raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

41

Click here to load reader

Upload: voduong

Post on 04-Feb-2017

299 views

Category:

Documents


24 download

TRANSCRIPT

Page 1: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 1 of 41

RAPORT

I VLERESIMIT TE JASHTEM

PER

AKREDITIMIN E PROGRAMIT

TE CIKLIT TE DYTE MSC NË KONTABILITET DHE FINANCË ME

PROFILE: MENAXHIM FINANCIAR; KONTABILITET; TAKSIM DHE LIGJ

INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK

UNIVERSITET MARIN BARLETI

Ekspertet e vleresimit:

Prof. Asoc. Dr. Edlira Luçi

Dr. Valbona Kapllani

Tiranë, Korrik 2015

Page 2: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 2 of 41

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit

MSc në Kontabilitet dhe Financë me profile:

1. Menaxhim Financiar

2. Kontabilitet

3. Taksim dhe Ligj

HYRJE

Të dhëna për programin e studimit Msc në Kontabilitet-Financë në profilet:

1. Menaxhim Financiar

2. Kontabilitet

3. Taksim dhe ligj

Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti” (SHLUJ UMB) është institucion

privat i arsimit të lartë, krijuar në bazë të ligjit nr. 8461, dt. 25/02/1999, i ndryshuar, “Për arsimin

e lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në bazë të VKM nr. 571, dt. 12/08/2005 “Për dhënien e

lejes për hapjen e Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti” dhe

funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, dt. 21/05/2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë” ndryshuar me ligjet nr. 9832, dt. 12/11/2007, nr. 10307, dt. 22/07/2010, nr. 10493,

dt. 15/12/2011 dhe aktet nënligjore në funksion të tyre.

Ky institucion mbështetur në sa më sipër filloi veprimtarinë mësimore gjatë vitit akademik 2006-

2007. Në përputhje me bazën ligjore, programet e ofruara nga SHLUJ UMB u përshtatën me

kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe gjithashtu dhe parimet e Kartës së Bolonjës. SHLUJ UMB është

akredituar si institucion me urdhërin nr. 288, dt. 04/09/2009, të Ministrit të Arsimit dhe të

Shkencës. Me të njëjtin urdhër u akredituan dhe programet e studimit: Bachelor në Menaxhim

Biznes, Bachelor në Kontabilitet-Financë, Bachelor në Shkenca Politike dhe Bachelor në Drejtësi. Me

urdhërin nr. 329, dt. 07/08/2012, të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, SHLUJ UMB, ka fituar

akreditimin e programeve të studimit: Master Profesional në Administrim Biznesi me profil

Kontabilitet-Financë, Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Shërbime Bankare dhe

Financiare, Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Marketing dhe Menaxhim

Operacionesh, Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Lidership dhe Menaxhim

Burimesh Njerëzore, Master Profesional në Shkenca Politike me profil Administrim Publik, Master

Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Biznesi/Tregtare, Master Profesional në Shkenca

Juridike me profil E Drejtë Publike.

Programi Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, si sipërcituar, i është

nënshtruar procedurës së vlerësimit paraprak në APAAL. Ky program është çelur bazuar në

Urdhërin nr. 549, dt. 11/11/2011, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti” me shkresën Nr. 930 Prot, datë

09.07.2015 ka sjellë në APAAL komente lidhur me tri pika të Draft RVJ të cilat pasi u shqyrtuan

nuk sollën ndryshime në vlerësimin e pikave përkatëse.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1. Prof. Asoc. Dr. Edlira Luçi

2. Dr. Valbona Kapllani

Page 3: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 3 of 41

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Terma reference: Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, strategjitë

afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, ndjekja dhe përshtatja e objektivave dhe e qëllimeve me

kohën, të dhëna të përgjithshme për IAL.

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë ofrohet nga SHLUJ UMB në tre profile:

Manaxhim Financiar, Kontabilitet dhe Taksim dhe Ligj.

Programi Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, profili Menaxhim Financiar, synon ndërthurjen e

njohurive të thelluara teorike nga fusha e financës dhe kontabilitetit me theks menaxhim financiar për të

formuar një brez profesionistësh të aftë për menaxhimin e financave të korporatave apo bizneseve të ndryshme.

Programi Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, profili Kontabilitet, synon ndërthurjen e njohurive të

thelluara teorike nga fusha e financës dhe kontabilitetit me theks kontabilitet për të formuar një brez

profesionistësh të aftë për të analizuar sfidat dhe mundësitë që hasin korporatat apo biznese të ndryshme në

mjedisin vendor, rajonal apo atë global.

Programi Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, profili Taksim dhe Ligj, synon ndërthurjen e njohurive të

thelluara teorike nga fusha e financës dhe kontabilitetit me theks taksimin dhe legjislacionin për të formuar një

brez profesionistësh të aftë për të menaxhuar në mënyrë eficiente financat e korporatave apo biznese të

ndryshme në kontekstin vendor, rajonal apo atë global.

Programi Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, përputhet me strategjinë e

zhvillimit të institucionit pasi është konceptuar në përputhje me vizionin e institucionit dhe objektivat

strategjikë, ku ndër kryesorët mund të përmendim: inkurajimin e një brezi të ri studiuesish dhe kërkuesish

shkencorë, forcimin e partneritetit ndërmjet SHLUJ UMB dhe biznesit, institucioneve shtetërore, etj, stimulimin

e studentëve për të aplikuar dhe marrë pjesë në projekte kërkimi, etj.

Programi Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, synon ti pajisë studentët me

njohuri teorike dhe praktike. Programi synon që studentët në përfundim të studimeve të zotërojnë kompetencat

të cilat janë të pasqyruara në Rregulloren e Studimeve.

Tregues të matshëm:

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion Rregullore e studimeve për programin Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë,

profili menaxhim financiar; Dokumenti i planit strategjik “Vizion 2020”; Analiza/studime tregu.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1 Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

1 GVB duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret

majtas). Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.

Page 4: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 4 of 41

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit, si përshkruar në Planin e Zhvillimit Strategjik të SHLUJ UMB. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është hartuar në përputhje me nevojat e tregut të punës, të cilat janë individualizuar nëpërmjet vrojtimeve, anketimeve, studimeve të kryera nga institucioni në segmentet e tregut të punës të interesuara kryesisht për këto profile (bashkëlidhur këtij RVJ gjeni rezultatet e pyetësorit që ky institucion ka përgatitur për individualizimin e nevojave të tregut të punës. Në të janë përmbledhur dhe përpunuar të dhënat e siguruara nga plotësimi i pyetësorit nga 93 specialistë të fushë së financës). Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë është hartuar bazuar në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në perspektivën e integrimit evropian. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, pasqyron vullnetin e SHLUJ UMB, për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Programi i studimeve Master i Shkencave në Financë, në të tre profilet e tij, është përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit, e cila është paraqitur në dokumentin “Plan strategjik vizion 2020” i SHLUJ Marin Barleti. Në këtë dokument përcaktohet një kuadër i prioriteteve strategjike, brenda të cilit garantohet se angazhimet afatshkurtra dhe afatmesme krijojnë një platformë të përshtatshme dhe një drejtim të qëndrueshëm zhvillimi. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij përputhet me strategjinë e zhvillimit të institucionit parë kjo në disa drejtime:

ky program studimi mbështetet mbi disa programe të studimit bachelor që ofron institucioni si: BA në Kontabilitet-Financë; BA në financë-bankë-sigurime; BA në kontabilitet-auditim-taksa.

ky program studimi ofron specialistë për tregun e punës në fushën e financës të profilizuar në specialitetet: manaxhim financiar, kontabilitet, taksim dhe ligj, specialitete të nevojshme dhe të kërkuara nga tregu;

ky program studimi kombinon njohuritë teorike me ato praktike në një nivel të kënaqshëm me synimin afatshkurtër të përmirësimit të këtij raporti;

etj.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në

Page 5: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 5 of 41

fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është hartuar mbi bazën e kritereve dhe standarteve të përcaktuara në Ligjin e Arsimit të Lartë, në udhëzime të MAS si dhe të APAAL. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është hartuar në përputhje me nivelin e kualifikimit të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit. Ky program bën pjesë në nivelin 7 të kësaj kornize.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Në Planin Strategjik të institucionit të sipërcituar, përcaktohet që: strategjia e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë përqëndrohet kryesisht në: përmirësimin e programeve bachelor dhe master, në mënyrë që të jenë gjithëmonë në funksion të tregut të punës, duke ju përshtatur kërkesave në ndryshim të vazhdueshëm të tij, zhvillimin e programeve kërkimore me fokus fushat prioritare, ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të programeve akademike nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë strategjikë në programe të përbashkëta apo ato të këmbimit të studentëve dhe stafit akademik. Në funksion të përmirësimit të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit SHLUJ UMB monitoron dhe vlerëson periodikisht këto procese nëpërmjet pyetësorëve. Më pas analiza e rezultateve bëhet pjesë e diskutimeve në senat, e raporteve vjetore (për vit akademik) dhe hartimit të planit të masave që do të ndihmonin institucionin në përmirësim të elementëve të mësimdhënies, të të nxënit apo elementë të tjerë në funksion të procesit të formimit akademik të studentit.

Konkluzionet e vlerësimit: Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, që ofrohet nga SHLUJ UMB, është hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit të përcaktuar në Planin e Zhvillimit Strategjik. Ky program është hartuar gjithashtu në përputhje me nevojat e tregut të punës të cilat janë individualizuar nëpërmjet realizimit të pyetësorëve dhe anketimeve të tregut. Ky program studimi është hartuar në përputhje me zhvillimet aktuale ekonomike dhe perspektivën e tyre dhe respekton vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit. Në hartimin e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është respektuar baza ligjore: aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. SHLUJ UMB ka hartuar Planin e Zhvillimit Strategjik “Vizion 2020” në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të programit të studimit, të rezultateve të mësimdhënies dhe nxënies, etj. Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 1 “Misioni/Objektivat e programit të studimit” janë plotësuar/respektuar plotësisht.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Terma reference: përbërësit e njësisë dhe stafet e tyre, kompetencat, Baza e të dhënave të

njësisë, freskimi i vazhdueshëm i saj dhe përgjegjësitë e mbajtjes dhe dhënies së informacionit

Page 6: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 6 of 41

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë është një fakultet i ri, që ofron mundësi për studime

ekonomike në fushën e financës dhe të menaxhimit si dhe në fushën e shkencave kompjuterike, arkitekturë.

Misioni i fakultetit realizohet nëpërmjet zhvillimit të programeve bachelor dhe master. Fakulteti i Shkencave të

Aplikuara dhe Ekonomisë së bashku me Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale Politike është pjesë e

SHLUJ UMB. Pjesë e kësaj IAL përveç 2 fakulteteve janë dhe tre qendra kërkimore. Fakulteti Shkencave të

Aplikuara dhe Ekonomisë përbëhet nga tre departamente:

Departamenti i Menaxhim Biznes Turizëm;

Departamenti i Ekonomisë dhe Financës;

Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë është iniciuesi, hartuesi dhe përgjegjësi për administrimin e

masterit në shqyrtim: Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë. Departamenti, njësia bazë mësimore dhe

shkencore, drejtohet nga përgjegjësi i departamentit dhe planifikon shpërndarjen e mësidhënies ndërmjet

pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm. Organi kolegjial vendimmarrës i fakultetit është Këshilli i Fakultetit

(KF), i cili diskuton dhe vendos në lidhje me problemet më të rëndësishme të mësimdhënies, kërkimit shkencor

dhe kualifikimit. Anëtarët e KF përfaqësojnë personelin akademik të fakultetit. Si rregull përgjegjësit e

departamenteve janë anëtarë të KF. Dekani i fakultetit është anëtar dhe kryetar i KF për shkak të detyrës. Ai

gjithashtu përfaqëson fakultetin në senat. Dekani është drejtuesi kryesor i fakultetit. Këshilli shkencor është

organi epror kolegjial i fakultetit. Ai merr në shqyrtim dhe vendos për problemet më të rëndësishme të

mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe kualifikimit. Njësi të tjera mbështetëse të procesit mësimor, kërkimit

shkencor, etj në SHLUJ UMB janë: sekretaria mësimore qendrore, ZBNJ, Zyra e karrierës, Zyra Alumni,

biblioteka, etj.

Tregues të matshëm:

Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

SHLUJ Marin Barleti është i organizuar në dy fakultete, tre institute dhe tre qendra kërkimore. Fakultetet në përbërje të institucionit janë: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë, i cili manaxhon programin e studimit në shqyrtim, përbëhet nga tre departamente: Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike, Departamenti i Menaxhim Biznesi dhe Turizmit, Departamenti i Ekonomisë dhe Financës. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë, i cili manaxhon programin e studimit në shqyrtim, përbëhet nga tre departamente dhe departamenti i cili manaxhon programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është Departamenti i Ekonomisë dhe Financës. Departamenti i Ekonomisë dhe Financës ka në përbërje të tij 8 anëtarë efektiv si personel akademik, ndër ta 2 mbajnë titullin Prof. Dr., 1 mban titullin Prof. Asoc. Dr. dhe 1 mban gradën

Page 7: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 7 of 41

Dr.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Departamenti i Ekonomisë dhe Financës në veçanti dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë njohin, respektojnë dhe zbatojnë përgjegjësitë që ju lindin në realizimin dhe administrimin e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë. Departamenti i Ekonomisë dhe Financës në veçanti dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm për zhvillimin e programit të studimit duke njohur me saktësi nevojat që ju lindin nga zhvillimi me korrektësi i planit mësimor të çdo profili në një vit akademik. Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen dhe në procesin e vlerësimit të stafit akademik nëpërmjet anketimeve të studentëve në lidhje me cilësinë e mësimdhënies dhe gjithë elementët që e bashkëshoqërojnë si dhe në analizën që kryhet në lidhje me punën kërkimore-shkencore të personelit akademik.

Konkluzionet e vlerësimit: SHLUJ UMB për të realizuar misionin e tij është organizuar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Ka në përbërje të tij, 2 fakultete, tre institute dhe tre qendra kërkimore. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë përbëhet nga tre departamente dhe një prej tyre është departamenti përgjegjës për organizimin, administrimin e programit të studimit në shqyrtim, në të tre profilet e tij. Ky departament është Departamenti i Ekonomisë dhe Financës. Departamenti i Ekonomisë dhe Financës përfshihet në procedurat që institucioni kryen për rekrutimin e personelit akademik të nevojshëm për zhvillimin e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij. Gjithashtu departamenti merr pjesë dhe në procedurat e vlerësimit të stafit akademik, të brendshëm dhe të jashtëm. Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 2 “Struktura akademike e fakultetit përgjegjës për programin e studimit” janë plotësuar/respektuar plotësisht.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore

Terma reference: Të dhëna për kualifikimin e Personelit akademik, ndarja e tij në Personel

Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel Akademik me Kontratë (PAK), Personel Administrativ (PA),

raporti PAE/PAK, raportet: Personel akademik/Personel administrativ/student; nevojat për

Personel akademik/ administrativ, shpërndarja e ngarkesës për personelin akademik,

marrëdhëniet me strukturat e tjera jashtë kohës së punësimit, kriteret e rekrutimit të

personelit akademik, etj.

Personeli akademik përveç detyrave që rrjedhin nga proçesi i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor angazhohet

edhe në veprimtari të tjera si këshillim dhe mbikqyrje për studentët, detyra administrative në përputhje me

kërkesat e përcaktuara në statutin e SHLUJ UMB dhe të rregulluara me Kontratën Individuale të Punës, e cila

bazohet në Kodin e Punës të RSH. Angazhimi i personelit akademik në UMB është me kohë të plotë ose të

pjesshme.

Politikat e rekrutimit të trupit akademik shqyrtohen dhe miratohen nga Bordi i SHLUJ UMB-së, i cili ia delegon

Rektorit për ndjekje dhe zgjidhje, çështjet konkrete të tyre, në interes të mbarëvajtjes së punës, efektivitetit dhe

operativitetit të veprimtarisë mësimore dhe kërkimore. Punësimi i stafit akademik kryhet sipas procedurave dhe

kërkesave arsimore dhe të kualifikimit, të miratuara nga Bordi, mbi bazën e propozimeve të Senatit të

Universitetit. Vendi i lirë i punës si dhe kriteret e konkurrimit propozohen nga Përgjegjësi i Departamentit ose

Drejtori i Institutit dhe miratohen nga Dekani i Fakultetit Dekanati, pas konsultimit me Prorektorin e Çështjeve

Page 8: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 8 of 41

Akademike, miraton kërkesat që duhen përmbushur për të qenë pjesë e stafit akademik të SHLUJ UMB-së.

Vlerësimi i kandidaturave të paraqitura bazohet në kriteret e mëposhtme:

Diplomë (mbi ciklin e parë të studimeve) të përshtatshme me disiplinën apo fushën akademike,

ku është shpallur vendi i lirë;

Tituj e grada shkencore;

Përvojë pune, përparësi përvoja në mësimdhënie;

Kompetenca profesionale në mësimdhënie apo kërkim;

Botime, arritje krijuese, shërbime të dallueshme profesionale;

Dëshmi të gjuhëve të huaja, me përparësi gjuha angleze;

Aftësi shumë të mira komunikimi dhe dëshirë për punë në ekip;

Integritet moral dhe profesional.

SHLUJ UMB ka të punësuar në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë 57 pedagogë, nga të cilët

24 janë PAE dhe 33 PAK. Ndarja e tyre sipas titujve dhe gradave jepet në tabelat e mëposhtme.

Tregues të matshëm:

Struktura didaktike (seksionet) për departamentet ose programin e studimit Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK),

titujt/gradat, (Tabelat 1- 2, të cilat mund të plotësohen edhe nga verifikimi i tabelave të paqyruara në RVB)

Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit (plotëso Tabelën 1)

Tabela 1 Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK), titujt/gradat.2

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë Departamenti i Ekonomisë dhe Financës

Personeli Akademik Efektiv Detyra në Dep.

Titulli Personeli Akademik me Kontratë

Titulli Institucioni ku punon full time

(Emër Mbiemër) /Grada (Emër Mbiemër) /Grada

1 Jorgji Bollano Përgjegjës Departamenti

Prof.Dr. 1 Ilia Kristo Prof.Dr. Fakulteti i Ekonomisë, UT

2 Arben Bakllamaja Anëtar Prof.Asoc.Dr. 2 Ingrid Shuli Prof.Dr. Fakulteti i Ekonomisë, UT

3 Nevruz Koci Anëtar Prof.Dr. 3 Lindita Lati Prof.Dr. Autoriteti i Konkurrencës

4 Semiha Loci Anëtare Dr. 4 Vjollca Karapici Prof.Dr. Fakulteti i Ekonomisë, UT

5 Brikena Tolli Anëtare MSc. 5 Sherif Bundo Prof.Dr. Fakulteti i Ekonomisë, UT

6 Jonida Taraj Anëtare MSc. 6 Drini Salko Prof.Dr. Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit, UBT

7 Asije Koprencka Anëtare MSc. 7 Flutura Kalemi Prof.Dr. Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit, UBT

8 Miranda Berdo Anëtare MSc. 8 Merita Cani Prof.Asoc.Dr. Instituti për Konsultime Ekonomike

9 Genti Cani MSc. Fakulteti i Ekonomisë, UT

10 Lirola Këri MSc. Këshilli Kombëtar I Kontabilitetit

11 Ornela Shqarri MSc. Agjencia e Sigurimit të Depozitave

12 Arlinda Axhemi MSc. Fakulteti i Ekonomisë, UT

13 Anila Cili MSc. Ministria e Financave

14 Oltion Rrumbullaku

MBA Fakulteti i Ekonomisë, UT

15 Petrit Dollani Dr. Fakulteti i Ekonomisë, UT

16 Reinald Muca Dr. KLSH

17 Dritan Fino Dr. UET

18 Elira Hoxha Dr. Këshilli Kombëtar I Kontabilitetit

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë Departamenti i Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit

Personeli Akademik Efektiv

Detyra në Dep. Titulli Personeli Akademik me Kontratë

Titulli Institucioni ku punon full time

2 Tabela 1, plotësuar nga verifikimi i tabelave të paqyruara në RVB

Page 9: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 9 of 41

(Emër Mbiemër) /Grada (Emër Mbiemër) /Grada

1 Gazmend Zeneli Përgjegjës Departamenti

Dr. 1 Ahmet Ceni Prof.Dr. Fakulteti i Ekonomisë, UT

2 Reis Mulita Anëtar Dr. 2 Ermelinda Meksi Prof.Dr. Fakulteti i Ekonomisë, UT

3 Valentina Ndou Anëtare Dr. 3 Bardhyl Ceku Prof.Dr. Fakulteti i Ekonomisë, UB

4 Jorgest Kovaci Anëtar MSc. 4 Aleksandër Biberaj

Prof.Asoc.Dr. Universiteti Politeknik i Tiranës

5 Vjollca Backa Anëtare MSc. 5 Sofiola Kotelli MSc. Kryeministria

6 Valbona Elmazi Anëtare MSc. 6 Forcim Kola MSc. Fakulteti i Ekonomisë, UT

7 Flora Krasniqi Anëtare MSc. 7 Gjergji Dhima Dr. I vetëpunësuar

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike

Personeli Akademik Efektiv Detyra në Dep.

Titulli Personeli Akademik me Kontratë

Titulli Institucioni ku punon full time

(Emër Mbiemër) /Grada (Emër Mbiemër) /Grada

1 Arbana Kadriu Përgjegjëse Departamenti

Prof.Asoc.Dr. 1 Rovena Bahiti Prof.Asoc.Dr. Kryeministria

2 Marenglen Spiro Anëtar Prof.Dr. 2 Denis Saatci MSc. UT, Fakulteti i Shkencave të Natyrës

3 Andi Gjokutaj Anëtar MSc. 3 Elton Hala MSc. Universiteti Politeknik i Tiranës

4 Amir Esmaeilakhtar

Anëtar MSc. 4 Parashqevi Tashi MSc. Universiteti Politeknik i Tiranës

5 Dorealda Dalipaj Anëtare MSc. 5 Albert Celami MSc. Aleat Shpk.

6 Spartak Bakllamaja

Anëtar MSc. 6 Elona Labinoti MSc. Banka FIBANK

7 Anjeza Llubani Anëtare MSc. 7 Akil Ndrenika MSc. Banka BKT

8 Ajda Carcani Anëtare MSc. 8 Igli Tafaj Dr. Universiteti Politeknik i Tiranës

9 Oltjon Luga Anëtar MSc.

Tabela 2 Të dhëna sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre.3

Fakulteti i Shkencave

të Aplikuara dhe

Ekonomisë

Departamenti i Ekonomisë dhe Financës

Numri i Numri i PAK Në Total

PAE

Gj Tituj/

Gj Tituj/

Gj Tituj/

Grada Grada Grada

8 4 18 12 26 16

Departamenti i Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit

Numri i Numri i PAK Në Total

PAE

Gj Tituj/

Gj Tituj/

Gj Tituj/

Grada Grada Grada

7 3 7 5 14 8

Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike

Numri i Numri i PAK Në Total

PAE

Gj Tituj/

Gj Tituj/

Gj Tituj/

Grada Grada Grada

9 2 8 2 17 4

Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit (shih

Tabelën 3)

Tabela 3 Këshilli Shkencor dhe Koordinatori i programit të studimit (tre profile)

3 Tabela 2 plotësuar nga verifikimi i tabelave të paqyruara në RVB

Page 10: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 10 of 41

Profili Menaxhim Financiar & Profili Kontabilitet Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Jorgji Bollano Prof.Dr. Kryetar

Nevruz Koci Prof.Dr. Anëtar

Mirela Selita4 Dr. Kordinatore

Profili Taksim & Ligj Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Arben Bakllamaja Prof.Asoc.Dr. Kryetar

Arbana Kadriu Prof.Asoc.Dr. Kordinatore

Gazmend Zenelaj Dr. Anëtar

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (plotëso Tabelën 4)

Tabela 4 Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre

Titulli

Departamenti i Ekonomisë dhe Financës

Departamenti i Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit

Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike

PAE PAK Raporti

PAE PAK Raporti

PAE/PAK PAE PAK

Raporti PAE/PAK PAE/PAK

Profesorë 2 7 2/7 0 3 0 1 0 #DIV/0!

Profesorë të As.

1 1 1 0 1 0 1 1 1

Doktorë 1 4 ¼ 3 1 3 0 1 0

Docentë

Pedagogë (pa tituj)

4 6 2/3 4 2 2 7 6 1 1/6

Asistentë me Ma

Asistentë pa Ma

Personeli Administrativ*

6

Personeli administrativ është i përbashkët për të gjithë institucionin dhe këtu janë

përfshirë katër sekretare mësimore, një punonjëse biblioteke dhe drejtuesja e burimeve

njerëzore.

Të dhënat sipas gjinisë

Tabela 5 Të dhënat sipas gjinisë

Titulli

Departamenti i Ekonomisë dhe Financës

Departamenti i Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit

Departamenti i Arkitekturës dhe

Shkencave Kompjuterike

Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra

Profesorë 2 0 0 0 1 0

Profesorë të As.

1 0 0 0 1 1

Doktorë 1 1 3 1 0 0

Docentë

Pedagogë (pa tituj)

4 4 4 3 7 3

4 Në ditën e vizitës nga ana e grupit të ekspertëve datë 23.06.2015 kordinatorja e profileve Menaxhim Financiar dhe

Kontabilitet nuk ishte e pranishme në takim.

Page 11: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 11 of 41

Të dhëna sipas moshës së personelit

Tabela 6 Të dhënat sipas moshës së personelit

Personeli sipas titujve/gradave

Numri i PAE dhe PA sipas moshës

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 1 2

Profesorë të As. 1 1

Doktorë 3 1

Docentë

Pedagogë (pa tituj/grada) 13 1 2

Asistentë me Ma

Asistentë pa Ma

Personeli Administrativ 4 1 1

Personeli sipas titujve/gradave

Numri i PAK sipas moshës

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 7 3

Profesorë të As. 3

Doktorë 3 3

Docentë

Pedagogë (pa tituj/grada) 16

Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Dokumenti shpërndarja e ngarkesës mësimore për vitin akademik 2014-2015; Dokumenta të shpalljes së vendeve të lira të punës; Manuali i personelit (CD); Formularë aplikimi për vende të lira pune staf akademik pranë SHLUJ UMB.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Në SHLUJ UMB personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohet në përputhje me objektivat e programit të studimit dhe kontribuon maksimalisht në arritjen dhe realizimin e tyre. Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohet në përputhje me kontratën e punës dhe me planin strategjik të zhvillimit të institucionit.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit. Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet

Personeli akademik, me kohë të plotë dhe të pjesshme, në SHLUJ UMB, ka qenë përcaktues në hartimin e kurrikulës së programit të studimit, Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij. Personeli akademik ka luajtur një rol kyç gjithashtu dhe në vendimet institucionale të marra në funksion të organizimit të këtij programi studimi. Rekrutimi i personelit të ri dhe shpërndarja e

Page 12: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 12 of 41

ligjore dhe nënligjore në fuqi. ngarkesës mësimore në një vit akademik kryhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe me rregulloret e brendshme të institucionit.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Institucioni ndjek dhe respekton procedurat ligjore në procesin e rekrutimit të personelit. Baza ligjore mbi të cilën institucioni mbështetet në procesin e rekrutimit përbëhet kryesisht nga: Ligji i Arsimit të Lartë, aktet nënligjore të MAS, si dhe dokumentat rregullatore të institucionit. Zyra e burimeve njerëzore të institucionit bën transparent procesin nëpërmjet publikimit në faqen e instucionit të thirrjeve për aplikime për pedagogë ku janë të mirëpërcaktuara dhe kriteret e nevojshme të aplikantëve. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programin e studimit Master Shkencor në Kontabilitet-Financë përbën 17% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimit. Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit, procedura të mirëpërcaktuara në dokumentin e hartuar nga SHLUJ UMB “Politika të vlerësimit”, dokument i cili është pjesë e kuadrit rregullator të institucionit. Zyra e burimeve njerëzore (ZBNJ) të institucionit zotëron një bazë të dhënash të: njoftimeve të publikuara për vende vakante, dosjeve personale të aplikimit të stafit akademik (dosje këto të përditësuara dhe me kualifikime, trainime, etj), formularëve të vlerësimit, të dhëna të përpunuara të vlerësimeve të kryera për të gjithë stafin. Materialet në ZBNJ të UMB ruhen kryesisht në të dyja variantet: në letër (hard copy) dhe elektronikisht.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në

programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të

Përgjegjësi5 i programit të studimit Master Shkencor në Kontabilitet-Financë:

1. Në profilin manaxhim financiar ka gradën shkencore “Doktor”;

2. Në profilin kontabilitet ka gradën shkencore “Doktor”;

3. Në profilin taksim dhe ligj ka gradën shkencore “Phd.”;

Titullarët e lëndëve në programin e studimit Master Shkencor janë kryesisht personel akademik i cili zotëron minimalisht gradën ―Doktor‖/PhD. Vetëm katër titullarë lëndësh nuk kanë gradën doktor por janë në proçes të marrjes së kësaj grade.

Kriteri 3 nuk aplikohet për këtë program studimi. Titullarët e fakultetit që mbulojnë këtë program studimi janë të punësuar me kohë të plotë në SHLUJ UMB.

5Megjithëse pjesë e të njëjtit program, profilet janë prezantuar në RVB me dy kordinatorë.

Page 13: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 13 of 41

plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

SHLUJ UMB ka personel të mjaftueshëm akademik për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Studentët që ndjekin programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet, kanë udhëheqës shkencor për punën e kryer në funksion të përgatitjes së mikrotezës. Departamenti i Ekonomisë dhe Financës ka përpiluar një listë të udhëheqësve potencialë të

punimeve të mikrotezave të studentëve të Masterit Shkencor në Kontabilitet-Financë. Udhëheqësit që propozon departamenti për punimet e studentëve mbajnë kryesisht titullin Profesor, Profesor i Asociuar dhe gradën Doktor por mbi të gjitha janë figura të spikatura në fushat në të cilat drejtojnë studentët në punimet e tyre të mikrotezave. Studentët, në varësi të fushës ku dëshirojnë të fokusojnë punimin e tyre, mund të shprehin në departament preferencat e tyre në lidhje me përzgjedhjen e pedagogut udhëheqës (i cili është pjesë e listës së propozuar nga departamenti). Në programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, udhëheqësit shkencorë nuk e tejkalojnë në total kufirin e mbikëqyrjes në të njëjtën kohë të 10 studentëve në punimet e tyre të mikrotezave.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Udhëheqësit e propozuar nga Departamenti i Ekonomisë dhe Financës janë të specializuar në fusha studimore dhe kërkimore të cilat përputhen me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Udhëheqësit e propozuar nga Departamenti i Ekonomisë dhe Financës kanë njohuri të avancuara teorike, aftësi të veçanta kërkimore por edhe eksperienca profesionale në fushën në të cilën ofrohet programi i studimit i Master Shkencor në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij. Kështu pedagogët udhëheqës të propozuar kanë aftësi që të mbështesin dhe t’ju ofrojnë studentëve jo vetëm ndihmën përsa i përket literaturës së nevojshme për përgatitjen e mikrotezave por edhe shembuj nga praktika ku ata mund të fokusohen në punimin e tyre.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

SHLUJ UMB ka personel ndihmës administrativ të fokusuar në mirëmbajtjen e: pajisjeve të teknologjisë mësimore, pajisjeve kompjuterike në laboratore, rrjetit të internetit, ambienteve dhe mjediseve shkollore dhe ato ndihmëse në funksion të procesit mësimor. Ky personel asiston pedagogët dhe studentët në nevojat e tyre në funksion të një procesi bashkëkohor mësimdhënie dhe nxënie. Institucioni përdor në mënyrë optimale burimet njerëzore në dispozicion për përmbushjen e objektivave të programit të studimit objekt i këtij

Page 14: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 14 of 41

vlerësimi.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli

akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

SHLUJ UMB bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore, përpilon shpërndarjen e ngarkesës mësimore në fillim të vitit akademik dhe respekton këtë dokument në realizimin e procesit të mësimdhënies. Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programin e studimeve Master i

Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, llogaritet dhe vlerësohet me orë mësimore në një vit akademik (ndarë në semestra I/II dhe në leksione/seminare).

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër

listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

SHLUJ UMB disponon një bazë të dhënash për personelin akademik të përfshirë në mësimdhënie në programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë si edhe për personin përgjegjës për organizimin e programit (koordinatori/ët e programit). Disa nga materialet gjenden të depozituara në ZBNJ si dosja e aplikimit të pedagogut, dosja personale, etj. Disa të dhëna gjenden pranë departamentit si psh: të dhëna për shpërndarjen e ngarkesës mësimore, rezultate në kërkimin-shkencor, vlerësime të procesit të mësimdhënies, përfshirja në projekte të ndryshme kombëtare apo ndërkombëtare, etj. SHLUJ UMB disponon në të gjithë hallkat e tij, si: ZBNJ, departamenti, njësia e koordinimit të masterit, sekretaria mësimore, planifikimin e shpërndarjes së ngarkesës mësimore për çdo

semestër të pedagogëve me kohë të plotë apo të pjesshme të angazhuar në mësimdhënie. SHLUJ UMB përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e stafit akademik. Materialet e përdorura në funksion të procesit të rekrutimit ruhen në ZBNJ të UMB kryesisht në të dyja variantet: në letër (hard copy) dhe elektronikisht.

Konkluzionet e vlerësimit: në SHLUJ UMB personeli akademik dhe ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohet për të realizuar objektivat e programit të studimit, duke respektuar kontratën e punës dhe planin strategjik të institucionit. Personeli akademik i Departamentit të Ekonomisë dhe Financës ka luajtur rolin kryesor në hartimin e kurrikulës së programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë dhe në vendimet institucionale të marra në lidhje me këtë program. SHLUJ UMB ka ndjekur procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit të nevojshëm në këtë program studimi. SHLUJ UMB ka krijuar dhe ruan një databazë të dhënash në lidhje me rekrutimin e stafit, njoftimet në lidhje me këtë proces, aplikimet e marra, databazë të personelit me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme, etj. SHLUJ UMB ka personel të mjaftueshëm akademik për të siguruar udhëheqjen e mikrotezave dhe praktikave mësimore të studentëve në këtë program studimi duke respektuar kufijtë maksimalë të udhëheqjes, 10 mikroteza/pedagogë. Personeli ndihmës dhe ai administrativ ndihmon në funksion të përmbushjes së objektivave të programit të studimit: mirëmbajtje salla leksion/seminar, pajisje laboratorike, ambjente ndihmëse në funksion të procesit, etj. Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 3 “Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit” janë plotësuar/respektuar pjesërisht. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë pranë SHLUJ UMB për zhvillimin e ngarkesës mësimore në programin e studimit në shqyrtim, në të tre profilet e tij, zë mesatarisht 17% të numrit total të pedagogëve të nevojshëm në mësimdhënie në këtë master. Pra vetëm në këtë zë nuk respektohet kriteri i raportit 70% që personeli akademik efektiv duhet të zërë ndaj totalit të personelit angazhuar në program studimi.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të

tjera ndaj komunitetit

Page 15: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 15 of 41

Pjesa përshkrimore

Terma reference: mjediset, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, biblioteka, shërbime të

tjera për studentët, residencat.

SHLUJ UMB e ka selinë në adresën: Rr."Sami Frashëri", Nr 41, Tiranë. Aktiviteti mësimor zhvillohet në dy

godina kryesore të cilat ndodhen përkatësisht në kampusin nr. 1 pranë Parkut Kombëtar ku zhvillohet mësimi

në nivelin bachelor dhe në kampusin nr. 2 në periferinë e Selitës ku zhvillohet mësimi në nivelin master.

Sipërfaqja totale e ambjenteve të brendshme të kampusit nr. 2 është rreth 1,000 m2. Kampusi zotëron sipërfaqe

parkimi dhe godina është e rrethuar me lulishte. Godina është e pajisjur me sisteme sigurie për mbrojtjen

kundra-zjarrit dhe shkallë të emergjencës.

SHLUJ UMB ofron për studentët shërbimin e bibliotekës, e cila përveç titujve dhe periodikëve në format letër

ofron për studentët edhe shfrytëzimin e informacionit në format elektronik.

Të gjitha ambjentet mësimore (auditorë/klasa seminaresh/laboratorë) janë të pajisur me mjete të teknologjisë së

informacionit të cilat lehtësojnë dhe përmirësojnë proçesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Tabela 7 Mjediset për programin e studimit

Mjediset për Fakultetin/përgjegjës për programin e studimit Sasia Sipërfaqja Salla për leksione 25 1020

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese 2 174

Salla për praktikë lëndore/ profesionale

Laboratorë për lëndët

Laboratorë informatike 4 143

Salla internet 2 88 Salla për bibliotekë 2 70

Mjedis për fotokopjime, librari etj 2 8

Zyrë informacioni për studentët 4 48

Korridore/holle 2 200

Mjedise sportive 1 40

Mjedise shërbimi për të tretë

Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 6 Mjedise shlodhëse si kafeteri/ fast-food/etj 843

Nyje hidrosanitare për studentët 9 50

Etj....

Norma m2/për student 7 m2/student

Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja

Zyra për Dekanin/zv dekanin/ kancelarin 5 64

Zyra për sekretarinë mësimore 2 12

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 3 40

Zyra për personelin akademik 758

Zyrë për financën 2 12 Zyrë për Njësinë e SBC 2 12

Salla për mbledhje 2 30

Mjedis për stafin e shërbimit 3 30.25

Nyje hidrosanitare për personelin akademik 8 42

Norma m2/për person 15m2/person

Tregues të matshëm:

Mjediset për Programin e studimit

Salla për leksione

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese

Salla për praktikë lëndore/ profesionale

Laboratorë për lëndët

Laboratorë informatike

Salla interneti

Salla për bibliotekë

Mjedis për fotokopjime, librari etj

Page 16: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 16 of 41

Zyrë informacioni për studentët

Nyje hidrosanitare

Mjediset për stafin:

Mjedise për Dekanin/ kancelarin

Zyra për sekretarinë mësimore

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore

Zyra për personelin akademik

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion Planimetria Kampus 2; Certifikatë vërtetim pronësie Kampus 2.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

SHLUJ UMB zhvillon aktivitetin në dy kampuse: kampusi 1 dhe kampusi 2. Por kryesisht aktiviteti mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit në shqyrtim kryhet në kampusin 2. Mjediset e kampusit 2 janë në pronësi të shoqërisë që administron SHLUJ UMB, pra në pronësi të “Marin Barleti” sh.a. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë zhvillohet kryesisht në kampusin 2. Pra në këtë kampus ndodhen salla leksione/seminare/laboratore/sekretaria e programit, shërbime të tjera mbështetëse në funksion të procesit mësimdhënës, etj. Shumë pak aktivitete që kanë lidhje me këtë program ofrohen vetëm në kampusin 1. Ndër to mund të përmendim: bibliotekën, zyrën e karrierës, etj. Janë shërbime të cilat nuk prekin cilësinë e programit por për të cilat duhet të mendohet një strategji afatmesme për ti bashkuar në kampusin 2 së bashku me aktivitetet/shërbimet që në këtë kampus i ofrohen programit të studimit. Kriteri 4 nuk aplikohet për këtë program.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Page 17: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 17 of 41

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Institucioni siguron tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse bashkëkohore. Tekstet janë jo vetëm pjesë e bibliotekës së institucionit në formatin letër (hard copy) por ofrohen dhe në formatin elektronik (numërohen rreth 200 tituj librash të fokusuar në fushën e studimit të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij. Në bibliotekën e institucionit ka literaturë të mjaftueshme që ndihmon studentin në procesin e të nxënit por edhe në atë të përgatitjes së mikrotezës. Në bibliotekë ka botime periodike. Institucioni zotëron dhe bibliotekën elektronike por kjo bibliotekë, për të qenë më e kompletuar, mund të shtohet me literaturë periodike në funksion të studentit për përmbylljen me sukses të programit të studimit, për zhvillimin e projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e mikrotezës. Departamenti i Ekonomisë dhe Financës ka përgatitur një plan të detajuar të titujve që propozon të shtohen në bibliotekë (në të dyja variantet e saj) në funksion të studentit për përmbylljen me sukses të programit të studimit, për zhvillimin e projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e mikrotezës. Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e zhzhvillimit të procesit mësimor në programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me

qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

SHLUJ UMB zotëron një numër të mjaftueshëm të ambienteve në funksion të procesit mësimdhënës në programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë. Ndër to përmendim: laboratorë, salla leksion/seminare, mjedise të tjera mbështetëse. Pothuajse të gjitha ambjentet janë të pajisura me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit. Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për procesin e mësimdhënies dhe janë në përputhje me qëllimet e programit të studimit. Laboratorët përmbajnë aparatura dhe mjete të nevojshme për plotësimin e kërkesave të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij. Laboratoret në dispozicion të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë janë të mjaftueshëm për zhvillimin e praktikave laboratorike në të tre profilet e këtij masteri.

Konkluzionet e vlerësimit: SHLUJ UMB ka siguruar infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e këtij programi studimi. Kështu procesi mësimor në këtë program studimi zhvillohet kryesisht në kampusin 2 të institucionit. Në funksion të këtij programi studimi vendoset në dispozicion të studentëve biblioteka e institucionit e cila fizikisht ndodhet në kampusin 1. Ndërkohë në përdorim të studentëve në të dy

Page 18: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 18 of 41

kampuset është edhe biblioteka elektronike e institucionit e cila në fushën e programit të studimit numëron rreth 200 tituj librash. Institucioni vendos në funksion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm në shërbim të zhvillimit të procesit mësimor dhe zhvillimit të detyrave/projekteve të kursit, punëve laboratorike, etj. Pajisjet në to janë të përshtatshme për zhvillimin e mësimit në përputhje me kërkesat e programit në shqyrtim. Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 4 “Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit” janë plotësuar/respektuar pjesërisht. Pozicionimi i një biblioteke të re në kampusin 2, në funksion të këtij programi dhe programeve të tjera master të ofruar në këtë kampus, shtimi i titujve të teksteve mësimore dhe botimeve të periodikëve, do të ishte një vlerë e shtuar jo vetëm për këtë program studimi por për të gjitha programet e tjera master që ofrohen në kampusin 2. Duhet theksuar që mungesa e bibliotekës në kampusin 2 nuk është një difekt i programit të studimit në shqyrtim përderisa institucioni ofron mundësinë e përdorimit të bibliotekës elektronike nga pajisjet kompjuterike të kampusit 2, por pajisja me bibliotekë edhe e kampusit 2 do të ishte një element shumë pozitiv edhe për godinën në fjalë dhe për funksionin që ajo kryen.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

Terma reference: burimet e financimit, kostoja për student, kapacitetet menaxhuese.

SHLUJ UMB është një shoqëri aksionere që zhvillon veprimtarinë e saj në fushën e arsimit të lartë. Si shoqëri tregtare, bazuar në kërkesat e legjislacionit përkatës UMB sh.a harton dhe publikon pasqyra financiare vjetore mbi aktivitetin e zhvilluar në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe në pajtim me ligjin për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare. Çdo vit këto pasqyra i nënshtrohen vlerësimit të ekspertit kontabël të autorizuar për vërtetësinë dhe sinqeritetin e informacionit të paraqitur në to. Gjithashtu, si pjesë e grupit ekonomik të shoqërive tregtare “Dudaj”, UMB sha është objekt i auditimi periodik edhe nga audituesit e grupit “Dudaj”. Të ardhurat kryesore realizohen nga tarifat e shkollimit që paguajnë studentët të cilët zgjedhin të ndjekin studimet e tyre pranë SHLUJ UMB. Një pjesë tjetër e të ardhurave realizohet nga aktivitetet e shërbimit, të konsulencës dhe trainimit. Të ardhurat e realizuara nga aktivitetet tjera janë në nivele të ulëta. Kosto mesatare për student në vitin e fundit vlerësohet rreth 1'160 euro.

Tregues të matshëm:

Tabela 8 Të ardhurat dhe shpenzimet në tre vitet e fundit (në përqindje)

Të ardhurat nga: Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014

Pushteti qendror

Pushteti vendor

Fonde jopublike:

Grantet për kërkim dhe kontratat

Konsulencat, shërbimet 7.23% 8.93%

Tarifat për dhe gjatë shkollimit 99.84% 92.45% 90.61%

Sponsorizimet

Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm) 0.17% 0.05%

Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj)

Të tjera (qira, ndryshime kursi valutor, interesa bankare) 0.16% 0.15% 0.42%

Gjithsej 100% 100% 100%

Shpenzimet për vitin akademik: Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014

Paga e sigurime 62.95% 72.40% 70.16%

Shpenzime operacionale 9.51% 9.73% 12.64%

Shpenzime kërkimi e zhvillimi 6.33% 3.35% 1.57%

Page 19: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 19 of 41

Shpenzime studentore 3.61% 3.75% 0.62%

Shpenzime marketingu 9.88% 3.77% 9.28%

Shpenzime infrastrukture e amortizime 7.73% 7.01% 5.72%

Gjithsej 100% 100% 100%

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në përqindje):

Grantet për kërkim

Konsulencat, shërbimet

Tarifat për dhe gjatë shkollimit

Sponsorizimet

Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)

Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj) Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në përqindje) Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Pasqyrat Financiare; Raporti i Audituesit të Jashtëm për vitin ushtrimor 2014.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

UMB sha harton dhe publikon pasqyra financiare vjetore mbi aktivitetin e zhvilluar në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe në pajtim me ligjin për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare. Çdo vit këto pasqyra i nënshtrohen vlerësimit të ekspertit kontabël të autorizuar për vërtetësinë dhe sinqeritetin e informacionit të paraqitur në to. Gjatë vizitës dhe bisedave rezultoi se kancelari së bashku me audituesin e brendshëm të grupit “Dudaj” përgatisin një raport të auditimit të brendshëm për gjithë situatën financiare të SHLUJ UMB. Informacioni i paraqitur në pasqyrat financiare i referohet të gjithë institucionit si një njësi e vetme. Edhe raportet e audituesit të jashtëm dhe audituesit të grupit “Dudaj” analizojnë situatën financiare në nivel institucioni dhe jo sipas programeve apo ciklit të studimeve.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve (bazuar në klasifikimin sipas natyrës) evidenton të gjitha të ardhurat e realizuara dhe të gjitha shpenzimet e kryera për periudhën ushtrimore në nivel institucioni. Gjatë vizitës dhe bisedave nuk rezultoi që të përgatitej ndonjë raport financiar tjetër mbi baza programi apo cikli studimesh. Investimet në infrastrukturë kanë krijuar kushte të nivelit bashkëkohor për procesin e mësimit dhe të kërkimit. Informacioni financiar i publikuar dhe lidhja me grupin tregtar “Dudaj” dëshmojnë për

Page 20: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 20 of 41

qëndrueshmëri dhe kapacitete financiare të kënaqshme për të ardhmen.

Konkluzionet e vlerësimit: UMB sha harton dhe publikon pasqyra financiare vjetore mbi aktivitetin e zhvilluar në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe në pajtim me ligjin për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare. Çdo vit këto pasqyra i nënshtrohen vlerësimit të ekspertit kontabël të autorizuar dhe audituesit të grupit “Dudaj”. Informacioni i paraqitur në pasqyrat financiare, analiza e shpenzimeve dhe raportet e auditimit i referohen të gjithë institucionit si një njësi e vetme. Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 5 “Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare” janë plotësuar/respektuar pjesërisht. Gjatë vizitës dhe bisedave nuk rezultoi që të përgatitej ndonjë raport apo analizë financiare mbi baza programi apo cikli studimesh.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Terma reference: institucionalizimi i sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë, ngritja e Njësisë së SBC,

funksionimi i saj, vetëvlerësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë, rezultatet e vlerësimeve të jashtme.

Për garantimin e cilësisë, respektimin e standardeve, SHLUJ UMB ka përgatitur dhe miratuar dokumentin e

Politikës së Vlerësimit dhe ka krijuar organizmat e sigurimit të brendshëm të cilësisë. Në dokumentin e

politikës së vlerësimit përmblidhen kriteret e sigurimit të cilësisë, funksionet e organizmave të sigurimit të

cilësisë dhe procedurat e vlerësimit të brendshëm. Vlerësimi i brendshëm përfshin mbledhjen sistematike të të

dhënave administrative, anketimin e studentëve dhe të të diplomuarve, intervistat me pedagogë dhe studentë,

etj. Procesi përmbyllet me një raport që analizon gjendjen e institucionit në tërësi si dhe të programeve

individuale të studimit në veçanti përkundrejt standardeve shtetërore të cilësisë. Vlerësimi i brendshëm

institucional, bazuar në Politikën e Vlerësimit, kryhet çdo 3 vjet, vlerësimi i programeve çdo 2 vjet, vlerësimi i

lëndës kryhet çdo vit dhe vlerësimi i mësimdhënies kryhet çdo vit, vlerësimi i pedagogëve çdo vit dhe vlerësimi i

stafit administrativ çdo 2 vjet. Në dokumentin e Politikës së Vlerësimit parashikohet dhe procedura e

vetëvlerësimit të pedagogëve, procedurë e konsideruar si një mënyrë reflektimi dhe vetëanalize. Personeli

akademik stimulohet që të përgatisë një raport vetëvlerësimi 1 herë në vit në të cilin përshkruhet veprimtaria e

tij në procesin mësimdhënës, në aktivitetin kërkimor dhe shkencor, në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare,

në aktivitete të tjera mbështetëse të institucionit, etj.

Për sigurimin e brendshëm të cilësisë vepron Njësia e SBC e cila përbëhet në SHLUJ UMB nga dy seksione: ai

që përgjigjet për programet bachelor dhe ai që përgjigjet për programet master. Funksionet kryesore në të cilat

fokusohet Njësia e SBC janë: në fushën e sigurimit të cilësisë, në fushën e akreditimit, në fushën e kërkimit dhe

zhvillimit, etj. Raportet e përgatitura nga Njësia e SBC diskutohen në të gjitha hallkat institucionale të

interesuara. Në SHLUJ UMB është krijuar dhe funksionon dhe Këshilli i Sigurimit të Cilësisë (KSC), i cili është

krijuar dhe funksionon në nivel institucioni dhe ka përgjegjësinë e garantimit të plotësimit të standardeve të

cilësisë në institucion. KSC raporton drejtëpërdrejt në Senat.

SHLUJ UMB i është nënshtruar procesit të akreditimit institucional, proceseve të vlerësimit të jashtëm si dhe

akreditimit të disa programeve në nivel bachelor dhe master.

Tregues të matshëm:

Tabela 9 Të dhënat për anëtarët e NJSBC

Anëtarët e NJSBC Detyra që ka Sa kohë ka në këtë

detyrë në në NJSBC

1 Semiha Loca, Dr Specialiste, Studimet bachelor 2009

2 Robert Gjedia, Dr. Specialist, Studimet Master 2014

3 Migena Kapllanaj, Doktorante Specialiste, Studimet Master 2010

Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC për programin e studimit, si:

o Sa anketime kanë bërë me studentët

o Sa studentë janë anketuar

o Sa prej tyre janë përpunuar dhe çfarë problemesh kanë dalë

o Cilat kanë qenë hapat e mëtejshëm

Page 21: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 21 of 41

o Etj

Kontrolli i brendshëm i cilësisë

Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë deri në nivel departamenti

Vetëvlerësimet e kryera dhe rezultatet e tyre

Politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve periodike

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Politika e vlerësimit;

Formular vlerësim studenti të programit të studimit Master i Shkencave në

Kontabilitet-Financë;

Material i të dhënave të përpunuara të pyetësorëve drejtuar studentëve;

Raport vjetor për vitin mësimor 2013-2014;

Raport vlerësimi i njësisë së sigurimit të cilësisë së programeve master.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e

vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet

paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

SHLUJ UMB ka hartuar dokumentin e Politikës së Vlerësimit, dokument në të cilin ka përcaktuar parimet si dhe parashikuar procedurat e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm fokusohet në aspekte si: politika e zhvillimit institucional, programet e studimeve, veprimtaria shkencore, efektshmëria e menaxhimit institucional. Informacioni i siguruar nga vlerësimi i brendshëm (përshkruar në kriterin 1) përfshihet në raportet e vetëvlerësimit institucional që hartohen në funksion të sigurimit të brendshëm të cilësisë. Institucioni bën publike rezultatet e vlerësimit të brendshëm në mbledhjet e Senatit si edhe ju a komunikon ato pedagogëve dhe studentëve. Kjo procedurë e ndjekur është e përcaktuar dhe në dokumentin e Politikës së Vlerësimit të hartuar nga institucioni. SHLUJ UMB për kryerjen e vlerësimit të brendshëm përdor metoda të tërthorta dhe të drejtëpërdrejta, të cilat jo vetëm janë të mirëpërcaktuara në Dokumentin e Politikës së Vlerësimit por rezultojnë të përdorura praktikisht edhe nga Njësia e SBC. Kështu mund të përmendim:

A. Metoda të tërthorta:

Sondazhe të studentëve që janë në proces në programin e studimit;

Sondazhe të studentëve të diplomuar në programin e studimit;

Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës;

Intervista;

etj.

B. Metoda të drejtëpërdrejta:

Rezultate të arritura nga studentët në testime, provime lëndë/modul,

Page 22: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 22 of 41

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës; g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të

kërkimit - tezës; h. Etj.

praktika profesionale;

Rezultate të arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë vitit si detyra/projekte kursi, referime, provime të pjesshme, etj;

Rezultatet e arritura nga studentët në mbrojtjen e mikrotezës;

etj.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

Rezultatet e vlerësimit të brendshëm janë përfshirë në raporte vjetore të viteve të ndryshme akademike. Aktualisht në faqen e internetit të UMB nuk ka të publikuar një vlerësim të brendshëm të institucionit. Arsyeja mund të jetë periudha në të cilën po hartojmë këtë raport. Jemi pothuajse në fund të vitit akademik 2014-2015 dhe është ende herët për të hartuar, miratuar dhe më pas publikuar vlerësimin e brendshëm dhe në faqe interneti të institucionit.

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

SHLUJ UMB harton analizën vjetore për vlerësimin e ecurisë së programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, analizë e cila është pjesë përbërëse e raportit vjetor të punës për një vit të caktuar akademik. Në dokumentin e hartuar nga institucioni “Politika e Vlerësimit” parashikohen politikat dhe procedurat që duhet të ndjekë institucioni në funksion të përmirësimit të programeve të studimeve që ofron.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e

SHLUJ UMB është akredituar në nivel institucional me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 288, dt. 04/09/2009. Ndërkohë që aktualisht është në proces akreditimi për programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, që ofrohet në tre profile. SHLUJ UMB përdor instrumenta të përshtatshme për të siguruar cilësinë. Mund të përmendim disa prej tyre: pyetësorë, intervista, raporte vlerësimi, raporte vetëvlerësimi, etj. SHLUJ UMB ka hartuar dokumentin “Politika e Vlerësimit”, në të cilin parashikohen politikat dhe procedurat që duhet të ndjekë institucioni në funksion të sigurimit të cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që institucioni ofron. SHLUJ UMB në kuadrin rregullator institucional përshkruan procedurat në të cilat duhet të kalojë: shqyrtimi, miratimi si edhe

Page 23: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 23 of 41

herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin

programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

mbikëqyrja periodike e programeve të studimeve që institucioni ofron. SHLUJ UMB synon ndërgjegjësimin e aplikantëve për studentë në fillim të vitit akademik në lidhje me rëndësinë e cilësisë për institucionin si dhe sigurimin e saj. SHLUJ UMB synon ndërgjegjësimin e studentëve aktualë si edhe të stafit në lidhje më rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e saj në diskutimet që kryhen për raportet vjetore në fund të viteve akademike. SHLUJ UMB ka hartuar dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Dokumenti “Sigurimi i brendshëm i cilësisë” është publikuar në faqen e internetit te institucionit.

Konkluzionet e vlerësimit: SHLUJ UMB përdor metoda të vlerësimit, instrumenta matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë. Informacioni i përftuar përfshihet në vetëvlerësimin institucional të cilësisë së institucionit, në raporte vjetore të vitit akademik, etj. Informacionet e përftuara publikohen por edhe diskutohen në të gjitha hallkat e fakultetit dhe më gjerë. Të gjitha sa më sipër i shërbejnë procesit të përmirësimit dhe evoluimit të programit të studimit në shqyrtim. Të gjithë elementët dhe procedurat e përdorura për vlerësimin e brendshëm apo për vetëvlerësim janë të përmbledhura në një dokument të hartuar nga SHLUJ UMB dhe të njohur si Politika e Vlerësimit. Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 6 “Sistemi i brendshëm i sigurimit të cilësisë” janë plotësuar/respektuar plotësisht.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Terma reference: misioni dhe objektivi i programit të studimit, përmbajtja e programit, organizimi i vitit mësimor, semestrat, plani mësimor me të gjithë elementët e tij (lëndët/modulet, kreditet përkatëse, ndarja e orëve për çdo kredit në varësi të formave të studimit, orët mësimore përkatësisht në auditor/jashtë auditorit të ndara sipas formave të mësimdhënies), literatura dhe materiale të tjera mbështetëse e ndihmëse, etj

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë i ofruar nga SHLUJ UMB në tre profile:

Manaxhim Financiar, Kontabilitet dhe Taksim dhe ligj, synon ndërthurjen e njohurive të thelluara teorike

nga fusha e financës dhe kontabilitetit me qëllim përgatitjen e specialistëve të aftë për të menaxhuar dhe

analizuar në mënyrë eficente sfidat dhe mundësitë që hasin biznese të mëdha e të vogla në mjedisin

vendor, rajonal apo atë global. Programi synon ti pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike. Në

funksion të këtij objektivi kurrikula e këtij programi studimi përfshin lëndë që mundësojnë thellimin e

dijeve në fushën financës dhe kontabilitetit. Programi synon që studentët në përfundim të studimeve të

zotërojnë kompetencat të cilat janë të pasqyruara në Rregulloren e Studimeve të SHLUJ UMB. Për

përfitimin e diplomës në programin e studimit Master Shkencor në Kontabilitet-Financë studentët duhet të

realizojnë 120 kredite, të cilat mund të përmbushen minimalisht në 2 vite ose 4 semestra. Gjatë 3

semestrave të parë zhvillohen 12 lëndë, ndërsa në semestrin e 4-ët studentët kryejnë praktikë profesionale.

Studentët gjatë vitit të dytë, semestri i katërt realizojnë punimin dhe mbrojtjen e mikrotezës. Plani mësimor

për këtë program studimi siguron një shpërndarje të balancuar të ngarkesës mësimore midis semestrave.

Studentët në fillim të semestrit informohen mbi lëndët që do të zhvillojnë nëpërmjet syllabuseve të

përgatitura sipas standardeve të SHLUJ UMB.

Tregues të matshëm:

Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi

Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë etj.)

Page 24: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 24 of 41

1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor

1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:

Për leksionet 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit Për Seminaret 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit Për Praktikën Profesionale 250 orë në auditor dhe 50 orë punë e pavarur e studentit Provimi përfundimtar 140 orë në auditor dhe 610 orë punë e pavarur e studentit

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë Emërtimi i lëndës/modulit Viti/semestri kur zhvillohet lënda Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre Format e vlerësimit të studentëve Detyrimet e studentit për lëndën Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Dokumentacioni përkatës, i marrë në institucion Plane mësimore 2014-2015 të programit të studimit Master i Shkencave në

Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij; Syllabuset e lëndëve të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-

Financë, në të tre profilet e tij (CD).

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, i është nënshtruar procedurës të vlerësimit paraprak të APAAL. Programi është çelur bazuar në urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, nr. 549, dt. 11/11/2011. Programi i studimit është i organizuar në module dhe lëndë mësimore, të cilat vlerësohen me kredite, në përputhje me Sistemin Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Në programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, respektohet shpërndarja e krediteve në një vit. Ngarkesa është mesatarisht 60 kredite në vit mësimor.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional;

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, i ofron studentëve që zotërojnë diplomën bachelor njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si edhe njohuri orientuese për kryerje të kërkimit shkencor. Trajnimi profesional i studentëve të programit ofrohet si gjatë zhvillimit të moduleve përgjatë zhvillimit të pjesës teorike të masterit

Page 25: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 25 of 41

Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

ashtu edhe përgjatë zhvillimit të praktikës mësimore në përmbyllje të programit të studimit. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, bazohet në kurrikulën e nivelit bachelor në Kontabilitet-Financë dhe synon zgjerimin dhe thellimin e njhurive të marra në atë nivel. Kriteri 4 nuk aplikohet në këtë program. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, synon të pajisë studentët me kompetenca të përgjithshme, kompetenca specifike dhe kompetenca të transferueshme të cilat janë të përcaktuara dhe në misionin dhe objektivat e këtij programi studimi në të tre profilet e tij. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, i pajis studentët me bazën e nevojshme të njohurive që mund ti shërbejnë studentit në ratin e ndjekjes së ciklit të tretë të studimeve. Kështu në program janë përfshirë lëndë bazë të formimit teorik, lëndë të kërkimit shkencor, punimi i mikrotezës, etj, në funksion të këtij qëllimi. Kriteri 7 nuk aplikohet në këtë program.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Objektivat e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij përputhen me nivelin e studimeve të ciklit të dytë. Kështu në aspektin e njohurive programi ofron njohuri të specializuara, të cilat shërbejnë si bazë për një menduar, kërkim origjinal si edhe analizë kritike. Në aspektin e aftësive programi zhvillon aftësi për ekspertizë në fushën e studimit të secilit profil, për kërkim shkencor, etj. Në aspektin e kompetencave programi ofron kompetenca të përgjithshme, specifike dhe të transferueshme, duke mundësuar kështu qëndrim të pavarur dhe një performancë të kënaqshme të studentëve. Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme (detyrë/projekte kursi, pjesëmarrje aktive në seminare dhe laboratore, etj) apo atyre periodike të njohurive (detyra/teste kontrolli, provim përfundimtar, etj) dëshmojnë ecurinë e studentëve.

Page 26: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 26 of 41

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në to metodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është hartuar bazuar në përvojën e disa universiteteve me të cilat SHLUJ UMB ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi si: universiteti i Cardifit, universiteti i Bolonjes, universiteti Udines, etj. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, paraqitet si ndërkombëtarisht konkurrues për nga elementët që përmban si: të dhëna të përgjithshme, objektiva kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit të aplikantëve, metodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e transferimit të krediteve e njohurive të fituara, diplomat që jepën në përmbyllje, etj. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, synon të pajisë studentët me aftësi profesionale dhe ato të kërkimt në fushën përkatëse të profilit. Aftësimi praktik realizohet nëpërmjet disiplinës së praktikës mësimore dhe analizës së rasteve konkrete përgjatë zhvillimit të moduleve. Ndërsa aftësimi për kërkim shkencor realizohet nëpërmjet lëndëve të veçanta të fokusuara në këtë drejtim si psh, lënda e metodave të kërkimit, përfshirja e elementëve të kërkimit dhe në lëndë/module të tjera nëpërmjet detyrave/projekteve në to, por edhe në përgatitjen e punimit përfundimtar të këtij niveli, mikroteza, e cila kërkohet të ketë trajtën e një kërkim shkencor. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është hartuar në përputhje me profilin e SHLUJ UMB dhe me strategjinë e zhvillimit të kësaj IAL. Në dosjet personale të pedagogëve, në analizën vjetore të punës kërkimore-shkencore dhe në listën e të dhënave për kërkim shkencor të pedagogëve rezulton që personeli akademik angazhohet në punën kërkimore-shkencore jo vetëm në funksion të kualifikimit individual të tyre por edhe në funksion të sjelljes së një vlere të shtuar në mësimdhënie dhe në realizimin e synimit të programit të studimit, atë të evoluimit të vazhdueshëm, në përshtatje me të rejat e fundit në fushën e studimit të programit. Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar në programin e studimit të marë në shqyrtim përkon me synimet për arritjen e qëllimit të tij.

Page 27: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 27 of 41

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Kriteri 1 nuk aplikohet në këtë program studimi. Kriteri 2 nuk aplikohet në këtë program studimi.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të

studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, është hartuar në përputhje me synimet strategjike të vendit. Në të janë reflektuar nevojat e tregut të punës të cilat evidentohen nëpërmjet pyetësorëve të hartuar nga institucioni. SHLUJ UMB për të vlerësuar nevojat e tregut të punës ka kryer studime, ka përpunuar të dhënat dhe ka arritur në konkluzione në lidhje me:

Mundësitë e punësimit të studentëve në tregun e punës;

Kërkesat e punëdhënësve. Gjithashtu SHLUJ UMB ka siguruar të dhëna edhe për numrin e studentëve të rregjistruar në programe të ngjashme në IAL të tjera. SHLUJ UMB për parashin e numrit të studentëve që priten të rregjistrohen në këtë program studimi bazohet kryesisht në numrin e studentëve që ndjekin ciklin bachelor pranë IAL UMB, të cilët formojnë pjesën më të madhe të studentëve të programit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, nuk bie ndesh me interesat kombëtare. Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, synon ruajtjen e vlerave kulturore dhe kombëtare nëpërmjet përshtatjes së teorisë me praktikën dhe karakteristikat e vendit tonë.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin

kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Programi i studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, realizohet me 120 kredite europiane ECTS dhe ka një kohëzgjatje normale prej 2 vite akademike. Në totalin e krediteve të këtij programi, projekti kërkimor dhe teza janë të vlerësuara maksimalisht me 30 kredite.

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

Ky kriter nuk aplikohet në këtë program studimi.

Page 28: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 28 of 41

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).

Ky kriter nuk aplikohet në këtë program studimi.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Studentët informohen që ditën e parë të studimeve në lidhje me të gjithë elementët për të cilët janë të interesuar si: informacion në lidhje me programin e studimit, plani mësimor, syllabuset e lëndëve/moduleve, rregulloret e masterit, etj. Studentët në lidhje me këta elementë kanë edhe mundësinë e konsultimit të faqes së internetit. Informacioni në lidhje me të gjithë elementët e nevojshëm të programit të studimit ofrohet në letër (hard copy) dhe elektronikisht.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Në rregulloren e studimeve të programit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, përcaktohen kushtet dhe procedura e diplomimit. Rregullorja e mësipërme, në funksion të procesit të diplomimit, plotësohet dhe nga dokumentacioni Paketë e Provës Finale. Për përmbylljen me sukses të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, janë parashikuar në planin mësimor të të tre profileve 30 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Konkluzionet e vlerësimit: Programi i studimit në shqyrtim, Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, ofrohet në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit, me planin strategjik të zhvillimit të institucionit, me kuadrin rregullator të tij, etj. Ky program master bazohet në kurrikulën e bachelorit dhe është hartuar në përputhje me nivelin në të cilin ofrohet, pra me nivelin e masterit shkencor. Programi master në shqyrtim bazohet në eksperiencat më të mira perëndimore të universiteteve me të cilat SHLUJ UMB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Ky program studimi ka synuar përfshirjen në kurrikulën e tij në të tre profilet elementë të aftësimit profesional dhe të kërkimit shkencor të cilat refletohen jo vetëm në elementët e praktikës mësimore dhe të mikrotezës por edhe të përfshirjes përgjatë procesit mësimor të modulit/lëndës të elementëve të tillë si: leksione të hapura me ekspertë të fushës, përgatitjen e projekteve/detyrave të kursit, përfshirjen në debate me fokus çështje aktuale në fushën e ekonomisë dhe veçanërisht financës, etj. Programi i studimit është pjesë e një diskutimi të vahdueshëm vit pas viti për të qenë sa më pasqyrues i nevojave të tregut të punës. Programi i studimit në shqyrtim synon ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe ofron informacion të plotë në lidhje me çdo element të rëndësishëm të tij. Informacion ofrohet jo vetëm në institucion në të gjitha hallkat e tij por edhe në faqen e internetit të institucionit. Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 7 “Politikat e formimit të studentëve” janë plotësuar/respektuar plotësisht.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Page 29: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 29 of 41

Terma reference: organizimi i mësimdhënies, format e mësimdhënies, ngarkesa dhe cilësia e

realizimit, kontrolli i njohurive të studentëve, metodat e mësimdhenies, teknologjitë e

mësimdhënies, vlerësimi i brendshëm i mësimdhënies, aktivizimi i studentëve në komponentët

e aktivitetit të njësisë etj.

Në SHLUJ UMB mësimdhënia është e organizuar në disa forma: kryesisht moduli apo lënda shihet si një

kombinim i leksioneve, seminareve, laboratoreve, prezantim projekte kursi, analizë e rasteve hipotetike apo

simulimeve të ofruara, etj. Gjithashtu në disa nga lëndët organizohen dhe leksione të hapura me ekspertë të

fushës për të sjellë praktikën më afër njohurive teorike të përfituara gjatë zhvillimit të modulit/lëndës.

Shpërndarja e ngarkesës në leksione dhe seminare është pothuajse e barabartë në këtë program studimi në të

tre profilet e tij (510 orë në auditor leksione dhe 400 orë në auditor seminare), praktika mësimore është

vlerësuar të zhvillohet me 250 orë në auditor, mikroteza me 140 orë në auditor, për një total prej 1300 orë në

auditor për secilin profil. Kontrolli i njohurive kryhet nëpërmjet: testimit gjatë vitit dhe atij në fund viti,

plotësimit të detyrimeve si laboratore, detyra kursi, si edhe aktivizimi i studentëve në seminare, etj. Në

lëndët/modulet që kanë të nevojshëm përdorimin e laboratoreve për zhvillimin e mësimit institucioni ofron

ambjentet e nevojshme ku mund të përdoret teknologjia në funksion të mësimdhënies. Vlerësimi i brendshëm i

mësimdhënies kryhet nga njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë për këtë nivel, pra për nivelin master.

Format e vlerësimit të përdorura nga njësia janë të shumëllojshme: anketime të studentëve, vetëvlerësim i

pedagogëve, etj. Studentët ftohen gjithashtu të jenë pjesë aktive e projekteve kërkimore-shkencore të iniciuara

ose nga departamenti përgjegjës i programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë ose nga

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë.

Tregues të matshëm:

Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:

Leksione

Seminare

Ushtrime

Laboratore

Praktikë lëndore

Praktikë profesionale

Etj

Tabela 13 Ngarkesa totale në auditor për Format e mësimdhënies

Programi i Studimit MSH në Financë - Kontabilitet

Format e mësimdhënies Orët totale në

auditor

a. Leksione 510

b. Seminare 300

c. Ushtrime -

d. Laboratore -

e. Praktikë lëndore -

f. Praktikë profesionale 250

g. Prova finale 140

Në total 1200

Format e kontrollit të njohurive

Tabela 14 Format e kontrollit të njohurive

Format e kontrollit të njohurive Pjesa (në %) ndaj totalit

Ndjekja e lëndës dhe pjesmarrja active 10%

Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit) 30%

Testimet gjatë vitit 20%

Provimi përfundimtar 40%

Etj

Në total 100%

Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj

Page 30: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 30 of 41

Tabela 15 Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj

Aktiviteti shkencor i IAL Numri i studentëve të aktivizuar

Për punime shkencore individuale të pedagogëve

Për projekte shkencore në rang Departamenti 5

Për projekte shkencore në rang Fakulteti 18

Për projekte shkencore në bashkëpunim me të tjerë 8

Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Terma reference: procedurat e pranimit të studentëve, cilësia në hyrje e studentëve, numri i studentëve në

hyrje dhe në dalje në vite, koha mesatare e zgjatjes së studimeve, kalueshmëria e studentëve dhe problemet që

lidhen me të, statistika, punësimi i të diplomuarve, komunikimi me ish-studentët e diplomuar, informimi i

studentëve.

Procedurat e pranimit të studentëve në programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të

tre profilet e tij, janë të përcaktuara në rregulloren e këtij programi. Kështu aplikantët duhet të përmbushin

kriteret e vendosura nga insitucioni. Ata duhet të kenë:

Diplomë universitare bachelor (me specifikimet përkatëse nëse studentët vijnë nga IAL jashtë vendit, nga degë të tjera bachelor, et);

Diplomë Master Profesional në fushën përkatëse ose të përafërt me fushën e studimit;

Notë mesatare të studimeve bachelor si rregull duhet të jetë mbi 7.5.

Etj.

Në përgjithësi është respektuar rregullorja e programit të studimit në lidhje me cilësinë në hyrje të studentëve.

Kështu në të tre profilet mesatarja e notës së studentëve në hyrje ka qenë rreth 7.5. mesatarisht vetëm 50% e

studentëve që ndjekin programin e studimit në shqyrtim respektojnë kohëzgjatjen normale të studimeve

master. Pjesa tjetër e studentëve rezultojnë që të jenë diplomuar me vite shtesë ndaj kohës së rregullt. Në

përgjithësi studentët e diplomuar janë punësuar mbas përfundimit të studimeve master. Institucioni mban

statistika të sakta në lidhje me punësimin e studentëve mbas përfundimit të studimeve master. Pavarësisht

nëse janë punësuar apo jo, institucioni komunikimet i kryen me të gjthë databazën e studentëve të diplomuar

që zotëron për ti informuar në lidhje me mundësi punësimi, apo aktivitete të tjera, për të cilat ish-studentët

mund të jenë të interesuar.

Tregues të matshëm:

Procedurat e pranimit të studentëve

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

Tabela 16 Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

Programi i studimit MSH në Kontabilitet-Financë

Viti akademik

Studentë të regjistruar në vitin e parë (për herë të parë)

Nota mesatare

Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse)

Nota mesatare

Profili Menaxhim Financiar 2012-2013 6 7 3 7.85

Profili Kontabilitet

2011-2012 23 7.4 13 8.24

2012-2013 21 8 9 8.3

2014-2015 22 7.3 Vazhdojnë studimet -

Profili Taksim & Ligj 2013-2014 12 7.02 Vazhdojnë studimet -

Page 31: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 31 of 41

Studentë të regjistruar në vitin e Parë (për herë të parë) Nota Mesatare Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse) Nota Mesatare Mobiliteti i studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend Të dhëna për punësimin e studentëve

Tabela 17 Të dhëna për punësimin e studentëve

Programi i studimit MSH në Kontabilitet-Financë

Periudha e të dhënave

Numri total I të diplomuarve

Numri total I të punësuarve (në përputhje me diplomën)

Numri total I të punësuarve (jo në përputhje me diplomën)

Profili Menaxhim Financiar 2011-2013 3 1 2

Profili Kontabilitet 2011-2013 13 6 2

2012-2014 9 3 3

Profili Taksim & Ligj 2013-2015 12 5

Numri total të diplomuarve Numri total i të punësuarve (në përputhje me diplomën) Numri total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën) Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave Rregjistri themeltar i programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-

Financë, profili taksim dhe ligj, 2013-2015; Rregjistri themeltar i programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-

Financë, profili kontabilitet, 2011-2013; Rregjistri themeltar i programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-

Financë, profili menaxhim financiar, 2011-2013; Rregjistri themeltar i programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-

Financë, profili kontabilitet, 2012-2014; Rregjistri themeltar i programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-

Financë, profili kontabilitet, 2014-2016; Formular aplikimi për bursë studimi; Kopje të gazetës Studenti/Zërat studentore (materiale në CD dhe në faqe interneti të

institucionit).

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Page 32: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 32 of 41

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi;

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Studentët që ndjekin programin e studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, zotërojnë diplomën universitare të nivelit të parë, bachelor, dhe kanë grumbullar 180 kredite. Në rregulloren e studimit të këtij masteri në nenin kriteret e pranimit përcaktohet pikërisht ky element. Pranimi në programin e studimit kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi: me Ligjin e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, nr. 9741, dt. 21/05/2007 (i ndryshuar) dhe me aktet nënligjore në fuqi. Studentët e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, plotësojnë kriteret e pranimit të vendosura nga institucioni në kornizën e tij rregullatore. Studentët e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, japin deri në diplomim provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Kështu SHLUJ UMB në bashkëpunim me Pearson testing center ofron mbrojtjen e gjuhës angleze me test ndërkombëtar. SHLUJ UMB ka respektuar udhëzimin e MAS në lidhje me nivelin e gjuhës angleze (C1) sipas kuadrit Europian të Gjuhëve. Kriteret e pranimit të studentëve janë të përcaktuara në rregulloren e këtij programi studimi, por ato kanë qenë pjesë e rishikimeve të vazhdueshme në varësi të ndryshimeve të kryera në legjislacionin e arsimit të lartë, kërkesave të tregut të punës apo përmirësimit të standardeve të cilësisë së institucionit.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion;

Studentëve ju jepet informacion për punësim pas diplomimit. Në SHLUJ UMB funksionojnë dy zyra të cilat janë komplementare në ofrimin e këtij shërbimi. Zyra e alumni dhe zyra e karrierës. Studentët mbeten pjesë e databazës së institucionit dhe informohen në lidhje me mundësi të ndryshme punësimi edhe pasi ka kaluar kohë nga diplomimi i tyre. Institucioni vazhdon e kryen këtë funksion për të përmirësuar pozicionet e punës së ish-studentëve. Informacionet afishohen nga këto zyra dhe në faqen e internetit të institucionit. Studentëve ju jepet informacion në lidhje me akreditimin e institucionit dhe të programeve të veçanta të studimit që ai ofron nga: Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe nga Njësia e Programeve Master. Këto njësi ofrojnë jo vetëm

Page 33: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 33 of 41

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

informacionin e mësipërm por edhe njohjen studentëve në lidhje me procedurat e njohjes dhe vlefshmërisë së diplomave brenda dhe jashtë vendit. Studentëve ju ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës lidhur me mundësitë potenciale të punësimit nga zyra e karrierës, e cila operon në UMB në kampusin 1.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

SHLUJ UMB mban dhe përpunon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programin e studimit Master i Shkencave në Financë, në të tre profilet e tij. SHLUJ UMB mban dhe përpunon statistika vjetore për numrin e të rregistruarve në programin e studimit Master i Shkencave në Financë, në të tre profilet e tij. Gjithashtu institucioni rregjistron tërheqjet e studentëve nga programi, mospërfundimet me sukses të vitit akademik, transferimet e studentëve nga IAL të tjera drejt UMB, etj. Institucioni ndjek dhe rregistron ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri diplomim dhe më pas ndjek edhe punësimin e studentëve në tregun e punës. Këto të dhëna disponohen nga sekretaria mësimore e masterave dhe njësia e masterave.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

SHLUJ UMB mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimit të ciklit të dytë si dhe vendet në të cilat ata janë punësuar. SHLUJ UMB bashkëpunon me Clemson university për studimet e ciklit të tretë që ky universitet ofron në Shqipëri. Në funksion të këtij procesi SHLUJ UMB ka krijuar një bazë të dhënash për studentët që ndjekin këto studime.

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit;

Studentët e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë informohen në SHLUJ UMB, në lidhje me të gjitha detajet që kanë të bëjnë me procesin mësimor apo me elementë të tjerë ndihmës në funksion të këtij procesi. Kështu ata informohen në lidhje me: programin e studimit, strukturën e vitit akademik, statusin e akreditimit të programit, kuadrin rregullator të programit të studimit, etj. Disa nga informacionet e mësipërme janë pjesë e faqes së internetit të institucionit. Studentët informohen në lidhje me

Page 34: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 34 of 41

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

rezultatet e vlerësimit gjatë programit apo në përfundim të tij jo vetëm nga pedagogët por edhe nga sekretaria mësimore. Pedagogët e lëndës/modulit ju japin studentëve rezultatet e ndërmjetme apo ato përfundimtare në fund të semestrit. Të drejtat e studentëve në lidhje më këtë element përcaktohen edhe në rregulloren e programit të studimit.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

SHLUJ UMB këshillon studentët në lidhje me procesin mësimor, mbi të gjithë elementët për të cilët studentët janë të interesuar, asiston studentët në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që ata hasin gjatë programit të studimit. Ky shërbim kryhet nga të gjitha hallkat e institucionit, nga sekretaria mësimore, nga zyra e karrierës, nga departamenti dhe nga secili pedagog i departamentit. SHLUJ UMB, kryesisht nëpërmjet zyrës së karrierës por jo vetëm, ndihmon studentët të përzgjedhin institucionin ku do të zhvillojnë praktikën mësimore. Një ndihmë të madhe në këtë aspekt japin dhe pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm të këtij programi studimi, të cilët janë ekspertë në fushat të cilat ata mbulojnë, janë drejtues të institucioneve të ndryshme financiare në vend, etj.

Konkluzionet e vlerësimit: SHLUJ UMB respekton legjislacionin në fuqi në lidhje me rregjistrimet e studentëve në nivelin master të këtij programi studimi. Kriteret e pranimit në këtë program studimi janë të specifikuara në rregulloren e masterit të këtij programi studimi. Institucioni informon studentët në lidhje me të gjithë elementët e nevojshëm për këtë program studimi. Informimi kryhet jo vetëm nga hallkat institucionale të IAL por edhe elektronikisht në faqen e internetit të institucionit. SHLUJ UMB, dhe specifikisht Fakulteti i Ekonomisë dhe Financës mban një bazë të plotë të dhënash në lidhje me studentët për elementë si: cilësia e tyre në hyrje, ecuria e tyre përgjatë studimeve, cilësia e tyre në dalje, punësimi i tyre, etj. Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 9 “Studentët” janë plotësuar/respektuar plotësisht.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore

Terma reference: politikat e kërkimit shkencor në këtë program studimi, botimet në vite,

projektet e fituara dhe të realizuara, pjesëmarrja në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit,

aktivitetet e organizuara nga njësia, lidhja e kërkimit me mësimdhënien.

SHLUJ UMB ka një politikë të kërkimit shkencor, si edhe struktura të posaçme të kërkimit për përmbushjen e

kësaj politike. Politika e kërkimit shkencor si dhe hallkat e kërkimit të IAL janë në shërbim edhe të programit të

studimit në shqyrtim. Një ndër objektivat kryesorë të IAL në fushën e kërkimit shkencor, është realizimi i

kërkimeve cilësore nga pedagogët në fushat e veprimtarisë që ata mbulojnë, kjo jo vetëm në bashkëpunim me

njëri-tjetrin por edhe me pedagogë të IAL të tjera brenda dhe jashtë vendit, si edhe me ekspertë të fushës.

Politika e kërkimit shkencor të SHLUJ UMB realizohet në përputhje me standardet e EQUIS në kategoritë e:

kërkimit akademik, kërkimit të orientuar drejt praktikës, zhvillimit dhe inovacionit teknologjik. Aktiviteti

Page 35: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 35 of 41

kërkimor i institucionit në fushën e botimeve përfaqësohet nga botime në formën e: monografive, botime në

revista shkencore mbështetëse të programit, artikuj të botuar në revista të tjera shkencore brenda dhe jashtë

vendit, etj. Projektet kërkimore, brenda dhe jashtë vendit, në të cilat janë përfshirë pedagogë të departamentit

janë disa. SHLUJ UMB informon studentët në lidhje me kërkimet më të fundit të realizuara nga pedagogë të

institucionit. Angazhimi i studentëve në projektet e kërkimit dhe përgatitja e mikrotezave në përfundim të

studimeve master i aftëson studentët për të qenë të pavarur në gjetjen e zgjidhjeve në situata të ndryshme që

mund të hasin në aktivitetin e tyre të mëvonshëm profesional. Institucioni i ofron studentëve informacione për

mundësitë që ofrohen për kualifikimin e tyre nga universitete brenda dhe jashtë vendit dhe i mbështet

studentët në procesin e tyre të aplikimit në këto institucione.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për kërkimin shkencor

Tabela 18 Të dhëna për kërkimin shkencor

Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang Institucioni në vitet e fundit

1 Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv I

IAL

7 botime monografike, apo me bashkautorësi – dy në vit;

6 numra të rinj revistash shkencore mbështetëse të programit - dy në vit;

40 artikuj të botuar në revista shkencore, brenda e jashtë vendit (dhjetë në vit)

2 Numri i projekteve kërkimore të fituara

7 projekte të fituara, në të cilat janë përfshirë pedagogë të departamentit, si: Tempus, Migrimi ndërkombëtar I Shqiptarëve (sondazh); larta (sondazh); Gratë në konflikt, etj.

3 Numri i projekteve të zbatuara 7 projekte të zbatuara

4 Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL

9 (tre në vit)

5 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL

Mbi 100 studentë (bashkë me departamentet e tjera)

6 Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor Të gjithë studentët dhe pedagogët e këtij programi janë përfshirë në forma të ndryshme në kërkimin shkencor

7 Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor

Të gjithë studentët dhe pedagogët e këtij programi janë përfshirë në forma të ndryshme në kërkimin shkencor

8 Numri i Çmimeve Kombëtare Një

Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL

Numri i projekteve kërkimore të fituara

Numri i projekteve të zbatuara

Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL

Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL

Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor

Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor

Numri i Çmimeve Kombëtare

Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

Revista Gjeopolitika, numri III, botim i 2009, i Institutit kërkimor Marin Barleti.

Page 36: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 36 of 41

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Personeli akademik i programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë publikon artikuj apo materiale të ndryshme shkencore si dhe merr pjesë në konferenca dhe aktivitete të tjera. Nëpërmjet angazhimit në veprimtari apo aktivitete të ndryshme shkencore personeli akademik i këtij programi studimi jep kontributin e tij në fushën e financës dhe kontabilitetit.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Kriteri 1 nuk aplikohet në këtë program studimi. Kriteri 2 nuk aplikohet në këtë program studimi.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimor shkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

SHLUJ UMB ka organizuar 2 programe trajnimi të stafit akademik me fokus metodat bashkëkohore të mësimdhënies si dhe ato të kërkimit shkencor. SHLUJ UMB ka mbështetur stafin akademik në aplikimin dhe ndjekjen e kualifikimeve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në

konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

SHLUJ UMB disponon të dhëna për studime shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi. SHLUJ UMB disponon të dhëna për botimet shkencore brenda dhe jashtë vendit të personelit akademik të këtij programi studimi. SHLUJ UMB disponon të dhëna për projektet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë aktualisht personeli akademik i këtij programi studimi.

Konkluzionet e vlerësimit: një fokus të veçantë në këtë program studimi zë edhe kërkimi shkencor jo vetëm në funksion të kualifikimit të personelit akademik por edhe për të ndihmuar procesin e mësimdhënies, atë të asistencës dhe udhëheqjes së mikrotezave të studentëve, etj. Personeli akademik ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ka realizuar botime të formave: monografi, artikuj, etj. Në funksion të këtij kualifikimi institucioni ka realizuar edhe aktivitete të trainimit të stafit si për metoda bashkëkohore të kërkimit, ashtu edhe ato të

mësimdhënies. Institucioni ka stimuluar dhe mbështetur financiarisht stafin akademik për pjesëmarrje në konferenca, trajnime, etj, të organizuara nga IAL apo institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Page 37: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 37 of 41

Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 10 “Kërkimi shkencor në funksion të programit të studimit” janë plotësuar/respektuar plotësisht.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

Terma reference: bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo

ndërkombëtar, mobiliteti i personelit akademik në secilin nga nivelet e sipërpërmendura,

pjesëmarrja në programe kombëtare dhe ndërkombëtare, lidhjet me komunitetin e biznesit dhe

me tregun e punës.

SHLUJ UMB ka përcaktuar një politikë bashkëpunimi me partnerë vendas dhe të huaj në funksion të realizimit

të objektivave të programit të studimit. Kështu marrëveshjet kryesore të bashkëpunimit janë lidhur me IAL

shqiptare, universitete të rajonit si edhe me universitete perëndimore. Marrëveshjet kryesisht kanë synuar

bashkëpunimin në hartimin e kurrikulës së programit të studimit, asistencën në përmirësimin e vazhdueshëm

të saj, trajnim të stafit akademik, etj. Pedagogët pjesëmarrës në këtë program studimi janë të angazhuar në 3

projekte ndërkombëtare të fituara. SHLUJ UMB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe me komunitetin

e biznesit dhe me aktorë të tjerë në tregun e punës, në funksion të konkretizimit të njohurive teorike të marra

nga studentët gjatë këtij program studimi, të një lidhje të mirë njohuri teorike-njohuri praktike, të zhvillimit të

praktikave mësimore në fund të programit të studimit, etj.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar

Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare

Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj

Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit

Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL

Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor

Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe

prezantime

Tabela 19 Të dhëna për bashkëpunim kombëtar dhe ndërkombëtar

Marrëveshje me këto universitete:

Universiteti " Universum", Kosovë 15.04.2007

Universiteti për Biznes dhe Teknologji,Prishtinë, Kosovë 7.03.2008

Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni 7.03.2008

Universiteti "Fama", Kosovë 12.01.2009

Universiteti Clemson,South Caroline, USA 08.03.2010

Universiteti Ibero-American (UNIBE), Rep.Domenikane 8.03.2010

Universiteti "Mahidol", Tailand 8.03.2010

Universiteti i Prishtines, Kosove 8.03.2010

Universiteti "South Bohemia" , Rep. Çeke 8.03.2010

Universiteti "Free State", Afrikë e Jugut 8.03.2010

Universiteti "Ëestern Cape", Afrikë e Jugut 8.03.2010

Universiteti "Tallin", Estoni 8.03.2010

Universiteti Capital Normal 14.04.2010

Universiteti Cardiff, England, UK 5.05.2010

Universiteti i Udine-s, Fakulteti i Ekonomisë,Itali 22.06.2010

Universita Degli Studi di Genova,Italia 13.01.2015

Universita Degli Studi Roma Tre, Italia 18.09.2014

Instituti Teknologjik i Epirit 10.05.2014

Lappeenranta University of Technology, Finland 01.08.2013

Universita Degli Studi Roma Tre, Italia 26.06.2013

University of Arkansas Clinton School 03.04.2013

Page 38: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 38 of 41

University of Studies of Bari, Italy 31.03.2013

Il Politecnico di Bari (POLIBA), Italia 31.01.2013

Instituto Nacionale di Architettura, Roma, Italia 31.07.2012

AHLEI (American Hotel & Lodging Educational Institution) 27.02.2012

Instituto Nacionale di Architettura INARCH, Lazzio, Italia 17.02.2012

Pearson Language Tests, London, United Kingdom 25.01.2012

Seconda Universita Degli Studi di Napoli, Italia 11.07.2011

Bournville College, Birmingham United Kingdom 22.06.2011

MARRËVESHJE ME SHKOLLA DHE INSTITUCIONE SHQIPTARE

Ministria për Çështjet Vendore 21.06.2014

Veneto Banka Tiranë 30.04.2014

Komiteti Shqiptar i Helsinkit 31.03.2014

Ministria e Kulturës 27.03.2014

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike 19.03.2014

Njësia Bashkiake nr 1 05.03.2014

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit 04.03.2014

Akademia e Shkencave të Shqipërisë 03.07.2013

Shega Trans 30.06.2013

Marketing and Distribution Albania 30.06.2013

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqsorë 04.06.2013

Avokati i Popullit 29.04.2013

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare 07.04.2013

Linja e Këshillimit për Gra e Vajza 07.04.2013

Aleanca Gjinore për Zhvillim 07.04.2013

USAID/Rritje Albania 17.03.2013

Unioni i Gjyqtarëve 31.10.2012

Agjencia e Shërbimeve të Sporteve 15.02.2012

Shkolla "Internacional," Vlorë 27.10.2011

Gjimnazi "Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa" 12.05.2011

Gjimnazi "Dituria", Lushnje 12.05.2011

Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës 03.06.2010

Qendra Ndëruniversitare e Studimeve Albanologjike 07.01.2010

Universiteti Bujqësor i Tiranës 25.11.2008

Ministria PÇS, Shërbimi Kombëtar i Punësimit 19.12.2007

Ministria e Brendshme, Dept. i Administratës Publike 12.12.2007

Zyra e Avokatisë Kalo & Associates 20.03.2007

Studio Ligjore Hakani & Associates 16.03.2007

Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore 14.03.2007

Marrëveshje me universitetet e rajonit Memorandum bashkëpunimi me universitetin AAB Prishtinë Memorandum bashkëpunimi me universitetin Shtetëror të

Tetovës Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Prishtinës (UBT)

Memorandum bashkëpunimi me universitetin Dardania Prishtinë.

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata

profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të

rëndësishëm për arsimin e lartë:

Institucionet qeveritare bashkëpunuese

Organizatat Profesionale

Komuniteti i biznesit, tregu i punës

Tabela 20 Të dhëna për komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera

Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese

Institucionet qeveritare bashkëpunuese: Lloji i bashkëpunimit

Page 39: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 39 of 41

Avokati i popullit Trajnime, monitorime, pjesëmarrje në projekte

Institucioni in Ekzekutimit të Vendimeve Trajnime, monitorime, pjesëmarrje në projekte

Instituti Europian i Tiranës Trajnime, monitorime, pjesëmarrje në projekte

Instituti Shqiptar i Sociologjisë Aktivitetete të përbashkëta shkencore

UT, Fakulteti i Shkencave Sociale Mësimdhënie, aktivitetete të përbashkëta shkencore

Universiteti A Moisiu Durrës Mësimdhënie, aktivitetete të përbashkëta shkencore

Universiteti I Qemaili i Vlorës Mësimdhënie, aktivitetete të përbashkëta shkencore

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës Mësimdhënie, aktivitetete të përbashkëta shkencore

UN Ëomen Projekte

Organizatat Profesionale:

Internacional Sociological Association, ISA Anëtarësi & Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare

European Sociological Association, ESA Anëtarësi & Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare

Balkan sociological Forum, BSF Anëtarësi & Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare

Instituti Shqiptar i sociologjisë (AIS)

Partneritet, intershipe, konferenca shkencore; pjesëmarrje e studentëve në aktivitete dhe në projekte kërkimore.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim Trajnime, ekspertizë, intershipe

Qendra e Studimeve Ekonomike e Sociale (QSES)

Trajnime, ekspertizë, intershipe, pjesëmarrje e studentëve në realizim projektesh kërkimore

Komuniteti i biznesit, tregu i punës

Instituti për demokraci e Ndërmjetësim (IDN) Intershipe, vende pune për studentët

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim Intershipe, vende pune për studentët

Qendra e Studimeve Ekonomike e Sociale (QSES) Intershipe, vende pune për studentët

Dokumentacioni përkatës i marrë nga vizita në institucion

Kopje të disa marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet SHLUJ UMB dhe disa

universiteteve në vend, në rajon dhe më gjerë.

Tabela 19 (të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar).

Lista e projekteve të fituara nga SHLUJ UMB, në të cilat janë pjesëmarrës

pedagogët e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera

publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Kriteri 1 nuk aplikohet në këtë program studimi. Për kryerjen e praktikave mësimore në përfundim të programit të studimit SHLUJ UMB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucione dhe organizata të ndryshme. Kështu në funksion të kryerjes së praktikës mësimore në Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, SHLUJ UMB ka nënshkruar marrëveshje me:

biznesin (kompani private, banka, kompani sigurimesh, dhoma tregtie, etj);

institucione shtetërore;

zyra legale.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.

Page 40: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 40 of 41

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

SHLUJ UMB, në funksion të hartimit, mbikëqyrjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, stimulon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit, ndërmjet personelit dhe hallkave institucionale brenda tij.

SHLUJ UMB nëpërmjet ndarjes së detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet personelit dhe hallkave të ndryshme të institucionit, si dhe analizës së vazhdueshme të punës së gjithë secilit, garanton marrëdhënie të mira bashkëpunimi.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

SHLUJ UMB për të realizuar objektivat e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë, në të tre profilet e tij, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi IAL jashtë vendit (në rajon dhe më gjerë) si edhe me IAL vendase dhe institucione shqiptare. SHLUJ UMB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me: biznesin, institucione shtetërore, me zyra legale, për kryerjen e praktikës mësimore nga studentët pranë tyre dhe për mbikëqyrjen e saj nga ana e këtyre institucioneve/kompani/organizata. SHLUJ UMB organizon trajnime në bashkëpunim me punëdhënësin. Institucioni analizon përfitimet nga marrëveshjet ekzistuese dhe nënshkrimet e marrëveshjeve të reja dhe analizën e bën pjesë të raportit vjetor të punës së vitit akademik, i cili diskutohet në të gjitha hallkat funksionuese në SHLUJ UMB. Kjo analizë i shërben realizimit me sukses të objektivave të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë.

Konkluzionet e vlerësimit: SHLUJ UMB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompani private prodhimi/shërbimi, me banka, me istitucione shtetërore, me zyra legale, etj. Ky bashkëpunim realizohet jo vetëm në funksion të kryerjes së praktikave mësimore në përfundim të procesit mësimor por edhe për të konkretizuar më mirë dhe krijuar një lidhje me të fortë ndërmjet teorisë së zhvilluar në auditor dhe eksperiencës së përfituar në praktikë. Marrëveshjet e bashkëpunimit të SHLUJ UMB nuk janë kufizuar brenda territoreve të vendit por janë shtrirë dhe në rajon dhe më gjerë. Për sa shpjeguar më sipër konkludojmë që: standardet në çështjen 11 “Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun” janë plotësuar/respektuar plotësisht.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,

Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).

a) Pika të forta:

1. Cilësia dhe eksperienca për tu vlerësuar e stafit akademik, veçanërisht atij me kontratë, të

angazhuar në të tre profilet e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-

Financë;

2. Ofrimi i një cikli të plotë edukimi bachelor dhe master në disa profile, duke synuar plotësimin

në të ardhmen me ciklin e doktoraturës falë bashkëpunimit me universitetet e tjera;

Page 41: raport i vleresimit te jashtem per akreditimin e programit te ciklit te

Page 41 of 41

3. Raporti i ulët student / pedagogë mundëson një kontroll dhe vlerësim eficient të ecurisë

mësimore dhe kërkimore të studentëve;

4. Infrastrukturë bashkëkohore dhe kushte të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

b) Pika të dobëta:

1. Raporti i ulët i numrit të pedagogëve efektivë kundrejt numrit të pedagogëve me kontratë

angazhuar në të tre profilet e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-

Financë;

2. Burime të kufizuara të periodikëve në mbështetje të të tre profileve të programit të studimit

Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë;

3. Nevoja për zgjerimin e përdorimit fizik dhe online të bibliotekës në të dy kampuset;

4. Mungesa e raporteve/analizave financiare të detajuara sipas programeve dhe cikleve të

studimit.

c) Mundësitë:

1. Bashkëpunimet e shumta me universitetet e huaja dhe organizma profesionale;

2. Politikat e dhënies së bursave mundësojnë tërheqjen e studentëve më të mirë nga matura

shtetërore dhe të diplomuarit e nivelit bachelor në sistemin universitar;

3. Kërkesat në rritje të tregut të punës për profesionistë të specializuar në secilin prej tre

profileve të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë;

4. Mbështetja financiare e vazhdueshme nga grupi ekonomik “Dudaj”;

d) Pengesat:

1. Konkurrenca në rritje nga programet e ngjashme të ofruara nga universitetet e tjera në vend

dhe rajon;

2. Numri i kufizuar i studentëve, kufizon dhe nivelin e investimeve në teknologji në funksion të

programit;

3. Lëvizja relativisht e shpeshtë e stafit akademik me kohë të plotë, rëndon negativisht raportin e

PAE/PAK;

4. Kërkesat aktuale të standardeve të cilësisë për kualifikimin e stafit akademik pengojnë

aktivizimin e profesionistëve të fushës me eksperiencë të gjerë por pa grada/tituj shkencorë.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

1. Prof. Asoc. Dr. Edlira Luçi

2. Dr. Valbona Kapllani