republika e kosoves republika kosovo ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/statistika...

26
1 Aktivitetet e Keshillit Prokurorial te Kosoves REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/KOSOVO PROSECUTORIAL COUNCIL BULETINI MUJOR Shkurt 2019

Upload: others

Post on 17-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

1

Aktivitetet e Ke shillit Prokurorial te Kosove s

REPUBLIKA E KOSOVES

REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/KOSOVO PROSECUTORIAL

COUNCIL

BULETINI MUJOR

Shkurt 2019

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

2

1. Aktivitetet e Këshillit Prokurorial të Kosovës

“Drejtësia 2020”, e përkushtuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Në kuadër të Agjendës së Përbashkët “Drejtësia 2020” në Këshillin Prokurorial të Kosovës është mbajtur takimi i radhës i udhëheqësve të sistemit të drejtësisë, përkatësisht, Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi dhe Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, kryetarët e gjykatave ku ndodhen rastet e shenjestëruara, si dhe koordinatorët e Prokurorisë dhe Gjyqësorit për këto raste. Temë e këtij takimi ishte vlerësimi i progresit në zgjidhjen e lëndëve të shenjestëruara që ndërlidhen me liberalizimin e vizave si dhe inkurajimi për rritjen e efikasitetit në trajtimin e këtyre lëndëve.

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

3

“Rritja e efikasitetit në trajtimin e rasteve të shenjestëruara duhet të vazhdojë me intensitetin e njëjtë, në mënyrë që luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të jetë i matshëm dhe në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit, si dhe arritjes së kredencialeve të plota në procesin e liberalizimit të vizave”, u tha në takimin e Bordit të Agjendës së Përbashkët “Drejtësia 2020”. Në kuadër të kësaj agjende që synon rritjen e efikasitetit përbrenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial për fuqizimin e sundimit të ligjit, në funksion edhe të proceseve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave, krerët e sistemit të drejtësisë kanë konfirmuar përkushtimin për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet themelor i institucioneve dhe organeve të pavarura të zbatimit të ligjit. Qasja kundër veprave penale të kësaj natyre do të vazhdojë të jetë në qendër të veprimtarisë së institucioneve të sistemit të drejtësisë, gjë që do të reflektohet në fuqizimin e sundimit të ligjit, rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe në proceset e tjera të rëndësishme për Republikën e Kosovës, siç është liberalizimi i vizave”, vlerësuan krerët e Agjendës “Drejtësia 2020”. Gjatë takimit, bartësit e institucioneve të sistemit të drejtësisë vendosën që gjatë muajit shkurt të prezantojnë një raport të përgjithshëm për progresin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes të cilit, vendet e Bashkimit Evropian do të njoftohen për ecurinë dhe progresin e arritur, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të shenjestëruara.

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

4

Fjalimi i Kryesuesit të KPK-së, Bahri Hyseni, në Konferencën Vjetore të

Prokurorëve

“Kam kënaqësinë e veçantë t’ju drejtohem sot në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, të cilën e konsideroj si një ndër ditët më të veçanta të sistemit prokurorial. Kjo është një ditë dhe moment reflektimi për punën tonë njëvjeçare, një moment vlerësimi për punën e palodhshme dhe sukseset e arritura, përkundër sfidave që patëm para nesh. Niveli i demokracisë së një vendi varet nga niveli i sundimit të rendit dhe ligjit. Kjo e bën edhe më të veçantë punën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, pra e bën punën tonë më të vështirë dhe sfiduese, por në të njëjtën kohë e bën edhe më të rëndësishme. Sistemi prokurorial në Kosovë ka bërë viteve të fundit një varg reformash, rezultatet pozitive të të cilave janë të dukshme. Faktikisht është përmbushur legjislacioni sekondar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, duke u bazuar në Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, pastaj është kompletuar numri i prokurorëve sipas vlerësimeve për nevojat aktuale, është rritur numri i stafit mbështetës në prokurori, është rritur buxheti, janë hartuar dhe zbatuar strategji, plane pune dhe dokumente të tjera të politikave për funksionimin e sistemit prokurorial.

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

5

Këshilli Prokurorial i Kosovës, me qëllim të zbatimit të mandatit të tij do të fokusohet në: - përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të administrimit; - rishikimin e pakos së akteve nënligjore të Këshillit dhe rolit proaktiv në procesin e rishikimit funksional të sektorit të drejtësisë; - mbikëqyrjen sistematike të punës së prokurorëve dhe prokurorive në funksion të fuqizimit të integritetit dhe llogaridhënies; - avancimin e sistemit të rekrutimit, transferimit dhe avancimit të prokurorëve dhe personelit administrativ; - fuqizimin e mëtejmë të sistemit të vlerësimit të performancës së prokurorëve; - konsolidimi i sistemit të ri të disiplinimit për prokurorë; - rritjen e transparencës dhe bashkëpunimit, - ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive praktike të prokurorëve dhe personelit. Këshilli do të aktivizojë dhe përdorë të gjithë mekanizmat e brendshëm për të rritur llogaridhënien dhe integritetin në sistemin prokurorial. Tashmë kemi një ligj të ri për përgjegjësinë disiplinore, i cili kërkon ndërmarrjen e masave të reja dhe do të jemi të pakompromis në funksion të zbatimit të këtij ligji. Këshilli Prokurorial i Kosovës do të angazhohet maksimalisht për ofrimin e sigurisë më të madhe në mbrojtjen e prokurorëve dhe stafit mbështetës, prandaj në këtë drejtim do të jemi në përballje me të gjithë ata që ndërmarrin sulme me qëllim të denigrimit dhe cenimit të integritetit dhe pavarësisë së sistemit prokurorial. Të nderuar prokurorë, Angazhimi juaj ka bërë që të gjitha raportet dhe statistikat të tregojnë për efikasitet shumë të lartë të punës. Por, a është krejt kjo ajo çka duam ne? A është kjo, ajo që qytetarët e Kosovës e dëshirojnë? A është kjo ajo që miqtë tanë ndërkombëtarë besojnë se puna jonë përmbush standardet më të larta? Dhe krejt në fund, a është kjo e mjaftueshme për të garantuar sundimin e rendit dhe ligjit si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut? E di që të gjithë ne duhet të pajtohemi se përkundër rezultateve të larta të treguara në punën tonë, rruga jonë përpara kërkon ende angazhim, sakrificë dhe përkushtim. Kemi arritur në pikën kur efikasitetin duhet ta shohim në pikëpamje cilësore, prandaj orientimi ynë do të jetë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, përkushtimin maksimal, si dhe në respektin më të madh për punën, funksionin që ushtrojmë dhe misionin tonë të shenjtë. Mandati ynë formal buron nga Kushtetuta dhe ligji, por mandati ynë i vërtetë buron nga e drejta e qytetarëve për të jetuar në një shtet ku ka drejtësi. Këto vlera në funksionin

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

6

tonë na obligojnë për transparencë dhe bashkëpunim më të afërt me qytetarët, shoqërinë civile, mediat, andaj i ftoj të gjithë që të vihen në funksion të zbatimit të rendit dhe ligjit, në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, duke kryer mandatin e tyre me korrektësi dhe në funksion të një jete më të mirë për të gjithë qytetarët, madje-madje, edhe duke na kritikuar në mënyrë konstruktive, sepse në fund të fundit, kjo na bën të gjithëve më të mirë. Në këtë aspekt, ne jemi në proces të avancimit të imazhit publik të Prokurorit të Shtetit, me qëllim të rritjes së besimit para qytetarëve, qe të sigurohemi që paraqitja e punës publike e Prokurorit të Shtetit të jetë sipas standardeve më të larta. Në ketë drejtim, deri më tani me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendorë, si një ndër shembujt e shumtë është edhe projekti i zbatuar nga “Interneës Kosova”, i cili ka realizuar dhe vazhdon të realizojë trajnime për të pasur paraqitjen e duhur publike, e cila do të ndikojë në rritjen e transparencës dhe besimit të publikut në punën e Prokurorit të Shtetit. Në fund, dua të falënderoj në mënyrë të veçantë partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë, të cilët po japin kontribut të madh në fuqizimin e rolit tonë. Në raporte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare janë vënë në pah rezultatet e sistemit prokurorial por edhe pikat e dobëta dhe janë dhënë rekomandime të rëndësishme. Ne i kemi marrë mjaft seriozisht këto rekomandime dhe synojmë që t’i realizojmë bashkë me Ju, ngaqë me Ju dhe përmes mbështetjes Tuaj do të arrijmë standardet më të larta në misionin tonë drejt integrimit në familjen evropiane. Të nderuar pjesëmarrës, Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk do të jetë vetëm administrues i sistemit prokurorial, por do të jetë partneri kryesor i prokurorëve në punën e tyre, do të jetë zëri i fuqishëm në mbrojtje të vlerave të ndërtuara me vite dhe do t’i mbështesë ata në rrugën e gjatë të drejtësisë dhe mbrojtjes së vlerave njerëzore. Të nderuar të pranishëm, Në Kosovë duhet të sundojë paqja dhe drejtësia, si dy anë të së njëjtës medalje, dhe ne me punën dhe rolin tonë do të bëjmë çmos që drejtësia të garantojë edhe paqen. Ju dëshiroj punë të mbarë në këtë konferencë dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj!

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

7

Kryesuesi Hyseni ka qëndruar për vizitë zyrtare në Itali

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, kryeprokurorë, anëtarë të KPK-së dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kanë qëndruar në një vizitë në Krahinën e Bolzanos në Itali, vizitë kjo, e cila u mbështet nga Projekti i Binjakëzimit të BE-së për rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, kryesuesi Hyseni dhe anëtarët e tjerë kanë diskutuar me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në provincën e Bolzanos për zgjidhjet e rasteve, përvojat, modelet e mbrojtjes së pakicave, aktiviteteve e kryera gjatë shqyrtimit dhe krahasimit të realitetit italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve të ndryshme gjuhësore në sistemin ligjor italian.

Ndërkohë, përfaqësuesit e sistemit prokurorial dhe gjyqësor janë pritur nga kryetari i Gjykatës së Bolzanos, Vesco Elsa, me ç’rast kanë biseduar për përdorimin e gjuhëve të pakicave në procedurat penale dhe praktikat e mira të respektimit të pakicave në

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

8

përdorimin e tyre, mbrojtjen e komponentëve të ndryshëm gjuhësorë në prokurori dhe gjyqësor, procedurat për qasje në gjyqësi, marrëdhëniet midis përkatësive minoritare dhe disiplinën e emërimit të drejtuesve dhe zëvendësdrejtuesve, marrëdhëniet ndërmjet mbrojtjes së minoriteteve dhe avancimit në karrierë, marrëdhëniet midis mbrojtjes së pakicave dhe sistemit disiplinor në drejtësi.

Gjithashtu delegacioni kosovar ka vizituar edhe Tribunalin e Bolzanos, ku nga afër kanë parë mënyrën e funksionimit të tij.

Projekti i Binjakëzimit të BE-së për rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial zbatohet në partneritet në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Zyrës së Prokurorisë Speciale dhe Këshillit të Lartë italian të Gjyqësorit, Ministrisë italiane të Drejtësisë, Këshillit të Lartë francez të Gjyqësorit dhe Ministrisë franceze të Drejtësisë.

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

9

Kryesuesi Hyseni ka takuar kryesuesit e komisioneve të përhershme të KPK-

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK) të Kosovës, Bahri Hyseni, ka mbajtur takim me kryesuesit e komisioneve të përhershme të KPK-së. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të komisioneve të përhershme të KPK-së, të planifikuara për vitin 2019. Kryesuesi Hyseni ka kërkuar që çdo komision i përhershëm të hartojë planin e punës, të cilat duhet të bazohen në Planin e Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2019. Po ashtu, Kryesuesi Hyseni ka kërkuar nga kryesuesit e komisioneve të përhershme që të raportojnë para KPK-së për punët e realizuara në periudhën e dytë të vitit 2018. Gjatë këtij takimi, Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka ofruar mbështetjen e Sekretariatit për të gjitha komisionet e Këshillit Prokuorial të Kosovës.

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

10

Kryesuesi i KPK-së priti shefen e Sektorit për Sundim të Ligjit të Ambasadës

së Mbretërisë së Bashkuar

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim shefen e Sektorit të Sundimit të Ligjit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Jennifer Blakeney. Kryesuesi, fillimisht, ka falënderuar për vizitën përfaqësuesen e Sektorit të Sundimit të Ligjit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po i jep mbështetje të vazhdueshme sistemit prokurorial të Kosovës, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e lartë të tij për të vazhduar bashkëpunimin reciprok në fuqizimin dhe avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Z. Hyseni dhe znj. Blakeney kanë diskutuar me këtë rast për vazhdimin e bashkëpunimit për zbatimin e Projektit “Fuqizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”, të cilin e menaxhon Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar përmes implementuesit “Axiom International”, projekt ky, i cili parashihet të zgjasë deri në mars të vitit 2020. Znj.Blakeney ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është e vendosur për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

11

Në përfundim të takimit, dy bashkëbiseduesit shprehën zotimin, vullnetin dhe përkushtimin e tyre për të vazhduar zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm, por edhe projekteve të tjera të përbashkëta në të ardhmen.

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

12

Kryesuesi i KPK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit vizituan Prokurorinë

Themelore në Mitrovicë

Në vazhdën e vizitave të punës nëpër prokuroritë e vendit, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kanë qëndruar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, me ç’rast janë takuar me kryeprokurorin Shyqyri Syla dhe prokurorët e kësaj prokurorie.

Fillimisht, dy krerët e lartë të sistemit prokurorial janë njoftuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për të arriturat dhe sfidat e këtij institucioni, me të cilat është ballafaquar në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve të përcaktuara ligjore.

Në vijim të takimit, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka thënë se nevojitet angazhim i shtuar për rritjen e profesionalizmit, llogaridhënies dhe transparencës së prokurorëve. “KPK-ja dhe unë personalisht do të jemi në shërbim të plotë për t’i plotësuar nevojat dhe objektivat e parashtruara nga Prokurori i Shtetit, por edhe do të kërkojmë përgjegjësi nga secili prej jush dhe do të përcjellim nga afër punën tuaj përmes komisioneve të përhershme të KPK-së”, ka thënë me këtë rast Kryesuesi Hyseni para prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

13

Në këtë rrjedhë, kreu i Këshillit ka diskutuar para të pranishmëve për intensifikimin dhe respektimin e procedurave për sistemin e ri të disiplinimit të prokurorëve, procedurat e ndërmjetësimit dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, zbatimin e Kodit të etikës për sjelljen e prokurorëve, si dhe rëndësinë e furnizimit me të dhëna të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL).

Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar punën e deritashme të prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë në luftimin e veprave të ndryshme kriminale, me ç’rast ka kërkuar angazhim dhe efikasitet të mëtejshëm për trajtimin dhe luftimin e rasteve, të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin, kontrabandën, tregtinë e kundërligjshme dhe veprave të tjera.

Ndër të tjera, kreu i Prokurorisë së Shtetit, ka kërkuar që në kuadër të ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepra penale, krahas hetimeve penale, prokurorët duhet të zhvillojnë edhe hetime financiare, në mënyrë që të kërkohet sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë, e cila mund të jetë fituar me vepra penale.

Gjithashtu, Kryeprokurori Lumezi, ka thënë se Prokuroria Themelore në Mitrovicë përbën një shembull të mirë të funksionimit dhe bashkëpunimit shumetnik, ndërnjerëzor dhe ndërkolegial, vlera këto, që duhet të kultivohen edhe në të ardhmen në sistemin prokurorial të Kosovës.

Në fund, Kryesuesi i KPK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit i kanë dhënë përkrahje për proceset e reja kryeprokurorit dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për kryerjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, si dhe për përmirësimin e kushteve të tyre të punës.

Takimet e tilla të krerëve të sistemit prokurorial do të vazhdojnë edhe në prokuroritë e tjera të vendit.

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

14

Kryesuesi i KPK-së ka takuar Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, është takuar me Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushat, në të cilat lejohet bashkëpunimi, pa cenuar pavarësinë e dy institucioneve. Kryesuesi Hyseni ka shprehur gatishmërinë e KPK-së për mbështetje profesionale për të kontribuar në kompletimin e legjislacionit të Avokaturës Shtetërore. Po ashtu, Kryesuesi Hyseni, ka kërkuar nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror që gjatë punës së tyre në përfaqësimin e institucioneve publike pranë organeve gjyqësore, nëse hasin në ndonjë element të veprës penale, të njoftohet sistemi prokurorial i Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të luftimit të dukurive kundërligjore, me fokus në pengimin e veprimeve të ndryshme, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e buxhetit të Kosovës.

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

15

Vlerësohet mbështetja e BE-së për ngritjen e kapaciteteve kundër krimit të

organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, është takuar me ekspertët e Projektit të BE-së “Mbështetje e mëtejshme për institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, Ian McDonald dhe David Mattan. Me këtë rast, Kryesuesi Hyseni ka falënderuar ekspertët e projektit, McDonald dhe Mattan, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakursyer të vendeve të BE-së për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme të sistemit prokurorial në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Gjatë takimit, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial ka diskutuar me ekspertët evropianë detajet e planit të trajnimeve për zbatimin e Ligjit për kompetencat e zgjeruara të konfiskimit, plan ky, i cili do të fokusohet në trajnimin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve, në mënyrë që ata të kenë informata dhe të kuptojnë në mënyrë më të plotë zbatimin e këtij ligji.

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

16

Sipas planifikimeve të përbashkëta, plani i trajnimeve është ndarë në tri faza, e cila përfshin fazën e parë që përbëhet nga trajnimet hyrëse njëditore për prokurorë dhe gjyqtarë të të gjitha prokurorive dhe gjykatave themelore në shtatë rajonet e Kosovës. Kurse, faza e dytë do të jetë shumë më e specializuar dhe më e detajuar, me ç’rast do të fokusohet në çështjet e krimeve të rënda, ndërsa në fazën e fundit do të ofrohen këshilla specifike për prokurorët e rasteve të caktuara gjatë përdorimit të këtij ligji. Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan që ky plan trajnimi të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Drejtësisë për të siguruar vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e tij në të ardhmen, me ç’rast do të dërgohen trajnues nga Akademia, të cilët do të jenë të pranishëm në të gjitha trajnimet e parapara.

Page 17: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

17

KPK-ja dhe Fakulteti Juridik i Kolegjit “AAB” nënshkruajnë memorandum

bashkëpunimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës, Fakulteti Juridik i Kolegjit “AAB” kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, dhe Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit “AAB”, Veton Vula. Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Fakultetit Juridik të Kolegjit “AAB” për mundësinë e mbajtjes së praktikës, vizitave studimore për studentët e Fakultetit Juridik, si dhe prezantimit të ekspertëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës para studentëve të Kolegjit “AAB” për tema të veçanta, të cilat ndërlidhën me fushën e sistemit të drejtësisë. Ky memorandum parasheh organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira në mes të dy institucioneve.

Page 18: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

18

Komisionin për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës

Komisionin për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është punuar në dy drafte rregulloresh, ku mori pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, dhe anëtarët e grupeve punuese përkatëse.

Në këtë takim është punuar për hartimin e Rregullores për administrimin dhe ndarjen e lëndëve dhe Rregullorja për shërbimin e komunikimit publik.

Hartimi i këtyre dy rregulloreve është duke u bërë në bazë të Planit të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2019.

Lidhur me hartimin e këtyre dy rregulloreve, Kryesuesi Hyseni, ka thënë se miratimi i tyre është shumë i rëndësishëm për sistemin prokurorial të Kosovës.

Page 19: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

19

Mbahet takimi i 162-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Në takimin e 162-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr Kryesuesi Bahri Hyseni, kanë marrë pjesë anëtarët e KPK-së dhe kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës, me ç’rast janë diskutuar një sërë pikash të rendit të ditës. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka thënë në fillim të takimit se sistemi prokurorial është duke hyrë në një fazë të ngritjes, avancimit dhe fuqizimit të përgjegjësive dhe misionit të tij. “Vetë fakti që sot kemi një rend kaq të ngjeshur pikash, në të cilën bën pjesë edhe Strategjia për krimet e luftës, tregon rëndësinë që jemi duke i dhënë çështjeve kruciale për zbatimin e ligjit, standardeve dhe vlerave, profesionalizmit dhe qasjen e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në sistemin prokurorial”, ka thënë kreu i KPK-së, Hyseni. Gjatë takimit të sotëm të Këshillit u miratua Strategjia e krimeve të luftës, e iniciuar kohë më parë nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e cila është rezultat i punës së Grupit punues në përbërje të prokurorëve vendorë, prokurorëve të EULEX-it, përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe Ministrisë së Drejtësisë. Miratimit të këtij dokumenti të rëndësishëm strategjik i ka paraprirë prezantimi nga kryesuesja e Grupit punues për hartimin e Strategjisë, Prokurorja e Shtetit në PSRK, Drita

Page 20: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

20

Hajdari, e cila ka paraqitur vlerësimin e gjendjes së tashme, përcaktimin e synimeve dhe veprimeve të nevojshme për organet shtetërore në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës. Pas diskutimeve, Këshilli miratoi Raportin vjetor të KPK-së për vitin 2018, pastaj Raportin vjetor për vitin 2018 të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike dhe Raportin e Komisionit për Vlerësimin e Performancës. Në kuadër të avancimit të transparencës dhe fuqizimit të llogaridhënies raportuan kryetarët e komisioneve të Këshillit dhe të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës për angazhimin e bërë në lëndët e korrupsionit dhe krimit ekonomik dhe zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve. Këta të fundit kanë raportuar për rastet me PP dhe PPN për korrupsionin dhe krimet ekonomike, numrin e këtyre rasteve, gjendjen aktuale, zhvillimet aktuale për zbatimin e Projektit TIK/SMIL, lëndët e trashëguara nga viti paraprak, lëndët e pranuara dhe lëndët e zgjidhura në muajin janar 2019. Në fund të takimit Këshilli themeloi Komisionin për hartimin e rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe shqyrtoi një rast disiplinor.

Page 21: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

21

Vlerësohet lart promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë në Kosovë

Integriteti në punën e prokurorit dhe rëndësia e promovimit të tij në shoqërinë kosovare ishin në fokus të konferencës së sotme të përbashkët me rastin e përmbylljes së Projektit “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, i cili është organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Lëvizja FOL dhe Qendra për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) nga Holanda, me ç’rast morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të drejtësisë kosovare. Me këtë rast pati vlerësime të larta nga të gjithë për promovimin e integritetit në sektorin e drejtësisë në Kosovë, i cili është bërë në kuadër të këtij projekti, por që do të zhvillohet edhe në të ardhmen me anë të aktiviteteve dhe veprimtarive të ndryshme, në mënyrë që të avancohet roli, misioni dhe vlerat e integritetit, llogaridhënies dhe transparencës publike në institucionet kosovare të drejtësisë. Në këtë kontekst, Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, gjatë fjalës së tij, ka thënë se përparësia e sistemit prokurorial qëndron në orientimin tonë të duhur për zbatimin e instrumenteve adekuate ligjore dhe etike për promovimin e vërtetë të integritetit dhe për zhvillimin e tij në rrugën që kemi përpara, sepse integriteti ndërlidhet ngushtësisht me zbatimin e ligjit. “Në ketë aspekt kemi hartuar një mori dokumentesh të rëndësishme që

Page 22: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

22

mbështesim zbatimin praktik të integritetit, pavarësisë, paanshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies së prokurorëve, në të cilat kam marrë pjesë personalisht gjatë mandatit tim si Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, gjë që, në fakt, kemi krijuar mekanizma konkretë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, siç janë partnerët holandezë, për zbatimin e parimeve të drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Hyseni. Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vënë theksin në rolin e madh shoqëror që ka promovimi dhe avancimi i integritetit profesional në institucionet e drejtësisë në Kosovë. “Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur, ngaqë, dita-ditës vërehet se ka avancim dhe ngritje të mekanizmave të denjë për çështjet e zbatimit të ligjit në Kosovë, sepse respektimi i parimeve të tilla në procesin e vendimmarrjes tonë dhe dhënies së udhëzimeve të ligjshme është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Nga ana tjetër, partnerët e pranishëm ndërkombëtarë dhe vendorë kanë vlerësuar lart qasjen dhe mënyrën e bashkëpunimit të institucioneve prokuroriale dhe gjyqësore në angazhimin e përbashkët për përmirësimin e perceptimit dhe krijimit të besimit në drejtësinë kosovare. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Holandës në Prishtinë, e cila ka sjell ekspertët holandezë në Kosovë, duke pasur synim ngritjen e nivelit të integritetit dhe fuqizimit të pavarësisë së Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqësorit, me qëllim të ndërtimit të një sistemi të fuqishëm të drejtësisë dhe përmirësimit të besimit të publikut. Konkretisht, për t’i forcuar kapacitetet e sektorit të drejtësisë në çështjet e integritetit janë përpiluar dhe miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës - Kodi i ri i Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë dhe është hartuar Komentari i këtij kodi, si dhe janë ofruar trajnime për prokurorë dhe bashkëpunëtorët e tyre profesionalë, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë Ligjin për përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Page 23: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

23

Diskutohet Ligji për ndërmjetësim dhe Kodi i drejtësisë për të mitur

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bashkëpunim dhe përmes Projektit të UNDP-së “Përmirësimi i qasjes në reformën e drejtësisë dhe sundimin e ligjit”, i cili financohet nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, si dhe me mbështetje të UNICEF-it, ka organizuar një tryezë diskutimi me temën “Ligji për ndërmjetësim dhe Kodi i drejtësisë për të mitur”, në të cilin morën pjesë prokurorë, gjyqtarë, personeli administrativ i Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe përfaqësues të UNDP-së dhe UNICEF-it. Qëllimi i kësaj tryeze ishte aplikimi i metodave alternative të ndërmjetësimit për zgjidhjen e rasteve në lëmin penale dhe civile nga Prokurori i Shtetit dhe Gjyqësori, në mënyrë që rastet të zgjidhen më shpejtë, të kenë kosto më të ulët të shpenzimeve dhe kryerësit të mos futen në evidencat e të dënuarve, respektivisht të mos ketë stigmatizim të tyre. Në këtë tryezë, ndër të tjera, çështjet e trajtimit kryesor të risive të Ligjit për ndërmjetësim, përfshirë dhe nevojën për hartim të rregulloreve përkatëse, i ka prezantuar prokurori i Shtetit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë iniciativa të shtuara për organizimin e tryezave të tilla, të cilat do të realizohen edhe në të ardhmen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë, me qëllim të diskutimit dhe lehtësimit të aplikimit të metodave të duhura ligjore, të cilat do të hyjnë në funksion të punës së prokurorëve.

Page 24: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

24

Kryesuesi Hyseni viziton Policinë e Kosovës

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të kabinetit të tij, ka zhvilluar një vizitë në Policinë e Kosovës, me ç’rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Qëllimi i vizitës së sotme të Kryesuesit Hyseni në Policinë e Kosovës ishte vazhdimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për ndërlidhjen e sistemeve elektronike dhe shkëmbimin e të dhënave në formë elektronike mes Këshillit Prokurorial dhe Policisë së Kosovës. Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, ka thënë se ndërlidhja me këtë sistem elektronik të menaxhimit të lëndëve është një e arritur e madhe, në rastin konkret rezulton si një hallkë tejet e rëndësishme në relacionin mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, sepse është krijuar dhe po udhëhiqet një sistem elektronik i standardeve dhe vlerave të admirueshme. Të dy bashkëbiseduesit u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë për të zbatuar të gjitha aspektet e administrimit të resurseve për të pasur efikasitet dhe efektivitet në zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Page 25: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

25

Sekretariati i KPK-së

Në kuadër të përgjegjësive administrative dhe mbështetjes për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Zyrën e Kryeprokurorit dhe për të gjitha prokuroritë, Sekretariati i KPK-së ka diskutuar për zbatimin e dokumenteve strategjike të sistemit prokurorial. Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur një takim me administratorët e prokurorive, me të cilët ka biseduar për një numër të çështjeve, që lidhen me aktivitetet e përditshme të prokurorive. Është diskutuar për sistemin e raportimit të personelit administrativ dhe administratorëve, me qëllim të ngritjes se nivelit të llogaridhënies, ndërsa u kërkua zbatimi me përpikëri i dy udhëzimeve - Udhëzimit për menaxhimin e veturave zyrtare dhe Udhëzimit për menaxhimin e pasurisë. Gjithashtu janë shqyrtuar paraqitjet e kërkesave të ndryshme sipas formave standarde dhe një sërë çështjesh të tjera të ngjashme, të cilat kanë të bëjnë më personelin, por rrjedha e punës në projektin e menaxhimit elektronik të lëndëve – SMIL dhe sfidat në zbatimin e tij. Zyra Ligjore ka analizuar dhe ofruar mendim juridik për të gjitha aktet e hartuara nga njësitë e Sekretariatit të KPK-së. Nga ana e Zyrës për Komunikim Publik është bërë finalizmi i specifikave profesionale dhe teknike për krijimin dhe mirëmbajtjen e uebportalit të sistemit prokurorial dhe është dërguar për proceduara të mëtutjeshme në sektorin përkatës. Edhe njesitë tjera organizative të Sekretariatit duke u bazuar në kompetencat ligjore, kanë realizuar planifikimet e parapara për muajin shkurt.

Page 26: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO ...kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe...italian dhe kosovar në rastet e mbrojtjes së minoriteteve dhe mbrojtjes së komponentëve

26