reflektime: eurozona dhe qipro, së bashku · pdf filezhvillimi i ekonomisë informale...
TRANSCRIPT
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 2 of 14
REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU APO TË NDARË?
(Analizë)
Kolonel (R) Zaim Kuçi
Analist, Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes
Tiranë, 2013
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 3 of 14
E drejta e autorit
Copyright © 2013 nga Qendra Kombëtare e Studimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) të Ministrisë së Mbrojtjes. Copyright © 2013 by the National Center for Security and Defence Studies (NCSD) of the Ministry of Defence.
Politika e mos-diskriminimit dhe anti-plagjiaturës Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/ autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, apo institucioneve të tjera qeveritare. Autori/autorët e këtij shkrimi nuk janë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale, edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të tyre. Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.
Abstrakt: Republika e Qipros përballet me krizën më të thellë financiare në Eurozonë e cila vlerësohet si prag falimentimi. Lëkundjet në sektorin bankar qipriot janë
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 4 of 14
shoqëruar pashmangshmërisht nga humbja e besimit popullor për Bashkimin Europian. Kjo humbje besimi po shtohet në të gjithë Eurozonën. Është e rëndësishme të analizohet dhe të kuptohet kjo situate financiare, çfarë ka ndodhur realisht në këtë vend fqinj, problemet që sollën krizën dhe pasojat e mundshme në ekonominë e rajonit dhe në vendin tonë dhe si duhet paraprirë fenomenit rikoshet të ekonomisë apo kapjes dhe përmirësimit në kohë të problemit që ka mbërthyer Qipron.
Fjalë kyçe: krizë financiare, ekonomi në krizë, analizë ekonomike, ishull, vendet e vogla, të keqmenxhim, gjeopolitikë, tregëti, eurozonë, parashikim, parandalim.
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 5 of 14
Përmbajtja
1. Hyrje 6
2. Çfarë po ndodh me vendet e Eurozonës, krizë reale ekonomike apo gjeopolitikë e sforcuar ruse drejt saj? 7
3. Çfarë pritet nga kriza që ka shpërthyer në Qipro? 8 4. Skenarët e pritshëm të ishullit 9 5. Çfarë fshihet prapa diplomacisë ruse për ishullin? 10 6. Përse Gjermania ka marrë flamurin për menaxhimin e krizës dhe
ekonomisë të eurozonës? 11 7. Përfundime 12
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 6 of 14
Hyrje
Republika e Qipros me një popullsi rreth 750 mijë banorë (grekët qipriotë rreth 77
%, turqit 18 %, të tjerë 5 %) u anëtarësua në BE në vitin 2004, kohë kur BE iu desh
për të shmangur izolimin rajonal në këtë zonë të konsideruar të vështirë, por dhe
për përfitime ekonomike, më tepër se kaq, ndoshta dhe me qëllimin e mbajtjes në
distancë të Turqisë. Ishulli është i ndarë mes qipriotëve grekë dhe turq, por për
analistët konsiderohet një rajon konfliktual ku përplasen interesat gjeo-ekonomike
(burimet energjike dhe ato financiare), të cilat fusin në lojë aktorët diplomate dhe
ushtarakë të përfaqësuar me shtete superfuqi botërore.
Edhe pse Qipro është në BE, politika integruese e saj ka qenë më shumë e anuar
drejt Izraelit, Libanit dhe Sirisë se sa me Evropën; është një shtet politikisht dhe
ekonomikisht i çorientuar (ka luajtur dy standarde zhvillimi), megjithatë, për t’u
mbështetur nga Franca ajo në vitin 2006 iu shtua listës frëngjisht folëse. Qëkur
Qipro mori statusin anëtar i BE, analistët gjithmonë e kanë vlerësuar si të dyshimtë
në familjen evropiane, me kohë kanë afruar interesa të dyshimta miqësie si me
Serbinë (Miloshevicin e asaj kohe) e konfliktuar prej sanksioneve të perëndimorëve,
e cila përdori ishullin për operacionet e vet financiarë, po kështu dhe me rusët, që
kupton, Qipro ka zhvilluar për vite me radhë një model ekonomie të bazuar në
mundësitë dhe modelin “qipriot”.
Preferencë e qipriotëve ka qenë zbatimi i modelit të zhvillimit të biznesit me taksa
të ulëta, të shoqëruar nga një zbatim kontrolli të sektorit bankar të dobët, ndryshe
nga standardet ekonomike të vendeve të BE. Aplikimi i kësaj politike është bërë për
të tërhequr sa më shumë kapitale nga jashtë, politikë e cila solli dështim të
paralajmëruar vite më parë.
Për të dalë nga kjo situatë rënie, kohë më parë qeveria e Qipros ka bërë kërkesë për
ndihmë ndërkombëtare, pasi bankat që ishin pjesërisht të shtetëzuara dhe të
pakontrolluara, ishin plotësisht në abuzime spekulative. Rritja e borxheve
shtetërore kërcënuan ekonominë dhe humbën kontrollin e shtetit, që me kohë
sollën kaosin e sotëm.
Me përkeqësimin e situatës Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar
ranë dakord t’i japin Qipros një grant prej 10 miliardë euro, një zgjidhje që
kapërcente krizën në këtë vend me më pak se 800 mijë banorë, e vendosur në
pozicion kyç të zhvillimeve evropiane, të pasuruar lehtësisht nga zhvillimi i
ekonomisë informale.
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 7 of 14
1. Çfarë po ndodh me vendet e Eurozonës, krizë reale ekonomike
apo gjeopolitikë e sforcuar ruse drejt saj?
Në se analizojmë krizat e ekonomike të kohëve të fundit, duket, sidomos vendet e
vogla, të keq-menaxhuar nga vet strukturat e tyre kur bien në krizë kërkojnë daljen
prej saj duke aktruar dhe luajtur kartën e gjeopolitikës së tyre.
Përballë kësaj krize, zhvillimet e dukshme ekonomike të viteve të fundit të Rusisë,
afrimi i sforcuar me superfuqinë aziatike kineze e konfirmuar dhe me vizitën për
herë të parë të presidentit të sapo zgjedhur kinez duke nënshkruar kontratën më të
madhe në fushën e mbrojtjes (24 avionë luftarake SU- 35, 4 nëndetëse të klasit
“Lada”, avionë transporti IL- 476 dhe IL -78, raketa Senit S-400 etj), si sinjal edhe
për SHBA, se Moska dhe Pekini duan të bashkojnë forcat e tyre për të bërë një
kundërpeshë gjeopolitike ndaj saj, kanë ngjallur nostalgjitë e gjeopolitikës globale
me prioritet rajonin e Ballkanit dhe të Evropës lindore, prej këtej për të kapur
tregjet në Lindjen e Mesme.
Është koha kur gjeo-ekonomia vendos mbi zhvillimet e pritshme në gjeopolitikën e
shteteve. Të dhënat e deritanishme, në rreth 200 milionë metra kub gaz natyral, të
zbuluar në zonën “Afërdita” në ujërat e Qipros, të vlerësuara sot në vlerë 80 miliardë
dollarë duhen të jenë katalizatorë të lëvizjeve për ndryshim harte.
Vlerësohet se qëllimet strategjike ruse, për të gjetur territor në hapësirën e BE,
realizohen duke lëvizur kujdesshëm, rast pas rasti, sidomos me shtetet e vegjël që
akoma nuk kanë arritur të instalojnë demokracinë dhe të zhvillojnë ekonominë në
standard perëndimor. Zhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende
janë premisa për krizë, më tepër se kaq Rusia gjen terren për t’i stimuluar këto
ekonomi në rënie. Në këto vende diplomacia ruse është aktive duke iu afruar
“ndihmë” ekonomike. Vendet e eurozonës, për të mos u zhytur në kaos dhe për të
përfituar imazh në vend (kredibilitet politik), lehtësisht shtrijnë duart për ndihmë
drejt Rusisë, kjo shihet dhe si një presion kundër BE.
Hapja e portave për Rusinë nga këto shtete, vështirëson ekonominë dhe politikën
evropiane jo vetëm për mosprishjen e balancës ekonomike por në planin afatgjatë
dhe për mos humbje territori në hapësirën e BE. Mbajtja prej kohësh peng e Serbisë
nga rusët ka krijuar hallakatjen e rajonit tonë.
Të detyruar nga situatat e krijuar në hapësirën e eurozonës, vendet evropiane
detyrohen dhe paguajnë borxhin e stimuluar dhe të keq-menaxhuar të shteteve të
vegjël. Pas Greqisë, rasti Qipriot është identik me atë të krizës Irlandeze, por tipike
është ajo Islandeze, kohë kur Evropa po mbyllte dyert ata iu drejtuan Rusisë. Për të
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 8 of 14
shmangur këtë orientim drejt Rusisë, FMN zgjidhi thesin e ndihmave për të nxjerrë
nga kriza këtë vend.
Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për qind të ekonomisë së
Eurozonës, gjeopolitikisht mbetet një nerv shqetësues që kërkon zgjidhje nga ana e BE.
2. Çfarë pritet nga kriza që ka shpërthyer në Qipro?
Situata në Qipro sa vjen dhe përkeqësohet, si rrjedhojë ka dobësuar dukshëm
besimin popullor ndaj sektorit bankar si dhe ndaj qeverisë së Qipros. Në këtë
kontekst, Qipro do të ketë një kohë të vështirë përpara për të provuar dhe rikthyer
besimin që ka humbur. Masat shtrënguese të qeverisë krijuan dhe thelluan krizën
duke rritur ndjeshëm nivelin e papunësisë.
Është për t’u theksuar se, ka një traditë të gjatë filozofike në Perëndim që e lidh
legjitimitetin e një qeverie me mënyrën sesi ajo mbron interesat e popullit të saj.
Besimi në qeveri është një kusht kyç për demokracinë dhe legjitimiteti i një qeverie
dobësohet nëqoftëse asaj i mungon pëlqimi i të qeverisurve në popullatën e vendit.
Lëkundjet në sektorin bankar qipriot janë shoqëruar pashmangshmërisht nga
humbja e besimit popullor për Bashkimin Europian. Situata në Qipro ka të ngjarë
të ngrejë një ndjenjë anti-Europiane në një nivel të ri zhvillimi.
Analistë të eurozonës parashikuan dhe daljen e Qipros nga zona euro, por
shqetësuese mbetet që kriza të mos ketë zgjerim. Falimenti i Qipros rrezikon
progresin e deritanishëm të arritur në zgjidhjen e krizës së Greqisë.
Nëse Eurozona përpiqet me çdo kusht ta mbajë Qipron në unionin monetar, kjo
mund të bëjë që vende të tjera në krizë të reduktojnë përpjekjet për kursime dhe
konsolidim të buxheteve. Një zhvillim i tillë do të vinte në pikëpyetje të gjithë
arkitekturën e shpëtimit dhe besueshmërinë tek Eurozona në pjesën tjetër të botës.
Krizat e deritanishme në përgjithësi dhe kriza Qipriote po i transmeton pjesës tjetër
të Europës që Bashkimi Europian po dështon së mbrojturi interesat e qytetarëve të
tij. Nëse Qipro do të detyrohet të largohet nga Eurozona, besimi i investuesve në
botë tek bashkimin monetar do të tronditej thellë.
Po kaq të diskutueshme janë dhe analizat kritike për BE në lidhje me standardet që
duhen të plotësojnë vendet aderuese në eurozonë. Sipas meje, vendet që tashmë
kanë shpallur recesionin dhe Qiproja, nuk kanë arritur standardin perëndimor
qofshin ato politike, demokratike, diplomatike, aq më keq në zhvillimin e
ekonomisë së tyre.
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 9 of 14
Nga ana tjetër, vlerësohet se interesat e Rusisë janë më të thella. Ajo, përveç
shqetësimit për interesat e bizneseve dhe pasurisë, si një qendër investimesh me
taksim të ulët dhe një vend për të fshehur paratë, shqetësuese për të janë interesat
energjetike ku burimet e reja të gazit të zbuluara në Qipro vlerësohen afërsisht 80
miliardë dollarë. Futja në lojë e këtij zbulimi energjetik, padyshim do të shkaktojë
një situatë të re grindjesh midis të fortëve në këtë ishull.
3. Skenarët e pritshëm të ishullit....
Skenarët e pritshëm të ishullit: Qipriotët turq do të kenë ushtarakisht një aleat të
fuqishëm, Turqinë dhe nga ana tjetër qipriotët grekë do të kenë aleatin e tyre,
Greqinë edhe pse është në krizë Forcat e armatosura greke nuk janë të prekura.
Në këtë ishull përveç interesave të Greqisë dhe Turqisë janë aktive dhe interesat
izraelite, si partner energjetik të tij. Kësaj situate i shtohet dhe prezenca e Flotës së
6-të të SHBA, si fuqia dominuese në Mesdhe. Po kaq shqetësues do të jetë (edhe
pse e heshtur deri tani) dhe prezenca e Britanisë në ishull, qoftë kjo me kulturë
britanike të vazhduar në popullatë pas pavarësisë të vitit 1960, por aktualisht ajo
është me dy baza ushtarake në Qipro. Nga Uashingtoni dhe Brukseli vijnë zëra se
mund të ketë tensione deri në konfrontime mes Qipros dhe Turqisë.
Në një analizë strategjike, territori dhe bazat ushtarake të Qipros vlerësohen të
favorshme për çfarëdolloj operacioni të pritshëm ushtarak të BE.
Historikisht, për vendet perëndimore, ishulli është planifikuar dhe ka qenë një
bazë logjistike në mbështetje të operacioneve në Irak dhe Afganistan. Edhe
Britania e Madhe, në vitin 2011, bazat e saj detare në Qipro i planifikoi për
mbështetjen e sulmeve ajrore kundër Libisë, por nuk u përdorën për arsye sigurie
të situatës të krijuar në atë kohë.
Analistët ushtarakë shkojnë madje më tej, nëse Moska do të humbasë bazën e vet
detare në Tartus të Sirisë, atëherë, ka shumë gjasa që rusët mendojnë për një
zhvendosje të kësaj baze në këtë ishull, vlerësuar si një pozicion i favorshëm
strategjik.
Pra analistët, qofshin ata ekonomistë, ushtarakë, më tepër diplomaci-bërësit duhet
të parashikojnë dhe të parandalojnë pritshmërinë e zhvillimit të ngjarjeve në
këtë fushë të re beteje. Dalja jashtë kontrollit të situatës do të sjellë pasoja të
paimagjinueshme në këtë rajon dhe më gjerë.
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 10 of 14
4. Po ç’farë fshihet prapa diplomacisë ruse për ishullin?
Në një vlerësim afatgjatë të Rusisë, taktikisht duket që interesat e Rusisë janë që
Qipro të qëndrojë në eurozonë. Bazuar në historikun e marrëdhënieve midis tyre,
rusët u janë mirënjohës, pasi qipriotët grekë kanë qenë gjithmonë mbrojtësit e
diplomacisë ruse. Sjellim rastin kur Rusia ishte kundër njohjes së pavarësisë së
Kosovës dhe aktit të copëtimit të Gjeorgjisë, qipriotët jo vetëm ishin në një linjë, por
mbrojtën dhe ishin kundra masave që ndërmori BE ndaj Kremlinit.
Më tej se kaq mbeten interesa ekonomike të Rusisë në Qipro. Informacionet e fundit
tregojnë se në Qipro shpresohet të jetë një zonë gazmbajtëse detare e pazhvilluar
dhe euforia qipriote shkon deri dhe në një burim jetësor energjetik për Europën,
kështu ata mendojnë që të vendosin Rusinë kundër Europës për të shpëtuar
ekonominë e vet.
Nuk mund të vlerësohet rastësi, kaq papritur fillimet e një stërvitje të madhe (7mije
trupa të mbështetura me 36 mjete luftarake detare) të Rusisë në Detin e Zi, pikërisht
kur situata në këtë zonë është e nxehtë. Ushtarakisht, në se politika thirret dhe
zhvillon në urgjencë një stërvitje te tille, tregon se situata është e acaruar, një krizë
që mund të prodhojë një konflikt të mundshëm.
Për qipriotët shikohet se ndjenjat anti-BE kanë marrë formën e një ndjenje anti-
Gjermane, sepse Berlini shikohet si ithtari kryesor për masa shtrënguese. Kudo dhe
kurdo që ka një protestë kundër masave shtrënguese, njerëzit fajësojnë si qeveritë e
vendeve të tyre edhe diplomacinë e Berlinit që, për BE shfaqet si flamurtare në
procesin e marrjes së vendimit.
Gjermania ngulmon se duhet mësuar më shumë rreth flukseve dalëse të kapitalit
nga Qipro në Rusi dhe drejt Britanisë dhe janë gati që të gjejnë një zgjidhje. BE,
veçanërisht Gjermania, ka pasur frikën se paratë për shpëtimin e Qipros do
shkonin për rusët, që kanë depozita monetare gjigande në këtë ishull të vogël.
Për këtë arsye u vendos taksimi i depozitave mbi 100 mijë euro me 9.9 përqind
dhe depozitat mbi këtë shumë humbasin 40% të shumës. Synimi i taksës është t’u
tregojë investitorëve se duhet të jenë të kujdesshëm se ku i vendosin depozitat e
veta dhe se nuk duhet të përdorin vende që shërbejnë si parajsa fiskale, si rasti i
bankave të Qipros.
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 11 of 14
5. Përse Gjermania ka marrë flamurin për menaxhimin e krizës të
eurozonës?
Në referencë të treguesve ekonomikë të BE, duket se Gjermania dhe shtetet e BE për
gjatë periudhës 1999- 2011 kanë akumuluar një suficit tregtar prej rreth 1trilion
eurosh nga ku zona euro ka vlerën e 75 % të shumës së akumuluar.
Nga kjo shumë rreth 750 miliardë llogariten ekonomi gjermane, e ndjekur nga ajo
holandeze. Analistët kanë tërhequr konkluzionin se Gjermania është shumë e varur
te tregu evropian se sa pjesa tjetër e botës, nga ana tjetër gjermanët operojnë më
mirë me evropianët se sa me pjesën tjetër të globit. Ata vlerësojnë se mbajtja e
kostos së ulët rrit më shumë eksportet në Evropë sesa në vendet e tjera. Historikisht
gjeo-ekonomia gjermane ka krijuar dhe zhvilluar aleancat gjeopolitike në territorin
evropian.
Gjeopolitika gjermane që prej fillimeve të shekullit 20-të, vijuar gjatë luftës së dytë
botërore dhe konsoliduar me kancelarin Konrad Adenauer i cili orientoi vendin
drejt NATO-s dhe Komunitetit Evropian, ka ndjekur gjithmonë linjën e forcimit dhe
bashkëpunimit me BE. Kjo strategji u pasua me bashkimin e dy Gjermanive në
kuadër po të bashkimit evropian, përforcuar me kancelarin Helmut Kohl, një figurë
qendrore evropiane e asaj kohe. Aktualisht, këto orientime perëndimore për
Gjermaninë e sotme kupton marrjen e pozicionit lider të BE.
Qëndrimi i Gjermanisë ndaj Qipros në një farë mënyre tregon dhe politikën afatgjatë
të kancelares Merkel, që sipas saj interesat e Gjermanisë janë të lidhura fort me
eurozonën. Kështu, ajo nuk do të lejojë që kriza e Qipros të ul imazhin e saj si një nga
liderët më të mëdha të Gjermanisë të pas Luftës dhe për BE, si dhe vizionin e saj
gjeopolitik për Evropën dhe Gjermaninë.
Fillimisht parlamenti qipriot refuzoi paketën e ndihmave nga BE dhe FMN dhe të
nesërmen Qipro ktheu sytë nga Rusia, vendi që e mbajnë si aleat. Moska ka
interesat e veta që të sigurojë mbijetesën e bankave në Qipro, një parajsë për
miliarda euro që janë depozituar aty nga biznesmenët dhe individët rusë. Edhe pse
Moska vlerësoi kërkesën qipriote jo të realizueshme prapë për Rusinë Qipro ka
funksionuar përgjatë dy dekadave të fundit si një parajsë fiskale dhe kjo gjë e ka
bërë një vend tërheqës për paratë nga Rusia por dhe nga vende të tjera të Europës
Lindore.
Analistët kanë vlerësuar se rënia ekonomike e eurozonës është thelluar kohët e
fundit më përpara se të shfaqej çështja e Qipros, dhe se tashmë me Qipron është
krijuar një tjetër problem për politikëbërësit, të cilët po përpiqen të ringjallin
ekonomitë e vendeve të eurozonës.
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 12 of 14
Vendet e BE janë përfshirë në krizën e borxheve shtetërore, pasojë e së cilës duket
se harta gjeopolitike evropiane është gjithnjë e në ndryshim. Harta gjeo-ekonomike
na paraqet dy pamje zhvillimi, janë krijuar vende të zhvilluara në veri dhe ato në
rënie më në jug të Evropës.
Kriza qipriote ka marrë dimensione mosbesimi në eurozonë. Opinioni evropian dhe
ai i politikëbërsve shprehen se një pjesë e konsiderueshme të depozitave në Qipro u
përkasin rusëve dhe se nuk mund të shpenzohen paratë e taksapaguesve europianë
për të mbrojtur depozituesit ruse me prejardhje të dyshimta në bankat e këtij
ishulli.
6. Përfundime
Dhe së fundmi, mbetet të vlerësohet ana e errët e kësaj krize që ka të bëjë me faktin
se masat e marra për të dalë nga kriza nuk janë të pranueshme nga populli, nga ana
tjetër, ky ishull është akuzuar se mban lidhje të errëta me paranë Ruse…. kjo
padyshim kërkon vëmendje të evropianeve për zgjerimin e interesave ruse në
rajonin e Ballkanit e më gjerë, në çballancimin e hartës gjeo-ekonomike në favor të
BE, për ruajtjen e asaj gjeopolitike BE- Rusi në vende dhe rajone të destabilizuara.
Kriza e fundit financiare në Qipro duket se përforcon prirjen jo optimiste të
zhvillimeve që po ndodhin në shumë vende të tjera të BE. Nisur nga fakti se këto
prirje negative janë shfaqur më të theksuara kryesisht në vendet e rajonit të
Mesdheut (Greqi, Itali, Portugali, Spanjë dhe tani në Qipro), mendojmë se ka dhe do
të ketë efekte jo të mira edhe ndaj vendit tonë, qoftë si vend Mesdhetar, qoftë edhe
për faktin e raporteve parësore tregtare etj, që kemi me këto vende.
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 13 of 14
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM)
Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) është institucion kërkimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në nivel strategjik. Misioni i QKSM është: “mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të shtetit me studime e kërkime shkencore, rajonale e teknologjike, në interes të reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për përmbushjen e misionit kushtetues të tyre dhe të detyrimeve të integrimit në NATO dhe BE”.
Në thelb të projekteve kërkimore të QKSM është qasja aplikative e tyre; paraqitja e gjetjeve dhe rekomandimeve cilësore dhe ofrimi i zgjidhjeve dhe alternativave përkatëse për autoritetet vendimmarrëse në procesin e reformave të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.
QKSM synon ta realizojë misionin e saj nëpërmjet zhvillimit të projekteve kërkimore si monitorime strategjike, analiza, raste studimore, zhvillim politikash dhe konceptesh, studime rajonale, studime teknologjike në interes të axhendës aktuale dhe perspektive të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes.
Puna kërkimore e QKSM respekton të drejtën e autorit. Ajo është gjithashtu kundër plagjiaturës, shpifjeve, apo mbajtjes së anësisë politike partiake në çështjet kërkimore. Produktet e QKSM respektojnë ligjet kombëtare dhe standardet aleate për sigurinë e informacionit.
Janë të mirëpritur të gjithë studiuesit, kërkuesit, pedagogët, studentët, dhe analistët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes të kontribuojnë me shkrime, artikuj dhe tema studimore që plotësojnë kërkesat dhe standardet e kërkimit shkencor. Na vizitoni tek: www.mod.gov.al/qksm
Mail: Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM)
Bulevardi Zhan D’Ark, Nr 31, Tiranë, Shqipëri
E-mail: [email protected]
Formati i artikujve/temave studimore
Formati i shkrimit i temave studimore të ndryshme të QKSM do të ketë këto të dhëna: font “Cambria”, font size “12”, spacing after “12”, Line spacing “multiple”, at ”1.5” format “justify”.
Në Header vihet: Titulli i shkrimit/artikullit në pozicionin djathtas. P.sh. “Angazhimet e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare”.
Në Footer vihet: QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM), e
cila ka në të djathtë numrin e faqeve të artikullit/ temës studimore.
Reflektim, Eurozona dhe Qipro
QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 14 of 14