rama hedh ministrat si ushqim për spak, ikin nikolla ... · vitin 2016, besa themeloi dhe drejtoi...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 29 Dhjetor 2018 Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla, Bushati, Ahmetaj e Gjiknuri, ja lëvizjet e kryeministrit për të pastruar qeverinë nga emrat e akuzuar Ç m i m i 2 0 l e k ë Presidenti Ilir Meta vijon të jetë në të njëjtën linjë me opozitën. Kështu ndodhi me protestën e studentëve, me reformën në drejtësi apo dhe me çështjen e teatrit. Por këtë herë Meta është rresh- tuar krah Lulzim Bashës dhe... Faqe 9 Emigrantët e diasporës, të mbështetur edhe nga qytetarë të ndryshëm, kanë protestuar dje para Kryeministrisë. Fjalën i pari e mori organi- zatori i kësaj proteste, Genc Sejko. Ai u shpreh se shteti tentoi të pengojë protestën... Viti artistik për regjisorin Milto Kutali po mbyllet me disa projektet teatrore që janë realizuar në skena të teatrit. Regjisori tregon se për të sjellë këto shfaqje në skenë ka bashkëpunuar me artistë të njohur, por dhe me emra të rinj... Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka refuzuar që të rikthejë në detyrë tek Prokuroria për Krimet e Rënda, dy prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela. Dy prokurorët, pasi... Pas studentëve, diaspora në protestë para Kryeministrisë, kërkohen masa kundër varfërisë dhe korrupsionit MILTO KUTALI: Tiranës i duhen dhjetë teatro, promovimi i dramës shqipe detyrë e të gjithë artistëve KLP rrëzon prokurorët rebelë, refuzon të kthejë tek Krimet e Rënda Besim Hajdarmatajn dhe Olsian Çelën, thellohen përplasjet në drejtësi Meta rreshtohet sërish krah opozitës, sulmon Ramën për ndryshimin e ministrave, kalon në heshtje paketën fiskale Faqe 8 Faqe 5 NJOFTIM Gazeta “SOT” njofton lexuesit se sot është dita e fundit që ajo del në treg për vitin 2018. Duke uruar gjithë shqiptarët Gëzuar Vitin e Ri, njoftojmë se gazeta rikthehet në treg me datë 5 Janar 2019 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Një kompozim “më socialist”, apo falje për të deritanishmen!? Heronjtë shqiptarë nëpër botë dhe këtu, sa pak i njohim! Nga Besi BEKTESHI Nga Bardhyl BEJKO Nga Fatos ÇOÇOLI Duam qeveri larg oligarkëve Ja çfarë ndodhi në Asamble, Rama akuza për emërime kunetërish dhe kunatash në administratë, shpërthen në kritika ndaj deputetëve dhe degëve Faqe 2-4 Spartak Ngjela: Ja kush janë politikanët më të trembur nga SPAK, nga Meta te Berisha, të gjithë do të japin llogari për aferat korruptive Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi reprezalje në politikën shqiptare përmes or- ganeve të reja të sistemit të drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor hapi dy ditë më parë garën për anëtarët të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe për Ngjelën ky është një sinjal se brenda shkurtit kjo strukturë do të jetë gati. Teksa pritet që e njëjta lëvizje të ndiqet edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë... Dështimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u konfir- mua dhe një herë ditën e djeshme, pas raporteve të vetë BSH për kreditimin dhe depozitat. Këto raporte vlerësojnë se gjatë vitit 2018, si kreditimi ashtu dhe depozitat kanë shënuar rënie të ndjeshme. Kredia për ekonominë ka shënuar rritje në nëntor, pas tkurrjes së fortë që ajo... Konfirmohet dështimi i Gent Sejkos, kredia dhe depozitat me rënie gjatë 2018 Dokumentet, ja si CIA ngriti kampe stërvitjeje në disa vende të BE për agjentët që do të infiltroheshin në Shqipëri, 250 persona u trajnuan në Gjermani Faqe 10 Faqe 7 KLP drejt hapjes së garës për SPAK, ja procedurat e përzgjedhjes së emrave që do të luftojnë korrupsionin Faqe 6 Faqe 18 Zbardhen të dhënat, ja kush janë ministrat e rinj, karriera dhe rolet e tyre në PS e qeveri

Upload: others

Post on 09-Oct-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 29 Dhjetor 2018

Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla, Bushati, Ahmetaj e Gjiknuri, ja lëvizjet e kryeministrit për të pastruar qeverinë nga emrat e akuzuar

Çmimi 20 lekë

Presidenti Ilir Meta vijon të jetë në të njëjtën linjë me opozitën. Kështu ndodhi me protestën e studentëve, me reformën në drejtësi apo dhe me çështjen e teatrit. Por këtë herë Meta është rresh-tuar krah Lulzim Bashës dhe...

Faqe 9

Emigrantët e diasporës, të mbështetur edhe nga qytetarë të ndryshëm, kanë protestuar dje para Kryeministrisë. Fjalën i pari e mori organi-zatori i kësaj proteste, Genc Sejko. Ai u shpreh se shteti tentoi të pengojë protestën...

Viti artistik për regjisorin Milto Kutali po mbyllet me disa projektet teatrore që janë realizuar në skena të teatrit. Regjisori tregon se për të sjellë këto shfaqje në skenë ka bashkëpunuar me artistë të njohur, por dhe me emra të rinj...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka refuzuar që të rikthejë në detyrë tek Prokuroria për Krimet e Rënda, dy prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela. Dy prokurorët, pasi...

Pas studentëve, diaspora në protestë para Kryeministrisë,

kërkohen masa kundër varfërisë dhe korrupsionit

MILTO KUTALI: Tiranës i duhen dhjetë teatro, promovimi i dramës shqipe detyrë e të gjithë artistëve

KLP rrëzon prokurorët rebelë, refuzon të kthejë tek Krimet e Rënda Besim Hajdarmatajn dhe Olsian Çelën, thellohen

përplasjet në drejtësi

Meta rreshtohet sërish krah opozitës, sulmon Ramën për ndryshimin e ministrave, kalon në

heshtje paketën fiskale

Faqe 8

Faqe 5

NJOFTIMGazeta “SOT” njofton lexuesit se sot është dita e

fundit që ajo del në treg për vitin 2018. Duke uruar gjithë shqiptarët Gëzuar Vitin e Ri, njoftojmë se gazeta rikthehet në treg me datë 5 Janar 2019

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Një kompozim “më socialist”, apo falje për të deritanishmen!?

Heronjtë shqiptarë nëpër botë dhe këtu,

sa pak i njohim!

Nga Besi BEKTESHI

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Fatos ÇOÇOLI

Duam qeveri larg oligarkëve

Ja çfarë ndodhi në Asamble, Rama akuza për emërime kunetërish dhe kunatash në administratë, shpërthen në kritika ndaj deputetëve dhe degëve

Faqe 2-4

Spartak Ngjela: Ja kush janë politikanët më të trembur nga SPAK, nga Meta te Berisha,

të gjithë do të japin llogari për aferat korruptiveAvokati Spartak Ngjela paralajmëroi

reprezalje në politikën shqiptare përmes or-ganeve të reja të sistemit të drejtësisë. Këshilli i

Lartë Gjyqësor hapi dy ditë më parë garën për anëtarët të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe për Ngjelën ky është një

sinjal se brenda shkurtit kjo strukturë do të jetë gati. Teksa pritet që e njëjta lëvizje të ndiqet edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë...

Dështimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u konfir-mua dhe një herë ditën e djeshme, pas raporteve të vetë BSH për kreditimin dhe depozitat. Këto raporte vlerësojnë se gjatë vitit 2018, si kreditimi ashtu dhe depozitat kanë shënuar rënie të ndjeshme. Kredia për ekonominë ka shënuar rritje në nëntor, pas tkurrjes së fortë që ajo...

Konfirmohet dështimi i Gent Sejkos, kredia dhe

depozitat me rënie gjatë 2018

Dokumentet, ja si CIA ngriti kampe stërvitjeje në disa

vende të BE për agjentët që do të infiltroheshin në Shqipëri, 250 persona u trajnuan në Gjermani Faqe 10

Faqe 7

KLP drejt hapjes së garës për SPAK, ja procedurat e përzgjedhjes së emrave që do të luftojnë korrupsionin

Faqe 6

Faqe 18

Zbardhen të dhënat, ja kush janë ministrat e rinj, karriera dhe rolet e tyre në PS e qeveri

Page 2: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT2 E Shtunë 29 Dhjetor 2018

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhen të dhënat, ja kush janë ministrat e rinj, karriera dhe rolet e tyre në PS e qeveri

Dy ministra nga Kosova, Belinda Ballauku lë postin e drejtoreshës së “Albacontrol sha”

Mimoza IBRA

Ka b i n e t i q eve r i t a r i mazhorancës pësoi dje një riformatim të thellë. Vendimet e kryeministrit

Edi Rama i habitën të gjithë sepse gjysma e ministrave të rinj janë emra jo fort të njohur për publi-kun. Por gazeta “SOT” ka bërë disa kërkime për të përcjellë më shumë informacione për drejtuesit e rinj të ministrive. Ministria e cila deri dje drejtohej nga Lindita Nikolla, tashmë do të ketë shefe Besa Sha-hinin. Nga zëvendësministre më herët, ajo tani do të qëndrojë në krye të Ministrisë së Arsimit. Besa Shahini i ka kryer studimet e saj në Berlin, ndërsa do të mbahet mend si ministrja nga Kosova. Ajo ka një karrierë të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani dhe Kanada. Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e arsimit parauniver-sitar në Kosovë. Një emër jo fort i njohur është edhe ai i ministres së re të Financave dhe Ekonomisë. Pasuesja e Arben Ahmetajt do të jetë Anila Denaj, e cila më herët mbante detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Ajo njihet për një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar, por ka qenë edhe anëtare e bordit të AKEP. Para se të merrte detyrën e min-istres, Anila Denaj ka patur poste drejtuese në Ministrinë e Finan-cave. Ministrja e re e Infrastruk-turës dhe Energjetikës, Belinda Ballauku ka qenë një emër disi më i ekspozuar në publik. Ajo do

Kryeministri Edi Rama thumboi dje të gjithë ata që sulmuan ndryshimet në qeveri. Midis tyre ishte edhe presidenti Ilir Meta. Në rrjetet sociale, Rama tha se rifreskimi i kabinetit është një hap i rëndësishëm për të garantuar fitoren në zgjedhjet

vendore. “Oh sa e bukur radha e salinjve dhe kadrin-jve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe një herë si përherë). S’kanë faj jo sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër”, tha Edi Rama.

NDËRRIMI I MINISTRAVE, RAMA “THUMBON” METËN

JA TË DHËNAT PËR TË GJITHË MINISTRAT E RINJBESA SHAHINI

Besa Shahini do të zëvendësojë Lindita Nikollën në postin e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Më herët ajo mbante postin e zëvendësmin-istres së Arsimit. Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Ajo ka një karrierë të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani dhe Kanada. Në vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë. Shahini është analiste kosovare dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Ajo ka punuar deri në verë të vitit 2015 si analiste në Inciativën Europiane për Stabilitet (ESI),organizatë kjo me bazë në Berlin. Ajo shkruan herë pas herë për gazetat ditore në Kosovë. Besa ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.

ANILA DENAJDetyrën e ministres së Financave

dhe Ekonomisë, në vend të Arben Ahmetajt, do ta ushtrojë Anila Denaj. Deri dje ajo mbante postin e Dre-jtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Po ashtu, Anila Denaj ka qenë edhe anëtare e bordit të AKEP, ndërsa ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare

për periudhën 2007-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave, por nuk është një figurë e njohur politike.

BELINDA BALLUKUMinistrja e re Infrastrukturës dhe

Energjisë, e cila do të zëvendësojë Da-mian Gjiknurin, është Belinda Ballu-ku. Belinda Balluku ka mbajtur poste të rëndësishme ndër vite. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, kur kryebashkiak ishte kryeministrit, Edi Rama. Në 2015 mori postin e dre-jtoreshës së “Albcontrol sha”, ose siç njihej më herët, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA). Së fundmi, Balluku, ka mbajtur postin e drejtore-shës së Aviacionit Civil.

GENT CAKAJDrejtimi i Ministrisë për Evropën

dhe Punët e Jashtme iu besua Gent Cakajt. Pasardhësi i Ditmir Bushatit nuk është një figurë shumë e njohur politike. Ai vjen nga shteti kosovar. Fil-limisht ka qenë këshilltar i kryeminis-trit për Politikën e Jashtme, posaçërisht për çështjet e Bashkimit Europian. Më pas, Cakaj u emërua në kabinetin “Rama 2” në postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme. Ai po ashtu ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Ai ka pasur angazhim në

shoqërinë civile si konsulent. Është arsimuar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari dhe mban dy diploma dhe 3 master në filozofi, shkenca politike dhe juridik.

ELVA MARGARITIMinistrja e Kulturës, Mirela Kum-

baro do të pasohet në detyrë nga Elva Margariti, e cila aktualisht është këshilltare në Kryeministri dhe koor-dinatore e projektit të “100 Fshatrave”. Elva Margariti ka mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri”, Tiranë dhe universi-tetin në Firence (Itali) për Arkitekturë. Ajo ka punuar si pedagoge në Univer-sitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” deri para 3 vitesh kur u bë pjesë e adminis-tratës shtetërore .

BLEDI ÇUÇIBledi Çuçi do të jetë zëvendësuesi

i Niko Peleshit në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Çuçi ka përfunduar stu-dimet pasuniversitare (Master) për menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë (1998). Ai ka shërbyer në disa funksione drejtuese ndër të tjera, si Kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë në vitet 2000-2001, drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor deri në fund të vitit 2005. Ai u aktivizua me strukturat drejtuese të PS që prej vitit 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS

dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Në vi-tin 2013 Çuçi u zgjodh ministër Shteti për Çështjet Vendore të Shqipërisë.

EDUARD SHALSIMinistren e Sipërmarrjes, Sonila

Qaton do ta zëvendësojë Eduard Shalsi. Eduard Shalsi ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe në fillimet e karrierës së tij ka punuar si mësues kimie dhe biologjie në disa shkolla në Tiranë. Pas disa viteve të kaluara në emigracion, Eduard Shalsi u rikthye në Shqipëri, filloi punë në sistemin bankar dhe arriti brenda pak vitesh të bëhet pjesë e ekipit dre-jtues të Bankës Tirana. Në vitin 2004 fillon punë në Bashkinë e Tiranës, fillimisht si Shef Kabineti i Kryetarit të Bashkisë e më pas si Nënkryetar. Aktualisht është kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

ELISA SPIROPALIMinistria për Marrëdhëniet me

Parlamentin do të ketë në krye Elisa Spiropalin, e cila ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave nga tetori i vitit 2013 deri në mars të 2015. Ajo ka lindur në Tiranë më 15 mars 1983, ndërsa studimet i ka kryer në Britaninë e Madhe. Që nga viti 2009, Spiropali është anëtare e Partisë Socialiste. Ajo ka mbajtur edhe poste të

tilla si kryetare e FRESSH-it, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi Sekretare për Rininë në Kryesinë e Partisë Socialiste. Në Open Data është publikuar edhe pasuria e saj, e cila gjatë 2017 ka deklaruar se zotëron 6 llogari bankare, ndërsa ka marrë edhe një kredi 1.120.000 lekë.

ERJON BRAÇEErjon Braçe është deputet i Partisë

Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka lindur në Tiranë në vitin 1972. Studimet i ka kryer në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë. Braçe ka kryer detyrën e gazetarit në gazetën “Zëri i Popullit”, ndërsa ka qenë edhe kryeredaktor. Më pas iu fut veprimtarisë politike. Ai ka qenë anëtar i Komitet-it të Përgjithshëm Drejtues të PS, zëvendëskryetar i FRESSH-it, kryetar i komisioni Hetimor “Për hetimin e shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit në dispozicion të ministrive, institucioneve kryesore të varësisë dhe ndërmarrjeve publike nëpërmjet prokurimeve publike për periudhën 2001 e në vijim”, ndërsa tani është kryetar i Komisionit të Ekon-omisë. Sa i takon pasurisë së tij, Erjon Braçe ka deklaruar gjatë 2017, 21.700 euro të ardhura nga shitja e një makine tip ‘Mercedez Benz’. Braçe ka deklaruar gjithashtu 2.461.239 lekë të ardhura nga paga si deputet si dhe 1.860.003 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes.

të zëvendësojë Damian Gjiknurin, por më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së “Albcontrol sha”. Ndaj saj janë hedhur vazhdimisht akuza për shpërdorime fondesh, ndërsa ka qenë edhe drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës. Drejtimi i Min-istrisë së Jashtme iu besua Gent Cakajt. Pasardhësi i Ditmir Bushatit ka qenë këshilltar i kryeministrit

Edi Rama për Punët e Jashtme, por nën urdhrat e Bushatit ka ushtruar edhe detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme. Një ministër me dy diploma, 3 master (filozofi, shkenca politike dhe juridik), Gent Cakaj renditet edhe si ministri i dytë nga Kosova, pas Besa Shahinit. Pjesë e kabinetit të ri qeveritar u bë edhe arkitektja Elva Margariti. Asaj iu besua drejtimi i Ministrisë

së Kulturës, duke zëvendësuar kështu Mirela Kumbaron. As Elva Margariti nuk është fort e njohur, ndërsa daljen e parë publike e ka patur në një studio televizive ku mbrojti projektin e qeverisë për Teatrin Kombëtar. Elva Margariti ka punuar si pedagoge në Univer-sitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” deri para 3 vitesh kur u bë pjesë e administratës shtetërore.

Ministrat e tjerëPërveç emrave të panjohur,

Edi Rama vendosi t’ju besojë poste ministrash edhe personaliteteve të tillë si: Bledi Çuçi, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali. Bledi Çuçi njihet nga të gjithë si ish-ministri i Shtetit për Çështjet Vendore të Shqipërisë, ndërsa tani do të mba-jë postin e ministrit të Bujqësisë, duke zëvendësuar kështu Niko Peleshin. Ai i ka kryer studimet në Belgjikë, ndërsa pjesë e Partisë Socialiste u bë që në vitin 2007. Që nga ai vit Çuçi ka ushtruar detyra të ndryshme ai anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Një tjetër emër i njohur që tanimë do të mbajë detyrën e ministrit të Sipërmarrjes është ai i Eduard Shalsit. Në vend të Sonila Qatos, Shalsi deri dje ishte kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prod-huese, ndërsa ka punuar edhe si mësues kimie, në sistemin bankar apo në Bashkinë e Tiranës. Rikthi-mi i Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin i dha Elisa Spiro-palit postin e ministres. Më herët ajo ka qenë kryetare e FRESSH-it, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi Sekretare për Rin-inë në Kryesinë e Partisë Social-iste. Ndërsa nga deklarata e saj e pasurisë për vitin 2017, rezulton se zotëron 6 llogari bankare. Përtej ministrave, një surprizë ishte edhe zëvendëskryeministri. Ky post iu besua Erjon Braçes, i cili deri dje ishte kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Besa Shahini i ka kryer studimet e saj në Berlin, ndërsa do të mbahet mend si ministrja nga Kosova. Ajo ka një karrierë të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani dhe Kanada. Besa Shahini është ana-liste dhe hulumtuese e arsimit parauniver-sitar në Kosovë...

Page 3: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Besa Shahini në vend të Lin-dita Nikollës

2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj

3. Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit

4. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit

5. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros

6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos

7. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin

8. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit

9. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend të Senida Mesit

NDRYSHIMET NË QEVERI

Furtuna në PS përfshin dhe Asamblenë e Kryesinë, paralajmërohen shkarkime, Kongresi do mblidhte në 23 mars

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë i pa-kënaqur me punën e funksionarëve të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij ditën e djeshme në Asamblenë Kombëtare të PS, i pari i qeverisë kërkoi nga të gjithë të pranishmit që të riorgan-izohen fuqishëm dhe të ndryshojë rrënjësisht, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 2019. Po ashtu, Rama u shpreh qartë kur deklaroi se askush nuk duhet të luajë me porositë e tij dhe se të gjithë anëtarët e Asamblesë që nuk kanë përmbushur detyrat e partisë, sidomos në lidhje me anëtarësinë, nuk do të jenë më pjesë e Asamblesë. “Partia në territor është koha të ndryshojë rrënjësisht. Kemi kaq vite që bëjmë

një teatër që duhet të mbarojë. Kemi kaq vite që mblidhet Asambleja, bëjmë ato formularët, përcaktojmë formën e organizatës së partisë. Themi që duhet të ketë kaq me shkollë të lartë, kaq gra. Themi që çdo organizatë duhet të reflektojë atë komunitet. Themi që organizatat nuk duhet të jenë të kushërinjve të një fisi dhe për inat të atij fisi, të gjithë fiset e tjera shkojnë e votojnë parti të tjera, sepse është një fis që ka kap organizatën. I themi të gjitha këto dhe jeta vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo do të marrë fund dhe do të marrë fund duke ju thënë që kjo Asamble nuk mund të jetë më një forum statik, që zgjidhet një herë në 4 vjet dhe vihet

në Asamble për të ndjekur fjalimet dhe mbushet Asambleja plot kur ka ndryshime qeverie. Ne do të bëjmë Kongresin në mars dhe çdo anëtar i kësaj Asambleje do të duhet të tregojë në bazë të detyrave, atë që ka bërë, përndryshe nuk do të jetë më në Asamble”, deklaroi ai. Më tej, Rama një paralajmërim e kishte edhe për anëtarët e Kryesisë, për të cilët kërkoi që të zbatojnë po-rositë e tij. Në të kundërt, i pari qeverisë deklaroi se këtë anëtarë nuk do të jenë më pjesë e Krye-sisë, pasi do të shkarkohen gjatë mbledhjes së kongresit. “Çdo anëtar i kryesisë të partisë do të duhet të tregojë detyrat që ka bërë përndryshe nuk do të jetë më në kryesinë e partisë. Është

një Kongres i radhës, por është një Kongres që do të lirojë nga detyra të gjithë anëtarët e Asam-blesë, që deri në Kongres nuk do të adresojnë në atë pjesë që ju takon në vijën e frontit, ato që vendosen këtu. Ne nuk mund të perceptohemi si kastë dhe eksperienca jonë nuk mund të jetë alibi. Kur bëmë qeverinë e parë, shumëkush thoshte “janë pa eksperiencë”. Kur më pyesnin mua kush është cilësia më e mirë e ministrave të kabinetit tënd, u thoja se është mungesa e eksperiencës”, nënvizoi kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, po dje në mbledhjen e Asamblesë së PS u vendos që Kongres do të mbahet në 23 mars dhe jo më 30 mars, sikundër u vendos në Kryesi.

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Rama ka tronditur dje qeverinë. Ashtu siç u paralajmërua që në fillim të javës, shefi

i qeverisë ka bërë rrokadë në ka-binet, pasi ka shkarkuar pothuajse gjysmën e anëtarëve. Ndonëse në rendin e ditës në Asamble nuk parashikohej një gjë e tillë, të gjithë anëtarët u surprizuan në fund të saj, pasi kryeministri e bëri të qartë se të gjithë ministrat që prej 5 vitesh janë në detyrë do largohen. Por surpriza ishte për emrat e rinj. Në kabinet u futën figura jo shumë të njohura për publikun, por që njihen si besnikë të kryeministrit. Por nëse shihet më thellë lëvizjet e kryeministrit, kjo ishte dhe një taktikë e tij për të pastruar kabinetin nga emrat e akuzuar. Shumica e të shkarkuarve janë përfolur si të përfshirë në afera. PD ka akuzuar shumë prej tyre për abuzime me tenderat dhe një pjesë e madhe. Dhe shumë prej tyre me shumë gjasë mund të shkojnë si ushqim për SPAK. Brenda pranverës nisin hetimet në nivele të larta dhe BKH me SPAK mund të fusnin në sitë disa prej ministrave të shkarkuar. Nëse ndodh kjo, atëherë nuk do ketë shumë kosto te kryeministri, pasi nuk do jenë anëtarë të qeverisë. Pra shefi i ekzekutivit e pastroi kabinetin nga emrat e përfolur.

Ndryshimet në qeveriE pra që u njoftua në Asamble

për largimin është Lindita Nikolla. Ministrja e Arsimit ka qenë ndër më të sulmuarat kohët e fundit dhe protesta e studentëve i vuri kapak gjithçkaje. Në vend të saj u emërua Besa Shahini. Ajo është me origjinë nga Kosova dhe deri më tani ka mbajtur postin e zëvendësministres së Arsimit. Një tjetër figurë e njohur që iku është Arben Ahmetaj. Ai fillimisht hyri në qeveri me postin e ministrit të Ekonomisë, më pas kaloi te Financat. Në vend të tij u emërua Anila Denaj. Kjo e fundit drejton Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Lajme të hidhura pati dhe për ministrin e In-frastrukturës Damian Gjiknuri. Në vend të tij u emërua Belinda Balluku, e cila momentalisht është drejtoreshë

Ja prapaskenat si u informuan deputetët e ministrat për shkarkimet dhe emërimet

Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla, Bushati, Ahmetaj e Gjiknuri, ja lëvizjet e kryeministrit

për të pastruar qeverinë nga emrat e akuzuarTaulant Balla: Ndryshimet

në qeveri të nevojshmeKryetari i Grupit Parlamen-

tar, Taulant Balla, deklaroi dje se ndryshimet në qeveri erdhën si domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetet. Ai vlerësoi rolin pozitiv të ministrave në largim. “Protesta e studentëve (të vërtetë) na tregoi drejtimin që duhet të ndjekim drejt Shqipërisë europiane. Ndryshimet e sotme në ekipin qeverisës erdhën si domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetet tona. Vlerësim për rolin pozitiv të ministrave në largim”, theksoi Balla. Gjatë Asamblesë Rama i paralajmëroi hapur që të gjithë. “Do të ishte absolutisht e pavërtetë, nëse do të thuhej që sot, ndryshimi vjen si rezultat i dështi-meve. Jo! Ndryshimi vjen si rezultat i nevojës për të adresuar ato që thashë dhe të tjera akoma dhe i domosdoshmërisë për të zgjeruar kapacitetin tonë në qendër dhe në terren, kapacitetetin tonë qeverisës dhe kapacitetin tonë komunikues në çdo komunitet. Ata janë një pjesë e mirë e udhëheqjes të Partisë Social-iste”, tha Rama.

Braçe: Zëri im do jetë kundër padrejtësisë

Erjon Braçe pas emërimit si zv/kryeministër, u zotua se zëri i tij do të ngrihet kundër padrejtësive dhe pro shtetit ligjor. “Ndjehem i vlerësuar dhe i motivuar në detyrën e re të zv/kryeministrit të qeverisë së Repub-likës së Shqipërisë! “Zëri im do të jetë gjithmonë kundër padrejtësisë dhe pro shtetit ligjor dhe Drejtësisë”! “Falënderoj kryeministrin Edi Rama për besimin”, tha ai. Erjon Braçe zëvendësoi Senida Mesin, e cila e mbajti postin e zv/kryeministres prej shtatorit të vitit 2017. Braçe është një emër i vjetër në Partinë Socialiste. Ai momentalisht mban postin e kryeta-rit të Komisionit të Ekonomisë dhe do mbahet mend për shumë debate e përplasje. Sa kohë që ai ishte në krye të tij nuk munguan kritikat dhe përplasjet me qeverinë. Rasti më i fundit ishte buxhet. Braçe dhe deputetët e komisionit u përplasën ashpër me ministrin Ahmetaj.

e Albkontroll. Surpriza pati dhe në Ministrinë e Jashtme. Kryeministri vendoi të largojë Ditmir Bushatin dhe ta zëvendësojë me një emër po nga Kosova. Bëhet fjalë për Gent Cakën, i cili deri më tani ka mbajtur postin e zv/ministrit, me fokus in-tegrimin. Shkarkimi jo komunikua dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo do të zëvendësohet nga, Elva Margariti, e cila është arkitekte dhe deri më tani ka mbajtur postin e koordinatores Kombëtare e Programit “100 Fshatra”. Por përveç emrave të panjohur, Kryeministri i surprizoi të gjithë me emërimin e Erion Braçes zv/kryeministër. Senida Mesi u largua dhe kreu i qeverisë vendosi që të emërojë në atë post kreun e Komisionit të Ekonomisë. Furtunës nuk i shpëtoi as Niko Pe-leshi, i cili u zëvendësua nga depu-teti Bledi Çuçi. Po ashtu në qeveri u

rikthye Eduard Shalsi. Këtë herë ai zëvendëson Sonila Qaton në postin e ministrit për Sipërmarrjen. Pjesë e kabinetit u bë dhe Elisa Spiropali, e cila do të jetë ministre për mar-rëdhëniet me Parlamentin. Të vetmit që qëndruan në detyrë janë: Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Pandeli Majko. Por dhe ata do jenë në test deri në qershor.

Prapaskenat e shkarkimitGazeta ka mësuar detaje nga

vendimi i kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar gati gjysmën e ministrave. Burime shumë të sig-urta i thanë gazetës se kryeministri ka finalizuar vendimin tij vetëm të enjten vonë. Në mbrëmje depu-tetë të gjithë janë lajmëruar se në Asamble do ketë surpriza, përfshirë dhe ndryshime ne qeveri. Por asnjë prej tyre nuk e dinte se kush ikte

“E falënderoj shumë Senidën për të gjithë kontrib-utin e saj dhe besoj shumë që ka qenë një eksperiencë pozitive e dyanshme. Sikundër besoj që edhe Senida e kupton shumë mirë që për ne është themelore që ajo, Ditmiri dhe të gjithë ata që janë dhe kanë përgjegjësi të ridimensionojnë reputacionin e Partisë Socialiste në qeverisjen qendrore në Qarkun e Shkodrës, të bëhet

realitet një orë e më parë. Blendi Klosi e di afatin që ka deri në fund të qershorit. E di dhe detyrën që ka dhe nëse do ta zbatojë detyrën që ka, qershori do jetë thjeshtë gëzimi për fitoren e zgjedhjeve në gjithë Qa-rkun e Beratit dhe nuk do ketë asnjë lajm tjetër për të. Po kështu, edhe Ogerta e di shumë mirë se çfarë pritet prej saj në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Edi Rama dje.

JA PARALAJMËRIMI I RAMËS PËR KLOSIN

dhe po ashtu kush do vinte. Madje emrat e rinj që janë futur në qeveri kanë qenë surprizë për të gjithë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me min-istrat. Kryeministri i ka lajmëruar në darkë vonë se ka ardhur koha që ata të largohen, por pa ju dhënë detaje se me kë do të zëvendësohen. Sipas burimeve, që pas protestë së studentëve, kryeministri kishte nisur të bënte kalikulimet për ndryshime në qeveri. Sinjalet u dhanë që me thirrjen e Asamblesë. Plan i ishte që ndryshimet në qeveri të ndodhnin në muajin mars, por protestat e stu-dentëve bindën kryeministrin se du-het të reformojë qeverinë. Megjithatë dje të gjithë kanë mbetur të suprim-uar. Deputetët e morën vesh vetëm në Asamble se kush ikte dhe kush vinte, ndërsa ministrat u njohën aty me pasardhësit. Ashtu si gjithmonë, Rama i suprimoi të gjithë.

Page 4: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT4 E Shtunë 29 Dhjetor 2018

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri bën për “dush” të ftohtë FRESSH dhe Forumin e Gruas: Asnjëherë nuk i kanë ardhur në ndihmë partisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e djeshme për “dush” të ftohtë Forumin e Gruas Socialiste dhe FRESSH-t, sa i takon organizmit dhe përgjegjësive që kanë. Gjatë fjalës së tij nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, i pari i qeverisë akuzoi FRESSH se nuk ishte vigjilent gjatë protestës së studentëve, në një kohë që sipas tij, i takonte kësaj organizate që të ndërtonte di-alogun me ta. “Kur filloi protesta e studentëve në rrugë, mora Elion. I thashë, Elio, çfarë bën, ku i ke ata të FRESSH-it? Aty tha, tek ministria. Shumë

mirë, edhe FRESH-i në protestë tek ministria, fëmijët tanë. Domethënie, shumë e madhe, por nga ana tjetër ka ardhur koha që të nxjerrim një mësim nga eksperienca dhe nga çfarë dëgjuat nga studentët gjatë gjithë ditëve. Edhe ata që ishin të doktoreshës dhe të artistit thoshin “nuk i duam forumet këtu”, se iu vjen turp të thonë jemi të forumeve. FRESSH-i nuk mund të jetë më or-ganizata ekskluzive e rinisë socialiste. FRESSH-i mund të jetë një nga organizatat. Ne do t’u japim mundësi të rinjve të organizohen si të duan. Ne do

t’i japim mundësi edhe atyre studentëve që nuk duan të merren me parti, nuk duan të merren me politikë për qëllimet e tyre të organizohen dhe të regjistrohen si një grup interesi pranë nesh”, deklaroi ai. Më tej, Rama i ka dhënë një shuplakë të fortë Forumit të Gruas Socialiste nga Asam-bleja Kombëtare. Për kreun e qeverisë ky forum nuk bën asgjë dhe nuk duhen për asgjë. Sipas tij, gratë e Forumit vetëm zihen me njëra-tjetrën dhe bëjnë sikur duhen për 8 mars. Kritika kishte të bënte me mungesën e përfshirjes në protestën

e studentëve. “Forumin e gruas e dëgjoj vetëm kur ka zgjedhje dhe zihen gratë me njëra-tjetrën. Nuk e shoh as ku është dhe as çfarë bën. Nuk ka nevojë të ketë Forum gruaje, le të organizohen të gjithë si të duan. Pse duhet të kemi forumin e grave komuniste, për çfarë arsye? Vetëm zihen me njëra-tjetrën kur ka zgjedhje dhe bashkohen për 8 mars, sepse bëjnë sikur shkojnë shumë mirë me njëra- tjetrën dhe këtu mbaron. Për çfarë na duhet ne, forumi i grave komuniste, vetëm për sherr”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Ja çfarë ndodhi në Asamble, Rama akuza për emërime kunetërish dhe kunatash në administratë, shpërthen në kritika ndaj deputetëve dhe degëve

Punësimet, Rama mesazh socialistëve: S’mund të kthehemi në opozitë për shkak të krushqve

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ditën e djeshme në kritika të ashpra ndaj de-putetëve, krerëve të bashkive

dhe anëtarëve të partisë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste. Përveç largimit të ministrave, i pari i qeverisë ka bërë dje për “një lek” të gjithë strukturat e PS në çdo nivel të saj. Në Asamble Rama kritikoi vartësit e tij për performancën, por shefi i qeverisë nuk u mjaftua me kaq, pasi në përfundim të mbledhjes së përgjithshme, zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura me ministrat, krerët e degëve, deputetët dhe kryetarët e bash-kive. Gazeta ka zbardhur disa detaje nga diskutimet me dyer të mbyllura të kësaj mbledhjeje, ku fokusi kryesor është ndalur tek zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe reforma në administratë. Mësohet se Rama u ka dhënë të gjithëve një sërë detyrash për t’i përmbushur, duke iu kërkuar që të dalin derë më derë dhe të kenë kontakte të vazhdueshme me qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve vendore. Po ashtu, gazeta mësoi se Rama ka qenë i prerë me vartësit e tij duke iu kërkuar që të shkarkojnë gjithë militantët nga administrata, pasi sipas tij, asnjëri prej tyre jovetëm që nuk përm-bush kriteret, por po turpëron pjesën tjetër të administratës që është sot aty falë meritës. Madje, pavarësisht, se e kishte përsëritur disa herë, dje në Asam-ble shefi i qeverisë deklaroi se nuk është bërë aq sa duhet në këtë drejtim, por dha një paralajmërim të fortë për militantët e partive të tjera dhe një ultimatum për të vetët. Sipas tij, militantët e shpërndarë në administratë nga partitë e tjera, duke lënë këtu të nënkuptohet militantët e LSI, duhet të shkarkohen. Në të njëjtën kohë, mësohet shefi i qeverisë iu ka kërkuar llogari të gjithëve. Madje, i pari i qeverisë mësohet se i ka kritikuar gjatë mbledhjes që në kuadër të riorganizimit të partisë edhe zgjedhjeve punësimet duhet të shtohen, pasi është një tregues që qeveria ka si kryefjalë zbutjen e pap-unësisë. Megjithatë, ai kërkoi që të gjithë punësimet të bëhen sipas meritës, duke nënvizuar faktin se ky proces bëhet në kuadër të kushteve të kërkuara nga BE sa i takon reformës së nisur në administratë.

Punësimet, Rama mesazh socialistëve

Kryeministri Edi Rama po ditën e djeshme u ka bërë thirrje socialistëve nga Asambleja e Partisë Socialiste që

Kryeministri: PS nuk është parti e anëtarëve,

por e qytetarëveKryeministri Edi Rama ka

kërkuar dje nga krerët e degëve, de-putetët, kryebashkiakët dhe anëtarët socialistë që të ftojnë sa më shumë qytetarë në parti, pasi sipas tij, PS është parti e qytetarëve. “Ne na duhet një parti e rrugës, një parti e lagjes, një parti e periferive, na duhet një parti e njerëzve. Na duhen përfaqësues që të dinë rrugën. Na duhen përfaqësues që të kenë brenda të gjithë nervin, pakënaqësinë, dëshirën, besimin, nevojën, shpresën e lagjes. Njerëz që janë të identifikuar me ta që janë në territor dhe që s’mund ta shikojnë këtë parti si një kastë televizorësh. Do të thonë të gjitha për arsyen e ndryshimeve që do të bëjmë. E vërteta është ajo që unë e kam shprehur në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë kabinetin. E kam shprehur në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha rastet. Qeveria materializon atë që është fuqia që e mban në këmbë partinë. Partia duhet të jetë e njerëzve dhe jo thjesht e anëtarëve, por e njerëzve”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Rama: Studentët na treguan rrugën për mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama e etike-toi dje protestën e studentëve si një moment, që sipas tij, reflekton domosdoshmërinë e një ndryshimi të thellë në kabinetin qeveritar. Nga mbledhja e Asamblesë të Partisë Socialiste, i pari i qeverisë deklaroi se protesta e studentëve ishte një tregues i fortë për të synuar mandatin e tretë qeverisës, duke korrigjuar gabimet. “Nuk mund të presim më gjatë që të marrim mesazhet dhe mësimet nga kjo që kemi para syve, nuk është asgjë veçse një mundësi e jashtëzakonshme, nuk është protestë për t'u mbyllur, për të larë gojën, që duhet të ngelet te kërk-esat dhe ne të mjaftohemi që në 7 janar të dalin ata të doktoreshës, artistit dhe qorrit. Ju ftoj që ndryshimin e qever-isë ta shikoni si pjesë e një reflektimi dhe kapërcim të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do na çojnë në fitoren e mandatit të tretë, studentët na e kanë dhënë mundësinë që të lexojmë se cila është rruga për mandatin e tretë”, deklaroi Rama.

të mos ndërhyjnë për punësime në ad-ministratë. Mesazhi i fortë i Ramës ishte se PS nuk mund të kthehet në opozitës për shkak të punësimeve të krushqve, hallave, xhajave apo dhe të afërm të tjerë të socialistëve. “Fjalët e mia kanë rënë në vesh të shurdhër, qeveria nuk

janë ministrat, qeveria e PS janë ata që në përfaqësojnë në territor. Më vjen shumë mirë dhe është një nga gjërat më të mirëseardhura të studentëve që na u dha mundësi që me një vendim qeverie të hapim të gjithë axhendën e punës, qoftë në shërbim të tyre dhe

“Siç i kemi dhënë fund tranzicionit, jo vetëm me letra, por edhe me fakte, në rekrutimin e mësuesve dhe i kemi dhënë fund tranzicionit në rekrutimin e mësuesve përpara zgjedhjeve dhe mësuesit na votuan më shumë se asnjëherë tjetër në vitin 2017, jo sepse u bënë anëtarë të PS-së, por sepse më në fund shpëtuan nga persekutimi politik, nga emërimet dhe çemërimet politike, nga mafiet e vogla provinciale të partive politike. Siç i kemi dhënë

fund për infermierët. Sot nuk hyn dot në punë, as si mësues, as si infermier, në rast se nuk ke pikët që duhet kur të vjen vetëm radha. Këtë gjë do ta bëjmë në të gjitha nivelet dhe për gjithkënd. Kjo është të jemi partia e gjithë shqiptarëve. Kjo është të jemi qeveria që punon për të gjithë shqiptarët. Kjo është të adresojmë atë boshllëkun e frikshëm që ka lënë mungesa e opozitës. Unë dua që secili ta marrë këtë përsipër”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

RAMA: JO MË EMËRIME POLITIKE NË ADMINISTRATË

“Ky është momenti i parë i kthesës së madhe që ne do të bëjmë. Të gjithë sëbashku, ose me të gjithë ata që janë dakord me këtë. Kush nuk është dakord me këtë, le të shko-jë të bëjë një parti tjetër. Do të shpallen të gjitha vendet e punës në Shërbimin Civil dhe pa asnjë konkurs e procedurë. Kush ka 9-ta dhe 10-ta, sipas radhës, do të zgjedhë vendin

në ministri, agjenci, hipotekë, ALUIZI-n, ku të dojë, voton për ne, apo s’voton për ne, është djali i kryetarit të PS-së, apo është djali i kryetarit të PD-së, del në fushatë, apo s’del në fushatë për kë t’i dojë kokrra e qejfit. Ne na duhet dija e tij apo e saj, nuk na duhet fare se për kë voton. Dhe mos ta diskutojmë më këtë gjë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

KRYEMINISTRI: KY ËSHTË MOMENTI I KTHESËS

administratës shtetërore për ata me 9 e 10. Harrojeni përfundimisht që do ketë miq, shok, krushq, vëllezër, motra, hallave, dajave, krushq që do futen në administrata. PS nuk kthehet në opozitë për shkak të tyre, harrojeni, ose bëni një gjest të thjeshtë ikni nga PS. Lërini forumet, karriget, mandate dhe thoni më rregullo mikun, por nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjithë familjet, për të gjithë ata që u themi vota jote është detyrim im dhe është shumë e mirëseardhur ajo që kanë kërkuar stu-dentët dhe tronditëse ajo që është baza e besimit të tyre nuk besojnë dhe kenë të drejtën të mos besojnë se mësimet do t'u japin mundësi të hyjnë në administratë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Fjalët e mia kanë rënë në vesh të shurdhër, qever-ia nuk janë ministrat, qeveria e PS janë ata që në përfaqësojnë në territor. Më vjen shumë mirë dhe është një nga gjërat më të mirëseardhura të stu-dentëve që na u dha mundësi që me një vendim qeverie të hapim të gjithë axhendën e punës...

Page 5: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Opozita shpërthen në akuza pas ndryshimeve në qeveri: Edi Rama tentoi të shpëtojë veten, duhet të largohet

Opozita ka shpërthyer dje në kritika ndaj kryeministrit Edi Rama pas ndryshimeve në qeveri. Disa deputetë të saj reaguan menjëherë, duke kërkuar dhe largimin e kryeministrit. Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kryeministri përmbysi qeverinë përpara se të largohet vetë për azil politik. Ministrat e larguar ai i cilësoi si persona që erd-hën në pushtet, vodhën dhe më pas u larguan. “Edvini përmbys qeverinë para largimit të vet

për azil politik! Kreu i krimit të organizuar dhe mafies shtetërore më të rrezikshme të Europës para largimit për azil politik përmbysi qever-inë e tij. Për narko-ministrat që u larguan për shumicën dërmuese të tyre me tre fjalë mund të thuhet: Erdhën, vodhën, ikën”, ka thënë Berisha. Për ndryshimet në qeveri ka reaguar edhe deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili ka thënë se kryeministri konfirmoi qëndrimet e opozitës për të shpëtuar veten e tij. Përmes një postimi në rrjetin social, ai ka deklaruar se

kreu i ekzekutivit ka rënë në greminë. “Rama në greminë! Largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, pas Tahirit, Xhafajt, Beqaj, sot Rama konfirmoi qëndrimet e opozitës në përpjekje për të shpëtuar veten. Qeveria Rama vazhdon të mbetet qeveri dre-jtorësh, çdo ministër zbaton direktivat ko-rruptive të tij. Për socialistët nuk vendosin forumet por analistët, ndryshimet e sotme të paralajmëruara nga gazetaret e Ramës, në një qeveri që gjithçka është propaganda kjo

e nxin dhe më shumë socialistët. Qeverisja projekt tërësisht personal dhe privat i Ramës dhe oborrtarëve. Rama për pushtet personal shet cilindo”, ka thënë Salianji. Po me të njëjtat tone ka ardhur edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ku ka deklaruar se qeveria tashmë ra, por duhet durim deri në rrëzimin e kryeministrit. “Qeveria ra! Tani mbetet vetëm kryeministri, por durim, për farë pak do të ik edhe ai”, ka thënë Vasili përmes një statusi në Facebook.

Ilir Meta rreshtohet sërish në krah opozitës, sulmon Ramën për ndryshimin e

ministrave, kalon në heshtje paketën fiskale

Basha dhe Kryemadhi: Rama vazhdon të mashtrojë qytetarët shqiptarë

Elisjeda KIKO

Presidenti Ilir Meta vijon të jetë në të njëjtën linjë me opozitën. Kështu ndodhi me protestën e studentëve, me reformën në

drejtësi apo dhe me çështjen e teatrit. Por këtë herë Meta është rreshtuar krah Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit edhe sa i takon ndryshimeve në qeveri. Duke folur dje nga qyteti i Korçës, Meta deklaroi se largimi i ministrave nuk ka asnjë vlerë nëse nuk ndryshon mënyra e qeverisjes. “Për mua është thelbësore të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese. Bashkëpunuese me opozitën, bash-këpunuese me grupet e interesit, për bërjen e ligjeve më të mira dhe zbatimin e tyre. Bashkëpunuese me institucionet e pavarura, sepse kjo do të na ndihmo-jë që të jemi edhe më reflektues për të sjellë ato ndryshime, për të cilat në radhë të parë kanë nevojë njerëzit më në vështirësi, kanë nevojë një pjesë e madhe e shqiptarëve për të dalë nga pragu i varfërisë në të cilin ndodhen sot. Mund të ndryshohet çdo gjashtë muaj ministri i Bujqësisë, por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë, për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave nuk u vlejnë fermerëve”, ka deklaruar Meta. Por kjo nuk ishte goditja e vetme e Metës. Pasi mazhoranca i rrëzoi atij dekretin për buxhetin, Meta ka kaluar në heshtje dje 5 ligjet shoqëruese të tij. Bëhet fjalë për paketën fiskale, e cila përbëhet nga ligji për taksat, ligji për tak-sat vendore, ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, ligji për tatimin e të ardhurave dhe ligji për akcizën. Të gjithë, Meta nuk i ka dekretuar, por i ka kaluar në heshtje. Kjo tregon po ashtu se ai po tenton të bëjë opozitën në vend.

Reagimi i BashësPër ndryshimet në qeveri ka reaguar

dhe kreu demokrat Lulzim Basha, i cili ka thënë se nuk mjafton vetëm largimi i ministrave nga posti, pasi sipas tij, ata që u larguan janë të korruptuar dhe duhet të dalin përpara drejtësisë. Për kreun demokrat, kryeministri Rama qeveris vetëm me kriminelë për të grabitur paratë e shqiptarëve. “Më lejoni ta theksoj fare qartë, ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë. Por me aktin e sotëm Edi Rama dëshmoi se ai nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin. Me ta ai përcakton se si grabiten

Shehu: Qeveria ndodhet në prag kolapsi

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Shehu e cilëson largimin dhe zëvendësimin e pjesës më të madhe të ministrave, si veprim të frymëzuar nga Honocker, kur qeveria e tij ishte në prag të kolapsit. “Si Honeckeri dikur në ikje. O Shqipëri e mjera Shqipëri, po këndohet sot duke dëgjuar ndryshimet masive të një qeverie të dështuar, por që “kon-servon” kryeministrin. Ekzaktësisht ketë beri dhe Honecker me qeverinë e tij në prag të kolapsit, por me epilog të shpejtë arratisjen e tij me rrugë ajrore drejt Moskës. Ndërsa caktimi i ministrit të Jashtëm shpreh një “nacion-alizëm” grotesk, aventurizëm politik e provokacion ndaj kapaciteteve tona diplomatike, si dhe ndaj partnerëve të ngushte ndërkombëtare. Shqipërisë nuk i mungojnë personalitetet, që mund të drejtojnë diplomacinë e këtij vendi, qoftë dhe vendin në tërësi, por me një kusht, që ndryshimet të fillojnë nga koka”, ka thënë Shehu.

Mehmetaj: Rama i ka bërë të gjithë kokë turku

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për ndryshimet në qeveri, duke thënë se kryeministri Rama i ka bërë të gjithë kokë turku kur është në vështirësi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo është shprehur se vetë kryeministri duhet të ik i pari pasi shqiptarët nuk mund të gënjehen më. Ajo ka thënë gjithashtu se së shpejti shefi i qeverisë do të jetë përpara drejtësisë ligjore. “Vetë certi-fikoi dështimin dhe fundin e tij! I bëri të gjithë koka turku, si ka bërë gjithmonë kur ka qenë në vështirësi. Shqiptarët nuk gënjehen më, përpara se të heqë bashkëpunëtorët, ai që jep urdhrat duhet të ikë i pari. Shumë shpejt do të jesh përpara drejtësisë ligjore e morale me ata që hoqe, ata që mbajte e këta që vure. Mirë PS nuk ka më burime njerëzore për të furnizuar kabinetin rilindas, po Shqipërisë i kanë mbaruar djemtë e vajzat për të drejtuar? Me sig-uri nuk i ka mbetur më askush brenda kufijve i gatshëm të vetësakrifikohet për të përmbushur urdhrat korruptiv e kriminal të kryeministrit”, ka shkruar Mehmetaj në statusin e saj.

Kreu demokrat Lulzim Basha është shprehur dje se kryeministri Rama i trajton njerëzit si të padenjë dhe që mund t’i bëjë lëvizjet sipas qejfit të vetë. Sipas tij, kreu i qeverisë është i paaftë. “Ndryshimet në qeveri janë një tallje e madhe me shqiptarët. Pasi i ka braktisur dhe i ka nëpërkëmbur për 5 vite me radhë, Edi Rama ka bërë sot sjelljen më të papranueshme, talljen

me shqiptarët, duke i trajtuar si njerëz të padenjë, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë. Edi Rama sot mund të kishte vendosur ministër shoferin e tij, parukieren e tij dhe nuk ka kush ta ndalë. Ndryshimet në qeverisje tregojnë gjendjen e rëndu-ar psiqike të Edi Ramës: i degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale”, ka thënë ai.

LULZIM BASHA: KRYEMINISTRI ËSHTË I PAAFTË

pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, me ta ka qeverisur këto 5 vite, me ta do të vazh-dojë të qeverisë”, ka thënë Basha. Për kryetarin e PD, ndryshimet e kabinetit të qeverisë tregojnë rënien e PS-së, e cila drejtohet vetëm nga grupe kriminelësh dhe oligarkësh. “Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste. Sot pamë një grup njerëzish të cilët nuk kanë asnjë rol tjetër përveçse të duartrokasin sjelljen e Edi Ramës

me këtë parti si një plaçkë private. Ajo është kthyer në një plaçkë private të Edi Ramës për të marrë vendime që i shërbejnë vetëm atij dhe njerëzve me të cilën ai grabit Shqipërinë, oligarkëve dhe kriminelëve”, ka deklaruar ai.

Reagon KryemadhiKryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

ka thënë se shkarkimi i ministrave nuk është ndryshim, por rënie e qeverisë. Në një deklaratë për mediat, ajo ka sul-

Kryetarja e LSI është shprehur se kryeministri mash-tron për rritje ekonomike, pasi sipas INSTAT, konsumi i shqiptarëve ka rënë. “Qeveria jote kryeministër mashtrues ra, ra sepse ti vazhdon të gënjesh, vazhdon të gënjesh që rritja e konsumit në Shqipëri është rritur, por sipas INSTAT-it tënd, sipas institucionit që ti e drejton dhe të

shërben ty, konsumi në 90% të shqiptarëve është ulur dhe është rritur vetëm në 10%. Nëse 10-% e shqiptarëve janë i gjithë populli shqiptar, gabohesh zotëri, gabohesh sepse nuk janë ata. Shqiptarët e kanë ulur konsumin sepse nuk kanë rritje pagash, kanë rritje çmimesh, kanë rritje taksash, kanë një jetë më të vështirë”, ka thënë ajo.

KRYEMADHI: KONSUMI I SHQIPTARËVE KA RËNË

muar kryeministrin Rama se vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët dhe për vjedhjen që po ju bëhet. “Në fakt ky nuk është një ndryshim i qeverisë Rama që mundohet të shpjegojë Edi Rama por është një rënie qeverie e Edi Ramës. Qeveria ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 mln euro. Po të ketë drejtësi shqiptarët do të shi-kojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen. Ra qeveria e Surrelit . Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët”, ka thënë ajo. Për kryetaren e LSI, hapja e vendeve të reja të punës duhet të ketë rritje ekonomike 10% dhe jo 4%. Sipas saj, kryeministri Rama vazhdon duke mashtruar qytetarët shqiptarë. “Që të hapësh 300 mijë vende të reja punë zotëri duhet që rritja ekonomike të mos jetë 4%, duhet që rritja ekonomike minimumi të jetë 10%, prandaj pyet ata që e kanë mbaruar matematikën apo e dinë që të ta shpjegojnë, unë si doktoreshë ta shpjegoj shumë mirë, 300 mije vende të reja pune në Shqipëri z. kryeministër duhet që rri-tjen ekonomike në Shqipëri ta kesh10%, fiksoje në tru që të mos vazhdosh të gën-jesh herë tjetër, siç vazhdon të gënjesh”, ka thënë Kryemadhi.

Page 6: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

6 GAZETA SOTE Shtunë 29 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

a) është drejtues administrativ i punonjësve të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesi i Proku-rorisë së Posaçme nuk i jep udhëzime një prokurori të posaçëm lidhur me thelbin e hetimeve apo çështjes penale të ndjekur prej tij;

b) u cakton çështje prokurorëve të posaçëm bazuar në spe-cializimin e tyre;

c) koordinon punën e njësive që janë në kompetencë të tij me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, shërbimet e inteligjencës dhe autoritetet e tjera kompetente;

ç) i paraqet Ministrisë së Fi-nancave projektbuxhetin për Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit;

d) brenda datës 1 mars, i dorëzon Këshillit të Lartë të Prokurorisë një raport vjetor me shkrim mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme;

dh) thërret mbledhjen e Proku-rorisë së Posaçme, kur është e nevojshme;

e) nxjerr udhëzime të përg-jithshme me shkrim në lidhje me procedurat administra-tive, si dhe rregullore për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme;

ë) pas konsultimit me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Heti-mit dhe mbledhjes së proku-rorëve të posaçëm, nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për Byronë Kom-bëtare të Hetimit, të cilat përmirësojnë marrëdhëniet e punës, efikasitetin apo ga-rancitë mes dy strukturave;

f) miraton rregulloret e nxjerra nga Drejtori i Byrosë Kom-bëtare të Hetimit;

g) cakton, në mungesë të tij, një prokuror tjetër të posaçëm në rolin e Drejtuesit të Ko-manduar të Prokurorisë së Posaçme.

Ja roli që do ketë kreu i Prokurorisë

së Posaçme

Kliti TOPALLI

Ngritja e SPAK do të jetë çështje javësh. Të enjten Këshilli i Lartë Gjyqësor hapi garën për gjyqtarët

e Posaçëm Antikorrupsion, ndërsa brenda vitit të njëjtën gjë do të bëjë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në një intervistë televizive, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, u shpreh se shumë shpejt do nisin procedurat për prokurorët antikorrupsion. “Vonesat që do të vijnë, nuk do të vijnë nga ne. Brenda këtij viti ne do të bëjmë shpalljen për paraqitje të interesit për kandidatët. Pasi bëjmë këtë, ne mund të vijojmë menjëherë me emërimin e këtyre personave për në SPAK, me kushtin që kandidatët të jenë të vetuar, pra që kandidatët ta kenë kaluar procesin e veting-ut. Kështu që unë imagjinoj që SPAK-u do të krijohet me shkallë, me disa kandidatë që kanë kaluar veting-un. Ata do të emërohen menjëherë, mund të përfundojë brenda një mua-ji”, shpjegoi Ibrahimi. Ai është nda-lur dhe te vendimet që ka rrëzuar Gjykata kushtetuese. Bëhet fjalë për nenet që kanë të bëjnë me marrjen e vendimeve të KLGJ e KLP. Por për Ibrahimin kjo nuk krijon asnjë problem në ngritjen e SPAK. “Është e saktë që Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nene të ligjit për organet e qeverisjes gjyqësore, njëri nga shfuqizimet është disi më problematik. Megjithatë, kjo situatë, sipas interpretimit të KLP-SË, nuk e pamundëson KLP-NË që të kryejë detyrat e saj, midis të cilave edhe emërimi i Prokurorit të Përgjith-shëm apo emërimin e prokurorit të SPAK. Sepse këshilli zbaton dre-jtpërdrejt Kushtetutën dhe thjesht vepron në seancë plenare. Pra, çdo vendim që marrim ne e marrim në seancë plenare. Kërkesat e tyre do të trajtohen si kërkesa për promovim, pra në këtë rast ne thjesht zbatojmë ligjin standard që është ligji për sta-tusin e magjistratit”, tha ai. Ibrahimi deklaroi se e vetmja pengesë për SPAK është se kandidatët duhet që të kalojnë vetingun. Sipas tij, nëse ka kandidatë që nuk kanë hyrë në vet-ing, do duhet të pritet vetingu për ta.

Ja si do ngrihet SPAKÇdo person që do kandidojë për

Ja 7 drejtoritë që do të përbëjnë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe si do shkohet te arrestimet e bujshme

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të ketë pjesë të saj 7 dikastere. Do të jetë Kancelari, i cili do mbajë statusin e nëpunësi civil më të lartë të Prokurorisë së Posaçme. Ai mbikëqyr veprimtarinë e personelit adminis-trativ, administron mjediset e punës, dosjet, arkivin, shërbimet mbështetëse dhe financat e Prokurorisë. Kancelari përgjigjet para Dre-jtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Kancelari i Prokurorisë së Posaçme kryen funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm për Prokurorinë e Posaçme dhe është përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar,

monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditin e brendshëm të buxhetit të Prokurorisë së Posaçme, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe të legjislacionit për menaxhimin buxhetor dhe financiar. Do ngrihet po ashtu Sektori i Dokumentacionit. Ky sektor mbledh në mënyrë sistematike të dhëna për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si dhe krijon dhe mban një bazë të dhënash që shër-ben si burim informacioni në procedimet për vepra penale, të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Pjesë e Prokurorisë Speciale do jetë Sektori i Ekspertizës. Aty do

ketë personel ekspertë që ndihmojnë në hetime dhe mund të dëshmojnë në gjyq. Ekspertët du-het të jenë të specializuar në fusha të ndryshme për të ndihmuar Prokurorinë e Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj. Prokuroria ka të paktën një ekspert kontabël dhe një ekspert të teknologjisë së informacionit. Më pas vjen Sektori i Hetimit Financiar. Ky sektor verifikon mjetet financiare dhe pasuritë e personave nën hetim dhe raporton rezultatet te prokurori i posaçëm kompetent. Do ngrihet gjithashtu Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetimet e Përbashkëta. Ky se-

ktor është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta. Prokuroria e Posaçme do ketë një sektor që ofron shërbime për individët me status të posaçëm, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale, përfshirë viktimat e krimeve, të cilët janë brenda kompetencave të kësaj prokurorie, si dhe për dëshmitarët në hetimet dhe çështjet e ndjekura nga kjo proku-rori, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në fund do ketë dhe një koordinator për mediat.

Ibrahimi: Vendimet e Kushtetueses nuk sjellin asnjë pengesë

Pas KLGJ, edhe KLP gati të hapë garën për SPAK, ja procedurat që do të ndiqen për

emërimin e emrave që do luftojnë korrupsionin

në SPAK, do i nënshtrohet kontrol-lit të figurës, pasurisë dhe karrierës. Më pas ai duhet që të japë pëlqim përmes një formulari për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. Të një-jtën gjë bëjnë dhe anëtarët e afërt të familjes, duke hequr të drejtë nga privatësia. “Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes plotësojnë dhe nënshkruajnë vetëdeklarimin, si-pas shtojcës B3, të këtij ligji, sipas së cilës, nëse caktohet në detyrë apo punësohet, telekomunikimet e tyre, si dhe llogaritë bankare do të jenë objekt vëzhgimi, si dhe heqin dorë nga e drejta e jetës private lidhur me këto komunikime, si dhe i dorëzojnë ato tek institucio-net e emërtesës”, thuhet në ligj. Pra, pasi të jetë bërë shpallja nga KLGJ dhe KLP, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë të aplikojnë nëse plotësojnë kushtet e mësipërme. Më pas ata më të fa-

vorizuar do të jenë emrat që kanë hetuar dosje korrupsioni dhe ata që vijnë nga Krimet e Rënda. Nëse anëtarët e Krimeve të Rënda apliko-jnë dhe i plotësojnë kushtet, atëherë ata automatikisht do jenë në SPAK.

Ngritja e BKHFillimisht SPAK pritet të punojë

me rreth 10 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa më pas stafi do të shtohet. Ndërkohë Byroja e Hetimit do jetë një tjetër organ, i cili do hetojë vetëm zyrtarët e lartë, pasi SPAK do ketë në vëmendje dhe krimin e organizuar. Në Tiranë kanë mbërri-tur disa agjentë të FBI dhe ata janë duke trajnuar disa të rinj për t’i bërë anëtarë të Byrosë së Hetimit. Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifi-

a) kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe të figurës;b) dhënia e pëlqimit për kontrollin periodik të lloga-

rive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën kandidati plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim, sipas shtojcave B1 dhe B2 të këtij ligji; si dhe

c) dhënia e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën anëtari i afërt i familjes plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim, sipas shtojcës B3 të këtij ligji.

3 KUSHTET PËR ANËTARËT E SPAK

kuar si i trajnuar dhe i aftë, kandi-dati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj. Ndërsa Prokuroria e Posaçme do fokus-ohet te krimi i organizuar dhe te korrupsioni në nivele të tjera. Edhe pse Byroja është organ varësie i SPAK, ajo do funksionojë si në një godinë më vetë dhe do ketë detyra specifike.

Page 7: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

73% e studentëve pranojnë korrupsionin

në universiteteKorrupsioni në universitete

pranohet edhe nga vetë studentët. Fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) në bashkëpunim të ngushtë me OJQ “Rezistencë Qytetare”, bëri publik rezultatet e monitorimit për nivelin dhe perceptimin e korrupsionit në 5 universitete publike, së bashku me praninë e përfaqësuesve e in-stitucioneve të hetimit dhe paran-dalimit të korrupsionit. Sipas FES, për këtë studim janë intervistuar 640 studentë, 501 studentë nga niveli Bachelor dhe 139 studentë të nivelit Master. Sipas gjetjeve të raportit, 73% e studentëve të anketuar poho-jnë se korrupsioni është i pranishëm në universitetin e tyre, ndërsa 19% e studentëve nuk japin një përgjigje, duke argumentuar se ata nuk kanë prova për praninë e fenomenit dhe vetëm 8 % mohojnë praninë e tij. Në nivelin krahasues, Universiteti Politeknik i Tiranës duket se është më i korruptuar, në 80%, e ndjekur nga Universiteti Bujqësor me një prani të këtij fenomeni në nivelin 77%.

DW: Ristrukturimi i drejtësisë në

Shqipëri, i ngadaltëPara 15 vjetësh, 6 vende të Ball-

kanit morën bashkë me “premtimin e Selanikut” edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE. Por, viti që po mbaron, thotë Deutsche Welle, solli një sërë pengesash në këtë dre-jtim. Ai mund të quhet çdo gjë tjetër, sipas gjigantit mediatik gjerman, por vetëm vit suksesi jo. Shqipërisë, që i ka dalë nami si “Kolumbia e Evropës”, ende nuk shënon suksese të ndjeshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër kultivimit të drogës. Edhe reformat politike, si ristrukturi-mi i drejtësisë, kanë ecur ngadalë, theksohet në artikull. Më keq, thuhet më tej, paraqitet gjendja në Kosovë: qeveria dhe pozita bllokojnë në Parlament njëra-tjetrën, duke sjellë një gjendje të paralizës politike. Në Malin e Zi, negociatat e anëtarësimit nuk kanë ndryshuar asgjë lidhur me Milo Gjukanoviçin, i cili përkundër të gjitha rregullave demokratike mbetet atje etaloni i të gjitha gjërave.

4

4 MESAZHET E SPARTAK NGJELËS

1. Avokati Spartak Ngjela deklaroi dje nga organet e reja të drejtë-sisë janë të rrezikuar të gjithë politikanët e njohur.

2. Sipas tij, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, etj., do të jenë personat e parë që do të kalojnë në lupën e SPAK dhe BKH.

3. Ai theksoi se përmes reformës në drejtësi do të bëhet e mundur lufta kundër korrupsionit në nivele të larta.

4. Spartak Ngjela shtoi se në krye të reformës qëndron ONM prandaj sipas tij, do të ketë sukses.

Mimoza IBRA

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi reprezalje në politikën shqiptare përmes organeve të reja

të sistemit të drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor hapi dy ditë më parë garën për anëtarët të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe për Ngjelën ky është një sinjal se brenda shkur-tit kjo strukturë do të jetë gati. Teksa pritet që e njëjta lëvizje të ndiqet edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për Prokurorinë e Posaçme, avokati renditi edhe të gjithë politikanët që sipas tij janë të rrezikuar nga këto organe të reja. Gjatë një prononcimi të dhënë dje për gazetën “SOT”, Spartak Ngjela deklaroi se puna e SPAK dhe BKH do të lidhet drejtpërdrejt me poli-tikanë të lartë, si ish-kryeministri Sali Berisha apo edhe presidenti Ilir Meta. “Sipas sinjaleve, strukturat e reja do të jenë gati brenda shkur-tit. Dje u hap gara për Gjykatën e Posaçme. Por gjykata njëherë për njëherë do të jetë në “stand by” në kuptim të punës sepse do të pritet se çfarë “malli”, çfarë dosjesh do t’i sjellë Prokuroria e Posaçme sepse ajo do të bëjë hetimin. Derisa të mbarojnë hetimet, gjykata do të presë. Por duhet thënë se të dyja këto struktura kanë punë vetëm me nivelet e larta të korrupsionit, nuk kanë punë tjetër. Për këtë janë duke u krijuar. Rama, Meta, Berisha, Basha, Kryemadhi janë të gjithë të rrezikuar. Unë i kam quajtur kor-rupsion kryeministror”, tha avokati.Llogaridhënie për aferat korruptive

Spartak Ngjela theksoi se çdo zyrtar i lartë do të jetë në lupën e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, të cilët do të japin llogari për aferat e tyre. Sipas avokatit, epoka e luftës antikorrupsion në nivele të larta do të nisë pikërisht me organet e reja. Ai po ashtu nën-vizoi se kjo reformë do të jetë e suk-sesshme sepse në krye të saj qën-drojnë ndërkombëtarët. “Ata janë nën hetim, mbase marrin pafajësi. Ata do të jenë nën hetim edhe nga Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, do të jenë nën akuzë. Pastaj mbetet të shihet nëse do të marrin pafajësi ose jo. Megjithatë

Gjermania ultimatum Shqipërisë: Gjatë këtij 3-mujori të ngrihet SPAK, duam luftë pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit

Gjermania i dha dje një mesazh shumë të qartë Shqipërisë: Të luftohet pa kompromis krimi e korrupsioni. Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Lammel, gjatë një interviste televizive, u shpreh se pritshmëritë e Gjerman-isë janë që brenda këtij 3-mujori të ngrihet dhe të jetë funksionale SPAK, për të vijuar më pas me luftën antikorrupsion. Sipas tij, kjo do të jetë edhe një provë për politikën shqiptare të tregojnë sesa duan që të luftohet krimi e korrupsioni. “Për ne në Gjermani lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është

një prej prioriteteve kryesore. Këto çështje i kemi diskutuar gjatë dhe shpesh me politi-kanët shqiptarë. Tashmë duket se proceset e rëndësishme në këtë drejtim kanë marrë udhë. Ne presim që në tremujorin e ardhshëm të ngrihet dhe të themelohet struktura e posaçme për hetimin e krimit të organizuar SPAK dhe presim që gjithashtu kjo strukturë të bëhet sa më shpejt funksionale dhe të ketë mbështetje dhe shtysë politike. Në sytë e Gjermanisë është e rëndësishme që politika shqiptare të tregojë se e mbështet luftën ndaj korrup-

sionit dhe krimit të organizuar me energji. Ne si Gjermani mbështesim këto procese. Por presim që politika shqiptare të tregojë se është e angazhuar në drejtim të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Andreas Lammel. Duke e ndalur theksin edhe tek procesi i vetingut, deputeti gjerman kërkoi që gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar të ndiqen penalisht. “Në çfarë niveli do të ketë edhe ndjekje penale për gjyqtarët apo për personat që nuk e kalojnë procesin e vetingut nëse tregohet se nga ky proces kanë patur lidhje me krimin e

organizuar apo lidhje me kriminelë. Nëse do të ketë ndjekje penale në bazë të dispozitave lig-jore që janë në fuqi në Shqipëri”, u shpreh ai. De-puteti i Bundestagut gjerman lëshoi kritika edhe për bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës. “Bojkoti, qoftë bojkoti i Parlamentit apo bojkoti i zgjedhjeve është diçka e papranueshme të cilës i përgjigjemi me tolerancë zero. Për çdo parti politike është e rëndësishme që debati të zhvillohet në Parlament dhe aty është skena ku palët duhet të përballen me njëra tjetrën”, deklaroi Andreas Lammel.

Avokati: Reforma në drejtësi e drejtuar nga ndërkombëtarët

Spartak Ngjela: Ja kush janë politikanët më të trembur nga SPAK, nga Meta te Berisha,

të gjithë do të japin llogari për aferat korruptive

Sipas sinjaleve, strukturat e reja do të jenë gati brenda shkurtit. Dje u hap gara për Gjykatën e Posaçme. Por

gjykata njëherë për njëherë do të jetë në “stand by” në kuptim të punës sepse do të pritet se çfarë “malli”,

çfarë dosjesh do t’i sjellë Prokuroria...

unë pres që këto organe të luftojnë korrupsionin në nivele të larta. 100% që do ta luftojnë. Ato për këtë punë po ngrihen. Këto organe nuk i drejtojmë ne. Po të pyesësh ata të komisionit të vetingut, të thonë se kush i drejton. Nuk i drejtojnë shqiptarët këto punë, janë të drejtu-ar nga ONM dhe ndërkombëtarët. Ata rrinë mbi kokë”, deklaroi

avokati Spartak Ngjela.Thirrja e KLGJ për SPAK

Gjatë mbledhjes së dy ditëve më parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarët vendosën që të zgjedhin në mënyrë të përkohshme anëtarët gjyqtarë të SPAK. “Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 27.12.2018 mbledhjen e radhës në të cilën u shqyrtuan disa nga

“Shqipëria i është zotuar popullit dhe partnerëve që duhet te përmirësonte sistemin e drejtësisë. Reforma në drejtësi ka hyrë në shinat e saj dhe nuk ka kthim pas. Ndryshimi i parë dhe premtimi i parë është vetingu dhe i dyti është krijimi i organeve të reja. Ishim dëshmitarë të një momenti historik dje, uroj që kjo të ndodhë edhe sot, kështu që ju uroj suksese. KLGJ do të sjellë transparencë

dhe llogaridhënie. Më pas do të ngrihet SPAK e BKH që kanë për detyrë të hetojnë në themel korrupsionin e krimin e organizuar, duke çuar para drejtësisë çdo të korruptuar. Siç e thash dje, nuk jeni vetëm, SHBA do të ndihmoj në ngritjen e këshillit dhe organeve të tjera, duke iu mbështetur në infrastrukturë dhe eksperiencë”, u shpreh pak ditë më parë zëvendësambasdorja e SHBA, Leyla Moses-Ones.

SHBA: TË LUFTOHET ME THEMEL KORRUPSIONI

prioritetet në lidhjen me funk-sionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandi-datëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës. Më përputhje me kompetencat e për-caktuara nga ligji, Këshilli vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme kundër Kor-rupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rruge krijimit të këtyre gjykatave. Gjithashtu nisi procesin e komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për veri-fikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018”, njoftoi dje KLGJ. Kjo do të thotë se tani do hapet gara për të gjithë personat e interesuar dhe kushdo plotëson kushtet mund të aplikojë.

Page 8: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

8 GAZETA SOTE Shtunë 29 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qeveria miraton rregulloren, ja si do bëhet emërimi i zëvendëskryetarëve në gjykata, procedurat e plotaQeveria ka miratuar vendimin për miratimin

e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave, në kuadër të reformës në drejtësi. Në Fletoren Zyrtare thuhet se çdo gjykatë do të ketë një zëvendëskryetar, i cili do të zgjidhet nga mbledhja e gjyqtarëve të saj, ndërkohë që kandidatët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë profesionale si gjyqtar, nga të cilat të paktën tre vjet në të njëjtën shkallë. Sipas ven-dimit, zëvendëskryetari zgjidhet gjyqtari i cili ka të paktën pesë vjet përvojë profesionale si gjyqtar, nga të cilat të paktën tre vjet në të njëjtën

shkallë. Zëvendëskryetari i gjykatës ushtron kompetencat e kryetarit në mungesë të tij. Po ashtu, në nenin 3 thuhet se vendimi përcakton se mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të gjykatës zgjedh nga radhët e saj zëvendëskryetarin për një mandat trevjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. “Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të gjykatës zgjedh nga radhët e saj zëvendëskryetarin për një mandat trevjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve thirret dhe kryesohet nga kryetari i gjykatës dhe në mungesë të tij

thirret dhe kryesohet nga gjyqtari me përvojën profesionale më të gjatë në atë gjykatë”, thuhet aty. Më tej theksohet se kancelari i gjykatës ndihmon kryesuesin e mbledhjes në përgatitjen e mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve dhe është veçanërisht përgjegjës për: a) Njoftimin e gjyqtarëve për datën dhe orën e mbledhjes; b) Mbledhjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët që duan të kandidojnë sipas modelit aneks. Ndërkohë, sipas asaj që thuhet dokument, në mbledhje kanë të drejtë të marrim pjesë të gjithë gjyqtarët me funksionin e gjyqtarit ose

ndihmësmagjistratit në atë gjykatë. “Në mbledhje kanë të drejtë të marrim pjesë të gjithë gjyqtarët me funksionin e gjyqtarit ose ndihmësmagjis-tratit në atë gjykatë. Mbledhja është e vlefshme kur në të marrim pjesë të paktën dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Gjyqtarët dhe ndihmësmagjis-tratët e pranishëm në mbledhje kanë për detyrë të votojnë. 2. Votimi është i hapur dhe vendimi merret me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Kur rezultati mes kandidatëve është i barabartë, zgjidhet kandidati me përvojën profe-sionale më të gjatë si gjyqtar”, thuhet në nenin 5.

Rigels SELIMAN

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka refuzuar që të rikthejë në detyrë tek Prokuroria për Krimet e Rënda, dy

prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela. Dy prokurorët, pasi fituan gjyqin me eproren e tyre Arta Marku në Gjykatën Administrative, kërkuan rikthimin te Krimet e Rënda. Kjo çësht-je është shqyrtuar ditën e djeshme në mbledhjen Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por këshilli ka dalë kundër rikthimit të tyre në detyrën e mëparshme. Megjithatë kjo çështje do rishqyrtohet më 7 janar. Pra, kjo lëvizje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka thelluar përplasjet në sistemin e dre-jtësisë, pasi nga njëra anë KLP refuzon vendimin e Gjykatës Administrative, ndërsa nga ana tjetër kjo e fundit ka rrëzuar kryeprokuroren Arta Marku. Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj pas përplasjes për dosjen Shullazi u transferuan në Berat e Pogradec, ndërsa pas padisë në gjykatë, ata fit-uan pasi gjykata shpalli të paligjshëm urdhërat e Arta Markut. Vendimet u dhanë të martën dhe të mërkurën në mesditë, ku proceset u iniciuan nga Çela dhe Hajdarmataj. Administrativja i ka cilësuar transferimet si të padre-jta. Megjithatë, pavarësisht vendimit të shkallës së parë deri në vendimin final të KLP-s apo të një vendimi të Gjykatës së Apelit Administrativ në rast ankimimi prokurorët do të vazh-dojnë të ushtrojnë detyrën në Berat e Pogradec. Po ashtu, gazeta ka mësuar se zyrat e KLP-s do të atashohen në katin e 6 të Ministrisë së Drejtësisë, aty ku dikur kanë qenë zyrat e Avokatisë.

Përplasjet me MarkunProkurori Besim Hajdarmataj

mori drejtimin e Krimeve të Rënda, pas një periudhe të gjatë si prokuror, në vitin 2016. I emëruar nga ish-kr-yeprokurori Adriatik Llalla, Hajdar-mataj udhëhoqi një sërë çështjesh të nxehta, mes tyre atë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Por me ardhjen e Arta Markut në krye të prokurorisë, Hajdarmataj u shkarkua nga drejtimi i Prokurorisë Krimeve të Rënda. Në vend të tij u komandua prokurorja Donika Prela. Rrokada në Krimet e Rënda u njoftua nga ana e prokurorisë si e nevojshme për hetime më të shpejta dhe më të efektshme. Në

Pavarësisht vendimit të gjykatës, KLP refuzon prokurorët

KLP rrëzon prokurorët rebelë, refuzon të kthejë tek Krimet e Rënda Besim Hajdarmatajn dhe Olsian Çelën, thellohen përplasjet në drejtësi

Ujësjellësi i Vlorës, me projekt pilot në vitin 2019

Viti 2018 për Ndërmarrjen e Ujës-jellës Kanalizimeve ishte një vit me rezultate më të mira, në krahasim me vitet e mëparshme, ndërsa për 2019 është klasifikuar ndër ujësjellësat që do të jenë prioritarë dhe në vëmend-je maksimale të qeverisë. Kështu, deklaroi dje kreu i UK Kanalizime, Dorian Xhelili në analizën për vitin 2018. “Ne kemi pasur probleme të mëdha për sa i përket ujit pa të ard-hura. Nuk du atë përjashtoj pjesën e rrjetit, i cili është tejet i amortizuar dhe kemi shumë humbje. Por një pjesë e këtij uji që ne prodhojmë ka probleme akoma më të mëdha sa i takon pjesës së faturimit. Këtë vit do të krijojmë mundësinë tjetër për vendosjen e matësave, ashtu siç filluam me pjesën e matësave në burim, ku ne kemi një informacion të saktë se sa ujë prod-hojmë, sa energji konsumojmë dhe sa ujë faturojmë dhe në fund fare, sa arkëtojmë. Për vitin 2019 është klasifikuar ndër ujësjellësat që do të jenë prioritarë dhe në vëmendje mak-simale të qeverisë”, deklaroi Xhelili.

Gallup: 71% e shqiptarëve, viti 2019 do jetë më i mirë

Ndonëse se shifrat tregojnë se shqiptarët vijojnë të largohen nga vendi, në kërkim të një jete më të mirë ndoshta, të tjera të dhëna tregojnë një fakt tjetër kurioz; atë se pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë opti-mist për 2019-ën. 71% e shqiptarëve mendojnë se 2019 do të jetë një vit më i mirë se 2018. Këtë e thotë “Gallup International” në “Indeksin e shpresës 2019”, një anketë që publikohet çdo vit. Por, nuk mbaron me kaq. Re-zultati më mbresëlënës është ai se, shqiptarët janë të parët në botë për nga optimizmi që kanë për 2019-ën. Norma e atyre që nuk janë optimist ndërkohë ndahet mes pesimistëve, 10% dhe neutralëve 18%, ndërkohë që 1% nuk jep përgjigje. Norma disi më e lartë e pesimistëve, paçka se vetëm 10%, bën që Shqipëria të zbresë e dyta në indeksin global të vendeve më optimiste për 2019, pas Indisë, ku optimistët janë 69%, por pesimistët vetëm 5%. Edhe në një tjetër drejtim, shqiptarët mendojnë që bota do të jetë më paqësore në 2019.

shtator 2018, jemi njoftuar përmes telefonit për të qenë pjesëmarrës në një mbledhje e cila do të zhvillohej në të njëjtën ditë në orën 15.00, pa u njoftuar për objektin e saj. Njoftimi për mbledhje nuk ishte konform kërkesave ligjore në fuqi dhe vinte në kundërshtim me nenin 56 të ligjit nr.97 “Për organizimin dhe funksion-imin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i cili kërkon që mbledh-

ja të njoftohet të paktën 3 (tre) ditë përpara, së bashku me rendin e ditës. Mbledhja në fjalë u shty për të nesërmen, më datë 19.09.2018 në orën 9:00 nga drejtuesja, për shkak të mungesës së disa prokurorëve. Kërkesa e prokurorëve për t’u njohur me objektin e mbledhjes nuk mori asnjë përgjigje nga ana e drejtueses së komanduar të PKR”, thuhej në letrën e prokurorëve në atë kohë.

atë kohë opozita shigjetoi Prokuroren e Përgjithshme dhe mazhorancën se po vendos njerëzit e saj në pozicione kyçe të organit të akuzës për të mbyl-lur dosjet që bënin me “dhimbje koke” kryeministrin. Por dosja “Shullazi” do të shpërfaqte hapur kaosin që ishte krijuar tek Krimet e Rënda. Proku-rorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e Prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakuçit me pretendimin se ishte i sëmurë. Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues, ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, nisi një hetim disiplinor, ndërsa Besim Ha-jdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe. Por kjo solli një reagim të fuqishëm të tyre në atë kohë. “Më datën 18

Prokurorët rebelë që u transferuan në rrethe nga kryeprokurorja Marku shpërthyen në akuza ndaj kësaj të fundit. Për prokurorët kërkesa e Arta Markut ishte e paligjshme pasi Elisabeta Imeraj nuk kishte dhënë dorëheqje nga dosja “Shullazi”. Nga ana tjetër Arta Marku e lexoi qëndrimin e tyre si frikë nga përballja me krimin dhe korrupsionin. Në fund ngërçi u zgjidh nga prokuroria

duke caktuar dhe trupën e prokurorëve që do të jepnin pretencën për “Shullazin”. Grupi i prokurorëve do të për-bëhej nga Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani, të cilët kërkuan 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës. Por duket se dy nga 10 prokurorët që u ndëshkuan nga Marku, paditën Kryeprokuroren e Përkohshme e Përgjithshme.

PROKURORËT AKUZA ARTA MARKUT

1. Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda

2. Besnik Cani, Prokuroria e Elba-sanit

3. Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranës

4. Kostaq Beluri, Prokuroria e Përg-jithshme

5. Arben Dollapaj, Prokuroria e

Apelit Shkodër6. Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit

për Krimet e Rënda7. Nurihan Seiti (Metaj), nga avoka-

tia8. Tartar Bazaj, nga avokatia9. Gent Ibrahimi, nga pedagogët10. Sandër Beci, nga pedagogët11. Alfred Balla, nga shoqëria civile

11 ANËTARËT E KLP

Page 9: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Këshillat studentorë: Platforma për universitetin nuk plotëson kërkesat tona, jep zgjidhje sipërfaqësore

Këshillat Studentorë kanë dalë ditën e djeshme me një deklaratë të përbashkët, pas Paktit për Universitetin të prezantuar nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Këshillat Studentorë deklaruan se kanë analizuar Paktin për Universitetin dhe sipas tyre nuk përmbushen kërkesat e studenteve. Madje sipas tyre, tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete. “Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve,

madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete”, thuhet në deklaratë. Ata gjithashtu kanë shkruar se sëbashku me gru-pet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme duke u bazuar në pikat fillestare. Në deklaratën e studentëve thuhet se plat-forma do të zyrtarizohet në janar. “Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta

bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bash-ku me studentët dhe në media”, thuhet në deklaratë. Studentët kanë vlerësuar vullnetin e kryeministrit për ndryshime në qeveri, që sipas tyre erdhi nga presioni i vazhdueshëm që i ushtruan. Sipas tyre këto ndryshime nuk shmangin përgjegjësinë e shefit të qeverisë për situatën aktuale në vend. “Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për

ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vend”, thuhet më tej. Në përfundim, studentët e mbyllim se do të mbështesin çdo protestë e cila është e pavarur nga partitë politike, duke filluar që nga mbështetja e protestës së diasporës. “Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga dias-pora”, deklaruan këshillat studentorë.

Pas studentëve, diaspora në protestë para Kryeministrisë, kërkohen masa

kundër varfërisë dhe korrupsionit

Genc Sejko: Po ndalojnë protestën e patriotëve shqiptarë, por ne jemi këtu

Elisjeda KIKO

Emigrantët e diasporës, të mbështetur edhe nga qytet-arë të ndryshëm, kanë pro-testuar dje para Kryeminis-

trisë. Fjalën i pari e mori organizatori i kësaj proteste, Genc Sejko. Ai u shpreh se shteti tentoi të pengojë protestën e patriotëve, duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe ditën e sotme. “Po ndalojnë protestën e patri-otëve shqiptarë. Donin ta ndalonin protestën por ne jemi këtu. Shqiptarët janë këtu. Kur diskutuam që të vinim këtu dhe të flisnim pa arrogancë dhe ne tani jemi këtu për çdo arsye që i ka bërë qytetarët që të protestojnë. Jemi këtu për të gjitha. Faleminderit që jeni këtu. Nesër do të jemi prapë këtu”, ka thënë ai. Pas Sejkos, ka folur një emigrant që jeton në Amerikë, i cili është shprehur se ka ardhur koha për ndryshim dhe për të formuar një parti nacionaliste. Sipas tij, studentët kanë një kauzë të fortë, ndërsa bëri thirrje për t’i nxjerrë pushtetarët me dru. “Të marrim nga një hu dhe ti nxjerrim për-jashta. Ka ardhur koha për ndryshim. Të formojmë një parti nacionaliste. Studentët kanë një kauzë të forte”, ka deklaruar emigranti. Protestës së di-asporës i janë bashkuar edhe banorët e “Astirit”, të cilët kanë 55 ditë që pro-testojnë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre që preken nga ndër-timi i Unazës së Re. Ata e kanë përsh-kruar rrugën në këmbë për rreth 40 minuta, duke iu bashkuar shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Njëri prej banorëve të Astirit ka folur edhe për ndryshimet e ndodhura në qeveri, duke u shprehur se ato ndryshime ishin të kota. Sipas tij duhej të ishte larguar Rama. “Ndryshimet e qeverisë së Ramës ishin të kota, ne duam që ai të ikë nga qeveria”, tha ai. Por pjesë e protestës së diasporës u bënë dhe artistët që kundërshtuan prishjen e teatrit, si dhe një pjesë e studentëve.

DetajetOrganizatori i protestës së di-

asporës, Genc Sejko tha se protesta e tyre do të jetë paqësore. Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me ta. Sipas tij, protesta e studentëve arriti të rrëzonte gjysmën e qeverisë, duke shtuar se të gjithë së bashku do të arrijnë ta rrezojnë të gjithë qeverinë. “Protesta do të jetë paqësore, dhe u

OSSHE në shërbim për festat e fundvititOperatori i Shpërndarjes së

Energjisë Elektrike (OSHEE) do të jetë në shërbim të qytetarëve edhe për festat e fundvitit, duke zgjidhur problemet e mundshme që mund të krijohen gjatë ditëve të ndërrimit të viteve. OSHEE bën me dije në faqen zyrtare se arkat do të jenë në dispozicion dhe shërbim të qytet-arëve për të ofruar shërbime, duke publikuar edhe datat dhe oraret që këto të fundit do të qëndrojnë të hapura gjatë festave të fundvitit. “Operatori i Shpërndarjes së En-ergjisë Elektrike (OSHEE sh.a.), njofton se sportelet e Arkave do të jenë të hapura dhe ditët e fundit të vitit në shërbim të klientëve, respektivisht si më poshtë: 29 dh-jetor, e shtunë,orari 08:00-20:00; 30 dhjetor, e dielë, orari 08:00-18:00; 31 dhjetor, e hënë, orari 08:00-15:00”, është shkruar në njoftimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Fundi i pikave të basteve, janë mbyllur 4.985 subjekte

Ka ngelur edhe një javë nga hyrja në fuqi e ligjit për mbylljen basteve dhe kazinove elektronike. Të dhënat nga qendra kombëtare e biznesit flasin për një mbyllje masive të pikave në vend. Duke ju referuar shifrave zyrtare deri në datën 23 dhjetor janë mbyllur 4985 adresa sekondare nga pikat e basteve sportive. Ndërsa sa i përket lotarive janë 235 pika të tilla të mbyllura në QKB. Sipas adresave sekondare të regjistru-ara aktive në qendrën e biznesit janë edhe 320 të tjera që priten të mbyllën javën e fundit të dhjetorit. Sipas ligjit të miratuar, nga janari i 2019 nuk do të ketë pika bastesh dhe kazino elektronike, bingo si dhe lojëra elektronike në distancë. Parashikohet që zhvendosja e tyre të bëhet në hotelet me 5 yje kur ato të ndërtohen. Ligji parashikon gjithashtu se do të jetë vetë shteti qe do të merret me ndërmjetësimin dhe organizimin e lojërave të fatit. Por deri më tani nuk ka ende një nisëm të tillë konkrete nga qeveria.

Genc Sejko mbas ndalimit të protestës nga policia ka deklaruar se kjo është një formë presioni ndaj qytetarëve që duan t’i bashkohen protestës. “Më shumë se frikë ndaj nesh, është një presion ndaj të tjerëve. Kjo nuk është protesta ime, por e shumë shqiptarëve të Diasporës. Përg-jegjës në mënyrë zyrtare jam unë. Duke na bërë presion

neve u thotë të tjerëve mos shkoni në protestë që nuk ka leje. Çdo ekspert ligjor që kemi pyetur na ka garantuar që kjo është një protestë kryekëput e drejtë. Partia Socialiste është pjesë e sistemit. Nëse nuk do të ishte PS, kundër kujt do të protestonim. Ngjan me atë të Ramës, që u shpreh se do të doja të isha protestues me studentët”, ka thënë Sejko.

ORGANIZATORI I PROTESTËS: QEVERIA KA FRIKË

bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin me vetë këdo nga familja apo që njohin që të vijnë të bash-kojmë të gjitha kauzat një një të

Organizatori i protestës së dias-porës ka thënë se duhet çuar përpara ëndrra e shqiptarëve për Shqipërinë europiane. “Roli ynë si organizatorë të kësaj proteste është suport dhe mbështetja e këtyre aseteve që kanë treguar që kanë aftësinë për ta çuar përpara Shqipërinë dhe për të bërë ën-drrën e viteve '90 të Shqipërisë europi-

ane një realitet të mundshëm. Prandaj më 28 dhjetor ju ftoj të gjithëve, jo të na bashkoheni, por të bashkohemi bashkë për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri më përfaqësuese. Shqipëria ka asete të mjaftueshme intelektuale për të arritur ndryshimin e madh, atë ndryshim që nuk erdhi në vitin 90-të”, ka deklaruar Sejko.

SEJKO: DO E BËJMË SHQIPËRINË EUROPIANE

përbashkët. Protesta e studentëve rrëzoi gjysmën e qeverisë. Çfarëdo të ndodhi në qoftë se bashkohemi të gjithë bashkë? Të vini sot në shesh dhe ta shohim”, ka deklaruar Sejko. Ai ka thënë se protesta është mendu-ar përpara protestës së studentëve, duke e mbështetur kauzën e tyre në tre pika kryesore: Korrupsionin, krim-inalitetin dhe arrogancën e qeverisë. “Protesta është e të gjithë shqiptarëve e kemi thirrur ne shqiptarët e dias-porës, para fillimit të protestës së studentëve bazuar në tre pika korrup-

sionin, kriminalitetin dhe arrogancën qeverisë. Ideja e protestës në vetvete ndryshoi me protestën e studentëve, banorëve të “Astirit” apo protestën e Teatrit. Misioni jonë ka marrë një dimension tjetër nga një protestë me tre pika të jetë dhe më e gjerë. Kemi kontaktuar me banorët e Astrit dhe më të tjerë. Kemi gjetur shqiptarë që janë ta gatshëm dhe kudo që kemi shkuar kemi gjetur një frymë bash-këpunimi. Ndoshta vjen nga fakti që ne nuk jemi faktor këtu, pasi e kemi lidhur jetën diku tjetër”, tha ai.

Protesta do të jetë paqësore, dhe u bë-jmë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin me vetë këdo nga familja apo që njohin që të vijnë të bashkojmë të gjitha kauzat një një të përbashkët. Protesta e studentëve rrëzoi gjysmën e qeverisë...

Page 10: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

10 GAZETA SOTE Shtunë 29 Dhjetor 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

Raportet e BSH flasin për rënie të depozitave dhe kreditimit gjatë vitit që po lëmë pas

Konfirmohet dështimi i Gent Sejkos, kredia dhe depozitat me rënie gjatë 2018Dështimi i guvernatorit të

Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u konfirmua dhe një herë ditën e djeshme, pas

raporteve të vetë BSH për kreditimin dhe depozitat. Këto raporte vlerësojnë se gjatë vitit 2018, si kreditimi ashtu dhe depozitat kanë shënuar rënie të ndjeshme.

Kreditimi Kredia për ekonominë ka shënuar

rritje në nëntor, pas tkurrjes së fortë që ajo njohu muajin e mëparshëm. Sipas statis-tikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë në nëntor arriti në 534.8 miliardë lekë, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë (0.4%) në krahasim me tetorin. Rritja në nëntor ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të huasë në lekë për korporatat, që është zgjeruar me 0.9% në raport me muajin e mëparshëm ndërsa ajo në valutë ka rezultuar me rënie. Ecuri pozitive ka shënuar dhe kredia për individë, sërish në lekë, që është rritur me 0.5% me bazë mujore. Megjithatë, me bazë vjetore (nëntor 2018/nëntor 2017) huaja për ekonominë ka shënuar rënie me 3.5%, teksa stoku ka zbritur nga 554 miliardë lekë, në 534.8 miliardë lekë. Efektin më të madh në këtë tkurrje e ka dhënë kredia në valutë për bizneset, që është tkurrur me 5.3% me bazë vjetore, ku efekt ka dhënë dhe zhvlerësimi i euros. Por, në rënia është dhe huaja në lekë për bizneset, që është reduktuar me gati 4% me bazë vjetore. Pozitive ka qenë vetëm ecuria e kredisë për individët në lekë,

Ekonomia shqiptare krahasuar me rajonin, në vendin e tretë

Energjia “shpëton” sërish ekonominë, rritet me 4.48% në korrik-shtator

Sa i përket renditjes së Shqipërisë si ekonomia e 123-të më e madhe në botë, mes 192 ekonomive, në krahasim me rajonin, më keq se ne është Maqedonia, e 136-ta, Kosova e 152-ta dhe Mali i Zi në vendin e 152-të. Serbia ndërkohë ren-ditet si ekonomia e 88-të në botë dhe Bosnje Hercegovina e 116-ta. Të paktën deri në vitin 2033, situata në rajon pritet të mos ndryshojë dhe 6 shtetet të ruajnë të njëjtat pozita. Në renditjen e peshës që zë secili shtet në ekonominë botërore, Shqipëria ka garë vetëm me

Bosnje Hercegovinën. Por, me ritmin aktual të rritjes së ekonomisë së vendit, duket se gara do të jetë e humbur edhe për shumë dekada me radhë, paçka se ritmi tregon se gjasat janë që mund ta parakalojmë. Por do të duhej të kalonin thuajse 100 vite për të arritur diçka të tillë, pra që ekonomia shqiptare të performojë njësoj si tani dhe ajo e Bosnjës po ashtu, por me një ritëm më të ulët se vendi ynë. Me Serbinë ndërkohë nuk ka fare garë, pasi është një ekonomi bind-shëm më e madhe.

Motorët e ekonomisë shqiptare kanë vijuar të jenë të nxehtë në periudhën kor-rik-shtator, pas dy tremujorëve radhazi kur rritja kishte qenë mbi 4%, për shkak të situatës së favorshme të motit me reshje që nxiti prodhimin e energjisë për 9 muajt e vitit. INSTAT ka publikuar të dhënat lidhur me ecurinë e produktit të brend-shëm bruto (PBB) për tremujo-rin e tretë. PBB u rrit me 4.48% me bazë vjetore në tremujorin e tretë, nga 4.32% në tremujorin e dytë dhe 4.45% në të parin. Për të tre tremujorët e parë energjia

kontribuoi në gati gjysmën e rri-tjes. Sipas INSTAT, kontributin në rritje në tremujorin e tretë e ka dhënë dega “Industria, en-ergjia dhe uji” me 1.78 pikë për-qindje. Energjia ka ndikuar me 80% brenda grupit, ndërkohë që prodhimi i energjisë u rrit me 15.4% me bazë vjetore në periudhën korrik-shtator. Grupi i dytë që ka dhënë ndikimin më të madh është “Tregti, transport dhe shërbim ushqimor”, me 1.12 pikë përqindjeje. Tremujori i tretë përkon dhe me kulmin e sezonit turistik, që këtë vit ka njohur rritje të ndjeshme.

Tatimet: Më 30 dhjetor skadon afati për pagesën e tatim fitimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju sjell në vëmend-je tatimpaguesve nëpërmjet një njoftimi për shtyp, se data 30 dhjetor është afati i fundit i pagesës së këstit të Tatimit mbi Fitimin për vitin fiskal 2018, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar. Duke qenë se data 30 dhjetor është ditë pushimi, Drejtoria e Përg-jithshme e Tatimeve iu kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve paradhënie të kryhen brenda datës së djeshme 28

dhjetor, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizo-het në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyr-imin e pagesës e kanë ta-timpaguesit me xhiro mbi 8 milionë lekë. Administrata Tatimore mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrimet tatimore.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Trajtimit të Personaliteteve të Larta tani do të funksionojë edhe si agjenci udhëtimi që do të rezervojë bileta dhe hotele për institucionet e larta shtetërore, Kryeministrinë dhe Minis-tritë e linjës. Një ndryshim i fundit i bërë ne vendimin që përcakton funksionimin e kësaj drejtorie, saktëson se përpos nëntë detyrave që kjo drejtori kishte më herët i shtohet edhe një tjetër e re. Kështu në pikën 2 të vendimit pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” ku thuhet se tek detyrat kryesore të Drejtorisë së Shërbi-meve Qeveritare është edhe: Ofron shërbime si agjenci udhëtimesh, për shitjen e biletave në fushën e transportit ajror dhe rezervimin e akomodimin në hoteleri jashtë vendit, për institucionet e larta shtetërore, Kryeministrinë

e ministritë e linjës dhe, me kërkesë të tyre, për Presidencën dhe Kuvendin e Shqipërisë”. Në çdo rast shpenzimet për tre prej pikave që përfshijnë detyrat e kësaj drejtorie (përfshirë biletat e udhëtimit jashtë dhe rezervimin apo akomodimin në hotel) institucionet duhet t’i përballojnë me fondet e tyre. Sipas ligjit në fuqi Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Trajti-mit të Personaliteteve të Larta ka nëntë detyra kryesore. Së pari kryen shërbime qeveritare të pritjes së delegacioneve të huaja, të personal-iteteve të larta, të miqve e dashamirësve të ven-dit tonë etj., të cilët vijnë të ftuar nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave. Së dyti trajton me kushte banimi e ushqimi delegacionet e rang-jeve të larta, që vijnë në ministri e institucione

qendrore. Së treti trajton e plotëson nevojat jetësore të personaliteteve të larta. Së katërti plotëson kushtet e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë shtetërore, si të mbledhjeve, konferencave, seminareve, veprimtarive ndërkombëtare etj., që kryhen në mjediset e Drejtorisë se Shërbimeve Qever-itare. Së pesti në përputhje me aktet ligjore në fuqi ajo kryen aktivitet tregtar siç është: dhënia me qira e vilave, objekteve që ka në adminis-trim, si dhe kryen veprimtari ekonomike të turizmit e të shërbimeve hoteleri për persona fizikë e juridikë vendas e të huaj. Për nevoja të veçanta në rrethet ku nuk disponon rezidenca apo vila, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare mund të marrë objekte me qira nga subjekte shtetërore apo private, vendas apo të huaj.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, agjenci udhëtimi për Kryeministrinë dhe ministritë

që ka parë një zgjerim prej gati 10%. Në fund të muajit nëntor, kredia në lekë përbënte 51% të totalit. Në konferencën e fundit për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se e pastruar nga efekti i kursit dhe nxjerrja e kredive jashtë bilancit, kredia për sektorin privat u rrit me 4.9% dhe 4.5%, përkatësisht gjatë tremujorit të tretë dhe dy muajve të parë të tremujorit të katërt. Gjithashtu, normat e ulëta të interesit kanë ndihmuar

ristrukturimin e kredive, duke lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit dhe duke përmirësuar stabilitetin e sistemit finan-ciar. Raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 12.7% në muajin nëntor, duke ilustruar përmirësimin e vazhdueshëm të shëndetit të sektorit bankar.

Depozitat Kursimet e individëve, bizneseve

e institucioneve shtetërore në fund të muajit nëntor arritën në 979 miliardë

lekë, sipas statistikave të publikuara dje nga Banka e Shqipërisë. BSH raporton se në krahasim me tetorin, depozitat ranë me 4 miliardë lekë, ose 0.4%, si rrjedhojë e rënies së kursimeve të bizneseve dhe in-dividëve si në lekë ashtu dhe në valutë. Ky është muaji i dytë që depozitat shënojnë rënie, pasi ato ishin rimëkëmbur lehtë në periudhën e verës, të ndikuara kryesisht nga valuta që sjellin emigrantët në verë. Dy vitet e fundit, tendenca e kursimeve

ka qenë në rënie, duke reflektuar si rrud-hjen e tyre në lekë nga interesat e ulëta ashtu dhe efektin që ka dhënë nënçmimi i euros në treguesin e depozitave në valutë (i cili raportohet në euro). Gjatë vitit të fundit, kursimet e individëve kanë vijuar tkurrjen. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që nga nëntori i vitit të kalu-ar, depozitat në total të individëve kanë rënë me 18 miliardë lekë, ose rreth 150 milionë euro. Ndikimin më të fortë e ka pasur rënia e kursimeve në monedhën vendas, që ka sjellë 70% të rënies (-13 mld lekë), një tendencë që po vijon që prej vitit 2012, kur Banka e Shqipërisë nisi politikën monetar për uljen e normës bazë të interesit, që aktualisht është në minimum historik prej 1%. Kthimi për kursimet në lekë me afat 1 vjeçar është më pak se 1%, që realisht është negativ, duke pasur parasysh që inflacioni është afër 2%. Një pjesë e kursimeve në lekë ka kaluar në depozita pa afat. Depozitat në valutë kanë shënuar një rënie më të ulët vitin e fundit me 5.3 miliardë lekë, por këtu duhet pasur parasysh dhe efekti i zhvlerësimit të euros. Për kursimet në valutë tendencë e fortë ka qenë zhven-dosja e tyre në llogari pa afat. Në fund të muajit nëntor, pesha e depozitave në lekë ka zbritur në 46%, nga 47% në nëntor të një viti më parë, duke treguar për një rritje të peshës së kursimeve në valutë (kryesisht euro), pavarësisht politikës së Bankës së Shqipërisë për të dekurajuar euron si monedhë kursimi.

Page 11: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraParalajmërimi vjen në ditën e shtatë të mbylljes së 1/3 së qeverisë së SHBA

Andi LAMKO

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshkallëzuar dje retorikën e ndezur me rivalët e tij politikë, duke kërcënuar

me mbyllje të kufirit jugor të vendit, nëse nuk aprovohen financat për murin anti-emigrantë. “Do të dety-rohemi të mbyllin kufirin jugor nëse demokratët sabotues nuk na japin paratë për të mbaruar murin, dhe nëse nuk ndihmojnë në ndryshimin e ligjeve qesharake të emigracionit të cilat na janë bërë barrë”, tha Trump në komentin e tij. Rreth një e treta e agjencive federale të qeverisë së SHBA janë të mbyllura prej ngërçit të buxhetit, dhe pritet të vazhdojnë edhe në 2019 teksa demokratët refuzojnë financimin e murit kufitar. Trump tha më tej: “SHBA humbet më shumë se 75 miliardë dollarë në tregtinë me Meksikën sipas marrëveshjes së vjetër NAFTA, prandaj edhe mbyllja e plotë e kufirit mund të konsiderohet si një operacion fitimprurës. Ose do të ndërtojmë (përfundojmë murin, ose do të mbyllim kufirin”. Më vonë Trump ka thënë se me versionin e rinovuar të marrëveshjes së tregtisë së Amerikës së Veriut, SHBA po fiton atë që i takon, por nuk e përmendi në debatin e murit. Dy dhomat e Kongresit u mblodhën shkurtimisht të enjten por asnjë hap nuk u mor për bllokimin e qeverisë. Kongresi dhe Senati pritet të mblidhen të hënën. Ngërçi ka lënë pa punë mijëra zyr-tarë të administratës federale.

Palët ende largSekretarja e shtypit të Shtëpisë së

Bardhë, Sarah Sanders, tha dje se dy palët janë ende shumë larg. “Ata nuk

BE-Turqi dënojnë ndërtimet izraelite në Bregun Perëndimor

Erdogan: Turqia s’qëndron në Siri nëse largohen militantët kurdë

Bashkimi Evropian, Brita-nia, Franca dhe Turqia kanë dënuar aprovimin e fundit për kolonitë e reja izraelite në territorin e pushtuar palestin-ez të Bregut Perëndimor. Më 26 dhjetor komiteti izraelit i planifikimit aprovoi ndërtimin e 2,191 njësive të reja të banimit në kolonitë izraelite. BE tha se vendimi dëmton përparimin drejt zgjidhjes së konflitit dhe të paqes afatgjatë. "Pozita e Bash-kimit Evropian për ndërtimet e kolonive izraelite dhe aktivite-tet e lidhura me to, është e qartë

dhe e pandryshuar: çdo aktivi-tet për kolonitë është ilegal si-pas ligjit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e shkurtër të BE. Franca dënoi dje zhvillimin duke i bërë thirrje administratës izraelite të rimendojë vendimin, i cili shton tensionet. "Kolonitë e reja dëmtojnë zgjidhjen e konf-liktit me dy shtete, dhe kjo është e vetmja zgjidhje për arritjen e paqes me palestinezët", thuhej në deklaratën e ministrisë së jashtme franceze. Britania qua-jti vendimin të papranueshëm dhe zhgënjyes.

Presidenti turk Tajip Erdo-gan tha dje se Turqia nuk ka punë në zonën e Manbixh dhe askund në Siri, nëse largohen “organizatat terroriste”, disa orë pasi ushtria e Sirisë tha se po hynte në qytet. Turqia është përgatitur të ndërhy-jë me një ofensivë të gjerë në rajon për të larguar mili-tantët kurdë YPG, që më parë mbështeteshin nga SHBA. Por pas tërheqjes së kësaj të fundit nga Siria dhe avancimit të trupave qeveritare në rajon, Erdogan thotë se tashmë nuk

do të nxitohet për operacionin. “Në situatën aktuale, ne do të mbështesim integritetin e ter-ritorit sirian. Pasi organizatat terroriste të largohen nga zona ne nuk kemi asnjë angazhim aty”, tha Erdogan për mediat pas lutjeve të së premtes në Stamboll. Mëngjesin e sotëm ushtria siriane hyri për herë të parë në Manbixh pas disa vjetësh. Erdogan shtoi: “Nuk është fjala vetëm për Man-bixh, ne do të luftojmë për të zhdukur të gjitha organizatat terroriste në rajon.”

Ivanov, Parlamentit: Të rrëzojmë marrëveshjen e Prespës

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka përdorur fjal-imin e tij të fundvitit në parla-ment për të hedhur poshtë arri-tjet e qeverisë social-demokrate si amnistia e dhunës së 27 prillit dhe marrëveshjen his-torike të zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë. “Unë i fal të burgosurit që të shmanget kaosi, ndërsa ju falni për të bërë presione dhe për kom-pensime. E kam dekretuar Ligjin për amnisti, për shkak të patriotëve të pafajshëm të cilët kanë qenë të pranishëm më 27

prill në hapësirat e Kuvendit”, tha Ivanov, duke u ankuar më pas për përgjimet në Maqedoni. “Kam informacione se vetëm me urdhër gojor, e përsëris me urdhër gojor, jam përgjuar unë, familja ime dhe anëtarët e kabinetit tim. Kam pasur edhe kërcënime. Politikanë të ndry-shëm hapur kanë bërë thirrje për eliminim të presidentit”, tha mes tjerash Ivanov. Për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Ivanov refuzoi akuzat se ka qenë njëri ndër organizuesit kryesorë.

Merkel-Macron i kërkojnë Rusisë lirimin e marinarëve ukrainas

Kancelarja gjermane, Ange-la Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë kërkuar dje nga Rusia që t’i lirojë marinarët ukrainas, të cilët janë arrestuar muajin e kaluar gjatë kapjes së tre mjeteve detare ukrainase në ngushticën e Kerch në detin Azov, pranë gadishullit të Krimesë. “Ne kërkojmë kalim të sigurt, të lirë dhe të papenguar të të gjitha anijeve në Ngushticën e Kerçit dhe lirim të pakushtëzuar të të gjithë marinarëve ukrainas”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Mali i Zi dëbon 30 murgj dhe priftërinj të Kishës

Ortodokse serbeMali i Zi do dëbojë më shumë se 30

murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodok-se serbe. Podgorica zyrtare i mbylli dyert për qytetarët serbë të cilët, sipas ligjeve të Ministrisë së Brendshme, nuk i plotësojnë kushtet për të jetuar dhe për t'i kryer shërbimet fetare në Mal të Zi. Kisha Ortodokse Serbe, e cila tha se ky është një “vendim politik” dhe se do të përdorë të gjitha të drejtat ligjore që statusi i të punësuarve në këtë institucion të fitojnë të drejtat e qëndrimit dhe punësimit.

Sudan, shënohen 19 të vrarë gjatë protestave për çmimin e bukës Gazetarët sudanezë hynë në një

grevë urie këtë të enjte, në valën e protestave masive kundër rritjes së çmimit të bukës, gjatë të cilave 19 qytetarë kanë vdekur, përfshi këtu edhe dy pjesëtarë të forcave të sig-urisë. “19 qytetarë kanë humbur jetën në incidente, përfshi dy nga forcat tona të sigurisë, që kur protestat nisën të shpërthenin më 19 dhjetor”, tha zëdhënësi i policisë, Boshara Juma, ndërsa grupet monitoruese thonë se numri i viktimave është më i lartë.

Qeveria e Kosovës ka zgjeruar dje tarifën dogan-ore 100 përqind edhe ndaj markave ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje dhe prej andej hyjnë në Kosovë. Në vendimin e 21 nëntorit, qeveria kishte përjashtuar nëntë marka ndërkombëtare nga tarifa. Ministri i Tregtisë Endrit Shala, tha se tashmë nuk më asnjë përjashtim. “Nga 21 janari çdo produkt që ka origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, e ka taksën prej 100 për qind”, tha ai, duke shtuar se vendosja e tarifës edhe për markat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet me vendet përkatëse. Ai ka theksuar se ka biseduar me për-faqësuesit e këtyre kompanive dhe ato tashmë kanë filluar që ta furnizojnë veçmas tregun në Kosovë.

Mediat pro-qeveritare ruse kanë nisur ditët e fundit të propozojnë në “analizat e opinionet” e tyre, vendosjen e forcave ushtarake ruse në Serbi. Në një prej tyre, drejtori i Qendrës Ballkanike të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Moskë, Viktor Kollbanovskij, propozon se vendosja e një kon-tingjenti ushtarak rus në Serbinë Qendrore është “rrugëdalja e vetme për Serbinë”. Sinjalet pro-vokuese paralajmërojnë për zhvillime negative në rajon, teksa analisti pretendon se lëvizja përfshihet në “interesat e sigurisë kombëtare” të Rusisë . ”Fakti që situata në Ballkan u përfshi në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, dëshmon për atë që rajoni në fjalë hyn në fokusin e interesave ruse të sigurisë kombëtare”, shkruan ai.

Kosova shton tarifat ndaj markave që hyjnë nga Serbia Mediat ruse: Moska të vendosë trupa ushtarake në Serbi

Trump ultimatum Demokratëve: Financoni murin ose mbyllni kufirin

po ulen fare në tavolinë. Për momentin jemi shumë larg pasi demokratët nuk duan të bëjnë asgjë për të mbrojtur kufijtë tanë”, tha ajo. Pas zgjedhjeve të mes-mandatit, demokratët marrin muajin që vjen kontrollin e Dhomën e Përfaqësuesve dhe liderja e re Nancy Pelosi, ka thënë se dhoma do të votojë me shpejtësi rihap[jen e qeverisë “për të treguar se demokratët qeverisin me përgjegjësi, në kontrast me këtë Shtëpi të Bardhë kaotike që po shikojmë”. Kreu republikan i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney, tha se qever-ia është e gatshëm të pranojë edhe mpak se 5 miliardë dollarët e kërkuar për murin, por nuk komentoi se çfarë shifre do të propozohej. “Demokratët po na përjashtojnë nga diskutimet, as nuk po na kundërshtojnë”, tha ai dje për rrjetin Fox News. Mulvaney tha se besonte se kreu i grupit demokrat

të Senatit, Chuck Schumer, ishte “i interesuar në arritjen e një marrëvesh-jeje duke arritur njëfarë kompromisi, por Pelosi po mundohet ta ndalojë këtë të ndodhë”.

Shtohen efektet e bllokimitSa më shumë që të vazhdojë

mbyllja e qeverisë, aq më shumë do të nisin të ndjehen efektet e saj në pub-lik. Muzeumet e famshme amerikan Smithsonian deri tani kanë qëndruar hapur pa rrjedhje financash por njoftu-an dje se të gjitha ato bashkë me parqet kombëtare zoologjike do të nisin të mbyllen nga 2 janari. Bllokada prek nëntë departamente të kabinetit, duke përfshirë atë të sigurisë së brendshme dhe të drejtësisë, si dhe dhjetra agjenci të tjera. Ndërkohë qeveria ka nisur konsulencën për punonjësit federalë që së shpejti mund të mbeten pa paga dhe nuk mund të paguajnë qiratë

apo kreditë e tyre. “Jam një punonjës federal që kohët e fundit është pe-zulluar përkohësisht prej mungesës së fondeve të agjencisë time”, thuhet në një nga letrat e personelit. “Kjo ka bërë që rroga ime të përgjysmohet dhe unë të mos jem i aftë të paguaj qiranë dhe shpenzimet e tjera”. Ndërsa për mbylljen e kufirit me Meksikën, presidenti Trump ka kërcënuar ta bënte dhe më parë, në kohën e afri-mit të karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore. Por edhe kjo nuk është e qartë si do të funksionojë pasi vetëm në pikën e hyrjes së San Ysidro për shembull, kalojnë çdo ditë 70,000 makina dhe 20,000 këmbësorë.

Do të detyrohemi të mbyllin kufirin jugor nëse demokratët sab-otues nuk na japin paratë për të mbaruar murin, dhe nëse nuk ndihmojnë në ndrys-himin e ligjeve qeshar-ake të emigracionit të cilat na janë bërë barrë. SHBA humbet 75 miliardë dollarë në tregtinë me Meksikën sipas marrëveshjes së vjetër NAFTA...

Page 12: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

12 GAZETA SOTE Shtunë 29 Dhjetor 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Shërbimi inteligjent ameri-kan (CIA) ka hedhur dritë në një nga dokumentat e saj të deklasifikuara së fundmi

mbi operacionin shqiptar të CIA, me emrin e koduar BGFIEND? Ky ishte operacioni i parë para-ushtarak që ndërmerrnin amerikanët për përmbysjen e një regjimi në një vend sovran. Kjo histori vazhdoi jo pak, por për më shumë se pesë vjet. Por dështuan. E vërteta mbi “radiolojën” dhe arsyet e dështimit të këtij oper-acioni, sipas dokumenteve të CIA-s janë shumë komplekse, por që nuk kanë të bëjnë aspak me ato që janë treguar deri më tani. Ja çfarë thuhet në një raport të 9 janarit 1951 të CIA mbi këtë operacion.

Raport i statusit të operacionit BGFIEND

Projekti BGFIEND, i aprovuar më 22 qershor 1949, autorizon një seri programesh politike, psikolog-jike e ekonomike, për ta bërë Shqipërinë të pavlefshme për Bash-kimin Sovjetik si bazë operacionesh. Në mbështetje të këtij programi janë krijuar disa struktura qëndrimi apo stërvitjeje në disa vende të Evropës Lindore. Përdorimi i Komitetit Kom-bëtar të Shqipërisë së Lirë si mbulim për aktivitetet e fshehta, është bërë nga OPC dhe arritjet e deritanishme janë si më poshtë: OPC ka mbledhur një personel prej 250 shqiptarësh në Gjermani, nga të cilët do të zg-jidhen grupe për stërvitje në luftë guerile dhe infiltrim. Më 11 nëntor 1950, pas një periudhe trajnimi në shkollën e fshehtë në Gjermani, grupi i parë prej nëntë shqiptarësh u lëshua nga një avion pa simbole, i drejtuar nga ekuipazh polak, në dy zona të Shqipërisë, siç tregohet në hartë. Misioni i tyre ishte krijimi i një bërthame grupesh rezistence, krijimi i vendeve të sigurta dhe për-gatitja e strukturave për lëshimet e mëtejshme të materialeve. Në fushën e luftës psikologjike, në nën-komitetin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, ka punuar nën mbikëqyrjen e personelit të OPC prej disa muajsh për përgatitjen e materialeve të propagandës. Mbi Shqipëri janë lëshuar materiale propagande prej 500 000 fletësh për çdo lëshim, në qendra kryesore urbane, në datat 16 tetor 1950, 7 nën-tor, 27 nëntor dhe 1 janar 1951. Në tre raste fletët u lëshuan nga avioni i fshehtë i OPC, kurse në lëshimin e 1 janarit u përdor një avion i inteligjencës britanike. Si mjete të tjera shtesë të luftës psikologjike janë përdorur transmetime radio në valë të shkurtra e valë të mesme nga transmetues të instaluar në një mjet detar të OPC, nën një flamur të huaj në Mesdhe. Mbulimi për këto aktiv-itete është një ekspeditë shkencore për biologjinë detare të zonës. Trans-metuesi pritet të nisë propagandën negative kundër regjimit të Hoxhës në fund të shkurtit dhe mbështetet nga staf shqiptar në bord dhe nga toka. Agjentët shqiptarë; Dibër: Adem Curraj, lider legalist, Zethan Daçi, legalist, Sali Dalini legalist. Kosovë: Miftar Planeja lider, Balli Kombëtar, Halil Norguti legalist, Ramadan Canaj legalist, Rexhit Berisha, Partia Agrare. Kruja: Ilir Toptani lider legalist, Selim Daci Partia Agrare.

Biseda me Departamentin e Shtetit mbi operacionin BGFIEND

Që prej bisedës së fundit mbi op-eracionin BGFIEND më 25 tetor, janë marrë informacionet e mëposhtme:

Amerikanët tregojnë identitetin e personave që bashkëpunuan të parët me ta

mëposhtëm mbi politikat britanike në lidhje me Shqipërinë: Ministria e Jashtme britanike favorizon një Shqipëri të lirë e të pavarur, dhe këshillon kështu edhe Departa-mentin e Shtetit. Ambasadori i ri britanik në Jugosllavi është instruk-tuar të informojë Titon për qëllimet britanike në Shqipëri, për dëshirën për të ditur më shumë mbi Lidhjen e Prizrenit, dhe nëse bashkëpunimi mes vendeve është i mundshëm kur objektivat janë të përbashkëta. Britanikët mendojnë se prezantimi i pikëpamjeve anglo-amerikane duhet të bëhet në mënyrë të koor-dinuar, dhe besojnë se NCFA duhet të ndalojë propagandën që pengon mundësitë e bashkëpunimit me Lidhjen e Prizrenit. Britanikët kanë informuar italianët mbi zhvillimet dhe u gëzuan kur ata shprehën lehtësim se nuk parashikohet një ndarje e Shqipërisë dhe se çështja do të trajtohet nga anglezët e amer-ikanët. Diskutimet për misionin çuan në konkluzionin se nëse duhet të kryhet një operacion i shkallës së gjerë, ai të mbështetet në tre pika kryesore: Në pozitën miqësore neutrale të Jugosllavisë ose bash-këpunimin e saj aktiv; Në pikëpam-jet e krerëve ushtarakë anglezë e amerikanë; Dhe në vlerësimin mbi pozitën jugosllave si miqësore apo neutrale.

Roli i Harri Fultz në ShqipëriDukumentat e 1094 të CIA

flasin dhe për aktivitetin e Harri Fultz në Shqipëri. Një dokument i CIA thotë se është marrë informa-cion nga një burimi mirë-vendosur, se këshilltari kryesor i Komitetit Shqiptar për Shqipërinë e Lirë (NCFA) gjatë një vizite të kohëve të fundit në Washington ka qenë

Harri Fultz, i njohur për intelektu-alët shqiptarë pasi ka drejtuar për shumë vjet një shkollë të Kryqit të Kuq në Tiranë (Fultz u detyrua të largohej nga Shqipëria në vi-tin 1932 kur mbreti Zog mbylli të gjitha institucionet mësimore të huaja, pasi sipas opinionit të min-istrit të tij të arsimit, Kol Ivanaj, ishin burime politike të huaja për agjitacion dhe spiunazh. Më vonë, ai u bë këshilltar i Departamentit të Shtetit për çështjet e Ballkanit).

Në bisedimet me shqiptarët, Fultz raportohet t’u ketë thënë se do t’i pëlqente ta shite vendin ku kishte kaluar shumë vjet, të çliruar nga komunizmi, dhe u ka premtuar mbështetjen personale dhe të or-ganizatës në të cilën ishte drejtor. Në fund të takimit raportohet se ai u dha çdo anëtari të komitetit një dhuratë prej 5000 dollarësh (Një tjetër raportim mbi çështjen tregon se çdo anëtar i komiteti NCFA ka marrë një dhuratë prej 5000 dollarë nga Departamenti i Shtetit). Gjetja e zëvendësimit të Mithat Frashërit si kryetar i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, nuk ka qenë e lehtë. Për momentin është vendosur të zgjidhet Presidenti i Ballit Kombëtar, duke e lënë të lirë vendin e kreut të Komitetit. Pas diskutimeve të zgjatura, Balli Kom-bëtar zgjodhi Hasan Dostin. Dosti është një ish-gjyqtar e ministër drejtësie gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, por edhe pse është shpallur kriminel lufte nga qeveria aktuale e Shqipërisë, nuk konsid-erohet si një nga kolaboracionistët më të këqij. Ai është një njeri i zakonshëm, rreth 50 vjeç, që jeton në Via Kalabria nr. 32 në Romë. Ka shumë miq italianë, duke përfshirë dhe ata me influencë. Ai ka punuar vazhdimisht gjatë viteve në emigra-cion për të luftuar kundër ndjenjës tradicionale anti-italiane të Ballit Kombëtar dhe ka fituar mbështet-

Dokumentet, ja si CIA ngriti kampe stërvitjeje në disa vende të BE për agjentët që do të infiltroheshin në Shqipëri, 250 persona u trajnuan në Gjermani

Një transmetim i Radio Tiranës më 24 nëntor 1951, që u monitorua nga FBIS, njoftonte për eliminimin e 13 spiunëve të lëshuar me parashutë në territorin e Shqipërisë, nga spiunazhi i Shteteve të Bashkuara. Të shtatë njerëzit e përmendur në lajm ishin anëtarë të grupit të OPC. Ka gjasa që edhe gjashtë të tjerët që nuk u emëruan të jenë anëtarë të grupit të OPC. Më 25 tetor 1952, Radio Tirana lajmëroi për eliminimin e shtatë spi-unëve të infiltruar në Shqipëri nga shërbimet sekrete britanike. Shtetet e Bashkuara nuk u përmendën si pjesëmarrëse në infiltrim, por dihet se tre prej njerëzve ishin anëtarë të grupit të OPC nga CIA. Radio Tirana raportoi më 27 tetor se 33 spiunë jugosllavë u kapën ose u vranë nga forcat shtetërore të sigurisë. Asnjë prej tyre nuk ishte agjent i OPC. Këto tre lajmërime tregojnë për suksesin e forcave qeveritare në ndalimin e infiltrimeve nga jashtë. Aktualisht, vetëm dy grupe të OPC janë opera-tivë në Shqipëri, por meqënëse ende nuk është vendosur kontakti radio, statusi i operacioneve nuk njihet.

PolitikatËshtë marrë informacioni i

“Përdorimi i Komitet-

it Kombëtar të Shqipërisë së Lirë si mbulim për ak-tivitetet e fsheh-

ta, është bërë nga OPC dhe arritjet e deritanishme janë si më poshtë: OPC ka mbledhur një

personel prej 250 shqiptarësh në

Gjermani, nga të cilët do të zgjidhen grupe për stërvitje

në luftë guerile dhe infiltrim. Më 11 nën-

tor 1950, pas një periudhe trajnimi

në shkollën e fshe-htë në Gjermani,

grupi i parë...

Page 13: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët tregojnë identitetin e personave që bashkëpunuan të parët me ta

jen e autoriteteve. Për momentin, Dosti besohet se është ende në Nju Jork, ku ka ardhur në fillim të vitit si përfaqësues i Ballit Kombëtar, me detyrën e vështirë, sipas burimeve, të konvertojë refugjatët pro-ko-munistë në Shtetet e Bashkuara. Burimet thonë se Dosti nuk ven-dosur ende nëse do të qëndrojë në SHBA, ku është dhe selia qendrore e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, apo do të kthehet në Romë për të shërbyer me përpjekjet e veprimeve praktike për çlirimin e Shqipërisë. Zgjedhja e Dostit u kundërshtua me forcë nga Abaz Kupi, lideri monarkist shqiptar, dhe kundërshtar politik e personal i Ballit Kombëtar dhe vetë Dostit. Zgjedhja e tij u kundërshtua edhe nga grupi ballist që kishte dashur të zgjidhte në krye Nuredin Vlorën, pinjoll i një prej familjeve më të mëdha shqiptare dhe ish-ministër i Turqisë për Shqipërinë gjatë sun-dimit të Abdul Hamidit. Burimet thonë se Vlora është një figurë disi piktoreske dhe anakronike që meg-jithëse është 60 vjeç, jeton në kom-fort në ishullin italian të Kaprit. Ai është martuar me mbesën e Ëodroë Ëilson, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, por raportohet të jetë ndarë prej saj. Lidhjet e tij me rrethet kosmopolitane amerikane do të ishin në favor të tij, por u kundërshtua sepse edhe pse është anëtar i spikatur i Ballit, i kishte

neglizhuar prej disa kohësh punët e partisë për të jetuar jetën luksoze në Kapri. Arsyeja kryesore për mos-zgjedhjen e tij ishte se shumë anëtarë të Ballit mendonin se Dosti mund të kontrollohej lehtësisht.

Antikomunizmi në VeriËshtë marrë përkthimi i parë

i një letre të shkruar me bojë nga grupi Pine tree. Letra është shkruar më 5 gusht dhe ishte e dyta nga ky grup, por e para që mundi të arrijë

bazohej mbi anësinë politike dhe jo në besnikërinë ndaj operacion-it. Gjithashtu, mungesa e sigurisë dukej qartë nga fakti se familjet e njerëzve që merrnin pjesë në aksion ishin marrë në pyetje nga Sigurimi përpara arritjes së tyre në zonë, si dhe nga fakti se zona e lëshimit ishte e ditur nga autoritetet shqiptare. Grupi i shpëtoi eliminimit të sigurtë duke u lëshuar disa milje larg zonës së planifikuar të lëshimit. Më 13 shtator, NCFA në Nju Jork trans-metoi një kabllogram për regjimin e Enver Hoxhës ku ofronte ndihma ushqimore për popullin shqiptar, të cilat të mbikëqyreshin nga një grup i paanshëm. Meqënëse asnjë përgjigje nuk është marrë deri më sot, mesazhi po përsëritet në radio dhe në shtyp, duke përmendur edhe mungesën e bashkëpunimit të reg-jimit të Hoxhës. Kabllogrami do të jetë edhe pika kryesore e broshurës së ardhshme për lëshim, si dhe hapi i parë për programin e lëshimit të të mirave materiale në Shqipëri.

Memorandum për zotin WisnerOperacionet shqiptare të degës

së OPC po kryhen në baza të për-bashkëta me agjencinë përkatëse

të qeverisë britanike. Vendimi për të hyrë në këtë marrëveshje të përbashkët u nxit nga shqyrtimi i politikave dhe nga rrethanat aktuale që u zhvilluan gjatë hyrjes së OPC në fazën aktive të operacioneve. Sa i përket politikave, ishte konkluzi-oni i planifikuesve të operacioneve shqiptare se instrumentet në dorë të SHBA për ekzekutimin e politikës së saj ndaj Shqipërisë nuk mjaftonin në vetvete, prandaj duhej kërkuar dhe marrë mbështetja e plotë e qeverisë britanike. Konkluzioni u mbështet edhe nga Departamenti i Shtetit, që ka thënë se dokumentet e poli-tikave se “qeveria britanike duhet fillimisht informuar mbi zhvillimet, me qëllim kuptimin e mendësisë së britanikëve për problemin shqiptar dhe arritjen e një marrëveshjeje të plotë për programin dhe politikat”. Përveç kësaj, diskutimet paraprake me zyrtarë të stabilimentit ushtarak sollën shqetësimin se Britania po përdor situatën aktuale në Shqipëri për zmadhimin e influencës së tyre në Ballkan, në Itali dhe në Mesd-heun lindor, në kurriz të interesave të SHBA dhe gjithashtu në dëm të ndalimit të zgjerimit të influencës sovjetike. Duke marrë në konsider-atë këto politika, OPC zbuloi se jo vetëm britanikët ishin përfshirë në përpjekje aktive për rifitimin e pres-tigjit të tyre në Greqi, por edhe se ishin në fazat e para të një operacio-ni në Shqipëri, i cili dyshohet se ka si qëllim forcimin e pozitës së tyre në Greqi. Prandaj, për këto arsye, OPC ftoi britanikët të nisnin operacione të përbashkëta në Shqipëri. Ishte e qartë se britanikët po përgatite-shin të vazhdonin me operacionet e tyre sido që të ndodhte, me apo pa pranimin tonë. Operacionet e veçanta amerikane dhe britanike do të krijonin konfuzion të madh në Shqipëri me pasoja negative sigurie, dhe rrjedhimisht do të sillnin konkurrencën mes dy agjencive për të fituar mbështetjen e elementëve shqiptarë dhe zonave gjeografike, çka do të vinte në rrezik të gjithë operacionin, pasi Shqipëria nuk është aq e madhe sa të përballojë përpjekjet e dy fuqive për kontroll të popullsisë dhe territorit. Rrje-dhimisht u zbulua se Britania nuk e fshihte identitetin në sponsorizimin e operacioneve të saj, duke treguar se kishte vërtet qëllime të zgjerimit të hapur të influencës në rajon. Përveç kësaj, ishte e qartë se britanikët ish-in më të avancuar në operacionet e tyre sesa OPC, prandaj u mendua se duke hyrë në operacione të përbash-këta do të eliminoheshin aspektet e influencës britanike, dhe ata nuk do të mund të merrnin avantazhe të pamerituara nga operacioni. Parashikohet gjithashtu se megjithë marrëveshjet e bashkëpunimit mes nesh, do të ketë njëfarë konkurrence për pozita mes amerikanëve dhe britanikëve dhe ndoshta pasoja pas çlirimit të mundshëm të vendit. OPC mendon se edhe nëse ka konflikte të tilla, do të jetë shumë më mirë nëse ato kufizoheshin në zona ku të mos dallohen nga shqiptarët apo krerët sovjetikë të Shqipërisë, duke mos komplikuar qëllimet e aktiviteteve. Ishte e qartë prej fillimit se vetëm marrëveshjet e ndërlidhjes nuk do të mjaftonin për arritjen e qëllimeve dhe vendosjen graduale të domin-imit tonë në operacion .ishte e qartë se duke parë mungesën e zonave të dominuara nga amerikanët në Mesdhe, ne duhet të mbështeteshim në plane alternative, sipas komplik-acioneve politike mes grekëve dhe italianëve për Shqipërinë.

në Athinë. Në letër flitet për lëshimin e furnizimeve të korrikut (i pari nga tre lëshime të suksesshme për këtë grup) dhe raporton se grupi është aktiv dhe i paprekur. Në të përmen-det ndjenja e gjerë anti-komuniste në Veri të vendit si dhe një organi-zatë e njohur si Liria e Shqipërisë dhe Përmbysja e Komunizmit. Nuk jepeshin më shumë detaje përveçse lëvizja përbëhej nga ushtarakë dhe civilë. Letra mbyllej me shprehjen se populli i Shqipërisë së Veriut dëshi-ron një zonë izolimi të ndarë nga pjesa tjetër. Kreu i projektit beson se kjo letër është një arritje e kon-siderueshme në zhvillimin e rrjetit të agjentëve në operacionin BGFIEND. Stabilizimi i këtij grupi i jep oper-acionit një korridor për kalimin e furnizimeve dhe njerëzve të tjerë në Veri të Shqipërisë. Së shpejti pritet të lëshohet një agjent operator radio me grupin, mundësisht nga mesi i tetorit. Është inkurajues fakti që grupi ka ndjekur të gjitha direktivat e tij dhe vendos besnikërinë ndaj vendit të tyre para asaj të partisë. Është marrë një raport i gjerë mbi grupin Cypress, të cilët dolën nga infiltrimi në Shqipëri në 15 gusht, i cili po studiohet me imtësi. Në raport ka observime të rëndësishme nga agjentët. Ata komentojnë se anëtarët e grupit nuk kishin besim te komiteti NCFA, pasi oficerët e NCFA nuk shoqëronin grupet. Anëtarët e grupit theksonin se megjithëse ishin pritur mirë nga shqiptarët që kontaktuan, ata nuk ishin në pozitë për të kryer detyrat e tyre pa një zyrtar të arsimuar e të respektuar të NCFA. Përveç kësaj, ata ndjenin se “junta” e NCFA kishte thyer mar-rëveshjen me agjentët e operacionit BGFIEND për caktimin e njerëzve në operacion, dhe se qasja e tyre

Dokumentet, ja si CIA ngriti kampe stërvitjeje në disa vende të BE për agjentët që do të infiltroheshin në Shqipëri, 250 persona u trajnuan në Gjermani

“Është marrë infor-macioni i mëposh-tëm mbi politikat

britanike në lidhje me Shqipërinë: Min-

istria e Jashtme britanike favorizon një Shqipëri të lirë e të pavarur, dhe këshillon kështu

edhe Departamen-tin e Shtetit. Amba-sadori i ri britanik

në Jugosllavi është instruktuar të in-formojë Titon për qëllimet britanike në Shqipëri, për

dëshirën për të di-tur më shumë mbi Lidhjen e Prizrenit,

dhe nëse...

Page 14: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT14 E Shtunë 29 Dhjetor 2018

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

U arrestua për llogari të Italisë, Gjykata e Elbasanit liron Kastriot KilënRreth 2 muaj e gjysmë nga arrestimi

dhe sekuestrimi i pasurisë marramendëse të Kastriot Kilës, Gjykata e Elbasanit e ka liruar atë. Mësohet se togat e zeza të qytetit të Elbasanit, kanë liruar 37-vjeçarin, duke dhënë për të masën e sigurisë “detyrim para-qitje”. Kila u arrestua më 18 tetor me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Shteti italian e akuzon Kilën se ka kryer disa vepra pe-nale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë. Menjëherë pas lirimit të tij, Kila ka bërë një status në Facebook-un e tij, ku edhe shkruan se i

falënderon të gjithë ata që i kanë ndenjur pranë në ditët e tija më të vështira. “Falën-derimi i takon Allahut të vetëm pa shok. Dhe një falënderim i madh për të gjithë miqtë e mi që më mbështetën në ditë të vështira. Dhe keq ardhje të madhe për ata që përdorin fat-keqësitë e tjetrit për arsye të tjera dhe kanë kërkuar lekë nëpërmjet messengerit në em-rin tim. Sdi ç’emër ti vë kësaj shumë ordin-erë përfituan nga rasti. Por unë e kam lënë në dorë të zotit. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Kila në Fb. Kujtojmë se rreth dy javë më parë, 37-vjeçarit, i janë sekuestruar edhe pasuritë e paluajtshme. Sekuestroja e

pasurive ndaj Kilës, u bë pas dyshimeve se ai i ka vënë ato si rrjedhojë e aktiviteteve kriminale. Prokuroria e Elbasanit thekson se janë vendosur në sekuestro preventive prona me vlerë deri në 70 milionë lekë të reja. Sipas organit të akuzës, vlera e këtyre pasurive në treg është disa herë më e madhe. Më datën 11 dhjetorë pas vendimit të Gjykatës Kilës i janë sekuestruar prona në emër të 37-vjeçarit, me vlerë deri në 71 milionë lekë. Pasuritë e sekuestruara janë, një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2, dyqane me sipërfaqe 400 m2, tokë bujqësore 5200 m² dhe shoqëria tregtare “KILA TRANS”

sh.p.k, të gjitha në Elbasan. Gjithashtu po këtij personi vetëm disa ditë pas arrestimit të tij i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale. Burime thonë se Kastriot Kila është drejtues i një grupi kriminal të skeduar nga “Forca e Ligjit”. Kujtojmë se 37-vjeçarit, vetëm disa ditë pas arrestimit persona ende të paid-entifikuar i vunë zjarrin servisit të tij. Zjarri që përfshiu servisin e Kilës, shkaktoi dëme të mëdha ku u dogjën disa automjete mes të cilave ishte dhe një “Ferrari”, “Audi” i viteve të fundit dhe një “Mercedez Benz”.

Bulqizë/ Dhëndri i pret veshin kunatit dheplagos vëllanë e baxhanakut, vritet nga vjehrri

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKonflikti nisi pasi familjarët refuzuan t’i kthenin nusen

Elvis MYRTA

Një ngjarje e rëndë k a t r o n d i t u r mesnatën e së en-jtes në të gdhirë

të së premtes Bulqizën dhe mbarë opinionin publik. Një i vdekur dhe dy të pla-gosur, është rezultati i një konflikti familjar në qytetin e minierave. Adriatik Jella, është vrarë nga ish-vjehrri i tij, pasi kishte dhunuar dhe i kishte prerë veshët kunatit. Referuar hetimeve, sherri ka pasur zanafillën në Maqellarë, dhëndri i ka prerë veshët me thikë vëllait të gruas, Baftjar Çidhno-kut, ndërsa ishte ndarë nga bashkëshortja më herët pasi kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Mësohet se mesnatën e të enjtes, ai ka shkuar në banesën e ish-vjehrrit me qëllimin për të marrë nusen, por vjehrri dhe dy kushërinj të tij, i kanë thënë se nuk mund ta merrte, pasi mar-rëdhënia ishte mbyllur. Pas kundërshtive dhe debateve me fjalë, situata ka agravuar në konflikt fizik, ndërsa u plagos një prej të afërmve të Veli Çidhnokut, Flamur Delishit. Referuar buri-meve zyrtare të policisë, Veli Çidhnoku, 68 vjeç, është ar-restuar dhe ndaj tij rëndon vepra penale e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, ndërsa dy vëllezërit, Flamur Delishi dhe Gani Delishi, të cilët u përfshinë së bashku me Çidhnokun në përleshje me viktimën, janë arrestuar për veprën penale të “Vras-jes me dashje”, të kryer në bashkëpunim. “Policia zbardh e dokumenton pla-gosjen me mjet prerës të 2 shtetasve, si dhe vrasjen me thikë të autorit të dy-shuar të plagosjes së tyre. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bash-këpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit: V. Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për

veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim me shtetasit me inicialet G. D., 28 vjeç dhe A. D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.

DëshmiaNë lidhje me ngjarjen e

rëndë, për median ka folur edhe kryeplaku i fshatit Topojan, Vedi Shehu. Ky i fundit, tregoi se si ndodhi krimi në familje. Më tej, ai shtoi se gjithçka kishte nisur 3 apo 4 muaj më parë kur viktima, Adriatik Jella, rreth 40 vjeç, ishte ndarë nga gruaja dhe kjo e fun-dit, ishte shpërngulur tek babai i saj, Veli Cidhnaku. Gjithçka nisi një ditë më parë, kur pas një sherri për motive të dobëta Adriatik Jella, i preu veshët vëllait të bashkëshortes. Ngjarja ndodhi në Maqellarë të Dibrës. Mësohet se Jella u nis drejt fshatit të gruas së tij, Topojan, dhe sapo hyri në banesë, plagosi një prej miqve të kësaj familje, vëllai i një prej nuseve të familjes Cidhnaku. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme, ka shkuar Jella në shtëpinë e vjehrrit, dhe ju ka bërë

terror. Dhe në fund është ndeshur me Flamur Der-vishin dhe e ka qëlluar me thikë në qafë dhe dy herë në brinjë. Në spital në Tiranë janë dy persona. Policia erdhi në vendin e ngjarjes dhe e mori agresorin, po ai ndërroi jetë”, tha Shehu. Si duket, i gjendur në këto kushte, mendohet se vjehrri i viktimës, ka marrë një dru dhe e ka goditur në kokë dhëndrin, duke i shkaktuar atij vdekjen. Në prononci-min për mediat, Vedi Shehu ka treguar gjithashtu se, në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja, ka pasur edhe familjarë dhe fëmijë të cilët janë frikësuar. “Ata janë terrorizuar, kanë qenë shumë madje aty, pasi i zoti i shtëpisë ka 4 djem. Ka pasur fëmijë dhe gra në atë shtëpi. Janë tronditur të gjithë nga kjo ngjarje. Kjo është një histori e hershme, pasi ata kishin konflikte prej 3-4 muajsh. Ata kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Vajza në klasë të parë dhe djali më i vogël”, ka thënë Vedi Shehu.

Vjehrra: Adriatiku na terrorizoi

Pas ngjarjes së rënda vjehrra e viktimës, Fidane Cidhnaku, ai është shprehur për mediat se 40-vjeçari, ka

ushtruar terror në banesën e tyre, ndërsa i ka kërcënu-ar edhe me përdhunim. Ajo tha se pak pasi Adriatiku kishte plagosur kunatin, ishte nisur drejt shtëpisë së tyre dhe më pas kishte plagosur vëllain e nuses së saj. E moshuara tha se me dru 40-vjeçarin, e kishin qëlluar dy vëllezërit e nus-es së djalit të saj. Po ashtu ajo shtoi se Jella i kishte kërcënuar me jetë të gjithë si familje, madje edhe me akte më ekstreme. “Oh, ma vrau djalin. Ma goditi me dy thika, i preu edhe veshët. Djalin ma ka plagosur në Maqellarë dhe ma ka lënë pa ndjenja. Djalin e kanë çuar në spital pa ndenja, dhe të mbuluar në gjak. Pasi më plagosi djalin, ai tha; Nuk mbaron me kaq, kam më. Do vijë t’u bëjë Kosovë. Po gjithmonë na bënte pre-sione. Një ditë erdhi këtu dhe kërcënoi plakun tim; ‘o dua gocën, ose do t’ju shfaros krejt’. Ça nuk na ka bërë. Nuk ka lënë pa sharë fëmijë dhe nuse në këtë derë, çfarë nuk u ka thënë. Lerë gocës time çfarë s’i ka bërë, lloj-lloj shpifje. Se u merrte me telefona dhe “Facebook”. Edhe ma bëri vajzën zi, ma izoloi, na e bëri katran”, tha ajo.

Kapet 1.5 ton drogë në Turqi, shoferi shqiptar

Një shtetas shqiptar dhe dy persona të tjerë u arrestuan nga autoritetet turke duke transportuar rreth 1.5 ton kanabis në kufirin doganor me Greqinë. Ministrja për Doganat dhe Tregtinë tha se autoritetet zbuluan hashashin në një kamion që transportonte soje në portën kufitare Ipsala në krahinën verilindore Edirne. Gjatë kontrolleve u zbuluan 152 thasë, secila nga 10 kilogramë, të fshehura midis thasëve të mbush-ura me soje, tha ministria. Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që Turqia ka bërë në një operacion të vetëm në portat kufitare, thuhet më tej. Mjeti që zyrtarisht po transportonte fara soje së bashku me një trajler tjetër u ndalua në doganë pas një sinjalizimi anonim. Shqiptari ka pasur rolin e drejti-mit të trajlerit dhe droga ishte fshehur mes thasëve me fara soje. Nëse do të hidhej në treg do të përfitohej 6.6 milionë euro. Organet hetimore kanë nisur punën për të zbuluar rrjetin e trafikut të drogës dhe personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rrjet.

Drogë në makinë, pranga shqiptarit në Itali

Një tregtar shqiptare kokaine është arrestuar nga kara-binierët në Bastia të Italisë në bordin e një makine luksoze. 54 vjeçari, shqiptar me banim në Bastia Umbra, bashkë me familjen e tij, u arrestua ditën e djeshme në vendin fqinj. Shqiptari ishte i njohur për policinë pasi edhe më parë ishte arrestuar për posedim të lëndëve narkotike. Në momentin e kontrollit pranë shtëpisë së tij, agjentët gjetën brenda veturës një pako cigaresh, brenda të cilës kishte lëndë narkotike kokainë. Pas kontrollit në banesën e tij, u gjetën peshore elektronike dhe gjithçka tjetër që nevojitet për të mbushur dozat e drogës. Në fund, brenda xhepit të një xhakete të vendosur brenda një dollapi, u gjetën një shumë parash prej 3450 eurosh. Të gjitha materialet e gjetura dhe 170 euro të tjera të disponuara nga shqiptari u konfiskuan, bashkë me makinën luksoze. Shqiptari, i cili vazhdimisht e konsideroi veten të pafajshëm u arrestua dhe u dërgua në qelitë e paraburgimit.

Fshatrat e Lushnjes, në alarm nga hajdutët

Hajdutët janë kthyer në problem për banorët e fshatrave të Lushnjes. Nuk ka natë që ndonjë nga banesat e zonës së Karbu-narës të mos vidhet. Banorët janë të shqetësuar për këtë gjendje, e cila sipas tyre është alarmante dhe policia duhet të marrë men-jëherë masa. “Kanë marrë telefona, këpucë, raki, vaj ulliri… çfarë të gjejnë në kuzhinë”, thotë një banore. Të pa frikësuar, hajdutët arrijnë të hyjnë deri në banesa, duke kontrolluar dollapët dhe deri frigoriferin. “Na kanë marrë të gjithë mishin që kishim në frigorifer”, thotë një tjetër banore e Karbunarës. Banorët thonë se kanë parë 3 persona me maska që lëviznin me makinë, por nuk i njohin. Ata ndjehen të frikësuar dhe kanë filluar të bëjnë roje me orar së bashku për t’u ruajtur nga hajdutët. Edhe pse nuk është rasti i parë që Karbunara ka rënë pre’ e vjedhjeve masive, deri tani Policia e Lushnjes nuk ka asnjë person të ndaluar. Pas denoncimeve një patrullë e policisë ka qenë e pranishme dje në Karbunarë gjatë gjithë ditës.

Page 15: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

I riu i arrestuar si përkrahës dhe bash-këpunëtorë i krimit të rëndë është marrë në pyetje për rreth 6 orë nga grupi he-timor, por burime thonë se i riu nuk ka dhënë asnjë shpjegim përpara hetuesve. Kanë qenë kamerat e sig-urisë ato të cilat kanë identifikuar...

Elvis MYRTA

Kur kanë kaluar tre ditë nga atentatit në Laprakë ku humbi jetën një adoleshente

dhe mbeti i plagosur një 23-vjeçar, uniformat blu të kryeqytetit kanë arrestuar një person që akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit të largohet nga vendi i ngjarjes. Në pranga nga policia e Tiranës mesnatën e së enjtes është vënë Ronald Muzhaqi. Burime policore bëjnë me dije se arrestimi i këtij personi është bërë, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e krimit të rëndë që tronditi kryeqytetin. Ndërsa vazhdon të jetë në kërkim i dyshuari kryesor i vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjikolaj, tashmë i identifikuar si Robert. P. I riu i arrestuar si përkrahës dhe bashkëpunëtorë i krimit të rëndë është marrë në pyetje për rreth 6 orë nga grupi hetimor, por burime thonë se i riu nuk ka dhënë asnjë shpjegim përpara hetuesve. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato të cilat kanë identifikuar autorët e krimet. Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët nuk kanë qenë dy por kanë qenë tre persona që kanë marrë pjesë në krim. Sipas grupit hetimor dy autorët pasi kanë qëlluar në dre-jtim të rinjve janë larguar nëpër rrugicat e Laprakës dhe më pas janë ndihmuar nga një person i tretë dhe i ka larguar me një au-tomjet aty. Nga ana tjetër policia edhe pse ka identifikuar autorin, vazhdon të tregohet e rezervuar për të dhënë detaje të tjera. Grupi hetimor thotë për gazetën “Sot” se bashkëpunëtori i autorit, i identifikuar si 19-vjeçari Robert P., nga Puka, nuk ka qëlluar me armë. Operacionet për kapjen e 19-vjeçarit Robert P., të dyshuar si autor i krimit po kryhen në Tiranë dhe Durrës ku dyshohet se ai fshihet. Ndërsa foto e tij u është shpërndarë të gjitha pikave kufitare për të ndaluar largimin e tij nëpërmjet kufirit. Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin ka ndodhur pas një konflikti 10 ditë më parë, ndërmjet Bengos dhe Robertit i cili ka planifikuar më

pas vrasjen duke pritur të rinjtë të dilnin nga lokali ku po pinin kafen.Erion Bengo: Nuk kam pasur

lidhje me 17-vjeçarenTre ditë pas ngjarjes së rëndë,

pas stabilizimit të gjendjes shën-detësore ka folur i plagosuri Erion Bengo. 23-vjeçari, ka sqaruar rre-thanat se si ndodhi ngjarja e rëndë ku mbeti e vrarë e mitura Griselda Gjikolaj. Bengo në deklarimet e tij ka hedhur poshtë lajmet që qarkulluan në media se ai kishte një lidhje intime me 17-vjeçaren. Ai ka shtuar se e ndjera ishte një vajzë me parime dhe vijonte shkollën në një nga gjimnazet e kryeqytetit. Në deklarimit e tij i riu shtoi se 17-vjeçarja, Griselda Gjikolaj, prej 10 muajsh ishte në një lidhje me një mikun e tij. “Nuk kam qenë asnjëherë i lidhur me 17-vjeçaren. Giselda kishte 10 muaj e lidhur me një mikun tim. Rreth 10 ditë më parë kishim konflikt me personat në lokal pasi ngacmuan Griseldën nga tavolina tjetër. Pas këtij ngacmimi ne jemi konfliktuar me këto persona dhe fizikisht. Në ditën e ngjarjes ne shkuam si zakonisht në lokal për të pirë kafe, ata ishin aty. Sapo na panë ne dolën nga lokali, duke u larguar. Ne vazhduam punën tonë dhe pasi mbaruam kafet dolën nga lokali dhe i’u drejtu-am makinës. Në momentin që nisëm makinën, dëgjuam krisma,

Merr flakë makina në Fier, drejtuesi hidhet në ecje e sipër

Një automjet tip “Reno” është përfshirë nga flakët në ecje e sipër mesditën e djeshme në qendër të qytetit të Fierit. Sipas policisë mësohet se ngjarja është shënuar tek rrethrrotullimi në vendin e quajtur “Globi” pranë Bashkisë së këtij qyteti. Bëhet e ditur se nga ngjarja fatmirësisht nuk ka patur të lënduar dhe se automjeti është në pronësi të Ismail Drizës. Ende nuk dihet po dyshimet paraprake janë se shkak për ngjarjen është defekti në motorin e automjetit. Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar zjarrfikësja, e cila ka bere të mundur fikjen e zjarrit. Ka qenë policia e Fierit, ajo e cila ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e cila fatmirësisht përfundoi pa të lënduar. “Në datën 28.12.2018, rreth orës 11:20, në vendin e quajtur "Globi", në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin me inicialet I. D., 20 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorin e mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaroi policia.

Hetimet, në krim janë përfshirë tre persona

Atentati në Laprakë, arrestohet bashkëpunëtori i krimit, Bengo:

Nuk kam pasur lidhje me Griseldën

Përplas për vdekje 65-vjeçaren, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mesditën e djeshme në au-tostradën Fushë Krujë-Milot, pranë kryqëzimit të Patokut. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një grua 65-vjeçare. Menjëherë pas aksidentit, makina që e ka përplasur këmbësoren është larguar nga vendngjarja. Viktimë e këtij aksidenti është 65-vjeçarja, Naxhie Lika nga fshati Sanx-hak i Kurbinit. Policia e Kurbinit për këtë ngjarje ka dhënë detaje rreth 3 orë pas aksidentit. “Sot, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fushë Milot-Fushë Krujë, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Patokut”, ka ndodhur një aksident ku një mjet ka përplasur shtetasen Naxhie Lika, 65 vjeçe, banuese në Sanxhak Kurbin, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Proku-rorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, sqaroi zyrtarisht policia.

Automjeti përfshihet nga flakët, plagosen 4 persona në Korçë

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një automjeti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen 9 të qytetit të Korçës. Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 21:30, policia u njoftua për një zjarr që kishte rënë në mjetin tip “Benz” me targa AA575PT, në pronësi të shtetases me inicialet V. D., i cili ka qenë i ndaluar pranë një karburanti. Si pasojë e këtij zjarri kanë marrë dëmtime shtetasi me inicialet D. M., punonjës i karburantit drejtuesja e mjetit me inicialet V. D., shtetasja me inicialet J. O., dhe F. D., që ndodheshin brenda në mjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e një cigareje nga drejtuesja e mjetit. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

plumbi i parë goditi Griseldën në kokë, ajo ra pa ndjenja. Ktheva kokën për ta parë, aty më qëlluan edhe mua dy herë në shpatull. Në makinë ishim katër veta, shoku im që ishte i lidhur me vajzën dhe një mikesh tjetër e jona. Isha në gjendje të ngisja makinën, shkuam shumë shpejt në Spitalin e Traumës. Griselda ka qenë pa ndjenja që nga goditja në makinë. Personat që qëlluan ndaj nesh nuk i njoh me emra, por vetëm si fytyra. Griselda ishte një vajzë shumë e mirë, thashetheme kanë qarkulluar këto dy ditë. Nënën e ka në Itali, ndërsa babanë e ka në Mirditë, ishte e ëma ajo që e ndihmonte nga ana financiare. Ajo në Tiranë jetonte me të vël-

lanë dhe motrën e saj të vogël. Ajo ishte vetëm në shkollë, nuk ishte e punësuar dhe ishte vajzë me parime”, është shprehur Erion Bengo. Gjithashtu 23-vjeçari ka folur për mediat dhe lidhur me akuzat e dy viteve më parë, ku sipas policisë kishte shantazhuar një femër me publikimin e një videoje intime. Benga u shpreh se kjo video nuk ekziston, dhe gjithçka e kishte bërë për të marrë paratë që i kishin borxh. “Videoja e shumëpërfolur e para dy viteve nuk ekziston. Unë nuk kam kërcënuar asnjë njeri, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia. Ia kisha dhënë një gruaje 45-vjeçare borxh, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia”, u shpreh Bengo.

Ngjarjet kriminale në qytetin verior të Shkodrës nuk kanë fund. Një automjet është djegur qëllimisht natën e së enjtes në të gdhirë të së premtes në këtë qytetit. Automjeti i djegur rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ergyst Kullolli. Ai është një biznesmen i njohur në këtë qytetet. Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:35 të mëngjesit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar në këtë orë një person i cili spërkat me benzinë automjetin dhe më pas i vë flakën. Edhe pse e gjithë ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë policia nuk ka mundur ta identifikoi autorin. Kjo nuk është ngjarja e parë për biznesmenin Kullolli sepse

para 6 ditësh teksa po shkonte në shtëpi në orët e mbrëmjes, ai është goditur pas koke nga një person i paidentifikuar dhe ka rënë në tokë pa ndjenja. Për këtë ngjarje biznesmeni mban mend vetëm disa hapa dhe asgjë më shumë sepse menjëherë ka humbur vetëdijen dhe është përmendur në spitalin rajonal të Shkodrës pas disa orësh. Gjashtë ditë pas sulmit, biznesmeni Kullolli përballet me një tjetër ngjarje të rëndë. Kësaj here mjeti i tij që ndodhej i parkuar përpara dyqanit që ka tek “Rruga e Gjanë” është djegur me benzinë. Në kamerat e sigurisë që tashmë janë sekuestruar nga policia shihet një person që i afrohet qetësisht automjetit tip “Passat” me

targë AA 628 BF dhe e lyen me lëndë djegëse. Pasi sigurohet se në rrugë nuk ka lëvizje, personi i paidentifikuar menjëherë i vë flakën mjetit dhe largohet me shpejtësi. Ky moment është fiksuar nga dy kamera të sigurisë të subjekteve, njëra prej të cilave është në pronësi të biznesmenit. Ergyst Kullolli dhe familja e tij kanë një pikë lëndë ndërtimi tek “Rruga e Gjanë” ndërsa pose-dojnë edhe një hotel në plazhin e Velipojës. Ata deklarojnë se asnjëherë më parë nuk kanë pasur probleme apo konflikte ndaj janë të shtangur nga këto ngjarje të njëpasnjëshme. Biznesmeni shkodran ka deklaruar se atij tashmë i rrezikohet jeta pas këtyre dy ngjarjeve radhazi, ndërsa ka

nga policia e qytetit verior që të zbardhë sa më parë ngjarjet dhe të kapë autorët e të dyja ng-jarjeve. Ndërkohë, familja Kullolli edhe pse nuk ka asnjë konflikt, thotë se dyshojnë se sulmet mund të kenë lidhje për shkak të konkurencës në bizneset që ato kanë. Pas marrjes së dëshmive të biznesmenit dhe familjarëve të tij policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur punën për zbardhjen e të dyja ngjarjeve. Ngjarjet kriminale në Shkodër vazhdojnë të jenë të pranishme duke rrezikuar jetën e qytetarëve si në këto raste të fundit. Viti 2018 ka qenë vit, i cili ka prodhuar shumë ngjarje të bujshme në qytetin verior, ku është tronditur mbarë opinioni publik.

Biznesmenit shkodran i djegin makinën, ngjarja fiksohet nga kamerat e sigurisë

Page 16: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

16 GAZETA SOTE Shtunë 29 Dhjetor 2018

Nga Bardhyl BEJKO

Vetëm këto ditët e fundit janë të paktën pesë raste ku shtypi botëror ka njoftuar

për heriozmin e shqiptarëve të thjeshtë. Janë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk ka rëndësi në cilin shtet jetojnë. Vepra e tyre ka të njejtën vlerë, është në thelb humane, një akt që na bën krenar. Shtypi njofton: Në Suedi, Gaz-mend Hysenaj, duke vënë veten në rrezik shpëtoi jetën e 20 fëmijëve që luanin në botën e tyre pa menduar se një vrasëse e armatosur e sëmur men-dore me thikë në dorë ishte gati tu ndërpriste jetën. Ai ishte deri në atë moment vetëm një numër. Një djalë nga Kosova. Një emër pa asnjë peshë. Aspak publik. Zgjohej mëngjeseve dhe nisej në punë dhe në mbrëmje kthehej në familje me fitimin e punës së ndershme të ditës. Para të fituara me djersën e ballit. I ndershëm. Familjar i përkushtuar. Njeri i punës. I lindur dhe rritur nga një familje kosovare e cila bashkë me qumështin i ka mëkuar dashurinë për jetën. Respektin për punën. E ka edukuar me sakrificën dhe karakterin për të shërbyer kudo që të ndodhet. Dhe të guxoj për të mbrojtur, jo vetëm jetën e fëmijëve të tij, të vetën, të fisit po të cilitdo. Jeta e secilit pavarësisht se kujt kombi i përket është njëlloj e shtrenjtë. Fëmijët për të janë lulet e jetës, përmbajtja e saj. Dhe për ata fëmijë ai nuk bëri llogari jetën e vet. Edhe mund ta pësonte. Po nuk u frikësua. Dhe ia mbërriti. Akti i tij u vlerësua nga një shoqëri e eman-cipuar e cila e ngriti në piedestalin e mirënjohjes. E vendosi në kurorën e krenarisë së vendit të vet. Hero i vitit 2018! I atdheut të dytë, ku punon e jeton. Ai u bë ato ditë njeriu më i vlerësuar. Shoqëria demokratike e Suedisë e bëri engjëllin mbrojtës të jetës. Hero që shpëtoi shumë jetë. Parlamenti i vendit u ngrit në këmbë në respekt për të. Dhe ai është njëri nga shqiptarët që ka shkuar emigrant për një jetë më të mirë. Po pikërisht në emër të kësaj jete, vuri jetën e vet në rrezik. Dhe sot mund të ishte jo hero i gjallë, po edhe dëshmor. Në luftë me të keqen edhe mund ta pësonte. Po nuk i llogariti këto.

Vetëm dy ditë pas kësaj ngjarjeje, që zuri kryen e vendit në shtypin e shkruar e televiziv të Suedisë, një tjetër shqiptar sapo dëgjoi një zë që kërkonte ndihmë, pasi kishte ngecur i bllokuar brenda një oxhaku dhe rrezikonte të humbiste jetën, një tjetër shqiptar, vuri veten në rrezik për ta shpëtuar. M. Berhami nga Podojeve në Lins të Austrisë njoftoi zjarrfikëset dhe u bë njësh me ta, duke luftuar me orë të tëra dhe në fund i riu austriak katërmbëdhjetë vjeçar e fitoi jetën. U shpëtua, falë ndërhyrjes energ-jike të Berhamit zëmër bardhë, të atij shqiptari, i cili mundet të endet rrugëve të qytetit, duke kaluar nëpër kthina për mungesë dokumentash dhe është në prit-je të lejes së qëndrimit ose të dëbimit nga shteti ku ka bujtur. Po ç r̀ëndësi ka! Për të, të gjitha këto janë të dorës së dytë para jetës së një fëmije që rrezikonte të asfiksohej, atje në hinkën e ngushtë të oxhakut që e kishte mbërthyer në një çark marrjeje jete. Dhe i riu shpëtoi falë vendosmërisë së djaloshit shqiptar.

Pa u shuar jehona e kësaj ngjarjeje, një tërmet

Nga Luan KURTI

Disa emigrantë (të diasporës) qenkan ndaluar nga policia të protestojnë, që alu-

dohet si urdhër kryeministror dhe presidenti ka shprehur gatishmërinë t’u hap dyert e institucionit që drejton! Me pre-tendimin se kjo është një e drejtë legjitime kushtetuese. Ky lloj rev-anshi midis institucioneve kryesore të shtetit ngjan pakuptim dhe krijon butafori. I takon ashiqare planit personal, partiak; më shumë s’i larje borxhesh dhe vënie gurësh nën rrota. Sepse përpiqet të krijojë tym-najë, alibira të të “mirit” dhe të “keqit” dhe i ikën thelbit të problemit. Që me gjasë duhet të jetë jo thjesht ndaj qeverisjes dhe mazhorancës aktuale, por ndaj gjithë klasës politike (antisistem) për gjendjen e krijuar, ku radhitemi ndër të fundit në rajon dhe Europë për të ardhurat për frymë. Në këtë këndvështrim është si “t’ia futësh vetes”, të pranosh përgjegjësitë, të bësh katharsis dhe në fund të largohesh vullnetarisht nga skena. Sepse kjo nuk është tabloja e një dite, e një muaji, e një viti, e një mandati, por akumulim prej

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Heronjtë shqiptarë nëpër botë dhe këtu, sa pak i njohim!

Protesta brenda ambienteve të Presidencës, si shaka e radhës

i rëndë ra në Siçili. Katanja u trondit. Shumë shtëpi u rrënuan dhe bashkë me to edhe kisha e objekte social-kulturore. Muratori shqiptar, fieraku gazmend Hysenaj, vetëm një vit në Itali si emigrant i tronditur nga tmerri që shkaktoi tërmeti i rëndë nëpër gjumë ia arriti ta nxirrte familjen e tij në rrugë. Në terrin e natës i shponin veshin thirrjet për ndihmë të një familje italiane që muret e kishin zënë poshtë dhe mund të humbte jetën nën gërmadha. Shqiptari vetëm sa kishte folur dhe shkëmbyer përshëndetje me komshiun në një periudhë kohore shumë të shkurtër të qëndrimit në të njëjtën ndërtesë. Po zëri i shpirtit, dashuria njerëzore, ndjenja e sakrificës nuk mund ta linin të qetë. Dhe ai u fut mes gërmadhave për të shpëtuar jetën e komshiut italian. Atje mes tij kishte dhe të tjerë. Kishte edhe bashkëkombas të italianit, po muratori nga Fieri nuk priti të ndërhynte ndonjëri prej italianëve që mund të ishin edhe njerëz të afërt. Shqiptari i mirë nuk mendoi asgjë nga këto dhe u nis drejt gërmadhave, edhe pse muret binin nga të gjitha anët. Dhe ai mund të mbetej poshtë tyre. Nën trarët dhe tjegullat a tarracën e kolonave të betonit. Po guximi dhe dashuria njerëzore e nxitën për të shkuar për pak sekonda atje ku duhej shpëtuar një jetë. Dhe ia arriti. Brenda një kohe të shkurtër shqiptari, muratori që ishte i njohur për ndërtimin e shtëpive u bë i njohur në tërë Italinë. Gazeta “Republika”, heroizmit të tij i la kryet e faqes së parë. Shqiptari hero shpëtoi jetën e italianit nën gërmadha! Dhe jehona e veprimit të tij, e aktit heroik që tregoi pa e nxitur askush, veç ndërgjegjes u bë e njohur në Italinë fqinje e mikpritëse të sa e sa shqiptarëve, të cilët sot përbëjnë në shtetin fqinj komunitetin e dytë në këtë vend, duke u integruar në tërë fushat e jetës që nga ekonomia e arti, sporti, muzika, shkenca.

Po shembujt e shqiptarëve, heronj nëpër botë nuk janë vetëm këta që cituam më lart. Sa emra e ngjarje të tjera ka anë e mbanë botës. Që nga konti-nenti i largët Australia, Amerika deri në Kinë. Kudo ka shqiptarë të mirë. Të dinjitetshëm. Të moralshëm. Guximtarë. Janë shqiptarët që bota na i vlerëson si heronj dhe i bën shembull për shoqërinë e tyre, duke evidentuar virtytet e shqiptarëve, që vënë jetën në funksion të shpëtimit të jetës së njerëzve në nevojë. Ashtu siç veproi një tjetër hero shqiptar për shpëtimin e jetëve në periferi të Athinës, Matia, Agim Çufi nga Levani, ku zjarri biblik shfarosi një zonë të tërë. Pasi njihesh me lajme të tilla, veç emocionit dhe ndjenjës së krenarisë dhe respektit për vlerësimin që popujt e atyre vendeve u bëjnë shqiptarëve, akteve të tyre, duke i evidentuar dhe lartësuar, në mend të shkon një mani e jashtëzakonshme që ka këtu në vendin tonë për t’u kapur pas lajmit sensacional. Lajmit të keq. Njoftimeve pa fund që bëhen kry-elajme nëse diku një keqbërës kryen një vepër të dënueshme. Nëse dikush bëhet kontigjent i drogës

28 vitesh. Dhe presidenti në të shkuarën jo të largët ka qenë protagonist i padiskutueshëm i këtyre zh-villimeve aspak pozitive. Dhe jo vetëm ai, por i gjithë enturazhi politik, ajo që quhet elitë. Afërmendsh që kjo ftesë e presidentit, kjo “zemërgjerësi” s’ka të bëj me empatinë (me dorëheqje jo se jo), por është një strategji në kuadër të protestës së studentëve dhe mbajtjes gjallë të frymës antiqeveri, për të përmbysur balancat. Në kuadër edhe të zgjedhjeve të radhës, në momentin kur LSI-ja nuk duket në ditët e saj më të mira. Heshturazi është dhe një garë për flamurin e opozitarizmit me PD-në, për të fituar simpatinë e Lëvizjes Studentore që mëton rivitalizmin ditët dhe javët e para të janarit. Sinkron kryetarja Kryemadhi përsërit vijimësisht në auditoret partiake, se antarë-sia duhet të lënë mënjanë flamurin e subjektit dhe të kthehen në qytetarë protestues, sepse “demokracia dhe e drejta për jetën është në rrezik!”. Kjo i ngjan

sloganit bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, ose “më ka çu moma me la gojën”. Hapja e dyerve të presidencës për protestuesit krijon konotacionin e dekonspirimit, të një organizmi aspak spontan dhe të njëanshëm. Nuk është serioze të thuash se ne ishim pro me votë për miratimin e ligjit të Arsimit të Lartë, gabuam, kërkojmë ndjesë dhe faturën duhet ta paguajnë të tjerët. Ngjan shumë e sforcuar nga ana tjetër, që krahas studentëve vijnë edhe emigrantë nga ana e anës për të shprehur solidaritet. Kushtetueshmërisht janë ok-ej, por ngjan shumë e vonuar dhe nuk krijon frymë. Sepse sot çdo shtresë apo kategori shoqërore mund të protestojë, mund të listoj kërkesa pafund që do ishin të drejta. Standardi ynë i jetesës është më shumë se modest dhe larg pritshmërive. Qofsha i gabuar, por aradha me protestues të diasporës nxitet nga protagonizmi, uzurpimi i asaj që përflitet se do shndërrohet në

parti pas janarit. Krijon paralelizma demotivues, shpërndarje të vëmendjes. Ka inkoherencë dhe nuk sjellë asgjë të re si në formë dhe në përmbajtje. Nuk mund të jetë lokomotivë në pritje të studentëve që kanë shkuar të festojnë pranë familjeve, duke e mbajtur gjallë kaldajën me” meme” pikante dhe as aperitiv për tretjen e ushqimit të vitit të ri. Ftesa e presidentit për organizatorët është rasti më i mirë për t’u shprehur në lidhje me thelbin e protestës, të asaj që kërkojnë të arrijnë, për të qenë në një terren konkret. Si bie fjala, legjitimimi, bërja funksionale e votës së emigrantëve do kishte vlerë reale.. Në rastin më të mirë çdo inisiativë e inspiruar nga gjetiu duhet të ketë edhe karakteristikat e veta dhe s’mund të merret shabllon. Kultura e protestës është e shëndetshme kur kërkon zgjidhje afatgjata dhe nuk krijon kakofoni, të njohur si “turbulloje sa më shumë ujin që të kthjellohet më pas”.

shqiptar që ka qenë presidenti ynë për pesë vite. Dhe duke e fyer Nukën duket se lartësohet atentatori. Në vend të asaj që mbronte ligjin dhe rregullin, hero për Nishanin mbetet ai që e gjymtoi. Po nëse bota na njeh me shumë shqiptarë, që i shpall heronj për vepra që vërtetë duhen vlerësuar, këtu në vendin tonë cilido që mund të veprojë në këtë mënyrë askush nuk ua njeh vlerën. Përkundrazi. Do ti kujtojmë ndonjë të metë në kohën e adoleshencës. Nëse banorë të Matit dhe policë të qarkullimit rrugor, gdhinë natën për të shpëtuar kamionistin turk i cili ishte gati për tu rrëzuar nga ura drejtë e në lumë, askush nuk u kujtua për heroizmin e tyre. Kur dikush tjetër vepron në sens të kundërt si gërryerja e një mali, shfarosja e një pylli, mbytja e një lumi me plehra apo e plazheve me plastikë ata po janë heronjtë që zënë kryen e vendit të dashurit e medias dhe të shoqërisë. Për ta ka gjithnjë vend në krye. Janë me dhjetëra ush-tarakët tanë në shërbime në vende të ndryshme të botës. Në anije në Egje. Në Afganistan. Në Irak. Në Kosovë. Janë të shumtë ata që në mbrojtje të jetës sakrifikojnë deri edhe jetën e tyre për jetën e popu-jve dhe liritë e tyre. Po edhe ata mbeten anonimë. Të papërfillur të paekspozuar. Të panjohur. Për ta nuk ka vend për një fjalë, për një njoftim. Për një lajm të shkurtër. Jo ata nuk janë pjesë e jetës tonë. Nëse janë heronj janë për veten e tyre. Për familjet e tyre. Për ne, surprizë mbetet vetëm lajmi i keq, ai që bën zhurmë. E keqja është nëplan të parë. Dhe historitë e ditës mbushen, jo me ata që shpëtojnë jetë, po me ata që marrin jetë. Dhe parakalojnë në vend të heronjve të vërtetë, heronjtë e rremë ata që janë skifterët e natës, grabitësit, keqbërësit, kanabistët, kokainistët, eurositët, bizhuteristët. Dhe të duket se populli ynë nxjerr nga gjiri i vet, veç të këqinj. Sikur të jemi kanibalë dhe jo qytetarë. Evidentimi i të keqes. Shembulli i keq. Lajmi i keq, Sensacioni. Zhurma e kanë zbehur lajmin e mirë. E kanë mbuluar dhe errësuar. Në Shqipëri, nëse heronjtë tanë nuk do i bënin heroizmat nëpër botë, ne sot do mbeteshim pa asnjë hero. Se edhe heronjtë e djeshëm janë mu-rizuar. Janë kthyer në fosile. Heronjtë e sotëm janë ata që shpallen më të pasurit. Nëse bota e qytetëruar nuk do na evidentonte heronjtë e sotëm të vetmit heronj do ishin ata që rreshtohen në podiume e salla, duke sharë e nxirë Shqipërinë. Heronjtë e Shqipërisë nëpër botë sa pak i njohim. Sa për heronjtë tanë, jo vetëm të kohëve të shkuara të cilët i kemi dërguar në muzeun e harresës, po të kohës së sotmit i kemi zëvendësuar me mashtruesit. Dhe dalëngadalë po mbetemi pa heronj. Pa shembujt që na frymëzojnë për vepra të mira. Pa udhërrëfyes. Dhe në fund do mbeten vetëm ata që do evidentojë bota e qytetëruar. Ata do jenë të vetmit heronj tanë. Po rrudhet heroiz-mi i një populli që ka nxjerrë nga gjiri i vet me mijëra heronj në historinë tonë shumë shekullore. Në një kohë kur tjerët, edhe kur s’i kanë, i krijojnë!

apo pjesëmarrës në vjedhje. Të gjitha këto veprime të dënueshme duhen përbuzur. Po në realitet, këto janë lajmet e parapëlqyera nga mediat tona. Ato zënë kreun e faqeve të shtypit të përditshëm dhe jo pak gazeta i vendosin si kryelajm, si sihariqin më të madh për kombin e vendin, seç ka një etje të pakuptueshme dhe një ngutje për të cituar një lajm që edhe vet vendet ku ndodh e japin si të dorës së dytë e të parëndësishëm. Po jo, tek ne ai përbën njoftimin më me peshë. Duhet patjetër të jepet me përmasa tragjike e hiperbolike. Në një kohë kur në gjithë botën ka raste të ngjashme, po që shoqëritë e matura e të emancipuara i lënë aq vend sa u takon. Nuk i evidentojnë si ngjarje që kanë mbi peshë. Përkundrazi i lënë një cep në fund të faqes. Një lajm dhe aq. Për ta, vlerë përbën propagandimi i virtytit, të mirës, të bukurës, gjetjes dhe evidentimit të ngjar-jeve, ku protagonistët kryejnë akte vetmohemi dhe guximi në interes të jetës dhe njerëzve. Të tilla janë rastet që cituam në fillim të këtij shkrimi. Shoqëritë e demokratizuar e të emancipuara nuk kanë nevojë për nxirje dhe sterrosje. Për deklarata bombastike e nihiliste. Për to nuk ka asnjë vlerë shembulli i keq. Po e mira. E bukura, heroikja. Ndaj dhe për pak ditë në shtete të ndryshme, shqiptarët tanë të mirë u bënë heronj të ditës në opinionin e atyre shoqërive që kanë në vend të parë të mirën, pozitiven, jetën.

Është kjo arsyeja që shqiptarët, me aktet që bënë, nëse do ndodhnin në Shqipëri do të mbeteshin anonimë dhe askush nuk do mësonte për veprën e tyre. Një akt dhe aq. Një rutinë e një të riu që vendosi të sakrifikojë. Punë e madhe. Tek ne nuk merret njeri me shembujt e mirë. Heronjtë e vërtetë nuk janë ata që bëjnë punë të mira dhe akte heroizmi. Duket se akte heroike konsiderohen nëse del në sallë e parlamentit dhe gjuan kryeministrin me vezë. Atij i mësohet emri në sekond. Akt heroik është kur godet kundërshtarin politik. Kur i qëllon me dinamit. Kur u pret gishtat me kapsolla të fuqishme një vajze të re, e cila ishte atje në emër të detyrës dhe mbrojtje të jetës së protestuesve. Heroika në kuptimin e vërtetë këtu, ka fikur dritën. Është mbuluar me vellon e errësirës. Dhe hero na paraqitet një i ri që shan fortë. Një stu-dent që fyen. Kur Sali Berisha thërret, o djem rrëm-beni armët. Monika Kryemadhi vërvit çizmen mbi deputet. Edi Rama pranon të shahet nga studentët në debate të zjarrta. Ilir Meta pushton Jerzercën. Paloka është gati të kacafytet trup më trup me deputetët. Basha ngre grushtin kundër Ballës. Kur këngëtarja del toples. Zonjusha Armina garanton shqiptarët se vithet i ka origjinale. Kur një djalosh qëllon me armë ish të dashurën. Dikush vret gruan. Një tjetër... Kështu pafund këta janë heronjtë tanë të rremë. Mos u çuditni që ish Presidenti, Bujar Nishani sulmoi policen e re të sapo kthyer nga mjekimi në spitalin e Stambollit, zonjushën Nuka, vetëm se u vlerësua për atë çka i ndodhi dhe u denigrua me egërsi nga një

Page 17: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 17

Nga Besi BEKTESHI

E gjitha kjo në ndrys-himet qeveritare është kthimi i koshiencës së Ramës mbi rolin e

PS-së në pushtetin e tij dhe të qeverisë, të pakënaqësisë së madhe tanimë në këtë forcë politike, apo makiazh qeveritar, i cili mori nxitje nga protesta e studentëve?! Unë e kam të vështirë ti them makiazh, sepse jam i qartë, se në PS-në e sotme janë shumë të pakënaqur si poshtë në horizontale dhe në vertikalen e saj! Ajo protestë e cila grisi si flamurin e dy partive me faj si PD dhe LSI, por dhe PS-së, tregoi se ka pesë vite plot faj dhe Partia Socialiste, e cila drejtohet tashmë jo me konkurencën e vlerave, as me lirinë e fjalës dhe zbatim statuti, por nga forca e lidershipit personal të Ramës! E ky pikërisht është faji më i madh i një partie të majtë, e cila ka e vetme shanset për të bërë politika të mëdha, të cilat deri tani me anën e prezantimit të qeverisë, nuk i ka bërë! Çfarë ndo-dhi? U fut Braçe, socialisti par exelance që në fund të fundit, sillet si një i majtë dhe në çdo moment modelohet, rebelohet dhe qëndron sa mundet si një socialist! Çuçi, që sigurisht është një i majtë i mirë, dialogues dhe pa rëndesat korruptive të njerëzve të futur në qeveri "no name no face"?! Shalsin si pikërisht një i tillë i majtë, Spiropalin, e cila ekzag-jerohet me "Skënderbeun" por është prodhim i ma-jtë socialist dhe Majkon që padyshim më vjen keq që ishte pjestar i një kabineti që ka një reputacion për të qarë hallin, si një e "djathtë falimentuese dhe e ekzagjeruar" në arrogancën kundra atyre poshtë, si të jenë të majtë dhe të djathtë! Rama ka përfituar nga studentët! Ka përfituar dhe shfrytëzuar atë protestë, që në fakt nuk ka të bëjë vetëm me ar-simin e Nikollës, i cili jo ka probleme, por është në kohën më të keqe të tij dhe pse diku-diku dëshira ishte e mirë! Po arsimi lëngon dhe kaq shumë, sa një protestë e studentëve është shumë pak! Nuk është aspak më mirë "Shëndetësia" e cila vetëm nuk plas, sepse po ndodhi kjo plasje, do të shikohet një marrëzi e pamasë, e pa llogaritur dhe pa asnjë lloj dyshimi katastrofike! Po dhe pse janë bërë investime nga kjo qeveri! Sepse nuk mjaftojnë as

Nga Fatos ÇOÇOLI

Fjalën “oligark” (nga greqishtja, nënkupton “një nga sundimtarët e paktë”), shumë

qytetarë sot ua veshin atyre pasunarëve tanë të paktë që zotërojnë edhe mbi 50 apo 100 milionë euro dhe që e kanë vënë ose shtuar pasurinë duke fituar tendera të dyshimtë apo përvetësuar padrejtësisht nga privatizimet llokma të majme të pasurive shtetërore, pra të të gjithëve. Dhe njerëzit kanë të drejtë. Do të ishte ndryshe në rast se një kompani e madhe (ndërti-mi, në fushën e tregtisë me shumicë, pakicë, etj.) të kishte pushtuar pjesë ose shumicën e tregut tonë, nga zotësia e vet ose nga ndonjë shërbim apo mall të ri të ofruar (rasti për shembull i kompanisë “Microsoft” 40 vite më parë, që u bë mbizotëruese nga programi kompjuterik risi absolute që krijoi dhe shiti). Kurse oligarkët tanë “shpikjet” i patën vetëm si e si të bënin për vete me pagesa të majme, me apartamente të dhuru-ara apo me pjesëmarrje të fshehtë në aksione kompanish që rregjistronin sa hap e mbyll sytë deri edhe në Qipro, qeveritarët tanë lehtësisht

“Rama ka përfituar nga studentët! Ka përfitu-ar dhe shfrytëzuar atë protestë, që në fakt nuk ka të bëjë vetëm me arsimin e Nikollës, i cili jo ka probleme, por është në kohën më të keqe të tij dhe pse di-ku-diku dëshira ishte e mirë! Po arsimi lëngon dhe kaq shumë, sa një protestë e studentëve është shumë pak! Nuk është aspak më mirë "Shëndetësia" e cila vetëm nuk plas, sepse po ndodhi kjo plasje, do të shikohet një marrëzi e pamasë, e pa lloga-ritur dhe pa asnjë lloj dyshimi katastrofike!

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Një kompozim "më socialist", apo falje për të deritanishmen!?

Duam qeveri larg oligarkëve

"flota e ambulancave" që është turp ta inagurosh, as shumë investime, po nuk ndërrove drejtim, filozofi shërbimi, dhe mënyrë të sjelluri me njerëzit! Po nuk hoqe interesat e dëmshme të konjukturave të dukshme dhe të padukshme në biznesin mjeksor dhe shërbimin e tillë! Fjalët "përshëndetëse" të Lulzim Bashës me "njerëz të rinj anonimë" duken një butafori tipike e një njeriu që kur e mori Berisha ishte një super anonim dhe mbeti po ashtu për nga vlerat deri sot e kësaj dite, sigurisht me gafat dhe marrëzitë e tij drejtuese e vepruese! Por Rama thotë se ka faj dhe mungesa e opozitës: “Kemi humbur kohë, kohë, për të bërë akte nënligjore. Cili është justifikimi për këtë? S’ka. S’ka shpjegim. Shpjegimi për këtë dhe shumë të tjera si këto është se ne nuk kemi opozitë. Mungesa e opozitës na ka mpirë një pjesë të shqisave dhe na ka ulur një pjesë të kapaciteteve tona udhëheqëse”- tha Rama. Po py-etja është e qartë: si ka mundësi që të dish këtë gjë dhe nuk bazohesh te ndjeshmëritë e partisë tënde? E kjo është më e rëndë se sa mungesa e opozitës konstruktive! Rama akuzoi dhe gratë: “Forumin e gruas e dëgjoj vetëm kur ka zgjedhje që zihen gratë me njëra-tjetrën. Nuk ka nevojë. Vetëm zihen me njëra-tjetrën kur ka zgjedhje dhe bashkohen për 8 mars dhe bëjnë sikur duhen me njëra-tjetrën. Vetëm për sherr janë. Ndërkohë që gratë i kemi integruar. Për çfarë na duhen? Nuk na duhen më organizata ekskluzive, forume statike. Po, po, por ndjeshmëritë e PS-së, mbi gratë e pa merituara ministre, që nuk dolën dhe nuk ishin as socialiste!? E kuptojnë apo jo se forumet e grave edhe pse lançohen dhe lapidarizohen po bëhen më keq se sa "forumet" e burrave pa dinjitet dhe sidomos jo të majtë realë! Rama është i tillë që e thotë ku kupton një diçka që bën "muuuu", por në fund të fundit është ai që ka përqendruar pushtete, pra dhe pushtetin mbi gratë! Rama ishte shumë nervoz, por po arrinte të ruante balancën mes asaj që duhej thënë dhe marrëzisë politike të kryer deri tani! Kapacitetet qeverisëse (sikundër thotë ai) rriten vetëm nëqoftëse bazohesh te e majta moderne të cilën PS-ja po të lejohet nga vetë ai, e ka si kualitet! Ahmetaj dhe Gjiknuri nuk janë njerëzit e suksesit, Rama e di (duhet ta dijë) këtë gjë mirë! Ata janë njerëzit e "mërzitjes" së pa masë jo vetëm të socialistëve poshtë, por dhe sho-qërisë! Janë njerëzit që janë ekzagjeruar së tepërmi me një "kapitalizëm pothuaj krijues së revolucion-

të korruptueshëm. Prej kësaj kapjeje të Shtetit, për afro 26 vjet oligarkët bënë pasuri mbi pas-uri, duke shfrytëzuar egërsisht dhe pa kurrfarë kriteri pasuritë e mbitokës dhe nëntokës së këtij vendi, si dhe hallexhinjtë që punësonin. Gllabëruan gjithçka dhe askush nuk ua ndali dorën. Prandaj dhe nuk kanë sot respektin e qytetarëve. Zyrtarët më të vegjël dhe të pakor-ruptuar të Shtetit ndiheshin të pafuqishëm t’u kundërviheshin. Hakmarrja e të korruptuarve pushtetarë të plotfuqishëm u rrinte si shpata e Demokleut mbi kokë. Oligarket gjetën shesh dhe bënë përshesh. U kujdesën, kur u fuqizuan mjaftueshëm, që të paguanin partiakë si djathtas edhe majtas, në mënyrë që kushdo të fitonte në zgjedhjet të ishte nën ndikimin e tyre. Me kalim-in e viteve, ky ndikim i pjesshëm fillimisht, u bë i fuqishëm më vonë dhe në dhjetë vitet e fundit, absolut. Shteti nisi të punojë vetëm për llogari të tyre. Ndërtoheshin rrugë, ose zgjeroheshin ekzistueset, vetëm për të shkuar tek fabrika e oligarkut ose qendra tregtare e tij. Kryeministri i sotëm vetëm guxoi t’ua përmendte disave em-rin një herë. Nuk e bëri më. Drejtuesi i sotëm i opozitës nuk ua ka përmendur emrin asnjëherë, ose ndonjërit në rast ekstrem lufte politike. Kryeministri njëherë foli për 800 kompani private me bilance të trukuara. Pastaj nuk e

përmendi më. Nuk u kuptua asnjëherë nëse këto kompani të kapura “me presh në duar”, pra në shkelje të ligjeve fiskale të vendit, u gjobitën, apo u bënë shembull për të tjerët, apo ju konfiskua malli e ju pezullua aktiviteti, si masa të forta. Tatimorët tanë shkojnë në kontrolle tatimore dhe “arkëtojnë” rregullisht zarfa nën dorë për vete dhe për shefat e tyre. Një aktivitet që zhvil-lohet gati në sy të të gjithëve dhe që askush nuk e denoncon, nën frymën e strukturave gjysëm mafioze. Shteti është i kapur plotësisht sot nga oligarkët. Shembulli më i qartë dhe i rëndë u dha nga loja me kompaninë off-shore DH Alba-nia. Njërit prej oligarkëve ndërtues rrugësh iu premtua marrja e një loti(segmenti) të Unazës së Madhe të Tiranës në zonën e Astirit dhe ngaqë nuk duhej të fitonte kompania e tij, pse boll tendera kishte fituar deri tani, i thanë “Gjej një kompani tjetër ku të jesh po ti, mundësisht të rregjistruar jashtë”. Dhe serbes-serbes oligar-ku gjeti njerëz të falsifikonin dokumentat dhe emrin e kompanisë jashtë. Tre vjet më parë, kur shpërtheu skandali botëror Panama Papers (do-kumentat e kompanive off-shore-parajsa fiskale të rregjistruara në Panama), ministri i Ekono-misë dhe Financave që dje u largua, premtoi të kontrolloheshin rreth një mijë kompani për të parë origjinën e pronave dhe pasurive të tyre.

Nuk u kontrollua asnjë. Sot ngelet të shpreso-jmë se oligarkët me dy zonjat ministre (tashmë njëditore) të ministrive tona ekonomike nuk do të kenë rastin të drekojnë apo darkojnë. Dhe se do ta kenë, ndoshta më të vështirë, të kapin Shtetin dhe tenderat e tij për brirësh, sikurse deri tani i kanë kapur. Është e vërtetë se oligarkët tanë, si kudo, punësojnë me mijëra vetë dhe kontribuojnë sot me taksat që paguajnë(kur nuk kryejnë evazion të rëndë fiskal, se atë deri tani përherë e kanë kryer) në Buxhetin e Shtetit. Por mos është shumë të kërkojmë që, tani kur pasuri shtetërore për t’u privatizuar nuk kanë ngelur më, këta oligarkë të mos na hyjnë, sikurse po na hyjnë, edhe në detyrimet dhe pagesat që me taksat tona dhe të fëmijëve tanë do t’u paguajmë, me kontratat koncesionare dhe PPP, edhe 10 dhe 20 vjet më vonë?! Duke qenë se nuk ka ngelur gjë, ose shumë pak për të grabitur nga pronat shtetërore ende në këmbë sot, në marrëveshje të plotë me qeverinë deri sot, këta oligarke kanë gjetur llafin dhe formën kontraktore, për të na zhvatur edhe në të ardhmen e afërt dhe të largët. Nëpërmjet partneriteteve publik-privat. Prandaj dhe kur na ikin ministra që i pollën këto PPP, kemi një shpresë të vakët se mos zonjat që po i zëvendësojnë në karriget ministrore nuk do të jenë po aq pjellore.

arëve poshtë dhe dëshpërimit popullor"! Nuk ka asgjë që ti mbrojë, e kam frikë se nesër nuk ka për ti mbrojtur as ligji! Po ashtu si njeriun numër një të pa dëshiruar nga askush që është Mirela Kumbaro! Ajo ka shpëtuar monumente!? Kjo gjë është një fantazmagori e jashtëzakonshme! Kësaj minis-treje të cilës nuk i bën respekt asnjë grup, pothuaj asnjë akademizëm ideor në kulturë, pothuaj asnjë regjisor, pothuaj asnjë piktor, skulptor, pothuaj asnjë specialist trashëgimie, asnjë njeri i artit dhe i letrave, po i bien monumentet kudo në Shqipëri! Pa aftësia, irracionaliteti kulturor dhe arroganca e saj, llastimet mediatike, kotësitë "kreative" nganjëherë fare idiote, spërdredhimet dhe "kërcimet si zorra në prush me vartësit" i kanë prishur punë të madhe si PS-së dhe trashëgimisë! Peleshi sigurisht është më i miri i të larguarve dhe për mua ka shpëtuar që nuk është më në qeveri! Të merret me Korçën e tij, sepse aty padyshim ka një marrsh më tepër! E dyshueshme e njëjta gjë për Bushatin në Shkodër! Po, me një parti (PS në Shkodër) herë e periferive intelektuale , herë e "gjeneralëve", herë e të fortëve kot dhe pa asnjë vlerë, vetëm për të kontrastuar horrat e të djathtës në bazene jashtë kontrollit, në zona elektorale plot vagabondë, por shumë herë në mos respekt të së majtës shkodrane, e cila në themelin qytetar është e mrekullueshme dhe asnjë herë e respektueshme nga Tirana dhe lidershipet që nuk e njohën kurrë! Kjo e ka bërë të mos arrijë pushtetin vendor në qytetin e madh të veriut i cili ka 27 vite që vuan nga monopartitizmi qeverisës (PD) dhe kohët e fundit nga një marrëzi drejtimi pa fund dhe pa asnjë shpresë! PS-ja në Shkodër nuk ka ditur dhe është komanduar keq nga Tirana, për të mos shfrytëzuar emra dhe njerëz të së majtës moderne, qytetarë me rekorde ndershmërie të cilët tashmë janë tërhequr ose vetë PS-ja i ka goditur me interesat meskine, folklorike dhe cinizmin e saj! Do ti rregullojë Bushati?! Kushedi?!

Çfarë ka bërë Rama, ka kërkuar falje për deri tani, është zëmëruar me disa të vetët, ka zemërim dhe disi inat me veten, apo ka bërë pak më shumë socialiste qeverinë!? Apo të gjitha bashkë!?

Nuk dua të besoj se është makiazh?! Por po të jetë, sigurisht është dhe fundi, jo kaq për qeverinë dhe pushtetin, (njerëzit e dinë se alternativa e kësaj qeverie është Luli) por për shpresën që shqiptarët tashmë e kanë pothuaj të humbur!

Page 18: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT18 E Shtunë 29 Dhjetor 2018

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Veprat në skenë “Hënat e fundme” një nga dra-

mat më të vlerësuara të dramaturgut italian Furio Bordon, e përkthyer në më shumë se 29 gjuhë, në skenën e teatrit premierë për publikun me regji nga Milto Kutali dhe në role aktorët Bajram Dosti, Mariana Kondi dhe Klajdi Zeqaj. Në dramën “Hënat e fundme” ndërthuren shumë bukur nd-jenjat e brezit të ri me brezin e vjetër. Në qendër të dramës është një burrë në moshë që i ka vdekur gruaja dhe jeton me djalin e tij. Por në gjendjen që është kjo familje, babai detyrohet që të shkojë në shtëpinë e të moshuarve. Nuk është se ai e dëshiron, as djali i tij që aq sa e do aq dhe nuk e pranon, ky është ngërçi në vepër. Komedia “Trashëgimtari”, me autor Arben Iliazi erdhi po me regji nga Milto Kutali pre-mierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Fatiku dhe Suzi, që bashkëjetojnë prej 7 vitesh si burrë e grua, janë dy karaktere kontravers, pa asgjë të

përbashkët. Fatiku, një “zyrtar i lartë”, i katapultuar në politikë pa asnjë meritë dhe që jeton me ambicien pa kufij për pushtet e para, përfaqëson individin instinktiv të zhveshur nga ndjeshmëria. Befas “shefi i madh” i kërkon të ngjizi një fëmijë, pasi pas 7 vjetësh martesë, po bie në sy për keq para opinionit publik, që ende beson në vlerat e familjes. Vepra teatrore shkruar nga autori izraelit Ilan Hat-sor, ishte në skenë po nga regjisori Milto Kutali. Rolet në vepër regjisori ia besoi aktorëve Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Ismail Shino. Një familje e copëtuar nga mash-trimi, tradhtia dhe lufta në shfaqjen “Maskuar”. Nga të gjitha plagët e shkaktuara nga lufta moderne gue-rile, ajo që lë ndoshta plagët më të thella emocionale, është ajo e famil-jeve të shkatërruara nga besnikëritë konfliktuale , duke zëvendësuar dashurinë familjare dhe besimin me dyshimin dhe mosbesimin.

Regjisori shprehet se Ministria e Kulturës nuk ka bërë për teatrin

Tiranës i duhen dhjetë teatro, promovimi i dramës shqipe detyrë e të gjithë artistëve

Viti artistik për regjisorin Milto Kutali po mbyllet me disa projektet teatrore që janë realizuar në skena të teatrit. Regjisori tregon se për të sjellë këto shfaqje në skenë ka bashkëpunuar me artistë të njohur, por dhe me emra të rinj. Gjatë këtij viti regjisori tregon se ka sjellë në skenë jo vetëm drama të huaja, por dhe vepra teatrore shqiptare që kanë përcjellë mesazhe të forta për publikun. Në intervistën për “SOT” regjisori i njohur Milto Kutali ndalet dhe në problemet që po kalon teatri në vend. Ai shprehet se Tiranës i du-hen të paktën dhjetë teatro, pasi janë pak hapësira deri tani për artistët e teatrit. Por kjo sipas tij kërkon dhe vëmendjen e Ministrisë së Kulturës për të shtuar buxhetet për jetën artistike. Shqetësues për regjisorin është dhe fakti, që ende nuk ka gjetur miratim një ligj i duhur për teatrin në vend. Sipas tij dhe teatrot në rrethe nuk duhet të trajtohen me syrin e njerkës pasi dhe atje janë trupat artistike. Sa i takon projekteve të pavarura në fushën e artit, regjisori shprehet se do të ishte më mirë që me to të merrej një agjenci.

-Si po mbyllet ky vit për ju nga ana artistike?

Ky vit ka qenë me mua me angazhime në skenat teatrore me shfaqje të ndryshme, që janë vënë në teatër nga unë si regjisor. Por kam pasur angazhime dhe në Universi-tetin e Arteve shfaqje me studentët që janë dhe detyrime mësimore, por kanë dhe vulën e punës artistike. Kam pasur bashkëpunime me Teat-rin Kombëtar Eksperimental “Kutim Spahivlgli” disa projekte. Një nga ato ka qen vepra teatrore “Hënat e fundme” e autorit Furio Bor-don. Kjo shfaqje erdhi në skenë me interpretimin e aktorëve Bajram Dosti dhe Mariana Kondi si dhe aktori Klajdi Zeqja, një vepër shumë humane që bënte fjalë për gjen-eratën e tretë. Mosha e tretë, që janë në alterna-tivën midis azilit dhe të qenurit në shtëpi me fëm-ijët e tyre. Më pas kam punuar një tjetër projekt teatror

bashkë me studentët e mi dhe ishte vepra teatrore “Trashëgimtari”. Në skenë ishin aktorët Donald Shehu, Xhuljano Brisku, Dajana Nenaj. Ka qenë një komedi që është shfaqur jo vetëm në skenën teatrore të Ti-ranës, por dhe në skena të tjera të Shqipërisë. Komedia “Trashëgimtari” ishte vepër shqipe me autor Arben Iliazi. E fundit për mua në skenë ka qenë ajo me titull “Maskuar” e Ilan Hatsor, e vënë në skenë në 100 vende të botës dhe që u interpretua nga aktorët Alfred Trebicka, Arben Der-hemi dhe Ismail Shino. Kjo vepër në skenat tona ishte premierë në fillim në sallën e Teatrit Kombëtar Eksper-imental “Kujtim Spahivogli”, vijoi më pas dhe në sallën e Universitetit të Arteve. Turneu i veprës që u bë në skenat e tre qyteteve të Shqipërisë në Elbasan, Gjirokastër dhe në Korçë ka qenë falë mbështetjes së Ambasadës së Palestinës në vendin tonë, dhe në qytetin e Korçës u mbyll këtë vit shfaqja e 15 e kësaj vepre teatrore. Mendoj që në fillim të vitit meqë një nga donatorët e këtij projekti është dhe Qendra e Arti dhe Kulturës në Fier ne do të vijojmë me këtë shfaqje edhe në këtë qytet, pasi besoj do të ketë më vonë dhe një festival teatri.

-Në skena keni sjellë këtë vit për publikun edhe vepra teatrore shqiptare. Sa rëndësi ka për ju dra-ma shqipe në skena?

Drama shqipe ka shumë rëndësi të jetë në skenën e teatrove tona jo vetëm në Tiranë, por dhe në rrethe, dhe të gjithë ne duhet të jemi të nd-jeshëm ndaj dramaturgjisë shqiptare. Në fund të fundit edhe prezantimi

ynë bëhet më i plotë më i saktë dhe

më origjinal

kur jemi përballë një vepre teatrore shqiptare në teatër. Por mbi të gjitha është dhe një detyrë e jona, një detyrë e të gjithë artistëve që të promovojmë dramën shqiptare në teatrot tona. Unë nëse do të filloj vitin që vjen një tjetër projekt në një teatër do të jetë me siguri një tjetër vepër shqiptare. Por jam duke bërë dhe dy drama-tizimi dhe kam duke parë dhe gjithë veçorinë e veprave shqiptare. Ndaj them se mund të përgjigjem dhe me një vepër shqiptare për publikun në skena këtë vit.

-Në ditët e fundit të këtij viti çfarë ka qenë shqetësuese për ju me teatrin në vend?

Unë jam regjisor dhe shqetësimi im për teatrin në vend është që ka ardhur momenti që të paktën Ti-ranës i duhen dhjetë teatro, dhe kjo i përmbledh që të gjitha këto. Por që të bëhet kjo duhet kujdesi i shtetit tonë, i shoqërisë dhe i institucioneve tona që ti marrin përsipër. Ne kemi dy teatro kombëtarë në Tiranë, por duhet të krijohen dhe dhjetë të tjerë. Që në Shqipëri të krijohen grupime dhe formate të ndryshme teatrore, duhet të ketë patjetër mbi dhjetë te-atro në Tiranë. Unë po e them dhjetë, por ndoshta mund të ishte mirë të ishin dhe tridhjetë. Por e po e them dhjetë teatro, sepse kemi vetëm tre në Tiranë. Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivoli” si dhe Teatri Metropol në Tiranë, që është në varësi të Bashkisë së Tiranës.

-Ju shpreheni se duhet të jenë dhjetë teatro në Tiranë, por nga Ministria e Kulturës buxhetet kanë qenë të pakta për jetën artistike dhe për dy teatrot. Çfarë duhet bërë sipas jush?

Nëse ne flasim se duhet të ketë më shumë teatro në Tiranë sigurisht që kjo obligon Ministrinë e Kulturës, pra obligon institucionin tutor që të marrë seriozisht gjithë këtë kërkesë. Nuk e besoj se kjo është vetëm kërk-esë e imja, por e të gjithë artistëve. Më shumë teatro dhe të rritet buxheti për teatrin. E dimë që janë buxhetet mjerane për teatrin. Unë mendoj që do të jetë i mbarë dhe i bekuar ai që do të marrë përsipër ti japë Tiranës të paktën dhjetë teatro për qytetarët.

-Ju prej kohësh keni kërkuar dhe ligjin e artit...

Sigurisht që ligji i teatrit në vend ende nuk është formatuar. Unë di që ka qenë një akord midis komu-nitetit të artistëve dhe Ministrisë së Kulturës si dhe disa grupimeve të tjera të pavarura, që janë shoqatat e ndryshme të artistëve, që të riorgan-izohet dhe të bëhet një ligj i ri për kulturën në përgjithësi dhe teatrin në veçanti, sepse ne na ngacmon më shumë te teatri. Unë mendoj që këto duhet të jenë padyshim problemet kryesore me të cilat duhet të merret institucioni tutor, që është Ministria e Kulturës.

-Problemet me teatrot në rrethe vazhdojnë dhe kjo është

MILTO KUTALI:

një gjendje që ka bërë dhe artistët të reagojnë jo pak. Sa problem mbeten për ju?

Unë mendoj që teatrot në rrethe nuk duhet të jenë si të njerkës. Pady-shim që ato teatro janë trupa artis-tike, që dhe pse kanë vëmendjen dhe mbështetjen e pushtetit vendor ne e dimë që nuk është e mjaftueshme. Sigurisht dhe për faktin e politikave dhe strategjive që ndërton Ministria e Kulturës, që duhet të jetë e ndjeshme dhe patjetër të ushtrojë vëmendjen e saj ndaj këtyre institucioneve në rrethe. Aq më tepër që unë të them të drejtën në këto dy a tre vitet e fundit jam shumë i kënaqur me një lloj dëshire të mirë dhe përkushtimi që po ndjehet në disa qytete të vendit, si në Korçë, Elbasan, Fier, Durrësi, Vlora, por dhe Gjirokastra që vlen shumë për tu lavdëruar dhe po bëjnë përpjekje maksimale që teatri të gjejë

vendin e duhur jo vetëm në lëvizjen intelektuale, por dhe atë sociale në Shqipëri.

-Edhe ky vit po mbyllet me shumë reagime të artistëve që shpre-hen kundërt politikave që ndiqen nga Ministria e Kulturës në fushën e artit. Për ju çfarë ka munguar?

Artistët për mua janë në të drejtën e tyre që të kërkojnë më së shumti nga institucionet që marrin përsipër menaxhimin e botës së artit në përgjithësi, dhe sidomos atë të teatrit. Unë mendoj që sigurisht edhe fjala e tyre duhet të dëgjohet dhe duhet të vihet në vend, por deri tani zëri i tyre nuk është dëgjuar. Po folëm për institucione si Ministria e Kulturës historikisht nuk është se kanë bërë shumë për teatrin ndër vite, dhe nuk kanë kontribuar sa duhet. Në rastin konkret meqë jemi te puna që ka bërë Ministria e Kulturës, nëse dhe ministri të tjera nuk arritën të bënin gjë, dhe kjo nuk ndryshoi gjë. Ka pasur raste që flitej se do bënin ligj për teatrin, etj, por asgjë nuk është bërë

-Artistët shprehen kundër dhe mënyrës se si vepron Ministria e Kulturës me projektet e pavaru-ra në fushën e artit. Çfarë është shqetësuese për ju, sa ka qenë dhe transparenca nga ministria me pro-jektet dhe buxhetet?

Unë mendoj që nuk duhet ta merrte përsipër Ministria e Kulturës këtë gjë dhe duhet t’ia linte një agjen-cie, që sigurisht dhe në këtë aspekt ne jemi shumë mbrapa. Pra për mua duhet të ishte një agjenci përtej Ministrisë së Kulturës. Sigurisht që ministria i ka të gjitha mekanizmat që mund ta monitorojë një organ-izëm të tillë, por unë do të isha më shpresëdhënës nëse këtë gjë do ta bënte një agjenci, që do të menax-honte dhe do të bënte këtë punë.

Intervistoi: Julia VRAPI

Unë jam regjisor dhe shqetësimi im për teatrin në vend është që ka ardhur momenti që të pak-tën Tiranës i duhen dhjetë teatro, dhe kjo i përmbledh që të gjitha këto. Por që të bëhet kjo duhet ku-jdesi i shtetit tonë, i shoqërisë dhe i in-stitucioneve tona që ti marrin përsipër...

Page 19: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Është një vepër shumë e bukur dhe në muajin janar është menduar që do të jetë në skenë. Tani ne po punojmë dhe po zhvillojmë provat. Në vepër bëhet fjalë për një jetë provinciale. Tregohet jeta e vështirë, që na ofron varfëria duke vënë theksin që varfëria më e madhe nuk është ajo financiare, por shpirtërore...

Ekspozita “Prolog /Epilog” me vepra të skulptorit të njohur Kristo Krisiko në galerinë e artit FAB shoqëron publikun këto ditë të fundit të vitit. Kuruar nga profesorët Ardian Isufi dhe Sadik Spahija ekspozita prezanton vepra të ndryshme, që janë realizuar nga autori para ‘90 dhe pas këtyre viteve. Kuratori Ardian Isufi shprehet se Prolog i një kronike të paralajmëruar, që zhvillohet përgjatë një eksperience të gjatë artistike, vjen në krijimtarinë e Kristo Krisikos si një sintezë e qenies humane e përshkruar në mënyrë të dëlirë në kohë dhe hapësirë. “Hapësira kohore parë në rrafshin historik shtrihet në dekada të jetuara para-pas viteve ’90-të me shpërthime haluçinante të saj që fillimisht vinin si shkak-pasojë e izolimit komunist nën trysninë e rregullit të realizmit socialist të kushtëzuar në artet pamore duke u pasur në vitet e demokracisë në një arratisje në tokën helene, pra larg-afër vendit të tij”, tregon kura-tori Isufi. Për krijimtarinë e skulptorit Kristo Kris-iko kuratori Isufi vijon se nëse kolegë të tij rendën të ngrenë monumente të vetes nën efektin e temave të “njeriut të ri socialist”, kjo nuk ndodhi në veprat e tij. “Qendra e qendrës në veprën e tij është figura femërore që sendërtohet në forma poetike dhe në të vërtetat e saj humane. Camille Clodel nën një analizë të mprehtë dhe radikale thotë: “Roden, ti je skulptor dhe jo skulpturë”. E pra, nëse shumë kolegë të tij sidomos në periudhën e realizmit socialist paradoksialisht rendën të ngrenë monumentin e vetes së tyre nën efektin e temave të mëdha të “njeriut të ri socialist”, ndodh e kundërta në krijimtarinë e Krisikos me çiltërsinë dhe modestinë e tij artistike duke prezantuar marrëdhënien njerëzore pothuajse në një rrafsh intim”, tregon kuratori Ardian Isufi. Kol-eksioni që prezantohet në këtë ekspozitë në galerinë e artit FAB sipas kuratorit Ardian Isufi e përmbledh këtë frymë lirie në çdo kohë apo periudhë të tij. “Duke nisur me projektin skuplturor në qeramikë të Bankës së Shqipërisë, që daton në fund të viteve ’80-të e deri në të përditshmen tonë postmoderme”, tregon ai. Epilog i një metamorfoze formash të abstraguara, apo thënë ndryshe “forma në zhvillim” shfaqin një qasje pothuajse të re në rrugëtimin artistik të viteve të fundit të skulptorit Kristo Krisiko. Ekspozita do të qëndrojë për publikun deri më datë 9 janar.

Vepra e autorit Martin McDonagh, me regji nga Kiço Kondo

meve gati -gati të pamendueshme të personazheve se si çështje e ditës është që të pengohet dikush që të ecë përpara. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të humbur Irlandës dhe e shikoj si një vepër që është jashtëzakonisht e fortë”, tregon mes të tjerave aktori Genci Fuga.

Autori dhe vepratMartin McDonagh, është një per-

sonazh i njohur i teatrit bashkëkohor. Ai ishte vetëm 16 vjeç kur vendosi të linte shkollën për t’iu futur rrugës së shkrimeve dhe skenarëve kryesisht radiofonikë dhe për 5 vjet me radhë mbledh vetëm letra refuzimi, derisa një ditë, dy prej skenarëve të tij pranohen në disa stacione australiane. Iu deshën vetëm 8 ditë për të shkruar pjesën e tij të parë teatrale, “Mbretëreshën e bukur të Lineinit” (1996), pjesë e cila u vu në skenë për herë të parë më

1997-n në Londër. McDonagh ishte 27 vjeç. Më pas shumë shpejt skenën londineze do ta shihnin edhe katër pjesët e tjera pasuese të krijimtarisë së tij. Në moshën 27-vjeçare ai është dramaturgu i parë që pas Shekspirit, të cilit i shfaqeshin të katër veprat në mënyrë simultane në Ëest-End Londër. McDonagh shihet si një prej çelësave progresivë të një zhanri të ri teatror, i cili po bëhet i njohur edhe si Teatri i Fytyrës, për shkak të përplasjes ballore të çdo elementi. Funksioni i tij është t’i parashtrojë publikut nëpërmjet skenës, materi-alin vulgar, shokues dhe konfliktual në mënyrën më të drejtpërdrejtë. McDonagh shkroi dhe drejtoi dy filma (skenari për filmin e tij “Në Bruzh” u nominua për “Oscar” në 2008-n, ndërsa ishte fitues i çmimit “Oscar” për filmin “6 Shooters”.

Ekspozita “Prolog/Epilog”, për publikun

në ditët e fundit të vitit

Vepra “Mbretëresha e bukur”, premierë në janar në Eksperimental

Julia VRAPI

Vepra “Mbretëresha e bukur” e autorit Martin McDonagh pritet të jetë premierë vitin, që vjen në

skenën e teatrit. Me regji nga Kiço Kondo kjo vepër është menduar dhe si një nga premierat e para në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vitin që vjen. Rolet në vepër regjisori Londo ia ka besuar aktorëve të njohur si Ermira Gjata, Genci Fuga, Laura Nezha, etj. Kjo komedi dramatike është një rivënie në skenë e regjisorit Kiço Londo. Disa vite më parë regjisori Londo e ka vënë në skenë me ak-torët Drita Pelinku, Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa. Protagonist në vepër aktori Genci Fuga tregon se pjesa te-atrore që pritet të jetë premierë përc-jell mesazhe të forta për shoqërinë. “Është një vepër shumë e bukur dhe në muajin janar është menduar që do të jetë në skenë. Tani ne po punojmë dhe po zhvillojmë provat. Në vepër bëhet fjalë për një jetë provinciale. Tregohet jeta e vështirë, që na of-ron varfëria duke vënë theksin që varfëria më e madhe nuk është ajo financiare, por shpirtërore”, tregon aktori Fuga. Në këtë vepër që është një komedi dramatike ne kemi në qendër të saj një nënë dhe një vajzë që persekutojnë njëra- tjetrën. Nëna për të mos ngelur vetëm dhe vajza për të gjetur rrugën e saj. Aktori Gen-ci Fuga tregon se në vepër tregohet dhe emigracioni, që të gjithë duan të ikin, por dhe dashuria e pamundur prej vitesh. “Në vepër kemi dhe bal-lafaqimin me dashurinë rrethe njëzet vjeçare të personazhit që interpreto-het nga unë me personazhin, që luhet nga Laura Nezha, por që kjo është penguar nga shumë gjëra. Njëkohë-sisht dhe nga emigracioni që duhet të bëjnë të gjitha palët për të ikur nga kjo jetë dhe më pas dhe kthimi në këtë jetë, por që tashmë i gjymtu-ar. Unë jam në rolin e të dashurit të personazhit që luhet nga Laura Nezha dhe interpretoj Pato Dulei”, vijon aktori. Ngjarjet në vepër zh-villohen në një fshat të Irlandës dhe aktori Genci Fuga shprehet se është një vepër jashtëzakonisht e fortë për ato që përcjell. “Është komedi në moskuptimin e fakteve, vepri-

Koncerti i fundvitit, program i pasur muzikor në “Skampa”

“Një jetë me brenga”, botohen kujtimet e Kolec Topallit

Në skenën e teatrit “Skam-pa” në qytetin e Elbasanit nën udhëheqjen artistike të maes-tro Ermir Krantjes mbrëmë u zhvillua grand gala e fundvitit, që bëri bashkë artistët për të përcjellë momente të bukura muzikore. Koncerti i madh festiv erdhi nën dirigjimin e maestro Ermir Krantjes dhe në skenë ishte Orkestra Simfonike e Elbasanit, me solistët e njohur nga publiku Kastriot Tusha, Ul-piana Aliaj, Jonela Golemi dhe Martin Kushi. Koncerti prezan-toi për publikun vepra muziko-re vokale, instrumentale dhe

orkestrale të autorëve të huaj, këngë napoletane dhe arie nga operat. Dirigjenti Ermir Krantja është një nga emrat e vlerësuar në botën e muzikës. Me dhjetëra koncerte të dirig-juara brenda dhe jashtë vendit ai ka marrë jo pak vlerësime. Në nëntor të këtij viti mjeshtri Ermir Krantja dirigjoi operën “La Traviata” të Verdit për pub-likun në sallën e Pallatit të Kon-greseve. Kjo rivënie shënoi 150 herë dirigjimin prej profesorit Krantjes të shfaqjes operistike “La Traviata”, që është pohuar si kryevepra verdiane.

Në fund të jetës gjuhëtari i njohur Kolec Topalli shkroi kujtimet e tij që tashmë janë përmbledhur në librin “Një jetë me brenga”. Kjo vepër pasqyron jetën e gjuhëtarit të njohur që në fëmijëri plot vuajtje në kampe të përqendrimit duke e përvijuar deri në arritjet më të mëdha që ai pati në shkencën e gjuhësisë. Libri është botuar nga Instituti i Krimeve të Komunizmit. Drejtori i këtij institucioni Agron Tufa, ka qenë një prej nxitësve që Topalli të hidhte në letër kujtimet. “Profesor Koleci e kishte pak me ngurim shkrimin e kujtimeve të jetës së

tij, por duke pas një njohje të trajektores së jetës së tij personale unë gjithmonë jam përpjekur që ti ngjall interesim të përshkrimit të memuareve. Për memuaret çdokush ngu-ron, se u duket sikur me to çdo gjë është vulos psikologjikisht. Pas promovimit të fjalorit eti-miologjik të shqipes kemi bërë bisedën e fundit dhe tha tani po dhe arriti. Një kuriozitet që më ka thënë ishte: fill pas mbarimit të rreshtit të fundit, të nesërmen më kishin ngrirë duart dhe nuk mund të shkru-aja”, thotë Tufa.

Monodrama “Rrno vetëm për me tregue”, në skenën e Kuksit

“Rrno vetëm për me treg-ue”, monodrama e bazuar mbi veprën monumentale të At Zef Pllumit me regji nga Milto Kutali është shfaqur në skenën e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” për publikun kuksian. Për rreth 1 orë, aktori i mirënjohur Arben Derhemi, nën petkun e priftit françeskan, përcolli mesazhin e një vepre të përjetuar dhe të konsideruar si ndërgjegjja e kohës. Kujtimet e autorit prekin një shtrirje kohore të gjatë të gjithë peri-udhës së komunizmit, që nga lindja deri në shembjen e tij.

Pjesa më e madhe e tyre i përket burgjeve e kampeve të punës. Kjo, jo vetëm për faktin se jeta e autorit, për forcë madhore, kaloi më shumë në to, por dhe për një farë nënteksti filozofik të një realiteti të zotëruar nga një dik-taturë, që gjente shprehjen e saj ideale pikërisht në ato kampe e burgje. “Rrno vetëm për me treg-ue” është vepër e botuar për herë të parë në vitin 1995 nga autori At Zef Pllumi, vepër kjo që ka rreth 900 faqe, por kësaj radhe ishin shkëputur pjesët kryesore për të bërë një dramatizim sa më të përmbledhur.

Page 20: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT20 E Shtunë 29 Dhjetor 2018

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

FLAMURTARI

Bardheblutë janë në pritje të sponsorëve të fuqishëm dhe një merkatoje me kampionë

Adriatik BALLA

Skënderbeu pritet të shkërmo-qet në ditët e janarit të vitit 2019, pasi situata nuk duket premtuese. Vendimi i Gjykatës

Sportive të Lozanës do të jepet në mars, por ka pak shanse që Skënderbeu të dalë i pastër nga kjo histori, domethënë pritet të dënohet. Lojtarët nuk do të preferojnë të luajnë në një ekip që nuk ka mundësi të luajë në Europë dhe pa Europën Skënderbeu do të jetë një ekip që thjesht do të luajë në garë si për-faq2ësues i klubit futbollistik të Korçës, por pa mundur të jetë më në nivelet e mëparshme. Këtë situatë duan ta shfry-tëzojnë klubet e tjera që kanë ambicie për të luajtur në Champions dhe Eu-ropa League e një ndër to është Tirana, e cila shpreson të bëjë një merkato të fuqishme në gjirin e Skënderbeut për të fituar të paktën një mundësi kalimi në Ligën e Europës. janë piketuar disa futbollistë por veçmas syri shkon tek mesfushori me tipare sulmuese Dejvi Bregu, por edhe futbollistë të tjerë që mund të bëjnë diferencën dhe ta nx-jerrin Tiranën nga situata e vështirë. Në fakt, Tirana ka ambicie për të bërë një supermerkato në treg, duke tentuar të afrojë lojtarë të nivelit të lartë. Natyrisht, të gjesh të huaj cilësorë në këtë moment duket e vështirë, por Tirana ka arsye të besojë, pasi presidenti Refik Halili ka reklamuar për disa ditë me radhë që në ndihmë të Tiranës do të vijnë sponsorë të fuqishëm që do të japin financa të

shëndosha për të ngritur klubin në nivelin që e meriton. Në fakt, emrat nuk janë bërë të ditur, por në media është hamendësuar që një nga sponsorët do të jetë vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, por natyrshëm nën emrin e ndonjë tjetri, pasi nuk i lejo-het për shkak të konfliktit të interesit që të jetë vetë donator. Mund të zgjidhet kjo situatë njëjtë sikurse veproi shumë vite më parë Lutfi Nuri, ish-donator i Tiranës, i cili vuri të vëllanë në vend të tij tek Tirana kur mori postin e zv/presidentit të FSHF-së. Pra, nuk dihen zyrtarisht emrat e donatorëve, por Halili ka lënë të hapur rrugën për biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri. Duke dalë jashtë

Ardian Mema: Do të doja shumë të fitonim trofe, Tirana e meritonTirana po kërkon prej kohësh

atë “damarin” e origjinës, atë peshën e rëndë të fanellës dhe të suksesit, prandaj dhe Ardian Mema, një pinjoll i dinastisë Mema, është një nga per-sonat e sipërpërmendur që me kurajo ka marrë përsipër një peshë të rëndë, profesionale por akoma më shumë personale. Në një intervistë të gjatë për “Supersport”, trajneri vendos në “skaner” periudhën që nga momenti kur iu dorëzuan çelësat e skuadrës dhe evidenton problematikat e bard-hebluve. Siç shkruan “Supersport”, rruga e ndërmarrë mund ta dërgojë

Në Ballsh është mbyllur një vit në mënyrën më të mirë të mundshme, me skuadrën e Bylisit që u shpall “kampione dimri”. Festa ka startuar në orën 19:00, ndërsa për t’u theksuar fakti se muzika me “dj” por edhe val-let tradicionale shqiptare kanë bërë që Bylisi të “harbohet” deri në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme. E madje, si gjithmonë, ata që janë më të privilegjuarit te mallakastri-otët janë lojtarët afrikanë, të cilët këtë sezon, nuk ishin pak, por plot pesë, madje katër prej tyre titullarë të rëndësishëm. Samanda, Ntepe, Kofi, Beji si dhe Ofei, e kanë kthyer me valle afrikanë, duke marrë edhe duartrokitje nga shokët e tyre. Bylis pretendon ngjitjen në Superiore.

KLUBIBylis bën

festën e fundvitit, “çmenden” afrikanët

Tiranën drejt dritës së dikurshme, por ndryshimet që duhen kryer janë jetike për të shmangur pengesat. Nuk e sheh drejtimin e 24-herë kampionëve si një mundësi për t’u ngjitur në karrierë por si një detyrim ndaj klubit të zemrës dhe disfatat i përjeton më shumë se askush, kjo e bëri që dy herë të men-donte seriozisht dorëheqjen. Lidhja e ngushtë që ka me fanellën bardheblu e larguar nga bisedat rreth rinovimit, pse? Sepse Mema për Tiranën është gati të nënshkruajë edhe në një çek të bardhë. Dy lojtarët me më shumë përvojë Erando Karabecin e Ilion Lika nuk janë më titullar, tekniku 48-vjeçar sqaron motivet dhe nuk i mbyll dyert askujt. 5 tituj kampion si futbollist pjesë e një plejade me lojtarë të klasit të lartë, trajneri tregon se ku qëndron ndrys-himi mes së shkuarës dhe skuadrës aktuale. Për t’u rikthyer tek e tashmja, afrimet janë të domosdoshme por për Memën Tirana nuk është një program televiziv me audicione ku çdo kush mund të provojë veten, teksa adresoi edhe situatën në lidhje me disa emra të përmendur në media si përforcime të mundshme. Tirana është për mbijetesë pati deklaruar tekniku i kryeqytetasve pas humbjes me Luftëtarin, sot është më optimist pavarësisht se duhet përulësi. Presidenti Halili konfirmoi se do të afrohen donatorë, kjo çështje nuk e ka lënë indiferent trajnerin e bardhe-bluve për të cilin rruga e biznesit mund ta largojë një herë e përgjithmonë skuadrën nga errësira.

Në Shkodër është mbajtur një ceremoni për të nderuar figurat e sportit shkodran dhe një nga të ftuarit e nderit, ka qenë edhe bomberi shkodran Hamdi Salihi. Ai që shkroi histori si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë e me Kombëtaren, është shpre-hur se Vllaznia është krenari për Shqipërinë. Në një intervistë që dha për “Shkodra Sport”, ai ka folur në lidhje me situatën që po kalon skuadra shkodrane, por edhe me vitet kur ka luajtur me legjenda të këtij qyteti. “Ishte kënaqësi që isha këtu në këtë ambient ku u nderuan shumë figura jo vetëm të futbollit, por të shumë sporteve dhe më bën të ndihem mirë që jam shkodran. Të jesh

në një ambient me figura të sportit, për mua ka qenë gjithmonë kënaqësi. Vllaznia ishte shkolla dhe vendi ku mora mësimet e para të futbollit. Ishte shkolla më e mirë e mundshme që mund të kisha bërë ndonjëherë”, u shpreh Salihi. Më pas ai vlerësoi figurat e futbollit shkodran ndër vite. “Prandaj e thashë që ka qenë shkolla më e mirë e mundshme që një sportist mund të kishte bërë, për të luajtur me Sinanin, Martinin, Liçin, Zmija-nin, Beqirin, Telin, Belishën dhe shumë të tjerë, që mund të mësoje shumë edhe nga ana njerëzore. Vërtetë është në një situate të vështirë dhe këtë e ka ndjerë gjithë qyteti dhe aq më shume ata që

janë pjesë e sportit. Megjithatë, sporti ka edhe humbjet dhe fitoret e veta. Vllaznia këtë vit ka humbur dhe gjëja e vetme që i ka mbetur është të ringrihet sa më parë aty ku i takon”, vijoi bomberi shkodran që aktivizohet së fundmi në ligën e dytë austriake me Vjena Nojshtad. Ai e mbyll në fund intervistën e tij me një urim special për Vllazninë, që e quan krenari të Shqipërisë. “Plot 100 vite me sukses, krenari për çdo shkodran, por do të thosha edhe për çdo shqiptar, sepse Vllaznia është krenaria e Shqipërisë. Uroj që në vitet e ardhshme të vazhdojë kjo traditë e deritanishme dhe pse jo të përmirësohet”, përfundoi Salihi.

Hamdi Salihi elozhe Vllaznisë: Klubi i zemrës, na formoi si duhet

Që pas ndeshjes me Tiranën, në kampin vlonjat mbizotëron një qetësi absolute sa i takon lëvizjeve të mundshme në merkaton e janarit. Nuk janë përmendur as emra bom-bastikë dhe as emra të zakonshëm nga kampionati ynë. Edhe për përgatitjet dimërore nuk ka ende një informa-cion të qartë nga klubi. Futbollistët janë larguar nga Vlora për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre, por jo ashtu siç do të dëshironin, për shkak të rrogave mujore që ende nuk i kanë marrë. Ndoshta Flamurtari mund të mos ketë nevojë për shumë ndërhyrje në merkaton e dimrit, ndërkohë që më e rëndësishme është që të zgjidhet ngërçi financiar dhe skuadra të ketë qetësinë e nevojshme në këtë aspekt.

Vlonjatët nuk e përmendin fare merkaton

KATEGORIA E PARËDy klube po

“shkrihen”, shkak mungesa e paraveDisa klube të Kategorisë së Parë

po shkojnë drejt “shkrirjes” për shkak të mungesës së parave. Kështu, Burreli në Grupin A si dhe Turbina në Grupin B kanë probleme. Në gjirin e tyre kanë lojtarë të huaj, por duke qenë se kanë nga 2-3 muaj që nuk paguhen, ata kanë vendosur të mbyllin aventurën e tyre para kohe. Olamba dhe Xhixhua kanë lënë Burrelin, ashtu si dhe Ejo e Ugo, dy nigerianët e Turbinës që janë venë në kërkim të skuadrave të tjera. Por,m bëhet e ditur se dhe lojtarët jabanx-hinj janë larguar dhe zor se mund të rikthehen te katoi dy skuadra pa kushtet financiare. Jo vetëm kaq, por janë edhe Elbasani, Tomori apo dhe Iliria ku lojtarët bojkotuan stërvitjen për shkak se nuk paguhen.

Të kuqtë e Partizanit e mbyllën gjysmën e parë të sezonit në vend të parë në Superiore, por ata nuk janë aspak të qetë, pasi rivalët ndodhen fare afër me pikë ku më shumë kërcënon Kukësi që është vetëm 3 pikë larg. Pra Par-tizanit i duhen blerje cilësore dhe mësohet se klubi po lëviz në mer-kato për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë në mënyrë që trajneri Gega të ketë një grup të kompletuar për t’i udhëhequr të kuqtë drejt titullit kampion. Edhe pse u përfol se afrimi i parë i Par-

tizanit në merkaton e dimrit do të ishte Dilaver Duka, mesa duket lëvizja e parë e Partizanit vjen nga Maqedonia. Fatjon Jusufi sipas të gjitha gjasave do të jetë futbollisti i Partizanit në pjesën e dytë të këtij sezoni. Mesfushori me tipare sulmuese ka arritur marrëveshjen me drejtorin teknik të 15-herë kampionëve Olsi Rama për një kontratë 2-vjeçare me op-sion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Prej 5 sezonesh 23-vjeçari ka qenë pjesë e Renovës teksa në këtë kampionat numëron 14

paraqitje dhe dy gola të realizuar në kampionatin maqedonas. Jusufi mund të aktivizohet në të dy krahët e repartit të avancuar por edhe si sulmues i dytë. Jusufi ishte pjesë e Renovës, pasi te kjo skuadër ka hedhur hapat e parë në karrierë duke filluar që nga mosha 9-vjeçare. Pak ditë më parë ai konfirmoi largimin nga skuadra tetovare pasi i përfun-doi edhe kontrata. Pra Partizani e bëri blerjen e parë cilësore dhe të tjera pretendohet se do të vijnë në vijim.

Partizani bën goditjen e parë në treg, vjen Jusufi nga Maqedonia

Tirana pret donatorët për të “shkrirë” Skënderbeun, katër

korçarë afrohen në merkato

Page 21: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

ÇUDIA

Klubi grek pëlqen mesfushorin fantazist shqiptar dhe pavarësisht krizës financiare e fton të rinovojë

Adriatik BALLA

Po bëhet gati një vit që kur Ergys Kaçe kaloi nga Paoku i Selani-kut në radhët e Panathinaikosit të Athinës. Ishte një lëvizje me

shumë peripeci në atë fund janari të vitit 2018. Në fillim lojtari tentoi t’i bashkohet Apoelit në Qipro, por atje e refuzuan në orën e fundit me një justifikim bastard, që gjoja lojtari ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe inkurajonte bashkimin etnik të shqiptarëve. Edhe pse atdhetar, Ergys Kaçen në fakt po e dëmtonte një foto e tij me një futbollist kosovar të Kombëtares teksa kishte veshur një bluzë që mbante inicialet e UÇK-së. Mesfushori fantazist i Kom-bëtares kuqezi u kthye në Athinë dhe më në fund mori konfirmimin nga Panathinaikosi që të bëhej pjesë e klubit jeshil në kryeqytetin grek. Edhe një muaj dhe bëhet një vit që Kaçe mban veshur fanellën e klubit të shquar helen, tashmë si një titullar dhe një lojtar me peshë. Edhe pse Panathinaikosi nuk po kalon ditët e tij më të mira, është fakt që Kaçe e ka kaluar me sukses provën e tij dhe ka treguar se është lojtari i dëshiruar për ngjyrat e ekipit. Mesfushori me origjinë nga Korça shënon rregullisht, jep asiste dhe organizon lojën. Asnjë lojtar tjetër nuk mund të kryejë kaq shumë detyra në formacionin e një skuadre sa bën Kaçe dhe kjo është arsyeja që klubi grek po mendon t’i rinovojë kontratën që skadon në qershor, për ta mbajtur mesfushorin e Shqipërisë edhe katër vjet të tjera në kryeqytetin grek. Kësh-tu, referuar mediave greke që e kanë ndjekur me vëmendje të gjithë këtë histori, janë vetë drejtuesit e Panathi-

naikosit, që pavarësisht vështirësive financiare, po përpiqen të krijojnë një bërthamë lojtarësh për vazhdimësinë dhe për ta ruajtur bërthamën e grupit po bëjnë rinovimin e kontratave. Kaçe është përfshirë në këtë grup dhe konsid-erohet lojtar i domosdoshëm, një lojtar që mund të mbulojë disa role në fushë dhe kjo është arsyeja që Panathinaikosi nuk dëshiron ta largojë një futbollist teknik dhe organizator si shtatshkurtri i përfaqësueses kuqezi. Mbetet të disku-tohen detajet financiare, por një kontratë katërvjeçare në Athinë me “jeshilët” e kryeqytetit grek mund t’i japë Kaçes dimensionin e duhur të lojtarit që do të ketë një karrierë të gjatë në kampiona-tin elitar helenik. Në ndeshjet e fundit korçari ka qenë përcaktues, madje ai dha një asist në javën që lamë pas në

kampionatin grek të tipit “alla-Iniesta”, një pasim që u komentua gjatë dhe në rrjetet sociale. Por Kaçe ka shënuar edhe gola me vlerë për Panathinaikosin, sidomos ato nga goditjet standarde, apo nga jashtë zonës, duke dëshmuar se është i vlefshëm.

Llullaku merr sinjale nga Turqia, në janar mund të braktisë Astrën rumune

Një nga lojtarët që ka shënuar më shumë ndër lojtarët shqiptarë, deri tani në pjesën e parë të sezonit aktual, është Azdren Llullaku. Ai nuk u ftua nga tra-jneri Kristian Panuçi gjatë muajve të fun-dit, por me statistikat është futbollisti më efikas i përfaqësueses tonë sa i përket golave të shënuar. Ndërkohë, paraqitja e mirë që po bën në kampionatin rumun me skuadrën e Astras, ka bërë që për

Venecia u mund në ndeshjen ndaj Peskarës me rezultatin e ngushtë 1-0, por më shumë se humbja, trajnerin e venecianëve Valter Zenga e shqetë-son mungesa e golit nga skuadra e tij. Kështu, në një prononcim për mediat italiane, ai shprehu pakën-aqësitë e tij në lidhje me këtë thatësi në sulm. Në takimin e fundit, titullar ishte Xhakomo Vrioni që udhëhoqi sulmin e Venecias por pa arritur që të ndryshojë asgjë. “Shqetësimi është se nuk kemi shënuar në ndeshjen e dytë radhazi, kjo do të thotë se ka diçka për të përmirësuar. E di se çfarë nuk ka funksionuar në dy ndeshjet e fundit dhe që nga ndeshja e radhës, do të bëj ndryshimet e nevojshme që gjithçka të funksionojë ashtu si ne duam”, tha Zenga.

TALENTIVrioni merr kritikat e para, Zenga i tërheq “veshin”

sulmuesin e Kombëtares, Azdren Llull-aku të ketë interesim nga Turqia. Është një nga klubet që militon në ligën e dytë turke, ai që interesohet për shërbimet e sulmuesit tonë. Mediat turke raportojnë se Altai ka shfaqur interesim serioz për Llullakun dhe jo vetëm. Duke qenë se skuadra bardhezi nuk gjendet në pozita të mira dhe është disa pikë larg vendeve të para, madje duke rrezikuar edhe që të shkojë në fundin e tabelës, drejtuesit kanë menduar që të gjejnë “heronjtë” që mund të shpëtojnë skuadrën. Së bash-ku me Llullakun, pritet që në drejtim të Altait të shkojnë edhe dy futbollistë të tjerë dhe bëhet fjalë për mesfushorin Anton Putsila dhe Ugur Arslan Kurun. Ditët në vijim, pritet që të ketë zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e sul-muesit kuqezi, që në Rumani po kalon një moment mjaft të mirë.

Një nga futbollistët e Kombëtares tonë që kaloi me shumë bujë në kampionatin grek, është padyshim Mërgim Mavraj. Në fund të verës ai u bë pjesë e Arisit të Selanikut, dhe ka nisur të luajë rregullisht në shumicën e ndeshjeve kryesore, por ende nuk ka lënë gjurmë. Për një lojtar me eksperiencë pritej më shumë. Nuk vonoi shumë dhe nisën kritikat, ku Mavraj ishte në “gijotinë”, për shkak se tifozët nuk e pëlqenin. Pra, Mërgim Mavraj duket se i ka shpëtuar “gijotinës” te Aris i Selanikut. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ishte në listën kryesore të atyre që do të larg-oheshin nga radhët e klubit grek por duket se

në ditën e fundit ka ndryshuar në mënyrë të papritur situata e tij. Mavraj kishte zhgënjyer në pjesën e parë të sezonit me klubin e Aris dhe duhet thënë se nuk ka fituar ende asnjë ndeshje me skuadrën e tij sa herë që ka qenë në fushë me grekët. Kjo statistikë mbresëlënëse në as-pektin negativ bëri që mbrojtësi i cili ishte pritur me shumë bujë në verë, të kthehej menjëherë në dështimin më të madh dhe shtoi zërat për largimin e tij në janar, ku pritet një revolucion i madh në radhët e Arisit. Por një takim i sotëm mes presidentit të klubit, Teodoros Karipidis dhe trajnerit Savas Pantelidis, ka ndryshuar gjithçka.

Pantelidis duket ka shprehur gatishmërinë që t’i japë një mundësi tjetër Mavrajt të tregojë aftësitë e tij në pjesën e dytë të sezonit, duke cilësuar përshtatjen si problemin e deritanishëm të mbro-jtësit. Sipas medieve greke, kjo ka shtyrë Karipi-dis që të pranojë të mbajë futbollistin, për të cilin në fakt nuk kishte marrë oferta dhe ndërprerja e kontratës do t’i kushtonte relativisht shtrenjtë. Kësisoj, Mavraj nesër duhet të paraqitet në klub për rifillimin e stërvitjeve me Aris, ndërsa para stërvitjes do të jetë vetë presidenti i klubit ai që do të komunikojë të gjitha vendimet që janë marrë këto ditë për të ardhmen e skuadrës.

Mavraj “shpëton”, Aris e zgjedh lojtar të nevojshëm për objektivat

Xherdan Shaqiri ka 18 paraqitje këtë sezon, shumicën prej tyre nga banka rezervë, por ai ka ndihmuar skuadrën me golat dhe asistimet e tij. Kosovari ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asistime, teksa dy golat e tij kundër Mançester Ju-najtid ishin vendimtarë për fitoren 3-1 pas inkuadrimit të tij në minutën e 70-të. “Ai është duke tentuar që të futet në 11-she, por nëse e shikoni 11-shen më të mirë të Liverpulit, ai nuk do të ishte aty. Mane, Salah, Firmino, ai nuk mund ta largojë asnjërin prej tyre nga formacioni. Ai mund të luajë edhe në treshen e sulmit kur luan ndaj ekipeve më të dobëta”, është shprehur ish-mes-fushori i Liverpulit, Xhon Barnes.

Xherdan Shaqiri shkëlqen, del dikush

që e kritikon

SULMUESITë gjithë ikën për festa, Rei Manaj

qëndron në stërvitjeSulmuesi kuqezi, Rei Manaj, sot

është shfaqur në qendrën stërvitore “Andres Iniesta” të Albasetes, për të filluar punën për ndeshjet e radhës. Ku është çudia këtu? Te fakti se e ka bërë këtë 3 ditë para pjesës tjetër të skuadrës. Klubi kishte vendosur që nga fundjava e kaluar, deri më datë 30 dhjetor, lojtarët të ishin pushim, për t’iu gëzuar sadopak festave. Manaj, me dëshirën për të ruajtur formën që po kalonte, është shfaqur që sot në klub, ku nën udhëzimet e një nga përgatitësve atletik të Albasetes ka zhvilluar një seancë të mirëfilltë stërvitore. Manaj i kishte kërkuar trajnerit që e gjithë skuadra të kthehej në stërvitje që me datë 27, por kërkesa nuk u plotësua nga klubi.

Federata Shqiptare e Pe-shëngritjes zhvilloi dje mbledh-jen e fundvitit, me sens analizën e punës së bërë gjatë vitit 2018 dhe shpalosjen e objektivave për vitin 2018. Ishte një moment kulmor i këtij vit, pasi në tërë-si peshëngritja është një prej sporteve që i sjell vendit medalje të rëndësishme nga aktivitetet ndërkombëtare dhe gjatë vitit 2018 arriti në majën e Europës me sportistin Briken Calja që fitoi medaljen e trefishtë të artë në peshën trupore 69 kg në

Europianin e këtij viti. Në ana-lizën e punës vjetore, presidenti Theodhor Masllavica i kushtoi rëndësi luftës antidoping, duke e quajtur arritje të federatës së tij faktin se sportistëve u bëhet testi antidoping para se t’i çojë në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare, diçka që nuk ndodhte më parë. “Unë sapo e kam marrë drejtimin e pe-shëngritjes. Kam vetëm tetë muaj që jam në krye të kësaj Federate. Ka pasur probleme shumë të mëdha, ndërsa qëllimi

jonë kryesor ka qenë lufta ndaj anti-dopingut. Në të gjitha ak-tivitetet që kemi pasur një, apo dy sportistë, kanë shkuar me analiza anti-doping të kryera. Kurse risia tjetër është shpall-ja e dhjetë sportistëve më të mirë dhe katër trajnerëve më të mirë të zgjedhur nga vetë komuniteti. Dhe tek trajnerët kemi një për të rritur, një për të rinj, një për paratërinj dhe një për femrat shumë e talentuar”, është shprehur Masllavica për mikrofonin e “RTSH”-së.

Shtanga bën analizën vjetore, synohen medalje europiane gjatë 2019-s

Panathinaikosi “dhuratë” Kaçes për fundviti, i ofron kontratë 4-vjeçare

“Kaçe është përfshirë në këtë grup dhe kon-siderohet lojtar i do-mosdoshëm, një lojtar që mund të mbulojë disa role në fushë dhe kjo është arsyeja që Pana-thinaikosi nuk dëshiron ta largojë një futbollist teknik dhe organizator si shtatshkurtri i për-faqësueses kuqezi....”

Page 22: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

22 GAZETA SOTE Shtunë 29 Dhjetor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Angelina Jolie: Jam e gatshme të punoj me qeveritë dhe ushtritë

1- Stadiumi...Dovano...2-Përmer vetor...3-Uragani që ndodhi në Nju Orleans të SHBA...4-Janë 114 Kapitujt e Kuranit...5-Është medikament larës helmues dhe oksidues...6-Komuniteti Evropian...7-Cipa e kokërdhokut të syrit...8-Një ekip futbolli grek...9-Lojë në fushën e shahut...10-Poemë e mad-he epike për heronjtë legjendarë...11-I thonë ndryshe kalit të shalës...13-Ak-tori amerikan Kabir...14-Ka edhe një vaj të tillë për motorat...16-Një shpend grabitqar që rron shumë...17-Ish Kryetar i Federatës Sportive...Konçi...18-Bija e Kelmendit...20-Një dythundrak i egër i viseve të Amer-ikës Veriut me gungë mbi shpatulla...21-Kompozitori Kançi...22-Agjencia e lajmeve egjiptiane...23-Kocka e kofshës së këmbës...24-Ai jeton në manas-tir...26-Ish futbollist turk...Shukur...27-Janë me nam ato kubaneze...29-Ndan mënjanë...30-Pikë turistike në veri me disa liqenj...31-Aktori i humorit...Aurel...33-Legjendë, gojëdhënë...34-Lloj brisku rroje...35-Tase e volejbol-lit...36-Banka Ndërkombëtare...37-Gëlltit ose...

1-Desidenti...Spiro...4-Vegël muzikore frymore...7-Aparate për zbulimin e objekteve...12-Italia në tabelë...13-I thonë fem-rës së qenit...14-Janë shtretër të nxehtë për perimet...15-Bukë e thatë, kore buke...17-Njëlloj si dhënie fjale...18-Mohojnë ital-ianët...19-Dele me lesh të dredhur...20-Teatri i Fierit...21-Prift ortodoks...23-I thatë, lungë me qelb...24-Shkurre e egër që bën kokrra të kuqe që hahen...25-Lumi që kalon përmes Paris-it...26-Gati...27-Është burimi i të gjita të mirave materiale...28-Gji-ka e skenës...29-Një mjet lundrimi...30-Pikë turistike në veri me disa liqenj...32-Notë muzikore...33-Ushqen foshnjën...34-Janë institucione riedukimi...36-Thikë xhepi...37-Milkani regji-zor...38-Thirrjet e tifozëve në stadiume...39-Orvatet...40-Lloj vinçi lundrues me dy krahë...41-Vend në mal që rrinë bagëtia gjatë verës dhe ku bëhet përpunimi i qumështit...

Aktorja e njohur Angelina Jolie mendon të brak-tisë aktrimin për të hyrë në botën e politikës. Aktorja e Hollywood-it, Angelina Jolie la të kuptohet se po merr në konsideratë një lëvizje të tillë. Në një interv-istë për radio BBC, ajo tha se shumë vite më përpara nuk do ta pranonte këtë ndryshim radikal, por tani premton të jetë atje ku nevojitet më shumë. “Nëse do të më kishit pyetur 20 vite më përpara, do të kisha qeshur. Unë gjithmonë do të shkoj atje ku nevojitem. Nuk e di nëse jam e prerë për politikë. Jam e gatshme të punoj me qeveritë dhe ushtritë, kështu që jam në një pozicion shumë interesant që më lejon të përm-

bush shumë synime” u shpreh Angelina Jolie, aktore dhe aktiviste. Jolie, e cila është e dërguar speciale në Agjencinë e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, thotë se është aktive me fushata për një sërë çësht-jesh, përfshirë refugjatët dhe dhunën seksuale. Ndër të tjera, aktorja fituese e disa çmimeve prestigjioze në karrierën e saj, foli edhe për fëmijët e saj. Jolie u shpreh e lumtur që fëmijët e saj nuk përdorin rrjetet sociale. Angelina Jolie e filloi karrierën duke vepruar me zell për një dekadë me një film me buxhet të ulët prodhimi. Roli i parë që ka luajtur si protagoniste ishte në filmin “Hackers” (1995).

Burri gënjeshtar

Tre mikesha po bisedonin midis tyre për jetën familjare. Njëra prej tyre e cila ankohej pothuajse çdo herë, flet e para dhe i thotë shoqeve të saj:

- E kam vërtetuar më në fund se bashkëshorti im është gënjeshtar i madh.

Dy shoqet e tjera mbeten të habitura nga kjo deklaratë dhe e pyesin shoqen e tyre:

- Por si e vërtetove këtë që po thua?

Dhe gruaja tepër e qetë i tregon ndodhinë e një dite më parë:

- Kur u kthye dje në shtë-pi, e pyeta burrin se ku kishte qenë natën e kaluar kur nuk kishte ardhur në shtëpi. Dhe ai mu përgjigj se kishte qenë në ditëlindjen e Bob.

Dhe shoqet ndërhyjnë:- Por kjo mund të mos jetë

gënjeshtër, me të vërtetë ai mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit.

Dhe gruaja tepër e qetë ndërhyn:

- Po si mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit, unë me mikun e tij Bob isha mbrëmjen e kaluar kur bashkëshorti im nuk erdhi në shtëpi.

Telefonatë urgjente për zjarrfikëset Një zonjë, shtëpia e të cilës

sapo kishte filluar të digjej men-jëherë merr në telefon zjarrfikë-set dhe i thotë:

- Ju lutem hajdeni shpejt në shtëpinë time, pasi ajo po digjet. Ju lutem!

Nga ana tjetër e telefonit, recepsionisti i zjarrfikëses i përgjigjet:

- Në rregull zonjë, do të vi-jmë menjëherë. Por ju lutem na thoni sesi mund të mbërrijmë në shtëpinë tuaj sa më parë?

Dhe zonja tepër e irrituar i përgjigjet:

- Nuk e ditkeni ju si të vini? Po me atë makinën e kuqe që përdorni gjithmonë për të tilla raste.

3 2 1

6 4 7 8 3

9 5 6 8

8 3 6

7 6 8 5

4 7 5

9 7 4 2

4 2 7 3 6

3 8 4

8 5 2 7 1

6 1 4 9

1 6 7 4 3

7 4 5 1 9 8

5 9 8 1 4

6 1 9

3 8 4

6 3 5

4 5 9 1 7 8

5 6 2 4

7 4 6 9 3

7

7 2 9 1

6 8

9 3

5 9 8 1 3

7 3 5

6 5

Page 23: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT E Shtunë 29 Dhjetor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Qetësia nuk është pika juaj e fortë, megjithatë gjatë kësaj dite duhet të keni më shumë durim. Mundohuni të mbani nën kontroll nervozizmin.

23 shattor - 22 tetor

Hapuni më shumë në ra-portin më çift dhe të jeni më të përkushtuar. Mendja juaj është gati për udhëtime që do ju lar-gojnë nga problemet.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Kjo e shtunë do të sjellë një sërë zhvillimesh pozitive. Mundohuni vetëm që të jeni vetja juaj. Ditë e mbushur me vështirësi për ata që janë vetëm.

Këshillohet që të dëgjoni më shumë personat që keni pranë. Mos lejoni të ndikoheni nga persona aspak të sinqertë, të cilët nuk duan të bëjnë mirë.

Nëse bëni pjesë në ata per-sona që nuk janë të kënaqur në raportin në çift, kjo e shtunë ofron mundësi të shumta për të ndryshuar situatën.

Dashi Demi

Kjo e shtunë do të jetë me shumë fat. Nuk ju mbetet tjetër veçse të përfitoni! Edhe ata që janë vetëm, parashikohet që të kenë takime mjaft interesante.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do të jetë një ditë e re për gjithçka. Jeni duke lënë pas krahëve të kaluarën për-fundimisht dhe po projektoni ndërtimin e një jete të re.

Do përjetoni momente te nsioni në çift. Puna ju gjen mjaft të zënë, për shkak se parashikohen disa vështirësi të cilat duhen përballuar.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Mos lejoni që t’iu ikin nga duart mundësi të mira për të shfrytëzuar kontaktet me një person që ka shumë rëndësi për ju.

Falcon 9, sateliti i Forcave Ajrore

të SHBA

Në raportin në çift do për-balleni me vështirësi, dhe kush ka tradhtuar rrezikon të zbulo-heni. Ky është momenti i duhur për të menduar për të ardhmen.

Horizontal

Në raportin në çift duhet të tregoni hapur ndjenjat tuaja. Më në fund Nëse duhet të përballeni me një provë, do të keni mundësi për të fituar.

Kjo e shtunë do jetë mjaft e favorshme dhe parashikon zgjidhjen e disa situatave tejet të komplikuara. Do merrni lajme të mira lidhur me shtëpinë.

Kompania e hapësirës ajrore Elon Musk nëpërmjet një rakete Falcon 9 ka dërguar sistemin më të saktë GPS të hedhur ndonjëherë në orbitë. Lançimi i fundit i vitit SpaceX mbyll 2018 me nisjen në hapësirë të një raketë Falcon 9, që mbajti një satelit lundrues të gjen-eratës së fundit, të quajtur Vespucci, për Forcën Ajrore të SHBA. Nisja u bë nga Cape Canaveral Florida dhe u shty deri të dielën, pasi ajo ishte planifikuar fillimisht për të martën, më 18 dhjetor, por kushtet e motit vonuan fluturimin. Forcat Ajrore të SHBA gjatë kësaj kohe kanë deklaruar se Vespucci është tre herë më i saktë se sateliti i fundit i dërguar në orbitë dhe pritshmëritë për këtë janë të larta.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Lëvizja e automjeteve në au-tostradë...7-“Bel...” një roman i Mo-pasamit...8-Donald Trump...9-Përemër vetor...10-Automjetet e transportit ndërkom-bëtar...11-Historiani dhe politikani Paskal...12-Kënetë...16-Lajm...17-Ka për kryeqytet Jor-dania...18-Ceremonia martesore...19-Lumë në Gjermani...20-Dirigjenti Teqja...22-Targa e metropolit tonë...23-Luftëtar që del malit për liri...24-Simboli kimik i hekurit...25-Lumi që kalon përmes Londrës...26-Zakon, huq ose...27-Nxitohet...29-Ndërtesa ku ushtron funksionet e saj nëj organ drejtues...30-Ai drejton një manastir...31-Vendqëndrim i anijeve para se të hyjnë në port...32-Zela i politikës...33-Kompozitori i madh austriak Volfgang Amadeus...lindi më 1756...35-Bakrit i thonë ndryshe edhe...36-Lopatat e lundër-tarit...37-Ndryshe për kalin e shalës...38-Lloj jeleku me mëngë me kopsa përpara...39-Notë muzikore...40-Gjigand...41-Një ngjyrë, i pashquar...42-Erë e fuqishme dhe shkatër-rimtare...43-Patrioti...Sadria...

1-Shkrimtari..Qerama, pa të fundit...2-Ajo e shoqëron vargun në një poezi...3-Letra e parë më me vlerë...4-Fedarata Etiopisë...5-Është figurë gjeometrike...8-Jam në hall, në mëdy-shje apo në...10-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore...11-I thonë edhe uror, copë çeliku për të ndezur eshkën...12-...Kreta tek filmi “Përballimi”...13-Khajemi i rubairave...14-Ak-tori i Hollivudit Xheki...15-Shkrimtari turk Nesin në inic...16-Titulli fetar në hierarkinë myslimane...18-I thonë edhe çitjane apo brek-ushe...20-Arixhinjtë...21-Qendra...23-Një shtet arabik me kryeqytet Doha...24-Ish futbollisti gjerman Rudi...25-Vërshim i popullit në shesh...26-Kokona i letrave, njihet edhe si for-muluesi i fjalorit frëngjisht...28-Lloj buke e fortë që rron shumë...29-Politikani...Bejo...31-Gjini letrare në prozë...32-Një shtet në Lindjen e Mesme...33-Gaz pa erë që prodhojnë tokat e kënetës...34-Plaçkë lufte...36-Ka për kryeqytet Letonia...38-Tip avioni luftarak rus...39-Lojë në fushën e shahut...40-Vend i cekët ku mund të kalohet lumi...41-Zotëron...

Peshku salmon, në rrugët e UashingtonitLumi Skokomish në Uashington

kur përmbytet nga shiu ujërat që kalojnë autostradë veprojnë si një shkurtesë e rrezikshme për llojet e salmonit, që po përpiqen të arrijnë në vendet e tyre të hedh-jes së vezëve. Salmoni ka vërshuar në rrugë dhe kjo gjë habit jo pak. Salmoni është e mundur të kalojë autostradat e përmbytura për dekada të tëra, pohon Aaron Dufault, analist i politikës së salmonit me Depar-tamentin e Peshkimit dhe të Kafshëve të Uashingtonit. Dihet që salmoni kalon një pjesë të vogël të jetës së tyre të hershme në lumenj dhe pastaj shkon drejt detit ku jetojnë shumicën e jetës së tyre të rritur. Kur ata janë pjekur, ata kthehen në lumenj aty ku kanë lindur për të pjellë. Pas hedhjes së vezëve, salmoni vdes, dhe cikli jetësor i salmonit fillon përsëri.

Page 24: Rama hedh ministrat si ushqim për SPAK, ikin Nikolla ... · vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit

GAZETA SOT24 E Shtunë 29 Dhjetor 2018

2,4,5,9,11,14,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Lionel Mesi është top-shënuesi më i mirë në ligat kryesore eu-ropiane për pjesën e

parë të sezonit të mbyllur këtë vit. Kështu, në kuadër të fazës së parë të sezonit 2018-2019, “Pleshti” argjentinas ka realizuar 15 gola në 15 takime të luajtura në La Liga spanjolle, duke qenë në kuotën e 30 pikëve, dukshëm më mirë se rivalët e tij të mëdhenj në Europë, të cilët janë në kuotën e 12 dhe 13 golave. Padyshim, rivaliteti më i shprehur i Mesit është me Kristiano Ronaldon, i cili këtë sezon është pjesë e Juventusit në Serie A italiane. Ronaldo ka realizuar 12 gola në 18 ndeshje të luajtura, duke pasur një koefiçient 0.7 gola për ndesh-je. Të njëjtin koeficient dhe sasi ka edhe një prej golashënuesve më të fuqishëm të sezonit të shkuar, Mohamed Salah i Liv-erpulit, i cili ka realizuar 12 gola. Por krahasuar me lojtarë të tjerë Ronaldo e Salah kanë nga një gol më pak me emra shënuesish të spikatur në ligat e forta europi-ane, siç është rasti i Pierr Emerik Aubamejang i Arsenalit, që ka realizuar 13 gola, apo dhe Kilian Mbape i Paris Saint Germain që

Guardiola nuk trembet, paralajmëron Liverpulin që s’është mbyllur asgjë

SURPRIZA Kroat Luka Modriç shihet vitin tjetër me fanellën e Interit. Fantazia e fundit nga merkato që ishte një çështje e nxehtë edhe për atë të verës rikthehet aktuale falë të përditshmes spanjolle “AS”, që shkruan se fituesi i Topit të Artë kontrata e të cilit me klubin merengues skadon në vitin 2020 ka refuzuar rinovimin me “Los Blancos” të ofruar nga klubi spanjoll dhe njëherazi është duke vlerësuar ofertën që ka mbërrirur për të nga zikaltrit e Interit, për një nënshkrim

dy-vjeçar me një pagë prej 10 mil-ionë eurosh në sezon. Pikërisht në tabloidin iberik mund të lexohet ky lajm i bujshëm që krijon jehonë mediatike, sipas të cilit mesfushori kroat e ka refuzuar ofertën e parë të Realit. Në të vërtetë klubi milanez tentoi edhe në verë të arrinte shër-bimet e 33-vjeçarit që lë pas një vit plot arritje dhe në referencë sjellim deklaratën e pak kohëve më parë të drejtorit sportiv Piero Ausilio që shprehej: “Ëndërruam gjatë verës

por nuk ja dolëm, nëse me pyesni për një tentativë të re mund të them se në futboll ndodh gjithçka.” Po sipas “AS” , Interi nuk është duke e menduar dy herë dhe ka nisur nga puna me ofertën konkrete edhe pse tek klubi spanjoll nuk duken shumë të shqetësuar nga një lëvizje e tillë pasi janë ende besimplotë se do të arrijnë të mbyllin sërish marrëvesh-jen me kroatin duke rinovuar kon-tratën mes tyre. Mbetet për t’u parë se si do të jetë rrjedha e ngjarjeve.

MERKATO DEKLARATA SITUATA

Fabregas ikën nga Çelsi, por nuk shkon tek Milani

Pogba po shkëlqen me Solskjaer, mbetet i Junajtid

Sarri: Çelsi duhet të zgjidhë situatën me Hazardin

Aventurës së Çesk Fabre-gas me Çelsin po i vjen fundi. Mesfushori spanjoll i cili është në skadencë kontrate me Blutë e Londrës në fund të këtij sezoni po përshpejton proçedurat për të ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e trajnerit Mauricio Sarri që në janar pasi dëshira e Fabregas është të transfero-het në një tjetër kampionat. Gjasat janë që Çelsi ta lejojë të largohet 31-vjeçarin e ar-dhmja e të cilit gjithsesi nuk parashikohet të jetë te Milani edhe pse tekniku kuqezi Gatuzo e kërkon me ngulm. Sipas asaj që raportojnë me-

Trajneri i Çelsit, Maurizio Sarri, ka kërkuar që klubi ta zgjidh të ardhmen e yllit krye-sor të skuadrës, Eden Hazard. Sulmuesi anësor belg vazh-don të lidhet me një trans-ferim në Santiago Bernabeu, megjithatë ende nuk është marrë ndonjë vendim zyrtar nga ana e tij apo e klubit an-glez. E kur është pyetur për të ardhmen e Hazardit, Sarri është përgjigjur se, “është koha të vendoset”. Mbetet të shihet se si do të veprojë klubi në lidhje me lojtarin e përfaqësueses së Belgjikës, por gjasat janë që Hazard të prano-jë ofertën e Realit të Madridit

Mançester Junajtid nuk do të lejojë largimin e Pol Pogbasë gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas mediave angleze, drejtori sportiv i “Djajve të Kuq”, Ed Vuduard, dëshiron që ylli francez të jetë pika kyçe e skuadrës në këtë sezon. 25-vjeçari ishte i pa-kënaqur te Junajtid, por pas largimit të Hoze Murinjos, është kthyer në formacion bazë nga trajneri Ole Gunar Solskjaer. Pogba në ndeshjen e fundit ndaj Hudersfieldit, ishte protagonist me dy gola të shënuar. Me ikjen e tra-jnerit Hoze Murinjo situata në kampin e “Djajve të kuq”

diat spanjolle, Fabregas do të transferohet te Monako aty ku do të ribashkohet me Thierri Henri me të cilin ka qenë shok skuadre te Arsenali.

anglezë është përmirësuar së tepërmi dhe nën drejtimin e Solskjaer Junajtid siguroi 6 pikë të menjëhershme, duke ngjallur shpresën për sukses.

ka realizuar po 13 gola. Më pas, me 12 gola vijnë me radhë shumë futbollistë të tjerë, dy në Gjerma-

Lionel Mesi sërish më i miri, si bomber lë prapa Ronaldon, Mbape dhe Salahun

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, e ka parala-jmëruar trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klopin, për presionin që do ta ketë në pozitën e parë të tabelës në Premier Ligë. Në “Boxing Day”, kam-pioni aktual pësoi dy humbje nga Uatfordi dhe Leicesteri, duke bërë një hap prapa në luftë për titullin kampion. “Nga janari, shkurti i sezonit të kaluar njerëzit thoshin

kampionati ka mbaruar. Nuk është e lehtë të luash kur të gjithë mendojnë ashtu. Ky është futbolli, je në gjendje të fitosh shumë ndeshje dhe ndonjëherë je në gjendje të humbësh shumë ndeshje. E vërteta është se kemi humbur dy ndeshje radhazi. Nëse do të jesh konkurrues, atëherë du-het të fillosh të fitosh përsëri. Nëse nuk fiton, nuk do të jetë e mundur”, deklaroi Guardiola.

ni, dy në Francë e padyshim edhe Ronaldo e Salah, që janë dhe rivalët kryesorë të Leo Mesit, por

Modriç s’rinovon me Realin, i “shkel syrin” Interit

PIKË është diferenca midis Liverpulit të vendit të parë me Mançester Sitin e vendit të tretë në klasifi-kimin e Premier League angleze. Skuadra e trajnerit

Pep Guardiola ka 44 pikë, kurse Liverpuli i Jurgen Klop, që udhëheq kampionatin anglez, ka 51 pikë.

7

Argjentinasi ka shënuar 1 gol për ndeshje tek Barcelona, kurse portugezi dhe egjiptiani kanë shënuar 0.7 gola për ndeshje. Edhe në sasi Mesi shënon më shumë

në verën e ardhshme, për të kaluar kështu nga Premier në La Liga spanjolle. Këtë kalim e inkurajon presidenti i Realit, Florentino Perez.

që kanë shënuar nga 12 gola e kanë 24 pikë. Diuhet që një gol në ligat kryesore europiane ka vlerën e dy pikëve. Ka lojtarë që kanë shënuar edhe më shumë gola në liga të dorës së dytë si në Ukrainë e gjetkë, por koefiçienti është 1.5. ndërkohë, për Krisi-tano Ronaldon ka vazhdimisht lajme pozitive. Ai nuk kënaqet asnjëherë, nuk mjaftohet me suksesin që arrin, por menjëherë kërkon sfidën e radhës. Ai është në kërkim të rekordeve dhe të numrave që duhen arritur, në fushë dhe jashtë saj. Fenomeni portugez e ka mbyllur vitin 2018 me një rekord arkëtimesh, afër-sisht 100 milionë euro. Lojtari i Juventusit është sportisti i tretë më i paguar në botë. Sipas të dhënave të “Sport Economy” dhe “Forbes”, Ronaldo ka fituar 94.78 milionë euro, 53 milionë neto nga kontrata me Juventusin dhe 41.25 milionë euro nga 6 kontra-tat me sponsorë të ndryshëm, ku vetëm 25 milionë vijnë nga sponsori teknik “Nike”. Listën e sportistëve me të ardhurat më të mëdha për vitin 2018 e kryeson A Floid Meiuethër, me 275 milionë dollarë. Në vend të dytë është rivali numër 1 i portugezit, Lionel Mesi, me një diferencë të vogël krahasuar me Ronaldon.

Nr. Lojtari Skuadra Gola Pikë1.Lionel Mesi Barcelona 15 302. Krzysztof Piatek Xhenoa 13 263.Pierre Aubamejang Arsenal 13 264.Kilian Mbape Paris SG 13 265.Pako Alkaser Dortmund 12 246.Luka Joviç Frankfurt 12 247.Emnilianoi Sala Nantes 12 248.Nikolas Pepe Lilë 12 249.Kristiano Ronaldo Kuventus 12 2410.Mohamed Salah Liverpul 12 24

SHËNUESIT MË TË MIRË NË EUROPË