rama paralajmëron shkrirjen e lsi: meta s’e shpëton dot

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Hënë 5 Tetor 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë PD dhe LSI: Parlamenti të refuzojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, PS po tenton manovra për të reduktuar humbjen, po bllokohen negociatat Teksa sot mazhoranca pritet të miratojë ndryshimet në Kodin Zg- jedhor ndasitë në PD-LSI janë shtuar. Opozita e Bashkuar i bën thirrje Parlamentit të mos miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor... Faqe 9 Raporti i KLSH, 9.8 milionë euro dëme nga tenderat dhe shpenzimet pa hesap, ja institucionet më problematike Mbi 1 miliard lekë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit keqpërdorimi i fondeve dhe shpenzimet pa eficiencë të institucioneve në vend. Pas auditi- meve të kryera në 6 mujorin e parë të këtij viti Kontrolli i Lartë... Faqe 11 Ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas draftit të propozuar nga Partia Socialiste, zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, pritshmëritë që ka Partia Agrare Ambientaliste për këto zgjedhje, sjellja e mazhorancës ndaj kërkesave të opozitës joparlamentare... Agron Duka: Drafti i PS për reformën zgjedhore gënjeshtër, PAA do të dalë me kandidatë në 8 qarqe, Basha të konsultohet me mua për Durrësin Volejbolli është ndërprerë që prej muajit mars dhe asnjë aktivitet i këtij sporti nuk zhvil- lohet në Shqipëri. Shkak, siç dihet, është pan- demia e koronavirusit, që solli një shkëputje të pazakontë disamujore, shkëputje që vijon ende, pasi qeveria ende nuk ia ka hapur “dritën jeshile” sportit të rrjetës të zbresë në parket... ARBEN SAKO: E ardhmja e volejbollit të meshkujve e garantuar, po përballemi të barabartë në rang ndërkombëtar Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot “sh.p.k”-në e tij, do pësojë disfatë më 25 prill, reforma zgjedhore makth për presidentin PS fut në skaner deputetët, vlerësim nga baza për të siguruar rikandidimin, ja si do të veprohet me ministrat dhe rreziku për ndryshime në qeveri Sot votohet në Parlament kapitullimi i LSI, ja si del jashtë loje me Kodin e ri Zgjedhor, PD dhe PS e lënë jashtë organit kyç në KQZ Faqe 2-4 Kultura është e fundit për nga rëndësia në planin shtetëror. Kështu shprehet piktori i njohur Besim Tula, i cili thotë se Tirana është qytet në koma për veprimtaritë artistike vizuale. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori i njohur Besim Tula, i cili ka dhe një përvojë të madhe si mësues në Liceun Artistik“Jordan Misja”flet dhe për... BESIM TULA: Tirana, qytet në koma për veprimtaritë artistike pamore, shteti nuk i jep rëndësi kulturës Faqe 18 Faqe 20 Faqe 5 Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë spastrime të forta në listën e kandidatëve për deputetë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Ndryshe nga herët e tjera që kryesocialisti Rama ka vendosur vetë se kush do të jenë deputetët që do të rikandido- jnë dhe garojnë nën siglën e PS në zgjedhjet e radhës, për zgjedhjet e ardhshme do të jetë baza ajo që ka në dorë fatin e tyre... Hapen dosjet për kandidatët e BKH, ja kush rrezikon të skualifikohet në fazën e parë, procesi mbyllet brenda muajit Faqe 10 PD vijon zgjedhjet, Bujar Leskaj mes kandidatëve të Vlorës, Dashamir Tahiri mbetet jashtë dhe shpërthen në kritika Partia Demokratike po vijon procesin e zgjedh- jeve të kandidatëve për deputetë në të gjitha qytetet e vendit, ku ditën e sotme do të jetëVlora qyteti ku të bëhet ky proces. Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë.Vlora, një qark me... Faqe 4 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Pali NITO Shqipëria nuk e ka luksin që të ketë 140 deputetë, 100 dalin dhe teprojnë Gjendja Civile nën akuzë, alibi e opozitës për vjedhje të zgjedhjeve Nga Bardhyl BEJKO Nga Luan KURTI Saga e publikimit të dosjeve në ngut e sipër Faqe 7 Luftë e ashpër mes Ramës e Metës, presidenti replikon me kryeministrin dhe nis shantazhet me video, valë sulmesh e akuzash mes palëve

Upload: others

Post on 02-Oct-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

E Hënë 5 Tetor 2020

Çmimi 20 lekë

PD dhe LSI: Parlamenti të refuzojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, PS po tenton manovra për të reduktuar humbjen, po bllokohen negociatat

Teksa sot mazhoranca pritet të miratojë ndryshimet në Kodin Zg-jedhor ndasitë në PD-LSI janë shtuar. Opozita e Bashkuar i bën thirrje Parlamentit të mos miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor... Faqe 9

Raporti i KLSH, 9.8 milionë euro dëme nga tenderat

dhe shpenzimet pa hesap, ja institucionet më problematike

Mbi 1 miliard lekë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit keqpërdorimi i fondeve dhe shpenzimet pa eficiencë të institucioneve në vend. Pas auditi-meve të kryera në 6 mujorin e parë të këtij viti Kontrolli i Lartë... Faqe 11

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas draftit të propozuar nga Partia Socialiste, zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, pritshmëritë që ka Partia Agrare Ambientaliste për këto zgjedhje, sjellja e mazhorancës ndaj kërkesave të opozitës joparlamentare...

Agron Duka: Drafti i PS për reformën zgjedhore gënjeshtër, PAA do të dalë me kandidatë në 8 qarqe, Basha të konsultohet

me mua për Durrësin

Volejbolli është ndërprerë që prej muajit mars dhe asnjë aktivitet i këtij sporti nuk zhvil-lohet në Shqipëri. Shkak, siç dihet, është pan-demia e koronavirusit, që solli një shkëputje të pazakontë disamujore, shkëputje që vijon ende, pasi qeveria ende nuk ia ka hapur “dritën jeshile” sportit të rrjetës të zbresë në parket...

ARBEN SAKO: E ardhmja e volejbollit të meshkujve e garantuar,

po përballemi të barabartë në rang ndërkombëtar

Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot “sh.p.k”-në e tij, do pësojë disfatë më 25 prill, reforma

zgjedhore makth për presidentin

PS fut në skaner deputetët, vlerësim nga baza për të siguruar rikandidimin, ja si do të veprohet

me ministrat dhe rreziku për ndryshime në qeveri

Sot votohet në Parlament kapitullimi i LSI, ja si del jashtë loje me Kodin e ri Zgjedhor, PD dhe PS e lënë jashtë organit kyç në KQZ

Faqe 2-4

Kultura është e fundit për nga rëndësia në planin shtetëror. Kështu shprehet piktori i njohur Besim Tula, i cili thotë se Tirana është qytet në koma për veprimtaritë artistike vizuale. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori i njohur Besim Tula, i cili ka dhe një përvojë të madhe si mësues në Liceun Artistik “Jordan Misja” flet dhe për...

BESIM TULA: Tirana, qytet në koma për

veprimtaritë artistike pamore, shteti nuk i jep rëndësi kulturës

Faqe 18

Faqe 20

Faqe 5

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë spastrime të forta në listën e kandidatëve për deputetë sa i takon zgjedhjeve parlamentare

të 25 prillit të vitit 2021. Ndryshe nga herët e tjera që kryesocialisti Rama ka vendosur vetë se kush do të jenë deputetët që do të rikandido-

jnë dhe garojnë nën siglën e PS në zgjedhjet e radhës, për zgjedhjet e ardhshme do të jetë baza ajo që ka në dorë fatin e tyre...

Hapen dosjet për kandidatët e BKH, ja kush rrezikon të skualifikohet në fazën e parë, procesi mbyllet brenda muajit

Faqe 10

PD vijon zgjedhjet, Bujar Leskaj mes kandidatëve të Vlorës,

Dashamir Tahiri mbetet jashtë dhe shpërthen në kritikaPartia Demokratike po vijon procesin e zgjedh-

jeve të kandidatëve për deputetë në të gjitha qytetet e vendit, ku ditën e sotme do të jetë Vlora qyteti ku të bëhet ky proces. Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë. Vlora, një qark me...

Faqe 4

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Pali NITO

Shqipëria nuk e ka luksin që të ketë 140 deputetë, 100 dalin dhe teprojnë

Gjendja Civile nën akuzë, alibi e opozitës për

vjedhje të zgjedhjeve

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Luan KURTI

Saga e publikimit të dosjeve në ngut e sipër

Faqe

7

Luftë e ashpër mes Ramës e Metës, presidenti replikon me kryeministrin dhe nis shantazhet me video, valë sulmesh e akuzash mes palëve

Page 2: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT2 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Luftë e ashpër Rama-Meta, presidenti replikon me kryeministrin dhe nis shantazhet me video, valë sulmesh e akuzash mes palëve

Meta e cilëson kryeministrin profet të kokoshkave, reagon Rama

Socialistët vijojnë takimet me qytetarët dhe sulmojnë PD-LSI: Në 25 prill PS fitore spektakolare, nuk ka më kthim tek çifti Berisha-Meta

Ministrat, deputetët dhe zyrtarët e Partisë So-cialiste kanë vijuar edhe dje takimet me qytetarët dhe strukturat e partisë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Nga njësia administrative Synej dhe Golemi i Kavajës, ku ministrja Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuesja politike për Qarkun e Tiranës, ka nisur turin e saj të dëgjesave me asamblenë dhe banorë të njësive të këtij qarku, ajo është shprehur se PS vijon reformat dhe projektet e rimëkëmbjes për komunitetin dhe se nuk ka më kthim pas tek dhuna e të paaftëve. Sipas saj, Partia Demokra-tike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë

parti pa alternativë dhe se në 25 prill qytetarët do t’i besojnë mandatin e tretë Partisë Socialiste, pasi ajo është parti që ndodhet më pranë tyre. “Vizioni shtetndërtues i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste për të avancuar projektin e Shqipërisë që duam në një nivel tjetër kërkon vullnetin e përbashkët për të vijuar përpara me reformat, investimet e bashkisë, rindërtimin e një sërë projektesh madhore që po transfor-mojnë jetën e komuniteteve për një të ardhme më mirë për fëmijët e këtij vendi. Ndaj nuk ka më kthim pas tek dhuna dhe të paaftët që për dekada me radhë vetëm zaptuan dhe nuk bënë

asgjë tjetër veç se rropën qytetarët e thjeshtë e të pambrojtur të Kavajës”, deklaroi. Këtë fundjavë ministrja Spiropali ka zhvilluar një seri takimesh dhe dëgjesash me banorë të njësive të Kavajës, komunitetin rinor, përfaqësues nga biznesi lokal dhe familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga ana tjetër edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, njëherësh kreu i PS Fier ka vijuar takimet intensive me qytetarët dhe strukturat e partisë në kudër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Nga Libofsha e Fierit, zoti Koçi shprehu bindjen se në 25 prill Partia Socialiste do të marrë një mandat të tretë qeverisë dhe se qytetarët do

të votojnë këtë forcë politike që është më parë tyre. Madje, në statusin e tij në rrjetet sociale, ndërsa ka treguar se ka një ndryshim të madh mes PS dhe opozitës joparlamentare, zv/ministri Koçi theksoi se çiftin e kriminelëve Berisha-Meta nuk e voton njeri. “Jam i bindur se Libofsha do i japë një mandat të ri shpirtit punëtor të Qeverisë Rama. Ajo mbetet e vendosur kundër çiftit krim-inal Berisha-Meta. Libofsha nuk është vetëm hambar votash, ajo është hambar dashurie, dhembshurie dhe mirësie të pafund, ashtu si është edhe shpirti njerëzor i Partisë Socialiste”, shkruan zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Rigels SELIMAN

Nxehet konflikti Rama-Meta. Pas një periudhe injorimi, kryeministri Edi Rama ka reaguar dje mjaft ashpër

ndaj sjelljeve të fundit të presidentit Ilir Meta, i cili ka nisur fushatën elektorale dhe thuajse çdo ditë sulmon qeverinë. Teksa ishte duke prezantuar platformën e re të Partisë Socialiste, shefi i qeverisë u shpreh se presidenti është zhveshur plotësisht nga roli i tij dhe tashmë është zhytur i gjithi në një fushatë politike, ndërsa sipas tij, Meta është kthyer në turp i të gjithëve dhe i është më shumë borxhli se çdokush tjetër këtij vendi, që e ka bërë kryeministër, kryetar Kuvendi dhe president.

Presidenti replikon me Ramën Por i menjëhershëm ka qenë re-

agimi i presidentit Ilir Meta. Ka qenë zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, i cili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, ndërsa shkruan në rrjetet sociale se Meta para se të jetë president dhe opozitar, në radhë të parë është shqiptar. Sipas tij, në 25 prill do të jetë fundi i Ramës. “Respekto marrëveshjen e 5 qershorit profet i kokoshkave! Më mirë opozitar se sa tradhtar, më mirë opozi-tar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar. Profeti i kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli. Profeti i kokoshkave i urren zgjedhjet. Profeti i kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti. Presidenti nuk e shpëton dot profetin e kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli. Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe kar-rigen qyl në krye të saj. Ilir Meta para se të jetë president dhe opozitar, në radhë të parë është shqiptar. Lëri llogjet dhe respekto marrëveshjen e 5 qershorit”, shkruan Blushi. Ndërkohë në përgjigje të Blushit, kryeministri Rama në një postim në “Twitter” i drejtohet presi-dentit të vendit duke i thënë se duhet ti tregojë shqiptarëve se çfarë borxhi i ka. Rama i drejtohet Ilir Metës duke thënë se shqiptarët i kanë dhënë historinë e shtetit në dorë e se ai nuk ngopet se ngatërruari dynjanë. “Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë

Përplasjet Rama-Meta, Manjani: Edin e kemi

peshqesh nga IliriIsh-ministri i Drejtësisë nga

radhët e Lëvizjes Socialiste për Inte-grim, Ylli Manjani ka reaguar ditën e djeshme për qëndrimet e kreut të qeverisë, Edi Rama kundër presidentit Ilir Meta. Me të njëjtën gjuhë që përdor kryeministri Rama, Manjani shkruan se i kërkon “sqarime” Metës se përse ua bëri peshqesh shqiptarëve Edi Ramën për më shumë se 20 vite. “Me gjithëmend Ilir, çfarë borxhi të kanë shqiptarët ty që ua bëre peshqesh Edi Ramën?! I dhe oksigjen politik sa herë i merrej fryma në PS. E bëre dhe e mbajte kryetar bashkie 12 vjet. Pastaj e bëre dhe kryeministër. Tani të kërkon dhe hesap. Vërtet, çfarë borxhi të kanë shqiptarët për këtë peshqesh…!? Por borxhet duhen larë deri me 25 prill. Nëse nuk lahen, atëherë i jemi të gjithë borxhli Edi Ramës, siç ata para nesh ishin borxhli ndaj Enver Hoxhës. Është serioze këtë herë. Posti i Presidentit nuk mjafton”, shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Caka: Më 25 prill, Rama do largohet me çdo formë

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka deklaroi dje se raportet ndërkom-bëtare e vlerësojnë Shqipërinë çdo vit dhe më keq. Duke u ndaluar në raportin e Freedom House për demokracinë, Caka shprehet në rrjetet sociale se për të gjitha këto skandale, qeveria e Edi Ramës duhet larguar më 25 prill me çdo formë dhe pa asnjë kompromis. “Raporti Janar-Shtator 2020 i Freedom House” e rendit Shqipërinë ndër 80 vendet, të cilat përjetuan përkeqësim të nivelit të demokracisë gjatë izolimit për shkak të pandemisë. Atë që të gjithë e pamë me sy dhe e përjetuam çdo ditë të izolimit, Freedom House e ka doku-mentuar. Situata jonë e përgjithshme po nxihet çdo ditë e më tepër dhe largimi i modelit të qeverisjes së Edi Ramës është dëshira më e madhe e shqiptarëve. Me këto raporte sterrë të vazhdueshme, 25 prilli mbetet shumë larg; largimi i tij duhet të jetë i menjëhershëm, në çdo formë dhe pa asnjë kompromis”, shkruan Caka.

“Konkluzionet e Organizatës “Freedom House” për nivelin e demokracisë në Shqipëri gjatë pandemisë COV-ID-19, konfirmojnë qartësisht se vendi po rrëshqet me shpe-jtësi drejt një junte me “grusht të hekurt”, ku siç thuhet në raport: “Sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar, legjislativi është shkrirë një me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale,

dhe qeveria ka anashkaluar çdo proces demokratik”. Shqiptarët, të cilët kanë njohur izolimin dhe shtypjen e të drejtave njerëzore si askush tjetër, po përgatiten për Referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite kundër tiranisë dhe babëzisë së një bande, që nuk njeh as Kushte-tutë, as ligj, as të drejta të njeriut, as Familje dhe as Atdhe”, deklaroi dje në rrjetet sociale presidenti Ilir Meta.

Meta: Vendi po rrëshqet drejt një junte me “grusht të hekurt”

ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma”, shkruan Rama.

Meta nis shantazhet me video Por në vijimësi të replikave virtuale

mes tyre, presidenti i vendit Ilir Meta ka nisur shantazhet me video. Kreu i shtetit ka publikuar në rrjetet sociale një video të 20 viteve më parë të kryem-inistrit Edi Rama, ndërsa shihet teka ky i fundit shprehet se Meta ka talent dhe vullnet që të bashkëjetojë me një grup njerëzish që i përkasin një gjenerate të re. “Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m'i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti! Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin! Koha për një frymë të re, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani! Respekto Marrëveshjen e

Presidenti i Republikës Ilir Meta shfaqet aktiv në rrjetet sociale edhe gjatë ditës së dielë. Mëngjesin e djeshëm, kreu i shtetit ka bërë një postim në “Facebook” ku teksa shfaqet duke shëtitur, dërgon edhe “mesazhin” e radhës. “Mirëmëngjes nga pylli me gështenja! Po piqen”, shkruan presi-

denti Meta teksa poston edhe një video. Ditët e fundit, Meta ka qenë tepër i ashpër me qeverinë dhe pushtetin lokal të kontrolluar prej saj duke folur për abuzim me financat e shtetit dhe abuz-im me taksat e qytetarëve. Ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet në distancë me kryeministrin Edi Rama.

“GËSHTENJTAT PO PIQEN”, PRESIDENTIT ME NJË TJETËR “MESAZH TË KODUAR”

5 qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët. Pra, duket qartë që sa herë ndodhet në vështirësi, presidenti Meta nxjerr video nga arkiva, për të sulmuar kundërshtarët. Si duket zoti Meta e ka kthyer shtëpinë e tij në një arkiv ku ruan arsenal videosh e dosjesh, të cilat i nxjerr sipas rasteve. Mirëpo në kundërpërgjigje për videon e publikuar nga ana e presidentit të vendit, Ilir Metës, aty ku Rama thotë fjalët më të mira për të ka reaguar vetë kryeministri.

Rama sërish në një postim të dytë në Twitter shkruan se fjalët që ka thënë nuk i heq asnjë presje e se nuk ka asnjë arsye se përse duhet të shqetësohet nga intervistat që ka dhënë. “Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Page 3: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot “sh.p.k”-në e tij, do pësojë disfatë më 25 prill, reforma zgjedhore makth për presidentin

Kryeministri: Meta po na turpëron, po bën fushatë për të mbajtur në këmbë LSI

Kryeministri shuplakë ministrit serb: I neveritur nga qëndrimet e Vulin, ata që kryen gjenocid janë në Beograd

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili sulmoi fort mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri dhe po ashtu nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë shqiptare. Dje Rama u pyet nga gazetarët për deklaratën e tij dhe u shpreh se është i neveritur nga qëndrimet e tij. “Unë jam neveritur dje, kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme, pasi në momentin e parë thashë është një meme se s’ka mundësi që një anëtar qeverie i një vendi me të cilin, ne po përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie sa më të mira bashkëpunimi, në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët, por pastaj kuptova që nuk ishte meme. Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë

në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për Jugosl-lavinë e re, apo për Serbinë e madhe, ekstremistët serbë në Beograd më akuzojnë që po punoj për “Shqipërinë e madhe”. E vetmja e mirë e kësaj, në kuptimin e shpjegimit të gjërave”, tha Rama. Ai i ka bërë një apel dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, duke i kërkuar të reagojë. Sipas Ramës, duhet një reagim i tij pasi për Shengenin Ballkanik i kanë sqaruar gjërat. “Unë kam kërkuar dje dhe e përsëris edhe sot, Presidenti i Serbisë duhet të shprehet për këtë çështje, sepse ai është ministri i tij i Mbrojtjes. Duhet të shprehet për këtë çështje edhe për një arsye tjetër, sepse me Presidentin e Serbisë, unë kam qenë shumë i qartë dhe mendoj që e kam kuptuar shumë qartë që ai ka qenë dakord me mua,

që Shengeni Rajonal për mua është një proces në mbrojtje të interesave kombëtare dhe rajonale dhe në këtë proces, Serbia nuk mundet të hapë gojën se për çfarë dhe për si dhe sa shpejt dakordëso-hemi ne me Kosovën për të avancuar axhendën për Shengenin Rajonal, sepse Shengeni Rajonal në thelb është vendosja në zbatim e katër lirive të BE-së”, tha ai. Rama bëri ironi me ministrin Vulin, duke thënë se me shumë gjasë do ketë qenë nën ndikimin e lëndëve helmuese ushtarake. Nga ana tjetër ai tha se Serbia është ajo që bëri masakra në Kosovë. “Sa për vrasësit e UÇK-së, unë jam shumë krenar që për arsye të fatit që e deshi të jem në këtë pozicion dhe të merrem me politikë në këto vite, kam mundur t’i njoh dhe t’i kem miq dhe do

të jem miku i tyre deri në fund, në ditë të mira dhe të vështira. Për mua, ata janë çlirimtarë, nuk janë vrasës. Vrasësit ishin në Beograd dhe janë akoma në Beograd. Asnjë autoritet serb nuk mund dot ta kthejë përmbys historinë dhe ngado të rrotullohen këta personazhe që luajnë me historinë, për të mbajtur peng të ardhmen, nuk e ndryshojnë dot një fakt shumë të thjeshtë: Nuk sulmoi Kosova, Serbinë dhe nuk sulmoi Prishtina Beogradin. Sulmoi Serbia, Kosovën dhe sulmoi Beogradi, Prishtinën. Nuk ishin tanket e Kosovës që hapën rrugën e një ushtrie, të vënë nën urdhra, për të bërë spastrim etnik, për t’i ngritur njerëzit nga shtëpitë, për t’ju djegur shtëpitë dhe për t’ju përdhunuar vajzat, por ishin nga Beogradi”, tha ai.

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Ram ka paralajmëruar dje shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në korridoret e

politikës është folur shpesh këto ditë se reforma zgjedhore ka pasur si plan pikërisht fundosjen e LSI, por kryem-inistri Edi Rama e deklaroi hapur dje se më 25 prill partia e presidentit do të marrë tatëpjetën. Meta ka hequr xhaketën e presidentit dhe tashmë ka nisur fushatën krah partisë së tij. Presidenti po bën takime në qytete dhe çdo ditë gjen nga një kauzë për të sulmuar qeverinë. Dje Rama vendosi të reagojë për sjelljet e kreut të shtetit, duke mos kursyer asgjë. Në 2 korrik Meta publikoi një SMS që Rama ja kishte dërguar që në shkurt, ku e para-lajmëronte se nëse digjen mandatet LSI-së nuk do i gjejë nam e nishan. Dje Rama dha sinjalet se po e mban fjalën. Në një konferencë shtypi për të prezan-tuar platformën e PS për vlerësimin e deputetëve, Rama tha se qëndrimet e Presidentit janë turpëruese, ndërsa u shpreh se është hedhur në sulm për të shpëtuar partinë nga shkrirja. “Më vjen shumë keq, po është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli presidentit tanimë edhe një herë tjetër dhe është zhytur i gjithi në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi sh.p.k-në, siç e ka përcaktuar Lulzim Basha, të Monikës dhe të tribusë së tij. Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta, të paktën deri më 25 prill, përveç përshkallëzimit të vazhdueshëm të një retorike që na turpëron të gjithëve ne si qytetarë të këtij vendi, që vjen nga goja e Presidentit të Republikës tonë. Nuk duhet të çudisë asnjërin prej nesh, sepse Ilir Meta është thjesht kryetari i shtabit elektoral të opozitës, që përdor për këtë zyrën e Presidentit të Republikës”, tha Rama dje.

Disfata e LSIRama u ndal dhe te reforma zg-

jedhore, duke dhënë sinjale se përmes kësaj reformë LSI do të kapitullojë. Shefi i qeverisë deklaroi para gaze-tarëve se ata që i tremben reformës apo zgjedhjeve dihen. Rama u shpreh se mjafton të shohësh reagimet në pub-lik dhe më i tremburi është presidenti.

Veliaj: Berisha nuk la fustan e vrimë çelësi pa u futur

Kryebashkiaku i Tiranës, Eri-on Veliaj ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS në Farkë, tashmë në cilësinë e drejtuesit politik të kryeqytetit. Gjatë fjalimit Veliaj nuk la pa përmendur edhe kundërshtarët, teksa theksoi se pro-cesi i vlerësimit të kandidaturave në PD i ngjason një “Big Brother” ku ka eleminim. “Një parti që është katandisur të punojë vetëm për një familje, për të pasuruar vetëm një familje, për t’i thurur lavdet vetëm një familje, në dorë vetëm të një familje do të katandiset, si “Big Brother”, vetëm me një fitues në fund që është tek pullë vetëm ai. Por ne nuk jemi si ata; kur mendoj që Sali Berisha mbajti peng gjyshërit tanë dhe i përçau, mbajti peng prindërit tanë dhe i përçau, mba-jti peng gjeneratën tonë dhe i përçau duke futur vëllavrasjen shqiptar me shqiptar, sharje shqiptar me shqiptar, thashetheme shqiptar me shqiptar. Nuk la fustan, vrimë çelësi poshtë krevatit pa u futur burri plak 80-vjeç”, tha Veliaj.

Pandeli Majko ja plas në sy ministrit serb të Mbrojtjes

Deklarata fyese dhe raciste për të futur ndasitë mes shqiptarëve apo denigruar figurën e tyre nga ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, kanë sjellë edhe reagimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili ka preferuar të flasë me fakte si përgjigjen më të mirë ndaj fyerjeve që ministri serb i përdor "si sport" në marrëdhëniet me shqiptarët. Majko ka publikuar një foto ku Slobodan Miloseviç, Ratko Mladiç dhe Radovan Karadziç në kohën kur jepej shpër-blim 5 milionë dollarë për gjetjen dhe informacion ndaj tyre, ndërsa sot janë të dënuar të gjithë për krime luftë nga Gjykata e Hagës. "Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vu-lin, që po përdor fyerjen si “sport" në marrëdhënien me shqiptarët. Duhet ti kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti", tha ai.

Kryeministri Rama u pyet nga gazetarët mbi datën e mbledhjes së Asamblesë, por ai sulmoi procesin zg-jedhor të PD. “Sepse ky është një tjetër lajm i mirë për ne, - lajm i vjetër, por lajm i mirë, - që ju merreni me Asamblenë e PS-së, merreni me mbledhjet e Kryesisë, me çfarë u tha dhe u bë në një mbledhje në Vlorë, çfarë ndodhi në një mbledhje në Kavajë. Çuditërisht nuk kam parë të merreni me këtë skandalin që po ndodh me këtë

procesin e komisionit “Nishani”. I shikoni se çfarë po ndodh nëpër rrethe me këto kandidaturat e popullit që po mbledh Luli? S’kam parë të ketë dhe nuk ka problem. Unë nuk dua në asnjë mënyrë që në këtë periudhë të dëmtohet Luli më shumë seç është vetëdëmtuar, se do na duhet. Por unë mendoj që është lajm shumë i mirë që ju jeni të interesuar, Asambleja e PS-së do mblidhet kur ta vendosi Taulanti”, tha ai.

KREU I PS SULMON PROCESIN E ZGJEDHJEVE NË PD

“Partia ka një hierarki dhe ka përgjegjësi dhe këtu kthehemi tek ligji elektoral, për të thënë se ligji jonë elektoral në të gjitha aspek-tet e veta, përjashto atë që është aty në ligj me kërkesë të Lulzim Bashës dhe PD-së, është një ligj konform të gjithave standardeve ndërkombëtare. Ka lista të hapu-ra në të gjithë spektrin e vendeve demokratike që artikulohen në mënyrë të ndryshme. Ka lista të hapura që janë pa asnjë artikulim tjetër, përveç faktit hap dhe hajde voto; ka lista të hapura që kanë një artikulim tjetër dhe këto janë në shumë vende, edhe në Danimarkë, Kroaci, Sllovaki, edhe në formula të ndryshme që nisen nga një pa-rim i thjeshtë. Kush vjen në listën e një partie nuk është vetëm, nuk ka vetëm emrin e tij, ka edhe emrin e partisë, ka edhe vlerën e Brand-it brenda”, tha Rama dje.

RAMA FLET MBI LISTAT E HAPURA

Sipas tij, ai e di që në 25 prill LSI do të marrë një rezultat negativ si kurrë më parë. “Kompromiset janë gjithmonë mbi parimin që të gjithë të mërziten nga pak, nuk janë që të gjithë të dalin të lumtur. Kush është mërzitur më shumë, natyrisht është mërzitur më shumë kush do humbë zgjedhjet. Nivelin e mërzisë shikojeni nga deklaratat. Më i mërzituri nga të gjithë është Ilir Meta, sepse do të humbë zgjedhjet dhe do t’i humbë zgjedhjet në mënyrë shem-bullore këtë radhë, siç e meriton në fakt, sepse Shqipëria, Ilir Metës nuk i ka asnjë borxh”, tha Rama. Më tej ai i për-

mendi postet që ka mbajtur Meta, duke deklaruar se presidenti kërkon vetëm të nxisë sherr dhe tension politik. Sipas Ramës, ai duhet të qëndrojë mbi palët. “Të gjithë ne i kemi borxhe Shqipërisë, të gjithë ne. Ilir Meta është borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria si askënd tjetër në historinë e vet e ka bërë kryeministër, e ka bërë kryepar-lamentar e ka bërë president. Çfarë do më shumë ky njeri që nuk rri rehat një

sekondë të vetme dhe vetëm mendon si të nxisë dasi, sherr, rrëmujë, për të përfituar si “i treti i vërteti”! Edhe vetë pozicioni ku qëndron është një pozicion i zgjedhur për të qenë i treti i vërteti, që nga dua unë shkon rrota e historisë, prandaj me mua, ose ikni në opozitë, ama me mua në pushtet për hesapet e mia”, tha më tej shefi i qeverisë. Ai u shpreh se presidenti dhe PD-LSI e dinë që do i humbasin zgjedhjet.

Më vjen shumë keq, po është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli presidentit tanimë edhe një herë tjetër dhe është zhytur i gjithi në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi sh.p.k-në, siç e ka përcaktuar

Lulzim Basha, të Monikës dhe të tribusë së tij...

Page 4: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT4 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Sot votohet në Parlament kapitullimi i LSI, ja si del komplet jashtë loje me Kodin e ri Zgjedhor, PD dhe PS e lënë jashtë organit kyç në KQZ

PD dhe PS fundosin LSI me partitë e vogla

Amendamenti i fundit i PS, ja si do të bëhet renditja finale e kandidatëve, prioritet kanë ata që marrin më shumë vota se herësi

Zbardhet versioni final i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sot do të bëhet votimi i draftit dhe gazeta ka siguruar ndryshimet e reflektuara nga Komisioni i Ligjeve. Neni që parashikon hapjen e listave është neni 21 i projektligjit, i cili ka pësuar disa ndryshime. Por duket se në seancë pritet të ketë sërish ndrys-hime, kjo edhe pas kritikave se nuk po hapen realisht listat. Deputeti Adnor Shameti ka depozituar një amendament, ku parashikohet që KQZ u jep prioritet emrave që kanë marrë

më shumë vota se herësi. “Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt. Kandidatët me numrin më të lartë të votave parapëlqyese se herësi,

sipas pikës 3 të këtij neni, zëvendësojnë me radhë kandidatët në listë që mund të kishin përfi-tuar mandate të cilët kanë numrin më të vogël të votave parapëlqyese”, thuhet në amendament. Sipas tij, ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të për-faqësuar. Në këtë rast zëvendësimi kalon tek kandidati tjetër i renditur menjëherë më lart me numër votash deri në shterimin e listës sipas të njëjtave kritere. Më tej në amendament theksohet se kandidatët e mbetur të listës, që nuk përfitojnë

mandate sipas përcaktimeve më sipër, rirenditen në bazë të numrit të votave parapëlqyese duke filluar nga numri më i lartë i votave. Kur numri i votave është i barabartë renditja përcaktohet me short. Rirenditja sipas kësaj pike përdoret në zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi. Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi nxirret për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS.

Kliti TOPALLI

Mazhoranca qeverisëse dhe një pjesë e opozitës në Parlament duket se do i shkojnë deri në

fund miratimit të Kodit Zgjedhor, pavarësisht kundërshtimeve të PD dhe LSI. Sot Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme plenare dhe pika kryesore e rendit të ditës është miratimi i draftit të diskutuar të premten në Komisionin e Ligjeve. Varianti fillestar i PS pësoi mjaft ndryshime në koalicion, por një gjë mbeti e pandryshuar, pjesa e koali-cioneve. Me ndryshimet e reja nuk do të ketë më koalicione parazgjedhore sikundër ishim mësuar deri tani, por vetëm me listë të përbashkëta. Një tjetër zhvillim sot është dhe mi-ratimi i anëtarëve të KQZ-së, duke mbyllur kështu procesin e reformës zgjedhore. Por zhvillimet e javëve të fundit duket se janë në favor të PD dhe PS, ndërsa LSI dhe shumë parti të tjera rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit nëse dalin vetëm në zgjedhje. Padyshim më e dëmtuar në këtë mes është LSI, e cila luftoi fort për të mos hequr koalicionet, por nuk gjeti mbështetjen e duhur nga PD. Gazeta po tregon sot 3 lëvizjet e mazhorancës apo dhe ndryshimet në kudër të reformës zgjedhore që godasin partitë e vogla e veçanërisht LSI. Elementi i parë është heqja e koalicioneve. PD, LSI dhe aleatët kanë vetëm dy rrugë: Ose të hyjnë me listë të përbashkët deputetësh, ose secili më vete dhe zyrtarizojnë koalicionin pas zgjedhjeve. Nëse shkohet me lista të ndara, vetëm LSI mund të hyjë në Parlament, pjesa tjetër mbeten jashtë. Por edhe vetë LSI pëson disfatë të madhe, pasi ske-ma me koalicione favorizon partinë e dytë. Duke hequr koalicionet, kjo parti do jetë në garë jo vetëm me PS, por edhe me PD. Sipas burimeve, Basha është në presion nga aleatët, pasi ata që i kanë qëndruar besnikë presin të futen në lista, pra emra si Mediu, Shehi, Duka apo Dule. Edhe LSI e kërkon këtë gjë, por Kryema-dhi synon të fusë mbi 40 emra gjë që Basha nuk e pranon dhe pritet që të shkojnë të ndara në zgjedhje.

Skema me kryetarin Një ndryshim i rëndësishëm që

ndodhi në Komisionin e Ligjeve është

Propozimi final i PS për heqjen e koalicioneve 1. Partia politike ose koalicio-

ni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Për zgjedhjet e organeve të qeveris-jes vendore, kandidati për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve.

2. Në zbatim të paragrafit të dytë, të pikës 1 të këtij neni, lista e subjektit depozitohet në KQZ, në rastet kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme.

3. Kandidati për deputet, i reg-jistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore ose kandidati për kryetar bashkie apo për këshillin e bashkisë nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si të propozuar nga një grup zgjedhësish. Bën përjashtim nga ky rregull krye-tari i partisë apo i partisë udhëheqëse të koalicionit, i cili në zgjedhjet për Kuvendin mund të regjistrohet deri në katër zona zgjedhore.

4. Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kan-didatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre. Për koalicionet, përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati.

5. Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. Kandi-datët rirenditen vetëm në zbatim të procedurave të këtij ligji për përllog-aritjen e mandateve fituese në bazë të votimit parapëlqyes dhe të plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore.

“LSI është pjesë e këtij koalicioni. Në këtë lloj rotacioni është me rëndësi, të mësohet çfarë u ofrohet qytetarëve shqiptarë, përtej emrit të partive. Kjo duhet të jetë qeverisja e shqiptarëve për të ndërtuar shtet. Nuk është e sikletshme për mua LSI në koalicion, por opozita

ka një trung të vetëm. Rëndësi ka sa të vërtetë jemi me elektoratin që përfaqësojmë. Ky koalicion ka një lider-ship, një bosht dhe kjo është PD, çdo marrëdhënie tjetër që do të dobësonte këtë bosht, do të ishte i dëmshëm”, tha kreu i PR, Fatmir Mediu pak ditë më parë.

Aleatët presion Bashës për të lënë jashtë listave LSI

I. Për vendin vakant për Komi-sioner Shtetëror të Zgjedhjeve:

1. z. Ilirjan Celibashi2. z. Ardian Myslimaj.II. Për vendin vakant për

Nënkomisioner Shtetëror të Zg-jedhjeve:

1. znj. Lealba Pelingu2. z. Agron Haxhimali.III. Për anëtarë të Komisionit

Rregullator:1. znj. Ilirjana Nano2. z. Dritan Çaka3. z. Arens Çela4. z. Muharrem Çakaj5. znj Helga VukajIV. Për anëtarë të Komisionit

të Ankimimeve dhe Sanksioneve1. z. Ilirjan Rusmali2. z. Elvin Lako3. z. Koli Bele4. z. Elvis Çefa5. z. Ledio Braho

JA KANDIDATËT PËR KQZ E RE

se kryetarit të partisë ju dha e drejta të kandidojë në 4 qarqe. Edhe pse ka-loi disi në heshtje, ky ndryshim pady-shim që favorizon PD dhe PS, ndërsa dobëson LSI. Nëse marrim rastin e Ramës, ai pritet të kandidojë në Vlorë, por do e vendosë emrin dhe në 3 qarqe të tjerë. Sipas skemës së re, votat që shkojnë për kryetarin në këto 3 qarqe numërohen si vota për partinë, çka do të thotë se do të ketë një maksimizim të votave që do mundësojnë futjen në Par-lament të emrave që janë renditur fillimisht nga partia. Pra në 25 prill qytetarët do votojnë në dy fletë, te njëra për partinë dhe te tjetra për kandidatin. Kandidimi i kryetarit në 4 qarqe do rrisë votat e PD dhe PS, pasi Basha dhe Rama janë dy figurat kryesore politike në vend, ndërsa LSI nuk është se ka avan-tazh në këtë mes, pasi Kryemadhi nuk gëzon atë popullaritet.

Skema e KQZDitën e sotme do të miratohen

anëtarët e rinj të KQZ, por LSI ka marrë një goditje të fortë nga PD dhe PS. Sipas emrave të propozuar, krye-tarin do e ketë PS, nënkryetarin PD. Sa i takon anëtarëve të Komisionit Rregullator, ai do të ketë 5 anëtarë dhe ata janë: Ilirjana Nano, Dritan Çaka dhe Arens Çela nga PS; Muharrem Çakaj nga LSI dhe Helga Vukaj nga PD. Komisioni Rregullator do të jetë shkalla e parë ku do të diskutohen çështjet, sikundër ndodh tani. Por me skemën e re do të ngrihet një shkallë

apeli, që quhet, Komisioni i Ankimi-meve dhe Sanksioneve. Kushdo që nuk del i kënaqur nga Komisioni Rreg-ullator i drejtohet KAS dhe vendimet e tij janë finale. Por në këtë komision LSI është lënë jashtë. Aty kanë anëtarë vetëm PS me PD. Më konkretisht emrat që do votohen sot janë: Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele; Elvis Çefa dhe Ledio Braho. 3 emra janë propozuar nga PS dhe 2 nga PD. Fak-ti që LSI është jashtë organit më të rëndësishëm të KQZ është një tjetër sinjal se dy paritë e mëdha rrezikojnë të fundosin partinë e presidentit.

Por zhvillimet e javëve të fundit duket se janë në favor të PD dhe PS, ndërsa LSI, PDIU, PR, PDK, PBDNJ dhe shumë parti të tjera rrezikojnë të mbeten jashtë Par-lamentit nëse dalin vetëm në zgjedhje.

Page 5: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Balla prezanton platformën e re në PS: Të gjithëve do iu shkojë një letër e specializuar dhe do vlerësojnë deputetët, procesi jo farsëPartia Socialiste ka prezantuar dje platformën

online “anëtarësia.ps.al”, ku anëtarët socialistë do të japin vlerësimin e tyre online, me pikë për të gjithë kandidaturat për deputetë, të cilët duan të hyjnë në listat e socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kjo platformë u prezantua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit bëri me dije se platforma siguron anonimatin e çdo anëtari të Partisë Socialiste dhe siguroi se nuk ka manipulime të vlerësimit, që mund ta kthejnë në komisione farse ku votohet më pak i pëlqyeri, duke iu referuar këtu votimeve për kandidatë të Partisë Demokratike. “Padyshim anëtarët e PS

janë struktura që merr vendimet më të rëndë-sishëm dhe konsultimi lidhur me ekipin e PS që do të garojë në zgjedhjet është një prej qëllimeve të këtij procesi. Çdo anëtar i PS i cili i ka të gjitha të dhënat e tij të hedhura në platformën digjitale do të marri përmes shërbimit postar edhe për transparencë kemi lidhur një kontratë dhe shër-bimi nis prej nesër, ku do të marri kredenciale për të aksesuar platformën. Ky është një proces me integritet të plotë ku të gjitha të dhënat dhe vlerësi-mi i tyre është shumë konfidencial dhe është e rëndësishme që çdo kush të marrë pjesë, ky është një prej proceseve dhe një risi që përshtate edhe me nevojat që soli pandemia. Nuk mund të zhvil-

lohen votime në grumbullim dhe më pas kthehen në procese qesharake sikundër keni parë ku voton atë që nuk do, ku në fakt votohet ai që do”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, zoti Balla foli për ligjin e dekriminalizimit si një proces të rëndësishëm në përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se ky do të jetë një proces që do të kërkojë dakordësinë e opozitave e më pas të kalohet në KQZ. Balla tha se PS është e vetmja parti që e ka sanksionuar ligjin e dekriminalizimit në librin e tyre të rregullave. “Ju e dini që paketa e dekriminalizimit është një paketë e votuar me konsensus me PD dhe LSI kur kanë qenë në Ku-vend. Kjo është një prej çështjeve që ka qenë pjesë

e punës së grupit të punës në kuadër të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga i cili kanë buruar një sërë projektligjesh që priten të shqyrto-hen në Kuvend. Ne do të marrim kontaktet përmes Gjiknurit dhe opozitën jashtëparlamentare. Kujtoj që nisma ka të bëjë me zgjerim të afatit të depozit-imit të kandidaturave në KQZ e për pasojë ajo në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të kenë më shumë kohë në dobi të verifikimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve. Ne si PS jemi e vetmja forcë që këtë çështje e kemi sanksionuar në librat tonë të rregullave lidhur me një verifikim paraprak që do ta bëjmë për kandidatët tonë për zgjedhjet e 25 prillit”, nënvizoi Balla.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë spastrime të forta në listën e kandidatëve për deputetë sa i takon zgjedh-

jeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Ndryshe nga herët e tjera që kryesocialisti Rama ka vendosur vetë se kush do të jenë deputetët që do të rikandidojnë dhe garojnë nën siglën e PS në zgjedhjet e radhës, për zgjedhjet e ardhshme do të jetë baza ajo që ka në dorë fatin e tyre. Ditën e djeshme kryeministri Rama prezantoi platformën e re të Partisë Socialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit. Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtar dhe anëtare të partisë, të cilët krahas komunikimit dhe ndërveprimit, përmes kësaj plat-forme do të mund të zgjedhin edhe deputetët përmes votës së tyre. Në këtë kontekst, shefi i selisë rozë theksoi se secili anëtar do japë pëlqimin me një vlerësim nga 1 tek 5 për kandidatët me të cilët PS-ja do shkojë në zgjedhjet e 25 prillit. Pra, nga sot PS fut në skaner deputetët, pasi vlerësimi i tyre për të sig-uruar rikandidimin do të vendosë baza socialiste. “Ne kemi hapur një procesi inovativ brenda familjes sonë politike si fillim, për vlerësimin e deputetëve dhe deputeteve të grupit tonë parlamentar nga e gjithë familja jonë politike. Është një platformë inovative, ku çdo anëtar dhe anëtare e kësaj familjeje ka akses përmes një çelësi personal dixhital në këtë platformë dhe mund të marrë pjesë në të gjithë proceset brenda plat-formës, nga vlerësimi i deputetëve dhe deputeteve që është ndërveprimi i parë, tek diskutimet e brendshme, etj. Çdo anëtar dhe anëtare partie do të japë një vlerësim me pikë nga 1 tek 5, në mos gabohem, ku sigurisht 1 është vlerësimi më i ulët, 5 është vlerësimi më i lartë, për si e sheh çdo deputet dhe deputete pas kësaj periudhe përfaqësimi, i bazuar në mbështetjen që ai\ajo ka dhënë, bashkë me të tjerët sigurisht, anëtarë dhe anëtare të PS. Këto vlerësime do të na ndihmojnë shumë, për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partisë. Do të na ndihmojnë shumë edhe për

Rama thumbon kundërshtarët: Jam

deputet i gjithë ShqipërisëKryeministri Edi Rama ka

prezantuar dje platformën digjitale të Partisë Socialiste, ndërsa u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhjet me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Teksa është pyetur se nëse do jetë deputet në qarkun e Vlorës, Rama u shpreh se ai është deputet i gjithë Shqipërisë. “Çështja ime u bë si gjëegjëzë, jam deputet i gjithë Shqipërisë se këtë detyrë kam. Nëse një deputet i Tropojës, Ersekës është zëri i atij komuniteti dhe ka detyre të bëhet çmos për atë komunitet, unë jam te ai i gjithë Shqipërisë… Në Kosovë kryetarët e Kosovës nuk janë fare në lista, ky është një variant që ne mund ta kërkonim, por s’ka problem, këto janë pyetje pa lidhje, se unë jam deputet i gjithë Shqipërisë. E vendos emrin në Vlorë a Tropojë është diçka që vjen si rrjedhojë se kështu e do ligji. S’më bën fakti që të jem deputet atje për dashurinë që kam ndaj Vlorës”, deklaroi Rama.

Malo: Prioritet i PS janë qytetarët, do rrisim

investimet në GjirokastërDeputetja e Partisë Socialiste,

Artemis Malo është shprehur dje e bindur se Partia Socialiste do të mar-rë një mandatë të tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputetja e Qarkut të Gjiro-kastrës u shpreh se një nga arsyet se përse do të triumfojë është fakti se kjo parti është më pranë qytetarëve dhe se ka prioritet investimet. “Ndërtimi i Bypass-it dhe rehabilitimi i sheshit “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, kur askush nuk na besonte, kur as nuk na dëgjonte sa herë donim të shpre-heshim për rezultatet, janë projekte madhore për Gjirokastrën që i japin zonës muzeale një tjetër dinamikë për zhvillimin e turizmit. Vetëm inati socialist për punën, mund të bëj kaq ëndrra realitet! Punë pa llafe! Mirën-johje maksimale! Për Gjirokastrën Që Duam! PartiaSocialiste”, shkruan deputetja e Partisë Socialiste, Malo.

PS fut në skaner deputetët, vlerësim nga baza për të siguruar rikandidimin, ja si do të veprohet

me ministrat dhe rreziku për ndryshime në qeveri

Rama: Anëtarët e PS brenda dhe jashtë Shqipërisë do përzgjedhin deputetët

Kryeministri Edi Rama ka prezan-tuar dje platformën e re të Partisë So-cialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit. I pyetur nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të plotësojë votat për të qever-isur i vetëm a do bëjë koalicion me PD,

Rama u shpreh se nëse do të humbasë do të përqafojë shqiptarët për zgjedh-jen e qeverisë së re. “Ditën që shqiptarët nuk do më besojnë mua në rolin e kryeministrit do i përqafoj shqiptarët me mirënjohje që nuk di ta shpreh. Do t’iu them puna e mbarë atyre që do marrin stafetën”, nënvizoi ai.

KOALICION PS-PD, RAMA: NËSE HUMBASIM, DO IKIM NË OPOZITË

“Në këtë proces ne kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. Këtë e them me plot gojën, kemi bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti. Përveç opozitës brenda Kuvendit kemi shërbyer edhe për një opozitë jashtë saj. Të gjithë kanë marrë shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e asaj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë atë që kemi dashur nga ky proces. Ka

një moment për ti dhënë fund diskutimeve ku dy palët e tjera tërheqin nga vetja dhe duan gjithçka, kjo s'mund të ndodhë pasi jemi dhe ne, për çfarë jemi këtu ne. Kur ikën nga Parlamenti duhet ta dinin se nuk mund të kishin më fuqi në të edhe pse duhet thënë se ata fuqinë e tyre po e ushtrojnë përmes nesh. Nesër ligji do marri aq vota sa do marri dhe do vendoset”, deklaroi dje Rama.

Në draftin e PS janë reflektuar dëshirat e dy opozitaveRAMA:

krijimin e skuadrës që do fitojë në 25 prill”, deklaroi Rama.Ja si do të procedohet me ministrat

Por përveç deputetëve baza so-cialiste duket se ka edhe në dorë fatin e ministrave të qeverisë “Rama”. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama zbuloi se edhe ministrat do të futen në skaner sa i takon performancës dhe punës së tyre, ndërsa theksoi se ata ndaj të cilëve ka vërejtje dhe rezerva nga ana e anëtarësisë do të largohen nga qeveria. Në këtë kontekst, Rama bëri me dije se rubrika ku do të votohet për ministrat është e ndarë nga ajo e deputetëve, ndërsa theksoi se për një ministër nëse do të largohet nuk do të pritet vetëm opinioni i bazës, pasi ai ka akses në çdo kohë që të marrë vendimi për të rifreskuar kabinetin qeveritar nëse shikon që puna e tyre çalon. “Nuk do i themi të gjitha që sot, por do të kemi edhe një rubrikë për vlerësimin ministrave, pra të ndarë jo thjesht si

deputetë pasi kemi dhe ministra që nuk janë deputetë. Do të marrim vlerësimin e njerëzve. Por dua të them se ministrat vlerësohen mbi bazën e kontratës që kanë dhe detyrave që kanë. Një pjesë e madhe e detyrave të tyre nuk gjejnë vend në ekranet tuaja, portalet tuaja, kanalet tuaj, por ama ne i vlerësojmë. Unë nuk vlerësoj nga televizori, apo portalet, vlerësoj nga rezultatet fushë

për fushë, sipas objektivave, sipas kalendarit, sipas planit. Ne kemi një strukturë të tërë dixhitale që në kohë reale në ekran në Kryeministri tregon zbatimin e detyrave dhe mbi këtë bazë bëhet vlerësimin. Kështu që patjetër që do e bëjmë pyetjen e anëtarësisë, por nuk na ka penguar kjo që të bëjmë ndryshime nëse do jetë nevoja”, nënviz-oi kryeministri Edi Rama.

Page 6: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT6 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Drejtësia në dorë të ndërkombëtarëve, Euralius e OPDAT hartojnë planin për të mbajtur KLP larg politikës, asnjë ndërhyrje në emërime e shkarkime

KLP: Qëllimi i hartimit të këtij plani është të rikthejmë besimin te publiku

Ngjela: Rama të mbrojë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, duhet marrëveshje ushtarake në Kosovë

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë u shpreh ditën e djeshme se kryeministri Edi Rama duhet të mbrojë edhe të drejtat e shqiptarëve që janë në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela deklaroi se mbrojtja e këtyre të drejtave duhet të miratohet në marrëveshjen dypalëshe mes dy qeverive, duke shtuar se koha e kërkon që qeveria e Shqipërisë duhet të jetë shtylla kryesore e mbrojtjes së botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. “Rama këto ditë po kthen drejt interesit kombëtar në Ballkanin

Perëndimor. Të jetë ky rast apo raport? A thua të ketë vendosur ky që të jetë kryeministri i parë në Shqipëri, pas Fan Nolit, që nuk do ta shesë interesin kombëtar? Duhet parë, se Kanti na ka thënë, që, një fakt të mos jetë rast e të kthehet në raport, fakti duhet të përsëritet identikisht më shumë se një herë. Në funksion të kësaj: Ta shohim, do ta progredojë Rama çështjen e tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë? Do t'i qëndrojë me personalitet qeveria Rama mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe kudo gjetkë në Ball-kanin Perëndimor? Kjo duhet parë dhe sidomos

duhen këqyrur me vëmendje çështjet ligjore që duhen miratuar si marrëveshje dypalëshe, Shqipëri-Kosovë, në lidhje me tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, tha Ngjela. Avokati deklaroi më tej se Shqipëria duhet të nënshkruajë edhe një mar-rëveshje për ushtrinë me Kosovën. “Duhet parë me vëmendje reforma e arsimit për ngritjen progresive të nivelit intelektual në Shqipëri dhe Kosovë. Pastaj, cili do të jetë ligji për Portin e Durrësit, si koncesion gratis, dhënë tregut të Kosovës? Por: A do të kemi një institut ekonomik për të strukturuar realisht kooperimin ekonomik, bujqësor dhe industrial,

midis Kosovës dhe Shqipërisë? Madje, me rëndësi është edhe marrëveshja për sigurinë dhe mbrojtjen midis dy ushtrive, sepse Shqipëria është anëtare e NATOS, dhe kështu siguron paprekshmërinë e Kosovës, nga çdo aventurizëm të Serbisë. Koha e kërkon që qeveria e Shqipërisë duhet të jetë shtylla kryesore e mbrojtjes së botës shqiptare në Ballka-nin Perëndimor. Në funksion të kësaj: A do të ketë forcën patriotike dhe gjykimin e një kryeministri Perëndimor Rama, për t'i hyrë rrugës së rivlerësimit historik të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, tha Ngjela.

Elisjeda KIKO

Drejtësia e re në vendin tonë vi-jon të jetë në dorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian.

Organet e drejtësisë nga dita në ditë po ndikohen nga politika, për emërimet apo edhe shkarkimet e njerëzve të drejtësisë, gjë që po kontrollohet dhe po mbahet sa më larg nga faktori ndërkombëtar. Eura-lius dhe OPDAT që nga fillimi i reformës në drejtësi kanë qenë mjaft të angazhuar në Shqipëri me misionin e tyre, ku përveçse monitorojnë nga afër seancat e vetingut për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gangrena e korrupsion-it, por po monitorojnë nga afër edhe mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky i fundit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e premte në datën 2 tetor përgatiti Planin Strategjik për vitet 2021-2024, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit, këshilltarë ligjorë dhe një pjesë e administratës së Këshillit, ishin edhe përfaqësuesit e Euralius dhe OPDAT. Përmes këtij plani, synohet që KLP të sigurojë jo vetëm transparencë, por edhe pavarësi si institucion si dhe emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve të pandi-kuar nga asnjë faktor tjetër. Përmes një njoftimi të shpërndarë për media, KLP bën me dije se Plani Strategjik është hartuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të krijuar rezultate sa më pozitive në punën e Këshillit. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizoi ditën e enjte në 1 Tetor në Valbonë një takim me qëllim vlerësimi të objektivave të miratuara për vitin 2020 dhe përgatit-jen e Planit Strategjik 2021-2024. Në takim morën pjesë anëtarë të Këshillit, këshilltarë ligjorë dhe një pjesë e admin-istratës së Këshillit. Kjo strategji do të përcaktojë objektivat e punës për Këshil-lin e Lartë të Prokurorisë për sigurimin e pavarësisë, llogaridhënies, transpar-encës dhe të eficiencës në veprimtarinë për administrimin e statusit dhe karri-erës së prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Hartimi i tij është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me part-nerët kryesorë të sistemit të prokurorisë, Ministrin e Drejtësisë, shoqërinë civile, etj., me mbështetjen e posaçme të ofruar nga Misioni EURALIUS si dhe janë konsultuar dokumentet strategjikë dhe legjislacioni në fuqi, me qëllim krijimin e pasqyrës reale dhe planifikimin e drejtë

Vetingu, KPK shpall sot vendimin për prokuroren

Silvana PaniKomisioni i Pavarur i Kualifi-

kimit do të shpallë sot vendimin për prokuroren e Përmetit Silvana Pani. Në datën 1 tetor, kjo e fundit doli në seancë dëgjimore para trupor gjykuese, të përbërë nga Roland Ilia kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, ku u hetua për 3 kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Gjatë seancës dëgjimore, Pani u përball me probleme me pasurinë dhe në një rast hetimi në konflikt interesi. “Seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Znj. Silvana Pani; Sub-jekti: Znj. Silvana Pani, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Etleda Çiftja, Firdes Shuli”, thuhet në njoft-imin e KPK. Silvana Pani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995, duke punuar si prokurore në Përmet dhe në Gjirokastër.

KPK shpall vendimin për Petrit Aliajn, ja argumentet

Komisioni i Pavarur i Kuali-fikimit ka shpallur vendimin për ish-gjyqtarin e Apelit të Vlorës Petrit Aliaj. Në vendimin e marrë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Brunilda Bekteshi jepen edhe arsyet pse u mor ky vendim. “Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi u njoh me rrethanat e çështjes, bazuar në provat e administruara, dhe mori në shqyrtim të gjitha pretendimet dhe provat e parashtruara nga subjekti i rivlerësimit, arrin në përfundimin se: Subjekti i rivlerësimit nuk ka shpje-guar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive të tij, në referim të nenit D, pika 3 të Aneksit të Kushtetutës; Subjekti i rivlerësimit ka ndërmarrë hapa për të fshehur ose paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, zotërim ose përdorim të tij, në referim të nenit D, pika 5, të Aneksit të Kus-htetutës; Bazuar në paragrafin 5, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016, subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e cen-imit të besimit të publikut të drejtësia”, thuhet në vendim.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë thekson se plani strategjik 2021-2024 përmban në vetvete 6 programe, të cilat trajtojnë çështje të ndryshme. “Plani përmban 6 programe të cilat trajtojnë çështje si, promovimi i proku-rorëve bazuar në meritën, kualifikimi i vazhdueshëm dhe vlerësimi i punës sipas standardeve, llogaridhënia,

garantimi i pavarësisë si dhe kontributi për përmirësimin e legjislacionit. Secili prej këtyre programeve shoqërohet nga një plan veprimi kohor me aktivitete të detajuara në fushat respektive që do të ndiqen nga komisionet e përhershme dhe administrata pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e KLP

KLP: PLANI STRATEGJIK PËRMBAN 6 PROGRAME

Plani strategjik i cili u miratua në bashkëpunim me SHBA-BE, pritet që të miratohet brenda këtij muaji në seancë plenare. “Gjatë hartimit të këtij plani janë vlerësu-ar sfidat dhe rreziqet e mundshme, të përgjithshme, të brendshme apo të jashtme, të natyrave të ndryshme që

mund të ndikojnë në punën e Këshillit të Lartë të Proku-rorisë si dhe disa masa lehtësuese për shmangien apo uljen e efektit të dëmshëm të shkaktuar nga këto rreziqe. Plani Strategjik pritet të miratohet në javët e para të këtij muaj në seancë plenare”, thuhet në njoftimin e KLP.

PLANI STRATEGJIK PRITET TË MIRATOHET SË SHPEJTI

dhe të saktë si garanci për rezultatet e tij pozitive”, thuhet në njoftimin e KLP.

Qëllimi i planit strategjikKLP thekson më tej se hartimi i këtij

plani strategjik ka për qëllim të rikthejë besimin e publikut tek sistemi i drejtë-sisë, por edhe për forcimin e shtetit ligjor

apo krijimin e një sistemi të pavarur dhe të pandikuar. Por përveç qëllimit, plani përmban edhe objektiva specifik për të garantuar meritokraci, profesionalizëm dhe pavarësi të prokurorëve. “Zhvillimi i veprimtarisë për administrimin e sistemit të prokurorisë sipas këtij plani

strategjik, do të garantojë respektimin e parashikimeve ligjore si dhe rritjen e be-simit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Plani Strategjik 2021-2024 për Këshillin e Lartë të Prokurorisë përmban vizionin, misionin dhe vlerat thelbësore që do të drejtojnë punën e këtij këshilli, për arrit-jen e një qëllimi të përgjithshëm që është kontributi për forcimin e shtetit ligjor dhe krijimi i një sistemi të pavarur dhe efecient të prokurorisë. Përveç qëllimit të përgjithshëm, plani përmban objektivin specifik si dhe aktivitetet kryesore të punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë në vitet në vijim, që do të shërbejnë për të garantuar meritokracinë, profesionaliz-min, përgjegjshmërinë dhe pavarësinë e prokurorëve”, thuhet në njoftimin e KLP.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizoi ditën e enjte në 1 Tetor në Valbonë një takim me qëllim vlerësi-mi të objektivave të miratuara për vitin 2020 dhe

përgatitjen e Planit Strategjik 2021-2024. Në takim morën pjesë anëtarë të Këshillit, këshilltarë ligjorë dhe një pjesë e administratës së Këshillit...

Page 7: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Erion Veliaj vijon të sfidojë Lulzim Bashën: Pse nuk më hedh në gjyq për makinën 130 mijë euro që more nga protestat e Astirit?

Kur na ndajnë pak kohë parë zgjedhjeve parlamentare të 2021, përplasjet politike sa vijnë dhe ashpërsohen më shumë. Aktorët e partive kundërshtare kanë shpërthyer në sulme dhe në akuza të forta në drejtim të njëri-tjetrit. Ditën e djeshme ka qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ai i cili ka sfiduar kreun demokrat Lulzim Basha në lidhje me padinë në gjykatë. Gjatë një takimi me banorët e Farkës, Veliaj tha se kreu i opozitës u tërhoq nga protesta në Astir pasi mori makinë 130 mijë euro nga një prej kompanive që fitoi tenderin për ta ndërtuar rrugën. Kryebash-

kiaku më tej shtoi se Basha le ta hedhë në gjyq nëse ka prova për të gjitha akuzat që ka ngritur ndaj tij. “Luli më kishte hedhur në gjyq, por më kishte hedhur në gjyq vetëm për një pjesë të gjërave. Pyetja e parë që kam është: Ore, ky pse nuk më hedh në gjyq për të gjitha? Fjala vjen pse nuk më hedh në gjyq kur i them që ai e la atë protestën e “Astirit” se kapi një makinë nga një nga kontraktorët. Ai e di që “Viktoria Invest”, 130 mijë euro makinë, ia dha Lul Bashës: “Lali mbylle gojën sepse unë e kam fituar tenderin” edhe e la protestën. Unë e di dhe çfarë pronash

ka marrë. Jam gati ta provoj edhe për shtëpitë që ka këtu në kufi me Lundrën, atë e kap Petrela se një përrua i ndan. E di edhe që gënjen që pallati i tij nuk është prishur nga tërmeti sepse aty jetojnë të gjithë të tjerët”, tha Veliaj nga Farka. Drejtuesi politik i PS për Tiranën deklaroi se Lulzim Basha kërcënon çdo biznes me gjoba, gjersa të marrë pagesën. “Pyetja është kur ky të mbyt në rrena në opozitë, siç ishte rrena e tramit - e ka parë njeri tramin në Tiranë? - imagjino çfarë rrenash dhe gjobash të vendos ky po të jetë në pushtet. Ky ka një listë pagesash mujore. Çfarë biznesi

ke ti? Ti ke biznes rrugësh, ne do të shajmë ty në qoftë se ti nuk paguan biznesin në rrugë dhe të paguash tek kunati një kosto çdo muaj. Çfarë biznesi ke ti? Je ndërtues, ne do t’u sulemi lejeve të tua, siç iu sulëm lejeve tek hotel “Tirana”, por sapo ti na pagove ne e lamë atë. Çfarë biznesi ke ti? Ti ke fituar një tender elektronik; ti tenderin elektronik do ta ndash me ne dhe ne do t’i bëjmë bashkë ato gjurmët e gishtave, se po se bëre me ne, ne do të sulemi tek ty, do të degjenerojmë, po nuk pagove. Dhe kështu u vendosin gjoba çdo biznesi”, u shpreh Veliaj.

Elisjeda KIKO

Prokuroria e Posaçme ka nisur punën për verifikimin e kan-didatëve. Janë plot 650 emra të cilët kanë kandiduar për t’u

bërë pjesë e FBI-së shqiptare, nga ku vetëm 60 do të përzgjidhen për të qenë në këtë strukturë të rëndësishme. Verifikimi i tyre do të kryhet në disa faza, ku në fazën e parë kandidatët do të skualifikohen nëse nuk plotësojnë kriteret bazë, mes të cilave edhe ar-simimi. Sipas informacioneve komi-sioni i përbërë nga Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Enkelejda Millonai ka hapur dosjet e secilit kandidat dhe fillimisht po bëhet një verifikim paraprak nëse janë dorëzuar të gjitha dokumentet dhe nëse kandidatët plotësojnë kushtet bazë. Pra ata që rrezikojnë të skualifikohen në fazën 1 janë të gjithë emrat që kanë mungesë dokumentacioni, si dhe personat që nuk kanë arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet, ose arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga një universitet vendas apo i huaj. Si dhe ata që nuk kanë mbi 1 vit përvojë në fushën e policisë apo të drejtësisë penale. Bëhet fjalë për 650 dosje dhe duket se komisioni ka shumë punë përpara. Pritet që brenda pak ditësh BKH të japë detaje mbi emrat që plotësojnë kushtet dhe do të kalojnë në fazat e tjera.

Testimi Kandidatët e kualifikuar në fazën

e dytë i nënshtrohen një provimi me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik. Do ketë një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit. Më pas do ketë një intervistë nga një komision që mat aftësitë e ko-munikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me eficencë. Pra testi psikologjik. Faza e fundit është poligrafi apo makina e së vërtetës. Pra ata që pritet që të skualifikohen që në fazën e parë janë pikërisht ata që nuk plotësojnë kriteret e arsimimit dhe tashmë Komisioni i Posaçëm i Rishikimit ka nisur të hapë dosjet e 650 emrave.. Por procesi i skual-ifikimit po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët e më konkretisht janë 2 anëtarë të Bashkimit Europian

Vetingu, KPA zhvillon seancë publike për Elvin Gokajn

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të zhvilloj nesër një seancë dëgjimore me prokurorin e Apelit të Shkodrës Elvin Gokaj. Ky i fundit, ndodhet në KPA pas ankimimit që Komisioneri Publik i bëri vendimit të KPK për konfirmim-in e tij në detyrë. Trupa gjykuese që po merret me këtë çështje do të kryesohet nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo. “Ditën e martë, më datë 06.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.57/2019, datë 11.11.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo”, thuhet në njoftimin e KPA.

Shehu akuza qeverisë: Gënjen shqiptarët

me projekte 3DIsh-ministri i PD, Tritan Shehu ka

akuzuar qeverinë se ka ndikuar me gënjeshtra duke shkretuar qytetin dhe qarkun e Gjirokastrës për 8 vite rresht. Sipas Shehut, Rilindja nuk mashtron dot gjirokastritët e mençur me pro-jekte 3D, pasi dështoi me Unazën e Gjirokastrës, rrugën e “3 Urave”, atë të Delvinës, apo edhe mbylljen e spi-taleve të Tepelenës dhe Përmetit si dhe shkatërrimin e Universitetit të Gjiro-kastrës. “Tullumbacet në 3D të Rilind-jes nuk mashtrojnë dot gjirokastritët e mençur. Për të qarë e për të qeshur, kjo qeveri në ikje mbasi mashtroi e spekuloi duke shkretuar Gjirokastrën e Qarkun për 8 vite rresht, duket që nuk e ka harruar dhe tashti në fund të saj të vetmin zanat që ka, gënjeshtrën. U mblodhën me pompozitet, shpa-losën të vetmet gjë që dinë të bëjnë, disa vizatime në 3D pa asnjë projekt e mbështetje financiare, duke deklaruar solemnisht se do të ndërtojnë Unazën e Gjirokastrës”, tha ai.

Hapen dosjet për kandidatët e BKH, ja kush rrezikon të skualifikohet në fazën e parë,

brenda muajit mbyllet procesi i përzgjedhjes

60 hetuesit e përzgjedhur pritet të nisen drejt SHBA në muajin nëntor

Në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e in-stitucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, janë parashtruar të gjithë hapat që do të ndjekin hetuesit specialë për monitorimin e anëtarëve të SPAK. Më konkretisht, në nenin 42 të ligjit bëhet me dije se oficerët të cilët do të kryejnë monitorimin do të përzgjidhen përmes shortit për një periudhë 6-mujore. Ky mandat afat-shkurtër nuk duhet të përsëritet dy herë dhe ata duhet të kenë eksperiencë 5-vjeçare si oficer i

policë gjyqësore. Oficerët specialë të FBI shqiptare duhet të kryejnë monitorimin periodik jo vetëm ndaj anëtarëve të SPAK, por edhe familjarëve të tyre të cilët kanë dhënë pëlqimin dhe që janë mbi moshën 18 vjeç. Por BKH do të bashkëpunojë edhe me institucione të tjera për kontrollin e anëtarëve të SPAK. Kështu, në ligj është parashikuar që të kontrollojë vëzhgimet periodike që kanë bërë in-stitucionet e tjera, siç është Drejtoria e Pastrimit të Parave e cila bën kontrollin e llogarive bankare.

JA PARASHIKIMET NË LIGJ PËR HETUESIT E BKH

dhe 2 anëtarë të Shteteve të Bash-kuara të Amerikës. Kandidatët që e kalojnë këtë fazë, do i nënshtrohen disa fazave të tjera. Kandidatët do i nënshtrohen edhe testimit me shkrim për të matur inteligjencën se sa të aftë janë për të shkruar raport. Më pas, ata që e kalojnë këtë fazë me sukses do të testohen për aftësitë fizike dhe në fund në makinën e së vërtetës.

Brenda muajit mbyllet procesiPor përzgjedhja për 60 emrat që

do të jenë pjesë e BKH po ecën me ritme të shpejta. Sipas informacion-eve të gazetës pritet që Komisioni i Posaçëm i Rishikimit të mbyllë bren-da këtij muaji procesin e përzgjedhjes së hetuesve dhe në muajin nëntor të nisen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të trajnohen për 1 muaj. Më pas FBI dhe Departamenti i Drejtësisë do të sjellin ekspertë në Tiranë që do të zhvillojnë trajnime dhe do të instalojnë pajisje speciale

që do të dhurohen nga SHBA. Fakti që çdo kandidat do të kalojë në filtrin e amerikanëve tregon qartë se ky organ do të jetë imun ndaj ndikimit politik dhe kur BKH të jetë gati, poli-tika duhet të trembet. Muaji dhjetor do të jetë vendimtar për kupolën e drejtësisë. Në këtë muaj, BKH pritet të jetë funksionale dhe gjëja e parë që ata do të bëjnë është monitorimi i njerëzve të drejtësisë. Përgjimi i telefo-natave, email dhe kontrolli i llogarive

bankare të anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion pritet që të fokusi i parë i punës së Byrosë së Hetimit. Deri më tani, monitorimi i anëtarëve të SPAK nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së BKH, por me ngritjen e saj në dhjetor çdo gjë do marrë tjetër rrjedhë. Hetuesit specialë të FBI shqiptare do të kryejnë përg-jimet, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave do të merret me kontrollin e llogarive bankare.

a) është shtetas shqiptar;b) ka arsim të lartë policor, në

drejtësi apo kontabilitet, ose arsim të lartë në degë të tjera

që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga një universitet vendas apo i huaj;

c) ka një përvojë më shumë se 1-vjeçare pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e By-rosë Kombëtare të Hetimit;

ç) të ketë plotësuar me suk-ses kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimit për Byronë Kombëtare të Hetimit

KUSHTET BAZË PËR KANDIDIM

NË BKH

Pra ata që pritet që të skualifikohen që në fazën e parë janë pikërisht ata që nuk plotëso-jnë kriteret e arsimimit dhe tashmë Komisioni i Posaçëm i Rishikimit ka nisur të hapë dosjet e 650 emrave. Ky komision është i përbërë nga 3 anëtarë, dhe më konkretisht janë prokurorët...

Page 8: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT8 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Fatmir Mediu krijon Këshillin Politik për zgjedhjet e 2021, diskuton idetë dhe platformat me intelektualë të fushave të ndryshme

Partia Republikane, në kuadër të përgatitjeve për fushatën zgjedhore të 2021, ka formuar Këshil-lin Politik, ku do të diskutohen idetë, platforma dhe programe për zgjedhjet e ardhshme. Intelektualë nga të gjitha fushat, juristë, ekonomistë, inxhinierë, gazetarë e biznesmenë, u mblodhën dhe diskutuan me kryetarin Mediu dhe anëtarë të kryesisë në lidhje me atë që do të jetë dhe boshti fushatës, si dhe hodhën idetë e para për programin elektoral të republikanëve. Kryetari Mediu u shpreh i entu-ziazmuar nga prezenca e rinisë, plot vullnet dhe optimizëm për të sjellë ndryshimin e madh që

Shqipëria ka nevojë. Në fjalën e tij, kreu i PR deklar-oi se do të punojë fort për Shqipërinë evropiane dhe për të krijuar një shtet që t’iu shërbejë lirive dhe të drejtave të qytetarëve. “Sot duhet të marrim një përgjegjësi tjetër, e cila vec historisë dhe njerëzve që bën atë ka nevojë për intelektualë të rinj që i bashkohen vlerave të djathta, Partisë Republikane në përpjekjen jo të thjeshtë për të larguar të keqen e Rilindjes së Ramës, por për të ndërtuar shpresën për Shqipërinë europiane. Partia Republikane si mëshirim i luftës për të garantuar një shtet që u shërben lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, respek-

timin e pronës private, një qeverisje të vogël, taksa të ulëta, forcimin e familjes si vlera baze e shoqërisë shqiptare, shërbimin ndaj interesave kombëtare duke kapitalizuar rolin tonë si vend anëtar i NA-TO-s, besimin në Zot si një vlerë që na shërben për të kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin. Këto vlera duhet të bëhen pjesë e diskutimit të këtij Këshilli Politik, duke i shtuar energjinë dhe mendimin e rinisë shqiptare për ta bërë Shqipërinë europiane” , tha Mediu. Kreu i PR shtoi se partia që ai drejton si një parti e djathtë ka nevojë për historinë e saj. “Partia Republikane është një parti e djathtë dhe e

djathta ka nevojë për historinë e saj, atyre që qën-druan kundër rrëgjimit komunist, të përndjekurit politikë, pronarët e ligjshëm, përfaqësuesit dhe bes-imtarët në Zot dhe padyshim kjo histori 30-vjeçare e të djathtës që drejtoi ndryshimet demokratike, hapi Shqipërinë me Perëndimin, e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe liberalizoi vizat me BE, zhvilloi një infrastrukturë të jashtëzakonshme nën lidershipin e z. Berisha. Një histori që na bën krenarë që si Republikan kemi qenë në krah të PD në këto ndryshimeve me Partinë Demokratike në qeveri, por dhe në opozitë”, tha Mediu.

PD vijon zgjedhjet, Bujar Leskaj mes kandidatëve të Vlorës, Dashamir Tahiri mbetet jashtë dhe shpërthen në kritika

Ish-deputeti Tahiri: Do e vazhdoj karrierën time politike

Elisjeda KIKO

Partia Demokratike po vi-jon procesin e zgjedhjeve të kandidatëve për depu-tetë në të gjitha qytetet e

vendit, ku ditën e sotme do të jetë Vlora qyteti ku të bëhet ky pro-ces. Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë. Vlora, një qark me 12 mandate deputetësh do të votojë të dielën për 39 kandidatë potencialë për deputetë. Por në zgjedhjet e ard-hshme parlamentare të 25 prillit PD ka vendosur që të rikthejë në skenë emra të njohur dhe me im-pakt pozitiv për qytetarët. Kështu, ndër emrat e pikasur, por edhe që gëzon mbështetje të banorëve të Vlorës është ai i Bujar Leskajt. Ky i fundit ka përfaqësuar Vlorën në zgjedhjet e 2005 dhe vijon të gëzojë një mbështetje të madhe nga vlon-jatët. Leskaj, i cili ka qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe që e ka drejtuar atë në mënyrën më dinjitoze ku ka zbuluar një sërë shkeljesh, pritet që të përfaqësojë qytetarët e Vlorës në Kuvend si deputet i këtij qarku. Duke pasur parasysh që drejtoi në mënyrë dinjitoze një nga institucionet më të rëndësishme në vend, Leskaj pritet që ta përfaqësojë këtë qark po me aq dinjitet.

PD lë Dashamir Tahirin jashtë listës

Por ajo që bie në sy është se mes 39 emrave që do i nënshtrohen votimit për deputetë mungon emri i Dashamir Tahirit. Ky i fundit ka qenë ish-deputet nga PDIU, i cili i ka qëndruar besnik elektoratit të tij. Edhe pse kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në vitin 2015 iu bashkua qeverisjes së Ramës, Tahiri ishte i vetmi nga kjo parti që vijoi të qëndronte në opozitë me PD. Për lënien jashtë nga lista, ish-deputeti Dashamir Tahiri ka reaguar ash-për në një postim në rrjetin social Facebook. Sipas Tahirit, dy herët që ka qenë deputet ka përfaqësuar denjësisht komunitetin çam dhe vlonjatët, duke shtuar se nuk ka qenë pjesë asnjëherë e pazareve dhe sahanlëpirjeve e s’do bëhet

Bozdo: Ja sa u ka kushtuar shqiptarëve korrupsioni i RamësPartia Demokratike deklaroi dje

se korrupsioni i Edi Ramës vetëm me 2 çështje të humbura në Arbitrazh iu kushton shqiptarëve 153 milionë euro. Ish-deputeti Enno Bozdo përmes një postimi tha se 153 milionë euro pagesa për interesin e Edi Ramës, do të mjaftonin për të financuar për 3 muajt e ardhshëm paketën e ndihmës së propozuar nga PD. “Këto ditë, një tjetër kompani e huaj paditi në arbitrazh qeverinë shqiptare. Kjo kompani, të cilës iu ndërpre kontrata e terminalit në portin kryesor të vendit, kërkon jo pak por 100 milionë euro dëmshpërblim, për prishje të padrejtë kontrate. Kjo ngjarje ndodh pikërisht në vijim të dy vendimeve të fundit të arbitrazhit ndërkombëtar për të dëmshpërblyer investitorët e huaj me një shumë totale prej plot 153 milionë eurosh. Pa llogaritur këtu një vendim tjetër të arbitrazhit ndërkombëtar të dy viteve më parë, dhënë në favor të një kompanie nafte, ku shteti shqiptar detyrohet t̀ i kthejë mbrapsht kompa-nisë, plot 63 milionë USD”, tha Bozdo.

Tabaku: Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është takuar ditën e djeshme me bizneset në Njësinë 3 në kryeqytet. Ajo ngre shqetësimin se ajo që sheh në terren është Shqipëria reale me krizën e pandemisë dhe të ekonomisë të thelluar. Për deputeten demokrate, rrugëdalja nga kriza është plani i rimëkëmbjes i PD-së. “Shqipëria e krizës së pandemisë me konsumin e rënë, taksat e rritura dhe një mungesë të plotë përgjegjshmërie dhe përg-jegjësie nga ana e qeverisë. Kjo është Shqipëria reale, ajo e papunësisë, mbylljes së bizneseve, largimeve masive shumë ndryshe nga ajo e grafikëve me ngjyra që janë veçse në mendjet e pushtetarëve. Një alterna-tivë me një vizion të qartë në shërbim të sipërmarrjes dhe jo oligarkëve. Një ofertë jo vetëm për shqiptarët që të dalin nga ky tunel por edhe për qeverinë që të mos agravojë situatën deri në Prillin 2021”, u shpreh Tabaku.

1. Alta Haluci2. Atird Hoxha3. Bujar Leskaj4. Edmond Fetahu5. Eneida Vera6. Eremal Arapi7. Fation Veizaj8. Hysni Sharra9. Ilva Lamaj10. Juliana Xhindoli11. Kreshnik Alimerko12. Liljana Elmazi13. Lorenc Danaj14. Martin Gega15. Nada Daullja16. Nadire Meçorapaj17. Piro Ahmetaj18. Saemira Shaska19. Vullnet Karalliu

JA KANDIDATËT PËR NË QYTETIN

E VLORËS

1. Afërdita Dhimojani (Himarë)2. Arjan Dhimertika (Himarë)3. Ervis Iljazi (Delvinë)4. Julian Zoto (Delvinë)5. Ndricim Mehmeti (Delvinë)6. Savo Prifti (Himarë)7. Vladimir Kumi (Himarë)8. Ilir Nikolli (Sarandë)9. Irini Naci (Sarandë)10. Jolio Dine (Sarandë)11. Klaudija Bajrami (Sarandë)12. Kreshnik Bozho (Sarandë)13. Shpetim Ahmeti (Sarandë)14. Skerdilajd Sulozeqi (Sarandë)15. Zana Piro (Sarandë)16. Ajen Grabova (Selenicë)17. Gezim Ademi (Selenicë)18. Leonard Rakipaj (Selenicë)19. Perparim Shametaj (Selenicë)20. Rezarta Beqiri (Selenicë)

JA KANDIDATËT PËR RRETHET

kurrë. Tahiri shprehet më tej se do ta vazhdojë rrugën e tij politike. “Miq dhe dashamirës, ju njoftoj se do të vazhdoj rrugën time poli-tike, drejt kandidimit. Në dy herët e kaluara që kam qenë deputet, kam përfaqësuar denjësisht ko-

munitetin çam dhe vlonjatët. Unë nuk kam qenë kurrë pjesë e asnjë pazari apo sahanlëpirje dhe nuk do të jem kurrë. Kushdo do ta marrë përgjigjen nga sovrani në 26 prill pas numërimit të votave”, u shpreh Dashamir Tahiri. Por një tjetër emër që mungonte në qarkun e Vlorës ishte edhe ai i Agron Shehajt. Por sipas informacioneve, mësohet se Lulzim Basha do e kandidojë She-hajn në qarkun e Tiranës.

Votimet në ElbasanNdërsa ditën e djeshme, Par-

tia Demokratike ka zhvilluar procesin e votimit të 45 kandi-datëve për deputet në Qarkun e Elbasanit, qark ky i cili ka 14 mandate. Deri tani votimet kanë përfunduar në degët e PD në 7 qarqe: Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër, Lezhë dhe Dur-

rësi. Procesi është konsideruar si një risi për politikën shqiptare, që rrit demokracinë e brendshme në PD dhe tregues për mënyrë sesi do të qeverisë nesër forca më e madhe e opozitës. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e ka cilësuar pjesëmarrjen në votime të jashtëzakonshme në qytetin e Elbasanit, ndërsa i bëri thirrje kundërshtarit që dhe ata të ndjekin këtë model të saj duke votuar për përzgjedhjen e kandi-datëve si dhe të ndahet nga krimi i organizuar. Bardhi duket se nuk ka ndjekur zhvillimet e fundit, pasi paraditen e djeshme kryeministri Rama prezantoi platformën online ku anëtarësia do të japë vlerësimet e tyre për kandidat, një vlerësim me integritet dhe pa manipulime ashtu sikur tha Rama.

Kështu, ndër emrat e pikasur, por edhe që gëzon mbështetje të banorëve të Vlorës është ai i Bujar Leskajt. Ky i fundit ka përfaqësuar

Vlorën në zgjedhjet e 2005 dhe vijon të gëzojë një mbështetje të madhe nga vlonjatët. Leskaj,

i cili ka qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe që e ka drejtuar atë në mënyrën më

dinjitoze ku ka zbuluar një sërë shkeljesh...

Page 9: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Reagon Gjiknuri: Formula për koalicionet nuk ka lidhje me Italinë, opozita kërkon të pengojë Kodin ZgjedhorPërfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik,

Damian Gjiknuri i është përgjigjur deklaratës së Oerd Bylykbashit, i cili tha se Italia ka shembullin e duhur se si duhet vepruar me listat. Përmes një dalje publike Gjiknuri tha se, akuzat e opozitës janë veç përpjekje e tyre për të bllokuar Kodin Zgjedhor. Sipas tij, çdo herë mazhoranca u ka kërkuar ta tregojnë me fakte se modeli i listave të hapura është kopjuar dhe për këtë gjë opozita ka dështuar. “Tre muaj rresht në çdo mbledhje të grupit negociator të Këshillit Politik i kërkuam opozitës

jashtëparlamentare të na sillte në tryezë qoftë edhe vetëm një shembull të një vendi evropian, anëtar të OSBE-së, që zbaton sistemin proporcional rajonal me lista të hapura dhe me koalicione të përbëra siç ata i dëshironin. Pas 3 muaj kërkimesh të dësh-tuara, përfaqësuesit e opozitës , pak orë përpara seancës parlamentare kur do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor tentojnë të hedhin hi syve të publikut. Deklarojnë se në fund të tunelit kanë “zbuluar” modelin italian. Ata e dinë shumë mirë, por thjesht duan të kryejnë tentativën

e fundit të dëshpëruar për të penguar e zvarritur reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor”, deklaroi ai. Sakaq Gjiknuri ka sqaruar pikat që i bëjnë aq të ndryshme sistemin zgjedhor të Italisë me atë të Shqipërisë. Duke shtuar këtu se në vende të tjera i lejojnë kreut të partisë të kandidojë në më shumë se 3 zona. “Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, modeli italian është me dy dhoma e miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proporcional me lista të mbyllura 2/3 e vendeve. Dukshëm nuk ka lidhje me sistemin që zbaton Shqipëria, pro-

porcionalin rajonal me lista të hapura. Meqenëse kërkesa e opozitës parlamentare, e pranuar nga mazhoranca, për lejimin e vendosjes së kryetarit të partisë apo kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit në listë njëkohësisht në 4 zona zgjedhore u cilësua antidemokratike dhe duke qenë se opozita jashtëparlamentare ka “zbuluar” pas 3 muajsh modelin italian, i ftoj të lexojnë legjislacionin e vendit fqinj mik për të kuptuar se atje ka raste që u lejohen kandidatëve të garojnë edhe deri në 5 zona”, shkruan Gjiknuri.

Esmeralda HIDA

Teksa sot mazhoranca pritet të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor ndasitë në PD-LSI janë shtuar. Opozita

e Bashkuar i bën thirrje Parlamentit të mos miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përmes një deklarate për mediat ditën e djeshme dy përfaqësues të opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë shprehur kundër kalimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nesër në Kuvend. Të dy deputetët thanë se, ndry-shimet janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Sipas Bylykbashit ndry-shimet e propozuara nga mazhoranca në mënyrë kategorike nuk duhet të miratohen pasi janë formuluar vetëm në interes të tyre dhe për më tepër janë në kundërshti me një nga rekomandimet e BE. “Ndryshimet e njëanshme jo vetëm nuk sigurojnë lista të hapura, por u heqin të drejtën partive politike të garojnë të lira në një koalicion. Edi Rama me këto ndryshime që miraton nesër, ndryshon rregullat e lojës pasi loja ka filluar. Çdo ndryshim i nesërm bie ndesh me stand-ardin e KiE dhe OSBE-së. Në 3 javë ne tentuam që t’i drejtohemi ODIHR dhe 3 javë PS bllokoi këshillin politik. Me votimin e nesërm, të bazuar mbi mira-timin e njëanshëm, Rama shkatërron marrëveshjen e 14 janarit, konsensusin e Këshillit Politik dhe 5 qershorin. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në elementë të 5 qershorit do të krijojnë konfuzion si do të funksionojë sistemi zgjedhor dhe do pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh ai. Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili, gjithashtu i drejtohet Parlamentit që, nëse miratohen ndryshimet nuk do të ketë më shpresë për integrim. Sipas tij, qëllimi i Ramës është të pengojë Shqipërinë për në BE. “Çdo akt i nesërm nuk është as më shumë e as më pak, përgjegjësi shumë e rëndë për sot dhe për nesër, përgjegjësi nga e cila Edi Rama nuk mund të shmanget dot, pasi në mënyrë të vullnetshme, në funksion të një strategjie të mirë përcaktuar, var-ros integrimin europian të vendit. Me votimin e nesërm hapje negociatash nuk ka. Armiku i integrimit, që mbajti 3 vite pezull integrimin, për një kryetar qarku në Fier, shfaqet sërish sot me një strategji të re, por me një qëllim të vjetër: pengimin absolutisht me çdo kusht të integrimit europian të vendit”, tha ai.

Bylykbashi: Gjiknuri justifikohet, asnjë model

nuk e shpëton Ramën PD dhe PS vazhdojnë përplasjet

për modelin e koalicioneve. Oerd Bylykbashi i ka kthyer përgjigje Damian Gjiknurit, i cili hodhi poshtë deklaratën e tij duke thënë se modeli italian i koalicioneve nuk ka lidhje me Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shkru-an se nuk gjejnë dot një model që të shpëtojë Edi Ramën nga humbja dhe se çdo fjalë e Gjiknurit është justifikim. “Modelet demokratike ekzistojnë, por model që të shpëtojë Edi Ramën nga humbja ne nuk gjejmë dot. Ketë kërkon Edi Rama nga Këshilli Politik dhe për këtë ai është gati të sakrifikoje Shqipërinë. Modelet t'i kemi thënë që ditën e parë, por kur ti shkelje një marrëveshje për të cilën u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA tek drejtuesit më të lartë të BE, këto as i sheh as i dëgjon. Këto justifikimet janë njësoj si hapja false e listave”, shkruan Bylykbashi. Sot PS pritet që të votojë draftin dhe duke qenë se i nevojiten 84 vota, synohet që të merren nga opozi-ta parlamentare, e cila është e përçarë.

Ndoka: Rama po penalizon rrugën e Shqipërisë në BE

Pas prezantimit të Ramës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dje ka reaguar në një intervistë kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Sipas tij ky është një nga shumë ga-bimet politike të Edi Ramës. Ndoka tha se ky vendim do të jetë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Sakaq ai tha se partia e tij është përgatitur për këto lëvizje. “E trish-tueshme kur mendon se në 30 vite pluralizëm një parti politike si Rilindja vendos rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Po penalizon Shqipërinë në rrugën tonë euroatlantike. Gjithë faktori ndërkombëtar është kundër tij, për shkak se detyra kryesore ishte reforma zgjedhore me konsensus. Së dyti e shikoj me trishtim rrëshqitjen e zotit Rama si personazh politik, në 8 vite jo vetëm nuk vendosi asnjë standard, por i shembi edhe ato që gjeti. Nuk na tremb ne përballja me këtë mazhorancë, ne kemi mundësitë tona të organizimit, do ta fitojmë me çfarëdo lloj formash”, tha ai.

PD dhe LSI: Parlamenti të refuzojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, PS po tenton manovra për të reduktuar humbjen, po bllokohen negociatat

Opozita e Bashkuar: Edi Rama po ndryshon rregullat e lojës për hesap të vet

Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili deklaroi dje se as Rama dhe askush tjetër nuk do ta prekë votën dhe zgjedhjet e lira me 25 prill. Sipas tij këtë radhë kryeministri nuk do të bëjë më blerje votash. “Secili nga ato që do të votojnë atje kanë përgjegjësi për votën e tyre. Kush shkel ligjin do të ndëshkohet. Edi Ramës iu këputën duart për të futur duart në zgjedhje. Edi Rama ka vetëm

një dramë, se nuk do përballje. Ka qenë një paketë e tërë ligjore që kishte të bënte me dekriminalizimin e votës, me shit-blerjen e votës, mënyra se si bëhet e qartë kjo shitblerje, stimulimin e denoncimit të saj, etj. Pra themeli, duhet të jeni të qetë se ditën e zgjedhjeve votën nuk e prek njeri. Këtu duhet që të kuptoni dhe dëshpërimin e tmerrshëm të Edi Ramës”, tha dje Vasili.

Vasili: Votën e lirë nuk do ta prekë njeri

Deklaratat për fitoren e 25 prillitNdërsa shprehet i bindur se fitorja

do të jetë e tyrja, opozita e bashkuar i gjykon këto veprime të Edi Ramës si taktika për të mbuluar humbjen. Sipas Bylykbashit, asnjë marifet i përdorur nga Rama nuk e bënë atë arsye për t’u votuar nga qytetarët. “Ndryshimet e njëanshme të Edi Ramës me rregullat e zgjedhjeve kanë për qëllim të reduktojnë humbjen e tij më 25 prill. Asnjë truk nuk do të ndalë atë që më 25 prill do te jetë fundi politik. Në të gjithë përpjekjen e tij për të thënë që procesi i Reformës që po e përmbyll në mënyrë të njëanshme, është përpjekje për të bërë Këshillin Poli-tik për njëanshmëri të ndryshimeve kus-htetuese, po heq mundësinë që partitë të garojnë në koalicion, i cili vetë do të humbasë në 12 qarqe”, tha Bylykbashi. Vasili tha se ka kryeministrit Edi Rama nuk ka më mbështetjen e ndërkom-bëtarëve dhe se do të humbasë me 25 prill. Pasi tashmë qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij. “Këto janë disa ndryshime të njëanshme në sistemin, të cilat ai mendon se mund t'i bëjë derman, por të jeni të bindur se zero derman do t'i bëjnë. Por kemi rënë dakord dhe ua kemi bërë të qartë edhe shqiptarëve

këtë gjë, ky nuk mban marrëveshje, ky mashtron që nga Shqipëria, në Bruksel e deri në Washington, pasi 5 qershorin e përshëndetën që të gjithë dhe ky njeri është i gatshëm që të thyejë çdo rregull formal nga frika e humbjes. Shqiptarët janë të qartë se kush është ky njeri, nuk ka më ndërkombëtar që i jepnin mbështetje të pavërtetë dhe të rremë. Sot mbreti është lakuriq", tha Vasili.

Akuzat për vjedhje formuleAkuzat e opozitës nuk mbarojnë

me kaq. Oerd Bylykbashi ka thënë dje se koalicioni është marrë nga Italia dhe është miratuar në vitin 2017 me konsensus dhe vazhdon të përdoret sot. “Në 2017 Parlamenti italian miratoi

ligjin “Rozato” që aplikon zgjedhjet për Parlamentin italian me listë të përbërë. Koalicioni me listë të përbërë që është marrë nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohen si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Nga 1995, Italia aplikon listën e përbërë në nivel rajonal dhe të përbërë. Model që është përdorur në Francë apo Belgjikë. Por një model i madh është Italia. Kjo rrëzon tezën e Edi Ramës se për shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet. Është në fuqi në një vend në Itali, një nga demokracitë më të mëdha në BE”, tha Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi nga ana e tij e quan një pazar të ulët kandidimin e kryetarit të partisë në 4 qarqe të vendit duke thënë se kjo plotëson kërkesën e Ramës, të ndalojë koalicionet me lista të përbëra. Në këtë formë, sipas tij, Rama po pengon garën e lirë. “Kandidi-mi i kryetari të partisë në 4 qarqe është një pazar i ulët i bërë në parlament për

të kaluar këtë që kërkon Rama, heqja e koalicioneve me listë të përbërë. Ky pazar me 4 qarqe bie ndesh me reko-mandimin 2 në 2009, ku ODIHR tha se duhet hequr pasi bie ndesh me stand-ardet demokratike, pasi cenon parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit dhe pengon pjesëmarrjen e tyre të lirë në garë”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi: Kandidimi në 4 qarqe pazar i ulët

Page 10: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT10 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

AGRON DUKA:

Sikurse thashë më sipër, këto çështje do të jenë më të qarta kur te Kodi Zgjedhor të jetë e zeza në të bardhë. Sidoqoftë, si çdo parti edhe ne kemi bërë sondazhet tona. Në bazë të tyre ne do të përqendrojmë forcat tona në terren dhe do të nxjerrim kandidatë të përshtatshëm. Bëhet fjalë për 8 qarqe në të cilat ne mund të kemi ambicie për të nxjerrë përfaqësuesit tanë, por sigurisht listat tona do të jenë të plota dhe konkurruese në të gjitha qarqet...

“Në 25 prill, PAA do të jetë një surprizë pozitive për të gjithë elektoratin shqiptar”

Drafti i PS për reformën zgjedhore gënjeshtër, PAA do të dalë me kandidatë në 8 qarqe,

Basha të konsultohet me mua për DurrësinNdryshimet në Kodin

Zgjedhor sipas draft-it të propozuar nga Partia Socialiste,

zgjedhjet e ardhshme parlam-entare të 25 prillit të vitit 2021, pritshmëritë që ka Partia Agrare Ambientaliste për këto zgjedhje, sjellja e mazhorancës ndaj kërk-esave të opozitës joparlamenta-re, marrëdhëniet mes PAA dhe Partisë Demorkatike edhe ato brenda opozitës së bashkuar, in-tegrimi europian, qasja e qever-isë ndaj pandemisë dhe mënyrës se si ajo po përballon krizën ekonomike, kanë qenë disa nga çështjet për të cilat ka folur kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, shprehu dje bindjen se drafti i PS për reformën zgjedhore që pritet të votohet sot në Kuvendin e Shqipërisë është një gënjeshtër. Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i PAA u shpreh se këto zgjedhje do të jenë një shans i artë për opozitën e bashkuar, e cila sipas tij, do të dalë fituese. Madje, zoti Duka theksoi se partia që ai dre-jton do të garojë në 8 qarqe në 25 prill. Sa i takon zonës se ku do të kandidojë në zgjedhjet parlamen-tare të vitit 2021, shefi i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka theksoi se ai ka dëshirë dhe se qarkun e Durrësit nuk e brak-tis, pasi siç shtoi ai, është shumë i lidhur me qytetin bregdetar, duke lënë të nënkuptohet se në 25 prill do të garojë aty.

-Zoti Duka, debati për ndrys-himet në Kodin Zgjedhor vijon ende të jetë një “patate e nxehtë” në duart e aktorëve politikë, ku duket qartë se palët janë larg konsensusit. Pse ju si opozitë e kundërshtoni draftin e PS dhe pse mendoni se ai nuk garanton hapjen 100% të listave?

Ne e kundërshtojmë draftin e Partisë Socialiste sepse është një nga gënjeshtrat më të mëdha të këtyre 7 viteve. Edhe një fëmijë e kupton se listat që propozon mazhoranca janë të mbyllura. Është një ofezë e madhe që po u bëhet qytetarëve shqiptarë, sepse pasi përdori kauzën e listave të hapura për të ndry-shuar Kushtetutën me qëllim heqjen e koalicioneve, tani kanë pafytyrësinë për të vijuar talljen me elektoratin.

-Gjithashtu ju si opozitë e bashkuar keni propozuar një draft tuajin dhe pretendoni se

është i vetmi që reflekton në të të gjitha shqetësimet. Çfarë do të ndodhë me draftin tuaj dhe a besoni se PS do ta marrë në konsideratë?

Ajo që shihet qartë është se partia në pushtet ka për qëllim vetëm mbijetesën e saj politike dhe asgjë tjetër. Nuk shqetëso-hen për pasojat kombëtare dhe ndërkombëtare të vepri-meve të tyre. As për bllokimin e integrimit dhe të fondeve që shqiptarët përfitojnë nga BE-ja. Jo, duan vetëm çifligun e tyre të vogël, pastaj le të bëhet hata-ja. Ne kemi në dorë fjalën dhe mbështetjen e faktorit ndërkom-bëtar, gjithashtu tani kemi me vete edhe ata qytetarë që sot ndihen të tallur nga listat e mbyllura të shitura si të hapu-ra. Nëse vijojnë me kokëfortësi kundër një vullneti më të madh se ata, nuk bëjnë gjë tjetër veçse rëndojnë edhe më shumë ndësh-kimin që do të marrin nga të gjitha anët.

-Ndërkohë opozita akuzon PS se përmes draftit të saj synon të heqë koalicionet parazgjed-hore. Pse jeni kundër heqjes së koalicioneve dhe këmbëngulni që formula të jetë siç është aktu-alisht dhe jo të shkohet me listë unike në zgjedhje?

Ka disa arsye që na dety-rojmë që t’i përmbahemi ligjit, traditës politike dhe kritereve ndërkombëtare. E para koali-cionet nuk mund të hiqen në mënyrë arbitrare dhe kaq pranë zgjedhjeve. Të ndryshosh rreg-ullat e lojës vetëm sepse nuk ke qenë i aftë të qeverisësh mirë dhe të mbash bashkë koali-cionin tënd, nuk mund të shtysh të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë vetëm sepse të leverdis ty. Në fund të fundit kjo është politika. Ti luan në bazë të rregullave të lojës, pra zhvillon dhe mandatin tënd në bazë të këtyre rregul-lave, të cilat detyrimisht duhet të të kushtëzojnë ty t’i përmbahesh angazhimeve me partnerët e koalicionit dhe qytetarët. Nëse ti nuk qeveris mirë, nëse për shkak të keqqeverisjes largon partnerët e koalicionit, nuk mund të ndrys-hosh rregullat sepse nuk ndrys-hon dot sjelljen tënde politike. Të kushtëzosh opozitën që të garojë ashtu si do ti, duke na thënë hiqni dorë nga identiteti i partive që e përbëjnë, nuk është demokraci, por autoritarizëm. Ne duam këto rreg-

ulla loje sepse me këto rregulla loje kemi zhvilluar aktivitetin politik deri më tani dhe, nëse ka një konsensus për t’i hequr ato, do të duhej që ndryshimet të ndodhnin jo në zgjedhjet e 25 prillit, nga të cilat na ndajnë pak muaj, por në ato të 2025.

-A duket pak e mirëmendu-ar kjo lëvizje e PS që kërkon të ndryshojë formën koalicion-eve, pasi mund të jetë strategji elektorale që çon ujë tek mulliri i saj?

Kjo është shumë mirë e men-duar nga ana e mazhorancës, sepse fatkeqësisht janë të parët për djallëzinë më të fundit. Jo PS si grupim, por Rilindja si sekt që kërkon të mbajë me çdo kusht një pushtet që e ka shpërdoruar përgjatë dy mandateve, duke prodhuar kriza të njëpasnjëshme politike, varfëri dhe eksod masiv të shqiptarëve. Të jeni të bindur se nëse një forcë politike do të ishte krenare për bilancin e saj nuk do të merrej me skuthllëqe, por do të dilte ballëhapur në zg-jedhje. Megjithatë, kjo frikë nga zgjedhjet, nuhatet shumë mirë nga qytetarët, sepse ata llogaritë nuk i bëjnë me gënjeshtrat e rrjeteve sociale, por me xhepat e tyre. Prandaj jam i bindur që në çdo formë, askush nuk shpëton dot nga ndëshkimi i qytetarëve dhe kjo aventurë me listat e mbyllura do t’iu kthehet në boomerang.

-Le të përqendrohemi pak tek Partia Agrare Ambi-entaliste që ju

drejtoni dhe duket qartë që edhe pse jemi disa muaj larg zgjedh-jeve fushata duket se ka nisur edhe për ju. Të paktën këtë e tregojnë reagimet tuaja dhe deklaratat e lëshuara nga partia juaj. Si po ecën organizimi i PAA?

Ne kemi pasur mundësi të krijojmë një ekip shumë të mirë gjatë këtyre viteve. Njerëz me integritet dhe përvojë të gjatë në fushën e bujqësisë, ekonomisë dhe mjedisit. Jemi duke përpil-uar pikat e fundit të programit tonë për zgjedhjet dhe jam i bindur se oferta jonë do të jetë e spikatur sepse përmban eksper-tizën më të mirë që ka Shqipëria, sidomos në ofertën ndaj fer-merëve. Jam shumë krenar për atë që ne përfaqësojmë sot si grupim politik, si nga eksperien-ca ashtu edhe nga morali që na dallon për qëndrimet tona pub-like të matura ndër vite. Prandaj presim me padurim për të nisur fazën fundore të garës drejt 25 prillit, ditë në të cilën PAA do të jetë një surprizë pozitive për të gjithë elektoratin shqiptar.

-Ju në disa deklarata të fundit keni trazuar disi ujërat e politikës pasi keni deklaruar se kryeministri Edi Rama ju ka bërë oferta. Si qëndron e vërteta dhe ka gjasa që pas zgjedhjeve të 25 prillit ju të bashkëpunoni

me PS?Kjo ndodh sepse titujt e

gazetave shpesh herë janë më afër linjës editoriale të tyre, sesa afër asaj që unë kam deklaruar. Prandaj ju them se nuk kam pasur asnjë ofertë dhe se do të

jem konseguent me qën-drimet e koali-

cionit opozitar, deri sa programi dhe qëllimi për të ndryshuar rrënjësisht realitetin politik dhe faqen e bujqësisë, do të gjejnë hapësirën për të cilën PAA po lufton.

-Gjithashtu ju keni treguar forcën e PAA, duke i dërguar një mesazh të koduar kreut të PD, Lulzim Basha se ky i fundit duhet t'ju pyesë juve se ku do garoni në zgjedhjet parlamen-tare dhe në çfarë zone, nëse opozita do të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit me listë të përbashkët. Si ta marrim këtë, si "kërcënim në formë kërkese" apo parala-jmërim se PAA mund të dalë më vete në zgjedhje?

Nuk është kërcënim ndaj Bashës, por konstatim i një realiteti. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me Bashën dhe gjykoj se kam atë konfidencë me të, madje edhe eksperiencë kur bëhet fjalë për Durrësin, për të qenë një nga njerëzit me të cilët ai do të konsultohet kur të vijë radha për të folur për strategjinë në qarkun e Durrësit. Megjithatë këto janë gjëra që do të mbeten pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

- Keni bërë një projeksion se në sa zona elektorale PAA do të garojë me kandidatët e saj në zgjedhjet parlamentare dhe sa deputetë mund të marrë?

Sikurse thashë më sipër, këto çështje do të jenë më të qarta kur te Kodi Zgjedhor të jetë e zeza në të bardhë. Sidoqoftë, si çdo parti edhe ne kemi bërë sondazhet tona. Në bazë të tyre ne do të përqendrojmë forcat tona në terren dhe do të nxjer-rim kandidatë të përshtatshëm. Bëhet fjalë për 8 qarqe në të cilat ne mund të kemi ambicie për të nxjerrë përfaqësuesit tanë, por sigurisht listat tona do të jenë të plota dhe konkurruese në të gjitha qarqet nëse formulimi në Kod nuk do të na detyrojë të zgjedhim strategji alternative.

- Në çfarë zone do ta shohim z. Duka kandidat për deputet?

Durrësi është dhe do të mbe-tet qyteti im. Paçka se qëllimet e PAA-së janë kombëtare, unë jam thellësisht i lidhur me Durrësin sepse aty kam të shkuarën dhe të ardhmen time dhe dua që në këto vite të angazhimit tim në politik t’i jap çdo grimcë të energjisë time një qarku dhe një qyteti që meriton më shumë. Sidomos në këto kohë të vështira.Intervistoi: Rigels SELIMAN

Page 11: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Raporti i KLSH, 9.8 milionë euro dëme nga tenderat dhe shpenzimet pa hesap, ja institucionet më problematike

KLSH: Institucionet publike kanë abuzuar shumë me fondet

Esmeralda HIDA

Mbi 1 miliardë lekë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit keqpërdorimi i fondeve dhe shpen-

zimet pa eficiencë të institucion-eve në vend. Pas auditimeve të kryera në 6 mujorin e parë të këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin mbi dëmet që i janë shkarkuar shtetit nga shkeljet disiplinore nga entet publike. Konkretisht në raport tregohet se vetëm për gjashtë muaj kanë humbur nga arka e shtetit plot 1,218,289 mijë lekë për shkak të shpenzimeve të panevojshme dhe tenderat. Neglizhenca e en-teve publike ka rrënuar buxhetin e shtetit pa marrë parasysh kushtet ekonomike në të cilat ndodhte vendi ynë sot. “1,218,289 mijë lekë afërsisht 9,8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”, thu-het në raport. Nga ana tjetër KLSH ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekono-mik në fushën e tatimit të taksave, shpenzime si dhe keqmenaxhimin të fondeve publike, në shumën totale prej 2,178,898 mijë lekë, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 2,160,604 mijë lekë. “Kon-trolli i Lartë i Shtetit, gjatë periudhës janar - qershor 2020, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 2,113,514 mijë lekë nga të cilat: 946,334 mijë lekë në fushën e të ardhurave dhe 1,167,180 mijë lekë në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekono-micitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likui-dimin e shpenzimeve, keqmenax-

Pavarësisht krizës ekonomike që po ka-lon vendi zërat kryesorë të sistemit bankar vazhdojnë të ruajnë qëndrueshmërinë, çka lë shpresë për mbështetje financiare nga ana e BSH. Përmes një raporti të publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë vërehet se, fondet e investimeve vazhdojnë të ruajnë linja progresive, në fund të qershorit ky zë ishte 67 miliardë lekë. Në këtë periudhë BSH liston 6 fonde investimesh aktive ku kontributin më të madh e kanë dhënë letrat me vlerë. Sipas BSH, deri më tani fondet e investimeve janë obligacionet e emetuara nga qeveria më me rëndësi dhe kontribut. “Fondet e investimit

ruajtën nivelin e aktiveve neto në nivelin 67 miliardë lekë, në fund të 6-mujorit të parë 2020. Ecuri pozitive regjistruan investimet në letra me vlerë të qeverisë në formën e obligacioneve dhe mjetet monetare. Në sistemin financiar shqiptar numërohen 6 fonde investimi aktive. Ndërkohë tregu i fondeve të investimit është një treg me përqendrim relativisht të lartë, duke qenë se dy nga fondet e investimit kanë rreth 80% të totalit të aktiveve neto të fondeve. Aktivet e fondeve të investimit investohen kryesisht në obligacione të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, të cilat ofrojnë kthim më të lartë, në krahasim me

investimet alternative”, thuhet në raport. Nga ana tjetër Banka tregon se në ritme pozitive ecin dhe rezervat valutore që gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin bankar në vend, pasi ndihmojnë gjendjen financiare në raste luhatjesh. BSH tregon se në 8 muaj rezerva valutore arriti në mbi 4 miliardë lekë, ku vetëm në tre muaj janë shitur 20 milionë euro. Sakaq me rrëndësi është që edhe pas një pauze gjatë izolimit të vendit për shkak të Covid-19, ky zë vijon në ritme stabilizuese. “Rezerva valutore e shënoi vlerën 4.075 mil-iardë euro, në fund të muajit gusht 2020. Rezer-va valutore ka si qëllim kryesor plotësimin e

nevojave emergjente të ekonomisë me valutë të huaj, por edhe ndërhyrjet e përkohshme për të amortizuar luhatjet që mund të cenojnë stabilitetin financiar. Janë shitur 20.4 milionë euro në fund të muajit mars për të ndalur zh-vlerësimin e shpejtë të lekut kundrejt euros, në kushtet e situatës së epidemisë COVID-19. Ndërkohë që rritja graduale e rezervës valu-tore ka nisur që prej vitit 2013, me këshillimin e institucioneve ndërkombëtare, si një masë për të forcuar garancitë rreth stabilitetit financiar të vendit. Ndërkohë BSH-ja kon-firmon se sistemi bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe likuid”, tregon BSH.

Banka e Shqipërisë: Fondet e investimeve ruajtën qëndrueshmërinë në 6 mujor, rezerva valutore në rritje

Referuar raportit të KLSH në statistikat për tenderat vëre-het se mbi 270 milionë lekë janë shpenzuar për shkak të shkeljeve të procedurave gjatë tenderimit, ku më së shumti vërehen edhe ankesa për shkak të garës me një ofertuese ose skualifikimin pa të drejtë. Pas ankimimit APP është detyruar të shpërblejë subjektet ankimuese. “Shkeljet në procedurat e prokurimit vetëm në 9 subjekte, kanë sjellë një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në masën 270,649 mijë lekë. Shkeljet kanë rezultuar në plotësimin e kritereve të kualifikimit, në skualifikimet e ofertuesve, në hapjen e shqyrtimin e ofertave, në ofertat anomalisht të ulta dhe zhvillohen procedura prokurimi me një pjesëmarrës dhe fitues njëkohësisht”, tregon KLSH.

milionë për shkeljet me tenderat

270 KLSH: Doganat i kanë sjellë dëme të mëdha buxhetit

Në vend që të kontribuojnë në arkën e shtetit për përballimin e krizës pikat doganore në vend kanë hapur më shumë probleme. Sipas raportit të publikuar nga KLSH, për periudhën janar-qershor vetën Dogana e Dur-rësit ka humbur mbi 453 milionë lekë, për shkak të shpërdorimit të fondeve. Kjo si pasojë e shkeljes së disiplinës në procedura dhe dokumentacion.“Në sektorin e Doganave, në vlerën e përg-jithshme prej 453,211 mijë lekë dëme, konstatuar në institucionet: Dega e Doganës Durrës, në vlerën 453,211 mijë lekë, nga të cilat: vlera 169,645 mijë lekë, si pasojë e mos shqyrtimit të thelluar të vlerës doganore sipas in-dikatorëve të përcaktuar; Vlera 28,119 mijë lekë, si pasojë e tejkalimit të afatit 30 ditor për mbylljen e regjimeve; shkelje të kufirit të rieksportit; importe të produkteve parësore; dokumenti i mbylljes së regjimit ekonomik nuk rezulton të jetë miratuar nga kryetari i degës së doganës. 12,500 mijë lekë, rezultojnë veprime jo në përputhje me ligjin”, thuhet në raport.

Entet publike abuzime me pagat dhe postet e punës

Nga auditimet e kryera në të gjitha institucionet për 6 muajt e parë të 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vërejtur se institucionet publike shpërdorojnë për hesap të vet pagat e punonjësve si dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore. Gjithashtu ev-identohet se shumë punonjës marrin paga dhe shpërblime të pamerit-uara ose nuk kanë kualifikimin e duhur për atë pozicion pune. “Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, në vlerën e përgjithshme prej 94,179 mijë lekë, konstatuar në institucionet: Dre-jtoria Rajonale Tatimore Shkodër në vlerën 515 mijë lekë; Bashkia Malësi e Madhe, në vlerën 564 mijë lekë, si pasojë e pagave të paguara padrejtësisht për 4 punonjës ku janë emëruar punonjës jo me arsimin e duhur. Porti Detar Shëngjin SHA, në vlerën 116 mijë lekë.

himin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”, thu-het në raport.

Dëmet nga tenderat Nga ana tjetër tenderat vazh-

dojnë të bëjnë kërdinë në buxhet. Sipas raportit të KLSH, këtë herë çështjet e pakontrolluara të prokuri-meve publike kanë shkaktuar dëme të mëdha në pak muaj. Konkret-isht, dëmi ekonomik i rezultuar në fushën e prokurimit publik kap vlerën e përgjithshme 336,009 mijë lekë. Dëmi është konstatuar si në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimit, ashtu edhe në fazën e zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve. Sakaq ajo që vihet re në raport është se pjesën më e madhe e dëmeve është sakatuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, me mbi 270 milionë lekë nga 360 milionë në total të dëmeve nga tenderat. “Në total, për periudhën janar - qershor 2020,

vetëm nga auditimi i procedurave të prokurimit ka një dëm ekonomik në shumën 336,009 mijë lekë nga të cilat vlera 270,649 mijë lekë në procedurë prokurimi dhe vlera 65,360 mijë lekë gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve. konstatohet se shkeljet dhe problematikat në lidhje me procedurat e prokurimit më të mëdha vërehen në auditimin e ushtruar në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara (ABP) me vlerë 209,677 mijë lekë”, theksohet në raport. Sakaq një nga institucionet që regjistron dëmet më të mëdha ekonomike në prokurimin publik është Ministria e Kulturës. Sipas KLSH, vetëm ky institucion ka çuar dëm nga buxheti

i shtetit mbi 45 milionë lekë. “Minis-tria e Kulturës, në vlerën 45,700 mijë lekë, për shkak se nuk është arritur konkurrenca minimale. Planifikimi i fondeve vetëm për realizimin e pro-jekteve dhe jo për implementimin e tyre, e vendos MK-në përballë riskut potencial të keqmenaxhimit të fon-deve buxhetore. Vlera e financuar vetëm për hartimin e projekteve për restaurimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave të Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeu Kom-bëtar të Arteve të Bukura. Instituti i Monumenteve të Kulturës, në vlerën 1,394 mijë lekë, si pasojë e trajtimit në mënyrë jo të barabartë operatorët ekonomik”, theksohet në raport.

“Shkeljet në zbatimin e kon-tratave për 8 subjekte, kanë sjellë dëm ekonomik në buxhetin e shtet-it në masën 65,360 mijë lekë. Shkel-jet e këtij grupimi fillojnë me prob-lemet në lidhjen e kontratave, aktet e marrjes në dorëzim, në mungesa apo problematika në kryerjen e punimeve të ndërtimit, inventa-rizim dosjesh etj. Duke përmendur këtu si objektet që kanë sjellë dëme më të mëdha ekonomike si; 5 bash-

ki në vend, Shërbimin Komunitar të Punësimit me 29 milionë lekë, Porti detar Vlorë me 3 milionë lekë dhe Instituti i Monumenteve të kulturës. Rezultojnë problematika në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, me mos përgatitjen dhe hartimin e një pakete për unifikimin e kritereve të veçanta të kualifikimit”, thuhet në raportin e KLSH.

MBI 65 MILIONË LEKË DËM NGA ZBATIMI I PUNIMEVE

Page 12: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT12 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

r a j o n www.sot.com.al

Deklaratat e Daçiç sjellin reagime në Kosovë, Prishtina zyrtare thirrje Hagës

dhe ndërkombëtarëve të reagojnë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMinistrja e Jashtme reagon ashpër ndaj homologut serb

Sonila ELEZI

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka ndërmarrë dje një hap për të reaguar kundrejt ministrit

serb të Punëve të Jashtëm Ivica Daçiç. Ministri serb deklaroi ditën e premte se serbët janë duke bashkëpunuar me shqiptarët dhe janë duke treguar se ku ndodhen trupat e shqiptarëve të Kosovës që janë varrosur në varre masive në territorin serb gjatë luftës Kosovë -Serbi. Madje ai edhe i kërcë-noi këto “bashkëpunëtore”. Në lidhje me këtë ministrja u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it. Me një postim në Twitter kryediplo-matja kosovare bëri publike letrën ku konsideronte se Serbia është duke minuar frymën e dialogut. “Megjithëse po kalojmë një kohë sfiduese pande-mie, dhe të gjitha qeveritë demokratike po tregojnë shenja të respektit dhe solidaritetit më të madh reciprok, Serbia po minon frymën e dialogut, marrëdhëniet fqinjësore dhe proce-set e një pajtimi të mundshëm pas marrëveshjes së Uashingtonit dhe dialogut aktiv në Bruksel”, shkruante ajo. Më tej në letër është kritikuar heshtja e ndërkombëtarëve mbi rastin dhe bëhet një rikujtim i shkurtër të kri-meve gjatë luftës. “Ndjehem e detyruar të shpreh zhgënjimin tim të thellë për një indiferencë totale të bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e gjuhës së turpshme të qeverisë Serbe kundër vik-timave të luftës së fundit dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Më lejoni të kujtoj

Maqedoni e Veriut, OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Zaev

Avdulla Hoti: Vjosa Osmani e ka derën e hapur në LDK

OBRM-PDUKM ka lëshuar ditën e djeshme një deklaratë me anë të së cilës kërkon dorëheq-jen e Zoran Zaev dhe ministrit të Shëndetësisë. “Zaev dhe Filipçe deklaruan se nuk numri i të infektuarve nuk do të tejkalojë 2.000, ndërsa tani ai numër është 18.602. Gjendja është edhe më e keqe për shkak se qeveria nuk ka protokolle të duhura as në çerdhe e as në shkolla. Për çdo ditë shohin të infektuar në çerdhe dhe përgjegjësi nuk ka. Me Zaevin dhe Filipçen, Maqedonia fundoset. Edhe Zaev

edhe Filipçe duhet të ndërmarrin përgjegjësi për kaosin në të ci-lin ndodhemi. Tani. Dorëheqja është hap moral dhe i duhur për momentin”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë LSDM partia në pushtet i është përgjigjur kësaj deklarate duke u shprehur se OBRM-PDUKM duhet ta kërko-jë dorëheqjen nga kryetari i tyre, Hristijan Mickoski, i cili nxit përhapje të koronavoirusit dhe mosrespektim të masave speci-fike për mbrojtje nga infektimi me Covid-19 me zhvillimin e tubimeve dhe protestave.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh ditën e djeshme se kryetarja e Parla-mentit dhe ish anëtarja e partisë LDK, e ka rrugën e hapur nëse dëshiron të kthehet në këtë parti. Hoti, i cili është edhe nënkryetar i LDK, deklaroi se nuk ka një arsye për të shpjeguar se përse me shu-micë votash, Osmani u larguan nga partia. “As vetë s’e di. E kemi mbështetë të gjithë, por secili e zg-jedh rrugën e vet. Plot janë kthyer në LDK, pas një kohe ka me për tu kthyer edhe kjo sigurisht. I kemi pranuar të gjithë, edhe ata që kanë

shkuar në parti tjera, edhe ata që kanë pauzuar. Vjosa e ka çelë derën. Kurdo që pendohet njeriu mirë është”, ka deklaruar Hoti. Nga ana tjetër ai është shprehur se nuk e ka të qartë se përse Kurti e shkarkoi nga detyra e zëvendës kryeministrit ndërkohë që ishte ende në pushtet. Hoti theksoi se ishte LDK ajo që e bëri Kurtin kryeministër dhe se edhe në opozitë janë përpjekur që ti bëjnë më shumë institucion-alë dhe se edhe në qeveri janë përpjekur që ti ndihmojnë që të mos bëjnë lëshime.

Rohde: Jemi në përpjekje që Kosova dhe vendet e të rajonit t’i bashkohen BE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një fjalimi virtual në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ka thënë se i mbështesin përpjekjet për të normalizuar raportet e Kosovë dhe përfundimisht për të punuar drejt integrimit Evro-pian të të gjithë rajonit. Sakaq ai ka theksuar se Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces. “Këtu në Kosovë ne po i mbështesim përpjekjet për të normalizuar raportet e saj dhe përfundimisht për të punuar dre-jt integrimit Evropian të të gjithë

rajonit. Për ta liruar potencialin e të gjithë qytetarëve në rajon dhe më gjerë. Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces, në vitin 2019 BE-ja dhe shtetet e saj anëtare si tërësi kanë investuar më shumë se 194 milionë euro më shumë se të gjithë donatorët e tjerë së bashku. Ndërkaq këtë vit, duke qenë të ballafaquar me pandeminë COVID, ne shumë shpejtë ndamë 171 milionë euro shtesë, për të adresuar nevojat imediate në shëndetësi dhe në rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.

24 mijë familje në Kosovë kanë të ardhur vetëm

ndihmën sociale

LVV: Ujmani nuk është simbolikë, është pasuri

esenciale e vendit

Zemaj: Situata epidemi-ologjike është më e qetë krahasuar me shtatorin

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, tha se të dielën nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes së pacientëve nga COVID-19. Ai, përmes një shkrimi në Facebook, njoftoi se 56 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 69 e kanë fituar betejën. “Situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit COVID-19, të mos e ulë përk-ushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë”, tha Zemaj.

Von Cramon: Kosova nuk do të kishte viza nëse do varej nga PE Këshilli i Sigurimit të OKB, takim më 21 tetor për Kosovën

se Kosova ende pret drejtësinë për ve-primet gjenocidale të Serbisë ndaj më shumë se 13,000 shqiptarëve të Kosovës të vrarë, përfshirë foshnje 18 muajshe, më shumë se 1,300 fëmijëve, më shumë se një milion të dëbuarve nga Kosova, më shumë se 400 masakrave të kryera sistematikisht, më shumë se 20,000 grave të dhunuara dhe shumë pasuri e objekte të tjera kulturore, fetare dhe historike të vjedhura ose shkatërru-ara!”, vijon letra.

Pasojat Më tej ajo ka vijuar me shpjegimin

se kërcënimet e Daçiç kanë shkaktu-ar dhimbje të jashtëzakonshme për popullin e Kosovës e hapje të plagës së vjetër, dhe veçanërisht për familjet e viktimave dhe atyre që ende rezul-tojnë të zhdukur 21 vjet pas luftës. Në letër është përmendur edhe deklarata

e ministrit serb të mbrojtjes, i cili është shprehur se shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin terri-toret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre dhe se ekziston rreziku i kri-jimit të Shqipërisë së Madhe. “Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, është shprehur ministri serb duke theksuar se edhe këtë herë BE do të qëndrojë e heshtur ndaj kësaj deklarate dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim. Në letrën drejtuar ven-deve të QUINT-it, kryediplomnatja kosovare ka shprehur se deklarata të tilla nga zyrtarë serbë meritojnë dënimin e fuqishëm, pasi sipas saj janë akte të turpshme dhe shoviniste.

Haradinaj-Stublla është ndalur edhe tek Gjykata Speciale dhe tek situata që është krijuar së fundmi në Kosovë. “Agresori dhe viktima do të mund të kenë trajtim të barabartë vetëm atëherë kur të vendoset drejtësia për të gjitha mizoritë dhe krimet e së kaluarës. Pa këtë premisë, trajtimi asi-metrik është për fat të keq, gjithmonë i favorshëm për agresorin. Ju ftoj të dënoni ashpër gjuhën jashtëzakonisht ofenduese të qeverisë Serbe, duke u mbështetur në bazamentin e fortë të paqes dhe sigurisë që ju keni siguruar për ne në Kosovë, por edhe në Serbi”, përfundon ajo. Mbi letrën e ministres ka reaguar edhe Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku dhe Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, me anë të Marko Gjuriç. Çitaku tha se Daciç kërcënoi publikisht serbët që dëshirojnë të tregojnë për var-ret masive të shqiptarëve, pastaj Vulin ofendon shqiptarët në komunikata zyrtare dhe komuniteti ndërkombëtar po hesht. Ndërsa Gjuriç, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se për herë të parë pajtohet me Vlora Çitakun, por heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është shurdhuese për serbët. “Për herë të parë pajtohemi, heshtja e bash-kësisë ndërkombëtare është vërtetë shurdhuese – 20 vjet pa drejtësi për mijëra serbë të vrarë dhe të pastruar etnikisht nga Kosova, qindra kisha të krishtera të djegura dhe rini e vjedhur”, ka shkruar ai. Gjuriç tha se Serbia of-ron mbështetjen e plotë për Dhomat e Specializuara Ndërkombëtare për gjoja krimet e luftës së UÇK.

Në Kosovë 24 mijë familje apo rreth shtatë për qind të ekonomive familjare varen nga ndihma sociale e shtetit. Pandemia ka rënduar gjend-jen edhe ashtu të rëndë në të cilën ato jetojnë, derisa autoritetet thonë se kanë vendosur që të dyfishojnë shumën e të hollave që marrin këto familje për tre muajt e ardhshëm. Ndihma sociale në Kosovë sillet nga 60 deri në 180 euro. Avni Kastrati nga Agjencia e Statistikave, tha se vetëm në muajin maj, numri i regjistruar i këtyre familjeve është rritur me 160.

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po luan me pasurinë e Kosovës. Përmes një videoje në Facebook, LVV u shpreh se Ujmani nuk është simbolikë, por pasuri i Republikës së Kosovës. “Kryeministri Koti pasi u zotua ta ndajë Ujmanin me Serbinë u zotua se edhe emrin do t’ia ndërrojë. Kjo qeveri jolegjitime luan me pasurinë e Kosovës sikurse ato të mos përfaqësonin asgjë”, thuhet në postimin e LVV-së.

Viola von Cramon, raportuesja në Parlamentin Europian për shtetin e Kosovës, ka deklaruar dirtën e djeshme se nëse do të ishte PE ai që do të merrte vendimin përfundimtar lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, qytetarët e Kosovës tashmë do të kishin mundësi lëvizjeje njëlloj si qytetarët e tjerë europianë. “Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet e tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, tha Cramon. Më herët ajo ka thënë se qyte-tarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin ashtu si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kosova do të jetë tema e takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 21 tetor. Takimi do të ketë karakter informues dhe është i dyti në radhë pas takimit të 24 prillit. Momentalisht pres-idenca mujore e Këshillit të Sigurimit drejtohen nga Rusia. Ambasadori rus pranë OKB, Vassily Neben-zia, shpjegoi se më 8 tetor Këshilli i Sigurimit do të mblidhet fizikisht në sallën e vet, 7 muaj pas mbajtjes së takimeve në rrugë virtuale për shkak të Covid19. Sipas njoftimeve paraprake i Dërguari Special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të informojë Këshil-lin e Sigurimit për zhvillimet e fundit në Kosovë. Deri më 9 tetor, anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të marrin në dorë raportin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Page 13: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Ja gjendja e Trump, presidenti reagon nga spitali: Do rikthehem në punë,

kemi shumë për të bërë për Amerikën

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa deklarimet e mjekëve mbi shëndetin e presidenti amerikan

Sonila ELEZI

Vëmendja e të gjithë botës ka qenë këto ditë, ndër-kohë që lideri i shtetit më të fuqishëm në botë,

presidenti amerikan Donald Trump ka rezultuar pozitiv për testin e Covid-19, duke pasur parasysh që kanë ngelur tashmë më pak se një muaj nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Ndërkohë, Presidenti Trump postoi një video nga spitali ku u shpreh se ka filluar të ndje-het më mirë dhe se shpreson të “kthehet së shpejti” në gjendjen e mëparshme. Në videon prej katër minutash, Presidenti thotë se nuk ndihej edhe aq mirë kur u shtrua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed të premten pasi doli se ishe infektuar me ko-ronavirus, por ai tha se tani ndihej shumë më mirë dhe se mjekët po punonin shumë për ta shëruar. Ai falënderoi ekipin mjekësor që po e trajton si dhe udhëheqësit botërorë që i kanë dërguar urime. “Erdha këtu. Nuk po ndihesha mirë, tani ndihem shumë më mirë. Unë duhet të kthehem, sepse ne ende duhet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe. Ne kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për këtë, por kemi akoma hapa për të bërë dhe duhet ta përfundojmë. Mendoj se do të kthehem së shpejti, mezi pres ta përfundoj fushatën. Por kjo ishte diçka që ndodhi dhe u ka ndodhur miliona njerëzve në të

Gjermania apel BE-së: Vendosni sanksione ndaj Rusisë

Kaliforni, zjarret përpijnë miliona hektarë me pyje

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka bërë thirrje për vendosje të sanksioneve ndaj Ru-sisë, pas raportimeve për helmim të liderit opozitar rus, Alexei Navalny me një agjent nervor. Navalny ishte sëmurur gjatë një fluturimi nga Siberia dhe kishte rënë në gjendje kome për disa ditë. Doktorët gjerman në Ber-lin, ku ishte dërguar për trajtim, vërtetuan se ai ishte helmuar me një agjent nervor rus. Gjermania, Franca dhe shtetet tjera perëndi-more kanë kërkuar shpjegime nga Kremlini për helmimin e

tij. Rusia thotë se nuk ka prova që Navalny është helmuar dhe refuzon përfshirjen në këtë rast. Gjermania sivjet udhëheq pres-idencën e Bashkimit Evropian. BE-ja Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të diskutohet në samitin e radhës më 15-16 tetor. “Nëse rezultatet e laboratorëve gjermane, suedeze dhe franceze konfirmohen, do të ketë një përgjigje të qartë nga BE-ja. Jam i sigurt për këtë”, tha Maas. Rasti i Navalnyt ka përkeqësuar raportet në mes të Moskës dhe disa shteteve të perëndimit.

Pritet që ndryshimi i motit këtë fundjavë t’i ndihmojë zjar-rfikësit në Kaliforni në përpjek-jen e tyre për të vënë nën kontroll zjarrin që ka djegur këtë vit një sipërfaqe rekord prej 1,6 milionë hektarësh. Sipas zyrtarëve, nëse zjarret djegin edhe 8,100 hektarë të tjerë kjo do të shënonte një ng-jarje të zymtë, ndërsa zjarrfikësit luftojnë me 23 vatra kryesore në mbarë shtetin e Kalifornisë. Mëngjesin e së shtunës pati njoftime pozitive. Zyrtarët nuk bënë paralajmërime për rrezik ekstrem nga zjarret pasojë e

erërave të fuqishme. Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon rënien e temperaturave të larta dhe kushte me erëra më të lehta përgjatë gjithë shtetit në fund-javë. Të premten helikopterët hodhën ujë mbi zjarret në rrëzën e Luginës Napa, që njihet si rajoni i prodhimit të verës, ku të dielën e kaluar shpërtheu zjarri. Kjo zonë ndodhet rreth 120 kilometra në veri të qytetit San Françisko. Zjarri ka shkatërru-ar rreth 250 shtëpi dhe objekte të tjera, përfshi punishte dhe kantina vere.

Vazhdon lufta Armeni-Azerbajxhan, sulme raketore me palëve

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se mori "masa hakmarrëse" më 4 tetor pas asaj që ajo e përshkroi si një sulm raketash të kryer nga rajoni i shkëputur i Nagorno-Karab-akut kundër qyteteve të Azer-bajxhanit, Terter dhe Goradiz. "Aktualisht, Forcat e Armatosura armene po kryejnë një sulm ra-ketor kundër Terter dhe Goradiz, në rrethin Fizuli", nga territori i Karabakut Nagar", tha ministria. Ministria nuk deklaroi se çfarë lloj masash kishte marrë. Më 3 tetor, trupat azerbajxhanase

pushtuan disa fshatra në luftime mbi rajonin e kontestueshëm të Nago-Karabakut, tha presidenti Ilham Aliyev. Kryeministri armen Nikoll Pashinian, tha në një fjalim më 3 tetor se shkalla e sulmit ishte e pashembullt. "Ne jemi duke përjetuar, ndoshta, momentin më vendimtar në historinë tonë mijëravjeçare. Sot, më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur të mbrojmë identitetin tonë, atd-heun tonë, të drejtën tonë " tha Pashinian. Forcat armene dhe azerbajxhanase kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet.

Franca dhe Italia goditen nga një stuhi e fuqishme

Referendumi, Kaledonia preferon të mbetet e Francës

Vaksina turke, nisin testimet

e para te njerëzit Përpjekjet e Turqisë për të

zhvilluar një vaksinë të sajën anti-Covid, kanë hyrë në fazën e testimit tek njerëzit. Ministri i shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se tre nisma të tjera të ngjashme në vend do të arrijnë në këtë pikë në shtat po 10 ditët e ardhshme. Tur-qia raportoi 1,502 raste të reja me koronavirus dhe 1,211 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Bilanci to-tal I vdekjeve në vend është 8,384, me 59 viktima të reja.

Rusia çon mercenarë sirianë në Bjellorusi SHBA, të mërkurën debati mes kandidatëve për zëvendës president

gjithë botën. Ditët në vijim janë një provë e vërtetë, do të shohim çfarë ndodh”, tha Trump.

Reagojnë mjekëtSakaq, mjekët që po kujde-

sen për shëndetin e presidentit, kanë mbajtur ditën e djeshme një konferencë për shtyp nga Qen-dra Kombëtare Mjekësore Ush-tarake Walter Reed në Bethesda, Maryland. Sipas CNN, mjeku i Donald Trump, Sean Conley, tha se gjendja e presidentit po vazh-don të jetë stabile por, si me çdo sëmundje, ka përkeqësime dhe përmirësime kalimtare. “Gjatë rrjedhës së sëmundjes së tij, Pres-identi ka përjetuar dy episode të rënies kalimtare të oksigjenit në gjak. Ne debatuam rreth kësaj dhe nëse do të ndërhynim. Ishte

një përcaktim i ekipit bazuar në kronologjinë nga diagnoza fillestare që ne të fillojmë me deksametazon”, tha Conley. “Të Premten, Presidenti kishte ethe të larta dhe oksigjenin në gjak e kishte nën 94 për qind. Duke pas-ur parasysh këto zhvillime, unë isha i shqetësuar për progresin e mundshëm të shpejtë të sëmund-jes. I rekomandova presidentit që të provojmë oksigjen shtesë, të shohim se si do të përgjigjej. Ai ishte mjaft i bindur se nuk i du-hej. Pas rreth një minute, rezultoi se oksigjeni i shkoi mbi 95 për qind”, tha Conley. Gjersa mjeku Brian Garibaldi, i cili është pjesë e ekipit mjekësor të presidentit, tha se presidenti Trump mund të lejohet të dalë nga spitali ditën e

hënë, në mënyrë që të ndjekë më tej trajtimin nga Shtëpia e Bardhë. Për sa i përket mjekimeve që po mer republikani, u bë me dije se zoti Trump përfundoi dozën e dytë të ilaçit remdesivir ditën e shtunë dhe sipas Garibaldit të djelën është ndjerë më mirë.

Reagon Shtëpia e BardhëNga ana tjetër nga Shtëpia

e Bardhë është lëshuar njoftimi se fillimisht gjendja e presidentit ka qenë më e rëndë nga se është raportuar. Shefgi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës ka deklaruar se mjekët i kishin rekomanduar presidenti që të sht-rohet në spital për shkak të etheve dhe rënies së nivelit të oksigjenit në gjak. Ditën e djeshme është bërë publik fakti se edhe një sen-ator amerikan është infektuar me Covid-19. Senatori Ron Johnson ka dalë pozitiv për koronavirus pas ekspozimit ndaj dikujt me virus në fillim të kësaj jave, sipas zëdhënësit të tij, duke e bërë atë senatorin e tretë që ka dalë pozitiv në 24 orët e fundit. Pozitivë kanë re-zultuar edhe senatorët Mike Lee nga Utah dhe Thom Tillis nga Karolina e Veriut vetëm disa ditë pasi morën pjesë në një ngjarje të Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Trump nomi-noi Amy Barrettin për Gjykatëse të Gjykatës Supreme. Duket se ky ka qenë edhe eventi që ka çuar në infektimin e shumë republikanëve pasi shumë prej të pranishmëve kanë rezultuar pozitivë.

Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe 20 janë ende të zh-dukur pasi një stuhi e fuqishme goditi Francën juglindore dhe Italinë veriperëndimore. Stuhia Aleks solli erëra të ashpra dhe shi të rrëmbyeshëm. Një numër fshatrash në veri të Nicës në Francë pësuan dëme serioze nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, me rrugë, ura dhe shtëpi të shkatër-ruara. Në veriperëndim të Italisë, përmbytja u përshkrua si "his-torike". Një pjesë e një ure mbi lumin Sesia u shemb.

Sipas rezultateve përfundimtare në referendumin e djeshëm në Kale-donia e Re, arkipelagu francez në Paqësorin Jugor 53.26 për qind e votuesve ishin anti opsionit për të qenë të pavarur nga Franca. Sidoqoftë, num-ri i atyre që votuan kundër pavarësisë, ka rënë me më shumë se tre për qind në krahasim me një referendum të ngjashëm të mbajtur më 4 nëntor 2018. Dy vjet më parë, 56.7 për qind ishin kundër pavarësisë, krahasuar me 43.3 për qind për pavarësinë.

Referuar raportimeve nga mediat e Lindjes së Mesme, Rusia është duke planifikuar rekrutimin e mercenarëve sirianë për ti vendosur më pas në Bjellorusi me qëllimin për të mbrojtur presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko. Trajnimi dhe dërgimi i tyre synohet të bëhet nëpërmjet grupit mercenar Wagner. Media opozitare në Siri, Zaman Al-Wasl, tha se Rusia synon të rekrutojë mbi 10 mijë sirianë, me shumicën e tyre nga zonat e tilla si Swei-da, Homs, Hama, Deir Ez-Zor dhe zonat bregdetare. Rusia më parë ka rekrutuar dhe vendosur ushtarë sirianë në zona të tjera, si në Libi në mbështetje të gjeneralit Khalifa Haftar. Bjellorusia nuk i ka të panjohur mercenarët rusë pasi ka arrestuar më parë dhjetëra mercenarë rusë nga grupi Wagner.

Ditën e mërkurë është caktuar debati në nivel kandidatësh për postin e zëvendës prendentit të ar-dhshëm. Nënpresidenti republikan Mike Pence dhe senatorja demokrate Kamala Harris do të përballen në një debat që për shumë arsye mund të jetë më inte-resant dhe mund të ndiqet më shumë sesa debati tipik mes kandidatëve për postin e nënpresidentit. Debati konsiderohet si përpjekje për të shtuar mbështetjen për dyshen partiake që kandidon për Shtëpinë e Bardhë. Debati do të zhvillohet në qytetin Salt Lake të shtetit Utah dhe infektimi i Presidentit me koronavirus po shton pritshmëritë për debatin. Zakonisht debatet në këtë nivel janë interesantë sepse dy kundërshtarët janë pak më të lirshëm dhe shprehen lehtësisht. Nuk është aq formal sa i kandidatëve për President.

Page 14: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT14 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

k r o n i k e www.sot.com.al

“Sipas policisë, bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin

Aurela Doksani banuese në Fier e cila është dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 6 vjet dhe 8 muaj burg për trafik heroine...

Tentuan të transportojnë 36 sirianë me “Sprinter” drejt Kosovës, policia vë në pranga 2 të rinjtë nga Tirana

Listës së të arrestuarve për transport të paligjshëm të emigrantëve iu shtuan edhe dy të rinj nga Tirana. Sipas policisë, bëhet fjalë për personat E.P, 33 vjeç dhe M.D, 22 vjeç, të cilët janë arrestuar në Morinë pasi po tentonin të ka-lonin drejt Kosovës në mënyrë të paligjshme 36 sirianë. Policia gjithashtu njofton se dy të rinjtë, kishin marrë sirianët me një mjet tip “Sprinter” dhe tentuan të kalonin kufirin Shqipëri-Kosovë. “Operacioni policor nga Policia Kufitare, për goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Shërbimet e Policisë Kufitare, pas një pune di-saditore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në zbatim të planit të

masave, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar ku-firin në mënyrë të paligjshme, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Sprinter” në kuadrin e të cilit u arrestuan dy shtetas, konk-retisht: P., 33 vjeç, banues në Tiranë. D., 22 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit e lartpërmendur u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin fugon tip “Sprinter”, me të cilin po transportonin 36 shtetas sirianë”, deklaron policia. Ndërsa poli-cia gjithashtu njofton se kapja dhe arrestimi i dy transportueseve është bërë nga Policia e Shqipërisë në afërsi të Pikës Kufitare. “Shtetasit E. P. dhe M. D. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë,

kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në dre-jtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për ve-prën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, deklaron policia. Ndërsa disa ditë më parë policia ka identifikuar një tjetër rast të ng-jashëm teksa, në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Vlora pasi tentoi të kalojnë në mënyrë të fshehtë 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit monetar. Policia njofton se bëhet fjalë për 24-vjeçarin e identifikuar me iniciale I. K banues në Vlorë arrestimi i të cilit është bërë në

kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” tek-sa është kapur në lagjen nr.3, në Pogradec duke transportuar në drejtim të Tiranës me një mjet tip “Fiat”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra43-vjeçarja ka qenë e arrestuar para 9 vitesh teksa është kapur në tentativë për trafikim heroine

Albiona LIPO

Interpol Tirana ka bërë dje të mundur ekstradimin e një 43-vjeçareje nga Greqia drejt Shqipërisë pasi ishte

shpallur në kërkim ndërkom-bëtar për trafik droge. Sipas policisë, bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin Aurela Doksani banuese në Fier, e cila është dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë Ti-ranë me 6 vjet dhe 8 muaj burg për trafik heroine. Referuar të shkuarës së saj në veprimtaritë kriminale, policia gjithashtu bën me dije se 43-vjeçarja ka qenë e arrestuar para 9 vitesh teksa është kapur në tentativë trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, me destina-cion drejt Greqisë. Konkretisht, më datë 8 gusht të vitit 2011, ajo u arrestua duke tentuar të trafikojë 129.3 gramë heroinë drejt shtetit grek. Ndërkohë 4 ditë më vonë gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për 43-vjeçaren. Gjithashtu poli-cia njofton se, më datë 11 prill 2012 gjykata ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09 prill 2012 (1184 ditë burgim), në burg të sigurisë së zakonshme. Por, 43-vjeçarja nuk është gjendur në shtëpi dhe në këto kushte u shpall në kërkim ndërkom-bëtar. Ndërkohë, në prill të këtij viti falë bashkëpunimit të au-toriteteve greke dhe shqiptare, Doksani u arrestua në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Njoftimi i policisë, detajet Lidhur me të shkuarën

kriminale të 43-vjeçares Aurela Doksani ka reaguar edhe poli-cia me anë të një njoftimi për shtyp, duke dhënë detajet mbi arrestimit që i është bërë fierakes 9 vite më parë. Sipas policisë, 43-vjeçarja e shumëkërkuar

për trafik droge u ekstradua dje falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës dhe homologëve nga Greqia drejt Shqipërisë. Policia gjithashtu njofton se ajo është shpallur në kërkim ndërkom-bëtar dhe ka qenë e dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për trafik droge. Ndërsa policia gjithashtu bën me dije se arrestimi i saj është bërë 9 vite më parë teksa ka tentuar të transportojë 129.3 gramë heroinë drejt Greqisë. Pas arrestimit, në 2011 gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, nga ku Dok-sani mundi të arratisej dhe prej asaj kohe është shpallur në kërkim. Ndërsa arrestimi i saj është bërë në prill të këtij viti me qëllim ekstradimin e saj

drejt Shqipërisë. “Nga hetimet është provuar se kjo shtetase, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë, në rrugë tokësore, lëndë narkotike të llojit heroinë. Në momentin e arrestimit, më datë 08.08.2011, i është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 129.3 gramë lënde narkotike. Më datë 12.08.2011, Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 11.04.2012, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09.04.2012

Të dënuar për vrasje dhe përfshirje në trafiqe droge, ekstradohen nga Greqia

dhe Italia një 43-vjeçare dhe një 40- vjeçar

(1184 ditë burgim), në burg të sig-urisë së zakonshme. E dënuara nuk është gjetur në banesë dhe në këto kushte është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK INTERPOL Tirana, sipas kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda. Falë shkëmbim-it të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, më datë 28.04.2020 shtetësja Aurela Doksani është arrestuar nga autoritetet policore në Gre-qi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë”, deklaron policia.

Ekstradohet 40-vjeçari nga Italia

Policia gjithashtu njofton se nga Interpol Tirana u krye dje transferimi nga Italia drejt ven-dit tonë, edhe i shqiptarit Paulin Nikaj, 40 vjeç, lindur në Gurëz, Krujë. “Shtetasi Paulin Nikaj, me vendimin penal të formës së prerë tl datës 01.02.2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, Bolonja/Itali, është dënuar përfundimisht me 30 vjet bur-gim, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve””, deklaron policia.

U vuri zjarrin vreshtave me ullinj në Kuçovë, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar ka rënë dje në pranga pasi akuzohet për zjarrvënie në lagjen “11 Janari” në Kuçovë, teksa janë djegur 300 rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe e madhe kullosore. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë se në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, një person kishte vënë zjarr dhe zjarri kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullosore si dhe qindra rrënjë ullinj, men-jëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies shtetasin R.M, 59 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë. Ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej dhe për pasojë janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj”, deklaron policia. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Berat.

Makina e ngarkuar me pllaka guri në malin e Tomorit, pranga shoferit në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar dje një 38-vjeçar banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, pasi u kap duke trans-portuar pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se i kishte nxjerrë nga mali i Tomorrit, pa dokumentacion përkatës. “Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ekonomik dhe financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 38 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën automobilistike Plirëz-Poliçan, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se i kishte nxjerrë në zonën e mbrojtur në malin e Tomorrit, gjithashtu nuk dispononte asnjë dokumentacion”, deklaron policia. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Kishte mbushur shtëpinë me heroinë, arrestohet shqiptari

Një shqiptar ka rënë dje në prangat e policisë në Itali, pasi në banesën e tij fshihte lëndë narkotike të llojit heroinë. Sipas burimeve, kundër tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe efektivët u takuan me të për t’i komunikuar vendimin. Mësohet se policët e gjetën atë në një lokal në Treviglio dhe i kërkuan që të shkonin në banesë. Ndërsa kur shkuan tek shtëpia e 43-vjeçarit shqiptar, policët mësohet të kenë gjetur 7 gram heroinë dhe material paketimi, të cilat ishin në vend të dukshëm. Në këto kushte, policët nisën kontrollin në të gjithë banesën dhe zbuluan se shqiptari kishte fshehur dhe 5.2 kilo-gramë të tjerë. Po ashtu efektivët mësohet të kenë gjetur dhe në shportën e biçikletës, që ishte parkuar poshtë shtëpisë, një sasi tjetër heroinë e cila ishte e paketuar. Tashmë shqiptari është vënë në pranga dhe është në pritje të vendimit të radhës nga gjykata.

Page 15: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Policia njofton se bëhet fjalë për 30-vjeçarin E.T nga Tirana, arres-

timi i të cilit është bërë mëngjesin e djeshëm në lagjen “Ali Demi”, teksa në çantën e tij janë konstatuar 2 armë luftarake, një sasi lëndë narkotike të dy-shuar kokainë dhe një dorezë hekuri...

Dy persona të plagosur pas një sherri, shpallet në kërkim një 22-vjeçar në Krujë, arrestohet babai

Një konflikt i çastit ka përfunduar dje me plagosjen e rëndë të dy personave, teksa policia ka identifikuar personat e dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje. Burime nga policia bëjnë me dije se dje në pranga ka rënë një 57-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 22-vjeçar. Policia gjithashtu njofton se të dy babë e bir dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë bashkëpunuar duke goditur me send të fortë dy persona në Krujë, të cilët kanë marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe se ndodhen nën kujdesin e mjekëve. “Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje". Specialistët për Hetimin e Krimeve

në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin V.A., 57 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për djalin e tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë. Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndërsa, materialet i kaluan Prokuror-isë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Ndërsa pak kohë më parë një rast i ngjashëm është identifikuar në qytetin e Kavajës teksa një i ri, i cili shoqërohej nga një vajzë e vogël, mësohet të ketë hyrë brenda

një lokali në Kavajë duke lënë të plagosur me thikë një të moshuar. Sipas burimeve autori i dyshuar për plagosjen e të moshuarit është identifikuar me emrin R.A, i cili pas sulmit është larguar menjëherë nga vendi i ngjar-jes, ndërsa tashmë është shpallur në kërkim. Referuar pamjeve filmike mësohet se, teksa mbante përdore një vajzë të vogël dhe në dorën tjetër duke mbajtur një thike, R. A nga Kavaja rreth orës 19:46 ka hyrë në mes të një lokali në këtë qytet, duke dhunuar e plago-sur rëndë të moshuarin B.Ç. E gjithë ngjarja mësohet të jetë zhvilluar në pak sekonda me autorin që pasi e ka goditur brutalisht të moshuarin është larguar menjëherë nga ambientet e bar kafes duke mbajtur në dorë

dhe thikën me të cilën goditi B.Ç. Ndërsa, për të shuar këtë konflikt kanë tentuar të ndë-rhyjnë qytetarë të rastësishëm në lokal, por duke qenë se autori ka qenë i armatosur ata kanë preferuar të mos ndërhyjnë, por kanë zgjedhur të largohen.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTë akuzuar për trafik droge dhe vjedhje, arrestohen dy persona

Albiona LIPO

Kontrolle të shtu-ara gjatë ditës së djeshme në të gjitha lagjet e kryeqytetit

kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, teksa në pranga ka rënë një 30-vjeçar nga Ti-rana. Policia njofton se bëhet fjalë për 30-vjeçarin E.T nga Tirana, arrestimi i të cilit është bërë mëngjesin e djeshëm në lagjen “Ali Demi”, teksa në çantën e tij janë konstatuar 2 armë luftarake, një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe një dorezë hekuri, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës. “Shërbimet e Ko-misariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtu-ara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë me vete dhe që merren me shpërndar-jen e lëndëve narkotike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë patrullimit në lagjen “Ali Demi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë konstatuar një mjet me drejtues shtetasin E.T., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në çantën e tij të dorës 2 armë zjarri pistoletë të cilat janë dërguar për ekspertim për gjendjen e tyre teknike, një sasi municioni luftarak, një sasi lënde narko-tike e dyshuar kokainë, dhe një armë të ftohtë (dorezë)”, deklaron policia. Ndërsa, poli-cia gjithashtu njofton se mate-rialet procedurale iu dërguan menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe

shitja e narkotikëve” dhe “Mba-jtja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Armëmbajtja pa leje”.Vodhi makinën e kushërirës,

arrestohet 40-vjeçariNdërkohë, një 40 vjeçar

ka rënë dje në prangat e pol-icisë, pasi ka vjedhur mak-inën e kushërirës, ndërsa arrestimi i tij është bërë teksa është kapur në tentativë për ta djegur automjetin. Sipas policisë, konkretisht arrestimi i 40-vjeçarit të identifikuar me iniciale A.Gj banues në Kamzë, është bërë pasditen e djeshme, teksa një ditë më parë rreth orës 17:30, dikush ka njoftuar policinë se në

vendin e quajtur “Casa Italia”, në një parkim ishte vjedhur një automjet. “Vodhi autom-jetin e kushërirës së tij, kapet dhe prangoset nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në tentativë për ta djegur automjetin. Shërbimet e Ko-misariatit të Policisë Nr. 6, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur "Casa Italia", rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, në një parkim ishte vjedhur automjeti në pronësi të shtetases B. Gj., bazuar dhe në pamjet filmike, menjëherë organizuan punën për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, deklaron

Dy persona të arrestuar në Tiranë, njëri kapet me kokainë dhe arsenal armësh, tjetri i kishte vjedhur makinën kushërirës

policia. Policia gjithashtu njof-ton se arrestimi i të riut është bërë pas disa orësh, teksa është kapur në tentativë për të djegur automjetin, me ben-zinë, por policia ka paranda-luar djegien e mjetit. Ndërsa gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. “Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, pas disa orësh kërkimesh u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shteta-sit A. Gj., 40 vjeç, banues në Kamzë. Ky shtetas u kap në tentativë për ta djegur mjetin, pasi e kishte lyer me lëndë djegëse (benzinë), por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit. Në cilësinë e provës materiale u sekues-trua automjeti, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Armëm-bajtja pa leje".

Aksident tek parku “Rinia” në Korçë, përplasen dy mjete

Pas apeleve të shumta për të respektuar sinjalistikat rrugore, shoferët e automjeteve vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë, duke shkaktuar aksidente të rrezikshme. Sipas burimeve, dy mjete janë përplasur dje me njëri-tjetrin tek zona e parkut “Rinia” në qytetin e Korçës, ku si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale të mjeteve. Ndërsa policia mësohet të ketë shkuar në vendngjarje duke kryer veprimet procedurale e hetimore. Një rast i ngjashëm është evidentuar disa ditë më parë teksa, një aksident rrugor ka shkaktuar plagosjen e tre personave në Sukth të Durrësit. Sipas burimeve, aksidenti mësohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, teksa, një mjet me drejtuese personin me iniciale L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues personin me iniciale F.B.

Kultivonin bimë narkotike nëpër banesa, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në pranga pasi gjatë kontrollit të ush-truar në fshatin Urë, u konstatuan bimë narkotike të kultivuara. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rruge operative dhe kontrollit masiv të territorit, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, shërbimet e Policisë në afërsi të banesave të shtetasve E.H., 25 vjeç dhe B.H., 68 vjeç, kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E.H., 25 vjeç dhe B.H., 68 vjeç, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", deklaron policia.

Zjarri përfshin zonën e mbrojtur të Pojskës, ndërhyjnë zjarrfikësitNjë vatër zjarri ka rënë mesditën e djeshme në zonën

e mbrojtur të Pojskës. Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një banor i zonës, i cili ka qenë duke djegur mbetje të tokës dhe zjarri i ka dalë nga kontrolli. Ndërsa menjëherë pas sinjalizimit dhe mbërritjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur dhe fikja e zjarrit në zonën e mbrojtur. Ndërkohë mësohet se, sipërfaqja e djegur është 0.5 ha pyll me pishë. Një rast i ngjashëm është evidentuar pak kohë më parë, teksa një tjetër vatër zjarri në fshatin Shetaj të Durrësit ka shkaktuar dëme të mëdha. Sipas burimeve, si pasojë e flakëve, mësohet të jetë djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në këtë zonë. Gjithashtu mësohet se një mjet zjarrfikës ka arritur në vendngjarje dhe ka punuar menjëherë për shuarjen e zjarrit.

Page 16: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT16 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Luan KURTI

Hapja e dosjeve të komunizmit pas gati tre dekadash është diçka tepër e vonuar dhe zor se ngjall më interes. Tashmë shumica e atyre që konsid-

eroheshin ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit pothuajse kanë ndërruar jetë ose janë në atë fazë. Në momentin kur ja kanë hedhur paq ish-funksionarë të lartë të regjimit ët vjetër, të cilët kanë dhënë vendime për internime masive dhe pushkatime, mëkati i këtyre të artit, kryesisht shkrimtarë ngjan tepër minor dhe i pagjasë. Kjo polemikë nuk është asfare e re dhe duket sikur gjithçka zhvillohet sipas një skenari të shkruar kohë më parë dhe të mbajtur në sirtarë për situata specifike. Në këtë kontekst edhe “zbulimi” i fundit i Agron Tufës nga ekzili në lidhje me shkrimtarin Nasho Jorgaqi nuk është Eureka! Të tilla akuza janë hedhur edhe për të tjerë syresh, që i përka-sin kampit tjetër, të ish-të përndjekurve. I fundit ishte aludimi për Martin Camajn. Dhe Auron Tare foli me fakte dhe dokumenta. Nuk bëj avokatin e askujt për vërtetësinë e fakteve të pretenduara, por dua ta trajtoj në një këndvështrim më të gjerë dhe realist. Dua ta ndaj bashkëpunëtorin, informatorin

Saga e publikimit të dosjeve në ngut e sipër

Nga Bardhyl BEJKO

Akuzat për vjedhje të zgjedhjeve nisin të artikulohen që ditën e përfundimit të tyre. Kështu ka ndodhur në tri dekada demokraci në Shqipëri. Në zgjedhjet e

vitit 2013. Në 2017. Dhe në zgjedhjet lokale në qershorin e vitit 2019, ku opozita braktisi garën dhe bëri fushatë kundër pjesëmarrjes me qëllim që qytetarët të bojkotonin. Në përfundim, referu-ar listës numerike edhe për gjysma e qytetarëve me të drejtë vote larguar nga Shqipëria, deklaru-an se populli nuk mbështeti qeverinë dhe tetëdh-jetë e pesë për qind bojkotuan. Këto u regjistruan vota për opozitën. Argumenta të shumta, akuza nga më të ndryshmet janë deklaruar si të vërteta absolute sa herë opozita jonë nuk ka dalë fituese në zgjedhjet e radhës. Ky qëndrim është i njohur, pothuaj është bërë viral sa herë nuk arrihen treg-uesit që synojnë forcat politike, dështojnë objek-tivat për fitore. Faji mbetet jo tek pamundësia për të bindur qytetarët për mbështetje mbarëpopullore për të dhënë verdiktin e tyre se kush do i qeverisi, po më shumë për të gjetur alibi që të fajësohet kundërshtari, i cili akuzohet se vodhi votat, i sabot-oi ligjet. Shkeli me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor dhe mijëra justifikime për të dalë të pacënuar mor-alisht liderët politikë që t̀ ia hedhin paq mbështetësve, duke u shfajësuar dhe akuzuar se nuk ka qenë faji i tyre për humbjen, po atyre që kanë pasur përballë, që kanë manipuluar në shkallë të gjerë procesin zgjedhor. Ky stil, kjo metodë, kjo praktikë është e njohur në këto tri dekada si strategji pothuaj e të gjitha forcave politike. Secili prej humbësve, përveçse është vetëshpallur fitues, ka akuzuar palën fituese si manipulatore të proceseve zgjedhore dhe fitorja e tyre nuk është e merituar, përkundrazi është e vjedhur. Dhe mbi këtë bazë nisin kontestimet, bojkotet, protestat pa fund. Kjo alibi për të larguar nga vetja përgjegjësitë, është kthyer në mekanizëm që përdoret në stil të gjerë, shitet si një mënyrë për të larë duart nga përgjegjësitë para mbështetësve, militantëve dhe kritizerëve brenda kampit të partive humbëse. Në këtë rrugë ecet edhe ditët e sotme kur qeveria, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përg-jithshme e Gjendjes Civile, janë vënë nën akuzë të rëndë se janë duke manipuluar adresat dhe po kryejnë një operacion të gjerë spastrimi, manipulimi total dhe transferimi të votuesve për të krijuar zh-vendosjen e simpatizantëve të opozitës për t̀ i larguar nga qendrat e votimit nga frika se ata do jenë votë kundër mazhorancës. Një gjykim i tillë është më e pakta subjektivist pasi askush nuk e di se për cilin voton një qytetar i zakonshëm në një zonë apo fshat. Kjo provohet fare lehtë kur cilido nga kandidatët që kërkon të fitojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë

kur takohet me elektoratin, të gjithëve iu thonë se: Vota ime dhe e familjes time është për ju! Ta gëzoni! Fjalë burri. Kështu për dhjetë e më shumë kandidatë, të gjithëve ua premtojnë votën si pa të keq edhe pse secili ka vetëm një votë dhe nuk mund të kënaqë një duzinë me kandidatë. Në këtë aspekt opozita përdor të gjitha mekanizmat për të hedhur baltë mbi procesin, paraprakisht për të krijuar shtratin e nev-ojshëm për post zgjedhjeve. Nëse fiton, të gjitha alibitë harrohen. Nëse humbet, atëherë akuzat shumëfishohen dhe bëhen platformë për të justifi-kuar humbjen që liderët ta kapërcejnë disfatën pa asnjë gërvishtje nga simpatizantët dhe mbështetësit e tyre në radhë të parë për kritikët, ata që kanë shprehur mosbesim për performancën e lidership-it që udhëheq partinë prej shumë vitesh. Aktualisht sipas radhës në qendër të goditjeve është vendosur, Gjendja Civile e Shqipërisë. Ky është hapi i parë, sulmi fillestar, numri një në listën e planit luftarak për të delegjitimuar zgjedhjet. Shqiptarët, brezat që kanë jetuar në sistemin monist e dinë shumë mirë se Zyrat e Gjendjes Civile në tërë territorin e Shqipërisë, kanë qenë institucioni më serioz i shtet-it. Nuk kishte asnjë mundësi që një fëmijë i lindur të mos regjistrohej. Një i vdekur të mos fshihej nga defterët. Llogaria e lindjeve dhe vdekjeve, transfer-imeve apo largimeve nga një qendër në tjetrën, ishte e kontrolluar rreptësisht. Besueshmëria ishte abso-lute. Për këtë po sjell një fakt të përjetuar. I gjendur në kufirin me Austrinë, përballë policit të kontrollit të dokumentave, një nga udhëtarët shqiptarë pati problem dhe gati të moslejohej të hynte në Austri. Nëpunësi i kontrollit në fund i kërkoi ndonjë doku-ment tjetër veç pasaportës ndërkombëtare. Shqiptari si me përtesë i zgjati letër njoftimin e kohës së komunizmit. E vogël. Ngjyrë mavi. E shkruar me bojëtush, me bukurshkrim, pastër me gërma të rrumbullakuara. Nëpunësi i kufirit sapo e mori në dorë pa mëdyshje iu drejtua: Po. Korekt, mund të kalosh. Ishte pasaporta shqiptare më e besueshme edhe mijëra kilometra larg atdheut. Një shembull se si shteti monist e pajiste qytetarin e vet me një dokument që konsiderohej i patjetërsueshëm,unik i pavënë në dyshim. Jo vetëm regjistri i gjendjes civile për lëvizjen dhe demografinë ishte model dhe i pakontestueshëm, po edhe gjëja e gjallë,blegtoria kontrollohej nga specialistët dhe ishte një model rigoroziteti. Redikondet blektorale, ishin libri i llog-arive të ndërmarrjeve bujqësore e kooperativave nga Konispoli në Vermosh. Edhe ky dokument ishte më i plotë se libri themeltar i shtetasve pas vitit 1990. Lëvizjet kaotike, shpërnguljet pa kriter, bën që edhe inventari njerëzor të humbiste. Mbisundoi rrëmuja, çrregullimi, pasaktësia. Vendi u mbush me qytetarë anonimë, pa adresë, pa identitet. Veçanërisht adresat dhe përcaktimi i vendndodhjes të banorëve ishte i

pakontrollueshëm. Adresa specifike, thesi i madh i anonimëve që përfshinte një numër shumë të madh të panjohurish ishte shifra 999. Adresë rrumpallë. Ky ishte dhe kontingjenti më i mundshëm, reparte të gatshme, grupe sulmi, mbushës me të cilët pene-trohej dhe përdoreshin për mbushjen e kutive të votimit, atje ku i nevojitej vota partisë. Ky fenomen duhej vënë nën kontroll. Po këtu nisin ankesat dhe vërshojnë akuzat. Partia Demokratike, deklaron se ka bërë kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj. Ky kallëzim penal i dorëzuar në SPAK nga PD, është depozituar për 3 vepra penale: Falsifikim i dokumenteve shpërdorim i detyrës, shkelje e të drejtës së zgjedhjes. Ndërkohë në kallëzim i kërkohet SPAK-ut të sekuestrojë të dhënat kompjuterike, siç është Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem, që sipas Partisë Demokra-tike, është kryer me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit dhe, për rrjedhojë, të pengojë qytetarët të votojnë, përmes ndryshimit të vend-votimit. Partia Demokratike denoncon: Manipuli-mi me regjistrin e gjendjes civile, padit në SPAK Sandër Lleshaj dhe Bledar Doracaj: Qëllimi i qeverisë ishte manipulimi i listave të votuesve. Çështja e ndryshimit të vendbanimit të qytetarëve, pa kërkesën e tyre me qëllim manipulimin e listave të votuesve duhet të hetohet nga SPAK. PD bën përgjegjës ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, për 3 vepra penale: Në padinë e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gaz-ment Bardhi, Prokurorisë së Posaçme Antikorrup-sion i kërkohet të sekuestrojë të dhënat komp-juterike, siç është Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vend-banimit dhe, për rrjedhojë, të pengojë qytetarët të votojnë, përmes ndryshimit të vendvotimit. “Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një pe-riudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbani-meve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”, thuhet në padi. Dhe në vijim: Ligji për Gjend-jen Civile dhe Kodi Zgjedhor janë shumë të qartë lidhur me këtë çështje. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile ndikon në procesin zgjedhor, duke ndryshuar menjëherë qendrat e votimit ku duhet të votojnë qytetarët shqiptarë. Sipas nenit 46 të Kodit Zgjedhor në fuqi, qendrat e votimit bazohen te kodi i vendbanimit. Duke iu referuar nenit 15 pika 3 i ligjit “Për gjendjen civile”, në padi jepen argumenta se vendbanimi

ndryshohet vetëm me kërkesën e shtetasit. Duke vënë në dukje se SPAK duhet të kishte nisur vetë hetim për këtë çështje, organet ligjzbatuese duhet të veprojnë pa asnjë hezitim dhe me profesionalizëm të diktuar nga interesi i lartë që është cënuar dhe preket në këtë rast, duke qenë se jemi përpara akteve të rrezikshme që do të cenonin transparencën e procesit zgjedhor dhe lirinë e zgjedhjeve, si parime bazë të demokracisë. Referuar denoncimit të PD-së për manipulim të adresave në interesim të qytet-arëve, pas takimit me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ministri Sandër Lleshaj argumentoi me zë dhe me figurë, para tërë shqiptarëve dhe hodhi dritë me fakte dhe argumenta mbi bazat ligjore se, asnjë cënim i të drejtës së qytetarëve nuk është bërë. Zoti Lleshaj faktoi se adresat janë vetëm për të identifi-kuar banorët që ata të jenë me një vendndodhje të përcaktuar. Se adresat nuk kanë lidhje me vend-banimin, përkundrazi precizon secilin prej qytet-arëve, ku ndodhet, në cilën lagje, rrugë apo banesë jeton. Të njëjtin sqarim me prova dhe fakte bëri edhe specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Megjithë argumentat e dhëna nga drejtuesit më të lartë dhe kompetentë në lidhje me adresimin e qytetarëve, PD depozitoi padinë në SPAK. Me sa duket argumentat dhe faktet e personave përgjegjës, kanë qenë të pamjaftueshme. Janë parë si manovër për t̀ i shkarë përgjegjësisë. Për të fshehur manip-ulimin. Tani pas padisë së PD-së dhe sqarimeve të hollësishme para qytetarëve të personave përgjeg-jës, i takon SPK të trajtoj me shpejtësi,objektivitet, kompetencë për të provuar të vërtetën. Nëse Lleshaj dhe vartësit e tij kanë manipuluar, të veprojë ligji. Po nëse jo, ligji të veprojë ndaj atyre që kanë marrë aksionin më të gjerë për të akuzuar qeverinë, kryem-inistrin së pari, se po manipulohen adresat në interes të fitores të zgjedhjeve të 25 prillit. Drejtësia e re duhet të veprojë me guxim e shpejtësi. Koha nuk pret. Nuk ka dy fajtorë as dy të pafajshëm. Njëra palë, ajo që akuzohet për manipulim, po edhe pala që akuzon duhet të marrin hakun që u takon nga drejtësia. Duhet sqaruar populli shqiptar se cili është fajtori, i akuzuari Lleshaj dhe Drejtori i Përg-jithshëm i Gjendjes Civile, qeveria apo liderët e PD-së, Basha,Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Koha për të vërtetën është tani. Çdo vonesë hedh dyshime mbi procesin mbi të cilin përcakto-het fituesi dhe ndërtohet piramida shtetërore. Sit-uata kontrollohet në themel. Një gur i vendosur keq, rrezikon tërë ngrehinën shtet. Ndaj SPAK, le të veprojë më tërë kompetencat që i ngarkon Kus-htetuta dhe ligji. Shqiptarët presin me sytë nga SPAK për të mësuar të vërtetën! Të ndajnë akuza-torët nga manipulatorët, të ndershmit nga shan-tazhuesit! Qytetarët presin me sytë nga SPAK transparencë absolute!

Gjendja Civile nën akuzë, alibi e opozitës për vjedhje të zgjedhjeve

që merrej me spiunime shokësh dhe kolegësh i ndodhur nën trysni apo edhe me vullnet të plotë për shkak të bindjeve apo karakterit të dobët, nga vlera letrare që ka prodhuar. Për të parën “pastë faqen e zezë” dhe le ta brejë ndërgjegjja, ose të japë llogari tek Krijuesi (nuk mbetet borxh pa u shlyer në këtë dynja); sa për të dytën duhet trajtuar pa reminishenca. Libri më i dëgjuar i Nasho Jorgaqit është “Mërgata e qyqeve”. Sot edhe unë jam i të njëjtit mendim se i ka shërbyer propagandës së kohës, por dikur nuk arrija të perceptoja si të tillë. Ne, popullit të thjeshtë na ishin mbyllur të gjitha kanalet e komunikimit dhe tresnim ç’na servirnin në sofër. Madje edhe kur thoshin se në Perëndim vuanin për bukë, apo se vriteshin njerëzit në radhë për preshtë tanë të transportuar me “Albanie” prapë i besonim. Deri në këtë pikë ishim të verbër, të paliri.

Si njeri i letrave do thoja se stili i Nasho Jorgaqit ka qenë i admirueshëm dhe gjuha mjaft shprehëse. Pra, sido ta vërtisim ka diçka që mbetet dhe nuk mund ta zhdukim me degë e me rrënjë. Madje edhe Kadareja megjithë njohjen ndërkombëtare që ka arritur, vazhdon të lakohet si shkrimtar oborri, në raport me atë çka parashtruar në veprat e veta. Por tekefundit është shkrimtari ynë më i njohur dhe me famën e tij më shumë na ka dhënë se na ka marrë si popull. Disidenca e pretenduar ngjan absurde dhe pa sens. Po t’i hulumtojmë me lupën e purifikimit zor se në del dikush i panjollë dhe na duhet ta zhbëjmë gjithçka nga e para. Ajo që ka interes është të kuptojmë se si kanë evoluar gjërat në këtë lëmi: jemi më mirë se dikur apo më keq? Në këtë hapësirë lirie të pluralizmit vihet re se mungon indoktrinimi, por veprat në tërësi janë të dobëta

dhe gjuha shqipe është bjerrë në atë farë feje sa të dhimbset. Kjo për shkak të papërgjegjshmërisë, të monopolizimit dhe komercializmit. Nëse veprat e shkrimtarëve të djeshëm raportin më të vërtetën e kanë të diskutueshëm, mund të shërbejnë si mod-el për elementët stilistikë dhe gjuhësor. Dhe më kryesorja kemi nevojë për pajtim, për paqe sociale, për një frymë të re bashkëpunimi dhe tolerance në përpjekjen tonë për progres. Meqë jemi këtu, zoti Tufa mund ta kishte cekur më herët këtë çështje dhe të mos fliste nga përtej oqeanit, për show. Ai ka qenë njeri me kredite të gjithëpranuara në këtë periudhë, nuk i kanë munguar mundësitë, hapësira për t’u shprehur, për të bërë karrierë, gjë që shumë bash-këvuajtësve dhe jo vetëm u ka munguar. Mllefet e akumuluara nuk të shpien askund, përveçse i bëjnë të vërtetat të diskutueshme.

Page 17: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Pali NITO

Në kushtet e pan-demisë virusale e s i d o m o s t ë ndikimeve e të

pasojave negative ekono-mike, financiare, sociale e psikologjike mendoj dhe sugjeroj se ka ardhur koha që të reduktohet ndjeshëm numri i deputetëve pasi për-bën një barrë të rëndë e të papërballueshme për buxhetin e shtetit dhe për ekonominë dhe financat tona të brishta. Shembulli i Italisë fqinje që do të reduktojë e shkurtojë ndjeshëm numrin e deputetëve. Natyrshëm lind pyetja: Kur një masë të tillë shtrënguese e merr Italia fqinje ndonëse me një ekonomi të zhvilluar e ku e ku me ekonominë tonë, po ne çfarë presim?! Mos vallë presim që të na shtrëngohet deri në limitet e fundit laku ekonomik e të vazhdojmë të krimbemi në borxhe huamarrëse të vijueshme?

Po kështu edhe bullgaria po mendon për shkurtimin e numrit të deputetëve dhe 67% e bullgarëve janë shprehur dakord për një masë të tillë. Ndaj këtyre dy shembujve të dy shteteve dhe nevojës dhe domosdoshmërisë së shkurtimit të ndjeshëm të numrit të depu-tetëve dhe tek ne. Për çudi media shqiptare heshti, asnjë reagim, asnjë ndjeshmëri dhe reflektim publicistik dhe qytetar. Unë men-doj dhe gjykoj se është tamam koha dhe momenti për ta trajtuar këtë pasi zgjedhjet politike nuk janë larg, bile unë do të sugjero-ja që për këtë çështje jo pak të rëndësishme në median e shkruar të hapet një rubrikë ku autorë të ndryshëm ekonomistë dhe juristë të shprehen e të shpalosin mendimet e tyre, madje nëpërmjet intervistave të merret edhe mendimi i qytetarëve të ndryshëm aq shumë i nevojshëm për të shprehur mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me këtë problem aq të rëndësishëm dhe aktual. Reduktimi i numrit të deputetëve është i domosdoshëm pasi ka dy avantazhe. Së pari, lehtëson bux-hetin e shtetit nga barra e rëndë financiare

dhe ekonomike që është edhe kryesorja. Së dyti dhe jo pak me rëndësi është rritja dhe konsolidimi i cilësisë së Parlamentit pasi fatkeqësisht ne kemi jo pak deputetë me figurë jo të pastër morale që rendin me hyxhym ndaj tenderave, allishverisheve për përfitime personale që mashtrojnë në mes të ditës elektoratin që premtojnë e nuk mbajnë asnjë premtim dhe pa pikë turpi i kthejnë kurrizin elektoratit. Akoma dhe më keq ne kemi deputetë që janë akuzuar dhe akuzohen për vepra penale vetë ata dhe të afërmit e tyre apo rrethi farefisnor dhe sho-qëror. Gjithashtu ne kemi deputetë që nuk u dëgjohet zëri në Parlament, që bëjnë gjumin letargjik, që ngrohin kolltukët e që nuk bë-jnë asgjë e që paguhen nga taksapaguesit e varfër shqiptarë. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për deputetë cilësorë e të papër-lyer në afera korruptive që të demonstrojnë dukshëm instinkte të mprehta politike, të qarta, të sakta dhe sa më transparente.

Por a i demonstrojnë deputetët tanë cilësi dhe virtyte të tilla? Me keqardhje

e them, por jo të gjithë janë të tillë. Po kështu për fat të keq ne kemi deputetë që vegjetojnë përjetësisht si deputetë që kanë parti kukulla, por jo elektorat që zgjidhen deputetë nga parti të mëdha si deputetë mercenarë e që shërbejnë me zell të papërmbajtur e me fanatizëm partive që u kanë dhënë padrejtësisht mandatin e deputetit kukull. Pra, na duhen deputetë me integritet e me moral të lartë pasi sikundër ka theksuar Mahatma Gandi, morali është baza e të gjitha gjërave dhe e vërteta është thelbi i gjithë moralit. Prandaj lypset që çështjes së moralit të pastër së deputetëve t’i kushtojmë rëndësi të posaçme. Kohët e fundit të dy krahët e politikës kanë atakuar shpesh problemin e listave të hapura apo të mbyllura për çështjen e zgjedhjes së deputetëve dhe unë gjykoj se listat duhet të jenë të hapura pasi kjo masë është më transparente dhe më e pranueshme ne të kundërtën listat e mbyllura bëhen pronë dhe çiflig i kryetarëve të partive që janë për lista të mbyllura.

Shqipëria nuk e ka luksin që të ketë 140 deputetë, 100 dalin dhe teprojnë

Nga Besi BEKTESHI

Po bëjnë garë "demokra-cie" të brendshme" PD dhe PS. Mbasi pamë një shfaqe të zgjedh-

jeve në partinë e Berishës të drejtuar tani pothuaj nga Ba-sha, do të shikojmë dhe shpik-jet e Ramës "online" dhe me vlerësime të "çelësit dixhital". Të gjitha këto forma nuk bëjnë asgjë, por mbulojnë përmbajtjen e dy partive që demokracinë e brendshme, statutet dhe fjalën (mendimin) e lirë, meritokracinë e kanë bërë "shuk" duke krijuar fantazma vertikale politike, që pjesën poshtë të tyren e kanë virtuale nga e cila pastaj krijojnë "kupolat" politike të tipit "overclass". Kanë tre dekada që sundimin politik dhe ideolog-jik të një partie (PPSH) e kanë kthyer funksionale në demokracinë e devijuar si plutokraci apo më mirë të them - kleptokraci. Tashmë janë plotësisht të ndarë si nga shtresa e mesme dhe nga shoqëria, e cila vetëm pëson nga të tilla klika që nuk janë kurrën e kurrës një elitokraci normale. Ku e kam fjalën? Po ne kemi pasur vetëm një elitokraci, ose shtresë elitare në fillim të shekullit 20-të. Pak a shumë në fillim të Rilindjes kombëtare dhe për-fundim të saj me krijimin e shtetit shqiptar. Mbas tij (1920) ne kemi klika dhe kleptokraci ose një plutokraci sunduese të pamëshirshme. Nuk kanë munguar njerëz të elitokracisë që e kanë pësuar si mos më keq nga kjo gjendje e pështirë sunduese klasash dhe shtresash në Shqipëri. Elita është një shtresë e zgjedhur - nga frëngjishtja "élite" si deri-vacion i "élire" ose zgjedhësh. Janë një grup per-sonash, shpesh në pakicë që kanë autoritet, fuqi, influencë sociale dhe politike. Elitizmi është teori politike bazuar mbi principin sipas të cilit pushteti politik është në duart të një pakice që qeveris gjithë shoqërinë. Por absolutisht nuk mund të thuash se është kundra (apriori) interesave të saj. Shpesh janë për kombin dhe interesave të prosperitetit të tij. Nuk ndodh normalisht të tradhtojnë dhe kur ndodh do të thotë se kolaboracionizmi i tyre është sunduar me forcë nga pushtuesi. Por në përgjithësi ndërtojnë shtet dhe mbrojnë kombin. Ne si shoqëri nuk ishim të zot mbas viteve ‘90-të të krijojmë një elitë të tillë, të bëjmë të mundur ndërrimin e saj dhe përtëritjen e saj. Nuk e kemi shkolluar, as sig-

Të “pazotët” për “elitë politike” kemi ndërtuar tragjikisht “overclass-ën” amorale!

uruar të jetë e pavarur dhe kompetitive. Për fatin tonë të keq nga plutokracia "Berisha" tashmë në modernitetin post 2013-ës sidomos mbas krijimit të pushtetit mbi PS-në të Rilindjes, kemi kaluar në "Overclass" në mënyrë tragjike. "Overclass" është term relativisht i ri sigurisht keqësues si shprehje, që tregon një grup të fuqishëm në një hierarki sociale. Të tillë grupe marrin mbi vete privilegje vertikale, të pakontrolluara, të cilat shfrytëzojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa fund, pa ndalim të të gjithë shoqërisë. "Overclass-sa" (term i krijuar mbas viteve 1990-të) pothuaj anulon institucionet e demokracisë dhe kontrollit, vlen dhe shantazhon gjithshka në media dhe prish ekuilibrat socialë deri sa i bën dhe varrin demokracisë në përgjithësi. Më e "bukura" është se e tillë "mbi klasë" ka poshtë saj një aleate. Tani kemi një fenomen krejtësisht të ri në historinë e republikës: dy sektorë të izoluar rrënjësisht të popullsisë, nënklasa dhe super-klasa. Të dy janë antagonistë ndaj shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Njëra me teprimin për shkak të ambicies dhe vetëvlerësimi i pakufishëm. Kurse nënklasa, për shkak të paaftësisë shoqërore dhe

injorancës funksionale në demokracinë e devijuar. Ekziston një simetri e frikshme midis të dyve në shumë rezultate, përballje me realitetin dhe kri-jimin e plotë të amoralitetit politik. Po, të dy palët si ato lart dhe shërbëtorët poshtë e duan politikën pa fijen, pa gramin e moralit. Janë kundra moralit në politikë dhe kudo.

Nuk ishim të "zotët" të ndërtonim "elitokraci" e cila të kishte sëpaku momentin e ndërtimit të shtetit, të moralit në të dhe më vonë, të një elite që të mos përdhunonte dhe korruptonte plotësisht në qelizë demokracinë. Ky është faji jonë shoqëror. Kjo "mbi klasë" sëbashku me "nën klasën" e për-dorur të saj ose "lumpen proletariatin ballkanik të stërkorruptuar dhe folklorik" kanë dhe suksesin e mundshëm, sepse kur i mbarohen fuqitë "Over-class-ës" ngjiten lumpenët nga poshtë dhe riciklimi vazhdon i sigurtë. Sot një diçka të tillë po bëjnë në Shqipëri. Sëbashku me idetë e plutokracisë më të pashpirt në kontinentin europian dhe oligarkinë politike më të padenjë moralisht, përgatiten të riciklohen me anën e drejtësisë së re dhe pse kjo e fundit, duket si në dorë të ndërkombëtarëve. Kanë siguruar miliardat, shërbimin edhe ndaj dikujt jashtë, por dhe ndaj folklorikëve fise gang-

sterësh brenda. Kanë projektet, shoqatat, bankat, tre parti të mëdha dhe një shtresë të mesme apo shoqëri normale që ka dy rrugë dhe vepron vetëm me dy mënyra: ose ikën nga sytë këmbët jashtë ose nënshtrohet e frikësuar dhe e rrahur çdo ditë nga të tillë amoralë politikë dhe shtresë tashmë vertikalisht e pasur të cilës ato poshtë dhe "middle class" i duken miza. Nuk iu duhet shumë mund. Mjafton një fushatë elektorale për t’i rreshtuar në krahët idiotë politikë dhe përfundimisht kjo shoqëri iu zgjat jetën në ditën e votimit. Gjithçka kanë fituar dhe askush nuk mund t’i ndalë dot në një kohë të afërt. As e ashtuquajtura - drejtësia e re e ndërkombëtarëve. Të tillë maniakë pushteti dhe përfitimi, ndalohen vetëm kur një brez tjetër, kohë tjetër dhe sidomos mentalitet tjetër shoqëror, do të lindë në këtë vend. Deri në atë kohë, tipat e tillë do të vazhdojnë sundimin, grabitjen, përdhunimin e demokracisë dhe shoqërisë shqiptare. Nuk ka ndryshuar shumë që nga lashtësia. Plutarku thotë: “Një ç'ekuilibër mes të pasurve dhe të varfërve është sëmundja më e vjetër dhe më fatale e të gjitha republikave”. E ne këtë sëmundje e kemi më të ashprën, më evidenten dhe më kriminalen, mes të gjitha qeverive, jo vetëm në Ballkan.

Të gjitha këto forma nuk bëjnë asgjë, por mb-ulojnë përmbajtjen e dy partive që demokracinë

e brendshme, statutet dhe fjalën (mendimin) e lirë, meritokracinë e kanë bërë "shuk" duke krijuar fantazma verti-kale politike, që pjesën poshtë të tyren e kanë

virtuale nga e cila pastaj krijojnë "kupolat" poli-

tike të tipit "overclass"...

Page 18: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT18 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

Ne nuk kemi muze si Luvri, Ermitazhi, Moma, Prado, Uffi-zi, etj, në të cilët janë profesorët e mëdhenj me arri-tjet e tyre, gjë që plotëson formimin e krijuesit. Tira-na është qytet në koma për vep-rimtaritë artistike vizuale, imagjino pastaj në rrethe.

k u l t u r e www.sot.com.al

Piktori shprehet se kultura është e fundit në vend dhe buxheti për të ardhur keq

Tirana, qytet në koma për veprimtaritë artistike pamore, shteti nuk i jep rëndësi kulturës

Kultura është e fundit për nga rëndësia në planin shtetëror. Kështu shprehet piktori i njohur Besim Tula, i cili

thotë se Tirana është qytet në koma për veprimtaritë artistike vizuale. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori i njohur Besim Tula, i cili ka dhe një përvojë të madhe si mësues në Liceun Artistik “Jordan Misja” flet dhe për problemet, që janë sot me shkollat artistike në vendin tonë. Duke folur problemet që has sot në këto shkolla, piktori Besim Tula thotë se duke parë këtë gjendje këshilla për ata që duan të vazhdojnë për artet, është se du-het të mendohen mirë pasi kushtet e formimit nuk afrohen me perëndimin dhe kur diplomohen, janë të pa punë të ligjëruar. Me kritika piktori Besim Tula shprehet dhe për Galerinë Kombëtare të Arteve, që sipas tij do të ishte mirë që të promovojë artin tonë jashtë kufijve.

-Këto kohë me çfarë po merreni në

punën tuaj me pikturën?Unë mundohem të punoj çdo ditë

në kuzhinë, duke u bërë i bezdisshëm për familjen, por krijimi nuk njeh ar-syetim, ose e bën, ose nuk e bën. Tani kam dy punime, njëra trajton problemin e ushqimeve me listë, që për fat të keq, ka mjaft familje që i janë nënshtruar kësaj drame, ndërsa tjetri ka të bëjë me vrasjet e porositura. Janë pjesë e kësaj periudhe. Me ndërprerje edhe shkruaj për veprat tona në pikturë. Të analizosh një pikturë është më e vështirë se një vepër letrare, pasi duhet të jesh përballë origjinalit. Ai përbëhet nga dy pjesë, njëra është subjekti, apo ajo çfarë duket si imazh (por kemi dhe abstrakten pa figurë reale) dhe e dyta është ndjesia, sidomos në koloristikën e veprës, e cila nuk kapet e tëra me arsyetim, por me ndjeshmërinë që të jep perëndia. Secila ka fuqinë e vet. Tek ndjesia fjalët nuk arrijnë të ekuivalentojnë pamjen. Kur thellohesh tek veprat e mjeshtërve tanë të vjetër dhe të mëvonshëm ndjen që janë artistë, të cilët me përkushtim në vitet ‘30-‘40, kur njerëzit e kulturës dhe të artit nuk kishin një mjedis si në vendet perëndimore, por që arritën të realizojnë vepra të një niveli të lartë. “Natyrë e qetë me rrush dhe pjeshkë” e Z. Kolombit, “Dasma shkodrane” e K. Idromenos, “Vajza me kordele” e A. Buzës, “Brendi” e N. Zajmi, apo vepra të artistëve të mëvonshëm si “Fonditorët” e D. Jukniut, “Rrethimi i Vrana Kontit” (Varianti i pa-korrigjuar) i S. Kamberit, “Në Park” e Ll. Blidos, “Mbjellja e pemëve” e E. Hila, “Në ditën e parë të lirisë” e A. Sadikaj (tani kjo vepër nuk ekziston më) etj, të cilat më kanë nxitur apo më nxisin të shkruaj për të rejat që sollën në lidhje me kohën. Vlerësoj tek këto brikolazhin, apo po ta themi me shumë fjalë, zgjuarsinë me të cilën artisti zgjidh krijimin.

-Ju keni një përvojë të madhe dhe si mësues, nga 1972-1986 në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Më pas keni filluar sërish në 2005 deri në daljen në pension. Për ju ku janë sot problemet në shkollat artistike në vendin tonë?

Shkollat e mesme artistike në radhë të parë nuk kanë tekstin e histor-

isë e artit, i cili detyrimisht duhet të jetë cilësor dhe me ngjyra. Bëhet pjesshëm një tekst i kohës së diktaturës. Mirëpo ka kaq vite dhe Ministria e Arsimit nuk e ka kontrolluar ndonjëherë këtë gjë. Në shkollat e mesme apo të larta të arteve pamore gjysma e mësimit bëhet brenda shkollës dhe gjysma tjetër po kaq e rëndësishme është jashtë saj si, muzetë, ekspozitat, bisedat etj, të cilat nxisin apo qartësojnë artistin e ri për të formuar dhe ai shprehjen e tij. Pa këto, sidomos në kohët tona, mbetesh i pa kulturuar profesionalisht. Ne nuk kemi muze si Luvri, Ermitazhi, Moma, Prado, Uffizi etj, në të cilët janë profesorët e mëdhenj me arritjet e tyre, gjë që plotë-son formimin e krijuesit. Tirana është qytet në koma për veprimtaritë artis-tike vizuale, imagjino pastaj në rrethe. Mendoj se duhet një reformim. Mirëpo, kush ta kuptojë, Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës apo Akademia e Shkencave (kryetari një politikan, i cili 35 vite të jetës ia kushtoi partisë), që krijojnë një sfond aspak optimist për kulturën. Duke parë këtë gjendje, kam një këshillë për ata që duan të vazhdo-jnë për artet. Duhet të mendohen mirë, pasi kushtet e formimit nuk afrohen me perëndimin dhe kur diplomohen, janë të pa punë të ligjëruar. Kurse artistëve ambiciozë, që duan patjetër të arrijnë lart, duhet të ikin jashtë vendit, pasi këtu nuk ka asnjë ingranazh që mund të funksionojë për karrierë. Emër të jep Amerika, Franca, Anglia, Gjermania, Italia mbase dhe Maqedonia, ku betejat artistike nuk kanë lidhje me partitë.

-Për disa probleme me shkollat artistike ju jeni shprehur edhe më parë, para disa vitesh, mendoni se ka ndryshuar diçka gjithmonë kur flasim për këto institucione në vend?

Kur jepja mësim perspektivën, më vriste ndërgjegjia që në kohën tonë ku ka një shpërthim të tendencave dhe mundësive të pafund të shprehjeve artistike në botë të vazhdoja një vit të tërë me leksione pa vlerë në 80 për qind të saj. Atëherë me mirëkuptimin e drejtuesit të atëhershëm futa lëndën e gjuhës pamore. E shoqëroja dhe me kompjuter për ta gjallëruar mësimin, që të kishin sa më shumë informacion. Sapo dola në pension e kishte hequr drejtuesi i degës. Më tha se ishte lëndë akademike. Ju drejtova se nëse ai e kishte lexuar tekstin. Përgjigjja që mora nga ai ishte jo. Në Amerikë, Francë e në disa vende të tjera ka abetare për parashkollorë për artet pamore. Një e tillë, botuar nga shtëpia botuese franceze “Albin Michel” dhe formuluar nga drejtori i MOMA në Amerikë, Philip Yenawine. Një parashkollor në këto vende njeh më shumë artistë dhe kulturë pamore se një nxënës i shkollës sonë të mesme artistike. Kjo nuk e rrit ecjen përpara. Po kështu bëhet dy vite anatomia artistike me kaq shumë deta-je dhe kocka apo muskuj të brendshme të panevojshme për tu ditur, ( vetëm për mjekët), kur mund të grupoheshin në një vit dhe të bëhen të tjera lëndë plastike. Bëhet italishtja dhe anglishtja duke zënë kohë në programin mësimor, kur gjuha angleze është e mjaftueshme

BESIM TULA:

për lexuar numrin e madh të botimeve për artin. Mësimi i anglishtes mund të dyfishohesh si kohë. Duhet një reform-im i programit.

-Këtë vit ju do të merrni pjesë te ekspozita “Nëntori”, por për ju sa janë ndihmuar artistët nga Ministria e Kulturës ndër vite për ta zhvilluar këtë ekspozitë, një nga më të rëndësishmet në vend?

Edhe 1 vit mbas këtij, ky aktivitet mbush një çerek shekulli pa ndër-prerje. Me këtë gjatësi kohe dhe me këtë vijueshmëri dhe me këtë kualitet artistësh pjesëmarrës, duhej të ishte marrë në mbrojtje dhe të ishte pjesë e axhendës së Ministrisë së Kulturës. Është i vetmi aktivitet specifik që ka ngelur. I konceptuar nga Ll. Blido, S. Taçi dhe unë, është i profilizuar vetëm për piktorë koloristë, që arrijnë të ndër-tojnë veprën me mjaft ngjyra. Kemi përjashtuar peizazhin si një fushë ku nuk ka vlerë krijuese, të paktën tek ne. I kanë besuar këtij aktiviteti për të ekspozuar artistët tanë më të mirë si S. Kaceli, V. Kilica, I. Lulani, I. Sulovari, K. Dilo, S. Shijaku, Ll. Myzeqari, Z. Sho-shi etj. Marrin pjesë artistë që krijojnë, duke ju shmangur ligjeve të tregut dhe pothuaj të gjithë i kthejnë punimet në shtëpitë e tyre. Pak artistë kanë studio të trashëguara nga sistemi i kaluar, pjesa tjetër sidomos të rinjtë punojnë në dhomat e gjumit apo guzhinë, disa janë me qira, por siç shihet nuk dorë-zohen. Kjo sakrificë mendoj se tregon mjaft. I japin frymë ekspozitës artistët tanë si Aleksandër Filipi,i vetmi artist shqiptar që ka fituar konkursin dhe ka realizuar afreskun në Aeroportin e Marakaibos në Venezuelë, Gazmend Leka, artist me karrierë ndërkombëtare

ku veçojmë ekspozitën e suksesshme në Paris, Agron Mesi, ndër pak të rinjtë i zgjedhur nga kuratori Gaettano Grillo për “Mediteranen 1”, etj. Janë të lidhur me krijimin shumë orë në ditë. Këto krijojnë një klimë, ku nxitet ngritja profesionale. Po kështu dhe të rinj si Orlis Vathi, Brikena Bërdo, Merita Selimi, Ardit Boriçi, Denisa Brahimi, Andi Hila, etj, krijojnë dhe në dimen-sione të mëdha. Disa prej tyre shtrojnë probleme estetike, kompozicionale, stilistike, konceptuale, të cilat duan pa-sion dhe kurajo artistike për t’i arritur.

- Sa është shqetësuese për ju mungesa e një salle ekspozitash për Tiranën, një kërkesë kjo e e artistëve?

Tirana me 250 mijë banorë kishte: tre salla tek pallati i madh i kulturës, dy salla tek Muzeu Historik Kombëtar, tek Galeria Kombëtare e Arteve tre salla, dy të vogla dhe një e madhe, Salloni i veprave të artit, salla tek pallati “Ali Kel-mendi”, Piramida me dy salla anësore dhe një nëntokësore, salla FAB, galeria private TG etj. Ndërsa tani kryeqyteti me afro një milion banorë ka vetëm sallën shtetërore tek Muzeu Historik Kombëtar dhe kjo e paguar nga vetë artistët me një çmim, që është shumë i lartë për ne. Me këtë gjendje më keq nuk ka si bëhet. Tek Pallati i madh i Kulturës, ku gjithë qendra e Tiranës është mbushur me kafe, është bërë përsëri një kafe duke ja hequr vendin mbase një salle ku mund të bëheshin aktivitete për artistë të rinj, siç ka qenë më parë etj. Po të shohim raportin midis studentëve, që diplomohen dhe sallave

për ekspozim është kjo: para viteve ‘90 diplomoheshin 20 apo 25 vetë në vit, dhe ishin shumë mundësi ekspozimi, ndërsa tani dhe me universitete private që diplomohen qindra artistë të rinj ka mbetur vetëm një vend ekspozimi tek Muzeu Historik Kombëtar.

-Nëse flasim për GKA që ka disa vite që sipas artistëve ka mbyllur dyert, për ju si piktor ku janë vërejtjet për këtë institucion sot?

Galeria do të ishte mirë që të pro-movojë artin tonë jashtë kufijve. Nuk është një gjë e lehtë, por e nevojshme.

-Me këto probleme që ju trajtuar deri tani, si e shikoni rolin e Ministrisë së Kulturës në jetën artistike. Për ju sa ka bërë dhe çfarë duhet të ndryshojë?

Tek ne kultura është problemi i fundit për nga rëndësia në planin shtetëror e po kështu dhe për minis-trinë. Buxheti i saj është për të ardhur keq. Vështirë se do të ndryshojë ndonjë gjë. Prej 8 vitesh nuk kemi marrë gjë, përveç një herë salla e Muzeu Historik Kombëtar na është dhënë pa pagesë, kurse të tjerat si ftesa, posteri, etiketat, aranzhimi i paguam vetë.

-Çfarë ndodh sot me studiot e pik-torëve të njohur, a kanë treguar interes institucionet si GKA apo ministria për veprat e artistëve?

Për këtë nuk e di, por jam kurioz të di se sa studio artistësh ka vizituar drejtuesi, jo për gjë, por për të njohur se çfarë kohe artistike është në Shqipëri dhe a duhet të pasurohet fondi me vepra të reja?

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Këtë vit 217 aplikime, mes të cilëve 5 prej tyre janë pjesë e projektit

fokus të rinjtë në fushën e gazetar-isë dhe shkencave sociale. Ata janë përzgjedhur nëpërmjet një thirrje të hapur gjithashtu”, vijon Daja. Sipas saj këta të rinj do të trajnohen se si të gjejnë historinë në terren dhe se si ta përdorin imazhin për të shpre-hur këndvështrimin e tyre mbi his-torinë e gjetur. Për pjesëmarrjen në Visual Storytelling Lab këtë vit janë Jona Kaso, Emiljano Syla, Fatjana Kazazi, Sindi Ademi, Klevisa Gjika dhe Maylinda Bajrami.

Subjekti për filmat“Balkan’s Gate” (Porta e Ball-

kanit) pati këtë vit 217 aplikime, mes të cilëve 5 prej tyre janë pjesë e projektit. Kineastët e këtij edicioni janë Connor Greig nga Kanadaja, Martin Heinze nga Gjermania, Thea Marti nga Italia, Hyejin Kim nga Koreja e Jugut dhe Nils Bou-vyer nga Franca. Subjekti i Connor Greig bën fjalë për një burrë në pikën e fundit të ndërmarrjes së tij të prodhimit në qytetin e vogël të Fierit, që përpiqet të tërheqë të gjitha ish të dashurat e tij për të bërë një shfaqje televizive. Por ai kurrë nuk i tha asnjërës prej tyre se do të shihnin njëra-tjetrën ditën e parë të shfaqjes! Një komedi, që shfaq të gjithë personazhet ekzotikë dhe bukurinë e vendit Shqipëri. Në subjektin e Martin Heinzen, 17-vjeçari Meriton me vdekjen e babait të tij përballet me pyetjen nëse duhet të qëndrojë

me nënën e tij të ve apo të ndjekë studimet dhe të largohet nga qyteti. Përballë indiferencës së vëllezërve të tij më të mëdhenj, Meriton duhet të ndërmarrë hapin më të kom-plikuar, për të marrë një vendim që nuk dëshiron të marrë. Thea Marti në subjektin e tij flet për një djalë me lëkurë të errët, i injoruar nga moshatarët, ndihet i frustruar dhe i vetmuar. Vetëm mençuria e shitësit të balonave do ta ndihmo-jë fëmijën të kapërcejë frikën e tij. Hyejin Kim thotë se subjekti që do të trajtojë është ndotja afër fushës së naftës Patos-Marinza. “Bazuar në kërkimet e mia, është një nga fushat më të vjetra dhe më të mëdha të naftës në Evropë (bërë në vitet 1920) por dëmet mjedisore nga zhvillimi nuk janë rikuperuar kurrë siç duhet. Unë dua të bëj një film të shkurtër fiktiv për këtë temë”, shprehet Kim. Ndërsa Nils Bouvyer nga Franca thotë se vull-neti për mërgim në një vend tjetër për të rinjtë në Shqipëri, duket se ka qenë shumë e fortë dhe është akoma diçka aktuale. “Unë dua që gjatë realizimit të këtij filmi të mësojmë shumë rreth këtij fakti, se si të rinjtë shqiptarë mendojnë për këtë, dhe si do të ishte dita e fundit e një adoleshenti, që dëshiron të migrojë në një vend tjetër”, pohon ai. Edhe një vit më parë filmat, që kanë qenë pjesë e këtij projekti janë pritur me interes.

Kalendari kulturor, Margariti: E rëndësishme

fryma e përbashkët dhe rrëzimi i mureve

Filmi i shkurtër me problemet sociale dhe Covid-19, në projektin “Balkan’s Gate”

Julia VRAPI

“Balkan’s Gate” ka nisur edicionin e gjashtë, ku këtë herë po zhvillohet në Fier.

Regjisorë nga Franca, Gjermania, Kanadaja, Italia dhe Koreja e Jugut kanë mbërritur për të realizuar filmat e tyre, ku dhe studentë nga Shqipëria janë bërë bashkë gjithash-tu për të qenë pjesë e Visual Story-telling Lab, me regjisorin amerikan Nathaniel Hansen. Këtë vit, filmat e shkurtër që do të prodhohen kanë në fokus problemet dhe per-spektivat e të rinjve, problemet sociale dhe ndikimin e pandemisë Covid-19. Filmat, që këtë edicion të gjashtë do të realizohen në Fier aty dhe ku po zhvillohet kot ditë projekti “Balkan’s Gate 2020”, më pas të shfaqen për publikun e Tiranës në fundin e këtij viti. Dre-jtuese e projektit regjisorja Ajola Daja shprehet se këtë vit “Balkan’s Gate” bën bashkë të rinj studentë dhe profesionistë të fushës se kinematografisë nga Shqipëria, si dhe nga vende të ndryshme të Europës. “Këta janë përzgjedhur nëpërmjet një thirrje të hapur për aplikime, ku kërkohet koncept ide (trajtim, skenar për sektorin e prodhimit filmik, adresimi i një problematike për sektorin e labo-ratoritvizual), si dhe jetëshkrimi i tyre. Gjatë kësaj rezidence 10 ditore të rinjtë e kinemasë do të zhvillojnë skenarët e tyre në bash-këpunim me njeri-tjetrin si dhe do të xhirojnë, montojnë dhe shfaqin produktet e realizuara”, tregon drejtuesja e projektit regjisorja Ajola Daja. Sipas saj, këto prak-tika bashkëpunimi tashmë janë të njohura në botë dhe ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen e ndërgjeg-jësimit të të rinjve për fuqinë që ato mbartin, përtej çdo kufizimi kufi-tar, politik apo ideologjik. “Duke i vendosur ata në afate kohore (10 ditë) do të mundësojë gjithashtu nxitjen e kreativitetit të tyre në kushtet e punës. Në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Prezencën e OSCE në Shqipëri, për të tretin vit radhazi zhvillohet trajnimi Visual Storytelling Lab, me mentor regjisorin amerikan Nathaniel Hansen. Trajnimi ka në

Regjisori dhe shkrimtari i njohur Gjergj Vlashi ndahet nga jeta

Artistët në “Defferent Trains” nisin aktivitetin muzikor në Tiranë

Regjisori dhe shkrimtari i njohur durrsak Gjergj Vlashi u nda dje nga jeta, duke lënë pas një krijimtari të madhe. Teatri “Aleksandër Moisu” në Durrës shprehet, se është një humbje e madhe për komunitetin artistik. “Një humbje e madhe për të gjithë komunitetin artis-tik. Njeriu që me punën e pal-odhur ka bërë aq shumë për teatrin, estradën, përkthimin, letërsinë, na lë me një dhimbje të thellë. Për Gjergjin e madh të Durrësit, i paharrueshëm kujtimi i tij”, shprehet teatri. Artistë të ndryshëm, qytetarë

dhe më gjerë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndar-jen nga jeta të autorit dhe regjisorit të njohur durrsak. Gjergj Vlashi lindi në Durrës me 13 korrik 1928. Në harkun kohor të 92 viteve, Gjergj Vlashi shpalosi portretin e një njeriu të jashtëzakonshëm. Në 92 vite jetë, Gjergji shkroi biografinë e një njeriu të kompletuar, ku barti treguesit më të arrirë, në atë që quhet qytetaria durrsake ku spikati portreti i një gjigandi të artit, letërsisë, përkthimit, të ngritjes së humorit durrsak në piedestal.

Artistë shqiptarë Kristi Gjezi, Arben Spahiu, Liza Soppi dhe Vlorent Xhafaj, që jeto-jnë në vende të ndryshme të Europës çelën festivalin “Dif-ferent Trains 2020”, me një koncert në kuartet harqesh në lulishten përpara Kryeminis-trisë. Koncerti u organizua me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Ministrisë e Kulturës, COD, si dhe Ambasadën Franceze në Tiranë. Nga viti në vit, festivalit “Different Trains” po i shtohen emra të tjerë artistësh shqiptarë, të cilët po ndërtojnë një karri-erë të suksesshme në skenat

botërore, fitues çmimesh në konkurse të rëndësishme dhe ndër interpretuesit më të mirë të muzikës së dhomës. Por, pavarësisht suksesit, ëndrra e të gjithëve është të kthehen në vendin ku hodhën hapat e parë e të interpretojnë përpara spektatorit shqiptar. Festiva-li “Different Trains”, me dre-jtor artistik Vlorent Xhafaj do të vijojë me disa koncerte deri më 13 tetor për publi-kun. Ky aktivitet i shtohet listës së veprimtarive me muzikë, që zhvillohen gjatë kësaj kohe në Tiranë.

Driada Dervishi: Arti, një e mirë për njerëzimin

Shfaqja “Shirli Valentina” me aktoren Olta Daku dhe regji nga Driada Dervishi u mirëprit nga publiku gjatë fundjavës, në amfiteatrin e liqenit artificial të Tiranës. Regjisorja Driada Dervishi thotë se duartrokitjet te vepra e autorit Willy Rus-sell përforcuan idenë se arti është një e mirë për njerëzimin, ashtu si dhe shëndetësia dhe edukimi. “E kotë të zgjatem se sa shumë na ka munguar kjo ndjesi. Ju faleminderit të gjithë publikut për këtë pritje të Shirlit- Olta Daku. Duartrok-itjet tuaja vetëm përforcojnë

idenë se arti është një e mirë e domosdoshme për njerëzimin, njësoj si shëndetësia dhe eduki-mi! Faleminderit Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për mikpritjen dhe gadishmërinë! Faleminderit teatrit tim të dashur “Aleksandër Moisiu” që me gjithë vështirësitë po bën të pamundurën që shfaqjet të qën-drojnë në repertor duke shtuar kështu numrin e publikut! Faleminderit Teatri Kombëtar për impenjimin maksimal në realizimin sa më cilësor të shfaqjes”, shprehet Dervishi në një status të saj.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës Vlora Dumoshi nënshkruan kalendarin kulturor, memorandumin e bashkëpunimit në fushën e librit dhe veprimtarisë prodhuese, si dhe marrëveshjen për bashkëprodhim të filmit. Pas mbledhjes së dy qeverive që u zhvillua në Tiranë, dy min-istret nënshkruan aktet në fjalë, që konsistojnë në shkëmbimin dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e trashëgimisë kulturore, të arteve pamore, etj, deri në mbyllje të vitit 2020; hidhet një tjetër hap i rëndësishëm në institucionalizimin e bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, atë të bashkëprodhimit; si edhe në fushën e librit dhe veprimtarive prodhuese. Në njoftimin zyrtar thuhet se në lidhje me këtë të fundit, të dyja palët angazhohen të çojnë drejt zgjidhjes edhe një problem të bartur, në lidhje me taksës për librin në kufi, gjë që do të ndihmonte në qarkullimin më të lirë të librit në të dyja anët e kufirit shqip, si dhe do të ndihmonte botuesit dhe autorët. Si-pas ministres Margaritit, dalëngadalë edhe aktivi-tetet e artit e kulturës po hapen dhe nuk e sheh të largët ditën që artistët tanë të udhëtojnë drejt Kosovës e anasjelltas, për të vënë në jetë kalendarin e përbashkët të aktiviteteve. “Por më e rëndësishmja në këtë bashkëpunim, përtej gjallërimit të jetës artistike, diversitetit, shkëmbimit të eksperiencave, është fryma e përbashkët dhe rrëzimi i mureve, që të shkrijmë mes tonë dasitë “artist shqiptar” dhe “artist kosovar”, në vetëm artist shqiptar”, u shpreh ministrja. Nënshkrimi i kalendarit vjetor kulturor po hyn në vitin e shtatë radhazi. Aktivitetet dhe bashkëpunimet do të jenë nga fushat e artit aplikativ dhe skenik, në fushën e bibliotekave, të trashëgimisë, aktivitete për fëmijë dhe të rinj si dhe bashkëpunimi ndërmjet Galerive Kombëtare të Artit, ku do të realizohen ekspozita arti në Kosovë dhe në Shqipëri, bash-këpunimi në fushën e të drejtës së autorit, si dhe bashkëpunimi në kuadër të Programit Komunitar “Creative Europe”. Memorandumi i bashkëpunimit, në fushën e librit dhe veprimtarisë prodhuese, ka si qëllim të përforcojë bashkëpunimin në fushën e librit dhe vep-rimtarisë botuese, do të konsistojë në shkëmbim të praktikave më të mira, etj. Marrëveshja për bashkëprodhim të filmit ndër të tjera thuhet se ka qëllim të inkurajojnë bashkëprodhimet që plotësojnë standardet ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, prezantimin e tyre në festivale ndërkombëtare, ndarjen e çmimeve kombëtare për kinematografi, prezantimin e përbashkët me pavijon në EFM Berlin dhe Marche Du Film Cannes, etj.

Page 20: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT20 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tekniku i Erzenit komenton ecurinë në ekipit të tij në Europë dhe të ardhmen e volejbollit të meshkujve

E ardhmja e volejbollit të meshkujve e garantuar, po përballemi të barabartë në rang ndërkombëtar

ARBEN SAKO:

Volejbolli është ndërprerë që prej muajit mars dhe asnjë aktivitet i këtij sporti nuk zhvillohet në Shqipëri.

Shkak, siç dihet, është pandemia e koronavirusit, që solli një shkëputje të pazakontë disamujore, shkëputje që vijon ende, pasi qeveria ende nuk ia ka hapur “dritën jeshile” sportit të rrjetës të zbresë në parket. E meg-jithatë, volejbolli shqiptar vijon të ballafaqohet në rang ndërkombëtar. Erzeni i Shijakut përfaqëson vole-jbollin shqiptar në kompeticionet e federatës europiane, fillimisht në Champions League e tani në Europa League. Trajneri Arben Sako bën një përmbledhje të paraqitjes së skuadrës së tij në Champions, por shpalos dhe objektivat për sezonin e ri. Në interv-istën e dhënë për gazetën “SOT”, ai shpreh optimizmin e tij për ngritjen cilësore të volejbollit të meshkujve në Shqipëri, dëshmuar jo vetëm me potencialin e mirë të disa skuadrave tona, por edhe të ekipeve kombëtare, që në dy vitet e fundit kanë bërë një hop cilësor dhe në aktivitetet e ard-hshme do të dinë të shënojnë sukses. Madje Sako beson se Kombëtarja nuk është çudi të kualifikohet në Europian në edicionin e ri.

- Në këto kohë të pazakonta pan-demie, Erzeni ishte e vetmja skuadër shqiptare këtë edicion që mori pjesë në garat ndërkombëtare të Federatës Europiane të Volejbollit. Cila është përshtypja juaj si trajner nga perfor-manca dhe rezultatet?

Ne ishim në grup me Mladosin e Zagrebit dhe me hungarezët e Ka-poshvarit. Për shkak të situatës ramë dakord dhe ndeshjet i zhvilluam në Kroaci. Luajtëm mirë, kjo është e vërteta, por rivali kishte shumë cilësi dhe ne i humbëm të dy takimet. Siç e dini, këto humbje ne i patëm me hun-garezët, pasi ndeshjet ne Mladosin kroat i fituam në tavolinë, për shkak se ekipi i Zagrebit ishte infektuar nga koronavirusi. Pra ndeshjet me Mla-dosin i fituam të dyja me shifrat 3-0. Por të drejtën e kapërcimit të raundit e mori Kaposhvari që na mundi dy herë me rezultat 3-0. Ndeshjet u zh-villuan një ditë njëra pas tjetrës. Ata bënë diferencë me lojtarët e huaj që i kishin blerë pak ditë para se të vinin në ballafaqimin me ne. Ishin pikërisht këta volejbollistë që bënin diferencë dhe i dhanë fitoren Kaposhvarit, i cili, për hir të së vërtetës, ishte ekip shumë i fortë.

- A jeni i kënaqur me perfor-mancën e skuadrës tuaj?

Unë jam i kënaqur me lojën e ekipit tim, pasi Erzeni rrezatoi edhe në këtë tur të Champions atë që bën zakonisht. Pra u paraqitëm mirë dhe pavarësisht rezultateve mendoj se grupi ishte në nivelin e pritshmërive. Shorti ishte i vështirë, plus situata që po kalojmë dhe mundësitë që kemi. Megjithatë, Erzeni është skuadër që mbetet në kompeticionet europiane.

- Cila është gjendja e grupit?Ne po punojmë përditë për

të qenë gati për kampionatin e ri. Mendoj se ky grup me të cilin ishim dhe në Champions do të jetë edhe në fazën e parë të kampionatit, kurse në janar e në vazhdim do të shohim për lëvizje në merkato, në varësi edhe të objektivave dhe situatës.

- T’i kthehemi pak sezonit të kaluar, ku ju morët të drejtën të shkonit në Champions si skuadër e vendit të parë në kampionat, por e pashpallur me titull, diçka që shkak-toi edhe debat…

Kjo është një temë e shkuar tashmë. Erzeni ishte skuadra më e mirë dhe vendimi i marrë nga asambleja dhe kryesia e Federatës Shqiptare të Volejbollit i atribuohen skuadrës kampione. Sa më takon mua personalisht dhe Shijakut, Er-zeni ishte kampion, për këtë nuk ka dyshime.

- Pse nuk keni bërë lëvizje në treg në këtë periudhë?

Ne po presim vendimin e qever-isë për të lejuar volejbollin të luajë. Mendoj se për dy javë do të jepet “ok” dhe do të mund të nisim aktivitetet sezonale. Ngaqë vendimi nuk ishte dhënë ende, ne nuk nxituam të bë-jmë blerje, sepse nuk e dinim si do të shkonte kjo punë. Kjo s’do të thotë se nuk bëjmë lëvizje brenda për brenda, por blerje të huaja nuk kemi bërë, pasi ato kanë kosto. Imagjinoni sikur të bëjmë blerje mijëra euro e në fund vendimi të jetë për mosbërjen e garës. Kjo do të kishte pasoja për buxhetin e klubit. Nëse kampionati nuk zhvillo-het, s’ka arsye të bësh lëvizje, aq më pak të blesh lojtarë të huaj.

- Si është gjendja me buxhetin tuaj? Bashkia e Shijakut, spon-sorët…

Shijaku dhe sponsorët kanë shfaqur gatishmëri për të na mbështe-tur, nuk bëhet fjalë që lojtarët të mos paguhen, kjo gjë është marrë para-sysh. Megjithatë, nëse kampionati nuk zhvillohet krijohen probleme të mprehta, pasi askush nuk paguan për diçka që nuk luhet, nuk ekziston. Prandaj është e domosdoshme që të kthehet sa më parë gara e volejbollit, brenda parametrave dhe kushteve që

kërkon situata. Megjithatë ne nuk e kemi ndërprerë punën pasi, siç e dini, Erzeni luan në Europa League.

- Është një formulë që ngjan me atë të futbollit, kush eliminohet në Champions merr një shans në Ligën e Europës, apo jo?

Po, pikërisht kështu. Ne na ka rënë në short një ekip bullgar, ku shpresojmë të bëjmë paraqitje të mirë e me rezultat. Ndeshjen e parë e kemi me 11 nëntor këtu, kurse të kthimit më 18 nëntor atje. Sipas kalendarit kjo, por me shumë gjasë të dyja përballjet mund t’i zhvillojmë atje, pasi këtu ende nuk është dhënë “ok” për nisjen e aktiviteteve sportive të volejbollit.

- A i ke ndjekur rivalët në kam-pionatin shqiptar. Cili është mendimi juaj për ta?

Unë jam trajner prej vitesh në kampionatin shqiptar të volejbollit dhe e njoh mirë atë. Nga analiza ime për këtë çështje konstatoj se rivali ynë kryesor do të jetë Partizani. Ata kanë ekip të fortë dhe një trajner me eksperiencë, Ylli Tomori, të cilin e respektoj për punën që ka bërë.

- Ju keni folur shpesh për të ardhmen e volejbollit tonë dhe nuk ju ka munguar optimizmi. E besoni ende që volejbolli i meshkujve ka të ardhme?

Unë jam i bindur në suksesin e madh të volejbollit të meshkujve në Shqipëri. Kjo frymë pozitive është në shkallën më të lartë. Këtë opti-mizëm e besoj në paraqitjet e mira dhe rezultatet premtuese në ndeshjet ndërkombëtare. Nuk do të jetë çudi që një ditë ne të kualifikohemi në fazën finale të Europianit, e besoj fort këtë gjë.

- Këtë e bazoni edhe në paraqit-jet e U-20 që ju e keni drejtuar vitet e fundit, apo jo?

Sigurisht dhe për këtë. Mos harroni, në nivel ballkanik dolëm nënkampionë dy vite më parë kurse sezonin e shkuar në vend të tretë. Mundëm Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë, e kjo nuk është pak. Kemi të rinj të shkëlqyer që kanë të ar-dhme. Treguesit e tyre fizikë dhe tekniko-taktikë janë në parametra europiane.

- Këtu nuk duhet lënë jashtë vëmendjes kontigjenti i lojtarëve që luajnë jashtë, domethënë legjionarët e volejbollit…

Patjetër, është një kontigjent me shumë cilësi. Suksesi do të jetë i madh kur mendon se, për nga numri, nga 14 lojtarë të ekipit kombëtar 10 luajnë jashtë vendit në klube të njohura dhe liga cilësore europiane të volejbollit. Janë të rinjtë e moshave, por edhe ky kontigjent cilësie që luajnë jashtë që i japin ekipit kombëtar të dhëna premtuese dhe kjo sjell optimizëm. Pra, vazhdimësinë duhet ta shohim me pozitivitet.

- Çfarë synon të arrish me Er-zenin?

Erzeni është një klub që i ka të qarta objektivat e tij, kërkon kupë dhe kampionat, të dy trofetë. Ta themi hapur: ne si skuadër jemi të uritur për të fituar gjithçka në sezonin e ri. Për ne është fat që luajmë në Champions League e tani së fundmi në Ligën e Europës në volejboll. Janë dhe këto element të kampionatit, brenda për

brenda volejbollit shqiptar, që më japin shtysë të jem optimist për vazh-dimësinë. Kemi elementë cilësorë, përkushtim dhe të rinj premtues.

- Në shumë sporte po u hapet rruga trajnerëve të rinj. Si paraqitet ky tregues në volejboll?

Trajnerët e rinj janë një bazë e mirë dhe premtuese, mendoj unë, për vazhdimësinë e këtij sporti. Duhet parë në të njëjtin kuadër me rritjen e numrit të të rinjve cilësorë në këtë sport dhe rritjen e cilësisë në tërësi. Por kjo s’do të thotë të neglizhohen ata me eksperiencë, përkundrazi. Men-doj që teknikët me përvojë duhet të zbresin poshtë, tek akademitë, ose tek ekipet zinxhirë, që të prodhojnë tal-ente, të prodhojnë elementë cilësorë për kampionatin. Është fare e qartë, puna e madhe dhe që ka vlerë në pro-dukt bëhet tek moshat dhe ata duhet të marrin vëmendjen maksimale. Është dhe në interesin e federatës që të fokusohet tek kjo strategji, e cila i jep vazhdimësi dhe garanci volejbollit tonë në të dy gjinitë.

- Dikur flitej shumë për klasat sportive…

Klasat sportive janë gjë e mirë, sigurisht, sidomos për atë kohë ishin shumë gjë e mirë, por sot koha është tjetër, sporti kudo nëpër Europë funk-sionon në mënyrë private, pra krijohen ekipe të reja private që futen në tregun e konkurrencës. Natyrisht, detyra e pushtetit, qoftë ai lokal dhe qendror, është të stimulojë pjesëmarrjen dhe të krijojë kushte për të pasur sport cilësor. Por, ekipet private sot janë e ardhmja edhe në volejboll. Në këtë moment kemi një shqetësim të një natyre tjetër. Situata që po mbretëron aktualisht tek ne është shqetësuese dhe ka të bëjë me koronavirusin, që për momentin na ka nxjerrë jashtë loje. Për t’u kthyer dhe një herë tek e ardhmja, unë besoj dhe jam i bindur që volejbolli i mesh-kujve në Shqipëri do të ketë të ardhme, sepse ka cilësi, ka elementë që shtohen përditë, janë elementë të mirë. Punohet, investohet, menaxhohet dhe pasioni do të na çojë edhe më tej. Apeli im është të nisë sa më parë gara, duke respektuar protokollet mjekësore, por edhe ndjen-jat e sportdashësve, si dhe investimet e klubeve. Urojmë që volejbolli në kam-pionat të rikthehet në “shinat” e duhura e të ketë rivalitet.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Mendoj që teknikët me përvo-

jë duhet të zbres-in poshtë, tek

akademitë, ose tek ekipet zinxhirë, që

të prodhojnë tal-ente, të prodhojnë elementë cilësorë për kampionatin.

Është fare e qartë, puna e madhe dhe që ka vlerë në pro-

dukt bëhet tek mos-hat dhe ata duhet të marrin vëmend-

jen maksimale...

Page 21: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 21

Mediat sportive italiane shkruajnë se disa klube duan shërbimet e berat Gjimshitit, ndërsa sot zbulohet se Ful-hem është vënë në kërkim të mbrojtësit të kombëtares sonë. “Tuttomercatoweb” raporton se anglezët kanë ofruar plot 19 milionë euro për 27-vjeçarin. Një mundësi e mirë për të fituar para për Atalantën, por jo vetëm, pasi edhe vetë Gjimshiti do të mund të merrte jo pak nga kontrata e re. Fulhem i ka bërë atij ofertë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, me

mbrojtësin, që duhet të mendo-het mirë, pasi do i duhej të hiqte dorë nga të luajturit në Champi-ons League, por do provonte të luante në një kampionat si Pre-mier Liga, që jo shumë shqiptarë e kanë provuar. Mbeten për tu parë edhe nëse Atalanta do ven-dosë të heqë dorë nga shërbimet e tij. 27-vjeçari është shndërruar

në një pikë referimi për trajnerin Gasperini dhe largimi i tij do e bënte thuajse të pamundur zëvendësimin e mbrojtësit. Për Gjimshitin ka patur interes edhe nga Ajaksi dhe Milani.

Në ditët e fundit të mer-katos merr drejtim edhe kar-riera e njërit prej lojtarëve më teknikë të Kombëtares kuqezi, mesfushorit Ergys Kaçe. Nga mediat sportive greke mësohet se ditën e djeshme Kaçe është bërë lojtari më i ri i skuadrës së Arisit të Selanikut. Mes-fushori me këmbëngulje arriti të ndërpresë kontratën me PAOK dhe të dalë lojtar i lirë, për tu bashkuar me skuadrën nga Selaniku me parametra zero, teksa ka firmosur kontratë

dyvjeçare klubin e ri. Gjatë eksperiencës së tij në skuadrën e parë të PAOK, Kaçe luajti 158 ndeshje, gjeti rrjetën 7 herë dhe dhuroi 14 asiste. Sezonin e fundit ai luajti si i huazuar te Larisa dhe u aktivizua në 20 ndeshje dhe dhuroi tre asiste. “ARIS njofton blerjen e Ergys Kaçe. Mesfush-ori i Shqipërisë, 27-vjeçar (i

lindur më 8 korrik 1993), i cili sezonin e kaluar luajti për AEL Larisa, nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me ekipin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit grek, Arisit të Selanikut.

MESFUSHORI/ Ergys Kaçe rikthehet në Selanik, firmos për Arisin dhe besohet se nuk do të ndryshojë më ekip

MBROJTËSI/ Berat Gjimshiti pëlqehet në Premier League, por Atalanta ia plotëson shijet në Champions

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ndërkohë që në Shqipëri vijon bojkoti i garës, në Kosovë kampionati po luhet normalisht. Kështu, ditën e djeshme, Ballkani ka shënuar fitore të thellë në sfidën ndaj Drenicës, derisa Prishtina ka ndarë pikët me Llapin në kuadër të Superligës. Ballkani shënoi fitore prej 5 me 0, derisa sulmuesi në top formë Mirlind Daku edhe sot pati para-qitje të jashtëzakonshme. Daku shënoi dy gola, derisa edhe Armend Thaçi pati paraqitje shumë të mirë duke shënuar dy herë. Derisa një gol e shënoi Arbër Prekazi. Në ndeshjen tjetër Prishtina e Llapi kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat pa gola. Duhet thënë se këtë sezon kampionati kosovar ka shfaqur shumë rivalitet.

TALENTITekniku i U-21 zbardh lustën e lojtarëve për ndeshjen me Slloveninë, Kosovën dhe Anglinë

Adriatik BALLA

Shqipëria pretendon se në radhët e skuadrave të saj kombëtare ka lojtarë cilësorë që janë një bazë e mirë për Kombëtaren e madhe

në vitet në vijim dhe ku trajneri Edi reja e stafi i tij mund të bazohen për të marrë më të mirët dhe për të pasur një ekip konkurrues të denjë në garat e mëdha kualifikues të Europianit dhe Botërorit të ardhshëm. Dje trajneri i Shpresave Alban Bushi bëri publike listën me lojtarët e tij, që do të grumbullohen për tri ndeshjet e radhës së skuadrës, konk-retisht një miqësoreje dhe dy ndeshjeve zyrtare. Në tërësi ai foli për objektivat, por edhe për emrat që i ka ftuar për herë të parë. Dihet që elementët më të mirë të kësaj moshe i ka marrë trajneri Edi Reja në kombëtaren kryesore, kështu që Bushi ka bërë surprizën, duke ftuar disa lojtarë të moshës 17 dhe 19 vjeç për herë të parë në ekipin kombëtar U-21.

Lista Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban

Bushi ka publikuar listën me futbollistët që ka ftuar për të pasur në dispozicion për tre ndeshjet që Shpresat kuqezi do të zhvillojnë gjatë 10 ditëve të ardhshme. Me emra si Kallaku, Vrioni e Çokaj që ia ka marrë Edi Reja në Kombëtaren e madhe, Bushi ka sjellë shumë emra të rinj në ekip, teksa bie në sy prezenca e portierit të Lacios, Marko Alia, por edhe mbrojtësit të Rapidit të Vjenës, Adrian

Hajdari, që më herët ka qenë pjesë e Maqedonisë së Veriut U19. Shqipëria U21 do të luajë një miqësore me Sllo-veninë më datën 8 tetor në Tiranë dhe më pas dy ndeshjet eliminatore të Kam-pionatit Europian ndaj Kosovës dhe Anglisë. Në konferencën për shtyp, ku u shpall lista e Shpresës për miqësoren me Slloveninë më 8 tetor dhe më pas me Kosovën në 13 dhe Anglinë më 17 tetor, në ndeshjet e grupit, për kualifikueset e Europianit, trajneri Alban Bushi sqaroi edhe situatën me mbrojtësin 21-vjeçar të Zëolles, Destan Bajselmani, i cili ka zgjedhur të luajë për Kosovën. “Jemi në një situatë jonormale, pasi në këtë grumbullim jemi detyruar të ndërrojmë lojtarë në listë çdo ditë. Kjo ka ndodhur për shkak se disa klube përfitojnë nga FIFA, për të mos i lejuar lojtarët të vijnë

në Kombëtare. Kemi marrë shumë lo-jtarë dhe nuk e dimë se çfarë formë do të kenë, pasi na ka prishur punë edhe fakti që kampionati shqiptar nuk luhet. Bajselmani ka zgjedhur Kosovën dhe jo pjesë e jona”, theksoi Bushi.

Miqësorja me SlloveninëTrajneri Alban Bushi foli dhe për

miqësoren që do të ketë Kombëtarja U-21 ndaj Sllovenisë, një ndeshje që për Bushin vlen si test para dy ndeshjeve zyrtare që ekipi do të ketë në grup ndaj Kosovës dhe Anglisë. Ai e ka cilësuar këtë takim miqësor në kohën e duhur dhe që duhet shfrytëzuar për të parë gjendjen e ekipit. “Nuk më intereson se çfarë bën Kosova ndaj Austrisë, në do të shikojmë vetëm ndeshjen tonë. Duhet të luajmë mirë dhe të marrim maksi-mumin ndaj Sllovenisë. Këto ndeshje na

Përzgjedhësi i Maqedon-isë së Veriut, Igor Angelovski, ka shpallur listën me lojtarët për ndeshjet e tetorit, e ndër kryesoret do të jetë ajo që do të luhet ndaj Kosovës. Më 8 tetor, Maqedonia pret Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Liga D. Fituesi kualifikohet në finale e më pas kampioni i “play-off”-it siguron biletën për Evropianin që do të luhet vitin tjetër. Në gjysmëfina-len tjetër të “play-off”-it takohen Gjeorgjia dhe Bjellorusia. Ange-lovski ka ftuar gjashtë futbollistë

shqiptarë për këtë ndeshje dhe dy të tjera që do t’i luajë Maqedonia këtë muaj. Futbollistët shqiptarë të ftuar janë Ferhan Hasani, Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi. Në listë është edhe sulmuesi Goran Pandev, i cili ditë më parë u njoftua se është prekur me COVID-19. Ai është 39-vjeçar, por Maqedonia ende llogarit shumë në të. Kosovës për këtë ndeshje do t’i mungojnë Milot Rashica e Bernard Berisha. Tra-jneri i Kosovës, Bernard Shalond tashmë ka publikuar listën me

emrat e lojtarëve. Lista e plotë e Maqedonisë së Veriut. Porti-erë: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski, Daniel Bozhinovski. Mbrojtës: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Behtullai, Kire Ristevski, Goko Zaikov, Darko Belkovski, Kristjan Toshevski. Mesfushorë: Arian Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikolov, Ezgjan Alioski, Tihom-ir Kostadinov, Ferhan Hasani. Sulmues: Goran Pandev, Ilija Nestorovski, Aleksandar Tra-jkovski, Ivan Triçkovski, Vlatko Stojanovski, Kosta Velkovski.

Maqedonia zbulon listën e Kombëtares, 6 shqiptarë kundër Kosovës

Ballkani s’ndalet as në Drenicë, Prishtina barazon me Llapin

Agolli i U-19 firmos për Leganesh në Spanjë

Blerjet, Laçi ka bërë skuadër

pretendente për titull

KOSOVË

MERKATO

ndihmojnë, pasi jemi disa ditë në grum-bullim. Është një plus i madh ndeshjet miqësorë, për t’u mësuar me lojtarët. Tek U-21, mungojnë disa lojtarë, pasi shkojnë te ekipi i parë, nuk është e lehtë të të largohen 10 lojtarë dhe të vijën 10 të tjerë”, nënvizoi më tej Bushi.

Bushi “qan” largimet drejt ekipit të parë

Më pas trajneri Alban Bushi ka folur për objektivat e skuadrës, që mbetet fitor-ja në të gjitha ndeshjet. Në fakt, ecuria e mirë e skuadrës kombëtare të moshës U-21 në muajt e fundit ka bindur edhe specialistët që kjo skuadër ka cilësi dhe disa elementë të saj mund të luajnë që tani si titullarë në ekipin kombëtar A të trajnerit Edi Reja. madje Bushi vetë “qan” largimet që kanë ndodhur nga skuadra e tij drejt Kombëtares së Rejës. “Që kur kam ardhur këtu, kam menduar gjith-monë për kualifikimin. Vitin e kaluar i kemi shkuar shumë afër. Në një periudhë shumë të afërt mendoj se Shqipëria e 21-vjeçarëve do të kualifikohet në Euro-pian, jam i sigurt për këtë. Fituam ndaj Austrisë dhe më pëlqeu, por nuk do ta kemi të lehtë në ndeshjen tjetër, pasi janë larguar shumë lojtarë tek ekipi A. Nëse nuk do të na ishin larguar lojtarë si Kum-bulla, Mihaj, Selahi dhe Broja, atëherë jo vetëm që do të ishim kualifikuar në Europian, por do kishim kaluar edhe aty disa ture”, përfundoi trajneri Bushi në fjalën e tij që pati në konferencën e shtypit të dhënë ditën e djeshme.

Laçi ka marrë pjesë vitet e fundit rregullisht në Kupat e Europës, por edhe duke fituar trofe siç janë Kupa e Shqipërisë apo dhe Superkupa. Në merkaton e verës që zgjati deri më 2 tetor, Laçi siguroi shërbimet e lojtarëve si: Alen Sherri, Klejdi Rapo, Lukas Ramos, Renato Malota, Mentor Mazre-kaj, Dorian Kërçiku, Van Dejv Harmon, Bryan Joel Rodriguez, Emiljano Musta, Erhun Obanor dhe në huazim nga Hellas Verona mesfushorin senegalez, Bashir Mane. Pra, në total 11 afrime, me bardhezinjtë që do të luftojnë për syn-ime madhore për të tentuar rikthimin te fitimi i Kupës së Shgqipërisë, e pse jo arritjen historike, fitimin e titullit kampion të Superiores.

Futbollisti i kombëtares U-19 Henri Hysenagolli i lindur dhe rritur i lindur në Shtetet e Bashkuara, është transferuar zyrtarisht në Segunda Division të Spanjës, te skuadra e Laganesh, që sezonin e kaluar ishte pjesë e La Ligas. Hysenagolli i cili ka dalë nga akademia e Neë York Euro ndërsa është aktivizuar edhe me 23-vjeçarët e këtij ekipi në ligën e dytë amerikane. Hysenagolli ka tërhequr vëmendjen e klubit madrilen, me drejtuesit që pasi nisën bisedimet ia dolën ta afrojnë lojtarin shqiptar në skuadrën e tyre. Tashmë Hysenagolli shpreson të lërë shenjë në këtë aventurë të re dhe të ndi-hmojë Leganesh me paraqitjet e tija të rikthehet sa më shpejt në La Liga.

Ia mori Reja titullarët, Bushi mbush Shpresat me 17 dhe 19-vjeçarë

që vijnë për herë të parë

Page 22: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT22 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

“No Time To Die”, seria e 25 e filmave James Bond vjen më 2 prill 2021

1- Ka të tilla dhe zyrtare por edhe kriminale. 2- Ish-futbollisti anglez Bobi ... 3- Dëshmitarë të vërtetë që e kanë përjetuar ngjarjen, kanë qenë prezentë. 4-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera. 5- Letra e parë me vlerë. 6- Ushtria Turke. 7- Ish-baletmaestri Kaceli. 8- Pjesë gare çiklistike. 9- Ai drejton anijet në port. 10- Energji natyrore. 11- Qytet italian ku garojnë makinat e Formula Uno. 13- Banor i një krahine në jug të vendit, i shquar. 14- Inat, smirë. 16- I thonë nënës në Durrës. 17- Personazh tek filmi "Familja ime", pa fund. 18- Njëlloj si nr. 24 horizontalisht. 20- Kocka e kofshës së këmbës. 21- Gala, shpend i zi që ushqehet me kërma. 22- Një shtet afrikan me kryeqytet Bamako. 23- Mjeshtri i klarinetës Laver ... 24- Romani "... i qete" i Mihail Shollohov. 25- Titulli i kryeministrit të Sulltanit. 26- Ka për kryeqytet Estonia. 27- Shkojmë, me dialekt. 29- Aktori amerikan Kabir ... 30- Ndotja e ajit. 31- Ish-futbollisti i Tiranës Leonard ... 33- ... Spencer. 34- Agjensia e lajmeve greke. 35- Rrethi çiklistik i Francës. 36- Ndajfolje sasie. 37- Humoristi anglez Atkinson në inic.

1- Përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni, hyn në përbërjen e shumë kripërave. 4- Një fshat shumë afër Tiranës. 7- Patrioti dhe luftëtari kosovar Idriz ... 12- Ish-ministri i Jashtëm anglez Robin ... 13- Kompozitori i madh hungarez Franz ... 14- Diku atje tej. 15- Ish-Presidenti i Amerikës Harry ... (1845-53). 17- Janosh ... protagonist në ngjarjet e vitit 1960 në kundërrevolucionin hungarez. 18- Notë muzikore. 19-Kuçedër. 20- Njeri mendjemadh, mospërfillës (G= Ç). 21- I thuhet myzeqarit me përkëdhelje. 22- Është ndihmësmjeke në maternitet. 23- Mikael ... ish-futbollist gjerman ka luajtur me Chel-sean. 24- Sherr, grindje, mosmarrëveshje. 25- Çekiç i madh. 26- Është fshat dhe lumë ndërmjet Tiranës dhe Krujës. 27- Është qendër e madhe administrative afër Tiranës 28- Profil metalik. 29- Titull fisnik në Francë. 30- Lumi i Parisit. 32- Zyrat Italiane. 33- Prone shtetërore. 34- Është njëlloj si falje dënimesh. 36- Një shkrimtar indian, autori i "Gjylistani dhe bostani" . 37-Mori anën e dikujt, karshillëk. 38- Masë gjatësie sa pjesa e parakrahut nga bërryli e deri tek gishtat të shtrirë plotësisht. 39- Arabia Saudite ka për kryeqytet ... 40- Banor në kontinentin arab. 41- Mjet sinjalizues për anijet, i shquar.

Prodhuesit e “No Time To Die” thonë se filmi i 25-të i James Bond do të rikthehet vitin e ardhshëm, kjo në mënyrë që të shihet nga një audiencë në mbarë botën. Filmi ishte parashikuar të publikohej në prill, por që më pas u shty për në muajin nëntor të këtij viti, e ndërsa tani sërish është shtyrë, shkruan mes të tjerave “News.Sky”. Një mesazh zyrtar nga shtëpia prodhuese e filmit në Twitter tha se ai tani do të publi-kohet më datë 2 prill 2021. Ekzistojnë shqetësime në lidhje me rritjen e rasteve me koronavirus në shumë vende, duke e bërë një premierë në muajin nëntor më pak se ideale. Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi Billie Eilish publikoi kolonën zanore të filmit “No Time To

Die”. Prodhuesit e filmit thanë se e kuptuan, që një vonesë e dytë do të ishte zhgënjyese për fansat e tyre. Shtyrja fillestare erdhi si pasojë e bllokimit global, që shkaktoi pandemia covid-19. Faqja MI6-HQ shkruajti më herët se: “Me koronavirusin që arrin statusin e pandemisë, është koha të vendosim shëndetin publik mbi oraret e lëshimit të marketingut dhe koston e anulimit të ngjarjeve publicitare”. Në filmin e njohur “No Time To Die” do të jetë paraqitja e pestë dhe e fundit e aktorit të njohur Daniel Craig, si agjenti 007. Daniel Wroughton Craig lindi më 2 mars të vitit 1968. Ai është një aktor anglez, i njohur si i gjashti aktor që ka portretizuar James Bond.

Polici dhe bileta e udhëtimit

Një polic italian shkon tek biletaria e trenit dhe pyet shitësen:

-Ju lutem mund të më prisni një biletë për në Reggio?

Shitësja për të saktësuar vendin e pyet më tej:

-Për në Reggio Emilia apo në Reggio Calabria?

Polici përgjigjet:-Nuk ka rëndësi, sepse do

të më presin kolegët në stacion.

Qeni, që përgjigjet në telefon

Pronarët e shtëpisë dalin dhe në shtëpi lënë vetëm qenin. Bie telefoni, dhe qeni përgjigjet:

-Bau!Ndërsa tjetri që nuk kupton

i thotë: -Si, ju lutem? Qeni përsërit frazën e tij:-Bau!Tjetri që është në linjë sërish

nuk ka kuptuar gjë dhe e pyet sërish:

-Alo! Si? Nuk ju kuptova.Qeni i inatosur i përgjigjet:-Dëgjoni, B si Bari, A si

Ankona, U si Udine...

LANA DEL RAY,KRITIKA NGA

FANSAT PËR MASKËNKëngëtarja e njohur Lana

Del Rey së fundmi është takuar me fansat e saj mirëpo më pas ka pranuar shumë kritika, shkruajnë mediat e huaja. Kjo për faktin se ajo ka rrezikuar jetën e tyre dhe të vetën. Lana Del Ray është parë e veshur me stil, por ajo që mori vëmendje ishte maska e saj prej një rrjete të thjeshtë. Kështu në rrjete so-ciale kanë shpërthyer postime nga ndjekësit, duke e konsid-eruar këngëtaren të papërg-jegjshme, pasi ajo e rrezikonte veten dhe fansat. “Ajo në mesin e një numri të madh të njerëzve me një maskë të tillë. Unë të dua Lana, por kjo është papërgjeg-jshmëri”, u shpreh një prej ko-mentuesve. Ndërsa në rrjet kanë qarkulluar shumë foto, ku vihej në fokus maska e saj.

k u l t u r e www.sot.com.al

6 9 8

6 2 7 9 3

2 3 1

6 3

4 5 1

4 6

4 9 5

2 4 5 6 7

5 7 4

3 7

9 1 8

2 4 3 9 1

6 9 8 4

3 2

2 6 4 7

8 5 6 1 2

7 8

6 5

6 8 5

5 3 6 8

9 3

4 7 5

7 4 8 6

1 8 2

3 4

4 7 2 8

8 1 4

Page 23: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

.............GAZETA SOT E Hënë 5 Tetor 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Këtë ditë do të merrni lajme nga larg, ose do të takoheni me një mik që keni kohë që nuk e keni parë. E rëndësishme është, që sot të ndjeheni mirë në çdo aspekt.

23 shattor-22 tetor

Parashikohet që ditën e sotme të ndjeheni optimist dhe kjo ka një efekt të jashtëzakon-shëm në ndjenjat tuaja. Nuk do të hasni vështirësi edhe në punë gjatë kësaj dite.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Aspekti pozitiv i ditës ju lejon të gjeni aftësinë për të shprehur mendimin tuaj ndaj të tjerëve. Shkëmbimi i ideve të mira do të jetë i pranishëm në ditën e sotme.

Mendimet dhe momentet e vetmisë, ju kanë ndihmuar për të qenë më të vetëdijshëm ndaj të papriturave. Bëni një listë të gjërave, që doni të eliminoni.

Marsi krijon në shenjën tuaj një ekuilibër midis sferës emocionale dhe asaj financiare. Keni dëshirë për të realizoni gjëra që mbeten në kujtesë, jini më të kujdesshëm.

Dashi Demi

Falë mbështetjes së Hënës, humori juaj do të jetë në mak-simum i shoqëruar nga batutat e ndryshme. Në çdo sektor të jetës dini të mënjanoni sinjalet negative.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Pozicionimi i Hënës frenon disi entuziazmin. Keni dëshirë të qëndroni në vetmi, edhe pse familjarët tuaj nuk do t’ju krijojnë avantazhe në lidhje me këtë dëshirë.

Yjet ditën e sotme flasin për punë dhe biznes. Rezulta-tet të mira për të gjithë ata per-sona, që kanë dhënë provim të rëndësishëm dhe kanë pritur ndryshimin.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majÇdo zgjedhje juaja do të jetë

e pranueshme nga të tjerët. Kur reagoni dini shumë mirë atë që bëni, jini më të kujdesshëm ndaj takimeve të kësaj dite të javës.

Microsoft vjen me laptopin Surface Go

Yjet ju propozojnë sot dashuri të pafundme. Mar-rëdhënia juaj me partnerin po bëhet gjithnjë e më e fortë, mund të projektoni plane të rëndë-sishme për të ardhmen.

HORIZONTAL

Humori ditën e sotme nuk do të jetë në nivelin maksimal. Në punë do të interesoheni njëkohësisht për shumë gjëra, por duhet të përqendroheni në objektiva konkret.

Çështjet e zemrës sot do të jenë në plan të parë. Këshilla e yjeve këtë ditë është që të mos mënjanoni angazhimet e tjera, dashuria nuk është gjithçka.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Ford, veturë dhuratë për të riun që bën punë vullnetare

1- Gjendje fizike e lodhur, pamundur. 4- Boshllëk. 7- Tregim i gjatë që përshkru-an një ngjarje nga jeta. 9- Xhoja i skenës. 11- “Bel ...", roman nga Mopasani. 13- Koço i muzikës. 14- Lojë në fushën e shahut. 18- Telat ..., Hero i Popullit. 19- Piktori i mer-ituar Shijaku. 20- ... Shtylla, ish-Kryetar i Kuvendit (1958-63). 21- Një shenjë e horo-skopit. 22- Përsëri një shenjë e horoskopit. 23- Profil metalik. 24- Është fshat i Kavajës. 26- Lezha në makina. 27- Njësi ushtarake në kohën e Sulltanit prej një mijë veta. 28- Notë muzikore. 29- Det që lag brigjet e Italisë dhe Francës. 30- Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente. 31- Një e katërta e një të tëre. 32- Koha. 33- Shqetësim, sevda. 34- Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur". 35- Ka për kryeqytet Jordania. 37- Frutë mesdhetar. 39- Breg shkëmbor i futur thellë në det. 40- Aktori amerikan Gibson. 42- Ka edhe një të tillë fetar. 43- Dolores ... politi-kane dhe komuniste spanjolle, mori pjesë në luftën e Spanjës. 46- Prifti ose ... 47- Ai nxirret me duf. 48- Ish-shahisti durrsak kampion Fatos ...

1- Rrahje mendimesh, diskutim i gjerë e i hapur për një çështje me rëndësi. 2- Njëlloj si egoja. 3- I thonë nënës në veri. 4- Maksi shkrimtar dhe piktor. 5- Poeti dhe shkrimtari kosovar Podrimja. 6- Është det ndërmjet detit të Zi dhe Egje që lidhet me ngushticat Dardanele dhe Bosforit, pa fund. 8- "Më mirë ... se kurrë". 9- Ushtar i Perandorisë Osmane. 10- Ngjarje ose ... 12- Njëlloj si ndodhi apo ngjarje. 15- Ish-fshatar i pasur, mbas beut, i shquar. 17- Fara e këngës. 18- Stacioni televiziv ... TV. 20- ... Lesko, një opera e Puçinit. 21- Pengesë që ngrihet për një ujëm-bledhës apo për të penguar vërshimin e ujërave, i pashquar. 22- Rrahësi i qumështit. 24-I thonë ndryshe çallmës së hoxhës. 25 Aktorja italiane Virna ... 27- Sundimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti. 28- Arsyeja, shkaku. 29- Përcaktimi i sëmundjes dhe ilaçeve nga mjeku. 30- Pandeli ..., patriot rilindas, hapi shkollën e parë shqipe në Korçë. 31- Një grua shqiptare në një krahinë në Greqi. 32- Më shumë se shok. 33- Një ekip futbolli grek. 36- Nasi i shkrimeve. 38- Një shtet europiano-jugor. 40- Kyri, shkencëtare franceze me origjinë polake. 41- Patrioti Skëndo. 44- Fuçi druri për bulmet. 45- Patrioti Sadria.

k u l t u r e www.sot.com.al

Një i ri, që bëri 500 mijë kilometra duke udhëtuar nëpër SHBA për të bërë punë vull-netare, u shpërblye nga Ford me një veturë te re. Rrallë ndodh që prodhuesi i ndonjë marke të veturave të shpërblejë përdoruesin besnik me një veturë të re, por rrëfimi i të riut Rod-ney Smith Jr është pak më ndryshe. Rodney udhëton nëpër SHBA për të ndihmuar të moshuarit, veteranët, etj. E gjatë një fundjave në vendlindjen e tij në Michigan, atë e vizituan zyrtarë të kompanisë Ford, të cilët i dhuruan një veturë të re. Bëhet fjalë për modelin Edge. “Vlerësojmë atë çfarë bëni për komunitetin dhe shpresojmë se do të kënaqeni, me veturën e re”, thuhet në letrën të cilën ia dorëzuan zyrtarë të Ford.

Microsoft prezantoi këto ditë një version më të lirë të laptopit popullor Surface. Quhet Surface Laptop Go dhe debutoi krahas tabletit të fuqishëm Sur-face Pro X. Zbuluar përmes një postimi në blog, Surface Go është më i vogël, më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm se sa Surface Laptop 3 dhe ofron të njëjtën eksperiencë premium të Windows 10, me çmim që fillon nga 549 dollarë. Laptop Go ka ekran më të vogël, 12.5-inç me prekje, por është i ngjashëm në para-qitje me Laptop 3 me dizajnin metalik dhe ngjyrën platinium. Kamera 720p shoqërohet nga një çift mikrofonësh të cilësisë studio, për video thirrje.

Page 24: Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot

GAZETA SOT24 E Hënë 5 Tetor 2020

.............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Serie A vijon të dhurojë surpriza në lojë e rezu-ltate. Ka një rivalitet të spikatur midis skuad-

rave të mëdha, ndërkohë që kryendeshja e kësaj jave ishte ajo e zhvilluar në kryeqytetin italian, Romë, midis Lacios dhe Interit, dy skuadra që pretendojnë trofe. Në fakt, Inter nuk arrin të përfitojë nga problemet e shumta të Lacios, pasi nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në “Olimpico”, duke ngecur që në javën e tretë të kampion-atit dhe duke lënë Atalantën të vetme në krye. Vendasit vinin pas humbjes së thellë 1-4 ndaj Atalantës dhe trajneri Simone Inzagi përballej me probleme të shumta në prapa-vijë, të cilave iu shtuan edhe tre zëvendësime të detyruara që në pjesën e parë. Meg-jithatë Antonio Konte e kishte vlerësuar më shumë se duhet kundërshtarin dhe kishte aktivizuar një formacion shumë të fortë fizikisht me tre shkatërrues, por pa cilësi në organizimin e manovrës sulmuese. Kërcënimin e parë të rrezikshëm e dha Lacio, me

PREMIER/ Arsenali kthehet më në fund tek fitorja, mposht Shefildin

SULMUESI Ai ishte protagonist gjatë deka-dës që lamë pas, pasi ishte i spikatur me të gjitha skuadrat ku u aktivizua, duke shënuar maksimumin e tij me Paris San Zhermenin. Por vjen mo-menti i ndarjes dhe ashtu ndodhi, por nuk është tërhequr përfundimisht, pasi një ditë më parë u prezantua zyr-tarisht tek një tjetër klub i madh, por këtë herë në Premier League angleze me ekipin më të shquar të futbollit ishullor. Bëhet fjalë për Edinson Ka-vanin, i cili prej 30 qershorit ka qenë

një futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Paris Saint Germain dhe emri i tij ishte lidhur me klube të shumta europiane, por në fund sulmuesi uruguaian zgjodhi Premier League për të vijuar karrierën. Ditën e djeshme 33-vjeçari mbërriti në Mançester, ku kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe më pas firmosi për dy sezone me “djajtë e kuq” të Ole Gunar Solskjaer, ndërsa prezantimi zyrtar pritet të bëhet nesër ose të martën. Kështu pasi dështuan të sjellin në

“Old Trafford” talentin anglez Jadon Sanço, drejtuesit e Mançester Juna-jtid sollën në dispozicion të trajnerit norvegjez një sulmues me peshë dhe me shumë eksperiencë në arenën europiane. E ndërkohë vetëm dy javë pas firmës me Mançester Junajtid, Edinson Kavani do të përballet men-jëherë me të shkuarën e tij në fushë, pasi “djajtë e kuq” janë në të njëjtin grup të Ligës së Kampionëve me Paris Saint Germain dhe sfida mes tyre është planifikuar për më 20 tetor.

LA LIGA MERKATO ROLAND GARROS

Dalot zyrtarizohet tek Milani, “Djajtë” duan zonën Champions

Reali i Madridit ka marrë tri pikë të tjera në La Liga, por sërish me vuajtje. Ekipi i Zinedine Zidane nuk po bind në këtë fillim sezoni, por në fund ka arritur të tri-umfojë 2-0, goli i dytë erdhi në minutën e 95-të, pas një kundërsulmi kur Levante po e kërkonte barazimin. I pari realizoi Vinicius Junior, i cili kishte raste të realizonte edhe het-trik në këtë takim. Levante e vuri shumë në vështirësi Realin në pjesën e dytë, duke krijuar shumë shanse shënimi, por nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetë. Kur po kërkonin golin

Diego Dalot është bindur të bëhet pjesë e Milanit dhe dje u prezantua në klubin e ri. Mbrojtësi i djathtë do të jetë kuqezi për sezonin e ard-hshëm, me milanezët që kanë arritur akordin me Junajtid për huazimin e të riut për se-zonin e ardhshëm. Portugezi do provojë “të shpërthejë” në Milano, teksa në dy vite te Junajtid ai nuk arriti të zërë vend titullari, madje ishte lënë totalisht mënjanë nga Solskjaer. Te Milani situata pritet të jetë ndryshe. Ai me shumë mundësi do marrë në dorëzim krahun e djathtë nga minuta e parë, për të formuar

Rafael Nadal mposhti le-htë tenistin Sebastian Korda të SHBA-së, duke u kualifikuar për në fazën çerekfinale të turneut të madh të Francës “Roland Garros”. 20-vjeçari nga Florida që fitoi të dre-jtën për të shkuar deri te 16 më të mirët e këtij edicioni, pozicionohet aktualisht në vendin e 213-të në renditjen e përgjithshme ATP, e në fakt tenisti i ri amerikan u mund thellë nga idhulli i tij, që e ka fituar plot 12 herë në karrierë “Kupën e Musketierëve”. Në “Philippe Chatrier” numri 2 i botës dominoi takimin nga fillimi në fund, duke mbyllur

e barazimit vendasit, Ka-rim Benzema shfrytëzoi një kundërsulm për të shënuar për 2-0 në minutën e 95-të. Fitore por pa shkëlqim.

gjithçka në tre sete. Një ndesh-je që zgjati afërsisht dy orë, por që nuk pati histori dhe Na-dal kualifikohet mes 8 më të mirëve të “Roland Garros”-it.

Seria A/ Spektakël në Lacio-Inter, gola, kartonë, rebelim, por në fund barazim

Zikaltrit e Kontes shpërdorojnë shumë, kurse Strakosha me të tijtë marrin një pikë në shtëpi, mes polemikave dhe përplasjeve të shumta në fushën e lojës

një dyshe me mjaft talent me Teo Hernandez, yllin e krahut të majtë të mbrojtjes. Milani këtë sezon dëshiron të kthehet në Champions League.

Reali fiton sërish, por loja e tij nuk bind dhe kritikohet

Kavani kalon testet mjekësore dhe nënshkruan me Junajtid

Premier League dhuron emocione dhe spektakël çdo javë. Ndeshjet kanë nisur të marrin ngjyrë rivaliteti të fortë dhe ka çdo fundjavë surpriza në rezultate. Ndërkohë, pas humbjes me Liverpul, Arsenali u rikthye te suksesi në kampi-onat, teksa pasditen e djeshme mposhti me rezultatin 2-1 Shefield Junajtid në “Emirates Stadium”. Londinezët e Mikel Artetës vuajtën jo pak përballë modestëve të Shefield, teksa sfidën e zhbllokoi Saka në minutën e 61-të, ndërsa Niko-las Pepe dyfishoi avantazhin tre minuta më vonë. Miqtë rihapën ndeshjen 10 minuta para fundit, por pa ia dalë të

shmangin humbjen, ndërsa me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 9 pikëve në kampion-at. Granit Xhaka nuk luajti tit-ullar për shkak të një shqetësi-mi. Xhaka u fut në fushë në minutën e 81-të të takimit. Më herët Leicester zhgënjeu në shtëpi, pasi u mposht nga Uest Hem me rezultatin 1-3. Djemtë e Brendon Roxhers zhvilluan një 90-minutësh të mirë, por u kapën në befasi 3 herë nga miqtë dhe nuk arri-tën të vijojnë serinë e fitoreve. Në sfidat e tjera Southampton triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Uest Brom, ndërsa Uolves mposhti me rezultatin mini-mal 1-0 ndaj Fulham.

Nadal i papërmbajtur, mund Kordën dhe kap çerekfinalet

Luis Alberton që i shkoi pranë golit, por Handanovic reagoi mirë dhe grushtoi në këndore topin e gjuajtur prej fantazistit spanjoll. Kërcënimin e parë Inter e dha me një zbritje të shpejtë të Barellës, por topi i kthyer prej tij nuk u shfrytëzua si duhet nga Lautaro, i cili pak minuta më vonë gjuajti ngjitur me shtyllën pas një tjetër krosi-mi të mesfushorit italian. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 30-të, kur pas një këmbën-guljeje në zonë të Perisiç, topi shkoi me fat te Lautaro Mar-tinez, i cili gjuajti menjëherë dhe dërgoi sferën në rrjetën e portës së Thomas Strakoshës.

Në fillim të pjesës së dytë ishte Romelu Lukaku që pati një mundësi të artë për të dyfish-uar avantazhin, por gjuajtja e tij ishte e gabuar dhe përfundoi jashtë, ndërsa më pas erdhi kundërpërgjigja e Lacios, që riktheu baraspeshën me anë të serbit Milinkoviç—Saviç. Serbi u harrua në shtyllën e dytë dhe pas një krosimi të saktë, gjuajti bukur me kokë, duke dërguar sferën në rrjetë, ndër-sa goli i dha zemër Lacios, që iu afrua rrezikshëm portës së Handanoviç në disa momente. Konte kujtohet të ndryshojë vetëm në minutën e 67-të dhe hedh në fushë Sensin e Eshli

Jang, ndërsa dy minuta më vonë arbitri ndëshkon me karton të kuq Çiro Imobilen, për një shuplakë në fytyrën e Arturo Vidal. Zikaltrit provojnë të gjejnë golin e barazimit, por gjuajtja e Lautaros është jashtë kuadratit, ndërsa pak më vonë VAR-i fal Parolon, që ul me dorë një top për portierin Strakosha, ndërkohë që ishte futbollisti i fundit dhe në dyluftim me Barelën. Në minutën e 86-të ka sërish kaos në fushë dhe bashkë me lojtarët në fushë, e humb toru-an edhe arbitri Marko Guida, që largon nga fusha e lojës Stefano Sensin me karton të kuq, pa provuar të konsul-tohet me VAR-in. Mesfushori zikaltër provon të kryejë me shpejtësi një rivënie anësore dhe spanjolli Patric i shkon për ta ndalur me duar, por në tenta-tivë për t’u liruar, Sensi i jep një shtyrje të lehtë, ndërsa arbitri ndëshkon menjëherë me kar-ton të kuq italianin. Me forcat e balancuara në fushë, Konte provon edhe kartën Aleksis Sançez, ndërsa Interi godet edhe shtyllën me Brozoviç, por pa arritur të gjejë golin e fitores dhe të dy skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë.