republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe shkencËs...

128
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDOR Fusha: SHKENCA SHOQËRORE Lënda: UNË DHE SHOQËRIA Klasat: 1 - 6 Kodi: _______ Koordinatore: Aurora GUXHOLLI Ines TODHE Tiranë, 2012

Upload: others

Post on 03-Sep-2019

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË

PROGRAM LËNDOR

Fusha: SHKENCA SHOQËRORE

Lënda: UNË DHE SHOQËRIA

Klasat: 1 - 6

Kodi: _______

Koordinatore:

Aurora GUXHOLLI

Ines TODHE

Tiranë, 2012

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

2

UNË DHE SHOQËRIA

Grupi i punës:

Neritan CEKA

Zyhdi DERVISHI

Luan MALLTEZI

Mamica THANATI

Merita SHEME

Aurora GUXHOLLI

Ines TODHE

Evis MASTORI

Menduh DERGUTI

Gjergji VANGJELI

Elda LAKO

Arjan SHAHINI

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

3

UNË DHE SHOQËRIA

1. TË PËRGJITHSHME

Programi i lëndës “Unë dhe shoqëria” për arsimin fillor është një dokument zyrtar, pjesë

e paketës së dokumenteve zyrtare të Kurrikulës Kombëtare të Arsimit Bazë. Programi i lëndës

“Unë dhe shoqëria” për arsimin fillor është mbështetur te Korniza Kurrikulare e Arsimit

Parauniversitar, si dhe te Standardet e të Nxënit të Fushës së Shkencave Shoqërore. Zbatimi i

programit të lëndës “Unë dhe shoqëria” për arsimin fillor duhet të zhvillohet duke respektuar

parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore dhe fetare.

1.1 Qëllimi i lëndës

Lënda “Unë dhe shoqëria” u ofron nxënësve mundësi të ndryshme të zhvillojnë

personalitetin, të ndërtojnë marrëdhënie shoqërore të shëndetshme dhe të jenë qytetarë aktivë e të

përgjegjshëm në shoqëri. Kjo lëndë i përgatit nxënësit të analizojnë në mënyrë kritike zhvillimin

e marrëdhënieve shoqërore nga e kaluara në të tashmen, duke nisur nga marrëdhëniet e ngushta

me miqtë e familjarët, deri te ndërvarësia globale e shoqërisë së sotme.

1.2 Struktura e përmbajtjes

Programi i lëndës “Unë dhe shoqëria” përmban njohuritë dhe aftësitë e nevojshme që

duhet të marrin nxënësit në arsimin fillor në fushën e shkencave shoqërore. Ky program i përgatit

nxënësit për të përvetësuar në ciklin pasardhës e më tej kurrikulën e qytetarisë, të edukimit për

sipërmarrje, të historisë dhe gjeografisë.

1.3 Struktura e programit

Programi i lëndës “Unë dhe shoqëria” është i organizuar në tri linja kryesore, të cilat

zbërthehen në nënlinjat përkatëse. Këto tri linja janë: Unë, Unë dhe të tjerët, Unë dhe bota. Në

klasën e pestë dhe të gjashtë, programi pasurohet me linja të reja, të cilat i aftësojnë nxënësit të

njohin e të kuptojnë më mirë jo vetëm veten, komunitetin, Shqipërinë dhe botën përgjatë

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

4

UNË DHE SHOQËRIA

periudhave historike. Për secilën nënlinjë janë përcaktuar objektivat, veprimtaritë e sugjeruara që

shërbejnë për arritjen e këtyre objektivave, si dhe konceptet e termat kyç.

Ky program duhet të përdoret në mënyrë elastike, duke marrë parasysh faktin se zhvillimi

i fëmijëve ndodh ndryshe për secilin në kohë dhe në cilësi. Programi është hartuar në trajtë

spiraleje, ku përmbajtja rimerret nga klasa në klasë, kurse proceset, qasjet dhe informacioni

mund të ndryshojnë sipas nevojave të veçanta të nxënësve dhe fazave të ndryshme të

gatishmërisë për të nxënë.

1.4 Përdoruesit e programit

Programi i lëndës “Unë dhe shoqëria” për arsimin fillor është hartuar për t‟u përdorur në

radhë të parë nga mësuesit e arsimit fillor. Programi, gjithashtu, u shërben autorëve të teksteve

për hartimin e tekstit të lëndës “Unë dhe shoqëria”, si dhe drejtuesve të shkollave dhe gjithë

aktorëve të interesuar për mbarëvajtjen e mësimdhënies në arsim.

2. SYNIMET DHE OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM TË PROGRAMIT

2.1 Synimet e përgjithshme

Programi i lëndës “Unë dhe shoqëria” synon të mbështesë zhvillimin dhe mirëqenien e

nxënësve në tërësi dhe zhvillimin e identitetit vetjak e shoqëror përmes kuptimit të kohës,

hapësirës, ndryshimit dhe vazhdimësisë. Kjo lëndë i nxit nxënësit të kujdesen dhe të respektojnë

veten dhe të tjerët dhe të vlerësojnë dinjitetin e çdo qenieje njerëzore. Përgjatë gjashtë viteve të

arsimit fillor, nxënësit formojnë bazat për një jetë të shëndetshme në të gjitha aspektet, si dhe

aftësohen të bëjnë zgjedhje e të marrin vendime të mirinformuara. Ata aftësohen të shtrojnë

pyetje dhe të gjejnë përgjigje, të vlerësojnë provat, të identifikojnë dhe të analizojnë interpretime

të ndryshme dhe të gjykojnë bazuar në argumente.

Nëpërmjet programit të lëndës “Unë dhe shoqëria” nxënësit kuptojnë rëndësinë e

përgjegjësisë shoqërore dhe të përkushtimit ndaj qytetarisë aktive dhe pjesëmarrëse, si fillesa për

vlerësimin e mënyrës demokratike të jetesës. Programi i lëndës synon të nxitë nxënësit të

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

5

UNË DHE SHOQËRIA

respektojnë të drejtat e njeriut dhe larminë kulturore të shoqërisë. Ata aftësohen të kuptojnë

lidhjet si brenda ashtu dhe ndër periudha e shoqëri të ndryshme, të respektojnë origjinën

historike dhe të kuptojnë dobinë e larmisë etnike dhe kulturore të shoqërisë. Ky program i

inkurajon nxënësit të kuptojnë e të vlerësojnë natyrën e ndërvarur të botës.

Së fundi, programi i lëndës “Unë dhe shoqëria” synon zhvillimin e një sërë aftësish të

domosdoshme për të nxënit gjatë gjithë jetës. Me anë të kuptimit të kronologjisë, nxënësit

aftësohen të kuptojnë vijimësinë e ngjarjeve në të kaluarën dhe marrëdhënien shkak-pasojë. Ata

aftësohen të kuptojnë rolin e kohës në ndryshueshmërinë e njerëzve dhe të shoqërisë, duke

njohur disa nga ndryshimet më të rëndësishme shoqërore, ekonomike dhe politike që kanë

ndodhur deri në ditët e sotme. Me anë të studimit të njerëzve e të shoqërisë përgjatë historisë,

nxënësit pajisen me aftësinë e kërkimit, aftësinë e interpretimit historik, aftësinë e organizimit të

njohurive dhe të komunikimit të tyre në mënyra të ndryshme.

2.2 Objektivat e përgjithshëm

Programi i lëndës “Unë dhe shoqëria” i aftëson nxënësit:

të kenë besim te vetja dhe ta vlerësojnë veten;

të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë;

të kuptojnë seksualitetin e tyre dhe procesin e rritjes dhe të zhvillimit;

të zhvillojnë aftësitë e komunikimit, të bashkëpunimit dhe të zgjidhjes së konfliktit;

të ndërtojnë marrëdhënie shoqërore mbështetëse;

të kuptojnë vlerën e jetesës së shëndetshme dhe të ndërmarrin sjellje të shëndetshme;

të kuptojnë rëndësinë e sigurisë dhe të dinë të mbrojnë veten dhe të tjerët nga rreziqet

dhe abuzimet;

të marrin vendime, të zgjidhin probleme dhe të ndërmarrin veprimet e duhura në

kontekste të ndryshme;

të jenë të ndërgjegjshëm për ndikimet e ndryshme në zgjedhjet dhe vendimet e tyre;

të nisin të identifikojnë, të shqyrtojnë dhe të vlerësojnë vlerat dhe qëndrimet e

individëve dhe të shoqërisë dhe të dallojnë ndikimin e tyre te zgjedhjet dhe vendimet që

marrin;

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

6

UNË DHE SHOQËRIA

të zhvillojnë disa nga aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë në grupe të ndryshme dhe

në shoqëri;

të kuptojnë se informacioni historik përbëhet nga interpretimet e historianëve, të cilat

mund të ndryshojnë për shkak të burimeve të reja ose metodave të reja shkencore;

të njohin disa nga të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve;

të njohin disa nga të drejtat e njeriut dhe përgjegjësitë që burojnë prej tyre;

të nisin të kuptojnë dimensionet e identitetit, si ai vetjak, vendor, kombëtar, evropian

dhe botëror;

të njohin natyrën dhe konceptet themelore të njohurive historike;

të vlerësojnë dhe të respektojnë larminë në shoqëri, si dhe kontributin e kulturave dhe

grupeve të ndryshme fetare e shoqërore;

të njohin rrënjët e tyre dhe të familjes së tyre;

të njohin ndryshimet në historinë e familjeve të tyre ose të komunitetit ku jetojnë;

të përshkruajnë disa nga ndryshimet që kanë pasur ndikim thelbësor në jetën njerëzore;

të njohin ngjarje të rëndësishme historike të zonës dhe të vendit të tyre;

të mësojnë të identifikojnë vazhdimësinë dhe ndryshimin e njerëzve dhe ngjarjeve të

ndryshme;

të kuptojnë organizimin kronologjik të historisë;

të ndërtojnë linjën e kohës, duke vendosur në të periudhat dhe ngjarjet e rëndësishme

historike;

të përdorin saktë konceptet: parahistori, histori, antikitet, mesjetë;

të dallojnë gamën e burimeve historike dhe të informacionit, si: dokumentet, burimet e

shtypura, historinë gojore, mediet e ndryshme, pikturat, muzetë, galeritë, fotografitë,

muzikën dhe internetin, si baza për studimin dhe përshkrimin e një ngjarjeje historike;

të njohin evolucionin e shoqërisë njerëzore nga epoka parahistorike në epokën

historike, zhvillimet e qytetërimeve në brigjet e lumenjve dhe qytetërimet në brigjet e

deteve mesdhetare, për të kuptuar lidhjen midis këtyre qytetërimeve dhe vazhdimësinë

e tyre në të ardhmen;

të përshkruajnë kushtet, etapat dhe tiparet ekonomike, shoqërore, politike, kulturore,

materiale e shpirtërore, mënyrat e jetesës e të zhvillimit të qytetërimeve antike, si dhe

ndikimin e këtyre qytetërimeve te njëri-tjetri, vlerat e tyre në qytetërimet e sotme;

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

7

UNË DHE SHOQËRIA

të pajisen me njohuri dhe shprehi për shoqëritë në lashtësi, duke evidentuar tiparet e

përbashkëta dhe veçantitë e tyre, si dhe rolin dhe rëndësinë që ato kanë në zhvillimet e

mëvonshme historike;

të kuptojnë kalimin nga qytetërimet në lashtësi në qytetërimet mesjetare, duke dalluar

lidhjen ndërmjet këtyre qytetërimeve;

të shpjegojnë etapat kryesore nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi i shoqërisë mesjetare dhe

qytetërimet në mesjetë, tipologjinë e këtij qytetërimi, i njohur ndryshe si “epoka e errët”

e qytetërimit botëror;

të përshkruajnë mënyrat e jetesës, botën materiale, mënyrën e organizmit ekonomik,

politik dhe kulturor, si dhe botën shpirtërore të këtyre qytetërimeve për të kuptuar

lidhjen midis këtyre qytetërimeve dhe vazhdimësinë e tyre në të ardhmen;

të nisin të vlerësojnë rëndësinë e drejtësisë shoqërore dhe të vlerave që lidhen me të, si

e vërteta dhe paqja.

3. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT

3.1 Objektivat e programit

Çdo linjë dhe nënlinjë e programit zbërthehet në objektivat përkatës. Objektivat

përcaktojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që duhet të fitojë çdo nxënës në fund të secilës

klasë. Të gjithë nxënësve duhet t‟u jepen mundësi të barabarta për të arritur objektivat në fjalë.

Të gjithë objektivat e të nxënit grupohen në objektiva të:

njohurive, ku nxënësit marrin njohuritë dhe mësojnë konceptet kryesore të shkencave

shoqërore dhe i përdorin ato në kontekste e situata të ndryshme;

aftësive, ku nxënësit zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të menduar në mënyrë kritike,

për të kryer punë kërkimore, për të organizuar, interpretuar dhe komunikuar

informacionin e përftuar, për të zgjidhur probleme të ndryshme, për të menduar në

mënyrë krijuese, për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, për të marrë vendime

të mirinformuara;

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

8

UNË DHE SHOQËRIA

qëndrimeve, ku nxënësit nxiten të formojnë dhe të mbajnë qëndrime individuale dhe në

grup, bazuar në argumente, vlera dhe besime të përftuara gjatë edukimit, për të mirën e

përbashkët të shoqërisë.

3.2 Orët mësimore

Programi i lëndës “Unë dhe shoqëria” zbatohet në 350 orë mësimore përgjatë ciklit fillor të

arsimit parauniversitar. Në klasat 1-3 kjo lëndë zhvillohet me 1 orë mësimore në javë (35 orë në

vit). Në klasat 4-5, lënda zhvillohet me 2 orë në javë (70 orë në vit), kurse në klasën e gjashtë me

3 orë në javë (105 në vit).

Për zbatimin sa më efikas të programit të lëndës “Unë dhe shoqëria” në klasat 1-3,

njohuritë duhet të merren nëpërmjet veprimtarive praktike; në klasat 4-6 afërsisht 60-70% e

orëve mësimore janë në funksion të shtjellimit të njohurive të reja, kurse 40-30% e tyre shërbejnë

për realizimin e veprimtarive praktike dhe përpunimin e njohurive.

Sasia e orëve mësimore për secilën linjë dhe nënlinjë të programit është rekomanduese.

Përdoruesit e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, por janë të lirë ta

ndryshojnë sasinë e orëve të rekomanduara me 10% për secilën linjë.

3.3 Përpunimi i njohurive

Për përpunimin e njohurive mësuesi mund të përdorë teknikat e mëposhtme, në përshtatje me

nevojat e nxënësve:

përsëritje;

testime me shkrim ose me gojë;

projekte kurrikulare dhe ndërkurrikulare;

veprimtari praktike;

ekskursione;

diskutime;

konkurse.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

9

UNË DHE SHOQËRIA

Përpunimi i njohurive duhet të shërbejë jo vetëm për të përforcuar njohuritë e marra gjatë

një periudhe mësimore të caktuar, por edhe si një mundësi për mësuesin për të kuptuar arritjen e

objektivave dhe përshtatshmërinë e metodologjive të përdorura. Mbi të gjitha, përpunimi i

njohurive duhet t‟u shërbejë vetë nxënësve si një mundësi për të vlerësuar arritjet dhe nevojën

për përmirësim.

4. INTEGRIMI DHE LIDHJA NDËRLËNDORE

Integrimi është një aspekt tejet i rëndësishëm, i cili synon zhvillimin e aftësisë për të

transferuar njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e përftuara në këtë lëndë në kontekste të ndryshme

si brenda shkollës (në lëndë dhe veprimtari të tjera brenda shkollës) ashtu dhe jashtë saj (në

situata të ndryshme jetësore). Vetë lënda “Unë dhe shoqëria” është ndërtuar rreth integrimit të

shkencave shoqërore, ku përfshihen: Qytetaria, Historia, Edukimi për sipërmarrje dhe

Gjeografia. Përpos integrimit brenda lëndës, të gjitha linjat dhe nënlinjat e programit kanë një

sërë pikash prerjeje me lëndë të tjera të kurrikulës së arsimit fillor. Konkretisht, lënda “Unë dhe

shoqëria” lidhet ngushtë me fushën e shkencave natyrore, në veçanti me lëndën e biologjisë; me

fushën e arteve, veçanërisht me artin pamor, teatrin dhe muzikën; me fushën e teknologjisë, në

veçanti me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit; me fushën e edukimit fizik dhe

sportet dhe atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

a. Lidhja ndërlëndore me lëndën e biologjisë

Një nga linjat kryesore të lëndës, “Kush jam unë?” i përgatit nxënësit për disa nga

njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që ofrohen edhe nga lënda e biologjisë. Në mënyrë të veçantë,

nënlinjat “Rritja dhe ndryshimi” dhe “Kujdesi për trupin dhe shëndetin” përforcojnë aspektet

shoqërore të temave biologjike, duke synuar t‟i pajisin nxënësit me sjelljet dhe qëndrimet e

duhura për të njohur dhe përballuar në mënyrë sa më të shëndetshme ndryshimet fizike,

intelektuale dhe emocionale që u ndodhin gjatë rritjes, si dhe nxisin zbatimin e njohurive që kanë

të bëjnë me të ushqyerin e shëndetshëm dhe kujdesin ndaj higjienës së trupit, të ushqimeve dhe

të mjedisit ku ata jetojnë e punojnë.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

10

UNË DHE SHOQËRIA

b. Lidhja ndërlëndore me lëndën e edukimit fizik dhe sportet

Nënlinjat “Rritja dhe ndryshimi”, “Kujdesi për trupin dhe shëndetin” dhe “Siguria”,

synojnë të nxisin nxënësit të njohin e të vlerësojnë rëndësinë që ka kryerja e ushtrimeve fizike

për një trup dhe mendje të shëndetshme. Nxënësit mësojnë të luajnë së bashku, duke u kujdesur

për sigurinë e vetes e të të tjerëve, duke respektuar rregullat e lojës, duke e trajtuar njëri-tjetrin në

mënyrë të drejtë e të barabartë. Ata njohin dhe luajnë lojëra të ndryshme të kohëve të sotme dhe

nga e kaluara. Rëndësi e veçantë i kushtohet edhe zbatimit të rregullave të higjienës pas

ushtrimeve fizike, si një nga përgjegjësitë e tyre për veten dhe të tjerët.

c. Lidhja ndërlëndore me fushën e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Një pjesë e madhe e edukimit në lëndën “Unë dhe shoqëria”, arrihet nëpërmjet leximit të

përrallave, tregimeve e poezive të ndryshme. Nxënësit njihen me të shkuarën nëpërmjet leximit

të legjendave dhe baladave të ndryshme, si dhe dallojnë në një tekst letrar informacionin historik.

Gjithashtu, njohin veten dhe të tjerët duke analizuar personazhe e ngjarje të ndryshme historish e

tregimesh. Në klasat më të larta, nxënësve u kërkohet t‟i komunikojnë mendimet, idetë dhe

qëndrimet e tyre, përveçse me anë të fjalës së shprehur me gojë, edhe me anë të të shkruarit.

d. Lidhja ndërlëndore me fushën e arteve

Në lëndën “Unë dhe shoqëria” nxënësit realizojnë një sërë veprimtarish praktike, në të

cilat ata ushtrojnë aftësitë e fituara në lëndët e artit pamor, muzikës dhe teatrit. Nëpërmjet

vizatimeve të ndryshme, aktrimit në pjesë teatrore dhe lojës me role, si dhe mësimit të këngëve e

valleve të ndryshme, nxënësit arrijnë objektivat e lëndës në mënyrë praktike e argëtuese dhe

zhvillojnë aftësitë krijuese.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

11

UNË DHE SHOQËRIA

e. Lidhja ndërlëndore me lëndën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Përdorimi i teknologjisë në përgjithësi dhe, në veçanti, ai i teknologjisë së informacionit,

është mjaft i rëndësishëm për mësimdhënien dhe të nxënit në ditët e sotme. Programi i lëndës

“Unë dhe shoqëria” mund të zbatohet në mënyrë më efikase kur përdoren medie të ndryshme për

gjetjen dhe përcjelljen e informacionit nga ana e mësuesit. Për nxënësit e kësaj moshe,

informacioni që mësuesi duhet t‟u shpjegojë është më i qartë nëse përcillet në mënyrë sa më

konkrete me anë të prezantimeve në programin PowerPoint, shfaqjes së imazheve ose filmave të

ndryshëm me anë të projektorit ose videos, shfaqja e globit në Google me anë të internetit etj.

Sugjerohet që mësuesi të përdorë internetin si burim informacioni për plotësimin ose pasurimin e

kurrikulës.

5. METODOLOGJITË E MËSIMDHËNIES

Metodologjia e zbatimit në klasë të programit të lëndës “Unë dhe shoqëria” luan rol

thelbësor për përmbushjen e synimeve të këtij programi. Të nxënit në këtë lëndë mund të

realizohet vetëm me anë të pjesëmarrjes aktive të nxënësve në procesin e të nxënit, në mënyrë që

ata të kuptojnë, të përbrendësojnë, të vlerësojnë e të përdorin përmbajtjen e synuar për të

ndërtuar mbi të njohuri e aftësi të reja në situata të ndryshme me të cilat do të përballen në të

ardhmen. Edhe pse të nxënit në mënyrë të pavarur mbetet i rëndësishëm, po aq rëndësi ka edhe

dhënia e mundësive me anë të metodologjisë së mësimdhënies për të ndërvepruar me njëri-tjetrin

dhe me mjedisin ku jetojnë. Për këtë, shkolla duhet të ofrojë një mjedis mbështetës e

përkujdesës, ku të njihet e të vlerësohet kontributi i secilit nxënës.

Mësuesi duhet të zbatojë në klasë teknika aktive të mësimdhënies dhe të nxënit. Ai duhet

të organizojë aktivitete, të udhëzojë nxënësit për të marrë pjesë në to dhe të mundësojë

pjesëmarrjen aktive dhe kuptimplote të nxënësve. Në këtë mënyrë nxënësit do të zhvillojnë

ndjenjën e përgjegjësisë për të nxënit e tyre, duke formësuar kështu aftësitë e para për të nxënit

gjatë gjithë jetës.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

12

UNË DHE SHOQËRIA

Metodologjitë e mësimdhënies duhet të përcaktohen bazuar sa në objektivat e programit, aq edhe

në nevojat e veçanta të nxënësve. Disa nga metodologjitë e sugjeruara për zbatimin e këtij

programi janë:

lojërat;

teatri ose loja me role;

diskutimet;

përdorimi i medieve të ndryshme, si: video, filma, dokumentarë, interneti, TV;

vrojtimet;

intervistat;

ekskursionet;

vizitat në muze ose vendngjarje historike;

konkurset;

projektet kurrikulare dhe ndërkurrikulare.

Në ndihmë të zbatimit të këtyre metodologjive, në program parashtrohen një sërë

veprimtarish, të cilat i ndihmojnë nxënësit të arrijnë objektivat e programit. Në dallim nga

objektivat, veprimtaritë janë të sugjeruara. Ato mund të pasurohen nga mësuesi sipas nevojave e

mundësive të nxënësve dhe të shkollës.

Gjatë mësimdhënies, mësuesi duhet të tregojë kujdes me përdorimin e koncepteve dhe

termave kryesorë të listuar në këtë program. Ata i vijnë në ndihmë mësuesit për të kuptuar

organizimin dhe ecurinë e njohurive nga linja në linjë dhe nga klasa në klasë. Konceptet dhe

termat nuk janë të nevojshme t‟u mësohen nxënësve si të tilla. Për shembull, nëse në linjën

“Kush jam unë?” mëvetësia e individit është një nga konceptet kryesore që nxënësit duhet të

mësojnë, ata nuk ka pse të dinë përkufizim e këtij koncepti në mënyrë enciklopedike ose ta

përmendin atë gjatë aktiviteteve ose diskutimeve të organizuara në klasë. Nxënësit duhet ta

kuptojnë konceptin hap pas hapi, çka është e mundur vetëm nëpërmjet metodologjisë së

përshtatshme për moshën dhe botëkuptimin e tyre.

Mësuesi duhet të tregojnë kujdes të veçantë që nxënësit të nxiten vazhdimisht të

reflektojnë në mënyrë kritike mbi ecurinë e të nxënit dhe punës së tyre në shkollë dhe të

transferojnë ata çka kanë mësuar në situata jetësore brenda dhe jashtë shkollës.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

13

UNË DHE SHOQËRIA

Mundësia për të marrë pjesë dhe për të përfituar nga përvojat e lëndës “Unë dhe

shoqëria”, ashtu si nga çdo lëndë tjetër në shkollë, duhet t‟u ofrohet të gjithë nxënësve pa

përjashtuar askënd për asnjë shkak. Mësimdhënia duhet të bazohet në interesin më të lartë të

nxënësit dhe duhet të sigurojnë trajtimin e barabartë me dinjitet e respekt të gjithsecilit.

5.1 Mjetet mësimore

Përdorimi i mjeteve mësimore në mësimdhënien dhe procesin e të nxënit në lëndën “Unë

dhe shoqëria” ndihmon në konkretizimin e ideve dhe dukurive, në aplikimin e metodave dhe

strategjive të mësimdhënies, si dhe e bën mësimin më interesant dhe më argëtues për nxënësit.

Përdorimi i suksesshëm i metodave dhe i teknikave të lartpërmendura, nuk mund të realizohet pa

mjetet e nevojshme didaktike, të cilat mund të jenë të llojeve të ndryshme, si: harta historike të

përgjithshme ose tematike, atlase, albume, foto, skica, filma mësimorë, videokaseta, kompjuter,

aparat projektimi, CD, DVD etj.

6. METODAT E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE

Vlerësimi është një aspekt i rëndësishëm i lëndës “Unë dhe shoqëria”. Me anë të

vlerësimit të vazhdueshëm, mësuesi ndjek nga afër ecurinë e nxënësve, si dhe vlerëson se sa të

përshtatshme e të dobishme janë metodat e mësimdhënies që ai përdor. Vlerësimi është një

informacion i rëndësishëm që i shërben nxënësit për të ndjekur ai vetë ecurinë e tij në këtë lëndë,

për të njohur anët e tij të forta dhe vështirësitë që has në këtë lëndë, në mënyrë që të punojë

përkatësisht për përforcimin dhe kapërcimin e tyre. Vlerësimi është një informacion i

rëndësishëm edhe për prindërit, me anë të të cilit ata mund të ndihmojnë më mirë në edukimin e

fëmijëve të tyre.

Vlerësimi i nxënësve duhet të nxjerrë në pah arritjet e tyre, në mënyrë që ata të

inkurajohen të mësojnë me më shumë dëshirë. Ai duhet të konsiderohet si një mjet në ndihmë të

nxënësve, i cili i ndihmon ata të njohin më mirë aftësitë e tyre në të nxënë, të zhvillojnë e të

përdorin talentet dhe aftësitë në mënyra sa më të dobishme.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

14

UNË DHE SHOQËRIA

Me anë të vlerësimit, mësuesi informohet rreth çfarë dhe si po mësojnë nxënësit, çka e

ndihmon atë të planifikojnë mësimdhënien në vijim dhe të përgatisë materiale ose të rishikojë

metodologjinë e mësimdhënies për t‟iu përshtatur nevojave të nxënësve.

Vlerësimi i nxënësve në këtë lëndë duhet të realizohet jo vetëm në vazhdimësi, por edhe

në harmoni me vlerësimin në të gjitha lëndët e tjera, duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave

të vetë shkollës.

Ndikimi i vërtetë i edukimit të nxënësve në këtë lëndë do të vihet re pas shkollës fillore.

Arritja e shumë objektivave të programit varet ngushtësisht nga zhvillimi emocional, intelektual

dhe shoqëror i nxënësve, ndaj dhe ecuria në të nxënë ka ritme të ndryshme nga një nxënës te

tjetri. Po ashtu, vlerësimi i procesit të të menduarit dhe përbrendësimi i vlerave dhe qëndrimeve

nga ana e nxënësve është e vështirë të vlerësohet. Vetë nxënësit duhet të jenë pjesë e procesit të

vlerësimit të arritjeve. Vlerësimi nga ana e mësuesit duhet të marrë në konsideratë edhe aftësinë

e nxënësve për të përcaktuar e arritur objektiva për veten.

Përpos këtyre vështirësive, mësuesi duhet të vlerësojë arritjet e nxënësve sipas programit

të planifikuar në këtë lëndë. Duke qenë se në këtë lëndë përparësi i jepet vlerësimit joformal të

nxënësve, teknikat joformale në vijim sugjerohet të shoqërohen, kur është e domosdoshme dhe e

mundur, edhe me teknika formale, si testimet me shkrim ose me gojë, sidomos në ciklin e dytë të

arsimit fillor, nga klasa e katërt në të gjashtën.

a. Vëzhgimi

Mësuesi vlerëson ecurinë e nxënësve duke i vëzhguar ata gjatë punës individuale ose në grup, si

dhe ndërveprimin e tyre gjatë veprimtarive të ndryshme në klasë dhe në shkollë. Mësuesi

vëzhgon aspekte, të tilla si:

aftësinë e nxënësve për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të bashkëpunuar në

grup;

ndërveprimet e nxënësve me njëri-tjetrin dhe me të rriturit;

cilësinë e prezantimit të punimeve;

interesat, aftësitë ose talentet e veçanta të nxënësve;

pjesëmarrjen dhe interesin që shprehin nxënësit në veprimtari e aktivitete të ndryshme;

përgjegjësinë vetjake dhe shoqërore që shfaqin nxënësit;

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

15

UNË DHE SHOQËRIA

përkushtimin dhe këmbënguljen e nxënësve në kryerjen e detyrave të ndryshme;

nivelin e ndërgjegjësimit të nxënësve për vështirësitë që mund të kenë të tjerët dhe

gatishmërinë për t‟i ndihmuar ata;

pyetjet që shtrojnë nxënësit, përgjigjet dhe sugjerimet që nxënësit u japin pyetjeve të

mësuesit dhe nxënësve të tjerë;

sjellje të caktuara, si: aftësitë drejtuese, niveli i vetëbesimit, qëndrimi ndaj lojës së

drejtë, të shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë e të hapur, gatishmëria për të përballuar

rreziqe, sfida e vështirësi;

pjekurinë fizike dhe emocionale;

aftësinë për të vetëvlerësuar ecurinë në shkollë.

Mësuesi i vëzhgon nxënësit jo vetëm në klasë, por edhe jashtë saj, në aktivitete të

ndryshme shkollore, për shembull gjatë lojës, në festime, në ekskursione etj. Mësuesi mund t‟i

mbajë shënim vëzhgimet për secilin nxënës, në mënyrë që të mund të krijojë një pamje të

përgjithshme të ecurisë së zhvillimit të tyre. Kjo i shërben mësuesit edhe për t‟ia komunikuar

ecurinë e nxënësve prindërve të tyre, ose në raste kur nxënësi ndryshon shkollë, ky lloj vlerësimi

mund të ndahet me mësuesin e ri ose me mësuesit pasues të ciklit në vijim.

Mësuesi ua komunikojnë veçmas vëzhgimet e tyre edhe vetë nxënësve, duke forcuar

lidhjen e ngushtë mësues-nxënës. Vëzhgimi ndihmon sidomos vetë mësuesin, i cili, pasi ka

kuptuar nevojat e veçanta të secilit nxënës, duhet të rishikojë metodologjitë e mësimdhënies, në

mënyrë që ato të lehtësojnë të nxënit e gjithsecilit. Nëse mësuesi vë re nevoja të veçanta në

sjelljen e nxënësve, karakteristike për nxënësit në shkollën e tij, në bashkëpunim me mësuesit e

tjerë dhe drejtuesin e shkollës, mund të vendosë të fokusohet më gjatë në atë aspekt të programit,

i cili ndihmon në përmbushjen e këtyre nevojave.

b. Detyrat dhe testet

Me anë të detyrave të ndryshme që mësuesi u jep nxënësve në klasë, ai arrin të vlerësojë

si procesin e punës, ashtu edhe nivelin e të kuptuarit të njohurive të reja nga ana e nxënësve. Me

anë të detyrave, mësuesi mund të vlerësojë edhe aftësinë e nxënësve për t‟i përdorur dijet e marra

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

16

UNË DHE SHOQËRIA

në situata nga më të ndryshmet. Detyrat në klasë mund të jenë projekte në grup ose punë

individuale.

Një shembull i detyrës në klasë mund të jetë dhënia e një situate, e cila kërkon zgjidhje,

ku nxënësit duhet të marrin një vendim së bashku dhe ta mbrojnë atë. Gjatë punës në grup të

nxënësve, mësuesi vlerëson aftësinë e gjithsecilit për të punuar në grup dhe aftësinë për të marrë

një vendim së bashku. Gjatë kryerjes së kësaj detyre, edhe vetë nxënësit ndërgjegjësohen për

aftësitë e tyre vendimmarrëse dhe për rolin që kanë në procesin e marrjes së vendimeve, duke

mësuar në mënyrë praktike hapat e marrjes së një vendimi. Detyrat në klasë duhet të jenë të tilla

që të mundësojnë si arritjen e objektivave të programit, ashtu edhe vlerësimin nga ana e mësuesit

për nivelin e arritjes së secilit nxënës.

Testet si teknikë vlerësimi rekomandohet të përdoren duke filluar nga klasa e katërt e më

tej, pasi nxënësit të jenë zhdërvjelltësuar në të shkruar dhe të kenë nisur të marrin njohuri të

mirëfillta, të cilat mund të testohen me shkrim. Mësuesi mund t‟i përdorë testet me shkrim në

fund të një linje ose nënlinje si një teknikë vetëvlerësimi nga ana e nxënësve, pra t‟i lejojë ata t‟i

korrigjojnë vetë testet për të reflektuar e për t‟u ndërgjegjësuar mbi aftësitë dhe kufizimet e tyre.

c. Dosja e nxënësit

Duke qenë se lënda “Unë dhe shoqëria” synon aftësimin praktik të nxënësve, sugjerohet

që nxënësit të mbajnë një dosje vetjake me punimet që kryejnë gjatë veprimtarive në klasë. Në

këtë dosje, nxënësit mund të mbledhin anketat e përdorura gjatë një vrojtimi, burimet historike të

përdorura për të kuptuar ndryshimin dhe vazhdimësinë, të tilla si: fotografi, pamje ose skica,

vizatimet e kryera në klasë, listën e objektivave në fillim të vitit, skenarin e shkruar për një pjesë

teatrore, poezi ose tregime mbi tema të caktuara etj.

Dosja është një mjet i rëndësishëm për vetëvlerësimin e nxënësve, si dhe për vlerësimin e

ecurisë së tyre nga ana e prindërve. Kjo dosje mund të përdoret edhe si informacion për ecurinë e

nxënësve për mësuesit e rinj kur ata ndryshojnë shkollë ose për mësuesit e ciklit pasues.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

17

UNË DHE SHOQËRIA

d. Projektet

Projektet i ndihmojnë nxënësit të përqendrohen në një temë të caktuar të programit, për

shembull në njohjen e komunitetit ku ata jetojnë dhe studimin e tij në detaje. Me anë të projektit,

mësuesi vlerëson aftësinë e nxënësve për të mbledhur informacion, për ta përpunuar dhe për ta

prezantuar atë. Puna me projekte mundëson edhe vlerësimin e bashkëpunimit të nxënësve me

njëri-tjetrin gjatë punës grup. Realizimi i një projekti është tregues edhe i përgjegjësisë vetjake

dhe të grupit, si dhe i përkushtimit dhe interesit të secilit nxënës.

e. Paraqitja dhe prezantimi i punimeve

Paraqitja dhe prezantimi i punimeve të ndryshme që nxënësit realizojnë gjatë lëndës “Unë

dhe shoqëria” është për mësuesin tregues i aftësive të tyre për të mbledhur informacion, për ta

përpunuar dhe për ta paraqitur atë. Gjatë paraqitjes dhe prezantimit të punimeve, nxënësit

vlerësohen edhe për shtjellimin e këndvështrimeve të tyre, mbrojtjen e këtyre këndvështrimeve

dhe mbajtjen e qëndrimit vetjak ose në grup ndaj një çështjeje të caktuar. Me anë të kësaj teknike

mund të vlerësohen edhe aftësitë krijuese dhe ato të komunikimit që nxënësit kanë zhvilluar në

shkollë.

Pavarësisht zgjedhjes nga ana e mësuesit të teknikave të vlerësimit, qofshin këto formale

ose joformale, vlerësimi duhet domosdoshmërish të synojë përmirësimin e përvojave të të nxënit

të nxënësve.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

18

UNË DHE SHOQËRIA

7. OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE/NËNLINJAVE

Linja 1. UNË (19 orë)

1.1 Kush jam unë?

1.2 Rritja dhe ndryshimi

1.3 Kujdesi për trupin dhe shëndetin

1.4 Siguria

Linja 2. UNË DHE TË TJERËT(9 orë)

2.1 Unë dhe familja ime

2.2 Unë dhe miqtë e mi

2.3 Unë dhe të tjerët

Linja 3. UNË DHE BOTA(7 orë)

3.1 Shkolla ime

3.2 Jeta në komunitetin tim

KLASA 1

35 javë x 1 orë = 35 orë

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

19

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 1. UNË

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 19 orë mësimore.

Nëpërmjet kësaj linje, nxënësit aftësohen të njohin më mirë veten dhe të kujdesen për të në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur.

Nxënësit mësojnë të jenë më të ndërgjegjshëm për zgjedhjet që bëjnë dhe kuptojnë rëndësinë që gabimet kanë për të mësuarit. Nëpërmjet

konceptit të kohës dhe vazhdimësisë, nxënësit nisin të kuptojnë procesin e rritjes, ndryshimet që sjell rritja, si dhe njihen me disa faktorë

të rritjes së shëndetshme. Ata njihen me disa nga emocionet kryesore dhe kuptojnë lidhjen mes sjelljes dhe emocioneve. Po ashtu

nxënësit nisin të kuptojnë lidhjen ndërmjet kujdesit për trupin me shëndetin, si dhe rëndësinë e kujdesit për higjienën e trupit, të

ushqimeve dhe të mjedisit ku jetojnë. Së fundi, nxënësit aftësohen të kujdesen për sigurinë e tyre duke njohur situatat e rrezikshme,

rregullat e udhëtimit dhe pasojat e mosrespektimit të rregullave të sigurisë.

Nr.

1.1

Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

Kush jam

unë?

(8 orë)

Në përfundim të klasës së parë nxënësit

duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë veten e tyre (moshën,

gjininë, tiparet fizike);

të dallojnë datat dhe ngjarjet e

rëndësishme vetjake, si: mosha,

datëlindja;

të tregojnë dëshirat dhe pëlqimet e tyre;

të identifikojnë dallimet dhe ngjashmëritë

Nxënësit plotësojnë skedën me të

dhënat vetjake.

Nëpërmjet prezantimit, nxënësit

flasin për karakteristikat vetjake.

Nxënësit prezantojnë dhe diskutojnë

për lodrën e tyre të preferuar.

Nxënësit ngjyrosin kafshët ose sendet

e tyre të parapëlqyera (lodrat, mjetet

e shkollës etj.).

Nxënësit demonstrojnë me anë të

Vetja

Moshë

Gjini

Tipare fizike

Datëlindje

Dallime

Ngjashmëri

Dëshira

Pëlqime

E drejta për të pasur

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

20

UNË DHE SHOQËRIA

ndërmjet vetes dhe shokëve të tyre, si për

shembull: moshën, tiparet fizike, dëshirat

dhe pëlqimet;

të njohin të drejtën e fëmijëve për të pasur

një emër;

të kujdesen për sendet vetjake, si:

uniformën, këpucët, çantën, fletoret,

lapsat, librat, vizoren, gomën etj.;

t‟u drejtohen mësuesve, shokëve,

prindërve dhe të afërmeve kur kanë

nevojë për ndihmë;

të kërkojnë sqarime kur nuk kuptojnë

diçka ose kur kanë paqartësi;

të njohin gabimin si pjesë e procesit të të

mësuarit, si për shembull gabimet kur

fillojnë të mësojnë, të shkruajnë, lexojnë,

veprimeve praktike si të bëhen të

pavarur: të lidhin këpucët, të veshin

përparësen, të krehin flokët etj.

Nxënësit dëgjojnë një tregim ose

tregojnë ngjarje nga përvojat e tyre

për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj

sendeve vetjake.

Nxënësit interpretojnë me anë të lojës

me role situata në të cilat ata mësojnë

të kërkojnë ndihmë dhe sqarime.

Nxënësit dëgjojnë tregime, këngë dhe

përvojat e njëri-tjetrit për të njohur

gabimin si pjesë e procesit të të

mësuarit.

një emër

Kujdesi për sendet

vetjake

Përgjegjshmëri

Pavarësi

Ndihmë

Sqarim

Gabim

Procesi i të mësuarit

Zgjedhje

Faktorët që ndikojnë

në zgjedhje

Para

Format e parasë

- monedha

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

21

UNË DHE SHOQËRIA

vizatojnë, luajnë etj.;

të përmendin disa nga zgjedhjet që bëjnë

në jetën e përditshme, si për shembull:

lodrat, shokët, librat, filmat etj.;

të japin të paktën një arsye për zgjedhjet

që bëjnë;

të dallojnë format e parasë (monedhë,

kartëmonedhë);

të tregojnë pse i përdorin ata paratë;

të përmendin një send ose diçka tjetër për

të cilën ata dëshirojnë të kursejnë para;

të dallojnë një vend ku njerëzit i ruajnë

ose i kursejnë paratë.

Nxënësit diskutojnë në grup mbi

situata jetësore kur u duhet të

zgjedhin, si për shembull nëse

zgjedhin të shohin televizor ose të

luajnë duke arsyetuar zgjedhjen e

tyre.

Nxënësit diskutojnë dhe njihen me

persona që fitojnë para (prindërit, të

afërmit etj.) për të kuptuar që të mirat

materiale janë një nga format e

shpërblimit të punës.

Nxënësit organizojnë një panair me

produkte të bëra nga ata vetë (punë

dore, vizatime etj.).

Nxënësit diskutojnë rëndësinë e të

kursyerit të parave për të blerë diçka

që ata pëlqejnë (sende/mjete të

kushtueshme, dhuratë datëlindjeje

për shokun/shoqen etj.).

- kartëmonedha

Funksioni i parasë

Kursim

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

22

UNË DHE SHOQËRIA

1.2 Rritja dhe

ndryshimi

(6 orë)

të dallojnë si kanë ndryshuar dhe si janë

rritur: kur u doli dhëmbi i parë, hapat e

parë, fjalët e para, dita e parë në shkollë,

vendet ku janë rritur;

të ndërtojnë një linjë të thjeshtë kohore

vetjake me fotografi;

të tregojnë sesi loja, dashuria, ushqimi,

ngrohtësia, strehimi, komunikimi,

miqësia, gjumi ndikojnë në rritjen e

shëndetshme;

të përshkruajnë ndryshimet që kanë sjellë

për ta ngjarje e data të rëndësishme të

familjes dhe të fëmijërisë së tyre;

të përshkruajnë emocionet e ndryshme që

kanë përjetuar në ngjarje të rëndësishme

të jetës së tyre, si për shembull: kur lindi

motra ose vëllai, kur ndryshuan

shtëpinë/shkollën/klasën/, kur

gjyshja/gjyshi ose një i afërm ndërroi jetë,

gjatë festimit të datëlindjes, gjatë

pushimeve verore etj.;

Nxënësit vizatojnë veten (kur kanë

qenë foshnje, në datëlindjen e tyre të

parë, në ditën e parë në shkollë dhe

ashtu si janë tani) dhe diskutojnë

ndryshimet që kanë pësuar.

Nëpërmjet figurave ose filmimeve të

ndryshme, nxënësit njohin faktorët

që ndikojnë në rritjen e shëndetshme,

si: loja, dashuria, ushqimi,

ngrohtësia, strehimi, komunikimi,

miqësia, gjumi.

Nxënësit improvizojnë lojë me role

për të treguar përkujdesjen e

nevojshme për rritjen e shëndetshme.

Nxënësit diskutojnë mbi ndryshimet

që kanë përjetuar, të tilla si: kalimi

nga kopshti në shkollë, lindja e

motrës ose vëllait, ndërrimi i

shtëpisë, marrja e një kafshe

shtëpiake, ardhja në shkollë pas

pushimeve.

Ndryshim dhe

vazhdimësi

Kronologji: kohë më

parë, tani, më pas

Vija e jetës

Rritja e shëndetshme

Ndryshim

Emocione

Sjellja sipas

emocioneve

Persona të besuar

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

23

UNË DHE SHOQËRIA

të dallojnë sesi sjellje të caktuara tregojnë

emocione të caktuara;

të identifikojnë personat, të cilëve u

besojnë emocionet e tyre.

Nëpërmjet veprimtarive praktike, si

për shembull: lojërave, gjuhës së

trupit, gjesteve etj., nxënësit

demonstrojnë emocione të

ndryshme:

- dashamirësia: buzëqeshim

puthim, përqafojmë;

- gëzimi: qeshim, rrahim duart;

- inati: qajmë, i themi dikujt që

jemi të inatosur;

- humbja: qajmë, heshtim,

kërkojmë ndihmë;

- mërzitja: heshtim, qajmë,

kërkojmë të na kërkojnë të falur,

kërkojmë të falur;

- lëndimi: mbyllemi në vetvete,

kërkojmë të na kërkojnë të falur.

1.3 Kujdesi për

trupin dhe

shëndetin

(2 orë)

të tregojnë si duhet të kujdesen për trupin

e tyre për të qenë të shëndetshëm;

të kujdesen për higjienën e trupit të tyre;

të kujdesen për higjienën e ushqimeve;

Nxënësit tregojnë kujdesin që duhet

të kenë për trupin dhe shëndetin e

tyre nëpërmjet gjumit dhe çlodhjes

së rregullt, ushqimit të shëndetshëm,

aktivitetit të rregullt fizik, qëndrimit

Kujdesi për trupin

Trup i shëndetshëm

Higjienë

- Higjiena vetjake

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

24

UNË DHE SHOQËRIA

të kujdesen për higjienën e mjedisit

vetjak;

të tregojnë sesi kujdeseshin prindërit kur

ishin të vegjël për higjienën e trupit të

tyre.

të trupit në pozicionin e duhur.

Nxënësit tregojnë kujdes për

higjienën e trupit, të ushqimeve dhe

të mjedisit vetjak nëpërmjet lojës me

role: lajnë duart, lajnë dhëmbët, lajnë

fytyrën, lajnë frutat dhe perimet,

mbajnë pastër bankën, klasën dhe

tavolinën e punës.

Duke pyetur prindërit në shtëpi,

nxënësit mbledhin informacion dhe

diskutojnë në klasë për kujdesin që

tregonin për higjienën e trupit

prindërit e tyre kur ishin të vegjël.

- Higjiena e

ushqimeve

- Higjiena e

mjedisit

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

25

UNË DHE SHOQËRIA

1.4 Siguria

(3 orë)

të dallojnë situata ku vihet në rrezik

siguria e tyre;

të njohin njerëzit përgjegjës për sigurinë e

tyre: familjarët, mësuesit, policët;

të përshkruajnë rregullat e udhëtimit me

këmbë, autobus, makinë (si pasagjer),

biçikletë;

të dallojnë vendet në të cilat luajnë në

mënyrë të sigurt;

të përdorin pajisjet e sigurisë kur luajnë

dhe kur përdorin biçikletën ose patinat, si

për shembull: kaskën, mbrojtëset e

gjunjëve dhe të bërrylave etj.;

të tregojnë disa nga pasojat që mund të

shkaktohen nga moszbatimi i rregullave të

sigurisë në shkollë, shtëpi, lumë, liqen, det

etj., të domosdoshme për sigurinë e tyre

dhe të të tjerëve.

Nëpërmjet përrallave, tregimeve dhe

poezive të ndryshme, nxënësit

dallojnë situata të rrezikshme për ta,

si në rastet kur humbin, mbeten

vetëm, hasin në substanca të

panjohura, bien në kontakt me

energjinë elektrike, qëndrojnë me

njerëz që i bëjnë të ndihen të

pasigurt.

Nxënësit praktikojnë mënyra të

mundshme për të përballuar situata

të pasigurta: flasin me një person të

besuar, njohin dhe përdorin Linjën

Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë

ALO 116.

Nxënësit vizatojnë vijat e bardha,

semaforin, kamerdaret e krahëve,

kaskën, bombolat kundërzjarrit.

Nxënësit dallojnë dhe zgjedhin

pamjen me veprimin e drejtë nga ai i

gabuar.

Situata të rrezikshme

Situata të pasigurta

Persona përgjegjës për

sigurinë

Rregullat e udhëtimit

Pajisjet e sigurisë

Rregullat e sigurisë

Pasagjer

Vijat e bardha

Semafor

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

26

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 2. UNË DHE TË TJERËT

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 9 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të ndërveprojnë me të tjerët, përfshi: miqtë, familjarët dhe anëtarë të tjerë të komunitetit, duke i trajtuar

ata me dinjitet e respekt. Ata njohin anëtarët e familjes, rolin dhe kontributin e secilit në familje, si dhe profesionet e tyre. Ata nxiten të

krijojnë marrëdhënie të mira e të drejta me miqtë e tyre, duke mësuar të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të shmangin sjelljet ngacmuese.

Nxënësit nisin të njohin shkaqet dhe pasojat e konfliktit dhe të mendojnë për zgjidhje të mundshme. Po ashtu, ata nisin të konceptojnë

rolin e kohës dhe vazhdimësinë, duke krahasuar aspekte të jetës familjare në të shkuarën me ato në të tashmen, si dhe të aftësohen në

përdorimin e dëshmive të ndryshme historike.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

2.1 Unë dhe

familja ime

(4 orë)

të njohin të drejtën për të pasur një

familje;

të identifikojnë dhe të flasin për personat

që jetojnë në shtëpinë e tyre (emri,

gjinia, tiparet fizike);

të krahasojnë moshën ndërmjet anëtarëve

të familjes: i vjetër / më i vjetër, i ri / më

i ri;

të dallojnë rolin dhe kontributin e secilit

anëtar në familje;

Nxënësit vizatojnë shtëpinë dhe

anëtarët e shtëpisë së tyre.

Nxënësit sjellin në klasë fotografi të

anëtarëve të familjes dhe i rendisin

ato sipas moshës (nga më i vjetri te

më i riu ose anasjellas).

Nëpërmjet pamjeve të ndryshme,

nxënësit krahasojnë objekte që

përdoreshin në të kaluarën me

objekte që përdoren sot (për

Familje

E drejta për të pasur

një familje

Anëtarët e familjes

Roli i anëtarëve të

familjes

Kontributi në familje

Mosha

- i vjetër/më i vjetër

- i ri/më i ri

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

27

UNË DHE SHOQËRIA

të tregojnë për punët dhe profesionet e

anëtarëve të familjes;

të diskutojnë aspekte të jetës familjare të

njerëzve në të kaluarën: ku jetonin ata,

shtëpitë e tyre, punët që ata bënin, rrobat

dhe ushqimi i tyre, si udhëtonin, lojërat,

kërcimet dhe këngët e tyre;

të krahasojnë mënyrën e jetesës sot me

mënyrën e jetesës në të kaluarën, si për

shembull veshjet sot me ato të gjyshërve.

shembull: qiri, fener, llambë).

Një ditë me gjyshin/en tim/e:

Nxënësit ftojnë një gjysh/e në klasë

dhe ai/ajo iu flet për aspekte të jetës

në të kaluarën. Nxënësit diskutojnë

ndryshimet nga dje në sot.

Nxënësit mbledhin dëshmi të

thjeshta historike nga e kaluara, si:

mjete ose pajisje shtëpiake, mjete

bujqësore, lodra, gazeta, revista,

letra, pulla, kartolina etj., apo

fotografi ose vizatime të këtyre

mjeteve, dhe i krahasojnë me mjetet

e sotme.

Punë

Profesion

Jeta në të kaluarën

Mënyrë jete

Ndryshimet ndërmjet

të kaluarës dhe të

tashmes

2.2 Unë dhe

miqtë e mi

(3 orë)

të tregojnë kuptimin që ka për ta

miqësia;

të tregojnë sesi e ndihmojnë njëri-tjetrin;

të demonstrojnë marrëdhënie të mira dhe

të drejta gjatë lojës në grup;

të dallojnë sjelljen ngacmuese1;

Nxënësit bisedojnë me njëri-tjetrin

dhe tregojnë pse u pëlqen të rrinë

me shokun/shoqen e tyre: kalojnë

kohë bashkë, flasin, luajnë, shëtisin

së bashku, e falin njëri-tjetrin, i

besojnë njëri-tjetrit, janë të

Miqësi

Ndihmë

Marrëdhënie e mirë

Marrëdhënie e drejtë

Sjellje ngacmuese

Ngacmues

1 Me sjellje ngacmuese kuptohet një sjellje e padëshiruar, e përsëritur, agresive, e shfaqur te fëmijët e moshës shkollore, e cila ka në thelb

përdorimin e dhunës fizike ose psikologjike për të dëmtuar dikë tjetër. Sjellja ngacmuese mund të jetë verbale (të thuash ose të shkruash gjëra të

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

28

UNË DHE SHOQËRIA

të identifikojnë se kush përfshihet në

sjelljet ngacmuese (ai që ngacmon, ai që

ngacmohet dhe të pranishmit);

të kuptojnë se sjelljet ngacmuese janë

gjithmonë të këqija;

të gjejnë zgjidhje për situatat kur u

ndodhin ngacmime atyre vetë ose të

tjerëve.

ndjeshëm ndaj përjetimeve të njëri-

tjetrit.

Nëpërmjet pamjeve ose tregimeve të

ndryshme, nxënësit identifikojnë

veprimin ngacmues.

Nxënësit diskutojnë mbi përralla ose

tregime me temë ngacmimin ose

venë në skenë një situatë të

shkaktuar nga sjellja ngacmuese.

I ngacmuar

I pranishëm

Zgjidhje

2.3 Unë dhe të

tjerët

(2 orë)

të trajtojnë shokët e tyre dhe njerëzit e

tjerë me respekt dhe me dinjitet;

të përcaktojnë shkakun e lindjes së një

konflikti;

të dallojnë pasojat e një konflikti;

të parandalojnë dhe të zgjidhin

konfliktin.

Nxënësit improvizojnë në klasë

sjellje që tregojnë respekt për të

tjerët: i thërrasin njerëzit me emrin e

duhur, respektojnë sendet vetjake të

të tjerëve, janë të kujdesshëm dhe të

sjellshëm me të tjerët, përshëndesin,

falënderojnë.

Me anë të një përralle, tregimi ose

loje në role: nxënësit diskutojnë për

mënyrat e parandalimit dhe të

zgjidhjes së një situate konfliktuale:

Respekt

Dinjitet

Mirësjellje

Konflikt

Shkaku/shkaqet e

konfliktit

Pasoja/t e konfliktit

Parandalimi i

konfliktit

Zgjidhja e konfliktit

këqija, të shash, të fyesh, të bësh sarkazëm ose të kërcënosh), fizike (të godasësh, të grushtosh, të shtysh, të pështysh, të vendosësh stërkëmbësha,

të dëmtosh sendet vetjake të tjetrit) ose shoqërore (të injorosh, të përjashtosh, të mënjanosh në mënyrë të qëllimtë, të bësh gjeste të pahijshme).

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

29

UNË DHE SHOQËRIA

dëgjojnë të tjerët, mendohen para se

të përgjigjen, kërkojnë falje dhe

pranojnë falje, hapin rrugë.

LINJA 3. UNË DHE BOTA

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 7 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit njohin shkollën dhe komunitetin ku jetojnë. Ata marrin pjesë në përcaktimin e rregullave të klasës dhe

bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të realizuar detyra ose lojëra të ndryshme. Nëpërmjet burimeve të thjeshta historike, ata mësojnë për

historinë e shkollës dhe të komunitetit të tyre. Nxënësit njohin figura të shquara të komunitetit, si dhe lojërat e festimet tradicionale të

komunitetit të tyre e më gjerë.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

3.1 Shkolla ime

(3 orë)

të njohin historikun e emrit të shkollës;

të njohin figura të shquara të shkollës në

vite;

të marrin pjesë në përcaktimin e

rregullave të klasës;

të bashkëpunojnë me shokët e klasës.

Nxënësit ftojnë në klasë një ish-

nxënës të shkollës (ose kur është e

mundur një personalitet nga fusha të

ndryshme) dhe ai/ajo u flet për

historikun e emrit të shkollës.

Gjatë punës në grupe, nxënësit

respektojnë barazinë gjinore,

trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë të

barabartë dhe respektojnë radhën.

Emri i shkollës

Figura të shquara

Pjesëmarrje

Rregulla

Bashkëpunim

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

30

UNË DHE SHOQËRIA

3.2 Jeta në

komunitetin

tim

(4 orë)

të rendisin fotografi ose pamje të zonës

në të kaluarën dhe në të tashmen, duke i

vendosur ato në linjën e duhur kohore;

të përshkruajnë disa nga tiparet e mjedisit

në zonën e tyre, duke vënë në dukje

ndryshimet që ka pësuar;

të tregojnë histori të thjeshta nga jetët e

njerëzve, të cilët kanë dhënë kontribut në

historinë e komunitetit;

të përshkruajnë lojëra tradicionale,

sidomos ato më të zakonshmet dhe më të

njohurat në zonën e tyre (nga ata dhe

prindërit e tyre), si lojërat festive, lojëra

shtëpie, lojëra të rrugës etj.;

të njohin festat e komunitetit të tyre;

të njohin origjinën dhe traditat e disa

festave të përbashkëta, si festa e Vitit të

Ri, festa e Karnavaleve (festa e

Maskave), festat e 7-8 Marsit, festat e

28-29 Nëntorit etj.

Nxënësit mbledhin fotografi dhe

pamje të zonës së tyre në të

kaluarën dhe në të tashmen dhe i

vendosin sipas linjës së duhur

kohore.

Nxënësit identifikojnë, përmes

fotografive ose ilustrimeve të

ndryshme, ndryshimin e tipareve të

mjedisit, si për shembull: më parë

ka pasur një përrua, i cili tani është

tharë, ka qenë një zonë e shkretë, e

cila tani është pyllëzuar, është

ndërtuar një rrugë etj.

Nxënësit dëgjojnë tregime nga e

kaluara e komunitetit të tyre.

Nxënësit njohin: Gjergj Kastriot

Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail

Qemalin, Vaçe Zelën, Bedri Dedjan,

Odhise Grillon, sportistë të njohur

etj.;

Nxënësit mësojnë lojëra të

ndryshme nga e kaluara dhe vjersha,

Ndryshim dhe

vazhdimësi

Kronologji: kohë më

parë, tani

Linja e kohës

Tipare të mjedisit

Ndryshim dhe

vazhdimësi

Lojë tradicionale

Festat dhe festimet në

të kaluarën

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

31

UNË DHE SHOQËRIA

ose këngë që lidhen me to.

Nxënësit mbledhin objekte që

përdoreshin për lojërat në të

kaluarën.

Nxënësit mësojnë përrallën ose

këngën e Vitit të Ri.

Nxënësit grumbullojnë të dhëna për

festat vendore dhe/ose tradicionale

nëpërmjet fotografive, pikturave,

punimeve artistike, skicave, filmave

artistikë e dokumentarë etj.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

32

UNË DHE SHOQËRIA

Linja 1. UNË (18 orë)

1.1 Kush jam unë?

1.2 Rritja dhe ndryshimi

1.3 Kujdesi për trupin dhe shëndetin

1.4 Siguria

Linja 2. UNË DHE TË TJERËT(9 orë)

2.1 Unë dhe familja ime

2.2 Unë dhe miqtë e mi

2.3 Unë dhe të tjerët

Linja 3. UNË DHE BOTA(8 orë)

3.1 Shkolla ime

3.2 Jeta në komunitetin tim

KLASA 2

35 javë x 1 orë = 35 orë

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

33

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 1. UNË

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 18 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të njohin më mirë veten, duke kuptuar aftësitë, talentet, dëshirat dhe ëndrrat e tyre. Ata mësojnë të shprehen

hapur dhe të respektojnë mendimin e të tjerëve, si dhe të kuptojnë rolin e faktorëve të ndryshëm në vendimet që marrin. Nxënësit kuptojnë se,

ashtu si individët janë sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm nga njëri-tjetri, ashtu edhe rritja është po aq e veçantë për gjithsecilin. Gjithashtu,

ata mësojnë se njerëzit i shprehin në mënyra të ndryshme emocionet dhe i përballojnë ndryshe ndryshimet që pësojnë. Nxënësit njihen me

ciklin e jetës dhe nevojën për kujdes të qenieve të sapolindura. Në këtë linjë, nxënësit kuptojnë se higjiena e vetes dhe e mjedisit është

njëherazi përgjegjësi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Së fundmi, nxënësit aftësohen të luajnë në mënyrë të përgjegjshme për sigurinë e tyre dhe

njohin rrugën, veçoritë e saj dhe disa nga shenjat e qarkullimit rrugor.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma kyçe

1.1 Kush jam

unë?

(6 orë)

Në përfundim të klasës së dytë

nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin të drejtën e fëmijëve për të

pasur një shtetësi;

të dallojnë aftësitë dhe talentet e

tyre;

të tregojnë dëshirat dhe ëndrrat që

kanë për të ardhmen;

të bëjnë dallimin ndërmjet nevojave

dhe dëshirave;

të identifikojnë dallimet dhe

Nxënësit organizojnë një shfaqje

teatrore ose muzikore mbi një

temë të caktuar, ku rolet ndahen

sipas talentit të gjithsecilit.

Nxënësit improvizojnë loje me

role duke aktruar në profesionin

që ju pëlqen të kenë në të

ardhmen.

Nxënësit diskutojnë për produktet

ose shërbimet për të cilat ata kanë

nevojë dhe ku ndryshojnë ato nga

ato që dëshirojnë (shembull:

E drejta për të pasur një

shtetësi

Aftësitë

Talente

Ëndrra

Dëshira

Nevoja

Dallime

Ngjashmëri

Shprehja hapur e mendimit

Respekti për mendimin e

tjetrit

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

34

UNË DHE SHOQËRIA

ngjashmëritë ndërmjet njëri-tjetrit, si

për shembull: tiparet fizike, dëshirat,

pëlqimet, mendimet, aftësitë,

talentet, dëshirat dhe ëndrrat për të

ardhmen etj.;

të dallojnë personat e besuar të

cilëve mund t‟u kërkojë ndihmë në

raste vështirësie, si: prindërit,

gjyshërit, mësuesit;

të shprehin hapur mendimin e tyre

dhe të respektojnë mendimin e të

tjerëve;

të nxjerrë mësim nga gabimet, si për

shembull: gabimet kur shkruajnë,

lexojnë, vizatojnë, luajnë etj.;

të listojnë disa nga vendimet që

marrin në jetën e përditshme;

të japin arsye të thjeshta për

vendimet që marrin.

Dëshiroj të ha shumë çokollata e

pak fruta, por më bën mirë të ha

pak çokollata e shumë fruta).

Nxënësit shprehin hapur

mendimin e tyre në lidhje me

veprimet e një personazhi nga një

tregim ose përrallë.

Nëpërmjet një tregimi nxënësit

diskutojnë pasojat e një gabimi

dhe mësimet e nxjerra.

Nxënësit diskutojnë mbi situata

jetësore, si për shembull: sa orë

televizor shohin në ditë, cilët filma

ose programe shohin dhe cilët jo,

si do t‟i shpenzojnë paratë e

mbledhura etj., dhe dallojnë

faktorët që ndikojnë në marrjen e

një vendimi, si për shembull:

shpenzimi i kohës për të parë

televizor pakëson kohën e lojës.

Gabim

Mësimi nga gabimi

Vendimmarrje

Faktorët që ndikojnë në

marrjen e një vendimi

1.2 Rritja dhe

ndryshimi

të tregojnë ndryshimin që ka pësuar

jeta e tyre nga fëmijëria e hershme

Nxënësit sjellin fotografi të

periudhave të ndryshme moshore

Ndryshime

Kohë

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

35

UNË DHE SHOQËRIA

(6 orë)

deri sot nëpërmjet objekteve të

thjeshta nga e kaluara e tyre, si

fotografi kur kanë qenë të vegjël,

lodrat e tyre të para, veshjet, libri i

parë që kanë lexuar;

të ndërtojnë një linjë të thjeshtë

kohore me sende vetjake;

të dallojnë ndryshimet që pësojnë

gjatë rritjes;

të tregojnë sesi u mësuan të

përballojnë ndryshimet;

të dallojnë se rritja ndodh në mënyra

të ndryshme dhe është e veçantë për

secilin;

të kuptojnë sesi duke u rritur,

shtohen edhe kërkesat, nevojat,

dëshirat dhe përgjegjësitë;

ose sende vetjake që kanë përdorur

më parë (biberon, pupa, lodra,

libra, çanta) dhe i vendosin ato

sipas rendit të caktuar kronologjik

(nga më parë deri më tani).

Duke krahasuar fotografi dhe

kujtime të ndryshme, nxënësit

dallojnë sesi kanë ndryshuar: janë

zgjatur në trup, u është rritur

këmba, kanë njohur shokë të rinj,

kanë mësuar lojëra të reja, janë të

aftë të kuptojnë më shumë, dinë

më shumë gjëra, kanë mësuar të

flasin më rrjedhshëm, janë të aftë

të komunikojnë më qartë, janë më

të aftë në shkollë dhe në lojë.

Nxënësit kryejnë lojë me role për

të treguar përgjegjësitë ndaj vetes

dhe të tjerëve, si për shembull:

përgatitin vetë disa ushqime,

kujdesen për uniformën e shkollës,

ndihmojnë prindërit në shtëpi etj.

Kronologji

Ndryshime gjatë rritjes

Përballimi i ndryshimeve

Kërkesa

Nevoja

Dëshira

Përgjegjësi ndaj vetes

Përgjegjësi ndaj të tjerëve

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

36

UNË DHE SHOQËRIA

të njohin ciklet e jetës: lindja – rritja –

vdekja;

të tregojnë se qeniet e gjalla të

porsalindura (të njerëzve dhe të

kafshëve) kanë nevojë për përkujdesje;

të tregojnë rolin që luan secili anëtar i

familjes në kujdesin e të sapolindurve;

të dallojnë sesi njerëzit i përjetojnë, i

shprehin dhe i përballojnë ndryshe

emocionet;

të zgjedhin mënyrat e duhura të

shprehjes së emocioneve.

Nxënësit kryejnë lojë me role për të

treguar përkujdesjen e nevojshme

ndaj qenieve të gjalla të

porsalindura (të njerëzve dhe të

kafshëve): u japin dashuri, i

ushqejnë, u ndërrojnë pelenat, u

bëjnë banjë, i shpien për kontroll të

vazhdueshëm te mjeku.

Nëpërmjet përvojave vetjake,

nxënësit përshkruajnë kujdesin që

duhet treguar nga të gjithë gjatë

pritjes së lindjes së foshnjave:

kujdesi për dietën, nevoja për

çlodhje, dashuria dhe mbështetja e

anëtarëve të familjes, ndërhyrjet

mjekësore;

Nëpërmjet lojës me role, nxënësit

tregojnë rolin e secilit anëtar të

familjes në përkujdesjen për të

sapolindurit: i japin dashuri, kalojnë

kohë me të, shpenzojnë energji dhe

para, tregojnë durim, dhurojnë ose

Ciklet e jetës:

- lindja

- rritja

- vdekja

Qenie e gjallë

Qenie e sapolindur

Kujdesi për të sapolindurin

Përjetimi i emocioneve

Shprehje e emocioneve

Përballimi i emocioneve

Dallime individuale në

përjetimin, shprehjen dhe

përballimin e emocioneve

Mënyrat e duhura të shprehjes

së emocioneve

Ndryshimi i emocioneve gjatë

rritjes

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

37

UNË DHE SHOQËRIA

ndajnë lodrat, veshjet, librat, i flasin

foshnjës sikur t‟i kuptonte.

Nxënësit praktikojnë mënyrat e

duhura të shprehjes së emocioneve:

-dashuria: shtrëngojmë duart,

përqafohemi;

- zemërata: qajmë, i themi dikujt se

jemi të zemëruar;

- dhimbja: qajmë, rrimë në heshtje,

kërkojmë ndihmë, kërkojmë falje;

- lëndimi: izolohemi, inatosemi,

kërkojmë të na kërkojnë falje.

1.3 Kujdesi për

trupin dhe

shëndetin

(2 orë)

të njohin të drejtën e fëmijëve për

çlodhje dhe argëtim;

të diskutojnë për rëndësinë e higjienës

vetjake dhe pasojat e mungesës së saj

për veten dhe të tjerët;

të diskutojnë për rëndësinë e higjienës

së ushqimeve (larja e frutave dhe

perimeve, prekja e ushqimeve të

papaketuara me doreza) dhe pasojat e

mungesës së saj për shëndetin;

Nëpërmjet veprimtarive konkrete

gjatë gjithë kohës së qëndrimit në

klasë, nxënësit demonstrojë

kujdesin që duhet të kenë për

higjienën e trupit (lajnë duart,

dhëmbët dhe fytyrën, mbajnë pastër

rrobat) dhe të mjedisit që i rrethon.

Nxënësit ftojnë në klasë një mjek

ose infermier dhe diskutojnë sesi ka

ndryshuar kujdesi ndaj higjienës së

E drejta e fëmijëve për

çlodhje dhe argëtim

Higjienë vetjake

Pasojat e mungesës së

higjienës vetjake

Higjiena e ushqimeve

Pasojat e mungesës së

higjienës së ushqimeve

Pastërtia e mjedisit

Pasojat e papastërtisë së

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

38

UNË DHE SHOQËRIA

të diskutojnë për rëndësinë e

pastërtisë së mjedisit ku jetojnë,

mësojnë dhe luajnë (mbajtja pastër e

bankës, klasës, tavolinës së punës,

shtratit, dollapit, parkut të lojërave)

dhe pasojat e mungesës së saj për

veten dhe të tjerët;

të tregojnë se si kujdesi për higjienën

vetjake, higjienën e ushqimeve dhe

pastërtinë e mjedisit ku jetojnë është

përgjegjësi e të gjithëve.

trupit nga dje në sot dhe diskutojnë

disa faktorë të thjeshtë të këtij

ndryshimi.

mjedisit

Përgjegjësia vetjake dhe e

përbashkët ndaj kujdesit për

higjienën

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

39

UNË DHE SHOQËRIA

1.4 Siguria

(4 orë)

të dallojnë sjelljet e rrezikshme për

sigurinë e tyre dhe pasojat e tyre;

të dallojnë situata ku ndihen të

pasigurt;

të dallojnë objekte, të cilat paraqesin

rrezik gjatë lojës;

të vlerësojnë rëndësinë e sjelljes së

përgjegjshme gjatë lojës për sigurinë

e tyre dhe të të tjerëve;

të dallojnë rrugën, kthesat dhe

përdorimet e tyre;

të shpjegojnë kuptimin e disa prej

shenjave të qarkullimit rrugor që ata

njohin dhe të tregojnë nëse ato

gjenden në rrugën e makinës ose të

këmbësorit;

të përmendin ata që mund t‟i

ndihmojnë të kalojnë rrugën.

Nxënësit diskutojnë për pasojat

negative të sjelljeve të rrezikshme,

si: qëndrimi në parvazet e ballkonit

ose dritares, lojërat e reja të

panjohura, pirja ose përdorimi i

substancave, si: alkool, detergjent

dhe substanca të tjera të panjohura,

kontakti me energjinë elektrike dhe

zjarrin etj.

Nxënësit diskutojnë për situatat e

pasigurta si p.sh. kur u ofrojnë

substanca të panjohura.

Nxënësit vizatojnë rrugë, kthesa

dhe disa shenja të qarkullimit

rrugor.

Nxënësit praktikojnë në situata të

simuluara sjellje të sigurta të

përdorimit të biçikletës në rrugë.

Sjellja e rrezikshme

Pasojat e sjelljeve të

rrezikshme

Situatë e pasigurt

Sjellje e përgjegjshme

Rrugë

Kthesa

Shenjat e qarkullimit rrugor

Këmbësor

Personat ndihmës

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

40

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 2. UNË DHE TË TJERËT

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 9 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të njohin e të vlerësojnë mbështetjen dhe kujdesin që anëtarët e familjes tregojnë për njëri-tjetrin dhe vlerat që

ka familja, pavarësisht llojeve të ndryshme të saj. Duke ndërtuar një historik të thjeshtë të familjes, nxënësit aftësohen të përdorin linjën e

kohës dhe të kuptojnë konceptin e ndryshueshmërisë ose të pandryshueshmërisë së aspekteve të ndryshme të jetës nga e shkuara në të tashmen.

Po ashtu, nxënësit aftësohen të shqyrtojnë arsyet për përzgjedhjen e miqve dhe të analizojnë ndikimin e tyre në veprimet që ndërmarrin. Ata

nisin të analizojnë shkaqet dhe pasojat e sjelljes ngacmuese dhe njihen me masat për t‟u mbrojtur prej saj. Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të

vlerësojnë rolin e sjelljes verbale dhe joverbale në komunikim dhe të zgjidhin e të parandalojnë konfliktin.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma kyçe

2.1 Unë dhe

familja ime

(3 orë)

të dallojnë se familjet janë të ndryshme;

të përshkruajnë sesi anëtarët e familjes

ndihmojnë, mbështesin dhe kujdesen

për njëri-tjetrin;

të dallojnë profesionet e ndryshme të

anëtarëve të familjes;

të tregojnë sesi anëtarët e familjes

sigurojnë përmbushjen e nevojave dhe

dëshirave me anë të punës që bëjnë;

të tregojnë se çfarë mësojnë në familje

(njohuri, vlera etj.);

të tregojnë ngjarje dhe data të

rëndësishme të familjes dhe të

Nxënësit vizatojnë (ose plotësojnë

me të dhënat vetjake) pemën e

familjes.

Nxënësit vizatojnë anëtarët e

familjes së tyre dhe diskutojnë për

ndryshimet mes familjeve: me dy

prindër, me një prind, me prindër

adoptues, me ose pa gjyshër dhe

gjyshe, me ose pa motra dhe/ose

vëllezër.

Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin

për profesionet që kanë prindërit e

tyre.

Llojet e familjes

Roli i anëtarëve të familjes

Vlerat e familjes

Profesione

Përmbushja e nevojave dhe e

dëshirave me anë të punës

Koha dhe kronologjia

Ndryshueshmëri

Pandryshueshmëri

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

41

UNË DHE SHOQËRIA

fëmijërisë së tyre, duke i vendosur

ngjarjet në linjën e kohës;

të shqyrtojnë aspekte të jetës së

gjyshërve të tyre, kur ata ishin të rinj:

ku jetonin, shtëpitë e tyre, punën që ata

bënin, rrobat dhe ushqimin e tyre, si

udhëtonin ata, lodrat e tyre, kërcimet

dhe këngët e tyre.

Nxënësit ndërtojnë një pemë

familjare të thjeshtë;

Nxënësit përgatisin makete ose

postera me foto nga e kaluara e

familjes së tyre.

Nxënësit diskutojnë mbi përvojat

vetjake me ngjarje të rëndësishme

familjare, si lindjet, ndërrimi i

shtëpisë, pushimet.

Nxënësit mbledhin, shqyrtojnë dhe

diskutojnë rreth objekteve të

thjeshta, si për shembull: fotografi

të anëtarëve të familjes, objekte të

përdorura nga prindërit, gjyshërit

ose të njohur të tjerë, kur ata ishin

të vegjël, duke vënë në pah

ndryshimin ose

pandryshueshmërinë e tyre me

kalimin e kohës.

2.2 Unë dhe

miqtë e mi

(3 orë)

të përshkruajnë shokët/shoqet e tyre

dhe të tregojnë pse u pëlqen të rrinë me

ta;

Nxënësit diskutojnë sesi mund të

ndikojnë shokët në veprimet dhe

vendimet e tyre, si për shembull: i

Shokë

Përzgjedhja e shokëve

Ndikimi i shokëve

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

42

UNË DHE SHOQËRIA

të dallojnë ndikimin e shokëve/shoqeve

në veprimet dhe vendimet e tyre;

të përshkruajnë sjelljen ngacmuese;

të tregojnë shkaqet dhe pasojat e sjelljes

ngacmuese;

të tregojnë hapat që duhet të ndjekin

dhe personat që duhet të lajmërojnë kur

shohin sjellje ngacmuese.

shtyjnë të hanë shëndetshëm ose jo,

u mbushin mendjen të mos

shoqërohen me një shok/shoqe

klase, duke e lënë këtë vetëm, i

shtyjnë të përdorin fjalë të

pakëndshme, i nxisin ndaj sjelljeve

të rrezikshme, i mbështesin kur

kanë nevojë, i ndihmojnë të

përfundojnë një projekt të vështirë

etj.

Nëpërmjet përvojave vetjake,

tregimeve ose filmave të ndryshëm,

nxënësit përcaktojnë sjelljen

ngacmuese.

Nxënësit diskutojnë pse sjellja

ngacmuese është gjithmonë

negative për të gjithë (si për atë që

ngacmon, për atë që ngacmohet dhe

për të pranishmit).

Nxënësit luajnë lojë me role, ku

interpretojnë hapat që duhet të

ndjekin dhe personat që duhet të

Sjellje ngacmuese

Shkaqet e sjelljes ngacmuese

Pasojat e sjelljes ngacmuese

Mbrojtja nga sjellja

ngacmuese

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

43

UNË DHE SHOQËRIA

lajmërojnë në rast se shohin sjellje

ngacmuese: lajmërojnë

mësuesin/en, drejtuesin e shkollës,

prindin ose këdo të rritur që gjendet

pranë.

2.3 Unë dhe të

tjerët

(3 orë)

të dallojnë sjelljen verbale nga ajo

joverbale;

të vlerësojnë rëndësinë e komunikimit

me të tjerët;

të parandalojnë dhe të zgjidhin

konfliktin duke mësuar të respektojnë

këndvështrimin e të tjerëve, të shprehin

hapur e qartë këndvështrimin e tyre, të

bëjnë kompromis, të kërkojnë falje dhe

të pranojnë falje, të hapin rrugë.

Nxënësit praktikojnë në klasë

sjellje verbale dhe joverbale në

situata të ndryshme, si për

shembull: kur prezantohen me dikë,

shprehin shqetësim ose

vlerësim,falënderojnë, pyesin,

ofrojnë ndihmë etj.

Nxënësit venë në skenë një pjesë

teatrore ku tregojnë se si është e

hijshme t‟i thërrasin njerëzit me

emrin e duhur, të respektojnë

sendet vetjake e të të tjerëve, të jenë

të kujdesshëm dhe të sjellshëm me

të tjerët, të falënderojnë, të

ndihmojnë të moshuarit, të dëgjojnë

me vëmendje, të mendohen para se

të përgjigjen, të japin dhe të

Sjellje verbale

Sjellje joverbale

Komunikim

Parandalimi i konfliktit

Zgjidhje e konfliktit

Këndvështrim

Kompromis

Falje

Hapja rrugë

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

44

UNË DHE SHOQËRIA

pranojnë komplimente, të kërkojnë

dhe të japin miratim, të thonë të

vërtetën.

Nxënësit praktikojnë mënyrat e

parandalimit dhe zgjidhjes së një

situate konfliktuale me anë të një

loje në role.

LINJA 3. UNË DHE BOTA

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 8 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit nisin të dallojnë përkatësinë në grupe të ndryshme shoqërore, siç është shkolla dhe komuniteti. Ata kuptojnë se

pjesëmarrja e gjithsecilit ndihmon në mbarëvajtjen e shkollës dhe të komunitetit dhe është një kontribut me vlerë për të mirën e përbashkët. Në

këtë linjë, nxënësit njihen me larminë kulturore të komunitetit ku jetojnë, dhe rëndësinë e punës vullnetare për situata ose njerëz në nevojë.

Duke marrë informacion historik për komunitetin e tyre, nxënësit mësojnë rreth ndryshimeve që ka pësuar mjedisi natyror dhe ai shoqëror. Në

të njëjtën kohë, nxënësit njihen edhe me kontributin e disa figurave kombëtare në shoqëri.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma kyçe

3.1 Shkolla ime

(3 orë)

të dallojnë përkatësinë në grupe të

ndryshme ku bëjnë pjesë;

të diskutojnë për kontributin e

gjithsecilit në mirëmbajtjen dhe

mbarëvajtjen e shkollës;

të tregojnë rreth ndryshimeve që ka

pësuar mjedisi shkollor;

Nxënësit flasin për rolin e nxënësit,

të mësuesit, drejtuesit, rojës,

punëtores së pastrimit dhe prindit në

shkollë.

Nxënësit sjellin në klasë pamje të

shkollës në të kaluarën dhe në të

tashmen dhe diskutojnë duke

Shkolla si grupim shoqëror

Kontributi në shkollë

Mbarëvajtja e shkollës

Mirëmbajtja e shkollës

Ndryshimet në shkollë

Rregulla

Respektimi i rregullave

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

45

UNË DHE SHOQËRIA

të përcaktojnë dhe të respektojnë

rregullat e klasës;

të vlerësojnë rëndësinë e punës së

përbashkët;

të tregojnë disa mënyra sesi paratë

mund të përdoren për të mirën e

përbashkët.

nxjerrë në pah ndryshimet.

Nxënësit përcaktojnë bashkarish

rregullat e klasës.

Nxënësit punojnë së bashku për t‟u

kujdesur për kopshtin e shkollës së

tyre.

Përmes një tregimi të shkurtër,

nxënësit mësojnë të mbledhin para

për të blerë lule/libra për shkollën e

tyre.

Pjesëmarrje

Puna e përbashkët

3.2 Jeta në

komunitetin

tim

(5 orë)

të dallojnë kulturat e ndryshme në

komunitetin ku jetojnë;

të vlerësojnë kontributet e grupeve të

ndryshme shoqërore në komunitet;

të identifikojnë në komunitetin ku

jetojnë grupe ose individë që kanë

nevoja të veçanta, si për shembull: të

moshuarit, fëmijët romë, fëmijët me

aftësi të kufizuara etj.;

të njohin individët përgjegjës ose

vullnetarët që kujdesen për njerëzit në

nevojë në komunitetin ku jetojnë;

Nxënësit njohin këngët, lojërat,

mitet, legjendat, veshjet, traditat e

zakonet, simbolet etj., të grupeve të

ndryshme shoqërore në

komunitetin ku jetojnë dhe

tregojnë sesi anëtarët e komunitetit

mësojnë nga kultura e njëri-tjetrit.

Nxënësit ftojnë në klasë një

përfaqësues të një prej grupeve në

nevojë në komunitetin e tyre për

t‟u njohur me karakteristikat,

vështirësitë dhe nevojat e këtij

Kulturë

Larmia kulturore

Kontributi i kulturave të

ndryshme

Grup në nevojë

Individ në nevojë

Vullnetar

Ndryshimi dhe vazhdimësi

Peizazhi natyror

Mjedisi i ndërtuar

Figurat e njohura historike

- të komunitetit

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

46

UNË DHE SHOQËRIA

të dallojnë ndryshimin që ka pësuar

zona ku ata jetojnë duke krahasuar

pamje të saj në të kaluarën me ato të

tanishme:

- peizazhi natyror (për shembull:

bimësia, klima etj.);

- mjedisi i ndërtuar (ndërtesat,

vendbanimet)

të krahasojnë jetën e njerëzve në të

kaluarën me jetën e njerëzve sot, duke

vënë në dukje dallimet dhe

ngjashmëritë;

të njohin kontributin e figurave të

shquara kombëtare, si: Gjergj Kastriot

Skënderbeu, Ismail Qemali, Nënë

Tereza etj.

grupi.

Gjatë një ekskursioni, nxënësit

përcaktojnë elemente të mjedisit

vendor, të cilat tregojnë

ndryshimin dhe vazhdimësinë, si

shtëpia ime kur u ndërtua, kur dhe

pse u ndryshua, rrugët më parë dhe

tani, një ndërtesë vendore e vjetër,

kishë, hangar, oborr ferme, stacion

hekurudhor, shkollë, kala e vjetër,

mur, kopsht, mulli, pus, urë etj.

Nxënësit dëgjojnë kujtime të

njerëzve të moshuar për

komunitetin e tyre si ka qenë dhe si

ka ndryshuar, si dhe histori të

njerëzve të shquar të komunitetit.

Nëpërmjet një vizite në muze,

nxënësit dëgjojnë histori të thjeshta

nga jetët e njerëzve, të cilët kanë

dhënë kontribut në historinë

vendore dhe/ose kombëtare

nëpërmjet veprimtarive shkencore,

- të kombit

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

47

UNË DHE SHOQËRIA

teknologjike, kulturore, artistike

etj., si dhe për ata njerëz që kanë

kontribuar në zhvillimet shoqërore

dhe politike.

Nxënësit grumbullojnë të dhëna

për festat vendore dhe/ose

tradicionale nëpërmjet fotografive,

pikturave, punimeve artistike,

skicave, filmave artistikë e

dokumentarë etj.

Nxënësit dëgjojnë tregime, mite

dhe legjenda nga e kaluara, të cilat

përmbajnë elemente dhe njerëz të

ndryshëm nga e kaluara e

komunitetit ose më gjerë.

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

48

UNË DHE SHOQËRIA

Linja 1. UNË (17 orë)

1.1 Kush jam unë?

1.2 Rritja dhe ndryshimi

1.3 Kujdesi për trupin dhe shëndetin

1.4 Siguria

Linja 2. UNË DHE TË TJERËT(6 orë)

2.1 Unë dhe familja ime

2.2 Unë dhe miqtë e mi

2.3 Unë dhe të tjerët

Linja 3. UNË DHE BOTA(12 orë)

3.1 Shkolla ime

3.2 Jeta në komunitetin tim

3.3 Shoqëria

KLASA 3

35 javë x 1 orë = 35 orë

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

49

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 1. UNË

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 17 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të njohin personalitetin e tyre dhe të caktojnë synime për veten. Ata mësojnë të vlerësojnë rolin e kohës

në përballimin e ndryshimeve dhe të emocioneve të forta. Gjithashtu, ata aftësohen për t‟u sjellë në mënyrë më të pavarur dhe më të

përgjegjshme, në mënyrë që të marrin vendime të mirëmenduara, vetë ose bashkë me të tjerët. Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të mbajnë

përgjegjësi për shëndetin e tyre, duke njohur rëndësinë e një mënyre të ekuilibruar jetese, si dhe personat përgjegjës për kujdesin ndaj

shëndetit. Gjithashtu, nxënësit mësojnë të dallojnë rrezikun imagjinar nga ai i vërtetë dhe të vlerësojnë respektimin e rregullave të

sigurisë për veten dhe për të tjerët. Së fundmi, ata njohin rreziqet në udhëtim dhe sjelljet e duhura si këmbësorë.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

1.1 Kush jam

unë?

(3 orë)

Në përfundim të klasës së tretë nxënësit

duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë tiparet e personalitetit të

tyre;

të dallojnë pëlqimet, dëshirat dhe ëndrrat

e tyre;

të njohin të drejtën e lirisë së shprehjes,

përfshi lirinë për të kërkuar, për të marrë

dhe për të përcjellë informacione dhe ide

të çdo lloji, në formë gojore, të shkruar,

të shtypur ose artistike, ose me çdo mjet

Nxënësit përshkruajnë veten e tyre:

anët e mira dhe ato më pak të mira,

kufizimet, interesat dhe aftësitë, duke

u identifikuar me një personazh

filmash, përrallash ose librash që ata

pëlqejnë.

Nxënësit mbajnë ditar, me anë të të

cilit njohin më mirë pëlqimet,

dëshirat dhe ëndrrat e tyre.

Nxënësit diskutojnë se si duke u

rritur kujdesen më mirë për

uniformën dhe rrobat e tyre, pastrojnë

Tiparet e

personalitetit

Pëlqime

Dëshira

Ëndrra

E drejta e lirisë së

shprehjes

Përgjegjshmëri

Pavarësi

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

50

UNË DHE SHOQËRIA

tjetër të zgjedhur nga vetë ata. e rregullojnë dhomën, kujdesen për të

mbajtur pastër klasën, shprehin hapur

e qartë dëshirat, mendimet, nevojat

dhe ankesat, kursejnë para për të

plotësuar dëshirat e tyre etj.

1.2 Rritja dhe

ndryshimi

(6 orë)

të dallojnë aftësitë dhe interesat e fituara

gjatë viteve të fundit;

të sillen të pavarur dhe të përgjegjshëm

në përballimin e ndryshimeve;

të kuptojnë rëndësinë e kohës për t‟u

përshtatur me ndryshimet;

të dallojnë ndryshimet emocionale që u

kanë ndodhur që prej fëmijërisë deri

tani;

të tregojnë sesi janë zhvilluar nga ana

shpirtërore;

të emërtojnë emocionet me emrin e

duhur;

të dallojnë emocionet e forta dhe të

mësojnë sesi t‟i përballojnë ato duke i

shprehur në mënyrën e duhur;

të dallojnë sesi ndryshojnë emocionet

Nxënësit flasin për aftësitë dhe

interesat që kanë fituar gjatë viteve të

shkollës, të tilla si: lexojnë më

rrjedhshëm dhe në mënyrë të

vetëdijshme, mendojnë më thellë,

miqësohen me shokë të rinj, ndjekin

veprimtari të ndryshme sportive

dhe/ose kulturore, mësojnë gjuhë të

huaja, krijojnë, zgjidhin probleme etj.

Nxënësit kuptojnë sesi ndryshon

sjellja e tyre në situata dhe periudha

të ndryshme, të tilla si: kalimi nga

kopshti/klasa parashkollore në klasën

e parë, ndryshimi i vendbanimit etj.;

Nxënësit aktualizojnë nëpërmjet lojës

me role, situata në të cilat ata

mësojnë të kërkojnë ndihmë: kur

Aftësitë

Interesa

Përballimi i

ndryshimit

Përshtatja me

ndryshimin

Pavarësi

Përgjegjshmëri

Kohë

Emocione

Ndryshime

emocionale

Përballimi i

emocioneve

Shprehje e

emocioneve

Reflektim

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

51

UNË DHE SHOQËRIA

duke u rritur;

të vlerësojnë rëndësinë e reflektimit para

se të veprojnë në situata emocionesh të

forta;

të dallojnë personat e besuar, të cilëve

mund t‟u kërkojnë mendim ose ndihmë

në rast nevoje;

të dallojnë faktorët që ndikojnë në

zgjedhjet dhe vendimet e tyre;

të marrin përsipër përgjegjësinë për të

marrë vendime;

të vlerësojnë nevojën e marrjes së

vendimeve të mirëmenduara;

të vlerësojnë rëndësinë e marrjes së

vendimeve në grup;

të dallojnë sesi me pranimin e

përgjegjësive dhe fitimin e besimit të të

tjerëve shtohen edhe mundësitë për të

zgjedhur.

përballen me ndryshime, kur kërkojnë

sqarime ose kur gjenden përpara një

problemi ose paqartësie.

Nxënësit krahasojnë sesi i përjetonin

emocionet më parë dhe si i përjetojnë

sot, për shembull: Kur isha i vogël

kisha shumë frikë nga ... kurse tani që

jam rritur ..., kur isha i vogël qeshja

shumë me ... kurse tani që jam rritur

..., kur isha i vogël mërzitesha shumë

kur..., kurse tani që jam rritur ...

Nxënësit tregojnë se si kanë

ndryshuar emocionalisht me rritjen,

duke bërë krahasime të natyrës: si

sillesha më parë kur më duhej diçka e

si sillem tani, si sillesha më parë kur

kisha frikë e si sillem tani.

Nxënësit tregojnë sesi tani mendojnë

më gjatë, shpenzojnë më shumë kohë

në qetësi, janë më të ndërgjegjshëm

për veprimet e tyre, përdorin

imagjinatën, ëndërrojnë.

Personat e besuar

Zgjedhje

Vendimmarrja

Vendimet e

mirëmenduara

Vendimet në grup

Pranimi i

përgjegjësive

Fitimi i besimit

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

52

UNË DHE SHOQËRIA

Nxënësit luajnë me role duke

improvizuar shprehjet e duhura

emocionale në raste të tilla si: kur

fitojnë një çmim, kur humbasin në

lojë, kur nuk zgjidhen pjesë e një

skuadre, kur u vjen turp, kur gëzohen,

kur ndihet keq, kur i braktisin, kur i

lëndojnë, kur zemërohen, kur duan

dikë, kur kanë nevojë për ndihmë etj.

Nxënësit përcaktojnë variantin më të

mirë se çfarë dyqani duan të hapin.

Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi

i ndihmon ata të kuptojnë si merren

vendimet në grup dhe sesi ndikojnë

në vendimmarrje faktorë të

ndryshëm, si: ëndrrat dhe dëshirat,

impulset, vlerat dhe besimet, dëshirat

dhe drejtimet e prindërve ose

mësuesve, detyrimet shoqërore,

ndikimi i shokëve dhe i medies etj.,.

Bazuar në përvojat e tyre, nxënësit

diskutojnë sesi të rriturit caktojnë

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

53

UNË DHE SHOQËRIA

kufij për fëmijët, sepse i duan dhe

kujdesen për ta, sepse kujdesen për

sigurinë e tyre dhe se ata dinë sesi të

kujdesen për shëndetin e tyre.

1.3 Kujdesi për

trupin dhe

shëndetin

(4 orë)

të njohin të drejtën e fëmijëve për kujdes

shëndetësor;

të njohin të drejtën e fëmijëve për t‟u

mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe

nga kryerja e çdo lloj pune që paraqet

rreziqe ose që cenon edukimin e tyre, ose

dëmton shëndetin ose zhvillimin e tyre

fizik, mendor, shpirtëror, moral ose

shoqëror;

të vlerësojnë rëndësinë e një mënyre të

ekuilibruar jetese për shëndetin;

të klasifikojnë substancat që përdorin

njerëzit si të dobishme ose të dëmshme,

si për shembull: ushqimet, lëngjet,

alkooli, nikotina, pikat në hundë, spray

për grykën;

të identifikojnë disa nga personat që

kujdesen për shëndetin (mjeku,

Nxënësit tregojnë sesi kujdesen për

shëndetin e tyre: nuk mbajnë veshur

rroba të lagura, i hanë të gjitha vaktet,

hanë ushqim të shëndetshëm, bëjnë

rregullisht ushtrime për trupin dhe

mendjen, kujdesen të ekuilibrojnë

lojën me të mësuarin, ruajnë sytë nga

dielli, mbrojnë lëkurën nga rrezet e

dëmshme të diellit etj.

Një mësues/e fizkulture ose një

punonjës/e nga fusha e shëndetësisë

(pediatër, dietolog) u flet nxënësve

për rëndësinë që ka për shëndetin

energjia e trupit, forma e mirë fizike,

entuziazmi, kujdesi për paraqitjen e

jashtme, të ngrënit e ekuilibruar,

shoqërizimi, mbajtja e trupit drejt etj.

E drejta për kujdes

shëndetësor

E drejta për t‟u

mbrojtur nga

shfrytëzimi

Mënyra e ekuilibruar

e jetesës

Substanca të

dobishme

Substanca të

dëmshme

Higjiena

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

54

UNË DHE SHOQËRIA

infermierja, farmacisti, okulisti,

stomatologu, mjeku i të folurit etj.);

të kujdesen për higjienën e trupit të tyre

dhe të vlerësojnë rëndësinë e saj në

marrëdhëniet shoqërore;

të dallojnë rëndësinë e higjienës për

shëndetin në parandalimin e transmetimit

të baktereve dhe viruseve dhe në

shpërndarjen e infeksioneve dhe

sëmundjeve;

të mbajnë përgjegjësi për shëndetin e

tyre.

1.4 Siguria

(4 orë)

të vlerësojnë rëndësinë që kanë rregullat

në shkollë, në shtëpi dhe në shoqëri për

sigurinë e vetes dhe të të tjerëve;

të dallojnë njerëz, vende e situata që

mund të kërcënojnë sigurinë e tyre;

të dallojnë sende ose substanca në shtëpi

dhe në shkollë, të cilat mund të përbëjnë

rrezik nëse nuk përdoren si duhet;

të dallojnë disa prej rreziqeve të

mundshme për shëndetin dhe sigurinë në

Nxënësit diskutojnë me psikologun e

shkollës situata të ndryshme kur

siguria e tyre mund të kërcënohet nga

persona që i ngacmojnë, gjatë

tubimeve në sheshe, nga persona të

dehur, nga persona që janë në grindje

e sipër me njëri-tjetrin.

Nxënësit diskutojnë sjelljet e duhura

për ruajtjen e shëndetit të tyre, si për

shembull: nuk prekin, nuk u marrin

Rregulla

Siguri

Rrezik

Sjellje e

përgjegjshme

Masat e sigurisë

Rreziku imagjinar

Rreziku i vërtetë

Rreziqet në udhëtim

Rreziqet për

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

55

UNË DHE SHOQËRIA

mjedisin ku jetojnë;

të luajnë në mënyrë të përgjegjshme dhe

të njohin masat e duhura të sigurisë gjatë

lojës;

të bëjnë dallimin ndërmjet rrezikut

imagjinar dhe atij të vërtetë;

të njohin rreziqet në udhëtim dhe të

kuptojnë nevojën për sjellje të

përgjegjshme;

të dallojnë rreziqet e mundshme për

këmbësorët në rrugë dhe të njohin pjesën

e sigurt të rrugës këmbësore në të cilën

duhet të kalojnë;

të dallojnë rrugët e qeta nga ato të

ngarkuara, së bashku me rreziqet në

secilën prej tyre;

të përvetësojnë fjalorin e trafikut dhe ta

përdorin atë si duhet;

erë dhe nuk fusin në gojë substanca të

panjohura, nuk luajnë me substancat e

panjohura, gjithmonë i drejtohen një

të rrituri para se të përdorin një

substancë të caktuar, mësojnë masat e

duhura të ruajtjes së substancave.

Nxënësit shkruajnë tregime të

shkurtra ose vizatojnë rreziqet e

mundshme për shëndetin dhe sigurinë

në mjedisin ku jetojnë, si për

shembull: rreziku nga trafiku, nga

zhurmat, rrezet e dëmshme të diellit

(rrezet ultravjollcë), uji i ndotur,

smogu, tymi i duhanit etj.

Me ndihmën e mësuesit, nxënësit

improvizojnë në klasë ose praktikojnë

në rrugë strategjitë e kalimit të

rrugëve kur janë vetëm.

këmbësorët

Trafiku

Marrëdhënia masë-

distancë në rrugë

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

56

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 2. UNË DHE TË TJERËT

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 6 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të kuptojnë konceptin e përkatësisë në grupe të ndryshme, duke nisur nga përkatësia në familje. Ata

njihen me karakteristikat e mënyrës së jetesës së familjes urbane dhe asaj rurale. Për të ndërtuar marrëdhënie të drejta e të ndershme,

nxënësit aftësohen të dëgjojnë njëri-tjetrin me vëmendje dhe të reflektojnë para se të përgjigjen, duke respektuar këndvështrimet, besimet

dhe vlera e miqve të tyre. Ata, gjithashtu, bëjnë lidhjet mes shkaqeve dhe pasojave të konflikteve në marrëdhëniet njerëzore dhe nisin të

zbatojnë aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

2.1

Unë dhe

familja ime

(2 orë)

të përshkruajnë llojet e ndryshme të

familjes, sipas strukturës, mënyrës së

komunikimit dhe shpenzimit të kohës;

të analizojnë kuptimin e përkatësisë në

familje, duke treguar sesi anëtarët e

familjes e duan, e mbrojnë dhe kujdesen

për njëri-tjetrin;

të njohin të drejtën e fëmijëve për

përkujdesje alternative, si për shembull:

vendosja në një familje, birësimi ose

vendosja në një qendër të përshtatshme

për kujdesin e fëmijëve, në rastet kur

kanë humbur familjen;

Bazuar në përvojat vetjake, filma të

ndryshëm, tregime, fotografi etj.,

nxënësit diskutojnë mënyrën e jetesës

së familjeve në zonat urbane dhe ato

rurale.

Llojet e familjes

Përkatësia në familje

E drejta për

përkujdesje

alternative

Familje urbane

Familje rurale

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

57

UNË DHE SHOQËRIA

të krahasojnë mënyrën e jetesës së

familjeve në zonat urbane me ato rurale.

2.2 Unë dhe

miqtë e mi

(2 orë)

të vlerësojnë nevojën dhe rëndësinë e

shokëve;

të respektojnë dhe të marrin në

konsideratë këndvështrimet, besimet dhe

vlerat e shokëve të tyre;

të jenë të drejtë e të ndershëm në

marrëdhënie me shokët;

të shqyrtojnë mënyra të mundshme sesi

mund të shmangin dhe të përballojnë

sjelljet ngacmuese.

Nxënësit diskutojnë për aspekte të

ndryshme të miqësisë, si: besnikëria,

respekti, komunikimi i hapur, besimi,

mbajtja e premtimeve, falja, zgjidhja e

mosmarrëveshjeve, ndershmëria, anët

që vlerësojnë te njëri-tjetri, arsyet pse

e vlerësojnë shoqërinë e njëri-tjetrit

etj.

Nevoja për shokë

Rëndësia e shokëve

Respekti për

këndvështrimet,

besimet dhe vlerat e

shokëve

Drejtësia dhe

ndershmëria në

marrëdhëniet

shoqërore

Shmangia e sjelljes

ngacmuese

Përballja me sjelljen

ngacmuese

2.3 Unë dhe të

tjerët

(2 orë)

të dëgjojnë me vëmendje dhe të

reflektojnë mbi mendimet e të tjerëve;

të dallojnë shkaqet e konfliktit në situata

të ndryshme, si për shembull: kur e fyejnë

njëri-tjetrin, kur e përqeshin njëri-tjetrin,

kur përdorin nofka etj., dhe pasojat

Me anë të një debati pro dhe kundër

një teme të caktuar, ku nxënësit

mësojnë të dëgjojnë përvojat dhe

mendimet e njëri-tjetrit, reflektojnë

mbi mendimet e ndryshme nga të

tyret, komentojnë rreth

Respekti për

mendimin ndryshe

Shkaqet e konfliktit

Pasojat e konfliktit

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

58

UNË DHE SHOQËRIA

negative të tyre. këndvështrimeve të tyre dhe të të

tjerëve.

LINJA 3. UNË DHE BOTA

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 12 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit përforcojnë ndjenjën e përkatësisë në shkollë dhe në komunitet. Ata vlerësojnë respektimin e kodit të sjelljes në

shkollë dhe të barazisë gjinore, si mënyra për të kontribuar në mbarëvajtjen e marrëdhënieve në grupet e ndryshme shoqërore ku ata

bëjnë pjesë. Ata vlerësojnë marrëdhëniet e mira e të drejta, duke mësuar të tregojnë empati, të respektojnë dallimet dhe të mirëkuptohen

me të tjerët. Po ashtu, në këtë linjë, nxënësit mësojnë për ndryshimet që ka pësuar komuniteti i tyre, si: ndryshimet në popullsi, në

transport etj. Ata njihen me punët që kryejnë njerëzit në komunitetin e tyre dhe dobinë e taksave për ta. Së fundmi, nxënësit mësojnë

simbolet kombëtare, disa nga traditat e festimeve në vendin tonë, disa aspekte të zhvillimit shoqëror, si dhe njohin disa figura të shquara

kombëtare e botërore.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

3.1 Shkolla ime

(2 orë)

të njohin kodin e sjelljes në shkollë;

të diskutojnë për mënyrat e ndryshme që

përdor shkolla për të ushqyer ndjenjën e

përkatësisë;

të shqyrtojnë rolet tradicionale që

trashëgojnë vajzat e djemtë në shkollë për

shkak të gjinisë;

të vlerësojnë kapërcimin e stereotipave

gjinorë për të qenë të barabartë me njëri-

tjetrin, pavarësisht gjinisë.

Nxënësit diskutojnë për rëndësinë e

disiplinës dhe të respektimit të kodit të

sjelljes në shkollë.

Nxënësit festojnë arritjet e individëve,

grupeve dhe skuadrave të ndryshme

brenda shkollës.

Nxënësit punojnë së bashku në

veprimtari të ndryshme ku ndihmojnë

njëri-tjetrin, si për shembull: të arrijnë

synimet që i kanë vënë vetes ose të

Disiplinë

Kodi i sjelljes

Rolet gjinore

Stereotipat gjinorë

Barazia gjinore

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

59

UNË DHE SHOQËRIA

mbledhin para së bashku.

3.2 Jeta në

komunitetin

tim

(4 orë)

të përshkruajnë ndryshimet që kanë

ndodhur në zonën ku jetojnë;

të tregojnë për ndryshimet e numrit dhe të

shpërndarjes së popullsisë në mjedisin ku

jetojnë;

të tregojnë për ndryshimet në transportin

e njerëzve dhe të mallrave;

të vlerësojnë përkatësinë në grupe të

ndryshme;

të vlerësojnë larminë e grupeve dhe

njerëzve në komunitet dhe rëndësinë që

ka respekti, empatia dhe mirëkuptimi

reciprok për jetesën e përbashkët në paqe

dhe në harmoni;

të kuptojnë sesi komuniteti mund të

karakterizohet nga marrëdhënie të drejta

e të ndershme ose jo;

të përshkruajnë si jetojnë dhe si punojnë

njerëzit në komunitetin e tyre;

të listojnë lloje të ndryshme punësh në

komunitet;

Nxënësit diskutojnë me njerëz të

moshuar për objekte, në zonën e tyre,

të llojeve dhe kohërave të ndryshme,

të cilat kanë ndryshuar ose kanë

mbetur të njëjta, si për shembull:

banesat, mobilimi i shtëpive, pajisjet

shtëpiake, shtëpitë e pushimit,

automjetet, spitalet, shërbimet

shëndetësore, shkollat, rrugët,

ndryshimet në shërbime etj.

Nxënësit mbledhin dhe shqyrtojnë

objekte të vjetra. Me anë të medieve të

ndryshme, ata i paraqesin gjetjet duke

i vendosur saktë në linjën e kohës.

Nxënësit diskutojnë me të moshuar

për njerëzit në komunitetin e tyre, si

ka ndryshuar numri i popullsisë (është

rritur apo pakësuar) dhe dendësia e

popullsisë.

Nxënësit diskutojnë me prindërit ose

persona të tjerë si udhëtonin njerëzit

Koha dhe kronologjia

Ndryshimet në

komunitet

Popullsi

Transport

Përkatësia në grup

Larmia e grupit

Rëndësia e respektit,

empatisë dhe

mirëkuptimit reciprok

për jetesën e

përbashkët në paqe

dhe në harmoni

Marrëdhënie të drejta

Marrëdhënie të

ndershme

Puna

Shkëmbimi i parasë

Të mira

Shërbime

Taksa

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

60

UNË DHE SHOQËRIA

të dallojnë rrethanat në të cilat paraja

shkëmbehet me të mira dhe shërbime;

të tregojnë pse taksat janë të nevojshme

për komunitetin.

më parë dhe si udhëtojnë tani, si

transportoheshin mallrat dikur dhe si

transportohen tani.

Nxënësit diskutojnë për rëndësinë e

përkatësisë në grupe, duke treguar sesi

e mbështesin njëri-tjetrin, përcaktojnë

synime të përbashkëta, respektojnë

rregullat demokratike, respektojnë

këndvështrimin e gjithsecilit, kanë të

drejta e përgjegjësi.

Nxënësit diskutojnë për diskriminimin

kundrejt grupeve të ndryshme

shoqërore në komunitetin e tyre. Ata

tregojnë raste të sjelljeve raciste, duke

treguar sesi mund të kapërcehen

stereotipat e ndryshëm për të arritur

barazinë në komunitet.

Nxënësit diskutojnë me një punonjës

të bashkisë ose të komunës, i cili u flet

për punët e ndryshme që kryhen në

komunitetin e tyre. Ata diskutojnë për

mundësitë e ndryshme të punëve që

Taksat

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

61

UNË DHE SHOQËRIA

ekzistojnë në komunitetin e tyre.

Nxënësit diskutojnë pse shteti duhet të

mbledhë taksa për të paguar këto

shërbime. Ata shpjegojnë rëndësinë e

taksave për vetë funksionimin e

komunitetit.

3.3 Shoqëria

(6 orë)

të njohin simbolet kombëtare dhe

origjinën e tyre;

të përshkruajnë origjinën dhe traditat e

disa festimeve në Shqipëri dhe vende të

tjera;

të tregojnë disa festa e festime që

festoheshin në të shkuarën dhe vazhdojnë

të festohen edhe sot;

të tregojnë sesi festimet e përbashkëta

përforcojnë përkatësinë në grup dhe

harmonizojnë jetesën e përbashkët.

Nxënësit diskutojnë me një

përfaqësues të jetës kulturore në

komunitetin e tyre, si për shembull:

një regjisor, aktor, këngëtar, piktor,

shkrimtar etj., i cili u flet për

ceremonitë, tregimet, legjendat,

poezitë, këngët, vallëzimet dhe lojërat

që lidhen me festat dhe festimet në

Shqipëri dhe në vende të tjera.

Nëpërmjet tregimeve, filmave,

fotografive etj., nxënësit diskutojnë

aspekte të zhvillimit në vendin tonë

dhe në botë, si për shembull: zhvillimi

i shtëpive, veshjeve, bujqësisë,

ushqimit dhe mënyrës së gatimit,

teknologjisë, llojeve dhe procedurave

Simbole kombëtare

Origjina e simboleve

Tradita

Festime

Përkatësia në grup

Harmonizimi i jetës

së përbashkët

Zhvillimi

Ndikimi i zhvillimit

Figura të shquara

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

62

UNË DHE SHOQËRIA

të punës, veglave dhe armëve, gjuhës,

kulturës, artit, muzikës, argëtimit e

kohës së lirë, besimit, migrimeve,

emigrimeve etj. Nxënësit nxjerrin në

pah se çfarë ka ndryshuar ose jo nga

këto aspekte të jetës dhe pse.

Nxënësit njihen me disa prej

çështjeve sociale, ekonomike,

shoqërore ose fetare në kohët e lashta,

si për shembull: frika nga murtaja në

qytetet mesjetare.

Duke përdorur burime nga periudha të

ndryshme historike, nxënësit vendosin

në linjën e kohës njerëz dhe ngjarje

historike.

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

63

UNË DHE SHOQËRIA

Linja 1. UNË (20 orë)

1.1 Kush jam unë?

1.2 Rritja dhe ndryshimi

1.3 Kujdesi për trupin dhe shëndetin

1.4 Siguria

Linja 2. UNË DHE TË TJERËT(18 orë)

2.1 Unë dhe familja ime

2.2 Unë dhe miqtë e mi

2.3 Unë dhe të tjerët

Linja 3. UNË DHE BOTA (32 orë)

3.1 Shkolla ime

3.2 Jeta në komunitetin tim

3.3 Shoqëria

KLASA 4

35 javë x 2 orë = 70 orë

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

64

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 1. UNË

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 20 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të analizojnë imazhin që kanë për veten. Ata, gjithashtu, aftësohen të zbatojnë strategji të ndryshme për të

mësuar më mirë, për të përballuar vështirësi e shqetësime, si dhe për të marrë një vendim. Njëkohësisht nxënësit ndërgjegjësohen edhe më

tej për ndërvarësinë në marrëdhëniet shoqërore, si për shembull: duke analizuar ndikimin që kanë të tjerët në vendimmarrjet e tyre.

Nxënësit kuptojnë sesi duke u shtuar pavarësia dhe përgjegjshmëria, ata fitojnë të drejtën për më shumë privatësi. Ata mësojnë të bëjnë

dallimin ndërmjet shpërblimit të menjëhershëm dhe atij të mëvonshëm, të vlerësojnë rolin e dietës së ekuilibruar dhe ngrënies së

përmbajtur për shëndetin dhe të dallojnë faktorët e ndryshëm që ndikojnë në konsumin e produkteve të ndryshme ushqimore. Po ashtu, në

këtë linjë, nxënësit njihen me ndryshimet fizike që pësojnë djemtë dhe vajzat në fillim të pubertetit, si dhe rreziqet e përdorimit të duhanit

dhe alkoolit. Së fundmi, nxënësit në këtë linjë mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe mjetet e komunikacionit.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

1.1 Kush jam

unë?

(4 orë)

Në përfundim të klasës së katërt,

nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë faktorë të ndryshëm që

ndikojnë në imazhin e tyre për veten;

të venë në zbatim strategjitë e duhura

për të ndihmuar veten të mësojnë më

mirë;

të përcaktojnë synime për veten dhe të

përshkruajnë sesi mund t‟i arrijnë ato;

të mësojnë të përshtaten më lehtë me

ndryshimin;

Nxënësit tregojnë sesi ndihen me trupin

e tyre, si i vlerësojnë ata vetë aftësitë që

kanë, si i bëjnë të ndihen komentet e të

tjerëve, si i bëjnë të ndihen imazhet në

media (reklamat në TV, në revista,

personazhe në filma etj.).

Nxënësit hartojnë një plan të thjeshtë

pune, mujor ose vjetor, ku vendosin

objektiva për të arritur synimet e tyre, të

tilla si:

- Çfarë do të arrij deri në fund të

vitit?

Imazhi i vetes

Faktorët që ndikojnë

në imazhin e vetes

Strategjitë e të

mësuarit

Synimet

Përshtatja me

ndryshimin

Të shprehurit qartë dhe

hapur

Konsiderata

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

65

UNË DHE SHOQËRIA

të shprehin qartë dhe hapur mendimet,

ndjenjat dhe idetë e tyre;

të marrin në konsideratë mendimet,

ndjenjat dhe idetë e të tjerëve.

- Si do t‟i arrij synimet e mia?

- Çfarë mundësish kam për t‟i arritur

ato?

Ata vlerësojnë periodikisht progresin e

tyre me mbështetjen e mësuesve dhe

prindërve.

Nxënësit tregojnë ndryshimet që kanë

përjetuar, si për shembull: në rastet kur

nisin një kurs, bëhen pjesë e skuadrave

sportive, krijojnë shoqëri të reja,

ndryshojnë shtëpi etj., dhe mënyrat sesi

u përshtatën me to.

Nxënësit diskutojnë për strategjitë e

duhura për të mësuar më mirë, si për

shembull: kërkojnë ndihmë për detyrat e

klasës dhe/ose shtëpisë, kur u nevojitet

thonë nuk e kuptoj, kur kanë paqartësi

gjatë shpjegimit, bëjnë pyetje për t‟u

qartësuar kur kanë nevojë, reflektojnë

mbi ato që mësojnë dhe mbi përvojat e

tyre, marrin rol aktiv në punën në grup

ose në një projekt në klasë/shkollë,

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

66

UNË DHE SHOQËRIA

kuptojnë se gabimet janë pjesë e

procesit të mësimit dhe të rritjes.

1.2 Rritja dhe

ndryshimi

(6 orë)

të zbatojnë strategji të mundshme për

të përballuar vështirësi ose

shqetësime të ndryshme që hasin në

jetën e përditshme;

të njohin të drejtën e fëmijëve për

privatësi në jetë, duke vlerësuar

punën në qetësi, të jetuarit në

hapësira të rregullta dhe respektimin

e hapësirës vetjake;

të bëjnë dallimin ndërmjet

shpërblimit të menjëhershëm dhe atij

të mëvonshëm;

të dallojnë sesi veprimet e dikujt

mund të ndikojnë tek emocionet e

tyre;

të tregojnë hapat për marrjen e një

vendimi;

të diskutojnë për rreziqet dhe pasojat

e marrjes së një vendimi;

Nxënësit diskutojnë sesi përballojnë

situata të ndryshme jetësore:

vështirësitë në mësime, zhgënjimet,

trysninë e shokëve; ngacmimet dhe

talljet; sëmundjet e ndryshme te vetja

ose të afërmit etj.

Nxënësit diskutojnë sesi duke u rritur u

shtohen përgjegjësitë dhe pavarësia, si

për shembull: tani i zgjedhin vetë librat

që duan të lexojnë, ndihmojnë prindërit

me punë të ndryshme, të rriturit kanë

më shumë besim tek ata.

Nxënësit diskutojnë sesi paratë mund të

përdoren për të blerë diçka tani ose të

mblidhen për të blerë diçka më të

shtrenjtë më vonë.

Nxënësit ndahen në grupe dhe secilit

grup i jepet një situatë e caktuar ku

nevojitet marrja e një vendimi. Ata

zbatojnë hapat e nevojshëm për marrjen

Strategjitë e

përballimit të

vështirësive

E drejta për privatësi

Qetësia

Hapësira e rregullt

Hapësira vetjake

Shpërblimi i

menjëhershëm

Shpërblimi i

mëvonshëm

Ndikimi i të tjerëve tek

emocionet

Fshehja e ndjenjave

Hapat e vendimmarrjes

Ndikimi i të tjerëve në

vendimmarrje

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

67

UNË DHE SHOQËRIA

të analizojnë sesi këndvështrimet,

opinionet, pritshmëritë dhe reagimet

e të tjerëve mund të ndikojnë në

vendimet që marrin ose veprimet që

kryejnë.

e vendimit:

1. marrin kohë të mendohen;

2. dallojnë faktet e rëndësishme

dhe/ose pyetjet që shtrohen;

3. marrin në konsideratë zgjidhje të

mundshme dhe pasojat përkatëse;

4. peshojnë avantazhet dhe

disavantazhet;

5. zbatojnë vendimin e marrë;

6. reflektojnë mbi zgjedhjen ose

vendimin e marrë.

Gjatë prezantimit të punës në grup

nxënësit diskutojnë sesi ndikuan te të

tjerët në vendimin që morën, duke

pasur parasysh sjelljet në vijim:

miratimi, simpatia, përfshirja, izolimi,

ngacmimi etj.

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

68

UNË DHE SHOQËRIA

1.3 Kujdesi për

trupin dhe

shëndetin

(5 orë)

të njohin të drejtën e fëmijëve për tu

trajtuar në mënyrë të drejtë dhe

njerëzore;

të dallojnë rreziqet e përdorimit të

duhanit dhe të alkoolit për shëndetin;

të analizojnë arsyet pse njerëzit pinë

duhan ose alkool;

të njohin ndryshimet fizike që

ndodhin te vajzat dhe djemtë;

të dallojnë një dietë të shëndetshme

nga një dietë e pashëndetshme;

të vlerësojnë rolin e dietës së

ekuilibruar dhe të ngrënies së

përmbajtur për rritjen dhe zhvillimin

e shëndetshëm;

të dallojnë disa prej faktorëve që

ndikojnë në konsumimin e

produkteve të ndryshme ushqimore.

Nxënësit mbledhin informacion nga

libra, revista, prindërit ose të njohur të

tjerë mbi rreziqet e përdorimit të

duhanit dhe të alkoolit dhe i

prezantojnë ato në klasë.

Nxënësit diskutojnë për ndryshimet

fizike që kanë nisur të përjetojnë, të

tilla si: janë rritur në gjatësi, kanë

peshë, kanë më shumë forcë etj.

Nxënësit punojnë në grup për

përgatitjen e një menyje javore të

shëndetshme.

Nxënësit diskutojnë për ndikimin që

kanë disa faktorë në përzgjedhjen e

produkteve që konsumojnë, si për

shembull: paketimi, vendndodhja në

rafte, reklama, nëse është mall i

importuar ose i prodhuar në vend,

çmimi, kërkesa e konsumatorit etj.

E drejta për të mos u

torturuar dhe për të

mos u trajtuar ose

dënuar në mënyrë

çnjerëzore ose

poshtëruese

Rreziqet e përdorimit

të duhanit dhe alkoolit

Arsyet e pirjes së

duhanit dhe alkoolit

Ndryshimet fizike

Dieta e shëndetshme

Dieta e pashëndetshme

Dieta e ekuilibruar

Faktorët që ndikojnë

në konsumin e

produkteve ushqimore

1.4 Siguria

(5 orë)

të njohin të drejtën për të mos u

zhvendosur në mënyrë të paligjshme

në vend të huaj (brenda ose jashtë

Nxënësit diskutojnë pasojat e sjelljes së

rrezikshme, si: pirja e duhanit, pirja e

alkoolit, keqpërdorimi i ilaçeve, ngjitja

E drejta për të mos u

zhvendosur në mënyrë

të paligjshme

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

69

UNË DHE SHOQËRIA

vendit);

të dallojnë pasojat e sjelljeve të

rrezikshme;

të dallojnë sesi me shtimin e

pavarësisë shtohen edhe

përgjegjësitë;

të dallojnë mjetet e komunikacionit

dhe shenjat e trafikut;

të njohin rregullat e qarkullimit

rrugor;

të shpjegojnë funksionet e tabelave të

ndryshme të qarkullimit rrugor;

të dallojnë vendet e sigurta për të

kaluar rrugën dhe të bëjnë

krahasimin ndërmjet tyre;

të planifikojnë vende të sigurta për

kalimet e përditshme;

të njohin llojet e rrugëve dhe veçoritë

e tyre.

nëpër mure të larta, noti në thellësi.

Nxënësit ndërmarrin veprime të sigurta,

si për shembull: flasin në mënyrë të

hapur e të drejtpërdrejtë, kuptojnë se

kur dhe si të kërkojnë ndihmë, u

tregojnë njerëzve te të cilët kanë besim,

njohin shërbimet e urgjencës dhe dinë

si t‟i kontaktojnë ato, njoftojnë më të

rriturit se për ku dhe kur largohen,

respektojnë rregullat në vende të

pasigurta, nuk hipin në makinë me të

panjohur, nuk pranojnë dhurata nga të

panjohur.

Nxënësit diskutojnë për shkaqet e

aksidenteve, duke dalluar mënyra të

mundshme sesi mund të shmangen

aksidentet duke njohur dhe respektuar

shenjat e trafikut, rregullat e qarkullimit

rrugor, tabelat etj.

Nxënësit demonstrojnë veprimet e

duhura që ndërmerren në raste

aksidentesh ose urgjencash.

Pasojat e sjelljeve të

rrezikshme

Pavarësia

Përgjegjshmëria

Mjetet e

komunikacionit

Shenja trafiku

Rregullat e qarkullimit

rrugor

Kalimi i rrugës

Llojet e rrugëve

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

70

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 2. UNË DHE TË TJERËT

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 18 orë mësimore.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

2.1

Unë dhe

familja ime

6 orë

të dallojnë data të rëndësishme të

familjes së tyre;

të dallojnë sesi çdo anëtar i familjes

ka vendin dhe rolin e tij në familje

dhe kontribuon për funksionimin sa

më të mirë të saj;

të dallojnë rolet gjinore në familje

dhe të tregojnë sesi ndikojnë këto

role në mungesën e barazisë

ndërmjet anëtarëve të familjes;

të shpjegojnë sesi shpesh familjet

përjetojnë ndryshime të planifikuara

ose jo, të cilat mund të jenë të

këndshme ose të vështira;

të dallojnë sjelljet e rëndësishme për

harmoninë familjare;

të ndërtojnë historinë e familjes së

Nxënësit luajnë lojë me role, duke

improvizuar situata familjare ku anëtarët

e familjes japin kontributin e tyre duke

ndihmuar në rritjen e fëmijëve, në

pastrimin e shtëpisë, duke ndarë e

bashkëpunuar me njëri-tjetrin në mënyrë

të barabartë, pa bërë dallime të roleve

gjinore.

Nxënësit diskutojnë për data e ngjarje të

rëndësishme të familjes së tyre, si për

shembull: kur babai, mamaja, motra ose

vëllai janë diplomuar, kur prindërit,

motra, vëllai etj., kanë filluar punë ose

kur kanë ndryshuar punë, kur një

pjesëtar i familjes ka emigruar ose

migruar etj.

Nxënësit shkruajnë një tregim të

Data të rëndësishme të

familjes

Kontributi në familje

Rolet gjinore

Mosbarazia

Funksionimi i familjes

Ndryshimet në familje

Harmonia familjare

Historia e familjes

Burime historike

Mënyra e jetesës

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

71

UNË DHE SHOQËRIA

tyre, duke mbledhur një sërë

burimesh të thjeshta historike, si për

shembull: histori gojore, fotografi,

dokumente të ndryshme nga ngjarje

të shënuara të familjes, ditarë të

prindërve, pemën familjare etj.;

të krahasojnë mënyrën e jetesës së

familjeve nga dje në sot;

të krahasojnë mënyrën e jetës së

familjeve në vende dhe kultura të

ndryshme.

shkurtër ku tregojnë për përvojën e tyre

me ndryshimet familjare, si për

shembull kur ndryshuan shtëpi, lindi

vëllai ose motra, një anëtar i familjes

ndërroi jetë, njëri nga prindërit humbi

punën, njëri nga prindërit ndryshoi

punën, prindërit u ndanë, një anëtar i

familjes u sëmur etj.

Me anë të tregimeve ose filmave,

nxënësit mësojnë sjelljet e rëndësishme

për harmoninë në familje, si: falja,

mirëkuptimi, dashuria, empatia,

dëgjimi, respekti, ndarja, besimi,

shpenzimi i kohës së bashku, respektimi

i rregullave në familje, ndershmëria,

përgjegjshmëria.

Nxënësit diskutojnë për ndryshimet që

ka pësuar mënyra e jetesës në familje

nga dje në sot, duke krahasuar mënyrën

e jetesës së familjarëve të tyre nga

stërgjyshërit, gjyshërit, prindërit,

nëpërmjet objekteve të përdorimit të

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

72

UNË DHE SHOQËRIA

përditshëm, si për shembull: veshjet,

ushqimet, librat, lojërat, aktivitetet e

kohës së lirë, mjetet e

telekomunikacionit, rrugët, transportet,

ndërtimet dhe mjedisi natyror.

2.2 Unë dhe

miqtë e mi

(4 orë)

të dallojnë llojet e ndryshme të

miqësisë;

të vlerësojnë kujdesin, konsideratën

dhe mirësjelljen në marrëdhëniet me

shokët;

të diskutojnë sesi shokët kalojnë nga

një grup shoqëror te tjetri, çka mund

të jetë diçka e mirë ose jo;

të përballojnë mungesën e harmonisë

ose humbjet në shoqëri;

të marrin në shqyrtim rolin e

hamendësimeve, thashethemeve,

fakteve dhe opinioneve kur

vlerësojnë njëri-tjetrin.

Nxënësit diskutojnë mbi llojet e

ndryshme të miqësisë, si për shembull:

shokë/shoqe të së njëjtës gjini, shokë të

ngushtë, miqësi djalë-vajzë, grup

shokësh, t‟i bëhesh shok dikujt në një

situatë të vështirë për një kohë të

shkurtër etj.

Nxënësit organizojnë në klasë një debat

me temë “Kalimi i shokëve nga një

grup shoqëror në tjetrin”, ku secili grup

mbron një nga argumentet e

mëposhtme:

- anët e mira: shokët janë përfshirës,

miqësorë, mbështetës;

- anët e këqija: shokët i venë në lojë,

i tallin, ushtrojnë trysni.

Llojet e miqësisë

Kujdesi

Konsiderata

Mirësjellja

Ndryshimi i grupit

shoqëror

Mungesa e harmonisë

Hamendësimet

Thashethemet

Faktet

Opinionet

Vlerësimi

2.3 Unë dhe të

tjerët

të njohin të drejtën për të pasur

këndvështrime dhe për t‟i shprehur

Nxënësit improvizojnë në klasë situata

të ndryshme, ku me anë të sjelljes

E drejta për të pasur

këndvështrime dhe për

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

73

UNË DHE SHOQËRIA

(8 orë) ato hapur;

të përdorin gjuhën, gjestet dhe sjellje

të tjera të përshtatshme për të

realizuar funksione të ndryshme

shoqërore;

të japin dhe të marrin komplimente e

kritika të dobishme në situata të

ndryshme;

të shqyrtojnë mënyrat sesi fjala mund

të përdoret për të nxitur përfshirjen;

të dallojnë reagime të ndryshme ndaj

situatave konfliktuale dhe të

përzgjedhin e të praktikojnë ato më të

përshtatshmet e më të pranueshmet:

shprehin butësi, mirësi, shqetësim, i

paraqesin opinionin e tyre një individi

ose një grupi, u rezistojnë opinioneve

ose kërkesave të të tjerëve në mënyrë të

sjellshme dhe të prerë, shprehin

mospajtim.

Nxënësit zgjidhin një situatë

konfliktuale nga jeta e përditshme në

shkollë:

1. në fillim mendohen e më pas

veprojnë;

2. shprehin hapur dhe e drejtpërdrejtë

mendimin e tyre;

3. dëgjojnë dhe reflektojnë mbi

këndvështrimin e të tjerëve;

4. bëjnë kompromise;

5. kërkojnë falje;

6. pranojnë falje.

t‟i shprehur ato hapur

Gjuha

Gjestet

Komplimentet

Kritikat e dobishme

Përfshirja

Situata konfliktuale

Reagimet në situata

konfliktuale

Fuqia e bindjes

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

74

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 3. UNË DHE BOTA

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 32 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në shkollë. Ata kuptojnë rëndësinë e përgjegjësisë si individuale ashtu edhe

kolektive ndaj komunitetit. Ata njohin rolin e drejtuesve të komunitetit dhe të organizatave e institucioneve kryesore në të. Nxënësit

njohin disa nga objektet historike të zonës dhe përshkruajnë ndryshimet që ka pësuar zona e tyre. Ata dallojnë vendndodhjen e objekteve

të ndryshme dhe përcaktojnë tiparet e mjedisit ku jetojnë. Nxënësit njihen me aspekte të shoqërisë në të shkuarën, dallojnë periudhat

historike, njohin shpikjet e para dhe analizojnë ndryshimet që kanë pësuar marrëdhëniet shoqërore përgjatë zhvillimit të shoqërisë. Së

fundmi, nxënësit njohin pozicionin gjeografik të Shqipërisë dhe të disa vendeve evropiane e botërore, vlerësojnë identitetin kombëtar,

evropian dhe si qytetar i botës për të kuptuar ndërvarësinë e njerëzve në komunitet, shtet, Evropë e më gjerë.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

3.1 Shkolla ime

(5 orë)

të njohin të drejtat dhe përgjegjësitë

që gëzojnë në shkollë;

të vlerësojnë rëndësinë e respektit dhe

të ndjeshmërisë reciproke ndaj vlerave

dhe qëndrimeve të njëri-tjetrit;

të punojnë në grup dhe të marrin

përsipër role drejtuese;

të vlerësojnë dhe të praktikojnë

ndarjen dhe bashkëpunimin;

të luajnë e të punojnë së bashku në

mënyrë të drejtë e të ndershme;

të dallojnë rolet tradicionale që

Nxënësit diskutojnë rëndësinë e të

drejtës për arsimim, të së drejtës për t‟u

ndjerë të sigurt, të së drejtës për t‟u

shprehur e vepruar, të detyrimit për të

mos shkelur të drejtat e të tjerëve.

Nxënësit përcaktojnë së bashku rregullat

e klasës.

Nxënësit diskutojnë mënyra të

mundshme për t‟i kapërcyer stereotipat

gjinorë për të qenë të barabartë.

Nxënësit vendosin ngjarjet më të

rëndësishme të shkollës në linjën e

Të drejtat dhe

përgjegjësitë në

shkollë

Respekti reciprok

Ndjeshmëria reciproke

Puna në grup

Drejtimi i grupit

Ndarja

Bashkëpunimi

Ndershmëria

Drejtësia

Rolet gjinore

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

75

UNË DHE SHOQËRIA

trashëgojnë vajzat e djemtë në shkollë

e jashtë saj për shkak të gjinisë së

tyre;

të përcaktojnë ndryshimet që ka

pësuar shkolla nga dje në sot.

kohës.

Nxënësit rindërtojnë një ditë shkolle në

të kaluarën, duke përdorur një gamë

burimesh të thjeshta historike, si: kujtime

të ish-nxënësve, tekste të vjetra, kopje të

shkruara me dorë, fotografi të shkollës

dhe të nxënësve në të shkuarën etj.

Koha dhe kronologjia

Burimet historike

Ndryshimet historike

të shkollës

3.2 Jeta në

komunitetin

tim

(10 orë)

të dallojnë sesi individi ka përgjegjësi,

si individuale ashtu edhe kolektive

ndaj komunitetit;

të diskutojnë për rolin e drejtuesve të

komunitetit në nivele të ndryshme dhe

ndikimin që ata kanë;

të diskutojnë për rolin e organizatave

të ndryshme që shërbejnë në

komunitet dhe ndikimin e tyre;

të dallojnë disa nga institucionet e

rëndësishme të komunitetit ku jetojnë,

si: komuna ose bashkia, banka, mediet

(televizion, radio, gazeta vendore),

qendra shëndetësore, posta etj.;

të tregojnë objektet më të

Nxënësit diskutojnë për përgjegjësitë

individuale dhe kolektive ndaj

komunitetit, si për shembull

përgjegjësinë për të qenë fqinjë dhe

qytetarë të mirë, për të qenë të

vëmendshëm e të kujdesshëm ndaj

njerëzve në nevojë dhe për t‟i ndihmuar

ata etj.

Nxënësit diskutojnë me një nga

drejtuesit e komunitetit, për shembull:

me kryetarin e komunës/bashkisë,

kryeplakun, drejtuesin e shkollës,

drejtues të organizatave të ndryshme

etj., për rolin e tij në komunitet.

Nxënësit diskutojnë me një punonjës

Përgjegjësi individuale

Përgjegjësia kolektive

Drejtues

Organizatë

Institucione

- Komunë

- Bashki

- Bankë

- Medie

- Qendër

shëndetësore

- Postë

Koha dhe kronologjia

Ndryshimi dhe

vazhdimësi

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

76

UNË DHE SHOQËRIA

rëndësishme historike të zonës;

të krahasojnë fotografi, vizatime të

zonës në të kaluarën me ato të

tanishme, duke nxjerrë në pah

ndryshimin dhe vazhdimësinë e tyre;

të përshkruajnë shtëpinë, shkollën

dhe rrethinat (sheshet e lojërave,

vendet sportive, dyqanet dhe

ndërtime të tjera me të cilat janë

familjarizuar), duke treguar:

­ vendndodhjen, përmes përdorimit

të një fjalori të thjeshtë, duke

përdorur fjalët: afër, larg, në anë

të, përballë ose përmes një skice;

­ disa nga tiparet e mjedisit;

të vendosin në linjën e kohës ngjarjet

historike të zonës.

banke, i cili u shpjegon punën që kryhet

në bankë dhe disa procedura të thjeshta

bankare.

Nxënësit organizojnë një ekskursion në

zonën ku jetojnë për të njohur objektet e

kultit, shtëpitë e vjetra karakteristike,

urat, rrugët e vjetra, objektet industriale,

mullinjtë, puset, spitalet, ndërtesat e

rrënuara, objektet e artit dhe të kulturës,

manastiret, varrezat, fasadat e dyqaneve

dhe të ndërtesave, kështjellat, kalatë,

vendet e betejave historike etj.

Nxënësit njihen me aspekte të

ndryshme të zonës ku jetojnë, si për

shembull: emrin, origjinën dhe

vendndodhjen, pamjen e saj tani dhe

dikur, qëllimin e ndërtimit të zonës,

objekte, të cilat kanë ndryshuar,

objekte, të cilat kanë mbetur të

pandryshuara, punët në të kaluarën,

tregime për njerëzit që kanë dhënë

kontribut, përfshirë dhe jetën e tyre etj.

Vendndodhje

Linja e kohës

Burime historike

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

77

UNË DHE SHOQËRIA

Një arkitekt u flet nxënësve për stilin

dhe karakteristikat e ndërtimit të zonës,

ndryshimet që ka pësuar ajo në periudha

të ndryshme historike.

Nxënësit mbledhin balada, këngë, poezi,

dhe tregime nga zona e tyre.

3.3 Shoqëria

(17 orë)

të njihen me aspektet më të

rëndësishme të jetës së njerëzve në të

shkuarën, si: origjina, gjuha, banesat,

komunitetet e para, besimi,

veprimtaritë e para ekonomike,

bujqësia, poçaria, endja, veshjet,

ushqimi, emigrimet;

të njohin periudhat e mëdha të

historisë së njerëzimit: parahistoria e

historia dhe nëndarjet e tyre;

të kuptojnë zhvillimin e mëtejshëm të

shoqërisë me lindjen e qyteteve,

zhvillimin e tyre urban, zhvillimin

ekonomik, bujqësor, industrial dhe

teknologjik, shkëmbimin, artin,

kulturën dhe arsimin;

Nxënësit krijojnë një fotomontazh mbi

zhvillimin që kanë pësuar banesat nga

parahistoria deri më sot (shpella,

kasollja, palafitet, banesat e fortifikuara,

banesat qytetare, banesat sipas grupeve

shoqërore).

Nxënësit diskutojnë për zhvillimin që

kanë pësuar veshjet, bujqësia dhe

ushqimi, transporti dhe

telekomunikacioni, industria,

shëndetësia, arsimi, shkenca,

teknologjia, energjia dhe fuqia e saj,

shkëmbimet, tregtia dhe të ardhurat.

Nxënësit mbledhin informacion dhe

diskutojnë për jetën e njerëzve, të cilët

kanë dhënë kontribut në jetën vendore

Aspekte të jetës në të

shkuarën

Endacak

Periudhë historike

Parahistori (epoka e

gurit dhe e bakrit)

Histori (antikitet,

mesjetë, historia

moderne, historia

bashkëkohore)

Komunitet e para

Origjinë

Gjuhë

Veprimtaritë e para

ekonomike

Bujqësi

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

78

UNË DHE SHOQËRIA

të identifikojnë shpikjet më të

rëndësishme, të cilat çuan përpara

zhvillimin e shoqërisë njerëzore;

të përshkruajnë thjesht disa prej

çështjeve kryesore shoqërore,

ekonomike ose fetare që kanë

ndikuar sipas periudhave historike në

zhvillimin e shoqërisë;

të njohin marrëdhëniet ndërmjet

grupeve të ndryshme shoqërore në të

shkuarën dhe në të tashmen, si:

marrëdhëniet e skllavopronarit me

skllavin, bujkrobit me feudalin dhe

punëdhënësit me punëmarrësin sot;

të krahasojnë marrëdhëniet e sotme

shoqërore me ato në të shkuarën;

të vlerësojnë nëse këto marrëdhënie

kanë qenë të drejta ose jo;

të kuptojnë ndryshimin që kanë

pësuar marrëdhëniet familjare dhe

pozicioni i gruas në familje përgjatë

kohërave;

dhe/ose kombëtare dhe për jetën e

njerëzve në vende të tjera, të cilët kanë

kontribuar në arritjet teknologjike,

shkencore, kulturore dhe artistike, si dhe

ata që kanë kontribuar në zhvillimet

shoqërore.

Nxënësit përshkruajnë përmes hartës së

botës pozitën gjeografike të Shqipërisë,

vendin e saj si një shtet evropian dhe

tregojnë në hartë disa nga shtetet

kryesore dhe qytetet e mëdha në botë.

Poçari

Endje

Zejtari

Lindja e qyteteve

Shkëmbim

Zhvillimi i shoqërisë

Marrëdhëniet shoqërore

Marrëdhëniet ndërmjet:

- skllavopronarit me

skllavin

- bujkrobit me

feudalin

- punëdhënësit me

punëmarrësin sot

Marrëdhëniet e drejta

Marrëdhëniet e padrejta

Barazi

Role gjinore

Pozicioni i gruas

Pozicioni gjeografik

Identitet kombëtar

Identitet evropian

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

79

UNË DHE SHOQËRIA

të dallojnë si kanë ndryshuar rolet

gjinore në marrëdhëniet shoqërore nga

e shkuara në të tashmen;

të tregojnë në hartë pozicionin

gjeografik të Shqipërisë në Evropë

dhe në Ballkan (detet që e lagin,

shtetet fqinje);

të identifikojnë disa nga shtetet

kryesore dhe qytetet e mëdha në

Evropë dhe në botë;

të jenë të ndërgjegjshëm dhe të

vlerësojnë identitetin kombëtar,

identitetin evropian dhe atë si qytetar i

botës;

të dallojnë ndërvarësinë e njerëzve në

komunitet, në shtet, në Evropë dhe në

botë.

Qytetar i botës

Ndërvarësi

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

80

UNË DHE SHOQËRIA

Linja 1. UNË (19 orë)

1.1 Kush jam unë?

1.2 Rritja dhe ndryshimi

1.3 Kujdesi për trupin dhe shëndetin

1.4 Siguria

Linja 2. UNË DHE TË TJERËT(10 orë)

2.1 Unë dhe familja ime

2.2 Unë dhe miqtë e mi

2.3 Unë dhe të tjerët

Linja 3. JETA NË KOMUNITETIN TIM (6 orë)

KLASA 5

35 javë x 2 orë = 70 orë

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

81

UNË DHE SHOQËRIA

Linja 4. MJEDISI DHE POPULLSIA E VENDIT TIM (5 orë)

4.1 Unë dhe mjedisi

4.2 Popullsia e vendit tim

Linja 5. PASURITË NATYRORE DHE KULTURORE TË VENDIT TIM(6 orë)

5.1 Pasuritë natyrore

5.2 Identiteti kulturor dhe historik

5.3 Mbrojtja dhe ruajtja e pasurive natyrore dhe kulturore

Linja 6. ORGANIZIMI ADMINISTRATIV I VENDIT TIM (24 orë)

6.1 Ndarja administrative e Shqipërisë

6.2 Qarku i Tiranës

6.3 Qarku ku unë jetoj

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

82

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 1. UNË

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 19 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit mësojnë të vlerësojnë mëvetësinë e individit. Ata aftësohen më tej të sillen në mënyrë të pavarur e të përgjegjshme

dhe të fitojnë besimin e të tjerëve, duke i shtuar vetes mundësitë për të zgjedhur e vendosur vetë. Gjithashtu, ata njihen me konceptin e

kursimit të parasë dhe analizojnë avantazhet e disavantazhet e shpërblimit të mëvonshëm. Nxënësit dallojnë substancat e ligjshme nga ato

të paligjshme dhe analizojnë arsyet e keqpërdorimit të substancave të ndryshme. Në këtë linjë, nxënësit aftësohen, gjithashtu, të trajtojnë

trupin me dinjitet e respekt, të respektojnë dallimet individuale gjatë rritjes dhe të vlerësojnë pjekurinë fizike dhe emocionale të nevojshme

për të qenë prindër. Nxënësit në këtë linjë aftësohen të jenë të përgjegjshëm për zgjedhjet që bëjnë, në veçanti për zgjedhjet në të ngrënë,

si dhe të analizojnë faktorët që ndikojnë në këto zgjedhje. Po ashtu, nxënësit kuptojnë lidhjen mes sjelljes së përgjegjshme dhe lirisë së

veprimit për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Së fundmi, ata njihen me rreziqet që shkaktojnë „pikat e verbra‟ dhe vlerësojnë përdorimin e

kryqëzimeve dhe të rrugëve të mbrojtura e të sigurta.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe

terma kyçe

1.1 Kush jam

unë?

(5 orë)

Në përfundim të klasës së pestë nxënësit

duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë mëvetësinë e çdo individi

dhe të dallojnë sesi individualiteti

shprehet në mënyra të ndryshme;

të analizojnë disa nga faktorët që

ndikojnë në imazhin për veten dhe

besimin te vetja;

të shprehin hapur e qartë opinionet,

mendimet dhe idetë e tyre;

Nxënësit diskutojnë mbi mënyrat e

ndryshme të shprehjes së individualitetit, si

për shembull: me anë të veshjes,

interesave, veprimtarive, mënyrës së

jetesës, besimeve, vlerave, qëndrimeve etj.

Me anë të tregimeve ose përshkrimeve të

përvojave vetjake, nxënësit diskutojnë mbi

faktorët që ndikojnë në imazhin për veten

dhe besimin te vetja, si për shembull:

trysnia e miqve, reklamat, idhujt dhe

heronjtë etj.

Mëvetësia e

individit

Faktorët që

ndikojnë në

imazhin për

veten dhe

besimin te vetja

Dëgjimi aktiv

E drejta për

lirinë e

mendimit,

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

83

UNË DHE SHOQËRIA

të dëgjojnë, të respektojnë, të mendojnë

dhe të komentojnë në mënyrë kritike dhe

të dobishme mbi këndvështrimet e të

tjerëve;

të njohin të drejtën për lirinë e mendimit,

ndërgjegjes dhe fesë;

të vlerësojnë përparimin e tyre në

shkollë;

të demonstrojnë përgjegjësi për veten;

të demonstrojnë sjellje të pavarura dhe

autonome;

të dallojnë sesi mundësitë për të

zgjedhur shtohen kur ata pranojnë

përgjegjësitë dhe fitojnë besimin e të

tjerëve;

të bëjnë dallimin ndërmjet supozimit,

faktit, thashethemit dhe opinionit kur

marrin një vendim.

Nxënësit vlerësojnë përparimin e tyre në

shkollë kur dallojnë ku janë të suksesshëm,

dallojnë sesi gabimet i ndihmojnë të

mësojnë, marrin nisma, organizojnë,

planifikojnë dhe zbatojnë një projekt

individual ose në grup, reflektojnë mbi

mënyra të mundshme sesi të mësojnë me

forcat e tyre etj.

Nxënësit demonstrojnë përgjegjësi kur

kujdesen për veten, për mjetet mësimore

dhe sendet vetjake, mbajnë përgjegjësi për

detyrat e shtëpisë dhe i shpenzojnë paratë

në mënyrë të mirëmenduar.

Me anë të filmave dhe tregimeve të

ndryshme, nxënësit analizojnë sjelljet e

pavarura dhe autonome që ata mund dhe

duhet të demonstrojnë, si për shembull:

ankohen dhe kërkojnë dëmshpërblim,

zhvillojnë interesa vetjake, i besojnë

gjykimit të tyre, i njohin dhe kërkojnë

respektimin e të drejtave të tyre etj.

Nxënësit diskutojnë dhe praktikojnë hapat

ndërgjegjes dhe

fesë

Përgjegjësia ndaj

vetes

Sjellja e pavarur

Sjellja autonome

Zgjedhja

Vendimmarrja

Fitimi i besimit

të të tjerëve

Supozimi

Fakti

Thashetheme

Opinioni

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

84

UNË DHE SHOQËRIA

për marrjen e një vendimi:

1. ndalen dhe mendojnë;

2. identifikojnë të dhënat dhe faktet e

rëndësishme të çështjes në fjalë;

3. bëjnë dallimin ndërmjet supozimeve,

fakteve, thashethemeve dhe

opinioneve;

4. marrin në konsideratë zgjidhjet dhe

pasojat e mundshme;

5. peshojnë avantazhet dhe

disavantazhet;

6. marrin vendimin;

7. reflektojnë mbi zgjedhjen që bënë

dhe vendimin që morën.

1.2 Rritja dhe

ndryshimi

(4 orë)

të njohin ndryshimet që përjetojnë

gjatë rritjes;

të dallojnë sesi shtohet nevoja për

hapësirë dhe privatësi gjatë rritjes;

të shqyrtojnë përgjegjësitë e prindërve,

duke vlerësuar nevojën e arritjes së

pjekurisë emocionale dhe fizike;

të analizojnë disa prej emocioneve më

Nxënësit diskutojnë mbi ndryshimet që

kanë pësuar gjatë rritjes, si për shembull: u

është zgjeruar rrethi i miqve, janë më të

pavarur, kanë më shumë përgjegjësi ndaj

vetes dhe komunitetit, përballojnë kalimin

nga klasat e ulëta në ato më të larta etj.

Nxënësit diskutojnë për përvoja të

ndryshme vetjake me anë të të cilave

Ndryshimet gjatë

rritjes

Nevoja për

hapësirë dhe

privatësi

Përgjegjësitë e

prindërve

Emocionet

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

85

UNË DHE SHOQËRIA

të vështira për t‟u shprehur;

të përballojnë dhe të shprehin në

mënyrën e duhur ndjenja të ndryshme;

të dallojnë nevojat nga dëshirat dhe të

analizojnë avantazhet dhe

disavantazhet e shpërblimit të

mëvonshëm;

të përshkruajnë disa nga arsyet se pse

njerëzit i kursejnë paratë, si për

shembull: për të mbuluar shpenzime

urgjente të paparashikuara ose për të

blerë produkte ose shërbime të

shtrenjta.

shpjegojnë shtimin e nevojës për hapësirë

dhe kohë për të kryer veprimtaritë e

parapëlqyera gjatë kohës së lirë.

Nxënësit venë në skenë një pjesë teatrore,

me anë të së cilës demonstrojnë

përgjegjësitë e prindërve në familje, si:

përgatitja për lindjen e fëmijës, kujdesi për

fëmijët nga lindja e tutje, kujdesi për më të

moshuarit në familje, sigurimi i të

ardhurave familjare me anë të punës,

kujdesi për punët e shtëpisë etj.

Me anë të lojës me role, nxënësit shprehin

emocione, si: gëzimi, zemërata, zia,

indinjata.

Nxënësit shkruajnë një tregim të shkurtër

ku përshkruajnë emocione të ndryshme dhe

sugjerojnë, bazuar në përvojat e tyre ose të

të tjerëve, mënyrat më të mira për t‟i

përballuar ato, si për shembull, duke

zgjedhur kohën e duhur për të folur, duke i

shprehur dhe diskutuar hapur ndjenjat, në

vend që t‟i fshehin ato, duke shmangur

Përballimi dhe

shprehja e

ndjenjave në

mënyrën e duhur

Dallimi ndërmjet

nevojave dhe

dëshirave

Shpërblimi i

mëvonshëm

Arsyet për

kursimin e

parave

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

86

UNË DHE SHOQËRIA

konfliktin e heshtur brenda vetes, duke

treguar empati për ndjenjat e të tjerëve,

duke dalluar kohën e përshtatshme për të

ndarë ndjenjat me të tjerët etj.

Me anë të shembujve të ndryshëm nga jeta

e përditshme ose filmat e leximet e

ndryshme, nxënësit diskutojnë avantazhet

dhe disavantazhet e shpërblimit të

mëvonshëm, si për shembull: “Do shoh

televizor tani apo pasi të kem mbaruar

detyrat e shtëpisë?”

1.3 Kujdesi për

trupin dhe

shëndetin

(6 orë)

të dallojnë sjelljet e rrezikshme nga ato

të dobishme për shëndetin;

të bëjnë dallimin ndërmjet substancave

të ligjshme dhe të paligjshme, duke

identifikuar ato që përdoren më shpesh,

si: substancat e rekomanduara nga

mjeku, alkooli, nikotina, kanabisi;

të analizojnë disa prej arsyeve pse

njerëzit pinë duhan, alkool,

keqpërdorin substanca të ndryshme ose

marrin drogë;

Nëpërmjet lojës me role ose vënies në

skenë të një pjese teatrale, nxënësit

demonstrojnë sjelljet e shëndetshme, si

ekuilibrimi i punës me çlodhjen,

shfrytëzimi i kohës në mënyrë të frytshme,

kryerja e ushtrimeve të duhura fizike e

mendore, ndjekja e një diete të ekuilibruar,

mbajtja e trupit drejt, përdorimi i

substancave të dhëna nga mjeku në

mënyrën dhe sasinë e duhur.

Nxënësit kryejnë intervista me të njohur të

Sjelljet e

shëndetshme

Substancat e

ligjshme

Substancat e

paligjshme

Arsyet e

abuzimit me

substancat

Personat

përgjegjës për

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

87

UNË DHE SHOQËRIA

të përshkruajnë rolet e personave

përgjegjës për kujdesin ndaj shëndetit,

si mjeku, infermieri, pediatri,

stomatologu, dietologu;

të dallojnë sesi përgjegjësia ndaj

shëndetit është sa individuale aq edhe e

përbashkët;

të vlerësojnë rëndësinë e trajtimit të

trupit të tyre dhe të të tjerëve me

respekt e dinjitet;

të dallojnë ndryshimet që ndodhin te

djemtë dhe vajzat në fillimin e

pubertetit;

të dallojnë sesi këto ndryshime

ndodhin me shpejtësi të ndryshme nga

një individ te tjetri;

të vlerësojnë nevojën e trupit për

pastrim pas kryerjes së veprimtarive

fizike;

të dallojnë disa paaftësi fizike dhe

ndikimin e tyre në jetën e njerëzve;

të vlerësojnë rolin e të ushqyerit të

tyre që pinë duhan, alkool, keqpërdorin

substanca të ndryshme ose marrin drogë,

për të identifikuar arsyet, si për shembull:

trysnia e miqve, ndikimi i reklamave, për

t‟u ndjerë mirë, për t‟u rënë në sy të

tjerëve, për t‟u ndjerë të rritur etj.

Nxënësit përshkruajnë mënyrat sesi

kujdesen për shëndetin dhe diskutojnë sesi

ndikojnë te njëri-tjetri për të ndjekur një

mënyrë jetese të shëndetshme ose të

pashëndetshme.

Nxënësit mbledhin dhe paraqesin

informacion në lidhje me ndryshimet që

ndodhin te djemtë dhe vajzat në fillimin e

pubertetit dhe dallojnë sesi këto ndryshime

ndodhin me shpejtësi të ndryshme nga një

individ te tjetri.

Nxënësit diskutojnë për faktorët që

ndikojnë në zgjedhjen e ushqimit, si për

shembull: çmimi, reklama, paketimi,

kërkesa, trysnia e miqve, koha për ta blerë

e gatuar, imazhi i trupit ideal, përbërësit

kujdesin ndaj

shëndetit

Përgjegjësia

individuale për

shëndetin

Përgjegjësia e

përbashkët për

shëndetin

Trajtimi i trupit

me dinjitet dhe

respekt

Ndryshimet në

fillimin e

pubertetit

Kujdesi për

trupin

Paaftësia fizike

Të ushqyerit e

shëndetshëm

Faktorët që

ndikojnë në

zgjedhjen e

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

88

UNË DHE SHOQËRIA

shëndetshëm për rritjen dhe zhvillimin;

të analizojnë faktorët që ndikojnë në

zgjedhjen e ushqimit;

të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet në

të ngrënë dhe ndjekjen e një diete të

ekuilibruar;

të vlerësojnë rëndësinë e higjienës dhe

të kujdesit në përgatitjen dhe

përdorimin e ushqimit.

ushqimorë etj.

Nxënësit analizojnë piramidën e

ushqimeve.

Nxënësit përgatitin reklamën e një produkti

ushqimor dhe analizojnë faktorët që

përdorën për të ndikuar te konsumatorët,

si: paketimi, çmimi, efektet mbi grup-

moshën e synuar, përbërësit ushqimorë etj.

Nxënësit improvizojnë në klasë hapat për

zgjedhjen, blerjen dhe përgatitjen e një

vakti ushqimor të shëndetshëm, duke

treguar kujdes të kontrollojnë datën e

skadencës para blerjes, të lexojnë

përmbajtjen ushqimore të produkteve që

blejnë, të lajnë frutat dhe perimet para

përdorimit, të mos vendosin ushqimet e

gatuara dhe ato të pagatuara në të njëjtin

vend etj.

ushqimit

Përgjegjësia për

zgjedhjet në të

ngrënë

Dieta e

ekuilibruar

Higjiena dhe

kujdesi në

përgatitjen dhe

përdorimin e

ushqimit

1.4 Siguria

(4 orë)

të dallojnë sesi duke u rritur bëhen më

të përgjegjshëm dhe kanë më shumë

liri veprimi;

të respektojnë dhe t‟u binden

Nxënësit diskutojnë për rëndësinë e

respektimit të rregullave në shtëpi, shkollë

dhe shoqëri për veten dhe për të tjerët.

Nxënësit demonstrojnë në klasë sjelljet e

Liria e veprimit

Personat

përgjegjës për

zbatimin e

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

89

UNË DHE SHOQËRIA

personave përgjegjës për zbatimin e

rregullave;

të mbajnë përgjegjësi për sigurinë e

tyre;

të dallojnë raste kur veprimet e tyre

mund të kërcënojnë sigurinë e të

tjerëve;

të vlerësojnë rolin e gjithsecilit për t‟u

kujdesur për sigurinë e të tjerëve;

të dallojnë tiparet kryesore të llojeve të

ndryshme të automjeteve;

të shqyrtojnë rreziqet që paraqesin për

këmbësorët „pikat e verbra‟;

të njohin rreziqet që paraqet kalimi

prapa ose ndërmjet makinave të

parkuara;

të shpjegojnë dobinë që ka për veten

dhe për të tjerët përdorimi i

kryqëzimeve dhe i rrugëve të mbrojtura

dhe të sigurta, duke vlerësuar pasojat e

mundshme të mospërdorimit të tyre.

duhura për të qenë të sigurt, si për

shembull: shprehen hapur, flasin me njerëz

të besuar, kuptojnë se si dhe kur të

kërkojnë ndihmë, njohin procedurat e

shkollës për sigurinë në rast rreziku (kur

dikush i ngacmon ata ose shokët, kur nuk

vjen njeri t‟i marrë pas mësimit, kontaktet

e shërbimit të urgjencës etj.), lajmëron se

ku shkojnë dhe kur do të kthehen etj.

Nxënësit praktikojnë situata konkrete të

kalimit prapa ose ndërmjet makinave të

parkuara, kalojnë kryqëzimin dhe

identifikojnë në rrugë „pikat e verbra‟.

rregullave

Përgjegjësia

vetjake për

kujdesin ndaj

sigurisë

Përgjegjësia e

përbashkët për

kujdesin ndaj

sigurisë

Llojet e

automjeteve

Tiparet kryesore

të automjeteve

Pikat e verbra

Kalimi prapa ose

ndërmjet

makinave të

parkuara

Kryqëzimi

Rrugë e mbrojtur

Rrugë e sigurt

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

90

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 2. UNË DHE TË TJERËT

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 10 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit analizojnë dobinë e përkatësisë në familje, pavarësisht dallimeve kulturore në mënyrat e jetesës. Ata dallojnë llojet

e ndryshme të miqësisë dhe pranojnë ndryshimin e shokëve si pjesë të procesit të rritjes. Nxënësit analizojnë sesi këndvështrimet dhe

pritshmëritë e të tjerëve ndikojnë në mënyrën e komunikimit me ta dhe sesi gjuha mund të përdoret për të izoluar ose diskriminuar të

tjerët. Nxënësit në këtë linjë aftësohen të përballojnë trysninë e të tjerëve për t‟u përshtatur. Ata analizojnë rëndësinë e sjelljes së tyre në

situata konfliktuale, duke kuptuar sesi reagime të ndryshme çojnë në pasoja të ndryshme. Së fundmi, ata vlerësojnë dobinë e mënyrave

paqësore të zgjidhjes së konfliktit.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

2.1

Unë dhe

familja ime

(2 orë)

të analizojnë rëndësinë e përkatësisë

në familje;

të dallojnë dhe të vlerësojnë sjelljet e

rëndësishme për harmoninë në jetën

familjare;

të krahasojnë mënyrat e jetesës së

familjeve në kultura të ndryshme

brenda dhe jashtë vendit.

Nxënësit diskutojnë aspekte të

rëndësishme të përkatësisë në familje, si

për shembull: familjarët tregojnë kujdes

për fëmijët dhe njëri-tjetrin, familja është

një vend ku mund të jenë vetvetja,

anëtarët e familjes ndërvaren nga njëri-

tjetri në mënyrë të shëndetshme, në

familje secili ka role dhe përgjegjësi,

secili është i ndjeshëm ndaj nevojave të

të tjerëve, familja ka rregulla dhe

kufizime, në familje kujdesemi dhe

mbështesim njëri-tjetrin, dhe jemi të

përgjegjshëm ndaj njëri-tjetrit.

Përkatësi në familje

Harmoni familjare

Mënyrat e jetesës së

familjeve në kultura

të ndryshme

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

91

UNË DHE SHOQËRIA

Në tregime ose filma të ndryshëm,

nxënësit dallojnë dhe analizojnë sjelljet e

rëndësishme për harmoninë e jetës

familjare, si respektimi i rregullave të

familjes, zgjidhja e konflikteve, falja,

argëtimi, humori, dashuria, empatia,

besimi, dëgjimi, ndershmëria,

përgjegjshmëria, respekti.

2.2 Unë dhe

miqtë e mi

(3 orë)

të diskutojnë për rëndësinë e

miqësisë dhe të ndërveprimit me të

tjerët;

të pranojnë se gjetja e shokëve dhe

ndryshimi i tyre është pjesë e

procesit të rritjes;

të vlerësojnë aspekte të ndryshme të

miqësisë dhe të bëjnë dallimin

ndërmjet shokëve të ngushtë dhe të

njohurve;

të analizojnë sesi opinionet,

këndvështrimet dhe pritshmëritë e të

tjerëve mund të ndikojnë për mirë

ose për keq në mënyrën sesi njerëzit

Nxënësit diskutojnë për miqësinë, duke

analizuar rolin e aspekteve të ndryshme

të saj në rritjen dhe zhvillimin e tyre, si:

respekti reciprok, besimi, besnikëria,

dëgjimi, shpenzimi i kohës së bashku,

komunikimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë,

humori, argëtimi, zgjidhja e konflikteve,

falja, të qenit të drejtë dhe të paanshëm

etj.

Nxënësit japin shembuj të komunikimit

me miqtë e të njohurit, të cilët tregojnë

sesi ata janë përfshirës, e respektojnë

njëri-tjetrin, ndajnë me njëri-tjetrin, e

ndihmojnë njëri-tjetrin, e nxisin ose e

Miqësia

Ndërveprimi

Ndryshimi i

shokëve

Dallimi ndërmjet

shokut të ngushtë

dhe të njohurve

Komunikimi

Opinionet

Këndvështrimet

Pritshmëritë

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

92

UNË DHE SHOQËRIA

komunikojnë me njëri-tjetrin;

pengojnë njëri-tjetrin të pinë duhan ose

substanca të tjera të dëmshme, bëjnë

supozime, e mërzisin ose e shqetësojnë

njëri-tjetrin etj.

Nxënësit praktikojnë kujdesin,

konsideratën dhe mirësjelljen me shokët

e të njohurit e tyre.

2.3 Unë dhe të

tjerët

(3 orë)

të dëgjojnë me vëmendje dhe të

respektojnë mendimet e të tjerëve;

të analizojnë mënyrat e ndryshme të

përdorimit të gjuhës për të izoluar

ose për të diskriminuar të tjerët;

të analizojnë fuqinë e bindjes dhe

sesi ajo mund të përdoret për mirë

ose për keq;

Nxënësit praktikojnë në klasë mënyra të

ndryshme verbale ose joverbale në raste

të tilla, si: prezantojnë një shok/shoqe në

situata të ndryshme, shprehin mirësjellje,

shqetësim, butësi dhe dashuri, u

rezistojnë opinioneve ose kërkesave të

shokëve e bashkëmoshatarëve etj.

Nxënësit improvizojnë dialogë me anë të

të cilëve praktikojnë në klasë sjelljet e

duhura që tregojnë vëmendje dhe respekt

ndaj mendimit të të tjerëve, si për

shembull: dëgjojnë me vëmendje

përvojat dhe këndvështrimet e të tjerëve,

reflektojnë mbi atë çka kanë dëgjuar,

marrin dhe japin komplimente, miratojnë,

Dëgjimi aktiv

Përdorimi i gjuhës

Fuqia e bindjes

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

93

UNË DHE SHOQËRIA

japin e pranojnë kritika të dobishme.

Në gazetën e klasës, nxënësit shkruajnë

artikuj ku synojnë të bindin të tjerët për

një çështje të caktuar, për shembull, nëse

duan të zgjidhen senator, si dhe

analizojnë mënyrat sesi është përdorur

fuqia e bindjes me anë të paraqitjes së

argumenteve me shkrim.

(2 orë) të diskutojnë mënyra praktike për të

përballuar trysnitë dhe ndikimet e të

tjerëve, si për shembull, trysnia për

t‟u përshtatur ose për të qenë pjesë e

një grupi;

të dallojnë pasojat e reagimeve të

ndryshme në situata konfliktuale;

të praktikojnë mënyra paqësore për

zgjidhjen e konfliktit.

Bazuar në përvojat vetjake, nxënësit

diskutojnë për pasojat e reagimeve të

ndryshme gjatë një situate konfliktuale,

si: vetëpërmbajtja, bindja, negocimi,

sulmi, thënia e të vërtetës, shmangia,

largimi.

Përballimi i trysnive

Situata konfliktuale

Zgjidhja e konfliktit

LINJA 3. JETA NË KOMUNITETIN TIM

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 6 orë mësimore.

Në këtë linjë nxënësit mësojnë të vlerësojnë e të respektojnë larminë e komunitetit ku jetojnë. Ata analizojnë kontributin e individëve ose

organizatave të ndryshme. Nxënësit aftësohen të analizojnë probleme të ndryshme të komunitetit të tyre, përfshi dhe pabarazitë, duke

gjetur zgjidhje të mundshme për t‟i kapërcyer ato në të mirën e përbashkët.

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

94

UNË DHE SHOQËRIA

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

(6 orë)

të njohin traditat e zonës së tyre;

të vlerësojnë rolin e individit në

grupe të ndryshme në komunitet;

të analizojnë kontributin e

individëve, të organizatave dhe të

grupeve të ndryshme që veprojnë në

komunitet, si: klubet sportive,

sindikatat, këshilli i

komunës/bashkisë, individët ose

grupet vullnetare, radio/TV/gazetë

vendore, qytetar nderi etj.;

të njohin të drejtën e fëmijëve për

lirinë e organizimit dhe lirinë e

grumbullimit paqësor;

të dallojnë bizneset e ndryshme në

komunitet dhe mënyrën e

organizimit të tyre;

të analizojnë shkaqet e pabarazive në

komunitet dhe të sugjerojnë mënyra

sesi mund të trajtohen ato;

Nxënësit diskutojnë mbi rolin e individit

në grupe të ndryshme në komunitet, si:

formon identitetin, ushtron të drejtat dhe

përgjegjësitë, jep kontributin vetjak,

respekton të tjerët, i përfshin të tjerët,

merr së bashku me të tjerët vendime

demokratike, respekton rregullat, punon

për të mirën e përbashkët etj.

Nxënësit organizojnë një panair me

punimet e tyre.

Nxënësit organizojnë një vizitë studimore

në një prej bizneseve të zonës.

Nxënësit vëzhgojnë lagjen ku jetojnë dhe

venë re pabarazitë në të, si: varfëria,

mungesa e strehimit, nevojat materiale,

mungesa e institucioneve dhe/ose

shërbimeve, paragjykimet dhe

diskriminimi ndaj individëve ose grupeve

të veçanta, stereotipat.

Traditat e zonës

Roli i individit në

komunitet

Kontributi i

individëve, i

organizatave dhe i

grupeve të

ndryshme në

komunitet

E drejta e fëmijëve

për lirinë e

organizimit dhe

lirinë e

grumbullimit

paqësor

Bizneset

Mënyra e

organizimit të

bizneseve

Shkaqet e

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

95

UNË DHE SHOQËRIA

të identifikojnë disa shqetësime të

komunitetit ku jetojnë dhe të

diskutojnë për mënyra të mundshme

veprimi që mund të ndërmerren për

t‟i zgjidhur ato;

të përshkruajnë grupet e ndryshme

kulturore, fetare, etnike e të tjera në

komunitetin e tyre dhe të marrin në

shqyrtim mënyra të ndryshme sesi

mund të respektohen dallimet mes

këtyre grupeve;

të njohin të drejtën e fëmijëve që i

përkasin pakicave etnike, fetare ose

gjuhësore për të pasur kulturën e

tyre, të ushtrojnë dhe praktikojnë

fenë e tyre, ose të përdorin gjuhën e

tyre së bashku me anëtarët e tjerë të

grupit.

pabarazive

Trajtimi i

pabarazive

Respektimi i

dallimeve

E drejta e fëmijëve

që u përkasin

pakicave etnike,

fetare ose gjuhësore

LINJA 4. MJEDISI DHE POPULLSIA E VENDIT TIM

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 5 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit njihen me karakteristikat e mjedisit tonë natyror, kufijtë shtetërorë dhe madhësinë e Republikës së Shqipërisë. Ata

njihen edhe me relievin, klimën dhe sektorët ekonomikë më të zhvilluar në vendin tonë. Po kështu, ata marrin njohuri rreth popullsisë,

përbërjen dhe shpërndarjen e saj në vendin tonë. Nxënësit njihen edhe me fenomene si migrimi dhe emigrimi. Në të njëjtën kohë ata

aftësohen të punojnë me hartën skicë të Shqipërisë.

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

96

UNË DHE SHOQËRIA

Nr. Nënlinja

Objektivat Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

4.1 Unë dhe

mjedisi

(3 orë)

të tregojnë në hartë shtetet dhe detet

me të cilat kufizohet vendi ynë;

të dallojnë bregdetin e detit Adriatik

nga ai i detit Jon;

të përshkruajnë format kryesore të

relievit të vendit tonë (malet, kodrat,

fushat);

të tregojnë në hartë fushat kryesore të

vendit tonë dhe malet e vargjet malore

më të larta të vendit tonë;

të tregojnë në hartë lumenjtë dhe

liqenet e vendit tonë;

të përshkruajnë klimën dhe të listojnë

dy zonat kryesore klimatike në vendin

tonë (klima mesdhetare e butë dhe

klima mesdhetare kontinentale);

të rendisin tre sektorët kryesorë të

ekonomisë së vendit tonë;

të përshkruajnë sesi ndikon mjedisi në

shpërndarjen gjeografike të sektorëve

të ekonomisë.

Nxënësit punojnë me hartën skicë të

Shqipërisë, ku vendosin detet, lumenjtë,

liqenet e fushat më të mëdha dhe malet

më të larta të vendit tonë.

Bregdet

Det

Reliev

Lumë

Liqen

Fushë

Mal

Klimë

Klimë mesdhetare

e butë

Klimë mesdhetare

kontinentale

Mjedis

Sektor ekonomik

Shpërndarja

gjeografike e

sektorëve të

ekonomisë

Hartë skicë

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

97

UNË DHE SHOQËRIA

4.2 Popullsia e

vendit tim

(2 orë)

të tregojnë përbërjen e popullsisë së

vendit tonë;

të përshkruajnë shpërndarjen e

popullsisë në varësi të relievit e të

klimës;

të tregojnë çfarë është migrimi dhe

llojet e tij (emigrim, imigrim);

të dallojnë faktorët kryesorë që kanë

ndikuar në lëvizjet e popullsisë brenda

dhe jashtë vendit.

Popullsi

Përbërje e

popullsisë

Shpërndarje e

popullsisë

Lëvizje e popullsisë

Migrim

Emigrim

Imigrim

LINJA 5. PASURITË NATYRORE DHE KULTURORE TË VENDIT TIM

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 6 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit njihen me trashëgiminë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Ata njohin ngjarjet kombëtare më të

rëndësishme. Së fundmi, ata njohin rëndësinë dhe realizimin e mbrojtjes dhe zhvillimit të pasurive natyrore dhe kulturore të vendit tonë.

Nr. Nënlinja

Objektivat Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

5.1 Pasuritë

natyrore

(2 orë)

të përshkruajnë çfarë kuptojnë me

pasuri natyrore dhe trashëgimi

natyrore;

të tregojnë disa nga pasuritë natyrore

më të spikatura të vendit tonë;

Nxënësit punojnë me hartën skicë të

Shqipërisë, ku vendosin pasuritë natyrore

më të spikatura të vendit tonë dhe tregojnë

(nëse ka) pasuritë natyrore të zonës së

tyre.

Pasuri natyrore

Trashëgimi natyrore

Turizëm

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

98

UNË DHE SHOQËRIA

të tregojnë në hartë vendndodhjen e

tyre;

të vlerësojnë rolin e pasurive natyrore

në zhvillimin e vendit tonë,

veçanërisht në zhvillimin e turizmit.

5.2 Identiteti

kulturor dhe

historik

(2 orë)

të dallojnë trashëgiminë natyrore nga

ajo kulturore;

të tregojnë disa nga pasuritë kulturore

më të rëndësishme të vendit tonë;

të dallojnë dhe të përshkruajnë

elemente të trashëgimisë kulturore të

zonës së tyre;

të përshkruajnë historikun e

trashëgimisë së këtyre pasurive;

të vlerësojnë rëndësinë që kanë ato

për vendin tonë.

Nxënësit njihen me ngjarjet kombëtare më

të rëndësishme të vendit tonë. Ata radhitin

figurat më të rëndësishme kombëtare,

hulumtojnë origjinën e tyre dhe vlerësojnë

rolin e njerëzve të shquar të vendit tonë, të

cilët kanë kontribuar në art, kulturë dhe

shkencë, duke lënë një trashëgimi të pasur

kulturore për atdheun tonë.

Identiteti kulturor

dhe historik

Trashëgimi

kulturore

Pasuri kulturore

Figura kombëtare

Elemente të

trashëgimisë

kulturore

5.3 Mbrojtja dhe

ruajtja e

pasurive

natyrore dhe

kulturore

(2 orë)

të tregojnë disa pasuri natyrore dhe

kulturore të dëmtuara në vendin tonë;

të përshkruajnë arsyet e këtyre

dëmtimeve;

të përshkruajnë masat që duhet të

ndërmarrë gjithsecili për mbrojtjen

dhe ruajtjen e pasurive natyrore.

Nxënësit nxiten të marrin pjesë aktivisht

në vlerësimin dhe mbrojtjen e mjedisit

dhe të trashëgimisë sonë materiale dhe

kulturore.

Mbrojtja e mjedisit

Ndotja e mjedisit

Ruajtja e mjedisit

Dëmtime mjedisore

Pasuri natyrore dhe

kulturore të

dëmtuara

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

99

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 6. ORGANIZIMI ADMINISTRATIV I VENDIT TIM

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 24 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit njihen me qarqet dhe pozitën gjeografike të tyre, përbërjen administrative të qarqeve dhe cili është qarku më i

zhvilluar. Ata njihen me kryeqendrën e Shqipërisë, pozitën e saj gjeografike, larminë dhe pasuritë natyrore të saj, aktivitetin kryesor

ekonomik dhe perspektivat e zhvillimit të saj. Njëkohësisht ata njohin qytetin më të rëndësishëm të qarkut ku banojnë dhe veçoritë e tij

karakteristike. Ata njohin zhvillimin historik dhe shoqëror të qarkut, objektet më të rëndësishme të tij me vlera historike, kulturore, artistike

dhe turistike. Së fundmi, ata njihen me figura të rëndësishme të qarkut ku banojnë dhe kontributin e tyre në jetën shoqërore, shkencore,

artistike dhe kulturore të tij.

Nr. Nënlinja

Objektivat Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

6.1 Ndarja

administrative

e Shqipërisë

(6 orë)

të përshkruajnë konceptin qark dhe të

dallojnë ndarjen e tij në nënnjësitë që ai

përfshin;

të përcaktojnë në hartë qarqet e Shqipërisë

dhe kryeqendrën e tyre;

të përshkruajnë veçoritë karakteristike të

secilit qark;

të identifikojnë qarkun me popullsi më të

madhe;

të identifikojnë qarkun më të zhvilluar

ekonomikisht, duke treguar arsyet e këtij

zhvillimi.

Nxënësit punojnë me hartën skicë të

Shqipërisë, ku vendosin qarqet e

Shqipërisë dhe kryeqendrën e tyre.

Nxënësit studiojnë simbolet

kombëtare; dallojnë karakteristikat e

tyre dhe përshkruajnë ndryshimin e

tyre ndër vite.

Qark

Nënnjësi

Kryeqendër

Rreth

Ndarje

administrative

Shtrirje gjeografike

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

100

UNË DHE SHOQËRIA

6.2 Qarku i

Tiranës2

rrethi i

Tiranës,

rrethi i

Kavajës

(9 orë)

të përcaktojnë në hartë vendndodhjen dhe

shtrirjen e qarkut;

të tregojnë rrethet që i përkasin këtij

qarku;

të përshkruajnë tiparet e përgjithshme të

natyrës, popullsisë dhe ekonomisë së

qarkut;

të shpjegojnë veçoritë karakteristike të

jetës ekonomike shoqërore dhe kulturore;

të njohin ngjarjet më të rëndësishme në

jetën shoqërore, ekonomike, shkencore

dhe kulturore të qarkut;

të dallojnë qytetin më të zhvilluar të qarkut

dhe të përshkruajnë arsyet e zhvillimit të

tij;

të dallojnë faktorët e zhvillimit dhe

shkaqet e gjendjes aktuale të qarkut;

të dallojnë ndryshimet dhe problemet

Nxënësit punojnë me hartën skicë të

qarkut, ku vendosin rrethet që i

përkasin dhe kryeqendrën e tyre.

Nxënësit mbledhin objekte të

ndryshme, si për shembull: veshje,

ushqime, orenditë shtëpiake etj., lojëra,

folklor, të cilat pasqyrojnë

vazhdimësinë dhe traditën kulturore të

qarkut ku jetojnë.

Nxënësit mbledhin, tregojnë dhe

evidentojnë ngjarjet më të rëndësishme

të qarkut të tyre.

Nxënësit përcaktojnë tiparet

etnokulturore të zonës ku jetojnë me

anë të objekteve dhe trashëgimive

kulturore.

Nxënësit njohin vlerat e mjedisit dhe

pasuritë natyrore të tij dhe vlerësojnë

Vendndodhja e

qarkut

Shtrirja e qarkut

Tipare të natyrës

Tipare të popullsisë

Tipare të

ekonomisë

Qytet

Fshat

Zhvillim

Faktorë zhvillimi

Objekte të

rëndësishme

Figura historike

2 Republika e Shqipërisë ndahet në 12 njësi administrative të quajtura qarqe, të cilat ndahen më tej në 36 nënnjësi të quajtura rrethe. Nga ky

program përzgjidhen vetëm dy qarqe, qarku i Tiranës si kryeqendra e Shqipërisë dhe qarku ku banon nxënësi. Objektivat janë të njëjtë për të gjitha

qarqet në vijim.

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

101

UNË DHE SHOQËRIA

aktuale të qarkut;

të përshkruajnë momentet kyçe dhe

ngjarjet më të rëndësishme të zhvillimit

historik të qarkut;

të identifikojnë objektet më të rëndësishme

të qarkut me vlera historike, kulturore,

artistike dhe turistike;

të përcaktojnë figurat historike kryesore të

qarkut dhe kontributin e tyre në jetën

shoqërore, shkencore, artistike dhe

kulturore.

mbrojtjen dhe zhvillimin e këtyre

vlerave; gjykojnë mbi vlerat e mjedisit

dhe pasurive kulturore në zhvillimin e

jetës së qarkut; identifikojnë masat që

duhet të ndërmerren për mbrojtjen dhe

zhvillimin e pasurive natyrore dhe

kulturore të qarkut.

6.3

Qarku ku unë jetoj (9 orë)

Qarku i Beratit

rrethi i Beratit, rrethi i Kuçovës, rrethi i Skraparit

Qarku i Dibrës

rrethi i Dibrës, rrethi i Bulqizës, rrethi i Matit

Qarku i Durrësit

rrethi i Durrësit, rrethi i Krujës

Qarku i Elbasanit

rrethi i Elbasanit, rrethi i Gramshit, rrethi i Librazhdit, rrethi i Peqinit

Qarku i Fierit

rrethi i Fierit, rrethi i Lushnjës, rrethi i Mallakastrës

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

102

UNË DHE SHOQËRIA

Qarku i Gjirokastrës

rrethi i Gjirokastrës, rrethi i Përmetit, rrethi i Tepelenës

Qarku i Korçës

rrethi i Korçës, rrethi i Devollit, rrethi i Kolonjës, rrethi i Pogradecit

Qarku i Kukësit

rrethi i Kukësit, rrethi i Hasit, rrethi i Tropojës

Qarku i Lezhës

rrethi i Lezhës, rrethi i Kurbinit, rrethi i Mirditës

Qarku i Shkodrës

rrethi i Shkodrës, rrethi i Malësisë së Madhe, rrethi i Pukës

Qarku i Vlorës

rrethi i Vlorës, rrethi i Delvinës, rrethi i Sarandës

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

103

UNË DHE SHOQËRIA

Linja 1. UNË (16 orë)

1.1 Kush jam unë?

1.2 Rritja dhe ndryshimi

1.3 Kujdesi për trupin dhe shëndetin

1.4 Siguria

Linja 2. UNË DHE TË TJERËT (7 orë)

2.1 Unë dhe familja ime

2.2 Unë dhe miqtë e mi

2.3 Unë dhe të tjerët

KLASA 6

35 javë x 3 orë = 105 orë

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

104

UNË DHE SHOQËRIA

Linja 3. UNË DHE BOTA (12 orë)

3.1 Jeta në komunitetin tim

3.2 Shoqëria

Linja 4. QYTETËRIMI NË PARAHISTORI (8 orë)

Linja 5. QYTETËRIMET BOTËRORE NË ANTIKITET (8 orë)

Luginat lumore, djepi i qytetërimeve të hershme (Mijëvjeçari IV – II pr. Krishtit )

Linja 6. QYTETËRIMET NË BRIGJET E DETEVE TË MESDHEUT (17 orë)

(Shekulli VII pr. K. – shekullin V ps. K)

Linja 7. QYTETËRIMET BOTËRORE NË MESJETËN E HERSHME (11 orë)

(Shekujt V – X)

Linja 8. ZHVILLIMI I QYTETËRIMEVE MESJETARE (9 orë)

(Shekujt X – XII)

Linja 9. TIPARET E SISTEMEVE POLITIKE EVROPIANE (17 orë)

(Shekujt XII – XV)

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

105

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 1. UNË

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 16 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të analizojnë përvojat e tyre, të caktojnë objektiva dhe të hartojnë strategji për arritjen e tyre. Duke

analizuar në mënyrë kritike, ata aftësohen të marrin vendime të mirinformuara, si dhe të respektojnë individualitetin në vendimmarrje.

Nxënësit, gjithashtu, njohin dhe vlerësojnë rolin e burimeve të ndihmës në raste nevojash ose shqetësimesh. Ata forcojnë vetëbesimin

duke njohur më mirë veten, ndjenjat e tyre dhe faktorët që i bëjnë të ndihen mirë. Nxënësit analizojnë shkaqet dhe pasojat e abuzimit me

substancat e ndryshme dhe qëndrimet e tyre dhe të shoqërisë ndaj këtij fenomeni. Në këtë linjë, nxënësit gjithashtu shqyrtojnë masat për

mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit, si dhe mësojnë të mbrohen nga rreziqet e sëmundjeve të transmetueshme. Së fundmi, nxënësit

aftësohen të shmangin ose të minimizojnë sjelljet dhe situatat e rrezikshme dhe të mbajnë qëndrime të përgjegjshme në parandalimin e

aksidenteve.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe

terma kyçe

1.1 Kush jam

unë?

(3 orë)

Në përfundim të klasës së gjashtë

nxënësit duhet të jenë të aftë:

të reflektojnë mbi përvojat e tyre dhe të

analizojnë arsyet që i shtyjnë drejt

veprimeve që ndërmarrin;

të përcaktojnë objektiva vetjake dhe

strategjitë e duhura për t‟i arritur ata;

të vlerësojnë rëndësinë e marrjes së

vendimeve të mirinformuara;

Nxënësit diskutojnë mbi situata jetësore ku u

duhet të marrin vendime të caktuara, si për

shembull: si të thonë jo, çfarë të veshin, cilin

libër të zgjedhin në bibliotekë/librari, të

vendosin të tregojnë apo jo çfarë bëri

shoku/shoqja.

Nxënësit listojnë disa prej faktorëve që

ndikojnë në vendimet e tyre, si impulset,

vlerat dhe besimet, opinioni i prindërve,

opinioni i shoqërisë, ndikimi i shokëve,

Objektiva

Strategji

Vendimmarrje

Vendime të

mirinformuara

Faktorët që

ndikojnë në

zgjedhje dhe

vendime

Nivele të të

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

106

UNË DHE SHOQËRIA

të analizojnë në mënyrë kritike faktorët

dhe nivelet e të menduarit që ndikojnë

në zgjedhjet dhe vendimet e tyre;

të pranojnë se vendimet kanë pasoja dhe

se njerëzit marrin vendime të ndryshme

për një çështje të caktuar;

të identifikojnë burimet e ndihmës kur

zgjidhin probleme.

ndikimi i medies.

Nxënësit dallojnë prindërit, shokun ose

shoqen e ngushtë, mësuesen etj., si burime

ndihme për të zgjidhur probleme të

ndryshme.

menduarit që

ndikojnë në

zgjedhje dhe

vendime

Pasojat e

vendimeve

Burimet e

ndihmës në

zgjidhjen e

problemeve

1.2 Rritja dhe

ndryshimi

(3 orë)

të dallojnë ndryshimet fizike,

shoqërore, emocionale, intelektuale dhe

shpirtërore që kanë pësuar gjatë rritjes;

të dallojnë sesi ndjenjat i ndihmojnë të

kuptojnë më mirë veten;

të analizojnë sesi paraqitet dashuria në

muzikë, filma, libra, revista etj.;

të dallojnë veprimtaritë e shëndetshme

që i ndihmojnë të ndihen mirë me veten

e tyre.

Nxënësit diskutojnë sesi gjendjet

emocionale dhe emocionet shpesh

ndikohen nga ndryshime fizike dhe

hormonale, sesi ndjenjat e vërteta

ndonjëherë mund të maskohen dhe sesi

ndjenjat e tyre mund të ndikojnë të të tjerët.

Nxënësit përfshihen në veprimtari të

shëndetshme si puna vullnetare,

veprimtaritë sportive e kulturore, udhëtime

etj.

Ndryshimet

fizike

Ndryshimet

shoqërore

Ndryshimet

emocionale

Ndryshimet

intelektuale

Ndryshimet

shpirtërore

Të kuptuarit e

vetes

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

107

UNË DHE SHOQËRIA

Dashuria

Llojet e

dashurisë

Aktivitete të

shëndetshme

1.3 Kujdesi për

trupin dhe

shëndetin

(6 orë)

të dallojnë shkaqet e shqetësimeve që

kanë dhe të ndërtojnë strategji të

përshtatshme përballimi;

të bëjnë dallimin ndërmjet substancave

të ligjshme dhe të paligjshme dhe të

përshkruajnë efektet e tyre;

të shpjegojnë sesi dëshira për të

eksperimentuar me substanca të

paligjshme mund të çojë në varësi;

të shqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të

shoqërisë ndaj abuzimit me substancat

dhe ndaj atyre që abuzojnë me to;

të diskutojnë për disa prej masave që

zbatohen në komunitetin ku ata jetojnë

për mbrojtjen e njerëzve nga sëmundjet

dhe për promovimin e shëndetit;

të njohin disa nga sëmundjet e

Nxënësit analizojnë efektet e substancave

të rekomanduara nga mjeku: alkool,

nikotinë, kanabis.

Nxënësit tregojnë histori nga përvojat

vetjake ose shkruajnë tregime mbi

qëndrimet e tyre, të të njohurve të tyre ose

të shoqërisë në përgjithësi ndaj abuzuesve

me substanca të ndryshme.

Nxënësit intervistojnë punonjës të fushës

së shëndetësisë mbi masat që merren në

komunitetin ku jetojnë për mbrojtjen nga

sëmundjet dhe promovimin e shëndetit.

Nxënësit njohin sëmundjet e

transmetueshme, si: rubeola, infeksioni

HIV/AIDS, hepatiti, dhe diskutojnë sesi

infeksionet shpërndahen me anë të ajrit,

kontaktit të drejtpërdrejtë, lëngjeve të

Shkaqet e

shqetësimeve

Strategjitë e

përballimit

Substanca të

ligjshme

Substanca të

paligjshme

Efektet e

substancave

Varësia

Qëndrimet ndaj

abuzimit dhe

abuzuesve

Sëmundjet

Mbrojtja nga

sëmundjet

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

108

UNË DHE SHOQËRIA

transmetueshme dhe të dallojnë sesi

shpërndahen infeksionet;

të dallojnë disa prej mënyrave sesi

mund të mbrohen nga sëmundjet dhe

infeksionet;

të njohin disa prej sëmundjeve që

lidhen me ushqimin, si anoreksia dhe

bulimia.

trupit, mungesës së higjienës.

Nxënësit flasin për rëndësinë e kujdesit për

higjienën vetjake dhe të mjedisit përreth,

ndjekjes së një diete të shëndetshme dhe

ekuilibrimin e punës me çlodhjen për t‟u

mbrojtur nga sëmundjet dhe infeksionet.

Promovimi i

shëndetit

Sëmundjet e

transmetueshme

Infeksionet

Shpërndarja e

infeksioneve

Anoreksia

Bulimia

1.4 Siguria

(4 orë)

të shmangin ose të minimizojnë sjelljet

dhe situatat e rrezikshme;

të diskutojnë pasojat e sjelljeve të

rrezikshme;

të njohin të drejtën e fëmijëve për t‟u

mbrojtur nga rrëmbimi, shitja ose

trafikimi i tyre për çdo qëllim dhe në

çfarëdo forme qoftë;

të shfaqin qëndrime të përgjegjshme

ndaj parandalimit të aksidenteve dhe të

dinë si të sillen në rast aksidenti;

të analizojnë konfliktet që lindin

ndërmjet përdoruesve të ndryshëm të

Nxënësit diskutojnë sesi ndonjëherë marrja

parasysh e rreziqeve ndihmon për rritjen

dhe zhvillimin, kurse në raste të tjera

pasojat mund të jenë të rrezikshme, madje

edhe tragjike.

Nxënësit praktikojnë në klasë procedura të

thjeshta të ndihmës së shpejtë dhe njohin

personat e duhur për t‟u kontaktuar në rast

aksidenti.

Shmangia e

sjelljeve dhe

situatave të

rrezikshme

Pasojat e

sjelljeve të

rrezikshme

E drejta për t‟u

mbrojtur nga

rrëmbimi, shitja

ose trafikimi

Qëndrime të

përgjegjshme

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

109

UNË DHE SHOQËRIA

rrugës, për shembull, ndërmjet çiklistëve

dhe këmbësorëve në një vend për

këmbësorë;

të shqyrtojnë ndikimin që ka sjellja e

pasagjerëve për veten dhe për të tjerët

(edhe për automjetet);

të analizojnë informacionet që marrin

për rrugët dhe ngjarjet që ndodhin në to.

Parandalimi i

aksidenteve

Konfliktet mes

përdoruesve të

rrugës

Sjellja e

pasagjerit

LINJA 2. UNË DHE TË TJERËT

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 7 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit aftësohen të përballojnë ndryshimet që pësojnë marrëdhëniet familjare teksa ata rriten, për shkak të shtimit të

pavarësisë dhe ndryshimit të opinioneve ndërmjet brezave. Ata, gjithashtu, analizojnë portretizimin e familjes në media, duke e krahasuar

në mënyrë kritike me realitetin. Nxënësit dallojnë rolin që luan identiteti gjinor në marrëdhëniet shoqërore. Ata gjejnë zgjidhje për

problemet që kanë me miqtë e tyre, duke analizuar faktorët që i shkaktojnë këto probleme dhe dallojnë karakteristikat e një grupi

shoqëror të shëndetshëm. Së fundmi, nxënësit vlerësojnë dobinë e formimit të qëndrimit individual, duke respektuar njëkohësisht vlerat

dhe besimet e të tjerëve.

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe

terma kyçe

2.1

Unë dhe

familja ime

(3 orë)

të analizojnë disa faktorë që ndikojnë

në jetën e familjes;

të diskutojnë për ndryshimet në

marrëdhëniet dhe pritshmëritë që

ndodhin në familje teksa ata rriten dhe

Nxënësit tregojnë për ndikimin në familjet

e tyre të faktorëve, si: varësia e një anëtari

të familjes nga substancat ose lojërat e

fatit, mirëqenia materiale, varfëria,

sëmundjet, dhuna, ndryshimi në mënyrën e

Jeta familjare

Ndryshimet në

marrëdhëniet

familjare

Ndryshimet në

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

110

UNË DHE SHOQËRIA

mënyrat e përballimit të tyre;

të vlerësojnë dhe të mbajnë qëndrime

ndaj portretizimit të familjes dhe të

jetës familjare në media.

jetesës, stereotipat gjinorë dhe ndarja

gjinore e punës në familje etj.

Nxënësit diskutojnë në klasë sesi duke u

rritur opinionet e tyre nga ato të anëtarëve

të tjerë të familjes mund të ndryshojnë dhe

sesi me kalimin e viteve ata janë më të

pavarur e më të zotë për të përballuar

ndryshimet në familje.

pritshmëritë e

familjes

Portretizimi i

familjes në

media

2.2 Unë dhe

miqtë e mi

(2 orë)

të dallojnë faktorët që shkaktojnë

probleme në miqësitë e tyre dhe të

diskutojnë zgjidhje të mundshme për

to;

të dallojnë karakteristikat e një grupi

shoqëror të shëndetshëm.

Nxënësit diskutojnë sesi në lloje të

ndryshme miqësish (miqësisë vajzë-djalë

dhe miqësia brenda së njëjtës gjini) ata

flasim për gjëra të ndryshme, kanë

pritshmëri të ndryshme nga njëri-tjetri,

përpiqen t‟i bien në sy të tjerëve etj.

Nxënësit intervistojnë njëri-tjetrin ose miq

të tyre jashtë klase për të identifikuar

faktorë të ndryshëm që shkaktojnë

problemet e tyre në miqësi, si për

shembull: xhelozia, pasiguria, ndjenja e të

qenit të lënë pas dore, trysnia për të qenë

pjesë dhe për t‟iu bindur një grupi shoqëror

dhe diskutojnë mënyra të ndryshme

Miqësia vajzë-

djalë

Miqësia brenda

së njëjtës gjini

Faktorët që

shkaktojnë

probleme në

miqësi

Grup shoqëror i

shëndetshëm

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

111

UNË DHE SHOQËRIA

zgjidhjeje.

Nxënësit njohin karakteristikat e një grupi

shoqëror të shëndetshëm, si për shembull:

anëtarët janë përfshirës, miqësorë,

mbështetës, respektojnë të drejtat dhe

këndvështrimet e të tjerëve etj.

2.3 Unë dhe të

tjerët

(2 orë)

të vlerësojnë rëndësinë e qëndrimit

individual, duke respektuar në të

njëjtën kohë besimet, vlerat dhe

opinionet e të tjerëve;

të diskutojnë sesi lind konflikti në

situata dhe mes njerëzish të ndryshëm;

të praktikojnë mënyra paqësore për

zgjidhjen e konfliktit.

Në një debat të organizuar në klasë,

nxënësit praktikojnë mënyra pozitive për të

shprehur këndvështrime që ndryshojnë nga

ato të të tjerëve.

Qëndrim

individual

Zgjidhja

paqësore e

konfliktit

LINJA 3. UNË DHE BOTA

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 12 orë mësimore.

Në këtë linjë, nxënësit njihen me konceptin e demokracisë dhe elementet kryesore të saj. Ata analizojnë rëndësinë e zgjedhjeve, duke

marrë si shembull organizimin e qeverisjes vendore dhe të shkollës. Nxënësit kuptojnë rëndësinë e pjesëmarrjes, përfaqësimit dhe të

përgjegjësisë që të zgjedhurit kanë para zgjedhësve, si dhe rolin monitorues të organizmave si media dhe shoqëria civile. Përpos rolit të

zgjedhjeve, në këtë linjë nxënësit njohin edhe rolin e të drejtave të njeriut në sistemin demokratik dhe analizojnë ndërvarësinë e njerëzve

brenda komunitetit, shtetit, Evropës dhe botës, pasi kanë njohur disa nga kulturat, mënyrat e jetesës dhe gjuhët në Evropë e në botë. Së

fundmi, nxënësit vlerësojnë rëndësinë që ka promovimi i paqes për arritjen e drejtësisë në shoqëri.

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

112

UNË DHE SHOQËRIA

Nr. Nënlinja Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe

terma kyçe

3.1 Jeta në

komunitetin

tim

(6 orë)

të përshkruajnë organizimin e pushtetit

vendor në komunën ose bashkinë ku

jetojnë;

të përshkruajnë mënyrën sesi organet e

qeverisjes vendore zgjidhen nga

komuniteti dhe mbajnë përgjegjësi

kundrejt tij;

të njohin rëndësinë e procedurës së

zgjedhjeve dhe përgjegjësinë e

njerëzve të zgjedhur para zgjedhësve;

të përshkruajnë rolin e organizmave

monitorues të pushteti vendor, si media

dhe shoqëria civile;

të përshkruajnë organizimin e shkollës

si komunitet dhe rolin që luan bordi i

shkollës, këshilli i prindërve, këshilli i

mësuesve, drejtori dhe qeveria e

nxënësve;

të krahasojnë zgjedhjet në shkollë me

zgjedhjet në komunitet.

Nxënësit intervistojnë prindërit ose të rritur

të tjerë në komunitetin ku jetojnë për të

mësuar mbi mënyrën e organizimit të

pushtetit vendor në të shkuarën (kur

prindërit/të rriturit ishin në moshën e tyre)

dhe paraqesin gjetjet duke bërë krahasimin

ndërmjet mënyrës së organizmit të

pushtetit vendor të tanishëm dhe atij të

mëparshëm.

Nxënësit organizojnë dhe marrin pjesë në

zgjedhjet e klasës.

Pushteti vendor

Zgjedhjet

Përgjegjësia

Organizma

monitorues

Media

Shoqëri civile

Shkolla si

komunitet

Bordi i shkollës

Këshilli i

prindërve

Këshilli i

mësuesve

Drejtori i

shkollës

Qeveria e

nxënësve

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

113

UNË DHE SHOQËRIA

3.2 Shoqëria

(6 orë)

të përshkruajnë thjesht konceptin e

demokracisë;

të përshkruajnë rolin e zgjedhjeve në

sistemin demokratik;

të përshkruajnë rolin e të drejtave të

njeriut në sistemin demokratik;

të krahasojnë disa nga kulturat,

mënyrat e jetesës dhe gjuhët në Evropë

e në botë;

të vlerësojnë ndërvarësinë e njerëzve

brenda komunitetit, shtetit, Evropës

dhe botës;

të kuptojnë shpërndarjen e pabarabartë

të burimeve në botë dhe pasojat e saj;

të vlerësojnë rëndësinë dhe mënyrat e

promovimit të paqes dhe të drejtësisë

në shoqëri.

Nxënësit përshkruajnë rolin e popullit, të

presidentit, të kushtetutës, të qeverisë dhe

të parlamentit në sistemin demokratik.

Nxënësit mbledhin informacion për pasojat

e shpërndarjes së pabarabartë të burimeve,

duke u përqendruar në pasojat e

mospërmbushjes së nevojave bazë, në rolin

e individëve, të shtetit dhe të organizatave

ndërkombëtare.

Demokracia

Populli

Presidenti

Kushtetuta

Qeveria

Parlamenti

Zgjedhjet

Të drejtat e

njeriut

Kulturat

evropiane

Mënyra të

jetesës në

Evropë

Gjuhë evropiane

Ndërvarësia

Promovimi i

paqes dhe i

drejtësisë

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

114

UNË DHE SHOQËRIA

LINJA 4. QYTETËRIMI NË PARAHISTORI

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 8 orë mësimore.

Kjo linjë i aftëson nxënësit të demonstrojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime mbi qytetërimin botëror në parahistori, shoqërinë parahistorike

dhe veprimtarinë e njeriut (homosapiens) mbi natyrën si një proces evolutiv. Nxënësit mësojnë për besimin dhe artet, fundin e

parahistorisë dhe fillimin e historisë së qytetërimeve. Nëpërmjet kësaj linje, nxënësit mësojnë të punojnë si historianë, mësojnë

organizimin kronologjik të historisë dhe kryejnë veprime për llogaritjen e kohës (pr.K., ps.K.).

Nr. Nënlinja

Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

4.1

Puna si historian

(3 orë)

Në fund të klasës së gjashtë nxënësit

duhet të jenë të aftë:

të tregojnë organizimin kronologjik të

historisë, me qëllim vendosjen e

ngjarjeve dhe të njerëzve në periudha

të ndryshme historike;

të përcaktojnë periudhat historike:

antikitet, mesjetë, moderne (moderne e

hershme 1500 – 1815 dhe moderne

1815 – 1945, Bashkëkohore 1945 – sot.

Veprime për llogaritjen e kohës

të ndërtojnë linjën e kohës, duke

vendosur në të periudhat

historike dhe ngjarjet e

rëndësishme historike;

të kryejnë veprime për

llogaritjen e kohës;

Puna me dokumente historike

(arkiv, bibliotekë, muze)

të dallojnë një gjerësi burimesh

historike dhe informacioni të

duhur, duke përfshirë

dokumentet, burimet e shtypura,

Qytetërim

Burime

Arkeologji

Fosile

Periodizim

Kërkim

Kohë

Fakt

Kalendar

Dokumente

Mjedis

Vendndodhje

Hartë historike

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

115

UNË DHE SHOQËRIA

historinë gojore, medie, piktura,

muze, galeri, fotografi, muzikë

dhe internetin si bazë hetimi për

përshkrimin e një ngjarjeje

historike.

Legjendë e hartës

Evolucion

Paleolit

Mezolit

Neolit

Hominid

Homosapiens

Endacak

Jetë e qëndrueshme

Vegël pune

Mbledhës

Gjuetar

Shpellë banimi

Zjarr

Bujqësi primitive

Shat

Poçari

Endje

Matriarkat

Metale

Parmendë

4.2 Parahistoria si

pararendëse e

qytetërimeve

(4 orë)

të vlerësojnë ndikimin e mjedisit në

zhvillimin e shoqërive të hershme;

të dallojnë veprimtaritë e njeriut që

çuan në krijimin e komuniteteve të

para njerëzore;

të vlerësojnë epërsitë që solli ndarja e

punës dhe përdorimi i metaleve në

zhvillimin e shoqërisë njerëzore;

të tregojnë veprimtaritë e para

ekonomike, zhvillimin e mendimit, të

besimit e të artit dhe të komuniteteve

të hershme njerëzore, si pikënisje e

qytetërimit botëror;

të përkufizojnë termin qytetërim;

të njohin disa nga figurat historike që i

përkasin kësaj linje, si: Tuqiditi,

Herodoti etj.

Periudha parahistorike dhe

evolucioni i kulturave të para në

territoret shqiptare dhe në

Ballkanin Perëndimor

të përcaktojnë gjurmë të

parahistorisë në territoret

shqiptare si: vendbanimet

përfaqësuese të kësaj epoke;

të përshkruajnë fillimet e

qytetërimeve në territoret

shqiptare dhe zhvillimin e tyre

(industria e gurit dhe e kockës,

bujqësia, blegtoria, poçaria,

endja, arti dhe besimi).

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

116

UNË DHE SHOQËRIA

Patriarkat

Qytetërime

Industri e gurit

LINJA 5. QYTETËRIMET BOTËRORE NË ANTIKITET. LUGINAT LUMORE, DJEPI I QYTETËRIMEVE TË HERSHME

(mijëvjeçari IV – II pr. Krishtit)

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 8 orë mësimore.

Përmes kësaj linje, nxënësit demonstrojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime mbi lindjen e qytetërimit në luginat lumore dhe tiparet e

qytetërimeve të hershme në Mesopotami dhe Egjipt.

Nr. Nënlinja

Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

5.1 Lindja e

qytetërimit në

luginat lumore(3

orë)

të tregojnë në hartë vendndodhjen e

qytetërimeve që lindën në brigjet e

lumenjve (Mesopotami, Egjipt);

të përcaktojnë kohën e lindjes së

qytetërimeve në Mesopotami dhe Egjipt;

të vlerësojnë rolin e mjedisit gjeografik në

lindjen dhe zhvillimin e një qytetërimi

(Mesopotami, Egjipt).

Popullsia pellazge

të përcaktojnë popullsinë

pellazge si pararendëse e

kulturës së bronzit;

Kultura e re e bronzit dhe

ndryshimet ekonomike,

shoqërore, kulturore dhe

botës shpirtërore

të tregojnë në hartë

Gjysmëhëna e begatë

Mbeturina lumore

Kode

Faraon

Shpikje

Shkrimi, llojet e tij

Politeizim

Piramida

Mumie 5.2 Qytetërimi në

Mesopotami

të përshkruajnë veçoritë e ndërtimin

shoqëror në Mesopotami;

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

117

UNË DHE SHOQËRIA

(1 orë)

të tregojnë tiparet e organizimit shtetëror

në Mesopotami;

të tregojnë rolin e ligjeve të Hamurabit në

zhvillimet ekonomike, shoqërore e politike

në Mesopotami.

vendbanimet e kësaj kulture;

të përshkruajnë praktikat

e varrimit me tuma;

Qytetërimet e Lindjes

të tregojnë në hartë shtrirjen e

qytetërimit indian dhe kinez;

të përshkruajnë veçoritë e

qytetërimit indian;

të përcaktojnë veçoritë e

qytetërimit kinez;

të vlerësojnë kontributin e

qytetërimeve të lindjes në

zhvillimin e qytetërimit

botërore.

Tuma

Etnosi ilir

5.3 Qytetërimi

egjiptian

(1 orë)

të përshkruajnë veçoritë e ndërtimin

shoqëror në Egjipt;

të tregojnë tiparet e organizimit shtetëror

në Egjipt.

5.4 Kultura dhe

besimi në

Mesopotami dhe

Egjipt

(3 orë)

të analizojnë kulturën materiale e

shpirtërore të qytetërimeve në Mesopotami

dhe Egjipt;

të dallojnë karakteristikat e përbashkëta

dhe të veçantat ndërmjet dy kulturave;

të vlerësojnë rolin e arritjeve të këtyre

qytetërimeve në jetën e sotme;

të njohin disa nga figurat historike që i

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

118

UNË DHE SHOQËRIA

përkasin kësaj linje, si: Sargoni,

Hammurabi, Menes, Ramsesi II etj.

LINJA 6. QYTETËRIMET NË BRIGJET E DETEVE TË MESDHEUT (shekulli VII pr.K. – shekullin V ps. K.)

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 17 orë mësimore.

Përmes kësaj linje, nxënësit demonstrojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime mbi lindjen dhe përhapjen e qytetërimeve në brigjet e deteve të

Mesdheut. Nxënësit përcaktojnë në hartë Fenikian, Palestinën, Kreto-Mikena, Greqinë, Romën, Ilirinë. Linja trajton qytetërimin grek,

shtetin, shoqërinë dhe jetën e përditshme në qytetërimin antik grek, artin, kulturën shkencën dhe besimin në qytetërimin antik grek. Linja

trajton, gjithashtu, qytetërimin romak, shtetin, shoqërinë dhe jetën e përditshme në qytetërimin antik romak, artin, kulturën dhe shkencën

në qytetërimin romak, si dhe përhapjen e tyre. Nëpërmjet kësaj linje, nxënësit mësojnë për ndërprerjen e qytetërimit antik në Evropë dhe

fillimin e qytetërimeve mesjetare (shekujt I -V ps. K.), si dhe për popujt që migruan në territorin e Perandorisë Romake

Nr. Nënlinja

Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

6.1 Lindja dhe

përhapja e

qytetërimeve në

brigjet e deteve

të Mesdheut

(4 orë)

të tregojnë në hartë vendosjen dhe shtrirjen

e popujve të detit (Fenikia, Palestina,

Kreto-Mikena, Greqia, Roma, Iliria);

të përcaktojnë kohën e lindjes së

qytetërimeve në Kreto-Miken, Greqi,

Romë dhe në Iliri;

të identifikojnë rolin e mjedisit në

zhvillimin e këtyre qytetërimeve;

Qytetërimet hershme në

Ballkan. Qytetërimi ilir

të tregojnë në hartë shtrirjen

e qytetërimeve të hershme

në Ballkan, duke evidentuar

qytetërimin ilir;

të vlerësojnë etnosin ilir;

të tregojnë fiset ilire dhe

organizimin shtetëror të

Popuj të detit

Fenikas

Mure ciklopike

Qytet-shtet

Koloni

Oligarki

Demokraci

Tirani

6.2 Qytetërimi grek të përshkruajnë ndikimin e qytetërimit

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

119

UNË DHE SHOQËRIA

(4 orë) kreto-mikenas në lindjen e qytetërimit

grek;

të tregojnë tiparet e organizimit shoqëror

në qytetërimin grek;

të dallojnë nëpërmjet ilustrimeve elemente

të jetës së përditshme;

të përshkruajnë evolucionin politik të

qytet-shteteve greke të Athinës dhe të

Spartës;

të tregojnë në hartë përhapjen e ngulimeve

greke;

të vlerësojnë rolin e demokracisë antike në

zhvillimin e qytetërimin grek dhe

qytetërimeve të mëvonshme;

të përshkruajnë tiparet e artit, kulturës,

besimit, shkencës dhe të arsimit në

qytetërimin grek dhe kulturën helenistike.

tyre;

të përshkruajnë

karakteristikat e jetës së

përditshme në Iliri, si:

veshja, ushqimi, mobilimi i

shtëpive, martesat, zakonet,

artin dhe besimin e tyre etj.;

të përshkruajnë

marrëdhëniet ekonomike,

politike dhe kulturore

ndërmjet qytetërimit ilir,

grek dhe atij romak;

Maqedonia

të përshkruajnë jetën dhe

kontributin e Aleksandri të

Madh të Maqedonisë;

Perandorë romakë me

origjinë ilire

të tregojnë emrat e

perandorëve romakë me

Patric

Plebenj

Skllevër

Skllavopronar

Gladiator

Perandori

Stil dorik

Stil jonik

Stil korintik

Hark triumfi

Obelisk

Monoteizëm

Letërsi

Filozofi

Art

Arkitekturë

Kristianizëm

Dyndje (migrim)

Krizë

Shtete romane-

gjermanike

6.3 Qytetërimi

romak

(5 orë)

të përshkruajnë ndikimin e qytetërimit

etrusk në lindjen e qytetërimit romak;

të përcaktojnë kohën e lindjes së

qytetërimit romak;

të përshkruajnë tiparet e organizimit

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

120

UNË DHE SHOQËRIA

shoqëror të qytetërimit romak;

të tregojnë aspekte të jetës së përditshme të

jetës romake;

të përshkruajnë evolucionin politik të

Romës;

të dallojnë krijimin e së Drejtës Romake, si

një prej legjislacioneve më të rëndësishme

të jurisprudencës botërore;

të përshkruajnë tiparet e artit, kulturës,

besimit, shkencës dhe arsimit në

qytetërimin romak;

të përshkruajnë kushtet e lindjes së

krishterimit, duke evidentuar rrethanat

historike të kalimit nga besimi pagan në atë

të krishterë;

të listojnë faktorët historikë që ndikuan në

përhapjen e krishterimit.

origjinë ilire;

të përshkruajnë jetën dhe

kontributin e

perandorëve romakë me

origjinë ilire;

Romanizimi dhe ilirët

të përcaktojnë në hartë

territoret ku u zhvillua

romanizimi;

të shpjegojnë faktorët e

zhvillimit të këtij fenomeni

dhe shkaqet e kufizimit të tij;

të bëjnë lidhjen e identitetit

të sotëm të shqiptarëve me

periudhën ilire;

Test

të vlerësojnë shkallën e

përdorimit të njohurive,

shprehive, aftësive dhe

qëndrimeve, që zotërojnë

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

121

UNË DHE SHOQËRIA

nxënësit për qytetërimet

antike.

6.4 Ndërprerja e

qytetërimit antik

në Evropë dhe

fillimi i

qytetërimeve

mesjetare

(shekujt I -V ps.

K.)(4 orë)

të përshkruajnë faktorët historikë që

shkaktuan lëvizjen e popujve;

të tregojnë në hartë “dyndjen e popujve” në

Evropë;

të tregojnë pasojat që sollën migrimet e

popujve në Evropë;

të dallojnë rolin e migrimeve të popujve si

faktor kyç në lindjen e qytetërimit

mesjetar;

të njohin disa nga figurat historike që i

përkasin kësaj linje, si: Minos, Homeri,

Solon, Klisteni, Perikliu, Jul Cezari,

Oktaviani, Spartaku, Romuli, Atila,

Teodoriku, Aleksandri i Madh etj.

LINJA 7. QYTETËRIMET BOTËRORE NË MESJETËN E HERSHME, SHEKUJT V – X

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 11 orë mësimore.

Përmes kësaj linje, nxënësit demonstrojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime mbi krijimin e Perandorisë Bizantine si vazhdim i qytetërimit

greko-romak, ardhjen e sllavëve në Ballkan e Bizant, tiparet e qytetërimit bizantin, si: organizimin shtetëror, ekonomik, kulturor dhe

fetar, si dhe tiparet e qytetërimit arab, përfshi organizimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor. Gjithashtu, ata mësojnë rreth kushteve

historike të lindjes së besimit islam, përhapjes dhe veçorive të tij.

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

122

UNË DHE SHOQËRIA

Nr. Nënlinja

Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

7.1 Qytetërimi

bizantin. Ardhja

e sllavëve në

Ballkan e Bizant

(4 orë)

të përcaktojnë në hartë

vendndodhjen e Perandorisë

Bizantine;

të dallojnë shkaqet e krijimit të

Perandorisë Bizantine;

të përshkruajnë tiparet e qytetërimit

bizantin;

të përcaktojnë në hartë lëvizjet e

sllavëve në Ballkan e Bizant;

të tregojnë pasojat e dyndjeve sllave

në Ballkan.

Përhapja e sllavëve në territoret

arbërore dhe pasojat që solli

të përcaktojnë në hartë lëvizjet e

sllavëve në territoret arbërore;

të përshkruajnë ndryshimet që

sollën këto dyndje në jetën

ekonomike, sociale kulturore në

Ballkan;

tregojnë veçoritë e tyre në

territoret ilire;

Pozita e vendit tonë gjatë periudhës

së lulëzimit të qytetërimit bizantin

të përshkruajnë organizimin

administrativ të territoreve

arbërore;

të tregojnë elemente të kulturës

bizantine në veprat laike dhe

fetare në territoret arbërore;

Trashëgimi greko-

romake

Asimilim

Ndarja e kishës

Perandori

Katolicizëm

Ortodoksi

Kod

Islam

Allah

Kalifat

Kalif

Kuran

Mysliman

7.2 Organizimi

shtetëror

ekonomik

kulturor dhe

fetar në Bizant

(4 orë)

të përshkruajnë tiparet e organizimit

shtetëror, shoqëror dhe ekonomik në

qytetërimin bizantin;

të vlerësojnë arritjet e këtij

qytetërimi në art, kulturë dhe arsim;

të shpjegojnë karakterin dhe rolin e

kodit të Justinianit në zhvillimet

ekonomike, shoqërore e politike në

qytetërimin bizantin;

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

123

UNË DHE SHOQËRIA

të dallojnë shkaqet e ndarjes së

kishës kristiane.

Ndikimi i qytetërimit arab në

Evropë

të evidentojnë ndikimin e

qytetërimit arab në Evropë.

7.3 Qytetërimi arab

(3 orë)

të tregojnë kushtet historike të

lindjes dhe përhapjes së besimit

islam;

të përshkruajnë veçoritë e

qytetërimit arab;

të tregojnë në hartë shtrirjen e

Kalifatit arab;

të vlerësojnë arritjet e qytetërimit

arab në art, kulturë dhe shkencë;

të njohin disa nga figurat historike

që i përkasin kësaj linje, si:

Justiniani, Muhamedi, Omar

Kahjan, Avicena etj.

LINJA 8. ZHVILLIMI I QYTETËRIMEVE MESJETARE NË SHEKUJT X – XII

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 9 orë mësimore.

Përmes kësaj linje, nxënësit demonstrojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime mbi feudalizmin si një sistem i ri, tiparet themelore të këtij

sistemi: aristokracinë, vasalitetin, bujkrobërinë. Linja trajton lindjen e qyteteve, zhvillimin e tregtisë, ndryshimin në strukturën shoqërore

dhe në mënyrën e jetesës, si dhe marrëdhëniet midis dy qytetërimeve: perëndimor dhe lindor; kryqëzatat, marrëdhëniet tregtare.

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

124

UNË DHE SHOQËRIA

Nr. Nënlinja

Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

8.1 Ndryshimet në

qytetërimet

mesjetare

evropiane

(5 orë)

të shpjegojnë tiparet themelore të

sistemit feudal;

të dallojnë ndryshimet e këtij sistemi

në jetën ekonomike dhe shoqërore;

të përshkruajnë detyrimet e shtresave

shoqërore ndaj njëra-tjetrës;

të tregojnë faktorët që çuan në lindjen

e qyteteve mesjetare;

të përshkruajnë një qytet mesjetar;

të vlerësojnë rolin e tregtisë në

zhvillimin e qytetit mesjetar;

të përcaktojnë strukturën shoqërore të

Evropës mesjetare;

të krahasojnë mënyrën e jetesës së

shtresave të ndryshme shoqërore në

Evropën mesjetare;

të evidentojnë tiparet e artit, kulturës,

arsimit dhe besimit fetar në qytetet

mesjetare.

Aspekte të sistemit feudal në

territoret arbërore

të përshkruajnë ndryshimet

kryesore që solli zhvillimi i

marrëdhënieve feudale në

territoret arbërore.

Karakteristikat kryesore të

qyteteve mesjetare në territoret

arbërore

të rendisin disa të dhëna për

kulturën arbërore, si: gjuhën,

simbolet shtetërore, monedhat,

ndërtimet, veshjet, veglat e punës,

armët etj.;

të përmendin dhe përshkruajnë

disa nga aspektet e zhvillimit të

arsimit, letërsisë, artit dhe të fesë

në mesjetë.

Feudalizëm

Fisnikëri

Vasalitet

Bujkrobëri

Vasal

Detyrim

Qytete

Luks

Konflikte

Shtresa shoqërore

Çiflig

Arkond

Kështjellë

Korporatë

Esnafe

Çirak

Punë me mëditje

Kryqëzatë

8.2 Marrëdhëniet të përshkruajnë marrëdhëniet midis

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

125

UNË DHE SHOQËRIA

midis dy

qytetërimeve,

perëndimor

dhe lindor

(4 orë)

qytetërimit arab dhe atij evropian;

të përkufizojnë termin kryqëzatë;

të shpjegojnë shkaqet e fillimit të

kryqëzatave;

të evidentojnë pasojat e kryqëzatave

në marrëdhëniet mes dy qytetërimeve;

të njohin disa nga figurat historike që i

përkasin kësaj linje, si: Papa Urbani II,

Saladini, Progoni, Gjini, Dhimitri etj.

LINJA 9. TIPARET E SISTEMEVE POLITIKE EVROPIANE SHEKUJT XII - XV

Kjo linjë sugjerohet të zhvillohet në 17 orë mësimore.

Përmes kësaj linje, nxënësit demonstrojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime mbi procesin e lindjes së shtet-kombeve: nga copëtimi feudal te

mbretëritë e përqendruara, veçoritë e këtij procesi në Evropën Perëndimore. Linja trajton Mbretërinë e Anglisë, atdheun e

parlamentarizmit; kalimin nga monarkia absolute në atë kushtetuese: marrëdhëniet midis mbretërve dhe princërve në Angli; lindjen e

parlamentarizmit në Angli dhe ndikimin e tij në zhvillimet e mëvonshme historike. Nëpërmjet kësaj linje, nxënësit kuptojnë rëndësinë që

pati Karta e Madhe e Lirive si fillesë historike e demokracisë parlamentare.

Linja zhvillon modelin klasik të monarkisë absolute në Francë, copëtimin feudal të saj, hapat e forcimit të monarkisë franceze, karakterin

e absolutizmit francez. Nëpërmjet kësaj linje, nxënësit aftësohen dhe për organizimin politik ekonomik dhe shoqëror të Perandorisë

Osmane, zhvillimin e arsimit, artit, kulturës, shkencës në mesjetë.

Nr. Nënlinja

Objektiva Veprimtari të sugjeruara Koncepte dhe terma

kyçe

9.1 Fillesat e shtet-

kombeve

të përkufizojnë konceptin shtet-

komb;

Ndryshimet ndërmjet sistemit

politike evropiane: Anglia dhe

Shtet-komb

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

126

UNË DHE SHOQËRIA

(3 orë) të tregojë shtet-kombet në hartën e

Evropës mesjetare;

të përshkruajnë procesin e kalimit

nga copëtimi feudal në shtet-

kombe;

të dallojnë veçoritë e procesit të

krijimit të shtet-kombeve, në

Evropën Perëndimore.

Franca

të krahasojnë ndryshimet ndërmjet

sistemit politik anglez dhe sistemit

politik francez;

të vlerësojnë anët pozitive të

sistemeve politike dhe ndikimin e

tyre në jetën ekonomike dhe

shoqërore;

Pasojat e murtajës (vdekja e zezë)

në mesjetë.

të dallojnë pasojat që shkaktoi

murtaja në Angli;

Principata e Arbrit

të njihen me aspekte të jetës në

Principatën e Arbrit, si:

vendndodhja e saj në hartën e

Evropës, organizimi shtetëror,

zhvillimi urban, kultura dhe besimi;

Karta e Madhe e

Lirive

Parlamentarizëm

Monarki absolute

Monarki Kushtetuese

Republikë

Selxhuk

Sulltan

Spahi

Kaza

Nahije

Vilajet

Pasha

Sanxhak

Kadi

Dukat

Kuvendi i Lezhës

9.2 Mbretëria e

Anglisë, atdheu i

parlamentarizmit

(3 orë)

të përshkruajnë karakteristikat e

sistemit politik të Evropës

Perëndimore, duke evidentuar

forcimin e pushtetit mbretëror;

të përshkruajnë marrëdhëniet midis

princërve dhe mbretërve në Angli;

të vlerësojnë ndarjen e pushtetit të

mbretit nga parlamenti;

të vlerësojnë rolin e Kartës së

Madhe të Lirive në respektimin e të

drejtave humane;

të dallojnë ndryshimet ndërmjet

monarkisë kushtetuese dhe asaj

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

127

UNË DHE SHOQËRIA

absolute. Principatat arbërore në prag të

pushtimit osman

të përcaktojnë tiparet e jetës politike

dhe ekonomike të këtyre

principatave

Jeta dhe veprimtaria e heroit tonë

kombëtar Gjergj Kastriot

Skënderbeu

të diskutojë për jetën dhe origjinën

e Gjergj Kastriot Skënderbeut;

të vlerësojnë rolin e tij si strateg;

Roli i lidhjes së Lezhës në

bashkimin e popullit shqiptar

të vlerësojnë domosdoshmërinë e

bashkimit të princërve shqiptarë;

të listojnë vendimet e Kuvendit të

9.3 Monarkia

franceze – model

i absolutizmit

(3 orë)

të shpjegojnë marrëdhëniet

hierarkike midis feudalëve dhe

mbretërve në Francë;

të përshkruajnë etapat e zhvillimit

të monarkisë franceze, duke

evidentuar karakterin klasik të

absolutizmin francez.

9.4 Perandoria

Osmane

(3 orë)

të tregojnë lidhjen midis

selxhukëve dhe osmanëve;

të përshkruajnë kushtet historike të

formimit të Perandorisë Osmane;

të përshkruajnë rrugën e krijimit të

shtetit osman;

të tregojnë karakterin dhe

organizimin politik dhe shoqëror të

perandorisë osmane.

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/une_dhe... · republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe

128

UNË DHE SHOQËRIA

9.5 Kultura dhe

besimi në

qytetërimin

mesjetar

(5 orë)

të evidentojnë tiparet e zhvillimit të

artit, kulturës, arsimit në

qytetërimet mesjetare;

të dallojnë rolin e fesë në

qytetërimin mesjetar;

të krahasojnë tendencat e zhvillimit

të artit , kulturës dhe arsimit në

qytetërimin arab dhe atë

perëndimor;

të njohin disa nga figurat historike

që i përkasin kësaj linje, si:

Henriku II, Henriku VII, Mbreti

Xhon, Uat Tajler, Eduardi i

Anglisë, Huniadi, Mehmeti II,

Llazari, Skënderbeu etj.

Lezhës;

të diskutojnë rolin dhe karakterin

kombëtar dhe ndërkombëtar që

luajti në histori figura e

Skënderbeut;

Trashëgimia e qytetërimeve

mesjetare sot

të vlerësojnë trashëgiminë e

qytetërimeve mesjetare;

Lidhja e shqiptarëve me qytetërimet

evropiane të shek. XV

të kërkojnë, të grumbullojnë, të

përzgjedhin materiale, duke

evidentuar lidhjen e shqiptarëve me

qytetërimet evropiane të shek. XV.

Test

të provojnë dhe të vlerësojnë

shkallën e përdorimit të njohurive,

aftësive dhe qëndrimeve, që

zotërojnë nxënësit mbi qytetërimin

mesjetar.