pyetje dhe pergjigjje nga mikroekonomia
TRANSCRIPT
1.”Shportë Qmimesh” ?
Me shport qmim kuptojme duke I renditur të parat ato qe dëshirojm më shumë dhe ne fund ato që dëshirojn me pak.
2.Kur konsumatori e preferon nje te mirë apo sherbim është indiferent ndaj nje te mire apo
sherbimi?
• Kjo nenkupton që dy te mirat I japin të njëjtin nivel kënaqësie dhe janë një lloji te dëshirueshme.
3.Kur kurba e indiferences ka pjerrtesi negative?
• Kurba e indiferences ka pjerrtesi negative ateher kur numeruesi dhe emeruesi kanë shenja të kundërta
4.Çka matë koeficienti marxhinal i zëvendësimit?
• Matë gatishmërinë e konsumatorit për të zëvendesuar një të mirë me një tjetër pa humbur ose fituar.
5.Plotësuesit Perfekt ?
• Te mirat qe nje konsumator eshte I interesuar qe ti konsumojë vetem se bashku.
6.Efekti i zevendesimit ?
• Eshte ndryshimi ne sasin e kerkuar qe nje konsumator deshiron dhe eshte I aftë te blejë,kur qmimi I nje te mire ndryshon duke mbajtur qmimet e te mirave tjera dhe nivelin e dobisë totale te konsumatorit te pandryshuar.
7.Efekti i ndryshimit ne çmim?
• Nje rritje ne qmimin e vetem te njeres nga te mirat redukton aftesin e konsumatorit per te blerë te njejten sasi te mirash dhe sherbimesh(qe blinte me perpara).
8.Vija e buxhetit?
• Vija buxhetore tregon te gjitha kombinimet e mundshme,nese ju shpenzoni te gjitha te ardhurat tuaja.
9. Ekulibri I konsumatorit?
• Arrihet kur nje konsumator blen te mira deri sa dobishmeria marzhinale per euro te jetë e njejtë per te gjitha te mirat e konsumura.
10.Qka është Firma?
• Firma eshtë nje organizatë qe është ndertuar me qellim sigurimin e fitimeve per pronaret e tyre,duke prodhuar te mira apo sherbime te vleshme ne treg për konsumatorin.
11.Qka eshte firma individuale?
• Firma individuale eshte biznes I perber vetem nga nje pronare.
12. Perparsitë e Firmave individuale:
• Lirinë e veprimit (Biznesi është personal)
• Lehtesia e fillimit dhe perfundimit te biznesit
• Taksat me te thjeshta
• Kufizime me te vogla ligjore
13. Te Metat e firmave individuale:
• E tërë pergjegjesia është mbi pronarin
• Veshtersit per te sigurar kapitalin e nevojshem
• Pronari menaxheri është teper i ngarkuar
• Kontinuiteti kohor
• Rreziqet personale
14.Qka eshte firma me ortak?
• Firma me ortak eshte nje biznes qe zotërohet nga dy ose me shum persona,ku secili merr perqindjen te fitimit.
15. Perparësit e Firmave Ortakrie:
• Mund te sigurojn burime me te gjera te financimit
• Kanë aftesi me te lartë menaxhuese dhe organizuese
• Kanë jetë me te gjatë
16. Te metat e Firmave Ortakrie janë:
• Pergjegjesia e pakufizuar
• Jetëzgjatja e kufizuar
• Veshtersit per te ardhur deri te kapitali me i madh
17.Qka eshte Korporata?
• Korpaorata eshte nje biznes I krijuar ne bazë te ligjeve shtetërore te cilat I garantojn nje identitet te ndar nga pronaret e saj.
18. Perparesit e Korporatave janë:
• Menaxhimi më efikas
• Pergjegjesia e kufizuar
• Madhesia e korporatave
• Lehtesia per transferimin e pasuris
19. Te Metat e Korporatave :
• Tatimi I dyfisht
• Kostoja fillestare
• Jofleksibiliteti
• Kontrolli jo adekuat nga ana e pronarit
• Rreziqet nga mundesit e interest personal
• Mungesa e fshehtesis
• Kontrolli gjithnje me I madh nga shteti
20.Çka eshte fitimi?
• Fitimi eshte diferenca mes te ardhurave qe nje firmë merr gjat nje periudhe te dhenë dhe kosots qe lind ne pordhimin e te mirave dhe sherbimeve gjatë kesaj periudhe.
21.Çka eshte fitimi ekonomik?
• Fitimi ekonomik eshte diferenca ne mes te ardhurave totale dhe kostos se te gjithave inputeve qe nje firmë perdor gjatë nje periudhe te caktuar.
22.Çka eshte fitimi normal?
• Fitimi normal eshte kostoja inplicite e outputeve te perdorura te pronarit gjatë nje periudhe kohe.
23.Çka eshte Prodhimi?
• Eshte procesi I perdorimit te sherbimeve te firmes dhe paisjeve se bashku me inputet te tjera per te berë te vleshme te mirat dhe sherbimet.
24.Çka eshte periudha e shkurter e prodhimit?
• Periudha e shkurter e prodhimitnje periudh prodhimi gjatë se cilës disa inpute nuk mund te ndryshohen.
25.Çka eshte periudha e gjatë e prodhimit?
• Periudha e gjate e prodhimit eshte nje periudh e gjatë prodhimi që i lejon menaxheret te ndryshojn te gjitha inputet e perdorura per te prodhuar nje mall.
26.Ligji i uljes se te ardhurave marxhinale?
• Ky ligj thotë qe prodhimi shtesë I marrë nga shtimi I nje inputi variable do te ulet per sa kohë inputi variable perdoret se bashku me inputet fikse.
27.Çka eshte produkti marxhinal?
• Produkti marzhinal i nje inputi eshte rritja ne output per qdo njesi shtesë te atij inputi kur sasia e te gjithë inputeve te tjerë mbetet e pandryshushme.
28.Produkti Mesatar?
• Produkti mesatar I nje inputi eshte output total I prodhuar,pjestuar me numrin e njesive qe perdoren.
29.Mardhenjet ne mes te produkti
Mesatar dhe atij Marzhinal?
• Produkti mesatar rritet kur produkti marzhinal e kalon atë.Produkti mesatar bie kur produkti marzhinal duhet te nderpres kurben e produktit mesatar ne piken maksimum te ketij te fundit.
31.Si ndikojnë permisimet teknologjike ne prodhim?
• Teknologjia ne levizje matrialet ereja permisojn produktivitetin.
32.Kostot fikse?
• Kosto Fikse jan ato kosto qe nuk ndryshojn kur firma ndryshon outputin e saj .
33.Kosto të Ndryshushme?
• Kosto te ndryshueshme jan ato qe ndryshojn kur ndryshon output .
34.Kostoja totale?
• Kosto totale eshte shuma e vleres se te gjith inputeve te perdorura gjat nje periudhe te dhenë per te mira.
35.Parimi barazmarzhinal?
• Parimi barazmarzhinal ne perdorimin e inputeve te ndryshme menaxheret e nje firme duhet te zgjedhin nje kombinim te tillë që të prodhojnë nje output te dhenë me kosto te ndryshushme sa me minimale te jetë e mundur.
36.Kosto totale ne periudhen afatshkurter?
• Kostoja totale ne periudhe afateshkurter eshte shuma e kostos fikse dhe kostos se ndryshushme.
38.Kostoja Marzhinale?
• Kostoja marzhinale eshte kostoja shtesë e prodhimit shtesë te nje njesie me teper outputit.
39. Ekonomia e shkalles?
• Ekonomija e shkalles:janë reduktimet ne koston mesatare per njesi qe rezulton nga rritja e madhesis se operacioneve.
40.Te ardhurat marxhinale?
• Te ardhurat marzhinale jane te ardhurat ekstra te fitura nga shitja e nje njesie shtesë te nje te mirë.
41.Maksimizimi i fitimit?
• Nje firm maksimizon fitimin duke vazhduar te prodhoj deri ne piken ne te cilen te ardhuratmarzhinale barazohen me koston marzhinale.
42.Nje kurb e ofertes e tregut?
• Nje kurbe e ofertes se tregut jep shumen e sasive te ofruara nga te gjitha firmat qe prodhojn nje produkt per qdo qmim te mundshem gjatë nje periudhe te dhenë.
43.Ndikimi i nje takse ne perfitimin neto?
• Politikat qeveritare qe krijojnë mosperputhje mes kerkeses dhe ofertes jan taksat dhe kontrollet e qmimeve,keto politika rezultojn ne qmime me te medha se kostoja marzhinale ose ne sasi te ndryshme.
Pyetje per Diskutim!