raport vjetor 2019...raport vjetor 2019 qendra maqedonase pËr bashkËpunim ndËrkombËtar nikola...

21
RAPORT VJETOR 2019 QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Nikola Parapunov 41а P . fah 55, 1060 Shkupi Теl.: 02/3065-381 Fax: 02/3065-298 [email protected] www.mcms.mk

Upload: others

Post on 20-Oct-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • RAPORTVJETOR

    2019

    QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR

    Nikola Parapunov 41а P. fah 55, 1060 Shkupi

    Теl.: 02/3065-381 Fax: 02/3065-298

    [email protected] www.mcms.mk

  • QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR

    VIZIONI DHE MISIONIQendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) është organizatë e shoqërisë civile që beson në paqe, harmoni dhe prosperitet të njerëzve në Maqedoni, në Ballkan dhe globalisht.

    MCMS e bazon vizionin në parimet universale të shoqërisë civile dhe demokracinë pjesëmarrëse, sundimin e të drejtës, zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm, jo dhunën, respektin dhe ndërvarësinë dhe diversitetin kulturor.

    Misioni i MCMS është të udhëheqë ndryshime me zgjidhje të reja dhe alternative të problemeve shoqërore, që ndikojnë ndaj aktorëve tjerë dhe të cilët janë inkuadruar në rrjedhat kryesore.

    QËLLIMET AFATGJATE » Shoqëri civile e rrënjosur dhe me ndikim; » Sundimi i drejt dhe lufta kundër korrupsionit; » Inkluzioni social dhe kohezioni; » Proces i mbështetur euro-integrues; » Gatishmëri për sfidat migruese; » MCMS, organizatë e pavarur dhe me kredibilitet – ndërlidhës i heshtur por i dukshëm; » MCMS është organizatë atraktive dhe novatore.

    AKTIVITETET DHE METODATMCMS aktivitetet i realizon përmes:

    » Avokimit (informimi, ndërgjegjësimi, edukimi, krijimi dhe ndikimi mbi politikat, vëzhgimi dhe kërkimi i përgjegjësisë);

    » Mbështetja zhvillimore (kapacitete dhe infrastruktura); » Mbështetja sociale - humanitare.

    Metodat organizative janë udhëheqja dhe zbatimi.

    »

  • Këtë vit MCMS u fokusua në fuqizimin e shoqërisë civile në vend duke krijuar organizata më të fuqishme, të cilat do ta forcojnë lidhjen me qytetarët dhe në këtë mënyrë do ta rrënjosin shoqërinë civile. Organizatat e fuqishme dhe me kredibilitet janë një nga mënyrat që të fuqizohet besimi në opinion, që do t’i motivojë dhe mobilizojë qytetarët të ndërmarrin më shumë aktivitete, jo vetëm për përmirësimin e jetës në komunitetin e tyre më të ngushtë, por edhe më gjerë, në nivel kombëtar. MCMS vazhdoi të kontribuojë në debatin për sundimin e drejt duke ofruar argumente nga hulumtimet e veta për korrupsionin, për transparencën dhe llogaridhënien, por edhe për tema lidhur me ciklet zgjedhore të cilat ishin aktuale këtë vit.

    MCMS zbatoi 33 projekte për të cilat buxheti i përgjithshëm kishte vlerën prej rreth 87 milionë denarë. Filloi faza e re nga programi “Civika mobilitas”. U zgjidhën 35 grantistët e ri dhe u organizuan pesë evenimente për tema aktuale. Programi e kremtoi ditëlindjen e vet të 10-të. U përgatit Raporti për ambientin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Maqedoni 2018, si pjesë e programit Qendra resurse kombëtare për organizatat qytetare. U realizuan nëntë trajnime për 155 pjesëmarrës dhe katër debate për tema të rëndësishme për organizimin qytetar.

    Zyra për mbështetje iu përgjigj 315 kërkesave të OQ, ndërsa u realizua 14 vizita në Qendrën resurse mobile dhe 186 evenimente të OQ të tjera në zyrat e qendrave resurse në Shkup, Shtip dhe Gostivar. Konferenca për reforma të financimit shtetëror për OQ, që ishte pjesë e programit Shoqëri civile e qëndrueshme – Financimi shtetëror për OQ, e ktheu shpresën se punët do të lëvizin në drejtimin e duhur, për fat të keq, ngjarjet që vijuan, përsëri e vendosën temën në plan të dytë. Shtatë organizata fituan grante për transparencë, u realizua hulumtimi për praktikat e vetë rregullimit te rrjetet e OQ dhe u organizuan trajnime për menaxhim financiar dhe transparencë dhe për lidership.

    Forumi për politika publike – Plotësimi i premtimeve për zgjerimin e BE: 30 vjet qeverisje e mirë dhe reforma anti-korrupsioni në Evropën Qendrore dhe Lindore e vendosi rajonin në Shkup, ku fokusi i diskutimit ishte lufta kundër korrupsionit. Krahas kësaj, nga programi Rrjeti regjional për anti-korrupsion u ndanë gjashtë grante të vogla për anti-korrupsion, ndërsa u punua edhe në hulumtimin e fenomenit të shtetit të kapur. Ekipi I projektit për vëzhgimin e reformave anti-korrupsionit e përgatiti raportin paralel për zbatim dhe revizion të Konventës të OKB-ve kundër korrupsionit (UNKAK) në Maqedoni dhe disa publikime tjera.

    Është eliminuar edhe keqpërdorimi I punës së fëmijëve në 30 raste si pjesë e projektit Mekanizmat për mbështetje të prodhuesve të duhanit. Pati edhe komunikim intensiv me prodhuesit e duhanit, të cilët kanë kërkuar ndihmë ose informata. MCMS ndërtoi ose rikonstruoi fusha me lodra për fëmijë në katër shkolla fillore në mjediset rurale. U organizua I pesti me radhë “Me origjinë nga Maqedonia”, ku këtë vit morën pjesë nëntë të rinj nga diaspora.

    MCMS, bashkë me organizatat tjera qytetare ishte mjaft aktive në procesin e ndryshimit të Ligjit për parandalimin e korrupsionit, si dhe në zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

    ME

    SA

    ZH

    NG

    A U

    DH

    ËH

    EQ

    ËSI

    A

    Aleksandar Krzhallovski

    Drejtor i parë ekzekutiv

    Gonce Jakovleska

    Drejtor ekzekutiv

  • SHOQËRI CIVILE E RRËNJOSUR

    DHE ME NDIKIM

  • “Në fillim të fazës paraprake të Civika mobilitas, shoqëria civile ishte e vendosur si dru me kurorë të madhe, por me rrënjë të dobëta. Sot, kjo situatë ka ndryshuar mjaft, falë Civika mobilitas dhe insistimit të saj që të përtërihen lidhjet e organizatave qytetare me qytetarët, që kontribuojë rrënjët e këtij druri të jenë më të thella, ndërsa shoqërisë civile të bëhet aktor i rëndësishëm në ndryshimin e shoqërisë. Këtu shoh sukses të Civika mobilitas në këtë dekadë të ekzistimit”, tha Ibrahim Mehmeti nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në Takimin për rrjetëzim që u mbajt në nëntor të vitit 2019.

    Pjesëmarrja e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, në një nga debatet, në vete e thekson rolin e komunitetit të Civika mobilitas dhe të sektorit civil në dialogun me institucionet. Ajo bisedoi me pjesëmarrësit, mes tjerash edhe për çështjen e financimit shtetëror, për të cilën, organizatat qytetare presin se do të zbatohet sipas metodologjisë së re, më transparente, por nuk i fshehu as pritjet për rritjen e vlerës, që sipas tyre, në vitet e ardhshme duhet të jetë rreth 30 milionë euro.

    Organizatat qytetare e pyetën ministren Carovska nëse ka ndryshime në mënyrën e financimit të organizative invalidore, çfarë bën Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për vendosjen e besimit në sistemin e udhëheqjes me rast, gjegjësisht si do ta ndryshojë raportin në trajtimin e

    shfrytëzueseve, për decentralizimin në sferën sociale, por gjithashtu edhe për çështjen e emigrimit, mjedisit jetësor etj.

    Një pjesë e debatit ishte edhe lidhur me funksionimin e Këshillit për bashkëpunim me organizatat qytetare. Në pyetjet e shumta të pranishmëve u përgjigj Zoran Ilievski, anëtar i Këshillit.

    Gjatë Takimit treditor për rrjetëzim, 97 përfaqësues të organizatave qytetare si dhe një pjesë e komunitetit të Civika mobilitas, punuan në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, gjetjen e prioriteteve të përbashkëta dhe vendosjen e themeleve për veprim të ardhshëm të bashkuar. Ata punuan në avancimin e shkathtësive komunikuese përmes të mësuarit të veglave të reja dhe interesante, e po ashtu i vizualizuan arritjet e tyre në 10 vitet e fundit dhe në këtë mënyrë e prezantuan fuqinë kolektive të cilën e kanë ndërtuar përmes aksioneve individuale.

    Në vitin 2019 u ndanë 35 grantet e para për shoqatat dhe fondacionet. Ekipi i projektit organizoi forum kombëtar dhe dy forume tematike. Po ashtu, u organizua edhe festivali i parë dhe takimi i parë për rrjetëzim ku shënua 10 vjetori nga ekzistimi i Civika mobilitas. U trajnuan dhe u zgjodhën mentorët e ardhshëm të një pjese të grantistëve institucional.

    PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË SHOQËRISË CIVILE “CIVIKA MOBILITAS”

    QËLLIMI: Arritja e ndryshimeve shoqërore në Maqedoni, të cilat janë të nxitura nga sektori I fuqishëm civil, qytetarët aktiv dhe bashkëpunimi i mirë me pushtetin, që rezulton me udhëheqje më transparente, më llogaridhënëse dhe sociale-inkluzive në nivel qendror dhe lokal.

    »

    CIVIKA MOBILITAS KREMTOI NJË DEKADË NGA EKZISTIMI

  • Në nëntë trajnime u trajnuan 115 përfaqësues të organizatave qytetare, ndërsa ekipi i QRQ organizoi katër debate me 208 pjesëmarrës, u organizuan 14 vizita në Qendrën resurse mobile në komuna të ndryshme, u ndanë tetë grante partneriteti për zhvillim organizativ, u përgatitën dhe u distribuan 40 pasqyra javore dhe 12 raporte mujore nga vëzhgimi i ENER. Zyra për mbështetje iu përgjigj 315 kërkesave. Krahas kësaj, u përgatit Raporti për ambientin mundësues për shoqërinë civile për vitin 2018, Analiza për punën e Këshillit për bashkëpunim me shoqërinë civile, si dhe Analiza krahasuese për financimin shtetëror të organizatave qytetare.

    PROGRAM QENDRA RESURSE KOMBËTARE E ORGANIZATAVE QYTETARE

    QËLLIMI: Shërbime të siguruara të kapaciteteve të organizatave qytetare, që ata të jenë aktorë të pavarur efektiv dhe llogaridhënës dhe kontribut drejt ambientit që është i volitshëm për shoqërinë civile

    »

    “Trendi i besimit në shoqërinë civile bie që nga viti 2013, por bie edhe te aktorët tjerë në shoqëri. Është interesante se sektori civil ka besim më të lartë nga partitë politike. Nga ana tjetër, qëndrim dominues te qytetarët është se partitë politike i shfrytëzojnë organizatat qytetare kur kanë interes, e kur jo, i akuzojnë se janë të afërta me anën tjetër. Prandaj dëshirojmë ta ngremë këtë çështje për bashkëpunimin tonë me partitë politike dhe si qytetarët e shohin këtë”, tha Emina Nuredinoska nga MCMS gjatë debatit “Politikisht aktive, të pavarura nga partitë – organizatat qytetare në interes të opinionit” që u mbajt më 21 shkurt 2019.

    Gordan Georgiev, profesor universitar, foli për raportet mes partive politike dhe organizatat qytetare, si dhe për revitalizimin e suksesshëm të shoqatave pas Revolucionit të larmë. Në të ardhmen pret se do të zvogëlohet vëllimi i partive, se ato to të bëhen më të lëvizshme, më pak klienteliste, si rezultat i aderimit drejt BE-së. Ai përmendi edhe se nevojitet që Parlamenti ta ketë rolin e agorës ose “lëmin”, ku organizatat qytetare do të debatojnë me partitë politike që të shmanget etiketimi, deri te i cili mund të vihet nëse kjo bëhet në selinë e partive.

    Katerina Haxhi-Miceva Evans, nga Qendra Evropiane për të Drejtë Jofitimprurëse, i përcolli praktikat nga BE-ja, ku vetë shtetet duhet t’i rregullojnë këto çështje, ndërsa më shpesh

    përkufizimet janë lidhur me financimin e partive politike nga ana e organizatave qytetare. Faktori që mund të ndikojë në kufizimet e organizatave qytetare në kryerjen e aktiviteteve politike në disa nga vendet është nëse organizata ka status të organizatës me karakter publik, për të cilat ekzistojnë kufizime më të mëdha në kryerjen e aktiviteteve politike.

    Irena Ivanova nga Delegacioni i BE, foli për bashkimin e interesave të organizatave qytetare dhe të folurit me zë të bashkuar, pasi që politizimi është më i lehtë në shoqërinë e fragmentuar. “Zgjidhja e problemit qëndron në atë që tani na ndodh. Ndoshta nuk është me dinamikën që e dëshirojmë dhe nuk është me rezultatet që i presim, por shoh vetëdije më të lartë të organizatave qytetare se ata janë pjesa më aktive në shoqëri, që duhet t’i zhvendos kufijtë dhe ta modernizojnë shoqërinë tonë”, shtoi ajo.

    ORGANIZATAT TË BASHKUARA DHE ME TRANSPARENCË DERI TE POLITIZIMI MË I VOGËL

  • Këtë vit u mbajt konferenca për reformimin e sistemit për financim shtetëror të OQ, u përgatit pasqyra e sistemeve të financimit shtetëror në vendet nga rajoni, u ndanë shtatë grante për transparencë, ndërsa gjithsej 37 përfaqësues të organizatave qytetare morën pjesë në trajnimet për menaxhim financiar dhe transparencë dhe lidership, ndërsa 200 shikues e ndoqën vebinarin me temën “Llogaridhënia ndaj shfrytëzuesve”. U realizua hulumtimi për praktikat e vetë rregullimit te rrjetet e OQ dhe u përgatit Raporti për transparencë dhe llogaridhënie të organizatave qytetare.

    PROGRAM SHOQËRI CIVILE E QËNDRUESHME

    QËLLIMI: Organizata qytetare efikase, transparente dhe llogaridhënëse të cilat veprojnë në ambient të mbështetur financiar

    »

    Kryeministri Zoran Zaev në konferencën “Reformë e sistemit për financim shtetëror të organizatave qytetare”, e organizuar nga MCMS, e dëshmoi vullnetin politik për përmirësimin e modelit të financimit shtetëror. Ai theksoi se me presionin e organizatave qytetare dhe opinionit për punë transparente të Qeverisë dhe institucioneve në vitin 2018, ka kursim prej rreth 100 milionë euro në buxhetin e shtetit.

    Boris Koprivnikar, ish ministër i Administratës publike dhe nënkryetar i Qeverisë të Republikës së Sllovenisë (2014-2018), e ndau modelin e tij të financimit shtetëror. Ai iu përgjigj pyetjes më të shpeshtë: pse organizatat qytetare të financohen nga buxheti i shtetit? “Organizatat e rrisin kontributin shoqëror, i mbështesin shërbimet publike dhe janë korrigjues të vendimeve politike. Kjo do të thotë se financimi nuk kuptohet si donacion, por si pagesë për shërbimet e mira të cilat i kryejnë OQ”, tha Koprivnikar.

    Jonut Sibian, drejtor i fondacionit rumun për zhvillimin e shoqërisë civile foli për nevojën e institucionit të çliruar nga ndikimi politik, si dhe për rëndësinë e financimit komplementar lokal që e zvogëlon presionin mbi shtetin. Ai theksoi se gjysmën e shërbimeve sociale shtetërore i realizojnë organizatat qytetare që është kursim i madh për shtetin.

    Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, u përqendrua në rolin e Ministrisë rreth kësaj çështjeje, duke marrë parasysh se është institucion përgjegjës për zbatimin e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet dhe e vërtetoi të qenit të hapur të Qeverisë për të bashkëpunuar. Sipas saj, ekziston vullnet politik, ndërsa qëndrueshmëria e sektorit civil krahas mbështetjes të drejtpërdrejtë financiare varet edhe nga mbështetja indirekte, gjegjësisht përmirësimi edhe i segmenteve tjera nga korniza ligjore dhe tatimore. Për Irena Ivanova, nga Delegacioni i BE, organizatat tashmë duhet të mendojnë për shkallën e ardhshme në proces, gjegjësisht vendosjen e kritereve për cilësi dhe standardizim.

    “Ajo që neve na intereson më shumë është se si mekanizmat shtetëror për shpërndarjen e mjeteve nuk do të ndikojë në integritetin e organizatave qytetare, ndërsa njëkohësisht ta sigurojnë qëndrueshmërinë tonë”, tha Fani Karanfillova-Panovska, kryetare e Këshillit për bashkëpunim me dhe për zhvillimin e sektorit civil.

    Emina Nuredinoska nga MCMS i ndau të dhënat për periudhën prej vitit 2006 deri më 2019, me çka shihet qartë rritja e mjeteve dhe përmirësimi i klimës për organizatat qytetare, edhe pse ato mbeten të ulëta në krahasim me praktikat regjionale.

    FINANCIMI SHTETËROR I OQ ËSHTË INVESTIM I CILI KTHEHET SHUMËFISH

  • SUNDIMI I DREJT DHE

    LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

  • “Ne e kemi të domosdoshme ballafaqimin sistemor me korrupsionin dhe vendosjen e sistemit të ri të vlerave, për çka parakusht është vullneti qartë i shprehur i faktorëve politik relevant në shtet”, theksoi kryetari Pendarovski në forumin regjional “Plotësimi i premtimit për zgjerimin e BE: 30 vjet udhëheqje e mirë dhe reformat anti-korrupsionit në Evropën Qendrore dhe Lindore”, të organizuar nga Rrjeti regjional për zhvillim dhe integritet në Evropën Juglindore (SELDI) dhe Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit. Sipas tij reformat e domosdoshme në sferën e sundimit të drejtës dhe shtetit të së drejtës nuk duhet t’i bëjmë që t’i kënaqim kriteret për anëtarësim në BE, por që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucion dhe në shtetin e tyre.

    Në këtë eveniment morën pjesë mbi 100 përfaqësues të organizatave qytetare dhe nga institucionet shtetërore të Maqedonisë dhe nga vendet nga rajoni, ndërsa mbështetje sektorit civil në luftën kundër korrupsionit i dha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

    Ekspertët nga SELDI e prezantuan Raportin për vlerësim të korrupsionit në Maqedoninë. Sipas raportit, 29,4% të qytetarëve janë ekspozuar ndaj presionit korruptues, ndërsa kjo e projektuar në popullatë do të thotë 490.038 qytetarë. Nga ana tjetër, korrupsioni mbetet i padënuar pasi që në vitin 2018 vetëm 92 persona janë dënuar për keqpërdorim

    të pozitës zyrtare ose mit marrje, që e sjell efikasitetin e institucioneve në 0,02% të rasteve të zbuluara dhe të përfunduara me aktgjykim. Edhe një statistikë negative tregon se katër nga pesë qytetarë (84%) presin që në të ardhmen të rritet presioni mbi korrupsionin.

    Diskutimi për reformat në legjislacion dëshmoi se ndryshimet në këtë fushë ndodhin në mënyrë dinamike në të gjitha vendet e Ballkanit. Përfaqësuesit e trupave anti-korrupsionit nga rajoni i ndanë përvojat e tyre të deritanishme nga puna dhe i prezantuan sfidat e ardhshme. E përbashkët për të gjithë ata është nevoja nga ndërtimi i kapaciteteve të tyre, mungesa e bashkëpunimit me institucionet kompetente, mungesa e pavarësisë, si dhe fakti që konflikti i interesave te korrupsioni i lartë nuk pengohet.

    Evenimenti shërbeu që të hapen çështjet e vazhdimit të zgjerimit të BE-së, me përmbushjen e reformave për sundimin e të drejtës në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, u shqyrtuan edhe korrupsioni dhe shteti i zënë si sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Partnerët punua në zbatimin e rrethit të parë të Sistemit për vëzhgimin e korrupsionit SVK), në hulumtimin e shtetit të kapur përmes metodologjisë MACPI State Capture, në përgatitjen e dokumenteve tematike dhe të përzgjedhjes së grantisëve të vegjël. Gjetjet nga hulumtimi ishin ndarë në forumin për politikat publike në Shkup.

    PROGRAM RRJETI REGJIONAL PËR ANTI-KORRUPSION

    QËLLIMI: Ndikim i rritur i shoqërisë civile në proceset publike të vendimmarrjes dhe reformave në Ballkanin Perëndimor në fushën e sundimit të drejtë dhe parandalimin e korrupsionit përmes avokimit, monitorimit të politikave dhe mbikëqyrjes.

    »

    RRITET REZISTENCA NDAJ KORRUPSIONIT, POR GJITHASHTU EDHE PESIMIZMI

  • U botuan tre publikime nga fusha e sundimit të drejtë dhe luftës kundër korrupsionit, u përgatit raporti paralel për zbatim dhe auditi i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit (UNCAC) në Maqedoni, Raporti për harmonizimin e legjislacionit maqedonas me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe raportet e GREKO dhe përgatitja dhe organizimi i konferencës përfundimtare.

    PROEKT VËZHGIMI I REFORMAVE ANTI-KORRUPSIONIT

    QËLLIMI: Avancimi i efikasitetit të organizatave qytetare në reformat anti-korrupsionit lidhur me integrimet në BE, përmes monitorimit të zbatimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për luftë kundër korrupsionit (UNCAC).(UNCAC).

    »

    Njohuritë e dispozitave të Konventës së KB-ve për luftën kundër korrupsionit (UNCAC) janë në nivel të ulët te palët e prekura, ndërsa përfshirja në procesin e zbatimit dhe revizioni është i pjesshëm. Ky është përfundimi i përgjithshëm në Forumin për reforma anti-korrupsionit që e organizoi MCMS dhe Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) më 18 qershor 2019.

    Në Raportin në hije për procesin e dytë të revizionit dhe zbatimin e UNCAC në Maqedoni gjithashtu është konstatuar se institucionet shtetërore nuk janë tërësisht transparente, ndërsa ekziston edhe zbatimi ko konsekuent i rregullativave të vendit. Raporti ka të bëjë me zbatimin e kapitullit 2 (masat parandaluese) dhe kapitullin 5 (kthimi i pronës).

    Matias Huter nga Koalicioni UNCAC u përqendrua te masat të cilat i kanë në dispozicion organizatat qytetare për kryerjen e presionit mbi shtetet për parandalimin dhe represionin e korrupsionit. “Koalicioni numëron më shumë se 350 organizata qytetare prej më shumë se 100 shteteve, të cilat janë përkushtuar avancimit të ratifikimit, zbatimit dhe vëzhgimit të Konventës”, tha ai.

    Pexha Xhurasheviq nga Transparensi Interneshenëll BeH i prezantoi përvojat e Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në zbatimin

    e UNCAC dhe procesin e revizionit. Këqyrje në praktikat më të mira dhe leksionet e mësuara në këto shtete përmban Studimi me pasqyrë krahasuese të përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e revizionit të UNCAC.

    Organizatat qytetare, përmes Raportit në hije u rekomandon institucioneve që ta aplikojnë në mënyrë konsekuente Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave, si dhe sigurimin e pavarësisë së plotë, të çliruar nga ndikimet politike të KSHPK. Po ashtu, rëndësi të veçantë gjatë zbatimit të reformave në sistemin gjyqësor që të sigurohet procedurë për vërtetimin e integritetit të gjykatësve. Integriteti, mendojnë ata është parakusht për zvogëlimin e korrupsionit dhe prandaj duhet të parashihet në më shumë fusha, si një nga masat themelore anti-korrupsionit.

    Në pjesën hyrëse folën Oliver Ristovski, zëvendësministri i Drejtësisë, Vladimir Georgiev, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Frek Janmat, udhëheqës i sektorit të Delegacionit të BE.

    FORUMI PËR REFORMA ANTI-KORRUPSIONIT

  • KOHEZIONI SOCIAL

    DHE ULJA E VARFËRISË

  • Gjatë vitit të kaluar MCMS ndërtoi katër fusha lojërash për fëmijë në “Rampo Levkata” në Prilep; në shkollën periferike “NIkolla Karev” në f. Aldanci, Komuna e Krushevës; në “Gjorçe Petrov” në f. Ropotovë, Komuna e Dollnenit; si dhe në shkollën periferike “Vëllezërit Milladinovci” në f. Sopotnicë, Komuna e Demir Hisarit.

    Fëmijët nga këto komunitete ku kultivohet duhani, kanë në dispozicion rekuizite nga më të ndryshmet: kolovajza, lodra në susta, rrëshqitëse, kulla, ura dinamike dhe karusel.

    Mishe Milloshevski, udhëheqës i departamentit për ZHEL në Demir Hisar, sqaroi se në lagjen e minatorëve bë fshatin Sopotnicë ka 62 fëmijë të moshës prej dy deri në 10 vjet të cilët e shfrytëzojnë fushën me lodra.

    “Kur filluam të punojmë me projektin, njerëzit ishin skeptik pasi që mendonin se fjala është për ndonjë marketing parazgjedhor. Por, për dhjetë ditë projekti u realizua dhe fusha me lodra menjëherë filloi të përdoret në kënaqësi të madhe të banirëve”, theksoi Milloshevski.

    Nxënësit e SHF “Rampo Levkata” në Prilep karash fushës me lodra, fituan edhe kënd me ulëse ku do të mund të shoqërohen, por edhe të mbajnë një pjesë të orëve mësimore. Drejtoresha e shkollës, Menka Axhioska, tha se ka

    dallim të madh nga gjendja paraprake, kur në oborr kishte vetëm bar të rritur dhe mjaft sipërfaqe e pashfrytëzuar, në krahasim me infrastrukturën e rregulluar të re.

    MCMS tashmë 12 vjet punon në përmirësimin e kushteve për realizimin e mësimit. Aktivitetet e deritanishme u orientuan para së gjithash drejt përmirësimit të infrastrukturës në shkolla. Falë këtyre aktiviteteve, janë përmirësuar kushtet për mësim të mbi 5000 nxënësve dhe të mbi 650 arsimtarëve. Pothuaj të gjitha shkollat janë mjedise rurale dhe të gjitha janë ballafaquar me probleme me dritare dhe dyer të vjetra, nyje sanitare në gjendje të keqe., gjendje e keqe e dyshemeve dhe kulmeve, lagështi, izolim i keq etj. Pas intervenimeve, shkollat kanë ndërtesa mirë të izoluara që mund të lavdërohen me kursime në shpenzimin e energjisë për ngrohje, mirëmbajtja e higjienës është më e lehtë dhe vetë kushtet higjienike janë përmirësuar, ndërsa falë eliminimit të lagështisë edhe fëmijët dhe arsimtarët mësojnë në mjedis më të shëndetshëm.

    Mbështetja për këto aktivitete është siguruar nga kompanitë që e blejnë dhe përpunojnë duhanin dhe është pjesë e programeve të tyre për përgjegjësi shoqërore ndaj komuniteteve.

    Në katër shkolla fillore të komuniteteve lokale ku kryesisht kultivohet duhani oriental u ndërtuan fusha lojërash për fëmijë.

    PROEKT MODERNIZIMI I ARSIMIT

    QËLLIMI: Përmirësimi i kushteve për ndjekjen e mësimit në shkollë

    »

    AKTIVITETET NË AMBIENT TË HAPUR JANË PJESË INTEGRALE E MËSIMIT NË SHKOLLË

  • Novacioni dhe kreativiteti e shënuan konkursin e pestë për filloristët nga Komuna e Krivogashtanit dhe Krushevës me titull “Aroma e duhanit që i ngjyros lojërat e fëmijëve”. Evenimentin e organizoi MCMS, Komuna e Krivogashtanit dhe shkollat fillore “Mançu Matak” nga Krivogashtani, “Jonçe Smugreski” nga Obrshani, “Strasho Punxhur” nga Konjara e Vogël dhe për herë të parë “Nikolla Karev” nga Komuna e Krushevës.

    Nxënësit e moshës prej 6 deri 14 vjet i prezantuan veprat e tyre artistike prej materialeve të ricikluara, të cilat përdoren në prodhimin e duhanit dhe në këtë mënyrë e ngritën vetëdijen te popullata për zvogëlimin e punës së fëmijëve dhe për riciklimin e materialit të mbeturinave gjatë përpunimit të duhanit. Përveç kësaj, përgatitën shfaqe dramatike dhe recituan poezi autorësh të ndryshëm në këtë temë.

    Ivana Karavilloska, nxënëse e klasës së pestë, tha se për çdo vjet merr pjesë në këtë konkurs bashkë me shoqen e saj Elena, por kësaj radhe për herë të parë kanë punuar në një novacion – makinë për largimin e rërës nga duhani gjatë përgatitjes së tij për radhitje. “Është shumë interesante kur shohim se si materialet e duhanit fitojnë jetë dhe pjesët të cilat i kemi përbërë fillojnë të lëvizin”, shtoi ajo.

    Profesoresha Elena Kadinska, tha se është e lumtur që fëmijët që në moshë të vogël kanë gjasa që kreativitetin dhe dashurinë e tyre ndaj shkencave natyrore ta orientojnë drejt novacioneve me rastet e këtilla që u jepen.

    Krahas pjesës ekspozuese, 40 nxënës i matën forcat në katër loja me pajisje të ricikluar, të cilat vetë i përpunuan, siç janë topat nga penjtë e duhanit dhe kosh të punuar prej pëlhure ku paketohet duhani. Arsimtari i edukatës fizike Pece Apostolloski, iniciator i kësaj ideje, tha se kjo paraqet mundësi shumë të mirë për fëmijët nga rajoni që të njoftohen dhe të shoqërohen. “Shpresojmë se me mbështetjen e MCMS-së ky eveniment do të shndërrohet edhe në garë tradicionale sportive, që do të zgjatë më gjatë dhe do t’i motivojë fëmijët që ta zhvillojnë frymën sportive dhe në këtë mënyrë do ta transmetojnë mesazhin për jo inkuadrim në përpunimin e duhanit”, theksoi ai.

    Këshilltari për arsim nga Komuna e Krivogashtanit, Dejan Kiselloski, pas përfundimit të manifestimit deklaroi se evenimentet e këtilla janë të mirëseardhura, sepse e promovojnë bashkëpunimin e komunave dhe shkollave nga rajoni. Në këtë eveniment morën pjesë përfaqësues t[ë shoqatave të duhanit, blerësit e duhanit, pushteti lokal nga Krivogashtani dhe Krusheva, prindër, nxënës dhe arsimtarë.

    Është eliminuar keqpërdorimi i punës së fëmijëve në 30 raste. Operatoret bashkë me teknikët në terren në tre kompanitë e duhanit vizituan 1.619 prodhues të duhanit. Gjatë gjithë vitit, gjithsej 1.090 prodhues të duhanit ose punëtorë te ata kanë kërkuar ndihmë ose informatë nga operatoret , prej të cilëve 239 janë paraqitur në SOS linjën pa pagesë, 141 e kanë vizituar zyrën në Krivogashtan, ndërsa 710 fermerë pyetjet i kanë parashtruar gjatë vizitave në terren. Projekti u zbatua në 31 fshatra nga Komuna e Krivogashtanit, Dollnenit, Krushevës dhe Prilepit, si edhe në vetë qytetet Krushevë dhe Prilep.

    PROEKT MEKANIZMAT PËR MBËSHTETJE TË PRODHUESVE TË DUHANIT

    QËLLIMI: Еliminimi i punës së fëmijëve dhe krijimi i mekanizmave për mbështetje të prodhuesve të duhanit dhe angazhimi i punëtorëve te ata

    »

    MATERIALET E DUHANIT FITUAN JETË PËRMES NOVACIONEVE TË FËMIJËVE NGA KRIVOGASHTANI

  • Nikol, Erin, Kejli, Evan, Marija, Stefani, Anastasia, Dona dhe Luka e përfunduan qëndrimin tre javor në atdheun e paraardhësve të tyre. Më 18 korrik 2019, në evenimentin përmbyllës, ata rrëfyen për një pjesë të përshtypjeve dhe përjetimeve të tyre.

    “Për herë të fundit në Maqedoni isha në vitin 2013”, thotë Stefani Taskova, e cila jeto në Melburn, Australi. Ajo është e kënaqur që pati mundësi praktikën ta realizojë në kabinetin e Edmond Ademit, ministër pa resor, përgjegjës për çështje të diasporës. “Është mjaft e rëndësishme që të mbahen lidhjet me diasporën”, tha ajo dhe shtoi se që si e vogël e do Maqedoninë dhe se këtu ndjehet si në shtëpi.

    Edhe për Dona Todorovska e cila jeton në Çikago, në SHBA, “Me origjinë nga Maqedonia” është përvojë e shkëlqyeshme. “Do të kisha dashur më shpesh të qëndroj këtu”, thotë ajo. Kjo studente e financave praktikën e kreu në “Efekt plus” – kompani kontabiliteti dhe auditi.

    Edhe për pjesëmarrësit tjerë praktika ishte e dizajnuar që të jetë në përputhje me qëllimet e tyre akademike, karrierën e tyre ose interesimet e përgjithshme. Organizatat të cilat i hapën dyert për pjesëmarrësit e “Me origjinë nga Maqedonia” ishin edhe Biznes akceleratori i Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, kompania Euro BPO, organizatat:

    Instituti për demokraci “Societas Civilis”, Shkup, Asociacioni Maqedonas i Juristëve të Rinj, Qendra për Psikoterapi dhe Edukim dhe Qendra për Fëmijët në Rrugë në Shuto Orizari.

    Gjatë fundjavave ata e vizituan rrethinën e Shkupit, e vizituan Ohrin dhe ishin pjesë e Dasmës së sivjetme të Galiçnikut.

    Edicioni i pestë me radhë “Me origjinë nga Maqedonia” mundësoi që nëntë të rinj t’i hulumtojnë më mirë rrënjët e tyre. Projekti është menduar dhe zhvilluar nga Pitër Dalas, anëtar i Këshillit të Diasporës së Bashkuar Maqedonase (DBM), i cili ka lindur në SHBA, ndërsa prejardhje nga Gjevgjelia dhe nga Maqedonia e Egjeut. “Përsëri arritëm në afrimin e të rinjve drejt rrënjëve të tyre”, tha ai në evenimentin përmbyllës.

    Në evenimentin përfundimtar, përveç nëntë të rinjve nga SHBA, Kanadaja dhe Australia, morën pjesë edhe një pjese e pjesëmarrësve nga vitet paraprake, ministri Ademi, ambasadorja e SHBA në Republikën e Maqedonisë së Veriut Kejt Meri Brns, përfaqësues të familjeve nikoqire dhe përfaqësues të tjerë të organizatave dhe institucioneve.

    Nëntë të rinjve me origjinë nga Maqedonia të cilët jetojnë në SHBA, Australi dhe Kanada iu mundësua që të mësojnë më shumë për origjinën e tyre përmes punës praktike dhe qëndrimit në Maqedoni. “Me origjinë nga Maqedonia” u realizua për herë të pestë me radhë, ndërsa deri më tani 33 të rinj maqedonas të cilët kanë lindur dhe jetojnë jashtë shtetit kishin mundësi që të njoftohen me prejardhjen e tyre kulturore dhe të vendosin kontakte dhe miqësi mes tyre dhe moshatarëve të tyre në Maqedoni. Aktivitetet janë pjesë e projektit “Me origjinë nga Maqedonia 2019”, që për herë të pestë e zbatoi MCMS dhe Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM). Qëndrimi studimor u realizua prej 28 qershor deri më 19 korrik.

    PROEKT INICIATIVA TË VOGLA ZHVILLIMORE

    QËLLIMI: Krijimi i bazës për aktivitetet e OQ dhe komunat për avokim të bazuar mbi fakte, qëndrueshmëri financiare, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm

    »

    “ËSHTË MJAFT E RËNDËSISHME QË TË MBAHEN LIDHJET ME DIASPORËN”

  • PARTNERITETE, MARRËDHËNIET

    ME OPINIONIN DHE MBËSHTETJA

  • MARRËDHËNIET ME AKTORËT

    Në vitin 2019, bashkëpunimi me organizatat e vendit dhe të huaja, ministritë dhe institucionet shtetërore ishte realizuar në suaza të programeve të rregullta të MCMS.

    Përfaqësues të MCMS morën pjesë në disa sesione konsultative të organizuara nga Qeveria dhe ministritë, ndërsa përfaqësues të Qeverisë mirën pjesë në evenimentet e MCMS. Bashkëpunim i këtillë ekzistonte edhe me një pjesë të pushtetit lokal. Te sektori afarist, bashkëpunimi është më intensiv me Filip Moris (Philip Morris , Sokotab dhe Alijans uan Maqedoni (Alliance One) me të cilët MCMS tashmë 12 vjet punon në rinovimin e shkollave.

    Bashkëpunëtorët morën pjesë në evenimente në vend, në rajon dhe më gjerë.

    MBËSHTETJA – MCMS E QËNDRUESHME

    »

    QASJA DREJT BURIMEVE TË FINANCIMIT

    MCMS përgatiti dhe dorëzoi 9 koncepte, fletëparaqitje për projekte ose aplikacione me të cilat shprehet interesim për pjesëmarrje në thirrje për ofrimin e shërbimeve. Dy janë miratuar, derisa shtatë janë refuzuar.

    VULLNETARIZMI

    MCMS vazhdoi me aktivitetet për lidhjen e sektorit civil me akademinë përmes vullnetarizmit dhe punës praktike. Gjatë vitit 2019, u paraqitën 15 vullnetarë të interesuar, ndërsa shtatë prej tyre nga disa muaj ishin pjesë e MCMS.

    Vullnetarët patën mundësi që përmes përfshirjes në zbatimin e aktiviteteve të ndryshme të projekteve në suaza të departamentit për Shoqëri civile dhe sundimin e drejt drejtpërdrejtë të njoftohen me punën e MCMS dhe gjendjen me shoqërinë civile dhe rrjedhat politike në shtet.

    MARRËDHËNIET ME OPINIONIN

    MCMS rregullisht informoi për aktivitetet e veta përmes më shumë kanaleve për informim. Në vitin 2019 u publikuan 12 numra të e-buletinit të MCMS.

    U përgatit edhe u publikua Raporti vjetor për punë për vitin 2018, ndërsa ueb-faqja e MCMS është tërësisht funksionale dhe vazhdimisht azhurnohet.

    Një pjesë e përmbajtjeve publikohen edhe në mediat tjera sociale duke mundësuar në këtë mënyrë dukshmëri më të madhe për punën e MCMS.

    Në vitin 2019 ueb faqja ka pasur 38.450 vizita, ku vizitorët kanë shfletuar 88.474 artikuj.

    MCMS rregullisht komunikoi me mediat përmes kumtesave, kontakteve të drejtpërdrejta gjatë prezantimeve dhe promovimeve.

    Kontaktet rezultuan me 428 shkrime. Pjesa më e madhe prej tyre kishin të bëjnë me hulumtimet lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

  • KËSHILLI I MCMS

    » Aleksandar Zarkov (LOE) » Boban Mitevski (KOM) » Vanço Stojanov (Komuna e Vasilevës) » Viktor Arnaudovski (BNJVL) » German Fillkov (CGK) » Dragan Sekullovski (SHGM) » Elena Koçoska (Polio plus) » Irsal Jakupi (BIM) » Lulzim Haziri (ADI) » Marija Ackovski » Marko Troshanovski (IDSCS) » Nazim Rashidi (Diverziti media) » Nikica Kusinikova (Konekt) » Rizvan Sulejmani (KD i MCMS) » Samet Skenderi (InSok) » Sanja Vasiq (Telma) » Sasho Klekovski » Sonja Stefanovska-Trajanoska (UNDP) » Toni Zatkovski (Komuna e Krivogashtanit)

    KËSHILLI DREJTUES

    » Rizvan Sulejmani, kryesues, doktor i shkencave politike, drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkulturore në Shkup

    » Elena Koçovska, zëvendës-kryetare, Polio plus

    » Samet Skenderi, anëtar i HDZR “Meseçina” - Gostivar

    » Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë

    » Goran Mihajllovski, redaktor i internet portalit “Dëshiroj të them”

    » Boban Mitevski, Kisha Ortodokse Maqedonase

    » Sanja Vasiq, redaktore në televizionin nacional Telma dhe korrespondente e Zërit të Amerikës

    ORGANIZATA

    Këshilli i MCMS mbajti një mbledhje, ku u miratua Raporti vjetor për punën e MCMS për vitin 2018 dhe raporti financiar dhe Raporti i auditit dhe u bë zgjedhja e auditit të pavarur të MCMS për periudhën janar 2019 deri në dhjetor 2022.

    Këshilli drejtues mbajti pesë mbledhje.

    »

  • BORDI I DREJTORËVE

    Drejtor i parë ekzekutiv Aleksandar Kërzhallovski [email protected]

    Drejtor ekzekutiv Gonce Jakovleska [email protected]

    GRUPI PËR SHOQËRI CIVILE

    Emina Nuredinoska [email protected]

    Valentina Atanasovska [email protected]

    Jasmina Ristovska [email protected]

    Snezhana Kamillovska Trpovska [email protected]

    Aleksandra Savevska [email protected]

    Valentina Çiçeva [email protected]

    Simona Ognenovska [email protected]

    Darko Dimov [email protected]

    Jasmina Çaushoska [email protected]

    Sara Mustafa [email protected]

    Aleksandar Kostadinov [email protected]

    Jelmaz Dervishi [email protected]

    Nastaha Ivanoska [email protected]

    Fanija Ivanovska [email protected]

    Aleksandra Siljanovska [email protected]

    Blinera Rexhepi [email protected]

    GRUPI PËR ZHVILLIM LOKAL

    Goran Stamatoski [email protected]

    GRUPI PËR INFORMATA

    Boris Ristovski [email protected]

    GRUPI ADMINISTRATIV

    Milka Bozhinovska Miova [email protected]

    Adis Rahiq [email protected]

    Borçe Jakimovski [email protected]

    Danilo Mitov [email protected]

    PERSONELI – ZYRA EKZEKUTIVE

    Në fund të vitit 2019 në MCMS punuan 25 bashkëpunëtorë. Më pak se gjysma e të punësuarve (11) kanë marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar. Gjatë vitit 2019, individualisht ose në grup, bashkëpunëtorët kanë vizituar 13 trajnime. Në tetor të gjithë të punësuarit morën pjesë në punëtorinë dyditëshe kushtuar çështjeve të brendshme organizative, që u mbajt në Bansko, Republika e Bullgarisë.

    »

  • TË HYRAT 2019 2018

    DONACIONE DHE GRANTE

    Bashkimi Evropian 37.908 40.205Agjencia Zvicer. për Zhvill. dhe Bashkëpunim 22.025 33.743USAID 0 8.380Ambasada Britanike 0 1.295Kompanitë e duhanit 5.602 7.399Donatorë tjerë 2.720 2.621Gjithsej donacione dhe grante 68.256 93.642TË ARDHURA VETANAKE

    Fondacioni Zhvillimor Maq. për Ndërmarrje 2.169 2.209NIRAS (Civika mobilitas) 12.155 9.655Të ardhura tjera vetanake 381 270Gjithsej të ardhura vetanake 14.705 12.133Int. dhe dallime pozitive të kursit 2.280 1.789TË ARDHURA TË JASHTËZAKONSHME 525 1.087

    GJITHSEJ TË HYRA 85.766 108.651

    SHPENZIME 2019 2018

    SHPENZIME BAMIRËSE

    Civika mobilitas (PCM) 26.305 47.613Qendra resurse kombëtare (NRC) 5.003 5.510Financimi shtetëror i OQ (DFG) 5.249 4.961SHC e rrënjosur dhe dinamike (VDG) 0 4.629Rrjeti regjional për anti-korrupsion (RMA) 12.470 10.671Sundimi I drejt dhe anti-korrupsioni (DVK) 1.729 2.441Inkluzioni social dhe kohezioni (SIK) 6.456 7.889Shpenzime për projekte të përfunduara 0 2.791Gjithsej shpenzime bamirëse 57.212 86.505SHPENZIME OPERATIVE

    Rroga dhe kompensime për personelin 20.004 19.398Shpenzime tjera operative 9.769 10.697Gjithsej shpenzime operative 29.773 30.095

    GJITHSJE SHPENZIME 86.985 116.600

    BILANCI para tatimit -1.219 -7.949Tatim mbi tepr. e të hyrave mbi shpenzimet 165 0

    BILANCI -1.384 -7.949

    BILNACI I GJENDJES 2019 2018

    MJETE

    Mjete të përhershme Mjete themelore 8.090 10.442Investime jo materiale 960 960Fondi për banim 3.210 4.120Gjithsej mjete të përhershme 12.261 15.522Mjete qarkullueseMjete në të holla 1.654 5.793Avance 45 39Kërkesa nga blerësit 6.771 2.468Kërkesa financiare afatshkurta 92.475 73.170Kërkesa tjera 14.987 15.765Gjithsej mjete qarkulluese 115.932 97.236

    GJITHSEJ MJETE 128.193 112.757

    OBLIGIME DHE FONDE

    Obligime afatshkurtaObligime ndaj furnitorëve 2.305 738Obligime thera afatshkurta 3.824 665Gjithsej obligime afatshkurta 6.129 1.403Kufizime kohore afatshkurta 16.544 0Të hyra të pranuara për vitet e ardhshme 15.858 20.308Gjithsej obligime 38.531 21.711Fonde dhe rezerva

    Fonde 91.046 98.995

    Dallimi të ardh./shpenz. në periudhës aktuale -1.384 -7.949

    Gjithsej fonde dhe rezerva 89.662 91.046

    GJITHSEJ OBLIGIME DHE FONDE 128.193 112.757

    RAPORTI FINANCIAR»

  • Botues: Qendra Maqedonase për

    Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS)

    Adresa e botuesit: rr. “Nikolla Parapunov” 41a F. Postar 55, 1060 Shkup, Republika e Maqedonisë

    Kontakt: Tel.: 02/3065-381; faksi: 02/3065-298

    e-mail: [email protected] www.mcms.mk

    Drejtori i parë ekzekutiv: Aleksandar Kërzhallovski

    Drejtori ekzekutiv: Gonce Jakovleska

    Redaktor përgjegjës: Gonce Jakovleska

    Përgatitja: Aleksandra Siljanovska

    Fotografitë: Foto arkiva e MCMS

    Dizajni grafik: Boris Ristovski