlore nr.383, date 03.07.2001 dhe e ka kthyer ceshtjen per rigjykim prane asaj gjykate. Mendojme se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte lidhur me konkluzionin e arritur per prishjen e vendimit te gjykates se rrethit dhe pushimin e gjykimit, si te padise ashtu dhe te kunderpadise, por jo persa i perket arsyetimit te tij.

Ka rezultuar se padia fillimisht eshte ngritur me objekt deklarim i pavlefshem i veprimit juridik - aktit te marrjes se tokes ne pronesi per te paditurit dhe si shkak ligjor i saj ka sherbyer neni 92/a i Kodit Civil. Por gjate gjykimit ne shkalle te pare paditesi ka kerkuar ndryshimin e objektit te padise ne kundershtim akti administrativ - akteve te marrjes se tokes ne pronesi per te paditurit, si dhe shkakut ligjor te saj (nenet 324/a, 325 e vijuesa te K.Pr.Civile). Eshte kerkuar

308

Page 309: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

gjithashtu thirrja ne gjykim me cilesine e te paditurit e Bashkise se qytetit Patos. Sa me siper jane bazuar ne nenet 185 e 192 te K.Pr.Civile. Me vendim te ndermjetem te gjykates eshte pranuar ndryshimi i shkakut ligjor dhe i objektit te padise sipas kerkimit te paditesave duke u thirrur ne gjykim dhe Bashkia.

Neni 185 i K.Pr.Civile ne paragrafin e pare te tij percakton:"Paditesi gjate hetimit gjyqesor ka te drejte te ndryshoje shkakun ligjor te padise. Ai pa e ndryshuar shkakun ligjor te saj mund te shtoje, te pakesoje ose te ndryshoje objektin e padise".

Pra, sikurse shihet nga permbajtja e dispozites se mesiperme paditesi mund te disponoje mbi objektin e padise apo mbi shkakun ligjor te saj te marra vec e vec por ne asnje menyre nuk mund te beje kete njekohosisht mbi te dy elementet e padise. Ne kete rast ndodhemi para ndryshimit te llojit te padise – pra, para nje padie te re dhe gjykata per kete shkak duhet te kishte prishur vendimin dhe pushuar gjykimin per padine e ngritur fillimisht nga paditesi.

Lidhur me pushimin e gjykimit per kunderpadine kemi mendimin se arsyetimi i gjykates, i cili lidhet me gjykimin ne themel se saj eshte i gabuar. Koncepti juridik i kunderpadise e konsideron ate si nje padi te te paditurit kundrejt paditesit qe ngrihet ne gjykimin e nje padije te filluar dhe qe kerkon plotesimin e disa kushteve ligjore per te qene e tille. Ajo ne vetevete eshte nje padi e re dhe nga kjo pikepamje duhet te paraqitet brenda te gjithe rregullave te percaktuara per ngritjen e nje padije te re. Ajo qe e dallon nga padia eshte pikerisht sa thame me lart - pra, se nuk mund te paraqitet pa patur padi, ne te kundert ajo do te humbiste kuptimin e saj dhe do te ishte thjeshte padi. Pra eshte e kuptueshme qe duke qene e lidhur ngushte me padine, kunderpadia nuk mund te ekzistoje ne rast se pushohet gjykimi i padise. Prandaj per kete shkak dhe jo per sa arsyeton gjykata duhet vendosur pushimi i gjykimit te kunderpadise.

Evjeni Sinoimeri Zamir Poda

309

Page 310: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2689/1261/195 i Regj ThemeltarNr.584 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: LAJE LEMETI, perfaqesuar nga Av. M. MaciTË PADITUR: VASIP LEMETI, ne mungese ZYRA E KADASTRES KAVAJE, ne mungesePERSONA TE TRETË: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE

PALUAJTSHME, ne mungese KOMUNA HELMES KAVAJE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Deklarim si i pa vertete i aktit zyrtar.

Baza Ligjore: Nenet 246 dhe 280 te K.P.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.107, date 27.01.1999, ka vendosur:

Pranimin e padise duke e deklaruar te pavertete formularin nr.6, persa i perket numrit rendor 10, per Vasil Lemetin, ne lidhje me siperfaqen e parceles nr.202/5 te emertuar Murrishte per shifren 13585, si dhe per numrin rendor 112 qe i perket Laje Lemetit per parcelen nr.202/1, te emertuar Murrishte per shifren 3515.

310

Page 311: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.244, date 27.4.1999, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.107, date 27.01.1999 te Gjykates se rrethit Durres.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.605, date 18.4.2000, ka vendosur:

Prishjen e te dy vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Durres.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1476, date 01.12.2000 ka vendosur:

Rrezimin e padise, si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.178, date 10.4.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1476, date 01.12.2000 te Gjykates se rrethit Durres.

Kunder vendimit nr.178, date 10.04.2001 te Gjykates se Apelit Durres, ka

ushtruar rekurs paditesi, duke parashtruar keto shkaqe:- a. formulari nr.6 eshte i fallsifikuar, mbasi me vendim te gjykates eshte

caktuar ekspert grafik, i cili konkludoi per kete gje.- b. Gjykata pa ja kerkuar njeri kerkon formulare neper lagje, te clat nuk

jane te korigjuara. Formulare mund te plotesohen sa te duash, por origjinali dhe ai zyrtar eshte ai i depozituar ne zyren e kadastres. Ai eshte perpiluar ne vitin l991 dhe gjykata nuk duhej te merrte per baze formularin e vitit 2000.

- c. Specialisti e kryetari i komunes thane se kishin nje vit ne ate pune dhe nuk mund te jepnin garanci per aktet qe u sollen para gjykates.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit Laje Lemeti, i cili kerkoi prishjen e

vendimeve dhe rrezimin e kerkeses,

V Ë R E NVendimi nr.178, date 10.04.2001 i Gjykates se Apelit Durres, eshte rrjedhoje

e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

311

Page 312: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Rezulton se ne baze te Ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per token", me aktin e marrjes se tokes ne pronesi nr.121, date 5.5.1993 ne favor te paditeses Laje Lemeti, eshte dhene toke ne nje siperfaqe prej 7610 m2.

Po ashtu rezulton se me aktin e marrjes se tokes ne pronesi nr.22, date 5.5.1993 ne favor te pales se paditur Vasip Lemeti, eshte dhene toke ne nje siperfaqe prej 19.274 m2.

Pala paditese Laje Lemeti ka pretenduar se aktet e marrjes se tokes ne pronesi, i referohen formularit nr.6 te ndarjes se tokes ne fshatin Shtodher, ku ne numerat rendor 202/4 dhe 202/5 jane bere korigjime ne siperfaqet respektive. Pikerisht ne kete formular,vazhdon paditesja, korigjimet kane te bejne konkretisht ne zerin "Fushe e sportit" per 2834 m2, duke u hequr nga prona e saj dhe shtuar ne pronen e te paditurit.

Nga ana tjeter, i padituri Vasil Lemeti, ka pretenduar se aktet e pronesise jane te sakta dhe se formulari nuk ka patur ndryshime qe nga momenti i ndarjes se tokave.

Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, gjykatat kane konkluduar per rrezimin e kerkese padise se bere nga Laje Lemeti.

Duke pare gjykimin e ceshtjes, arrihet ne perfundimin se nga ana e te dy gjykatave nuk jane respektuar kerkesat ligjore. Keshtu ne kundershtim me kerkesat e nenit 486 te Kodit te Procedures Civile, nuk jane zbatuar udhezimet dhe konkluzionet e Gjykates se Larte, te cilat jane te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton ceshtjen.

Ne Vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se larte, eshte udhezuar te thirren dhe pyeten perfaqesuesit e Zyres se Kadastres prane Keshillit te rrethit si dhe te Zyres se Regjistrimit te Pasurise se Paluajteshme Kavaje. Me tej eshte udhezuar dhe orientuar te administrohet dokumentacioni prane Komunes Helmes, si dhe te kqyren regjistrat perkates, qe kane te bejne me ndarjen e tokes dhe regjistrimin e saj.

Administrimi gjate gjykimit te ceshtjes i disa vertetimeve te leshuara ne vitin 1999, si dhe te disa flete te fotokopjuara te "Rregjistrit per familjen", te cilat nuk rezulton se nga jane marre dhe cilit vit i perkasin, nuk mund te justifikojne apo perligjin, kryerjen e veprimeve te udhezuara si me siper.

Te gjitha keto veprime, te cilat nuk jane kryer gjate rishqyrtimit te ceshtjes, kane bere qe ne kundershtim me kerkesat e nenit 126 te K.Pr.Civile, vendimet e gjykatave te mos u japin pergjigje pretendimeve te paleve, te jene te cekta dhe pa nje analize te plote te provave.

312

Page 313: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kryerja e veprimeve si me siper, si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta, lidhur me zgjidhjen e ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.178, date 10.4.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e saj per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.03.2003

313

Page 314: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2726/1298/207 i Regj. ThemeltarNr. 585 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare Zamir Poda Anetar

me date 18.03.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr.2726/1298/207 qe i perket:

PADITËS: ENGJELL BZHETA, ne mungeseI PADITUR: PARKU AUTOMOBILISTIK PRANE MINISTRISE

SE RENDIT PUBLIK, ne mungese

OBJEKTI I PADISËShperblim demi.

Baza ligjore: Neni 608 i Kodit Civil.

Gjykata e shkallës së pare Tiranë me vendimin nr.249, date 31.01.2001 ka vendosur :

Pranimin e kerkesepadise.Detyrimin e anes se paditur Parku Automobilistik i Ministrise se Rendit Publik Tirane, t’i paguaje pales paditese shumen 1.243.000 leke.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1118, date 11.10.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 249, date 31.01.2001 të Gjykatës së shkalles se pare Tiranë.

314

Page 315: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, pala e paditur Parku Automobolistik prane Ministrise se Rendit Publik, e cila ka kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates nuk eshte rezultat i nje hetimi te plote dhe te gjithanshem. Ndryshe nga sa ka arsyetuar gjykata, ne procesverbalin e lenies ne ruatje te automjetit prane Parkut te Ministrise se Rendit Publik, me date 11.01.1998, nuk eshte percaktuar sasia e karburantit qe ndodhej ne bot.

- Ne momentin e marrjes ne dorezim te mjetit, per sasine e karburantit ne te nuk ka pasur kontestime. Nga procesverbali i dates 27.02.1998 rezulton se nga boti eshte derdhur nje sasi e pamatur uji.

- Pretendimet ne lidhje me sasine mangut te karburantit te marre ne dorezim, pala e paditur i ka paraqitur pese dite pas marrjes ne dorezim te mjetit prej saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja dhe pasi bisedoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NPaditesi eshte ortak i vetem dhe administrator i shoqerise “Milani” shpk. Me date 09.01.1998, nga ana e oficerit te policise gjyqesore, prane

Komisariatit te Policise Malesi e Madhe eshte bere ndalimi i tij, pasi po ate dite eshte kapur ai ne flagrance nga policia, ne vendin e quajtur Vukpalaj, ne rrugen kryesore automobilistike, Hot – Bajze, me mjetin “Bot”, me targe MA 0270 A, me 17 300 litra benzol, pa asnje dokument shoqerues malli.

Paditesi eshte vene nen akuzen e tregetimit te mallrave kontrabande.Nga procesverbali i dates 11.01.1998, del se mjeti eshte lene ne ruajtje prane

pales se paditur, Parku Automobilistik prane Ministrise se Rendit Publik.Me date 25.02.1998, Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Malesi e Madhe

ka pushuar çeshtjen ndaj paditesit dhe ka urdheruar qe te kthehen provat materiale te bllokuara.

Nga procesverbali i dates 27.02.1998, del se pala e paditur ka bere dorezimin e mjetit te paditesi. Ne te thuhet se paditesi nuk pati asnje verejtje per vulat dhe nivelin e karburantit ne bot, por me kerkese te tij, para daljes nga parku eshte hapur rubineti i shkarkimit te krahut te djathte, prej nga eshte derdhur nje sasi uji e pamatur. Ky fakt eshte konfirmuar nga magazinierja, oficeri dhe nenoficeri i pales se paditur ne proces.

315

Page 316: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pavaresisht nga kjo, paditesi ka pranuar te marre mjetin, pa paraqitur pretendime per mangesi te sasise se benzolit ne automjet.

Me pas, paditesi ka pretenduar se sasia e benzolit te mbetur ne botin e tij, ne momentin e marrjes ne dorezim te mjetit prej pales se paditur me date 27.02.1998, ka qene 6000 litra (pra 11300 litra me pak se ne momentin e bllokimit te mjetit). Kete sasi, ai ja ka shitur shoqerise “Edil 2000” ne Malesi te Madhe, kundrejt çmimit 110 leke/liter.

Duke pretenduar se nga sasia e benzolit qe ka rezultuar mangut ne botin e tij i eshte shkaktuar nje dem ekonomik, me padine objekt gjykimi (te depozituar ne gjykate me date 03.11.1999) ka kerkuar shperblimin e demit te shkaktuar.

Nga akti i ekspertimit, i kryer nga eksperti kontabel, ka rezultuar se demi i shkaktuar kap shumen 1.243.000 leke.

Fillimisht Gjykata e shkallës së pare Tiranë me vendimin nr.88, date 26.01.2000 ka pranuar kerkese padine, duke detyruar palen e paditur t’i paguaje paditesit shumen 1.243.000 leke.

Vendimi i permendur me lart, eshte prishur nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.747, date 13.07.2000 dhe eshte kthyer çeshtja per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, duke u lene udhezimet:

- Per te percaktuar drejt sasine e benzolit ne momentin e bllokimit te botit, del e nevojshme qe ne rigjykim te paraqitet flete – dalje e mallit.

- Te sigurohen prova te tjera per te provuar se vertet benzina qe ka shitur me 03.03.1998 paditesi ishte pikerisht sasia e mbetur ne automjetin tip “Bot”, qe eshte marre nga pala e paditur me date 27.02.1998.

Gjate rigjykimit jane administruar:1.Fature tatimore shitje me nr. Serie 7, date 05.01.1998 sipas se

ciles shoqeria “Servisi” Shijak i ka shitur shoqerise “Silvi Petrol” shpk (ne Malesi te Madhe) nje sasi malli prej 17300 litra benzol, kundrejt çmimit 110 leke/njesi. Kjo ngarkese eshte transportuar me mjetin e transportit me targe MA 0270 A.

2.Fature hyrje date 05.01.1998, sipas se ciles vendi nga vjen malli eshte Shijaku, ndersa vendi ku shkon malli (se kujt i shitet) eshte shoqeria “Milan“ shpk.

3.Fature dalje e dates 09.01.1998 (data e ndalimit te mjetit).4.Fature dalje, nr.15, date 03.03.1998 sipas se ciles figuron nje

sasi prej 6 000 litrash i eshte shitur shoqerise “Edil 2000” shpk, nga ana e shoqerise “Milan” shpk, kundrejt çmimit 110 leke/litri.

Ne perfundim te ketij gjykimi Gjykata e shkallës së pare Tiranë me vendimin nr.249, date 31.01.2001 ka pranuar kerkesepadine, duke e detyruar palen e paditur t’i paguaje paditesit shumen 1.243.000 leke.

316

Page 317: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1118, date 11.10.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.249, date 31.01.2001 të Gjykatës së shkalles se pare Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se si gjykata e faktit edhe ajo e apelit kane zbatuar keq nenin 608 te Kodit Civil, gje qe e ben vendimin e tyre te cenueshem.

Sipas dispozites se permendur : “Personi qe, ne menyre te paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit nje dem

ne personin ose ne pasurine e tij, detyrohet te shperbleje demin e shkaktuar.Personi qe ka shkaktuar demin nuk pergjigjet kur provon se nuk ka faj. Demi

quhet i paligjshem kur eshte rrjedhim i shkeljes ose i cenimit te interesave dhe i te drejtave te tjetrit, qe mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira”.

Nga materialet e dosjes nuk rezulton qe paditesit t’i jete shkaktuar dem ekonomik. Nga procesverbali i dates 27.02.1998 del se paditesi ka pranuar te marre mjetin, pa paraqitur pretendime per mangesi te sasise se benzolit ne automjet.

Pretendimet e paraqitura me pas, ne lidhje me sasine e benzolit te rezultuar mangut, nuk jane te bazuara ne prova.

Pra, ne rastin konkret, ndryshe nga sa kane arsyetuar gjykatat, nuk plotesohen kerkesat e nenit 608 te Kodit Civil, ne te cilin eshte bazuar paditesi per kerkimin e ngritur ne padi.

Duke ju referuar sa me siper, arrihet ne konkluzionin se rekursi permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472/a i Kodit te Procedures Civile. Pala e paditur nuk ka faj per demin e shkaktuar. Demi i shkaktuar nuk eshte rrjedhim i shkeljes ose i cenimit te interesave te paditesit.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/“d” te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.249, date 31.01.2001 te Gjykates se shkallës së

pare Tiranë dhe te vendimit nr.1118, date 11.10.2001 te Gjykates se Apelit Tiranë dhe rrezimin e kerkese padise.

Tirane, me 18.03.2003

317

Page 318: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2665/1237/187 i Regj. ThemeltarNr. 586 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare Zamir Poda Anetar

me date 18.03.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr.2665/1237/187 qe i perket :

PADITËS: KRISTAQ TRENDAFILI, perfaqesuar nga avokate Dhimitrulla Spiro.

TË PADITUR : VIOLETA TYTYMÇE ROBERT TYTYMÇEKRISTO TYTYMCE, perfaqesuar nga avokat Artan Haxhia

ERMIONI GJATAALEKSANDRA TYTYMÇE K.K.K TE PRONAVE PRANE KESHILLITTE RRETHIT DEVOLL

OBJEKTI I PADISËAnullim i vendimit nr.74, date 31.5.1994

te KKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit Devoll.Kundershtim i vendimit nr.460, date 29.3.2000 te Gjykates se Rrethit Korce.

Detyrimin e te paditurve te njohin paditesin pronarmbi siperfaqen e truallit 280 m2, ndodhur ne Proger - Korçe.

Baza ligjore: Neni 27/a i ligjit nr.7698, date 25.4.1993,Neni 503 i K.Pr.Civile, neni 296 i K.Civil.

318

Page 319: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Rrethit Korce me vendim nr 722, date 10.4.2001 ka vendosur: Pranimin e kerkese-padise me objekt anullim i vendimit nr.74, date 31.5.1994 te KKK te Pronave e kundershtim te vendimit nr.460, date 29.3.2000 te Gjykates se Rrethit Korce, e detyrim per njohje pronar ne siperfaqen 280 m2 si me poshte vijon: Anullimin e vendimit nr.74, date 31.5.1994 te KKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit Devoll per siperfaqe 280 m2 me kufizime.Lenien ne fuqi te vendimit nr.460, date 29.3.2000 te Gjykates se Rrethit Korce.Detyrimin e te paditurve Violeta Tytymce, etj. te njohin Kristaq Trendafilin pronar mbi siperfaqen 271 m2 me kufij, ndodhur ne fshatin Proger.

Gjykata e Apelit Korce me vendim nr.366, date 18.10.2001 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.722, date 10.4.2001 te Gjykates se Rrethit Korce.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs te paditurit, me te cilin kane kerkuar prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dy gjykimet ne rreth dhe apel jane zhvilluar ne mungesen tone dhe te avokatit me prokure duke u mohuar e drejta e mbrojtjes dhe e paraqitjes se provave. Kjo perben shkelje te rende te normave procedurale, mbasi ne megjithese me avokat nuk mundem te marrim dosjen dhe ndertojme mbrojtjen tone.

- Kontrata qe pretendon paditesi se e ka bere pronar nuk eshte e rregullt prej saj nuk del qe te kete blere siperfaqen 280 m2 objekt gjykimi. Paraqesim dy prova shkresore qe vertetojne pronesine tone ne truallin ne fjale.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja,avokatin Artan Haxhia, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe rrezimin e

padise, avokaten Dhimitrulla Spiro, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

319

Page 320: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E NTrashegimlenesi i te paditurve ka qene pronar i nje trualli me siperfaqe 500

m2, te ndodhur ne fshatin Proger, Korçe.Me pas, mbi nje pjese te ketij trualli, ai kishte ndertuar nje shtepi banimi dy

kateshe, me hajat, plevice dhe ashef.Pjesa tjeter e truallit, qe ndodhej prapa shtepise, i ka sherbyer te paditurve si

kopesht, ne fund te te cilit ndodhej nje kafene me siperfaqe 59 m2, po prone e trashegimlenesit te te paditurve.

Ky i fundit, ne vitin 1977 i ka shitur paditesit shtepine, hajatin, plevicen, ashefin (ne kontrate nuk eshte percaktuar siperfaqja e prones se shitur, por jane dhene vetem kufizimet e saj).

Ne kontraten e shitblerjes thuhet qe shitesi i shet bleresit gjithe pronen duke perjashtuar vetem “dyqanin - kafene”.

Prona figuron e regjistruar ne Regjistrin Hipotekor te Zyres se Hipotekes Korçe ne favor te paditesit, me nr.389/3, date 29.03.1994.

Qe nga ai moment dhe aktualisht, shtepia, hajati dhe kopeshti mbrapa saj, jane poseduar nga paditesi.

Nga akti i marrjes se tokes ne pronesi (nuk ka date) rezulton se paditesit i eshte dhene ne pronesi toke me siperfaqe 14.350 m2, nga e cila 12.822 m2 jane toke are, 1.100 m2 jane vreshte, ndersa 428 m2 jane truall (trualli qe ze shtepia e permendur me lart dhe sheshi funksional i saj).

Konflikti midis paleve ndergjygjese ka lindur per kopshtin prapa shtepise.Me vendim nr.74, date 31.05.1994 te KKK te Pronave prane Keshillit te

Rrethit Devoll, eshte vendosur t’i kthehet te paditurve, si trashegimtareve ligjore te ish pronarit, trualli me siperfaqe 280 m2 (kopshti), pasi sipas KKK te Pronave, paditesi ka blere vetem shtepine dhe oborrin, por jo kopshtin prapa shtepise.

KKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit Devoll, me vendimin nr.79, date 11.07.1994, mbi bazen e kerkeses se paditesave ka anulluar vendimin e KKK te Pronave te permendur me lart.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.460, date 29.03.2000 ka anulluar vendimin e dyte te KKK te Pronave, me arsyetimin se vetem gjykata mund te anulloje vendimin e KKK te Pronave. Ky vendim ka marre forme te prere.

Me padine objekt gjykimi paditesat kane kerkuar:Anullim i vendimit nr.74, date 31.5.1994 te KKK te Pronave prane

Keshillit te Rrethit Devoll.Kundershtim i vendimit nr.460, date 29.3.2000 te Gjykates se Rrethit

Korce.Detyrimin e te paditurve te njohin paditesin pronar mbi truallin me

siperfaqen 280 m2, ndodhur ne Proger me kufi.

320

Page 321: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Rrethit Korçe ka pranuar padine. Ajo ka anulluar vendimin nr.74, date 31.5.1994 te KKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit Devoll per siperfaqen 280 m2 me kufizimet perkatese, ka lene ne fuqi vendimin nr.460, date 29.3.2000 te Gjykates se Rrethit Korce, si dhe ka detyruar te paditurit te njohin Kristaq Trendafilin pronar mbi siperfaqen 271 m2 me kufij te percaktuar, te ndodhur ne fshatin Proger, me arsyetimin: Kufijte e prones se permendur ne kontraten e shitblerjes se prones, ne vitin 1977, ne favor te paditesit, nga ana e trashegimtarit ligjor te te paditurve, perfshijne dhe siperfaqen qe ze kopshti.

Gjykata e Apelit Korçe ka lene ne fuqi vendimin nr.722, date 10.4.2001 te Gjykates se Rrethit Korce.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se gjate gjykimit ne gjykaten e apelit jane kryer shkelje te renda te normave procedurale te parashikuara ne nenin 467/ç te K.Pr.Civile.

Kjo pasi nga materialet e dosjes ka rezultuar se : Seanca e pare ne gjykaten e apelit nuk eshte zhvilluar pasi nuk eshte formuar

trupi gjykues. Ne keto kushte eshte caktuar nje date tjeter per zhvillimin e nje seance tjeter gjyqesore. Njoftimi i paleve, per zhvillimin e kesaj fundit (seances se dates 03.10.2001) eshte bere me shpallje. Meqenese ne te nuk jane paraqitur as te paditurit dhe as perfaqesuesi i tyre me prokure, av. Jani Skorovoti (eshte konstatuar se eshte larguar jashte shtetit), nuk eshte zhvilluar gjykimi dhe eshte caktuar te zhvillohej nje seance tjeter per gjykimin e çeshtjes, me date 18.10.2001 duke u urdheruar sekretaria te njoftoje per te, te paditurit, me fletethirrje.

Ne fletethirrjet e derguara te paditurve, kane firmosur e paditura Aleksandra Tytymçe dhe Ermioni Gjata, ndersa per te paditurit Violeta Tytymçe dhe Robert Tytymçe eshte vendosur shenimi larguar nga adresa e shenuar.

Ne seancen e dates 18.10.2001 jane paraqitur dy te paditur, Kristo Tytymçe dhe Ermioni Gjata. Nuk eshte konfirmuar prej tyre ne seance, nese te paditurit e tjere kane apo jo dijeni per zhvillimin e saj. Nga ana e te paditurve prezent ne seancen gjyqesore eshte kerkuar vazhdimi i gjykimit duke mos dashur te mbrohen me avokat tjeter.

Gjykata ka vendosur vazhdimin e gjykimit ne mungese te te paditurve te tjere.

Bazuar ne sa me siper, arrihet ne konkluzionin se gjykimi ne gjykaten e apelit eshte zhvilluar ne mungese te dy prej te paditurve, Violeta Tytymçe dhe Robert Tytymçe, pa pasur dijeni keta per kryerjen e seances gjyqesore te dates 18.10.2001.

Pra, rekursi permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472/b te K.Pr.Civile prandaj duhet pranuar ai.

Ne keto kushte, çmohet se duhet prishur vendimi i gjykates se apelit dhe duhet kthyer çeshtja per rigjykim po ne gjykaten e apelit.

321

Page 322: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.366, date 18.10.2001 te Gjykates se Apelit Korçe dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korçe, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.03.2003

322

Page 323: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2666/1238/188 i Regj ThemeltarNr.587 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: REFIAN KELO, FLUTURIM KELO, FERZILET KELO, SHPRESA KELO, NIMET KELO, ISMIHAN KELO, LUMTURIE KELO, SHPETIMTAR KELO, RESMI KELO, DEFRIM KELO, PRANVERA KELO, PETRIT KELO,TË PADITUR: DURIM DVORANI, BUJAR DVORANI,

323

Page 324: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

OBJEKTI I PADISË:Detyrim i pales se paditur te na njohe pronar ne ¼ pjese

te nje siperfaqe prej 156 dy.Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.1762, date 7.12.1999, ka vendosur:

Rrezimin e padise, si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.286, date 23.7.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1762, date 7.12.1999 te Gjykates se rrethit Korce.

Kunder vendimit nr.286, date 23.7.2001 te Gjykates se Apelit Korce, ka ushtruar rekurs, paditesja Refian Kelo, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Vendimet jane marre ne shkelje te renda te normave procedurale, mos zbatimi i te cilave me ka hequr te drejten e pjesemarrjes dhe degjimit tim ne procesin gjyqesor. Eshte zhvilluar gjykimi ne mungesen time, duke quajtur nje autorizim dore si prokure. Autorizmi nuk ploteson kerkesat e neneve 72 te K.Civil e 96 te K.Pr.C.

- b. Kemi qene familje bujqesore dhe kerkimi yne ka te beje me te drejten e pronesise se trashegimlenesve tane.

- c. Ne nuk kemi goditur vendimin e K.K.K.Pronave, qe e ka trajtuar pronen si nje te vetme ne pronesi te trashegimlenesve te te paditurit. Por gjykata e ka trajtuar pronen si te shtetit, kur ajo nuk eshte e tille.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,

V Ë R E NVendimi nr.286, date 23.7.2001 i Gjykates se Apelit Korce, eshte rrjedhoje e

zbatimit dhe respektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/a te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.

Rezulton se palet ne proces jane kusherinj te pare. Me fjale te tjera trashegimlenesit e tyre kane qene vellezer. Paditesit kane kerkuar njohjen pronar mbi nje siperfaqe prej 156 dy toke, duke paditur Durim dhe Bujar Dvoranin. Ata kane pretenduar, se sipas vertetimit te pronesise date 22 tetor 1999, leshuar nga Zyra e kadastres, prane Keshillit te rrethit Korce, ne pronesi te trashegimlenesit te

324

Page 325: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

te paditurit, figuron nje siperfaqe prej 151 dy toke, ndodhur ne fshatin Pojan, rrethi Korce. Kjo siperfaqe sipas tyre, duhet te njihet edhe ne pronesi te tyre ne masen ¼, mbasi ka qene ne bashkepronesi edhe te trashegimlensve te tyre dhe se ne vertetimin ne fjale ndodhet shenimi "kater kurore".

Duke pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes, Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se me te drejte nga ana e te dy gjykatave eshte vendosur rrezimi i kerkese padise.

Sic del nga gjykimi i ceshtjes, pala e paditur nuk eshte bere pronare e siperfaqes prej 151 dy, mbi te cilen kerkohet bashkepronesia nga ana e pales paditese. Vertetimi i dates 22.10.1999 eshte nje vertetim kadastral dhe nuk mund kurrsesi te konsiderohet si akt i mirefillte pronesie. Objektivisht vertetimi eshte trajtuar ne vendimet e te dy gjykatave si nje dokument qe percakton gjendjen juridike te prones ne vitin l945. Nje vertetim i tille kadastral, eventualisht mund te sherbeje mbasi te plotesohet e gjithe praktika dokumentare qe kerkon Ligji nr.7698, date 15.4.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”, per te ushtruar te drejten e kerkimit prane Komisionit, ne cilesine e ish pronarit. Eshte vetem ky Komision, organi kompetent i cili vlereson dhe konkludon per njohjen, kthimin apo kompensimin e prones per raste te tilla. Vetem mbasi te jete shprehur ai Komision, i interesuari dhe ne rastin konkret pala paditese, ne rast se eventualisht do t’i cenohen te drejta te pretenduara, mund te kerkoje me padi duke ju drejtuar gjykates. Efektivisht, ne gjendjen aktuale, pales paditese nuk i eshte cenuar apo mohuar asnje e drejta nga ana e pales se paditur, mbasi ajo nuk ka qene dhe nuk eshte aktualisht pronare mbi siperfaqen e pretenduar..

Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga pala paditese, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ato nuk jane nga ato qe parashikohen ne kerkesat e nenit 472 te K.Pr.Civile, qe te motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Korce.

E njejta gje mund te thuhet edhe lidhur me pretendimin e bere nga paditesja Refian Kelo per gjykimin ne mungese te saj, mbasi akti i perfaqesimit dhene djalit Fluturim, nuk ploteson kerkesat ligjore. Si del ne cilesine e paditesit, vec te permendures jane trashegimtare te tjere, si Ferzilet Kelo, Fluturim Kelo, etj. Ne veshtrim te kerkesave te nenit 296 te K.C., te drejten e ngritjes se padise per te kerkuar sendin e tij e ka cdo bashkepronar, me qellim qe ai t’u dorezohet te gjithe atyre. Ne rastin konkret paditeses nuk i jane cenuar te drejtat, mbasi keto te drejta jane kerkuar nga trashegimtaret e tjere, te cilet kane te njejtat interesa me te.

Me tej, te gjitha pretendimet e ngritura kane marre pergjigje ne analizen e detajuar qe eshte bere ne vendimin e gjykates se apelit.

325

Page 326: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.286, date 23.7.2001 te Gjykates se Apelit

Korce.

Tirane, me 18.03.2003

326

Page 327: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2721/1293/206 i Regj ThemeltarNr.588 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: JANAQ GURMA APOSTOL GURMA ILIA GURMA THANAS GURMA KICO GURMA perfaqesuar nga Alma Cami,TË PADITUR: SAZAN RUSHITI

KOZETA RUSHITI, perfaqesuar nga Av.Haneme Bakia,

BASHKIA E QYTETIT SARANDE, ne mungese,

OBJEKTI I PADISË:

Deklarim i pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes nr.572 Rep,

512 Kol, date 14.3.1994.Baza ligjore: Neni 92 e vijues i K.Civil,

si dhe Ligji nr.7698, date 15.4.1993.

327

Page 328: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.367, date 28.5.2001, ka vendosur :

Rrezimin e padise, si te pabazuar ne prova.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.426, date 9.10.2001, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.367, date 28.5.2001 te Gjykates se rrethit Sarande.

Kunder vendimit nr.426, date 9.10.2001te Gjykates se Apelit Gjirokaster, kane ushtruar rekurs paditesit Ilia, Thanas, Kico, Apostol dhe Vasil Gurma, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Jane lejuar shkelje te renda procedurale qe kane te bejne me ndergjyqesine.

- Si padites eshte vendosur Janaq Gurma, i cili ka vdekur ne vitin l995. Gjykata nuk ka bere legjitimitetin e paleve.

- b. Ne gjykim eshte thirrur si pale Bashkia kur duhej thirrur Enti K.Banesave, mbasi detyrimet e N.K.Banesa i ka thithur ai.

- c. Megjithese Bashkia eshte pale e paditur, thirret ekspert Eshref Licaj, i cili eshte punonjes i Bashkise.

- d. Ne nje gjykim te meparshem ku ka qene pale paditese Kontrolli i Shtetit, gjyq te cilin e kemi fituar, jane konstatuar te rregullt si V.K.K.K.Pronave ashtu dhe Gentplani. Po ashtu, njeri ekspert ndryshe ka thene ne kete gjykim dhe ndryshe ne gjykimin tjeter.

- e. Jane bere disa gjykime me pare dhe provohet plotesisht se trualli prej 160 m2, eshte brenda prones sone dhe se baranga e privatizuar eshte ndertim i perkohshem.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesve, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurve, i cili kerkoi lenien ne fuqi te

vendimit te gjykates se apelit,

328

Page 329: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E NVendimi nr.426, date 9.10.2001 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte

rrjedhoje e mosrespektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Rezulton se me vendimin nr.13, date 29.3.1994 te K.K.K.Pronave ish pronareve, prane Bashkise Sarande, ne favor te paditesave eshte njohur ne pronesi nje siperfaqe toke prej 50.112 m2, nga te cilat u jane kthyer dy parcela me siperfaqe respektive 11.500 m2 dhe 18.500 m2.

Po ashtu, rezulton se te paditurit me kontraten e shitblerjes date 14.3.1994, referuar Ligjit nr.7652, date 23.12.1992, kane privatizuar nje apartament banimi se bashku me nje siperfaqe prej 160 m2 ne qytetin e Sarandes.

Paditesit kane kerkuar deklarimin e pavlefshem te kontrates ne fjale, duke pretenduar se objekti i privatizuar eshte i perkohshem dhe se trualli i konsideruar i lire nga K.K.K.Pronave eshte ne pronesi te tyre.

Ne te kundert, te paditurit kane pretenduar se kontrata eshte e ligjshme dhe se objekti e trualli i privatizuar prej tyre eshte jashte siperfaqes se njohur ne pronesi dhe kthyer me vendim te K.K.K.Pronave, ne favor te paditesave.

Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, gjykatat kane konkluduar per rrezimin e kerkese padise se paditesave.

Duke pare vendimet e te dy gjykatave, si dhe gjykimin e ceshtjes ne teresine e tij, arrihet ne perfundimin se ne kundershtim me kerkesat e parashikuara ne nenet 14 dhe 126 te K.Pr.C, nuk eshte zhvilluar nje hetim i plote e i gjithanshem gjyqesor, nuk i jane dhene pergjigje nje sere pretendimesh te bera nga palet ne gjykim si dhe nuk jane kerkuar e marre prova me rendesi vendimtare per zgjidhjen e drejte te ceshtjes.

Keshtu gjykatat duhet te kerkonin dhe administronin praktiken dokumentare qe ben fjale per vendimin nr.13, date 29 mars 1994 te K.K.Pronave, praktike e cila do te sqaronte dhe saktesonte, cila ishte siperfaqja e kthyer ne favor te pales paditese, duke specifikuar te dy parcelat, cila ishte vendosja e saj, si dhe cilat jane kufijte perkates, cilet jane objektet qe perfshihen brenda siperfaqes se kthyer dhe konkretisht objekti i privatizuar nga te paditurit.

Ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 229 te K.Pr.Civile, ka vend per kryerjen e nje riekspertimi, per shkak se ekspertimet e mepareshme nuk kane sqaruar plotesisht dhe nuk kane dhene pergjigje per shume pretendime te bera nga palet. Kjo ka sjelle edhe qendrimin evaziv te mbajtur nga te dy gjykatat, kur ne vendimet e tyre shprehen per "propabilitet te kufirit lindor per spostimin e kufirit te prones se paditesave", si dhe lidhur me siperfaqe te tepert te marre prej tyre.

Nga ana tjeter riekspertimi, mbeshtetur ne praktikat dokumentare te permendura, si dhe nga kqyrja ne vend, duhet te saktesoje nese me te vertete ka

329

Page 330: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

kontradikta ndermjet siperfaqes se kthyer per te cilen ben fjale praktika e K.K.K.Pronave dhe gjendjes faktike te saj. Me tej akoma, ne varesi te perfundimeve sa siper, duhet te konkretizohet se nese do te kete siperfaqe te tepert, ku gjendet ajo konkretisht, pare edhe ne raport me siperfaqen prej 160 m2 privatizuar nga pala e paditur.

Gjate rigjykimit gjithashtu duhet te administrohet edhe praktika dokumentare e privatizimit te objektit dhe truallit nga ana e pales se paditur. Nje gje e tille do te sqaroje pretendimet lidhur me kthimin apo jo te objektit ne fond banese, nese pala e paditur ka qene ne kushtet e qiramarresit lidhur me te, cila ka qene gjendja e objektit te privatizuar (ndertim i perhershem apo i perkohshem), etj.

Kryerja e veprimeve si me siper, si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit qe ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e ceshtjes.

Nga sa siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se vendimi nr.426, date 9.10.2001 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, behet i cenueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.426, date 9.10.2001 te Gjykates se Apelit Gjrokaster

dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.03.2003

330

Page 331: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

MENDIMI I PAKICËSUne, gjyqtare Valentina Kondili, ne lidhje me ceshtjen me pale padites Janaq

Gurma, etj., te paditur Sazan Rushiti etj., Bashkia e qytetit Sarande, me objekt deklarim i pavlefshmerise se kontrates se shitjes me nr. 572 Rep., 512 Kol, date 14.03.1994 te Zyres Noterise Sarande, jam kunder vendimit te dhene nga shumica.

Vendimi i Gjykates se shkalles se pare Sarande, i cili eshte lene ne fuqi, me vendimin nr.426, date 09.10.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, cmoj se e kane zgjidhur ceshtjen drejt e per rrjedhoje kam mendimin se vendimi i gjykates se apelit duhet te lihej ne fuqi.

Paditesave Gurma, Komisioni per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave prane Bashkise Sarande, me vendimin nr.13, date 29 mars 1994, u ka njohur si ish pronare pronesine prej 50.000 m2 truall ne bregdet. Nga kjo siperfaqe u eshte kthyer secilit nga 5000 m2, gjithsej 30.000 m2 truall i lire, qe kufizohet nga lindja me rrugen automobilistike (unazen), nga jugu 100 metra larg bregut te detit, nga perendimi me zyrat e sharrave (dy metro ne lindje te tyre) dhe depon e ujit (tre metro pas saj nga perendimi) dhe nga veriu me rrugen automobilistike karburant-Varreza, sipas Gentplanit.

Ne dosje ndodhen dy vendime te Komisionit per kthimin dhe kompesimin e familjes Gurma, te cilet ndryshojne ne permbajtje, pasi tek ai i shenuar me nr.faqe 11 te dosjes, kthimi ne natyre truall i lire eshte shenuar 18.500 m2 me kufij lindje-rruge automobilistike, (unaza) nga ana e detit 100 m larg, nga perendimi me zyrat e sharrave dhe depo e ujit dhe nga veriu me rrugen automobilistike Karburant-Varreza.

I padituri Sazan Rushiti ka blere nga Ndermarrja Komunale Banesa Sarande nje apartament ku banon, qe ndodhet ne lagjen nr.4, Rruga nr.2 koder (ish magazine e lendes djegese), kati i pare i perbere nga nje dhome kuzhine dhe aneks, me kufij te shenuar ne kontrate me nr.972 Rep. dhe 512 Kol., date 14.03.1994 te Zyres se Noterise se Rrethit Sarande. Ne kontraten e shitblerjes eshte shenuar gjithashtu se bleresvet u shitet dhe siperfaqja qe ze baraka prej 160 m2, kontrate qe eshte hipotekuar.

Paditesat kane paraqitur padine objekt gjykimi duke kerkuar anullimin e kontratave te privatizimit ne favor te Sazan Rushitit, etj. me pretendimin se nuk mund te shiteshin keto objekte si banesa, pasi nuk ishin ne administrim te ish Ndermarrjes Komunale Banesa, sepse nuk kane qene ndertime te rregullta, porse baranga.

Ne kete situate ligjore dhe faktike, ne zbatim te kerkesave procedurale, jane paditesat qe kane investuar gjykaten ne shqyrtimin e ceshtjes e per rrjedhoje u bie se pari atyre barra e proves qe te legjitimohen ne kerkimet e tyre d.m.th. se trualli objekt mosmarreveshje eshte kthyer i lire, pasi nuk kane pretenduar per te drejte

331

Page 332: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

parablerje dhe mandej te legjitimoheshin per kerkimin e themelit per anullimin e kontrates shirblerjes, si kontrate qe vjen ne kundershtim me kerkesat ligjore.

Sikurse ka rezultuar, gjykata ka pranuar, ç’ka nuk eshte kundershtuar dhe nga paditesat, se mosmarreveshja ka te beje ne lidhje me siperfaqen e kthyer te lire prej 18.500 m2.

Ne fakt, nga perfundimi i arritur prej eksperteve te caktuar nga gjykata, eshte konkluduar se paditesat mbajne ne natyre de jure 30.000 m2 sipas vendimit te dyte te komisionit, pavaresisht se nje pjese eshte konsideruar i zene dhe ne fakt 36.836m2 truall, pra rreth 6836 m2 me teper se sa u takon ne teresi sipas vendimit, ne rast se do t`u ishin kthyer ne natyre.

Ne keto rrethana, kur vete paditesit nuk kane vertetuar pretendimet e tyre se jane pronare te ligjshem te truallit mbi te cilen jane ngritur objektet, duke pranuar pretendimin e tyre se jane baraka, ato nuk mund te legjitimohen ne kerkimin e tyre per anullimin e kontratave edhe sikur te paditurit te kene perfituar ne kundershtim me kriteret ligjore (ç’ka nuk vertetohet, porse organet kompetente ne cdo kohe mund te konstatojne sipas kerkesave ligjore ne se veprimet jane te ligjshme ose jo mbi kerkimin e personit fizik ose juridik qe legjitimohet).

Ne keto rrethana, kur paditesat nuk vertetojne interesin e tyre te ligjshem, pasi me dokumentacionin e paraqitur dhe veprimet procedurale te kryera nga gjykata, rezulton se jo vetem kane perfituar siperfaqe trualli me teper se sa eshte percaktuar sipas kerkesave ligjore, por se mbajne ne posedimin dhe rreth 6836 m2 me teper, me te drejte gjykata e shkalles se pare dhe per rrjedhoje dhe gjykata e apelit kane konkluduar se kerkimi i paditesave nuk eshte i ligjshem, duke vendosur rrezimin e padise.

Per vendimin e dhene ne favor te familjes Gurma dhe Kontrolli i Shtetit, meqenese ka pasur dy vendime, i eshte drejtuar gjykates per anullimin e tyre. Megjithate zgjidhja e kesaj ceshtje nuk influencon aspak ne zgjidhjen e ceshtjes konkrete per faktin se familja Gurma ka aktualisht dhe 6836 m2 truall me teper dhe nuk mund te konkludohet se cila eshte siperfaqja qe ishte kthyer.

Persa siper, duke pare dhe shkaqet e parashtruara ne rekurs qe bejne fjale per arsyetim jo llogjik te gjykatave e per marrje provash, si dhe per faktin se te paditurit kane perfituar padrejtesisht, e cmoj se sikurse permenda me siper, gjykatat e kane zgjidhur drejt mosmarreveshjen duke patur parasysh dhe respketuar kerkesat ligjore e procedurale.

Valentina Kondili

332

Page 333: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2129/50 i Regj. ThemeltarNr. 589 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancat gjyqesore te dates 12.02.2003, 11.03.2003 dhe 18.03.2003 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: 1. MINISTRIA EKONOMISË PUBLIKE DHE PRIVATIZIMIT

2. SHOQËRIA ANONIME (sha) “PETROLIMPEX”3. SHOQËRIA ANONIME (sha) “ARMO”përfaqësuar nga Avokati i Shtetit, Kosta Gazeli

TË PADITUR: 1. AHMET SULSTAROVA përfaqësuar ngaav.Gjelosh Gjoka2. K.K.K.P. PRANË KËSHILLIT TË RRETHITTIRANË në mungesë

PERSON I TRETË: MARKETIN TOPALLAJ

OBJEKTI I PADISË:Kundërshtim i të tretit kundër vendimit nr.9862, date 24.04.1996 dhe nr.3286, date 24.04.1996;

njohjen si pronare të vetëm të objekteve dhe truallit (një pjesë të tij)

Baza Ligjore: Nenet 503/1 të K.Pr.Civile; nenet 149, 296 e 302 të K.Civil

333

Page 334: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.200, date 02.02.1999 ka vendosur:

Pranimin e padisë.Duke prishur vendimet nr.862, date 13.02.1996 dhe vendimit nr.3286, date 24.04.1996 të Gjykatës së shkallës së pare Tiranë, tërësisht për shkak të cënimit të interesave të personit të tretë që lidhen me efektet e këtyre vendimeve.Ligjërimin e masës së sigurimit të marrë nga gjykata date 15.04.1998.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.992, date 20.07.1999 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.200, date 02.02.1999 të Gjykatës së rrethit Tiranë dhe rrëzimin e padisë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.1142, date 22.12.1999 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit të paraqitur paditësi.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.705, date 12.05.2000 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.1142, date 22.12.1999 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr.992, date 20.07.1999 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të vendimit nr.200, date 02.02.1999 të Gykatës së shkallës së parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gykatën e shkallës së pare Tiranë.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.4198, date 28.12.2000 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesëpadisë, si të pabazuar.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.660, date 29.05.2001 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.4198, date 28.12.2000 të Gykatës së rrethit Tiranë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Objekti i padisë është kërkesa për njohjen e faktit juridik, ndërsa gjykata nuk trajton këtë, vërtetimin e ekzistencës së marredhënies juridike, por e shndrron në një mënyrë për fitimin e pronësisë.

334

Page 335: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Në vendimin e gjykates ku eshte pranuar padia e Ahmet Sulstarovës, për anullimin e vendimit të KKKP, është shkelur ligji i KKKP, pasi objektet e shoqërive të huaja nuk trajtohen nga ky ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, avokatin e shtetit, Kosta

Gazeli, i cili kërkoi prishjen e vendimeve të gjykatave dhe pranimin e padisë, përfaqësuesin e të paditurit, av.Gjelosh Gjoka, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.660, date 29.05.2001 i Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin

është lënë në fuqi vendimi nr.4198, date 28.12.2000 i gjykatës së shkallës së parë, është rrjedhojë e mosrespektimit dhe zbatimi të keq të ligjit.

Nga aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore rezulton se: Me vendimin nr.862, date 13.02.1996 të Gjykatës së rrethit Tiranë është njohur fakti juridik i pronësisë në emër të të paditurit e të tjerë, si trashëgimtarë të familjes Beshiri, të objekteve të karburantit, tre kapanoneve, të një stacioni pompimi, të ndërtesës së zyrave, të ofiçinës dhe infrastrukturës së tyre, të ndodhura në Fushë-Mëzez, Tiranë.

Ky vendim është bazuar në vendimin nr.8653, date 21.12.1995 të Gjykatës së rrethit Tiranë, me të cilin është njohur fakti i pronësisë në emër të trashëgimlënësve të të paditurit dhe të tjerëve, të një sipërfaqe toke prej 24 ha, me kufizimet e pronave, të ndodhur në fshatin Mëzez, Tiranë.

Me vendimin nr.290, date 07.03.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve (KKKP) pranë Këshillit të Rrethit Tiranë, të paditurit dhe trashegimtareve te tjere të familjes Beshiri i eshte refuzuar kërkesa për njohjen dhe kthimin e sipërfaqes se tokes prej 56500 m2, ku ndodhen objektet e mësipërme, për shkak se janë jashtë vijave kufizuese të fshatit Mëzez.

Me vendimin nr.3286, date 24.04.1996 të Gjykatës së rrethit Tiranë është vendosur anullimi i vendimit të mësipërm të KKKP, duke iu kthyer pa kundërshpërblim prona e ndërmarrjes së degës së karburanteve Tiranë (në administrim të Petrolimpeks sha dhe Armo sha) e përbërë prej sipërfaqes së tokës prej 56500 m2 dhe objekteve të ndodhura brenda asaj sipërfaqeje.

Këto vendime të gjykatës, pra ai me nr.3286, date 24.04.1996 dhe ai me nr.862, date 13.02.1996 (ndonëse ky i fundit është vendim deklarativ dhe nuk e zgjidh çështjen në themel), janë kundërshtuar me cilësinë e të tretit nga paditësit, të cilët kanë kërkuar edhe njohjen si pronarë të vetëm të objekteve.

335

Page 336: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Paditësit pretendojnë se, këto objekte janë prone shtetërore, e fituar pas konfiskimit që iu bë pasurisë së okupatorëve italianë e gjermanë në Shqipëri në vitin 1945.

I padituri prapson se, ish-pronarët e tokës kanë pas lidhur kontratë qiraje me Administratën Ushtarake Italiane dhe meqënëse pala italiane nuk respektoi kontratën, duke e zgjidhur atë në mënyrë të njëanshme, objektet e ndërtuara prej saj në atë sipërfaqe toke i ngelën në pronësi ish-pronarëve.

Në gjykim ka ndërhyrë me cilësinë e personit të tretë Marketin Topallaj, pasi rezulton të ketë blerë këto objekte së bashku me truallin prej trashëgimtarëve të ish-pronarit.

Janë zhvilluar disa gjykime; çështja është gjykuar edhe nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë vendosur prishjen e vendimeve të çështjeve që lidhen me ato gjykime, me qëllim që ato të bashkuara të rishqyrtohen nga gjykata e shkallës së pare, janë të lidhura me të njëjtin interes, me kalimin e pronës ndaj një personi që pretendohet se nuk është pronar.

Në këto kushte gjykata e shkallës së pare ka rrëzuar padinë dhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e saj.

Ky kolegj gjykon se gjykata nuk ka kryer një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, në respektim të nenit 14 të K.Pr.C.

Siç u përmend, KKKP pranë Këshillit të Rrethit Tiranë, me vendimin nr.290, date 07.03.1996 e ka konsideruar token ku ndodhen objektet e mësipërme të karburantit si tokë jashtë vijave kufizuese të fshatit Mëzes.

Në këto kushte, gjykata përpara se të vendoste kthimin e këtyre objekteve trashëgimtarëve të familjes Beshiri, duhej të sqaronte ndërmjet të tjerave një fakt mjaft te rendësishëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Pra, nëse në momentin që ka vendosur KKKP, sipërfaqja e tokës ku ndodhen objektet trajtohej në bazë të ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” apo në bazë të ligjit nr.7699, date 21.04.1993 “Për kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëve të tokave bujqësore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve”.

Sipas nenit 1 të këtij të fundit, u njihet ish-pronarëve të tokave apo trashëgimtarëve të tyre ligjorë e drejta e kompensimit të ish-pronave për tokën që kanë patur në pronësi në kohën e daljes së ligjit nr.108, datë 29.08.1945 “Për reformën agrare”, që ndodhen jashtë vijave kufizuese të qendrave të banuara, brenda të cilave vepron ligji nr.7698, date 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”.

Ndërsa, për efekt të nenit 3 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, kthehet ose kompensohet: toka, e cila në momentin e shpronësimit ka qenë e regjistruar si truall dhe ndodhej brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara; toka, e cila në momentin e shpronësimit ka qenë e regjistruar

336

Page 337: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

si tokë bujqësore ose jo bujqësore dhe ndodhej jashtë vijave kufizuese të qendrave te banuara, por që në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është kthyer në truall dhe ndodhet brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara.

Gjithashtu, gjykata duhej të kishte parasysh se në bazë ligjit nr.7698, date 15.04.1993, neni 5, masa e kthimit ose e kompensimit në natyrë të truallit ose të tokës bujqësore dhe jo bujqësore të tjetërsuar në truall në të gjitha rastet nuk mund të jetë më shumë se 10000 m2 (në rastet kur prona është nga 10.000 m2 deri 100.000 m2, masa e kthimit apo kompensimit do të jetë plus 10%). Ndërsa në rastin në gjykim, siç iu përmend, sipërfaqja e tokës ku ndodhen objektet e lartpërmendur është 56.500 m2.

Për sqarimin sa më sipër do të ishte e nevojshme kërkimi dhe administrimi nga gjykata i praktikës së KKKP pranë Këshillit të Rrethit Tiranë.

Meqënëse ky sqarim mund të bëhet edhe nga gjykata e apelit, në zbatim të nenit 465/2 të K.Pr.C., duke përsëritur pjesërisht hetimin gjyqësor, ky kolegj konkludon të prishë vendimin e gjykatës së apelit dhe t’i dërgojë çështjen për rishqyrtim po asaj gjykate.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.660, date 29.05.2001 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe

dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në Gjykatën e Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 18.03.2003

337

Page 338: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2608/1180/167 i Regj. Themeltar.Nr. 590 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SENA NACI, ANASTASI KOMINI, ne mungese

I PADITUR: JAKO GJIKOKA, ne mungesePERSON I TRETË: HARILLA NACI, ne mungese

OBJEKTI I PADISËPushim cenimi.

Baza Ligjore: Neni 302 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1364, date 17.10.1998, ka vendosur:

Rrezimin e padise si te pabazuar.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.129, date 02.03.1999, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1364, date 17.10.1998 te Gjykates se Rrethit Vlore.

338

Page 339: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Larte, me vendimin nr.617, date 09.02.2000, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.129, date 02.03.1999 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.136, date 16.03.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1364, date 17.10.1998 te Gjykates se Rrethit Vlore dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt vendosi:Pranimin e padise te paditesave Sena Naci e Anastasi Komini dhe detyrimin e te paditurit Jako (Qirjako) Gjikoka te pushoje cenimin ne pronesi te paditesave duke prishur punimet pa leje, nje dhome, nje kuzhine me koridor e banjo e nje verande me siperfaqe ndertimore 66 m2 se bashku me rrethimin.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs i padituri, duke parashtruar keto shkaqe:- Gjykimi ne apel eshte zhvilluar ne mungesen time pa me njoftuar. - Ne baze te vendimit nr.871, date 03.07.2001 te Gjykates se shkalles se

pare Vlore jane shpallur te pavlefshme fletethirrjet per gjykimin ne apel.- Paditesja Sena Naci ka vdekur ne vitin 1994 e ndonese kishte mbaruar

prokura e saj ajo ka vazhduar te perfaqesohet ne gjykim nga Koci Komini.

Ka paraqitur kunderrekurs edhe pala paditese e cila parashtron:- Rekursi i te paditurit Jako Gjikoka eshte jashte afatit ligjor.- Nuk eshte e vertete qe i padituri nuk kishte njoftim per gjykimin ne apel. - Kjo gjykate ka bere rregullisht njoftimet sipas listes bashkangjitur

rekursit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.Mbi bazen e deshmise se trashegimise per trashegimlenesin Gori Naci,

paditesat dhe personi i trete Harilla Naci jane bere bashkepronare mbi nje shtepi banimi te ndodhur ne fshatin "Vrenes" Vlore si dhe 600 m2 siperfaqe trualli me kufizimet perkatese.

339

Page 340: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Me vendim gjyqesor nr.533, date 01.11.1998 palet kane zgjidhur me pajtim vetem pjestimin e baneses ku i padituri Harilla Naci ka fituar pronesine mbi nje dhome te cilen ne vitin 1991 ja ka shitur te paditurit Jako Gjikoka. Mbas blerjes se kesaj dhome i padituri ka ndertuar edhe disa ambiente te tjera me siperfaqe 66 m2 dhe ka rrethuar nje siperfaqe trualli qe se bashku zene nje siperfaqe 184 m2 dhe ndodhet brenda siperfaqes 600 m2 qe eshte ne bashkepronesi te paleve.

Me cilesine e bashkepronareve, me padi drejtuar gjykates, paditesat kane kerkuar pushimin e cenimit te pronesise nga i padituri sipas nenit 302 te K.Civil dhe prishjen e ndertimeve te bera prej tij se bashku me murin rrethues ne siperfaqen e truallit prone e tyre.

Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vendosur rrezimin e padise, ndersa Gjykata e Apelit Vlore mbas prishjes te vendimit te saj nga Gjykata e Larte, ne rigjykim te ceshtjes ka vendosur ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pranimin e padise duke detyruar te paditurin Jako Gjikoka te prishe ndertimet pa leje me siperfaqe 66 m2 si dhe rrethimin per siperfaqen tjeter te truallit sipas skices perkatese.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs i padituri duke parashtruar kryesisht shkaqe qe kane te bejne me shkelje procedurale nga gjykata e apelit.

Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs lidhur me njoftimin e paleve gjykata ka respektuar rregullat e percaktuara ne nenin 460 te K.Pr.Civile dhe nuk ka asnje shkelje procedurale qe te beje vendimin e cenueshem. Ajo ka njoftuar palet me fletethirrje dhe ka bere shpallje ne afatin e caktuar. Seancat jane shtyre disa here per te siguruar pjesemarrjen e paleve dhe kur ato nuk jane paraqitur me te drejte gjykata e apelit ka gjykuar ceshtjen ne mungese te te paditurit dhe personit te trete.

I pabazuar gjendet edhe pretendimi tjeter i te paditurit se gjykata ka pranuar perfaqesues me prokure per paditesen Sena Naci kur ajo ka vdekur ne vitin 1994 dhe prokura e saj mbas vdekjes ka mbaruar.

Pushimi i cenimit te pronesise sipas padise kerkohej per nje send ne bashkepronesi keshtu edhe vetem paditesja Anastasi Komini mund t`i drejtohej gjykates dhe te mbronte interesat e gjithe bashkepronareve perfshire ketu edhe paditesen Sena Naci, sepse siperfaqja e truallit ende nuk eshte ndare midis tyre. Gjate gjykimeve te mepareshme nuk eshte ngritur ky pretendim, megjithate edhe sikur te merret i mireqene pretendimi i te paditurit, kjo nuk eshte shkelje procedurale qe ndikon ne dhenien e vendimit, mjaftonte prezenca e paditeses tjeter Anastasi Komini si bashkepronare per vazhdimin e gjykimit dhe zgjidhjen e konfliktit midis paleve.

Ndonese ne rekurs nuk jane permendur shkaqe per zgjidhjen ne themel te ceshtjes konstatohet se gjykata e ka zgjidhur drejt ate nga pikepamja ligjore dhe analizon me hollesi provat ku ajo mbeshtet vendimin e saj.

340

Page 341: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Konflikti midis paleve ne rruge gjyqesore ka filluar nga viti 1993 dhe pas prishjes se vendimeve per disa here dhe kthimit te ceshtjes per rishqyrtim, perfundimisht gjykata ka konkluduar se ndertimet e te paditurit jane pa leje dhe ne truallin prone e paditesave dhe te paditurit Harilla Naci. I padituri ka blere me akt te ligjshem vetem nje dhome nga i padituri Harilla Naci dhe nuk mund te pretendoje per me teper te drejta. Siperfaqja e truallit nuk eshte pjestuar midis paleve. Ajo vazhdon ende ne bashkepronesi te tyre prandaj me te drejte ka konkluduar gjykata se paditeset legjitimohen plotesisht ne kerkimet e tyre.

Ndryshe nga sa parashtrohet ne kunderrekurs nga pala paditese rekursi i paraqitur nga i padituri Jako Gjikoka edhe pse eshte paraqitur tej afatit 30 ditor nga shpallja e vendimit te gjykates se apelit ai konsiderohet brenda afatit ligjor.

Gjykimi i ceshtjes ne themel eshte bere ne mungese te te paditurit dhe ne baze te nenit 444 te K.Pr.Civile per palen ne mungese afati per te bere rekurs fillon nga dita e njoftimit te vendimit, prandaj duke ju referuar datave perkatese rekursi i bere nga i padituri konsiderohet brenda afatit ligjor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.136, date 16.03.2001 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 20.03.2003

341

Page 342: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2701/1273/198 i Regj. ThemeltarNr. 591 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: ZHELKO RADOSH, av.Kujtim Lloha.I PADITUR: AHMET ZARICI, ne mungese.PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT TIRANE,

ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i veprimeve permbarimore.

Baza ligjore: Nenet 524, 575, 611 dhe 617 te K.Pr.Civile.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1234, date 09.04.2001 ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1108, date 11.10.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane me nr.1234, date 09.04.2001.

342

Page 343: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te apelit kane ushtruar te njejtin rekurs si paditesi ashtu dhe perfaqesuesja e te paditurit e caktuar sipas nenit 522 te K.Pr.Civile, te cilet parashtrojne si me poshte:

- Si gjykata e shkalles se pare ashtu dhe ajo e apelit kane vepruar ne kundershtim me ligjin dhe provat e administruara ne dosje duke rrezuar padine me arsyetimin e kalimit te afatit te parashkrimit.

- Eshte e vertete se nga vendimi i pushimit, te cilin e kundershtojme, deri ne ngritjen e padise ka kaluar gati 6 muaj dhe afati per kete eshte vetem 5 dite, por ne dosje nuk ndodhet asnje dokument apo prove shkresore qe te provoje se une kam marre dijeni per vendimin e pushimit nga permbaruesi. E kunderta ndodh me provat e mija e qe provohet se une nuk kam marre dijeni.

- Per kete kerkoj qe te pranohet rekursi, pasi kete e kerkon dhe vete debitori, duke u prishur te dy vendimet dhe te kthehet per rigjykim ceshtja.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve e dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Te dy vendimet, si ai i gjykates se apelit edhe i gjykates se shkalles se pare,

jane te pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e rrethit Tirane.

Nga materialet e gjykimit ne shkalle te pare e ne apel ka rezultuar si me poshte:

Paditesi Zhelko Radosh i ka kerkuar Zyres se Permbarimit ekzekutimin e vendimit gjyqesor nr.1305, date 12.03.1997. Permbaruesi ka filluar veprimet per ekzekutimin e vendimit, por, pas disa perpjekjesh, me vendimin date 21.09.2000 ka vendosur pushimin e ekzekutimit ne baze te nenit 616/d te K.Pr.Civile. Ky vendim i permbaruesit eshte kundershtuar nga kreditori ne gjykate, por gjykata ka vendosur te rrezoje padine per shkak se ajo nuk eshte ngritur brenda afatit 5 ditor, por pas 6 muajsh.

Rezulton se vendimi i permbarimit nuk i eshte komunikuar kreditorit Zhelko Radosh, prandaj ai nuk ka mundur te ushtroje te drejten e ankimit brenda afatit 5 - ditor. Eshte detyrim i permbarimit gjyqesor t`i komunikoje paditesit (kreditorit) vendimin e pushimit te ekzekutimit. I takon permbaruesit gjyqesor barra per te provuar qe ky vendim i eshte komunikuar rregullisht kreditorit.

343

Page 344: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne qofte se nuk provohet qe ky vendim eshte komunikuar, atehere nuk mund te pranohet qe ka kaluar afati 5 ditor i ankimit.

Për keto arsye te dy vendimet duhet te prishen dhe ceshtja te kthehet per t`u shqyrtuar ne themel ne gjykaten e shkalles se pare, per te vendosur rreth ligjshmerise se vendimit te permbaruesit per pushimin e ekzekutimit te vendimit dhene ne favor te kreditorit Zhelko Radosh.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.1108, date 11.10.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe te vendimit nr.1234, date 09.04.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e rrethit Tirane.

Tirane, me 20.03.2003

344

Page 345: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2687/1259/194 i Regj. ThemeltarNr. 592 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarIrma Bala AnetareAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.03.2003, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: GEZIM ÇABEJ, perfaqesuar nga av.Flamur Çato.

TË PADITUR: XHEVDET SHTINO, HIQMET SHTINO, HASIME CELA, NEDRET LAMAJ, BAJO TOPULLI, MUHAREM SHTINO, GAFUR SHTINO, ALI SHTINO, AGIM TOPULLI, GJERGJI TOPULLI, VILSON TOPULLI, GAZMIR TOPULLI, MINIVERE TOPULLI, NAMIK TOPULLI, KUJTIM TOPULLI, SUZANA TOPULLI, HEKTOR TOPULLI, ENTELA TOPULLI, ne mungese. KOMISIONI I KTHIMIT E KOMPENSIMIT TE PRONAVE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Anullimin e pjesshem te vendimit

nr. 5, date 02.10.1996 te K.K.K.Pronave, prane Keshillit te Rrethit.

Baza ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993.

345

Page 346: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e rrethit gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr.86, date 06.02.2001 ka vendosur:

Pranimin e padise te ngritur nga paditesi Gezim Cabej kunder te paditurve Hiqmet Shtino, etj., e K.K.K.Pronave prane Keshillit te Rrethit, duke anulluar vendimin nr.5, date 02.10.1996 te K.K.K.Pronave dhe duke ju kthyer trashegimtareve te ish-pronarit Jaho Cabej siperfaqen prej 10 ha, te ndodhur ne vendin e quajtur “Viroi” te qytetit te Gjirokastres me kufizimet perkatese.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.276, date 02.09.1999 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.86, date 06.02.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor Gjirokaster.

Kunder vendimit te apelit kane ushtruar rekurs te paditurit te cilet

parashtrojne si poshte:- Gjykata ne menyre te paramenduar dhe ne favor te paditesit nuk na ka

lajmeruar dhe ka gjykuar ceshtjen ne mungesen tone pa patur dijeni.- Nuk eshte pranuar kerkesa jone per perjashtimin e trupit gjykues te

korruptuar.- Gjykata ne disa seanca gjyqesore me nje hetim te percipte dhe te

njeanshem gjyqesor ne favor te pales paditese, pa marre parasysh asnje nga dokumentat dhe pretendimet tona, ne mungesen tone, ka marre nje vendim te padrejte, te njeanshem dhe te pabazuar ne ligje.

- Per arsyet e mesiperme kerkojme prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se

apelit e pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi;

V Ë R E N:Vendimi nr.476, date 25.10.2991 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i

bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.Shkaqet e parashikuara ne rekursin e pales se paditur nuk gjejne mbeshtetje

ne materialet e gjykimit ne shkalle te pare e ne apel.

346

Page 347: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne kundershtim me sa pretendohet ne rekurs, gjykata e apelit nuk ka lejuar ndonje shkelje te dispozitave procedurale te rende per se, apo te tille qe te kete ndikuar ne drejtesine e vendimit te marre.

Pala e paditur ka marre dijeni rregullisht per zhvillimin e seancave gjyqesore dhe ata te paditur qe e kane cmuar kane marre pjese ne gjykim, te tjeret e kane lene gjykimin ne mungese.

Gjykata e apelit ka perseritur hetimin gjyqesor dhe ka administruar e vleresuar provat e paraqitura nga palet dhe, mbi bazen e tyre, ka arritur ne perfundimin per lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Pretendimet e ngritura ne rekurs kane te bejne kryesisht me menyren e vleresimit te provave nga te dy gjykatat e faktit dhe, si te tilla, nuk gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “a”, te

K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Lenien ne fuqi te vendimit nr.476, date 25.10.2001 te Gjykates se Apelit

Gjirokaster.

Tirane, me 20.03.2003

347

Page 348: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2611/1183/168 i Regj. ThemeltarNr. 593 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 20.03.2003 çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: HALI KORROVESHI banues ne Fier; VASIL KORROVESHI banues ne Fier,

MARIA KORROVESHI (SAULI) banuese ne Fier, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Timo Guxho;

I PADITUR: KKK PRONAVE FIER, ne mungese;TRASHEGIMETARET E URANI KORROVESHI (KANE) banuese ne Fier dhe e perfaqesuar ne gjykim nga Av. A. Çunaj.

OBJEKTI:Anullim akti administrativ (VKKKP)

ne baze te Ligjit nr.7698, date 5.04.1993

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.435, date 09.04.2001 ka vendosur:

Rrezimin e kerkesepadise si te pabazuar ne prova;

348

Page 349: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.390, date 17.07.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm;

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se,

- e paditura nuk ka prova per pronesine e saj;- ne jemi bashkepronare;- kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, perfaqesuesin e

paditesit, i cili kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille nuk

mundet te pranohet dhe per pasoje vendimi i gjykates duhet te lihet ne fuqi si i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Me vendim te anes se paditur, KKKP Fier, eshte vendosur t'i njihet prona ish pronares Kane mbi nje siperfaqe prej 700 m2. Megjithese pjesemarresit ne proçes jane nje familje (vellezer dhe motra) paditesit nuk kane qene dakord me kete veprim te anes se paditur dhe e kane paraqitur mosmarreveshjen para gjykates.

Gjykata mbi bazen e provave te administruara ka arritur ne perfundimin se vendimi i anes se paditur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Ajo ne arritjen e ketij perfundimi eshte bazuar si ne provat shkresore ashtu edhe ne pyetjen e deshmitareve.

Nga ana e tij vendimi i anes se paditur eshte i bazuar ne nje vendim gjyqesor per vertetim fakti pronesie, siç me te drejte e kerkon edhe ligja.

Edhe gjate gjykimit ne gjykaten e apelit nga paditesit jane parashtruar pretendimet e tyre, dhe gjykata e apelit mbi bazen e provave dhe zbatimit te parimit te kontradiktoritetit ka arritur ne te njejtin konkluzion si gjykata e shkalles se pare.

Ne rekursin e paraqitur para Kolegjit Civil, paditesi parashtron te njejtat shkaqe, qe ai i ka parashtruar edhe me pare, per te cilat i eshte dhene pergjigje me ane te vendimit gjyqesor te dy shkalleve te gjykimit. Por edhe pretendimet qe ai parashtron para ketij kolegji jane pretendime qe kane lidhje me provat e administruara ne seancat e mepareshme, pra ne kundershtim me permbajtjen e nenit 472 te K.Pr.C., paditesi nuk parashtron shkaqe qe te jene te lidhura me zbatim te gabuar te ligjes apo me shkelje te renda procedurale.

349

Page 350: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Duke pare ne rrjedhen dhe ne permbajtjen e tyre vendimet gjyqesore, kolegji arrin ne perfundimin se kemi te bejme me zbatim te drejte te ligjit dhe se pretendimeve te paditesit i eshte dhene pergjigje.

Ne keto rrethana arrihet ne perfundimin se vendimi i gjykates eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vleresim edhe te nenit 485 § a te

K.Pr.C.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.390, date 17.07.2001 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 20.03.2003

350

Page 351: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2715/1287/204 i Regj. ThemeltarNr. 616 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 20.03.2003 çeshtjen civile qe u perket:

PADITËS: LIRIJE VATA, banuese ne Lezhe, e perfaqesuar ne gjykim nga Av. Mark Lleshi

I PADITUR: PJETER VATA, banues ne Lezhe, ne mungese

OBJEKTI:Pjestim pasurie (faza e pare)

Gjykata e Rrethit gjyqesor Lezhe, me vendimin date 23.11.2000 ka vendosur:

Lejimin e pjestimit te pasurise se paluajtshme dhe te luajtshme duke marre paditesi 3/4 dhe 2/3 pjese te saj;Pushimin e gjykimit persa i perket pjestimit te objektit “Bufe gjuetari”.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.40, date 13.02.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

351

Page 352: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjin gabim dhe konkretisht se objektet qe i jane nenshtruar pjestimit rrjedhin nga ligja mbi privatizimin, se kontributi ne pasuri ka qene vetem i tij dhe i paditeses dhe se femija ka qene i vogel, kerkon prishjen e vendimeve dhe rigjykimin e çeshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, perfaqesuesin e

paditesit, i cili kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te

pranohet dhe vendimi i gjykates per zbatim te gabuar te ligjit (neni 472 § a te K.Pr.C.) duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Shkoder.

Me kerkesepadine objekt gjykimi, paditesit kane kerkuar pjestimin e sendit te paluajtshem dhe te luajtshem me pretendimin se pjesemarresit ne proces kane mbi to te drejta bashkepronesie.

I padituri nga ana e tij ka pretenduar se percaktimi i rrethit te bashkepronareve nuk eshte i drejte, duke permendur edhe faktin se mosha e femijes (paditeses) ishte shume e vogel per nje pretendim te tille. Po ashtu ai ka mohuar te drejten e bashkepronesise per paditesin tjeter, Xheka.

Ne baze te nenit 370 te K.Pr.C., gjykimi per pjestimin e sendeve ne bashkepronesi ne fazen e tij te pare ka per qellim te hetoje e te percaktoje te drejten e bashkepronesise se ndergjyqesave, pjeset takuese te tyre si edhe sendet qe do t’i nenshtrohen pjestimit. Ne kete drejtim gjykata duhet te beje nje hetim te plote lidhur me rrethin e bashkepjestareve dhe sendet qe do te pjestohen.

Duke pare vendimin e gjykates konkludohet se gjykata nuk ka bere asnje hetim lidhur me pretendimet e te paditurit, si persa i perket rrethit te bashkepjestareve ashtu edhe lidhur me caktimin e sendeve qe do te pjestohen. Pra gjykata nuk i eshte pergjigjur as edhe permbajtjes se nenit 310 te K.Pr.C., ne baze te se ciles vendimi ne pjesen pershkruese-arsyetuese duhet te permbaje rrethanat e çeshtjes, provat e marra dhe arsyet ne te cilat mbeshtetet vendimi.

Vendimi gjyqesor duhet te jete rrjedhe llogjike e fakteve te administruara ne gjykim dhe e zbatimit te parimeve procedurale si kontradiktorialiteti dhe bazueshmeria e tij ne prova dhe ligj.

352

Page 353: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nje permbajtje jo e plote e vendimit te shkalles se pare, ka ndikuar edhe ne dhenien e vendimit nga gjykata e apelit, ne te cilin vihen re te njejtat te meta procedurale.

Ne rrethanat e mesiperme Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja t'i dergohet per shqyrtim gjykates se apelit, por me tjeter trup gjykues.

Ne rigjykim ajo gjykate duhet te kete parasysh qe mbi bazen e parimit te kontradiktorialitetit te hetoje e te percaktoje te drejten e bashkepronesise se ndergjyqesave, pjeset takuese te tyre si edhe sendet qe do t’i nenshtrohen pjestimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vleresim edhe te nenit 485 § c te

K.Pr.C.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.40, date 13.02.2001 te Gjykates se Apelit Shkoder

dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim Gjykates se Apelit Shkoder, por me tjeter perberje te trupit gjykues.

Tirane, me 20.03.2003

353

Page 354: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.2396/971/106 i Regj. Themeltar.Nr.617 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: PANDI BALLI, banues ne Korce,i perfaqesuar ne gjykim nga Av. A.Tabaku

I PADITUR: MUHAMET HYSOLLI, banues ne Korce, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Lirim dhe dorezim sendi,

ne baze te nenit 296 te K.Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Korce, me vendimin nr.985, date 28.05.2001, ka vendosur:

Detyrimin e te paditurve te njohin pronar paditesin mbi nje siperfaqe prej 140 m2;Vecimin dhe pezullimin e kerkesepadise lidhur me dorezimin e objektit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.267, date 11.07.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm, lirimin dhe dorezimin e nje siperfaqe prej 140 m2.

354

Page 355: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjin gabim dhe konkretisht se paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise pasi nuk ka titull pronesie;

kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e kerkesepadise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e ceshtjes nga anetari Agron Lamaj, perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te

pranohet dhe vendimet e gjykatave per shkelje te rende procedurale (neni 472 paragrafi b i K.Pr.C.) duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e rrethit gjyqesor Korce.

Me kerkesepadine objekt gjykimi, paditesi ka pretenduar se trashegimlenesi i tij, i ndjeri Sotir Balli, i ka dhene pronen ne perdorim te paditurit, i cili nuk pranon t`ja ktheje.

Nga ana tjeter i padituri ka pretenduar se pronen e gezon ne baze te nje veprimi juridik per kalim pronesie.

Gjykata e shkalles se pare pasi ka degjuar pretendimet e pjesemarresve ne proces dhe ka marre edhe provat e paraqitura ka vendosur vecimin e ceshtjes ne dy pjese duke gjykuar vetem lidhur me njerin pretendim te paditesit. Per pretendimin tjeter dhe konkretisht lirimin dhe dorezimin e sendit, e ka pezulluar gjykimin deri ne perfundim te procesit gjyqesor.

Ky veprim i gjykates eshte shkelje e rende e procedures civile pasi kemi te bejme me kerkesa qe jane te lidhura pazgjidhshmerisht nga njera tjera. Objekti i kerkesepadise ka qene nje i vetem dhe ky nuk mundet te ndahej me deshire te gjykates, kur edhe paditesi nuk ka paraqitur asnje pretendim te tille.

Me tej ne shqyrtimin e ceshtjes ne apel eshte vendosur edhe per gjykimin e ceshtjes, te cilen gjykata e shkalles se pare nuk e kishte gjykuar dhe perfundimisht gjykata e apelit ka vendosur per zgjidhjen e ceshtjes ne themel. Edhe ne kete rast kemi nje tjeter shkelje te rende procedurale, pasi gjykata ka gjykuar mbi nje objekt per te cilin gjykata kompetente e shkalles se pare nuk ishte shprehur d.m.th. nuk e kishte gjykuar ate pretendim.

Ne rrethanat e mesiperme Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se vendimet e te dy gjykatave per shkelje te rende te normave proceduralo-civile duhet te prishen dhe ceshtja t`i dergohet per rishqyrtim Gjykates se shkalles se pare Korce.

355

Page 356: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485, paragrafi ç te

K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.985, date 28.05.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor

Korce dhe te vendimit nr.267, date 11.07.2001 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim Gjykates se rrethit gjyqesor Korce me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.03.2003

356

Page 357: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2671/1243/189 i Regj. Themeltar.Nr. 618 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarNikoleta Kita Anetare Vladimir Metani Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2671/1243/189 qe i perket:

PADITËS: NAIM NOKAI PADITUR: PROKURORIA E RRETHIT KUKES

OBJEKTI I PADISËKthim sendi te bllokuar,

automjet tip “Mercedez” furgon 608me numer shasie 31042510331537.

Baza ligjore: Neni 217, 218 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Kukes me vendimin nr.1, date 11.05.2001 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise se paditesit Naim Noka.Kthimin e sendit te bllokuar automjetin tip “Mercedes” furgon 608, me numer shasie 31042510331537, me ngjyre blu te erret, me targe Pz 105-502.

Gjykata e Apelit Shkoder, mbi ankimin e pales se paditur, me vendimin nr.17, date 12.10.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1, date 11.05.2001 te Gjykates se Rrethit Kukes.

357

Page 358: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pambeshtetur ne prova e ne ligj.- Pavaresisht se gjykata e rrethit ne vendimin e saj nuk shprehet lidhur me

proven materiale, ne kushtet kur kjo prove ka sherbyer per kryerjen e vepres penale nuk duhet t’i kthehet personit, te cilin e ka denuar.

- Sipas nenit 36 te Kodit Penal e 190/1/a te K.Pr.Penale, sendet qe kane sherbyer ose caktuar si mjet per kryerjen e vepres penale kalojne ne favor te shtetit.

- Vendimi eshte alogjik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NVendimi nr.17, date 12.10.2001 i Gjykates se Apelit Shkoder dhe vendimi

nr.1, date 11.5.2000 i Gjykates se Rrethit Shkoder, jane ne zbatim te keq te ligjit, si te tille duhen prishur dhe pushuar gjykimi i ceshtjes.

Nga gjykimi rezulton se paditesi Naim Noka ka ngritur padine me objekt kthim sendi, automjet tip “furgon 608”, bazuar ne nenin 217, 218 te K.Pr.Civile, dispozita qe bejne fjale per kthimin e sendeve te sekuestruara me qellim prove nga organi i prokurorise.

Rezulton se paditesi eshte denuar me vendim gjyqesor te formes se prere, per vepren penale te parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal dhe Prokuroria e Rrethit Kukes, ka urdheruar sigurimin ne ruajtje si prove materiale te automjetit tip furgon.

Nga gjykimi i ceshtjes ka rezultuar se sendi i bllokuar paditesit ka qene mjet i kryerjes se vepres penale dhe ky person eshte denuar pikerisht per kete veper penale. Sipas nenit 36 e 190/1 te K.Pr.Penale “… sendet qe kane sherbyer ose jane caktuar si mjet per kryerjen e vepres penale… merren e kalojne ne favor te shtetit …”.

Per fillimin e nje procesi gjyqesor civil, krahas ngritjes se padise civile me kerkim per kthim sendi, sipas nenit 296 te Kodit Civil, paditesi duhet t’i tregoje gjykates faktet dhe interesin e ligjshem qe bazon ate padi. Sipas nenit 296 te K.Pr.Civile paditesi duhet te provoje se eshte pronar i sendit dhe ana e paditur e posedon kete send ne menyre te paligjshme, kerkesa keto qe nuk ka rezultuar te jene plotesuar nga pala qe ngre padine, e cila nuk ka provuar as pronesine e sendit e as mbajtjen e paligjshme te tij nga organi i prokurorise.

358

Page 359: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Sa siper, si nje padi qe nuk mund te ngrihej konform nenit 468 te K.Pr.Civile, gjykimi i ceshtjes duhet pushuar, duke prishur dy vendimet e gjykatave qe nuk e kane zgjidhur drejt ceshtjen.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485/e te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.17, date 12.10.2001 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe

vendimit nr.1, date 11.05.2000 te Gjykates se Rrethit Shkoder dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 20.03.2003

359

Page 360: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2719/1291/205 i Regj. Themeltar.Nr. 619 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj Anetar Vladimir Metani Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2719/1291/205 qe i perket:

PADITËS: ANASTAS NIKA, ne mungeseE PADITUR: ESTRADA PROFESIONISTE SARANDE,

ne mungese.PALA E TRETË: BASHKIA SARANDE

OBJEKTI I PADISËShfuqizimi i urdherit administrativ

te pushimit nga puna, detyrimin e te paditurit te me ktheje ne punedhe pagen per kohen e qendrimit pa pune.

Baza ligjore: Neni 153, 154, 324/a, 325 te K.Pr.Civiledhe nenit 154, 155 te Kodit te Punes.

Gjykata e Rrethit Sarande me vendimin nr.374, date 29.05.2001 ka vendosur:Konstatimin e pavlefshmerise se aktit administrativ - urdherin e pushimit nga puna nr.38/1, date 22.09.2000 te Estrades Profesioniste Sarande.

360

Page 361: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Detyrimin e te paditurit te vazhdoje marredheniet e punes me paditesin Anastas Nika si dhe t’i paguaje atij pagen per kohen e mbetur padrejtesisht pa pune e qe konsiston nga data 22.09.2000 e deri ne daten e ekzekutimit te ketij vendimi.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, mbi ankimin e pales se paditur, me vendimin nr.440, date 16.10.2001, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.374, date 29.05.2001 te Gjykates se Rrethit Sarande.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates nuk ka marre parasysh provat e paraqitura nga ne.- Gjykimi ne apel eshte bere ne mungese tone pa na njoftuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese ne

mungese, ate te pales se paditur ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.440, date 16.10.2001 i Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe vendimi

nr.374, date 29.05.2001 i Gjykates se Rrethit Sarande jane marre ne zbatim te keq te ligjit, si te tille duhen prishur.

Nga gjykimi rezulton, se paditesi Anastas Nika ka qene ne marredhenie pune si aktor prane Estrades Profesioniste Sarande.

Me padine ne gjykim paditesi, ka kerkuar shfuqizimin e urdherit te largimit nga puna nxjerr nga drejtuesi i Estrades Profesioniste Sarande, e cila sipas urdherit date 08.02.2000 te Ministrit te Kultures, ka funksionuar si institucion me vete.

Nga gjykatat jo drejt, mosmarreveshja eshte trajtuar si administrative dhe eshte arsyetuar ne drejtim te ligjshmerise ose jo te nje akti administrativ.

Ne rastin konkret, mosmarreveshja eshte nje konflikt qe vjen nga marredhenia juridike e punes dhe per zgjidhjen e saj gjykatat duhej t’i referoheshin dispozitave te Kodit te Punes.

Ne rishqyrtimin e ceshtjes, gjykata e apelit, pasi te hetoje ne lidhje me zgjidhjen me ose pa shkaqe te arsyeshme te kontrates se punes per paditesin, ka te drejte te vendose vetem per pasojat financiare te shkaktuara paditesit nga mos percaktimi i detyrimeve ligjore te punemarresit, qe burojne nga kontrata, nese vertetohen te tilla.

361

Page 362: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Sa siper, duhet te mbahen parasysh se dispozitat e Kodit te Punes, nuk parashikojne anullimin e urdherit te largimit nga puna, çfare nenkupton rikthimin ne punen e meparshme.

Pra vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster, i cili le ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Sarande, i cili pranon padine per kundershtim akti administrativ, duhet prishur dhe çeshtja te dergohet per rigjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.440, date 16.10.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster

dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.03.2003

362

Page 363: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2616/1188/171 i Regj. Themeltar.Nr. 620 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Metush Saraçi Kryesues Nikoleta Kita Anetare Vladimir Metani Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2616/1188/171 qe i perket:

PADITËS: SPIRO GJIKOPULLI, perfaqesuar nga avokate Mimoza Tato.

I PADITUR: KUJTIM MERKURI, perfaqesuar nga avokat Dashamir Kore.

OBJEKTI I PADISËLirimin dhe dorezimin e sendit.

Marrjen e mases se sigurimit te padise per pezullimin e punimeve te filluara

nga i padituri ne Lagjen nr. 4 te qytetit te Sarandes.Baza ligjore: Neni 296 i Kodit Civil

e 153, 154, 202 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Sarande me vendimin nr.830, date 26.12.2000 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise se paditesit Spiro Gjikopulli si te pabazuar ne prova.Heqjen e mases se perkoheshme te sigurimit te kerkese padise.

363

Page 364: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Gjirokaster, mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr.425, date 09.10.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.830, date 26.12.2000 te Gjykates se Rrethit Sarande.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesi ka bere dy privatizime trualli nje me kontraten nr.24, date 08.01.1992, nje lokal berberhane dhe truallin prej 310 m2 me kontraten nr.610, date 03.05.1996 mbi te cilin eshte miratuar nga KRT ndertimi i nje pike karburanti. Ne kete siperfaqe i padituri ka privatizuar 78 m2 truall dhe ka filluar ndertimin duke zene 30 m2 truall te paditesit.

- Konkluzionet e eksperteve kane qene kontraditore, per çfare duhet bere ekspertim i ri.

- Mungesa e regjistrimit te truallit ka ndodhur se nuk eshte perfunduar objekti per cfare eshte dhene, kjo nuk i jep te drejte te paditurit te zere pronen e paditesit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokaten e pales paditese M.Tato,

qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit, ate te pales paditur Dashamir Kore, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi e Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.425, date 09.10.2001 dhe vendimi

nr.830, date 26.12.2000 i Gjykates se Rrethit Sarande nuk jane te drejte, duhen prishur dhe pushuar gjykimi i ceshtjes.

Me padine ne gjykim, me objekt lirim e dorezim sendi paditesi Spiro Gjikopulli, pretendon pronesine mbi nje siperfaqe trualli 310 m2 ndodhur ne qytetin e Sarandes, pronesi e cila i eshte cenuar nga i padituri, i cili sipas paditesit e ka zene ne menyre te paligjshme, nje pjese te siperfaqes se truallit te siperm.

Gjykata e rrethit dhe e apelit e kane gjykuar ne themel ceshtjen dhe pasi kane analizuar provat e paraqitura kane rrezuar padine e paraqitur si te pambeshtetur ne prova e ligj.

Ne rastin konkret kemi te bejme me nje padi qe s’mund te ngrihej dhe gjykatat ne zbatim te nenit 468 te K.Pr.Civile duhej te vendosnin pushimin e gjykimit te ceshtjes.

364

Page 365: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ngritja e padise per mbrojtjen e pronesise, sipas nenit 296 te K.Pr.Civile kerkon detyrimisht qe pala qe kerkon te mbroje interesat e ligjshme te pretenduara te shkelura, te kete cilesine e pronarit te sendit per te kerkuar sendin e tij nga cdo posedues ose mbajtes.

Sipas neneve 2, 3, 7, 8, 12 te K.Pr.Civile pala qe ve ne levizje gjykaten me padine e ngritur sipas nenit 296 te K.Pr.Civile, ka detyrimin t’i paraqese asaj faktin baze mbi te cilin mbeshtet ngritjen e padise, fitimin e pronesise mbi sendin ne menyrat e parashikuara ne ligj, detyrim ky qe nuk eshte permbushur nga pala paditese, e cila nuk rezulton te kete paraqitur ne gjykate aktin qe verteton pronesine mbi sendin.

Sa siper, vendimet e gjykatave jane jo ne zbatim te kerkesave te ligjit procedural te sipercituara, si te tille duhen prishur.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/e te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.425, date 09.10.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster

dhe vendimit nr.830, date 26.12.2000 te Gjykates se Rrethit Sarande dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 20.03.2003

365

Page 366: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2612/1184/169 i Regj. ThemeltarNr.621 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te date 20.03.2003 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: EURODRINI shpk, me qender ne Tirane, e perfaqesuar ne gjykim nga Av. P. Gjoka;

E PADITUR: DEGA DOGANES DURRES, perfaqesuar ne gjykim nga Avokati i Shtetit Shefqet Muçi

OBJEKTI:Detyrim per pagim demi,

ne baze te neneve 608, 609 e 640 te KC.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin e saj nr.1573, date 19.12.2000 ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.408, date 24.07.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin se: - Faji nuk eshte shkaktuar nga ana jone;- Por edhe po te ishte keshtu gjykata ka perllogaritur gabim demin;- kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise.

366

Page 367: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pala paditese ka paraqitur kunderrekurs, ku pretendon se veprimet e anes paditese kane qene te drejta dhe kjo eshte vertetuar gjate gjykimit te çeshtjes, per keto arsye kerkon lenien e vendimit ne fuqi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pasi degjoi paditesin, i cili kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, anen e paditur e

cila kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, dhe si i tille nuk

mundet te pranohet, per pasoje vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi. Me kerkesepadine objekt gjykimi, paditesi ka pretenduar se si rezultat i

veprimeve te anes se paditur, ai eshte penguar ne kryerjen e aktivitetit tregtar (shkarkim malli) dhe per pasoje i eshte shkaktuar nje dem ekonomik ne pasurine e tij, dem te cilin duhet ta paguaje ana e paditur.

Gjykatat kane arritur ne perfundimin se pretendimi i anes paditese eshte provuar dhe eshte i drejte duke vendosur ne kete menyre detyrimin e anes se paditur per shlyerjen e demit.

Paditesi ne muajin Shtator 1997 ka sjelle rregullisht ne Portin e Durresit, nepermjet anijeve kontraktuese, mallin vajguri. Nje sasi e tille ne masen prej 3.244.920 litra, ka ardhur edhe ne daten 09.09.1997 dhe mbi kerkese te organit doganor paditesi ka kryer detyrimet e tij fiskale dhe portuale. Megjithese detyrimet e tij kane perfunduar, pra ne perputhje me ligjen ai ka plotesuar detyrimet e tij per shkarkimin e anijes ne port, perseri ana e paditur ka penguar me veprimet e saj shkarkimin e mallit. Nga provat eshte vertetuar se nje shkarkim i tille eshte bere i mundur vetem me date 15.11.1997. Meqenese kjo vonese ka ndikuar tek shkarkuesi i mallit, paditesi eshte detyruar t’i paguaje penalitetet anijes “Chemsun” ne shumen prej 183.673.63 $ USA.

Per arritjen e nje konkluzioni te drejte lidhur me pergjegjesine e paleve dhe demin e shkaktuar gjykatat kane thirrur dhe degjuar edhe mendimin e eksperteve kontabel, te cilet kane percaktuar demin e sakte te shkaktuar paditesit. Mbi kete baze dhe te provave te marra gjate gjykimit te çeshtjes, me te drejte gjykatat kane arritur ne perfundimin se ishin veprimet me faj te anes se paditur, qe i kane shkaktuar dem anes paditese. Nese ana e paditur do te kishte respektuar kerkesat e ligjes, ajo duhej te lejonte shkarkimin e anijes brenda afatit te caktuar ne ligj dhe per pasoje edhe anes paditese nuk do t’i vinte ndonje dem ekonomik.

367

Page 368: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pra me te drejte gjykatat ne arsyetim te neneve 608 dhe 609 te K.C. kane arsyetuar fajin e anes se paditur ne ardhjen e nje demi anes paditese ne shumen prej 46.317.440 leke.

Ne vendimet e tyre gjykatat kane analizuar dhe interpretuar ne perputhje me ligjin provat dhe faktet e administruara dhe mbi kete baze ka rrezuar edhe pretendimet e anes se paditur.

Ne rrethanat e mesiperme Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne nenin 485 § e te K.Pr.C.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.408, date 24.07.2001 te Gjykates se Apelit

Durres.

Tirane, me 20.03.2003

368

Page 369: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

MENDIMI I PAKICËSNuk jemi dakort me vendimin e shumices per arsyet e meposhteme:Gjykatat ne zgjidhjen e mosmarreveshjes rezultojne se, nuk kane zbatuar

drejte kerkesat e nenit 14 te K.Pr.Civile, per nje hetim te plote e te gjithanshem te ceshtjes, si dhe dispozitat e K.Civil qe bejne fjale per detyrimet qe rrjedhin nga shkaktimi i demit 608, 609, etj., ne varesi nga lloji i demit shkaktuar paditesit.

Gjykata nuk e ka bazuar vendimin e saj ne ligjet baze per zgjidhjen e mosmarreveshjes, Kodi Doganor, ligji 8070, date 15.12.1996 "Per TVSH" me ndryshimet perkatese, duke treguar se cilat dispozita te ligjeve te siperme jane shkelur nga palet, ne lidhje me kontrollin doganor, te mallrave qe transportohen ne rruge ujore, nese jane rastet e furnizimeve te perjashtuara dhe nese jane shkelur nenet 22, 23, 25, 26 te K.Doganor, per shkarkimin e anijeve dhe zhdoganimin e mallrave.

Duke mos zbatuar sa siper, gjykatat nuk mund te arrijne ne konkluzione te drejta ne lidhje me zgjidhjen e mosmarreveshjes, e cila ka ne thelb provimin ose jo te ekzistences ne unitet te elementeve: dem pasuror, faj dhe lidhjen shkakesore mes veprimeve ose mosveprimeve dhe ardhjes se pasojes (shkaktimit te demit).

Mendojme sa siper, se ceshtja duhej kthyer per rishqyrtim ne gjykaten e apelit duke u prishur dy vendimet e gjykatave.

Irma Bala Vladimir Metani

369

Page 370: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2675/1247/190 i Regj. ThemeltarNr. 622 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 20.03.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.2675/1247/190 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : FERID DEDA, ne mungeseI PADITUR : SKENDER DEDA, ne mungesePERSON I TRETË : ZYRA E PERMBARIMIT ELBASAN.

OBJEKTI I PADISË :Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv.

Baza Ligjore: Neni 609/2 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, me vendimin nr.894, date 23.7.2001, ka vendosur:

Pranimin e padise duke deklaruar pavlefshmerine e titullit te ekzekutimit te vendimit gjyqesor nr.1576, date 5.6.1992 te Gjykates se shkalles se pare Elbasani.

Gjykata e Apelit Durres, mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.543, date 9.10.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.894, date 23.7.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan.

370

Page 371: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Skender Deda dhe kunderrekurs paditesi Ferid Deda, te cilet kerkojne respektivisht prishjen e vendimit dhe mospranimin e rekursit, duke parashtruar keto shkaqe:

Ne rekurs :- Eshte zbatuar gabim ligji. Neni 609 i K.Pr.Civile, parashikon mjetet e

mbrojtjes kunder ekzekutimit, duke perjashtuar vendimet gjyqesore te cilat trajtohen me paragraf te vecante. Vendimet gjyqesore deklarohen te pavlefshme ne baze te nenit 123 te K.Pr.Civile.

- Arsyetimi i gjykates se ndodhemi para rrethanave te reja, ndryshimit te pronesise se parcelave, eshte ne kundershtim me ligjin. Ky kembim nuk eshte bere me veprim juridik civil ne formen e parashikuar ne ligj.

- Toka bujqesore eshte dhene per te gjithe pjestaret e familjes. Si rrjedhim ne ceshtjen ne fjale nuk eshte marre edhe pelqimi i bashkeshortes sime, si bashkepronare e kesaj siperfaqe.

Ne kunder rekurs :- Vendimet gjyqesore jane te drejta dhe ne perputhje me ligjin dhe provat.- Rekursi nuk permban shkaqe nga ato qe parashikon ligji.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani dhe diskutoi çeshtjen ne

teresi,V E N D O S I

Vendimi nr.894, date 23.07.2001 i Gjykates se shkalles se pare Elbasan, me te cilin eshte vendosur pranimi i padise, deklarimi i pavlefshmerise se titullit ekzekutiv te vendimit gjyqesor nr.1576, date 05.06.1992 i Gjykates se Rrethit Elbasan dhe vendimi nr.543, date 09.10.2001 i gjykates se apelit qe ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm, jane jo te drejte e te bazuar ne ligj, per rrjedhoje duhet te prishen.

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se, paditesi dhe i padituri jane vellezer. Ne zbatim te ligjit nr.7501, date 19.07.1991, ata jane trajtuar me toke bujqesore duke marre perkatesisht 6882 m2 dhe 6591 m2.

Me vendimin gjyqesor te formes se prere nr.1576, date 05.06.1992 te Gjykates se Rrethit Elbasan, mbi padine e revendikimit te ngritur prej Skender Dedes, eshte vendosur detyrimi i te paditurit Ferid Deda, t'i liroje paditesit Skender Deda, siperfaqen prej 1750 m2 ne vendin e quajtur "Hasullore" me nr.341 i Kadastres.

371

Page 372: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne ate gjykim eshte pranuar se kjo siperfaqe eshte pjese e tokes se dhene ne pronesi paditesit Skender dhe posedohet prej te paditurit me pretendimin se i takon atij. Me kerkese te Skender Dedes, gjykata e shkalles se pare me vendimin nr.140, date 11.04.2001, ka leshuar urdherin e ekzekutimit te vendimit gjyqesor te formes se prere nr.1576, date 05.06.1992 te Gjykates se Rrethit Elbasan.

Me vendimin date 17.05.2001, permbaruesi ka pushuar ekzekutimin e ketij vendimi. Ne aktin e permbaruesit theksohet se titulli ekzekutiv u ekzekutua ne date 17.05.2001, duke ju kthyer siperfaqja ne konflikt gjyqfituesit Skender Deda.

Me padine ne gjykim, Ferid Deda ka kerkuar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv vendimit gjyqesor te formes se prere nr.1576, date 05.06.1992 te Gjykates se Rrethit Elbasan per keto shkaqe:

Ky vendim eshte vene ne ekzekutim qysh ne vitin 1992, nga ky vit deri me 14.04.1993, siperfaqja ne konflikt ka qene ne posedim te Skenderit. Me date 14.04.1993 gjithe vellazeria, hartuam nje marreveshje, se bashku me ne te dy, sipas se ciles kete siperfaqe ne konflikt ta merrja ne pronesi une, duke e kembyer me nje siperfaqe tjeter. Pasi rame dakort, kjo marreveshje u materializua edhe ne dokumentacionet, rregjistrat dhe formularet nr.6 te Komunes dhe te Zyres se Kadastres.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan ka vendosur pranimin e padise duke deklaruar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv te vendimit gjyqesor. Gjykata e apelit ka lene ne fuqi te vendimin e Gjykates se shkalles se pare Elbasan.

Si vendimi i Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe ai i Gjykates se Apelit Durres, jane te pabazuar ne ligj.

Sa eshte parashtruar dhe me lart rezulton se, vendimi gjyqesor per te cilin paditesi kerkon pavlefshmerine e titullit ekzekutiv eshte e ekzekutuar, pra ka prodhuar efektet e tij dhe permbaruesi ka vendosur pushimin e ekzekutimit.

Ne keto kushte duke qene se paditesi ka ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej bazuar ne nenin 468 te K.Pr.Civile, Gjykata e Apelit Durres duhej te kishte vendosur prishjen e vendimit nr.894, date 23.07.2001 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe te vendoste pushimin e gjykimit te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.894, date 23.07.2001 te Gjykates se shkalles se pare

Elbasan, nr.543, date 09.10.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane me 20.03.2003

372

Page 373: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2645/1217/181 i Regj. ThemeltarNr. 623 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 20.03.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.2645/1217/181 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : VALENTIN DEDA, ne mungeseE PADITUR : DREJTORIA E SHERBIMIT SHENDETESOR

PARESOR SHKODER, perfaqesuar nga Av. i Avokatures se Shtetit Delo Isufi.

OBJEKTI I PADISË:Shperblim demi

per mos zbatim te detyrimit kontraktor.Baza Ligjore : Nenet 486 dhe 698 te Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder, me vendimin nr.1083, date 27.10.2000, ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise.Detyrimin e te paditurit t’i paguaje paditesit shumen prej 356.120 leke te reja si shperblim demi.

373

Page 374: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Shkoder, mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.2, date 5.1.2001, ka vendosur :

Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.1083, date 27.10.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Drejtoria e Sherbimit Shendetesor Paresor Shkoder, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Padrejtesisht gjykata duke u mbeshtetur ne nje lapsus ne vitin e permendur ne autorizim duke na ka mohuar nje te drejte themelore, ate te ankimit.

- Juristi eshte punonjes permanent i te paditurit, ndaj nuk kishte pse te vihej ne diskutim kompetenca e juristes per te na perfaqesuar ne gjykim. Megjithate, brenda 5 diteve, perfaqesuesi yne u paraqit me nje autorizim tjeter.

- Vendimi i gjykates se apelit sa me siper eshte tendencioz, i padrejte dhe per me teper keq interpreton ligjin procedural.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, avokatin e Avokatures se

Shtetit Delo Isufi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per gjykim ne kete gjykate dhe diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.2, date 05.01.2001 i Gjykates se Apelit Shkoder me te cilin eshte

vendosur mospranimi i ankimit te Drejtorise se Sherbimit Shendetesor Paresor Shkoder, ndaj vendimit nr.1083, date 27.10.2000 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj, si i tille ai duhet te prishet.

Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se paditesi Valentin Deda eshte drejtues i rojeve private te firmes "Valter" .

Me date 30.01.1997, mes paleve ne gjykim eshte lidhur kontrate ku paditesi, kundrejt shperblimit, merr persiper te ruaje objektet, rendin dhe qetesine, ne ambjentet e te paditurit. Kohezgjatja e kesaj kontrate eshte parashikuar deri me 01.02.1998.

Me padine ne gjykim eshte kerkuar shperblimi i demit te shkaktuar nga veprimet e te paditurit te kryera ne kundershtim me kushtet e parashikuara ne kontrate.

374

Page 375: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkalles se pare Shkoder me vendimin nr.1083, date 27.10.2000, ka vendosur pranimin e kerkese padise, detyrimin e te paditurit t'i paguaje paditesit shumen prej 356.120 leke si demshperblim.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim i padituri. Gjykata e Apelit Shkoder ka vendosur mospranimin e tij, me arsyetimin se ankimi eshte jo ne perputhje me kerkesat e nenit 455 te K.Pr.Civile.

Rezulton nga aktet e dosjes se bazuar ne dispoziten e mesiperme gjykata e apelit ka kthyer ankimin, per shkak se ai ishte firmosur nga juristja e te paditurit, pa qene e autorizuar per te bere ankim. Kjo e mete eshte plotesuar brenda afateve te caktuara nga gjykata.

Ndodhur ne keto kushte Gjykata e Apelit Shkoder duhej te kishte pranuar ankimin dhe te shqyrtonte ate ne seance gjyqesore.

Ka qene vete kjo gjykate qe ka konstatuar se ankimi ka patur te meta dhe i ka lene afat te paditurit per korigjimin e tyre, te cilat rezultojne te jene plotesuar.

Bazuar ne nenin 78 te K.Civil, ne kushtet kur i perfaqesuari ka dhene pelqimin me vone per veprimet e kryera nga perfaqesuesja e tij, Gjykata e Apelit Shkoder duhej ta kishte pranuar ankimin si te rregullt dhe te gjykonte ceshtjen.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.2, date 05.01.2001 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe

dergimin e ceshtjes per shqyrtimin e ankimit ndaj vendimit nr.1083, date 27.10.2000 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder ne Gjykaten e Apelit Shkoder.

Tirane, me 20.03.2003

375

Page 376: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 1709/350 i Regj. ThemeltarNr. 624 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 20.03.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.1709/350 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : MARGARITA BALLAHORTENC BALLA, perfaqesuar nga av. Riza Xhixha

I PADITUR : SELIM BRACE, perfaqesuar nga av. Fatmir Tartale.

OBJEKTI I PADISË:Lirim dhe dorezim i siperfaqes se banimit.

Baza Ligjore: Nenet 296, 297, 200/d dhe 305 te Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.1765, date 15.5.2001, ka vendosur:

Te pranoje padine e ngritur nga paditesat Margarita Balla etj, si te bazuar ne ligj dhe ne prova.Te detyroje te paditurin Selim Brace te liroje dhe dorezoje ambientet e zena te baneses te ndodhur ne Rr.”Naim Frasheri” nr.11 ne favor te paditesave.

376

Page 377: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ky lirim i ambjenteve do te behet ne fundin e tremujorit te pare te vitit 2002.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.1368, date 20.11.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1765, date 15.5.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Selim Brace, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat kane vendosur afat per lirimin e baneses ne kundershtim me ligjin, pasi dihet qe ligji nuk vendos afate.

- Nuk eshte e vertete qe me eshte celur kredi dhe te mos kem pranuar ta marr ate. Fakti i plotesimit te procedurave, nuk do te thote qe me eshte çelur kredia.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e paditesave

av. Riza Xhixhen, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, perfaqesuesin e te paditurit av. Fatmir Tartale qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit dhe diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.1368, date 20.11.2001 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin

eshte lene ne fuqi vendimi nr.1765, date 15.05.2001 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille ai duhet lene ne fuqi.

Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se, paditesat si trashegimtare ligjore te radhes se pare te te ndjerit Genc Balla, jane bashkepronare ne nje banese te ndodhur ne qytetin e Tiranes, me siperfaqe 124.63 m2, pronesi kjo e fituar qysh ne vitin 1969, por qe per motive politike jane zhveshur nga posedimi per nje periudhe te gjate kohe.

Prej te paditurit posedohet nje pjese e kesaj banese me siperfaqe 41.23 m2. I padituri ne zbatim te ligjit nr.8030, date 15.11.1995, me vendim te Keshillit Bashkiak nr.197, date 15.12.1997, gezon statusin "i pastrehe".

Me padine ne gjykim paditesat kane kerkuar detyrimin e te paditurit te liroje dhe dorezoje siperfaqen e baneses qe ai posedon, me pretendimin se nga Banka e Kursimeve, ai (i padituri), eshte trajtuar me kredi, por qe nuk eshte terhequr nga i padituri, me qellim zvarritjen e posedimit te baneses.

377

Page 378: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur pranimin e padise dhe detyrimin e te paditurit Selim Braçe te liroje e dorezoje ambjentet e zena te baneses ne favor te paditesave.

Ky vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit. Ne vendimet e tyre gjykatat kane arsyetuar se i padituri, duke mos plotesuar ne kohe dokumentacionin per terheqjen e kredise, kerkon te zgjase posedimin mbi sendin objekt gjykimi.

Si ne prapsimet e tij, ashtu dhe ne rekurs, i padituri pretendon se nuk eshte e vertete se eshte trajtuar me kredi dhe po zvarrit marrjen e saj.

Gjykatat bazuar ne aktet e ndodhura ne dosje kane pranuar se provohet se i padituri eshte trajtuar me kredi nga shteti, por per shkak te neglizhences se tij, nuk ka realizuar terheqjen e saj.

Sa parashtruam dhe me lart i padituri ne rekurs pretendon te kunderten te asaj ç’kane pranuar gjykatat. Ky pretendim nuk ka te beje me shkaqe ligjore, te cilat bazuar ne nenin 472 te K.Pr.Civile bejne te cenueshem vendimet e gjykatave, por me ceshtje te te provuarit.

Çmuarja dhe vleresimi i provave nuk eshte objekt shqyrtimi ne Kolegjin Civil te Gjykates se Larte, por i gjykatave te shkalles se pare dhe te apelit.

Kolegji Civil i gjen te mbeshtetura ne ligj vendimet, si te Gjykates se shkalles se pare Tirane, ashtu dhe te Gjykates se Apelit Tirane.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1368, date 20.11.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 20.03.2003

MENDIMI I PAKICËSNe çeshtjen civile me pjesemarres ne proçes:Margarita Balla dhe Selim Braçe.Per arsyet e meposhteme, shpreh rezerven time ndaj vendimit te shumices. Gjykatat kane zbatuar ligjin gabim. Per çeshtjen objekt gjykimi veprojne

ligjet nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, Ligji nr.8030, date 15.11.1995 “Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha” dhe

378

Page 379: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ligji nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”.

Qellimi i akteve te mesiperme eshte mbrojtja juridike e asaj kategorie te gjere personash, te cilet nga ana e shtetit kane qene sistemuar ne banese ne kushtet e qiramarresit. Me ndryshimin e kushteve juridike dhe sociale, kjo kategori nuk ka pse te demtohet per shkak te mirebesimit te saj. Ne keto rrethana, eshte detyrimi i shtetit qe te kujdeset per kete kategori dhe konkretisht nepermjet dhenies se kredise. Gjykata ka arsyetuar se i padituri nuk e ka terhequr kredine, por ne dosje nje gje e tille nuk eshte provuar. Barra e proves i perket organit perkates shteteror te ngarkuar nga ligja, qe te vertetoje se te paditurit i eshte ofruar kredia dhe ai nuk e ka terhequr. Paditesi, provon se ne baze te ligjes i takon dhenia e kredise dhe ai ka provuar se ka marre te gjitha veprimet per perfitimin e saj, por deri tani tani nuk ka qene i mundur levrimi i saj.

Ne baze te ligjes, nese shtetasi nuk e desheron kete kredi, atehere ai financohet ne shumen prej 100.000 leke per fryme, fakt te cilin perseri gjykata nuk e pasur ne konsiderate.

Qendrimi i mesiperm eshte ligjor, jo vetem per faktin se cenohet nje e drejte kushtetuese, siç eshte ajo e baneses dhe e banimit ne nje banese dhe e detyrimit te shtetit per t’i gjetur mundesi strehimi, por edhe per faktin se duke urdheruar lirimin e baneses ky person nuk perfiton me kredi, pra i cenohen te gjitha te drejtat. Ligja kerkon si kusht per lirimin e banese dhenien e kredise, d.m.th. perfitimin e saj si fakt, i cili as nuk eshte hetuar dhe as nuk eshte provuar.

Ne rrethanat e mesiperme, gjykoj se çeshtja duhej te hetohej edhe nje here nga Gjykata e Apelit Tirane.

Agron Lamaj

379

Page 380: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 2528/1100/146 i Regj. ThemeltarNr. 661 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare Zamir Poda Anetar

me date 11.03.2003, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr.2528/1100/146 qe i perket :

PADITËS: RIZA SYLA, perfaqesuar nga avokat Pal Metaj.E PADITUR: BASHKIA MAMURRAS, ne mungese.PERSON I TRETË : ZYRA E KADASTRES PRANE KESHILLIT TE RRETHIT KURBIN, ne mungese.

OBJEKTI I PADISËVertetim fakti juridik (njohje pronesie)

dhe rivendosje ne afat te kerkimit per token truall.Baza ligjore: Nenet 151, 170/1, 388 te K.Pr.Civile,

ligji nr.7698, date 15.04.1993 dhe ligji nr.7699, date 21.04.1993.

Gjykata e shkallës së pare Kurbin me vendimin nr.56, date 05.02.2001 ka vendosur:

Pranimin e padise se paditesit Riza Syla.Rivendosjen ne afat ligjor te kerkeses per token truall.Njohjen e faktit juridik te qenies pronar para vitit 1945 per nje siperfaqe toke prej 60.385 m2, nga e cila 1.775 m2 toke truall dhe

380

Page 381: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

58.610 m2 toke bujqesore, e ndodhur ne keto parcela: 1007/1, 1007/2, 1008, 1009, 974, 13 – 14, 693 dhe 849.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.908, date 06.09.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.56, date 05.02.2001 të Gjykatës së Rrethit Kurbin dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, paditesi Riza Syla, i cili ka kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka bere interpretim te gabuar te nenit 392 te K.Pr.Civile, pasi Gjeto e Dode Lleshi nuk kane qene pale ne proces.

- Personi i trete ne ankimin e tij nuk mund t’ju referohet personave te tjere qe nuk kane qene pale ne proces.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, avokatin e pales paditese Pal

Metaj, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Paditesi me padine objekt gjykimi ka kerkuar vertetimin e faktit juridik te

qenies pronar te trashegimlenesit te tij, qe para vitit 1945, mbi nje siperfaqe 60.385m2 (nga e cila 58.610 m2 jane toke bujqesore dhe 1.775m2 toke truall), te ndodhur ne Mamurras.

Ne lidhje me kete, ne zbatim te VKM nr.560, date 16.10.1995 ka paraqitur modularet nr.1, nr. 2, nr. 3 dhe nr. 4 te leshuara nga Kryepleqesia e fshatrave Fushe - Mamurras e Shperdhet, te konfirmuara dhe nga Keshilli Bashkiak Mamurras, gentplanin e kesaj prone, te dhena kadastrale te leshuara nga zyra e arkivit prane Keshillit te Rrethit Kurbin, si dhe deshmitare kufitare me pronen e tij.

Sipas paditesit ai e ka humbur afatin e kerkimit te kesaj te drejte ne komision, pasi per periudhen nga 1993 e ne vazhdim ka qene i semure. Ne lidhje me kete pretendim ka paraqitur nje vertetim nga Qendra Shendetesore Mamurras.

Gjate gjykimit, perfaqesuesi i personit te trete, ka deklaruar se ne lidhje me kete prone nuk ka pretendime pronesie nga te tjere.

Gjykata e shkallës së pare Kurbin me vendimin nr.56, date 05.02.2001 ka pranuar padine duke rivendosur ne afat ligjor te drejten e kerkimit per token truall, si dhe ka vertetuar faktin e qenies pronar te trashegimlenesit te paditesit, para vitit

381

Page 382: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

1945 per nje siperfaqe toke prej 60.385 m2, ne Mamurras (nga e cila 1.775 m2 toke truall dhe 58.610 m2 toke bujqesore).

Mbi ankimin e personit te trete, ne te cilin eshte parashtruar se ne lidhje me kete prone kane pretendime pronesie persona te tjere, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.908, date 06.09.2001 ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka pushuar gjykimin e çeshtjes bazuar ne nenin 392 te K.Pr.C.ivile duke orientuar per zgjidhjen e saj me padi themeli.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin (nenin 392 te K.Pr.Civile) gje qe bazuar ne nenin 472/a te Kodit te Procedures Civile e ben vendimin e saj te cenueshem.

Sipas kesaj dispozite “Kur gjate shqyrtimit te kerkeses, lind nje konflikt midis kerkuesit dhe nje personi tjeter te interesuar, per te drejten civile qe ka lidhje me vertetimin e faktit, gjykata vendos pushimin e shqyrtimit te çeshtjes. Ne kete rast, palet mund t’i drejtohen gjykates me padi te pergjithshme”.

Ne rastin konkret, nuk ka rezultuar qe gjate gjykimit te kete lindur konflikt midis paditesit dhe ndonje personi tjeter qe te pretendonte gjithashtu qenien pronar per te njeten prone.

Gjykata e apelit ne dhenien e vendimit nuk ka pasur parasysh permbajtjen e paragrafit te fundit te nenit 391 te Kodit te Procedures Civile, sipas te cilit: "Vendimi (per vertetimin gjyqesor te fakteve) nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike a juridike qe nuk kane qene thirrur, ne rast se e kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim".

Personat qe e kundershtojne faktin e vertetuar me vendimin e gjykates se shkalles se pare nuk kane qene pale ndergjyqese. Ata ne lidhje me pretendimet qe kane mund t'i drejtohen gjykates me padi themeli.

Gjykata duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet (neni 6 i K.Pr.Civile).

Gjykates i eshte kerkuar vertetim gjyqesor i faktit te qenies pronar (neni 388 e vijues i K.Pr.Civile). Gjykata e shkalles se pare pasi ka shqyrtuar kerkesen e ka pranuar padine, ndersa gjykata e apelit pasi ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes, me arsyetimin se per pronen objekt gjykimi ka konflikt interesash. Kete pretendim e ka ngritur gjate gjykimit personi i trete.

Sipas nenit 90 te K.Pr.Civile askush nuk mund te perfaqesoje ne nje gjykim civil te drejtat e te tjereve. Personi i trete nuk mund te marre ne mbrojtje interesat e asnje pale qe nuk eshte pjesemarrese ne gjykim. Vetem palet mund ta vene ne levizje gjykaten (neni 2 i K.Pr.Civile). Vetem po t'i drejtohej direkt gjykates personi qe pretendon te drejta pronesie, mund te vendosej pushimi i gjykimit. Per sa kohe qe gjykates nuk i eshte drejtuar nje kerkese e tille, ajo eshte e detyruar te vazhdoje gjykimin dhe te shqyrtoje ceshtjen objekt gjykimi.

382

Page 383: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.908, date 06.09.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

kthimin e çeshtjes per rigjykim po ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.03.2003

383

Page 384: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ÇËSHTJE PENALE

384

Page 385: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.28 i Regj.Themeltar.Nr.26 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.03.2003 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket :

KËRKUESAVE: 1. JULIAN GUGA2. FERDINAND XHUNGA3. BAFTJAR ALLARAJ perfaqesuar te gjithe nga av. Gjet Kola

OBJEKTI:Revokimi i mases se sigurimit arrest ne burg

dhe burgimin e menjehershem te Julian Guges, Ferdinand Xhunges dhe Baftjar Allaraj

Baza Ligjore: Neni 206/I e 263 te K.Pr.Penale.

Gjykata Ushtarake e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.77, date 30.09.2002, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se tre te pandehurve

Gjykata e Apelit Ushtarak Tirane, me vendimin nr.8, date 28.01.2003, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates Ushtarake Gjirokaster.

385

Page 386: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane kane bere rekurs te tre te pandehurit, nepermjet avokatit te tyre, duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e vendimeve te gjykatave e gjykimin e ceshtjes ne fakt nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke vendosur pranimin e kerkeses:

- Gjykatat kane arsyetuar gabim kur shprehet se afati, qe nga data e regjistrimit te ceshtjes e deri ne daten e caktimit te trupit gjykues nga KLD, ka karakter administrativ dhe nuk ka te beje me gjykimin e ceshtjes.

- Kerkesa e te pandehurve nuk eshte pare se kane kaluar afatet e paraburgimit per shkak te kalimit te afateve te gjykimit dhe te dhenies se vendimit ne shkalle te pare, por kane kaluar ne teresi afatet e paraburgimit 1 vit, 7 muaj e 19 dite (qe nga data e arrestimit).

- Megjithese gjate gjykimit, afatet e paraburgimit jane pezulluar per mungese te mbrojtesve, kjo gje nuk e cenon kerkesen e te pandehurve, per shkak se dhe me pezullimet e bera ne baze te nenit 265 te K.Pr.Penale, afatet maksimale te paraburgimit nuk mund te kalohen.

- Gjykata duhej te kishte parasysh rrethanat e nenit 246/6 te K.Pr.Penale, per te drejten e informimit te saj nga ana e prokurorise per cdo muaj per te tre te pandehurit.

- Rasti i tre te pandehurve duhet te trajtohej sipas dispozitave te K.Pr.Penale neni 263/b, e jo me ndryshimet e bera kohezgjatjes se paraburgimit me nenin 1 te Ligjit 8570, date 20.01.2000, pasi keta persona jane arrestuar 3 muaj para hyrjes ne fuqi te ketij ligji dhe afati maksimal i kohezgjatjes, teresore te paraburgimit nuk mund te kaloje 1 vit kur procedohet per krim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi,prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, avokatin

Gjete Kola, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe lirimin e menjhershem te te pandehurve dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Nga shqyrtimi i akteve te ndodhura ne dosjen gjyqesore, si dhe gjate

shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, u konstatua se gjykata ushtarake e rrethit Gjirokaster ka rrezuar kerkesen e te pandehurve Juljan Guga, Ferdinand Xhunga e Baftajr Allaraj per revokim te mases se sigurimit arrest ne burg te vendosur ndaj tyre. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Ushtarak Tirane.

386

Page 387: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Te tre te pandehurit e siperpermendur jane akuzuar per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim, parashikuar nga neni 140 e 25 te K.Penal ndersa i pandehuri Julian dhe per vepren penale te parashikuar nga neni 101/2 e 22 te K.Penal.

Me kerkesen e paraqitur ne Gjykaten e rrethit Gjirokaster te pandehurit kane kerkuar revokimin e mases se arrestit te vendosur ndaj tyre me date 08.11.1999 pasi qe nga ajo kohe e deri ne ditet kur ceshtja po gjykohet ne Gjykaten e Larte kane kaluar te gjitha afatet ligjore te parashikuara nga neni, 263/b te K.Pr.Penale, pra koha prej 1 viti qe parashikonte kjo dispozite para ndryshimit ne ligjin nr.8570, date 20.1.2000.

Te tre te pandehurit per veprat qe akuzohen jane deklaruar fajtore nga ana e Gjykates Ushtarake te rrethit Gjirokaster me vendimin nr.12, date 23.05.2001. Gjykata e Apelit Ushtarak Tirane ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates Ushtarake te Rrethit Gjirokaster dhe e ka derguar ceshtjen per shqyrtim ndaj rekursit kunder vendimit te gjykates ushtarake te apelit nga ana e Gjykates se Larte eshte vendosur “mospranimi i rekursit” me vendimin nr.354, date 7.5.2002. Ceshtja e tre te pandehurve nuk ka mbaruar se gjykuari pas kthimit te saj per rishqyrtim.

Si gjykata e rrethit ashtu dhe ajo e apelit, e kane rrezuar kerkesen e te pandehurve per revokimin e mases se arrestit ne burg me arsyetimin se afatet e parashikuara nga neni 264 e 263/2-b K.Pr.Penale, pra afati i regjistrimit te ceshtjes ne gjykate eshte brenda kohezgjatjes se parashikuar nga keto dispozita. Po keshtu sipas nenit 263/4, kur ceshtja prishet nga Gjykata e Larte dhe e apelit dhe dergohet per rishqyrtim fillojne perseri afatet e parashikuara per secilen shkalle te procedimit.

Te dyja gjykatat kane arsyetuar per rrezimin e kerkeses se tyre, duke u nisur nga fakti se jane pezulluar disa here seancat gjyqesore, si ne gjykim ne shkalle te pare, ashtu dhe ne apel, per shkak te mosparaqitjes ose kerkesave te padrejta te te pandehurve e te mbrojtesve te tyre.

Ne rekursin e paraqitur nga te pandehurit, eshte parashtruar se nga ana e gjykatave nuk eshte patur parasysh neni 263/6-b, ku thuhet se kohezgjatja teresore e paraburgimit nuk mund te kaloje nje vit, kur procedohet per krimin (afati eshte pa u bere ndryshimet e mevonshme).

Duke u nisur nga fakti qe, mbas hyrjes ne fuqi te K.Pr.Penale, ne lidhje me zbatimin e dispozites se nenit 263 e vijues te tij, gjate gjykimit me objekt revokimi i mases se sigurimit personal "arrest ne burg", mbi bazen e kerkeses se te pandehurve per plotesim te afateve te kohes se paraburgimit, kane lindur mjaft ceshtje te diskutueshme dhe, ne disa raste nga gjykatat, perfshire edhe Kolegjin Penal te Gjykates se Larte, jane mbajtur qendrime jo te njejta, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon se, me qellim qe te behet njehesimi i praktikes gjyqesore

387

Page 388: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ne lidhje me zbatimin ne te ardhmen te ketyre dispozitave, ceshtja qe i perket te pandehurit Julian Guga etj. te dergohet per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, per te bere unifikim te ceshtjeve te meposhteme:

1. Ne rastet kur vendimi prishet nga Gjykata e Larte dhe ceshtja i dergohet gjykates se shkalles se pare ose apelit, si dhe kur vendimi prishet nga gjykata e apelit dhe i dergohet gjykates se shkalles se pare, si duhet te interpretohet shprehja "… nga dita e dhenies se vendimit te Gjykates se Larte apo te apelit, fillojne perseri afatet e parashikuara per secilen shkalle te procedimit" qe ka perdorur ligjevenesi ne piken 4 te nenit 263 te K.Pr.Penale? Fillojne perseri afatet e parashikuara vetem per shkallen e procedimit se ciles i dergohen aktet mbas prishjes se vendimit, apo fillojne perseri afatet e parashikuara per te gjitha fazat e procedimit te ceshtjes, deri ne dhenien e vendimit perfundimtar nga te gjithe shkallet e gjykimit? P.sh. neqoftese Gjykata e Larte prish si vendimin e gjykates se apelit, ashtu edhe ate te shkalles se pare dhe aktet i a kthen per rishqyrtim kesaj te fundit, fillojne nga e para vetem afatet e paraburgimit qe jane parashikuar per gjykimin ne shkalle te pare, apo edhe afatet e parashikuara edhe per dy shkallet e tjera te gjykimit?

2. Pika 4 e nenit 263 te K.Pr.Penale, para ndryshimeve qe i jane bere K.Pr.Penale me ligjin nr.8570, date 20.01.2000, bente fjale per rifillimin e afateve te parashikuara per secilen shkalle te procedimit, vetem ne rastet kur vendimi prishej nga Gjykata e Kasacionit, ndersa pas ndryshimeve, keto afate fillojne perseri edhe kur vendimi prishet nga Gjykata e apelit. Si do te vendoset ne lidhje me kerkesat e te pandehurve, per plotesim te afateve te paraburgimit, kur vendimi i ceshtjes qe i perket atyre, ka qene prishur jo nga Gjykata e Kasacionit, (ose edhe Gjykata e Larte), por nga gjykata e apelit, para hyrjes ne fuqi te ligjit te permendur?

3. Si duhet interpretuar kuptimi i shprehjes, "Kohezgjatja e paraburgimit nuk mund te kaloje gjysmen e maksimales se denimit te parashikuar per vepren penale qe procedohet" qe perdor ligjevenesi ne piken 3 te nenit 264 te K.Pr. Penale?

Ne rastet kur koha teresore, pervec kohes qe ka kaluar per shkak te zhvillimit normal te shkalleve te procedimit, perfshire, plus edhe kohen e llogaritur mbi pezullimet qe u jane bere afateve te paraburgimit, ne zbatim te nenit 265 te K.Pr.Penale, tejkalon afatet teresore te paraburgimit ne nenin 263 te K.Pr.Penale, perfshire edhe shtesat per shkak te zbatimit te pikes 4 te kesaj dispozite, a mund te konsiderohet e ligjshme, nga gjykatat mbajtja me tej, ne burg e te pandehurve kur ajo (koha teresore) nuk ka kaluar gjysmen e maksimales se denimit te parashikuar per vepren penale qe procedohet?

4. Ne dispoziten e nenit 265 te K.Pr.Penale ku parashikohet pezullimi i afateve te paraburgimit, percaktohen rrethanat konkrete te cilat sherbejne si shkak per pezullimin e ketyre afateve, si ne rastin kur gjykatat ndodhen para rrethanave te

388

Page 389: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

parashikuara ne shkronjen "a", ashtu edhe atyre te parashikuara ne shkronjen "b" te kesaj dispozite, ligjevenesi perdor shprehjen, "….gjate kohes shqyrtimi gjyqesor eshte pezulluar ose shtyre….". Ne keto kushte, kur ligjevenesi perdor ne menyre alternative fjalet "pezulluar" dhe "shtyre", afatet e paraburgimit do te konsiderohen ligjerisht te pezulluara, si atehere kur gjykata, ne vendimin e ndermjetem te saj ka perdorur ne forme te shprehur termin "pezullohen afatet e paraburgimit", apo edhe kur ne vendimin per shtyrjen e senacave, perdor vetem shprehejen, "… seanca shtyhet per nje nga shkaqet e parashikuara nga shkronjat "a" dhe "b" te dispozites se nenit 265 te K.Pr.Penale"?

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 438 te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Dergimin e ceshtjes penale qe i perket te pandehurve Julian Guga, Ferdinand

Xhunga e Baftjar Allaraj ne Kolegjet e Bashkuara per te bere unifikimin e praktikes gjyqesore ne lidhje me ceshtjet e parashtruara ne pjesen arsyetuese te ketij vendimi.

Tirane, me 05.03.2003

389

Page 390: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.26 i Regj.ThemeltarNr.29 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore ne date 3.3.2003, mori ne shqyrtim ceshten penale qe i perket :

TË PANDEHURIT: LLESH GJELAJ

A K U Z ATrafikim i lendeve narkotike,

parashikuar nga neni 283 a/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.262/2, date 27.11.2002, ka vendosur :

Vlefesimin te ligjshem te ndalimit te shtetasit Llesh Gjelaj.Caktimin si mase sigurimi personal per shtetasin Llesh Gjelaj arrest ne burg.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.205, date 11.12.2002, ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr.262/2, date 27.11.2002, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin, duke caktuar per shtetasin Llesh Gjelaj si mase sigurimi personal paraqitjen ne policine gjyqesore Kurbin cdo dite te hene, ora 11.00 dhe ne cdo rast qe e kerkon ky organ.

Kunder vendimit te gjykates te apelit ka bere rekurs prokurori duke parashtruar keto shkaqe :

390

Page 391: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Se gjykata e apelit duke ndryshuar masen e sigurimi personal per shtetasin Llesh Gjelaj, ka vepruar ne kundershtim me ligjin, mbasi vepra penale per te cilen ky shtetas dyshohet se e ka kryer, paraqet rrezikshmeri te theksuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates te apelit dhe dergimin e akteve per rishqyrtim po ne ate gjykate,mbasi degjoi mbrojtesen e shtetasit Llesh Gjelaj, avokate Evelina Koldashi,

e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates te apelitdhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates te Apelit Tirane nr.205, me te cilin eshte ndryshuar

vendimi nr.262/2 i Gjykates te Rrethit Gjyqesor Kurbin, eshte marre ne shkelje te rregullave procedurale te gjykimit dhe per kete shkak duhet te prishet.

Sic del nga aktet ne dosje, ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e apelit, Llesh Gjelaj, megjithese ne kushte paraburgimi nuk eshte thirrur per t’u degjuar.

Nga ana e gjykates se apelit, per te dy seancat e gjykimit te dates 9.12.2002 dhe 11.12.2002, te arrestuarit Llesh Gjelaj nuk i eshte derguar njoftim per diten dhe oren e zhvillimit te gjykimit dhe duke qene ne keto kushte ai nuk ka mundur qe te shprehe ne ndonje akt vullnetin e tij per te marre ose jo pjese ne gjykim.

Lidhur me sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se mosnjoftimi dhe mosthirrja ne gjykim e te arrestuarit Llesh Gjelaj, si dhe zhvillimi i gjykimit te mungese te tij perben shkelje ligji, per shkakun se atij i eshte mohuar e drejta per t’u degjuar nga gjykata, garanci kjo e parashikuar ne nenin 33 te Kushtetutes te Republikes te Shqiperise dhe ne dispozitat e Kodit te Procedures Penale.

Duke mos marre masat e nevojshme per thirjen e te arrestuarit ne gjykim dhe duke e zhvilluar gjykimin ne mungese te tij, gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me urdherimet e neneve 426/1, 140 dhe 141 te Kodit te Procedures Penale.

Nisur nga kjo shkelje, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne zbatim te nenit 128, pika 1, germa c te Kodit te Procedures Penale, cmon se vendimi i gjykates te apelit, qe ben fjale per ndryshimin e mases te sigurimit personal ndaj te arrestuarit Llesh Gjelaj, eshte absolutisht i pavlefshem, per shkakun se nuk jane zbatuar rregullat per thirrjen ne gjykim te personit qe gjykohet.

391

Page 392: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Bazuar ne sa u paraqit, vendimi i Gjykates te Apelit Tirane duhet te prishet dhe aktet duhet t’i kalojne per rishqyrtim po asaj gjykate.

Pervec sa siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se gjykata e apelit, megjithese ka zhvilluar gjykime te vecanta, vendimin e saj per Llesh Gjelaj si dhe vendimet e tjera per Bardhyl Zenelin, Paulin Patin dhe Mark Bocin, i ka numertuar me te njejtin numer dhe materjalet gjyqesore, te gjitha bashke, i ka vendosur ne nje fashikull.

Nje veprim i tille i gjykates te apelit cmohet se eshte i gabuar, mbasi bazuar ne dispozitat e Kodit te Procedures Penale, procedura e gjykimit lidhur me caktimin e masave te sigurimit personal, behet per cdo subjekt me vete, duke i caktuar vendimit numer te vecante dhe duke i vendosur aktet ne fashikull me vete.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa ç

te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.205, date 11.12.2002, te Gjykates te Apelit Tirane, qe

ben fjale per te arrestuarin Llesh Gjelaj.Dergimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup

gjykues.

Tirane, me 3.3.2003

392

Page 393: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.26 i Regj.ThemeltarNr.29/1 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 3.3.2003, mori ne shqyrtim ceshten penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: MARK BOÇI

A K U Z ATrafikim i lendeve narkotike,

parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.262/4, date 27.11.2002, ka vendosur :

Vleftesimin te ligjshem te ndalimit te shtetasit Mark Boçi.Caktimin si mase sigurimi personal arrest ne burg per shtetasin Mark Boçi.

Gjykata e Apelit Tirane,me vendimin nr.205, date 11.12.2002, ka vendosur :Miratimin e vendimit penal nr.262/4, date 27.11.2002 te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Kurbin.

Kunder vendimit te gjykates te apelit ka bere rekurs i arrestuari Mark Boçi, duke parashtruar keto shkaqe :

- Se masa e sigurimit personal arrest ne burg, e zbatuar ndaj meje, eshte e papershtateshme, mbasi per caktimin e saj nuk jane patur parasysh kriteret e parashikuara ne Kodin e Procedures Penale.

393

Page 394: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates te apelit dhe dergimin e akteve per rishqyrtim po ne ate gjykate,mbasi degjoi mbrojtesin e te arrestuarit Mark Boçi, avokat Sulejman Sharka,

i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates te apelit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po ne ate gjykate,

dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates te Apelit Tirane, nr.205, me te cilin eshte miratuar

vendimi nr.262/4 i Gjykates te Rrethit Gjyqesor Kurbin, eshte marre duke mos zbatuar rregullat e parashikuara ne Kodin e Procedures Penale dhe per kete shkak duhet te prishet.

Sic del nga aktet ne dosje, ne gjykimin e zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Tirane, i arrestuari Mark Boçi, duke qene ne kushte paraburgimi, nuk eshte thirrur per t’u degjuar ne gjykim.

Nga ana e gjykates te apelit, per te dy seancat e gjykimit te dates 9.12.2002 dhe 11.12.2002, te arrestuarit Mark Boçi nuk i eshte derguar njoftim per diten dhe oren e zhvillimit te gjykimit dhe duke qene ne keto kushte ai nuk ka mundur qe te shprehe me shkrim vullnetin e tij per te marre ose jo pjese ne gjykim.

Pervec sa siper, sic del nga proces verbali gjyqesor, ne fillim te seances gjyqesore te dates 11.12.2002, mbrojtesi i te arrestuarit Mark Boçi ka deklaruar se i mbrojturi prej tij kerkon qe te marre pjese ne gjykim.

Lidhur me kete deklarim, verehet se gjykata ate nuk e ka marre ne shqyrtim, duke vazhduar te procedoje ne mungese te te arrestuarit.

Lidhur me sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se mosnjoftimi dhe mosthirrja ne gjykim e te arrestuarit Mark Boçi, si dhe zhvillimi i gjykimt ne mungese te tij perben shkelje ligji, per shkakun se te arrestuarit i eshte mohuar e drejta per t’u degjuar perpara se te gjykohet, garanci kjo e parashikuar ne nenin 33 te Kushtetutes te Republikes te Shqiperise dhe ne dispozitat e Kodit te Procedures Penale.

Neni 426/1 i Kodit te Procedures Penale e detyron kryetarin e trupit gjykues qe te siguroje nepermjet thirrjes, pjesemarrjen ne gjykim te cdo personi qe gjykohet penalisht, perfshire ketu dhe ata qe gjykohen per caktimin e masave te sigurimit personal.

394

Page 395: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Duke mos marre masat e nevojshme per thirrjen e te arrestuarit ne gjykim dhe duke e zhvilluar gjykimin ne mungese te tij, gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me urdherimet e neneve 426/1, 140 dhe 141 te Kodit te Procedures Penale.

Duke patur parasysh keto shkelje, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne zbatim te nenit 128, pika 1, germa c e Kodit te Procedures Penale, cmon se vendimi i gjykates se apelit, qe ben fjale per caktimin e mases se sigurimit personal ndaj te arrestuarit Mark Boçi, eshte absolutisht i pavlefshem per shkakun se nuk jane zbatuar rregullat per thirrjen e personit qe gjykohet ne gjykim.

Bazuar ne sa u paraqit, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet dhe aktet duhet t’i kthehen po asaj gjykate per rishqyrtim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa ç

te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.205, date 11.12.2002 te Gjykates te Apelit Tirane, qe

ben fjale per te arrestuarin Mark Boçi.Kthimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup

gjykues.

Tirane, me 3.3.2003

395

Page 396: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.26 i Regj.ThemeltarNr.29/2 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 3.3.2003 mori ne shqyrtim ceshten penale qe i perket :

TË PANDEHURIT: PAULIN PATI

A K U Z ATrafikim i lendeve narkotike,

parashikuar nga neni 283 a/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.262/1, date 27.11.2002, ka vendosur :

Vleftesimin te ligjshem te ndalimit te shtetasit Paulin Pati.Caktimin si mase sigurimi personal arrest ne burg, per shtetasin Paulin Pati.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.205, date 11.12.2002, ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr.261/1, date 27.11.2002, te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Kurbin, duke caktuar per shtetasin Paulin Pati, si mase sigurimi personal, detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore Kurbin, cdo te hene, ora 11.00, si dhe kur ta kerkoje ky organ.

Kunder vendimit te gjykates te apelit ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto shkaqe :

396

Page 397: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Se gjykata e apelit, duke ndryshuar masen e sigurimit personal, per shtetasin Paulin Pati, ka vepruar ne kundershtim me ligjin, mbasi vepra penale per te cilen ky shtetas dyshohet se e ka kryer, paraqitet me rrezikshmeri te theksuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates te apelit dhe dergimin e akteve, po ne ate gjykate per rishqyrtim,mbasi degjoi mbrojtesin e shtetasit Paulin Pati, avokaten Denisa Dako, e cila

kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates te apelit,dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates te Apelit Tirane, nr.205, me te cilin eshte ndryshuar

vendimi nr.262/1, i Gjykates te Rrethit Gjyqesor Kurbin, eshte mare ne shkelje te rregullave procedurale te gjykimit dhe per kete shkak duhet te prishet.

Sic del nga aktet ne dosje, ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e apelit, Paulin Pati, megjithese ne gjendje paraburgimi, nuk eshte thirrur per t’u degjuar.

Nga ana e gjykates se apelit, per te dy seancat e gjykimit te dates 9.12.2002 dhe 11.12.2002, te arrestuarit Paulin Pati nuk i eshte derguar njoftim per diten dhe oren e zhvillimit te gjykimit dhe duke qene ne keto kushte ai nuk ka mundur qe te shprehe ne ndonje akt vullnetin e tij per te marre ose jo pjese ne gjykim.

Lidhur me sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon se mosnjoftimi dhe mosthirrja ne gjykim e te arrestuarit Paulin Pati, si dhe zhvillimi i gjykimit ne mungese te tij perben shkelje ligji, per shkakun se atij i eshte mohuar e drejta per t’u degjuar ne gjykim, garanci kjo e parashikuar ne nenin 33 te Kushtetutes te Republikes te Shqiperise dhe ne dispozitat e Kodit te Procedures Penale.

Duke mos marre masat e nevojshme per thirrjen e te arrestuarit ne gjykim dhe duke e zhvilluar gjykimin ne mungese te tij, gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me urdherimet e neneve 426/1, 140 dhe 141 te Kodit te Procedures Penale.

Nisur nga kjo shkelje, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne zbatim te nenit 128, pika 1, germa c te Kodit te Procedures Penale, cmon se vendimi i gjykates se apelit, qe ben fjale per ndryshimin e mases se sigurimit personal ndaj te arrestuarit Paulin Pati, eshte absolutisht i pavlefshem, per shkakun se nuk jane zbatuar rregullat per thirrjen ne gjykim te personit qe gjykohet.

397

Page 398: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Bazuar ne sa u paraqit, vendimi i Gjykates te Apelit Tirane duhet te prishet dhe aktet duhet t’i kalojne po asaj gjykate per rishqyrtim.

Pervec sa siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se gjykata e apelit, megjithese ka zhvilluar gjykime te vecanta, vendimin e saj per Paulin Patin, si dhe vendimet e tjera per Bardhyl Zenelin, Llesh Gjelajn dhe Mark Bocin, i ka numertuar me te njetin numer dhe materjalet gjyqesore, te gjitha bashke, i ka vendosur ne nje fashikull.

Nje veprim i tille i gjykates te apelit cmohet se eshte i gabuar, mbasi bazuar ne dispozitat e Kodit te Procedures Penale, procedura e gjykimit lidhur me caktimin e masave te sigurimit personal, behet per cdo subjekt me vete, duke i caktuar vendimit numer te vecante dhe duke i vendosur aktet ne fashikull me vete.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa ç

te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.205, date 11.12.2002, te Gjykates te Apelit Tirane, qe

ben fjale per te arrestuarin Paulin Pati.Dergimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup

gjykues.

Tirane me 3.3.2003

398

Page 399: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.26 i Regj.ThemeltarNr.29/3 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 3.3.2003, mori ne shqyrtim ceshten penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: BARDHYL ZENELI

A K U Z ATrafikim i lendeve narkotike,

parashikuar nga neni 283 a/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.262/3, date 27.11.2002, ka vendosur :

Vleftesimin te ligjshem te ndalimit te shtetasit Bardhyl Zeneli.Caktimin si mase sigurimi personal arrest ne burg per shtetasin Bardhyl Zeneli.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.205, date 11.12.2002, ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr.262/3, date 27.11.2002 te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Kurbin, duke caktuar per shtetasin Bardhyl Zeneli si mase sigurimi personal detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore Kurbin cdo dite te hene, ora 11.00, ose kur te kerkohet nga ky organ.

Kunder vendimit te gjykates te apelit kane bere rekurs prokurori dhe kunder rekurs mbrojtesit e shtetasit Bardhyl Zeneli, duke parashtruar keto shkaqe :

399

Page 400: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Prokurori :- Se vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar, per shkakun se vepra

penale per te cilen shtetasi Bardhyl Zeneli dyshohet se e ka kryer, paraqitet me rrezikshmeri te theksuar.

Mbrojtesit e Bardhyl Zenelit:- Se rekursi i prokurorit eshte i pabazuar per shkakun se kushtet per te cilat

eshte ndryshuar vendimi i gjykates te shkalles se pare jane ne perputhje me ligjin dhe se ato jane cmuar drejt nga gjykata e apelit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates te apelit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po ne ate gjykate,mbasi degjoi mbrojtesit e Bardhyl Zenelit, avokatet Hekuran Skuqi dhe

Lazer Sokoli, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates te apelitdhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates te Apelit Tirane, nr.205, me te cilin eshte ndryshuar

vendimi nr.262/3 i Gjykates te Rrethit Gjyqesor Kurbin, eshte marre ne shkelje te rregullave procedurale te gjykimit dhe per kete shkak duhet te prishet.

Sic del nga aktet ne dosje, ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e apelit, Bardhyl Zeneli, megjithese ne gjendje paraburgimi, nuk eshte thirrur per t’u degjuar.

Nga ana e gjykates se apelit, per te dy seancat e gjykimit te dates 9.12.2002 dhe 11.12.2002, te arrestuarit Bardhyl Zeneli nuk i eshte derguar njoftim per diten dhe oren e zhvillimit te gjykimit dhe duke qene ne keto kushte ai nuk ka mundur te shprehe ne ndonje akt vullnetin e tij per te marre ose jo pjese ne gjykim.

Lidhur me sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se mosnjoftimi dhe mosthirrja ne gjykim e te arrestuarit Bardhyl Zeneli, si dhe zhvillimi i gjykimit ne mungese te tij perben shkelje ligji, per shkakun se atij i eshte mohuar e drejta per t’u degjuar ne gjykim, garanci kjo e parashikuar ne nenin 33 te Kushtetutes te Republikes te Shqiperise dhe ne dispozitat e Kodit te Procedures Penale.

Duke mos marre masat e nevojshme per thirrjen e te arrestuarit ne gjykim dhe duke e zhvilluar gjykimin ne mungese te tij, gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me urdherimet e neneve 426/1, 140 dhe 141 te Kodit te Procedures Penale.

400

Page 401: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nisur nga kjo shkelje, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne zbatim te nenit 128, pika 1, germa c te Kodit te Procedures Penale, cmon se vendimi i gjykates se apelit qe ben fjale per ndryshimin e mases se sigurimit personal ndaj te arrestuarit Bardhyl Zeneli, eshte absolutisht i pavlefshem, per shkakun se nuk jane zbatuar rregullat per thirrjen ne gjykim te personit qe gjykohet.

Bazuar ne sa u paraqit, vendimi i Gjykates te Apelit Tirane duhet te prishet dhe aktet duhet t’i kalojne per rishqyrtim po asaj gjykate.

Pervec sa siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se gjykata e apelit, megjithese ka zhvilluar gjykime te vecanta, vendimin e saj per Bardhyl Zenelin si dhe vendimet e tjera per Paulin Patin, Llesh Gjelaj dhe Mark Bocin i ka numertuar me te njejtin numer dhe materjalet gjyqesore, te gjitha bashke i ka vendosur ne nje fashikull.

Nje veprim i tille i gjykates te apelit cmohet se eshte i gabuar, mbasi bazuar ne dispozitat e Kodit te Procedures Penale, per cdo rast, procedura e gjykimit lidhur me caktimin e masave te sigurimit personal behet per cdo subjekt me vete, duke i caktuar vendimit numer te vecante dhe duke i vendosur aktet ne fashikull me vete.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa ç

te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.205, date 11.12.2002 te Gjykates te Apelit Tirane, qe

ben fjale per ndyshimin e mases te sigurimit personal per Bardhyl Zenelin.Dergimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup

gjykues.

Tirane, me 3.3.2003

401

Page 402: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 731/107 i Regj.Themeltar.Nr. 118 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarBashkim Caka Anetar Vladimir Bineri Anetar Natasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2003 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.731/107 qe i perket:

TË PANDEHURIT: MURAT SHIQERUKAJ, perfaqesuar ne gjykim nga avokat Vladimir Mece.

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale te vrasjes,

per shkak te cilesive te vecanta te viktimes e mbetur ne tentative, te heqjes se paligjshme te lirise

dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 79/c, 110/1

dhe 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tropoje, me vendimin nr. 20, date 28.06.2002, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Murat Shiqerukaj per kryerjen e vepres penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese e ngelur ne tentative, parashikuar nga nenet 79/c, 22 te Kodit Penal e ne baze te kesaj dispozite dhe nenit 23 te Kodit Penal e denon ate me 7 vjet burg.Deklarimin fajtor te te pandehurit Murat Shiqerukaj per vepren penale te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal dhe ne

402

Page 403: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

baze te nenit 278/2 te K.Penal dhe ne baze te kesaj dispozite e denon ate me 1 vit burg.Deklarimin fajtor te te pandehurit Murat Shiqerukaj per kryerjen e vepres penale te heqjes se paligjshme te lirise, parashikuar nga neni 110/1 i K.Penal dhe ne baze te kesaj dispozite e denon ate me 5 muaj burg.Perfundimisht ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal dhe ne aplikim te nenit 23 te Kodit Penal e denon ate me 7 (shtate) vjet burg.

Gjykata e Apelit Shkoder mbi apelin e prokurorit dhe te pandehurit, me vendimin nr.180, date 24.10.2002, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.20, date 28.06.2002 te Gjykates se Rrethit Tropoje, persa i perket fajesise e mases se denimit dhene ndaj te pandehurit Murat Shiqerukaj, per veprat penale te parashikuara nga nenet 110/1 dhe 278/2 te K.Penal.Ndryshimin e vendimit per pjesen tjeter ne kete menyre:Deklarimin fajtor te te pandehurit Murat Shiqerukaj per vepren penale te kanosjes, per shkak te detyres, parashikuar si veper penale nga neni 238 i K.Penal dhe ne baze te kesaj dispozite e denon me 1 vit e 6 muaj burg.Perfundimisht, ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon me 2 vjet e 6 muaj burg.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder ka ushtruar rekurs, ne baze te nenit 432 te K.Pr.Penale, Prokurorja e Apelit Shkoder, e cila kerkon ndryshimin e tij persa i perket cilesimit ligjor te vepres penale te parashikuar nga neni 238 i K.Penal, ne vepren penale te vrasjes ne rrethana cilesuese mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 79/c e 22 te K.Penal e denimin e te pandehurit me 13 vjet burgim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit penal, pasi:- Eshte provuar se i pandehuri ka qelluar disa here mbi te demtuarin Arben

Kulici, me detyre Shef i Qarkullimit Rrugor te qytetit te Bajram Currit.- Pavaresisht se pasoja (vdekja) nuk ka ardhur, vepra penale nuk duhej

cilesuar si kanosje per shkak te detyres, por si vrasje ne rrethana cilesuese e mbetur ne tentative.

- Eshte e qarte se pasoja nuk ka ardhur per shkaqe qe nuk vareshin nga vullneti i te pandehurit, por sepse i demtuari eshte perpjekur te shmanget.

- Gjykata ka pranuar se objektivi i te pandehurit ka qene i demtuari dhe se ai ka qelluar ne drejtim te tij.

403

Page 404: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Artur Selmani, qe

kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, avokatin Vladimir Mece qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga materialet e ndodhura ne dosjen gjyqesore ka rezultuar e provuar se me

daten 25.2.2001 rreth ores 17.30 ne qytetin e Tropojes, tek Pallati i Kultures, i gjykuari Murat Shiqerukaj eshte grindur me oficerin e Sektorit te Qarkullimit Rrugor te Komisariatit te Policise Tropoje, shtetasin Arben Kulici. Shkak i kesaj grindje ka qene fakti se shtetasi Arben gjate permbushjes se detyres, nje dite me pare, ka bllokuar per mungese dokumentacioni nje automjet, i cili ishte i nipit te te gjykuarit. Grindja midis tyre ka qene e acaruar dhe ne nje moment per te ndare kete grindje, ka nderhyre shtetasi Gramoz Bucpapaj, i cili e kishte pare kete gje. Ky i fundit ka mbajtur te gjykuarin Murat, e duke perfituar nga kjo, shtetasi Arben eshte larguar me vrap disa metra nga vendi qe po grindeshin. Pasi eshte larguar Arbeni, i gjykuari Murat eshte leshuar nga shtetasi Gramoz dhe sapo eshte ndjere i lire, i gjykuari ka qelluar disa here ne drejtim te Arbenit me nje pistolete, por pa e prekur ate.

Me vone, po ate dite, kur shtetasi Gramoz po kthehej ne fshat ne shtepi, se bashku me dy shoke te tij, ne rruge i ka dale perpara i gjykuari dhe duke e kercenuar me ane te nje pistolete e ka detyruar shtetasin Gramoz per te shkuar ne shtepine e vellait te tij ne Markaj. Pasi kane arritur atje, i gjykuari Murat i ka bere presion per veprimet e tij penguese qe kishte bere me pare. Per kete i gjykuari me ane te nje kamere ka filmuar deklarimet e detyruara te shtetasit Gramoz ne lidhje me ngjarjen e disa oreve me pare dhe pas kesaj, ai e ka lene te lire te kthehej ne shtepi. Nderkohe nga kontrolli i ushtruar nga policia ne banesen e te gjykuarit dhe ne nje banese qe perdorej prej tij, jane gjetur dhe sekuestruar nje pushke snajper, nje pushke gjermane, disa krehera me fisheke dhe disa radio stacionere.

Nga te dyja gjykatat, ngjarja eshte pranuar si me siper dhe te dyja kane dhene vendime te njejta persa i takon heqjes se paligjshme te lirise dhe armembajtjes pa leje, te parashikuara nga nenet 110/1 dhe 278/2 te Kodit Penal, por kane mbajtur qendrime te ndryshme ne lidhje me anen subjektive te vepres penale te vrasjes per shkak te cilesive te vecanta te viktimes mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 79/c - 22 i Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare e ka deklaruar fajtor te gjykuarin per tentative vrasje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes, duke pranuar se i gjykuari ka parashikuar ardhjen e pasojes, e ka destinuar ate dhe me veprime konkrete ka

404

Page 405: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

synuar drejt realizimit te saj, por pasoja nuk ka ardhur per shkaqe te pavarura nga ai.

Gjykata e apelit ka ndryshuar cilesimin ligjor te vepres, duke e denuar te gjykuarin per kanosje per shkak te detyres, parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal, me arsyetimin se i gjykuari nuk ka patur per qellim te vriste viktimen, pasi ai megjithese i kishte te gjitha mundesite nuk e ka vrare, por qellimi i tij ishte vetem ta kanoste ate. Gjykata e apelit arsyeton se po te kishte qellim ta vriste, i gjykuari nuk do te shoqerohej pas ngjarjes me te demtuarin dhe te pajtohej me te.

Nga shqyrtimi dhe gjykimi i ceshtjes ne Gjykaten e Larte, Kolegji Penal arrin ne konkluzionin se vendimi i gjykates se apelit, persa i perket ndryshimit te cilesimit te vepres penale nga vrasje ne rrethana te tjera cilesuese mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 79/c – 22 i Kodit Penal ne kanosje per shkak te detyres, parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal eshte i gabuar dhe jo ligjor. Nga te gjitha provat e administruara dhe te pranuara nga te dyja gjykatat, Kolegji Penal çmon se vendimi i gjykates se faktit, persa i perket vrasjes mbetur ne tentative eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Jane nje sere provash qe provojne qendrimin psikik te te gjykuarit, pra anen subjektive te vepres penale si grindja midis te gjykuarit dhe te demtuarit ka qene teper e acaruar dhe i gjykuari kishte marre nje goditje ne vetull nga i demtuari, i gjykuari ne momentin e pare qe lirohet nga duart e deshmitarit Gramoz vihet ne ndjekje te te demtuarit dhe qellon disa here drejt tij, disa ore pas kesaj ngjarje, i gjykuari nen kercenimin e armes ka marre deshmitarin e pranishem ne shtepine e vellait te tij, si hakmarrje ndaj veprimeve penguese qe kreu gjate grindjes dhe njekohesisht per te ngritur alibine para organeve kompetente. Ne keto rrethana, shkaqet e ngritura ne rekurs nga ana e prokurorise persa i takon cilesimit juridik te vepres, Kolegji Penal çmon se jane te drejta dhe se vendimi i gjykates se rrethit eshte i drejte dhe i bazuar.

Kolegji Penal çmon se ne rastin konkret ka vend per ndryshimin e vendimit persa i takon mases se denimit te te gjykuarit, duke patur parasysh nje sere rrethanash lehtesuese te parashikuara nga neni 48/dh dhe 49 te Kodit Penal. Fakti qe vepra ka mbetur ne tentative, qe i gjykuari dhe i demtuari jane ne lidhje gjinore, kane normalizuar menjehere marredheniet midis tyre se rrezikshmeria e personit eshte e vogel dhe se denimin e caktuar nga gjykata e apelit e ka kryer. Duke marre parasysh te gjitha rrethanat, Kolegji Penal çmon se ka vend per tu zbatuar neni 53 dhe 59 i Kodit Penal. Keshtu per vepren penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese mbetur ne tentative te denohet me 5 vjet heqje te lirise dhe perfundimisht ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te Kodit Penal (per veprat penale te heqjes se paligjshme te lirise dhe armembajtje pa leje) e denon me 5 vjet heqje te lirise. Ne zbatim te nenit 59 te Kodit Penal te pezulloje ekzekutimin e vendimit per pjesen e pa vuajtur te denimit.

405

Page 406: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.180, date 24.10.2002 te Gjykates se Apelit Shkoder e

lenien ne fuqi te vendimit nr.20, date 28.06.2002 te Gjykates se Rrethit Shkoder, vetem persa i perket fajesise e cilesimit ligjor te vepres.

Ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit persa i perket mases se denimit, duke e denuar perfundimisht Murat Shiqerukaj me 5 vjet burgim dhe ne aplikim te nenit 59 te Kodit Penal urdheron pezullimin e pjeses se pa vuajtur te denimit per nje afat prej 5 vjetesh.

Tirane, me 12.03.2003

406

Page 407: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.743/119 i Regj.Themeltar.Nr.119 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2003, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

KËRKUES: BAKI BEQIRAJ

OBJEKTI:Ankim kunder vendimit

te mosfillimit te procedimit penal parashikuar nga neni 291 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce, me vendimin nr.82, date 19.09.2002, ka vendosur:

Mospranimin e kerkeses se kerkuesit si te pambeshtetur ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.110, date 24.10.2002, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.82, date 19.09.2002 te Gjykates se Rrethit Korce.

Kunder vendimit te Gjykakates se Rrethit Korce, nr.82, date 19.09.2002 dhe vendimit nr.110, date 24.10.2002 te Gjykates se Apelit Korce ka ushtruar rekurs kerkuesi Baki Beqiraj, duke parashtruar keto shkaqe:

407

Page 408: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Jemi vene ne dijeni per fallsifikimin e skices, skicuar prej Et`hem Malos e cila ka shtesa shkrimesh ne ate menyre, sa prej atyre fallsifikimeve, gjykatat kane arritur ne perfundime te gabuara qe nuk i pergjigjen realitetit.

- Hollesite e fallsifikimeve ne kete skice, vec deklarates se leshuar prej personit qe ka perpiluar skicen, ku te tjere, kane bere shtesa e fallsifikime (Et`hem Malo) eshte thirrur nga prokuroria dhe ka bere deklarimin e ketij fallsifikimi, por prokuroria nuk ka mbajtur deklarimet e tij me shkrim.

- Pretendimet dhe te vertetat mbi kete fallsifikim qe na ka kushtuar shume, si prokuroria, gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit, i kane permbledhur me shprehjen, se prokuroria, qe te filloje procedimin penal per kallzimin e paraqitur prej meje, duhet te disponoje origjinalin e skices te fallsifikuar. Origjinali i kesaj skice tashme gjindet ne Gjykaten e Larte (ne gjykimin e nje ceshtje civile).

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi,prokurorin Artan Bajrami, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe fillimin

e procedimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimet e gjykatave duhet te prishen per zbatim te gabuar te ligjit. Nga

materialet e ndodhura ne dosjen gjyqesore nga gjykimi i ceshtjes ne Gjykaten e Larte, ka rezultuar se kerkuesi Baki Beqiraj ka paraqitur prane gjykates nje kerkese ankimore kunder vendimit date 26.06.2002 te Prokurorise se rrethit Korce per mosfillimin e procedimit penal. Kerkuesi dhe vellai i tij Buradin Beqiraj kane konflikt civil me objekt "lirim banese". Ne kete gjykim eshte paraqitur nje skice e perpiluar nga Et`hem Malo, per te cilen kerkuesi pretendon se eshte e fallsifikuar konflikti civil midis kerkuesit dhe Buradin Beqiraj, sipas akteve del se ndodhet ne Gjykaten e Larte, pasi jane ezauruar gjykimi ne rreth e ne apel.

Pas gjykimit ne shkalle te dyte eshte konstatuar nga kerkuesi fallsifikimi i skices, gje qe eshte konfirmuar dhe nga hartuesi i saj, shtetasi Et`hem Malo. Prokuroria e rrethit Korce ka vendosur mosfillimin e procedimit penal me arsyetimin midis te tjerave, se skica objekt lirimi dhe ekzaminimi ndodhet ne dosjen gjyqesore qe aktualisht ndodhet ne Gjykaten e Larte dhe per rrjedhoje nuk mund te kryeje veprime me skica te fallsifikuara.

408

Page 409: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e rrethit gjyqesor Korce ka vendosur mospranimin e kerkeses se Baki Beqiraj, me arsyetimin se per te filluar nje procedim penal per fallsifikim duhet qe sipas nenit 271 e vijues te K.Pr.Civile te konstatohet gjate gjykimit civil, duke u pezulluar ky gjykim, gje qe sipas vendimit te gjykates nuk eshte bere ky vendim eshte lene ne fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Korce.

Qendrimi i mbajtur nga gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit nuk bazohen ne ligj. Nga gjykatat ngaterrohet goditja per fallsitet e shkresave me nje gjykim civil me denoncimin per ndjekje penale. Ne Kodin e Procedures Civile, parashikohen rregullat qe duhen zbatuar lidhur me goditjen per fallsitet te shkresave, duke filluar me paraqitjen e kerkimit nga pala e interesuar dhe deri ne shpalljen ose jo te shkreses si te fallsifikuar nga ana e gjykates. Ne proceduren civile eshte parashikuar rregulli se kush pretendon fallsitetin e nje shkrese, eshte njekohesisht i detyruar te paraqese ato shkresa qe vertetojne fallsitetin dhe te tregoje emrat e deshmitareve ose mjetet e tjera provuese, perndryshe pretendimi i tij eshte i pa pranueshem. E drejta qe ka personi i interesuar ne nje gjykim civil per te goditur per fallsitet nje shkrese sipas dispozitave te neneve 270-278 te K.Pr.Civile, nuk perben pengese, qe kur krijohen dyshime serioze per fallsifikim ndaj nje personi konkret, te bejne denancimin perkates. Ne kete kod (neni 271) eshte parashikuar se "Kur fallsiteti i atribuohet nje personi te caktuar, mund te behet denoncim per ndjekje penale. Ne rastin ne shqyrtim denoncimi per fallsifikim te dokumentit eshte drejtuar kunder nje personi konkret Buradin Beqiraj.

Ndryshe nga sa arsyetoi prokurori ne vendimin e mosfillimit te procedimit penal e qe pranohet si i drejte nga gjykatat, ligji nuk ka vendosur rregullin qe me pare si te behet denoncimi per ndjekje penale te nje personi, te kete perfunduar shqyrtimi i kerkeses se pales se interesuar si gjykimi civil dhe vetem kur gjykata te kete pranuar me vendim fallsitetin, te mund te behet denoncimi per ndjekje penale. Sic u arsyetua, denoncimi per ndjekje penale, nga ligjevenesi, lidhet me faktin nese fallsifikimi i atribuohet nje personi te caktuar. Goditja e shkreses per fallsitet formon objektin e nje gjykimi civil, kur kerkohet qe nga gjykata te mos vleresohet si prove shkresa e pretenduar si e fallsifikuar, sepse duke qene e tille ajo nuk mund te kete fuqi dhe vlere provuese. Ndryshimi midis goditjes se fallsitetit ne gjykimin penal edhe ate civil eshte se ne gjykimin civil ai drejtohet kunder shkreses, kurse ne gjykimin penal drejtohet kunder autorit, qe i atribuohet fallsifikimi.

Duke vendosur rregullat e mesiperme ligji procedural penal dhe civil, nuk parashikojne ndonje rend te caktuar lidhur me faktin se cili gjykim do te zhvillohet me pare. Por kur krijohen dyshime serioze per fallsifikim ndaj nje personi konkret dhe nese shkresa qe paraqitet si e fallsifikuar vleresohet si thelbesore per sqarimin e ceshtjes, gjykata (civile) ka te drejte te pezulloje gjykimin e saj deri ne perfundimin e gjykimit te ceshtjes penale.

409

Page 410: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nga analiza e mesiperme, del qarte se goditja e shkreses per fallsitet mund te mos ngrihet nga personi i interesuar per arsye te ndryshme (edhe per mosnjohje te ligjit), por ky fakt nuk perben asnje pengese qe te behet denoncimi per ndjekje penale ne prokurori kur fallsifikimi i atribuohet nje personi te caktuar.

Si per te bere denoncimet e tjera, organi procedues kryen veprimet hetimore sipas rregullave te caktuara, duke vendosur sipas rastit, dergimin e personit ne gjykate kur akuza vertetohet, ose pushimin e gjykimit.

Natyrisht, kur ekzistojne rrethanat qe nuk lejojne fillimin e procedimit parashikuar nga neni 290 i K.Pr.Penale vendoset mosfillimi i procedimit nga organi procedues.

Organi i prokurorise, gjate hetimeve paraprake, provat i merr ne perputhje me K.Pr.Penale dhe nuk perben shkak per mosfillim te procedimit penal, fakti qe dokumenti (shkresa) gjendet ne nje dosje qe eshte duke u gjykuar ne gjykaten civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441 te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.110, date 24.10.2002 te Gjykates se Apelit Korce, te

vendimit nr.82, date 19.09.2002 te Gjykates se rrethit gjyqesor Korce dhe dergimin e akteve prokurorit per vazhdimin e hetimeve.

Tirane, me 12.03.2003

410

Page 411: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.721/97 i Rregj. ThemeltarNr.120 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareSpiro Spiro AnetarBashkim Caka AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: DED BASHOTA, i biri Zefit dhe Prendes, i datelindjes 1964, lindur ne Dukagjin dhe banues ne Shkoder.

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te kultivimit te bimeve narkotike,parashikuar nga neni 284/1 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.88, date 17.4.2002, ka vendosur :

Deklarimin fajtor te pandehurit Dede Zef Bashota per vepren penale te kultivimit te bimeve narkotike, parashikuar nga neni 284/1 i K.Penal dhe denimin e tij me 3 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal, pezullimin e ekzekutimit te pjeses se pa vuajtur te denimit per nje afat kohor prove prej 4 vitesh, afat i cili fillon nga dita e shpalljes se vendimit.Ne aplikim te nenit 389 te K.Pr.Penale, urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Dede Zef Bashota dhe heqja e mases se sigurimit personal arrest ne burg.

411

Page 412: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Prova materiale bime narkotike cannabis sativa L, ne masen 37 kilogram, te asgjesohet".

Gjykata e Apelit Shkoder, mbi apelin e rivendosur ne afat te prokurorit, me vendimin nr.135, date 24.6.2002, ka vendosur :

"Lenien ne fuqi te vendimit nr.88, date 17.4.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder per cilesimin ligjor, deklarimin fajtor dhe masen e denimit per te pandehurin Ded Bashota, i denuar per kryerjen e vepres penale te kultivimit te bimeve narkotike, te parashikuar nga neni 284/1 i K.Penal dhe pjeset e tjera te tij.Ndryshimin e vendimit per pjesen tjeter, duke hequr masen e pezullimit te ekzekutimit te vendimit penal, te parashikuar nga neni 59 i K.Penal".

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, ka paraqitur rekurs te rivendosur ne afat, ne baze te nenit 432 te K.Pr.Penale, i gjykuari Ded Bashota, i cili kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykata e apelit duhej te kishte vendosur mospranimin e ankimit te prokurorit pasi ai ishte paraqitur jashte afatit ligjor dhe vendimi nr.144, date15.5.2002 i Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder per rivendosjen ne afat te atij ankimi, eshte ne kundershtim me ligjin, nenin 147 te K.Pr.Penale.

- Gjykata e apelit ka gabuar kur nuk ka konstatuar pavlefshemrine e njoftimit te ankimit, pasi ankimi nuk i eshte komunikuar te pandehurit, por avokatit te tij, i cili ne flete-thirrje ka shenuar se ka hequr dore nga mbrojtja.

- Gjykimi ne apel eshte zhvilluar pa u njoftuar i pandehuri, pasi flete-thirrja e dates 24.6.2002 eshte firmosur vetem nga ftuesi, pa marre asnje firme te ndonje deshmitari okular.

- Ne vendimin e gjykates se apelit nuk pasqyrohet se gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te te pandehurit dhe me pjesemarrjen e nje mbrojtesi te caktuar kryesisht, si dhe nuk shprehet per afatin e rekursit sipas ligjit dhe te caktoje se ky afat fillon me marrjen dijeni te te pandehurit.

- Gjykata e apelit ka gabime materiale kur shprehet per rrethana renduese se i pandehuri eshte shmangur hetimit apo se nuk eshte moshe e re, te cilat bejne qe te mos zbatohet neni 59 i K.Penal.

412

Page 413: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela,prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se

Apelit Shkoder, mbrojtesin Preng Zefi, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit e lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit Shkoder dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i drejte, i bazuar ne ligj e duhet

te lihet ne ne fuqi.Nga aktet e administruara ne gjykimin e ceshtjes ne garkim te te pandehurit

Dede Bashota, eshte provuar se, ne kontrollin e ushtruar ne banesen e tij me 29.01.2000 nga organet e policies ne lagjen "Ndoc Mazi" te qytetit te Shkodres, eshte gjetur nje sasi prej 37 kg. bime e thate cannabis stativa. Kjo eshte vertetuar me aktin e ekspertimit kimik nr.207, date 31.01.2000 nga del lenda bimore objekt ekspertimi e gjetur ne banesen e te pandehurit eshte marihuana, produkt herbal i cannabis sativa, e cila klasifikohet ne kategorine e lendeve narkotike ne baze te ligjit nr.7975, date 26.07.1995 "Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope".

Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder ka vazhduar disa seanca gjyqesore ne mungese te te pandehurit i cili i fshihej gjykimit e ka marre provat e paraqitura. Ne seancen e dates 17.04.2002, eshte paraqitur i pandehuri Dede Bashota, i cili ka pranuar akuzen dhe ka bere deklarimet rreth saj. Ne perfundim gjykata e rrethit e ka deklaruar fajtor te pandehurin Dede Bashota per vepren penale te kultivimit te bimeve narkotike parashikuar nga neni 284/1 i K.Penal dhe e ka denuar me 3 vjet burgim. Per caktimin e mases se denimit gjykata arsyeton se mban parasysh vepren penale, rrezikshmerine e vogel qe paraqet i pandehuri qe rezulton i pa denuar, i martuar me pese femije, ka treguar pendim te thelle dhe duke aplikuar nenin 59 te K.Penal ka urdheruar pezullimin e ekzekutimit te pjeses se pa vuajtur te denimit per nje afat kohor prej 4 vitesh.

Gjykata e Apelit Shkoder, qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi apelimin e prokurorit (te rivendosur ne afat), ka pranuar te njejtin arsyetim lidhur me kryerjen e vepres penale nga i pandehuri dhe per cilesimin e saj ne baze te nenit 284/1 te K.Penal. Por kjo gjykate arsyeton se gjykata e rrethit ka gabuar ne aplikimin e nenit 59 te K.Penal per pezullimin e ekzekutimit te vendimit, pasi rrethanat e kryerjes se vepres penale nuk jane favorizuese per te pandehurin, i cili i eshte shmangur hetimit e gjykimit te ceshtjes megjithese ka qene me mase sigurimi arrest ne burg gje qe tregon rrezikshmerine e theksuar shoqerore te tij dhe se vepra e kultivimit te bimeve narkotike paraqet rrezikshmeri te theksuar shoqerore, duke patur parasysh perhapjen e ketij krimi dhe sasine e madhe te bimeve narkotike qe

413

Page 414: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ju kapen te pandehurit. Duke u bazuar ne keto rrethana, gjykata e apelit, ka arritur ne perfundimin se zbatimi i nenit 59 te K.Penal eshte i pa justifikuar dhe e ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit ne pjesen qe ben fjale per pezullimin e ekzekutimit te vendimit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ndryshimi i bere nga Gjykata e Apelit Shkoder eshte i drejte. Ne nenin 59 te K.Penal i eshte dhene e drejta gjykates qe ne raste te vecanta kur jep denim me burgim gjer ne pese vjet mund te urdheroje qe i denuari te vihet ne prove duke u pezulluar ekzekutimi i denimit. Ne kete nen percaktohen edhe kriteret qe duhet te kete parasysh gjykata ne rastin e aplikimit te urdherit per pezullimin e ekzekutimit te denimit, sic jane rrezikshmeria e paket e personit dhe rrethanat e kryerjes se vepres penale. Por eshte e kuptueshme qe per te arritur ne perfundime per rrezikshmerine e personit dhe te mundesise se urdherimit te pezullimit te ekzekutimit te vendimit me burgim, duhet vleresuar edhe rrezikshmeria shoqerore e vepres. Ne kete aspekt, ne rradhe te pare paraqet rrezikshmeri te madhe shoqerore vete vepra e kryer nga i pandehuri, rrezikshmeria e se ciles behet me e theksuar duke patur parasysh perhapjen e kriminalitetit ne veprat penale qe kane te bejne me prodhimin, mbajtjen, shitjen e narkotikeve, trafikimin e kultivimin e bimeve narkotike. Gjithashtu duhet pranuar i drejte pretendimi i ngritur ne rekursin e prokurorit, se nuk mund te flitet per rrezikshmeri te vogel shoqerore te nje personi qe i fshihet hetimit te ceshtjes per gati dy vjet. Rrezikshmeria shoqerore e vepres dhe e te pandehurit duhet patur parasysh edhe me faktin se te pandehurit Dede Bashota i jane gjetur 37 kg lende narkotike cannabis sativa.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte ju ben verejtje gjykates se rrethit dhe asaj te apelit per shkak te cilesimit te gabuar ligjor qe i kane bere vepres penale te kryer nga i pandehuri. Si organi i procedimit dhe gjykatat kane pranuar se ndodhemi para vepres penale te kultivimit te bimeve narkotike, parashikuar nga neni 284/1 i K.Penal, ne nje kohe qe nuk ndodhemi para kesaj vepre, pasi te pandehurit nuk i jane gjetur bime te mbjella me cannabis sativa, por ju gjeten 37 kg cannabis sativa e thate e per pasoje ai duhej te akuzohej per vepren penale te mbajtjes se lendeve narkotike, parashikuar nga neni 283 i K.Pr.Penale.

Kjo e mete u vihet ne dukje gjykatave, pasi ceshtja ne kete Kolegj shqyrtohet mbi rekursin e te pandehurit e nuk mund te behet ndryshimi i cilesimit ligjor si me siper pasi rendohet pozita e tij.

Ne rekursin e paraqitur nga i pandehuri Dede Bashota pretendohet se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet, pasi ajo e ka shqyrtuar ceshtjen mbi apelimin e prokurorit te rivendosur ne afat nga gjykata e rrethit ne kundershtim me kerkesat procedurale. Rezulton se eshte i vertete fakti, qe prokurori ka bere apelimin pasi eshte rivendosur ne afat me vendim te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder nr.144, date 15.05.2002, por ky vendim nuk eshte atakuar ne Gjykaten e

414

Page 415: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Apelit Shkoder ne perputhje me kerkesat e nenit 147/5 te K.Pr.Penale, sipas te cilit, "vendimi qe lejon rivendosjen ne afat per berjen e ankimit mund te ankimohet vetem bashke me vendimin perfundimtar". Gjithashtu theksohet fakti qe ne rekurs trajtohet problemi i vendimit per rivendosjen ne afat te prokurorit per te bere ankim por, ne rekurs nuk kundershtohet ai vendim e nuk kerkohet prishja e tij, por kerkohet vetem prishja e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder.

Duke ju referuar akteve qe ndodhen ne dosje, rezulton i pabazuar edhe pretendimi se nga ana e gjykates se apelit jane shkelur dispozitat ligjore qe kane te bejne me thirrjen e te pandehurit ne gjykim. Me daten 20.05.2002, mbrojtesit te te pandehurit i eshte komunikuar ankimi i bere nga prokurori kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder. Nga ana e gjykates se apelit i eshte derguar flete thirrje per t’u paraqitur ne gjykim me daten 10.06.2002 te pandehurit dhe mbrojtesit te tij. Ne flete thirrjen e te pandehurit nga ftuesi eshte vene shenim se andresa nuk ishte e sakte, ndersa mbrojtesi ka shenuar se kishte hequr dore nga mbrojtja e te pandehurit Dede Bashota, shkaqe qe e detyruan gjykaten te shtyje gjykimin per te njoftuar edhe nje here te pandehurin.

Ne gjykimin e dates 24.06.2002, gjykata e apelit ka administruar flete thirrjen e te pandehurit ne te cilen kane nenshkruar ftuesi dhe nje deshmitar, duke vene shenimin "personi ka marre dijeni, por refuzon me firmose" dhe duke pranuar se i pandehuri ka marre dijeni e pa shkaqe te arsyeshme nuk eshte paraqitur ne gjykim, ka deklaruar mungesen e tij, ka caktuar avokat kryesisht dhe ka zhvilluar gjykimin. Ne keto kushte nuk ndodhemi para rastit te mos njoftimit te thirrjes te te pandehurit ne gjykim, por ashtu sic me te drejte ka pranuar gjykata e apelit, para rastit qe i pandehuri ka marre dijeni e per shkaqe te pajustifikuara nuk eshte paraqitur ne gjykim gje qe tregon vullnetin dhe cmimin e tij per pjesemarrjen ne gjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.135, date 24.06.2002 te Gjykates se Apelit

Shkoder.

Tirane, me 12.03.2003

415

Page 416: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.728/104 i Regj. ThemeltarNr.121 i Vendimit.

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2003, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

TË GJYKUARIT: AGIM BORIÇI

A K U Z U A R:Per kryerjen e veprave penale

te vrasjes me paramendim, te vrasjes me paramendim,

te vrasjes me dashje, te vrasjes me dashje e mbetur ne tentative

dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 78, 78, 76,

76 e 22dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Kasacionit, me vendimin nr.143, date 9.11.1998, ka vendosur:

Transferimin e gjykimit te ceshtjes penale nga Gjykata e Rrethit Fier ne Gjykaten e Rrethit Berat.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.15, date 5.2.1999, ka vendosur:Transferimin e gjykimit te ceshtjes penale nga Gjykata e Rrethit Berat ne Gjykaten e Rrethit Lushnje.

416

Page 417: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Rrethit Lushnje, me vendimin nr.60, date 16.7.1999, ka vendosur :Kthimin e akteve Prokurorise Berat per hetime te metejshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.106, date 20.3.2000, ka vendosur :

Te dergoje ceshtjen per kompetence gjykimi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lushnje.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.40, date 10.4.2000, ka vendosur :

Mos kompetencen e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje per gjykimin e procedimit penal nr.67 Akti.Ngritjen e ceshtjes ne mosmarreveshje per gjykimin e procedimit penal ne ngarkim te te pandehurit Agim Borici.Dergimin e akteve Gjykates se Larte per zgjidhjen e mosmarreveshjes.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.158, date 25.5.2000, ka vendosur :Prishjen e vendimit nr.106, date 20.3.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe dergimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Agim Borici Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier per gjykim, si gjykate kompetente.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.343, date 16.11.2001, ka vendosur :

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Agim Borici per vepren penale te vrasjes me dashje te Ervin Gjinit, te parashikuar nga neni 76 i K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Agim Borici per vepren penale te vrasjes me paramendim te Eduard Binxhos, te parashikuar nga neni 78 i K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Agim Borici per vepren penale te vrasjes me dashje te Edmond Zefit, te parashikuar nga neni 76 i K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Agim Borici per vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative te Agim Ulajt, te parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Agim Borici per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

417

Page 418: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Urdherohet heqja e mases se sigurimit te arrestit ne shtepi ndaj te pandehurit Agim Borici.Provat materiale, gezhojat e gjetura ne vendet e ngjarjeve dhe pistoleta tip "zastava" te konfiskohen, duke ju dorezuar Komisariatit te Policise Fier.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi apelin e prokurorit, me vendimin nr.200, date

11.10.2002, ka vendosur :Prishjen e vendimit nr.343 date 16.11.2001 te Gjykates se Rrethit Fier dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ka paraqitur rekurs, ne baze te nenit 432 te K.Pr.Penale, mbrojtesi i te gjykuarit, i cili kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.343, date 16.11.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, duke parashtruar keto shkaqe :

- Trupi gjykues i gjykates se apelit qe ka shqyrtuar ne themel ceshtjen eshte i njejte me ate qe ka shqyrtuar ankimin e prokurorise per ndryshimin e mases se sigurimit te te pandehurit, ne kundershtim me nenin 15 te K.Pr.Penale.

- Ne asnje paragraf te vendimit te saj, gjykata nuk ka argumentuar se cilet nene te K.Pr.Penale nuk ka zbatuar dhe cilat veprime konkrete te prokurorit nuk jane ne perputhje me ushtrimin e ndjekjes penale.

- Gjykata e apelit shkel ligjin kur kerkon te merren parasysh theniet e deshmitarit Latif Gurguri te bera ne organin e akuzes, duke shkelur parimin themelor te gjykimit penal, ate te te degjuarit me veshe te deshmitareve ne seance.

- Gjykata e apelit ka shkelur ligjin, pasi ka dale jashte objektit te gjykimit, kur ka kerkuar te hetohet se cilat jane motivet qe e shtyjne te demtuarin Agim Ulaj qe t’ia veshe ngjarjen Agim Boricit.

- Gjykata e apelit ka shkelur ligjin persa i perket konceptimit te provave, pasi hipotezat qe ngre ajo jane te provuara me prova te plota dhe kallzimi i Agim Ulaj nuk perben prove ne kuptim te nenit 149 te K.Pr.Penale.

- Gjykata e apelit ka shkelur nenin 427/3 te K.Pr.Penale, kur perpiqet te leje detyra gjykates se shkalles se pare per te gjetur akte procedurale te pa perseriteshme, verifikim te cilin mund ta bente vete, duke ri-perseritur shqyrtimin gjyqesor.

- Gjykata e apelit ka zbatuar keq nenin 377 te K.Pr.Penale, kur shprehet se gjykata e shkalles se pare ka gabuar ne dhenien e pafajesise per vrasjen e Eduard Bixhos.

418

Page 419: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Bashkim Caka, prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se

apelit dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.200, date 11.10.2002 duhet te prishet per

mosrespektim te drejte te ligjit dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Rezulton nga materialet e dosjes gjyqesore se, i pandehuri Agim Borici eshte akuzuar se me daten 12.10.1994, ne qytetin e Fierit me nje pistolete te tipit "zastava" ka vrare shtetasin Ervin Gjini, ceshtja penale per te cilen ka qene pezulluar per mos zbulim te autorit, duke rifilluar hetimet ne vitin 2000 mbi bazen e ekspertimit balistik te gezhojave te gjetur ne vendin e ngjarjes dhe deklarimit te shtetasve. Ky i pandehur eshte akuzuar edhe se me daten 13.05.1998 ka vrare me arme zjarri shtetasin Eduard Binxho dhe se me daten 5.06.1998 ka vrare me arme zjarri shtetasin Edmond Zefi dhe ka tentuar te vrase shtetasin Agim Ulaj.

Gjykata e shkalles se pare Fier, ka vendosur deklarimin e pafajshem te te pandehurit per akuzat e mesiperme dhe, mbi apelin e prokurorit, Gjykata e Apelit Vlore ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka kthyer aktet per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Nga shqyrtimi i vendimit te gjykates se apelit dhe materialeve te dosjes gjyqesore, Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se Gjykata e Apelit Vlore e ka kthyer ceshtjen per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, duke mos ekzistuar shkaqet e percaktuara ne nenin 428 te K.Pr.Penale.

Keshtu, si shkaqe per kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ajo gjykate konsideron mos respektimin e dispozitave per akuzat e reja dhe mos ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori. Keto shkaqe qe permenden ne vendimin e gjykates se apelit nuk qendrojne dhe nuk jane te bazuara ne ligj. Gjykata e shkalles se pare, ne te vetmin rast qe ka ndryshuar akuzen gjate gjykimit apo eshte proceduar me akuza te reja, ka vepruar konform nenit 376 te K.Pr.Penale, duke i bere te ditur te pandehurit se mund te kerkonte afat per mbrojtjen dhe ka vazhduar gjykimin pasi i pandehuri ka dhene pelqimin per vazhdimin e gjykimit.

419

Page 420: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Si shkak per prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe kthimin e akteve per rishyqrtim, gjykata e apelit ka konsideruar kryesisht faktin se "nga ana e organit te akuzes dhe gjykates nuk jane percaktuar motivet se perse jane kryer veprimet penale nga ana e te pandehurit", se per episodin e vrasjes se shtetasit Edmond Zefi "organi i akuzes dhe gjykata jane te detyruara te paraqesin dhe argumentojne shkakun e konfliktit, kohezgjatjen e saj dhe vleresimin e te gjithe rrethaneve te tjera te domosdoshme per te bere kualifikimin ligjor te veprimeve te te pandehurit".

Gjykata e Apelit Vlore gabon kur konsideron mos ushtrim te ndjekjes penale nga prokurori faktin qe ky organ nuk ka ngritur ne ngarkim te te pandehurit ato akuza qe gjykata mendon se duhet te ngrinte, apo se nuk ka percaktuar si motive ato qe gjykata mendon se ekzistojne ne rastin konkret. Fakti qe organi i prokurorise mund te kete treguar mungese profesionalizmi ne hetimin e ceshtjes, nuk do te thote se ky organ nuk ka ushtruar ndjekjen penale, kur ai ka kryer te gjithe veprimet procedurale gjate hetimeve paraprake, dergimin e akteve ne gjykate, paraqitjen e akuzave dhe mbrojtjen e tyre ne gjykimin e shkalles se pare e me pas apelimin e vendimit te kesaj gjykate.

Gjithashtu, ne kundershtim me nenin 428 te K.Pr.Penale, gjykata e apelit si shkak per kthimin e akteve gjykates se shkalles se pare, lidhur me episodin e vrasjes se Ervin Gjinit, permend edhe mos kerkimin nga gjykata e shkalles se pare te disa akteve, si: procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes, i kufomes, te aktit mjekoligjor e te tjera, duke caktuar si detyre per gjykaten e shkalles se pare kerkimin dhe administrimin e tyre. Megjithe veshtiresite qe mund te krijohen ne kete drejtim, ligji procedural nuk e lejon gjykaten e apelit qe te kerkoje nga gjykata e shkalles se pare te kryeje veprime procedurale, te cilat ajo vete mund t’i kryeje, duke perseritur teresisht shqyrtimin gjyqesor ne kushtet e percaktuara nga neni 427 te K.Pr.Penale.

Ne K.Pr.Penale eshte percaktuar se gjykata e apelit e shqyrton ceshtjen ne teresi, duke mos u kufizuar ne shkaqet e ngritura ne ankim. Gjykimi ne gjykaten e apelit nuk konsiston vetem ne kontrollin e gjykimit te bere nga gjykata e shkalles se pare, por perfshin verfikimin e provave, menyren e marrjes se tyre, zbatimin e ligjit, si dhe plotesimin e hetimit gjyqesor, kur ai nuk eshte bere i plote nga gjykata e shkalles se pare. Me qellim qe te korigjohen gabimet e lejuara ne gjykimin e shkalles se pare, gjykata e apelit mund te rimarre ne shqyrtim teresisht ose pjeserisht provat e shqyrtuara ne gjykimin e shkalles se pare, si dhe mund te marre prova te reja.

Per kete arsye, duke percaktuar natyren e gjykimit ne gjykaten e apelit, ligjevenesi i ka percaktuar ne menyre taksative rastet kur gjykata e apelit ka te drejte te ktheje ceshtjen per rishqyrtim ne shkalle te pare, dispozita keto qe ne rastin konkret nuk jane respektuar nga ana e gjykates se apelit dhe qe eshte shkak per prishjen e vendimit te kesaj gjykate dhe kthimin e akteve per rishqyrtim.

420

Page 421: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar nenin 441, pika c te Kodit te Procedures

Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.200, date 11.10.2002 te Gjykates se Apelit Vlore dhe

kthimin e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.03.2003

421

Page 422: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.739/119 i Regj.ThemeltarNr.122 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penali i Gjykates se Larte i perbere nga

Kristaq Ngjela Kryesues Spiro Spiro AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri Anetar Bashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2003 mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: THOMA DINELLA

A K U Z U A R:Për veprën penale të fshehjes së të ardhurave

dhe mos pagim taksave dhe tatimeve, parashikuar nga nenet 180 dhe 181 të K.P.

Gjykata e rrethit gjyqësor Korçë, me vendimin nr.155, dt.2.7.2002, ka vendosur:

Të deklarojë fajtor të pandehurin Thoma Dinella për veprën penale të mos pagimit të taksave dhe sipas nenit 181 të K.P. e dënon me 100.000 leke gjobë.Pushimin e gjykimit për veprën penale të fshehjes së të ardhurave, sipas ligjit nr.8895, dt.16.5.2002.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.95, dt.26.9.2002, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.155, dt.2.7.2002 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë si më poshtë:Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Thoma Dinella për veprën penale të parashikuar nga neni 181 i K.P.

422

Page 423: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë ka bërë rekurs Prokurori i Apelit, i cili kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe deklarimin fajtor të pandehurin Thoma Dinella për veprën penale të parashikuar nga neni 181 i K.P. e dënimin e tij me 150.000 leke gjobë, duke parashtruar keto shkaqe:

- Proçedimi penal është bërë mbi bazën e konstatimeve të bëra nga Zyra e Tatim Taksave Korçë për vitet 1999-2002, periudhë që firma kryen aktivitetin e saj.

- I pandehuri në vitin 1999 është gjobitur për mospagim detyrimesh dhe ai përsëri ka paguar vetëm një pjesë të tyre në masën 523.076 leke dhe në vitet në vazhdim ai nuk ka paguar detyrimet tatimore.

- Gjykata e apelit ka marrë parasysh vetëm akktivitetin e vitit 1999 ku janë zbatuar rrugët administrative ndaj të pandehurit. Ajo nuk është shtrirë në vazhdimin e mëtejshëm të aktivitetit të firmës dhe detyrimeve tatimore që ajo ka megjithëse është marrë masë administrative më pare.

- Të gjitha provat shkresore gjykata i ka të specifikuara nga specialistët e Zyrës së Tatimeve dhe nuk qëndron ajo se organi i akuzës nuk ka sjellë prova.

Ka paraqitur kunderrekurs edhe i pandehuri i cili kerkon lenien ne fuqi te vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Aktivitetin e kësaj firme e kam filluar në korrik 1999 për dy objekte me vlerë fare të vogël. Organi i hetimit mu kundervu me tendencë që në hapat e para për të shkatërruar dhe sikundër më shkatërroi, duke më mbyllur aktivitetin.

- Deri në vitin 2000 unë i kam shlyer të gjitha detyrimet tatimore ndaj shtetit .

- Për vitin 2001 dhe deri më sot nuk kam kryer asnjë lloj aktiviteti, mbasi nuk më kanë lejuar të punoj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e gjyqtarit Bashkim Caka, prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se

apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i gjykates se shkalles se pare Korce, eshte i pavlefshem sepse nuk

eshte arsyetuar. Per kete shkak ky vendim dhe ai i Gjykates se Apelit Korce qe ka lene ate ne fuqi, duhet te prishen dhe aktet te kthehen per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Korce, me tjeter trup gjykues.

423

Page 424: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Keshtu ne vendimin e gjykates se shkalles se pare del se i pandehuri eshte administrator i vetem i firmes se ndertimit “Dangellia“ dhe se ne muajin gusht-shtator te viti 1999 ka levruar fonde nga organizata jo qeveritare per ndertimin e dy qendrave shendetesore.

Sipas vendimit te kesaj gjykate “nga ana e te pandehurit jane bere fshehje te te ardhurave (veper penale te cilen e ze amnistia) dhe si rezultat i aktivitetit te tij ne keto dy objekte ne ndertim dhe riparim, i pandehuri nuk ka paguar tatim fitimin, detyrimin e TVSH-se, taksen e solidaritetit dhe gjoben per mos dorezim bilanci. I pandehuri eshte denuar nga ana e deges tatimore edhe administrativisht.

Lidhur me pretendimet e te pandehurit, se detyrimet i ka likujduar pergjithesisht dhe se ka dokumente likujduese, ai per aq sa ka likujduar i lind e drejta qe nepermjet gjykates civile te beje kundershtimet e pretenduara.

Vetem me pasqyrimin e rrethanave te mesiperme, gjykata e perfundon vendimin e saj duke shkruar se: “rezulton e provuar akuza ne ngarkim te te pandehurit per vepren penale te mospagimit te taksave dhe ne baze te nenit 181 te K.Penal ai duhet te pergjigjet penalisht dhe e ka denuar Thoma Dinellen me 100.000 leke gjobe”.

Duke qendruar vendimi i kesaj gjykate vetem ne shkrimin e rrethanave te cituara, del qarte se mungojne shume elemente qe duhet te kete vendimi i gjykates, te percaktuara ne nenin 383 te Kodit te Procedures Penale. Ne vendim nuk dalin te qartesuara rrethanat e faktit, çfare detyrimi tatimor ka patur i gjykuari, kur ka lindur ky detyrim, a ka bere ai shlyerje te ketij detyrimi para procedimit penal, a ka qene i denuar me pare administrativisht per mos pagim te tatimeve, me çfare akti eshte bere denimi administrativ, a lidhet ky denim administrativ me mos pagimin e tatimeve per te cilen edhe eshte akuzuar nga organi i procedimit, a e ka vazhduar i gjykuari aktivitetin e tij privat edhe me pas, a ka patur mundesi objektive per te shlyer ne kohen e cakuar detyrimin tatimor. Pervec ketyre mungesave ne parashtrimin e rrethanave te faktit, gjykata ne vendim nuk permend asnje prove mbi te cilen bazon vendimin e saj dhe per me teper nuk permend arsyet qe ajo i quan te pa pranueshme provat e kunderta.

Shkeljet e mesiperme nuk jane konstatuar nga gjykata e apelit dhe disa nga rrethanat e mesiperme nuk dalin te qartesuara as ne vendimin e kesaj gjykate, nuk rezulton e qartesuar nëse denoncimi për këtë të pandehur bëhet për të njëjtin detyrim, për të cilin ai është gjobitur nga Dega e Taksa Tatimeve apo për mos pagim të ndonjë detyrimi tjetër. Gjithashtu, eshte pretenduar nga ana e te gjykuarit se ai e ka nderprere aktivitetin e tij dhe se nuk ka patur mundesi per te shlyer ne kohe detyrimin tatimor, pretendim ky qe nuk eshte vleresuar dhe saktesuar edhe gjate gjykimit ne kete gjykate, duke mos u administruar bilancet e kësaj firme lidhur me aktivitetin e saj për vitet 1999 e në vazhdim (nëse ajo ka vazhduar aktivitetin e saj ndërtimor), pasi pretendon se ajo e ka ndërprerë atë në vitin 2000.

424

Page 425: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Rrethanat e mesiperme kane rendesi per gjykaten, per te arritur ne perfundimin nese i gjykuari e ka kryer vepren penale te mospagimit te taksave dhe tatimeve te parashikuar nga neni 181 i K.Penal. Per te patur elementet e kesaj vepre penale nga ana objektive, kerkohet qe te mos jene paguar tatimet brenda afatit, personi duhet te kete mundesine qe te kryeje pagimin dhe nga ana tjeter, ndaj tij te jete marre mase administrative per kete qellim.

Sic u theksua edhe ne fillim, vendimi i gjykates se shkalles se pare, i cili e ka deklaruar te gjykuarin Thoma Dinella fajtor per vepren penale te parashikuar nga neni 181 te Kodit Penal eshte i pa arsyetuar. Ligji procedural penal ka parashikuar se vendimet e pa arsyetuara jane te pavlefshme (neni 112, pika 3 i K.Pr.P.). Per kete shkak vendimet e gjykatave duhet te prishem dhe aktet te kthehen per rishqyrtim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441, pika c te

K.Pr.Penale.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.155, date 2.07.2002 te Gjykates se shkalles se pare

Korce dhe vendimit nr.95, date 26.09.2002 te Gjykates se Apelit Korce dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Korce, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.03.2003

425

Page 426: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 712/88 i Regj.Themeltar.Nr. 123 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarBashkim Caka Anetar Spiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2003 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.712/88 qe i perket:

TË PANDEHURIT: KASTRIOT GESHTENJA, i biri i Gjergjit, i datelindjes 1973, banues ne Shkoder, i padenuar.

A K U Z U A R:Per krimin e trafikimit te femrave per prostitucion,

parashikuar nga neni 114/b i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.194, date 17.07.2002, vendosi:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Geshtenja per krimin e trafikimit te femrave per prostitucion dhe, duke zbatuar nenin 114/b te Kodit Penal, denimin e tij me 7 (shtate) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.183, date 29.10.2002, vendosi:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

426

Page 427: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder te dy vendimeve ka paraqitur rekurs, ne Gjykaten e Larte, i gjykuari, me te cilin kerkon prishjen e tyre dhe kthimin e akteve, per rishqyrtim, ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte marre ne shkelje te dispozitave procedurale ne lidhje me njoftimet. Per te justifikuar mosnjoftimin direkt, eshte derguar njoftim Rajonit nr.3 te qytetit te Shkodres, ne nje kohe kur ky rajon nuk ka zyra.

- I gjithe procesi hetimor dhe nje pjese e procesit gjyqesor, eshte zhvilluar ne prani te nje mbrojtesi te caktuar kryesisht, i cili kishte ne mbrojtje dhe nje te pandehur tjeter, i cili ishte ne pozita pohimi dhe per kete shkak, ai pas disa seancave hoqi dore nga mbrojtja per shkak te pa pajtueshmerise se interesave.

- Sigurimi i proves nuk mund te perdoret ne procesin e zhvilluar per mua, pasi ky veprim eshte bere ne seancen gjyqesore qe eshte zhvilluar per te pandehurin Tonin Gerdani, kurse une nuk perfaqesohesha fare ne kete seance dhe gjykata e apelit gabon kur shprehet se kjo duhej te ishte ngritur pa filluar shqyrtimi gjyqesor ne shkalle te pare. Ne kete rast ndodhemi para pavlefshmerise absolute, parashikuar nga neni 128 i K.Pr.Penale.

- Gjate gjykimit tim, nuk eshte marre asnje prove perpara gjykates, por eshte administruar e plote dosja ne ngarkim te te denuarit Tonin Gerdani, i cili nuk eshte thirrur qe te pyetej nga gjykata e shkalles se pare, kurse gjykata e apelit e justifikon kete duke thene se Tonini nuk mund te thirrej, sepse ndodhemi perpara procedimeve te lidhura.

- Njohja me ane te fotografive, eshte shume e dyshimte.- I njejti trup gjykues ka gjykuar edhe Tonin Gerdanin, kur ne aspektin

praktik, nuk lejohet qe gjyqtari qe ka vendosur masen e sigurimit personal, te gjykoje ceshtjen ne themel.

- Nisur nga fakti qe i pandehuri ka personalitet te mire, pasi ne ngjarjet e marsit 1997 dhe deri ne shkurt 1998, kur ne Shkoder nuk kishte as komisariat policie, une si punonjes policie, kam filluar arrestimet e para ndaj krimineleve qe shetisnin rrugeve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro, prokurorin Artan Bajrami, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve, mbrojtesin e te gjykuarit avokat Qazim Gjoni, i cili kerkoi prishjen e tyre dhe

kthimin e akteve per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

427

Page 428: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E NVendimi nr.194, date 17.07.2002, i Gjykates se shkalles se pare Shkoder,

eshte marre duke mos u respektuar urdherimet e K.Pr.Penale ne lidhje me njoftimin e te pandehurit dhe me rastet e pa pajtueshmerise me funksionin e gjyqtarit ne gjykim dhe si i tille duhet te prishet.

Per rrjedhoje, duhet te prishet edhe vendimi nr.183, date 29.10.2002, i Gjykates se Apelit Shkoder, me te cilin u la ne fuqi vendimi i mesiperm.

Gjate shqyrtimit te akteve qe ndodhen ne fashikullin e procedimit penal qe i perket te gjykuarit Kastriot Geshtenja, u konstatua se, me 14.12.2001, nga ana e Prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Shkoder, eshte paraqitur kerkesa per gjykimin e procedimit penal nr.2001, qe i perkiste te pandehurve Tonin Gerdani dhe Kastriot Geshtenja, te akuzuar per krimin e trafikimit te femrave per prostitucion, parashikuar nga neni 114/b i K.Penal. Sipas kerkeses, akuza konsistonte ne faktin qe dy shtetase rumune, te cilat u gjeten nga policia, me 16.08.2001 ne banesen e Tonin Gerdanit, ishin çuar atje nga i gjykuari Kastriot dhe sipas shpjegimeve te tyre, ky i fundit, i kishte “blere” ato ne Malesine e Madhe, per 5 mije marka dhe do t’i “shiste” ne Vlore, per 10 mije marka, per te ushtruar prostitucion jashte shtetit.

Ne seancen gjyqesore te dates 21.12.2001 qe u zhvillua per gjykimin e kerkeses se mesiperme, me vendim te ndermjetem, gjykata vendosi ndarjen e ceshtjes per te gjykuarin Kastriot Geshtenja, duke vendosur dhe pezullimin gjyqesor te saj, me argumentin e mos marrjes dijeni per te marre pjese ne gjykim njekohesisht edhe te mos deklarimit te ikjes se tij, duke vazhduar shqyrtimin gjyqesor ne lidhje me akuzen e ngritur per te pandehurin Tonin Gerdani, ne perfundim te te cilit u vendos deklarimi fajtor dhe denimi i tij per krimin e mbajtjes se lokaleve per prostitucion, parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal.

Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes tjeter, per te cilen u zhvilluan 16 seanca, me vendimin nr.194, date 17.07.2002, i gjykuari Kastriot duke qene ne mungese, u deklarua fajtor dhe u denua me 7 (shtate) vjet burgim per krimin per te cilin ishte akuzuar.

Gjate verifikimit te pretendimeve, te parashtruara ne rekurs, u konstatua se, ne seancen gjyqesore te dates 02.07.2002, gjykata me vendim te ndermjetem, deklaroi mungesen e te pandehurit dhe caktoi si mbrojtese kryesisht per te, avokaten Elvira Jakova, e cila mori pjese deri ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes.

428

Page 429: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nga aktet rezulton se, nga ana e gjykates jane nxjerre flete-thirrje per te gjykuarin, per paraqitjen e tij ne gjyq, per te gjitha seancat gjyqesore qe u zhvilluan para asaj te dates 02.07.2002 dhe meqenese, sipas shenimit te ftuesit, adresa ishte e pa sakte, ne zbatim te nenit 140/4 te K.Pr.Penale, gjyqtari i ceshtjes, me 8.06.2002, nxorri njoftim per gjykim, per t’u afishuar per dy jave ne Qendren Administrative ku ai kishte banimin, (ne Bashkine Shkoder), njoftim, i cili u mor nga sekretaria e kesaj bashkie, dhe qe u konsiderua i mjaftueshem dhe si baze per deklarimin e mungeses dhe vazhdimin e gjykimit ne mungese, te tij.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, arriti ne perfundimin se, vendimi i ndermjetem, i gjykates me te cilin u deklarua mungesa e te gjykuarit Kastriot, nuk eshte i bazuar ne ligj, pasi veprimet e njoftimit, te bera ne baze te nenit 140 te K.Pr.Penale, te kryera para dates se marrjes se tij, ne rrethana konkrete te mosparaqitjes se ketij te gjykuari, kane qene jo konform ligjit.

Ne kete perfundim u arrit, pasi ky kolegj çmon se, ne rastin konkret gjykata nuk duhej te kishte zbatuar urdherimet e dispozites se nenit 140 te K.Pr.Penale, por ato te parashikuara nga dispozita e nenit 141 te ketij kodi, pasi, ne rastin e pare behet fjale per njoftimin e te pandehurit te lire, kurse ne te dytin per njoftimin e te pandehurit qe nuk gjendet sikurse ndodhi me te gjykuarin Kastriot.

Per rrjedhoje, ne zbatim te nenit 128/“c” te K.Pr.Penale, aktet procedurale te mbajtura gjate shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes, nga ana e gjykates se shkalles se pare jane absolutisht te pavlefshme dhe per kete shkak, gjykimi duhet te perseritet.

Pervec kesaj, nga aktet rezulton se gjate gjykimit te ceshtjes ne ngarkim te te gjykuarit Kastriot jane lejuar shkelje edhe ne lidhje me mos respektimin e urdherimeve te K.Pr.Penale per rastet e pa pajtueshmerise me funksionin e gjyqtarit ne gjykim.

Keshtu, rezulton se deri ne seancat gjyqesore para dates 07.04.2002, ne trupin gjykues kane marre pjese gjyqtaret: Dritan Halluni, Genti Shala e Sander Simoni, kurse ne seancat e zhvilluara pas kesaj date, deri ne perfundimin e shqyrtimit gjyqesor, gjyqtari Genti Shala u zevendesua me gjyqtarin Arben Zefi.

Rezulton gjithashtu, se gjyqtaret Dritan Halluni, Genti Shala e Sander Simoni kane marre pjese gjate gjithe shqyrtimit gjyqesor qe ishte zhvilluar me pare ne ceshtjen me te gjykuarin Tonin Gerdani, i cili sikurse u permend me lart ishte derguar ne gjyq bashke me te gjykuarin Kastriot per shkak se aktiviteti i tij kriminal ishte i lidhur ngushte me aktivitetin e ketij te fundit, fakt ky qe eshte permendur edhe ne pjesen arsyetuese te vendimit nr.295, date 21.12.2001, te po asaj gjykate, ku thuhet se: “…Dy shtetaset rumune kane deklaruar se, nga Malesia e Madhe ne Shkoder i ka sjelle i pandehuri Kastriot Geshtenja se bashku me kunatin (vellain e gruas se te pandehurit Tonin Gerdani) dhe pasi i kane strehuar ne nje shtepi ne qender te qytetit Shkoder, ato jane derguar te shtepia e te pandehurit Tonin Gerdani, duke i thene se do t’i leme per 2-3 dite” dhe se, “…dy shtetaset

429

Page 430: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

rumune kane deklaruar se nga bisedat qe i pandehuri Kastriot bente, kane marre vesh se ato jane blere per 5.000 marka dhe do te shiteshin per 10.000 marka ne Vlore”.

Duke patur parasysh faktin qe gjykimi, fillimisht, per te dy keta persona, nisi ne nje ceshtje te vetme, si dhe se objekti i gjykimit te dy ceshtjeve, edhe pas ndarjes se tyre nga gjykata, mbeti i njejte – trafikimi i dy shtetasve rumune per prostitucion – dhe se fundi, duke patur parasysh faktin qe, sikurse u permend, gjykata qe gjykoi ceshtjen e te gjykuarit Tonin Gerdani, perbehej, nga i njejti trup gjykues (me perjashtim te njerit prej gjyqtareve qe u zevendesua ne seancen e fundit) me ate qe gjykoi ceshtjen e te gjykuarit Kastriot, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, arriti ne perfundimin se ne gjykimin e ceshtjes se ketij te fundit, jane shkelur urdherimet e dispozites se nenit 17 te K.Pr.Penale, ne shkronjen “c” te se ciles shprehet detyrimi i gjyqtarit/ve per te hequr dore nga gjykimi i ceshtjes konkrete kur ai/ata, ka/kane shfaqur mendim mbi objektin e procedimit, shkelje kjo qe, sipas permbajtjes se shkronjes “a” te dispozites se nenit 128 te K.Pr.Penale, passjellin pavlefshmerine absolute te akteve te gjykimit te kesaj çeshtjeje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 442/ “ç” te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimeve nr.194, date 17.07.2002, Gjykates se shkalles se pare

Shkoder dhe nr.183, date 29.10.2002, te Gjykates se Apelit Shkoder dhe kthimin e akteve, per rishqyrtim Gjykates se shkalles se pare Shkoder, me trup gjykues tjeter.

Tirane, me 12.03.2003

430

Page 431: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.722/98 i Regj.Themeltar.Nr.124 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarBashkim Caka AnetarSpiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2003 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT: ALBERT SHIMI, i biri i Kamberit, i datl.1970, banues ne Berat, i padenuar.

A K U Z U A R:Per krimin e vrasjes se tre personave,

parashikuar tre here nga neni 76 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Skrapar, me vendimin nr.11, date 15.05.2002 vendosi:

Te deklaroje fajtor te pandehurin Albert Shimi per krimin e vrasjes me dashje te shtetasve: Kastriot Hazizi, Arjan Shmilli e Gezim Zaimi dhe duke zbatuar tre here nenin 76 te K.Penal, e denoi respektivisht me: 14 (katermbedhjete), 16 (gjashtembedhjete) dhe 18 (tetembedhjete) vjet burgim.Duke zbatuar nenin 55/2 te K.Penal, i pandehuri Albert Shimi u denua perfundimisht me 20 (njezet) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.183, date 25.09.2002,vendosi:

431

Page 432: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.Kunder te dy vendimeve ka paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte, mbrojtesi i

te gjykuarit Vladimir Mece, i pajisur me prokure te posacme, me te cilen kerkon ndryshimin e tyre, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Te dy vendimet jane rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit penal ne lidhje me cilesimin e vepres penale. Ka qene njeri nga viktimat, Kastriot Hazizi, i cili i eshte drejtuar te gjykuarit me fjale tejet ofenduese, duke cenuar nderin e dinjitetin, jo vetem te tij, por edhe te familjes se tij.

- Ne kohen kur viktimat Kastriot e Arshi, (i pari duke e kapur nga floket), donin t`i merrnin pistoleten, i gjykuari e nxorri ate dhe e mbajti te drejtuar gjithmone me gryken lart dhe eshte viktima Gezim Zaimi qe u ngrit nga tavolina dhe duke mbajtur nje pistolete ne dore, u tha dy viktimave te tjere: "lereni se ia navas une qejfin". Ne keto rrethana, i gjykuari, duke besuar seriozisht se jeta e tij ishte ne rrezik real, ka qelluar me pistolete.

- Duke u ndodhur nen fyerjet e renda te viktimave dhe nen nje dhune jo vetem psikologjike, por edhe fizike, nuk mund te konsiderohet normale gjendja e te gjykuarit, prandaj vepra e kryer prej tij duhet cilesuar si vrasje e kryer ne gjendje tronditje te forte psikike te castit, parashikuar nga neni 82 i K.Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit, Spiro Spiro,prokurorin Artan Bajrami, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates

se apelit, mbrojtesin e te gjykuarit av. Vladimir Mece, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.183, date 25.09.2002 i Gjykates se Apelit Vlore, eshte marre

duke mos u respektuar kerkesat e K.Pr.Penale ne lidhje me deklarimin e mungeses dhe si i tille duhet te prishet.

Gjate shqyrtimit te akteve qe ndodhen ne fashikullin e procedimit penal qe i perket te gjykuarit Albert Shimi, u konstatua se ai me vendimin nr.11, date 15.05.2002, te Gjykates se shkalles se pare Skrapar eshte deklaruar fajtor, tre here, per vrasje me dashje dhe duke zbatuar tre here nenin 76 te K.Penal, u denua, perfundimisht me 20 vjet (njezet) vjet burgim.

432

Page 433: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder ketij vendimi paraqiti ankim ne gjykaten e apelit, mbrojtesi i te gjykuarit-avokat Flamur Bregu, i pajisur me prokure te posacme nga te afermit e te gjykuarit, me te cilen kerkoi ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres per te cilen ishte deklaruar dhe denuar i gjykuari dhe Gjykata e Apelit Vlore, qe shqyrtoi ankimin, me vendimin nr.183, date 25.09.2002 te saj, vendosi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Mirepo Kolegji Penal i Gjykates se Larte, gjate shqyrtimit te akteve te gjykimit ne apel, konstatoi se nga ana e Gjykates se Apelit Vlore, nuk jane zbatuar urdherimet e dispozites se nenit 351 te K.Pr.Penale ne te cilen behet fjale per deklarimin e mungeses.

Nga permbajtja e pikes 1 te kesaj dispozite, rezulton se, gjykata deklaron mungesen e te pandehurit atehere kur ai, megjithese eshte njoftuar rregullisht dhe nuk ka patur shkaqe te ligjeshme per t`u paraqitur, nuk paraqitet ne seancen qe zhvillohet per shqyrtimin e ceshtjes penale ne ngarkim te tij. Rezulton gjithashtu se gjykata, para se te marre vendimin per deklarimin e mungeses, ka per detyre te degjoje palet dhe perderisa ne keto raste, i pandehuri nuk eshte i pranishem ne seance, ai perfaqesohet nga mbrojtesi i tij.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje, konstatohet se per gjykimin e ceshtjes se te gjykuarit Albert Shimi ne apel, jane zhvilluar tre seance gjyqesore (ne datat 12, 13, dhe 25.09.2002), te gjitha pa pranine e vete te gjykuarit dhe pa u zbatuar urdherimet e e dispozites se nenit 141 te K.Pr.Penale, ne lidhje me njoftimin e te pandehurit qe nuk gjendet.

Ne njeren prej ketyre seancave, konkretisht ne ate te dates 13.09.2002, megjithese i gjykuari nuk ishte njoftuar konform urdherimeve te dispozites se permendur te K.Pr.Penale, gjykata vendosi: "gjykimin e ceshtjes ne mungese" te tij, shprehje kjo, per te cilen ky kolegj cmon se ka te njejtin kuptim me deklarimin e mungeses. Per me teper, kete vendim gjykata e mori pa qene i pranishem as mbrojtesi qe ishte caktuar me prokure te posacme nga te afermit e te gjykuarit, i cili kishte marre njoftim diten dhe oren e gjykimit te asaj date, pasi kishte qene i pranishem ne seancen e mepareshme, as edhe ndonje mbrojtes tjeter i caktuar kryesisht nga ana e gjykates, veprime keto qe vijne ne kundershtim te hapur me urdherimin kategorik te dispozites se nenit 351/1 te K.Pr.Penale, sipas te cilit, ne rastin e deklarimit te mungeses eshte i detyrueshem perfaqesimi i tij nga nje mbrojtes.

Ne keto kushte, bazuar ne nenin 128/ "c" te K.Pr.Penale, ky Kolegj arriti ne perfundimin se aktet e shqyrtimit te kesaj ceshtjeje ne gjykaten e apelit, jane absolutisht te pavlefshme dhe per rrjedhoje ato duhet te perseriten.

433

Page 434: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/"ç" te

K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.183, date 25.09.2002, te Gjykates se Apelit Vlore dhe

kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me trup gjykues tjeter.

Tirane, me 12.03.2003

434

Page 435: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 25 i Regj.Themeltar.Nr. 134 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarBashkim Caka Anetar Artan Hoxha Anetar Natasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.3.2003 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.25 qe u perket:

KËRKUESVE: BESNIK SHIQIRUKA KUKES AFRIM TOSKA KUKES

ME OBJEKT:Kundershtim te urdherit

te ekzekutimit te prokurorit date 17.07.2002Lirimin nga dhomat e paraburgimit

per shkak te perfitimit nga ligji “Per amnistine”.Baza ligjore: Neni 470 i K.Pr.Penale dhe ligji nr.8895, date 16.05.2002.

Gjykata e Rrethit Kukes me vendimin nr.8, date 29.07.2002 ka vendosur:Pranimin e kerkeses. Anullimin e urdherave te ekzekutimit. Urdherohet lirimi i te denuarve.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.57, date 20.12.2002 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

435

Page 436: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs prokurori i apelit, i cili ka parashtruar keto shkaqe per prishjen e vendimit.

- Ne rastin e te denuarit Besnik eshte zbatuar keq ligji material “Per amnistine”. Ne baze te nenit 3 te ligjit ky i denuar nuk mund te perfitoje.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Saliko Hajno, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe rrezimin e

kerkeses dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet e Gjykates te rrethit Kukes dhe te Gjykates se Apelit Shkoder jane

marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe si te tilla ato duhet te prishen dhe kerkesa e te gjykuarve duhet te rrezohet.

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se me vendimin nr.33, date 23.04.2002, Gjykata e Rrethit Kukes ka deklaruar fajtor dhe ka denuar secilin te gjykuar me nga 5 vjet burgim per vepren penale te vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.122, date 10.6.2002 ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Kukes dhe ka deklaruar fajtor dhe denuar Besnik Shiqiruken ne baze te nenit 141/a dhe 186/I te Kodit Penal me 3 vjet burgim dhe Afrim Tosken ne baze te nenit 300 dhe 186/I te K.Penal me 1 vit e 5 muaj burgim.

Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes ka nxjerre urdher ne date 17.7.2002 per ekzekutimin e vendimit penal te Gjykates se Apelit Shkoder per te dy te gjykuarit.

Pikerisht kete urdher kundershtojne te gjykuarit Besnik dhe Afrim, duke kerkuar anullimin e tij dhe lirimin e tyre nga dhomat e paraburgimit per shkak te perfitimit nga ligji nr.8895, date 16.5.2002 “Per dhenie amnistie”. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kukes e ka pranuar kerkesen e te gjykuarve, duke vendosur anullimin e urdherit ekzekutiv dhe lirimin e te denuarve. Ky vendim eshte lene ne fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Shkoder.

Ne vendimet e tyre, te dyja gjykatat pranojne se te denuarit duhet te perfitojne nga ligji “Per dhenien e amnistise”, duke cilesuar nenin 3/b te ligjit, si dhe nenin 6 ku percaktohet hyrja ne fuqi e ketij ligji. Sipas gjykatave, ligji ka hyre ne fuqi me date 29.06.2002, ndersa kerkuesit jane gjykuar me date 10.06.2002 nga Gjykata e Apelit dhe per kete arsye ata perfitojne nga ky ligj. Duke qene se te denuarit Besnik deri ne kete moment, pra para dates 1 (nje) qershor i kane mbetur

436

Page 437: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

pa vuajtur me pak se 2 vjet (20 muaj e 9 dite), ai perfiton nga neni 1, pika 3 e ligjit, ndersa i denuari Afrim perfiton nga pika 1 e nenit 1, meqenese ai eshte denuar me pak se 2 vjet burgim.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se rekursi i prokurorit te apelit kunder vendimit te gjykatave vetem persa i perket te denuarit Besnik Shiqiruka eshte i drejte dhe i bazuar ne nenin 432/1 te K.Pr.Penale, pasi te dy vendimet jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit, konkretisht gjykatat i kane bere interpretim te gabuar ligjit “Per dhenien e amnistise”.

Ne lidhje me te denuarin Besnik, gjykatat i jane referuar nenit 1, pika 3 dhe nenit 6 te ligjit, pra ketij te denuari deri me daten 1.06.2002 i ka mbetur pa vuajtur denimi 20 muaj e 9 dite e se ligji ka hyre ne fuqi me 29 qershor 2002, pra pasi eshte gjykuar ceshtja ne gjykaten e apelit.

Ne nenin 117/I te Kushtetutes parashikohet menyra dhe koha e hyrjes ne fuqi e nje ligji. Rregulli i pergjithshem eshte se ligjet marrin fuqi juridike vetem pasi botohen ne fletoren zyrtare. Por ne rastin konkret, gjykatat e kane interpretuar gabim ligjin “Per dhenien e amnistise” duke e lidhur zbatimin e tij me botimin ne fletoren zyrtare, pasi nga permbajtja e dispozitave te tij del se ai sjell pasoja deri ne daten 1 qershor 2002 dhe jo me tej, ne kohen e botimit te tij ne fletoren zyrtare.

Keshtu sipas nenit 1, pika 3: “Amnistohen personat e denuar me burgim ose me denime me te buta, te cileve ne daten 1 qershor 2002 u ka mbetur pa vuajtur ky denim deri ne 2 vjet”. Kjo dispozite nuk mund te merret e shkeputur nga neni 3 i po ketij ligji, pasi i jepet pergjigje pyetjeve se kush quhet i denuar sipas percaktimit te bere ne nenin 1, pika 3.

Sipas nenit 3 per efekt te zbatimit te ketij ligji, do te quhen te denuar… b) personat e denuar nga gjykata e apelit.

Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se i denuari Besnik deri ne daten 1 qershor 2002 nuk quhej i denuar, perderisa çeshtjen e kishte ankimuar ne gjykaten e apelit dhe nuk kishte perfunduar akoma (çeshtja perfundoi me date 10 qershor 2002). Ky i denuar mund te perfitonte nga germa “a” e nenit 3 te ketij ligji, po te mos e kishte ankimuar vendimin e gjykates se rrethit. Ne vazhdim te ketij qendrimi eshte dhe permbajtja e nenit 4 te ketij ligji ku thuhet se: “pushohen ndjekjet penale per ceshtjet ne hetim, per ceshtjet e pa shqyrtuara nga gjykata si edhe per kallzimet qe ndodhen ne keto organe dhe ne organet e rendit publik, per veprat penale te kryera deri me daten 1 qershor 2002, per te cilat Kodi Penal parashikon nje denim me burgim deri ne 2 vjet ose çdo lloj denimi tjeter”.

Pra si perfundim, nga interpretimi i dispozitave te mesiperme, del se ligjvenesi per te perfituar personat nga ky ligj, çdo gje e ka lidhur me daten 1 qershor 2002 si date perfundimtare.

437

Page 438: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Sa me siper, persa i perket te denuarit Besnik Shiqiruka, kerkesa e tij nuk eshte e bazuar dhe ai nuk perfiton nga ligji “Per dhenien e amnistise” nr.8895, date 16.5.2002.

Duke e gjetur te bazuar rekursin e prokurorit, ne baze te interpretimit te mesiperm te ligjit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se vendimet e gjykatave duhet te prishen dhe te rrezohet kerkesa e Besnik Shiqiruka.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/c te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.57, date 20.12.2002 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe

te vendimit nr.8, date 29.07.2002 te Gjykates se Rrethit Kukes dhe rrezimin e kerkeses.

Te njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte per ekzekutimin e ketij vendimi.

Tirane, me 19.03.2003

438

Page 439: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr. 541/19 i Regj.Themeltar.Nr. 135 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesBashkim Caka AnetarVladimir Bineri Anetar Artan Hoxha Anetar Natasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.03.2003 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.541/19 qe i perket:

TË PANDEHURIT: ARTAN HAXHIU, i biri i Sulejmanit dhei Anifese, i datelindjes 1982, banues ne Tirane, i denuar.

A K U Z U A R:Per krimet e rrembimit ose te mbajtjes peng te personit

dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 109/1 e 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.179, date 19.3.2002, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Artan Haxhiu per krimin e rrembimit te personit ne rrethana lehtesuese dhe duke zbatuar nenin 109/a te K.Penal, denimin e tij me 3 (tre) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim.Deklarimin fajtor te ketij te pandehuri per krimin e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe duke zbatuar nenin 278/2 te K.Penal, denimin e tij me 4 muaj (kater) burgim.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Artan Haxhiu u denua, perfundimisht me 3 (tre) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim.

439

Page 440: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.328, date 26.06.2002, vendosi:Ndryshimin e vendimit te mesiperm, si vijon:Deklarimin fajtor te te pandehurit Artan Haxhiu per krimin e rrembimit te personit, parashikuar nga neni 109/1 i K.Penal dhe denimin e tij, per kete veper me 10 (dhjete) vjet burgim.Lenien ne fuqi te vendimit per krimin e mbajtjes pa leje te armeve luftarake.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Artan Haxhiu u denua perfundimisht me 10 (dhjete) vjet burgim.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte, mbrojtesi i te gjykuarit avokat Gezim Veleshnja, me te cilin kerkon prishjen e tij dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:

- Nga ana e te mbrojturit prej meje nuk eshte konsumuar asnje prej elementeve te vepres penale te rrembimit te personit, pasi zakonisht ne keto raste, makina eshte e rrembyesit, kurse ne rastin konkret, makina eshte e te demtuarit dhe me e cuditshmja eshte qe klienti im ka hypur ne makine kur ajo ishte ne ecje.

- Mbajtja peng e personit nenkupton qe i demtuari te mbahet i izoluar duke mos e lene te levize lirshem, kurse nga te dy gjykatat eshte pranuar se “rrembimi” apo “mbajtja peng” nuk ka zgjatur me shume se 30-40 minuta.

- Fajesia e klientit tim eshte mbeshtetur vetem ne deshmine e te demtuarit Arianit Habibi dhe nuk ka asnje prove tjeter direkte apo indirekte per te provuar kete fajesi.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Natasha Sheshi, prokurorin Artan Bajrami,

qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, mbrojtesin e te pandehurit, avokat Gani Dizdarin qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit dhe si analizoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

440

Page 441: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ne pjesen me te cilin eshte deklaruar fajtor dhe eshte denuar i pandehuri Artan Haxhiu per vepren penale te rrembimit te personit ne rrethana lehtesuese, parashikuar nga neni 109/a i Kodit Penal dhe ai i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte vendosur deklarimi fajtor i te pandehurit per vepren penale te rrembimit, ose mbajtjes peng te personit, parashikuar nga neni 109/1 i Kodit Penal dhe denimi me 10 (dhjete) vjet burgim, jane marre ne aplikim te gabuar te ligjit material e procedural e duhet te ndryshohen.

Eshte pranuar nga gjykata e rrethit se i pandehuri Artan Haxhiu ka konsumuar vepren penale te rrembimit te personit te kryer ne rrethana lehtesuese, parashikuar nga neni 109/a i Kodit Penal. Arsyetohet se me daten 26.4.2001, duke perfituar nga fakti se deshmitari (i demtuari) Arianit Habili po ecte me nje autoveture me ngadale, ne menyre te befasishme ka hypur ne makine, e ka detyruar te demtuarin qe te dilte jashte Tiranes dhe e ka kercenuar ate me nje pistolete duke i kerkuar qe t’i jepte 1.5 milion leke. Ne keto kushte i demtuari i ka premtuar se do t’ia sillte leket pasdite, gje, qe sipas gjykates, i dha siguri te pandehurit per ta lene te lire, por mbeti premtim i pa realizuar nga i demtuari. Me tej arsyetohet se diten e neserme, i demtuari ka pare te pandehurin qe po e ndiqte me makine, ka denoncuar ne komisariatin e policise dhe i pandehuri eshte ndaluar duke i bllokuar e sekuestruar edhe nje pistolete qe e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Keto veprime te te pandehurit, gjykata e rrethit, i analizon e trajton si elemente te figures se krimit te rrembimit e te mbajtjes peng te personit ne rrethana lehtesuese parashikuar nga neni 109/a i Kodit Penal dhe jo te vepres penale te rrembimit apo mbajtjes peng te personit, parashikuar nga neni 109/1 i Kodit Penal sic ka pretenduar akuza.

Gjykata e Apelit Tirane ne vendimin e saj pranon faktin sikurse ka pranuar edhe gjykata e rrethit, por duke çmuar se ndryshimi i cilesimit ligjor te vepres bere nga gjykata e rrethit eshte i pabazuar, me arsyetimin se qe te kemi vepren penale te rrembimit te personit ne rrethana lehtesuese, duhet qe autori te kete hequr dore vullnetarisht nga vazhdimi i vepres dhe se (sipas saj) ne rastin konkret i pandehuri Artan Haxhiu ka qene konseguent ne veprimet e tij dhe se me qe i demtuari nuk i solli leket i eshte vene prapa, duke tentuar perseri qe te hypte ne makine, ka pranuar kerkesen e prokurorit duke e denuar te pandehurin per vepren penale te rrembimit te personit parashikuar nga neni 109/1 i Kodit Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke ju referuar faktit dhe arsyetimeve qe bejne gjykatat ne vendimet e tyre, çmon se ato vendime jane te drejta e te bazuara vetem ne pjesen qe ben fjale per deklarimin fajtor dhe denimin e te pandehurit per vepren penale te armembajtjes pa leje te organeve kompetente, ndersa per akuzen e rrembimit te personit ato jane te pabazuara.

441

Page 442: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Eshte detyre paresore e gjykates qe ne çdo rast, ne zbatim te nenit 152/1 te K.Pr.Penale, te beje çmuarjen e provave duke percaktuar vertetesine dhe fuqine provuese te tyre duke ja nenshtruar shqyrtimit çdo prove. Ky percaktim ligjor, nenkupton qe ne rast te kallzimit per nje veper penale, ajo qe referohet nuk duhet te merret domosdoshmerisht e mireqene, por duhet te shoqerohet me prova te marra ne rruge procedurale dhe me tej, gjykata duhet t’i analizoje ato me objektivitet dhe ne teresine e tyre. Pa trajtuar per rastin ne shqyrtim analizen e provave, ky kolegj arrin ne perfundimin se gjykatat nuk kane mundur qe te marrin prova qe te vertetohet ekzistenca e faktit, gje qe i ben vendimet e tyre te cenueshme. Ato ju referohen vetem deklarimeve te bera nga i demtuari, te cilat nuk mbeshteten ne te dhena te tjera qe ta bejne te pranueshme ekzistencen ne veprimet e te pandehurit te kryerjes se vepres penale per te cilen eshte akuzuar.

Gjykata e Larte eshte gjykate e kufizuar ne gjykimet e saj duke u lidhur me zbatimin e ligjit e jo me analizen e provave. Ne rastin ne shqyrtim, Kolegji Penal çmon se nuk behet fjale per analize provash, por per zbatim te gabuar te ligjit. Askush nuk mund te denohet ne qofte se ne ngarkim te tij nuk figurojne prova se ka kryer veper penale. Ne referim te nenit 152 te Kodit te Procedures Penale provat shqyrtohen ne harmoni me njera tjetren e asnjera prej tyre nuk ka vlere te paracaktuar. Kjo do te thote se gjykata eshte perpara aplikimit te drejte te ligjit procedural atehere kur ne zbatim te kesaj dispozite eshte e detyruar qe per te arritur ne perfundimet e saj, t’i analizoje provat ne teresi, ne menyre organike e te lidhura me njera tjetren.

Gjykata mund te deklaroje nje person fajtor e ta denoje ate edhe me indicje, thuhet ne nenin 152/2 te K.Pr.Penale, por “kur ato jane te rendesishme, te sakta dhe ne perputhje me njera tjetren”. Nga ky percaktim del qarte se ligji i ve kushte gjykates qe ne se ka indicje per ekzistencen e nje fakti, ato te analizohen ne menyre te tille qe te provohet se ai i pandehur eshte autor i vepres penale per te cilen akuzohet.

Asnje prove e asnje fakt ne rastin konkret nuk tregon qe te kete ndodhur vepra penale e aq me teper, te kete ndodhur sic pretendon i demtuari. Jane vetem theniet e tij qe, sic rezulton, ne faza te ndryshme procedimi edhe kane ndryshuar.

Do te ishte gabim per çdo gjykate e aq me teper per Gjykaten e Larte, qe te pranonte e te deklaronte fajtor nje person e per nje veper kaq te rende, vetem me deklarimet e te demtuarit te pa harmonizuara me prova apo indicje te tjera, sikurse kerkon ligji. Pranimi i te kundertes do t’i hapte rruge nje arbitrariteti me pasoje shkeljen e te drejtave te individit ne procesin penal dhe qe pa prova, individe te akuzuar per kryerjen e veprave penale te deklarohen fajtore e te vuajne nje denim te pa drejte. Ne te kunderten me ato qe kane pranuar gjykatat edhe ato prova qe jane marre, deshmia e deshmitareve Jonida Shehu e Gezim Goga, nuk tregojne

442

Page 443: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

asgje lidhur me sa pranojne gjykatat, por ne te kunderten shkojne ne favor te pretendimeve te te pandehurit.

Duke ju referuar materialeve te administruara ne gjykimin e ceshtjes, rezulton se asnje prove apo fakt vec deklarimeve te te demtuarit nuk tregon se ka ndodhur ngjarja me daten 26.4.2001, si ka ndodhur ajo, ne ç’kushte, per sa kohe ka vazhduar i pretenduari per rrembim te qendroje ne ate gjendje, kush ka qene shkaku, sa eshte shuma e lekeve e kerkuar ne shkembim te lirimit, pse gjykatat duhej te pranonin ate kohezgjatje e jo nje kohe tjeter, pse eshte liruar personi e shume pyetje te tjera te kesaj natyre, te cilave gjykatat i kane anashkaluar, duke arritur ne perfundime qe mbeshteten ne theniet jo koherente te te demtuarit.

Ne kundershtim me kerkesat e nenit 4 te K.Pr.Penale, sipas te cilit çdo dyshim per akuzen çmohet ne favor te te pandehurit, gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, duke aplikuar gabim ligjin nuk e ka zbatuar ate kerkese, por dyshimet i kane marre te mireqena e ne kundershtim me interesat e te pandehurit Artan Haxhiu.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/c te K.Pr.Penale,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.179, date 19.3.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane dhe te vendimit nr.328, date 26.6.2002 te Gjykates se Apelit Tirane, lidhur me deklarimin fajtor te te pandehurit Artan Haxhiu per vepren penale te rrembimit te personit dhe pushimin e ceshtjes penale per kete veper.

Lenien ne fuqi te vendimeve per deklarimin fajtor te te pandehurit Artan Haxhiu per vepren penale te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 4 (kater) muaj burgim.

Urdherohet lirimi i te denuarit Artan Haxhiu nga vuajtja e metejshme e denimit.

Njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte per ekzekutimin e vendimit.

Tirane, me 19.3.2002

MENDIMI I PAKICËS

443

Page 444: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nga materialet e dosjes dhe nga gjykimi i ceshtjes ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte, rezulton se cilesimi ligjor i vepres se kryer nga ana e te gjykuarit ne baze te nenit 109/1 te K.Penal, te bere nga ana e Gjykates se Apelit Shkoder eshte i gabuar, per shkak se del qarte se i gjykuari e ka liruar vullnetarisht te demtuarin para mbarimit te afatit te shtate diteve nga mbajtja peng, pa e arritur qellimin e krimit (marrjen e lekeve te demtuarit) dhe per kete shkak, meqenese ndaj personit nuk eshte ushtruar torture ose demtime te tjera te shendetit, vepra e te gjykuarit eshte kualifikuar drejt nga ana e gjykates se shkalles se pare ne baze te nenit 109/a te K.Penal.

Per kete arsye Kolegji Penal i Gjykates se Larte duhet te prishte vendimin e gjykates se apelit dhe te vendoste ose lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, ose ceshtja te kthehej per rishqyrtim me gjykaten e apelit, me tjeter trup gjykues per shkelje procedurale, qe konsistojne ne mos parashtrimin e arsyeve per te cilat kjo gjykate i quan te pa pranueshme provat e kunderta (neni 383 K.Pr.P.).

Ndryshimi i vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe te gjykates se apelit dhe pushimi i gjykimit te ceshtjes per shkak se nuk vertetohet se vepra penale eshte kryer nga ana e te gjykuarit, te pranuar nga ana e shumices, eshte nje vendim i marre ne kundershtim me ligjin. Kodi i Procedures Penale nuk i jep te drejte Gjykates se Larte qe ta marre nje vendim te tille.

Rekursi ne Gjykaten e Larte kunder vendimeve te gjykates se apelit mund te behet per keto shkaqe:

a) per mosrespektimin ose per zbatimin e gabuar te ligjit penal;a) per shkelje qe kane si pasoje pavlefshmerine absolute te vendimit te gjykates, sipas nenit 128 te ketij Kodi;b) per shkelje procedurale qe kane ndikuar ne dhenjen e vendimit.

Formulimi i mesiperm i ligjit, percakton karakteristikat dhe natyren e gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte si nje gjykate qe nuk shqyrton rrethanat e faktit, por ligjshmerine e vendimit ndaj te cilit eshte ushtruar rekursi. Ligji procedural penal ka te percaktuar qarte si gjykata fakti, gjykaten e shkalles se pare dhe gjykaten e apelit, duke i dhene kesaj te fundit te drejten qe ne raste te caktuara te perserise teresisht ose pjeserisht shqyrtimin gjyqesor. Vetem ketyre gjykatave ligji ju njeh te drejten qe te marrin prova, te shqyrtojne dhe te verifikojne provat, si dhe te bejne cmuarjen e tyre. Gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit, nepermjet cmuarjes se provave, percaktojne vertesine dhe fuqine provuese te tyre dhe ato cmohen nga keto gjykata sipas bindjes se formuar pas shqyrtimit te provave ne teresi. Gjykata e Larte, kur shqyrton ceshtjen, ka te drejte te ushtroje kontrollin lidhur me zbatimin e ligjit per marrjen dhe shqyrtimin e provave nga gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit, por ajo nuk mund te beje vete cmim dhe vleresim te provave te shyrtuara prej tyre

444

Page 445: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Duke mos u mbajtur parasysh sa me siper, nga ana e shumices jane tejkaluar kufijte e shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, duke u kthyer ajo ne nje gjykate qe shqyrton, cmon dhe vlereson provat. Si rrjedhoje e ketij kapercimi te juridiksionit te saj, Gjykata e Larte (shumica), perfundimet e arritura nga gjykata e shkalles se pare dhe nga gjykata e apelit se i gjykuari e ka kryer vepren per te cilen akuzohet nuk i quan te drejta dhe pas kesaj, ne analize te fundit, shqyrton dhe cmon vete provat dhe arrin ne perfundimin se nuk ka prova qe i gjykuari e ka kryer vepren penale per te cilen akuzohet.

Qe Gjykata e Larte nuk ka te drejte te marre nje vendim te tille dhe qe eshte kapercyer juridiksioni i saj, del qarte edhe nga krahasimi i dispozitave ligjore qe percaktojne ne menyre taksative vendimet qe gjykatat e te gjitha niveleve kane te drejte te marrin dhe sidomos ato vendime gjyqesore qe kane te bejne me pushimin e ceshtjes.

Keshtu, nder rrethanat qe nuk lejojne fillimin e procedimit penal, ose qe sjellin pushimin e ceshtjes, ne nenin 290 te K.Pr.P. eshte percaktuar edhe “kur fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale ose kur del qarte qe fakti nuk ekziston”, ndersa ne nenin 388 te K.Pr.P., eshte percaktuar se gjykata (e faktit) merr vendim pafajesie kur fakti nuk ekziston, ose nuk provohet se ekziston.

Ndersa per gjykaten e apelit ligji parashikon se ka te drejte qe te prishe vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe te pushoje gjykimin e ceshtjes, kur jane rastet e parashikuara ne nenin 290 te K.Pr.P., ose kur nuk vertetohet fajesia e te pandehurit.

Ndersa per Gjykaten e Larte, ligji ka te percaktuar po ne menyre taksative se, kjo gjykate ka te drejte te prishe vendimet dhe te zgjidhe ceshtjen pa e kthyer per rishqyrtim, duke vendosur pushimin e saj (nenet 441, pika c dhe 442, pika 1/a) vetem kur:

- fakti nuk parashikohet si veper penale,- vepra penale eshte shuar ose - ndjekja penale nuk duhet te fillonte e te vazhdonte.

Nga krahasimi i dispozitave te cituara, rezulton se ligjvenesi nuk i ka dhene te drejte Gjykates se Larte qe te prishe vendimet e gjykatave dhe pushoje ceshtjen, edhe ne rast se fakti nuk ekziston ose nuk provohet se ekziston. Ky qendim i ligjvenesit nuk eshte i rastesishem, por ka marre parasysh karakteristikat dhe natyren e gjykimit te ceshtjes nga ana e Gjykates se Larte dhe eshte ne perputhje edhe me nenin 432 te K.Pr.P. qe parashikon rastet e paraqitjes se rekursit ne kete gjykate, te cilat u shtjelluan me lart. Me keto qendrime te ligjit, percaktohet qartesisht Gjykata e Larte si nje gjykate qe shqyrton bazueshmerine ne ligj te vendimeve te ankimuara (gjykate ligji), duke u dalluar nga gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit (gjykate fakti).

445

Page 446: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Natasha Sheshi Bashkim Caka

446

Page 447: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.689/68 i Regj.Themeltar.Nr.136 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.03.2003 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURVE: DERVISH LATO, perfaqesuar nga av.Riza XhixhoVALTER ELEZI

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes

me pasoje vdekjen, ne bashkepunim, neni 141 e 27 i K.Penal.

Armembajtje pa leje, neni 278/2 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, me vendimin nr.34, date 14.06.2002, ka vendosur:

Te deklaroje fajtor te pandehurin Dervish Lato per vepren penale te vjedhjes, me pasoje vdekjen e shtetasit Beqir Torra e ne baze te neneve 141 e 27, 48/c te K.Penal, e denon ate me 24 (njezetekater) vjet burgim.

447

Page 448: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, e denon ate perfundimisht me 16 (gjashtembedhjete) vjet burgim.Te deklaroje fajtor te pandehurin Valter Elezi, per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen e shtetasit Beqir Torra, e ne baze te neneve 141 e 27, 48/c te K.Penal, e denon ate me 9 (nente) vjet burgim.Te deklaroje fajtor te pandehurin Valter Elezi, per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, e ne baze te nenit 278/2, 48/c, 51 te K.Penal, e denon ate me 1 vit burgim.Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal, e denon ate me 9 (nente) vjet burgim.Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale e denon ate perfundimisht me 6 (gjashte) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.92, date 17.09.2002, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.34, date 14.06.2002 te Gjykates shkalles pare Pogradec per kualifikimin e veprave penale dhe per masen e denimit per te pandehurin Valter Elezi.Ndryshimin e vendimit per masen e denimit per te pandehurin Dervish Lato si me poshte:Deklarimin fajtor te te pandehurit Dervish Lato per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen e shtetasit Beqir Torra dhe ne baze te neneve 141, 27 e 48/c te K.Pr.Penale e denon ate me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, e denon ate me 10 (dhjete) vjet burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i pandehuri, me ane te avokatit te tij dhe prokurori i apelit, te cilet kerkojne:

- I pandehuri Dervish Lato, sipas pretendimeve te tij, nuk ka patur mundesi te kontrollonte e as te pengonte veprimet e Valter Elezit gjate vjedhjes dhe gjykata e denon ate si bashkepunetor. Ai kerkon qe te denohet per vepren penale te vjedhjes, te parashikuar nga neni 134 i K.Penal dhe masa e denimit duhet te jete ne perputhje me rrezikshmerine e kesaj vepre.

- Prokurori i apelit, me ane te rekursit te ngritur nga ana e tij, kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Korce, nr.92, date 17.09.2002 dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare nr.34, date 14.06.2002.

448

Page 449: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

- Gjykata e apelit gabon kur arsyeton ne vendimin e saj se qendrimi dhe roli qe ka luajtur i pandehuri Dervish Lato ne vrasjen e viktimes Beqir Torra, eshte shume i zbehte.

- Rrjedhoje e ketij gabimi, eshte dhe “argumentimi” se, gjykata e shkalles pare, ka gabuar ne vleresimin e rolit te te pandehurit Dervish Lato ne kryerjen e krimit.

- I pandehuri Dervish Lato ka qene inisiatori dhe nxitesi i kryerjes se krimit.

- Theniet e te pandehurit Valter Elezi jane me te besueshme dhe harmonizohen me te gjitha rrethanat e tjera te kryerjes se krimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATË SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te

gjykates se apelit, av. Riza Xhuxho, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne apel dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Korce eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i

tille duhet te lihet ne fuqi.Nga materialet e ndodhura ne fashikullin e dosjes hetimore, si dhe nga

gjykimi i ceshtjes, ka rezultuar se me daten 21 prill 1999, ne oret e vona te nates, te gjykuarit Dervish Lato dhe Valter Elezi, ne bashkepunim me njeri tjetrin, kane shkuar per te vjedhur ne pronen e bashkefshatarit te tyre, shtetasit Beqir Tona, ne fshatin Velcan te rrethit te Pogradecit. I gjykuari Valter Elezi, i cili ishte i mitur ne kohen e kryerjes se krimit, kishte me vehte edhe arme zjarri, te cilen e mbante pa lejen e organeve kompetente. Ne kohen qe dy te gjykuarit po merrnin duajt e thekres, jane zbuluar nga shtetasi Beqir Torra. Ne keto kushte, i gjykuari Valter, i nxitur dhe nga i gjykuari tjeter Dervish, te friksuar se u zbuluan ka kundervepruar ndaj Beqir Torres duke qelluar me arme zjarri dhe si pasoje e ketij veprimi, ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjehereshme. Pas kesaj te gjykuarit pasi kane marre duajt e thekres jane larguar nga vendi i ngjarjes, duke shkuar secili ne shtepite e veta. Si Gjykata e rrethit gjyqesor Pogradec dhe Gjykata e Apelit Korce, e kane cilesuar vepren penale "vjedhje me pasoje vdekjen" e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 141 e 25 te K.Penale, e i gjykuari Valter eshte gjykuar dhe per vepren penale "te armembajtjes pa leje", parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

449

Page 450: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e rrethit gjyqesor Pogradec, duke zbatuar dhe nenin 406 te K.Pr.Penale, i ka denuar perfundimisht te gjykuarit Dervish Lato me 16 vjet heqje te lirise, ndersa te gjykuarin Valter Elezi me 6 vjet burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs prokurori i apelit, i cili kerkon te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare vetem persa i takon mases se denimit per te gjykuarin Dervish Lato, si dhe i gjykuari Dervish Lato me ane te avokatit te tij, i cili kerkon te perjashtohet nga vrasja e te pergjigjet vetem per vjedhje, pasi sipas tij ai nuk kishte dijeni se i gjykuari Valter kishte arme me vehte.

Kolegji Penal cmoi se, rekurset e paraqitura nuk permbajne shkaqe nga ato te parashikuara nga neni 432 i K.Pr.Penale, qe passjellin prishjen e vendimeve.

Nga gjithe gjykimi i ceshtjes, nga te gjitha aktet e ndodhura ne dosje Kolegji cmon se vepra ka ndodhur ashtu sic e pranojne gjykatat dhe ne keto rrethana cilesimi ligjor i vepres per te dy te gjykuarit eshte i bazuar. Vjedhja e pasurise, kur shoqerohet me dhunime qe kane sjelle vdekjen e personit, perben vepren penale te parashikuar nga neni 141 i K.Penal. Midis te dy te gjykuarve ka ekzistuar marreveshja e mepareshme per te kryer vjedhjen, madje dhe kane filluar kryerjen e saj, duke qene ne dijeni i gjykuari Dervish Lato per armen qe kishte me vehte i gjykuari Valter Elezi. Fakti qe pretendohet nga mbrojtja se i gjykuari Valter Elezi, kur qelloi me arme ka kryer ekses te ekzekutorit, nuk eshte i bazuar, sepse nga te gjitha rrethanat faktike te pranuar nga gjykata e apelit dhe gjykata e shkalles se pare, rezulton se marrja me vehte e armes per te realizuar vjedhjen ne bashkepunim, perben edhe marreveshje te heshtur, te pranuar nga te gjykuarit, se arma do te perdorej ne rast te rrezikut eventual te kapjes apo te zbulimit tyre.

Duke shqyrtuar rrethanat faktike te kryerjes se krimit, personalitetin e te gjykuarve, gjykatat kane caktuar masa denimi te vleresuara si te harmonizuara me rrezikshmerine e vepres dhe te autorit dhe Kolegji Penal nuk gjen mosrespektim te ligjit nga gjykata edhe ne kete aspekt.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.92, date 17.09.2002 te Gjykates se Apelit

Korce. Tirane, me 19.03.2003

450

Page 451: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.736/112 i Regj.Themeltar.Nr.137 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri Anetar “Artan Hoxha Anetar Bashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.03.2003 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.736/112 qe i perket:

TË PANDEHURVE: 1. EDUARD NDOCI, i biri i Gjovalinit, i datelindjes 1979, banues ne Tirane, i padenuar.2. ZEFAN MARKU, i biri i Markut, i datelindjes 1973, banues ne Laç, i padenuar.

A K U Z U A R:Per krimin e marredhenieve

seksuale me dhune me te rritura, parashikuar nga neni 102/2 i Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Lezhe me vendimin nr.92, date 29.07.2002, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Zefan Marku per krimin e marredhenieve seksuale me dhune me te rritura ne bashkepunim dhe ne zbatim te nenit 102/2 te Kodit Penal, denimin e tij me 6 (gjashte) vjet burgim.

451

Page 452: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Deklarimin fajtor te te pandehurit Eduard Ndoci per krimin e marredhenieve seksuale me dhune me te rritura, ne bashkepunim dhe ne zbatim te nenit 102/2 te Kodit Penal, denimin e tij me 5 (pese) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.150, date 16.09.2002, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm persa i perket fajesise se te dy te pandehurve, ndryshimin e tij persa i perket cilesimit ligjor te vepres, nga neni 102/2 ne nenin 102/1 te Kodit Penal dhe ne zbatim te nenit 284 te K.Pr.Penale, pushimin e ceshtjes penale.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte, prokurori i apelit, me te cilin kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Lezhe, duke parashtruar keto shkaqe:

- Bashkepunimi u provua gjate gjykimit te ceshtjes me deklarimet e te demtuarave per momentin kur pas darke, te pandehurit kane qendruar per disa minuta bashke dhe pas asaj ata kane kryer marredhenie seksuale me dhune me to.

- Vete e demtuara Natasha Halili, ne seance gjyqesore ka shpjeguar se, kur i pandehuri Eduard e ka terhequr ate zvarre nga floket dhe e ka futur ne dhome, i pandehuri Zefan ka qendruar tek dera e dhomes.

- Gjykata e apelit gabon kur arsyeton se bashkepunimi nuk ekziston, meqenese sipas saj nuk eshte provuar marreveshja verbale, apo me veprime konkludente, pasi marreveshja mund te realizohet edhe nepermjet dhenies se pelqimit per kryerjen e vepres penale.

- Pervec kesaj, gjykata e apelit ka gabuar kur arsyeton se ne veprimet e te pandehurit Zefan kemi te bejme me nje veprim te vetem kriminal qe nuk ka nderprerje ne kohe, pasi ligjvenesi ne paragrafin e dyte te nenit 102 te Kodit Penal eshte shprehur qarte me fjalet: “… kur marredhenia seksuale me dhune kryhet… me shume se nje here…”, sepse po te ishte qe marredhenia seksuale me dhune do te kryhej ne vende apo intervale kohe te largta, vepra do te cilesohej me kete dispozite aq here sa do te ishte dhe numri i marredhenieve seksuale.

452

Page 453: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Bashkim Caka,prokurorin Artan Bajrami, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se

apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, avokatet Neshat Fana dhe Flamur Kapllani, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te

vendimit, pasi e shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte marre ne kundershtim me dispozitat e

K.Pr.Penale dhe per kete shkak ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Te gjykuarit Eduard Ndoci dhe Zefan Marku jane akuzuar per vepren penale te marredhenies seksuale me dhune me te rritura, te kryer ne bashkepunim, ne baze te nenit 102/2 e 25 te K.Penal. Gjykata e shkalles se pare Lezhe, me vendimin nr.92, date 29.07.2002 i ka deklaruar te gjykuarit fajtor per vepren penale per te cilen jane akuzuar, duke e denuar te gjykuarin Zefan Marku me 6 vjet burgim dhe te gjykuarin Eduard Ndoci me 5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.150, date 16.9.2002 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm persa i perket fajesise se te gjykuarve dhe e ka ndryshuar ate persa i perket cilesimit ligjor te vepres penale, nga neni 102/2 ne nenin 102/1 te K.Penal dhe ne zbatim te nenit 284 te K.Pr.Penale, pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, konstaton se nga gjykata e apelit nuk jane respektuar dispozitat e neneve 382 dhe 383 te K.Pr.Penale, sepse ne arsyetimin e vendimit nuk jane analizuar provat mbi te cilat ai eshte bazuar dhe arsyet per te cilat gjykata i quan te pa pranueshme provat e kunderta.

Keshtu, si gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit pranojne te vertetuar se, me daten 9.03.2002 te gjykuarit jane takuar me deshmitarin Eduard Curri dhe te fejuaren e tij Diana Allaci dhe kane planifikuar qe ate nate te dilnin se bashku ne ndonje disko. Me pas jane takuar edhe me Natasha Halilin, e cila njihej dhe shoqerohej me te gjykuarin Eduard Ndoci dhe kane rene dakort qe te shkonte edhe ajo se bashku me ta. Ne kohen qe kane qene duke u larguar ka ardhur ne dijeni edhe Gentiana Bega dhe ka shkuar edhe ajo se bashku me personat e mesiperm.

Duke qene se bashku ne nje automjet te gjithe, kane shkuar ne disa disko e pub-e ne Tirane per t’u argetuar por i kane gjetur te mbyllura, prandaj kane shkuar ne Marikaj, ku lokali ka qene i prenotuar dhe per kete arsye ata jane nisur per te ngrene darke ne lokalin “Brazil” ne afersi te Fushe-Krujes. Meqenese edhe ky

453

Page 454: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

lokal ishte i mbylluar kane shkuar ne lokalin “Ricard” ne Lezhe ku kane darkuar se bashku ne katin e trete te lokalit.

Deshmitari Eduard Curri dhe e fejuara e tij, kane dale per nje shetitje ne breg te detit dhe meqenese ata po vonoheshin, ka dale per t’i kerkuar e demtuara Gentiana Bega, duke ngelur ne lokal personat e tjere.

Gjykata e shkalles se pare, mbi bazen edhe te shpjegimeve te te demtuares Natasha Halili, pranon te vertetuar se ne kohen qe ne lokal kane mbetur vetem te gjykuarit dhe e demtuara, ata kane bere te dy marreveshjen per te kryer marredhenie seksuale me dhune me te demtuarat dhe ne kete kohe, i gjykuari Eduard Ndoci e ka terhequr me force per flokesh te demtuaren Natasha Halili dhe e ka futur ne dhome ku ka kryer me te marredhenie seksuale me dhune. Ndersa i gjykuari Zefan Marku, ka dale jashte dhe me te demtuaren Gentiana Bega ka kryer marredhenie seksuale me dhune ne makinen e tij dhe me pas eshte futur ne nje dhome te hotelit ku ka kryer edhe njehere tjeter marredhenie seksuale me dhune me kete te demtuar.

Gjykata e shkalles se pare, duke pranuar te vertetuar edhe faktin se, ne kohen kur i gjykuari Eduard Ndoci e kapi per flokesh te demturen Natasha ka qene i pranishem edhe i gjykuari Zefan Marku, duke pranuar edhe marreveshjen e meparshme te tyre, e cileson vepren e kryer nga ana e te gjykuarve si marredhenie seksuale me dhune me te rritura, ne bashkepunim, ne baze te nenit 102/2 dhe 25 te K.Penal.

Gjykata e apelit, ndonese nuk ka perseritur shqyrtimin gjyqesor, mbi te njejtat prova te administruara nga gjykata e shkalles se pare, rrethanat e faktit i merr te provuara ndryshe nga gjykata e shkalles se pare dhe duke i analizuar ato, arrin ne perfundimin se ne veprimet e te gjykuarve mungon elementi i bashkepunimit dhe se secili prej tyre ka kryer marredhenie seksuale me dhune ne vende te ndryshme pa dijenine e tjetrit, prandaj e cileson vepren e kryer prej te gjykuarve ne baze te nenit 102/1 te K.Penal dhe per shkak se te demturat hoqen dore nga ankimi, ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Gjykata e apelit, pranon te vertetuar se mbasi kane dale per te shetitur ne breg te detit Eduard Curri dhe e fejuara e tij, ka dale jashte edhe e demtuara Gentiana Bega dhe menjehere pas saj ka dale jashte edhe i gjykuari Zefan Marku, duke mbetur ne lokal vetem i gjykuari Eduard Ndoci dhe e demtuara Natasha Halili. Sic rezulton, kete moment te rendesishem te rrethanave te faktit qe ndikon ne kualifikimin e vepres penale, gjykata e apelit e konsideron te ndryshme nga ajo e pranuar nga gjykata e shkalles se pare, pa bere asnje arsyetim se perse ajo arrin ne kete konkluzion te kundert dhe ajo qe eshte me e rendesishme, ne cilat prova bazohet kjo gjykate ne arritjen e ketij perfundimi.

Duke u vepruar si me siper, nga ana e gjykates se apelit jane shkelur dispozitat e K.Pr.Penale, te cilat e bejne vendimin te cenueshem. Gjykata e merr

454

Page 455: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

vendimin e saj mbi bazen e provave te marra dhe verifikuara ne shqyrtimin gjyqesor dhe arsyetimi i vendimit te saj behet duke u bazuar pikerisht ne keto prova dhe ne ligjin penal. Gjykata eshte e detyruar qe ne vendimin e saj te parashtroje rrethanat e faktit, te cilat duhen te jene te bazuara ne provat e shqyrtuara dhe pas kesaj te bente analizen e elementeve te vepres penale dhe te arsyeve se pse i quan te pa pranueshme provat e paraqitura nga ana e organit procedues.

Marrja dhe shqyrtimi i provave nuk eshte ne kompetence te Gjykates se Larte, prandaj per kete shkak vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim, duke u mbajtur parasysh konkluzionet e mesiperme.

Kolegji Penal nuk e vlereson si te bazuar ne ligj pretendimin e ngritur ne rekurs, se i gjykuari Zefan duhet te pergjigjet penalisht per vepren penale te parashikuar nga neni 102/2 te K.Penal, per shkak se ai ka kryer dy here marredhenie seksuale me dhune me te demtuaren. Kolegji Penal e cmon te bazuar qendrimin e gjykates se apelit, te arsyetuar ne vendim, se ky i gjykuar nuk duhet te pergjigjet penalisht per marredhenie seksuale me dhune te kryer me shume se nje here, per arsye se kemi te bejme me nje qellim te vetem kriminal qe nuk ka nderprerje ne kohe.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441, germa “c” te

K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.150, date 16.09.2002 te Gjykates se Apelit Shkoder

dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.03.20003

455

Page 456: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

MENDIMI I PAKICËSVendimi i shumices eshte i pabazuar, per faktin qe ja kthen ceshtjen per

rishqyrtim Gjykates se Apelit Shkoder.Ne rastin ne shqyrtim jemi para faktit qe Gjykata e Rrethit Lezhe ka pranuar

akuzen e bere ndaj te pandehurve Eduard Ndoci e Zefan Marku per vepren penale te marredhenieve seksuale me dhune te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 102/2 i K.Penal, ndersa Gjykata e Apelit Shkoder e trajton vepren si te kryer jo ne bashkepunim. Duke bere ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres penale nga paragrafi i dyte i nenit 102 i K.Penal ne paragrafin e pare dhe ne baze te neneve 284 e 285 te K.Pr.Penale, duke qene para faktit te heqjes dore nga e drejta e ankimit (pasi dy te demtuarat kane hequr dore nga ankimi), Gjykata e Apelit Shkoder ka pushuar ceshtjen penale ne ngarkim te te pandehurve Eduard Ndoci e Zefan Marku.

Problemi i diskutueshem per te arritur ne perfundimin se cili nga vendimet eshte i drejte (i gjykates se rrethit apo i gjykates se apelit), mbetet percaktimi i ekzistences apo jo i bashkepunimit. Ne dosjen gjyqesore rezulton se jane marre te gjitha provat e mundshme, mbi bazen e analizes se te cilave mund te arrihet ne perfundimin nese ne veprimet e te pandehurve ka apo jo bashkepunim per kryejen e vepres penale per te cilen jane akuzuar. Ne kete drejtim, ato prova duhen cmuar me kujdes e objektivitet per te qendruar sa me afer se vertetes, duke mos ju larguar per asnje cast parimit se cdo dyshim kalon ne favor te te pandehurit.

Sikurse u shprehem, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ndodhet para faktit te vleresimeve te ndryshme qe kane bere gjykata e rrethit dhe ajo e apelit per ekzistencen apo jo te bashkepunimit e ne kete aspekt, duke qene se kemi te bejme me zbatimin e ligjit material, zgjidhje duhet te jape vete ky Kolegj pa qene nevoja qe te kthehet ceshtja per rishqyrtim, pasi nuk ekzistojne kushtet ligjore.

Sipas nenit 441/ç te K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykates se Larte pas shqyrtimit te ceshtjes mund te vendose prishjen e vendimit ndaj te cilit eshte ushtruar rekurs dhe kthimin e akteve per rishqyrtim. Por ne keto raste, ka kufizime qe parashikohen ne nenin 442 e 443 te K.Pr.Penale e per rrjedhoje kolegji nuk mund te dale jashte kritereve ligjore.

Duke qene se kemi te bejme me zbatimin e ligjit material, eshte e drejta e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte qe te zgjidhe ceshtjen, vete pa e kthyer per rishqyrtim.

Vladimir Bineri Kristaq Ngjela

456

Page 457: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.15 i Regj.Themeltar.Nr.138 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.03.2003 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket :

KËRKUES: ROLAND CAKMASHI, i biri Fiqiriut dhe Kadrijes, i datelindjes 1981, lindur e banues ne Shkoze-Tirane perfaqesuar nga avokat Avni Sheshi

OBJEKTI:Lirim para kohe me kusht.

Baza Ligjore: Neni 64 i K.Penal dhe 477 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.824, date 24.10.2002, ka vendosur:

Pranimin e kerkeses.Lirim para kohe me kusht per te denuarin Roland Cakmashi, duke pezulluar vuajtjen e metejshme te denimit, me kusht qe per nje afat kohor 4-vjecar i denuari te mos kryeje veper tjeter penale, po aq te rende apo me te rende.Urdherohet lirimi i te denuarit Roland Cakmashi nga vendi i vuajtjes se denimit.

457

Page 458: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Tirane, mbi apelin e prokurorit, me vendimin nr.5, date 15.01.2003, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.824, date 24.10.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e kerkeses".

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs kerkuesi Roland Cakmashi, i cili kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte haptazi i padrejte dhe i pambeshtetur ne prova e ne ligj.

- Gjykata e apelit ka gabuar kur ka arsyetuar se nuk ekziston asnje arsye e vecante per te denuarin, kur neni 64 i K.Penal shpreh qarte rastet kur mund te behet lirimi para kohe me kusht dhe me te drejte gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e kerkeses, pasi permbush te gjithe kriteret qe parashikon ligji.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela,prokurorin Artan Hajdari, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se

Apelit Tirane, mbrojtesin e te pandehurit, avokatin Avni Sheshi, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit e lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit Tirane e si analizoi eshtjen ne teresi,

V Ë R E N Me vendimin nr.121, date 03.03.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane, kerkuesi Roland Cakmashi, eshte deklaruar fajtor per vepren penale te vjedhjes me arme e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 140 e 25 dhe 51 te K.Penal eshte denuar me 5 (pese) vjet burgim. Ky vendim ka marre forme te prere dhe vuajtja e denimit per kerkuesin ka filluar nga data e arrestimit 25.09.1998.

Duke u bazuar ne llogaritjet e bera nga institucioni i riedukimit Tirane (reparti 325), simbas te cilave kerkuesit i kishin mbetur pa vuajtur edhe 8 muaj e 9 dite nga denimi me burgim, ai ka bere kerkese per lirimin para kohe me kusht, ne baze te nenit 64 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.824, date 24.10.2002, ka pranuar kerkesen per lirim para kohe me kusht te te denuarit Roland Cakmashi, duke pezulluar vuajtjen e metejshme te denimit per nje afat kohor prej kater vjetesh dhe ka urdheruar lirimin nga vendi i vuajtjes se denimit.

458

Page 459: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Ne vendim arsyetohet se kerkuesi ploteson kushtet e percaktuara ne nenin 64 te K.Penal per lirimin para kohe me kusht per faktin se, nga 5 vjet burgim kishte vuajtur me shume se ¾, duke i mbetur pa vuajtur edhe rreth shtate muaj, se ai nuk eshte perserites e nuk ka qene denuar me pare dhe se nga karakteristikat e paraqitura nga Institucioni i Riedukimit ku ka vuajtur denimin, rezulton se ka patur sjellje te mire dhe i eshte arritur qellimit te riedukimit e ri-integrimit te tij ne shoqeri. Gjithashtu ajo gjykate, pervec sa me siper, pranon ne arsyetimin e vendimit edhe faktin se kerkuesi Roland Cakmashi ka gjendje te veshtire familjare, pasi prinderit e tij jane invalide dhe vellai, pas nje aksidenti automobilistik, eshte ne gjendje jo te mire shtendetesore.

Vendimi i gjykates se rrethit eshte apeluar ne Gjykaten e Apelit Tirane nga prokurori, i cili ne gjykim ka kerkuar rrezimin e kerkeses, me pretendimin qe parashtron edhe ne apelimin e tij se nuk ekziston ndonje arsye e vecante per te denuarin qe te lirohej me kusht, se ai ka qene denuar per nje veper penale me rrezikshmeri te theksuar shoqerore te kryer ne bashkepunim e se masa e denimit e dhene nga gjykata ka qene nen minimumin e parashikuar nga ligji.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.5, date 15.01.2003 ka vendosur ndryshimin e vendimit te gjykates se rrethit dhe rrezimin e kerkeses. Ne vendim ajo gjykate arsyeton se i denuari Roland Cakmashi ploteson kriteret ligjore te parashikuara nga neni 64 i K.Penal per te kerkuar lirimin para kohe me kusht, por shprehet ajo, krahas tyre gjykata duhet te analizoje edhe kriteret e tjera pasi kjo eshte vetem nje e drejte e te denuarit dhe jo detyrim i gjykates per ta liruar ate e se arsyet e vecanta, gjykata duhet t’i vleresoje rast pas rasti. Ne rastin ne shqyrtim, arsyeton gjykata e apelit, kerkuesi eshte denuar per nje veper te rende penale te kryer ne bashkepunim, se denimi i dhene eshte nen minimumin e parashikuar nga ligji, se mund te jete e vertete qe prinderit e tij jane invalide, por kjo nuk mund te vleresohet si arsye e vecante.

Ne baze te nenit 64 te K.Penal, i denuari me burgim mund te lirohet para kohe me kusht nga vuajtja e denimit vetem per arsye te vecanta, duke pas permbushur edhe kerkesat e tjera qe parashikon ai nen. Nga kjo paraqitje, del qarte ashtu sikurse pranon edhe gjykata e apelit se, kerkesa e te denuarit me burgim per lirim para kohe me kusht nuk e detyron gjykaten qe ta pranoje ate e ajo mund te pranohet vetem ne raste te vecanta, te cilat nuk mund te percaktohen ne ligj, por zgjidhen e trajtohen rast pas rasti nga gjykata.

Ne rastin ne shqyrtim e nga rrethanat konkrete, gjykata e rrethit ka pranuar si arsye te vecante faktin qe gjithe familja e kerkuesit Roland Cakmashi ka nevoje per asistence per shkak te gjendjes shendetesore, gje qe gjykata e apelit nuk e cmon si arsye te vecante.

459

Page 460: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Kolegji Penal cmon se ne rastin konkret, arsyetimi i bere nga gjykata e rrethit eshte i drejte, si persa i perket analizes se plotesimit te kerkesave ligjore per lirimin para kohe me kusht, ashtu edhe te trajtimit te arsyes se vecante. Gjithashtu ky kolegj ka parasysh faktin se, vendimi efektivisht eshte ekzekutuar dhe rikthimi i kerkuesit ne institucionet i riedukimit per te vazhduar vuajtjen e pjeses se mbetur te denimit nuk do t’i sherbente riedukimit te tij.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka parasysh se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane ligjerisht nuk eshte i gabuar, por cmon se arsyetimi i bere nga gjykata e rrethit eshte me i drejte.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/d te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.5, date 15.01.2003 te Gjykates se Apelit Tirane.Lenien ne fuqi te vendimit nr.824, date 24.10.2002 te Gjykates se Rrethit

Gjyqesor Tirane, me te cilin eshte vendosur pranimi i kerkeses se te denuarit Roland Cakmashi per lirimin para kohe me kusht.

Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 19.03.2003

460

Page 461: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.634/35 i Regj. ThemeltarNr.139 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.3.2003, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.634/35, qe i perket:

TE PANDEHURVE: SULO HOXHAALFRED AGARAJ GENTIAN KALLOSHI

A K U Z A:Te tre te pandehurit per vepren penale

te vjedhjes me perdorim te armes, ne bashkepunim, mbetur ne tentative

parashikuar nga neni 140-22-25 i Kodit Penal dhe i pandehuri Sulo Hoxha edhe per vepren penale te kanosjes per vrasje e ate te armembajtjes pa leje,

vepra keto te parashikuara nga neni 84 e 278/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.382, date 26.12.2001, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Sulo Hoxha per vepren penale te armembajtjes pa leje e ate te prishjes te qetesise publike dhe ne baze te neneve 278/2, 274, 51 e 55 t Kodit Penal e ka denuar me 1 vit, 9 muaj e 15 dite burg dhe ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ka

461

Page 462: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

zbritur nje te treten e denimit, duke e denuar perfundimisht me 1 vit, 2 muaj e 10 dite burg.Deklarimin e pafajshem te tre te pandehurve per akuzen e vjedhjes me arme ne bashkepunim mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 140-22-25 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.78, date 16.4.2002, ka ndryshuar vendimin e mesiperm si me poshte:

Te pandehurit Alfred Agaraj e Gentian Kalloshi i ka deklaruar fajtore per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 140 lidhur me nenet 22, 23 e 25 te Kodit Penal e ka denuar secilin prej tyre me nga 5 vjet burg.Te pandehurin Sulo Hoxha e ka deklaruar fajtor per te njejten veper dhe ne baze te nenit 140, lidhur me nenet 22, 23, 25 e 51 te Kodit Penal e ka denuar me 2 vjet burgim.Lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare per vepren penale te armembajtjes pa leje e prishjes te qetesise publike, parashikuar nga nenet 278/2 e 274 te Kodit Penal dhe duke bere bashkimin e denimeve ne baze te nenit 55 te Kodit Penal, e ka denuar perfundimisht me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Kunder vendimit te Gjykates te Apelit Vlore kane paraqitur rekurs te gjykuarit Gentian Kalloshi e Alfred Agaraj, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi duke parashtruar shkaqet e meposhteme:

- Nuk ka prova qe te vertetojne fajesine e te gjykuarve Gentian e Alfred per vepren penale per te cilen jane deklaruar fajtore e denuar.

- Ne menyre te padrejte gjykata e apelit ka pranuar kerkesen e prokurorit e ka zbatuar nenin 370 te K.Pr.Penale, duke lexuar e vleresuar shpjegimet e te gjykuarit Sulo ne fazen e hetimit, kur ai nuk ka pranuar te jape shpjegime ne gjykim dhe per pasoje nuk ka lindur nevoja e leximit e ballafaqimit te ketyre shpjegimeve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te

gjykates se apelit,

462

Page 463: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

mbrojtesin Av.Gazmir Beqaj per te gjykuarin Sulo Hoxha, av. Mimoza Tato per te gjykuarin Alfred Agaraj dhe Gentian Kalloshi, te cilet kerkuan prishjen e vendimt te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare,

pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte marre ne kundeshtim me dispozitat e

K.Pr.P e per kete shkak vendimi duhet te prishet e ceshtja te kthehet per rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tre te gjykuarit jane akuzuar per vepren penale te vjedhjes me perdorim te armes ne bashkepunim mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 140, 22 e 25 te K.P., ndersa i gjykuari Sulo Hoxha edhe per vepren penale te kanosjes dhe armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 84 e 278/2 i K.P.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.382, date 26.12.2001, i ka deklaruar te pafajshem 3 te pandehurit per akuzen e vjedhjes me arme ne bashkepunim mbetur ne tentative, ndersa te pandehurin Sulo Hoxha e ka denuar per vepren penale te armembajtjes pa leje e prishjen e qetesise publike e ne baze te nenit 278/2 e 274, 51 e 55 te K.P, dhe 406 te K.Pr.P e ka denuar perfundimisht me 1 vit e 2 muaj e 10 dite burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.78, date 16.4.2002, ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe i ka deklaruar fajtore te gjykuarit Alfred Agaraj dhe Gentian Kalloshi per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim te mbetur ne tentative, duke i caktuar secilit nje denim me 5 vjet burgim. Te gjykuarin Sulo Hoxha e ka denuar me 2 vjet burgim per te njejten veper dhe duke lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare per veprat e tjera ne bashkim e ka denuar me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, gjen te bazuar shkakun per prishje te vendimit te gjykates se apelit te ngritur ne rekursin e te gjykuarit Alfred Agaraj, sipas te cilit ne gjykimin ne apel ai eshte mbrojtur nga i njejti avokat qe ka mbrojtur te gjykuarin Sulo Hoxha, me te cilin ka patur interesa te kunderta.

Nga aktet e shqyrtuara, rezulton i vertete pretendimi se interesat dhe pozita e te gjykuarit Sulo Hoxha dhe Alfred Agaraj jane te ndryshme. Gjykata, ne arritjen e perfundimit te saj, me te cilin i ka deklaruar fajtore te gjykuarit per vepren penale te vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim te mbetur ne tentative, nder te tjera eshte bazuar edhe ne deklarimet e te gjykuarit Sulo Hoxha, i cili implikon ne krime edhe dy te gjykuarit e tjere. Ne te kundert me kete, i gjykuari Alfred Agaraj nuk pranon vepren penale dhe per kete shkak ka bere dhe ankim ne Gjykaten e Larte, ashtu si dhe i gjykuari tjeter Gentian Kalloshi. Rezulton se ne gjykimin e ceshtjes

463

Page 464: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

ne Gjykaten e Apelit Vlore, avokati Gazmir Beqaj ka mbrojtur me prokure te familjareve te dy te gjykuarit, Sulo Hoxha dhe Alfred Agaraj. Keta te gjykuar, duke qene ne pozita te ndyshme lidhur me veprat qe u atribuohen dhe ne papajtueshmeri interesash me njeri – tjetrin, nuk mund te mbrohen nga i njejti avokat. Mbrojtja e tyre ne kete menyre vjen ne kundershtim me nenin 54/1 te K.Pr.P. Ne baze te nenit 54/2 te ketij kodi, gjykata e apelit duhej te kishte konstatuar pa pajtueshmerine e interesave te te gjykuarve dhe te kishte bere zevendesim e mbrojtjes, ne qoftese nuk do te ishte zgjidhur nga vete i gjykuari. Kjo shkelje procedurale e ben gjykimin te pavlefshem dhe Kolegji Penal i Gjykates se Larte e konsideron ate si nje proces jo te rregullt ligjor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te

Proçedures Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.78, date 16.4.2002, te Gjykates se Apelit Vlore dhe

kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.3.2003

464

Page 465: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.735/111 i Regj. ThemeltarNr.140 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.3.2003, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.735/111, qe i perket:

KËRKUESE: LUMTURI MUÇA

OBJEKTI:Rivendosje ne afatin e ankimit

ndaj vendimit penal nr.14 akti, date 30.1.2001, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane

qe ka bere njohjen e vendimit penal te Gjykates se Apelit Selanik GreqiBaza Ligjore: Neni 147/2 i K.Pr.P

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.568 akti, date 1.10.2002, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se bere nga i denuari Lumturi Muça, per rivendosjen ne afat.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.496, date 13.11.2002, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.568 akti, date 1.10.2002, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, duke pranuar kerkesen e te denuarit Lumturi Muça, per rivendosjen ne afat te ankimit ndaj vendimit penal nr.14,

465

Page 466: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

akti, date 30.1.2001, te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, qe ka njohur vendimin e Gjykates se Apelit te Selanikut Greqi.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs prokurori i apelit, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Sipas shkreses nr.1424, date 12.4.2002, te Drejtorise se Burgut Nr.325, Tirane, provohet se i denuari Lumturi Muça ka ardhur ne Shqiperi me daten 22.4.2002, ndersa kerkesen e ka paraqitur me daten 21.5.2002, pra, 1 muaj tej afatit ligjor te parashikuar nga neni 147 i K.Pr.P.

- Procedurat e transferimit jane vene ne levizje me kerkesen e te denuarit ç’ka tregon se ai ka patur dijeni te plote mbi konvertimin e denimit.

- Te denuarit shqiptare, nga Gjykata Greke vihen ne dijeni ne momentin qe vihen ne levizje procedurat e transferimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se

apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se parembrojtesin av.Vladimir Germenji, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te

gjykates se apelit,pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit

e per kete shkak ai duhet prishur.Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se kerkuesja Lumturi Muça eshte

denuar me vendimin nr.39, date 12.1.2000 te Gjykates se Apelit te Selanikut Greqi me 9 vjet burgim per vepren penale te blerjes dhe shitjes se lendeve narkotike. Mbi kerkesen e tij per te vuajtur pjesen e mbetur te denimit ne Shqiperi dhe ne perputhje me dispozitat e K.Pr.P, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.14 akti, date 30.1.2001, ka njohur vendimin e Gjykates se Selanikut dhe ka konvertuar denimin e saj duke i caktuar nje denim te njejte me 9 vjet burgim.

Ekstradimi i tij eshte bere i mundur me daten 22.4.2002 kur ai eshte dorezuar nga autoritetet Greke autoriteteve Shqiptare ne kufirin Shqiptaro – Grek. Kerkuesi ka pretenduar se nuk ka patur dijeni per vendimin qe ka njohur dhe konvertuar denimin e dhene nga Gjykata Greke dhe se atij nuk i eshte bere asnje komunikim lidhur me vendimin ne fjale, as edhe ne daten 22.4.2002, kur eshte mbajtur procesverbali per dorezimin e tij autoriteteve shqiptare. Ai ka pretenduar

466

Page 467: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

gjithashtu, se gjykimi per njohjen e vendimit te huaj eshte bere ne shkelje te normave procedurale, pasi nuk eshte caktuar mbrojtes kryesisht ne kete gjykim. Mbi bazen e ketyre pretendimeve, ne daten 21.5.2002 ka kerkuar qe te rivendoset ne afatin e ankimit ndaj vendimit nr.14 akti, date 30.1.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me objekt njohjen e vendimit penal te gjykates se huaj, bazuar ne nenin 147 e vijues te K.Pr.P.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.568 akti, date 1.10.2002, ka vendosur te rrezoje kerkesen per rivendosjen ne afat te ankimit kryesisht, per shkakun se ankimi eshte bere tej afatit ligjor qe parashikon neni 415 i K.Pr.P, se te gjitha veprimet per transferimin e tij nuk mund te behen pa dijenine e kerkuesit; se ai qe nga momenti qe ka kerkuar te ekstradohet ne Shqiperi ka pasur te drejte te zgjedhe nje mbrojtes per te mbrojtur interesat e tij dhe se simbas praktikes se Gjykates se Larte te cituar ne vendim nuk ka vend ne te tilla raste per t’u aplikuar neni 147/2 i K.Pr.P.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.496, date 13.11.2002, ka ndryshuar vendimin e mesiperm te gjykates se shkalles se pare, duke e rivendosur ne afatin e ankimit kerkuesin, me arsyetimin kryesor se gjykimi per njohjen e vendimit te huaj eshte bere ne kundershtim me ligjin e se kerkuesit nuk i eshte garantuar e drejta per mbrojtje, pasi gjykimi per njohjen e vendimit gjyqesor te huaj eshte bere ne mungese dhe pa mbrojtes.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon se gjykata e apelit ka aplikuar gabim ligjin e per pasoje vendimi i saj duhet prishur dhe lene ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane. Eshte i vertete fakti, qe gjykimi ne shkalle te pare per njohjen e vendimit te huaj eshte bere ne shkelje te ligjit. Gjykata ne ate rast ka qene e detyruar t’i caktonte nje mbrojtes kryesisht kerkuesit, per shkak se ai nuk kish zgjedhur vete nje te tille. Megjithate vete kerkuesi e ka pranuar nje vendim te tille, pasi ai mbi bazen e ketij vendimi edhe eshte ekstraduar ne Shqiperi per te vuajtur pjesen e mbetur te denimit. Ne qofte se kerkuesi nuk do te kishte qene dakort me kete vendim, ai nuk mund te sillej ne Shqiperi ne kundershtim me deshiren e tij, pasi kjo do te perbente shkelje si te se drejtes nderkombetare, ashtu edhe te se drejtes se brendshme te te dy vendeve. Po ashtu, ai ka patur te drejte qe me marrjen dijeni te atij vendimi, pa u ekstraduar, te ankohej kunder vendimit te njohjes dhe konvertimit te denimit per te gjithe elementet e tij, si ate te aplikimit te ligjit material, ashtu edhe atij procedural, gje te cilen nuk e ka bere. Po ashtu, qe nga momenti qe ai ju kerkoi autoriteteve greke qe pjesen e mbetur te denimit ta vuante ne Shqiperi, ka qene ne vleresimin e tij qe ai te zgjidhte nje mbrojtes per te perfaqesuar interesat e tij ne te gjitha procedurat e ekstradimit qe do te ndiqeshin nga autoritetet shqiptare, perfshi pjesemarrjen ne gjykim dhe ankimin kunder vendimeve gjyqesore, gje te cilen ai nuk e ka vleresuar te nevojshme.

467

Page 468: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Te gjitha keto tregojne se kerkuesi ka pranuar te mireqena te gjitha veprimet procedurale te bera dhe se ka qene dakort qe te ekstradohej ne Shqiperi sipas kushteve te percaktuara. Kjo ka bere qe edhe kerkesen per t’u rivendosur ne afat (edhe sikur te marrim te mireqene pretendimin e tij) ta beje jashte afatit qe kerkon neni 415/1 i K.Pr.P.

Kolegji ka parasysh gjithashtu faktin se, e gjithe procedura e njohjes dhe konvertimit te denimit te huaj penal ne vetvete nuk eshte nje gjykim themeli, i cili percakton fajesine ose jo dhe masat e denimit sipas rastit, por eshte nje gjykim njohje per efekte te ekzekutimit te vendimit te huaj ne shtetin ku kerkohet vazhdimi i vuajtjes se denimit te mbetur. Kjo do te thote vec te tjerash, qe vendimi per njohjen e denimit te huaj nuk duhet konsideruar si vendim qe lehteson poziten e kerkuesit, por si nje vendim qe konverton ate per t’u ekzekutuar ne Shqiperi.

Per te arritur ne keto perfundime, Kolegji Penal i Gjykates se Larte i referohet pergjithesisht edhe praktikes gjyqesore te ndjekur nga Gjykata e Larte e ne vecanti vendimi nr.5, date 10.10.2002 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, i cili ka unifikuar praktiken gjyqesore ne nje rast analog me kete ne shqyrtim. Arsyetimi i ndjekur nga Kolegjet e Bashkuara vlen vec sa me siper edhe per ceshtjen ne shqyrtim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/d te Kodit te

Proçedures Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.496, date 13.11.2002 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

lenien ne fuqi te vendimit nr.568 akti, date 1.10.2002, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Tirane, me 19.3.2003

468

Page 469: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.633/34 i Regj. ThemeltarNr.141 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.3.2003, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.633/34, qe i perket:

TË PANDEHURVE: ADMIR DODAALBAN NELIFASLLI KOLA

A K U Z A:Vjedhje me dhune e kryer ne bashkepunim,

parashikuar nga neni 139 e 25 te Kodit Penal dhe i pandehuri Admir Doda dhe Alban Neli

edhe per vepren penale te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mat, me vendimin nr.61, date 27.6.2002, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Alban Neli per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 134 e 25 te K.P., denimin e tij me 3 vjet burgim.Deklarimin e pafajshem per vepren penale te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 te K.P.

469

Page 470: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Deklarimin fajtor te te pandehurit Admir Doda per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim, te mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve dhe ne baze te neneve 134 e 25 dhe 278/2, 3 te K.P., denimin e tij me 2 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Faslli Kola per vepren penale te vjedhjes dhe ne baze te nenit 134 e 25 te K.P., denimin e tij me 2 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.393, date 11.9.2002, ka vendosur:Mospranimin e ankimit dhe ne zbatim te ligjit nr.8895, date 16.5.2002, per amnistine neni 1, pika 3 lidhur me te pandehurin Admir Doda, meqenese pjesa e mbetur e denimit eshte amnistuar, ka vendosur lirimin e tij nga burgu. Po keshtu urdherohet mos ekzekutimi i vendimit per te pandehurin Faslli Kola, meqenese denimi i dhene ndaj tij prej 2 vjet burg eshte amnistuar.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs Prokurori i Pergjithshem, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Sipas pikes 3 te nenit 1 te ligjit per amnistine eshte kusht i domosdoshem qe per te perfituar nje person nga ligji ai duhet te jete denuar para dates 1.6.2002. Ne fakt ata jane denuar me vendimin nr.61, date 27.6.2002, pas hyrjes ne fuqi te ligjit dhe per pasoje nuk mund te perfitojne nga ky ligj.

- Heqja dore nga ankimi ne gjykaten e apelit qe kane bere te pandehurit ne kushtet kur vendimi i shkalles se pare eshte para hyrjes ne fuqi te ligjit per amnistine, nuk con ne perfitimin e tyre nga ky ligj, mbasi vendimi ne ngarkim te tyre ka marre forme te prere kur eshte vendosur mospranimi i ankimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se

apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare,pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi

470

Page 471: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte marre ne kundershtim me ligjin e per kete

shkak ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim ne po ate gjykate.Tre te gjykuarit jane akuzuar per vepren penale te vjedhjes me dhune te

kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i K.P. dhe te gjykuarit Admir Doda dhe Alban Neli edhe per vepren penale te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i K.P.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mat, me vendimin nr.61, date 27.6.2002, ka deklaruar fajtor te gjykuarin Alban Neli per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 134 e 25 te K.P. e ka denuar me 3 vjet burgim; te gjykuarin Admir Doda e ka deklaruar fajtor per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim, mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve, parashikuar nga nenet 134 e 25 dhe 278/2, 3 te K.P., duke e denuar perfundimisht me 2 vjet burgim; te gjykuarin Faslli Kola e ka deklaruar fajtor per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim, parashikuar nga neni 134 e 25 i K.P. dhe e ka denuar me 2 vjet burgim. Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.393, date 11.9.2002, per shkak te heqjes dore nga ankimi i prokurorit, ashtu edhe i mbrojtesve te te gjykuarve, ka vendosur mospranimin e ankimit si dhe aplikimin e ligjit per amnistine nr.8895, date 16.5.2002 per te gjykuarin Admir Doda dhe Faslli Kola.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, pa i hyre shqyrtimit te pretenduar nga rekursi i Prokurorit te Pergjithshem, se ligji per amnistine eshte aplikuar ne menyre te kundraligjshme nga gjykata e apelit, konstaton se heqja dore nga ankimi i bere nga mbrojtesi Qazim Gjonaj dhe Suzana Hoti nuk perputhet me tagrat qe ata kane pasur ne kete gjykim. Av. Qazim Gjonaj eshte zgjedhur si mbrojtes i te gjykuarit Faslli Kola nga vellai i tij Ismet Kola, me prokuren e dates 5.12.2000 te bere perpara noteres Hava Koxherri, ndersa av.Suzana Hoti eshte zgjedhur nga i gjykuari Alban Neli si mbrojtese e tij me prokuren e dates 20.5.2002 te bere perpara noteres Sabrie Cani. Keta mbrojtes jane konfirmuar ne gjykim edhe nga te gjykuarit, megjithate ne asnje nga aktet e ndodhura ne dosje nuk rezulton te kene pasur tager te posacem per te hequr dore nga ankimi. Neni 418/2 i K.Pr.P., percakton se i pandehuri mund te heqe dore nga ankimi edhe nepermjet mbrojtesit, ose perfaqesuesit te tij. Ne kuptim te saj, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se e drejta per te hequr dore nga ankimi i takon te pandehurit, i cili mund ta beje kete vete ose nepermjet mbrojtesit te tij, sipas vleresimit qe ben vete i pandehuri. Neni 50 i K.Pr.P., i njeh mbrojtesit te drejtat qe ka i pandehuri, vec atyre qe ketij te fundit ligji ia rezervon personalisht. E drejta per te hequr dore nga ankimi, sipas nenit 418 i takon te pandehurit e per kete shkak as mbrojtesi i tij nuk ka te drejta ta ushtroje ate, ne qofte se posacerisht nuk eshte i autorizuar prej te pandehurit. Ndodhur ne keto, kushte Kolegji Penal cmon se pavaresisht nga qellimi qe ka shtyre mbrojtesit per te hequr dore nga ankimi, ata kane vepruar ne tejkalim te

471

Page 472: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

tagrave te tyre te perfaqesimit dhe per pasoje gjykata e apelit mbeshtetur ne nenet 50 e 418 te K.Pr.P., nuk duhet te kishte pranuar heqjen dore prej tyre.

Gjykata e Apelit Tirane ka gabuar gjithashtu, kur megjithese ka vendosur mospranimin e ankimit mbeshtetur ne nenin 420/1, germa ç te K.Pr.P., ka disponuar ne vendimin e saj lidhur me aplikimin e ligjit per amnistine. Gjykata nuk mund ta marre ceshtjen per shqyrtim kryesisht, apo te investoje vetveten pa kerkesen e paleve. Sipas nenit 422 te K.Pr.P., palet mund te apelojne nje vendim te gjykates se shkalles se pare ne gjykaten e apelit. Eshte ky ankim, i cili detyron gjykaten e apelit te shqyrtoje nje ceshtje brenda kompetences se saj. Pa patur ankim, gjykata e apelit, apo qofte edhe Gjykata e Larte, nuk mund te shqyrtoje themelin apo drejtesine e vendimit te gjykates se shkalles se pare, qofte edhe kur ky eshte i padrejte. Me fjale te tjera, gjykata e apelit nuk mund te shqyrtoje ceshtjen kryesisht. Ne rastin ne shqyrtim, ne momentin qe eshte hequr dore nga ankimi, si nga prokurori dhe mbrojtesit e te gjykuarve dhe heqja dore eshte pranuar nga gjykata, kjo e fundit nuk ka patur me te drejte te shqyrtonte ceshtjen apo elemente te tjere te saj, pasi ka qene para rastit qe nuk ka me ankim kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare. Rruga procedurale e ndjekur per te bere te mundur aplikimin e nenit 3/a te ligjit per amnistine nr.8895, date 16.5.2002, eshte ne kuptim dhe aplikim te gabuar te ligjit nga gjykata e apelit. Nese aplikohet dispozita perkatese e ligjit per amnistine pas heqjes dore nga ankimi ndaj vendimit te gjykates se shkalles se pare ne apel, nuk eshte ceshtje e kesaj gjykate, por eshte objekt i nje kerkimi tjeter sipas nenit 471 e vijues te K.Pr.P., i cili fillimisht i drejtohet prokurorit dhe me tej gjykates se vendit te ekzekutimit te vendimit.

Ndodhur ne keto kushte, vendimi duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim ne gjykaten e apelit, e cila duhet te shqyrtoje kerkesat e parashtruara ne ankimin e te gjykuarve dhe t’u jape pergjigje persa ata kerkojne.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te

Proçedures Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.393, date 11.9.2002, te Gjykates se Apelit Tirane dhe

kthimin e ceshtjes per rigjykim po aty me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.3.2003

472

Page 473: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.742/118 i Regj.ThemeltarNr.143 i i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 12.3.2003, mori ne shqyrtim ceshten penale qe i perket :

TË PANDEHURIT: FREDERIK LIPE

A K U Z AVrasje e personit

dhe mbajtje pa leje e armeve te ftohta,parashikuar nga nenet 76 dhe 279 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce, me vendimin nr.186, date 18.9.2002, ka vendosur :

Deklarimin fajtor te te pandehurit Frederik Lipe, per kryerjen e vepres penale te vrasjes, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe ne zbatim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, denimin e tij me 8 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Frederik Lipe per kryerjen e vepres penale te mbajtjes pa leje te armeve te ftohta, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe ne zbatim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, denimin e tij me 6 muaj burgim.Ne bashkim te denimeve, bazuar ne nenin 55 te Kodit Penal, i pandehuri Frederik Lipe, denohet perfundimisht me 8 vjet burgim.

473

Page 474: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.112, date 31.10.2002, ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit nr.186, date 18.9.2002 te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Korce.

Kunder vendimit te gjykates te apelit ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto shkaqe :

- Se masa e denimit prej 8 vjet burgim, e caktuar per te pandehurin Frederik Lipe, nga gjykata e shkalles se pare dhe e lene ne fuqi nga gjykata e apelit eshte e bute, per shkakun se si i pandehuri ashtu dhe vepra e kryer prej tij paraqiten me rrezikshmeri te theksuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Saliko Hajno, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates te apelit, vetem per pjesen qe ben fjale per masen e denimit, duke e denuar te gjykuarin, ne zbatim dhe te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, me 12 vjet burgim,

mbrojtesi i te gjykuarit nuk u paraqitdhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Korce, i cili ka lene ne fuqi vendimin e

Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, duhet te ndryshohet vetem persa i perket mases se denimit, per shkakun se ajo nuk eshte caktuar ne perputhje me ligjin.

Sic del nga aktet ne dosje dhe sic kane pranuar te provuar ne vendimet e tyre te dy gjykatat, i gjykuari Frederik Lipe, i datelindjes 1966, ne daten 3.5.2002, rreth ores 24.00, ne banesen e tij, ne lagjen nr.2 te qytetit Bilisht, mbas nje zenie me fjale, ka vrare me dashje duke qene ne gjume dhe duke e goditur ne trup kater here me thike, biresuesen e tij, shtetasen Mukadez Lipe.

Per ngjarjen e mesiperme, gjykata ka pranuar se i gjykuari Frederik Lipe ka konsumuar plotesisht elementet e veprave penale te vrasjes te personit me dashje dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta, parashikuar nga nenet 76 dhe 279 te Kodit Penal dhe bazuar ne keto akuza, ate e ka deklaruar fajtor dhe denuar me 12 vjet burgim.

Bazuar ne nenin 406 te Kodit te Procedures Penale, gjykata duke pranuar dhe zhvilluar gjykim te shkurtuar, te gjykuarin e ka denuar perfundimisht me 8 vjet burgim.

474

Page 475: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Lidhur me masen e denimit te caktuar per te gjykuarin Frederik Lipe, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ajo eshte e pa pershtateshme dhe rezultat i mos evidentimit dhe analizes te rrethanave qe e lehtesojne apo rendojne denimin.

Ne vendimin e saj, gjykata nuk ka evidentuar asnje rrethane nga ato te parashikuara ne nenin 48 te Kodit Penal, mbi bazen e te cilave te justifikonte caktimin e mases se denimit per kete te gjykuar ne kufijte e minimumit te denimit, te parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Pervec sa u paraqit, nga gjykata nuk eshte evidentuar asnje rrethane tjeter tej atyre te parashikuara ne nenin 48 te Kodit Penal, te cilat ne zbatim te nenit 49 te Kodit Penal, mund te cmoheshin se e justifikonin lehtesimin e denimit.

Ne vendimin e gjykates, rrethanat e ndodhjes te ngjarjes jane pasqyruar ne menyre te sakte. Ne vetevete keto rrethana jane elemente te parashikuara ne nenin 50 te Kodit Penal, te cilat vleresohen renduese dhe lejojne caktimin e nje denimi me te rende.

Rrethana te tilla, te evidentuara si ne gjykim ashtu dhe ne vendimin e gjykates, por te pa vleresuara prej saj si rrethana renduese jane: Kryerja e vrasjes nga i gjykuari i shtyre nga motive te dobeta, germa “a” e nenit 50 te Kodit Penal; kryerja e vrasjes nga i gjykuari ndaj nje personi ne gjume, qe nuk mund te mbrohej, germa “e” e nenit 50 te Kodit Penal; kryerja e vrasjes nga i gjykuari duke perfituar nga marredheniet familjare te biresimit me viktimen, germa “g” e nenit 50 te Kodit Penal; kryerja e vrasjes e realizuar duke perdorur arme, arme te ftohte, germa “i” neni 50 i Kodit Penal.

Ne kushtet e mos ekzistences te asnje rrethane lehtesuese dhe te ekzistences te rrethanave renduese te mesiperme, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimi i gjykates se shkalles se pare, vetem persa i perket masen se denimit te caktuar per te gjykuarin Frederik Lipe, eshte i pa bazuar ne ligje dhe per kete shkak duhet te ndryshohet.

Duke vleresuar ne teresi rrethanat e ndodhjes te ngjarjes, duke vleresuar se vrasja eshte kryer me dashje dhe se per kete shkak, si ajo ashtu dhe i gjykuari paraqiten me rrezikshmeri te theksuar per shoqerine, duke vleresuar se i gjykuari vepren e vrasjes e ka kryer ne rrethana renduese, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se i gjykuari Frederik Lipe, per vepren penale te vrasjes te personit me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, duhet te denohet me 18 vjet burgim. Per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve te ftohta, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal, i gjykuari Frederik Lipe duhet te denohet me 1 vit burgim.

Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, ne bashkim te denimeve, i gjykuari Frederik Lipe duhet denuar me 18 vjet burgim.

Ne zbatim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, i gjykuari Frederik Lipe duhet denuar perfundimisht me 12 vjet burgim.

475

Page 476: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa b

te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.112, date 31.10.2002, te Gjykates se Apelit Korce,

vetem persa i perket mases se denimit per te gjykuarin Frederik Lipe.Denimin e te gjykuarit Frederik Lipe per kryerjen e vepres penale te vrasjes

te personit me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, me 18 vjet burgim.Denimin e te gjykuarit Frederik Lipe, per kryerjen e vepres penale te

mbajtjes pa leje te armeve te ftohta, parashikuar nga neni 279 te Kodit Penal, me 1 vit burgim.

Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, ne bashkim te denimeve, i denuari Frederik Lipe denohet me 18 vjet burgim.

Ne zbatim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, te denuarit Frederik Lipe i ulet 1/3 e denimit, duke u denuar perfundimisht me 12 vjet burgim.

Tirane, me 12.3.2003

476

Page 477: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.732/108 i Regj.ThemeltarNr.144 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 12.3.2003, mori ne shqyrtim ceshten penale qe i perket :

TË PANDEHURVE : ANDI GJINI SAIMIR MEKA

A K U Z AVrasje e shtetasit, kryer me dashje ne bashkepunim,

parashikuar nga nenet 76 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.26, date 13.5.2002, ka vendosur :

Deklarimin fajtor te te pandehurit Andi Gjini per kryerjen e vepres penale te vrasjes te shtetasit me dashje, parashikuar nga nenet 76, 48-a, 48 dhe 49 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 vjet e 6 muaj burgim.Ne zbatim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, i pandehuri Andi Gjini, mbas uljes te 1/3 te denimit, denohet perfundimisht me 7 vjet burgim.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Saimir Meka per vepren penale te vrasjes me dashje, ne bashkepunim me te pandehurin Andi Gjini.

477

Page 478: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.190, date 1.10.2002, ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr.26, date 13.5.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje, duke e deklaruar te pandehurin Andi Gjini fajtor per kryerjen e vepres penale te vrasjes nga pakujdesia, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 5 vjet burgim.Ne zbatim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, te pandehurit Andi Gjini t’i ulet 1/3 e denimit.Lenien ne fuqi te vendimit persa i perket te pandehurin Saimir Meka.

Kunder vendimit te gjykates ka bere rekurs prokurori duke parashtruar keto shkaqe :

- Se vendimi i gjykates te apelit eshte i pabazuar per shkakun se cilesimi ligjor i vepres te kryer nga i pandehuri eshte i gabuar, mbasi nga teresia e provave te administruara ne gjykim del se ai vrasjen e ka kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Saliko Hajno, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates te apelit vetem per te gjykuarin Andi Gjini, lenien ne fuqi te vendimit te gjykates te shkalles se pare lidhur me deklarimin fajtor dhe cilesimin juridik te vepres dhe caktimin e nje mase denimi me te rende,

mbasi degjoi mbrojtesin e te gjykuarit, avokat Aqif Peza, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,

dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin eshte ndryshuar vendimi i

Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje, per deklarimin fajtor dhe denimin e te gjykuarit Andi Gjini, duhet te prishet dhe aktet duhet t’i kalojne per rishqyrtim po asaj gjykate.

Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe sic pranohet nga te dy gjykatat, i gjykuari Andi Gjini, me detyre oficer policie prane Drejtorise te Policise Durres, ne daten 19.1.2002, ne afersi te hyrjes per ne qytetin e Lushnjes, prane nje lavazhi, ka vrare me arme zjarri shtetasin Klodian Tushe.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje, per kete ngjarje, te gjykuarin e ka deklaruar fajtor dhe denuar per kryerjen e vepres penale te vrasjes se personit me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

478

Page 479: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata e Apelit Vlore, duke e ndryshuar vendimin e gjykates te shkalles se pare, te gjykuarin e ka deklaruar fajtor dhe denuar per kryerjen e vepres penale te vrasjes nga pakujdesia, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

Bazuar ne aktet e hetimit paraprak te administruara ne gjykim, si dhe ne provat e shqyrtuara gjyqesisht, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimet e te dy gjykatave jane te pa arsyetuara, gje qe perben shkelje te urdherimeve te parashikuara ne nenin 383, pika 1, germa ç te Kodit te Procedures Penale.

Mos arsyetimi i vendimeve te dy gjykatave, ka te beje me mos paraqitjen ne menyre te plote te rrethanave te faktit te ndodhur, me mos paraqitjen ne menyre te hollesishme te provave mbi te cilat bazohet vendimi, si dhe me mos paraqitjen e shkaqeve per te cilat provat e kunderta ato i kane cmuar te pa pranueshme.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur, si rrjedhoje e hetimit gjyqesor jo te plote, te dy gjykatat ne vendimet e tyre, nuk kane paraqitur te gjitha faktet e pasqyruara ne proces verbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes dhe ne fotografite e bera me kete rast.

Ne keto vendime nuk behet fjale per njollen e kuqe te ngjashme me gjakun te gjetur ne vend ngjarje, ne rrugen me kalldrem dhe per furgonin e ndodhur prane saj.

Mospasja parasysh nga te dy gjykatat e ketyre dy fakteve, ka sjelle si pasoje mos sqarimin e plote te rrethanave te ndodhjes te ngjarjes, pra mos sqarimin e plote te veprimeve konkrete te kryera nga i gjykuari.

Per te realizuar nje gje te tille, te dy gjykatat ishin te detyruara qe duke patur parasysh keto dy fakte, te kryenin rindertimin e vendit te ngjarjes, kundrejt skices perkatese, mbi baze te ripyetjes te deshmitareve te ndodhur ne ngjarje.

Nepermjet ketij veprimi, duke sqaruar shkakun e formimit te njolles te ngjashme me gjakun dhe duke percaktuar vendin e qendrimit fillestar te viktimes dhe te te gjykuarit, rrugen qe ata kane pershkruar, vendin ku viktima eshte rrezuar, te krahasuara keto ne raport me vend qendrimin e furgonit dhe te deshmitarit Taulant Matarangasi, gjykatat do te mund te arrinin qe ne vendimet e tyre parashtrimi i rrethanave te faktit te ndodhur te ishte sa me i plote dhe objektiv.

Kryerja e plote e veprimeve te mesiperme dhe analiza e rezultateve te dala prej tyre do t’i ndihmonte te dy gjykatat, per t’i dhene pergjigje sa me te drejte pretendimit te te gjykuarit dhe mbrojtesit te tij, se vrasja e realizuar ishte rrjedhoje e pengimit dhe shkrehjes te pavullnetshme te armes.

Sqarimi i problemeve te mesiperm do te ndihmonte ne te njejten kohe qe te dy gjykatat te arrinin ne nje perfundim me te drejte lidhur me kontradikten midis pretendimeve te mbrojtesit te te gjykuarit, se qitja eshte realizuar ne nje distance rreth 100 metra dhe pretendimit te organit te akuzes, te pranuar pa arsyetim ne vendimet e te dy gjykatave, se qitja eshte realizuar ne distancen 30-50 metra.

479

Page 480: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Duke vleresuar se, hetimi gjyqesor i ceshtjes nga gjykata e shkalles se pare ishte jo i plote, gjykata e apelit, ne zbatim te nenit 427, pika 3 te Kodit te Procedures Penale, ishte e detyruar qe te vendoste perseritjen teresisht te shqyrtimit gjyqesor.

Bazuar ne sa u paraqit, Kolegj Penal i Gjykates se Larte cmon se ne kushtet kur vendimi i gjykates te apelit eshte i pa arsyetuar, ne zbatim te urdherimit te nenit 112, pika 3 te Kodit te Procedures Penale, ai deklarohet i pavlefshem.

Gjithashtu, duke qene perpara nje vendimi te pavlefshem, Kolegji Penal cmon se ai duhet te prishet dhe aktet t’i kalojne per rishqyrtim Gjykates se Apelit Vlore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa ç

te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.190, date 01.10.2002, te Gjykates se Apelit

Vlore,vetem per pjesen qe ben fjale per te gjykuarin Andi Gjini.Kthimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup

gjykues te ceshtjes qe ben fjale per te gjykuarin Andi Gjini.

Tirane, me 12.3.2003

480

Page 481: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nr.679/66 i Regj.ThemeltarNr.196 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 19.3.2003, mori ne shqyrtim ceshten penale qe i perket :

TË PANDEHURVE: AGIM ADEM SADE FATOS QANI BAROLLI ARBEN REMZI MEDOLLI FESTIM ZYDI MALOLLI JULJAN AGIM KOTORRI BAJRAM MYSLYM NAJTELLARI EDMOND AVNI SHITKA EDMOND MUSTAFA HYSI ALBERIM SERVET DEMIRAJ NEVRUZ EQEREM FIFO KOCO DHIMITRAQ TEMO KRISTO HAKI SHIRKA

A K U Z AShperdorim i detyres nga ushtarake,

parashikuar nga neni 70/1 i Kodit Penal Ushtarak.

481

Page 482: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Gjykata Ushtarake e Rrethit Gjyqesor Korçe, me vendimin nr.24, date 11.6.2002, ka vendosur :

Deklarimin te pafajshem te pandehurit Fatos Barolli per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres nga ushtaraku, parashikuar nga neni 70/1 i Kodit Penal Ushtarak.Deklarimin te pafajshem te pandehurit Agim Sade, per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres nga ushtaraku, parashikuar nga neni 70/1 i Kodit Penal Ushtarak.Pushimin e gjykimit te ceshtjes ndaj te pandehurit Festim Malolli, per shkak se vepra penale ne ngarkim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 i Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.Pushimin e gjykimit te ceshtjes ndaj te pandehurit Arben Medolli, per shkak se vepra penale ne ngakim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 ie Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.Pushimin e gjykimit te ceshtjes ndaj te pandehurit Nevruz Fifo, per shkak se vepra penale ne ngarkim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 i Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.Pushimin e gjykimit te ceshtjes ndaj te pandehurit Kristo Shirka, per shkak se vepra penale ne ngarkim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 i Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.Pushimin e gjykimit te ceshtjes per te pandehurin Julian Kotorri, per shkak se vepra penale ne ngarkim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 i Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.Pushimin e gjykimit te ceshtjes per te pandehurin Bajram Najtellari, per shkak se vepra penale ne ngarkim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 i Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.Pushimin e gjykimit te ceshtjes, per te pandehurin Alberim Demiraj, per shkak se vepra penale ne ngarkim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 i Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.Pushimin e gjykimit te ceshtjes per te pandehurin Edmond Shitka, per shkak se vepra penale ne ngarkim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 i Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.

482

Page 483: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Pushimin e gjykimit te ceshtjes per te pandehurin Edmond Hysi, per shkak se vepra penale ne ngarkim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 i Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.Pushimin e gjykimit te ceshtjes per te pandehurin Koço Temo, per shkak se vepra penale ne ngarkim te tij, shkelje e rregullave te sherbimit te rojes ne kufi, parashikuar nga neni 43/1 i Kodit Penal Ushtarak, eshte amnistuar.

Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane, me vendimin nr.85, date 16.10.2002, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.24, date 11.7.2002 te Gjykates Ushtarake te Rrethit Gjyqesor Korçe, per deklarimin e pafajshem te pandehurve Agim Sade dhe Fatos Barolli dhe per pushimin e ceshtjes per te pandehurit Festim Malolli, Arben Medolli, Nevruz Fifo, Kristo Shirka, Julian Kotori, Barjam Najtellari, Alberim Demiraj, Edmond Shitka, Edmond Hysi dhe Koço Temo.

Kunder vendimit te Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane ka bere rekurs prokurori duke parashtruar se:

- Vendimi i Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane eshte i pabazuar, per shkakun se nga provat e paraqitura nga akuza te administruara ne gjykim, del e provuar plotesisht qe te pandehurit Agim Sade dhe Fator Barolli e kane kryer vepren penale te shperdorimit te detyres nga ushtaraku, parashikuar nga neni 70/1 i Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri, mbasi degjoi prokurorin

Artan Barjami, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve te Gjykates Ushtarake te Rrethit Gjyqesor Korçe dhe te Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten Ushtarake te Rrethit Gjyqesor Korce,

mbasi degjoi mbrojtesin e te gjykuarit Agim Sade, avokat Ardian Nuni, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates Ushtarake te Apelit,

mbasi degjoi mbrojtesin e te gjykuarit Fatos Barolli, avokat Petrit Petriti, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates Ushtarake te Apelit

dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

483

Page 484: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

V Ë R E NVendimet, e Gjykates Ushtarake te Rrethit Gjyqesor Korce dhe te Gjykates

Ushtarake te Apelit Tirane, jane te pa arsyetuara dhe duke qene se nje gje e tille perben shkelje ligji ato duhet te prishen.

Nga shqyrtimi i akteve te ceshtjes objekt shqyrtimi, del se me kerkese te Prokurorise Ushtarake prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, te gjykuarit Agim Sade, ish komandant i Pikes se Kalimit te Kufirit Kapshtice dhe Fatos Barolli, ish kryekontrollor i Pikes se Kalimit te Kufirit Kapshtice, jane derguar ne gjykate per gjykim, nen akuzen e shperdorimit te detyres nga ushtaraku, veper penale kjo e parashikuar nga neni 70/1 i Kodit Penal Ushtarak, me arsyetimin se si kuadro komandues, duke mos kryer detyren e ngarkuar nga ligji, i kane shkaktuar shtetit pasoja te renda ekonomike.

Simbas kerkeses se organit te akuzes, te gjykuarit, per periudhen Janar-Korrik te vitit 1999, duke mos zbatuar me dashje detyrat lidhur me vjeljen e takses te solidaritetit, te percaktuara ne ligjin nr.8435, date 28.12.1998 ”Per sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise” dhe ne Udhezimin e Ministrit te Rendit Publik nr.903, date 1.2.1999 ”Per vjeljen dhe administrimin e takses se solidaritetit per rendim dhe mbrojtjen”, kane bere te mundur kalimin e kufirit jashte teritorit te Republikes se Shqiperise, pa paguar taksen e solidaritetit te 33.446 shtetasve shqiptare, duke i shkaktuar shtetit nje dem prej 33.446.000 leke.

Gjykata Ushtarake e Rrethit Gjyqesor Korce, mbas pyetjes se kater deshmitareve dhe administrimit te disa akteve shkresore, ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes, te gjykuarit Agim Sade dhe Fatos Barolli, lidhur me akuzen e shperdorimit te detyres nga ushtaraku, parashikuar nga neni 70/1 i Kodit Penal, i ka deklaruar te pafajshem.

Ne vendimin e gjykates, ne pjesen arsyetuese te saj, si shkak per deklarimin e pafajshem te dy te gjykuarve, paraqitet: Se te pandehurit Fatos Barolli dhe Agim Sade nuk kane konsumuar elementet e vepres penale per te cilen jane akuzuar. Se dy te pandehurit detyren e kane kryer ne perputhje me ligjin dhe se demi i shkaktuar nuk eshte pasoje i veprimeve te kunderligjshme te tyre.

Gjykata Ushtarake e Apelit, duke e lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, ne pjesen aryetuese te vendimit te saj, paraqet te njejtat shkaqe, per te cilat dy te gjykuarit jane deklaruar te pafajshem.

Po ashtu, kjo gjykate, ne vendimin e saj ka aritur ne perfundimin se, ne kushtet kur veprimet e dy te gjykuarve nuk perbejne veper penale, kerkesa e prokurorit per gjykimin e dy te gjykuarve, eshte bere ne kundershtim me urdherimet e nenit 331 te Kodit te Procedures Penale.

484

Page 485: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Duke u bazuar ne sa u paraqit dhe ne aktet e ndodhura ne dosje, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon se vendimet e te dy gjykatave, per shkak te hetimit gjyqesor jo te plote, jane te pa arsyetuara, mbasi ne to nuk parashtrohen dhe nuk analizohen provat e paraqitura nga organi i akuzes dhe arsyet pse ato jane cmuar te papranueshme.

Organi i prokurorise, krahas kerkeses per gjykimin e dy te gjykuarve, ne gjykate ka paraqitur si prova qe provojne fajesine dhe disa akte shkresore si: Akt kontrollin nr.75, date 23.5.1999 te zyres se kontroll revizionit te Ministrise se Rendit Publik; proces verbalin e mbledhjeve te datave 22 dhe 26.10.1999 te efektivit te policise te vend kalimit kufitar Kapshtice, lidhur me kontrollin e ushtruar ne kete vend; raportin date 27.10.1999 per analizen e punes se Komisariatit te Policise Bilisht per punen e bere per vjeljen e takses te solidaritetit; pasqyren permbledhese pa date, faqe 105 e dosjes, e mangesive te konstatuara gjate kontrolleve te ushtruara nga sektori i policise kufitare dhe komanda e vend kalimit kufitar Kapshtice, per periudhen Janar- Korrik 1999; akt ekspertimet kontabel te datave 28.5.2000 dhe 24.2.2001; proces verbali i kqyrjes te librit te sherbimit 24 oresh per vitin 1999 te pikes se kalimit kufitar Kapshtice, etj.

Lidhur me keto akte dhe permbajtjen qe ato paraqesin, Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se ne vendimet e te dy gjykatave, per to nuk behet fjale fare.

Duke mos bere fjale per keto akte, te dy gjykatat ne vendimet e tyre nuk kane paraqitur as shkaqet pse keto prova i kane cmuar te papranueshme.

Duke vepruar ne kete menyre, te dy gjykatat kane dhene vendime te pa arsyetuara, gje qe perben shkelje te urdherimeve te nenit 383, pika 1, germa ç te Kodit te Procedures Penale.

Duke qene perpara dy vendimeve te pa arsyetuara, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, ne zbatim te urdherimeve te nenit 112, pika 3 te Kodit te Procedures Penale, vendimet, e Gjykates Ushtarake te Rrethit Gjyqesor Korce dhe te Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane, te cilat bejne fjale per te gjykuarit Agim Sade dhe Fatos Barolli, jane te pavlefshme dhe per kete shkak ato duhet te prishen, duke i kthyer aktet per rishqyrtim ne Gjykaten Ushtarake te Rrethit Gjyqesor Korce.

Ne rishqyrtimin e ceshtjes, Gjykata Ushtarake e Rrethit Gjyqesor Korce eshte e detyruar qe te gjitha aktet dhe provat e tjera te paraqitura nga organi i akuzes, t’ia nenshtroje shqyrtimit gjyqesor, ne kuptimin qe per secilin prej tyre prokurori dhe te gjykuarit te japin shpjegimet perkatese.

Po ashtu, lidhur me permbajtjen qe keto akte paraqesin, nga ana e gjykates duhet te thirren per te deshmuar personat qe i kane perpiluar, apo ata qe kane dijeni per sa aty paraqitet.

485

Page 486: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Thirja ne gjykim e ketyre personave, ne vecanti e atyre qe kane kryer kontrollin dhe ekspertimin kontabel, per te dhene shpjegime lidhur me konstatimet e tyre per zbatimin e rregullave per vjeljen e takses se solidaritetit, per demin real te shkaktuar dhe shkaqet e krijimit te tij, etj., ben qe hetimi gjyqesor te jete i plote dhe i gjithanshem dhe vendimi i marre te jete sa me i drejte dhe i bazuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa ç

te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.24, date 11.6.2002 te Gjykates Ushtarake te Rrethit

Gjyqesor Korce, qe ben fjale per te gjykuarit Agim Sade dhe Fatos Barolli.Prishjen e vendimit nr.85, date 16.10.2002 te Gjykates Ushtarake te Apelit

Tirane, qe ben fjale per te gjykuarit Agim Sade dhe Fatos Barolli.Kthmin e akteve te ceshtjes me te gjykuar Agim Sade dhe Fatos Barolli, per

rishqyrtim ne Gjykaten Ushtarake te Rrethit Gjyqesor Korce, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 16.4.2003

MENDIMI I PAKICËSNuk jemi dakord me vendimin per shkak se, pavaresisht nga disa te meta qe

verehen ne arsyetimet e tij, (sidomos vendimin e gjykates se shkalles se pare) ato jane marre ne zbatim te drejte te ligjit e duhet te liheshin ne fuqi.

Te gjykuarit Agim Sade e Fatos Barolli, jane akuzuar se kane kryer vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 70/1 i K.Penal Ushtarak per shkak se te dy (duke qene i pari me detyren e komandantit e i dyti me detyren e kryekontrollorit ne piken e kalimit kufitar Kapshtice) nuk kane realizuar detyrat ne perputhje me ligjin, duke mos ushtruar kontroll sistematik ne veprimtarine e vartesve te tyre, gje qe sipas akuzes, ka ndikuar ne çrregullime ne regjistrimin e shtetasve per efekt te vjeljes se takses se solidaritetit. Nga ana tjeter, vartesit e tyre te cilet kane patur funksionin e drejtperdrejte te regjistrimit te personave qe kalonin kufirin nga teritori shqiptar ne ate grek, si dhe te vjeljes se takses se solidaritetit, jane akuzuar nga organi i prokurorise se kane kryer vepren penale te shkeljes se

486

Page 487: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

rregullave te sherbimit te rojes, parashikuar nga neni 43/1 i K.P.U. Si pasoje e ketyre veprimeve, sipas akuzes, i eshte shkaktuar shtetit nga mos arketimi ne buxhet i takses se solidaritetit nje dem i rendesishem ne shumen prej 33.446.000 leke.

Ne gjykimin e ceshtjes eshte pranuar nga te dyja gjykatat, se te gjykuarit Agim Sade e Fatos Bardhi nuk e kane kryer vepren penale per te cilen akuzohen, pasi ne zbatim te udhezimit te leshuar ne zbatim te ligjit "Per taksen e solidaritetit", ata kane ushtruar kontrolle dhe kane marre masa per riparimin e shkeljeve te konstatuara ne veprimtarine e vartesve te tyre. Duke mos konstatuar veprime ose mosveprime te tyre qe te vinin ne kundershtim me dispozitat urdheruese te akteve ligjore e nenligjore dhe per pasoje, duke mos vertetuar lidhje shkakesore mes veprimeve ose mos veprimeve te tyre e demit te supozuar te ardhur, gjykatat kane pranuar me te drejte, se persa ata akuzohen, mungojne disa nga elementet e figures se vepres penale e per pasoje i kane deklaruar te pafajshem.

Per te pandehurit e tjere, gjykatat, ne aplikim te ligjit nr.8895, date 16.05.2002 "Per dhenie amnistie" kane vendosur te pushimin ceshtjes.

Pakica ka mendimin se, akuza per dy te gjykuarit se kane kryer vepren penale te shperdorimit te detyres, nderkohe qe vartesit e tyre kane patur detyren e shprehur te regjistrimit te levizjes se personave dhe vjeljes se takses se solidaritetit dhe qe jane marre ne pergjegjesi penale per shkelje te rregullave te sherbimit te rojes, na duket e pa mbeshtetur ne ligj dhe alogjik. Jane pikerisht keta te fundit, qe ne rast se vertetohet fakti kriminal, te kene elemente te figures se vepres penale te shperdorimit te detyres, per shkak te mos kryerjes si duhet te detyres sikurse percakton ligji dhe aktet nenligjore, duke i shkaktuar shtetit nje dem te rendesishem ekonomik.

Pavaresisht nga sa me siper, kemi mendimin se nuk ka shkaqe nga ato qe parashikon neni 432 i K.Pr.Penale qe te legjitimoje Kolegjin Penal te Gjykates se Larte, te prishe vendimin e gjykates se apelit dhe ate te gjykates se shkalles se pare. I vetmi pretendim i organit te akuzes per prishjen e vendimeve dhe kthimin e akteve per rishqyrtim, eshte riberja e ekspertimit lidhur me saktesimin e numrit te personave qe kane kaluar nga pika kufitare e Kapshtices, te cilet kane pasur detyrimin qe te paguanin taksen e solidaritetit dhe qe nuk e kane bere kete. Mendojme se kjo kerkese nuk eshte nga ato qe Gjykata e Larte duhet te pranoje per te cenuar apo prishur nje vendim gjyqesor, pasi nuk ka te beje me zbatimin e gabuar te ligjit. Eshte e vertete se nje prove e rendesishme e kerkuar ne gjykim dhe e pa pranuar nga gjykatat, mund te perbeje shkak per prishjen e vendimeve te tyre, por nje gje e tille nuk rezulton ne rastin konkret. Kerkese e kesaj natyre nuk i eshte paraqitur gjykates se apelit ne gjykim e per pasoje, nuk mund t`i parashtrohet Gjykates se Larte.

487

Page 488: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewPer me teper, i padituri ishte i detyruar qe ne nje situate te tille, te njoftonte paditesin dhe te kerkonte qe ai te merrte masat e veta deri ne

Nga ana tjeter, edhe ashtu sikurse pranon shumica, mendojme se riekspertimi nuk do te nxjerre perfundime te cilat te jene ekzakte e te pa kundershtueshme. Kjo per faktin se, ashtu sic kane pranuar dhe gjykatat ne vendimet e tyre, vjen si rezultat i metodave te ndryshme te regjistrimit te shtetasve qe kalojne kufirin midis autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Per efekt te pagimit te takses se solidaritetit nuk mund te barazohet numuri i levizjeve ne teresi te personave qe kane kaluar kufirin, me ata qe duhet te paguajne taksen e solidaritetit. Kjo per faktin se, kufirin ne periudhen qe eshte kontrolluar mund ta kene kaluar persona nen moshe per pagimin e takses, persona te perjashtuar nga pagimi i takses, apo persona qe per shkak te sherbimit taksi nuk mund te percaktohet se ne sa raste duhet ta paguanin ate.

Pavaresisht nga keto, kemi mendimin se organi i akuzes, por edhe gjykatat e kane patur kohen e nevojshme ne dispozicion dhe kane kryer veprime sikurse ato kane vleresuar, qe kane te bejne me procesin e te provuarit. Bazuar ne juridiksionin e kufizuar te Gjykates se Larte, eshte jashte tij marrja per baze e pretendimeve sa me siper, per prishjen e vendimeve te te dyja gjykatave.

Lidhur me shkakun tjeter te konstatuar nga vete Gjykata e Larte se vendimi i gjykates se shkalles se pare kishte mungese te theksuar arsyetimi, gje qe ne vija te pergjithshme verehej edhe ne vendimin e gjykates se apelit, mendojme se edhe kjo ne kete rast nuk perben shkak per prishjen e vendimeve. Edhe pakica konstaton se vendimi i gjykates se shkalles se pare çalon, ne arsyetimin e tij e ka difekte ne analizen qe behet per arritjen e konkluzioneve perfundimtare. Nga ana tjeter, pakica konstaton se gjykata e apelit ka analizuar me mire rrethanat e ngjarjes dhe ka arsyetuar me drejt dhe duke i marre te dyja vendimet se bashku, mendojme se ne plotesim te njera tjetres ne perfundim, qendrimi i mbajtur prej gjykatave ka qene i bazuar.

Ne kushtet e pamundesise per te plotesuar rrethanat e faktit, vetem shkaku i mos arsyetimit sic duhet, sidomos i vendimit te gjykates se shkalles se pare, na duket jo vetem i pabazuar ne ligj por edhe nje zgjatje e panevojshme e procesit qe dyshojme se mund te sjelle perfundime te ndryshme nga ato qe jane realizuar deri tani.

Per sa me siper jemi te mendimit se vendimet duhej te ishin lene ne fuqi, por me arsyetim tjeter dhe se gjykatave, ne vecanti asaj te shkalles se pare, duhej t`i ishte terhequr vemendja per arsyetim te pamjaftueshem te vendimit gjyqesor.

Artan Hoxha Kristaq Ngjela

488