punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

22
UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESIT DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI Punim seminarik Lënda : Sisteme informacioni Tema : Sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit Studentet: Mësimdhënësi/ja

Upload: shpejtim-rudi

Post on 21-May-2015

7.237 views

Category:

Documents


21 download

TRANSCRIPT

Page 1: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

 UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJËFAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESIT

DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI

Punim seminarik

Lënda : Sisteme informacioni

Tema : Sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

Studentet: Mësimdhënësi/ja Shpejtim Rudi Prof.dr.sci.Edmond BeqiriPajtime Murtezaj Prof..mr.sci.Jahja Lataj

21.03. 2014

Page 2: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

Përmbajtja

HyrjeHistoriku-Zhvillimi i sigurimit të informataveSistemiSistemet informative Sistemi informatikLlojet e sistemit informatik Aplikimi i sistemit informativ Perfitimet nga Sistemet e InformacionitFaktoret ndermjetesues mes Organizatave dhe teknologjive informativePersoneli i sistemeve te informacionitSistemi informativ si mediator i firmes!Siguri informacioni Studim rasti-krahasues Urëlidhëse teori-praktikëKoment dhe rekomandimeKonkluzionPerfundimi

Hyrje  

Page 3: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

            Si fjalë e parë duam të themi se në botë shfrytëzimi i shërbimeve të internetit, si nga aspekti i komunikimit ashtu edhe nga aspekti i absorbimit të informatave, është në rritje të sigurtë. Tash më shumë familje blerjen ON LINE, e kanë bërë diçka rutinore. Gjithashtu, institucionet qeveritare dhe ata joqeveritare tashmë kanë filluar në të madhe shfrytëzimin e mundësive që ua ofron interneti. Ata të gjithë janë të lidhur në rrjet dhe komunikojnë ndërmjet tyre. Gjithashtu edhe në botën e biznesit shumë ndërmarje të mëdha komunikojnë me filijalet e tyre nëpërmjet internetit por edhe ndërmarjet e vogla kryejn shumë punë me anë të internetit.            Organizatat biznesore në kohën moderne janë duke u mvarur shumë e më shumë prej sistemeve të tyre informative. Sepse mospasja e sistemeve informative të zhvilluara paaftëson përballjen ndaj komplikmeve dhe ndryshimeve të tregut, në të cilin ata operojnë. Informatat dhe të dhënat komplete dhe të besueshme janë bërë të domosdoshme për të eksistuar në konkurencën e madhe, të nivelit botëror. Kërkesat e biznesit për sisteme informative janë ritur shum. Nga ana tjetër zhvillimi i shpejtë i teknologjisë informative jep mundësinë për aplikimin e llojeve të ndryshme hardverike dhe softverike, të cilat thjesht para disa viteve nuk kanë eksistuar, dhe ndihmojnë në zhvillimin dhe plotësimin e kërkesave për sistemet informative.             

Historiku

Zhvillimi i sigurimit të informatave  

Page 4: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

            Prej kohës së lashtë të shkrimit paria e shteteve dhe e komandave ushtarake kanë kuptuar se ështëe rëndësishme të jipen(të formulohen) mekanisma për të ruajtur besueshmërinë e informative gjatë shkëmbimit të tyre. Njerëzit duke dëshiruar komunikim të sigurtë kanë përdorur mjete për vulosje prej ditëve të para të shkrimit për të njohur vërtetësinë e dokumentit dhe besueshmërinë e tij.            Gjatë Luftës së Dytë Botërore është bërë një hap i madh  në zhvillimin e sigurisë të sistemeve informative. Mund të thuhet se kjo periudhë ishte edhe filimi i zhvillimit formal të sigurimit të sistemve informative.            Fundi i shek. XX dhe fillimi i shek XXI kishte një përparim të shpejtë në lëminë e telekomunikacionit, hardverit dhe softverit kompjuterik dhe përpunimin e të dhënave. Disponimi me paisje më të vogla elektronike, më të fuqishme dhe më të lira bëri  përpunimin elektronik të të dhënave me përhapje më të madhe duke filluar nga bizneset e vogla dhe përdoruesve shtëpiak. Këta kompjuterë së shpejti u bënë të lidhur në rjetë, e cila quhet internet.            Rritja e shpejtë dhe përhapja e gjithanshme e përdorimit të mjeteve për përpunimin e të dhënave dhe bisnesit elektronik të kryera nëpërmjet internetit, dhe sulmet e panumërta ndaj kësaj dukurie ishte e nevojshme për gjetjen e metodave më të mira për ruajtjene këtyre kompjuterëve dhe të informacioneve të cilat ata i ruajnë, i përpunojnë dhe i shkëmbejnë.            Diciplinat shkencore të Sigurimit të informative, Sigurimit të kompjuterëve dhe mbrojta e informative (IA) studiohen nga një numër i madh i organizatave profesionale, të gjitha me të njëjtat qëllime për ruajtjen e sigurisë të sistemeve informative.

Sistemi

        Sistemi është një bashkësi e objekteve dhe relacioneve në mes të atributeve të objekteve që funkcionojnë si tërësi për arritjen e qëllimit të caktuar. Me fjalë të tjera sistemi paraqet bashkimin e qfarëdo elmenteve të cilat kanë karakteristika të përbashkëta dhe formojnë një tërësi.

Page 5: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

            Tërësia e cila paraqet një sistem nuk mund të ndahet ose të dekomponohet në elemenet e saja pa i humbur vetitë kryesore të tërësisë. Vetëm bashkësia e caktuar e elementeve me ndërlidhje reciproke të aksionit intern siguron qëllimin konkret të eksistimit të sistemit.            Kështu p.sh.: shërbimi i furnizimit në ndërmarje ka për detyrë që të i sigurojë paisjet  e caktuara të punës dhe elementet e tjera harxhuese në bazë të të cilave krijohen produkte të gatçme.  Me shitjen e këtyre produkteve sigurohen mjetet në të holla të cilat shfrytëzohen për ripërtrirje të mjeteve të punës, si dhe për nevojat e tjera të ndërmarjes. Kjo do të thotë se secili sistem paraqet një bashkësi relativisht të izoluar dhe të rrumbullaksuar të pjesëve ose elementeve reciprokisht të ndërlidhura të cilat sjellen dhe funkcionojnë sipas ligjshmërive të caktuara në bazë të të cilave sigurohet puna dhe funksionimi i sistemit si tërësi.  

Sistemet informative              Sistemi informativ (IS-english SI-shqip) është sistemi i përbërë prej njerëzve, të dhënave të ruajtura dhe aktiviteteve të cilat i përpunojnë të dhënat dhe informatat, duke përfshirë përpunimin me dorë apo në mënyrë mekanike.            Si disciplinë e shkencave kompjuterike, studimi i sistemve informative bën orvatje për të kuptuar dhe arsyetuar dobitë e administrimit të punëve brenda në ndërmarje  me anë të teknologjisë informative.            Sot teknologjia informative dhe informata janë bërë një ndër burimet më me rëndësi për ekzekutivin gjatë formimit dhe udhheqjes së një organizate, krahas njerëzve, parave, materialit apo makinerisë.            Studimi i sistemeve informative e ka zanafillën te shkencat kompjuterike dhe se

Sistemi informatik

Sistemi informatik mundë të definohet si: “një bashkësi e elementeve të ndërlidhura të cilat me atributet e tyre mundësojnë përpunimin elektronik të të dhënave”

Sistemi informatik përbëhet nga njerzit dhe pajisjet, kurse detyrë e tij është mbledhja e të dhënave, përpunimi, memorimi dhe transmetimi i tyre.

Sistemi informatik proceson informata nga të dhënat, përkatësisht ai transferon inputet në outpute sipas nevojave dhe kërkesave për informata.

Sistemi informatik paraqet sistem DINAMIK – me kohë dhe nën ndikimin e rethinës ndryshojnë elementet e tij e me këtë edhe vet sistemi në tërësi.

Page 6: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

Organizimi i sistemit informatik duhet të siguroj:

Inkuadrimin e të gjitha qëllimeve të sistemit Minimizimin e aktiviteteve të dyfishta në procesimin e informatave, si dhe

menjanimin e konflikteve midis projekteve zhvillimore Motivimin e personelit Nxitjen e interakcionit midis nënsitemeve të cilat duhet të sigurojnë efikasitetin e

punës së sistemit informatik

Llojet e sistemit informatik

Varësisht nga marrëdhënja midis inputeve dhe outputeve sistemet informatike mundë të jenë:

1. Sisteme neutrale- kur inputi i tyre është i barabartë me outputin-inputet nuk pësojnë ndonjë ndryshim dhe ky sistem themi se është vetëm transmetues i informatave.

2. Sisteme të informuara,- kur inputet janë më të mëdha se outputet- sistemi i tillë është pasiv, sepse më tepër mer informata nga sistemet tjera, se sa që i përpunon ato.

3. Sistemi informatik qeverisës ,- është sistem kreativ , inputet e tij janë më të vogla se outputet.-gjatë procesit të përpunimit të të dhënave krijon cilësi të re, prandaj themi se ky sistem është në funksion të qeverisjes.

 

Page 7: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

Agjencitë Rregullatore Aksionarë Konkurrentët

INPUTET PROCESI OUTPUTET

FEEDBACK

RRETHINAFurnitorët Konsumatorët ORGANIZATA

SISTEMI INFORMATIK

Feedback

INPUTI PROCESIMI OUTPUTI

Page 8: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

Aplikimi i sistemit informativ  

            Informatika ose teknologjia informative meret me studimin dhe krijimin e sistemeve informative të kompjuterizuara nëpër organizata të ndryshme si ato qeveritare, joqeveritare dhe biznesore.            Ndihmë e madhe e kompanive në këtë kohë janë infomatat e poseduara nga ana e njerëzve ekspertë, me anë të të cilave ata vinë gjer në inovacione të ndryshme dhe të cilat ndihmojnë që të mund të jenë konkurues në tregun në të cilin ata operojnë. Këta ndërmarje duhet të kene strukture të mire informative, ku kuptohet me paisje te mira harverike dhe softverike sepse çdo ndermarrje perfiton nga sistemet (informative)e informacionit.  

Perfitimet nga Sistemet e Informacionit

o Rendesia e sistemeve te informacionit per punet e organizates.o Permiresimi i sistemit apo implementimi i nje sistemi te ri duhet te vleresohet

sipas: sa mire jane kuptuar kerkesat e sistemit? si jane perpjekjet e firmes per teknologji te re?

Çdo organizate paraprakisht duhet te shohe si perfitimet ashtu edhe kostot dhe te vleresoj investimet potenciale per sistemet e informacionit.

Faktoret ndermjetesues mes Organizatave dhe teknologjive informative

Page 9: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

Personeli i sistemeve te informacionit

Zgjerimi i vazhdueshem i teknologjise se kompjutereve dhe sistemeve te informacionit ka mundesuar hapjen e mjaft vende pune per specialistet e ketyre disiplinave.

Pergjithesisht, personeli ne departamentin e sistemeve te informacionit perbehet nga:

web developer (zhvillues te web-it)programeretanalistet e sistemitoperatoret etj

Sistemi informativ si mediator i firmes!

Page 10: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

 Siguri informacioni

Page 11: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

Atributet e Sigurisë së Informacionit: ose cilësimet, psh, Besueshmeria, Integriteti dheDisponueshmeria (BIA).Sistemi i Informacionit është i kompozuar në tre ndarje kryesore, hardware, software dhe komunikimet me qëllimin të ndihmoje në indentifikimin dhe aplikimit e sigurisë së informacionit në standartet e industrise, si mekanizmat e mbrojtjes dhe parandalimit, ne tre nivele: Fizik, Personale dhe Organizative. Në thelb,proçedurat apo politikat janë implementuar për tju treguar njerëzve (administratoreve, përdoruesve dhe operatoreve) si të përdorin proçedurat për të siguruar Sigurine e Informacionit ne OrganizataSiguria e Informacionit, shkurtimisht InfoSec, përcakton informacionin nga qasja(aksesesi)i paautorizuar, perdorimi, zbulimi, shkaterrimi, modifikimi, leximi, inspektimi, regjistrimi apo shkatërrimi. ështe një term i përgjithshem që mund te perdoret pavaresisht nga forma e te dhenave qe mund te marim (elektronike , fizike, etj...)Dy aspektet me te medha te Sigurise se Informacionit jane:• Siguria e IT: Ndonjehere i referohemi si siguria kompjuterike, Siguria e Teknologjise se Informacionit është siguria e informacionit e aplikuar ne Teknologji (shpesh here si forme e sistemit te kompjuterit).Eshte e vlefshme te shenohet se me kompjuterat nuk do te thote domosdoshmerisht nje Desktop Shtepie. Një kompjuter eshte cdo device me nje Njesi Qendrore Proçesuese dhe disa memorie (madje dhe nje llogarites). Specialistet e SIgurise se IT janë pothuajse gjithmonë të gjendura në çdo ndërmarrje të mëdha për shkak të natyrës dhe vlerës së të dhënave brenda bizneseve të mëdha.. Ata janë përgjegjës për mbajtjen e të gjithe teknologjine brenda sigurisë së kompanisë nga sulmet kibernetike dashakeqe që shpesh përpiqen të shkelin informacion privat kritik apo për të fituar kontroll në sistemevet e brendshme.• 'Sigurimi Informacioneve': akti i sigurimit, të të dhënave që nuk kanë humbur, kur lindin çështjet kritike. Këto çështje përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: fatkeqësitë natyrore, mosfunksionim i kompjuterit / serverit,vjedhja fizike, ose ndonjë shembull tjetër, ku e të dhënat kanë potencialin për të qenë të humbura. Meqënëse informacioni në epokën tonë moderne, është i ruajtur në shumicën ekompjuterave të

Page 12: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

sigurimit të informacionit është trajtuar në mënyrë tipike me nga specialistët e sigurisë (IT). Një nga metodat më të zakonshme per te pasur Siguri të Informacionit është që të kemi një backup off-site e të dhënave në rast se lindin një nga çështjet e përmendura me lart .

Siq verejtëm ne tekstin mëparshëm se aftësitë dhe mundësitë komunikative dhe informative janë në rritje dhe sfida për siguri gjithashtu është në një ritje të madhe. Në vitin 2001 nëpërmjet internetit janë bërë 34 000 sulme kompjuterike ndaj shfytëzueve të interntetit. Sot kur kemi një ekonomi globale, ose kur funksionon tregu global, dhe kur puna më e madhe kryhet npërmjet intenetit, mjafton që të sulmohet vetëm një kompjuter i vetëm, që të ketë efekt në shumë sisteme informative të pavarura.Siq shihet është ritur nevoja për sisteme kompjuterike të cilat ofrojnë siguri dhe intimitet të të dyja palëve, bizneseve dhe konsumatorëve. Sigurimi i informacioneve do të thotë ruajtjen e informative dhe sistemeve informative prej qasjes, përdorimit, hapjes, ndryshimit ose shkatrimit të tyre të joautorizuar. Termet Sigurimi i informatave, Sigurimet kompjuterike dhe Mbrojtja e informtave(IA) përdoren shpesh herë për qëllime të njëjta. Këto fusha janë të ndërlidhura dhe kanë qëllim të njëjtë në ruajtjen e besueshmërisë, tërësisë dhe vlefshmërisë së infomatave. Sigurimi i kompjuterëve është degë e sigurimit të informacioneve e aplikuar në të dy pjesët, teorike dhe praktike, të sistemit kompjuterik. Mbrojtja e informative(IA) sipas qeverisë së Shteteve të Bashkuara definohet si: Masë e cila mbron dhe justifikon informatat dhe sistemet informative me ruajtjen e besueshmërisë, tërësisë, vlefshmërisë dhe reproduktimit. Këta masa përfshijnë mundësinë për restaurimin e sistemeve informative me mbrojtje të inkorporuar, zbulimin dhe muundësitë reaguese. Qeveritë, forcat ushtarake , institutet financiare dhe bizneset private grumbullojnë sasi të mëdha të dhënash të besueshme për të punsuarit e tyre, për konsumatorët, për produktet, për zbulimet dhe për gjendjet e tyre financiare. Dhe për të i ruajtur, për tu u kujdesur për siguin e tyre nevojiten masa të cilët e ndihmojnë ruajtjen e tyre.

Studim rasti-krahasues1.A keni sistem informativ në ndërmarrje ?

Page 13: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

FIDANI-AG&GENTI-AG

Analizë:Punëtorët e Fidani-ag në pyetjen e parashtruar na janë përgjigjur me shumicën për opcionin e parë sepse shumica e të punësuarëve e dijnë punën dha janë në ngjarje rreth ndërmarrjes pasiqë kanë përvojë të madhe në këtë firmë, përgjigjet ndoshta dhe nuk e di janë punëtorët e rinjë që sapo janë punësuar dhe nuk janë krejtsisht të adaptuar me rrethinën e brendshme.

Analizë:Pikërisht ashtu siq na është përgjigjur FIDANI-AG ashtu edhe GENTI-AG 50% e tyre janë në dijeni të plotë për aplikimin dhe funksionimin e sistemit informativ në ndërmarrje, 50% u përgjigjen për arsye të ndryshme rreth sistemit informative mendoj që ndoshta edhe punëtorët nuk e kanë kuptuar pyetjen mire.

GENTI-AG:

FIDANI-AG:

Analizë:Përvoja mbi 20 vjeçare e kësaj kompanie ka bërë që të ketë një nivel të lartë të tëknologjisë aplikative dhe shumica e punëve kryhen me sisteme moderne si sistemi i kontabilitetit, i shitjeve etj.Në ndërmarrje punojnë një staf i gjerë dhe me punë nga më të thjeshtat deri tek ato më të ndërlikuarat edhe në këtë rast nuk mohohet që nuk ka punëtorë që nuk ka qasje në sisteme informative.

Page 14: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

4.Sa është ndërmarrja e juaj e krahasueshme me rajonin rreth përdorimitte teknologjisë moderne?

Analizë:Edhe pse kjo firmë nuk ka ndonjë prëvojë të madhe dhe me një historik të shkurtër kundrejt Fidanit, shkalla e automatizimit dhe e percjelles risive teknologjike na tregon se po aplikohen më shumë se tek firma paraprake, të paktën sipas përgjigjeve të të punësuarëve.

Page 15: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

Urëlidhëse teori-praktikë Si në teori poashtu edhe në praktikë gjetëm përafrime të përbashkëta që na bënë të kuptojmë që të dyja shkojnë së bashku drejt realizimit të objektivave dhe qëllimeve organizative dhe ekonomike.

Analizë:

Globalizimi dhe hapja e tregjeve ndërkombëtare kan bërë që të ketë njohuri rreth karakteristikave rajonale edhe në këtë rast firma ka lidhje me shtetet rajonale si me eksport ashtu edhe me import.Kështu bëhën krahasime të munshme dhe kjo firmë ka marrë specifikat e teknologjisë nga rajoni.

Analizë:

Ndaj kësaj pyetje më indiferent deklarohet Genti-ag sesa Fidani-ag duke u përgjigjur për pozitive me 40% ndersa Fidani me 50% arsyeja qëndron se Genti-ag është ndërmarrje më vonë e themeluar dhe ka një gamë më të vogël të produkteve që i shet dhe në bazë të sistemit informative që ka konsideron se nuk është mjaft e krahasueshme me rajonin.

0%

10%

20%

30%

40%

Pozitiv ekrahasueshme

Mesatarisht Negativ ekrahasueshme

Nuk kemi tëdhëna

0%

50%

Poziti

v e k

raha

sues

hme

Mes

ataris

ht

Negati

v e k

raha

sues

hme

Nuk k

emi t

ë dhë

na

Page 16: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

Literatura e thotë: drejtimi financiar si sektorë apo department i veqantë në të gjitha kompanitë, konvergjojnë kah mbledhja e të dhënave dhe përpunimi në informacione të përdorshme, automatizimi në një shkallë më të madhe përmes veglate të TI, programeve, dhe softuerëve . Kjo e gjitha për reduktimin e kostos në shkallë, dhe këtë na e dëshmoi edhe pyetja e jonë parashtruar stafit të dy ndërmarrjeve ku të dyjat u përgjigjen se edhe pse kanë kostot e mirëmbajtjes së tyre, sistemet e informacionit kanë rëndësi të madhe aplikative për reduktimin e kostove

Koment dhe rekomandime

Komentin e bazojmë në atë se në bazë të krahasimeve tona rreth të dy ndërmarrjeve, hasem në konvergjenca mirëpo edhe divergjenca të vogla, të paktën me përgjigjet e marra nga punonjësit. Këto dy ndërmarrje që afarojnë në një komunë të njejtë pra në atë të Gjakovës me parametra dhe rritje të njejtë ekonomike po karakterizohen me komponenta përgjithësisht të njejëta rreth sistemeve.Edhe pse herë herë njëra qëndronte më mirë se tjetra në një aspekt, ndërmmarja tjetër e kompenzonte më një aspekt tjetër.

Rekomandojmë që:

Të përcjellin risitë teknologjike edhe më shpesh Të ketë informim më i mirë i nivelit të ulët rreth sistemeve Krahasime të shpeshta me SI të vendeve rajonale Ndërmarrja e dytë të ketë automatizim, sikurse ndërmarrja e parë rreth përdorimit

të linjave telefonike për perositjen e mallit nga logjistika për në pikë shitëse

Konkluzion  

            Sigurimi i informatave është poces i papërfunduar i ushtruar nëpërmjet kujdesit dhe përgjeqshmërisë, për të i mbrojtur informatat dhe sistemet informative prej qasjes të joautorizuara. Procesi i papërfunduar i sigurimit të informatave përfshin trajtime të papërfunduara, vlersime, mbajtje, monitorim dhe detektim të dokumentacionit dhe rishikimit.

Page 17: Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit

 E pasiqe sistemet e informacionit jane kaq te rendesishme per organizaten, duhet te jemi te sigurt qe permiresimi i sistemit egzistues apo nje sistem i ri informacioni do te çoj ne uljen e kostove, rritjen e perfitimit, permiresimin e sherbimeve ose ne arritjen e nje avantazhi kompetitiv.

Personeli i sistemeve te informacionit jane faktori kryesor qe percakton modifikimin e sistemit apo zhvillimin e nje sistemi te ri.

Përfundimi

Punuan:Studentët:Shpejtim Rudi,Pajtime Murtezaj Literatura: “Bazat e informatikës”, Dr.sc. Edmond Beqiri, PrishtinëNjohuritë tonaIntervistat në “Fidani AG” dhe “Genti AG” Interneti

    

Faleminderit