republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti Ë ... · përgjatë shekullit xx” nga...

232
Punim Doktorature Roli i mediave në propagandën ateiste në periudhën totalitare Kandidati: Drejtuesi shkencor: Sokol PAJA Prof.As.Dr. Bashkim GJERGJI Tiranë, 2018 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT Tel/Fax: +355 4 369 987 / www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Upload: others

Post on 16-Sep-2019

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

Punim Doktorature

Roli i mediave në propagandën

ateiste në periudhën totalitare

Kandidati: Drejtuesi shkencor:

Sokol PAJA Prof.As.Dr. Bashkim GJERGJI

Tiranë, 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE IFILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GAZETARISË

DHE KOMUNIKIMIT

Tel/Fax: +355 4 369 987 / www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

Përmbajtja e lëndës…………………………………………..…………………………...f.2

Parathënie …………………………………………………….………………………..…f.4

Fjalët kyçe ……………………………………………………………………..…….….…f.9

Falenderime………………………………………………..……….……………………...f.12

Hyrje………………………………………………………...…………………………...f.XIII

KREU I PARË: SITUATA FETARE NË SHQIPËRINË KOMUNISTE

1.1 Tradita shqiptare e raportit midis shtetit dhe fesë (1912-1944)…………………...………f.15

1.2 Një vështrim historik i raportit midis shtetit dhe fesë 1945-1990………………………...f.20

1.3 Qëndrimi i komunistëve shqiptarë ndaj fesë……………………….…………..…………….f.33

1.4 Ateizmi shtetëror 6 shkurt 1967……………………………………..…………………………f.41

KREU I DYTË: BAZA TEORIKE E STUDIMIT

2.1 Baza konceptuale teorike e studimit.............................................................................f.44

2.2 Konceptet dhe teoritë mbi dukurinë e totalitarizmit.....................................................f.45

2.3 Veçori të shoqërisë totalitariane shqiptare……………………………..…………………f.55

2.4 “Njeriu i ri komunist” si frymëzim për masat…………………………..………………..f.63

KREU I TRETË: MEDIAT NË SHQIPËRINË TOTALITARE

3.1 Media totalitare shqiptare……………………………………………………..……………….f.66

3.2 Analiza e artikujve të propagandës ateiste në shtypin komunist 1945-1990…………….f.71

3.3 “Çlirimin e ndërgjegjes njerëzore nga opiumi fetar”……………………………….……..f.73

3.4 Feja si “ideologji antishkencore, reaksionare, antipatriotike”…………………….…….f.75

3.5 Përpjekjet për një edukim ateist përmes letërsisë, kinematografisë, artit dhe

cultures……………………………………………………………………………………………f.78

3.6 Fokusi te të ashtuquajturat zakone prapanike……………………………………………….f.82

3.7 Kuvendet dhe mbledhjet masive- gjyq publik ndaj fesë…………………….………………f.86

3.8 Feja si shfaqje e huaj ideologjike…………………………………………………………….f.90

3.9 Goditja e riteve, ceremonive, objekteve e festave fetare…………………….……………f.92

3.10 Sulmet ndaj Vatikanit si agjenturë spiunazhi, kapitalist, neokolonialist dhe

revisionist.......................................................................................................................f.95

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

KREU I KATËRT: PROPAGANDA TOTALITARE ATEISTE

SHQIPTARE

4.1 Fazat e propagandës ateiste në regjimin totalitar shqiptar 1945-1990.........................f.102

4.2 Tipare të propagandës komuniste, vendi dhe roli i agjitatorit.......................................f.105

4.3 Propaganda ateiste nën dirigjimin e aparatit shtetëror.................................................f.109

4.4 “Feja - opium për popullin”moto e propagandës dhe aksioneve kundër fesë..............f.1124.5 Feja si “ideologji antishkencore dhe reaksionare”.......................................................f.115

KREU I PESTË: METODOLOGJIA5.1 Dy qasjet kryesore epistemologjike në metodologjinë kërkimit shkencor në shkencat

sociale dhe të komunikimit...................................................................................................f.124

5.2 Skema teorike metodologjike e studimit.........................................................................f.125

5.3 Procedimet praktike metodologjike: Përdorimi i të dhënave nga burimet mediatike dhe

botimet………………………………………………………………………………………………..f.129

5.4 Përdorimi i të dhënave nga intervistat...........................................................................f.130

KREU I GJASHTË: ANALIZA DHE DISKUTIMI REZULTATEVE TË

KËRKIMIT

6.1 Ballafaqimi i parashikimeve teorike me konstatimet empirike përkatëse……………….f.131

6.2 Interpretimi i rezultateve të këtij ballafaqimi.................................................................f.189

6.3 Përpunimi i të dhënave të intervistimeve.......................................................................f.191

KREU I SHTATË: PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME................f.214

BIBLIOGRAFIA……………………………………………………….……………….f.219

ABSTRAKTI ....................................................................................................................f.232

SHTOJCA..........................................................................................................................f.233

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

4

PARATHËNIE

Tema e punimit doktoral me titull “Roli i mediave në propagandën ateiste në periudhëntotalitare” është një punim që synon të trajtojë disa probleme kryesore që lidhen me raportete shtetit diktatorial me fenë përgjatë regjimit komunist në Shqipëri në vitet 1945-1990.Probleme të tilla kanë të bëjnë me arsyet përse në Shqipëri regjimi komunist vendosi tagodasë fenë, cili ishte mekanizmi shkatërrimtar i sulmit dhe si arriti sistemi diktatorial tainstrumentalizonte këtë mekanizmin ndaj institucioneve fetare dhe klerit. Po ashtu, këtoprobleme lidhen me arsyet të cilat sollën ndryshimet ligjore dhe reformat që u morën meqëllim zhdukjen e fesë, të cilat kulmuan me nisjen e Revolucioni kulturor ideologjik dhe hapatqë çuan në shpalljen e Shqipërisë si vend ateist. Në këtë kuadër paraqesin interes edhemënyrat se si e përdori Partia dhe pushteti i kohës median me synimin për ta shkatërruarfenë, si dhe format, synimet, objektivat e pushtetit dhe mjetet e realizimit të qëllimit në luftënkundër fesw, (organizimi i propagandës ateiste, goditja e institucioneve fetare dhe e kleritetj.). Arsyeja kryesore e përzgjedhjes së kësaj teze doktorale ka të bëjë me dobinë shoqëroreqë sjell njohja me specifikat e ndërtimit dhe të funksionimit të shtetit diktatorial shqiptarpërgjatë viteve 1945-1990, me faktet dhe provat e mënyrës sesi pushteti i kohës arriti që tëeliminojë fenë, duke u mbështetur në të ashtuquajturën ideologji marksiste-leniniste. Kypunim doktoral hedh dritë mbi një kohë të errët për historinë e shqiptarëve në komunizëm,sidomos për vitin e “mbrapshtë” 1967, ku Shqipëria u shpall i vetmi vend ateist në botë.Rëndësia e studimit të fesë në shoqërinë komuniste shqiptare lidhet me rolin e fesë në shoqëridhe rolin që feja ka pasur historikisht në kulturën shqiptare. Kështu që, studimi i raportit tështetit komunist dhe i fesë, një marrëdhënie shumë tragjike, paraqet një aspekt shumë tërëndësishëm historik dhe studimor edhe për brezat e tjerë pasardhës.

Hipoteza e tezës së doktoraturës:Hipoteza e punimit të doktoraturës me temë “Roli i mediave në propagandën ateiste nëperiudhën totalitare” është: “Duke krahasuar qëndrimin armiqësor të regjimit komunist ndajfesë në Shqipëri në periudhën 1945-1990, shkalla e luftës kundër fesë ka qenë në përpjestimtë drejtë me avancimin e projektit të shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në tëvetmen ideologji në shoqërinë shqiptare.”

Rëndësia:Rëndësia shoqërore e trajtesave që sjell teza e doktoraturës me temë: “Roli i mediave nëpropagandën ateiste në periudhën totalitare” pikë së pari është sepse hedh një vështrimshkencor në një ndër kohët relativisht më pak të shqyrtuara dhe të studiuara deri më sot nëaspektin e rolit t medias në komunizëm, propagandës së sistemit totalitar shqiptar, valës sështypjes, dhunës, burgosjeve, internimeve, pushkatimeve ndaj klerit dhe institucioneve fetare.Ky punim është përpjekur që të hedh dritë në fakte dhe ngjarje shumë të rëndësishme që kanëtë bëjnë me historinë e Shqipërisë, të klerit dhe të institucioneve fetare, por sidomos përfigura të shquara, të cilat komunizmi i zbehu ose e deformoi rolin e tyre në kulturën dheshoqërinë shqiptare. Në punim me detaje tregohet sesi sistemi diktatorial për afro 50 vjet embajti shoqërinë shqiptare në një regjim të egër shtypës dhe të izoluar, duke shkelur tëdrejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç ishte rasti i zhdukjes së besimit fetar. Në këtë punimparaqitet në mënyrë relativisht të detajuar sesi sistemi diktatorial manipuloi për interesa tëinstalimit të regjimit diktatorial, masat e gjera të opinionit shoqëror në Shqipëri, dukepërdorur shpesh edhe të njëjtat metoda që kleri përdorte në kohë të ndryshme përkonfirmimin e popullit. Ky punim i shërben kujtdo që do ta lexojë, sepse nëpërmjet dëshmive,fakteve, e ngjarjeve të rikthyera në kohë, sjell një panoramë më të qartë të luftës që iu bë fesë

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

5

gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri, një periudhë e debatueshme, emanipuluar dhe pak e njohur. Punim i shërben edhe bibliotekave të institucioneve fetare sinjë mënyrë për të njohur një kohë tejet të errët, të dhimbshme, por të lavdishme për fenë që uluftua mizorisht përgjatë gjithë regjimit totalitar në Shqipëri. Gjatë shtjellimit të punimitdoktoral analizohet mekanizmi shkatërrimtar nëpërmjet të cilit shteti likuidoi klerin, elitënpolitike, si edhe mjetet që përdori për t’ia arritur qëllimit, ku vend kryesor zuri media dherolin e saj kyç në propagandën që u kthye në aksion kombëtar në shkatërrimin e fesë. Kypunim me faktet që sjell për ngjarjet që shënuan një epokë në Shqipërinë komuniste, mepërjetimet dhe fatin e keq të protagonistëve të kohës, me tiparet e shtetit diktatorial, mepropagandën dhe median në shërbim të pushtetit, në fushën e gazetarisë dhe jo vetëm, përbënnjë informacion të ri dhe shumë të vlefshëm në dritën e shqyrtimeve shkencore.

Metodologjia e studimit:Teza e doktoraturës “Roli i mediave në propagandën ateiste në periudhën totalitare” upunua duke u bazuar në një qasje cilësore të mbështetur në konceptin e metodologjisëracionaliste kritike. Në kuadrin e testimit empirik të hipotezës së punimit që impononte kykoncept metodologjik, u skicuan indikatorët që tregonin informacionin e nevojshmë përtestimin empirik të implikimeve-parashikim të deduktuara nga hipoteza. Për të mbledhur tëdhënat e nevojshme për të bërë këtë testim, u bë një monitorim rigoroz i të gjithë artikujve mepërmbajtje propagandën ateiste në shtypin komunist, si revista e gazeta zyrtare, u shqyrtualiteratura në shqip dhe në gjuhë të huaj, kumtesat e mbajtura në konferenca shkencore,studimet rreth kohës së komunizmit, materiale arkivore, kujtime të klerikëve të burgosur, tëdënuar në burgje dhe të protagonistëve të kohës, monografi, libra, artikuj shkencorë, tekste,enciklopedi dhe materiale serioze nga site zyrtare interneti të faqeve zyrtare të institucioneveshtetërore etj.

Disa nga referenca bibliografike kryesore ku mbështetet ideja e kërkimit shkencor:Teza e doktoraturës “Roli i mediave në propagandën ateiste në periudhën totalitare” umbështet mbi bibliografi kryesore si : “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit, “Historia eshtetit shqiptar: 1912-2005” nga Kastriot Dervishi, “Vizitë me ciceron në muzeun ekomunizmit” nga Slavenka Drakuliç, Engels, F. & Marks, K., “Mbi fenë”, Bern J.Fischer“Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri”, “Monolog” nga Artan Fuga, “Fytyra etotalitarizmit” nga Milovan Gjilas, “Ateizmi shkencor” nga Hulusi Hako, “Shqiptarët” ngaEdin Jacques, “Mesha e parë dhe burgjet e mia” nga Dom Simon Jubani, “Ridënimi” ngaFatos Lubonja, “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010” nga Spartak Ngjela,“Dosja e diktaturës” nga Pjetër Pepa, “Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri1919-1996” nga Markus .E. Peters, “Stalinizmi shqiptar” nga Arshi Pipa, Zef Simoni melibrin “Dritat në errësinë dhe persekutimi i Kishës në Shqipëri”, “Historia e Shqipërisëpërgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo,“Shqiptarët” nga Miranda Vickers, “Rrugët e ferrit” nga Visar Zhiti etj. Janë shqyrtuargazetat: “Zëri i popullit”, “Zëri i rinisë”, “Adriatiku”, “Bashkimi”, “Drita”, “Fitorja”,“Jehona e Skraparit”, “Jeta e re”, “Kastrioti”, “Koja jonë”, “Kukësi i Ri”, “Kushtrimi”,“Luftëtari”, “Mësuesi”, “Pararoja”, “Përpara”, “Puna”, “Rinia”, “Studenti”, “Studenti ibujqësisë”, “Shkëndija”, “Shkumbini”, “Zëri i Vlorës”, “Ushtima e maleve”: U shqyrtuanrevistat: “Nëntori”, “Kultura masive”, “Arsimi popullor”, “Kultura popullore”, “Letërsiajonë”, “Nëntori”, “Në shërbim të popullit”, “Miqësia”, “Pionieri”, “Revista politike-ushtarako”, “Rruga e Partisë”, “Shkenca dhe jeta”, “Shqiptarja e re”, “Vatra e kulturës”,“Ylli”, Arkiva e Shtetit Shqiptar, Biblioteka Kombëtare dhe Bibliotekat e institucioneve fetarenë Shqipëri.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

6

Disa fjalë terminologjike kyçe: Agjitacion, Ateizëm, Besim, Borgjez, Diktaturë, Demaskim,Ideologji, Imperialist, Institucione fetare, Klerik, Komunizëm, Obskurantizëm, Opium, Media,Proletar, Propagandë, Reaksionar, Revizionizëm, Revolucionar, Totalitarizëm, Religjion,Marksizëm – Leninizëm.

Strukturë e tezës së doktoraturës:Në fillim të punimit doktoral me temë: “Roli i mediave në propagandën ateiste në periudhëntotalitare” jepet një hyrje mbi objektivat që ka ky punim dhe rrugët që ndjek në kuadrin e njëqasje metodologjike cilësore bazuar në konceptin racionalist kritik. Më tej, në kreun e parë,trajtohet tradita shqiptare e raportit midis shtetit dhe fesë në periudhën 1912-1944, ku njëvend të rëndësishëm zë nxjerrja në pah e përpjekjeve të shtetit zogolljan për të vënë nënkontroll klerin dhe institucionet fetare në vend. Kjo paraqet interes sepse tregon njëpararendje të qëndrimit të regjimit komunist që jo vetëm bëri çmos t'i kontrollonte ato, porshkoi në ekstrem duke e zhdukur zyrtarisht fenë nga shoqëria shqiptare. Në vijim përcillet njëvështrim historik i raportit midis shtetit dhe fesë në shoqërinë shqiptare mbas vitit 1944, kutregohet se taktika që ndoqi regjimi komunist fillimisht ndaj fesë ishte qëndrim i kujdesshëm,por i ftohtë. U njohën zyrtarisht fetë dhe praktikimi i tyre, por u shpall karakteri laik i shtetitdhe i institucioneve publike. Në kuadrin e një strategjie të forcimit gradual të luftës kundërklerit dhe institucioneve fetare, u goditën figurat e shquara të klerit deri në burgosje të tyremë akuza të montuara për tradhëti dhe bashkëpunim me armiqtë, u konfiskuan pronat einstitucioneve fetare dhe mbas 1967 u mbyllën këto institucione. Gjatë gjithë kësaj periudhepropaganda ateiste komuniste me të gjitha mjetet e saj e luftoi fenë si ideologji regresive qëpengonte ndërtimin e shoqërisë së re socialiste dhe të njeriut të ri me tiparet e moralitkomunist. Partia angazhoi jo vetëm arsenalin e saj propagandistik në fushatën atesite kundërfesë, por edhe të ashtuquajturat 'organizata të masave' dhe 'leva të Partisë' (pionerët, tërinjtë, Frontin Demokratik, Bashkimet Profesionale, Lidhjen e shkrimtarëve dhe të artistëveetj.) në veprimtari masive populiste të demaskimit të fesë, të klerikëve dhe në luftë kundër'zakoneve prapanike dhe mbeturinave fetare'. Ky angazhim arriti kulmin e vet në tëashtuquajturën 'Lëvizje për revolucionarizimin e Partisë dhe të gjithë jetës së vendit' qëpërbënte një variant shqiptar të të ashtuquajturit 'Revolucion kulturor' kinez, e cila zuri fillnë Shkurt të vitit 1967 mbas një lëvizjeje të nxënësve të gjimnazit 'Naim Frashëri' të qytetit tëDurrësit të nxitur në prapaskenë nga lartë. Histeria antifetare e turmave të indoktrinuarashkoi deri atje sa të shkatërroheshin mjaft nga institucionet fetare që përbënin vlera të mëdhakulturore kombëtare, duke e dëmtuar rëndë trashëgimin kulturore të vendit.Në kreun e dytë bëhet fillimisht një paraqitje konceptuale të dukurisë së totalitarizmit mezanafillë që nga Lashtësia greke, ku spikat dukshëm mendimi totalitar i Platonit. Këtu jepenanalizat që i ka bërë aspekteve të ndryshme të këtij mendimi totalitar mendimtari i shquar iteorisë së shkencës, Karl R. Popper, veçanërisht në veprën e tij monumentale 'Shoqëria ehapur dhe armiqtë e saj'. Më tej jepen konceptet dhe modelet shpjeguese të tipareve tëndryshme totalitarizmit nga studiues që analizojnë format moderne të tij (fashizmin, nazizmindhe komunizmin), ku spikasin pikëpamjet e studiuesve me emër si Hannah Arendt, ClaudeLefort etj. Ndërsa në vijim, në funksion edhe të tematikës së këtij punimi doktoral, shqyrtohendisa veçori të shoqërisë totalitariane shqiptare. Këtu autorë të ndryshëm shqiptarë dhe tëhuaj pasqyrojn një tablo të detajuar dhe të analizuar të asaj që mund të quhet variantishqiptar i shoqëri totalitariane, midis të cilëve shquhen për analizat e tyre të thella filozofike,në radhë të parë, Akademiku Artan Fuga dhe më tej studiues të tjerë si historianët LlambroFilo, Valentina Duka etj.Në kreun e tretë trajtohet roli i medias totalitare shqiptare në luftën kundër fesë. Përfshihetnjë analizë mediatike e shtypit komunist dhe propagandës ateiste në faqet e shtypit janëmonitoruar 38 gazeta, revista, periodikë të shtypit të shkruar në total me 1212 shkrime duke

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

7

filluar nga viti 1945-1990. Tematikat më të rëndësishme në faqet e shtypit komunist mepërmbajtje të propagandës ateiste rezultojnë: Feja si opium për popullin, feja si ideologjiantishkencore, reaksionare, antipatriotike, edukimi ateist dhe letërsia ateiste, kinematografia,arti dhe kultura ateiste në luftë kundër fesë, luftë për çlirimin e ndërgjegjes njerëzore ngaopiumi fetar dhe shpëtimi i rinisëtrullosja fetare, lufta ndaj fesë, si luftë ndaj ideologjisë sëpushtuesve e shovinistëve, lufta ndaj fesë, si një luftë ndaj botëkuptimit dhe ideologjisë fetare,lufta ndaj fesë, si triumf i elementit të ri ndaj të vjetrit dhe kundër zakoneve prapanike dhebesimeve të kota, luftë kundër injorancës dhe fanatizmit, fatalizmit, supersticionit emisticizmit, fallit e besëtytnive, kozmopolitizmit, dhe shfaqjeve të huaja ideologjike, lufta ndajfesë, si luftë për çlirimin dhe emancipimin e gruas dhe afirmimit të së resë komuniste, luftandaj fesë, si një shfaqje e luftës së klasave, luftë zakonit të keq dhe mbeturinave fetare, krijimii Muzeut Ateist, revolucioni ideologjik, levizja e gjimnazit “Naim Frasheri”, traditaantifetare e popullit shqiptar, Kuvendet dhe mbledhjet popullore kundër fesë, goditja ndajriteve, ceremonive, objekteve të kultit fetar, festave fetare, biblës, kuranit e pausrisëshpirtërore të klerit, Vatikani si agjenturë spiunazhi imperialist, përhapës i “opiumit fetar”,në shërbim të kapitalizmit, neokolonializmit e revizionizmit etj.Kreu i katërt fokusohet në propagandën ateiste të përdorur nga regjimi komunist si një mjetshumë të fuqishëm për edukimin marksist-leninist të shoqërisë shqiptare. Ajo përfshin tiparete propagandës ateiste komuniste si anatemimi i fesë gjoja si ‘ideologji antishkencore’,përdorimi në propagandë i shprehjes së Marksit për fenë si opium për popullin, vendi dheroli i agjitatorit, propaganda ateiste nën dirigjimin e aparatit shtetëror, 6 shkurt 1967, simomenti i kulminacionit të ateizmit zyrtar, si dhe fazat e propagandës ateiste në regjimintotalitar shqiptar.Në kreun e pestë paraqitet pjesa metodologjike e punimit doktoral. Fillimisht jepet skemateorike metodologjike që nis nga identifikimi i një problemi kërkimor. Më tej veçohet si njëaspekt i tij me anën e një pyetje kërkimore. Në vijim jepet përgjigjia në trajtën e hipotezës sëpunimit. Me që hipoteza nuk përbën një thënie të tipit të parashikimit të mirëfilltë, ajo nukmund të testohet drejtpërdrejtë empirikisht. Për testimin e saj janë shfrytëzuar disaimplikime-parashikim që janë deduktuar nga hipoteza dhe për to janë skicuar indikatorët e tëdhënave që lypsen për testimin empirik të këtyre implikime-parashikim. Më tej ështëvazhduar me pjesën e procedimeve praktike metodologjike, ku specifikohet përdorimi përtestimin e implikimeve të të dhënave nga burimet mediatike, botimet dhe nga intervistat, dukedhënë edhe justifikimin teorik të përdorimit të këtyre të dhënave empirike.Në kreun e gjashtë shqyrtohet analiza dhe diskutimi i rezultateve të kërkimit. Në qendër të sajështë procesi i ballafaqimit të parashikimeve teorike që jepen nga implikimet me konstatimetempirike përkatëse që dalin nga shqyrtimi i të dhënave empirike. Vetë ky ballafaqim përbënthelbin e procesit të testimit empirik të hipotezës së punimit doktoral. Nga parashikimetteorike priteshin të konstatoheshin një sërë ndodhish, të cilat po të evidentoheshin në tëdhënat e mbledhura empirike do të përbënin konfirmim empirik të parashikimeve teorike. Përarsye të ndjekjes së një qasje kryesisht cilësore, një konfirmim i tillë empirik nuk do të bëhejsi rezultat i interpretimit të vlerave numerike të indikatorëve statistikorë që tregojnë shoqërimdomethënës statistikorë ndërmjet variablave të marrë në shqyrtim. Në këto kushte të ndjekjessë një qasje cilësore metodologjike nga punimi, testimi empirik cilësor kërkonte njëprocedurë më të zgjatur dhe një ballafaqim një-për-një të secilës të dhënë empirike tëmbledhur me implikimin-parashikim përkatës. Kjo kushtëzoi që ballafaqimi të zinte më shumëvend për t'i dhënë 'hapësirë' paraqitjes të sa më shumë të dhënave empirike konfirmuese përsecilin implikim-parashikim, madje edhe duke ndryshuar llojin e të dhënave konfirmuese nëfunksion të rritjes sa më të ndjeshme të besueshmërisë që sillnin ato te shkalla e konfirmimittë implikimeve-parashikim përkatës. Në fund të çdo ballafaqimi u bë një sintezë koment tëtipareve kryesore që shfaqeshin gjatë tij. Ballafaqimi u bë sipas të dhënave t grumbulluara

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

8

nga burimet mediatike e botimet, ashtu edhe nga ato të siguruara nëpërmjet intervistave mestudjues e persona 'kyç'.Nga ballafaqimi i të gjithë të dhënave me implikimet - parashikim përkatës del që ka njëkonfimim mjaft të besueshëm për shkak të numrit të lartë të të dhënave konfirmuese dhelarmisë së tyre. Kjo i jep të drejtë punimit doktoral që, si përfundim, t'i propozojë bashkësisësë studiuesve socialë dhe, në veçanti, të atyre të shkencave të komunikimit që ta konsiderojëhipotezën e dhënë në këtë punim doktoral si zgjidhje të pjesëshme të pranueshme të problemitkërkimor që ai ka identifikuar. Për më tepër, punimi sugjeron një ndr rrugët për thellimin emëtejshëm të studimit të këtij problemi, ndjekjen e një qasje të tipit cilësoro-sasior, sepse kjodo të mundësonte shfrytëzimin e mjeteve që ofron testimi statistikor i hipotezës bazë tëstudimit. Në kreun e shtatë trajtohen përfundimet dhe rekomandimet që pasojnë këtë studimdoktoral.

Pritshmëritë e punimit të doktoraturës:Ky punim pritej të nxirrte në pah: Arsyen e vërtetë pse shteti e likuidoi totalisht fenë; mjetetme të cilat u krye reprezalja e pashembullt ndaj fesë; si ishte organizuar dhe si funksionoipropaganda antifetare në regjimin totalitar; cili ishte roli i medias në këtë propagandë dhepse u kap feja si element. Në këtë punim doktoral pritej të paraqitej një periudhë pak e njohurpër shqiptarët, ku do të risilleshin metodat sesi pushteti dhe shteti komunist organizoi, poredhe veproi deri në zhdukje të klerit dhe institucioneve fetare; mënyrën sesi u zhvillua luftandaj fesë, të cilën pushteti e konsideronte zakon prapanik, vjetërsirë, kalbësirë dhe ideologjishkatërrimtare; ndërtimin e njeriut të ri jofetar, shpikje dhe frymëzim i pushtetit për masatpopullore me qëllim për të ndikuar dhe orientuar deri në detyrim edhe modelet e sjelljeve dhekrejt jetën në sistemin totalitar shqiptar.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

9

FJALËT KYÇE

Këto fjalë janë paraqitur me një shpjegim që i korespondon kuptimit me të cilin ato janë

përdorur gjatë periudhës së regjimit komunist shqiptar. Një zgjedhje e tillë kushtëzohet nga

përdorimi i tyre në punim në kontekstin kohor të kësaj periudhe dhe i bindet kërkesës së

përdorimit me besnikëri të tyre. Në kohën e tanishme përdorimi i i një pjese të tyre si fjalor

për të karakterizuar dukuritë sociale nuk do të ishte i përshtatshëm, por ai vlen për të

paraqitur situatën në regjimin komunist të asaj periudhe.

Agjitacion - Veprimtari me gojë ose me shkrim, që ka për qëllim përhapjen dhe ngulitjen eideve e të parullave politike në masat e gjera të popullit, për të ndikuar tek ata e për t'i vënënë lëvizje.

Ateizëm - Mohimi i qenies së çfarëdo perëndie, të hequrit dorë nga çdo besim fetar; të qenëtateist.

Besim - Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe përkatësia zyrtare në të. Besimifetar (i krishterë, mysliman).

Borgjez - Pjesëtar i klasës borgjeze; pronar kapitalist që shfrytëzon punëtorët dhe punonjësite tjerë. Borgjez i vogël, pjesëtar i shtresës së pronarëve të vegjël.

Botëkuptim - Tërësia e pikëpamjeve të njeriut për botën që e rrethon, sistemi i pikëpamjeveqë ka njeriu për jetën, për natyrën dhe për shoqërinë; të kuptuarit e botës, të realitetit.

Demaskim - Zbuloj dhe nxjerr hapur para të gjithëve fytyrën e vërtetë të dikujt, qëllimet dheplanet e fshehta, pikëpamjet dhe mendimet e gabuara ose armiqësore të tij; nxjerr në sheshanët e dobëta të dikujt a të diçkaje, ia zbuloj fytyrën e vërtetë.

Diktaturë - Pushtet i pakufizuar shtetëror, që shpreh dhe mbron interesat e klasës sunduesedhe që ushtrohet me dhunë nga një njeri ose nga një grup njerëzish; pushteti i diktatorit.

Feudalizëm - Rend ekonomiko-shoqëror pas skllavopronarisë, që mbështetet në pronësinë efeudalit mbi mjetet e prodhimit, në pronësinë jo të plotë të tij mbi bujkrobërit dhe në tëdrejtën për të ushtruar pushtetin politik në tokat e tij.

Hoxhë - Titull që u jepet klerikëve myslimanë; ai që ka këtë titull dhe që vishet me xhybe eme çallmë dhe që kryen shërbimet fetare (në vendet ku vepron feja myslimane).

Internim - Dënim sipas të cilit i dënuari është i detyruar të qëndrojë në një vend të caktuar(në një fshat, qytet, krahinë etj.) për një kohë të caktuar, pa pasur të drejtë të largohet qëandej.

Ideologji - Sistem idesh e pikëpamjesh politike, filozofike, juridike, estetike, morale e fetare,që shprehin interesat, qëndrimin dhe kërkesat e një klase, të një grupi shoqëror, të një partie,të një sistemi politiko-shoqëror etj., si pjesë e superstrukturës dhe që pasqyrojnë, në fund tëfundit, marrëdhëniet ekonomike; botëkuptim.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

10

Imperialist - Kapitalist ose veprimtar politik a shoqëror në shtetet e mëdha kapitaliste qëndjek dhe vë në jetë politikën e imperializmit. Imperialistët amerikanë (anglezë, gjermanë,japonezë). Synimet (qëllimet) e imperialistëve.

Klasë - Grup i madh njerëzish, që dallohen nga vendi që zënë në një sistem historikisht tëcaktuar të prodhimit shoqëror, nga marrëdhëniet që kanë me mjetet e prodhimit, nga roli ityre në organizimin shoqëror të punës, nga mënyra sesi e marrin pjesën e pasurisë shoqëroreqë zotërojnë dhe nga sasia e pjesës që marrin. Klasë shoqërore. Klasa punëtore (fshatare).Klasë revolucionare. Armiku i klasës.

Klerikë - Të gjithë ata që kryejnë shërbime fetare dhe që kanë detyra të ndryshme fetare.

Komunizëm - Rendi ekonomiko-shoqëror më i lartë, që vjen pas kapitalizmit, pas fitores sërevolucionit proletar dhe pas vendosjes së diktaturës së proletariatit, ku sundon plotësishtprona e përbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe ku është zhdukur shfrytëzimi i njeriut prejnjeriut dhe shtypja kombëtare.

Kushtetutë - Ligji themelor i një shteti, që përcakton rendin politik dhe ekonomik e shoqërortë tij, sistemin e zgjedhjeve, organet e larta dhe lokale të pushtetit shtetëror e të administratësshtetërore, organizimin e mbrojtjes së vendit e të forcave të armatosura, të gjykatave e tëprokurorisë si edhe të drejtat dhe detyrat themelore të shtetasve.

Kuran - Libër që përmban dogmat e fesë myslimane dhe legjenda të ndryshme mitike.

Leninizëm - Marksizmi i epokës së imperializmit dhe të revolucioneve proletare, teoria dhetaktika e revolucionit proletar në përgjithësi dhe teoria dhe taktika e diktaturës së proletariatitnë veçanti; zhvillimi i mëtejshëm i marksizmit nga V. I. Lenini dhe zbatimi i tij në kushtet eimperializmit e të revolucionit proletar. Idetë e leninizmit.

Marksizëm - Doktrinë revolucionare e klasës punëtore, e krijuar nga K. Marksi dhe F.Engelsi, shkenca mbi revolucionin e masave të shtypura e të shfrytëzuara dhe mbi diktaturëne proletariatit, mbi fitoren e socializmit e të komunizmit në të gjithë botën; shkencamaterialiste dialektike për ligjet e përgjithshme të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë dhe tëmendimit njerëzor.

Influencë - Autoriteti që ka dikush mbi dikë, forca e pushtetit. Njeri me ndikim të madh.

Obskurantizëm - Qëndrim reaksionar, mohues, pengues e armiqësor, të cilin e mbajnë klasatshfrytëzuese dhe kleri kundër përhapjes së arsimit e të kulturës në masat e gjera populloredhe në përgjithësi kundër shkencës, diturisë e përparimit të njerëzimit. Obskurantizmimesjetar (feudo-borgjez). Obskurantizmi fetar (klerikal).

Opium - Diçka që turbullon mendjen a ndërgjegjen e njeriut, ajo që pengon njeriun t'i shohëgjërat ashtu siç janë. Opiumi i fesë. Opiumi i propagandës borgjeze e revizioniste. Feja ështëopium për popullin.

Parti - Reparti pararojë dhe i organizuar i klasës punëtore, që e udhëheq atë drejt fitores sërevolucionit proletar dhe për ndërtimin e shoqërisë socialiste e komuniste, që ka në themel tëtë gjithë veprimtarisë së saj idetë e marksizmit. Parti komuniste. Parti marksiste.

Paragjykim - Mendim i gabuar dhe i pambështetur, i ngulitur nga njohja jo e plotë edukurive të botës dhe e shkaqeve të tyre, nga i cili niset dikush në gjykimet e në veprimet e tij

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

11

në kundërshtim me dijen dhe arsyen; pikëpamje a qëndrim, që formohet si shprehi nënndikimin e shoqërisë e të mjedisit dhe jo nga njohja ose përvoja e jetës.

Socializëm - Rend shoqëror që vendoset pas përmbysjes së borgjezisë e të klasave të tjerashfrytëzuese me anë të revolucionit proletar, që mbështetet në diktaturën e proletariatit, që kasi bazë të marrëdhënieve në prodhim pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit dhe që zhdukshfrytëzimin e njeriut nga njeriu, duke zbatuar parimin «nga secili sipas aftësive, secilit sipaspunës»; faza e parë e komunizmit.

Propagandë - Veprimtari e gjerë, që zhvillohet me anë të shtypit, të radios, të fjalimeve etj.për të përhapur dhe për të ngulitur në masat një doktrinë a një ide të caktuar, dije të caktuaraetj., për t'i bindur dhe për t'i mobilizuar ato për diçka etj.

Proletar - Që zhduk pronën private mbi mjetet e prodhimit dhe e shndërron atë në pronë të tëgjithë shoqërisë, që shkul nga rrënjët shfrytëzimin e njeriut nga njeriu dhe e vë proletariatinnë krye të pushtetit shtetëror; që është në dobi të proletariatit, që u shërben qëllimeve tëproletariatit. Revolucion proletar. Diktaturë proletare.

Prift - Titulli fetar më i thjeshtë në kishën e krishterë; ai që mban këtë titull kryen shërbesat ezakonshme.

Reaksionar - Pjesëtar i forcave të reaksionit, kundërrevolucionar; ai që përkrah dhe mbështetreaksionin; kundërshtar i përparimit shoqëror ose kulturor, përkrahës i prapambetjes.

Regjim - Sistemi shtetëror për qeverisjen e një vendi; mënyra e drejtimit dhe e organizimitpolitik, ekonomik dhe shoqëror në një shtet. Regjim socialist (popullor, demokratik,përparimtar).

Revizionizëm - Rrymë ideologjike e politike borgjeze, oportuniste e antimarksiste, që lindinë fund të shekullit XIX në gjirin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe që u përpoq tërishikonte bazat dhe parimet themelore revolucionare të marksizmit dhe t'i zëvendësonte atome teori reaksionare e antishkencore, të cilat kanë për qëllim të përjetësojnë sundimin ekapitalizmit.

Revolucionar - Ai që merr pjesë gjallërisht në një lëvizje ose në luftë revolucionare; ai që ikushtohet tërësisht çështjes së revolucionit. Luftëtar i paepur dhe i vendosur për ta çuar derinë fund çështjen e klasës punëtore dhe të partisë së saj në çdo fushë të jetës.

Shtypi - Tërësia e gazetave, e revistave dhe e botimeve të tjera që dalin rregullisht çdo ditë,çdo javë, çdo muaj a disa herë në vit. Shtypi i përditshëm (periodik). Shtypi qendror (lokal).Shtypi komunist (përparimtar). Shtypi ilegal. Shtypi i huaj. Shtypi letrar (shkencor, ushtarak,pedagogjik).

Totalitarizëm - Përbën një mendim, ai shprehet përmes një logjike shoqërore të caktuar,përbën një konfigurim të veçantë shpikjeje dhe përligjje të një strukture të caktuar të sëvërtetës dhe të një grupi të veçantë të pandryshueshmesh të ndërkuptuari.

Ungjill - Secili nga katër librat e pjesës së dytë të biblës, të ashtuquajtur «Dhiata e re», si dheçdo libër tjetër i ngjashëm me ta, ku tregohen legjendat, mitet e trillimet për lindjen dhepërhapjen e krishterimit dhe ku jepen elementet themelore të dogmës së krishterë.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

12

FALENDERIME

Në këtë ditë të veçantë për mua dua të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan, më

mbështetën dhe më inkurajuan në kryerjen e këtij kërkimi shkencor. Në radhë të parë dua të

falënderoj udhëheqësin tim shkencor, Prof.As.Dr Bashkim Gjergjin i cili përgjatë gjithë

kohës së përgatitjes së kërkimit shkencor dhe hulumtimit specifik, me këshilloi, më drejtoi,

më orientoi vazhdimisht për çështje të ndryshme dhe për specifika hulumtuese në varësi të

çështjes në shqyrtim. Falënderoj dhe çmoj ndihmën e Departamentit të Gazetarisë dhe

Komunikimit në Fakultetin e Histori Filologjisë në Universitetin e Tiranës, të gjithë

pedagogët që me kanë dhënë mësim përgjatë studimeve të mia të Bachelorit, Masterit dhe

Doktoraturës. U jam përjetësisht mirënjohës për dijen e dhënë, respektin e treguar,

gatishmërinë për të më ndihmuar dhe për gjithçka tjetër.

Dua të falënderoj të gjithë studiuesit, gazetarët, analistët si edhe përfaqësuesit e komuniteteve

fetare të cilët gjetën kohë dhe nuk ngurruan për asnjë moment që të më asistonin në këtë

sipërmarrje të vështirë. Ndihma e tyre ishte shumë e rëndësishme në përmbylljen me sukses

të punimit doktoral me temë: “Roli i medias në propagandën ateiste në periudhën totalitare”.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

XIII

HYRJE

Ky studim doktoral i vuri si qëllim vetes që të hulumtonte në një nivel kryesisht

cilësor marrëdhëniet e medias dhe, më gjerë, të shtetit komunist shqiptar me fenë në

periudhën 1945-1990. Një tematikë e tillë nuk ishte shumë e rrahur nga studimet e nivelit të

monografisë dhe të tezave doktorale, ndaj zgjodhëm që të në fokus të këtij studimi të

përqëndrohemi në këtë tematikë kërkimore duke shpresuar që me të të japim një ndihmesë

sado modeste për të mbushur 'boshllëkun' që ekzistonte në literaturën shkencore që trajton

këtë problematikë. Për më tepër, synohej që ndihmesa të mishërohej në veçanti në realizimin

e këtij studimi hulumtues që ka ndjekur një qasje kryesisht cilësore të marrëdhënieve të

shtetit komunist me fenë nën një konceptim epistemologjiko-metodologjik të racionalizmit

kritik që e kapërcen modën e sotme 'shterpe' të metodologjisë pozitiviste.

Pra, qasja kryesore metodologjike nuk ishte vetëm ajo kryesisht cilësore. Në

udhëkryqin, apo dilemën historike, se cili do të ishte konceptimi mbi shkencën dhe rrugët e

bërjes së saj, ky punim doktoral ndoqi jo qasjen metodologjike pozitiviste, por qasjen

metodologjike të racionalizmit kritik që ka si përfaqësues kryesor filozofin e shquar të

shkencës, Karl R.Popper. Pikërisht kjo skemë metodologjike u zbatua për të realizuar

hulumtimin në kuadrin e këtij punimi doktoral dhe ajo është paraqitur në ndarjen teorike të

metodologjisë së punimit në kreun e IV-të.

Për realizimin e kësaj skeme metodologjike të kërkimit, paraprakisht ishte e

nevojshme që të shqyrtoheshin konceptet e ndryshme që lidheshin me problemin kërkimor

dhe që mund të përfshiheshin me gjasë në zgjidhjen që do t'i jepej atij në trajtë hipoteze. Ky

shqyrtim do të prekte koncepte që lidheshin me besimet fetare dhe me tiparet e regjimeve

totalitare që i luftojnë ato. Ai do të paraqiste shkurtimisht edhe modelet që shpjegojnë

raportet e shteteve komuniste me ideologjinë dhe institucionet fetare, në mënyrë që hipoteza e

propozuar dhe e testuar në kuadrin e këtij punimi doktoral të ngrihej e vendosej natyrshëm në

një 'sfond' teorik ekzistues. Trajtimi në fjalë është realizuar në shtjellimin e paraqitur në kreun

e II-të të punimit doktoral.

Në vijim, në kreun e III-të të kësaj teze doktorature, u trajtuan dy momente shumë të

rëndësishme që lidhen me temën e saj. Më konkretisht u shtjellua vendi dhe roli i medias

gjatë regjimit komunist veçanërisht në luftën që ai zhvilloi kundër fesë në kuadrin e të

ashtuquajturit ‘edukim marksist-leninist të masave’. Më tej, u nxorrën në pah tiparet e

propagandës që zhvilloi kundër fesë kjo media në periudhën e regjimit komunist.

Në këtë punim doktoral, te kreu i V-t, parashtrohet analiza e të dhënave që testojnë

empirikisht në mënyrë cilësore implikimet e deduktuara nga zgjidhja e propozuar për

problemin kërkimor të identifikuar në këtë punim doktoral. Aty është realizuar ballafaqimi i

thënieve të tipit parashikim (‘Nëse …, atëhere …’), që jepen nga secili prej implikimeve të

nxjerra logjikisht (deduktuara) nga zgjidhja e problemit (e propozuar në trajtë hipoteze), me

një numur të konsiderueshëm dhe të larmishëm thëniesh, të cilat dalin nga burime të

ndryshme empirike (botime, gazeta, revista dhe intervista) dhe konstatojnë ndodhjen e

ngjarjes që parashikohet në kuadrin e këtyre implikimeve. Pra, testi empirik i hipotezës së

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

XIV

punimit reduktohet, në thelb, në një krahasim të thënieve që japin një parashikim teorik të

ndodhjes së mundshme të një ngjarjeje (implikimet përkatëse të deduktuara nga hipoteza), me

një thënie që konstaton empirikisht ndodhjen ose jo të asaj ngjarje të parashikuar teorikisht.

Ndërsa në kreun e VI-të dhe të fundit të këtij punimi doktoral, janë paraqitur

përfundimet dhe rekomandimet që dalin nga shqyrtimi i të dhënave të testimit empirik të

hipotezës të siguruara sa nga burimet mediatike dhe botimet, aq edhe nga intervistat me

studiues dhe persona 'kyç' të ndryshëm.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

15

KREU I PARË

1.1 Tradita shqiptare e raportit midis shtetit dhe fesë (1912-1944)

Për fokusin e zgjedhur në këtë studim doktoral, i cili përqëndrohet në marrëdhëniet e

shtetit dhe shoqërisë komuniste me ideologjinë dhe klerin fetar në periudhën 1945-1990, u pa

e arsyeshme që të shqyrtohej trashëgimia e marrëdhënieve të shtetit shqiptar me fenë në

periudhën kohore pararendëse (1912-1944), për shkak të ndikimeve të mundshme në kuadrin

e sfondit kontekstual historiko-kulturor. Pritshmënia ishte që raporti i shtetit me fenë në

regjimin zogollian, i cili mund të konsiderohet, të paktën, si një regjim autoritarist me nuanca

diktatoriale, të kishte shërbyer si një pararendës i asaj marrëdhënie armiqësore që ndërtoi

shteti komunist në periudhën kohore mbas Luftës së Dytë Botërore. Pra, një shqyrtim historik

i marrëdhënieve shtet shqiptar – fe para regjimit komunist do t'i shërbente kuptimit më të

thellë të atij qëndrimi armiqësore të shtetit komunist ndaj fesë, që shkoi deri në aktin më

ekstrem, pa precedent në diktaturat e tjera, të ndalimit të saj me Kushtetutë. Në këtë mënyrë

metoda e shqyrtimit historik iu bashkangjit metodave të tjera që u përdorën në kuadrin

metodologjik të realizimit të hulumtimit në këtë studim doktoral.

Që pas shpalljes së pavarësisë më 1912 e deri në vitin 1945, marrëdhëniet e shtetit me

fenë të paktën në letër kanë qenë të ndara. Qeveria e Vlorës më 4 dhjetor 1912 shpalli

asnjanësinë në çështjet e besimit fetar. Statuti organik i vendosur për Shqipërinë nga Fuqitë e

Mëdha nëpërmjet Konferencës së Ambasadorëve më 1913, sanksionoi parimet e ndarjes së

shtetit nga çështja e fesë. “Laicizmi shqiptar është një dukuri që afirmohet bashkë me lindjen

e shtetit shqiptar 1912”1.

Edhe Statuti i Shtetit shqiptar i vitit 1922 sanksiononte se shteti shqiptar nuk ka fe

zyrtare dhe se liria e besimit dhe ushtrimit të fesë është e mbrojtur dhe siguruar nga shteti.

Klerikët patriotë të të gjitha feve, pas shpalljes së pavarësisë, luftuan fort përpjekjet për

identifikimin që i bënin fesë me kombësinë qarqe të caktuara politike me prirje shoviniste.

Problemi i rindërtimit të shtetit të ri shqiptar, formimi i institucioneve dhe forcimi i themeleve

të një shteti të sapo krijuar ishte misioni i klerikëve të të gjitha feve, të cilët morën pjesë

aktivisht në jetën shoqërore e politike të vendit. Në veçanti, ata katolikë, të cilët në rastin e

ardhjes së Princ Vidit panë një shpëtim për vendin. Dita e ardhjes së Princit do të ishte një

ditë e madhe për kombin shqiptar, sipas Fishtës, pasi po vinte ai që kishte për ta rregulluar e

sistemuar popullin shqiptar. Më e rëndësishmja dhe themelorja, sipas Fishtës, në këto dy

shikime dilte formimi dhe përdorimi i një statuti bazë si ligji që drejton shtetin. Gëzimi dhe

përkrahja ishte maksimale dhe dukej qartë edhe në citimet e përdorura nga shtypi i kohës, të

sjella në vijim.

1 Fondacioni zgjidhja e konflikteve dhe pajtimi i mosmarrëveshjeve, (2010), Rrugë drejtë dialogut ndërfetar në

Shqipëri, f. 55.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

16

“Kaa shqypni kaa. Shqypnija u ba mretni vetëm prej Evropet, e jo prej noj veprimit të

vedit, por për me gjallnue e për me gzue duhet me veprue. M dashtë me e majtë n jetë

mretninë tonë të shqypnijes lypet qi qeveria posa e ndërtueme, do të jetë e pamvarme e as

s’do të jetë e detyruese me i dhanë arsye kërkujt për punët e veta, pose mretit tonë dhe

kombit”2

Ardhjen e Princ Vidit si mbret, klerikët katolikë e personifikonin me rilindjen e shtetit

të së drejtës në Shqipëri dhe me vendosjen e një rregulli të gjithmbarshëm. Vetëm mbreti

Vilhelm Vid mund ta shpëtonte një vend si Shqipëria që vinte me ato trazira dhe mbas një

robërie 500 vjeçare osmane. Me të, Shqipëria do të bëhej dhe do të ecte sa më larg në rrugën

e zhvillimit dhe të përparimit të kombit dhe të shoqërisë shqiptare. Ardhja e mbretit pritej në

atë kohë me shumë entuziazëm dhe pëlqim, pasi tek ai vareshin shpresat e kombit dhe të

rindërtimit të shtetit të brishtë dhe të administratës shtetërore shqiptare. Ky shtet, sipas

Fishtës, do të ndërtohej dhe nuk do të ishte i detyruar që të jepte llogari tek askush, veç do të

punonte me ç’të mundej për një zhvillim dhe përparim të shtetit shqiptar.

Edhe kushtetuta e monarkisë zogiste më 1929 sanksiononte ndarjen e shtetit nga feja,

karakterin laik të shtetit, dhe me ligjin fetar zvogëlohej roli i fesë përtej sferës fetare. Në çdo

reformë që ndërmerrte Zogu kishte si parim kombëtarizimin e fesë dhe aspekteve të

ndryshme të jetës së vendit. “Simbolet e shenjta shqiptare nuk ishin më kryqi dhe

gjysmëhëna, por flamuri dhe mbreti”3.

Kundër ligjeve të Zogut në lidhje me fenë doli kleri katolik, i cili kundërshtonte

mosvarësinë nga selia e shenjtë. “Komuniteti katolik kundërshtoi me motivin se cënonte të

drejtën ekskluzive të Papës në emërimin e funksionarëve klerikë dhe se përjashtonte klerin

dhe kishën nga e drejta e arsimimit privat fetar”4. Zogu synonte me çdo kusht që të

zvogëlonte rolin dhe ndikimin e fesë në shoqëri. Një përpjekje e tillë binte ndesh me atë

situatë politike që ishte në Shqipëri në periudhën që i parapriu ardhjes së Zogut në pushtet me

synimet e tij për të vendosur një regjim autoritar që të mund të kontrollonte të gjithë aktorët

socialë e politik të vendit.

Siç del edhe nga një studim i De la Roka-s, lidhur me shtypin shqiptar të asaj kohe

kemi konsideratat në vijim.

“Periudha nga viti 1921-1924 është periudha më demokratike në historinë Shqiptare,

bëri që revista të karakterizohet nga një aksion i fuqishëm dhe i gjallë për mbështetjen e

forcave më të shëndetshme të kombit. Shqetësimi i këtij shtypi në këtë periudhë ishte që të

ruhej vendi dhe shteti i sapo formuar nga të këqijat e jashtme dhe veçanërisht nga ato të

brëndshmet. Në shkrimet që bënin në këtë kohë katolikët përmendeshin Pushteti ekzekutiv,

2 Hylli i Dritës. Viti 1914, Titulli : Koha e re n ‘shqpnije, nr: 6, f. 169.

3 Jacques, E., (1995), Shqiptarët (Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme), Kartë e Pendë,

f. 439.

4 Hysi, Sh., (2006), Histori e komuniteteve fetare shqiptare, Mësonjëtorja, f.198.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

17

legjislativ dhe jepeshin ide se si mund që këto pushtete të funksiononin për të mirën e kombit

dhe në ruajtjen e shtetit të ri dhe në dobi të forcimit të këtij shteti të sapo krijuar”5.

Në shkrimet që botoheshin në organet e shtypit të asaj kohe, kërkohej përgatitja

demokratike e qytetarit, kërkohej uniteti i kombit, i shoqërisë, dhe rilindja shpirtërore e

individit. Në këto shkrime problemet në fjalë trajtoheshin me argumenta të ndryshëm si

kulturorë, pedagogjikë, shkollorë etj. Por, në këto organe, botoheshin edhe shkrime që

paraqisnin vlera, duke trajtuar dhe folur për traditat, zakonet dhe shkencën. Kërkohej dhe

theksohej nxjerrja në pah e vlerave të së shkuarës me qëllim për të përmirësuar të tashmen.

Në kohën që në Shqipëri mbretëronte Ahmet Zogu, por jo vetëm në këtë periudhë,

kleri katolik kryesisht ka qenë gjithonë në pozitat e sulmit ndaj pushtetit në ato raste kur

gjërat në Shqipëri nuk shkonin përsëmbari dhe kjo padyshim shkaktonte reagime dhe

kundërpërgjigje të forta, gjithmonë nga qeveria në pushtet. Kështu, siç thekson një studiues

shqiptar, “Një reagim të fortë në atë kohë bëri edhe sistemi zogist që menjëherë pas

shkrimeve që botonin klerikët katolike në të përjavshmet apo të përmuajshmet e tyre, bëri që

Zogu të shpallte me anë të një dekreti të posaçëm mbylljen e të gjitha shkollave katolike në

mbarë vendin më 1933, por të hapura pas tre vitesh. Kleri katolik dhe kryesisht me anë të

shtypi të tij ishte gjithmonë shumë i pranishëm në jetën e shqiptarëve dhe në momentet më

delikate”6.

Kleri dhe shtypi i drejtuar prej tij bënin përpjekje për bashkimin e shqiptarëve në një

forcë të vetme, bashkimin e kishave dhe të popullit shqiptar. Pjestarët e klerit katolik, me anë

të shtypit të tij dhe personalisht, kanë dhënë një ndihmesë të madhe të jashtëzakonshme dhe

të vazhdueshme, me mish dhe me shpirt për pavarësinë e vendit dhe ruajtjen e integritetit të

tij. Kleri katolik ka qenë vazhdimisht përkrahës i regjimit të Nolit dhe jo përkrah qeverisë së

Ahmet Zogut. Këtë e konfirmon edhe studjuesi De La Roka, i cili thekson se:

“Gjatë sundimit të Zogut (1924-1939), u krye një revolucion në sens modernizimi të

raportit në mes shoqërisë civile dhe besimeve fetare, koherente me novacionet e përgjithshme

të realizuara në shoqërinë shqiptare. Objektivi kryesor i mbretit ishte 'të vinte bashkësitë

fetare nën kontrollin e shtetit, duke i bërë partizanë të rendit të ri.' Formalisht ishte shpallur

ndarja e Kishës nga shteti, madje neni 39 i Kushtetutës së vitit 1920, përcaktonte respektimin

e të gjitha feve e besimeve, të cilave nuk u lejohej në asnjë mënyrë të ndiqnin synime politike

dhe shpallte parimin e një shteti laik, që nuk njihte asnjë fe si fe të shtetit dhe deklaronte

mospërzierjen në punët e fesë e barazinë e tyre”7.

Politika e shtetit ndaj tri besimeve fetare të vendit, në fakt, përputhej me qëndrimin

dhe interesat e sovranit, indiferent ndaj fesë dhe i barazlarguar nga të gjitha besimet fetare.

Por, sa hipën Zogu në pushtet, në fund të 1922-së, ai u kujdes të marrë masa kundër

5 De La Roka, Roberto M., (2006), Kombi dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Elena Gjika, f. 125.

6 Mirdita, Z., (1998), “Krishtërimi ndër Shqiptarë”, Drita, Prizren, f. 202.

7 De La Roka, Roberto M., (2006), Kombi dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Elena Gjika, f. 145.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

18

katolikëve shqiptarë, të cilët në përgjithësi nuk kanë qenë përkrahës të tij, madje dhe kishte në

rradhët e tyre disa kundërshtarë të vendosur. Zogu mbylli disa shkolla katolike dhe pushoi

nga punët shtetërore, xhandarë, nëpunës dhe funksionarë katolikë. Reagimi i bashkësisë

katolike në fillim ishte i zbehtë. Kështu, në parlamentin shqiptar dy nga përfaqësuesit e saj

më në zë, patër Fishta dhe Ndre Mjeda, vëlla i argjipeshkvit, as që i kundërshtuan masat e

Zogut dhe më së fundi i miratuan ato. Por, pak nga pak, ipekshvij e besimtarë u mobilizuan.

Në prill 1923 lëvizja midis katolikëve ishte në kulm: U krijua një Lidhje për mbrojtjen e

interesave të pakicës; doli numri i parë i gazetës 'Ora e Maleve', opozitare ndaj qeverisë së

Zogut, drejtimi i së cilës iu besua Luigj Gurakuqit dhe që shpërndahej edhe të dyert e

kishave. Opozita e katolikëve kundër Zogut u kanalizua në përleshjen politike më të

përgjithshme që u zhvilluan gjatë viteve 1923 dhe 1924 dhe që gjetën hapësirë në lëvizjen

revolucionare, e cila pas pak kohe përmbysi fillesat e diktaturës zogiste. Në fillim të viteve

’20, duke theksuar kontributin dhënë në luftën për pavarësi nga qyteti i Shkodrës, katolikët

kërkonin që Shkodra të ishte kryeqyteti i Shtetit të ri shqiptar. Ipeshkvijtë shqiptarë i

deklaronin me krenari Zogut: “Gjithmonë katolikë, gjithmonë shqiptarë”!

Politika e Zogut ndaj bashkësive fetare të ndryshme u ushqye me metoda të ngjashme

me ato të përdorura në sektorët e tjerë të jetës publike. Objektivi ishte që bashkësitë fetare të

viheshin nën kontrollin e shtetit, duke i shndërruar në përkrahëse të rendit të ri. Nën regjimin

zogist nuk ekzistonte një fe zyrtare dhe, ndonëse formalisht ndarja e shtetit nga kisha ishte e

prerë, megjithatë presionet qeveritare mbi bashkësitë fetare ishin shumë të forta. Zogu ndoqi

një politikë laicizmi, që synonte të pakësonte ndikimin e feve të ndryshme brenda vendit.

Njëkohësisht u përpoq që ato të vareshin nga pushteti shtetëror, i cili merrte përsipër rolin e

garantit të feve të ndryshme. Ndërsa në mbylljen e shkollave private u mbërrit vetëm më

1939. Duhet thënë se gjatë viteve të monarkisë, Zogu nuk i respektoi plotësisht ligjet për

bashkësitë fetare. Në rastin e veçantë të katolikëve, ato në shumicën e rasteve u injoruan. Në

të vërtetë katolikët, ndryshe nga myslimanët dhe ortodoksët, refuzuan t'i nënshtroheshin

shtetit, sikundër vendoste dekreti i lartpërmendur i 16 Korrikut 1929 për formimin e

bashkësive fetare të njohura zyrtarisht. Kjo sillte heqjen dorë nga ana e katolikëve nga statusi

i të qenurit një personalitet juridik, të cilin besimet e tjera fetare shqiptare e kishin fituar duke

pranuar dekretin. Selia e Shenjtë vazhdoi të kishte me katolikët shqiptarë jo vetëm lidhje

shpirtërore, por edhe administrative e financiare, ndërsa elementët jo shqiptarë vazhduan të

ishin të pranishëm në klerin katolik që vepronte në Shqipëri.

Ndjenja e shqiptarisë brymosej sa më fort me qëllim eklipsimin e ndasive fetare dhe

forcimin e unitetit të kombit. Zogu e konceptoi fenë si element në duart e klerikëve shqiptar

me qëllim shmnagien nga përçarjet dhe bashkimin kombëtar. Siç thekson një historian i huaj,

“Nga xhamitë dhe kishat kërkohej që të punonin si shërbëtorë të shtetit, kurse kleri patriot i të

gjitha besimeve të predikonte ungjillin e shqiptarisë”8. Në veçanti, vlen që të theksohet se,

përkundër faktit që Kleri katolik shqiptar ka qenë më i diskriminuar dhe, herë pas here, edhe

objekt i goditjeve nga ana e shtetit shqiptar, ky kler ka dhënë një ndihmesë të veçantë në

8 Jacques, E., (1995), Shqiptarët (Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme), Kartë e Pendë,

f. 441.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

19

kuadër të përpjekjeve për bashkim dhe çlirim kombëtar. Kleri katolik me veprimtarinë e tij

publicistike dhe atdhetare ka qenë historikisht një 'urë lidhëse' e fuqishëm mes Shqipërisë dhe

perëndimit dhe e përcjelljes së frymës së tij në Shqipëri. Kleri katolik ka dhënë një ndihmesë

të fuqishme edhe në zhvillimin e kulturës kombëtare, arsimit dhe zhvillimit të vetëdijes

kombëtare. Jo vetëm me veprimtarinë e tyre letrare, publicistike, por edhe atë politike e

kulturore, klerikët katolikë u bënë pjesë e rëndësishme e luftës së popullit shqiptar për

shkëputjen nga sundimi osman dhe në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor

1912.

Themelimi i shtetit të pavarur shqiptar pati një rëndësi të madhe në historinë e

shqiptarëve. Sigurimi i një vendimi pozitiv për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë u bë boshti

i përpjekjeve të përfaqësuesve të segmenteve kryesore politike të shoqërisë shqiptare të

kohës, një gjë të tillë klerikët e bënë edhe jehonë në të përmuajshmet apo të përjavshmet që

në atë kohë drejtonin. Kleri fetar në Shqipëri, kryesisht ai katolik dha një ndihmesë të veçantë

në përhapjen e ideve kombëtare dhe nxitjen e lëvizjeve kryengritëse për një shtet të pavarur.

Këtë e konfirmojnë edhe punimet e mbajtura në një simpozium ndërkombëtar në vitin 1999,

ku midis të tjerave, theksohej se “Puna dhe përpjekjet diplomatike të Imzot Bumçit dhe të

sekretarit të delegacionit shqiptar në Paris Atë Gjergj Fishtës për të mbrojtur çështjen

kombëtare në Konferencën e Parisit, veprimtaria e tyre dhe të shumë patriotëve të tjerë

shqiptarë me maturi dhe vendosmëri, përbëjnë një kotribut të çmueshëm në njërin prej

çasteve më të rëndësishme dhe delikate të historisë së popullit shqiptar”9.

Në Shqipëri, marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, kanë qenë

përgjithësisht në harmoni. Ekzistenca e tri besimeve dhe toleranca midis tyre është produkt

historik në Shqipëri kushtëzuar edhe nga bashkësia territoriale, gjuhësore, bashkësia e

traditave etnike e shpirtërore. Nisur nga parimi i nacionalizmit të vërtetë, klerikët patriotë të

të gjitha feve, pas shpalljes së pavarësisë, luftuan fort në identifikimin e armiqve dhe rritjen e

konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Por atdhedashuria dhe solidariteti kombëtar i popullit,

toleranca fetare dhe ideja e bashkimit, bënë dhe patën një rëndësi shumë të madhe në ruajtjen

e stabilitetit në shqipëri. Kleri katolik, si kundërpeshë ndaj Zogut dhe me qëllim zhvillimin e

stabilitetin e vendit, por edhe për shkak të lidhjeve shpirtërore dhe administrative me

Vatikanin, e përkrahu pushtimin e Shqipërisë nga Italia. Ndërsa gjatë luftës së dytë botërore,

u përkujdes që të mos kishte vëllavrasje në Shqipëri, kurse kleri mysliman u rreshtuan kundër

pushtuesve dhe u bë me Lëvizjen Nacional Çlirimtare.

9 Konferenca Ipeshkëvnore e Shqipërisë, simpoziumi ndërkombëtar. Tiranë Nëntor 1999; “Krishtërimi ndër

Shqiptar”, botime Françeskane, Shkodër 2000, fq: 297-299

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

20

1.2 Një vështrim historik i raportit midis shtetit dhe fesë në shoqërinë shqiptare mbas vitit

1944.

Pas 28 nëntorit të vitit 1944, që simbolizon ardhjen e komunistëve si fitimtarë nga

lufta kundër pushtuesve, PKSH-ja ishte e vetmja forcë politike dhe komunistët kontrollonin

Qeverinë Demokratike të Përkohshme, Frontin Nacionalçlirimtar, Ushtrinë, Këshillat

Nacionalçlirimtare. “Fronti Nacionalçlirimtar, i cili drejtohej nga komunistët, pas mbarimit të

luftës gëzonte mbështetje mjaft të gjerë në popull. Vetë komunistët nuk gëzonin ndonjë

popullaritet të madh. Sipas disa statistikave, nga 70 mijë partizanë, vetëm 2800 ishin

komunistë”.10 Komunistët në pushtet nisën një fushatë në popull kundër pluralizmit politik,

duke propaganduar se pluralizmi demokratik borgjez dëmtonte interesat e vendit.

Komunistët me qëllim që të ruanin pushtetin e tyre, filluan të godasin kundërshtarët

potencialë politikë kryesorë, duke i quajtur bashkëpunëtorë të fashizmit dhe armiq të popullit.

Filloi konfiskimi i pasurisë së kundërshtarëve politikë dhe shpronësimet masive të tyre. Më 5

gusht 1945, Fronti Nacionalçlirimtar ndërron emrin në “Fronti Demokratik” me qëllim që

Qeveria e Përkohshme Demokratike, e ardhur nga lufta, të fitonte legjitimitet në vendet

perëndimore. PKSH e ruajti Frontin dhe u kap gjerësisht pas lëvizjes që çliroi Shqipërinë për

shkak se shumica e shqiptarëve ishin bashkuar në luftën antifashiste me Frontin

Nacionalçlirimtar dhe jo me PKSH-në. Qeveria e re e Enver Hoxhës, e gjendur përballë

presionit të vendeve perëndimore për mosnjohje të pushtetit të marrë pa zgjedhje të lira,

caktoi zgjedhjet më 2 dhjetor 1945. “Lideri komunist, Enver Hoxha, shpalli zgjedhjet kur e

kishte plotësisht të sigurt fitoren e partisë që ai drejtonte”.11

Asambleja kushtetuese e vitit 1946, bëri zyrtarisht kalimin e shtetit shqiptar nga

'Monarki' në 'Republikë Popullore', ku në themel ishte synimi i ndërtimit të një shteti stalinist,

siç po ndodhte në Jugosllavi. Në forcimin e pushtetit dhe në zhdukjen e kundërshtarëve,

komunistët përdorën forcë dhe dhunë të pashembullt. Organet e shtetit u mbushën me

komunistë, ndërsa elita politike e pasçlirimit nuk ekzistonte më. Duke qenë aktori i vetëm në

skenën politike shqiptare, në përpjekje për të shtrirë autoritetin e shtetit në të gjithë territorin,

PKSH-ja hasi në kundërshtime, më të theksuara në krahinat veriore të Shqipërisë. Për

qëndrimin antikomunist të popullsisë së Veriut, Valentina Duka rendit disa arsye si:

“Ideologjia komuniste nuk kuptohej prej saj dhe nuk pajtohej me zakonet e tyre lokale.

Qëndrimin e tyre antikomunist e ndihmoi edhe politika projugosllave e komunistëve, pasi për

malësorët e këtyre krahinave, ishte e papranueshme që Kosova t’i lihej armikut shekullor.

Ndikimi i kishës katolike, që ishte një armike e betuar e komunizmit, të cilin ajo e vlerësonte

si herezi. Prirja perëndimore e klerit katolik, gjë që binte ndesh me politikën antiperëndimore

të komunistëve”.12

10 DUKA V., (2007), Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, f. 231.11 Po aty, f. 232.12 DUKA V., (2007), Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, f.235.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

21

Ndonëse në Kushtetutën e vitit 1946 shprehimisht sanksionohej ndarja e shtetit nga

feja, si dhe liria e besimit, komunistët megjithatë sulmuan brutalisht elementë të klerit, të cilët

ishin kundërshtarë të regjimit dhe më pas institucionet fetare. Reforma arsimore zhduku

edukimin fetar në shkolla dhe “shteti e shpalli veten si të vetmin institucion që mund të

kryente edukimin e rinisë, e cila nga ky çast filloi të edukohej me ndjenjën e “dashurisë” dhe

të “besnikërisë ndaj shtetit dhe partisë”.13

Ushtrimi i presionit të regjimit komunist mbi fenë, klerin dhe institucionet fetare nisi si

një proces dhe aksion ideologjik dhe politik gradual. Propaganda e regjimit atë e paraqiste në

media në formë publicistike. Regjimi komunist propogandonte në media mbi

domosdoshmërinë e zhdukjes së fesë, si pengesë për shoqërinë. Instalimi i regjimit komunist

u shoqërua që në fillim e deri në fund me një marrëdhënie të ndërlikuar me besimet fetare.

Shteti komunist përplasej me shumë probleme, ndaj fillimisht nuk e shihte si të përshtatshme

që të përplasej edhe me besimet fetare. Komunistët kërkuan nga pikëpamja ligjore

kushtetuese të kishin një marrëdhënie 'të ftohtë' me fenë, duke synuar ta goditnin atë, si të

thuash, nga 'periferia në qendër'. Shteti komunist me zhdukjen e dogmës fetare synonte ta

zëvëndësonte atë me dogmën politike. Lufta kundër shumëllojshmërisë së ideve u drejtua, në

mënyrë të veçantë ndaj ideologjisë fetare, sepse vetëm zhdukja e saj mund të krijonte kushtet

e nevojshme për 'injektimin' e dogmës politike në një shoqëri shqiptare pa fe. Kështu që,

zhdukja e fesë ishte një hap i menduar dhe i përgatitur që prej ardhjes së komunistëve në

pushtet. Një nga format e përgatitjes ishte edhe përhapja e njohurive ateiste shkencore në

masat e gjera, të cilat momentin e goditjes së klerit dhe institucioneve jo vetëm që ta

përjetonte paqësisht, por edhe të bëhej pjesë aktive e procesit. “Shkollës sonë i takon një rol i

dorës së parë për të formuar botëkuptimin shkencor materialist të rinisë. Rekomandohet

Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës që në punën edukative mësimore të shkollave të

reflektohet menjëherë ky problem”.14 Seksioni i arsimit në çdo rreth të Shqipërisë fillon e

merr një rol të madh në propagandën ateiste dhe veprimtarinë e sistemit diktatorial në

zhdukjen e fesë. Shfaqjet e ndryshme në qendrat e kulturës, botimi i letërsisë ateiste,

shfrytëzimi dhe leximi i literaturës ateiste, zhvillimi i temave të propagandës ateiste

shkencore, ishin tipare të luftës ndaj fesë ku përfshiheshin edhe arsimi e kultura. Shteti

komunist po ndërtonte një shoqëri pa klasa, ndaj nuk e 'kapërdinte' dot ndarjen në besime të

ndryshme fetare. Ndarja fetare e frikësonte pushtetin se mund të dobësonte ndarjen klasore

dhe ekzistenca e katër besimeve fetare ishte frikë për përçarje dhe dobësim të unitetit

kombëtar. Shteti komunist e njihte “pushtetin që ushtronin komunitetet fetare në shoqëri,

prandaj vendosi ta fillonte persekutimin nga individët e veçantë duke i akuzuar ata si

bashkëpunëtorë të fashizmit dhe nazizmit”.15

Në marrëdhëniet mes shtetit dhe fesë u përdor “Komuniteti për çështjet fetare”, që

vepronte si organ pranë Ministrisë së Drejtësisë. “Komuniteti për çështjet fetare” kontrollonte

statutet e komuniteteve fetare dhe rregulloret e tyre fetare që i paraqiteshin Këshillit të

Ministrave për miratim, kontrollonte mesazhet baritore, qarkoret e përgjithshme dhe çdo lloj

dokumenti tjetër publik, të nxjerrë nga komunitetet fetare; propozonte mosqarkullimin e atyre

13 Po aty, f.263.14 AQSh, Fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, nr. 511, viti 1962, d. 7, fl. 3.15 CIMBALO G., (2013), Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Naimi, f. 98.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

22

që ishin në kundërshtim me ligjet e shtetit, kontrollonte buxhetin e komuniteteve, që i

paraqiteshin për miratim Këshillit të Ministrave; shprehte vlerësimet e tij, mbante një

regjistër në të cilin shënohej përbërja e organeve qendrore të komuniteteve fetare dhe

mbaheshin shënimet e nevojshme për të gjitha organet vendore ndihmëse dhe për ato

drejtuese të enteve fetare etj. Nëpërmjet këtij Komiteti, ndihej dora e shtetit që jo vetëm

rregullonte marrëdhëniet mes shtetit dhe fesë, por edhe i kontrollonte ato.

Feja shihej si një pengesë serioze për komunistët në realizimin e modelit të shoqërisë

socialiste. Kjo edhe për arsyen se “Parimi i mëshirës, i faljes, i dashurisë universale, i

mosrezistencës së krishterë ndaj së keqes bien drejtpërdrejt në kundërshtim me parimin e

luftës së klasave, që konsiderohej si zemra e sistemit totalitar, motori i funksionimit të

institucioneve të tij”.16 Në fillim shteti u konfiskoi tokat atyre që kishin bashkëpunuar me

pushtuesin. Pasurinë e tyre ua dha në përdorim fshatarëve, masë kjo që shkaktoi mbështetje

në popull. Goditje mori Kisha Katolike që zotëronte pasuri të shumta si toka, ara të

kultivuara, vreshta, kullota, pyje, sisteme vaditëse, ndërtesa, mullinj, kafshë dhe të holla.

Shteti komunist si formë të zbutjes deri në zbehje të fesë, urdhëroi dëbimin e

klerikëve, që nuk kishin shtetësi shqiptare. Në të njëjtën kohë fajësoi klerikë dhe laikë

shqiptarë si bashkëpunëtorë të pushtuesve dhe kundërshtarë të regjimit. Në Shqipëri po

ndërtohej një shtet diktatorial dhe po ngrihej kulti i udhëheqësit. Feja nuk kishte më vend pasi

“adhurimi i qenieve hyjnore domosdoshmërisht e dobëson forcën adhuruese ndaj idhujve

politikë tokësorë. Energjia psikologjike adhuruese e njeriut harxhohet në drejtim të qiellit dhe

nuk mbërrin te “profetët” falsë, anëtarë të Byrosë Politike, që shfaqen gjithandej me

fotografinë e tyre zyrtare, që radhiten në tribuna manifestimesh për të pritur brohoritjet dhe

entuziazmin e turmave të manipuluara nga media dhe nga propaganda zyrtare e kohës”.17

Reforma Agrare e 29 gushtit të vitit 1945 ishte mjeti i fuqishëm që filloi dobësimi i

institucioneve fetare. Pronat e institucioneve fetare u shtetëzuan. Humbja e pronave i la

institucionet fetare pa burime të ardhurash dhe në varësi të shtetit komunist. Sipas

Kushtetutës të vitit 1946 shteti subvenciononte zyrtarisht institucionet fetare.

Qëndrimi zyrtar i shtetit komunist ishte i prerë “kundërshtarët duhen asgjësuar, ashtu si

dhelpra në kotecin e pulave”.18 Propaganda ateiste në sulmet ndaj Kishës Katolike e quante

Papën e Romës përfaqësues të reaksionin dhe obskurantimin. “Antireformizmi klerikal që

vihet re në disa zona rurale ose të prapambetura shërben si pretekst për radikalizimin e

politikave ateiste të pushtetit totalitar”.19

Mehmet Shehu, më 28 janar 1945, nga ballkoni i postës së qytetit të Shkodrës e quante

këtë qytet çerdhe reaksioni. 20 Më 30 janar 1945, Vaskë Koleci oficeri i lartë i Sigurimit

raportonte nga Shkodra: “Në arrestimet që do të bëjmë do të prangosim tre priftërinj, për të

16 FUGA A., (2010), Monolog, Dudaj, f. 23717 Po aty.18 JACQUES E., (19950, Shqiptarët (Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme), Kartë ePendë, f. 532.19 FUGA A., (2010), Monolog, Dudaj, f. 240.20 EVZIU B., (2011), Enver Hoxha, UET Press.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

23

cilët kemi bërë mjaft akuza. Kuvendin e Jezuitëve do ta kontrollojmë më në fund, duke i bërë

një kontroll të imët me mjaft forca. Tashti për tashti, po e mbajmë të bllokuar”.21 Më 20 janar

të 1946-së qeveria urdhëron përjashtimin e menjëhershëm të mbi 200 misionarë të huaj që

kishin kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre në shërbim të popullit. Mësymja e

komunistëve mbi Jezuitët ishte një mësymje vërtetë e tmerrshme. “Shqyrtohen e lehen në

shrregullim të gjitha shkrimet e etënve e të xhakonjve, biblioteka bahet lash e li, Muzeu etj.

Shkallmohen tavane e perde anësore, çohen dyshemetë: kërkohen skutat e mshehtë të

jezuitëve”.22

At Zef Pllumi e kujton sulmin komunist në Shkodër kështu: “Mbas disa ditësh, brenda

qytetit filluan operacionet ushtarake: kontrollet. Të gjitha shtëpitë e qytetit, pa përjashtim,

kontrolloheshin prej partizanëve t’armatosun, në çdo skutë, në çdo birucë, në çdo oxhak, në

çdo quer. Nën pretekstin se ishin në kërkim të “kriminelave” e “reaksionarëve”, këto veprime

kishin si qëllim me mbjellë terrorin në gjithë popullsinë, prandej po thuej ndër të gjitha rastet,

shoqnoheshin me pushkatime e me burgime”.23 Në muajt janar-shkurt 1945 masat e terrorit

mbi popullsinë erdhën duke u shtuar dhe rënduar: shtoheshin kontrollet, shtoheshin të

burgosurit, shtoheshin torturat, shtoheshin pushkatimet. Çdo natë, pasi errej, turma të

organizuara, sipas At Zef Pllumit, silleshin nëpër rrugët e qytetit duke u çjerrur me tërbim e

duke kënduar këngë terroriste: “Hakmarrje Rini”.24 Po sipas kujtimeve të tij në ditët e para të

regjimit komunist, kur Shkodra ishte shpallur qendër e reaksionit, në shkolla dhe në rrugë

filloi lufta kundër kryqit, i cilësuar si simbol i reaksionit. Vajzat që mbajshin kryqin në qafë

sulmoheshin, si dhe djemtë që frekuentonin kishat. “Profesorat që nuk u deklaruen komunista

e patën punën pisk prej tyne, u cilësuan borgjez”.25

Akt-akuza ndaj një grupi klerikësh katolikë të nxjerrë para gjyqit, “përbahej prej 14

pikash, të cilat pak a shumë kishin këtë përmbajtje: Të gjithë këta janë klerikë të Kishës

Katolike, qendër e obskurantizmit botnor gjatë gjithë historisë. Se i kanë shërbye

skllavopronarëve e të gjithë monarkve gjatë shekujve. Se kanë shkaktue shumë luftëra fetare,

Kryqëzata anti-islamike, por kanë përgatitë edhe Natën e Shën Bartolemeut në Francë. Se

kanë pengue shkencën e persekutue shkenctarët si tue djegë për së gjalli Galileo Galilein e

Xhordano Brunon. Se kanë bashkëpunue aktivisht me të gjitha perandoritë për shtypjen e

popujve. Se kanë bashkpunue me Perandorinë Turke në dam të popullit shqiptar. Se kanë

bashkpunue me Perandorinë Austro-Hungareze dhe kanë pregatitë ardhjen e saj. Se kanë

pregatitë ardhjen e fashizmit. Se kanë bashkpunue me mbretin Zog për shtypjen e popullit

shqiptar. Se kanë pregatitë okupacionin italian me 7 Prill 1939 dhe atë të fashizmit gjerman.

Se kanë luftue LNÇ. Se kanë dashtë me përmbysë Pushtetin Popullor”.26 “Një parti ateiste,

nuk mund të toleronte qenien e njëpushteti moral dhe shoqëror alternativ, prandaj edhe ishte e

21 Po aty, f.247.22 Imperatori S.I, M., (2008), Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste, Shkodër 1945-1946,Qëndra Botuese Shoqata e Jezuitëve, f. 57.23 PLLUMI At Zef , (1995), Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, f. 22.24 Po aty.25 Po aty.26 Po aty, f.178.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

24

vendosur ta diskreditonte”27 pasi nuk e pranonte dot rolin e gjallë të fesë në kulturën dhe në

shoqërinë shqiptare sidomos në veri, në Shkodër.

Lëvizja e Postribës ishte shkak i vërtetë për të vënë në jetë planin e shtetit për të

ndërhyrë ashpërsisht ndaj klerit katolik. Ndërhyrjen me dhunë ndaj një besimi pushteti nuk

mund ta bënte se kishte reagime në popull. Në Kryengritjen e Postribës, sigurimi i shtetit futi

nëpër kisha, armë gjithandej: nën dysheme, nëpër tavane, brenda altareve, nëpër sagresti.

Bënë fotografi duke i detyruar njerëzit e kishave të pozonin pranë armëve dhe pastaj i botuan

në gazeta dhe i afishuan kudo. Në median e kohës Lëvizja e Postribës u paraqit para opinionit

publik si vepër e Kishës Katolike.28

Klerit katolik i kërkohej ndarja nga Selia e Shenjtë e Vatikanit dhe kthimi i Kishës

Katolike në kishë me varësi shqiptare. Për shkak të kundërshtimit, ndaj klerit katolik pati

arrestime, burgime, tortura, konfiskime dhe vrasje. Kishës Ortodokse iu kërkua të orientohej

nga Kisha Ruse dhe e detyruan të lidhet me Patriarkanën e Moskës. Mbi komunitetin

mysliman u ushtrua i njëjti sulm. Klerikët bektashinj Baba Faja Martaneshi dhe Baba Fejzo

Dervishin ishin pjesëmarrës në LANÇ-in dhe kishin angazhime politike në Kuvendin

Popullor, u vranë nga Dede Abazi, Kryegjyshi botëror bektashi se i kishin kërkuar të bënin

marrëveshje me shtetin.29

Propaganda komuniste ishte kundër fesë duke e deklaruar këtë vatër të krimit dhe

helmimit të shoqërisë, ndaj lufta duhej bërë me çdo çmim dhe me çdo kusht. Kisha Katolike

për shkak të lidhjes së pashmangshme me Vatikanin dhe kundërshtimit të regjimit komunist,

pëson një reprezalje të gjithanshme. U sulmua kleri katolik sepse ai ishte nën juridiksionin e

Vatikanit dhe klerikët shkolloheshin në Evropë. Vendosmëria e Enver Hoxhës për të

eliminuar klerin sipas Bern Fisherit ishte jo vetëm për arsye ideologjike, por dhe për arsye të

tjera. “Për shkak të diversitetit fetar në Shqipëri, Hoxha e shihte atë si në faktor përçarës,

krejt ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit ku feja luante një rol të rëndësishëm përbashkues

në rrafsh kombëtar”.30

Kleri katolik nga propaganda komuniste sulmohej si “antikombëtar” dhe

bashkëpunëtor me të gjithë pushtuesit nga Princ Vidi, austro-hungarezët, italianët dhe

gjermanët. Arqipeshkvinjtë e Shkodrës dhe të Durrësit, Gaspër Thaçi dhe Vinçenc Prenushi, e

refuzuan regjimin komunist sepse nuk donin që ta shkëputnin Kishën Katolike Shqiptare nga

Selia e Shenjtë, çka i shërbeu regjimit si shtysë për eliminimin e krerëve të besimit katolik.31

Shteti komunist goditi parinë fetare katolike të Shkodrës, të cilët për asnjë moment

nuk hoqën dorë nga qëndrimi antikomunist. Kleri ortodoks u ndëshkua me eliminimin e

elementëve antikomunistë. Kleri mysliman, si sunit dhe bektashi, mbajtën në Tiranë

27 KASORUHO A., (1996), Një ankth gjysëm shekullor, Çabej, f. 61.28 Po aty.29 Po aty.30 FISCHER B. J., (2010), Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Instituti i StudimeveNdërkombëtare, f. 73.31 Po aty.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

25

kongreset përkatëse në të cilat u miratuan statutet e reja sipas dëshirës së shtetit komunist.

Statutet e reja, të miratuara nga regjimi, parashikonin që lutjet duhej të kryheshin në gjuhën

shqipe, kleri fetar duhej t’i shërbente shtetit, kryetarit të shtetit, kombit dhe Forcave të

Armatosura.32 Në mars të vitit 1947, në këtë periudhë të vështirë për klerikët dhe për

institucionet fetare në Shqipëri, në krye të komunitetit mysliman u emërua Hafiz Musa Aliu,

ndërsa bektashinjtë drejtoheshin nga Ahmet Myftar Dede. Me ndryshimet në Statutet

Themeltar të besimeve fetare dhe me eliminimin e drejtuesve kryesorë fetarë, në shoqëri feja

sa vjen e dobësohet. Kështu që ndikimi i saj u dobësua dhe, si rrjedhojë, feja nuk ishte më

kërcënim ose pengesë për regjimin komunist. “Pas shkëputjes nga orbita jugosllave dhe

vendosjes së lidhjeve të drejtpërdrejta me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha ndihej më i

sigurt. Në këtë periudhë ai nisi të instalojë shtetin e tipit stalinist”33, duke goditur pa mëshirë

të pabindurit dhe të gjithë kundërshtarët.

Shtresat e pasura, rivalët në parti dhe kleri u vunë në shënjestër nga komunistët. “Gjatë

viteve 1945-50 pothuajse 80% e drejtuesve të klerit katolik u dënuan, u pushkatuan, u

dëmtuan objektet fetare dhe mori fund pavarësia e funksionimit të tyre të brendshëm”.34 Në

gusht të vitit 1949 primati i Kishës Ortodokse, Kristofor Kisi, nuk pranoi kthimin e Kishës në

një mjet të propagandës komuniste. Hakmarrja e regjimit ishte e menjëhershme. Ai u arrestua

me akuzën se kishte komplotuar në favor të Vatikanit. Pashko Vodica, me pseudonimin Paisi,

i cili ishte mbështetës i flaktë i regjimit vjen në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare duke e

kthyer kishën në një organ besnik të regjimit komunist.35

Ligji nr. 281, i datës 17 gusht 1946, për Arsimin në Shqipëri theksonte laicizimin e

procesit të mësimdhënies dhe ndarjen e shkollës nga feja.36 Në ligj projektohej një sistem

shkollor koherent me linjat kryesore të qeverisë dhe shteti merrej me edukimin e njerëzve.

Dëbimi i klerikëve të huaj dhe roli i institucioneve fetare sa vinte e po dobësohej. Shteti

komunist forcoi masat për tkurrjen në maksimum të mësimit katolik, deri në mbylljen e të

gjitha institucioneve shkollore fetar në Shqipëri.37

Qarkorja e Ministrisë së Arsimit e vitit 194738, ndaloi mësimin e fesë në shkolla

publike, dhe zhvillimin e mësimeve ateiste dhe leksioneve për marksizëm-leninizmin.

Ideologjia zyrtare po bëhej marksizëm-leninizmi dhe “edukimi fetar ishte kthyer në oborret e

kishave dhe xhamive. Pas mbylljes së Medresesë së Tiranës, drejtoria e komunitetit mysliman

urdhëroi mbledhjen dhe sistemimin e literaturës fetare në bibliotekat fetare”.39 Më 26 nëntor

1949, u miratua ligji mbi komunitetet fetare, i cili krijonte kushtet për të ndërhyrë në

organizimin e brendshëm të institucioneve fetare40. Me shkatërrimin e rrjetit të aktiviteteve në

32 Po aty.33 DUKA V., (2007), Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, f.384.34 KRASNIQI A., (2009), Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008, UFO University Press, f. 191.35 Po aty.36 AQSH, Fondi nr. 890, 1953, dos. nr. 1427, 23.37 Po aty.38 Po aty.39 CIMBALO G., (2013), Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Naimi, f. 113.40 Po aty, f.115.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

26

sistemin shkollor dhe edukativ të institucioneve fetare, modifikimin e strukturës ekonomike

dhe konfiskimin e pasurive të tyre, komunitetet fetare vareshin gjithnjë e më shumë nga

shteti. “Shteti nuk mund të lejonte që komunitetet fetare të krijonin rrethet e tyre në gjirin e

shoqërisë, aq më tepër në rastin e Kishës katolike, e cila shihej si një kundërshtare e fortë e

shoqërisë socialiste. Prandaj si masë paraprake, qeveria vendosi të ndërpriste marrëdhëniet

politike të klerit katolik shqiptar me pjesën tjetër të botës”.41

Me marrjen e këtyre masave për zhdukjen e klerit dhe të institucioneve fetare,

urdhrave fetare dhe të misioneve me seli jashtë Shqipërisë, me ndryshimet e reja ligjore dhe

kushtetuese, nuk krijoheshin më degë apo filiale të tyre në vend. “Korrespondenca, qarkoret

dhe e gjithë literatura fetare vihen nën kontrollin e shtetit, i cili mund të pezullojë botimin dhe

shpërndarjen e tyre në rast se bien ndesh me rendin publik dhe zakonet e mira”.42

Në marrëdhëniet me fenë në shtetin komunist “partia në pushtet ndërmerr një nga ato

akte që karakterizojnë shpesh regjimet totalitare, ku pushteti del edhe përmbi ligjet që i ka

konceptuar dhe i ka miratuar vetë”.43 Artan Fuga thekson se shteti imponon një kuadër ligjor

autoritar, ku nuk pyet dhe nuk respekton më asnjë ligj, por vepron në bazë të një vullneti të

shfrenuar antiligjor, që karakterizon tiranitë. Propaganda ateiste shkruante se duke zhdukur

fenë, përmbyste frymën shoviniste, ku myslimanët ishin konvertuar në turq, ortodoksët në

grekë, katolikët në romanë.44 Duke zhdukur ndarjen fetare dhe vetë fenë, komunistët

kërkonin të mbanin të bashkuar shoqërinë, kombin dhe shtetin.

Dekretligji “Mbi komunitetet fetare”, i datës 26 nëntor 1949, sanksionoi në mënyrë të

tërthortë, ndërhyrjen e shtetit në punët e brendshme të komuniteteve fetare. Ligji i detyronte

besimet fetare të hartonin statute të reja. Drejtuesit e Komunitetit Mysliman e Ortodoks, nisën

punën për të përgatitur statute të reja, kurse Kisha Katolike e hodhi poshtë kategorikisht

shkëputjen e varësisë nga Vatikani. Regjimi komunist, i përfaqësuar nga Mehmet Shehu, ftoi

në Tiranë për bisedime Bernard Shllakun, drejtues i Kishës Katolike. Arritja e marrëveshjes

ishte e vështirë. Pas presionit të Mehmet Shehut, At Bernard Shllaku pranon kërkesat e

qeverisë. Më 26 qershor 1951, klerikë katolikë miratuan statutin e ri dhe themeluan

“Episkopatin e Lartë Katolik”. Kështu veprimtaria e Kishës Katolike kufizohej brenda vendit

dhe shkëputej lidhja me Vatikanin.

Në luftën ndaj fesë, propaganda ateiste theksonte se “duhet atakuar dogma, duhet

demaskuar filozofia e saj idealiste, duhet shkatërruar metoda e interpretimit të kësaj filozofie

dhe interpretimet vetë në praktikën e jetës”.45 Në luftën kundër fesës dhe me qëllim

aprovimin e publikut, regjimi komunist përdori “një fushatë propagandistike me dokumente

qesharake, karikatura dhe montazhe fotografish, të cilat u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë

për të përgatitur opinionin publik. Nëpër karikatura dhe nëpër fotografi të falsifikuara

paraqiteshin priftërinj duke rrëfyer besimtarët në rrëfenjtore, të cilat ishin të mbushura me

41 Po aty.42 Po aty, f.118.43 FUGA A., (2010), Monolog, Dudaj, f. 236.44 Po aty.45 HOXHA E., (1983), Vepra 40, 8 Nëntori, f. 106.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

27

pushkë dhe automatikë, altarë të mbushur me armë dhe municione, priftërinj të armatosur

deri në dhëmbë”.46

Diktatori Hoxha për të demaskuar klerin katolik organizoi kryesisht “takime për të

sharë, për të përgojuar dhe për të shpifur kundër Kishës Katolike, kryesisht me qëllim për të

frikësuar mbështetësit e heshtur të katolicizmit”.47 Prej dhunës, terrorit, burgosjeve, dhe

reprezaljes shtetërore “Shqipnia e terrorizueme kishte ra në koma. Njerëzit e ditun nuk dijshin

ma kurrgja dhe njerëzit e paditun kishin në dorë gjithçka: atë që nuk dihej”.48 Ideologjia

marksiste-leniniste, si ideologji zyrtare në shtetin totalitar “kërkon të zëvendësojë fenë

tradicionale. Ideologji monolitike me praktikat e veta të ndikimit mbi popullsinë. Pas

mohimit tërësor dhe të dhunshëm të fesë, ndodh procesi i rimarrjes së padukshme, të

nëndheshme, të pashprehur të formave të saj të komunikimit, vendosur në shërbim të

ideologjisë antifetare dhe ateiste”.49 Enver Hoxha fillimisht ngushtoi të gjitha hapësirat fetare,

anuloi pavarësinë e tyre, reduktoi ndjeshëm numrin e klerikëve, shtetëzoi pronat e kishës, të

xhamive ose të teqeve dhe ndërpreu lidhjet me perëndimin. U konfiskoi mediat, qendrat e

edukimit.

At Zef Pllumi tregon se në vuajtjet e burgut, përkthyesi i Enver Hoxhës në takim me

Stalinin i kishte treguar se Stalini e qortoi Hoxhën dhe sistemin shqiptar në luftën që shteti

kishte ndjekur ndaj fesë. Në takim, Stalini porositi Hoxhën se rruga për eliminim e fesë duhej

zhvilluar në këtë mënyrë: “Feja nuk luftohet me fanatizëm, por me ligje. Për shembull: na

muzet i kemi shtetzue. Shumë kisha i kemi deklarue “Muze” dhe kështu vendit i asht kufizue

veprimi fetar. Ju duhet sa më parë të deklaroni nji ligj për komunitetet fetare ku garantohet

liria e fesë, por të vehen aty shumë nene të pakjarta, siç dinë t’i formulojnë juristat, në

mënyrë që në bazë t’atyne neneve të shkeluna të veprojë ma vonë ligji”.50

Pushteti në çdo artikulim publik bënte thirrje për vigjilencë dhe për kujdes në çdo

kohë, bënte thirrje për propagandë të vazhdueshme dhe të gjallë, me qëllim çrrënjosjen e fesë

nga praktika dhe nga ndërgjegjja e njerëzve. Feja sipas Enver Hoxhës ka të bëjë me

botëkuptimet, me ndërgjegjen që vepron me konceptet, të cilat përgjatë shekujve klerikët jo

vetëm i kanë kthyer në dogma filozofike, por, për t’i rrënjosur këto dogma animiste në

ndërgjegjen e njerëzve i kanë shoqëruar ato edhe me disiplina konkrete, me organizime të

veçanta dhe i kanë lidhur me ngjarje të jetës së njeriut. “Luftën tonë kundër fesë ne duhet ta

drejtojmë si kundër vetë dogmave fetare, pikëpamjeve filozofike, idealiste e mistike të saj,

ashtu edhe kundër disiplinave fetare, që kanë hyrë deri në zakonet e përditshme të atyre që

besojnë bile edhe të atyre që nuk besojnë, por që ndonjëherë i zbatojnë pa i ditur, pa treguar

kujdes, shpesh edhe nga forca e zakonit”.51 Regjimi totalitar duke zhdukur klerikët, objektet,

si dhe institucionet e klerit, zhduku mundësinë e përhapjes së fesë, të predikimeve, të riteve e

traditave fetare. Zhdukja e bazës materiale dhe propagandistike që kishte kleri, heqja e

mundësisë për të përgatitur klerikë të rinj, çonte çdo ditë e më shumë drejt 'vdekjes' së fesë në

46 PETERS M.ë. E., (2010), Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996, Shoqata Jezuite, f.154.47 Po aty, f.161.48 PLLUMI At Zef, (1995), Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, f. 22.49 FUGA A., (2010), Monolog, Dudaj, f. 242.50 PLLUMI At Zef, (1995), Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, f. 532.51 HOXHA E., (1982), Vepra 35, 8 Nëntori, f. 104.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

28

Shqipëri. Me propagandë dhe me aksione konkrete, regjimi jo vetëm mbante të gjallë fuqinë e

shtetit në luftën kundër fesë, por inkurajonte se “me këto forma duhet të vazhdojmë ne, derisa

ato t’i rrafshojmë nga faqja e dheut”.52

Kështu, ligji “Mbi ndryshimet në ligjin mbi komunitetet fetare”, i miratuar në vitin

1963, sanksiononte që shteti komunist gëzonte të drejtën e njohjes ose jo të komuniteteve

fetare, si dhe të drejtën e dhënies së miratimit për çdo lloj veprimtarie fetare në Shqipëri.53 Ky

ligj i goditi përfundimisht dhe i nënshtroi institucionet fetare. “Shteti bënte përpjekje të

rregullta për të prishur meshat, për të penguar njerëzit që të ndiqnin shërbesat fetare si dhe

për diskreditimin e klerit. Në të gjithë vendin shpërthyen aksione dhe thirrje kundër fesë

nisma të nxitura dhe të organizuara qeveritare çuan në mbylljen e të gjitha kishave, xhamive,

vendeve të shenjta, si dhe më pas me dënimin dhe arrestimin e kuadrove fetare dhe drejtuesve

të tri komuniteteve. Institucionet fetare u shndërruan në objekte kulturore, salla për lojëra

sporti, apo për magazina prodhimi, kurse objektet e kultit dhe pasuria e tyre, e ruajtur dhe

pasuar brez pas brezi, u shkatërrua totalisht”.54

Enver Hoxha më 6 shkurt të vitit 196755 mbajti fjalimin për revolucionarizimin e të

gjithë jetës së vendit, ku në qendër ishte goditja e ideologjisë borgjeze e revizioniste dhe e

zakonet prapanike në shoqërinë shqiptare. “Qëllimi i zbatimit të këtij revolucioni në variantin

shqiptar ishte një përpjekje e udhëheqjes së PPSH-së për të rivendosur autoritetin e vet në

organizatat lokale të Partisë, për të nënshtruar sërish popullin, për të luftuar të gjitha

“mendësitë e dëmshme të trashëguara nga e kaluara” si dhe për të rivendosur ndikimin e saj

në të gjithë sektorët e jetës”.56 Lufta kundër burokratizmit për zhvillimin e vendit solli

ndalimin e ushtrimit të fesë dhe shpalljen e Shqipërisë si i vetmi vend, shtet ateist në botë.

Ndërtesat dhe institucionet fetare të të gjitha besimeve u shkatërruan ose u kthyen në

institucione kulturore laike.

Shqipëria duke zhvilluar “revolucionarizimin” e saj, synonte t’i impononte popullit

një “botëkuptim materialist”, pushteti bëhej absolut duke hequr klerikët, të cilët i shpëtonin

pjesërisht ndikimit të tij. “Heqja e kulteve, në mendjen e udhëheqësve, do ta bashkonte më tej

popullsinë shqiptare të ndarë prej tri feve të tij. Ajo mundësonte çrrënjosjen e islamizmit, fe

të shumicës, domethënë shkëputjen e Shqipërisë nga Orienti”.57

Enver Hoxha në fjalën e mbajtur në Plenumin e 2-të të Komitetit Qëndror të PPSH,

më 16 qershor 1967, me temë “Mbi zhvillimin e mëtejshëm të Revolucionit Kulturor Proletar

kinez”, përligjte domosdoshmërinë e zhvillimit në shoqërinë shqiptare.58 Revolucioni

Kulturor Proletar sipas Hoxhës është një zhvillim i domosdoshëm i luftës klasore, i

revolucionit socialist. Ai, sipas tij, ishte një lëvizje e gjerë, e thellë dhe në përpjesëtime të

mëdha masive, lëvizje e vetëdukimit revolucionar të masave. Hoxha deklaronte se

52 Po aty, f.105.53 DUKA V., (2007), Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, f. 386.54 Po aty.55 Po aty.56 Po aty, f.282.57 Champseix E., Omari A., (2000), Shqipëria ose logjika e dëshpërimit, Elena Gjika, f.60.58 DUKA V., (2007), Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, f.283.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

29

Revolucioni Kulturor Proletar synonte të luftojë ata që, duke pasur poste drejtuese në parti

dhe në shtet, kishin hyrë në rrugën kapitaliste.

Feja, kanuni dhe tradita e popullit, nga propaganda gjatë zhvillimit të revolucionit

kulturor, u barazuan me njolla të errëta që pengonin ecjen përpara. Me qëllim goditjen e

kundërshtarëve dhe të çdo tradite të vjetër “si mjet demaskimi ndaj “prirjeve borgjeze” dhe

moskryerjes së detyrës, u përdor fletë-rrufeja, imitim i dacibaos kinez”.59 Lëvizja kundër fesë,

si pjesë integrale e revolucionit kulturor, u zhvillua me arsyetimin se klerikët përdorën

fenomenet e natyrës duke përfituar nga padija e njerëzve për t’i frikësuar e për t’i nënshtruar

ata. Propaganda e poziciononte klerikun në rolin e gjobëvënësit ku duhej që “njerëzit t’u

bindeshin dëshirave të klerikëve e t’u jepnin këtyre pa kundërshtim të holla, bagëti, drith,

bulmet etj., sepse gjoja atij që nuk do t’i bindej kishës e xhamisë perëndia do ta dënonte; “do

t’i binte rrufeja”.60

Feja ishte në shënjestër dhe theksohej se ishte një barrë e rëndë për njerëzit dhe një

armë në duart e klasave sunduese shfrytëzuese për t’i mbajtur besimtarë në errësirë, të bindur

e të urdhëruar. Heqja e fesë ishte thelbësore për komunistët për krijimin e njeriut të ri, ateist

dhe revolucionar. Në shtyp propagandohej se feja është përdorur për përçarjen e popullit

shqiptar nga të huajt dhe klerikët. Në luftën ndaj fesë, me qëllim zhdukjen e çdo shfaqje të

saj, shteti përkujdesej që datat e festave fetare t'i zëvendësonte me festa politike socialiste, në

mënyrë që që njerëzit të mos përkujtonin më perëndinë, por partinë. Boshllëkun fetar partia e

mbush me 'bollëk politik'. Në këtë drejtim, shteti përkujdesej në maksimum me qëllim që

njerëzit të përqafonin organizimin e ri komunist dhe të harronin praktikat fetare. Lufta për

likuidimin e lirisë së besimit në Shqipëri u zhvillua përreth 25 viteve si një proces i pandarë

në të cilin shteti diktatorial zhvilloi një luftë pa kompromis për zhdukjen e ideologjive fetare,

liberale e konservatore dhe zëvëndësimin e tyre me ideologjinë marksiste-leniniste.

Eliminimi i figurave kryesore të klerit kishte si qëllim dobësimin gjithnjë e më shumë të rolit

të tij duke i grabitur, shpronësuar e shtetëzuar pronën. Për të diskretituar kredibilitetin e kultit

të profetëve fetarë dhe të institucioneve të klerit shteti komunist ateist përveç të tjerash

sabotoi ceremonitë fetare dhe zëvëndësoi festat fetare me festa komuniste. Duke hedhur

poshtë traditat fetare “ne duhet të organizojmë festimin e festave tona kombëtare, lokale apo

familjare. Ti organizojmë më mirë dhe më bukur, më me madhështi seç i organizonin

klerikët”.61 Karakterin masivist luftës ndaj fesë, regjimi diktatorial ia dha duke përfshirë të

gjitha shtresat e popullsisë me qëllim goditjen e menjëhershme dhe përfudimtare të klerit dhe

institucioneve fetare. Vitet '60 shënonin në Shqipëri një situatë në kushtet e një politizimi të

skajshëm të jetës së vendit, forcimit të luftës së klasave, eliminimit fizik të kundërshtarëve

politikë dhe eliminimit fizik të ideologjive kundërshtare me pushtetin. Në letrat që Komitetet

e Rretheve të Partisë së Punës së Shqipërisë dërgonin në Tiranë, përshkruanin me detaje të

gjithë mekanizmin sesi kjo luftë u zhvillua në të gjitha qytetet e Shqipërisë. “U organizuan

me të gjitha kuadrot kryesore të rrethit, anëtarët e pleniumit, sekretarët e organizatave bazë

dhe organizatat e masave disa mbledhje e takime”62 mbledhje të ndryshme instruktive që

shërbenin si nisma dhe objektiva që secili rreth do realizonte në luftën ndaj mbeturinave

59 Po aty.60 HOXHA E., (1982), Vepra 36, 8 Nëntori, f. 223.61 AQSh, Fondi Partia e Punës e Shqipërisë, nr. 14, viti 1967, d. 191, fl.4.62 Po aty, fl.44.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

30

fetare. Si element i rëndësishëm në aksionin kombëtar për zhdukjen e fesë, nga sa del prej

zbulimet arkivore, i jepej një rëndësi shumë të madhe forcimit të propagandës ateiste të

partisë, përgatitjes ideologjike të popullit, dhe shpjegimit me detaje për rolin reaksionar të

fesë dhe dëmet që sillte ajo në shoqëri dhe shëndetin e njeriut. Propaganda e partisë synonte

si një element të rëndësishëm organizatat e rinisë, të pionierit, njerëzit që ishin patriotë dhe

përparimtarë.

Sulmi ndaj institucioneve fetare dhe klerit filloi në mbarë vendin me një fushatë

propagandistike me anë të dokumenteve të manipuluara, pamfleteve, karikaturave e

fotografive të montuara duke i shpërndarë në faqet e shtypit dhe në çdo cep të Shqipërisë me

qëllim përgatitjen e opinionit publik Në mjetet e propagandës ateiste komuniste “paraqiteshin

priftërinj duke rrëfyer besimtarët në rrëfyestore, të cilat ishin të mbushura me pushkë dhe

automatikë, altar të mbushur me armë dhe municione, priftërinj të armatosur deri në dhëmbë,

statuja shenjtërish plot me plane strategjike dhe dokumente kompromentuese”.63

Në luftën ndaj klerit dhe institucioneve fetare akuzat politike për bashkëpunim me

armikun, me pushtuesin, me klasat sunduese e shfrytëzuese, përbënin aspektin më të

rëndësishëm. Me eliminimin e figurave kryesore drejtuese të klerit, filluan shtetëzimet dhe

konfiskimet e pasurive të komuniteteve fetare. “Kundërshtimi i arbitraritetit të shtetit do të

shërbente për ngrirjen e akuzave të reja, tashmë me natyrë ekonomike, sabotim”64 siç ishin

zhvillimi i të kremteve fetare në ditët e shenjta të të premteve dhe të të dielave në kishë dhe

në xhami.

Feja në propagandën paraqitej si frenuese e ritmeve të qytetërimit dhe emancipimit

shoqëror. Çlirimi nga dogma e fesë ishte detyrë mbi detyrat për komunistët, çka do të sillte

përparimin dhe zhvillimin e shoqërisë së re. Në Shqipërinë komuniste, sipas Azem Qazimit,

kontrolli mbi prodhimin e dijes ishte pjesë e rëndësishme e kontrollit të shoqërisë në

përgjithësi.65

Lufta për eliminimi i ideologjisë fetare, solli edhe eliminimin zyrtar të festave fetare

me qëllim që masat punonjëse të organizoheshin dhe të kontrolloheshin nga partia-shtet. Doli

në modë festimi i festave partizane dhe e përvjetorëve të pavarësisë e të çlirimit. Heqja e

festave fetare dhe zëvendësimi i tyre me festat socialiste, përbënte një hap të mëtejshëm

ideologjik të shoqërisë në bindjen absolute ndaj regjimit. Festat partiake dhe kombëtare, të

organizuara dhe të drejtuara nga partia, u kthyen në ushqimin e përditshëm shpirtëror të

njeriut komunist në shoqërinë e re socialiste. Organizatat e partisë dhe organizatat e masave

urdhëroheshin për organizimin e edukimit dhe të dëfrimin të punonjësve në punë dhe pas

pune.

Sektori i edukimit në Komitetin Qendror të PPSH, më 30 maj të vitit 1967, disa muaj

pas shpërthimit të revolucionit ideologjik-kulturor, në Qarkoren “Mbi festat e reja socialiste”

orienton masat e gjera të punonjësve që të heqin dorë nga të gjitha festat dhe ceremonitë

fetare, nga zakonet e vjetra dhe prapanike dhe të festojnë festat socialiste. Festat fetare

63 Peters, M. ë. E., (2010), Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri: 1919-1993, Shoqata e Jezuitëve,f.154.64 QAZIMI A., (2012), Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm, West Print, f. 12.65 Po aty.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

31

tashmë do të zëvendësoheshin me festa si “lindja, datëlindja, hyrja në shkollë, futja në

organizatën e pionierit, në rini, në parti, në ushtri, dhënia e fletë-lavdërimit e dekorimit”.66

Festat e reja socialiste, siç ishin: dita e minatorit, e naftëtarit, e transportit, përcjellja dhe

pritja e vullnetarëve që shkojnë nëpër aksione etj., konsideroheshin si festa përparimtare për

njeriun e ri socialist dhe në këtë mënyrë, sipas propagandës, shoqëria e atëhershme do të

shkëputej përfundimisht nga shoqëria e vjetër. Festat fetare zyrtarisht u ndaluan. Ditë të tilla

si 11 Janari, festa e shpalljes së Republikës, 1 Maji, Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të

Punonjësve, 8 Nëntori, Dita e themelimit të PKSH, shënuan zhdukjen e çdo kremtimi fetar.

Me shkëputjen e besimtarit nga veprimtaria e kultit fetar, sistemi e largonte nga influenca e

besimit fetar dhe këtë individ e “merrte në dorë shteti” duke e orientuar dhe drejtuar nga

rruga e partisë.

Hap i rëndësishëm në luftën ndaj fesë ishte përdorimi i literaturës ateiste. Libri ateist-

shkencor përdorej nga propaganda si temë e rëndësishme diskutimi dhe mbledhje. Rinia

komuniste e frymëzuar nga mësimet e diktatorit dhe të partisë, librin ateist e kishte të

rëndësishëm sa pushkën dhe kazmën.

Enver Hoxha në Kongresin IV të Frontit Demokratik më 14.9.1967, akuzon fenë si

skllave dhe shërbëtore të klasave sunduese e shfrytëzuese të Shqipërisë. Historia e popullit

shqiptar sipas Hoxhës ishte dëshmitare e vuajtjeve, mjerimeve, gjakderdhjeve e shtypjes që

feja në Shqipëri i kishte shkaktuar padrejtësisht popullit shqiptar.67

Më 15 nëntor 1967, tre përfaqësues të besimeve fetare, përkatësisht: kreu i

Ortodoksëve - Dhimitër Kokoneshi, kreu i Myslimanëve - Sulejman Myrtoj dhe kreu

Bektashi - Iljas Halilaj, i kërkuan zyrtarisht Këshillit të Ministrave që të shkrijë këto përfaqësi

fetare, pasi tashmë në kushtet e zhvillimit dhe ndërtimit socialist të vendit, Institucionet fetare

ishin të panevojshme. “Qënja jonë si përfaqësuesa fetar është e kotë dhe pengesë për

zhdukjen rrënjësore të besimeve fetare”.68 Klerikët e cilësojnë qënien e tyre në krye të

përfaqësive fetare si diçka të dëmshme dhe pengesë për zhdukjen e njollave të zeza të fesë që

në vetvete sipas këtyre klerikëve ishin të zeza, të dëmshme të kota dhe antishoqërore. "Vija e

masave" u përdor si moto për gjithëpërfshirje sociale dhe shtetërore në sulmin ndaj klerit dhe

institucioneve fetare ku gjithçka ishte një unitet i pandashëm ku "partia bënte ç'donte populli,

ndërsa populli bënte ç'thoshte partia".69 Më 19 nëntor 1967 regjimi komunist në Shqipëri

nxori dekretin nr. 4337 me titull “Mbi abrogimin e disa dekreteve”70, i cili anuloi një sërë

dekretesh të nxjerra në periudhën 1949-1951. Me këtë dekret shfuqizoheshin statutet e katër

besimeve fetare në Shqipëri, statute që vetë shteti i kishte miratuar mes debateve të shumta.

Shqipëria mohoi Zotin. Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në

botë. Komiteti Qendror i PPSH, me letrën e marsit të vitit 1966, drejtuar gjithë punonjësve,

hartoi dhe shpalli bazat e “revolucionarizmit” të shoqërisë.71 Sistemi totalitar me çdo kusht

duhej të luftonte burokratizmin, shfaqjet e mbeturinave borgjeze dhe të luftonte për të forcuar

66 QAZIMI A., (2012), Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm, West Print, f. 102.67 AQSh, Fondi i Kryeministrisë, nr. 490, viti 1967, d.612, fl. 4.68 Poaty.69 Po aty.70 Po aty.71 Po aty.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

32

unitetin moralo-politik të popullit rreth partisë. Sistemi bënte thirrje deri në detyrim për çdo

komunist e punonjës që të punonte dhe të mendonte çdo ditë dhe çdo orë vetëm në mënyrë

revolucionare sipas mësimeve të partisë dhe të marksizëm-leninizmit.

Në aksionin për shkatërrimin e objekteve të kultit, sipas kujtimeve të At Zef Pllumit,

përfaqësuesit e Frontit, të Partisë, të organizatave të masave glorifikonin veprimin

revolucionar të rinisë. “Rinia jonë ka ndërmarrë fushatën kundra zakoneve prapanike e

besimeve të kota fetare, dhe populli, i skjaruem nga mësimet e Partisë, i mbylli vetë të gjitha

Kishat e tash o do t’i rrënojë fare, që mos të mbetet ndër tru kujtimi i tyne, ose edhe disa që

kanë ndërtesë të vlefshme, do ta shtiem në punë për të mirën e popullit. Tashma e ka pa

gjithkush se nuk ka Zot”.72

Gazeta “Zëri i popullit”, më datën 7 shkurt 1967 e botoi fjalimin e 6 shkurtit të

diktatorit Enver Hoxha me titull “Revolucionarizmi i mëtejshëm i Partisë dhe pushtetit”. Nën

shembullin e revolucionit kulturor kinez për zhdukjen e së vjetrës, afirmimin e së resë

socialiste dhe krijimit të njeriut të ri komunist, lëvizja antifetare u përshkallëzua. “Partia ia

doli të ndalonte çdo manifestim të jashtëm të besimit. Ajo ndaloi mbajtjen apo përhapjen e

Biblës, të Kuranit, të letërsisë fetare të çdo lloji, si edhe të pikturave fetare, ikonave, kryqeve,

lutjeve dhe kremtimit të ditëve të shenjta, kreshmës apo agjërimit dhe festave fetare”.73

Miqësia e Shqipërisë me Kinën komuniste shënoi kthesë jo vetëm në politikën

shqiptare, por edhe në krejt modelimin e jetës së vendit. Çdo gjë tashmë filloi të organizohet

sipas modelit të revolucionit kinez. Me shpërthimin e revolucionit kulturor kinez drejtuesit

komunistë në qendër dhe në bazë filluan një luftë intensive me anën e medias, mbledhjeve me

aktivistët e partisë, me anë të fletë-rrufeve, ku demaskohej burokratizmi, indiferentizmi,

shfaqjet e huaja, kultura e huaj, sulmohej feja dhe diskreditoheshin klerikët dhe njerëzit që

vazhdonin të kryenin ritet fetare.

Gazetat “Bashkimi”, “Zëri i popullit”, “Zëri i rinisë” si edhe gjithë aparati mediatik në

shërbim të pushtetit, i bënin jehonë kombëtare veprimtarisë revolucionare të të rinjve

durrsakë të gjimnazit “Naim Frashëri”, që kërkonin mbylljen e kishave e të xhamive në të

gjithë Shqipërinë. Propaganda theksonte se lëvizja kundër fesë ishte një lëvizje që vinte “nga

poshtë, pra nga populli, në mënyrë spontane dhe pa shtysa nga lart”.74

72 PLLUMI At Zef., (1995), Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, f. 457.73 JACQUES E., (1995), Shqiptarët (Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme), Kartë ePendë, f. 605.74 DUKA V., (2007), Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, f. 387.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

33

1.3 Qëndrimi i komunistëve shqiptarë ndaj fesë

PPSH-ja pas fjalimit të diktatorit Hoxha të 6 shkurt të 1967-ës, kundër fesë dhe

zakoneve të prapambetura, i orientoi dhe kanalizoi energjitë. Sipas autorëve Elizabet e Zhan

Pol Shanse75, duke mbështetur lëvizjen popullore të luftës kundër fesë, paragjykimeve fetare

dhe zakoneve prapanike, Partia e udhëhiqte atë dhe pengonte çdo orientim të gabuar; ajo

shmangu në kohë çdo veprim të nxituar që nuk i përgjigjej vullnetit të masës së popullit, por

frymëzoi masat në aksionin shkatërrimtar ideologjik në zhdukjen e ideologjisë fetare. Të

gjitha vendet e kultit u shpallën pronë e shtetit. Enver Hoxha, sipas Ngjela 76, në fjalimin e tij

të 6 shkurtit 1967, dallon qartë se ai hakmerrej ndaj Perëndimin nëpërmjet aziatizimit, pasi në

Shqipëri nuk do të lejohej më asnjë dramë e huaj, asnjë opera, asnjë film dhe gjithçka, sipas

propagandës hoxhiane, duhej të ishte shqiptare dhe marksiste-leniniste. Që nga ky moment

nuk u lejua më që të hynte në Shqipëri asnjë lloj literature e huaj dhe i gjithë fondi i

literaturës së huaj i Bibliotekës Kombëtare u skedua dhe u hoq nga qarkullimi si një “fond

sekret”, që duhej shfrytëzuar vetëm me leje të posaçme dhe vetëm për studiuesit.

Regjimi komunist me qëllim goditjen e klerit, synoi si fillim pezullim të veprimtarisë së

tij me anë të mbylljes së shkollave e mjeteve ndihmëse si biblioteka, muzeu, laboratoret,

kapelat, shtetëzimin e të mirave të ndryshme materiale, dëbimin e seminaristëve ndër

shtëpijat e tyre, shpërndarjen e priftërinjve shqiptarë dhe riatdhesimin e priftërinjve italianë.

Regjimi komunist mbi kishën dhe klerin katolik shkaktoi goditje të madhe. Dioqezat dhe

arqidioqezat nuk ishin as më pak dhe as më shumë veçse “Ipeshkvi pa ipeshkëv, ipeshkvij e

meshtarë në burgje ose të pushkatuar, bashkësi rregulltare të shpërndara, shkollat e

shtetëzuara, kishat e plaçkitura”.77

Fjalimi i 6 shkurtit 1967 erdhi si pasojë e inskenimit të “kërkesave dhe propozimeve”

që vinin nga komitete të ndryshme partie të rretheve ku kërkohej të eliminohej feja si

mbartëse dhe përçuese e traditave të vjetra dhe e ideologjisë pushtuese në Shqipëri. Edhe pse

si fillim gjoja nisi si revolucion spontan nga populli, si një kërkesë e tij ndaj shtetit totalitar,

prej regjimit “shkatërrimi i institucioneve fetare nisi të bëhej i organizuar dhe i drejtuar

haptas prej shtetit”78.

Sipas Ngjela, me eliminimin e fesë diktatori Hoxha, duke parandjerë evropianizmin e

mëtejshëm të kulturës si një rrezik kryesor, rrjedhën evropiane të kulturës e ndaloi duke

rrafshuar fenë dhe duke krijuar një fe të re neoislame, të mbështetur tek ateizmi i tij dhe te

figura, dinastia dhe vepra e tij e gjerë që mendonte të shpërndante nëpërmjet shkrimeve të tij.

Sipas Ngjela pas fjalimit të 6 shkurtit, “Enver Hoxha ndaloi së qeni një lider i Partisë së tij

dhe nisi të imponohej si një profet i fesë neoislame që po krijonte, si një atentat të hapur

kundër kulturës së lartë evropiane në Shqipëri”.79

75 Po aty.76 NGJELA S., (2011), Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare 1957-2010, UET Press, f. 371.77 Gardin G., (1991), Dhjetë vjet burgimi në Shqipëri(1945-1955), Drita, f.42.78 Po aty, f.387.79 NGJELA S., (2011), Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare 1957-2010, UET Press, f. 371.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

34

Sipas At Zef Pllumit, në lidhje me sulmin ndaj fesë, duket se gjithçka duhej të ishte

përgatitë me kohë. Pas fjalës të 6 shkurtit “N’e nesre filluen me u dukë për gjith vend “fletë-

rrufetë” njëlloj si në Kinë, kundra njanit e kundra tjetrit. Në të gjithë Shqipninë filloi shembja

e minareve të xhamive. U formue “shtabi i përgjithshëm për drejtimin e luftës kundër

zakoneve prapanike të bestynive fetare” me në krye Ramiz Alinë, i cili u gjet aso kohe në

Shkodër bashkë me Haki Toskën”.80 Pas fjalimit që shkallmoi gjithçka “sacrum” përgjatë

muajit shkurt të vitit 1967 dyert e të gjitha kishave në Shkodër u mbushën me fletë-rrufe, si

një kërcënim dhe ndëshkim për këdo që i prekte ato.

Në Shqipëri shpërtheu fletë-rrufeja si mjet propagande ku akuzoheshin “të gjithë ata

që ndiqnin modën perëndimore ose ishin të dhënë pas muzikës dhe artit modern europian, ata

që shkonin nëpër kisha, që festonin Pashkët apo Bajramin”.81 Udhëheqësi i partisë Enver

Hoxha, nisi “periudhën e tij të absolutizmit në një krah, e të skllavërimit të të gjithë shoqërisë

në krahun tjetër”.82 Propaganda luftën kundër besimeve fetare e ka quajtur si luftë për të

siguruar dhe për të forcuar unitetin e kombit.

Në propagandë dilnin dhe punonjësit e organeve më të larta partiake e shtetërore, me

qëllim që të ishin shembull për masat punonjëse. Shpallja e Shqipërisë vend ateist dhe e

marksizëm-leninizmit si ideologji zyrtare, bëhej se diktatura “donte bujkrobër të heshtur që

nuk mund të mendonin mëvetësisht, por që as mund të jetonin mëvetësisht e me të ardhurat e

tyre private. Ai donte gjithashtu punëtorë dhe zyrtarë të heshtur, të varfër që të jetonin vetëm

me mendjen tek ai, duke e rrënjosur në tru se pa atë mund edhe të vdisnin”.83 Ndalimi i fesë

nga analisti Hysamedin Ferajt, shpjegohet në mënyrë më të besueshme me politikën e tij

realiste, për monopolizimin e procesit të socializmit politik dhe të ideologjisë e rrjedhimisht,

ruajtjen e pushtetit të vet. Ndërtesat e institucioneve fetare të të gjitha besimeve u kthyen në

institucione kulturore laike apo në funksione të tjera.

“Revolucionarizimi i të gjithë jetës së vendit”, sipas Ngjela84, solli një totalitarizëm

shqiptar. Deri në vitin 1956, i lidhur me Moskën, kishte qenë Totalitarizmi i Partisë

Komuniste, si refleks i Moskës. Pas janarit të vitit 1967, në Shqipëri kishte vijuar

totalitaritarizmi stalinian i Partisë dhe pas këtij viti ky totalitarizëm kthehet në dinastik, pasi

gjithçka në vend kthehet në regjinë e drejtpërdrejtë të diktatorit. Institucionet fetare ishin

pengesë për ndërtimin e sistemit komunist pasi kishin shkolla, kopshte, kuvende, prona,

shtypshkronja, gazeta, revista dhe kishin ndikim të fortë në shoqëri. Politologu Feraj është i

mendimit se motivi kryesor i Hoxhës për ndalimin e besimeve fetare dhe institucioneve të

fesë, del se ishte synimi i tij për të centralizuar dhe monopolizuar procesin e socializimit

politik dhe të krijimit të opinionit publik në Shqipëri. “Menjëherë mbas proceseve të

“revolucionarizmit të të gjithë jetës së vendit” dhe ndalimit të të gjitha besimeve fetare, nga

enveristët u shpall se tani në Shqipëri e vetmja ideologji sunduese është ideologjia marksiste-

leniniste”.85 Kështu në Shqipëri lindi njeriu i ri që “është pa mjekër, i rruar plotësisht. Ai

80 PLLUMI At Zef., (1995), Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, f. 442.81 NGJELA S., (2011), Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare 1957-2010, UET Press, f. 381.82 Po aty, f.365.83 Po aty, f.377.84 Po aty.85 FERAJ H., (2006), Skicë e mendimit politik shqiptar, Pegi, f. 353.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

35

është një qytetar. Ai është krenar dhe i pakorruptueshëm”86, që ishte baza e sistemit

diktatorial, ishte revolucionar, ishte “triumfi” i sistemit komunist në ndërtimin e shoqërisë së

re.

PPSH-ja që në fillimet e ndërtimit të shtetit totalitar raportin me fenë jo vetëm që nuk

e kishte aspak miqësor, por e shikonte si një problem serioz, si pengesë vështirësisht të

kapërcyeshme në instalimin e regjimit komunist. Propaganda ateiste e paraqiste fetë në

Shqipëri si të papërshtatshme me jetën e popullit. “Kjo donte të thoshte se përderisa Zoti nuk

ishte shqiptar, nuk mund të besoje në të”.87

Goditja që shteti i bëri fesë solli brenda tre muajve shkatërrimin e rreth 2169

institucioneve fetare. Godinat fetare e objektet e kulti u shkatërrua brenda një viti, ose u

shndërruar në qendra kulture, iu ndërrua destinacioni: iu hoqën simbolet si kryqet, kambanat,

apo iu prenë minaretë. Katedralja Ortodokse në Tiranë u bë palestër stërvitje për gjimnazistët,

Kisha Katolike u kthye në teatër rinor, xhamia u kthye në një atelie arti. Hoxhallarët dhe

priftërinjtë u hoqën nga funksionet e tyre dhe u dërguan të punonin në ferma apo kampe

pune. Kishat e mëdha të Tiranës, të Korçës dhe të Shkodrës u shndërruan në kinema. Në

Tiranë, teqeja e madhe bektashiane u përdor si azil pleqsh, kisha ortodokse e Shën Prokopit,

në Parkun e madh të Tiranës, u bë kafe-restorant.

Sipas studiuesve Elizabet e Zhan Pol Shanse88, dhjetëra xhami u shkatërruan me

kazma, të njëjtin fat pësoi edhe Katedralja Ortodokse e Korçës, gurët e së cilës shërbyen për

ndërtimin e shkallëve të një stadiumi. Megjithatë, çdo xhami, kishë, manastir, shkollë fetare

në mbarë vendin u dogj, u rrëzua apo u shndërrua që t’i shërbente asaj që shteti e quante “një

qëllim tjetër më të dobishëm duke u kthyer në qendra kulturore, teatro, palestra, salla

vallëzimi, punishte, kafene, magazina, stalla, muze, banja publike, azile pleqsh, ose u

shkatërruan që të lironin vendin për parqet ose për apartamentet e punëtorëve. Muret e

xhamive, tashmë të mbyllura ishin mbushur plot me parulla që lëvdonin Partinë. Atë vit, të

mbushur plot me ngjarje (1967), vizitorët afaristë thanë se, në Tiranë “kisha e bukur

ortodokse e pelegrinazhit në pjesën jugore të qytetit është kthyer në një klub nate për anëtarët

e Partisë. Altari përdoret si bar me një makinë për kafe dhe plot me shishe pijesh të

rëndomta”.89

Ngjela analizon se sulmi vdekjeprurës ndaj fesë erdhi për shkak se Hoxha në vitin

1967 kishte dy rrugë: Ose duhej të kishte ushtruar terror nga lart dhe me këtë të pastronte

gjithë gardën e vjetër, që kishte mbetur në udhëheqje të Partisë, ose duhej të niste e të

drejtonte një lëvizje për të ushtruar terror nga poshtë si revolucion i pandërprerë i gjithë jetës

së vendit. Sipas Ngjela duke qenë se Hoxha nuk kishte ende stafin që i duhej për të

zëvendësuar të gjithë Komitetin Qendror, gjeti njerëz antiqytetërim nga komitetet e rinisë që

patën aftësinë që të zhvillonin terrorin e gardistëve të kuq kinezë.90

Në Shkodër, ku feja kishte ndikimin më të fortë dhe ishte qendra e katolicizmit

shqiptar, u hap një muze ateizmi. Në muret e tij ishin shkruar citate nga Volteri dhe fondi

86 PLAKA A., (2012), Shqipëria siç e pamë (Shqipëria moniste në mediat perëndimore 1945-1990), Kristal, f.176.87 Champseix E.; Omari A., (2000), Shqipëria ose logjika e dëshpërimit, Elena Gjika, f. 51.88 Po aty.89 LECI E., (2007), Krime në kohën e komunizmit, Instituti i Studimit të Problemeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes,f. 21.90 NGJELA S., (2011), Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare 1957-2010, UET Press, f. 380-388.

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

36

pasurohej me skena të luftërave fetare me fotografitë e gjermanëve dhe priftërinjtë katolikë,

me qëllim që në sytë e popullit priftërinjtë të nxirreshin si bashkëpunëtorë të pushtuesit. Ky

muze ateist, që ishte në shërbim të sistemit dhe ndodhej në rrugën kryesore të qytetit, përballë

ish-ndërtesave kishtare. Eliminimi i fesë në Shqipëri, sipas Ngjela, ishte një eliminim i

qytetërimit perëndimor pasi Enver Hoxha e dinte mirë se e gjithë kultura evropiane kishte një

sens të theksuar kristian.91

Me shkatërrimin e objekteve të kultit dhe ushtrimin e dhunës të ndërmarrë nga

qeveria, për të sigluar likuidimin total, po bëheshin përgatitjet që feja të nxirrej jashtë ligjit.

Në 28 dhjetor 1976 Kuvendi Popullor miratoi Kushtetutën e re të Shqipërisë.92 Shqipëria

quhej Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, shtet i diktaturës së proletariatit. Me anë të

kësaj Kushtetutë ndalohej rreptësisht praktikimi i fesë dhe ndalohej pluralizmi e prona

private. Kushtetua sanksiononte ndërhyrjen e PPSH-së në të gjitha fushat e jetës dhe e

vendoste ushtrinë nën kontrollin e Partisë. Kushtetuta ndalonte të gjitha ritet fetare dhe

njëkohësisht parashikonte dënime të rënda për të gjithë shkelësit. Kushtetuta e vitit 1976, në

nenin 37, theksonte se “Shteti nuk njeh asnjë fe; ai mbështet dhe zhvillon propagandën

ateiste; për t’u futur njerëzve botëkuptimin materialist shkencor u ndalua me ligj çdo

propagandë fetare”.93

Kodi Penal i RPSSH, miratuar më 1 tetor 1977 në nenin 55 thuhet shprehimisht se

“Agjitacioni e propaganda fashiste, antidemokratike, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si

edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje të literaturës me përmbajtje të tillë për të

dobësuar ose minuar shtetin e diktaturës së proletariatit, dënohet: me heqje të lirisë nga tre

gjer në dhjetë vjet. Po këto vepra, kur janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasoja

veçanërisht të rënda, dënohen: me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje”.94

Lufta kundër fesë në Shqipëri u bë edhe në kuadrin e zhvillimit nga komunistët e të

ashtuquajturës 'luftë e klasës'. Me ardhjen në pushtet komunistët goditën së pari klasat e

pasura, tregtarët dhe pronarët e tokave të cilët kishin pushtet ekonomik, po kështu dhe

klerikët. Lufta e klasave, sipas At Zef Pllumit, realizohej sipas dy grupimeve, frymëve dhe

një aksioni të vetëm: shtypjes. “Ju jeni borgjezia dhe ne proletariati. Deri tash na keni shtypë

ju ne, dhe tash do t’ju shtypim na ju”95, çka karakterizoi diktaturën komuniste që në

instalimin e pushtetit të saj deri në momentin e rënies së saj. Gjatë regjimit komunist “në

Shqipëri kishte një frikë të krijuar nga terrori që ishte ushtruar dhe nga propaganda e nga lufta

e klasave që rrinte si një gur i rëndë e që mund të shtypte këdo”.96

Lufta e regjimi komunist kundër fesë kapej tek “tradita, zakonet, feja, paragjykimet,

thashethemet në të kaluarën”.97 Partia që drejtonte shtetin, për zhvillimin e luftës së klasave

kërkonte nga komunistët që të tregonin pjekuri, vigjilencë, partishmëri të lartë dhe bindje

ndaj udhëheqësve të saj. Në shtypin e shkruar propagandohej se komunisti duke mbrojtur

vijën e Partisë mbronte interesat e popullit dhe të atdheut. Organizatat e Partisë, të Frontit, të

91 Po aty, f.385.92 Po aty.93 Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1976, Neni 37.94 Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1977, Neni 55.95 PLLUMI At Zef, (1995), Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, f. 116.96 NGJELA S., (2011), Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare 1957-2010, UET Press, f. 359.97 HOXHA E., (1983), Vepra 38, 8 Nëntori, f. 38.

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

37

rinisë, të gruas vihen në krye të aksioni kombëtar, ku më e goditura dhe më e humbura doli

feja. “Me goditjen e kapitalit, ajo nisi luftën e klasave, duke goditur ata që mendoheshin të

pasur”.98

Lufta e klasave sipas Kasoruho ishte bërë gjithnjë e më tepër mjeti për të asgjësuar

çfarëdolloj opozite, aktive ose pasive, të dukshme apo të thjeshtë. Partia shkatërrimin deri në

asgjësim të kundërshtarëve “shihte gjithandej armiq, agjentë dhe tradhtarë dhe ishte edhe

sëpata që godiste pa mëshirë fajtorët. Prej kohësh shprehja armik i popullit ishte zëvendësuar

me atë armik i Partisë”.99 Sipas Kasoruho në regjimin komunist fjala luftë përdorej në

gjithçka dhe në çdo gjë, ku populli të jetonte i ngërthyer nga një makth pa fund. Regjimi gjatë

gjithë veprimtarisë së tij shpalli “lufta kundër analfabetizmit, lufta për krijimin e

kooperativave bujqësore të vendit, lufta për emancipimin e gruas, lufta kundër burokracisë,

lufta për reformën gjuhësore, lufta kundër ndikimeve të huaja, lufta për bukën e përditshme,

lufta kundër mbeturinave të ideologjisë borgjeze, lufta kundër fesë, lufta për elektrifikimin e

vendit, lufta kundër imperializmit e revizionizmit dhe armiqve të brendshëm, lufta për

pastërtinë e artit dhe të kulturës socialiste, lufta për kursimin”.100

Në luftën ndaj fesë dhe kundërshtarëve të regjimit komunist psikologjia komuniste e

kishte moto proverbin “Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet. T’i shtypim pa mëshirë!

Ta çojmë deri në fund luftën e klasave”.101 Lufta e klasave sipas Zhiti do të thoshte një luftë

nga e cila do të vinin shumë vdekje, lufta e klasave s’është gjë tjetër, veçse luftë civile në

kohë paqeje. Diktaturat, sipas tij, ndjellin të keqen, rrezikun, shpikin armiq, fitojnë beteja

imagjinare, bëjnë çlirime imagjinare qytetesh siç rëndomtë u përdor lufta për çrrënjosjen e

ideologjisë fetare nga ndërgjegjja e njeriut.

Në narrativën komuniste heronjtë që triumfuan kundër nazi-fashizmit paraqiten me

tipare mbinjerëzore që duheshin adhuruar, ndërsa heronjtë e së keqes ishin reaksionarët,

bashkëpunëtorët e armikut dhe armiqtë e klasave, klerikët dhe kushdo që ishte kundër partisë

shtet. “Frika e terrori ishin flakët që digjte çdo qelizë nga ato që mund të kultivonin në

mendjen dhe shpirtin e njeriut mundësinë e një besimi tjetër, ashtu sikurse qelizat e dyshimit

apo të mendimit kritik e të pavarur”.102 Shteti sipas Dom Simon Jubanit ishte kthyer në një

burg të madh ku të burgosur ishin të gjithë dhe ku më të burgosur ishin ata që ishin të lirë dhe

më të lirë ishin ata që ishin të burgosur. “Ata që ishin përjashta, edhe ma të tmerruem se na që

ishim ndër hekura, t’ia fillojshin, tue u dridhë prej llahtarit, kundërrevolucionit! Tragjikomedi

skllavësh nga të dyja palët”.103

Në se do të bëhej një bilanc në vija të përgjithshme të pasojave që solli lufta që i bëri

regjimi komunist fesë në Shqipëri në periudhën 1945-1990, do të kishim paraqitjen si vijon.

Pasojat e eliminimit të fesë në Shqipëri prej regjimit komunist mund të shihen në dy

drejtime. Drejtimi i parë ishte njerëzor: Mjaft klerikë u burgosën, u internuan, u vranë e u

persekutuan. Drejtimi i dytë ishte institucional: Në vitet 1945-1955 regjimi hoxhian e uli

numrin e kishave dhe te faltoreve katolike nga 253 në 100, seminaret nga dy në asnjë,

98 Hoxha Ç., (2013), Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri 1944 - 1948, Instituti i Studimit të krimeve dhePasojave të Komunizmit, ëest Print, f. 41.99 KASORUHO A., (2012), Shqipëria, ankthi dhe ëndrra, UET Press, f. 99.100 Po aty, f.208.101 ZHITI V., (2001), Rrugët e ferrit, Onufri, f. 306.102 KATI F., (2015), Formësimi i kujtesës kolektive, UET Press, f.5103 JUBANI Dom Simon, (2001), Burgjet e mia, Shkodra nr. 2, f. 63.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

38

shkollat nga 16 në asnjë, manastiret nga 10 në 2, manastiret e murgeshave nga 20 në asnjë

dhe jetimoret nga 15 në asnjë. Kurse në periudhën e 'revolucionarizimit të jetës së vendit' të

viteve 1966-67, kuvendet, seminaret, shkollat, objektet e kultit fetar dhe vendet e

pelegrinazhit fetar u shkatërruan. Bilanci tyre ishte: 2169 institucione fetare të rrënuara, të

mbyllura dhe të shndërruara në objekte për përdorim laik. Nga këto: 1270 institucione dhe

objekte fetare i takojnë besimit mysliman me 740 xhami dhe 530 teqe, tyrbe, mekame etj.

Besimit ortodoks iu shkatërruan rreth 600 objekte, ndërsa Kishës katolike iu shkatërruan rreth

300 objekte. Shkatërrimi i kulteve fetare si e xhamive, e kishave dhe e faltoreve të ndryshme,

si dhe censurimi, përndjekja dhe persekucioni i njerëzve të fesë, që u bë gjatë periudhës së

socializmit dhe si proces i luftës së klasave ishte një goditje historike monumentalo-fetare.104

Komunistët donin ta shembnin tue vra, tue burgosë, tue internue, suprimue të gjitha

institucionet kristiane në Shqipëri. Këta ndërtuen qindra institucione dhe shkolla ateiste.105

Lufta e klasave në rastin shqiptar ishte lufta më e tmerrshme, sepse askush nuk e dinte

cili ishte “sulmuesi”.106 Një gjë e tillë çoi në deformimin e mentalitetit shqiptar, ku traditat e

vjetra u goditën u harruan deri në asgjësim. Shërbimet dhe ritet fetare ceremoniale të

ndryshme, tradita e fisit dhe e familjes, vlerat dhe zakonet u ndaluan në kuadër të goditjes së

fesë dhe kanunit. Çdo traditë konsiderohej e vjetër dhe e kalbëzuar. Shoqëria orientohej nga

lart që të përqafonte dhe të zhvillonte të renë revolucionare.

Mbështetur në studimet e kryera, në mënyrë të veçantë të At Zef Pllumit, se “të gjithë

ishin të dejun, të shast’isun mbas këtij njeriu. Ai tiran u kishte marrë të gjithëve lirinë. I kishte

zhburrnua ose, si i thonë sot, u kishte hjekë personalitetin njerzor. Ua kishte nxjerrë gratë prej

shtratit për me i çue në zbor o ku të donte vetë. Ua kishte marrë fëminë e pasuninë. U kishte

hjekë deri kafshatën e gojës e hjedhë në mizerjen ma të madhe që mund të mendohej. I kishte

shkëputë jo vetëm nga kombi e gjithë bota, por edhe nga historia e vet e mbarë njerzimit! I

kishte rrethue në tel e nuk i lejonte me hi e as me dalë, vetmue prej gjithë botës! Nuk i lente

me qeshë e as me kja”.107

Dëmi i sulmit të shtetit ndaj fesë ishte në vetvete një dëm për kulturën kombëtare dhe

historinë. Në kuadër të ashtuquajturit 'revolucion kulturor', nga institucionet fetare u morën

dhe u dëmtuan regjistra pagëzimesh, piktura me vlerë, ikona të vjetra, dokumente historike,

dorëshkrime mesjetare, certifikata, objekte të çmuara të cilat komunizmi i konfiskoi dhe i

shkatërroi në mënyrë të pamëshirshme. “Seminare, shkolla, teatro, shtypshkronja e

biblioteka, pra gjithçka që ishte krijuar e trashëguar prej qindra vitesh u asgjësua në pak kohë.

Elita më e shquar e katolicizmit shqiptar u shfaros”.108

Në aksioni kombëtar ideologjik të kryer në mbarë Shqipërinë për të shkatërruar fenë

“kontrollonin nëpër shtëpi besimtarësh, duke marrë me vete çdo objekt kulti dhe libra të

shenjtë, kryqe dhe ikona, simbole të Shën Mërisë, bibla, kuranë dhe ungjij. Dhe këto

104 GOXHA F., (2004), Tragjedia e socializmit shqiptar, Kumi, f. 334.105 JUBANI Dom Simon, (2000), Mesha e parë, Camaj-Pipa, f. 9.106 PLLUMI At Zef, (1995), Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, f. 297.107 PLLUMI At Zef, (1995), Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, f. 297.108 PEPA P., (2009), Dosja e diktaturës, Kumi, f. 42.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

39

absurditete u shtynë aq larg sa të kërkohej heqja e rrethit të martesës nga duart e njerëzve,

meqë konsiderohej një element përbërës i ritit fetar”.109

Lufta për revolucionarizimin e gjithë jetës së vendit në propagandë u paraqit si

emancipim për gratë, heqje të besimeve fetare dhe shkurtimin e burokracisë shtetërore.

Organizatat e masave, sidomos rinia e përqendroi veprimtarinë në luftën ndaj klerikëve. Në

mbledhjeve masive, popullore demaskoheshin, dënoheshin, talleshin dhe detyroheshin të

dëshmonin me dhunë kundër fesë e praktikave fetare të ndjekura në shoqëri. Kështu, në

shtypin e kohës gjenden materiale që tregojnë se regjimi mobilizoi Lidhjen e Shkrimtarëve

dhe Artistëve për stigmatizimin e fesë me ese, komedi, poezi dhe këngë satirike, ku feja të

portretizohej si vegël e imperializmit dhe e reaksionarëve të huaj borgjezë, si rrezik shoqëror,

si një mbeturinë e klasave shtypëse e shfrytëzuese. Siç pohon studjuesi Leci, “Në prill 1967,

të dyzet priftërinjtë ortodoksë, që jetonin në afërsi të Delvinës, i mblodhën së bashku për t’i

demaskuar publikisht. Pastaj, i rruajtën me forcë mjekrat, kurse rrobat ua hoqën e ua

pështynë. Një prift, Theodhor Zisi, që nuk pranoi të rruhej, e burgosën për dhjetë vjet.

Njerëzit u urdhëruan të dorëzonin kryqet, ikonat, biblat, kuranë dhe objektet e tjera fetare”.110

Regjimi komunist në Shqipëri me eleminimin e fesë rrafshoi dhe lirinë individuale. “E

gjithë jeta shoqërore ishte e dominuar dhe vijonte nën një sundim ideologjik, i cili imponohej

me një dhunë të shfrenuar të autoritarizmit shtetëror. Pushteti shtetëror kërkonte të ndërtonte

një njeri tërësisht ideologjik, njëlloj si njeriu tërësisht fetar që ishte imponuar të jetonte në

mesjetën europiane”.111 Regjimi komunist e urrente lirinë dhe këdo që i dilte kundër. Në

Shqipëri, sipas Ngjela, kishte një frikë të krijuar nga terrori që ushtrohej nga propaganda e

nga lufta e klasave. Lufta ndaj fesë, lufta e klasave, krijimi i njeriut të ri komunist, reformimi

dhe drejtimi i jetës së vendit sipas direktivave të Partisë bëri që “në Tiranë, vullnetet e sëmura

kishin armiqësi patologjike me modernitetin, në një kohë kur zhvillimi i brendshëm,

modernitetin e kishte domosdoshmëri. Shqiptarët, koha i ndëshkoi sepse, në fakt, dominoi

vullneti hoxhian i izolimit”.112

Vlen që të theksohet se pasojat e eliminimit të fesë në kuadrin e revolucionarizimit të

mëtejshëm të shoqërisë, institucioneve dhe Partisë, u ndjenë sidomos në letërsi, art,

kinematografi, teatër dhe në gazetari ku gjithçka duhej të organizohej nën prizmin e ideve

socialiste. “Regjimi bëri të gjitha përpjekjet për kanalizimin e mendimeve dhe të ideve të

brezit të ri”113 pasi në këtë mënyrë shkëpuste lidhjet më të kaluarën dhe betononte themelet e

pushtetit komunist. Disa vepra të rilindësve u ngritën në piedestal si, për shembull, rasti i

Vaso Pashës “Feja e Shqiptarit është shqiptaria”, ndërsa veprat e disa autorëve të tjerë u

cunguan për ide të gabuara dhe akoma më keq, shkrimtarë si Konica, Fishta, Koliqi e shumë

të tjerë u ndaluan.

Historia dhe arsimi u vunë në “prangat” e ndryshimeve socialiste. Regjimi komunist si

ndjekës i idealeve krejtësisht utopike, e shkatërroi shoqërinë shqiptare nën petkun e luftës së

klasave, gjatë së cilës u kryen krime të panumurta. Ka hulumtime të bëra, sipas të cilave

109 KASORUHO A., (1996), Një ankth gjysëm shekullor, Çabej, f. 85.110 LECI E., (2007), Krime në kohën e komunizmit, Instituti i Studimit të Problemeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes,f. 19.111 NGJELA S., (2011), Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, UET Press, f. 299.112 Po aty, f.358.113 SKURA G., (2011), Përvojë në ndërtimin identitar shqiptar 1945-2005, SHBLU, f. 121.

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

40

regjimi përgatiti në shoqëri njerëz të gatshëm që t’i shërbenin besnikërisht atij, duke u privuar

nga liria, nga idetë personale dhe nga dinjiteti i tyre. Për këtë mjafton të citojmë thënien e

autores Hoxha se “misioni i politikës është manipulimi i mendjes së njeriut. Për pasojë, të

indoktrinuarit janë realisht viktima, por që realizojnë krim njerëzor duke ushqyer me tifozllëk

anësinë politike, pa qenë në gjendje të shohin nëse ajo është e drejtë ose jo”.114

Pasojë tjetër e dukshme ishte që festimet laike zëvendësuan rrufeshëm festat e ritet

fetare, të cilat u ndaluan me ligj. “Mund të thuhet se Hoxha ia kaloi edhe Stalinit edhe Maos

me ndalimin zyrtar që u bëri praktikave të fesë dhe nxjerrjes në ankand që u bëri librave dhe

ikonave fetare”.115 Heqja e besimit fetar, e traditave dhe zakoneve popullore kulturore,

'operacioni plastik' i shoqërisë shqiptare sipas mësimeve të Partisë dhe të diktatorit Hoxha

sollën në shoqërinë komuniste një njeri pa identitet dhe pa individualitet personal, por me

identitet kolektivi mbi bazë grupi. “Nuk kishte ide individuale, s’kishte as mendime

individuale dhe e gjitha kjo ndikoi në ndrydhjen e iniciativës krijuese, të ideve personale

jetësore dhe profesionale. Kishte masa, por jo individë. Kishte jetë masash, por jo jetë

personale”.116

Për këtë mjafton të themi se në regjimin diktatorial shqiptar si individi, partia, populli

kombi dhe organizatat e masave konsideroheshin me funksion politik dhe kishin në dorë fatet

e fitores së komunizmit mbi ideologjinë reaksionare fetare dhe çdo traditë të vjetër që

komunizmi i kishte shpallur luftë deri në shfarosje. Studiuesja Skura thekson se regjimi

diktatorial shqiptar përgjatë “mbretërimit” të tij për afro gjysmë shekulli e shndërroi

shqiptarin në një njeri tjetër, në një njeri të trembur, pa identitet, pa gjendje shpirtërore të

vetën dhe pa iniciativë, ku zhdukja e fesë ishte një shkak i fortë i arritjes në këtë

përfundim.117

114 HOXHA L., (2012), Pushtimi i brendshëm, Konica color, f. 101.115 VICKERS M., (2008), Shqiptarët. Një histori moderne, Bota shqiptare, f. 306.116 SKURA G., (2011), Përvojë në ndërtimin identitar shqiptar 1945-2005, SHBLU, f. 129.117 Po aty.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

41

1.4 Ateizmi shtetëror 6 shkurt 1967

Fjalimi i diktatorit Hoxha “Për revolucionarizimin e mëtejshëm të Partisë dhe

pushtetit” më 6 shkurt 1967, konsiderohej fjalimi që shkroi epokë të re. Udhëheqësi komunist

në këtë fjalim ftonte të gjithë komunistët dhe organizatat e Partisë për të bërë kritikë dhe

autokritikë, për të qenë luftëtarë të vijës së Partisë. Komunistët, sipas Hoxha, duhet t’i

kërkonin llogari vetes, të gjithë komunistëve në çdo organizatë, familje apo institucion e

qendër pune, për mënyrën sesi kanë vepruar në lidhje me problemet shoqëroro-politike të

vendit. Komunistët, Hoxha i quan revolucionarë të vërtetë dhe, si të tillë, duhet të që të japin

e kërkojnë llogari për problemet politiko-organizative të Partisë, që në thelb janë probleme të

kolektivit të masës socialiste. Me revolucionarizim të Partisë dhe të pushtetit, kuptohej

revolucionarizimi i komunistëve. Revolucionarizimi do të sillte, sipas Hoxha, komunistë

ushtarë të çeliktë, politikisht të qartë, të guximshëm, të dashur, të hapët, të sinqertë dhe të

rreptë. Komunistët “duhet të shkatërrojnë çdo gjë të keqe, të mbështetin, të organizojnë dhe të

luftojnë në ballë për të renë përparimtare”118.

Me revolucionarizim, Hoxha kuptonte qasje dhe frymë tjetër, llogaridhënie me frymë

revolucionare. Vetëm në luftë revolucionare, krijoheshin, formoheshin dhe kaliteshin

komunistët heroikë, që në vetvete ishin revolucionarë, të çeliktë, me iniciativë dhe të hedhur.

Në rrugën e revolucionarizimit të mëtejshëm të Partisë dhe të popullit, Hoxha udhëzonte që

komunistët duhet të ishin në pararojë dhe të pamposhtur nga rreziqet e jashtme dhe të

brendshme që i kanoseshin vendit. Ai siguronte popullin e tij se revolucionarizimi i

mëtejshëm i Partisë dhe i popullit, çelnikosja e Partisë dhe e pushtetit vareshin nga zbatimi

dhe respektimi me rreptësi i parimeve dhe i normave revolucionare të Partisë, si dhe nga lufta

konsekuente ndaj burokratizmit.

Centralizimi demokratik, kritika, autokritika, demokracia proletare, analiza e

problemeve dhe e fenomeneve, disiplina e hekurt, vija e masave dhe lufta e klasave, sipas tij,

kishte sjellë në Shqipëri një nivel të lartë moralo-politik në Parti, njerëz të fortë dhe më të

përgatitur ideologjikisht dhe me ndjenja të forta revolucionare. Në procesin e

revolucionarizimit të mëtejshëm të Partisë dhe të popullit, luftohej vetëkënaqësia dhe

miopizmi si edhe dehja nga sukseset. Për revolucionarizimin e Partisë dhe të pushtetit,

porosiste që të bëhej si duhej njohja dhe kuptimi më i thellë filozofik, zbatimi me rreptësi dhe

në mënyrë revolucionare i parimeve marksiste-leniniste, të cilat udhëhiqnin Partinë, si dhe të

zbatoheshin normat leniniste që rregullonin jetën e komunistëve.

Revolucionarizëm, sipas Hoxhës, do të thoshte që të ngrihej lart dhe të afirmohej

personaliteti i çdo komunisti, të rritej mprehtësia dhe vigjilenca popullore dhe të zbatoheshin

vijat, detyrat, direktivat e Partisë. Komunisti i mirë dhe revolucionar, sipas tij, duhet ta vinte

jetën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të Partisë dhe të pushtetit duke e bazuar atë në statutin

e Partisë. Revolucionarizim, sipas udhëheqësit, do të thoshte që komunistët të shëroheshin

nga shfaqjet burokratike dhe të visheshin me një edukatë të thellë ideologjike që do të bënte

formimin e duhur të individit falë edhe punës së organizatave të masave për mësimin dhe

zbatimin në mënyrë revolucionare të rregullave dhe normave të Partisë. Në kuadër të

118 HOXHA E., (1982), Vepra 35, “Revolucionarizimi i mëtejshëm i Partisë dhe pushtetit”, 8 Nëntori, f.3.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

42

revolucionarizimit, Partia, në fjalimin e Hoxhës, i shpallte të papranueshëm ata individë që

nuk edukoheshin dhe nuk korrigjoheshin sipas mësimeve të saj. Një komunist revolucionar,

sipas Enver Hoxhës, duhej të mirëpriste gjykimet kritike revolucionare të shokëve të Partisë,

me gjakftohtësi të pranonte kritikën bolshevike pa u pajtuar me atë jobolshevike, duke njohur

ndershmërisht gabimet në mënyrë që të punonte për ecjen përpara sipas mësimeve të Partisë.

Projekti revolucionar e vendoste komunistin në ‘lupën’ e gjykimit dhe të vlerësimit të

dyfishtë të masave dhe të Partisë. Kolektivi kishte të drejtë të gjykonte çdo komunist që nuk

ecte sipas normave socialiste dhe porosive të Partisë. Në projektin revolucionar, komunistët si

anëtarë të Partisë, ishin anëtarë të klasës punëtore, ishin njerëz të pararojës dhe revolucionarë

të pathyeshëm. “Partia jonë është Parti monolite, me unitet të çelniktë marksist-leninist,

mendimi e veprimi, ajo nuk lejon në gjirin e saj fraksione dhe opozita antimarksiste,

revizioniste, trockiste, liberale, socialdemokrate”119.

Veprimtaria e Partisë komuniste bazohej mbi teorinë marksiste-leniniste, sipas së cilës

ndërtimi i plotë i socializmit dhe i shoqërisë pa klasa, komunizmit, do të arrihej falë

organizimit të përsosur, disiplinës së hekurt dhe normave bolshevike që përbënin në themel

‘çimenton’ e Partisë. Në kuadrin e luftës ndaj burokratizmit u shkurtuan shumë kuadro duke

u quajtur të tepërt, u zhdukën shumë hallka duke u quajtur të panevojshme, si në organikat e

organeve shtetërore, të pushtetit, ekonomisë, kulturës, aparatit të Partisë etj.

Burokratizmin si mendësi, Hoxha e barazonte me konceptet idealiste,

antirevolucionare, reaksionare, antimarksiste dhe e lidhte pashmangshmërisht me

feudalizmin, borgjezinë dhe kapitalizmin. Burokratët shpalleshin nga regjimi komunist si

antipopullorë dhe armiq të popullit.

Feja, në fjalimin revolucionar të Hoxhës, lidhej me pushtetin e vjetër burokratik të

feudoborgjezisë dhe të fashizmit, i cili me ardhjen e komunistëve ia la vendin diktaturës së

proletariatit dhe pushtetit të këshillave popullorë. Komunisti, sipas Hoxhës, është trim, ndërsa

burokrati është frikacak sepse botëkuptimi i burokratit është idealist, mistik, individualist

duke qenë burimi i të gjitha të këqijave si mendjemadhësia, gënjeshtra, mashtrimi dhe

servilizmi. Burokrati, duhet të luftohet sepse ai nuk e do masën, punën në masë, dhe përpiqet

t’i imponohet masës me funksionet dhe me pushtetin që ka. Burokrati, në shkrimin

revolucionar të Hoxhës është megaloman dhe servil, megaloman karshi masës dhe servil ndaj

eprorëve. Pushteti i burokratëve, që ishte në thelb pushtet i Partisë, sipas akuzës së Hoxhës,

përdorej prej burokratëve për interes dhe kapital personal. Mendimi i burokratëve sipas

komunistëve është mendim borgjez, reaksionar, antimarksist, antirevolucionar.

Masat e popullit sipas Hoxhës, duhet të jenë kurdoherë në këmbë për të mbrojtur

diktaturën e proletariatit, ligjet e saja, ideologjinë e saj, politikën e saj dhe realizimet. Në sajë

të revolucionarizimit, gjithçka që është jashtë ligjeve dhe normave të Partisë, duhet të

zhduket dhe syri vigjilent i Partisë dhe i popullit do t’i vërë të gjithë kundërshtarët nën darën

e hekurt të diktaturës. Përgjatë diktaturës, në kushtet kur regjimi komunist shtonte masat dhe

dënimet kundër klerit dhe intitucioneve fetare, në vend nuk kishte rezistencë pasi shtypja dhe

toruturat ishin shumë të mëdha. Mediat fetare nuk ekzistonin pasi u shtetëzuan dhe u

konfiskuan që në 45’. Reagimi i parë ndaj diktaturës shqiptare për krimet ndaj klerikëve e

institucioneve fetare erdhi nga OKB më 1968 në kuadrin e vitit ndërkombëtar të të drejtave të

119 Po aty, f.31.

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

43

njeriut. Reagim të fortë kishte nga Vatikani përkundrejt persekutimit të egër në feve në

shqipëri, nga gazeta Zyrtare e Vatikanit “L’Osservatore Romano” e Radio Vatikani ku

reaguan ashpër ndaj pushkatimit të Dom Shtjefen Kurtit se pagëzoi një fëmijë të vogël më

1973. Gazeta “Corriere della Sera” shokoi opinionin publik botëror për lajmin e pushkatimit

të Dom Kurtit duke iu referuar Gazetës së zyrtare të shtetit komunist “Zëri i Popullit”, kanal

zyrtar mediatik që e quan të merituar vdekjen e priftit katolik. Një tjetër reagim ndaj

ngjarjeve të përsekutimit të katolikëve në Shqipëri pati edhe nga agjencia katolike austriake

“Kathpress” e cila i bën jehonë shtypjeve të klerikëve dhe Shqipërisë si vendi i vetëm ateist

në botë. Kronikani britanik Oëen Pearson tronditi opinion perëndimor duke reaguar fort ndaj

masakrës shtetërore ndaj klerit e klerikëve në Shqipëri. Regjimi komunist shqiptar, ndryshe

nga regjimi zogollian (dihet toleranca e tij ndaj kritikave të shtypit fetar katolik), ishte

intolerant në kulm ndaj një propagande opozitare qoftë ajo edhe fetare. Kështu që nuk mund

të pritej që të kishte një qëndrim kundërshtues public kundër politikave antifetare të regjimit

komunist pasi ndëshkimi ishte i rëndë. Komunistët e njihnin shumë mirë forcën e

propagandës me media apo reagimet publike, prandaj nuk mund të toleronin një propagandë

mediatike kundër politikave ndaj fesë të regjimit të tyre apo kundërshti publike. Nëpërmjet

përhapjes së frikës e torturës kombinuar me veprimet konkrete bënin që shoqëria të përjetonte

një ndjenje frikë që sillte nënshtrim total.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

44

KREU I DYTË

2.1 Baza konceptuale teorike e studimit

Në këtë kre janë paraqitur një sërë konceptesh e teorish që kanë të bëjnë apo dhe

shpjegojnë dukuritë e ndryshme që përbëjnë objektin e këtij studimi doktoral. Të tilla janë

konceptet dhe modelete e ndryshme të shpjegimit të dukurisë totalitare, që jo rallë e kanë

zanafillën edhe antikitetin grek, apo modelet shpjeguese të rolit që ka luajtur shtypi totalitar,

në veçanti ai i regjimit komunist, në propagandën ateiste dhe në luftën kundër ideologjisë dhe

institucioneve fetare në emër të afirmimit të ideologjisë marksiste-leniniste si e vetmja

ideologji e shoqërisë. Këto modele konceptuale dhe teorike janë kërkuar nga literatura si për

të ndërtuar hipotezën shpjeguese të marrëdhënieve të shtetit komunist me fenë në periudhën

1944-1990 në Shqipëri, ashtu edhe për të interpretuar e shpjeguar edhe dukuritë e veçanta që

spikatën në luftën që regjimi komunist i bëri klerit, institucioneve dhe ideologjisë fetare për

rreth 45 vite që ai sundoi në Shqipëri. Veçoritë lidhen me taktikën që regjimi komunist ndoqi

fillimisht duke pranuar formalisht të legalizohej praktikimi i besimeve të ndryshme fetare në

shoqërinë shqiptare, por duke zhvilluar një propagandë të fuqishme kundër ideologjisë fetare

dhe rolit gjoja 'negativ' që kishte luajtur historikisht kleri ndaj mbrojtjes së pavarsisë së vendit

dhe kombit shqiptar. Propaganda zhvillohej sa në sistemin shkollor, ku sulmohej feja si

ideologji reaksionare që historikisht ishte e lidhur dhe i kishte shërbyer pushtuesve të

ndryshëm dhe si ideologji që binte ndesh me zhvillimin e shkencës, aq edhe në shtypin e

shkruar të kohës (gazetat dhe revistat e ndryshme) dhe mjetet e tjera propagandistike filmike

dhe radio-televizive. Më tej propaganda kaloi edhe në nivelin e sulmit të hapur ndaj fesë, në

formën e demaskimit të klerikëve si terroristë që mbajnë të fshehura armë për të zhvilluar

kryengritje të armatosur kundër regjimit komunist, në arrestimin dhe nxjerrjen para gjyqeve

farsë të klerikëve të akuzuar si bashkëpuntorë të fashizmit e nazizmit dhe të grupeve

kriminale që kërkonin të rrëzonin me armë të ashtuquajturin 'pushtet popullor'. Mbas vitit

1967 sulmi ndaj fesë u shtri në mbarë vendin dhe në çdo fushë të jetës si pjesë e revolucionit

kulturor në kuadrin e të ashtuquajturës 'revolucionarizim të të gjijë jetës së vendit dhe partisë'.

Filluan aksionet e organizatave të masave të dirigjuara në prapaskenë nga PPSH-ja, për

mbylljen e të gjitha institucioneve fetare, duke i shndërruar ato në objekte kulturore (vatra

kulture, kinema e theatro etj.). Mjaft prej kishave dhe xhamive u prishën që nga themelet,

ndonëse mbartnin vlera të konsiderueshme historike e kulturore. Klerikë të ndryshmëm

masivisht u vunë përballë demaskimeve dhe 'gjyqeve' të mbledhjeve popullore në krahina të

ndryshme. Lufta kundër fesë u përfshi në luftën kundër të ashtuquajturave 'mbeturina të

ideologjive të vjetra e zakoneve prapanike', luftë që u institucionalizua ligjërisht me shpalljen

në në Kushtetutën e vitit 1976 të Shqipërisë si i vetmi vend ateist në botë.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

45

2.2 Konceptet dhe teoritë mbi dukurinë e totalitarizmit

Për dukurinë e totalitarizmit është shkruar e folur shumë sidomos mbas Luftës së Dytë

Botërore. Për ta përfshirë atë në një 'kornzë' konceptuale-teorike kanë menduar një sërë

studjuesish të shquar, duke filluar nga Karl R. Popper, në Hannah Arendt, Claude Lefort,

Raymond Aron, Simone eil, Pierre Leroux etj. Ata i kanë shtjelluar modelet e tyre për

shpjegimin dhe përshkrimin e dukurisë totalitare në variantet e saja që në zanafillë (antikiteti

grek me Platonin) e deri në kohët moderne dhe ditët e sotme në një sërë studimesh të

paraqitura në botime monografike me emër si 'Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj' e Popper,

'Sistemi totalitar' dhe 'Origjina e totalitarizmit' të Arendt, 'Komplikimi' i Lefort etj.

Si pikënisje disi udhërrëfyese për të shqyrtuar këtë trashëgimi të pasur të mendimit

shkencor mbi dukurinë e totalitarizmit u zgjodh të paraqitej këtu idea e shprehur nga

Akademiku Fuga në librin e tij 'Shtigje drejt guvës së gjarprit', e cila e vë theksin në

karakterin botëkuptimor të saj. Më konkretisht Ai pohon se “Para se të shfaqet në trajtë

burgu, kampi përqendrimi, kontrolli policor, totalitarizmi përbën një mendim; ai shprehet

përmes një logjike shoqërore të caktuar, përbën një konfigurim të veçantë shpikjeje dhe

përligjjeje të një strukture të saktë të së vërtetës dhe të një grupi të veçantë të

pandryshueshëm të ndërkuptuari. Mendimi totalitar përfaqëson një strukturë të të kuptuarit të

botës e të shoqërisë.”120

Në se konsiderohet e mirëqenë kjo ide, atëherë nga pikëpamja e logjikës së një

këndvështrimi historik, është e kuptueshme që të fillohet shqyrtimi i trashëgimisë së

mendimit për dukurinë e totalitarizmit duke nisur nga zanafilla e kuptimit të botës dhe

shoqërisë që ndeshet në filozofinë antike greke. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë se filozofia në

fjalë përbën një nga themelet ku është ngritur qytetërimi i sotëm europian. Kështu, po t'i

referohemi Popper, ai na fton që të kthehemi prapa te parasokratikët, po qe se duam të

kuptojmë që rrënjët e racionalizmit shtrihen te tradita greke e diskutimit kritik, e cila zë fill

me Thalesin dhe te Platoni, apo në se duam të kuptojmë rrënjët e mendimit totalitar.121 Madje

Popper i kushton vëllimin e parë të veprës së tij 'Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj' pikërisht

mendimit totalitar të Platonit, kurse vëllimin e dytë - mendimit totalitar të pasuesve të tij,

Hegelit dhe Marksit.122 Në kreun 'Drejtësia totalitariane' të programit politik të Platonit,

Popper thekson se:

“Analiza e sociologjisë së Platonit e bën të thjeshtë paraqitjen e programit të tij politik.

Kërkesat themelore të të cilit mund të shprehen në dy formula, e para që i korespondon

teorisë së tij idealiste të ndryshimit dhe qetësisë, e dyta ndaj natyralizmit të tij. Formula

idealiste është: Ndaloni të gjitha ndryshimet politike! Ndryshimi është mostruoz,

mosndryshimi – hyjnor. Çdo ndryshim mund të ndalohet në se shteti përbën një kopje ekzakte

të origjinalit të tij, domethënë të Formës apo Idesë së qytetit. Në se do të duhej të pyetej si

është e praktikueshme kjo, ne do t'i përgjigjeshim me formulën natyraliste: Kthim prapa te

natyra! Kthim prapa te gjendja origjinale e paraardhësve tanë, te gjendja primitive e krijuar

në përputhje me natyrën njerëzore, e ndërkohë e qëndrueshme; kthim prapa te patriarkati

120 FUGA A., (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Ora, f.18.121 MILLER D. (botues), (20000, Poper Vepra të zgjedhura, Soros&Afërdita, f.23.122 POPPER K., (1966), The Open society and its enemies, Fifth edition (revised), p.91-93.

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

46

fisnor i kohës para Rënies, te sundimi klasor i pak të mënçurve përmbi shumicën

injorante”.123

Popper mendon se të gjitha elementët e programit politik të Platonit rrjedhin nga

kërkesat e mësipërme dhe tregojnë një bazim të tyre në një qasje historiciste të shoqërisë124 të

kombinuar me doktrina sociologjike që justifikojnë kushtet për qëndrueshmërinë e sundimit

klasor. Bazuar në këtë gjë, Popper pohon se del që ky program politik është qartësisht

totalitar, në kundërshtim me pretendimet e mjaft studjuesve admirues së filozofisë së Platonit,

të cilët edhe kur e kritikojnë atë, mëtojnë se mendimi i tij, pamvarësisht disa ngjashmërive,

është i ndryshëm nga totalitarizmi modern, për hirë të synimeve të tij për lumturinë e

qytetarëve dhe sundimin e drejtësisë.125 “Pamvarësisht nga argumente të tilla, kundërshton

Popper, unë besoj se programi politik i Platonit larg së qenuri moralisht superior ndaj

totalitarizmit, është themelësisht identik me të.”126 Për të argumentuar këtë mendim, Popper u

bën një shqyrtim kritik ideve etike bazë të Platonit, si atë të Drejtësisë, të Mirësisë, të

Mënçurisë etj., duke pohuar se do të pranonte që kishte gabuar në vlerësimin si totalitar të

mendimit të Platonit, në se nga ballafaqimi i kuptimit që kishte Platoni për këto ide etike, me

kuptimet e pranuara gjerësisht sot, do të dilte se kishte përputhje.127

Shqyrtimin kritik Popper e nis nga idea e 'Drejtësisë'. Ai pranon se ka kuptime të

ndryshme për këtë term, por pohon se kushdo që ka një këndvështrim të përgjithshëm

humanist, me këtë term nënkupton pak a shumë diçka të tillë: “(a) një shpërndarje të

barabartë të problemeve të qytetarisë, domethënë, të atyre kufizimeve të lirisë që janë të

nevojshme në jetën shoqërore; (b) trajtim i barabartë i qytetarëve para ligjit, në kushtet kur,

pa dyshim që (c) ligji nuk tregon as favore as disfavore kundrejt qytetarëve individualë apo

grupeve ose klasave; (d) paanshmëri të trupave gjyqësore; dhe (e) një shpërndarje të

barabartë të përparësive (dhe jo vetëm në probleme) që të qenit shtetas i ofron qytetarëve të

tij.” 128

Popper merr në shqyrtim kuptimin që ka në të vërtetë Platoni për termin 'Drejtësi', duke

pohuar se në librin e tij 'Republika', ai e përdor termin 'I drejtë' si një sinonim për 'atë që është

në interes të shtetit më të mirë'.129 Dhe kur pyetet se çfarë është në interes të këtij shteti më të

mirë, përgjigjia që jep Popper është: “Të ndaloj çdo ndryshim, me anën e mbajtjes së një

ndarje klasore të ngurtë dhe sundimi klase. Në se unë kam të drejtë në këtë interpretim,

atëherë neve na duhet të themi se kërkesa e Platonit për drejtësi e lë programin e tij politik në

nivelin e totalitarizmit;”130 Për të kuptuar sa më drejt pikëpamjen e Platonit për drejtësinë,

Popper i referohet librit të katërt të Republikës, ku trajtohet më gjerësisht ky koncept. Pyetjes

se çfarë është drejtësia, në këtë libër i jepet pak a shumë një përgjigje si vijon. Qyteti është

themeluar mbi natyrën njerëzore, nevojat dhe kufizimet e saja. “Ne kemi deklaruar, dhe, ju do

123 Po aty, f.91.124 Të cilën Popper te parathënia e veprës së tij 'Mjerimi i historicizmit' e karakterizon si pranim, në thelb, i njëteorie shkencore të historisë që lejon parashikimin e zhvillimeve të ardhshme të historisë. Shih: Popper K.,(1997), Mjerimi i historicizmit, Fondacioni Soros&Onufri, f.xii.125 POPPER K., (1966), The Open society and its enemies, Fifth edition (revised), p.91-92.126 Po aty, f.92.127 Po aty, f.94.128 Po aty.129 Po aty.130 Po aty, f.95.

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

47

të kujtoheni, të përsëritur prapë, atë që çdo njeri në qytetin tonë i duhet të bëjë vetëm një

punë; pikërisht, atë punë që i përshtatet më shumë natyrës së tij.'131 Që këndej Platoni nxjerr

përfundimin se secilit i duhet që të ketë parasysh biznesin e vet, që ndërtuesi duhet të merret

vetëm me ndërtim, këpucari të bëjë këpucë. Nuk ndodh ndonjë hata, megjithatë, në se dy

punëtorë ndryshojnë vendet e tyre natyrore. 'Por duhet që cilido që është nga natyra punëtor

(apo ndryshe një anëtar i klasës që fiton jetesën).. të ruhet për të mos hyrë në klasën e

luftëtarëve; apo duhet që një luftëtar të ruhet për të mos hyrë në klasën e protektorëve pa qenë

i denjë për të;..përndryshe ky lloj ndryshimi dhe ndërmarrje konspiracioni do të thonin rënim

i qytetit.'132 Nga ky argument i cili është i lidhur ngushtë me parimin që mbajtja e armëve

duhej të ishte një prerogativë klasore, Platoni nxorri përfundimin e tij final që çdo ndryshim

ose përzierje në të tre klasat duhet të ishte padrejtësi, dhe që e kundërta, ndërkaq është

drejtësi: 'Kur çdo klasë në qytet sheh punën e vet, klasa që nxjerr jetesën, po ashtu si

ndihmësit dhe protektorët, atëherë kjo do të ishte drejtësi.' Ky përfundim është ripohuar dhe

përmbledhur pak më vonë: 'Qyteti është i drejtë.. në se secila nga të tri klasat qëndron në

punën e vet.' Por kjo deklaratë do të thotë, sipas Popper, që Platoni identifikon drejtësinë me

parimin e sundimit klasor dhe të privilegjit klasor. Sepse parimi që çdo klasë duhet të shohë

punën e vet do të thotë, shkurt dhe në vija të trasha, që shteti është i drejtë në se sunduesi

sundon, punëtori punon, dhe në se skllavi bën skllavin.133 Popper konsideron se koncepti i

drejtësisë i Platonit është themelësisht i ndryshëm nga pikëpamja jonë e zakonshme e

analizuar më sipër. Platoni e shpall privilegjin klasor 'të drejtë', ndërsa ne zakonisht kuptojmë

me drejtësi më tepër mungesën e një privilegji të tillë. Por, dallimi shkon më tej se kjo. Ne

kuptojmë me drejtësi një farë lloji të barazisë në trajtimin e individëve, ndërsa Platoni

konsideron drejtësinë jo si një marrëdhënie ndërmjet individëve, por si një veti të tërë shtetit,

bazuar në marrëdhëniet e klasave të tij. Shteti është i drejtë nëse ai është i shëndetshëm, i

fortë, i bashkuar-stabël. Kështu që mbrapa përkufizimit të drejtësisë së Platonit qëndron, në

themel, kërkesa e tij për një sundim klasor totalitarian dhe vendimi i tij për ta sjell atë.

Në kuadrin e një shqyrtimi rigoroz, Popper pyet në se kuptimi që kishin grekët e vjetër

për termin 'drejtësi' nuk përputhet me atë që përdoret sot dhe, për këtë arsye, nuk duhet

fajësuar Platoni. Por, ai e zgjidh këtë problem, duke konstatuar te vetë Platoni një kuptim të

termit drejtësi që është i ndryshëm nga ai që është përdorur te libri 'Republika'. Bëhet fjalë

për një kuptim që Platoni e përmend të 'Gorgias' (që është më i hershëm se sa 'Republika') si

pikëpamje që 'drejtësia është barazi' siç mbështetet nga pjesa më e madhe e njerëzve, dhe që

është në përputhje jo vetëm me 'marrëveshjen', por me 'vetë natyrën'134. Pak a shumë kësaj

pikëpamje i përmbahet edhe pasuesi i Platonit, Aristoteli, gjë që për Popperin do të thotë se

ajo përbën shprehjen e një përdorimi universal dhe të lashtë të fjalës 'drejtësi,' po aq sa dhe

përdorimi popullor i saj. Ne mund të themi, thotë Popper, “që interpretimi holistik dhe anti-

barazimtar i drejtësisë te 'Republika' ishte një risi, dhe që Platoni u përpoq të paraqiste

sundimin klasor totalitar të tij si 'të drejtë', ndërkohë që njerëzit kuptonin me 'drejtësi'

ekzaktësisht të kundërtën.”135 Më tej Popper pyet se “përse Platoni mëton te 'Republika' që

131 Po aty.132 Po aty.133 POPPER K., (1966), The Open society and its enemies, Fifth edition (revised), p.96.134 Po aty.135 Po aty, f.97.

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

48

drejtësi do thotë pabarazi, në se në përdorimin e përgjithshëm, ai do të thotë barazi?”136 Dhe

përgjigjia e tij është se me këtë Platoni donte të bënte propagandë për shtetin e tij totalitar,

duke u përpjekur t'i bindte njerëzit se ai ishte shteti 'i drejtë'.

Në se do të vazhdonim të kërkonim në filozofinë e Platonit elemente të mendimit

totalitar, do t'i drejtoheshim edhe pikëpamjes që ai kishte për raportin midis kuptimit të

individualizmit dhe atij të kolektivizmit, mbasi kjo pikëpamje është e rëndësishme për të

kuptuar edhe mendimin modern totalitar. Në kërkim të kuptimeve të termit 'individualizëm',

Popper i drejtohet Fjalorit të Oksfordit (Oxford Dictionary), nga ku nxjer në pah dy të tilla.

Njëri lidhet me kuptimin e kundërt me 'kolektivizmin', kurse tjetri me kuptimin e kundërt me

termin 'altruizëm'. Popper propozon që për termin 'individualizëm' të përdoret kuptimi i parë,

domethënë, si i kundërt me 'kolektivizmin', duke rezervuar për kundërvenie të termit

'altruizëm', termin 'egoizëm'. Më tej ai analizon kuptimin që ka Platoni për kolektivizmin dhe

raportin që duhet të ketë individualizmi me të. Platoni bën paralelizëm midis këtij raporti dhe

raportit të pjesës me të tërën. Sipas tij, pjesa ekziston për hirë të së tërës, kurse e anasjellta

nuk ka vend. Prandaj individi si pjesë e kolektivitetit duhet që të përpiqet të luftojë vetëm për

interesin e të tërës (kolektivit), duke kapërcyer vetveten, apo atë që Platoni e quante egoizëm

('Vetja'). Kështu ai bënte thirrje për për sakrifikimin e interesit vetjak për hirë të interesit të së

tërës, përndryshe biet në egoizëm.137 Popper sqaron se kolektivizmi nuk është e kundërta e

egoizmit, siç pretendon Platoni, sepse ka edhe grupe ose klasa që shfaqin egoizmin e tyre.

Po ashtu si dhe individualizmi nuk është baras me egoizmin, sepse ka edhe individë që

shquhen për altruizmin e tyre. Sipas Popper, Platoni është i vetëdijshëm për të gjitha këto, por

kërkon të shfrytëzoj me marifet gjoja përputhjen e individualizmit me egoizmin, në mënyrë

që ta luftojë individualizmin në emër të frymës kolektiviste që karakterizon shtetin e tij

totalitar.138 Platoni synon që të shpalli çdo qëndrim individualist si egoist, anti-altruist, duke u

përpjekur kështu që të legjitimoj natyrën kolektiviste të shtetit të tij totalitar. Sulmi kundër

individualizmit, po ashtu si kundër barazitizmit, ishin sepse ato përbënin një 'fortesë' për një

besim të ri humanitar. Siç thekson Popper, “Emancipimi i individit ishte në të vërtetë

revolucioni shpirtëror i madh, i cili çoi në rënien e rendit fisnor dhe në ngritjen e

demokracisë.”139 Ndërkohë individualizmi ishte pjesë e idesë së vjetër intuitive të drejtësisë.

Por kjo drejtësi nuk ishte, ashtu siç Platoni do të kishte dashur, shëndeti dhe harmonia e

shtetit, por më tepër një farë mënyrë e trajtimit të individëve, domethënë diçka që i përkiste

personave. Kështu që ajo ishte e papëlqyeshme për filozofin që konsideronte si vlerë parësore

jo të drejtat dhe mirëqenien e individit, por forcën, shëndetin dhe stabilitetin e shtetit.

Popper, ndërkaq thekson se “Individualizmi, i bashkuar me altruizmin, është bërë baza

e qytetërimit tonë perëndimor. Ai është doktrina qëndrore e Krishtërimit ('duaje fqinjin tënd',

thotë Shkrimi i shenjtë, jo 'duaj fisin tënd'); dhe është zëmra e gjithë doktrinave etike të cilat

janë rritur nga qytetërimi ynë dhe e kanë nxitur atë. Ai është, për shëmbull, doktrina praktike

qëndrore e Kantit ('gjithnjë prano që individët njerëzor janë qëllime, dhe mos i përdor ata si

mjete të thjeshta ndaj qëllimeve tuaja'). Nuk ka asnjë tjetër mendim, i cili të ketë qenë kaq i

136 Po aty.137 POPPER K., (1966), The Open society and its enemies, Fifth edition (revised), p.105.138 Po aty.139 Po aty, f.107.

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

49

fuqishëm në zhvillimin moral të njeriut.”140

Sipas Popper del që Platoni kishte të drejtë kur ai shihte në këtë doktrinë armikun e

shtetit të tij me kasta. Dhe ai e urreu atë më shumë se çdo doktrinë tjetër 'subversive' të kohës

së tij. Si shëmbull të armiqësisë që shfaq Platoni ndaj individit, Popper sjell një referencë nga

Ligjet, ku ai përshkruan ndërtimin e formës më të lartë të shtetit, ku “ka pronë të përbashkët

të grave, fëmijve dhe gjithë kapitaleve. Dhe gjithshka e mundshme është bërë për të eliminuar

nga jeta jonë kudo dhe në çdo mënyrë gjithshka që është private dhe individuale. Sa më

shpejt që të mund bëhet, bile edhe këto gjëra vetë natyra e të cilave është bërë private dhe

individuale, në një farë mënyre, janë bërë pronë e përbashkët e të gjithëve. Vetë sytë, veshët

dhe duart tona duken të shohin, dëgjojnë dhe të veprojnë sikur ato t'i përkisnin jo individëve,

por bashkësisë. Të gjithë njerëzit janë formësuar të jenë anonimë në shkallën më të lartë në

pranimin e përgëzimit dhe fajësimit dhe ata bile gëzohen dhe vuajnë në lidhje me të njëjtat

gjëra dhe në të njëjtën kohë. Dhe të gjithë ligjet janë përsosur për të unifikuar qytetin në

maksimum. Platoni vazhdon të thotë që 'asnjë njeri nuk mund të gjejë një kriter më të mirë të

ekselencës më të lartë të një shteti se sa parimet e sapo shtjelluara; dhe ai përshkruan një shtet

të tillë si 'hyjnor', dhe si 'model' ose 'origjinal' i shtetit, domethënë si Forma apo Idea e tij. Kjo

është pikëpamja e Platonit për Republikën (shtetin), e shprehur në një kohë kur ai kishte

dhënë shpresë për realizimin e idealit të tij politik në gjithë madhështinë e tij.”141

Referenca e dytë nga Ligjet ka të bëjë kryesisht me ekspeditat ushtarake dhe me

disiplinën ushtarake. Por, Platoni nuk lë pikë dyshimi se vetë këto parime ushtarake duhet të

jenë të lidhura jo vetëm me luftën, por edhe 'me paqen dhe që nga fëmijëria e hershme'. Po

ashtu si çdo ushtarak dhe admirues totalitar i Spartës, Platoni kërkon me ngulm që të gjitha

kërkesat e rëndësishme të disiplinës ushtarake duhet të jenë më të rëndësishme edhe në paqe

dhe që ato duhet të përcaktojnë tërë jetën e të gjithë qytetarëve; sepse jo vetëm qytetarët e

plotë (të cilët janë të gjithë ushtarë) dhe fëmijët, por gjithashtu edhe vetë kafshët shtëpijake

duhet ta çojnë tërë jetën e tyre në një gjendje mobilizimi të përhershëm dhe total. 'Parimi më i

madh nga të gjithë', shkruan ai, 'është që askush, qoftë mashkull apo femër, nuk duhet kurrë

të jetë pa një udhëheqës. As duhet që mendja e kujtdo të jetë mësuar ta lerë atë të bëjë çdo gjë

të gjithën me inisiativën e tij as jashtë zellit të tij, apo edhe me kënaqësi. Por në luftë dhe në

mes të paqes - te udhëheqësi i tij do të drejtoj sytë dhe do ta ndjeki atë me besim.'142 Komenti

i Popper për këtë pasazh është i fortë. Ai konsideron se nuk ka patur ndonjë njeri që kaq

hapur të shprehi armiqësinë ndaj individit. Dhe kjo urrejtje i ka rrënjët e thella në dualizmin e

filozofisë së Platonit; ai e urren individin dhe lirinë e tij, po aq sa urren përvojat e përveçme

që ndryshojnë, shumëllojshmërinë e botës së gjërave ndijore që ndryshon. Në fushën e

politikës, individi është për Platonin Djalli vetë.143

Në se do të kërkonim të bënim një përmbledhje të vlerësimit që ka Popper për

mendimin e Platonit, do të theksonim se ai e fut atë në të ashtuquajturin 'mendim të mbyllur',

që nuk pranon as debat dhe as ndryshime, kuptohet dhe as rigorozitet dhe objektivitet.

Mendimi i Platonit është ai që shënjtëron shoqërinë fisnore që bazohej në privilegje sipas

ndarjes në 'kasta', të cilën e merr si model për ndërtimin e shtetit të tij ideal, që ka të gjitha

140 Po aty.141 POPPER K., (1966), The Open society and its enemies, Fifth edition (revised), p.108.142 Po aty.143 Po aty, f.109.

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

50

tiparet kryesore të një shteti totalitar. Domethënë, injorohen dhe shkelen të gjitha interesat

individuale në emër të ruajtjes së interesit të përgjithshëm të Shtetit (apo Qytetit), ndarja e

shoqërisë në klasa dhe pranimi i sundimit klasor. Dhe e gjitha kjo paraqitej në të si shprehje e

veprimit të Drejtësisë, kur në fakt përbënte të kundërtën e asaj që mëtohej. Për Popper

shoqëria që glorifikonte Platoni përbënte atë që Popper e cilësonte si 'shoqëri e mbyllur' që

karakterizon regjimet totalitare në të gjitha kohët dhe që bie ndesh me të ashtuquajturën

'shoqëri të hapur', e cila karakterizon regjimet demokratike.

Vëmendja e posaçme që i kushtoi Popper mendimit politik dhe sociologjik të Platonit,

justifikohet me faktin se ai përbën zanafillën e formave të mëvonshme të mendimit totalitar,

ku spikatën si mendimtarë Hegeli dhe Marksi, vepra e të cilëve i dha legjitimimin teoriko-

filozofik regjimeve totalitare nazi-fashiste dhe komuniste të shekullit të XX-të. Lidhur me

këtë konsideratë, në këtë punim doktoral iu kushtua në vijim më shumë vëmendje ideve të

studjuesve të ndryshëm që u muarrën me analizën dhe shpjegimin e dukurisë së totalitarizmit.

Fillimisht po jepet një përkufizim i totalitarizmit sipas një prej fjalorëve të politikës, atij

të Oksfordit. Në të gjendet ky përkufizim i totalitarizmit si “formë diktatoriale e qeverisjes së

centralizuar që rregullon çdo aspekt të veprimtarisë shtetërore dhe private”144 Dhe po në këtë

fjalor jepet si një nga tiparet më 'pikante' të totalitarizmit fakti që ai “arriti të dalë fitimtar në

atë që për metafizikën mbeti një ëndërr, një hipotezë në mendje: realizimin e një njerëzimi të

vetëm dhe kjo falë prodhimit të terrorit në një anë dhe të logjikës së hekurt deduktive të

ideologjisë totalitare në anën tjetër”145. Me fjalë të tjera, totalitarizmi është sistemi i vetëm i

cili arriti konkretisht ta modifikonte realitetin shoqëror. Nga një shoqëri njerëzore të përbërë

nga individë të ndryshëm në mendësi, dëshira dhe vlera, në një bashkësi njerëzish që

mendonin, aspironin e vepronin pothuajse në të njëjtën mënyrë, sikur të ishin një korpus i

vetëm (apo si një repart ushtarak që vepron sipas urdhërave të komandantit të vet).

Përkryeshmëria e sistemit totalitar, mënyra e tij e funksionimit dhe qeverisjes sollën si

rezultat mbajtjen e pushtetit për dekada në shtetet totalitare.

U zgjodh si pikënisje një përkufizim nga një fjalor i tipit enciklopedik për arsyen e

thjeshtë se në këto botime synohet të jepen përkufizime sa më të përmbledhura, të cilat janë

konsultuar në një literaturë të pasur, ku spikatin autorë me emër të fushës. Sigurisht që kjo

paraqitje koncize më tej do të plotësohej e detajohej nga paraqitjet e pikëpamjeve të

sudjuesve të veçantë të njohur si më kompetentë në analizën dhe shpjegimin e dukurisë së

totalitarizmit në format e ndryshme të shfaqjes së saj. Kështu, sipas studjuesit Poliakov,

dukuria e totalitarizmit përbën “një fenomen historik me tipare të papërcaktuara dhe prandaj

përkufizimi dhe studimi i saj shkencor ndeshet në vështirësi të shumta”146 Kjo, ndoshta, flet

më shumë për vështirësitë që janë hasur në dhënien e përkufizimeve në trajtë koncize dhe,

sidomos, në gjetjen e 'një gjuhe të përbashkët' për tiparet thelbësore që e karakterizojnë atë.

Prandaj u pa më e arsyeshme që të silleshin si referenca ato që paraqesin shtjellime nga

autorë të ndryshëm të tipareve të veçanta të totalitarizmit. Në këtë linjë, një nga studjueset më

të shquara të totalitarizmit, Arendt, pohonte se “totalitarizmi nuk kënaqet me sundimin me

mjete të jashtme, d.m.th. përmes shtetit dhe makinerisë së dhunës; falë ideologjisë së tij të

144 McLEAN I. & McMILLAN A., Oxford - Concise dictionary of politics, Oxford University Press, p. 535.145 McLEAN I., (2001), “Fjalori politik i Oksfordit”, Shtëpia e librit dhe e komunikimit, fq 22.146 POLIAKOV L., Totalitarizmat e shekullit XX, Shtëpia e Librit, f. 7.

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

51

veçantë totalitarizmi ka shpikur një mënyrë të dominimit dhe terrorizmit të qënieve njerëzore

nga brenda”.147 Pra, sipas saj, një nga karakteristikat kryesore të totalitarizmit ishte se ai për

të realizuar sundimin e tij mbi njerëzit ushtron një dhunë fizike nga jashtë me anën e shtetit

dhe një dhunë psikologjike nga brenda me anën e ideologjisë. Kjo e bënte që dhuna e

ushtruar në këtë rast ndaj individëve të ishte totale, nga brenda dhe nga jashtë tyre, duke mos

i lënë individëve asnjë 'strehëzë' të mëvetësisë autonome të tyre. Individët kështu ishin

totalisht të kontrolluar dhe komanduar nga makineria e dhunës dhe ideologjia e shtetit

totalitar. “Në vendet totalitare, thekson Arendt, propaganda dhe terrori paraqet dy anë të së

njëjtës monedhë. Kudo që totalitarizmi zotëron kontroll absolut, ai zotëron propagandën me

indoktrinimin dhe e përdor dhunën jo aq për të frikësuar njerëzit sesa për të realizuar

vazhdimisht doktrinat e tij ideologjike dhe gënjeshtrat e tij praktike”148.

Për këtë tipar të dhunës ekstreme të regjimeve totalitare dëshmon edhe studjuesi

Llambro Filo, i cili thekson se në këtë regjim terrori dhe frikësimi masiv i njerëzve ishte

element për garantimin e pushtetit. Deklarimi i armiqve të klasës dhe të kombit, terrori që

ushtrohet ndaj elementëve të veçantë ishte të ngjallte frikë në masën e gjerë të popullsisë.

“Regjimet totalitare përfaqësojnë dukurinë historike të tiranizimit më të skajshëm të

shoqërisë njerëzore nga pushteti politik i pakufizuar dhe i centralizuar. Udhëheqësi i pushtetit

konsiderohet i përhershëm. Ai nuk i nënshtrohet zëvendësimit përmes procedurave zgjedhore

konkurruese që janë njëkohësisht edhe kontrolluese”. 149

Të njëjtën ide mbi ushtrimin e përgjithshëm të dhunës nga regjimi totalitar e thekson

edhe studjuesi Lefort kur pohon se ai “nënkupton një regjim ku dhuna shtetërore praktikohet

në të gjithë shoqërinë si të tërë, është një sistem i gjeneralizuar, intimidim (kërcënim, presion)

i detajuar”.150 Me sa duket termi 'totalitarizëm' do të thotë, midis të tjerave, që në këtë regjim

ushtrimi i dhunës është TOTAL. Ai kap të gjitha sferat e jetës së shoqërisë dhe çdo individ,

duke mos lenë asnjë 'ishull' sado të vogël për lirinë e tij.151

Një tipar tjetër i totalitarizmit që e dallon atë edhe nga sistemet diktatorialë, sipas Lefort

, është edhe se ai është një formë e shoqërisë ku “të gjitha aktivitetet janë të lidhura fort me

njëra tjetrën, në mënyrë të qëllimshme dhe ku prezantohen si modalitete të një bote të

vetme”.152 Totalitarizmi shfaqet kështu si një formë e organizimit të shoqërisë dhe përmes saj

kërkon të mohojë ndarjen e sferës shoqërore në aspekte të ndryshme të saj sociale,

ekonomike, politike, ideologjikë, duke e trajtuar shoqërinë si një trup të vetëm homogjen.

Çdo veprim shoqëror, aktivitet, aksion shpjegohej dhe prezantohej si pjesë e së tërës, si

element i projektit kolektiv. Madje në këtë linjë Lefort pohon se jo vetëm të gjitha sferat e

shoqërisë ishin të lidhura në një, por për më tepër, ato ishin 'përpirë' nga ajo politike. Ajo se

çfarë e karakterizon totalitarizmin, sipas tij, është që sferat e ndryshme të shoqërisë, ajo

ekonomike, ligjore, sociale dhe kulturore shkrihen brenda sferës politike, gjë që sjell si pasojë

edhe që të mos dallohet më ndarja midis shtetit dhe shoqërisë civile, midis pushtetit politik

dhe atij administrativ.153

147 ARENDT H., (2002), Origjina e totalitarizmit, Dija, f. 420.148 ARENDT H., (2002), Origjinat e totalitarizmit, DIJA, f. 441.149 FILO Ll., (2007), Sistemet politike bashkëkohore, institucionet, historia dhe zhvillimet, Ideart, f. 360.150 LEFORT C., (1986), The political forms of modern society, Massachusetts:MIT Press, Cambrige, p. 292.151 Po aty.152 Po aty, p.78.153 Po aty, f.280.

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

52

Në linjën e konsiderimit të kolektivizmit si frymë apo vlerë të rëndësishme për

shoqërinë totalitare, Lefort vëren se e gjitha kjo ishte thjesht një propagandë, e cila fshihte

faktin se mbas pjesmarrjes kolektive të individëve në organizata të ndryshme, kishte një

situatë të nënshtrimit dhe bindjes së tyre të verbër ndaj sistemit politik dhe sistemit të vlerave

dominuese shoqërore. Sipas tij, krijimi kolektiv dhe pjesmarrja kolektive në këtë rast nuk

ndihmoi në vitalizimin dhe energjizimin e shoqërisë, në të kundërtën “krijimi kolektiv u bë

ndalimi kolektiv”.154 Që do të thonte se organizimet kolektive dhe idealizimi i pjesmarrjes

aktive në to të individëve të shoqërisë totalitareu bë vetëm një instrument për të nxitur e

praktikuar ndërtimin e sistemit të vlerave dhe besimeve uniforme te shoqëria. Si pasojë, për

Lefort, “krijimi kolektiv është reduktuar në pasivitet dhe konformizëm, duke theksuar vetëm

vlerat dominante.155

Një arsye tjetër të shfaqjes së totalitarizmit, Lefort e sheh në thyerjen në logjikën

demokratike pas rrethanave të përshtatshme, si lufta e pasojat e saj (zhgënjimet dhe humbja e

besimit në elitat drejtuese etj.), ku lindi, sipas tij, fantazma e 'popullit- Një', kërkimi i

identitetit substancial, i një trupi social, i ngjitur për kokën e tij, i një pushteti të mishëruar, i

një shteti të çliruar nga përçartjet. Do të ndodhte pikërisht kjo me shfaqjen e sistemeve

totalitare dhe Lefort ndalohet veçanërisht në totalitarizmin stalinian duke e zbërthyer dhe

analizuar logjikën e sistemit nga pikëpamja politike dhe simbolike, pa u ndalur në veçanti në

gjykimin moral të tij. Kështu për të ajo që e karakterizon totalitarizmin është shkrirja e

sferave të ndryshme të shoqërisë brenda asaj politike, duke e bërë të dukshme qartësisht

ndarjen midis shtetit dhe shoqërisë civile, si dhe midis pushtetit politik dhe atij administrativ.

Sipas tij, në të gjitha shtetet totalitare staliniste kemi të njëjtën mënyrë të marrjes së pushtetit

dhe sigurimit të mbajtjes së tij më pas.156 Të gjitha partitë staliniste që udhëhiqnin këto

vende, ndiqnin të njëjtën strategji që konsistonte në eleminimin e kundërshtarëve politikë,

dënimin e familjarëve të kundërshtarëve politikë, përndjekjen dhe gjuetinë e armikut të

brëndshëm dhe të jashtëm, margjinalizimin e individëve të dyshimtë dhe përqëndrimin e të

gjithë “organeve revolucionare si - komitetet e ndërmarjeve, komitetet e distrikteve, komitetet

e ushtarëve, milicitë, garda e kuqe - deri në pikën e përqëndrimit të të gjithë vendimeve në

duart e diktatorit sesa të lidershipit”.157

Lefort në kuadrin e nxjerrjes në pah të tipareve më thelbësore që karakterizojnë

totalitarizmin, lidhur me dallimin që ekziston midis diktaturës dhe totalitarizmit, thekson se

ne “flasim totalitarizëm jo sepse diktatura ka arritur forcën e saj më të madhe, por sepse është

e aftë ta ushtrojë këtë forcë në mënyrë konstante në çdo kategori të popullsisë dhe ka forcën

të japë instruksione të cilat kanë statusin e normave në çdo sferë të jetës sociale”.158 Pra,

përbën një dhunë konstante që ushtrohet kudo, në cdo skaj të shoqërisë, e cila i nënshtrohet

sistemit të normave që i imponohet nga lartë.

Ndër tiparet thelbësore që karakterizojnë totalitarizmin Lefort thekson edhe ekzistencën

e partisë që komandon dhe në një farë kuptimi është e shkrirë me shtetin (e ashtuquajtura

'Parti-shtet'). Një parti e tillë për Lefort është një farë risie, sepse ajo nëpërmjet instrumenteve

154 Po aty, f.80.155 Po aty.156 LEFORT C., (1986), The political forms of modern society, Massachusetts:MIT Press, Cambrige, p. 280.157 Po aty, f.282-283.158 Po aty, f.284.

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

53

të pushtetit mundohet të ndryshojë vetë shoqërinë, duke krijuar një të tillë që duket si shoqëri

që fuksionon pa ndarje dhe ku secila pjesë është e lidhur me tjetrën dhe të gjitha bashkë

lidhen nga “projekti i ndërtimit të socializmit”.159

Për Lefort, mund të thuhet se shuarja e ndarjes midis shtetit dhe shoqërisë civile, si dhe

shuarja e dallimeve të brendshme sociale në shoqëri, përbëjnë dy tipare esenciale të lidhura

ngushtë që karakterizojnë totalitarizmin. Në këtë mënyrë eleminohen polet e ndryshme të së

vërtetës, dijes, ligjit dhe normave dhe ngelet vetëm partia si i vetmi burim e monopol i tyre

dhe, si e tillë, vetëm ajo mund të angazhonte “ata që teorizonin sepse ishte teori dhe ata që

mund të praktikonit sepse ishte praktike” 160 Ishte kjo parti dhe sidomos udhëheqësi i saj që

përcaktonin se kush ishte e vërteta absolute, se cilat ishin kriteret që përcaktonin se çfarë ishte

e drejtë dhe çfarë e padrejtë. Vetëm mendimi i udhëheqësit të partisë dhe shtetit ishte legjitim,

kurse gjithshka tjetër që nuk përputhej me të nuk lejohej. Gjithashtu nuk lejohej që të

diskutohej e kundërshtohej ky mendim jashtë partisë dhe as të veprohej në kundërshtim me

të. Në përputhje me këtë normë vendosej censure e rreptë për të gjitha botimet, qofshin ato

tekste shkollore, apo botime letrare dhe artikuj gazetash e revistash. Për realizimin e një

censure të tillë angazhoheshin edhe organizatat si Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve.161 Një

censurë lidhej me normën që i ndalonte edhe komunistët të gjykonin dhe vepronin sipas

mendimit të tyre jashtë partisë. Sipas Lefort, ndërkohë jo-komunistët mund vetëm të

nënshtroheshin ndaj gjykimit të komunistëve, pasi “për këtë duhej e drejta ose liria për të

gjykuar. Kjo refuzohej për atë që ishte jo-komunist”.162

Element tjetër i rëndësishëm që dallon totalitarizmin dhe shpjegon edhe suksesin e tij,

sipas Lefort, është aftësia që ai ka “për t’u identifikuar me revolucionin si një lëvizje e

pakthyeshme”163, e cila ka si qëllim themelimin e një bote të re ku qendër e emëtimit të së

vërtetës, dijes dhe besimit është partia dhe kjo argumentohet me faktin që kjo lëvizje ka

gjetur çelësin e historisë dhe shoqërisë. Pra, mëtimi për të përfaqësuar një lëvizje

revolucionare që synon ndërtimin e një bote të re në bazë të në teorie që lejon të shpjegohet

dhe të parashikohet rrjedha e historisë, përbën një nga faktorët që shpjegon edhe suksesin e

projektit totalitar.

Lefort pohon se tipar tjetër që karakterizon totalitarizmin është edhe fakti se, ndryshe

nga demokracia që në legjitimitetin e pushtetit krijonte imazhin e sovranitetit popullor si një

vend bosh, si një karrige bosh (që shpreh idenë se pushteti nuk mund të privatizohet në

demokraci), totalitarizmi në të kundërt është projekti i zaptimit, okupimit të vëndit bosh,

karriges dhe këtë gjë kërkon ta legjitimojë duke pretenduar identifikimin e partisë me të

gjithë njerëzit dhe shoqërinë si të tërë.164

Tipar tjetër karakteristik i totalitarizmit ishte edhe angazhimi i organizatave të

ndryshme për të nxitur e qarkulluar sistemin e vlerave zyrtare. Qarkullimi i vlerave

komuniste, theksonte Lefort, bëhej përmes organizatave, ndaj dhe organizatat ishin të

159 Po aty.160 Po aty, f.283.161 Po aty, f.92-96.162 LEFORT C., (1986), The political forms of modern society, Massachusetts:MIT Press, Cambrige, p. 96.163 Po aty, f.21.164 Po aty.

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

54

specializuara në çdo arterie të shoqërisë dhe kishim të tilla për çdo gjë: “unione të çdolloji,

organizata për të rinj, për fëmijë, për gra, rrethet e shkrimtarëve, artistëve, shkencëtarëve,

akademikëve, pra një rrjet i tërë i “kolektivitetit” në të cilin qarkullonin normat

komuniste”.165

Nuk mund të lihet mënjanë si tipar i rëndësishëm i totalitarizmit edhe projekti i tij

utopik i krijimit të një 'bote të re' që kishte në qendër 'njeriun e ri' të krijuar nga njeriu të cilit i

ishte fshirë paraprakisht gjithshka në botën e tij shpirtërore, për ta rikonstruktuar atë në

përputhje me sitemin e vlerave komuniste. Ky njeri do të bënte njësinë bazë me të cilin do të

ndërtohej bashkësia shoqërore komuniste, e cila do të përfaqësonte në thelb 'botën e re' të

premtuar nga ideologjia totalitare.166

Krahas ushtrimit të një dhune sistematike dhe të shtrirë kudo në shoqëri, totalitarizmi ka

si tipar tjetër dallues edhe 'bombardimin' e shoqërisë me një propagandë masive dhe të

sofistikuar. Kjo propagandë ideologjizuese niste që prej një moshe të njomë, ciklit para-

shkollor e deri në momentin e punësimit për individin, çdo organizim social e kolektiv ishte

vendi i duhur për përhapjen e doktrinës.167 Në funksion edhe të ushtrimit të kësaj propagande

vihet edhe makina burokratike e shtetit dhe e partisë. Sistemi totalitar mbështetet në një

sistem të lartë të burokratizuar të pushtetit, “pa këtë burokraci komplekse karakteri totalitar i

sistemit nuk mund të mbahet” 168

165 Po aty, f.290.166 Po aty, 90-93.167 Friedrich C.J.& Brzezinski Z.K., (1956), Totalitarian dictatorship and autocracy, Cambridge: HarvardUniversity Press, f. 12.168 Po aty, f.19.

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

55

2.3 Veçori të shoqërisë totalitariane shqiptare

Pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945169, ku Fronti Demokratik arriti fitore të thellë me

90% të votave, Asambleja Kushtetuese më 11 janar 1946 shpalli Shqipërinë Republikë

Popullore dhe më 12 janar 1946 u zgjodh Presidiumi i Asamblesë Kushtetuese me Omer

Nishani president. Më 14 mars 1946 Asambleja Kushtetuese, që u bë Kuvend Popullor, votoi

Kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë. Më 18 mars 1946, Asambleja ngarkoi

Enver Hoxhën të formonte qeverinë e cila u votëbesua. “Më 24 mars 1946 u shpall

Kushtetuta, e cila theksonte laicizmin e shtetit dhe të sistemit arsimor; garantonte pronën dhe

ndërmarrjen e lirë private, edhe pse u vendos që prona private mund të kufizohej dhe të

tjetërsohej kur ta kërkonte interesi i përgjithshëm, gjithnjë në bazë të ligjit”.170

Për studjuesin Hoxha, pas 28 Nëntorit të vitit 1944, që simbolizon ardhjen e

komunistëve si fitimtarë nga lufta kundër pushtuesve, “Shqipëria u vendos nën kontrollin e

ushtrisë, prokuroria dhe gjykatat ishin ushtarake. Kundërshtarët e regjimit u dënuan si

sabotatorë të luftës”.171 Reforma Agrare eleminoi pronarët e mëdhenj dhe të mesëm duke

“pasuruar” dhe njëkohësisht qetësuar fshatarët pa tokë. Shteti mori në dorë gjithçka.

“Shtetëzimi i industrisë, ashtu si kolektivizimi i bujqësisë, i zbriti qytetarët shqiptarë në status

skllavi. Ata nuk zotëronin asgjë, veç krahëve të tyre të punës. Shteti ishte pronar i gjithçkaje,

përfshi dhe ata vetë. Arratisja nga çifligu i PKSH-së konsiderohej tradhti kombëtare”.172

Sipas Dervishi, regjimi komunist ishte një regjim ushtarak, që organizohej në

komanda qarku, të cilat vareshin drejtpërdrejt nga Shtabi i Përgjithshëm dhe që ngriheshin në

nivel prefekture. Në krye të komandave “viheshin komandanti, zëvendësi i tij, komisari,

oficeri i mobilizimit, shefi i qarkullimit dhe oficeri i Mbrojtjes së Popullit, që morën dhe

komandat gjykuese; komandat e vendit, që ngriheshin në fshatra kyçe dhe 3 zonëkomanda me

qendër në Shkodër, Tiranë dhe Berat”.173

Pas çlirimit të Shqipërisë, PKSH-ja ishte e vetmja forcë politike dhe komunistët

kontrollonin Qeverinë Demokratike të Përkohshme, Frontin Nacionalçlirimtar, Ushtrinë,

Këshillat Nacionalçlirimtare. “Fronti Nacionalçlirimtar, i cili drejtohej nga komunistët, pas

mbarimit të luftës gëzonte mbështetje mjaft të gjerë në popull. Vetë komunistët nuk gëzonin

ndonjë popullaritet të madh. Sipas disa statistikave, nga 70 mijë partizanë, vetëm 2800 ishin

komunistë”.174 Komunistët në pushtet nisën një fushatë në popull kundër pluralizmit politik,

duke propaganduar se pluralizmi demokratik borgjez dëmtonte interesat e vendit. Në

Kushtetutën e vitit 1946 shprehimisht sanksionohej ndarja e shtetit nga feja, si dhe liria e

besimit, komunistët sulmuan brutalisht elementë të klerit, të cilët ishin kundërshtarë të

regjimit dhe më pas institucionet fetare. Reforma arsimore zhduku edukimin fetar në shkolla

dhe “shteti e shpalli veten si të vetmin institucion që mund të kryente edukimin e rinisë, e cila

169 Historia e Shqipërisë, (1999), f. 284.170 CIMBALO G., (2013), Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Naimi, f. 90.171 HOXHA Ç., (2013), Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri 1944 - 1948, Instituti i Studimit të Krimevedhe Pasojave të Komunizmit, West Print, f. 129.172 Po aty, f. 130.173 DERVISHI K., (2006), Historia e shtetit shqiptar: 1912-2005, f. 550, 55.174 Valentina DUKA, Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, Tiranë 2007, f. 231.

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

56

nga ky çast filloi të edukohej me ndjenjën e “dashurisë” dhe të “besnikërisë ndaj shtetit dhe

partisë”.175

Komunistët me qëllim të ruanin pushtetin e tyre, filluan të godasin kundërshtarët

potencialë politikë kryesorë duke i quajtur bashkëpunëtorë të fashizmit dhe armiq të popullit.

Filloi konfiskimi i pasurisë së kundërshtarëve politikë dhe shpronësimet masive të tyre. Më 5

gusht 1945, Fronti Nacionalçlirimtar ndërron emrin në “Fronti Demokratik” me qëllim që

Qeveria e Përkohshme Demokratike, e ardhur nga lufta, të fitonte legjitimitet në vendet

perëndimore176. PKSH e ruajti Frontin dhe u kap gjerësisht pas lëvizjes që çliroi Shqipërinë

për shkak se shumica e shqiptarëve ishin bashkuar në luftën antifashiste me Frontin

Nacionalçlirimtar dhe jo me PKSH-në. Qeveria e re e Enver Hoxhës, e gjendur përballë

presionit të vendeve perëndimore për mosnjohje të pushtetit të marrë pa zgjedhje të lira,

caktoi zgjedhjet më 2 dhjetor 1945. “Lideri komunist, Enver Hoxha, shpalli zgjedhjet kur e

kishte plotësisht të sigurt fitoren e partisë që ai drejtonte”.177

Ardhja e Enver Hoxhës në pushtet shënon fillimin e konsolidimit të pushtetit të tij.

“Ai e ngriti partinë mbi marksizëm-leninizmin tradicional dhe mbi centralizmin demokratik,

duke denoncuar si socialdemokracinë dhe trockizmin.178 Partia synonte të rekrutonte sa më

shumë anëtarë në gjirin e saj, më shumë të rinj, intelektualë dhe nxënës. Nacionalizmi i

skajshëm do të ishte e vetmja mënyrë që Enver Hoxha të rrinte në pushtet dhe të ecte drejt një

shteti stalinist modern”.179 E. Hoxha vinte fitimtar nga LANÇ-i, e drejtë kjo, nga statusi i

fituesit, duke i lënë dorë të lirë në krijimin dhe hedhjen e themeleve të pushtetit të tij.

Historia e totalitarizmit shqiptar vjen si një ndër diktaturat më të egra dhe më

çnjerëzore, që ka hasur shoqëria. Kjo është historia e “një grushti njerëzish, madje një i vetëm

vendosi një diktaturë vetjake në Shqipëri, gënjeu popullin dhe iu imponua me forcë, mbolli

terror për gati 50 vjet duke i detyruar të gjithë të nënshtroheshin kundër dëshirës së tyre”.180

Në shumë drejtime ky regjim totalitar i tejkaloi ato të mëparshmit nazist181 e fashist dhe

regjimet e ngjashme totalitare komuniste të vendeve të Europës Lindore, duke e çuar në

ekstrem dhunën fizike dhe shtypjen shpirtërore. Mjafton për këtë të kujtojmë trajtimin

çnjerëzor të dënuarve në burgjet famëkeqe të Spaçit, vendosjen e një regjimi urie sidomos në

fshat182 dhe linçimin e klerikëve dhe besimeve fetare deri në zhdukjen e tyre zyrtare me

nisjen e famëkeqes 'lëvizje për revolucionarizimin e mëtejshëm të partisë dhe gjithë jetës së

vendit' në vitin 1967 etj.

Në këtë sistem politik, shteti kontrollon totalitetin e aktiviteteve të shoqërisë dhe të

individit. Lufta e klasave është arma më e fortë për shkatërrimin e kundërshtarëve të regjimit

komunist dhe eliminimi i kundërshtarit shndërrohej në qëllim jetësor për regjimin. Ky

175 Po aty, f. 282.176 Po aty, f.231.177 Po aty, f. 232.178 FISCHER B. J., (2010), Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Instituti i Studimevendërkombëtare, f. 23.179 Po aty, f. 41.180 FUGA A., (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Ora, f.22.181 Këtu duhen përjashtuar krematoriumet e kampeve naziste që nuk u ndërtuan në kampet e përqëndrimitshqiptar.182 Natyrisht, pa tejkaluar përvojën genociste të Stalinit që shfarosi me anën e urisë afro 19 milionë fshatarë tëUkrainës në vitet 30-të të shekullit të XX-të.

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

57

kundërshtar “do të kalonte portën e ferrit përmes gjyqeve speciale, gjykatave ushtarake dhe

politike, e pasi ai të eliminohej a dënohej, familja e tij do të internohej, dëbohej, masakrohej,

depersonalizohej”.183 Akademiku Fuga thekson se regjimi totalitar shqiptar në vigjilje të

instalimit të pushtetit karakterizohet nga laicizmi i shtetit, barazia politike e qytetarëve,

universalizmi i vlerave njerëzore, solidariteti shoqëror midis individëve që përbëjnë

shoqërinë, institucionalizmi i tregut, i rregulluar nga ndërhyrja e shtetit, progresi material,

teknologjik dhe kulturor. Shpërthimi i revolucionit kulturor-ideologjik, transformimi i jetës së

vendit për ndërtimin e shoqërisë së re socialiste, ishin karakteristika kryesore në fillim të

viteve ’60 të shek. XX. Sistemi totalitar shqiptar vuri në plan të parë “ateizmin, pra lufta

kundër fesë, institucioneve fetare dhe ndërgjegjes fetare, barazitizmi në kushtet e jetës dhe

mënyrën e të jetuarit të qytetarëve, internacionalizmi proletar, kolektivizmi i bujqësisë,

politizimi i zakoneve dhe traditave, totalitarizmi politik, asketizmi i jetës personale të

njerëzve, në kushte të varfërisë materiale”.184

Për akademikun Fuga, regjimi totalitar e konceptonte kështu sistemin shoqëror në

Shqipëri: “populli konceptohet si trup, Partia komuniste si truri apo zemra e tij, udhëheqja e

lartë e partisë është koka, organet e rendit janë grushti, sigurimi i shtetit është syri vigjilent,

institucionet e ndryshme te administratës e të sistemit politik quhen organe, organizatat e

rinisë dhe bashkimet profesionale janë krahu i djathtë i partisë, individët e cilësuar si armiq,

quhen jashtëqitja e kombit”185.

Ndërsa për publicistin Ngjela, ish i përndjekur nga regjimi komunist shqiptar,

bolshevikët e konceptonin diktaturën e proletariatit si një formacion shtetëror terrorist, e

konsideronin veten si të zgjedhurit e Zotit për të sjellë paqen, zhvillimin dhe barazinë në një

botë ku mbizotëronte krimi. Në fabrikimin e diktaturës së proletariatit, komunistët shqiptarë,

sipas tij, e rrafshuan historinë, e semplifikuan atë si një histori të luftës së klasave e të

sundimit të një klase mbi një tjetër dhe, bashkë me të, se për të zhdukur sundimin e një klase

mbi një klasë tjetër, duhej të vinin në pushtet punëtorët, që kishin qenë skllevër dhe që do të

bënin çlirimin e çdo individi nga padrejtësia. “Ata kërkonin që, me terror, të ndërtonin shtetin

e tyre, e ndërtuan këtë shtet, por kurrë nuk dolën dot nga rruga e terrorit dhe vijimisht këtë

terror e ushtruan nëpërmjet policisë sekrete”.186

Sipas historianit Filo, në shoqërinë shqiptare “Marksizëm-leninizmi ishte ideologjia e

vetme zyrtare. Konformiteti dukej se ishte ideal dhe pasion i madh për solidarizimin. Por ai

nuk mund të mos ushqente frikë e dyshime për të gjithë ata, për të cilët mendohej se shkonin

në ‘rrugë të gabuar’. Prandaj mbizotërues u bë nënshtrimi, miratimi i çdo gjëje që vinte nga

organet më të larta; bindja pa kusht se ndryshe jeta vihej në rrezik”.187

Akademiku Fuga, i rendit kështu tiparet më të rëndësishme të organizimit të regjimit

totalitar në Shqipëri:

-Roli udhëheqës i Partisë së Shqipërisë në gjithë jetën e vendit.

183 Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, (2006), Antologjia e Krimit Komunist, QSHRTT,f. 6.184 FUGA A., (2003), Majtas jo Djathtas, Ora, f. 90.185 FUGA A., (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Ora, f.102.186 NGJELA S., (2011), Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare 1957-2010, UET Press, f. 193.187 FILO Ll., (2007), Sistemet politike bashkëkohore, institucionet, historia dhe zhvillimet, Ideart, f. 365.

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

58

-Ndërprerja e veprimtarisë së të gjitha partive të tjera politike dhe të fraksioneve

opozitare në vetë gjirin e partisë së vetme.

-Partia qëndron mbi gjithçka.

-Anëtari i Partisë është specialist për të tëra fushat ku zbatohet vija e Partisë.

-Politizimi i plotë i pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

-Parimi i unitetit të pushtetit.

-Vendimet themelore mbi veprimtarinë shtetërore merren nga Byroja Politike, hallka

më e

lartë drejtuese e partisë komuniste.

-Politika e emërtimit të nëpunësve është monopol i shtetit.

-Në ushtri gjithashtu është organizata bazë e partisë që udhëheq.

-Çdo kuadër, sado me pozitë të jetë, duhet të japë detyrimisht llogari para partisë dhe

organizatës bazë në të cilën bën pjesë.

-Planifikimi i përgjithshëm i administrimit të punëve shtetërore.

-Ideologjizimi i plotë i krejt shoqërisë.

-Partia vendos si duhen prerë flokët dhe cila duhet të jetë moda e fustaneve dhe e

fundeve.

-Ndalohej sidomos të mbaje mjekër ose mustaqe.188

Sipas tij regjimi komunist e shpalli fenë armikun më të egër dhe kërkoi të ndërtojë në

tokë një botë të parajsës, një shoqëri të re të moralshme pa vese, punëtore, revolucionare.

Ndërsa feja për shoqërinë e përsosur, të njëjtën gjë kërkon, por jo në tokë, në qiell.

Komunizmi e kundërshton fenë pasi ajo është forca e mbinatyrshme e gjithëpushtetshme, që

ekziston në lartësinë e qiejve që quhet zot. Komunizmi do që zoti të jetë populli, partia dhe

pushteti komunist.

Feja për komunistët, thekson Fuga, ishte shumë e dëmshme sepse, ata mendonin se i

pengonte për ndërtimin e shoqërisë së re, prandaj lufta ndaj saj duhej bërë me çdo çmim. Feja

konsiderohej si një burim i pushtetit armik në Shqipëri. Sistemi komunist e sulmoi totalisht

fenë jo me fjalë, por me vepra. Ai trashëgoi nga feja dhe e përvetësoi një nënstrukturë

parakonceptuale të fesë. Strukturat me të cilat ishte përhapur feja, vjen e bëhet një strukturë e

përhapjes së komunizmit. Komunizmi mori dhe instrumentalizoi, duke vënë fuqishëm në

veprim struktura ideore të gatshme dhe tradicionalisht të formuara nga feja, por duke u dhënë

tjetër kuptim. Komunizmi trashëgoi idenë e botës qiellore, idenë e ekzistencës së një force të

mbinatyrshme “s’ka rëndësi kush do të ulet në këtë fron hyjnor: Zoti? Populli sovran?

Pushteti? Partia?”189 idenë se të përvuajturve, të varfërve, punëtorëve, të thjeshtëve dhe më të

dobëtëve në shoqëri u takon një botë më e mirë, ku “bariu në bjeshkë, minatori që nxjerr

mineral, traktoristi në kooperativën bujqësore, shihen nga pushteti totalitar si individë më të

188 FUGA A., (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Ora, f. 69.189 Po aty, f. 91.

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

59

vlefshëm dhe më të virtytshëm se të tjerët”190 dhe idenë se ndëshkimi shpëton njeriun, “nga

vjen ndëshkimi? Nga zoti? Nga partia? Pak rëndësi ka kjo”.191 Regjimi komunist i zhduku

fizikisht e ligjerisht hap pas hapi institucionet fetare dhe klerin ndërsa Zogu synonte një

laicizëm absolut por që synonte ti vinte nën kontroll app varësi. Sidomos përplasja me

katolikët dhe ndikimi i tyre në zonën e veriut të shqipërisë për zogun ishte jo pak shqetësim

në kushtet e një qeverisjeje të fortë dhe absolute të Mbretit Zog.

Pushteti totalitar, thekson Fuga, censuron dukuri të padëshiruara prej tij. Ai mobilizon

shoqërinë kundër, siç ishte rasti i luftës ndaj fesë, ku në mbarë Shqipërinë shpërthyen aksione

për shkatërrimin e bazës materiale dhe shpirtërore të religjionit. Sundimi totalitar në Shqipëri

u bazua në kontrollin e të folurit. Nëpërmjet gjyqeve publike kundër çdo kundërshtari, u

veprua dhe në rastet e dënimit të klerikëve. Pushteti diktatorial e përgatit opinionin shoqëror

të vendit që veprimet brutale dhe aksionet të duken të drejta për opinionin. “Pushteti totalitar

kërkon t’i përshtatet kohës duke ndjekur një strategji komunikimi, çka synon që të gjitha

dështimet apo fajet e së kaluarës t’ia hedhë një pjese të drejtuesve”.192 Pushteti totalitar nuk u

përshtat gradualisht në shoqërinë shqiptare, që në hapat e parë prodhoi dhunë dhe terror me

qëllim çimentimin e hapave të brishtë.

Totalitarizmi shqiptar i njësoi individët me njëri-tjetrin duke i bërë thuajse një njeri të

vetëm në planin ideologjik, propagandistik dhe politik. Shoqëria ishte një individ i vetëm dhe

individi ishte një shoqëri e tërë.

Disa nga karakteristikat kryesore të regjimit totalitar shqiptar ishin:

-reforma agrare radikale, që shpronësoi institucionet e klerit dhe shtresën e pasur, ku u

eliminua zotërimi ekonomik i latifondistëve, i pronarëve të mëdhenj të tokave, duke i

dhënë fund një sistemi të prapambetur privilegjesh,

-kolektivizimi bujqësor nëpërmjet kooperativave bujqësore,

-ndalimi i zgjedhjeve të lira dhe i opozitës parlamentare,

-kontrolli i partisë mbi të gjitha institucionet shtetërore dhe juridike,

-ligji për komunitete fetare,

-zhdukja e të drejtës së mbrojtjes,

-politizimi i shkollës,

-dënimi i armiqve të brendshëm, spastrime, internime e ekzekutime komunistësh të

lartë,

kundërshtarë të regjimit,

-censura e rreptë mbi shtypin dhe radio-televizionin etj.

Regjimin totalitar shijen dhe mënyrën e jetës e konsideronte si çështje politike, ku

normat e jetesës u arritën të politizohen. Shteti ndërhynte kudo, në çdo fushë të veprimtarisë

190 Po aty.191 Po aty.192 FUGA A., (2010), Monolog, Dudaj, f. 83.

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

60

jetësore dhe bëhej zot i të gjitha vendimeve.193

Mesazhet që qarkullonin në shoqëri ishin përsëritje e ideologjisë sunduese, ku mediat,

publiku dhe pushteti ishin një. Sipas Akademikut Fuga, totalitarizmi shqiptar si një pushtet

diktatorial u karakterizua nga pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor që ishte sigurisht

kompetencë e një personi të vetëm ose e një grupi shoqëror shumë të kufizuar. Mungonte dhe

ndalohej çdo kundërshtim politik. Përfaqësimi i institucionalizuar i interesave dhe i

vendimeve të veçanta e me karakter politik të këtij apo atij grupi shoqëror opozitar ishte i

papranueshëm. Jeta kulturore e intelektuale, madje jeta shpirtërore e shoqërisë, censurohej

dhe futej brenda disa caqeve të përcaktuara nga pushteti ekzistues.194

Pas vitit 1967 në Shqipëri u eliminua liria fetare, e drejta për të besuar. Në çdo qelizë të

shoqërisë startoi ateizmi. Shkatërrimi i objekteve të kultit fetar, dalja në punë e klerikëve,

shpartallimi i ikonave në shtëpi, zhdukja e praktikave fetare publike, kërcënimi, tallja, sharja,

rrahja, dënimi i klerikëve në qendrat e punës, shkatërrimi i librave të shenjtë etj., ishte në rend

të ditës dhe në qendër të vëmendjes së mediave. Regjimi komunist dhunoi të drejtat dhe liritë

e individit, mohoi personalitetin dhe individualitetin njerëzor duke drejtuar e kontrolluar

gjithçka bazuar në dhunë, terror e frikë. U mbyllën institucionet e kultit, xhamitë dhe kishat u

shndërruan në lokale publike, u ndaluan praktikat rituale kolektive ose individuale, u luftua

besimi fetar në ndërgjegjen e individit, u ndoqën e u dërguan në burg priftërinjtë, që

vazhdonin të mbanin ceremoni fetare të fshehta.195

Në regjimin totalitar burgu si “institucion i përbindshëm i diktaturës komuniste, ishte

një ferr i vërtetë: zyrtarisht kapaciteti i vendeve në burgje dhe në kampe ishte rreth 3.000

persona, e në fakt numri i tyre çdo vit e kalonte 5.000”.196 Gjatë regjimit komunist në

Shqipëri, drejtimi i partisë, i shtetit, jeta shoqërore dhe gjithçka tjetër funksiononte në

zbatimin me përpikëri dhe besnikëri të parimeve të marksizëm-leninizmit. I gjithë

funksionimi i shtetit dhe i jetës shoqërore bazohej në idenë se “një politikë e mbështetur në

ideologjinë leniniste është e pagabueshme, se determinizmi është parësor dhe se mund të

bëhen parashikime afatgjata, se është i domosdoshëm roli udhëheqës i partisë komuniste në

strukturat shoqërore”.197

Regjimi totalitar bëri që ateizmin ta ishte si ideologji shtetërore, ku praktikimi dhe

ekzistenca e institucioneve fetare ndalohej me ligj. Totalitarizmi shqiptar kishte në zotërim

gjithçka që ndodhte në këtë vend. Vërehej “roli udhëheqës i partisë së punës në të gjithë jetën

e vendit, politizimi i pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, parimi i unitetit të pushtetit,

planifikimi i përgjithshëm i administrimit të punëve shtetërore, ideoligjizimi i plotë i krejt

shoqërorë”.198

Sipas Lefort, tiparet kryesore të social-komunizmit shqiptar në vitet 1945-1990 janë:

“sundimi nga një parti e vetme monopoliste, e organizuar në bazë të rregullave ushtarake dhe

193 Po aty.194 Po aty.195 Për të gjitha këto konsiderata jepen referenca të bollshme dhe të larmishme në ndarjen përkatëse të kreut IVqë i kushtohet luftës që i shpalli regjimi komunist shqiptar klerit dhe institucioneve fetare. U gjykua që ato tëmos silleshin edhe këtu për të shmangur përsëritje të panevojshme.196 Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, (2006), Antologjia e krimit komunist, QSHRTT, f.5.197 FUGA A., (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Ora, f. 74.198 Po aty, f. 77.

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

61

që kërkonin bindje të verbër; pushteti i saj ishte pa kufij dhe ku gjithmonë e drejta është në

anën e saj. Linja e ndarjes midis shtetit dhe shoqërisë bëhet e padukshme”.199 Shqipëria

totalitare, për të, është histori e sundimit të një personi të vetëm, Enver Hoxhës, i aparatit të

tij shtetëror dhe Byrosë Politike. Enver Hoxha sundoi në mënyrë despotike Shqipërinë duke u

bazuar tek ideologjia marksiste-leniniste, eliminimi i kundërshtarëve politikë, eliminimi i

fesë, aleancat e ndryshme politike, vetizolimi dhe krijimi i njeriut të ri komunist. Komunizmi

është ai lloj i totalitarizmit në të cilin tre janë faktorët bazë për të sunduar njerëzit: pushteti,

prona dhe ideologjia politike, të cilat janë monopol i vetëm i një partie politike, partisë-

shtet.200

Studjuesi Bashkurti ka shkruar se angazhimi maksimal i kapaciteteve politike partiake

të vendit dhe mekanizmave e levave të tyre teorike e propagandistike në fushën e

marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në politikën e jashtme, bërë që organet shtetërore dhe

ekonomike të ishin jashtë kontrollit dhe drejtimit. “Patologjia politike partiake për zhvillimet

ndërkombëtare dhe politikën e jashtme solli zhvendosjen e vëmendjes së udhëheqjes politike

në të gjitha nivelet nga zhvillimet e brendshme, nga analiza e problemeve dhe nga vizionet e

së ardhmes, nga udhëheqja dhe kontrolli i organeve ekonomike e shtetërore”.201 Mjetet e

komunikimit masiv në shoqërinë totalitare ishin thjesht rripa transmisioni. Socializmi shpalli

zhdukjen e pronës. Jeta e njeriut në kolektivitetin komunist, ku vlerat e normat ishin të

përcaktuara nga partia përbënin moralin komunist. Kolektiviteti si një bindje e detyruar ndaj

disa rregullave të paracaktuara nga diktatori ishte një bashkim i detyruar i individëve që nuk

kanë të drejtë të zgjedhin vetë një kolektiv tjetër. “Sëmundja patologjike e Enver Hoxhës e

kaloi Shqipërinë nga centralizmi absolut i politikës së jashtme, gjatë kohës që ai rronte e

drejtonte, në kaosin absolut mbas vdekjes së tij”.202

Sipas publicistit Velo, një ish i përndjekur politik i regjimit komunist shqiptar,

komunizmi donte të nivelonte mendimet dhe pasionet, vrullet dhe aftësitë, kështu e kish më të

lehtë të caktonte vetë vlerësimet për vete dhe për të tjerët, ku komunizmi ish sistemi i

përkryer i imazheve. Imazhi i lumturisë ishte e vetmja lumturi. “Trinitria e shenjtë e

socializmit ishin patrullat, aksionet dhe tipet. Tërë Shqipëria ish vetëm një tip, një tip

apartamenti, një tip divani, një tip pulovri, një tip specash të tiganisur me gjizë”.203

Ndërsa sipas publicistit Pipa, “Komunizmi imponoi mbi këtë popull një ideologji që

krijoi një kope skllevërish prej individëve të lirë, që shkakton një psikologji të egërsisë dhe

torturës të panjohur për shqiptarët, fut me forcë një kod etik që i kthen fëmijët në spiunë të

vetë prindërve të tyre”.204 Pipa ka konkluduar se socializmi shqiptar mund të shihet si rezultat

i një kombinimi faktorësh të përbashkët ballkanas, ndër të cilët dy janë veçanërisht të

rëndësishëm: kushtet e prapambetura bujqësore dhe trashëgimia Bizantine dhe Otomane.

Shqipëria ishte vendi i fundit ballkanik që fitoi pavarësinë, por dhe i vetmi vend ballkanik me

një shumicë të popullsisë myslimane.205 Për të propaganda e sistemit komunist indoktrinonte

dhe ekzaltonte masat duke u kapur shumë pas aspektit nacionalist sidomos në luftën ndaj

199 LEFORT C., (1994), Demokracia dhe totalitarizmi, Dukagjini, f. 110.200 Po aty.201 BASHKURTI L., (2004), Diplomacia e vetizolimit, Geer, f. 567.202 Po aty, f. 568.203 VELO M., (2003), Esse për Diktaturën Komuniste, f. 49, 55.204 PIPA A., (2007), Stalinizmi shqiptar, IKK & Princi, f. 44.205 Po aty.

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

62

fesë. “Gjuhësia, letërsia, historia, gjeografia, folklori dhe etnologjia ishin kultivuar, jo vetëm

për t’iu dhënë njerëzve një ndjesi të së kaluarës së tyre, por gjithashtu që të përhapnin dhe të

ngulisnin ksenofobinë, skllavofobinë, izolimin, kompaktësinë etnike dhe njëtrajtshmërinë

gjuhësore. Rezultati ishte një falsifikim sistematik i historisë dhe i materializmit historik”.206

Për historianen Duka, totalitarizmi komunist, në natyrën e vet, ishte hakmarrës dhe

asgjësonte çdo armik, real apo të stisur. Në totalitarizmin “regjimi lidhej me personin e tij, me

autoritetin, me dashurinë dhe frikën që ai ngjallte në popull”.207 Me eliminimin e

kundërshtarëve politikë, komunistët arritën të çliroheshin nga kundërshtarët e pushtetit dhe

grumbulluan rreth vetes njerëz besnikë, “kamikazë” të politikave komuniste. “Enver Hoxha,

duke e ngritur klanin e vet të besnikëve, konsolidoi diktaturën e tij, e cila do të qëndronte në

këmbë edhe për tre dhjetëvjeçarë të tjerë”.208

Sipas Velo, historia e komunizmit në Shqipëri është historia e një sistemi politik me më

“shumë karakteristikat e një organizate mafioze, sa të një sistemi të mirëfilltë Shoqëror dhe

Politik. Kryesohej nga një kapobandë, që ishte Sekretari i Parë i Partisë dhe drejtohej nga një

kupolë, nga Byroja Politike. Struktura bazë ishte klani familjar. Pjesëtarët e familjes dhe të

fisit vendoseshin në postet më të rëndësishme”.209 Regjimi i izoloi shqiptarët nga ndikimet e

huaja, bllokoi kontaktet me shqiptarët përtej kufirit shtetëror, të arratisurit u shpallën armiq

dhe ndaj familjarëve u ushtrua një persekutim i pashembullt. Ndaj kundërshtarët politikë

kishte hakmarrje, eliminim dhe zhdukje. “Socializmi bazohej mbi urrejtjen, zbatonte prerjen e

kokave, nguljen e kokës së prerë për ekspozim. Gjyqet publike politike ishin spektaklet për

ekspozimin e kokave të prera”.210 “Socializmi krijoi armata njerëzish që i zuri në punë dhe i

ushqeu në një kazan. Njerëzit ishin të lumtur me asgjënë. Kjo ishte çudia socialiste.

Socializmi ish sistemi i imazhit. Të gjithë jetonin me imazhin e lumturisë dhe jo me

lumturinë vetë”.211 Partia komuniste e quante veten pronare jo vetëm të jetës së qytetarëve;

kjo parti ishte përcaktuese e vlerave të çdo qytetari në socializëm. Për gjithçka vendoste

partia. Ideologjia e pushtetit komunist reflektohej në të gjitha fushat e jetës.

206 Po aty, f. 161.207 DUKA V., (2007), Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, f. 381.208 Po aty, f. 263.209 VELO M., (1995), Palltoja e burgut, Letrat, f. 108.210 VELO M., (2003), Esse për diktaturën komuniste, f. 31, 55.211 Po aty, f. 8, 55.

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

63

2.4 “Njeriu i ri komunist” si frymëzim për masat

Regjimi diktatorial shqiptar, pas fjalimit të Enver Hoxhës, mbajtur në Komitetin

Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, më 6 shkurt 1967, ndërmori revolucionin kulturor

shqiptar, që synonte të krijonte një shoqëri pa klasa duke çrrënjosur praktikat burokratike dhe

duke ngushtuar dallimet midis nëpunësve e punonjësve, si dhe midis burrave e grave, për

intensifikimin kulturor kundër besëtytnive fetare, për nxjerrjen jashtë ligjit të praktikave e

mësimeve fetare, duke deklaruar se feja e të gjithë shqiptarëve ishte Shqiptaria. Revolucioni

ideologjik-kulturor, që shpërtheu në Shqipëri në vitet 1966-1969, ishte një kopje e

Revolucionit kulturor kinez. Ky revolucion kishte si qëllim të prodhonte në shoqërinë

shqiptare njeriun e ri komunist, nën orkestrimin dhe drejtimin e pushtetit politik. Dogma

kryesore komuniste, me të cilën paraqitej njeriu i ri komunist ishte: “Në njërën dorë kazmën

atdheun e ndërtojmë; në tjetrën dorë pushkën fitoret i mbrojmë”, ku duket qartë synimi për

revolucionarizimin e njeriut të ri dhe gatishmëria e tij për të luftuar deri në vetmohim për

atdheun, partinë, punën. Vetëm njeriu i ri komunist, i zhveshur nga çdo traditë, nga çdo rit,

besim apo praktikë e kaluar, i kthyer në një “robot”, mund të instrumentalizonte në praktikë

urdhrat dhe mësimet e Partisë. Prandaj sistemi komunist për konsolidimin dhe me qëllim

fitoren e socializmit të shpallur si rendi më i drejtë, e kishte jetike krijimin e njeriut të ri

komunist, pa të cilin regjimi nuk mund ta fitonte sfidën jetike.

Njeriu i ri komunist përfaqësonte për diktaturën komuniste një njeri që ishte i

brumosur rrënjësisht me etikën dhe ideologjinë komuniste, dhe ishte kurdoherë i gatshëm të

flijohej në punë dhe në mbrojtjen e atdheut, siç ishte rasti i Adem Rekës dhe i Shkurte Pal

Vatës, që ranë heroikisht në punë duke dhënë jetën për komunizmin shqiptar. Enver Hoxha

paraqitej nga industria e artit pamor, prej shkrimtarëve, kineastëve, ideologëve dhe prej

gazetarëve si modeli më i përkryer i njeriut të ri. Ai ishte 'pika e referimit' për gjithçka.

Krijimi i njeriut të ri komunist shkonte paralel me shembjen dhe shkatërrimin e njeriut të

vjetër, i cili përfaqësohej nga fetari, i pasuri dhe intelektuali. Në sulmin dhe shkatërrimin e

çdo gjëje të vjetër, formohej dhe forcohej njeriu i ri komunist. “Njeriu i ri” ishte vetëm një

përbindësh i ri, por ma finok! Tek ai, gjithçka ishte e përqendrueme në nji pikë: urrejtje! Tek

ai, gjithçka ishte e drejtueme nga nji ndjenjë: hakmarrje! Tek ai, gjithçka ishte e frymëzueme

nga nji qëllim: etja e pangopshme për pushtet absolut”212. Çdo aktivitet politik, ekonomik

dhe kulturor në Shqipërinë komuniste u vendos në shërbim të pushtetit politik për krijimin e

njeriut të ri komunist.

Vetëm ndërtimi i njeriut të ri komunist do të instrumentalizonte dhe do të 'betononte'

një pushtet të tillë. Krijimi dhe forcimi i njeriut të ri komunist ishte detyrë mbi detyrat për

organizatat e Partisë, për organizatat e masave, organizatat e rinisë, organizatat e grave dhe

për të gjithë institucioneve politike të sistemit diktatorial që merreshin me punën edukuese

politike dhe propagandistike të masave. Me këtë njeri, sistemi dhe pushteti do të kishin arritur

gjithçka. Projekti për krijimin e Njeriut të ri komunist lindi, u rrit dhe u zhvillua në regjimin

totalitar, në mes të luftës që diktatura komuniste shpalli ndaj atyre që i quajti mbeturina

fetare, zakone prapanike e konservatore, patriarkalizëm e bajraktarizëm, mbeturina fisnore, të

212 Repishti, Sami, Nën hijen e Rozafës, Onufri, Tiranë 2004, f.114.

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

64

frymës lokaliste e krahinore. Regjimi diktatorial shqiptar me qëllim që njerëzit të kishin

vetëm një model për të ndjekur në shoqëri, modelin komunist, shkatërroi institucionet e fesë

dhe klerin, pasi nuk lejonte modelin që këta të fundit frymëzonin dhe predikonin në shoqëri.

Në regjimin diktatorial, njeriu i ri komunist nuk personifikohej në një intelektual, por një

kooperativist, një bujk, një fshatar i thjeshtë; ishte ai individ që përqafonte moralin komunist.

Njeriu i ri komunist, sipas Visar Zhitit, ishte mbinjeriu, aksionisti, revolucionari, roboti,

ushtari i zellshëm në luftën e klasave që “në njërën dorë kazmën (ç’varre do të hapësh?), në

tjetrën pushkën (kë do vrasësh?)”213. Në totalitarizmin shqiptar njeriu i ri komunist sillej,

vishej, fliste, reagonte, mendonte e vepronte sipas udhëzimeve të Partisë-shtet. “O pranonte të

brumosej me moralin e ri komunist, ose burgosej, apo aq më tepër pushkatohej”214.

'Njeriu i ri komunist', si model karakterizohej nga një frymë kolektiviteti dhe

solidariteti. Sipas këtij modeli, 'Njeriu i ri komunist', ishte njeriu i sakrificës, i cili hiqte dorë

prej interesave personale dhe mbi gjithçka vendoste interesat e Partisë, socializmit, interesin e

përbashkët të shoqërisë që kishte projektuar diktatura komuniste. Kjo, pasi “Partia është në

çdo sektor të jetës, të politikës, të ekonomisë dhe të moralit”215, me që regjimi komunist

duke iu referuar ideologjisë marksiste-leniniste i mëshonte idesë se individi arrin lirinë e tij

maksimale në kolektivin e punës dhe në qendrat e punës. Modeli i 'Njeriu i ri komunist' ishte

mishërim i pastërtisë dhe i moralit të lartë, një njeri që jeton sipas normave e rregullave të

moralit komunist të shpallur zyrtarisht si morali më përparimtar, më i shëndetshëm dhe më

humanitar që kishte njohur ndonjëherë shoqëria njerëzore, që prej krijimit të saj. Sipas Maks

Velos, dy ishin sektorët e ekonomisë civile dhe ushtarake, që shteti komunist vuri në

dispozicion për të 'droguar' mendjet e qytetarëve: ushtrinë dhe arkitekturën. “Ndërsa në

paradat ushtarake, fuqia goditëse e armatimeve, duhej ta bindte qytetarin për superioritetin

ndaj imperializmit; me pasurinë dekorative dhe gjigandizmin e volumeve në arkitekturë,

qytetari duhej përfundimisht të ishte i lumtur”216.

'Njeriu i ri komunist' ishte një figurë e re morale komuniste, me qëndrim dhe mendim

komunist ndaj shoqërisë, ndaj punës, ndaj pronës shoqërore, kolektivit ku jeton e punon, në

dashurinë për atdheun, për popullin, për njerëzit. 'Njeriu i ri komunist' pasqyronte shembullin

e perfeksionit në jetën e përditshme shoqërore. Heroi pozitiv, pra, 'Njeriu i ri komunist', ishte

personazhi që 'mbretëronte' në poezi, në tregime, në novela, në romane, në drama e çdo në

krijim tjetër artistik. Regjimi komunist nuk lë asnjë hapësirë për jetën private, pasi jeta jetohej

në qendrën e punës, në organizatat e masës, në kolektivin e Partisë. Zhdukja e personales dhe

kthimi i saj në kolektive zhdukte specifiken, të brendshmen, të veçantën, personalitetin e

njeriut, pasi gjithçka individuale kthehej e paraqitej si shoqërore, partiake, komuniste. Në

projektin e krijimit të 'Njeriut të ri komunist', sistemi diktatorial i dha rëndësi edukimit

marksist-leninist, punës në prodhimin e të mirave materiale, aksionit për ndërtimin e

socializmit dhe jetës brenda kolektivit në qendrat e punës. Aty synohej që njeriu të brumosej

me moral të lartë, bindje të lartë dhe sakrificë deri në vetëmohim për ndërtimin e socializmit.

Sipas Albert Nikollës, përveç projektit të 'Njeriut të ri komunist', për të garantuar pushtetin e

vet, diktatura komuniste përdori dhunën e terrorin si metoda për të garantuar vazhdimësinë e

213 Zhiti, Visar, Ferri i çarë, OMSCA-1, Tiranë 2002, f.196.214 Nikolla, Albert P., Njeriu i ri shqiptar, Onufri, Tiranë 2012, f.38.215 Po aty, f. 60.216 Velo, Maks, Esse për diktaturën komunistë, 55, Tiranë 2003, f.56

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

65

pushtetit që sa vinte e bëhej edhe më i ashpër. “Njeriu i ri komunist” ishte edhe “njeriu i ri i

shërbimeve të sigurimit, ishte sigurisht më i pamëshirshmi ndër figurat “e sajuara” nga

regjimi komunist shqiptar. Ai vriste, torturonte, spiunonte, bënte thashetheme, fyente dhe

ishte i gatshëm të bënte gjithçka për t’i shërbyer Partisë”217. Tashmë diktatura komuniste

kishte gjetur modelin e njeriut të duhur për të 'fortifikuar' regjimin totalitar. Sipas Nikollës,

për Partinë, 'Njeriu i ri komunist' ishte si syri vigjilues i diktaturës së proletariatit, ku pushteti

real, që synonte të zotëronte njeriu i ri komunist, ishte jashtëzakonisht i madh.

Regjimi komunist, sipas Visar Zhitit, në krijimin e 'njeriut të ri', e zhveshi njeriun, e lë

pa pronë, pa liri dhe pa fe. “Fshatari s’ka as tokë, as kafshë të vetat, janë shtetëzuar të gjitha,

pra, s’është më fshatar, qytetari s’ka shtëpi të vetën, as punë të vetën, as mendime të vetat, as

kohë të vetën, mor po as grua të vetën thuaj”218, pasi gjithçka ishte shtetëzuar, duke krijuar

një supershtet pronar, në varfërinë e tejskajshme të popullit. Me prishjen e marrëdhënieve me

Kinën dhe futjen e Shqipërisë në një regjim të plotë izolimi ndërkombëtar, regjimi diktatorial

shqiptar e shpalli Shqipërinë si të 'Vetmin vend të vërtetë socialist'.

Mbështetja vetëm në burimet e brendshme materiale dhe njerëzore, duke ndjekur një

regjim të rreptë kursimi, si edhe mungesa e ndihmave nga jashtë, solli një varfërim të jetës në

Shqipëri. “Qetësia plotësisht e errët dhe disiplina e bëri shqiptarin një qenie absolutisht

kolektive, pa identitet individual, ku gjithçka realizohej në kolektiv”219. Në ndërtimin e

'Njeriut të ri komunist', fokusi kryesor binte mbi shkatërrimin e njeriu që ishte i lidhur me

ideologjinë dhe me praktikat fetare, pasi nga regjimi komunist shihej si rrezik duke u nisur

nga papajtueshmëria morale dhe ndikimi i fesë në shoqëri. Modeli i reprezaljes së shtetit

komunist shqiptar ndaj fesë, ishte marrë nga përvoja sovjetike, po ashtu edhe nga ideologjia

marksiste-leniniste që e shpallte fenë si 'opium për popujt,' në shërbim të klasës borgjeze. Për

këtë arsye,diktatura komuniste luftoi me çdo çmim për çrrënjosjen e ideologjisë dhe

besimeve fetare nga ndërgjegjja e njerëzve.

Partia me anë të propagandës në media dhe në qendrat e punës ndërhyri automatikisht

në shkatërrimin e traditës së vjetër historike, fetare dhe kulturore të martesës, duke shtyrë

opinionin publik të miratonte apo të kundërshtonte martesat me mbles. Çdo gjë bëhej vetëm

me miratimin e Partisë. Vajzat e kulakëve apo të të prekurve politikë nuk martoheshin dot me

komunistë. Në kuadrin e realizimit të projektit të ndërtimit të 'Njeriut të ri komunist', Partia

frymëzonte opinionin publik që të diktonte dhe të ndikonte në martesat që bënin të rinjtë,

sepse nga martesa e diktuar nga komunizmi do të lindte një njeri sipas modelit komunist.

Diktatura diktonte dhe kontrollonte gjithçka. Për këdo që kundërshtonte, merreshi masa

ndërshkuese nga më të ashprat. Përveçse në jetën e përditshme, në qendrat e punës edhe në

art, në letërsi e në kulturë. modeli i realizmit socialist u bë model i detyrueshëm për të gjithë

krijuesit shqiptarë dhe në rast të çdo shmangie krijuesi ndëshkohej rreptë duke e cilësuar

veprën e tij si një vepër penale që shoqërohej me heqje të së drejtës së botimit, largimi nga

funksioni, internim, burgim apo edhe pushkatim në rastin më të keq.

217 Nikolla, Albert P., Njeriu i ri shqiptar, Onufri, Tiranë 2012, f.75.218 Zhiti, Visar, Ferri i çarë, OMSCA-1, Tiranë 2002, f.198.219 Skura, Gentiana, Përvojë në ndërtimin identitar shqiptar 1945-2005, SHBLU, Tiranë 2011, f.114.

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

66

KREU I TRETË: MEDIAT NË SHQIPËRINË TOTALITARE

3.1 Media totalitare shqiptare

Mediat në Shqipërinë totalitare transmetonin informacione dhe të dhëna që ishin në

përputhje me parimet ideologjike dhe politike të Partisë dhe drejtuesit të Partisë-shtet. Detyra

e medias ishte organizimi dhe mobilizimi i masave me qëllim mbrojtjen dhe ndërtimin

socialist të Shqipërisë. Shtypi komunist ishte propagandist, agjitator dhe organizator kolektiv.

Enver Hoxha në një letër drejtuar korrespondentëve vullnetarë të shtypit dhe radios në

Koperativën Bujqësore të Fier-Sheganit, vë theksin te rëndësia e punës së korespondentëve të

shtypit si një detyrim shoqëror për të shkruar dhe për të mos kërkuar shpërblim, por që

kërkon edhe një punë më të madhe nga korespondentët me shtypin e shkruar. “Pa ju ngec në

vend edhe shtypi edhe radio, pse ju u jepni atyre ushqimin më kryesor, të shëndetshëm, pa

fraza boshe steriotipe. Ju jepni jetën e gjallë, eksperiencën e madhe të popullit”220, theksonte

diktatori Hoxha, duke i porositur ata që të ndjekin kurdoherë rrugën e popullit dhe rrugën e

partisë. Brigada e korrespondentëve dhe vullnetarëve të “Zërit të Popullit”, “Bashkimit”,

“Zërit të Rinisë”, dhe Radios, të Kooperativës Bujqësore të Fier-Sheganit, më datë 27 shkurt,

i dërgoi Enver Hoxhës një letër, duke u zotuar se shtypin do ta kthenin në tribunë të gjerë të

masave punonjëse. Kjo brigadë korrespondentësh e njoftonte Enver Hoxhën se tashmë

shtypin e kishin mik të ngushtë dhe nevojë të domosdoshme. “Nga 560 familje që ka

kooperativa jonë, 480 marrin gazeta. Ne do të punojmë që brenda vitit 1967 gazeta të futet në

çdo familje kooperativiste”.

Diktatura diktonte edhe mënyrën e leximit të shtypit, nga lexim individual në lexim

kolektiv nga ku do të bëheshin analiza dhe do të nxirreshin konkluzione. Shteti komunist

kërkonte medoemos ndihmën e shtypit në konsolidimin e pushtetit. Në letrën që drejtuesi i

partisë-shtet, Enver Hoxha, i ka drejtuar Konferencës Kombëtare të Gazetarëve në prill të

vitit 1964, u kërkonte njerëzve të medias shtim të veprimtarisë dhe vigjilencës në të mirë të

ndërtimit të shoqërisë socialiste. Diktatori Hoxha e përkufizonte veprimtarinë e shtypit si një

tribunë ku tregohej si luftohej kundër armive të përparimit të vendit, sesi ndërtohej jeta e re

socialiste, si mënyrë për damkosjen e armiqve, veprimtari këto të kryera bazuar në fjalën e

partisë, vijën e drejtë të saj dhe mësimet e marksizëm-leninizmit që ishin të pavdekshme

sipas udhëheqësit komunist.

Lideri komunist kërkonte nga gazetarët e kohës që të jetonin me zemër e mendje mes

masave duke qenë pararojë të tyre. Në përceptimin e liderit komunist shtypi shihej si

edukator i masave, si mobilizues i masave punonjëse për zgjidhjen e problemeve dhe

ndërtimin e zhvillimin kulturor dhe ekonomik të shoqërisë socialiste. Shteti komunist e ktheu

radiotelevizionin bazë të propagandës së sistemit socialist në Shqipëri, duke shpërndarë me

përpikmëri të gjitha platformat, ligjet, udhëzimet apo direktivat e partisë deri në lagjen,

fshatin dhe koperativën më të largët. “Sektori i shtypit në aparatin e Komitetit Qëndror më

shumë se kontroll, ishte një hallkë ndërlidhjeje, transmetimi dhe zbërthimi i direktivave të

220 Hoxha E., Është nder i madh të jesh korrepondent vullnetar i shtypit dhe i radios, Lushnjë 1967, f.1.

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

67

ndryshme”.221 Shtypi komunist ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e aktivitetit të

gjithëmbarshëm të jetës në socializëm dhe më kryesorja për përgatitjen e funksionarëve të

rinj të Partisë.

“Shtypi është një mjet i rëndësishëm i ngritjes së tërë aktivitetit ideologjik të partisë

dhe një organ luftarak i arsimimit politik të masave”222. Shtypi për nga shërbimi ndaj

pushtetit merr trajtën e një militanti revolucionar që mbronte dhe propagandonte fitoren e

revolucionit socialist. “Krahas pushkës, krahas armës, partia përdori kundër pushtuesit dhe

tradhëtarëve edhe fjalën, shtypin, komunikatën, traktin, gazetat e xhepit, revistat që u bënë

një plumb kundër tij”223. Sipas Arendt224, totalitarizmi promovon izolimin ekstrem dhe

paranojën. Në këtë regjim, media, ishte e shtypur dhe vetëm propaganda promovohej, kështu

që njerëzit izoloheshin. Propaganda e përcjellë përmes medias kërkonte të dekurajonte çdo

formë të të menduarit të lirë apo veprim spontan politik.

Në kohën kur lufta ndaj fesë kishte arritur kulmin e saj, shteti kërkon ndihmën e

shtypit, të nevojshme më shumë se kurrë. Byroja Politike e Komitetit Qëndror të PPSH

dërgon në Komitetet e Partisë së Rretheve në të gjithë Shqipërinë shkresë ku i detyron ata të

shfrytëzojnë faqet e shtypit dhe sekretarët e partisë, kryetarët e komiteteve dhe kuadro të

ndryshme të partisë të shkruajnë në shtyp rreth jehonës së zhvillimeve në luftën ndaj fesë, në

aksionet konkrete dhe në zbatimin e direktivave të partisë në rrethet përkatëse. Shteti

komunist kërkonte që të angazhoheshin edhe më shumë korrespondentët vullnetarë dhe jepte

porosi të veçantë që të ndiqen nga pushteti organet si Zëri i Popullit, Zëri i Rinisë, Bashkimi,

ATSH e Radio Tirana me qëllim revolucionarizmin e mëtejshëm të partisë e pushtetit. Shteti

ishte i kujdesshëm në detaje dhe orientonte shtypin, radion dhe ATSH te ngjarjet dhe nismat

kryesore që edhe nëpërmjet medias të ngrihej lartë fryma revolucionare, edukuese,

organizuese me qëllim edukimin e opinionit publik proletar me mësimet e partisë.

Media në aksionet e mëdha që ndërmerrte shteti komunist, siç ishte rasti i zhdukjes së

fesë, bëri një punë të madhe “propagandistike, agjitative, edukuese e organizative të

partisë”225, ku qëllimi i vetëm i veprimtarisë së saj ishte revolucionarizimi i çdo sektori të

jetës në vend. Shteti komunist e shihte median si një mjet për të luftuar rutinën, formalizmin,

hamullinë, indiferentizmin dhe si një mjet për të ndërtuar ‘ura’ të forta mes popullit e partisë.

Partia kërkonte nga shtypi që të ishte kritik dhe autokritik, faktues e parimor, tërheqës e

bindës. Në regjimin komunist shqiptar, të gjitha mjetet e komunikimit mediatik ishin pjesë e

makinerisë së propagandës së trefishtë: të diskreditonin traditat dhe kulturën fetare në vend,

duke e paraqitur atë arkaike dhe antikombëtare; të krijonin psikozën se fetë janë përçarëse

dhe penguese për zhvillimin dhe përparimin; si dhe të promovonin teoritë kundër ekzistencës

së zotit dhe pro jetës ku ideologjia e udhëheqësit politikë ishte përcaktuese e fateve tona nga

brezi në brez. Media e periudhës komuniste nuk ishte thjeshtë mjet propagande në këtë

çështje, por edhe pjesë aktive e luftës direkte kundër individëve, familjeve apo grupeve me

traditë apo mendësi fetare. Media nuk pasqyroi dhe nxiti vetëm situata e aksione antifetare,

por edhe krijoi pafund kategori mediatike e letrare diskredituese mbi fenë, duke ‘retushuar’

221 Hoxha E., Është nder i madh të jesh korrepondent vullnetar i shtypit dhe i radios, Lushnjë 1967, f.5.222 Hajati, M., (1998), Dera e prapme e shtypit, Logoreci, f.61.223 Fjala e Partisë dhe shtypi ilegal, Botim i 22-të i Muzeut të L.N.C të Gjirokastrës, Gjirokastër 1971, f.3224 Arendt H., (2002), Origjinat e totalitarizmit, DIJA, f. 440.225 AQSh, F. Partia e Punës e Shqipërisë, nr. 14, viti 1967, d. 231, fl.4

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

68

memorien dhe historinë, duke denigruar pareshtur figura kombëtare me formim apo

kontribute fetare, si dhe duke imponuar tek brezat e rinj modelin e një shoqërie pa zot dhe

besim, si modelin më të mirë për të ardhmen e tyre, të familjeve dhe vendit. Mediat

inskenuan ngjarje e fakte, promovuan parime e ndjenja antifetare, luajtën rolin e hetuesit dhe

hartuesit të aktakuzës ndaj elementëve drejtues të fesë apo ushtrues të saj, si dhe u bënë

zëdhënëse e një bote të re, ku feja e shqiptarëve nuk do të ishte as feja tradicionale dhe as

shqiptaria, por partia.

Shtypi komunist u projektua nga sistemi diktatorial me përmbajtje revolucionare, e

përshkuar nga ideologjia ‘shkencore’ e klasës punëtore, një shtyp që mbronte interesat e

popullit, edukonte masat me botkuptim komunist, dhe i mobilizonte masat në luftën kundër

armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Shtypi, sipas propagandës komuniste, në

revolucionarizimin e jetës së vendin zhvilloi një politikë proletare ku “shtypi, radio, dhe

ATSH u bënë edhe më luftarake, bateri të fuqishme të partisë në revolucionin

ngadhnjimtar”226. Sekretariati i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës, me udhëzimet që i

jepte medias në luftën ndaj fesë, i kthen këto të fundit gati si një qarkore ku shpërndahen

direktivat e partisë. “Komiteti Qëndror dhe tërë partia e kanë konsideruar kurdoherë shtypin

si armën më të fuqishme për të çuar vijën e partisë në masa, për të sqaruar e mobilizuar”227

masat punonjëse në të gjitha aksionet që shteti ndërmerrte në vend sidomos në luftën ndaj

fesë që ishte shumë specifike. Nga shtypi i kohës dalin detyrat konkrete për masat, dalin

probemet kryesore që diskutohen në masa, dalin parullat e masave, bisedat e organizatave

bazë etj.

Tipari kryesor i medias në shoqërinë socialiste ishte komunikimi me masën. Shtypi

komunist ishte i bashkuar ideologjikisht e politikisht dhe i orientuar në përgjigje direkt të

urdhrave politike të Komiteti Qendror të PPSH-së. Akademiku Fuga228, rendit tri forma

kryesore të leximit të shtypit në diktaturë:

-Leximi kolektiv për shkak të analfabetizmit të lartë. Organet e Partisë këshillonin që

njerëzve t’u lexohej shtypi nga veprimtarë shoqërorë.

-Leximi i shtypit në radio ku çdo ditë në emisionet e mëngjesit, bëhej pasqyrë e

shtypit të ditës.

-Vendosja e shtypit në stenda, në vende të caktuara të territorit të çdo ndërmarrjeje,

kooperativave bujqësore apo institucioneve, por dhe në stacione treni, autobuzi, hyrje spitali

apo në vende të tjera publike, në të cilat gjendeshin stenda ku afishohej shtypi i ditës.

Në regjimin totalitar “shtypi, mediat në përgjithësi, sikurse dhe sektorë të tjerë, si

arsimi e kultura, konsiderohen si pjesë përbërëse e sistemit të propagandës së Partisë në fuqi

dhe vendosen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Partisë”229. Në regjimin totalitar mediat ishin

të varura dhe të kontrolluara nga partia. Media kontrollohej nga Sekretari i Parë i Komitetit

Qendror të PPSH-së, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë për ideologjinë, shefi i sektorit

të shtypit apo drejtori i agjitacion-propagandës. Në regjimin totalitar “sekretari për

propagandën është personi që i drejton në përgjithësi dhe konkretisht në linjë partiake fushat

226 AQSh, F. Partia e Punës e Shqipërisë, nr. 14, viti 1967, d. 230, fl.3.227 Po aty, viti 1961, d.124, fl.2.228 FUGA A., (2010), Monolog, Dudaj, f.70.229 FUGA A., (2010), Monolog, Dudaj, f.80.

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

69

e arsimit, kulturës, shkencës dhe shtypit”230. Veprimtaria e mediave dhe transmetimi i

urdhrave e porosive të ardhur nga drejtuesit e pushtetit politik, ishin disa nga fushat që

mbulonte sekretari ideologjik (për propagandën).

Media në regjimin totalitar drejtohej nga grupi i ngushtë i njerëzve të partisë.

Drejtuesit e sistemit totalitar nëpërmjet medias, të cilën e vetëkontrollonin, realizonin

propagandën specifike sipas nevojave të Partisë-shtet dhe çonin në publik informacionin që

dëshironin vetë. “Shtypi i vendit ishte qeveritar, kundërshtimi nuk lejohej, debati ishte i

rrezikshëm e dialogu po vdiste, i zëvendësuar dalëngadalë, nga fjalimet e gjata e monologët

monotonë”231. Veprimtaria e medias në komunizëm ishte në radhë të parë një censurë shumë

e fortë, e cila prodhonte si pasojë dhe si një mekanizëm vetë-mbrojtje edhe një autocensurë.

Në median komuniste nuk lejohej kritika, nuk lejohej opinion ndryshe, nuk lejohej asgjë që

binte ndesh me udhëzimet e partisë. Gjithçka ishte nën orkestrimin e partisë-shtet. Pra

censura e fortë sillte një autocensurë edhe më të fortë nga frika e gabimit ideologjik dhe

dënimit nga regjimi.

Kryeredaktorët e gazetave, përgjegjësit e redaksive dhe drejtuesit e mediave

audiovizive ishin nën komandën dhe jepnin llogari herë pas here para sekretarit për

propagandën, i cili drejtonte gjithçka në median totalitare. Në median komuniste “Sistemi

informativ i pushtetit nuk merr, nuk percepton, nuk përthith, por vetëm shpërndan, jep,

transmeton. Ai kap vetëm jehonën e pandryshuar të asaj që ka transmetuar po vetë. Merr nga

bota e nga realiteti vetëm ato informacione që vijnë në përputhje me strukturën e ideve të tij,

me ideologjinë e tij, me bindjet e tij politike”232. Në median totalitare shtypi përcaktohej nga

pushteti komunist në varësi dhe në shërbim të propagandës së tij. Sipas Akademikut Fuga,

mediat ishin “Organizatore kolektive të masave”, pasi shërbenin si instrumente të përçimit të

direktivave, urdhrave, sloganeve nga maja e pushtetit te masat popullore, “Arkitekte të

mendimit kolektiv” ku reformonin dhe adaptonin politikën e ditës dhe interesave politike të

kohës dhe “Tribuna të mendimit popullor” ku pushteti ka nevojë ta ulë rolin e gazetarëve, t’i

mbajë ata nën trysninë e korrespondentëve vullnetarë dhe duke manipuluar turmat, që të

riformulojë radhët e elitave politike që zotërojnë pushtetin apo e ushtrojnë atë nga qendra në

bazë”233.

Në shtyp transmetoheshin informacione dhe mesazhe që mbështetnin pushtetin

popullor. Te mediat komuniste “revoltat janë të censuruara. Dëshpërimi kolektiv është i

censuruar. Shprehja e interesit personal është e censuruar. Mungesat në treg janë të

censuruara. Krimi është i censuruar. Jeta në burgje dhe në kampe përqëndrimi është e

censuruar. Liritë politike në Perëndim janë të censuruara”234. Pushteti dhe media janë një dhe

nëpërmjet medias pushteti transmeton ato lajmet që vetë i konsumon. Strukturat ideologjike

të pushtetit, që kontrollojnë median, i detyrojnë këto të fundit të ideologjizojnë politikisht

masat e punonjëse dhe të përkrahin çdo nismë apo revolucion, ku “gazetari nuk është veçse

ilustruesi i ideve dhe i politikave të Partisë në fuqi”235.

230 Po aty, f.86.231 REPISHTI S., (2004), Nën hijen e Rozafës, Onufri, f. 111.232 FUGA A., (2010), Monolog, Dudaj, f.98.233 Po aty, f. 126.234 FUGA A., (2010), Monolog, Dudaj, f.127.235 Po aty, f. 149.

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

70

“Monolog-narcizëm institucional-autizëm kolektiv”, sipas Akademikut Fuga236, janë

tri tipare nëpërmjet të cilave mediat realizojnë komunikimin me publikun, gjatë të cilit

gazetari i mediave komuniste duhet që të niset nga redaksia për në terren me një mendim në

kokë dhe të kthehet nga terreni në redaksi po me të njëjtin mendim me të cilin u nis. Kudo që

të shkojë, gazetari do të gjejë njerëz që punojnë për të realizuar direktivën e Partisë në

pushtet. Në median komuniste nuk kishte alternativa, opinione dhe direktivave zyrtare ku

pushteti i kohës të kishte vendosur kufij dhe të cilat asnjë gazetar nuk mund t’i kapërcente.

Gazetari në median totalitare, ndodhet midis kufijve politikë që censura ideologjike vendos

zyrtarisht për shkrimet dhe emisionet, si dhe përmbajtjes konkrete të refleksioneve dhe

analizave që zhvillohen në to. Shteti komunist ishte sidomos shumë i kujdesshëm në

marrëdhënien me shtypin, por edhe në atë me të gjithë sektorët e tjerë të propagandës.

Detyrat e një punonjësi të agjitacion-porpagandës qëndronin në orientimin dhe informimin e

redaksive të gazetave apo radios e ATSH mbi vendimet e ndryshme të partisë dhe në

kontrollin më pas të organeve të shtypit për zbatimin e direktivave të partisë. Instruktori i

propagandës që ‘mbulonte’ veprimtarinë e botimeve, të radios dhe ATSH-s, kontrollonte

“zbatimin e orientimit të partisë në botimet politiko-letrare, botimet për fëmijë, informonte

radion dhe kontrollonte këtë dhe ATSH mbi zbatimin e detyrave kryesore të propagandës së

partisë”237. Partia që drejtonte shtetin, kishte në dorë të gjitha mekanizmat e pushtetit,

përdorte shtypin, kryesisht dhe median në tërësi, për të sqaruar vendime e veprime të caktuara

politike apo ideologjike.

Opinioni publik në socializëm, lidhej me shtresën e gazetarëve të përgatitur nga

Partia, ku opinion mund të ishte vetëm ai i diktatorit. Diktatori, Hoxha, e quante gazetën

“Bashkimi” mjet shumë të rëndësishëm të shtypit të kohës duke i veshur meritat kryesore në

edukimin e masave me frymën e patriotizmit e internacionalizmit proletar. Hoxha në letrën e

falënderimit për redaksinë e Bashkimit, nuk harron të theksonte se gazeta “Bashkimi” “do të

rrisë edhe më tej rolin e saj si agjitatore, propagandiste dhe organizatore kolektive”238 çka

nxjerr në pah dhe rolin e jashtëzakonshëm që kishte shtypi i kohës. Diktatori porosiste të

gjithë komunistët se “secili nga ne e ka për detyrë të bashkëpunojë me organet e shtypit”239.

Nga shtypi, sipas tij, do mësohej gjithçka rreth ngjarjeve e veprimtarive të pushtetit komunist

pasi në shtyp “ne japim herë pas here direktiva, të cilat duhen zbërthyer dhe u duhen bërë të

njohura Partisë dhe masave për zbatim, edhe duke vajtur në bazë, edhe duke bërë biseda, por,

kur e lyp nevoja, edhe nëpërmjet artikujve dhe konferencave”240.

236 Po aty, f. 129.237 AQSh, Fondi Partia e Punës e Shqipërisë, nr. 14, viti 1965, d. 189, fl.1.238 HOXHA E., (1977), Vepra 24, Mihal Duri, f. 332.239 HOXHA E., (1983), Vepra 40, 8 Nëntori, f. 120.240 Po aty, f. 122.

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

71

3.2 Analiza e artikujve të propagandës ateiste në faqet e shtypit komunist 1945-1990

Në analizën mediatike të shtypit komunist dhe propagandës ateiste në faqet e shtypit

janë monitoruar 38 gazeta, revista, periodikë të shtypit të shkruar në total me 1212 shkrime

duke filluar nga viti 1945-1990. Janë marrë në shqyrtim mediat e shkruara të kohës sipas

kësaj ndarje:

Media të organeve partiake: “Adriatiku” - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të

Durrësit, “Fitorja” - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Sarandës, “Jehona e Skraparit” -

Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Skraparit, “Jeta e Re” - Organ i Komitetit të PPSH të

rrethit të Shkodrës, “Kastrioti” - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Krujës, “Koja Jonë”

- Organ i Komitetit të Partisë të rrethit të Lezhës, “Kukësi i Ri” - Organ i Komitetit të PPSH

të rrethit të Kukësit, “Kushtrimi” - Organ i Komitetit të P.P.SH të rrethit të Beratit,

“Pararoja” - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Gjirokastrës, “Përpara” - Organ i

Komitetit të Partisë të rrethit të Korçës, “Rruga e Partisë” - Organ i Komitetit Qendror të

PPSH, “Shkendija”- Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Lushnjës, “Shkumbini”- Organ i

Komitetit të PPSH të rrethit të Elbasanit, “Zëri i Popullit” - Organ i Komitetit Qendror të

PPSH, “Zëri i Vlorës” - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Vlorës, “Ushtima e Maleve”

- Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Dibrës.

Mediat e organizatave, bashkimeve profesionale, komiteteve: “Bashkimi” - Organ

Qendror i Frontit Demokratik të Shqipërisë, “Miqësija” - Organ i Shoqërisë së Miqësisë

Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, “Pionieri” - Organ i Komitetit Qendror të BRPSH, “Puna” -

Organ i Këshillit Qendror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, “Rinia” - Organ i

Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, “Studenti” - Organ i

Komitetit të BRPSH të Universitetit Tiranë, “Studenti i Bujqësisë” - Organ i Komitetit të

BRPSH të Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës, “Shqiptarja e Re” - Organ i Bashkimit të

Grave të Shqipërisë, “Zëri i Rinisë” - Organ i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së

Punës së Shqipërisë.

Media të institucioneve: “Arsimi Popullor” - Organ i Ministrisë së Arsimit të

Republikës Popullore të Shqipërisë, “Drita” - Organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve

të Shqipërisë, “Kultura Masive” - Organ i Shtëpisë Qendrore të Krijimit Popullor, “Kultura

Popullore” - Organ i Komitetit të Arteve dhe Kulturës, “Letërsia Jonë” - Organ i Lidhjes së

Shkrimtarëve të Shqipërisë, “Luftëtari” - Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore

të RPSH, “Në shërbim të Popullit”- Organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Mësuesi” -

Organ i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës së RPSSH, “Revista Politike-Ushtarako”- Organ i

Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të RPSH, “Vatra e Kulturës” - Organ i Shtëpisë Qendrore

të Krijimit Popullor.

Revistat shkencore e kulturore: “Nëntori” - Revistë letrare-artistike, Shoqërore-

politike, “Shkenca dhe Jeta” - Revistë Tekniko-Shkencore, “Ylli”- Revistë politiko-

shoqërore dhe letraro-artistike.

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

72

Tematikat më të rëndësishme në faqet e shtypit komunist me përmbajtje të propagandës

ateiste rezultojnë: Feja si opium për popullin, feja si ideologji antishkencore, reaksionare,

antipatriotike, edukimi ateist dhe letërsia ateiste, kinematografia, arti dhe kultura ateiste në

luftë kundër fesë, luftë për çlirimin e ndërgjegjes njerëzore nga opiumi fetar dhe shpëtimi i

rinisë nga trullosja fetare, lufta ndaj fesë, si luftë ndaj ideologjisë së pushtuesve e

shovinistëve, lufta ndaj fesë, si një luftë ndaj botëkuptimit dhe ideologjisë fetare, lufta ndaj

fesë, si triumf i elementit të ri ndaj të vjetrit dhe kundër zakoneve prapanike dhe besimeve të

kota, luftë kundër injorancës dhe fanatizmit, fatalizmit, supersticionit e misticizmit, fallit e

besëtytnive, kozmopolitizmit, dhe shfaqjeve të huaja ideologjike, lufta ndaj fesë, si luftë për

çlirimin dhe emancipimin e gruas dhe afirmimit të së resë komuniste, lufta ndaj fesë, si një

shfaqje e luftës së klasave, luftë zakonit të keq dhe mbeturinave fetare, krijimi i Muzeut

Ateist, revolucioni ideologjik, levizja e gjimnazit “Naim Frasheri”, tradita antifetare e

popullit shqiptar, Kuvendet dhe mbledhjet popullore kundër fesë, goditja ndaj riteve,

ceremonive, objekteve të kultit fetar, festave fetare, biblës, kuranit e pasurisë shpirtërore të

klerit, Vatikani si agjenturë spiunazhi imperialist, përhapës i “opiumit fetar”, në shërbim të

kapitalizmit, neokolonializmit e revizionizmit. Komentet në shtyp nga propagandistët e

partisë zënë numrin më të madh me 40% të artikujve në shtypin me përmbajtje të

propagandës ateiste, të shpërndara këto në gazetat më të rëndësishme afër Komitretit Qëndror

të PPSH si Zëri i Popullit, Bashkimi, Zëri i Rinisë etj.

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

73

3.3 “Çlirimin e ndërgjegjes njerëzore nga opiumi fetar”

Propaganda ateiste e regjimit komunist në faqet e gazetave të marra në shqyrtim, e

shpalli menjëherë moralin fetar, kryekëput në kundërshtim me botëkuptimin marksist-leninist

të komunistit përparimtar shqiptar për ndërtimin e socializmit. Marksizëm-leninizmi si

ideologji zyrtare, ku u mbështet regjimi totalitar shqiptar ishte në thelb një materializëm

dialektik kundër çdo idealizmi, çdo pikëpamjeje ose paragjykimi fetar sepse gjithçka e

shpjegon në mënyrë materialiste duke përjashtuar në mënyrë absolute idealizmin dhe

mistikën. Në propagandën ateiste të regjimit komunist feja lidhej me injorancën e

praktikantëve dhe mashtrimin e klerikëve kundër popullit. Sipas marksizëm-leninizmit, feja

është një pasojë e pashmangshme e disa kushteve, në të cilat jetojnë dhe punojnë njerëzit,

është një formë e veçantë e refleksit të këtyre kushteve në trurin e njerëzve. Sipas Engelsit,

feja është një refleks fantastik në trurin e njerëzve të atyre forcave të jashtme, që

predominojnë mbi jetën e përditshme, është një refleks në të cilin forcat tokësore marrin

formën hyjnore.

Foto 1: KRAJA S., “Feja, opium për njerëzit”, “Jeta e re”, Nr. 12, 8 shkurt 1986, f. 3

Lufta kundër fesë zhvillohej edhe për shkak të përplasjeve të të dyja botëve krejt të

kundërta: borgjezisë që synonte forcimin e vetëdijes së masave rreth botëkuptimit fetar dhe

komunizmit që fenë e quan antishkencore dhe penguese të zhvillimit e përparimit shoqëror.

Besimet fetare shpallen nga regjimi komunist si të papajtueshme me shkencën dhe të lidhura

fort me klasat sunduese e skllavëruese kapitaliste. Sipas propagandës ateiste të regjimit

komunist feja duhej zhdukur me çdo kusht, pasi fantazia e shfrenuar fetare deformonte

realitetin dhe e zhyste njeriun në errësirë e padije. Marksizëm-leninizmi i sheh institucionet

fetare si organe të reaksionit borgjez, që shërbejnë për mbrojtjen e shfrytëzimin dhe për

mbajtjen e klasës punëtore në një gjendje të hutuar me qëllimin e vetëm bindjen dhe

nënshtrimin para sunduesve e shtypësve. Feja në propagandën ateiste të regjimit komunist në

Shqipëri, është një ideologji konservatore që mishëron kalbësirat e shoqërisë së vjetër duke

favorizuar qëndrimin përbuzës kundrejt punës dhe zhvillimit të shoqërisë. Zhdukja e fesë,

sipas propagandës ateiste shkencore, forcon unitetin moralo-politik të shoqërisë komuniste.

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

74

a. Feja opium për popullin, çlirimi i ndërgjegjes

Çlirimi i plotë i ndërgjegjes popullore nga opiumi fetar, sipas propagandës ateiste të kohës,

është një proces i gjatë i riedukimit dhe edukimit. Edhe pse u zhvillua një luftë e pashembullt

me aksione konkrete të shkatërrimit të veprimtarisë klerikale dhe eliminimit të drejtuesve e

klerikëve të thjeshtë prapë se prapë, sipas propagandës rrënjët e formave të vjetra të

ideologjisë së klasave shfrytëzuese nuk janë shkallmuar përfundimisht, as çlirimi i plotë i

punonjësve nga ndikimi i opiumit fetar nuk arrihet kaq shpejt. Në luftën gjithnjë e më të

ndezur për të zhdukur fenë është e domosdoshme të mprehet vigjilenca dhe të shtohet

këmbëngulja nga të gjithë si për t’i zbuluar, ashtu edhe për t’i luftuar shfaqjet e ideologjisë

fetare pasi feja gërshetohet me të gjitha mbeturinat e tjera. Në luftën për çrrënjosjen e

ideologjisë fetare nga ndërgjegjja e njerëzve, sipas shkrimeve të kohës, duhet të bëhet

nëpërmjet punës kulturore e aksioneve masive të njihete mënyrën e jetës, edukatën e punës

konceptet për kohën e lirë, për marrëdhëniet në familje, për higjienën dhe pastërtinë, për

shoqërinë, miqësinë, krushqinë etj. Në propagandën ateiste bindja është arma kryesore për

çrrënjosjen e çdo gjëje të vjetër dhe regresive, përçmimi dhe lufta e vazhdueshme kundër

koncepteve të vjetra nëpërmjet punës edukative ideopolitike ishte pikë kyçe në strategjinë e

regjimit komunist në luftën ndaj fesë. Në luftën kundër fesë propaganda dhe sistemi i kohës

kërkoi dhe synoi forcën e opinionit të shëndoshë shoqëror, të cilin sipas propagandës duhet ta

përdorin më me efekt në formimin e formave të punës kulturore dhe krijimin e një vetëdijeje

shoqërore pa fe.

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

75

3.4 Feja si “ideologji antishkencore, reaksionare, antipatriotike”

Masat punonjëse në regjimin diktatorial shqiptar detyroheshin të përqafonin shkencën,

botëkuptimin materialist e ateist kundër ideologjisë fetare, psikologjisë mikroborgjeze,

burokratizmit, konservatorizmit e liberalizmit. Në kushtet e ndërtimit të një shoqërie pa klasa,

sistemi diktatorial shqiptar shpalli të papranueshëm fenë në Shqipëri duke e goditur me çdo

mjet deri në ndalimin e saj me ligj. Feja parsqyrohet në shtypin e kohës si një botëkuptim

krejtësisht i shtrembër, fantastik. Në ndërtimin e shtetit ateist shqiptar, feja kundërshtohej nga

ideologët e regjimit pasi, ajo pretendon dhe reflektohet si botëkuptim, si një interpretim i

përgjithshëm mbi botën dhe jetën. Feja akuzohej se e deh njeriun me iluzione e ëndërrime të

kota, që fatkeqësisht sipas propagandës ateiste të kohës, e zhysin edhe më keq njeriun në

pasiguri, në halle e brenga, në shfrytëzim e pasiguri. Lufta e regjimit komunist ndaj

ideologjisë fetare ishte edhe një detyrim historik mbi rolin e dëmshëm që feja kishte zhvilluar

kundër shkencës. Revolucioni kulturor dhe ideologjik, që shpërtheu në Shqipëri pas fjalimit

të 6 shkurtit 1967, drejtuesi komunist Enver Hoxha dhe i gjithë aparati i tij politik dhe

propagandistik e shfaqnin si një nevojë për shpëtimin e shoqërisë nga helmi i opiumit të fesë.

Në praktikat dhe në disiplinat fetare regjimi diktatorial bënte propagandë kundër fesë

myslimane, fesë ortodokse dhe asaj katolike si fe që kanë karakter reaksionar, shtypës,

idealist, qoftë në zhvillimin e dogmave e në përmbajtjen e tyre, qoftë në liturgjinë e ngarkuar,

të rafinuar dhe pompoze, qoftë në praktikat që dëmtojnë njerëzit. Luftën kundër fesë sistemi

totalitar shqiptar e drejtoi kundër dogmave fetare, pikëpamjeve filozofike idealiste e mistike

të fesë, kundër disiplinave fetare që ishin shkrirë në jetën shoqërore të njerëzve.

Foto 2: JAHO Nj., “Lufta kundër zakoneve prapanike e paragjykimeve fetare detyrë e përhershme e

organizatave të frontit”, “Shkumbini” Nr. 69, 28 gusht 1974, f. 3.

Në propagandën ateiste të regjimit komunist feja dhe klerikët paraqiten kryekëput

reaksionarë, pasi feja myslimane ka qenë ideologji e pushtuesve turq, feja ortodokse ideologji

e shovinistëve grekë, që kanë pushtuar në të kaluarën vendin tonë, dhe feja katolike, me

qendër Vatikanin, ka qenë ideologji e pushtuesve italianë, e imperializmit austriak dhe e

fashizmit italian. Qëllimi i propagandës ateiste ishte bindja e njerëzve se është e kotë dhe

absurde të ruash dhe të zbatosh zakone të tilla, që nuk kanë asnjë lidhje me të kaluarën, me të

tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Akuza kryesore me të cilën regjimi totalitar

shënjestronte fenë ishte se nën petkun e perëndisë, fshihej ligji i otomanëve, romakëve,

grekëve, i pushtuesve dhe i shërbëtorëve të tyre. Lëvizja revolucionare kundër besëtytnive,

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

76

zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare, ishte bërë moto në shkollë, në familje dhe në

shoqëri. Kundër çdo njeriu, i cili nuk vepronte me forcë si një revolucionar në luftën ndaj

fesë, vendosej fletë-rrufe. Në mbështetje të revolucionit ideologjik organizoheshin mbledhje

të organizatave profesionale dhe më pas kalohej në zhvillimin e bisedave në familje, në lagje,

në ndërmarrje e kudo gjetkë. Është fakt dhe shenjë e revolucionit, të ndihmuar maksimalisht

dhe nga propaganda ateiste-shkencore, zhdukja e ikonave, e materialeve dhe e literaturës

fetare; objektet e kultit fetar u kthyen në objekte të dobishme për partinë dhe jeta shoqërore

mori një tjetër drejtim në bazë të organizimit dhe funksionimit të parimeve të marksizëm-

leninizmit dhe mësimeve të partisë-shtet. Në faqet e shtypit shkrimet propagandojnë që të

organizohet një propagandë e mbështetur në baza shkencore, me përhapje të njohurive

shkencore në masat punonjëse, me qëllim ngritjen e nivelit kulturor të masave. Propaganda

ateiste e sistemit komunist në Shqipëri në valën e reprezaljes ndaj klerit dhe institucioneve

fetare, e sulmonte fenë si bashkëpunëtore me pushtuesit nazi-fashistë, bashkëpunëtorë të

ngushtë të okupatorëve dhe pushtuesve, si zotëruese e pasurisë popullore, se kanë skllavëruar

e shtypur ndër vite popullin.

Foto 3: Mira ZAMAISI, “Lufta kundër fesë, objekt i vazhdueshëm i punës sonë edukative”, “Përpara”, Nr. 53,

4 korrik 1987, f. 4.

Akuza më e madhe ndaj fesë ishte si kundërshtare e hapur e regjimit për shkak se edhe në

luftën nacionalçlirimtare, kleri jo vetëm që nuk kishte marrë pjesë në luftë për çlirimin e

atdheut, por kishte penguar e mallkuar të gjithë ata që bashkoheshin me partizanët. Sipas

propagandës ateiste komuniste, elementët reaksionarë të klerit katolik i kanë kthyer kishës në

agjentura të imperializmit, në tribuna për të luftuar kundër popullit dhe pushtetit, kanë

spekuluar besimin e masave katolike nën veladon, etj.

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

77

a. Kundër ideologjisë së pushtuesve e shovinistëve

Në propagandën ateiste të sistemit diktatorial shqiptar ideologjia fetare sulmohej si një

ideologji e pushtuesve dhe e shovinistëve, si një ideologji jofetare, por një ideologji në

shërbim të politikave të huaja armiqësore në Shqipëri. Myslimanizmi duhej luftuar dhe

zhdukur bashkë edhe me fetë e tjera se i ka shërbyer ndër shekuj vetëm interesave të klasave

sunduese, duke predikuar me të madhe e deri në verbëri bindjen karshi pushtetit të sulltanit.

Veprimtaria e klerit ortodoks në Shqipëri ndër vite; ai fokusohet te shërbimi i kishës greke në

Shqipëri, e cila ishte përdorur dhe i ka shërbyer shtetit grek. Patriarkana barazohet me

pabesinë, helmin, thikën, injorancën, mashtrimin, tradhtinë, bashkëpunimin me armiqtë.

Kisha katolike e shqipërisë akuzohet se ka bashkëpunuar me vatikanin në dëm të interesit të

shqipërisë.

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

78

3.5 Përpjekjet për një edukim ateist përmes letërsisë, kinematografisë, artit dhe kulturës

Me qëllim rritjen e aksionit kundër fesë dhe shtimin e propagandës ateiste-shkencore,

regjimi totalitar mobilizoi çdo qelizë të propagandës që feja të paraqitej si një vegël e

imperializmit dhe e reaksionareve të huaja borgjeze, si një anakronizëm joshkencor, një

mbeturinë e mitologjisë dhe e besëtytnive të vjetra që në regjimin komunist nuk kishin më

asnjë vend. Në luftën kundër fesë, kisha dhe kleri demaskohen si ish-pronare, shfrytëzuese

shpirtërore dhe materiale e masave, armiq të betuar të pushtetit popullor dhe të socializmit.

Komunizmi është antifetar sepse feja mëson realitetin e ligjit moral, ndërsa komunizmi pohon

se nuk ka ligj morali dhe se një gjë është e drejtë, nëse i shërben interesave të klasës proletare

në luftën me klasat shtypëse e shfrytëzuese që mbështeten nga feja.

Foto 4: LANGO J., “Vatra e kulturës në luftë kundër besëtytnive dhe mbeturinave fetare”, “Vatra e kulturës”,

Nr. 1, Tiranë 1964, f. 4

Gjallërimi i aktiviteteve kulturore artistike, bisedat, leksionet, mbrëmjet tematike,

mbrëmjet “pyetje përgjigje”, agjitacioni figurativ, këndet ateiste shkencore, aksionet e

njëpasnjëshme artistike, takimet e estradave, festivalet artistike dhe folkloristike, gjallërimi i

jetës së përditshme në shtëpitë dhe në vatrat e kulturës, aktivizimi i arsimtarëve, si rezultat i

lindjes së iniciativave revolucionare, shpërndarja në një masë më të madhe e librit politik

shkencor dhe artistik jo vetëm shkërmoqi institucionet dhe klerin fetar, por njëkohësisht ishte

edhe dëshmi e brutalitetit dhe e mobilizimit të përgjithshëm që kishte përfshirë vendin. Lufta

kundër mbeturinave fetare e zakoneve prapanike në këtë periudhë të qeverisjes komuniste të

Shqipërisë, kthehet në një detyrë parësore bazë për institucionet kulturore dhe arsimorë. Në

propagandën antifetare të sistemit diktatorial, vatrat e kulturës nëpër fshatra luanin një rol

parësor, duke e ndihmuar shumë zhvillimin e propagandës dhe duke ndihmuar në suksesin e

saj. Temat, shfaqjet dhe bisedat janë format më të organizuara të propagandës ku shumë

tematika të ndryshme u harmonizuan edhe me laboratorët e shkollave për të kryer

eksperimente shkencore për bindjen e masave punonjëse. Një ndihmë të madhe për

propagandën në fshat kishte agjitacioni figurativ dhe shfaqjet e shumta teatrale me repertor në

fokusin e luftës kundër fesë. Si pasojë e propagandës dhe punës së lartë edukative del se të

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

79

rinjtë dhe të rejat nuk shkuan më në kishë, nuk mbahet kreshmë dhe nuk kungohen dhe të

njëjtin shembull të të rinjve dhe të rejave ndoqi edhe masa e fshatit. Sulmi i komunistëve mbi

fenë ishte i mirorganizuar pasikomunistët kujdeseshin edhe për detajet me të vogla. Me

qëllim një pjesëmarrje edhe më të gjerë në luftën ndaj klasave propagandohej që në luftën

ateiste-shkencore kundër paragjykimeve fetare dhe zakoneve prapanike duhet të tërhiqen më

shumë arsimtarët dhe të gjithë intelektualët si motorët që do të vinin shoqërinë në lëvizje, në

mbështetje të revolucionit.

Foto 5: Petrit HIDRI, “Propaganda ateiste-shkencore në luftë kundër mbeturinave fetare”, “Shkumbini” Nr. 63,

10 gusht 1977, f. 3

Del qartë dhe prerazi organizmi i sistemit të kohës që kjo luftë kundër fesë duhej bërë në

organizatat bazë të Partisë, aparatin e Partisë, masat dhe institucionet arsimore-kulturore me

qëllim forcimin e propagandës ateiste. Kinematografia, dramaturgjia, letërsia dhe e gjithë jeta

artistike dhe kulturore e vendit kishte filluar që në bazën e tyre të kishin propagandë kundër

ideologjisë fetare. “Cuca e maleve” sjell në dramaturgji e në teatër temën e heroizmit

popullor, temën e vetëmohimit revolucionar të cucave malësore. Në dramaturgjinë “Cuca e

Maleve” me një dashuri të qetë e me një romantizëm revolucionar, pasqyrohet jeta e një vajze

pa emër, që kryqi kërkon ta kryqëzojë, që armiku i klasës përpiqet ta gjunjëzojë, por ajo

lufton si sokoleshë, që rrënjët e paragjykimeve e të kanuneve të lashta gati ia zënë frymën.

“Cuca e maleve” është një nga ato drama që, ndonëse mbështetet në ngjare të vërteta të

pasçlirimit mban vulën e të sotmes që përkonte me luftën pa kompromis që e gjithë shoqëria

dhe aparati shtetëror po zhvillonte kundër ideologjisë fetare. Kjo paraqitetet në media si një

dramë që “ndriçon mendjen e qindra cucave të tjera të mbërthyera nga hija e kishës dhe e

kanuneve, del nga korniza e një rrëfimi të thjeshtë dhe tingëllon si përgjithësimi i luftës së

ashpër të së resë me të vjetrën, midis ideve të Partisë dhe armikut të klasës, midis

botëkuptimit përparimtar materialist dhe forcave regresive idealiste dhe obskurantiste. “Cuca

e Maleve” ka misionin të luftojë jo vetëm kundër maskës së kanunit e paragjykimeve që

pengojnë rrezen e dritës që të hyjë në frëngjitë e kullave malësore, por edhe kundër

diversitetit të klasës së përmbysur dhe ideologjisë fetare; armiku fshihet pas zakoneve dhe

paragjykimeve të errëta.

Prifti sulmohet me preteksin se mban nën veladon thikën e klerit të Vatikanit dhe Cuca

me shoqet e saj ndezi në vatër pishtarin, mësojnë a, b, c-në, luftojnë për dinjitetin e tyre

njerëzor, shkojnë në hekurudhë dhe duke mbajtur në dorë abetaret nuk harrojnë që në

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

80

frëngjinë e Kullës përgjon me ligësi armiku i klasës. Mësimi, që vjen nga drama “Cuca e

Maleve” si ndeshje dhe luftë ndërmjet dy botëve: Cuca thotë se duhet luftuar fjala e

bajraktarit dhe imperializmit, ndërsa kisha pengon të renë të kërkon të shpërthejë me forcë.

Cuca e maleve në propagandën ateiste shkencore paraqitet si një figurë e mrekullueshme e

luftëtares për përhapjen e dijes, kulturës, zhdukjen e zakoneve prapanike, e cila me emrin e

Partisë në gojë derdh gjakun në barrikadën e revolucionit për çlirimin e femrës shqiptare nga

injoranca, kleri, derdh gjakun për të shpërndarë rreze dielli e diturie.

a. Krijimi i Muzeut Ateist, revolucioni ideologjik, levizja e gjimnazit “Naim Frashëri”

Propaganda antifetare për likuidimin e klerit dhe të institucioneve fetare i mëshonte faktit se

populli nuk është krijuesi i ideologjisë obskurantiste fetare, por viktima e saj. Propaganda

antifetare, me qëllim që të prekë e ta bëjë për vetë popullin shkruante se përgjatë historisë së

dhimbshme të pushtimit të popullit shqiptar, klerikë reaksionarë festojnë në gostira e duke u

puthur buzë më buzë me pushtuesit e Atdheut. Nën udhëheqjen e partisë dhe me ndihmën e

organeve të pushtetit për ngritjen e Muzeut Ateist u mobilizua e gjithë inteligjenca e rrethit të

Shkodrës, me qëllim gjetjen e dokumenteve, të objekteve fetare, përpunimine tyre për në

muze, u miratua një plan ekspozicional-tematik me përmbajtje të thellë ideologjike. Muzeu

Ateist, në Shkodër, jep një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e një propagande

frontale në luftën kundër fesë. ilustrime me dokumente të shumta rreth rolit reaksionar e

antikombëtar të klerit të tri besimeve fetare në Shkodër përgjatë historisë qindvjeçare të

Shqipërisë që fillon që nga Lidhja e Prizrenit, shpallja e pavarësisë, regjimi i Zogut, pushtimi

i Shqipërisë nga italianët dhe gjermanët, por kryesisht shtypi shkruan rreth figurave katolike

se At Gjergj Fishta, Anton Harapi dhe Delegatit Apostolik nga Vatikani në Shqipëri, Nigris.

Detyrë e këtij Muzeu ishte qëtë organizonte sa më shumë aktivitete me përmbajtje të luftës

kundër fesë në mënyrë që nëpërmjet propagandës dhe punës së mëtejshme hulumtuese të

shndërrohej në një vatër edukimi marksist-leninist.

Në luftën për likuidimin e fesë nga ndërgjegjja e njerëzve duhet një luftë sistematike

pasi feja ndër shekuj ka depërtuar thellë në jetën shoqërore dhe individuale të çdo njeriu.

Thellimi i luftës kundër fesë, sipas shtypit komunist do të sillte fitoren e revolucionit

socialist, do të sjellë fitoren e ideologjisë socialiste, dhe do të garantonte fitore në fushën

politike dhe ekonomike. Shpeshherë propaganda kthehej në start për të rimarrë edhe një herë

një vrull akoma më të madh ideologjik dhe jo vetëm. Propaganda ateiste nuk reshtte së

trumbetuari se proza, poezia, drama dhe institucionet kulturore, më shumë se kushdo tjetër ka

denoncuar fenë dhe të këqijat e saj, e pasqyruar me revoltën e brendshme të popullit kundër

fesë si ideologji reaksionare. Arsimi shqiptar përfshihet fuqishëm në luftën ndaj fesë, duke

theksuar në tërësi pasojat negative të besimit dhe rolin destruktiv të institucioneve klerikale

në Shqipëri, përgjatë historisë. Shtypi shigjeton ceremonitë fetare, të kombinuara edhe me

mësimin fetar, që zinin një vend të konsiderueshëm në kohën e punës së shkollës dhe

përbënin kështu një plagë të rëndë për shkollën shqiptare të paraçlirimit. Revolucioni kulturor

ideologjik si Lëvizje Antifetare shpërtheu për herë të parë në Shkollën e Mesme “Naim

Frashëri” në Durrës.

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

81

Foto 6: DIBRA L., “Një lëvizje revolucionare e rinisë së Durrësit me përmbajtje të thellë teologjike”, “Zëri i

rinisë”, nr. 11, 8 shkurt 1967, f. 1.

Pas propagandës ateiste të vazhdueshme që sa vinte e bëhej edhe më agresive si dhe

pas sulmeve ndaj klerikëve dhe institucioneve fetare, shpërthimi i gjimnazistëve të Durrësit,

pas fjalimit të 6 shkurtit të Enver Hoxhës, bëri që shpërthente një lëvizje masive popullore

antifetare. Menjëherë pas rënies së ziles, që shënonte fillimin e procesit mësimor, ndërsa

nxënësit po prisnin të hynte mësuesi shpërtheu revolucioni ideologjik qëllimi i të cilit ishte

lufta kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare. Aktivi i shkollës “Naim Frashëri”

shtroi detyrën që organizata, anëtarët e Bashkimit të Rinisë dhe të gjithë nxënësit të

mobilizoheshin për të dalë plotësisht fitimtarë në këtë detyrë të rëndësishme kombëtare. Në

shtyp jepet panorama më lart dhe argumentohet se kjo lëvizje nuk erdhi “nga lart” por prej

dëshirës, vullnetit e pritjes për të renë, që ua jepte edukata dhe mosha ata duhet të

armatoseshin mirë ideologjikisht pasi luftë kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve

fetare do të thotë luftë bindjesh, luftë ideologjike, zëvendësimi i bindjeve të vjetra me bindje

revolucionare. Në shkrimet e kohës rreth ngjarjes në fjalë thuhet se me propozimin e

aktivitetit të organizatës, Komiteti i Rinisë së shkollës krijoi një organ ndihmës, shtabin e

luftës kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare, si dhe tre komisione që ishin:

“komisionin e studimit të materialeve, i cili do të merret me zbulimin e literaturës përkatëse

ateiste dhe përvetësimin e ideve të tyre, komisioni i citateve, i cili do të merrte mendime të

çmuara mbi luftën kundër zakoneve të vjetra dhe dogmave reaksionare të fesë dhe komisioni

i propagandës figurative.

Propaganda figurative dhe gazeta e murit kishin një ritëm dhe force edukative e

luftarake të jashtëzakonshme në luftën që Shteti komunist zhvilloi ndaj fesë në Shqipëri.

Komisionet e studimeve të citateve e të propagandës figurative kishin hartuar gjithë

bibliografinë e librave ateistë –shkencorë, duke krijuar një kënd të librit ateist, që ishte burim

i frymëzimit ateist, bibla e revolucionit ideologjik. Anëtarët e komisioneve studiojnë

problemet që godasin, përgatiten për të diskutuar në klasa e jashtë shkolle me qëllim forcimin

e bazës ideologjike të revolucionit si një kusht për forcën goditëse gjithnjë e më të madhe të

tij. Me rritjen dhe shtrirjen e revolucionit sa vinte e shtohej numri i studiuesve, i librave

ateistë, të materialeve të Partisë së punës, e të veprave të klasave të marksizëm – leninizëm.

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

82

3.6 Fokusi te të ashtuquajturat zakone prapanike

Propaganda ateiste deklaronte se revizionistët në kuadrin e plotë të restaurimit të

kapitalizmit me anë të fesë si superstrukturë reaksionare borgjeze, po trullosin rëndë masat

punonjëse dhe veçanërisht rininë. Shtypi komunist akuzonte se synimi i klikave revizioniste

reaksionare, ishte thellësisht helmimi dhe shtypja e masave punonjëse, trullosja e rinisë dhe

bërja e tyre të paaftë për të kryer aktivitet revolucionar dhe me qëllim largimin e vëmendjes

së tyre nga problemet reale të botës. Shtypi komunist sulmon propaganda borgjeze, duke e

akuzuar se është munduar që t’i paraqesë sekte të tilla si oaze të prehjes shpirtërore, se

njerëzit aty do të gjejnë paqen e shpirtit, se njerëzit në këto sekte do gjejnë sigurinë e jetës

dhe besimin, por që në të vërtetë kanë qëllim mashtrimin.

Foto 7: Hulusi HAKO, “Feja është armike e gruas”, “Shqiptarja e re”, Nr. 4, prill 1967, f. 12

Organizatat fetare ndërkombëtare shfaqen si organizata kriminale të maskuara nën

petkun e misticizmit, kanë një strukturë të mirorganizuar sekrete, me financat dhe investimet

e tyre që ia kalojnë edhe shoqërive kapitaliste me të hollat e grumbulluara nëpër kanalet e

zeza të krimit shantazhit e mashtrimit. Zhvillimi i shoqërisë socialiste nuk mund të vijë nëse

nuk zhvillohet luftë e përjetshme mes së resë komuniste dhe të vjetrës fetare. Në procesin e

zhvillimit të shoqërisë socialiste, i bëhej jehonë Partisë si institucion i jashtëzakonshëm

qëmbron çdo gjë të re dhe progresive dhe ndihmon në zhvillimin e shoqërisë në luftë kundër

tendencave konservative ku mbështeten dhe gjejnë strehë forcat reaksionare dhe forcat e

vjetra të shoqërisë. Partia, ishte drejtuesja e aktivitetit të masave punonjëse, frymëzimi i tyre,

inkurajuesja për iniciativën e re dhe për çdo gjë të dobishme për ndërtimin e socializmit,

Partia udhëheqte novatorizmin dhe çon përpara shkencën, kulturën dhe njeriun e ri shqiptar.

Shoqëria e re shqiptare, e mbrujtur me parimet e marksizëm-leninizmit dhe nën mësimet dhe

udhëheqjen e Partisë, farkëtonte njerëz të rinj, luftëtarë të zotë që të ndërtojnë Shqipërinë

socialiste.

Lufta e sistemit komunist për të shkatërruar zakonet prapanike si edhe paragjykimet e

kota fetare u shfaq si një lëvizje, me shkakun se zakonet fetare i kishin rënduar dhe dëmtuar

shumë masat e popullit në të kaluarën. Ato kishin shkatërruar dhe dëmtuar ekonominë dhe

nga ana tjetër i shkaktonin ngatërresa, përçarje, vëllavrasje e tjera dëme shoqërore. Zakonet

prapanike, por edhe paragjykimet e kota fetare smbroheshin me fanatizëm nga klerikët e

sidomos nga krerët dhe bajraktarët të cilët duke shfrytëzuar prapambetjen e popullit, dhe në

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

83

emër të fesë, nxitnin gjithfarë zakonesh me rastin e sëmundjeve dhe vdekjeve dhe kështu

spekulonin mbi kurrizin e popullit, i cili para frikës së fesë iu qëndronte besnik zakoneve të

trashëguara, ndonëse ishte i ftilluar për kotësinë e tyre. Edukimi politik, kulturor e shkencor,

që ndërmori sistemi politik totalitar, u trumbetua në mediat e asaj kohe si emergjencë

kombëtare që kishte në dorë fatet e aksionit ideologjik dhe veprimeve konkrete për

eliminimin ideologjik dhe fizik të fesë. Feja në sistemin propagandistik shigjetohej si një

mbeturinë e shëmtuar e së kaluarës që së bashku me grindjet, ngatërresat e hasmëritë ishin

kthyer në një kancer për shoqërinë dhe si shpëtim veproi partia dhe pushteti. Ideologjia dhe

botëkuptimi i Partisë Komuniste si parti marksiste-leniniste bie ndesh me çdo gjë të vjetër

dhe pa zhdukjen me themel të saj, nuk mund të çlirohen punonjësit shpirtërisht, nuk mund të

bëheshin luftëtarë aktive e të ndërgjegjshëm të socializmit

shqiptar.

Foto 8: Sami MILLOSHI, “Gjyq të përditshëm zakoneve prapanike e mbeturinave fetare”, “Ushtima e maleve”,

Nr. 70, 31 gusht 1977, f. 2

Partia dhe i gjithë sistemi propagandistik porosiste në veçanti agjitatorët dhe

propagandistët që “luftën kundër zakoneve prapanike e paragjykimeve fetare ta bëjmë me

takt, me durim, jo me masa e urdhra, por me bindje, pa cenuar ndjenjat e besimtarë dhe duke

ia nënshtruar gjithë këtë punë detyrës sonë kryesore – luftës për fitoren e socializmit.

Shkatërrimi i bazës materiale të klerit, nuk u pa e mjaftueshme nga komunistët, por ata

synuan me çdo kusht dërrmimin deri në fund të fesë si një zakon prapanik, të dëmshëm për

shoqërinë. Shkatërrimin e fesë komunistët e shikonin si vdekje të zakoneve prapanike,

rrokullisje të së vjetrës dhe ecje përpara tësë resë. Sipas propagandës ateiste, ndër mjetet me

të cilat ishte përgatitur dhe po luftohej feja nga pikëpamja e propagandistike ishte ndikimi

ndaj të rinjve dhe të rejave nga specialist të ndryshëm për çështje të caktuara fetare apo

moralo edukative, të punohej në mënyrë të organizuar dhe sistematike për edukimin shkencor

të rinisë, bisedat shkencore duke dhënë argument kundër fesë, ideve e zakoneve e besimeve

fetare, pjesë të ndryshme teatrale, recitime dhe shfaqje kulturore kundër fesë, leksione

shkencore, informacioneve politike, bisedave, agjitacionit figurativ etj.

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

84

a. Lufta ndaj fesë, si luftë për çlirimin dhe emancipimin e gruas dhe afirmimit të së resë

komuniste

Shtypi komunist në shkrimet me përmbajtje ateiste i sulmonin klerikët reaksionarë,

bajraktarët e ndryshëm se kanë qenë gjithmonë të interesuar që gruaja të mos zhvillohej e

emancipohej, por të qëndronte sa më e mbyllur dhe të mos merrte pjesë në jetën shoqërore.

Feja shihej si një mjet i të fuqishmëve çdo ndryshim e jep si një shpjegim, e shpreh në lidhje

me vullnetin e perëndisë prandaj u bë ashtu. Kodi i vjetër shqiptar, Kanuni, ishte një

mbeturinë skllavopronare. Kisha akuzohej se e njihte gruan si robëreshë të blerë dhe kërkon

prej saj nënshtrimin dhe besnikërinë ndaj burrit. Në shtyp shkruhej se sulmi ndaj fesë pikë së

pari ishte me qëllim që të çlironte njerëzit nga zakonet prapanike dhe të edukohen me

koncepte të reja socialiste.

Faktor i rëndësishëm në ndërtimin e socializmit, sipas shkrimeve propagandistike

ateiste ishte rritja e personalitetit të gruas, vendosja e marrëdhënieve të barabarta midis burrit

e gruas në punë, familje e shoqëri. Në propagandën antifetare në periudhën totalitare feja

shihej si një pengesë e madhe për emancipimin e gruas, ku besimet dhe paragjykimet fetare e

poshtërojnë, dhe e ulin shumë këtë forcë të madhe shoqërore. Në shënjestër të demaskimit

popullor vihen feja dhe sheriati. Në publik propagandohej se të dy kanë kultivuar dhe

kodifikuar pabarazinë dhe shtypjen e gruas. Konceptet prapanike, sipas propagandës së

kohës, bëhen barrikadë për zhvillimin e shoqërisë, veçanërisht për emancipimin e gruas.

Lufta ndaj fesë dhe zakoneve të vjetra përveç të tjerash, gruas i kushtonte një rëndësi të

veçantë ku synohej zhvillimi i saj dhe çlirimi nga vjetërsirat dhe kalbësirat shekullore. Feja

akuzohej në shtyp se ishte përpjekur të shuajë çdo shenjë të demokracisë deri edhe në familje,

ajo ka përkrahur patriarkalizmin, pushtetin e mashkullit. Kurani paraqitet kryekëput dhunues

dhe skllavërues për gruan. Ndërsa Sheriatin dhe ato pika të tij ku thuhet se gruaja është

dënuar të qëndrojë e mbyllur në shtëpi, ajo në shoqëri s’ka të drejtë as të vishet e të

zbukurohet, të gëzojë jetën, ashtu siç dëshiron ajo vetë si qenie me arsye dhe me ndjenja.

Lufta kundër ideologjisë fetare në vetvete ishte një luftë për shpartallimin e kodeve familjare

me qëllim që në familje të depërtonin normat e reja socialiste dhe të zhdukej krejt ndikimi

fetar pasi ato familje ku ruhen më shumë patriarkalizmi, Kanuni e zakonet e vjetra, janë

familje ku feja ka ndikim të fortë.

Pas revolucionit ideologjik për zhdukjen e fesë dhe të çdo gjëje të vjetër në aspektin e

femrës synohej barazimi i gruas me burrin. Opinioni shoqëror, organizatat bazë të Partisë dhe

organizatat e masave sipas propagandës ateiste të sistemit komunist shqiptar, duhet të mos

jenë indiferente ndaj fenomeneve që tregojnë se ende paragjykimet fetare pengojnë në

krijimin e familjes së re socialiste. Feja shënjestrohet si përçarëse dhe penguese në martesat e

besimtarëve nga fe të ndryshme. Përveç likuidimit fizik, rëndësi të jashtëzakonshme kishte

çrrënjosja e koncepteve fetare në kokat e ish-besimtarëve, pasi këta njerëz, bartës të

koncepteve të tilla, pengojnë për zhvillimin e shoqërisë dhe forcimin e shtetit socialist.

Lufta ndaj fesë është një luftë që duhet të vazhdohet dhe të mos ndalet për asnjë

moment, po sipas artikullshkruesit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihen të zhduken

mbeturinat e ideologjisë së huaj. Duhet të organizohen aksione ideologjike, debate e

ballafaqime, dhe të bëhen këto shfaqje objekte të punës kulturore-artistike, të krijohen

nëpërmjet fletërrufeve pasi vetëm kështu do të kishim një luftë totale të të gjithë sistemit dhe

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

85

shoqërisë kundër mbeturinave fetare si ideologji e huaj. Përhapja e dijeve shkencore dhe

edukimi i njerëzve me botëkuptim materialist sipas Partisë mbetej kusht themelor për çlirimin

e njerëzve nga botëkuptimi fetar.

Foto 9: Hulusi Hako, “Drejt krijimit të një shoqërie plotësisht ateiste”, “Rruga e Partisë”, nr.3, Tiranë 1986 faqe

61

Lufta ndaj fesë si ideologji që mban popullin në errësirë dhe helmon të rinjtë me

opium fetar, kthehet në lajtmotivin kryesor të propagandës komuniste për zhdukjen e fesë.

Shtimi i punës edukative dhe vazhdimi i pandërprerëi luftës ndaj mbeturinave të vjetra fetare

do të zhdukkte sipas propagandës një herë e mirë shfaqjen e ideologjisë fetare dhe do të

hidhte themelet e të ardhmes së re socialiste. Fjalimi i 6 shkurtit i drejtuesit të Partisë-shtet,

Enver Hoxha para organizatave të Partisë së kryeqytetit u dha edhe më shumë vrull

revolucionar të rinjve në mbarë Shqipërinë dhe në çdo aksion apo nismë, fjalim i Hoxhës,

shërbente si frymëzim, si pikënisje. Në qendrat e punës, në qytete e në fshatra filluan të dalin

citate nga fjalimi i Enver Hoxhës në mënyrë që populli kudo të kishte të pranishëm frymën

antifetare që sapo kishte shpërthyer zyrtarisht. Çlirimin prej kësaj ideologjie feudoborgjeze,

prej këtij zakoni të vjetër e skllavërues, pra prej fesë shtypi komunist ia dedikon Partisë, e cila

zhdukjen e ideologjive, mbeturinave fetare dhe praktikave fetare, që mbajnë të veçuar njerëz

të shtresave të ndryshme dhe njerëz me ish-besime të ndryshme, e quan veprimtari

revolucionare dhe shumë të rëndësishme për edukimin politik dhe ideologjik të komunistëve,

të masave punonjëse.

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

86

3.7 Kuvendet dhe mbledhjet masive- gjyq publik ndaj fesë

Feja sipas propagandës ateiste të sistemit komunist ishte një mjet që e kishin përdorur

klasat sunduese në fuqi dhe kisha për të mashtruar popujt, feja paraqitej si një armë në duart e

pakicës që e përdor me qëllim shtypjen dhe nënshtrimin e shumicës për ta zhytur shumicën

në padije, në errësirë dhe në prapambetje. Feja në artikujt propagandistikë ateistë del se është

një njollë e pandryshuar që i përket së kaluarës dhe assesi të ardhmes, feja është tërësisht

reaksionare dhe antishkencore dhe në të përfshihen: e vjetra, prapambetja, padija, errësira,

konservatorizmi. Feja paraqitej si e dëmshme dhe duhej luftuar pasi detyra e besimeve fetare

është që të bindë skllevërit se s’ka lumturi në tokë por në qiell, dhe se puna e rëndë që populli

bën në dobi të shfrytëzuesve është e dëshiruar nga Zoti. Zhdukja e pronës private mbi mjetet

e prodhimit dhe vendosja e marrëdhënieve socialiste në prodhim, sipas marksizëm-leninizmit,

ishte kusht i domosdoshëm për zhdukjen e klasave shfrytëzuese.

Foto 10: Mehdi BUSHATI, “Traditat dhe iniciativat në luftën kundër fesë”, “Jeta e re”, Nr. 91, 14 nëntor 1979,

f. 3.

Pushteti politik me anë të revolucionit përmbys klasën shfrytëzuese dhe vendos diktaturën

e klasës punëtore, me qëllim ndërtimin e plotë të socializmit. pushteti popullor ishte arma

kryesore për realizimin e transformimeve të mëdha socialiste, zhdukjen e klasës shfrytëzuese

dhe çlirimin e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Feja shihej si një pjesë e tyre dhe marionetë

në shërbim të klasave sunduese. Ashpërsimi i luftës së klasave shihej si një mjet për zhdukjen

dhe çrrënjosjen e armiqve të klasës, dhe është një hap për ndërtimin e socializmit dhe

shoqërisë socialiste. Lufta për ndërtimin e bazave të socializmit synohej të ndërtohej duke

zhvilluar një luftë pa kompromis kundër mbeturinave fetare, mikroborgjeze në ndërgjegjen e

njerëzve, çka do të sillte edhe izolimin dhe zhdukjen edhe të armiqve të klasës.

Lufta kundër fesë dhe paragjykimeve, koncepteve e dogmave fetare propagandohej në

shtypin komunist si pjesë e pandarë e revolucionit ideologjik për çlirimin e popullit shqiptar

nga vargonjtë e kishës, xhamive, të cilat për shekuj me radhë i pinë gjakun e djersën, e

mbajtën në errësirë. Lufta kundër dogmave fetare dhe predikimeve të moralit fetar ishin kusht

i domosdoshëm për edukimin e njeriut të ri komunist. Feja, shihej si pengesë për edukimin e

ndërgjegjes socialiste dhe zhvillimin kulturor të masave punonjëse. Njeriu i ri komunist do të

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

87

edukohej si i tillë vetëm në sajë të luftës së papajtueshme kundër mbeturinave fetare, të

ideologjisë borgjeze dhe mikroborgjeze, kundër traditave dhe zakoneve prapanike, kundër

paragjykimeve dhe besimeve të kota. Feja, sipas shtypit të kohës predikonte qëndrimin në

gjendje të mjeruar të punonjësve, predikon shfrytëzimin e njeriut nga njeriu dhe se çdo

tentativë për të ndryshuar fatet e tij është mëkat për njeriun se del kundër vullnetit të Zotit.

Feja ishte mashtrim dhe hipokrizi pasi predikonte sa më shumë vuajtje tokësore të ketë njeriu,

aq më shumë të mira qiellore do të marrë në parajsë. Ideologjia fetare sipas propagandës

komuniste pengonte njeriun në pjesëmarrjen në punë, çka ishte e papranueshme për

socializmin, pasi si bazë në jetën e besimtarëve nuk qëndron puna, por lutjet fetare, besimi

nbesimi në mrekullit, shpresa tek Zoti. Predikimet e moralit fetar shigjetoheshin si pengesë

serioze për edukimin komunist të masave pasi pakësonin entuziazmin dhe vrullin në punë,

krijojnë mosbesim në fuqitë e njeriut, ngjallin ndjenjën e individualizmit, e pesimizmit, e

pasivitetit dhe përuljes.

Tradita fetare në Shqipëri ishte shkrirë në traditën shoqërore të shqiptarëve dhe si element

i goditjes ndaj fesë, sistemi komunist filloi me goditjen e atyre riteve e traditave familjare, ku

kishte ndikim feja. Sistemi diktatorial në kuadër të ndryshimeve rrënjësore që po i jepte

vendin, i mëshohet idesë se duhet një ndryshim dhe reformim rrënjësor për sa i përket

festave, dasmave e vdekjeve. Ideja kryesore është se në rastet e dasmave dhe të vdekjeve të

mos bëhen shpenzime të tepërta dhe të mos tejzgjaten ceremonitë aq shumë. Kurse në rastet e

festave fetare ku çdo bajrak ka deri në 10 festa në vit, sidomos fshatrat e përziera dhe në këtë

mënyrë, kjo dëmtonte rëndë ekonominë e tyre të varfër. Ndaj sistemi komunist i kohës po

tentonte dalëngadalë që të reformonte krejt individin, jetën e tij, trashëgiminë e brezave,

tradicionalen, ritet e jetës, ritet fetare e gjithçka tjetër. pra komunizmi po kërkonte që të

ndërtonte njeriun e ri. Komunistët tentonin kështu ta largonin njeriun nga bota dhe nga

trashëgimia nga vinte dhe ta fuste atë në një tjetër botë, atë komuniste ku si jeta, lindja

vdekja, dasma e festa të ishin të orientuara nga lart. propagandohet për eliminimin e disa

zakoneve që deri atëherë rregullonin jetën shoqërore. Morali komunist promovohej si moral

që i shërben luftës kundër shoqërisë ekspansioniste, sjell fitoren e proletariatit dhe bashkon

punonjësit kundër çdo shfrytëzimi.

Morali socialist mbështetej në unitetin popull-parti dhe kishte për bazë parimet e

socializmit, ndërsa morali i imperialistëve anglo-amerikanë sulmohej si një moral që u

shërbente atyre për të ruajtur sundimin e egër dhe për realizimin e politikës së tyre kriminale.

Sipas propagandës ateiste feja ishte ide abstrakte që formon në trurin e njeriut figura të

përfytyruara, siç është ekzistenca e Zotit. Feja nuk ishte krijuar nga një mashtrim i

paramenduar apo nga një gabim, por rrënjët e fesë nuk ishin në botën qiellore, por në jetën

tokësore, në jetën materiale të shoqërisë. Propaganda ateiste dhe revolucioni ideologjik në

Shqipëri u bazua mbi parimet dhe perceptimet e doktrinës bazë të komunizmit, ku feja ishte

në kundërshtim total me komunizmin. Feja si një mbeturinë borgjeze do të zhdukej sipas

komunistëve vetëm me anë të luftës së rreptë, me anën e ligjeve, me anë të zhvillimit të

shkencës, me anën e sundimit të natyrës dhe me zhvillimin e një pune edhe më të madhe

ideologjike. Feja barazohej me frymën e krijesës së shtypur. Me qëllim që propaganda ateiste

të ishte e suksesshme, marksizëm-leninizmi porosit për kritika që në embrion kundër fesë e

cila i çon njerëzit në një jetë të mjerueshme.

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

88

a. Tradita antifetare e popullit shqiptar, Kuvendet dhe mbledhjet popullore

Sipas propagandës ateiste të sistemit komunist, shkak i mbizotërimit të traditave antifetare në

jetën e popullit shqiptar, ishte fakti se gjykimi popullor nuk ishte frymëzuar asnjëherë nga

feja, por nga jeta dhe praktika e përditshme çka në komunizëm populli i kundërvihet krejt

ideologjisë dogmave e predikimeve fetare. Shkëputja e shtetit dhe e shoqërisë nga feja me

kushtetutën e vitit 1976 ishte një shkëputje e lavdishme nga e kaluara e popullit tonë dhe

përbën një pasuritë gjithanshme shoqërore në formimin ideologjik marksist-leninist. Në

krijimet popullore ka kudo forma të forta sarkazme, satirë therëse që “presin si brisk e

sëpatë, që qëllojnë në lule të ballit” fenë dhe dogmat e saj. Si shkak të dytë dhe shumë të

rëndësishëm rreth traditës antifetare të popullit shqiptar, sipas propagandës ateiste ishte fakti

se populli kishte stigmatizuar karakterin e pathemeltë e regresiv të dogmave fetare, po ashtu

ai ka vënë në shënjestër edhe klerin e faltoret, që përçonin në jetë këto dogma primitive dhe

antishkencore. Kleri akuzohej në shtyp se kishte pasur si qëllim përçarjen, mohimin e gjuhës,

asimilimin e kombësisë deri në zhdukjen fare të kombit. Faktori i katërt, që kishte krijuar si

propagandës një traditë të fortë antifetare në shoqërinë shqiptare të kohës ishte fakti i krijimit

të një shkolle të shkëputur nga kthetrat e priftërinjve e hoxhallarëve, të ndërtimit të themeleve

të shkollës antifetare dhe ateiste. Pas shpërthimit të revolucionit kulturor ideologjik,

shqiptarët në përgjigje të udhëzimeve të Partisë dhe diktatorit Hoxha mblidhen në kuvende

mbarëqytetare dhe fshatare dhe i shkruajnë letër udhëheqësit të Partisë-Shtet ku i premtojnë

besnikëri dhe mbështetje.

Foto 11: BEQJA H., (1955), “Të forcojmë propagandën shkencore-ateiste në masat punonjëse”, “Rruga e

Partisë” Nr. 9, f. 47

Shqiptarët i premtojnë Diktatorit Hoxha se kurdoherë do të ishin ushtarë besnikë të

Partisë dhe të gatshëm, për të mbrojtur fitoret e arritura në luftë kundër armiqve të jashtëm

imperialistë, revizionistëve modernë dhe veglavetë tyre, monarkofashistëve grekë si dhe nga

armiqtë e brendshëm. Mbledhja e 700 plakave e pleqve e ish-besimtarëve të rrethit të

Përmetit në një letër dërguar Enver Hoxhës deklarojnë luftën e tyre me jetë për shkatërrimin e

besimeve fetare, zakoneve prapanike. Në të gjitha rrethet e Shqipërisë shkruheshin letra për

qeverinë e Hoxhës duke i shprehur mbështetje. Fjalimi i Enver Hoxhës, thuhej në letrat që

diktatori merrte nga qytete, ishte dritë për sytë e popullit, ai u hapi sytë dhe u freskoi

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

89

mendjen, u çeli horizonte të reja dhe i çoi në aksione konkrete kundër besimeve fetare,

paragjykimeve dhe zakoneve prapanike. Banorët i betoheshin Enver Hoxhës se në shenjë të

kësaj luftë tëmadhe ideologjike dhe jo vetëm do të ndërmerrnin veprime të tilla si: fëmijëve të

porsalindur do t’u vihen emra shqiptarë dhe jo emra nën traditën e fesë, lidhja e krushqive do

të bëhet pa ndikime fetare, luftimi i fejesave në moshë të vogël, heqja dorë nga pajat e

nuseve, heqja dorë nga shpenzimet e tepërta në fejesa, dasma e vdekje, heqje dorë nga

trajtimet dhe qëndrimet prapanike borgjeze ndaj gruas, do të luftohet kundër grindjeve,

mërive dhe thashethemeve. Në media thuhet se shqiptarët i shkruajnë Enver Hoxhës se

vendosën që të luftojnë edhe kundër zakoneve të tjera prapanike e fetare siç janë; synetllëqet,

ramazani, bajrami, qethja etj, të cilët pengonin në ecjen përpara të shoqërisë socialiste.

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

90

3.8 Feja si shfaqje e huaj ideologjike

Feja, në propagandën ateiste të sistemit totalitar shqiptar shigjetohej si aleate e

feudoborgjezisë që kishte vetëm një synim: shfrytëzimin e egër të masave punonjëse dhe

aleat të besueshëm injorancën, prapambetjen dhe fanatizmin. Regjimet popullore, me qëllim

mbajtjen të shtypur të masave të gjera ishin përpjekur që të mos e zhvillonin arsimim, pasi

kështu masa qytetare dhe fshatare zhytej në errësirë, padije, injorancë dhe ishte më pak e

rrezikshme për klikën sunduese që e bazonte veprimtarinë e saj në përfitime të paligjshme.

Injoranca e masës ishte kusht për ruajtjen e pushtetit nga feudalët. Partia me mjetet e saj të

edukimit, paraqitej në shtyp, si revolucionarja që zhduku injorancën dhe prapambetjen si

trashëgimi të sistemeve antipopullore të së kaluarës duke shkuar në duart e njerëzve baza

kulturore, shtypi, metodat e reja të punës, zbulimet e reja të shkencës etj.

Propaganda ateiste e kohës komuniste në luftën për zhdukjen e fesë, së bashku me të,

drejtpërsëdrejti kërkonte që të ndryshonte e të modelonte krejt jetën në shoqërinë socialiste.

Partia të mësonte si të visheshe, si të punoje, si të mësoje, si të haje, si të ecje, se çfarë duhej

të mendoje; Partia të mësonte gjithçka. Feja kishte bërthamën e saj në familje, askush tjetër

më shumë se gruaja shqiptare në çdo familje nuk mund të ishte më shumë se një “gjah” për

komunistët, të cilët duke “tjetërsuar” ideologjikisht gruan dhe duke e vënë në shërbimin e

tyre ideologjik, kishin futur ideologjinë e tyre në çdo vatër familjare.

Sistemi i propagandës synonte që gruan ta ndryshonte totalisht nga e kaluara e saj dhe

ta vinte jo vetëm në pozita të barabarta me burrin, por edhe më lart madje, ku kryetare

kooperative ishin gratë, kryetare në rrethe, kryetare organizatash masive ishin po gratë, të

cilat në numër rriteshin vit pas viti. Një aspekt shumë i rëndësishëm i luftës ndaj fesë ishte që

së bashku me fenë të eliminohej edhe fatalizmi që mbështetej në fe. Fatalizmi shigjetohet si

një ndër mbeturinat më të përhapura të koncepteve fetare. Zbërthimi ateist i dogmave të fesë,

sipas propagandës ateiste, çon në sqarimin e tyre dhe nxit agjitacionin kundër praktikave e

dogmave fetare. Si një mjet shumë efikas në propagandën ateiste ishte diskutimi rreth tryezës

ku biseda të ishte e mirëpërgatitur dhe shumë tërheqëse.

Fatalizmi, paraqitet si teori idealiste, rrymë filozofike reaksionare, sipas së cilës çdo

gjë në botë është e paracaktuar nga një formë e panjohur, prej së cilës nuk shpëton dot

askush. Roli i madh udhëheqës dhe organizues i Partisë konsistonte në transformimin

revolucionar të vendit, sipas autorit, konceptet e paragjykimet fataliste në çfarëdolloj forme

që të shfaqen, në esencë mohojnë rolin aktiv, krijues të masave punonjëse. Pikëpamjet

fataliste shigjetoheshin pasi s’kishin sipas propagandës së kohës asgjë të përbashkët me

moralin komunist për të qenë gjithmonë të palodhur, këmbëngulës e optimistë. Sipas

propagandës ateiste të sistemit totalitar shqiptar feja, traditat, zakonet dhe ritet e shoqërisë

shqiptare dhe specifikisht të individëve ishin një pengesë për edukimin e popullit dhe masave

punonjëse sipas parimeve të marksizëm -leninizmit.

Detyra e Partisë mbi të gjitha detyrat ishte çrrënjosja e këtyre zakoneve dhe edukimi

komunist. Sipas propagandës ateiste, zakonet prapanike dhe supersticionet e misticizmat kanë

qenë mënyra më e sigurt dhe më e gjetur, me të cilat klasat sunduese dhe antipopullore kanë

arritur përgjatë shekujve të nënshtrojnë popullin. supersticioni shigjetohet si një fenomen me

ndikim negativ dhe të dëmshëm në jetën njerëzore. Sipas shtypit të kohës të besuarit në

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

91

supersticion është si të besosh në diçka që nuk ekziston dhe s’ka ekzistuar kurrë. Si shkak i

superticionit besohet “në shpirtrat dhe në jetën pas vdekjes. Për çdo komunist dhe organizatë

partie del një detyrë e re dhe e fortë që të eliminohen forcërisht supersticioni, misticizmi,

besëtytnitë e ndryshme si zakone prapanike, që sipas propagandës ateiste e kishin mbajtur

popullin në injorancë, në shtypje dhe shfrytëzim. Arsyeja pse duhej luftuar besëtytnia si fall

apo si besim fetar, sipas propagandës së kohës, ishte se ndërgjegjja e besimtarëve mbytej në

paragjykime të këtilla, të cilat nuk e lejonin që të vepronte me të gjitha forcat e tyre dhe se

besimi në besëtytni të pengonte për arsyetim të logjikshëm, aktiv dhe krijues, ndaj dilte si

detyrë e kohës që të sulmoheshin këto besëtytni.

Kozmopolitizmi, shigjetohej si një nga shfaqjet më të rrezikshme të ideologjisë

borgjeze; si formë e rrezikshme e ideologjisë reaksionare kozmopolitizmi hedh poshtë çdo

gjë që ka të bëjë me pavarësinë, sovranitetin popullor, me patriotizmin e vërtetë.

Kozmopolitizmi, akuzohej në shtypin komunist për krijimin e një shteti botëror, prishjen e

kufijve kombëtarë, krijimin e një kombi botëror mbi kombet e tjera, të një qeverie botërore

mbi qeveritë e tjera dhe të një shtetësie botërore mbi shtetësitë e tjera. Idetë kozmopolite

sipas propagandës në shtypin komunist kishin sjellë rënie kulturore, shkencore dhe artistike

në vendet perëndimore si pasojë e bindjes së verbër dhe përuljes ndaj kulturës reaksionare

amerikane. Internacionalizmi proletar paraqitej si armiku kryesor ideologjik i

kozmopolitizmit dhe i nacionalizmit borgjez. Internacionalizmi proletar paraqitej si flamur i

luftës kundër shtypjes dhe pabarazisë nacionale, flamur lufte për të drejtat, lirinë dhe

pavarësinë etë gjithë popujve dhe kusht për të luftuar ideologjinë imperialiste amerikane dhe

kozmopolitizminqë është të qenurit internacionalist.

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

92

3.9 Goditja e riteve, ceremonive, objekteve e festave fetare

Goditja ndaj riteve që ndiqte dhe praktikonte një fe e caktuar, tërthorazi ishte një goditje

ndaj vetë doktrinës së fesë. Me qëllim bindjen e opinionit publik, sistemi totalitar

propagandistik shënjestron synetin si një rit fetar shumë të rëndësishëm të islamit duke e

quajtur si një traditë të kopjuar nga historia dhe si një rit jomysliman, çka për islamin ishte

një goditje shumë e rëndë dhe një prej shtyllave kryesore të këtij besimi. Syneti

propagandohej si rit i thjeshtë pagan. Propaganda e kohës e nxirrte islamin si fe joorigjinale,

por trashëgimtare dhe kopjuese traditash të vjetra judaike dhe kristiane. Gënjeshtra me të

cilën Muhameti kishte sjellë synetin në islam, sipas prpagandës nxirrte në pah falsitetin dhe

hipokrizinë e predikimeve të islamit se gjoja syneti na paska qenë porosi e Allahut, si një

detyrë e domosdoshme për të dalluar myslimanin e vërtetë nga besimtarët e feve të tjera. Për

të pasur sa më shumë sukses në luftën ndaj fesë dhe për të bindur praktikantët fetarë dhe

mbarë popullin, sistemi diktatorial me anë të propagandës sulmonte vendet e pelegrinazhit të

besimtarëve, kishat, xhamitë dhe teqetë.

Lufta ndaj fesë, sipas propagandës ateiste të kohës, është luftë ndaj regjimeve të kaluara,

luftë për pastrimin dhe çlirimin e ndërgjegjes së njerëzve, luftë për zhdukjen e besimeve të

kota dhe koncepteve prapanike të trashëguara nga e kaluara. Revolucioni kulturor në Shqipëri

kishte sjellë ndërprerje të frekuentimit të kishave, xhamive, teqeve, manastireve, vakëfeve e

vendeve të ndryshme të kultit fetar dhefrekuentimi i vendeve të menduara si të shenjta në

besimet fetare lidhet me sugjestionin dhe autosugjestionin.

Propaganda ateiste, njerëzit e Zotit, që rrinin në këtë teqe, i sulmonte si injorantë e të

pashkollë, shfrytëzues të pastër të popullit deri në palcë. Kleri katolik sulmohet se organizon

pelegrinazhe me qëllim përfitimin ekonomik. Kristianizmi dhe festat e tij, si Pashkët e të tjera

sipas propagandës ateiste të kohës, janë mbeturinë e besimeve të kota, të lindura mijëra vjet

më parë, në kohën kur njerëzit nuk ishin në gjendje të shpjegonin fenomenet e natyrës, kur

qenë në varësi të plotë të këtyre fenomeneve. Ritet fetare sipas propagandës antifetare, që

propagandonte sistemi totalitar, ishin forma që errësonin mendjete njerëzve, sidomos të

punonjësve në rrugën e tyre për zhvillim ekonomik e shoqëror që me gjithë normat, rregullat

e disiplinat e saj synonin mbajtjen në kontroll dhe errësimin e botës psikologjike dhe

shpirtërore të besimtarëve. Përvec tjerash propaganda sulmonte pa pushim ritet ceremonitë

fetare si mundësi për largimin e njerëzve nga objektet e kultit fetar.

Në luftën ndaj fesë, përveç të tjerave, një aspekt i rëndësishëm ishte goditja e librave të

shenjtë siç janë Bibla, Kurani dhe ikonat që përbëjnë bazën e besimit fetar. Kurani quhet një

kopjim i Biblës dhe se Kurani nuk kishte lidhje kronologjike as logjikë. Edhe nga titujt e

sureve (krerëve) dhe nga vendosja e materialeve, Kurani s’ka sens. Teoritë fetare, që gjenden

në Bibël sulmoheshin si të pavërteta.

Mitet biblike shiheshin si trillim i një njeriu të egër, të paditur, injorant, i cili nuk ka

mundur të mbështetej në sukseset e shkencës, nuk ka pasur instrumentet astronomike për të

studiuar hapësirën qiellore. Propaganda demaskonte ikonat e besimit të krishterë, ku i zhvesh

nga “shenjtëria” e tyre dhe i quan një mjet për pasurimin e tregtarëve dhe të priftërinjve e të

klerit. Futja e ikonës si element në besim, sipas propagandës ateiste ishte bërë me trillime nga

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

93

më të ndryshmet nga priftërinjtë për të sunduar më lehtë besimtarët duke shpikur mrekulli

dhe duke ua veshur ikonave dhe duke i paraqitur para masës së besimtarëve si të shenjta.

a. Për të zhdukur botëkuptimin dhe ideologjinë fetare

Feja sipas propagandës antifetare të sistemit totalitar, është botëkuptim i shtrembër, që i

paraqet marrëdhëniet e njeriut me natyrën dhe midis vetë njerëzve në mënyrë të

shtrembëruar. Feja sipas sistemi diktatorial është një opium që hyn në jetën e njeriut së

bashku me qumështin e nënës dhe e shoqëron atë hap pas hapi. Opiumi fetar paraqitej sikur

kishte rrënjë të thella klasore, të cilat e kishin ushqyer dhe e kishin mbajtur gjallë dhe për të

çrrënjosur atë duhet që propaganda ateiste-shkencore të zbulonte thelbin klasor të dogmave,

të ceremonive dhe riteve fetare. Propaganda ateiste-shkencore duhet t’i sqaronte masat sesa

absurde ishte që t’i ruaje dhe t’i zbatoje ceremonitë dhe ritet fetare, nëpërmjet të cilave

punonjësit gjatë shekujve ishin ushqyer “me lugë bosh”.

Lufta për çrrënjosjen e botëkuptimin fetar nga ndërgjegjja e njerëzve porositej që, gjatë

propagandës, të përdoreshin pa hezitim dhe me shumë kujdes mjetet dhe format e

propagandës si : shtypi, radioja, botimet, artikujt, bisedat, leksionet e thjeshta e të

kuptueshme, të hartuara nga realiteti; të demaskohej kotësia e fesë, e ceremonive dhe riteve

fetare. Lufta kundër fesë ishte si luftë në radhë të parë kundër idealizmit. Forma fetare

shigjetohej si një pasqyrim fantastik dhe i shtrembër në mendjet e njerëzve të forcave

natyrore e sociale, që qëndrojnë mbi ta dhe ndjellin frikë, shpresë të kotë, përulje. Në

zhvillimin e propagandës ateiste-shkencore, shtypi porosiste se duhej që të ballafaqohej deri

në shpartallim feja si koncept i gabuar filozofik, dhe ideologjia të merret së bashku me format

e tjera shoqërore si morali, arti, psikologjia shoqërore, të cilat në thelbin e tyre kishin marrë te

feja një sanksionim hyjnor.

Foto 12: Nako BEZHANI, “Propaganda ateiste-shkencore e studiuar i bind njerëzit”, “Mësuesi” Nr5, shkurt

1963, f. 1

Sipas propagandës ateiste të sistemit komunist, me qëllim çrrënjosjen përfundimtare të

koncepteve mikroborgjeze lufta duhet bërë çdo ditë, kudo qofshin ato, në punë në shoqëri dhe

në shtëpi. Konceptet mikroborgjeze, zakonet prapanike, zakonet dhe ritet fetare duheshin

luftuar menjëherë në çdo shfaqje të tyren, pasi ato automatikisht binin ndesh me ideologjinë

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

94

proletare. Objektivi i punës së vazhdueshme të propagandës ateiste në zhdukjen e

mbeturinave të ideologjisë fetare konsistonte në harmonizimin e punës edukative dhe aksionit

me punë jashtëshkollore me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të organizatave të masave, nxënësve,

mësuesve, fshatarëve; duhej të bëheshin analiza në mënyrë që lufta të mos ishte me fushata,

por e vazhdueshme, fletërrufetë dhe aktivitete kulturore-artistike demaskonin gjithnjë e më

shumë fenë dhe ideologjinë fetare. Fushata në luftën ndaj ideologjisë fetare dhe zakoneve të

vjetra prapanike mbështetej shumë tek organizata e gruas në bashkëpunim me organizatat e

tjera të masave e nën drejtimin e Partisë, ku për çdo problem që dilte nga diskutimet masive i

përgjigjeshin me një punë të gjerë politike dhe me aksione konkrete, duke përgjithësuar

shembuj pozitivë të luftës ndaj fesë e zakoneve prapanike.

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

95

3.10 Sulmet ndaj Vatikanit si agjenturë spiunazhi, kapitalist, neokolonialist dhe revizionist

Vatikani në propagandën ateiste të sistemit totalitar shqiptar, paraqitet si shtet që

lufton regjimet popullore, që ka luftuar e luftonte kundër popujve që kanë kërkuar paqen,

lirinë dhe punën. Klerikët më të njohur shqiptarë si Zef Valentini, At Gjergj Fishta, Pater

Anton Harapi, At Daniel Dajani, Pater Gjon Shllaku, shtypi i kohës i quan klerikë

reaksionarë, marioneta të fashizmit në Shqipëri dhe vegla qorre të përdorura nga Vatikani me

qëllim për të mashtruar masat punonjëse e sidomos popullsinë katolike në veriun e

Shqipërisë. Vatikani sulmohet se kishte predikuar varfërinë me qëllim që t’iu pijë gjakun

punonjësve.

Foto 13 Hako H, Mazniku L, “Veprimtari agjenturore me anë të fesë”, “Në shërbim të popullit”. Nr1, 11 janar

1986, faqe 22

Vatikanin sulmohet në shtyp si një pushtet politik i lidhur me Titon, me monarko-

fashistët grekë dhe me demokristianët e De Gasperit që kanë pasur vetëm një synim atë të

agresionit kundër independencës së Republikës Popullore të Shqipërisë. Vatikani, sulmohet

në shtypin e kohës si luftënxitës, urryes, dhunues, dhe i gjithë Aparati i Vatikanit, i drejtuar

nga spiunë amerikanë, luftoi regjimet popullore duke marrë pjesë me armë në çetat fashiste

poloneze, bëri sabotim ekonomik dhe grumbulloi informacione sekrete. E gjithë veprimtaria

klerikale e Papës dhe e priftërinjtë sipas propagandës ateiste të regjimit komunist, ishte një

diversion Papal. Pas prishjes së Shqipërisë me Kinën, Vatikani demaskohet për lidhje me

shtetin kinez. Organizimi në Kinë i seminareve, i konferencave të ndryshme fetare, vizitat e

shpeshta të të deleguarve të Vatikanit në Kinë, pritjet e tyre me përzemërsi, hapja e shkollave

të ndryshme fetare në Kinë, dhe më kryesorja hapja në Universitetin e Pekinit të një sesioni

për studimin e të mirave që sjell feja, ishin dëshmi sipas propagandës ateiste të përpjekjeve të

mëdha të revizionistëve kinezë për përhapjen gjithnjë e më të madhe të fesë dhe ideologjisë

fetare. Në faqet e shtypit komunist klerikët përbënin një kontingjent spiunësh e agjentësh të

stërvitur mirë nga shërbimet e fshehta amerikane si CIA dhe FBI si dhe të shërbimeve të tjera

të huaja në shërbim të kapitalit dhe imperializmit, në shërbim të monopolit e të shoqërive

shumëkombëshe.

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

96

Foto 14: Hako, Hulusi, “Vatikani – qendër reaksioni”, “Studenti i Bujqësisë”, nr 12, 16 qershor 1988 faqe 7

Propaganda e regjimit komunist i akuzon shërbimet e fshehta të imperializmit,

socialimperializmit se po i përdorin misionet fetare për futjen e spiunëve në shtetet europiane

me qëllim për të shkaktuar trazira për të thurur komplote, për të grumbulluar të dhëna me

karakter ushtarak dhe ekonomik në shërbim të imperializmit dhe monopoleve me qëllim

realizimin e planeve të tyre agresive dhe hegjemoniste. Në shtypin komunist thuhej se

veprimtaria e misionarëve të Zotit përmbledh në vetvete propagandë antikomuniste të hapur,

mbledhje informacionesh me karakter ushtarak, ekonomik e shoqëror, spiunim

personalitetesh dhe elementësh përparimtarë deri në stërvitje të grupeve të ndryshme të

diversantëve. Vatikani barazohej me makinën shtypëse, shfrytëzuese e grabitëse të

kapitalizmit.

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

97

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

98

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

99

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

100

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

101

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

102

KREU I KATËRT: PROPAGANDA TOTALITARE ATEISTE

SHQIPTARE

4.1 Fazat e propagandës ateiste në regjimin totalitar shqiptar 1945-1990

Në propagandën e partisë komuniste, propagandisti shihet si hallka më e rëndësishme

në ndërtimin e socializmit. Propagandisti paraqitet si një njeri i pastër politik, edukues politik

i masave, ndërtues i shoqërisë socialiste, një njeri me bagazh të gjerë në të gjitha fushat.

“Propagandisti është figura kryesore e arsimit në parti, ai është një vepronjës politik aktiv që

edukon ndigjonjësit e tij me shpirtin e devocionit pa rezerva ndaj kauzës së partisë, i bën ata

luftëtar aktiv për ndërtimin e socializmit”241.

Propaganda komuniste i akuzonte klerikët katolikë se bashkëpunonin me fashistët,

nxisnin dhunën dhe korruptonin njerëzit me të holla dhe bënin presione morale. Në shkolla

shteti komunist i akuzonte klerikët se zhvillonin propagandë për të nxitur fanatizmin dhe për

të bashkëpunuar me fashizmin. Priftërinjtë e lartë katolikë e deri te më të thjeshtët

akuzoheshin nga shteti komunist se “ishin dërguar të shoqëronin ushtritë fashiste kudo që

okuponte vende dhe skllavëronte popuj; kapelanët në ushtri bënin punë të dyfishtë. Nga njëra

anë, përpiqeshin të mbanin moralin me predikime në ushtrinë fashiste të shkatërruar dhe, nga

ana tjetër, bënin punën e informacionit dhe të spiunazhit si në ushtri, ashtu edhe në popull”242.

Sistemi komunist e trumbetonte në publik propagandën ateiste si një punë edukative

politike që ndihmonte në formimin e botëkuptimit materialist marksist-leninist. Propaganda

ateiste në Shqipëri u zhvillua pikë së pari kundër festave fetare si Bajrami, Pashka, Hashurja,

ritualet në vendet e shenjta, festimet e emrave fetar, shenjtërit e ndryshëm në kalendarin fetar.

Së dyti, ajo u angazhua kundër riteve fetare të çdo krahine, fshati, lagjeje apo zone të veçantë

si: mbajtja e kreshmeve, ramazanit, kundër kungimit, pagëzimit, krezmimit, synetllëkut e

traditave të ndryshme e ritualeve fetare. Së treti, ajo u përdor kundër bestytnive fetare e

besimit te fati, ëndrrat, falli, syri i keq, nuskat, hajmalitë, magjitë e hijet. Lufta kundër fesë u

zhvillua “kundër dogmës fetare vetë, kundër pikëpamjeve filozofike, idealiste, e mistike të

saj, ashtu edhe kundër disiplinav fetare”243 , që shteti i propagandonte si të njësuara me

traditat e popullit dhe e vetmja rrugë për ndërtimin e socializmit, ishte zhdukja e tyre

përgjithmonë. “Vetëm turma dhe elitat mund të tërhiqen nga vrulli i vetë totalitarizmit, masat

duhen fituar me propagandë”244. Propaganda ateiste në regjimin diktatorial shqiptar ndryshoi

në varësi të kohës dhe të sulmit ndaj klerit dhe institucioneve fetare. Kjo erdhi kryesisht si

nevojë e përshtatjes të sulmit ndaj ideologjisë fetare dhe të nevojës së brendshme për

forcimin e pushtetit komunist.

Faza e parë e propagandës ateiste përfshin periudhën 1945-1967: Në shtypin komunist

të kësaj periudhe të përfaqësuar nga gazeta: “Bashkimi”, “Zëri i popullit”, “Jeta e re” etj.,

raportohet me detaje, dhe madje në faqet e para të tyre, rreth gjyqeve të dënimit të klerikëve

241 AQSh, Fondi Partia e Punës e Shqipërisë, nr. 14, viti 1963, d.105, fl.2.242 AQSh, Fondi Partia e Punës e Shqipërisë, nr. 14, viti 1947, d.308/5, fl.1.243 AQSh, Fondi Partia e Punës e Shqipërisë, nr. 14, viti 1967, d. 190, fl.2.244 ARENDT H., (2002), Origjinat e totalitarizmit, DIJA, f.441.

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

103

duke i akuzuar si tradhëtarë të atdheut dhe si bashkëpunëtor të pushtuesve të huaj. Feja

përgjatë këtyre viteve lidhet me prapambetjen, zakonet prapanike, besëtytnitë, Kanunin, dhe

traditat e vjetra që për regjimin komunist ishin të papranueshme. Feja barazohet me shfaqjen

e huaj ideologjike, besimin e kotë, plagë e shoqërisë së vjetër, me ideologji borgjeze, klasë

shfrytëzuese, mbeturinë e së kaluarës, reaksionare etj.

Vatikani në propagandën ateiste barazohet me agjenturë e spiunazhit imperialist,

strofkë e zezë agresioni dhe spiunazhi, demagog social, armik i bashkimit të punonjësve,

kolonialist etj. Librat më të rëndësishëm të besimeve fetare si Bibla e Kurani, ritet fetare si

Syneti, Mbajtja e Ramazanit, Falja, Shehadeti, festat fetare, Pashkët, Krishtlindja, Bajrami

etj, anatemohen si të dëmshme, të pavërteta, mashtrime, legjenda shekullore dhe të kota që

s’bëjnë asgjë tjetër veçse mbajnë popullin në shtypje, në skllavërim dhe mashtrim. Vendet e

Pelegrinazhit fetar si Kisha e Shna Ndout në Laç, Manastiri i Shna Vlashit në Durrës, Teqeja

e Bektashinjve në Malin e Tomorrit, Shenjtorët e fesë dhe Profetët si: Jezu Krishti, Imam

Aliu, Profeti Muhamet, sipas propagandës ateiste s’janë asgjë tjetër përveçse shpikje të fesë

për t’i mbajtur njerëzit të frikësuar, të shtypur me qëllim shtrirjen dhe ruajtjen e sundimin e

tyre. Baza ideologjike e propagandës ateiste ishin Filozofia marksiste-leniniste, Marksi mbi

fenë, këshillat e Leninit për ateistët, fjalimet e Enver Hoxhës, dhe porositë e Komitet

Qëndror. Në regjimin komunist shqiptar propaganda antifetare ishte pjesë e politikës

proletare, pjesë e luftës së klasave punëtore gjoja për çlirimin e saj dhe përmbysjen e

kapitalizmit si dhe për ndërtimin e shoqërisë socialiste. Gjatë kësaj faze, shtypi komunist

raporton me detaje pushkatimin me gjyqe e pa gjyq të klerikëve dhe kryesisht atyre katolikë.

Në këto vite fillojnë të hidhen themele të forta të ateizmit që do shpërthente në mbarë

Shqipërinë më 6 shkurt 1967.

Faza e dytë e propagandës ateiste 1967-1976 karakterizohet nga një propagandë

masive e stilit të revolucionit kulturor kinez, për shembjen dhe shkatërrimin e tempujve të

besimit fetar në Shqipëri. Është periudha e Revolucionit Kulturor Kinez dhe lufta ndaj fesë

kthehet në një çështje madhore kombëtare. Lufta ndaj ideologjisë fetare dhe klerit merr

trajtën e një luftë klasash ku sipas propagandës ateiste në shtyp, kjo luftë ndaj fesë është një

nevojë e ngutshme për revolucionin e gjithë mënyrës së jetës së fshatarësisë shqiptare ku

ftohen të përfshihen në aksion kombëtar kolektivi i punonjësve, rinia e qyteteve, intelektualët,

Organizatat e Masave, fshatarët, me qëllim zhdukjen e çdo tradite e a besimi të vjetër, të

kalbëzuar dhe triumfin e socializmit. Lufta masive kundër fesë dhe ideologjisë fetare, në

propagandën ateiste ishte jo vetëm një shprehje e lirë e vullnetit popullor, por edhe një hap i

rëndësishëm i çlirimit të ndërgjegjes njerëzore dhe edukimin ateist të shoqërisë. Propaganda

ateiste e “shenjtëron” luftën e regjimit ndaj klerit duke fajësuar fenë për nivelin e ulët

kulturor, për shtypjen për dëmin në fushën e alfabetit dhe gjuhës shqipe. Lufta kundër

ideologjisë fetare, paragjykimeve, besëtytnive dhe zakoneve prapanike cilësohet nga

propaganda si jetike në luftën e klasave për fitoren e socializmit, fitore që rrezikohej nëse

ekzistonin ende njerëz që janë skllevër të botëkuptimit idealist fetar dhe të zakoneve

prapanike. Gjatë kësaj faze, feja barazohet me: drogë e rrezikshme, pe i këputur,

antipatriotike, zakon i keq, mish i huaj në mendjen dhe trupin e njerëzve, ideologji e

pushtuesve, koncept i huaj, armike e gruas dhe rinisë, gënjeshtare, vegël e feudalëve dhe e

borgjezëve etj.

Pas fjalimit të 6 shkurtit nga Enver Hoxha “mbi revolucionarizimin e mëtejshëm të

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

104

popullit dhe Partisë” dhe mësimeve e urdhrave të Partisë-shtet, në të gjithë Shqipërinë rinia

masive, por edhe organizatat e masave udhëhoqën fushata kombëtare duke shembur,

shkatërruar e tjetërsuar mijëra kisha, xhami, tyrbe, mekame, kuvende, azile, shkolla fetare.

Propaganda ateiste pasqyrohet jo vetëm në faqet e shtypit, por dendur në libra, broshura e

artikuj që sulmojnë e stigmatizojnë fenë, fushatë që gjen pasqyrim në kinematografi, në

shtëpitë e kulturës, radio, televizion, shkolla dhe në qendrat e punës.

Faza e tretë e propagandës ateiste nis nga viti 1976-1990 kur u ndalua me kushtetutë

besimi fetar deri në rikthimin e lirisë fetare. Shqipëria shpallet si shteti i vetëm ateist në botë.

Propaganda ateiste me të gjitha levat e organizata e masave të Partisë survejon mbeturinat

fetare e bestytënore në shoqërinë komuniste shqiptare duke u demaskuar publikisht në faqet e

shtypit dhe para njerëzve në qendrat e punës.

Propaganda ateiste fokusohet te leksionet, mbrëmjet poetike, diskutimet kokë me

kokë, tek argumentimi bindës, teorik e praktik, zbërthimi i mësimeve të partisë me qëllim

ngritjen dhe forcimin e themeleve ateiste të shoqërisë. Në propagandën ateiste, feja shihet si

ideologji reaksionare në shërbim të klasave sunduese, e përdorur gjithmonë nga regjimet

antipopullore si mbështetje për helmimin e ndërgjegjes së masave popullore, për zbutjen dhe

shuarjen e luftës së klasave, për sabotimin e luftërave të drejta e nacionalçlirimtare të

popujve. Vatikani trajtohet në propagandën ateiste si qendër e politikës reaksionare dhe në

shërbim të kapitalizmit, imperializmit, neokolonializmit, revizionimit etj. Feja në

propagandën ateiste barazohet me arsenalin politik dhe ideologjik të Perestrojkës, pjellë

arbitrare e reaksionit, mjegullat e obskurantizmit, opium për njerëzit, veprimtari agjenturore,

instrument kundërrevolucionar në duart e borgjezisë revizioniste, maskë e diversionit politik

e ideologjik të Vatikanit, benzinë e zjarreve të këqija, ndihmesë revizionistëve për trullosjen e

rinisë etj. Praktikimi sado i largët i ndonjë riti a rituali fetar konsiderohet si një vepër e

dënueshme penale dhe klasifikohej si agjitacion dhe propagandë kundër shtetit.

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

105

4.2 Tipare të propagandës komuniste, vendi dhe roli i agjitatorit

“Propaganda totalitare e ngriti metodën shkencore ideologjike dhe teknikën e saj të të

bërit deklarata në formën e predikimeve të një lartësie të efiçencës së metodës dhe

absurditetit të përmbajtjes, sepse, thënë në mënyrë demagogjike, vështirë se ka një rrugë më

të mirë për të shmangur diskutimin sesa me anë të lënies së një argumenti jashtë kontrollit të

së tashmes, duke thënë se vetëm e ardhmja mund t’i zbulojë meritat e tij”245. Fjala e

agjitatorit në krejt sistemin propagandistik komunist ngrinte në këmbë njerëzit për punë

vetëmohuese në ndërtimin dhe lavdinë e atdheut socialist. Në propagandën që ndiqej në

sistemin totalitar rëndësia e bisedës si një formë agjitacioni ishte tejet specifike pasi zgjidhte

dyshimet që ekzistonin te dëgjuesi.

Biseda si një formë shumë e përdorur dhe e lakmuar zhvillonte kritikën dhe

autokritikën te njerëzit. Ndërmjet bisedës që zhvillohej gjatë propagandës dalloheshin qartë

fjalë që ngrinin peshë masat, pra, fjalët formonin brenda tyre ndërgjegje revolucionare. Me

porosi nga lart, gjatë bisedave duhet të krijohej një atmosferë e lirë dhe jo e detyruar me

forcë; kjo përbënte një element të fortë të propagandës komuniste. Agjitatori porositej që të

kujdesej vazhdimisht për zgjerimin e horizontit të tij ideologjik dhe formimin e tij politik.

Vendi ku zhvillohej biseda, si element elastik i agjitacionit, ishte shumë i

përshtatshëm që dëgjuesit të kapnin mirë mesazhin e agjitatorit dhe në atmosferën e lirë të

shkëmbenin mendime rreth çështjes në fjalë. Kryerja e agjitacionit nga agjitatori kërkohej në

mjedise sa më të ngushta dhe me njerëz që e njihnin njëri-tjetrin, pasi diskutimi dhe biseda

bëhej e gjallë. “Një nga kushtet kryesore që biseda të ketë sukses ishte që agjitatori duhet t’i

njohë mirë ndigjuesit e tij”246 dhe të mbajnë kontakt jo vetëm ditën e bisedës, por çdo ditë

dhe krahas bisedave kolektive të zhvillojë dhe biseda individuale. Tema e bisedës përcaktohej

nga agjitatori, duke u mbështetur në kërkesat e punonjësve, te detyrat politike dhe

ekonomike, te ngjarjet e jetës së brendshme dhe në ngjarjet ndërkombëtare.

Agjitacioni dhe propaganda antifetare, që zhvillohej në Shqipëri para dhe pas

zhdukjes së fesë, nuk ishte abstrakte, por konkrete dhe e lidhur ngushtë me jetën e njerëzve.

Gjatë zhvillimit të propagandës antifetare dhe aksionit për çrrënjosjen e fesë, detyra e

agjitatorit konsistonte që të nxirrte në dritë rëndësinë e jashtëzakonshme që kishte puna e

përditshme e njerëzve në ndërtimin e komunizmit.

Agjitatori me veprimtarinë e tij ndikonte drejtpërdrejt në formimin mendor dhe në

ndjenjat e dëgjuesve të tij. “Detyra që i është besuar çdo agjitatori është që ai të edukojë te

rinia frymën e shkathtësisë, besimin në forcën e saj dhe gatishmërinë për të kaluar çdo

pengesë në luftë për kauzën e Partisë”247.

Fjalimet, që mbanin agjitatorët gjatë zhvillimit të propagandës dhe agjitacionit,

fillonin me fenë dhe me dëmet e saj duke përdorur kontraste të forta e të dukshme ndërmjet

fesë dhe komunizmi. Ideja kryesore e referatit, të mbajtur nga agjitatori, gjithnjë si

propagandë ateiste, nënvizohej dhe i mëshohej shumë dhe të gjitha konkluzionet drejtoheshin

në pikën kryesore të çështjes në fjalë. Glerzerman në librin e tij “Si të përgatisësh një bisedë”

245 ARENDT H., (2002),Origjinat e totalitarizmit, DIJA, f.447.246 GLERZERMAN G., (1949), Si ta pregatisim dhe ta zhvillojmë bisedën, Botim i KQ të PPSH, f.20.247 Po aty, f.30.

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

106

deklaron se të bësh punë agjitative nuk do të thotë të thuash fjalë prej mjalti, por të diskutosh

rreth çështjeve të mprehta, pasi si udhëheqësi i Partisë, ashtu edhe komunisti dhe agjitatori

kanë si parim zbulimin e të metave që shqetësojnë shoqërinë dhe e pengojnë atë në ecjen

përpara. Në Rusi, nga ku u morr dhe u instrumentalizua propaganda ateiste në Shqipëri,

gazeta e murit dhe çdo organ tjetër i shtypit i shërbente posaçërisht veprës së edukimit politik

të punonjësve, mobilizimit të tyre si zgjidhje problemesh dhe si frymëzim për ndërtimin e

socializmit.

Fuqia e gazetës së murit, kryesisht në masat e punonjësve, ishte një shtysë e madhe në

drejtimin dhe orientimin e këtyre të fundit sipas mënyrës që urdhëronin punonjësit e Partisë

dhe agjitatorët e propagandistët që instrumentalizonin direktivat e Partisë. “Gazetat e murit

janë fryti i iniciativës krijonjëse dhe shoqërore të punonjësve”248, pasi këto gazeta ndihmonin

si në Rusi dhe në Shqipëri sepse shtronin para lexuesve punonjës rëndësinë e detyrave në

ndërtimin e komunizmit. “Suksesi i propagandës totalitare mbështetet në njohurinë se interesi

si një forcë kolektive mund të ndihet vetëm aty ku trupat e qëndrueshëm socialë sigurojnë

rripat e nevojshëm të transmisionit ndërmjet individit dhe grupit”249.

Gazeta e murit, ashtu si agjitatori, kryente të njëjtin funksion, por jo me fjalë të folur,

por me fjalë të shtypur. Gazetat e murit realizonin një agjitacion kolektiv elokuent, të

kuptueshëm, të qartë dhe shumë bindës. Në gazetën e murit materiali kryesor ishte shënimi,

letra e punëtorit, nëpunësit etj. Një shënim i mirë, që botohej në këto gazeta kishte si kusht

themelor karakterin e shkurtër, dhe shumë ekspresiv, ashtu si vërehej edhe në propagandën që

zhvillohej në shtypin shqiptar siç ishin njoftimet, fletë-rrufetë ose organet e organizatave të

masave. Në gazetën e murit masa shprehte mendimin e vet krijues rreth problemeve apo

çështjeve të kolektivit. Ngritja e nivelit të propagandës kërkonte pikë së pari përvetësimin

ideologjik të veprave të klasikëve të marksizëm-leninizmit, sepse kusht për propagandën ishte

formimi marksist i propagandistit.

Cilësia e propagandës varej shumë nga kujdesi dhe serioziteti që tregonin

propagandistët lidhur me gjuhën dhe stilin shumë të kujdesshëm të përdorur kur i

drejtoheshin publikut. Në ligjërimin përpara masave partia porosiste që propagandisti të

përsoste sistematikisht kulturën e tij të fjalës si një mjet i domosdoshëm për të forcuar

mënyrën e bindjes, logjikën e hekurt, qartësinë, saktësinë dhe thjeshtësinë ideologjike.

Fjalimi propagandistik duhej të përshkohej tej për tej nga “përmbajtja e thellë ideologjike,

besimi i patundur në drejtësinë e politikës leniniste-staliniste”250, sepse në Shqipëri gjithçka

‘orkestrohej’ përpikëmërisht nga parimet e marksizëm- leninizmit.

Bindja, e përdorur nga sistemi propagandistik, ishte metoda më e mirë për udhëheqjen

e Partisë dhe masës, kjo sepse bindja e brendshme u jepte fjalëve qartësi e forcë duke i bërë

ato të pakundërshtueshme. Suksesi i fjalimit të propagandistit varej shumë nga aftësia e tij për

të përdorur forcën jashtëzakonisht të madhe organizative dhe mobilizuese të ideve të

marksizëm-leninizmit për zhvillimin e shoqërisë. Propagandisti në regjimin komunist duhej

të përpiqej me çdo kusht që të vërtetën që propagandonte, ta përvetësonte lehtësisht masa, me

qëllim që përshtypja dhe ndikimi të përjetohej nga masa për një kohë sa më të gjatë. Partia

mësonte që çdo fjalim propagandistik të kishte përmbajtje shumë të thellë ideologjike, saktësi

248 GORELIK B., (1949), Agjitatori dhe shtypi i murit, Botim i KQ të PPSH, f.7.249 ARENDT H., (2002),Origjinat e totalitarizmit, DIJA, f.449.250 EFIMOV A. I., (1950), Mbi gjuhën e propagandistit, Botim i PPSH, f.7.

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

107

e qartësi në brendësinë e çdo fjale apo deduksioni, pasi këto i jepnin propagandës gjuhë të

pasur, forcë, qartësi dhe bindje. Sistemi i ri komunist në Shqipëri, në Jugosllavi dhe në BRSS

kishte në bazë të tij komunistin që shërbente si gur themeli me punën e tij për ndërtimin e

këtij sistemi. Në çdo punë ose në çdo vendodhje të komunistit, “ay duhet të japë shembull

organizimi, ideologjie, të marrë pjesë aktive në jetën shoqërore, të tregojë iniciativën, të jetë

novator dhe luftëtar për një prodhimtari të lartë në punë. Komunisti është organizatori, është

edukonjësi dhe prijësi politik i masave”251. Çdo njeri tjetër përveç komunistit, në sistemin që

po instalohej në Shqipëri, ishte i pavlefshëm, nuk njihej dhe as nuk pranohej nga sistemi si

njësi bazë e tij.

Edukimi i komunistit duhej të bëhej në çdo organizatë bazë, pasi sipas ideologjisë dhe

propagandës që bëhej në atë kohë, organizata bazë e Partisë duhej ta përgatiste njeriun e ri

komunist me njohuritë, zakonet, karakterin e Partisë bolshevike, organizimin dhe disiplinën e

kësaj partie, me qëllim që të futej thellë në mendjen jo vetëm të komunistit, por të krejt

masave punonjëse. “Idetë e mëdha të Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit i armatosin kuadrot

tona shpirtërisht dhe i edukojnë të jenë bindur dhe të qëndrueshëm”252. Përveç organizatave

bazë të Partisë, në përgatitjen e komunistit të ri dhe në ndërtimin e sistemit të ri komunist që

po ndërtohej në Shqipëri dhe në vendet ku ishte përhapur komunizmi, veç të tjerash, rol të

rëndësishëm kishin komitetet rajonale të Partisë dhe komitetet e rretheve. Pra, po përgatitej

një sistem i ri me njerëz të rinj dhe një shoqëri e re komuniste e mirëpërgatitur dhe

mirorganizuar që nga baza e deri në qendër.

Një komunist i ri dhe një kuadër komunist kërkohej që të ishte sa më i përgatitur dhe

sa më i aftë, sidomos për të qenë karizmatik, përpara turmave e masave. “Udhëheqja

bolshevike kërkon nga udhëheqësit e Partisë përgatitje të shëndoshë teorike, horizont të gjerë,

eksperiencë praktike dhe aftësi për të punuar me njerëzit dhe për të grumbulluar rreth

organeve të Partisë qindra e mijëra aktivista”253.

Në mënyrë që të ndërtohej një sistem i sigurt shoqëror, përveç formimit të komunistit

dhe shoqërisë sipas ideve marksiste-leniniste, kërkohej që edhe propagandistët të ishin në një

nivel tepër të lartë të dijeve dhe shprehive. Një propagandues bolshevik duhej të kishte:

“principialitet të lartë dhe zotësinë e futjes së ideve të Partisë te masat, duke i bërë këto ide të

kjarta dhe tërheqëse... nga Lenini dhe Stalini, propagandistët tanë duhet të marrin forcën e

pakalueshme të konvincionit, thjeshtësinë dhe kjartësinë e argumentit dhe llogjikën e

hekurt”254.

Një propagandist sipas botëkuptimit dhe direktivave nga lart, përveç të tjerash, duhej

ta donte pa masë punën e tij dhe të bëjë çmos për arritjen e qëllimit. Propagandisti, sipas

udhëzimeve të Partisë, ishte figura qendrore në arsimin e Partisë. Ai duhej të praktikonte në

përditshmërinë e tij vetëm parimet leniniste dhe staliniste dhe, mbi të gjitha, të zbatonte me

përpikëmëri udhëzimet e Partisë.

Detyra kryesore e agjitacionit politik dhe e agjitatorit kudo në ndërmarrje ose qendra

251 Raport, Çështje të agjitacionit dhe propagandës. Detyrat e organizatës bazë për punën ideo-politike dhe mbindihmën për propagandistët, KQ i PPSH, Tiranë 1949, f.3.Po aty, f.4.252 Raport, Çështje të agjitacionit dhe propagandës. Detyrat e organizatës bazë për punën ideo-politike dhe mbindihmën për propagandistët, KQ i PPSH, Tiranë 1949, f.4.253 Po aty, f.11.254 Po aty, f.16

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

108

të banuara ishte “të shpjegojë politikën e Partisë dhe të qeverisë, të shpjegojë problemin e

situatës ndërkombëtare, të edukojë punonjësit nën frymën e patriotizmit, t’i mobilizojë ata për

pjesëmarrje aktive në ndërtimin e shoqërisë komuniste”255. Pra, detyra e agjitatorit ose e

propaganduesit ishte që të bindëte popullin e thjeshtë dhe t’i shpjegonte detyrat që

shtroheshin përpara tyre për të dhënë maksimumin e aktivitetit të tyre me qëllim ndërtimin e

shoqërisë socialiste dhe në perspektivë të asaj komuniste.

255 SHITAREV G., (1949), Eksperienca e agjitacionit politik midis popullsisë nëpër qendrat e banimit,Ndërmarrja Shtetnore e Botimeve dhe Shpërndarjes, f.8.

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

109

4.3 Propaganda ateiste nën dirigjimin e aparatit shtetëror

“Propaganda është një instrument, ndoshta më i rëndësishmi i totalitarizmit, për t’u

lidhur me botën jototalitare; terrori, përkundrazi, është vetë thelbi i formës së tij të

qeverisjes”256. Në regjimin totalitar shqiptar “propaganda ishte si një drogë e detyruar për të

gjithë kombin”257. Propaganda ateiste e sistemit komunist shqiptar bazohej në zbatimin

sistematik të mendimit marksist-leninist. Aparati partiak, në zhvillimin e propagandës,

porosiste që propagandistët të synonin jo vetëm në çështjen e luftës ndaj fesë, por edhe në

fusha të tjera kur sistemi vendoste të propagandonte një çështje ose një kauzë të caktuar; pra

synonte zhvillimin e një propagande josporadike, jo të përciptë, jo të paorganizuar, por duke

u mbështetet shumë në urdhrat dhe porositë e drejtuesit të Partisë.

Qëllimi i vërtetë i propagandës komuniste ishte që t’ia bëjë të qarta problemet

popullit, duke prekur ndërgjegjen e masave, ku ndërgjegjësimi dhe përgatitja e masës për

veprim, sipas urdhrave të Partisë, ishte funksioni kryesor i propagandës. Propaganda ateiste e

sistemit komunist e bazuar në mendimin marksist-leninist, zinte një vend të rëndësishëm në

luftën midis dy blloqeve të mëdha botërore, mes proletariatit, nga njera anë, dhe borgjezisë e

kapitalit, nga ana tjetër.

Propaganda e sistemit komunist kishte një rëndësi të veçantë për bindjen dhe

ndërgjegjësimin e masave në luftën e proletariatit për triumfin e revolucionit proletar dhe për

vendosjen e diktaturës së proletariatit, për ndërtimin e shoqërisë socialiste dhe komuniste.

Propaganda, që zhvillonte diktatura komuniste në Shqipëri, synonte zhvillimin e mëtejshëm

të mendimit marksist-leninist; informimin, edukimin dhe nxitjen e pjesëmarrjes në lëvizjet

revolucionare të masave të punonjësve.

Propaganda në sistemit totalitar përdorej si mjet i rëndësishëm për të demaskuar

mendimin borgjez e revizionist. “Njerëzit kërcënohen nga propaganda komuniste me

humbjen e trenit të historisë, me mbetjen në mënyrë të pashpresë prapa kohës së tyre, me

harxhimin e jetës së tyre në mënyrë të padobishme”258. Propaganda e Partisë Komuniste, që

drejtonte shtetin diktatorial, tentonte të godiste politikisht dhe ideologjikisht rrënjët e

pushtetit të borgjezisë, me qëllim përmbysjen e klasës borgjeze dhe triumfin e diktaturës së

proletariatit.

Sipas liderit komunist, Enver Hoxha, propaganda e sistemit komunist edukon dhe

kalit klasën punëtore dhe masat e gjera të popullit; ajo lufton armikun e klasës e të

socializmit. “Qëllimi i propagandës sonë marksiste-leniniste është ta formojë njeriun dhe ta

edukojë me pikëpamje të reja revolucionare, me botëkuptimin e ri materialist, ta bëjë të aftë

të kuptojë ligjet objektive të zhvillimit të shoqërisë”259.

Partia e Punës së Shqipërisë (fillimisht, e emërtuar si ‘Partia Komuniste Shqiptare’,

ose shkurt PKSH), si parti marksiste-leniniste, gjatë gjithë veprimtarisë së ushtrimit të

propagandës kërkonte me çdo kusht që njeriun ta ndryshonte jo vetëm në mënyrën dhe në

stilin e jetës, por të ndikonte edhe psikologjikisht. Propaganda, aksionet, lëvizjet e ndryshme,

256 ARENDT H., (2002), Origjinat e totalitarizmit, DIJA, f.444.257 VELO M., (1995), Palltoja e burgut, Letrat, f.102.258 ARENDT H., (2002), Origjinat e totalitarizmit, DIJA, f.445.259 HOXHA E., (1983), Vepra 39, 8 Nëntori, f.498.

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

110

praktikat revolucionare do të prodhonin në shoqërinë socialiste njeriun e ri komunist, që

mishëronte unitetin e mendimit marksist me praktikën revolucionare të drejtuar nga kjo parti.

Në propagandën ateiste, feja barazohej me mënyrën e vjetër dhe borgjeze e jetesës, doket e

zakonet prapanike dhe, veçanërisht, ideologjia fetare sipas propagandës ateiste, kishte

helmuar ndërgjegjen e njerëzve, duke hyrë thellë në jetën e tyre të përditshme, duke i zhytur

në errësirën e padijes.

Propaganda e PKSH nëpërmjet informimit të masave “mban në korrent për çdo

problem gjithë komunistët dhe masat, shkëmben përvojën e gjithsecilit e të të gjithëve,

provon mendimin nëpërmjet realizimeve praktike, bën kritikën dhe kryen nëpërmjet saj,

gjithashtu, edukimin, duke nxitur mendimin krijues”260. Informacioni, që përcillte

propaganda në çdo qelizë të shoqërisë socialiste, e sidomos në qendrat e punës dhe në

organizatat-bazë të Partisë përfshinte të gjitha aktivitetet politike, ideologjike, ekonomike,

shoqërore, arsimore, kulturore të sistemit komunist shqiptar. “Propaganda jonë duhet të jetë

kurdoherë konkrete, reale dhe e kuptueshme për masat, të jetë e prekshme dhe me fakte të

interpretuara drejt”261 në përputhje me ideologjinë marksiste.

Sistemi komunist porosiste propagandistët që parullat e përdorura në propagandë nuk

duhet të formulohen në mënyrë spontane, sepse nuk do të kishin maksimumin e forcës

bindëse dhe sqaruese. Parullat e propagandës, me të cilat sistemi diktatorial operonte në

publik, pasqyronin një platformë politike ose ekonomike që duhej zbatuar patjetër në

praktikë. Nën ndikimin e propagandës ateiste, masat e punonjësve menjëherë u ‘vunë

kazmën’ të gjitha objekteve të kultit, duke goditur kështu mjaft rëndë ideologjinë dhe

institucionet e klerit fetar. Propaganda komuniste merrte nxitje dhe pikënisje nga realiteti, ku

për çdo situatë dhe për çdo problem përgatitej një parullë specifike, të cilën propaganda e

kishte mjetin kryesor për realizimin e qëllimit të saj.

Propaganda komuniste kishte kryekëput përmbajtje ideologjike. Ajo lidhej jo vetëm

me edukimin dhe me mobilizimin e individëve, por kishte edhe karakter masiv. Propaganda

komuniste kishte si objektiv kryesor “formimin e opinionit të masave të gjera punonjëse, ajo

ka për mision që, duke i edukuar dhe duke i kalitur masat, t’i fut këto në lëvizje revolucionare

për të bërë transformime të mëdha shoqërore”262.

Për t’ia arritur qëllimit propagandistik, porositej që propaganda e sistemit komunist të

mos ndërpritej në asnjë moment dhe të synohej përmirësimi, perfeksioni dhe konsolidimi i

themeleve të shoqërisë socialiste mbi bazën e politikës së partisë. “Ndërmjet mënyrave të

ndryshme të propagandës së teknikës së sigurimit, gazetat e ndërmarrjeve duhen të zënë

vendin e parë. Ato munden dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive”263. Kjo, pasi do të

ishte shtypi ai që duhej t’i jepte mbështetjen kryesore regjimit komunist edhe në luftën ndaj

fesë, jo vetëm duke bërë pasqyrim të gjallë të aksioneve, që i frymëzonte propaganda e kohës,

por dhe duke i nxitur në maksimum masat punonjëse që të përfshiheshin në zinxhirin e

pandashëm media-shtet-propagandë.

Propaganda e fuqishme, mjetet dhe format, që përdorte regjimi komunist, shkaktonin

frikë dhe pasiguri në publik, pasi kushdo mund të demaskohej publikisht, kushdo mund të

260 HOXHA E., (1983), Vepra 39, 8 Nëntori, f.499.261 Po aty, f.500.262 Po aty, f.501.263 FABEROVA B. P., (1951), Propaganda e teknikës së sigurimit. Forma dhe metoda, Stabilimenti nr. 2, f.15.

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

111

përfundonte në fletë-rrufetë e ngjitura në mure si element i fortë i propagandës figurative.

“Fletë-rrufetë qenë forma kryesore e fyerjes publike, deformimi i turpshëm i kurajës civile,

ringjallja e urrejtjes dhe e terrorit të zërit të masës. Ato nëpërkëmbnin dinjitetin e njerëzve: po

përhapej frika se mos një ditë do të shikojë ndonjë copë letër të ngjitur nëpër mure ose ndër

vitrina me emrin tënd në të”264. Në propagandimin e çështjeve të caktuara, siç ishte rasti i

fesë, i gjithë sistemi përshtatej dhe industria mediatike e kohës i shërbente regjimit duke

transmetuar live me altoparlant apo në radio gjyqet kundër armiqve të popullit dhe të

pushtetit. “Altoparlantet jepnin gjyqet e popullit. Prokurorët bërtisnin, kërkonin dënime me

vdekje. Turma rrinte e shushatur, të dukej sikur të dënonin ty”265.

Boshti i propagandës të regjimit diktatorial shqiptar, sipas Bashkurtit, u mbështet në

mjete radiofonike gjigante, që gjatë gjithë kohës do të transmetonin propagandë të fuqishme

kundër imperialistëve amerikanë dhe revizionistëve sovjetik në shumicën e gjuhëve të botës.

“Shumë shpejt Shqipëria do të quhej nga media e mjaft vendeve të botës: Shteti i vogël i

propagandës së madhe”266, pasi sistemi komunist shpenzonte energji të jashtëzakonshme për

propagandën. Përveç propagandës në shoqëri, në qendrat e punës, edhe burgjet kthehen vende

propagande të sistemit komunist.

264 KASORUHO A., (2012), Shqipëria, ankthi dhe ëndrra, UET Press, f.100.265 VELO M., (1995), Palltoja e burgut, Letrat, f.107.266 Bashkurti L., (2004), Diplomacia e vetizolimit, Geer, f.156.

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

112

4.4 “Feja - opium për popullin”moto e propagandës dhe aksioneve kundër fesë

Shprehja ateiste emblemë e Karl Marksit “Feja është opiumi i popullit”, do të përdorej

nga Lenini, Stalini dhe më së miri nga Hoxha, në gjysmëshekullin që luftoi për zhdukjen e

ideologjisë fetare. Propaganda ateiste e regjimit e shpalli menjëherë moralin fetar, kryekëput

në kundërshtim me botëkuptimin marksist-leninist. Ideologjia zyrtare ku u mbështet regjimi

totalitar ishte në thelb materializmi dialektik, i cili ishte kundër çdo idealizmi, pikëpamjeje

ose paragjykimi fetar, duke e shpjeguar gjithçka në mënyrë materialiste dhe përjashtuar në

mënyrë absolute idealizmin dhe mistikën. Në propagandën ateiste të regjimit, feja lidhej me

injorancën e praktikantëve dhe mashtrimin e klerikëve kundër popullit. Sipas ideologjisë

marksiste-leniniste, feja është një pasojë e pashmangshme e disa kushteve, në të cilat jetojnë

dhe punojnë njerëzit, është një formë e veçantë (‘fantastike’) e refleksit të këtyre kushteve në

trurin e njerëzve.

Sipas Engelsit267, feja është një refleks fantastik në trurin e njerëzve të atyre forcave të

jashtme, që predominojnë mbi jetën e përditshme, një refleks në të cilin forcat tokësore

marrin formën hyjnore. Njerëzit “të thyer dhe të poshtëruar, shtrëngoheshin të sprapseshin

dhe të kapitullonin, duke ruajtur në shpirtin e tyre fyerjen dhe poshtërimin e pësuar, brengën

dhe dëshpërimin dhe duke i drejtuar sytë nga qielli shpresonin se prej andej do t’u vinte

shpëtimi”268.

Lufta kundër fesë zhvillohej për shkak të përplasjeve të dy botëve krejt të kundërta:

borgjezia që synonte forcimin e vetëdijes së masave rreth botëkuptimit fetar dhe komunizmi

që fenë e quante antishkencore dhe penguese të zhvillimit e përparimit shoqëror. Besimet

fetare u shpallën nga regjimi komunist si të papajtueshme me shkencën dhe të lidhura fort me

klasat sunduese e skllavëruese kapitaliste. “E tërë historia e lindjes, e zhvillimit dhe e

dekompozimit të botës së vjetër në lëmin e fesë është një periudhë tranzitore nga besimet

fetare primitive në format e besimit fetar të sotëm”269. Sipas propagandës ateiste, feja duhej

zhdukur me çdo kusht pasi fantazia e ‘shfrenuar’ fetare deformonte realitetin dhe e zhyste

njeriun në errësirë e padije.

Propaganda nga pozitat e Ideologjisë Marksiste-Leniniste e akuzonte fenë për rolin e

saj reaksionar që luante në shoqëri, sidomos për sa i përket luftës së klasës së proletariatit për

shkatërrimin e çdo gjëje të vjetër dhe triumfin e së resë socialiste. Ajo i paraqiste institucionet

fetare si organe të reaksionit borgjez, që shërbejnë për mbrojtjen e shfrytëzimit dhe për

mbajtjen e klasës punëtore në një gjendje të hutuar me qëllimin e vetëm bindjen dhe

nënshtrimin para sunduesve e shtypësve. Kështu në propagandën ateiste të PKSH, feja

paraqitej si ideologji reaksionare, si një nga mjetet e forcimit dhe të përjetësimit të pabarazisë

së klasave dhe të sundimit të një grushti shfrytëzonjësish mbi masat e punonjësve.

Kollonickij në librin e tij “Marksizëm-leninizmi mbi fenë”270, deklaronte se feja

kurdoherë i ka ngushëlluar dhe i ngushëllon punonjësit me shpresën e një jete të përtejme më

267 ENGELS F. (1974 ), ANTI-DYRING, 8 Nëntori, f.397.268 KOLLONICKIJ P., (1951), Marsizem-Leninizmi mbi fenë, Komiteti i arteve dhe i kulturës, f.11.269 Po aty, f.14.270 Po aty.

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

113

të mirë dhe më të bukur, duke u përpjekur t’i tërheqë nga lufta për çlirimin e tyre nga

shfrytëzonjësit. Ajo përpiqej të fuste në vetëdijen e punonjësve frymën e një bindjeje dhe

nënshtrimi të plotë, duke edukuar vazhdimisht ndër ta ndjenjën e qenies së pafuqishme

kundrejt sundimit të shfrytëzuesve. Feja, sipas propagandës ateiste, duke u mbështetur në

parimet e marksizëm-leninizmit duhej zhdukur me çdo kusht pasi ajo është në gjendje që me

anën e shpresës në lumturinë qiellore të botës tjetër të mbysë te besimtari çdo dëshirë për një

lumturi të vërtetë në tokë, por duke e dënuar në këtë mënyrë në varfëri dhe skllavëri të

përhershme.

Sipas propagandës komuniste, që i qëndronte besnike ideologjisë marksiste-leniniste,

arsyet pse luftohej feja ishin: Ajo ishte e papajtueshme me shkencën, ishte ideologji

antishkencore, ideologji skllavëruese, parazite, s’ka mbrojtur interesat e punonjësve, ka

penguar punonjësit në luftë për çlirimin e tyre, nuk u ka dalë në mbrojtje punëtorëve, por ka

mbajtur anën e atyre që kanë skllavëruar e shtypur punonjësit, i hutonte njerëzit, i pengonte

punonjësit që të kuptonin shfrytëzimin që sjell feja, predikonte heqjen dorë nga të mirat e

kësaj bote, ishte burim i mungesës së vullnetit, i dobësisë dhe i varfërisë mendore, bënte

thirrje për një durim pasiv, jashtëzakonisht të madh ndaj vështirësive të jetës, pengonte

njerëzit në kapërcimin e vështirësive, errësonte dhe turbullonte mendjen e njeriut, shkaktonte

gëzim dhe kënaqësi artificiale, nëpërmjet ngushëllimit mashtronte duke iu siguruar botën e

përtejme, etj.

Feja nga propaganda e regjimit totalitar akuzohej se ka shterpëzuar mendjen e

punonjësve besimtarë, ka shtypur forcat e tyre morale, i ka dënuar dhe i dënon në një varfëri

shpirtërore dhe në një skllavëri të madhe. Në propagandën ateiste feja ‘kryqëzohej’ për rolin

e saj reaksionar që në kohën e inkuizicionit mesjetar, kur Kisha Katolike propagandohej si

shtypëse e lëvizjeve përparimtare dhe mendimit të lirë në shoqëri. Në kohën kur bota ishte

ndarë në atë që propaganda ateiste e paraqiste si kampin përparimtar dhe demokratik me në

krye Bashkimin Sovjetik dhe në kampin reaksionar dhe imperialist me në krye Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, klerikët katolikë ‘shigjetoheshin’ si të lidhur me imperialistët

amerikanë dhe me reaksionin ndërkombëtar për të luftuar komunizmin.

Historia e fesë sipas Kollonickij, në librin e tij “Marksizëm-leninizmi mbi fenë”271,

ishte historia e skllavërimit shpirtëror të punonjësve, historia e mbrojtjes dhe e justifikimit të

sundimit të çfrytëzonjësve, duke i shërbyer kauzës së turpshme të përjetësimit të skllavërisë

dhe të shfrytëzimit. Për të mposhtur fenë, që sipas propagandës ateiste gjen strehë në vuajtje,

hidhërime, lot dhe ndjenja të dobësisë njerëzore, regjimi komunist nxiste popullin me

aksione, lumturi, optimizëm, revolucione me qëllim që populli të ishte gjithnjë një

‘mekanizëm në veprim’.

Morali fetar, si një moral në kundërshtim me moralin komunist, nuk mund të bënte

pjesë assesi në ndërgjegjen e komunistëve. “Morali fetar është në gjendje vetëm që të shuajë

te njeriu fetar çdo vullnet për luftë, çdo entuziazëm për punë socialiste, çdo etje për krijimin e

veprave dhe për guxim krijonjës”272.

Propaganda ateiste e paraqiste fenë në sytë e publikut si mashtruese e gënjeshtare pasi

rrufenë, vetëtimën, shiun, breshrin, thatësirën i paraqiste si fenomene të pakuptueshme nga

271 KOLLONICKIJ P., (1951), Marsizem-Leninizmi mbi fenë, Komiteti i arteve dhe i kulturës, f.23.272 KOLLONICKIJ P., (1951), Marsizem-Leninizmi mbi fenë, Komiteti i arteve dhe i kulturës, f.25

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

114

mendja e njeriut, si mrekulli nga qielli që, sipas propagandës, trembte dhe nënshtronte edhe

më shumë njerëzit kundrejt Zotit që nuk ka ekzistuar ndonjëherë. “Feja predikon kotësinë e

plotë të njeriut, dobësinë e tij jashtëzakonisht të madhe para Zotit të plotfuqishëm, duke

sugjeruar dhe imponuar gjithnjë mendimin mbi dobësinë e tij para vullnetit të Zotit”273, duke

e bërë njeriun fetar të kthehej në një qenie skllave totale ndaj Zotit. Feja, sipas propagandën

ateiste të regjimit komunist në Shqipëri, ishte një ideologji konservatore që mishëronte

kalbësirat e shoqërisë së vjetër, duke favorizuar qëndrimin përbuzës kundrejt punës dhe

zhvillimit të shoqërisë. Zhdukja e fesë, sipas propagandës ateisto-shkencore, forconte unitetin

moralo-politik të shoqërisë komuniste.

273 Po aty, f.25

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

115

4.5 Feja si “ideologji antishkencore” dhe “reaksionare”

“Feja është opium për popullin” ishte preludi i revolucioni kulturor-ideologjik që çoi

klerikë pas hekurave, apo të vdekur dhe institucione fetare të shkatërruara e të konfiskuara

nga shteti. “Indoktrinimi, i dyfishuar pashmangshmërisht me terrorin, rrit fuqinë e lëvizjeve

apo izolimin e qeverive totalitare dhe sigurinë nga ndërhyrjet e jashtme”274. Masat punonjëse

në regjimin diktatorial shqiptar u detyruan të përqafojnë gjoja ‘në emër të shkencës’,

botëkuptimin materialist e ateist në luftë kundë ideologjisë fetare.

Pikat kryesore ku u mbështet propaganda ateiste ishin:

1. Feja sjell te njerëzit çoroditje ideologjike.

2. Feja është ideologji e shtrembër antishkencore, ajo çon dhe orienton vetëm në

qëndrime e veprime të shtrembra.

3. Feja të bën të gabosh rëndë politikisht dhe të frenon të ecësh përpara.

4. Kush praktikon fenë bën lojën e armikut.

5. Feja cënon e dëmton unitetin ideologjik.

6. Feja është një gëzim i rremë, një kënaqësi pa shije, një shpresë boshe.

7. Feja i drejton njerëzit nga Zoti i paqenë, i mban me shpresën e ndërhyrjes dhe të

ndihmës së tij, i mashtron me premtimin për ringjalljen, për një jetë tjetër në

qiell.

Historia e regjimit totalitar shqiptar ishte një histori në thelb ateiste e shoqërisë shqiptare. Në

kushtet e ndërtimit të një shoqërie pa klasa, sistemi diktatorial shqiptar e shpalli të

papranueshme fenë, duke e goditur me çdo mjet deri në ndalimin e saj me ligj. Në ndërtimin

e shtetit ateist shqiptar, feja kundërshtohej nga ideologët e regjimit pasi, ajo sipas tyre,

pretendonte dhe paraqitej si botëkuptim, si një interpretim i përgjithshëm mbi botën dhe

jetën. “Feja është perceptimi dhe konceptimi fantastik krejtësisht i gabuar dhe i shtrembër i

botës e jetës nga njeriu”275. Fillimisht, Kushtetuta e RPSH-së, në vitin 1946 dhe ligji “Mbi

Komunitetet fetare”, nr. 743, dt. 26 XI.1949 garantonin lirinë e ndërgjegjes, duke ndarë

komunitetet fetare nga shteti dhe nga qendrat fetare të huaja, lënia e fesë vetëm si një çështje

personale e shtetasve.

Hap tjetër i rëndësishëm ishte ndarja e shkollës nga feja dhe laicizimi i saj, si dhe

ndalimi i krijimit të organizatave politike mbi baza fetare, hapa që dalëngadalë e fusnin fenë

nën ‘kthetrat’ e shtetit. Në Shqipërinë totalitare “sistemi komunist përpiqej, që përmes

ateizmit shkencor, ta bënte komunizmin fenë mbizotëruese të shqiptarëve dhe të kënaqte me

këtë ndjenjat fetare të shqiptarëve dhe t’i kishte ato nën kontroll”276.

Feja propagandohej gjerësisht për rreziqet e dëmet në shoqëri, sidomos për atë që

besimin në “të mbinatyrshmen” e ka si tipar themelor. Sipas propagandës, ku shquhej n

veçanti Hulusi Hako, e mbinatyrshmja ka marrë formën fantastike jo reale të Zotit, të

perëndisë, të shpirtrave, të frymës, të hijeve, të engjëjve, çka e shkëpusin njeriun nga realiteti

tokësor dhe e drejtojnë drejt një realiteti qiellor, në kundërshtim flagrant me botkuptimin dhe

rendin që po ndërtonin komunistët. Në propagandën ateiste, për ndërtimin dhe ‘fortifikimin’ e

274 ARENDT H., (2002), Origjinat e totalitarizmit, DIJA, f. 444.275 Hako H., (1983), Ateizmi shkencor, Mihal Duri, f.16.276 MERDANI A., (2014), Marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri, Onufri, f.63.

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

116

regjimit, feja njëjësohej me opiumin. “Opiumi, narkotikët, drogat, hashashi janë lëndë që

kanë veti të mpijnë trurin, të trullosin, të dehin. I dehuri me këto lëndë i harron për disa çaste

vuajtjet e brengat e jetës; çdo gjë i duket ëndërr e bukur, e mrekullueshme”277. Në këtë

mënyrë akuzohej feja se mashtronte masat e gjëra të popullit, duke i larguar dhe shkëputur

nga jeta e përditshme.

Feja akuzohej gjithashtu se e dehte njeriun me iluzione e ëndërrime të kota, që e

zhysnin edhe më keq njeriun në pasiguri, në halle e brenga, në shfrytëzim e pasiguri.

Diktatori theksonte se besimi te feja ishte njësoj me dikë që përdorte opium. Kush përdor

fenë, sipas tij përdor opiumin, ku të dyja së bashku bëjnë që “njeriu të mbetet i sëmurë

shpirtërisht, i dobësuar fizikisht, i çekuilibruar e i handakosur”278. Opiumi dhe feja janë të

përhershëm, të vazhdueshëm dhe në vetvete feja, sipas propagandës, mbetej për besimtarin

një emocion negativ, një gëzim i rremë, një kënaqësi pa shije, ngushëllim pa shpresë, një

ngopje me lugë të zbrazët.

Sipas regjimit, arsye për luftën ndaj fesë ishte fakti se drogërat e ndryshme ishin

masivisht të shpërndara në vendet revizioniste dhe imperialiste ku qeveriste borgjezia, ndërsa

Shqipëria nuk u kishte lenë atyre vend në sistemin e saj. Shkas për eliminimin e fesë ishte dhe

roli shoqëror klasor dhe i ideologjisë fetare në shërbim të klasave sunduese, shfrytëzuese.

Institucionet fetare u sulmuan nga regjimi komunist, pasi nuk shkëputën lidhjet me

klasat sunduese dhe favorizonin ndarjen e shoqërisë në klasa. Për shkak të ndikimit të fortë,

por dhe potencialit kulturor, Kisha Katolike ishte problemi më i madh për regjimin. Në

sulmin ndaj fesë për publikun duhej gjetur një argument i fortë. Ndaj dhe Lidhja e Katolikëve

me selinë e Shenjtë ishte një gjetje sa e goditur dhe e përpiktë. “Vatikani, nuk është vetëm

rrjeta ndërkombëtare e skllavërimit shpirtëror të popujve, por edhe një grabitës e shfrytëzues

material i masave punonjëse kudo që ka shtrirë kthetrat e tij”279.

Feja mbetet gjithmonë e varur nga politika dhe në shërbim të saj, ndaj zhdukja e saj

ishte zgjidhja më e mirë për çlirimin e popullit nga vargonjtë dhe nga zinxhirët fetarë. “Froni

nga altari, altari për fronin; xhelati dhe kleriku, dhuna dhe mashtrimi, barbarizmi dhe

hipokrizia, shpata e kryqi, kanë qenë bashkë e nuk ndahen asnjëherë në shoqëritë me klasa

shfrytëzuese”280.

Predikimet morale të fesë, sipas Hako, ideologut kryesor të ateizmit në Shqipëri, ishin

pjesë përbërëse e moralit të klasave sunduese. Kleri fetar për përfitime politike, akuzonte

propagandisti i regjimit Hako, dhe krejt reaksioni e përdorte gjerësisht fenë për qëllimet e

veta mashtruese e tradhtare, duke synuar të spostonte vëmendjen e njerëzve në kontradikta

dhe polemika ideologjike. Fillim i hakmarrjes dhe shkatërrimit ndaj fesë dhe institucioneve

nisi me sulmin ndaj klerikëve të lartë sidomos atyre katolikë, të cilët regjimi i sulmonte sepse

gjoja po punonin dhe mbanin shpresat për një ndërhyrje nga jashtë, së bashku me elemente të

tjerë kundërrevolucionarë. Sipas Hulusi Hako, klerikët mbanin lidhje e zhvillonin aktivitete

agjenturore, organizoheshin për trazira e rebelime.281

Besimet fetare në propagandën ateiste quheshin “mbeturina të së kaluarës”, pasi vinin

277 HOXHA E., (1971), Raporte e fjalime 1967-1968, Naim Frashëri, f.315.278 Po aty.279 Hako H., (1983), Ateizmi shkencor, Mihal Duri, f. 211.280 Po aty, f.217.281 Po aty.

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

117

nga thellësitë e shekujve dhe nuk përputheshin me rendin socialist. Po sipas autorit të

lartpërmendur shkaqet e ekzistencës së besimeve fetare kryesisht ishin prapambetja e

ndërgjegjes shoqërore, kushtet ekonomike dhe materiale të shoqërisë.

Hako, rendit një tjetër shkak të rëndësishëm, presionet dhe ndikimet e rrethimit

imperialisto-revizionist si një faktor i konsiderueshëm në favor të fesë. Fijet fetare kishin

mbetur ende gjallë nga puna ateiste shkencore e pamjaftueshme, të metat dhe dobësitë e saj,

që i zgjatën jetën mbeturinave fetare. “Thellimi i luftës kundër fesë, çuarja deri në fund e saj,

konsolidimi i fitoreve të arriturave në këtë front ideologjik dhe mjaft delikat dhe imunizimi i

shoqërisë nga çdo orvatje për riaktivizim të praktikave fetare”282 ishin jetike për rendin

socialist në Shqipëri.

Farkëtimi i unitetit ideologjik të popullit ishte kushti themelor në rrugën e ndërtimit të

plotë të socializmit dhe komunizmit. Në luftën për zhdukjen e fesë, sipas Dom Simon

Jubanit, “Ateizmi në Shqipëri gjoja e kishte gjetë Supernjeriun, Enver Hoxhën, dhe ky donte

të fitonte me gjak e terror çka Kisha e ka fitue me lutje, zotësi, mund e djersë”283. Sipas

propagandës në shoqërinë ateiste të kohës, ideologjia fetare ka operuar me fraza reaksionare

dhe helmatuese duke e trembur dhe kërcënuar njeriun se “s’ka vuajtje që të mos jetë prej

Zotit”. Kleri sipas propagandës ateiste kishte bashkëpunuar me “skllavopronarët, me

çifligarët e feudalët, me tregtarët e kapitalistët, dhe gjithnjë ka predikuar e ka kultivuar në

ndërgjegjen e masave të njëjtën ide: nënshtrohuni e binduni, se të mirat do t’i gjeni në atë

botë”284. Feja sipas saj ishte diçka abstrakte, e turbullt, e pashpjegueshme dhe e

pakuptueshme, e bazuar mbi dogmën se ekziston një forcë mbinatyrore, që gjoja na mban

gjallë, na dhuron shpirtin e na i merr përsëri, dogmë kjo e hedhur poshtë nga shkenca.

Propaganda ateiste theksonte se ishin njerëzit që sajuan Zotin me mendjen e tyre, ishte

mendja njerëzore që trilloi Zotin dhe i mveshi forca e veti të jashtëzakonshme, të

mbinatyrshme. Por, njeriu dhe shoqëria komuniste, sipas propagandës së kohës, nuk ka aspak

nevojë të përdorë frikën e paqenë të Zotit për të mbajtur njerëzit në bindje, pasi shoqëria

komuniste mbështetet në bindjen e ndërgjegjshme të çdo punonjësi. Në propagandën ateiste

feja paraqitej në publik si akumuluese e gjithë të këqijave. Të gjitha magjitë burojnë nga feja

e besimi se ekzistojnë perëndi, shenjtorë, shpirtra, hije, engjëj, xhinde, etj. Njeriu fetar, në

çdo hap të jetës së tij, sipas propagandës ateiste shikon veprimin magjik të forcave

mirëbërëse ose ogurzeza. Lutjet dhe faljet, agjërimi apo kreshmët, ceremonitë kishtare të

vdekjes, të kurorëzimit, pagëzimi, rrëfimi, kungimi, hajmalitë, duvatë, nuskat, ziqret e

teslimet, e shumë të tjera, propaganda i paraqiste si dukuri të kalbëzuara të një shoqërisë së

vjetër në kalbëzim dhe që ishin në kundërshtim flagrant me rendin e ri socialist.

Kultet fetare dhe ritet e caktuara të tyre duke u dhënë trajtë magjike e misterioze,

frikësonte njerëzit dhe i zhyste ata më keq në errësirë dhe në bindje absolute, theksonte

propaganda ateiste. Me qëllim ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të këtyre traditave me bazë fetare,

282 HAKO H., (1983), Ateizmi shkencor, Mihal Duri, f.300.283 JUBANI Dom Simon, (2000), Mesha e parë, Camaj-Pipa, f.11.284 HAKO H., (1962), Feja e parë nën dritën e shkencës, Naim Frashëri, f.30.

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

118

besëtytnitë e paragjykimet si “besimi në fatin, në ëndrrat, parandjenjat, falli, syri i keq”285

ushqeheshin sipas propagandës ateiste nga feja e veprimtaria e klerit me qëllim shtypjen dhe

shfrytëzimin e njerëzve. Arsyeja themelore e regjimit komunist për të zhvilluar luftën ndaj

klerit fetar ishte se Kleri ka predikuar që njeriu duhet të jetë një krijesë e bindur, e nënshtruar,

që gjithnjë duhet t’i ketë frikën Zotit. Feja si një forcë frenimi, si një forcë që i ruan njerëzit

nga veprimet dhe ushqimet binte ndesh pashmangshmërisht me komunistët që kërkonin

njerëz revolucionarë dhe t’i bindeshin Partisë dhe jo Zotit.

Pushimi në të kremtet fetare, qëndrimi përbuzës i klasave sunduese ndaj punës,

parazitizmi i tyre bie ndesh, sipas Hako286, me marksizëm-leninizmin, me moralin komunist,

që punën e quajnë bazën dhe mjetin kryesor të shoqërisë, si një proces të domosdoshëm dhe

të dobishëm të jetës, si mënyrën e vetme për ngritjen e mirëqenies materiale të njerëzve të

thjeshtë.

Feja sipas propagandës ateiste ishte në kundërshtim me moralin komunist, ku ruhen të

gjitha traditat patriotike revolucionare të së kaluarës, të gjitha tiparet dhe virtytet e krijuara

nga populli gjatë shekujve, si ndershmëria, besa, trimëria, bujaria, mikpritja, drejtësia,

dashuria për punën, etj., që bashkoheshin me ndjenjat e internacionalizmit proletar si, ndihma

dhe bashkëpunimi reciprok, respektimi i dinjitetit të njeriut të thjeshtë dhe ndjenja e

kolektivitetit, e bashkimit, parime e vlera këto që i garantonte vetëm rendi socialist dhe jo

ideologjia fetare. Në propagandën ateiste të regjimit komunist rëndom thuhej se nuk ka moral

të përjetshëm, të pandryshueshëm, por ai ka ndryshuar nga koha në kohë dhe nga një klasë në

tjetrën. “Feja nuk ka krijuar ndonjë moral, porse kleri ka bekuar, ka shpallur të shenjta dhe të

përjetshme ato rregulla e porosi morale, që kanë qenë formuar midis njerëzve në një kohë të

caktuar, mbi bazën e marrëdhënieve ekonomike e shoqërore të caktuara”287.

Predikimet formale të fesë, për regjimin komunist, ishin të papajtueshme, sepse kleri

dhe institucionet, duke mashtruar në emër të Zotit të paqenë, i kanë shërbyer klasave

sunduese. Morali komunist, sipas propagandës ateiste, që citonte Leninin, buron nga interesat

e luftës për çlirimin e klasës punëtore. Morali komunist, sipas Hako288, bazohet në bindjen e

brendshme e të ndërgjegjshme të çdo punonjësi dhe edukohet te njerëzit me zjarrin e luftës

për çlirimin e punonjësve, në procesin e punës së lirë për ngritjen e shoqërisë së re komuniste,

ndryshe nga ideologjia fetare që kërcënon në emër të Zotit. Lufta e regjimit komunist ndaj

ideologjisë fetare ishte dhe një far detyrimi historik mbi rolin e dëmshëm që feja kishte

zhvilluar kundër shkencës.

Historia e fesë, sipas Hako289, është një histori famëkeqe e luftës së saj kundër

shkencës, histori e ngjalljes së urrejtjes dhe e përçarjes së popullit, e përleshjeve të

përgjakshme të shiitëve kundër synitëve, e besimtarëve kundër të pabesëve e të krishterëve

kundër myslimanëve, e katolikëve kundër protestantëve. Inkuizicioni sipas Hakos ishte një

faqe e shëmtuar e historisë së katolicizmit mesjetar, gjyqi i krishterë që akuzonte shkencëtarët

dhe shumë njerëz të pafajshëm për lidhje me djallin. Dënimi i heretikëve duhej të bëhej pa

285 Po aty, f.86.286 HAKO H., (1962), Feja e parë nën dritën e shkencës, Naim Frashëri, f.86-87.287 Po aty, f.101.288 Po aty.289 Po aty, f.102.

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

119

gjakderdhje. Inkuizicioni i torturonte njerëzit me të gjitha mjetet që shpikte dinakëria dhe

barbarizmi i klerit. Viktimat e inkuizicionit kanë qenë shkencëtarët e mëdhenj Xhordano

Bruno, Galileo Galilei, L. Vanini, etj. Sipas Hako, feja në këtë mënyrë i shërbeu klasave

sunduese për skllavërimin shpirtëror të masave të punonjësve. Regjimet antipopullore të së

kaluarës dhe sidomos të gjithë pushtuesit e Shqipërisë e kanë përdorur fenë për përçarjen dhe

skllavërimin e popullit, për forcimin e sundimit të tyre. “Për shkak të fesë, masat punonjëse

nuk mund të merrnin frymë lirisht, sunduesit nuk lejonin liri të ndërgjegjes, por u impononin

njerëzve me forcë dhe me të gjitha mjetet e mundshme ato ide e pikëpamje, atë moral e besim

fetar që u interesonte, që i shërbente forcimit të pushtetit të tyre”290.

290 HAKO H., (1962), Feja e parë nën dritën e shkencës, Naim Frashëri, f.103.

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

120

KREU I PESTË: METODOLOGJIA

Rëndësia e qasjes metodologjike dhe të metodave që përdoren në kuadrin e saj tashmë

është e njohur për një kërkim shkencor. Mjafton që të perifrazojmë thënien e teoricienit dhe

filozofit të shkencës, Popper291, sipas të cilit me përjashtim të matematikës dhe logjikës, në të

gjitha shkencat e tjera është e pamundur që të identifikohet një dije si e vërtetë, apo të

vërtetohet ose të përgënjeshtrohet ajo292. Kështu që mbetet vetëm gjetja e rrugëve të

përshtatshme për t'iu afruar sa më shumë të vërtetës, duke i testuar dijet shkencore293. Dhe në

këtë kuadër janë metodologjia dhe metodat që na ofrojnë rrugë të tilla. Prandaj edhe në

shkencë i kushtohet një vëmendje e veçantë metodës dhe metodologjisë së kërkimit.

Në udhëkryqin, apo dilemën historike, se cili do të ishte konceptimi mbi shkencën dhe

rrugët e bërjes së saj, ky punim doktoral ndoqi jo qasjen metodologjike pozitiviste, sepse ajo

është më pak efektive dhe nuk siguron një rezultat të besueshëm që do të arrihej në saje të

ndjekjes së procedurave rigoroze të hulumtimit. Përkundrazi, qasja e sotme metodologjike

pozitiviste i është larguar edhe një prej mëtimeve fillestare të filozofisë pozitiviste për të

siguruar dije 'pozitive', të sigurta, pra edhe rigoroze.

Ky studim doktoral zgjodhi të ndiqte qasjen metodologjike të racionalizmit kritik, që

ka si përfaqësues kryesor filozofin e shquar të shkencës, Popper. Sipas kësaj qasje hulumtimi

shkencor fillon nga identifikimi i një problemi kërkimor294, tek i cili veçon një aspekt për ta

studjuar nëpërmjet një pyetjeje kërkimore ose të tipit që kërkon përshkrim të raporteve

strukturore (që nuk shihen 'me sy të lirë'), ose të tipit që kërkon një shpjegim të dukurisë që

përbën problemin kërkimor të identifikuar për studim.295 Përgjigjia ndaj pyetjes kërkimore, si

kur është supozim bazë (që përshkruan raportet strukturore brënda problemit), ashtu edhe kur

është hipotezë (që shpjegon arsyet e ndodhjes apo ndryshimit të problemit kërkimor), përbën

një thënie të tipit të gjykimit të konstatimit (quid factis të Kantit) dhe si e tillë ajo nuk pranon

291 Popper, K.R., (1982), «La logique de la découvert scientifique», Payot, p.47: “Në fushën e shkencaveempirike, në se kërkohet një provë rigoroze (apo një përgënjeshtrim në kuptimin strikt)(*I), nuk do tëpërfitojnë kurrë nga përvoja dhe nuk do të mësojnë kurrë nga ajo se deri në ç’pikë jemi në gabim”. Ose,Popper K., (2009), “Për filozofinë dhe shkencën”, Fan Noli, f.58: “Shkenca është kërkimi i së vërtetës dheështë krejtësisht e mundur që disa nga teoritë tona të jenë në fakt të vërteta. Por, edhe në qoftë se ato janë tëvërteta, ne nuk mund ta dimë këtë asnjëherë të sigurt.” Apo, në përmbledhjen e realizuar nga David Miller“POPPER Vepra të zgjedhura”, botuar në shqip nga Soros&Afërdita, 2000, f.88: “Së pari, me gjithëse nëshkencë bëjmë ç'është e mundur për të gjetur të vërtetën, jemi të vetëdijshëm për faktin që kurrë nuk mund tëjemi të sigurt që e kemi gjetur atë” dhe f.89: “Në shkencë nuk kemi kurrë arsye të mjaftueshme për të besuarse kemi arritur të vërtetën”.

292 Popper K.R., Dy lloj përkufizimesh (1945), në POPPER Vepra të zgjedhura, Soros&Afërdita, 2001, f.89.:“...Ne nuk kemi prova në shkencë (duke përjashtuar, natyrisht, matematikën e kulluar dhe logjikën). Nëshkencat empirike, të cilat vetëm mund të na ofrojnë të dhëna për botën ku jetojmë, prova nuk ka, në qoftë seme “provë” kuptojmë një argument që i vë vulën njëherë e mirë të vërtetës dhe një teorie”.

293 Popper, K.R., (1982), «La logique de la découvert scientifique», Payot, p.41: “Por unë pretendoj se teoritëshkencore nuk mund të justifikohen apo vërtetohen kurrë krejtësisht, por që ato mundet ndërkohë t’unënshtrohen testeve.”

294 “Shkencat e natyrës si dhe shkencat sociale, pohon Popper, nisen gjithmonë nga problemet; ato nisen ngadiçka që ngjall habinë tonë, siç thoshin filozofët grekë.”, Popper R.K., (2009), Për Filozofinë dhe Shkencën, FanNoli, f. 90-95.295 Kocani A., (2013), Një qasje plotësuese epistemologjike në metodologjinë e kërkimit të shkencave sociale,AU Press, f.11-13

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

121

testim empirik të drejtpërdrejtë, sepse nuk përfaqëson një parashikim të mirëfilltë. Për këtë

arsye, nga përgjigjia në fjalë deduktohen disa thënie të tipit parashikim në trajtë implikimi (të

cilat, nëse përgjigjia është e vërtetë, atehëre kjo sjell apo ’implikon’ që edhe thënia implikim

të jetë me domosdo e vërtetë), të cilat pranojnë testimin empirik të drejtpërdrejtë.296 Për

secilin implikim në trajtë parashikimi skicohen indikatorët që tregojnë të dhënat që duhen

mbledhur për të testuar empirikisht këtë implikim. Këto të dhëna që e konfirmojnë ose jo

thënien implikim janë emërtuar nga epistemologu C.Hempel si ’të dhëna domethënëse’.

Bëhet ballafaqimi i këtyre thënieve parashikim (që përbëjnë implikimet), me thëniet

konstatim që japin përmbajtjen e të dhënave të mbledhura empirikisht (’të dhënave

domethënëse’). Dhe ky ballafaqim përbën vetë procesin e testimit empirik të implikimeve të

tipit parashikim në fjalë.

Më tej, në varësi të rezultatit pozitiv ose negativ të testimit të implikimeve të

deduktuar nga zgjidhja e propozuar për problemin kërkimor të identifikuar, merret një

vendim për t'i propozuar bashkësisë shkencore përkatëse që të konsiderohet si e pranueshme

zgjidhja e dhënë për problemin kërkimor (rasti konfirmimit të implikimeve), ose e kundërta e

asaj zgjidhje (kur implikimet nuk konfirmohen empirikisht). Me kaq mbyllet një cikël i

kërkimit, për t'u rihapur me synimin e thellimit të njohjes së problemit kërkimor në fjalë në

bazë edhe të rekomandimeve të mundshme të dhëna në ciklin kërkimor të mëparshëm.

Ky studim doktoral ka zgjedhur të ndjek një qasje hulumtuese të tipit kryesisht cilësor

që bazohet në shfrytëzimin e të dhënave që gjenden të gatshme në burime të tipit literaturë

shkencore, arkiva të mediave, ese filozofike etj. dhe ballafaqimit të tyre me pritshmëritë e

studimit. Me që objekti i hulumtimit i përket një periudhe të kaluar historike, periudhës së

regjimit komunist në vendin tonë (1944-1990), kuptohet që linja metodologjike e hulumtimit

krahas shqyrtimit cilësor, ka përdorur edhe atë historik si qasje. Kjo shpjegon se përse nuk

është përdorur ndonjë qasje sasiore e tipit të anketimit, e cila nuk do të ishte produktive në

rastin e këtij hulumtimi.

Për vetë faktin që problematika që ngërthente kjo tematikë e raportit armiqësor të

shtetit komunist me fenë, i përkiste një periudhe kohore të shkuar, një gjë e tillë e

vështirësonte disi përdorimin e një qasjeje të tipit kryesisht sasior, sepse ajo nuk lejonte,

midis të tjerave, që të grumbulloheshin të ashtuquajturat 'të dhëna parësore' me anën e

anketimeve. Kjo, sepse nuk mund të pritej që të siguroheshin të dhëna të besueshme qoftë

edhe nga individë që i kishin përjetuar ngjarjet në shoqërinë shqiptare në periudhën 1945-

1990, për arsyen e njohur se kujtesa ushtron një funksion 'rrumbullakosje apo, si të thuash,

retushimi' ndaj ngjarjeve të regjistruara sa më shumë që të kthehemi mbrapa në kohë. Por, po

ashtu shkalla relativisht e ulët e besueshmërisë së dëshmive do të kushtëzohej edhe nga fakti

se një pjesë jo e vogël e individëve që do të mund të intervistoheshin, ose nuk e kishin

përjetuar regjimin komunist, ose kishin qenë në moshë relativisht të vogël dhe nuk mund të

dëshmonin me një farë sigurie për ngjarje të caktuara që lidheshin me marrëdhëniet shtet

komunist - fe.

296 Kocani A., (2013), Një qasje plotësuese epistemplogjike në metodologjinë e kërkimit të shkencave sociale,AU Press, f.14. Po aty në f.19: “Mbas formulimit të përgjigjeve adekuate ndaj pyetjes kërkimore, lypset tësqarohet përse është e pamundur që të testohen empirikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë ato. Me një fjalë, përseduhen, sipas Popper [Botues D.Miller, POPPER Pjesë të zgjedhura, Soros&Afërdita, f.35] që ato të testohen jodrejtpërdrejtë me anën e rrjedhimeve të nxjerra prej tyre?”

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

122

Kështu që mbetej të hiqej dorë nga zgjedhja e një qasje kryesisht sasiore të hulumtimit

të raportit në fjalë dhe të kalohej në një qasje të tipit kryesisht cilësor për këtë hulumtim.

Mirëpo, kjo do të thonte të hiqej dorë (për arsye të pamundësisë së realizimit) edhe nga

përdorimi i instrumentave statistikorë në testimin e zgjidhjes që do të mund të propozohej për

problemin kërkimor të identifikuar (në trajtë të një hipoteze shpjeguese, ose të një supozimi

bazë përshkrues të raporteve midis termave të problemit në fjalë) në kuadrin e studimit

doktoral. Që do të thonte se procedura dhe produkti i procesit të testimit empirik të

implikimeve që do të deduktoheshin nga zgjidhja e propozuar, për të legjitimuar pranimin e

saj në rast të rezultatit pozitiv të testimit empirik, nuk do të ishin më aq koncizë dhe rigorozë,

sa ato që siguronte qasja sasiore.

Në kuadrin e një qasje kryesisht cilësore të hulumtimit të problemeve që lidheshin me

raportin shtet komunist – fe gjatë periudhës 1945-1990, procesi i testimit empirik të

implikimeve në fjalë do të përbënte një ballafaqim një-për-një të secilit implikim me secilin

element të bashkësisë së të dhënave empirike që do të konfirmonin ose jo parashikimin teorik

të dhënë nga implikimi. Kështu që parashtrimi i këtij procesi ballafaqimi (që përbën në thelb

vetë procesin e testimit empirik të implikimeve në fjalë) nuk do të ishte aq konciz dhe rigoroz

sa ai që bazohet në përdorimin e indikatorëve të testimit statistikor.

Në mungesë të garancisë që sigurojnë indikatorët statistikorë të shoqërimit të

variablave, të cilët veprojnë mbi një bazë të dhënash në mënyrë automatike, pa qenë nevoja

që të shqyrtojnë marrëdhënien e shoqërimit të variablave për çdo vlerë të tyre rast pas rasti,

në qasjen kryesisht cilësore do të duhej që të garantonim besueshmërinë e rezultatit të testimit

cilësor empirik të implikimeve, duke ballafaquar thënien parashikim që jepte implikimi me

thëniet që konstatojnë ose jo empirikisht atë parashikim teorik që përfshihen në secilën të

dhënë të siguruar në burimet empirike.

Një procedurë e tillë, disi 'e bezdisur', është konsideruar në këtë studim, sepse po të

ndiqet sugjerimi i epistemologut Hempel297, shtimi i numrit të këtyre thënieve konstatim

empirik e rrit progresivisht shkallën e besueshmërisë së konfirmimit që ato i bëjnë

parashikimit që jep implikimi përkatës. Pra, sa më shumë thënie konstatim empirik të sillen,

aq më shumë rritet shkalla e besueshmërisë në konfirmimin që i bëjnë ato parashikimit teorik

të dhënë nga implikimi përkatës. Dhe, po të sigurohet edhe një larmi cilësore e këtyre

thënieve konstatimi empirik, atëhere përforcimi që ato i bëjnë parashikimit në fjalë rritet në

mënyrë akoma më të ndjeshme.

Pra, ndonëse qasja ka qenë kryesisht cilësore, ajo është plotësuar me një procedurë të

testimit empirik të parashikimeve që janë nxjerrë nga zgjidhja teorike që është propozuar për

problemin kërkimor të identifikuar në kuadrin e këtij studimi doktoral. Kjo sepse ky studim i

është përmbajtur rekomandimit të Popper298 se asnjë ide nuk duhet konsideruar seriozisht në

shkencë, në se nuk ka kaluar paraprakisht me sukses teste rigoroze. Me që Popper nuk cilëson

297 Hempel C., (1972), “Eléments d'Epistémologie”, A.Colin, p.58-60.298 Popper, K.R., (1982), «La logique de la découvert scientifique», Payot, p.23 : “Përsa i përket detyrës së

logjikës së njohjes – në kundërshtim me psikologjinë e njohjes – do të pohoja paraprakisht që ajo konsistonvetëm në shqyrtimin e metodave të përdorura në këto teste sistematike të cilave duhet t’u nënshtrohet çdo idee re që të mund të merret seriozisht”

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

123

se rekomandimi në fjalë vlen për ndonjë lloj të caktuar idesh, të themi, të atyre që dalin nga

një hulumtim i tipit sasior, atëhere mund të konsiderohet se fjala është për ide shkencore në

përgjithësi. Pra, edhe për ide që dalin nga një hulumtim i tipit kryesisht cilësor kërkohet që

ato të kenë kaluar paraprakisht 'sprovat e veta empirike', siç do të shprehej Popper299.

Kështu që u ndërtua një skemë metodologjike për testimin empirik të hipotezës së

punimit doktoral nëpërmjet testimit të drejtpërdrejtë të disa implikimeve të tipit parashikim

(në trajtën e gjykimeve kushtore – ’Nëse....., atëhere... ’). Testimi është realizuar duke sjellë

për secilin prej implikimeve të tipit parashikim ato të dhëna ’domethënëse’300 nga burimet e

ndryshme (monografi, ese, artikuj revistash, artikuj gazetash etj.), të cilat dëshmonin për

ndodhjen e parashikimit që jepnin implikimet përkatëse. Janë ballafaquar këto parashikime të

dhëna nga secili implikim me secilën të dhënë të veçantë që konfirmonte ndodhjen e

parashikimit përkatës.

Ky ballafaqim një për një ishte i domosdoshmë për vetë faktin se testimi empirik

bëhej në kuadrin e një qasje cilësore dhe nuk mbështetej në një bazë të dhënash të organizuar

në tabelë që lejonte përdorimin e mjeteve statistikore të testimit, siç ndodh në rastin e data

base-ve të krijuara në kuadrin e një hulumtimi shkencor që ndjek një qasje sasiore. Për këtë

arsye, në kreun e analizës së të dhënave janë shqyrtuar ballafaqimet e secilit implikim të tipit

parashikim të deduktuar nga hipoteza e këtij punimi doktoral me një numur të

konsiderueshëm të dhënash ’domethënëse’ bazuar në argumentin që sugjeron Hempel se

rritja e numrit të të dhënave ’domethënëse’ e shton ndjeshëm shkallën e besueshmërisë në

konfirmimin që i bëjnë këto të dhëna implikimeve të tipit parashikim përkatës. Gjithashtu,

është bërë kujdes që për secilin ballafaqim me implikimin e tipit parashikim përkatës, të

sillen të dhëna ’domethënëse’ jo vetëm të një lloj burimi, por nga burime të ndryshme, sepse

në këtë rast rritet akoma më shumë shkalla e besueshmërisë në konfirmimin që i japin këto të

dhëna implikimeve të tipit parashikim përkatëse. Në fund të secilit ballafaqim bëhet një

paraqitje e tipit bilanc që nxjerr në dukje llojet e ndryshme të të dhënave ’domethënëse’.

299 Po aty: “Një dijetar, qoftë ai teoricien apo prakticien, propozon thënie ose sisteme thëniesh dhe i teston atohap mbas hapi. Në fushën e shkencave empirike, më në veçanti, ai ndërton hipoteza ose sisteme teorike dheua nënshtron ato provës së përvojës me vëzhgim ose eksperiment.” Apo, në përmbledhjen e realizuar ngaDavid Miller “POPPER Vepra të zgjedhura”, botuar në shqip nga Soros&Afërdita, 2000, f.132: “Për aq kohësa teoria u qëndron testeve të rrepta e të hollësishme dhe nuk zëvendësohet nga një teori tjetër gjatë progresitshkencor, mund të themi se ajo 'e ka provuar forcën e saj'...”

300 Me një fjalë, të të dhënave që kanë një raport konfirmimi/përgënjeshtrimi me një hipotezë ose supozim bazëtë një studimi.

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

124

5.1 Dy qasjet kryesore epistemologjike në metodologjinë kërkimit shkencor në shkencat

sociale dhe të komunikimit

Në 'udhëkryqin' e kërkimit shkencor ka dy 'zgjedhje': Ose një qasje pozitiviste që të

shpërqëndron dhe të shpërhap, duke mos të lejuar që të fokusohesh në një problem, në

zgjidhjen e tij dhe në kontrollin empirik të saj301. Në këtë mënyrë kjo qasje pozitiviste të nxit

në kapjen e përshkrimin e sa më shumë aspekteve të një problemi, në bërjen e shumë

pyetjeve, të cilat sugjerohen që të marrin përgjigje nga shtjellimi i përshkrimit

'gjithëpërfshirës' dhe në interpretimet subjektive të të dhënave empirike të mbledhura. Në

kuadrin e kësaj qasje këto interpretime merren si të mirëqena, si diçka që 'shihen' apo 'duken'

vetvetiu të qarta nga që mbështeten në të dhënat empirike. Një qasje e tillë nuk ka ndonjë

produkt konkret, por vetëm të shpie në interpretime subjektive, personale të rezultateve të

dala nga përpunimi i të dhënave të grumbulluara me vëzhgim ose eksperiment. Interpretime

të tilla, në rastin më të mirë, janë supozime bazë ose hipoteza, të cilat ende nuk kanë kaluar

teste rigoroze empirike dhe për këtë arsye ato, po të perifrazonim Popper, nuk ka përse të

konsiderohen seriozisht në shkencë. Por, sigurisht që ato mund të shërbejnë për të nisur një

proces kërkimi gjatë të cilit ato do t'i nënshtroheshin sprovave rigoroze empirike, në mënyrë

që të siguroheshin argumenta bindës për t'i bërë ato të besueshme, për rrjedhojë, edhe të

pranueshme nga bashkësia shkencore përkatëse.

Qasja tjetër, ajo e racionalizmit kritik302, me përfaqësues kryesor Karl R. Popper, në të

kundërt, synon të përqëndrohet në dhënien e një zgjidhje të pjesëshme ndaj problemit

kërkimor që identifikon dhe në ndërtimin e një procedure të kontrollit empirik të saj me anën

e testimit empirik të implikimeve-parashikim që deduktohen prej kësaj zgjidhjeje në trajtë

hipoteze ose supozimi bazë. Në se kjo zgjidhje i kalon me sukses 'sprovat e veta empirike',

atëherë ajo është e legjitimuar që t'i propozohet për pranim bashkësisë shkencore përkatëse.

Pra, kjo qasje të shpie në një hulumtim që ka një produkt konkret, një zgjidhje të pjesëshme

të problemit kërkimor të identifikuar, zgjidhje që ka kaluar me sukses 'sprovat e veta

empirike'.

301 Kocani A., (2013), Një qasje plotësuese epistemplogjike në metodologjinë e kërkimit të shkencave sociale,AU Press, f.11-12.

302 Po aty.

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

125

5.2 Skema teorike metodologjike e studimit.

Identifikimi i problemit kërkimor të studimit:

Lufta kundër fesë në periudhën komuniste (1945-1990) në të ashtuquajturën ‘Shqipëri

londineze’303.

Me që, siç do problem kërkimor, edhe ky përmbante shumë aspekte, angazhimi i

hulumtimit në kuadrin e këtij studimi doktoral, në të gjitha ato aspekte, apo në disa prej tyre,

nuk do të lejonte që ky studim të shkonte në drejtim të thellimit të shpjegimit të luftës kundër

fesë, por do ta ‘shpërqëndronte’ e do ta ‘shtrinte’ atë në ‘gjerësi’, duke prodhuar më shumë

një përshkrim të detajuar, se sa një shpjegim të thelluar të arsyeve të kësaj lufte. Prandaj u

zgjodh që hulumtimi të përqëndrohej në shpjegimin e vetëm një aspekti të këtij problem

kërkimor. Për veçimin e një aspekti të problemit kërkimor u përdor pyetja kërkimore e tipit

“Përse” si vijon.

Pyetja kërkimore e studimit:

“Cilat ishin arsyet kryesore që e nxitën regjimin komunist shqiptar të luftonte fenë?”

Përgjigjia ndaj kësaj pyetje kërkimore jepet me një thënie të tipit shpjegues

(hipotezë). Ajo veçon si një nga faktorët kryesorë që nxiti luftën e regjimit komunist shqiptar

kundër fesë projektin e shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji

në shoqërinë shqiptare.

Hipoteza e studimit:

“Duke krahasuar qëndrimin armiqësor të regjimit komunist ndaj fesë në Shqipëri në

periudhën (1945-1990), shkalla e luftës kundër fesë ka qenë në përpjestim të drejtë me

avancimin e projektit të shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji

në shoqërinë shqiptare.”

Hipoteza është formuluar sipas rregullave të një formulimi korrekt në mënyrë që të

lehtësojë procesin e testimit jo të drejtpërdrejtë empirik të saj304. Ky formulim paraqet një

gjykim konstatimi (fakti), pra nuk përbënte një thënie që teorikisht jep një parashikim,

prandaj dhe nuk mund të testohej empirikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë305. Mbetej që

303 Shqipërisë politike që përfshihet brenda kufijve të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër nëvitin 1913.304 Kocani A., (2013), Një qasje plotësuese epistemplogjike në metodologjinë e kërkimit të shkencave sociale,

AU Press, f.14. Po aty në f.19: “Mbas formulimit të përgjigjeve adekuate ndaj pyetjes kërkimore, lypset tësqarohet përse është e pamundur që të testohen empirikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë ato. Me një fjalë,përse duhen, sipas Popper [Botues D.Miller, POPPER Pjesë të zgjedhura, Soros&Afërdita, f.35] që ato tëtestohen jo drejtpërdrejtë me anën e rrjedhimeve të nxjerra prej tyre?”

305 Në thelb testimi empirik përbën një ballafaqim të një thënie parashikim teorik me një thënie konstatimempirik të ndodhjes ose jo të ngjarjes së parashikuar teorikisht.

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

126

testimi i saj të bëhej nëpërmjet testimit të disa implikimeve-parashikim që deduktoheshin nga

thënia hipotezë. Për këtë arsye nga hipoteza u deduktuan thëniet implikim të tipit parashikim.

Implikim 1:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej që në sistemin e shkollimit të nxitej edukimi ateist.

Implikim 1.1:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej që në sistemin e shkollimit të nxitej edukimi i

drejtpërdrejtë ateist.

Implikim 1.2:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej që në sistemin e shkollimit të nxitej edukimi ateist

nëpërmjet edukimit me 'botëkuptimin materialist shkencor'.

Implikim 2:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej që në sistemin e propagandës komuniste të nxitej

edukimi ateist.

Implikim 2.1:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej që në sistemin e propagandës komuniste me mediat

e shkruara dhe radio-televizive të nxitej edukimi ateist.

Implikim 2.2:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej që, krahas propagandës komuniste për nxitjen e

edukimi ateist, të kishte edhe masa shtrënguese kundër klerit dhe institucioneve fetare.

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

127

Implikim 3:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej angazhimit i të ashtuquajturave ‘organizata të

masave’ në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

Implikim 3.1:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej angazhimi i të ashtuquajturave ‘organizata e

pionierit’ dhe ‘organizata e rinisë’, angazhimi i të ashtuquajturës ‘Organizata e Bashkimeve

Profesionale’ në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

Implikim 3.2:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej angazhimi i të ashtuquajturës ‘Organizata e Frontit

Demokratik’ në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

Implikim 3.3:

Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej angazhimi i të ashtuquajturës ‘Lidhja e

shkrimtarëve dhe artistëve’ dhe institucioneve kulturore të vendit në luftën kundër ‘shfaqjeve

të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’ në të gjitha zhanret artistike (letërsi, muzikë, filma, balet,

pikturë etj.).

Për testimin empirik të secilit prej implikimeve të tipit parashikim të sipërpërmendura

ishte e nevojshme që të skicoheshin indikatorët e informacionit mbi bazën e të cilit do të

formuloheshin thëniet konstatim të parashikimit teorik të përfshirë në implikimet e ndryshme.

Formulimi i këtyre thënieve konstatim do të lejonte që të bëhej ballafaqimi i tyre me thëniet

parashikim që ofronin teorikisht implikimet. Prandaj, për secilin prej implikimeve të tipit

parashikim u skicuan indikatorët në fjalë. Kemi:

Indikatorët për Implikimin 1:

Të dhëna mbi misionin e shkollës në regjimin komunist, mbi shndërrimin e

ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare, si qëllim

kryesor të edukimit shkollor. Të dhëna mbi nxitjen ose/dhe përfshirjen në programet e

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

128

shkollimit gjatë regjimit komunist të elementeve të edukimit ateist, filozofik materialist, të të

ashtuquajturit 'bosht ideologjik' në procesin mësimor.

Indikatorët për Implikimin 2:

Të dhëna mbi synimin për shndërrimin e ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, si qëllim kryesor të edukimit nëpërmjet sistemit të

propagandës ateiste dhe materialiste me media të shkruar dhe media televizive. Të dhëna mbi

masat shtrënguese ndaj klerit dhe institucioneve fetare të realizuara me veprimtari shtetërore

dhe shoqërore.

Indikatorët për Implikimin 3:

Të dhëna mbi synimin për shndërrimin e ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, si qëllim kryesor të edukimit në veprimtarinë e organizatave

të masave (të organizatës së pionierit, të rinisë, të gruas, të Frontit Demokratik, të Lidhjes së

Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe të Bashkimeve Profesionale). Të dhëna mbi përfshirjen e

këtyre organizatave të ashtuquajtura “Leva të Partisë” në veprimtaritë e luftës kundër të

ashtuquajturave 'shfaqje të huaja' dhe 'besimeve fetare' në kuadrin e edukimit ateist.

Page 129: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

129

5.3 Procedimet praktike metodologjike: Përdorimi i të dhënave nga burimet mediatike dhe

botimet

Mbështetur në indikatorët e informacionit të nevojshëm për testimin empirik të secilit

implikim-parashikim të deduktuar nga hipoteza, u mblodhën të dhëna mbi nxitjen e

komponentit ateist dhe filozofik materialist në funksion të projektit komunist të shndërrimit

të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare, në:

1) Sistemin shqiptar të edukimit shkollor në vendin tonë për periudhën 1945-1990.

Për këtë u synua që të mblidhen të dhënat që mundësonin të konstatohej një nxitje e

mundshme e propagandës ateiste dhe asaj materialiste dialektike e historike në programet dhe

procesin mësimor dhe, mbas vitit 1967, të forcimit të të ashtuquajturit ‘bosht ideologjik’ të

procesit edukativo-mësimor.

2) Në mediat e shkruara, televizive, filma, muzikë, letërsi etj.

3) Në materialet që paraqesin të dhëna mbi përfshirjen e organizatave të masave, të

ashtuquajtura “Leva të Partisë” (të organizatës së pionierit, të rinisë, të gruas, të Frontit

Demokratik, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe të Bashkimeve Profesionale), në

veprimtaritë e luftës kundër të ashtuquajturave 'shfaqje të huaja' dhe 'besimeve fetare' në

kuadrin e edukimit ateist të masave

Page 130: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

130

5.4 Përdorimi i të dhënave nga intervistat

Të dhënat nga intervistat me studjues dhe analistë të ndryshëm janë shfrytëzuar

kryesisht në funksion të përforcimit të gjetjeve nga burimet e tjera mediatike ose

bibliografike. Ato kanë, pra, më shumë një vlerë të mbështetjes ‘cilësore’, se sa të një testi të

mirëfilltë empirik, duke shërbyer më shumë paraqitjes sa më me ‘kolorit jetësor’ të dukurisë

të luftës kundër fesë që zhvilloi regjimi komunist shqiptar në periudhën 1945-1990.

a. Justifikimi i përdorimit të të dhënave empirike

Përdorimi i të dhënave qoftë nga burimet mediatike e botimet, apo edhe nga

intervistat me studiues dhe persona 'kyç', ka të bëjë me pritshmërinë tonë që të ndeshim në

këto burime informacioni thënie ku konstatohet ndodhja e atyre ngjarjeve që parashikohen në

implikimet e deduktuara nga hipoteza e këtij punimi doktoral. Kjo, sepse një rast i përputhjes

së thënieve që japin një parashikim teorik me thënie që japin një konstatim empirik të

ndodhjes së këtij parashikimi, do të përbënte një konfirmim empirik të implikimeve të tipit

parashikim dhe do të lejonte që të gjykohej mbi lejueshmërinë e propozimit për bashkësinë

shkencore përkatëse që të konsiderohet si e pranueshme306 hipoteza e doktoraturës nga ku

janë deduktuar implikimet e tipit parashikim në fjalë. Në këtë rast, të dhënat në fjalë përbëjnë

ato që quhen 'të dhëna domethënëse'307 dhe roli që ato luajnë në procesin e testimit empirik të

hipotezës në studim është, sipas Hempel, përforcimi apo mbështetja 'nga poshtë'308 e saj, në

dallim nga e ashtuquajtura 'mbështetje nga lartë' që do t'i vinte asaj nga hipoteza të tjera

tashmë të konfirmuara nga testet empirike.

306 Me që, siç është përmendur më lartë idea e K.Popper, se në shkencat empirike nuk mund të vërtetohenhipotezat.

307 Në kuptimin që parashtrimi apo formulimi i këtyre të dhënave mund të deduktohet nga hipoteza dhe, në këtëmënyrë, ato lujanë rolin e kontrollit empirik të saj. [Kocani A., (2005), “Hyrje në Epistemologji”, Shblu,p.55-56.]

308 Hempel C., (1972), “Eléments d'Epistémologie”, A.Colin, p.58-60.

Page 131: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

131

KREU I GJASHTË: ANALIZA DHE DISKUTIMI REZULTATEVE TË

KËRKIMIT

6.1 Ballafaqimi i parashikimeve teorike me konstatimet empirike përkatëse

Me që në thelb një testim empirik përbën procesin e ballafaqimit midis thënieve

parashikim që jepen nga teoria me thëniet konstatim që dalin nga vëzhgimi shkencor, atëherë

për të testuar empirikisht implikimet e tipit parashikim që janë deduktuar nga hipoteza e

doktoraturës, me synim testimin empirik jo të drejtpërdrejtë të kësaj hipoteze, u procedua si

vijon.

Për testimin empirik të secilit prej implikimeve të tipit parashikim të sipërpërmendura

ishte e nevojshme që të skicoheshin indikatorët e informacionit nga i cili do të formuloheshin

thëniet konstatim të parashikimit teorik të përfshirë në implikimet e ndryshme. Formulimi i

këtyre thënieve konstatim do të lejonte që të bëhej ballafaqimi i tyre me thëniet parashikim që

ofronin teorikisht implikimet. Prandaj, për secilin prej implikimeve-parashikim u renditën të

dhënat që u përdorën duke ndjekur një krahasim midis projektit të shndërrimit të ideologjisë

‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare, dhe të dhënave që

konstatojnë ndodhjen e parashikimit që jep implikimi përkatës. Kjo sepse në implikimet

parashikoheshin të ndodhnin ngjarje të caktuara të kushtëzuara nga përpjekjet për realizimin e

projektit të shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në

shoqërinë shqiptare. Kështu, pritej që të konstatoheshin nxitja e edukimit ateist dhe

materialist në përgjithësi në sistemin e shkollimit, nxitja e propagandës ateiste dhe

materialiste në mediat e shkruara dhe televizive, nxitja e angazhimit të të ashtuquajturave

'organizata të masave' në luftën kundër 'shfaqjeve të huaja dhe besimeve fetare'.

Konstatimi i këtyre pritshmërive të dhëna nga implikimet-parashikim do të përbënte

vetë procesin e testimit empirik të tyre. Kjo, për arsye se është ndjekur një qasje e tipit

kryesisht cilësor, e cila thjesht mëton që të konstatoj ndodhjen ose jo të këtyre pritmërive. Në

se qasja metodologjike e doktoraturës do të ishte e tipit kryesisht sasior, atëherë do të synohej

jo thjesht një konstatim të dukurive të parashikuara nga implikimet, por edhe një vlerësim të

lidhjes statistikore të variabave që përfshihen në përshkrimin e tyre. Në këtë mënyrë do të

mund të flitej për 'rritje' të luftës kundër fesë, për 'forcim' të propagandës ateiste (apo, më

gjerë, materialiste) në shkolla, media të shkruara dhe televizive, të cilat do të kishin një raport

të shoqërimit statistikor domethënës me avancimin e projektit të shndërrimit të ideologjisë

‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare, dhe konstatimi i këtij

shoqërimi nga ballafaqimi i të dhënave me atë që pritej, do të përbënte vetë testimin empirik

të implikimeve të tipit parashikim.

Pikërisht qasja e tipit kryesisht cilësor, e cila synon të sjellë sa më shumë 'dëshmi'

empirike nga burime të ndryshme të ndodhjes së parashikimeve teorike të dhëna nga

implikimet e deduktuara nga hipoteza e doktoraturës, e bën këtë që të rrisë shkallën e

Page 132: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

132

përforcimit që i bëjnë ato kësaj hipoteze309. Kjo është arsyeja se përse në këtë punim

doktoral, në kuadrin e një qasjeje metodologjike kryesisht cilësore, u tentua që jo vetëm të

kishte sa më shumë referime nga burime empirike që do të testonin empirikisht në nivel

cilësor (ndodhi apo nuk ndodhi parashikimi i dhënë nga implikimet?), por edhe që këto

referime të ofronin lloje ('zëra') të ndryshme të dhënash 'domethënëse' në mënyrë që të rritej

ndjeshëm shkalla e 'përforcimit nga poshtë' që i bënin ato hipotezës së punimit doktoral.

Për më tepër, e shumta që mund të bëhej në kuadrin e një qasje kryesisht cilësore,

ishte që krahas konstatimit të ndodhjes së ngjarjeve që parashikonin implikimet e deduktuara

nga hipoteza e doktoraturës, të bëhej një zbërthim me komentet përkatëse të informacionit që

mbartin thëniet konstatim empirik të ngjarjeve të dhëna si parashikim nga thëniet implikim në

fjalë. Sigurisht që këto komente në thelb përbëjnë ose struktura përshkruese, ose struktura

shpjeguese, të cilat janë përkatësisht thënie supozim dhe thënie hipotezë. Si të tilla ato lypset

që të kalojnë sprovat e tyre empirike, që do të thotë që mund të shërbejnë për ndjekjen e

‘pistave’ të reja hulumtimi nga kërkimi shkencor social.

Në vijim kemi ballafaqimin e thënieve parashikim të dhëna nga implikimet e

deduktuara nga hipoteza e studimit doktoral me thëniet konstatim që dalin nga të dhënat e

mbledhura nga burime të dryshme (botime në trajtë monografie, eseje, artikuj revistash e

gazetash, intervista me studjues dhe ‘persona kyç’).

1) Po nisim me Implikimin 1, i cili pohon se: “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj

fesë kushtëzohej nga projekti i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të

vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare, atëherë ishte e pritëshme që të konstatohej që në

sistemin e shkollimit të nxitej edukimi ateist”.

Për të testuar empirikisht këtë implikim-parashikim iu referuam të dhënave që

tregojnë indikatorët e Implikimit 1. Më konkretisht: Të dhënave mbi misionin e shkollës në

regjimin komunist, mbi shndërrimin e ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji

në shoqërinë shqiptare, si qëllim kryesor të edukimit shkollor. Të dhëna mbi përfshirjen në

programet e shkollimit gjatë regjimit komunist të elementeve të edukimit ateist, filozofik

materialist, të të ashtuquajturit 'bosht ideologjik' në procesin mësimor.

A. Të dhënat që dëshmojnë për ekzistencën e nxitjes ose/dhe edukimit të mirëfilltë

ateist në shkollë për periudhën në studim (1945-1990), duke konfirmuar në këtë mënyrë

parashikimin që jep Implikimi 1.

“Më 24 mars 1946 u shpall Kushtetuta, e cila theksonte laicizmin e shtetit dhe të

sistemit arsimor; garantonte pronën dhe ndërmarrjen e lirë private, edhe pse u vendos që

prona private mund të kufizohej dhe të tjetërsohej kur ta kërkonte interesi i përgjithshëm,

309 Sipas A. Kocanit, shtimi i të dhënave empirike domethënëse të të njëjtit lloj e rrit shkallën e mbështetjes që ijapin ato hipotezës nën testim empirik. Por, në se sillen të dhëna domethënëse që i përkasin llojeve tëndryshme, atëherë ky ndryshim cilësor sjell një përforcim të ndjeshëm të kësaj hipoteze, duke e bërë atëakoma më të besueshme se sa kur kemi vetëm shtim sasior të të dhënave domethënëse të të njëjtit lloj.[Kocani A., (2005), “Hyrje në Epistemologji”, Shblu, f.89-91.

Page 133: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

133

gjithnjë në bazë të ligjit”.310

Ligji nr. 281, i datës 17 gusht 1946, për Arsimin në Shqipëri thekson laicizimin e

procesit të mësimdhënies dhe ndarjen e shkollës nga feja. Në ligj projektohej një sistem

shkollor koherent me linjat kryesore të qeverisë dhe shteti merrej me edukimin e njerëzve.

Dëbimi i klerikëve të huaj dhe roli i institucioneve fetare sa vinte e po dobësohej. Shteti

komunist forcoi masat për tkurrjen në maksimum të mësimit katolik, deri në mbylljen e të

gjitha institucioneve shkollore fetar në Shqipëri.311

Reforma arsimore zhduku edukimin fetar në shkolla dhe “shteti e shpalli veten si të

vetmin institucion që mund të kryente edukimin e rinisë, e cila nga ky çast filloi të edukohej

me ndjenjën e “dashurisë” dhe të “besnikërisë ndaj shtetit dhe partisë”.312

Shkatërrimi i rrjetit të aktiviteteve në sistemin shkollor dhe edukativ të institucioneve

fetare, modifikimi i strukturës ekonomike dhe konfiskimi i pasurive të tyre, komunitetet

fetare vareshin gjithnjë e më shumë nga shteti.(CIMBALO G., Pluralizmi i besimit dhe komunitetet

fetare në Shqipëri, Naimi, Tiranë, 2013, f. 115).

Puna ideologjike, e bërë nga organizatat e Partisë së bashku më prindër, nxënës,

mësues, kishte afirmuar norma të reja dhe kishte zhdukur ritet dhe festat fetare. “Fjalori fetar

pothuajse nuk përdoret nga nxënësit e shkollës. Edhe vënia e emrave të tillë si Petrit, Agim,

Arta për zonën e Qelës me ish-besim katolik është një fitore”313, ku shihet qartë për goditjen

në çdo formë të ideologjisë së vjetër fetare dhe afirmimin e së resë socialiste.

“Kolektivi punonjës, është kudhra më e mirë, ku njerëzit edukohen me durim, ai është

gjykatësi më i drejtë për të zhveshur punonjësit nga mbeturinat e dëmshme në ndërgjegjen e

tyre”314, ku bëhej forcimi i botëkuptimit të punonjësve.

Në saj të rritjes së vigjilencës “vrojto-zbulo dhe lufto” me ashpërsinë më të madhe

çdo shfaqje të ideologjisë së huaj, mbeturinat fetare dhe zakonet prapanike, goditeshin ende

pa u zbuluar mirë. Në këtë aksion kombëtar ateist u përdor “Vrojtimi dhe zbulimi, debati dhe

anketat përbrenda shkollës, diskutimi masiv në bazë lagjesh”.315 Përveç kësaj strategjie, u

përdorën në luftën kundër ideologjisë fetare dhe “mjaft pionierë të rinj nëpërmjet sistemit të

patronazhit iu ngarkuan t’u mësonin fatosave vjersha dhe tregime ku të vihej në lojë feja,

predikuesit e saj si dhe zakonet prapanike që lidhen me to”316. Me qëllim intensifikimin e

luftës ndaj fesë, në të gjitha fshatrat e Shqipërisë u përzgjodhën qëllimisht dhe u shitën libra

që demaskonin fenë dhe nxirrnin në pah karakterin reaksionar të fesë.

Ceremonitë fetare, të kombinuara me mësimin fetar, duke zënë një vend të

konsiderueshëm në shkollë, sipas propagandës ateiste të kohës, përbënte plagë të rëndë për

shkollën shqiptare të para dhe pasçlirimit. “Autoritetet fetare të feve të ndryshme përpiqeshin

si e si të servirnin sa më shumë festa fetare dhe kush e kush t’i paraqiste sa më të “bukura”

310 CIMBALO G., (2013) Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Naimi, f. 90.311 AQSH, Fondi nr. 890, 1953, dos. nr. 1427, 23.312 DUKA V., (2007), Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, f. 282.313 SINANI S., Luftë e pandërprerë kundër mbeturinave të ideologjisë fetare, “Vatra e kulturës”, Nr. 1, Tiranë

1975, f. 29.314 JAKUBINI A., Forca e kolektivit dhe paragjykimet fetare, “Mësuesi”, Nr. 2, 12 janar 1962, f. 3.315 POÇARI B., Ç’tregon përvoja jonë e luftës kundër mbeturinave fetare e zakoneve prapanike, “Mësuesi” Nr.30, 27 korrik 1977, f. 3.316 Po aty.

Page 134: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

134

ato dhe puna kishte arritur deri atje sa që Krishtlindjet ishin festuar ndër shkolla edhe deri në

tri javë”.317

“Figura të ashtuquajtura të shenja, të gdhendura në dru,të derdhura në allçi e në bronz,

të pikturuara në beze, dërrasa e mure, gjeje jo vetëm në institucionet fetare, ku me nderime u

bëheshin ceremonitë e shumta, por ato kishin depërtuar edhe në familje”318, çka tregonte për

aksionin e jashtëzakonshëm antifetar të depërtuar deri në individët e çdo familje.

Klerikët në fshatra akuzoheshin se kërkonin të kryenin skllavërimin e plotë shpirtëror

të besimtarëve pasi njerëzit që e dëgjonin priftin ishin të paditur dhe pikërisht në këtë zbrazëti

kulturore vepronte kleri. “Paditurinë e tyre “njeriu i zotit” e shfrytëzonte me mjeshtëri, u

helmonte ndërgjegjen, i ngrinte edhe kundër pushtetit popullor, që ishte fituar me luftë, me

gjak”.319

“Fotoekspozitat dhe agjitacioni figurativ është një mjet shumë i fuqishëm

edukonjës”,320 ku mësuesit dhe shkolla komuniste përdoreshin maksimalisht për propagandë

në favor të regjimit komunist. Në edukimin ateist të nxënësve bënin pjesë mbrëmjet tematike,

mëngjeset letrare, pasditet tematike, mbrëmjet muzikore, gazetat folëse dhe montazhet

artistike, dhe “gazetat e murit, konkurset e fjalës artistike, të gjuhës dhe të matematikës”,321

në të cilat mësuesit ishin shfrytëzuar maksimalisht për t’ia arritur këtij qëllimi kombëtar.

Vendimi për nisjen e aksionit kundër fesë u morr në mbledhjen e rinisë së shkollës

Naim Frashëri më 15 janar 1967, të mbështetur maksimalisht edhe nga organizatat bazë të

Partisë. “U ngritën komisionet për grumbullimin e materialit ideologjik, për përgatitjen e

agjitacionit figurativ, u krijua biblioteka ateiste-shkencore dhe këndi i propagandimit të luftës

kundër shfaqjeve të ideologjisë fetare”322. Në pasditen e 20 janarit, që u caktua edhe si ditë

sulmi, në shkollën Naim Frashëri u mbajt mbledhja me temë “Me shpatën e mprehtë të

ideologjisë së Partisë sonë, në luftë kundër besëtytnive fetare e zakoneve prapanike”323, e cila

ishte motoja dhe shkëndija e madhe e revolucionit ideologjik.

Aspekt i rëndësishëm në luftën ndaj fesë, ishte dhe goditja ndaj librave të shenjtë, siç

ishin Bibla, Kurani dhe ikonat që përbëjnë bazën e besimit fetar. Libri më i rëndësishëm për

besimin Mysliman, Kurani, shënjestrohet nga propaganda duke u quajtur si kopjim i Biblës

dhe se Kurani nuk ka as lidhje kronologjike as logjike. Sipas shkrimit, si nga titujt e sureve

(krerëve) dhe vendosja e materialeve, Kurani s’ka sens. “Kapitujt e Kuranit janë radhitur pa

kurrfarë sistemi e lidhje dhe është marrë parasysh kryesisht madhësia e tyre. Në shumë raste

titujt e kapitujve, nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me përmbajtjen dhe janë vënë rastësisht”324

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

317 GOGAJ I., Pasoja e ceremonive fetare në shkollën shqiptare para çlirimit, “Mësuesi”, Nr. 29, 21 korrik 1967,f. 4.

318 DEDI K., Muze që akuzon, “Mësuesi”, Nr. 30, 25 korrik 1973, f. 5.319 Po aty.320 ÇIBAJ I., Edukimi ideopolitik i nxënësve, detyra më e rëndësishme e shkollës, “Mësuesi”, Nr. 1, 6 janar

1967, f. 3.321 Po aty.322 SHAHINI T., Duke kujtuar ato ditë të zjarrta, “Adriatiku”, Nr. 10, 3 shkurt 1977, f. 3.323 Po aty.324 Ç’është Kurani?, “Mësuesi”, Nr. 16, 21 prill 1967, f. 4.

Page 135: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

135

1. Që me Kushtetutën e vitit 1946 u ligjërua një sistem arsimor me mësimdhënie të

laicizuar, ku ndahej shkolla nga feja. Dhe në kuadrin e këtij sistemi mësimor shteti merrte

përsipër edukimin e të rinjve, i cili do të ishte në përputhje me normat e qeverisjes, të cilat

ishin sipas ideologjisë komuniste. Pra, ligjërisht caktohej që edukimi i të rinjve në shkollë do

të ishte në linjën e ideologjisë ateiste.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që supozonte

zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

2. Presioni shtetëror për 'tkurrjen' deri në mbyllje të institucioneve mësimore dhe

edukative fetare përbën një qëndrim të hapur ateist të shtetit komunist në sistemin arsimor.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

3. Propaganda në shkollë nga organi i Ministrisë së Arsimit, gazetës 'Mësuesi' vinte

theksin që në kuadrin e edukimit ideopolitik të nxënësve, si detyra më e rëndësishme e

shkollës, të forcohej propaganda kundër zakoneve të huaja, festave, emrave me origjinë

fetare dhe librave bazë të feve të ndryshme.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

4. Mësuesit dhe shkolla komuniste në kuadrin e edukimit ateist përdorën gjerësisht

aktivitetet argetuese e letrare (mëngjeset letrare, pasditet tematike, mbrëmjet muzikore),

konkurset artistike dhe në lëndët shkencore, propagandën me gazeta muri dhe folëse.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

5. Nxitja nga lartë e nxënësve të shkollës së mesme 'Naim Frashëri' të qytetit të

Durrësit për të dalë si nismëtarë të fillimit të aksionit kombëtar të luftës kundër ideologjisë

dhe institucioneve fetare.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

B. Të dhënat që dëshmojnë për ekzistencën e nxitjes ose/dhe edukimit të materialist

marksist-leninist në shkollë për periudhën në studim (1945-1990), duke konfirmuar në këtë

mënyrë parashikimin që jep Implikimi 1..

Feja shihej si një pengesë serioze për komunistët në realizimin e modelit të shoqërisë

socialiste. “Parimi i mëshirës, i faljes, i dashurisë universale, i mosrezistencës së krishterë

ndaj së keqes bien drejtpërdrejt në kundërshtim me parimin e luftës së klasave, që

konsiderohej si zemra e sistemit totalitar, motori i funksionimit të institucioneve të tij”.325

“Shkollës sonë i takon një rol i dorës së parë për të formuar botëkuptimin shkencor

materialist të rinisë. Rekomandohet Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës që në punën edukative

mësimore të shkollave të reflektohet menjëherë ky problem”.326

Propaganda ateiste shkencore futet fuqishëm edhe në shkolla. “Laboratorët e

325 FUGA A., Monolog, Dudaj, Tiranë 2010, f. 237.326 AQSh, Fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, nr. 511, viti 1962, d. 7, fl. 3.

Page 136: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

136

shkollave shtatëvjeçare duhet të bëhen mjetet kryesore të propagandës vizuale për punën

ateiste-shkencore”327, për ta alternuar me ekspozita e mjete figurative, që ta bëjnë më të

kuptueshme dhe më bindëse punën ateiste-shkencore të kuadrove kulturorë.

“Kur propaganda ateiste nuk ndërpritet, kur ajo qëllon vazhdimisht atje ku duhet,

botëkuptimi materialist do të triumfojë mbi atë idealist dhe koncepti fetar do të rrëzohet i

mundur dhe atëherë as zakoni, as veprimi, që kryhej mbi bazën e këtij koncepti, nuk do të

jenë më”.328 Luftën ndaj fesë sistemi komunist e shikonte si luftë ideologjike të botëkuptimit

shkencor materialist kundër botëkuptimit antishkencor, idealist, fetar, etj., kundër

besëtytnive, besimeve dhe paragjykimeve fetare.

Mbledhje të tilla synonin që të shihnin pozicionin e secilit njeri, ti shtynin, ti nxisnin

dhe ti bindnin për kotësinë dhe zhdukjen e besimeve fetare. Diskutime të tilla dhe lëvizje të

tilla regjimi porosiste që “të ndiqet nga të gjitha shkollat, institucionet kulturore, dhe qendrat

e punës. Ambjentet tona të zbukuruara me vepra, të cilat i përgjigjen hovit revolucionar,

politikës proletare. Asnjë lëshim në ideologji”.329

“Shkolla ka si detyrë që të edukojë dhe të fusë ideologjinë dhe politikën e Partisë te

fëmijët që edukon”330.

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

1. Partia i vinte si detyrë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës që shkolla duhet të luante

rolin kryesor në formimin e botëkuptimit shkencor materialist të fëmijve dhe rinisë.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që

supozonte formimin e botëkuptimit shkencor materialist të fëmijve dhe rinisë në kuadrin e

zhvillimit të një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

2. Orientimet që jepte organi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, gazeta 'Mësuesi',

për të shfrytëzuar sa më mirë mundësitë që ofronin laboratoret në shkollë për të zhvilluar një

propagandë ateisto-shkencore efikase dhe ato që ofronin ekspozitat figurative për

demaskimin e botëkuptimit fetar.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që

supozonte formimin e botëkuptimit shkencor materialist të fëmijve dhe rinisë në kuadrin e

zhvillimit të një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

3. Orientimet që jepte organi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, gazeta 'Mësuesi',

për të konsideruar luftën ndaj fesë si luftë ideologjike të botëkuptimit shkencor materialist

kundër botëkuptimit antishkencor, idealist, fetar, etj kundër besëtytnive, besimeve dhe

paragjykimeve fetare.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që

327 BEZHANI N., Propaganda ateiste-shkencore e studiuar i bind njerëzit, “Mësuesi” Nr: 5, 1 shkurt 1963, f. 1.328 BEZHANI N., Propaganda ateiste-shkencore e studiuar i bind njerëzit, “Mësuesi” Nr: 5, 1 shkurt 1963, f. 6-7.329 BUZA K., Asnjë lëshim në ideologji, “Mësuesi” Nr. 16, 21 prill 1967, f. 3.330 ÇIBAJ I., Edukimi ideopolitik i nxënësve, detyra më e rëndësishme e shkollës, “Mësuesi”, Nr. 1, 6 janar1967, f. 11.

Page 137: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

137

supozonte formimin e botëkuptimit shkencor materialist të fëmijve dhe rinisë në kuadrin e

zhvillimit të një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

4. Orientimet që jepte organi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, gazeta 'Mësuesi',

për të nxitur në kolektivat e shkollave debatet e diskutimet mbi kotësinë dhe

domosdoshmërinë e zhdukjes së besimeve fetare.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që

supozonte formimin e botëkuptimit shkencor materialist të fëmijve dhe rinisë në kuadrin e

zhvillimit të një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

Të gjitha të dhënat e sjella më sipër konfirmonin të dy parashikimet që

përfshiheshin në Implikimin 1.

2) Për Implikimin 2, i cili pohon se: “Nëse lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë

kushtëzohej nga projekti i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, atëherë ishte e pritshme që të konstatohej që në sistemin e

propagandës komuniste të nxitej edukimi ateist”, ka vend që të thuhet se ballafaqimi për të

mund të realizohej më mirë nga shqyrtimi i të dhënave që testonin empirikisht implikimet

derivate të tij (Implikimi 2.1 dhe Implikimi 2.2).

Kështu për Implikimin 2.1, i cili pohon se: “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar

ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të

vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare, atëherë ishte e pritëshme që të konstatohej që në

sistemin e propagandës komuniste me mediat e shkruara dhe radio-televizive të nxitej

edukimi ateist”, do të kishim ballafaqimin me të dhënat si vijon.

Të dhëna mbi shndërrimin e ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në

shoqërinë shqiptare, si qëllim kryesor të edukimit nëpërmjet sistemit të propagandës me

media të shkruar dhe radio-televizive. Të dhëna mbi nxitjen ose/dhe propagandën ateiste dhe

materialiste në funksion të projektit komunist të shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-

leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare, në mediat e shkruara dhe radio-

televizive.

Media në aksionet e mëdha që ndërmerrte shteti komunist, siç ishte rasti i zhdukjes së

fesë bëri një punë të madhe “propagandistike, agjitative, edukuese e organizative të

partisë”331 ku qëllimi i vetëm i sistemit ishte revolucionarizimi i çdo sektori në vend.

Shtypi sipas propagandës komuniste në revolucionarizimin e jetës se vendin zhvilloi

një politikë proletare ku “shtypi, radio, dhe ATSH u bënë edhe më luftarake, bateri të

fuqishme të partisë në revolucionin ngadhnjimtar”.332

“Komiteti Qëndror dhe gjithë partia e kanë konsideruar kurdoherë shtypin si armën

331 AQSh, F. Partia e Punës e Shqipërisë, nr. 14, viti 1967, d. 231, fl.4.332 AQSh, Fondi Partia e Punës e Shqipërisë, nr. 14, viti 1967, d. 230, fl.3

Page 138: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

138

më të fuqishme për të çuar vijën e partisë në masa për të sqaruar e mobilizuar”333 masat

punonjëse në të gjitha aksionet që shteti ndërmerrte në vend sidomos në luftën ndaj fesë që

ishte shumë specifike.

Në regjimin totalitar “shtypi, mediat në përgjithësi, sikurse dhe sektorë të tjerë, si

arsimi e kultura, konsiderohen si pjesë përbërëse e sistemit të propagandës së Partisë në fuqi

dhe vendosen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Partisë”.334

Shteti komunist në shtypin e shkruar e paraqiste fenë si një pasqyrim të gënjeshtërt

iluzor dhe fantastik i realitetit, si përulje dhe nënshtrim i njeriut përpara forcave të natyrës

dhe shoqërisë. Feja është “e lidhur ngushtë me idealizmin dhe në të vërtetë nuk është asgjë

tjetër veçse forma më trashanike dhe më vulgare e botëkuptimit idealist”.335

“Kisha, si institucion fetar i ka nxjerrë shkencës gjithfarë lloj pengesash, duke luftuar

mendimin e lirë, duke persekutuar njerëzit e mendimit të lirë, shkencëtarët e guximshëm”.336

“Ngritja e karakterit luftarak të propagandës ateiste kërkon argumentim të thellë me

fakte nga shkenca e jeta, të kotësisë së ruajtjes së përfytyrimeve fetare”.337 Në luftën kundër

ideologjisë fetare, propaganda ateiste ishte thellësisht e argumentuar e jepte mundësi që të

përvetësoheshin nga masat bazat shkencore të botëkuptimit materialist.

“Puna individuale që zhvillon agjitatori dhe propagandisti, kërkon njohje nga ana e tij

e kushteve të jetës, interes, shprehitë e shkaqet që ndikojnë tek ai në ruajtjen e njollave

fetare”338, pasi puna individuale përbën një nga format që duhet të nxitë luftën e brendshme të

motiveve të individit.

“Njerëz, të cilët kanë ideologji fetare e kanunore në kokë, i pengojnë gratë e veta të

marrin pjesë në punë prodhuese, duke dëmtuar ekonomikisht shoqërinë dhe veten”.339

“Është kushtuar kujdes përgatitjes me përmbajtje të shëndoshë dhe të kuptueshme

temave, leksioneve”340 që te kooperativistët e thjeshtë, kuadrot drejtuese të Partisë të nxisin

debate të gjalla deri në arritjen e përfundimeve konkrete rreth kotësisë së fesë.

Si pasojë e propagandës ateiste “janë zhdukur gjithashtu shumë shprehje poshtëruese,

si “hanko”341, hankoç, bej, agabej” të mbështetura në konservatorizëm, bajraktarizëm dhe fe.

Lufta ndaj zakoneve të vjetra të shoqërisë së vjetër synonte ndërgjegjësimin për dëmin

e madh që sillnin lëshimet që bëhen ndaj indisiplinimeve, moskryerjes së detyrës, shkeljeve

të ligjeve, rregullave të vendosua nga diktatura e klasës punëtore. “Vendin e shfaqjeve të

huaja, siç janë lëshimet, indiferentizmi dhe individualizimi mikroborgjez, sa vjen e më tepër

po e zënë solidariteti socialist, kërkesa e llogarisë, kontrolli ndaj vetvetes dhe ndaj shokëve,

333 Po aty, viti 1961, d. 124, fl.2.334 Po aty, fl.80.335 BEQJA H., (1955), Të forcojmë propagandën shkencore-ateiste në masat punonjëse, “Rruga e Partisë” Nr. 9,f. 47.336 Po aty, f.50.337 GASHI A., (1972), Propaganda ateisto-shkencore t’u përgjigjet kërkesave të stadit të tanishëm të luftëskundër “njollave” fetare, “Jeta e re” Nr. 36, f. 2.338 Po aty.339 Po aty.340 GASHI A., (1972), Propaganda ateisto-shkencore t’u përgjigjet kërkesave të stadit të tanishëm të luftëskundër “njollave” fetare, “Jeta e re” Nr. 36, f. 2.341 GREVA N., T’u hyjmë me thellësi studimit dhe luftës kundër zakoneve prapanike e besimeve fetare, “Zëri ipopullit”, Nr. 209, 2 shtator 1969, f. 2.

Page 139: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

139

ndihma ndaj njëri-tjetrit për ecjen përpara të të gjithë kolektivit”.342

Nëpërmjet shtypit të shkruar regjimi i bënte përditë gjyq fesë. Regjimi porosiste

propagandistët dhe agjitatorët për një propagandë “konkrete, jo të sipërfaqshme, për një

propagandë të tillë që për formimin e botëkuptimit ateist shkencor nuk kufizohet në zbulimin

e origjinës dhe përmbajtjes së këtyre mbeturinave, por synon që masat të kuptojnë dëmin që i

sjellin ato shoqërisë”.343

Në punën ateiste-shkencore, në luftën kundër fesë, propaganda ateiste ndalej në një

punë sqaruese e bindëse për të kaluar më pas tek aksioni konkret “nuk duhet të harxhojmë

fishekët duke luftuar vetëm pasojën, si fenomen, për shembull të prishim antenën e radios që

është vendosur mbi oxhak në formë kryqi etj”.344 Feja në propagandën ateiste, ka aleate

padijen, nivelin e ulët arsimor e kulturorm traditat dhe zakonet e vjetra.

Lufta kundër fesë, në propagandën ateiste, ishte luftë kundër asaj që ka ushqyer

pabarazinë dhe paditurinë e njerëzve. Pas aksioneve dhe luftës kundër fesë merreshin masa

për “thellimin e demokracisë në familje, për gjallërimin e jetës kulturore dhe artistike duke

gërshetuar në aktivitete të ndryshme problemet që lidhen me luftën kundër fesë dhe kundër

konservatorizmit dhe patriarkalizmit”.345

Propaganda dhe përgatitja e opinionit publik fillonte që në familje dhe më pas në

organizatat bazë të Partisë duke goditur praktikat fetare, si kotësi dhe papërmbajtje.

“Nëpërmjet aktiviteteve të kulturës masive, duke fshikulluar me humor rastet sporadike të

besimeve fetare, mund të ngrihet në një nivel më të lartë dhe mund të interpretohen edhe me

thellë këto shfaqje, kotësia e besimeve fetare, domosdoshmëria që njerëzit tanë të shkëputën

përfundimisht nga ideologjia fetare”.346

Lufta kundër fesë dhe paragjykimeve, koncepteve e dogmave fetare ishte pjesë e

pandarë e revolucionit ideologjik për çlirimin e popullit shqiptar nga vargonjtë e klerit.

“Mendimet, traditat dhe zakonet e vjetra nuk vdesin vetvetiu, lehtë dhe shpejt”347, por

sugjerohej që në artikujt e shtypit që të zhvillohej luftë e jashtëzakonshme në ndërgjegjen e

njeriut, që e vjetra të braktiset dhe të përqafohet e reja, që masat të edukohen me qëndrim

komunist ndaj punës dhe shoqërisë.

Feja duhej zhdukur sipas artikujve në shtypin e shkruar pasi varfërinë, vuajtjen e

rëndë, pabarazinë shoqërore, skllavërinë etj., i quan mirësi nga Zoti. “Në Bibël, në Kuran dhe

në të gjithë librat e shenjtë ka shumë legjenda, tregime dhe predikime me anë të të cilave

mbrohet prona private dhe justifikohet rendi shoqëror i shfrytëzimit”348, ku kleri dhe

ideologjia borgjeze akuzohet se mashtrojnë masat punonjëse për t’i mbajtur të shtypur e të

shfrytëzuar.

Ideja fetare në shkrimet propagandistike ateiste paraqitet si ide e gënjeshtërt me aleate

mashtrimin dhe skllavërimin. Institucionet fetare dhe klerikët anatemohen si faktorë që

342 STARJA K., Në kudhrën e luftës klasore po zhduken njollat e shoqërisë së vjetër, “Zëri i popullit”, Nr. 214, 7shtator 1969, f. 2.343 MILLOSHI S., Gjyq të përditshëm zakoneve prapanike e mbeturinave fetare, “Ushtima e maleve”, Nr. 70, 31gusht 1977, f. 2.344 Po aty.345 Gjithnjë me forcë e vigjilencë kundër ndikimeve të ideologjisë fetare, “Kastrioti” Nr. 4, 26 janar 1979, f. 3.346 Po aty.347 MADHI S., Morali fetar predikon shtypjen dhe nënshtrimin, “Rruga e Partisë” Nr. 9, Tiranë 1962, f. 36.348 Po aty, f.37.

Page 140: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

140

dëmtojnë shoqërinë dhe se në institucionet fetare “ka bërë fole reaksioni më i zi që përgatiste

shfarosjen e njerëzisë dhe qytetarisë”.349

Në propagandën ateiste, feja dhe ritet e saj paraqiten si shfaqje e huaj, në kundërshtim

me mësimet e partisë. Feja duhet zhdukur më të gjitha mjetet pasi sipas autorit “në mjaft

ceremoni si në lindje, në vdekje e në dasma, ka shfaqje të elementëve fetare”350, që nuk ishin

asgjë tjetër veçse molepsje mbeturinash të së kaluarës.

Autori shkruante me bindje se propaganda borgjeze ishte munduar që t’i paraqesë

sekte të tilla si oaze të prehjes shpirtërore, se njerëzit aty do të gjejnë paqen e shpirtit, se

njerëzit në këto sekte do gjejnë sigurinë e jetës dhe besimin, por që në të vërtetë ata kanë

qëllimin e vetëm atë të mashtrimit. Sekte të tilla si “Kisha e Bashkuar”, “Tempulli i Popullit”,

“Fëmijët e Zotit Mun”, janë shndërruar në organizata që kanë në arkivin e tyre qindra krime,

vrasje, grabitje personash e përdhunime”351

Vatikani dhe kisha katolike akuzohen se ishin kthyer në një instrument kryesor të

borgjezisë imperialiste në përhapjen e fesë dhe sundimin e masave ku Vatikani akuzohet deri

për prodhimet e raketave, aeroplanëve luftarakë. “Vatikani është një afarist i pangopur që

disponon pasuri të mëdha të tundshme dhe të patundshme”.352

Feja shigjetohet se i ka shërbyer ndër shekuj vetëm interesave të klasave sunduese ku

me anë të ceremonive fetare, ritet, agjërimet, faljet, pasivitetin ndaj ngjarjeve aktuale,

fatalizmin “myslimanizmi mbolli kudo pasigurinë e frikën nënshtrimin, karshi pushtuesit turk

dhe kryetarit të tyre sulltanit”.353

Qëllimi i pushtuesve osmanë, sipas artikullit propagandistik ishte që në Shqipëri “të

krijohej një masë e konsiderueshme banorësh myslimanë të lidhur ideologjikisht me fatet e

perandorisë turke, për të zbatuar më lehtë me anën e fesë politikën e pushtimit të plotë të

Shqipërisë si dhe për t’i rekrutuar shqiptarët në radhët e ushtrisë turke si mish për top”.354

Propaganda akuzon rëndë besimin islam se myslimanët bënë çmos që me anë të

politikës të futnin në vëllavrasje popullin shqiptar si një mjet për të zotëruar e sunduar më

lehtë. “Kudo që hodhi rrënjë, feja dhe kleri mysliman u bënë mbështetje e pushtuesve,

shprehës dhe mbrojtës ideologjik të shoqërisë ushtarako-feudale”.355

“Feja ka qenë gjithmonë helm për popullin, sepse ajo ka qenë ideologji dhe

mbështetje e pushtuesve”.356

“Klerikët reaksionarë kanë qenë ata që u kanë rënë kambanave dhe u kanë dhuruar

lule e bekime apostolike pushtuesve”357

“Poshtërsia e klerikëve reaksionarë të cilët kanë mbajtur kurdoherë anën e armiqve të

popullit dhe pushtuesve të huaj”358 ku ortodoksët shqiptarë në bashkëpunim me grekët kishin

349 SHABANI F., Feja është benzinë e zjarreve të këqija, “Fitorja”, Nr. 26, 31 mars 1984, f. 2.350 Po aty.351 Po aty.352 Poaty.353 BOGDANI S., Feja myslimane, ideologji e pushtuesve turq, “Luftëtari”, Nr. 37, 7 maj 1967, f. 4.354 Po aty.355 Po aty.356 Po aty.357 SPAHIU Xh., Trungu është prerë por rrënjët ende nuk janë shkulur, “Zëri i popullit” ,Nr. 70, 23 mars 1975, f.2.358 BOGDANI S., Feja ortodokse, ideologji e shovinistëve grekë që pushtonin vendin tonë, “Luftëtari”, Nr. 57,16 korrik 1967, f. 3.

Page 141: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

141

pasur si qëllim të vetëm shkatërrimin e popullit shqiptar dhe varrosjen e kombit shqiptar.

Në veprimtarinë e saj antishqiptare, Patriarkana greke përdori të gjitha armët e saj si

“pabesinë, helmin, thikën, injorancën, mashtrimin, tradhtinë, bashkëpunimin me armiqtë tanë,

turqit”359 ku akuzohen misionarët e kishës greke se janë munduar dhe kanë depërtuar si tenja

në trupin e popullit shqiptar me qëllim copëtimin territorial të shtetit shqiptar.

“Feja myslimane ka qenë përdorur si vegël ideologjike në duart e pushtuesve turq për

të përçare popullin tonë, feja ortodokse ka qenë ideologji shoviniste greke, feja katolike me

qendër në Vatikan ka qenë ideologji e pushtuesve italianë, imperialistëve austriakë e

fashistëve italianë”.360

Propaganda antifetare e regjimit komunist zhvillohej mbi baza shkencore, sistematike

e jo me fushata, e organizuar sipas planit “në përputhje me kushtet e kohës e të vendit, e

diferencuar për krahina, zona, mosha e sekse të ndryshme”.361

Ideologjia imperialisto-revizioniste, sipas propagandës ateiste, synonte të bënte për

vete të rinjtë, me anë të propagandimit të ideve si liri, demokraci, liberalizim e demokratizim

dhe kultivimin e shijeve estetike që përbënin sipas propagandës “shthurjen e individit në

kulturën e sjelljes, mënyrën e jetesës, ngushtimin e sferës së detyrave dhe zgjerimin e

kërkesave pa baza”.362

“Vetëm kur armiku rrethohet nga katër anët, i zihen shtigjet, i merret fryma, sigurohet

fitorja” mbi mbeturinat e fesë që ushqenin sipas regjimit doke, zakone e praktika të vjetra.”363

Propaganda ateiste angazhon me shkrime dhe punë bindëse në fshat organizatat e

masave dhe të Partisë të angazhonin inteligjencën e fshatit, mësuesit, punonjësit e

shëndetësisë, kuadrot e bujqësisë, të administratës etj. Për realizimin e këtij operacioni “në

funksion të këtij diskutimi të shërbejë agjitacioni figurativ, propaganda, aktivitetet kulturore-

artistike, fletë-rrufetë”.364

“Të dish të luftosh kundër fesë duhet të dish të shpjegosh në mënyrë materialiste

burimin e besimeve fetare” 365dhe kryesorja në bindjen e masave.

Me qëllim shkatërrimin e fesë si isntitucion, propaganda fiksohet te një element i

rëndësishëm i institucioneve fetare siç ishin ikonat. Shën Palin, duke ungjillëzuar mbi kalë,

në luftë me djallin, propaganda e paraqet në këtë mënyrë: “Feudali i hipur mbi kalë me një

shtizë të tillë të helmuar siç ishte feja, ia kish ngulur këtë bujkrobit mu në zemër dhe e

mbante nën thundrat e kalit”.366

Kusht për zhvillimin e shoqërisë socialiste sipas propagandës ateiste të kohës, ishte

lufta e përjetshme mes së resë komuniste dhe të vjetrës fetare, mes asaj që lindi fuqishëm me

359 Po aty.360 Lufta kundër botëkuptimit fetar është luftë e vazhdueshme ideologjike, “Rruga e Partisë”, Nr. 4, prill 1967, f.7.361 MEZINI B., Për një luftë më shkencore kundër ideologjisë fetare, “Zëri i popullit”, Nr. 281, 24 nëntor 1973,f. 2.362 GASHI A., Disa drejtime të luftës kundër fesë, “Zëri i popullit”, Nr. 180, 29 korrik 1973, f. 3.363 SPAHIU Xh., Trungu është prerë por rrënjët ende nuk janë shkulur, “Zëri i popullit” ,Nr. 70, 23 mars 1975, f.2.364 Lufta më e madhe kundër fesë e zakoneve prapanike duhet bërë në ndërgjegje, në botëkuptimet e njerëzve,“Kushtrimi”, Nr. 22, 15 mars 1975, f. 3.365 QESJA B., Lufta kundër mbeturinave fetare dhe zakoneve prapanike s’ka marrë fund, “Adriatiku”, Nr. 63, 7gusht 1975, f. 3.366 PAPA Th, Për çrrënjosjen e mbeturinave fetare duhet punë bindëse e vazhdueshme, “Zëri i Vlorës”, Nr. 45, 6qershor 1968, f. 3.

Page 142: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

142

regjimin e ri dhe asaj që po vdeste, të asaj që po zhvillohej kundër asaj që po vjetrohej. “Lufta

midis së vjetrës dhe të resë është përmbajtja e brendshme e procesit të zhvillimit”367 të

shoqërisë socialiste që u ndërtua ndërmjet antagonizmit trinom: e shkuar, e tashme, e ardhme.

“Njerëzit që kanë marrë pjesë në aksione, pavarësisht moshës, shfrytëzimi i teatrove,

estradave, lëvizjet e kooperativave bujqësore, qendrat e punës, vatrat dhe shtëpitë e kulturës,

shtypi lokal”368 janë elemente shumë të rëndësishme, me qëllim goditjen revolucionare

kundër zakoneve prapanike e besimeve fetare.

Konceptet e vjetra zhdukeshin gjithashtu, duke ndërmarrë “në drejtim të një pastërtie

shembullore personale, në familje, në qendra pune, në fshat, krijimin e kushteve lehtësuese

për gratë si në fshat dhe në qytet, në drejtim të një pune më të thellë ideologjike, ateiste-

shkencore, sqaruese, bindëse me njerëzit”.369

“Dogmat fetare, që dikur kishin robëruar mendjen e popullit tonë, u tronditën për

vdekje dhe krijuan ato kushte sociale që propaganda fetare të ndalohet me ligj”.370

“Feja është e huaj për njerëzit. Feja myslimane përligj martesën me shume gra, shitjen

e vajzave dhe fejesën e të miturave. Kurani lejon martesën me jetime, me gra që të pëlqejnë

pa marrë pëlqimin e tyre me dy, me tre, me katër përnjëherësh”.371

“Feja si katolike dhe ajo myslimane për të rrënjosur botëkuptimin fetar në ndërgjegjen

e masave është mundur të shfrytëzojë edhe artin”.372

Aspekt i rëndësishëm në luftën ndaj fesë ishte dhe elimimi i fatalizmit. Fatalizmi

shigjetohej si ndër mbeturinat më të përhapura të koncepteve fetare, si një teori idealiste,

rrymë filozofike reaksionare, sipas së cilës çdo gjë në botë është e paracaktuar nga një formë

e panjohur, prej së cilës nuk shpëton dot askush. “Fatalizmi është i lidhur me besimin mistik

te fati, me besimin te perëndia, e cila gjoja përcakton rrjedhën e ngjarjeve në jetën e njeriut,

suksesin apo disfatën në punë e në jetë, prandaj fatit duhet t’i nënshtrohesh”373, ku sipas

fatalizmit, ndërhyrja e njeriut në zhvillimin e ngjarjeve, në transformimin e botës, është e

kotë, e pafrytshme se “ç’është nisur do të soset”. Pikëpamjet fataliste luftoheshin pasi

s’kishin sipas propagandës, asgjë të përbashkët me moralin komunist.

Për forcimin e besimit në objektet e kultit fetar, regjimi fajësonte propagandën e klerit

e sidomos jetesën e vështirë të shqiptarëve në malësitë e Veriut. “Kryqet e mëdha prej druri,

rreth dy metër të lartë, që vendoseshin nëpër rrugë, nga kleri kristian, kishin për qëllim thjesht

propagandën fetare”374, në mënyrë që besimtari të mbante kokën ulur ndaj perëndisë dhe

besimit kristianm e kundërhstuar forcërisht nga regjimi i ri komunist.

Hako,në shkrimin “Ç’është misticizmi”, botuar në revistën “Ylli” të vitit 1978, e quan

misticizmin koncept me karakter ideologjik ku baza e tij ishte besimi se njeriu nëpërmjet

besimit dhe riteve fetare mund të krijojë kontakt me perëndinë apo me qenie të fshehta të

367 MANUSHI S., Partia është forca udhëheqëse e luftës të elementit të ri kundër të vjetrit, “Luftëtari”, Nr. 566,26 korrik 1951, f. 2.368 Ta ngremë në një shkallë të re më të lartë luftën kundër zakoneve e normave të vjetra, kundër koncepteveidealiste-fetare, “Zëri i popullit”, Nr. 88, 13 prill 1969, f. 1.369 Po aty.370 VASO N., Të luftojmë pa ndërprerje për afirmimin e së resë socialiste, “Jeta e re”, Nr. 12, 7 shkurt 1977, f. 3.371 XHOLI Z., Zakone të vjetra, realitet i ri, “Zëri i popullit”, Nr. 76, 30 mars 1967, f. 2.372 ÇELA E., Dëshmi të mungesës së fanatizmit fetar të popullit tonë, “Shkenca dhe jeta”, Nr. 4, Tiranë 1988, f.59.373 KAÇI N., Fatalizmi, koncept që ngjall pesimizëm, mosbesim, “Zëri i popullit”, Nr. 112, 12 maj 1970, f. 2.374 TIRTA M., Mbeturina fetare në jetën e popullit, “Studime historike”, Nr. 1, Tiranë 1973, f. 100.

Page 143: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

143

mbinatyrshme. “Misticizmi ka lindur së bashku me fenë e idealizmin e në funksion të tyre, i

ka shoqëruar gjithnjë kultet fetare, nëpërmjet të cilave njerëzit besimtarë kanë kujtuar apo

kujtojnë se hyjnë në një lidhje mistike me Zotin”375

Propaganda ateiste e barazonte besimin në fall si një nga paragjykimet fetare më të

përhapura dhe më të dëmshme ku jeta e njeriut mund të zhvillohet në mënyra të ndryshme

dhe nuk mund kurrsesi të përcaktohet e të parashikohet nga njeriu që sheh dorën apo letrat

dhe se parashikimet e kiromantëve janë kryekëput, një gënjeshtër e madhe. “Fallxhorët

profesionistë, që shtijnë fall me letra bixhozi, e dinë mirë se po të fillonin të parashikonin

ngjarje konkrete, plotësisht të përcaktuara, atëherë ata do të demaskoheshin”.376

Shkëputja e njeriut nga mjegulla e obskurantizmit ishte domosdoshmëri në

propagandën ateiste pasi çlironte njeriun nga besimi te forcat e tjera të mbinatyrshme siç

është fati. “Fati dhe besimi ndaj tij, nuk është gjë tjetër veçse një shfaqje e paragjykimeve

fetare”, pasi besimi në fat thelbësisht lidhet me ekzistencën e forcave të mbinatyrshme dhe

fantastike ashtu sikur botëkuptimi fetar.377

“Të besosh në fatin, do të thotë të shkëputësh marrëdhëniet me shkencën, ta quash

veten të izoluar nga shoqëria dhe të presësh mëshirë nga fuqitë hyjnore”378, çka për sistemin

dhe shoqërinë socialiste ishte e papranueshme dhe në kundërshtim me ideologjinë dhe hapat e

zhvillimit.

Edhe pse feja ishte kundër besimit në fall, prapëseprapë feja ishte fall sepse “ky

paragjykim ashtu si paragjykimet fetare kanë të njëjtën bazë dhe kanë lindur për arsye të të

njëjtave shkaqe”379. Etiketimi i besimit fetar si fall apo besëtytni shpjegohet me faktin se

“mungesa e fuqisë së njeriut përpara natyrës, frika e tij nga gjërat misterioze dhe të

pakuptueshme, nga të cilat varej fati i tij, krijuan një terren më të përshtatshëm për lindjen,

qoftë të paragjykimeve fetare, ashtu edhe të besimit në fall”.380

Feja barazohej me fallin dhe të dyja këto ishin besëtytni që duhenj zhdukur, sepse

“kur njeriu mund ta parashikonte vetë fatin e veprimtarisë së tij (kur ndërtonte një banesë) ai

nuk i drejtohej as magjisë, as fallit dhe as lutjeve”.381

Regjimi akuzonte se botëkuptimi fetar, i vinte njerëzit në rolin e një kukulle të

pafuqishme e të bindur para Zotit, të paaftë për të vetëvendosur për mbarëvajtjen dhe

kryerjen e një pune. Tragjeditë e ndryshme, katastrofat natyrore, sëmundjet, varfëria e

shtypjet apo qofte dhe një shkak i vogël natyror, ideologjia fetare i kish veshur pushtetit dhe

vullnetit hyjnor që Zoti ua dërgonte njerëzve për paralajmërim apo dënim. “Fatalizmi është

çmobilizim e disfatizëm. Të besuarit te fati, rënia në fatalizëm e ka çmobilizuar besimtarin, e

ka çliruar atë në ndërgjegjen e tij nga çdo përgjegjësi për të gjitha veprimet, për sukseset

disfata apo fatkeqësitë”.382

Fetishizmi, në propagandën e regjimit komunist trajtohet si një nga trajtat e kuptimit

375 HAKO H., Ç’është misticizmi, “Ylli”, Nr. 6, qershor 1978, f. 30.376 KRUTIK M. I., Mbi fallin dhe besëtytnitë, “Shqiptarja e re”, Nr. 8, Tiranë 1957, f. 34.377 B. F, Besimi në fatin-shfaqje e paragjykimeve fetare, “Luftëtari”, Nr. 42, 25 maj 1961, f. 3.378 Po aty.379 Mbi fallin dhe besëtytnitë, “Miqësia”, Nr. 8, gusht 1957, f. 34.380 Po aty.381 Po aty, f.35.382 HAKO H., Nëpërmjet veprimtarisë revolucionare mposhtet edhe dogma fetare e fatalizmit, “Zëri i popullit”,Nr. 132, 4 qershor 1969, f. 2.

Page 144: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

144

primitiv të botës që gjendej që në fillimin e shoqërisë njerëzore. “Fetishizmi është kulmi i

sendeve pa jetë, është hyjnizimi i tyre dhe i objekteve të ndryshme, të cilave besimtarët iu

veshin në përfytyrimin e tyre një forcë misterioze të mbinatyrshme”.383 Propagandistët e

regjimit komunist në shtypin e shkruar e lidhnin fetishizmin me: hyjnizimin e sendeve pa

jetë, me hajmalitë e nuskat me mbishkrime, magjitë e ndryshme, që njerëzit binin pre e

mashtrimeve për tu ruajtur nga fatkeqësitë apo për tu shëruar nga sëmundjet.

Zakonet prapanike, por edhe paragjykimet fetare akuzoheshin se mbroheshin me

fanatizëm nga klerikët e sidomos nga krerët dhe bajraktarët të cilët duke shfrytëzuar

prapambetjen e popullit. Në emër të fesë, këta nxitnin gjithfarë zakonesh me rastin e

sëmundjeve dhe vdekjeve dhe kështu spekulonin mbi kurrizin e popullit, i cili para frikës së

fesë iu qëndronte besnik zakoneve të trashëguara, ndonëse ishte i ftilluar për kotësinë e tyre.

“Klerikët, në marrëveshje me bajraktarët, i kish caktuar çdo bajraku festat e tija. Kështu ata

kishin krijuar kondita të favorshme për veten e tyre, sepse kështu kishin mundësi të merrnin

pjesë në të gjitha këto festa ose vdekje e të zhvillonin aty propagandën fetare”384, ku

bajraktari ashtu si kleriku me pajtimet dhe gjyqet që bënin me njerëzit ata rrisnin autoritetin e

tyre para masës dhe sigurisht duke rritur edhe ekonominë e tyre me të ardhurat që siguronin.

Partia dhe i gjithë sistemi propagandistik porosiste në veçanti agjitatorët dhe

propagandistët që “luftën kundër zakoneve prapanike e paragjykimeve fetare ta bëjmë me

takt, me durim, jo me masa e urdhra, por me bindje, pa cënuar ndjenjat e besimtarëve dhe

duke ia nënshtruar gjithë këtë punë detyrës sonë kryesore-luftës për fitoren e socializmit”.385

Në luftën e madhe kombëtare kundër fesë si ideologji, klerit dhe institucioneve, pa

dyshim rolin vendimtar e kishte shtypi i kohës. “Shtypi ynë ka demaskuar sistematikisht, në

dritën e shkencës marksiste-leniniste, si ideologji reaksionare”.386 Feja shigjetohej si armiku i

qëndrimit socialist ndaj detyrave dhe se çdo njeri që u nënshtrohet rregullave, kërkesave e

traditave të saj obskurantiste binte në gabime dhe kundërshtime me sistemin komunist.

Në praktikën e zëvendësimit të botëkuptimit të vjetër fetar me atë materialist shkencor

dhe marksist-leninist propaganda zhvilloi një punë të madhe bindëse dhe vigjilencë e fortë

pasi “në ndjenjat e njerëzve dhe në botëkuptimet e tyre nuk mund të krijohet boshllëk”.387

Ritet fetare dhe zakonet prapanike fetare shpalleshin si stonim krahas vlerave të larta

morale të popullit shqiptar. Strukturat e festimit të festave familjare me pikëpamje zakonore

dhe fetare, të shtyra dhe të motivuara nga faktori fetar sulmohen rëndë. “Kanuni dhe feja me

forcën e ideologjisë së tyre të mykur, ndër shekuj kanë derdhur mbi bukuritë e gëzimit shtresa

ndryshku”.388

Pas sulmit mbi doket e zakonet e ritet e ndryshme propaganda ateiste fokusohet te

Bibla dhe Kurani të cilat akuzohehsin se kishin qëndrim ofendues dhe paragjykues ndaj gruas

383 VARAGAMI N., Fetishizmi, origjina dhe kuptimi i tij, “Zëri i popullit”, Nr. 89, 15 prill 1971, f. 2.384 PERBASHA M., Lufta kundër zakoneve prapanike e besimeve të kota, pjesë e pandarë e edukimit komunisttë masave, “Rruga e Partisë”, Nr. 3, Tiranë 1958, f. 77.385 Po aty.386 DACI V., Në luftë kundër besimeve fetare dhe zakoneve prapanike rritet aktiviteti i kufitarëve, “Luftëtari”,Nr. 91, 12 nëntor 1967, f. 3.387 KRUJA K., Të jemi gjithnjë vigjilentë në luftë kundër zakoneve e besimeve fetare, “Kastrioti”, Nr. 53, 27qershor 1980, f. 2.388 HALILAJ Y., Ritet familjare të zhveshura nga paragjykimet fetare shprehin ndjenjat e vërteta njerëzore, “Jetae re”, Nr. 53, 2 korrik 1988, f. 3.

Page 145: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

145

duke e quajtur qenie të dytë dhe vetëm në shërbim të burrit, skllave në familje. “Feja dhe

klerikët nuk kanë pushuar të propagandojnë për pozitën e ulët të grave, duke i konsideruar si

qenie të ulëta”.389

“Marksizëm-Leninizmi i lufton ideologjitë reaksionare dhe fetare jo me masa

administrative, por me anën e metodës së bindjes. Por bindja e njerëzve, siç porosit Partia,

nuk realizohet thjesht me një punë shkel e shko, pasi çdo punë e sipërfaqshme transformohet

shpejt në urdhër, kurse duke e sqaruar çështjen hollësisht, njerëzit binden, i zbarojnë me

ndërgjegje ato që u thuhen”.390

Feja, sipas një prej ideologëve kryesorë të propagandës ateiste të regjimit komunist,

Hulusi Hakos, e shikonte gruan si një rrjetë të krijuar prej djallit, që e tundon njeriun me

lajka, ajo ishte sy i djallit, shigjetë helmuese, sëmundje e pashërueshme, enë mëkatare.

“Përçmimi, ulja e gruas nuk është në vetëm një a dy besime fetare, nuk është vetëm në fetë që

janë përhapur në vendin tonë; këtë e gjejmë në të gjitha fetë e tjera që janë të përhapura në

botë”.391

Propaganda e regjimit synote të bindte masat, sqarimin e tyre dhe rritjen e

ndërgjegjësimit për të treguar se “feja ka qenë ajo që ka përçarë njerëzit, që i ka vu në gjumë

se kisha, xhamia, prifti e hoxha i kanë pru shumë dame njerëzve i kanë shtyp e

shfrytëzuar”.392

Hapi i rëndësishëm në luftën ndaj fesë dhe ceremonive e traditave fetare ishte zhdukja

e Ikonave, uratëve e librave të shenjtë që mbanin njerëzit të lidhur pas besimit. “Gjithë jetën i

jam falur asaj dërrase të kalbur, por mbarësi nuk pashë nga kjo. Të mirat m’i solli Partia. Të

gjitha gjyshet e nënat besimtare janë mashtruar nga prifti, që njeriun e ndiqte me kryq në çdo

hap të jetës, në gëzim dhe në hidhërim, në lindje dhe në vdekje”.393

Në shtypin e kohës propagandohej pambarimisht se lufta ndaj paragjykimeve e

besimeve të vjetra fetare duhej parë “si një çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me ngritjen e

aftësive luftarake të organizatave bazë”.394

“Mohimi i së vjetrës duhet kuptuar si mohim dialektik dhe jo metafizik, domethënë të

mohojmë dhe të shkallmojmë atë që është e prapambetur, reaksionare, e huaj për moralin

tonë socialist dhe të ruajmë e të zhvillojmë ato zakone e tradita, duke u futur gjithmonë e më

tepër përmbajtje të re socialiste”.395

Mbrëmjet ateiste-shkencore, bisedat, seminaret, kurset e veçanta dhe leksionet ishin

mjete për suksesin e propagandës ateiste-shkencore. Për t’i bindur gjithnjë e më të shumë

masat e punonjësve këshillohej në artikujt propagandistik që “lektorët të mos i lexojnë

389 REXHA S., Të luftojmë zakonet prapanike e paragjykimet fetare që ulin dinjitetin e gruas, “Jeta e re”, Nr. 64,9 gusht 1969, f. 4.390 MILLOSHI S., Shoqëria jonë socialiste kujdeset edhe për emrat që u vihen fëmijëve, “Kukësi i Ri”, Nr. 104,27 dhjetor 1975, f. 3.391 HAKO H., Feja është armike e gruas, “Shqiptarja e re”, Nr. 4, prill 1967, f. 12.392 FATI B., Klerikët pasuroheshin në kurrizin tonë, “Shqiptarja e re”, Nr. 4, prill 1967, f. 14.393 BUFI K., Feja na ka gënjyer gjithë jetën, “Shqiptarja e re”, Nr. 4, prill 1967, f. 14.394 JOTI P., Të luftohen me këmbëngulje mbeturinat e së kaluarës në ndërgjegjen e çdo komunisti, “Zëri ipopullit”, Nr. 232, 29 shtator 1954, f. 2.395 ÇERKEZI A., Lufta për çrrënjosjen e zakoneve prapanike dhe të besimeve fetare, problem i vazhdueshëm nëpunën e partisë, “Rruga e Partisë”, Nr.4, Tiranë 1967, f. 69.

Page 146: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

146

leksionet, por t’i komentojnë dhe t’i demonstrojnë me mjete figurative dhe eksperimente”396,

ku skicat dhe figurat ishin edhe një element tjetër shtesë i bindjes dhe i kuptimit të leksioneve

ateiste-shkencore.

“Asnjë fshat, asnjë lagje të mos mbetet pa thënën fjalën e vet, pa marrë zotimin e vet

luftarak për të shkelmuar zakoneve prapanike, festat fetare, besimet e kota, të gjitha ato

tradita të së kaluarës që mbajnë gjallë ideologjinë dhe kulturën e klasave dhe sistemeve

shfrytëzuese dhe antipopullore”.397

“Çlirimi nga besimet fetare i ka shërbyer unitetit, ka afruar njerëzit më shumë me

njëri-tjetrin, i ka lidhur akoma më ngushtë me punën”398, duke mbledhur forcat e përbashkëta

kanë ndikuar edhe në forcimin e ekonomisë së përbashkët.

“Kisha katolike si në Mesjetë edhe sot është bërë pengesë e përparimit të shoqërisë, e

përparimit të shkencës dhe i shërben luftës e mjerimit”399 duke mbajtur gjallë, flamurin e

reaksionit me Vatikanin në krye.

“Duke përhapur idetë e marksizëm-leninizmit mbi shoqërinë, mbi transformimin e

natyrës, mbi të ardhmen e lumtur të shoqërisë, feja do të hajë grushte të rënda”400 dhe si

pasojë nuk do të jetë më pengesë për shoqërinë në luftën për përmbysjen e kapitalit dhe

zhdukjen e klasave shtypëse e shfrytëzuese.

Feja krahasohej me ferrin e ndërgjegjes që duhej luftuar deri në zhdukjen e saj pasi

“feja njeh ose pasues ose vetëm të bindur, të verbër, ose kundërshtarë, armiq të destinuar për

dënimin më të rreptë. Feja është tendencioze, intolerante, e padurueshme kundër shkencës

dhe ateizmit”.401

Principet sociale të kristianizmit, atakohen në propagandën komuniste si principe që

kishin justifikuar skllavërinë antike, kishin ngritur në qiell feudalizmin mesjetar dhe shtypjen

e proletariatit. “Principet sociale të kristianizmit predikojnë nevojën e ekzistencës së klasave,

klasës sunduese dhe të shtypur”402 këto principe, propagandoheshin se poshtërsitë e jetuara,

shpërblimi fitohet në qiell, ku në një farë mënyre justifikohet ekzistenca e poshtërsive në

tokë. Shtypjet, vuajtjet dhe poshtërsitë që u ndodhnin njerëzve, propaganda i sulmonte

principet sociale të kristianizmit i justifikonin me ndëshkimin e mëkatit të njerëzve të parë

dhe si ndëshkim për të shlyer të gjitha mëkatet e tyre. “Principet sociale të kristianizmit

ngrenë në qiell frikën, përbuzjen ndaj vetvetes, poshtërimin e vetvetes, përuljen,

nënshtrimin”403 dhe se këto principe, propaganda ateiste i cilëosnte si bartëse të vulës së

hipokrizisë dhe intrigës.

“Propaganda jonë ateiste duhet të jetë jo në mbrojtje, jo të presë të ndodhë diçka, të

396 Lufta kundër paragjykimeve fetare dhe zakoneve prapanike në rrethin e Tiranës, “Vatra e kulturës”, Nr. 1,Tiranë 1963, f. 8.397 Ta çojmë deri në fund luftën kundër zakoneve prapanike, të zhvillojmë traditat e reja socialiste, “Zëri ipopullit”, Nr. 70, 23 mars 1967, f. 1.398 POTJA L., Lufta kundër zakoneve prapanike e mbeturinave fetare është shfaqje e luftës së klasave, “Kukësi iRi”, Nr. 71, 3 shtator 1975, f. 2.399 PASHAJ D., Marksizëm-leninizmi mbi fenë, “Luftëtari”, Nr. 612, 3 janar 1952, f. 3.400 Poaty.401 HAKO H., Kuptimi marksist-leninist i lirisë së ndërgjegjes është shtrirja e saj deri në çlirimin e plotë tënjeriut edhe nga feja, “Zëri i popullit”, Nr. 114, 14 maj 1969, f. 3.402 JEROSHAVSKI T., Marksi mbi rolin klasor të fesë, “Vatra e kulturës”, Nr. 1, Tiranë 1964, f. 16.403 Po aty.

Page 147: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

147

dalë tymi pa të fillojë të shuhet zjarri, por gjithnjë të jetë në sulm”404 në luftën pa kompromis

ndaj çdo gjëje të vjetër, koncepti apo praktike, që binte ndesh me komunizmin.

Në sulmin ndaj ideologjisë fetare, propaganda e regjimit e bënte duke bërë një

shpjegim popullor të fenomeneve më të rëndësishme të natyrës dhe shoqërisë duke ia

kundërvënë fesë. “Propaganda antifetare të jetë e qartë, e kuptueshme, interesante dhe

tërheqëse, që të bëjë për vete njerëzit që besojnë dhe t’u ngjallë interesin e kritikës kundër

ideologjisë fetare”405, duke bërë zgjimin e njerëzve nga gjumi fetar.

Regjimi komunist shpall veten si shtetin e vetëm ateist, ku “u çeli masave sytë, i bindi

se faltoret dhe kleri me ideologjinë fetare kanë shprehur dhe mbrojtur interesat e pozitat e të

gjitha klasave pushtuese e sunduese”.406

Regjimi e shpall lirinë fetare si diçka të gabuar se dëmtonte thelbin e ekzistencës

njerëzore. “Është mjaft cinike, eklektike e fideiste të përfshish në liritë dhe të drejtat

njerëzore atë dogmë primitive që paralizon shpirtin dhe ndërgjegjen e njerëzve”.407

“Feja shenjtëron zakonet prapanike në jetë dhe në familje. Ajo mbron çdo gjë

konservatore dhe është kundër çdo gjëje të re. Ajo përbuz gruan duke e quajtur qenie të

ulët”408. Në analizën që propagandistët e regjimit i bënin veprave dhe autorëve të ndryshëm si

Mjeda apo Çajupi, feja paraqitej si errësirë, nënshtrim dhe padije ku traditat e popullit dhe

zakonet fetare e prapanike kishin mbajtur popullin në injorancë.

Në baladën “Nusja e vdekur”, sipas Çobani, ndihet shumë fort kundërvënia e popullit

ndaj fesë dhe institucioneve fetare që “ka qenë shprehja ideologjike e klasave në fuqi, por

edhe të një klase që sundonte të varfrit”.409 Ideologjia fetare sulmohej si një ideologji kundër

interesit të masave dhe të gjithë popullit, që i shfrytëzonte pa mëshirë, prandaj “afetarizmi që

zotëron përgjithësisht në këngët popullore është shprehje e qëndrimit antiklerikal e kundër

dogmatizmit fetar të popullit tonë”.410

“Klerikët në Shqipëri kanë punuar për shkombëtarizimin e popullit. Në emër të

katolicizmit dhe me anën e tij ata janë përpjekur ta çojnë ujin në mullirin e politikës së huaj,

prej nga vareshin e subvencionoheshin, duke vepruar kësisoj edhe si agjentë në shërbim të

tij”.411

“Fenë nuk e përbëjnë vetëm kisha e xhamia, prifti e hoxha, sepse feja në vetvete është

një botëkuptim i veçantë, një ideologji më vete”412, çka do të thoshte prishja e bazës

materiale, por që donte ende më shumë punë në shkatërrimin e ideologjisë fetare.

“Ai që ka shkëputur çdo lidhje me fenë, nuk mbështetet në zotin e paqenë, por në

forcën reale të popullit të lirë e sovran”.413

404 HAKO H., PASHKO Ll., Lufta kundër ideologjisë fetare konsolidon e shpie përpara fitoret e socializmit,“Rruga e Partisë”, Nr. 10, Tiranë 1977, f. 63.405 Këshilla të V.I. Leninit për ateistët, “Vatra e kulturës” Nr: 6, Tiranë 1963, f. 27.406 HAKO H., Shteti i vetëm ateist në botë, “Zëri i popullit” Nr. 76, 30 mars 1983, f. 3.407 Po aty.408 MËZEZI Xh., Çajupi demaskon fenë, “Vatra e kulturës”, Nr. 4, Tiranë 1967, f. 39.409 ÇOBANI T., Kënga popullore përballë dogmave të fesë, “Koha jonë”, Nr. 50, 14 dhjetor 1989, f. 2.410 Po aty.411 HAKO H., Tjetër është kombësia dhe tjetër është feja, asnjë lidhje të brendshme nuk ka midis tyre, “Rruga ePartisë”, Nr. 4, Tiranë 1988, f. 81.412 ARAPI B., Ta thellojmë më tej luftën kundër ideologjisë fetare, “Zëri i Vlorës”, Nr. 7, 23 janar 1969, f. 3.413 HAKO H., Liria e ndërgjegjes dhe edukimi ateist-shkencor i punonjësve në shoqërinë tonë, “Zëri i popullit”,Nr. 164, 11 korrik 1962, f. 2.

Page 148: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

148

Aspekt i fortë i propagandës antifetare ishte qëndrimi që kleri mbajti në kohën e

pushtimit të Shqipërisë. Duke sulmuar qëndrimet e klerit në kohë lufte regjimi synonte të

prekte dhe të bënte për vete ndërgjegjen dhe opinionin publik. “Kleriku që ndihmonte

Lëvizjen vepronte si patriot, ai që e pengonte, ishte dezertor dhe armik i kombit, që meritonte

plumbin ballit, jo pse predikonte fenë, por sepse ishte tradhtar e agjent i maskuar nën

veladon”.414

Në propagandën ateiste feja paraqitej si ideologji antishkencore, idealiste,

agnosticiste, reaksionare e frenuese. “Feja është përçarje dhe skllavërim; ne duam bashkim

dhe jetë të lirë me dinjitet njerëzor e kombëtar. Feja është errësirë e prapambetje; ne duam

dritë e përparim”.415

“Lufta për të çrrënjosur nga ndërgjegjja e njerëzve botëkuptimin fetar kërkon që të

përdoren të gjitha mjetet dhe format e propagandës”416, siç ishin shtypi, radioja, botimet e

artikujve, bisedat dhe leksionet e thjeshta e të kuptueshëm, të hartuara nga realiteti shqiptar

me qëllim demaskimin e fesë, të ceremonive e riteve fetare.

Dëmet që i sjell feja njeriut dhe socializmit lidhet me atë që “paragjykimet fetare

pleksen me të gjitha mbeturinat e tjera në ndërgjegjen e njerëzve dhe mishërohen në lloj-lloj

koncepte, zakone e qëndrime prapanike”.417

Propaganda ateiste theksonte se në jetën e popullit shqiptar, gjykimi popullor nuk

ishte frymëzuar asnjëherë nga feja, por nga jeta dhe praktika e përditshme. Propaganda ateiste

fliste vazhdimisht në shtypin e shkruar për traditat antifetare të pasura të popullit shqiptar.

“Në gurrën popullore gjejmë një gjykim të shëndoshë dhe realist mbi botën dhe jetën, që

është krijuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me paragjykimet dhe me predikimet fetare”.418

Në shtypin e kohës shkruhej se krijimet popullore shqiptare kanë forma të forta

sarkazme, satirë therëse që “presin si brisk e sëpatë, që qëllojnë në lule të ballit” fenë dhe

dogmat e saj. Fakt i rëndësishëm që tregonte për traditën antifetare të popullit shqiptar, ishte

qëndrimi i popullit ndaj klerikëve duke i trajtu si njerëz të zakonshëm, pa ndonjë cilësi të

veçantë. Kudo në artikujt propagandistik thuhej se populli “ka stigmatizuar karakterin e

pathemeltë e regresiv të dogmave fetare, po ashtu ai ka vënë në shënjestër edhe klerin e

faltoret, që përçonin në jetë këto dogma primitive dhe antishkencore”.419

Propaganda e regjimit komunist fokusohej në krijimin e koncepteve të qarta rreth

kotësisë së zakoneve, riteve e besimeve fetare me qëllim bindjen e publikut. Detyrat që lindën

pas Plenumit të 5-të të KQ, mobilizoi kuadrot e partisë dhe drjetuesit e organizatave të

masave që të bënin me punë në masa dhe të organizoheshin biseda, shpjegime të dukurive të

së kaluarës me qëllimin se “propaganda ateiste shkencore t’i shpjegojë masës fenomene të

414 SHEHU S., Edukimi ateist shkencor i popullit, vijë politike e pandryshueshme e partisë, “Zëri i popullit”, Nr.161, 6 korrik 1974, f. 2.415 Po aty.416 Lufta kundër botëkuptimit fetar është luftë e vazhdueshme ideologjike, “Rruga e Partisë”, Nr. 4, Tiranë 1967,f. 7.417 ZAMAISI M., Lufta kundër fesë, objekt i vazhdueshëm i punës sonë edukative, “Përpara”, Nr. 53, 4 korrik1987, f. 4.418 HAKO H., Traditat antifetare- një pasuri dhe forcë e madhe shpirtërore e popullit tonë, “Kultura masive”, Nr.2, Tiranë 1985, f. 177.419 HAKO H., Traditat antifetare- një pasuri dhe forcë e madhe shpirtërore e popullit tonë, “Kultura masive”, Nr.2, Tiranë 1985, f. 177.

Page 149: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

149

natyrës e të jetës së njerëzve”.420

Rilindja shqiptare ishte një pikë e rëndësishme ku mbështetej për referenca në

propagandën ateiste. “Me qëndrimin dhe kritikën e ashpër që rilindësit i bënë fesë, ndikuan

fuqishëm në ringjalljen e ndjeshmërisë kombëtare dhe në unitetin e popullit”.421

Në luftën kundër fesë në qytetin e Shkodrës dhe për këtë autori citon E. Hoxhën. “Ne

e urrejmë fenë me gjithë forcën e gjykimit tonë, sepse praktika revolucionare e popullit tonë

na kishte nxjerrë qartë në dukje rolin thellësisht reaksionar dhe antipopullor të doktrinave

fetare, të cilat mbështetnin feudo-borgjezinë e vendit dhe të huajt që na shtypnin”.422

Mbledhja e 700 të moshuarve ish-besimtarë në rrethin e Përmetit, ku në letrën dërguar

E. Hoxhës i premtonin luftën e tyre me jetë për shkatërrimin e besimeve fetare dhe zakoneve

prapanike. Ata i deklaronin se nga feja kishin pasur vetëm të këqija “ato kanë ndrydhur

ndjenjat dhe mendimet tona, na kishin bërë si skllevër, ato na kanë dëmtuar ekonominë dhe

shëndetin tonë. Asnjë të mirë s’kemi parë përveç vuajtjeve e mjerimeve”.423

Në një letër që i dërgojnë udhëheqësit të Partisë, 105 pleq të Librazhdit, përfaqësues të

fshatrave të rrethit, me diskutime dhe me aksione kishin arritur në përfundime se feja dhe

zakonet prapanike e besimeve fetare kishin rënduar mbi kurrizin e popullit. Shenja e parë e

goditjes ndaj fesë ishin klerikët. “Hoxhallarët na kanë gënjyer për vite me radhë. Ata

përdornin të gjitha format që ne të qëndronim skllavë të fjalëve të tyre. Kështu p.sh. ata

arrinin deri atje sa t’na thoshin që “po nuk besove hoxhën nuk të bëhet bereqeti”.424

Pleqtë e krahinës së Vurgut në Sarandë u mblodhën në fshatin Finiq bashkë me djemtë

dhe vajzat, rreth 500 pjesëmarrës për të zbatuar detyrat dhe për të vënë në jetë mësimet e

Partisë. Në këtë kuvend të madh popullor në Vurg-Sarandë u morën vendime si “Do të

luftojmë me forca të reja të gjitha zakonet prapanike dhe paragjykimet fetare; nuk do të

kremtojmë asnjë festë dhe panair fetar; do të heqim dorë nga të gjitha ceremonitë fetare dhe

ikonat; do të festojmë vetëm festat që janë të lidhura me historinë e Partisë dhe të popullit

tonë”.425

“Feja e mbyt mendimin e lirë krijonjës, mendjen kureshtare duke kërkuar përulje dhe

nënshtrim përpara perëndisë që nuk ekziston”426, por ajo shkonte edhe më tej, duke penguar

njerëzit që të luftojnë për çlirimin e tyre, frenonte zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë.

Regjimi demaskon fuqishëm edhe ikonat e besimit të krishterë, ku i quan thjeshtë

dërrasa të kalbura. “Vraponin pra naivë në kishat e “shenjta” dhe te shërbëtorët e tyre të

“shenjtë”, që t’i shpëtojnë me forcën e tyre çudibërëse. Dhe në të njëjtën kohë, dridhen. Po

thatë një fjalë, ikonat e “shenjta” dhe etërit e “shenjtë” mund t’ju hedhin në zjarr dhe t’ju

përvëlojnë”427. Propaganda i quante ikonat, që gjenden në objektet fetare, tmerr për

besimtarët dhe se te këto dërrasa të kalbura binin pre naivët fetarë.

420 QERIMI E., Problem gjithnjë i mprehtë në punën e partisë, “Kukësi i Ri”, Nr. 27, 2 korrik 1988, f. 3.421 LULI F., Feja e shqiptarit është shqiptaria, “Jeta e re”, Nr. 54, 25 nëntor 1987, f. 3.422 BUSHATI M., Traditat dhe iniciativat në luftën kundër fesë, “Jeta e re”, Nr. 91, 14 nëntor 1979, f. 3.423 Jetën tonë do ta shkrijmë në luftë kundër besimeve fetare, paragjykimeve e zakoneve prapanike, “Zëri ipopullit”, Nr. 73, 26 mars 1967, f. 3.424 Do përbuzim, do flakim dhe do të zhdukim çdo zakon prapanik e mbeturinë të së kaluarës, “Bashkimi” Nr.64, 16 mars 1967, f. 1.425 Të ngrihet i madh dhe i vogël, për t’i shkulur nga rrënjët dhe djegur të gjitha mbeturinat e së kaluarës,“Bashkimi”, Nr. 69, 22 mars 1967, f. 1.426 JAROSLLAVSKIJ E., Bibla, për ata që besojnë dhe ata që nuk besojnë, “Ylli”, Nr. 2, Tiranë 1961, f. 19.427 ÇUKA P., Dërrasa të pikturuara, “Pararoja”, Nr. 50, 21 gusht 1972, f. 3.

Page 150: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

150

“Liria e fesë, që është tradhti e madhe ndaj shpirtit njerëzor, bëhet tradhti e dyfishtë

kur serviret si liri shpirtërore”.428 Liria fetare krahasohet jo me një liri të vërtetë por me një

një falsifikim të pashembullt në kushtet kur shteti rus përdorte fenë për të zgjatur pushtetin e

tij. “Sikurse feja edhe revizionizmi është një lloj opiumi që duke u lidhur me fenë bëhet

opium i dyfishtë. Ndaj edhe Perestrojka ka bërë aleancë me fenë”.429

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

1. Partia e konsideronte shtypin si armën më të fuqishme në luftën ideologjike,

veçanërisht në luftën kundër fesë.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit të një propagande kundër

fesë në mediat e shkruara në vend.

2. Partia i porosiste mediat e shkruara dhe radio-televizive të forconte karakterin

luftarak të propagandës ateiste nëpërmjet argumentimit më të thellë me fakte nga shkenca e

jeta, të kotësisë së ruajtjes së përfytyrimeve fetare.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit të një propagande

luftarake kundër fesë në mediat e shkruara dhe radio-televizive në vend.

3. Propaganda ateiste në mediat e shkruara dhe radio-televizive theksonte me forcë se

feja nuk reduktohej vetëm në kishat e xhamitë dhe klerin, por ajo përbënte edhe një

botëkuptim të veçantë, një ideologji idealiste, agnosticiste, antishkencore, obskurantiste dhe

reaksionare.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit të një propagande ateiste

kundër fesë jo vetëm në rafshin e institucioneve (kisha, xhamia, priftërinj, hoxhallarë etj.),

por edhe si ideologji antishkencore, idealiste e obskurantiste në mediat e shkruara dhe

radio-televizive në vend.

4. Propaganda ateiste e zhvilluar veçanërisht në mediat e shkruara theksonte traditat

antifetare të popullit shqiptar që shfaqeshin sa në folklorin e pasur me qëndrime antifetare,

apo qesendisje të figurës dhe veseve të klerit, aq edhe gjykimet e shëndosha dhe realiste mbi

botën dhe jetën, të cilat binin ndesh me paragjykimet dhe predikimet fetare.

428 HAKO H., Perestrojka në aleancë me fenë, “Zëri i popullit”, Nr. 308, 22 dhjetor 1988, f. 4.429 Po aty.

Page 151: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

151

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit të një propagande ateiste

në mediat e shkruara kundër fesë bazuar në traditat e pretenduara antifetare të popullit

shqiptar.

5. Propaganda ateiste e zhvilluar veçanërisht në mediat e shkruara theksonte traditat

antifetare të popullit shqiptar që shfaqeshin në veprimtarinë dhe trashëgiminë e lënë nga

rilindasit tanë, veçanërisht në devizën 'feja e shqiptarit është shqiptarizmi'.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit të një propagande ateiste

në mediat e shkruara kundër fesë bazuar në traditën dhe veprimtarinë e pretenduar

antifetare të rilindasve tanë.

6. Propaganda ateiste e zhvilluar veçanërisht në mediat e shkruara theksonte mbi

gjoja rolin reaksionar e antikombëtar të luajtur nga kleri katolik, ortodoks dhe musliman në

rrjedhat e historisë së kombit shqiptar, si mbështetës dhe agjenturë të pushtuesve të ndryshëm

dhe aktualisht si 'kollonë e pestë' e Vatikanit, Patriarkanës greke dhe imperializmit botëror.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit të një propagande ateiste

në mediat e shkruara kundër fesë bazuar në traditën dhe veprimtarinë e pretenduar

antikombëtare të klerit në historinë e vendit tonë.

7. Jehona që i bënin në kuadrin e propagandës ateiste veçanërisht mediat me shkrim

të ashtuquajturave 'Kuvende popullore' në krahina të ndryshme të vendit të cilat zotoheshin

para Partisë se do të angazhoheshin në një luftë të vazhduar kundër zakoneve prapanike e

paragjykimeve fetare, kundër festave e ceremonive fetare, kundër librave dhe simboleve

fetare.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit të një propagande ateiste

në mediat e shkruara kundër fesë bazuar në zhvillimin e kuvendeve popullore krahinore

kundër paragjykimeve dhe ceremonive fetare.

8. Propaganda ateiste në mediat e shkruara dhe radio-televizive theksonte me forcë se

ndryshe nga ideologjia fetare që shënjtëronte zakonet prapanike në jetë dhe në familje, duke

mbrojtur çdo gjë konservatore dhe luftuar çdo gjë të re, ideologjia marksiste-leniniste

mbështeste dhe i hapte rrugën të resë dhe përparimtares, duke qenë ideologji e progresit,

emancipimit shoqëror dhe të zhvillimit të vendit drejt niveleve më të larta të mirëqenies dhe

lirisë shpirtërore.

Page 152: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

152

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit të një propagande ateiste

në mediat e shkruara dhe radio-televizive kundër fesë bazuar në konsiderimin e saj si

ideologji konservatore, regresive, antiemancipimit shoqëror dhe kundër progresit.

Kurse për Implikimin 2.2 që pohon se: “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj

fesë kushtëzohej nga projekti i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, atëherë ishte e pritëshme që të konstatohej që, krahas

propagandës komuniste për nxitjen e edukimi ateist, të kishte edhe masa shtrënguese kundër

klerit dhe institucioneve fetare”, do të përdorim për ballafaqim:

Të dhëna mbi shndërrimin e ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në

shoqërinë shqiptare, nëpërmjet veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore me masa shtrënguese

kundër klerit dhe institucioneve fetare.

Shkatërrimi i rrjetit të aktiviteteve në sistemin shkollor dhe edukativ të institucioneve

fetare, modifikimi i strukturës ekonomike dhe konfiskimi i pasurive të tyre, komunitetet

fetare vareshin gjithnjë e më shumë nga shteti. “Shteti nuk mund të lejonte që komunitetet

fetare të krijonin rrethet e tyre në gjirin e shoqërisë, aq më tepër në rastin e Kishës katolike, e

cila shihej si një kundërshtare e fortë e shoqërisë socialiste. Prandaj si masë paraprake,

qeveria vendosi të ndërpriste marrëdhëniet politike të klerit katolik shqiptar me pjesën tjetër

të botës”.430

“Gjatë viteve 1945-50 pothuajse 80% e drejtuesve të klerit katolik u dënuan, u

pushkatuan, u dëmtuan objektet fetare dhe mori fund pavarësia e funksionimit të tyre të

brendshëm”.431

Shteti komunist si formë të zbutjes deri në zbehje të fesë, urdhëroi dëbimin e

klerikëve, që nuk kishin shtetësi shqiptare. Në të njëjtën kohë fajësoi klerikë dhe laikë

shqiptarë si bashkëpunëtorë të pushtuesve dhe kundërshtarë të regjimit. Në Shqipëri po

ndërtohej një shtet dhe po ngrihej kulti i udhëheqësit. Feja nuk kishte më vend pasi “adhurimi

i qenieve hyjnore domosdoshmërisht e dobëson forcën adhuruese ndaj idhujve politikë

tokësorë. Energjia psikologjike adhuruese e njeriut harxhohet në drejtim të qiellit dhe nuk

mbërrin te “profetët” falsë, anëtarë të Byrosë Politike, që shfaqen gjithandej me fotografinë e

tyre zyrtare, që radhiten në tribuna manifestimesh për të pritur brohoritjet dhe entuziazmin e

turmave të manipuluara nga media dhe nga propaganda zyrtare e kohës”.432

Me marrjen e këtyre masave për zhdukjen e klerit dhe të institucioneve fetare, urdhrat

fetare dhe të misionet me seli jashtë Shqipërisë, me ndryshimet e reja ligjore dhe kushtetuese,

nuk krijoheshin më degë apo filiale të tyre në vend. “Korrespondenca, qarkoret dhe e gjithë

literatura fetare vihen nën kontrollin e shtetit, i cili mund të pezullojë botimin dhe

shpërndarjen e tyre në rast se bien ndesh me rendin publik dhe zakonet e mira”.433

430 CIMBALO G., Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Naimi, Tiranë, 2013, f. 115.431 KRASNIQI A., Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008, UFO University Press, Tiranë 2009, f. 191.432 FUGA A., Monolog, Dudaj, Tiranë 2010, f. 237.433 Giovanni CIMBALO, Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Naimi, Tiranë, 2013, f. 118.

Page 153: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

153

Marrëdhëniet me fenë në shteti komunist dhe “partia në pushtet ndërmerr një nga ato

akte që karakterizojnë shpesh regjimet totalitare, ku pushteti del edhe përmbi ligjet që i ka

konceptuar dhe i ka miratuar vetë”.434 Akademiku Fuga, thekson se shteti imponon një kuadër

ligjor autoritar, ku nuk pyet dhe nuk respekton më asnjë ligj, por vepron në bazë të një

vullneti të shfrenuar antiligjor, që karakterizon tiranitë.

Ligji “Mbi ndryshimet në ligjin mbi komunitetet fetare”, i miratuar në vitin 1963,

sanksiononte të drejtën që shteti komunist gëzonte të drejtën e njohjes ose jo të komuniteteve

fetare, si dhe të drejtën e dhënies së miratimit për çdo lloj veprimtarie fetare në Shqipëri. Ky

ligj i goditi përfundimisht dhe i skllavëroi institucionet fetare. “Shteti bënte përpjekje të

rregullta për të prishur meshat, për të penguar njerëzit që të ndiqnin shërbesat fetare si dhe

për diskreditimin e klerit.435

Në të gjithë vendin shpërthyen aksione dhe thirrje kundër fesë nisma të nxitura dhe të

organizuara qeveritare çuan në mbylljen e të gjitha kishave, xhamive, vendeve të shenjta, si

dhe më pas me dënimin dhe arrestimin e kuadrove fetare dhe drejtuesve të tri komuniteteve.

Institucionet fetare u shndërruan në objekte kulturore, salla për lojëra sporti, apo për

magazina prodhimi, kurse objektet e kultit dhe pasuria e tyre, e ruajtur dhe pasuar brez pas

brezi, u shkatërrua totalisht”.436

“Antireformizmi klerikal që vihet re në disa zona rurale ose të prapambetura shërben

si pretekst për radikalizimin e politikave ateiste të pushtetit totalitar”.437

“Në arrestimet që do të bëjmë do të prangosim tre priftërinj, për të cilët kemi bërë

mjaft akuza. Kuvendin e Jezuitëve do ta kontrollojmë më në fund, duke i bërë një kontroll të

imët me mjaft forca. Tashti për tashti, po e mbajmë të bllokuar”.438

Mësymja e komunistëve mbi Jezuitët ishte një mësymje vërtetë e tmerrshme.

“Shqyrtohen e lehen në shrregullim të gjitha shkrimet e etënve e të xhakonjve, biblioteka

bahet lash e li, Muzeu etj. Shkallmohen tavane e perde anësore, çohen dyshemetë: kërkohen

skutat e mshehtë të jezuitëve”.439

At Zef Pllumi e kujton sulmin komunist në Shkodër kështu: “Mbas disa ditësh, brenda

qytetit filluan operacionet ushtarake: kontrollet. Të gjitha shtëpitë e qytetit, pa përjashtim,

kontrolloheshin prej partizanëve t’armatosun, në çdo skutë, në çdo birucë, në çdo oxhak, në

çdo quer. Nën pretekstin se ishin në kërkim të “kriminelave” e “reaksionarëve”, këto veprime

kishin si qëllim me mbjellë terrorin në gjithë popullsinë, prandej po thuej ndër të gjitha rastet,

shoqnoheshin me pushkatime e me burgime”.440

Po sipas kujtimeve të tij në ditët e para të regjimit komunist, kur Shkodra ishte

shpallur qendër e reaksionit, në shkolla dhe në rrugë filloi lufta kundër kryqit, i cilësuar si

simbol i reaksionit. Vajzat që mbajshin kryqin në qafë sulmoheshin, si dhe djemtë që

frekuentonin kishat. “Profesorat që nuk u deklaruen komunista e patën punën pisk prej tyne, u

434 FUGA A., Monolog, Dudaj, Tiranë 2010, f. 236.435 DUKA V., Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, Tiranë 2007, f. 386.436 KRASNIQI A., Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008, UFO University Press, Tiranë 2009, f. 338.437 FUGA A., Monolog, Dudaj, Tiranë 2010, f. 240.438 FEVZIU B., Enver Hoxha, UET Press, Tiranë 2011, f. 247.439 Imperatori S.I, Mario, Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste, Shkodër 1945-1946, QëndraBotuese Shoqata e Jezuitëve, Shkodër 2008m f. 57.440 PLLUMI At Zef, Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, Tiranë 1995, f. 22.

Page 154: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

154

cilësuan borgjez”.441

“Një parti ateiste, nuk mund të toleronte qenien e një pushteti moral dhe shoqëror

alternativ, prandaj edhe ishte e vendosur ta diskreditonte”442 pasi nuk e pranonte dot rolin e

gjallë të fesë në kulturën dhe në shoqërinë shqiptare sidomos në veri, në Shkodër.

Në luftën ndaj fesë, propaganda ateiste theksonte se “duhet atakuar dogma, duhet

demaskuar filozofia e saj idealiste, duhet shkatërruar metoda e interpretimit të kësaj filozofie

dhe interpretimet vetë në praktikën e jetës”.443

Në luftën kundër fesës dhe me qëllim aprovimin e publikut, regjimi komunist përdori

“një fushatë propagandistike me dokumente qesharake, karikatura dhe montazhe fotografish,

të cilat u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë për të përgatitur opinionin publik. Nëpër

karikatura dhe nëpër fotografi të falsifikuara paraqiteshin priftërinj duke rrëfyer besimtarët në

rrëfenjtore, të cilat ishin të mbushura me pushkë dhe automatikë, altarë të mbushur me armë

dhe municione, priftërinj të armatosur deri në dhëmbë”.444

Ideologjia marksiste-leniniste, si ideologji zyrtare në shtetin totalitar “kërkon të

zëvendësojë fenë tradicionale. Ideologji monolitike me praktikat e veta të ndikimit mbi

popullsinë. Pas mohimit tërësor dhe të dhunshëm të fesë, ndodh procesi i rimarrjes së

padukshme, të nëndheshme, të pashprehur të formave të saj të komunikimit, vendosur në

shërbim të ideologjisë antifetare dhe ateiste”.445

At Zef Pllumi tregon se në vuajtjet e burgut, përkthyesi i Enver Hoxhës në takim me

Stalinin i kishte treguar se Stalini e qortoi Hoxhën dhe sistemin shqiptar në luftën që shteti

kishte ndjekur ndaj fesë. Në takim, Stalini porositi Hoxhën se rruga për eliminim e fesë duhej

zhvilluar në këtë mënyrë: “Feja nuk luftohet me fanatizëm, por me ligje. Për shembull: na

muzet i kemi shtetzue. Shumë kisha i i kemi deklarue “Muze” dhe kështu vendit i asht

kufizue veprimi fetar. Ju duhet sa më parë të deklaroni nji ligj për komunitetet fetare ku

garantohet liria e fesë, por të vehen aty shumë nene të pakjarta, siç dinë t’i formulojnë

juristat, në mënyrë që në bazë t’atyne neneve të shkeluna të veprojë ma vonë ligji”.446

Në luftën kundër fesës dhe me qëllim aprovimin e publikut, regjimi komunist përdori

“një fushatë propagandistike me dokumente qesharake, karikatura dhe montazhe fotografish,

të cilat u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë për të përgatitur opinionin publik. Nëpër

karikatura dhe nëpër fotografi të falsifikuara paraqiteshin priftërinj duke rrëfyer besimtarët në

rrëfenjtore, të cilat ishin të mbushura me pushkë dhe automatikë, altarë të mbushur me armë

dhe municione, priftërinj të armatosur deri në dhëmbë”.447

Diktatori Hoxha për të demaskuar klerin katolik organizoi kryesisht “takime për të

sharë, për të përgojuar dhe për të shpifur kundër Kishës Katolike, kryesisht me qëllim për të

frikësuar mbështetësit e heshtur të katolicizmit”.448

441 Po aty, f. 80.442 KASORUHU A., Një ankth gjysëm shekullor, Çabej, Tiranë 1996, f. 61.443 HOXHA E., Vepra 40, 8 Nëntori, Tiranë 1983, f. 106.444 PETERS Markus ë. E., Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996, Shoqata Jezuite,Tiranë 2010, f. 154.445 FUGA A., Monolog, Dudaj, Tiranë 2010, f. 242.446 PLLUMI At Zef, Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, Tiranë 1995, f. 532.447 PETERS Markus ë. E., Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996, Shoqata Jezuite,Tiranë 2010, f. 154.448 Po aty, f. 161.

Page 155: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

155

“Luftën tonë kundër fesë ne duhet ta drejtojmë si kundër vetë dogmave fetare,

pikëpamjeve filozofike, idealiste e mistike të saj, ashtu edhe kundër disiplinave fetare, që

kanë hyrë deri në zakonet e përditshme të atyre që besojnë bile edhe të atyre që nuk besojnë,

por që ndonjëherë i zbatojnë pa i ditur, pa treguar kujdes, shpesh edhe nga forca e zakonit”.449

Me propagandë dhe me aksione konkrete, regjimi jo vetëm mbante të gjallë fuqinë e

shtetit në luftën kundër fesë, por inkurajonte se “me këto forma duhet të vazhdojmë ne, derisa

ato t’i rrafshojmë nga faqja e dheut”.450

Hoxha, më 6 shkurt të vitit 1967 mbajti fjalimin për revolucionarizimin e të gjithë

jetës së vendit, ku në qendër ishte goditja e ideologjisë borgjeze e revizioniste dhe e zakonet

prapanike në shoqërinë shqiptare. “Qëllimi i zbatimit të këtij revolucioni në variantin shqiptar

ishte një përpjekje e udhëheqjes së PPSH-së për të rivendosur autoritetin e vet në organizatat

lokale të Partisë, për të nënshtruar sërish popullin, për të luftuar të gjitha “mendësitë e

dëmshme të trashëguara nga e kaluara” si dhe për të rivendosur ndikimin e saj në të gjithë

sektorët e jetës”.451

Shqipëria duke zhvilluar “revolucionarizimin” e saj, synonte t’i impononte popullit

një “botëkuptim materialist”, pushteti bëhej absolut, duke hequr klerikët, të cilët i shpëtonin

pjesërisht ndikimit të tij. “Heqja e kulteve, në mendjen e udhëheqësve, do ta bashkonte më tej

popullsinë shqiptare të ndarë prej tri feve të tij. Ajo mundësonte çrrënjosjen e islamizmit, fe

të shumicës, domethënë shkëputjen e Shqipërisë nga Orienti”.452

Feja, kanuni dhe tradita e popullit nga propaganda gjatë zhvillimit të revolucionit

kulturor, u barazuan me njolla të errëta që pengonin ecjen përpara. Me qëllim goditjen e

kundërshtarëve dhe të çdo tradite të vjetër “si mjet demaskimi ndaj “prirjeve borgjeze” dhe

moskryerjes së detyrës, u përdor fletë-rrufeja, imitim i dacibaos kinez”.453

Lëvizja kundër fesë, si pjesë integrale e revolucionit kulturor, u zhvillua me

arsyetimin se klerikët përdorën fenomenet e natyrës duke përfituar nga padija e njerëzve për

t’i frikësuar e për t’i nënshtruar ata. Propaganda e poziciononte klerikun në rolin e

gjobëvënësit ku duhej që “njerëzit t’u bindeshin dëshirave të klerikëve e t’u jepnin këtyre pa

kundërshtim të holla, bagëti, drith, bulmet etj., sepse gjoja atij që nuk do t’i bindej kishës e

xhamisë perëndia do ta dënonte; “do t’i binte rrufeja”.454

Hoxha, në letrën “Praktikat fetare t’i luftojmë me frymën patriotike dhe revolucionare

të masave”, drejtuar komiteteve të Partisë të rretheve mbi luftën kundër fesë, paragjykimeve e

zakoneve fetare, më 27 shkurt 1967, fton të gjithë shqiptarët të luftojnë fort në këtë aksion

jetik për partinë dhe pushtetin komunist në Shqipëri. “Gjithë Partia dhe vendi duhet të

ngrihen në këmbë, të djegin me zjarr zakonet prapanike e t’i këputin kokën cilitdo që merr

nëpër këmbë ligjin e shenjtë të Partisë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të vajzave”.455

Në propagandën ateiste feja dhe klerikët paraqiten reaksionarë pasi feja myslimane ka

qenë ideologji e pushtuesve turq, feja ortodokse ideologji e shovinistëve grekë dhe feja

katolike ka qenë ideologji e imperializmit austriak dhe e fashizmit italian. Në propagandën

449 HOXHA E., Vepra 35, 8 Nëntori, Tiranë 1982, f. 104.450 Po aty, f. 105.451 DUKA V., Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, Tiranë 2007, f. 282.452 Champseix, E.; Omari, A., Shqipëria ose logjika e dëshpërimit, Elena Gjika, Tiranë 2000, f.60.453 DUKA V., Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, Tiranë 2007, f. 283.454 HOXHA E., Vepra 36, 8 Nëntori, Tiranë 1982, f. 223.455 HOXHA E., (1982), Vepra 35, Nëntori, f. 4, 8.

Page 156: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

156

ateiste: “Feja nuk ishte tjetër, veçse sinonim i krimit politik dhe kleriku, sinonim i kriminelit

politik. Pse-ja është fare e thjeshtë: çdo mendim, çdo fjalë apo veprim, që ata do të bënin në

mbrojtje të idesë së tyre, do të kishte brenda vetes krimin e padukshëm ose të hapur politik të

agjitacionit e të propagandës në popull, pengesën ndaj Lëvizjes Nacionalçlirimtare, sabotimin

e reformave, nxitjen e urrejtjes ndaj komunizmit e gjithë doktrinës së tij”.456

Sipas Hoxhës, klerikët, me përjashtim të katolikëve, aktualisht janë injorantë dhe fenë

që predikojnë e mbështesin më shumë në ruajtjen e disiplinave fetare, me anën e një liturgjie

arkaike, me lutje të mësuara përmendsh, në rastin e hoxhallarëve, pa u kuptuar as brendinë,

pa bërë interpretimin e tyre filozofik. Për sa u përket besimeve fetare, në vigjilje të aksionit

kulturor-ideologjik, “myslimanët as kanë, as mund të kenë dhe as mund të lexojnë ndonjë

kuran të vjetër, pse ai është në arabisht. Praktikisht ata “rrojnë” me disa syre të Kuranit, që i

mësojnë përmendsh, që nuk i kuptojnë dhe i transmetojnë gojarisht. Ortodoksët s’janë as më

të pasur në libra fetarë dhe as më të ngritur. Ata kanë vetëm avantazhin që ungjillin e kanë në

shqip. Kurse katolikët, sidomos klerikët e tyre, janë më të pasur në libra, më të ngritur dhe

ata, atje ku mundin, vazhdojnë ta zhvillojnë fenë katolike si filozofi, vazhdojmë ne derisa t’i

rrafshojnë ato nga faqja e dheut”.457

Feja në propagandën ateiste barazohet me reaksionin, ku për shkak të saj nuk është e

mundur që, të mendosh dhe të veprosh drejt politikisht. Në kushtet e revolucionit, që kishte

përfshirë vendin, feja duhej sulmuar me çdo kusht pasi “ të bën të gabosh rëndë politikisht

dhe të frenon të ecësh përpara”.458

Lufta kundër fesë përqëndrohej kundër zakoneve, traditave, mënyrës së jetesës,

interpretimit të fenomeneve, ku sipas propagandës ateiste, “nëpërmjet kësaj rruge klerikët

kanë mundur, për shekuj me radhë, të futin helmin e fesë dhe këtë helm ta përziejnë me

gëzimet, me hidhërimet, me ngjarjet e përditshme të jetës së njeriut”.459

Luftën që zhvilloi Partia dhe klasa punëtore kundër fesë, diktatori Hoxha e

argumenton me faktin se pas rinisë, gruaja është pjesa më përparimtare e popullit; se ajo ishte

më e lidhur me jetën, me hallet, me punën, me familjen, me tokën. Ndaj sistemi diktatorial e

pa luftën ndaj fesë si luftë për çlirimin e gruas. Zakonet, traditat dhe fenë, gruaja shqiptare

“është më në gjendje t’i hedhë tej, t’i shkelmojë e t’i përvëlojë ato, se i kanë rënduar në kurriz

shekuj me radhë”.460

“Duhet të luftohen mbeturinat fetare, liturgjia, misticizmi, zbatimi i hapur ose i

fshehtë i praktikave fetare, pse akoma ka njerëz që fshehurazi mbajnë kreshmë ose

ramazan”461, çka jo vetëm që nuk lejon pjesëmarrjen e tyre në ndërtimin e socializmit, por i

pengon ata dhe vetë sistemin në ndërtimin dhe fitoren e socializmit.

Në luftën kundër fesë, Muzeu Ateist në Shkodër shërbeu për të bërë kërkime

shkencore përtej kufijve kombëtarë në fushën e ateizmit shkencor, si një “zhvillim krijues në

unitet me praktikën revolucionare, të tezave të klasikëve të marksizëm-leninizmit”462, me

456 PEPA P., (2007), Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, f. 25, 55.457 HOXHA E., (1982), Vepra 35, Nëntori, f. 105, 108.458 Po aty, f.107.459 Po aty, f.109.460 HOXHA E., (1982), Vepra 35, Nëntori, f. 227.461 HOXHA E., (1982), Vepra 37, 8 Nëntori, f. 225.462 GASHI A., Mbeturinat fetare t’i luftojmë hap pas hapi dhe në mënyrë të diferencuar tek mbartësit e tyre,“Zëri i popullit”, Nr. 10, 12 janar 1970, f. 2.

Page 157: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

157

qëllim likuidimin e plotë të mbeturinave fetare dhe me qëllim nxitjen gjithnjë e më të madhe

për të zhvilluar mendimin antifetar e antiklerikal shqiptar në luftën e masave kundrejt fesë e

klerit.

Duke e lidhur luftën ndaj fesë me patriotizëm dhe me ndërtimin e konsolidimin e

socializmit “ndjenja e flaktë e patriotizmit të popullit do të triumfojë padyshim mbi ndjenjat

fetare sado të thella qofshin ato”.463

Suksesin në çrrënjosjen përfundimtare të besimeve fetare e kishin “Agjitatorët e

Partisë, në radhë të parë komunistët, duhet të luftojnë pa asnjë lëkundje kundër besimeve të

kota dhe zakoneve prapanike”464, si kusht kryesor me qëllim mbajtjen e një qëndrimi

komunist në punë dhe në ruajtje të pronës së përbashkët.

Propaganda e paraqiste në publik klerin shkatërruesin e arsimit në Shqipëri dhe fajtor

për prapambetjen e trashëguar nga e kaluara. Klerin e besimet fetare Shqipërisë i kishin sjellë

dëme të madh si alfabetit shqip, ashtu dhe lëvizjes kombëtare. Kleri katolik, akuzohet në

shkrimet propagandistike ateiste se ai luftoi me tërbim, në shtyp e në parlament për të pasur

arsim fetar në Shqipëri. Regjimi akuzonte se: “Kleri katolik donte të ishte arkitekti i tërë

politikës arsimore në shkallë kombëtare, klerikët të ishin autorët e teksteve shkollore, donte

dhe insistonte me ngulm për të ruajtur programin e shkollës fillore austriake, e njohur për

frymën e saj të theksuar katolike, kundërshtonte me kokëfortësi shkollat e përbashkëta,

konviktet e përbashkëta”.465

Quku, në shkrimin “Ndre Mjeda si antiklerikal i vendosur”, demaskon fenë duke iu

referuar njërit prej përfaqësuesve më të shquar të klerit katolik, Dom Ndre Mjedës, që e quan

një antiklerikal të vendosur se përgjatë gjithë veprimtarisë së tij kishte luftuar që klerin dhe

institucionet t’i kthente në laike. Autori shkruan rreth përpjekjes së Dom Ndre Mjedës që

Seminarin Jezuit ta kthente në shkollë të mesme të mësimit të gjuhës shqipe, se gjoja kishte

refuzuar emërimin si ipeshkëv, se gjoja nuk kishte kryer misionin e tij si prift, por ishte marrë

me bujqësi dhe me letërsi antifetare. “Mjeda e neglizhoi detyrën fetare. Ai shërbeu si prift i

thjeshtë dhe mbajti detyra të dorës së dytë në zona të humbura”.466

“Prifti na ka bërë të mendojmë për vdekjen, për botën tjetër, na ka hedhur në pasivitet

dhe na ka molepsur me mendime prapanike”, ku me djersën e popullit kisha dhe prifti

akuzoheshin se kishin vënë një kope me bagëti, duke shfrytëzuar punën dhe tokën e

fshatarëve.467

“Lufta kundër fesë duhet të bëhet e gjithanshme dhe jo vetëm me të moshuarit”468 pasi

dobësitë dhe boshllëqet që linte pas lufta ndaj fesë, shfrytëzoheshin nga armiku i klasës i cili

duke nxitur rolin konservator nxiste edhe elementët e deklasuar që nxisin dhe dëmtojnë

shoqërinë socialiste.

463 MELKO S., Përballë praktikave fetare duhet vënë fryma revolucionare dhe patriotike e masave, “Zëri ipopullit”, Nr. 49, 27 shkurt 1968, f. 2.464 SHIJAKU P., Lufta kundër zakoneve prapanike dhe besimeve fetare të kota, detyrë e rëndësishme eorganizatave bazë të partisë, “Zëri i popullit”, Nr. 214, 5 shtator 1958, f. 2.465 REPISHTI Xh., GOGAJ I., (1973), Mbi qëndrimin reaksionar të klerit në fushën e arsimit, “Studimehistorike”, Nr. 4, f. 205.466 QUKU M., Ndre Mjeda si antiklerikal i vendosur, “Bashkimi”, Nr. 226, 20 shtator 1987, f. 3.467 ANGJELI K., Paragjykimet fetare zhduken nëpërmjet një pune të vazhdueshme sqaruese e bindëse, “Rruga ePartisë”, Nr. 4, Tiranë 1967, f. 69.468 ÇARKA A., Luftojnë zakonet prapanike dhe mbeturinat fetare, “Pararoja”, Nr. 53, 2 korrik 1975, f. 3.

Page 158: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

158

“Feja ka qenë pleksur me ngjarjet, me zakonet, me mendimet e shoqërisë shqiptare

gjatë shekujve dhe ka futur helmin e saj në gëzimet e në hidhërimet e jetës, që nga lindja e

deri te vdekja”469, ndaj sulmi ndaj klerit u bë frontal, me demaskim të bazës ideologjike e

materiale si e vetmja mënyrë që çoi në shkallmimin e tij përfundimtar. Sulmi ndaj ideologjisë

fetare shpallej i pakompromis për regjimin komunist pasi “Fetë gjithmonë kanë parazituar në

skutat më të errëta të ndërgjegjes dhe në hallkat më të dobëta të karakterit njerëzor”.470

“Feja është përpjekur të bëjë vdekjen monopol të sajën, duke e veshur me një perde të

rëndë misticizmi, dhe mbi këtë dhimbje e trishtim, ka ngritur një sistem të tërë “ngushëllimi e

qetësimi” fund e krye mashtrues”.471 Feja në propagandën ateiste shigjetohej si e dëmshme

për shoqërinë pasi e kishte përdorur vdekjen si mjet presioni, kërcënimi e frikësimi në

shoqëri.

“Vendin e kishave e të xhamive, si institucione të një ideologjie reaksionare, e zunë

objektet e shumta social kulturore”.472

Ndaj dhe puna e Partisë synonte në kryesore në luftën ndaj fesë “të sqaronte teorikisht

me fakte nga jeta rrënjët ekonomiko-shoqërore, thelbin klasor të ideologjisë, të dogmës, të

ceremonive, riteve fetare, absurditetin, reaksionar dhe antisocialist të feve”.473

“Për të shkulur me rrënjë e në taban të vjetrën, konservatoren, prapaniken,

paragjykimet fetare, duhet vendosmëri, kërkohet të luftohet pa asnjë lëshim e kompromis”474,

pasi qëndrimet indiferente në këtë luftë ishin të papranueshme për sistemin dhe propagandën.

Lufta ndaj paragjykimeve fetare e ideologjive të vjetra zhvillohej duke u shoqëruar me

punën për krijimin e traditave dhe zakoneve të reja socialiste, “duke i braktisur festat fetare

masat e popullit po i zëvendësojnë ato me festa të reja popullore e kombëtare”475. Festat

fetare u zëvendësuan me festa të tilla si 1 Maji, 8 Nëntori, 28-29 Nëntori, Viti i Ri, festat e

përvjetorëve të formimit të formacioneve partizane, 5 Maj, festa në të cilat zhvillohej aktivitet

i madh ideopolitik kulturor e shoqëror me qëllim edukativ dhe largimin e ndjeshmërive të

festave fetare te populli shqiptar. Zhvillimi dhe festimet e festave komuniste “ngrenë lart

entuziazmin politik, klasor dhe revolucionar, e bëjnë jetën më të gëzuar dhe më të

kulturuar”.476

Një aspekt tjetër i propagandës ishte sulmi mbi lindjen e Jezu Krishtit nga Shën Mëria

me anën e frymës së shenjtë. Shtypi e quan veprimtarinë biblike një gojëdhënë të pavërtetuar

dhe të trashëguar brez pas brezi. Jetën e Krishtit, veprimtarinë dhe historinë e tij biblike,

propaganda i quante si llomotitje të priftërinjve. “Vërtetohet shkencërisht se kurrë nuk ka

ekzistuar një Jezu Krisht. Pra, as u mishërua, as lindi, as vdiq”477, por e gjitha kjo ishte një

imagjinatë pjellore e krijuesve të kristianizmit.

Shkrimi “Pashkët dhe origjina e tyre”, propagandonte se lindja e Krishtit ishte

469 HAKO H., Drejt krijimit të një shoqërie plotësisht ateiste, “Rruga e Partisë”, Nr. 3, Tiranë 1986, f. 61.470 Po aty.471 Po aty.472 KOÇKA Dh., Lufta kundër mbeturinave fetare, objekt i punës së organizatës sonë, “Fitorja”, Nr. 35, 2 shtator1977, f. 2.473 GJOKA K., Të thellojmë vazhdimisht luftën kundër besimeve fetare, “Rruga e Partisë”, Nr. 9, 1969, f. 61.474 Po aty.475 ROBO S., Jo një herë e me tërmet, por përherë e me fshesë, “Përpara”, Nr. 39, 14 maj 1988, f. 4.476 Po aty.477 ÇUKA, P., Përralla e Vangjelizmoit, “Pararoja”, Nr. 24, 23 mars 1968, f. 2.

Page 159: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

159

legjendë e moçme që s’i vërtetohet ekzistenca. Në këto legjenda shkruhej në faqet e shtypit

komunist se Krishti lindi nga një vajzë virgjëreshë, e quajtur Maria, e cila gjoja mbeti me

barrë me “frymën e shenjtë” që i erdhi me anë të një pëllumbi. “Për t’u dhënë vërtetësi këtyre

legjendave e dogmave dhe për t’i mbajtur të gjalla në mendjen dhe ndërgjegjen e njerëzve,

klasa sunduese dhe klerikët, që u shërbejnë atyre, kanë krijuar dhe ‘ditët e shënuara’ ose të

‘kremtet e kristianizmit’, të cilat festohen çdo vit”.478

Propaganda ateiste e regjimit trumbetonte me të madhe se nga faktet historike nuk

vërtetohej asgjë rreth jetës së Krishtit. “Ai është vetëm një qenie fantastike që nuk ka jetuar

asnjëherë. Ashtu si vetë kristianizmi edhe Pashka nuk është gjë tjetër veçse një përsëritje e

dogmave dhe besimeve të kohëve të vjetra”.479

Krishtërimi dhe të gjitha fetë e tjera të krishtera e paraqesin Krishtin si shembull të

vetëmohimit dhe bindjes, duke treguar se lindi në kasolle, në mes të varfërisë, në grazhdin e

kafshëve; si ai duroi rrahjet, torturimet, ofendimet deri në vrasje që sipas gazetës, dhe populli

të vuante dhe të jetonte po ashtu në varfëri e bindje absolute. “Klasa sunduese duan t’i bindin

me këta masat e shtypura se po të durojnë, po t’i nënshtrohen fatit, vuajtjeve, shtypjes dhe

shfrytëzimit të klasave sunduese, do të fluturojnë në qiell si Krishti”.480

Përveç grabitjes së pronave, kisha sulmohej si hajdute duke vjelur të dhjetat, çka i

shtonte dhe më shumë pasurinë kishës dhe varfëronte fshatarët. Tjetër e ardhur e kishës,

thuhej se ishte haku i drejtpërdrejtë i meshës dhe ryshfetet që të gjitha shkonin për jetën në

luks të drejtuesve fetar. Kisha e Shëna Prendës thuhet s eka qenë gjithmonë një “qendër

errësire për të mbajtur në këmbë katolicizmin e shfrytëzimin e egër feudal e kishtar”.481

Priftërinjtë sipas propagandës ateiste, u rreshtuan në krahun e fashistëve dhe bënë

përgjatë gjithë luftës folën kundër LANÇ-it. Binomi i kishës dhe i klerit për fe dhe atdhe,

ishte një mashtrim i madh për shkak se pas kësaj motoje “priftërinjtë ashtu sikurse të gjithë

gjakpirësit e vendit e kanë dashur popullin të përçarë se vetëm kështu do t’i realizonin

qëllimet e tyre prapanike ku “Populli ka dëgjuar vetë këta të mallkuar se çfarë helmi kanë

vjellë në kohën e okupacionit fashist, për t’i heq djemtë nga LANÇ e për t’i futur në prehrin e

gestapos”.482

Shtypi herë pas here denonconte rolin reaksionar të priftërinjve si Pader Gradinit, Don

Zef Shestanit, Pater Kiezas, Anton Arapit, Lazer Shantojes, Alfonc Trackit që kishin qenë

kundër luftës, gjakut dhe se kishin provokuar “grindje dhe përpjekje, lyen sa rrugë me gjak

dhe veshën sa nëna e motra në të zi”.483

Akuza tjetër e ndaj klerikëve ishte se “Seminari dhe vendet e tyre, nga vende të

predikimit dhe besimit fetar janë kthyer në një vend intrigash e reaksioni. Këta fetare nuk u

mjaftuan që e shkëputën rininë nga LANÇ, por edhe sot e marrin dhe e edukojnë në frymën

fashiste dhe duan ta kthejnë prapa”.484

Nga përpjekja me çdo kusht për dominim shoqëror, akuza e pushtetit sa vinte dhe

478 Pashkët dhe origjina e tyre, “Luftëtari”, Nr. 29, 9 prill 1967, f. 3.479 Po aty.480 Po aty.481 GOCI H., Kisha e Shëna Prendës, shfrytëzuese e egër e fshatarësisë së Kurbinit, “Kastrioti”, Nr. 50, 14dhjetor 1979, f. 6.482 Fashistët nën veladon akoma kryeneçë, “Koha e re”, 26 janar 1946, f. 1.483 Po aty.484 Po aty.

Page 160: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

160

bëhej më rëndë dhe më e ashpër: “Rininë deshën ta gjakosin e popullin ta masakronin. Ma në

fund këta kriminelë kanë krijuar edhe lidhje me kriminelë e tradhtarë si Gjon Marka Gjonin e

Dhesh Marashin, miqtë e tyre të vjetër”485, si për të treguar dhe rrënjosur lidhjen e hershme të

klerit me elementët që punonin sipas propagandës komuniste kundër shtetit dhe përparimit të

tij.

“Organizatat fetare kanë qenë aparat politik në krah të këtyre pushtuesve duke

poseduar prona të mëdha si feudalë, pemëtari, kope bagëtish, dyqane etj., që u vinin në

ndihmë teqeve, kishave, manastireve që shërbenin të huajt”.486

Hulusi Hako deklaronte se feja ka luajtur një rol negativ edhe në shumë drejtime të

tjera, si “në mbajtjen e besimtarëve në errësirë e pasivitet, në karakterin hipokrit të

predikimeve morale të fesë, në shfrytëzimin deri në palcë të punonjësve prej institucioneve

fetare, si armike më e egër e gruas dhe si ushqyese e përhapëse e sa e sa besëtytnive,

besimeve të kota e zakoneve prapanike”.487

Në këtë numër gazete dhe siç do të shohim me radhë përgjatë muajit shkurt do të

shkruhet vetëm për gjyqin komunist ndaj organizatës “Bashkimi shqiptar” e klerikëve Gjon

Fausti, Daniel Dajani, Gjon Shllaku, Mark Çuni, Gjergj Bici, Ndoc Vata, Ded Mehilli, Luigj

Kçira, Ernesto Dema, etj. Përveç të tjerash, klerikët së bashku me një grup demokristian, që

sipas gazetës drejtohej nga Gjon Shllaku “nuk ndihmuan popullin në luftën e vet, penguan

luftën dhe u bënë më okupatorin. Gjatë okupacionit një pjesë u bë vëlla me fashizmin... kush

u bë me qeverinë Kuislinge, kush drejtpërdrejt me Gestapon, Ballin, Legalitetin dhe me

organizatat e tjera tradhtare, kanë dëftyer plot aktivitet duke luftuar me lloj mënyre në dëm të

interesave të popullit”.488

Në gjithë leximin e aktakuzës në gjyq klerikët me grupin demokristian akuzoheshin si

bashkëpunëtorë me fashizmin, nazizmin, tradhtarët e komunizmit dhe të popullit, për largim

të rinisë nga LANÇ, për përmbysje të pushtetit popullor, të lidhën përgjatë luftës me

kriminelë dhe reaksionarë, hartuan plane terroriste për të vrarë njerëz në pushtet, dhe e gjitha

kjo bëhej me një qëllim të vetëm, përmbysjen e pushtetit popullor. Përveç të tjerash akuza e

pushtetit vijonte me “të lidhun me ilegalët Mark Gjon Markun, Dhesh Marashin, Pashuk

Biben, Gjelosh Lulin dhe të tjerë. Të lidheshin me elementët reaksionarë dhe ndërkombëtarë,

provokimet e të cilëve i kanë pritur me krahë zë hapur. Ishin pro thyerjes së aleancës,

përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve mes aleatëve të mëdhenj. Të lidheshin me kriminelet e

luftës në Itali dhe gjetkë. Të shfrytëzonin në kulm elementët e pakënaqur nga pushteti për

shkak të reformave, të zhvillonin propagandë ndër katunde, n’ushtri, trakte dhe agjitacion,

përjashta shtetit me anë korrespondence etj”.489

Gjyqi kundër organizatës “Bashkimi” dhe akuzat ndaj saj vazhdojnë në shtyp sidomos

në gazetën “Koha e re”, e cila u kthye në një pasqyrë të gjyqit kundër klerikëve. Në seancën e

dytë të këtij gjyqi në shkrimin “Fashizëm në seminar”, thuhej një akuzë tjetër “seminari

papnuer në Shkodër ishte qendër propagande fashiste gjatë okupacionit dhe qendër tradhtie

485 Po aty.486 HAKO H., Roli reaksionar antipatriotik i fesë, “Rruga e Partisë”, Nr. 5, maj 1967, f. 47.487 Po aty.488 Hapet gjyqi kundra elementëve të organizatës “Bashkimi shqiptar” udhëhequr nga jezuitët dhe klerikalët,“Koha e re”, 1 shkurt 1946, f. 1.489 Po aty.

Page 161: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

161

fashiste e komplotesh terroriste kundra popullit gjatë çlirimit”490. Sipas gazetës traktet që

shtypeshin në seminar përmbanin nota dëshpëruese për shembjen e fashizmit dhe

ideologjikisht këto trakte dhe veprimtaria e këtyre klerikëve dhe organizate “Bashkimi

shqiptar” ishte Goebeliste. Në seminar “flitet për terror në popull dhe për të vra njerëzit me

randësi në pushtet. Në seminar këmbehen letra për me mbajt të lidhun me kriminelët e luftës

dhe me të arratisun”.491

Propaganda i bënte jehonë gjyqit kundër klerit katolik ku pas këtij gjyqi do të pasojë

një reprezaljeje për klerin. Çdo gjë bëhej në emër të popullit, pra këta kriminelë dhe armiq të

popullit do të dënoheshin e shfaroseshin nga vetë populli. Në faqet e shtypit të gazetës “Koha

e re” thuhej se “s’ka mëshirë për kriminelët, s’ka mëshirë për ata që i mbrojnë, s’ka mëshirë

për miqtë dhe këlyshët e tyne”492. Propaganda shtetërore e parashikonte qartë se asgjë s’do ta

ndalë shfarosjen komuniste ndaj klerit nën pretekstin e dëmin në vite kundër lumturisë, të

ardhmes dhe lirisë së popullit. Sulmi që sistemi komunist ndërmori ndaj fesë erdhi pasi

“populli ka vendosur ta pastrojë rrugën e tij nga çdo kriminel, nga çdo hajdut, nga çdo

spekulator, nga çdo prift reaksionar, nga çdo mik dhe bashkëpunëtor i reaksionit”.493

Pater Antoni akuzohej se: “Ke inspiruar, urdhëruar, ndihmuar, okupatorin në veprat

kriminale si vrasje, tortura, shpërngulje të detyruara, internime në masë në fusha të

përqëndrimit të vdekjes në Gjermani dhe në Prishtinë, burgime në masë, grabitje, djegie,

rrënime pasurish shtetërore e private, ndihmë ushtrive naziste të Hitlerit dhe inflacion

monetar”494. Akuzat ndaj Patër Anton Harapit ishin të tmerrshme dhe ishin një listë prej 11

akuzat të rënda ndër të cilat dhe bashkëpunimi me kriminelët dhe tradhtarët e popullit

shqiptar të arratisun në ilegalitet. “Fashizmi me Vatikanin i kishin punët e përbashkëta.

Vatikani mbronte fashizmin dhe në punë të kishës koordinonte veprimet me ta për një luftë,

dhe eprorët e Patër Antonin ndiqnin politikën fashiste dhe i siguronin shefat e ushtrisë

fashiste në Shqipëri”.495

“Rendi jezuit tregohej i rafinuar, sa dinak aq dhe i poshtër në luftën kundër çdo gjëje

të përparuar. Ai ishte shpirti dhe qendra e reaksionit katolik”496, dhe fjala jezuit ishte e

barabartë me fjalën i poshtër, tradhtar, njeri me dy faqe, provokator, betues falsë, antipatriot

dhe kozmopolit, sipas shkrimit. Jezuitët mbronin interesat e Vatikanit të lidhur me interesat

amerikane, ku monopolet e shtetit ishin furnizuesit e mëdhenj të fondeve, që përdorin për

fenë dhe propagandën e SHBA-së. Jezuitët akuzoheshin se ishin vënë në shërbim të

reaksionit, ku në të gjithë botën, ata zhvillonin fushata me shpifje e akuza ndaj BS,

demokracive popullore të Evropës dhe RPK-së.

Habibaj në shkrimin “Vatikani, qendër e politikës reaksionare”, e lidhte ngushtë

Vatikanin me fashizmin, ideologji që përfitonin dhe i shërbenin njëra-tjetrës. Sipas tij,

fashizmi e përdor Vatikanin për përkrahje ideologjike e politike, qendër agjenturore të fesë

katolike dhe katolikët e priftërinjtë vegla të fashizmit. Lidhja e fashizmit dhe Vatikanit nuk

ishte gjë tjetër veçse lëvizje për “interesa ekonomike dhe politike, qëllimet e përbashkëta në

490 Fashizëm në seminar, “Koha e re”, 2 shkurt 1946, f. 1.491 Po aty.492 Tradhtarët e vdekur përkujtohen nga tradhtarët e gjallë, “Koha e re”, 8 mars 1946, f. 4.493 Po aty.494 Regjenti kuisling Patër Anton Harapi përpara gjyqit, “Bashkimi”, Nr. 339, 3 shkurt 1946, f. 2.495 Po aty.496 VLADIMIROV B., Jezuitët në shërbim të reaksionit, “Puna”, Nr. 79, 28 shtator 1954, f. 4.

Page 162: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

162

luftën kundër lirisë dhe pavarësisë së popujve, kundër emancipimit të tyre dhe veçanërisht në

luftën kundër komunizmit”497

Akuza e regjimit komunist ndaj Vatikanit qëndronte në faktin se “përkundi djepin e

fashizmit e të nazizmit dhe hypi në anijen e tyre” duke shigjetuar lëvizjen e klerikëve

shqiptarë nën direktivat e “qendrës së reaksionit”. Sipas tij, njerëzimi e quan organizëm

negativ Vatikanin, “një mekanizëm përbindësh, një parazit shekullor të cilit popujt, forcat e

klasat përparimtare nuk ia kanë ndarë e nuk do ia ndajnë urrejtjen, demaskimin e luftën”.498

Propagandisti më i madh i regjimit komunist, Hako, në shkrimin “Pjellë arbitrare e

reaksionit”, sulmonte Vatikanin dhe e quante shtet që nuk ekziston, por që mbahet me të

ardhurat e fituara nga shfrytëzimi në shekujsh. Autori kalonte në sulm duke kujtuar për

lidhjen e kishës katolike në shekuj me Selinë e Shenjtë, ku “Kisha Katolike me qendër në

Shkodër, nuk ishte asgjë tjetër veçse një agjenci, një pjesë e këtij organizmi botëror”499.

Vatikani akuzohet se si shtet pa ekonomi, ishte miliarder nga shfrytëzimi i vendeve dhe

popujve. “Kisha Katolike është merimanga e zezë, e vetmja që gërryen shpirtrat e njerëzve

për t’i shtypur ata fizikisht, moralisht dhe ekonomikisht”500. Propagandisti Hako e sulmon

Vatikanin duke e quajtur formë administrative, politiko-shtetërore të sipërmarrësve

monopolist, me veprimtari politiko-fetare dhe ekonomiko-financiare në dëm të shtetit

shqiptar nëpërmjet Kishës Katolike. Vatikani si rrjet agjenturor më i përhapur në botë “ndikon

në shumë qeveri dhe në masën e besimtarëve, penetron në veset dhe në skutat më të dobëta e

më të errëta të ndërgjegjes njerëzore që krijohen dhe ushqehen në rendet e pronës private dhe

të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu”501.

“Reaksioni ndërkombëtarë shikon te feja një aleat të fuqishëm të veprimtarisë së tij

kundërrevolucionare. Prandaj e përkrah, e subvencionon dhe e nxit me të gjitha mjetet

veprimtarinë fetare dhe përkrahjen e saj”502. Kleri në botë, sidomos kleri katolik dhe Vatikani,

akuzoheshin vazhdimisht se disponojnë mjete e fonde financiare për të përkrahur politikën e

shtypjes dhe të shfrytëzimit, të grabitjes dhe agresionit të ndjekur nga fuqitë imperialiste.

“Mijëra revista, gazeta borgjeze, që mbajnë etiketën “laike” në fakt propagandojnë dhe

reklamojnë të gjitha veprimtaritë fetare, ceremonitë, meshat e mëdha, festat, etj të shoqëruara

me fotografi dhe ilustrime të tjera”503. Në kushtet kur Shqipëria kishte hyrë në rrugën e

vetmisë së madhe dhe të izolimit të plotë, propaganda e regjimit sulmon Moskën si qendër

pelegrinazhi dhe mbledhjesh ndërkombëtare, ku merrnin pjesë dhjetëra përfaqësues të klerit

reaksionar të gjithë botës, përfshirë klerikë nga SHBA, Vatikani, nga Izraeli etj. “Procesi

kundërrevolucionar i përhapjes së fesë në vendet revizioniste po përfshin sfera të tëra të jetës

kulturore dhe ideologjike”504.

“Vatikani është ndihmës i imperialistëve. Imperialistët kanë nevojë jo vetëm për

mitraloza që të shtypin popujt që janë nën sundimin e tyre, por edhe për një influencë të

përshtatshme ideologjike mbi ta, influencë të përforcuar me autoritetin e besimit dhe të

497 HABIBAJ Gj., Vatikani, qendër e politikës reaksionare, “Studenti”, Nr. 5, 9 mars 1989, f. 7.498 Po aty.499 HAKO H., Pjellë arbitrare e reaksionit, “Ylli”, Nr. 1, Tiranë 1986, f. 33.500 Po aty.501 Po aty.502 KORBI A., Feja, aleat besnik i forcave të reaksioni, “Bashkimi”, Nr. 206, 29 gusht 1973, f. 3.503 Po aty.504 Po aty.

Page 163: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

163

kishës”505, ku për kishën katolike dhe klerin ishte shumë e vështirë mbijetesa në Shqipëri.

“Në selinë e shenjtë nuk sundojnë aspak parimet fetare, por parimet e banditizmit,

kriminalitetit, spiunazhit dhe agresionit”506, dhe se Vatikani mbronte me të gjitha mjetet

regjimin kapitalist si të vetmin regjim të duhur për kristianët.

Vatikani akuzohej në shtypin shqiptar se kishte shndërruar Selinë e Shenjtë në fuqi

ekonomike të lidhur me interesat kapitaliste amerikane në bankën Morgan dhe se Vatikani në

zgjedhjet e vitit 1952 në Itali e Francë kishte “dalë hapur dhe ka mobilizuar institucionet e

ndryshme fetare, manastire, shtypin, rininë katolike, dhe murgeshat kundër komunistëve”.507

Me politikën që po zhvillonte Papati dhe sidomos Karol Vojtila, “i del hapur në

mbrojtje politikës antipopullore e antipunëtore të borgjezisë monopoliste, u del në mbrojtje

përpjekjeve të kapitalit për të kaluar krizën duke ua hedhur në kurriz masave punonjëse”.508

Sunduesit e Pekinit, theksohej në propagandën ateiste të regjimit komunist shqiptar se

e përdornin fenë si një mjet të efektshëm ideologjik për sundimin shpirtëror mbi masat. “feja

ka shkruar doktrina dhe është e organizuar në grupe formale, ndërsa besëtytnitë pengojnë

prodhimin, ndikojnë mbi rendin shoqëror, nuk ndihmojnë në katër modernizimet, kurse feja

jo”.509

“Zhguni i priftit, veladoni, jakat e bardha, kokat e rruara e gjithfarë marifetesh të tjera

që ata përdorin, nuk mund ta fshehin të vërtetën se ata janë shërbëtorë të kapitalit si për

ideologjinë që ata përhapin, ashtu edhe për rolin që luajnë si agjentë të imperializmit

amerikan dhe të imperializmit botëror”.510

Kisha dhe shteti po godisnin shumë fort rininë nga frika e humbjes së pushtetit të tyre

dhe donin që “rininë ta mbajnë nën kambanat e kishës, t’ia mbyllin horizontin nën kubetë

bojë plumbi të institucioneve të saj, ta velin dhe ta venitin nën sugjestionet e ikonave pa

jetë”.511

Veprimtarinë e Vatikanit, në artikujt propagandistik e quajnë një veprimtari kriminale

gjithnjë në shërbim të imperializmit dhe të reaksionit. “Feja po grabit sot në katër anët e

botës. Në krye të grabitjes qëndron aksionari më i madh i botës, Papati”512.

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

1. Sulmet e mediave shqiptare kundër Vatikanit duke e akuzuar atë si ndihmës të

imperialistëve, si seli jo e parimeve fetare, por e banditizmit dhe spiunazhit, si fuqi

ekonomike të lidhur me interesat e kapitalit amerikan, si organizatë që vepron haptazi

politikisht në vendet nën influencën e katolicizmit kundër komunistëve dhe interesave të

punëtorëve.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

505 Po aty.506 PAPULI S., Strofkë e zezë agresioni dhe spiunazhi, “Zëri i popullit”, Nr. 82, 6 prill 1951, f. 4.507 MALO J., Vatikani agjenturë e spiunazhit imperialist, “Luftëtari”, Nr. 14, 15 shkurt 1953, f. 4.508 BALIA Xh., Maska sindikale e zjarrfikësit të Vatikanit, “Puna”, Nr. 29, 14 prill 1981, f. 4.509 ÇOTA L., Përhapës të opiumit fetar, “Zëri i popullit”, Nr. 54, 5 mars 1981, f. 4.510 BOÇKA I., Misionarët e Zotit, shërbëtorë e spiunë të kapitalit, “Zëri i popullit”, Nr. 214, 6 shtator 1980, f. 4.511 ELEZI M., Shkryqëzuesit e Krishtit, “Zëri i popullit”, Nr. 169, 15 korrik 1977, f. 3.512 KRAJA S., Feja, opium për njerëzit, “Jeta e re”, Nr. 12, 8 shkurt 1986, f. 3.

Page 164: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

164

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit krahas të një propagande

ateiste në mediat e shkruara dhe radio-televizive kundër fesë edhe të masave shtrënguese

shtetërore e shoqërore kundër klerit dhe institucioneve fetare.

2. Në kuadrin e një solidariteti komunist prosovjetik, propaganda komuniste shqiptare

kryesisht me mediat e shkruara e ka luftuar në vitet 50-të të shekullit të kaluar Vatikanin edhe

për gjoja fushatat me shpifje e akuza të tij ndaj Bashkimit Sovjetik, të ashtuquajturave

“demokraci popullore” të Europës dhe Republikës Popullore të Kinës.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit krahas të një propagande

ateiste në mediat e shkruara dhe radio-televizive kundër fesë edhe të masave shtrënguese

shtetërore e shoqërore kundër klerit dhe institucioneve fetare.

3. Gjyqet ndaj klerikëve të shquar katolikë (Pater Anton Arapi etj.) me akuza për

tradhëti ndaj vendit, bashkëpunim me pushtuesin fashist e nazist dhe sabotim të lëvizjes

nacional-çlirimtare shqiptare.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit-implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit krahas të një propagande

ateiste në mediat e shkruara dhe radio-televizive kundër fesë edhe të masave shtrënguese

shtetërore e shoqërore kundër klerit dhe institucioneve fetare.

4. Gjyqet ndaj klerit katolik me akuza për komplot e kryengritje të armatosur kundër

regjimit komunist në vend, në bashkëpunim me grupet e armatosura antishqiptare.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit krahas të një propagande

ateiste në mediat e shkruara dhe radio-televizive kundër fesë edhe të masave shtrënguese

shtetërore e shoqërore kundër klerit dhe institucioneve fetare.

5. Konfiskimi i pronave të institucioneve fetare dhe ndalimi i veprimtarisë fetare të

këtyre institucioneve. Shndërrimi i kishave dhe xhamive në objekte të veprimtarisë kulturore

(shtëpi apo vatra kulture, objekte të ndërmarrjeve të dekorit etj.)

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit krahas të një propagande

ateiste në mediat e shkruara dhe radio-televizive kundër fesë edhe të masave shtrënguese

shtetërore e shoqërore kundër klerit dhe institucioneve fetare.

Page 165: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

165

6. Goditja ndaj fesë nëpërmjet zëvendësimit të festave fetare me festa të tilla si 1 Maji,

8 Nëntori, 28-29 Nëntori, Viti i Ri, festat e përvjetorëve të formimit të formacioneve

partizane, 5 Maj, festa në të cilat zhvillohej aktivitet i madh ideopolitik kulturor e shoqëror

me qëllim edukativ dhe largimin e ndjeshmërive të festave fetare te populli shqiptar.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit krahas të një propagande

ateiste në mediat e shkruara dhe radio-televizive kundër fesë edhe të masave shtrënguese

shtetërore e shoqërore kundër klerit dhe institucioneve fetare.

7. Demaskimi i klerikëve nëpërmjet mbledhjeve publike dhe propagandës denigruese

të tyre me karikatura dhe fotografi të sajuara.

Edhe kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim

që supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet zhvillimit krahas të një propagande

ateiste në mediat e shkruara dhe radio-televizive kundër fesë edhe të masave shtrënguese

shtetërore e shoqërore kundër klerit dhe institucioneve fetare.

3) Për Implikimin 3, i cili pohon se: “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë

kushtëzohej nga projekti i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, atëherë ishte e pritëshme që të konstatohej nxitja e

angazhimit të të ashtuquajturave ‘organizata të masave’ në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’

dhe ‘mbeturinave fetare’”, mund të thuhet se ballafaqimi për të mund të realizohet më mirë

nga shqyrtimi i të dhënave që testojne empirikisht implikimet derivate të tij (Implikimi 3.1,

3.2, 3.3).

Kështu për Implikimin 3.1, i cili pohon se: “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar

ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të

vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare, atëherë ishte e pritëshme që të konstatohej nxitja e

angazhimit të të ashtuquajturave ‘organizata e pionierit’ dhe ‘organizata e rinisë’ në luftën

kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’”, do të kishim ballafaqimin me të

dhënat si vijon.

Të dhëna mbi mbi shndërrimin e ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, si qëllim kryesor të edukimit në veprimtarinë e organizatave

të masave të pionierit dhe atë të rinisë. Të dhëna mbi nxitjen ose/dhe përfshirjen e këtyre

organizatave të ashtuquajtura “Leva të Partisë” në veprimtaritë e luftës kundër të

ashtuquajturave 'shfaqje të huaja' dhe 'besimeve fetare' në kuadrin e edukimit ateist të

masave.

Propaganda ateiste nëpërmjet agjitatorëve dhe propagandistëve mësonte se duhej

gjykuar dhe vepruar si revolucionarë ku “të rinjtë dhe të rejat e sektorit Martinë, i kritikuan

Page 166: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

166

këto mbeturina dhe kërkuan mbledhje të përgjithshme të Organizatës së Rinisë për të

analizuar në frymë luftarake dobësitë dhe detyrat”513 si mënyra e vetme për shkatërrimin e

koncepteve mikroborgjeze.

“Lufta kundër opiumit të fesë të bëhet problem i organizatave bazë të Partisë,

organizatës së Frontit në fshat e në lagjet e qytetit, i bashkimeve profesionale në qendrat e

punës dhe i organizatës së rinisë e gruas në fshat e qytet”514 me qëllim mobilizimin e

shoqërisë për asgjësimin e fesë si ideologji.

Feja në fletë-rrufe dhe në shkrimet e shtypi të kohës paraqitej si “shfrytëzues i egër i

fshatarësisë, si armik i Luftës Nacionalçlirimtare, si kulak dhe armik i pushtetit popullor”.515

Ideologjia fetare sulmohet në propagandën ateiste duke e cilësuar të vënë në shërbim

dhe përdorim të borgjezisë në vendet kapitaliste dhe imperialiste si bazë për shtypjen dhe

shfrytëzimin e popujve. “Papa i Vatikanit, Patriarku i Moskës, kardinalët, peshkopët,

hoxhallarët e panumërt përputhen në qëllimet e tyre për ta larguar rininë nga rruga e

kërkesave Demokratike, nga revolucioni, për t’i hedhur ata në rrugën e pashpresë të jetës

boshe idealiste”.516

Me qëllim që shoqëria komuniste të ishte një dhe e pandarë, regjimi komunist e

akuzonte fenë si përçarëse në shoqëri dhe pengesë për martesat e njerëzve me besime të

ndryshme fetare. Me komunistët në pushtet kjo duhet të merrte fund. “Triumfi i

marrëdhënieve socialiste në prodhim, likuidimi i klasave shfrytëzuese, edukimi i gjithanshëm

marksist-leninist, përhapja e gjerë e kulturë, propaganda e pandërprerë ateiste e Partisë”517,

krijuan kushtet e nevojshme për shkatërrimin e fesë si institucion dhe si ideologji.

Në qendra pune, në qytete e fshatra u shkruan citate nga fjalimi i Enver Hoxhës në

mënyrë që populli kudo të kishte të pranishëm frymën antifetare. Të rinjtë marrin në dorë

fatet e tyre. Ata kërkojnë të “luftojnë paragjykimet fetare, të mos lejojmë asnjë nga vëllezërit

dhe motrat tona të vogla që t’i çojmë me forcë në kishë; u bëjmë thirrje prindërve tanë,

vëllezërve dhe motrave tona të rritura, të bashkohen me ne; t’i bëjmë thirrje organizatës së

frontit ta përkrahi lëvizjen tonë”.518

Feja shigjetohet si vegël e feudalëve dhe e borgjezëve për të shtypur popullin, e për të

shtypur dy herë më shumë vajzat e gratë. “Veç nënshtrimit, skllavërisë, poshtërimit, tjetër të

mirë s’kemi pasur nga feja”.519 Lufta ndaj fesë sipas propagandës ateiste ishte një luftë e të

rinjve dhe të rejave në radhë të parë kundër ideologjisë fetare dhe feudoborgjeze.

Klerikët bektashinj propaganda ateiste i shihte si njerëz që punonin keq, që dëmtonin

pronën, ishin imoralë e të degjeneruar. Dervishët, këmbënglte regjimi, mashtronin besimtarët

513 FIKU P., TASE P., Lufta e rinisë kundër mendimeve prapanike, për triumfin e koncepteve revolucionare dhepër rritjen e rendimenteve bujqësore, “Zëri i rinisë”, Nr. 15, 21 shkurt 1968, f. 2.514 Lufta kundër botëkuptimit fetar është luftë e vazhdueshme ideologjike, “Rruga e Partisë”, Nr. 4, prill 1967, f.7.515 FIKU P.; TASE P., Fletë-rrufetë janë zëri i fuqishëm i rinisë dhe i kooperativistëve për të çrrënjosur konceptete huaja, “Zëri i rinisë”, Nr. 21, 13 mars, 1968, f. 2.516 PËLLUMBI A., Ideologjia fetare në shërbim të borgjezisë, “Zëri i rinisë”, Nr. 29, 9 prill 1983, f. 4.517 FRANJA G., KOJA L., Pengesa që duhen luftuar në lidhjet martesore midis të rinjve, “Jeta e re”, Nr. 23, 19mars 1986, f. 3.518 KUÇA S., MEÇA F., Rinia e kooperativës bujqësore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeg”, Gurrëz të Krujës nëluftë kundër fejesave në mituri, me para, me diferencë të madhe moshe me paragjykime fetare”, “Zëri i rinisë”,Nr. 14, 18 shkurt 1967, f. 2.519 Të rejat në luftë kundër prangave të ideologjisë fetare e feudoborgjeze, “Zëri i rinisë” ,Nr. 13, 15 shkurt1967, f. 2.

Page 167: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

167

duke u thënë se “po të jesh dervish me shpirt, po të jesh njeri i Allahut e ta duash atë, të mos

ikësh nga udha e tij, je i padjegshëm”.520

Në propagandën antifetare dhe në luftën për likuidimin e fesë “Feja asnjëherë nuk ka

dalë e kulluar, safi fe. Këta fenë e përdorin si një mjet për të afruar ndonjë njeri tonin, për të

na luftuar aty ku arritjet i kemi më madhështore; në ideologji, pronë shoqërore, punë e

mënyrën e jetesës”.521

Propaganda ateiste deklaronte se revizionistët në kuadrin e plotë të restaurimit të

kapitalizmit me anë e fesë, trullosnin rëndë masat punonjëse dhe veçanërisht rininë. Synimi i

klikave revizioniste reaksionare, ishte helmimi dhe shtypja e masave punonjëse, trullosja e

rinisë dhe bërja e tyre të paaftë për të kryer aktivitet revolucionar dhe me qëllim largimin e

vëmendjes së tyre nga problemet reale të botës. Rritja e numrit të kishave, xhamive dhe

sinagogave dhe i ndjekësve dhe personave që mbanin objekte fetare në shtëpi paraqiteshin si

shkatërrim i rendit shtetëror në këto shtete. “Kleri po sheh një ditë të bardhë nën sundimin e

revizionistëve. Ata po shtohen si kërpudhat pas shiut”.522

Propaganda ateiste akuzonte shtetin sovjetik se kleriku i thjeshtë dhe peshkopi

merrnin 5-10 herë më shumë se punëtori i thjeshtë dhe se nëpërmjet favoreve dhe pagesave

ekonomike të majme shteti lehtësonte e pasuronte klerin dhe varfëron punonjësin e thjeshtë.

Marrëdhënien ekonomike me shtetit rus dhe fesë cilësohet si një marrëdhënie “shpërblimi që

u akordojnë krerët revizionistë mashtruesve të masave punonjëse”.523

Përhapja e fesë shihej si shpërndarje e opiumit dhe skllavërim shpirtëror të masave

punonjëse dhe rinisë. “Borgjezia imperialiste dhe klikat revizioniste po u drejtohen gjithnjë e

më shumë qarqeve reaksionare fetare që ato të përkrahin e reklamojnë politikën e tyre të

jashtme për të ruajtur sundimin e tyre kolonial dhe neokolonial”.524 Feja akuzohej nga

propaganda e shtetit diktatorial se propagandonte frymën e pajtimit klasor, të nënshtrimit të

përjetshëm, të pranimit të heshtur, të shtypjes e shfrytëzimit, të mjerimit e të varfërisë.

Në propagandën ateiste, feja akuzohej se zinte vend të rëndësishëm në subversionin

ideologjik dhe kulturor kundër masave të gjera popullore revizioniste. “Triniteti i shenjtë

parti revizioniste, shtet kapitalist dhe kishë i kanë drejtuar të gjitha shigjetat helmuese kundër

masave të gjëra popullore, kundër rinisë për të ruajtur rendin e tyre shtypës dhe

shfrytëzues”.525

Sipas Hajdaraga shfaqje të tilla kudo në botën perëndimore ku shumë të rinj i

drejtohen kishave, nuk është asgjë tjetër veçse një shfaqje e shëmtuar e një bote të kalbur dhe

të shkatërruar. Të rinjtë që frekuentojnë sekte fetare sipas tij “specializohen jo vetëm në

ushtrimin e ritualeve, por më tepër përvetësojnë mjeshtërinë e vrasjeve, tregtarëve të drogës,

vjedhësve”.526

520 SAKAJEVA Q., Dijeni: Feja është pe i këputur, “Zëri i rinisë”, Nr. 79, 3 tetor, 1973, f. 4521 Po aty.522 KONDI G., Feja-ndihmesë revizionistëve për trullosjen e rinisë, “Zëri i rinisë”, Nr. 50, 26 qershor 1982, f. 4.523 Po aty.524 BABANI B., Feja, mjet në duart e borgjezisë për helmimin e ndërgjegjes së rinisë, “Zëri i rinisë” Nr. 89, 8nëntor 1980, f. 4.525 MLLOJA G., Feja, mjet në duart e borgjezisë revizioniste për helmimin e ndërgjegjes së rinisë, “Zëri i rinisë”Nr. 49, 21 qershor 1978, f. 4.526 HAJDARAGA L., Shfaqje të shëmtuara të një bote të kalbëzuar, “Zëri i popullit” Nr. 85, 10 prill 1982, f. 4.

Page 168: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

168

Rinia e cila ishte më e lehtë për t'u manipuluar u hodh gjërësisht në aksion, u kap

drejtpërdrejt në luftën kundër zakoneve prapanike me qëllim që të nxiste edhe pjesën tjetër të

shoqërisë. Aksioni revolucionar ideologjik ku “të rinj e të rejat në çdo organizatë u ndanë në

grupe të veçanta pune sipas drejtimeve kryesore të punës si për shembull një grup mbeturinat

fetare, një për zakonet në dasma, fejesa, lindje, vdekje, etj, një grup për higjienën e pastërtinë

dhe për futjen e së resë në fshat”.527

Në luftën për triumfin e së resë komuniste dhe për zhdukjen e çdo njolle të shoqërisë

së vjetër me bazë fetare “rinia gjirokastrite ashtu si dhe gjithë rinia e vendit tonë, ka pasur

dhe ka gjithmonë para sysh idetë e mëdha të kongresit të 5-të të PPSH, mësimet dhe porositë

shumë të çmuara të mësuesit tonë të dashur, shokut Enver Hoxha”.528

Kudo organizoheshin diskutime popullore përpara nisjeve të aksioneve kundër

shfaqjeve të ideologjive të huaja, siç ishin varrezat e ndara sipas besimeve fetare. Synimi i

organizatave të masave dhe të rinisë ishte që “të sistemohen varrezat në një vend dhe të hiqet

rregulli i vendosjes nga “ qabeja””.529

“Organizata e rinisë e Fabrikës së Fibrës organizoi konsultën e parë me të gjithë të

rinjtë dhe të rejat për të nxjerrë nga vetë ata ç’fenomene të kësaj natyre vërehen në

organizatat dhe familjet e tyre”530, ku synohej studim i detajuar i fenomeneve fetare dhe nga

ku të përgatiteshin të rinjtë për të ndërmarrë aksione konkrete.

Regjimi porosiste organizatat pjesëmarrëse në aksionin ideologjik të ruheshin nga

euforia dhe vetëkënaqësia. Pasi “vetëkënaqësia me disa rezultate që arrihen si dhe qëndrimi

indiferent karshi të metave janë bërë vazhdimisht premisë për zgjuarjen dhe ruajtjen e

zakoneve prapanike”.531

“Jo vetëm tek të rinjtë, por edhe te të vegjlit dhe të mëdhenjtë këto zakone dhe besime

fetare ushtronin influencë dhe kjo influencë e bënte të riun të ndrydhur, frikacak, sentimental

dhe pa perspektivë”.532 Propagandës ateiste, ndër mjetet me të cilat ishte përgatitur dhe po

luftohej feja, ishte ndikimi ndaj të rinjve dhe të rejave nga specialist të ndryshëm për çështje

të caktuara fetare apo moralo edukative. Ndaj dhe punohej në mënyrë të organizuar dhe

sistematike për edukimin shkencor të rinisë, bisedat shkencore duke dhënë argument kundër

fesë, ideve e zakoneve e besimeve fetare, pjesë të ndryshme teatrale, recitime dhe shfaqje

kulturore kundër fesë, leksione shkencore, informacioneve politike, bisedave, agjitacionit

figurativ etj. Strategjitë e pushtetit kundër fesë kishin bërë që “të zhvillojmë frontin e luftës

dhe të përmirësojmë format e punës kundër çdo lloj zakoni dhe besëtytnie, për punimin e

temave me karakter moral-edukativ, për përhapjen e vijës së Partisë në masat e gjëra të

527 ÇANO F., Ta thellojmë më tej luftën kundër zakoneve prapanike dhe ideologjisë fetare duke e shtrirë atë nëtë gjitha fushat e jetës, “Zëri i rinisë”, Nr. 67, 20 gusht 1969, f. 1.528 VENAÇI A., Zakonet prapanike e konceptet idealiste- fetare në shënjestër të rinisë gjirokastrite, “Zëri irinisë”, Nr. 34, 26 prill 1969, f. 2.529 DEMIRI M., Ta thellojmë dhe ta çojmë më tej luftën kundër zakoneve prapanike dhe ideologjisë fetare, “Zërii rinisë”, Nr. 64 , 9 gusht 1969, f. 5.530 CEMI D., Të çojmë deri në fund luftën kundër zakoneve prapanike, besimeve dhe ideologjisë fetare, “Zëri irinisë”, Nr. 29, 9 prill 1969, f. 2.531 MEHMETI N., Krahas shkatërrimit të së vjetrës të ngrihet kudo e reja, “Zëri i rinisë”, Nr. 37, 7 maj 1969, f.2.532 BOGDANI, S., Lufta kundër zakoneve prapanike dhe besimeve të kota fetare, në qendër të vëmendjes,“Vatra e kulturës”, Nr. 5, shtator-tetor 1963, f. 4.

Page 169: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

169

popullit dhe për shtimin e vigjilencës revolucionare”.533

Edukimi i rinisë kishte synim që të caktoheshin norma e rregulla të tilla të “edukimit

etiko-moral të rinisë, si të vishemi, çdo më sjellë të pirit e cigares, humbja kot e kohës së lirë,

si duhet të jenë marrëdhëniet midis djemve dhe vajzave në shkollë dhe familje”.534

Propaganda në shtypin e kohës e shihte lëvizjen e nxënësve të shkollës Naim Frashërit

të Durrësit si lëvizje të “armatosur” me teori, botëkuptim dhe ideologji socialiste. Lëvizja

raportohet në shtypin e kohës se ndodhi në këtë mënyrë: me propozimin e aktivit të rinisë,

Komiteti i Rinisë së shkollës krijoi një organ ndihmës, shtabin e luftës kundër zakoneve

prapanike dhe paragjykimeve fetare, si dhe tre komisione që ishin “komisionin e studimit të

materialeve, i cili do të merret me zbulimin e literaturës përkatëse ateiste dhe përvetësimin e

ideve të tyre, komisioni i citateve, i cili do të merrte mendime të çmuara mbi luftën kundër

zakoneve të vjetra dhe dogmave reaksionare të fesë dhe komisioni i propagandës

figurative”.535

Kabashi (ish-sekretari i Komitetit të Rinisë së Shkollës “Naim Frashëri” në Durrës) në

shkrimin “20 vjet të lëvizjes revolucionare të rinisë kundër ideologjisë fetare e zakoneve

prapanike”, sjell mbresat e tij rreth kësaj lëvizjeje ku rinia e shkollës “Naim Frashëri” në

Durrës që, e frymëzuar nga mësimet e Partisë, pas Kongresit të 5-të shpërtheu me lëvizjen

revolucionare “me shpatën e mprehtë të ideologjisë së Partisë kundër ideologjisë fetare,

paragjykimeve, besëtytnive e zakoneve prapanike”.536 Sipas Kabashi ishte flaka të cilën e

lëshoi gjimnazi i Durrësit që mobilizoi tërë Shqipërinë për shuarjen nga faqja e dheut të

vatrave të obskurantizmit fetar mesjetar, ku goditje pas këtij aksioni mori krejt rregullimi i

marrëdhënieve njerëzore në shoqëri. “Betimet me prapambetje fetare, shkëmbimi reciprok i

urimeve dhe shenjave në të kremtet fetare, besimi në fatin e parathënë”537, ishin shfaqje të

fesë e zakoneve prapanike që u flakën tej pas revolucionit të rinisë së shkollës “Naim

Frashërit”. “Fletë-rrufetë ndikuan veçanërisht për të goditur qëndrimet indiferente që

mbaheshin ndaj shfaqjeve të huaja si dhe për të ngritur opinionin shoqëror në luftë të

papajtueshme me to”.538 Sipas shkrimit të Kabashi ishte shumë e vështirë lufta ndaj fesë dhe

për këtë duhej një propagandë me argumente të forta dhe bindëse, ideologjike dhe konkrete e

shkencore.

Predikimet fetare akuzoheshin në propagandën ateiste se i mbyllnin rrugën luftës reale

të masave kundër mjerimit për çlirimin e tyre të vërtetë dhe i drejtonte në rrugën e gabuar

përpjekjet gjoja për çlirimin nga mëkatet. Predikimi i doktrinës fetare ishte një farë

vetëmashtrimi, vetëqetësie që frenonte masat me idenë e shpëtimit në botën tjetër. “Profetët

hyjnorë shpëtimtarë si Krishti, Muhameti etj., paraqiten si “flamurtarë” të shpresës së

shpëtimit të njerëzimit. Në këtë mënyrë feja ka shërbyer si forma kryesore e ideologjisë së

533 Po aty.534 KABASHI K., Edukimi i rinisë në luftën kundër shfaqjeve të ideologjisë borgjeze, fetare detyrë epërhershme e shkollës dhe organizatës së rinisë, “Zëri i rinisë”, Nr. 19, 10 mars 1971, f. 5.535 DIBRA L., Një lëvizje revolucionare e rinisë së Durrësit me përmbajtje të thellë teologjike, “Zëri i rinisë”,Nr. 11, 8 shkurt 1967, f. 1.536 KABASHI K., 20 vjet të lëvizjes revolucionare të rinisë kundër ideologjisë fetare e zakoneve prapanike,“Adriatiku”, Nr. 7, 22 janar 1987, f. 3.537 Po aty.538 Po aty, f.4.

Page 170: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

170

klasave shfrytëzuese për të mbajtur në sundim të përjetshëm masat e shtypura të popujve”.539

Goditja ndaj riteve që ndiqte dhe praktikonte një fe e caktuar, ishte goditje ndaj

doktrinës së fesë. Për bindjen e opinionit publik, propaganda vuri në goditje ritin fetar të

synetit, të fesë isalme duke e quajtur traditë të kopjuar nga historia dhe jomysliman. Për fenë

islame ishte goditje e rëndë dhe shtyllë kryesore besimi. Kraja e Rexha në shkrimin “Syneti

dhe damet e tij”, theksonin se edhe katolikët bëheshin synet, çka tregon se syneti nuk është

një rit i islamit. Autorët shkruanin se “syneti është një rit i thjeshtë pagan. Edhe vetë Krishti

ka qenë bërë synet”.540

Në vazhdën e goditjes së një besimi të caktuar fetar, propaganda ateiste godet tashmë

në besimin islam agjërimin (mbajtjen e Ramazanit) si shtyllë tjetër e këtij besimi. Ajo

propagandonte se Kurani ka 225 thënie ose hadithe që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën,

ai bie në kundërshtim me vetë Allahun. Për të bindur njerëzit për mosekzistencën e Zotit dhe

të pavërtetat në librat e shenjtë, thuhet se “Allah nuk ka dhe se kurani është shkruar prej

njerëzve që nuk merreshin me shkencë”.541

Në shkrimin propagandistik theksohej se Kurani mbivlerësont burrin dhe gruan e ulte

në pozita inferiore. “Kurani thotë se një burrë vlen sa dy gra. Kurani i lejon burrave të

martohen me shumë gra, të blejnë dhe të shesin vajzat”.542

Propaganda në kuadrin e sulmit të objekteve fetare dhe veprimtarive fetare nuk lë pa

shigjetuar pelegrinazhin e katolikëve në kishën e Shna Ndout në Laç. Këtë festë regjimi e

paraqiste në publik si festë të organizuar nga klerikët katolik me sigurimin e sa më shumë

përfitimeve ekonomike dhe se “të gjitha këto janë gënjeshtra të klerit, të gjitha këto profka

vetëm se shtojnë të ardhurat e kishës dhe ia mbajnë gjallë autoritetin në sytë e

besimtarëve”.543

Kulti i Imam Hysejnit, që ishte stërnip i profetit Muhamet, demaskohet nga Hako në

shkrimin “Kush u vra në Qerbela?”, i cili e zhvesh nga profili i shenjtorit dhe e paraqet njeri

të zakonshëm. Autori Hako thekson se ai u vra në përleshjen e Qerbelasë jo për të mirat e

njerëzimit, por për të përfituar pushtet politik për veten e tij. Këtë kult të ndërlikuar fetar,

sipas autorit, e ngritën Shiitët dhe sektet e përafërta me ta të cilët dervish e besimtarë e

shoqërojnë ceremoninë e përkujtimit të Imam Hysejnit. Sipas autorit nuk ishte aspak një

martir i njerëzimit, por një person i cili i solli vetëm dëme njerëzimit pasi ai “u bë maskim

fetar i gjakderdhjeve në të kaluarën, i grindjeve, dëmeve dhe plagëve deri në ditët tona”.544

Ky kult ishte i dëmshëm, sipas Hakos, pasi për shkak të tij në shumë vende ka pasur trazira

fetare dhe ishin ndezur fanatizmi fetar i pashoq duke u shoqëruar me shumë viktima

njerëzish.

Në propagandën ateiste festa fetare e Bektashinjve në malin e Tomorit përdorej nga

“klerikët duke ndërruar sipas nevojës emrat e shenjtorëve dhe kanë tërhequr me djallëzi, në

këtë majë të lartë, vëmendjen e besimtarëve fanatikë dhe injorantë për t’i shfrytëzuar ata për

539 TABAKU S., GASHI A., JAKU Gj., Kotësia dhe dëmi i paragjykimeve fetare, “Zëri i rinisë”, Nr. 22, 18mars 1967, f. 5.540 KRAJA F., REXHA S., Syneti dhe dëmet e tij, “Zëri i rinisë”, Nr. 90, 13 nëntor 1965, f. 6.541 Të gjitha thëniet për agjërimin bien poshtë, “Zëri i rinisë”, Nr. 12, 10 shkurt 1962, f. 3.542 Po aty.543 NIKOLLA Z., E vërteta mbi Shna Ndoun, “Zëri i rinisë”, Nr. 47, 13 qershor 1962, f. 4.544 HAKO H., Kush u vra në Qerbela?, “Zëri i rinisë”, Nr. 44, 7 qershor 1961, f. 3.

Page 171: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

171

qëllimet e tyre”.545

“Analfabetizmi i popullsisë në masë, ka qenë një nga plagët më të mëdha të së

kaluarës, ndërsa besimet dhe zakonet fetare janë bija të tij”546, ku regjimet antipopullore,

antidemokratike, në bashkëpunim edhe me klerin e kishin mbajtur masën e besimtarëve në

errësirë, shtypje, skamje, nënshtrim dhe shfrytëzim.

Rrëfimin regjimi e barazonte me ndikimin rrënjësor tek individi dhe të kultivonte para

njerëzve ndenjën e fajësisë para Zotit. “Me anën e rrëfimit feja mëson njerëzit që të kryejnë

akte jo të ligjshme kundrejt shoqërisë duke i premtuar atyre se këto akte shlyhem me anën e

bekimit që jep prifti”547, çka tregonte për karakterin antipopullor të rrëfimit sipas

propagandës ateiste ku njerëzit ftoheshin të bënin sa më shumë vrasje, hakmarrje, vjedhje të

pronës socialiste pasi feja do ua falte me anën e rrëfimit.

Mbas ritit të rrëfimit, regjimi akuzonte se ishin fshehur “akte imoraliteti që e

demaskojnë edhe më tej këtë rit fetar”. Kisha shihet nga regjimi si qendra spiunazhi dhe

imoraliteti.548

Krishti s’kishte ekzistuar kurrë dhe Krishtlindjet ishin një legjendë dhe mashtrim.

“Shkenca thotë se nuk ka ekzistue ndonjë Krisht në botë, për këtë ajo niset nga faktet

historike dhe nga mungesa e vërtetësisë në vetë shkrimet e ndryshme fetare”549, pasi sipas

propagandës ateiste, në kohën që bëhej fjalë se ka ekzistuar Krishti ka pasur shumë historianë

e shkrimtarë të cilët me siguri do kishin dokumentuar diçka rreth kësaj figure të katolikëve.

Pëllumbi në shkrimin “E vërteta mbi Pashkët” deklaron se historia e festës së Pashkës

që vjen nga greqishtja, që do të thotë “Passiejn”, vuajtje, ishte një histori e pabesueshme pasi

nëse perëndia sakrifikoi të birin e vet për të shlyer mëkatet e njerëzimit, perëndia, sipas

autorit, mund ta shpëtonte njerëzimin pa tragjedi, pa e vrarë djalin e tij të vetëm. “Ky besim

që përbën bazën e Pashkës, është një tregim fantastik, një fabul që s’pasqyron asgjë reale”.550

Kisha e Shëna Vlashit shigjetohet nga Grillo, në shkrimin “Guri i shenjtë dhe

mashtrimet në kishën e Shëna-Vlashit”, si një objekt kulti që ka varfëruar besimtarët. Prifti i

kishës, sipas Grillo, mundi t’i fusë në rrjetë besimtarët e pashkollë e të pashkolluar të Shëna-

Vlashit duke i skllavëruar dhe errësuar mendjet e tyre. Me ritin fetar të faljes para Gurit të

Shenjtë, që gjoja ndodhej në këtë Kishë, sipas këtij shkrimi, u arrit që fshatarët të mashtrohen

dhe të jepnin gjithçka patën për kishën. “Aty kërkonin ngushëllim për jetën e mjerë, aty

kërkonin të shëronin sëmundjet, aty zbraznin kuletat”.551

“Kisha katolike, e drejtuar nga Vatikani, ka vënë nën ndikimin e saj të ndjeshëm

shkollën, një pjesë të madhe të shtypit, radion dhe televizionin italian”552.

Kisha dhe shteti sovjetik paraqiten si në shërbim total ndaj njëri-tjetrit, ku veprojnë e

bashkëveprojnë, mbështesin njëri-tjetrin në çdo drejtim të jetës shoqërore. “Klika revizioniste

545 QATIPI M., Mbi varrin e Abaz Aliut, “Zëri i rinisë”, Nr. 65, 19 gusht 1961, f. 5.546 N., Teqeja e Tomorit dhe fatkeqësitë e njerëzve, “Zëri i rinisë”, Nr. 65, 19 gusht 1961, f. 5.547 MIKELI L., Karakteri antipopullor i rrëfimit, “Zëri i rinisë”, Nr. 61, 30 korrik 1966, f. 5.548 Po aty.549 VUJOSHI J., Legjenda e Krishtit dhe Krishtlindjet, “Zëri i rinisë”, Nr. 101, 22 dhjetor 1965, f. 3.550 PËLLUMBI S., E vërteta mbi Pashkët, “Zëri i rinisë”, Nr. 32, 21 prill 1962, f. 5.551 GRILLO O., Guri i shejtë dhe mashtrimet në kishën e Shëna-Vlashit, “Zëri i rinisë”, Nr. 35, 3 maj 1967, f. 6.552 BARDHI L., Vatikani, shteti më i vogël, Papa, kapitalisti më i madh, “Pionieri”, Nr. 2, 29 janar 1979, f. 28.

Page 172: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

172

është e interesuar për t’i krijuar kushte optimale besimit fetar”.553

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

1. Propaganda ateiste e gazetës 'Zëri i rinisë', organ i organizatës 'Bashkimi i rinisë'

në drejtim të demaskimit të bestytnive të lidhura me të ashtuquajturat 'vende të shenjta'

(Kisha e Shna Ndout', Kisha e Shëna-Vlashit, Teqja e Tomorit etj.)

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të të

ashtuquajturave ‘organizata e pionierit’ dhe ‘Bashkimi i rinisë’ në luftën kundër

‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

2. Propaganda ateiste e gazetës 'Zëri i rinisë', organ i organizatës 'Bashkimi i rinisë'

në drejtim të demaskimit të bestytnive të lidhura me të ashtuquajturat 'personazhe mitike

fetare' (Krishti, Abaz Aliu, Imam Hysejni etj.)

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të të

ashtuquajturave ‘organizata e pionierit’ dhe ‘Bashkimi i rinisë’ në luftën kundër

‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

3. Propaganda ateiste e gazetës 'Zëri i rinisë', organ i organizatës 'Bashkimi i rinisë'

në drejtim të demaskimit të bestytnive të lidhura me të ashtuquajturat 'rituale mitike fetare'

(Rrëfimi, Kungimi, Kreshma, Ramazani, martesa në kishë etj.)

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të të

ashtuquajturave ‘organizata e pionierit’ dhe ‘Bashkimi i rinisë’ në luftën kundër

‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

4. Propaganda ateiste e gazetës 'Zëri i rinisë', organ i organizatës 'Bashkimi i rinisë'

në drejtim të demaskimit të bestytnive të lidhura me të ashtuquajturat 'festa fetare'

(Krishtëlindja, Pashkët, Bajrami, etj.)

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

553 ÇELA E., Mjegullat e obskurantizmit në shërbim të borgjezisë së re sovjetike, “Zëri i rinisë”, Nr. 41, 23 maj1987, f. 4.

Page 173: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

173

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të të

ashtuquajturave ‘organizata e pionierit’ dhe ‘Bashkimi i rinisë’ në luftën kundër

‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

5. Propaganda ateiste e gazetës 'Zëri i rinisë', organ i organizatës 'Bashkimi i rinisë'

në drejtim të demaskimit të bestytnive të lidhura me të ashtuquajturat 'libra të shenjtë fetare'

(Bibla dhe Kurani).

6. Propaganda ateiste e gazetës 'Zëri i rinisë', organ i organizatës 'Bashkimi i rinisë'

në drejtim të demaskimit të predikimeve fetare se i mbyllnin rrugën luftës reale të masave

kundër mjerimit për çlirimin e tyre të vërtetë dhe i drejtonte në rrugën e gabuar përpjekjet

gjoja për çlirimin nga mëkatet. Predikimi i doktrinës fetare ishte një farë vetëmashtrimi,

vetëqetësie që frenonte masat me idenë e shpëtimit në botën tjetër.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të të

ashtuquajturave ‘organizata e pionierit’ dhe ‘Bashkimi i rinisë’ në luftën kundër

‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

7. Propaganda ateiste e gazetës 'Zëri i rinisë', organ i organizatës 'Bashkimi i rinisë' e

shihte lëvizjen e nxënësve të shkollës Naim Frashërit të Durrësit si lëvizje të “armatosur” me

teori, botëkuptim dhe ideologji socialiste. Lëvizja raportohet në shtypin e kohës se ndodhi në

këtë mënyrë: me propozimin e aktivit të rinisë, Komiteti i Rinisë së shkollës krijoi një organ

ndihmës, shtabin e luftës kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare, si dhe tre

komisione që ishin “komisionin e studimit të materialeve, i cili do të merret me zbulimin e

literaturës përkatëse ateiste dhe përvetësimin e ideve të tyre, komisioni i citateve, i cili do të

merrte mendime të çmuara mbi luftën kundër zakoneve të vjetra dhe dogmave reaksionare të

fesë dhe komisioni i propagandës figurative”.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të të

ashtuquajturave ‘organizata e pionierit’ dhe ‘Bashkimi i rinisë’ në luftën kundër

‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

Për Implikimin 3.2, i cili pohon se: “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë

kushtëzohej nga projekti i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, atëherë ishte e pritëshme që të konstatohej nxitja e

angazhimit të të ashtuquajturës ‘Organizata e Frontit Demokratik’ në luftën kundër

‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’', do të kishim ballafaqimin me të dhënat si

vijon.

Page 174: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

174

Të dhëna mbi mbi shndërrimin e ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, si qëllim kryesor të edukimit në veprimtarinë e organizatës

së Frontit Demokratik. Të dhëna mbi nxitjen ose/dhe përfshirjen e kësaj organizate të

ashtuquajtur “Levë e Partisë” në veprimtaritë e luftës kundër të ashtuquajturave 'shfaqje të

huaja' dhe 'besimeve fetare' në kuadrin e edukimit ateist të masave.

Rigjallërimin fetar në Bashkimin Sovjetik shihet si një rigjallërim të vjetërsirave

reaksionare dhe obskurantiste mesjetare ku shteti dëshiron që nëpërmjet fesë të mbajë

qytetarët në përulqsi dhe skllavopronarizëm. “Përveç konferencave, takimeve dhe kongreseve

botërore dhe rajonale fetare, socialimperialistët sovjetikë kanë krijuar edhe institucione të

posaçme për të koordinuar veprimtarinë me klerikët e vendeve të tjera”.554

Zakonet prapanike e besimet fetare propaganda i fajësonte se ishin ngjitur si rrodhe

popullit duke e mbajë shoqërinë në injorancë e prapambetje ku objektet e kultit fetar si kishat

dhe xhamitë kishin përkrahur doke e zakone që poshtëronin sidomos gruan. Pas propagandës

ateiste “Me luftën këmbëngulëse të të rinjve dhe të komunistëve duvaku u zhduk nga

qarkullimi si një leckë pa vlerë, që i ka kaluar koha”.555

Feja anatemohet si një botëkuptim i së kaluarës në ndërgjegjen e njerëzve ku zhdukja

e saj do vinte vetëm si pasojë e një ndërhyrjeje totale dhe të imtësishme në jetën e

përditshme, zakonet fetare, dhe gjithçka me bazë fetare. “njollat e trupit lahen shpejt, por ato

të ndërgjegjes nuk zhduken lehtë”. Feja dhe e gjithë përmbajtja e saj shpallet në kundërshtim

të hapur dhe të papajtueshëm regjimin e ri edhe në organizimin e festave pasi “festave tona të

kuqe, s’ka asgjë të përbashkët me ato të fesë, të cilat ishin festa të zeza”.556

Fëmijët, sipas vendimit që mori ky kuvend në zonën e Mokrës, nuk do të bëheshin më

synet, dhe as do të pagëzoheshin më. “Pagëzimi për ta është qumështi që u japin nënat

mokrare. E me atë qumësht ia fusin në shpirt dashurinë për atdheun, partinë dhe urrejtjen për

armiqtë. Feja jonë është Atdheu, prandaj prifti e hoxha s’kanë punë në djepat tona”.557

Kudo në fshatra e qytete organizoheshin diskutime të gjera me pjesëmarrje masive,

me qëllim thellimin akoma më shumë të luftës kundër zakoneve e koncepteve prapanike dhe

se kjo betejë, porosisnin propagandistët fitohej me “punë të vazhdueshme dhe të diferencuar

nga zona në zonë, nga lagjja në lagje, nga familja në familje”.558

Shkrimi “Kjo është çështje koncepti, shokë të Gostimës”, botuar në gazetën

“Bashkimi” të datës 11 maj 1968, flitet për një nënë që fëmijën e saj të sëmurë nuk e çonte në

spital, por e mbante në shtëpi duke iu lutur Zotit që t’i shërohej, por ishte Partia që sipas

shkrimit propagandistik ia hapi mendjen dhe fëmijën ja shëroi mjeku dhe jo Zoti. Pas kësaj

ngjarjeje gruaja citohej në shkrimin propagandistik të gazetës se “Feja dhe vendet e mira na

kanë robëruar jetën, na kanë nxirë shpirtin. Unë nuk u besoj më këtyre pallavrave, por i besoj

554 MARJANI V., Feja, bashkëpunëtore e ngushtë e revizionistëve sovjetikë, “Bashkimi”, Nr. 108, 7 maj 1982, f.4.555 SOTIRI M., SHEHU H., Lufta kundër besimeve fetare dhe zakoneve prapanike te jetë e vazhdueshme, ethellë, parimore, “Bashkimi” Nr. 300, 17 dhjetor 1974, f. 3.556 TARIFA S., Organizatat e frontit dhe problemet e luftës kundër fesë, “Bashkimi” Nr. 52, 2 mars 1969, f. 2.557 Do t’u bëjmë një luftë të ashpër mbeturinave fetare e zakoneve prapanike që t’i zhdukim sa më parë,“Bashkimi”, Nr. 71, 24 mars 1967, f. 1.558 CEPI S., Luftën kundër zakoneve prapanike të mos e ndajmë nga lufta kundër ideologjisë fetare, “Bashkimi”,Nr. 72, 26 mars 1971, f. 3.

Page 175: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

175

fjalës së Partisë që na bëri zot të vetes, të lirë, të lumtur, e që po na çon gjithnjë përpara”.559

Supersticioni shigjetohet si një fenomen me ndikim negativ dhe të dëmshëm në jetën

njerëzore. Sipas të besuarit në supersticion ishte si të besosh në diçka që nuk ekziston dhe

s’ka ekzistuar kurrë. Shkaku i superticionit besohej “në shpirtrat dhe në jetën pas vdekjes.

Klasat shfrytëzonjëse e dominonjëse... kishte supersticionin si rojtësin më besnik të rendit të

tyre”.560

“Këto mbeturina prapanike, këto mendime të dëmshme s’kanë asgjë të përbashkët me

moralin proletar me të cilin dita-ditës po edukohet populli ynë”.561

Pasko, në shkrimin “Të luftojmë zakonet prapanike dhe supersticionet”, botuar në

gazetën “Bashkimi” të datës 15 tetor 1950, shkruante për një debat që kishte shkaktuar

Ramazani dhe nëse duhej mbajtur apo jo, ku thuhet qartë se nuk duhet mbajtur sepse mbajtja

e tij është “mendim që nuk pajtohet me frymën dhe edukatën që na jep Partia”.562

Të mbajturit zi në rastet e vdekjeve, nuskat, magjitë fallxheshat, mbajtja e ramazanit,

përveçse nuk pranoheshin dhe kundërshtoheshin në çdo organizatë bazë, por shpjegoheshin si

“besime që e kanë mbajtur kurdoherë në injorancë popullin tonë dhe nën shtypjen e të

tjerëve”.563

Zakonet prapanike, propaganda i shihte të shqafura kryesisht në raportet e martesës

dhe të familjes, këto zakone e kanë burimin në kushtet historike nëpër të cilat ka kaluar

populli shqiptar, te mbeturinat feudale dhe anadollake ku martesa ishte shitblerje, dhe të

gjitha ishin pengesa reale për ndërtimin e shoqërisë me norma të reja të moralit socialist. Në

dënimin e mbartësve dhe praktikantëve të zakoneve prapanike bëhej “kombinimi i metodës

së bindjes me atë të shtrëngimit shtetëror”564 si domosdoshmëri në ecjen përpara të shoqërisë

dhe çlirimin e saj nga ndikimi i ideologjisë së vjetër.

Masat punonjëse dhe e gjithë shoqëria bombardoheshin gjithnjë me propagandë që te

feja gjejnë strehë armiku i brendshëm e i jashtëm i Shqipërisë i cili në rast të shfaqjeve të

elementëve fetarë, ky armik i nxit dhe i gjallëron zakonet prapanike dhe paragjykimet fetare.

Në këtë luftë për shkatërrimin e së vjetrës dhe ndërtimin e së resë ishte e domosdoshme që

“propaganda të godasë në shenjë dhe të lejë gjurmë të thella, të jetë në sulm dhe të mos lejojë

asnjë boshllëk, asnjë të çarë”565, me qëllim zhvillimin ashtu siç duhet dhe jo në mënyrë të

diferencuar propagandën ateiste shkencore.

Regjimi komunist ishte shumë i kujdesshëm që të mos e paraqiste në publik sulmin

ndaj fesë si iniciativë shtetërore por si një iniciativë të popullit që duhej mbështetur për

fitoren e revolucionit proletar. Gjithçka i dedikohet forcës së popullit. “S’ka gjykatës më të

drejtë se gjykatësi, popull. Këtë e ka thënë Partia”.566 Partia dhe populli shfaqen një e vetme e

pandashme.

559 NAQE Th., Fatmira SKILAJ, Kjo është çështje koncepti, shokë të Gostimës, “Bashkimi”, Nr. 113, 11 maj1968, f. 2.560 PRODANOVIC T., Supersticioni zhduket duke përhapur kulturën dhe shkencën, “Bashkimi”, Nr. 626, 31janar 1947, f. 3.561 PASKO M., Të luftojmë zakonet prapanike dhe supersticionet, “Bashkimi”, Nr. 485, 15 tetor 1950, f. 2.562 Po aty.563 PASKO M., Të luftojmë zakonet prapanike dhe supersticionet, “Bashkimi”, Nr. 485, 15 tetor 1950, f. 2.564 LAMA V., Kundër zakoneve prapanike, “Bashkimi”, Nr. 78, 1 prill 1965, f. 3.565 JAHO Nj., Lufta kundër zakoneve prapanike e paragjykimeve fetare detyrë e përhershme e organizatave tëfrontit, “Shkumbini” Nr. 69, 28 gusht 1974, f. 3.566 Të dërrmojmë gjer në fund zakonet prapanike, “Bashkimi”, Nr. 56, 7 mars, 1967, f. 2.

Page 176: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

176

Në luftën kundër vjetërsirave dhe kalbësirave fetare organizatat e masave si problem

kyç për suksesin e punës bindëse me njerëzit “mbetet demaskimi i vazhdueshëm ideologjik i

zakoneve prapanike, i ligjeve të vjetra dhe të egra të kanunit, i dogmave dhe praktikave

fetare”.567 Nga organizatat e Frontit kërkohej që “puna edukative bindëse e sqaruese të jetë

parandaluese, gjë që do të thotë që ajo të jetë e gjithanshme dhe me një efektivitet”568. Feja

sulmohej se ritet fetare dhe ceremonitë ku besimtarët merrnin pjesë braktisnin vendet e punës

çka pengonte realizimin e detyrave në frontin e punës.

Në luftën ndaj fesë porosia që vinte na lart ishte që herë pas here të “organizohen

aksione ideologjike, debate e ballafaqime, dhe të bëhen këto shfaqje objekte të punës

kulturore-artistike, të krijohen nëpërmjet fletërrufeve”569, pasi vetëm kështu zhvillohej një

luftë totale të të gjithë sistemit dhe shoqërisë kundër mbeturinave fetare. Përhapja e dijeve

shkencore dhe edukimi i njerëzve me botëkuptim materialist shpallej kusht themelor për

çlirimin e njerëzve nga botëkuptimi fetar.

Ndaj sistemi komunist po tentonte dalëngadalë që të reformonte krejt individin, jetën

e tij, trashëgiminë e brezave, tradicionalen, ritet e jetës, ritet fetare e gjithçka tjetër. “Pushtetet

lokale dhe fronti mund të bajnë një punë më të madhe në këtë drejtim tue caktue norma e

ligje të detyrueshme për lutjen e festave, ceremoninë e dasmave e vdekjeve”570, pra

komunizmi po kërkonte që të ndërtonte njeriun e ri.

Idetë e moralit të vjetër me bazë fetare binin ndesh me rregullat e moralit të ri

komunist dhe me ideologjinë komuniste, pasi pikëpamjet e vjetra shprehin botëkuptim

antishkencor. “Në fshat besimet e kota dhe zakonet prapanike kanë pasur rrënjë të thella dhe

kanë ndikuar më tepër mbi jetën dhe sjelljet e njerëzve”.571

Vendosjen e emrave me lidhje fetare, regjimi komunist i shihte si lëvizje reaksionare

në lidhje me ideologjinë e shoqërisë feudalo-borgjez, patriarkale. “E vjetra, konservatore nuk

i lëshon lehtë pozitat e saj. Vënia e emrit fëmijës nuk është një çështje aq e thjeshtë sa duket.

Ajo shpreh një qëndrim ndaj fesë dhe ndikimeve të saj, shpreh botëkuptimin e njeriut”.572

Kalimi në komunizëm, sipas propagandës ateiste nuk mund të bëhet nën tingujt e

kambanave kishtare dhe se “kulti fetar, si dhe ideologjia fetare, janë të dënuara nga historia të

zhduken, porse kjo gjë duhet përgatitur e drejtuar se e vjetra nuk shembet vetë, pa u ngritur

gjithë populli me tërë forcën e tij, se lufta klasore duhet zhvilluar me forcë e pa u lëkundur

gjer në fitore përfundimtare të revolucionit socialist”.573

“Si shfaqje e luftës së klasave, edhe lufta kundër mbeturinave të ideologjisë fetare

duhet të bëhet çdo ditë dhe vazhdimisht dhe jo vetëm duke pritur gjëra të mëdha, por mos të

567 KRUJA K., Të jemi gjithnjë vigjilentë në luftë kundër zakoneve e besimeve fetare, “Kastrioti”, Nr. 53, 27qershor 1980, f. 2.568 TAGA H., Lufta kundër zakoneve prapanike e besimeve fetare, detyrë e përhershme e organizatave të frontit,“Kastrioti”, Nr. 34, 22 gusht 1980, f. 3.569 DALANI Q., I kemi zhdukur, “Bashkimi” Nr. 245, 13 tetor 1980, f. 3.570 Ndër malcitë tona, zakone që duhen luftue, “Bashkimi”, Nr. 409, 21 prill 1946, f. 3.571 SAMSURI Dh., Të luftojmë me këmbëngulje besimet e kota, “Bashkimi”, Nr. 145, 15 qershor 1957, f. 2.572 LAKO T., Feja dhe ndikimi i saj nuk zhduken me një të rënë të sëpatës, “Bashkimi”, Nr. 92, 18 prill 1969, f.2.573 HAKO H., Ne erdhëm te botëkuptimi materialist dhe ateizmi shkencor nëpërmjet praktikës revolucionare,“Bashkimi”, Nr. 290, 4 dhjetor 1970, f. 3.

Page 177: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

177

harrojmë të voglat”.574 Të frymëzuara nga propaganda dhe vija e detyrueshme e masave,

organizatat e Frontit me çdo kusht filluan dhe pastruan nga ndërgjegjja dhe nga fjalori i

gjuhës të gjitha shprehjet me bazë fetare. Gjithashtu, organizatat e Frontit godisnin

thashethemexhinjtë dhe të gjithë ata që me fjalët e tyre pengonin ndryshimin e opinionit

shoqëror dhe kthimin e tij në revolucionar në zhdukjen e ideologjisë fetare. Propaganda

ateiste lëshonte kushtrim gjithnjë për luftë sistematikisht e jo spontanisht ndaj koncepteve

dhe praktikave fetare pasi kjo ishte “luftë për edukimin e njerëzve dhe si e tillë ajo kërkon

organizim, planifikim, kontroll dhe përpjekje konkrete për zbatim nga ana e organizatave

bazë të Partisë dhe levave të tyre”.575

Jakova, një eksponent i rëndësishëm i regjimit komunist të kohës, në shkrimin “Nuk

tolerojmë që nën maskën e profesionimit të fesë t’i futet popullit thika mbas shpine”, dënonte

kolegjin Franceskan duke e cilësuar si depo të grumbullimit të armëve e municioneve. Sipas

Jakovës, në Kolegjën Franceskane ishin gjetur armë, municione e dokumente tradhtie të

klerit ndaj atdheut. Kleri katolik akuzohet se kishte luajtur një rol armiqësor duke qenë i

lidhur ngushtë me regjimin feudal të Zogut ku kleri katolik “kanë qenë agjentë spiritualë të

Italisë fashiste, kanë qenë agjentët më aktivë të Italisë fashiste që kanë punuem me të gjitha

mjetet dhe mënyrat për përgatitjen e 7 prillit”576. Sipas Jakova me parullat, që kishte

deklaruar Kleri në këtë periudhë, donte që të luftonte fort pushtetin nëpërmjet kësaj politike

antipopullore duke sulmuar edhe BS, Jugosllavine dhe vëllazërimin e popullit shqiptar me

popujt vllazën të Jugosllavisë. “Me anë të shoqnive “Don Bosco” dhe “Antoniane”, kleri ka

ushtruem nji influencë mbi disa besimtarë inoçentë në veri. Ata kanë një influencë spirituale

pasi qoftë feudalizmi i Zogut, qoftë fashizmi italiano-gjerman i kanë bamë elozhe At Fishtës

dhe poetenve të tjerë kasnecë të feudalizmit dhe fashizmit në Shqipëri”.577

Organizatës së Frontit i binte si një detyrë e rëndë mbi shpatulla “Luftë e

vazhdueshme dhe sistematike që duhet bamë kundër influencës reaksionare që ekziston në

disa besimtarë inoçentë katolikë e cila do të sjellë triumfin e demokracisë në veri”578. Kleri

katolik, në vendin ku flitej dhe predikohej për Krishtin dhe Parisin “banë politikë

antipopullore e fshehën armë me vra popullin. Këta armiq të betuem të popullit shqiptar kur i

dënoi populli u munduen me thanë se gjoja kjo bahej për terror të regjimit kundër fesë dhe se

veprimtaria e tyre ishte qenë fetare dhe jo politike”579. Akuza e Jakovës, ndaj Klerit ishte se

armët e gjetura në Kolegjën Franceskane, do të furnizonin bandat kriminale në ndonjë

moment dobësie të pushtetit dhe qëllimi ishte përmbysja e pushtetit. “Këta elementë

reaksionarë të klerit katolik janë kundërshtarë të independencës së Shqipërisë, kundërshtarë

të rrugës që po ecën populli ynë, lumturisë së popullit, ata gëzojnë kur populli vuan dhe

qeshin kur populli qan”580. Klerikët dhe kryesisht klerin katolik, Jakova e quante si

kundërshtar të reformave të shtetit të asaj kohe, kundër rindërtimit të vendit, kundër popullit.

574 TOÇI H., Lufta kundër shfaqjeve të ideologjisë fetare, duhet mbajtur vazhdimisht e ndezur, “Bashkimi” Nr.172, 20 korrik 1976, f. 3.575 SHTËMBARI, Dh., Goditje të vazhdueshme mbeturinave fetare, “Shkëndija”, Nr. 42, 14 tetor 1984, f. 3.576 JAKOVA T., Nuk tolerojmë që nën maskën e profesionimit të fesë t’i futet popullit thika mbas shpine,“Bashkimi”, Nr. 616, 20 dhjetor 1946, f. 1.577 Po aty.578 Po aty.579 Po aty.580 Po aty.

Page 178: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

178

Akuza e Jakovës, ishte se nën altar ata fshehën fotografinë e Duçes, mbajtën armë e bomba,

me ungjillin e Krishtin në duar ata ishin munduar të fshehin fytyrat e tyne prej tradhtari e

krimineli. “Na nuk e ndalojmë klerin të ushtrojë fenë. Në Shqipëri ka liri të profesionit të

fesë. Por, kjo liri nuk është liri e profesionimit të kriminalitetit dhe politikës kundër

popullit”581. Jakova e mbyll shkrimin e tij duke i bërë thirrje popullit katolik që të përbuzë

këta elementë të klerit dhe të jetë rojë e zgjuar e fitoreve të popullit dhe pushtetit.

Vatikani, paraqitej si një shoqëri shumëkombëshe anonime, një nga më të mëdhaë e

botës dhe ishte një nga shtyllat e neokolonializmit. “Papa u shërben mirë të gjithë

neokolonialistëve pa asnjë dallim, amerikanë, sovjetikë, europiano-perëndimorë, japonezë

apo kinezë qofshin”.582

Regjimi shqiptar sulmonte aparatin propagandistik revizionist rus se “duke e nxitur

fenë me çdo kusht, revizionistët e vënë atë në shërbim të politikës shoviniste, e sipas

nevojave, të shkombëtarizimit, duke u përpjekur fillimisht ta ngatërrojnë fenë me kombin”.583

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

1. Organi i Frontit Demokratik të Shqipërisë, gazeta 'Bashkimi', i bënte thirrje

popullatës së besimit katolik në veri të vendit që të distancohej nga kleri katolik, pasi ai ishte

në anën e kriminelëve, kundër Pushtetit popullor dhe kishte mbështetur fashizmin gjatë Luftës

së Dytë Botërore.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Fronti Demokratik i Shqipërisë në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave

fetare’.

2. Organi i Frontit Demokratik të Shqipërisë, gazeta 'Bashkimi', u tërhiqte vëmëndjen

organizatave të Frontit se edhe lufta kundër mbeturinave të ideologjisë fetare, si shfaqje e

luftës së klasave, duhej të bëhej çdo ditë dhe vazhdimisht në çdo gjë dhe jo vetëm duke pritur

gjëra të mëdha. Kjo sepse edhe vendosja e një emri me lidhje fetare nuk ishte gjë e

parëndësishme, mbasi ajo shprehte lidhjen me botëkuptimin fetar

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Fronti Demokratik i Shqipërisë në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave

fetare’.

3. Organi i Frontit Demokratik të Shqipërisë, gazeta 'Bashkimi', u bënte jehonë

kuvendeve popullore që mblidheshin në krahina të ndryshme të vendit për demaskuar e hequr

581 Po aty.582 DUNAVATI D., Kryqi dhe veladoni në shërbim të neokolonializmit”, “Bashkimi”, Nr. 120, 21 maj 1980, f. 4.583 BOÇKA I., Klikat revizioniste përhapin opiumin fetar për të shtypur dhe skllavëruar masat e gjera të popullit,“Bashkimi”, Nr. 47, 25 shkurt 1976, f. 4.

Page 179: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

179

dorë nga zakonet prapanike dhe mbeturinat e besimit fetar, si pagëzimet, bërjen synet,

mbulimi i nuses me duvak etj.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Fronti Demokratik i Shqipërisë në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave

fetare’.

4. Organi i Frontit Demokratik të Shqipërisë, gazeta 'Bashkimi', u bënte thirrje

organizatave të Frontit në qytete dhe fshatra që në kuadrin e krijimit të 'njeriut të ri' të

thellonin punën për reformimin tërësor të individit, të jetës së tij, të trashëgimisë së brezave

tradicionalen, të riteve të jetës, riteve fetare e gjithçka tjetër.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Fronti Demokratik i Shqipërisë në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave

fetare’.

5. Organi i Frontit Demokratik të Shqipërisë, gazeta 'Bashkimi', u bënte thirrje

organizatave të Frontit në qytete dhe fshatra që herë pas here të organizoheshin aksione

ideologjike, debate e ballafaqime, dhe të bëheshin këto shfaqje objekte të punës kulturore-

artistike edhe nëpërmjet fletë-rrufeve, pasi vetëm kështu zhvillohej një luftë totale e të gjithë

sistemit dhe shoqërisë kundër mbeturinave fetare. Përhapja e dijeve shkencore dhe edukimi i

njerëzve me botëkuptim materialist mbetej kusht themelor për çlirimin e njerëzve nga

botëkuptimi fetar.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Fronti Demokratik i Shqipërisë në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave

fetare’.

6. Organi i Frontit Demokratik të Shqipërisë, gazeta 'Bashkimi', i porosiste

organizatat e Frontit në qytete dhe fshatra që të mos e konsideronin lufta kundër fesë si

zbatim i udhëzimeve nga lartë, por vetëm si një iniciativë e vetë masave popullore, të cilat

partia i sheh si gjykatësin më të drejtë.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Fronti Demokratik i Shqipërisë në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave

fetare’.

Page 180: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

180

Për Implikimin 3.3, i cili pohon se: “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë

kushtëzohej nga projekti i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, atëherë ishte e pritëshme që të konstatohej nxitja e

angazhimit të të ashtuquajturës ‘Organizata e Bashkimeve Profesionale’ në luftën kundër

‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’, do të kishim ballafaqimin me të dhënat si

vijon.

Të dhëna mbi mbi shndërrimin e ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, si qëllim kryesor të edukimit në veprimtarinë e organizatës

së Bashkimeve Profesionale. Të dhëna mbi nxitjen ose/dhe përfshirjen e kësaj organizate të

ashtuquajtur “Levë e Partisë” në veprimtaritë e luftës kundër të ashtuquajturave 'shfaqje të

huaja' dhe 'besimeve fetare' në kuadrin e edukimit ateist të masave.

Përgjatë gjithë propagandës ateiste të regjimit komunist, Vatikani akuzohet për

hipokrizi, cinizëm politik, për demagogji e mashtrim të paskrupullt, për intriga e komplote të

përbotshme, njësh më shtypësit dhe shfrytëzuesit. Vatikani arriti që të forcohej maksimalisht

“kur me zjarr e helm, thikë e shpatë, me intriga e diplomaci, luftonte të konsolidonte

pushtetin e tij politik dhe shpirtëror”.584

Feja dhe zakonet prapanike duheshin zhdukur me çdo kusht pasi ato “ishin mbeturina

të edukatës borgjeze dhe që s’kanë asgjë të përbashkët me Partinë dhe me edukimin marksist-

leninist”.585

Shtypi katolik në mbarë vendet borgjeze hedhte çdo ditë valë shpifjesh kundër

bashkimeve profesionale përparimtare duke u përpjekur të minonte bashkimin e punonjësve.

“Klika e Kishës Katolike ka punuar prej kohësh një program të gjerë lufte kundër lëvizjes

punëtore”586, ku sipas një Enciklike të Papa Leonit XIII, thuhej se duheshin nxitur zanatçinjtë

dhe punëtorët që nën mbrojtjen e fesë t’i mësojnë gjithë anëtarët të jenë të kënaqur nga fati i

secilit.

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

1. Organi i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, gazeta 'Puna', e akuzon Vatikanin

si demagog dhe mashtrues, si bashkëpuntor me shtypësit dhe shfrytëzuesit kudo në botë, si

fuqi politike dhe diplomatike që përdor çdo mjet për të konsoliduar pushtetin e tij politik dhe

shpirtëror.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Bashkimet Profesionale të Shqipërisë në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe

‘mbeturinave fetare’.

584 MUHARREMI B., Shumëkombëshja e shpirtit të shenjtë që shtyp e shfrytëzon masat e gjëra punonjëse,“Puna” Nr. 4, 12 janar 1982, f. 4.585 PASKO M., Të luftojmë zakonet prapanike dhe supersticionet, “Bashkimi”, Nr. 485, 15 tetor 1950, f. 2586 ARTADOVIJ V., Vatikani, armik i bashkimit të punonjësve, “Puna”, Nr. 100, 10 dhjetor 1954, f. 4.

Page 181: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

181

2. Organi i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, gazeta 'Puna', në fillim të viteve

50-të të shekullit të kaluar, në kuadrin e solidarizimit me politikat prosovjetike, e akuzonte

Vatikanin si armik e sabotues të lëvizjes punëtore dhe bashkimeve profesionale përparimtare

(domethënë, me inspirim nga ideologjitë e majta).

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Bashkimet Profesionale të Shqipërisë në luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe

‘mbeturinave fetare’.

Për Implikimin 3.4, i cili pohon se: “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë

kushtëzohej nga projekti i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, atëherë ishte e pritëshme që të konstatohej nxitja e

angazhimit të të ashtuquajturës ‘Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve’ në luftën kundër

‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’”, do të kishim ballafaqimin me të dhënat si

vijon.

Të dhëna mbi mbi shndërrimin e ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen

ideologji në shoqërinë shqiptare, si qëllim kryesor të edukimit në veprimtarinë e organizatës

së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Të dhëna mbi nxitjen ose/dhe përfshirjen e kësaj

organizate të ashtuquajtur “Levë e Partisë” dhe institucioneve të artit e kulturës në

veprimtaritë e luftës kundër të ashtuquajturave 'shfaqje të huaja' dhe 'besimeve fetare' në

kuadrin e edukimit ateist të masave.

Në Sarandë më 1969 organizohet konkursi dhe mbrëmja tematike: “Feja opium për

popullin” dhe konkursi për librin ateist-shkencor. Në këtë mbrëmje të gjithë pjesëmarrësit e

fshatrave të Sarandës diskutojnë dhe japin versione të ndryshme, por tashmë nëpërmjet artit

për rolin negativ të fesë dhe dëmet e saj në shoqëri. Konferencierja, A. K., në kumtesën e saj

deklaroi se libri ateist-shkencor ishte gjithçka dhe se këta libra me këtë tematikë përbëjnë

edhe shumicën e librave që të rinjtë kanë në bibliotekat e tyre. Organizatat bazë të rinisë, të

Partisë dhe të fshatit “Librin ateisto-shkencor e përdorin si armë të rëndësishme, të mprehtë

dhe vdekjeprurëse kundër ideologjisë fetare, zakoneve dhe paragjykimeve që pengojnë ecjen

tonë përpara. Rinia duke u nisur nga mësimet e shokut Enver Hoxha, librin, këtë thesar të

çmuar e mban pranë kazmës dhe pushkës”.587

Në kumtesën e J. M. thuhet se ikonat nuk janë përfaqësuese të Zotit, janë thjesht

copëza dërrasash. Edhe lutjet nuk të shpëtojnë nga mëkati dhe se Krishti nuk kishte ekzistuar

ndonjëherë. “Krishti herë pikturohej si zezak, herë si indian, herë si kinez etj., dhe kjo

vërteton se Krishti nuk ka ekzistuar”.588 Sipas J. M. duket me çdo kusht që të luftohet për

587 Raport, Dy seminare që dhanë rezultate të mira, (Materiale konkrete nga seminaret në rrethet Lezhë eSarandë për luftën kundër mbeturinave fetare e zakoneve prapanike, Shtëpia Qendrore e Krijimtarisë Popullore,Tiranë 1970, f.10.588 Po aty, f.19.

Page 182: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

182

përhapjen e librit ateist shkencor dhe të zhduken ikonat sepse rrezikonin fëmijët të

induktohen pas tyre duke parë plakat që u falen.

Në këtë raport shtjellohen plagët historike të fesë dhe mbi të gjitha objekt i diskutimit

ishte shkatërrimi që kishte bërë feja në rrethin e Lezhës dhe në fshatrave përreth. Në këtë

shkrim-raport feja shihet si botëkuptim reaksionar, antishkencor, përbërëse e superstrukturës

me klasa sunduese dhe shfrytëzuese, me ndikim shumë të thellë në botëkuptimin dhe

gjykimet e praktikuesve të saj. Flitet si feja me anë të veprimtarisë së saj kishte depërtuar në

jetën e njerëzve, në ritualet e saj, në gjithçka, gjë që organizatat e Partisë, të Frontit e të rinisë

duhej ta luftonin me çdo kusht. Në këtë raport për qytetin e Lezhës flitet se në të shkuarën ka

pasë prapambetje të thellë, mjerim, analfabetizmin, veprimtari reaksionare të fesë e cila i

mbante njerëzit më lehtë, nën sundimin skllavërues të saj. “Kleri katolik dhe mysliman nuk i

robëruan vetëm materialisht masat punonjëse, por edhe shpirtërisht”.589

Nga ky raport del qartë se mënyrat që shteti propagandonte kundër klerit ishin për

shembull: “punë politike dhe bindëse nga organizatat e Partisë dhe organizatat e tjera

shoqërore, si të kulturës dhe të arsimit. Gjallërimi i aktiviteteve kulturore e artistike, bisedat,

leksionet, mbrëmjet tematike, agjitacioni figurativ, këndi ateisto-shkencor, aksionet e

njëpasnjëshme artistike, takimet dhe shfaqjet e estradave, punët në shtëpitë e kulturës,

aktivizimi i arsimtarëve etj., mbajtën të gjallë problemin e luftës kundër ideologjisë dhe

probleme fetare”590

Propaganda dhe aksioni kundër fesë do të kishin sukses vetëm në rast se “kundër fesë

duhet të ngrihet i gjithë opinioni shoqëror”.591 Në në këtë raport thuhej se ndikimi dhe

angazhimi i të rinjve në luftën kundër fesë kishte dhënë një rezultat të kënaqshme, pasi

shumë të rinj pas aksioneve kundër prishjes së kishave, kishin marrë pjesë në ndërtimin e

hekurudhës Rrogozhinë - Fier. Sipas raportit thuhet se propaganda kishte sukses në luftën

kundër mbeturinave fetare dhe zakoneve prapanike vetëm pasi u nxor në shesh “fytyra e

vërtetë e klerit katolik dhe mysliman, si shfrytëzues të mëdhenj dhe mashtrues, gjakpirës,

shitës flamurësh, tradhtarë matrapazë, ideologë të fashizmit dhe të pushtuesve të huaj, armiq

të pushtetit popullor dhe socializmit etj”.592

Në raport theksohet se duhet të luftohet feja në të gjitha shfaqjet e saj pasi ashtu siçtheksonte Partia, ajo është benzinë e zjarreve të këqij.

Shkrimi i A. N. “Shkolla dhe shtëpia e kulturës, në luftën kundër ideologjisë fetare”

në këtë seminar antifetar bazohet në idenë se feja duhej luftuar me çdo kusht pasi feja e

kishte mbajtur njeriun në errësirë. Sipas saj, feja si ideologji e pengon shumë zhvillimin e

njeriut. Feja duhet luftuar sepse “Njeriun e bën skllav të Zotit dhe i nënshtrohet vullnetit të

tij. Feja më anë të librave të shenjtë fetarë është munduar të predikojë urrejtjen ndaj dijes,

arsyes dhe mendjes së shkathët njerëzore”.593

Në raport thuhet se për herë të parë në Shqipëri, për shkatërrimin e kishave ishte

ngritur populli i Shënkollit të Lezhës më 4 dhjetor 1966 ku “kisha, qendra e reaksionit, u

589 Po aty, f.38.590 Po aty, f.40.591 Po aty, f.46.592 Po aty, f.49.593 Po aty, f.54.

Page 183: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

183

kthye në shtëpi kulture, u hoq kryqi, dhe në vend të tij u vendos ylli i kuq”.594

Në këtë raport dhe në kumtesat që u mbajtën, R. H., nga Shkodra tregon se fushata

antifetare në fshatrat Dajç të Bunës kishte si qëllim dhe arriti “prishjen e fejesave qysh në

vegjëli dhe me shkuesi, mosorientim drej të festave fetare dhe zëvendësimin e tyre me festa

lokale dhe kombëtare, ndërrimi i veshjes së grave, mos ecja zbathur e grave dhe vajzave,

zhdukja e kryqeve fetare si jashtë shtëpive dhe brenda tyre”.595 Kjo tregonte se komunistët po

reformonin gjithçka deri në palcë; po ndryshonin tipologjinë e jetës njerëzore në kremtimet

fetare, në ceremonitë e dasmave, e deri në shkëputjen një herë e mirë nga ikonat, uratët,

kryqet e çdo gjë që kishte lidhje me fenë.

Në raport theksohej se tjetër formë e luftës kundër fesë ishte veprimtaria e këndit

ateist, i cili çdo ditë pasqyronte veprimtari armiqësor të klerit. Citatet dhe thirrjet demaskuese

ndaj klerit dhe zakoneve prapanike, u vunë në rrugë e në shtëpi kulture në mënyrë që të

kishte sa më shumë sensibilizim. Referuesi N. M. nga Puka, veçon se lufta ndaj fesë dhe

zakoneve prapanike ishte e rëndësishme si një luftë kundër “robërisë, skamjes, vuajtjes në

errësirën e paditurisë”.596 Vetëm në këtë mënyrë do të përmbysej e vjetra dhe do të rilindë e

reja në shoqërinë socialiste. N. M. deklaron se përveç aksioneve në terren për eliminim e fesë

dhe klerit, fushata për zhvillimin e saj në shtëpitë e kulturës, në ngritjen e grupeve artistike në

fshatra, do ta forconte edhe më shumë aksionin për “djegien e mbeturinave fetare, zakoneve

prapanike në luftën kundër thashethemeve”.597

Në kumtesën e P. D. thuhet se feja dhe kanuni kanë përhapur vëllavrasjen. Sipas këtij

arsyetimi ky fenomen kishte ardhur si pasojë e shfrytëzimit që bënin si prifti, si kapedani, si

bajraktari, si vojvoda, si kryepleqtë, si fajdexhinjtë etj.

Në kumtesën e L. D., thuhej se feja dhe zakonet prapanike duhen zhdukur sepse nuk i

kanë sjellë njeriut asgjë të mirë. Feja citohet si e zhytur në imoralitet, e pangopur dhe

dallaveraxhije, ndërsa klerikët katolikë kishin ushtruar përgjatë gjithë veprimtarisë së tyre,

veprimtari kundër atdheut dhe në bashkëpunim me qeveritarët tradhtarë dhe pushtuesit e

huaj. Ritet fetare ishin një farë sundimi i të voglit mbi të madhin, një akt skllavërues.

Referuesi N. Gj. deklaronte në këtë raport se lufta kundër ideologjisë fetare e klerit

duhej bërë pasi ata ishin: “Reaksionarë, mashtrues dhe gjakpirës të pamëshirshëm si nga

pikëpamja morale dhe materiale”.598 Sipas N. Gj. kleri duhej luftuar sepse qenë armiq të

popullit dhe spiunë pas çlirimit dhe Kanunin e Lek Dukagjinit e kishin bërë ligj pasurues për

veten dhe skllavërues për popullin. Po sipas tij Feja duhej zhdukur përfundimisht pasi “i

qepej njeriut nga lindja deri në vdekje duke nisur me pagëzimin, krezmimin, rrëfimin,

kungimin, mësimin e uratave, kurorëzimin e duke përfunduar deri në vdekje e pas

vdekjes”.599 Sipas N. Gj. shkatërrimi i fesë ka çliruar popullin nga shtypja dhe pasi kishës i

është hequr baza materiale dhe mundësia e shfrytëzimit të njeriut. Nën mësimet e Partisë dhe

shokut Enver Hoxha, ai theksonte se “ ne do ta fitojmë këtë betejë të madhe për fitimin e

shpirtrave të njerëzve dhe do ta varrosim një herë e përgjithmonë ideologjinë fetare dhe

594 Po aty, f.56.595 Po aty, f.69.596 Po aty, f.72.597 Po aty, f.75.598 Po aty, f.129.599 Po aty, f.130.

Page 184: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

184

ndikimin e saj të rrezikshëm”.600

Propaganda ateiste i atakon ritet fetare si të dëmshme për shoqërinë. Vezët e pashkëve,

shenja e kryqit, mbajtja e kryqit në qafë, mbajtja e ikonave në shtëpi, ndezja e qirinjve për

festa të ndryshme ose në varreza, mbajtja e kreshmëve apo e ramazanit si edhe besimi në zot

regjimi komunist i paraqiste si shumë të dëmshme për individin dhe ngulmon për çrrënjosjen

përfundimtare të tyre nën preteksion e zhvillimit dhe emancipimit të njeriut. “Mbeturinat

fetare u krijojnë njerëzve çoroditje ideologjike, i orientojnë për veprime e qëndrime të

shtrembra në jetë”.601 Feja në propagandën ateiste duhej bllokuar politikisht si e vetmja

mënyrë për zhdukjen e ideologjisë së saj.

Regjimi herë pas herë kërkonte për mprehje të vigjilencës dhe shtim të këmbënguljes

nga gjithë organizatat e masave me qëllim shkatërrimin përfundimtar të fesë si institucion

dhe si ideologji. Në varësi të zhvillimeve politike të vendit dhe orjentimeve në politikën

ndërkombëtare të shtetit, lufta ndaj fesë merr karakter politik. “Luftë kundër fesë nuk duhet

ngushtuar, ai duhet parë në tërë gjerësinë e tij, pse lufta kundër fesë është luftë kundër

ideologjisë borgjeze e revizioniste”.602

Një tjetër akuzë për fenë ishte se kishte prodhuar gjithmonë “dembelë të prapambetur,

dallaveraxhiu-hajdut, fanatiku-injorant, lakmitari-egoist dhe përtej si burri i mirë gënjeshtar-

lajkatar”.603

Në luftën ndaj fesë, mjeti shumë i fuqishëm i propagandës antifetare ishte organizimi i

ekspozitave antifetare. Në to pasqyroheshin tematika si “Roli reaksionar i klerikëve të zonës,

krahinës, fshatit, të qytetit, format e shfrytëzimit e të mashtrimit që kanë përdorur klerikët,

organizim përçarjesh e ngatërresash në masë nga klerikët, shtimi i pasurisë së tyre më anën e

shfrytëzimit të ceremonive fetare si të lindjeve, të vdekjeve, të përshpirtjeve, të martesave, të

taksave, dallaveret e priftërinjve për të grabitur pasurinë e atyre që vdisnin, duke thënë se

gjoja ia kishin lënë amanet kishës, dhuratat e shumta për shpirtin e të vdekurve, mjetet e

mashtrimit e të magjisë fetare si: hajmalitë, nuskat etj, kultivimi i përçarjes e armiqësisë

midis besimtarëve dhe atyre që nuk besonin”.604

Veprimtaria fetare sulmohej me preteksin se prishte unitetin politik dhe shpirtëror,

pengonte emancipimin e shoqërisë, se pengonte çlirimin e plotë të individit, për të shkarkuar

vetëdijen e tij nga misticizmi dhe fataliteti. Ky “reaksion klerikal synonte të zbukuronte e të

bënte të pëlqyeshëm pushtimin, të shuante çdo shkëndijë kundërshtimi e shprese çlirimi,

duke ngjallur psikozën e pafuqisë dhe të fatalitetit”605. Lufta kundër fesë propagandohej kudo

si lëvizje përparimtare e shoqërisë shqiptare, që deri më parë ishte mbajtur peng nga

ideologjia fetare. “Shqipëria që ka shfronësuar zotat, është shembull udhërrëfyes në luftën që

bën njerëzimi për t’u ngjitur në shkallët më të larta të lirisë e të fisnikërimit të tij”.606

600 Po aty, f.131.601 HAKO H., (1988), Të thellojmë luftën kundër mbeturinave fetare dhe zakoneve prapanike, “Kulturamasive”, Nr. 2, f. 73.602 HIZMO H., (1972), Çlirimi i plotë i ndërgjegjes nga opiumi fetar, proces i gjatë i riedukimit dhe edukimit,“Vatra e kulturës” Nr. 4, f. 33.603 MISHA K., E reja po e mund të vjetrën, “Letërsia jonë”, Nr. 11, Tiranë 1951, f. 4.604 GASHI A., (1974), Si mund të punohet kundër paragjykimeve e mbeturinave fetare, “Vatra e kulturës” Nr. 4,f. 42.605 PAPLEKA N., Feja në gjyqin e poezisë, “Nëntori”, Nr. 8, 1 gusht 1988, f. 83.606 Po aty.

Page 185: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

185

“Në folklor gjejmë vargje popullore që shquhen për përmbajtje të fuqishme ideore në

përcaktimin e fesë si ideologji e pushtuesit të huaj dhe të klerikëve si vegla të forcave politike

reaksionare”607. Fakti që hoxhallarët e priftërinjtë kishin qenë objekt i barsoletave dhe i

anekdotave të ndryshme sipas propagandës ateiste të kohës përcaktonte talljen si dhe besimin

e pakt fetar që kishte populli shqiptar.

Në propagandën antifetare vatrat e kulturës nëpër fshatra luanin një rol parësor, duke e

ndihmuar shumë në zhvillimin dhe në suksesin e saj. Temat, shfaqjet dhe bisedat ishin format

më të organizuara të propagandës. Me ndihmën e shtëpisë së kulturës fshatarët

ndërgjegjësoheshin që të hiqnin dorë nga vajtja në kishë, kremtimi i pashkës një javë të tërë,

mbajtja e kreshmës, kungimi, kalimi nën gurin e shenjtë e të tilla si këto. Në shtëpinë e

kulturës në fshatrat e Shqipërisë kudo dhe konkretisht në këtë fshat u organizuan tema të tilla

si “Prejardhja e njeriut mbi tokë, si krijohet shiu dhe rrufeja, si lindi feja, ç’janë Pashkët dhe

kreshmët”608, e shumë tematika të ndryshme të cilat, harmonizoheshin edhe me laboratorët e

shkollave për të kryer eksperimente shkencore për bindjen e masave punonjëse.

“Puna e bërë në organizatat bazë të Partisë, në shkolla dhe vatra jonë e kulturës, filloi

të bënte efektin e saj. Mendjet e besimtarëve filluan të dyshonin shumë dhe të mos besonin

predikimet e vazhdueshme dhe me pasion të priftit”.609

Kinematografia, dramaturgjia, letërsia dhe jeta artistike e kulturore në vend bënin

propagandë të pandërprerë kundër ideologjisë fetare. Dramës “Cuca e maleve” i bëhet një

jehonë e jahstëzakonshme në shtypin e kohës duke e cilësuar si kryevepër të heroizmit

popullor, të vetëmohimit revolucionar të cucave malësore. “Cuca e maleve” ishte dramë që,

dhe pse mbështetej në ngjare të vërtetë të pasçlirimit pasqyronte luftën pa kompromis që

shoqëria dhe aparati shtetëror zhvillonte kundër ideologjisë fetare. Drama sipas propogandës

“ndriçon mendjen e qindra cucave të tjera të mbërthyera nga hija e kishës dhe e kanuneve,

del nga korniza e një rrëfimi të thjeshtë dhe tingëllon si përgjithësimi i luftës së ashpër të së

resë me të vjetrën, midis ideve të Partisë dhe armikut të klasës, midis botëkuptimit

përparimtar materialist dhe forcave regresive idealiste dhe obskurantiste”.610

Drama u shkrua që “të prekë thellë ndjenjat dhe zemrat e njerëzve, t’i frymëzojë e t’i

mobilizojë ata për veprat të mëdha”611, me qëllim ndryshimin rrënjësor të jetës së vendit,

zakoneve e traditave të njerëzve që tashmë gjithçka do të jetë nën parimet e marksizëm-

leninizmit “Cuca ra në luftën e saj të papajtueshme me armiqtë dhe klerin. Atë s’e trembi

vdekja, e gëzuar luftoi dhe vdiq”612, për rritjen e dinjitetit të femrës dhe zhdukjen e çdo

vjetërsire në shoqërinë shqiptare.

Regjimi e kundërshtonte synetllëkun për shkak të kryerjes në kushtet aspak higjienike

dhe për shkak të traumave psikologjike që shkaktonte te fëmijët. Propaganda e cilësonte

“synetllëku nuk ka asgjë hyjnore… ai jo vetëm që nuk sjell asnjë dobi, por fëmija që

detyrohet t’i nënshtrohet këtij veprimi kalon në tortura të tmerrshme, të panevojshme dhe

607 ÇELA E., Feja dhe kleri në gjykimin e popullit, “Kultura popullore”, Nr. 1, Tiranë 1989, f. 129.608 LANGO J., Vatra e kulturës në luftë kundër besëtytnive dhe mbeturinave fetare, “Vatra e kulturës”, Nr. 1,Tiranë 1964, f. 4.609 BROZI P., Vatra jonë e kulturës në luftë kundër fesë, “Vatra e kulturës”, Nr. 5, shtator-tetor 1963, f. 5.610 GJINI M., Cuca e maleve sukses për teatrin tonë, “Zëri i rinisë”, Nr. 21, 15 mars 1967, f. 5.611 DHAMO R., Cuca e Maleve, “Shqiptarja e re”, Nr. 4, prill 1967, f. 22.612 Po aty.

Page 186: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

186

shpesh rrezikon shëndetin dhe psikikën e tij”.613

Objektet e kultit fetar sulmoheshin fuqishëm nga propaganda ateiste si mënyrë për të

larguar njerëzit nga frekuentimi i tyre. “Teqeja ishte një qendër parazitësh e dembelësh ku

ditën dhe natën derdhej si lumë rakia e mishi i pjekur”614, ku për të plotësuar qejfet dhe

dëshirat e Babait të Teqesë punonin një numër i madh hyzmeqarësh.

Festën e Pashkës propaganda ateiste e paraqiste si përsëritje në mënyrë të stërholluar e

perëndive që vdisnin dhe ngjalleshin që në kohën përpara lindjes së kristianizmit. Kjo festë

ishte përdorur nga kisha me qëllim që “të propagandojë nga njëra anë idetë që u interesonin

shfrytëzuesve dhe në dëm të punonjësve, pra idenë e nënshtrimit, të përuljes, të durimit, të

vuajtjes dhe nga ana tjetër atë të dashurisë dhe të paqes midis shfrytëzuesve dhe të

shfrytëzuarve, midis të pasurve dhe të varfërve”.615 Propaganda e shënjestron festën e

Pashkëve si tërësisht reaksionare në jetën e klasave, festë që propagandonte dashuri për

besimtarin e njërit besim dhe jo të besimeve të tjerë duke e bërë mjedis konfliktual dhe

armiqësor. Kjo festë ishte intolerante dhe armiqësore, ajo “propagandon në popull mungesën

e durimit ndaj besimtarëve të besimeve të tjera dhe ndaj ateistëve, megjithëse ata mund të

jenë vëllezërit e tij punëtorë apo fshatarë. Intoleranca fetare i ka ndihmuar dhe u ndihmon

klasave shfrytëzuese të mbajnë të nënshtruar popullin e tyre si dhe popujt e tjerë”.616 Kjo

festë ishte në kundërshtim me shkencën, intolerante, kundër realitetit, kështu del në shkrimin

propagandistik.

Pas disa kishave e manastireve, vjen radha që propaganda të godasë Teqenë e Sukës

në Përmet, ku në vitet e paraçlirimit e të pasçlirimit akuzohet se ka qenë një qendër për

shtypjen e fshatarëve, ishte një qendër injorance, vatër që përhapte besime të kota,

shfrytëzonte e mashtronte. Në sulmin ndaj institucioneve të kultit fetar, me qëllim që masa e

punonjësve të bëhej për vete dhe revolucioni të kishte përkrahje sa më të madhe, regjimi

gjendte në popull deklarata të veprimtarisë së kësaj teqeje në mënyrë që të demaskohej

tërësisht si iniciativë e popullit. Kështu në një kumtesë të botuar në revistën “Vatra e

kulturës”, thuhet se Teqeja e Sukës “i ka tmerruar bujqit. Rrahje, uri, vuajtje, mjerime, ja

kush kanë qenë dhuratat e saj për fshatarët”.617

Lufta ndaj ideologjisë fetare trumbetohej si luftë kundër imperializmit dhe

revizionizmit modern pasi feja në lindje po përdorej nga liderët komunistë për qëllime

politike dhe konjuktura të brendshme e të jashtme. Propaganda ateiste, edhe pse feja në

Shqipëri ishte likujduar, shfaqej e alarmuar se “Duke e përdorur kishën për qëllime

socialimperialiste, po gjallërohet propaganda fetare, po shtohen kishat e kleri, po gjallërohen

vjetërsirat reaksionare dhe obskurantiste të mesjetës”.618

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

1. Në organet e shtypit letrar e artistik që drejtoheshin nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe

613 P. J, Synetllëku, “Vatra e kulturës”, Nr. 2, mars-prill 1963, f. 36.614 MUSTAFAJ R., Këtu shërohen njerëzit, “Vatra e kulturës”, Nr. 2, Tiranë 1968, f. 11.615 XHAVARA K., Si ka lindur pashka, “Vatra e kulturës”, Nr. 1, janar-shkurt 1963, f. 28.616 Po aty.617 DAFA T., Si u përgatit një kumtesë, “Vatra e kulturës”, Nr. 3, Tiranë 1968, f. 11.618 HAKO H., Feja dhe Kisha në arsenalin politik dhe ideologjik të Perestrojkës, “Kultura masive”, Nr. 2, Tiranë1989, f. 75.

Page 187: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

187

Artistëve dhe institucionet e tjera kulturore të vendit, u bëhej jehonë aktiviteteve kulturore ku

demaskoheshin festat e ndryshme fetare si pa kuptim dhe jashtë kohës së sotme.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe institucioneve të tjera kulturore të vendit në

luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

2. Në organet e shtypit letrar e artistik që drejtoheshin nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe

Artistëve dhe institucionet e tjera kulturore të vendit, u bëhej jehonë konferencave ateiste që

organizonin Vatrat e ndryshme të kulturës me kumtesa ku flitej për kotësinë e zakoneve e

bestytnive fetare dhe fshikullimin e tyre nga krijimtaria e gurrës popullore.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe institucioneve të tjera kulturore të vendit në

luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

3. Në organet e shtypit letrar e artistik që drejtoheshin nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe

Artistëve dhe institucionet e tjera kulturore të vendit, goditeshin ritualet fetare (si, për

shëmbull, pashkët) si nxitëse të përçarjes midis individëve që ishin besimtarë të feve te

ndryshme ose ateistë, duke cënuar kështu unitetin në gjirin e shoqërisë shqiptare.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe institucioneve të tjera kulturore të vendit në

luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

4. Në organet e shtypit letrar e artistik që drejtoheshin nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe

Artistëve dhe institucionet e tjera kulturore të vendit, i bëhej jehonë veprimtarisë ateiste të

Vatrave të kulturës me biseda dhe veprimtari kulturore ku synohej që fshatarët të

ndërgjegjësoheshin që të hiqnin dorë nga vajtja në kishë, kremtimi i pashkës një javë të tërë,

mbajtja e kreshmës, kungimi, kalimi nën gurin e shenjtë e të tjera si këto. Kështu u mbajtën

tema të tilla si 'Prejardhja e njeriut mbi tokë', 'Si krijohet shiu dhe rrufeja', 'Si lindi feja',

'Ç’janë Pashkët dhe kreshmët', e shumë tematika të ndryshme të cilat, harmonizoheshin edhe

me laboratorët e shkollave për të kryer eksperimente shkencore për bindjen e masave

punonjëse kotësinë e zakoneve e bestytnive fetare .

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Page 188: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

188

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe institucioneve të tjera kulturore të vendit në

luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

5. Në organet e shtypit letrar e artistik që drejtoheshin nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe

Artistëve dhe institucionet e tjera kulturore të vendit, u bëhej jehonë veprave të

kinematografisë dhe dramaturgjisë ku ngrihej lartë figura e individit me tiparet e njeriut të ri

që lufton pa frikë për triumfin e të resë kundër zakoneve prapanike e mbeturinave fetare, siç

ishte, për shëmbull, drama 'Cuca e maleve', e konsideruar si kryevepër e heroizmit popullor,

e vetëmohimit revolucionar të cucave malësore.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe institucioneve të tjera kulturore të vendit në

luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

6. Në organet e shtypit letrar e artistik që drejtoheshin nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe

Artistëve dhe institucionet e tjera kulturore të vendit, veprimtaria fetare sulmohej me

preteksin se prishte unitetin politik dhe shpirtëror, pengonte emancipimin e shoqërisë, se

pengonte çlirimin e plotë të individit, për të shkarkuar vetëdijen e tij nga misticizmi dhe

fataliteti. Kurse lufta kundër fesë propagandohej kudo si lëvizje përparimtare e shoqërisë

shqiptare, që deri më parë ishte mbajtur peng nga ideologjia fetare.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe institucioneve të tjera kulturore të vendit në

luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

7. Në organet e shtypit letrar e artistik që drejtoheshin nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe

Artistëve dhe institucionet e tjera kulturore të vendit, theksohej se në luftën ndaj fesë, një mjet

shumë i fuqishëm i propagandës antifetare ishte organizimi i ekspozitave antifetare. Në to

pasqyroheshin tematika për rolin reaksionar të klerikëve të zonës, krahinës, fshatit, të qytetit,

format e shfrytëzimit e të mashtrimit që kanë përdorur klerikët, organizim përçarjesh e

ngatërresash në masë nga klerikët, shtimi i pasurisë së tyre më anën e shfrytëzimit të

ceremonive fetare si të lindjeve, të vdekjeve, të përshpirtjeve, të martesave, të taksave,

dallaveret e priftërinjve për të grabitur pasurinë e atyre që vdisnin, duke thënë se gjoja ia

kishin lënë amanet kishës, dhuratat e shumta për shpirtin e të vdekurve, mjetet e mashtrimit e

të magjisë fetare si: hajmalitë, nuskat etj.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte forcimin e luftës për shndërrimin e ideologjisë marksiste-leniniste në të vetmen

ideologji të pranishme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes e angazhimit të organizatës

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe institucioneve të tjera kulturore të vendit në

luftën kundër ‘shfaqjeve të huaja’ dhe ‘mbeturinave fetare’.

Page 189: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

189

6.2 Interpretimi i rezultateve të këtij ballafaqimi

A. Nga analiza e të dhënave që u sollën si ballafqim cilësor me parashikin që jepte implikimi

1 kemi:

Në tërësi në 5 zëra janë 15 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës së

propagandës së drejtpërdrejtë ateiste në sistemin arsimor shqiptar në periudhën 1945-

1990.[Implikimi 1.1]

Në tërësi në 4 zëra janë 6 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës së

propagandës ateiste nëpërmjet edukimit me 'botëkuptimin materialist shkencor' në sistemin

arsimor shqiptar në periudhën 1945-1990.[Implikimi 1.2]

Pra, del se në 21 raste kemi referenca në mbështetje të parashikimit të implikimit 1

mbi nxitjen dhe zhvillimin e një propagande ateisto-shkencore dhe materialiste marksiste në

sistemin arsimor shqiptar në periudhën 1945-1990 në funksion të synimit për ta shndërruar

ideologjinë marksiste-leniniste në të vetmen ideologji të shoqërisë shqiptare.

Dhe kjo mund të konsiderohet si rezultat pozitiv i testit empirik në rafshin cilësor të

këtij implikimi 1. [1.1 dhe 1.2]

B. Nga analiza e të dhënave që u sollën si ballafqim cilësor me parashikin që jepte implikimi

2 kemi:

Në tërësi në 8 zëra janë 98 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës së

propagandës ateiste kundër fesë në sistemin propagandistik të mediave me shkrim dhe radio-

televizive shqiptare në periudhën 1945-1990.[Implikimi 2.1]

Në tërësi në 7 zëra janë 84 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës krahas

propagandës ateiste kundër fesë edhe të veprimtarive shtetërore dhe shoqërore shqiptare

kundër klerit dhe institucioneve fetare në periudhën 1945-1990.[Implikimi 2.2]

Pra, del se në 182 raste kemi referenca në mbështetje të parashikimit të implikimit 2

mbi nxitjen e zhvillimin e një propagande ateisto-shkencore në sistemin mediatik shqiptar

dhe të një veprimtarie shtetërore e shoqërore kundër fesë në periudhën 1945-1990, në

funksion të synimit për ta shndërruar ideologjinë marksiste-leniniste në të vetmen ideologji të

shoqërisë shqiptare.

Dhe kjo mund të konsiderohet si rezultat pozitiv i testit empirik në rafshin cilësor të

këtij implikimi 2. [2.1 dhe 2.2]

Page 190: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

190

C. Nga analiza e të dhënave që u sollën si ballafqim cilësor me parashikin që jepte implikimi

3 kemi:

Në tërësi në 7 zëra janë 41 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës krahas

propagandës ateiste kundër fesë edhe të veprimtarive të organizatës Bashkimi i Rinisë i

Shqipërisë e kundër bestytnive dhe besimeve fetare në periudhën 1945-1990. [Implikimi 3.1]

Në tërësi në 6 zëra janë 40 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës krahas

propagandës ateiste kundër fesë edhe të veprimtarive të organizatës Fronti Demokratik i

Shqipërisë kundër bestytnive dhe besimeve fetare në periudhën 1945-1990. [Implikimi 3.2]

Në tërësi në 2 zëra janë 3 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës krahas

propagandës ateiste kundër fesë edhe të veprimtarive të organizatës Bashkimet Profesionale

të Shqipërisë kundër bestytnive dhe besimeve fetare në periudhën 1945-1990. [Implikimi 3.3]

Në tërësi në 7 zëra janë 32 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës krahas

propagandës ateiste kundër fesë edhe të veprimtarive të organizatës Lidhja e Shkrimtarëve

dhe Artistëve të Shqipërisë dhe institucioneve kulturore të vendit kundër bestytnive dhe

besimeve fetare në periudhën 1945-1990. [Implikimi 3.3]

Pra, del se në 116 raste kemi referenca në mbështetje të parashikimit të implikimit 3

mbi nxitjen e zhvillimin e një propagande ateisto-shkencore nëpërmjet angazhimit të të

ashtuquajturave 'organizata të masave' në veprimtari kundër 'zakoneve prapanike dhe

mbeturinave fetare' në periudhën 1945-1990, në funksion të synimit për ta shndërruar

ideologjinë marksiste-leniniste në të vetmen ideologji të shoqërisë shqiptare.

Dhe kjo mund të konsiderohet si rezultat pozitiv i testit empirik në rafshin cilësor të

këtij implikimi 3. [3.1, 3.2, 3.3]

Nga paraqitjet e mësipërme për tetë implikimet del se ato janë konfirmuar nga testimi

empirik cilësor, sepse të gjitha thëniet parashikim të propozuara prej tyre përputhen me

thëniet përkatëse që paraqesin të dhënat e mbledhura në rrugë empirike. Vetë kjo përputhje e

thënieve parashikim teorik me thëniet konstatim empirik, përbën në thelb konfirmimin e

testimit empirik të implikimeve të tipit parashikim që janë deduktuar nga hipoteza e studimit

doktoral.

Ky konfirmim i këtyre implikimeve të tipit parashikim, na jep të drejtën që t'i

propozojmë bashkësisë së studiuesve të shkencave sociale, në veçanti, të atyre të shkencave të

komunikimit, që ta konsiderojnë si të pranueshme hipotezën e dhënë në këtë punim doktoral

si zgjidhje e pjesëshme të problemit kërkimor të idntifikuar prej tij.

Page 191: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

191

6.3 Përpunimi i të dhënave të intervistimeve

Analiza e të dhënave të siguruara nga intervistat

Të dhënat e siguruara nga intervistat me studiues e persona 'kyç' janë mbledhur me

synimin që prej tyre të sigurohet një mbështetje cilësore shtesë për rezultatin e testimit

empirik të implikimeve të deduktuara nga hipoteza e propozuar si një zgjidhje e pjesëshme

për problemin kërkimor që ka identifikuar ky studim doktoral: “Duke krahasuar qëndrimin

armiqësor të regjimit komunist ndaj fesë në Shqipëri në periudhën (1945-1990), shkalla e

luftës kundër fesë ka qenë në përpjestim të drejtë me avancimin e projektit të shndërrimit të

ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare.”

Ashtu si dhe për të dhënat e siguruara nga burimet materiale të botuara (monografi,

tekste, revista, gazeta), edhe për këto të dhëna, për shkak se është zgjedhur një qasje

metodologjike cilësore, e cila nuk siguron një bazë të dhënash të tipit ‘data base’ dhe

përdorimin e instrumentave statistikorë që thjeshtojnë procedurat e testimit empirik të

implikimeve të deduktuara nga hipoteza e punimit doktoral, do të ndiqen procedurat e testimit

empirik cilësor. Që do të thotë, se do të synohet që të sillen sa më shumë referime që

konstatojnë ndodhjen e 'ngjarjeve' të parashikuara nga implikimet në fjalë. Çdo ballafaqim i

një referimi të tillë me implikimin që jep parashikimin përkatës, përbën një akt të testimit

empirik cilësor të këtij implikimi. Nëse ka përputhje midis parashikimit dhe konstatimit që

sjell cilido referim i përdorur për testimin empirik cilësor të implikimit në fjalë, atëherë do të

thuhet se ky implikim ka marrë konfirmim nga testimi empirik i tij. Nëse sillen referime të

tjerë të njëjtit lloj me të, pranohet se ka një përforcim të këtij konfirmimi: Sa më shumë

referime të tilla të sillen, aq më shumë përforcohet konfirmimi në fjalë. Nëse tani do të

ndryshonim llojin e referimit (ndryshe, do të ndryshonim 'zërat' e referimeve), atëherë

përforcimi i konfirmimit do të ishte mjaft më i madh, se sa nga shtimi i thjeshtë sasior i

referimeve të të njëjtit lloj ('zë').

Me që jemi në kuadrin e një qasje cilësore të testimit empirik të implikimeve të

deduktuara nga hipoteza e studimit doktoral, nuk mund të kërkohet që të përcaktohet një

numur 'minimal' referencash që duhen sjellë për testimin empirik të secilit implikim, sepse

numri në këtë rast do të kishte lidhje me një qasje sasiore! Por, për qasjet sasiore, madje nuk

do të ishte fare e nevojshme as sjellja e referimeve që konstatojnë ndodhjen e parashikimit që

japin implikimet në fjalë. Kjo, sepse ato operojnë me indikatorë statistikorë që konfirmojnë

shoqërimin e variablave të thënieve parashikim me thëniet konstatim, duke dhënë shkallën e

përputhjes në përqindje të vlerave të tyre. Vlerat në përqindje të këtyre indikatorëve

statistikorë (si Cramer's V dhe Approx.Sign.), sipas një tabele, lejojnë që të pohohet, mbi

bazën e të dhënave empirike, ndodhja dhe/ose jo e ngjarjes së parashikuar. Dhe ky pohim

përbën përkatësisht rezultatin pozitiv (rasti i përputhjes) ose negativ (rasti i mospërputhjes) të

testimit empirik të implikimit në shqyrtim.

Në kushtet që nuk e kemi këtë 'komoditet' të përdorimit vetëm të vlerave të këtyre

indikatorëve statistikorë, jemi të detyruar që në 'mënyrë cilësore' të shpallim si 'më shumë,'

ose 'më pak' të konfirmuara (bazuar në numrin e referimeve të sjella për ballafaqimin

Page 192: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

192

empirik) implikimet parashikim të deduktuara nga hipoteza e studimit tonë. Dhe mbi këtë

bazë të justifikojmë propozimin tonë për bashkësinë e studiuesve të shkencave të

komunikimit (dhe më gjerë, atyre sociale) që të konsiderojnë si zgjidhje të pranueshme të

problemit të identifikuar nga studimi doktoral hipotezën e dhënë në të.

Në këtë kuadër, po shqyrtojmë e analizojmë të dhënat që sjellin referimet si

konfirmim të parashikimeve teorike për secilin implikim-parashikim.

1) Kështu, për të mbështetur cilësisht rezultatin e testimit empirik të implikimit 1, i

cili parashikon se “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti

i shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë

shqiptare, atëherë ishte e pritëshme që të konstatohej që në sistemin e shkollimit të nxitej

edukimi ateist”, kemi të dhënat nga intervistat si vijon:

Shtetit komunist, nuk i duhej një njeri fetar, por një njeri komunist pa fe, pa ideologji

fetare, por me ideologji marksiste-leniniste. “Përgatitja e njeriut të ri komunist do të fillonte

që nga shkollat, si baza e edukimit te individëve në shoqëri”.619

Në kuadër të zhvillimit të njeriut të ri komunist si fenomen, shoqëria komuniste bënte

jetë të përbashkët, regjimi qarkullonte elitat dhe u bë një unifikimi i teksteve mësimore dhe

zakonet e traditat u unifikuan. Enver Hoxha me kalimin e kohës e zhvilloi shumë kultin e vet

duke arritur të mendonte se marksizmi është e vetmja ideologji e drejtë dhe çdo ideologji

tjetër është e gabuar dhe e pavlerë. Sa më shumë që zhvillohej kulti i Hoxhës, aq më shumë

shkërmoqej ideologjia fetare. “Njeriu i ri është një prirje unifikuese, rrafshuese të

subkulturave që ka pasur. Njeriu i ri ka tipare të përbashkëta njerëzore, lexonte një tekst

njësoj, punonte njësoj, ideologjizohej me një ideologji të vetme”.620

Sulmin ndaj fesë në Shqipëri, regjimi komunist, e zhvilloi si një kusht të

domosdoshëm për instalimin e regjimit diktatorial pasi fenë e kishte kundërshtare të

pandashme si përfaqësuese të dy ideologjive të kundërta. Lufta ndaj riteve, ceremonive,

besëtytnive, klerikëve e institucioneve të klerit nëpërmjet radios, gazetave, shkollave, vatrave

të kulturës, filmave ndihmuan në vendosjen e diktaturës, pasi “kushdo kundërshtonte dhe

dilte jashtë vijës së partisë dënohej rreptësisht nga burgu deri në pushkatim”.621

Si pjesë e propagandës ateiste shtetërore, shtypi që lexohej në vendet e punës, në

qendrat ku mblidheshin njerëz, si fjalimet e Enver Hoxhës, jeta e partisë në aktivet e

ndryshme të partisë.“Leximi i shtypit në radio, fjalimet e Enver Hoxhës, festivalet, koncertet,

festat e përvjetorëve, kudo bëhej propagandë e fuqishme e fuqishme ideologjike, diskutimet

në universitete e shkolla, në zbore, dokumentare”.622

“Propaganda ateiste ishte një luftë e mirëorganizuar kundër zotit, priftërinjve,

hoxhallarëve dhe institucioneve fetare. Ajo fillonte në tekstet e shkollave që nga klasa e parë,

në letërsinë për fëmijë, në gazetat e përditshme, në fjalimet e kongreseve të partisë, në veprat

e Enver Hoxhës, reportazhet e shtypit, programet televizive, filmat në kinematografi”.623

“Zëri i popullit botohej sa tirazhi i të gjitha gazetave të sotme në Shqipëri. Shkolla dhe

organizatat shoqërore dhe organizatat e partisë ishin pikat ku mbështetej propaganda

619 Intervistë me Xhemal Ballën,imam i Xhamisë së Selitës 1950-54, Tiranë, 6 mars 2015.620 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.621 Intervistë me Xhemal Ballën, imam i Xhamisë së Selitës 1950-54, Tiranë, 6 mars 2015.622 Intervistë me Fatos Lubonjën, opinionist në Agon-Channel, Tiranë, 10 mars 2015.623 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.

Page 193: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

193

ateiste”624 përveç shtypit, sistemi komunist, sipas Çela, punën më të madhe e bëri në familjen

shqiptare.

Propaganda ateiste, në çdo sektor të jetës së vendit, bëri që të kishim “shkolle e

politizueme, ushtri e politizueme e pune e politizueme e si rrjedhoje mbylljen e kishave”.625

Remzi Lani shpalljen si të vetmin vend ateist në botë, e lidh me natyrën izolacioniste

të regjimit komunist shqiptar. “Lufta ndaj fesë u krye në kuadër të spastrimit të elitave të

vjetra duke i qarkulluar nëpër rrethe, me elitat e reja që dolën pas krijimit të Universitetit të

Tiranës”.626

“At Pjetër Meshkalla ishte një rezistent ndaj regjimit. Në gjyqin e Meshkallës në mes

të studentëve të Universitetit të Shkodrës, ai përveç se u dënua, me gjyqin publik edhe u

demaskua publikisht në sytë e të rinjve”.627

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

1. Përgatitja e njeriut të ri komunist, pa fe, pa ideologji fetare, por me ideologji

marksiste-leniniste, do të fillonte që nga shkollat, si baza e edukimit te individëve në shoqëri.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

2. Në kuadër të zhvillimit të njeriut të ri komunist si fenomen, shoqëria komuniste

bënte jetë të përbashkët dhe unifikoi tekstet mësimore dhe zakonet e traditat.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

3. Si pjesë e propagandës ateiste shtetërore, si kudo bëhej propagandë e fuqishme

ideologjike edhe në diskutimet në universitete e shkolla.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

4. Propaganda ateiste ishte një luftë e mirëorganizuar kundër zotit, priftërinjve,

hoxhallarëve dhe institucioneve fetar, e cila fillonte që në tekstet e shkollave nga klasa e

parë.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

5. Shkolla ishte një nga pikat kyçe ku mbështetej propaganda ateiste.

624 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, 7 prill 2015.625 Intervistë me Sokol Pepushajn, klerik katolik, Tiranë, 9 prill 2015.626 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.627 Intervistë me Primo Shllakun, studiues, Tiranë, 18 mars 2015.

Page 194: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

194

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

6. Propaganda ateiste, në çdo sektor të jetës së vendit, bëri që të kishim edhe një

shkollë të politizueme.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste në sistemin arsimor në vend.

Në tërësi në 6 zëra janë 9 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës së

propagandës së drejtpërdrejtë ateiste në sistemin arsimor shqiptar në periudhën 1945-

1990.[Implikimi 1]

2) Kështu për të mbështetur cilësisht rezultatin e testimit empirik të implikimit 2, i cili

parashikon se “Në se lufta e regjimit komunist shqiptar ndaj fesë kushtëzohej nga projekti i

shndërrimit të ideologjisë ‘marksiste-leniniste’ në të vetmen ideologji në shoqërinë shqiptare,

atëherë ishte e pritshme që të konstatohej që, krahas propagandës komuniste në media për

nxitjen e edukimi ateist, të kishte edhe masa shtrënguese kundër klerit dhe institucioneve

fetare”, kemi të dhënat nga intervistat si vijon:

Ideologjia fetare u sulmua sepse “feja ushtronte ndikim të madh në besimtarët, në

mënyrë të veçantë klerikët katolikë, që ishin më të organizuar, më të devotshëm dhe të

përgatitur me politikën dhe ideologjinë e propagandës fetare”.628

“E gjithë lufta ndaj fesë u zhvillua në kushtet e izolimit pasi shteti komunist nuk

dëshironte dhe nuk lejonte që të kishte mesazhe të tjera nga feja, përveç mesazhit politik që

jepte vetë shteti komunist”.629

“Për shoqëritë tradicionale konservatore, siç ishte Shqipëria, feja dhe besimi

kishin peshë të madhe në popull dhe përbënin një pengesë të madhe në realizimin e projektit

komunist të diktaturës së proletariatit”.630

“Lufta ndaj fesë ishte një luftë ideologjike për të triumfuar njëra ideologji. Pushteti

totalitar nënkupton mosekzistencën e ideologjive të tjera, ndaj lufta ndaj fesë ishte luftë

ideologjike”.631

Shteti në regjimin e diktaturës komuniste ishte instrument në dorë të Partisë-shtet, që

në krijimin e saj, ishte një parti që e shpalli armik besimin fetar dhe “lufta kundër fesë gjatë

regjimit komunist, shfaqej si një shprehje e ideologjisë së Partisë. Por, në fakt pas saj fshihej

qëllimi i Partisë-shtet për dominimin e plotë të botës shpirtërore të njeriut”.632

Pushteti komunist kishte frikë se përmes fesë “vinin influenca të huaja, ndaj regjimi e

628 Intervistë me Hamit Boriçin, ish-pedagog i gazetarisë, Tiranë, 14 prill 2015.629 Intervistë me Besnik Mustafajn, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.630 Intervistë me Agron Tufën, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 29mars 2015.631 Intervistë me Fatos Lubonjën, opinionist në Agon-Channel, Tiranë, 10 mars 2015.632 Intervistë me Frrok Çupin, President i AMAN, Tiranë, 29 mars 2015.

Page 195: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

195

likuidoi klerin dhe institucionet fetare se nuk dëshironte të kishte alternativë tjetër për

individin”.633

Lufta ndaj fesë në regjimin komunist u bë edhe për shkak se “vinim nga një

shtetformim ku figurat fetare kishin një peshë të jashtëzakonshme në shtetformim”634, ndaj

regjimi komunist donte të zhdukte çdo meritë fetare në Shqipëri.

Lufta ndaj fesë, u zhvillua për shkak se komunistët donin ta shpallnin komunizmin si

perëndi. “Komunistët donin që njerëzit ta harronin perëndinë dhe të ishin vetë ata perëndia

për njerëzit. Komunistët kërkonin që njerëzit në vend të zotit të besonin te Partia e Punës”.635

Sulmi që iu bë fesë në Shqipëri, ka qenë sulm ideologjik me sfond frikën që shteti

kishte ndaj fesë, pra ndikimin në shoqëri. “Përmasa ideologjike e sulmit mbi fenë lidhej,

sigurisht, me frikën që kishte pushteti ndaj klerit dhe institucioneve fetare”636.

Lufta ndaj fesë në Shqipëri, shkoi në ekstrem pasi feja shikohej me dyshim, si një

mundësi përçarjeje, si një mundësi influence nga të huajt në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Regjimi totalitar kërkon monopolin e plotë mbi njerëzit dhe gjithçka dhe nuk e duronte dot

faktin që të ekzistonte feja apo diçka tjetër paralele me regjimin”.637

Politikat e shtetit komunist ishin këputja e çdo lidhjeje me jashtë, prandaj ndaj fesë u

zhvillua një luftë praktike fizike. “Fakti i ndërhyrjes së shtetit me brutalitet, kishte si qëllim

vetëm izolimin e shoqërisë shqiptare nga rretheqarku historik e kulturor dhe shkëputja e çdo

lidhjeje me botën rrethepërqark”.638

“Totalitarizmi nuk njeh alternativë të të parit dhe gjykimit të botës ndryshe. Format e

edukimit mes fesë dhe komunizmit ishin rrënjësisht të ndryshme, ndaj ato nuk mund të

bashkëjetonin”.639

Komunizmi si sistem lindor, duke eliminuar fenë eliminonte lidhjen me qytetërimin

perëndimor. “Feja katolike u godit më shumë, pasi ajo ishte më e vjetra, më rezistentja, më

konkurruesja se ishte më e kulturuara dhe së treti kishte një traditë të atillë që ishte e lidhur në

shekuj me perëndimin”.640

Shteti komunist shqiptar në rastin e zhdukjes së fesë kërkonte njeriun komunist, që ta

fabrikonte ideologjikisht sipas ideologjisë marksiste-leniniste, ndërsa feja përbënte pengesë

serioze. “Tradita dhe feja e pengonin këtë fabrikim e atëherë duhej hequr çdo pengesë. Pa

hequr fenë nuk mund të zhdukte traditën e atëherë i luftoi të dyja”.641

“Shteti e kishte në ideologjinë e tij luftën ndaj çdo ideologjie tjetër. Katolikët ishin

problemi më i madh për komunistët për varësinë e tyre nga Vatikani, për nivelin e lartë

kulturor dhe për zgjuarsinë brilante që ata kishin”.642

Krijimi i njeriut të ri komunist u bë në kushtet kur “feja, besimi, nuk u eliminua, por,

633 Intervistë me Gjergj Sinanin, pedagog i Filozofisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 17 mars 2015.634 Intervistë me Ilir Hoxhollin, kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Tiranë, 30 mars 2015.635 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015.636 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.637 Intervistë me Piro Mishën, drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 31 mars 2015.638 Intervistë me Primo Shllakun, studiues, Tiranë, 18 mars 2015.639 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.640 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, 7 prill 2015.641 Intervistë me Sokol Pepushajn, klerik katolik, Tiranë, 9 prill 2015.642 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.

Page 196: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

196

si të thuash kaloi në “ilegalitet”, ritet fetare ushtroheshin në rrethana klandestine”.643

“Enver Hoxha, ishte i paditur dhe kishte patologji për të mbajtur pushtetin me çdo

kusht dhe gjeti një doktrinë patologjike, që nuk lejonte asnjë ideologji tjetër, duke sunduar me

çdo kusht”.644

“Regjimi komunist nga frika e reagimit në popull duke ditur se shumica e shqiptarëve

ishin myslimanë, u tregua i kujdesshëm me fenë, duke garantuar lirinë fetare nga njëra anë

dhe nga ana tjetër nxiste dhe inkurajonte organizatat e ndryshme shoqërore dhe median

komuniste që të sulmonin fenë”.645

“Njeriu i ri nuk u krijua dhe as nuk mund të krijohej dot, por kur totalitarizmat

menduan se krijuan njeriun e vet, ata filluan luftën e hapur me religjionin. Njeriu i ri është

simbol, një njeri sipas kontureve të veta të sistemit komunist. Komunistët kërkonin të

drejtonin dhe të formatonin mendjen e njeriut”.646

Lufta për likuidimin e klerit dhe të institucioneve fetare, ishte për krijimin e “njeriut të

ri” pa “mbeturina fetare”, si hap i parë për lavazhin e propagandës masive komuniste, duke e

cilësuar se feja dhe morali që predikonte ajo, do të ishin për komunistët kundërshtari i parë i

ndërmarrjes për të ndërtuar një diktaturë homogjene. “Vlerat humane, që edukon besimi në

Zot, apelojnë për një konstrukt moral e emocional krejt të ndryshëm nga vrulli absurd

revolucionar i “njeriut të ri” të komunizmit”.647

Njeriu i ri komunist ishte për sistemin triumfi i një sistemi vlerash të caktuara, ku

mbushja e hapësirës njerëzore, që synonte komunizmi me sistemin e vet të referencave, nuk

mund të bëhej dot në kushtet e ekzistencës së fesë. Në këto kushte “sistemi komunist nuk

mund të jetonte me fenë as në mënyrë minimaliste, krijoi njeriun e ri që i futi kazmën si rruga

e vetme për triumfin e socializmit”.648

Lufta ndaj fesë ishte një luftë për të krijuar një të ardhme të re. Ideologjia e pushtetit

komunist e konsideroi fenë “armike në kontekstin nacionalist, si pengesë për t’i bashkuar

shqiptarët, dhe se feja është opium për popullin, feja të gënjen, feja të mashtron”.649

Lufta ndaj besimit fetar, lidhej me krijimin e “njeriut të ri” ku do të krijohej “bota e

re”, e krijuar nga Zoti i ri, komunizmi. Sulmin ndaj fesë, si lëvizje komuniste që arriti kulmin

me idenë e Partisë për të zëvendësuar Zotin. “Komunizmi do të sundonte me çdo mjet, qoftë

edhe duke përmbysur Zotin dhe duke e vendosur veten në fronin e tij”.650

Lufta ndaj fesë në Shqipëri solli krijimin e një njeriu të “ri “që kishte një mënyrë të

foluri, një mënyrë të menduari, një mënyrë të reaguari dhe një mënyrë të të shikuarit të

gjërave, çdo regjim mund t’ia arrinte asaj që donte me forcën e njeriut të ri që ishte pasqyrë e

regjimit sundues”.651

Në synimin që shteti i kishte vënë vetes, lufta e fesë dhe përgatitja e njeriut të ri

643 Intervistë me Hamit Boriçin, ish-pedagog i gazetarisë, Tiranë, 14 prill 2015.644 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.645 Intervistë me Xhemal Ballën, imam i Xhamisë së Selitës 1950-54, Tiranë, 6 mars 2015.646 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.647 Intervistë me Agron Tufën, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 29mars 2015.648 Intervistë me Besnik Mustafanj, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.649 Intervistë me Fatos Lubonjën, opinionist në Agon-Channel, Tiranë, 10 mars 2015.650 Intervistë me Frrok Çupin, president i AMAN, Tiranë, 29 mars 2015.651 Intervistë me Gjergj Sinanin, pedagog i Filozofisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 17 mars 2015.

Page 197: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

197

komunist, shtetit i nevojitej me patjetër “një njeri pa zot, pa liri dhe pa pronë”652 që ishte

njeriu komunist, i gatshëm për sakrifica sublime për triumfin e plotë të socializmit.

Lufta ndaj fesë, ishte luftë për të krijuar njeriun komunist sipas projektit që kërkonte

komunizmi, një shpikje e sistemit, një njeri që tashmë pa fenë, kthehet në një njeri i lig që

spiunonte, që të dilte dëshmitar për të të futur në burg, ky njeri “ishte një robot i partisë

komuniste”.653

Eliminimi i fesë nga regjimi komunist lidhet domosdoshmërisht me krijimit e njeriut

të ri komunist, karakteristikë për të gjitha totalitarizmat. “Njeriu i ri i paraprinte krijimit të një

kolektivi të ri, që duhej të ishte njëngjyrësh”.654

Eliminimi i fesë me çdo kusht ishte pjesë e logjikës së funksionimit të shtetit

komunist në Shqipëri, pasi feja për regjimin e ri shihej si alternativë konkurrente. “Lufta ndaj

fesë ishte një eksperiment për të dominuar dhe për të ushtruar një kontroll të plotë të realitetit

në Shqipëri”.655

Në aksionin kombëtar ideologjik, u sulmua jo vetëm ideologjia fetare, por çdo lloj

ideologjie tjetër që binte ndesh me ideologjinë zyrtare të marksizëm-leninizmit. “Me fenë

ishte një kamuflim i çuditshëm, ku feja lidhej me prapaniken, me besimet e kota, me

trashëgiminë pagane që kishte shoqëria”.656

Lufta ndaj fesë në Shqipëri nuk erdhi si pasojë e ndikimit nga jashtë, ishte një

tendencë e pastër e Enver Hoxhës. “Regjimit të Hoxhës nuk i duhej feja pasi s’kishte nevojë

për vota, e mbajti sa e mbajti dhe me pas i futi fshesën”.657

Në luftën ndaj klerit dhe institucioneve fetare, regjimi komunist nuk shqetësohej për

imazhin që krijonte, si vend ateist, por rëndësi kishte konsolidimi i pushtetit. Lufta ndaj fesë u

zhvillua duke përdorur si shkak “spastrimi i pengesave për realizimin sa më të shpejtë të

modelit totalitar, i cili nuk njeh kundërshtime dhe e shtron alternativën e pushtetit në

kategorizimin përjashtues: “O me ne, o kundër nesh”.658

Sipas Mustafaj, lufta ndaj fesë ishte një luftë për ruajtjen dhe konsolidimin e pushtetit.

Feja dhe institucionet fetare përmbajnë në vetvete “elemente kundër pushtetit, pasi janë

vende grumbullimi njerëzish, flasin gjuhën e tyre, kanë referenca origjinale biblike profetike,

të moralit, të cilat e nxjerrin njeriun jashtë modelit politik të caktuar të regjimit diktatorial”.659

Arsyeja kryesore me të cilën në publik komunistët e justifikuan sulmin ndaj klerit,

ishte se katolikët konsideroheshin si të lidhur me Vatikanin, ortodoksët me Greqinë,

myslimanët me Turqinë që solli pushtimin e prapambetjen. Ideologjikisht feja u propagandua

si diçka e huaj për shqiptarët. “Eliminimi i fesë është një fenomen shqiptar duke e parë si një

fenomen të brendshëm dhe jo të jashtëm. Si një radikalizëm përtej buonsensit të

652 Intervistë me Ilir Hoxhollin, kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Tiranë, 30 mars 2015.653 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015654 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.655 Intervistë me Piro Mishën, drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 31 mars 2015.656 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, 7 prill 2015.657 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.658 Intervistë me Agron Tufën, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 29mars 2015.659 Intervistë me Besnik Mustafajn, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.

Page 198: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

198

ideologjisë”.660

Pas Luftës së Dytë Botërore, Partia Komuniste i kërkoi klerit katolik dhe pjesës tjetër

klerike që të përkrahnin diktaturën e proletariatit, por kjo u refuzua dhe më pas, sipas Frrok

Çupit, fillon raporti i luftës për vdekje kundër klerikëve dhe kundër institucioneve të besimit.

“Lufta kundër klerit, kundër klerikëve dhe kundër fesë u zhvillua në formën e përmasave më

tragjike”.661

Sipas Sinanit, sulmi ndaj fesë në Shqipëri nuk u influencua nga vendet e lindjes si

Rusia, Jugosllavia apo Kina, por “feja u luftua me qëllim forcimin e pushtetit totalitar në

Shqipëri. Ishte një nevojë dhe prirje e brendshme për të konsoliduar më tepër pushtetin

personal”.662

Lufta ndaj ideologjisë dhe institucioneve fetare shpjegohet me faktin e instalimit të

regjimit komunist, “feja dhe diktatura komuniste nuk mund të jenë bashkudhëtare, pasi kanë

kundërshtime esenciale”.663

Feja u zhduk sepse komunistët donin të forconin regjimin e tyre. “Komunistët

kërkonin që njerëzit të mos kishin shpresë askund tjetër veçse te partia, jo te zoti, pasi partia,

pushteti dhe Enveri ishin tashmë zot të shqiptarëve”.664

Komunizmi shqiptar ishte një imitim i ekzagjeruar i komunizmit sovjetik. Modeli

sovjetik u huazua në mënyrë të ekzagjeruar në të gjitha pikëpamjet, ku sulmi ndaj fesë nuk

ishte shpikje shqiptare. “Lufta ndaj fesë në Shqipëri, si diskutim u zhvendos dhe si qasje u

adoptua në mënyrë të ekzagjeruar. Sulmi ishte i frikshëm, si shkak i paranojës që kishte

diktatori apo nomenklatura e kuqe”.665

Ideologjia fetare shihej si rivale nga regjimi komunist, ndaj zhdukja ishte e vetmja

rrugë në terrorin që regjimi ushtroi në të gjitha shtresat e shoqërisë, ishte “nevojë e

brendshme për instalimin e regjimit komunist, pasi që në Rilindjen Kombëtare, feja shikohet

me dyshim për influenca nga jashtë”.666

Praktikat, regjimi komunist i mori nga jashtë dhe i radikalizoi sipas nevojave që kishte

shteti dhe pushteti. Aparati i tij represiv pas shtypjes krijonte heshtje, më pas e trembte

heshtja që kishte prodhuar vetë. “U bë një luftë e tmerrshme për instalimin e regjimit

komunist pasi përgjatë gjithë diktaturës kemi pasur luftë kundër fesë, kundër burokracisë,

kundër armikut të klasës, kundër kulakëve, mendimeve liberale. Një luftë që e shoqëronte

edhe gjakderdhja. Shoqëria ishte përfshirë në një psikozë lufte”.667

Regjimi komunist në luftën ndaj fesë, sipas Lani, iu përmbajt rregullave të

funksionimit të shteteve të kampit komunist. “Komunizmi nuk mund ta pranonte influencën e

klerikëve. Komunizmi nuk mund të pranonte qendra të reja alternative të pushtetit qofshin

këto edhe shpirtërore”.668

660 Intervistë me Fatos Lubonjën, opinionist në Agon-Channel, Tiranë, 10.mars 2015.661 Intervistë me Frrok Çupin, president i AMAN, Tiranë, 29, mars 2015.662 Intervistë me Gjergj Sinanin, pedagog i Filozofisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 17 mars 2015.663 Intervistë me Ilir Hoxhollin, kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Tiranë, 30 mars 2015.664 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015.665 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.666 Intervistë me Piro Mishën, drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 31 mars 2015.667 Intervistë me Primo Shllakun, studiues, Tiranë, 18 mars 2015.668 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.

Page 199: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

199

Lufta ndaj fesë, ishte prirje e vendeve komuniste si pjesë e doktrinës komuniste.

Thënia e Marksit u mor dhe u bë si goditje ballore ndaj klerit. “Enver Hoxha ishte një idealist

aventurier. Në luftën ndaj fesë kauza e Enver Hoxhës ishte e dykahshme: Luftë ndaj

revizionizmit modern dhe luftë ndaj imperializmit. Shqipëria nuk kaloi periudhë

revizionizmi, nuk pati disidencë, por një totalitarizëm të egër”.669

Duke qenë shtet i vogël, regjimi komunist bëri reprezalje ndaj klerit dhe shoqërisë.

“Shteti kopjonte nga jashtë çdo gjë. Kur nuk e kuptonin mire diçka apo kërkonin ta realizonin

me nxitim, atëherë mbeteshin si peshku pa ujë”.670

Lufta ndaj klerit “ishte një iniciativë e komunistëve shqiptarë me pretekstin se po

ndërtonin një shoqëri të re ateiste. Shteti shqiptar doli mbi çdo kornizë, duke ndalur besimet

fetare, tejkaloi caqet njerëzore duke mohoi të drejtën themelore të njeriut të drejtën për të

besuar”.671 Veprimi i shtetit shqiptar me fenë, ishte një veprim unik, ku feja shihej dhe në të

vërtetë ishte një pengesë për regjimin komunist dhe zhdukja e ideologjisë fetare ishte jetike

për triumfin e plotë të revolucionit proletar.

Sistemi komunist shqiptar politizoi imazhin e kishës që të justifikonte represionin.

Shteti komunist e sulmoi fenë nga “Frika nga pesha e fesë në jetën shoqërore dhe përplasja

ideologjike dhe filozofike që komunizmi dhe feja kishin në thelb”.672

Lufta ndaj fesë u zhvillua “për konsolidimin dhe përjetësimin e pushtetit të vet.

Komunizmi zhduku fenë, pasi kishte frikë nga klerikët e shkolluar në perëndim dhe i

zëvendësoi ata me klerikë inferiorë në raport me paraardhësit. Kleri katolik mori goditje të

madhe, pasi është e centralizuar dhe ka qendër Vatikanin, çka përbënte forcë për katolikët

shqiptar”.673 Shkëputja e marrëdhënieve me Vatikanin, sipas Besnik Mustafajt, e izolonte këtë

kler katolik dhe i hiqte kokën, duke e shndërruar në një trup pa kokë. Kjo kokë do të

zëvendësohej me shtetin diktatorial shqiptar. Urdhrat kleri nuk i merrte më nga Vatikani,

sipas Mustafajt, por nga Ministria e Brendshme.

Sipas Lubonja, arsyeja pse shteti e sulmoi fenë ishte për arsye “Politike, nacionaliste,

ideologjike, kulturore”674, ku shteti donte të kishte monopolin në çdo fushë të jetës shoqërore.

Metoda e udhëheqjes në epokën komuniste, sipas Çupi, është karakterizuar nga

manipulimi dhe kontrolli. Argumentimi për këtë metodë qeverisëse, aspak demokratike, ishte

se bëhej “për të mirën e popullit” dhe kjo sugjeronte që populli nuk di çfarë është në interesin

e tij. Partia “bamirëse”, ishte e gatshme të merrte vendimet e duhura në emër të popullit.

“Partia duhet të kishte kontroll absolut mbi jetën e qytetarëve. Kjo lloj udhëheqjeje përcillej

në të gjitha nivelet e shoqërisë, duke përfshirë madje edhe kishën”.675

Regjimi komunist e eliminoi klerin në një reprezalje që “ishte njëherësh luftë në rrafsh

ideologjik, politik e social, me një platformë komuniste”.676

“Kleri katolik përbënte një oponencë të fuqishme intelektuale ndaj regjimit komunist.

669 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, 7 prill 2015670 Intervistë me Sokol Pepushajn, klerik Katolik, Tiranë, 9 prill 2015.671 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.672 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.673 Intervistë me Besnik Mustafajn, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.674 Intervistë me Fatos Lubonjën, opinionist në Agon-Channel, Tiranë, 10 mars 2015.675 Intervistë me Frrok Çupin, president i AMAN, Tiranë, 29 mars 2015.676 Intervistë me Hamit Boriçin, ish-pedagog i gazetarisë, Tiranë, 14 prill 2015.

Page 200: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

200

Ishte më e lehtë për regjimin ta likuidonte klerin, sesa ta kishte nëpërkëmbë”.677

Në kundërvënien ndaj fesë “Komunizmi pretendonte të ishte perëndia. Komunistët

propagandonin veten si shpëtimtarë” ,678duke e quajtur fenë një ideologji reaksionare.

Komunistët ishin kundërshtarë të betuar të trashëgimisë klerikale, sidomos asaj

katolike. “Lufta që iu bë klerit në Shqipëri ishte një luftë e klerit si etnitet fetar, lufta ndaj

klerit katolik si etnitet kulturor, lufta ndaj klerit katolik si etnitet antikomunist”.679

Arsyeja themelore se shteti komunist sulmoi fenë ishte “monopolizimi i pushtetit dhe

heqja e çdo konkurrence”.680

Në një moment boshlleku dhe inaktiviteti politik, shteti komunist, inicioi luftën ndaj

fesë me qëllim që të mbushte me veprim politik boshllëkun. “Feja nuk vepronte më, përveç

katolicizmit që deri diku edhe pas goditjes së vazhdueshme prapëseprapë ishte ende gjallë.

Myslimanizmi ishte zbeh deri në mbyllje. Ortodoksia mbahej nga pleqtë e plakat.

Bektashinjtë ishin atashuar pushtetit plotësisht”.681

Në komunizëm Zoti ishte i rrezikshëm, i palejuar, i padobishëm dhe i dëmshëm.

Arsyet pse shteti eliminoi fenë ishin ideologjike, politike, filozofike, kulturore, ekonomike.

“Kulti i individit të Enver Hoxhës ku lideri nuk mund ta pranonte një zot tjetër edhe pse në

qiell. Ai adhurohej si zot, sillej si Zot, shihej si zot. Nëse ekzistonte një zot në tokë, pse duhej

edhe një zot tjetër në qiell? Monumenti i E.Hoxhës eklipsoi edhe monumentin e

Skënderbeut”.682

Lufta ndaj fesë në Shqipëri, u bë për shkak të konkurrencës që feja dilte jashtë

sistemit të regjimit totalitar. Shteti donte të kishte kontrollin në gjithçka, feja nuk e lejonte

diçka të tillë. Feja e konkurronte shtetin. “Për komunistët shqiptarë kishte vetëm një Zot,

Enver Hoxhën dhe çdo zot tjetër duhej zhdukur. Shteti kishte konkurrent institucionalisht

kishat dhe xhamitë, ndaj në një shtet totalitar, asnjë institucion klerikal nuk mund të

ekzistonte”.683

Sipas Pepushaj, në vitin 1952 klerikët nuk u bashkuan me forcat komuniste dhe

regjimi vendosi eliminimin. “Kleri nuk mund të bazohej në forcat tona e në luftën e klasave.

Kishin horizont më të gjerë e pranuan flijimin e jo tradhtinë ndaj popullit”.684 Për

komunizmin shqiptar organizimi fetar dhe nënndarjet e besimeve pengonin seriozisht

organizimin komunist në bashkime profesionale dhe organizata të masave të punonjësve.

Propaganda ateiste zhvillohej në çdo cep dhe në çdo fushë të jetës shqiptare. “Media,

si pjesë e superstrukturë ideopolitike kishte drejtim të centralizuar. Ajo, në një mënyrë a në

një tjetër, zbërthente përmbajtjen ideopolitike të lëvizjes kundër besimit dhe besëtytnive

fetare”.685

“Në regjimin komunist shqiptar, media konceptohet si propagandë jo si formë

677 Intervistë me Gjergj Sinanin, pedagog i Filozofisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 17 mars 2015.678 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015.679 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.680 Intervistë me Piro Mishën, drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 31 mars 2015.681 Intervistë me Primo Shllakun, studiues, Tiranë, 18 mars 2015.682 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.683 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, 7 prill 2015.684 Intervistë me Sokol Pepushajn, klerik Katolik, Tiranë, 9 prill 2015.685 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.

Page 201: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

201

informative. Propaganda ishte ateiste që vinte nga fryma materialiste. Nga një doktrinë

materialiste vinte e degradonte në ateizëm”.686

Media sipas Tufa, krijoi një imazh arbitrar për fenë dhe për elitat fetare si strehë e

reaksionit dhe bashkëpunimit të saj me pushtuesin. “Media në të gjitha këto raste, radioja,

gazeta, ligjërimet publike, librat e broshurat deri te filmat artistikë, nxinin imazhin e fesë për

rolin e saj antikombëtar”.687

Në regjimin totalitar shqiptar, nuk ekzistonte një media e pavarur dhe propaganda

komuniste, njësoj si reklama, mbështetet te përsëritja e pafund. “Media ishte megafon i

komunizmit. Media ishte ripetitive e porosive të partisë”.688

Komunizmi, sipas Lubonja, diktoi ideologjinë e tij që ishte antiklerikale, antifetare

dhe këtë ideologji e propagandoi me të gjitha mjetet e propagandës ku pa dyshim media ka

rolin më të madh në propagandë. “Media dha shtysën më të madhe në fushatën kundër fesë.

Media përgatiste me anë të propagandës një njeri sa më antifetar dhe sa më të bindur për

pushtetin dhe ndaj pushtetit”.689

Me anë të medias duke bërë propagandë ateiste, sistemi komunist prodhoi njeriun e ri,

i cili nuk kishte zot, nuk duhej të kishte besim, nuk duhej të kishte traditë, identitet dhe më në

fund as mendim individual, realitet ky që, sipas Çupi, arrihej përmes medias, artit dhe

kulturës. “Media, letërsia dhe arti, quheshin “armë e Partisë”. Arma e Partisë ishte e destinuar

për të vrarë së pari shpirtin e njeriut, për ta transformuar atë, për të shpëlarë trurin e njërit,

duke krijuar mostrën me nofkën “njeriu i ri”.690

“Të vetmet media ishin të Partisë-Shtet, e cila sulmonte çdo shfaqe të huaj ku shumica

buron nga e drejta hyjnore për të jetuar si krijesë e Zotit” me sulmet ndaj fesë dhe pasqyrimin

në media, sistemi tentonte të largonte njerëzit nga të drejtat hyjnore të njeriut dhe nënshtrimin

e popullit ndaj pushtetit popullor.691

“Media propagandonte përgjatë gjithë veprimtarisë së saj fenë si opium, si gjënë më të

dëmshme e më të rrezikshme për shoqërinë”. 692

Media komuniste, sipas Shllaku, mori përsipër të krijojë alibinë se pushteti ishte në

përgjumje ndaj kërkesave të rinisë për ndryshim, çka krijoi grupe të rinjsh që ndërmorën

luftën ndaj fesë me urrejtje e neveri si pasojë e trashëgimisë nga vinin. “Media ateiste u

mundua ta çdramatizonte luftën, jo si luftë kundër ndërgjegjes së kombit, por e paraqiti si një

luftë kundër injorancës, kundër së keqes, kundër prapambetjes. Media diskreditonte ata

klerikë në ato zona, ku feja ishte substancialisht më aktive”.693

Sipas Lani, priftërinjtë dhe hoxhallarët janë personazhet më të satirizuara dhe më të

anatemuara në shtypin komunist. “Sa më i fuqishëm të ishte sulmi i medias ndaj fesë, aq më i

fuqishëm bëhej revolucionarizimi i jetës së vendit. Revolucionarizim i jetës së vendit do të

686 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.687 Intervistë me Agron Tufën, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 29mars 2015.688 Intervistë me Besnik Mustafajn, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.689 Intervistë me Fatos Lubonjën, opinionist në Agon-Channel, Tiranë, 10 mars 2015.690 Intervistë me Frrok Çupin, president i AMAN, Tiranë, 29 mars 2015.691 Intervistë me Ilir Hoxhollin, kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Tiranë, 30 mars 2015.692 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015.693 Intervistë me Primo Shllakun, studiues, Tiranë, 18 mars 2015.

Page 202: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

202

thoshte zbrazje e kokës së njerëzve nga gjithçka e vjetër dhe e trashëguar më parë

jokomuniste, duke e bombarduar me ideologji marksiste-leniniste”.694

Në propagandën ateiste, sipas Çela, pati një diarre librash ateistë dhe shumë

intelektualë që iu bashkuan nismës në mënyrë të përzemërt. “Media luajti rolin e shkopit.

Media bënte rolin e spikerit. U bë ndihmëse e madhe e ideologjisë zyrtare. Veprimtaria e

medias, në Shqipërinë totalitare, vdiq te njerëzit opozitën, kundërshtinë, por u bë mbështetëse

e flaktë e ideologjisë komuniste. Media i shërbeu pushtetit komunist me një vullnet të

pështirë dhe zell hakmarrës ndaj fesë”.695

Roli i medias, sipas Pepushaj, ishte kryesor, pasi faqet e shtypit dhe më pas televizioni

dhe radio, përcillnin te masat librat e marksizëm-leninizmit dhe më pas “u zëvendësuan me

ato të diktatorit, i përdornin për t’i frikësuar e torturuar psikologjikisht, i kërcënonin me jetë,

propagandonin luftën kundër fesë, i përdornin për manipulim të masave, gënjenin me artikujt

në gazeta”.696

“Media shtetërore ishte në ballë të propagandës shtetërore ateiste, në luftën e

pakompromis ndaj fesë. Lajme, kronika, speciale, reportazhe e shkrime të ndryshme, shpallje,

programe speciale, përkthime nga mediat ruse ku sulmohej feja me çdo kusht zinin faqet e

medias komuniste”.697

Media në regjimin komunist u shndërrua në një sektor ideologjik që i shërbente

konkretizimit, detajimit, propagandimit të ideologjisë së partisë. “Media ishte propaganduese

e vijës së partisë. Media, me qindra mijëra shkrime për domosdoshmërinë dhe dobishmërinë

e zhdukjes së besimeve fetare në shtyp. Shtypi ka luajtur rolin më kyç në propagandimin e

ideve afetare, ateiste në shoqërinë komuniste”.698

“Në Shqipëri propaganda që i bëhej ateizmit ishte injorante, ishte njësoj si religjion.

Siç ka religjioni dogmat e veta dhe komunistët krijuan dogmat e tyre. E hiqnin veten

shkencëtarë dhe ishin në religjion. Propaganda ateiste ishte në nivele mediokre”.699

Sipas Tufa, propaganda ateiste i përshtatej fazave në luftën ndaj klerit dhe fesë. “Faza

e parë 1945-1967 përbën kalvarin më të përgjakshëm, pasi në harkun e këtyre viteve u

pushkatuan me gjyqe e pa gjyqe ajka e elitave fetare. Faza e dytë 1967-1976 karakterizohet

nga një propagandë masive e stilit të revolucionit kulturor kinez, për shembjen dhe

shkatërrimin e tempujve të besimit. Faza e tretë, pas vitit 1976, kur u ndalua për fare besimi

fetar, i sanksionuar në kushtetutën e këtij viti”.700

Frika ndaj perëndisë, sipas Mustafaj, reflektohet me frikën nga polici, nga sigurimi,

nga i gjithë shteti policor, kontrollimi i marrëdhënieve familjare, ku përdorej gjithkush

kundër të gjithëve, zëvendësimi i ikonografisë me portretet e Enver Hoxhës. “Atje ku vihej

kurani, bibla, Krishti u zëvendësuan me vepra të partisë apo me portretin e Hoxhës. Ndjenja e

adhurimit, ku adhurimi për Krishtin për Muhametin u kthye në adhurim për Enverin si të

694 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.695 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, 7 prill 2015.696 Intervistë me Sokol Pepushajn, klerik katolik, Tiranë, 9 prill 2015.697 Intervistë me Xhemal Ballën,imam i Xhamisë së Selitës 1950-54, Tiranë, 6 mars 2015.698 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.699 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.700 Intervistë me Agron Tufën, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 29mars 2015

Page 203: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

203

vërtetin, të pagabueshmin”.701

Propaganda ateiste në Shqipëri, ishte si një lloj feje e re. Ishte një fe që shkonte në

favor të apostujve të rinj që ishin anëtarët e byrosë politike. “Zoti në qiell kishte zbritur si zoti

në tokë. Sekretari i parë i partisë kishte të njëjtat atribute si zoti me fuqi mbinatyrore. Atij i

drejtoheshin, atij i rrëfeheshin, atij i shkruanin letra, ai i ndëshkonte, ai i falte”.702

Propaganda ateiste e regjimit komunist, sipas Trebicka, prodhoi shumë spiunë, që

survejonin sjelljet fetare të njerëzve, duke futur në burg të gjithë ata që praktikonin në heshtje

fenë. “Spiunët në kooperativa dhe qendrat e punës ishin me shumicë. Nëse vërehej diçka

fetare, goditja e regjimit ishte e fortë. Në qendrat e punës duhej të shkonim 20 minuta para

kohe, me qëllim që të na propagandonin dhe lexonin veprat dhe fjalimet e Enver Hoxhës,

shtypin e ditës, që të brumosej njeriu i ri komunist me ideologji marksiste-leniniste”.703

Individi, sipas Nano, jetonte përditë në çdo fushë dhe sektor me propagandën dhe në

këtë mënyrë jo vetëm që nuk kishte zgjidhje tjetër, por njeriu as nuk mund ta imagjinonte një

tjetër zgjidhje, përveç ateizmit. “Propaganda ateiste ishte e plotë, e egër, e fortë, e shpërndarë

në çdo cep të territorit. Propaganda ateiste ishte vetë natyra dhe fytyra e shtetit komunist.

Shteti propagandonte çdo vesh të çdo shtetasi shqiptar, në tërë hapësirën gjeografike të

territorit të Shqipërisë”.704

“Propaganda ateiste në Shqipëri lidhte fenomenet me njëri-tjetrin, bënte kalimin e

aksioneve politike nga njëri te tjetri. Këto aksione në publik, nuk ishin asgjë tjetër veçse

serume për Partinë e Punës dhe politikën e kohës super të konsumuar të regjimit

komunist”.705

Propaganda ateiste në publik synonte të demaskonte publikisht klerin, të cilin shteti

komunist e pa si një mjet inteligjent për ngushtimin e veprimtarive fetare deri në vdekjen e

plotë të tyre. “Duke mos pasur një ligj për ndalimin e fesë në fillim të ndërtimit të shtetit

komunist, ky i fundit përdori mediat në propagandë për të demaskuar fenë dhe kur u bë koha,

si nevojë dhe kërkesë nga poshtë, shteti shtypi përfundimisht ideologjinë, klerin dhe

institucionet fetare”.706

“Propaganda ateiste ishte pak e argumentuar. Kundër fesë në thelb nuk flitej shumë,

pasi s’kishte teoricienë që njihnin teologjinë dhe argumentat nuk përpunoheshin, por

paraqiteshin shabllon në publik”.707

Ndalimi i fesë me ligj në Shqipëri, sipas Ngjelës, u bë pasi Enver Hoxha nuk

mendonte për zhvillim, por mendonte për sundim. Hoxha e bëri për pushtetin e tij, jo për

shoqërinë. “Hoxha mendoi se e mbushi boshllëkun që i duhet individit. Boshllëku mbushet o

me idetë e tua ose me lutjet ndaj zotit. Hoxha bëri eksperiment unik, jo në funksion të

zhvillimit, por të interesave të veta, që në fund rezultoi i gabuar”.708

701 Intervistë me Besnik Mustafajn, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.702 Intervistë me Gjergj Sinanin, pedagog i Filozofisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 17 mars 2015.703 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015.704 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.705 Intervistë me Primo Shllakun, studiues, Tiranë, 18 mars 2015.706 Intervistë me Xhemal Ballën, imam i Xhamisë së Selitës 1950-54, Tiranë, 6 mars 2015.707 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.708 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.

Page 204: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

204

Ndalimi i fesë me ligj nga diktatura komuniste, sipas Tufa, shënon dhe finalizimin e

triumfit të revolucionit kulturor kinez në Shqipëri. “Diktatura komuniste besoi se e “ka vrarë

Zotin” dhe se tash e tutje “i ka zënë vendin Zotit”. Zot tjetër nuk ka, përpos Enver Hoxhës

dhe Partisë së Punës. Çka do të thotë: nënshtrim, përulje, skllavërim, fundi i zinxhirit të

zombifikimit të shoqërisë shqiptare”.709

Ndalimin e fesë me ligj, sipas Mustafaj, Hoxha e bëri se donte ta mbyllte ciklin fetar

brenda jetës së tij, ku zhdukja e pronës private zhduku një ndër bazat kryesore të lirisë. “Ishte

zhdukur pushteti politik, dhe kishte mbetur i vetmi pushtet pa u zhdukur që ishte ai spiritual.

Si ideologji globale stalinizmi u shtri gjeografikisht edhe në vendet e tjera komuniste, ku në

Shqipëri lufta ndaj fesë kaloi në radikalizëm”.710

“Shqipëria imitoi Kinën duke adoptuar revolucionin kulturor dhe nevoja për t’u

diferencuar nga bota kapitaliste, revizioniste, bëri që Shqipëria të hiqte fenë dhe të kalonte në

një radikalizim kaq të fortë”.711

Sipas Çupi, shpallja e vendit si shtet ateist u bë për dy arsye: E para se shteti

diktatorial po i afrohej me shpejtësi idesë së izolimit total të vendit. Duke pasur Zotin "nëpër

këmbë", këtë nuk e bënte dot. E dyta, se vendi po i afrohej krizës së rëndë, ekonomia

socialiste më në fund po jepte shenjat e vdekjes. “Populli duhej mbajtur me ide kundër fesë,

kundër armikut të jashtëm e të brendshëm dhe me parulla antihumane”.712

“Ateizmi erdhi si pasojë e logjikës së brendshme të pushtetit totalitar e cila nuk

kënaqet me fitore të pjesshme, por do fitore totale mbi individin. Ta bëjë tërësisht për vete

dhe nën kontroll individin”.713

Partia e Punës dhe shteti shqiptar duke u shpallur si qendra kryesor e luftës kundër

imperializmit dhe revizionizmit “në këtë suazë dilte si shteti i parë dhe i vetëm ateist në

botë”.714

Ndalimi i fesë me ligj, erdhi pas një lufte të ashpër dhe sulmi të vazhdueshëm, ku

nëpër objektet e kultit nuk shkonin më besimtarë si shkak i presionit të pushtetit. Komunistët

“paralelisht goditen librat hyjnore me klerin fetar duke i pasqyruar ata si njerëz injorantë, por

dhe mashtrues dhe denigrimi i tyre shkonte deri në vjedhës ordinerë”.715

Komunistët shqiptarë, të ndikuar nga modeli kinez rritën dhe shtuan entuziazmin në

popull, duke shpartalluar çdo gjë fetare. “Entuziazmi dhe çmenduria komuniste shkatërroi

kisha shumë të vjetra, ikona dhe një trashëgimi arkeologjike, e arkitekturore dhe mozaike”.716

Sipas Nano, investimet ruse duke u zëvendësuar me ato kineze, dhe miqësia e prishur

me rusët u zëvendësua me miqësinë kineze, kishte rritur besimin dhe sigurinë e diktatorit

Hoxha, prishja me rusët dhe afrimi i menjëhershëm me kinezët, në kushtet kur shteti ndihej

më i fortë si ekonomikisht edhe politikisht, pas afrimit me Kinën, “këto kushte bindën

709 Intervistë me Agron Tufën, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 29mars 2015.710 Intervistë me Besnik Mustafajn, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.711 Intervistë me Fatos Lubonjën, opinionist në Agon-Channel, Tiranë, 10 mars 2015.712 Intervistë me Frrok Çupin, president i AMAN, Tiranë, 29 mars 2015.713 Intervistë me Gjergj Sinanin, pedagog i Filozofisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 17 mars 2015.714 Intervistë me Hamit Boriçin, ish-pedagog i gazetarisë, Tiranë, 14 prill 2015.715 Intervistë me Ilir Hoxhollin, kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Tiranë, 30 mars 2015.716 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015.

Page 205: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

205

diktatorin dhe diktaturën se ishin kthyer në zot të këtij vendi dhe mund t’i lejonin vetes çdo

çmenduri. Diktatori mendonte se shqiptarët nuk janë besimtarë të fortë dhe ky aksion i fortë

politik u pa i realizueshëm nga Enver Hoxha”.717

Ndalimi i fesë në Shqipëri, e futi vendin në një rrugë unikale për shumë gjëra.

“Shqipëria përfshihet nga një eksperiment social kulturor që e bëri Shqipërinë rast unikal në

gjithçka”718.

Vendi ynë ndërkombëtarisht s’kishte asnjë ndikim dhe peshë, sipas Primo Shllakut,

ishte kjo që i dha liri veprimi Enver Hoxhës. “Ateizmi erdhi si kurorëzim i të gjithë

zhurmave, aksioneve ideologjike, veprimeve konkrete për eliminimin e çdo ideologjie

kundërshtare me ideologjinë zyrtare, që ishte marksizëm-leninizmi”.719

“Shpallja shtet ateist ishte kurorëzimi i temperaturës më të lartë të diktaturës në

formën e formulimit ligjor, ku të gjitha lëvizjet e mëdha shoqërore të viteve 60, që kishin

trondit shoqërinë shqiptare, duhet të mos mbeteshin si aksione stinore kalimtare, por u

sanksionuan me ligj në mënyrë që të ishte ligji tashmë që do të merrej edhe me kontrollin e

njerëzve dhe riteve e gjërave të ndaluara”.720

Prishja me BS-në, bashkimi me Kinën dhe fillimi i izolimit të vendit, çuan në

zhdukjen e fesë, e cila duket jo si një goditje e veçuar, por si një goditje në bllok. “Shqipëri

kishte adaptuar doktrinë ekstreme të komunizmit. Ekstremi komunist kishte në dorë shtetin

dhe kjo solli ateizmin”.721

Ndalimi i fesë me ligj, ishte si një përgjigje ndaj Vatikanit dhe udhëzimi i dhënë nga

miqtë e diktatorit, sipas të cilit komunistët donin izolimin e vendit sepse kështu e kishin më të

lehtë të izoloheshin e të gënjenin popullin. Feja u ndalua me ligj pasi “ishin pjekë kushtet për

diktaturën utopike. Komunistët kishin frikë nga fqinjët e nga zhvillimet ndërkombëtare.

Tashme ishin izoluar nga bota e si rrjedhojë mbanin armik çdo klase përveç klasës së tyre

sunduese”.722

Ateizmi shqiptar, erdhi sepse shteti komunist ndoqi shembullin e revolucionit kulturor

kinez dhe e dyta feja në Shqipëri ishte në hapat e saj të fundit dhe me qëllim shkërmoqjen

përfundimtare, shteti vendosi ta mbyste me forcë. “Shteti e legjitimoi aksionin e tij mbi

institucionet fetare si një nevojë dhe plotësim të kërkesës së rinisë dhe u zgjodh Durrësi, pasi

ishte larg kryeqytetit dhe cilido të ishte fati i aksionit që u kthye në revolucion, shteti

komunist mund ta vinte më lehtë nën kontroll”.723

“Ndalimin e fesë sistemi komunist e bëri për shkëputje nga tradicionalizmi. Në vendet

e vogla diktaturat e ruajnë pushtetin e tyre me radikalizëm”724. Në Shqipëri, sipas Zyhdi

Dervishit, u bënë lëvizje pa ndonjë synim të përcaktuar, por me synimin që të turbulloheshin

ujërat, që njerëzit të mos kthjelloheshin për situatën që sa vinte e rëndohej gjithnjë e më

shumë.

Agresivitetin dhe brutalitetin e reagimit ndaj fesë, Ngjela e lidhë me specifikat e

717 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.718 Intervistë me Piro Mishën, drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 31 mars 2015.719 Intervistë me Primo Shllakun, studiues, Tiranë, 18 mars 2015.720 Po aty.721 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, 7 prill 2015.722 Intervistë me Sokol Pepushajn, klerik katolik, Tiranë, 9 prill 2015.723 Intervistë me Xhemal Ballën, imam i Xhamisë së Selitës 1950-54, Tiranë, 6 mars 2015.724 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.

Page 206: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

206

regjimit të Enver Hoxhës i cili u imponoi me dhunë ateizmin, duke sjellë shumë dëme në

shoqërinë shqiptare. “Hitleri, Mao dhe Hoxha menduan të krijonin fenë e tyre, Hoxha më pak

se ishte injorant. Nëse Hitleri dhe Mao krijuan një religjion, Hoxha nuk krijoi dot religjionin

e tij”.725

Absurditeti i regjimit, sipas Tufa, shtohej kur xhelatët me nivel arsimor më pak se

klasa fillore, rrallë deri në të mesmen, masakronin klerikë e intelektualë që kishin mbaruar

nga një ose dy universitete ndër kulturat më të shquara të Perëndimit apo Lindjes. “Injoranca,

mendoj dhe unë, është shkaku i verbërisë, që i çon fanatikët ideologjikë, të rekrutuar nga

fjalimet demagogjike deri atje të sa të vrasin, të shkatërrojnë të gjitha vlerat njerëzore në emër

të një utopie. Dhe injoranca e pushtetarëve komunistë është e vërtetuar që në zanafillë të

pushtetit të tyre. Shto këtu dhe xhelozinë e frustruar ndër vite, urrejtjen tipike klasore që

ngjalli komunizmi”.726

Lufta ndaj fesë me torturat dhe agresivitetin e pashembullt, sipas Mustafaj, lidhet me

diktatorin Enver Hoxha si një udhëheqës gjakësor. “Duke qenë vend i vogël, mundësia për ta

mbajtur nën kontroll vendin ishte radikalizmi, pasi jemi vend i vogël, njihemi dhe radikalizmi

zhduk pushtetet paralele”.727

Izolimi i Shqipërisë, sipas Lubonja, bëri që shteti të ishte më agresiv në luftën ndaj

fesë, si faktor i jashtëm shërbeu qëndrimi ideologjik i pushtetit, ku në kushtet e fitores së

maksizëm-leninizmit, botëkuptimi fetar duhej zhdukur patjetër. “Agresiviteti erdhi si pasojë e

asaj se me çfarë identifikohej feja si spiune, agjente e huaj, përçarëse”.728

Ateizmi në Shqipëri ishte më agresiv sepse “vetë regjimi komunist në Shqipëri ishte

më i riu në botë”.729

Kalimi në radikalizëm i luftës së shtetit komunist ndaj fesë erdhi për shkak të:

“Ideologjisë, rivalitetit shpirtëror dhe frikës së depërtimit të politikës së huaj në vendin tonë

për përmbysjen e regjimit. U bë gjithçka në luftën ndaj fesë për konsolidimin dhe

centralizimin e pushtetit komunist”.730

Shkatërrimi i ideologjisë fetare dhe i objekteve të kultit u zhvillua në përputhje me

“ndërtimin e njeriut të ri socialist një mutacion pa të shkuar dhe të ardhme, që më pas do të

ishte i lehtë për t’u manipuluar, por dhe i varur tërësisht nëpërmjet frikës dhe varësisë

ekonomike ndaj pushtetit”.731

Raporti tragjik i shtetit me fenë erdhi si shkak i “...ideologjisë komuniste bëri që një

popull të vogël ta merrte rryma më shumë dhe më shpejt seç duheshe. Flaka e ateizmit

përfshiu shumë shpejt gjithçka”. 732

Teprimi në sulmin ndaj fesë, sipas Nano, lidhet me stilin e diktatorit shqiptar dhe me

725 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.726 Intervistë me Agron Tufën, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 29mars 2015.727 Intervistë me Besnik Mustafajn, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.728 Intervistë me Fatos Lubonjën, opinionist në Agon-Channel, Tiranë, 10 mars 2015.729 Intervistë me Frrok Çupin, president i AMAN, Tiranë, 29 mars 2015.730 Intervistë me Gjergj Sinanin, pedagog i Filozofisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 17 mars 2015.731 Intervistë me Ilir Hoxhollin, kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Tiranë, 30 mars 2015.732 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015.

Page 207: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

207

qasjen komuniste në konceptimin e shtetëzimit të jetës shoqërore, kur u huazua në mënyrë të

tepruar si model duke kolektivizuar edhe pulat e gjelat. “Diktatorët janë njerëz të pushtuar

dhe të përndjekur nga paranojat e tyre. Enver Hoxha ishte i veçantë në këtë pikë. Në regjimin

shqiptar jo vetëm në lidhje me fenë, por u teprua në gjithçka. Edhe mizoria ishte më e madhe

se në vendet e tjera po komuniste”.733

Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, regjimi komunist shqiptar, sipas Misha, u tregua

ekstremist jo vetëm me fenë, por me të gjitha luftërat e brendshme që kishte sistemi në atë

kohë. “Lufta kundër fesë ishte pjesë e luftës politike që ndodhte në Shqipëri. Në një kohë

gjuetie shtrigash në Komitet Qendror, nuk mund të shpëtonte edhe feja pa u përfshirë”.734

Pasja e një dore të lirë, në reprezaljet dhe shtypjet ndaj çdo kundërshtari, sipas

Shllaku, bëri që komunistët duke mos pasur opozitë politike do ta lidhin fenë me opozitën

dhe politikat kundërshtare. “Feja si armik i shtetit dhe i shoqërisë u pasua me një mizori të

pashembullt ndaj klerit dhe institucioneve fetare”.735

Regjimi komunist ishte më i ashpri në vendet e Lindjes, pasi, sipas Lani, shqiptarët i

çojnë gjërat gjithmonë në ekstrem, dhe E. Hoxha krenohej se ishte mbajtës dhe vazhdues i

linjës së egër staliniste. “Egërsia e pushtetit lidhet me egërsinë e sulmit ndaj fesë. Brutaliteti i

regjimit lidhet me specifikën e liderit Hoxha”.736

Sipas Çela, persekutimi dhe egërsia ndaj fesë erdhi sepse “në regjimin totalitar

shqiptar, në krye të pushtetit ishin injorantë të indoktrinuar. Shqipëria ishte vend i vogël që

drejtohej dhe menaxhohej shpejt dhe lehtë”.737

Sipas Pepushaj, duke qenë popull i vogël në numër dhe i ndarë në katër besime fetare,

shteti këtë e përdori si argument për të shkatërruar ndarjet dhe për të ndërtuar në unison

shtetin dhe shoqërinë. “Kishin propagandën, ekonominë, ushtrinë, sigurimin e asgjë s’u

mungonte. Në asnjë vend tjetër nuk ishin pjekë kushtet, sipas propagandës, vetëm në

Shqipëri” ndaj edhe regjimi nuk kurseu asgjë për shfarosjen e fesë.738

Në vendet e vogla shumë reforma kanë shkuar në ekstrem siç ishin tufëzimi,

kolektivizimi i bujqësisë, çështja e fesë etj. “Centralizimi i pushtetit shkoi në ekstrem sepse

duke qenë vende të vogla u bënë manovrime duke luajtur shumë me ideologjinë antiklerikale

duke qenë vend i vogël, vend i ndjeshëm, aty ku njihen njerëzit, çdo gjë e keqe amplifikohet

në mënyrë marramendëse”.739

Shoqëria sipas Ngjela, ishte e trembur, klerikët ishin dobësuar, ose ishin në nivele

inferiore ose ishin kthyer në shërbim të pushtetit. “Vetëm katolikët bënë rezistencë, ku At

Pjetër Meshkalla i bëri letër Mehmet Shehut. Kleri dhe besimtarët katolikë bënë rezistencë të

hapur, pasi aty feja kishte themele të forta. Imzot Gaspër Thaçi, kur u thirr nga E. Hoxha dhe

i kërkoi që komuniteti katolik të votonte komunistët, Thaçi i kishte thënë tekstualisht se

katolikët nuk do të votonin regjimin komunist dhe E. Hoxha ishte tmerruar”740. Regjimi i

Tiranës, iu ruajt shumë katolikëve dhe i persekutoi në maksimum.

733 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.734 Intervistë me Piro Mishën, drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 31 mars 2015.735 Intervistë me Primo Shllakun, studiues, Tiranë, 18 mars 2015.736 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.737 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, 7 prill 2015.738 Intervistë me Sokol Pepushajn, klerik katolik, Tiranë, 9 prill 2015.739 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.740 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.

Page 208: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

208

“Enver Hoxha ishte një i marrë dhe siç i ra gjithkujt i ra marrëzisht edhe fesë, pasi

marrëzia e tij nuk njihte limite. Hoxha krijoi një radikalizëm në funksion të pushtetit, donte

heshtje për të sunduar. Marrëzia e Hoxhës për të hequr zërin e Kishës dhe zërin e Xhamisë

përkthehet në marrëzinë e tij për t’u dëgjuar vetëm një zë, zëri i tij”741.

Sipas Mustafaj, 40 martirët e kishës katolike janë tregues dhe dëshmojnë se në burgje

vdiqën njerëz për fenë. “Edhe në familjet shqiptare kishte rezistencë për të hequr

ikonografinë dhe ndjekjen e riteve fetare. Por, shumica e familjeve kanë ruajtur traditën fetare

të fshehtë, me porosinë “mos tregoni jashtë ça bëjmë në shpi”.742

“Reagimet kanë qenë të heshtur, pasi veprimtaria fetare u institucionalizua edhe

ligjërisht, përfshirë edhe në nenin 55 të Kushtetutës, sipas të cilit dënoheshin për agjitacion e

propagandë kundër shtetit”.743

“Në zonat e Veriut, ku feja kishte ndikim, ka pasur një pakënaqësi, një rezistencë të

heshtur, por kishte frikë dhe gjithçka mbetej e lokalizuar. Fatkeqësia e madhe ishte

shkatërrimi i objekteve të kultit që kishin vlerë të madhe kulturore dhe arkitektonike, gjë të

cilën media në publik e propagandoi si një ndryshim epokal, si triumf të kulturës të së resë

socialiste, gjë që ishte një mashtrim i madh”744.

Me anë të propagandës ateiste shoqëria ishte bërë pothuajse ateiste. “Lufta e

vazhdueshme ndaj fesë që nga ‘45 deri në ‘67, formimi i njeriut të ri komunist dhe ndjenja

antifetare që sa vinte e rritej në shoqërinë komuniste, bënë që të mos kishte rezistencë apo

pakënaqësi në ndalimin e fesë”.745

“Kush guxoi të nxirrte një fjalë kundër luftës ndaj fesë, burgu ishte pak. Kur dënuan

një fshatar në Korçë që pyeti se pse s’ka patate në dyqan, kur magazinat janë plot, u burgos.

Imagjino po të mbroje fenë se çfarë do ta gjente”.746

Në momentin që u ndalua feja, nuk kishte rezistencë, pasi praktikisht feja, kleri dhe

institucionet ishin dërrmuar që në 45’-‘46, ndaj në vitin 67’ situata fetare ishte shumë e

zbehtë. Ndalimi i fesë ishte ndalim i praktikimit të saj. “Reagime individësh të veçantë ka

pasur, por që nuk arritën asnjëherë të çojnë peshë përballë shtypjes së regjimit komunist”.747

Në një diktaturë aq ekstreme, siç ishte në Shqipëri, sipas Piro Mishës, mbytet çdo lloj

reagimi i organizuar, kur shteti shtypte çdo qelizë organizimi ende pa u formuar. “Kishte

rezistenca individuale dhe të fshehura, pasi ishte e pamundur nga mënyrat drastike dhe të

pamëshirshme që godiste sistemi. Ndëshkimi ishte jo vetëm individual, por kolektiv, ndaj

bëhet e pamundur për rezistencë në diktatura ekstreme”.748

Shqiptarëve edhe pse iu ndalua feja, sipas Lani, vazhdonin të celebronin festa fetare

në heshtje, pagëzonin, mbanin kryqe në heshtje, hapur ishte e pamundur, pasi paguhej me

jetën e individit. “Disidenca e hapur në regjimin komunist shqiptar ishte e pamundur. Nuk

741 Po aty.742 Intervistë me Besnik Mustafajn, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.743 Intervistë me Hamit Boriçin, ish-pedagog i gazetarisë, Tiranë, 14 Prill 2015.744 Intervistë me Fatos Lubonjën, opinionist në Agon-Channel, Tiranë, 10 mars 2015.745 Intervistë me Gjergj Sinanin, pedagog i Filozofisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 17 mars 2015.746 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015.747 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.748 Intervistë me Piro Mishën, drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 31 mars 2015.

Page 209: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

209

thoje dot diçka, nuk mund të mendoje ndryshe. Reagimi i heshtur, një refuzim ishte i

qartë”.749

Në sulmin ndaj fesë, sipas Çela, rinia shqiptare u keqpërdor dhe u vu në shërbim të

aksioneve konkrete, duke e përdor jo vetëm rininë, por krejt popullin si mashën e sistemit

komunist. “Fakti që ka martirë të fesë tregon se ka pasur rezistencë. Më shumë, rezistenca ka

qenë e heshtur. Ka pasur prishaqefje, sigurisht. Ritet kryheshin në fshehtësi”.750

Metoda e ateizmit, çoi në zhvlerësim të madh të qenies njerëzore në komunizëm, jo

vetëm në sytë e autoriteteve, por edhe në vetëvlerësimin e njerëzve të zakonshëm.

Komunizmi shkaktoi miliona viktima kudo dhe kurdo që u zbatua dhe për këtë shkak “nuk

mund të kishte reagim të fuqishëm masiv dhe të hapët. Reagimi ishte individual dhe në

heshtje”.751

“Kundërshti të hapur s’kishte, të nënkuptuar po. Ishte e vështirë të kundërshtoje hapur

në komunizëm se përfundoje në burg për agjitacione e propagandë kundër regjimit komunist.

Rezistenca ishte e heshtur”.752

Komunizmi si ideologji politike, sipas Mustafaj, dështoi ndaj ideologjisë fetare si

ideologji shpirtërore. Sistemi ekonomik dështoi. Sistemi politik dështoi. “Komunizmi dështoi

në të tria pikat kryesore të projektit të Enver Hoxhës. Shoqëria shqiptare nuk ishte më ajo që

ishte, njerëzit iu kthyen fesë se kishte mbaruar cikli i shoqërisë komuniste. Njerëzit kërkonin

diçka tjetër, atë që komunizmi nuk e solli dot, por e zhduku, fenë”.753

Komunizmi, dështoi në zhdukjen e fesë pasi çështja e besimit është çështje e individit,

e njohur në të gjithë doktrinat në lidhje me lirinë e fesë. Edhe filozofët më të mëdhenj, nuk e

kanë rekomanduar kurrë që çështjet e shpirtit të rregulloheshin me ligj. “Rikthimi te zoti,

ishte edhe një etje për të shkuar drejt perëndimit, që vinte si pasojë e izolimit të gjatë.

Rikthim tek e shenjta, kërkesë që ka çdo individ për të besuar diku”.754

Komunizmi, sipas Trebicka, e humbi luftën me zotin. Njerëzit u kthyen te zoti duke u

kthyer te liria, te shpresa. “Po të shohësh urrejtjen me të cilën u hoqën statujat e diktatorit

Hoxha në të gjithë Shqipërinë, tregon gëzimin për përmbysjen e një sistemi që u kishte

mohuar padrejtësisht shqiptarëve lirinë e besimit. S’kishte gëzim më të madh në Korçë, sesa

kur u hoq statuja e Enver Hoxhës”.755

Kthimi i njerëzve te Zoti pas rënies së komunizmit, ishte si një kërkesë e njerëzve për

një liri njerëzore, si një kërkesë për të besuar diku. As vetë komunistët nuk besoj se kanë

besuar se do të mund ta zhduknin fenë. “Është nevojë bazike e njeriut që të besojë te një

entitet qiellor. Pasioni fetar i njerëzve pas rënies së komunizmit ishte një nevojë e njerëzve që

të ndjeheshin edhe më të lirë dhe të përmbushnin nevojat e tyre bazike”.756

Sipas Misha, zhdukja e fesë ishte një eksperiment me pasoja edhe në ditët e sotme,

749 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.750 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, prill 2015.751 Intervistë me Frrok Çupin, president i AMAN, Tiranë, 29 mars 2015.752 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.753 Intervistë me Besnik Mustafajn, president i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Tiranë, 12 mars2015.754 Intervistë me Gjergj Sinanin, pedagog i Filozofisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 17 mars 2015.755 Intervistë me Jani Trebickën, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,Tiranë, 14 mars 2015.756 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.

Page 210: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

210

kur komunizmi edhe pse shkatërroi çdo strukturë “rrënjët e fesë në shoqëri janë shekullore,

mijëravjeçare dhe komunizmi dështoi ta zhdukte. Shqiptarët donin të besonin diku”757.

Katolikët, sipas Shllaku, e kanë ruajtur fenë, pasi e kanë pasur edhe si ngushëllim

duke iu referuar edhe përndjekjes së fortë që pësuan. Feja u shërbeu të durojnë persekutimin,

si një vullnet të perëndisë që u vu në provë. “Nuk ka komunizëm që mund ta zhdukë fenë.

S’ka represion që e zhduk fenë. Represioni e lind prej zeros fenë. Në kushtet e dhimbjes,

dëshpërimit, ankthit, terrorit, pasigurisë, feja rigjallërohet më shumë se kurrë. Zoti është

kufiri i lirisë sonë”758.

Kthimi i njerëzve në dëshminë dhe ushtrimin e lirisë së fesë, sipas Balla, tregoi se

komunizmi nuk e largoi dot fenë nga ndërgjegjja e njerëzve. “Frekuentimi masiv i

institucioneve të klerit pas pluralizmit fetar, sidomos nga gratë dhe të rinjtë, që ishin

vëmendja kryesore e regjimit komunist në luftën ndaj fesë, tregoi dhe një herë jo vetëm

dështimin e sistemit diktatorial, por mbi të gjitha nevojën që ka qenia njerëzore për të besuar,

për të qenë e lirë, për t’u integruar në një perëndim ku garantohen të drejtat dhe liritë

themelore e jo në një regjim ku njeriut i mohohet gjithçka”.759

“Media qëndronte në avangardë me pushtetin, nismat, projektet dhe ideologjinë e

kohës. Media ishte një instrument në duart e regjimit, e cila në çdo fushatë apo aksion politik

media ishte kryekëput në shërbimi ndaj pushtetit”.760

Fakti që nuk pranonin ekzistencën e zotit, dhe fakti që kishin materien parësore dhe

idenë dytësore tregon se në thelb komunistët kanë qenë ateistë. “Komunizmi shqiptar ishte

komunizëm ateist. Në kohën kur kultet fetare ishin të lira, nuk shiheshin me sy të mirë ata që

shkonin në kishë ose në xhami. Familjet i edukonin fëmijët me ateizëm”.761

Komunizmi donte njerëz që bindeshin, njerëz me shijë banale, njerëz që nuk besonin

në gjëra të ndryshme nga ato që servirte komunizmi. Njeriu i ri komunist ishte një robot i

kohës së re. “Njeriu i ri komunist ishte një njeri standard që nuk mendonte në kokë të vet, që

nuk beson në botën e përtejme, ëndrrat dhe dëshirat i realizon në parajsën e komunizmit”. Në

regjimin komunist shqiptar, krijimi i “njeriut të ri” komunist u shtri në të gjitha fushat e

veprimtarisë shoqërore.762

Pluralizmi fetar në Shqipëri dhe rikthimi i furishëm i shqiptarëve në frekuentimin e

objekteve të kultit fetar ngre disa pikëpyetje: A dështoi komunizmi për të zhdukur fenë?

Rikthimi i njerëzve te Zoti: nevojë për një liri themelore apo thirrje drejt perëndimit?

Marrëdhënia e shqiptarëve me besimin, pas viteve 90’ është “më shumë se gjithçka tjetër,

është një aspekt i lirisë së ndërgjegjes, si një prej aspekteve kryesore të lirive. Gjersa ishte

mohuar, duhej pohuar”.763

Diktaturat kurrë nuk mund të jenë bashkudhëtare me fetë. Edhe pse ndaj fesë u

zhvillua një gjenocid i tmerrshëm, prapë nuk u humbën shpresat për rikthimin e Zotit. “Uria

për të drejtat e njeriut dhe besimit, bëri që kur u hapën objektet e kultit të kishte një

pjesëmarrje të mijërave njerëzve në sheshe para objekteve të kultit, pasi me të shikonin dhe

757 Intervistë me Piro Mishën, drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 31 mars 2015.758 Intervistë me Primo Shllakun, studiues, Tiranë, 18 mars 2015.759 Intervistë me Xhemal Ballën, imam i Xhamisë së Selitës 1950-54, Tiranë, 6 mars 2015.760 Intervistë me Mustafa Nanon, analist, Tiranë, 24 mars 2015.761 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.762 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.763 Intervistë me Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 mars 2015.

Page 211: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

211

rënien e diktaturës”.764

Çlirimi i njeriut në fund të diktaturës komuniste, ishte i gjithanshëm. “Orientim drejt

Perëndimit, kthim te besimi, kthim në identitet, kthim në vlerë dhe në individualizëm, shija

për lirinë”765.

Ndryshe nga Ngjela, Tufa është i mendimit se diktaturat, sado të zgjasin ato, një ditë

do të zhduken, kurse nevoja për besimin dhe ideja e Zotit është e përhershme, jokalimtare.

Liria fetare “nuk është vetëm thirrja drejt perëndimit, por është thirrja e nevojës së brendshme

të njeriut për të besuar brenda rrethit të vlerave religjioze që bart çdo besim. Imperativi i çdo

feje e besimi është që, njeriu të përjetojë dhimbjen e tjetrit si të tijën, të mos vrasë, të mos

vjedhë, të mos gënjejë, të ruajë dinjitetin e tij si qenie e lartësuar, që ka një mision këtu në

tokë, që ka detyrime përballë njerëzve të familjes, shoqërisë dhe atdheut”.766

Kthimi i lirive fetare, ishte një kërkesë dhe lëvizje e mençur e pushtetit në fundin e tij,

pasi për perëndimin ishte një gjë e tmerrshme që feja ishte ndaluar në Shqipëri. “Mesha e

parë shqiptare ishte një moment magjik, aty kuptohej se komunizmi kishte marrë fund

përfundimisht. Kthimi i lirisë fetare ishte një hallkë shumë e rëndësishme në goditjen e

komunizmit”.767

Çela, lirinë fetare e sheh si një afrim me Europën. “Asnjë doktrinë që ka zotëruar gjatë

shekujve nuk arrin ta zhdukë fenë, pasi ajo është e përjetshme. Mesha e parë sidomos, por

krejt marrëdhënia e shqiptarëve me besimin pas ‘90 ishte një dëshmi lirie dhe shprese”.768

Dervishi, rikthimin e njerëzve te feja pas ‘90 e lidh me një liri themelore të mohuar

padrejtësisht, ku e drejta e besimit është një e drejtë themelore legjitime e çdo njeriu. “Feja

nuk zhduket, është një nevojë e domosdoshme për njeriun. Njerëzit kishin nevojë për fe, ndaj

u kthyen në frekuentimin e objekteve të kultit fetar”.769

Nga shqyrtimi i të dhënave të mësipërme dalin komentet si vijon:

1. Lufta ndaj fesë u ndërmorr nga regjimi komunist për shkak të frikës së ndikimit

nëpërmjet saj të fuqive të huaja në vendin tonë.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

2. Lufta ndaj fesë u ndërmorr nga regjimi komunist për shkak se ideologjia marksiste-

leniniste mbi të cilën mbështetej projekti i ndërtimit të shoqërisë socialiste e komuniste ishte e

papajtueshme me ideologjinë fetare, e cila e frenonte realizimin e këtij projekti social

komunist në vendin tonë.

764 Intervistë me Ilir Hoxhollin, kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Tiranë, 30 mars 2015.765 Intervistë me Frrok Çupin, president i AMAN, Tiranë, 29 mars 2015.766 Intervistë me Agron Tufën, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 29mars 2015.767 Intervistë me Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 prill 2015.768 Intervistë me Zija Çelën, shkrimtar, Tiranë, 7 prill 2015.769 Intervistë me Zyhdi Dervishin, sociolog, Tiranë, 24 mars 2015.

Page 212: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

212

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

3. Lufta ndaj fesë u ndërmorr nga regjimi komunist për shkak se feja përbënte një

burim ndikimi në botën shpirtërore të njerëzve që e pengonte ideologjinë marksiste-leniniste

në realizimin e synimit të krijimit të të ashtuquajturit 'njeri i ri', një farë varianti shqiptar i

Lej Fenit kinez.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

4. Në kushtet e izolimit të shoqërisë shqiptare, lufta ndaj fesë u ndërmorr nga regjimi

komunist për të mos patur tjetër mesazh politik veç atij që jepte regjimi komunist.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

5. Lufta kundër fesë u bë edhe për të fshirë nga memoria kombëtare kontributin e

individëve të shquar fetarë në shtetformimin e Shqipërisë.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

6. Lufta kundër fesë u bë edhe për të zëvendësuar në botën shpirtërore të shqiptarëve

Zotin me Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Enver Hoxhën.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

7. Lufta kundër fesë u bë edhe sepse komunizmi si sistem lindor, duke eliminuar fenë

eliminonte lidhjen me qytetërimin perëndimor.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

8. Lufta kundër fesë u bë edhe sepse feja dhe komunizmi si në rafshin botëkuptimor,

ashtu edhe në atë të veprimtarisë praktike, ishin të papajtueshëm dhe nuk mund të

bashkëjetonin bashkë.

Page 213: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

213

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

9. Lufta kundër fesë u bë edhe sepse politikat e shtetit komunist ishin këputja e çdo

lidhjeje me jashtë, izolimi i shoqërisë shqiptare nga rretheqarku historik e kulturor dhe

shkëputja e çdo lidhjeje me botën rrethepërqark.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

10. Lufta kundër fesë ishte një eksperiment që u bë edhe sepse eliminimi i fesë me çdo

kusht ishte pjesë e logjikës së funksionimit të shtetit komunist si dominues në Shqipëri, pasi

feja për regjimin e ri shihej si alternativë konkurrente, që e pengonte atë për të ushtruar një

kontroll të plotë të realitetit në Shqipëri.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

11. Lufta e shtetit komunist kundër fesë ishte sa për arsye politike, nacionaliste, aq

edhe për arsye ideologjike e kulturore, në mënyrë që shteti të kishte monopolin në çdo fushë

të jetës shoqërore.

Kjo përbën një të dhënë që dëshmon në të mirë të parashikimit të tipit implikim që

supozonte zhvillimin e një propagande ateiste dhe veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore

kundër fesë në vend.

Në tërësi në 11 zëra janë 142 referime që dëshmojnë në të mirë të ekzistencës së

propagandës së mediatike ateiste dhe veprimtarinë shtetërore dhe shoqërore kundër fesë në

periudhën 1945-1990.[Implikimi 2]

Mund të thuhet se të dhënat e siguruara me anën e intervistave me studiues dhe

persona 'kyç' të ndryshëm, përforcojnë në mënyrë cilësore të ndjeshme besueshmërinë në dy

implikimet e para, sidomos në atë të dytin. Kështu që ato mbështetin propozimin e bërë ndaj

bashkësisë së studiuesve të shkencave të komunikimit për të konsideruar si të pranueshme

zgjidhjen e dhënë për problemin kërkimor të identifikuar nga ky punim doktoral.

Page 214: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

214

KREU I SHTATË: PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

A. Përfundime:

1. Nga shtjellimi i mësipërm i tezës së doktoraturës del se ka mjaftueshëm dëshmi

empirike të siguruara nga burime të besueshme si botime në fomë libri (monografi, tekste, ese

etj.), artikuj në revista dhe gazeta, intervista me studiues të ndryshëm dhe me persona ‘kyç’

etj., të cilat të lejojnë që të konsiderosh si të pranueshme zgjidhjen që propozon kjo tezë

doktorale për problemin kërkimor të identifikuar. Më konkretisht, fjala është për konsideratën

se testimi empirik e ka konfirmuar hipotezën që pohon se ‘Lufta që i bëri regjimi komunist

fesë në periudhën 1945-1990, i shërbente synimit të shndërrimit të ideologjisë marksiste-

leniniste në të vetmen ideologji për shoqërinë shqiptare’.

2. Në saj të ndjekjes së një qasje cilësore në kuadrin e konceptit metodologjik

racionalist kritik, u bë e mundur që të shmanget një mënyrë tradicionale metodologjike

pozitiviste që e redukton shqyrtimin e problemit kryesisht në përshkrime të hollësishme dhe

të larmishme, të strukturuara sipas tematikës dhe kohës, të cilat nuk përbëjnë zgjidhje të asnjë

problemi kërkimor. Vetëm korniza metodologjike racionaliste kritike bëri të mundur që në

testimin empirik cilësor të hipotezës së punimit të ndiqet një procedurë që përforcon bindjen

në forcën konfirmuese të të dhënave që sillen, duke rritur numrin dhe shumëllojshmërinë e

tyre dhe duke e bërë kështu më se të pranueshme zgjidhjen që i jep kjo hipotezë problemit

kërkimor të identifikuar në këtë punim doktoral.

3. Ndoshta procedura e ndjekur për testimin empirik cilësor të hipotezës së këtijpunimi doktoral përbën diçka të veçantë që nuk ndeshet në trajtimin e tezave doktorale qëndjekin qasjen cilësore në kuadrin e shkencave sociale dhe, në veçanti, të atyre tëkomunikimit në vendin tonë. Kjo sepse ajo i përgjigjet kërkesës epistemologjiko-metodologjike të shprehur nga K.Popper që vetëm idetë e testuar paraprakisht në mënyrërigoroze duhet të konsiderohen në shkencë dhe jo ato që ai i cilësonte si ‘opinione shkencor’(të pa kontrolluara nga testet empirike). Kërkesa e testimit rigoroz të zgjidhjeve tëproblemeve kërkimore buron nga fakti që në shkencat sociale dhe ato empirike në përgjithësi,nuk mund të identifikohet, siç thekson Popper dhe Russell, asnjë dije shkencore si e vërtetë.Prandaj, për të justifikuar pranimin e tyre, në kushtet kur ato nuk mund të provohen logjikishtdhe empirikisht, mbetet që të sillen si argumenta bindës rezultate pozitive të testimit empiriktë tyre. Kjo vlen si për dijet shkencore që arrihen në kuadër të një qasje sasiore, ashtu edhepër ato që dalin nga një hulumtim i tipit cilësor. Kështu që, edhe për hipotezën e këtij punimidoktoral që propozonte një zgjidhje për problemin kërkimor të identifikuar në të si luftë tëregjimit komunist ndaj fesë, lypsej të jepeshin arsye bindëse përse ajo duhej të pranohej ngabashkësia e studiuesve të shkencave të komunikimit (dhe atyre sociale në përgjithësi). Dhe,meqë Popper sugjeron si arsye të tilla rezultatet pozitive të kontrollit empirik të zgjidhjeve tëtilla, kjo gjë është bërë edhe në këtë punim doktoral. Aty janë dhënë përfundimet pozitive tëtestimit empirik të hipotezës së punimit, si argument bindës të pranueshmërisësë tyre ngabashkësia përkatëse shkencore.

Page 215: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

215

4. Një përfundim tjetër i rëndësishëm që del natyrshëm nga shtjellimi që i bën kypunim doktoral temës së rolit të mediave në propagandën ateiste gjatë regjimit komunistshqiptar, është nxjerrja në pah e rolit shumë të fuqishëm që ka luajtur fjala e shkruar dhe ajo eshqiptuar përkatësisht në mediat e shkruara dhe ato radio-televizive për të nxirrë realitetin erolit që ka luajtur feja në shoqërinë shqiptare parakomuniste, duke krijuar një realitet tëpaqenë të këtij roli të hartuar në kuadrin e një ideologjie armiqësore ndaj fesë. Po ashtu, edhenë krijimin e një realiteti fiktiv që synonte ndërtimin e një shoqërie pa vlera fetare nëpërputhje me perspektivën e një shoqërie komuniste, e cila kishte si njësi bazë individin efabrikuar sipas stampës ‘njeriu i ri me botëkuptim revolucionar, komunist’, të cilitparaprakisht i ‘ishte shpëlarë truri’ nga bota shpirtërore tradicionale.

5. Ndonëse regjimi komunist shqiptar nuk krijoi ndonjë dikaster të posaçëm përpropagandën (të ngjashme, të themi, me Ministrinë e propagandës naziste), ai shfrytëzoi meshumë efikasitet mediat si ndërmjetëse midis tij dhe masave të gjëra për përçimin e politikavetë tij edhe në fushën e edukimit të masave me ideologjinë marksiste-leniniste.

6. Media në periudhën e sundimit të regjimit komunist luajti rolin e një pushtetishumë të fuqishëm në funksionin e asaj që quhet ‘shplarje e trurit’, duke ndikuar tepër nëristrukturimin e botës së brendshme shpirtërore të individëve shqiptarë sipas ‘parametrave’ tëideologjisë marksiste-leniniste. Ajo ushtroi një presion jashtëzakonisht të madh për‘spastrimin’ e kësaj bote shpirtëore nga gjithçka që konsiderohej nga ideologjia komuniste sie vjetëruar, regresive apo reaksionare, si pengesë për të ndërtuar një shoqëri të re, komunisteqë kishte në qendër të vet të ashtuquajturin ‘njeri të ri’ të mbrujtur me mësimet e Partisë sëPunës dhe të Enver Hoxhës.

7. Një përfundim tjetër i rëndësishëm që del nga shtjellimi i materialit të kësaj tezedoktorature, është se propaganda ateiste totalitare shqiptare përbënte një nga isntrumentat mëefikas në përpjekjen e regjimit komunist për ta luftuar e zhdukur fenë në shoqërinë shqiptare,duke e shndërruar në këtë mënyrë ideologjinë marksiste-leniniste në të vetmen ideologji tëkësaj shoqërie. Kjo propagandë arriti kulmin e intensitetit të vet sidomos mbas fjalimit tëmbajtur nga Enver Hoxha më 6 Shkurt të vitit 1967. Për potencialin e saj të fuqishëm ndikuesdëshmojnë edhe tiparte që e karakterizojnë atë si, vendi dhe roli që i jepte agjitatorit, dirigjimii saj nga aparati partiak, përdorimi ‘shterues’ i slloganit marksist ‘feja është opium përpopullin’ dhe anatemimi i fesë si ideologji ‘antishkencore’. Kjo propagandë shërbeu si njëmjet i fuqishëm psikologjik për të mbajtur shoqërinë shqiptare nën një tension artificial për tëqenë të gatshëm e të mobilizuar për përballimin e pasojave që sillte i ashtuquajturi ‘rrethimimperialisto-revizionist’. Ajo shërbeu gjithashtu për t’i paraqitur botës së jashtme një pamjetë gënjeshtërt të realitetit shoqëror shqiptar dhe për të nxitur e inkurajuar të ashtuquajturat‘forca të vërteta marksiste-leniniste’ në botë.

8. Lufta ndaj fesë e pasqyruar në faqet e shtypit komunist dhe metodat e sulmit

shtetëror ndaj fesë, ndryshonin në varësi të orientimit politik të Shqipërisë dhe në varësi të

dinamikave e ngjarjeve politike në vend apo reformave e ndryshimeve në konceptimin e jetës

në Shqipërinë komuniste. Feja në shtypin komunist sulmohet me preteksin: për ruajtjen e

identitetit kombëtar, për të mbrojtur të drejtat kombëtare, gjuhën, zakonet, traditat dhe

kulturën shqiptare, ruajtja dhe forcimi i mëtejshëm i ndjenjave të patriotizmit dhe të dashurisë

për partinë dhe Shqipërinë. Media luajti një rol kyç në mbështetjen e shtetit në propagandën

ateiste në luftë për zhdukjen e ideologjisë fetare nga ndërgjegjja e njerëzve duke krijuar e

Page 216: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

216

frymëzuar modele njerëzish si njeriu i ri komunist, duke nxitur qytetarët të merrnin aksione

për të shëmbur institucionet klerikale dhe më kryesorja për të bindur njerëzit për kotësinë e

fesë dhe dëmin e ideologjisë fetare dhe klerikëve në jetën e njerëzve. Ideologjia totalitare u

mbështet te propaganda dhe terrori si instrumente të dyfishta për të mobilizuar njerëzit.

Propaganda ateiste u shtri në të gjithë sektorët e jetës në vend, në media, në shkolla, kinema,

radio, art, letërsi, kulturë ku e vetmja ideologji shpalosej ideologjia marksiste-leniniste.

9. Në propagandën ateiste të shfaqur në faqet e shtypit komunist 1945-1990, feja

barazohej me mënyrën e vjetër dhe borgjeze e jetesës, doket e zakonet prapanike dhe

veçanërisht ideologjia fetare, gjatë propagandës ateiste, akuzohet në faqet e shtypit se kishte

helmuar ndërgjegjen e njerëzve, duke hyrë thellë në jetën e tyre të përditshme, duke i zhytur

në errësirën e padijes. Propaganda, aksionet, lëvizjet e ndryshme, praktikat revolucionare

prodhuan në shoqërinë socialiste njeriun e ri komunist që mishëronte unitetin e mendimit

marksist me praktikën revolucionare të drejtuar nga Partia Komuniste. Propaganda ateiste e

regjimit komunist ishte kthyer në një institucion që shprehte qëndrimet e kohës të shtetit ndaj

fesë dhe ngjarjeve në vend e më gjërë. Lufta ndaj fesë zhvillohej në qendrat e punës, në

mbledhje, tubime, manifestime, mitingje, kongrese, plenume artikulime politike, mbrëmje

poetike, shfaqje kulturore etj. Qëllimi i vërtetë i propagandës komuniste ishte që të prekte dhe

ndryshonte ndërgjegjen e masave, ku ndërgjegjësimi dhe përgatitja e masës për veprim, sipas

urdhrave të Partisë, ishte funksioni kryesor i propagandës. Roli i medias në propagandën

ateiste ishte i lidhur pazgjidhshmërisht me ideologjinë komuniste. Propaganda ateiste në faqet

e shtypit komunist u kombinua me shtypjen brutale të grupeve fetare, klerikëve dhe

institucioneve të klerit duke gjetur pasqyrim të detajuar në shtyp.

10. Tematikat më të rëndësishme në faqet e shtypit komunist me përmbajtje të

propagandës ateiste rezultojnë: Feja si opium për popullin, feja si ideologji antishkencore,

reaksionare, antipatriotike, lufta kundër fesë si luftë për çlirimin e ndërgjegjes njerëzore nga

opiumi fetar dhe shpëtimi i rinisë nga trullosja fetare, lufta ndaj fesë si luftë ndaj ideologjisë

së pushtuesve e shovinistëve, lufta ndaj fesë, si një luftë ndaj botëkuptimit dhe ideologjisë

fetare, lufta ndaj fesë si triumf i elementit të ri ndaj të vjetrit dhe kundër zakoneve prapanike

dhe besimeve të kota, luftë kundër injorancës dhe fanatizmit, fatalizmit, supersticionit e

misticizmit, fallit e besëtytnive, kozmopolitizmit, dhe shfaqjeve të huaja ideologjike, lufta

ndaj fesë, si luftë për çlirimin dhe emancipimin e gruas dhe afirmimit të së resë komuniste,

lufta ndaj fesë, si një shfaqje e luftës së klasave, luftë zakonit të keq dhe mbeturinave fetare,

lufta ndaj fesë si luftë për shpëtimin e socializmit dhe fitoren e revolucionit proletar, lufta për

goditjen ndaj riteve, ceremonive, objekteve të kultit fetar, festave fetare, biblës, kuranit e

pasurisë shpirtërore të klerit, Vatikani si agjenturë spiunazhi imperialist, përhapës i “opiumit

fetar”, në shërbim të kapitalizmit, neokolonializmit e revizionizmit. Këto tematika

zhvilloheshin në shtyp si kundërpërgjigje me nevojat dhe hapat që ndërmerrte shteti

komunist. Gjithçka ishte e organizuar në detaje dhe me urdhra nga lart, paçka se në publik

gjithçka servirej si kërkesë e vetë masave proletare.

Page 217: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

217

B. Rekomandime:

1. Si sugjerim për thellimin e mëtejshëm të studimit të këtij problemi kërkimor që ka

identifikuar kjo tezë doktorale, do të propozohej që në të ardhmen mund të ndiqet një qasje

tjetër më e avancuar e tipit cilësoro-sasior, e cila do të lejojë që të shfrytëzohen indikatorët

statistikorë në testimin empirik të implikimeve që nxirren nga hipoteza e studimit. Në kuadrin

e kësaj qasje mund të synohet që të regjistrohen të dhëna sipas një dinamike kohore, gjë që do

të lejonte që të mateshin variacionet e vlerave të variablave sipas kohës, duke bërë kështu të

mundur që të parashikoheshin shoqërime të mundshme statistikore ndërmjet variacioneve të

variablave sipas kohës. Konstatimi i shoqërimeve të tilla do të përbënte një testim empirik në

një nivel më rigoroz se sa ai që arrihet kur ndiqet një qasje kryesisht cilësore, siç ishte ajo e

zgjedhur në këtë punim doktoral.

2. Po ashtu, mund të sugjerohet për të ardhmen, që të synohet një qasje e veçantë

sasiore, e cila të sigurojë një ‘konvertim’ të bashkësisë së të dhënave cilësore (referimet nga

burimet e ndryshme si mediat, publikimet si libër etj.) në një bazë të dhënash sasiore (data

base), ku, në thelb, do të ‘operacionalizoheshin’ termat cilësore në terma sasiore (një farë

parametrizimi i tyre). Një demarsh i tillë, sigurisht që do të kërkonte njohuri më të thelluara

në fushën e operacionalizimit të variablave dhe në statistikën sociale. Realizimi i një qasje të

tillë do të bënte të mundur që për testimin empirik të implikimeve-parashikim dhe të

hipotezës së studimit të përdoreshin indikatorët e shoqërimit statistikor domethënës që

furnizojnë në këto raste programet e specializuara (të llojit SPSS etj.) të përpunimit të të

dhënave sasiore, duke rritur në këtë mënyrë nivelin e rigorozitetit të hulumtimit shkencor.

3. Një rekomandim tjetër mund të ishte që, në një përpjekje për ta thelluar studimin e

problemit kërkimor të identifikuar në këtë punim doktoral, të synohej që të kapeshin aspekte

të tjera të këtij problemi kërkimor duke përdorur pyetje të tjera kërkimore nga ajo që përdori

ky punim. Ose, në kuadrin e pyetjes kërkimore të zgjedhur nga ky punim, të kërkohej që në

përgjigje të supozohej ndonjë arsye tjetër shpjeguese e ndryshme nga ajo e dhënë në këtë

punim doktoral. Kështu, për shëmbull, mund të merrej si një arsye tjetër e mundshme që

shpjegon luftën që i bëri regjimi komunist fesë, ajo e synimit të krijimit të të ashtuquajturit

‘njeri i ri’.

4. Mendojmë se paraqet interes të veçantë që të hulumtohet në të ardhmen një qasje

krahasuese midis një modeli të krijimit të njeriut të tipit ‘homus religius’ që me gjasë ka qenë

një mekanizëm i ndikimit të fesë tek individët në Mesjetë dhe mekanizmit ‘paralel’ të krijimit

të ‘homus politicus’ (apo, ‘njeriut të ri’) nga regjimi komunist në Shqipëri. Kështu hulumtimi

i ardhshëm do të operonte menjë hipotezë të re që do të kërkonte procesin e vet të testimit

empirik për të qenë e pranueshme nga bashkësia përkatëse shkencore dhe do të avanconte

Page 218: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

218

edhe një supozim bazë lidhur me paralelizmin midis ‘homus religius’ dhe ‘homus politicus’, i

cili gjithashtu do të kërkonte testimin përkatës empirik.

5. Me shume interes do të ishte që në të ardhmen të hulumtohej se çfarë pasoje ka lënë

veprimi i propagandës së fuqishme ateiste dhe funksioni ‘shplarës i trurit’ i ushtruar

fuqimisht nga media totalitare shqiptare në brezat e lindur dhe rritur gjatë regjimit komunist.

Këtu paraqet interes sa një qasje krahasues midis individëve të ndryshëm të këtyre brezave

‘bashkëvuajtës të komunizmit’, për të parë dallimin në ndikimin e ushtruar nga mediat dhe

propaganda totalitare ateiste tek ata, aq edhe një qasje tjetër krahasuese midis këtyre brezave

dhe brezave aktualë në shoqërinë e sotme shqiptare. Kjo për të hetuar një mundësi të asaj që

në studimet vlerore në shoqëri quhet nga Ronald Inglehart770 si ‘zhvendosje ndërbrezore’.

6. Po ashtu paraqet mjaft interes një hulumtim i ardhshëm mbi ndikimet e mundshme

të konceptimeve dhe praktikave të përdorura nga media totalitare shqiptare mbi median e

shoqërisë së sotme shqiptare. Pra, a ka reminishenca të funksionit ‘të shplarjes së trurit’, a ka

shenja të komandimit të medias nga politika (politizimi i saj), a ‘mobilizohen’ mediat nga

grupet e interesave private në të ashtuquajturën ‘agenda settings’, a jep media ndihmesë në

demokratizimin e shoqërisë shqiptare, apo i shërben krijimit dhe forcimit të kultit të

udhëheqësve politikë etj.?

7. Interes do të paraqiste në kuadrin e thellimit të mëtejshëm të studimit të raportit të

regjimit komunist me fenë në Shqipërinë totalitare, edhe një hulumtim bazuar në një qasje

krahasuese të raportit që krijuan me fenë regjimet e tjera komuniste të Europës Lindore. Kjo

do të nxirrte në pah si elementët e përbashkët në këtë raport, ashtu edhe veçanësitë e rastit

shqiptar.

8. Interes do të paraqiste në kuadrin e thellimit të mëtejshëm të studimit për tëhulumtuar nese ende ka platformë ideologjike kunder fesë sot në shtypin e shkruar dhe nëinstitucione publike shqiptare.

9. Cili është qëndrimi i mediave të atyre partive që kanë dalë nga partia Komunisteapo Socialiste etj ndaj fesë, për të parë nëse a ka ende vijimësi ideologjike të tyre në luftënndaj fesë.

770 Inglehart R., (2000), Modernization, Cultural change and the Persistence of Traditional Values, AmericanSociological Review, Vol. 65 (February ; 19-51).

Page 219: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

219

BIBLIOGRAFIA

Aliçka, Ylljet, Komunikimi dhe kultura: imazhi ne veprim, UETPress, Tiranë 2015

Arbnori, Pjetër, Martirët e rinj në Shqipëri: 10 300 ditë e net në burgjet komuniste,

Gjergj Fishta, Tiranë 2004.

Arendt, Hannah, Origjinat e totalitarizmit, DIJA, Prishtinë 2002.

Bartlett, Frederic Charles, Political propoganda, Cambridge University Press,

Cambridge, 1940.

Bashkurti, Lisen, Diplomacia e vetizolimit, GEER, Tiranë 2004.

Beci, Bahri, Një libër që nuk do të doja ta shkruaja: mbresa, kujtime, meditime,

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, eso, Tiranë 2013.

Beqaj, Rakip, Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik shqiptar, Naim Frashëri,

Tiranë 1969.

Beqaj, Rakip, Veprimtaria armiqësore e klerit katolik shqiptar: 1945-1971, Shtëpia

Botuese e Librit Politik, Tiranë 1973.

Beqja, Hamit, Lufta për shkollën ateiste shqiptare, ShBLSh, Tiranë 1984.

Bedeschi,L., Cattolici e comunisti. Dal socialismo cristiano ai cristiani marxisti,

Feltrinelli, Milano 1974.

Berdjajev, Nikollaj, Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit rus, 55, Tiranë 2005.

Bloch, E., Ateismo nel Cristianesimo, Traduzione dal Tedesco a cura di F.Coppellotti,

Feltrinelli, Milano 1971.

Blloshmi, Bedri, Revolta e Qaf-Barit dhe Terrori Komunist 1943-1990, Geer, Tiranë

2012.

Blloshmi, Bedri, Fabrikimi i vdekjes-Dosjet e sigurimit të Genc Lekës e Vilson

Blloshmit, Almera, Tiranë 2010.

Botti, A., Religione, questione cattolica e Dc nella politica comunista (1944-1945),

Maggioli, Rimini 1981.

Bourcart, Jacques, Shqipëria dhe shqiptarët, Dituria, Tiranë 2004.

Braudel, Fernand, Gramatikë e qytetërimeve, SHL&K, Tiranë 2005.

Brzhezhinski Zbigniev, Jashtë Kontrollit, trazira që përfshiu botën në prag të

shekullit XXI, Elena Gjika, Tiranë 1995.

Bushati, Ahmet, Në gjurmët e një ditari. (Shkodra në vitet e para nën komunizëm),

Camaj-Pipa, Shkodër 2007.

Page 220: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

220

Bushati, Ahmet, Ditari i ferrit (Kujtime Burgu), Rozafat, Shkodër 2011.

Butka, Uran, Kryengritjet e para kundërkomuniste: kryengritjet e Malësisë së Madhe;

kryengritjet e Postribës; lëvizja e Zhapokikës, Instituti i Studimit të Krimeve dhe

Pasojave të Komunizmit, est Print, Tiranë 2013.

Canetti, Elias, Masa dhe pushteti, Elena Gjika, Tiranë 2007.

Camilleri, Rino, Historia e vërtetë e inkuizicionit, Medaur, Tiranë 2004.

Casanova, Jose, Public Religions and Modern orld, Chicago University Press,

Chicago 1994.

Casula, C. F., Cattolici-comunisti e sinistra cristiana (1938-1945), Il Mulino,

Bologna 1976.

Castellan, Georges, Histori e Ballkanit-shekulli XIV-XX, MCM, Tiranë 1996.

Cimbalo, Giovanni, Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Naimi,

Tiranë, 2013.

Clayer, Nathalie, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Marin Barleti, Tiranë 2009.

Cooper, Eunice, Johada Marie, The evasion propoganda, in “The journal of

psychologie: Interdisciplinary and applied” Vol. 23, Issue 1, 1947.

Çefa, Kolec, Martirizimi i Kishës Katolike shqiptare: 1944-1990, Shkodër 1993.

Çela, Elira, Tradita afetare të popullit shqiptar, 8 Nëntori, Tiranë 1991.

Çoba, Ejll, Jetë e humbun, Adel Print, Tiranë 2010.

Davies, Brian, An Introduction to the Philosophy of Religion, Oxford University

Press, Oxford 1993.

Della Roça, Roberto Morozzo, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Elena

Gjika, Tiranë 1994.

Delsol, Chantal Millon, Idetë politike në shekullin e XX-të, Onufri, Tiranë 2000.

Demo, Elsa; Klosi Ardjan, Shqipëria kujton, K&B, Tiranë 2009.

Dervishi, Kastriot, Sigurimi i shtetit 1944-1991: historia e policisë politike të regjimit

komunist, 55, Tiranë 2012.

Dervishi, Kastriot, Historia e shtetit shqiptar: 1912-2005, 55, Tiranë 2006.

Doob, Leonard, ., Propoganda: its Psychology and Technique, Henry Holt and

Company, Ne York, 1935.

Doja, Albert, Përdorimi politik i fesë në rindërtimin e identiteteve: rasti shqiptar,

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2001.

Drakuliç, Slavenka, Vizitë me ciceron në muzeun e komunizmit, ISHM, Tiranë 2011.

Driencourt, Jacques, La propogande, nouvelle force politique, Armand Colin, Paris,

Page 221: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

221

1950.

Duka, Valentina, Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, Tiranë 2007.

Duka, Valentina, Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve, ShBLU, Tiranë

2008.

Efimov, A.I., Mbi gjuhën e propagandistit, Botim i Partisë së Punës së Shqipërisë,

Tiranë 1950.

Ellul, Jacques, Histoire de la propagande, Press Universitaires de France, Paris 1967.

Ellul, Jacques, Propogandes, Economica, Paris, 1990.

Engels, Friedrich, Parimet e Komunizmit, Naim Frashëri, Tiranë, 1972.

Engels, Friedrich, Zhvillimi i Socializmit nga utopia në shkencë, Rilindja, Prishtinë

1980.

Engels, F., Marks, K., Mbi fenë, 8 Nëntori, Tiranë 1979.

Engels, Friedrich, Anti-Dyring, 8 Nëntori, Tiranë 1974.

Faberova, B.P., Propaganda e Teknikës të Sigurimit. Forma dhe Metoda, Stabilimenti

nr.2, Tiranë 1951.

Feraj, Hysamedin, Skicë e mendimit politik shqiptar, Pegi, Tiranë 2006.

Fevziu, Blendi, Enver Hoxha, UET Press, Tiranë, 2011.

Filo, Llambro, Sistemet politike bashkëkohore, institucionet, historia dhe zhvillimet,

Ideart, Tiranë 2007.

Filo, Llambro, Historia për sistemet e qeverisjes, EXTRA, Tiranë 2005.

Filoramo, G., Le vie del sacro, Modernità e religione, Torino 1994.J., Enver Hoxha

dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Instituti i Studimeve ndërkombëtare, Tiranë 2010.

Fischer, Bernd J., Diktatorët e Ballkanit, AIIS, Tiranë 2008.

Fjala e Partisë dhe shtypi ilegal, Botim i 22-të i Muzeut të L.N.C të Gjirokastrës,

Gjirokastër 1971

Friedrich C.J.& Brzezinski Z.K., Totalitarian dictatorship and autocracy, Cambridge:

Harvard University Press, 1956.

Fuga, Artan, Shtigje drejt guvës së gjarprit, Ora, Tiranë 2004.

Fuga, Artan, Majtas jo Djathtas, Ora, Tiranë 2003.

Fuga, Artan, Monolog, Dudaj, Tiranë, 2010.

Gardin, Giacomo, Dhjetë vjet burgimi në Shqipëri(1945-1955), Drita, Ferizaj 1991

Gaspri, Gaspër, Parajsa në shtetin pa Zot, Gjergj Fishta, Lezhë 2012.

Gentile, E., Le religioni della politica. Fra democrazie e totalitarismi, Laterza, Roma-

Bari 2001.

Page 222: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

222

Gentile, E., La democrazia di Dio. Nell’era dell’impero e del terrore, Laterza, Roma-

Bari 2006.

Gjana, Shefqet, Ferri i të gjallëve, Geer, Tiranë 2008.

Gjekmarkaj, Agron; Plasari, Aurel, Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët, Onufri,

Tiranë 2008.

Gjilas, Milovan, Fytyra e Totalitarizmit, Fan Noli, Tiranë 2006.

Gjilas, Milovan, Shoqëri e Papërsosur, Fan Noli, Tiranë 2008.

Glenny, Misha, Histori e Ballkanit: 1804-1999: nacionalizmi, luftërat, Fuqitë e

Mëdha, Toena Tiranë 2007.

Glerzerman, G., Si Ta pregatisim dhe ta zhvillojmë bisedën, Botim i Komitetit

Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë 1949.

Gorelik, B., Agitatori dhe shtypi i murit, Botim i Komitetit Qendror të Partisë së

Punës së Shqipërisë, Tiranë 1949.

Goxha, Fehim, Tragjedia e socializmit shqiptar, Kumi, Tiranë 2004.

Grebnjev, V.A. Pasyra e Shtypit. Botim i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së

Shqipërisë, Tiranë 1950

Gumeni, Daut, Shënime nga Shkolla e Partisë, Dudaj, Tiranë 2012.

Hajati, Marash, Dera e prapme e shtypit, Logoreci, Tiranë 1998

Halliday, Jon, Shqiptari dinak, Shpati, Zyrih 1993.

Hako, Hulusi, Flet Xhon Lok, Emal , Tiranë 2005.

Hako, Hulusi, Feja e parë nën dritën e shkencës, Naim Frashëri, Tiranë 1962.

Hako, Hulusi, Ateizmi Shkencor, Mihal Duri, Tiranë 1983.

Hako, Hulusi, Angjeli, Kristaq, Madhi, Sotiraq, Preza, Bajram, Feja është opium për

popullin, Naim Frashëri, Tiranë 1964.

Hako, Hulusi, Anti-Zot: mbi standardet optimale të statusit të Bashkësive fetare në

demokracinë moderne, Uegen, Tiranë 2013.

Hako, Hulusi, Aspekte të identitetit kombëtar mbi idenë shqiptare "Tjetër është

kombësia, tjetër feja", IS, Tiranë 2012.

Hako, Hulusi, Akuzojmë fenë, Naim Frashëri, Tiranë 1973.

Hempel, Carl, Eléments d'Epistémologie, A.Colin, Paris 1972.Hobsbam, Eric, Epoka e ekstremeve. I rrëmbyeri shekull i njëzetë 1914-1991, CEU

Press, Tiranë 1997.

Holmes, Leslie, Politics in the Communist orld, Oxford University Press, Oxford

1990.

Page 223: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

223

Hoxha, Astrit, Edukimi ideopolitik i nxënësve nëpërmjet aksioneve dhe iniciativave

revolucionare, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë 1972.

Hoxha, Çelo, Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri 1944 - 1948, Instituti i

Studimit të krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, est Print, Tiranë, 2013.

Hoxha, Enver, Raporte e fjalime 1967 – 1968, Naim Frashëri, Tiranë 1969.

Hoxha, Enver, Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit, Naim Frashëri,

Tiranë 1969.

Hoxha, Enver, Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re, 8 Nëntori, Tiranë 1984.

Hoxha, Enver, Është nder i madh të jesh korrepondent vullnetar i shtypit dhe i radios,

Lushnjë 1967.

Hoxha, Enver, Mes njerëzve të thjeshtë, 8 Nëntori, Tiranë 1984.

Hoxha, Enver, Vepra 24, Mihal Duri, Tiranë 1977.

Hoxha, Enver, Vepra 31, 8 Nëntori, Tiranë 1980.

Hoxha, Enver, Vepra 35, 8 Nëntori, Tiranë 1982.

Hoxha, Enver, Vepra 36, 8 Nëntori, Tiranë 1982.

Hoxha, Enver, Vepra 37, 8 Nëntori, Tiranë 1982.

Hoxha, Enver, Vepra 38, 8 Nëntori, Tiranë 1983.

Hoxha, Enver, Vepra 39, 8 Nëntori, Tiranë 1983.

Hoxha, Enver, Vepra 40, 8 Nëntori, Tiranë 1983.

Hoxha, Enver, Imperializmi dhe Revolucioni, 8 Nëntori, Tiranë 1978.

Hoxha, Liljana, Pushtimi i brendshëm, Konica Color, Tiranë 2012.

Hummel, illiam Castle, Huntress, Keith, The analyzis of propoganda, Dryden Press,

Ne York 1949.

Hysi, Shyqyri, Histori e komuniteteve fetare shqiptare, Mësonjëtorja, Tiranë 2006.

Imperatori S.I, Mario, Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste,

Shkodër 1945-1946, Qëndra Botuese Shoqata e Jezuitëve, Shkodër 2008.

Inglehart, Ronald, (2000), Modernization, Cultural change and the Persistence of Traditional

Values, American Sociological Revie, Vol. 65 (February ; 19-51).

Inkeles, Alex, L`opinion publique en Russie Sovietique, Les îles d`or, Paris, 1958.

Jacques, Edin, Shqiptarët (Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e

sotme), Kartë e Pendë, Tiranë 1995.

Jubani, Dom Simon, Mesha e parë, Camaj-Pipa, Shkodër, 2000.

Jubani, Dom Simon, Burgjet e mia, Shkodra nr.2, Shkodër, 2001.

Kadare, Ismail, Identiteti evropian i shqiptareve, Onufri, Tiranë 2006.

Page 224: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

224

Kalinin, M. I., Mbi agjitacionin politik, Ndërmarrja Shtetnore e Botimeve dhe

Shpërndarjes, Tiranë 1949.

Kati, Fabian, Formësimi i kujtesës kolektive, UET Press, Tiranë 2015

Kambo, Enriketa, Zhvillimi i Revolucionit Kulturor në Shqipëri gjatë viteve 1944–

1948, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1982.

Kasoruhu, Amik, Një ankth gjysëm shekullor, Çabej, Tiranë 1996.

Kasoruho, Amik, Shqipëria, ankthi dhe ëndrra, UET Press, Tiranë 2012.

Katz, Daniel, Public opinion and propoganda, Dryden Press, Neë York, 1954.

Kocani, Aleksandër, Një qasje plotësuese epistemologjike në metodologjinë e kërkimit

të shkencave sociale, AU Press, Tiranë 2013.

Kocani, Aleksandër, Hyrje në Epistemologji, Shblu, Tiranë 2005

Koka, Viron, Ideologjia reaksionare e klerit në vitet 30-të të shekullit 20-të, Naim

Frashëri, Tiranë 1969.

Kolonjari, Kreshnik, Komunizmi për Shqipërinë, Gjergj Fishta, Tiranë 1994.

Kollonickij, P., Marsizëm – Leninizmi mbi fenë, Komiteti i arteve dhe i kulturës,

Tiranë 1951.

Kolonjari, Kreshnik, Komunizmi për Shqipërinë: Analizë e strukturës dhe organizimit

ekonomik e shoqëror komunist që u aplikua në Shqipëri, Tiranë 1994.

Krasniqi, Afrim, Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008, Ufo University Press,

Tiranë 2009.

Larence C. Mayer, John H. Burnett, Politikat Krahasuese kombet dhe teoritë në një

botë që ndryshon, Ora, Tiranë 2003.

Lassell, Harold, Political and psycholigical arfare, in Effective propoganda, conditon

and evaluation, G.. Steart, Ne York 1952.

Lee, Alfred Mçlung, Ho to understand propoganda, Rienhart and Company, Ne York,

1952.

Le Bon, Gustav, Psikologjia e popujve dhe e turmave, Fan Noli, Tiranë 2008.

Lefort, Claude, Demokracia dhe Totalitarizmi, Dukagjini, Pejë 1994.

Lefort, Claude, The political forms of modern society, Massachusetts: MIT Press,

Cambrige, 1986.

Leci, Elmas, Krime në kohën e komunizmit, Instituti i Studimit të Problemeve të

Sigurisë dhe Mbrojtjes, Tiranë 2007.

Leka, Sami, Biseda mbi fenë dhe dijen, Naim Frashëri, Tiranë 1970.

Page 225: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

225

Lepuri, Dhimitër; Buzi Aristidh, Feja-Opium për popullin (Mbrëmje tematike),

Sarandë 1969.

Llukani, Andrea, Kisha në diktaturë, Trifon Xhagjika Tiranë 2012.

Ljarja, Nertila, Kisha katolike dhe shteti komunist në Shqipëri: 1944-1990:

monografi, Gjergj Fishta, Lezhë 2012.

Lubonja, Fatos, Ridënimi, Përpjekja, Tiranë 1997.

Lubonja, Fatos, Në vitin e shtatëmbëdhjetë: Ditar Burgu: 1990-1991, Marin Barleti,

Tiranë 1994.

Malltezi, Luan, Terrori komunist në Shqipëri, Graphic Line-01, Tiranë 2012.

Martini, Viktor, Dëshmoj (unë, hija dhe vuajtja), Camaj-Pipa, Shkodër 1999.

McLean, Ian, Fjalori politik i Oksfordit, Shtëpia e librit dhe e komunikimit, Tiranë 2001.

Merdani, Arlinda, Marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri, Onufri, Tiranë 2014.

Merton, Robert, K., Mass persuasion, Harper and brothers, Ne York, 1946.

Mçauley, Mary, Communist Poer in Europe 1944–1949, MacMillan, London 1977.

Miller, David (botues), POPPER Vepra të zgjedhura, Soros&Afërdita, Tiranë 2001.

Minxhozi, Ymer, 35 vjet Shqipëri Socialiste, 8 Nëntori, Tiranë 1979.

Miotto, Antonio, Folla e propaganda, in “Psicologia e vita contemporanea”, Romë

1952.

Mustafaj, Besnik, Bishti i kometës, Toena, Tiranë 2014.

Musta, Agim, Gjëmat e komunizmit në Shqipëri, Geer, Tiranë 2001.

Muzeu Historik Kombëtar, Terrori Komunist në Shipëri, Graphic Line, Tiranë 2012

Nano, Mustafa, Pax Albanica, Saras, Tiranë 2014.

Neman, Michael, Socializmi: një hyrje e shkurtër, Ideart, Tiranë 2007.

Ndoja, Leka, Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri: (1944-

1990), Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit; ëeso, Tiranë 2013.

Ngjela, Spartak, Përkulja dhe Rënia e Tiranisë Shqiptare 1957-2010, UET Press,

Tiranë 2011.

Nikolla, Albert P., Njeriu i ri shqiptar, Onufri, Tiranë 2012.

Parsons, Talcott, Propoganda and social control, illiam Alanson hite Psychiatric

Foundation, 1942.

Pepa, Pjetër, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, 55, Tiranë 2007.

Pepa, Pjetër, Dosja e Diktaturës, Kumi, Tiranë, 2009.

Peters, .E. Markus, Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996,

Shoqata Jezuite, Tiranë 2010.

Page 226: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

226

Pipa, Arshi, Stalinizmi shqiptar, IKK & Princi, Tiranë 2007.

Pipes, Richard, Komunizmi, Historik i shkurtër, Gjergj Fishta, Tiranë 2002.

Polovina, Ylli, Shqiptarët-diamantët e pagdhendur, Emal, Tiranë 2014.

Plaka, Armand, Shqipëria siç e pamë(Shqipëria moniste në mediat perëndimore 1945-

1990), Kristal, Tiranë 2012.

Pllumi, At Zef, Rrno vetëm për me tregue, Hylli i Dritës, Tiranë 1995.

Pllumi, At Zef, Histori kurrë e shkrueme, 55, Tiranë 2006.

Pol Shanse, Elizabet; Zhan, Shqipëria ose logjika e dëshpërimit, Elena Gjika, Tiranë

2000.

Poliakov, Leon; Cabestan, Jean Pierre, Totalitarizmat e shekullit XX (Një dukuri

historike e kapërcyer), përktheu Viron Koka, Shtëpia e Librit, Tiranë.

Popper, Karl R., The Open society and its enemies, Fifth edition (revised), 1966.

Popper, Karl R., Mjerimi i historicizmit, Soros&Onufri, Tiranë 1997.

Popper, Karl R., La logique de la découvert scientifique, Payot, Paris 1982.

Popper, Karl R., Për filozofinë dhe shkencën, Fan Noli, Tiranë 2009.

Prifti, Peter, Remote Albania: The politics of isolation, Onufri, Tiranë 2000.

Puto, Arben, Demokracia e rrethuar, 8 Nëntori, Tiranë 1990.

Qazimi, Azem, Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm, est Print, Tiranë 2012.

Qendra Shqiptare e Traumës dhe Torturës, Requiem për njeriun e ri komunist, Nr. 6,

QSHRT, Tiranë 2005.

Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, Antologjia e plagëve nën

terrorin komunist, Natyra 2001, Tiranë, 2004.

Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, Antologjia e Krimit

Komunist, QSHRTT, Tiranë 2006.

Qosja, Rexhep, Çështja shqiptare, historia dhe politika, Toena, Tiranë 1998.

Raport, Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë, Çështje të agjitacionit dhe

propagandës. Detyrat e organizatës bazë për punën ideo-politike dhe mbi ndihmën

për propagandistët, Tiranë 1949.

Raport, Dy seminare që dhanë rezultate të mira” (Materiale konkrete nga seminaret

në rrehet Lezhë e Sarandë për luftën kundër mbeturinave fetare e zakoneve

prapanike, Shtëpia qendrore e krijimtarisë popullore, Tiranë 1970.

Repishti, Sami, Nën hijen e Rozafës, Onufri, Tiranë 2004.

Riçardi, A,. Il Vaticano e Mosca: 1940-1990, Laterza, Roma-Bari 1993.

Roçuçi, A., Stalin e il patriarca. La Chiesa ortodossa e il potere soviet’ico, Einaudi,

Page 227: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

227

Torino 2011.

Rothschild, Joseph, Kthim në diversitet (Histori politike e Evropës Lindore dhe

Qendrore nga Lufta e Dytë Botërore e këndej), Onufri, Tiranë 1998.

Sadikaj, Dilaver, Lëvizja për emancipimin e plotë të gruas në vitet 1967-1968,

Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1982.

Sadiku, Xhafer, Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste: 1948-1990, Instituti i

Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, eso, Tiranë 2013.

Saraçi (Mulleti), Fatbardha, Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Instituti i

Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit; est Print, Tiranë 2013.

Schmitt, Oliver Jens & Frantz, Eva Anne, Historia e shqiptarëve. Gjendja dhe

perspektivat e studimit, Përpjekja, Tiranë 2012.

Shilegu, Turhan, Lufta e klasave në Shqipëri (1948 – 1953), Akademia e Shkencave të

RPS të Shqipërisë, Tiranë 1985.

Sinani, Shaban, Letërsia në Totalitarizëm dhe “Dossier K”, Naimi, Tiranë 2011.

Simoni, Imzot Zef, Dritat në errësinë:Persekutimi i Kishës në Shqipëri, Tiranë 1994.

Simoni, Imzot Zef, Kishë e ringjallun, Botimet Franceskane, Shkodër 2006.

Skura, Gentiana, Përvojë në ndërtimin identitar shqiptar 1945-2005, Shblu, Tiranë

2011.

Smirnova, Nina, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Ideart, Tiranë 2004.

Sufaj, Femi, Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 1945-1990,

Dita 2000, Tiranë 2014.

Sulstarova, Enis, Ligjërimi Nacionalist në Shqipëri, Afërdita, Tiranë 2003.

Shehu, Bashkim, Vjeshta e Ankthit, Gjon Buzuku, Prishtinë 1997.

Shehu, Bashkim, Loja shembja e qiellit, Toena, Tiranë 2013.

Shehu, Bashkim, Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve, Toena, Tiranë 2015.

Shitarev, G., Eksperienca e agjitacionit politik midis popullsisë nëpër qendrat e

banimit, Ndërmarrja Shtetënore e Botimeve dhe Shpërndarjes, Tiranë 1949.

Talo, J., Feja përçuese e padijes dhe e paragjykimeve, FDSh, Tiranë 1970.

Tarifa, Sevo, Indiferentizmi – urë kalimi për ideologjinë borgjeze, 8 Nëntori, Tiranë

1975.

Tozaj, Neshat, Thikat, 8 Nëntori, Tiranë 1989.

Tismaneanu, Vladimir, 1989 Fundosja e Utopisë, 55, Tiranë 2011.

Velo, Maks, Esse për Diktaturën Komunistë, 55, Tiranë 2003.

Velo, Maks, Palltoja e burgut, Letrat, Tiranë 1995.

Page 228: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

228

Velo, Maks, Kohë antishenjë, Onufri, Tiranë 2010.

Velo, Maks, Spaçi, 55, Tiranë 2010.

Velo, Maks, Hetimi, 55, Tiranë 2010.

Vickers, Miranda, Shqiptarët. Një histori moderne, Bota Shqiptare, Tiranë 2008.

Villain, J., L'insegnamento sociale della Chiesa, Centro Studi Sociali, Milano 1961.

Zhiti, Visar, Ferri i Çarë, OMSCA-1, Tiranë 2002.

Zhiti, Visar, Rrugët e ferrit, Onufri, Tiranë 2001.

Zhiti, Visar, Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar, Omsca-1, Tiranë 2010.

Zhiti, Visar, Funerali i pafund, Omsca-1, Tiranë 2003.

Zhiti, Visar, Lajmëtarët e vrarë, UET Press, Tiranë 2014.

Zhiti, Visar, Lajmëtarë të Europës, UET Press, Tiranë 2015.

Xhafa, Muharrem, Populli mposht fenë, 8 Nëntori, Tiranë 1978.

Zeçhi, S., Utopia e speranza nell comunismo, Feltrinelli, Milano, 1974.

GAZETA + REVISTA + PERIODIKË

Adriatiku - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Durrësit.

Arsimi Popullor - Organ i Ministrisë së Arsimit të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Bashkimi - Organ Qendror i Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Drita - Organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Fitorja - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Sarandës.

Jehona e Skraparit - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Skraparit.

Jeta e Re - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Shkodrës.

Kastrioti - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Krujës.

Koja Jonë - Organ i Komitetit të Partisë të rrethit të Lezhës.

Kultura Masive - Organ i Shtëpisë Qendrore të Krijimit Popullor.

Kultura Popullore - Organ i Komitetit të Arteve dhe Kulturës.

Kukësi i Ri - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Kukësit.

Kushtrimi - Organ i Komitetit të P.P.SH të rrethit të Beratit.

Letërsia Jonë - Organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.

Luftëtari - Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të RPSH.

Nëntori - Revistë letrare-artistike, Shoqërore-politike.

Në shërbim të Popullit - Organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mësuesi - Organ i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës së RPSSH.

Miqësija - Organ i Shoqërisë së Miqësisë Shqipëri-Bashkimi Sovjetik.

Page 229: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

229

Pararoja - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Gjirokastrës.

Përpara - Organ i Komitetit të Partisë të rrethit të Korçës.

Pionieri - Organ i Komitetit Qendror të BRPSH.

Puna - Organ i Këshillit Qendror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë.

Revista Politike-Ushtarako - Organ i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të RPSH.

Rinia - Organ i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë.

Rruga e Partisë - Organ i Komitetit Qendror të PPSH.

Studenti - Organ i Komitetit të BRPSH të Universitetit Tiranë.

Studenti i Bujqësisë - Organ i Komitetit të BRPSH të Institutit të Lartë Bujqësor të

Tiranës.

Shkenca dhe Jeta - Revistë Tekniko-Shkencore.

Shkendija - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Lushnjës.

Shkumbini - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Elbasanit.

Shqiptarja e Re - Organ i Bashkimit të Grave të Shqipërisë.

Zëri i Popullit - Organ i Komitetit Qendror të PPSH.

Zëri i Rinisë - Organ i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së

Shqipërisë.

Zëri i Vlorës - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Vlorës.

Ushtima e Maleve - Organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Dibrës.

Vatra e Kulturës - Organ i Shtëpisë Qendrore të Krijimit Popullor.

Ylli - Revistë politiko-shoqërore dhe letraro-artistike

KUSHTETUTA + LIGJE + STATUTE

Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë 1946.

Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë 1952.

Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë 1962.

Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 1976.

Dekretin nr.4337 me titull “Mbi abrogimin e disa dekreteve” më 19 nëntor të 1967.

Dekret-ligji nr. 743 “Mbi komunitetet fetare” më 26 nëntor 1946.

Ligji nr. 281 “Për Arsimin në Shqipëri” më 17 gusht 1946.

Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Statuti i Kishës Katolike të Shqipërisë.

Statuti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Statuti i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

Page 230: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

230

INTERVISTA NGA AUTORI I PUNIMIT:

BALLA, Xhemal, Imam i Xhamisë së Selitës 1950-1954, Tiranë, 6 Mars 2015.

BORIÇI, Hamit, Ish-pedagog i Gazetarisë, Tiranë, 14 Prill 2015.

ÇELA, Zija, Shkrimtar, Tiranë 8 Prill 2015.

ÇUPI, Frrok, President i AMAN, Tiranë, 23 Janar 2017.

DERVISHI, Zyhdi, Sociolog, Tiranë, 25 Mars 2015.

HOXHOLLI, Ilir, Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Tiranë, 30 Mars 2015.

KRASNIQI, Afrim, Analist Politik, Tiranë, 05 Janar 2016.

LANI, Remzi, Drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 6 Prill 2015.

LUBONJA, Fatos, Opinionist, Agon-Channel, Tiranë, 10 Mars 2015.

MISHA, Pirro, Drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 31 Mars

2015.

MUSTAFAJ, Besnik, President i Forumit për Aleancë të Qytetërimeve, 12 Mars

2015.

NANO, Mustafa, Opinionist, Tiranë, 24 Mars 2015.

NGJELA, Spartak, Kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Tiranë, 23 Mars 2015.

PEPUSHAJ, Sokol, Klerik Katolik, Famullia Bajzë Malësi e Madhe, Tiranë, 9 Prill

2015.

SHLLAKU, Primo, Studiues, Tiranë, 18 Mars 2015.

SINANI, Gjergj, Pedagog, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale,

Tiranë, 17 Mars 2015.

TREBICKA, Jani, Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale

Shqiptare, Tiranë, 14 Mars 2015.

TUFA, Agron, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të

Komunizmit, Tiranë, 29 Mars 2015.

BURIME ARKIVORE:

Arkivi Qëndror i Shtetit:

Fondi i Partisë së Punës të Shqipërisë, nr. 14

Fondi i Kryeministrisë, nr. 490

Fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, nr. 511

Page 231: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

231

BURIME NGA INTERNETI:

www.kmsh.al

www.vush.al

www.kshk.gov.al

www.orthodoxalbania.org

www.komunitetibektashi.org

www.kishakatolikeshkoder.com

Page 232: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI Ë ... · përgjatë shekullit XX” nga Nina Smirnova, “Ese për diktaturën komuniste” nga Maks Velo, “Shqiptarët”

232

Abstrakt

Roli i mediave në propagandën ateiste në periudhën totalitare

Ky punim ka në qendër një analizë të thelluar të marrëdhënies së shtetit komunist memedian totalitare dhe rolin që kishte shtypi në propagandën ateiste të regjimit komunistshqiptar 1945-1990. Punim doktoral hedh dritë mbi një kohë të errët për historinë eshqiptarëve gjatë kohës së komunizmit, sidomos në vitin e “mbrapshtë” të 1967-ës, kuShqipëria u shpall i vetmi vend ateist në botë. Rëndësia e studimit të fesë në komunizëmqëndron te roli i fesë në shoqëri, dhe te roli që feja ka pasur historikisht në kulturën shqiptare.Qëllimi i këtij punimi është të tregojë mënyrën sesi funksionoi propaganda ateiste nëShqipëri, si u organizua, mjetet, qëllimi, organizimi dhe roli i medias në këtë proces. Kypunim doktoral paraqet mekanizmin shkatërrimtar nëpërmjet të cilit shteti likuidoi klerin,elitën politike, mjetet që ai përdori, kryesisht median dhe rolin e saj kyç në propagandën që ukthye në aksion kombëtar për shkatërrimin e fesë. Punimi i përmbahet idesë se: Lufta e shtetitkomunist kundër fesë në Shqipëri ishte shprehje ideologjike dhe frikë nga pesha e fesë nëjetën shoqërore, se ajo i shërbeu synimit të shndërrimit të ideologjisë marksiste-leniniste në tëvetmen ideologji në shoqërinë shqiptare. Nga hulumtimi, nga faktet, dëshmitë, intervistat, tëdhënat, dhe nga analizat e bëra nga autori dhe nga ato që janë përzgjedhur nga studiues tëtjerë me kontribut në këtë spektër studimor, rezulton se shtypi komunist dha një ndihmesë tëjashtëzakonshëm në shkatërrimin e ideologjisë fetare dhe në ateistizimin e shoqërisë. Punimiarrin në përfundimin se mediat në Shqipërinë totalitare kthehen tërësisht në shërbim të shtetittotalitar. Mediat transmetojnë ato informacione dhe të dhëna që janë në përputhje me parimetideologjike dhe politike të Partisë dhe drejtuesit të Partisë-shtet.

Fjalë kyçe: Propagandë, Media, Ateizëm, Totalitarizëm, Komunizëm, Religjion

This paper is mostly concentrated on an analysis of the relationship betëeen thecommunist state and the totalitarian print media. It also sheds light to the role that the presshad toëard spreading the atheistic propaganda during the Albanian communist regime of1945-1990. This paper sheds light on a dark time of the Albanian history, it is especiallyconcentrated in the "evil" year of 1967 in hich Albania easy proclaimed as the only atheistcountry in the orld. The importance of religion study under communism lies in the role of thatthe religion had in society, and the role that it historically played in the Albanian culture. Theaim of this paper is to sho ho the atheist propaganda orked in Albania, ho it as organized, thetools that ere used, its’ purpose, organization and the role that print media had in this process.This paper presents us the disastrous mechanism through hich the state extinguished theclergy and the political elite. This paper hypothesis is: communists’ ar against religion asused in the aim to become the marxist-leninist ideology the only ideology in Albaniansociety. From facts, evidences, intervies, data, and analysis made by the author and those hichere selected by other researchers ho has contributed to this research spectrum, it turns out thatthe communist press gave an enormous contribution to the destruction of religious ideologyand in society atheism. In conclusion e can say that the media dedicated itself in service ofcommunism. They broadcasted information and data hich ere consistent to the ideologicaland political principles of the Party and the Party-state leader.

Keyords: Propaganda, Media, Atheism, Totalitarianism, Communism, Religion.