republika e kosovës - mdis...ministria e diasporës dhe investimeve strategjike - mdis 8...

61

Upload: others

Post on 18-Aug-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës
Page 2: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike / Ministarstvo za Diasporu i Strateška Ulaganja / Ministry of Diaspora and Strategic Investments

RAPORT VJETOR

DEPARTAMENTI PËR RUAJTJEN DHE KULTIVIMIN E ARSIMIT DHE KULTURËS NË DIASPORË

Janar – Dhjetor 2019

Page 3: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

3

DEPARTAMENTI PËR RUAJTJEN DHE KULTIVIMIN E ARSIMIT DHE KULTURËS NË DIASPORË

Hyrje

Duke u bazuar në Ligjin e Diasporës dhe të Mërgatës nr. 04/L – 095, si dhe në Planin Zhvillimor Strategjik, Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë - DRKAK edhe këtë vit (2019) ka vazhduar aktivitetet e saj, duke u përqendruar në prioritetet e caktuara që kanë për qëllim përafrimin e bashkatdhetarëve me atdheun. DRKAK ka hartuar dhe zbatuar politikat në bashkëpunim me dikasteret e tjera të Qeverisë dhe komunat e Republikës së Kosovës, natyrisht duke u përqendruar në përgjegjësitë që i ka për promovimin, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës.

Aktivitetet e Realizuara në vitin 2019 – sipas kategorisë në %

Detyrat dhe përgjegjësite e DRKAK-së janë:

o Promovimi, ruajtja, kultivimi i identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor te pjesëtarët e

diasporës:

o Organizimi i aktiviteteve kulturore, arsimore dhe sportive në bashkëpunim me pjesëtarët e

diasporës:

o Promovimi i trashëgimisë kulturore tek pjesëtarët e diasporës;

o Organizimi i seminareve trajnuese për mesuesit/et;

o Ndihmon në zbatimin e plan - programit arsimor tek pjesëtarët e diasporës;

o Promovon dhe merr masa të ndryshme për inkurajimin e mësimit plotësues për pjesëtarët e

diasporës;

Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë (DRKAK) përbehet nga Divizioni për Kulturë Rini dhe Sport dhe Divizioni për Arsim.

Page 4: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

5

PËRMBAJTJA

DEPARTAMENTI PËR RUAJTJEN DHE KULTIVIMIN E ARSIMIT DHE KULTURËS NË DIASPORË......... 3

Hyrje .................................................................................................................................................................... 3

DIVIZIONI PËR KULTURË RINI DHE SPORT NË DIASPORË ............................................................... 7

Ekspozita “Kontributi i Presidentit historik ................................................................................................................. 7

Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Republikës së Kosovës” ............................................................................... 7

Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës ............................ 8 Paris, Francë ................................................................................................................................................................ 8

Vjenë, Austri ............................................................................................................................................................... 8

Zagreb, Kroaci ............................................................................................................................................................. 9

Lubljanë, Slloveni ...................................................................................................................................................... 10

Aktivitete Tjera Kulturore .................................................................................................................................. 11 Aktiviteti me Arbëreshët e Zarës - Prishtinë ............................................................................................................. 11

Ditët e Arbëreshëve në Kosovë ................................................................................................................................ 11

Ditët e Diasporës në Kosovë ............................................................................................................................... 21 Panairi tradicional për diasporën .............................................................................................................................. 21

Sofra tradicionale për diasporën .............................................................................................................................. 22

Konferenca ‘Gruaja në diasporë- digë e fuqishme kundër asimilimit’ ...................................................................... 22

Ditët e Diasporës në Vushtrrisë ................................................................................................................................ 23

Dita e Mërgimtarëve në Shalë të Bajgorës, Mitrovicë .............................................................................................. 24

Koncert dedikuar diasporës ...................................................................................................................................... 24

Manifestimi qendror për Ditët e Diasporës në Kosovë ............................................................................................ 24

Takimet Tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora, Prishtinë .................................................................. 26

MDIS nderon veprimtarët e diasporës ..................................................................................................................... 26

Unifikimi i shoqatave shqiptare në austri, Austri ................................................................................................ 27 Rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Trevizo, itali ................................................................................. 27 Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë ............................................................................................................... 29

Ditët e Kulturës Shqiptare në Shtutgart, Gjermani ................................................................................................... 29

Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë ................................................................................................................. 29

Ditët e Kulturës Shqiptare në Austri ......................................................................................................................... 29

Ditët e Kulturës Shqiptare në Itali ............................................................................................................................. 33

Ditët e Kulturës Shqiptare në Gjermani .................................................................................................................... 33

Ditët e Kulturës Shqiptare në Zvicër ......................................................................................................................... 35

Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci ......................................................................................................................... 36

Ditët e Kulturës Shqiptare në Greqi .......................................................................................................................... 38

Ditët e Kulturës Shqiptare në Francë ........................................................................................................................ 38

Aktivitetet Tjera Kulturore në Diasporë .............................................................................................................. 39 Shënimi i tre vjetorit të themelimit të lidhjes së rinisë shqiptare në Turqi .............................................................. 39

Festivali “Pavarsia Poetike” - Frankfurt, Gjermani .................................................................................................... 39

Takimet e lobit euro atlantik shqiptar “Global”, Gjermani ....................................................................................... 40

Në Paris, Francë u shënua 20-vjetori i paqes në Kosovë .......................................................................................... 40

Në Stuttgard, MDIS-i organizoi aktivitete kulturore ................................................................................................. 41

Aktivitetet Sportive ............................................................................................................................................ 42 Turne në futboll dhe shpallja e sportistit të vitit në Gjermani ................................................................................. 42

Manifestimi kulturor sportiv në Stukenbrock- Gjermani .......................................................................................... 43

Kupa e Futbollit” shqiptar në Gjermani e organizuar nga MDIS ............................................................................... 43

Finalja e Kupës së Diasporës në futboll .................................................................................................................... 44

Ndeshja miqësore mes “Dardania Bamberg” dhe Bundestagut Gjerman ................................................................ 44

Superkupa mes “FC Kosova” nga Zurich dhe Feronikelit .......................................................................................... 45

Page 5: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

6

DIVIZIONI I ARSIMIT ................................................................................................................... 46

Përmbledhje të Aktiviteteve .............................................................................................................................. 46 Blerja dhe dërgimi i librave dhe materialit tjetër shkollor për mësimin plotësues në diasporë ............................. 47

Austri ......................................................................................................................................................................... 47

Gjermani ................................................................................................................................................................... 47

Danimarkë................................................................................................................................................................. 48

Suedi ......................................................................................................................................................................... 48

Kroaci ........................................................................................................................................................................ 48

Greqi ......................................................................................................................................................................... 48

Australi ...................................................................................................................................................................... 48

Slloveni ...................................................................................................................................................................... 48

Bullgari ...................................................................................................................................................................... 48

Itali ............................................................................................................................................................................ 48

SHBA ......................................................................................................................................................................... 48

Angli .......................................................................................................................................................................... 48

Ekskursionet Mësimore-Njohëse të Nxënësve, Mësuesve dhe Prindërve nga Diaspora në Atdhe ......................... 49 Ekskursioni me nxënës dhe mësues nga Austria ...................................................................................................... 49

Ekskursioni me mësues dhe nxënës nga Suedia ....................................................................................................... 49

Ekskursioni me mësues dhe nxënës nga Gjermania (Saksonia) ................................................................................ 49

Ekskursioni i nxënësve dhe mësuesve nga Kroacia (Istra, Rijeka, Karllovci dhe Zagrebi) ......................................... 50

Ekskursioni i nxënësve dhe mësuesve shqiptarë, arbëneshë dhe kroat nga Kroacia (Zara, Zagrebi dhe Osijeku) ... 50

Ekskursioni i nxënësve dhe mësuesve nga Greqia .................................................................................................... 50

Ekskursioni me nxënës e mësues nga Sllovenia ....................................................................................................... 50

Ekskursioni me nxënës e mësues nga Italia .............................................................................................................. 51

Ekskursioni i kursistëve të gjuhës shqipe nga Turqia ................................................................................................ 51

Ekskursioni i grupit të nxënësve dhe mësuesve nga Gjermania (Bocholt dhe Bergischer) ...................................... 51

Shkollat (Kampet) Verore me Nxënës dhe Mësues nga Diaspora ......................................................................... 53 Kampi Diaspora ......................................................................................................................................................... 53

Shkolla Verore ........................................................................................................................................................... 54

Kuizet e Diturisë ................................................................................................................................................. 55 Kuizi në Itali ............................................................................................................................................................... 55

Kuizi në Austri ........................................................................................................................................................... 55

Kuizi i nxënësve shqiptarë në Zvicër ......................................................................................................................... 55

Kuizi i nxënësve shqiptarë në Greqi .......................................................................................................................... 56

Finalja e Kuizit të diturisë në Prishtinë...................................................................................................................... 56

Seminare me Mësues nga Diaspora .................................................................................................................... 57 Seminari rajonal në Grac të Austrisë ........................................................................................................................ 57

Seminari me mësues nga Gjermania ........................................................................................................................ 57

Seminari me mësues nga Greqia .............................................................................................................................. 57

Seminari me mësues nga Suedia .............................................................................................................................. 58

Seminari Kombëtar i Mësuesve Shqiptarë nga Diaspora .......................................................................................... 58

Aktivitetet Tjera Kulturore Arsimore .................................................................................................................. 59 Festivali i fëmijëve nga diaspora ............................................................................................................................... 59

Hapja e paraleleve të reja ......................................................................................................................................... 59

Takime me shoqata, mësues, nxënës, prindër dhe vizitë shkollave në diasporë ..................................................... 59

Lansimi i fushatës “MËSO shqip!” ............................................................................................................................. 60

Konkluzion: ........................................................................................................................................................ 61

Page 6: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

7

DIVIZIONI PËR KULTURË RINI DHE SPORT NË DIASPORË

21 Janar 2019 Ekspozita “Kontributi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Republikës së Kosovës”

Aktivitetin e parë për vitin 2019, MDIS-i e ka realizuar në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës. Ekspozita “Kontributi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Republikës së Kosovës” u organizua me 21 janar, në Cyrih të Zvicrës. Kjo ekspozitë që përqonte mesazhin ‘diaspora kujton presidentin Rugova’ përmbante eksponate të ndryshme që lidhen me presidentin Rugova, duke filluar nga kostumi origjinal që ka veshur në aktivitetet zyrtare, rekuizita të ndryshme, disa letra, dorëshkrime të tij të hershme, veçanërisht fotografi të shumta që pasqyrojnë aktivitetet e presidentit të ndjerë përgjatë periudhës së shtetformimit të Kosovës.

Pamje nga ekspozita “Kontributi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”

Page 7: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

8

Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës

I gjithë muaji shkurt është karakterizuar me shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në bashkëpunim me konsullatat e Republikës së Kosovës në diasporë dhe shoqatat që veprojnë atje, përvjetori i Pavarësisë është shënuar me aktivitete të ndryshme kulturore. 21 Shkurt 2019 Paris, Francë

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Paris u mbajt ekspozita e artistes së njohur shqiptare Arta Dobroshi, me titull “Jumping joyfully for peace”. Kjo ekspozitë, me temë paqen në botë, u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Francë. Në këtë eveniment kulturor, ku morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e Kosovës në Paris, përfaqësues të UNICEF-it, personalitete politike në Francë e bashkatdhetarë, ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i MDIS-it, Isni Kilaj. Hapjen e kësaj ekspozite e bëri ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse. Më pas, Aktorja Dobroshi deklamoi një poezi. Po për Ditë të Pavarësisë, edhe në Lubjanë, bashkorganizuar nga MDIS-i dhe Ambasada e Kosovës në Slloveni, u mbajt një manifestim kulturor, me ç’rast para të pranishmëve u paraqit grupi vokal “Kvali”, anëtarët e të cilit interpretuan disa këngë. Në këtë aktivitet, përveç përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës, ambasadorit Avni Kastrati, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë shtetëror.

Pamje nga festimi i 11-vjetorit të Pavarësisë në Paris, Francë

17 Mars 2019 Vjenë, Austri

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Vjenë u mbajt koncerti me muzikë xhaz i këngëtares së mirënjohur Rona Nishliu, shoqëruar nga grupi “Quartet”. Ky koncert u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Këshilli koordinues i shoqatave shqiptare në Austri. Pas fjalëve përshëndetëse nga përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, në skenën e sallës “Vindobona” doli këngëtarja Nishliu, e njohur për zërin e saj të fuqishëm. Ajo e nisi koncertin e xhazit me këngët “Me motivet tona”, për të vazhduar me “Moj e mira te pojata”, “Baresha” e këngë të tjera, të cilat u pritën me duartrokitje nga të pranishmit. Afro dy orë, Nishliu dhe grupi “Quartet” kënduan këngë etnoxhaz, të mbështetura në muzikën tradicionale nga trevat shqiptare, por edhe më gjerë. Përmes këtij koncerti u synua të tregohen vlerat tona kulturore, xhazi shqip, jo vetëm para bashkatdhetarëve, por edhe para austriakëve që ishin të pranishëm në këtë koncert.

Page 8: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

9

Pamje nga Xhazkoncerti “Me motivet tona” në Vjenë

9 – 16 Shkurt 2019 Zagreb, Kroaci

Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe Unionin e shoqatave shqiptare, nga data 9 deri më 16 shkurt në Zagreb u shënua 11-vjetori i pavarësisë së Kosovës në kuadër të projektit “Java e Kosovës”.

Pamje nga shënimi i ditës së pavarësisë së Kosovës në Zagreb

Më 9.2.2019, në sallën e muzeut “Mimara”, “Rooseveltov trg 5”, në Zagreb, shoqata e grave shqiptare “Drita”, me rastin e 15-vjetorit të themelimit organizon koncert me këngëtaren e mirënjohur MERITA HALILI.

Më 10.2.2019, në sallën e muzeut “Mimara“, “Rooseveltov trg 5”, Zagreb, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit organizoi koncert të muzikës klasike – »EAST WIND« TRIO: Merita Rexha Tërshana – piano, Klaidi Sahatçi – violinë dhe Astrit Selita – violonçel.

Page 9: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

10

Më 11.2.2019, në ambientin e Bibliotekës Qendrore shqiptare në Zagreb, “Preradoviqeva 5”, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit organizoi promovimin e librit “KOSOVA”, vëllimet VI, VII, VIII, të autorit Jusuf Buxhovi, Prishtinë.

Më 12.2.2019, në sallën e teatrit “VIDRA” në Zagreb, “Drashkoviqeva 80’’, Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, me pjesëmarrjen e Teatrit Kombëtar Eksperimental nga Tirana, shfaqi dramën në gjuhën shqipe „KREOLËT E BALLKANIT“, me regji të Enver Petrovcit.

Më 13.2.2019, në sallën e Shoqatës së Gazetarëve të Kroacisë, “Perkoviqeva 2”, Zagreb, Unioni i shqiptarëve në Republikën e Kroacisë organizoi tryezën e rrumbullakët me temën “DIASPORIA DHE REGJIONI”, me pjesëmarrës: Sh.T.z. Riza Poda, ambasador i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.z. Gëzim Kasapolli, ambasador i Republikës së Kosovës, Sht.t.z. Nazif Djaferi, ministër këshilltar dhe i ngarkuari me punë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete në Parlamentin e Kroacisë, dhe Esad Çollaku, kryetar i Unionit.

Më 15.2.2019, në ambientin e res.”Zagrebačka Pivovara”, Ilica 224, Zagreb, mbrëmje me grupin humoristik “STUPCAT” nga Prishtina.

Më 16.2.2019, në hotelin “Antunovic Zagrebacka Avenija” mbrëmje festive me këngë e valle shqiptare. 17 Shkurt 2019

Zarë, Kroaci

Në qytetin e Zarës në Kroaci në bashkëpunim me Këshillin e pakicave kombëtare në Zarë, u realizua manifestimi kulturor kushtuar ditës së pavarësisë së Kosovës. Në manifestimin kulturorë u paraqitën me program artistik shoqatat kulturore që veprojnë në Zarë të Kroacisë si: Shoqata kulturore artistike “Skënderbeu” dhe shoqata kulturore “Iliria”. Në këtë ngjarje kulturore ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe përfaqësues nga Republika e Shqipërisë në Kroaci. Ky aktivitet u realizua më dt.17 Shkurt 2019. 20 Shkurt 2019 Lubljanë, Slloveni

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Slloveni, realizuan manifestim kushtuar festes së pavarësisë së Kosovës. Ky manifestim u realizua në qytetin e Lubjanës më dt.20.02.2019. Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë personalitete te ndryshme nga shteti Sllovenë, pjesëtarë të shoqatave kulturore shqiptare qe veprojnë në Slloveni.

Pamje nga shënimi i ditës e pavarësisë së Republikës së Kosovës në Slloveni

Page 10: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

11

Aktivitete Tjera Kulturore

26, 27 Prill 2019 Aktiviteti me Arbëreshët e Zarës - Prishtinë

Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, një grup prej më shumë se 50 arbneshëve të Kroacisë kanë vizituar Prishtinën. Ata janë pritur në takim nga zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Afrim Bekteshi.Z.Bekteshi i uroi mirëseardhje këtij grupi në emër të zëvendëskryeministrit/ministrit të Diasporës, z.Dardan Gashi.

“Ministria e Diasporës do të jetë gjithmonë me dyer të hapura për pritje të tilla, ngase për këtë edhe

është formuar, me qëllimin e lidhjes dhe fuqizimit të marrëdhënieve me diasporën, në njërën anë, dhe

institucioneve të Republikës së Kosovës, në anën tjetër. Ju falënderojmë për ruajtjen e identitetit

kombëtar, që nënkupton ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave dhe gjithçka që është shqiptare, e që ju

me fanatizëm po e përcillni gjeneratë pas gjenerate”, është shprehur zëvendësministri Bekteshi. Kjo vizitë sot është në vazhdën e organizimeve dedikuar ekskluzivisht për arbneshët, e nisur sot me arbneshët e Zarës, e që javën e ardhshme do të vazhdojë me arbëreshët e Italisë”, ka thënë ndër të tjera z.Bekteshi. Nga ana e tyre, grupi i arbneshëve dhe sidomos katër drejtorët e shkollave në Kroaci e kanë falënderuar Ministrinë e Diasporës për organizimin dhe pritjen që u ka bërë që nga data 26 prill, kur edhe kanë arritur në Kosovë. Ata mbetën të impresionuar me punën që po bën kjo ministri, gjithmonë në një organizim sa më të mirë të diasporës në përgjithësi dhe organizimin e mësimit plotësues në veçanti. Ata theksuan se ka disa shkolla që mësimin plotësues në gjuhën shqipe po e vijojnë falë ndihmës që u ka dhënë Ministria e Diasporës në ofrimin e librave shqip. Grupi i arbneshëve ka vizituar edhe katedralen “Nënë Tereza” në kryqytet, ku janë pritur nga Dom Lush Gjergji. Me vizitën në Muzen e Kosovës përfundoi qëndrimi i tyre në Prishtinë.

Pamje nga vizita e arbëreshëve të Zarës në Katedralën “Nënë Tereza” dhe në MDIS, Prishtinë

3-6 Maj 2019 Ditët e Arbëreshëve në Kosovë

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës, në Kosovë është realizuar projekti madhor, “Ditët e Arbëreshëve”, të cilat u mbajtën nga 3 deri më 6 maj 2019. Qëllimi i këtij projekti ishte ruajtja e identitetit dhe kultivimi i vlerave shqiptare tek arbëreshët. Grupi i arbëreshëve nga Italia, i përbërë nga kryetarë komunash e delegatë të nivelit të lartë, ishin nga rajonet e Pulias, Basilikatit, Molise, Kalabrisë dhe Sicilisë. Gjatë ditëve të qëndrimit në Kosovë, grupi i arbëreshëve, të shoqëruar nga zv.kryeministri/ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, dhe përfaqësues të tjerë të ministrisë, vizituan institucione shtetërore të

Page 11: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

12

Kosovës: Ministrinë e Mbrojtjes, MDIS-in, FSK-në, Kuvendin e Kosovës, me ç’rast u mbajt një seancë plenare për ta, pastaj kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, varrin e presidentit Rugova, Muzeun Kombëtar, katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë; u pritën nga presidenti i Kosovës, kryeministri i Kosovës, kryetari i Komunës së Prishtinës dhe ai i Prizrenit.

Pritja e arbëreshëve nga përfaqësuesit e MDIS-it

Në kuadër të organzimit të MDIS-it, për “Ditët e Arbëreshëve” zyrtarë nga kjo ministri kanë pritur në Shqipëri ardhjen e grupeve të arbëreshëve. Ata janë pritur nga shefi i kabinetit të MDIS-it, Burim Krasniqi, Sekretarja e pērgjithshme Shyhrete Gosalci, dhe Maliqe Hashani, drejtoresha e Departamentit të Arsimit dhe Kulturës.

Zyrtarë të MDIS-it, presin në Shqipëri grupin e arbëreshëve të Italisë

Page 12: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

13

MDIS dhe Ambasada e Kosovës në Shqipëri pritën delegacionin e Arbëreshëve në Portin e Durrësit

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike bashkë me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Sylë Ukshini, kanë pritur në portin e Durrësit grupin e arbëreshëve nga Italia. Shefi i kabinetit të MDIS-it, Burim Krasniqi u ka uruar atyre mirëseardhje në emër të zëvendëskryeministrit/ ministrit të Diasporës Dardan Gashi.

Mirseardhje u ka uruar arbëreshëve edhe ambasadori Sylë Ukshini dhe gjithashtu sekretarja e përgjithshme e MDIS-it, Shyhrete Gosalci dhe drejtoresha e departamentit të Arsimit dhe Kulturës Maliqe Hashani.

MDIS dhe Ambasada e Kosovës në Shqipëri pritën delegacionin e Arbëreshëve në Portin e Durrësit

Kuvendi mban seancë të veqantë për Arbëreshët e Italisë

Në kuadër të “Ditëve të Arbëreshëve”, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, mbajti një fjalim në seancën e veçantë të Kuvendit për nder të arbëreshëve të Italisë. Gashi, në emër të Qeverisë së Kosovës, u uroi mirëseardhje miqve bashkombës nga Italia. Zv.kryeministri Gashi e nisi fjalimin se si lindi ideja për t’i ftuar abëreshët e Italisë për vizitë në Kosovë. Ai tha se këtë e kishte bërë pas një vizite vitin të kaluar, së bashku me zv.kryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Qeverisë shqiptare, Pandeli Majko. “Jam shumë i nderuar dhe i emocionuar që t’ju uroj mirëseardhje sot këtu, juve miq dhe bashkëkombës nga Italia, në emër të Qeverisë së Kosovës. Gjatë vizitës që kishim vitin e kaluar

bashkë me zëvendëskryeministrin Limaj dhe ministrin Majko, lindi ideja që t’i ftonim kryetarët e komunave arbëreshe të Italisë për vizitë në Kosovë”, ka thënë Gashi. Ai u shpreh se më herët mendonin se në Itali janë vetëm 15 komuna arbëreshe, por kur filluan përgatitjet që të vinin në Kosovë, doli që ai numër të jetë trefish më i lartë. Dhe për këtë fakt Gashi tha se ndihet i lumtur dhe krenar, por më i lumtur është treguar me faktin që ministria që ai drejton arriti ta organizojë vizitën e arbëreshëve në Kosovë.

Page 13: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

14

“Atëherë mendonim se janë gjithsej jo më shumë se 15 komuna arbëreshe në Itali. Por kur filluam përgatitjet bashkë me Rosarijon, doli që ky numër të jetë trefish më i madh dhe për këtë jemi

jashtëzakonisht të lumtur e krenarë, që kaq shumë komuna banohen dhe qeverisen nga motrat dhe

vëllezërit tanë arbëreshë. Po aq i lumtur jam që takimi i parë i këtij lloji, pothuajse të të gjithë

kryetarëve arbëreshë, organizohet nga ministria ime dhe këtu, në Prishtinë, në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ministri Gashi.

Ministri i Diasporës, para arbëreshëve, e kujtoi eksodin e 1 milion shqiptarëve gjatë vitit 1999, duke thënë se edhe para 500 vjetësh stërgjyshërit e tyre kishin qenë të detyruar t’i lëshonin tokat e tyre. Me këtë rast, Gashi tha se arbëreshët e Italisë janë shembulli më i mirë se nuk ka pushtues të mirë, teksa i kritikoi të gjithë ata që thonë se “Perandoria Osmane ka qenë pushtetuese e mirë”.

“Të dashur bashkëkombës, sivjet shënuam 20-vjetorin e eksodit të më se 1 milion kosovarëve në vitin

1999. Ky kujtim medoemos na kthen mrapa në eksodin që e përjetuan stërgjyshërit tuaj, mbi 500 vjet

më parë, kur u detyruan t’i braktisnin tokat e tyre, të ballafaquar me një pushtues po aq brutal e i pamëshirshëm, sic u ballafaquam ne 20 vjet më parë. Sot ka të atillë që tentojnë ta rishkruajnë

historinë, duke pretenduar se pushtimi otoman nuk ishte pushtim, por një bashkëqeverisje me një

pushtues, të cilin këta pretendojnë se ishte një “pushtues i mirë”. Ju jeni shembulli më i mirë dhe i

gjallë se nuk ka pushtues të mirë. Sigurisht paraardhërsit tuaj nuk ikën nga të mirat që solli ky

pushtues, por nga dhuna, shtypja e terrori që u ushtrua mbi ta”, ka thënë Gashi. Zv.kryeministri shtoi se ishte pikërisht pushtimi osman që i shkëputi shqiptarët shpirtërisht dhe fizikisht nga Evropa. “Pushtimi osman shkëputi shpirtërisht e fizikisht shqiptarët nga Evropa. Ju arbëreshë të Italisë, duke qenë pjesë e civilizimit evropian, ishit pishtarët e Rilindjes Kombëtare, duke u bashkuar me bashkëmendimtarët proevropianë në Shqipëri, për të çliruar toka shqiptare dhe për ta rikthyer popullin tonë në familjen evropiane”. Në fund të fjalimit, zv.kryeministri, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën organizimin e të cilit u zhvillua vizita e arbëreshëve të Italisë në Kosovë, iu drejtua atyre, duke u thënë se janë pikërisht ata që edhe sot janë ura lidhëse e popullit shqiptar me civilizimin evropian. Gashi u shpreh se shumë shpejt ëndrra e Skenderbeut do të bëhet realitet. “Edhe me ndihmën tuaj, populli shqiptar dhe arbëreshët e Italisë do të jenë pjesë e një unioni shtetesh evropiane dhe do të jetojnë si një popull nën një kulm!”, tha z.Gashi. Edhe sot, kur Kosova dhe Shqipëria kanë nisur rrugëtimin në Bashkimin Evropian, ju jeni ura lidhëse e popullit tonë me civilizimin evropian. E për këtë falënderojmë popullin mik Italian dhe institucionet e këtij vendit që mundësuan që me shekuj ta ruani gjuhën, kulturën dhe kishën tuaj të pavarur arbëreshe.

Fjalimi i zv/kryeministrit Dardan Gashit në seancën e Kuvendit të dedikuar për arbëreshët e Italisë

Page 14: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

15

Ministri Gashi dhe Arbëreshët e Italisë vizituan Ministrinë e Mbrojtjes

Grupi i arbëreshëve të Italisë, të shoqëruar nga zv.kryeministri Dardan Gashi, vizituan Ministrinë e Mbrojtjes, ku u pritën nga zv.ministri i kësaj ministrie, Burim Ramadani. Z.Ramadani, pasi u uroi mirëseardhje mysafirëve, u shpjegoi atyre etapat e zhvillimit të FSK-së dhe punën që bëhet nga ky insititucion. Ndërsa ministri Gashi duke falendëruar z.Ramadani për pritjen, ka theksuar se ky takim është i rëndësishme, meqenësë po jepet mesazhi se arbëreshëet kanë ruajtur më fanatizëm gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Arbëreshët, gjatë vizitës në këtë ministri, patën rast t’i shohin poligonet ku mbajnë stërvitje ushtarët e FSK-së. Në fund të takimit, zëvendëskryeministri Gashi, bashkë me grupin e Arbëreshëve kanë drekuar bashkë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pamje nga vizita e zv/kryeministrit Gashi dhe arbëreshëve në FSK

Gashi dhe Haradinaj darkojnë me Arbëreshët e Italisë

Arbëreshët e Italisë të cilët kanë qëndruar në Kosovë në kuadër të organizimit për “Ditët e Arbëreshëve”, janë mirëpritur edhe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Për nder të arbëreshëve Haradinaj ka shtruar darkë, duke i falenderuar ata për ruajtjen e gjuhës traditës dhe kultures shqipe. Haradinaj ka falenderuar gjithashtu zëvendëskryeministrin/ ministrin e Diasporës Dardan Gashin për organizimin e bërë për arbëreshët. Nga ana tjetër ministri Gashi ka thënë se është shumë i lumtur që ka kaluar gjithë ditën me delegacionin arbëresh. Gashi ka thënë se uron që ky organizim të bëhet tradicional.

Pamje nga darka e organizuar nga kryeministri Haradinaj për arbëreshët e Italisë

Page 15: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

16

Arbëreshët e Italisë priten nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti

Grupi i Arbëreshëve të Italisë, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë në kuadër të organizimit të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike për “Ditët e Arbëreshëve”, janë pritur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ata në këtë vizitë janë shoqëruar nga zëvendësministri i MDIS-it, Afrim Bekteshi. Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se është kënaqësi e madhe për ta si komunë, që ti mirëpresin arbëreshët e Italisë, të cilët janë dëshmia më e mirë se gjuha dhe tradita e vendlindjes nuk harrohen asnjëherë. Ai i ka falendëruar ata, duke thënë se bashkë me zëvendëskryeministrin/ministrin e Diasporës Dardan Gashin, do të dakordohen që tu ndihmojnë komunitetit arbëresh në Itali, për cdo gjë që kanë mundësi. Mirë se ardhje arbëreshëve u ka uruar edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës SelimPacolli. Ndërsa në emër të ministrit Dardan Gashi, foli zëvendësministri Afrim Bekteshi, i cili edhe njëherë u shprehi falendërim arbëreshëve për atmosferën e mirë që i kanë dhënë Prishtinës me ardhjen e tyre. Nga grupi i arbëreshëve, Andera Noueva ka shprehur falenderime të përzemërta për ministin Dardan Gashi, i cili ka mundësuar që gjithë ky komunitet të jenë bashkë, dhe të jenë në Kosovë, në vendlindjen e të parëve. Në fund të takimit komunitetit arbëresh i kanë dhënë një dhuratë kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.

Pamje nga pritja që kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe nga vizita në Muzeun e Kosovës

Vizita e tyre më pas ka vazhuar tek Muzeu i Kosovës ku janë njoftuar me artefakte të ndryshme të historisë së Kosovës.Arbëreshet kanë zhvilluar gjithashtu vizitë tek permendorja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, te heroi Zahir Pajazit, dhe tek monumenti “Heroinat” në Prishtinë. Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Startegjike ka organizuar një koncert për nder të arbëreshëve të Italisë. Grupi i arbëreshëve, përkatësisht ansambli arbëresh “Shpirti arbëresh” dhe grupi folklorik nga Ungro “Proloko Arberia”përformuan në koncertin dedikuar për ta, ku sollën copëza jete e historie të arbëreshëve. Arbëreshët paraprakisht parakaluan me veshjet e tyre tradicionale, në sheshet e Prishtinës.

Pamje nga parakalimi i arbëreshëve me veshjet tradicionale në sheshet e Prishtinës dhe përformanca në koncert

Page 16: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

17

Ministri Gashi dhe arbëreshët e Italisë marrin pjesë në meshën e Katedrales “Nënë Tereza”

Për herë të parë kisha arbëreshe nga Italia dhe kisha shqiptare Katedralja “Nënë Tereza” kanë mbajtur meshë të përbashkët. Arbëreshët e Italisë bashkë me udhëheqësin e kishes katolike Don Lush Gjergji kanë udhëhequr meshën e të dieles.

Arbëreshët e Italisë janë shoqëruar në këtë vizitë nga zëvendeskryeministri/ministri i Diaspores Dardan Gashi. Ministri Gashi në fjalim e tij ka vlerësuar lartë rolin e kishës katolike arbëreshe në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe traditave.

“Jam i lumtur që kemi arritur ti takojmë për herë të parë dy kisha shqiptare, atë arbëreshe dhe kishen tonë. Janë kisha që kanë ruajtur rol në ruajtjen e fesë dhe traditës, e sidomos ne ruajtjen e gjuhës

shqipe. Kishat mandej kanë ruajtur edhe lidhjen tonë me perendimin. Uroj qe me bashkëpunimin mes

dy kishave të ruhet gjuha jon të paktën edhe 500 vjet”, theksoi Gashi.

Don Lush Gjergji ka thënë se është kënaqesi e veçantë që po i takojnë arbëreshët e Italisë dhe kanë mundësinë të u tregojnë historinë e kishes shqiptare.

Pamje nga vizita në Katedralen “Nënë Tereza” në meshën e së dielës në, Prishtinë, maj 2019

Pas përfundimit të meshës, ministri Gashi dhe arbëreshët e Italisë vizituan edhe Bashkësinë Islame, ku u pritën nga myftiu Naim Tërnava.

Myftiu Tërnava duke u uruar mirëseradhje në tokën e tyre, ka thënë se arbëreshët e Italisë janë shembulli më i mirë që vetëdija e shqipëtarëve për gjuhën dhe traditën është i pamposhtur. Ndërsa Rosario Petta nga arbëreshët e Italisë u ka uruar Bashkësisë Islame dhe gjithë myslimanëvë fillimin e muajit të ramazanit.

Pamje nga vizita në Bashkësinë Islame të Kosovës, Prishtinë, maj 2019

Page 17: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

18

Zv.kryeministri Gashi dhe Arbëreshët priten nga familja e presidentit Rugova Në ditën e tretë të qëndrimit të tyre në Prishtinë, arbëreshët e Italisë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova. Ata kanë nderuar vepren dhe jetën e presidentit Rugova. Kanë theksuar se kontributi i tij për Kosovën është i pashembullt.

Pamje nga homazhet tek varri i presidentit Ibrahim Rugova Bashkë më zëvendëskryeministrin Dardan Gashi ata janë pritur edhe në familjen e presidentit Rugova. Ata janë informuar për jetën dhe kontributin që presidenti i ndjerë ka dhënë për pavarësinë e Kosovës. Bashkëshortja e presidentit, Fana Rugova ka thënë se ata kanë lidhje të vecantë me arbëreshët dhe se janë të lumtur që po i presin në shtëpi. Njëri nga arbëreshët tregoi se kishte marrë pjesë ne një interviste me Rugovën dhe se e mban mend atë si njeri paqësorë. Zëvendëskryministri i Kosovës Dardan Gashi, është zotuar se do vazhdoj të mbajë dhe fuqizoj lidhjet me arbëreshët e Italisë.

Pamje nga pritja në Rezidencën e Ibrahim Rugovës

Zëvendëskryeministri dhe njëherit minister i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka shtruar një darkë për Arbëreshët e Italisë të cilët kanë qëndruar në Kosovë, në kuadër të organizimit për “Ditët e Arbëreshëve”. Në darkë pjesmarrës ishin edhe përfaqësues nga KFOR-i, dhe ambasada italiane. Gjithashtu të prezent ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala. Ministri Gashi duke i falenderuar të gjithë mysafirët për pjesmarrje, ka thënë se ndihet i lumtur që ky organizim rezultoj i suksesshëm duke forcuar edhe me shumë lidhjen mes arbëreshëve dhe Kosovës, si tokë e tyre e parë. Gashi ka shtuar se bashkë me ministrin Shala dhe Pacolli po shohin mundësitë që me arbëreshët të krijojnë edhe lidhje turizmi. Ndërsa ministri Pacolli dhe Shala, duke uruar zëvendëskryeministrin Gashi për organizimin janë zotuar se do ta përkrahin dhe mbëshesin çdo

Page 18: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

19

projekt që është në interes të fuqizimit të lidhjes me arbëreshët, të cilët përkundër kalimit të kohëe, po ruajnë me fanatizëm traditën shqiptare. Grupi i Arbëreshëve, kanë shprehur falenderime të veçanta për minstrin Gashi, duke theksuar se puna që ai ka bërë për ta, nuk do mund të kompensohet asnjëherë. Darka ka përfunduar me muzikë dhe atmosferë festive.

Pamje nga darka që zv/kryeministri Gashi ka shtruar për arbëreshët

Arbëreshët e Italisë takohen me presidentin Thaçi

Në ditën e fundit të qëndrimit të tyre në Kosovë, arbëreshët e Italisë, të shoqëruar nga zv.kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve strategjike, Dardan Gashi, i priti presidenti Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi u shpreh krenar për arbëreshët, të cilët arritën t’i ruajnë vlerat kombëtare. Ndërkaq, ministri Gashi, duke theksuar se arbëreshët janë sinonim i lirisë, tha se kjo nuk do të jetë vizita e vetme, sepse vizita të tilla do të ketë edhe në të ardhmen. Në këtë kontekst, edhe ambasadori italian tha se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe shqiptarët. Në fund të vizitës, arbëreshët falënderuan për mikpritjen që u bënë institucionet, veçanërisht MDIS-in, që bëri të mundur të realizohet kjo vizitë.

Page 19: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

20

Fotografi e përbashkët me presidentin Hashim Thaçi

Arbëreshët e Italisë vizitojnë Prizrenin, priten nga kryetari Haskuka

Në ditën e fundit të qëndrimit në Kosovë, arbëreshët e Italisë kanë vizituar qytetin historik të Prizrenit. Ata janë pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Komunes se Prizrenit, Mytaher Haskuka. Haskuka ka thënë se arbëreshët kanë nderuar Prizrenin me ardhjen e tyre. I pari i Prizrenit i ka ftuar ata për një vizitë tjetër në Prizren në muajin qershor, kur Komuna organizon festivale të ndryshme.

Kryetari i Prizrenit ndan dhurata për arbëreshët e Italisë

Ndërkaq, grupi i arbëreshëve ka falënderuar kryetarin Haskuka për pritjen, duke thënë se është nder i veçantë vizita në vendin ku nisi Lidhja Shqiptare. Arbëreshët kanë vizituar edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe disa nga pikat historike të qytetit. Me këtë takim arbëreshët e kanë përfunduar qendrimin 4-ditor në Kosovë qe u mundësua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Ata qëndruan në Kosovë në kuader të organizimit “Ditët e Arbëreshëve”. Gjatë kësaj kohe zhvilluan takime të shumta me krerë shtetërore dhe fetarë në vend. Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u ka uruar atyre udhëtim të rehatshëm, duke u zotuar se da ruajnë dhe do ta fuqizojnë edhe më tej lidhjen me ta.

Page 20: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

21

Ditët e Diasporës në Kosovë

24-27 Korrik 2019, Prishtinë Panairi tradicional për diasporën

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, është mbajtur panairi tradicional i diasporës. Me panairin tradicional të artizanaleve, hapet edhe zyrtarisht manifestimi zyrtar “Ditët e Diasporës”. Zëvendësministri i Diasporës, Isni Kilaj, e ka hapur panairin duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në emër të zëvendëskryeministrit/ministrit të Diasporës, Dardan Gashi. MDIS-i përmes këtij panairi qëllim parësor ka mbështetjen dhe promovimin e diasporës. Panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale mbetet i hapur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë deri më 27 korrik 2019.

Pamje nga hapja e panairit tradicional të diasporës

Page 21: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

22

27 Korrik 2019 Sofra tradicionale për diasporën

Me rastin e “Ditëve të Diasporës”, organizuar nga Ministria e Diasporës, sheshin “Skenderbeu”,në Prishtinë u mbajte sofra tradicionale organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Para një numri të madh të qytetarëve, u shtrua sofra me ushqim tradicional shqiptar. Sofra, përveç ushqimit tradicional, u shoqërua edhe me këngë folklorike, kënduar nga rapsodët e folklorit shqiptar. Në bashkëpunim me Ansamblin Drenica nga Skenderaj. Sofra tradicionale u realizua dhe u mbajte në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë . Në ketë organizim të sofrës përmes se cilës u synua të paraqiten vlerat tradicionale dhe kombëtarë , morën pjesë ansambli “Drenica” te cilët prezantuan kënge folklorike dhe valle tradicionale shqiptare. Sofrën e udhëhoqi shkrimtari i njohur “Daut Demaku”, po ashtu mysafir ne sofër ishin edhe u.d. sekretarja e përgjithshme e MDIS-s znj.Shyhrete Gosalci, dhe Shefi i kabinetit-këshilltar i lartë i ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike z. Burim Krasniqi si dhe drejtoresha e DRKAKD-s znj.Maliqe Hashani.

Pamje nga organizimi i sofres tradicionale në Prishtinë

29 Korrik 2019 Konferenca ‘Gruaja në diasporë- digë e fuqishme kundër asimilimit’

Nën organizimin e MDIS-it, është mbajtur edhe konferenca ‘Gruaja në diasporë-digë e fuqishme kundër asimilimit’ në të cilën kanë marrë pjesë më shumë se 45 gra nga vende të ndryshme. Në konferencë kanë marr pjesë figura të ndryshme që kanë dhënë kontribut të madh në fusha të ndryshme.

Temat kryesore që u trajtuan nga panelistet ishin:

a) Vështirësitë kryesore, me të cilat ballafaqohet gruaja shqiptare në diasporë? b) Shkurorëzimet, dhuna në familje dhe dukuritë e tjera devijuese? c) Sa e si ndihmojnë gratë e suksesshme të diasporës organizimin e grave shqiptare në diasporë,

emancipimin dhe integrimin e tyre?

Page 22: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

23

Roli i shoqatave të grave shqiptare në diasporë: organizimi i festave, argëtime çasti, apo organizimi i gruas shqiptare në të gjitha segmentet e jetës? Konkludimi kryesor nga diskutimi ishte se gruaja shqiptare duhet ta marr vet në dorë fatin e saj dhe të ngre zërin në mbrojtje të kulturës traditës dhe gjuhës shqipe. Konferenca “Gruaja në diasporë-digë e fuqishme kundër asimilimit” zgjati dy ditë, ndërsa u përmbyll me një shëtitje në pikat turistike të Kosovës.

Konferenca ‘Gruaja në diasporë- digë e fuqishme kundër asimilimit

17 Korrik 2019 Ditët e Diasporës në Vushtrrisë

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strtegjike në bashkëpunim me komunën e Vushtrrisë organizoj ditët e diasporës në Vushtrri. Për nderë të bashkatdhetarëve u organizua një koncert me artistë dhe ansamblin “Hasan Prishtina”, po ashtu në organizimin e ditëve të diasporës në Vushtrri u organizua edhe netët e filmit shqip të metrazhit të shkurt.

Pamje nga organizimi i diteve te diaspores ne Vushtrri

Page 23: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

24

28 Korrik 2019 Dita e Mërgimtarëve në Shalë të Bajgorës, Mitrovicë

Ministria e Diaspores dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Podujeves, shënuan ditët e diasporës në “Shalë të Bajgorës. Në këtë organizim u zhvilluan aktivitet të ndryshme kulturore, sportive si dhe u dha një progam artistik për të gjithë të pranishmit në këtë organizim.

Pamje nga shënimi i dites se mergimtarit në Shalë të Bajgorës

1 Gusht 2019 Koncert dedikuar diasporës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizoi koncertin për diasporën. Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, para një numri të madh bashkatdhetarësh, u mbajt koncerti me këngëtarë të njohur të estradës kosovare. Para të pranishmëve, me këngë nga repertori i tyre u paraqitën Naim Abazi, Mihrije Braha, Blero, Shkumbin Ismajli, Albina Kelmendi etj. Në këtë koncert, me valle shqiptare, përformuan edhe valltarët e ansamblit “Bajram Curri”, nga Prishtina.

Koncert dedikuar diasporës

Gusht 2019 Manifestimi qendror për Ditët e Diasporës në Kosovë

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, u mbajt manifestimi qendror për diasporën. Manifestimi nisi me homazhet në varrezat e

Page 24: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

25

Jasharëve në Prekaz, për të vazhduar më pas në sheshin “Adem Jashari” të Skenderajt me një koncert për diasporën.

Homazhet në varrezat e familjes Jashari në Prekaz

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i diasporës Dardan Gashi ka falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendlindjen e tyre Kosovën. “Unë ju falënderoj përzemërsisht që vazhdoni të jeni shtylla mbështetëse e vendlindjes suaj, e Kosovës, faleminderit për ndihmën e madhe që i jepni vendlindjes në zhvillimin ekonomik” ka theksuar Gashi.

Zv/kryeministri në Manifestimin Qendror për Diasporën

Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt, u uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve. “Vendlindja si gjithmonë ju pret me duar te hapura për kontributin që keni dhënë në te gjitha etapat e historisë”, tha z. Jashari. Ai tregoi për aktivitete që do të zhvillohen për bashkatdhetarët. Një fjalë rasti mbajti edhe Pandeli Majko, ministër i Diasporës i Shqipërisë. Pas fjalëve përshëndetëse, nisi koncerti me këngëtarët Shaqir Cërvadiku, Shkumbin Ismajli, Bukurie Azizaj-Avdullahu dhe Fatmir Berisha. Këtij koncerti ia shtoi madhështinë ansambli “Drenica” nga Skenderaj, i cili ekzekutoi valle të njohura shqiptare.

Page 25: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

26

7 Gusht 2019 Takimet Tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora, Prishtinë

Në kuadër të edicionit të gjashtë “Takime tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora” të organizuar nga MDIS, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë kanë promovuar 20 tituj të librave shqip, të shkrimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Në hapjen e punimeve të këtij aktiviteti, Muhamet Selmani këshilltar politik i ministrit Dardan Gashi, tha se Ministria e Diasporës e mbështet që disa vite rresht këtë aktivitet, pikërisht ngase e çmon lartë punën dhe kontibutin që këta shkrimtarë japin për letrat shqipe. Pas këtij aktiviteti, grupi i shkrimtarëve ka zhvilluar edhe një orë letrare me karakter garues. Ndërsa në fund të aktivitetit shkrimtarët janë nderuar me certifikata dhe mirënjohje dhe aktiviteti ka pasur me organizimin e ores letrare ne kuadër të takimeve letrare aktivitet ky që ështe realizuar ne fsh. Orllan të Podujevës.

Takimet Tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora MDIS nderon veprimtarët e diasporës

Sekretarja e Përgjithshme e MDIS, Shyhrete Gosalci dhe drejtoresha e DRKAKD-s znj.Maliqe Hashani kanë pritur në takim Teuta Tabakun, mësuese e gjuhës Shqipe në Bursa të Turqisë, dhe Rita Salihun veprimtare e qështjes kombëtare, poete dhe humaniste në Amerikë. Të dy veprimtare nga diaspora kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në vendet ku jetojnë. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të jazhtëzakonshëm në emër të ministrit Dardan Gashi, ato u nderuan me nga një dekoratë. Ato duke falenderuar Ministrinë e Diasporës për mbështetjen, janë zotuar se do vazhdojnë të punojnë që vlerat kombëtare shqipe të jenë prezente në vendet ku ato jetojnë dhe veprojnë.

Page 26: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

27

19 Tetor 2019 – Vjenë Unifikimi i shoqatave shqiptare në austri, Austri

Në Austri, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, u zhvilluan takime me përfaqësuesit e Këshillit koordinues të shoqatave shqiptare në Austri për unifikim e tyre. Nisma e MDIS-it për unifikim të shoqatave u prit majft mirë. Ndërkaq, anëtarët e Këshillit koordinues të shoqatave shqiptare shpalosën mënyrën e funksionimit të këshillit, përbërjen e tij, anëtarësinë e shoqatave brenda këshillit, planin për zgjerimin e këshillit dhe më gjerë, planifikimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme etj.

Pamje nga takimi me keshillin e shoqatave shqiptare ne Vienë-Austri

2 Nëntor 2019 Rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Trevizo, itali

Në bashkëpunim me shoqatën “Zëri i atdheut” nga Montebelluna, o mbajt takimi me juristë shqiptar nga Italia, në kuadër të projektit ”Rrjetëzimi i juristëve të diasporës”. Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi dhe fuqizimi i rrjetit të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Itali, i cili u krijua zyrtarisht në këtë takim. Rrjetëzimi synon krijimin e urave të bashkëpunimit mes të rinjve dhe studentëve që veprojnë dhe studiojnë në diasporë, si dhe nxitjen e të rinjve për t’i ruajtur vlerat kulturore dhe për t’i promovuar ato në shtetin ku jetojnë.

Pamje nga takimi me studentë dhe të rinjë në Trevizo – Itali

Page 27: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

28

Në Turqi fuqizohet rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë, Stamboll, Bursa

Në kuadër të projektit “Krijimi dhe fuqizimi i rrjeteve të të rinjve dhe studentëve në Turqi”, në qytetin e Stambollit u zhvilluan takime me përfaqësuesit e Lidhjes së Rinisë Shqiptare të këtij qyteti. Në këto takime u diskutua për zgjerimin e lidhjes edhe në qytete të tjera të Turqisë, fuqizimin e saj dhe konkretizimin e projekteve të ndryshme që lidhen me rininë. Takime u zhvilluan edhe me të rinjtë dhe anëtarët e Lidhjes së Rinisë Shqiptare në Bursa. Aty, nga kryetarja e rinisë për Bursë, znj.Nergis Morana, u njoftuan për së afërmi për punën dhe aktivitetet e Lidhjes së Rinisë Shqiptare. Edhe në këtë takim u diskutua për fuqizimin dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me MDIS-in.

Pamje nga takimi me përfaqesues të shoqatave, të rinj dhe studentë në Bursa

Page 28: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

29

Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë

2 Nëntor 2019 Ditët e Kulturës Shqiptare në Shtutgart, Gjermani

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjke në bashkëpunim me klubin e futbollit SC.Drita Kosova organizuan ditet e kulturës shqiptare ne Shtutgart të Gjermanisë. Ne ketë manifestim kulturor të organizuar për nderë të “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Diasporë” u shfaq një program i pasur artistik për bashkatdhetarët 6-9 Nëntor 2019 Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë

Në bashkëpunim me Këshillin organizativ Shqiptar në Danimarkë, në Kopenhagë u mbajtën “Ditët e kulturës shqiptare”. Gjatë kësaj kohe u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturore, u dha një koncert me valle dhe këngë shqipe, u organizuan netët e filmit shqiptar, me ç’rast u dha një film dokumentar i autorit Ixhet Luftiu, i cili jeton dhe punon në shtetin danez. Po ashtu, u hap edhe një ekspozitë me veshje shqiptare dhe instrumente popullore, u bë prezantimi i turizmit dhe i produkteve shqiptare, si dhe aktivitete të tjera.

Pamje nga organizimi i ditëve të kulturë shqiptare në Danimarkë

21.10 - 14.12.2019 Ditët e Kulturës Shqiptare në Austri

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjke në bashkorganizim me Këshillin kordinues të shoqatave të Austrisë organizuan ‘’Ditët e Kulturës Shqiptare’’ në Austri nga dt. 21.10 deri me 14.12.2019.

Page 29: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

30

21 Tetor 2019 Turneu i shahut i shoqatës ‘’Arbëria’’ Turneu i Shahut i shoqates "Arberia": "Arberia" në bashkëpunim me Federaten e Shahut te Vjenes ("Arberia Open 2019- Edicioni 1"), organizoj turne që zgjati 1 jave dhe në të cilin morën pjesë shumë nacionalitete dhe shoqata tjera të shahistëve. Arbëria është njeri nga klubet sportive më të suksesshme ne Austri, 57 lojtare te shahut nga 14 nacionalitete te ndryshme u grubulluan ne kete turne.Mysafir ishin edhe Ambasadori i Republikes se Shqiperise, Roland Bimo. 16 Nëntor 2019

Në Baden të Austrisë festohet dita e flamurit

Në bashkëpunim me shoqërinë kulturore-artistike “17 Shkurti” nga Badeni, u organizua aktiviteti kulturor për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë aktivitet, i cili u mbajt në qytetin e Badenit, anëtarët e shoqërisë “17 Shkurti” u prezantuan me këngë dhe valle shqipe. Me këtë rast u recituan edhe poezi kushtuar Ditës së Flamurit.

Pamje nga manifestimi i organizuar në Baden, Austri

23 Nëntor 2019 Aktiviteti – Ekspozita “Mendoj për ty”

Në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, Ministrinë për Evropë dhe Integrim të Austrisë, si dhe Shtëpinë e Evropës në Vjenë, u mbajt ekspozita “Mendoj për ty”, i autores Alketa Xhafa Mripa, në të cilën u ekspozuan më shumë se 400 veshje të mbledhura nga më shumë se 60 gra shqiptare. Po ashtu, u shfaq edhe dokumentari i veprës “Mendoj për Ty”, i xhiruar gjatë realizimit të ekspozitës me të njëjtin titull. Me disa fjalë përshëndetëse nga kryetarja e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri znj. Sara Michel, e cila mbajti fjalim për veprën e artistes Xhafa Mripa, si dhe falënderim të veçantë për MDIS-në, Ministrinë për Evropë dhe Integrim të Austrisë si dhe për Shtëpinë e Evropës në Vjenë, gjithashtu përshkrimin e veprës ‘Mendoj për Ty’ e bëri profesoresha e nderuar znj. Penesta Dika, e cila në mënyre brilante përshkroi punën dhe rëndësinë e kësaj vepre.

Page 30: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

31

Fjalë të shkurtër përshëndetëse pati edhe nga vet artistja znj. Alketa Xhafa Mripa e cila falënderoj të gjithë ata që ndikuan në realizimin e ekspozitës ‘Mendoj për Ty’ dhe falënderoj të pranishmit për prezencën. 21 Nëntor 2019 Promovimi i librit “Fëmijët martirë të Kosovës 1981-1999

Në kuadër të organizimimeve për ditët e Kulturës Shqiptare”në Austri u be promovimi i librit “Fëmijët martirë të Kosovës 1981-1999” nga autorët Hanemshahe Ilizi dhe Nustet Pllana. Ky aktivitet u shënua në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Austri” të realizuara nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të shoqatave Shqiptare. 27 Nëntor 2019

Promovimi i librit të autorit Eqrem Zenelaj

Në vazhdën e aktiviteteve kulturore , MDIS organzoj prezantimin e librit të autorit Eqrem Zenelaj , aktiviteti u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë. Titulli i librit “Lufta e Trojës” sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjisë. Edhe ky aktivitet u realizua ne kuadët të “Ditëve të Kulurës Shqiptare në Diasporë” të realizuara ne bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare. 30 Nëntor 2019

Festa për pavarsinë e Shqipërisë

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqatën Iliria, organizuan manifestim kulturor per nderë të festës së pavarsisë së Shqipërisë. Qëllimi i këtij organizimi është promovimi i festave kombëtare shqiptare të cilat mundësojnë njohjen e të rinjve dhe bashkëqytetarëve shqiptarë në Vjenë me historinë dhe kulturën e popullit shqiptarë. 14 Dhjetor .2019

Koncerti përmbyllës me grupin Gima&Band, organizuar nga MDIS & KA

Përmbyllja e aktiviteteve të shënuara në kuadër të “Ditës së Kulturës Shqiptare në Austri” u bë me koncertin e organizuar me grupin Gima&Band, të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe KA. Koncerti i grupit Gima&Band është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga komuniteti Shqiptar që jeton dhe vepron në Austri . Ky koncert u realizua në kuadër të shënimit të “Ditëve të Kulturës Shqiptare të realizuara në Austri. 16-19 nëntor 2019.

Page 31: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

32

22, 23 Nëntor 2019

Ditët e Kulturës Shqiptare në Slloveni

Me një koncert për mërgimtarë nisën “Ditët e kulturës shqiptare” në Kopër të Sllovenisë, të cilat u organizuan nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe shoqata “Iliria”. Në simpoziumin e pestë, i cili u mbajt në Qendrën historike të Koprit, u promovua numri i shtatë i revistës “Gjuha e vjetër shqipe në Istër”. Simpoziumin e hapi Heset Ahmeti, kryetar i shoqatës “Iliria”, i cili foli për botimin e kësaj reviste. Panelistët -ambasadori i Shqipërisë, z.Pëllumb Qazimi, zv. ambasadori i Gjermanisë, dr. Bernhart Hauer, albanologu Paolo Muner, Ndue Lazri, shkrimtar, dhe Gëzim Muçolli dhe slloveni Peter Štoka referuan për gjuhën shqipe dhe toponimet shqiptare në Istër. U vlerësua shumë i rëndësishëm botimi për herë të parë i doreshkrimit të albanologut slloven Jernej Kopitar në vitin 1829. Ditet e Kulturës Shqiptare ne Slloveni pasuan me nje koncert silisitk me tenorin e njohur z.Kastriot Tusha.

Pamje nga organizmi i simpoziumit shkencor organizar ne kuadër të ditëve të kulturës shqiptare në Slloveni

Pamje nga koncerti i organizuar me tenorin e njohur Kastriot Tushen në Slloveni-Koper

Page 32: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

33

24 Nëntor 2019 Ditët e Kulturës Shqiptare në Itali Në Montebelluna të Italisë u festua dita e flamurit

Në bashkëpunim me shoqatën “Zëri i Atdheut” nga Montebelluna, organizoi një aktivitet kulturor me rastin e Ditëve të kulturës shqiptare në Itali. Në prani të kryetarit të komunës së Montebellunës, Marzio Favaro, kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, përfaqësuesve të MDIS-it, përfaqësuesve të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali dhe shumë bashkatdhetarëve u dha një program i pasur kulturor. Për mbështetjen që vazhdimisht jep MDIS-i, u nderua me mirënjohje nga kjo shoqatë.

Pamje nga manifestimi kulturor në monotbelluno

23 Nëntor 2019 Ditët e Kulturës Shqiptare në Gjermani Koblenz – Gjermani

Në bashkorganizim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në Koblenz të Gjermanisë u mbajt aktiviteti poetik “Nëntori poetik 2019”, i cilësuar si dëshmi vlerash arti në mërgatë. Në kuadër të këtij aktivitet u mbajt edhe kuvendi i punës i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, me ç’rast u zgjodh edhe kryetari - Musa Jupolli. Përveç kësaj, u dhanë edhe mirënjohje dhe çmimet e jurisë për poezinë më të mirë. Penën e artë “Martin Camaj” e fitoi poeti nga Gjermania, Fran Tanushi.

Pamje nga aktiviteti “Nëntori Poetik” në Koblenz të Gjermanisë

Page 33: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

34

14 Dhjetor 2019 “Festa e Flamurit” në Willi – Graf - Gymnasium në Mynich, Gjermani

Me organizimin të përbashkët të MDIS dhe F.C. “Kosova” në Mynih të Gjermanisë me datën 14 dhjetor 2019 me emërtimin “Festa e Flamurit” u përmbyllën aktivitetet e manifestimit “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”. Manifestimi u mbajt në Willi – Graf – Gymnasium në Mynich. Nga MDIS në këtë aktivitet morën pjesë Maliqe Hashani, Drejoreshë e Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, Burbuqe Matoshi, zyrtare e lartë për arsim dhe Dardana Çitaku, zyrtare në MDIS. Gjithashtu në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues e diplomatë nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Mynih.

Page 34: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

35

23 Nëntor 2019 Ditët e Kulturës Shqiptare në Zvicër

Në qytetin e Gjenevës u mbajt Sofra tradicionale shqiptare. Ky aktivitet, në të cilin morën pjesë përfaqësues të MDIS-it, bashkatdhetarë etj., u përcoll me këngë dhe valle, të përgatitura nga Rapsodët e Gjenevës, shoqatat “Iliria” dhe “Teuta”. Aktiviteti “Sofra Tradicionale Shqiptare” u realizua më 23 nëntor në Gjenevë nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën e Rapsodëve të Gjenevës. Programi filloi me himnin kombëtar, më pas me fjalimet përshëndetëse. Me fjalë përshëndetëse u paraqitën ish-ambasadori i Republikës së Kosovës, Naim Mala, dhe Besnik Baholli, këshilltar politik i MDIS-it.

Pamje nga aktiviteti me rapsodët e gjenevës

30 Nëntor 2019

Manifestim kulturor në Llozanë, Zvicër

Ministria e Diaspores dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqaten kulturore dhe artistike Ilirët, me seli në Llozanë, Zvicër, kanë realizuar manifestimin kulturor per nderë të “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Lozanë me 30 nëntor, me te ftuar edhe te shoqatave tjera SHKA-Rapsodët-nga Gjeneva ,AKV-Kosova nga Payern-i , SHKA-Teuta dhe nga Llozana, Albinfo.ch është shënuar edhe 25 vjetorin e themelimit të Shoqatës ilirët, 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,me moton ‘’Ta ndihmojm nënën Shqipëri‘’. Me një shije të hidhur, duke kujtuar vikimat e termetit në Shqipëri, shfaqem një program artistik të pasur me këngë dhe valle. Mysafire nderi ishte e ftuar edhe këngetarja e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve të Shqipërisë. Me këtë rast ishte e organizuar edhe një tryezë e rrumbullakët me përfaqësuesit e shoqatave, animuar nga Vjosa Gërvalla –përgjegjèese e Albinfo.ch me temen si ti ndihmojm të goditurit nga termeti në Shqipëri. Kemi pasur të ftuar edhe personalitete politike Zvicerane, siç mund të shihet në foto mëposhtë.

Pamje nga manifestimi kulturor në Loazanë

Page 35: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

36

30 Nëntor 2019 Në Winterthur të Zvicrës shënohen festat e nëntorit me dedikim për Shqipërinë Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqërinë kulturore artistike “Dardania”, me datën 30 nëntor në Winterthur të Zvicrës, kanë shënuar aktivitetin përfundimtar për “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”. Aktiviteti ishte i karakterit humanitar për shkak të tragjedisë së 26 nëntorit që goditi Shqipërinë. Në këtë manifestim kulturor morën pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve që veprojnë në këtë qytet. Po ashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i qytetit te Winterthurit. Drejtoresha për arsim dhe kulturë nga MDIS znj. Maliqe Hashani iu drejtua të pranishmeve, duke i falënderuar për kontributin që ata kanë dhënë në vazhdimësi për ruajtjen e kulturës gjuhës dhe traditës shqiptare. Ajo ka theksuar se festat e nëntorit këtë vit nuk janë pritur me festë dhe ashtu siç ishin planifikuar, por që uron që shpejt Shqipëria t'i kthehet normalitetit. Ndërsa kryetari i shoqërisë artistike “Dardania”, z.Shefqet Cakolli përshëndeti të pranishmit, duke shprehur falënderim të veçantë për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e cila si bashke organizatore e këtij projekti ka mbështetur në vazhdimësi aktivitetet kulturore që ka realizuar shoqëria artistike “Dardania”. Pikërisht për këtë, “Dardania” ndau mirënjohje për MDIS-in.

Pamje nga manifestimi kulturor në Winterthur

23, 30 Nëntor 2019 Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci

Gjatë kësaj kohe u organizua një tribunë shkencore, u mbajt një koncert i muzikës klasike, u hap ekspozita e artistëve Vesa Govori dhe e fotografit Sejfedin Prekazi. 24 Nëntor 2019 Tryeza e rrumbullakët „Rilindja Shqiptare“ 25 Nëntor 2019 Hapja e radio portalit shqiptar – Dielli Koncerti Klasik nga Bledar Zajmi (Violoncelo) dhe Renata Hill (Piano)

Page 36: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

37

26 Nëntor 2019 Promovimi i librit „Në Kërkim të Historisë Arbërore dhe Arbërisë në Mesjetë“, nga prof.dr.sc. Jahja Drançolli 27 Nëntor 2019 Shfaqje të Filmave Shqiptar

28 Nëntor 2019 Shfaqja e komedisë së William Shakespeare, “Shumë zhurmë për asgjë” 29 Nëntor 2019 Manifestim Kulturor-Pozheg dhe Osjek 04/06 Tetor 2019 Manifestimi Kulturor –ekspozite me motive kombetare i autores Besa Magjuni dhe program kulturor nga shoqata Iliria -Zare 22/25 Nëntor 2019 Në kuadër të Ditëve të Kulturës në Zagreb, në teatrin “Vidra” u dha shfaqja teatrale - komedia "Shumë zhurmë për asgjë" - vepër e William Shakespeare. Kjo shfaqje u luajt nga aktorët e teatrit ‘’Hadi Shehu” nga Gjakova. Ishte kjo një komedi e punuar mjaft mirë nga regjisori dhe aktorët shqiptarë. Aktivitetet kulturore u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve. Morën pjesë edhe z. Gëzim Kasapolli, ambasador i Ambasadës së Kosovës në Kroaci, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësues të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci dhe përfaqësues të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci.

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe një koncert i muzikës klasike, i përgatitur nga Bledar Zajmi (violonçelo) dhe Renata Hill (piano). Këta artistë u paraqitën me krijime të kompozitorëve të njohur botërorë, si: Antonio Vivaldi – Allegro, Bach – Air, Bocherini – Rondo, Beethoven. Koncerti u përcoll nga një numër i madh i qytetarëve.

Pamje nga aktivitetet Ditët e Kulturës Shqiptare në Zagreb

Aktivitet tjetër ishte ekspozita e artistes Vesa Govori dhe e fotografit Sejfedin Prekazi, me ç’rast komuniteti shqiptar, por edhe ai kroat u njohën për së afërmi me punën e këtyre artistëve. Në kuadër të Ditëve të Kulturës në Zagreb, në teatrin “Vidra” u dha shfaqja teatrale "Shumë zhurmë për asgjë" - vepër e William Shakespeare. Kjo shfaqje u luajt nga aktorët e teatrit ‘’Hadi Shehu” nga Gjakova. Ishte kjo një shfaqje e punuar mjaft mirë nga aktorët.

Page 37: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

38

15 Dhjetor 2019 Ditët e Kulturës Shqiptare në Greqi

Në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në diasporë Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkorganizim me organizatën “Jeta” në Selanik me dt. 15.12.2019 kanë realizuar mbrëmje festive nën tingujt e valleve tradicionale shqiptare.

Aktiviteti në Selanik

8 Dhjetor 2019 Ditët e Kulturës Shqiptare në Francë

Me dt.08.12.2019 në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare ne diasporë, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkorganizim me shoqatën “Iliria” në qytetin Bourgenbress kanë realizuar aktivitetin manifestimin kulturor për nderë të festës se flamurit, ku të pranishëm kanë qenë rreth 200 pjesëmarrës shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Francë.

Page 38: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

39

Aktivitetet Tjera Kulturore në Diasporë

18 Mars 2019 Shënimi i tre vjetorit të themelimit të lidhjes së rinisë shqiptare në Turqi

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike me një aktivitet shënoi trevjetorin e Lidhjes së Rinisë Shqiptare në Turqi, e cila u formua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Ndërlidhësi i Qendrës Kulturore të Kosovës, Qamil Bytyçi, në një fjalë rasti, foli për formimin dhe rolin e Lidhjes së Rinisë Shqiptare në Turqi. Në këtë aktivitet morën pjesë të rinjtë shqiptarë nga Adapazari, Edirneja, ku gjenden degët e Lidhjes së Rinisë Shqiptare. Përveç tyre, morën pjesë edhe shumë bashkatdhetarë. Ky aktivitet u shënua edhe me një program artistik nga grupi “Albano”, i cili këndoi këngë nga treva të ndryshme shqiptare.

Pamje nga shënimi i trevjetorit të Lidhjes së Rinisë Shqiptare në Turqi

30 Mars 2019 Festivali “Pavarsia Poetike” - Frankfurt, Gjermani

Bashkorganizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në Offenbach, afër Frankfurtit (Gjermani), u mbajt festivali XII “Pavarësia poetike 2019”, një manifestim ky letrar që mbahet për çdo vit. “Pavarësinë poetike 2019” e hapi kryetari LKSHM-së, Hasan Qyqalla, i cili u uroi u mirëseardhje artdashësve të poezisë shqipe. Më pas, zv.ministri i Diasporës, z.Afrim Bekteshi, i pranishëm në këtë ngjarje kulturore, tha se krijuesit po e demonstrojnë dashurinë për atdheun jo vetëm përmes artit, por duke e ndihmuar atë në forma të ndryshme. Në kuadër të këtij festivali u mbajt një orë letrare dhe u promovuan disa tituj të veprave letrare, si: “Vrragë malli, “1803” të autorit Zyber Xhelili, “Fletëza dhimbjeje” etj. Me këtë rast u dhanë edhe mirënjohje për kontributin dhënë për mërgatën në fusha të ndryshme. Ky manifestim mblodhi krijues shqiptarë nga gjithë diaspora: nga Gjermania, Austria, Zvicra e vende të tjera, përfaqësues nga Konsullata e Kosovës në Frankfurt, përfaqësues të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe të shoqatave të tjera.

Pamje nga manifestimi “Pavarësia poetike” në Gjermani

Page 39: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

40

3 Prill 2019 Takimet e lobit euro atlantik shqiptar “Global”, Gjermani

Në Freiburg të Gjermanisë në muajin prill, u mbajt takimi i lobit euro-atlantik shqiptar “Global”. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zv.ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi. “Falënderoj lobistët që e ndihmuan në forma të ndryshme vendin tonë. Ata, përmes lobingut, i hapën dyert e kancelarive të botës, duke sensibilizuar çështjen e Kosovës. Të njëjtën gjë vazhdojnë ta bëjnë edhe tani, duke ndihmuar zhvillimin dhe prosperitetin e vendit“, theksoi z. Bekteshi. Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e mundësive, mënyrave dhe veprimeve të diasporës për ta intensifikuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, të Shqipërisë e vendeve të tjera.

Pamje nga takimi i lobit shqiptar “Global”, në Freiburg

22 Mars 2019 Në Paris, Francë u shënua 20-vjetori i paqes në Kosovë

Mbështetur nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Francë, në katedralen “Saint Louis des Invalides” në Paris u shënua 20-vjetori i paqes në Kosovë. Ky përvjetor u shënua me një koncert të Filarmonisë së Kosovës, e cila interpretoi veprën “Njeriu i armatosur – meshë për paqen”, kushtuar viktimave të luftës në Kosovë. Këtë koncert paqeje e ndoqën një numër i madh i personaliteteve nga jeta politike e kulturore e Francës.

Koncerti i mbajtur për 20 vjetorin e paqës në Kosovë

Page 40: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

41

23 Qershor 2019 Në Stuttgard, MDIS-i organizoi aktivitete kulturore

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare në Stuttgard te Gjermanisë, me dt. 23.06.2019 ka realizuar disa aktivitete me rëndësi të veqantë për mërgatën kosovare. Aktivitetet kryesore ishin: Shfaqja e dokumentarit “Ferdonije” e autores Shkurta Dauti, promovimi i tri librave, monografia e veprimtarit të shquar Vitor Spaqi, monodrama “Prapaskena e Fatit”, komedi nga aktori Herian Mustafaraj, monologu nga Mentor Thaqi, piano Domenik Spaqi recital dhe këngë Laura Spaqi si dhe promovimi i librit “Universi i Jetes” nga Martin Cuni. Znj.Shyhrete Gosalci, sekretare e përgjithshme e MDIS-it, i përshëndeti të pranishmit në emër të zv/kryeministrit Dardan Gashi. Znj.Gosalci uroi për aktivitetin, për punën dhe veprimtarinë e kësaj qendre si dhe ndau disa dhurata protokollare në emër të ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Po ashtu qendra Kulturore Shqiptare ndau mirënjohje për MDIS-in dhe për disa pjesëmarrës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe z.Burim Krasniqi, shef i kabinetit të ministrit Gashi, Maliqe Hashani, drejtoreshë e DRKAKD-së, z. Besnik Miftari-konsull ne Shtuttgart po ashtu dhe profesorë, aktivist, shkrimtar dhe përfaqësues te shoqatave të ndryshme.

Aktivitetet kulturore të MDIS-it në Stuttgart

Page 41: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

42

Aktivitetet Sportive

26 Janar 2019 Turne në futboll dhe shpallja e sportistit të vitit në Gjermani

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani, ka organizuar garën sportive në futsallë. Gara e futbollit në futsall për vitin 2019, është zhvilluar me 26 janar, me ç’rast kanë marrë pjesë gjashtë ekipe shqiptare që veprojnë aktivisht në Gjermani.Fitues i kësaj gare u shpall FC “Liria” nga Berlini. Me këtë rast, u bë shpallja e sportistit më të mirë shqiptar në Gjermani për vitin 2018. Ky epitet i takoi futbollistit Fatos Povataj nga AKV “Bardhosh Gërvalla” nga Ludëisburgu. Në këtë aktivitet u dhanë mirënjohje për ata që kontribuan për sportin në këtë shtet.

Page 42: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

43

2 Maj 2019 Manifestimi kulturor sportiv në Stukenbrock- Gjermani

Në bashkëpunim me FC “Kastrioti”, nga Schlob Holte- Stueknbrock, Gjermani,, u organizua turneu i futbollit për seniorë “Zejnullah Zejan”, i cili iu kushtua futbollistit me të njëjtin emër, i rënë dëshmor për lirinë e vendit. Fitues i këtij turneu, ku morën pjesë më se 40 klube futbolli, doli ekipi FC “Kastrioti”, ndërsa lojtari më i mirë u shpall futbollisti nga i njëjti ekip, Flakron Thaçi. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Isni Kilaj, zëvendësministër i MDIS-it, zyrtari i Div. të Kulturës, Fatmire Musliu, konsulle e përgjithshme në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, Fidan Ibrahimi, konsull në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, Agim Ademi, president i FFK-së, anëtarë të KE-së së FFK-së, etj.

Pamje nga manifestimi kulturor sportiv

22, 23 Qershor 2019 Kupa e Futbollit” shqiptar në Gjermani e organizuar nga MDIS

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike edhe ketë vit organizoi Kupen e Futbollit Shqiptar në Gjermani.Organizimi u bë në bashkëpunim me Federaten e Futbollit Shqiptar ne Gjermani dhe Fc. Kastrioti Stukenbrock. Në këtë aktivitet morën pjesë 11 ekipe futbollit shqiptarë që veprojnë në Gjermani. Në emër të ministrit të Diasporës z.Dardan Gashit, pjesëmarrësit i ka përshëndetur zëvendësministri Isni Kilaj. Në këtë organizim morën pjesë edhe Fatmire Musliu, konsulle e përgjithshme e Kosovës në Frankfurt, Agim Ademi president i FFK-së, Fidan Ibrahimi konsull në Gjermani, Elis Badalli dhe Afrim Deliu nga MDIS-i, dhe shumë personalitete të tjera. Në këtë vit kampion i kupës së futbollit shqiptar për Gjermani u shpall klubi “FC.KOSOVA MUNHEN” nga Mynheni. Aktiviteti u zhvillua me 22 dhe 23 Qershor 2019 në Stukenbrock – Gjermani.

Pamje nga “Kupa e Futbollit” shqiptar në Gjermani e organizuar nga MDIS

Page 43: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

44

6 Korrik 2019 Finalja e Kupës së Diasporës në futboll

Para shumë bashkatdhetarëve, përfaqësuesve të misioneve diplomatike tëKosovës, Unionit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër, Federatës së klubeve të futbollit në Gjermani, në Cyrih u zhvillua finalja për Kupën e Diasporës. Fitues nga kjo finale doli FC. Kosova nga Zvicra, e cila e mposhti FC. Kosovën nga Gjermania. Një finale, dy ekipe kundërshtare, por me një emër të njëjtë, nga dy shtete të ndryshme, por që kanë atdheun e përbashkët, KOSOVËN. Sportistët janë ambasadorët tanë që po u shtojnë vlerë edhe vendeve ku jetojnë, por edhe vendit të tyre prej nga vijnë, në këtë rast Kosovës”, tha ndër të tjera zv.ministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, i pranishëm në këtë aktivitet sportiv. Në emër të MDIS-it dhe zv.kryeministrit/ ministrit, z. Dardan Gashi, z.Bekteshi uroi për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive, konkretisht Kupën e Diasporës. Ai tha se MDIS-i do t’i mbështetë gjithmonë organizimet e tilla, qofshin ato kulturore, sportive etj. Po ashtu, të pranishmit u njoftuan edhe për përgatitjet finale që po i bën MDIS-i për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve.

Pamje nga Finalja e Kupës së Diasporës në futboll

12 Shtator 2019 Ndeshja miqësore mes “Dardania Bamberg” dhe Bundestagut Gjerman

MDIS, në bashkëpunim me shoqatën kulturore ‘Dardania Bamberg’ kanë organizuar në Gjermani, ndeshjen miqësore në mes të përfaqësuesve të shoqatës “Dardania Bamberg“ dhe të deputetëve të Bundestagut gjerman. Ky organizim kishte për qëllim përforcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të popullit shqiptarë dhe atij gjerman. Gjithashtu u shfrytëzua si mundësi edhe për lobim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Për këtë organizim kontribut të veqantë kanë dhënë deputeti Andreas Schëarz nga SPD si dhe sekretari i mbrojtjes së shtetit Thomas Silberhorn nga CSU.

Pamje nga ndeshja miqësore mes “Dardania Bamberg” dhe Bundestagut Gjerman

Page 44: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

45

16 Nëntor 2019 Superkupa mes “FC Kosova” nga Zurich dhe Feronikelit

Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, në bashkëpunim me Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, në Drenas është zhvilluar finalja e Superkupës mbarëkombëtare. Në këtë finale janë takuar, Feronikeli si fitues i supërkupës së Kosovës, si dhe “FC Kosova” nga Zurich, si fituese e supërkupës së Diasporës për vitin 2019. Në emër të ministrit Dardan Gashi, zv.sekretari z.Zejnullahu, i ka falënderuar të dy ekipet për lojën cilësore dhe atmosferën miqësore që kanë treguar gjatë lojës. z.Zejnullahu gjithashtu i ka falënderuar ekipin “FC Kosova” për lidhjen që ata po mbajnë me Kosovën duke forcuar identitetin kosovarë ne vendet ku ata jetojnë. “Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në kuadër të përgjegjësive të saj ka ruajtjen dhe

kultivimin e traditës, gjuhës dhe kulturës, dhe aktivitetet sportive si ky bëhen pikërisht për ta forcuar

lidhjen e diasporës me Kosovën edhe në këtë fushë. Andaj jemi shumë të lumtur që turnirët e futbollit

shqiptar në diasporë po kthehen në një traditë” ka thënë z.Zejnullahu i cili ndau disa kupa futbolli Për kryetarin e Unionit të e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, z. Fetih Demoli, për Arsim Hysenin si përfaqësues i “FC Kosova” nga Zurich, për fituesin e ndeshjes ekipin e Feronikelit dhe për ekipin “FC Kosova”. Ndërsa mirënjohje për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka dhuruar kryetari i Unionit të e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, z. Fetih Demoli. Ai ka falënderuar Ministrinë për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë aktiviteteve të tilla që kanë për synim forcimin e lidhjes mes diasporës dhe Kosovës. Ndeshja u fitua nga Ferronikeli, ndërsa ekipi “FC Kosova” nga Zurich ndau dhurata simbolike për ekipin fitues. Pas ndeshjes të dyja skuadrat janë mbledhur në një drekë të përbashkët.

Pamje nga Superkupa mes “FC Kosova” nga Zurich dhe Feronikelit

Page 45: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

46

DIVIZIONI I ARSIMIT

Përmbledhje të Aktiviteteve

- Programi i përbashkët për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë; - Finalizimi i Konceptdokumentit për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë dhe mërgatë. Pas hartimit të Projekt-Stratetegjisë për Diasporën 2019-2023 doli nevoja e hartimit të një Konceptdokumenti për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë. Organizuar nga MDIS grupi i punës, i përbërë nga zyrtarë të MDIS, MASHT, Zyra e Kryeministrit, Zyra Ligjore e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave pas pesë takimeve të punës (11-14 prill, 8-12 maj, 1-4 korrik, 3-7 shtator dhe 21-21 tetor 2019) hartoi dhe finalizoj Konceptdokumentin për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë. Gjatë muajve nëntor-dhjetor u krye diskutimi paraprak dhe me dinamikën e paraparë parashihet edhe diskutimi publik. Dokumenti ka 36 faqe dhe në vete ngërthen tërë problematikën dhe rregullimin e të gjitha aspekteve për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë. Të ftuar për hartimin e këtij Konceptdokumenti ishin edhe zyrtarë dhe specialistë nga Ministria e Arsimit dhe e Diasporës së Republikës së Shqipërisë, por që nuk morën pjesë në asnjë takim.

Page 46: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

47

Blerja dhe dërgimi i librave dhe materialit tjetër shkollor për mësimin plotësues në diasporë

Ministria e Diasporës në vitin 2019 për nevojat e mësimit plotësues në diasporë ka blerë 4500 njësi mësimore, prej tyre 1044 lektyra shkollore (libër artistik), 1000 harta shkollore të trojeve shqiptare dhe Ballkanit, 1500 CD me muzike, valle dhe instrumentale shqiptare dhe 960 libra të ilustruara për fëmijë. Ndërkaq, nga MASHT ka pranuar 21.880 libra, prej tyre 9800 libra të nivelit të parë, 7200 libra të nivelit të dytë, 1200 libra të nivelit të tretë, 1800 abetare dhe 1800 fletore pune. Gjatë këtij viti në shkollat ku mbahet mësimi plotësues ,në gjuhën shqipe në diasporë janë dërguar gjithsej 19,111 njësi mësimore, prej tyre 6714 libra-niveli i parë, 4221-niveli i dytë, 2202- niveli i tretë, 1053 abetare, 1053 fletore pune, 160 monografi “Monumentet e Kosovës” libra të veçanta, 612 harta, 40 paraarabetare, 1059 lektyra shkollore, 1489 CD, 508 Revista “Ura” me monografi, romane dhe fjalor.

Shpërndarja e Njësive Mësimore në Diasporë

Austri - 2470 njësi mësimore - 1050 libra niveli i parë, 600 libra niveli i dytë,160 abetare ,160 fletore pune, 7 komplete (28 ekzemplarë) të Jusuf Gërvallës, 50 harta, 10 paraarabetare, 221 lektyra shkollore 200 CD dhe 1 monografi. Librat janë dërguar me 21.12.2018 dhe 15.04.2019. Zvicër - 63 libra-52 libra niveli i parë dhe 11 libra niveli i dytë. Librat janë dërguar me 31.01.2019. Gjermani - 8384 njësi mësimore - 2862 libra niveli i parë,1810 niveli i dytë, 1200 niveli i tretë, 642 abetare, 642 fletore pune, 7 komplete (28 ekzemplarë) të Jusuf Gervallës, 102 harta, 20 paraarabetare, 372 lektyra shkollore, 406 CD, 300 revista “Ura” dhe një fjalor. Librat janë dërguar më 6 mars, 19 prill, 10 korrik, 12 dhjetor.

Page 47: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

48

Danimarkë – 224 - 140 niveli i parë, 6 abetare, 6 fletore pune, 22 harta dhe 50 revista ”Ura”. Librat janë dërguar më 2 prill 2019. Suedi - 122 libra - 8 komplete (32 ekzemplarë) të Jusuf Gërvallës dhe 90 lektyra shkollore. Librat janë dërguar më 15 prill 2019. Kroaci – 1845 - 525 niveli parë, 450 niveli dytë, 372 niveli i tretë, 35 abetare,35 fletore pune, 10 paraaraabetare, 63 harta, 224 lektyra shkollore,1 monografi-“Monumentet e Kosovës”, 50 revista “ Ura” dhe 80 CD. Librat janë dërguar më 25 prill dhe 12 dhjetor. Greqi - 130 -30 libra niveli i tretë dhe 100 revista “Ura”. Janë dërguar më 30 prill 2019. Australi – 420 - 350 niveli i parë, 10 abetare me 10 fletore pune dhe 50 harta. Janë dërguar më 16 maj 2019. Slloveni - 103 -17 komplete (68 ekzemplarë) libra të Jusuf Gërvallës, 32 lektyra shkollore, 3 romane dhe një monument. Janë dërguar në maj 2019.

Bullgari - 70 - libra, 35 niveli i parë, 20 harta, 15 lektyra shkollore. Janë dërguar më 4 korrik 2019. Itali – 1214 - 350 libra niveli i parë, 150 niveli i dytë, 50 abetare, 50 fletore pune,105 harta,1 komplet (4 ekzemplarë) të Jusuf Gervalles, 205 lektyra shkollore dhe 100 CD dhe 200 Revista “ Ura”. Janë dërguar gjatë muajit më 28 shkurt, 31 korrik dhe 25 dhjetor. SHBA – 2216 - 700 niveli i parë, 600 niveli i dytë, 300 niveli i tretë, 100 abetare, 100 fletore pune, 100 harta, 116 lektyra shkollore, 200 CD. Librat në SHBA janë dërguar më 18 dhjetor. Angli - 1850 - 650 niveli i parë, 600 niveli i dytë, 300 niveli i tretë, 50 abetare, 50 fletore pune, 100 harta dhe 100 CD. Këta libra dhe mjetet mësimore janë dërguar 18 dhjetor.

(Për shkak të vonesës së botimit të librave nga MASHT librat janë dërguar me vonesë dhe jo në sasinë

e planifikuar prej rreth 30 mijë njësive mësimore).

Page 48: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

49

Ekskursionet Mësimore-Njohëse të Nxënësve, Mësuesve dhe Prindërve nga Diaspora në Atdhe

Gjatë vitit 2019 janë realizuar dhjetë ekskursione mësimore-njohëse me nxënës, mësues, studentë dhe prindër shqiptarë në atdhe, Kosovë dhe Shqipëri, por edhe nxënës, mësues, drejtor slloven, gjermanë, kroat dhe turq. Ekskursioni me nxënës dhe mësues nga Austria

Ekskursioni mësimor-njohës me 48 nxënës dhe mësues nga Austria është realizuar nga data 15-19 prill. Gjatë ekskursionit nxënësit dhe mësuesit nga Austria kanë vizituar qytetin e Prishtinës, ë “Shkollën e Gjelbër” shkollën fillore në fshatin Sopi të Suharekës, orë mësimi dhe program i përbashkët kulturor dhe drekë e përbashkët, shkollën bujqësore të Prishtinës, darkë dhe mbrëmje e përbashkët, kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, orë mësimi nga oficerët dhe dreka në kazermë, Shpellën e Gadimes, Prekazin Mitrovicën, Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Kukësin : (Një orë mësimore e improvizuar në afërsi të Lumit Drin, një ore shpjeguese për gjeografinë lokale ( krahinën së Lumes, Hasit, Tropojës, Mirditës dhe nxënësit shohin bashkimin e lumenjve Drini i Bardhë dhe Drini i Zi), Muzeun etnologjik, Pazarin e Vjetër, qytetin e Tiranës (sheshet, muzeun). qytetin e vjetër të Durrësit (Amfiteatri Antik, Muzeu, monumentet historike dhe plazhet e qytetit), Berati, qytetin Antik të Apolonisë, dhe Prizrenin. Ekskursioni me mësues dhe nxënës nga Suedia

Grupi nga Suedia me 50 pjesëmarrës nxënës, mësues dhe prindër kanë realizuar ekskursionin mësimore njohës në Kosovë dhe Shqipëri, po ashtu nga 15-19 prill. Nxënësit dhe mësuesit nga Suedia kanë vizituar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe janë pritur nga ministri z. Dardan Gashi, pasatj kanë vizituar Kuvendin e Kosovës, qytetin e Prishtinës, kazermën “Adem Jashari, në Prishtinë, kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, nxënësit e së cilës shkollë më 2012 kishin vizituar shkollat në Suedi.Pastaj vizita ka vazhduar në Shqipëri me pritje nga Ministri i shtetit për diasporën, Pandeli Majko, me vizitë qytetit të Tiranës, Krujes, Durrësit, Memoria;i e Kuvenit të Arbërit në Lezhë dhe Bibliotekën e poetit kombëtar Gjergj ` ishta. Ekskursioni ka përfunduar në vizit në qytetin e Prizrenit dhe me kompleksin e Lidhjes Shqiptare në Prizren.

Vizitë në memorialin e Skëndërbehut në Lezhë-Grupi nga Suedia

Ekskursioni me mësues dhe nxënës nga Gjermania (Saksonia)

Grupi nga Gjermania me 39 nxënës, mësues dhe prindër e kanë realizuar ekskursionin nga data 19-23 prill. Nxënësit dhe mësuesit nga Gjermnia gjatë ekskursionit vizituan shkollën fillore “Ismail

Page 49: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

50

Qemaili” në Prishtinë, me c’ rast u bë një program i përbashkët, Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike,kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, Mitrovicën, qytetin e Prishtinës: Sheshet e qytetit , pjesën e vjetër të qytetit, kompleksin e Universitetit të Prishtinës, rajonin e Dukagjinit, qytetin e Pejës, Grykën e Rugovës dhe rajonin e Rugovës, pastaj vizita vazhdoi në qytetin e Kukësit në Shqipëri. Aty u mbajt një orë e improvizuar mësimi në pjesën ku bashkohen Drini i Bardhë me Drinin e Zi dhe u fol për karakteristikat e qytetit të Kukësit, për krahinën e Lumes dhe krahinat rreth saj, Dibrën, Hasin, Malësinë e Gjakovës dhe Mirditën, për liqenet e Fierzës dhe Komanit, me ç ‘rast nxënësit patën rast që ato edhe ti shohin drejtpërsëdrejti. Në vazhdim u vizitua Kruja, Muzeu i Krujës, Kalaja dhe Pazari i Vjetër i Krujës, Tirana, Durrësi (qyteti e vjetër,, Porti, Amfiteatri Antik dhe Muzeun Arkeologjik dhe plazhet), qyteti Berat (kalaja, Mangalemi dhe sheshet e qytetit) dhe qyteti i Prizrenit (kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shatërvani, Ura e Gurit dhe pjesa tjetër e qytetit të vjetër si hamami, xhamit dhe kishat dhe dyqanet e artizanaleve.

Ekskursioni i nxënësve dhe mësuesve nga Kroacia (Istra, Rijeka, Karllovci dhe Zagrebi)

Grupi i nxënësve, mësuesve dhe nxënësve nga nga Kroacia, regjioni i Istrës, Rijekës, Karllovcit dhe Zagrebit realizuan ekskursionin mësimor-njohës në Atdhe, Kosovë dhe Shqipëri nga 25-29 prill. Pjesëmarrës në këtë ekskursion ishin 38 pjesëmarrës, në mësin e tyre edhe një nxënëse kroate. Ky grup gjatë ekskursionit pesëditor vizitoi kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë,me c’rast nga oficerët u orë mësimi nga oficerët dhe dreka në kazermë, pastaj u vizitua Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Shpella e Gadimës, qyteti antik i Ulpianës, Prishtina, (Muzeu, sheshet,

kompleksi i xhamive, katedralja etj, NEW BORN.), komuna e Deçanit (shkolla e fshatit Gollgan, orë e përbashkët mësimi, program i përbashkët dhe një drekë e shtrojnë nxënësit e Gallaganit për nxënësit mysafirë, Prekazi, Mitrovica, Kukësi, Luma, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, Mirdita, Muzeu i Skënderbeut në Krujë, Pazari i Vjetër, qytetin e i Tiranës, Durrësin (Amfiteatri Antik, Muzeu, monumentet historike dhe plazhet e qytetit), qytetin e Beratit dhe të Lushnjës, dhe Prizrenin.

Ekskursioni i nxënësve dhe mësuesve shqiptarë, arbëneshë dhe kroat nga Kroacia (Zara, Zagrebi dhe Osijeku)

Nën Patronatin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe bashkorganizim me MDIS një grup prej 50 pjesëmarrësve, nxënësve shqiptarë nga shkolla e Arbëneshit të Zarës, shoqëruar nga mësuesit shqiptarë Vesel Leka, Melita Oreshkoviq dhe Mendu Imeri, si dhe përsonalitete arbëneshe të Zarës dhe përsonalitete kroate nga qyteti i Zarës vizituan Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës nga 25-28 prill. Grupi gjatë realizimit të ekskursionit vizitoi Tiranën, Krujën, Prishtinën, Prizrenin, Lezhën dhe Shkodrën dhe u priten nga udhëheqës të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ekskursioni i nxënësve dhe mësuesve nga Greqia

Në këtë ekskursion mësimor-njohës, të realizuar nga 29 prill-3 maj kanë marrë pjesë 47 nxënës dhe mësues nga Greqia. Ky grup ka vizituar Shpellën e Gadimes, qytetin e Prishtinës, Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, shkollën fillore “Pavarësia” të Prishtinës (orë e përbashkët mësimi, program i përbashkët, shkëmbim përvojash dhe njohje reciproke), rajonet e Drenicës (Prekazin) Dukagjinit dhe Rugovën, qytetin të Prizrenit. Gjatë udhëtimit për në Krujë një vizitë qytetit të Kukësit: (një orë mësimore e improvizuar në afërsi të Lumit Drin, një ore shpjeguese për gjeografinë lokale (krahinën së Lumes, Hasit, Tropojës, Mirditës dhe nxënësit shohin bashkimin e lumenjve Drini i Bardhë dhe Drini i Zi), Kanë vizituar Krujën, Durrësin (Amfiteatri Antik, Muzeu, monumentet historike dhe plazhet e qytetit), Shkodrën, Beratin dhe Tiranën.

Ekskursioni me nxënës e mësues nga Sllovenia

Ekskursioni i nxënësve dhe mësuesve të shkollës shqipe nga Sllovenia në Atdhe (Kosovë dhe Shqipëri)është realizuar nga 29 maj deri më 2 qershor 2019. Në ekskursion morën pjesë 36 nxënës, dhe mësues nga qytete të ndryshme të Sllovenisë, Lubjanë, Celje, Sllovenska Konjica, Zhaleci etj.,

Page 50: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

51

të prirë nga mësuesja Vera Haliti dhe shoqëruar nga një drejtoreshë shkollë, një nëndrejtoreshë shkollë dhe pesë mësuese sllovene. E veçanta ishte karakteri multietnik, multikulturor i pjesëmarrësve. Por që të gjitha pjesëmarrëset sllovene, siç e theksuan edhe vetë kishin për detyrë të njiheshin me prejardhjen e vendit të nxënësve të tyre shqiptarë, ta njihnin ambientin dhe shkollat prej nga kanë shkuar në Slloveni dhe mbi të gjitha ta njihnin mentalitetin, pasi trashmë dihet se fëmijët shqiptarë kanë tejet probleme me integrimin në shkollat sllovene, me mësimin e gjuhës, me ambientimin në shkollë, por edhe me stereotipet e shoqërisë sllovene për shqiptarët. Ky grup ka vizituar shkollën fillore MODEL “Qamil Batalli” në Prishtinë, Shpellën e Gadimes, Ulpianën Antike, qytetin e Prishtinës, Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, qytetin e Suharekës dhe atë të Malishevës dhe në ë dy komunat grupi i nxënësve dhe i mësuesve nga Sllovenia u pritën nga kryetarët e komunave Bali Muharremi dhe Ragip Begaj, shkollat fillore në Mushitisht të Suharekës dhe shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Nga këto dy komuna ka më së shumti mërgimtarë në Slloveni. Në ditët në vazhdim vizituan Vushtrrinë kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, qytetin e Kukësit, pikën ku takohet lumi Drin, Lumen, Mirditën, Krujën, Durrësin, Beratin, Tiranën, Rubikun dhe Prizrenin. Ekskursioni me nxënës e mësues nga Italia

Ekskursioni njëditor i nxënësve dhe mësuesve të shkollës shqipe nga Montebelluno, Itali, në Atdhe (Kosovë), është realizuar më datën 13 gusht 2019. Në ekskursion morën pjesë 33 nxënës, mësues dhe prindër. Ekskursioni filloi Suharekë dhe pas vizitës së këtij qyteti, grupi vazhdoi rrugën për në Prekaz, me c rast u bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, u vizituan shtëpitë-muze të Jasharëve dhe Ciceroni i kompleksit mbajti një orë historie për luftën dhe masakrën e Prekazit, të Drenicës dhe përgjithësisht të luftës së UCK-së kundër soldateskës së shtetit serb në vitet 1998-1999. Njëkohësisht u vizitua edhe Muzeu në kompleksin “Adem Jashari”. Vizita vazhdoi në Rrafshin e Dukagjinit (Burimi, Peja dhe krahina e Rugovës, e cila u la mbresa të jashtëzakonshme pjesëmarrësve të ekskursionit). Realizimi i ekskursionit vazhdoi në pjesën tjetër të Dukagjinit: Deçan, Gjakovë, Ura e Fshatë, Krushe e Vogël dhe në Prizren, ku u vizitua kompleksi i “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, Shatërvani, Hamami, xhamia e Sinan Pashës etj. Ekskursioni i kursistëve të gjuhës shqipe nga Turqia

Ekskursioni i kursistëve të gjuhës shqipe nga Turqia në Atdhe është realizuar nga 9 -13 shtator 2019. Në ekskursion morën pjesë 32 pjesëmarrës- nxënës, studentë, profesorë, veprimtarë të ndryshëm mësues nga qytete të ndryshme të Turqisë, Stamboll. Ankara, Sakaria (Ada-Pazar), Manisa, Samsug, Bafra etj., E veçanta e këtij ekskursioni ishte se shumica e pjesëtareve pjesëmarrës ishin nga gjenerata e pestë dhe e gjashtë e mërgimtarëve në Turqi dhe interesimi i tyre për vendin e origjinës, gjuhën dhe kulturën identitare është tregues se te ky brez që tashmë janë intelektual është rikthyer vetëdija dhe interesimi për identitetin e tyre. Origjina e këtyre pjesëmarrësve ishte nga të gjitha trevat shqiptare; Kosova, Shqipëria, Kosturi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Sanxhaku etj. Grupi nga Turqia vizitoi monumenetet kultorore dhe historike, sheshet dhe institucione të ndryshme të Tiranës, Durrësit, Beratit, Krujës, Krahinën e Mirditës dhe Lumes, Prizrenin, Drenicën (Prekazin), Burimin, Pejën, Vushtrrinë, Tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit, Prishtinën, regjionin e Gollakut dhe të Llapit, Liqenin e Batllavës, Kullën Memoriale të Zahir Pajazitit në Orllan, Varrezat e Dëshmorëve të UCK-së në Prishtinë dhe ekskursioni pëfundoi më pritjen në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Ekskursioni i grupit të nxënësve dhe mësuesve nga Gjermania (Bocholt dhe Bergischer)

Ekskursioni i nxënësve dhe mësuesve të shkollës shqipe nga Gjermania,( Bocholt dhe Bergischer) në Atdhe është realizuar nga 13-18 tetor 2019. Në ekskursion morën pjesë 33 nxënës, prind dhe mësues. Grupi i nxënësve dhe mësuesve nga Gjermania vizituan Prekazin (kompleksin memorial “Adem Jashari”, me c ‘rast ciceroni mbajti një orë historie). U bë homazh në varreza, u vizitua shtëpia dhe muzeu. Në vazhdim u vizitua rajoni i Drenicës dhe në udhëtim e sipër nxënësit u njoftuan për historinë

Page 51: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

52

e kësaj treve, veçmas për luftërat e Ahmet Delisë, Azem Bejtes, Shote Galicës, Shaban Poluzhës, Tahir Mehes dhe luftën e masakrat e fundit nga Serbia më 1999. Në vazhdim u vizitua Vushtrria, Ura e Vjetër e Gurit, Gazimestani. Në vazhdim u vizitua Ministria e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike, qyteti i Prishtinës, Prizreni, Kukësi, Luma, Mirëdita, Durrësi, Berati, Kruja Lezha, Shkodra. Grupi nga Gjermania u prit nga nxënësit dhe përsoneli mësimori shkollës 9-vjecare “Hamza Muca” në Shkallnuer të Durrësit, dhe ai i shkollës 9-vjecare në Barbullush të Zadrimes. Këtë grup e pritën zyedhe zyrtarët më të lartë të Arsimit të qytetit të Durrësit dhe të Vaut të Dejës. Ekskursioni përfundoi me vizitën në muzeun e poetit Ndre Mjeda në fshatin Kukël dhe më këtë rast Don Nik Ukgjini ju foli nxënësve për figurën e lirikut më të shquar shqiptarë dhe një nga personalitetet më të rëndësishmë të kulturës dhe historisë shqiptare Ndre Mjeda. ***

Edhe ky edicion i dhjetë ekskursioneve të vitit 2019 kishte karakter njohës-mësimor dhe në parametrat kryesorë u zhvillua brenda standardit profesional tashmë të njohur e të mirëpranuar, duke u kualifikuar e perceptuar nga të gjithë si një orë e zgjatur mësimore. Një shtresë e re ekskursionit qe prania në të e drejtorëve, mësuesve dhe nxënësve sllovenë, gjermanë kroat dhe turq, duke e bërë, kësisoj, mirëfilli një ndërmarrje konkrete ndërkulturore. U karakterizua në veçanti me: Njohjen e shkollave në atdhe, pasuruar edhe me prani fizike në orët e mësimit dhe me veprimtari me veprimtari të përbashkëta kulturore e arsimore me shkollat mikpritëse, duke shtrirë ndikimin në edukimin e mirëfilltë identitar e zhvillimin e kompetencës ndërkulturore (gjithnjë përmes programeve kulturore publike me bashkëmoshatarët në atdhe. Me vizita institucioneve; u vizituan dhe u organizuan pritje në MDIS, në Qeverinë e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës, në FSK, në komunën e Suharekës dhe Malishevës, nga Ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë, nga zyrtarë të lartë të Drejtorive të Arsimit, Vaut të Dejës dhe Bushatit, nga përsonalitete të kulturës etj. Njohje me trashëgiminë e thesarin kulturor-natyror e historik të Atdheut. Takime e vizita të tjera dhe relacione me media, pritje etj. Iniciativa për marrëveshje që hapin edhe formalisht shtigje të reja bashkëpunimi të ndërsjellë në fusha të ndryshme. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të ekskursioneve u morën edhe vlerësimet e subjekteve të tij (nxënës, mësues, drejtorë etj.) Dhe po thuaj se të gjitha e përmendën karakterin e tij gjithëpërfshirës si në sferën e subjekteve dhe institucioneve pjesëmarrëse, ashtu edhe të begatisë programore/përmbajtjeve me funksion njohës e edukativ si dhe didaktik (në veçanti për personelin pedagogjik). Përveç funksionit të zhvillimit identitar të nxënësve shqiptarë të diasporës dhe të lidhjes së tyre me atdheun (si funksioni i parë) dhe të zhvillimit të , nga ky ekskursion do të përfitojnë edhe nxënësit e atdheut dhe në veçanti shkollat, në të cilat u vizituan. Dhe, në fund, duhet theksuar se kur projektet bëhen me harmonizime e përkrahje përkatëse ndërinstitucionale, edhe rezultatet janë më të mëdha. Ekskursioni u krye me shumë sukses. Këtë vlerësim e dhanë të gjithë pjesëmarrësit e ekskursionit (shumica për herë të parë kishin ardhur në një ngjarje të tillë). Nxënësit dhe mësuesit patën rastin që temat, vendet dhe ngjarjet që i mësojnë në kuadër të mësimit shqip në diasporë ti shohin dhe ti prekin, madje të mësojnë edhe për ngjarje dhe vende personalitete dhe ngjarje që nuk i mësojnë në shkollë. Panë vendet historike ku u zhvillua historia shqiptare që nga antika e sot, monumentet e kulturës dhe bukuritë natyrore të atdheut. Këmbyen përvojat e mësimdhënies me shkolla nga Kosova dhe u njohën me moshatarë të tyre ne Atdhe. Shijuan ushqimet tradicionale shqiptare. Vlerësim unanim i mësuesve ishte se ekskursionet e tilla janë forma më e mirë për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës amtare të fëmijëve të bashkatdhetarëve si dhe lidhja e tyre me vendlindjen e prindërve. Ekskursioni e kreu detyrën e tij parësore në edukimin identitar-kulturor (vetëdija kulturore si kompetencë themelore e çdo kurrikule moderne); ekskursioni dha shembullin e shkëlqyeshëm të komunikimit kulturor brenda shqiptar /integrimet shqiptare/ dhe të kontributit të ndërtimit/kompletimit të profilit kulturor të nxënësit/es dhe të mësuesit/es me refleksione edhe ndërkulturore (përfaqësimi i përkatësisë dy kulturore, transmetimi i dykulturorësisë); edhe me pak buxhete, kur planifikohen me kompetencë profesionale, mund të realizohen ndërmarrje shumë të dobishme didakike dhe me përfshirje e pjesëmarrje të gjerë.

Page 52: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

53

Shkollat (Kampet) Verore me Nxënës dhe Mësues nga Diaspora

Sivjet janë organizuar dy shkolla verore të tipit kamp në të cilën morën pjesë 92 nxënës nga diaspora Shkollat verore kryen misionin e tyre me shume sukses. Këtë vlerësim e dhanë të gjithë pjesëmarrësit në këto shkolla. Panë vendet historike, monumentet e kulturës dhe bukuritë natyrore të atdheut, u njohën me moshatarë të tyre nga diaspora dhe Atdheu, shijuan ushqimet tradicionale shqiptare. Vlerësim unanim ishte se këto shkolla ndihmojnë ruajtjen e identitetit dhe gjuhës amtare të fëmijëve të bashkatdhetarëve si dhe lidhja e tyre me vendlindjen e prindërve. 24 korrik 2019 Kampi Diaspora

Prej datës 20 deri më 24 korrik 2019 në Rugovë të Pejës, është mbajtur kampi diaspora me të rinj dhe nxënës nga diaspora dhe Kosova të grup moshës 13-17 vjeç. Në të kanë marrë pjesë gjithsej 34 nxënës dhe 1 prind nga Turqia. Prej tyre, 12 nxënës kanë qenë nga këto shtetet e diasporës: Italia, SHBA, Kroacia, Turqia, Franca, Gjermania dhe Zvicra, ndërsa 22 kanë qenë nga qytetet e ndryshme të Kosovës. Programi i kampit ka qenë multidisiplinor dhe nxënësit përgjatë 5 ditëve e sfiduan veten në më shumë se 50 aktivitete që kishin për qëllim zhvillimin e shkathtësive dhe kompetencave të ndryshme jetësore, talentet individuale, personalitetin e tyre, lidershipin dhe punën në grupe. Fushat dhe tërësitë tematike që janë shtjelluar, kryesisht kanë qenë nga gjuha dhe letërsia shqipe, historia dhe gjeografia e trojeve shqiptare, si dhe nga arti e muzika tradicionale shqipe. Programi ka qenë i përpiluar në formën e edukimit joformal dhe aktivitete janë realizuar përmes metodologjisë dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies. Po ashtu, ata vizituan bukuritë natyrore si Grykën e Rugovës dhe Parkun Nacional të Valbonës në Shqipëri. Të rinjtë kanë shkëmbyer përvojat e ndryshme individuale duke u socializuar në mes vete dhe krijuar lidhje më të fortë me atdheun. Në përgjithësi, synimi i programit të kampit kishte për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhësor dhe kulturor të tyre.

Page 53: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

54

5 - 9 gusht 2019 Shkolla Verore

Nga 5 deri më 9 gusht 2019 në Rugovë të Pejës, është relizuar me sukses shkolla verore me të rinj dhe nxënës nga diaspora dhe Kosova të grup moshës 13-17 vjeç. Në të kanë marrë pjesë gjithsej 34 nxënës dhe 3 mësimdhënëse të mësimit plotësues në gjuhën shqipe nga Greqia. Prej tyre, 12 nxënës kanë qenë nga këto shtetet e diasporës: Greqia, Italia, SHBA, Gjermania dhe Zvicra, ndërsa 12 kanë qenë nga qytetet e ndryshme të Kosovës. Programi i shkollës ka qenë multidisiplinor dhe nxënësit përgjatë 5 ditëve e sfiduan veten në më shumë se 50 aktivitete që kishin për qëllim zhvillimin e shkathtësive dhe kompetencave të ndryshme jetësore, talentet individuale, personalitetin e tyre, lidershipin dhe punën në grupe. Fushat dhe tërësitë tematike që janë shtjelluar, kryesisht kanë qenë nga gjuha dhe letërsia shqipe, historia dhe gjeografia e trojeve shqiptare, si dhe nga arti e muzika tradicionale shqipe. Programi ka qenë i përpiluar në formën e edukimit joformal dhe aktivitete janë realizuar përmes metodologjisë dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies. Po ashtu, ata vizituan bukuritë natyrore si Grykën e Rugovës dhe Parkun Nacional të Valbonës në Shqipëri. Të rinjtë kanë shkëmbyer përvojat e ndryshme individuale duke u socializuar në mes vete dhe krijuar lidhje më të fortë me atdheun. Në përgjithësi, synimi i programit të shkollës verore kishte për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhësor dhe kulturor të tyre.

Page 54: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

55

Kuizet e Diturisë

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me këshillat dhe lidhjet e mësuesve të mësimit shqip në diasporë gjatë vitit 2019 ka organizuar katër kuize të diturisë me nxënësit që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe ndërsa finalja e kuziit të diturisë u mbajt në Prishtinë me grupet finaliste që dolën nga gara e zhvilluar në vendet ku jetojnë dhe veprojnë. Qëllimi i mbajtjes së kuizeve të diturisë është nxitja dhe motivimi i nxënësve që të mësojnë më shumë për gjuhën, historinë e gjeografinë e vendit të prejardhjes, zhvillimi i mëtejshëm i identitetit gjuhësor, kombëtar e kulturor dhe i kompetencës ndërkulturore, thellimi i dijeve mbi atdheun përmes realizimit të programeve mësimore dhe kulturore, krijimi i dashurisë për vendin e origjinës si dhe nxitja e pjesëmarrjes në mësimin plotësues. Kuizi në Itali

Kuizi i parë u realizua në Itali më 2 qershor në Qyetetin Asti. Nga 18 shkolla të pranishme, 16 morën pjesë në garë të ndarë në grupe. Secili grup kishte 6-8 nxënës. Aktiviteti mblodhi rreth 400 pjesëmarrës. Juria, e përbërë nga mësues të mësimit plotësues në Itali dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, i shpalli fitues të gjithë pjesëmarrësit.

Kuizi në Austri

Në qytetin e Gleisdorf në Landin Steiermark, të Austrisë, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“ e ndihmuar profesionalisht dhe financiarisht nga MDIS, më 8 qershor 2019 organizoi kuizin e diturisë me nxënësit që ndjekin mësim shqip në këtë vend. Ishin të pranishëm rreth 400 nxënës, mësues dhe prindër shqiptarë dhe personalitete austriake. Nën moton “Ta njohim atdheun – që ta duam më shumë“, gara u zhvillua në dy nivele me një lojë të drejtë mes pjesëmarrësve. Në nivelin e parë bënin pjesë nxënësit e ciklit të ulët, deri në klasën e katërt, ndërsa nivelin e dytë e përbënin nxënësit deri në klasën e nëntë. Kuizi i nxënësve shqiptarë në Zvicër

Në qendrën - Safnern – Bernë, LAPSH organizoi Konkursin e diturisë tashmë të kthyer në traditë, me shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër me dt.10 qershor 2019. Në këtë garë morën pjesë 22 nxënës nga shkollat ku organizohet mësimi shqip si: Cyrih, Jura, Gjeneva, Vaudi. Për të ndjekur konkursin e diturisë, ishin ftuar drejtues të shkollave shqipe, prindër, nxënës dhe mësues. Kjo “festë” e fjalës shqipe u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Diasporës të Republika e Kosovës.

Page 55: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

56

Pyetjet e konkursit ishin të bazuara në mësimet që kanë marrë nxënësit gjatë mësim-nxënës në shkollë. Garat u zhvilluan me nxënës të tri nivelesh. Në përfundim të kësaj gare, mbi bazën e pikëve të grumbulluara, nga juria u dhanë këto çmime: Niveli ulët vendi parë i takoi shkollës së Cyrihut. Niveli i mesëm vendi parë shkollës Gjeneva, vendi dytë Cyrihu, vendi tretë Jura. Niveli i lartë vendi parë Vaudi dhe vendi dytë Jura. Kuizi i nxënësve shqiptarë në Greqi

Në Athinë, kryeqyteti grek me 23 qershor u mbajt konkursi i dijes. Gara ishte organizim i përbashkët i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Greqi. Kuizi u zhvillua në ambientet e Federatës së Shoqatave Shqiptare në një sallë ku ndodheshin nxënës, mësues, prindër zyrtarë nga MDIS dhe MASHT, aktivist të komunitetit shqiptarë si dhe përfaqësues nga shoqata të ndryshme. Kuizi i Diturisë u zhvillua me sukses të plotë duke përfshirë nxënës të kurseve plotësuese të gjuhës shqipe nga Kursi i Iraklios - Kretë ardhur enkas nga larg për këtë kuiz, Kursi i Salaminës, Kursi i Artemidhës në Luca, Kursi i Rendit në Nikea, Kursi i Porta Shqiptare dhe Kursi i MPGjSh-së Athinë pranë FShShG-së.

Finalja e Kuizit të diturisë në Prishtinë

Finalja e Kuizit të Diturisë për nxënësit e diasporës u mbajt më 28 korrik në Prishtinë, përkatësisht në lokalët e Radiotelevizionit të Kosovës, në sallën e Kuizkotekës 1,2,3. Në kuiz morën pjesë katër grupe finalistësh që kishin fituar vendet e para ne vendet e tyre si në Greqi, Zvicër, Austri dhe në Itali të përfaqësuar me nga tre nxënës secili grup. Nxënësit treguan sukses jashtëzakonisht të mirë. Kuizi nuk kishte karakter garues, por njohës dhe argëtues. Në kuiz si auditor morën pjesë edhe grupi i nxënësve, mësuesve dhe prindërve që ishin pjesëmarrës të Festivalit të Fëmijëve nga Diaspora.

Page 56: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

57

Seminare me Mësues nga Diaspora

Gjatë vitit 2019, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe shoqatat e mësuesve në diasporë, ka organizuar një seminar rajonal dhe katër seminar të tjerë me mësuesit e diasporës në vende të ku jetojnë dhe veprojnë diaspora jonë. Para këtij janë mbajtur edhe 4 seminare të tjera me mësues shqiptarë në Greqi, Suedi, Gjermani dhe Belgjikë. Në të gjitha seminaret kanë marrë pjesë rreth 100 mësues. Seminari rajonal në Grac të Austrisë

Në Grac të Austrisë më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2019 u mbajt seminari i katërt rajonal me mësuesit Shqiptarë të Austrisë, Sllovenisë Kroacisë, dhe të landit të Bavarisë nga Gjermania. Ky seminar u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim më ShMSH të Austrisë dhe me shoqatat e mesësve të Kroacisë, Sllovenisë dhe të Bavarisë. Në të morën pjesë 30 mësues shqiptarë dhe veprimtarë që ndihmojnë mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, në mesin e tyre edhe dy ligjëruese nga Shqipëria dhe një nga Zvicra dhe nga MASHT. Gjatë dy ditëve, sa zgjati seminari, u paraqitën 7 trajtesa nga fusha e didaktikës dhe u zhvillua një debat gjithëpërfshirës nga fusha e mësimdhënies dhe e organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

Seminari me mësues nga Gjermania

Më 30 dhe 31 mars, në Ottobrun të Gjermanisë, u mbajt seminari dyditor didaktik me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Bavari, i organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Këshilli i mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Landin e Bavarisë, (IPE) Shkolla e lartë pedagogjike e Cyrihut (bartëse/zhvilluese e projektit të trajnimit të mësuesve shqiptarë për punën me setin e doracakëve didaktikë të mësimit të gjuhës së prejardhjes). Të pranishëm në seminar ishin përfaqësues nga Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në Zvicër dhe rreth 27 mësues të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani. Temë bosht e seminarit është përgatitja e mësuesve shqiptarë për përgatitjen e doracakëve dhe teksteve mësimore në përshtatje me Plan-Programin (Kurikulën) e re. Në seminar u ligjëruan 4 trajtesa dhe u zhvillua një debat profesional disaktik dhe organizativ. Seminari me mësues nga Greqia

Në Athinë të Greqisë, me datë 4 dhe 5 maj 2019 u realizua seminari dyditor didaktik me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, i organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në

Page 57: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

58

Greqi. Ky seminar, i dymbëdhjeti me radhë i MPGJSh-së, u mbajt me temën “Rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe përdorimi i metodave didaktike bashkëkohore, me qëllim afrimin e sa më shumë nxënësve pranë kurseve të MPGJSh” me qëllim afrimin e sa më shumë nxënësve pranë kurseve të MPGJSh”.Në seminar morën pjesë 35 mësues shqiptarë nga Greqia. Kumtesat e mbajtura në këtë seminar ishin mjaft interesante dhe konstruktive. Mësuesit vendas dhe të ftuarit, përmes kumtesave të tyre, sollën përvojat e punës së tyre për ta bërë mësimin e gjuhës shqipe në diasporë sa më produktiv dhe për të sjellë pranë këtyre kurseve më shumë fëmijë shqiptarë.

Seminari me mësues nga Suedia

Seminari i mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Suedi është mbajtur me datë 16-19 maj 2019. Në seminar morën pjesë 40 mësues dhe u lexuan 12 trajtesa. Seminari ishte organizim i përbashkët i MDIS, MASHT. Seminari i mësuesve shqiptarë në Belgjikë

Në Bruksel të Belgjikës është mbajtur seminari me mësues shqiptarë në bashkorganizim nga MASHT, MDIS dhe SHLP e Cyrihut. Temë e seminarit, i mbajtur më 31 shtator dhe 1 tetor ishte Kurrikula e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë (dokumenti aktual i njësuar, Tiranë-Prishtinë 2018) në raport me doracakët e Qendrës IPE. Në seminar morën pjesë 12 mësues. Seminari Kombëtar i Mësuesve Shqiptarë nga Diaspora

Seminari XV Kombëtar i Mësuesve Shqiptarë nga Diaspora, i organizuar nga MASHT, MASR dhe i mbështetur nga MDIS dhe MSHD, u mbajt në Prizren nga 31 korrik-3 gusht. Në Seminar morën pjesë 130 mësues dhe specialistë të fushës së arsimit nga të gjitha vendet që zhvillohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë si dhe specialistë dhe zyrtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në seminar u lexuan 30 kumtesa, u zhvillua në debat i gjerë për mësimin plotësues në diasporë. Njëkohësisht pjesëmarrësit e Seminarit u bënë pjesë e shumë aktiviteteve kulturore që ato ditë zhvilloheshin në Prizren dhe vizituan monumentet kulturore-historike të këtij qyteti dhe Krushën e Vogël me c’ rat u njoftuan me krimet e rënda të shtetit serb mbi banorët e këtij fsh. në prill v. 1999.

Page 58: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

59

Aktivitetet Tjera Kulturore Arsimore

Festivali i fëmijëve nga diaspora

Festivali i Fëmijëve nga Diaspora është realizuar prej datës 27 deri 29 korrik 2019 në Prishtinë dhe në Prizren. Në këtë festival 3 ditor morën pjesë rreth 150 nxënës, mësues dhe prindër nga Suedia, Austria, Gjermania, Italia, Anglia, Greqia, Finlanda dhe Kosova. Në kuadër të programit të festivalit janë realizuar: parakalimi i nxënësve në Prishtinë me veshje tradicionale, është organizuar një orë letrare, një punëtori me interpretuesit e instrumenteve popullore shqiptare, po ashtu është organizuar ekspozita me vizatimet e fëmijëve, është shfaqur një dramë për fëmijë, është realizuar një koncert i madh në Prishtinë, si dhe është organizuar edhe një ekskursion njëditor në Prizren. Qëllimi i festivalit ka qenë që fëmijët e diasporës t’i shfaqin para publikut të Kosovës talentet e tyre në shumë fusha të artit, që fëmijët të socializohen dhe t’i ndajnë përvojat e tyre në mes vete, të krijojnë ura lidhëse me atdheun, si dhe ta ruajnë e zhvillojnë më tej identitetin e tyre kombëtar, gjuhësor e kulturor.

Pamje nga festivali i fëmijëve në Sheshin Skenderbeu, Prishtinë

Hapja e paraleleve të reja

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2019-2020 në diasporë janë hapur mbi 50 klasa të reja më mësim plotësues në gjuhën shqipe, prej të cilave 10 në Itali, 23 në Zvicër, 1 në Spanjë, 2 në Greqi, 2 në Austri, 2 në Slloveni, 4 kurse të gjuhës shqipe në Turqi, 2 në SHBA, 8 në Gjermani. Ndërkaq, janë duke u bërë përgatitjet qemë fillimin e gjysmëvjetorit tjetër të hapën edhe 8 klasë në Slloveni, nga një shkollë me mbi 100 nxënës në Memingen dhe në Nurmberg dhe qytete të tjera të Gjermanisë si dhe të hapën klasa me mësim plotësues në gjimnazin e Osijekut dhe të Shibenikut në Kroaci. Takime me shoqata, mësues, nxënës, prindër dhe vizitë shkollave në diasporë

Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 7 takime me mësues nga Austria, Gjermania, Zvicra( 2 takime), Italia, Turqia dhe Sllovenia. Qëllimi i këtyre takimeve ishte avancimi i organizimit të mësimit plotësues, rritja e numrit të nxënësve dhe shtimi i cilësisë. Në takimin me mësues nga Austria si problem themelor u theksua se shteti austriak pas pensionimit të mësuesve të gjuhëve të komuniteteve

Page 59: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

60

më ato vende nuk i përtërijnë. Në takimin me mësues nga Bavaria u diskutua për shtimin e numrit të nxënësve dhe të shkollave në këtë land.U tha se numri i nxënësve u shtua nga 100 në 320 nxënës dhe së shpejti pritet të ahpët edhe shkolla në Memingem dhe në Nuremberg. Ndërkaq, në takimin me mësues nga Sllovenia u shtrua nevoja e organizimit të tërësishëm të mësimit në këtë shtet. Shoqata e Mësuesve pritet të regjistrohet këto ditë si dhe në gjysmëvjetorin e dytë pritet që numri i mësuesve në Slloveni nga 2 sa janë tash të rritet në 10 dhe ë fillon mësimi në shumë qytete të Sllovenisë. Kurse në takimet me mësuesit në Zvicër problemi kryesor që u parashtrua nga kryetari i LAPSH ishte gjendja e krijuar në mësimin plotësues në Zvicër pas krijimit të asociacioneve paralele nga ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, që ka derivuar edhe fillimin e hapjes së klasave të reja me mësim në gjuhën shqipe brenda qytetit të Cyrihut dhe rrethinës, punë kjo që ka shkaktuar huti ndër mërgimtarët tanë, pasi nuk dinë se te cila klasë duhet ti dërgojnë fëmijët e tyre. Prandaj, u theksua nevoja urgjente që ky problem të zgjidhet në nivelin më të lartë të dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë.Është bashkëpunuar dhe janë ndihmuar për konsolidim shoqatat e mësuesve në Itali, Slloveni, Bavari, Austri, Greqi, Zvicër dhe Austri. Të gjitha këto shoqata janë mbështetur me subvencione dhe me organizime të përbashkëta për aktivitete të ndryshme dhe për konsolidim. Në kuadër të seminarit rajonal që u mbajt në Grac u mor iniciativa për formimin e një asociacioni të përbashkët të shoqatave të mësuesve nga Kroacia, Sllovenia, Austria dhe Bavaria. 18 - 24 Nëntor 2019 Lansimi i fushatës “MËSO shqip!”

Për herë të parë, me moton “MËSO shqip” DRKAKD lansoj fushatën vetëdijesuese të mësimit plotësues në diasporë, që kishte për qëllim t’i informojë bashkatdhetarët/prindërit për rëndësinë e mësimit plotësues dhe të shkollave shqipe në diasporë, përfitimet individuale të nxënësve që ndjekin këtë lloj mësimi, format e organizimit të mësimit plotësues, në cilat shtete organizohet, si dhe në përgjithësi, për programet edukative-arsimore që realizohen brenda vitit. Kjo fushatë synonte rritjen e numrit të nxënësve në diasporë ku sipas të dhënave aktuale, numri i nxënësve që ndjekin mësimin plotësues është rreth 23,000 mijë, ndërsa numri i mësimdhënësve që janë të angazhuar është rreth 600 deri në 620 sish. Fushata ka përfshirë një serë aktivitetesh si: përgatitja dhe lansimi i video animacionit në rrjetet sociale dhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK), dizajnimi i fletushkës digjitale me informata të rëndësishme për mësimin plotësues në diasporë të publikuar në ËEB faqen e MDIS-s si dhe e njëjta është dërguar shoqatatave, këshilltarëve, mësueseve që veprojnë në diasporë me qëllim të shpërndarjes se informacionit tek prindërit që jetojnë në diasporë. Është përgaditur edhe radio reklama e cila është lansuar me vullnet të mirë nga një numër i konsiderueshëm i radiove me frekuencë jo vetëm në Kosovë por edhe në diasporë. Gjithashtu janë shfrytëzuar platforma google dhe facebook përmes reklamave me pagesë me qëllim të shtrirjes sa më të madhe të informatës. Janë dizajnuar baner kreativ me tekste thirrëse/vetëdijësuese të cilat janë postuar në rrjetet sociale. Ështe përgaditur një njoftim për mësimin plotësues në diasporë me përmbajtje vetëdijësuese e cila është postuar në portalet me te lexuara në Kosove dhe Diasporë. Janë dizajnuar baner statik kreativ me link referues “fletushkës digjitale” të cilët janë postuar në 16 portalet me të lexuarat. Video animacioni për vetëdijesimin e mësimit plotësues në diaspore dhe fletushka digjitale ju janë shpërndarë një numri të madh të pjesëmarrësve në kuadër të aktiviteteve kulturore në diasporë gjatë muajit nëntor – dhjetor 2019. Fushata ka qenë efikase dhe ka rezultuar me hapjen të reja të shkollave shqipe për mësimin plotësues në diasporë respektivisht në Gjermani. Të tjera:

Librat bazë për mësimin plotësues në diasporë janë vendosur në faqen elektronike të MDIS-s. Po

ashtu në këtë faqe është vendosur portali “gjuhaime”, pastaj një miniplatformë e quajtur “Alfabeti Magjik” që përmban 36 shkronjat e gjuhës shqipe si dhe është pasuruar me një pjesë të lektyrës

shkollore.

Page 60: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS

61

Konkluzion:

Gjatë vitit 2019, Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë - DRKAKD ka realizuar 99 aktivitete edukative-kulturore arsimore dhe sportive, si: konferenca, orë letrare, seminare, eksurzione, festivale, koncerte, lojëra sportive etj. Raporti është i bazuar në planin e punës dhe veprimit për vitin 2019 të Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë - DRKAKD. Aktivitetet e realizuara përgjatë vitit 2019 konsistojnë në përputhje të plotë me raportet mujore të parapara me planin e punës dhe veprimit 2019 dhe të bazuara në Ligjin për Diasporën dhe Mërgatën 04/L – 095.

Page 61: Republika e Kosovës - MDIS...Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike - MDIS 8 Aktivitetet e Organizuara në Nderë të Shënimit të Ditës së Pavarsisë së Republikës