republika e shqipërisë kuvendi - · pdf filekështu, edhe ligji nr. 7699, i...

26
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 25.03.2014, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Fatmir Xhafaj – kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1) Miratimi i procesverbalit 2) Projektligji “Për disa ndryshime e shtesa në projektligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar”. Marrin pjesë: Fatmir Xhafaj, Oerd Bylykbashi, Armando Subashi, Bashkim Fino, Ermonela Felaj, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Edi Paloka, Kastriot Islami, Keltis Kruja, Petrit Vasili, Dashamir Peza, Gent Strazimiri, Spartak Braho, Armando Prenga, Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Pirro Lutaj, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vexhi Muçmataj. Mungojnë: Blendi Klosi, Mhill Fufi, Mark Frroku, Gjovalin Bzheta, Arben Ristani Eduard Halimi, Silva Caka dhe Tom Doshi. Të ftuar: Irfan Tarelli – përfaqësuses nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Klevis Janku – përfaqësuses nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave 1

Upload: duongnhi

Post on 06-Feb-2018

302 views

Category:

Documents


24 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 25.03.2014, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Fatmir Xhafaj – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1) Miratimi i procesverbalit

2) Projektligji “Për disa ndryshime e shtesa në projektligjin nr. 8053, datë 21.12.1995,

“Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar”.

Marrin pjesë:

Fatmir Xhafaj, Oerd Bylykbashi, Armando Subashi, Bashkim Fino, Ermonela Felaj, Ulsi

Manja, Xhemal Qefalia, Edi Paloka, Kastriot Islami, Keltis Kruja, Petrit Vasili, Dashamir Peza,

Gent Strazimiri, Spartak Braho, Armando Prenga, Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Pirro Lutaj,

Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vexhi Muçmataj.

Mungojnë:

Blendi Klosi, Mhill Fufi, Mark Frroku, Gjovalin Bzheta, Arben Ristani Eduard Halimi,

Silva Caka dhe Tom Doshi.

Të ftuar:

Irfan Tarelli – përfaqësuses nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujrave

Klevis Janku – përfaqësuses nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujrave

1

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

HAPET MBLEDHJA

Fatmir Xhafaj – Fillojmë mbledhjen e Komisionit. Në rendin e ditës është vazhdimi i

projektligjit “Për disa ndryshime e shtesa në projektligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin

në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, iniciativë e deputetit Fatmir Mediu. E kemi bërë

diskutimin në parim. Tani kemi diskutimin nen për nen. Zoti Mediu ka kërkuar shtyrje, për të

reaguar ndaj një vlerësimi të ardhur nga Këshilli i Ministrave.

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, të deleguar nga Këshilli i Ministrave, janë zoti

Irfan Tarelli dhe zoti Klevis Janku.

Fillimisht dëgjojmë iniciuesin e projektit, meqenëse është kërkuar prej tij kjo shtytje në

kohë e shqyrtimit, dhe pastaj vazhdojmë me procesin e mëtejshëm.

Fjala për zotin Mediu.

Fatmir Mediu – Faleminderit, zoti kryetar! Të nderuar kolegë, në vazhdim të diskutimit

të mëparshëm dhe të disa mendimeve të paraqitura nga Këshilli i Ministrave, kërkoj një reflektim

për përgjigjet e kthyera nga Këshilli i Ministrave në bazë të projektligjit që kam paraqitur. Dua të

theksoj që në fillim se çështja e pronës private dhe zgjidhja e drejtë tashmë është kthyer në një

detyrim të vendosur në 12 kushtet e BE-së. Për më tepër që Gjykata e Strasburgut ka marrë 8

vendime në favor të pronarëve legjitimë, duke e detyruar shtetin shqiptar të paguajë 37 milionë

euro. Ajo ka në diskutim edhe rreth 80 çështje të tjera, gjë që do ta rriste faturën akoma dhe më

shumë në kurriz të qytetarëve shqiptarë, duke bërë që shteti shqiptar të merret seriozisht me këtë

proces. Nisma konsiston në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronarëve të ligjshëm në zonat

turistike, që të marrin sipas legjislacionit, atë që u takon, por duke përfshirë edhe ato që nuk janë

parashikuar në amendament: tokat që janë konfiskuar ose marrë nga shteti, duke mos u njohur

vetëm të drejtën e pronësisë të ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore, siç e ka ligji nr. 8053,

por edhe atyre që nuk kanë pasur aktet në përdorim ose për arsye të ndryshme nuk janë pajisur

me to. Duke hyrë në analizë të asaj që është diskutuar nga Këshilli i Ministrave, rezervat e tij, po

e citoj edhe një herë, sipas Këshillit të Ministrave:

1. Projektligji nuk është shoqëruar me faturë financiare.

2

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

2. Shfaq elemente të pronësisë që trajtohen në ligjin nr. 9235 të vitit 2004 “Për kthimin

dhe kompensimin e pronave”. Vlerësuar nga pikëpamja e hierarkisë së normës juridike, sipas

gjykimit të Këshillit të Ministrave për çështje të pronësisë, lidhur me kthimin dhe kompensimin e

pronës duhet zbatuar ligji nr. 9235 si ligj që prevalon mbi ligjin nr. 8053 “Për kalimin në pronësi

pa shpërblim të tokës bujqësore”.

3. Sipas Këshillit të Ministrave, përmbajtja e projektligjit tejkalon objektin e ligjit nr.

8053, të datës 21.12.1995, i cili nuk ka si qëllim kalimin në pronësi të pronave të shpronësuara,

por dhënien e tokës në pronësi pa shpërblim familjeve bujqësore që e kanë në përdorim.

4. Projektligji kufizon grupin e subjekteve përfituese, duke parashikuar zbatimin e tij në

një zonë të caktuar, ku ka tashmë një vendim të KRTSH-së, për zhvillimin e turizmit në zonën e

Jugut.

5. Në bregdetin e Jugut, përveç tokave të NB-së, përfshihen edhe toka të ish-

kooperativave bujqësore.

E para, për sa i përket komentit të Këshillit të Ministrave – mungesa e shoqërimit të

projektligjit me faturën financiare – siç e kam thënë edhe më parë, projektligji nuk ka karakter

rëndues financiar dhe ekonomik. Përkundrazi, ai sjell efekte pozitive të pritshmërisë financiare,

për shkak të uljes së kostos financiare, të procesit të kompensimit financiar të subjektit të

shpronësuar për tokat bujqësore që përfshihen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Pra,

ulet barra financiare e dëmshpërblimit të pronarëve dhe tentohet në zgjidhjen përfundimtare,

duke u dhënë atë që është prona e tyre si bashkëthemelues të kooperativave bujqësore, ose si

pronarë të këtyre zonave.

E dyta, nga pikëpamja e hierarkisë së normës juridike, sipas gjykimit të Këshillit të

Ministrave, për çështje të pronësisë, lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronës duhet zbatuar

ligji nr. 9235 si ligj që prevalon mbi ligjin nr. 8053 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të

tokës bujqësore”. Duhet të tërheq vëmendjen, sipas mendimit tim, se në bazë të parimit të

hierarkisë së normës juridike, aktet juridike që nxjerrin organet duhet të jenë në pajtueshmëri me

aktet juridike më të larta, si në kuptimin formal, ashtu dhe substancial. Bazuar në teorinë e së

drejtës kushtetuese, ajo u jep fuqi të veçantë juridike vetëm ligjeve që mund të votohen nga

shumica e cilësuar. Në krahasim me aktet e zakonshme, edhe ato renditen në ligjet e zakonshme.

Në çdo rast tjetër, kërkohet të respektohet koherenca ndërmjet ligjeve, që adresojnë çështje të së

njëjtës fushë. Për sa më sipër, arrij në përfundimin se projektligji që po shqyrtohet dhe që i

3

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

referohet ndryshimeve në ligjin nr. 8053, i cili miratohet sipas një procedure të zakonshme, ka po

të njëjtën prevalencë siç ka ligji nr. 9235, që miratohet po me procedurë të zakonshme. Pra, ligji

nr. 9235, sipas normës juridike, nuk është një ligj që qëndron mbi ligjin nr. 8053, por kanë të

njëjtën vlefshmëri. Nga pikëpamja e substancës janë dy ligje që trajtojnë dhe zgjidhin çështjet e

pronës. I referohemi ligjit nr. 8052, pikërisht sepse flitet nga akt përdorimi në akt pronësie në

favor të pronarëve legjitimë në zonat e përmendur.

E treta, përmbajtja e projektligjit tejkalon objektin e ligjit nr. 8053, të datës 21.12.1995.

Ky ligj ka për qëllim kalimin pa shpërblim të tokës bujqësore individëve që e kanë pasur në

përdorim. Është e rëndësishme të kujtohet se nëpërmjet këtij ligji, nenit 2, në këto zona

legjislacioni njohu të drejtën e kalimit në pronësi të tokës bujqësore vetëm për familje apo

individë, bashkëthemelues të kooperativave bujqësore apo të NB-ve. Pra, u njohën si përfitues

vetëm pronarët legjitimë të këtyre tokave, duke përjashtuar çdo përfitues tjetër. E theksoj:

bashkëthemelues kanë qenë ish-pronarët. Ligji nr. 8053 u njihte të drejtën për t’u kthyer te ish-

pronarët, duke përjashtuar çdo kategori tjetër që mund të kishin akte përdorimi, por nuk ishin

ish-pronarë. Ndërkohë, ligji nr. 9235 u ka njohur subjekteve të shpronësuara të drejtën e kthimit

dhe të kompensimit të plotë të pronës të tokës bujqësore me vendndodhje në zonat turistike. Po

kështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, “Për kompensimin me vlera ose me troje të ish-pronarëve

të tokave bujqësore, livadheve dhe tokave pyjore” u njeh ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të

tyre ligjorë të drejtën e kompensimit në vlerë ose natyrë për tokën që kanë pasur në pronësi në

kohën e daljes së ligjit nr. 108, të vitit 1945 “Për reformën agrare”. Pra, ligji nr. 8053 mundëson

që nëpërmjet ligjit të vitit 1993 dhe ligjit nr. 9235 t’u japë mundësinë pronarëve legjitimë për të

marrë tokën që u takon në këto zona. Nga ana tjetër, i njihet e drejta vetëm bashkëthemeluesve të

ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore dhe jo atyre që qenë përjashtuar për arsye nga më të

ndryshmet, qoftë njerëz që janë larguar prej zonës, që janë larguar jashtë Shqipërisë, të cilët nuk

kanë marrë akte të përdorimit. Për të plotësuar këto defekte që ka pasur ky proces, që ka të bëjë

me pronën, ka dy akte të tjera ligjore, një i vitit 2009 dhe tjetri i vitit 2012-2013, të cilët japin

mundësinë t’u jepet e drejta edhe atyre që nuk i kanë pasur aktet e përdorimit. Ndërkohë,

diferenca midis kësaj që ne paraqesim dhe qeverisë qëndron në faktin se projektligjet e

mëparshme kërkonin që pjesa që nuk u është dhënë pronarëve të ligjshëm të trajtohej sipas

procedurës së kthimit dhe kompensimit të pronave nëpërmjet Agjencisë së Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave. Në një kohë që parashikohen lehtësi absolute, duke i dhënë të drejtën

4

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

kryetarit të komunës, apo këshillit të komunës dhe të bashkisë, që të pajisë me dokumente

pronësie ata që i kanë marrë sipas politikave që ka zhvilluar shteti deri më sot, të cilat nuk kanë

qenë në interes të pronarëve të ligjshëm. Pra, ka dy standarde në këtë pikëpamje. Prandaj ne

kërkojmë që t’i referohen menjëherë dokumentacionit të vitit 1945 dhe t’u kthehet prona

pronarëve të ligjshëm në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

Ashtu siç kemi shpjeguar në koherencë të plotë më këto akte, ligji nr. 8053 përcaktoi të

drejtën e përfitimit për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore në zonat me përparësi

turizmin në favor të bashkëthemeluesve të kooperativave bujqësore. Në këtë kontekst është

evident fakti se në cilësinë e bashkëthemeluesve, siç e thashë më sipër, pronarët e ligjshëm nuk

janë vetëm ato subjekte që kanë dorëzuar tokë dhe kanë marrë aktin e përdorimit të saj si

bashkëthemelues, por edhe individë apo familje të tjera bujqësore, që nuk janë pajisur me akt të

mëparshëm përdorimi. Po kështu, në sipërfaqen e tokës bujqësore të ish-kooperativave bujqësore

ose të NB-ve janë përfshirë edhe ato toka, të cilat nëpërmjet akteve apo veprimeve arbitrare të

konfiskimit apo shtetëzimit u janë marrë pronarëve të ligjshëm, ish-të përndjekur politikë. Pra,

duke mos u kufizuar vetëm në subjekt, si bashkëthemelues të kooperativave bujqësore, të pajisur

me akte përdorimi, projektligji parashikon që fusha e zbatimit të ligjit nr. 8053 të përfshijë tokat

dhe subjekte të tjera, të analizuara si më parë, pasi nuk mund të gjykohet që një ligj të ketë

standarde dyfishe për kalimin në pronësi për të njëjtën kategori subjektesh, njëri si

bashkëthemelues sipas procedurave të ligjit nr. 8053 dhe tjetri sipas procedurave të ligjit nr.

9235.

Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin juridik

për kalimin e pronësisë pa shpërblim të tokës bujqësore, sipas konceptit të shtetit, duke krijuar

edhe problematikën që përmenda më sipër.

Në përfundim të arsyetimit sa më sipër, praktika legjislative konfirmon legjitimitetin e

referimit te ligji nr. 8053.

Komenti nr. 4 i qeverisë për kufizimin e grupit të subjekteve, duke parashikuar veprimin

e projektligjit vetëm në zonën e bregdetit të Jugut, këtë e them thjesht si deputet i Kuvendit të

Shqipërisë, jam i prirur të pranohet që të shikohen të gjitha zonat me përparësi zhvillimin e

turizmit. Referimi vetëm për atë zonë vjen për faktin se është e vetmja zonë që, sipas një vendimi

të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë nr. 1, datë 17.07.2008, ka një

plan të zhvillimit të bregdetit të Jugut së bashku me planimetrinë përkatëse të miratuar, që përbën

5

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

një akt të plotë, i cili do të shmangte abuzimin me këtë çështje, domethënë të interesave të

ndryshme, të cilat kanë të shfaqura problematikat e pronësisë dhe të zbatimit të ligjshmërisë për

pronën.

Masterplani saktëson kufijtë dhe shmang çdo veprim të dyshimtë, që do ta bënte procesin

e kalimit të tokës bujqësore në pronësi të pasigurt dhe konfliktual.

Në përfundim të këtij komenti, ju përsëris edhe një herë, jam i prirur, me gjithë gjykimin,

që veprimin e këtij ligji ta shtrijmë në të gjitha zonat me përparësi turizmin, por gjithmonë duke

pasur në kujdes përcaktimet e këtyre zonave turistike.

Për sa i përket pretendimit se në bregdetin e Jugut tashmë u janë dhënë tituj pronësie

subjekteve të trajtuara me ligjin nr. 7501 për tokën, dua të shpjegoj sa më poshtë:

Nga të dhënat e disponueshme që reflektojnë situatën e pronësisë për tokat bujqësore me

vendndodhje në zonat turistike deri në janar të vitit 2006, kohë në të cilën hyn në fuqi ligji nr.

8053, i vitit 1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, rezulton se nuk është

dhënë asnjë titull pronësie në bazë të dispozitave të ligjit nr. 7501 “Për tokat bujqësore të ish-

kooperativave bujqësore”, të cilat përfshihen në zonat me përparësi turizmin.

Përjashtimisht janë evidentuar rastet e denoncuara publikisht edhe institucionalisht pranë

komisionit qeveritar të tokës, Gjykatës së Rrethit Vlorë dhe KLSH-së nga shoqata “Bregdeti”.

Në këto raste komsionerët e tokës e kanë mbështetur vendimin e tyre mbi dokumente abuzive

dhe të kundërligjshme, ose kanë kryer veprime të kundërligjshme praktikash haptazi korruptive.

Megjithëse mund të jenë vlerësuar nga ligji nr. 7501 ose ligje të tjera, ligji nr. 8053 e

përjashton çdo lloj subjekti, pavarësisht se nëpërmjet cilit ligj ka përfituar, nga e drejta e

pronësisë në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Pra, edhe sikur të ketë përfituar me ligjin

nr. 7501, i vetmi akt njohje që ligji nr. 8053 u lejon është vetëm sipërfaqja truall dhe jo pjesa

tjetër e tokës.

Në këtë referencë ne kërkojmë të zbatohet në mënyrë rigoroze detyrimi ligjor për t’u

pajisur me certifikatën e pronësisë kur të gjitha dokumentet janë sipas kërkesave të ligjit.

Kjo është pak a shumë tabloja me ato referenca që është paraqitur nga Këshilli i

Ministrave.

Unë kam bindjen se ndryshimi që ne kemi është heqja e mundimit dhe kalvarit të

pronarëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, që t’i rikthehen edhe një herë procesit të

vlerësimit të dokumentacionit të tyre për pronat e tyre; të kalojnë në një proces vlerësimi të

6

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

AKKP-së për tokat e mbetura të asaj pjese që nuk kanë qenë bashkëthemelues, duke e zgjatur

pafundësisht këtë çështje. Ne kërkojmë që të trajtohen me të drejtën e sipërfaqes së pronës së

tyre si bashkëthemelues të gjithë ata që kanë akte përdorimi dhe nuk kanë akte përdorimi.

Ka edhe një fakt tjetër: edhe bashkëthemeluesve, sipas ligjit nr. 7501, u është njohur

vetëm sipërfaqja për frymë dhe ka mbetur një pjesë tjetër, e cila nuk është trajtuar në interes të

bashkëthemeluesve. Atëherë pyetja është e thjeshtë: e gjithë kjo sipërfaqe që ka mbetur nga

zbatimi për frymë, sipërfaqja tjetër, e cila mbetet për shkak të vendimit të ligjit nr. 8053, apo të

familjeve që nuk kanë qenë bashkëthemelues për arsyet që përmenda më sipër, ku do të shkojë?

Ideja e qeverisë dhe e Ministrisë së Bujqësisë është që kjo t’i kthehet AKKP-së, si fond për

kthim apo kompensim fizik pronarëve, duke filluar kështu një proces nga e para. Në një kohë që

dihet se cilët janë bashkëthemeluesit, sidomos sipas ligjit nr. 8053, dhe përfshirja në këtë

amendament e bashkëthemeluesve të tjerë e bën çështjen shumë të thjeshtë dhe të zgjidhshme,

duke iu referuar drejtpërdrejt këtyre pronarëve bashkëthemelues, një e drejtë që duhet t’u jepet

për të mos krijuar edhe dy standarde. Ligji i vitit 2012 u jep mundësinë e pajisjes me tituj

pronësie të gjithë atyre që nuk kanë pasur akte përdorimi, në mënyrë të drejtpërdrejtë me

vlerësim të bashkisë apo të komunës, dhe nuk u njihet e drejta pronarëve të ligjshëm, të cilët

historikisht po zvarriten pafund nga shteti dhe këtë ne duhet ta ndërpresim sa më shpejt.

Ky është komenti im në raport me vlerësimet që ka bërë Këshilli i Ministrave. Duke qenë

të bindur se nuk bëjmë as më shumë dhe as më pak veçse zgjidhjen e një çështje të së drejtës

legjitime të pronës, kthimin e tokës pronarëve të ligjshëm dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të

legjislacionit për pronën në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, duke iu referuar ligjit nr.

8053 me shtesën që paraqitëm.

Zona e Jugut pa dyshim ka specifikat e veta nga mënyra sesi është ndërtuar pronësia. Por

duke e parë edhe në këndvështrimin e zhvillimit ekonomik, sidomos përparësitë e zhvillimit të

turizmit, mendoj se duhet të marrim një akt sa më të shpejtë, sepse mungesa e zhvillimit të

turizmit në këtë zonë ka ardhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme të pronësisë, për të mos

thënë efekteve të tjera të vazhdueshme negative që kanë ndodhur në zhvillimin ekonomiko-agrar

të kësaj zone, duke pasur parasysh vetë mundësitë që ka pasur kjo zonë këto zhvillime. Unë nuk

po u hy statistikave, por ka statistika që flasin qartë për një shkatërrim të pronësisë dhe të

prodhimeve të kësaj zone apo të të gjithë agrumeve e ullinjve, që është një dëm jo vetëm në

kurriz të pronarëve, por edhe të gjithë shoqërisë shqiptare.

7

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Pas ekspozesë që bëri zoti Mediu dhe komenteve që kishte për mendimet e sjella nga

Këshilli i Ministrave, besoj se duhet të dëgjojmë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë.

Irfan Tarelli – Faleminderit, zoti kryetar!

Përveç sa është parashtruar te reagimin që ka bërë Këshilli i Ministrave në raport me

projektligjin e paraqitur nga zoti Mediu. Nëse më lejoni, unë do të bëj një parashtrim shumë të

shkurtër për të ndihmuar të kuptuarin e të gjithë procesit të privatizimit të tokës bujqësore në

zbatim të ligjit nr. 7501 dhe të akteve të tjera nënligjore që prekin tokat bujqësore me origjinë

nga ish-kooperativat dhe ato me origjinë nga ish-NB-të.

Së pari, dua të theksoj se ligji nr. 8053 rregullon kalimin në pronësi vetëm të tokave të

ish-NB-ve, të cilat deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji ishin dhënë në përdorim, jo

tokave me origjinë nga ish-kooperativat bujqësore, të cilat u morën drejtpërdrejt në pronësi nga

familjet bujqësore dhe nga subjektet e tjera të përcaktuara nga ligji.

Së dyti, ligji nr. 8053 vendos një sërë kufizimesh për rastet kur toka e dhënë në përdorim

nuk kalon në pronësi. Kufizimi i parë është për tokat e dhëna në përdorim brenda vijave

rregulluese të qendrave urbane, kurse kufizimi i dytë është për zonën me përparësi zhvillimin e

turizmit, e përcaktuar me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 1993. Më pas, meqenëse

kategoria e punonjësve që ishte trajtuar me tokë në përdorim nuk gjente zgjidhje me ligjin nr.

8053, me rregullimet ligjore që janë bërë me ligjin nr. 10208, përdoruesve të tokave bujqësore

brenda këtyre zonave, pra si brenda vijave kufizuese të qendrave urbane, edhe zonës me

përparësi zhvillimin e turizmit, u njihet e drejta të kompensohen me truall. Toka që mbetet e lirë

pas këtij procesi kalon për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, ose në raste specifike

edhe për investime publike. Ligji nr. 10208 përcakton procedurën dhe masën e kompensimit me

truall për familjet bujqësore, pasi deri në këtë kohë, siç theksova edhe më lart, familjet bujqësore

të ish-NB-ve, duke përjashtuar bashkëthemeluesit, ishin trajtuar në këtë zona vetëm me tokë në

përdorim. Pra, ligji ka synuar të zgjidhë në mënyrë paralele edhe fatin e këtyre familjeve, që

ishin trajtuar me tokë bujqësore në përdorim, por edhe ish-pronarëve.

Njëkohësisht, në vitin 2012 është miratuar edhe ligji nr. 57, nisur nga fakti që në territoret

e ish-NB-ve (megjithëse ligji nr. 8053 merrte përsipër të kalonte në pronësi tokën në përdorim),

pati kategori familjesh që, për arsye nga më të ndryshmet, megjithëse ishin subjekt i ligjit, edhe

pse deri në këtë periudhë vazhdonin ta përdornin tokë bujqësore për qëllime bujqësore, nuk i

8

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

kishin titujt e pronësisë. Ky ligj mori përsipër të plotësonte këto familje bujqësore me tituj

pronësie. Qëndrimi që është mbajtur në ligjin nr. 8053 është i njëjtë me ligjin nr. 5712, kur

bëhet fjalë për zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Pra, nuk merr përsipër të plotësojë me

tituj pronësie në këto zona, por quan të mirëqena rregullimet e bëra në ligjin nr. 10208.

Për sa i përket propozimit, nuk dua të bëj komente mbi ato që ka sjellë Këshilli i

Ministrave, por në zonën specifike, në zonën me përparësi zhvillimin e turizmit, në Jug ose më

gjerë, nuk kemi të bëjmë vetëm me kategorinë e tokës bujqësore me origjinë nga ish-NB-të, por

edhe me kategorinë e tokës bujqësore të ish-kooperativave, familjeve bujqësore të të cilave u

është dhënë drejtpërdrejt në pronësi toka bujqësore. Pra, kemi një realitet të fiksuar ndër vite, që

nga viti 1991 dhe deri më sot, kur këto familje e kanë marrë tokën në pronësi. Gjithashtu, në

zbatim të ligjit nr. 8053 dhe të amendimeve të mëvonshme, kategoria e bashkëthemeluesve deri

në normën për frymë, e theksoj, është trajtuar drejtpërdrejt në pronësi. Trajtimi i ish-pronarëve,

gjithmonë në kontekstin e ligjit nr. 8053, gjendet nëpërmjet zgjidhjes së ndërprerjes së aktit të

marrjes së tokës në pronësi dhe kalimit të këtij fondi në Agjencinë e Kthimit të Pronave, e cila

zbaton më pas dispozitat e ligjit tjetër për t’iu kthyer pronarëve tokën bujqësore.

Është e vërtetë që jo vetëm në këtë zonë, që trajton amendimi i zotit Mediu, por edhe në

zona të tjera, gjatë zbatimit të dispozitave ligjore për gati 20 vjet ka pasur parregullsi dhe shkelje

të ligjit, të cilat janë marrë përsipër të zgjidhen me ligjin nr. 9948 “Për verifikimin e titujve të

pronësisë”. Mbi këtë bazë, janë ngritur strukturat përkatëse, duke filluar nga Komisioni Qeveritar

i Tokës, komisionet e vlerësimit të titujve të pronësisë pranë prefektëve të qarqeve, që trajtojnë

zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, zonat brenda vijave rregulluese dhe të gjitha tokat e ish-

NB-ve, edhe nëse nuk ka ankim nga subjekte të veçanta. Në këtë kontekst, ekziston zgjidhja

ligjore dhe procedurat e përcaktuara me vendime të Këshillit të Ministrave dhe udhëzime të

Komisionit Qeveritar të Tokës për të trajtuar dhe për të vënë në vend çdo parregullsi dhe çdo

shkelje ligjore që ka ndodhur në vite.

Ky ishte në mënyrë të përmbledhur komenti ynë për problemin e diskutuar.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Patjetër, por prit.

Kush ka pyetje?

9

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Kam një pyetje për zotin Mediu dhe për ju, të Ministrisë së Bujqësisë. A e ka njeri këtë

vendimin nr. 1 të Këshillit të Ministrave datë 17.07..., sepse e kam kërkuar, por nuk e gjej dot?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ju kërkoni që t’i referohemi një vendimi me një ligj për referencë.

Po, zoti Mediu.

Fatmir Mediu – Është i vetmi akt juridik, i cili përcakton këtë zonë me përparësi

zhvillimin e turizmit, të gjithë master-planin e zhvillimit të turizmit duke njohur të gjithë kufijtë

e tjerë, një plan i cili është bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore, është miratuar nga

KRTRSH-ja e Shqipërisë. KRTRSH-ja e Shqipërisë nuk është gjë tjetër veçse qeveria e cila

zgjerohet pak më tepër me pjesëmarrje të aktorëve të tjerë të vendimmarrjes qoftë të nivelit lokal,

ose qoftë e nivelit qendror. Drejtohet nga Kryeministri, nga Këshilli i Ministrave me pjesëmarrje

të palëve të interesuara dhe mendoj se ka autoritet juridik. Jemi referuar si i vetmi akt juridik për

të shmangur çdo lloj abuzimi. Në qoftë se do t’i referohemi pikës 3 të reflektimit të Këshillit të

Ministrave mbi projektligjin, atëherë e përjashtojmë dhe i futemi të gjitha zonave me përparësi të

zhvillimi të turizmit.

Fatmir Xhafaj – Unë thjesht duhet të kuptoj se nuk ka një VKM.

Fatmir Mediu – Ka një vendim të KRTRSH-së.

Fatmir Xhafaj –Doni ta thoni që me një ligj të marrë për bazë për referencë një akt

nënligjor të KRTRSH-së se drejtohet nga Kryeministri?

Fatmir Mediu – Me një ligj ne marrim një referencë ligjore që është një vendim ligjor i

zbatueshëm dhe i detyrueshëm. Të gjitha aktet juridike mendoj se janë në normë të përcaktuara;

ligj, kushtetutë, vendim qeverie, akte të tjera juridike. Mund t’i referoheshin dhe një urdhri të

caktuar se nuk ka rëndësi.

Fatmir Xhafaj –Dakord.

Po, zonja Hysi.

Vasilika Hysi – Unë kam dy pyetje lidhur me relacionin. Pyetja e parë është lidhur me

atë çfarë ju shkruani, zoti Mediu, në relacion, që formularët 6 për 1871 familje janë të pa

firmosur, pa vulë. Në cilën periudhë datojnë ato?

Dhe pyetja e dytë: në këtë periudhë të gjatë, që nga viti 1991 e deri më sot ka pasur

ndonjë reagim nga ana juaj lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave të 2008-s për miratimin

e detyrës së projektimeve dhe planit të zhvillimit të bregdetit të Jugut?

10

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Fatmir Xhafaj - Faleminderit!

Po, zoti Mediu.

Fatmir Mediu – Verifikimi i formularit 6 është bërë nga Komisioni i Verifikimit të

Titujve të Pronësisë, njëkohësisht dhe nga vetë praktikat që ka ndërmarrë kjo zonë sipas një

iniciative të të gjithë banorëve të kësaj zone që shumica e titujve të pronësisë. Pra, nga pikëpamja

juridike janë të pavlefshëm, se nuk kanë plotësuar te gjithë dokumentacionin përkatës dhe një

nga këto dokumentacione është formulari 6.

Për sa u përket angazhimeve të mia nga viti 1991 deri në vitin 2008, po ju them se janë 9

projektligje të paraqitura në Kuvendin e Shqipërisë që vijnë në frymë dhe në logjikë kundër

qëndrimit të të dyja palëve qoftë të PD-së, qoftë dhe të PS-së në raport me çështjen e pronës për

zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, të cilat nuk janë vlerësuar dhe nuk kanë kaluar për

faktin sepse dihet se miratimi i një projektligji ose edhe një amendimi ligjor kërkon më shumë se

gjysmën e deputetëve të pranishëm në sallë.

Nga ana tjetër kjo iniciativë e masterplanit për zhvillimin e turizmit nuk hyn në çështjen

në thelb të titujve të pronësisë, por ka të bëjë me planifikimin për zhvillimin e turizmit të këtyre

zonave sipas standardeve që duhet të zhvillohet turizmi në këto zona. Në thelb nuk ka diskutime

rreth çështjes se e kujt është prona, por si duhet zbatuar plani për zhvillimin e turizmit në këtë

zonë dhe kjo ka qenë iniciativa që është ndërmarrë me Bankën Botërore e miratuar me vendim të

KKT-së në vitin 2008.

Vasilika Hysi – Unë përsëri e kam merakun te formulari 6. Nga informacioni që ju keni

pse këta formularë janë të pafirmosur dhe pa vulë? Dhe meqenëse kanë qenë kaq kohë të

pafirmosur dhe pa vulë, pronarët e ligjshëm u janë drejtuar gjykatave? Ka procese gjyqësore për

këtë pjesë të bregdetit që ne diskutojmë sot?

Faleminderit!

Fatmir Mediu – Nuk është vetëm kontrolli që u është bërë këtyre formularëve nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ka një ballafaqim që është bërë nga Shoqata “Bregdeti” me Ministrinë

e Bujqësisë, që ka certifikuar këtë shqetësim, por ka dhe vendime të gjykatës së rrethit të Vlorës,

të cilat i kanë konsideruar të pavlefshme vendimet mes titujve të pronësisë pa u bazuar në

dokumentet ligjore. Juridikisht e kanë konsideruar të pavlefshëm, por aktet e nxjerra pastaj më

vonë në vitin 2012-2013 përpiqen të legjitimojnë pikërisht këtë lloj paligjshmërie, për sa i përket

pajisjes me tituj të pronësisë.

11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Fatmir Xhafaj - Faleminderit!

Ka pyetje? Nuk ka pyetje të tjera.

Do përgjigjeni? Po ke pyetje, bëje me mikrofon.

Vasilika Hysi – Unë bëra një pyetje. Cilës periudhë i përket pikërisht formulari 6, që nuk

është plotësuar? Sa prej këtyre personave që pretendojnë që janë pronarë të ligjshëm dhe toka e

tyre është marrë falë këtyre formularëve të paligjshëm pa firmë e pa vulë, kanë qenë në proces

gjyqësor? Kjo ishte pyetja ime.

Fatmir Mediu – E para, unë po ju ngre çështjen që titujt e pronësisë janë dhënë

nëpërmjet komisioneve të dhënies së titujve të ndarjes së pronave. Duket qartësisht që për sa

kohë nuk kanë pasur një interes të lidhur me pronarin legjitim, që donin t’i shpërndanin sipas

politikave po i quaj shtetërore të rrëmbimit të pronës nga pronari i ligjshëm për ta dhënë te një

pronar i paligjshëm, kanë ecur me procedura të cilat për gjykimin tim janë jo vetëm të

paligjshme, por dhe korruptive, të interesave të ndryshme preferenciale. Kjo ka bërë që shumica

e atyre që i kanë marrë këto pa pasur dokumentacionin e nevojshëm, e kanë fituar këtë të drejtë,

të paktën juridikisht, por e kanë fituar të drejtën formalisht, por jo nga pikëpamja juridike. Dhe

thashë që ka vendime të gjykatës së rrethit Vlorë për këtë çështje. Sa vendime të tilla janë, nuk e

kam ndjekur. Kjo është përgjigja.

Fatmir Xhafaj - Faleminderit!

Fjalën e ka zoti Manja.

Ulsi Manja - Kam një pyetje për zotin Mediu. Nga shpjegimet që u dhanë këtu flitet që

ky amendament i referohet ligjit nr.8053, që rregullon kalimin në pronësi pa shpërblim të tokave

bujqësore të ish-NB-ve. U tha se ligji nr.10208 ka rregulluar përdoruesit që i kanë pasur këto

prona dhe që nuk i gëzojnë për shkak të dy kufizimeve që vendoste ligji nr.8053, që ishin brenda

vijës së verdhë dhe zonave me përparësi turizmin u njihet e drejta e kompensimit me truall.

Ndërsa pjesa që mbetet u kthehet ish-pronarëve për kompensim. Pyetja që kam unë është kjo:

çfarë pengese kanë sot ish-pronarët për t’u kompensuar me këto prona në bregdet, që ne duhet të

shkojmë te ky amendament ligjor që paraqiti sot zoti Mediu...

Fatmir Xhafaj – Pyetjen e keni për zotin Mediu?

Iniciator jeni ju. Ne ndjekim iniciativën tuaj, ju na keni mbledhur. Dakord. Nuk ka

rëndësi.

(Zoti Mediu flet pa mikrofon.)

12

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Irfan Tarelli - Faleminderit, zoti kryetar!

Ligji ngarkon Ministrinë e Turizmit, në atë kohë kur është miratuar edhe Ministrinë e

Punëve Publike, të përcaktojë, rast pas rasti, sipërfaqen që do të vihet brenda qendrës së banuar,

ku familja bujqësore, që ka tokën në përdorim të përcaktojë vendndodhjen dhe masën e

kompensimit. Pra, ligjërisht është e zgjidhur. Natyrisht, është e nevojshme që këto të trajtohen

rast pas rasti me miratimin e planeve për zhvillimin e turizmit në një iks zonë. Pra, ndërkohë që

miratohet plani dhe parashikohen, të themi, investime të caktuara, pronari ose në rast analog

edhe shteti si investitor, duhet të bashkërendojnë punën dy ministritë në bashkëpunim edhe me

njësinë e qeverisjes vendore përkatëse. Pra, procedurat ligjore janë të përcaktuara. Është vetëm

çështje zbatimi.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Zoti Mediu, urdhëroni!

Fatmir Mediu – Ligji nr. 10208 i vitit 2009 në nenin 3/1 të tij përcaktoi se të gjithë

përdoruesit e tjerë të tokave bujqësore në zonat me përparësi turizmin dhe që disponojnë aktet e

marrjes në përdorim do të kompensohen vetëm me truall, siç u tha, pasi toka e tyre destinohet për

të kaluar në favor të subjekteve të shpronësuara. Pra, nga ligji nr. 8053, i cili thotë: “U njihet e

drejta e pronësisë përjashtimisht bashkëthemeluesve të ndërmarrjeve bujqësore”, ligji nr. 10208

konsideron faktin e truallit për ato që kishin marrë aktet e përdorimit, duke u hequr kështu një

pjesë të pronës së tyre legjitime pronarëve të ligjshëm. Gjykimet mund të kenë qenë për shkak të

pozicioneve politike –sociale etj., etj., por këtu kemi të bëjmë me një akt tjetër, shpronësimin e

pronarëve për t’u dhënë favor truallin e atyreve që ishin të pajisur me aktet e përdorimit të tokës.

Nga ana tjetër, pronarëve u kërkohet, jo sipas praktikave që ka edhe 2013-ta, 2012-2013-

a janë disa akte të tjera, që kanë dalë dhe që u njihet nëpërmjet vendimeve të drejtpërdrejta

këshillave bashkiakë apo kryetarëve të bashkive dhe komunave titullin e pronësisë, duke i

lehtësuar shumë nga procesi i dokumentacionit, por kërkohet që ky fond, i cili nuk u njihet

subjekteve që kanë pasur akte përdorimi dhe që nuk kanë qenë bashkëthemelues, të kalojë si

fond pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ta marrin pronën nëpërmjet

Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të bëhet verifikimi i dokumentacioneve nga

këto në një nivel shumë më të lartë dhe shumë më ndryshe se ç’ndodh për atë që ka marrë, po

them unë, dhuratë nga shteti, për shkak të bamirësisë së shtetit.

13

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Pra, pronari i ligjshëm duhet të kalojë përsëri të gjithë kalvarin për të marrë pronën e vet

me dy standarde në raport me atë që është i paligjshëm nga pikëpamja e të drejtës së pronësisë,

që shteti ia jep, sepse ka gjykuar si një politikë të vetën sociale apo për gjykimet e veta, të cilat

nuk po i hyj komentit politik sot. Pra, krijon dy standarde.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit, zoti Mediu!

Zoti Majko, urdhëroni!

Pandeli Majko – Zoti Mediu, kam një pyetje, e cila, të them të drejtën, më ka shoqëruar

që në momentin që ju keni depozituar iniciativën tuaj, që ka të bëjë me parimin kushtetues të

drejtës së pronës. E drejta e pronës është një e drejtë prevaluese. Ju na keni sjellë këtu një

propozim, i cili do të njohë një të drejtë prone, në mënyrë parciale të mbështetur thjesht në një

akt administrativ. Nuk ka rëndësi, ju e keni sjellë për miratimin e detyrës së projektimit dhe

planit të zhvillimit në bregdetin e Jugut.

Ne do ta krijojmë precedentin që të drejtën e pronës ta njohim në mënyrë të diferencuar

bazuar mbi aktet administrative të natyrave të tilla apo do të orientohemi nga e drejta kushtetuese

që edhe në Jug, edhe në Veri, edhe në Shqipërinë e Mesme, edhe në Konispol, edhe në Vermosh

ligji të funksionojë njësoj për të gjithë?

Faleminderit!

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Zoti Meidu, urdhëroni!

Fatmir Mediu - Zoti Majko, problemi në vendin tonë nuk qëndron shumë te parimi.

Praktikisht, për parime demokratike, për parime të së drejtës, flasin të gjithë. E drejta e pronës

private është një e drejtë themelore e përcaktuar në Konventën Europiane të të Drejtave të

Njeriut, është një e drejtë themelore e përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Në nenin 41 të saj

dhe në nenet 181, 182, kërkonte që brenda 3 vjetëve qeveria shqiptare të merrte masat së bashku

me parlamentin, për të ndërtuar të gjithë legjislacionin në mbështetje të interesit të pronarëve të

ligjshëm për të zgjidhur çështjen e pronës private, sipas përcaktimit të nenit 41 të Kushtetutës.

Për fatin e keq, shumica e iniciativave ligjore të ndërmarra nuk vinin bazuar mbi parimin që ju

thoni, por binin ndesh me interesat e pronarëve, për shkak të politikave sociale- elektorale, po e

quaj, një gjykimi politik të shtetit shqiptar dhe politikës shqiptare në përgjithësi, që e konsideron

veten pronarë mbi atë që nuk është pronar, dhe që ka sjellë gjithë këtë katrahurë të çështjes së

pronësisë në Shqipëri sot për sot.

14

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Duke qenë përballë këtij fakti kemi edhe një problematikë tjetër të trajtimit me ligje në

kohë, nga ligji nr. 7501, ligji i vitit 1993, ligji nr.8053, ligjet e vitit 2008, ligji nr. 9235, ligjin nr.

1028, ligjin 75 të vitit 2012 e kështu me radhë, e cila në të gjithë iniciativën e vet nuk ka synuar

në zgjidhjen e të drejtës së pronarit, por ka synuar në prioritet për të zgjidhur atë të drejtë që

është dhënë, sipas gjykimit të viteve 1991 1992, për t’i marrë tokën pronarëve të ligjshëm dhe

për ta shpërndarë sipas frymëve, qoftë kjo në zonat kooperative bujqësore, qoftë edhe në zonat e

ndërmarrjeve bujqësore.

Në rastin konkret flasim për zonat me përparësi zhvillimin e turizmit dhe unë u nisa në

këtë iniciativë, sepse për zonat me përparësi zhvillimin e turizmit ligji nr. 8053 u referohet në

mënyrë të veçantë të drejtës pronësore vetëm të pronarëve të ligjshëm. Pra, pronarët e ligjshëm

kanë të drejtë ta kenë tokën në pronësi pas akteve të përdorimit dhe jo ata që e kanë marrë në

mënyrë abuzive, sepse duke iu referuar edhe asaj çka thanë përfaqësuesit e Ministrisë së

Bujqësisë me ndryshimet që u bënë më mbrapa tentohej që t’i jepej vlerë dhe pronësi edhe

njerëzve që nuk kanë pasur lidhje me pronën.

Në ligjin “Për fermat bujqësore” kanë fituar të drejtë pronësie shoferët e drejtorëve të

ndërmarrjeve bujqësore, kanë fituar të drejtë pronësie drejtorët e ndërmarrjeve bujqësore, kanë

fituar të drejtë pronësie specialistë të ndërmarrjeve bujqësore, kanë fituar të drejtë pronësie

agronomë, të cilët nuk kanë jetuar asnjë moment të vetëm në këto zona, nuk kanë pasur asnjë

lidhje organike me këto zona. Edhe sot e kësaj dite janë tërësisht jashtë interesit këtyre zonave,

por e gëzojnë atë privilegj, sepse dikur kanë punuar në këto zona. Kështu i bie një inxhinier nafte

duhet ta marrë pusin me vete, sepse i takon atij, sepse ka punuar për 30 vjet pranë një pusi të

caktuar, apo një tjetër gjeolog duhet të marrë një zonë minerare, apo kështu me radhë. Ky është

një koncept tërësisht i mbrapshtë dhe i palogjikshëm. Dhe po ju them se ka një fakt shumë të

rëndë sot, që një pjesë e madhe e sipërfaqeve të tokave bujqësore janë rrëmbyer nga këta të

ashtuquajtur “specialistë”, që nuk kanë asnjë interes. Po të hyjmë në një analizë të thjeshtë dhe të

drejtë për të drejtën pronësore, duke parë dhe politikat që janë ndjekur sociale, kjo tokëmund të

përbënte një fond të kompensimit fizik të pronarëve që do ta ulte shumë faturën financiare. Janë

rreth 151 mijë hektarë toka të fermave bujqësore dhe mbi 70 për qind janë shpërndarë në mënyrë

abuzive në bazë të kritereve që unë thashë më sipër.

Prandaj ne u jemi referuar tokave për zhvillim turizmi. E përsëris edhe një herë: është

zona e bregdetit për shkak të këtij akti administrativ, quajeni ju, vendim të KKT-së, po e quaj

15

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

unë, e cila të paktën ka një studim të bazuar logjik, ka dhe vendime të tjera të KKT-së, të cilat

janë bërë në bazë të planifikimeve për zhvillimin e turizmit që kanë bërë komuna apo bashki të

ndryshme. Por ne i jemi referuar një vendimi të KKT-së me një studim me një institucion shumë

prestigjioz, siç është Banka Botërore. Në vullnetin tim edhe në atë propozim që bëni ju, jam

tërësisht i gatshëm që në çdo territor të Shqipërisë, ku ka zona përparësi zhvillimi të turizmit, t’u

njihet pa dyshim e drejta e pronësisë pronarëve të ligjshëm.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit, zoti Mediu!

Zoti Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi – Faleminderit, zoti kryetar!

Unë kam dy pyetje, por do t’i bëj veç e veç.

Zoti Mediu, në këtë zonë për të cilën diskutohet, jeni në dijeni të faktit se ekzistojnë

kërkesa në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga pronarët? Pra, edhe nga ata që

janë ish-themelues të fermave bujqësore, të cilët e kanë paraqitur dokumentacionin e tyre, janë

në listën e gjatë të pritjes së shqyrtimit të këtyre dokumenteve eventualisht për t’u trajtuar me

kthim fizik nga Agjencia e Kthimit të Pronave, dhe ndërkohë, miratimi i këtij ligji mund të

mbivendosë me përparësi kohore të tretë? Pra, pikërisht këta persona që ju mendoni se do të

përfitojnë, kanë dosjen e tyre të prezantuar në Agjencinë e Pronave me të gjithë

dokumentacionin që do të shqyrtohet me rigorozitet shumë më të lartë se sa ç’është shqyrtuar

zakonisht dokumentacioni që përbën bazën e ligjit nr. 7501. Ndërkohë që këto dosje janë në

shqyrtim në agjenci, ky ligj do t’u japë mundësinë e pajisjes me titull pronësie personave të tretë

me përparësi kohore, pra do të krijojë këtë lloj, ndërkohë që atje shqyrtohet një kërkesë ose është

në pritje, kjo do t’i japë mundësi favorizuese të tretëve?

Fatmir Xhafaj – Po, zoti Mediu.

Fatmir Mediu – Atëherë, ndoshta duhet ta kisha bërë të qartë, por herën e parë, kur

diskutuam në parim, ju thashë se kjo nuk është iniciativë thjesht imja, si deputet i Kuvendit të

Shqipërisë, por është një nismë, e cila ka pasur si bazë gjykimin intelektual dhe vlerësimin real të

situatës së pronësisë në këtë zonë me përparësi zhvillimin e turizmit dhe këtu janë dhe

përfaqësuesit e nderuar të shoqatës “Bregdeti”, të cilët e kanë përcjellë këtë iniciativë në

Kuvendin e Shqipërisë sipas një bashkëpunimi që kemi pasur së bashku, gjë që do të thotë se kjo

që unë shtroj është një shqetësim real për përfitimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm

të bregdetit. Pra, ata kanë një pretendim të qartë, nuk marrin dot pronën e tyre.

16

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Pavarësisht nga gjithë ky zinxhir ligjesh kalvari i kthimit të pronës dhe problematika

është jashtëzakonisht e madhe. Ne jemi përpjekur që t’i japim një zgjidhje.

Nga ana tjetër, ne jetojmë në këtë vend ku pa dyshim e paligjshmja ka zënë shumë herë

më tepër vend se e ligjshmja, sepse, përndryshe, nuk do të merreshim kaq shumë me procesin e

legalizimit, në vend që të merreshim me procesin e kthimit të pronës te pronari i ligjshëm. Fakti

ka qenë që orientimi i politikës shqiptare për fatin e keq ka qenë më tepër të legalizojë të

paligjshmen sesa t’i japë mundësi të ligjshmes që të përfitojë atë që është e drejta e vet. Edhe sot

ka gjykime që shteti duhet të gjithë zonën e Bregdetit ta marrë si pronë të vetën duke mos ua

njohur të drejtën pronarëve, me idenë se vetëm shteti ka autoritetin për të zhvilluar turizmin në

atë zonë. Pra, t’u japë prioritet ideve, bashkëpunimeve me kompani të huaja apo vendase, të cilat

mund ta zhvillojnë turizmin sipas preferencave dhe gjykimeve politike të strukturave të qeverisë

së sotme.

Unë mendoj se kjo është gabim. Po ju marr një rast krejt tipik. Rasti më tipik është

Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave, që kishte 18 mijë hektarë nga fondi për

kompensimin fizik pronarëve. Me një vendim qeverie ky fond u hoq për t’iu dhënë me një euro

biznesmenëve të huaja, të cilat mund të investojnë në Shqipëri, duke krijuar jo vetëm pabarazi

ndërmjet biznesit vendas dhe biznesit të huaj, por edhe duke hequr të drejtën e kthimit fizik

pronarit të ligjshëm dhe duke ua dhënë dhe ofruar dikujt tjetër, që mund të vijë me interes për

zhvillimin e një aktiviteti ekonomik të caktuar. Kjo është një politikë e cila mund të vazhdojë

edhe me zonat në bregdet, për të përfituar ata që thatë ju, që janë palë e tretë në këtë proces, gjë

që është tërësisht e papranueshme, nuk ndodh në asnjë vend, por ja që ndodh në Shqipëri.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit, zoti Mediu!

Zoti Bylykbashi ka një pyetje tjetër për ju.

Oerd Bylykbashi – Pyetjen e kam ndoshta më shumë për përfaqësuesit e qeverisë, por

ndoshta edhe zoti Mediu mund të ketë opinion për këtë.

Duke qenë se dy procedurat e parashikuara në dy ligje të ndryshme, kthimit të

kompensimit të pronave dhe ai që trajton tokat e ish-kooperativave bujqësore dhe të ish-NB-ve

janë shtrate ligjore të ndryshme, pronarëve u kërkohet një regjim verifikimi të dokumentacionit

shumë më rigoroz, madje duke verifikuar edhe nëse ekzistojnë titujt e dhënies së tokës në pronësi

për shkak të ish-kooperativës apo ish-NB-së, pra, duke qenë se janë dy procese që pajisin me

tituj pronësie persona të ndryshëm. Duke qenë se ligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”

17

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

vendoste një lloj ndërprerje ose moratoriumi në lidhje me tokën bujqësore, që të ishte në

dispozicion të Agjencisë së Pronave, a ka ndonjë koordinim? A ka parë qeveria nevojën e

koordinimit të dy legjislacioneve duke marrë në konsideratë edhe opinionin e Agjencisë së

Pronave, pra, statistikë të çështjeve që janë në pritje për t’u shqyrtuar? Ku pretendohet kjo

pronë? Që të mos kemi pra, dikush trajtohet më shpejt dhe më thjesht, ndërkohë që ai që edhe me

Kushtetutë, edhe me ligj, edhe me vendime të Gjykatës Kushtetuese ka të drejtë ta marrë atë

pronë, por vetëm se duhet të presë më gjatë, sepse procesi është më i gjatë. Pra, ka një koordinim

të qeverisë në këtë pikë për të mos çuar në trajtime të padrejta?

Fatmir Xhafaj – E keni pyetjen për zotin Mediu, besoj?

Oerd Bylykbashi – Jo, për qeverinë kryesisht, pastaj...

Fatmir Xhafaj – Për cilën qeveri? Për atë që iku, apo për këtë që është?

Oerd Bylykbashi – E kam për përfaqësuesit e qeverisë.

Fatmir Xhafaj – Po.

Irfan Tarelli – Në dijeninë tonë, sepse ne jemi përfaqësues sektorialë, por rasti e solli që

të prezantohemi me këtë problem, Ministria e Drejtësisë është institucioni që koordinon të gjithë

çështjet e të drejtës së pronësisë. Në dijeninë tonë, sepse jemi dhe anëtarë të grupeve të punës, ka

instrumente të tillë që shikojnë në mënyrë horizontale, të themi, veprimin e ligjeve të caktuara,

me idenë e përshpejtimit të proceseve dhe këtu, pa dyshim, në raport me ish-pronarët, Agjencia e

Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave është instrumenti që trajton rast pas rasti kërkesat e

depozituara në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në këtë kontekst, ajo që unë desha të shtoja është se legjislacioni për tokën bujqësore, ku

përfshihet edhe ligji nr.8053, që ne diskutojmë sot, nuk merr përsipër të zgjidhë problemin e ish-

pronarëve, por është një legjislacion që ka trajtuar privatizimin e tokës në funksion të familjeve

bujqësore, në rastin konkret me origjinë nga ish-NB-të. Në mënyrë bazale ligji nr. 7501 bën

trajtimin e familjeve bujqësore me origjinë nga ish-kooperativat. Ndërsa në mënyrë të

drejtpërdrejt, në mënyrë ballore, ligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, me ndryshimet

e herëpashershme që ka pësuar, trajton në mënyrë specifike problemin e kompensimit të ish-

pronarëve.

Natyrisht, ligjet interferojnë në sensin e fondit të tokës bujqësore që ngelet në dispozicion

të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Pra, edhe ligji nr. 8053 synon që tokën e

papërfituar nga familjet bujqësore, në raport me kriteret ligjore, ta vërë në dispozicion të

18

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por nuk ka instrumentet për të trajtuar më tej,

rast pas rasti, kërkesa specifike. Institucioni përkatës është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit

të Pronave.

Fatmir Xhafaj –Faleminderit!

Zoti Mediu.

Fatmir Mediu – Referuar edhe shpjegimeve që u bënë këtu, ligji nr. 8053 i njeh të

drejtën e pronësisë, pra kalimin nga akt përdorimi në akt pronësie, vetëm bashkëthemeluesve të

ndërmarrjeve bujqësore, që do të thotë vetëm ish-pronarëve. E ka njohur këtë të drejtë. Duke

njohur këtë të drejtë, siç u tha edhe këtu, për shkak të verifikimeve të ndryshme apo mosmarrjes

me akte përdorimi të tokës, si për shkak të ligjit nr.7501 e të ligjit nr. 8053, në zonat turistike

është një tokë, një sipërfaqe e caktuar, e cila nuk është trajtuar dhe sipas ligjit nr.9235 duhet t’u

kthehet pronarëve të ligjshëm.

E thashë edhe më parë, ofrohen dy standarde. Një standard që u jepet atyre që kanë

përfituar sipas ligjit nr.7501 ose ligjit nr. 8053, e pajisjes së menjëhershme me dokumentacion,

ndërsa kjo pjesë që është pronë e pronarëve të ligjshëm, që duhet t’u kthehet pronarëve të

ligjshëm, kërkohet të kthehet si fond pranë Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,

që të futet në kalvarin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do

ta vlerësonim realisht këtë situatë të kthimit dhe të kompensimit të pronave.

Vetëm për një vit, të nderuar kolegë deputetë, janë rreth 1200 dosje të trajtuara nga

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në një kohë që ka 7300 të tilla, të depozituara

pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Për gjashtë muaj nuk ka asnjë dosje që

ta kenë vlerësuar qeveritë në mënyrë të vazhdueshme, ashtu si dhe qeveria e sotme, që kërkon ta

shtyjë këtë proces edhe për një vit, që me një llogari të thjeshtë do t’i binte që për 7300 dosje, kjo

Agjenci të kishte rreth 600 dosje në muaj për të analizuar. Në qoftë se do t’i referohemi

amendamentit, ky proces është shumë herë më i thjeshtë, sepse ndodh në terren konkret, me

dokumente të vitit 1945, për t’u dhënë pronarëve të ligjshëm atë që u takon. Nëse e ke dhënë të

kufizuar, atëherë jepu të gjithë masën që u takon, sepse është pronë e tyre, që, sipas referencave

të ligjit nr.9235 duhet ta marrin. Kjo është logjika që duhet të funksionojë.

Pra, ka dy standarde: standardi për pronarët dhe standardi për ata që ua ka dhënë shteti

për interesin e vet politik.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit! Besoj se i mbyllim këtu pyetjet.

19

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

A ka diskutime? S’ka diskutime.

Atëherë për t’i përmbyllur diskutimet, meqenëse nuk paska diskutime të tjera, fjalën ia

jap zotit Subashi, në cilësinë e relatorit.

Armando Subashi – Faleminderit, zoti kryetar! Në fakt, e thashë edhe në seancën e

kaluar, kur ne filluam shqyrtimin dhe diskutimin e këtij projekti, që sigurisht çështja në fjalë

është shumë e ndjeshme për shoqërinë.

(Diskutime pa mikrofon.)

Bashkim Fino – Jo, jo, voton kundër Fatmiri, në 2008-ën. Se i thashë: “A ke votuar në

2008-ën kur u mor vendimi i qeverisë?”. “Po, tha, kam votuar kundër”. “Pse rri në qeveri, i

thashë?”.

(Ndërprerje incizimi.)

Fatmir Mediu – Meqenëse ai është shumë i zënë, sepse ka probleme të mëdha, a ka

mundësi të jap dy përgjigje? Edhe ata kanë qenë në qeveri. Kanë harruar se kanë qenë në qeveri.

Në mënyrë shumë korrekte dua t’i kthej një përgjigje.

Si në qeveri, ashtu edhe në parlament, i nderuar kolegu Fino, ka një qëndrim që njeriu e

merr në raport me një çështje të caktuar. Dhe qëndrimi im në raport me këtë çështje, që nga viti

1991 e deri në vitin 2014 që po flasim bashkë, ka qenë në favor të pronarëve. Po ju kujtoj edhe

historikun. Në kohën kur ju i quanit bejlerë e agallarë, unë i quaja pronarë. Kur bëmë

Kushtetutën, i detyruam që të vendosen në Kushtetutë. Çështjen me Bashkimin Europian e kemi

ngritur ne, që të kthehet në një standard të Bashkimit Europian. Ajo që keni bërë në mënyrë të

vazhdueshme është se të paligjshmit i konsideruat të ligjshëm, ndërsa atyre që janë pronarë të

ndershëm e të ligjshëm ua keni marrë pa të drejtë. Forca për të zgjidhur një problem ka të bëjë

me disa akte. Duhet të kesh një shumicë të caktuar në Kuvendin e Shqipërisë për të miratuar një

projektligj të caktuar. Edhe pse i kemi përcjellë këto iniciativa, nuk ka pasur vullnet për të

dëgjuar. Uroj dhe shpresoj që ju, si kolegu im, meqenëse e vlerësoni të drejtën e pronës, ta

vlerësoni edhe këtë amendament që është bërë, në mënyrë që të votohet në interes të pronarëve të

ligjshëm. Kështu uroj dhe shpresoj edhe për të gjithë deputetët e tjerë, qoftë të pozitës, qoftë të

opozitës, sepse flasim për një çështje të së drejtës, që duhet ta zgjidhim sa më parë.

Fatmir Xhafaj – Zoti Fino, për procedurë.

20

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Bashkim Fino – E di pse e kam për procedurë? Unë, në fakt, nuk doja të bëja komente,

por ky ia futi vetes me këtë koment që bëri, sepse është shumë e thjeshtë, zoti Fatmir. Ju jeni

kryetari i Partisë Republikane.

(Diskutime pa mikrofon.)

Zoti Fatmir, thashë.

Tani, ju keni qenë në qeveri dhe nuk u keni dhënë asgjë ish-pronarëve. Keni mbrojtur ish-

pronarët me të drejtë. Domethënë, ju keni bërë zgjedhje personale që qëndruat ministër, por nuk

keni bërë zgjedhje si kryetar i Partisë Republikane. Kaq! Këtë isha unë!

Fatmir Mediu – A ka mundësi, zoti Xhafaj? A ka mundësi t’i kthej përgjigje. Pa dyshim

që zgjedhjet janë edhe personale, edhe politike. Mendoj se është mirë që kur çdo njeri në

momentin që flet, të njohë përgjegjësitë e veta, jo të të tjerëve dhe në përgjegjësitë e mia unë

kam marrë atë qëndrim për të votuar kundër asaj qeverie ku kam qenë pjesë, edhe asaj

maxhorance që kam qenë pjesë. Kam përcjellë dhe ligjet në Kuvendin e Shqipërisë për këtë

çështje. Unë mendoj se do të ishte mirë që këtë debat mos ta zhvillosh me mua, po me veten, në

respektim të së drejtës. Në fakt, ju nuk ia keni futur vetes, ua keni futur pronarëve. Ky është

ndryshimi.

(Diskutime pa mikrofon.)

E ke në program. Po e shohim edhe programin.

Po ju them edhe një fakt tjetër: nga 2005-2013 ka ndryshime me të cilat kemi ndërhyrë në

favor të pronarëve, ka shqyrtime dosjesh në favor të pronarëve dhe ka kompensim fizik e

financiar në favor të pronarëve.

Nuk është absolutisht ajo që duhej bërë, por kjo ka qenë pjesë e presionit. Në Kushtetutë

neni 41 është vendosur nga ne republikanët vetëm e vetëm për të zgjidhur çështjen e drejtë të

pronës private.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Fjalën e ka zoti Subashi, për t’i përmbyllur diskutimet.

Armando Subashi – Faleminderit edhe një herë, kryetar!

Nuk do të doja të bëja përsëritje lidhur me ato çfarë u thanë dhe u trajtuan këtu, por do të

doja të jepja disa konsiderata thjesht ligjore. Po të shikojmë ligjin nr.8053, të cilit i referohet

edhe zoti Mediu dhe konkretisht nenit 3 të tij, të cilin kërkon që ta ndryshojë, në fakt, me

ndryshimet që janë bërë në dhjetor të vitit 2009, unë mendoj se nga pikëpamja ligjore shqetësimi

21

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

i zotit Mediu është zgjidhur dhe, për hir të së vërtetës, po nga pikëpamja ligjore, propozimi që

sillni sot për të amenduar nenin 3 nuk sjell asgjë të re, nuk zgjidh asnjë situatë ligjore,

përkundrazi është thjesht një përsëritje e panevojshme e asaj çfarë ka rregulluar ligji dhe që në

thelb nuk e zgjidh problemin, por përkundrazi e ndërlikon atë edhe më shumë, gjithmonë duke u

nisur nga interesi i pronarëve të ligjshëm.

Neni 80/53 është një nen, i cili parashikon rastet e kalimit në pronësi pa shpërblim të

tokës bujqësore dhe kryesisht trajton të gjithë ata të cilët deri në atë moment e kishin marrë në

përdorim tokën bujqësore për shkak të qenies anëtar të NB-ve e kështu me radhë. Dhe po të

shikojmë nenin 2 të tij, është një nen shumë i plotë, shumë i qartë, i cili përcakton rastet

përjashtuese. Pra, toka bujqësore u kalon në pronësi ish-pjesëtarëve të NB-ve, por neni 2

parashikon përjashtimet dhe thotë: përpos kësaj nuk përfitojnë nga ky kalim në pronësi

kategoritë e mëposhtme.

Po të shikojmë pikën 2 të nenit 2 janë edhe tokat bujqësore të përfshira në zonat me

përparësi turizmin, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.88, datë 1.3.1993.

Neni 3, që është rrjedhim logjik i ligjit dhe që vjen pas nenit 2 thotë që tokat bujqësore që

nuk kalojnë në pronësi private, pra që i referohet nenit 2, në rastet e parashikuara në nenin e

mësipërm mbeten pronë shtetërore dhe po të shohim pastaj amendimet që i janë bërë nenit 3 ose

më saktë shtesat që i janë bërë nenit 3 në vitin 2009, këto e plotësojnë më së miri këtë ide. Ideja

e nenit 3 është që këto nuk mbeten përjetësisht pronë shtetërore, por mbeten pronë shtetërore

përkohësisht dhe duke parë pastaj zbërthimin që i është bërë nenit 3, këto mbeten pronë

shtetërore për dy arsye, ose se aty shteti, në rastet e mungesës së pretendimeve pronësore, mund

të zbatojë politikat e veta të turizmit në këto zona, ose shteti i vë në dispozicion këto toka për

kthimin fizik të ish-pronarëve të vet. Konkretisht te neni 3/1, i cili është shtuar në vitin 2009,

pika 2 thotë: “Përdoruesit e tokës bujqësore brenda vijave kufizuese, të zonës me përparësi

turizmin, të përcaktuara në vendimin nr.88, datë 1.3.93 të Këshillit të Ministrave, që disponojnë

aktet e marrjes së tokës në përdorim, të lëshuara deri në fund të muajit shkurt 1996,

kompensohen me truall në pronësi brenda zonës turistike përkatëse në çastin që toka e tyre do të

kalojë për kompensim fizik të subjekteve të shpronësuara ose për ndërtime publike”. Këtu del

shumë i qartë qëllimi i këtyre ndryshimeve që janë bërë. Pra, ajo tokë bujqësore që nuk do ta

përfitojnë ish-anëtarët e NB-ve, për shkak të ndalimeve ligjore ose do të ngelet në pronësi të

22

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

shteti për ato që thamë, për zhvillimin e studimeve, e projekteve publike etj, ose do t’u kthehet

ish-pronarëve.

Në të njëjtën logjikë shkon edhe neni 3/3 në pikën 2 të tij, që thotë shprehimisht dhe këtu

nuk e di se çfarë të reje sillni ju më shumë sesa kjo që do të lexoj tani, në raport me këtë

shqetësim të madh që kemi të gjithë: “Sipërfaqet e tokës në përdorim, që lirohen nga përdoruesit

si pasojë e zbatimit të dispozitave të këtij ligji”. Pra që do të thotë, të gjitha ato toka që do të

lirohen, sepse ata nuk do t’i përfitojnë dot në pronësi të vet, u kalojnë: “a) Agjencisë së Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave si fond fizik për kompensimin e subjekteve të shpronësuara dhe b)

në pronësi të shtetit dhe administrohen sipas kompetencave të përcaktuara në legjislacionin në

fuqi”. Pra, nga kjo pikëpamje i gjithë shqetësimi që ju keni në raport me abuzimet që mund të

jenë bërë, në raport me faktin që shumë persona mund të kenë përfituar në mënyrë të padrejtë

nga kufizimet që ka parashikuar ky ligj, sigurisht që amendimi juaj nuk e zgjidh nga pikëpamja

ligjore, sepse nëse dikush ka përfituar në mënyrë të padrejtë dhe sot vazhdon të zotërojë një

sipërfaqe toke në kundërshtim me kriteret ligjore, ky nuk është rast që ne të merremi me këtë

punë. Ky nuk është rast që ne duhet të ndërhyjmë në ligj për këtë situatë, sepse ne e dimë shumë

mirë që çdo akt i tillë, i cili është dhënë në kundërshtim me ligjin, është një akt i cili nuk sjell

pasoja juridike dhe paçka se de facto ai mund të hiqet si pronar i asaj sipërfaqeje toke, de jure

nuk është pronar dhe realisht as Agjencia e Kthimit të Pronave dhe as institucionet e tjera

shtetërore nuk kanë asnjë pengesë ligjore që këtë tokë bujqësore ta konsiderojnë të lirë dhe ta

kenë në dispozicionin e vet: ose për t’ia kthyer pronarit, ose për të zbatuar në to politikat e veta

shtetërore në funksion të zhvillimeve turistike që mund të ketë zona. Kështu që nga kjo

pikëpamje mendoj se ndryshimet që janë bërë në dhjetor të 2009-ës, që, për fat të mirë, i keni

bërë ju, maxhoranca juaj e asaj kohe, se po t’ju kujtohet ne në atë kohë nuk kemi qenë fare pjesë

e Kuvendit në këtë periudhë që është bërë ligji, por realisht me e kanë zgjidhur që në atë kohë

këtë merak që keni ju. Pastaj nëse keni probleme me zbatimin në praktikë të këtij ligji pas vitit

2009 deri në vitin 2003 ose edhe pas. apo në ditët që flasim sot, ky është një moment tjetër që

hajde ta diskutojmë dhe nëse puna çalon në funksion të zbatimit të ligjit, kjo vlen të diskutohet

dhe jemi të hapur, por që të ndryshojmë një ligj, i cili nuk do të sjellë asgjë të re në raport me atë

që është, besoj se kjo nuk ka sens.

23

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Për ta mbyllur, do të propozoja që ne të mos e votojmë këtë amendament dhe, me thënë

të drejtën, do të isha kurioz pak edhe për qëndrimin që do të mbajnë kolegët e opozitës, sepse

është ligji që e kanë bërë vetë.

Faleminderit!

Fatmir Xhafaj – Po, zoti Mediu.

Fatmir Mediu – Relatori tha mendimin e tij, por që nuk ka të njëjtën qasje me atë që unë

kam propozuar, për faktin e thjesht, sepse relatori iu referua ligjit nr. 8053. Ajo që unë dua të

them është se ligji nr. 8053 njeh të drejtën e pronësisë në zona me përparësi zhvillimi të turizmit

vetëm të bashkëthemeluesve të kooperativave bujqësore, që do të thotë pronarëve, por përjashton

nga e drejta e përfitimit atë grup që nuk kanë pasur aktet e përdorimit.

Në vitin 2009, me ndryshimet e bëra në ligjin nr. 8053, shteti ka vepruar duke u marrë

pronarëve atë që quhet brenda vijës së verdhë “tokën truall” të pronarëve për t’ua dhënë atyre që

kanë pasur akte përdorimi, pra një akt tjetër shpronësimi të pronarëve të ligjshëm, duke i hequr

nga e drejta e tyre e pronësisë për t’ua dhënë atyre që nuk e kanë pasur. Nga ana tjetër, në vitet

2012-2013 u synua që problemi të zgjidhet me një standard tjetër nga pronarët, të atyre që nuk

kanë pasur dokumente të plota të akteve të përdorimit, pra i ka thënë kryetarit të bashkisë së

Himarës, kryetarëve të komunave: “Ju keni të drejtë që të pajisni me certifikatë pronësie, me akte

pronësie të gjithë ata që nuk kanë pasur akte përdorimi”, ndërsa sipas kësaj që diskutohet këtu

dhe biem dakord, pronarëve të ligjshëm u thuhet se toka që ngelet plus, pra toka juaj, sepse është

bërë ndarja për frymë edhe si bashkëthemelues dhe edhe pse kanë pasur më tepër, nuk kanë

marrë sipas ligjeve, atë që është e tyre. Kjo pjesë tepër që u ngelet pronarëve do të shkojë si fond

për kthimin ose kompensimin fizik tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për të

vazhduar kalvarin e kërkesave të pronarëve, për t’u futur në listën e pritjeve, për të bërë

verifikimet në mënyrë që të marrin pronën e tyre. Këtij, që ti si shtet ia ke dhënë në mënyrë krejt

të paligjshme, pa të drejtë pronësie i thua: “Kryetari i komunës, në mënyrë të thjeshtë, mjafton ta

verifikojë se ky person, që jeton apo banon atje, nuk i ka të plota aktet e përdorimit dhe merr

titullin e pronësisë, kurse pronarit të ligjshëm, që njihet historikisht, nuk i njihet kjo e drejtë, por

duhet të kthehet te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të presë edhe nja 8 vjet

të tjera. Edhe një herë, pjesa e tepërt që ngelet nga viti 2009 dhe 2012 shkon te fondi i kthimit

dhe kompensimit të pronave, për pronarët që janë bashkëthemeus, sepse pronarët e ligjshëm janë

bashkëthemelues dhe shkon për t’iu kthyer këtyre. Praktika e kthimit nga Agjencia e Kthimit dhe

24

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Kompensimit të Pronave, e dimë të gjithës e si është, se çfarë procedure nxjerr. Pse për këta

qytetarë duhet që të ketë një vlerësim të drejtpërdrejtë?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Në ligjin nr. 8053 thuhet: “U njihet e drejta e pronësisë në zonat me përparësi zhvillimin

e turizmit vetëm bashkëthemeluesve të ndërmarrjeve bujqësore”. Bashkëthemeluesit e

ndërmarrjeve bujqësore, po t’i hyni ta analizoni, janë pronarët e ligjshëm, por ka njerëz që nuk i

kanë marrë këto akte përdorimi, sepse në kohën e bashkëthemelimit të ndërmarrjes bujqësore

nuk kanë qenë prezentë aty për arsye të ndryshme.

Ka edhe një element tjetër plus që bashkëthemeluesit, edhe pse nuk kanë marrë tokën e

tyre të plotë ose nuk u është njohur e plotë, por kanë marrë sipas kriterit “për frymë” dhe kanë

marrë të tjerë që nuk kanë qenë bashkëthemelues sipas akteve të tjera ligjore, të cilët sipas vitit

2009 dhe sipas ligjit nr. 8053, nuk e gëzojnë privilegjin për ta marrë në pronësi dhe kjo pjesë e

sipërfaqes së tepërt shkon për kompensim tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Sipas akteve të nxjerra në vitet 2009-2012, i thuhet kryetarit të komunës që pas verifikimit të

titujve të pronësisë që këtë akt përdorimi t’ua japë pronarëve që u ka dhënë shteti pronë. Nga ana

tjetër, i thuhet pronarit të ligjshëm: “Shko tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave!”

Pra, janë dy elemente brenda amendamentit, që qëndrojnë. Njëra është gama e njerëzve që

përfitojnë nga ligji 8053, që nuk janë vetëm ata që kanë qenë me akte përdorimi, por edhe ata që

për arsye të ndryshme nuk i kanë pasur këto akte përdorimi dhe elementi tjetër është veprimi i

drejtpërdrejtë, jo nëpërmjet Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kthimin e

pronës pronarëve të ligjshëm, sepse nuk u është dhënë për shkak të kriterit “për frymë” apo për

shkak të përfitimit që kanë bërë me akte përdorimi pjesa tjetër, që nuk kanë qenë pronarë të

ligjshëm në zona me përparësi zhvillimi të turizmit. Ky është ndryshimi.

Fatmir Xhafaj – Dakord.

E mbyllim këtu diskutimin.

Kalojmë në votimin në parim.

Kush është dakord me amendamentin e propozuar nga zoti Fatmir Mediu? 5 vota pro.

Kush është kundër? Abstenim?

Me shumicë votash bie ky amendament.

Kalojmë në votimin nen për nen.

Kush është dakord me nenin 1? Kundër? Abstenim?

25

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF filekështu, edhe ligji nr. 7699, i vitit 1993, ... Aktet ligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 7501 për tokën kanë plotësuar kuadrin

Kush është dakord në tërësi? 3 vota pro.

Kush është kundër? Gjithë të tjerët janë kundër.

Bie amendamenti. Faleminderit!

Kam vetëm diçka, zoti Mediu. Po shikoja projektligjin e vitit 2004 dhe nga viti 2005 deri

në vitin 2012 janë bërë plot 10 amendamente. Nëse ka diçka që duhet bërë, është se kjo kakofoni

ligjore duhet ...

(Ndërhyje pa mikrofon)

Faleminderit!

Mbyllim këtu mbledhjen.

26