republika e kosovës - president-ksgov. · pdf filejmë me partitë politike,...

17
REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun www.president-ksgov.net Aktiviteti i Presidentit, tetor 2010, nr.27 BBC: U.D. i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi flet për zgjed- hje të parakohshme U.D. i detyrës së Presi- dentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti shefin e ri të EULEX-it, z.Xavier Bout de Marn- hac Fjala e U.D. të Presi- dentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi në ceremon- inë e diplomimit të rekrutëve të FSK-së Zgjedhjet për Ku- vendin e Kosovës mba- hen më 13 shkurt 2011 Fjala e U.D. të Presi- dentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në ceremon- inë e hapjes së “Javës së të Drejtave të Vikti- mave të Krimit” Fjala e U.D. të Presi- dentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi në ceremon- inë e dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 1

Upload: tranthuy

Post on 06-Feb-2018

227 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT

REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT

REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA

Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun

www.president-ksgov.net

Aktiviteti i Presidentit, tetor 2010, nr.27

BBC: U.D. i Presidentit

të Kosovës, dr. Jakup

Krasniqi flet për zgjed-

hje të parakohshme

U.D. i detyrës së Presi-

dentit të Republikës së

Kosovës, dr. Jakup

Krasniqi priti shefin e

ri të EULEX-it,

z.Xavier Bout de Marn-

hac

Fjala e U.D. të Presi-

dentit të Republikës së

Kosovës, dr. Jakup

Krasniqi në ceremon-

inë e diplomimit të

rekrutëve të FSK-së

Zgjedhjet për Ku-

vendin e Kosovës mba-

hen më 13 shkurt 2011

Fjala e U.D. të Presi-

dentit të Republikës së

Kosovës, dr. Jakup

Krasniqi, në ceremon-

inë e hapjes së “Javës

së të Drejtave të Vikti-

mave të Krimit”

Fjala e U.D. të Presi-

dentit të Republikës së

Kosovës, dr. Jakup

Krasniqi në ceremon-

inë e dekretimit të

gjyqtarëve dhe

prokurorëve

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 1

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

BBC: U.D. i Presidentit të

Kosovës, dr. Jakup Krasniqi flet

për zgjedhje të parakohshme

Aktiviteti i Presidentit Faqe 2

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Re-publikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i kadeklaruar BBC-së se klima politike e kri-juar në Kosovë imponon, sipas tij, mbajt-jen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi bisedënme zotin Krasniqi dhe fillimisht e pyetinëse e ka të vështirë tani që të kryejë dydetyra si kryetar i Kuvendit dhe tani sipresident i vendit. Krasniqi: Po sigurisht. Detyra ime e fituarpas zgjedhjeve është detyra e kryetarit tëKuvendit të Republikës së Kosovës dhedetyra e dytë që momentalisht kam ështënjë detyrë që vjen si pasojë e dorëheqjes sëpresidentit të Republikës së Kosovës dhenë këto raste Kushtetuta parasheh që de-tyrën e presidentit të Kosovës, në një afatderi në gjashtë muaj duhet ta ushtrojëkryetari i Kuvendit të Republikës sëKosovës.

BBC: Ju besoni se do ta mbani këtë postnë këtë gjashtë muajsh të ardhshëm?

Krasniqi: Dëshira ime është që në radhëtë parë, thjesht, të mos vërehet vakumiinstitucional, të mos krijohet krizë institu-cionale dhe që në bisedat që do të zhvillo-jmë me partitë politike, në përgjithësi, pornë mënyrë të veçantë me partitë e koali-cionit të gjejmë një gjuhë të përbashkët qëkjo zgjidhje të jetë sa më e shkurtër dhenë një afat sa më të shkurtër të mund-shëm.I gjithë angazhimi im do të jetë mbi bazëne Kushtetutës, mbi bazën e afateve që iparasheh Kushtetuta dhe mbi bazën e njëmarrëveshjeje që do të duhej të arrihej,fillimisht, mes partnerëve të koalicionit tëderitashëm, por edhe të subjekteve të

tjera politike nëse koalicioni qeverisësnuk e gjen gjuhën e përbashkët.

BBC: Ju e përsëritët një qëndrim se nukdo të lejoni krijimin e një boshllëku insti-tucional. Por megjithatë është krijuar njëlloj krize politike në vend pas dorëheqjessë presidentit.

Krasniqi: Është një e vërtetë e madhe sevetë dorëheqja e presidentit, me një ak-tvendim të Gjykatës Kushtetuese, kashkaktuar të themi, një lloj krize të vogël,por një krizë që është paraparë edhe meKushtetutë.Megjithëse Kushtetuta jonë nuk i zgjidhmë së miri këto situata dhe në këtë rastndoshta shihen disa mangësi dhe dobësiqë i ka Kushtetuta dhe në të ardhmen eafërt mendoj se duhet të ndryshohet.

BBC: Më falni, të ndryshohet çka? Njëpjesë e Kushtetutës?

Krasniqi: Të ndryshohet, në këtë rast,mendoj se dy janë defekte të paraqitura. E para, neni i cili parasheh se presidentinuk mund të ushtrojë dy detyra realishtvarianti i fundit i Kushtetutës si projektka qenë që presidenti i Kosovës duhet tëjap dorëheqje jo vetëm nga pozita e ud-hëheqësit të subjektit politik por edhe ngaanëtarësia e këtij subjekti. Si duket me një marrëveshje kjo kandryshuar dhe unë mendoj se ajo pjesëduhet të rikthehet. Një çështje tjetër është se mandati pesëv-jeçar i presidentit duhet të jetë mandatpavarësisht se sa njerëz do ta ushtroninatë. Edhe ky është defekt kushtetutes.

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 1

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 3

Ndoshta po të ishte përcaktuar se man-dati që mbetet duhet të vazhdohet, jo memandat 5 vjeçar por mandati i mbeturndoshta do të ishte arritur një mar-rëveshje më e e lehtë mes subjekteve poli-tike dhe vetë koalicionit.

BBC: Ju thatë se jeni në bisedime me par-titë politike dhe së shpejti do të zhvillonikonsulta edhe me dy partitë në koalicion.Po kërkoni një kandidat konsensual përkryetar apo një kandidat jo partiak?

Krasniqi: Të them të drejtën për këtëçështje ende nuk kemi biseduar për faktinse PDK dhe në veçanti LDK, nuk ka qenëe gatshme këtyre ditëve të bisedojë përkëto çështje. Por për të zhvilluar një aktivitet politikdhe për të parë dhe biseduar edhe me par-titë politike që janë në Kuvend unë kamfilluar të kem kontakte. Kam patur fillimisht kontakte me partitëpolitike që janë në Parlament edhe ato tëopozitës. Kemi biseduar kryesisht për gjendjen ekrijuar dhe për të gjetur një rrugë të për-bashkët për të dalë nga kjo situatë nëse,gjithnjë nëse, partnerët e koalicionit nuk evazhdojnë marrëveshjen që e kanë patur.

BBC: Pra, ju druani se partnerët e koali-cionit mund ta prishin atë?

Krasniqi: Realisht nuk mund të them mesiguri, por derisa gjatë këtyre ditëve nukka patur gatishmëri për biseduar edhe kjomund të jetë në horizont.

Unë, megjithatë, pasi të bëj disa bisedimeme partitë politike që janë në Kuvendin eRepublikës së Kosovës unë do të kërkoj qëtë takohem edhe me kryetarin e tashëm tëLDK-së dhe sigurisht edhe me kryemi-nistrin që kemi, e që vijmë nga e njëjtaparti, që të shoh se cilat janë gatishmëritëe tyre.

Apo ndoshta gatishmëria e tyre është përtë shkuar në zgjedhje të reja. Ndoshtamjedisi që është krijuar sikur imponon zg-jedhje të parakohshme por, problemi qën-dron në faktin se sa kohë do tëshfrytëzohet për përgatitjen e tyre dhe sajanë institucionet përgjegjëse për organiz-imin e zgjedhjeve të parakohshme për tëkryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligjidhe Kushtetuta.

BBC: Jeni ju presidenti që do të shpallnizgjedhjet e ardhshme në Kosovë, po themkëto të parakohshme?

Krasniqi: Nëse partitë politike të koali-cionit nuk e gjejnë gjuhën e përbashkëtndoshta unë do të jem ai që do të shpall,mbi bazën e Kushtetutës, këto zgjedhje,meqë vullneti dhe dëshira ime është që tëketë një proces normal edhe në zgjedhjene presidentit, i cili pastaj do të vazhdontepunën dhe do t’i shpallte zgjedhjet sipasligjit dhe në kohë normale e të rregullt.

BBC: Kjo do të thotë se marrëdhëniet mesPDK-së dhe LDK-së janë përfundimisht tëngrira?

Krasniqi: Tani për tani nuk ka patur kon-takte. Mund të ketë patur kontakte indi-viduale, por kontakte zyrtare mes krerëvetë dy partive politike nuk ka patur, porunë pres që gjatë këtyre dy ditëve të reali-zohen ato.

BBC: Zoti kryetar më lejoni t’ju pyes, amundet kjo krizë, siç e quajtët ju, "krizë evogël politike" në vend, të ndikojë nështyrjen e bisedimeve mes Prishtinës eBeogradit për çështjet teknike të përgati-tura nga BE-ja?

Krasniqi: Nëse shkojmë drejt zgjedhjevemendoj se duhet të pritet krijimi i institu-cioneve të dala nga zgjedhjet e lira dhenga vota e qytetarëve të Kosovës për tëmarrë përgjegjësinë dhe për të bërë atë di-

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 2

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 4

alog ose bisedime. Mendoj se për një kohëdo të shtyhen këto bisedime.

BBC: Pra nuk ka dialog me Beogradin pae zgjidhur çështjen edhe të koalicionitqeverisës, por edhe të presidentit tëKosovës?

Krasniqi: Unë mendoj se duhet të bëhenzgjedhjet dhe pastaj me institucione tëqëndrueshme të shkohet drejt bisedimeve

edhe me Serbinë, por edhe me të gjithavendet e tjera.

BBC: Dhe t’i kthehem edhe njëherë çësht-jes kryesore. Në bazë të asaj që dëgjova,Kosova duket se po ecën drejt zgjedhjevetë parakohshme?

Krasniqi: Janë krijuar shumë premisa qëçojnë në atë drejtim.

U.D. i detyrës së Presidentit të Re-

publikës së Kosovës, dr. Jakup

Krasniqi priti shefin e ri të EULEX-

it, z.Xavier Bout de Marnhac

15.10.2010 - U.D. i detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr.Jakup Krasniqi priti shefin e ri tëEULEX-it, z.Xavier Bout de MarnhacUshtruesi i detyrës së Presidentit tëRepublikës së Kosovës e kryetar i Ku-

vendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqipriti sot shefin e ri të EULEX-it,z.Xavier Bout de Marnhac.Duke i dëshiruar mirëseardhje z. deMarnhac, z.Krasniqi tha se “ai ka ard-hur në një kohë të re dhe mjaft të

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 3

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 5

rëndësishmenë Kosovë,në kohën kurEULEX-i nënjë formë kandryshuaredhe statusine tij për fak-tin semendimi iGjykatësNdërkom-bëtare tëDrejtësisë kabërë qëEULEX-i tëmos jetë neu-tral ndaj sta-tusit, kaardhur nënjë kohë kurjemi duke uorganizuarpër mbajtjene zgjedhjeve të parakohshme, nëkohën kur edhe përfaqësuesit serbë tëBeogradit po u bëjnë thirrje serbëve tëKosovës që të dalin në zgjedhjet epërgjithshme për Kuvendin e ri të Re-publikës së Kosovës”. “Edhe EULEX-i edhe Kosova kanëtreguar një nivel të suksesshëm nësundimin e rendit dhe të ligjit, kështuqë edhe z.de Marnhac dhe EULEX-ikanë lehtësi të reja për të ushtruarpërgjegjësitë që kanë edhe me Kushte-tutë, por edhe me ligjet që kanë mirat-uar në Kuvendin e Republikës sëKosovës”, theksoi z.Krasniqi.“Jam shumë i bindur se bashkëpunimime EULEX-it nën drejtimin e deMarnhac, që e njeh mirë gjendjen nëKosovë, pasi ka qenë edhe komandanti KFOR-it Kosovë, ka lehtësi të rejapor ta ushtruar detyrën që ka EULEX-i në tri fushat, në sundimin e rendit,në gjyqësorin, në doganat e Kosovësdhe në sigurinë e Kosovës”, theksoi

z.Krasniqi. “Kjo është vizita ime e parë në ditëntime të parë si Shef i ri i Misionit [tëEULEX-it]. Vetëm dua të them para sëgjithash se Shefi i Misionit [tëEULEX-it] është zëvendësuar, por mi-sioni mbeti i njëjti, objektivat mbetentë njëjtat”, tha ndërkaq shefi i ri iEULEX-it, z.Xavier Bout de Marnhac.“Kam kënaqësinë që pata mundësinëtë takohem me sot Kryetarin e Kuven-dit, Ushtruesin e Detyrës së Presiden-tit të Kosovës. Këmbyem një pasqyrëtë shpejtë dhe të përgjithshme tëzhvillimeve dhe gjendjes aktuale. Unëe sigurova kryetarin për përkushtimintim për të bashkëpunuar sa më shumëqë të jetë e mundur me të dhe me in-stitucionet e Kosovës, në mënyrë që,siç ka bërë edhe paraardhësi im, tapromovojmë sundimin e ligjit dhe qësundimi i ligjit të konsolidohet sa mëshumë që të jetë e mundur këtu nëKosovë. Faleminderit zoti President qëma ofruat mundësi dhe i pres me

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 4

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 6

padurim takimet tona të ardhshme”,shtoi z.de Marnhac. I pyetur a do ta vazhdojë me mënyrëne njëjtë të punës sikur paraardhësi itij dhe a do të ketë rezultate në luftënkundër korrupsionit e krimit të orga-nizuar gjatë mandatit të tij, z.deMarnhac tha: “Siç thashë, misionimbetet i njëjti. Sigurisht, person-alitetet mund të ndryshojnë paksa.Unë mendoj se Yves de Kermabon kaqenë lider i madh për misionin. Unësigurisht e kam stilin tim [të udhëheq-jes] dhe supozoj se kjo të bëhetngadalë më e dukshme për të gjithë.Po, ne synojmë rezultate dhe rezultatedo të ketë në kohët që vijnë”.Ndërsa, i pyetur rreth kërkesës për in-terpretim nëse kryerja e detyrës sëushtruesit të detyrës së Presidentitdhe mbajtja e postit të sekretarit tëpërgjithshëm të PDK-së paraqetshkelje ligjore, U.D i Presidentit,

z.Jakup Krasniqi u përgjigj: “Unëkërkesën e kam bërë dhe prespërgjigje, edhe pse Kushtetuta thotëqartë se pasi të zgjidhet Presidenti kaobligim të japë dorëheqje nga pozitat etjera. Unë nuk jam President i zgjed-hur, megjithatë unë do ta respektojmendimin e Gjykatës Kushtetuese tëKosovës”. I pyetur lidhur me kohën kur do të sh-pallet data e zgjedhjeve tëparakohshme, z.Krasniqi tha: “Sot ekemi edhe një takim me partitë poli-tike dhe është gati afati i fundit që neduhet t’i caktojmë dy data, datën përzgjedhje në komunën e Rahovecit dhedatën për zgjedhjet e përgjithshme qëduhet të mbahen në muajin shkurt.Data e saktë do të dihet sot”. “Kushtetuta e përcakton afatin. Rreth40-45 ditë para se të përfundojë man-dati im kushtetues do të duhej të mba-hen zgjedhjet”, tha ai.

U.D. i Presidentit të Republikës së

Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti

një delegacion të kryetarëve të

Gjykatave Kushtetuese15.10.2010 -Ushtruesi i Detyrëssë Presidentit të Re-publikës së Kosovës ekryetar i Kuvendit tëKosovës, dr. JakupKrasniqi priti sot njëdelegacion tëkryetarëve tëGjykataveKushtetuese të Re-publikës së Kosovësdhe të disa vendevetë tjera, në përvje-torin e punës sëGjykatësKushtetuese të

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 5

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 7

Kosovës.Përveç kryetarit të GjykatësKushtetuese të Kosovës, EnverHasani, në takim morën pjesë edhekryetari i Gjykatës Kushtetuese tëShqipërisë, Bashkim Dedja, sekretari ipërgjithshëm i kësaj gjykate, KujtimOsmani, kryetari i GjykatësKushtetuese të Republikës së Turqisë,Hasim Kilic, gjyqtari në këtë gjykatë,

Nuri Necipoglu, si dhezëvendëskryetari i GjykatësKushtetuese të Portugalisë, Gil Gal-vao. Në takim u diskutua për rëndësinë epunës së gjykatave kushtetuese dhebashkëpunimin e GjykatësKushtetuese të Kosovës me gjykatatsimotra në vendet në rajon e më gjerë.

Fjala e U.D. të Presidentit të Re-

publikës së Kosovës, dr. Jakup

Krasniqi në ceremoninë e

diplomimit të rekrutëve të FSK-së

15.10.2010 - Ushtruesi i Detyrës sëPresidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi mori pjesë sot nëceremoninë e diplomimit të gjeneratëssë dytë të rekrutëve të Forcës së Sig-urisë së Kosovës (FSK), e cila u mbajtnë Ferizaj.

Në vijim po e sjellim fjalën e mbajturnga z.Krasniqi me këtë rast:

I nderuar Ministër Mujota,I nderuari komandanti Frocës së Sig-urisë, gjeneral Selimi,

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 6

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 8

I nderuarikoman-dant iKFOR-it,gjeneraliBuhler,Ushtarëdhe ofi-cerë tëForcës sëSigurisëdhe tëKFOR-itZonja dhezotërinj,

Kam ard-hur sotkëtu,midisjush, nëceremon-inë ediplomimit të gjeneratës së dytë tërekrutëve të FSK-së, për vitin 2010,gjithsesi i lumtur dhe, s’kam pse tafsheh, me një ndjenjë mburrjeje e kre-narie. Pavarësisht faktit nëse ju drejtohemme epitetet rekrutë, rishtarë, rioshë,Ju që sot jeni pjesëtarë meritorë, tëpërgatitur e të dinjitetshëm të subjek-tit të FSK-së, subjekt që ka identitetshtetëror të Republikës së Kosovës, tëatdheut tonë të dashur. Sot ju jeni të përgatitur të bënipararojën e sukseseve të lavdishme tëgjeneratave që sakrifikuan për lirinë ekëtij vendi, që artin e ushtarit e më-suan drejtpërdrejt në frontet e luftëspër jetë a vdekje. Nën sigurinë e forcës e të gatishmërisësuaj sot edhe ëndrrat e fëmijëve tanëjanë më të qeta e pa ankthe. Edhe kurbie tërmet e zjarr, edhe kur vërshonuji i madh, të gjithë ne, ndihemi më tësigurt me ju. Ne nuk e patëm komoditetin e mësimit

të këtij arti e të kësaj shkathtësiefizike e psikike në auditorë me ngro-hje, pajisje e mjete të sofistikuara. Jemi thellësisht të ndërgjegjshëm seas gjenerata e juaj nuk i pati e nuk ika ende të gjitha ato që duhen, por, poashtu dëshmuat se mund t’i përballoniedhe vështirësitë që na i nxjerr jeta errethanat përpara, që ritmi i zhvil-limit tuaj më se një herë u desh tapërballojë aritminë e kohës, që javënta bëni ditë, që muajin ta bëni javë evitin muaj. Ne, bashkë me ju, do të bëjmë ç’ështëe mundur që gjeneratat që vijnë takenë më të lehtë rrugën e zhvillimit. Gatishmëria e juaj për të qenë nëshërbim sigurie për popullin nuk na leasnjë dyshim. Përkundrazi, na mbushme besim e shpresë të ligjshme. Po e mbyll përshëndetjen time meurimin më të mirë për ju, bij të popul-lit, pjesëtarë të të gjitha etnive tëKosovës sonë të dashur, me dëshirënpër suksese dhe përparime në të gjithafushat e jetës.

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 7

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 9

15.10.2010 - Ushtruesi i Detyrës sëPresidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi u takua sot mekryetarët e partive politike parla-mentare dhe joparlamentare, ku uvendos që zgjedhjet në Komunën e Ra-hovecit të mbahen më 21 nëntor 2010.Pas këtij takimi, u.d i Presidentit tëRepublikës së Kosovës Jakup Krasniqinë një konferencë për media tha: “Siçkeni qenë të njoftuar me kohë sot sapopërfundoi një mbledhje e përbashkëtme partitë politike parlamentare dhejoparlamentare. Edhe pse ka qenëkryesisht në rend të ditës të bisedohet

për zgjedhjet e jashtëzakonshme nëKomunën e Rahovecit, biseduam pakedhe për zgjedhjet e përgjithshme. Përjuve dhe përmes jush opinionin enjoftoj se zgjedhjet në Komunën e Ra-hovecit do të mbahen më 21 nëntor2010”.“Për zgjedhjet e përgjithshme nuk ipatëm të gjitha subjektet politike qëishin të nevojshme, do të përpiqem qëmë së largu në ditët e para të javës sëardhshme ta kemi edhe datën për zg-jedhjet e përgjithshme, të cilat do tëmbahen tash në muajin shkurt dhe atëdiku 13 ose sot më shumë ishte e

Zgjedhjet e jashtëzakon-

shme në Rahovec më 21

nëntor

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 8

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 10

lakuar 20 shkurti. Këtojanë datat e mundshme tëshpallen zgjedhjet epërgjithshme, besoj qëedhe për këtë shpejt do tënjoftoheni edhe ju edheopinioni”, shtoi ai. Ushtruesi i Detyrës sëPresidentit të Republikëssë Kosovës, dr. JakupKrasniqi u përgjigj edhene pyetjet e shtruara ngagazetarët. Shoqëria civile, gjegjësishtKDI ka kërkuar që të for-mohet një komision për tëverifikuar mënyrën apoatë që ka ndodhur dje nëseancë, do të thotë për pri-vatizimin e PTK-së, rrethkuorumit është fjala, tëdihet saktë a ka pas a s’kapas në sallë kuorum, ka kërkuarformimin e një komisioni, ishte pyetjaduke u përgjigjur në të cilën z.Kras-niqi tha: “Shikoni, nuk ka nevojëshoqëria civile të merret me këtëçështje se nuk është punë e shoqërisëcivile, është punë e kuvendit dhe ekryetarit të kuvendit dhe me rregul-lore të kuvendit unë e përcaktoj se aështë kuorumi apo nuk është dhe unëe bëjë rendin e ditës dhe unë e ud-hëheq seancën. Sipas rregullores së Kuvendit, unëkam pas kuorumin në sallë,megjithatë prezenca do të thotë edhenjëherë ta kemi të qartë, unë çdoseancë po ta shikojmë prezencën elek-tronike unë kam prezencë për të vo-tuar, po unë e shikoj prezencën fizikedhe pa e pasur prezencën fizike unënuk mundem me votuar me atë që majep elektronika dhe e them me bindjese prezencën fizike e kam pasur.Megjithatë, unë nuk dua që çështja siçështë privatizimi, një interes ipërgjithshëm kombëtar, të nënshkruajvendimin se është përfunduar votimi.

Ne do të konsultohemi, ne e dimë se ekemi një konsensus, do të thotë nukka shkuar mocioni i Grupit parlamen-tar Lidhjes Demokratike, pormegjithatë unë dëshiroj ta kem edhenjë konsensus më të fortë që vendimitë jetë i plotfuqishëm, do të thotë tanipër tani nuk ka nevoje të kujdeset përqytetarët e Kosovës, për pasurinë eKosovës askush më shumë sesanjerëzit që janë të zgjedhur dhe që epërfaqësojnë interesin e qytetarëve tëKosovës.Ne nuk do ta nënshkruajmë vendiminse Kuvendi i Kosovës ka votuarstrategjinë e Qeverisë së Kosovës përprivatizimin e Postës, do të shikojmëqë ajo çështje të kthehet edhe në Ku-vend dhe realisht të jetë një konsen-sus më i mirë edhe i partive tjera dhejo vetëm i një grupi të caktuar, por poe them për opinionin prezenca fizikekur është votuar ka qenë, prezencaelektronike nuk është dhe këtë ne edimë dhe i kemi obligimet tona ndajqytetarëve të Kosovës dhe ndaj pa-surisë së qytetarëve të Kosovës”.

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 9

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

15.10.2010 -Ushtruesi i De-tyrës së Presiden-tit të Republikëssë Kosovës, dr.Jakup Krasniqi kashpallur sotvendimin sipas tëcilit zgjedhjet përKuvendin eKosovës do tëmbahen më 13shkurt 2011.Vendimi ështëmarrë duke ubazuar në nenin90 dhe në nenin 84pika 3 të Kushte-tutës së Repub-likës së Kosovës,në nenin 4 pika 3 të Ligjit për Zgjed-hjet e Përgjithshme në Kosovë, si dheme marrëveshje me partitë politikedhe Komisionin Qendror Zgjedhor. Me vendim udhëzohet Komisioni Qen-

dror i Zgjedhjeve i Republikës sëKosovës t’i ndërmarrë të gjithaveprimet e nevojshme për organizimine zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës,në përputhje me këtë vendim dheligjin në fuqi.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 11

Zgjedhjet për Kuvendin e

Kosovës mbahen më 13

shkurt 2011

Fjala e U.D. të Presidentit të Repub-

likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi,

në ceremoninë e hapjes së “Javës së

të Drejtave të Viktimave të Krimit”20.10.2010 - Ushtruesi i Detyrës sëPresidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi mbajti sot një fjalënë ceremoninë e hapjes së “Javës së tëDrejtave të Viktimave të Krimit”.

Në vijim po e japim fjalën e plotë tëz.Krasniqi:

I nderuari Kryeprokuror,I nderuari zëvendësambasador,

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 10

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

I nderuari kryetari Gjykatës,z.Hasani,Zonja dhe zotërinj

Kurdo që na biehise ta dëgjojmëfjalën VIKTIMË,para kuptimit tësaj etimologjik, nazgjohet nëndërgjegje nd-jenja e goditjes sëpafajësisë.Shkaqet dherrethanat nën tëcilat, për rrjed-hojë, rezultonkrimi, shuarja ejetës jashtë ligjë-sive të natyrsh-mërisë, mund të jenë nga më tëndryshmet, po, nuk ka dhe as mund tëketë justifikim e përligjje njerëzore. Që kur është krijuar kjo botë si duketështë ngjizur edhe konfliktualiteti.Përherë ka një ANTI sikundër ka edhenjë PRO. E hasim këtë antagonizëm qënga homo sapiensi në gjithë veprimtar-inë jetësore: në punë, në arte, në kul-turë dhe mbi të gjitha, në aspiratën përliri dhe në jetën shoqërore. Mohuesit e lirisë dhe të jetës së tjetrit,si rekrutë nekrofilie, jo rrallë, e bëjnëtë pashmangshme ndeshjen, përplasjen,luftën. Tehut të saj bien viktimat, pafajësitë,siç thotë urtia shqiptare: “nga shtatëderi shtatëdhjetë” ose, siç e provuamne: nga embrioni i palindur e deri te mëi moshuari, më i mbeturi.Është e ditur tashmë se pothuajse kudonë botë ka individë, organizma e asocia-cione nga më të ndryshmet, që kanë përobjeksion e mision mbrojtjen e çdo gjëjetë gjallë: nga amfibet, bimët e gjallesat,madje edhe të specieve helmuese e gra-bitqare, e deri tek njeriu, pa dallim

moshe, gjinie, race, feje e kombi. Në vorbullën e luftërave, ne vetëmmund ta marrim me mend, po nuk ellogarisim dot se ç’humbje pëson botadhe njerëzimi. Midis atyre të pafajsh-mëve vritet drejtësia, humanizmi e po-tenciali i ardhmërisë, vriten gjenitë eshkencës e të dijes, të artit e të kul-turës, të sportit e të ndërtimit.

I nderuar Kryeprokuror,Zonja dhe zotërinj,

Duke ia dedikuar këtë javë Të Drejtavetë Viktimave të Krimit, ju, sa dëshmonipietetin dhe nderimin për viktimat, poaq dëshmoni respektin për të drejtat etyre dhe ky respekt, më e pakta, ështënjë përpjekje korrigjimi e qortimi për tëgjallët. Një korrigjim e qortim që doe-mos do të shndërrohet në përvojë emësim. I gjendur sot këtu, midis jush, jam inderuar që mund ta deklaroj të hapurJavën e Të Drejtave të Viktimave tëKrimit dhe, duke ju përshëndetur tëgjithë juve, ju bashkohem me tërë qe-nien në këtë veprim dinjiteti.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 12

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 11

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 13

22.10.2010 - Ushtruesi i Detyrës sëPresidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi mbajti sot një fjalënë ceremoninë e dekretimit të gjyq-tarëve dhe prokurorëve, organizuar sotnë Prishtinë.

Në vijim po japim fjalën e plotë tëz.Krasniqi:

Të nderuar gjykatës, prokurorë,Nder dhe respekt për gjithë ju, të pran-ishëm, vendorë dhe ndërkombëtarë,Zonja dhe zotërinj,

E konsideroj ditë të rëndësishme, çasttë rëndësishëm, ceremoninë e sotme, jo

thjesht për të bërë një ritual zyrtar, njëakt administrativ, por, para sëgjithash, një akt mbushës për një sek-tor që paraqet ekuilibër dhe funksionshteti: aktin e betimit tuaj solemn. Unë ju them se gjithë historia enjerëzimit, gjatë mijëvjeçarëve, njehkategorinë morale të mëshirës e të soli-darizimit, dy virtyte të çmueshme e hu-mane, po është e mangët në një plantjetër, në planin e të drejtës. Sikundër e dini, E drejta, Drejtësia, mëse një herë ka qenë mekanizëm nëduart e të Fortit; më se një herë kaqenë mjet shpërdorues në dëm të tëdobëtit e të pafuqishmit; më se një herëështë shfaqur si tepri revanshi dhe

Fjala e U.D. të Presidentit të Repub-

likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

në ceremoninë e dekretimit të gjyq-

tarëve dhe prokurorëve

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 12

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

hakmarrjeje. Nuk është në dorën time tani të mbajleksione në lëmin për të cilin ju jeniprofesionistë, po nuk e heq nga mendjafaktin se E drejta, Drejtësia, është njëunivers vlerash që përthekon gjithë lë-menjtë e jetës shoqërore dhe, më duketkuptimplote përzgjedhja e simbolit tëPeshores si shenjë identifikuese tëpunës suaj e të sivëllezërve tuajgjithandej rruzullit. Duke vënë në ekuilibër veprimin dhegjasmën, pandehmën, ju përudhni mbibazë faktesh aspiratën e gjykimit tëpaanshëm e të pandikuar nga motive

jashtëligjore.

Të nderuar gjykatës dhe prokurorë,

E them me kënaqësi, se, ndihem inderuar që sot, mund t’ju uroj, në këtëakt të betimit solemn dhe nuk kam sesitë mos e kujtoj formulën lapidare tërevolucionit frëng: liberte, fraternite,egalite (liri, vëllazëri, barazi osedrejtësi). Një trinom që më shumë sekudo tjetër i bën nder dhe i duhet njështeti të ri siç është Kosova, atdheu ynëi dashur.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 14

U.D. i Presidentit të Kosovës, dr.

Jakup Krasniqi uroi Presidentin

e Austrisë, z. Heinz Fischer25.10.2010 - Ushtruesi i Detyrës sëPresidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqin uroi sot Presi-dentin e Austrisë, Shkëlqesinë e tij, z.Heinz Fischer, dhe popullin e këtij ven-dit, me rastin e Ditës Kombëtare tëAustrisë.Duke e uruar Presidentin Fischer, nëemër të tij dhe të popullit të Kosovës,z.Krasniqi thekson se Kosova dhe Re-publika e Austrisë, për një kohë tëgjatë, kanë pasur një partneritet tëpërbashkët aktiv, të rrënjosur nëvlerat, interesat dhe historinë tonë tëpërbashkët. Më tej, U.D i Presidentit të Republikëssë Kosovës shton se Austria është njënga vendet e para që ka pranuar tanjohë Kosovën si shtet dhe që i kandihmuar asaj që të formësohet dhe tënjihet si shtet i pavarur në mbarëbotën dhe se, sot, kombet tona po për-

piqen të jenë urë lidhëse midisshteteve të BE-së, si partnerë dhealeatë. “Kosova çmon mbështetjen që austri-akët e kanë ofruar në procesin e njo-hjes dhe ndihmën që ata e kanë ofruarnë ndërtimin e institucioneve dhe nëKFOR, që nga fillimi, që përbën vetëmnjë nga sferat e shumta në të cilat atae kanë ofruar kontributin e tyre”, thek-son në urimin e tij z.Krasniqi. “Në Ditën Kombëtare të Austrisë idëshiroj popullit Tuaj të gjitha të miratdhe pres me padurim bashkëpunimin evazhdueshëm dhe sigurinë e pros-peritetin e përbashkët në shekullin 21.Shkëlqesia e Juaj, shfrytëzoj këtë rastqë t’jua ofroj sërish, Juve dhe popullitmik të Austrisë, garancitë e konsider-atës sime më të lartë”, shkruan nëurimin e tij Ushtrues i Detyrës së Pres-identit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 13

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

U.D. i Presidentit të Kosovës, dr.

Jakup Krasniqi uroi Presidentin

e Turqisë, Abdullah Gül26.10.2010 - Me rastin e Ditës Kombëtarete Republikës së Turqisë, Ushtruesi i De-tyrës së Presidentit të Kosovës së Repub-likës, dr. Jakup Krasniqi uroi sotPresidentin e Republikës së TurqisëShkëlqesinë e tij, Abdullah Gül.Duke përkujtuar se Turqia është një ngashtetet e para që ka pranuar ta njohëKosovën si shtet dhe që i ka ndihmuarasaj të formësohet dhe njihet si shtetsovran dhe i pavarur, z.Krasniqi theksonnë urim se Kosova çmon mbështetjen qëTurqia e ka ofruar në të gjitha sferat dhendihmën e saj në ndërtimin e të gjitha in-stitucioneve dhe në kuadër të KFOR-it,mes kontributeve të tjera që i ka ofruar. “Dita Kombëtare e Turqisë na e ofron muadhe popullit të Kosovës kënaqësinë eveçantë që t’jua përcjellim Juve dhe,

përmes Jush, popullit mik të Turqisë,urimet tona më të ngrohta. Me këtë rast,z. President, dua ta shpreh bindjen timese marrëdhëniet e shkëlqyera bilateraledhe multilaterale midis Kosovës dheTurqisë do të pasurohen dhe forcohen mëtej në të ardhmen, në të mirë të vendevedhe popujve tanë miq”, shkruan Ushtruesii Detyrës së Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi, në urimindrejtuar Presidentit të Republikës sëTurqisë, Shkëlqesisë së tij, Abdullah Gül,me rastin e Ditës Kombëtare të Turqisë. Në fund të urimit, U.D. i Presidentit tëKosovës, dr. Jakup Krasniqi e siguronPresidentin Gül për përkushtimin e tijpersonal dhe të popullit të Kosovës ndajmiqësisë tradicionale dhe partneritetit tëri me popullin mik turk.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 15

U.D. i Presidentit të Kosovës, dr.

Jakup Krasniqi uroi Presidentin

e Çekisë, Václav Klaus26.10.2010 - Me rastin e Ditës Kom-bëtare të Republikës së Çekisë,Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Re-publikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqiuroi sot Presidentin e Republikës së Çek-isë, Shkëlqesinë e tij, z. Václav Klaus,dhe popullin e Republikës së Çekisë. “Që kur Republika e Çekisë e ka njohursi vend sovran dhe të pavarur, Kosova kashënuar përparim pozitiv, si shprehje evullnetit të mirë midis dy popujve tanë,të cilët i lidh një miqësi tradicionale dhetë cilët i kontribuojnë kështu paqes dhestabilitetit në rajon”, shkruan në urimin

e tij z.Krasniqi, duke iu referuar marrëd-hënieve shumë të mira dhe miqësoremidis vendeve tona.Në Ditën Kombëtare të Çekisë, i dëshirojpopullit Tuaj kudo çdo të mirë dhe presme padurim bashkëpunimin tonë tëvazhdueshëm në avancimin e kauzës sëbashkëpunimit diplomatik, nëpërmjetambasadave tona, si dhe të sigurisë dheprosperitetit tonë këtë vit, shkruan dr.Jakup Krasniqi, duke falënderuar edhenjë herë shtetin dhe popullin e Çekisëpër ndihmën e pakursyer për Republikëne Kosovës në të gjitha sferat.

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 14

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

Aktiviteti i Presidentit Faqe 16

27.10.2010 - “Kosova ka shumëvështirësi që i ka lënë historia, portregimi i Kosovës është tregimi për tëgjithë ata që e kanë mbështetur dheqë të gjithë së bashku duhet ta për-fundojmë tregimin e saj”, thaUshtruesi i Detyrës së Presidentit tëRepublikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi gjatë një takimi me am-basadorin e Suedisë, jorezident përKosovën, me seli në Shkup, z.LarsWahlund, i cili dorëzoi letrat kreden-ciale.Në takim, z.Krasniqi falënderoi am-basadorin Wahlund për njohjen e sh-

pejtë të Republikës së Kosovës ngaSuedia dhe për ndihmën e vazh-dueshme dhe të pakursyeshme që kyshtet ka dhënë dhe po vazhdon tëjapë për vendin tonë në të gjithafushat.Ai theksoi se populli dhe institucionete Republikës së Kosovës kanë synimtë përhershëm integrimin euroat-lantik, synim drejt të cilit shteti iKosovës punon në vazhdimësi dhepret që të ndodhë sa më shpejt dhe nëkëtë rrugë pret përkrahjen e Suedisëdhe të gjitha vendeve të BashkimitEvropian.

AmbasadoriLars Wahlundtheksoi seSuediambështet inte-grimin sa mëtë shpejtë tëKosovës nëkëto strukturadhe u shpreh igatshëm tëjapë gjithëndihmesën etij në këtëfushë.Ai gjithashtuu shpreh përthellimin edhemë tej tëbashkëpunimitmes vendit tëtij dhe Repub-likës sëKosovës.

U.D. i Presidentit të Kosovës,

dr. Jakup Krasniqi priti Am-

basadorin e Suedisë, z.Lars

Wahlund

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 15

Page 17: REPUBLIKA E KOSOVËS - president-ksgov. · PDF filejmë me partitë politike, në përgjithësi, por ... kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta. BBC: Jeni ju presidenti

27.10.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-

dentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup

Krasniqi i dërgoi një telegram kryetarit të

Republikës së Indonezisë, Shkëlqesisë së

Tij, Susilo Bambang Yudhoyono, me anë

të të cilit e ngushëlloi për humbjen e jetës

së mbi 100 qytetarëve dhe dëmet e mëdha

që shkaktoi tërmeti i fuqishëm që goditi

këtë vend.

“Lajmi për këtë ngjarje të kobshme është

përjetuar me pikëllim të thellë kudo në

vendin tim, ndaj dua t’ju siguroj për soli-

daritetin e plotë të popullit dhe të institu-

cioneve të Republikës së Kosovës me

popullin Indonezian, me të gjitha familjet

e goditura nga kjo fatkeqësi e

tmerrshme”, shkruan në telegramin e tij

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Re-

publikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 17

U.D. i Presidentit të Kosovës, dr.

Jakup Krasniqi ngushëlloi

kryetarin e Republikës së In-

donezisë

U.D. i Presidentit të Kosovës,

dr. Jakup Krasniqi ngushëll-

oi Presidenten e Argjentinës28.10.2010 - Ushtruesi i Detyrës sëPresidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi i dërgoi njëtelegram ngushëllimi Presidentes sëRepublikës së Argjentinës, Shkëlqesisësë Saj, Cristina de Kirchner, me rastine ndarjes nga jeta të ish-presidentit tëArgjentinës, Neston Kirchner.“Shkëlqesia e tij, ish-Presidenti NestonKirchner e ka udhëhequr Argjentinëndrejt daljes nga kriza dhe mungesa estabilitetit politik dhe për herë të parënë shtetin demokratik të Argjentinës, eka kthyer politikën e tij kah punëtorëtdhe populli. Ai pati planifikuar tëvazhdonte me sukseset e tij dhe kaqëndruar në pushtet për shumë vite,

gjersa ishte në krye të partisë së tij tëfuqishme peroniste, ndërsa para pakkohësh ishte emëruar Sekretar iPërgjithshëm i Unionit të RepublikaveAmerikano-Jugore”, shkruan z.Kras-niqi. Me këtë rast, Ushtruesi i Detyrës sëPresidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi shpreh qëndriminpër shtimin e bashkëpunimit tëndërsjellë të dy vendeve tona, ndërsathekson se, duke qenë anëtare e OKB-së, Argjentina mund të jetë faktor mendikim në realizimin e synimeve tështetit tonë të ri në rrugën e integrimittë tij në institucionet ndërkombëtare.

Aktivitetet e Presidentit, numer 27:Layout 1 29.10.2010 10:42 AM Page 16