raport i vlerësimit të jashtëm për programin e ciklit të ... menaxhim ne... · ai emërohet...

43
Page 1 of 43 Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të dytë të studimit Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri në SHPAL “Universiteti Metropolitan i Tiranës Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Dr. Irma Shyle Korrik 2015

Upload: others

Post on 29-Aug-2019

16 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 1 of 43

Raport

i Vlerësimit të Jashtëm

për

programin e ciklit të dytë të studimit

Master i Shkencave në Menaxhim në

Inxhinieri

në SHPAL “Universiteti Metropolitan i Tiranës

Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Dr. Irma Shyle

Korrik 2015

Page 2: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 2 of 43

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit “Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri”

HYRJE

Shkolla e Lartë Universitare Private "Universiteti Metropolitan Tirana" (ShLUP UMT) u licencua

me Vendim Nr. 357, datë 12.05.2010 të Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, ShLUP

UMT organizohet në dy fakultete:

Fakulteti i Inxhinierisë me programet: Bachelor në Inxhinieri civile dhe Bachelor në

Inxhinieri kompjuterike

Fakulteti i Ekonomisë me programet: Bachelor në Menaxhim Biznesi dhe Bachelor në

Informatikë Ekonomike.

Me urdhër nr. 519, date 18.10.2011 të Ministrit të Arsimit, ShLUP UMT i është dhënë leja për

ushtrimin e veprimtarisë akademike për 4 programe studimi të ciklit të pare, në përputhje me

VKM nr. 357, datë 12.05.2010.

Me urdhër nr. 360, date 02.09.2013 "Për një ndryshim në urdhrin 339, datë 19.08.2013 "Për

riorganizimin e disa programeve të studimit Bachelor të Shkollës së Lartë Universitare Private

Universiteti Metropolitan Tirana", ShLUP UMT i është lejuar riorganizimi i programeve të ciklit

të parë që ofron.

Me urdhrat nr.497, date 18.10.2012 dhe nr.197, datë 28.5.2013, ShLUP UMT lejohet të hapë 8

programe të ciklit të dytë të studimit, Master i Shkencave ndër të cilat edhe Menaxhim në

Inxhinieri.

SHLUP "Universiteti Metropolitan i Tiranës" me shkresë Nr. 348 Prot, datë 22.07.2015 ka sjellë në

APAAL komente/ saktësime lidhur me Draft RVJ, nga të cilat u morën parasysh:

Pika 1 reflektohet në raportin përfundimtar

Pika 2 reflektohet në raportin përfundimtar

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1. Dr. Irma Shyle

Ngritja e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) është bërë nga APAAL dhe miratimi i përbërjes së tij

në KA, me Urdhër nr. 80, datë 30.06.2015. Nga APAAL mori pjesë specialistja Znj. Suela Kromidha

dhe Znj. Juna Mengri.

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Page 3: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 3 of 43

Pjesa përshkrimore

Qëllimi i programit është të ofrojë studime të thelluara për të gjithë studentët në fushen e

Menaxhimit në Inxhinieri, të mundesojë zhvillimin e punës kërkimore në këtë fushë si dhe të

përgatisë profesionistë në fushën e menaxhimit të projekteve dhe të ndryshimit.

Misioni i Programit të Studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri

është të sigurojë arsimim cilësor universitar dhe të ofrojë formim specifik në menaxhimin dhe

drejtimin e projekteve dhe ndryshimeve.

Për përmbushjen e këtij misioni, programi ofron përgatitje dhe diplomim të studentëve për një

spektër ndërdisiplinor njohurish, të tillë që aftëson studentet per te kontribuar si në sektorin

publik ashtu edhe atë privat.

Programi Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri i drejtohet studentëve të cilët janë të

interesuar të bëjne karrierë akademike, por edhe atyre që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre

ekonomike dhe projektuese, për të përfituar aftësi menaxheriale, për të siguruar suksesin në

pozicionet e tyre të punës ne të ardhmen. Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në

gjendje të menaxhojnë dhe drejtojnë projekte të ndryshme, të merren me punë kërkimore në

sektorë të ndryshëm, si dhe të zgjidhin problemet komplekse të menaxhimit të ndryshimit sipas

fushave të tyre specifike të ekspertizës.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1 Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin

e tij. Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen

në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të

vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Misioni i ShLUP UMT është krijimi, zhvillimi, përcjellja dhe

mbrojtja e dijeve nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit

shkencor dhe shërbimeve, formimi i specialistëve të lartë në

fushat e shkencave inxhinierike dhe ekonomike në

përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke

kontribuar në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në

nivel kombëtar dhe rajonal; ofrimin e mundësive të

barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit

gjatë të gjithë jetës si dhe integrimin e mësimdhënies me

kërkimin shkencor.

Programi i studimit “Master Shkencor” në Menaxhim në

Inxhinieri, si një program ndërdisiplinor, bazohet plotësisht

në misionin e Institucionit, në strategjitë e zhvillimit të

SHLIP UMT.

Programi i studimit “Master Shkencor” në Menaxhim në

Inxhinieri, është hartuar duke u bazuar në tendencat

strategjike të zhvillimit ekonomik të tregut në Shqipëri dhe

tendencave në tregjet e huaja. Modulet e këtij programi

ofrojnë njohuri në fusha të rëndësishme të tilla si:

menaxhimi i cilësisë, financa e kompanive, menaxhimi i

projekteve, menaxhimi i kontratave etj.

Programi i studimit “Master Shkencor” në Menaxhim në

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret

majtas). Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.

Page 4: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 4 of 43

Inxhinieri,është në harmoni me vullnetin e Institucionit për

ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Programi i studimit “Master Shkencor” në Menaxhim në

Inxhinieri, është në përputhje me strategjinë dhe zhvillimin e

institucionit duke u fokusuar tek cilësia e dijeve dhe

ekspertiza e ofruar, në këtë program.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Kriteri 1 Përmbajtja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të

studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të

përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Programet e ciklit të dytë synojnë thellimin e njohurive

teorike dhe praktike të studentëve në fushën shkencave

inxhinierike dhe ato ekonomike me studime dhe trajnime të

avancuara dhe kërkim shkencor në këto fusha. Programet e

ciklit të dytë "Master i Shkencave" zgjasin dy vite

akademike, me shkeputje nga puna dhe realizohen me 120

ECTS. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të

dytë lëshohet diplomë në "Master i Shkencave" në fushën

përkatëse, nga ShLUP UMT.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të

rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit. Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

SHLUP UMT përpiqet të mbajë të përditësuar programet e saj

duke iu përshtatur nje realiteti dinamik në ndryshim të

vazhdueshëm. Programet e hartuara janë hartuar duke u bazuar në eksperiencat më të sukseshme në vend dhe jashtë

vendit për të qenë sa më pranë kërkesave të tregut të punës

dhe nevojave të shoqërisë.

Në vendimin nr. 24/1, datë 14/12/2011, Senati Akademik i SHLUP UMT ka miratuar “Strategjinë e zhvillimit të SHLUP

UMT për periudhën 2012-2020”. Në planin strategjik në nivel

institucioni, theksi vihet tek forcimi, konsolidimi si edhe

përmirësimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Konkluzionet e vlerësimit:

Programi i studimit Master Shkencor “Menaxhim në Inxhinieri” përputhet me misionin e

institucionit dhe qëllimin e tij. Ky program respekton plotësisht vlerat arsimore dhe

kulturore të vendit duke u mbështetur në nevojat e tregut dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Kjo u konstatua pas shqyrtimit të detajuar të RVB me gjithe kurrikulat përkatëve të

programit Master Shkencor në Menaxhim në Industri si edhe ballafaqimit me dokumentat ku

shprehen misioni, qëllimet dhe strategjitë e zhvillimit të institucionit dhe programit.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Fakulteti i Ekonomisë është njësia kryesore ku është atashuar programi i studimittë ciklit të dytë

Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri. Ai përbehet nga 3 njësi bazë të cilat janë:

a) Departamenti i Administrim Biznesit

b) Departamenti i Informatikës Ekonomike

c) Qëndra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë

Page 5: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 5 of 43

Këshilli i Fakultetit

Këshilli i Fakultetit ka këto kompetenca:

1. Miraton projekt planin disavjecar të zhvillimit strategjik të Fakultetit për sa i përket anës

mësimore, kërkimore shkencore, etj;

2. Miraton projekt buxhetin dhe programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore dhe

shkencore të Fakultetit;

3. Vlerëson dhe miraton projekt programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo pjesë

të tyre si dhe hapjen, ndryshimin ose mbylljen e njësive mesimore ose kerkimore ne

Fakultet;

4. Miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Fakultetit;

5. Miraton strukturën akademike të Fakultetit për vitin mësimor, të hartuar në bazë të

udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit.

6. Vlerëson veprimtarinë mësimore-kërkimore të personelit akademik dhe miraton të gjitha

masat disiplinore të propozuara nga Rektori për stafin akademik dhe personelin ndihmës.

7. Siguron që kryerja dhevlerësimi i të gjitha provimeve në Fakultet të bëhet në përputhje me

standardet e institucionit, që garantojnë cilesinë dhe transparencën e duhur, etj.

8. Miraton raportin vjetor të veprimtarisë mesimore-kerkimore, të përgatitur dhe paraqitur

nga Dekani.

Drejtuesi kryesor i fakultetit eshte dekani i cili, pas aprovimit nga Bordi, emërohet nga Rektori.

Afatet dhe kushtet e tjera të punës përcaktohen, pas negocimeve, në kontratën e punës të lidhur

midis personit juridik dhe dekanit. Dekan i Fakultetit të Ekonomisë është Dr. Florjan SALAJ.

Detyrat dhe kompetencat e Dekanit janë:

1. Dekani është autoriteti drejtues kryesor i veprimtarisë mesimore, kërkimore shkencore, të

Fakultetit.

Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë

përcaktohen në kontratën e tij të punës.

2. Dekani mund të përfaqësojë Fakultetin ose ShLUP UMT-në aktivitete të ndryshme,

shkencore, publike, mediatike, etj, që ai i gjykon në interes të ShLUP UMT-së, si edhe në

veprimtaritë promovuese të ShLUP UMT-së.

3. Dekani i propozon Rektorit emërimin dhe shkarkimin e Pergjegjësit të Departamentit dhe

personelit akademik të Fakultetit.

4. Harton projekt planin disavjecar të zhvillimit strategjik të Fakultetit për sa i përket anës

mësimore, kërkimore shkencore, etj;

5. Harton programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, të Fakultetit, si

edhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në organet drejtuese;

6. Dekani harton strukturën akademike të vitit mësimor për Fakultetin që drejton dhe ia

paraqet atë për miratim Këshillit të Fakultetit përpara se t'ia dërgojë Rektorit.

Page 6: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 6 of 43

7. Harton dhe propozon projekt-buxhetin vjetor që lidhet me veprimtarinë mesimore,

kërkimore, shkencore, etj. të Fakultetit dhe e paraqet atë për miratim në Këshillin e

Fakultetit, përpara se të dërgohet për miratim të mëtejshëm;

8. Harton planet mësimore të programeve të studimit për Fakultetin që drejton.

9. Përgatit dhe paraqet rekomandime për projektet për programet e reja të studimeve, të

kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre për

Fakultetin.

10. Vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në Fakultetin

që drejton, në përputhje me standardet shtetërore;

11. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Këshilli i Fakultetit, Rektori, Senati Akademik

dhe Bordi i Lartë Drejtues;

12. Dekani raporton një herë në përfundim të cdo semestri në Senatin Akademik të ShLUP

UMT-së lidhur me ecurinë dhe realizimin e objektivave të vendosura për aktivitetin

mësimor, kërkimor dhe shkencor në Fakultetin që ai drejton;

13. Dekani nënshkruan Diplomën e studentëve të Fakultetit që drejton pas përfundimit të

studimeve Bachelor dhe Master Shkencor.

Departamenti

Departamenti është njësia bazë mësimore dhe kërkimore që realizon programe studimi të ngjashme

dhe grupon disiplinat mësimore përkatëse. Në Departament përfshihet i gjithë personeli akademik

përkatës. Departamenti drejtohet nga përgjegjësi i saj, i/e cili/a ka minimalisht gradën "Doktor i

Shkencave".

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit janë:

1. Bashkërendon planin e punës mësimore e kërkimore të pedagogëve të Departamentit dhe

miraton projekt planin njëvjeçar dhe disavjeçar të zhvillimit strategjik të Departamentit për

sa i përket anës mësimore, kërkimore shkencore, etj;

2. Propozon veprimtari studimore, shkencore dhe/ose në bashkëpunim me universitete të

tjera vendase ose të huaja; seminare, konferenca, simpoziume, forume shkencore, tryeza

diskutimesh universitare, ndëruniversitare dhe ndërkombëtare;

3. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë studimore, shkencore dhe botuese, studentët më të

mirë të fakulteteve, përgatit për ata module suplementare dhe veprimtari të tjera të

ngjashme.

4. Propozon dhe përcjell për miratim projekt-buxhetin dhe programin vjetor të veprimtarive

mësimore, kërkimore, shkencore të Departamentit;

5. Propozon projekt programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo pjesë të tyre dhe

percjell për miratim të metejshëm;

6. Miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Departamentit;

7. Vlerëson veprimtarinë mësimore-kërkimore të personelit akademik.

8. Siguron dhe garanton që kryerja dhe vlerësimi i të gjitha provimeve në Departament të

bëhet në përputhje me standardet e institucionit, që garantojnë cilesinë dhe transparencën

e duhur, etj.

Page 7: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 7 of 43

9. Miraton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore, të pergatitur dhe paraqitur nga

Përgjegjësi i Departamentit.

Qendra Kërkimore

Qendra kërkimore është një njësi bazë, e cila funksionon pranë njësisë kryesore. Kjo qendër

organizon dhe drejton veprimtarinë kërkimore të institucionit. Qendra drejtohet nga drejtuesi i

saj, i/e cili/a ka gradën "Doktor i shkencave". Detyrat dhe përgjegjesitë e kësaj qendre janë:

1. Bashkërendon planin e punës kërkimore të anëtarëve të Qendres Kërkimore si dhe me

Departamentet e fakultetit/eve;

2. Propozon dhe organizon veprimtari shkencore dhe/ose në bashkëpunim me universitete te

tjera vendase ose të huaja;

3. Zhvillon seminare, konferenca, simpoziume, forume shkencore, tryeza diskutimesh

universitare, ndëruniversitare dhe ndërkombëtare;

4. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë shkencore dhe botuese studentët më të mirë të

fakulteteve, përgatit për ata module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;

5. Boton dhe publikon, përveç teksteve mësimore, përmbledhje studimesh, referatesh,

kumtesash, etj.

Tregues të matshëm:

Tabela 1. Anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë

Nr Emer Mbiemër Funksioni

1 Dr. Florjan Salaj Kryetar – Dekan

2 Prof. Asoc. Sopot Cama Anëtar-Përgjegjes Departamenti

3 Dr. Ilir Kurti Anëtar –Përgjegjës Departamenti

4 Prof.Asoc. Majola Naço Anëtar – Drejtor i QKFI

5 Dr. Dritan Fino Anëtar –Pedagog i brendshëm

6 Msc. Fatmira Kola Anëtar –Pedagog i brendshëm

7 Fiona Robo student

Tabela 2. Drejtuesit e njësive bazë të Fakultetit të Ekonomisë

Nr Emer Mbiemër Funksioni

1 Prof.Asoc. Sopot Cama Përgjegjës Departamenti i Administrim Biznesit

2 Dr. Ilir Kurti Përgjegjës Departamenti i Informatikës Ekonomike

3 Prof.Asoc. Manjola Naço Drejtor i Qëndrës Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë

Tabela 3. Numri i Personelit Akademik për njësitë bazë të Fakultetit të Ekonomisë

IAL Numri I PAE Numri I PAK Numri I PA Total

Gjithsej Tituj Gjithsej Tituj Gjithsej Tituj

Departamenti i Administrim

Biznesit 9 4 10 4 19

Departamenti I Informatikës

Ekonomike 8 3 15 6 23

Page 8: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 8 of 43

Qëndra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë 8 3 _ _ 8

Total 25 10 25 10 50

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi,

për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizohet në

mënyrë që të përmbushë misionin e tij;

Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy

Fakultete;

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi

bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të

tilla, nga të cilat dy departamente;

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i

Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së

paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe

mision të mirëpërcaktuar;

Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në

përbërje të tij të paktën 7 anëtarë

efektivë si personel akademik, ndër të

cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën

shkencore “Doktor”.

Bazuar në misionin e institucionit, SHLUP UMT, është

organizuar sipas një organigrame, e ndërtuar në përputhje

me Statutin dhe Rregulloren e brendshme të institucionit.

SHLUP ka 2 Fakultete.

Fakulteti i Ekonimisë përbëhet nga tre njësi bazë:

1. Departamenti i Informatikës Ekonomike

2. Departamenti i Administrim Biznesit

3. Qëndra kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë

Departamenti i Informatikës Ekonomike, që mbulon

programin Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri,

përbëhet nga 8 anëtarë, 3 prej të cilëve kanë tituj,

përkatësisht 1 Prof.Dr dhe 2 Dr.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për

realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë

të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që

kanë për realizimin e programeve të

studimeve;

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore

përfshihen në procesin e rekrutimit të

personelit akademik të nevojshëm dhe

në vlerësimin e tij.

Në SHLUP, njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme

për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të

studimit. Fakulteti i Ekonomisë është njësia kryesore ku është

atashuar programi i studimit të ciklit te dytë, Master

Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

Këshilli i Fakultetit, miraton projekt planin disavjecar të

zhvillimit strategjik të Fakultetit për sa i përket anës

mësimore, kërkimore shkencore, etj.; miraton projekt-

buxhetin dhe programin vjetor të veprimtarive mësimore,

kërkimore, shkencore të Fakultetit, vlerëson dhe miraton

projekt programet e reja të studimit, të kerkimit e

zhvillimit apo pjesë të tyre si dhe hapjen, ndryshimin ose

mbylljen e njësive mësimore ose kërkimore në Fakultet;

miraton projekt planet mësimore të programeve të

studimit të Fakultetit; miraton strukturën akademike të

Fakultetit për vitin akademik, të hartuar në bazë të

udhëzimeve të Ministrit të Arsimit; vlerëson veprimtarinë

mësimore-kerkimore të personelit akademik dhe miraton

të gjitha masat disiplinore të propozuara nga Rektori për

stafin akademik dhe personelin ndihmës.

Drejtuesi kryesor i fakultetit është dekani.

Departamenti drejtohet nga Përgjegjësi i Departamentit. Ai

miratohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit.

Organizon, drejton punën dhe harton planet mësimore të

programeve të studimit që mbulon Departamenti, ja

propozon ato Dekanatit dhe ndjek zbatimin e tyre.

Të gjitha njësitë në Fakultetin e Ekonomisë drejtohen nga

Page 9: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 9 of 43

personel i punësuar me kohë të plote.

Procedurat e përzgjedhjes së stafit akademik, të

brendshëm apo të jashtëm janë të mirëpërcaktuara dhe

është konkursi që bën përzgjedhjen e tyre. Kriteret e

konkurrimit propozohen nga departamenti dhe miratohen

nga dekani. Më pas këto kritere i përcillen Rektorit për

miratim. Konkursi shpallet dhe publikohet ne faqen zyrtare

të SHLUP UMT. Bordi i Lartë drejtues ngre komisionet ad

hoc të vlerësimit dhe përzgjedhjes. Këto komisione

përbëhen nga rektori në pozicionin e kryetarit të

komisionit, titullarë të njësive kryesore si edhe një

përfaqësues ekspert i jashtëm i fushës.

Konkluzionet e vlerësimit:

Bazuar në RVB si edhe në intervistat që patëm me stafin akademik dhe drejtuesit e njësive

bazë dhe kryesore, pranë SHLUP UMT, konstatoj se njësitë kryesore dhe ato bazë janë të

angazhuara dhe të përkushtuara për realizimin e programit studimor Master Shkencor në

Menaxhim në Inxhinieri. Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore

në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore

Politika e SHPLU UMT në këtë drejtim, është të tërheqë staf të kualifikuar, kryesisht me grada e tituj

shkencor, standarte të përcaktuar në strategjinë e zhvillimit të Institucionit.

Për të plotësuar nevojat për staf akademik me tituj e grada shkencore, SHPLU UMT ka zgjedhur të

kombinojë punësimin e profesionistëve vendas dhe të huaj me eksperiencë në fushën akademike.

Departamenti i Administrim Biznesit përbëhet prej 21 pedagogë, nga të cilët 9 pedagogë efektiv (të

brendshëm) dhe 12 pedagogë me kontratë (të jashtëm).

Departamenti i Informatikës Ekonomike, përbëhet nga 25 pedagogë, nga të cilët 8 pedagogë efektiv

(të brendshëm) dhe 17 pedagogë me kontratë (2 prej të cilëve janë staf i brendshëm i SHLUP UMT

por në një department tjetër).

Tregues të matshëm:

Tabela 4. Stafi akademik i Fakultetit të Ekonomisë

Fakulteti i Ekonomisë Departamenti Administrim Biznesit

Personeli Akademik Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon

full time

1 Sopot Cama Pergj.Dep Prof.Asoc 1 Andrea Koxhaj Prof.Dr UT

2 Viktor Kabili Pedagog Prof.Asoc 2 Edlira Mali Dr UMB

3 Florjan Salaj Pedagog Dr 3 Mateo Spaho Dr UET

4 Ilirjan Ҫukaj Pedagog Msc

(Dr.proces)

4 Ana Buhaljoti Msc UT

5 Fatmira Kola Pedagog

Msc.(Dr.

Proces)

5 Valbona

Karapici

Msc UT

Page 10: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 10 of 43

6 Elena Bima Pedagog Msc 6 Ines Gjoni Msc AMC

7 Evis Kumi Pedagog Dr. 7 Sllavka Kurti Msc (Dr

proces)

UT

8 Erjon Sula Pedagog Msc 8 Edmond Ahmeti

Msc

9 Izabela Aliaj Pedagog Msc 9 Julinda Kllapi Msc

10 Lulëzim

Alushaj

Dr CMS

Adonnino

Ascoli&Cava

sola

Scamoni

11 Vanina Kanini Msc (Dr proces)

UT

12 Marsida Ibro Msc (Dr

proces)

UAMD

Fakulteti i Ekonomisë ............................... Departamenti i Informatikës Ekonomike

Personeli Akademik

Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në

Dep.

Titulli

/Grada

Personeli Akademik

me Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli

/Grada

Institucioni

ku punon full

time

1 Ilir Kurti Përgj.Dep Dr 1 Aleksandër

Biberaj

Prof.

Asoc

UPT

2 Shpëtim Bozdo Pedagog Prof.Dr 2 Edlira Mali Dr. UMB

3 Dritan Fino Pedagog Dr 3 Andrea Koxhaj Prof.Dr UT

4 Ardit Bido Pedagog Msc.(Dr Proces)

4 Elva Leka Msc (Dr Proces)

UAMD

5 Kristal Hykaj Pedagog Msc. (Dr

Proces)

5 Ina

Papadhopuli

Msc UT

6 Kledia Argjiri Pedagog Msc. 6 Marsida Ibro Msc.(Dr

Proces)

UAMD

7 Sokol Lula Pedagog Msc. 7 Mateo Spaho Dr UET

8

Olda Ҫiço

Pedagog

Msc.(Dr

Proces)

8 Sajmir Kapaj Msc I

vetëpunësuar

9 Vanina

Bilimani

Msc.(Dr

Proces)

UT

10 Blerina Vika Msc UT

11 Gloria Tyxhari Dr. UT

12 Ines Gjoni Msc.

13 Valbona

Karapici

Msc.(Dr

Proces)

UT

14 Mimoza Kaci Dr

15 Paul Neuman Msc. UMT

16 Anisa Krasniqi Msc UT

17 Nikolla Nika Dr UMT

Tabela 5. Cilësia e stafit akademik të Departamentit Administrim Biznesi

Fakulteti i Ekonomisë

Departamenti Administrim Biznesit

Numri i

PAE

Numri i

PAK

Në Total

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Në total 9 4 12 4 21 8

Tabela 6. Cilësia e stafit akademik të Departamentit të Informatikës Ekonomike

Fakulteti i

Ekonomisë

Departamenti Informatikës Ekonomike

Numri i PAE

Numri i PAK

Në Total

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Page 11: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 11 of 43

Në total 8 3 17 7 25 10

Tabela 7. Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të

studimit

Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Manjola Naço Prof.Asoc Drejtore e QKFE

Vasillaq Kedhi Prof.Dr Pedagog

Rinald Muço Dr Pedagog Arlinda Hoti Msc.(Dr Proces) Pedagog Nada Vokshi Msc Pedagog Arben Isaku Msc Pedagog Redvin Marku Msc Pedagog Endi Murthi Msc Pedagog

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve. Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës

mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Në SHLUP UMT, njësitë bazë dhe kryesore janë të

ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e

programeve të studimit. Përgjegjësitë e tyre janë të mirë

përcaktuara në Rregulloren e Institucionit. Personeli

akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe

administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të

zhvillimit të institucionit. Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Personeli akademik ka kualifikimin e duhur dhe luan

rol esencial në hartimin e kurrikulave të programit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

Përzgjedhja e stafit të ri dhe përcaktimi I ngarkesës

mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe

nënligjore në fuqi.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe

vlerësimin e personelit. Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të

dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Rekrutimi i personelit bëhet mbi bazën e kritereve dhe

rregullave të përcaktuara në rregulloren e SHLUP UMT

për rekrutimin e personelit akademik. (Nr 212/1 Datë

30.01.2013).

Në programin e studimit Master Shkencor në Menaxhim

në Inxhinieri, për vitet akademike 2013-2014 dhe 2014-

2015, nga 11 pedagogë të angazhuar në mësimdhënie

për këtë program, 7 prej tyre janë personel akademik i punësuar me kohë të plotë. Por vihet re një raport i ulët

pedagog efektiv /pedagog me kontratë.

Zyra e burimeve njerëzore ka përgjegjësinë për krijimin

dhe ruajtjen e të dhënave për proçesin e rekrutimit.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon

nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Page 12: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 12 of 43

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i

departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me

kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në të cilën është

hartuar edhe programi i studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri mban gradën Doktor të

Universitetin La Sapienzza në Rome, Itali.

Departamenti i Informatikës Ekonomike është hartuesi

i programit të studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri. Përgjegjësi i këtij Departamenti mban

gradën Doktor.

Të gjithë titullarët dhe pedagogët e lëndëve të programit

Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri kanë të

paktën gradën Doktor. Rektori, dekani, përgjegjësi i departamentit, dhe

drejtuesi i qëndrës kërkimore janë të punësuar me kohë

të plotë në SHLUP UMT.

Në vitin akademik 2014-2015, kanë kryer praktikën mësimore 6 studentët e parë të cilët janë regjistruar në

vitin akademik 2013-2014, ne të cilin ka filluar ky

program studimi. Studentët janë udhëhequr dhe

mbikqyrur gjatë praktikës profesionale nga stafi

akademik i SHLUP.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i

Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për

tezën. Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Studentët e vitit të dytë në programin e studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri, paraqesin fushën

e studimit që ata janë të interesuar që në fillimin e vitit

akademik.

Viti akademik 2014-2015, eshte viti i parë i cili do të

ketë studentë që do të diplomohen në këtë program studimi.

6 (gjashtë) studentët e këtij programi studimi, që janë

në proces diplomimi udhëhiqen nga pedagogë të SHLUP

UMT, të cilët kanë të paktën gradën Doktor.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është

në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është

parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në

përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Fusha studimore-kërkimore në të cilën është

specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën

studimore në të cilën ofrohet programi i studimit

Stafi akademik që udhëheq studentët për pregatitjen e

tezës, ka njohuri të avancuara teorike si edhe ka kryer

punë kërkimore të ndryshme në këto fusha.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe

administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

SHLUP UMT ka angazhuar personelit ndihmës

mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike

dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve

shkollore; mirëmbajtjen e rrjetit të internetit apo edhe pajisjet kompjuterike etj.

Gjithashtu Fakulteti i Ekonomisë, ndjek politikë të

punësimit me kohë të pjesshme të studentëve që kanë

rezultate të larta gjatë periudhës së studimit në SHLUP

UMT.

Ka një përdorim optimal të burimeve njerëzore (staf

Page 13: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 13 of 43

akademik dhe personel administrativ) për përmbushjen

e objektivave të programit të studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet

ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e

integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Në bazë të Udhëzimit mbi Ngarkesën Mësimore,

ngarkesa mësimore e stafit akademik në SHLUP UMT

zbatohet në përputhje me marrëveshjet e punës.

Ngarkesa mësimore vjetore duke marrë parasysh dhe gradat shkencore dhe detyrat akademike dhe

administrative është si më poshtë:

Profesor-250 orë mësimore

Profesor I asociuar-270 orë mësimore

Doktor-300 orë mësimore

Master, Docent-300 orë mësimore

Rektor- 100 orë mësimore

Dekan-200 orë mësimore

Përgjegjës Departamenti-250 orë mësimore

Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik

në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë

mësimore. Anëtarët e stafit janë të angazhuar në orë mësimore sipas kritereve të parashikuara në Udhëzimin

mbi ngarkesën mësimore

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

SHLUP UMT për të gjithë personelin akademik të

angazhuar në procesin e mësimdhënies, qofshin efektiv

apo me kontratë të pjesshme, plotëson dhe arkivon të

gjithë dokumentacionin e nevojshëm të kërkuar nga Zyra e Punës, përfshirë këtu edhe CV individuale të

detajuar. Në fund të çdo viti bëhet edhe mbledhja e të

gjithë angazhimit kërkimor shkencor për secilin, i

pasqyruar ky edhe në raportin vjetor të aktiviteteve.

SHLUP UMT disponon një listë të plotë të stafit

akademik të gjithë institucionit. Përveç kësaj, kjo është e kërkuar gjithashtu edhe si detyrim nga MASH, ku

SHLUP UMT në fillim të çdo semestri, përgatit dhe

dorëzon në afatet e kërkuara listën e plotë të personelit

akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe

personelit administrative.

SHLUP UMT në kriteret e shpallura në portalin e tij

www.umt.edu.al, në portalet zyrtare të punësimit si

edhe në median e shkruar, ka parasysh të jetë në

sinkron me Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Republikën e

Shqipërisë, i cili kërkon që stafi akademik përveç kërkesave të tjera të shprehura këto në Rregulloren për

Punësim dhe Vlerësim të Performancës Akademike, për

programin e studimit Master Shkencor duhet të jenë

edhe me gradën shkencore “Doktor”.

Konkluzionet e vlerësimit:

Bazuar në shqyrtimin e detajuar të RVB si edhe verifikimit të terren pranë SHLUP UMT (informacioni i marrë nga Zyra e Burimeve Njerëzore si edhe nga stafi akademik me kohë të

plotë dhe të pjesshëm) konstatoj përputhshmërinë me kërkesat e përfshira në kriteret e

përcaktuara.

Raporti 7/4 pedagog efektiv/pedagog me kontratë, dëshmon edhe njëherë aftësinë e SHLUP

UMT për të organizuar më së miri programin e studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri dhe mundësinë për përmirësime të mëtejshme drejt shtimit të stafit të

brendshëm.

Page 14: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 14 of 43

5. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të

tjera ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

SHLUP UMT ushtron veprimtarinë e tij në ambientet e vëna në funksion prej një siperfaqe totale

3100 m². Konkretisht këto ambiente të SHLUP "Universiteti Metropolitan Tirana" ndodhen në:

1. Nje objekt i ri (Objekti 1), që gjendet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, pranë Qytetit

Studenti me siperfaqe të përgjithshme 2300 m².

2. Një objekt i ri-konstruktuar (Objekti 2) që gjendet në zonën e ish bllokut të Tiranës me

sipërfaqe të përgjithshme 800 m².

Objekti 1 ka 8 nivele katesh:

Në katin 0 ndodhen ambiente të informacionit, Këshillimit të Karrierës, mensa dhe

ambiente pushimi.

Në katin e parë ndodhen ambientet e Departamentit Administrim Biznesi, Departamenti

Informatikës Ekonomike, një sallë leksionesh, Laboratori i Informatikës, Sallë interneti e

studimi, zyra e arshivës.

Në katin e dytë ndodhen ambientet e Sekretarisë mësimore (dy ambiente) auditor i madh

dhe 2 salla leksioni.

Në katin e tretë ndodhen Laboratori i Shkencave të Natyres, 4 salla leksioni.

Në katin e katërt ambientet janë kryesisht për stafin drejtues të SHLUP UMT (Rektori,

Kancelari-Jurist, dy Dekanët), Qendra e Vlerësimit të Brendshëm të Cilësisë, Financa si

dhe stafin akademik, dy Departamentet e Fakultetit të Inxhinierisë.

Në katin e pestë ndodhen dy laboratore përkatësisht: laboratori i Inxhinierisë

Elektroteknike dhe laboratori i Inxhinierisë së Telekomunikacionit,po ashtu po ndërtohet

edhe Laboratori i Fizikës

Në katin e gjashtë ndodhet Biblioteka e SHLUP UMT me një siperfaqe prej 206 m².

Sallat e leksioneve janë të pajisura me pajisjet e nevojshme (kompjuter, projektor, sistem ngrohje

dhe ftohje etj.) në funksion të zhvillimit të procesit mesimor. Godina është e pajisur me internet

ëireless në të gjitha ambientet e saj dhe është e aksesueshme për të gjithë studentët.

Objekti 2 ka 3 nivele katesh, me siperfaqe të përgjithshme prej 800 m².

Në katin -1 ndodhen: Laboratori i Dherave, Laboratori i CISCO, një ambient për serverat,

si dhe janë parashikuar tre ambiente të tjera teknike (Laboratori i automatikës dhe

inteligjencës artificiale, laborator në fushën e ndërtimit.

Page 15: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 15 of 43

Në katin 0 ndodhen ambientet e informacionit, Zyra Marketing, salla e pedagogëve, zyra e

kryetarit të Bordit të lartë drejtues, dy qendrat kërkimore të fakulteteve si dhe dy salla

leksionesh për zhvillimin e mësimit.

Në katin e parë ndodhen katër salla leksionesh..

Një nga objektivat e strategjisë së SHLUP "Universiteti Metropolitan Tirana" është ndërtimi i

Kampusit të Ri Universitar. Ky kampus është projektuar të ndërtohet në pjesën jugore të qytetit të

Tiranës në një zonë pranë parkut të madh të Tiranës të vecuar nga zhurmat e qytetit, dhe mjaft i

përshtatshëm për zhvillimin e aktivitetit mësimor dhe shkencor, por gjithashtu dhe mjaft i lehtë

për të komunikuar me cdo pjesë të qytetit. Objekti është duke u ndërtuar dhe në fund te vitit 2016

pritet të përfundojë plotësisht.

Tregues të matshëm:

Tabela 8. Mjediset e SHLUP UMT

Mjediset e SHLUP UMT Numri

Sipërfaqja

(m²)

Zyra për strukturat e Rektoratit 1 35

Zyrat për personelin akademik 9 250

Zyra e Marketingut 1 15

Zyra për Qëndrën Kërkimore 2 42

Zyra për Financën 1 15

Zyra për njësinë e SBC 1 15

Mjedis për fotokopjime, librari etj. 2 15

Zyrë informacioni për studentët 2 40

Zyra për sekretarine mësimore 2 25

Zyrë e arkivës 1 30

Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75

Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bar) 2 100

Nyje Hidrosanitare 21 125

Tabela 9. Mjediset e Fakultetit të Ekonomisë

Mjediset e Fakultetit të Ekonomisë Numri

Sipërfaqja

(m²)

Salla për leksione + klasa për seminare 19 570

salla për aktivitete promovuese 2 100

Laboratorë 1 35

Salla interneti 1 50

Salla për bibliotekë 1 206

Mjedis për fotokopjime, librari etj 3 35

Zyrë informacioni për studentët 2 40

Korridore/holle 10+7 460+75

Mjedise shërbimi për studentët

(mensa/bar) 2 100

Mjedise për aktivitetin e qeverisë

studentore 1 60

Nyje hidrosanitare 21 125

Page 16: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 16 of 43

Tabela 10. Mjediset për stafin

Mjediset për stafin Numri

Sipërfaqja

(m²)

Zyra për Dekanin/Kancelarin 1 10

Zyra për sekretarine mësimore 2 30

Zyra për departamentet/qëndra kërkimore 2 40

Zyra për personelin akademik 1 15

Salla për mbledhje 1 30

Mjedis për stafin e shërbimit 1 20

Nyje hidrosanitare për personelin akademik 5 20

Tabela 11. Mjete didaktike dhe informatike

Emërtimi Sasia

PC për studentët 25

PC për stafin akademik 20

PC për administratën 10

Printera 7

Fotokopje 5

Video projektorë 17

Skanera 7

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të

institucionit për jo më pak se 6 vjet;

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

SHLUP UMT ka një vendndodhje që disponon mjedis qendror

administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore.

Kjo mund të vihet re edhe nëpërmjet Planimetrisë së dy

objekteve.

Programet aktuale të studimit ofrohen në të dy godinat por

Fakulteti i Ekonomisë siguron menaxhim efikas dhe kontroll

të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e

politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të

studimeve që ofron. Kjo realizohet duke evituar lëvizjet

brenda ditës të studentëve nga njëra godinë në tjetrën si

edhe duke kontrolluar mbarvajtjen e mësimdhënies në të

dyja godinat.

Praktikat profesionale të programeve të studimit, për shkak edhe të

natyrës së tyre aplikative, kryhen jashtë ambjenteve të SHLUP UMT,

në kompani biznesi në bazë të marrëveshjeve që institucioni ka

realizuar me to.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Page 17: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 17 of 43

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga

studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim;

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Institucioni në dispozicion të studentëve ka vënë një numër

të konsiderueshëm tekstesh bazë dhe literature ndihmëse e

cila gjindet ne ambjendet e bibliotekës se SHLUP UMT. Kjo

literaturë është bashkëkohore dhe pasqyrohet shumë më

mirë në syllabus-et përkatëse të secilës lëndë mësimore.Duke

u bazuar tek kërkesat e stafit akademik kjo literature

zgjerohet dhe vendoset ne shërbim të studentëve

Biblioteka ka një fond shumë të pasur me libra në degët

përkatëse, rreth 333 tituj. Librat që ndodhen ne bibliotekë

janë të inventarizuar dhe të ndarë sipas fushave dhe

tematikës. E menduar si një mjet i rëndësishëm në

mbarëvajtjen e procesit akademik, literatura e përzgjedhur

është e mjaftueshme për ta ndihmuar studentin në

realizimin me sukses të programit të studimit. Librat janë në

gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht, italisht.

Koleksioni i bibliotekës do të pasurohet pasuruar nga blerjet

që do të bëhen nga Departamenti i Informatikës Ekonomike,

pas miratimit të fondit të veçantë nga Bordi i Lartë Drejtues.

Librat do të përzgjedhen në përputhje me nevojat dhe

kërkesat e studentëve dhe stafit administrativ akademik.

Marrveshja me MCGraw Hill për të siguruar bibliotekën E-

Books si edhe abonimi në revista profesionale –shkencore, I

vjen edhe më tepër në ndihmë studentëve dhe stafit

akademik për realizimin e programit të studimit Master

Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

Oraret e punës të bibliotekës shpallen në mjediset e

institucionit. Ato janë edhe në hyrje të bibliotekës, e cila

është e hapur për studentët nga ora 8:00 deri në 19:00

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe

mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

SHLUP dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme hapësira, si:

laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje

elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për

realizimin e programit të studimeve. Klasat dhe auditorët

janë të pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për

një proces mësimor sa më efektiv, si sistem kondicionimi,

kompjuter, projektor, dërrasë interaktive (smart board),

internet, etj.

Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për

mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit. Klasat

janë të pajisura me mjetet e nevojshme teknologjike,si

dërrasë interaktive, projektorë, kompjuter, internet. Të gjitha

mjediset mësimore, janë të pajisura me kondicionim dhe

ndriçim të mjaftueshëm.

Përveç orëve mësimore teorike, syllabuset e lëndëve të

programit të studimit Master Shkencor në Menaxhim në

Inxhinieri janë parashikuar edhe zhvillimi i orëve mësimore

nëlaboratoret e Informatikës. Për këtë qëllim pranë

ambjenteve të SHLUP UMT është ngritur 1laborator

informatike me te gjitha pajisjet dhe softëare tënevojshëm

për realizimin e programit mësimor.

Page 18: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 18 of 43

Konkluzionet e vlerësimit:

Bazuar tek RVB por edhe duke parë personalisht ambjentet e brendshme (salla leksionesh,

seminaresh, biblioteka, laboratoret etj) gjatë vizitës në terren, konkludoj se Institucioni siguron

infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve Master Shkencor në

Menaxhim në Inxhinieri.

6. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

SHLUP UMT zhvillon veprimtari në fushën e edukimit të arsimit të lartë me qëllim fitimi për

shoqërinë tregtare me pergjegjësi të kufizuar “Future University of Tirana” ShPK. Burimet e

financimit të SHLUP UMT janë nga fondet dhe kontributet e themeluesve, të ardhurat nga tarifa e

shkollimit që paguan çdo student në bazë të tarifave të vendosura nga Bordi, si edhe nga tarifat e

tjera për shërbime të ofruara nga SHLUP UMT.

Veprimtaria ekonomike e. SHLUP UMT pasqyrohet në dokumentacionin financiar të detyruar për

t'u plotësuar dhe dorëzuar në organet e tatim-taksave sipas legjislacionit në fuqi.

Administratori i SHLUP UMT përgjigjet për realizimin e planit financiar dhe raporton në Bordin e

Larte Drejtues per veprimtarine ekonomike-financiare.

Tregues të matshëm:

Tabela 12. Të ardhurat dhe financimet e ndryshme për vitet 2011-2014 (në lek)

Të ardhura nga: 2011 2012 2013 2014

Pushteti qëndror

-

-

-

-

Pushteti vendor

-

-

-

-

Fonde jopublike

4,168,748 17,494,215

11,240,435

2,632,842

Grantet për kërkim dhe kontratat

-

-

-

-

Konsulencat, shërbimet

-

16,303

139,228

-

Tarifat për dhe gjatë shkollimit

1,612,449

21,163,151

19,908,854

64,484,012

Shuma totale (lek)

5,781,197

38,673,669

31,288,517

67,116,854

Tabela 13. Të ardhurat dhe financimet e ndryshme për vitet 2011-2014 (në përqindje)

Të ardhura nga: 2011 2012 2013 2014

Pushteti qëndror

-

-

-

-

Pushteti vendor

-

-

-

-

Fonde jopublike

72.11

45.24

35.93

3.92

Page 19: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 19 of 43

Grantet për kërkim dhe kontratat

-

-

-

-

Konsulencat, shërbimet -

0.04

0.44

-

Tarifat për dhe gjatë shkollimit

27.89

54.72

63.63

96.08

Total (përqindje)

100

100

100

100

Tabela 14. Shpenzimet në përqindje për vitet 2011-2014

2011 2012 2013 2014

Shpenzimet

në përqindje

Paga

Sh

pen

zim

e

Am

ort

izim

Paga

Sh

pen

zim

e

Am

ort

izim

Paga

Sh

pen

zim

e

Am

ort

izim

Paga

Sh

pen

zim

e

Am

ort

izim

90.51 9.49 0 31.69 67.71 0.6 66.1 33.1 0.81 57.69 41.33 0.98

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të

brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për

realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

SHLUP UMT në përputhje me detyrimet ligjore përgatit një

raport të përvitshëm auditi.

Auditimi i brendshëm i SHLUP UMT bëhet me vendim të

posaçëm të Bordit të Lartë Drejtues dhe në përputhje me

aktet normative në fuqi. Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në

dispozicion për realizimin e programeve të studimeve. Për

auditimin e vitit 2015 është kontraktuar Shoqëria NET-

SFS ShPK.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të

studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

SHLUP UMT harton një raport financiar brenda afateve të

përcaktuara nga ligji.

Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve

dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për

përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të

ardhurave në të ardhmen.

Konkluzionet e vlerësimit:

Bazuar tek RVB por edhe tek të dhënat finaniare që u siguruan gjatë vizitës në terren,

konkludoj se SHLUP UMT përmbush kriteret për realizimin e programeve të studimeve

Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

Page 20: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 20 of 43

7. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Konform kërkesave të Ligjit Nr 9741, "Për Arsimin e Lartë ne Republikene Shqipërisë” të datës

21.05.2007, me vendim të Senatit Akademik në datën 27.03.2013 u krijua Qëndra e Vlerësimit të

Brendshëm. Kjo qëndër është aktive që nga data e krijimit të saj dhe funksionon në bazë të

legjislacionit të Arsimit të lartë si edhe në bazë të regullores të vendosur në datën 02.10.2013.

Qëndra e Vlerësimit të Brendshëm është strukturë ekzekutive në varësi të Këshillit të Vlerësimit të

Cilësisë, referuar Statusit të SHLUP UMT, neni 24.

Një nga format më të përdorura mbi matjen e sigurimit të cilësisë në ShLUP UMT është pyetesori

me studentët, i cili organizohet dy herë në vit, në përfundim të cdo semestri, për të gjitha programet

e studimit, për të dy ciklet, për të gjitha lëndët dhe pedagogët. Skedat e pyetesorëve përpunohen

nga punonjesi i IT, ndërsa rezultatet e fituara vihen në dispozicion të drejtuesve të institucionit

nëpërmjet kancelarit. Këto rezultate i vihen në dispozicion në mënyrë të personalizuar secilit

pedagog.

Kjo formë vlerësimi është burim i rëndësishëm për të nxjerrë konkluzione mbi cilësinë e procesit të

mësimdhënies. Ndër problemet më kryesore kanë qenë lidhur me literaturën e rekomanduar,

shfrytëzimin e orës së mësimit, cilësinë në shpjegim etj.

Pyetësori në përmbajtje të tij ka sesione të vecanta për vlerësimin nga ana e studentëve të:

programit të studimit, mësimdhënies, administratën, logjistikën dhe shërbimet e Universitetit etj.

Për vitin akademik 2013-2014 është marrë vlerësimi për pikat e mësipërme nga 6 studentët e

regjistruar në programin e studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri, ndërsa për vitin

akademik 2014-2015 nga 4 studentët e regjistruar në vitin e parë si edhe nga 6 studentë që ndjekin

vitin e dytë të këtij programi studimi.

Gjithashtu për stafin e ri efektiv apo të jashtëm, mund të bëhet vlerësimi dhe kontrolli I tyre nga

staf akademik me përvojë duke qenë në pozicionin e dëgjuesit të një ore mësimore.

Tregues të matshëm:

Tabela15. Anëtarët e Qëndrës së Vlerësimit të Brendshëm.

Anëtarët e QVB

Detyra që ka

në QVB

Sa kohë ka në këtë

detyrë

1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014

2 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013

3 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014

4 Besa Mançka Anëtar Mars 2013

5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe

vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Page 21: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 21 of 43

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies,

kurrikulës, të të mësuarit; c. Pyetje konceptuale;

d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në

testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

Fakulteti i Ekonomisë, përdor metodologji vlerësimi,

dhe instrumente matëse dhe vlerësuese në formën e

intervistave dhe pyetësorëve për ecurinë e programeve

të studimeve.

Vlerësimi bëhet për aspektet e: performancës së stafit

akademik, realizimit të planit mësimor, statistika të

kalueshmërisë dhe nivelit të studentëve etj.

Metodat për vlerësimin që përdoren nga SHLUP UMT,

janë:

Të tërthorta:

Sondazhe të studentëve që ndjekin programet e

studimeve

Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies

Pyetje konceptuale;

Intervista

Të drejtpërdrejta:

Dëgjime në auditor

Rezultatet e arritura nga studentët në provimet

e vlerësuara me nota/pikë;

Rezultatet e arritura nga studentët në testimet

paraprake dhe përfundimtare, provimet për

module, praktikat profesionale;

Vëzhgime gjatë kryerjes së

ushtrimeve/praktikës;

Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të

kërkimit - tezës;

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv,

sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

SHLUP UMT publikon në faqen ëeb të tij aspektet kryesore të rezultateve të vetëvlerësimit, ndërsa

raportet e vetëvlerësimit publikohen në hard-copy dhe

u vihen në dispozicion studentëve dhe stafit akademik.

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

SHLUP UMT, harton një analizë vjetore për vlerësimin

e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë. Raporti bëhet publik për cdo anëtar të stafit akademik

dhe ndihmon për vlerësimin e brendshëm dhe të

jashtëm.

SHLUP UMT synon përmirësimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë duke hartuar politika që

synojnë përmirësime në nivel departamenti ku shqyrtohen planet mësimore, rishikon programet,

Page 22: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 22 of 43

shqyrton tekstet si edhe propozohen ndryshimet që

duhen bërë. Këto ndryshime vlerësohen dhe miratohen nga Këshilli i Fakultetit.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe

mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Paralelisht me akreditimin e programit të studimit

Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri, është

edhe procesi i akreditimit të SHLUP UMT.

Institucioni përdor instrumentet e duhura për

sigurimin e cilësisë.

SHLUP UMT harton një politikë dhe ndjek procedura të

caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të

programeve të tyre, përdor mekanizma formalë për

shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e

herëpashershme të programeve të studimit.

Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet

dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që

ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e

cilësisë në to duke organizuar seminare, takime apo

diskutime në lidhje me to.

Institucioni harton dhe zbaton një strategji për

përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia,

politika dhe procedurat janë publikuar në Planin

Strategjik të Institucionit.

Konkluzionet e vlerësimit:

Duke u bazuar në RVB por edhe në takimin dhe intervistën që patëm me anëtarët e Qëndrës

së Vlerësimit të Brendshëm pranë SHLUP UMT arrijmë në konkluzionet: Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e

programeve të studimeve.

Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për

vlerësimin e brendshëm. Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve

të studimeve të ciklit të dytë.

Duke u bazuar në përputhshmërinë e standarteve me performancën aktuale të SHLUP UMT,

konkludoj se Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programit të studimit

Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE 7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit “Master Shkencor” në Menaxhim në lnxhinieri është i atashuar pranëFakultetit

të Ekonomise, Departamentit të Informatikës Ekonomike.

Kohëzgjatja e programit të studimeve "Master Shkencor" në Menaxhim në Inxhinieri, është 2 vjet/4

semestra forma e studimit është, studime me kohe të plotë dhe studentët për t’u diplomuar duhet

të realizojnë 120 kredite. Në përfundim të programit, studentët pajisen me diplomë: Master

Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

Page 23: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 23 of 43

Ky program studimi është hartuar duke u bazuar në tendencat strategjike të zhvillimit ekonomik në

tregun shqiptar. dhe tendencave të tregjeve të huaja. duke ofruar module me karakter të mirëfilltë

teorik dhe praktik, që ofrojnë njohuri nga fusha e financave të kompanive,menaxhimit të cilësisë,

menaxhimit të projekteve, menaxhimit të kontratave etj.

Misioni i Programit të Studimit të ciklit të dytë "Master Shkencor" në Menaxhim ne Inxhinieri, është

të sigurojë arsimim cilësor universitar dhe të ofrojë formim specifik në menaxhimin dhe drejtimin e

projekteve. Për përmbushjen e këtij misioni, programi ofron përgatitje dhe diplomim të studentëve

në nje spekter nderdisiplinor njohurish, duke synuar aftësimin e studentëve per te kontribuar si në

sektorin publik ashtu edhe ate privat.

Qëllimi i programit është të ofrojë studime të thelluara për të gjithë studentët në fushën e zgjedhur

duke mundësuar punën kërkimore si edhe të përgatisë profesionistë në fushën e menaxhimit të

projekteve por dhe në fushën e menaxhimit të kompanive industriale. Objektivi i programit të

studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri, është tu ofrojë studentëve jo vetëm njohuri

akademike por edhe formim në aspektin praktik të menaxhimit, nëpërmjet shembujve konkretë.

Gjatë këtij cikli studimi studentët thellojnë njohuritë mbi ekonominë e ndërmarrjes, mbi sistemet e

qëndrueshme dhe menaxhimin e kantiereve, mbi metodat dhe teknikat e nevojshme për

menaxhimin dhe vlerësimin e projekteve duke u aftësuar në përpilimin, administrimin si edhe

realizimin me sukses të plan projekteve të tipeve të ndryshme në të gjitha fazat e tyre, Pas

përfundimit të programit të studimit, studentët do të jenë në gjendje të merren me punë kërkimore

më të thelluar në fushën e menaxhimit. Programi i studimit, "Master Shkencor" në Menaxhim në

Inxhinieri rregjistroi 6 (gjashtë) studentët e parë në vitin akademik 2013-2014, ndërsa në vitin

akademik 2014-2015 u rregjistruan në këtë program studimi 4 studentë.

Tregues të matshëm:

Programi i studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri ka filluar në vitin

akademik 2013-2014. Forma e studimit është me kohë të plotë dhe kohëzgjatja është 2 (dy)

vite akademike pra në 4 (katër) semestra. Ky program ka 120 ECTS. Në përfundim të

programit të studimit, studentët pajisen me diplomë “Master i Shkencave “ në Menaxhim në

Inxhinieri.

Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka 28 javë mësimore në auditor plus 8 javë sezon provimesh

(gjithësej 36 javë)

1 Semestër ka 14 javë mësimore në auditor dhe 4 javë sezon provimesh

(gjithësej 18 javë)

1orë mësimore- 60 minuta

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit

Leksionet 10 ore ne auditor dhe 15 ore pune e pavarur e studentit

Seminaret 10 ore ne auditor dhe 15 ore pune e pavarur e studentit

Laboratoret 10 ore ne auditor dhe 15 ore pune e pavarur e studentit

Page 24: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 24 of 43

Detyre kursi 10 ore ne auditor dhe 15 ore pune e pavarur e studentit

Praktiken Profesionale 20 ore ne auditor dhe 5 ore pune e pavarur e studentit

Provimi perfundimtar 5 ore ne auditor dhe 20 ore pune e pavarur e studentit

Tabela 16. Ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë:

Lëndë/Module

Sem

estr

i

EC

TS

Orë mësimore

Pro

vim

e

Leksione Seminare Laborator

Detyrë kursi

Orë

audit

or

Pun

ë e

Pavaru

r

Gji

thsej

EC

TS

Në a

udit

or

P. e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

P. e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

P. e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

Pu

në e

Pavaru

r

1 Ekonomia e Kompanive

I 6 4 40 60 1.5 15 22.5 - - - 0.5 5 7.5 60 90 150

2 Ekonomiks

Manaxherial I 6 3 30 45 2.5 25 37.5 0.5 5 7.5 60 90 150

3 Ekonomia e Sistemeve

Industriale

I 6 5 50 75 1 10 15 60 90 150

4

Projektimi dhe

Menaxhimi i sistemeve të

qëndrueshme.

I 6 3 30 45 3 30 45 60 90 150

5 Menaxhimi i

Projekteve II 6 3 30 45 3 30 45 60 90 150

6 Lëndë me

zgjedhje II 6 3 30 45 3 30 45 60 90 150

7 Industrializimi i Produktit

II 6 3 30 45 3 30 45 60 90 150

8

Menaxhim i

Përgjithshëm i Cilësisë

II 6 3 30 45 3 30 45 60 90 150

9

Tregu dhe

Instrumentat Financiare

II 9 7 70 105 2 20 30 90 135 225

10 Programim dhe menaxhimi i kantiereve

III 9 6 60 90 2 20 30 1 10 15 90 135 225

11

Sistemet e

informacionit te menaxhimit

III 6 3 30 45 3 30 45 60 90 150

12 Menaxhimi I

Kontratave III 6 3 30 45 3 30 45 60 90 150

13 Lëndë me

zgjedhje III 6 3 30 45 3 30 45 60 90 150

14 Praktikë

Profesionale IV 6 120 30 150

15 Teza e Diplomës IV 30 150 600 750

Total 120 49 490 735 33 330 495 2 20 30 1110 1890 3000

Page 25: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 25 of 43

Tabela17.Plani mësimor i ndarë sipas veprimtarive formuese:

Tipi I veprimtarisë dhe

simboli përcaktues për të

Fusha disiplinore apo veprimtari të tjera

formueseKredite

Totali I

krediteve

Veprimtari në disiplina të

formimit të përgjithshëm

(bazë) (Simboli A)

Ekonomia e Kompanive

Industrializimi I Produktit

6

612

Veprimtari në disiplina

karakteristike të

programit të studimit

(Simboli B)

Ekonomiks Menaxherial

Ekonomia e Sistemeve Industriale

Menaxhimi I Projekteve

Menaxhim I Përgjithëm I Cilësisë

Tregu dhe Instrumentat Financiare

Programim dhe menaxhim I kantiereve

Sistemet e informacionit të menaxhimit

Menaxhimi I Kontratave

6

6

6

6

9

9

6

6

54

Veprimtari në disiplina

ose /dhe integruese që

lidhen me disiplinat

karakterizuese

(Simboli C)

Profili Tekniko-Inxhinierik

Projektimi dhe Menaxhimi I Sistemeve të

Qëndrueshme

Menaxhimi I sistemeve logjistike

Planifikim dhe Rritje Kapacitetesh

Siguria dhe Mirëmbajtja në Projektim,

Zbatim dhe Shfrytëzim

Menaxhimi i transporteve dhe lëvizjeve

Teoria e sistemit të transportit

Profili Ekonomik

Strategji Marketingu

Kontabilitet dhe Financa të Ndërmarrjes

Shërbime informative inovative

Financat në Inxhinieri

Ekonomia dhe financa e bizneseve

6

6

6

6

6

6

6

6

6

6

6

12

Disiplina me zgjedhje të

studentit, ndër disiplinat e

ofruara nga Institucioni

(Simboli D)

Shërbime informative inovative

Menaxhimi I sistemeve logjistike

6

612

Njohuri të tjera formuese,

si plotësime në gjuhë të

huaj, informatikë,

prezantuese, stazh apo

praktika etj.

(Simboli E)

Praktika Profesionale 6 6

Provimi i Diplomës

(Simboli F)DIPLOMA 30 30

Totali 120

Page 26: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 26 of 43

Tabela 18. Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës

Lënda /Moduli Pedagogu/Pedagogët

përgjegjës

Titulli/grada

Kualifikimi

Statusi

PAE apo

PAK

1. Ekonomia e Kompanive Andri Koxhaj Prof. Dr PAK

2. Ekonomiks Manaxherial Sopot Cama Prof.Asoc PAE

3. Ekonomia e Sistemeve

Industriale

Mateo Spaho Dr PAK

4 Projektimi dhe Menaxhimi i sistemeve të qëndrueshme

Aleksandër Biberaj Prof.Asoc PAK

5 Menaxhimi i Projekteve Ilir Kurti Dr PAE

6 Strategji Marketingu Edlira Mali Dr PAK

7 Industrializimi i Produktit Mateo Spaho Dr PAK

8 Menaxhim i Përgjithshëm i

Cilësisë

Kristal Hykaj Msc (PhD

proces)

PAE

9 Tregu dhe Instrumentat

Financiare

Florjan Salaj,

Mimoza Kaci

Dr

Dr

PAE

10 Programim dhe menaxhimi i

kantiereve

Nikolla Nika,

Florjan Cota

Dr

Msc

PAE

PAE

11 Menaxhimi I Kontratave Lirime Cukaj Dr PAK

12 Sistemet e informacionit te

menaxhimit

Aleksander Biberaj

Ines Gjoni

Prof.Asoc

Msc

PAK

13 Siguria dhe Mirëmbajtja në projektim, zbatim dhe

shfrytëzim

Shkëlqim Gjevori Dr PAK

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë

Në të gjitha syllabus-t e programit të studimit Maste Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri, jepen të

dhëna në lidhje me:

Emërtimi i lëndës/modulit

Viti/semestri kur zhvillohet lënda

Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën

Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit

Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës

Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë

Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik

Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS

Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre

Format e vlerësimit të studentëve

Detyrimet e studentit për lëndën

Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Një shembull i këtij formati syllabus-i jepet si më poshtë:

Page 27: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 27 of 43

Page 28: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 28 of 43

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student

Studimet organizohen në module dhe vlerësohen në kredite,

sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe të Grumbullimit

të Krediteve (ECTS). Programi zhvillohet në përputhje me

programin e licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë

një viti nga një student që ndjek një program Master

Page 29: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 29 of 43

që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri me kohë të plotë është

60 ECTS.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit. Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Kriteri 4 Programet e integruara të

studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master

Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e

kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Sipas rregullores mbi studimet e ciklit të dytë shpreh qartazi

se programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i

Shkencave”, i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe

praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të

mirëfilltë professional.

Siç u përmend edhe më sipër, programet e studimeve

“Master i Shkencave” në Menaxhim në Inxhinieri, të ofruara nga Departamenti i Informatikës Ekonomike synojnë të

zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve.

Kjo shprehet si në Rregulloren e Studimeve të Ciklit të dytë,

ashtu edhe në objektivat e programit mësimor.

Siç vihet re edhe në kurrikulat e programit, të gjendura

bashkangjitur me këtë raport, programet e studimit të këtij

cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë

zhvillimit të tij. Ato shprehen qartë në syllabus-et e çdo

lënde.

E shprehur qartazi në kurrikulat e programit, të gjendura

bashkangjitur me këtë raport, programet e studimit të këtij cikli krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e

ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për

kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin

ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

E vërtetuar kjo në kurrikulë dhe në syllabus-et e lëndëve

përkatëse, vihet re se përmbajtja dhe renditja e objektivave të

programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre

në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato.

Metodat e vlerësimit shprehen qartazi në syllabus-et e çdo

lënde, ndërkohë që çdo pedagog është i lire të organizojë

vlerësimin në përqindje të ndryshme të këtyre zërave. Zërat e

vlerësimit të përcaktuara janë: gjysmë-finale, kuize, projekte,

projekte semestrale, pjesëmarrje në mësim dhe provimi final.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Page 30: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 30 of 43

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Në hartimin e kurrikulave, stafi i angazhuar ka studiuar dhe

analizuar kurrikulat e universiteteve me përvojë të gjatë në këtë fushë, duke i përshtatur ato me kushtet e tregut të

punës në Shqipëri.

Siç vihet re edhe në syllabus-et e çdo lënde dhe kurrikulat në

përgjithësi, programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese, si nga ana teknike, (kredite evropiane, metoda

vlerësimi), ashtu edhe nga ana e përmbajtjes (plani mësimor,

literaturë etj.) Këto programe janë hatuar në përputhje me

deklaratën e Bolonjës.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për

zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Programi mësimor i programeve të ciklit të dytë, përveç anës

teorike dhe angazhimit në çdo lëndë në punë kërkimore,

përfshin gjithashtu edhe përgatitjen e tezës, e rëndësishme

kjo për zhvillimin individual të studentit në fushën e kërkimit shkencor.

Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me profilin

e SHLUP UMT dhe strategjinë e tij për zhvillim. i fokusuar në

fushën e inxhinierisë dhe ekonimisë, programet e ciklit të

dytë synojnë të plotësojnë dhe të përmbushin misionin institucional.

Parë edhe nga angazhimi i stafit akademik në pjesëmarrjet

në konferencat e organizuara brenda dhe jashtë institucionit,

si dhe në orët që përcaktojnë ngarkesën e punës për zëra të ndryshëm, vihet re ndarja e kohës së nevojshme për

gjithsecilin për angazhim në kërkimet shkencore.

Gjatë përzgjedhjes së personelit akademik të angazhuar në

programet e ciklit të dytë, SHLUP UMT i kushton rëndësi të

veçantë përputhjes së interesave dhe kompetencave profesionale të tij që të përputhen me programin e studimit.

Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për

realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për

arritjen e qëllimeve të tij.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një

studim tregu, i cili përfshin: a. mundësitë e punësimit të studentëve

në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin

e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

SHLUP UMT, duke analizuar edhe nevojat e tregut, ka

hartuar këto programe në përputhje me synimet strategjike

të zhvillimit ekonomik kombëtar.

SHLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunimi me një sërë kompanish private dhe nga ndërveprimi me to njihet

konkretisht me nevojat aktuale që kompanitë kanë sot për

pregatitjen profesionale të burimeve njerëzore.

Gjithashtu ky institucion në analizën e tregut që ka realizuar ka evidentuar mundësitë e punësimit të studentëve që do të

ndjekin këtë program studimi, kërkesat e punëdhënësve, një

parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve

që mund të regjistrohen në këtë program studimi etj.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe

interesave kombëtare.

Page 31: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 31 of 43

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Duke mos rënë ndesh me interesat kombëtare, politikat dhe

programet e ofruara nga SHLUP UMT, janë hartuar në përputhje me politikat kombëtare të parashikuara në planin

strategjik mbi arsimin e lartë të Ministrisë së Arsimit dhe të

Shkencës.

Programet e studimeve, ofruar nga SHLUP UMT, jo vetëm që ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare, por

synojnë formimin e një profile professional me baza të forta

të etikës personale dhe profesionale.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë

në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i

Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Shprehur qartazi në kurrikulat e programit “Master i

Shkencave” në Menaxhim në Inxhinieri, i cili në total konsiston në 120 ECTS, 30 ECTS i janë kushtuar projektit

kërkimor, kusht ky për diplomim. Kohëzgjatja normale e

programit është 2 vite akademike, i ndarë në 4 semestra dhe

forma e studimit është studim me kohë të plotë. Kriteret e

mësipërme jepen edhe në Rregulloren e studimeve të ciklit të dytë në SHLUP UMT.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet

e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Çdo lektor, në orën e parë të kursit bën prezantimin në

detaje të syllabus-it. Ndërkohë, syllabus-i i çdo lënde të

programit të studimit Master Shkencor në Menaxhim në

Inxhinieri, gjendet i aksesueshëm edhe në faqen e internetit të SHLUP UMT.

Informacioni për programet e studimit, modulet dhe

syllabus-et ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe

elektronike. Sillabuset janë të aksesueshëm nëpërmjet faqes së internetit të SHLUP UMT.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve

të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Në Rregulloren e programit të studimit Master Shkencor në

Menaxhim në Inxhinieri, shprehet mënyra e diplomimit të

studentit brenda afateve të parashikuara.

Në programin e studimit, shprehur qartazi në kurrikulat e

programit “Master i Shkencave”, i cili në total konsiston në 120 ECTS, 30 ECTS i janë kushtuar projektit kërkimor,

kusht ky për diplomim

Konkluzionet e vlerësimit:

Bazuar në RVB si edhe në intervistat me stafin akademik por edhe drejtuesit e SHLUP UMT gjatë

vizitës në terren konkludoj se ka përputhshmëri midis standarteve dhe kritereve të vendosura si më sipër dhe asaj që ne gjetëm në SHLUP UMT në lidhje me programin e studimit Master

Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

Page 32: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 32 of 43

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Format kryesore të procesit mësimor në programin e studimit Master shkencor në Menaxhim në

Inxhinieri në Fakultetin e Ekonomisë në SHLUP UMT janë: leksionet, seminaret, detyra kursi,

laboratorё, dhe praktikat mësimore.

Semestri i katërt në programin e studimit Master shkencor në Menaxhim në Inxhinieri, i është

rezervuar praktikës profesionale dhe përgatitjes së tezës.

Shpërndarja e ngarkesës mësimore është bёrё konform udhëzimeve të marra nga Ministria Arsimit

dhe Shkencës, në zbatim të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisё Nr. 9741, date

21.05.2007, i ndryshuar si dhe udhëzimet respektive të MASH.

SHLUP UMT i kushton një rëndësi të veçantë përzgjedhjes së stafit akademik, duke synuar

përputhjen e interesave të tyre me programet që ofrohen. Duke plotësuar të gjitha standtartet e

parashikuara në legjislacionin shqiptar në lidhje me numrin e stafit akademik për çdo department,

SHLUP UMT ka punësuar edhe staf me kohë të pjesshme i cili angazhohet në disa fusha, të cilat

synohen që në vitet në vijim të mbulohen nga stafi me kohë të plotë. Gjithsesi, aktualisht përqindja

e programit të studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri, të mbuluar nga stafi me kohë

të plotë është më pak se 70%. Nga vizita në institucion, për këtë çështje, drejtuesit e programit

theksuan rëndësinë e ruajtjes së cilësisë së mësimdhënies nga ekspertë të fushës, (pedagogë efektivë

dhe me kontratë), që mbizotëron mbi detyrimin për të plotësuar lëndët e këtij programi studimi,

vetëm me pedagogë të brendshëm, aq më tepër që ai përbëhet nga dy fusha akdemike të ndryshme.

Departamenti, në bazë të kurrikulës i paraqet çdo anëtari të stafit akademik formatin bazë të

syllabus-it të përdorur nga Institucioni, ku përfshihen të gjitha detajet në lidhje me mbarëvajtjen e

zhvillimit të lëndës. Pedagogu diskuton tematikat apo ndryshimet e mundshme në syllabus, ku

përfshihen në mënyrë të detajuar të secilës lëndë: qëllimi i lëndës, objektivat, bibliografia e

detyrueshme, bibliografinë e rekomanduar etj. Dosja me karakteristikat e çdo lënde studjohet në

nivel departamenti dhe pasi shihet se është në përputhje me modelin e fakultetit dhe departamentit,

merr miratimin e tij.

Është e detyrueshme që nga ana e çdo pedagogu të përgatitet “dosja e lëndës” e cila përfshin të

gjitha materialet dhe leksionet e shjeguara gjatë semestrit, si një kopje shembull të provimeve të

zhvilluara, etj. Mjetet didaktike të përdorura për mësimdhënie janë tabela, kompjuteri, projektori etj.

Elementët e vlerësimit për secilin student, që janë të specifikuar në secilin nga syllabus-et e lëndëve,

dikumentohen nga pedagogu I lëndës dhe I bashkangjiten fletes së provimit. Provimet arshivohen

dhe ruhen pranë Departamentit përkatës për një periudhë 6-mujore. Procesverbalet e provimit

plotësohen vetëm pasi I është dhënë mundësia çdo student për ankimim apo rishikim të provimit të

bërë prej tij, kjo bazuar në rregulloren e programit të studimit.

Page 33: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 33 of 43

Departamenti analizon të dhënat e anketimeve të zhvilluara me student për cilësinë e

mësimdhënies, në të gjithë komponentët e saj dhe ndërmerr hapa për përmirësim të kurrikulës dhe

të stafit akademik.

Tregues të matshëm:

Tabela 19. Orët totale në auditor për programin e studimit Msc në Menaxhim në Inxhinieri

Format e mësimdhënies Orët totale në

auditor

Leksione 490

Seminare 330

Detyra kursi 20

Praktikë profesionale 120

Total orë në auditor 960

Tabela 20. Format e kontrollit të njohurive të studentit për programin e studimit Master

Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

Format e kontrollit

Pjesa e vlerësimit të

përgjithshëm të

studentit

Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja

aktive

Specifikuar ne syllabus-et

përkatëse

Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit)

Specifikuar ne syllabus-et

përkatëse

Testimet gjatë vitit

Specifikuar ne syllabus-et përkatëse

Provimi përfundimtar

Specifikuar ne syllabus-et

përkatëse

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Programi istudimit "Master Shkencor" në Menaxhim në Inxhinieri është hapur dhe ka pranuar

studentët e parë në vitin akademik 2013- 2014.ku u rregjistruan 6 studente. Në vitin akademik

2014-2015,në këtë program studimi jane rregjistruar 4 studentë. Pra, ne total nga çelja e këtij

programi studimi janë rregjistruar 10 studentë.

Kriteret për pranimin e studentëve dhe procedura e pranimit:

Në SHLUP UMT, pranohen për t'u regjistruar në programin e studimit "Master Shkencor" në

Menaxhim në Inxhinieri, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotesojnë këto kushte:

Diplomë "Bachelor" në shkencat ekonomiko-shoqerore ose inxhinieri

Diploma të shoqërohet me suplementin ose listën e notave.

Page 34: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 34 of 43

a

Për të huajt, dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe dhe diplomë të ekuivalentuar sipas

kritereve të përcaktuara nga MASH. Ky ekuivalentim kërkohet edhe për ata

student shqiptarë që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit.

Pranojnë pagimin e tarifës së programit të studimit.

Plotesojnë kushtet e tjera të përcaktuara në rregulloren e brendshme të SHLUP

UMT.

Studentët që paraqiten me dokumentacionin e mësipërm nënshkruajnë një formular aplikimi,

paguajnë në bankë tarifën e regjistrimit dhe më pas, nënshkruajnë kontraten. Ndjekja e kësaj

procedure kryhet nga sekretaria mësimore dhe Juristi/Kancelari.

Pritja, informimi dhe pranimi i studentëve të rinj bëhet nën koordinimin e zyrës së informacionit, të

këshillimit të karrierës dhe departamentet përkatëse. Zyra e këshillimit të karrierës menaxhon dhe

mbikqyr takimet e përcaktuara dhe të planifikuara të pedagogut me grupet e studenteve.

Transferimi i studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera të larta vendase ose të huaja,

publike ose private, për në ShLUP UMT, në programin e studimit MSc në Menaxhim në Inxhinieri

ose anasjelltas, bëhet për programe të njëjta ose të ngjashme në të njëjtin cikël studimi.

Transferimi i studimeve kryhet sipas rregullores specifike për transferimin e studentëve. Senati

Akademik me propozim nga Dekanati ngre komision për transferimin e studimeve si dhe

komisionet e vlerësimit të krediteve të programit të kryer nga student që kërkon të transferohet në

programin përkatës në ShLUP UMT. Përputhshmëria e programit të lëndës, për tu pranuar si i

transferueshëm me kredite të plota, nuk duhet të jetë nën 70%të temave dhe orëve në auditor. Ky

vlerësim nga Komisionet e Lëndeve i kalon Komisionit të Vlerësimit të Krediteve i cili pasi bën

pëermbledhjen, dorëzon në Sekretarinë Mësimore Proces Verbalin me gjithë sqarimet e nevojshme e

të domosdoshme si dhe mevendimin përfundimtar mbi lëndët e njohura me kredite të plota apo të

pjesshme, si edhe lëndët e detyrueshme për tu frekuentuar, përgatitur dhe dorëzuar

(Projekt/Detyrë kursi) si edhe shlyerja e provimit përfundimtar

Tregues të matshëm:

Procedurat e pranimit të studentëve

o Formular aplikimi

o Dy fotografi

o Fotokopje e dokumentit të identifikimit

o Diplomë e noterizuar të përfundimit të programit bachelor apo nivel ekuivalent

o Lista e notave

o Dokument i pagimit të tarifës së programit të studimit

o Vetëm për studime të kryera jashtë shtetit: Ekuivalentim i Diplomës dhe listës

së notave, sipas kritereve të përcaktuara nga MAS.

o Vetëm për të huajt: Dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe

Tabela 21. Studentë të regjistruar në vitin e Parë (për herë të parë)në programin e studimit

Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri.

Page 35: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 35 of 43

Viti akademik Numri i studentëve

2013-2014 6

2014-2015 4

TOTAL 10

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë

dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë

grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të

studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Parashikuar në Rregulloren e Studimeve të Ciklit të Dytë,

studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i

Shkencave” zotërojnë së paku diplomën universitare

“Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite (ECTS).

Preferohen ata studentë që kanë mbaruar ciklin e

studimeve të nivelit Bachelor në fusha Ekonomike ose

Inxhinierike, ose të ngjashëm me këtë program.

Programet e studimit të ciklit të dytë në

SHLUP UMT organizohen në përputhje me ligjin nr.

9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën

e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

E verifikueshme nga dosjet përkatëse të çdo studenti

pranë Sekretarisë mësimore, studentët plotësojnë kriteret

e pranimit të përcaktuara nga institucioni dhe nga ligji

mbi Arsimin e Lartë në Rep. e Shqipërisë.

Siç është parashikuar në Rregulloren e Ciklit të Dytë,

studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në

diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e

testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e

studimeve “Master i Shkencave” niveli i gjuhës angleze

është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve;

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të

programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit

në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Studentëve u vihet në dispozicion informacion për

mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të

këtyre programeve të studimeve i cili duket qartë në

kompetencat e programit.

Zyra e këshillimit të karrierës pranë SHLUP UMT,

funksionon me staf me kohë të plotë dhe është gjithmonë

në shërbim të studentëve.

Studentëve të interesuar u jepet informacion për

akreditimin e institucionit dhe të programeve të

studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe

vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së

lëshuar nga ky institucion; Ndërkohë, për studentët e

regjistruar organizohen takime në grupe (5-8 studentë)

dhe për secilin nga grupet është përcaktuar një person

përgjegjës (stafi akademik). I cili ka përgjegjësi në

mbarëvajtjen e çështjeve mësimore dhe jo vetëm.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë,

Page 36: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 36 of 43

disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të

ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

SHLUP UMT, për programin e studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri, aktualisht nuk disponon te

diplomuar.

Sekretaria Mësimore disponon statistika vjetore për

numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe

largimet para përfundimit të programit apo

mospërfundimin me sukses të vitit akademik.

Sekretaria Mësimore disponon të dhëna për ecurinë

akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e

punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të

ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të

integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

SHLUP aktualisht nuk disponon te diplomuar.

Nga Zyra e Këshillimit të Karrierës është ngritur zyra e

rrjetit Alumni e cila do të mbajë një bazë të dhënash të

studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të

integruara të studimeve të ciklit

të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre;

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar,

në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Sekretaria mësimore, pedagogët e lëndëve përkatëse si edhe departamentet përkatëse, informojnë studentët në

lidhje me programet e studimeve, afatin e përfundimit të

programit, mënyrën e organizimit të programit të lëndës

dhe statusin e akreditimit të programeve.

Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit mësimor nga pedagogu i

lëndës. Ky informacion gjendet gjithashtu edhe në

sekretatinë online.

Pedagogu i lëndës diskuton me studentët hapur në lidhje

me rezultatet dhe vlerësimet e tyre.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e

çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin

mësimor. Gjithashtu Zyra e Këshillimit të Karrierës ndjek

politikë mbështetëse për studentët.

Institucioni ,nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës si edhe mentorit (i cili ka përgjegjësi për një grup prej 5-8

studentë) ndihmon studentët në përzgjedhjen e

institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën

profesionale.

Konkluzionet e vlerësimit:

Duke u bazuar tek RVB por edhe nga intervistat që ne patëm në terren me stafin akademik,

sekretarinë mësimore por vecanërisht me studentët konkludoj se SHPLU UMT, vepron në

përputhje me kriteret e vendosura në lidhje me informimin dhe përkujdesjen ndaj

studentëve. Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në

lidhje me programet e studimeve dhe angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj

Page 37: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 37 of 43

studentëve.Por vihet re një nivel i ulët i studentëve në njohjen e gjuhës angleze, gjë që

vështirëson edhe përdorimin e literaturës në këtë gjuhë.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore

SHLUP UMT është një institucion i arsimit të lartë, i orientuar nga mësimdhënia dhe kërkimi

shkencor. Shkolla inkurajon të gjithë anëtarët e stafit akademik për të qenë aktivë në fushën

kërkimore, duke ofruar mbështetje financiare për ta.

Institucioni ofron gjithashtu,mbështetje financiare për pjesëmarrjen e stafit akademik në

konferenca dhe veprimtari shkencore, të organizuara brenda dhe jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, organizimi ose bashkë organizimi i konferencave dhe i veprimtarive shkencore të

një niveli ndërkombëtar është një tjetër dimension i rëndësishëm i politikës kërkimore të SHLUP

UMT. E tillë është edhe Konferenca e parë Ndërkomëtare “Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, që u

organizua në 20 Dhjetor 2014.

Tregues të matshëm:

Tabela 22. Të dhëna për kërkimin shkencor

Nr Rubrikat Total

1 Referime në konferencë kombëtare 13

2 Referime në konferencë ndërkombëtare 47

3 Pjesmarrje në konferencë kombëtare 0

4 Pjesmarrje në konferencë ndërkombëtare 16

5 Referime në Simpoziume 7

6 Referime në ëorkshope 2

7 Ligjërime 0

8 Artikuj në revista shkencore 107

9 Monografi 7

10 Libra dhe libra të parashkruara 38

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në

kuadër të programit të studimeve. Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose

Personeli akademik publikon rregullisht artikuj,

materiale shkencore në disiplinën përkatëse.

Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari dhe organizimeve të konferencave të

ndryshme shkencore dhe ëorkshopeve jep ndihmesën

e tij në zhvillimin e shkencës dhe në zhvillimin e

Page 38: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 38 of 43

në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një

personel akademik të kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Mësimdhënia në SHLUP UMT është vetëm në gjuhën shqipe.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të

mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

SHLUP UMT organizon konferenca komëtare dhe ndërkombëtare dhe u ofron personelit akademik dhe

atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të

mëtejshme brenda dhe jashtë vendit duke e mbështur

ata edhe financiarisht gjatë këtyre programeve

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë

kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Departamentet përkatëse të SHLUP UMT disponojnë

një bazë të dhënash të studimeve shkencore të

personelit akademik të angazhuar në këtë program

studimi.

Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në

konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit

akademik të Departamentit të Informatikës

Ekonomike të angazhuar në këtë program studimi;

Konkluzionet e vlerësimit:

Duke u bazuar në RVB por edhe me takimet që ne patëm me stafin akademik të SHLUP

UMT, konkludoj se Institucioni angazhohet plotësisht në mbështetjen ndaj stafit akademik

për pjesmarrje në trajnime, konferenca, publikime etj. Kjo mbështetje prej institucionit

është jo vetëm duke u vënë në dispozicion kohën fizike për pjemarrje në aktivitete brenda apo edhe jashtë vendit, por edhe duke i mbështetur financiarisht. Stafi akademik i SHPLU

UMT çdo vit angazhohet në aktivitete shkencore duke i kushtuar rëndësi kërkimit

shkencor.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

Që nga themelimi i SHLUP UMT, një ndër objektivat e saj ka qenë promovimi kombëtar, si edhe

vendosja e marrëdhënieve të ngushta me institucionet e arsimit të lartë në vend, rajon dhe më gjerë.

Page 39: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 39 of 43

Marrëdhënie bashkëpunimi janë vendosur edhe me organizata jofitimprurëse, shoqëri tregëtare etj

ku prioriteti kryesor ka qenë mundësimi e praktikës profesionale të studentëve.

SHLUP UMT ka nënshkruar marveshje bashkëpunimi me:

Institucione të arsimit të lartë: Universiteti I Tiranës, Universiteti Politeknik I Tiranës,

Universiteti Bujqësor I Tiranës, Universiteti Ndërkombëtar I Prizrenit, Akademinë Mesdhetare

të Turizmit dhe Kulturës së Maltës.

Shtëpi botuese dhe librari online: McGraë Hill

Eletonica Venetta-për zhvillimin e laboratorëve të teknologjisë së informacionit dhe trajnimin

e stafit.

Organizata profesionale/OJF: Eestec, Youth Bonus, Unique.

Komuniteti I biznesit: Qëndrën e kurseve” Abraham Linkoln”, “United Transport”, Teatri

“Metropol”, etj

Institucioni është në konkretizimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Frederick University Të

Qipros.

SHPLU UMT ka marrëveshje bashkëpunimi me disa dhe pjesmarrje në projekte të përbashkëta me

disa institucione apo kompani të mëdha ndërkombëtare.

Në të ardhmen synohet bashkëpunimi me Institucione ndërkombëtare të arsimit të lartë, për

programe të shkëmbimit të studentëve, dhënien e bursave apo edhe mundësinë e hapjes së një

programi studimor Master të përbashkët.

Stafi akademik i SHLUP UMT në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit La Sapienza të Romës,

synojnë përgatitjen e artikujve shkencorë për tu botuar në revistat shkencore ndërkombëtare.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij. Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të

ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese;

Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Siç vërtetohet nga marrëveshjet institucionale te

bashkëpunimit, për kryerjen e praktikave të

ndryshme në programin e studimeve “Master i

Shkencave”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie

bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e

njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes

personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme

Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e

programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit

brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe tenton vazhdimisht me politikat që

ndjek për marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes

stafit akademik dhe gjithë punonjëve të tij.

Page 40: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 40 of 43

bashkëpunimi.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet

homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Kriteri Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur

marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim

me punëdhënësit;

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

SHLUP UMT, për realizimin e objektivave të

programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie

bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë

vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Institucioni për realizimin e objektivave të programeve

të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi

me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e

biznesit vendas ose të huaj.

Konkluzionet e vlerësimit:

Duke u bazuar tek RVB por edhe gjatë bisedave që patëm me stafin akademik, drejtues të

departamenteve etj konkludoj se SHPLU UMT, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij dhe garanton garanton marrëdhënie bashkëpunimi me

institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

(SWOT Analyses)

a. Pika të forta:

1. Departamenti i Informatikës Ekonomike është pjesë përbërëse e SHLUP UMT, e cila

është institucion arsimor jofitimprurës. SHLUP UMT gëzon statusin e një institucioni

jofitimprurës. Një model i tillë ndiqet nga universitetet më të njohura në botë, ku çdo

interes kthehet në investim për studentin.

2. Plan mësimor bashkëkohor i mbështetur në eksperiencën e universiteteve më të

mira ndërkombëtare

3. Staf akademik me eksperienca ndërkombëtare. Nivel i lartë i performancës së stafit

akademik duke përdorur literaturë të përditësuar si dhe risitë në proçesin e

mësimdhënies. Përdorimi i pajisjeve teknologjike moderne (projektorë, smart board)

në proçesin e mësimdhënies.

4. Koordinim i teorisë me praktikën. Ndërthurja e teorisë me praktikën profesionale

Pranim të studentëve bazuar në kriteret e cilësisë.

Page 41: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 41 of 43

5. Bursat dhe tarifat e aplikuara. Bursat dhe tarifat e studimeve të aplikuara në

SHLUP UMT për ciklin e studimeve “master” janë konkuruese dhe motivuese për

studentët

6. Mbështetja e dhënë nga Zyra e Këshillimit të Karrierës. Duke qenë se studentët e

ciklit të studimeve “master” janë të predispozuar për t’u punësuar pas përfundimit

të studimeve, zyra e “këshillimit të karrierës” jep një asistencë të konsiderueshme në

krijimin e marrëdhënieve mes studentëve dhe institucioneve të ndryshme të sektorit

publik dhe privat në kuadër të punësimit të studentëve.

7. Komunikim dhe marrëdhënie cilësore midis stafit akademik dhe studentëve.

8. Kërkime Shkencore. Inkurajimi dhe mbështetja e stafit akademik për publikime

shkencore si edhe për pjesëmarrje në konferenca dhe projekte të ndryshme

shkencore.

9. Organizimi i vazhdueshëm I konferencave dhe seminareve shkencore me karakter

ndërkombëtar në nivel Fakulteti.

10. Sistemi i automatizimit. Administrimi “online” i të dhënave nga njësitë kryesore rrit

cilësinë e shërbimeve ndaj studentëve, si dhe transparencën ndaj tyre dhe stafit.

11. Infrastruktura logjistike dhe IT. SHLUP UMT është e pajisur me të gjitha kushtet e

nevojshme për të zhvilluar një proçes mësimor sa më bashkëkohor. Infrastruktura

logjistike dhe IT e standarteve të larta është e gjitha në fumsion të mësimdhënies

dhe ecurisë së punës të stafit akademik, personelit dhe studentëve. Pajisja e

ambienteve mësimore me kushte kondicionimi, smart board, projektorë, kompjuter,

etj, mundësojnë një proçes mësimor frytdhënës.

12. Bibliotekë tradicionale dhe online me literaturë të pasur në gjuhën shqipe dhe të

huaj. Edhe pse në një kohë të shkurtër, Biblioteka e SHLUP UMT rezulton të jetë e

pajisur me një numër të konsiderueshëm tituj librash, si një burim i rëndësishëm

për studimet shkencore të stafit akademik dhe si një literaturë e pasur për të gjithë

studentët.

13. Bashkëpunimi me institucione arsimore dhe biznesi brenda dhe jashtë vendit. Ka

marrëdhënie bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë Brenda dhe jashtë

vendit si edhe me kompani të tregut të punës

14. Praktika profesionale për studentët në kompani që veprojnë në tregun shqiptar.

15. Disponim i laboratorëve modernë për mbarëvajtjen e mësimdhënies dhe

mësimnxënies.

b. Pika të dobëta:

1. Institucion relativisht i ri në të cilin vihet re nevoja për një organizim më

institucional në proçesin e zhvillimit të aktivitetit mësimdhënës.

Page 42: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 42 of 43

2. Burime të kufizuara financiare për shkak të shpenzimeve të larta gjatë viteve të para

të ushtrimit të aktivitetit.

3. Mospërfshirja e deritanishme e institucionit në nismat e BE-së. Pavarësisht se

SHLUP UMT po tregon angazhim në këtë drejtim, momentalisht nuk është pjesë e

nismave të BE-së për dhënien e fondeve në projekte të ndryshme shkencore për

shkak sepse ende nuk është akredituar si Institucion.

4. Mosmbulimi me 70 përqind të mësimdhënies nga stafi akademik efektiv.

Departamenti i Informatikës Ekonomike, edhe pse ka treguar seriozitet në

plotësimin e stafit akademik efektiv sipas standardeve të kërkuara, mbulimi i 70

përqind të programit nga ky staf nuk është kryer plotësisht, duke u realizuar kjo

nevojë me lektorë të punësuar me kohë të pjesshme.

5. Mos përdorimi i literaturës në gjuhën angleze nga ana e studentëve. Pjesa më e

madhe e literaturës së përdorur dhe rekomanduar është në gjuhën angleze dhe

shumica e studentëve ka nivel të ulët të njohjes së gjuhës angleze.

6. Promocioni në nivel të ulët nga SHLUP UMT për publikun dhe grupet e interesit.

7. Programi i studimit Master Shkencor në Menaxhim në Inxhinieri:

ka lëndë që janë sa teorike aq edhe praktike, por që u mungon detyra e

kursit,

ka lëndë që kanë psh 9ECTS, por me ndarje të formave të mësimdhënies në

raportin 7L/2S.

nuk ka lëndë që trajtojnë menaxhimin e burimeve njerëzore.

c. Mundësitë:

1. Prioritet i institucionit për vitin akademik 2015-2016 është rekrutimi i mëtejshëm i

stafit akademik të brendshëm, për të përmirësuar raportin pedagog i

brendshëm/pedagog me kontratë;

2. Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese. Ndërtimi i kampusit universitar është një

mundësi për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar pranë SHPLU UMT në të

ardhmen.

3. Nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe midis SHLUP UMT me universitete të tjera

perëndimore dhe rajonalë do të krijojë mundësinë e trajnit të studentëve dhe stafit

akademik.

4. Kërkesa e tregut për Inxhinierë por me njohuri të mira në fushën e Menaxhimit.

d. Pengesat:

1. Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor të arsimit të lartë në Shqipëri.

Page 43: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... Menaxhim ne... · Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqerinë përcaktohen

Page 43 of 43

2. Proçedura të zgjatura dhe të kushtueshme në aktet ligjore, për modifikimin dhe

përditësimin e planeve dhe programeve mësimore, kanë sjellë ndonjëherë edhe

pamundësinë për ndryshime të nevojshme në plan programet dhe në syllabuse.

3. Paragjykimi që i bëhet institucionit për shkak të kohës së shkurtër të tij, në fushën e

institucioneve të arsimit të lartë.

4. Imazhi negativ i krijuar për universitetet private në Shqipëri cënon rritjen e numrit të

studentëve të rregjistruar pranë SHPLU UMT.

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm

Dr. Irma SHYLE