r e p u b l i k a e k o s o v Ë s · web viewr e p u b l i k a e k o s o v Ë s komuna e...

21
R E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS DREJTORIA E INSPEKTORATIT Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës Nga: Dibran Kastrati, Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit __________ Lënda: Raporti i punës, (JANAR- QERSHOR 2019) I nderuar, Keni të bashkangjitur raportin e punës gjashtë mujor të Drejtorisë së Inspektoratit për vitin 2019.

Upload: others

Post on 30-Dec-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

R E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS

DREJTORIA E INSPEKTORATIT

Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

Nga: Dibran Kastrati, Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit __________

Lënda: Raporti i punës, (JANAR- QERSHOR 2019)

I nderuar,

Keni të bashkangjitur raportin e punës gjashtë mujor të Drejtorisë së Inspektoratit për vitin 2019.

Me respekt !

Page 2: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

PËRMBAJTJA

● Hyrje

● Përgjegjësitë e Drejtorisë së Inspektoratit

● Inspektorati i Tregut

● Inspektorati i Mjedisit

● Inspektorati Sanitar

● Inspektorati i Ndërtimit

● Inspektorati i Komunikacionit

● Objektivat e Drejtorisë së Inspektoratit

2

Page 3: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

HYRJE

● Ky raport pasqyron punën e Drejtorisë së Inspektoratit për periudhën Janar-Qershor 2019. Në këtë raport janë të përfshira punët dhe aktivitetet e kryera dhe të ndërmarra nga Drejtoria e Inspektoratit, të cilat janë paraqitur sipas sektorëve të cilët i mbulojmë si dikaster. Përmes këtij raporti DI synon të shpalosë punën, angazhimin, sfidat dhe pengesat me të cilat u përballëm gjatë kësaj periudhe.

● Drejtoria e Inspektoratit, detyrat, kompetencat dhe punën e saj e bazon në: Ligje, Udhëzime administrative, Rregullore Komunale, Planin Vjetor të hartuar nga Drejtoria si dhe në vendimet e Kryetarit të Komunës të dala nga Bordi i Drejtorëve dhe nga Asambleja Komunale.

● Duke pasur parasysh se inspektorët pranë Drejtorisë, janë të angazhuar maksimale në kryerjen e detyrave, duke pasur shumë kujdes gjatë implementimeve të drejta të ligjeve në fuqi, andaj nga puna në teren dhe nga vendimet e marra brenda drejtorisë asnjëherë nuk kemi vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi.

● Ndjekja me korrektësi e të gjitha procedurave ligjore për rastet e shkeljeve të ndryshme, duke pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe efikas me sektorët tjerë Komunal do të jetë prioritet i drejtorisë për funksionim sa më të mirë.

● Drejtoria e Inspektoratit gjatë periudhës gjashtëmujore ka arkëtuar gjithsejtë 440 euro nga Gjobat mandatore, dhe 340 euro Licencime të subjekteve afariste, gjithsej të hyra nga Inspektorati për këtë periudhë janë 780 euro.

3

Page 4: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

PËRGJEGJËSIT E DREJTORISË SË INSPEKTORATIT

● Drejtoria e Inspektoratit sipas statutit të Komunës si akti më i lartë juridik i cili miratohet në Kuvendin e Komunës, në pajtim me nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe dispozitave të rregulloreve Komunale në lëminë e :

1. Inspektoratit të Tregut2. Inspektoratit të Mjedisit3. Inspektoratit Sanitar4. Inspektoratit të Ndërtimit5. Inspektoratit të Trafikut

● Harton rregullore lokale për të gjitha veprimtaritë inspektuese të përshkruara më lartë, përmbushë edhe detyrat dhe urdhëresat që nxirren nga Kryetari i Komunës.

● Sipas zyrës së Arkivit së Komunës, gjatë kësaj periudhe janë pranuar gjithsejtë 36 Lëndë për sektorët e ndryshëm në kuadër të Drejtorisë së Inspektoratit.

● Drejtoria i ka shpërndarë të gjitha lëndët tek Inspektorët kompetent dhe janë shqyrtuar (zgjidhur) konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

4

Page 5: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

INSPEKTORATI I TREGUT

● Inspektorati i Tregut, gjatë periudhës Janar-Qershor 2019 ka zhvilluar inspektime të bazuara në Planin e Punës për vitin 2019. Qëllimi kryesor i sektorit të tregut është që të punojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret Komunale në fuqi, në mbrojtje të konsumatorit duke siguruar përputhshmërinë e produkteve në treg.

● Me punën dhe angazhimin e Inspektorëve të Tregut gjatë kësaj periudhe është bërë një punë e jashtëzakonshme për sa i përket pajisjes së Subjekteve Afariste me Aktvendime, sekuestrimin dhe asgjësimin e produkteve jo të sigurta në treg, kontrollin e vazhdueshëm të produkteve për afat të prodhimit dhe skadimit, respektimin e orarit të punës për subjektet afariste.

● Inspektorati i Tregut gjatë kësaj periudhe ka zbatuar dhe mbikëqyrur Urdhëresat e lëshuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë –MTI, rreth produkteve Serbe dhe Vendosjen e flamujve në afërsi të çmimeve.

● Me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Lojërat e Fatit, në territorin e Komunës së Malishevës të gjitha pikat e licencuara në këto veprimtari janë mbyllur dhe njëkohësisht jemi duke inspektuar vazhdimisht që mos të zhvillohet kjo veprimtari.

● Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar subjektet afariste “Barnatoret” për respektimin e orarit të kujdestarisë.

● Inspektorati i Tregut ka vepruar në ndalimin e shitjes së mallit në hapësira publike (mos ekspozimi i mallit), në vazhdimësi jemi duke ndaluar shitësit ambulator në qytet të cilët herë pas here vendosen në hapësira publike.

● Kemi kontrolluar vazhdimisht Tregjet: Tregun e Gjelbër, AutoTregun dhe Tregun e Kafshëve, për mirëvajtjen e tyre në përgjithësi.

5

Page 6: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

GJATË KONTROLLIT TË SUPERMARKETEVE

Foto e bërë gjatë inspektimit të SuperMarketeve në Malishevë.

6

Page 7: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

INSPEKTORATI I MJEDISIT

● Inspektorati i Mjedisit gjatë kësaj periudhe ka shtrirë aktivitetin dhe inspektimin në gjithë territorin e Komunës së Malishevës.

● Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar aktivitete të shumta:

● Inspektimi i Furrave Gëlqerore, ku kemi bërë ndalimin e tyre dhe personave përgjegjës ju kemi shqiptuar edhe gjoba mandatore.

● Inspektimi i rrjetit të kanalizimit pas shumë ankesave nga qytetarët në ato fshatra ku ka pasur probleme, pas Inspektimit në bashkëpunim me Drejtorin e Urbanizmit, Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Hidroregjionin Jugor me seli në Malishevë në shumicën e rasteve kemi intervenua me sukses në debllokimin e rrjetit të kanalizimit.

● Kemi inspektuar hudhjen e mbeturinave dhe plehrave në sipërfaqe publike në fshatra, ku gjatë Inspektimit kemi shqiptuar edhe gjoba mandatore konform rregullores Komunale, (kjo dukuri në vazhdimësi po eliminohet).

● Inspektorati i Mjedisit në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerare (KPMM), Policin e Kosovës (Drejtoria e Krimeve Ekonomike), ka zhvilluar një aksion për ndalimin punës së Gurthyesve, Fabrikat për përpunimin e Betonit, Seperacioneve të zhavorit si dhe degradimin e Natyrës në përgjithësi.

Gjatë aksionit në ato subjekte afariste ku nuk kanë poseduar Licencë apo dokumentet e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit, janë mbyllur deri në kompletimin e dokumenteve.

Për disa subjekte janë zhvilluar procedura: Lëndë për Gjykatë dhe Kallëzime Penale.

● Pas Inspektimit të Gurthyesve, në bashkëpunim me KPMM-në, MMPH-në dhe Komisionin Parlamentar për Mbrojtjen e Mjedisit kemi ri-inspektuar gurthyesin në fshatin Kërvasari, ku edhe jemi takuar dhe kemi bashkëbiseduar me qytetarë për shqetësimet e tyre.

7

Page 8: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

GJATË AKSIONI PËR PASTRIMIN E LIQENIT TË LUMIT MIRUSHA

Foto gjatë aksionit për pastrimin e Mjedisit tek Liqeni i Mirushës

8

Page 9: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

INSPEKTIMI I GURËTHYESVE

Foto gjatë inspektimit të gurëthyesit në Kërvasari

9

Page 10: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

AKSIONI GJATË NDALIMIT TË PUNËS PËR FURRAT E GËLQERES

Foto gjatë aksionit për ndalimin e punës në Furrat Gëlqerore në fshatin BARDH.

10

Page 11: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

INSPEKTORATI SANITAR

● Inspektorati Sanitar gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar aktivitet mjaft të ngjeshur.

● Është bërë Inspektimi i të gjitha shkollave Fillore dhe të Mesme në Komunën e Malishevës. Ku gjatë kontrollit janë dhënë vërejtje, urdhëresa dhe sugjerime për ato shkolla ku pastërtia dhe kushtet tekniko-sanitare nuk kanë qenë në nivel të duhur.

● Janë kontrolluar të gjitha Restorantet e Komunës së Malishevës me qëllim të verifikimit për zbatimin e Ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura, alkoolit si dhe dukurive tjera negative, me fokus të veçantë janë kontrolluar lokalet në afërsi të shkollave.

● Gjatë kësaj periudhe janë lëshuar disa Pëlqime për subjekte afariste të cilat i plotësojnë kushtet Teknike-Sanitare për ushtrimin e veprimtarisë.

● Me rastin e korrje-shirjes janë kontrolluar për nivelin e pastërtisë të gjithë Mullinjtë në Komunën e Malishevës, janë kontrolluar 4 mullinj dhe të gjitha pikat tjera grumbulluese të grurit.

● Në bashkëpunim me MMPH-në dhe AUV-në pas rastit të ngordhjes së peshqve në Ujëvarën e Mirushës, kemi inspektuar vendin e ngordhjes së peshqve dhe nga aty kemi marrur mostrat e Ujit dhe Peshkut për analiza laboratorike. Deri më tani kemi pranuar analizën e Ujit e cila tregon se Uji ka vlera normale dhe nuk është shkaktar i ngordhjes së peshqve. Analiza e peshkut nuk është kthyer nga AUV.

11

Page 12: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

INSPEKTIM ME RASTIN E NGORDHJES SË PESHQVE NË UJËVARËN E MIRUSHËS

Foto e peshqve të ngordhur në Ujëvarën e Mirushës

12

Page 13: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

INSPEKTORATI I NDËRTIMIT

● Sektori i Ndërtimit bënë mbikëqyrjen në lëmin e Ndërtimtarisë, zbatimin e ligjeve dhe dispozitave, të cilat kanë të bëjnë me projektin-ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve.

● Gjatë kësaj periudhe kemi Inspektuar të gjitha ndërtimet në qytetin e Malishevës.

● Ndërtimet ku kemi hasur në mos kompletimin e dokumentacioneve të nevojshme, i kemi ndërprerë punimet deri në kompletimin e dokumenteve. Ato ndërtime të cilat kanë qenë të pajisura me Leje ndërtimore i kemi Inspektuar në vazhdimësi për përmbajtjen e kushteve të cilat i’u janë dhënë nga Drejtoria e Urbanizmit.

GJATË INSPEKTIMIT TË NDËRTIME PA-LEJE

Foto gjatë ndërprerjes së punimeve në mungesë të Lejes Ndërtimore

13

Page 14: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

INSPEKTORATI I KOMUNIKACIONIT

● Inspektorati i Komunikacionit ka zhvilluar aktivitetin e tij në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret e Trafikut.

● Inspektori i Komunikacionit ka marrë pjesë komisionin për ndarjen e Vijave Urbane.

● Gjatë kësaj periudhe është bërë kontrollimi i Kompanive Transportuese: Taksive dhe Autotransportuesve. Është bërë kontrolli për mos-lejimin e operimit të Kombitaksive dhe Taksive pa leje Komunale në territorin e Komunës sonë.

● Me rastin e 1-Majit, edhe këtë vit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kemi bërë ndalimin e ekskursionit (vet organizimit) 1-ditor të nxënësve të klasave X dhe XI të Gjimnazit “HAMDI BERISHA”, i cili ka qenë në kundërshtim me udhëzimin administrativ dhe pa pëlqim nga organet e Shkollës apo DKAE në Malishevë.

14

Page 15: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

PASQYRA E PUNËVE TË PËRGJITHSHME TË DREJTORISË SË INSPEKTORATIT NË MËNYRË TABELORE

Lënd

a

Proc

es V

erba

le

Aktv

endi

me

Vend

ime

Pël

qim

e

Urd

hëre

saVë

rejtj

e

Kërk

esa

Gjy

katë

s

Kërk

esa

të n

drys

hme

Pol

icisë

Kërk

esa

të p

ranu

ara

Shqy

rtim

i kër

kesa

ve

Shum

a m

all.a

sgj.€

Të h

yra

dhe

Gjob

aM

anda

tore

Inka

sim i

tax.

kom

un. €

Shpe

rnda

rje a

ktv.

tax.

kom

Regj

istrim

e të

reja

bizn

esor

e

262 9 xxx xxx 4 36 35 85.51 780 € xxx xxx 69

15

Page 16: R E P U B L I K A E K O S O V Ë S · Web viewR E P U B L I K A E K O S O V Ë S KOMUNA E MALISHEVËS Drejtoria e Inspektoratit Për: z.Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës

OBJEKTIVAT E DREJTORISË SË INSPEKTORATIT

● Drejtoria e Inspektoratit synon rritjen e besueshërisë ndaj Inspektorëve nëpërmjet trajtimit dhe zgjidhjen e të gjitha ankesva dhe kërkesave të ardhura nga qytetarët dhe subjektet afariste.

● Transparenca, zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve në fuqi ka një rol të rëndësishëm në raport me qytetarin dhe subjektet afariste, andaj ne synojmë të vazhdojmë zbatimin e ligjit.

● Prioritet i Drejtorisë është vetëdijsimi i konsumatorit (qytetarit) dhe bashkëpunimi i ndërsjellt.

● Sigurimi dhe mbikëqyrja e të gjitha produkteve të plasuara në Treg..

● Evidentimi dhe marrja e masave për parandalimin e ndërtimeve të paligjëshme në Komunën e Malishevës, inspektimi më efikas i ndërtimeve publike dhe private, duke kërkuar dokumentacionet e nevojshme për fillimin e punimeve.

● Lirimi i hapësirave publike dhe objekte të ndryshme të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, është cak i objektivave të Drejtorisë.

● Të vazhdoj bashkëpunimin dhe raportet e mira me të gjithë sektorët e Drejtorive tjera, bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, Ministritë e linjave me të cilat na lidhë bashkëpunimi gjatë punës.

16