republika e shqipËrisË kuvendi...kapitaleve në autoritetin e mbikëqyrjes financiare violanda...

33
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 18.05.2020, ora 12:30 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi kryetare e Komisionit Rendi i ditës: Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për tregjet financiare, të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”. Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli Shehu. Mungon: Artur Roshi Të ftuar: Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë Adela Xhemali Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë Saimir Muçmataj Drejtor Juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë Luljeta Minxhozi - Zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë Altin Naqe - Drejtor i Departamentit Juridik në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla - Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë

Upload: others

Post on 11-Mar-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 18.05.2020, ora 12:30

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për tregjet financiare, të bazuara në teknologjinë e

regjistrave të shpërndarë”.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,

Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Korab

Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli Shehu.

Mungon:

Artur Roshi

Të ftuar:

Anila Denaj – Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Adela Xhemali – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Saimir Muçmataj – Drejtor Juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Luljeta Minxhozi - Zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë

Altin Naqe - Drejtor i Departamentit Juridik në Bankën e Shqipërisë

Deniz Deralla - Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

2

Ledia Bregu - Drejtore e Departamentit të Sistemit të Pagesave, Kontabilitetit dhe

Financës në Bankën e Shqipërisë

Niko Kotonika – Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve dhe

Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e

Mbikëqyrjes Financiare

Flora Musta – Drejtore e Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitaleve në Autoritetin

e Mbikëqyrjes Financiare

Ilma Xhakolli – Specialiste në Drejtorinë Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

Financiare

Mirlinda Karcanaj - Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së

Informacionit

Daniel Shima – Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së

Informacionit

Nevila Repishti – Drejtore e Drejtorisë së Portalit Qeveritar e-Albania në Agjencinë

Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

Romina Kostani – Drejtore e Drejtorisë së Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Go në

Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

3

HAPET MBLEDHJA

Milva Ekonomi – Mirëdita të gjithëve!

Fillojmë mbledhjen e radhës së Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

Në mbledhjen e sotme, siç keni marrë edhe njoftimin në formë elektronike në adresat

tuaja zyrtare të e-mailit, në rendin e ditës kemi shqyrtimin në parim të projektligjit “Për tregjet

financiare, të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.

Për të prezantuar këtë projektligj nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave kemi ftuar

zonjën Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, si dhe zotin Saimir Muçmataj, Drejtor

Juridik në këtë ministri.

Nga Banka e Shqipërisë kemi ftuar: zonjën Luljeta Minxhozi, zëvendësguvernatore e

parë, zotin Altin Naqe, Drejtor i Departamentit Juridik, zotin Deniz Deralla, Drejtor i

Departamentit të Mbikëqyrjes, zonjën Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit të Sistemit të

Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës.

Nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kemi ftuar: zotin Niko Kotonika, Drejtor,

Departamenti i Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve dhe Kapitaleve, zonjën Violanda Theodhori,

Drejtore, Departamenti i Çështjeve Juridike, zonjën Flora Musta, Drejtore, Drejtoria e

Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitaleve, zonjën Ilma Xhakolli, Specialiste, Drejtoria Juridike.

Nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kemi ftuar: zotin Daniel Shima,

zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, zonjën Nevila Repishti, Drejtore, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-

Albania, zonjën Romina Kostani, Drejtor, Drejtoria e Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Go.

Gjithashtu, nga komisioni kemi caktuar relator zotin Anastas Angjeli.

Edhe një herë, dua të bëj apelin në lidhje me prezencën tuaj. Ne e kemi

arritur kuorumin, kështu që mbledhja është e vlefshme dhe mund të fillojë.

Unë jam prezent, zoti Arben Elezi prezent, zoti Anastas Angjeli prezent, zonja Antoneta

Dhima prezent, zonja Blerina Gjylameti prezent, zoti Ervin Bushati prezent, zonja Evis Kushi

prezent, zoti Roland Xhelilaj na informoi se do të hyjë pak më vonë, zoti Xhevit Bushaj prezent,

zonja Reme Lala nuk është bashkuar ende me ne, zoti Eljo Hysko prezent, zoti Vullnet Sinaj

prezent, zonja Edlira Hyseni prezent, zoti Krenar Rryçi prezent, zoti Artur Roshi nuk është

bashkuar ende me ne, zoti Korab Lita nuk është bashkuar ende me ne, zoti Ylli Shehu prezent,

zonja Suzana Topi nuk është bashkuar ende me ne.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

4

Për të na prezantuar këtë projektligj, fjalën e ka zonja Anila Denaj, Ministre e Financave

dhe Ekonomisë.

Faleminderit zonja Denaj, që jeni sot me ne këtu, për të shpjeguar projektligjin!

Anila Denaj – Faleminderit, edhe juve!

Së bashku me mua është edhe zonja Adela Xhemali, zëvendësministre e Financave dhe

Ekonomisë, e cila sot, por edhe nesër, që është diskutimi nen për nen, do të jetë prezent.

Së pari, ju faleminderit për kohën dhe disponibilitetin për të diskutuar një projektligj, që

ka detaje të rëndësishme jo vetëm në kuadrin makro, për të cilin unë do të bëj një prezantim të

shkurtër, por edhe në nivelin e shpjegimeve si në aspektin rregullator, për të cilin AMF-ja ka

përfaqësuesit e saj, ashtu edhe në atë teknik, në lidhje me të cilin AKSHI është përfaqësuar më së

miri.

Sigurisht, në pamje të parë dhe në qasje të parë, duhet të kuptojmë përse është ky ligj,

përse diskutohet sot dhe si kemi ardhur deri këtu.

Së pari, për këtë projektligj po punohet prej kohësh. Është bërë një punë e përbashkët

midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, AKSHI-t dhe AMF-së, por edhe me ndihmën e

një grupi ekspertësh të huaj, të cilët kanë marrë disa nga praktikat më të mira në aspektin

legjislativ të vendeve të tjera, për të sjellë një rregullim të këtij produkti edhe në tregun shqiptar.

Në thelb, kjo teknologji është një regjistër i shpërndarë, i cili në parim mund të

inspektohet nga të gjithë, por nuk mund të kontrollohet nga askush. Kësisoj, mundëson

transaksione ekonomike, të cilat janë të besueshme, që autentifikohen nga një bashkëpunim

masiv i përdoruesve të tij.

Çfarë synon të rregullojë ky projektligj? Së pari, licencimin, ushtrimin e aktivitetit të

operatorëve dhe bursave në mbikëqyrjen e tyre; kushtet për emetimin token-ëve dixhitale, e

monedhave virtuale dhe autorizimin nga autoritetet kompetente; kushtet dhe rregullat për

tregtimin e token-ëve dixhitalë dhe monedhave virtuale; ofruesit e shërbimeve të kujdestarisë për

palët e treta, si dhe parandalimin e praktikave abuzive në treg, ku parashikohen gjoba të rënda

për cilindo që shkel dispozitat e këtij ligji.

Gjithashtu, projektligji mirërregullon funksionet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare,

si institucioni, që vlerëson të gjitha aspektet rregullatore dhe përputhshmërinë me kërkesat

ligjore, si dhe funksionet teknike, të cilat mbikëqyren dhe certifikohen nga Agjencia e

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

5

Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila i vlerëson këto aspekte teknike të paraqitura nga

subjekti që kërkon të marrë licencën.

Ky projektligj ofron mundësi jo vetëm në efektivitetin në financim për qytetarët dhe

sipërmarrjet, por krijon edhe një mjedis për nxitjen e bizneseve, kryesisht ato në mbështetje me

teknologjinë, që me fjalë të tjera i quajmë inovatore, si dhe krijon një premisë për innovacion

pas.

Në studimin më të fundit të Bashkimit Europian, ku edhe vetë BE–ja shqyrton një qasje

të unifikuar drejt teknologjisë blockchain dhe nënprodukteve të saj, theksohen pikërisht këto

avantazhe, të cilat, në afat të shkurtër, synojnë përfitime nga krijimi i modeleve transformuese të

vetë biznesit në proceset më dixhitale e inovative.

Sigurisht, transformimi dixhital i shërbimeve, veçanërisht masivizimi i pagesave

dixhitale, parashikohet të ketë efekte parandaluese edhe në lidhje me pastrimin e parave, në dobi

të proceseve të monitorimit fiskal, si pasojë e rritjes së transparencës dhe sigurisë në kryerjen e

transaksioneve.

Në këtë kuptim, ky ligj mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt maksimizimit

të përfitimeve, që burojnë prej inovacionit. Për më tepër, ligji është në koherencë të plotë me

përpjekjet tona për konsolidimin e mjedisit rregullator në lidhje me pagesat e vogla, të cilat janë

po ashtu objekt i ligjit “Për shërbimet e pagesave”, i cili tashmë është miratuar në Kuvend, që ky

komision e ka diskutuar disa javë më parë.

Për sa u tha më sipër, duke qëndruar në kuadrin makro, qëndrimi i qeverisë shqiptare

është për mbështetjen e zhvillimit të mëtejshëm të tregjeve financiare të decentralizuara, duke ua

hapur kështu dyert edhe investitorëve të rinj, tregjeve të reja, uljes së ndjeshme të kostove të

shërbimeve për qytetarët, duke ofruar mënyra më efektive financimi për sipërmarrjet apo për

projektet e tjera në fazat e tyre fillestare.

Jemi të hapur edhe për një diskutim më të detajuar, por besoj se nga Autoriteti i

Mbikëqyrjes Financiare mund të ketë një shpjegim teknik, sikurse edhe nga AKSHI, përpara se

ne, së bashku me zëvendësministren, të marrim pyetjet tuaja.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Denaj!

Nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, zoti Kotonika, dëshironi ta merrni ju fjalën?

Niko Kotonika – Faleminderit!

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

6

Atëherë, ashtu siç e shpjegoi edhe zonja Denaj, ky është një projektligj novator. Është një

fushë e re, e cila parashikohet të rregullohet nga AMF-ja. Projektligji rregullon tregjet financiare,

që bazohen në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, por gjithashtu përcakton edhe

kompetencat e autoriteteve kompetente, siç janë AMF-ja dhe AKSHI.

Nuk e di nëse jeni familjarizuar me termin “teknologji e regjistrave të shpërndarë”, që

është një teknologji novatore. Në ndryshim nga regjistrat e centralizuar, regjistrat e shpërndarë

verifikojnë kryerjen e transaksioneve në mënyrë automatike. Pra, transaksionet shpërndahen në

shumë nyje, dhe secila nga këto nyje verifikojnë në mënyrë automatike vërtetësinë e

transaksionit. Më pas, kjo mundësoi krijimin e një lloj teknologjie, e cila, nëpërmjet blockchain-

it, mundëson të aplikohet në fusha të ndryshme, për të kryer transaksione të ndryshme monetare,

për të kryer pagesa ose për të emetuar edhe tituj.

Prandaj projektligji i ndan titujt virtualë në token-a dixhitalë të shërbimeve dhe në token-

a dixhitalë të pagesave, dhe në token-a dixhitalë të titujve. Këtu mund të themi që ka një

ndërthurje edhe me projektligjin “Për tregjet e kapitalit”, ku rregullohet emetimi dhe tregtimi i

këtyre token-ave.

Gjithashtu, projektligji parashikon edhe institucionet e tregut, që do të kryejnë funksionin

e hapjes së vendit të tregtimit për këto lloj instrumentesh, siç janë bursat, që bazohen në

teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, bursat TLT. Këto bursa ndahen në tri kategori licencash,

që janë: licenca ‘A’, licenca ‘B’ dhe licenca ‘C’. Secila nga këto kategori, në varësi të titullit apo

të token-it dixhital që tregtohet në këtë bursë, ka kërkesa të ndryshme rregullative edhe për

kapitalin.

Gjithashtu, projektligji rregullon edhe mënyrën e emetimit të token-ave dixhitalë, të

ashtuquajturat ICO ose Initial Coin Offerings. Të gjithë ICO-të, domethënë Initial Coin

Offerings, janë të detyruara të publikojnë një dokument, i cili quhet relacion prezantues ose white

paper, në rastet kur janë në token-a dixhitalë të pagesave apo të shërbimeve, pra që nuk

klasifikohen si tituj ose si letra me vlerë. Në rastet e token-it dixhitalë të titujve, në përputhje me

ligjin “Për tregjet kapitale”, kërkon publikimin e prospektit të plotë. Për rastet përjashtimore

parashikohet publikimi i akt ofertës.

Gjithashtu, projektligji ka dispozita në lidhje me kërkesat e këtyre institucioneve të

licencuara nga ky projektligj në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe kërkesa për të

parandaluar abuzimin e tregut në kuptimin e manipulimit të tregut ose ndalimit të tregtimit të

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

7

bazuar në informacionin e privilegjuar, të cilat përshtaten me lejimin e tregjeve të kapitaleve, por

edhe me rregulloren e abuzimit të treguar të BE-së.

Projektligji, gjithashtu, mbulon edhe fushën e ofruesve të shërbimeve informative. Për

këtë pjesë mund të flasë më mirë AKSH-i, sepse është më tepër i natyrës teknologjike.

Projektligji, gjithashtu, parashikon edhe dispozita për sipërmarrjet e automatizuara të

investimeve kolektive, të cilat përdorin teknologjinë e regjistrave të shpërndarë. Këto janë disa

lloj sipërmarrjesh të investimeve kolektive kur këshilltari financiar është një program robotik, i

cili kryen marrjen e vendimeve deri edhe shitjet duke u bazuar në një algoritëm, duke e kryer

këtë gjë automatikisht.

Te kreu i shtatë parashikohen dispozitat e përgjithshme të aplikueshme për kujdestarët e

portofolit të parë dhe të tretë. Këto janë ato institucione që projektligji i ndan në ato që mbajnë

çelësat privatë të portofoleve në kripto. Në momentin që dikush mban çelësin privat të

portofoleve në kripto të klientëve do të konsiderohet si kujdestar i palëve të treta dhe kujdestari i

palëve të treta rregullohet, gjithashtu, me këtë projektligj dhe licensohet nga AMF-ja.

Në tërësi ky projektligj ka në bazën e vet teknologjinë dhe në çdo rast të certifikimit dhe

të licencës së secilit prej institucioneve të tregut, bashkëpunojnë të dyja institucionet si AMF-ja

me AKSH-in, ku AKSH-i ka përgjegjësinë për pjesën teknologjike të licencave ose të aplikuesve

për licencë, ndërkohë që AMF-ja ka përgjegjësinë e rregullimit të tregut dhe të pjesës së ndalimit

të abuzimit të tregut financiar.

Gjithashtu, ky projektligj parashikon edhe sanksione administrative me gjobë. Gjoba

varion nga 12-18 milionë lekë për çdo shkelje administrative që vihet re.

Në lidhje me pjesën tjetër teknologjike të projektligjit do të flasë do të flasë më shumë

AKSH-i.

Milva Ekonomi – Faleminderit, Niko!

Fjala është për zonjën Mirlinda nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Mirlinda Kërçana - Faleminderit!

Siç e sqaroi AMF-ja, AKSH-i ka qenë pjesë e analizës teknike, por do të ketë edhe një rol

konkret teknik për pjesën e supervizimit të të gjithë atyre që do të licencohen për të kryer

aktivitetin e tyre.

Përveç licencimit do të jetë edhe pjesa e auditimit nga pikëpamja teknike, e cila, në

bashkëpunim me AMF-në, do të realizohet në të gjitha proceset, që pas miratimit të ligjit do të

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

8

miratohen me akte të tjera rregullatore nënligjore, të mënyrës se si do të kryet pjesa e licencimit

dhe pjesa e auditimit.

Nëse ka pyetje, unë jam këtu për t’iu përgjigjur.

Milva Ekonomi - Faleminderit!

Fjala është për Luljeta Minxhozi, zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë.

Luljeta Minxhozi - Faleminderit!

Banka e Shqipërisëështë bashkuar në këtë diskutim të ligjit “Për tregjet e kapitalit të

mbështetura në teknologji” si palë e interesuar për mbarëvajtjen dhe miradministrimin e tregjeve

financiare.

Që në fillim desha ta përgëzoj hartimin e këtij ligji si një platformë e mirë për të zhvilluar

tregjet, por edhe për të mundur të mënjanohen rreziqet, të cilat mund të vijnë nga këto tregje që

janë relativisht të reja dhe nuk janë akoma të rregulluara nga një ligj specifik në shumë vende të

BE-së.

Kripto-asetet faktikisht kanë disa karakteristika që i dallojnë ato nga asetet financiare

tradicionale për të cilat ne mbikëqyrim dhe administrojmë.

Së pari, nga vetë emri, ato kanë një natyrë dixhitale, virtuale, kështu që nuk gëzojnë asnjë

nga karakteristikat e agregatëve monetarë tradicionalë, të cilët janë pjesë e ofertës monetare të

një vendi, dhe që është objekt i menaxhimit të bankës qendrore, në rastin konkret të Bankës së

Shqipërisë.

Ato janë të ndërtuara mbi një metodologji që quhet kriptografi, e cila me anë të një

algoritmi matematikor përcakton vlerën e këtyre aseteve në një kohë të caktuar. Këto janë të

bazuara në teknologjinë e regjistrave të decentralizuar, ndërkohë që bankat qendrore dhe bankat

e tjera vendosen në teknologjitë e aseteve të regjistrave të centralizuar, të unifikuar. Ato kanë

karakteristika të një mjeti këmbimi virtual (me ta mund të përfitosh tituj pronësie, mund të

përfitosh interesa mbi këto tituj, por edhe mund të bësh blerje në platforma ku shiten produkte

me anë të aseteve dixhitale.

Banka e Shqipërisë ka dhënë në mënyrë sistematike të gjithë konsulencën dhe komentet e

saj gjatë gjithë periudhës së hartimit të ligjeve. Komentet e BSH-së kanë qenë në të njëjtën linjë

me qëndrimin që ka Autoriteti Europian i Bankave rreth këtyre aseteve. Ky është një proces

rregullimi dhe përshtatjeje të vazhdueshme nga vendet e BE-së, është një diskutim i gjerë për të

përshtatur ligjet, sidomos dy nga direktivat themelore të BE-së, të cilat deri më sot nuk i kanë

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

9

pjesë të rregullimit të tyre kripto-asetet, siç është direktiva europiane për paranë elektronike, si

dhe ajo për sistemet e pagesave, pra e famshmja PSD2, mbi të cilën bazohet ligji ynë “Për

sistemin e pagesave me vlerë të vogël”.

Ne do të jemi në një konsultim të vazhdueshëm edhe në procesin e shkruarjes së akteve

për ta vënë në fuqi ligjin.

Nga ana tjetër, ne do të dëshironim dhe jemi në bashkëpunim shumë të ngushtë me AMF-

në, nëpërmjet Komitetit Kombëtar të Pagesave, për të hartuar një strategji për edukimin

financiar, sepse këto janë instrumente të reja, të cilat nga mosnjohja mund të gjenerojnë risqe, një

pjesë të të cilave i shmang ligji, por për një pjesë ligji supozon sikur individët, që bëhen pjesë

këtyre platformave, e kanë këtë dije. Në Shqipëri është evidentuar edhe nga BB-ja që shkalla e

edukimit financiar të popullsisë është relativisht e ulët, kështu qënjë nga sfidat që kanë

institucionet tona, si BSH-ja, edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare së bashku me Ministrinë e

Financave, që është porositësi i këtij ligji, mund të bëjë që ekonomia të përparojë dhe

instrumentet e aseteve financiare dixhitale, ose kripto-aseteve, të jenë funksionale.

Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Minxhozi!

Urdhëroni, zoti Angjeli!

Anastas Angjeli – Përshëndetje të gjithëve!

Padyshim që duke dëgjuar gjithë këto komente të bëra nga nismëtarët e ligjit, Ministria e

Financave, AMF-ja, AKSH-i dhe suporti i Bankës së Shqipërisë, dua të them, pa dashur të bie në

përsëritje, që ky ligj vjen pas tre ligjeve që kemi miratuar, ligji “Për tregjet financiar”, “Për

fondet e investimeve” dhe ligjin “Për pagesat” së fundmi, çka tregon vullnetin dhe tentativën e

qeverisë për hapjen e këtyre tregjeve, njëherësh edhe një vëmendje dhe një kujdes ligjor dhe

rregullator për veprimtarinë e këtyre tregjeve.

Ligji i sotëm është një ligj i paprekur në vendin tonë, me përjashtim të 2-3 neneve të

përfshira kundër pastrimit të parave. Ky është një hap i parë ligjor në këtë fushë, kësisoj do të

thosha se më mirë të kemi një ligj, se sa ta rregullojmë këtë çështje pa ligj. Më mirë një ligj, dhe

një ligj sa më i mirë, se sa ta lëmë pa ligj.

Duke parë funksionin dhe qëllimin që ka ligji i regjistrave të shpërndarë, padyshim që ne,

ndoshta këtë do ta them edhe në fund të këtij relatimi, duhet të thellojmë më tej aspektin e

qëllimit dhe të disa rregullave sesa fokusimin thjesht te licenca, e cila është pjesë e mbikëqyrjes

dhe e rregullimit.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

10

Pa dashur të përsëris qëllimin e ligjit, pasi në fund do të them edhe disa fjalë,

dispozitat e këtij ligji do të zbatohen për të gjitha subjektet, personat fizikë ose juridikë që

ushtrojnë veprimtarinë e përcaktuar, sipas objektit të ligjit, në/ose nga territori i Republikës së

Shqipërisë, me qëllim kontrollin e veprimtarisë së operatorëve ekonomikë që do të hyjnë në

aktivitete ekonomike në fushën e emetimit, të shpërndarjes, të tregtimit dhe të ruajtjes së

tokenve dixhitale ose të monedhave virtuale.

Siç e thanë edhe autorët e ligjit, para se të fokusohemi në disa momente kryesore, në

nevojën e këtij ligji, në risitë dhe në problematikën e tij, ndoshta edhe për anëtarët e komisionit,

edhe për opinionin publik, dua të them dy fjalë për monedhat virtuale, me qëllim që ta kemi të

qartë se për çfarë jemi duke diskutuar dhe duke miratuar.

Zhvillimet e vrullshme që ka sjellë globalizimi i ekonomisë, veçanërisht 2-3 dekadat e

fundit, zhvillimet e pritshmet të robotikës dhe të inteligjencës artificiale, sidomos tani pas

pandemisë së koronavirusit, nuk mund të mos prekin edhe format e transaksioneve, të pagesave,

madje edhe vetë paranë. Këto nuk kanë mbetur në nivel diskutimesh apo kërkimesh, por ka pasur

nisma dhe vepra konkrete që kanë ngritur sot shume pyetje për t’u diskutuar. Çfarë po ndodh sot

me paranë? Çfarë pritet për të ardhmen e saj? A po lindin forma të reja të parasë? A po

ndryshojnë funksionet e parasë? A kemi imagjinuar ndonjëherë jetën pa paranë klasike prej

letre? A kemi menduar ndonjëherë se si do të ndiheshim nëse nuk do të kishim më nevojë të

posedonim monedha apo kartëmonedha në duart tona? A do të mundemi që në të ardhmen e afërt

të kemi mundësinë e menaxhimit të pasurisë sonë vetëm përmes një telefoni inteligjent smart? A

do të jemi në gjendje që t’i kontrollojmë llogaritë tona dhe të jemi autoriteti i vetëm në

vendimmarrje për të gjitha transaksionet që dëshirojmë të bëjmë, pa pasur nevojë për ndihmën e

sistemeve tona bankare, të qeverive apo faktorëve të tjerë rregullativë, të cilët shpesh edhe

implementojnë politika që jo domosdoshmërish bazohen në nevojat tona reale? Çfarë janë

monedhat dixhitale? Çfarë risqesh kemi nga ato? A rrezikohemi prej tyre?

Në fakt, e gjithë kjo tashmë nuk është diskutim dhe ide, por është një realitet në rritje që

po ndodh dhe po përhapet me shpejtësi.

Zëvendësguvernatorja theksoi se kemi disa eksperienca të disa vendeve dhe do të

veprojmë sipas udhëzimeve të Bankës Qendrore Europiane dhe në funksion të rregullimit të

direktivave.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

11

Më poshtë do t’ju them se si është situata në vendet europiane dhe cili nga këto vende

ka një ligj të mirëfilltë për këtë çështje, por, duke iu përgjigjur pyetjes që shtrova për monedhat

dixhitale, dua të them se monedhat dixhitale të sotme e kanë prejardhjen te kriptografia, e cila

vjen që nga greqishtja e lashtë që do të thotë përcjellja e një informacioni, i të dhënave në

mënyrë sekrete. E dimë historinë, kemi parë dhe kemi lexuar se si janë bërë këto në kohët e

lashta, por sot jetojmë në kohë moderne, jetojmë në kohën e inovacionit, të kompjuterëve

modernë. Kjo është zgjidhja e shekullit XXI për të siguruar informacione private, pra një

informacion i cili është kriptuar në një zinxhir kodimi që nuk mund të ndryshohet kurrë pa lejen

e të gjithë përdoruesve. Pra, kriptomonedhat janë një formë paraje dixhitale që janë krijuar për

të qenë më të sigurta dhe në shumë raste anonime. Nikoja i shpjegoi këto. Sot më e përdorshmja

është Bitcoin, që u krijua në vitin 2008, pas krizës financiare të këtij viti. Kjo është monedha më

e pëlqyeshme dixhitale, por janë dhe dhjetëra monedha të tjera si: Ethereum, që u hodh në vitin

2005, Zak, Dash, Ripple, Monero, Cash, Bitcoin Cash, NEO, prajanë disa lloje, por Bitcoin është

më në fuqi. Nuk dua t’i hyj historisë tani, por janë një rrjet njerëzish që do të veprojnë pa

praninë e bankave apo të institucioneve financiare dhe çdo sasi Bitcoin lidhet me një kopje

kodesh, çelësash kriptografikë, e përmendi dhe Niko, dhe një çelësi privat për çdo pronar.

Natyrisht, ka një libër ku protokollohen të gjitha këto. Besimi tani nuk u lihet më bankave, pra

duhet ta kuptojmë që nuk kanë mbulesë bankare, nuk kanë rezervë valutore që i mbulon këto

lloj parash. Besimi i lihet teknologjisë, nuk u lihet bankave, institucioneve apo ndërmjetësve të

tjerë financiarë. Ka disa lloj funksionesh: përdoret për disa lloj transaksionesh dhe

karakteristikash, për blerje online, mikropagesa, transaksione informale, investime, transaksione

ndërkombëtare dhe financime dhe blerje të mallrave të huaja

Gjithë pyetja që shtrohet deri më sot është: a është Bitcoin një monedhë me funksione të

qarta të monedhës që jemi mësuar, me funksionet klasike? Nuk jep një përgjigje të thjeshtë për

këtë gjë, megjithatë ajo plotëson dy karakteristika: nuk shkatërrohet nga përdorimi dhe mund të

përdoret me një numër të papërcaktuar pagesash. Sipas disa përkufizimeve të sotme të

ekonomistëve, ka 3 cilësi të domosdoshme për të qenë një monedhë: është vështirë për t’u

fituar, e kufizuar në furnizim dhe e lehtë për t’u verifikuar. Atë e përcaktojnë sot në tregje si

element me vlerë, element shkëmbimi dhe një njësi llogarie. Sidoqoftë, duke u kthyer përsëri te

komenti që bëri zëvendësguvernatorja, dua të them dhe do ta shtroj në pyetjet që do të bëj në

fund: pse ne e kemi sjellë këtë akt ligjor? Çfarë na shtyu? Këtë duhet ta themi, pasi as në

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

12

relacion nuk thuhet. Këtë e bëjmë se duhet t’i paraprijmë këtij fenomeni dhe të jemi avangardë

në raport me zhvillimet, pra atë kujdes që po tregon BE-ja, që është duke ndërruar direktivat, po

i zhvillon Banka Qendrore dhe bankat qendrore të vendeve të tjera, shtetet e tjera, apo jemi

përpara një fakti që ky treg ka filluar të lulëzojë në Shqipëri dhe ne duhet ta rregullojmë? Këtu

duhet të na e thonë në fund ekspertët që kanë iniciuar ligjin. Pse e them këtë? Cili është qëndrimi

i autoriteteve dhe i qeverive të vendeve më të rëndësishme lidhur me zhvillimin e tregut monetar

dixhital sot? A kontrollohet ai me bazë ligjore të posaçme? Ku jemi sot? Ku është sot bota,

Europa, vendet që na rrethojnë për këtë çështje? Nga informacioni që kam marrë dhe kam

konsultuar, janë 3 vende që u jemi referuar: Lihtenshtejni, Malta (pak a shumë të gjithë e dimë

rolin dhe historinë financiare që kanë këto vende) dhe Franca. BE-ja është duke e parë dhe nuk

ka një direktivë direkt për këtë çështje. Bankat qendrore po punojnë me shpejtësi, siç janë

Banka Qendrore e Kanadasë, Banka Qendrore e Holandës, Banka Qendrore Europiane. Të

gjitha po përgatisin disa rregullore. Shumica e vendeve, siç janë: Austria, Gjermania, Irlanda,

Italia, Hungaria, Letonia, Mbretëria e Bashkuar ose Greqia, Sllovenia, Polonia, përfshirë dhe

Suedinë, Sllovakinë, Irlandën, janë duke e parë në këndvështrimin e mbikëqyrjes së këtij

fenomeni dhe e kanë përfshirë në ligjin kundër pastrimit të parave, por tregu i aseteve dixhitale

sot në botë është funksional, pra është realitet. Aktivet virtuale vërtiten në 130 miliardë dollarë

në terma kapitalizmi; ekzistojnë 2 mijë aktive virtuale të ndryshme. Sipas një studimi, ka

rezultuar se rreth 70% e aktivitetit të tyre kanë qenë skema mashtrimi, skema piramidale. Këtu

dua të theksoj një fakt: ne kemi një përvojë të hidhur me skemat piramidale në vendin tonë,

kemi pësuar një dramë të madhe në vitin 1997. Që në fillim e theksova se, nëse ky treg bëhet

prezent në Shqipëri, është më mirë të kemi një ligj, është më mirë ta mbikëqyrim këtë fenomen,

është më mirë ta forcojmë sa më shumë këtë ligj, është më mirë ta rregullojmë sa më mirë këtë

ligj dhe të vëmë autoritetet përkatëse sesa të lejojmë që ai të kthehet në një risk për ekonominë,

për investitorët, për qytetarët, të cilët pa dyshim do të vijë koha që do të investojnë në këtë treg.

Ligji, më duket se e përmendi Nikoja, në funksion të qëllimit të tij parashikon disa lloj

licencash. Unë nuk dua të ndalem te nenet të ligjit me detaje, sepse në ligj ato nga pikëpamja

teknike janë përshkruar të gjitha, dhenë të njëjtën kohë jep objektivat e politikës, përcakton

autoritetet, të cilat do të mbikëqyrin licencimin e subjekteve, që do të ushtrojnë këtë lloj

veprimtarie, dhe këtu në fund, do të ngre një problem për ta diskutuar, që të gjitha llojet e

veprimtarive të dy institucioneve, të AMF-së dhe të AKSH-it, në ligj nuk janë fare të

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

13

përcaktuara, por do të rregullohen me akte të tjera rregullative për të ndarë rolin dhe funksionin e

tyre në licencim dhe në mbikëqyrje, kurse pjesën teknologjike dhe auditimin, siç e përmendi

drejtoresha e AKSH-it, dhe pjesën tjetër të tregjeve do ta ketë AMF-ja. U përmendën disa

drejtime dhe avantazhe të projektligjit edhe nga ministrja, por pa dyshim që duhen adresuar

problematikat dhe risqet bazuar dhe në të gjitha aktet rregullative dhe raportet e publikuara nga

institucionet ndërkombëtare, veçanërisht në mbrojtjen e investitorëve dhe të integritetit të tregut

në problematikat, që mund të krijohen në tregtimin sekondar, në shërbimin e kujdestarisë së

tokenave digjitale dhe monedhave virtuale, por edhe në aspekte të teknologjisë e të stabilitetit

financiar dhe pastrimit të parave. Të gjitha këto na bëjnë të jemi të vëmendshëm kur të

diskutojmë nen për nen.

Para se të fillojmë të diskutojmë nen për nen nesër, kuptohet që përderisa ky projektligj

analizon një fenomen të ri, ka grupe të interesit, që do të ndikohen nga ligji, duke filluar që nga

biznesi, investitorët dhe të gjitha këto janë të përfshira në mënyrë shumë teknike në ligj. Fakti që

është një ligj i ri, që është një fushë e re dhe shumë teknike, na bën të jemi shumë të kujdesshëm

gjatë ditës së nesërme për sa u përket elementeve që kanë të bëjnë me problematikat e shtruara

nen për nen.

Mbase ligji do të kishte më shumë nevojë për një konsultim më të gjerë publik. Më duket

se zëvendësguvernatorja e përmendi mangësinë, ose kulturën e munguar financiare që ka vendi

ynë dhe nuk kemi pse ta mohojmë dhe mbase do të ketë shumë nevojë për një komunikim

publik, kështu që në aktet rregullatore nënligjore, që do të dalin, duhet të përfshihet një fushatë

për këtë çështje, me qëllim që njerëzit të jenë të sqaruar, kur them “njerëzit” kam parasysh

subjektet, që do të jenë elemente tërësisht të përfshirë në të, sipas objektit të këtij ligji. Kështu që

edhe kjo duhet të jetë e kujdesshme.

Para se të hyjmë nen për nen nesër, do të doja që nesër të kishim përgjigje për dy çështje

kryesore, pastaj edhe të një numri pyetjesh, që unë do t’i adresoj në përfundim të kësaj

mbledhjeje.

Cilat janë këto dy çështje? Çështja e parë është që ne duhet të jemi të kujdesshëm që,

duke qenë se ky projektligj ka ardhur në zbatim të nenit 100 të Kushtetutës dhe bazohet në të, të

jemi korrektë në të gjitha drejtimet. Është ngritur një çështje që ka të bëjë me pranimin në heshtje

të licencimit kur autoriteti, që unë nuk e di se cili do të jetë dhe çfarë funksioni do të kenë AMF-

ja dhe AKSH-i, nëse nuk japin përgjigje pas një periudhe të caktuar, licenca quhet e miratuar.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

14

Mund të jetë përdorur në ndonjë rast dhëniesh licencash kjo, por këtu kemi të bëjmë me

një aktivitet shumë të rëndësishëm. Unë mendoj se ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese,

nuk dua të hyj në detaje, por ekspertët duhet ta diskutojnë edhe një herë nesër, me qëllim që të

mos lejojmë që të ketë miratim të licencës nëse nuk kthehet përgjigje në afatin kohor, por të kemi

një shtyrje të afatit. Pra, t’u themi që ta shtyjnë për dy javë, sepse duhet plotësuar kjo dhe kjo dhe

jo ta miratojmë menjëherë. Nuk kemi të bëjmë me një aktivitet të zakonshëm. Çfarë do të bëjë

ai? Do të bëjë një kanal?! Jemi duke folur për një aktivitet në tregjet financiare në një treg të ri,

ku mund të kemi risqe, kështu që mund ta shohin këtë ekspertët.

Çështja e dytë, për të cilën do të doja të merrja përgjigje para se të them pyetjet, ka të

bëjë me AKSH-in. Pa dyshim që AKSH-i është një agjenci shumë e rëndësishme në monitorimin

e teknologjisë dhe mbase, për momentin është zgjidhja më e mirë që kemi bërë, vetëm se kam

një shqetësim të vogël: nuk e di se çfarë agjencie është AKSH-i, çfarë statusi ka, se mbase nuk

jam i qartë, në raport me Kryeministrinë? Nëse nuk është një institucion i shkëputur, i pavarur, si

do ta rregullojmë këtë punë, sepse pavarësisht se është një zyrë brenda Kryeministrisë, ne nuk

mund të implikojmë Kryeministrinë, qeverinë, apo shtetin në një rol të caktuar në tregun

financiar. Kështu që duhet ta zgjidhim këtë punë në mënyrë ligjore që AKSH-i ta ketë këtë

kompetencë. Nuk jam kompetent ta them, por kjo më ka tërhequr vëmendjen, se duhet të

mendojmë për nesër, jo për sot. Ndoshta për këto dy pika do të më japin përgjigje nesër pasi ta

kenë diskutuar.

Në fund, ligji është shumë teknik, dhe si i tillë, duke qenë një fushë krejt e re, unë dua të

falënderoj këshilltaren e komisionit tonë, e cila, gjatë këtyre dy javëve, që kur na është ngarkuar

kjo punë për të parë këtë projektligj, në konsultim të vazhdueshëm me zonjën Ekonomi, me mua,

si relator dhe me mirëkuptim shumë të plotë me autorët e ligjit, sidomos me AMF-në dhe me

AKSH-in, u tregua shumë profesionale. Siç do ta shihni nesër preken më shumë se gjysma e

neneve të ligjit, që ato të bëhen më funksionale, aq sa ka qenë e mundur, sepse është më mirë të

kemi një ligj sa më të mirë, dhe në të njëjtën kohë të shtohet një kapitull i domosdoshëm në ligj, i

cili ka 3 nene por 35 pika, me qëllim që meqë është hera e parë, të bëjmë një ligj sa më të mirë.

Cilat janë pyetjet e mia? Nuk është kusht që t’u japin përgjigje sot, pasi mund t’ua dërgoj

edhe me e-mail dhe mund t’i japin edhe nesër në ndryshimet nen për nen. Megjithatë unë dua t’i

falënderoj, se jemi dakordësuar për të gjitha këto ndryshime që do të bëhen nesër.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

15

Pyetja e parë? Si është gjendja aktuale e këtij tregu në vendin tonë? Sa formal apo

informal është? A do të na japë ndokush ndonjë informacion? A ekziston ky treg? Si ekziston? A

ka kompani jo të licencuara që veprojnë? Se këtu del arsyeja pse ne morëm shkak që ta bëjmë

këtë. A duam ta rregullojmë këtë punë? Përmenda disa gjëra nga përvoja. Ishte shumë elegante

ndërhyrja e zëvendësguvernatores që do të ndjekim direktivat, por si është eksperienca e vendeve

të tjera në këtë fushë?

Në dijeninë tonë janë tri shtete, vendet e tjera sa kanë filluar përgatitjen kryesisht në

funksion të rregulloreve që kanë nxjerrë bankat qendrore dhe në funksion të ligjit “Për pastrimin

e parëve”. Çfarë na shtyn ne të jemi kaq të avancuar? Dua të sqarohem për këtë çështje dhe nëse

ka treg të tillë, call center-a të tillë që punojnë fshehurazi, çfarë ka bërë AMF-ja deri tani, apo

kush merret me këtë punë? A ka ndonjë raport për këtë çështje?

Së treti, sa është konsultuar ligji me BSH-në dhe cili është opinioni i bankës?

Zëvendësguvernatorja e tha, megjithatë edhe pse ky është një treg sekondar dhe BSH-ja merret

me ofertën monetare të parasë klasike dhe jo të asaj digjitale, do të duhet një angazhim më i

madh i BSH-së.

E katërta, e thashë edhe gjatë diskutimit, doli edhe këtu, a ka, apo jo direktivë të BE-së në

këtë fushë?

E pesta, a ka ndonjë konsultim me FMN-në dhe cili është opinioni i tyre? A ka konsultim

me BB-në? Cili është opinioni, ose reagimi i tyre?

Ne duhet të vihemi në dijeni si komision, se këto janë institucione financiare. Nga Banka

Qendrore Europiane na thanë se ka pasur një konsulencë me ekspertizë? Cilët ekspertë? Si?

Është kontraktuar? Nga kush? Çfarë asistence tjetër të huaj kemi pasur në hartimin e këtij

projektligji?

Nga teksti i projektligjit, po ta shikoni me vëmendje, duket që disa instrumente si tokena

digjital pagesash, apo shërbimesh, ngjajnë më tepër me diçka që mund t’i përkasë BSH-së, madje

janë disa nene, që e ngarkojnë drejtpërdrejt BSH-në. Kështu që duhet ta shpjegojnë më mirë rolin

që do të ketë BSH-ja edhe për ato nene.

Pyetja tjetër është: a ka kapacitete AMF-ja për ta implementuar ligjin dhe të hartojë

rregulloret e duhura për një mbikëqyrje efektive të këtij tregu kaq të ri?

A i ka AMF-ja sistemet e duhura teknologjike për të mbikëqyrur këtë treg, që në vetvete

mbart shumë risqe?

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

16

Çfarë roli do të ketë Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, duke pasur parasysh

risqet që afrojnë këto transaksione? Nisur nga eksperienca e hidhur e skemave piramidale në

vendin tonë, ne i kemi vënë në ligjin e parandalimit të pastrimit të parave dy nene, por tani që po

bëjmë një ligj të ri dhe kaq të madh, çfarë rolit do të ketë atje?

Pyetja e 13 është: a mendoni që kordinimi midis institucioneve përgjegjëse për zbatimin e

ligjit është i përcaktuar qartë në ligj? Licencat i japin këto dy institucione, 80% e ligjit është për

licencimin dhe nuk themi se kush do t’i japë licencat. Ndoshta ne duhet ta themi në ligj që, për

shembull, një komision i përbërë me 3 veta nga AMF-ja, 1 nga Ministria e Financave, 1 nga

Banka e Shqipërisë dhe 1 nga AKSHI të jetë komisioni që do të bëjë... Do ta caktojmë me

vendim apo do ta caktojmë me rregullore. Do të kuptojmë edhe rolin që kanë institucionet në

këtë çështje dhe përgjegjësitë që do të marrin.

Si do të kryhet klerimi me bankat e nivelit të dytë dhe a është e pranueshme nga bankat

korrespondente të Bashkimit Europian?

Në fund të ligjit u tha që nuk ka efekte financiare. Cilat janë efektet që do të sjellë ky

projektligj në ekonominë e vendit? Sepse, në fund të fundit, ne bëjmë një ligj që të kemi efekt

ekonomik në zhvillimin e vendit, të zhvillimit të tregut sekondar dhe të na japë efekte. A ka

ndonjë parashikim që do të ketë ndonjë efekt?

Sa i mbrojtur është një investitor, i cili i investon paratë e veta? Për këtë do të donim të na

jepni disa detaje se sa të riskuara mund të jenë këto investime.

Pyetja e fundit, e cila lidhet me pyetjen e parë është: a ka kërkesa për licencim për

veprimtarinë, që është objekt i këtij ligji? Nëse po, a mund të informohemi për këto kërkesa, nëse

kanë ardhur nga tregu i brendshëm apo ai i jashtëm? Ne jemi komision që bëjmë një ligj dhe u

japim mundësi atyre të punojnë dhe duhet të kemi një informacion, në mënyrë që të dimë se ku

jemi, nëse ka në treg dhe po e zhvillojnë veprimtarinë në mënyrë të paligjshme. Ne bëjmë shumë

mirë që e miratojmë këtë ligj, në mënyrë që t’i kontrollojmë ata. Nëse tregu ynë është i pastër

nga kjo veprimtari, a ka kërkesa për ta zhvilluar këtë treg?

Në përfundim, para se të fillojmë me ndryshimet, për të cilat jemi dakordësuar, jam

dakord në parim, pasi duhet të miratojmë një projektligj të tillë për ta rregulluar sa më mirë këtë

veprimtari dhe për të mos lejuar risqet që mund t’i ndodhin ekonomisë dhe tregut tonë. Do të

doja që nesër, para fillimit të votimit të neneve, të kisha një përgjigje për pyetjet e bëra.

Faleminderit shumë!

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

17

Milva Ekonomi - Faleminderit shumë, profesor, për të gjithë shpjegimin që bëtë për

tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë!

Besoj se kjo ishte e mirë për të gjithë kolegët.

Mendoj se duhet të bëjmë edhe një verifikim të prezencës, pasi në mbledhjen e

komisionit na janë bashkuar zoti Xhelilaj, zonja Mesi, zoti Lita dhe zonja Topi.

Mendoj se disa nga pyetjet e bëra sot mund të marrin përgjigje, sepse kam 3 kolegë, të

cilët duan të bëjnë pyetje dhe diskutime, zonjën Topi, e cila do të bëjë një pyetje, zonjën Hyseni

dhe zotin Bushati, që kërkojnë të bëjnë diskutime.

Zonja Mesi dhe zonja Dhima kanë kërkuar fjalën.

Ju lutem, nëse pyetjet tuaja përsërisin ato të zotit Angjeli, tërhiqini nga lista, sepse do t’i

marrë përgjigjet paketa e pyetjeve të zotit Angjeli.

Fjalën e ka zonja Topi.

Suzana Topi- Për sa u përket pagesave digjitale, falë rritjes së transparencës dhe

gjurmueshmërisë së sistemit, sa do të ndikojë ky ligj në luftën ndaj evazionit fiskal dhe

fenomenit të pastrimit të parave?

Në disa vende të Europës autoriteti kompetent teston tregun nëpërmjet një ambienti

testimi me licenca afatshkurtra, ku vlerësohen të gjitha rreziqet dhe problematikat që has tregu

para se të miratohet një ligj. Me miratimin e këtij ligji, sa të mbrojtur janë investitorët, të cilët

janë të ekspozuar ndaj një risku të konsiderueshëm për humbjen e kapitalit të tyre dhe si do të

punohet për ndërgjegjësimin dhe kuptimin e këtyre instrumenteve nga investitorët?

A keni bërë ndonjë përllogaritje se sa më të lira dhe të shpejta do të jenë remitancat, që

shpeshherë transferohen në rrugë joformale nëpërmjet teknologjisë së regjistrave të shpërndarë,

krahasuar me institucionet tradicionale që kryhen tani?

Projekti për kontrollin dhe mbikëqyrjen e tregut financiar virtual kërkon kapacitetet

mbështetëse mbikëqyrëse të autoriteteve përgjegjëse, sa mund të jenë shpenzimet buxhetore në

zbatimin e këtij ligji dhe çfarë efektesh kanë në ekonomi?

Këto ishin pyetjet e mia.

Faleminderit!

Milva Ekonomi - Faleminderit!

Fjala për zonjën Mesi.

Senida Mesi - Përshëndetje të gjithëve!

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

18

Në fakt, sikurse e thatë edhe ju, kryetare, shumicën e pyetjeve, që kishin lindur gjatë

leximit të këtij projektligji, e bëri profesor Anastasi, por përsëri nuk e kuptoj se cila është nevoja

e këtij ligji në këtë moment, kur ne kemi kaq shumë pyetje dhe jo shumë nevojë nga tregu për të

rregulluar një gjë të tillë. Në të kundërtën, dua të sugjeroj, po të kisha mundësi do të isha

përfshirë që në momentet e para të hartimit të këtij projektligji, pse nuk bëni një ligj kuadër, i cili

nuk hyn në kaq detaje dhe nuk përfshihemi në shumë risqe dhe shume elemente, ku shumë role

apo detyra të AKSHI-t dhe të AMF-së, nuk janë të përcaktuara?

Pyetja tjetër lidhet me konsultimin në masë të gjerë. A është bërë ndonjë konsultim me

ndonjë institucion, palë të tretë, apo ekspertizë nga Banka Botërore, Fondi Monetar apo

institucion tjetër, i cili ka eksperiencën e tregjeve të tilla?

Pse ky ligj tani? Ku është nevoja, sepse personalisht nuk e gjykoj se ka nevojë?

A mund të bënim në vend të këtij ligji një ligj kuadër, i cili vendos kuadrin ligjor

rregulltiv bazë, ku, në bazë të nevojave, ne mund të hyjmë dhe të dizenjojmë elemente të tjera

dhe konsultimim, i cili është shumë i rëndësishëm?

Ju faleminderit!

Milva Ekonomi - Faleminderit, zonja Mesi, por, me sa kam kuptuar, në fakt, ky që kemi

përpara është një ligj kuadër!

Gjithsesi, ekspertët e hartimit të këtij ligji do të na japin përgjigje.

Zonja Hyseni, fjala është për ju.

Edlira Hyseni - Faleminderit, Kryetare!

Përshëndetje të gjithëve!

Në fakt, ndoqa me shumë interes relacionin që i bëri profesor Angjeli ligjit. Në fakt, siç e

tha edhe ai, edhe ne jemi të ndërgjegjshëm se ky është një ligj mjaft kompleks, mjaft teknik,

tepër inovator edhe për njohuritë joelementare që kemi të gjithë në fushën e financës. Megjithatë,

jam përpjekur, edhe pa konsulencë specifike, ta kuptoj e ta lexoj ligjin dhe relacionet që e

shoqërojnë, si dhe mjaft materiale, që gjenden dhe në internet dhe po përpiqemi ta kuptojmë

bashkë dhe të nxjerrim ato gjëra, shumicën e së cilave i tha profesori dhe nuk dua t’i përsëris. Do

të përpiqem të kaloj ato pika që u thanë dhe të ndalem tek ato që më kanë ngelur ende për pyetje.

Atëherë, edhe unë nisem nga fakti, që është thelbësori, që ky ligj rregullon dhe lejon një

treg mjaft specifik, që është tregu financiar i aktiveve virtuale, që janë tituj e monedha digjitale

apo virtuale, se mund të përdoret i njëjti term. I gjithë thelbi i këtij ligji dhe i këtij tregu është tek

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

19

ajo fjalia që e tha ministrja dhe, sipas gjykimit tim, ky është një treg që mund të aksesohet nga të

gjithë, por nuk mund të kontrollohet nga askush. Pikërisht, edhe specifika, edhe inovacioni dhe

rreziku i këtij tregu qëndron këtu: aksesohet nga të gjithë, por nuk kontrollohet nga askush. Në

fakt, është një lloj, i cili, për herë të parë në histori, ka mundësuar transaksionet në distancë midis

personave pa ndërmjetësinë e institucioneve të tjera që garantojnë, rregullojnë apo monitorojnë,

siç janë bankat apo sistemet e tjera ndërmjetëse, por, për specifikën që ka, ai garanton edhe

anonimitetin. Ai ka një nivel të lartë të privatësisë së përdoruesve të këtyre transaksioneve,

blerës, shitës, investitorë e të tjerë, sepse personat identifikohen nëpërmjet kodeve apo adresave

specifike dhe jo të dhënave të tyre individuale. Pikërisht në anonimitetin që ky lloj tregu dhe këto

lloj transaksionesh ofrojnë qëndron dhe rreziku. Cili rrezik? Ky treg, që ne duam të disiplinojmë

sot ose të implementojmë sot me këtë ligj, ka dy rreziqe të mëdha të njohura botërisht: i pari

është evazioni fiskal dhe pamundësia e sigurimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksimi

i transaksioneve që kryhen, i dyti është mundësia e riciklimit dhe e pastrimit të parave dhe

përdorimi i tregut të zi. Këto dy rreziqe njihen, prandaj është një ligj, që është implementuar në

pak vende në botë, ku edhe në relacion referohen Malta dhe Franca. Duhet të themi që Franca e

ka futur në qershor të vitit 2019. Kështu që kemi një eksperiencë shumë të afërt të Francës për të

gjykuar nëse është i suksesshëm. Mbështetur gjithmonë në relacionin që ju keni shoqëruar,

ministria apo autoritetet që kanë prezantuar relacionin, elementet kryesore që në relacion më

tërhoqën vëmendjen janë: vetë relacioni thotë që shumica e vendeve në Europë dhe më tutje kanë

implementuar, së pari, rregullore të posaçme për testimin e tregut për të evidentuar dhe për të

vlerësuar rreziqe dhe problematika që has ky treg, para se të kalojnë në një ligj kombëtar.

Kuptohet që kjo lidhet me rëndësinë dhe kompleksitetin e këtij tregu. Në botë është gjykuar që të

nisë gradualisht, si një proces që kalon në disa faza. Pse nuk e nisim ne me një zhvillim të tillë, si

shumica e vendeve në Europë, nëpërmjet rregulloreve, testimeve të tregut e të tjera, por bëjmë të

domosdoshëm një ligj që miraton dhe e lejon këtë lloj tregu menjëherë! Vetë ESMA, Autoriteti

Europian i Titujve dhe Tregjeve, edhe sipas relacionit, shprehet se janë konstatuar skema të

shumta mashtrimi në këtë lloj tregu dhe rreziku është i lartë. Duhet të kemi parasysh, dhe besoj

se e dini të gjithë, që shumë vende në botë e kanë ndaluar me ligj këtë lloj tregu dhe këto lloje

transaksionesh të monedhave virtuale apo titujve virtualë. E tillë është Kina, që ka qenë ndër

pararojat në fillim, por sot e ka të ndaluar me ligj dhe shumë vende të tjera. Duket që është një

treg që po spostohet më shumë në Rusi, e cila duket që do të jetë qendra dhe selia e ardhshme e

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

20

zhvillimit të këtij lloji tregu. Është një ligj i cili synon, siç thuhet edhe në relacion,

implementimin e aftësive mjaft të kualifikuara të kapaciteteve njerëzore. Madje, parashikohen që

të punësohen të huaj, përveçse njerëzve që ne mund të kemi, që të bëjnë të mundur zbatimin e

këtij ligji. Pra, tregu ynë, edukimi ynë financiar dhe njohuritë e Shqipërisë janë ende shumë larg

për të njohur tregjet normale financiare apo tregjet e kapitalit që diskutuam më parë, jo më për të

arritur në tregjet e monedhave apo aktiveve apo virtuale.

Ky lloj tregu, me aq sa kam konstatuar, në fakt, ka një rënie. Ka nisur në vitin 2009 me

Bitcoin, pra memonedhën e parë virtuale, ka pasur zhvillimin e saj në vitin 2017 me 800 miliardë

dollarë, por aktualisht në vitin 2020 konsiderohet të ketë një rënie të konsiderueshme dhe të

vazhdueshme të kapitalizmit të këtyre tregjeve. Pra, është një treg që nuk ka funksionuar ashtu

siç u mendua, pikërisht për rreziqet e larta dhe për nivelin e lartë të kualifikimit dhe aftësive që

kërkon. Pse ne duhet të hyjmë sot në këtë treg kur, me sa duket, edhe vetë bota po tërhiqet nga

implementimi dhe lejimi i këtij lloj tregu?

Kisha një pyetje në lidhje me relacionin që shpjegon ligjin, i cili është i paqartë. Në

relacion thuhet që në krerët IV, V, VI dhe VII flitet për aspekte tatimore, kontabël, për tatimin

mbi të ardhurat, pra flet për gjëra të rëndësishme, të cilat mua nuk më rezultojnë. Këto janë hequr

nga ligji, kanë qenë të parashikuara dhe janë hequr, apo relacioni ka pasaktësi? Asgjë nuk gjeta

në ligj në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, në lidhje me aspektet tatimore e të tjera. Relacioni

ose është i pasaktë ose në ligj është fshirë kjo pjesë. Këtu qëndron edhe një pyetje: cilat janë të

ardhurat ose përfitimet që ka buxheti i shtetit përveç tarifave që parashikohen të jenë tarifat për

aplikimin e licencave, autorizimet që kanë nevojë bursat apo ndërmjetës të tjerë? Pra, përveç të

ardhurave nga tarifat, si është parashikuar taksimi nga këto transaksione financiare në këto

tregje?

Ligji rregullon bursat e centralizuara dhe të decentralizuara nëpërmjet licencimit të tyre

me tri lloj licencash A, B dhe C. C-ja lejon më shumë, sepse flitet edhe për bursat e centralizuara.

Nëse me këtë ligj ne lejojmë, monitorojmë dhe rregullojmë të gjitha veprimet dhe transaksionet

financiare në tituj apo monedha virtuale, që zhvillohen brenda bursave të licencuara, qoftë

kategoria A, B apo C, ne po lejojmë dhe është krejt e mundur kryerja e këtyre transaksioneve

financiare në botën virtuale edhe jashtë këtyre bursave, por si i monitorojmë dhe i kontrollojmë

ne ato? Në fakt, pika “ç” e nenit 33 thotë: “Për ofertat fillestare të tokeneve dixhitale (duhet të

themi se ato janë për pagesa, tituj, shërbime dhe asete) vlera e të cilave është deri në 8 milionë

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

21

euro ky ligj nuk zbatohet”. Pra përjashtohet nga zbatimi i këtij ligji. Çfarë do të thotë

transaksionet financiare në vlerë 8 milionë euro? Gjithmonë flasim për këto virtualet, pra për të

njëjtin lloj tregu. Nëse ato nuk i përfaqëson ky ligj, si do të monitorohen; kush i disiplinon deri

në 8 milionë euro dhe pse është zgjedhur kufiri 8 milionë euro? Çfarë do të thotë 8 milionë euro?

Milva Ekonomi – Të lutem, zonja Edlira, dua të ndihmoj diskutimin, sepse po shikoj që

një pjesë e diskutimeve janë për diskutimin nen për nen. Të lutem, përmblidhi pyetjet te

diskutimet në parim, më pas nen për nen i kalojmë të tjerat. Në fakt, edhe për diskutimet besoj se

shpjegimi që bëri profesor Agjeli ishte shpjegues për kuptimin e ligjit dhe na ndihmoi të gjithëve

për ta kuptuar. Nesër do të kemi përsëri diskutime për këtë, por sot të fokusohemi te këto.

Edlira Hyseni – E anashkalova profesorin, e mora parasysh. Po përpiqemi ta kuptojmë

bashkërisht ligjin, sepse është mjaft kompleks dhe, nëse nuk e kuptojmë ne këtu, mendoni

qytetarët apo investitorët e vegjël apo përdoruesit e zakonshëm; ose ky ligj bëhet për 5 veta, se,

nëse bëhet për qytetarët, është mirë të kuptojmë atje ku jemi të paqartë. Nëse nuk e kuptojmë ne,

nuk e di si do ta kuptojnë jashtë. Prandaj po përpiqem të ndalem atje ku konstatova që relacioni

me ligjin nuk kanë të njëjtin informacion.

Milva Ekonomi – Kjo ishte një pyetje shumë e mirë. Mos u mërzit për edukimin qytetar,

sepse Banka e Shqipërisë e mori përsipër edukimin qytetar.

Edlira Hyseni – E kisha te pyetjet, por e hoqa.

Kam diçka: në relacion i referoheni si motiv shpjegues për nevojën e këtij ligji sërish

faktit të emigrantëve dhe të remitancave. Këtë shpjegim për këtë lloj tregu kaq specifik mund ta

evitojmë, sepse nuk më bind që vëllezërit dhe motrat tanë emigrantë kanë hallin e implementimit

të një ligji virtual, të transaksioneve virtuale. Kështu që ky shpjegimi më duket pak si jashtë...

Ky ligj nuk ka përafrim me direktivat e BE-së, këtë e tha edhe profesori dhe duhet të jetë

kështu, sepse nuk rezulton gjëkundi. Në relacion nuk është shprehur: a ka qenë ky ligj pjesë e

projektakteve të parashikuara për vitin 2020? Këtu dua të bëj një lidhje me dy ligjet e miratuara

për tregjet kapitale dhe për sipërmarrjen e investimeve kolektive. Më bëri përshtypje një fakt: kur

miratuam dhe kaluam për diskutim dy ligjet për tregjet kapitale dhe për sipërmarrjen e

investimeve kolektive, u tha se procedura e përshpejtuar që u ndoq për ato dhe rëndësia e

miratimit të tyre...

Milva Ekonomi – Të lutem, nuk ishte procedurë e përshpejtuar, se ne e kemi pasur në

kalendar atë dhe ka rënë dakord Konferenca e Kryetarëve.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

22

Edlira Hyseni – Shpjegimet që u kemi bërë atyre ligjeve i kemi lidhur me nevojën dhe

me një kërkesë të Bankës Botërore për një kredi të mundshme që do të merrej. Në fakt, në këtë

ligj gjejmë nenet 34 dhe 35 që lidhen me ato dy ligje. Ato dy ligje u miratuan, sepse janë të

domosdoshme, përpara se ta miratojmë këtë ligj, apo janë të pavarura nga ky ligj, pra, ka qenë e

nevojshme pavarësisht këtij ligji? Për momentin këto pyetja kam. Nëse do të kem të tjera, do

t’jua bëj.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Hyseni!

Zonja Dhima, fjala është për ju.

Antoneta Dhima – Përshëndetje të gjithëve!

Faleminderit, zonja kryetare!

Falënderoj ministren Denaj për prezantimin e këtij projektligji!

Falënderoj edhe përfaqësuesit e AMF-së, të AKSH-it dhe të Bankës së Shqipërisë për

prezantimin e projektligjit! Falënderoj edhe relatorin, zotin Angjeli, për prezantimin shterues!

Personalisht, e vlerësoj dhe jam pro miratimit të këtij projektligji, pasi rregullimi i këtij

sektori do të mbrojë investitorët potencialë shqiptarë nga përfshirja në ndonjë skemë të

mundshme mashtrimi, si dhe transformon në mënyrë të shpejtë tablonë e tregjeve financiare për

investitorët në treg dhe për ofruesit e infrastrukturës së tregjeve.

Në fakt, kisha disa pyetje, por u përfshinë nga relatori.

Kam vetëm dy pyetje.

Së pari, çfarë është teknologjia e regjistrave të shpërndarë dhe si ndryshon ajo në

krahasim me regjistrat e centralizuar?

Aktualisht ekzistojnë disa ligje, të cilat rregullojnë sistemin financiar në Shqipëri, por

asnjëri prej tyre nuk u përshtatet specifikave financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të

shpërndarë, si rrjedhojë mbetet i paregjistruar.

Me miratimin e këtij projektligji, a do të zgjidhen problemet e hasura deri tani në tregjet

financiare?

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Dhima!

Fjalën e ka zoti Bushati.

Ervin Bushati – Faleminderit, zonja kryetare!

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

23

Në fakt, diskutimi dhe prezantimi që i është bërë projektligjit mendoj se është në

funksion dhe në logjikën e një iniciativë që kemi ndërmarrë jo vetëm prej kontekstit, por edhe

për shkak të kësaj situate ku po përpiqemi të rrisim ekonominë dhe financat publike. Në qoftë se

nesër marrim një përgjigje të plotë të të gjithë pyetjeve, që profesor Angjeli me të drejtë i

përmblodhi, do të ishte shumë e mirëpritur. Dua të shtoj vetëm diçka: përveç aspektit financiar

dhe konceptit të zhvillimit të kësaj monedhe apo monedhave, sepse është një koncept i tërë, është

edhe procesi teknologjik i data mining, i krijimit të sistemit në vetvete, ku edheajo është një

minindustri në të vetën apo janë mekanizma se si funksionon e gjithë kjo? Edhe kjo industri në

vetvete kërkon një rregullim, është një industri e vogël, por jo e papërfillshme, e cila, sidomos në

zonat ku përdoret, ka një konsum të lartë të energjisë elektrike dhe një sistem tjetër rregullator,

që ka të bëjë me vendin ku vihet, masat mbrojtëse, ndryshimet në çmime ose jo. Unë do të doja

që edhe kjo pjesë e datamine-t, e cila në vetvete do të kërkojë edhe një mbikëqyrje të dyfishtë

nga AKSHI apo sisteme të tjera si AMF-ja dhe Banka e Shqipërisë, të përfshihet si pjesë e një

strukture mekanike, por që është pjesë përbërëse e kësaj të madhes. Për të gjitha këto do të doja

të merrja një përgjigje ndoshta nesër, kur të jeni gati.

Në parim jemi dakord, pasi vjen në një moment të përshtatshëm, kur çdo vlerë e shtuar në

kapital, në ekonomi dhe në financa publike është më se i mirëpritur. Jo vetëm këtu, por në të

gjitha vendet e botës sot po bëhet gjithçka që të rritet ekonomia, duke i dhënë një shtysë të re

biznesit dhe financave publike dhe private. Mendoj se si komision, këtu ftoj edhe opozitën që të

jemi në një mendim, të shtojmë kapacitetin në ekonominë dhe financat tona.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – I ftoj të gjithë përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të

Mbikëqyrjes Financiare dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit që për pyetjet

që kanë karakter të përgjithshëm, jo për ato që kishin lidhje me situatën e neneve të caktuara, të

japin një përgjigje sot dhe nesër, kur të fillojmë diskutimin nen për nen, të fillojmë me përgjigjen

e atyre pyetjeve.

Zoti Angjeli e ndau këtë në fjalën e tij, prandaj do t’ju lutesha shumë që të filloni me

përgjigjet për karakterin e përgjithshëm të këtij projektligji!

Zonja Denaj, fjala për ju.

Anila Denaj – Faleminderit!

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

24

Mendoj se dita e sotme dhe e nesërme janë të pamjaftueshme për të shkuar tek të gjitha

detajet teknike, megjithatë besoj se të gjitha palët dhe ekipet janë të angazhuara dhe diskutimi

nen për nen, ashtu siç e tha edhe zoti Angjeli, që është dakordësuar paraprakisht për një

ndërhyrje në një numër të konsiderueshëm të neneve brenda ligjit, është një punë paraprake që

duhet vlerësuar dhe duhet mirëpritur.

Ndërkohë, në parim, më lejoni të kthehem pak pas në kohë dhe t’ju them se ky është një

projektligj që nuk është në projektaktet dhe në planet e qeverisë. Gjithashtu, më lejoni t’ju kujtoj

se të gjitha ligjet që lidhen me institucionet si AMF-ja apo Bankën e Shqipërisë nuk janë në

projektaktet që i janë parashikuar qeverisë, megjithatë kjo nuk na ka penguar, sidomos për ligjet

që po punojmë ngushtësisht këtë javë, të mos punojmë për të përmirësuar kuadrot rregullatorë

apo për të hapur hapësira dhe oportunitete të tjera për tregjet financiare apo integritetet e tyre.

Puna për këtë ka nisur që herët me diskutimet teknike në Ministrinë e Financave, që në

muajin tetor të vitit të kaluar dhe në muajin nëntor është bërë edhe konsultim publik. Vlen të

referoj edhe një pjesë të rëndësisë që 3-mujori i fundit i vitit të kaluar pati, ku të gjitha palët,

duke përfshirë bankën qendrore me përfaqësuesit e saj, AMF-në me përfaqësuesit e saj dhe i

gjithë sektori financiar janë përfaqësuar në nivelin e drejtuesve të tyre në një konsultim publik,

ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera, si dhe të grupeve të interesit në

debate disaorëshe për diskutimin dhe konsultimin në parim të këtij ligji.

Nuk mund të themi që konsultimi publik ka munguar, por sigurisht për arsye teknike dhe

për nevojën për ta shpjeguar më tepër novacionin është e nevojshme të informohet më shumë i

gjithë grupi i interesit, përfshi këtu individët dhe sipërmarrjet, por nuk mund ta ekskludojmë në

këtë mënyrë mungesën e konsultimit publik i bërë në nëntor të vitit të kaluar.

Nuk është direktivë e BE-së, por kjo përsëri nuk mund të na pengojë ne të bëjmë ligje, të

cilat duhen në një vend. Për t’i dhënë përgjigje edhe zotit Angjeli, dua t’ju them se është një ligj,

i cili rregullon një kuadër të një veprimtarie që kërkon në mënyrë të disiplinuar, si në aspektin e

sistemeve, edhe të procedurave, një vëmendje të shtuar. Për këtë arsye jam shumë e hapur që të

gjitha ato nene që përcaktojnë më qartë rolin e AKSHI-t apo të AMF-së, duke mos lejuar në

asnjë mënyrë veprime automatike, por që më shumë i përshkallëzojnë këto veprime aktuale të

licencimit, t’i shohim e t’i përmirësojmë në mënyrë që ky kuadër rregullator të jetë më i plotë.

Gjithsesi, ky është një kuadër rregullator që, në një mënyrë apo në një tjetër, nuk lidhet

domosdoshmërish me ekzistencën e operacioneve informale. Dua t’ju theksoj se ne si Ministri e

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

25

Financave nuk e kemi një informacion të tillë, por nëse AMF-ja e disponon një informacion të

tillë, ajo është e hapur për ta komunikuar me të gjitha palët.

Mendoj se një kuadër ligjor, që përmirëson veprimtarinë, e cila mund të jetë atraktive si

për sipërmarrjen e huaj, edhe atë vendase, nuk është keq që të ekzistojë. Ky ligj nuk ka lidhje

dhe varësi, zonja Hyseni, me ligjet që ne pamë pak më parë, sepse ne na duhet një financim prej

80-milionë- dollarësh këtë vit, por janë ligje për të cilat jemi marrë vesh me Bankën Botërore,

pra tre ligjet që u miratuan në parlament para 2 vjetësh.

Ne duhet të kuptojmë që edhe asistenca e Bankës Botërore, edhe puna e ekipeve tona

teknike nuk mund të zgjasë më shumë se një periudhë optimale për të konsoliduar një projektligj,

i cili do të sjellë sigurisht, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, një përmirësim të dukshëm në

aspektet e diversifikimit të mundësive. Sot, prej shumë vitesh, e vetmja mundësi financimi apo

alternativë është ose sistemi bankar nëpërmjet depozitave, ose elemente kufizuese në ato që janë

kompanitë e sigurimit. Të diversifikosh tregun, të ruash mundësinë për të sjellë instrumente të

rinj, por njëkohësisht të rrisësh edhe rolin mbikëqyrës të AMF-së, është një moment shumë i

rëndësishëm për ta çuar para. Ky ligj nuk ka ndërvarësi me tre ligjet e mëparshme, sikurse ato tre

ligje nuk kishin domosdoshmërish nevojë për t’u lidhur thjesht dhe vetëm me një nevojë

likuiditeti, janë thjesht ligje që pas një pune 2-vjeçare duhet të shkojnë para ose të marrim një

vendim, por në vend nuk mund të rrimë.

Së fundi, një pyetje me shumë vend, për këtë dua ta falënderoj profesor Angjelin, sepse

në raport me këto tre ligje edhe vetë e kam shtruar këtë pyetje. Roli i AMF-së është kyç dhe

kështu duhet të jetë. Por a jemi ne sot gati edhe me sisteme, edhe me struktura në burime

njerëzore? Nuk jemi! A mund të jemi? Sigurisht, që po!

Pra, në momentin që ky ligj apo ligjet e tjera bëhen obliguese për AMF-në për të filluar

dhe për të ndërtuar kapacitete të një organizimi ndryshe, sigurisht AMF-ja pas këtyre ligjeve jo

pak të rëndësishme do të duhet ta organizojë jo thjesht në një kontekst numri, por cilësie, ashtu

sikurse nga kolegët e nderuar që mbrojnë ligjet këtu, të cilët i falënderoj edhe për aftësitë e tyre

teknike, të kemi sa më shumë si ta për të na ndihmuar në të ardhmen.

Sigurisht, edhe për AKSHI-n do të jetë e nevojshme që të na ndihmojë në aspektin teknik

dhe në çfarë do të kemi të nevojshme në optimizimet e mëtejshme. Këtë do ta shohim si një

proces që fillon pas aprovimit të ligjit dhe do të ketë një periudhë optimale për ta aplikuar. E

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

26

rëndësishme është që kjo të mos shihet si një limitim, sepse koha në të cilën ne jetojmë sot nuk

ka mundëson zhvillime inovative.

Në mbyllje dua t’ju them se në diskutimet nen për nen mund të kemi edhe ndryshime të

mëtejshme nga ajo çfarë është rakorduar, por e gjithë kjo në funksion të një ligji të mirë, që

rregullon dhe certifikon në mënyrë konsekutive të gjithë procesin inovator që përmenda pak më

parë.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Niko, si përfaqësues i AMF-së, fjala për ju.

Niko Kotoniko – Ju falënderoj për të gjitha pyetjet që u bënë, të cilat ishin me shumë

vlerë dhe të duhura!

Dua t’ju them se pjesa më e madhe e pyetjeve u ezauruan nga përgjigjet që dha zonja

Denaj. Në lidhje me pyetjet e profesor Angjelit do të mundohem t’ju jap sa më shumë që të kem

mundësi përgjigje deri nesër përpara votimit nen për nen.

Gjithashtu, dua t’ju sqaroj se teknologjia e regjistrave të shpërndarë është një teknologji e

re. Po ashtu, një pyetje kishte të bënte me faktin se çfarë ndryshimi sjell teknologjia e regjistrave

të shpërndarë me teknologjinë e regjistrave të centralizuar. Për ta shpjeguar në vija të

përgjithshme, dua t’ju them se teknologjia e regjistrave të shpërndarë bazohet në vetë fjalën që

thuhet “regjistra të shpërndarë” në shumë nyje të një sistemi, i cili verifikon automatikisht

transaksionet që ndodhin në njërën nyje, pra nëse njëra prej nyjeve ka kryer një transaksion, ajo

do të verifikohet njëkohësisht në të gjitha nyjet e tjera. Çelësi i suksesit i kësaj teknologjie është

se të gjitha këto nyje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pra janë të pavarura.

Po marr si shembull Bitcoin-in, janë ato që quhen miners ose ata që bashkëpunojnë për të

operuar algoritmin që vë në funksionim kriptomonedhën coin, e cila ndryshon nga regjistri i

centralizuar. Për këtë po ju jap një shembull në lidhje me regjistrin e centralizuar, siç është

sistemi RTGS që operohet nga banka qendrore, ku çdo veprim që kryhet nga bankat e nivelit të

dytë, për shembull, nëse një klient transferon para nga njëra bankë A në bankën B, ky veprim

pasqyrohet në RTGS, duke debituar dhe kredituar llogarinë përkatëse të bankave dhe verifikimin

e saktësisë së veprimit e kryen regjistri qendror, pra në këtë rast e kryen banka qendrore.

Regjistri qendror ose regjistri i centralizuar ka nevojë për një autoritet qendror që të

verifikojë dhe të certifikojë transaksionet, ndërsa në rastin e regjistrave të shpërndarë ky element

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

27

nuk kryhet, sepse është një proces që kryhet automatikisht nga miliona nyje, të cilat nuk kanë

lidhje me njëra-tjetrën. Pra, nëse ndodh një gabim te njëra nyje, atëherë veprimi thjesht nuk do të

certifikohet, nuk do të kryhet. Kjo është një teknologji e re. Këtu mund t’ju përmend edhe

shpikjen e atyre të ashtuquajturave Raven Smart Contracts, që janë kontratat e zgjuara, siç

përmenden edhe në ligj. Smart Contracts u përdorën për herë të parë në block share-n e

Etherium-it dhe mundësuan që Smart Contracts të modifikoheshin në atë mënyrë që t’i lejonin

emetuesit të krijonin një instrument të ri. Këtu kemi lindjen e të ashtuquajturës security stoke an

offering ose initial going offers. Sigurisht, që ICO-të që janë sot në botë bazohen kryesisht në

teknologjinë e Etherium-it dhe kjo është një mundësi ekstra për shoqëritë tregtare, për të emetuar

tituj në formën e një instrumenti të ri teknologjik, i cili më vonë mund të ketë një zhvillim shumë

të madh.

Për sa i përket pyetjes nëse ka pasur ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm në Shqipëri, dua

t’ju them se deri tani nuk kemi pasur ndonjë informacion në lidhje me përhapjen masive të këtij

fenomeni. Shtete të tjera kanë pasur problematika të ndryshme, por kryesorja është që

pavarësisht se shumë prej ICO-ve, STO-ve, të cilat mund të dalin që janë mashtruese ose

piramidale në një moment, pa diskutim, pasi kjo është një teknologji e re, e cila shfrytëzohet si

duhet, por mund të shfrytëzohet edhe në mënyrë jo të duhur, pikërisht ky ligj është hartuar që ta

adresojë këtë pjesë të problematikës si pjesë të rrezikut, duke kërkuar në radhë të parë hartimin e

një prospekti në lidhje me STO-të. Të gjitha STO-të dhe të gjitha token-at digjitale të titujve janë

subjekt i ligjit “Tregjet e kapitalit”, ku ka kërkesa rigoroze në lidhje me manipulimin e tregut,

tregtimin e informacionit të privilegjuar, mospërdorimin e fondeve sipas prospektit dhe shumë

dispozita të tjera, duke përfshirë edhe sanksionet. Token-at digjitale, të cilat nuk janë token-a

digjitale të titujve, të cilat ndryshe quhen ICO, rregullojnë atë pjesë që duhet, pasi këto nuk mund

të konsiderohen si instrumente financiare.

Kjo ka të bëjë me atë që ne e kemi quajtur relacion prezantues, e cila është diçka e

ngjashme me prospektin. Ky lloj aktiviteti në lidhje me dispozitat për mbrojtjen e investitorit

kërkon edhe ekzistencën e një kujdestari të palëve të treta, në qoftë se është i centralizuar; nëse

është i decentralizuar investitori e ka vetë çelësin privat, pra kështu që nuk kemi kujdestar të

palëve të treta. Ky ligj i adreson të gjitha këto problematika.

Sigurisht që ky aktivitet ka risqe, prandaj ky projektligj është bërë për t’i adresuar të

gjitha këto risqe. Kjo është një teknologji e re dhe askush nuk mund ta parashikojë se çfarë mund

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

28

të ndodhë nesër. Kështu që do të ketë një nevojë të përpjesëtimit të vazhdueshëm duke filluar

nga praktika dhe nga implementimi, pra mënyra se si do të implementohet dhe, në qoftë se del

ndonjë problematikë, të përmirësohet në të ardhmen.

Teknologjia e re zhvillohet shumë shpejt dhe nuk pret, pra është një teknologji që ecën

me ritme shumë të shpejta. Deri para disa vjetësh kjo shihej si një teknologji shumë e

rrezikshme, më pas vendet e tjera filluan të aplikojnë sistemin dhe të mendonin për ta rregulluar.

Një pyetje që u bë këtu, me të drejtë, kishte të bënte me të ashtuquajturat sandbox-e ose

ambientet e testimit, nëse ia vlente që ta bënim edhe ne ambientin e testimit, që në fillim të

testojmë dhe më pas të bëjmë projektligj. Kjo sigurisht mund të ishte një zgjidhje, por aktualisht

ligji për AMF-në dhe ligjet e tjera që kemi nuk na e lejojnë që të implementojmë sandbox-e pa

pasur një aktivitet të rregulluar me ligj.

Pra, siç jua thashë, ky është një ligj, suksesin e të cilit do ta tregojë koha. Nga

implementimi mund të dalin edhe gjëra të reja, të cilat do të kërkojnë përmirësim të

vazhdueshëm.

Sa i takon pjesës së investimit për kapacitete, do të jetë e nevojshme të investojmë edhe

në kapacitete, kjo është diçka që nuk diskutohet në të ardhmen.

Në relacion është përshkruar se cilat aspekte, cilat risqe apo cilat...

Milva Ekonomi – Ju lutem, mos na bëni përshkrim të relacionit, por përgjigjuni pyetjes

që bëri zonja Hyseni në lidhje me relacionin dhe kapitujt në...

Niko Kotonika – Sa i takon pyetjes së zonjës Hyseni, që lidhej me taksimin, do ta

shohim dhe do t’ju japim një përgjigje nesër.

Milva Ekonomi – Niko, a ke çështje të tjera për të shtuar?

Niko Kotonika – Nuk kam.

Milva Ekonomi – Fjalën po ia jap zonjës Karçanaj, për të na thënë diçka në lidhje me

diskutimin në parim.

Mirlinda Karçanaj – Faleminderit, zonja kryetare!

Falënderoj edhe profesorin për relacionin shumë të hollësishëm!

Kisha një përgjigje paraprake për pyetjen që lidhej me AKSHI-n. AKSHI është një

institucion varësie i Kryeministrit, por në rastin konkret Kryeministri nuk angazhohet si

institucion kushtetues, por angazhohet AKSHI si një institucion thellësisht teknik lidhur me

pjesën teknologjike. Çdo veprim i AKSHI-t këtu, siç thashë, është thellësisht teknik dhe do të

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

29

jetë shumë i qartë në pjesën e rregulloreve të përbashkëta apo akteve të tjera nënligjore që do të

kontrollojë AKSHI.

Lidhur me pjesën e tregjeve financiare AKSHI nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi, pasi atë

e ka AMF-ja dhe Ministria e Financës. Procedurat e AKSHI-t lidhur me kontrollin teknologjik të

sistemeve të procedurës do të jenë procedura teknike, që mbeten të tilla edhe si rezultat i

funksionit të AKSHI-t.

Jam shumë dakord me ministren. Edhe ne jemi shumë të hapur që miratimi në heshtje të

konsiderohet, sepse nëse komisioni vlerëson që miratimi në heshtje nuk është i domosdoshëm

dhe mund të shtyhen afatet në rastin kur trajtimi kërkon më shumë kohë apo kur ka nevojë për

dokumente shoqëruese që subjekti duhet të sjellë, kur ta kalojmë nen për nen nesër do të

shprehim dakordësinë apo do të bëjmë komentet përkatëse.

Lidhur me pyetjet e tjera, pas diskutimit që do të kemi sot me AMF-në, do të jemi gati të

përgjigjemi nen për nen dhe të shprehim pozicionin tonë në takimin e nesërm.

Faleminderit!

Milva Eknomi – Faleminderit!

Zonja Minxhozi, a keni ndonjë gjë për të shtuar?

Luljeta Minxhozi - Duke falënderuar profesor Angjelin për leximin e kujdesshëm të

ligjit, si dhe vërejtjen e të gjitha hollësive dhe efekteve që mund të ketë ligji në tregjet financiare,

konfirmojmë se Banka e Shqipërisë do t’jua sjellë me shkrim nesër para drekës rolin dhe

marrëdhëniet që ka si institucion në këtë ligj.

Dua t’i them profesorit se Banka e Shqipërisë nuk ka lidhje me krijimin e kriptoaseteve,

as formave të veçanta të tyre, siç mund të jenë token-at digjitale. Megjithatë, ne nesër do të jemi

të pranishëm këtu për t’ju dhënë përgjigje nëse lindin pyetje gjatë kalimit të projektligjit nen për

nen. Nenet janë të kufizuara dhe përcaktojnë marrëdhënien e Bankës së Shqipërisë me këtë ligj.

Megjithatë, për çdo gjë jemi të gatshëm për t’ju kthyer përgjigje.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Zonja Hyseni, ju shoh që keni ngritur dorën për një pyetje, por nëse mund ta bëni pyetjen

nesër, sepse nesër kemi prapë një seancë tjetër...

E keni pyetjen në parim?

Kush do t’ju japë përgjigje? Të bëjmë prapë një tur?

Edlira Hyseni – E kam përmbledhur pyetjen, mundet thjesht edhe një “po” ose një “jo”.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

30

Milva Ekonomi – Mund ta bëni pyetjen.

Edlira Hyseni – Në parim, a ka një parashikim dhe përcaktim të saktë nëse do të tatohen

dhe taksohen këto transaksione dhe si, përveç përplasjes relacion-ligj?

A kemi ndonjë parashikim, a janë të taksueshme, të tatueshme dhe si këto transaksione në

tregjet virtuale.

Pyetja e dytë ka të bëjë prapë me parime të përgjithshme. Ky ligj disiplinon të gjitha

veprimet që kryhen brenda bursave të licencuara, por a jemi aktualisht duke i lejuar edhe ato

jashtë bursave? Pra, a lejohen transaksionet në kriptomonedha jashtë bursave të licencuara?

Së treti, transaksionet financiare me vlerë deri në 8 milionë euro, që nuk i përfshin ky

ligj, cili ligj i disiplinon, i monitoron dhe i rregullon, sepse ka një përcaktim që ato nuk

përfshihen në këtë ligj? Pra, cili ligj do t’i rregullojë, monitorojë ose mbikëqyrë?

Faleminderit!

Milva Ekonomi- Niko, do t’i ktheni përgjigje sot apo do t’i ktheni pëgjigje nesër?

Niko Kotonika– Në lidhje me taksimin, ligji nuk parashikon ndonjë dispozitë për

taksimin, sepse ajo është subjekt i ligjit për taksat.

Sa u përket transaksioneve, që ndodhin jashtë tregut të licencuar ose të rregulluar, këtu

ligji parashikon disa elemente. Duhet të kuptojmë që ligji rregullon tregjet financiare dhe nuk

rregullon atë pjesë që nuk konsiderohet treg financiar. Pra, në lidhje me bursat e centralizuara

ose të decentralizuara këto janë institucione tregu, që pranojnë për tregtim disa monedha virtuale

osetoken-a dixhitale. Për sa i përket asaj çfarë ndodh jashtë këtyre bursave, dikush mund të

tregtojë edhe jashtë Shqipërisë, me dëshirën e tij, ky ligj nuk e pengon këtë person që tregton

jashtë. Pa diskutim që vendimi për të tregtuar dikush ose jo është vendim individual, që merret

nga investitori. Nëse dikush i ofron, i marketon këto lloj instrumentesh këtu dhe i bën jashtë

dispozitave të këtij ligji, atëherë ky do të konsiderohet si aktivitet i jashtëligjshëm dhe i ndaluar.

Nëse dikush e marketon këtu, pra është një ICO që marketohet në Shqipëri, por nuk vihet në

kushtet e asaj që parashikon ligji për t’u marketuar, atëherë ky ligj nuk e lejon, sepse të gjitha

ICO-të duhet të kenë atë shifër që është e përshtatshme, pra 8 milionë euroshin që thamë, që, ata

që janë mbi 8 milionë euro duhet të kenë atë që quhet “relacion prezantues”, ndërsa në variantin

e rishikuar të ligjit ne kemi shtuar që duhet të ketë një informacion për ato që janë me pak se 8

milionë euro. Pra, kjo bën fjalë për informacionin që jepet, jo për tregtinë. Kemi sjellë disa

ndryshime në këtë pikë. Ndërkohë që për STO-të, që janë token-at dixhitale të titujve, që janë

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

31

ndryshe nga ICO-të, të cilat kanë të bëjnë me ato që shërbejnë për pagesa ose utilitete, është lënë

niveli 8 milionë, për STO-të e kemi ulur deri në 1 milion, që ta bëjmë në një linjë më ligjin për

“Tregjet e kapitalit”. Pra, për STO-të është 1 milion e sipër, kërkon prospekt, ndërsa 1 milion e

poshtë është një dokument që quhet aktofertë, që është dokument i ngjashëm me prospektin, por

meqenëse këto që janë poshtë 1-milionëshit konsiderohen private ose në mënyrë që të

përjashtohen edhe nga rregullorja e prospektit të BE-së, e kemi vënë 1 milion.

Edlira Hyseni- 8-a është bërë 1?

Niko Kotonika – Për STO-të 8-a është bërë 1, ndërsa për të tjerat, ISO-të që shërbejnë

për pagesa, për utilitete është bërë 8 milionë, sepse këto nuk konsiderohen si instrumente

financiare.

Milva Ekonomi- Vazhdojmë nesër në diskutimet nen për nen, sepse, përveç diskutimeve

që janë bërë midis nesh, janë marrë edhe mendimet e grupeve të interesit. Shoqatat e bankave ka

sjellë me shkrim disa propozime, të cilat i kemi trajtuar në komision, shërbimi juridik i

komisionit ka ndihmuar, AMF-ja ka qenë në krye bashkë më AKSH-in dhe Ministrinë e

Financave. Kështu që kemi rënë dakord për të gjitha ndryshimet.

Pa dyshim, unë, relatori dhe shërbimi i kemi ndjekur të gjitha këto ndryshime që janë

propozuar dhe do t’i shikoni nesër në diskutimet nen për nen. Unë besoj se nuk do të mbarojnë

ndonjëherë pyetjet për këtë projektligj, sepse është një ligj i ri, siç thotë Edlira, ose inovativ, siç

thotë Ervini, dhe ka nevojë që edhe ne vetë ta përtypim. Prandaj do të na lindin vazhdimisht

pyetje, jam e sigurt për këtë. Ju e vutë re që edhe zonja Mesi mendon se na duhet një ligj

kuadër, sepse nevoja për ta kuptuar ligjin dhe se si do të funksionojë ky treg i ri, që deri tani, në

fakt, e kemi dëgjuar dhe ka funksionuar më shumë jashtë kufijve se brenda kufijve gjeografikë të

Shqipërisë, është e të gjithëve, por mendoj t’i japim vetes kohë ta analizojmë.

Mendoj se është më mirë ta mbyllim për sot dhe të kalojmë në votimin në parim të këtij

projektligji. Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Atëherë, shikoj se janë pro: zoti Angjeli, zonja Dhima, zoti Bushati, zonja Kushi, zonja

Mesi, zoti Sinaj, zoti Bushaj, zoti Xhelilaj, zoti Eljo dhe zoti Elezi.

Kush është kundër?

Edlira Hyseni – Zonja kryetare, a mund të abstenojmë në pritje të informacioneve, sepse

ne nuk i kemi modifikimet që ju keni bërë? Nuk i kemi parë ende.

Milva Ekonomi - Jua kemi dërguar me e-mail.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

32

Edlira Hyseni- Na i keni dërguar para gjysmë ore.

Milva Ekonomi- Jua kemi dërguar me e-mail.

Zonja Topi, jeni kundër?

Zonja Hyseni abstenon. Zoti Rryçi është kundër.

Pra, kemi dy vota kundër, një votë abstenim.

Zoti Roshi nuk ka marrë pjesë.

Kemi dy vota kundër, 1 abstenim, një mungesë, të gjithë të tjerët janë pro.

Me këto vota ky projektligj miratohet në parim.

Ju falënderoj shumë edhe për leximet që keni bërë, sepse janë shumë nene që janë lexuar,

janë rikthyer dhe janë riparë!

Falënderoj zonjën Denaj dhe stafin e saj!

Falënderoj zotin Kotonika dhe të gjithë stafin e AMF-së që është aty! E di që disa jeni të

ulur në një tryezë, ju kemi parë, se dilni në kamera.

Falënderoj shumë zonjën Kaçinari, që ishte aty dhe vuri në dispozicion stafin e vet, si

dhe zonjën Minxhozi, së bashku me stafin e Bankës së Shqipërisë, që ndoqën diskutimin tonë!

Ne do të kemi nevojë edhe për prezencën tuaj dhe të të gjitha këtyre institucioneve nesër

për të bërë diskutimet nen për nen.

Edhe tabela e përputhshmërisë për të bërë diskutimet nen për nen, edhe tabela e

përputhshmërisë së dakordësisë për ndryshimet që janë kërkuar për nenet ju kanë arritur në

adresat tuaja të e-mail-it zyrtar.

Faleminderit!

Para se të kalojmë në mbylljen e mbledhjes kam edhe një çështje tjetër, që nuk lidhet me

rendin e ditës, por me një çështje që kemi diskutuar dhe kemi rënë dakord në parim, për të

shpallur kandidaturën e vakancës së Bordit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Anila Denaj – Mirupafshim!

Milva Ekonomi- Faleminderit, zonja Denaj!

Ju kujtoj se për arsye të pandemisë nuk e shpallëm këtë vakancë, por tani, meqenëse po

afrohet fundi, ju bëj me dije se shërbimet e Kuvendit do ta hedhin në web vakancën që ne kemi

shpallur për Bordin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Ju e dini se pozicioni vakant do të dojë

disa javë të rrijë i hapur deri sa të vijnë aplikimet.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

33

Në mbledhjen e ardhshme, nesër, kemi tri akte normative dhe diskutimin nen për nen. Do

të përpiqemi të jemi produktivë dhe t’i kalojmë.

E kemi takimin në orën 15:00, sepse e dimë që komisioni ynë ka punë dhe mund të na

shkojë gjatë. Do ta menaxhojmë edhe me kohën, edhe me prezencën dhe me të gjithë pjesën

logjistike që shoqëron komisionin kur mbledhjet janë të gjata.

Gjithashtu, nesër do të diskutohet ngritja e një nënkomisioni. Unë do të flas me zotin

Angjeli dhe zotin Elezi për një nënkomision që ka të bëjë më buxhetimin dhe kontrollin, si një

kërkesë e domosdoshme që vjen nga veprimtaria e bashkëpunimit që kemi me FMN-në dhe me

Bankën Botërore, ku i kërkohet Kuvendit ta bëjë këtë gjë. Do të marrim edhe eksperiencën e

zonjës Mesi, që ka ngritur një nënkomision të rëndësishëm për Kuvendin, për mbikëqyrjen e

zbatimit të objektivave të zhvillimit të mileniumit.

Kemi kohë për ta marrë vendimin, por unë po jua bëj me dije. Ngritja e këtij

nënkomisioni vjen si kërkesë e FMN-së dhe Bankës Botërore. Komisioni ka eksperiencë, sepse

zonja Mesi ka nisur një praktikë të këtij lloji. Do t’i bashkojmë të dyja dhe do të vijmë me një

propozim.

Pasdite të këndshme për të gjithë!

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti