punim doktoral minoriteti shqiptarË nË serbi - qasje ... · albanian national minority in serbia...

165
R INSTIT PUN MINORITET - QA KANDIDATI: MR.SC. ILIR ZYLF REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS TUTI I STUDIMEVE EVROPIANE NIM DOKTORAL TI SHQIPTARË NË SE ASJE KRAHASUESE FIU UDHËHEQËS PROF.DR.P Tiranë, 2015 ERBI SI SHKENCOR PASKAL MILO

Upload: others

Post on 01-May-2020

24 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

REPUBLIKA E SHQIP

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

PUNIM DOKTORAL

MINORITETI SHQIPTARË NË SERBI

- QASJE KRAHASUESE

KANDIDATI:MR.SC. ILIR ZYLFIU

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

PUNIM DOKTORAL

MINORITETI SHQIPTARË NË SERBI

QASJE KRAHASUESE

MR.SC. ILIR ZYLFIU

UDHËHEQËSI SHKENCORPROF.DR.PASKAL MILO

Tiranë, 2015

MINORITETI SHQIPTARË NË SERBI

HËHEQËSI SHKENCORPROF.DR.PASKAL MILO

REPUBLIKA E

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Dizertacion i paraqitur nga :

Në kërkim të gradës shkencore

në "Studime Evropiane dhe Integrime Evropiane"

MINORITETI SHQIPTAR NË SERBI

-

Specialiteti : Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Mbrohet më dt.

1. Kryetar

2. Anëtar ( oponent)

3. Anëtar ( oponent)

4. Anëtar

5. Anëtar

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Dizertacion i paraqitur nga :

Ilir ZYLFIU

Në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

në "Studime Evropiane dhe Integrime Evropiane"

MINORITETI SHQIPTAR NË SERBI

QASJE KRAHASUESE

Specialiteti : Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Udhëheqës shkencor :

PROF.DR.PASKAL MILO

Kryetar

Anëtar ( oponent)

Anëtar ( oponent)

Anëtar

Anëtar

Tiranë, 2015

në "Studime Evropiane dhe Integrime Evropiane"

MINORITETI SHQIPTAR NË SERBI

PROF.DR.PASKAL MILO

Mirënjohja

Tema e doktoratës me titull "Minoriteti Shqiptar në Serbi – Qasje krahasuese" është e punuar nën mbikëqyrjen e Prof. Dr. Paskal Milo. Shfrytëzoj rastin që të shpreh mirënjohjen time të thellë për përkrahjen, sugjerimet, dhënien e ideve të reja, durimin dhe dhe ndihmesën e dhënë nga ana e Prof. Dr Paskal Milo. Një falemenderim të veçantë ia dedikoj drejtoreshës së ISE-së Prof. Asc. Dr. Eva Hyskaj-Tafili.Gjithashtu, falemenderoj edhe anëtarët e komisionit që bënë të mundur që ky punim të del në pahë. Mirënjohjen time poashtu i'a dedikoj familjes time për përkrahjen e dhënë dhe durimin që patën gjatë përgaditjes së temës.

PËRMBAJTJALISTA E SHKURTESAVE…………………………………………………………………….VABSTRAKTI…………………………………………………………………………………..VIIABSTRACT…………………………………………………………………………………..VIIILISTA E TABELAVE…………………………………………………………………………IXLISTA E GRAFIKONËVE …………………………………………………………………… XLISTA E HARTËS ………………………………………………………………………..…. ..XQËLLIMI I HULUMTIMIT………………………………………………………...………...XIMETODAT E HULUMTIMIT…………………………………………………….……….....XIHIPOTEZAT…………………………………………………………………………...……...XIIRËNDËSIA E PUNIMIT…………………………………………………………………......XIIHYRJE………………………………………………………………………………………...XIVKAPITULLI IÇËSHTJA E MINORITETEVE NË EVROPË DHE NË BALLKAN ……………………..11.1. Çështja e minoriteteve në Evropë …………………………………………….......……........ 11.2 Çështja e minoriteteve në Ballkan …………………………………………......………........141.3. Tipologjia dhe termi i minoriteteve………………………………………..…...……….......221.4.Institucionet dhe dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e minoritet..301.4.1. Dokumentet e OKB-së për mbrojtjen e minoriteteve ……...……………...…...................301.4.2.Dokumentet më të rëndësishme të KE-së për çështjen e minoriteteve ………………………………........................................................................................................331.4.3. OSBE-ja dhe çështja e minoriteteve ………………………………….............…..............361.4.4. Bashkimi Evropian dhe mbrojtja e minoriteteve …………………….........…...…............391.4.5. Marrëveshjet bilaterale dhe minoritetet …………………………….........…...…..............411.5. Minoritetet në ish-Jugosllavi ………………………………………………...……...............431.5.1. Minoritetet në Mbretërinë jugosllave...................................................................................431.5.2. Minoritetet në Jugosllavi pas vitit 1945………………………………….....................…..511.6. Qasja e faktorit ndërkombëtar për minoritetet në Ballkanin në tranzicion …….........……...54Kapitulli II RETROSPEKTIVA HISTORIKE ……………………………………………………………582.1.Autoktonia e popullsisë shqiptare bazuar në dokumente historike-burimore ……................582.2.Lugina e Preshevës-pjesë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare …………………..........……....622.3. Mbetja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kuadrin e shtetit serb ……….........…......722.4. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nën qeverisjen e shtetit jugosllav/serb ……...........…….792.5. Lugina e Preshevës në Luftën e Dytë Botërore………………………………….........…… 852.6. Arsimi shqip në Luginën e Preshevës gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX ………......... .89KAPITULLI IIIPOZITA GJEOGRAFIKE, ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE DHE GJEOSTRATEGJIKE E MINORITETIT SHQIPTAR NË SERBI …………….………...983.1. Emërtimet për Luginën e Preshevës ……………………………………………......……....993.2. Pozita gjeografike ………………………………………………………….......……….... 1003.3. Ndarjet administrativo-territoriale të shqiptarëve të Luginë së Preshevës ………........…..1033.4. Pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Luginës së Preshevës ..........................................107KAPITULLI IVREGJISTRIMET E POPULLSISË DHE STRUKTURA ETNIKE NË LUGINËN E PRESHEVËS ....…………………………………………………………………………….....1094.1. Regjistrimet e popullsisë……………………………………………………………….......1094.2. Regjistrimet e popullsisë në Luginën e Preshevës ndërmjet dy luftërave botërore ….........1124.3. Strukturat e popullsisë në Luginën e Preshevës ……………….……………………..........115KAPITULLI V

MINORITETI ETNIK SHQIPTAR NË SERBI…………………………............................1195.1. Fillimet e organizimit politik të minoriteti shqiptar në Luginën e Preshevës ...............…...1195.2. Konflikti i armatosur dhe Marrëveshja e Konçulit ………………………………....…..... 1235.3. Ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar ndaj krizës në Luginën e Preshevës …....…....…. 1265.4. Pozita e minoritetit shqiptar në Serbi ..………………………………………....…......….. 1285.4.1. Arsimi………………………………………………………………..............…….....….1325.4.2. Zhvillimi ekonomik……………………………………………….....................………..1355.4.3. Gjyqësori………………………………………….....................……...............................1375.4.4. E drejta e përdorimit të gjuhës amtare …………………………….....................……….1395.6. Përfaqësimi i minoritetit shqiptar në Serbi……………….........……………..... …………1405.7. Minoriteti shqiptar në Serbi - ide për zgjidhjen e statusit ......... ………..........……............142

5.8. Shqiptarët në territorin e Republikës së Serbisë…………………………….......…………144

5.9. Roli i Republikës së Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Serbi (Luginë e Preshevës) .............. 146

KAPITULLI IVÇËSHTJE MINORITARE - QASJE KRAHASUESE ......................................................... 1496.1. Dokumentet juridike të Republikës së Serbisë për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare ....1496.2. Minoritetet tjera në Republikën e Serbisë ………………………………………….....….. 1526.3. Pozita e minoriteteve, me theks të veçantë e minoritetit serb në Kosovë ……................... 154KONKLUZIONE ……………………………………………………………………………. 158BURIMET DHE LITERATURA …………………………………………………….......… 162ANEKSE ..………………………………………………………………………………….… 174ANEKSI 1: Marrëveshja e Konçulit 2001 ………………………………………….……… 174ANEKSI 2: Platforma politike 2006……………………………………………....………… 176ANEKSI 3: Platforma politike 2007……………………………………………..………… ..181

LISTA E SHKURTESAVE

AHL - Arkivi Historik i LeskocitAHV - Arkivi Historik i VranjësAJ - Arkivi i JugosllavisëAJ - Armata e JugosllavisëAP - Asambleja e PërgjithshmeAQSH - Arkivi Shtetëror i ShqipërisëAS - Arkivi e SerbisëASHRM - Arkivi Shtetëror i Republikës së MaqedonisëBE - Bashkimi EvropianBeH - Bosnja e HercegovinaCEI - Iniciativa e Evropës QendroreINSTAT – Instituti i StatistikaveKB - Kombet e BashkuaraKFOR - Forcat e Kosovës të Kombeve të BashkuaraKNIJ - Konferenca Ndërkombëtare për JugosllavinëKNSH - Këshilli Nacional ShqiptarKS - Këshilli i SigurimitKSBE - Konferenca e Sigurimit dhe e Bashkëpunimit EvropianLDB - Lufta e Dytë BotëroreLDB - Lufta e Dytë BotëroreLK - Lidhja e KombeveLKSH - Lëvizja Kombëtare ShqiptareLP - Lugina e PreshevësLPB - Lufta e Parë BotëroreMMBE - Misioni Monitorues i Bashkimit EvropianOKI - Organizata e Konferencës IslamikeOSBE - Organizata e Sigurimit dhe e Bashkëpunimit EvropianPDSH - Partia Demokratike ShqiptarePVD - Partia për Veprim DemokratikRFPJ - Republika Federative Popullore e JugosllavisëRSFJ - Republika Socialiste Federative e JugosllavisëSHBA - Shtetet e Bashkuara të AmerikësSKS - Serbo-Kroato-SlloveneUÇPMB - Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe BujanocUNESCO - Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të BashkuaraZAS - Zona e Sigurisë AjroreZTS - Zona e Sigurisë Tokësore

Abstrakti:Problemi i mbrojtjes së minoriteteve u shtrua si çështje në Traktatin e Versajës, i përfunduar në fund të luftës nga fuqitë kryesore aleate. Aleatët u imponuan disa detyrime në lidhje me trajtimin e minoriteteve shteteve që kishin të tilla në territoret e tyre. Ato gjithashtu parashikonin t’ia besonin një organizate ndërkombëtare me karakter universal, Lidhjes së Kombeve, misionin për ta siguruar mbrojtjen e minoriteteve evropiane. Qysh nga rënia e Murit të Berlinit dhe të regjimeve komuniste, Evropa u bë dëshmitare e shpërthimeve të nacionalizmit. Rajone të tëra u përfshin nga konflikte etnike që ishin kërcënim serioz për stabilitetin dhe unitetin e Evropës. Çdo institucion në fushën e vet, si OSBE, Këshilli Evropian, Bashkimi Evropian, po i bashkërendojnë përpjekjet e tyre për ta zhvilluar një sistem koherent për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare. Pra, mbrojta e minoriteteve është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe unitetin e Evropës.Shtetet aspiruese të Ballkanit Perëndimor janë shoqëri shumetnike. Analizat më të reja ndërkombëtare udhëzojnë në faktin se disa shtetet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në BE, gjykuar sipas progresit të KE, ngecin në implementimin e pjesës së kriterit politik të Kopenhagës, që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të minoriteteve. Siç është e njohur, të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve mbeten objektiv i Bashkimit Evropian në politikën e tij të jashtme. Bashkimi Evropian në fillim të shekullit XXI me projekte të shumta është angazhuar në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, në kooperimin ndërmjet vendeve të rajonit. Në studimin “Minority Rights in the Western Balkans”, të vitit 2008, i bërë për nevojat e Parlamentit Evropian, në rastin e Serbisë, 12,5% paraqiten popullsi joserbe, mirëpo nuk paraqet edhe përqindjen e minoritetit shqiptar, në mungesë të shënimeve. Prandaj, është më se i nevojshëm një studim mbi minoritetin kombëtar shqiptar në Serbi.Qëllimi i këtij punimi doktoral është ta paraqesë pozitën e minoritetit shqiptar në Serbi. Për ta kuptuar sot pozitën e minoritetit shqiptar në Serbi, do ta trajtojmë aspektin historik të shqiptarëve në Serbi në fushën politike, ekonomik e arsimore. Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, pozita e shqiptarëve në Serbi vazhdimisht përkeqësohej. Në këtë punim do të analizohet konflikti i armatosur në Luginën e Preshevës. Gjithashtu, këtu do të paraqitet pozita politike, ekonomike, arsimore e minoritetit shqiptar në Serbi. Pjesë e këtij punimi do të jenë mundësitë e zgjidhjeve të statusit politiko-territorial të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Do të bëhen edhe analiza krahasuese ndërmjet pozitës së minoritetit shqiptar në Serbi dhe pozita e minoritetit serb në Kosovë. Rezultatet e dala nga ky hulumtim do të kontribuojnë në hedhjen dritë për pozitën e shqiptarëve në Serbi.Në hulumtim është zbatuar metoda e analizës së dokumenteve arkivore dhe materialeve relevante.Fjalë kyçe: minoritet, kushtetutë, ligji për minoritetet, ligji për arsimin.

Abstract:The problem of the protection of minorities was raised as an issue in the Treaty of Versailles, completed at the end of the war by the major Allied powers. The Allies had imposed certain obligations on the treatment of minorities to such states that had them in their territories. Theyalso forecasted a trusted international organization with universal character, the League of Nations, the mission to ensure the protection of European minorities. Since the fall of the Berlin Wall and communist regimes, Europe was a ëitness nationalism outbreak. Whole regions were covered with ethnic conflicts which were a serious threat to the stability and unity of Europe. Today, each in its field of responsibility, the OSCE, the Council of Europe, the European Union, are coordinating their efforts to develop a coherent system for the protection of nationalminorities. So, protection of minorities is an important factor for the stability and unity ofEurope. Western Balkan aspirant countries are a multi-ethnic society. The latest international analyses onguide us to the fact that some Western Balkan countries aspiring of becoming EU members, judging by the EC progress, lag in the implementation of the part of the Copenhagen politicalcriteria that deals with respecting of minority rights. As it is well-known human rights andminorities remain an objective of the European Union in its foreign policy. European Union at the beginning of XXI century has been committed wth multiple projects to stability and economic development in cooperation between the countries of the region.In the study, “Minority Rights in the Eastern Balkans”, 2008 made for the needs of the EuropeanParliament, in the case of Serbia, 12,5% are presented as non-Serb population, but not thepercentage of the Albanian minority in due to the lack of data. Therefore, a study on the Albanian national minority in Serbia it is more than necessary. The purpose of this paper is to present the position of the Albanian minority in Serbia. To understand the position of the Albanian minority in Serbia today, we will discuss the historical aspect of the Albanians in Serbia in the political, economic and educational field. After the conflict in Kosovo, Albanians’ position in Serbia deteriorated. In this paper an analysis will be done on the armed conflict in the Presevo Valley. Also, the political, economic, educational and health position of the Albanian minority in Serbia will be shown. Part of this paper will be the possibilities of solving the political and territorial status of the Presevo Valley Albanians. Comparative analysis will be done between the position of the Albanian minority in Serbia andKosovo's Serb minority position. The outcomes of this research will contribute in casting light on the Albanians in Serb.In this research has been implemented the method of archival documents analysis and relevantmaterials. Keywords: minorities, constution, law on minorities, law on education.

LISTA E TABELAVETabela 1: Përqindja e minoriteteve në shtetet evropiane ……………………………….....…… 13Tabela 2: Shtetet e Ballkanit sipas numrit të minoriteteve ……………………………….....…..29Tabela 3: Struktura etnike, gjuhësore dh fetare e shteteve të Ballkanit ……………………..….20Tabela 4: Rrethi i Preshevës dhe Bujanocit, duke pasur parasysh organizimin territorial-administrativ të kohës për rezultatet e reformës agrare gjatë viteve 1919-1929 ……………......83Tabela 5: Distanca ajrore në kilometra e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga disa kryeqytete ................................................................................................................................... 102Tabela 6: Struktura e popullsisë e rrethit të Preshevës sipas përkatësisë fetare të regjistrimit të vitit 1921 ………………………………………………………………………………...……. 112Tabela 7: Struktura e popullsisë në Luginës së Preshevës sipas gjuhës amtare , 1921 …......... 113Tabela 8: Struktura fetare e Luginës së Preshevës (pa Medvegjën) sipas përkatësisë fetare, e vitit 1931 …..... ...................................................................................................................................113Tabela 9: Ndryshimi i numrit të banorëve në tri komunat e Luginës së Preshevës …...........… 115Tabela 10: Struktura etnike popullsisë në nivel të Luginës së Preshevës që nga viti 1961-2002 …..................................................................................................................................................116Tabela 11. Struktura etnike për komunën e Preshevës gjatë viteve 1961-2002 ……….............117Tabela 12. Struktura etnike në komunën e Medvegjës nga viti 1981-2002………………........118Tabela 13: Numri i popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës në nivel të Serbisë ………………………..................................................................................................................118Tabela 14: Numri i nxënësve në Luginës së Preshevës 2003/2004-2013/2014 ………………..134Tabela 15: Të ardhurat kombëtare, punësimi dhe papunësia për banorë në Luginën e Preshevës ……………..................................................................................................................................135Tabela 16: Niveli i rritjes së papunësisë në vitet 1990 dhe 2002 …………………………........136

Tabela 17: Numri dhe përqindja e shqiptarëve sipas rajoneve dhe rretheve ………………......144

Tabela 18: Numri dhe përqindja e minoriteteve kombëtare në Republikën e Serbisë …...….....152

LISTA E GRAFIKONËVEGraf. 1: Struktura kombëtare e popullsisë në Luginën e Preshevës në periudhën 1961-2002 ………………..............................................................................................................................116Graf. 2: Struktura kombëtare e popullsisë në komunën e Preshevës në periudhën 1961- 2002 …..................................................................................................................................................117Graf. 3: Numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore dhe ato të mesme në Luginën e Preshevës gjatë viteve shkollore 2003/2004 -2013/14 ………………………………………………….....134HARTA Harta 1: Pozita gjeografike e Luginës së Preshevës ………………………………………........98

1. Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij punimi është studimi i pozitës së minoritetit shqiptar në Serbi në aspektin politik, socio-ekonomik, arsimor e demografik. Për ta pasur një pasqyrë më të plotë për minoritetin shqiptar në Serbi do të trajtohet aspekti historik. Punimi synon të paraqesë njohuri për minoritetin shqiptar në Serbi, të zgjedhë dhe t’i propozojë mënyrat për zgjidhjen e proceseve politike e arsimore të shqiptarëve në Serbi.Punimi do të sjellë risi sa u përket:

- Rrethanave historike në aspektin politik, ekonomik, demografik, arsimor;

- Përkufizimit të rajonit në të cilin jetojnë shqiptarët në Serbi;

- Koncepteve të reja për rëndësinë gjeografike dhe gjeopolitike të rajonit në të cilin jetojnë shqiptarët;

- Për shqiptarët në Serbi (në tërë hapësirën shtetërore);

- Për pozitën e minoriteteve në rajon.

2. Metodat hulumtuese

Gjatë punës hulumtuese mbi objektin e studimit kam aplikuar kryesisht metodat standarde shkencore dhe ato hulumtuese. Zgjidhja e metodave është bërë në bashkëpunim me udhëheqësin shkencor. Ndër metodat e përdorura në këtë punim janë:

- Studimi i literaturës mbi çështjet teorike të punimit;- Nxjerrja e informacionit nga studimet e deritanishme;- Analiza;- Krahasimi;- Sigurimi i informacionit në terren (intervistat).

Në bazë të rezultateve të arritura të studimeve të deritanishme janë bërë përpjekje për t’i paraqitur veçoritë e zhvillimit historik, demografik, social dhe ekonomik të minoritetit shqiptar në Serbi.Nëpërmjet metodës së analizës, do të bëj analizën e të dhënave të shfrytëzuara dhe atë të të dhënave të gjetura arkivore, literaturën për minoritetet në përgjithësi dhe për minoritetin shqiptar në veçanti, analizën koncize të të dhënave, dokumentet, raportet e ndryshme që lidhen me temën.Metoda e krahasimit do të më shërbej për të paraqitur çështje mbi minoritetet, rrethanat e paraqitjes së krizave, për të krahasuar intervenimin e ndërkombëtarëve në krizën e Jugosllavisë, për të analizuar pozitën e minoriteteve tjera dhe zhvillimin e proceseve në rajon. Pra, meqë punimi është kompleks politik, me karakter rajonal, metoda krahasuese lejon identifikimin e ngjashmërive dhe dallimeve me minoritetet fqinje.Me metodën e informacionit (intervistimi) do të bëj dallimet hulumtuese, si dhe mbledhjen e kujtimeve të protagonistëve, sidomos atyre që kanë qenë pjesë e proceseve.Aplikimi i këtyre metodave ka qenë i dobishëm në arritjen e cilësive shkencore, sidomos në hulumtimin e dokumentacionit. Me metodat e lartpërmendura kam bërë përpjekje të futem në çështjet që kanë të bëjnë me minoritetet, e në veçanti me minoritetin shqiptar në Serbi.

Hipotezat - Gjatë punimit kam parashtruar pesë hipoteza të veçanta, gjë që konfirmohet gjatë tërë punës studimore.

Hipoteza 1Së pari kemi të bëjmë me çështjen e minoriteteve në Evropë dhe në Ballkan. Së dyti me përpjekjet në rrafshin ndërkombëtar për zgjidhjen çështjeve minoritare, si me analizimin e dokumenteve ndërkombëtare për çështje minoritare, për zgjidhjen e krizave në Jugosllavi.Hipotezat e veçanta- kanë të bëjnë me lëndën e hulumtimit dhe hipotezën e përgjithshme. Hipoteza të veçanta të këtij studimi janë: Hipoteza 2Retrospektiva historike e minoritetit shqiptar në Serbi.Hipoteza 3Rëndësia gjeografike dhe gjeopolitike e rajonit.Hipoteza 4 Pozita e minoritetit shqiptar në Serbi në fushën politike, ekonomike, arsimore.Hipoteza 5 Minoritetet - qasje krahasuese në aspektin politik e legjislativ.

Hipoteza ndihmëseProblematika dhe vështirësitë (faktorët politikë, ekonomikë) që e pengojnë zgjidhjen e pozitës së minoritetit shqiptar në Serbi.

Rëndësia e punimit të temës Dëshira për të kontribuar në zhvillimin e rajonit të Luginës së Preshevës është motivi kryesor në përcaktimin e këtij studimi. Shqiptarët në Serbi vazhdojnë të jenë në agjendën e ngjarjeve të rëndësishme të gjeopolitikës rajonale dhe vazhdojnë të jenë temë aktuale. Ky interesim i ka rrënjët menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Këtu, me theks të veçantë do ta trajtojmë krizën jugosllave dhe çështjen e minoriteteve në ish-Jugosllavi. Studimi në fjalë do ta trajtojë çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Serbi.Çështja që studiohet në këtë studim është me rëndësi të veçantë shkencore, shoqërore e kombëtare. Arritja e rezultateve të punës shpresojmë se do të japë njohuri për shqiptarët në Serbi (Luginë e Preshevës). Shpresojmë që arritjet t’i kontribuojnë shkencës në përgjithësi, si dhe kësaj fushe, në veçanti.

HYRJE

Minoritetet kanë ekzistuar gjatë gjithë historisë së njerëzimit, mirëpo hapat e parë seriozë në çështjen e mbrojtjes së minoriteteve në rrafshin ndërkombëtar ekzistojnë në periudhën ndërmjet shek. XV dhe fundi i shek. XVIII. Në Evropë minoritetet e para ishin ato fetare. Hapa përparimtarë në përmirësimin e pozitës së minoriteteve fetare u arritën në shekullin XVII, respektivisht me Traktatin e Vestfalisë në vitin 1648, me të cilin i jepej fund luftës tridhjetëvjeçare dhe shpallej barazia në të drejta ndërmjet shumicës katolike dhe pakicës protestante. Kështu, në shumë marrëveshje ndërkombëtare u përfshinë dispozita për mbrojtjen e minoriteteve fetare.Perandoria Osmane, minoritetet nën qeverisjen e vet i ka trajtuar në bazë të përkatësisë fetare, pra si fetare, e jo si bashkësi etnike. Vendimi përfundimtar i Kongresit të Vjenës 1815 ishte vendimi i parë ndërkombëtar që përmban klauzola që mbrojnë edhe minoritetet kombëtare. Neni 1 i vendimit përfundimtar parashikonte: “Polakët do të marrin institucione që do të garantojnë ruajtjen e tyre kombëtare, ndërsa formën politike do ta rregullojë qeveria së cilës i përkasin”.Çështja e sigurimit të një mbrojtjeje efektive të minoriteteve ishte objekt diskutimi pas Luftës së Parë Botërore. Me qëllim që në kohë të zhduken shkaqet e konfliktit, çështja e mbrojtjes së minoriteteve ka zënë vend të rëndësishëm në punimet e Konferencës në Paris. Për shkaqe të tilla, në shumë propozime të marrëveshjes së Lidhjes së Kombeve kanë figuruar dispozita të ndryshme për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare, të drejtat e barabarta të tyre, ndalimin e diskriminimit fetar etj.Me problemin e pozitës së minoriteteve merren subjekte të ndryshme (si shtetet, organizatat ndërkombëtare, organizata joqeveritare), veçanërisht merren dokumente të ndryshme ndërkombëtare (marrëveshja shumëpalëshe dhe dypalëshe etj.), si dhe dispozitat e ligjit të brendshëm (dispozitat kushtetuese, ligjet e veçanta etj.).Që nga fillimi i viteve të ‘90-ta të shek. XX janë përgatitur dhe sjellë dokumente të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, si Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave në vitin 1992, Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në vitin 1995 etj.Të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve mbeten objektiv i Bashkimit Evropian në politikën e tij të jashtme. Mbrojtja e minoriteteve kombëtare është pjesë e kriterit politik të Kopenhagës. Interesimi në rritje për pozitën e minoriteteve vjen si pasojë e rritjes së numrit të minoriteteve, rritjes së nacionalizmit dhe shovinizmit, forcimit të idesë për nevojën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, vlerësimi se pa rregullimin e problemeve të minoriteteve nuk mund të ketë stabilitet ndërkombëtar.Ky studim ka si objektiv parësor ndriçimin e ngjarjeve që lidhen me shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Serbi. Në kohën e ish-Jugosllavisë është e rëndësishme të studiohet trajtimi shqiptarëve në këtë rajon. Në fokus të këtij punimi do të jenë politikat e qeverive serbe ndaj shqiptarëve të tri komunave. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet pozitës së shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si në aspektin historik dhe aktual. Punimi doktoral është ndërtuar në gjashtë kapituj. Kapitulli i parë dhe i fundit trajtojnë çështje minoritare - qasje krahasuese. Çështja shqiptare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (Serbi), trajtohet në katër kapituj në aspekte të ndryshme.Çështja e minoriteteve në Evropë dhe Ballkan trajtohet në kapitullin e parë. Pjesë e trajtimit në këtë kapitull janë edhe tipologjitë e minoriteteve, dokumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me çështjen e të drejtave të minoriteteve. Në këtë pjesë do të analizohet edhe qasja e faktorit ndërkombëtar ndaj minoriteteve në krizën jugosllave. Konfrontimi ushtarak në ish-Jugosllavi nxiti reagimin e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE) dhe të institucioneve tjera evropiane. Në fillim të shtatorit të vitit 1991, KE-ja, nën kryesimin e Lordit Peter Carrington, organizoi në Hagë Konferencën Ndërkombëtare për Jugosllavinë (KNIJ). Një kujdes i veçantë u kushtohej çështjeve të

minoriteteve. Në këto rrethana, KE-ja u ofroi republikave që synonin pavarësinë njohje me kusht, që ato t’i pranonin disa kushte, duke përfshirë këtu edhe dispozitat për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, sipas propozimit të Planit Carrington. Në gusht të vitit 1992 u ndërmor një tentim i ri diplomatik për ta zgjidhur krizën, në formën e Konferencës së Londrës. Konferenca e formoi Grupin e Punës për Komunitete Etnike e Kombëtare dhe Minoritete. Konferenca e Londrës nxori katër dokumente, në mesin e tyre edhe një dokument për Serbinë, të titulluar “Serbia dhe Mali i Zi, relacioni nga bashkëkryetarët”. Konferenca e Londrës përcaktoi pesë strukturat e KNIJ-së. Në strukturën e tretë ishin paraparë gjashtë grupe. Tri prej tyre ishin nga Konferenca e Carringtonit dhe merreshin me komunitetet etnike e kombëtare dhe me minoritete. Një përpjekje tjetër ndërkombëtare për ta stabilizuar gjendjen në terren u bë nga Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, KSBE-ja, e cila u transformua në OSBE. Interesimi i shtuar i kësaj organizate vinte nga shqetësimi i rrezikut të prishjes së stabilitetit në rajone tjera.Në kapitullin e dytë do të trajtohet retrospektiva historike e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (Serbi).Perceptimi i një konflikti ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sa u përket viseve shqiptare në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës, janë me motive politike të së kaluarës dhe tregime kombëtare për qëllime nacionaliste. Keqinterpretimi dhe promovimi i perceptimeve të një konflikti të datuar thellë në histori na paraqitet nga elitat serbe në shekullin XIX. Konflikti etnik shqiptaro-serb, në viset shqiptare të Kosovës (Lugina e Preshevës) është rezultat i krijimit të shtetit komb që nga shekulli XIX, e assesi nuk duhet të perceptohet si një konflikt i thellë historik, që daton që nga Mesjeta.Konflikti ndërmjet Qeverisë serbe dhe popullatës shqiptare ka qenë konflikt për territor dhe dominim politik, apo pushtet politik. Shteti serb që nga viti 1878 ka pasur pretendime territoriale mbi territoret e banuara nga shqiptarët gjatë sundimit osman. Kjo politikë pushtuese ka zgjatur deri në fillim të shekullit XX, pas disfatës së Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912/1913. Për qeveritë serbe, mbetja e viseve të lartpërmendura nën Serbi kishte për synim për ta pasur pozitën si një fuqi regjionale në Ballkan. Duhet pasur parasysh edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në konflikt. Analizuar në pikëpamje historike, njëri nga faktorët ndikues në konflikt janë edhe Fuqitë e Mëdha të kohës. Bashkësia ndërkombëtare ka ushtruar një politikë e diplomaci tradicionale në Ballkan, duke marrë parasysh vetëm interesat gjeostrategjike të Fuqive të Mëdha.Gjatë luftës ruso-osmane dhe serbo osmane 1877-1878, ushtria serbe okupoi dhe shpopulloi nga banorët shqiptarë vendbanimet e Sanxhakut të Nishit. Një situatë e tillë u zyrtarizua me vendimet e Kongresit të Berlinit. Neni 36 i Kongresit të Berlinit e përcaktonte vijën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Perandorisë Osmane. Në alinenë 2 të nenit të lartpërmendur parashihet që edhe territori i Medvegjës t’i lihet Serbisë.Me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, shqiptarët e Luginës së Preshevës u gjendën përballëforcave të shumta të shtetit serb. Qysh në fillim të tetorit 1912, Serbia e përqendroi në kufijtë verilindorë dhe lindorë Armatën e Parë dhe të Tretë, të komanduar nga princi Aleksandër, e cila u vendos në Luginën e Moravës jugore, në krahinën e Vranjës. Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike i vuri shqiptarët në një pozitë të ndërlikuar. Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për kufirin verilindor dhe verior, shtetit serb iu njohën edhe viset shqiptare të Preshevës dhe Bujanocit, vise të cilat edhe sot e kësaj dite janë nën qeverisjen e shtetit serb. Në kapitullin e tretë do të trajtohet pozita gjeografike, gjeopolitike, ndarja administrative-territoriale e minoritetit shqiptar në Serbi. Për hapësirën ku jetojnë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka disa emërtime. Këto emërtime vijnë duke marrë parasysh disa kritere, siç janë kriteri i së kaluarës historike, apo kriteri gjeografik. Hapësira e tri komunave emërtohet si Kosove Lindore, Serbi i Jugut dhe Luginë e Preshevës. Lugina e Preshevës shtrihet në pjesën më jugore të republikës së Serbisë, përgjatë vijës kufitare me Kosovë, në një sipërfaqe tokësore prej 1 250 km² dhe 138 vendbanimeve të përfshira në tri

komuna. Ajo përfshin tri qytete, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Lugina e Preshevës në periudha të ndryshme historike shumë herët i ka pasur karakteristikat e një rajoni të veçantë. Me qëllim të asimilimit dhe të ngushtimit të truallit etnik, ky rajon është ndarë nga trualli gjeoetnik. Sidomos me rënien nën pushtimin e sundimin serb në rastin e Luginës së Preshevës është aplikuar ndarja administrativo-territoriale, që ka pasur synim izolimin, ndërprerjen e vazhdimësisë etnike, ndryshimin e strukturës etnike, prapambetjen ekonomike dhe sociale, si dhe largimin e popullsisë shqiptare. Lugina e Preshevës, me pozitën e saj gjeografike, ku duhet theksuar në radhë të parë relievin, dallohet me një pozitë mjaft të rëndësishme gjeokomunikative dhe gjeostrategjike. Lugina e Preshevës ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik, pikërisht në hapësirën që lidh luginën e Moravës në veri dhe luginën e Vardarit, në jug.Kapitulli i katërt do t’i shqyrtojë regjistrimet e popullsisë dhe strukturën etnike në Luginën e Preshevës. Pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavi realizohen shtatë regjistrime. Regjistrimi i parë bëhet në vitin 1948, për të vazhduar në vitet 1953, 1961,1971, 1981, 1991 dhe 2002. Regjistrimi i parë i popullsisë që e jep një pasqyrë më të qartë në përkatësin etnike është ai i vitit 1948. Në regjistrimin e vitit 1953 janë përfshirë edhe shtetësia, kombësia, gjuha amtare dhe përkatësia fetare. Sikur shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës e bojkotuan regjistrimin e popullsisë e vitit 1991, për shkak të pozitës së shqiptarëve në Jugosllavi. Sa i përket strukturës etnike në komunën e Preshevës ka rritje të numrit të popullsisë shqiptare. Rritja më e madhe ndodh në vitet 1991-2002 deri në 906 banorë në vit. Shtimi i popullsisë në këtë komunë (me regjistrimin e vitit 2002 shqiptarët përbëjnë 94%) vjen si pasojë e natalitetit të lartë.Pozita e minoritetit shqiptar është objekt studimi në kapitullin e pestë. Në këtë pjesë trajtohen tema si pluralizmi politik në Luginë, konflikti i armatosur, pozita e minoritetit shqiptar në aspektin politik, ekonomik etj. Pjesë e veçantë e kësaj pjese të studimit është edhe roli i Republikës Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Serbi.Fillet e para të pluralizmit politik te shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës lidhen me krijimin e disa shoqatave të qytetarëve dhe intelektualëve. Disa prej tyre shndërrohen në parti politike. Shoqata e Pavarur Demokratike, e themeluar më 5 gusht 1990, është subjekti i parë i organizimit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Shoqata në fjalë më vonë shndërrohet në parti politike, me emrin Partia Demokratike Shqiptare, në krye me Ali Ahmetin. Pluralizmi politik në Luginën e Preshevës më 19 gusht të vitit 1990 pasurohet me një subjekt tjetër partiak, me themelimin e Partisë për Veprim Demokratik, në krye me Riza Halimin.Pas humbjes në luftën e Kosovës dhe largimit nga Kosova (1999), shumica e forcave serbe u vendosën në Luginën e Preshevës, duke e rënduar edhe më shumë gjendjen, edhe ashtu mjaft të acaruar. Ky koncentrim i forcave qeveritare dhe atyre paramilitare serbe u përcoll me dhunë dhe terror ndaj popullatës së atjeshme shqiptare. Kjo gjendje u bë e padurueshme dhe popullata filloi të vetorganizohet për vetëmbrojtje, duke e formuar Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB-së). Ndonëse konflikti në rajon ka marrë fund më shumë se dhjetë vjet më parë, në Luginën e Preshevës ka një prani të madhe të forcave ushtarake e policore, që ndikojnë në krijimin e ndjenjës së frikës, përkatësisht të pasigurisë.Ndjenja e diskriminimit dhe izolimit është shume e thellë. Rajoni ka qasje të kufizuar në investime, punësim e arsim, ndërsa udhëheqësit shqiptarë nuk kanë besim në Qeverinë e Serbisë, prandaj kërkojnë ndihmë nga faktori ndërkombëtar, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Duke pasur parasysh problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët, ky kapitull do ta analizojë edhe qasjen e faktorit ndërkombëtar ndaj krizës në Luginën e Preshevës.Që nga viti 2000, çështja e Preshevës, e Bujanocit dhe e Medvegjës u bë edhe çështja më e re e ndjeshme e çështjes kombëtare shqiptare. Në këto rrethana ishte e domosdoshme edhe ndërhyrja e shtetit shqiptar. Reagimi i shtetit shqiptar ishte i kuptueshëm në rrafshin politiko-diplomatik, por edhe në atë kushtetues. Neni 8, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e

obligon shtetin shqiptar që t’i mbrojë të drejtat e popullit shqiptar jashtë kufijve të saj. Në anën tjetër, edhe faktori ndërkombëtar dhe ai rajonal kishin filluar të kërkojnë mbështetjen e shtetit shqiptar për çështjen e Luginës së Preshevës. Në kapitullin e gjashtë studimi do të përqendrohet te çështjet minoritare për të bërë një qasje krahasimtare ndërmjet pozitës së minoritetit shqiptar në Serbi dhe minoritetit serb në Kosovë. Qasja krahasuese do t’u nënshtrohet edhe dokumenteve juridike të shteteve respektive mbi çështjet e minoriteteve. Çështja e minoriteteve në Republikën e Serbisë rregullohet në bazë të tri dokumenteve: Kushtetuta e Republikës së Serbisë; Ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të minoriteteve kombëtare; Ligji për këshillat nacionale.Komiteti Këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve kombëtare për Republikën e Serbisë, në raportin e vet vlerëson se me gjithë infrastrukturën ligjore, integrimi i minoriteteve në shoqërinë serbe është gjysmak.

Kapitulli I

ÇËSHTJA E MINORITETEVE NË EVROPË DHE NË BALLKAN

1.1. Çështja e minoriteteve në Evropë

Çështja e mbrojtjes së minoriteteve imponohet për shkak të numrit të shteteve me popullsi të përzier në pikëpamje etnike, fetare, gjuhësore apo racore. Minoritetet kanë ekzistuar gjatë gjithë historisë së njerëzimit, mirëpo hapat e parë seriozë në çështjen e mbrojtjes së minoriteteve në rrafshin ndërkombëtar ekzistojnë në periudhën ndërmjet shek. XV dhe fundi i shek. XVIII. Në Evropë, minoritetet e para ishin ato fetare. Duke marrë parasysh që kisha e krishterë kishte pushtet absolut, jo vetëm në fushën shpirtërore, por edhe në atë politike, në shek. XV dhe XVI ishte forcuar rezistenca kundër kishës. Në këto rrethana paraqitet lëvizja kundër Papës dhe Kishës Katolike, nën emërtimin reformacion. Kështu fillon periudha e gjatë e luftërave fetare, të cilat e rrënojnë Evropën. Nga kjo kuptohet se jotoleranca fetare e kishte përjashtuar mundësinë e mbrojtjes së minoriteteve fetare në rrafshin institucional. Në të vërtetë, në Evropë, për një kohë të gjatë nuk kanë ekzistuar minoritetet fetare, përveç hebraikëve, që përbënin minoritetet e para faktike.1 Pas periudhës së përhapjes së reformacionit në disa vende evropiane, minoritete u konsiderua popullsia që i takonte besimit protestant. Në periudhën e viteve 1562-1598, në Francë, me ndërprerje, ndodhin tetë luftëra fetare. Konfliktet fetare në Francë përfundojnë me ardhjen në fron Henrit IV dhe me Ediktin e Nantit, 1598.Në Evropë, pas reformacionit protestant, e ardhmja e minoriteteve fetare mbetet çështje serioze, e cila më nuk ishte vetëm çështje e brendshme shtetërore, por një problem që i acaronte edhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë periudhë i kemi përpjekjet e para për marrëveshje mbi mbrojtjen e minoriteteve fetare. Me Paqen e Ausburgut të vitit 1555, edhe evangjelistëve u jepet liria fetare. E njëjtë me të është edhe Marrëveshja e Vjenës e vitit 1606 ndërmjet mbretit hungarez dhe princit të Transilvanisë, sipas së cilës protestantëve të këtij vendi u jepet liria fetare. 2

Traktatet ndërkombëtare kishin për qëllim parandalimin e diskriminimit fetar, e si rrjedhojë edhe ndalimin e gjakderdhjes në Evropë. Hapa përparimtarë në përmirësimin e pozitës së minoriteteve fetare u arritën në shekullin XVII, respektivisht me Traktatin e Vestfalisë, në vitin 16483, me të cilin i jepej fund luftës tridhjetëvjeçare dhe shpallej barazia në të drejta ndërmjet shumicës katolike dhe pakicës protestante.4 Kështu, në shumë marrëveshje ndërkombëtare u përfshinë dispozita për mbrojtjen e minoriteteve fetare. Me marrëveshjen e Olivisë të vitit 1660, e arritur ndërmjet Polonisë, Suedisë, Mbretërisë Gjermane dhe Branderburgut, liria fetare iu dha katolikëve në territorin Livonije, që më parë i takonte Polonisë, ndërsa me marrëveshje hynë nën pushtetin e Suedisë. Dispozita të njëjta përmban edhe Marrëveshja e Rijsvikut e vitit 1697, e arritur ndërmjet Francës, në njërën anë, dhe Anglisë, Spanjës dhe Holandës, në anën tjetër, sipas së cilës u garantua mbrojtja e katolikëve, të cilët me ndryshimet territoriale prej qeverisjes

1 Nicola Girasoli, National Minorities, Who Are They?, Budapest: Akademiai Kiado, 1995, fq. 26.2 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina, u medjunarodnom i uporednom pravu, Kjnjiga 1, Novi-Sad, 2004, fq. 69.3 Marrëveshja paqësore ndërmjet Gjermanisë, Suedisë, Francës dhe vendeve tjera në kongresin në qytetet e Vestfallisë, Ministeru dhe Osnabrik, ku përfundoi konflikti tridhjetëvjeçar ( 1618-1648). Në këtë luftë besohet se ka pasur 10 milionë viktima, që ka filluar ndërmjet Ferdinandit II dhe princave protestantë gjermanë, me të cilët ishin bashku Suedia protestane dhe Franca katolike. Paqja e Vestfalisë ka siguruar tri çështje : 1. Ndryshimet territoriale në Evropë, 2. Marrëdhëniet fetare dhe 3. Rregullimin politik të Gjermanisë. Pra, janë siguruar tri marrëveshje paqësore ndërmjet popujve, shteteve dhe ndërmjet feve.4 Ilija Przić, Novo medjunarodno pravo, Beograd, 1934, fq. 77; Fracesko Kaparoti, Prava Pripadnika Etničkih, Verskui Jezički Manjina, Beograd,2001. fq. 26.

franceze hynin në qeverisjen e Holandës. E rëndësishme është edhe Marrëveshja e Parisit e vitit 1763, e arritur ndërmjet Francës, Spanjës dhe Britanisë së Madhe, sipas së cilës kjo e fundit pranon që t’ua bëjë të mundur shërbimin fetar katolikëve në territorin kanadez.5 Përhapja e praktikës së llogarisë mbi minoritetet ishte një hap i rëndësishëm, jo vetëm në marrëdhëniet politike ndërmjet banorëve, por edhe një hap i mëtutjeshëm për zhvillimin e këtij institucioni.Duhet të thuhet që në fillim se Perandoria Osmane i ka trajtuar minoritetet nën qeverisjen e vet në bazë të përkatësisë fetare, pra si fetare, e jo si bashkësi etnike. Përgjithësisht bëhet fjalë për minoritetet e krishtera, të cilat na paraqiten prej dy burimeve bazë: ose janë tregtarë evropianë, ose janë banorë në territoret e pushtuara. Tregtarët evropianë nuk dëshironin t’i themelonin përfaqësitë e veta pa garanci për pasurinë e tyre. Në anën tjetër, interesi i sundimtarëve lokalë ishte që ta zhvillojnë tregtinë me Perëndimin. Në këto kushte u arritën marrëveshje të veçanta ndërmjet sundimtarëve të këtyre hapësirave dhe shteteve evropiane. Këto marrëveshje janë njohur me emrin ‘kapitulacione’. Me kapitulacione parashihej liria e fesë për shtetasit francezë në Turqi, kurse shtetasi i shtetit të krishterë përjashtohej prej ligjeve shtetërore dhe në vend të tyre i përgjigjej juridiksionit të konsullit të vendeve të krishtera, ndërkaq shtetasi i krishterë lirohej nga tatimet etj. Të drejtë të mbrojtjes nga kapitulacionet në fillim kishin vetëm të krishterët, që ishin shtetas të shteteve të krishtera në Perandorinë Osmane. Konsiderohet se marrëveshjet e para të kapitulacionit që i lidhën me Perandorinë Osmane ishin Gjenova (1583), Venediku (1454), Franca (1535), e më vonë edhe Anglia (1583), Austria (1615), të cilët ua kanë siguruar konsujve të vet juridiksion penal ndaj bashkëvendësve të vet. Të krishterët brenda Perandorisë Osmane nuk përfitonin nga kjo e drejtë. 6 Vetëm kapitulacioni i vitit 1740 i jepte Francës të drejtë në mbrojtjen e të gjithë katolikëve, qofshin ata francezë, apo të mbrojtur. Këtu duhet përmendur marrëveshjen e njohur Kuçuk-Kajnardzhiski të vitit 1774, sipas së cilës Rusia fiton të drejtën për mbrojtjen e të krishterëve ortodoksë në Ballkan.7

Mund të thuhet që në shekullin XIX përmirësohet pozita e minoriteteve, edhe pse ende nuk kemi principe të vetme. Marrëveshja e Vjenës, e 31 majit 1815 (Aneksi X, Akti Përfundimtar i Kongresit të Vjenës), e arritur ndërmjet Austrisë dhe Holandës, e cila e shpall bashkimin e Belgjikës dhe Holandës, ka përmbajtur garanci të posaçme për minoritetin katolik belg. Neni 2 i marrëveshjes parasheh: “nuk do të ketë asnjë ndryshim në nenet e Kushtetutës holandeze, që gjithë feve u siguron mbrojtje dhe dashamirësi dhe garanton të drejtat e gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh se cilës fei takojnë, të vendosen në shërbime fetare”. 8 Kongresi i Vjenës u mor edhe me rregullimin e të drejtave fetare të banorëve, territori i të cilëve iu bashkua Republikës së Gjenovës, si dhe me çështjen polake. Vendimi përfundimtar i Kongresit të Vjenës, i nënshkruar më 9 qershor 1815 nga Austria, Franca, Britania e Madhe, Prusia, Rusia dhe Suedia ishte vendimi i parë ndërkombëtar që përmban klauzola që mbrojnë edhe minoritetet kombëtare, e jo vetëm ato fetare. Neni 1 i vendimit përfundimtar parashikonte: “Polakët do të marrin institucionet që do të garantojnë ruajtjen e tyre kombëtare, ndërsa formën politike do ta rregullojë qeveria që i përkasin. Çështja e hebrenjve në Gjermani u diskutua në punimet e Kongresit, por mbrojtja e tyre nuk mori karakter ndërkombëtar, veçse mbeti çështje e brendshme e Këshillit Shtetëror të Gjermanisë.9 Pra, akti përfundimtar i Kongresit të Vjenës është dokumenti i parë ndërkombëtar që përmend dispozita (klauzola) për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

5 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina… Knjiga 1., fq. 71.6 Po aty, fq. 72.7 Ilija Przić, Zaštita Manjina, Beograd, 1933, f.32-35; Fracesko Kaparoti, Prava..., fq. 25-26.8 Po aty, fq. 28.9 Shiko më shumë: Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, fq. 78-81.

Traktati i Paqes i Parisit i vitit 1856 e përfundon luftën e Krimesë (1853-1856).10 Sipas kushteve të Traktatit të Parisit, rusët hoqën dorë nga pretendimet për mbrojtjen e të krishterëve në Perandorinë Osmane. Marrëveshja e Parisit parashikonte garanci të përbashkëta të fuqive evropiane, por që vlenin vetëm në Vllahi, Moldavi dhe Serbi. Ajo e obligonte Portën që të gjithë shtetasve të vet t’u sigurojë liri të plotë, pa marrë parasysh dallimet fetare.11 Neni IX i Marrëveshjes së Parisit vë në pah çështjen që Sulltani i njofton fuqitë evropiane në lidhje me fermanin,12 ashtu siç është me marrëveshje, e përmirëson të ardhmen e shtetasve osmanë, pa marrë parasysh besimin dhe përkatësinë e tyre të ndryshme fisnore, si dhe pohon zemërgjerësinë ndaj banorëve të krishterë të Perandorisë së vet.13

Kongresi i Berlinit (13 qershor - 13 korrik 1878) ishte njëra nga mbledhjet diplomatike të shekullit XIX, i ftuar për ta shqyrtuar Traktatin e Shën Stefanit. Traktati i Berlinit (1878) i nënshkruar nga Gjermania, Austria, Hungaria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Rusia e Perandoria Osmane përmbante dispozita për trajtimin e minoriteteve në baza fetare në shtetet e reja ballkanike. 14 Para pranimit të pavarësisë së shteteve ballkanike15, Kongresi i Berlinit e ka kushtëzuar njohjen e pavarësisë së shteteve të reja me pranimin e principeve jodiskriminuesendaj minoriteteve fetare. 16

Në fund të shekullit XIX janë përfunduar shumë marrëveshje dypalëshe dhe marrëveshje tjera për çështjen e minoriteteve. Në këtë periudhë është e rëndësishme ta përmendim Marrëveshjen për bashkimin e ishujve jonianë me Greqinë, në vitin 1874. Neni 4 flet për lirinë fetare të banorëve të krishterë, respektivisht për garantimin e kishave katolike. Me marrëveshjen ndërmjet Anglisë dhe Perandorisë Osmane, e vitit 1878, Sulltani obligohej për mbrojtjen e të krishterëve në Batum, Karsu, ndërsa anglezët për mbrojtjen e myslimanëve në Qipro.Mbrojtja e minoriteteve fetare është përfshirë në marrëveshje të ndryshme në fillim të shekullit XX ndërmjet shteteve evropiane dhe Perandorisë Osmane. Si shembull mund të përmendim marrëveshjen ndërmjet Italisë dhe Perandorisë Osmane për mbrojtjen myslimanëve në Tripoli (1912). 17

Karakteristikë e të gjitha marrëveshjeve të arritura në këtë periudhë është se të gjitha ato janë marrë më tepër me çështjen e lirive fetare, e më pak me të drejtat tjera të minoriteteve, si njohja e të drejtave politike, të drejtat e posaçme të shkollave të minoriteteve etj. Gjithashtu, duhet theksuar se në këtë periudhë ka qenë e pamundur të flitet për krijimin e parimeve të përgjithshme të të drejtave ndërkombëtare në këtë fushë.Problemi i minoriteteve para Luftës së Parë Botërore paraqiste njërin ndër problemet më të rënda ndërkombëtare. Një numër i madh i minoriteteve mbahej në Perandorinë Austro- Hungareze, Ruse dhe Osmane. Në këto rrethana, përfaqësuesit e pakicave kërkonin pavarësinë, ose bashkimin kombëtar. Nga fundi i Luftës së Parë Botërore ishin krijuar shpresat për zgjidhjen e çështjeve të shumë popujve. Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore u shpërbënë tri perandoritë, të cilat ishin

10 Lufta e Krimes është zhvilluar ndërmjet Rusisë dhe Perandorisë Osmane dhe aleatëve të saj ( Anglisë, Francës dhe Sardenjës). Rusia humbi territore të caktuara (Besarabinë e Jugut) , por edhe u detyrua të heqë dorë nga e drejta e marrëveshjes Kuçuk-Kajnardzhik, si dhe ndaj banorëve të krishterë në Perandorinë Osmane.11 Zejnullah Gruda, Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Prishtinë, 2010, fq. 110.12 Shiko: Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914, Tiranë, fq. 119. Kur është çështja e të drejtave të të krishterëve në Perandorinë Osmane , thekson që vetë turqit nxjerrin një dekret më 18 shkurt 1856, pra para se të mblidhej kongresi, që garantonte të drejtat e komuniteteve kristiane, shih: Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914, Tiranë, fq. 119, 120.13 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, fq. 82.14Ilija Przić, Zaštita…, fq. 58 .15 Për më tepër, trajtimi i minoritetit në shtetet e reja ballkanike do të trajtohet te pjesa Çështja e minoriteteve në Ballkan.16 Fracesko Kaparoti, Prava..., fq. 29 .17 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, fq. 85.

shumëkombëshe, Austro-Hungaria, Rusia dhe Perandoria Osmane. Sipas regjistrimit të vitit 1910, vetëm në Austro-Hungari jetonin 12 332 000 sllavë, 3 224 000 rumunë dhe 2 246 000 hebrenj. 18

Përfundimi i Luftës së Parë Botërore është përcjellë edhe me ndryshimin e hartës politike tëEvropës. Kjo mund të shihet më së miri në krijimin e shteteve të reja. Edhe pse parimi kombëtar dhe i vetëvendosjes, i propozuar nga presidenti amerikan Woudro Wilson, u pranua, parimi në fjalë nuk vlejti për minoritetet. 19 Konferenca e Paqes nuk i përfilli fare kërkesat për kthimin e territoreve të shkëputura me dhunë nga trungu natyror, as kërkesat për korrigjimin e padrejtësive të bëra me rastin e ndarjeve të mëhershme, as kërkesat për bashkimin e popujve sipas kriterit etnik, as kërkesat për zbatimin e plebishitit në organizimin ndërkombëtar. Respektimi i parimit kombëtar dhe i parimit të vetëvendosjes nuk arritën të realizohen. Ndarjet territoriale pas luftës nuk ishin bërë në pajtim me parimin kombëtar dhe me vullnetin e popujve, por më shumë sipas interesave të shteteve. Si pasojë e mospërputhjes së kufijve etnikë me ata shtetërorë, shumë pjesëtarë të popujve mbetën gabimisht në anën tjetër të kufirit. Shumë popuj u çliruan nga Austro-Hungaria, por edhe shumë tjerë u lanë nën sundimin e shteteve të sapokrijuara, si p.sh. Polonia, Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, Rumania etj. Si rezultat i këtyre vendimeve, vetëm në Poloni, Jugosllavi, Rumani dhe Çekosllovaki kishin mbetur 21 milionë banorë që trajtoheshin si pjesëtarë të pakicave, pa i llogaritur këtu pjesëtarët e disa popujve, siç janë maqedonasit, malazeztë, boshnjakët etj. Nga vendimet e Konferencës së Paqes del se disa popuj u çliruan si rezultat i Luftës së Parë Botërore, por me ndryshimet territoriale shumë popuj janë dëmtuar në masë, ngase shumë grupe të mëdha fetare, gjuhësore e kombëtare mbetën jashtë shteteve të tyre kombëtare. Të dhënat tregojnë se 9,3%, apo 7,6 milionë e gjermanëve, dhe 32% ,apo 3,1 milionë e hungarezëve kishin mbetur jashtë shteteve nacionale.20

Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, numri i pjesëtarëve të pakicave është zvogëluar në krahasim me periudhën e mëparshme (nga 50 milionë, në 30 milionë). Krijimi i shteteve të reja solli si rezultat paraqitjen e disa minoriteteve të reja. Në lidhje më këtë, sipas disa të dhënave, del se në Evropën Qendrore dhe Lindore, 20-25% e numrit të përgjithshëm të popullsisë i takon pjesëtarëve të minoriteteve. Është me interes të paraqesim se në 14 shtete, të cilat kanë pasur minoritete, 30 milionë ose 23% prej 130 milionë banorëve u takojnë minoriteteve të ndryshme. Gjysmën e përqindjes së minoriteteve e kanë përbërë hebrenjtë, gjermanët dhe rusët, ndërsa gjysmën tjetër e kanë përbërë 22 kombësi të tjera. 21

Çështja e sigurimit të një mbrojtjeje efektive të minoriteteve ishte objekt diskutimi gjatë dhe sidomos pas Luftës së Parë Botërore. Me qëllim që në kohë të zhduken shkaqet e konfliktit, çështja e mbrojtjes së minoriteteve ka zënë vend të rëndësishëm në punimet e Konferencës në Paris. Për shkaqe të tilla, në shumë propozime të marrëveshjes së Lidhjes së Kombeve kanë figuruar dispozita të ndryshme për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare, të drejtat e barabarta të tyre, ndalimin e diskriminimit fetar etj.22

Presidenti i SHBA-ve, Vilson, dhe shtetas të tjerë shumë herë kanë theksuar se asgjë nuk mund ta rrezikojë paqen e vendosur, pos pozitës jo të rregulluar të minoriteteve, veçanërisht në ato vende që ende nuk janë të konsoliduara. Presidenti Vilson angazhohej që shteteve të reja për njohjen e pavarësisë t’u vendosej si kusht trajtimi i drejtë i pakicave të tyre kombëtare, ose racore. Ai në propozimin e tretë të Statutit të Lidhjes së Kombeve e kishte zgjeruar klauzolën, duke shtuar që shtetet që kërkojnë anëtarësim në Lidhjen e Kombeve duhet t’u kërkohet barazia e minoriteteve. Në propozimin anglo-amerikan, i cili ka shërbyer si bazë për formulimin e

18 Vladimir Ortakovski, Minorities in the Balkan, Skopje, 1998, fq. 109.19 Po aty, fq. 112.20 Jovan M. Jovanoviq, Diplomatska istorija nove Evrope 1918-1938, Knjiga II, Beograd, 1939, fq. 30-35; 310-317.21 Po aty, fq. 90; Vladimir Ortakovski, Minorities in the Balkan, fq. 113.22 Po aty, fq. 116.

Statutit të Lidhjes së Kombeve, nuk janë ruajtur propozimet e Vilsonit. 23 Synimi politik i Lidhjes së Kombeve në lidhje me mbrojtjen e minoriteteve ishte që t’i ndalonte problemet e pazgjidhura ndërmjet shumicës dhe pakicës, të cilët jetonin në një shtet, nëpërmjet të cilit synohej të arrihej stabiliteti i brendshëm. Në tërësi synohej të mos diskriminohej pozita, përkatësisht të drejtat e njeriut.Sistemi i Versajës në mbrojtjen e pakicave ka qenë rast i veçantë. Statuti i Lidhjes së Kombeve nuk përmban dispozita që kanë të bëjnë me mbrojtjen e minoriteteve. Këshilli i Lidhjes së Kombeve, me miratimin e rezolutës së 21 dhjetorit 1922 kërkonte që minoriteteve t’u sigurohen së paku të drejtat dhe toleranca, ashtu siç kërkohet në vendimet e veta. 24 Për shkak të kundërshtimit të disa Fuqive të Mëdha, në marrëveshje nuk është përfshirë asnjë dispozitë për minoritetet, nuk është formuluar asnjë parim mbi mbrojtjen ndërkombëtare të tyre. Ky vendim nuk do të thotë që është hequr dorë nga ideja apo garantimi ndërkombëtar i mbrojtjes së minoriteteve, por është vendosur që detyrimet në këtë kontekst të rëndojnë mbi disa shtete. Pra, Konferenca e Paqes kishte refuzuar çdo përpjekje që në Statutin e Lidhjes së Kombeve të përfshihen klauzola të përgjithshme për mbrojtjen e minoriteteve. Mirëpo, hartuesit, duke marrë parasysh që pozita e minoriteteve kombëtare ose gjuhësore mund të jetë rrezik për ruajtjen e paqes u detyruan të ndërmarrin diçka në këtë drejtim. Kështu, që nga maji 1919 fillon përgatitja e dispozitave për pakicat që do të inkorporoheshin në traktatet e paqes. Obligime ndaj mbrojtjes së minoriteteve u ngarkohen shteteve humbëse në Luftën e Parë Botërore, si Austria, Hungaria, Bullgaria dhe Turqia; disa shteteve që sapo janë krijuar, si Polonia, Çekosllovakia, ose shteteve që kanë marrë territore, si Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, Greqia, Rumania dhe shtetet që shfaqnin interes të pranohen në Lidhjen e Kombeve, siç është rasti i Shqipërisë, Lituanisë, Estonisë etj.25 Shumë teoricienë paraqesin tri shtylla bazë, në të cilat mbështetet Sistemi i Versajës në mbrojtjen e minoriteteve, si: 1. Marrëveshjet paqësore, 2. Marrëveshjet e veçanta mbi minoritetet dhe 3. Deklaratat e njëanshme.26

Për ta kuptuar Sistemin e Versajës për mbrojtjen e minoriteteve duhet patjetër të merret parasysh pamja e përgjithshme e marrëveshjeve dhe në këtë mënyrë mund të gjykojmë mbi linjat e marrëveshjeve mbi minoritetet. Në vazhdim do t’i paraqesim një sërë traktatesh për minoritetet, që u arritën në Paris, gjatë Konferencës së Paqes, ndërmjet fuqive kryesore aleate dhe shteteve të tjera. Kemi pesë grupe të traktateve që kishin dispozita apo edhe kapituj specialë për mbrojtjen e pakicave, e që do të garantoheshin nga Lidhja e Kombeve :

Marrëveshjet paqësore në të cilat ishin futur kapituj specialë për mbrojtjen e minoriteteve me Austrinë (St. Germain, 10 shtator 1919); me Bullgarinë (Neuilly sur Seine, më 27 nëntor 1919); me Hungarinë (Trianon, më 4 qershor 1920); me Turqinë (Lausane, më 24 korrik, 1923);

Marrëveshjet e veçanta për mbrojtjen e minoriteteve, që përbënin grupin e parë të instrumenteve ndërkombëtare që përmbanin dispozita për mbrojtjen e minoriteteve që do të garantoheshin nga Lidhja e Kombeve; me Poloninë (Versajë, 28 qershor 1919); me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene (St. Germain, 10 shtator 1919); me Çekosllovakinë (St. Germain, 10 shtator 1919); me Rumaninë (Parisë, 9 dhjetor 1919); dhe Greqinë (Sevres, 10 gusht 1920);

Deklaratat mbi mbrojtjen e minoriteteve me Shqipërinë (2 tetor 1921); me Lituaninë (12 maj 1922); me Estoninë (17 shtator 1923); me Letoninë (7 korrik 1923); me Finlandën (27 qershor 1921);

23 Fracesko Kaparoti, Prava…, fq. 75-76.24 Vladimir Ortakovski, Minorities in the Balkan, fq. 118.25 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, fq. 91.26 Z. Obradovič, Manjine na Balkanu, Beograd, 2002, fq. 181.

Marrëveshjet tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve – (në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore) - janë përfunduar shumë marrëveshje në rrafshin bilateral, të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme mbi problemet e minoriteteve;

Si dhe marrëveshje që kanë të bëjnë me situate të veçanta (rasti me Dancingun, Ishujt Aland, Shlezia e Epërme, Memel, rasti i shkollave minoritare në Shqipëri). 27

Nga këto traktate të paqes mund të gjykoj se mbrojtja e minoriteteve pas Luftës së Parë Botërore është zgjeruar shumë dhe më në fund u krijua një mekanizëm që do t’i shqyrtojë shkeljet e të drejtave të minoriteteve.Ashtu siç që u tha më lart, obligimi mbi mbrojtjen e minoriteteve, përveç shteteve të mundura, u është vënë edhe shteteve të sapokrijuara dhe shteteve që ishin zgjeruar territorialisht. Shumica e shteteve përkatëse (Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, Rumania) bënë përpjekje që t’i kundërshtojnë këto vendime. Shtetet e përmendura mbështeteshin në disa argumente, si më poshtë:

Ndërhyrja në punët e brendshme shtetërore;

Shkelja e sovranitetit të shteteve përkatëse;

Nuk është e drejtë që obligime të këtilla t’u imponohen vetëm disa shteteve, është nevojshme që mbrojtjen e minoriteteve ta rregullojnë në mënyrë të përgjithshme etj. 28

Sipas dispozitave të traktateve për minoritete, ose sipas deklaratave të shteteve për minoritetet racore, fetare e gjuhësore, u garantoheshin këto të drejta:

Të drejtat e barabarta politike dhe qytetare, pavarësisht prej racës, besimit, kombësisë dhe gjuhës;

Shfrytëzimi i të gjithave të drejtave civile dhe politike dhe trajtimi i barabartë me shtetasit tjerë;

E drejta për arsim në gjuhën amtare;

E drejta e ushtrimit të lirë të cilitdo besim;

E drejta për të krijuar institucione mirëbërëse, fetare ose sociale, shkolla dhe institucione tjera edukative, me të drejtë të përdorimit të gjuhës së tyre;

Ndalohej diskriminimi në bazë të fesë, racës ose gjuhës;

Shtetet kanë marrë obligim që të mos ua kufizojnë shtetasëve të vet përdorimin e lirë të cilësdo gjuhë;

Autonomi në çështjet fetare;

E drejta e administrimit në fondet publike. 29

Nga analiza që u bëhet dispozitave të lartpërmendura, shihet qartë se disa pakicave u ofrohet mbrojtje absolute, ndërsa disa dispozita të tjera i obligonin shtetet që të mos bënin dallime ndërmjet shumicës dhe pakicës.

27 Më gjerësisht në lidhje me marrëveshjet e lartpërmendura, shiko: Boris Krivokapić, Zaštita manjina…, Knjiga 1, fq. 94- 132; Zejnullah Gruda, Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Prishtinë, 2010, fq. 11928 Po aty ,fq. 98.29 Fracesko Kaparoti, Prava…, fq. 82-85; Ilija Przić, Novo Medjunarodno pravo, Beograd, 1934, fq. 81.

Të drejtat e garantuara të minoriteteve janë vendosur nën garanci të dyfishtë, të brendshme dhe ndërkombëtare. Shteti i interesuar ishte i obliguar që dispozitat lidhur me minoritetet t’i njihte si ligje themelore dhe që asnjë ligj nuk duhej jetë në kundërshtim me këto dispozita. 30

Garantimi i të drejtave të minoriteteve në rrafshin ndërkombëtar parashihet në nenin 12 të Traktatit me Poloninë, si dhe me dispozitat e të gjithave traktateve për pakicat. Sipas këtyre dispozitave, secili shtetet pajtohet që personat që u takojnë minoriteteve fetare, racore ose gjuhësore, përbëjnë obligime të interesit ndërkombëtar dhe vihen nën garanci të Lidhjes së Kombeve 31

Traktatet e lartpërmendura i përcaktojnë edhe format e reagimit, kur një shtetet i cenon detyrimet e pranuara. Në këso rastesh, anëtari i Këshillit të Lidhjes së Kombeve ka të drejtë të njoftojë, apo t’ia tërheqë vërejtjen Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Shtetet e obliguara me traktate ishin pajtuar që në rast të mosmarrëveshjeve për çështje juridike dhe praktike me ndonjërin nga anëtarët e Këshillit të Lidhjes së Kombeve, që në thelb këto mosmarrëveshje konsiderohen të karakterit ndërkombëtar, atëherë palët kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare. Anëtarëve të Këshillit u është dhënë e drejta që të tërheqin vërejtjen në cenimin e të drejtave të minoriteteve. 32

Të drejtë për t’i dhënë vërejtje Këshillit në lidhje me cenimin e të drejtave të minoriteteve kishin edhe ato vetë, por edhe shteti që nuk është anëtar. Njëra nga format e paraqitjes së cenimit të të drejtave të pakicave është peticioni. Lidhja e Kombeve e ka paraparë me rezolutën e vitit 1923 se çfarë duhet të përmbajnë peticionet drejtuar Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e minoriteteve.33

Lidhja e Kombeve ishte organizim i parë në rrafshin ndërkombëtar, që e krijoi një sistem për mbrojtjen e minoriteteve. Qëllimi i sistemit të krijuar nga Lidhja e Kombeve nuk pretendonte t’i zgjidhte përfundimisht problemet që mund të lindnin në marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe minoriteteve. Qëllimi ishte të krijoheshin mekanizma për të ndërhyrë në rast konflikti, në mënyrë që të ruhej stabiliteti i brendshëm i shteteve dhe paqja ndërkombëtare. Por, Lidha e Kombeve, me gjithë përpjekjet dhe strukturat e saj, rezultoi e pasuksesshme në mision dhe nuk arriti mbrojtjen e parashikuar të minoriteteve. Një sistem i tillë për minoritetet nuk e ndaloi dhe nuk e frenoi agresivitetin e shteteve të fuqishme ndaj shteteve më të dobëta. 34

Gjatë Luftës së Dytë Botërore është shtruar pyetja nëse organizata e re ndërkombëtare që do ta trashëgojë Lidhjen e Kombeve do të merret me çështjen e mbrojtjes së minoriteteve racore, fetare, gjuhësore. Dokumentet politike që janë sjellë gjatë luftës nuk e kanë prekur këtë çështje. Me këtë problematikë nuk është marrë as Karta e Atlantikut,35 e as Deklarata e Kombeve të Bashkuara. 36

Çështjen e mbrojtjes së minoriteteve racore, fetare e gjuhësore pas Luftës së Dytë Botërore do ta trajtojmë në dy rrafshe: në atë universal dhe regjional. Karta e Kombeve të Bashkuara,37 si dokumenti më i rëndësishëm i pasluftës, nuk përmban asnjë dispozitë për mbrojtjen e

30 Milan Bartoš, Medjunarodno javno pravo, Knjiga 1, Beograd, 1954, fq. 483-484; Fracesko Kaparoti, Prava Pripadnika Etnički…, fq. 87-88.31 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, f. 91; Zejnullah Gruda, Mbrojtja ndërkombëtare..., fq. 12132 Fracesko Kaparoti, Prava Pripadnika Etnički…, fq. 88-90.33 Për më tepër, në lidhje me procedurën e paraqitjes së ankesa për shkejen e të drejtave të minoriteteve shiko Françesko Kaparoti, Prava... , fq. 88-98.34 W. Kymlicky, Multicultural citizenship: a liberal theory of Minorities Rights, Oxford University Press, 1995, fq. 235 Kështu quhej deklarata e përbashkët e kryetarit të SHBA-ve F.D.Ruzvelt dhe kryeministrit të Britanisë W. Çerçil, e nënshkruar më 14.8.1941 në Oqeanin Atlantik, në anijen britanike , në të cilën formuluan primet themelore të politikës së jashtme të vendeve të veta, respektimi i të cilave do të garantonte një të ardhme më të mirë të botës . Karta e Atlantikut është edhe hapi parë drejt krijimit të Kombeve të Bashkuara.36 Dokumenti është nënshkruar në Uashington më 1.1.1942, në ritmin e Luftës së Dytë Botërore është formuar koalicioni kundër Hitlerit, me të cilin 26 shtete që ishin në luftë me vendet e Boshtit qenë të deyruar ta krijonin një koalicion. Për ndryshim mga Karta e Atlantikut, ishte dukemt ligjor.37 Karta është nënshkruar në San Francisko, më 26.6.1945.

minoriteteve. Karta si prioritet ka vendosur sistemin e sigurimit kolektiv. Në të vërtetë, ajo i rregullon dispozitat, principet universale të të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst, forcimi i të drejtave të njeriut do ta përmirësojë edhe pozitën e pjesëtarëve të minoriteteve etnike dhe minoriteteve tjera.38 Neni 1, paragrafi 3 i Kartës thekson se qëllimi i organizatës është “ruajtja e bashkëpunimit ndërkombëtar në promovimin dhe ruajtjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë, pa dallime racore, gjinie, gjuhe dhe besimi”.39

Në marrëveshjet paqësore, të përfunduara më 1947, në asnjë rast nuk përmenden minoritetet etnike, fetare, gjuhësore. Në këto kushte, ajo që u ofrohet pjesëtarëve të minoriteteve është ndalimi i diskriminimit. Obligimet që shtetet duhet t’i pranonin kishin të bënin me atë që të gjithë pjesëtarëve nën qeverisjen e tyre pa dallime në racë, gjini, gjuhë, fe, t’u sigurohen të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Megjithatë, marrëveshjet paqësore përmbajnë dy lloje të dispozitave, të cilat drejtpërdrejt lidhen me minoritetet. Në grupin e parë janë shtetet e mundura, të cilat detyrohen t’i lirojnë personat që janë të ndaluar për shkak të racës, përkatësisht prejardhjes. Grupi i dytë ka të bëjë me forcimin e lirisë fetare, që ka domethënie të jashtëzakonshme për minoritetet fetare dhe etnike.40 Marrëveshjet paqësore me Bullgarinë, Finlandën, Hungarinë, Italinë dhe Rumaninë prej 10 shkurtit 1947 përmbajnë dispozita të përgjithshme, sipas së cilëve vendet obligohen t’i ndërmarrin të gjitha masat që pjesëtarëve nën qeverisjen e tyre t’ua sigurojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, pa dallime ndaj racës, gjinisë, gjuhës dhe fesë.41

Nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara janë sjellë dokumente të rëndësishme, të cilat nuk e kanë pasur qëllim të drejtpërdrejtë mbrojtjen e minoriteteve, por edhe ato ishin të rëndësishme. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme më 10.12.1948, nuk përmban asnjë dispozitë të pjesëtarëve të minoriteteve racore, gjuhësore dhe besimit.42 AP-ja në rezolutën e saj “Fati i Minoriteteve” (217 CIII), të datës 10.12.1948, deklaron se Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë indiferente ndaj fatit të minoriteteve, por ka shtuar ka qenë shumë e vështirë të arrihet zgjidhje e vetme në këtë çështje të komplikuar dhe të rëndë, e cila ka formë të veçantë në secilin shtet ku lajmërohen. 43

Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e specializuara e kanë prekur në mënyra të ndryshme çështjen e minoriteteve, kanë organizuar konferenca ndërkombëtare, në të cilat janë sjellë dokumente të rëndësishme. Në mesin e këtyre dokumenteve duhet përmendur: Konventën për statusin e refugjatëve (1951), Konventën UNESCO kundër diskriminimit në fushën e arsimit (1960), Deklaratën UN për eliminimin e gjithë diskriminimit racor (1963), Deklaratën e UN për eliminimin e të gjitha rretheve jotolerante dhe diskriminimin e bazuar në fe dhe besim (1981) etj.44

Një përparim i madh është bërë në vitin 1966, kur në Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike hyri dispozita e posaçme për minoritetet. Në nenin 27 shkruan: “Në shtetet ku ekzistojnë minoritetet etnike, fetare, gjuhësore, personat që u përkasin këtyre minoriteteve nuk mund të privohen nga e drejta që të kenë së bashku me pjesëtarët tjerë të grupit jetën e veçantë kulturore, të predikojnë dhe praktikojnë fenë e tyre, ose ta përdorin gjuhën e tyre”.45 Në rrafshin universal, dokumenti në fjalë mbeti detyrimi më i rëndësishëm në të drejtën ndërkombëtare. E një rëndësie e veçantë është Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të drejtat pjesëtarëve e minoriteteve nacionale ose etnike, fetare dhe gjuhësore, e vitit 1992, e miratuar pas shumë peripecive, pas 15 vjetësh. Është e vëllimit të vogël, me gjithsej 9 nene, nuk e jep definicionin e 38 Fracesko Kaparoti, Prava Pripadnika Etnički…, fq. 114.39 Karta e Kombeve të Bashkuara , 26.6.1945.40 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 126-128.41 Për më tepër, shiko: Fracesko Kaparoti, Prava Pripadnika Etnički…, fq. 115.42 Poa ty, fq. 115.43 Po aty, fq. 116.44 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 163.45 Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, 16 dhjetor 1966.

minoriteteve, më shumë merret me detyrimet e shteteve sesa me të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve. Nuk ka fuqi ligjore, por është një lloj rekomandimi.46

Prej një numri të madh dokumenteve të sjella nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, i rëndësishëm është neni 27 i Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike dhe Deklarata e vitit 1992.Në rrafshin regjional, duke marrë parasysh anën praktike të rëndësisë së problemit, progresi i parë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen e minoriteteve është arritur në Evropën Perëndimore.Në kuadër të Këshillit të Evropës47 janë sjellë shumë dokumente për rëndësinë e pozitës së minoriteteve. Dokumenti më i rëndësishëm në nivel regjional në fushën e të drejtave të njeriut është Konventa për Mbrojtjen e Lirive Themelore dhe të Drejtave të Njeriut, e firmosur më 4 nëntor 1950, në Romë. 48 Konventa për Mbrojtjen e Lirive Themelore dhe të Drejtave të Njeriut nuk përmban asnjë dispozitë të veçantë për të drejtat e minoriteteve. Përmban dispozita mbi jodiskriminimin, e cila në mënyrë eksplicite ka “lidhshmëri” me minoritetet kombëtare. Neni 14i konventës në fjalë në lidhje me të drejtat dhe liritë shprehet se, “do të sigurohen pa diskriminim, siç janë gjinia, raca, gjuha, feja, angazhimi politik, prejardhja nacionale dhe sociale, në lidhje me minoritetet kombëtare, pasuria dhe statuset tjera”. 49

Në fillim të viteve të ‘90-ta të shek. XX janë përgatitur dhe janë sjellë dokumente të rëndësishme. Dokumenti i parë që u soll është Karta evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave në vitin 1992, e cila është marrëveshje ndërkombëtare, me karakteristika të përcaktuara.50

Pas tre vjetësh është sjellë marrëveshja më e rëndësishme në mbrojtjen e minoriteteve -Konventa kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare, në vitin 1995. 51 Ky dokument përfaqëson arritjen më të lartë në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore në këtë fushë. Në kuadër të Këshillit të Evropës janë sjellë dokumente të rëndësishme, të cilat ose pjesërisht e prekin pozitën e minoriteteve, në atë se ndalojnë të gjitha llojet e diskriminimit, duke përfshirë këtu edhe diskriminimin në baza racore, gjuhësore, prejardhjen nacionale, përkatësinë e minoriteteve kombëtare, si p.sh. Karta Evropiane Sociale (e rishikuar) e vitit 1996,52 ose aktet që e rregullojnë ndonjë çështje të përgjithshme, që janë të një rëndësie të veçantë për minoritetet, si p.sh. Konventa Evropiane Kulturore (1954), Karta Evropiane e Qeverisjes Vendore, e vitit 1985, etj. 53

Hapa të rëndësishëm janë bërë edhe në kuadër të Konferencës, përkatësisht Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Për herë të parë minoritetet përmenden në Aktin përfundimtar të Konferencës në Helsinki, 1975.54 Përveç ndalimit të diskriminimit, sipas racës, gjuhës, gjinisë, fesë; forcohen të drejtat fetare, në Kornizën VII përcaktohet që shteti në territorin e të cilit ekzistojnë minoritete kombëtare t’i respektojnë të drejtat që u takojnë me të drejta të barabarta para ligjeve, që do t’u ofrohen kushte të favorshme për jetësimin e të drejtave njerëzore dhe lirive themelore dhe në këtë mënyrë do t’i mbrojnë interesat e tyre.55

46 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 16647 Organizata e parë e themeluar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore më 5 maj 1949, në bazë të Traktatit të Londrës të vitit 194948 Lisen Bashkurti, Institucionet ndërkombëtare dhe nismat rajonale, Tiranë, 2010, fq. 395.49 Fracesko Kaparoti, Prava Pripadnika Etnički…, fq. 125.50 Karta evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave.51 Karta Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Tiranë, 1996.52 Karta Evropiane Sociale e vitit 1996.53 Karta Evropiane e Qeverisjes Vendore.54 Lisen Bashkurti, Institucionet ndërkombëtare…, fq. 588.55 Dokumenti o završeni Aktit KEBS Helsinkija 1975 , shiko më tepër te Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 2, fq. 452.

Prej numrit të dokumenteve të OSBE-së, më i rëndësishmi edhe sot e kësaj dite është dokumentii takimit të dytë të Konferencës për dimensionin njerëzor, e sjellë në Kopenhagë, në vitin 1990. Dokumenti përmban në mënyrë gjithëpërfshirëse të drejtat e minoriteteve kombëtare, si pjesë përgjithësisht e njohur e të drejtave të njeriut, dhe njëkohësisht e përfaqëson një faktor të paqes, të drejtës, të stabilitetit dhe demokracisë së shteteve pjesëmarrëse.56 Në fund, aktiviteti i OSBE-së shënohet edhe me organin e saj - komisari i lartë për minoritete kombëtare, i cili në atë fushë ka sjellë shumë rekomandime, disa prej të cilave janë të karakterit të përgjithshëm, ndërsa disa të karakterit specifik.Në kohën bashkëkohore, dokumente në lidhje me pozitën e minoriteteve janë gjetur edhe në Bashkimin Evropian. Megjithatë, me forcimin e mëtutjeshëm të integrimit, çështja e minoriteteve do ta fitojë rëndësinë e vet. Parlamenti Evropian ka sjellë një nunër të rezolutave për minoritetet, si p.sh. Rezoluta për masat e përfitimit të gjuhës dhe kulturës së minoriteteve 1983, Rezoluta për minoritetet gjuhësore e kulturore në Bashkësinë Evropiane, 1994 etj.57

Mbrojtja e minoriteteve është pjesë e formave tjera të bashkëpunimit evropian, siç është Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore, 58 Iniciativa e Evropës Qendrore59 etj. 60

Për rregullimin e pozitës së minoriteteve me rëndësi janë edhe marrëveshjet e karakterit bilateral, që janë arritur ndërmjet shteteve pas Luftës së Dytë Botërore. Dispozitat që e rregullojnë pozitën e minoritetit janë përfshirë në Marrëveshjen austro-italiane (5.9.1946), në të cilën bëhet fjalë për pozitën e minoritetit gjerman në këtë rreth. Problematika e njëjtë parashihet edhe në Memorandumin e lidhur ndërmjet Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, në njërën anën, dhe Jugosllavisë, në anën tjetër (1954). Memorandumi e rregullonte mbrojtjen e minoriteteve në të dyja anët e kufirit në zonën e lirë të Triestes. Mbrojtja e minoriteteve ka qenë pjesërisht edhe lëndë e marrëveshjes së rivendosjes së pavarësisë së Austrisë (1955). Në të njëjtin vit arrihet marrëveshja për të drejtat e posaçme të minoritetit danez dhe atij gjerman, ndërmjet Gjermanisë dhe Danimarkës, në të dyja anët e kufirit, në zonën Shlezvig- Holshtejn.61

Sot, mbrojtjes së minoriteteve i kushtohet një vëmendje e veçantë. Me problemin e pozitës së minoriteteve merren subjekte të ndryshme (si shtetet, organizatat ndërkombëtare, organizata joqeveritare), veçanërisht merren dokumente të ndryshme ndërkombëtare (marrëveshja shumëpalëshe dhe dypalëshe etj.), si dhe dispozitat e ligjit të brendshëm (dispozitat kushtetuese, ligje të veçanta etj.). Interesimi në rritje për pozitën e minoriteteve vjen si pasojë e rritjes së numrit të minoriteteve, e rritjes së nacionalizmit dhe shovinizmit, e forcimit të idesë për nevojën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, vlerësimi se pa rregullimin e problemeve të minoriteteve nuk mund të ketë stabilitet ndërkombëtar.

56 Dokumenti o Drugog sastanka Konferencije o Ljudksoj Dimenziji KEBS (Kopenhagë, 1990). Më tepër, shiko : Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 2, fq. 457.57 Për më shumë, shiko: Akti Evropskog Parlamenta, Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 2, fq. 746-768.58 Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore u themelua në vitin 1999, me inciativën e Bashkimit Evropian. Pakti i Stabilitetit është përpjekja e parë serioze e komunitetit ndërkombëtar, e ndërrmarrë për të ndërhyrë për kapërcimin e krizës në Evropën Juglindore. Në dokumetin themelues morën pjesë 40 shtete. Objektivat kryesore: a) bashkëpunimi parlamentar; b) demokracia lokale dhe bashkëpunimi ndërkufitar; c) energjia dhe infrastruktura rajonale; d) punësimi, investimet dhe tregtia; e) lufta kundër korrupsionit; f) menaxhimi dhe stabilizimi i lëvizjes së popullsisë.59 Origjina e CEI-së shënohet me firmosjen e marrëveshjes në Budapest, më 11 nëntor 1989. CEI është ndër nismat e para shumëpalëshe rajonale. Obkektivat: 1. Kooperimi politik ndërmjet shteteve anëtare; 2. Kooperimi ekonomik ndërmjet shteteve anëtare; 3. Kooperimi kulturor ndërmjet shteteve anëtare; Ndihma e vendeve në tranzicion për t'iu afruar BE-së. 60 Për më shumë, shiko: Drugi Medjunarodni Instrumenti u Evropi, Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 2, fq. 794-79761 Për më tepër në lidhje me marrëveshjet bilaterale, shiko: Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom… Knjiga 1, fq. 1171-178.

Në fillim të shekullit XXI ka ardhur deri te rritja e numrit të minoriteteve. Në Evropë, numri i pjesëtarëve është rritur për 90-100 milionë njerëz.62 Atëherë, nëse e marrim parasysh që në këtë kontinent jetojnë afro 750 milionë banorë, na del se rreth 12% të popullsisë e përbëjnë minoritetet. Ka vlerësime që në Evropë jetojnë diku 250-300 minoritete kombëtare. 63

Tabela nr. 1: Përqindja e minoriteteve në shtetet evropianeMinoritetet Shtetet

Deri në 10 %Shqipëria, Kosova, Austria, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Greqia, Irlanda, Italia, Hungaria, Gjermania, Norvegjia, Polonia, Suedia, Britania e Madhe

10 - 20%Bullgaria, Holanda, Lituania, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Turqia

20 - 30% Kroacia, Ukraina, Spanja

30 - 40% Estonia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi

40 - 50% Letonia

Shtete shumëkombëshe Belgjika, Bosnjë-Hercegovina, Rusia, Zvicra

Pa minoritete etnike Portugalia

Burimi: Boris Krivokapiq, Zaštita manjina, Knjiga 1; Rezultatet zyrtare të regjistrimit të vitit 2012 sipas fondit etnik dhe gjuhësor.Në tabel shteti që tërheq vëmendjen eshte shteti i Portugalisë që nuk ka minoritete. Ndërsa Letonia është shteti që ka më shume pjesëtar të minoriteteve. Marrë në tërësi shtetet në Evrop janë shtete që pëfshin brenda vetes minoritete. Gjitashtu, kemi edhe shtete shumë kombëshe, si rasti i B e H etj.

62 Para Luftës së Parë Botërore në Evropë kanë jetuar 50 milionë pjesëtarë të minoriteteve. Pas Luftës së Parë Botërore, numri i minoriteteve është zvogëluar për 20-30 milionë.63 Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 32.

1.2. Çështja e minoriteteve në Ballkan

Pavarësisht si janë krijuar shtetet, të pakta janë ato që mund të konsiderohen si shtete homogjene. Në përgjithësi, shtetet përballen me diversitetin e brendshëm, si gjuhësor, racor, të besimit etj. Për shtetet që mbështeten në nacionalizëm etnik, përballja e tyre është me minoritetet etnike ose kombëtare. Përballja me minoritetet etnike është një çështje mjaft komplekse, jo vetëm për shtetin, por edhe për faktorin ndërkombëtar. Duke u nisur nga analiza historike, mund të konsiderojmë se çështja e minoriteteve është bërë shkak i konflikteve, si brenda shtetit, ashtu edhe për ato ndërshtetërore. Shkaqet e këtyre konflikteve qëndrojnë në atë se grupet minoritare bëjnë përpjekje për ta ruajtur identitetin e tyre, në njërën anë, dhe shtetit, që pretendon për ta ruajtur kompaktësinë etnike. Minoritetet ishin dhe mund të jenë shkas i konflikteve ndërshtetërore, që vijnë si rezultat i pretendimeve territoriale të shteteve ndaj njëri-tjetrit. 64

Revolucioni Borgjez Francez në rajonin e Ballkanit pati ndikim të drejtpërdrejtë në zgjimin nacionalist në shekujt XVIII-XIX. Grupet etnike dhe kombëtare, brenda perandorive shumëkombëshe, filluan ta kërkonin respektimin e të drejtave kombëtare. Procesi filloi në shekullin XVIII, me kërkesën për ta gëzuar të drejtën për arsimim në gjuhën amtare.Perandoria Austro-Hungareze, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ishte bërë vend ku çështja e minoriteteve ishte problematike. Që nga kompromisi i vitit 1867, Perandoria Austro-Hungareze ishte e ndarë në pjesën perëndimore, ose austriake dhe lindore, ose hungareze. Në të dy pjesët nuk kishte numër shumice. Të dyja pjesët zhvillonin politika të ndryshme në raport me minoritetet. Në pjesën hungareze, hungarezët në raport me numrin e minoriteteve në pozicionin politik ishin shumicë dominuese. Hungaria e kishte një politikë jetëshkurtër të tolerancës ndaj minoriteteve. Aty minoritetet iu nënshtruan procesit të hungarizimit, apo asimilimit. Qeveria e bënte një presion asimilues kundër minoriteteve me synim që të formohej një shtet i pastër hungarez. Në pjesën hungareze minoritete ishin sllovakët, ukrainasit, rumunët, serbët e kroatët, gjermanë-sasët. Një numër i minoritetit gjerman jetonin në një numër qytetesh hungareze, të cilët quheshin “shvab”. 65

Pjesa austriake e Perandorisë e kishte një numër të minoriteteve. Në këtë pjesë të Perandorisë ishte një numër i vogël i provincave, që ishin të banuara nga një kombësi. Në provincën e Bohemisë, Moravisë dhe Shlezisë jetonin çekë dhe gjermanë, ndërsa në Shlezi edhe polakë. Në veri të bregut Adriatik jetonin italianët dhe sllovenët, ndërsa në jug të tij jetonin italianët dhe kroatët. Në provincën e Bukovinës jetonin ukrainas, gjermanë dhe rumunë.66 Gjatë shekullit XIX, Perandoria Austro-Hungareze ishte e prirë t’u bënin lëshime minoriteteve lidhur me kërkesat për arsimim në gjuhën amtare. Kushtetuta Austro-Hungareze e vitit 1867 (neni 12) kishte parashikuar hartimin e një “Ligji mbi Kombësitë”, i cili do t’i parashikonte të drejtat e patjetërsueshme të çdo grupi për ta ruajtur kombësinë e vet dhe gjuhën. Po kështu, edhe Kushtetuta austriake (neni 19) parashikonte që të gjitha kombësitë kanë të drejtë ta ruajnë dhe përparojnë karakterin kombëtar dhe gjuhën. Ligjet austriake parashikonin përdorimin e gjuhëve në arsim, në administratë dhe në jetën publike.67

Sundimi osman në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik zgjati pesë shekuj. Perandoria Osmane deri në pjesën e parë të shekujve XIX dhe XX ishte një perandori teokratike, në të cilën banorët ishin në ndarë, jo në linja gjuhësore, por në përkatësi fetare. Pra, kriter në përcaktimin e

64 Sonila Boçi, Minoritetet në Shqipëri ndërmjet identitetit dhe integrimit 1939 -1949, Tiranë, 2012, fq. 23.65 V. Ortakovski, Minorities in the Balkan…, fq. 44,45. Dispozitat e Konferencës së Londrës u përforcuan në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Fuqive të Mëdha dhe Greqisë në vitin 1863, me rastin e përfshirjes së ishujve jonianë, si dhe në Konventën e Konstantinopojës, më 24 maj 1881, me të cilën u vërtetua kufiri greko-osman, parashikonte dispozita për besimtarët myslimanë, të ciltë jetojnë në territorin që është vënë nën kontrollin grek. Shih më shumë: V. Ortakovski, Minorities in the Balkan…, fq. 55.66 Po aty, fq. 46.67 Për më tepër, shiko: Vlladimir Ostrakovski, Minority in the Balkan, Skopje, 1998, fq. 47-49.

minoriteteve nuk ishte gjuha, por feja.68 Në Perandorinë Osmane kemi raste të ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha në mbrojtjen e minoriteteve fetare. Duhet përmendur marrëveshjen e njohur Kuçuk-Kajnardzhiski të vitit 1774, sipas së cilës Rusia e fiton të drejtën për mbrojtjen e të krishterëve ortodoksë në Ballkan.69 Këtë të drejtë Rusia e humbi me Paqen e Parisit, të vitit 1856.70

Shekulli XIX i gjeti popujt e Ballkanit nën çatinë e përbashkët të Perandorisë Osmane të përzier në vilajetet e tyre. Te këta popuj rifilloi procesi i zgjimit kombëtar, që u manifestua me lëvizje të përgjithshme: kulturore, arsimore e ushtarake. Perandoria Osmane filloi të shkatërrohej nën goditjen e zgjimit kombëtar dhe kryengritjeve në Ballkan, në shekujt XIX e XX. Në shekullin XIX, lëvizjet kombëtare ballkanike arritën sukseset e tyre në terren. Gradualisht u krijuan principata vasale, e më vonë autonome, nën sovranitetin e Sulltanit, e deri te shtetet e pavarura.71

Në vitin 1821 shpërthen kryengritja greke kundër sundimit osman. Në këtë konflikt ndërhynë Fuqitë e Mëdha, si Anglia, Franca e Rusia, në anën e Greqisë. Në Konferencën e Londrës, më 3 shkurt 1830, fuqitë e lartpërmendura e nënshkruajnë protokollin, me të cilin formohet shteti i pavarur grek.72 Fuqitë nënshkruese, sipas Protokollit të 3 shkurtit 1830 të Konferencën e Londrës, kusht për pranimin e pavarësisë së shtetit të Greqisë kishin parashikuar mbrojtjen e minoriteteve fetare, të cilat kishin mbetur në shtetin e ri, apo “të gjitha subjektet në shtetin e ri, çfarëdo që të jetë feja e tyre do të kenë qasje në të gjitha shërbimet publike, funksionet të trajtohen të gjithë njësoj, pa marrë parasysh ndryshimet në besimet fetare në të gjitha marrëdhëniet, civile apo politike”.73 Para arritjes së Paqes së Parisit, më 18.2.1856, Sulltani, nën ndikimin e Fuqive të Mëdha, shpall fermanin Hati-humujan, me të cilin përkushtohet që të sigurojë liri të plotë të gjithë besimtarët (neni VII), të lejojë përdorimin e lirë të besimit, gjuhës (VIII) dhe të gjithë zyrtarët do të caktohen pa marrë në konsideratë kombësinë ose fenë, duke marrë parasysh aftësitë e tyre (XIII).74

Pas përfundimit të luftës ruso-turke (1877-1878), krahas procesit të shpërbërjes së Perandorisë Osmane, vazhdoi edhe formimi i shteteve të reja në Ballkan. Si rezultat e vendimeve të Kongresit të Berlinit, më 13 korrik 1878, në Ballkan e kemi një realitet të ri. Me Marrëveshjen e Berlinit sillen vendime, si në vijim: Serbia e fiton pavarësinë dhe zgjerimin territorial deri në qytetin Vranjë; Mali i Zi e fiton pavarësinë shtetërore; Rumania e fiton pavarësinë; Bullgaria bëhet autonome me përmasa më të vogla se ajo e Traktatit të Shën Stefanit, e cila ishte nën sovranitetin e Sulltanit.75

Ky proces sërish e hapi çështjen e parakushteve për t’i mbrojtur minoritetet e këtyre shteteve nga diskriminimi. Në vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878 u përfshinë nene, të cilat parashikonin mbrojtjen lirisë fetare për minoritetet dhe barazinë e shtetasve në shtetet që e fituan autonominë dhe pavarësinë. Dispozitat e njëjta u kërkuan të zbatoheshin edhe për popujt që kishin mbetur në kuadrin e Perandorisë Osmane. Neni 62 i Marrëveshjes së Berlinit e obligonte Perandorinë Osmane që t’i respektojë parimet e lirisë fetare, të drejtat qytetare dhe politike: “për kryerjen e shërbimeve publike dhe profesioneve të ndryshme… Asnjë dallim nuk duhet të bëhet në raport me fenë, as para gjyqit”.76

Marrëveshja e Berlinit u kishte dhënë obligime edhe shteteve ballkanike që e fituan pavarësinë, ose autonominë. Shteteve të reja ballkanike u imponohej mbrojtja e minoriteteve si kusht për ta

68 Mehmet Hacisalihoglu and Fuat Aksu, A general Intruduction to Minority Issues in th Balkan, Istanbul, 2007, fq. 3,4 .69 Ilija Przić, Zaštita manjina, Beograd, 1933, fq. 32-35, Vrskiu i Jezički Manjina, fq. 25-26.70 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, fq. 82.71 Eva Tafili (Hyskaj), Sfidat e nacionalizmit, Rasti i Ballkanit, Tiranë, 2008, fq. 68.72 Vlladimir Ostrakovski, Minorities in the Balkan, Skopje, 1998, fq.54.73 Fracesko Kaparoti, Prava Pripadnika Etnički…, fq. 28.74 Ilija Przič, Novo medjunarodno pravo…, fq. 78.75 Vlladimir Ostrakovski, Minorities in the Balkan, fq. 57-59.76 Po aty, fq. 62

fituar pavarësinë. Neni 35 i marrëveshjes vlente për Serbinë: “Në Serbi, dallimet fetare nuk mund në asnjë rast të shërbejnë si motiv për mosshfrytëzimin e të drejtave qytetare dhe politike, të drejtat për shërbimet publike... Liritë dhe shërbesat fetare do të jenë të siguruara për të gjithë shtetasit e Serbisë, si dhe për të huajt, asnjë pengesë nuk do të bëhet as në hierarkinë e organizatës së bashkësisë fetare”.77 Neni 39 dhe 40 i Marrëveshjes së Berlinit parasheh që banorët myslimanë në hapësirat që me marrëveshje i takojnë Serbisë kanë të drejtë të qëndrojnë ose të shpërngulen në Perandorinë Osmane. Sipas nenit 34 dhe 35, banorët në Serbi dhe në Mal të Zi me prejardhje osmane, si dhe të gjithë të tjerët, duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat fetare, të drejtat civile dhe politike.78

Në Kongresin e Berlinit është marrë parasysh pozita e minoriteteve etnike. Neni 4 i marrëveshjes me Bullgarinë shprehet si në vijim: “në pjesët ku bullgarët janë të përzier me turqit, rumunët, grekët dhe popullsi të tjera, të drejtat dhe interesat e këtyre popujve duhet të merren parasysh në lidhje me ligjet dhe në bërjen e ligjeve organike”.79

Marrëveshja e Berlinit shënon një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e minoriteteve në raport me Kongresin e Vjenës dhe protokollin e Parisit të vitit 1856. Duhet përmendur se shtetet ballkanike, bile asnjë prej tyre nuk kanë qenë të ndërgjegjshme t’u sigurojnë mbrojtje minoriteteve. Megjithatë, fakti që në marrëveshje përmenden dhe mbrohen vetëm minoritetet fetare dhe jo minoritetet etnike, kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një hap prapa.Konventa ndërkombëtare e vitit 1881 ndërmjet Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Francës, Anglisë, Italisë, Rusisë e Perandorisë Osmane përmban dispozita mbi lirinë dhe barazinë fetare të myslimanëve, të cilët jetojnë në territoret e kthyera Greqisë (neni VIII).80

Shumë shpejt, shtetet e pavarura ballkanike filluan t’i hartojnë platformat e tyre nacionaliste për një “shtet të madh”. Në emër të “çlirimit të vëllezërve të paçliruar”, shtetet ballkanike, si Serbia, Greqia, Bullgaria e Mali i Zi shkaktuan dy luftëra ballkanike në vitin 1912-1913.81 Lufta e Parë Ballkanike filloi në tetor të vitit 1912 ndërmjet Aleancës Ballkanike dhe Perandorisë Osmane. Në fakt, ishte një luftë për t’i ndarë territoret osmane ndërmjet vete, e në fakt në këto territore jetonin shqiptarët. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, shtetet që e përbënin Aleancën Ballkanike e pushtuan një pjesë të mirë të territoreve shqiptare. Ushtria serbe e pushtoi Kosovën, hapësirën shqiptare të Luginës së Preshevës, atë në Maqedoninë e sotme; ushtria malazeze e rrethoi Shkodrën, ndërsa ushtria greke e pushtoi pjesën më të madhe të Çamërisë dhe Janinën. Në këto rrethana u krijua një gjendje jo vetëm e rëndë, por edhe e rrezikshme për shqiptarët dhe grupet minoritare në shtetet ballkanike. Pushtimet e viseve shqiptare dhe të pjesëve tjera ballkanike nga shtetet ballkanike u “përligjën” nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913. Shtetet ballkanike si Serbia, Greqia, Mali i Zi ndërmorën fushata të egra për ta ndryshuar strukturën etnike, duke mos i përjashtuar vrasjet masive, dëbimet nga territoret që i kishin pushtuar gjatë Luftë së Parë Ballkanike.Pas Luftës së Parë Botërore, pamja e Ballkanit ndryshoi. Krahas shteteve ekzistuese, në dhjetor të vitit 1918 është krijuar Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, duke përfshirë brenda vetes një pjesë të territorit, që dikur ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze dhe territoret që i ishin njohur me vendimet e Konferencës së Londrës (1913). Shtetet ballkanike e nënshkruan marrëveshje paqësore me shtetet fituese. Temë e veçantë ishte edhe çështja e mbrojtjes së minoriteteve. Duhet theksuar se Sistemi i Versajës kishte shtruar disa kategori të marrëveshjeve për mbrojtjen e minoriteteve dhe si pasojë e saj shtetet ballkanike nuk u përfshinë në të njëjtën kategori të marrëveshjeve të kësaj problematike. Prej pesë grupeve të traktateve që kishin 77 Patrick Thornbery, International Law and the Rights of Minorities, Oxford, 1991, fq. 31.78 Vlladimir Ostrakovski, Minorities in the Balkan, Skopje, fq. 62.79 M. STojković, Balkanski ugovorni odnosni (1876-1996), Beograd, 1998, tom I, fq. 119.80 Fracesko Kaparoti, Prava…, fq. 30.81 Noel Malcom, KOSOSVA - një histori e shkurtër, Tiranë, 2001, fq. 263-265; George Castelan, Histori e Ballkanit, Prishtinë, 1998, fq. 394; Sonila Boçi, Minoritetet në Shqipëri ndërmjet identitetit dhe integrimit 1939 -1949, Tiranë, 2012, fq. 30.

dispozita apo kapituj specialë mbi mbrojtjen e minoriteteve, sa janë gjithsej, shtetet ballkanike kanë qenë pjesë e katër grupeve të para. Në vazhdim i paraqesim shtetet bllakanike, pjesë të grupeve të traktateve:

Marrëveshjet paqësore në të cilat ishin futur kapituj specialë për mbrojtjen e minoriteteve me Bullgarinë (Neuilly sur Seine, 27 nëntor 1919);

Marrëveshjet e veçanta për mbrojtjen e minoriteteve, që përbënin grupin e parë të instrumenteve ndërkombëtare që përmbanin dispozita për mbrojtjen e minoriteteve, që do të garantoheshin nga Lidhja e Kombeve me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene (St. Germain, 10 shtator 1919); Rumaninë (Paris, 9 dhjetor 1919); dhe Greqinë (Sevres, 10 gusht 1920);

Deklaratat mbi mbrojtjen e minoriteteve me Shqipërinë (2 tetor 1921);

Marrëveshjet tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve - në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore janë përfunduar dy marrëveshje në rrafshin bilateral, të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme mbi problemet e minoriteteve, (si marrëveshjet bilaterale ndërmjet Jugosllavisë dhe Italisë, e Rapalit 1920, e Rjekës 1924), duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e popullsisë (si marrëveshjet për shkëmbimin e popullsisë ndërmjet Greqisë dhe Bullgarisë, 1919; dhe Greqisë e Turqisë, 1923; Bullgarisë dhe Rumanisë, 1940).

E para prej marrëveshjeve të tilla është Konventa ndërmjet Greqisë dhe Bullgarisë për shkëmbimin reciprok, e nënshkruar në Nei, më 27 shtator 1919. Shtetet kontraktuese pranuan që shtetasit e vet, pjesëtarët e minoriteteve etnike, fetare, gjuhësore, që lirisht mund të shpërngulen në territorin e kontraktueses tjetër dhe njëkohësisht ishin obliguar që t’ua lehtësojnë lëvizjen.82

Marrëveshja greko-bullgare përmbante 16 nene, të cilat parashihnin që shkëmbimi i popullsisë të bëhej në kushte të përcaktuara. Neni 4 shprehet se të drejtën për emigrim vullnetar e kanë të gjithë personat e moshës mbi 18 vjeç. Neni 5 parasheh që emigranti e humb nënshtetësinë kur lëshon dhe kur merr shtetësinë e vendit tjetër. Në bazë të neneve 8 dhe 9, Komisioni i përzier ishte i autorizuar t’i paguajë pasuritë e patundshme. Neni 13 parashikonte që shpenzimet e Komisionit t’i heqin dy qeveritë. 83Përmbajtje ndryshe përmban Konventa për shkëmbimin e popullsisë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, e nënshkruar në Lozanë, më 30 janar 1923. Neni 1 parasheh që pjesëtarët e tillë mund të jetojnë në Turqi dhe Greqi. Nga marrëveshja për shkëmbimin e popullsisë janë përjashtuar banorët grekë në Stamboll dhe turqit në Trakinë perëndimore (neni 2). Neni 7 parasheh që emigrantët që nuk e marrin shtetësinë e shtetit ku shkojnë kanë të drejtë ta marrin shtetësinë që e kanë pasur para emigrimit. Neni 8 parasheh pagesën e pasurisë së patundshme.84 Në bazë të marrëveshjes për shkëmbim ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, madje 2 000 000 njerëz u shkëmbyen (rreth 400 turq dhe 1 300 000 - 1 500 000 grekë).85 Duhet theksuar që shtetet përkatëse e shfrytëzuan rastin për ta pastruar territorin e vet prej pjesëtërve tjerë të minoriteteve. Qeveria greke e shfrytëzoi rastin e shkëmbimit të popullsisë me Turqinë dhe këtë mënyrë bëri përpjekje për përfshirjen e myslimanëve të Epirit, pra minoritetit shqiptar, në procesin e shkëmbimit të popullsisë, të paraparë me dispozitat e Traktatit të Lozanës, d.m.th. minoriteti shqiptar që jetonte në rajonin e Çamërisë.86 Problemin e

82 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 11583 Për më tepër mbi përmbajtjen e Konventës, shiko: Ilija Przić, Tumačenje grčko-bugarske konvencije o uzajmom iseljavanju, u Novu medjunarodno pravo, fq. 136-14084 Për më tepër për përmbajtjen e Konvetnës, shiko: Konvecija izmedju Grčke i Turske o razmeni Grčkog i Turskog Stanovništva 1923: Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 500-50385 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom… Knjiga 1, fq. 11686 Shiko më shumë:Prof. Dr. Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë, 2013, fq. 588-599

shkëmbimit të shqiptarëve myslimanë e shtroi në Konferencën e Lozanës edhe përfaqësuesi italian dhe të gjithë pranuan se shqiptarët duhej të mbeteshin jashtë këtij procesi.87 Megjithatë, gjatë viteve 1925-1926, çështja e dëbimit dhe keqtrajtimit të çamëve është shtruar edhe në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Llogaritej se deri në vitin 1925 nga Greqia janë shpërngulur 50 00 shqiptarë myslimanë.88 Lëndë mbi shkëmbimin e popullsisë ishte edhe marrëveshja ndërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë, e arritur më 7.9.1940. Palët kontraktuese ishin pajtuar që shkëmbimi i popullsisë të bëhej në afatin prej një viti.89 Pa dyshim që në këtë kategori hyn edhe marrëveshja ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë, e nënshkruar në Ankara, në verën e vitit 1938, në të cilën parashikohej shpërngulja e disa qindra “myslimanëve” nga Mbretëria jugosllave për në Turqi. Qëllimi i vërtetë i kësaj marrëveshjeje ishte shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi.Problematika e rregullimit të të drejtave të minoriteteve pas Luftës së Dytë Botërore është trajtuar vetëm në nivel regjional, bilateral, multilateral, por jo edhe në atë universal. i nivelit multilateral është Memorandumi i pajtimit ndërmjet Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, në njërën anë, dhe Jugosllavisë, në anën tjetër, i arritur në vitin 1954, me të cilin është rregulluar mbrojtja e minoriteteve në të dyja anët e kufirit në zonën e lirë të Triestes. Kjo marrëveshje në pikën 1 thirret në parimet Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, i forcon të drejtat e barabarta të minoriteteve, vërtetohen të drejtat e posaçme të minoriteteve.90 Me Marrëveshjen e Osjekut, e vitit 1975, për kufijtë ndërmjet Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Italisë, megjithëse atëherë kishte përfunduar efekti i marrëveshjes së vitit 1954 (statuti special për minoritetet). 91

Ndryshimet territorial që ndodhën në fund të shek. XX (rënia e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë) patën si pasojë paraqitjen e minoriteteve të reja dhe nevojën e rregullimit të pozitës së këtyre minoriteteve. Në këtë mënyrë u krijua një klimë e favorshme që në nivel bilateral ta rregullojnë këtë problematikë.92 Në periudhën e lartpërmendur, në këtë fushë janë përfunduar shumë marrëveshje, të cilat kanë pasur të bëjnë me të drejtat e njeriut, ose mbrojtjen e minoriteteve. Marrëveshje të tilla kanë arritur Hungaria me Ukrainën, me Sllovakinë, Slloveninë, Rumaninë, Kroacinë etj. Marrëveshje dypalëshe kanë përfunduar edhe Bullgaria, Shqipëria, Rumania, Kroacia, Sllovenia etj.Tabela 2: Shtetet e Ballkanit sipas numrit të minoriteteve

Minoritetet Shtetet

Deri në 10% Shqipëria, Greqia, Kroacia, Kosova

10 - 20% Bullgaria, Rumania, Serbia

30 - 40% Maqedonia, Mali i zi

Shtete shumëkombëshe

Bosnjë-Hercegovina

Burimi: Boris Krivokapić, Zaštita manjina u medjunarodnom… Knjiga 1, fq. 30; Rezultati i regjistrimit 2011 në Kosovë.Tabela 3. Struktura etnike, gjuhësore dhe fetare e shteteve të Ballkanit:

Shteti Grupet etnike Gjuha zyrtare Fetë

87 Beqir Meta, Tensionet greko-shqiptare 1939-49, Tiranë, 2002, fq. 13588 Areb Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, Tiranë, 2009, fq. 34089 Për më tepër, shiko: Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom… Knjiga 1, fq. 116, 117.90 Specijalni statut o manjinama uz Memorandum o saglasnosti izmedju Italije, Ujedijenog Kraljestva, SAD i Jugoslavije (1954): Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 54391 Ugovor izmedju SFR Jugoslavije i Italije (Osimski sporazum 1975): Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom… Knjiga 1, fq. 54592 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 178

Shqipëriashqiptarë 83%, grekë 0.87%, maqedon 0,20%, malazez 0,01%, etj.

shqipe islame 58%ortodokse 6,75%katolike 10 %

Bosnjë-Hercegovina

boshnjakë 48%, serbë 32%, kroatë 15%, të tjerë 5%

boshnjake, serbe,kroate

myslimane 48%ortodokse 32%katolike 15%

Bullgaria

bullgarë 85%, turq 8%, romë 2% bullgare Ortodokse 85%, myslimane 13 %

Greqiagrekë 98% greke ortodokse 98 %

Kroacia

kroatë 90,42%, serbë 4,36%, boshnjakë 0,73%, hungarezë 0,33%, sllovenë 0,25%

kroate katolike 86,28% ortodokse 4,44%myslimane 1,47%

Mali i Zimalazezë 41%, serbë 30%, boshnjakë 9%, shqiptarë 6%, kroatë 1%

malazeze ortodoksemyslimanekatolike

Maqedoniamaqedonas 65%, shqiptarë mbi 25%, turq 4%, romë 3%

maqedonase ortodokse 67%myslimane 30%

Rumuniarumunë 89%, hungarezë 9%, serbë, gjermanë, ukrainas, rusë, romë 2%

rumune ortodokse 70%katolike 6%protestante 6%

Serbia

serbë 83%, hungarezë 3,53%, romë2,05%,boshnjakë2,02%,kroatë0,81%, shqiptarë93 ?

serbe ortodokse 84,59%katolike 4.97 % myslimane 3,10%protestante 0,99%

KosovëShqiptar 92,9 %, serb 1,5%, boshnjak 1,6%, turq 1,1%, romë 0,5%, tjer 2,3 %

shqipeserbe

myslimane 96,0%ortodokse katolike

Burimi: INSTAT, Censusi i Popullsisë dhe i banesave; Boris Krivokapić, Zaštita manjina u medjunarodnom…,Knjiga1, fq. 33; Popis stanovništva u Crnoj Gori 2003; Popis stanovništva u Srbiji 2011; Popis stanovništva u Hrvatskoj 2011; Rezultati i regjistrimt në Kosovë 2011.

Në rastin e Shqiprisë 13 % e të anketuarëve preferojnë të mos deklarohen në lidhje me pëkatësinë etnike dhe fetare. Në tabelën numër 3 shihet qart se në pikëpamje fetare shteti me numrë më të madhë të besimtarëve mysliman është Kosova dhe Shqipëria. Kroacia është shteti i vetëm me shumicë katolike në Balkan. Shteti që përbën numrin më të madh të ortodokësve është Greqia me 98 %, e pasuar nga Bullgaria dhe Serbia. Shtetet që dy e më shumë gjuhë zyrtare është Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Duke marë në konsiderat numrin e madh të shqiptarëve në Maqedoni, sigurishtë që gjuha shqipe duhet të jet gjuhë zyrtare në nivel republikan.

93 Numri i shqiptarëve në Serbi, me regjistrimin e vitit 2011 paraqitet në gjithsej 5 809 veta. Ky numër nuk është i saktë për shkak se këtë regjistrim shqiptarët e kanë bojkotuar. Për këtë problemtikë do të flasim te pjesa e minoritetit shqiptar.

1. 3. Tipologjia dhe termi i minoriteteve

Në këtë pjesë të punimit do t’i kushtohet vëmendje diskutimit të tipologjisë dhe nocionit ‘minoritet’. Në çdo shtet mund të identifikohen, jo vetëm një numër i jashtëzakonshëm i minoriteteve, por minoritete shumë të ndryshme. Në të vërtetë, vetë jeta praktike, prej t gjitha minoriteteve të mundshme, i ka veçuar disa prej tyre, që kanë rëndësi të veçantë. Në mesin e këtyre minoriteteve janë: minoritetet fetare, etnike, gjuhësore, përkatësisht minoritetet kulturore. Mund të shtrohet çështja: Pse janë të rëndësishme këto minoritete? Prej logjikës më të thjeshtë, përveç tjerash, se paraqitja e minoriteteve të përmendura gjatë tërë historisë ka sjellë konflikte, për shkak se shumica nuk ka mund ta tolerojë ekzistimin kolektiviteteve tjera dhe ka vazhduar në forma të ndryshme që t’i eliminojë ato.Në lidhje me krijimi e minoriteteve, studiues të ndryshëm kanë bërë përpjekje për ta krijuar një tipologji për termin ‘minoritet’. Studiuesi maqedonas Vladimir Ortakovski e jep këtë tipologji për minoritetet, duke i ndarë në tri grupe: Minoritete autoktone ose popuj që historikisht jetojnë në një territor të caktuar si mbartëse

e ngulimeve të popujve të tyre. Autori u referohet si “minoritete territoriale”. Këto minoritete janë ndara nga shtetet për shkak të ravëjizimit të kufijve;

Minoritete joautoktone, të krijuara si pasojë e emigrimit;

Minoritetet e reja autoktone, të krijuara në proceset e reja të segmentit etnik dhe rilindjes së gjuhëve dhe kulturave të harruara.94

Studiuesi francez Victor Y. Cheballi paraqet tri tipologji të krijimit të minoritetit: 1. minoritetet si pasojë e mbetjes së pjesës së një populli pas aneksimeve territoriale jashtë kufijve të shtetit; 2. i ashtuquajturi minoritet pas transplantimit nacional, që u krijua pas transferimit të një pjese të popullsisë dhe 3. si tip i tretë i minoritetit - Diaspora.95

Në memorandumin e Sekretarit Gjeneral të OKB-së, nën emërtimin “Definicioni dhe klasifikimii minoriteteve” në vitin 1949, minoritetet janë të ndara sipas origjinës: 1. minoriteti i cili krijohet me krijimin e një shteti të pavarur, me ç’rast brenda atij shteti nuk përfshihet i tërë kombi; 2. krijimi i minoritetit, kur pjesa e një kombi ndahet nga shteti i vet dhe aneksohet nga shteti tjetër dhe 3. minoritetet rajonale që hasen kudo.96

Tipi i dytë i minoriteteve nga tipologjia e OKB-së, që ka të bëjë me minoritetet e mbetura pas aneksimit, sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare, Patric Thornbery, është me peshë politike, dhe si e tillë ajo paraqet aspirata të vazhdueshme të atij minoriteti, për t’u bashkuar sërish me shtetin amë, nga i cili u nda me aneksim. 97

Tipologjitë e dhëna kanë gjëra të përbashkëta. Për shumë studiues, homogjeniteti territorial është tipari themelor i kombit. Tipologjitë e lartpërmendura i japin rëndësi territorit, e jo peshës numerike. Një qëndrim të tillë e kishte edhe studiuesi V. Ortakovski. Këtu mund të shtojmë se nganjëherë minoritetet mund të ndahen në “të vjetra” dhe “të reja”. Të reja quhen ato minoritete, të cilat kohën e fundit kanë rezultuar nga ngjarjet politike, si për

94 Vlladimir Ortakovski, Minorities in the …, fq. 32, 33.95 Blerim Reka, E dretja e vetëvendosjes , Dimesioni ndërkombëtar problem i Kosovës, Shkup, 1996, fq. 4196 Po aty97 Patric Thornbery, International Law and the righ…, fq. 4

shembull mund të marrim rënien e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe në territorin e Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi), si minoritete “të vjetra” kanë mbetur: shqiptarët, hungarezët, rumunët, bullgarët etj., pranë të cilave u paraqit[n minoritetet “e reja”, si: kroatët, boshnjakët etj.98

Disa burime vështrojnë se disa minoritete nuk janë të lidhura në shkallë të njëjtë për territorin, dhe për këtë arsye ato dallojnë nga “minoritetet joterritoriale” (si p.sh. romët) prej minoriteteve “territoriale”, të cilët e kanë të rregulluar autonominë, si p.sh. katalonasit dhe baskët.99

Bëhet fjalë edhe për dilemën se si ta emërtojmë kolektivitetin që është numerikisht minoritet, që dallon nga banorët tjerë për nga karakteristikat e veta, si gjuha, feja, përkatësia kombëtare etj. Në akte të ndryshme, që merren me minoritetet, nuk ekziston asnjë kompromis në lidhje me emërtimin e këtij kolektivitetit. Në aktet ndërkombëtare ndeshim emërtime të ndryshme të minoriteteve, si : thjeshtë “minoritet”,100 “grupet etnike dhe racore”,101 “kombësitë etnike, racore dhe ose grupet fetare” 102, “minoritetet etnike, fetare ose gjuhësore”,103 “minoritetet etnike, gjuhësore dhe fetare”,104 “minoritetet kombëtare ose etnike, fetare dhe gjuhësore”, 105,“minoritetet kombëtare”.106

Disa emërtime të paraqitura përdoren edhe në marrëveshje bilaterale. Shpesh përdoren emërtimet që afërisht i përcaktojnë përdoruesin e mbrojtësin. Në këto dokumente përmenden: “minoritetet gjuhësore, etnike dhe fetare”,107 “grupet etnike jugosllave”, përkatësisht “italiane”,108 “minoriteti slloven dhe kroat në Korushkë, Gradishkë dhe Shtajerskë”,109 “minoriteti kombëtar slloven që jeton në Hungari dhe bashkësia kombëtare hungareze që jeton në Slloveni”,110 “minoriteti kombëtare serb në Rumani dhe minoriteti kombëtare rumun në Republikën Federative të Jugosllavisë”.111 Kështu, disa minoritete përcaktohen sipas kriterit gjuhësor, disa emërtohen si grupe etnike, ndërsa të tretat si minoritete kombëtare; ndërsa në marrëveshjet bilaterale në disa shtete emërtohen si minoritetet kombëtare, ndërsa në disa bashkësi kombëtare. Shtetet që pranojnë se në territorin e tyre ka minoritete, në kushtetutat, ligjet e tyre përdorin shprehje, si: “qytetarët që nuk janë të prejardhjes”,112 “bashkësitë nacionale”,113 “bashkësitë etnike dhe kombëtare, ose minoritetet”, 114 “minoritetet kombëtare”115etj.

98 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 185.99 Po aty, fq. 184.100 Rezuluta e AP-së të KB-së për minoritetet, e vitit 1948, 217 CIII.101 Konventa ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave racore të diskriminimit, neni 1 (1968).102 Konventa për ndalimin dhe dënimin për krimet e gjenocidit, neni 2 (1948).103 Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, neni 27 (1966).104 Draft i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Minoriteteve, neni 1/1.105 Deklarata e Kombëve të Bashkuara për të drejtat e pjestarëve tëminoriteteve kombëtare, ose etnike, fetare dhe gjuhësore (1992).106 Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare (1995); Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, neni 14 (1950); Konventa për ndalimin e diskriminimit në arsim, neni 5/1 (1960); Akti Final i Helsinkut (1975) dhe gjithë dokumentet tjera të OSBES-së.107 Konventa greko-bullgare për emigrimin reciprok (1919).108 Statuti special për minoritetet, i dhënë si propozim në Memorandumin për pajtueshmëri ndërmjet Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Jugosllavisë (1954).109 Marrëveshja për krijimin e pavarur dhe demokratik të Austrisë, neni 7 ( 1955).110 Marrëveshja që i siguron të drejta të posçme minoritetit kombëtar slloven që jeton në Hungari dhe bashkësisë kombëtare hungareze që jeton në Slloveni (1992).111 Marrëveshja për miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Rumanisë ( 1966).112 Kushtetuta Bullgare e vitit 1991 nuk i përmend askund minoritetet, por në nenin 45/7 i rregullon të drejtat e qytetarëve që nuk janë me origjinë bullgare.113 Kushtetuta e Republikës së Sllovenisë, e vitit 1991, neni 64 dhe 65.114 Ligji Kushtetues i Kroacisë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe për të drejtat, bashkësitë etnike dhe kombëtare ose minoritetet në Republikën Kroate, e vitit 1992.115 Këtë term e shfrytëzojnë shumë kushtetuta bashkëkohore

Përpjekjet studimore për ta përcaktuar nocionin ‘minoritet’ janë të vjetra dhe kanë hasur në pengesa të shumta, një pjesë e të cilave rrjedh nga shumëllojshmëria e identiteteve të individëve që janë pjesë e komuniteteve minoritare dhe nga këndvështrimet e shumta doktrinare. Sot, definicioni për minoritetet tërheq vëmendjen e organeve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe teoricienëve nga e gjithë bota.Pra, nëse tani lëshohemi rreth kuptimit të nocionit ‘minoritet’, lehtë është kuptueshme se shkenca të veçanta i japin termit ‘minoritet’ kuptime të ndryshme. Në kuptimin gjuhësor, termi ‘minoritet’ rrjedh nga fjala latine ‘minor’, që e ka kuptimin ‘pakicë’.116 Shkencat politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, me termin ‘minoritet’ e kuptojnë një grup njerëzish brenda një shoqërie, anëtarët e të cilit kanë veçori dalluese etnike, gjuhësore e fetare të ndryshme nga pjesa tjetër e popullsisë.117 Mirëpo, për shkencat sociale, çështja e minoritetit nuk ka të bëjë me numrin e popullsisë, por me statusin social të tyre. Sipas këtij këndvështrimi, trajtimi i popullsisë me ngjyrë në Afrikën e Jugut, e cila e përbënte shumicën e popullsisë të përgjithshme, prapëseprapë trajtohej si pakicë jo ngase ishte pakicë për nga numri, por për shkak të diskriminimit dhe pozitës inferiore sociale dhe politike të saj përbënte minoritet. 118

Në planin ndërkombëtar janë bërë përpjekje të shumta për zgjedhjen e një definicioni të minoriteteve, të zbatueshëm për të gjitha rastet (minoritetet kombëtare dhe etnike).Megjithatë, duhet përmendur faktin që qysh në sistemin e Versajës janë paraqitur definicione të ndryshme për minoritetet. Në Paktin e Lidhjes së Kombeve nuk është sjellë asnjë formulim në lidhje me definicionin për minoritetet. Mirëpo, praktikisht çështjes së definicionit nuk ka mundur t’i shmanget. Në këto kushte shpesh citohet qëndrimi i Gjyqit të Përhershëm të së Drejtës Ndërkombëtare, i cili në disa raste është deklaruar për këtë çështje.Gjykata, me rastin e dhënies së mendimit këshillëdhënës për çështjen e emigracionit të bashkësive greko-bullgare, në lidhje me Konventën greko-bullgare të vitit 1919, përveç tjerash, ka precizuar: “Sipas traditës … ‘bashkësitë’ i përbëjnë grupi i njerëzve, të cilët jetojnë në shtetin e dhënë, posedojnë racën, fenë, gjuhën dhe zakonet e veta, të bashkuar në identitetin racor, fetar, gjuhësor dhe në zakonet e veta në kuptimin e solidaritetit, me përpjekjet për t’i ruajtur zakonet e veta, t’i mbajnë mënyrat e veta të adhurimit, të sigurojnë arsimimin dhe ngritjen e fëmijëve të vetë në pajtim me shpirtin dhe traditën të racës së tyre dhe të ofrojnë mbështetje reciproke”.119

Në lidhje me këtë definicion është e domosdoshme t’i tregojmë disa momente. Kur përdoret shprehja ‘bashkësitë’, kuptohet qartë se është fjala për minoritetet. Gjyqi shprehet qartë që duhet të kihen parasysh, jo vetëm elementet objektive (origjina, feja, gjuha, zakonet), por edhe elementet subjektive (tendenca për t’i ruajtur karakteristikat e veta). Formulimi i këtij definicioni nuk është i mjaftueshëm, pasi në asnjë mënyrë nuk e tregon numrin e vogël prej numrit të përgjithshëm të popullsisë, e as pozitën jodominuese në shoqëri. Përcaktim të këtillë të definicionit, gjyqi ka dhënë në mendimin këshillëdhënës për shkollat e pakicave në Shqipëri (1935). Sipas mendimit këshillëdhënës të gjykatës, elementet që e përcaktojnë minoritetin janë120: pakicë reale;

grup i veçantë;

grup gjuhësor, fetar e racor i ndryshëm nga shumica;

116 Microsoft Encarta Dictionary Tools 2006 Redmond, WA : Microsoft Corporation, 2005; Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Prishtinë, 1986.117 Microsoft Encarta Dictionary Tools 2006 Redmond, WA : Microsoft Corporation, 2005.118 Branimir M. Janković, Medjunarodno javno pravo, Naućna Knjiga, Beograd, 1970, fq. 207.119 Fracesko Kaparoti, Prava…, fq. 36.120 Zejnullah Gruda, vep. cit, fq. 144.

grupi që dëshiron t’i ruajë karakteristikat dalluese.

Në vitin 1920, kryetari i Seksionit për Çështjen e Minoriteteve në Lidhjen e Kombeve, De Askarat (De Azcárate), termin ‘minoritet’ e përcaktonte kështu: “Eksperienca ime personale, … më çon në përfundimin… që një minoritet kombëtar është ekzistenca e një ndërgjegjeje kombëtare, e shoqëruar nga ndryshime gjuhësore dhe kulturore.121

Termi ‘minoritet’ nuk është definuar në asnjërin nga mekanizmat e së Drejtës Ndërkombëtare. Asnjë traktat që ka të bëjë me mbrojtjen e pakicave nuk e përmban përkufizimin e termit ‘minoritet’. Mungesa e një përkufizimi të termit ‘minoritet’ tregon qartë vështirësitë që kanë ekzistuar ndërmjet shteteve.Problem i definicionit të minoritetit mbeti edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në të vërtetë, vetëm atëherë e fitoi një rëndësi të re.Në vitet e para të punës, Nënkomisioni për pengimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e minoriteteve ia ka ofruar Komisionit të Kombeve të Bashkuara (janar 1950) definicionin, në të cilin shkruante: “Termi ‘minoritet’ përfshin vetëm ato grupe jodominuese të popullatës, të cilat kanë dhe dëshirojnë t’i ruajnë traditat stabile etnike, fetare ose gjuhësore, ose karakteristikat me të cilat dallohet prej popullatës tjetër. Minoritetet e tilla duhet të përbëhen prej një numri të mjaftueshëm njerëzish të nevojshëm për zhvillimin e këtyre karakteristikave. Anëtarët e këtyre minoriteteve duhet të jenë lojalë ndaj shtetit”.122

Lehtë është për t’u vërejtur se njëra nga kushtet e kërkuara është numri i mjaftueshëm i njerëzve, të cilët i takojnë minoritetit. Sipas këtij nënkomisioni, në termin ‘pakicë’ duhet përfshirë vetëm “ato grupe jodominuese të popullsisë që kanë dhe dëshirojnë t’i ruajnë traditat etnike, fetare ose gjuhësore, ose karakteristikat që i bëjnë të dallohen nga pjesa tjetër e popullsisë” dhe që kanë një numër të mjaftueshëm të personave për t’i ruajtur karakteristikat e veta.123

E dyta dhe ndoshta definicioni më i njohur është propozimi i raportuesit të Nënkomisionit për pengimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e minoriteteve, profesorit të së drejtës ndërkombëtare Francesco Capotorti, i vitit 1977. Sipas tij, shprehja ‘minoritet’ i referohet: “grup numerikisht mëi vogël se pjesa tjetër e popullsisë së shtetit, anëtarët e të cilit shtet zotërojnë karakteristika etnike, fetare dhe gjuhësore, të ndryshme nga pjesa tjetër e popullsisë dhe tregojnë një ndjenjë solidariteti, që drejtohet nga ruajtja e kulturës, e traditave, e fesë, e gjuhës”.124

Formulimi është mjaft preciz, tregon si veçoritë objektive të minoriteteve (etnike, fetare, ose karakteristikat gjuhësore), po ashtu edhe elementet subjektive (ndjenjën e solidaritetit për t’i ruajtur kulturën, gjuhën, fenë, traditat e veta). Gjithashtu, jep përgjigje në tri pyetje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me minoritetin numerik që e bëjnë, që janë shtetas dhe pozitë jodominuese. Më vitin 1985, raportuesi tjetër i Nënkomisionit për parandalimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e minoriteteve, Zhul Deshëne (Jul Deschênes) ka dhënë një përkufizim të tjetër në lidhje me minoritetet. Sipas tij, me termin ‘minoritet’ duhet kuptuar: “grup qytetarësh të shtetit, që janë pakicë numerike dhe në pozitë jodominuese në atë shtet, të pajisur me karakteristika etnike, fetare ose gjuhësore të dallueshme nga ato të shumicës, që kanë ndjenjë solidariteti me njëri-tjetrin, të motivuar, edhe pse jo në mënyrë të shprehur, me dëshirë kolektive për të mbijetuar dhe qëllimi i të cilëve është të arrijnë barazinë faktike dhe juridike me shumicën e popullsisë”. 125

Në të dy propozimet e fundit kemi ndërthurjen e kritereve objektive dhe subjektive. Të përbashkëta janë kriteret objektive. Në të dyja propozimet kërkohej që një grup të konsiderohej 121 N. Girasoli, National minorities…, fq. 90-91.122 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom …, Knjiga 1, fq. 208.123 Patric Thornberry, Minorities and Human Rights…, fq. 6.124 Fracesko Kaparoti, Prava…, fq. 43.125 Definicionet janë dhënë sipas: Budisllav Vukas, Medjunarodno definicija manjina, Jugosllavensko revizija za medjunarodno pravo, Beograd, br.3/1985, f.435-437.

minoritet duhej të kishte numër më të vogël se pjesa tjetër e popullsisë; të kishin karakteristikë etnike, gjuhësore, fetare të ndryshme me pjesën tjetër të popullsisë; grupi të kishte pozitë jodominuese politike dhe sociale dhe, së fundi, të ishin shtetas të një shteti. Në propozime përfshiheshin edhe kriteret subjektive të përcaktimit. Në propozimin e Kapotortit flitej për “ndjenjën e solidaritetit”, që mund të shërbejë për ta ruajtur kulturën, traditën, fenë, gjuhën, ndërsa në propozimin e Deshëne flitej për “dëshirë kolektive” për të mbijetuar. Për shkak të vështirësive të hasura, Nënkomisioni i të Drejtave të Njeriut të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së e braktisi detyrën për ta dhënë një përkufizim të termit minoritet. Kështu që Deklarata e të drejtave të personave që u përkasin minoriteteve kombëtare, etnike, fetare dhe gjuhësore, e 14 dhjetorit 1992, nuk përmban asnjë definicion të termit minoritet. Edhe OSBE-ja nuk arriti ta japë një përkufizim. Konferenca e ekspertëve për minoritetet, e mbajtur në Gjenevë, në vitin 1991, e la jashtë punimeve, me qëllimin e vetëm që të mos bllokoheshin punimet. Konventa - kuadër për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare, e shmangu këtë çështje. 126

Projekti i protokollit shtesë, i hartuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e miratuar në vitin 1993, u përpoq për herë të parë ta japë një përkufizim në lidhje me minoritetet. Sipas projektit, shprehja ‘minoritet kombëtar’ e tregon një grup njerëzish në një shtet, të cilët: a) “banojnë në territorin e një shteti dhe janë shtetas të tij; b) mbajnë lidhje të qëndrueshme dhe të vjetra me këtë shtet; c) shfaqin karakteristika etnike, kulturore, fetare ose gjuhësore të veçanta; d) ndonëse janë më të pakët në numër se pjesa tjetër e popullsisë së këtij shteti, ose të një rajoni të këtij shteti, janë përfaqësues në mënyrë të mjaftueshme; e) janë të frymëzuar nga dëshira për ta ruajtur identitetin e përbashkët, kulturën, traditat, fenë ose gjuhën e tyre”.127

Në përkufizimin e lartpërmendur janë të ndërthurura karakteri objektiv dhe subjektiv. Kriteri objektiv është i lidhur me faktet e ekzistimit të dallimeve etnike, gjuhësore e fetare. Gjithashtu, si element objektiv është numri i minoritetit në raport me shumicën, si dhe pjesëtarët e minoritetit të jenë shtetas të shtetit. Kriteri subjektiv ruhet në pikën e, ku flitej për dëshirën për ta ruajtur kulturën, fenë ose gjuhën. Megjithatë, dihet se ky projekt nuk është aprovuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës dhe si rrjedhojë ky projekt nuk ka forcë detyruese. Gjithsesi, vetë fakti që asnjë definicion i minoriteteve nuk është përfshirë në dokumentet më të rëndësishme të Këshillit të Evropës - Konventa kuadër për mbrojtjen e minoriteteve ( 1995), flet që propozimet e lartpërmendura nuk janë pranuar.Në fund, duhet përmendur definicionin e përfshirë në nenin ½ të Instrumentit të Nismës së Evropës Qendrore për mbrojtjen e minoriteteve (1994): “... termi ‘minoritete kombëtare’ tregon grupin, i cili për nga numri është i vogël nga pjesa tjetër e popullatës të ndonjë shteti, pjesëtarët e të cilit, edhe pse janë shtetas të shtetit, kanë karakteristika të ndryshme etnike, fetare ose gjuhësore nga pjesa tjetër e popullatës dhe të cilët janë të drejtuar në dëshirën e tyre për ta mbrojtur kulturën, traditat, fenë dhe gjuhën e tyre”.128 Kështu, edhe ky definicion nuk sjell diçka të re.Mirëpo, diskutimet i kanë përcaktuar disa nga elementet ose kriteret që duhet marrë parasysh në çdo rast kur flitet për minoritetet. Këto kritere mund të ndahen në dy grupe: 1. kritere objektive dhe 2. subjektive. Në bazë të këtyre kritereve mund të përcaktohen minoritetet. Në vazhdim do t’i zbërthejmë këto kritere, apo elemente në përcaktimin e minoriteteve. Në grupin e parë të kritereve thuhet se minoritetet janë:

grupe të veçanta;

madhësi numerike;

126 Florence Benoit-Rohmer, Çështja e minoriteteve në Evropë, Tiranë, 1996, fq. 13.127 Vlladimir Ortakovski, Minorities…, fq. 37.128 CEI Instrument for the protection of minority rights, http://ww.meh.hu/nekh/Angol/7/cei/ceidoc.htm.

pozita jozotëruese dhe

shtetësia e shtetit.

Në grupin e parë të kritereve në përcaktimin e minoriteteve del se karakteristika vendimtare është se ato janë grupe të veçanta, që kanë veçori dalluese etnike, fetare e gjuhësore. E rëndësishme është edhe madhësia e grupit. Kriteri i tretë ka të bëjë me përcaktimin e minoriteteve në bazë të pozitës jozotëruese në raport me shumicën. Kriteri i fundit objektiv parasheh që pjesëtarët e minoriteteve duhet të jenë shtetas të shtetit në fjalë. Kriteri subjektiv ka të bëjë dëshirën e anëtarëve të minoritetit që t’i ketë karakteristikat e

veta. Kriterin subjektiv e bën dëshira për të vazhduar për të ekzistuar si i tillë, e jo të asimilohet.129

Pse nuk ka një qëndrim unik për definicionin? Termi ‘minoritet’, për një pjesë të madhe të shteteve shkakton reagime negative. Minoritetet janë konsideruar si mbartëse të pikëpamjeve irredente të shteteve të tyre amë dhe si rrjedhojë janë parë si rrezik për integritetin territorial të shtetit ku jetojnë. Për këtë arsye, dhënia e përcaktimit të plotë se çfarë kuptojmë me minoritet nuk është arritur ende në fushën juridike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në fushën diplomatike, politike e juridike shpesh ndeshemi me termet minoritet etnike, kombëtare, fetare, kulturore, gjuhësore, apo grup etnik, komunitete gjuhësore, kulturore. Për dallim nga dokumentet ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare bilaterale në përgjithësi nuk janë lëshuar në problemin e definicionit të minoriteteve. Ka shembuj të ndryshëm të rregullimit të pozitës së minoriteteve, por pa kurrfarë definicioni. Marrëveshja të tilla janë: Marrëveshja ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës të Hungarisë për bashkëpunim miqësor dhe partneritet në Evropë (1992), Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Jugosllavisë dhe Rumanisë (1996) etj.130 Shumë afër rregullimit të pjesëtarëve të minoriteteve, por pa një definicion të vërtetë, japin ato marrëveshje të cilat precizojnë se kush janë përdorues të mbrojtjes. Si p.sh. Marrëveshja reciproke e mirëkuptimit, e bashkëpunimit, e fqinjësisë së mirë ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë, në nenin 15 të së cilës flitet për “rumunët etnikë në Shqipëri dhe shqiptarët etnikë në Rumani” 131 etj.Në këtë pjesë të punimit është me rëndësi të paraqesim disa legjislacione kombëtare në lidhje me definimin e minoriteteve. Në ligjet e saj federale mbi pozitën juridike të grupeve popullore (Ligji mbi grupet popullore 976, neni ½), Austria i definon minoritetet si: “grupe të shtetit të Austrisë..., ku gjuha amtare nuk është gjuha gjermane dhe të cilët e kanë kombësinë e tyre”.132

Nuk është vështirë që të vërehet që paraqitja e definicionit të statusit të minoritetit i pranon vetëm njerëzit apo grupet me gjuhë të përcaktuar dhe me karakteristika tjera.Ligji hungarez mbi të drejtat minoriteteve kombëtare dhe etnike (1993) përmban Listën e minoriteteve etnike. Neni ½ precizon: “ Minoritetet etnike dhe kombëtare… sipas këtyre ligjeve janë ato grupe etnike, të cilat në territorin e Hungarisë janë vendosur së paku para një shekulli,

129 Zejnullah Gruda, vep. e përm., fq. 148.130 Shiko më tëpër: Boris Krivokapić, Zaštita Manjina u medjunarodnom…, Knjiga 1, fq. 216-218131 Ugovor u uzajmnom razumevanju, saradnji i dobrosusedstvu izmedju Rumunije i Albanije (1994), Boris Krivokapić, Zaštita Manjina um edjunarodnom…, Knjiga 2, fq. 827. Neni 15 i kësaj marrëveshje thotë: “Çdo palë do t’ua sigurojë mbrojtjen dhe të drejtat rumunëve etnikë në Shqipëri dhe shqiptarëve në Ruman, në pajtim me dokumentat e OSBE-së dhe me standadet e pranuara të së drejtës ndërkombëtare. Gjithashtu, secila palë, inkurajon ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës dhe zakoneve, të cilat tradicionalisht i ofrojnë këta popuj gjatëhistorisë”.132 Pregled evropskih zakona o nacionalnim manjina, Beograd, 2002, fq. 51-53. Gjithashtu: http://dev.eurac.edu:8085/mugs2/do/browse.

që janë në kuadër të popullatës së shtetit në minoritete, anëtarët e të cilëve janë shtetas hungarezë, prej pjesës tjetër të popullatës dallojnë nga gjuha, tradita dhe kultura…”.133

Ligji, përveç elementeve të përcaktuara si grupet etnike, insiston në një lloj minoriteti ‘autohtonost’, ku shihet fakti se të drejtat e minoriteteve u pranohen vetëm atyre minoriteteve etnike, të cilat jetojnë në territorin e Hungarisë, jo më pak se 100 vjet.Ligji kushtetues i Kroacisë për të drejtat minoriteteve kombëtare (2002), në nenin 5 thotë: “Minoritete kombëtare, në kuptimin e ligjit kushtetues, janë grupet e shtetasve kroatë, pjesëtarët e të cilëve janë banorë në territorin e Republikës së Kroacisë, ndërsa anëtarët e tyre kanë karakteristika etnike, gjuhësore, kulturore ose fetare të ndryshme nga qytetarët e tjerë dhe dëshirojnë t’i ruajnë ato karakteristika”. 134 Në këtë definicion nuk përmendet minoriteti numerik, por as pozita jodominuese.

1.4. Institucionet dhe dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve

1.4.1. Dokumentet e OKB-së për mbrojtjen e minoriteteve

Në kuadër të OKB-së ekziston një numër i madh i organeve, të cilat merren me të drejtat e njeriut, ndërsa disa prej tyre vetëm me të drejtat e minoriteteve. Shumica e tyre punojnë nën mbrojtjen e Këshillit Ekonomik dhe Social. Në mesin e organeve ndihmëse, rëndësi të veçantë kanë Komisioni për të drejtat e njeriut, Nënkomisioni për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Grupi i punës për minoritete, Komisari i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut etj.135

Sipas Kartës së OKB-së, organet kryesore që merren me çështjen e minoriteteve janë AP-ja dhe Këshilli Ekonomik dhe Social.136 Nga OKB-ja janë miratuar një numër i madh i dokumenteve, të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi e prekin çështjen, pozitën dhe mbrojtjen e minoriteteve. Në mesin e këtyre dokumenteve, vend të rëndësishëm zënë: Karta e OKB-së, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, paktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (1966), Deklarata OKB-së për të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve kombëtare ose etnike, gjuhësore(1992).Karta e OKB-së: Karta e OKB-së është dokumenti më i rëndësishëm i së Drejtës Ndërkombëtare. Është nënshkruar në San Francisko më 26.6.1945, ndërsa në fuqi ka hyrë më 24.10.1945.137 Karta nuk merret në mënyrë ekspilicite me pozitën e minoriteteve. Me miratimin e saj është kuptuar që duhet punuar në forcimin e të drejtave të njeriut dhe me këtë do të kontribuojnë dhe sigurojnë statusin e pjesëtarëve të minoriteteve etnike dhe tjerëve. Për atë, ajo nuk i përmend askund minoritetet dhe mbrojtjen e tyre.138

Karta, edhe pse nuk i përmend minoritetet, ajo përmban dispozita të përcaktuara, të cilat janë me rëndësi të drejtpërdrejtë për pozitën e tyre. Në këtë drejtim, me rëndësi janë dispozitat e preambulës, veçanërisht dispozita e nenit 1/3, ku qëllimi i organizatës, përveç tjerash, është

133 Pregled evropskih zakona o nacionalnim manjina, f.1-35. Gjithashtu: http://dev.eurac.edu:8085/mugs2/do/browse.134 http://dev.eurac.edu:8085/mugs2/do/browse.135 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, fq. 390.136 Dokumeti Organizacije Ujedinjenih Nacije - Pvelje Ujedinjenih Nacija 1945, Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, fq. 547-548.137 Lisen Bashkurti, Institucionet ndërkombëtare…, fq. 156.138 Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe,Minority rights in Europe, Strsbourg Cedex, 2004,f.12;Florenc Benoit-Rohmer, Çështja e minoriteteve…, fq.24.

përparimi dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut për të gjithë, pavarësisht nga raca, gjuha ose besimi.139

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (1966)140: Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike përmban shumë dispozita për të drejtat e njeriut dhe garantimin e tyre. Është shumë i rëndësishme, pasi konfirmon jodiskriminimin, përveç tjerash, në racë, ngjyrë, gjuhë, besim, origjinë nacionale ( neni2/1). Dispozita të rëndësishme përmbajnë edhe nenet tjera si, neni (6) e drejta e jetës duhet mbrojtur me ligj; liria e qarkullimit dhe liria e zgjedhjes së vendqëndrimit (neni 12); barazia para gjyqit (neni 14/1); e drejta në mendimin e lirë, ndërgjegjes dhe fesë (neni18); ka të drejtë të shprehet lirshëm (neni 19); ndalimi i çdo thirrje për urrejtje kombëtare, raciale ose fetare (neni 20/2); e drejta e mbledhjes paqësore (neni21). Neni 26 përmban dispozitë për jodiskrimimin. Aty konfirmohet se të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë të barabartë në mbrojtje, pa dallim race, gjuhe e feje.Në fushën e mbrojtjes së minoriteteve, dispozita më e rëndësishme dhe juridikisht e detyrueshme është nen 27 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, i cili thotë: “Në shtetet ku ka pakica etnike, fetare ose gjuhësore, personat që u përkasin këtyre pakicave nuk mund të privohen nga e drejta që të kenë, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, jetën e veçantë kulturore, të predikojnë dhe praktikojnë fenë e tyre, ose ta përdorin gjuhën e tyre”.Neni 27 u lejon pjesëtarëve që u përkasin minoriteteve të drejtën e identitetit kombëtar, etnik, fetar apo gjuhësor. Neni i përmendur përmend vetëm tri të drejta: të drejtën për ta pasur jetën kulturore, të drejtën fetare dhe gjuhësore.141 Formula e nenit 27 “për të pasur së bashku me anëtarët tjerë të grupit” është një formulë kompromisi, që është me përmbajtje të dykuptimore. Fjalë për fjalë, neni duket se i njeh vetëm të drejtat individuale, por në fakt ai e lejon edhe ushtrimin e së drejtës kolektive. Rëndësia e nenit 7 është se ai e lejon ndërhyrjen e Komitetit të të Drejtave të Njeriut142 për ta mbikëqyrur zbatimin konkret të paktit nga shtetet që janë palë në të.143 Shtetet që e kanë ratifikuar paktin janë të obliguara ta zbatojnë nenin 27.144

Deklarata e OKB-së për të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve kombëtare ose etnike, fetare dhe gjuhësore (1992): Deklarata për të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve kombëtare ose etnike, fetare dhe gjuhësore është miratuar në dhjetor të vitit 1992 nga Asambleja e OKB-së. Deklarata e ka preambulën dhe 9 nene. Dokumenti në fjalë, sipas strukturës, mund të ndahet në tri pjesë: e para përfaqëson preambulën, neni 1-4 drejtpërdrejt merret me të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve, ndërsa neni 5-9 fsheh detyrimet e përcaktuara të shteteve dhe minoriteteve. Deklarata ua siguron personave që u përkasin minoriteteve këto të drejta:

- Mbrojtjen e ekzistencës dhe të identitetit kombëtar, etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor nga shteti (neni 1);

- Të drejtën për ta gëzuar kulturën e tyre, për ta ushtruar fenë e tyre dhe për ta përdorur gjuhën e tyre në ambiente private dhe publike (neni 2.1);

139 Karta e OKB-së140 Paktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është emërtimi i përbashkët për Paktin ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore dhe Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike. Asambleja e Përgjithshme i ka miratuar dy paktet e lartpërmendura dhe protokolin fakultativ më 16.12.1966. Kur është fjala për dispozitat konkrete që kanë të bëjën me pozitën e minoriteteve, Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kuturore nuk përmban asnjë dispozitë mbi minoritetet, sa as nuk i përmend minoritetet etnike, gjuhësore dhe fetare.141 Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe,Minority rights in Europe,f.13;Elena Andrevska, International Law and Human Rights, Skopje, 2005, fq. 149.142 Neni 18 i Paktit ka paraparë formimin e Komitetit për të Drejtat e Njeriut, i cili ka kompetenca të gjera në respektimin e dispozitave të paktit. Komiteti është i përbërë prej 18 antarëve. Shiko më shumë: Zejnullah Gruda, Mbrojtja ndërkombëtare…, fq. 43-45.143 Florenc Benoit-Rohmer, Çështja e minoriteteve…, fq. 24.144 Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, Të drejtat e pakicave, Prishtinë, 2000, fq. 11.

- Të drejtën për të marrë pjesë në vendimet që kanë të bëjnë me ta në nivel kombëtar dhe rajonal (neni 2, 3);

- Të drejtën për t’i themeluar dhe ruajtur shoqatat e tyre (neni 2.4);

- Të drejtën për të vendosur dhe për të mbajtur kontakte me anëtarët e tjerë të grupit të tyre dhe me persona që u përkasin minoriteteve tjera, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit (neni 2.5);

- Liritë për t’i ushtruar të drejtat e tyre, individualisht dhe në bashkësi me anëtarë të grupit të tyre (neni 3);

Shtetet duhet t’i mbrojnë dhe t’i avancojnë të drejtat që u përkasin minoriteteve:

- Shtetet duhet të marrin masa për sigurimin e kushteve për pjesëtarët e minoriteteve që në mënyrë të plotë t’i realizojnë të gjithë të drejtat e tyre njerëzore dhe liritë themelore pa diskrimimim (neni 4.1);

- Shtetet duhet të ndërmarrin masa për t’i krijuar kushtet e volitshme që minoritetet t’i shprehin karakteristikat e veta dhe ta zhvillojnë kulturën, gjuhën, besimin, zakonet e tyre etj. ( neni 4.2);

- Shteti duhet të bashkëpunojë me pjesëtarët e minoriteteve (neni 6);

- Agjencitë e specializuara dhe organizatat tjera të OKB-së inkurajohen për të ndihmuar në realizimin e të drejtave të parapara në deklaratë (neni 9).145

Deklarata përpiqet të vendosë një baraspeshë për ta siguruar një status mbrojtës të minoriteteve dhe vullnetit për t’i përcaktuar këto drejta, në mënyrë që mos të pengohet liria e veprimit e shtetit. Deklarata shpreh dy kuptime të kundërta, në njërën anë shqetësohet për pozitën e minoriteteve (që shpeshherë ballafaqohen me rigjallërim të nacionalizmit), ndërsa në anën tjetër është e gatshme për t’i parandaluar rreziqet e shpërbërjes së shteteve, të konflikteve etnike.146

Për çështjen e minoriteteve janë të rëndësishme edhe marrëveshjet ndërkombëtare, konventat, si Konventa për parandalimin dhe dënimin krimit të gjenocidit (1948), Konventa e OKB-së për të drejtat e fëmijëve (1989) etj.

1.4.2. Dokumentet më të rëndësishme të Këshillit të Evropës për çështjen e minoriteteve

Në kuadër të Këshillit të Evropës janë përgatitur dhe miratuar një numër i madh i marrëveshjeve ndërkombëtare, rekomandime dhe dokumente të ndryshme, të cilat në mënyra të ndryshme prekin çështjen e mbrojtjes së minoriteteve. Numri më i madh i marrëveshjeve nuk merret drejtpërdrejt me çështjet e minoriteteve, por përmbajnë dispozita që kanë rëndësi të përgjithshme për ndalimin e diskriminimit, përveç tjerash edhe nga gjuha, feja, origjina e kombësisë etj. Në kuadër të Këshillit të Evropës janë përfunduar marrëveshje ndërkombëtar që prekin çështjen e minoriteteve, si Konventa Evropiane e Kulturës 1954, Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale 1985.Nuk ka dyshim që prej të gjitha marrëveshjeve në kuadër të Këshillit të Evropës, që drejtpërdrejt kanë të bëjnë me problematikën e minoriteteve janë Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale 1992 dhe Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. 145 Deklaracija o Pravima Pripadnika Nacionalnih Etničkih, Verskih i Jezičkih Manjina (1992), Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, fq. 600-603.146 Florenc Benoit-Rohmer, Çështja e minoriteteve…, fq. 26.

Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare: Ideja për përgatitjen dhe miratimin në kuadër të Këshillit të Evropës të një marrëveshjeje ndërkombëtare për mbrojtjen e gjuhëve rajonale ose minoritare ka dalë nga faktorë të ndryshëm, në rend të parë nga rëndësia historike, rreziku që u kanosej gjuhëve rajonale ose të minoriteteve që zhduken, e drejta e patjetërsueshme e përdorimit të gjuhës së minoritetit publikisht e privatisht. Mbrojtja dhe përparimi i gjuhëve minoritare përbën një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e një Evrope të bazuar mbi parimet e demokracisë dhe diversitetit kulturor. Shtetet anëtare të KE-së, më 5 nëntor të vitit 1992 e kanë miratuar Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare.147

Deri më vitit 2013, Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare e kanë ratifikuar 25 shtete, ndërsa më shumë se 13 shtete e kanë nënshkruar148

Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ka për qëllim mbrojtjen e gjuhëve. Duhet të theksohet se Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale nuk ka për qëllim mbrojtjen etnike, e as minoritetet gjuhësore. Natyrisht që zbatimi i saj do të ndikojë në pozitën e minoriteteve, por qëllimi kryesor i kartës është ruajtja e diversitetit gjuhësor, si një nga elementet më të çmuara të kulturës evropiane.Karta u referohet gjuhëve që tradicionalisht janë në përdorim në territorin evropian. Këto janë gjuhë tradicionale, që tradicionalisht përdoren në rrethe të përcaktuara gjeografike. Karta nuk merret me gjuhët e reja që janë paraqitur në shtetet kontraktuese si rezultat i imigracionit, por as me dialektet lokale.149

Karta ka anët e saj të dobëta, pasi u lejon shteteve kontraktuese që vetë t’i zgjedhin dispozitat që mund t’i obligojnë. Për dallim nga marrëveshjet tjera, karta nuk i obligon shtetet që në tërësi ta pranojnë marrëveshjen, por u mundëson që t’i pranojnë vetëm ato dispozita që janë të pranueshme. Duhet të theksohet se karta, edhe pse ofron definicion të gjuhëve rajonale ose minoritare, nuk precizon se cilat gjuhë evropiane i përgjigjen këtij koncepti.150

Karta e ka preambulën dhe pesë pjesë. Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare përmban dispozita që u referohen arsimit, organeve të drejtësisë, administratës, shërbimeve publike, medieve, aktiviteteve kulturore, jetës ekonomike e shoqërore etj. Karta thekson se asnjë dispozitë nuk e cenon ndonjë dispozitë apo të ngjashme të marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare. Preambula paraqet arsyet për zhvillimin e kartës. Përveç tjerash, theksohet se mbrojtja e gjuhëve minoritare, disa prej të cilave janë në rrezik për zhdukje, kontribuon në zhvillimin e kulturës dhe traditës në Evropë etj.Pjesa e parë përmban dispozita të përgjithshme. Këtu, para së gjithash, është dhënë definicioni me konceptet më të rëndësishme. Si p.sh. neni 1/1/a “gjuhët rajonale ose të minoriteteve” nënkupton gjuhët që janë (1) përdorur në mënyrë tradicionale brenda një territori të caktuar të një shteti nga shtetasit e atij shteti, të cilët e formojnë një grup numerikisht më të vogël se pjesa tjetër e popullsisë së shtetit dhe (2) të ndryshme nga gjuha (gjuhët) zyrtare e atij shteti. Dispozita e dytë e kësaj pjese konfirmon obligimet e palëve. Pjesa e dytë e konventës përmban (neni 7) objektivat dhe parimet, në të cilat shtetet anëtare duhet ndërtuar politikën, ligjet dhe praktikën e vet.Pjesa e tretë e kartës (neni 8-14) përmban dispozitat konkrete në sektorë të ndryshëm, si arsimi, gjyqet, informimi publik, fusha e kulturës etj.Pjesa e katërt e kartës (neni 15-17) përmban dispozita që kanë të bëjnë me zbatimin e saj.

147 Preambulla e Kartës Evropiane mbi Gjuhët Rajonale dhe Minoritare; Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe,f.138.148 Pamjen e ratifikimit mund ta shihni në ueb-faqen e KE: http:/conventions.coe.int/Treaty/EN/searching.asp?NT=148&CM=2&DF=.149 Boris Krivokapić, Zaštita manjina u regionalnim okvirima i putem bilateralnih sporazuma, Knjiga 2, Novi-Sad, 2004, fq. 48.150 Neni 1 i Kartës i Kartës Evropiane mbi Gjuhët Rajonale dhe Minoritare.

Në fund, pjesa e pestë (neni 18-23) përmban dispozitat përfundimtare.151

Miratimi i kartës ka kontribuar në përmirësimin e klimës për marrëveshjet tjera për pozitën e minoriteteve etnike. Shumë shpejt, pas Kartës së Gjuhëve Rajonale ose Minoritare është hapur për nënshkrim dokumenti më i rëndësishëm regjional - Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare: Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave kombëtare është pranuar nga Komiteti i Ministrave në vitin 1994, ndërsa më 1.2.1995 u është hapur për nënshkrim shteteve anëtare të KE-së. Për herë të parë bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare të nivelit regjional në këtë fushë. Konventa kuadër është instrumenti ndërkombëtar që ka detyrim ligjor. Si palë kontraktuese mund të hyjnë vetëm shtetet anëtare të KE-së dhe shtetet joanëtare, të cilat ftohen nga Komiteti i Ministrave të KE-së.Konventa nuk merret me të drejtat kolektive të minoriteteve, por vetëm me të drejtat e pjesëtarëve që i takojnë këtij kolektiviteti. Konventa kuadër shprehet se “personat që u përkasin minoriteteve kombëtare mund të ushtrojnë individualisht dhe së bashku me të tjerët të drejtat dhe lirit që rrjedhin nga parimet e shpallura në këtë konventë – kuadër” (neni 3/2).152 Me rëndësi është të theksoj se konventa - kuadër nuk u njeh të drejta minoriteteve, por i formulon ato në atë mënyrë që shtetet i ngarkon me detyrime ndaj minoriteteve.Çështje shumë e rëndësishme është mekanizmi ndërkombëtar i përcjelljes së zbatimit të konventës - kuadër. Kjo problematikë rregullohet me nenin 24-26 të konventës - kuadër. Shtetet kontraktuese i përmbushin detyrimet e marra në rrugën e raporteve. Vendimin përfundimtar për këto raporte e jep Komiteti i Ministrave të KE-së, në të cilin i ndihmon Komiteti Këshillëdhënësi Ekspertëve. Ekzistojnë tri loje të raporteve: 1. e para (iniciale) 2. i rregullt (periodik) dhe 3. raportet e jashtëzakonshëm (ad hoc). Shteti që e ka ratifikuar konventën është i obliguar që në periudhën njëvjeçare t’ia dorëzojë Sekretarit Gjeneral të KE-së raportin e parë, që përmban masat e marra për zbatimin e konventës - kuadër. Pas saj, shteti është i obliguar që raportet t’i dorëzojë periodikisht, çdo pesë vjet. Komiteti i Ministrave mund t’i kërkojë shtetit raport ‘ad hoc’ në kuptim të realizimit të konventës. Komiteti i Ministrave i kërkon raport të jashtëzakonshëm atëherë kur të rekomandojë Komiteti Këshillëdhënës i Ekspertëve. Komiteti Këshillëdhënës i Ekspertëve merr informacione nga burime të ndryshme. Kur merren të gjitha informatat, Komiteti Këshillëdhënës i Ekspertëve jep mendimin mbi raportin dhe ia dërgon atë për shqyrtim Komitetit të Ministrave. Në fund, Komiteti i Ministrave jep rekomandime.153

Përmbajtja e Konventës - Kuadër: Konventa përmban preambulën, në të cilën paraqiten arsyet pranimit të konventës dhe 32 nene të grupuara në pesë pjesë.Pjesa e parë (neni1-3) përmban dispozita, e në mënyrë të përgjithshme paraqiten një sërë parimesh që mund të shërbejnë për t’i bërë të qarta dispozitat e tjera themelore të konventës. Pjesa e dytë ( neni4-19) përmban listën e parimeve të veçanta. Pjesa e tretë (neni 20-23) përmban dispozita të ndryshme lidhur me interpretimin dhe zbatimin e konventës. Pjesa e katërt (neni 24-26) përmban dispozita të mbikëqyrjes së konventës dhe pjesa e fundit (neni 27-32) përmban dispozitat përfundimtare, të cilat mbështeten në nenet përfundimtare model për konventat dhe marrëveshjet e përfunduara të KE-së.Në kuadër të KE-së ekziston një numër i madh dokumentesh, të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi prekin mbrojtjen e minoriteteve.

151 Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare; Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe,140.152 Konventa Kuadër për mbrojtjen e e Pakicave Kombëtare, Tiranë, 1996; Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe, f. 89.153 Po aty.

1.4.3. OSBE-ja dhe çështja e minoriteteve

Nën mbështetjen e OSBE-së janë sjellë një seri dokumentesh të rëndësishme për të drejtat ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, siç janë Akti Final i Helsinkut (1975), Karta e Parisit për Evropën e Re (1990), Konventa për Paqe dhe Arbitrazh (1992) etj.Minoritetet përmenden për herë të parë në Aktin Final të Helsinkut (1975)154. Përveç tjerash, në kuadër të parimit VII është theksuar se “shtet pjesëmarrëse në territorin e të cilave ekzistojnë minoritete kombëtare, e respektojnë të drejtën e personave që u përkasin këtyre minoriteteve për barazi përpara ligjit, u japin mundësinë e plotë për t’i gëzuar efektivisht të drejtat e njeriut dhe lirit themelore dhe në këtë mënyrë i mbrojnë interesat e tyre legjitime në këtë fushë”.155 OSBE-jai ka kushtuar vëmendje të madhe çështjes së mbrojtjes së minoriteteve, për shkak se në shtetet e përcaktuara evropiane problemet e pazgjidhura në fushën e minoriteteve mund të ishin një nga faktorët e rëndësishëm për konflikt të armatosur. Në mesin e shumë dokumenteve, i një rëndësie të veçantë edhe më tej i takon asaj që është pranuar në Konferencën e Kopenhagës, në vitin 1990, në takimin e dytë të Konferencës për Dimensionin Njerëzor. Në këtë deklaratë janë konfirmuar standardet për mbrojtjen e minoriteteve156.Shtetet e pranojnë shprehimisht se respektimi i të drejtave të minoriteteve, si pjesë e të drejtave të përgjithshme të të drejtave të njeriut është një faktor i rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe demokraci në shtetet pjesëmarrëse. Deklarata e Kopenhagës thekson se pjesëtarët e minoriteteve kombëtare kanë të drejtë t’i ushtrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë e tyre themelore pa diskriminim dhe në barazi të plotë para ligjit; shtetet pjesëmarrëse do të pranojnë që të ndërmarrin masa të veçanta për t’u siguruar barazi të plotë minoriteteve me qytetarët e tjerë në zbatimin dh përjetimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.Të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve janë përcaktuar në paragrafët 31-35 të deklaratës: kanë të drejtë të shprehin, të ruajnë e të zhvillojnë identitetin etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar dhe ta ruajnë dhe ta zhvillojnë kulturën e vet në çdo aspekt dhe të jenë të lirë nga çfarëdo përpjekje për asimilim (par. 32). Kanë të drejtë ta përdorin lirishtë gjuhën e tyre, si privatisht, ashtu edhe publikisht (par. 32.1). Të krijojnë dhe të mbajnë kontakte ndërmjet vete brenda shtetit, si dhe me qytetarët e shteteve të tjera me të cilat kanë origjinë të njëjtë, trashëgimi kulturore ose besim fetar të përbashkët (par. 32.4). Shtetet janë të obliguara për ta mbrojtur identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të minoriteteve kombëtare (par. 33). Shtetet janë të obliguara që të përpiqen t’u garantojnë personave që u takojnë minoriteteve kombëtare mundësinë për të mësuar në gjuhën amtare, ose për të marrë arsim në këtë gjuhë (par. 34). Shtetet duhet të krijojnë kushte për përparimin e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të disa minoriteteve kombëtare nëpërmjet krijimit të administratës së përshtatshme vendore ose administratës autonome, që u përgjigjet rrethanave specifike historike dhe territoriale të atyre minoriteteve (par. 35). 157

Është theksuar që pjesëtarët e minoriteteve kombëtare mund t’i realizojnë të drejtat e tyre individualisht si dhe bashkërisht me pjesëtarët e grupit të tyre. Në këtë mënyrë nuk është pranuar realizimi i të drejtave në mënyrë kolektive. Si të gjitha dokumentet e tjera të OSBE-së, edhe Deklarata e Kopenhagës nuk ka forcë detyruese dhe shpreh më tepër një angazhim politik.

154 Akti Final i Helsinkut 1975; Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe,f.17.155 Shiko Parimin VII: “Respektimi i të drejtave njerëzore dhe lirive themelore, duke përfshirë mendimin e lirë, ndërgjegjen, fenë dhe besimet”.156 Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe ,.f.17;Florenc Benoit - Rohmer, vep. e cit, fq. 27.157 Dokument drugog sastanka Konferencije o Ljudskoj Dimezije KEBS 9 Kopenhagen 1990), shiko tekstin: Boris Krivokapić, Zaštita manjina…, Knjiga 2, fq. 457 -461.

Angazhimet e Deklaratës së Kopenhagës janë konfirmuar edhe në Kartën e Parisit për Evropën e Re (1990).158

Shtetet anëtare të KSBE-së kishin vendosur që bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së minoriteteve ta vazhdoni me thirrjen e një konference ekspertësh, e cila do të duhej t’i saktësonte parimet e Dokumentit të Kopenhagës. Mbledhja ka përfunduar në korrik të vitit 1991 me miratimin e një raporti, që tregon qartë që konferenca nuk dha rezultatet e pritura. Kjo ka ndodhur për shkak të qëndrimeve konceptuale të shteteve pjesëmarrëse ndërmjet shteteve të Evropës Perëndimore, Qendrore dhe asaj Lindore për ta njohur ekzistencën e minoriteteve në territorin e tyre (ndër të cilat ishte edhe Franca dhe nga frika se njohja e të drejtave të përgjithshme të minoriteteve mund të çojë deri te revendikimet e kufijve). Në këto rrethana, ekspertët hartuan një raport në të cilin theksohej se “diversiteti i situatave dhe i sistemeve kushtetuese në Evropë kërkon trajtime të ndryshme të problemeve” dhe se është e rëndësishme t’i zgjidhin në ato rajone ku institucionet demokratike janë në procesin e konsolidimit.159 Këtij dokumenti, Shqipëria ia ka bashkangjitur një deklaratë, në të cilën ajo thekson se dokumenti u “referohet vetëm pakicave kombëtare dhe nuk ka të bëjë me çështjen e popullsisë shqiptare të Kosovë në Jugosllavi”, e cila përbën popullsinë e tretë sipas madhësisë në shtetin shumëkombësh dhe nuk është çështje e pakicës kombëtare, por çështje kombëtare.160

Dokumenti i mbledhjes së Tretë të Konferencës për Dimensionin Njerëzor të KSBE-së (Moskë, 3 nëntor 1991) tregoi se çështja e saktësimit të normave për mbrojtjen e minoriteteve në një mënyrë ka përfunduar dhe si çështje kryesore të parashtrohet zbatimi i plotë i dispozitave të Dokumetit të Kopenhagës dhe raportit i Mbledhjes së Ekspertëve. Punimet në Konferencën e Moskës e bën më efikas mekanizimin e garancisë së dimensionit njerëzor. Konferenca e Moskës e përshpejton procedurën e shikimit të respektimit të dimensionit njerëzor nga shtetet.161

Vëmendja e ardhshme u përqendrua në krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare.162

Komisari i Lartë për Pakica Kombëtare: Për ta siguruar një mbrojtje më efikase të të drejtave të minoriteteve, Dokumenti i Konferencës së Helsinkut (1992) ka parashikuar që Këshilli i Ministrave mund ta emërojë Komisarin e Lartë për Minoritete. Pra, komisari i lartë për pakica kombëtare është institucion i KSBE-së, drejtpërdrejt i specifikuar për mbrojtjen e minoriteteve. Komisarin e Lartë e emëron Këshilli i Ministrave i OSBE-së me konsensus, me propozim të Këshillit të Përhershëm, për një periudhë trevjeçare, me mundësi renovimi. Qëllimi kryesor i Komisarit të Lartë nuk është mbrojtja e minoriteteve në pajtim me standardet ekzistuese ndërkombëtare, nuk e monitoron mënyrën se si shtetet pjesëmarrëse zbatojnë obligimet në lidhje me mbrojtjen e minoriteteve.163 Komisari i Lartë është i autorizuar të mbledhë dhe të pranojë informata për çështjet e minoriteteve kombëtare; të vizitojë çdo shtet pjesëmarrës dhe të komunikojë drejtpërdrejt me palët e involvuara për të marrë informata të dorës së parë; ta vlerësojë rolin e palëve, natyrën e tensioneve dhe pasojat e mundshme për paqe; të bisedojë me palët dhe sipas nevojës ta përparojë dialogun ndërmjet tyre. Qëllimi kryesor i Komisarit të Lartë është ruajtja e sigurisë dhe paqes në rajon, e jo kujdesi për të drejtat e minoriteteve si të tilla. 164

158 Shiko më shumë: Pariska Povelja za novu Evropu (1990): Boris Krivokapić, Zaštita manjina…, Knjiga 2, fq. 462-464.159 Florenc Benoit - Rohmer, vep. e cit, fq. 29.160 Të drejtat e njeriut në të drejtën ndërkombëtare, akte themelore të Këshillit të Evropës dhe KSBE-së, Tiranë, 1994, fq. 282.161 Shiko më shumë: Florenc Benoit - Rohmer, vep. e cit, fq. 30-32.162 Dokument trećeg sastanka Konferencije o ljudskoj dimenziji KEBS (Moskva, 1991, Boris Krivokapić, Zaštita manjina…, Knjiga 2, fq. 471-472.163 Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe ,f. 18; Boris Krivokapić, Zaštita manjina…, Knjiga 2, fq. 82.164 Po aty, fq. 83. Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe,f.18.

Komisari i Lartë mund të ndërmarrë aksion të hershëm, në fazën më të hershme, në lidhje me tensionin për çështjen e minoriteteve kombëtare, në mënyrë që ta parandaloj konfliktin në hapësirën e OSBE-së.

1.4.4. Bashkimi Evropian dhe mbrojtja e minoriteteve

Bashkimi Evropian në lidhje me çështjen e mbrojtjes së minoriteteve ka dy qasje: politika dhe praktika në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Pra, fjala është për çështjen e minoriteteve të BE-së brenda shteteve anëtare dhe shteteve që nuk janë pjesë e BE-së. Në BE ekziston një numër i rëndësishëm i dokumenteve që kanë të bëjnë me luftën kundër diskriminimit, racizmit, ksenofobisë.165 Me gjithë atë që ka qenë e rëndësishme për pjesëtarët e minoriteteve, lufta kundër diskriminimit nuk është e njëjtë edhe për mbrojtjen e minoriteteve.Në marrëdhëniet e brendshme, BE-ja i jep prioritet çështjes së luftës kundër racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit. Me fjalë të tjera, problemin e mbrojtjes së minoriteteve e ka lënë anash. BE-ja nuk ka politikë të përcaktuar, e as standarde të pranuara në lidhje me mbrojtjen e minoriteteve. Vende të caktuara të BE-së (si p.sh. Franca), jo vetëm që nuk janë të gatshme të pranojnë obligime konkrete në lidhje me minoritetet, por nuk pranojnë që ekzistojnë në territoret e tyre kolektivitete të tilla.166 Për këto shkaqe, BE-ja nuk ka rregulla që kanë të bëjnë me minoritetet. Karta Themelore e të Drejtave e BE-së (2000) nuk përmban asnjë dispozitë për minoritetet. Institucioni i BE-së që është marrë me problematikën e minoriteteve është Parlamenti Evropian, i cili ka sjellë akte të ndryshme, si: Rezoluta për masat në përfitim të minoriteteve gjuhësore dhe kulturore (1983); Rezoluta për gjuhët dhe kulturën e minoriteteve regjionale dhe etnike (1987) etj. Përveç parlamentit, institucionet tjera nuk merren me problematikën e minoriteteve.167

BE-ja është treguar shumë aktive në zgjidhjen e problemit të mbrojtjes së minoriteteve në botën e jashtme. Që nga viti 1990, e sidomos nga viti 1995, BE-ja në marrëveshjet tregtare ka ndërtuar klauzola që i respektojnë të drejtat e njeriut. Marrëveshje të tilla përmbajnë dispozita për mbrojtjen e minoriteteve.168

Respektimi i të drejtave të minoriteteve nga BE-ja është vendosur si kusht për pranim në këtë organizëm. Këshilli i Evropës, në takimin e Kopenhagës (1993) ka vendosur kriteret që duhet t’i plotësojnë shtetet kandidate. Në kriterin politik është paraparë edhe respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve.169

Shqetësimi për minoritetet është treguar në mënyra të caktuara dhe në iniciativa të ndryshme nën ndikimin e BE-së, siç janë Pakti për Stabilitet në Evropë (1995); Pakti i Stabilitetit në Evropën Juglindore (1999), Konferenca ndërkombëtare pë ish – Jugosllavinë dhe Komisioni i Arbitrazhit(Komisioni i Badinterit) etj.170 Duhet përmendur që BE-ja ka financuar programe të ndryshme për përmirësimin e pozitës së minoriteteve.Nga analiza që i bëhet qasjes së BE-së ndaj problematikës së minoriteteve mund të gjykojmë se në fakt bëhet fjalë për standarde të dyfishta. Njëkohësisht, kur është fjala për anëtarët e saj, BE-jai ikën përballjes me këtë çështje, ndërsa në politikën e jashtme është aktive. Aktiviteti i saj shihet në marrëveshjet tregtare, në programet e veta, si dhe në kriterin politik që kanë shtetet për anëtarësim.

165 Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe,f.20.166 Boris Krivokapić, Zaštita manjina u regionalnim okvirima i putem bilateralnih sporazuma, Knjiga 2, Novi-Sad, 2004, fq.105.167 Shiko më shumë: Boris Krivokapić, Zaštita manjina u regionalnim okvirima i putem bilateralnih sporazuma, Knjiga 2, Novi-Sad, 2004, fq. 105-107.168 Po aty, fq.108 .169 Blerim Reka, Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të UE-së, Bruksel, 2010, fq.282-283; Lendita Mehmeti-Kamberi, Shteti kanditat i Bashkimit Evropian, Tiranë, 2011, fq. 143-145; Bashkim I. Zahiti, Edrejta Evropiane. Prishtinë, 2013, fq. 205.170 Shiko më shumë: Prof. Dr.Paskal Milo, Bashkimi Evropian, Tiranë 2002, fq. 276-280; Patrick Thornbery and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe,f.19,20.

Pakti i Stabilitetit të Evropës Juglindore është themeluar në vitin 1999. Aktivitetin e vet e shtrin në tri fusha: 1. Demokracia dhe të drejtat e njeriut, 2. Zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomik, 3. Siguria. Në kuadër të këtyre, një vend të veçantë e zë mbrojtja e minoriteteve. Në mesin e 250 projekteve, një numër i madh i tyre drejtpërdrejt kanë pasur të bëjnë me bashkëpunimin në fushën e minoriteteve.171

Iniciativa e Evropës Qendrore(CEI-së) është organizata më e vjetër subregjionale, që ka të bëjë me bashkëpunimin me Evropën Qendrore dhe Lindore, pas rënies së regjimeve komuniste. Është themeluar më vitin 1989, në Budapest.172

Kur është fjala për minoritetet, të gjithë anëtarët e CEI-së janë drejtuar nga Karta e KB-së dhe me të gjitha dokumentet e OSBE-së. Në kuadër të CEI-së ekzistojnë grupe të veçanta të punës për minoritete. Grupi i punës bashkëpunon për problematikën e minoriteteve me të gjitha institucionet ndërkombëtare, si me KE-në, BE-në, OSBE-në, Komisionin e Venecias, Grupin e punës të minoriteteve në OKB etj. Grupi i punës e ka sjellë dokumentin politik “CEI instrumenti për mbrojtjen e minoriteteve” (1994). Instrumenti i ka 30 nene, të cilat rregullojnë çështje të rëndësishme për mbrojtjen e minoriteteve.173

171 http:/stabilitypact.org/.172 Lisen Bashkurti, Institucionet ndërkombëtare..., fq. 137.173 Shiko më shumë : http:/www.ceinet.org/vidë/02/02_12.htm.

1.4.5. Marrëveshjet bilaterale dhe minoritetet

Marrëveshjet bilaterale si mundësi për rregullimin e pozitës së minoriteteve nuk janë trashëgimi e epokës moderne, por janë njohur qysh më herët. Në periudha të veçanta historike kanë qenë mundësi për ndërhyrjen e shteteve të fuqishme në punët e brendshme të shteteve të dobëta. Kjo ka qenë karakteristikë e marrëveshjeve, kur në Evropë kanë kërkuar që t’i sigurojnë të drejtat e katolikëve ose protestantëve, apo marrëveshjet ndërmjet Fuqive Evropiane dhe vendeve të Lindjes, të cilat të parat e kanë siguruar për vete të drejtën e intervenimit për mbrojtjen e të krishterëve.174

Marrëveshjet bilaterale, me të cilat është rregulluar pozita e minoriteteve, kanë lulëzuar pas Luftës së Parë Botërore, si p.sh. Konventa polako-gjermane për Shlezinë e Epërme (1922).175

Marrëveshje të tilla janë përfunduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, si p.sh. Marrëveshja ndërmjet Austrisë dhe Italisë për pozitën e minoritetit gjerman në rrethinën Adixhe e Sipërme, Tiroli i Jugut (1946) etj.176

Praktika e përfundimeve të marrëveshjeve bilaterale ka marrë përmasa më të mëdha në vitet e ‘90-ta të shekullit XX dhe ka qenë e kushtëzuar me situatën e re politike pas Luftës së Ftohtë, bashkimin e Gjermanisë, rrëzimin e regjimeve e të deriatëhershme në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe me forcimin e proceseve euro-integruese.177

Marrëveshjet bilaterale dallojnë për nga vendimet dhe karakteristikat e tyre. Ekziston një dallim i përgjithshëm ndërmjet marrëveshjeve që kanë të bëjnë më aspekte të ndryshme për zgjidhjen e çështjeve të minoriteteve dhe marrëveshjeve të cilat merren me mbrojtjen e minoriteteve në kuptimin e ngushtë. Në grupin e parë hyjnë marrëveshjet për shkëmbimin e popullsisë, ndërsa në grupin e dytë hyjnë të gjitha marrëveshjet që i rregullojnë të drejtat e minoriteteve dhe mekanizmin për mbrojtjen e tyre. Çështja e mbrojtjes së minoriteteve paraqitet në shumë marrëveshje të tjera, që në thelb merren me probleme të tjera, siç janë ndërprerja e luftës; marrëveshjet për fqinjësi të mirë, bashkëpunim; marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve. Mirëpo, në këto marrëveshje çështja e mbrojtjes së minoriteteve prezantohet thjesht në kuadër të një ose dy dispozitave. Marrëveshje tjetër është ajo që i dedikohet tërësisht mbrojtjes së minoriteteve.178 Marrëveshjet bilaterale për mbrojtjen e minoriteteve mund të fokusohen në tema të ndryshme, por edhe në disa çështje të specifikuara, si p.sh. problematika në arsim, gjyqësi etj.Inkurajim në përfundimin e marrëveshjeve bilaterale për mbrojtjen e minoriteteve kanë dhënë dhe ende japin organizatat evropiane, si Këshilli i Evropës, OSBE-ja dhe Bashkimi Evropian.179

Marrëveshjet bilaterale bashkëkohore mund t’i klasifikojmë në katër grupe:1. Marrëveshjet për miqësi, bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore - mbrojtjes së

minoriteteve i dedikohen disa dispozita (një ose dy);2. Marrëveshjet tjera dypalëshe të cilat pjesërisht ose tërthorazi e prekin çështjen e

minoriteteve - dispozita të rëndësisë për mbrojtjen e minoriteteve nganjëherë mund t’i hasim në dokumente tjera;

3. Marrëveshjet e posaçme që i dedikohen mbrojtjes së minoriteteve; dhe 4. Marrëveshjet dypalëshe ndërmjet shtetit dhe organizatës ndërkombëtare.180

174 Fracesko Kaparoti, Prava Pripadnika Etničkih, Vrskiu…, fq. 26.175 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 1, fq. 94- 132; Zejnullah Gruda, Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Prishtinë, 2010, fq. 118.176 Florenc Benoit - Rohmer, vep.e cit, fq. 62.177 Boris Krivokapić, Zaštita manjina…, Knjiga 2, fq. 129.178 Po aty, fq. 130.179 Florenc Benoit-Rohmer, vep. e cit, fq. 63-65.

Mekanizmi i mbikëqyrjes për zbatimin e marrëveshjes bilaterale për mbrojtjen e minoriteteve me rregull përbëhet prej një komisioni të përzier. Në këtë komision mund të marrin pjesë edhe pjesëtarët e minoriteteve përkatëse. Mirëpo, gjithë këto, si pjesëmarrja e pjesëtarëve të minoriteteve, takimi i komisioneve të përziera etj., parashihen me marrëveshje bilaterale.181

180 Boris Krivokapić, Zaštita Manjina…, Knjiga 2, fq. 137-139.181 Po aty, fq. 153-154.

1.5. Minoritetet në ish-Jugosllavi

1.5.1. Minoritetet në Mbretërinë Jugosllave

Më 1 dhjetor të vitit 1918 është shpallur bashkimi i serbëve, kroatëve dhe sllovenëve në një mbretëri të bashkuar, në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene (SKS). Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene ishte e sunduar nga Beogradi prej familjes së Karagjorgjeviqëve. Mbretërisë së vjetër serbe i ishin shtuar, përpos Sllovenisë e Kroacisë, edhe viset shqiptare jashtë shtetit shqiptar, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Vojvodina. Kjo e fundit, ende në këtë kohë ishte nën përkatësinë e pjesshme të Hungarisë.182

Kushtetuta e qershorit e vitit 1921 (Kushtetuta e Vidovdanit) e përcaktonte shtetin e ri si mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe të trashëgueshme. Kushtetuta solli pakënaqësi ndërmjet kroatëve dhe sllovenëve. Refuzimi i aprovimit të kushtetutës nga përfaqësuesit kroatë e sllovenë lidhej me argumentimin se Kushtetuta institucionalizonte zotërimin e shumicës serbe mbi përfaqësuesit e kombësive tjera jugosllave. Shteti i ri ishte shtet tejet i centralizuar. Në kushtetutën e re serbët, kroatët e sllovenët paraqiteshin si “tri fise” të të njëjtit komb. Ndërsa, malazeztë nuk përshkruheshin si fis i veçantë, maqedonasit nuk trajtoheshin si komb, kurse myslimanët trajtoheshin si entitet i veçantë fetar. Shqiptarët u injoruan tërësisht. Qysh në fillim, gjendja politike tregonte se brenda shtetit të ri ekzistonin prirje të theksuara për ndarje.183

Mosmarrëveshjet ndërmjet serbëve dhe kroatëve u radikalizuan në vitin 1928. Dhjetë vjet pas krijimit u shfaqën momentet kulmore. Më 28 qershor të vitit 1928, tre deputetë të Partisë Fshatare Kroate, midis të cilëve edhe deputeti i shquar kroat, Stjepan Radiç, u qëlluan me armë nga deputeti i Partisë Radikale Serbe, Punisa Raçiq. Mbreti Aleksandër e shfrytëzoi krizën parlamentare për ta vendosur grushtshtetin. Më 6 janar 1929 ai e pezulloi kushtetutën, i nxori jashtë ligjit të gjitha partitë politike dhe e shpërndau Kuvendin. Nisma e fundit e mbretit, edhe pse u bë përpjekje që të shpjegohet se është në të mirë të paqes, në të vërtetë ishte përpjekja e fundit për ta ruajtur centralizimin e monarkisë. Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene u emërtua Mbretëria jugosllave. Modeli i centralizuar i mbretit mbështetej edhe në ndarjen e re administrative të shtetit nëpër banovina.184

Delegacioni i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në Konferencën e Paqes në Versajë në fillim është dashur të akreditohet si delegacion i Serbisë, pasi Fuqitë e Mëdha ende nuk e kishin njohur këtë subjekt të ri. Shteti i ri si subjekt ndërkombëtar u njoh nga SHBA-të në shkurt të vitit 1919, ndërsa në qershor të vitit 1919 njohja u pasua nga Britania e Madhe dhe Franca.Temat më të ndjeshme në Konferencën e Paqes kishin të bënin me përcaktimin e kufijve dhe mbrojtjen e minoriteteve. Fuqitë fituese i kanë obliguar shtetet e reja, në mesin e të cilave edhe Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene në marrëveshjet, të cilat minoriteteve ua sigurojnë lirinë e fesë, mbrojtjen nga diskriminimi dhe të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare etj.185

Arritja e marrëveshjes për mbrojtjen e minoriteteve është vështirësuar nga delegacioni i Qeverisë së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, të udhëhequr nga Nikola Pashiq. Në Konferencën e Paqes, Qeveria e Pashiqit e kundërshtonte përfundimin e marrëveshjes për mbrojtjen e minoriteteve, duke u thirrur në atë se Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene nuk është shtet i ri, sikur që është rasti me Poloninë e Çekosllovakinë. Pra, sipas Pashiqit, nuk ka bazë për marrëveshje të obligueshme. Komiteti për Minoritete e ka sqaruar qëndrimin e vet, duke theksuar se pa marrë parasysh nëse

182 Hugh Poulton, The Balkans, minorities and states in conflict,London,1991, fq. 5 .183 Branka Prpa-Jovanovič, Krijimi i Jugosllavisë 1830-1945, Makthi etnik i Jugosllavisë, red. Jasminkaq Udoviçki dhe James Ridgeway, 1998, fq. 44, 46.184 Mari - Zhanin Çaliç, Istoija Jugosllavije u 20 Veku, Beograd, 2013, fq. 146.185 Po aty, fq. 105.

është Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene shtetit i ri apo jo, ndryshimet që kanë ndodhur pas vitit 1913 janë të prekshme.186

Nikola Pashiq, në letrën dërguar Komitetit për Minoritete, më 1 gusht të vitit 1919, paraqet “argumentet” kundër pranimit të mbrojtjes së minoriteteve, ku, mes tjerash, shkruan: “Shteti Serbo-Kroato-Slloven përbëhet prej një populli me tre emra, tri religjione dhe dy alfabete… Prandaj, çështja e mbrojtjes së minoriteteve në këtë shtet nuk mund të ketë rezultat praktik”. Pashiq deklaron që “minoriteti etnik maqedonas nuk ekziston. Pozita e myslimanëve ka qenë e garantuar që nga viti 1914 me Marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, ndërsa nga kjo marrëveshje mund të përfitojnë edhe shqiptarët, mund t’i ndjekin shkollat fetare myslimane”. Kështu, Pashiq ka bërë përpjekje që shtetin multietnik ta paraqesë si shtet njëkombësh. Në kundërshtimin e marrëveshjes për mbrojtjen e minoriteteve mbështetje në atë se pranimi i saj e cenon sovranitetin e shtetit.187

Në letrën e re dërguar Këshillit të Përgjithshëm, më 9 shtator të vitit 1919, Pashiq e refuzon nënshkrimin e dy marrëveshjeve. Në anën tjetër, Këshilli i Përgjithshëm mbeti në qëndrimet e mëparshme, duke theksuar se mbrojtja e minoriteteve është kusht për pranimin e sovranitetit në territoret e reja. Më 29 nëntor 1919 u soll edhe rezoluta, ku përjashtohej delegacioni i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene prej nënshkrimit të marrëveshjes me Bullgarinë. Në rezolutë kërkohej nënshkrimi paraprak i marrëveshjes paqësore me Austrinë dhe Marrëveshja mbi mbrojtjen e minoriteteve. Në këto rrethana, Këshilli i Përgjithshëm kërkonte të gjente kompromis. Si rezultati bisedimeve dymujore në fund u arrit që të hiqen edhe sugjestionet për rumunët në luginën e Timokut dhe italianët në Dalmaci. Më në fund, Marrëveshja për minoritetet me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene është nënshkruar më 5 dhjetor të vitit 1919, ndërsa në fuqi ka hyrë më 16 korrik të vitit 1920.188

Marrëveshja për mbrojtjen e minoriteteve përmban 11 nene. Marrëveshja e përmban preambulën. Neni 1 e obligon shtetin Serbo-Kroato-Slloven që nenet prej 2 deri në 8 të pranohen si ligje themelore, “që asnjë ligj, dispozitë nuk duhet të jetë në kundërshtim apo pengesë e këtyre dispozitave”. Me marrëveshjen e re, Serbia ishte liruar nga obligimet e Marrëveshjes së Berlinit, e vitit 1878. Neni 2 thotë: Shteti Serbo-Kroato-Slloven obligohet që të gjithë banorëve t’u ofrojë mbrojtjen e jetës dhe lirisë, pa marrë parasysh origjinën, gjuhën, racën dhe fenë”. Neni 7 u garantonte të gjithë banorëve se do të jenë të barabartë para ligjit. Neni 8 u mundësonte pjesëtarëve të minoriteteve që me shpenzimet e veta të themelojnë shkolla dhe institucione kulturore në gjuhën e tyre. Marrëveshja për minoritetet, me përjashtim të nenit 9, mund të zbatohej në gjithë territorin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Dispozitat e nenit 9 vlejnë vetëm në territorin e caktuar të Serbisë apo Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene pas 1 janarit të vitit 1913, por nuk mund të zbatohet në rrethet ku jetojnë shqiptarët dhe maqedonasit. Neni 9 parashikonte obligimin e qeverisë që minoriteteve t’u sigurojë shkollimin në gjuhën amtare në shkollimin fillor. Shteti dhe qeveritë lokale ishin të obliguara të sigurojnë kushte për çështjet e arsimit dhe të fesë.Neni 10 garanton mbrojtje të veçantë për myslimanët, banorë të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, “për rregullimin e statusit personal dhe familjar të sjellin dispozita që lejojnë që ato çështje të rregullohen sipas zakoneve të tyre. Qeveria Serbo-Kroato-Sllovene duhej të marrë masa për të vendosur ulemanë, obligohet t’i sigurojë xhamitë, varrezat dhe institucionet e tjera fetare”.189

Krahas kësaj konvente, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene ka lidhur edhe disa konventa për pozitën e minoriteteve, si me Italinë, Konventën për rregullimin e çështjeve të shkollave fillore

186 Vladimir Ostarkovski, vep. e cit, fq. 124.187 Po aty, fq. 125.188 Po aty, fq. 127.189 Ugovor o manjinama izmdeju Glavni sila i Država Srba, Hrvata i Slovenaca ( 1919), Boris Krivokapić, Zaštita Manjine , Knjiga 1, fq. 476-480.

në pjesën e Banatit me Rumaninë në vitin 1933. Marrëveshja e parë me Italinë është përfunduar më 12 nëntor 1920, në Rapal. Neni 7 u garantonte italianëve në Dalmaci lirinë e përdorimit të gjuhës, lirinë fetare.190 Më 23 tetor 1923, në Romë është lidhur marrëveshja, me të cilën italianëve në Dalamci u lejohej hapja e shkollave private.191

Pozita e pjesëtarëve të minoriteteve është rregulluar edhe me disa dokumente ligjore të Jugosllavisë. Kushtetuta e Vidovdanit (1921) e garantonte të drejtën e shkollimit fillor në gjuhën amtare.192 Këtu duhet përmendur se Kushtetuta e vitit 1931 nuk i përmend fare minoritetet.Në Mbretërinë Jugosllave janë kryer dy regjistrime të popullsisë, në vitin 1921 dhe 1931. Ministria e Punëve të Brendshme e ka shtyrë publikimin e rezultatit të regjistrimit të vitit 1921, ndërsa rezultati i regjistrimit të popullsisë të vitit 1931 nuk është publikuar në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë. Në Mbretërinë e Jugosllavisë regjistrimet janë kryer sipas gjuhës amtare, e pastaj në bazë të rezultatit është përcaktuar kombësia. Autoritetet e kanë përvetësuar të drejtën që ta përcaktojnë kombësinë e shtetasve të tyre. Kjo mënyrë e përcaktimit të popullsisë ka shfaqur probleme, se u është mohuar identiteti i tyre nacional. Megjithatë, kjo procedurë është aplikuar vetëm për pjesëtarët e minoriteteve.193

Sipas regjistrimit të vitit 1921, në Jugosllavi kanë jetuar 2 773 900 pjesëtarë të minoriteteve ose në 23,08 % nga numri i përgjithshëm i popullsisë. Prej tyre, sipas të dhënave zyrtare, janë: gjermanë 505 790 (4,77%); 468 185 hungarezë (3,89%); 439 657 shqiptarë (3,68%); 12 553 italianë (0,9%); 231 068 rumunë (1,91%); 132 924 turq (1,60%); 69 pjesëtarë të minoriteteve tjera përballë 9 931 506 serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.194 Sipas Vlladimir Ostrakovskit, në librin e tij “Minority in the Ballkan”, maqedonasit dhe bullgarët nuk janë paraqitur si të tillë, sepse janë trajtuar si serbë të jugut.195

Numri më i madh i minoritetit gjerman ka jetuar në Banat, Baçkë dhe Baranjë. Rreth 125 000 kanë jetuar në Kroaci dhe Sllavoni, ndërsa rreth 40 000 në Slloveni. Minoriteti hungarez ka jetuar në territorin e dikurshëm të Hungarisë, respektivisht në Banat, Baçkë dhe Baranjë, të cilët e përfaqësonin shumicën në qytete dhe në fshatra i kanë takuar shtresës së nëpunësve, të pasurve dhe fshatarëve. Në Kroaci kanë jetuar 70 000 pjesëtarë të minoritetit hungarez. Duhet theksuar se minoriteti gjerman dhe ai hungarez kanë pasur mbështetje nga shtetet amë. Pjesa më e madhe e minoritetit rumun ka jetuar në luginën e Timokut, Banat. Maqedonasit janë trajtuar si “serbë të jugut”.196 Qeveritë jugosllave në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore e kanë mohuar ekzistimin e minoritetit bullgar. Një minoritet i tillë ka jetuar në rrethinën e Bosiligradit, Caribrodit, Strumicës.197

Pjesëtarët e minoriteteve që hynë në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene janë më të vjetër se vetë shteti. Hapësirat territoriale në jug në përbërje të Serbisë hynë në vitin 1878 me luftën ruso-turke (luftën e dytë serbo-turke), respektivisht me Kongresin e Berlinit, ndërsa në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX edhe territoret hungareze hynë në Mbretërinë Serbe. Si pasojë e ndryshimeve politiko-territoriale erdhi deri te shpërngulja e popullsive në hapësirat e lartpërmendura. Sa u përket shkaqeve të shpërnguljes, ka një dallim në këto hapësira. Nga territoret e ish-Perandorisë Osmane, banorët janë larguar si pasojë e presioneve të ndryshme. Ndërsa, nga territoret hungareze njerëzit janë larguar me vetëdëshirë. Pas disfatës turke në vitin 1878, një numër i madh i shqiptarëve, si pasojë e presioneve dhe e dhunës janë larguar në drejtim

190 Rapalski ugovor izmedju Jugoslavije i Italije 1920, Boris Krivokapiç, Knjiga 1, fq. 497.191 Zoran Janjetević, vep. e përm., fq. 141.192 Fjala është për nenin 16 të Kushtetutës , Ustav Kraljevine SHS.193 Zoran Janjetović, Nacionalne Manjine u Jugoslaviji 1918-1941, Beograd, 2005, fq. 63.194 Statistički pregled Kraljevine Jugoslaviji 1921 po banovinama , Beograd, 1930, fq. 5.195 Vlladimir Ostrakovski, vep. e përm, fq. 129-130.196 Vlladimir Ostrakovski, vep. e përm, fq. 131-132.197 Branko Pavlica, Bugarska Nacionalna Manjina u Jugoslaviji, Položaj Manjina u Saveznoj Republici Jugoslaviji, SANU, Beograd 1996, fq. 711,712.

të territoreve osmane.198 Situata e njëjtë është përsëritur edhe gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Sipas autorit Zoran Janjetoviq, “mbetet e sigurt se minoriteti shqiptar dhe ai turk numerikisht kanë filluar të dobësohen prej vitit 1912, kur hynë në përbërje të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene”.199

Në ish-territoret habsburge që pas vitit 1918 hynë në përbërje të shtetit jugosllav ndodhën shpërngulje të banorëve. Mbështetësit e tezës së minoriteteve deklarojnë se shpërngulja është bërë për shkaqe politike, ndërsa autorët jugosllavë pretendojnë se shkaqet e shpërnguljes në këtë pjesë janë të natyrës ekonomike dhe nuk ishin të përmasave të njëjta si në pjesët jugore. Numri më i madh i të shpërngulurve ka shkuar në Hungari. Sipas statistikave hungareze, numri i të dëbuarve dhe të ikurve deri në mesin e viteve 1924 ka shkuar deri në 44 903 njerëz. Sa i përket numrit të të dëbuarve dhe të lëvizurve në Austri, sipas statistikave austriake, ai ishte 30 000. Numri më i madh i tyre ishte me kombësi gjermane. Te minoriteti rumun nuk ka pasur një emigrim të madh, por ajo që ishte humbje më e madhe qëndron në atë se një numër i madh i inteligjencës rumune e ka lëshuar shtetin jugosllav.200 Nëse i kthehemi çështjes së regjistrimit të popullsisë, mund të ngrihen dyshime se sa kanë qenë reale rezultatet e këtyre regjistrimeve në lidhje me pjesëtarët e minoriteteve. Pjesëtarët e popujve, të cilat u konsideruan si minoritete, në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene kanë hyrë në mënyra të ndryshme. Kur është rasti në pjesët jugore të Mbretërisë Jugosllave, në Kosovë, Maqedoni, popullata shumicë shqiptare u përfshi pa dëshirën dhe vullnetin e saj së pari në Mbretërinë serbe dhe malazeze gjatë Luftës së Parë Ballkanike, 1912-1913201, e pastaj nëpërmjet tyre në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Ajo që duhet të theksohet në këtë pjesë është se rasti i përfshirjes së shqiptarëve fillon para vitit 1912, respektivisht në vitet 1877-78, kur shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit janë dëbuar nga ushtria serbe. Nga kjo mund të përfundojmë se në aspektin territorial shqiptarët kanë mbetur në shtetin serb me rastin e pushtimit të Sanxhakut të Nishit, gjatë luftës turko-ruse, 1876-1878.Për dallim me pjesët jugore, ku kufiri ndërkombëtar është tërhequr edhe para Luftës së Parë Botërore, në pjesët veriore rasti nuk ka qenë i njëjtë. Në këtë pjesë është krijuar situata e tillë që Qeveria e Serbisë është detyruar të veprojë edhe në rrugë diplomatike. Në pjesën veriore situata më e qartë ka qenë në Kroaci, në mbretërinë treshe. Kroacia i ka pasur kufijtë e saj historikë, të cilat kanë qenë të pranuar edhe brendësi të Mbretërisë së Hungarisë, nga e cila në vitin 1918 njëanshëm është shkëputur (Mexhumorja nuk ka qenë pjesë përbërëse e Kroacisë)202. Minoritetet në Kroaci ishin numerikisht të dobëta. Mexhumorja ka qenë një krahinë e populluar me kroatë e hungarezë, e cila ishte jashtë kufijve historikë të Kroacisë. Në dhjetor 1918, Mexhumorja hyn në kuadër të Kroacisë.Situata më e komplikuar ka qenë në vendet sllovene. Për një kohë të gjatë, vendet sllovene kanë qenë të organizuara në kruna. Me shpërbërjen e Austro-Hungarisë ka ardhur në pyetje çështja e kufijve të rinj. Gjermanët në ato vende ishin shumicë dhe insistonin në tërësinë apo integritetin e tyre. Problemet kryesore vinin në krahinën e Korushkës dhe të Kranjit. Kundërshtarët kryesorë të sllovenëve ishin gjermanët. Gjermanët kanë bërë përpjekje që të deklarohen si pjesë e Republikës Austriake, që ishte në formim. Duke vlerësuar se një përpjekje e tillë nuk po gjen mbështetje, atëherë kishin vendosur ta shpallin republikën e pavarur në protektoriatin amerikan. Një përpjekje i tillë ishte bërë në Koçevë, ku gjermanët e kishin Këshillin Kombëtar prej vitit 1906. Në disa vende, si në Celj, Ptuj, Merneberg, sllovenët kishin filluar nismat ushtarake, e në disa qytete marrin pushtetin dhe themelojnë këshillat kombëtare sllovene.

198 Zoran Janjetovič, vep. e përm., fq. 67.199 Po aty, fq. 69.200 Po aty, fq. 73,74.201 Jusuf Buxhovi, KOSOVA, pjesa e dytë, Prishtinë 2012, fq. 601,602.202 Josip Horvat, Politička povijest Hrvatske, II, Zagreb, 1989, fq. 85.

Gjendje e ndërlikuar dhe e rrezikshme u paraqitë në qytetin e Mariborit. Rezistenca më e madhe e gjermanëve u zhvillua në këtë qytet. Më 30 tetor të vitit 1918, Këshilli Komunal kishte vendosur që Maribori t’i takojë Austrisë. Në fund të vitit 1918 dhe fillim të vitit 1919, Maribori u shndërrua në një qytet të përleshjeve ndërmjet gjermanëve vendës dhe sllovenëve. Më 27 janar të vitit 1919 u organizua protestë nga gjermanët. Gjatë protestës, së pari erdhi deri te përleshjet, e pastaj edhe te gjuajtjet me armë. Të dyja palët e akuzojnë njëra-tjetrën për eskalimin e situatës deri në gjuajtje me armë. Si rezultat u vranë 9 dhe u plagosën 18 gjermanë. Gjendja e rëndë në Maribor bëri që organet vendore ta marrin në konsiderim edhe sulmin në Maribor, por deri te kjo nuk erdhi për shkak socialdemokratëve dhe kushteve klimatike. Si pasojë e caktimit të kufijve në Korushkë dhe Shtajersk ka ardhur deri te konfliktet e armatosura. Një gjendje e tillë në Korushkë ka zgjatur deri në mesin e vitit 1919, kur Konferenca e Paqes vendosi që çështja e demarkacionit të vendoset në bazë të plebishitit. Prekumorja nuk ka qenë e prirë për ndryshime radikale. Prekumorja (e banuar nga sllovenët, gjermanët dhe hungarezët) ka qëndruar nën qeverisjen hungareze deri më 12 gusht 1919, kur edhe Konferenca e Paqes ia dha Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Jugosllavia ishte e dobët përballë Italisë në realizimin e kërkesave për zgjerim territorial të kroatëve dhe sllovenëve. Mënyra e përfshirjes së minoriteteve në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dallon në Vojvodinë, ku përfshirja e saj në këtë mbretëri në shikim të parë është bërë në mënyrë te qetë.203 Një gjë e tillë ndodhi pjesërisht për shkak se pjesëtarët e minoriteteve jetonin të shpërndarë ose në numër më të vogël në krahasim me banorët jugosllavë; pjesërisht si pasojë e situatës politike, meqë Hungaria e lejoi pushtimin paqësor me shpresën se tërësinë territoriale do ta ruajë në Konferencën e Paqes; prania ushtarake e Francës e pamundësoi luftën diplomatike dhe ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Rumanisë rreth Banatit, marrëdhëniet ndërmjet vete para Luftës së Parë Botërore ishin ndryshe në krahasim me jugun.Popujt që në kuadrin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene mbetën pakica kombëtare, në fushën e arsimit u zhvilluan në kushte të ndryshme. Numri më i madh në pjesën jugore ishin shqiptarët. Shqiptarët në fushën e arsimit nuk ishin në pozitë të mirë. Kjo kishte ardhur si rezultat i politikave arsimore të Perandorisë Osmane ndaj shqiptarëve, gjendje e cila vazhdoi edhe në Mbretërinë Jugosllave. Në pjesën jugore, shkollat më të zhvilluara ishin ato të cincarëve dhe të grekëve. Në vitin 1912, në Maqedoni kishte 18 shkolla fillore të cincarëve dhe nga një gjimnaz për vajza dhe meshkuj. Shkollat cincare që nga vitet e ‘70-ta të shek. XIX i ka sponsorizuar Rumania. Për shkak të presionit të Rumanisë, Serbia, me rastin e arritjes së Marrëveshjes së Bukureshtit të vitit 1913, jashtë dëshirës është detyruar që me notat e shkëmbyera ta pranojë autonomin e shkollës së cincarëve dhe mundësinë që Rumania edhe më tutje t’i financojë këto shkolla. Organet arsimore serbe kanë bërë përpjekje që ta pengojnë punën e këtyre shkollave, duke vendosur kufizime të ndryshme.204 Pas vitit 1918, shkollat e cicarëve janë mbyllur.205

Situata në pjesët veriore në fushën e arsimit ka qenë shumë e ndryshme në krahasim me viset jugore të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Sistemi shkollor hungarez nuk ka mundur të likuidohet plotësisht në vitin 1919, por përgatitjet ishin kryer për likuidimin e sistemit shkollor hungarez. Në Kroaci, pas vitit 1918, shkollat e minoritetit hungarez ishin shkatërruar. Komunave hungareze u është ofruar që vetë t’i mbajnë shkollat e veta. Situatë më dramatike ishte në Slloveni, ku qeveria popullore, më 16 nëntor 1918, e kishte shpallur gjuhën sllovene si gjuhë të vetme mësimore. Ishte parashikuar që mësimi në gjuhën gjermane mund të zhvillohej vetëm nëse në paralele ka 40 nxënës gjermanë.206

Ligjet mbi shkollimin fillor e të mesëm janë marrë pak me shkollat e minoriteteve. Neni 44 i ligjit mbi shkollat popullore (fillore), i paraqitur më 9 dhjetor 1929, parashikonte që mësimi të

203 Zoran Janjetević, vep. e përm., fq. 117, 121.204 Po aty, fq. 216.205 Po aty, fq. 125.206 Po aty, fq. 228-230.

mbahej në gjuhën shtetërore. Për minoritetet kombëtare është parashikuar themelimi i paraleleve me nga 30 nxënës. Planet shkollore ishin parashikuar të jenë të njëjta në nivel shtetëror. Mësimi mund të mbahet në gjuhën amtare të nxënësve, ndërsa gjuha shtetërore është e obligueshme. Shkollat private ishin mbyllur. Mësimdhënësit ishin shtetërorë. Ligji mbi arsimin e mesëm (31 gushtë 1931) dhe ai i mësuesisë nuk përmbanin dispozita ligjore për minoritetet. Ligji mbi shkollat qytetare, prej 5 dhjetorit 1931 parashikonte mbylljen e shkollave qytetare të minoriteteve, ndërsa shkollat private do të mbyllen gradualisht.207 Sa u përket shkollave të mesme dhe atyre të mësuesisë, qeveritarët i kishin shfrytëzuar edhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve, që i obligonin shtetet që atyre t’u japin të drejta të tilla dhe si rezultat i asaj nuk është sjellë asnjë ligj. Në këtë kontekst ka ekzistuar edhe politika arsimore ndaj minoriteteve në shtetin jugosllav. Fjala është për kufizimin, por edhe ndalimin e shtetasve jugosllavë të pjesëtarëve të minoriteteve që ta vazhdojnë shkollimin në shkollën e mesme dhe në universitetet në shtetet amë, me të cilat marrëdhëniet ishin jo të mira.208 Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, hungarezët e kanë humbur një numër të shkollave private dhe shtetërore. Çekët, me përkrahjen e shtetit amë, patën edhe shkolla private. Ajo që iu lejua çekëve nuk iu lejua minoriteteve tjera. Deri në vitet e ‘30-ta, shkollat e minoriteteve ishin shtetërore, ndërsa numri më i madh i shkollave ose i paraleleve të tyre ishin mbyllur.Si rezultat i ndryshimit të kursit të politikës së jashtme të Jugosllavisë, në vitet e 30-ta kemi përmirësimin e situatës në fushën e arsimit për disa minoritete. Një rast i tillë u zhvillua te minoriteti gjerman, kur me urdhëresë u lejua që fëmijët gjermanë të shkollohen në gjuhën e tyre amtare. Për nxënësit gjermanë, mësimi i gjuhës shtetërore fillonte në klasën e tretë, e jo në klasën e parë. Gjithashtu u lejua që gjermanët të mund themelojnë shkolla private.209

Minoritetit tjetër që në vitet ‘30-ta iu është përmirësua gjendja në shkolla ka qenë minoriteti rumun. Më 10 mars 1933 është arritur marrëveshja ndërmjet Rumanisë dhe Mbretërisë Jugosllave për shkollat minoritare. Marrëveshja përmbante këto dispozita: shkollat do të jenë shtetërore në gjuhën e nxënësve, gjuha shtetërore do të mësohet nga klasa e tretë me nga 6 orë në javë, ndërsa historia nga tri orë në javë në gjuhën shtetërore, e numri minimal për hapjen e shkollave do të jetë 20 nxënës, etj.210 Konventa për shkollat ndërmjet Jugosllavisë dhe Rumanisë ka filluar të zbatohet vetëm në mars të vitit 1935. Konventa ka mundësuar ta përmirësojë gjendjen e shkollave të minoritetit rumun në Banat. Pozita e minoritetit hungarez në fushën e arsimit nuk njohu rezultate pozitive, siç ishte rasti te minoriteti rumun dhe ai gjerman. Në vitet e ‘20-ta, u mbyll një numër i madh i shkollave hungareze. Ende para se të vijë ligji mbi shkollat e mesme janë mbyllur shumë paralele hungareze në gjimnazet në Sent dhe Serbobran.211

Minoriteti italian në Dalmaci, si rezultat i konventës për marrëveshje të përgjithshme të vitit 1923, ka fituar shumë të drejta në fushën e arsimit. Konventa ua mundësonte edhe hapjen e shkollave private me planet mësimore italiane dhe me mësues shtetërorë italianë. Nga e gjithë kjo, mund të kuptohet se sa ishte e rëndësishme për minoritetet mbështetja e shtetit amë dhe marrëdhëniet me shtetin, kudo ku gjenden bashkëkombësit.Një statistikë shkollore e vitit 1929 na jep të dhëna për numrin e shkollave fillore që kanë punuar vetëm në një gjuhë të minoritetit: 50 gjermane, 91 hungareze, 4 rumune, 6 sllovake, 5 rusine, 7 italiane, 3 çeke. Ligji mbi reformën agrare është sjellë në shtator të vitit 1919, kur janë vendosur drejtimet për zbatimin e reformës agrare dhe kolonizimit. Më 24 shtator të vitit 1924 është sjellë Urdhëresa për popullzimin e rretheve të jugut, e cila më vitin 1931 është shndërruar në ligj, ndërsa në vitin

207 Po aty, fq. 234.208 Po aty, fq. 240.209 Po aty, fq. 251.210 Konvencija izmedju Jugoslavije i Rumunije o uredjenje manjinske škola u Banatu 1933, Boris Krivokapić, vep. e cit, Knjiga 1, fq. 505 .211 Zoran Janjetović, vep. e përm., fq. 257.

1933 është ndryshuar e plotësuar. Ligji mbi reformën agrare është plotësuar në vitin 1931 dhe 1933. Kur është fjala për përfshirjen e minoriteteve në reformën agrare dhe kolonizimin mund të thuhet se ata nuk janë përfshirë në këtë proces si subjekt aktiv, përkundrazi toka është marrë nga pjesëtarë të minoriteteve dhe institucione fetare, si te minoritetet jugore, edhe te ato veriore.212

Ajo që është dëshmuar është se reforma agrare është zbatuar në mënyrë më radikale në pjesët jugore, sesa në Vojvodinë, Sllavoni dhe Slloveni.Duke marrë parasysh përfshirjen e minoriteteve në jetën politike si tregues të cilësisë së pozitës së minoriteteve kombëtare do ta trajtojmë se sa ka qenë përfshirja e minoriteteve kombëtare në jetën publike në Mbretërinë jugosllave. Historia politike e Jugosllavisë ndërmjet dy luftërave botërore mund të ndahet në dy periudha: në periudhën deri në vendosjen e diktaturës së 6 janarit 1929 dhe periudha pas saj. E para është karakterizuar me demokraci, por me ndërhyrje të Oborrit, ndërsa periudha e dytë karakterizohej me tendencë autokrate.Mundësinë për aktivitet të vërtetë politik të parët e kanë fituar sllovakët, rusët dhe çekët e Vojvodinës. Minoritetet e lartpërmendura të parat e kanë fituar të drejtën e votës. Qysh në fillim është vërejtur që këto pakica do të jenë vetëm dekor në skenën politike në Mbretërinë Jugosllave. Sa u përket hungarezëve, rumunëve dhe gjermanëve, e drejta e votimit u është mohuar me arsyetimin se njerëzve me shtetësi të huaj nuk mund t’u lejohet që të vendosin në aktet më të larta shtetërore.213 Çekët e kanë formuar partinë e tyre politike në vitin 1920, ndërsa rusët e polakët asnjëherë nuk kanë pasur partitë e tyre, por vazhdimisht kanë votuar për partitë jugosllave.214 Hungarezët, gjermanët dhe rumunët e kanë fituar të drejtën e votës vetëm në vitin 1921, pas miratimit të Kushtetutës. Që nga viti 1922, gjermanët e hungarezët kanë filluar t’i themelojnë partitë e tyre politike. Programet e partive politike kanë pasur kërkesa kombëtare, kërkonin që me kushtetutë t’u garantohej zhvillimi i lirë kombëtar, e drejta e themelimit të shkollave private, e drejta e prindërve në zgjedhjen e shkollës për fëmijët e tyre etj. Të fundit që krijuan parti ishin rumunët, të cilët e themeluan partinë e tyre në vitin 1923.215 Në periudhën deri në vendosjen e diktaturës, partitë e minoriteteve kanë bërë përpjekje të ndikojnë në politikën shtetërore të minoriteteve.Diktatura e 6 janarit 1929 ka sjellë vendimin për shfuqizimin edhe të partive të minoriteteve. Në dy vitet e ardhshme nuk ka pasur jetë politike dhe atëherë kur u paraqit ishin kushte të tjera, jo si në vitet e ‘20-ta. Participimi i partive politike të minoriteteve dhe ndikimi i tyre është zvogëluar nga koha 6 janarit 1929. Udhëheqësit e partive politike të minoriteteve në vitet e para të diktaturës janë larguar nga jeta politike.216

Riangazhimi i pjesëtarëve të minoriteteve në jetën politike ka ardhur pas vrasjes së mbretit Aleksandër dhe largimit të diktaturës. Deri në Luftën e Dytë Botërore, çështja e minoriteteve është varur nga marrëdhëniet e Jugosllavisë me shtetet amë të minoriteteve.Pra, Mbretëria jugosllave hyn në mesin e atyre vendeve që nuk i kanë respektuar dispozitat për minoritetet, veçanërisht një situatë e tillë është njohur pas vendosjes së diktaturës.

212 Po aty, fq. 328, 333.213 Branislav Gligorejević, Paralament i političke stranke u Jugoslaviji 1919-1929, Beograd, 1979, fq. 71.214 Po aty, fq. 141.215 Zoran Janjetović, vep. e përm., fq. 179,180.216 Po aty, fq. 196.

1.5.2. Minoritetet në Jugosllavi pas vitit 1945

Republika Federative Popullore e Jugosllavisë ka qenë shtet multietnik. Me Kushtetutën e vitit 1946, Jugosllavia ka qenë e formuar si federatë e gjashtë njësive federale. Kushtetuta e vitit 1946i përcaktonte organet më të larta të pushtetit shtetëror të federatës, si republikat e federuara, krahinën autonome, rajonin autonom, si dhe organet e administratës shtetërore, gjyqësore dhe ushtarake.217

Në aspektin e organizmit të organeve, karakteristikë ka qenë krijimi i dy njësive autonome218 në kuadër të republikës së Serbisë. Në Kosovë, shumica absolute ishin shqiptarët, meqenëse në vitin 1991 e përbënin 90% të popullsisë. Me krijimin e Jugosllavisë, shqiptarët nuk jetuan në një njësi federative, por u ndanë ndërmjet tri njësive federative, në Republikën e Malit të Zi, në Maqedoni dhe në Serbi. Vojvodina ka qenë një konglomerat i pakicave dhe grupeve etnike, ku serbët kanë përfaqësuar mbi 50% sipas regjistrimit të viteve 1961 dhe 1991, ndërsa hungarezët kanë përbërë 23,8% të popullsisë sipas regjistrimit të vitit 1961 dhe 16,9 % sipas regjistrimit të vitit 1991.219

Sipas Kushtetutës jugosllave të vitit 1946 dhe Kushtetutës serbe të vitit 1947, statusi i Kosovës ishte në një shkallë më të ulët se ai i Vojvodinës. Ndryshimet vërehen jo vetëm tek emrat rajon (oblast) për Kosovën dhe krahinë (pokrajina) për Vojvodinën, por edhe në të drejtat e tyre. Vojvodina kishte të drejtë t’i çonte në Kuvendin Popullor të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë 20 përfaqësues, ndërsa Kosova vetëm 15 sish. Ndryshime vërehen edhe në organet përfaqësuese të Vojvodinës dhe Kosovës, si dhe në kompetencat e tyre. Krahina Autonome e Vojvodinës kishte të drejtë ta drejtonte punën e Gjykatës së Lartë, t’i zgjidhte gjyqtarët, të drejta këto që nuk ishin në kompetencë të Rajonit Autonom të Kosovës. Në planin e brendshëm, shqiptarët në Kosovë nuk e drejtonin jetën politike, ekonomike e shoqërore.220

Me Kushtetutën e vitit 1974, krahinat, edhe pse zyrtarisht ishin pjesë e Republikës së Serbisë, ato tani ishin pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në federatë. Në nenin 154 të Kushtetutës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të vitit 1974 parashihej që qytetarët të jenë të barabartë para ligjit, pa marrë parasysh kombësinë, gjininë, apo fenë. Neni 171 i Kushtetutës u garantonte pjesëtarëve të kombësive të drejtën e përdorimit të gjuhës dhe shkrimit për realizimin e të drejtave të tyre para shërbimeve shtetërore. E drejta e përdorimit të gjuhës mund të shtrihet në tërë territorin e Jugosllavisë dhe ka qenë e rregulluar me ligjet republikane, përkatësisht krahinore. Neni 245 thotë “kombet dhe kombësitë kanë të drejta të njëjta”.221 Me Kushtetutën e vitit 1974, kombësitë kanë pasur mundësi reale për ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës së tyre. Në vitin 1988, Slobodan Milosheviq e suprimoi statusin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe të Vojvodinës. Në periudhën e Milosheviqit fillon spastrimi etnik i Vojvodinës, nëpërmjet frikësimit dhe diskriminimit. Si rezultat i kësaj politike, nga viti 1991 numri i popullsisë hungareze ka rënë nën 30% të popullsisë së Vojvodinës. Shumë nga ata u larguan për në Hungari.222

Sipas regjistrimit të vitit 1991, në Vojvodinë kanë jetuar 2 012 517 banorë. Prej tyre, 57,3% kanë qenë serbë, ndërsa 16,9% hungarezë (më 1981 ishin 18,9%), kroatë 3,7% (më 1981 ishin 5,4%), sllovakë 3,2% (më 1981 ishin 3,5%), rumunë 1,9% (më 1981 ishin 2,3%). Minoriteti hungarez ka qenë në pozitë më të favorshme në krahasim me hungarezët në vendet fqinja. Pas luftës e kanë filluar punën shkollat me mësim në gjuhën hungareze. Në Vojvodinë, në fillim të viteve të ‘80-ta ka qenë 4 shkolla të mesme në gjuhën hungareze dhe në 31 shkolla mësimi është zhvilluar në dy gjuhë (në gjuhën hungareze dhe serbo-kroate).223 Minoriteti gjerman pas Luftës së Dytë Botërore 217 Arkivi i Jugosllavisë, Konstituivni akti Jugoslavije, Ustav Federativne Narodne Republike Jugoslavije, 1946.218 Po aty,, Konstituivni akti Jugoslavije, Neni 2 - Ustav Federativne Narodne Republike Jugoslavije, 1946.219 Vlladimir Ostrokovski, vep. e përm., fq. 327, 328.220 Ana Lalaj, Kosova, Rruga e gjatë drejt vetëvendosjes, Tiranë, 2002, fq. 48, 49.221 Ustav Socialističke Federativne Republike Jugoslavije 1974, Boris Krivokapić, Knjiga 3, fq. 316-321.222 Xhavit Shala, Ballkani, gjeopolitika dhe siguria II, Tiranë, 2002, fq. 142.223 Vlladimir Ostrokovski, vep. e përm., fq. 340.

është ballafaquar me probleme të shumta. Në fillim të viteve të ’50-ta të shek. XX, një numër i madh i tyre janë shpërngulur në Austri, ose në Gjermani. Ky proces ka vazhduar shkallë-shkallë, ashtu që kah mesi i viteve të ‘60-ta të shek. XX në Vojvodinë kishte mbetur një numër i vogël i minoritetit gjerman. Vetëm kah mesi i viteve të ‘70-ta pozita e gjermanëve të mbetur përmirësohet.224

Minoriteti mysliman jeton në rajonin e Sanxhakut. Rajoni i Sanxhakut në vitin 1945 ndahet administrativisht ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Në fillim të vitit 1989, pozita e myslimanëve boshnjakë filloi të përkeqësohej, si rezultat i nacionalizmit serb.225 Sipas regjistrimit të parë të pasluftës të vitit 1948, në Jugosllavi kanë jetuar 61 140 (0,39%) pjesëtarë të minoritetit bullgar. Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 1971, në Jugosllavi kanë jetuar 58 626 bullgarë, ndërsa me regjistrimin e vitit 1991 kemi 34 579 pjesëtarë të minoritetit bullgar (0,2%). Pas vitit 1945, edhe pjesëtarët e minoritetit bullgar e fitojnë të drejtën e shkollimit fillor në gjuhën amtare.226

Në statistikat zyrtare të Jugosllavisë, karakteristik është se në përcaktimin etnik janë përdorur terminologji të ndryshme. Kështu që në regjistrimet e viteve 1948, 1953, 1961 është përdorur emërtimi “kombësi”, në regjistrimin e vitit 1971 “kombësi ose përkatësi etnike”, në regjistrimin e vitit 1981 “komb, kombësi ose përkatësi etnike”, ndërsa në regjistrimin e vitit 1991 është përdorur emërtimi “përkatësi kombëtare ose etnike”. Këto emërtime janë përdorur shpesh, por e kanë pasur të njëjtin kuptim. Në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë kombet i kanë përfaqësuar të gjitha kombet që kanë përbërë kombet konstituive në kuptimin e sovranitetit territorial, si dhe të gjitha karakteristikat e shtetësisë (serbët, kroatët, sllovenët, maqedonasit, malazeztë, myslimanët), kombësitë227 - pjesëtarë, “ama” e të cilëve është në një shtet tjetër (shqiptarët, hungarezët etj). Kombësitë ose grupet etnike228 tjera kanë formuar bashkësi më të vogla etnike, që kanë qenë pa sovranitet shtetëror (romët, vllahët). Termi ‘pakicë’ është hequr nga përdorimi me qëllim për t’iu shmangur konotacioneve negative. Pra, përdorimi i termit ‘kombësi’ ka pasur si qëllim që edhe në aspektin terminologjik të tregohet se si pjesëtarët e të gjitha kombësive kanë pozitë të barabartë dhe të drejta të barabarta, pa marrë parasysh nëse janë pjesëtarë të shumicës apo të pakicës.229

224 Aleksander Krel, Položaj Nemačke nacionalne manine u Vojvodine na primeru nemaca u Suboticu, Položaj Nacinalne Manjine u Srbiji, SANU, Knjiga 30, Beograd, 2007, fq. 437.225 Xhavit Shala, Balkani, vep. e përm., fq. 137.226 Branko Pavlica, pun. i përm., fq. 714, 715.

228 Termi ‘grupe etnike’ përfshin ato minoritete që nuk kanë shtet amë.229 Nada Raduški, Nacionalne Manjine u Centralnoj Srbiji, Etničke promene i demografski razvoj, Beograd, 2002, fq. 16.

1.6. Qasja e faktorit ndërkombëtar për minoritetet në Ballkanin në tranzicion

Veprimet dhe përpjekjet e Beogradit për të dominuar në sistemin kushtetues të RSFJ-së shkaktuan veprime mbrojtëse të etniteteve tjera brenda federatës. Përpjekjet e shumanshme për të arritur një marrëveshje ndërmjet republikave kishin dështuar. Në këto rrethana, më 25 qershor të vitit 1991, dy republikat, Sllovenia dhe Kroacia, e shpallën pavarësinë. Rezultati i këtyre akteve ishte lufta në Slloveni, e pastaj edhe në Kroaci.230 Konfrontimi ushtarak nxiti reagimin e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE) dhe të institucioneve tjera evropiane. Në fillim të korrikut të vitit 1991, me ndërmjetësimin e Treshes ministrore të KE-së, u mbajt takimi ndërmjet përfaqësuesve të republikave, në Brione. Në fillim u duk sikur u arrit një përparim. Mirëpo, zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme tregoi që “Deklarata e Brioneve”, e cila nga ai takim asnjëherë nuk realizua. Qëllimi i Treshes së BE-së ishte që në këtë takim të krijohen kushtet për fillimin e negociatave për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore.Në fillim të shtatorit të vitit 1991, KE-ja, nën kryesimin e Lordit Peter Carrington, e organizoi në Hagë Konferencën Ndërkombëtare për Jugosllavinë (KNIJ). KNIJ u organizua për të krijuar klimë paqësore të aspiratave në konfliktin e popujve në Jugosllavi. Në këtë konferencë morën pjesë Qeveria federative, kryetarët e gjashtë republikave dhe dymbëdhjetë ministra të KE-së. 231

Gjatë punës në konferencë u hartua plani për pranimin e kërkesave të të gjithave republikave që synonin të bëheshin të pavarura. Plani ishte që ato duhej të pranonin kushte, që të miratoheshin nga të gjitha republikat. Një kujdes i veçantë u kushtohej çështjeve të minoriteteve. Në këto rrethana, KE-ja u ofroi njohje republikave që synonin pavarësinë, më kusht që ato t’i pranonin disa kushte, duke përfshirë këtu edhe dispozitat për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, sipas propozimit të “Planit Carrington”. Sipas “Planit Carrington”, shtetet anëtare të komunitetit pajtohen ta njohin pavarësinë e të gjitha republikave jugosllave nëse pranojnë t’u nënshtrohen disa kushteve. Në mesin e kushteve për njohjen e shtetësisë ishte edhe pranimi i dispozitave të parashtruara të “Planit Carrington”, të Kapitullit II, që kishin të bënin me të drejtat e njeriut dhe të grupeve nacionale apo etnike. Zbatimi i këtij vendimi ishte paraparë të ndodhte më 15 janar të vitit 1992. Për këtë, komuniteti i ftoi republikat që deri më 23 dhjetor të deklarohen nëse i njohin kushtet.232

Konferenca e Hagës, përveç pranimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk arriti ta parandalojë konfliktin në ish-Jugosllavi. Një nga komisionet e konferencës, Komisioni i Arbitrazhit ose i Badinterit, përveç konfirmimit se RSFJ-ja është në procesin e zhbërjes, në mendimin nr.1, të datës 29 nëntor 1991, kishte deklaruar se shtetet janë të obliguara t’i sigurojnë të drejtat e pakicave. Nga kjo deklaratë del se serbët në Kroaci dhe në BeH duhet t’i gëzojnë të drejtat e pakicave, sipas konventave ndërkombëtare.233

Në gusht të vitit 1992 u ndërmor një tentim i ri diplomatik për ta zgjidhur krizën, në formën e Konferencës së Londrës. Në konferencë morën pjesë anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së, përfaqësuesit nga Organizata e Konferencës Islamike, KSBE (OSBE) dhe gjashtë shtetet fqinja, së bashku me shtetet anëtare të KE-së, si dhe me Japoninë dhe Kanadanë. Konferenca e formoi Grupin e Punës për Komunitete Etnike e Kombëtare dhe Minoritete dhe Grupin e Posaçëm për Kosovën. Komunitetet etnike i dërguan përfaqësuesit e tyre, por patën bisedime dypalëshe me

230 Eva Tafili (Hyskaj), Sfidat e nacionalizmit…, fq. 122, 128; Dr. Enver Hasani, Vetëvendosja, integriteti territorial dhe stabiliteti ndërkombëtar - Rasti i Jugosllavisë, Prishtinë, 2010, fq. 193; Gjon Boriqi, Lufta për paqen në ish-Jugosllavi, Tiranë, 2008, fq. 30, 31.231 Dr.Sc. Ramë Buja, Çështja e Kosovës dhe Shkatërrimi i Jugosllavisë, Prishtinë, 2007, f. 132; Bashkim Rama, Ballkani pas rënies së Murit të Berlinit, Tiranë, 2013, fq. 73.232 Marc Weller, Shtetësia e kontestuar, Prishtinë, 2011, fq. 99, 100.233 Eva Tafili (Hyskaj), Sfidat e nacionalizmit..., fq. 109;Dr.Sc. Ramë Buja, vep. e përm., f. 144-146.

stafin ndërkombëtar të grupit të punës. Konferenca e Londrës i nxori katër dokumente, në mesin e tyre një deklaratë për Bosnjën dhe një dokument për Serbinë, të titulluar “Serbia dhe Mali i Zi, relacioni nga bashkëkryetarët”. Dokumenti përmbante pika të debatuara për Kosovën, Vojvodinën, Sanxhakun dhe Krajinën. Dokumenti për Serbinë e Malin e Zi i detyronte dy republikat që t’ua rikthejnë banorëve të Kosovës dhe Vojvodinës të drejtat e plota civile dhe kushtetuese dhe t’i garantojnë të drejtat e minoriteteve brenda kufijve të Serbisë dhe Malit të Zi në pajtim me dokumentet, përkatësish konventat ndërkombëtare. 234

Konferenca e Londrës gjithashtu i përcaktoi pesë strukturat e KNIJ-së. Në strukturën e tretë ishin paraparë gjashtë grupe. Tri prej tyre ishin nga Konferenca e Carringtonit dhe merreshin me komunitetet etnike e kombëtare dhe me minoritetet. Këto grupe kryesoheshin nga të emëruar të KE-së. Sipas Geert - Hinrich AHRENS: “Për herë të parë, përfaqësuesit e minoriteteve kombëtare qenë në gjendje t’i ndiqnin bisedimet në anekset e konferencës”.235 Në Konferencën e Londrës, çështja e Kosovës nuk u diskutua si problem i veçantë. Të gjitha dokumentet e Konferencës së Londrës e trajtuan Kosovën si çështje minoritare. Konferenca e formoi një grup të veçantë për çështjen e Kosovës, në procesin negociator për ish-Jugosllavinë. Grupi në fjalë do ta vazhdonte punën në kuadër të OKB-së, në Konferencën Paqësore të Gjenevës për ish-Jugosllavinë, 1992-1995. Procesi negociator filloi në fushën e arsimit.236 Konferenca e Gjenevës ishte një përpjekje e dështuar e radhës e bashkësisë ndërkombëtare. Sipas AHRENS: “… fillimisht, interesimi ndërkombëtar ishte përqendruar vetëm te serbët e Krajinës, e më vonë mbi BeH-në, por shfaqej interesim i vogël për të tjerët”.237

Një përpjekje tjetër ndërkombëtare për ta stabilizuar gjendjen në terren u bë nga Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, KSBE, e cila u transformua në OSBE. Interesimi shtuar i kësaj organizate vinte nga shqetësimi i rrezikut të prishjes së stabilitetit në rajone tjera. KSBE-ja ishte e vetmja aktore ndërkombëtare që fokusohej drejtpërdrejt në krizën e Kosovës. Ajo zbarkoi misione hulumtuese të dimensionit njerëzor në Kosovë, Vojvodinë e Sanxhakë. Misioni i KSBE-së vazhdoi deri në qershor të vitit 1993, kur Beogradi refuzoi t’ia zgjasë mandatin misionit, pasi u vendos që RFJ-ja të pezullohej nga pjesëmarrja në punën e KSBE-së.238

Mandati i misionit të KSBE-së në Kosovë, në Vojvodinë dhe në Sanxhak kishte mision:° Të promovonte dialog;° Të mblidhte informata për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të promovonte zgjidhje për këto probleme;° Të krijonte pika takimi për zgjidhjen e problemeve;° të ndihmonte në ligjislacionin relevant për të drejtat e njeriut, përkatësisht mbrojtjen e minoriteteve.239

Për faktorin ndërkombëtar, Sanxhaku u bë kryesisht çështje e të drejtave të njeriut. Delegacioni i përfaqësuesve të Sanxhakut, në krye me Uglaninin, është pritur edhe në Konferencën e Carringtonit. Edhe Misioni i KSBE-së që e vizitoi Jugosllavinë në vitet 1991 dhe 1992 pohoi se në Sanxhak ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në shumë fusha.240

Komuniteti ndërkombëtar e pati në konsideratë edhe Vojvodinën, ndonëse ia kushtoi një vëmendje më të vogël. Pra, të gjitha minoritetet në Vojvodinë përfituan vëmendje ndërkombëtare. Grupi i punë së minoriteteve të dy konferencave i përfshiu në agjendën e vet minoritetet në Vojvodinë. Në anën tjetër, KSBE-ja i dërgoi tri misione raportuese në vitet 1991 234 Geert - Hinrich AHRENS, Diplomacia mbi tehun e thikës, Pengimi i konfliktit etnik dhe Grupi i Punës për Minoritetet i Konferencave për Jugosllavinë, Tiranë, 2010, fq. 72.235Po aty,fq. 98.236 Dr.sc. Ramë Buja, vep. e përm., fq. 202; Marc Weller, vep. e përm.,, fq. 103, 104.237 Geert - Hinrich AHRENS, vep. e përm.,fq. 69.238 Po aty, fq. 219.239 Marc Weller, vep. e përm., fq. 110.240 Geert - Hinrich AHRENS, vep. e përm., fq. 232-234.

dhe 1992. i pranishëm në vëzhgimin e situatës ishte edhe raportuesi i posaçëm i Zyrës së Komisionarit të Lartë të KB-së për të Drejtat e Njeriut.241

Komuniteti ndërkombëtar i kushtoi vëmendje edhe pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi. Grupi i punës së Konferencës së Hagës mori ankesa për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të Malit të Zi nga delegacioni shqiptar. Ndërmjetësimi ndërkombëtar nisi më 12 maj 1992, kur kryesues të grupit të punës e vizituan Malin e Zi.242

Grupi i Punës së Konferencës së Carrington i kishte filluar përpjekjet ndërmjetësuese në Maqedoni ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve që nga viti 1991 deri në gusht të vitit 1992. Përfundimet e punimeve, ashtu siç shprehej edhe Ahrens në librin e tij, “ishin optimiste”. Përpjekja tjetër vazhduese në ndërmjetësimin ndërkombëtar vazhdoi nga Grupi i Punës së KNIJ-së, në vitet 1992 - 1996.243

Në fund mund të vijmë në përfundim se bashkësia ndërkombëtare në krizën jugosllave ishte e ngadalshme dhe me mungesë të një strategjie se si do të duhej të vepronte. Nga Kombet e Bashkuara, në fillim pati një hezitim. Kjo sigurisht ngase Lufta e Ftohtë i kishte paralizuar në shkallë të gjerë Kombet e Bashkuara - Këshillin e Sigurimit. Kështu që reagimi ndërkombëtar ishte një përpjekje rajonale. KE-ja dhe KSBE-ja ishin dy organizatat rajonale që kishin marrë mandate përgjegjëse në këtë krizë. Më vonë, në këtë proces u përfshinë edhe KB-ja, e ndjekur nëpërmjet Grupit të Kontaktit, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), ndërsa KSBE-ja mbeti në rolin mbështetës.244

241 Po aty, fq. 249.242 Po aty, fq. 273.243 Po aty, fq. 427.244 Po aty, fq. 39.

Kapitulli II

2. RETROSPEKTIVA HISTORIKE

2.1. Autoktonia e popullsisë shqiptare bazuar në dokumente historike-burimore

Kushtet e volitshme klimatike dhe gjeokomunikative kanë mundësuar që hapësira e Luginës së Preshevës të banohej që në periudhat më të hershme. Sa i përket jetës në këtë territor mund të supozohet që këto troje kanë qenë të banuara që nga koha e paleolitit. Mirëpo, ajo që mund të supozohet për periudhën e paleolitit, situata qëndron ndryshe për periudhën e neolitit. Për periudhën e neolitit, situata është më e qartë, ngase sondazhi sistematik i territorit qendror të dardanëve, dhe sidomos territori i Kosovës, ku janë realizuar gërmime arkeologjike japin pamje të mjaftueshme. Këto kërkime kanë treguar se në këto territore kanë qenë të përfshira të njëjtat kultura të neolitit.245

Gërmimet arkeologjike, edhe pse të pakta në këtë pjesë, dëshmojnë për një popullim të hershëm, duke filluar nga periudha e neolitit, për të vazhduar në periudhën e hekurit. Për jetën dhe lokalitetet e para në këtë hapësirë tregojnë gjetjet arkeologjike, siç janë vegla pune, armë nga guri, varreza e gjurmë të objekteve të banimit, monedha të periudhave të ndryshme. Këto gjetje japin edhe pasqyrën e banorëve në këtë hapësirë gjatë shekujve.Hapësira e Luginës së Preshevës gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit ishte e banuar nga fisi ilir - dardanët. Mbretëria Dardane shtrihej në territorin e Kosovës së sotme, Maqedoninë Veriperëndimore, Serbinë Jugore dhe në një pjesë të Sanxhakut. Në kuadër të kësaj mbretërie bënte pjesë edhe Lugina e Moravës Jugore dhe një pjesë e Luginës së Vardarit. Duke qenë pjesë e këtij korridori natyror, edhe rajoni i Luginës së Preshevës bënte pjesë në këtë mbretëri.Gjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur vende të cilat i takojnë periudhës dardane, ose janë të ndërtuara mbi gërmadhat e ngrehinave dardane. Vendgjetje të tilla janë kështjella në fshatin Bushtran, Kalaja e Preshevës (shiko foto 1.), Kalaja e Kërshevicës, Kacipupi në fshatin Rahovicë (shiko foto 2.), kështjella në fshatin Stanec. Hulumtimet e realizuara në fortifikimet e Rahovicës dhe Bushtranit kanë konstatuar praninë e ledheve mbrojtëse gurore të ngjitura me baltë, e që ishin karakteristikë për shumicën e vendbanimeve dardane.246

Një lokalitet tjetër në Luginë të Preshevës, që paraqet një sfidë tjetër, është Kalaja e Kërshevicës. Kjo kala e shtron çështjen e kufirit lindor të shtrirjes së Mbretërisë së Dardanisë. Edhe pse shumë gjetje arkeologjike kanë tipare helene dhe lidhen me territorin trak, ka edhe të atilla që kanë analogji të madhe me ato të gjetura në territorin e Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore. Këto gjetje e sforcojnë hipotezën se edhe qyteza e Kërshevicës ka mundur të jetë brenda shtrirjes së grupit kulturor dardan. Sipas prof. Edi Shukriut, gjetjet arkeologjike në lokalitetin arkeologjik të Rahovicës afër Preshevës, 20 km në jugperëndim të Kërshevicës, mundësojnë përfundimin se rrjedha e Moravicës dhe e Moravës Jugore mund të kenë qenë kufiri lindor i shtrirjes së dardanëve gjatë fazës së dytë të epokës së hekurit.247 Mbështetje tjetër lidhur me përkatësinë dardane të këtyre dy vendbanimeve na japin edhe udhëheqësit e gërmimeve të kryera në këto dy vendbanime, Ivan Mikuliq dhe M. Jovanoviq, se “një sërë karakteristike specifike në qeramikë ngushtë lidhin me grupin e vendbanimeve të basenit të Kumanovës dhe të Shkupit dhe të cilët paraqesin oppidum-et dardane”.248

245 Zef Mirdita, Studime dardane, Prishtinë, 1979, fq. 16.246 Edi Shukriu, Dardania paraurbane, Pejë, 1996, fq. 27.247 Po aty, fq. 42.248 Ivan Mikuličić i Milan Jovanović, Helenistički oppidum iz Kršvice kod Vranja, Vranjski Glasnik IV/1968, fq. 371.

Mbretëria Dardane, pjesë e pandashme e së cilës ishte dhe hapësira e Luginës së Preshevës, u pushtua nga romakët në shekullin e parë të erës sonë. Romakët në Dardani e gjetën një jetë të organizuar shoqërore dhe ekonomike e kulturore, me bujqësi e blegtori të zhvilluar.249 Gjatë pushtimit romak, Lugina e Preshevës ka qenë e banuar dendur. Gjatë sundimit romak janë ngritur vendbanime, kryesisht përgjatë rrugëve kryesore. Në shumicën e rasteve, vendbanimet janë ndërtuar mbi ngrehinat dardane. Në Luginën e Preshevës janë gjetur gjurmë të këtyre vendbanimeve në afërsi të fshatrave fushore, si në Zhunicë, Bukurocë, Raincë. Në fshatin Zhunicë janë gjetur gjurmë të vendbanimit me qendër të qytetit, çka mund të dyshohet se në periudhën romake ishte një qendër e rëndësishme politike dhe administrative për rrethin e Preshevës. Edhe pjesët buzë shpateve të Karadakut ishin relativisht dendur të banuara, si në afërsi të Norçës, Preshevës, Rahovicës, Nesalcës. Një vendbanim antik i periudhës romake, i cili është ngritur mbi gërmadhat e vendbanimit dardan, është ai në veri të Preshevës. Vendbanimi është i mbrojtur nga kështjella. Ky vendbanim vazhdoi të ishte qendër e rëndësishme edhe gjatë Mesjetës, apo gjatë kohës së Perandorisë Bizantine. Në viset kodrinore malore të Karadakut dhe Rujanit, popullsia u reziston edhe për një kohë presioneve të pushtuesve romakë, e më vonë atyre sllavë. Këtë e dëshmojnë edhe toponimet e shumta, si Norça, Gare, Shurdhan, Gjergjec, Çarr etj. Prof. Rexhep Ismalji për çështjen e toponimisë në Luginën e Preshevës thotë se duhet pasur parasysh elementin iliro (dardan) -trakas, elementin latino-romak, bizantin, arbëror, sllav dhe turk. Një pohim i tillë sigurisht që e ka rëndësinë e vet, duke u nisur nga fakti se Lugina e Preshevës që nga antike e këndej ka qenë e pushtuar dhe e sunduar nga perandori të ndryshme, si romake, bizantine, bullgare, serbe e osmane. Natyrisht që këto pushtime lanë gjurmë edhe në toponimet e vendbanimeve. Emrat e vendbanimeve, si Bushtran, Leran, Norçë e Preshevë janë dëshmi e mbijetesës së toponimisëshqipe në këtë rajon. Fjalët shqipe si ‘bushtër’ dhe ‘lerë’ përbëjnë boshtin për formimin e toponimeve Bushtran dhe Leran.250 Shkencëtarët serbë, toponimet si Norça, Lluçan etj. i paraqesin si romane, e në fakt janë toponime dardane, por të romanizuara. Toponimi i vendbanimit Bukuroc tregon për praninë e elementit dardan. Fjala shqipe ‘bukur’ duhet të ketë qenë mbështetja për këtë emër. 251

Në mungesë të dokumenteve të shkruara për vazhdimësinë iliro-shqiptare, historianët dhe gjuhëtarët në pikëpamje historike e gjuhësore e provojnë me shumë sukses ta argumentojnë vazhdimësinë iliro-shqiptare. Argumentet toponimistike, gjuhësore dhe historike janë më bindëse për ta vërtetuar praninë e popullsisë shqiptare si pasardhëse të dardanëve edhe në Luginën e Preshevës. Me depërtimin e sllavëve në Ballkan gjatë shekujve VI dhe VII u krijuan rrethana të reja në strukturën etnike të popujve të vjetër të Ballkanit, në dëm të tyre dhe në favor të sllavëve.252

Viset e Kosovës, të Serbisë Jugore, duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës, u sunduan edhe nga bullgarët, që nga viti 850 e deri në fillim të shekullit XI. Në fund të shekullit XI (1093), pjesa e Luginës së Preshevës bie nën sundimin serb.253 Dihet se popullsia e këtyre viseve në këtë periudhë ishte e përzier me banorë shqiptarë, bullgarë, rumunë e tjerë, ku nuk dominonte elementi serb. Me mbetjen e këtyre viseve nën sundimin serb fillon përpjekja serbe për sllavizimin e vendeve dhe të popujve josllavë. Lugina e Preshevës bie nën sundimin osman në gjysmën e dytë të shekullit XV, respektivisht aty kah viti 1455 (duke përfshirë këtu edhe Vranjën me rrethinë). Sikur në viset tjera të Gadishullit 249 Edi Shkukriu, Kosova antike, Prishtinë, 2004, fq. 81.250 Rexhep Ismajli, Mbi disa toponime në Serbi të Jugut dhe Maqedoni të Veriut, Gjurmime Albanologjike I-II, Prishtinë, 1970, fq. 264.251 Po aty, fq. 265.252 Georg Ostrogorski, Historia e Pernadorisë Bizantine, Prishtinë, 1998, fq. 66.253 Konstantin Jeriçek, Historia e serbëve, pjesa e parë, Tiranë, 2010, fq. 274; Noel Malcom, KOSOVA, një histori e shkurtër, Prishtinë, 2001, fq. 42; Selami Pulaha, Mbi praninë e shqiptarëve në Kosovë gjatë shekujve XIV-XVII, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë, 1990, fq. 75, 76.

Ballkanik, edhe në Preshevë vendoset administrata turke. Në bazë të një defteri të vitit 1489, i cili flet për mbledhjen e haraçit, Presheva përmendet si qendër e Kazasë së Preshevës të Vilajetit të Kosovës.254 Të dhënat e defterëve osmanë të shekujve XV-XVI tregojnë se popullsia e trevave të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës, në shumicë ishin shqiptarë të besimit katolik dhe ortodoks.255

Historiografia serbe e lidh praninë e shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës me fundin e shekullit XVII, me luftën austro-turke 1681-1699, me të ashtuquajturën dyndja e madhe serbe nën udhëheqjen e Arsenije III Çernojeviqit, në vitet 1689/90. Sipas historiografisë serbe, shqiptarët në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës kanë ardhur pas tërheqjes së ushtrisë austriake dhe pas boshatisjes së këtyre territoreve nga serbët. Bile historiografia serbe mohon edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në anën austriake në luftën austro-turke. Autori serb Vladimir Stojançeviq, në librin “Srbi i Arbansi, 1804-1912”, thotë se pas luftës austro-turke shqiptarët fillojnë të zgjerohen edhe në ujëndarësin e Preshevës, të Moravës dhe Vardarit dhe pastaj depërtojnë kah Pçinja. Gjithashtu prej Tetovës dhe Gostivarit përhapen në drejtim të Vardarit.256 Sipas disa historianëve serbë, prania serbe zvogëlohet pas dyndjes së dytë serbe 1737, nën udhëheqjen e Arsenije IV Sakabentom dhe për pasojë shqiptarët deri në mesin shekullit XIX kishin arritur deri në Vranjë, Leskoc e Nish.257

Pretendimet e historiografisë serbe, jo vetëm që nuk kanë mbështetje dokumentare, por janë të fabrikuara për qëllime politike. Konstatimet serbe nuk qëndrojnë për arsye demografike, duke pasur parasysh faktin se Shqipëria Veriore nuk ka pasur një numër aq të madh të popullsisë sa të mund ta popullojë Kosovën dhe viset përreth. 258 Regjistrimet e kadastarle osmane, qysh në shek. XV dhe XVI tregojnë se kjo pjesë e Shqipërisë së sotme malore kishte disa herë më pak poipullsi dhe vendabnime se sa Rrafshi i Dukagjinit dhe Fusha e Kosovës. Në shekullin XVI në trevat malore të Shqipërisë së veriut popullsia shtrihej në 156 fshatra me 3.201 shtëpi, kurse hapësira Rrafshit të Dukagjinit dhe të Fushës së Kosovës kishte 1758 vendbanime me 38.844 shtëpi259

Gjithashtu nuk qëndrojnë pretendimet se në luftërat austro-turke në anën e austriakëve nuk kanë marrë pjesë shqiptarët. Të dhënat dëshmojnë për një pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve vendës në anën e ushtrisë austriake, në vitin 1689. Kryengritësit shqiptarë, nën udhëheqjen e Pjetër Bogdanit, i bashkohen ushtrisë austriake, nën komandën e gjeneralit Pikolomin. Edhe vetë autorët serbë, si Mita Kostiq, japin mendime e tyre se në luftërat austro-turke të fundshekullit XVII dhe fillimshekullit XVIII kanë marrë pjesë edhe shqiptarët në anën e austriakëve.260 Duke gjykuar pjesëmarrjen e shqiptarëve në anën e austriakëve në luftën austro-turke, mund të supozojmë se edhe shqiptarët e Preshevës kanë marrë pjesë në luftërat austro-turke. Me disfatën austriake në luftën austro-turke, atëherë një pjesë e të krishterëve të këtyre viseve u larguan në drejtim veriut, që të gjenin strehë tek aleatët austriakë. Shpërngulja nuk ishte e një përmase të madhe, ashtu siç pretendon shkenca serbe.261

Të dhënat mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve, së bashku me atë serbe në luftërat austro-turke, në anën e austriakëve i hedhin poshtë tezat i historiografisë serbe mbi kolonizimin e këtyre viseve

254 T. P. Vukanović, Preševo, Vranjski Glasnik, b. II, Vranje, fq. 6; Skender Rizaj, Urbiranje džizje od hrisčanskogstanovništva u viljajetima Vranje i Preševo krajem XV stoleča , Libri i II, Vranjski glasnik, Vranjë, 1966, fq. 259.255 Selami Pulaha, puni. i përm., fq. 80,81; Hivzi Islami, Kosova dhe shqiptarët, çështje demografike, Prishtinë, 1990, fq. 22.256 Vladimir Stojnačević, Srbi i Arbanasi 1804-1912, Novi-Sad, 1994257 Dimitrje Bogdanović, Knjiga o Kosovu, Beograd, 1985, fq. 85-125; Doko Slijepčević, Srpsko-arbanško odnosi kroz vekova, 1983, fq. 99-101.258 Hivzi Islami, Rrjedha demografike shqiptare, Pejë, 1994, fq. 46.259 S. Pulhaha, Aspekte të demografisë historike të trevave shqiptare gjatqë shekujve XV-XVI, Studime historike, nr. 3, Tiranë, 1985, f. 184.260 Mita Kostiq, Ustanak Srba i Arbanasa u Staroj Srbiji protiv turaka 1737-1739 i seoba u Ugarsku, Glasnik Skopskog naučnog društva, VII-VIII, Skopje, 1930.261 Muhamet Tërrnava, Studime për Mesjetën, Pejë, 2000, fq. 127, 128.

nga shqiptarët e Shqipërisë Veriore, si dhe njëkohësisht u japin goditje pretendimeve serbe për të drejtën historike mbi këto territore. Pra, prania e popullsisë shqiptare në këto vise gjatë shekujve XV- XVI, të dëshmuara nga burime shqiptare, osmane e austriake, e bën të qartë se shqiptarët ishin të pranishëm në këto vise, e jo të ardhur pas funditshekullit XVII.Mbi autoktoninë e popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës mund të gjykojmë se Lugina e Preshevës është pjesë e pandashme e trungut etnik shqiptar. Autoktonia dhe vazhdimësia e pandërprerë dëshmohen nga gjetjet arkeologjike, faktet historike dhe gjuhësore.

2.2. Lugina e Preshevës - pjesë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

Lugina e Preshevës bie nën sundimin osman në vitin 1455. Sikur në viset tjera të Gadishullit Ballkanik, edhe në Preshevë vendoset administrata turke.262 Që nga momenti i vendosjes së sundimit osman, Lugina e Preshevës ka shërbyer si një hapësirë me rëndësi strategjike e ushtarake për zgjerimin e mëtutjeshme të pushtetit të saj në pjesët tjera të Gadishullit Ballkanik. Nga koha e pushtimit deri në përfundimin e sundimit osman në Ballkan, Lugina e Preshevës në pikëpamje të pushtetit administrativo-politik e ka pasur statusin e rajonit të posaçëm.Historiani shqiptar nga Kosova, Skënder Rizaj, konstaton se Presheva qysh në vitin 1489 ishte qendër e Vilajetit dhe me ndryshime të caktuara vazhdon ta ushtrojë këtë funksion edhe në shekujt e mëvonshëm.263 Në shekullin XV, pjesa më e madhe e Luginës së Preshevës bënte pjesë në Kadillëkun e Vranjës të Sanxhakut të Qystendilit.264

Shenjat e para të dobësimit të Perandorisë Osmane duken aty pas shekullit XVI. Rrugëdalja nga kjo krizë ishte parë nëpërmjet reformave. Krahas reformave tjera ishin ndërmarrë edhe reforma në rrafshin administrativo-politik dhe në organizimin politiko-territorial. Me reformat e Tanzimatit të vitit 1839, Lugina e Preshevës, e njohur si kaza, vazhdon të jetë pjesë e Sanxhakut te Shkupit të Ejaletit të Rumelisë. Në reformat që pasojnë në vitin 1846, Shkupi e fiton statusin e Ejaletit të Rumelisë, ndërsa Presheva e Bujanoci, së bashku me Vranjën, bëjnë pjesë në Sanxhakun e Shkupit të Ejaletit të Shkupit. Në vitin 1850, me riorganizimin e Ejaletit të Shkupit, statusin e ejlaletit e fiton Prizreni, ndërsa Shkupi mbetet njëri nga tri sanxhaqet e tij. Preshevën e Bujanocin në vitin 1855 i gjejmë në kuadër të Sanxhakut të Prizrenit, së bashku me Prishtinën, në kuadër të Ejaletiti të Shkupit.265

Kazaja e Preshevës gjatë viteve 1878-1912 ishte pjesë administrative e Sanxhakut të Prishtinës të Vilajetit të Kosovës. Në kuadër të Kazasë së Preshevës bënte pjesë edhe nahija e Bujanocit. Kazaja e Preshevës përbëhej nga 122 fshatra, me 44 536 banorë. Me ndërtimin e hekurudhës Selanik-Shkup, Presheva u bë qendër hekurudhore, gjë që ndikoi jo vetëm në rritjen e këtij vendbanimi, por edhe në shndërrimin në qendër ekonomike.266

Ndonëse në këtë pjesë të punimit ngjarjet trajtohen në kuadrin e një treve të vetme shqiptare, ato trajtohen jo si ndodhi të veçanta e të izoluara politike, por si pjesë e procesit të përgjithshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që i përfshiu të gjitha viset shqiptare. Lugina e Preshevës ishte pjesë aktive në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878). Pjesëmarrësit preshevarë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ishin Maksut Shehu, Kamber Aga, Mehmet Muhaxhiri etj. Lidhja e kishte edhe degën në Preshevë, me kryesues Maksut Shehun. Shumë vullnetarë preshevarë morën pjesë në luftën për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës.Një moment i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës është edhe shpërngulja e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. Përmasat e këtyre shpërnguljeve për nga përmbajta mund të karakterizohen spastrime etnike. Sanxhaki i Nishit ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Ai përfshinte Kazanë e Nishit, Pirotit, Leskocit etj. Struktura etnike e popullsisë në Sanxhakun e Nishit ishte mjaft e përzier, mirëpo popullsia shqiptare jetonte me shumicë në disa kaza të saj. Shqiptarët jetonin në Toplicë, Kurshumli, Jabllanicë, Gërdelicë, Masuricë etj. Pjesa perëndimore e sanxhakut ishte e banuar me shumicë shqiptare. Shpërngulja e shqiptarëve ndodh pas luftërave

262 Skënder Rizaj, Urbiranje džizje od hrisčanskog stanovništva u viljajetima Vranje i Preševo krajem XV stoleca, Libri II, Vranjski glasnik, Vranjë, 1966, fq. 259.263 Skënder Rizaj, Kaza Preševo 1896/7 godine, Upravno- politička organizacija i kukturne prosvetne institucije, Vranjski Glasnik, Knjiga IV, Vranje, 1968, fq. 437.264 Aleksandr Stojanovski, Vranjski kadilluk u XVI veku, Narodni Muzej, Vranje, 1985, fq.15.265 Skender Rizaj, Moderna osmanska vlast u Vranjskoj i Preševskoj Kazi (1839-1912), Vranjski Glasnik, Knjiga VII, Vranje,1971, fq. 98.266 Dr. Limon Rushiti, Ndarja territoriale dhe rregullimi administrativ i Kosovës 1878-1912,Prishtinë, 2004, fq. 37.

serbo-osmane. Ky territor i njihet Serbisë që nga Kongresi i Berlinit (1878). Nuk dihet saktë numri i popullsisë së shpërngulur, por flitet se janë mbi 160 000 shqiptarë të shpërngulur. Në këtë territor kanë qenë rreth 600 vendbanime shqiptare, pra kryesisht me popullsi shqiptare.267

Popullsia shqiptare e shpërngulur vendoset në Kosovë, Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Në Preshevë e Bujanoc është vendosur kryesisht popullsia shqiptare e rrethit të Vranjës dhe Masuricës dhe atë kryesisht në fshatrat Raincë, Corroticë, Rahovicë, Tërnoc i Madh, Breznicë, Konçul etj. Duhet theksuar faktin se pjesa dërmuese e muhaxhirëve të vendosur në rrethin e Preshevës dhe Bujanocit janë shpërngulur disa vite më vonë pas Kongresit të Berlinit. Mirëpo, presionet ndaj shqiptarëve në Qarkun e Vranjës bënë që deri në vitin 1882 edhe ata të shpërngulen nga këto treva.268 Nga shpërngulja bëjnë përjashtim shqiptarët e rrethit të Medvegjës.269

Politika e mohimit të kombësisë shqiptare, mospërfillja e kërkesave për autonominë e Shqipërisë, si dhe njëjtësimi i saj me përkatësin përjashtim fetare që u ndoq me konsekuencë nga Porta e Lartë që nga vitet ‘30-ta të shekullit XIX u zbatua më me forcë edhe nga regjimi i Sulltan Abdyl Hamidit II. Pasi u suprimua Kushtetuta dhe u shpërnda Parlamenti (1878), nga regjimi i Sulltan Abdyl Hamidit filloi përndjekja e pamëshirshme e kundërshtarëve të absolutizmit. Dhunës së përhershme ushtarake dhe policore të regjimit të Sulltan Abdyl Hamidit iu shtuan, që nga viti 1903, edhe përpjekjet e vazhdueshme të Portës së Lartë për çarmatimin e shqiptarëve, për shtimin e taksave dhe përgjithësisht për nënshtrimin e shqiptarëve.270

Marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe pushtetit osman në fillim të shekullit XX u keqësuan edhe më tej. Në keqësimin e këtyre marrëdhënieve ndikuan edhe ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha në Perandorinë Osmane dhe të vendeve ballkanike lidhur me zbatimin e reformave, prapa të cilave fshiheshin pretendimet e vendeve fqinje ndaj trojeve shqiptare.271 Në përkeqësimin e situatës në Perandorinë Osmane, që si rrjedhojë çuan deri te shpërthimi i revolucionit kundër regjimit të absolutist, luajtën rol vendimtar dy ngjarje ndërkombëtare: deklarata e ministrit të Jashtëm austro-hungarez Aloiz Erental, në janar të vitit 1908, si dhe marrëveshja anglo-ruse mbi programin e reformave në Maqedoni, në qershor të po atij viti.272 Sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Erental, Austro-Hungaria hiqte dorë nga projekti i reformave dhe në vend të tij merrte koncesione nga Sulltan Abdyl Hamidi II për ndërtimin e hekurudhës Uvac-Mitrovicë. Me këtë projekt, Vilajeti Kosovës, ai i Manastirit vendosej nën kontrollin e Vjenës dhe parashihte daljen në Detin Egje. Kjo marrëveshje e vinte Perandorinë Osmane në pozitë gjithnjë e më të rëndë koloniale. Një rrezik imediat ishte edhe marrëveshja anglo-ruse mbi reformat në Maqedoni, nëpërmjet së cilës parashihej që kjo provincë e pjesës evropiane të administrohej nga një administrator i përgjithshëm. Projekti i reformave në Maqedoni i shqetësoi tej mase drejtuesit e Lëvizjes së Turqve të Rinj, sepse reformat do ta shpinin drejt një Maqedonie autonome, çka do të çonte në humbjen përfundimisht të saj. 273

Gjatë viteve 1906-1907, Austro-Hungaria ishte përpjekur që zonën e vet të reformave ta shtrinte prej Sanxhakut të Shkupit, edhe në Kazanë e Preshevës e të Gjilanit. Reformat parashihnin riorganizimin e xhandarmërisë nën udhëheqjen e oficerëve austro-hungarezë. Mirëpo, kur filloi përpjekja për çarmatimin e popullsisë, hasën në rezistencë të shqiptarëve të kësaj ane dhe kjo shkaktoi aferën e njohur antiaustriake në Kazanë e Preshevës dhe të Gjilanit. Për t’i evituar komplikimet e mëtejme të marrëdhënieve me shqiptarët, Qeveria austro-hungareze urdhëroi ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit të reformave në këto anë. Duke raportuar për reagimin e shqiptarëve të këtyre anëve, konsulli austriak në Shkup shprehte bindjen që kjo rezistencë ishte 267 Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë, Prishtinë, 1994, fq. 29.268 Sabit Uka, Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë, 2, Prishtinë, 1994, fq. 46, 72.269 Po aty, fq. 47.270 Historia e Shqipërisë, Vëll. II, Tiranë, 1984, fq. 356.271 Jusuf Hamza, Mladoturska revolucija vo Osmanskata Imperija, Skopje, 1995, fq. 21.272 Zekeria Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë, 1908-1912, Prishtinë, 1979, fq. 30.273 Stavro Skendi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar, Tiranë, 2000, fq. 310.

e organizuar nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare, për të cilën thoshte se është duke vepruar edhe në këto pjesë.274

Kështu, në verën e vitit 1907, Kazanë e Preshevës e gjejmë të përfshirë në një pakënaqësi të përgjithshme, e cila u shoqërua edhe me përleshje të armatosura me sunduesit osmanë. Në gusht të vitit 1907, mareshali Shemsi Pasha, komandant i Divizionit të Mitrovicës, gjatë turneut të tij në Vilajetin e Kosovës qëndroi edhe në Preshevë përballë masës së shqiptarëve të zemëruar dhe të revoltuar. Përpjekjet e tij për ta larguar pakënaqësinë e tyre, duke bërë për vete krerët shqiptarë, nuk dhanë rezultat. Shqiptarët i deklaruan se nuk do të hiqnin dorë nga kërkesat e tyre, të paraqitura më parë, në të cilat e kundërshtonin zbatimin e të ashtuquajturave “reforma” në trevat shqiptare. Duke qenë zona kufitare me Serbinë e Bullgarinë, Kazaja e Preshevës dhe e Kumanovës e ndienin rrezikun e aneksimit nga fqinjët, prandaj edhe e kundërshtuan me forcë çdo ndërhyrje që vinte nga jashtë. Shemsi Pasha i kërcënoi shqiptarët, duke i arrestuar shumë veprimtarë të lëvizjes. Edhe përkundër këtyre arrestimeve, nuk u arritën rezultatet që priteshin. Nga Presheva, pashai turk e vazhdoi udhëtimin për në Gjilan, në Prishtinë dhe në Kaçanik.275 Në Kazanë e Preshevës dhe në atë të Kumanovës, në tetor të vitit 1907 përsëri u gjallërua lëvizja antiosmane dhe ajo kundër ndërhyrjeve të huaja. Për këtë qëllim, më 15-18 tetor të vitit 1907, në fshatin Lipkovë të Kumanovës u mbajt tubimi me përfaqësuesit nga këto dy kaza. Tubimi i Lipkovës shprehu qartë protestën e tyre kundër shpalljes nga Qeveria osmane të ripërtëritjes së “reformave” të diktuara nga Fuqitë e Mëdha dhe e kundërshtuan çdo marrëdhënie me oficerët e huaj të xhandarmërisë. Nga ky tubim autoriteteve osmane gjithashtu iu paraqit një listë me emrat e nëpunësve të administratës osmane, të cilët konsideroheshin përgjegjës për bashkëpunim me oficerët e huaj, duke kërkuar largimin e tyre nga funksionet që i mbanin në Kazanë e Preshevës dhe të Kumanovës.276

Në këtë periudhë, në jetën politike shqiptare filloi të ndikojë edhe Lëvizja e Turqve të Rinj. Si pasojë e regjimit të Sulltan Abdyl Hamidit II lindi dhe u forcua Lëvizja e Turqve të Rinj, e mbështetur nga pjesëtarët e popujve joturq të Perandorisë. i pari që e organizoi një grup opozitar me synim përmbysjen e regjimit despotik të Abdyl Hamidit II qe shqiptari Dr. Ibrahim Temo, nga Struga. Ai e formoi këtë organizatë në vitin 1889, në Shkollën e Lartë të Mjekësisë në Stamboll.277 Megjithëse programi i Turqve të Rinj kufizohej me rivendosjen e Kushtetutës së vitit 1876 dhe me disa reforma që do ta forconin qëndrueshmërinë e Perandorisë Osmane ndaj ndërhyrjeve të huaja, disa nga atdhetarët e konsideruan të dobishëm bashkëpunimin me partinë “Bashkim e Përparim”. Këta atdhetarë u përpoqën që ta gjejnë një pikë takimi ndërmjet Lëvizjes së Turqve të Rinj dhe Lëvizjes Kombëtare. Shqiptarët që u angazhuan në partinë “Bashkim e Përparim” shpresonin se me përmbysjen e regjimit të Sulltan Abdyl Hamidit II dhe me shpalljen e Kushtetutës do të krijohet një klimë më e përshtatshme për realizimin e objektivit për autonomin e Shqipërisë.278

Tubimi i shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës në Ferizaj përputhet me arratisjen e majorit shqiptar Nijazi Beu me çetën e tij, më 3 korrik 1908, dhe më këtë e dha kushtrimin e revolucionit. Dy ditë më pas, respektivisht më 5 korrik i filloi punimet Kuvendi i Ferzajt, i cili i vijoji punimet deri më 23 korrik, kur edhe u dha lajmi për shpalljen e Kushtetutës. Kuvendi i Ferizajt ishte tubimi më i madh i shqiptarëve në Vilajetin e Kosovës, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.279 Ai i filloi punimet në frymën e revoltës kundër reformave dhe rrezikut të jashtëm, duke e shtruar çështjen e realizimit të programit kombëtar. Më 14 korrik, në Ferizaj shkuan edhe kryengritës nga Kazaja e Preshevës .280

274 E. Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, Prishtinë, 1987, fq. 207.275 Dr. Naim Halimi, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në trevën e Karadakut, Kumanovë, 2001, fq. 50.276 Po aty, fq. 51, 52.277 Prof. dr. Kristo Frashëri, vep. e përm., fq. 29.278 Historia e popullit shqiptar II, Tiranë, 2002, fq. 371, 372.279 Skender Rizaj, Roli i shqiptarëve në Revolucionin xhonturk 1908, KOSOVA, III, Prishtinë, 1974, fq. 170.280 Mr. Aliriza Selmani, Gjilani me rrethinë 1908-1912, Prishtinë, 1998, fq. 78.

Derisa në Ferizaj vazhdonin punimet e Kuvendit, një tubim i ngjashëm kishte filluar edhe në Preshevë. Konsulli serb në Shkup, Ballugxhiq, në raportin e tij të datës 18 korrik 1908 njoftonte se në Preshevë ishin tubuar rreth 20 000 kryengritës të kësaj kazaje, të Gjilanit dhe të Kumanovës. Sipas konsullit Ballugxhiq, ky tubim përkonte me tubimin e Ferizajt dhe për veprim po priste ecurinë e zhvillimeve.281 Më 20 korrik të vitit 1908, tubimi i Preshevës i dërgoi një telegram kërcënues Sulltan Abdyl Hamidit II. Nga tubimi i Preshevës kërkohej rivendosja e Kushtetutës së vitit 1876. Në telegram thuhej se në rast të mosrealizimit të kërkesës, atëherë kryengritësit do ta shtinin nën kontroll edhe Shkupin dhe nuk do të tërhiqeshin derisa të vendosej Kushtetuta e vitit 1876.282 Më 23 korrik 1908, ende pa ardhur përgjigjja nga Stambolli, kryengritësit shqiptarë në Preshevë e shpallën Kushtetutën.283

Vendosmëria e tubimit të Ferizajt dhe të Preshevës për ta realizuar objektivin e tyre provohet me faktin se më 21 korrik të vitit 1908, pjesë të forcave kryengritëse marshuan në drejtim të Shkupit nga tri drejtime, nga Gryka e Kaçanikut, nga Tetova, si dhe nga drejtimi Gjilan-Preshevë-Kumanovë.284 Gjatë marshimit, shqiptarët u kujdesën që të mos i shqetësonin dhe të dëmtonin fshatrat e banuara me të krishterë. Këtë fakt na e vërteton edhe konsulli serb në Shkup, Ballugxhiq.285 Në këto rrethana, pas konsultimeve të shumta, Sulltani e shpalli dekretin për rivendosjen e Kushtetutës së vitit 1876.286 Shpallja e Kushtetutës apo e Hyrijetit, si në gjithë viset shqiptare, edhe në Kazanë e Preshevës u prit me gëzim nga populli shqiptar. Që në ditët e para të Hyrijetit, në mjaft qytete shqiptare, popullsia me nismën e vet i dëboi nëpunësit e aparatit të vjetër shtetëror dhe i krijoi komisionet si organe të vetëqeverisjes lokale, që e mbanin rendin dhe qetësinë. Një komision i tillë u formua edhe në Bujanoc.287

Pas shpalljes së Kushtetutës, veprimtaria e atdhetarëve shqiptar u përqendrua edhe në themelimin e klubeve shqiptare. Klubet kombëtare e kishin një platformë gjithëpërfshirëse kombëtare dhe kishin synim bashkimin e popullit shqiptar nëpërmjet ngritjes së nivelit arsimor dhe kulturor. Në tetor të vitit 1908, me ndihmën e Klubit të Shkupit, u themelua edhe Klubi i Preshevës. Bëhej e ditur se ky klub në programin e tij parashihte zhvillimin e kulturës shqiptare dhe ndërgjegjësimin kombëtar nëpërmjet gjuhës dhe shkollave shqipe.288

Gjatë muajve të parë të vitit 1910, marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe pushtetit osman u ashpërsuan. Marrëdhëniet shqiptaro-xhonturke u tensionuan si rrjedhojë e përpjekjeve këmbëngulëse të qeverisë për ta shpartalluar dhe asgjësuar përfundimisht Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe për ta hequr nga rendi i ditës çështjen shqiptare. Pas dështimit të ekspeditës ndëshkimore të Xhavit Pashës, në vjeshtën e vitit 1909, regjimi xhonturk ndërmori një sërë masash të reja ligjore kufizuese, si ndalimin e mbajtjes së armëve, Ligjin për rekrutimin e përgjithshëm, vendosjen e taksave të reja, Ligjin për çetat, Ligjin kundër veprimtarisë kombëtare të klubeve kombëtare, si dhe fushatat shtetërore kundër alfabetit kombëtar dhe shkollës shqipe. Gjatë gjithë kohës së regjimit të xhonturqve u përdorën të gjitha mjetet e mundshme për të shtypur çdo ide për emancipim kombëtar të popullit shqiptar. Kërkesat themelore të shqiptarëve, që kishin të bënin me çështjen e shkollave shqipe, gati dy vjet që nga shpallja e Kushtetutës, nuk po përfilleshin. Kjo politikë shtetërore i revoltoi tej mase shqiptarët.289 Prijësit e Lëvizjes Kombëtare erdhën në përfundim se shqiptarët, pasi i kishin përdorur të gjitha mjetet demokratike

281 Shukri Rahimi, Kryengritjet shqiptare në Kosovë, 1908-1912, Kosova- Kosovo 1, Prishtinë, 1972, fq. 17, 18.282 Prof. dr. Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 198-1910, fq. 32.283 Historia e popullit shqiptar, vëll. II, Tiranë, 2002, fq. 376.284 Shukri Rahimi, Lufta e shqiptarëve për autonomi, Prishtinë, 1978, fq. 141.285 Prof.Dr. Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 198-1910, fq. 32.286 Po aty, fq. 33.287 Aliriza Selmani, Anamorava në Kryengritjene Kosovës, Jehona, Bujanoc, 1994, fq. 55.288 Po aty, fq. 82.289 Tahir Abdyli, Hasan Prishtina, Prishtinë, 1990, fq. 42; Shukri Rahimi, Lufta e shqiptarëve…, fq. 157, 158.

për t’i fituar të drejtat e tyre, tani kishin vetëm një alternativë për realizimin e të drejtave të veta, e ajo ishte lufta e armatosur.290

Në përgatitjen e kryengritjes së armatosur bashkëvepronin të gjitha personalitetet e Lëvizjes Kombëtare. Një rol të rëndësishëm për përgatitjen e kryengritjes së armatosur e luajtën edhe klubet shqiptare. Vendimi për kryengritje të përgjithshme u mor në një mbledhje të fshehtë në një fshat afër Shkupit, në fund të vitit 1909. Në mbledhjen këshillimore të Shkupit u përcaktua programi i kryengritjes shqiptare, ku kërkohej autonomia e Shqipërisë dhe formimi i një ushtrie kombëtare. Sipas autoriteteve osmane, programi i përcaktuar në Shkup kishte mbështetje të fuqishme në viset e Shqipërisë Verilindore, që nga Presheva e deri në Lumë dhe më gjerë.291

Qysh në mars të vitit 1910, veprimet e armatosura të kryengritësve u shtrinë në shumë vise të Vilajetit të Kosovës. Përpjekjet për masivizimin e kryengritjes u bënë nëpërmjet kuvendeve e besëlidhjeve të shqiptarëve. Në mars të vitit 1910, me nismën e Idriz Seferit, u mbajt një tubim në Gjilan me shqiptarët e rrethit të këtij qyteti dhe të anës së Karadakut dhe u përcaktuan masat organizative për kryengritjen e ardhshme. Po kështu u vendos që të dërgoheshin njerëz në Karadak dhe në Preshevë për ta tërhequr popullsinë e atyre anëve në kryengritje.292

Kryengritja në Kazanë e Prishtinës nxiti gatishmërinë për kryengritje edhe në viset tjera të Vilajetit të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe Kazanë e Preshevës.293 Në bazë të të dhënave konsullore, si dhe bazuar në shënimet e historianit turk S. Kylçe, përleshjet e armatosura në Preshevë kishin filluar më 8 prill 1910, respektivisht 15-16 ditë para se të merrej Gryka e Kaçanikut. Sipas historianit turk, kryengritja në Preshevë ishte e lidhur me ngjarjet në vend, si me kryengritjen në Llap, Prishtinë, Pejë.294 Kushtrimi për kryengritje të armatosur ishte dhënë në tubimin e kryengritësve të anës së Preshevës, Gjilanit dhe të Kumanovës në Pozharan dhe në Viti.295 Në përputhje me vendimin e tubimit të Vitisë, më 18 prill u dërguan në Preshevë 28 përfaqësues të kryengritësve të Gjilanit. Në Preshevë u mbajt një tubim me disa qindra veta të kësaj kazaje, me ç’rast u shpreh gatishmëria për të marrë pjesë në kryengritje dhe për t’u hedhur në sulm në Grykën e Kaçanikut. Ardhja e përfaqësuesve të kryengritësve në Preshevë kishte për qëllim rekrutimin në radhët e kryengritësve nga shqiptarët e kësaj kazaje.296

Trupat e ushtrisë osmane, të komanduara nga kryegjenerali Shefqet Turgut Pasha, u përqendruan kryesisht përgjatë vijës hekurudhore Ferizaj-Mitrovicë. Pjesa dërmuese e ushtrisë osmane u nda në dy kolona, njëra do të zhvillonte operacione në lindje të kësaj linje, ndërsa kolona e dytë në perëndim të saj. Pjesa tjetër e ushtrisë u vendos në zonën midis Ferizajt dhe Lipjanit. Kështu, Gryka e Kaçanikut u la e pambrojtur.297 Ndërsa, strategjia e prijësve të kryengritësve parashihte që forcat kryengritëse të veprojnë në tri drejtime. Grupi i parë do të përqendrohej në vijën rrugore Ferizaj-Prizren, të udhëhequr nga Isa Boletini, Hasan Hysen Budakova, Shaban Binaku etj. Grupi i dytë në Grykën e Kaçanikut, të udhëhequr nga Idriz Seferi dhe pjesa tjetër do të vepronte në vise të ndryshme të Kosovës. Por, vatrat kryesore të qëndresës së saj ishin në trevën juglindore të këtij vilajeti, në Grykën e Kaçanikut dhe në atë të Carralevës, ku u përqendruan forca të mëdha të kryengritësve.298

Pas njoftimit të fitores së forcave kryengritëse shqiptare ndaj ushtrisë osmane, kryengritësit e Kazasë së Gjilanit, Preshevës, të Bujanocit dhe të Kumanovës, të udhëhequr nga Idriz Seferi, Adem e Mustafë Kabashi, më 23 prill të vitit 1910 shtinë në dorë Grykën e Kaçanikut. Lajmi për marrjen e Grykës së Kaçanikut i shqetësoi tej mase autoritetet osmane dhe e detyroi pushtetin

290 Shukri Rahimi, pun. i përm., fq. 42.291 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910, fa. 311, 312.292 Shukri Rahimi, Vilajeti i…, fq. 142.293 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910, fq. 327.294 Sadullah Brestovci,Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kazanë e Gjilanit dhe Islam Pirra, "Rilindja", 11 qershor 1971295 Po aty, fq. 333.296 Aliriza Selmani, Gjilani…, fq. 117.297 Shukri Rahimi, Kryengritjet…, fq. 46 .298 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910, fq. 336.

osman të marrë masa për shuarjen e kësaj kryengritjeje. Ajo angazhoi forca të mëdha plotësuese nga Stambolli e Selaniku.299 Më 28 prill, kryengritës nga Presheva e Kumanova e bllokuan rrugën, nga ku forcat osmane do të dilnin nga Shkupi e Kumanova në drejtim të Gjilanit. Këtu u zhvilluan përleshje ndërmjet kryengritësve të kësaj ane dhe njësive të ushtrisë osmane. Për një kohë kryengritësit ia dolën t’i zmbrapsin forcat osmane.300 Pas përgatitjeve, forcat osmane, nën komandën e Shefqet Turgut Pashës, më 28 prill e filluan marshimin nga Ferizaj dhe Shkupi kundër kryengritësve shqiptarë, të pozicionuar në Grykën e Kaçanikut, të udhëhequr nga Idriz Seferi. Mbrojtësit e Grykës, kryengritësit e Gjilanit, Preshevës, Kaçanikut për dy ditë rresht, me luftë heroike u bënë ballë sulmeve të ashpra osmane. Luftimet ishin të ashpra e të përgjakshme, u përdorën të gjitha mjetet e luftës, që nga artileria e rëndë. Në luftime pati humbje nga të dyja palët. Të ndodhur përballë sulmeve të shumëfishta të ushtrisë osmane, kryengritësit u detyruan ta lëshonin Grykën e Kaçanikut.301 Pastaj, kryengritësit u tërhoqën në drejtim të Anamoravës dhe të Karadakut. Ndonëse e theu rezistencën e kryengritësve në Grykën e Kaçanikut, ushtria osmane nuk e kishte vendosur ende kontrollin në vend.302 Veprimet kryengritëse u shtrin në zonën malore ndërmjet Gjilanit e Bujanocit. Një kolonë ushtarake osmane ishte nisur nga Shkupi në drejtim të Kumanovës e Bujanocit për t’i sulmuar kryengritësit prapa shpine. Po, në të hyrë të Grykës së Konçulit hasi në rezistencën e kryengritësve të Preshevës dhe të Gjilanit. Luftimet ishin të rrepta për 2 ditë me radhë (2-4 maj). Këtu kryengritësit u bënë thirrje shqiptarëve të Bujanocit që të bashkohen me ta. Kundrejt epërsisë së ushtrisë osmane, kryengritësit u detyruan të tërhiqen në drejtim të Moravës së Epërme.303 Luftimet ndërmjet kryengritësve dhe ushtrisë osmane vazhdonin të ishin të ashpra. Pas tërheqjes, kryengritësit vazhdonin të vepronin në zonën midis Gjilanit-Preshevës dhe Kumanovës. Në Kazanë e Preshevës, kryengritësit i zotëronin bjeshkët e Karadakut, rreth fshatit Sefer.304 Kryengritësit, të udhëhequr nga Idriz Seferi, e vazhduan rezistencën edhe më tej, por duke e ushtruar taktikën e luftës guerile. Forcat osmane, me gjithë angazhimin e forcave të mëdha, nuk arritën ta shuajnë rezistencën e luftëtarëve të Idriz Seferit. Këto ekspedita u shoqëruan edhe me djegien e shtëpive të fshatrave të kësaj zone.305 Përveç betejës së Grykës së Kaçanikut, preshevarët dhanë kontribut edhe në Betejën e Carralevës. Nga raporti i konsullit bullgar në Shkup, mësojmë se njëri nga drejtuesit e Betejës së Carralevës ishte Abdullah Presheva. Sipas këtij raporti, Abdullah Presheva ishte udhëheqësi kryesori Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kazanë e Preshevës, i cili më pas kapet nga forcat e Shefqet Turgut Pashës dhe u hodh në gjyqin ushtarak, nga i cili u dënua me vdekje.306 Pas shuarjes së kryengritjes, autoritetet osmane, për të mos lejuar që në të ardhmen të përsëriten ngjarje të tilla, e shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe e ngritën gjykatën ushtarake, që i dënonte kryengritësit e zënë robër dhe përkrahësit e lëvizjes. Gjatë kësaj kohe, në Preshevë u arrestua Mulla Sinan Maxhera, u hodh në Gjykatën Ushtarake në Ferizaj dhe me vendim të saj u ekzekutua. Në Gjykatën Ushtarake në Ferizaj, për veprimtari kombëtare u dërguan për gjykim 6 atdhetarë nga fshati Raincë e Preshevës.307

Për çështjen shqiptare, rrethanat politike e shoqërore në fund të vitit 1911 dhe në fillim të vitit 1912 ishin shqetësuese, si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm. Në planin e brendshëm, Qeveria xhonturke nuk po i përmbahej marrëveshjes së Podgoricës dhe mbi gjitha nuk po hiqte dorë nga politika e osmanizimit të shqiptarëve. Në politikën e jashtme, rrethanat

299 Zekeria Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë, fq. 111.300 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, 1908-1910, fq. 344.301 Po aty, fq. 346, 348.302 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, 1908-1910, fq. 362.303 Po aty, fq. 364.304 Dr. Naim Halimi, vep. e përm., fq. 188,189.305 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910, fq. 374, 378.306 Po aty, fq. 372.307 Dr. Naim Halimi, vep. e përm., fq. 194, 195.

ishin shkurajuese për çështjen shqiptare. Shtetet ballkanike i kishin filluar negociatat për formimin e aleancës ballkanike për luftë kundër Perandorisë Osmane.308 Realizimi i të drejtave kombëtare shqiptare u provua të bëhet në rrugë institucionale. Për këtë, disa drejtues të LKSH-së bënë përpjekje te Qeveria xhonturke për t’i përfillur të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. Deputetë shqiptarë, në krye me Hasan Prishtinën, kërkuan nga Qeveria xhonturke zbatimin e reformave. Kjo çështje u shtrua edhe në seancën parlamentare të 11 janarit 1912.309 Rrethanat tepër shkurajuese për çështjen kombëtare sollën takimin ndërmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës. Nga ky takim doli konstatimi i këtyre dy figurave se për sigurimin e të drejtave kombëtare kishte mbetur një rrugë, e ajo ishte kryengritja e armatosur.310 Në këtë takim u vendos që të mbahej një mbledhje e fshehtë. Takimi u realizua në mesin e janarit të vitit 1912, në lagjen Taksim të Stambollit. Në mbledhje u mor vendimi historik që në pranverë të atij viti të organizohej Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare antiosmane. Po në këtë mbledhje u ndanë edhe detyrat për pjesëmarrësit.311 Në këto rrethana, prijësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare i filluan përpjekjet për organizmin e kryengritjes së përgjithshme. Ata bënë përpjekje për ta siguruar edhe mbështetjen e Fuqive të Mëdha. Prijësit e Lëvizjes Kombëtare mendonin që nëpërmjet kryengritjes së përgjithshme ta siguronin autonominë e Shqipërisë.312

Përgatitja dhe fillimi i kryengritjes përkoi me fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Fushata zgjedhore zgjati që nga janari deri në prill, ndërsa në disa vise shqiptare u shty deri në maj të vitit 1912.313 Ashtu si në gjithë Vilajetin e Kosovës, edhe në Kazanë e Preshevës fushata elektorale ishte e ashpër. Në këtë kaza xhonturqit ushtruan dhunë mbi shqiptarët për t’i detyruar që t’i votonin kandidatët e tyre.314

Zgjerimi i lëvizjes së armatosur shtroi si kërkesë urgjente bashkërendimin e veprimeve luftarake nga një qendër e vetme drejtuese, përvetësimin e një platforme politike. Ky program u miratua në Kuvendin e Junikut, që u mbajt më 21-25 maj 1912. Platforma politike, në themelin e saj e kishte kërkesën e autonomisë së Shqipërisë.315 Në fillim të majit të vitit 1912, qëndresa e armatosur e përfshiu edhe Kazanë e Preshevës. Udhëheqësit e lëvizjes të kësaj treve ishin Idriz Seferi, Kadri Hasani nga Presheva, Dan Miratoca, Beqir Aga i Rahovicës etj., të cilët kishin vendosur kontakte me Isa Boletinin dhe veprimtarë të tjerë, duke iu vënë punës për përgatitjen e kryengritjes në këtë zonë.316

Në gjysmën e korrikut 1912, kryengritja e armatosur në Kazanë e Preshevës filloi të marrë përmasa serioze me organizmin e çetave të armatosura. Në fillim të korrikut kishte dezertuar edhe komandanti i xhandarmërisë në Preshevë.317 Në këto rrethana, paria e Kazasë së Preshevës dhe të Kumanovës e mbajti një kuvend në fshatin Izvor, në Karadakun e Kumanovës. Kuvendi i përfundoi punimet me një marrëveshje, me të cilën u bëhej thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me forcat tjera kryengritëse të këtyre kazave. Nga aty pritej sinjali nga drejtuesit e Kazasë së Gjilanit për ta ndërmarrë sulmin për ta çliruar Kumanovën. Gjithashtu, mësohet se në këtë kohë shqiptarët e Preshevës e morën me forcë Klubin Turqve të Rinj në këtë qytet.318

Kryengritja u përhap edhe në Bujanoc e rrethinë. Forcat kryengritëse të Kazasë së Gjilanit, më

308 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, Libri II, Prishtinë, 2004, fq. 147.309 Hasan Prishtina (Përmbledhje dokumentesh)1908-1934, përgatitur nga Kujtim Nuro dhe Nezir Bato, Tiranë, 1972, d. 25, fq. 53.310 Ismail Qemali Vlora, Kujtime, përkthim nga origjinali: The Memorier of Ismail Kemal Bey.London, 1920, 314311 Dr. Tahir Abdyli, Hasan Prishtina, fq. 100.312 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, fq. 155.313 Zekeria Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare..., 213, 214.314 Dr. Naim Halimi, vep. e përm., fq. 218.315 Ramiz Abdyli, Presheva dhe viset përreth në kryengritjen antiosmane dhe në Luftën Ballkanike, "Jehona", Bujanoc, janar-shkurt, 1993, fq. 11.316 Dr. Naim Halimi, vep. e përm., fq. 224.317 Ramiz Abdyli, Presheva dhe viset përreth në kryengritjen antiosmane dhe në Luftën Ballkanike, "Jehona", fq. 12.318 Po aty, fq. 323.

25 korrik hynë në fshatin Tërnoc. Më 26 korrik, forcat kryengritëse e çliruan Bujanocin. Pas largimit të administratës, kryengritësit në Bujanoc e formuan Këshillin, detyra e të cilit ishte sigurimi i rendit dhe qetësisë.319 Në fund të muajit korrik u çlirua edhe Presheva. Popullsia e qytetit i largoi nëpunësit e administratës. Më 30 korrik, një grup kryengritësish, nën udhëheqjen e Bajram Currit, hyri në qytetin e Preshevës, e bllokoi rrugën Preshevë-Kumanovë-Shkup. Kryengritësit e përqendruar në Preshevë prisnin urdhrin nga Prishtina për të marshuar drejt Kumanovës e Shkupit.320 Bujanoci ishte bërë një nga qendrat e grumbullimit të forcave kryengritëse. Në fund të korrikut, forcat kryengritëse në viset shqiptare të Kazasë të Preshevës, Kumanovës, Bujanocit me veprimet e tyre e paralizuan pushtetin osman.321

Në këto rrethana, më 27 korrik 1912 filluan bisedimet shqiptaro-turke në Prishtinë. Këto bisedime hasën në vështirësi të mëdha që në fillim. Mungesa e gatishmërisë e Komisionit qeveritar për t’i pranuar kërkesat e karakterit autonomist çuan si rrjedhojë në dështimin e bisedimeve. Më 4 gusht, Shtabi i Kryengritjes, në krye me Hasan Prishtinën, kaloi nga Prishtina në Ferizaj. Më 6 gusht, në Kuvendin e Ferizajt, krerët shqiptarë i përpiluan kërkesat që do t’ia paraqitnin në formë memorandum Kabinetit të ri. Kërkesat ishin të njohura si “14 pikat e Hasan Prishitinës”.322 Derisa po pritej përgjigjja lidhur me këto pika, u hartua plani strategjik për çlirimin e Shkupit. Pasi Qeveria osmane nuk dha përgjigje në afatin e caktuar, më 11 gusht grupimi kryesor u nis në dy kolona, të cilat më 12 gusht hynë në Shkup.323

Më 12 gusht, në Bujanoc e Preshevë ishte përqendruar një numër i madh i kryengritësve, që së bashku me kryengritësit e Kazasë së Kumanovës ishin të gatshëm të nisen drejt Shkupit. Sipas prof. Ramiz Abdylit, më 14 gusht, në Kumanovë ka hyrë pararoja e kryengritësve. Ndërsa, dy ditë më vonë, kryengritësit e çliruan Kumanovën. Pas tyre vijnë kryengritësit e Kazasë së Preshevës dhe të Kumanovës. Pas çlirimit të Kumanovës, grupi i kryengritësve u nis në drejtim të Shkupit.324 Kryengritja shqiptare pati rëndësi të madhe nga fakti se ajo ishte kryengritja më e madhe gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Marrëveshja shqiptaro-osmane u arrit më 18 gusht. Pasi kërkesat ishin pranuar, kryengritësit shqiptarë më 20 gusht e braktisën Shkupin.325

Pas çlirimit të qyteteve të Vilajetit të Kosovës kishte pushuar së vepruari pushteti osman, i cili ishte zëvendësuar me këshillat shqiptare. Edhe në Preshevë e Bujanoc u larguan disa administrator osmanë, të cilët u zëvendësuan me shqiptarë.326

Pas një veprimtarie të dendur organizative që bënë atdhetarët shqiptarë brenda vendit dhe pas tratativave diplomatike që Ismail Qemali zhvilloi nëpër Evropë për ta siguruar mbështetjen nga Fuqitë e Mëdha, u thirr Kuvendi Kombëtar në Vlorë, i cili më 28 nëntor 1912 e shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Ndonëse Presheva ishte në kushte të pushtimit, ajo u përfaqësua në Kuvendin e Vlorës nga Durmish Osman Presheva, nga fshati Rahovicës.327

Si kudo në viset shqiptare, edhe shqiptarët në Preshevë e Bujanoc mbetën të vetëm përballë agresionit serb. Nga kjo kohë filloi periudha e një robërie tjetër, e cila do të dëshmohet akoma më e egër se ajo osmane, e cila edhe sot e kësaj dite po vazhdon në forma të ndryshme.

319 Po aty, fq. 327 .320 Dr. Naim Halimi, vep. e përm., fq. 241.321 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, fq. 336.322 Mr.sc. Aliriza Selmani, Gjurmime historike për Gjilanin e rrethinën, Gjilan ,2009, fq. 56.323 Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, fq. 368.324 Po aty, fq. 370.325 Po aty, fq. 403.326 Po aty,fq. 409.327 Dr. Naim Halimi, vep. e përm., fq. 286.

2.3. Mbetja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kuadër të shtetit serb

Kjo pjesë e punimit mëton të paraqesë mënyrën dhe kohën e mbetjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kuadrin e shtetit serb. Për ta pasur një pasqyrë më të qartë në lidhje me mbetjen e këtyre trevave shqiptare në shtetin serb, në këtë pjesë të punimit duhet domosdo të preken edhe çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e konfliktit serbo-shqiptar, planet e qeverive serbe për zgjerim territorial. Perceptimet e një konflikti ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sa u përket viseve shqiptare në Kosovë, ( I.Z. duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës), janë me motive politike të së kaluarës dhe tregime kombëtare për qëllime nacionaliste. Keqinterpretimi dhe promovimi i perceptimeve të një konflikti të datuar thellë në histori na paraqitet në shekullin XIX nga elitat serbe. Sipas disa autorëve, konflikti etnik shqiptaro-serb në viset shqiptare të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës, është rezultat i krijimit të shtetit komb dhe që nga shekulli XIX, e assesi nuk duhet të perceptohet si një konflikt i thellë historik, që daton që nga Mesjeta.328

Konflikti ndërmjet Qeverisë serbe dhe popullatës shqiptare ka qenë konflikt për territor dhe dominim politik, apo pushtet politik. Shteti serb, që nga viti 1878 ka pasur pretendime territoriale mbi territoret e banuara nga shqiptarët gjatë sundimit osman. Kjo politikë pushtuese ka zgjatur deri në fillim të shekullit XX, pas disfatës së Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912/13. Për qeveritë serbe, mbetja e viseve të lartpërmendura nën Serbi kishte për synim për ta pasur pozitën si një fuqi regjionale në Ballkan. Duhet pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në konflikt. Analizuar në pikëpamje historike, njëri nga faktorët ndikues në konflikt janë edhe Fuqitë e Mëdha të kohës. Bashkësia ndërkombëtare e ka ushtruar një politikë e diplomaci tradicionale në Ballkan, duke marrë parasysh vetëm interesat gjeostrategjike të Fuqive të Mëdha.Projekti i parë, i njohur deri më tani, ku janë vënë bazat e idesë së Serbisë së Madhe, është programi politik “Naçertania” i vitit 1844 i Ilija Garashaninit. Mund të thuhet se Garashanini ka ndikuar në formimin e konceptit politik me karakter ekspansionist drejt formimit të një Serbie integrale dhe një Jugosllavie borgjeze. Të gjitha studimet e deritanishme tregojnë qartë se “Naçertania” e Garashaninit synonte krijimin e Serbisë së Madhe, përkatësisht të një shteti të sllavëve të jugut, ku dinastia serbe do ta luante rolin vendimtar. Pra, programi i Garashaninit nuk është një plan jugosllav në kuptimin e duhur të fjalës. Mbi jugosllavizmin sundon serbizmi. Më shumë se një plan jugosllav, programi ka parasysh një Perandori serbe. Ky program parashikonte që në gërmadhat e Perandorisë Osmane të ngrihet një shtet i fuqishëm, ku do të sundonin serbët. Se projekti kishte për synim ringjalljen e Perandorisë serbe të Dushanit shihet në kërkesën e vetë “shteti serb, por i cili duhet doemos të zgjerohet e të forcohet, e ka bazën e vet dhe themelin e vet të fortë në Perandorinë serbe të shekujve XIII dhe XIV dhe në historinë e lavdishme serbe”.329

Sipas “Naçertanies”, Serbia e Madhe nënkuptonte hapësirën territoriale, ku do të përfshihen Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Sllavonia, Sremi, Banati, Baçka, pjesa më e madhe e Kroacisë së sotme, ndërsa Shqipëria e Veriut ishte projektuar si zonë interesi serb, ndikimi mendohej të ushtrohej nëpërmjet lidhjeve tregtare. Ndikimi në Bullgari mendohej të ushtrohej nëpërmjet arsimit.330 Qëllimi i fundit i Garashaninit dhe të gjithë atyre që do ta jetësojnë këtë program nuk është aspak çlirimi, sepse këtu bëhet fjalë për akaparimin e krahinave që paraqesin interes për Serbinë. Synimet për një shtet serb parashikonin përfshirjen edhe të popullatave josllave dhe

328 Enver Hoxhaj, Politika etnike dhe shtetndërtimi i Kosovës, Pejë, 2008, fq. 138.329 Prof. dr. Hakif Bajrami, “Naçertania”, Prishtinë 2004, fq. 48.330 Hivzi Islami, Spastrimet etnike, Politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve, Pejë, 2003, fq. 17; Instituti i Historisëi Kosovës, Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës, Prishtinë, 1997, fq. 15.

shpall mohimin e ekzistencës së dalluar të kombeve josllave. Plani i Garashaninit331 është shembulli i konceptimit serb të mënyrës së trajtimit të çështjes jugosllave dhe i pari skenar luftërash për periudhën vijuese.332 Hapi i parë i Garashaninit ishte krijimi i çerdheve informative nëpër qendrat administrative e ekonomike të Perandorisë Osmane. Veprimet e tij në shkallë kufitare kanë qenë të pakufizuara. Garashanini në territorin e Shqipërisë Veriore e kishte krijuar një rrjetë të gjerë agjentësh.333 Në një vështrim kaq të shkurtër mund të themi se “Naçertania” e Garashaninit, si në sfondin ideor, edhe në atë politik, ishte me porosi ekspansioniste. Qeveritë e Beogradit, që nga viti 1878 do ta praktikonin ekspansionizmin në politikën e jashtme, kurse homogjenizimin në politikën e brendshme, si rrugë të ideologjisë dhe politikës së tyre shtetërore. “Naçertania” si projekt ekspansionist filloi të praktikohej gjatë luftës ruso-osmane të vitit 1877/78.Refuzimi i pranimit të Protokollit të Londrës nga Perandoria Osmane (31 mars 1877) e nxiti Rusinë që të ndërhyjë në çështjen lindore. Një veprim i tillë u bë pas marrëveshjes paraprake me Austro-Hungarinë (Marrëveshja e Budapestit). Rusia, më 24 prill 1877, i shpall luftë Perandorisë Osmane. Luftime të ashpra disamujore u zhvilluan rreth Plevnës. Natyrisht, autoritetet ruse për luftën që do të fillonte kundër Perandorisë Osmane ishin marrë vesh edhe me përfaqësuesit malazezë, rumunë e serbë. Një marrëveshje e tillë ishte lidhur ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë e Rumanisë. Ushtria serbe hyn në luftë kundër Perandorisë Osmane vetëm pas rënies së Plevnës (10.12.1877).334 Ushtria serbe, në dhjetor të vitit 1877, do ta sulmojë ushtrinë osmane në disa drejtime. Operacionet luftarake, ushtria serbe i zhvillonte në drejtim të Nishit, Pirotit, Prokuples, Leskocit e Vranjës, duke përparuar në thellësi të këtyre vendeve. Në këto rrethana, ushtria serbe e pushton Pirotin me rrethinë më 16.12 1877, Nishin e kishte sulmuar më 3.12.1877. Qyteti i Vranjës bie më 9.01 1878.335 Kjo hapësirë territoriale, pjesë e Vilajetit të Kosovës, iu njoh Serbisë me vendim të Kongresit të Berlinit (1878). Shumë vendbanime shqiptare dhunshëmmbetën në kuadrin e shtetit serb, si Prokupla, Nishi, Leskoci, Kurshumlia, Vranja, Medvegja etj. Kufiri ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Serbisë ishte në Ristovc, vendbanim midis Vranjës dhe Bujanocit. Në kohën e Krizës Lindore (1875-1878), në Ballkan ndodhën ndryshime të mëdha politike, etnike e shoqërore.Ndryshimet më të mëdha etnike ndodhën në Sanxhakun e Nishit. Gjatë sulmeve të ushtrisë serbe kundër ushtrisë osmane u përfshinë edhe trevat e Sanxhakut të Nishit, ku kishte popullatë shqiptare, ose të përzier, shqiptare e serbe. Në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, si në kazanë e Prokuples dhe atë të Kurshumlisë, ka mbizotëruar elementi shqiptar.336 Në këto rrethana, një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare ishte larguar që në ditët e para të luftës. Dëbimi i shqiptarëve nga këto vise do të vazhdojë gjatë dhe pas përfundimit të luftës. Sa u përket shkaqeve të shpërnguljeve të shqiptarëve nga këto territore kemi shpjegime të ndryshme. Mirëpo, pa mëdyshje shkaku kryesor ishte përpjekja e Serbisë për zgjerim dhe krijimii një shteti serb homogjen. Shkaqet e lartpërmendura gjejnë mbështetje edhe nga Jovan Haxhivasileviqi, i cili është marrë në përcaktimin e shkaqeve dhe motiveve të shpërnguljes së shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. Sipas tij, shkaqet kryesore janë:

1. Që Serbia të bëhet shtet i pastër nacional,

331 Projekti “Naçertania” i Ilija Garashaninit nuk ka humbur asgjë nga synimi i tij i dikurshëm, po ta vështrojmë e analizojmë sipas ngjarjeve që janë zhvilluar në ish-Jugosllavi në vitet 90 -ta, të cilat kanë gjakosur dhe rrënuar Krocainë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.332 Mirko Grmek, Marc Gjidara dhe Neven Šimac, Spastrime etnike, dokumente historike mbi një Ideologji serbe, Tiranë, 2010, fq. 63.333 Prof. dr. Hakif Bajrami, “Naçertania”, fq. 36.334 Skender Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ( 1877-1885), Prishtinë, 1998, fq. 66, 67.335 Dr. Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, Prishtinë, 1994, fq. 74.336 Për më shumë mbi numrin e shqiptarëve në kazatë e Sanxhakut të Nishit, shiko: Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878, pjesa 1, Prishtinë, 1994, fq. 105, 124.

2. Që të krijoheshin mundësi të përshtatshme për aksione të mëvonshme të Serbisë për zgjerim territorial në drejtim të Kosovës,

3. Që në ato territore të vendoset një paqe dhe siguri.337

Shpjegime për largimin e shqiptarëve kemi edhe nga qeveritarë serbë. Në deklarimin e tyre, si të princit Milan Obrenoviq, thuhet se shqiptarët me vetëdëshirë janë larguar. Një teori e tillë nuk gjen mbështetje, jo vetëm nga fakti se një numër i shqiptarëve janë larguar edhe pas përfundimit të luftës, por edhe nga shumë dëshmitarë serbë të kohës.338

Shqiptarët e shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit u vendosën në Vilajetin e Kosovës, shumica në Sanxhakun e Prishtinës, respektivisht në Kazanë e Mitrovicës, Ferizajt, Gjilanit, Preshevës. Një numër i madh i familjeve të muhaxhirëve u vendosën edhe në viset e ndryshme të Maqedonisë. Familjet e muhaxhirëve që janë të vendosura në Preshevë janë nga rrethi i Vranjës e Surdulicës.339

Në komunën e Preshevës muhaxhirë u vendosën në këto vendbanime: në qytetin e Preshevës (vranjalitë, masuricët, surdulicët etj.), në Rahovicë (masuricët, lepencët, jellashnicët, tërstenët etj.), Raincë e vogël (prekodelcët), Shoshaj e Poshtme (masuricët Vr.), në Bushtran (vranjalitë, surdulicët, masuricët), në Corroticë (surdulicët), Leran.Në komunën e Bujanocit, muhaxhirët u vendosën në këto vendbanime: në Bujanoc, Tërnoc, Osllare, Bilaq, Konçul, Breznicë, Samolicë, Letovicë, Nasalc, Osllare. Një pjesë e tyre emigruan në Turqi, Shkup, Gjilan, Shqipëri. Disa familje të muhaxhirëve, të vendosur në Raincë të Vogël, që ishin të ardhur nga Vranja, të quajtur prekodelcët, janë shpërngulur për në Shqipëri.340 Duhet përmendur që në komunën e Preshevës muhaxhirët kanë krijuar disa vendbanime, si Rainca e Vogël, Shoshaja e Poshtme, Reka e Thatë etj.Në luftën serbo-osmane, ushtria serbe depërtoi edhe në drejtim të vendbanimeve të Jabllanicës së Epërme (në rajonine Medvegjës). Duhet theksuar se pjesëmarrja e shqiptarëve të Jabllanicës dhe viseve tjera në frontet e luftës, në mbrojtje të trevave të veta ishte evidente. Luftime të ashpra ishin zhvilluar më 8 janar të vitit 1878, në Krivaçë341, në Shillovë dhe Maqedonc të Medvegjës. Depërtimet e ushtrisë serbe janë shoqëruar me vrasje dhe djegie të shtëpive. Luftime u zhvilluan në afërsi të Tyrbes së Madhe dhe Tyrbes së Kuqe, në Gazdar, në Medvegjë, në lagjen e Maqedoncit, në Tullar.342 Gjatë kësaj lufte ushtria serbe okupoi dhe shpopulloi nga banorët shqiptarë vendbanimet e Sanxhakut të Nishit. Me vendim të Kongresit të Berlinit edhe territori i Medvegjës dhunshëm përfshihet në kuadrin e Mbretërisë së Serbisë.343

Për për gjendjen në viset e pushtuara të Jabllanicës së Epërme dhe të Pusta Rekës mund të njoftoheni nga Mita Rakiq, i cili kishte udhëtuar në këto vise gjatë viteve 1879-1881. Në librin e tij “Iz nove Srbije” (Nga Serbia e re) ai e përshkruan situatën në këto vise, si në vijim: “Kudo që udhëtova, hasa në katunde të zbrazëta, të djegura, siç ishin katundet e Pusta Rekës dhe të Jabllanicës së Epërme, ku mbi 112 katunde ishin të zbrazëta, me përjashtim të Llapashticës, Kapitit, Dediqit344, Tupallës, Siarinës, Dërvodelit, Ramabanjës, Sfircës e Gërbacit345”. Vetëm në Jabllanicën e Epërme ka pasur më shumë se 1 900 shtëpi të zbrazëta346.

337 Po aty, fq. 85.338 Shiko më shumë: po aty, fq. 83, 84.339 Sabit Uka, Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë 1878-1912, pjesa 2, Prishtinë, 1994, fq. 58.340 Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878, pjesa 1, fq. 133, 134.341 Krivaça është një katund në periferi të Lebanës, që deri në fillim të vitit 1878 është banuar vetëm me popullsi shqiptare.342 Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj, pjesa 2, Prishtinë, 2010, fq. 46, 47.343 Vidosav Nikolić-Stojančević, Leskovac i oslobodjeni predeli Srbije 1877-1878, Leskovac, 1975, fq. 214.344 Dediq është quajtur Medvegja deri në vitin 1878.345 Mita Rakič, Iz nove Srbije, Knjiga 6, Leskovac, 1987, fq. 50.346 Vidosav Nikolić-Stojančević, Leskovac i oslobodjeni..., fq. 21.

Përjashtim nga shpërngulja e shqiptarëve nga këto vise bëjnë banorët shqiptarë të rrethit të sotëm të Medvegjës, siç janë shqiptarët e fshatrave Tupallë, Dediq, Llapashticë, Gërbac, Sfircë, Siarinë, Kapit, Ramabanjë.347

Sa i përket qëndrimit të shqiptarëve në këto vise kemi disa shpjegime. Një nga këto shpjegime pohon se në qytetin e Nishit më 29 janar 1878 ishte realizuar një takim ndërmjet Sahit Pashës348

dhe princit serb, Milan Obrenoviq. Nga princi serb ishte premtuar se shqiptarët do të qëndrojnë në viset e tyre, nëse shqiptarët e pranojnë shtetin serb. Një ofertë e tillë ishte pranuar nga Sahit Pasha, i cili ishte kthyer në vendlindje, në Llapashticë, dhe i kishte ftuar shqiptarët që të mos shpërngulen, kurse ata që ishin shpërngulur i kishte ftuar të ktheheshin. Kështu u sigurua që banorët shqiptarë të katundeve të lartpërmendura të qëndrojnë deri në ditët e sotme.349

Një shpjegim tjetër vjen nga dr. Jovan Haxhivasileviq, i cili thotë se kjo shpërngulja nuk u bë falë dëshirës së princit Milan Obrenoviq, e në mes tjerash shkruan: “Ata patën fat që përfaqësuesit e tyre shkuan dhe iu paraqitën princit para Kongresit të Berlinit dhe atij i pëlqyen, iu dukën si njerëz të urtë dh të vyeshëm.”350

Duke analizuar shpjegimet në lidhje me mosshpërnguljen e shqiptarëve nga rrethi i Medvegjës mund të konstatojmë se ky ishte një veprim politiko-diplomatik i princit serb. Princi serb Milan Obrenoviq me siguri synonte që për mes pranisë së shqiptarëve në këto vise të arsyetohej para diplomacisë evropiane se nuk janë shpërngulur të gjithë shqiptarët dhe se shqiptarët që nuk po kthehen janë ata të cilët kanë luftuar kundër ushtrisë serbe. Duhet theksuar se marrëveshja ndërmjet princit serb dhe Sahit Pashës u realizua vetëm pjesërisht. Shqiptarët e pjesës perëndimore të Jabllanicës nuk u lejuan të ktheheshin. Por, kishte raste kur shqiptarët e kthyer u detyruan të shpërnguleshin përsëri nga dhuna që ushtrohej nga pushteti i atëhershëm serb. Raste të tilla ndodhën me shqiptarët e vendbanimeve Radec, Gjylekreshtë e Dërvodel.351

Pas vendosjes së pushtetit serb në viset e Jabllanicës së Epërme (rrethi i Medvegjës) filloi ndryshimi i strukturës etnike. Kështu, gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XIX në territorin e Jabllanicës së Epërme ndodhën shpërngulje dramatike dhe prurje të popullsisë së re. Prurjet e reja të popullsisë u realizuan në dy mënyra, individuale dhe kolektive. Kolonizimi i këtyre viseve kishte mbështetje shtetërore, duke u bazuar në Ligjin mbi popullzimin e viseve të “çliruara”, që ishte miratuar nga Qeveria serbe më vititn 1880.352 Për realizimin e kolonizimit në rrethin e Medvegjës janë formuar komisione të posaçme. Vendosja e kolonëve serbë e malazezë në vendbanimet shqiptare të Medvegjës filloi që nga viti 1880, por me intensitet më të madh gjatë vitit 1889, për të vazhduar deri në vitin 1906. Kolonë serbë e malazezë nuk u vendosën përgjatë vendbanimeve shqiptare, si në Sfircë e në Gërbac.353 Shpërngulja e shqiptarëve dhevendosja e kolonëve e kishte ngushtuar hapësirën natyrore dhe e kishte vështirësuar jetën.

Me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, shqiptarët e Luginës së Preshevës u gjendën përballëforcave të shumta të shtetit serb. Qysh në fillim të tetorit, Serbia e përqendroi në kufijtë verilindorë dhe lindorë Armatën e Parë dhe të Tretë, të komanduar nga princi Aleksandër, e cila u vendos në Luginën e Moravës Jugore, në krahinën e Vranjës.354 Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike i vuri shqiptarët në një pozitë të ndërlikuar. Ndonëse u mungonte një organizim në shkallë kombëtare, shqiptarët, të udhëhequr nga personalitetet më të shquara, si Ismail Qemali,

347 Dr. Sabit Uka, Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë, pjesa 2, fq. 47.348 Sahit Osman Pasha ishte oficer i lartë në ushtrinë osmane. Ai kishte qenë përgjegjës ushtarak në Sanxhakun e Sofjes në Bullgari. Kishte marrë pjesë në shumë beteja gjatë luftës ruso-turke, 1877/78. 349 Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës…, 2, fq. 56.350 Dr. Jovan Haxhivasileviq, Arbanska Liga..., fq. 14, 15.351 Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës..., 2, fq. 67.352 Milorad Vasović, Gornja Jabllanica, Beograd,1998, fq. 106.353 Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës…,2, fq. 93.354 Po aty, fq. 110.

Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi etj., u orientuan drejt në këtë situatë të vështirë për vendin.355

Shqiptarët e Kazasë së Preshevës (në këtë kaza bënte pjesë edhe Bujanoci me rrethinë) iu kundërvunë me tërë forcat e tyre agresorëve serbë. Sulmi i ushtrisë serbe nga rajoni i Vranjës filloi më 15 tetor. Në përleshjet disaditëshe në zonat kufitare, njësitë e Armatës së Parë, Divizioni i Thirrjes së Parë dhe ai i Danubit deri më 19 tetor morën disa vende kufitare, si Sv. Ilija, Gjurgjevcin, Ushe, Lebovc Karpin, Kozarnikun dhe kështu depërtuan deri në drejtim të Bujanocit. Shqiptarët e Bujanocit, të Preshevës e të Kumanovës u ndeshën kryesisht më njësitë e Armatës së Parë dhe të Tretë serbe, që mësyn drejtimin Prokuple-Prishtinë dhe Vranjë-Shkup-Manastir.356 Luftime të ashpra u zhvilluan më 19 tetor, në afërsi të Bujanocit. Qëndresë e fuqishme iu bë Armatës së Tretë në Bujanoc e rrethinë. Me gjithë armatimin e dobët dhe sasinë e kufizuar të municionit, vullnetarët shqiptarë për disa ditë u bënë ballë sulmeve të njësive të rregullta dhe të pajisura me armatim modern. Mirëpo, në mungesë të municionit, vullnetarët shqiptarë u detyruan të tërhiqen në grupe, duke bërë rezistencë, si në Tërnoc, në Rahovicë të Preshevës e qendra të tjera. Luftime të ashpra ndërmjet vullnetarëve shqiptarë dhe ushtrisë serbe u zhvilluan më 21 tetor, në Grykën e Konçulit. Ushtria serbe e zuri Grykën e Konçulit vetëm më 21 tetor. Pasi e theu qëndresën e shqiptarëve, ushtria serbe më 24 tetor e pushtoi qytetin e Gjilanit.357 Para betejës së Kumanovës, në fshatin Bilaç (sot vendbanim shqiptar në komunën e Bujanocit) u zhvillua beteja ndërmjet ushtrisë serbe dhe dy batalioneve të ushtarëve, redifëve (rezervistë), të përbërë nga shqiptarë. Ndërsa, në Tabanoc thuhet se luftimet u zhvilluan trup më trup ndërmjet shqiptarëve dhe ushtrisë serbe.358 Beteja e Kumanovës filloi më 22 tetor 1912. Ajou zhvillua u zhvillua midis malit Kojzak në lindje (Malit të Zi) të Shkupit në perëndim, midis lumenjve Pçinjë dhe Lumit të Madh në jug, si dhe në veri vendbanimeve Llojan e Strezoc.359 Pas dy ditë rezistence, ushtria osmane u thye. Disfata e betejës së Kumanovës e shënon fundin e fazës së parë të Luftës së Parë Ballkanike dhe depërtimin e ushtrisë serbe në drejtim të Shkupit dhe në thellësi të territoreve shqiptare. Disfata e ushtrisë osmane në Kumanovë shkaktoi kaos dhe tmerr në Shkup. Në Shkup ishin vendosur rreth 150 000 refugjatë, të cilët kishin ikur nga vendbanimet e tyre para ushtrisë serbe.360 Depërtimi i ushtrisë serbe u shoqërua me vrasje, masakra e djegie të fshatrave. Masakrave iu nënshtruan edhe shqiptarët e vendbanimet malore të komunës së Preshevës, si Depcë, Peçenë, Carravajkë, Myqibabë etj. Duhet theksuar se para dhe pas betejës së Kumanovës, shqiptarët e vendbanimeve të Preshevës dhe Bujanocit i lanë të boshatisura shtëpitë e tyre, duke u larguar në drejtim të Shkupit.361

Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për kufirin verilindor dhe verior362

edhe viset shqiptare të Preshevës dhe Bujanocit dhunshëm u përfshinë në kuadër të Mbretërisë Serbe.Lugina e Preshevës, respektivisht komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhunshëm janë përfshirë në kuadrin e shtetit serb gjatë dy proceseve historike, me luftën ruso-turke - me vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) dhe gjatë Luftës së Parë Ballkanike, respektivisht me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, 1912/13.Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, viset shqiptare ishin të përfshira në tri banovina. Në banovinën e Vardarit, përveç viseve tjera shqiptare, bënin pjesë edhe Presheva dhe Bujanoci. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja pas LDB mbeti jashte territorit të Kosoves. Parlamenti serb,

355 Historia e Shqiprisë, Tiranë, 1984, fq. 491.356 Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë, 1990, fq. 54, 55.357 Dr. Naim Halimi, vep. e cit., fq. 267.358 Ramiz Abdyli, pun. i përm., "Jehona", Bujanoc, janar-shkurt, 1993.359 Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe…, fq. 58.360 Dr. Naim Halimi, vep. e cit., fq. 276.361 Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe..., fq. 60.362 Shiko : Arben Puto, Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha (1912-1914), Tiranë. 1978,f. 204,205.

duke u mbështetur në vendimet e Parlamentit të Jugosllavisë, bëri rregullimin juridik të të drejtave të krahinës nëpërmjet “Ligjit për ndarjen administrative të Serbisë” dhe “Ligjit mbi institucionalizimin e Qarkut Autonom të Kosovës e Metohisë”. Kështu, në bazë të ndarjes administrative që bëri Republika e Serbisë në vitin 1945, Qarku Autonom i Kosovës kishte 15 rrethe.363 Pra, me Ligjin për ndarjen administrative të datës 1 shtator 1945, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja u shkëputën nga trevat shqiptare. Për ndarjen administrative janë marrë parasysh edhe interesat politike.364 Ndarja e këtyre viseve nga viset tjera shqiptare kishte për synim ndryshimin e strukturës etnike në Kosovë e në Maqedoni.Edhe pas krijimit të rajonit të Kosovës, Karadaku me fshatrat e tij i takonte Kosovës. Këtë e dëshmojnë edhe librat e amëzës së këtyre fshatrave. Në librin e amëzës deri në prill të vitit 1947 figuron se vendbanimet Sefer, Peçenë, Depcë, Ilincë, Stanec, Maxhere e Ranatoc janë udhëhequr në rrethin e Gjilanit, Qarku i Prishtinës, dhe të nënshkruara nga kryetari i Këshillit, Fadil Hoxha.365 Mirëpo, më 18 prill 1947 miratohet Ligji për ndarjen administrativo-territoriale të Republikës Popullore të Serbisë. Sipas nenit 3 të ligjit të vitit 1947, rrethi duhet të përfshijë një hapësirë që ka lidhshmëri natyrore dhe ekonomike. Kështu që vendbanimet e lartpërmendura i shkëputen rrethit të Gjilanit dhe i bashkëngjiten Preshevës, që ishte pjesë e rrethit të Bujanocit.366

Të dhënat historike dëshmojnë se territori i komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjithmonë gjeografikisht e historikisht dhe në pikëpamje kulturore ishte pjesë e Kosovës.367 Pas Luftës së Dytë Botërore, Lugina e Preshevës në mënyrë arbitrare, pa vullnetin e popullit shqiptar, u nda nga shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë.

363 Fatmir Fehmiu, Degradimi i pozitës së Kosovës pas çlirirmit të saj, Rilindja, Prishtinë, tetor 1992, fq. 9.364 Administrativne-Teritorialne promene u NR Srbji od 1834-1954 godine, Beograd, 1955, fq. 57.365 Skender Latifi, Rrugtimi nëpër Luginën e Preshevës, Preshevë, 2006, fq. 85; Dr. Myhamet Shatri, Copëtimi i trevave shqiptare në Jugosllavi. Aneksimi i Kosovës nga Serbia 1945, Kosova, 27, Prishtinë, 2005, fq. 119.366 Administrativne-Teritorialne promene u NR Srbji od 1834-1954 godine, fq. 58, 59.367 Skender Latifi, Rrugtimi nëpër Luginën e Preshevës, Preshevë, 2006, fq. 85.

2.4. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nën qeverisjen e shtetit jugosllav/serb

Me vendosjen e ushtrisë serbe në viset shqiptare (duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës), që nga tetori i vitit 1912 fillon edhe formimi i organeve administrative shtetërore. Organet administrative kishin mbështetje në dekretet e ndryshme ushtarake e civile. Që nga janari i vitit 1913 formohet një lloj i organeve gjyqësore, të ashtuquajtura referentët gjyqësorë, të cilët e ushtronin veprimtarinë e vet në kuadër të Komandës Supreme të Armatës III serbe me qendër në Shkup dhe vepronin si gjykatës. U formuan edhe repartet policore që ishin nën komandën e ushtrisë. Pra, nga kjo mund të kuptohet që organet administrative përbëheshin nga kuadri ushtarak. Nuk kishte administratë civile, por vetëm ushtarake. Kjo formë e qeverisjes u mbështet nga “Dekretligji për sundimin dhe rregullimin e krahinave të çliruara”, të datës 27.12.1912, të dekretuar nga Qeveria serbe më 18 gusht të vitit 1913.Me okupimin nga Serbia e Mali i Zi, viset shqiptare u ndanë në këto qarqe administrative: Qarkui Prishtinës, i Prizrenit, i Pazarit të Ri, i Kumanovës dhe Qarku i Shkupit.368 Shënimet zyrtare të Serbisë së Vjetër të vitit 1914 thonë se Presheva dhe Bujanoci i takonin Qarkut të Kumanovës. Presheva ishte qendër e rrethit.369 Me dekretin e lartpërmendur, aparati administrativ u ndërrua në tërësi. i tërë personeli administrativ tani zëvendësua nga ai serb dhe organet ushtarake. Se kishte të bënte me territore të okupuara tregon fakti se Qeveria serbe ushtronte akte juridike me dedikim special, të bazuara në dekretligjin e datës 27.12.1912. Me pjesët e Kushtetutës së Mbretërisë serbe, që u aplikuan në viset shqiptare, shqiptarët nuk i fituan të drejtat politike, të drejtën aktive dhe pasive të zgjedhësve, të drejtën në identitetin kombëtar, në shkollim etj.370

Në fund të shtatorit 1918, Qeveria serbe e lëshoi një proklamatë për shqiptarët, të cilën e shpërndau edhe në Kumanovë, në Prishtinë, në Lebanë etj. Në proklamatë ftoheshin shqiptarët që të ngrihen kundër bullgarëve, austro-hungarezëve, gjermanëve dhe të qëndronin të qetë e ta ruajnë popullatën serbe. Në fund të proklamatës thuhej: “Nga ju varej fati juaj”. Qëllimi i kësaj proklamate ishte që te shqiptarët të ushtrohej ndikim, në mënyrë që mos të rezistonin kundër depërtimit të ushtrisë serbe.371 Në fund të muajit shtator dhe në fillim të muajit tetor të vitit 1918 në viset shqiptare hynë forcat franceze. Në kuadër të ushtrisë franceze, Qeveria serbe kishtedërguar disa njerëz të caktuar për ta organizuar pushtetin policor nëpër qendrat më të mëdha administrative. Ushtria serbe, me ndihmën e ushtrisë franceze, sipas marrëveshjes me aleatët, fillon depërtimin dhe dislokimin e forcave që nga data 16.10.1918. Në këtë mënyrë, në fund të muajit tetor 1918, ushtria serbe u dislokua në viset shqiptare në Kosovë372, në Luginën e Preshevës. Me vendosjen e organeve të para policore-ushtarake filloi rezistenca e popullit, e cila filloi të shfaqej në çdo vend, por tani kishte më tepër karakter lokal.373 Në aspektin administrativ, Presheva e Bujanoci mbetën deri më vitin 1922 pjesë e Qarkut të Kumanovës, ndërsa Medvegja pjesë administrative e Vranjës.Viset shqiptare nuk pranuan t’u nënshtroheshin pushtuesve të rinj serbo-malazezë, por e vazhduan qëndresën dhe i sillnin shqetësime Serbisë. Beogradi synonte që me ndryshimin e strukturës etnike të trojeve të tjera të pushtuara të jepte siguri dhe përforcim në sundimin mbi këto troje. Për ta arritur ndryshimin e strukturës etnike u institucionalizua një sistem i tërë politik, në mesin e të cilëve bënte pjesë edhe shpërngulja e shqiptarëve dhe kolonizimi i këtyre

368 Dr. Liman Rushiti, Ndarja territorial dhe rregullimi administrativ i Kosovës 1878-1941, Prishtinë, 2004, fq. 65, 66.369 Ant. Mil. Vujićić, Rećnik mesta u oslobodjenoj oblasti Stare Srbije po službenim podacima, Beogard, 1914, fq. 77.370 Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, 1986, fq. 56.371 Dr. Liman Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, Prishtinë, 1981, f. 26, 27 .372 Bogumil Hrabak, Reokupacija oblasti srpske i Crnogorske države s Arbanoškom većinom stanovništva u jesen 1918 godine i držanje arbanasa prema uspostavljenjoj vlasti, Gjurmime Albanologjike, nr. 1, Prishtinë, 1969, fq. 258373 Dr. Liman Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, fq. 69.

trojeve me elementë sllavë. Qarqet politike serbe në vitet 1913-1914 i dhanë mbështetje ligjore shpronësimeve agrare dhe kolonizimit të viseve shqiptare. Më 20 shkurt 1914 hyri në fuqi dekretligji mbi kolonizimin në “vendet e çliruara dhe të bashkangjitura Mbretërisë serbe”, të cilit iu bënë ndryshime e plotësime më 20 maj 1914. Legjislacioni në fjalë e hapi rrugën për shpronësimin dhe kolonizimin e tokave shqiptare. Për zbatimin e këtyre masave u ngarkuan Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme.374

Pas Luftës së Parë Botërore, autoritetet e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në viset shqiptare të mbetura në Serbi dhe në Mal të Zi e rifilluan politikën e shtypjes kombëtare. Autoritetet në Beograd synonin ta shpronësonin gjerësisht popullsinë shqiptare dhe në këto vise të vendosnin kolonë sllavë. Në Beograd llogaritnin që zbatimi i këtyre masave do të ndikonte në ndryshimin e strukturës etnike në këto vise. Për t’i realizuar këto qëllime, në viset shqiptare u ndërmor reforma agrare. Duhet kujtuar se reforma ishte shpallur në nivel shtetëror, mirëpo qasja e saj ndryshonte në bazë të rajoneve. Më 25 dhjetor të vitit 1918, regjenti Aleksandër kishte shpallur se zgjidhja e çështjes agrare duhet t’i kontribuojë zhdukjes së bujkrobërisë dhe të pronave të mëdha në të mirë të bujqve dhe të zhvillimit në tërësi. Por, këto parime nuk u zbatuan në viset shqiptare. Beogradi e zbatoi një reformë agrare, që kishte synime politike në vend atyre ekonomiko-sociale. Me këtë reformë synohej ndryshimi i strukturës etnike.375

Për t’i dhënë mbështetje ligjore reformës agrare, Qeveria më 25 shkurt 1919 e shpalli “Dispozitën paraprake për përgatitjen e reformës agrare” në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, me të cilën parashihej shkëputja e marrëdhënieve çifligare në Kosovë etj. Edhe përkundër saj, deri në vitin 1931 shumë çështje patën mbetur të pazgjidhura.376 Zvarritja e rirregullimit të marrëdhënieve agrare në viset shqiptare mori fund më 5 dhjetor 1931 me Ligjin për rregullimin e marrëdhënieve agrare në krahinat e mëparshme të Serbisë Jugore dhe të Malit të Zi dhe me ndryshime e plotësime më 24 qershor 1933. Ligji i vitit 1931 krijonte hapësirë për të vepruar edhe për motive politike, ndërsa formalisht prekte edhe pronën e institucioneve fetare.Legjislacioni agrar ishte i lidhur me legjislacionin kolonizues. Fushatës kolonizuese i kishte dhënë mbështetje me disa akte legjislative, si “Dekreti për kolonizimin e viseve të reja jugore të reja” i shtatorit 1920, “Ligji mbi kolonizimin e viseve jugore” i qershorit të vitit 1931. “Ligji mbi kolonizimin e viseve të jugut” i vitit 1931 e mbështeti politikën e kolonizimit të viseve shqiptare në Mbretërinë Jugosllave.377 Për përfundim, mund të themi se procesi kolonizues i ka paraprirë reformës agrare. Me legjislacioni agrar u krijuan edhe organet përkatëse për zbatimin e reformës agrare dhe të kolonizimit. Në shkurt të vitit 1920 u krijua Ministria e Reformës Agrare, në përbërje të së cilës funksiononte seksioni agrar dhe ai i kolonizimit. Në viset shqiptare, si në Kosovë, në Luginën e Preshevës e në Maqedoninë Perëndimore u krijua Drejtoria Supreme e Reformës Agrare, me seli në Shkup. Në varësi të kësaj drejtoria u ngritën drejtori agrare të qarqeve, organe të ndryshme gjyqësore.378 Sipas ligjit për kolonizimin të datës 11.6.1931, qendra e Drejtorisë agrare për rrethet e Preshevës e të Bujanocit ishte Shkupi.379

Qarqet drejtuese në Beograd nëpërmjet vendosjes së kolonëve serbë e malazezë synonin t’i siguronin nyjat e komunikacionit dhe pikat më të rëndësishme strategjike në trevat shqiptare. Në bazë të këtij synimi filloi vendosja e kontingjenteve të para të kolonëve. Kolonitë që u ngrenë në viset shqiptare lindore më tepër u përqendruan në rrethet e Preshevës, Bujanocit, Kumanovës dhe të Shkupit. Shkaku u vendosjes së kolonëve në këto pjesë qëndronte në ekzistencën e linjës

374 Për më tepër shiko: Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, fq. 105, 109.375 AJ, Fondi 96-1-1.376 Dr. Jusuf Osmani, Lënda arkivore për kolonizimin…, fq. 53; Hivzi Islami, Popullsia e Kosovës, studim demografik, Prishtinë,1981, fq. 223.377 Historia e Popullit Shqiptar III, Tiranë, 2007, fq. 476; Dr. Milovan Obradoviq, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë, Prishtinë, 2005, fq. 168.378 Dr. Jusuf Osmani, Lënda arkivore për kolonizimin…, fq. 55; Marenglen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë, Tiranë, 1992, fq. 41; Historia e Popullit Shqiptar III, fq. 477.379 Marenglen Verli, Reforma agrare..., fq. 41.

hekurudhore Preshevë-Kumanovë-Shkup dhe toka pjellore e luginës së Vardarit. Pra, linja hekurudhore i bëri shumë të kërkuara tokat e rajonit të Luginës së Preshevës.Kolonët vinin nga të gjitha viset e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, por kryesisht i përkitnin elementit serb. Rreth Preshevës u futën serbë e maqedonas, si p.sh. në Cakanovc. Në vendbanimin Tërnavë të komunës së Preshevës u vendosën kryesisht kolonë malazezë.380 Në ankesën drejtuar Prefekturës së rrethit të Preshevës, që kishte të bënte me një konflikt pronësor ndërmjet qytetarëve shqiptarë të vendbanimit Miratoc dhe disa kolonëve serbë, mësojmë se në këtë vendbanim kishte kolonë të ardhur nga Jabllanica, Bërnjara.381 Gj. Kërstiq pohonte se në rrethin e Preshevës kujdes të veçantë iu kushtua kolonizimit, ose më saktë pajisjes me më shumë tokë të elementit “kombëtar” vendës, i cili nuk kishte qenë në marrëdhënie çifçinjësore. Sllavët e rrethit të Pçinjës morën toka në afërsi të Preshevës.382 Sipas M. Verlit, rrethinën e komunës së Preshevës deri në fund të vitit 1929 e kishte përfshirë një kolonizim intensiv dhe si pasojë e këtij kolonizimi ishin vendosur rreth 400 familje.383 Qysh në vitin 1928, i plotfuqishmi i lartë agrar Gj. Kërstiq theksonte se në saje të kolonizimit, Presheva e ka serbë gati gjysmën e shtëpive.384

Regjimi i Beogradit e ndoqi një politikë ndryshe me pronat e institucioneve fetare myslimane e katolike, të cilat lidheshin kryesisht me besimtarët shqiptarë. Pa hequr dorë nga përpjekjet për t’i bërë për vete klerikët e këtyre besimeve me forma të ndryshme, ai i goditi institucionet fetare. U shpronësuan shumë prona të institucioneve fetare myslimane dhe katolike. Krahas konfiskimeve të tokave të shumë xhamive në viset shqiptare, u shpronësuan edhe shumë vakëfe, në mesin e të cilëve edhe vakëfi në Preshevë.385 Duhet theksuar se në rrethinën Preshevës kemi raste të shpronësimit dhe përvetësimit të pronave dhe objekteve fetare katolike. Në mesin e këtyre pronave dhe objekteve është tjetërsuar edhe Kisha katolike shqiptare në vendbanimin Tërnavë të rrethit të Preshevës, në vitin 1936/37. Dëshmitarët okularë e kujtojnë zhvillimin e atyre ngjarjeve, në mesin e të cilave ishte zhvarrosja e trupave nga prona e kishës në praninë e ushtrisë. Rast tjetër është kisha në Rahovicë, rrethi i Preshevës. Si përfundim mund të themi se në rrethin e Preshevës dhe të Bujanocit fushata e kolonizimit dhe reformës agrare është shoqëruar edhe me përvetësimin e pronave dhe objekteve fetare.386

Rrethi i Preshevës është ndarë në 6 komuna, si: si komuna e Preshevës, Bilaçit, Bujanoci, Levosoja, Zhunica dhe Kleniku. Në Tërnavë, rrethi i Preshevës, si rezultat i reformës agrare, tokë shtetërore ishte shpallur një sipërfaqe prej 407,78 ha tokë. Në bazë të skicave dhe shënimeve shihet se në Tërnavë vetëm në vitin 1919-21 kanë konfiskuar 98,22 ha tokë për kolonët.387 Në një raport të komisionit agrar mësohet se në Tërnavë, kolonët kishin ardhur para vitit 1924.388 Në vitin 1921, nga toka e Tërnavës i është ndarë vendbanimit të Cakanocës, vendbanim i kolonistëve, një sipërfaqe toke prej 35 ha. Në Tërnavski Rek, në vitet 1920/21 janë vendosur 10 familje kolonësh, duke iu ndarë një sipërfaqe prej 77,68ha tokë.389 Më 1921, në Tërnoc të Vogël, komuna e Bujanocit, kolonëve u janë ndarë 100ha tokë. Në Tërnoc të Madh, në vitin 1921, tre kolonëve u janë ndarë 7,40ha. Në bazë të shënimit nr. 5094, të datës 20.8.1924, komisioni për

380 Gj. Krstiq, Kolonizacija na Južnoj Srbije, Sarajevo, 1928, fq. 17, 19.381 AJ, 96-11-47.382 Gj. Krstiq,pun. i përm..., fq. 17. Shih te Hivzi Islami, E vërteta mbi shqiptarët në disa vepra antropogjeografike, Dituria, nr. 1, Prishtinë, 1971, fq. 82.383 Marenglen Verli, Reforma agrare…, fq. 115.384 Gj. Krstiq, pun. i përm., fq. 57.385 Marenglen Verli, Reforma agrare…, fq. 94.386 Intervistë me Hasan Salihun, banor i vendbanimit Tërnavë, në vitin 1974. Sot po të vizitohet kisha në fjalë shihen qartë gjurmët se kjo kishë dikur ishte katolike. Shembull më i mirë është hyrja. Nga dëshmitarët thuhet që në një kërkim duhet ende të ketë varreza të besimtarëve katolikë në skaje të pronës.387 AJ 96-20-64.388 Po aty, 96-11-47.389 Po aty, 96-20-64 .

reformë agrare konfiskon tokë me sipërfaqe prej 11,4ha. Kjo tokë ishte pronë e të mërguarve.390

Në Rahovicë të Preshevës, reforma agrare ka filluar të praktikohej që nga viti 1921. Në një raport të komisionit agrar për rrethin e Preshevës, të datës 19 maj 1926, thuhet se në Rahovicë 100ha mal i është marrë fshatit për nevojat e kolonizimit. Gjithashtu, në raport theksohet se në këtë vendbanim për nevoja të kolonizimit u është marrë tokë fushore dhe më nuk ka asnjë hektar të lirë. Si në të gjitha viset shqiptare, edhe Luginën e Preshevës, shqiptarët shprehën pakënaqësinë në lidhje me reformën agrare. Mirëpo, autoritet e Ministrisë së Reformës Agrare me qendër në Shkup gjenin arsyetime nga më të ndryshmet për t’i hedhur poshtë ankesat. Vetëm nga shqiptarët e Tërnavës janë bërë 68 ankesa, por pa kurrfarë dobie. Ankesa të tilla janë bërë edhe nga vendbanimet tjera.391

Tabela nr. 4: Rrethi Preshevës dhe Bujanocit, duke pasur parasysh organizimin territorial-administrativ të kohës për rezultatet e reformës agrare gjatë viteve 1919-1929.

Komunattokë e

kufizuarha

kolonëtnr. ha

vullnetarëtnr. ha

çetnikëtnr. ha

sllavëtvendësnr. ha

Presheva 558,37 61 357,91 71 181,46

Bujanoci 607,60 36 213,26 117 219,87

Zhunica 986,35 94 412,19 12 51,72 2 27,53 122 293,71

Bilaçi 436,97 28 160,36 1 2,77 1 0,50 118 202,22

Levosoja 63,11 1 8,01 12 47,20

Kleniku 50,47 5 7,24 1 1,08 10 21,47

Gjithsej 2,702,87 225 1158,97 13 54,49 4 29,11 450 965,93

Burimi: Arkivi i Jugosllavisë, fondi, 96-20-64.Gjatë shekullit XX nga qeveritë serbe/jugosllave u aplikuan strategji të ndryshme për ndryshimin e strukturës etnike në viset shqiptare. Kjo metodë është zbatuar në dy forma: së pari nëpërmjet kolonizimit të viseve shqiptare me kolonë serbë dhe së dyti nëpërmjet shpërnguljes masive të shqiptarëve me forcë. Shpërnguljet e para masive të shqiptarëve u bënë menjëherë pas pushtimit dhe aneksimit të viseve shqiptare në vitet 1913-14. Pas vitit 1918, me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, shpërngulja e shqiptarëve u vu në rend të ditës. Ripushtimi i viseve shqiptare në vjeshtën e vitit 1918 u shoqërua me rivendosjen e administratës ushtarake, e cila ushtronte dhunë e presione të ndryshme mbi popullsinë shqiptare për ta detyruar që të shpërngulej. Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, përveç masakrave, si mjet për shpërngulje u organizuan edhe aksione të mbledhjes së armëve. Si pasojë e gjenocidit e formave tjera u shpërngulën shumë familje, shumica e tyre për në Turqi. Edhe nga rrethi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kemi shpërngulje të shumë familjeve shqiptare. Mirëpo, për numrin e të shpërngulurve nuk disponojmë të dhëna. Megjithatë, synimi i qeverive të Beogradit për t’i shkombëtarizuar viset shqiptare nuk ishte realizuar.392

Platformën e plotë për shpërnguljen e shqiptarëve nga viset e Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës e dha historiani Vasa Çubriloviqi në prememorien “Mbi shpërnguljen e shqiptarëve”, në mars të vitit 1937, i cili paraqet deportimin me forcë të shqiptarëve si metodë

390 Po aty, 96-17-60 .391 Po aty, 96-20-64 .392 Hisotoria e Populit Shqiptar, pjesa e tretë, fq. 485.

efektive. Në anën tjetër janë shfrytëzuar edhe mënyra tjera për shpërnguljen e shqiptarëve, duke marrë parasysh edhe marrëveshjet ndërshtetërore, siç ishte marrëveshja e arritur ndërmjet Mbretërisë jugosllave dhe Turqisë në vitin 1938. Dhuna dhe terrori i organizuar nga organet shtetërore që nga gjysma e dytë e viteve të ‘30-ta bëri që përmasat e shpërnguljes të rriten me ritëm të shpejtë.Në vitet e 50-ta, shpërngulja e shqiptarëve ishte përsëri në rend të ditës. Shpërnguljes masive për në Turqi i parapriu regjistrimi i vitit 1953. Gjatë regjistrimit u përdorën forma të ndryshme për ta ndërruar kombësinë. Ndryshimi i kombësisë ishte kusht për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Kjo klimë e rëndë politike në përgjithësi për shqiptarët mbisundoi deri në vitin 1966, me rënien e ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandër Rankoviq.393

393 Enver Hoxhan, vep. e përm., fq. 151, 152.

2.5. Lugina e Preshevës në Luftën e Dytë Botërore

Më 6 prill 1941, trupat nazifashiste ndërmorën agresion kundër Jugosllavisë. Më 17 prill, Komanda e Lartë e Ushtrisë Jugosllave e nënshkroi aktin e kapitullimit. Pushtimi u shoqërua me ndarjen e territorit të Jugosllavisë në tri zona pushtuese: në zonën gjermane, italiane dhe bullgare. Ndarja në zona pushtimi u konkretizua në prill të atij viti me projektin “Synimet e përkohshme për ndarjen e Jugosllavisë”.Fatin e Jugosllavisë e përjetuan edhe viset shqiptare që ishin nën sundimin e saj. Pjesa më e madhe e Kosovës, së bashku me trevat veriperëndimore të Plavës, Gucisë, Rozhajës, Ulqinit dhe trevat lindore, pikërisht Tetova, Gostivari e Kërçova mbetën në zonën italiane të pushtimit. Me dekretin mbretëror të datës 7 gusht 1941 ato iu bashkuan Shqipërisë. Ndërkaq, rajonet midis Mitrovicës, Podujevës, Vuçitërnës mbetën në kuadër të shtetit serb të Nediqit, që varej drejtpërdrejt nga Berlini. Në bazë të marrëveshjes në zonën e pushtimit bullgar krahas viseve tjera shqiptare u përfshin edhe Presheva e Bujanoci.394 Medvegja ishte në zonën ku ishin të pranishme autoritetet gjermane dhe bullgare.Më 6 prill, korpusi i 40-të gjerman nga Bullgaria e sulmoi Jugosllavinë - Maqedoninë dhe Serbinë jugore. Po atë ditë, në afërsi të Preshevës u zhvillua përleshje ajrore ndërmjet dy hokerëve të aviacionit jugosllavë dhe katër “mserchitëve” gjerman. Në këto luftime ishin shkatërruar dy hokerët jugosllavë. Pas luftimeve të zhvilluara në lindje dhe juglindje të Preshevës, forcat e vogla gjermane u futën në Preshevë. Së bashku me ushtrinë gjermane erdhën edhe elemente fashiste bullgare, detyra e të cilëve ishte ta përgaditnin okupimin bullgar.395

Në zonën okupuese bullgare ishin vendosur njësitë e Armatës së Pestë bullgare. Në zonën e vet pushtuese, bullgarët vendosën administratën sipas modelit të administratës bullgare. Territori i Maqedonisë u nda në dy krahina, në krahinën e Shkupit dhe atë të Manastirit. Në vitin 1943,krahina e Shkupit u nda në dy drejtori atë Shkupit dhe të Vranjës. Pushteti bullgar nxorri ligjet e veta, formoi gjygjet e veta. Më 16 dhjetor 1941 nxorri ligjin për mbrojtjen e shtetit, i cili parashikonte dënim me vdekje për njeri, që lëndon apo vret personi zyrtar apo ushtarak. Gjuha bullgare ishte gjuhë zyrtare.396

Më 19 prill 1941 komanda supreme gjermane lejoi trupat e ushtrisë bullgare të hynë në territorin e Jugosllavisë. Më 24 prill 1941, në Preshevë hyri policia dhe ushtria bullgare. Presheva ka qenë në rrafshin administrativ komunë nën rrethin e Bujanocit dhe Drejtorinë krahinore të Shkupit, ndërsa nga vitit 1943 nën Drejtorinë e Vranjës. Administrata në Preshevë ishte në duart e nëpunësve bullgarë. Në Preshevë dhe në Bujanoc ekzistonin stacionet policore. Në vitin 1943 drejtori i drejtoratit krahinor të Shkupit, Asen Bogdanov, formoi aradhën e kontraçetës së toger Birman. Aradha ishte e përbërë prej serbëve e shqiptarëve, maqedonëve etj..397

Pushtuesi bullgar për t’i realizuar synimet e veta bashkëpunoi edhe me repartet çetnike të Drazha Mihajloviqit, të cilët në territorin e Preshevës e Bujanocit filluan të vepronin që nga viti 1942. Në Preshevë, forcat çetnike vepronin kryesisht në lindje të rrethit të saj.398 Repartet çetnike në Medvegjë e Lebanë kishin filluar të vepronin që nga viti 1941. Njësitë çetnike kryen masakra në rrethin e Medvegjës.399

394 Dr. Muahmet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997, fq. 18.395 Mr. Ramiz Abdyli, Presheva në LNÇ 1941-45, (Temë magjistrature - dorëshkrim), Prishtinë, 1977, fq. 21.396 Ali Hadri, Lëvizja Nacional Çlirimtare në Kosovë, Prishtinë, 1971, fq. 139, 140.397 Ramiz Abdyli, Presheva…, fq. 27.398 Po aty, fq. 33.399 Për masakrat e çetnikëve në rrethin e Medvegjës, shiko më shumë: Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj, fq. 134,141.

Policia bullgare në rrethin e Preshevës dhe të Bujanocit zhvillonte terror në mesin e qytetarëve shqiptarë. Ky terror zbatohej nga forcat policore bullgare dhe kontraçetat serbe, që vepronin në atë pjesë. Ky terror bëhej që t’i detyronin shqiptarët të shpërngulen.400 Në vitin 1942, krahas përforcimeve policore-ushtarake të bullgarëve, u formua një kontraçetë, në krye të së cilës ishte Jagosh Janjiqi, një kolon malazez. Pjesëtarët e kësaj çete ishin të gjithë serbë. Këto forca në gusht të vitit 1942 në qytetin e Preshevës arrestuan 28 banorë, tregtarë dhe personalitete më me ndikim të popullsisë shqiptare. Kontraçeta e Jagoshit gjatë vitit 1942 kreu edhe akte tjera kriminale si në fshatin Miratoc të rrethit të Preshevës, kreu masakër edhe në fshatin Stanec. 401

Po të njëjtin muaj ushtria bullgare bëri bastisje në fshatin Tërnoc. Gjatë kësaj bastisjeje u ekzekutuan katër minatorë shqiptarë dhe i tërë fshati u keqtrajtua fizikisht.402

Më 17 shtator 1943, kontraçeta, nën udhëheqjen e Jagosh Janjiqit dhe Zafir Deniqit, kryen masakër në xhaminë e Preshevës. Të lartpërmendurit hynë të maskuar në qytet dhe hodhën bomba nga dritarja në xhami gjatë kohës kur kryhej ceremonia e faljes së taravive. Në këtë akt u vranë 4 shqiptarë dhe 32 mbetën të plagosur.403 Vrasjet, masakrimet dhe keqtrajtimet e forcave policore bullgare nuk kishin të ndalur. Në janar të vitit 1943 , forcat e Jagoshit e kryen një masakër në fshatin Breznicë të Bujanocit. Në vitin 1943, forcat bullgare kryen masakra e bastisje në rrethinë e Preshevës, si në fshatrat Rahovicë, Miratoc e Gare.404

Krahas veprimeve të lartcekura, organet bullgare i arrestonin dhe i internonin në masë të rinjtëshqiptar në zonën e tyre pushtuese. Pushtuesi bullgar i dërgonte në masë njerëzit në punë tëdetyrueshme në Bullgari. Të internuarit në bullgari janë quajtur "Trudova druzhina", ndërsa nëpopullë Trudbenik. Marrja në punë të detyrueshme nga ana e pushtuesit bullgar ka filluar që nga viti 1942 dhe ka vazhduar deri më vitin 1944.405

Nga hulumtimet që kemi bërë der më tani në komunën e Preshevës kemi pasur mbi 115 të internuar.406 Të internuarit shqiptar nga komuna e Preshevës kanë qëndruar në vende tëndryshme të Bullgarisë, si në : Svoge, Rilski Manastir, Vokarel etj407.Deri në nëntor të vitit 1943 në disa pjesë të rrethit të Preshevës dhe Bujanocit kanë vepruar disa njësi partizane. Në mesin e këtyre njësive ishin aradhja partizane “Zenel Hajdini”, Aradhja e Dytë e Moravës Jugore, Aradhja e Vranjës. Komiteti i rrethit te PKJ-së të Preshevës nga viti 1943 deri në qershor të vitit 1944 ka qenë i përfshirë në kuadër të Komitetit Krahinor të PKJ-sëtë Kosovës.408

Derisa në zonat pushtuese gjermane dhe italiane u lejua hapja e shkollave në gjuhën shqipe,okupatori bullgar në zonën e vetë nuk lejoi hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, por vetëm shkollat në gjuhën bullgare.409

Me kapitullimi e Bullgarisë në shtator të vitit 1944 u krijuan rrethana tjera në zonën e pushtimit bullgar. Më 8 shtator, Qeveria bullgare i shpalli luftë Gjermanisë. Njëkohësisht, me largimin e forcave bullgare filloi edhe organizimi ushtarak me qëllim të bashkëngjitjes së kësaj pjese me pjesën shqiptare.

400 AQSH, F.203, pa vit, D. 1409,fl.1-21. Në dokument thuhet se Prefektura e Preshevës (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja) kishte 70 000 shqiptarë, asnjë bullgar dhe 30 000 serbë, të ardhur pas vitit 1912. 401 DARM. F UDB-RSVR.D.432000948, Zapisnik od saslušeneto na Šaban Osman Jašari od Kumanovo.402 Po aty.403 Dr. Fehmi Rexhepi, Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945), Prishtinë, 1998, fq. 223.404 AQSH, F. 149. Viti 1943. D-I 1471.fl.1-36.405 Deklarat e marr : nga Musa Selman Salihu në Tërrnavë më datë 17.10.1997.406 Në vazhdim të punimit do të paraqesim numrin dhe emrat e të internuarve nga komuna e Preshevës në Bullgari. Sigurisht që numri i të inetrnuarëve është më i madh. Kështu që na mbetet që në periudhën vijuese të hulumtojm e të gjejm të internuarit tjerë.407 Deklarat e marr : nga Isa Hebib Halimi më datë 20.11.1997; Nijazi Ali Latifi; Qemal Mustaf Ismaili.408 Për më tepër, shiko: Mr Ramiz Abdyli, LNÇ në Preshevë 1941-45, Kosova, nr.6, Prishtinë, 1977, fq. 99, 108.409 Ali Hadri, vep.përm., f.140.

Pas tërheqjes së forcave bullgare nga Presheva, më 9 shtator 1944, në këtë qytet hynë forcat vullnetare, që e penguan futjen e forcave ushtarake të UNÇJ-së. Madje, në Bujanoc dhe Tërnoc ishin futur forcat partizane, më 8 shtator. Qëllimi i partizanëve ishte të futeshin edhe në Preshevë dhe prej andej të depërtojnë në drejtim të Karadakut. Në këto rrethana, në Preshevë u krijua një Këshill i Përkohshëm, i përbërë nga shqiptarë e serbë. Ky këshill synonte ta ruajë rendin dhe qetësinë në qytet. Me qëllim të shmangies së një lufte ndërmjet forcave vullnetare dhe atyre partizane vendosën që të mos lejonin futjen e asnjë fuqie ushtarake në qytet. Për këtë qëllim, në Bujanoc u dërgua një delegacion dhe një kërkesë e tillë i ishte bërë edhe Xheladin Kurbalisë, i cili, duke mos e përfillur kërkesën e parisë, më 8 shtator 1944, me forcën e vet ushtarake hyri në qytet. Kështu, më 9 shtator shpërtheu lufta. Forcat vullnetare shqiptare, nën udhëhqejen e Ibrahim Kelmendit, pas ndihmës që erdhën nga vullnetarë të Moravës së Epërme me disa ushtarë të Fuat Dibrës, arritën t’i dëbojnë forcat partizane nga Tërnoci dhe Bujanoci.Më 13 shtator, në Bashkinë e Preshevës u krijuan organet politike e ushtarake. Për kryetar të Bashkisë u zgjodh Adem Kamberi, nënprefekt i Preshevës u zgjodh Limon Staneci, ndërsa komandant i operacionit ushtarak Ibrahim Kelmendi. 410 Në rrethanat e reja të krijuara pati tentativë për të arritur një marrëveshje ndërmjet dy palëve. Mirëpo, deri te një marrëveshje nuk erdhi, ngase nuk mund të vinte deri te një takim. Takimet e organizuara dështonin nga mosbesimi reciprok.Nga partizanët kishin filluar përgatitjet për ta sulmuar Preshevën. Sulmin mbi Preshevën ishte në plan të kryenin Brigada XIII Preshevare, Brigada XII e Bujanocit, Njësiti i Shkupit, Brigada e Moravës së Jugut, si dhe Brigade II dhe III Kosovare.411

Luftime të ashpra ndërmjet forcave vullnetare dhe forcave partizane e bullgare u zhvilluan më 18 shtator. Beteja e ashpër u zhvillua në fshatin Raincë, ku forcat partizane e pësuan një disfatë të madhe. Sipas I. Kelmedit, vetëm “në fshatin Raincë ka pasur rreth 500 të vrarë dhe 117 të zënë robër”. Luftime të ashpra u zhvilluan edhe në qytetin e Bujanocit. Në këtë ditë, që në histori njihet si “Lufta e Bajramit”, forcat partizane pësuan disfatë të madhe.412

Që nga tetori i vitit 1944 në luftime u përfshinë edhe ushtria bullgare. Sipas I. Kelmedit: “ushtarët e parë u panë në Bujanoc”.413 Pra, nga kjo datë forcat partizane kishin mbështetje edhe forcat bullgare. Një gjendje e tillë në rrethin e Preshevës dhe Bujanocit zgjati deri më 9 nëntor 1944.414 Më 14 nëntor, në Preshevë hynë forcat bullgare dhe ato partizane.415

Me depërtimin e aradheve partizane në rajonin e Karadakut, që nga nëntori 1944 filluan masakrat kundër shqiptarëve. Masakra kryheshin nga Brigada e Bujanocit, Aradhja Partizane Shkupit dhe një batalion i Ushtrisë bullgare. Këto njësi vranë, masakruan, plaçkitën e keqtrajtuan shumëshqiptarë të kësaj ane.416 Aktet gjenocidale partizano-çetnike në Karadak filluan që nga mesi i nëntorit 1944 dhe vazhduan deri në mesin e vitit 1945. Më 29 nëntor, në fshatin Bujkuroc e Keqe u morën 29 burra dhe u mbytën ujë të valuar. Po të njëjtën ditë, repartet ndëshkimore serbo-maqedonase mblodhën shumë burra nga fshatrat të Karadakut, si nga Myqibaba, Gosponica, Depca, Kurbalija, Seferi, Caravajka etj., të cilët të gjithë i përvëluan. Likuidime të njerëzve u kryen edhe në Hanin e Tozës dhe Monopolin e duhanit.417

Pas luftës, si mbi gjithë popullsinë shqiptare në Jugosllavi, edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës u ushtrua një shtypje e egër kombëtare.

410 Prof. Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë, 2006, fq. 103, 108; Muhamet Pirraku, Mula Idriz Gjilani, Prishtinë, 1995, fq. 136.411 DARM.1.262.412 Prof. Ibrahim Kelmendi, vepër. e përm., fq. 115.413 Për përfshrijen e ushtrisë bullgare në luftimet tetorit të vitit 1944, shiko më shumë: Ibrahim Kelmendi, fq. 128, 131.414 Në Luginën e Preshevës, periudha prej 9 shtatorit - 14 nëntor quhet si Koha e Shqipërisë së Madhe.415 Prof. Ibrahim Kelmendi, vepër. E përm., fq. 136.416 Fehmi Rexhepi, Pse u vendos administrimi ushtarak në Kosovë, “Bujku”, 20 prill 1995, fq. 13.417 Dr. Muhamet Shatri, Kosova në..., fq. 216.

2.6. Arsimit shqip në Luginën e Preshevës gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX

E kaluara e shkollës shqipe në Luginë të Preshevës është e ngjashme me të kaluarën e shkollës shqipe, në përgjithësi. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 nuk do ta zgjidhë edhe çështjen e arsimit shqip të shqiptarëve, sepse 2/3 e territoreve etnike shqiptare do të mbeten jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë londineze. Kështu, pjesa më e madhe e popullit shqiptar mbeti nën sundimin serbo-malazeze e grek. Një nga format e presionit mbi shqiptarët ishte ndalimi i arsimit në gjuhën shqipe. Prandaj, çështja e arsimit shqip në viset e pushtuara nga Serbia, duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës, do të bëhet një problem në vete.Me traktatin e Sdn Zhermenit përcaktohej obligimi për mbrojtjen e pakicave, obligim që vlente edhe për Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Marrëveshja për mbrojtjen e minoriteteve me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene u nënshkrua në Sen Zhermen më 10 dhjetor 1919, ndërsa në fuqi hyri më 16 korrik 1920.418 Neni 8 i marrëveshjes për minoritetet e obligonte Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene që minoritetet etnike, gjuhësore e fetare t’i gëzojnë të drejtat e njëjta sikur të gjithë pjesëtarët serbë-kroatë-sllovenë, duke përfshirë këtu edhe shkollimin në gjuhën amtare. Neni 9 e obligonte shtetin që të gjithë pjesëtarëve të minoriteteve t’u sigurojë shkollimin në gjuhën amtare nëpër shkollat fillore. Shteti dhe qeverisja lokale kishin detyrime që nga buxhetet e tyre të sigurojnë kushte për çështje të arsimit.419 Obligimin juridiko-ndërkombëtar mbi minoritetet që buronte nga sistemi i Lidhjes së Kombeve, shteti jugosllav nuk e ushtronte në rastin e shqiptarëve.420 Kjo dëshmohet me faktin se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, nën regjimin e Mbretërisë jugosllave nuk e gëzonin të drejtën për arsimim në gjuhën amtare. Pikërisht për këto arsye pjesa dërmuese e fëmijëve nuk ishin përfshirë në shkolla. Edhe ato pak institucione arsimore që vepruan ndërmjet dy luftërave botërore nuk zhvilluan kurrfarë aktiviteti në gjuhën shqipe.421 Në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, shqiptarët nuk e gëzonin të drejtën e hapjes së shkollave në gjuhën amtare, nuk e gëzonin të drejtën e përdorimit të gjuhës për komunikim zyrtar, nuk e kishin të drejtën e veprimtarive botuese në gjuhën shqipe. Në shkollat fillore katërklasëshe nuk u lejua mësimi në gjuhën shqipe.422 Shkollat fillore ishin katërklasëshe, ndërsa për nxënësit shqiptarë zgjaste pesë vjet, sepse një vit e ndiqnin mësimin përgatitor nga mos njohja e gjuhës serbe.Sipas ligjit të Mbretërisë së Jugosllavisë për shkollat popullore të vitit 1929, në nenin 44, ndërmjet tjerash, thuhej: “Në vendet e tjera , ku në masën më të madhe jetojnë qytetarët e gjuhës tjetër, hapen paralele të veçanta të shkollës fillore për fëmijët e tyre. Në këto paralele nuk mund të ketë më pak se 30 nxënës”.423 Me ligj ishte përcaktuar që procesin mësimor mund ta udhëheqin arsimtarët shtetërorë, të cilët duhet patjetër ta zotërojnë gjuhën shtetërore. Ligjet mbi shkollimin fillor e të mesëm pak janë marrë me shkollat e minoriteteve. Planet shkollore ishin parashikuar të jenë të njëjta në nivel shtetëror.424 Mirëpo, pasi Mbretëria jugosllave nuk i njihte shqiptarët si pakicë e as si popull, ligjet e saj për shqiptarët nuk vlenin.425

418 Vlladimir Ostrakovski, Minorities in the …, fq. 127.419 Shiko më shumë: Boris Krivokapic, Zaštita Manjina u Medjunarodnom i Uporednom Pravu, vëll. 1, Novi-Sad, 2004, fq. 476, 480.420 Zejnullah Gruda, Mbrojtja ndërkombëtare…., fq. 163; Margaret Macmillan, Paris, 1919, Gjashtë muaj që e ndryshuan botën, Tiranë, 2006, fq. 555, 556.421 Borivojo Trajkoviq, Zarje Mihajloviq, Školstvo u Vranjskom kraju od pocetka XIX veka do 1940 god. Vranje, 1970, fq. 105 .422 Branko Petranović, Istorija Jugoslavije 1918 - 1978, Beogard, 1980, fq. 91.423 Dr. Svetozar Čanović, Specifićni problem nastave u školama Kosova i Metohije, Priština, 1967, fq. 84424 Po aty, fq 234.425 Hakif Bajrami, Qëndrimi i Jugoslavisë monarkiste ndaj arsimit dhe kulturës së shqiptarëve në Kosovë 1918-1941, Kosova, 1983, fq. 206, 207.

Në periudhën 1919-1941, në Luginën e Preshevës u hapën shkolla fillore katërklasëshe dhe të gjitha ishin në gjuhën serbe. Shkolla e parë u hap në Preshevë, në vitin shkollor 1919/1920. Shkolla mbante emrin “Prestollonaslednik Petar”.426 Shkolla në fshatin Miratoc u hap në vitin shkollor 1921/22. Ajo e mbante emrin “Car Dushan”.427 Në fshatin Rahovicë shkolla me mësim në gjuhën serbe u hap në vitin shkollor 1921/22. E mbante emrin “Gunduliq”.428 Në fshatin Raincë shkolla fillore hapet në vitin shkollor 1920/21, kurse e mbante emrin “Dositej Obradoviq”.429 Shkolla fillore në Zhunicë u hap në vitin shkollor 1930/31.430 Në Corroticë shkolla fillore u hap në vitin shkollor 1923/24. 431

Shkolla e parë në Bujanoc me mësim në gjuhën serbe u hap në vitin shkollor 1913/14. Gjatë Luftës së Parë Botërore ajo nuk punoi. Shkollat fillore u hapën në vitin shkollor 1918/19.432 Në Bilaç shkolla fillore hapet në vitin 1918/19.433 Shkolla fillore katërklasëshe në fshatin Tërnoc me mësim në gjuhën serbe hapet në vitin shkollor 1919/20.434 Në Nasalcë, shkolla katërklasëshe me mësim në gjuhën serbe e fillon punën në vitin shkollor 1930/31.435

Në rajonin e Medvegjës, shkolla për nxënësit shqiptarë ishte hapur në vitin 1899, por me mësim në gjuhën serbe, e njohur me emrin “Shkolla te Xhamia” në Siarinë.436 Shkolla fillore në Gjylekreshtë me mësim në gjuhën serbe u hap në vitin shkollor 1938/39, ku mësimin e vijonin edhe nxënës shqiptarë të Llapashticës, Gjylekreshtës dhe të disa lagjeve të Tupallës.437 Në shkollën fillore me mësim në gjuhën serbe të Medvegjës, të hapur në vitin 1888, mësimin evijonin edhe nxënës shqiptarë.438 Hapja e shkollave fillore me mësim në gjuhën serbe në Luginën e Preshevës vazhdon deri në vitin shkollor 1930/31.439

Duke i analizuar të gjitha raportet dhe statistikat vijmë në përfundim se përfshirja e nxënësve shqiptarë nuk ishte e kënaqshme. Kjo situatë ishte pasojë e zhvillimit të procesit mësimor në gjuhën serbe.440

Shqiptarët e besimit mysliman në komunën e Preshevës mungesën e shkollave fillore në gjuhën shqipe e zëvendësuan me shkollat fetare - mejtepe, medrese.441

Derisa në zonat pushtuese gjermane dhe italiane u lejua hapja e shkollave në gjuhën shqipe,okupatori bullgar në zonën e vet nuk e lejoi hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, e as ato serbe, por vetëm shkollat në gjuhën bullgare.442 Në Luginën e Preshevës, okupatori bullgar e ndaloi funksionimin e shkollave me mësim në gjuhën serbe, por nuk lejoi as hapjen e shkollave me mësim në gjuhën shqipe.Zhvillimin e arsimit, si në të gjitha viset shqiptare, duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës, e shoqëruan kushte specifike në krahasim me rajonet tjera të ish-Jugosllavisë. Zhvillimi i arsimit, i shkollës shqipe në Luginën e Preshevës hasi në pengesa të mëdha. Ato ishin

426 Branka Janackoviq, Kralevska banska uprava Vardarske banovine prosvetno odelenje, Dokumenti 1936-38, Vranjë, 2010, fq. 69 .427 AJ, 66.ON.-68-197-23.428 Po aty.429 Po aty.430 Po aty.431 Po aty.432 Po aty.433 Po aty.434 Po aty.435 Po aty.436 Shiko më shumë: Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj, Prishtinë, 2010, fq. 283.437 Po aty, fq. 314.438 Po aty, fq. 321, 322.439 Po aty, fq. 75.440 AJ, 66.ON.-68-197-23.441Haki Sylejmani, Selver Murati, Rexhep Selimi, Arsimi fillor shqip në komunën e Preshevës 1945-95, Preshevë, 2001, fq. 13.442 Ali Hadri, vep. e përm., fq. 140.

të natyrës ekonomike, politike, mungesës së kuadrit arsimor, por mbi të gjitha ishte prapambetja arsimore e kulturore, e trashëguar nga e kaluara, si pasojë e një politike diskriminuese të pushtetit të atëhershëm jugosllav.Periudha e viteve 1945-1948 e përbën fazën e parë të përpjekjeve të zhvilluara, kryesisht mbi baza vullnetare të vetë popullit shqiptar, i cili duke e kuptuar rolin historik të arsimit nuk e kurseu mundin intelektual e material për të hapur shkolla shqipe. Në këtë drejtim nuk duhet lënë anash as angazhimin e organeve për arsim, frontin popullor, individë që ndërmorën hapa konkretë për hapjen e shkollave shqipe në Preshevë443.Ngjarjet e Informbyrosë të vitit 1948 dhe prishja e marrëdhënieve ndërmjet Jugosllavisë e Shqipërisë u reflektuan edhe në zhvillimin e arsimit shqip në të gjitha viset shqiptare. Pas vitit 1948 nga planprogrami mësimor u hoqën të gjitha përmbajtjet kombëtare.444

E drejta për arsim u përcaktua si e drejtë kushtetuese, pra me Kushtetutën e 31 janarit të vitit 1946 të RFPJ-së. Në kushtetutën e lartpërmendur theksohej se shkollimi fillor ishte i detyrueshëm dhe pa pagesë, shkollat dhe institucionet arsimore ishin të hapura për të gjitha shtresat popullore.445

Shkollat fillore në të gjitha viset shqiptare, duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës në periudhën e viteve 1945-1948 punuan në bazë të një dokumenti të Ministrisë së Arsimit të Federatës Jugosllave, të lëshuar më 10 gusht 1945, me titull “Drejtimet për punën e shkollave të pakicave kombëtare” . Me këtë dokument ishte përcaktuar se kur mund të hapet një shkollë me mësim në gjuhën e pakicave, sa nxënës duhet të ketë paralelja, kush mund ta zhvillojë procesin mësimor etj.446

Pra, Ministria e Arsimit i kishte parashikuar këto orientime për hapjen e shkollave për pakicat kombëtare:

- Për të gjitha pakicat kombëtare hapen shkolla në gjuhën amtare, nëse së paku ka 20 nxënës dhe nuk ka shkollë tjetër. Nëse në atë vendbanim ekziston shkolla fillore, pranë kësaj shkolle hapej paralelja për pakica vetëm nëse ka 30 nxënës;

- Çdo republikë kujdesej për hapjen e mbarëvajtjen e shkollave fillore dhe të mesme për pakicat;

- Gjithashtu, pagesa e arsimit kryhej nga republikat popullore;- Prej klasës së tretë në shkollat e pakicave mësohej gjuha e njësisë federale amë, nga tri

orë në javë;- Duke pasur parasysh që në disa pakica kombëtare mungonte kuadri arsimor, qe

parashikuar që deri në vitin 1951 të pranohen si mësimdhënës edhe shtetasit e huaj që kanë kualifikim të nevojshëm;

- Shkolla parashihej që me dispozita ligjore të ishte nën mbikëqyrjen e pushtetit popullor;- Për tekstet shkollore parashihej që të botoheshin në vend. Ato tekste që nuk mund të

botohen, do të importohen nga jashtë me leje të autoriteteve arsimore.

Mbi këtë bazë, të gjitha republikat hapnin shkolla për minoritetet kombëtare, kështu që edhe në Luginën e Preshevës iu qasën hapjes së shkollave fillore.447

Shkolla e parë në gjuhën shqipe në komunën e Preshevës u hap më 7 shkurt të vitit 1945 në mënyrë solemne në Preshevë. Objekti i shkollës ishte Vila Letafet - shtëpi private. Shkolla e mbante emrin “Selami Ibrahimi”.448 Mësuesit e parë të kësaj shkolle ishin Hilmi Qerimi, Abdulla

443 Sulltane Kojçini - Ukaj, Kuadri arsimor shqiptar në Kosovë në shënjestër të Sigurimit Shtetëror 1945-52, Prishtinë, 1997, fq. 10.444 Sulltane Kojçini-Ukaj, Zhvillimi i Arsimit në Kosovë 1945-1950, Prishtinë, 2006, fq. 49.445 Kushtetuta e RFPJ (Službeni list FNRJ) nr. 10, shkurt 1946 (neni 37).446 Ana Lalaj, Kosova, rruga e gjatë e vetëvendosjes 1948-1981, Tiranë, 2000, fq. 115.447 Avzi Mustafa, Zhvillimi i Shkollës Fillore Shqipe në Republikën e Maqedonisë 1945-1975, Shkup 1998, fq. 79, 80.448 Arkiv Srbije, Fondi Ministarstvo Prosvete, fq. 89, br. 29, Statistički list za osnovne škole 1945/46 godine.

Ukshini dhe Tajar Zylfiu nga Elbasani.449/450 Shkolla e dytë fillore katërvjeçare me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Preshevës u hap në Raincë, më 10 shkurt 1945. Në fshatin Miratoc shkolla fillore katërvjeçare me mësim në gjuhën shqipe e filloi punën në mars të vitit 1945. Në mungesë të kuadrit arsimor nga Komiteti i Rrethit të Preshevës në këtë shkollë ishte angazhuar i quajturi Isuf Asan Skoro nga Struga.451

Sipas dokumentit që ka të bëjë me listën e shkollave të rrethit të Preshevës e të Bujanocit, që i përket datës 18.IX.1945, mësojmë se shkollat e para me mësim në gjuhën shqipe u hapën në pjesën e dytë të vitit shkollor 1944/45, edhe atë ne Preshevë, Miratoc, Rahovicë e Raincë.452

Gjatë vitit shkollor 1945/46, në komunën e Preshevës u hapën edhe gjashtë shkolla fillore katërvjeçare me mësim në gjuhën shqipe, si në fshatin Corroticë, Zhunicë, Bushtran e Geraj. Në komunën e Preshevës në vitin shkollor 1951/52 numri i shkollave fillore katërvjeçare me mësim në gjuhën shqipe arrin në 21.453

Në komunën e Bujanocit shkolla e parë me mësim në gjuhën shqipe hapet më 3 janar 1945, në fshatin Tërnoc. Kjo shkollë i kishte hapur paralelet e ndara në vendbanimin Bujanoc, Konçul, Turij, Dobrosin.454 Në Bujanoc shkolla fillore pavarësohet në vitin shkollor 1977/78. Ndërsa, në Nasalc, në vjeshtë të vitit 1945, për herë të parë hapet shkolla katërklasëshe me mësim në gjuhën shqipe.455

Në komunën e Medvegjës shkollat fillore filluan të hapen që nga viti shkollor 1945/46. Në disa shkolla deri në vitet e ‘60-ta mësimi u zhvillua në gjuhën serbe. Shkolla fillore në Tupallë e filloi punën në vitin shkollor 1946/47. Deri në vitin 1951 mësimi zhvillohej në gjuhën serbe dhe me tekste mësimore në gjuhën serbe. Në vitin shkollor 1969/70, ajo u pavarësua, meqë deri atëherë ishte paralele e ndarë e shkollës tetëvjeçare “Bozhidar Stojanoviq” të Medvegjës. Në kuadër të shkollës së Tupallës hyjnë edhe shkollat fillore në Gjylekreshtë dhe Kapit. Shkolla fillore katërvjeçare në Gjylekreshtë u hap në vitin shkollor 1945/46.456 Në vitin 1945/46, shkolla fillore "Zenel Hajdini" e Banjës së Siarinës vazhdoi punën dhe në këtë vitë vijuan mësimin edhe disa nxënës shqiptarë nga Siarina e Sfirca. Në këtë shkollë mësimi në gjuhën shqipe filloi të zhvillohej në vitin shkollor 1967/68. Shkolla fillore e Sfircës e filloi punën në vitin shkollor 1946/47. Hapjen e shkollave nuk e ka shoqëruar një trend i vazhdueshëm. Ndodhte që viti shkollor në disa shkolla të fillonte në muajin shtator, e në disa të tjera në muajin shkurt të vitit vijues. Kjo gjendje na paraqitej nga mungesa e kuadrit arsimor, e lokalit etj. Hapja e shkollave fillore katërvjeçare në këtë periudhën shoqërohej edhe me probleme të natyrës politike e religjioze.457

Krahas hapjes së shkollave fillore në Preshevë u bënë përpjekje edhe për hapjen e progjimnazeve - gjimnazeve të ulëta. Për t’i zbatuar dispozitat ligjore të shkollimit shtatëvjeçar, organet kompetente të arsimit morën vendim për hapjen e progjimnazeve, të cilat zgjatnin tre vjet. Klasa e parë e progjimnazit (klasa e pestë fillore) fillon të punojë në Preshevë, në vitin shkollor 1948//49. Progjimnazet asokohe e paraqitnin shkallën e dytë të arsimit. Shkollat shtatëvjeçare funksionuan deri në vitin 1952, kur filloi aplikimi i shkollës fillore tetëvjeçare. Duke qenë se kjo

449 Sylejmani Haki, Selver Murati, Rexhep Selimi, vep. e përm.,fq. 84.450 Sylejmani Haki, Selver Murati, Rexhep Selimi, Arsimi fillor shqip në komunën e Preshevës 1945-95, Preshevë, 2001, fq. 47.451 Gafurr Hyseni, Historiku i shkollës fillore “Abdullah Krashnica” Miratoc, Miratoc, 2000, fq. 36.452 Arkiv Srbije, Fondi Ministarstvo Prosvete, fasc. 74, Kontrolni Spisak Manjinske Škole sreza Preševski, 18. IX. 1945.453 Sylejmani Haki, Selver Murati, Rexhep Selimi, vep. e përm., fq. 85, 88.454 Arkiv Srbije, Fondi Ministarstvo Prosvete, fasc. 74, Kontrolni spisak Manjinske Škole sreza Preševski 1945/46 godine.455 Jonuz Fetahu – Abdullah Bektashi, Nasalca Vatër e Arsimit, Prishtinë, 2007.456 Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës..., fq. 313, 314.457 Arkiv Srbije, Fondi Savet za Prosvetu i Kulturu, fsc.20, Spisak osnovnih škola srez bujanovačkog u koji rade 2 ili više učitelja 1952/53 godine.

shkollë ishte vetmja me mësim në gjuhën shqipe, në të mësimet i ndiqnin edhe nxënësit e rretheve të Kumanovës, e Bujanocit.458 Po në të njëjtën kohë hapet progjimnazi në Medvegjë. Mësimi zhvillohej në gjuhën serbe, por vijues kishte edhe nxënës shqiptarë.459

Pas Luftës së Dytë Botërore, si në të gjitha viset e tjera shqiptare, edhe në Luginën e Preshevës kuadri arsimor ka munguar.460 Shqiptarët, duke mos e gëzuar të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare në kohën e Mbretërisë Jugosllave, pas vitit 1945 u ballafaquan me probleme të mëdha për sigurimin e kuadrit mësimor.461 Në shkollat në mësim në gjuhën shqipe u angazhua kuadër arsimor joprofesional. Nga e gjithë kjo, mund të themi se zhvillimi i arsimit në Luginën e Preshevës, pas Luftës së Dytë Botërore u zhvillua me një bazë të një kuadri të pakët, jo vetëm për nga numri, por edhe për nga kualifikimi. Në Preshevë, kuadrot e para ishin mësues të ardhur nga Shqipëria, Struga, si p.sh. Tajar Zylfiu nga Elbasani, Nexhat Boriqi nga Shkodra, Isuf Asan Skoro nga Struga etj., të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit shqip në Luginën e Preshevës. Mirëpo, me kohë u bë edhe kuadri vendës.462

Mungesa e lokalit për zhvillimin e procesit mësimor pas Luftës së Dytë Botërore ishte një ndër problemet kryesore. Gjatë luftës ishin shkatërruar edhe ato pak objekte që ekzistonin. Për një proces normal mësimor ishte më se i nevojshëm lokali mësimor, pajisjet dhe mjetet tjera mësimore. Në këto rrethana, për sigurimin e objekteve shkollore përveç organeve kompetente, kontribut të jashtëzakonshëm dha populli. Shumë shtëpi private qenë lëshuar për shkolla. Procesi mësimor në periudhën e pas vitit 1945 në Luginë u zhvillua në objektet, si: xhami, shtëpi private dhe objekte shkollore.463

Arsimi i mesëm në komunën e Preshevës nuk u zhvillua paralelisht me atë fillor. Procesi i zhvillimit të arsimit të mesëm, jo vetëm që u zhvillua ngadalë, por edhe filloi me vonesë në krahasim me komunat tjera të Kosovë e të viseve tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Kjo vonesëerdhi për shkak të mungesës së kuadrit arsimor, mjeteve mësimore dhe të një politike joefikase në këtë drejtim. Në këtë gjendje ndikoi edhe politika arsimore e regjimeve të mëparshme të Jugosllavisë, të cilët e kishin penguar zhvillimin arsimor të popullit shqiptar. Gjimnazi në Preshevë hapet në vitin shkollor 1961/62464, si paralele e ndarë e gjimnazit të Vranjës “Boro Stankoviq”. Gjimnazi i Preshevës që nga viti shkollor 1963/64 është institucion i pavarur.465 Ndihmesë në hapjen e paraleleve të gjimnazit të Vranjës në Preshevë dha Kuvendi Komunal. Mirëpo, duhet theksuar se një kontribut të madh në hapjen e këtyre paraleleve e dha edhe profesori i parë i këtij gjimnazi, Mehmet Jusufi.466 Gjimnazi i Preshevës dha kontribut të madh në shkollimin e gjeneratave të reja, e sidomos e kishte plotësuar një boshllëk që ekzistonte në hierarkinë shkollore, meqë rinisë iu mundësua vijimi në shkollat e larta. Mësimet në gjimnazin e Preshevës i ndiqnin nxënës shqiptarë nga rrethet e Bujanocit, Kumanovës, Gjilanit etj. Gjimnazi i Preshevës dha kontribut në zhvillimin e arsimit të mesëm edhe në komunën e Bujanocit. Pas kërkesës së Kuvendit Komunal të Bujanocit për hapjen e paraleleve të ndara të gjimnazit të Preshevës në fshatin Tërnoc i Madh, gjimnazi i Preshevës, në mbledhjen e vet, të mbajtur më 1.9.1968 e miratoi kërkesën e lartpërmendur. Kuadri arsimor ishte i angazhuar nga kjo shkollë. Këto paralele funksionuan deri në vitin shkollor 1973/74.467

458 Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945 - 95, Preshevë 1999, fq. 333, 334.459 Shiko më shumë: Isamil Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës…, fq. 323.460 Sulltane Kojçini - Ukaj, Kuadri arsimor…, fq. 13.461 Sulltane Kojçini - Ukaj, Zhvillimi i arsimit…, fq. 111.462 Gafurr Hyseni, vep. e përm., fq. 41.463 Haki Sylejmani, Selver Murati, Rexhep Selimi, vep. e përm., fq. 53.464 Arkivi i gjimnazit të Preshevës, dok., Referat me rastin e 10-vjetorit të gjimnazit, në vitin 1971.465 AHV, Fondi Narodno oslobodilačkog odbora, Dok. shkresa e Këshillit Popullor në Preshevë, e datës 13.3.1963.466 Arkivi i gjimnazit të Preshevës, dok., Referat me rastin e 10-vjetorit të gjimnazit, në vitin 1971.467 Arkivi i gjimnazit të Preshevës, Dok. shkresa e gjimnazit “Skënderbeu” për hapjen e paraleleve në Tërnoc, 5.10.1968.

Në vitin shkollor 1974/75, gjimnazi integrohet në Qendrën Shkollore dhe kështu formohet “Qendra Arsimore”. Kjo qendër arsimore për dy vjet mbetet pa emër, ndërsa më vonë emërohet me emrin “Skënderbeu”. Në mbështetje të nenit 148 të Statutit të Kuvendit të Preshevës, Kuvendi i Komunës së Preshevës, në mbledhjen e vet të mbajtur më 19.1.1974, sjell këtë vendim: bashkimi i gjimnazit “Skënderbeu” dhe Qendrës Shkollore në Preshevë në një organizatë edukativo-arsimore, në Qendrën Arsimore. Në bazë të këtij vendimi Qendra Arsimore kishte këto drejtime:

1. Gjimnazi me drejtimet a) Drejtimi i Përgjithshëm dhe b) Drejtimi Matematiko - Natyror

2. Teknika

3. Shkolla për kualifikimin e punëtorëve - drejtimi tregti, për përpunimin e drurit - metal -grafikë. Qendra Arsimore e filloi punën më 1 shtator 1974. Objekti shkollor do të jetë hapësira e Gjimnazit dhe e Qendrës Shkollore.468

Në komunën e Medvegjës deri në vitin shkollor 1978/79 nuk ekzistonte ndonjë shkollë e mesme në gjuhën shqipe. Të gjithë ata që dëshironin ta vazhdonin shkollën e mesme në gjuhën shqipe mund ta bënin këtë vetëm në Kosovë. Në vitin shkollor 1978/79 u hapën dy paralele të klasës së parë të arsimit të mesëm të orientuar në gjuhën shqipe në kuadër të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Banjë të Siarinës, si paralele të ndara të shkollës së mesme “Nikola Teslla” të Medvegjës. Në vitin shkollor 1987/88, mësimi në gjuhën shqipe në arsimin e mesëm në komunën e Medvegjës u ndërpre. Arsyet kryesore qëndronin te mosinteresimi i organeve kompetente komunale, si dhe presionet që kishin filluar të aplikoheshin ndaj arsimit shqip në përgjithësi.469

Vitet 1968-1980 janë vitet më të rëndësishme të zhvillimit të arsimit kombëtar, jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset tjera shqiptare. Duhet theksuar se themelimi i Universitetit të Prishtinës e pati një rëndësi të veçantë në krijimin e kuadrove të reja edhe në Luginën e Preshevës. Me gjithë këto arritje në lëmin e arsimit e të shkollave në viset shqiptare, presionet politike mbi shkollën shqipe nuk pushuan kurrë. Në periudhën e viteve 1981-1990 për arsimin shqip në të gjitha viset shqiptare nis një periudhë tejet e rëndë. Në fund të viteve të ‘80-ta qarqet drejtuese serbe ndërmorën një fushatë të egër të diferencimit ideopolitik edhe në Luginën e Preshevës.470

Në shënjestër të politikës serbe ishte edhe Qendra Arsimore “Skënderbeu”, e cila akuzohej si çerdhe e nacionalizmit shqiptar. Si pasojë e kësaj politike kemi diferencimin ideopolitik ndaj 31 mësimdhënësve. Prej tyre 11 u larguan nga puna, pa të drejtë ushtrimi të profesionit në arsim. Pastaj e ndërruan emrin e Qendrës Arsimore “Skënderbeu”, pa dëshirën dhe pëlqimin e mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, dhe e emërtuan me emrin e “25 Maji”. Më vonë, pason mbyllja e kësaj qendre arsimore. Me një vendim të posaçëm të Kuvendit Komunal të Preshevës dhe strukturave politike e arsimore të rrethit të Vranjës, të Leskocit e Beogradit nga Qendra Arsimore themelohen dy institucione: Gjimnazi me emrin “25 Maji” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Presheva”, në Preshevë. Edhe shkollat me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit ishin në shënjestër të politikës së atëhershme serbe. Në vitin 1885 fillon presioni politik kundër shkollës fillore “25 Maji”. Si pasojë e kësaj politike, në vitin 1991 suspendohen shumë arsimtarë nga kjo shkollë. Shkolla fillore “28 Marsi” gjatë vitit shkollor 1991/92 e zhvillon procesin edukativo-mësimor në një objekt privat. Mësimdhënësit e shkollës së mesme të Bujanocit i nënshtrohen procesit të diferencimit ideopolitik. Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve, në Bujanoc mbyllet shkolla e mesme me

468 Arkivi i gjimnazit të Preshevës, dok. Vendimi i Kuvendit të Komunës së Preshevës për bashkimin e dy shkollave të mesme, i datës 19.12.1974.469 Shiko më shumë: Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës..., fq. 330, 337.470 Historia e Popullit Shqiptar , vëll. IV, Tiranë, 2008, fq. 397.

paralelet e gjimnazit, ndërsa hapet Shkolla e Mesme Teknike, së cilës i ndërrohet emri nga “Sezai Surroi” në “Nikolla Tesla”.471

Një ndër presionet që i bëhej shkollës shqipe ishte restrikcioni i rreptë lidhur me përdorimin e teksteve dhe të përmbajtjeve mësimore në lëndët e gjuhës shqipe, të historisë, gjeografisë, kulturës, artit figurativ dhe artit muzikor. Nga e gjithë kjo, mund të përfundojmë se shqiptarëve të Luginës së Preshevës në gjysmën e parë të shekullit XX iu mohua e drejta e arsimit në gjuhën amtare. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore u hapën shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe. Arsimi shqip në këtë periudhë u ballafaqua me vështirësi të mëdha. Si pasojë e politikave arsimore të regjimeve të ndryshme qysh në fillim u paraqitën probleme që kishin të bënin me mungesën kuadrit arsimor, objekteve shkollore, teksteve, planprogrameve joadekuate etj. Në hapjen e shkollave me mësim në gjuhën shqipe, përveç organeve kompetente, kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe populli. Dëshira për hapjen dhe zhvillimin e arsimit shqip i tejkaloi disa pengesa që u paraqitën në fillimet e jetës së arsimit shqip në Luginën e Preshevës. Me gjithë këto arritje në lëmin e arsimit e të shkollave në viset shqiptare, presionet politike mbi shkollën nuk pushuan kurrë.

471 Intervistë me Shaip Durakun, mësimdhënës i larguar nga puna si pasojë e diferencimeve politike në Bujanoc në vitet e ‘80-ta.

Kapitulli III

Pozita gjeografike, administrativo-territoriale dhe gjeostrategjike e minoritetit shqiptar në SerbiHarta 1. Harta e Luginës së Preshevës

Harta 1: Pozita gjeografike e Luginës së Preshevës

3.1. Emërtimet për Luginën e Preshevës

Për hapësirën ku jetojnë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka disa emërtime. Këto emërtime vijnë duke marrë parasysh disa kritere, siç janë kriteri i së kaluarës historike, apo kriteri gjeografik. Hapësira e tri komunave emërtohet si Kosove Lindore, Serbi e Jugut dhe Luginë e Preshevës.Duke marrë parasysh që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja historikisht kanë qenë pjesë përbërëse e viseve të sotme të Kosovës (shqiptare), në ndarjet e ndryshme administrative-territoriale, e me theks të veçantë kur ishin pjesë e Vilajetit të Kosovës, një numër i madh i shqiptarëve vazhdojnë edhe më tutje ta quajnë Kosovë Lindore.Nga autoritetet e Beogradit ky rajon është quajtur dhe vazhdon të quhet Serbi e Jugut. Një emërtim i tillë vjen për shkak pozitës gjeografike. Presheva dhe Bujanoci shtrihen në pjesën më jugore të Republikës së Serbisë.Emërtimi Luginë e Preshevës është emërtim i ri. Që nga viti 2001 Presheva, Bujanoci dhe Medvegja fillojnë të emërtohen si Luginë e Preshevës, fillimisht nga amerikanët. Emërtimi Luginë e Preshevës fillon të përdoret që nga periudha e shpërthimit të konfliktit të armatosur në rajon. Ky emërtim u përqafua, si nga shqiptarët, ashtu edhe nga të huajt. Shpesh ky emërtim përdoret edhe nga mediet serbe.Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për t’i definuar në rrafshin rajonal si Luginë e Preshevës mund të hasim në vështirësi të caktuara. Këto vështirësi na vijnë nga aspekti territorial, fiziko-gjeografi, gjeomorfologjik. Në radhë të parë, në aspektin territorial mungon vazhdimësia territoriale ndërmjet komunave Preshevë dhe Bujanoc me atë të Medvegjës. Në aspektin gjeomorfologjik, fusha e Preshevës është njësi morfologjike e veçantë, ndërsa fusha e Bujanocit është pjesë e fushëgropës së Vranjës dhe Bujanocit.472

Mirëpo, nëse marrim parasysh elemente tjera, si e kaluara historike, fusha ekonomiko-sociale, rajoni si popullsi me shumicë shqiptare, moszhvillimi ekonomik janë ato elemente që i japin kësaj hapësire emërtimin si Luginë e Preshevës.Nëse marrim parasysh se ky emërtim vjen pikërisht nga diplomacia ndërkombëtare, atëherë mund të vijmë deri te dyshimi se ky emërtim është një përpjekje për ta larguar rajonin në përgjithësi nga një problem historik.

472 Arsim Ejupi, Lugina e Preshevës, kompleks gjeohapësinor, Prishtinë, 2013, fq. 27.

3.2. Pozita gjeografike

Lugina e Preshevës shtrihet në pjesën më jugore të Republikës së Serbisë, përgjatë vijës kufitare me Kosovë, në një sipërfaqe tokësore prej 1250 km² dhe 138 vendbanimeve të përfshira në tri komuna. Ajo përfshin tri qytete, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Lugina e Preshevës, pa Medvegjën, shtrihet në koordinatat prej 42˚39'56" të gjerësisë gjeografike veriore dhe prej 21˚31'34" deri 21˚58'08" të gjatësisë gjeografike lindore. Kufirin perëndimor të saj e përbën Malii Karadakut të Preshevës në jug dhe Malësia së Bujanocit, në veri. Në lindje, kufirin e saj e përbën Mali i Rujanit dhe i Kojzakut.473 Lumi Morava i jep një rëndësi të veçantë Luginës së Preshevës dhe në jug të saj takohet me luginën e Vardarit. Këtu ndodhet ujëndarësi më i madh me lartësi 460m mbi nivelin e detit, i cili në jug shkon në drejtim të lumit Vardar për në Detin Egje, ndërsa tjetri për në veri me lumin Morava në Danub për në Detin e Zi. Pra, Lugina e Preshevës si tërësi natyrore i takon Anamoravës jugore. Anamorava jugore fillon në jug të Bujanocit, ku si rezultat i bashkimit të Moravës së Binçës dhe Moravicës së Preshevës formohet Morava jugore.474 Lugina e Moravës dhe e Vardarit dallohen për pozitën mjaft të volitshme gjeografike në Gadishullin Ballkanik dhe zënë vendin qendror në Ballkan. Nëpërmjet Preshevës dhe Bujanocit kalon magjistralja automobilistike Beograd-Nish-Shkup. Kjo arterie e lidh Evropën e Mesme me atë Jugore e më gjerë. Rëndësi të veçantë këtij rajoni i jep edhe shtrirja hekurudhore me rëndësi ndërkombëtare, e ndërtuar për herë të parë në vitin 1885.475 Këto linjakomunikacioni janë pjesë e Korridorit X. Magjistralja automobilistike E75, e cila kalon nëpër këtë korridor, i lidh detet e ftohta me detet e nxehta. Një arterie të rëndësishme paraqet Gryka e Konçulit, nëpërmjet së cilës ky rajon lidhet me Anamoravën e Kosovës, ndërsa Anamorava dhe Kosova nëpërmjet kësaj gryke kanë qasje në Korridorin X.476

Presheva shtrihet në një sipërfaqe prej 264 km², duke përfshirë brenda vetes shpatet perëndimore të malit të Karadakut dhe shpatet lindore të malit Rujen. Ndërsa qyteti i Preshevës shtrihet pranë rrjedhës së lumit të Preshevës, përkatësisht në rrëzë të shpateve të malit të Karadakut.477 Nëse thirremi në analizë më të përgjithshme, komuna e Preshevës gjendet në pikën ku takohen dy luginat e mëdha të lumenjve Morava dhe Vardari, të cilat si një korridor e lidhin Gadishullin Ballkanik.478 Lugina përbën një urë që bashkon luginën e Moravës dhe të Vardarit.479

Rrugët kanë pasur e kanë edhe sot kanë pasur e kanë edhe sot rëndësi të madhe për pozitën e Preshevës për pozitën e Preshevës. Jo më pak rëndësi kishte edhe rruga që shtrihej nëpër rrëzën lindore të Karadakut, duke e lidhur këtë trevë në drejtim meridiani me krahinën e Vranjës në veri dhe të Kumanovës, në jug. Gjatë viteve 1865-1885 është ndërtuar rruga, e cila kalon gjashtë kilometra larg qytetit. Afër qytetit të Preshevës në këtë arterie dalin rrugët tërthore të Kosovës e Pçinjës. Në rrugët e lartpërmendura është zhvilluar komunikacion shumë intensiv, sidomos në rrugën e cila shpinte kah veriu, për në Bujanoc dhe më tutje kah Vranja, kurse në jug për në Kumanovë e Shkup. Me ndërtimin e hekurudhës, në vitin 1888, Presheva e fiton rolin dhe rëndësinë më të madhe transitore.Hapësira e komunës së Preshevës në pikëpamje topografike shtrihet në fushëgropën e Preshevës, në mes të maleve masive të Rujenit në lindje dhe të Karadakut, në perëndim. Komuna e Preshevës përfshin tërë pellgun e Moravicës së Preshevës, si dhe një pjesë të pellgut të

473 Po aty, f.33; Mihajllo Kostić, Vranjsko - Bujanovačka kotlina, Vranjski Glasnik br. XIV, Vranje, 1976, fq. 185.474 Jovan Marković, Geografski obllasti SFRJ, Beograd,1966, fq. 294.475 T. P., Vukanović, Preševo, Vranjski Glasnik, Knjiga V, Vranje, fq. 5.476 Arsim Ejupi, vep. e përm., fq. 33; Ibrahim Ramadani, Kosova Lindore, Buletini FSHMN-së, Prishtinë, 1998.477 Berbuqe Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik, Prishtinë, 2009, fq. 20.478 Mr.Jahi Murati, Savremene socialno i ekonomske karakteristike Preševske opštine, Vranjski glasnik, Libri XI, Vranjë, 1975, fq. 377.479 Po aty, fq. 378.

Moravicës së Binçës në perëndim dhe pellgut të lumit Pçinja, në jug.480 Komuna e Preshevës ka shtrirje maksimale veri-jug 17,0 km, ndërsa lindje-perëndim 25,0 km. Viset malore të këtij territori gjenden në lartësi mbidetare 800-1 200m. Territori i komunës së Preshevës shtrihet ndërmjet koordinatave 4210’37,21’ të gjerësisë veriore gjeografike 2131’46,06’ të gjerësisë lindore gjeografike. Sipërfaqja e komunës së Preshevës është 264 km2.481 Në perëndim kufizohet me Republikën e Kosovës, e në jug me Republikën e Maqedonisë, ndërsa në verilindje me komunën e Bujanocit. Relievi i kësaj treve është i formuar gjatë proceseve erozive. Nga ndikimet e lëvizjeve tektonike në Gadishullin Ballkanik, gjatë lëvizjeve të brendshme të tokës, me ngritjen e shtresave në sipërfaqe tokësore formohet shtrirja e sotme e malit Rujen, ndërsa me ulje krijohet Lugina e sotme e Preshevës. Nga disa të dhëna kuptojmë se Lugina e Preshevës është krijuar gjatë kohës së neogjenit. Atëherë ajo ishte një vend me ujë, që në tërësinë hapësinore ishte një basen, në të cilin akumuloheshin ujërat përreth. Dëshmi të kësaj është ekzistimi i disa tarracave abrazive, e këtë e dëshmon vetë struktura e dheut me forma të buta të tij të modifikuara gjatë erozionit fluvial.482 Pra, relievi i sotëm i territorit në komunës së Preshevës është pasojë e bashkëveprimit për një kohë shumë të gjatë të faktorëve gjeomorfologjikë të brendshëm dhe të jashtëm. Territori i komunës së Preshevës shtrihet në lartësi mbidetare nga 395m - 1223m. Komuna e Preshevës ka reliev me karakter maloro-kodrinor. Relievin e komunës së Preshevës e përbëjnë tri tërësi morfologjike: ultësira e Preshevës në mes, treva e Karadakut në perëndim dhe treva malore e Rujnit, në lindje.483

Bujanoci shtrihet në një sipërfaqe prej 461km², përfshin 59 vendbanime. Bujanoci është i vendosur mes Moravës dhe lumit Tërnoc. Komuna e Bujanocit në lindje kufizohet me komunën e Tërgovishtës, në verilindje me Vranjën, në perëndim me komunën e Dardanës (Kamenicës -Kosovë), ndërsa në jug me Komunën e Preshevës. Shtrihet në mes koordinatave 42˚23'0" të gjerësisë veriore gjeografike dhe 21˚52'00" të gjerësisë lindore gjeografike. Qyteti i Bujanocit shtrihet në një lartësi 400 m mbi nivelin e detit, kurse vendbanimet tjera të tij shtrihen në një lartësi 381m mbi nivelin e detit.484 Rruga automobilistike ndërkombëtare dhe hekurudha Beograd-Nish-Shkup i japin rëndësi komunës së Bujanocit. Ndodhet në udhëkryqin që lidh Kosovën me Serbinë dhe nëpërmjet Preshevës me Maqedoninë.Medvegja i takon rrethit të Jabllanicës, për dallim nga Presheva e Bujanoci që i takojnë rrethit të Pçinjës. Nga rrafshi i Kosovës ndahet nëpërmjet masivit të malor të Gollakut, në lindje kufizohet me Luginën e Moravës Jugore, ndërsa në verilindje zbret në fushën e gjerë të Leskocit.485

Komuna e Medvegjës në perëndim dhe në jug kufizohet me komunën e Prishtinës, Podujevës dhe Kamenicës, ndërsa në veriperëndim me komunën e Kurshumlisë në Serbi. Në lindje kufizohet me komunën e Lebanës, kurse në veri me Prokuplen. Medvegja përfshin një territor prej 524,24 km². Shtrihet në mes 42˚59'45" dhe 42˚40'00" të gjerësisë gjeografike veriore, si dhe 21˚22'51" dhe 21˚41'17" të gjerësisë gjeografike lindore. Lidhjet komunikative me Kosovën në lindje dhe fushën e Leskocit në perëndim i realizon nëpërmjet qafave malore, përkatësisht nëpërmjet luginës së lumit Jabllanica.486

Një element tjetër që e bën më të qartë pozitën gjeografike të Luginës së Preshevës është edhe distanca në kilometra nga disa kryeqytete dhe qytetet e rëndësishme në këtë pjesë të Ballkanit. Në vazhdim e paraqesim tabelën që pasqyron distancën ajrore në kilometra të komunavePreshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.487

480 Mehmet Jusufi, Vështrim gjeografik i Preshevës dhe rrethinës, Përparimi, nr.7-8, Prishtinë 1965, fq. 482.481 Po aty, fq. 487; Burbuqe Agushi, vep.e përm., fq. 20, 21.482 Mehmet Jusufi, pun.i cit., fq. 484.483 Dr. Jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë, Prishtinë 2010, fq. 11.484 Xhait Ramadani, Bujanoci nëpër shekuj, Perspektiva, nr. 61, Bujanoc, fq. 18.485 Milorad Vasović, Gornja Jabllanica - geografska svojstva, Beograd, 1998, fq. 11.486 Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj, Prishtinë, 2010, fq. 9, 10 .487 Arsim Ejupi, vep. e përm., fq. 37.

Tabela nr. 5: Distanca ajrore në kilometra e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga disa kryeqytete.

Largësia Presheva Bujanoci MedvegjaShkupi 39 58 95

Prishtina 57 54 39

Tirana 186 203 221Beogradi 295 282 237

Burimi:Arsim Ejupi,Lugina e Preshevës,kompleks gjeohapësinor, Prishtinë,2013,f.37.

3.3. Ndarjet administrativo-territoriale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Mungesa e fakteve të mjaftueshme shkencore nuk na e lejon mundësinë për ta shtjelluar ndarjen administrative-territoriale të Luginës së Preshevës gjatë periudhës romake dhe bizantine. Presheva qysh në fillim të shekullit XV ka qenë vendbanim me funksione të qytezës. Autori serb Jovan Haxhivasileviq thotë se Presheva nga një fshat në shekullin XIV është zhvilluar në një vend relativisht të madh në shekullin XV.488 Pozita e volitshme gjeokomunikative dhe strategjike mund të kenë qenë faktorët kryesorë në zhvillimin e vrullshëm të Preshevës. Presheva nën sundimin osman bie në vitin 1455. Sikur në viset tjera të Gadishullit Ballkanik, edhe në Preshevëvendoset administrata turke.489 Që nga momenti i vendosjes së sundimit osman, Lugina e Preshevës ka shërbyer si një hapësirë me rëndësi strategjike e ushtarake për zgjerimin e mëtutjeshme të pushtetit të saj në pjesët tjera të Gadishullit Ballkanik. Nga koha e pushtimit deri në përfundimin e sundimit osman në Ballkan, Lugina e Preshevës në pikëpamje të pushtetit administrativo-politik ka pasur statusin e rajonit të posaçëm.Historiani shqiptar nga Kosova, Skënder Rizaj, konstaton se Presheva qysh në vitin 1489 ishte qendër e Vilajetit dhe me ndryshime të caktuara vazhdon ta ushtrojë këtë funksion edhe në shekujt e mëvonshëm.490 Në shekullin XV, pjesa më e madhe e Luginës së Preshevës bën pjesë në Kadillëkun e Vranjës të Sanxhakut të Qystendilit. Dy nga 6 nahitë e Kadillëkut të Vranjës ishin edhe Presheva dhe Moravica. Në këtë kadillëk bënin pjesë edhe Vranja, Morava, Pçinja, Ignoshti.491 Presheva në dekadat e mëvonshme fillon ta humbë rëndësinë e saj si qendër rajonale. Fillojnë të lulëzojnë Bilaçi dhe Bujanoci, të cilat nga vendbanime fshatare fillojnë të kenë rëndësi rajonale, e sidomos me instalimin e organeve të pushtetit. Zhvillimi i Bilaçit dhe Bujanocit në dëm të Preshevës shpjegohet me pozitën e volitshme të këtyre vendbanimeve. Në afërsi të Bilaçit kalonte rruga Vranjë-Kumanovë, pastaj ishte një mundësi komunikimi rrugor më e mirë që lidhte luginën e Pçinjës dhe më tutje me Qystetndilin e Bullgarisë. Bujanoci në fund të shekullit XIX fillon t’i marrë tiparet e një qyteze, e sidomos pas ndërtimit të rrugës automobilistike dhe hekurudhore.Shenjat e para të dobësimit të Perandorisë Osmane duken aty pas shekullit XVI. Rrugëdalja nga kjo krizë ishte parë nëpërmjet reformave. Krahas reformave tjera ishin ndërmarrë edhe reforma në rrafshin administrativo-politik dhe në organizimin politiko-territorial. Me reformat e Tanzimatit të vitit 1839, Lugina e Preshevës, e njohur si kaza, vazhdon të jetë pjesë e Sanxhakut te Shkupit të Ejaletit të Rumelisë. Në reformat që pasojnë në vitin 1846, Shkupi e fiton statusin e Ejaletit të Rumelisë, ndërsa Presheva, Bujanoci së bashku me Vranjën bëjnë pjesë në Sanxhakun e Shkupit të Ejaletit te Shkupit. Në viti 1850 me riorganizimin e Ejaletit të Shkupit, me ç’rast statusin e Elajetit e fiton Prizreni, ndërsa Shkupi mbetet njëri nga tri sanxhaqet e tij. Preshevën e Bujanocin në vitin 1855 i gjejmë në kuadër të Sanxhakut të Prizrenit me Prishtinën në kuadër të Ejaletiti të Shkupit.492

Lugina e Preshevës, që nga viti 1878-1912 në aspektin administrativ-territorial ishte e organizuar në kaza, e në kuadër të saj e kishte nahijen e Bujanocit.493 Në bazë të ligjit mbi reformën administrative të vitit 1864, suprimohen elajetet dhe vendin e tyre e zënë vilajetet. Në pjesën ballkanike të Turqisë u formuan tri vilajete, ai i Shkodrës, Manastirit, dhe i Janinës, ndërsa në

488 Jovan Hadživasileviq, Južna Stara Srbija - Preševska oblast, Beograd, 1913, fq. 32.489 T. P. Vukanovic, pun. i cit., fq. 6; Skënder Rizaj, Urbiranje džizje od hrisčanskog stanovništva u viljajetima Vranje…, Vranjë, 1966, fq. 259.490 Skënder Rizaj, Kaza Preševo 1896/7 godine, Upravno- politička organizacija i kulturne prosvetne institucije, Vranjski Glasnik, Knjiga IV, Vranje, 1968, fq. 437.491 Aleksandr Stojanovski, Vranjski kadilluk u XVI veku, Narodni Muzej, Vranje,1985, fq. 15.492 Skender Rizaj, Moderna osmanska vlast u Vranjskoj i Preševskoj Kazi (1839-1912), Vranjski Glasnik, Knjiga VII, Vranje, 1971, fq. 98.493 Dr. Limon Rushiti, Ndarja territoriale dhe rregullimi administrativ i Kosovës 1878-1912,Prishtinë, 2004, fq. 37.

vitin 1868 u formua edhe Vilajeti i Kosovës, me qendër në Prizren. Prej vitit 1875, Prishtina bëhet qendër vilajeti, kurse në vitin 1888 qendra e vilajetit kalon në Shkup. Vilajeti i Kosovës më vitin 1888 ndahet në gjashtë sanxhaqe: i Shkupit, i Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Novi-Pazarit, Preshevës. Kazaja e Preshevës bënte pjesë në Sanxhakun e Prishtinës. Si pjesë e Sanxhakut të Prishtinës ngeli deri në vitin 1912.494

Me Ligjin mbi ndarjen politiko-territoriale të Mbretërisë së Serbisë të vitit 1913, vendet e pushtuara nga Serbia, si Rashka, Kosova dhe Maqedonia ndahen në 11 qarqe dhe 41 rrethe. Këto rrethe ishin Manastiri, Kavadarci, Shkupi, Tetova, Tetova, Shtipi, Prizreni, Prishtina, Novi-Pazari, Plevla dhe Kumanova. Shënimet zyrtare të Serbisë së vjetër të vitit 1914 thonë se Presheva ishte qendër e rrethit dhe i takonte Qarkut të Kumanovës.495 Me Ligjin e 26 prillit të vitit 1922, me themelimin e regjioneve dhe rretheve, Presheva e Bujanoci ishin pjesë e rrethit të Kumanovës. Ndërsa Medvegja ishte pjesë e rrethit të Leskocit, regjioni i Nishit.496

Gjithë trevat shqiptare gjatë Luftës Parë Botërore u kthyen në arenë luftimesh e pushtimesh nga shtetet fqinje e nga Fuqitë e Mëdha. Lugina e Preshevës gjatë Luftës së Parë Botërore bënte pjesë në zonën e pushtimit bullgar.497

Lugina e Preshevës, si pjesë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në pikëpamje administrative-territoriale ishte e lidhur me zhupën e Shkupit dhe Qarkun e Kumanovës. Me ndarjen e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1929 në banovina, Lugina e Preshevës, përkatësisht Presheva dhe Bujanoci me pjesën më të madhe të Kosovës mbeten në banovinën e Vardarit, me qendër në Shkup. Këtë pozitë e mban deri në vitin 1941.498 Ndërsa, me ndarjen administrativo territoriale, Medvegja bënte pjesë në banovinën e Drinës, rrethi Priboji, e pas vitit 1931 në rrethin e Zllatiborit499

Viset shqiptare edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore e patën fatin të jenë nën okupacione të ndryshme. Në bazë të marrëveshjes së prillit 1941, viset shqiptare në Jugosllavi u ndanë ndërmjet Gjermanisë, Bullgarisë dhe Italisë. Në marrëveshjen e lartpërmendur, Presheva e Bujanoci përfshiheshin në zonën e okupimit bullgar.500 Pushtuesit bullgarë e formuan administratën e vet në Maqedoni, në Serbinë juglindore dhe në zonën e vet pushtuese të Kosovës. Territori i Maqedonisë u nda në dy krahina, në atë të Shkupit dhe të Manastirit. Ndarja ndodhi edhe në vitin 1943 dhe atë në dy territore, të Shkupit dhe të Vranjës.501 Lugina e Preshevës ishte përfshirë në rrethin e Bujanocit dhe nën Drejtorinë e Shkupit, ndërsa prej vitit 1943 ishte nën Drejtorinë e Vranjës.502

Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore viset shqiptare ishin të përfshira në tri banovina. Në banovinën e Vardarit, përveç viseve tjera shqiptare bënin pjesë edhe Presheva e Bujanoci. Pas Luftës së Dytë Botërore, Lugina e Preshevës në mënyrë arbitrare, pa vullnetin e popullit shqiptar, u nda nga shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Parlamenti serb, duke u mbështetur në vendimet e Parlamentit të Jugosllavisë, bëri rregullimin juridik të të drejtave të krahinës nëpërmjet “Ligjit mbi ndarjen administrative të Serbisë” dhe “Ligjit mbi institucionalizimin e Qarkut Autonom të Kosovës e Metohisë”. Kështu, në bazë të

494 Shukri Rahimi, Vilajeti i Kosovës, Prishtinë, fq. 12,13; N. Malcom, Kosova, një histori e shkurtër, Tiranë, 2001, fq. 198, 199.495 Ant. Mil. Vujićić, Rećnik mesta u oslobodjenoj oblasti Stare Srbije po službenim podacima, Beogard, 1914, fq. 77.496 Administrativno-Teritorijalne Promene u NR Srbiji od 1834-1954, Zavod za Statistiku, Beograd, 1955, fq. 47.497 Historia e Popullit Shqiptar, III, Tiranë, 2007, fq. 435, 436; Limon Rushiti, Rrethanat politiko shoqërore në Kosovë 1912-18, Prishtinë, 1986, fq. 177.498 Dr. Jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe Fjalë, Prishtinë , 2010, fq. 37.499 Administrativno-Teritorijalne Promene u NR Srbiji od 1834-1954, Zavod za Statistiku, Beograd,1955, fq. 49, 53.500 Ali Hadri, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë, 1941-45, Prishtinë, 1971, fq. 95; Ramiz Abdyli, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Preshevë, 1941-45, Kosova, 6, Prishtinë, 1977, fq. 221; Historia e Popullit Shqiptar, IV, Tiranë, 2008, fq. 130; N. Malcon, vep.e përm., fq. 302, 303.501 Ali Hadri, vep. e cit. f.139; R. Abdyli, pun. i përm., fq. 222.502 R.Abdyli, pun. i përm., fq. 223.

ndarjes administrative që e bëri Republika e Serbisë në vitin 1945, Qarku Autonom i Kosovës kishte 15 rrethe.503 Pra, me Ligjin për ndarjen administrative të 1 shtatorit 1945, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja u shkëputën nga trevat shqiptare. Për ndarjen administrative janë marrë parasysh edhe interesat politike.504 Ndarja e këtyre viseve nga viset tjera shqiptare kishte për synim ndryshimin e strukturës etnike në Kosovë e Maqedoni.Edhe pas krijimit të rajonit të Kosovës, Karadaku me fshatrat e tij i takonte Kosovës. Këtë e dëshmojnë edhe librat e amëzës të këtyre fshatrave. Në librin e amëzës deri në prill të viti 1947, figuron se vendbanimet Sefer, Peçenë, Depcë, Ilincë, Stanec, Maxhere e Ranatoc janë udhëhequr në rrethin e Gjilanit, Qarku i Prishtinës dhe të nënshkruara nga kryetari i këshillit, Fadil Hoxha.505 Mirëpo, më 18 prill 1947 miratohet Ligji mbi ndarjen administrativo-territoriale të Republikës Popullore të Serbisë. Sipas nenit 3 të ligjit të vitit 1947, rrethi duhet të përfshijë një hapësirë që ka lidhshmëri natyrore dhe ekonomike. Kështu që vendbanimet e lartpërmendura i shkëputen rrethit të Gjilanit dhe i bashkëngjiten Preshevës, që ishte pjesë e rrethit të Bujanocit.506

Të dhënat historike dëshmojnë se territori i komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjithmonë gjeografikisht e historikisht dhe në pikëpamje kulturore ishte pjesë e Kosovës.507

Me nenin 3 të Ligjit të vitit 1947 janë krijuar edhe rrethe tjera, në mesin e të cilave edhe Bujanoci.508 Në vitin 1956, komuna e Medvegjës e ka përfshirë komunën e Banjës së Siarinës, e cila ishte komunë me shumicë shqiptare. Kjo situatë është e tillë edhe sot e kësaj dite.Në ndarjen aktuale administrative-territoriale dhe politike të Serbisë, Lugina e Preshevës u takon dy qarqeve. Komuna e Preshevës dhe Bujanoci i takojnë Qarkut të Pçinjës me seli në Vranjë, kurse komuna e Medvegjës i Qarkut të Jabllanicës, me seli në Leskoc.Mund të përfundojmë që Lugina e Preshevës në periudha të ndryshme historike shumë herët ka pasur karakteristikat e një rajoni të veçantë. Me qëllim të asimilimit dhe të ngushtimit të truallit etnik, ky rajon është ndarë nga trualli gjeoetnik. Sidomos me rënien nën pushtimin e sundimin serb, në rastin e Luginës së Preshevës është aplikuar ndarja administrativo-territoriale, që ka pasur synim izolimin, ndërprerjen e vazhdimësisë etnike, ndryshimin e strukturës etnike, prapambetjen ekonomike dhe sociale, si dhe largimin e popullsisë shqiptare.

503 Fatmir Fehmiu, Degradimi i pozitës së Kosovës pas çlirirmit të saj, Rilindja, Prishtinë, tetor 1992, fq. 9.504 Administraivn-Teritorijalne promene u NR Srbji od 1834-1954 godine, Beograd, 1955, fq. 57.505 Skender Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginën e Preshevës, Preshevë, 2006, fq. 85; Dr. Muhamet Shatri, Copëtimi i trevave shqiptare në Jugosllavi. Aneksimi i Kosovës nga Serbia 1945, Kosova, 27, Prishtinë, 2005, fq. 119.506 Administraivno-Teritorijalne promene u NR Srbji od 1834-1954 godine, fq. 58, 59.507 Skënder Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginën e Preshevës, Preshevë, 2006, fq. 85.508 Po aty, fq. 59.

3.4. Pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Luginës së Preshevës

Kualiteti i komponentëve fiziko-gjeografikë dhe matematikorë të pozitës gjeografike të një rajoni ose shteti të caktuar e bëjnë të rëndësishëm rajonin apo shtetin e caktuar për nga pozita gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Lugina e Preshevës, me pozitën e saj gjeografike, ku duhet theksuar në radhë të parë relievin, dallohet me një pozitë mjaft të rëndësishme gjeokomunikativedhe gjeostrategjike.Lugina e Preshevës ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik, pikërisht në hapësirën që lidh luginën e Moravës në veri dhe luginën e Vardarit, në jug. Këto dy lugina e përbëjnë korridorin më të rëndësishëm, nëpërmjet të cilit lidhen Evropa e Mesme me Evropën Jugore, Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore. Nëpërmjet Luginës së Moravës dhe Vardarit kalojnë rrugë të rëndësishme automobilistike dhe hekurudhore.Nëpër Luginën e Preshevës kalojnë grykat lumore dhe qafat malore, rrugët e rëndësishme të drejtimit transversal. Magjistralja nëpër Qafën e Livadhit të Shehut dhe Grykën Konçulit janë arterie tjera komunikative që ia rritin rëndësinë pozitës gjeostrategjike të Luginës së Preshevës.509

Jovan Cvijiq, gjeograf serb, në veprën e tij “Osnovne za geografiju i geologiju Makedonije i Stare Srbije”, Luginën e Preshevës e quan “Bërthama e Ballkanit”. Sipas Cvijiqit, “hapësira e Shkupit dhe e Preshevës ka rëndësi të posaçme për shkak të lidhjeve të lehta e të sigurta në të gjitha drejtimet dhe mban në vete çelësin e komunikimit gjatësor më të rëndësishëm, si dhe linjat tërthore të komunikimit”. 510 Konstatimi i J. Cvijiq si duket qëndron edhe sot e kësaj dite, sepse Lugina e Preshevës konsiderohet “hapësirë kritike” në pikëpamje gjeostrategjike, nga e cila me sukses mund të sigurohet pozicioni gjeostrategjik ndaj faktorëve gjeopolitikë fqinjë.511

Pozita gjeopolitike e një rajoni ose shteti paraqet elementin më të rëndësishëm përbërës të pozitës gjeografike, duke përfshirë këtu faktorët natyrorë, ekonomikë dhe politiko-gjeografikë. Në fokusin e vet ka ndikimet e faktorëve gjeografikë në proceset historiko-politike dhe paraqet një faktor të rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e një rajoni, ose shteti.512

Pas viteve të ’90-ta, pozita gjeopolitike e Luginës së Preshevës është mjaft e ndjeshme dhe komplekse. Luftërat dhe shpërbërja e Jugosllavisë e shndërrojnë Serbinë në një shtet kontinental pa qasje të drejtpërdrejtë në det. Andaj, Serbia për ta ruajtur edhe më tej pozitën në skenën gjeopolitike të Gadishullit Ballkanik, tendencat i orienton kah pozita e saj qendrore në Gadishull dhe në kalimin e Korridorit X, që kalon nëpër territorin e saj.513

Gjeografi preshevar, Arsim Ejupi, në veprën e tij “Lugina e Preshevës - Studim kompleks gjeohapësinor”, thotë: “Pozita gjeopolitike e Luginës së Preshevës në kuadër të trojeve etnike shqiptare është paksa e hendikepuar për shkak të pozitës periferike në raport me bërthamën gjeografike të trungut gjeoetnik shqiptar”.514

Mirëpo, megjithatë mund të konstatojmë se duke marrë parasysh kalimin e Korridorit X, rrugët e drejtimit të tërthortë, vazhdimësia e pandërprerë me trungun gjeoetnik në perëndim me Kosovën dhe në jug me shqiptarët e Maqedonisë, Lugina e Preshevës e fiton një rëndësi gjeopolitike, jo vetëm në kuadër të trojeve etnike shqiptare. Duke marrë parasysh që në trojet shqiptare kalon Korridori VIII, që lidh Shqipërinë dhe Kosovën, nëpërmjet autostradës Durrës-Kukës-Merdar mendojmë se nuk duhet anashkaluar dhe duhet punuar në forcimin e lidhjeve infrastrukturore 509 Arsim Ejupi, vep përm., fq. 120.510 Jovan Cvijiq, Osnovne za geografije i geologiju Makedonije i Stare Srbije, Beograd, 1906.511Arsim Ejupi, vep. përm., fq. 121; Dragoljub Sekulović, Geostrateški položaj i značaj geoprostora Vranjsko-Bujanovačke kotline, Globus, Vol. 37, Beograd, 2006, fq. 75.512 Mirko Grčić, Politička geografija, Beogard, 2000.513 Draguljub Sekulović, L. Gigović, Ćionici geoplotičkog položaja Srbije, Zbornik Radova, Geografski Institut, SANU, Beograd, 2007, fq. 53.514 Arsim Ejupi, vep. përm., fq. 123.

edhe me Luginën e Preshevës. Në këtë mënyrë, trojet shqiptare, në rrethana të reja gjeopolitike të cilat do të sigurojnë qasje edhe në Korridorin X. Kalimi i Korridorit VIII nëpër trojet shqiptare si dhe qasja në Korridorin X nëpërmjet Luginës së Preshevës mund t’i shndërrojnë trojet shqiptare në një faktor shumë të rëndësishëm në gjeopolitikën ballkanike. Ideja e kamotshme për hapjen e kanalit lundrues Danub-Moravë-Vardar e rrit rëndësinë strategjike të Luginës së Preshevës. Shkatërrimi i Jugosllavisë e la Serbinë pa qasje të drejtpërdrejtë në det. Në këto rrethana, brenda qarqeve politike, akademike e ekonomike riaktualizohet ideja për ndërtimin e rrugës lundruese nëpër Moravë dhe Vardar dhe mundësinë e daljes së Serbisë në Detin Egje. Ideja për ndërtimin e kanalit lundrues “Morava - Vardar” daton që nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Në vitin 1879, kjo ide shkon edhe një hap më përpara nga inxhinieri serb, Ante Aleksiq, për mundësinë e lidhjes së Danubit me Detin Egje. Përpiluesit e projektit kanë paraparë ndërtimin e 65 kaskadave prej Smederevës (qytet në Serbi) deri te porti i Selanikut. Njëri nga 5 sektorët më problematikë është ai Luginës së Preshevës.515

Mirëpo, për shkak të rrethanave ekonomike e politike, kjo ide ende është vetëm në letër.

515 Po aty, fq. 125, 126.

Kapitulli IV

Regjistrimet e popullsisë dhe struktura etnike në Luginën e Preshevës 4.1. Regjistrimet e popullsisë

Të dhënat e para të shkruara për numrin e popullsisë në Luginën e Preshevës datojnë që nga koha e Perandorisë Osmane. Këto të dhëna janë format e para të regjistrimit të popullsisë dhe të pasurisë te minoriteti shqiptar në Luginën e Preshevës. Pushteti osman i regjistronte banorët në defter dhe sallamane, për ta pasur një pasqyrë më të qartë mbi numrin e popullsisë taksapaguese. Në shekullin XVI, pushteti osman i realizon tri regjistrime, dhe atë në vitet 1519, 1528 dhe 1570. Regjistrimi i popullsisë është bërë sipas përkatësisë fetare dhe të dhënat janë vetëm për numrin e familjeve. Të dhënat e dala nga këto regjistrime nuk japin një pasqyrë të qartë mbi strukturën etnike të popullsisë në Luginën e Preshevës. Na paraqitet një pasqyrë jo e qartë, ngase regjistrimet e lartpërmendura përkojnë me periudhën e fillimit të konvertimit të popullsisë së krishterë, si katolike, ashtu edhe ortodokse, në fenë islame, proces që kishte përfshirë popullsinë shqiptare. Sipas statistikave zyrtare të Vilajetit Kosovës, Kazaja e Preshevës në vitin 1883 kishte 15 846 banorë, prej tyre 8 525 myslimanë dhe 7 321 jomyslimanë.516 Në fund të shekullit XIX, respektivisht në vitin 1896/97, pushteti osman bën regjistrimin e popullsisë. Këto të dhëna janë mjaft të mangëta për faktin se ato janë vetëm për numrin e shtëpive, banorëve dhe strukturën e tyre gjinore.517

Regjistrimet e popullsisë në Luginën e Preshevës vazhdojnë edhe gjatë periudhës së Mbretërisë jugosllave në vitet 1921 dhe 1931. Për dallim me regjistrimet osmane, në regjistrimet e lartpërmendura të popullsisë në Mbretërinë jugosllave ishte përfshirë përkatësia fetare dhe gjuhësore. Përkatësia etnike në regjistrimet e realizuara nga Mbretëria jugosllave nuk figuron. Në dy regjistrimet e popullsisë në Mbretërinë jugosllave vërehet një zvogëlim i numrit të popullsisë myslimane apo shqiptare. Regjimi i Mbretërisë jugosllave në trojet shqiptare, duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës, kishte zbatuar masa të ndryshme, si reformën agrare, presionin ekonomik, politik e psikologjik me synim ndryshimin e strukturës etnike në këto troje. Si rezultat e politikave të këtij regjimi, një numër i konsiderueshëm i popullsisë shqiptare shpërngulet për në Turqi dhe Shqipëri.518 Pjesa dërmuese e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës shpërngulen për në Turqi. Pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavi realizohen shtatë regjistrime. Regjistrimi i parë bëhet në vitin 1948, për të vazhduar në vitet 1953, 1961,1971, 1981, 1991 dhe 2002. Regjistrimi i parëi popullsisë që e jep një pasqyrë më të qartë për përkatësinë etnike është ai i vitit 1948. Në regjistrimin e vitit 1953 janë përfshirë edhe shtetësia, kombësia, gjuha amtare dhe përkatësia fetare.519 Sikur shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës e bojkotuan regjistrimin e popullsisë e vitit 1991 për shkak të pozitës së shqiptarëve në Jugosllavi.Regjistrimi i fundit i popullsisë që është bërë në Luginën e Preshevës është ai i vitit 2002. Regjistrimi i vitit 2002 është realizuar në një periudhë postkonfliktuoze, pas numrit të madh të të shpërngulurve dhe pranisë së madhe ushtarako-policore. Në një situatë të këtillë, shqiptarët e Luginës morën pjesë në regjistrim. Në metodologjinë e regjistrimeve janë aplikuar dy koncepte: koncepti i popullsisë së pranishme dhe koncepti i regjistrimit të popullsisë së përhershme. Koncepti i popullsisë së pranishme ka të 516 Skender Rizaj, Struktura stanovništva Kosovskog Vilajeta u drugoj polivoni XIX stoljeća, Vranjski Glasnik, Knjiga br. VIII, Vranje, 1972, fq. 107.517 Skënder Rizaj, Kaza Prešova 1896/97 godine…, fq. 440.518 Zoran Janjetović, vep. e përm..., fq. 63, 70.519 Nada Raduški, vep.e përm., fq. 17.

bëjë me regjistrimin e të gjithë banorëve në momentin e regjistrimit. Koncepti i dytë ka të bëjë me regjistrimin e personave si banorë të përhershëm, pa marrë parasysh se në momentin e regjistrimit mund të mos ndodhen në vendin e përhershëm për shkaqe të arsyeshme.520 Konceptii popullsisë së pranishme është praktikuar në regjistrimet e popullsisë në Mbretërinë jugosllave, për të vazhduar më pastaj me konceptin e popullsisë së përhershme në regjistrimet e viteve 1948,1953, 1961,1971,1981 dhe 1991. Në regjistrimin e vitit 2002, në Serbi është aplikuar koncepti i popullsisë së pranishme. Regjistrimi i popullsisë me këtë koncept rrit numrin e serbëve në Serbi nëpërmjet përfshirjes në regjistrim të serbëve refugjatë nga Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova, kurse në anën tjetër synohet ta zvogëlojë përqindjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke i përjashtuar nga regjistrimi shqiptarët që janë përkohësisht në botën e jashtme.521 Sipas të dhënave nga tri komunat në Luginën e Preshevës për vitin 2002, rreth 21% e popullsisë ndodhen në botën e jashtme, ku pjesa dërmuese është e nacionalitetit shqiptar. Nga këto të dhëna, kuptojmë që në regjistrimin e popullsisë të vitit 2002 nuk janë përfshirë rreth 24 000 shqiptarë. Në vitin 2002, në komunën e Preshevës përqindja e popullsisë në botën e jashtme arrin deri në 27%.522

Konflikti i armatosur në Luginë të Preshevës në vitin 2001 ka pasur për pasojë shpërnguljen e popullsisë nga Karadaku i Preshevës dhe Malësia e Bujanocit. Në komunën e Medvegjës situata është më specifike. Pas mbarimit të konfliktit në Kososvë (1999), si pasojë e presioneve të ndryshme, një numër i madh i shqiptarëve fillon të largohet. Pjesa dërmuese e shqiptarëve të Medvegjës është vendosur në Fushë-Kosovë dhe Prishtinë. Vlerësohet se në komunën e Medvegjës sot kanë mbetur të jetojnë jo më shumë se 600 shqiptarë. Një proces i tillë vazhdon edhe sot, gjë që rrezikon shpopullimin e këtyre zonave. Shpërngulja e popullsisë shqiptare po merr përmasa të mëdha pas arritjes së marrëveshjes për liberalizimin e regjimit të vizave ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Si pasojë e gjendjes shumë të vështir ekonomike dhe e papunësisë së madhe, një numër i madh i familjeve largohen në drejtim të vendeve perëndimore. Zhvendosje të popullsisë, e sidomos të moshës së re, kemi edhe në qendrat e mëdha të Kosovës.Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011 në Serbi. Sipas përfaqësuesve politikë të minoritetit shqiptar, bojkotimi i procesit të regjistrimit në Serbi është bërë për shkak se nuk janë garantuar kushtet për një regjistrim të drejtë. Po ashtu, një numri të caktuar të shqiptarëve u pamundësohet të përfshihen në procesin e regjistrimit, sidomos atyre që për momentin janë jashtë vendit. Pra, pjesëmarrja e shqiptarëve në regjistrimin e vitit 2011, sipas konceptit të popullsisë së pranishme, do të rezultonte me një numër më të vogël të shqiptarëve në Luginë. Rezultati i regjistrimi të mundshëm do të kishte pasoja në rrafshin politik, ekonomik, social etj.

520 Hivzi Islami, Rrjedha demografike shqiptare, fq. 109.521 Arsim Ejupi, vep. e përp., fq. 161.522 Nehat Hyseni, Popullsia si faktor i zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës, Preshevë, 2004.

4.2. Regjistrimet e popullsisë në Luginën e Preshevës ndërmjet dy luftërave botërore

Në regjistrimet e popullsisë në Mbretërinë jugosllave në vitet 1921 dhe 1931 ishin përfshirë përkatësia fetare dhe gjuhësore, ndërsa rubrika e përkatësisë etnike nuk figuron. Në Mbretërinë jugosllave, rrethi i Preshevës nuk përfshinte disa fshatra të Karadakut, të cilat në pikëpamje administrative-territoriale ishin të lidhura me rrethin e Gjilanit. Në rrethin e Gjilanit ishin fshati Buhiç, Depcë, Peçenë, Maxhere, Carravajkë, Stanec etj.523 Këto fshatra i bashkëngjiten rrethit të Preshevës në pikëpamje administrativo-territoriale pas Luftës së Dytë Botërore, respektivisht me ndarjen administrativo-territoriale të vitit 1947. Tabela nr. 6: Struktura e popullsisë së rrethit të Preshevës sipas përkatësisë fetare të regjistrimit të vitit 1921

Vendbanimi totali % myslimanë % ortodoksë % katolikë %1 Presheva 5 952 100 5 322 89,4 629 10,57 1 0.022 Bujanoci 8 245 100 4 807 58,3 3 438 41,73 Bilaci 3 473 100 2 464 76,2 826 23,78 1 0,034 Zhunica 3 899 100 14 0,36 3 824 99,61 1 0,035 Kleniku 3 895 100 8 0,21 3 887 99,796 Klinoci 2 541 100 1 436 1 105 43,497 Levosova 1 825 100 1 825 1008 Novosella 2 925 100 2 925 1009 Shainca 3 746 100

Gjithsej 22 925 100 17 686 46,2 19 788 52,79 0,01Burimi : Popis stanovništva u Kraljevini Srbe, Hrvata i Slovena, 1921 godine, f. 102Regjistrimi i popullsisë i vitit 1921 nuk shpreh gjendjen reale strukturës së popullsisë në Luginën e Preshevës. Shkaqet e një rezultati të këtillë janë të ndarjeve administrative territoriale dhe metodologjisë së regjistrimit të popullsisë. Shumë faktorë kanë mundësuar që rezultati të manipulohet.524 Sipas A. Ejupit, “një arsye tjetër duhet kërkuar në moszbatimin e regjistrimit në tërë territorin e Luginës së Preshevës, sidomos në fshatrat kodrinore-malore”.525

Në kuadër të kësaj pjese është me rëndësi të paraqesim popullsinë e rrethit të Preshevës sipas gjuhës amtare në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene në vitin 1921.

Tabela nr. 7: Struktura e popullsisë në LP sipas gjuhës amtare, viti 1921.

Vendbanimi totali % arnautë %serbë

/kroatë% turq %

1 Presheva 5 952 100 4 633 77,84 661 11,11 323 5,432 Bujanoci 8 245 100 4 033 49,91 3 436 41,76 110 1,333 Bilaci 3 473 100 2 464 76,2 826 23,78 1 0,034 Zhunica 3 473 100 2 454 70,60 802 23,09 18 0,525 Kleniku 3 899 100 0 0 3 883 99,59 06 Klinoci 3 895 100 0 3 887 99,797 Levosova 2 541 100 1 413 55,61 1 102 43,37 6 0,248 Novosella 1 825 100 0 1 825 1009 Shainca 2 925 100 0 2 925 100 0 523 AMPJ, Fondi 151, Lista e katundeve shqiptare në Jugosllavi - Qarku i Gjilanit, Dosja 152, viti 1928.524 Zoran Janjetović, vep. e përm., fq. 64, 65.525 Arsim Ejupi, vep. përm., fq. 145.

Gjithsej 22 925 15 153 40,44 19 788 52,9 800 2,14

Burimi: Popis stanovništva u Kraljevini Srbe, Hrvata i Slovena, 1921 godine, fq. 102Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, si pasojë e reformës agrare, elaborateve e presioneve të ndryshme vjen deri te shpërngulja e një numri të madh të shqiptarëve për në Turqi. Në këtë mënyrë, Mbretëria jugosllave arriti ta ndryshojë strukturën etnike. Këto ndryshime shihen më së mirë në regjistrimin e vitit 1931, sipas përkatësisë fetare.526

Tabela nr.8:Struktura fetare e Luginës së Preshevës (pa Medvegjën) sipas përkatësisë fetare,v. 1931.

Vendbanimi totali % myslimanë % ortodoksë % katolikë %1 Presheva 7 525 100 5 725 76,1 1 781 23,8 15 0,022 Bujanoci 10 462 100 6 081 57,1 4 545 42,7 16 0,153 Bilaci 4 789 100 3 068 64,1 1 717 35,9 4 0,084 Zhunica 4 183 100 19 0,45 4 160 99,5 4 0,115 Kleniki 2 811 100 2 281 1006 Klinoci 3 399 100 1853 54,5 1 545 45,5 1 0,037 Levosova 1 964 100 1 964 1008 Novosela 1 510 100 1 0,07 1 508 99,9 1 0,079 Shainca 1 832 100 1 0,05 1 824 99,6 7 0,38

17 686 46,2 19 788 52,79 0,01Gjithsej 44 405 100 20 646 46,5 23 706 53,4 49 0,11

Burimi: Popis stanovništva u Kraljevini Jugoslavije, Vardarska Banovina, Kumanovski Okrug, Preševski Srez 1931 godine, Knjiga II, Beograd, 1938, fq. 104Nëse i analizojmë dy regjistrimet e vitit 1921 dhe 1931 sipas përkatësisë fetare shihet qartë që kemi një rritje në vendbanimet e rrethit të Preshevës. Kështu, nëse analizojmë në bazë të vendbanimeve mund të shihet se kemi një rritje të numrit të ortodoksëve. Ky rezultat vjen si pasojë e reformës agrare dhe kolonizimit me element sllavë dhe shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Në vendbanimin e Preshevës në regjistrimin e vitit 1921, nga 10,57%, sa ka qenë popullsia ortodokse, në regjistrimin e vitit 1931 e kemi një rritje të ortodoksëve në 23,67%, në Bilac nga 23,78% në 35,85%. Është me interes ta përmendim një raport të Legatës së Mbretërisë Shqiptare në Beograd dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë më 12 nëntor të vitit 1926, në të cilin flitej për regjistrimin e kryer në mënyrë ilegale në të gjitha viset shqiptare në Jugosllavi. Regjistrimin e kishin kryer njerëz të besueshëm të Legatës në terren. Në këtë raport flitet edhe për rrethin e Preshevës, duke përfshirë këtu edhe vendbanimet shqiptare të Bujanocit (vendbanimet shqiptare në Medvegjë në rrethin e Preshevës nuk gjenden). Sipas raportit të Legatës së Mbretërisë Shqiptare në Beograd, rrethi i Preshevës numëronte 3 309 shtëpi shqiptare, me një popullsi prej 20 568 të përkatësisë shqiptare. Regjistrimi ishte bërë edhe sipas gjinisë. Kështu, në rrethin e Preshevës ishin 10 551 meshkuj dhe 10 017 femra.527

Nëse i analizojmë këto të dhëna krijohet baza për dyshuar se gjatë regjistrimit ka pasur manipulime me qëllim për ta dhënë një pasqyrë tjetër demografike në të gjitha viset shqiptare. Medvegja e përbën një pjesë të pandashme të trungut etnik shqiptar. Me vendimet e Kongresit të Berlinit 1878, Medvegja mbetet në Mbretërinë serbe. Me synim ndryshimin e strukturës etnike, Mbretëria serbe fillon kolonizimin me popullsi serbe e malazeze. Si rezultat i kësaj politike shtetërore deri me fillimin e Luftës së Dytë Botërore numri i serbëve u shumëfishua.Në Mbretërinë serbe janë realizuar tri regjistrime, edhe ato në vitet 1893, 1900 dhe 1910. Në këto regjistrime nuk mund të thirremi në rezultate sipas përkatësisë etnike, për arsye se

526 Shiko më shume : Zoran Janjetović, vep. e përm., fq. 70, 71.527 AQSH, Fondi 251, viti 1926, Kutia 7, Dosja 101, fq. 1, 2.

regjistrimi nuk është bërë sipas përkatësisë etnike.528 Sipas rezultatit të regjistrimit të vitit 1931, del se në këtë në rrethin e Medvegjës kanë jetuar 14 894 banorë, nga të cilët të besimit ortodoks ishin 11 670, kurse të besimit mysliman 3 224 banorë.

4.3. Strukturat e popullsisë në Luginën e Preshevës

Pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavi realizohen shtatë regjistrime. Regjistrimi i parë i popullsisë që jep një pasqyrë më të qartë në përkatësin etnike është ai i vitit 1948. Në regjistrimin e vitit 1953 janë përfshirë edhe shtetësia, kombësia, gjuha amtare dhe përkatësia fetare. Për ta trajtuar strukturën etnike në Luginën e Preshevës, së pari do ta paraqesim pasqyrën tabelare me ndryshimin e numrit të banorëve në nivel të saj gjatë viteve 1948-2002. Tabela nr. 9: Ndryshimi i numrit të banorëve në tri komunat e Luginës së Preshevës

Vitet numri i popullsisështimi /

zvogëlimi

Pre

shev

a

1948 23 3791953 24 607 1 2281961 26 738 2 1311971 30 057 3 3191981 33 948 3 8911991 38 943 4 9952002 48 008 9 065

Bu

jan

oci

1948 34 4721953 36 821 2 3491961 39 064 2 2431971 43 522 4 4581981 46 689 3 1671991 49 238 2 5492002 53 485 4 220

Med

vegj

a

1948 22 4781953 24 300 1 8221961 24 244 - 561971 20 792 - 3 4521981 17 219 - 3 5731991 13 368 - 3 8512002 11 395 - 1 973

Burimi: Pregled broja stanovnika od 1948-2002, Republički Zavod za Statistiku, Knjiga IX, Beograd, maj, 2004. Të dhënat për vitin 1991 janë vlerësime.Nga pasqyra tabelare mund të shihet qartë se në komunën e Preshevës ka rritje të numrit të popullsisë. Rritja më e madhe ndodh në vitet 1991-2002 deri në 906 banorë në vit. Shtimi i popullsisë në këtë komunë (me regjistrimin e vitit 2002 shqiptarët përbëjnë 94%) vjen si pasojë e natalitetit të lartë.

528 Arsim Ejupi, vep. përm., fq. 152.

Edhe në komunën e Bujanocit ka shtim të popullsisë. Në krahasim me këto dy komuna, komuna e Medvegjës ka shënuar zvogëlim permanent të popullsisë. Në komunën e Medvegjës shpopullimi ka prekur të gjitha bashkësitë etnike.Ashtu si Mbretëria serbe, edhe shteti jugosllav ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ndryshimin e strukturës etnike në viset shqiptare. Përpjekje të tilla pa dyshim se janë bërë edhe në Luginën e Preshevës, por pa arritur ta përmbysnin strukturën etnike në dëm të shqiptarëve, të cilët kanë mbetur shumicë. Tabela nr. 10: Struktura etnike të popullsisë në nivel të Luginës së Preshevës që nga viti 1961-2002 Viti regjistrimit 1961 1971 1981 1991 2002Përkatësia etnike Numri % Numri % Numri % Numri % Numri %shqiptarë

39 884 44,3 65 507 53,3 72 48474,1

80204 79 81 978 73

serbë 45 229 50,2 37 619 39,8 18 489 19 14268 14,1 24 134 21,4Romë

3 113 3,29 4 0564,14

5032 4,95 4 306 3,91

Burimi: Popis stanovništva 1961 godine, Vitalna, enička i migraciona obeležje, Knjiga br. VI, Beograd,1967; Popis stanivništva 1971 godine, Etnička obeležja stanovništva, rezultat po opština, Beograd, 1974; Popis stanovništva 1991, Stanovništva prema nacionalnoj pripadnosti; Popis stanovništva i stanova 2002 godine, Nacionalna ili etnička pripadnost, Knjiga br. I,

Beograd, 2003.529

Graf. 1: Struktura kombëtare e popullsisë në Luginën e Preshevës në periudhën 1961-2002

Nga analiza që i bëhet pasqyrës tabelare të strukturës etnike në Luginë për periudhën 1961-2002 kuptohet qartë që numri i popullsisë shqiptare shënon rritje. Nga 44,3% në vitin 1961, në 79% në vitin 1991 në nivel Lugine. Përqindja e numrit më të vogël të shqiptarëve në regjistrimin e vitit 1961 qëndron si rezultat i emigrimit të një numri të shqiptarëve në drejtim të Turqisë. Gjithashtu, mund të shihet se përqindja e popullsisë shqiptare në vitin 2002 bie nga 79%, në 73%. Një rënie të tillë e kemi për shkak se në regjistrimin e vitit 2002 nuk janë përfshirë shqiptarët që gjenden me punë të përkohshme në botën e jashtme. Sipas të dhënave nga autoritetet komunale dyshohet se 23 743 banorë, apo 20,8% e popullsisë së përgjithshme të Luginës së Preshevës nuk janë përfshirë në regjistrim.530 Shqiptarët në komunën e Preshevës e përbëjnë pjesën dërmuese të popullsisë në nivel komune, me përqindje 94%. 529 Në regjistrimin e vitit 2002 nuk është përfshirë popullsia më punë të përkohëshme në botën e jashtme. Aplikimii konceptit të popullsisë së pranishme i kishte përjashtuar nga regjistrimi shqiptarët që gjendeshin jashtë vendit. 530 Nehat Hyseni, 2004.

Tabela nr. 11: Struktura etnike për komunën e Preshevës gjatë viteve 1961-2002Viti regjistrimit 1961 1971 1981 1991 2002Përkatësia etnike numri % numri % numri % numri % numri %shqiptarë 18

22968,2 23

62578,6 28

96185,3 34

99289,9 44

99493,7

serbë 6 741 25,2 5 777 19,2 4 204 12,4 3 206 8,23 2 194 4,57romë 312 1 433 1,3 505 1,29 322 0,67Burimi: Popis stanovništva 1961 godine, Vitalna, enička i migraciona obelžje, Knjiga br. VI, Beograd,1967; Popis stanivništva 1971 godine, Etnička obelžja stanovništva, rezultat po opština, Beograd, 1974; Popis stanovništva 1991, Stanovništva prema nacionalnoj pripadnosti; Popis stanovništva i stanova 2002 godine, Nacionalna ili etnička pripadnost, Knjiga br. I, Beograd, 2003.531

Graf. 2: Struktura kombëtare e popullsisë në komunën e Preshevës në periudhën 1961-2002

Struktura etnike e popullsisë në komunë të Preshevës tregon një homogjenitet të shkallës së lartë. Ky homogjenitet pasqyrohet nëpërmjet dominimit të popullsisë shqiptare në nivel të Luginës së Preshevës.Në komunën e Medvegjës e kemi një rënie të popullsisë të të gjitha bashkësive etnike. Mirëpo, shpërngulja e shqiptarëve ka përmasa dramatike. Sot në komunën e Medvegjës, sipas shënimeve jozyrtare, jetojnë jo më shumë se 600 shqiptarë.Tabela nr. 12: Struktura etnike në komunën e Medvegjës nga viti 1981-2002Vitet Komuna shqiptarë serbë të tjerë gjithsej

Medvegjë

nr. % nr. % nr. % nr.1981 5 509 32,0 11 354 65,9 356 2,1 17 2101991 3 832 28,7 9 205 68,9 331 2,4 13 3682002 2 816 7 163 397 10 376Burimi: Nacionalni sastav stanovništva SFR Jugoslavije po naseljima i opštinama 1981 godine; Stanovništvo, nacionalna pripadnost, podaci po naseljima i opštinama 1991, Beogard,1993; Pregled broja stanovnika 2002 godine, Republički zavod, 24.12.2002. Vërejtje: Rezultatet e regjistrimit të vitit 1991 nuk janë të sakta për arsye të bojkotimit të regjistrimit nga një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve.

531 Në regjistrimin e vitit 2002 nuk është përfshirë popullsia me punë të përkohëshme në botën e jashtme. Aplikimii konceptit të popullsisë së pranishme i kishte përjashtuar nga regjistrimi shqiptarët që gjendeshin jashtë vendit.

Tabela nr. 13: Numri e popullsisë shqiptare në komunën e Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës në nivel të Serbisë

Vitet 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2002

Nr. i pop. shqiptare 33 289 39 989 51 137 65 507 72 484 80 204 81 978

% e pop. shqi. në Serbi 0,8 0,9 1,1 1,3 1,3 1,3 1,1

Burimi: H. Islami, Rrjedha demografike shqiptare, Prishtinë, 1994, fq. 95Nëse e analizojmë pasqyrën tabelare mund të shohim se shtim të popullsisë në këtë rajon pati në vitet 1948-1953 dhe 1953-1961. Të dhëna mbi përqindjen e popullsisë shqiptare në Serbi për periudhën aktuale nuk kemi, ngase shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011. Por, sigurisht që përqindja e shqiptarëve në Serbi nuk e kalon 1-përqindëshin. Një përqindje të tillë në nivel kombëtar e kemi si pasojë të shpërnguljes së një numri të madh të shqiptarëve në vendet perëndimore dhe në Kosovë. Duke e analizuar ndryshimin demografik të Luginës së Preshevës mund të përfundojmë se, pavarësisht përfshirjes në valët e shpërnguljeve, kolonizimit të rajonit me element serb e malazez, popullsia shqiptare ka mbizotëruar në strukturën etnike.

Kapitulli V

5. Minoriteti shqiptar në Serbi

5.1. Fillimet e organizimit politik të minoriteti shqiptar në Luginën e Preshevës

Fillet e organizmit politik te shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk mund t’i trajtojmë pa një vështrim të përgjithshëm historik mbi pluralizmin politik në përgjithësi. Vetëm pas një trajtimi të tillë të pluralizmit në përgjithësi do ta kemi një pasqyrë më të plotë mbi fillet e pluralizmit të minoritetit shqiptar në Serbi.Në fillim të viteve të ‘90-ta, në Evropë fillojnë ndryshimet e mëdha politike, e që si pasojë kemi shkatërrimin e Paktit të Varshavës dhe shthurjen e sistemit komunist. Ish-shtetet komuniste fillojnë ta ushtrojnë sistemin shumëpartiak, me synim të mbështeten në vlerat demokratike. Shkatërrimi i sistemit komunist manifestohet me ndryshimin e hartës gjeopolitike të Evropës. Krahas procesit të parë dhe më të rëndësishëm të prishjes së Murit të Berlinit, është procesi i shpërbërjes së shtetit të Jugosllavisë. Shpërbërja e shtetit të Jugosllavisë532 pa dyshim që prodhoi efekte që u përcollën në zhvillimet gjeopolitike, ekonomike e sociale, jo vetëm në Gadishullin Ballkanik, por edhe në Evropë. Ky proces përcillet me luftëra e spastrime etnike dhe me ndryshimin e hartës gjeopolitike të Ballkanit.Shthurja e sistemit komunist paraqet në rend të ditës nevojën e organizimit të popujve dhe bashkësive etnike në shoqata, asociacione dhe parti politike. Fillimi i shkatërrimit të shtetit jugosllav e krijoi një realitet krejt tjetër. Në këto rrethana, shqiptarët filluan të organizohen politikisht dhe t’i koordinojnë veprimet politike me synim për t’i realizuar të drejtat individuale e kolektive, si dhe për ta zgjidhur statusin e tyre politiko-juridik.Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës fillojnë të organizohen në shoqata e parti politike nëpërmjet të cilave do të synojnë t’i realizojnë të drejtat politike dhe ta avancojë statusin politiko-juridik. Duhet theksuar që veprimtaria politike e shqiptarëve të kësaj ane bëhet në koordinim me shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ishte qendra kryesore e koordinimit dhe e organizimit politik të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.Fillet e para të pluralizmit politik te shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës lidhen me krijimin e disa shoqatave të qytetarëve dhe të intelektualëve. Disa prej tyre shndërrohen në parti politike. Shoqata e Pavarur Demokratike, e themeluar më 5 gusht 1990, është subjekti i parë i organizimit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Shoqata në fjalë më vonë shndërrohet në parti politike me emrin Partia Demokratike Shqiptare, në krye me Ali Ahmetin. Pluralizmi politik në Luginë të Preshevës më 19 gusht të vitit 1990 pasurohet me një subjekt tjetër partiak, me themelimin e Partisë për Veprim Demokratik, në krye me Riza Halimin.Në koordinim me partitë politike të Kosovës dhe me faktorin politik në Shqipëri dhe për shkak të rrethanave të tjera politike e administrative, spektri politik në Luginën e Preshevës vendos të jetë pjesë e sistemit, pra të marrë pjesë në sistemin qeverisës shtetëror.Në periudhën vijuese, partitë politike shqiptare, PVD dhe PDSH, bëhen bartëse të veprimeve, e me të cilat kishin synim për t’i realizuar të drejtat e shqiptarëve dhe avancimin e statusit të tyre politiko-juridik.Subjektet politike shqiptare, me gjithë faktin që e kishin një hapësirë të ngushtë veprimi, megjithatë kishin arritur disa rezultate konkrete. Një nga organizimet më të rëndësishme pa dyshim është Referendumi për Autonomi Territorialo-Politike, me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën. Vendimi për organizmin e referendumit u mor më 16 shkurt 1992, në Kuvendin për

532 Eva Hyskaj Tafili, Tranzicioni politik në Evropën Qendrore dhe Lindore, Tiranë, 2008, fq. 13, 14.

shpalljen e referendumit për autonomi territorialo-politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.533

Sipas të dhënave të organizatorëve, 99,93% e afro 45 000 qytetarëve me të drejtë vote e dhanë mendimin e tyre. Vetëm 25 njerëz iu përgjigjën si të pavlefshëm.534 Në Preshevë dhe Bujanoc qytetarët e shprehën vullnetin e tyre politik. Ndërsa në Medvegjë, referendumi u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, meqë në disa qendra votimi pati ndërhyrje të organeve të punëve të brendshme.535

Në deklaratën politike, ndërmjet tjerash, thuhet: “... shqiptarët e këtyre komunave i plotësojnë kushtet për organizimin e përbashkët politik, kulturor e territorial, meqë për këtë ekziston disponimi dhe vetëdija e tyre kolektive, si dhe veçoritë e përbashkëta kombëtare, ekonomike, politike e kulturore. Në anën tjetër, kur dihet se popullata shqiptare e këtij regjioni është pjesë përbërëse e tërë popullatës shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, janë të natyrshme synimet e shqiptarëve në këto treva që në kuadër të proceseve evropiane të integrohen në hapësirën shqiptare, e posaçërisht me Kosovën, pjesë integrale e së cilës ishin gjatë historisë”.536

Pas këtyre zhvillimeve, Asambleja për Autonomi Territoriale dhe Politike të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës e publikoi një broshurë prej pesëmbëdhjetë faqeve, në dy gjuhë, shqipe dhe angleze, në të cilën jepet një historik e kësaj treve.537 Edhe në ditët e sotme, referendumi është një bazë e fuqishme e artikulimit institucional e demokratik të kërkesave të shqiptarëve. Situata politike në Serbi, e cila karakterizohej nga një frymë nacionaliste, jo vetëm në skenën politike, por në mbarë shoqërinë serbe, i injoron rezultatet e referendumit, duke vazhduar shkeljen dhe mohimin e të drejtave të shqiptarëve edhe në këtë rajon.Veprimtaria e subjekteve politike në Luginën e Preshevës ishte aktive në krizën jugosllave të viteve të ‘90-ta. Në fillim të krizës jugosllave, në vitin 1991 dhe 1992, përfaqësuesit politikë i formuluan tri ankesat e tyre në tri dokumente. Dokumenti i parë, i quajtur Informacion mbi shkeljet e të drejtave civile dhe kombëtare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në nëntor 1991, u firmos nga kryetari i PVD-së, Riza Halimi. Dokumenti i lartpërmendur u pasua në dhjetor të vitit 1991 nga një letër për Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të KB-së (UNESCO), të nënshkruar nga sekretari i PVD-së, Xhemaledin Salihu, i cili ankohej për diskriminimin e plotë të arsimit në gjuhën shqipe. Dokumenti i tretë është i prillit të vitit 1992. Kryetari i PVD-së, Riza Halimi, i kishte dërguar një letër Komunitetit Evropian, nëpërmjet së cilës kërkonte të merreshin masa për pozitën tepër të vështirë të 100 000 shqiptarëve në këto tri komuna dhe të merrej parasysh referendum i tyre, si shprehje e vullnetit qytetar. Dokumentet e lartshënuara paraqesin mungesën skandaloze të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike dhe në sferat ekonomike, arsimore, sociale, kulturore. Në fillim të viteve të ‘90-ta, të tri bashkitë kishin kryebashkiak serbë, si dhe kryegjykatësit ishin serbë.538

Vitet e fundit skena politike në Luginën e Preshevës është pasuruar me subjekte tjera politike, që janë krijuar si pasojë e fraksioneve të partive politike, sidomos partive kryesore, PVD dhe PDSH. Duke i analizuar programet e partive politike mund të konstatojmë që tek ato, me përjashtime të vogla, mungon profilizimi partiak e ideologjik e programor. Ndarja e skenës politike shqiptare shfrytëzohet nga pushteti serb, duke krijuar kështu rivalitete ndërmjet organeve

533 Komunikat e Kuvendit për shpalljen e Referendumit për Autonomi Territorialo-Politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, "Veprimi ", shtator, 1992.534 Pasyrë tabelare e rezultatit të votimit në Referendumin për Autonomi Territorial-Politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të drejtë bashkimi me Kosovën, më 1 dhe 2 mars 1992.535 Komunikatë lidhur me rezultatet e referndumit 1992.536 Deklaratë Politike mbi themelimin e Kuvendit për shpalljen e Referendumit për Autonomi Territorialo-Politike të shqipatërve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, 1992.537 Geer-Hinrich Ahrens, vep. e përmd., fq. 275.538 Po aty, fq. 276.

dhe institucioneve, të cilat veprojnë në Luginën e Preshevës. Një shembull i tillë mund të merret rivaliteti ndërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kuvendeve komunale në Preshevë e Bujanoc gjatë viteve 2010-214. Rezultatet e veprimtarisë politike të subjekteve politike janë: kontributi i organizimit politik për të penguar shpërnguljen masive të shqiptarëve nga këto vise, pjesëmarrja në Parlamentin e Serbisë, formimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të tri kuvendeve komunale të Luginë së Preshevës dhe deklaratat politike të dala nga ky organ. Kuvendi i këshilltarëve të tri kuvendeve, Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë, i ka aprovuar disa deklarata politike. Në kohën kur Kosova kishte hyrë në fazën më të rëndësishme të përcaktimit të saj politiko-juridik, subjektet politike shqiptare të Luginës së Preshevës vlerësuan se është momenti për të ndërmarrë veprime konkrete dhe të koordinuara për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të këtij rajoni. Në këto kushte, subjektet politike shqiptare, më 14 janar 2006, e ftuan Kuvendin e Këshilltarëve Shqiptarë të tri kuvendeve të Luginës së Preshevës, me ç’rast e miratuan një deklaratë politike. Në deklaratën politike të këshilltarëve të Luginës së Preshevës, të 14 janarit 2006, kërkohet që Lugina e Preshevës të ketë formën e organizimit administrativo-territorial me funksion në sferat e gjyqësisë, policisë, arsimit, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, kulturës. Gjithashtu kërkohej decentralizimi i pushtetit, transferimi i kompetencave, demilitarizimi i plotë të Luginës, sistemi arsimor të harmonizohet me sistemin arsimor të Kosovës, konform standardeve evropiane për arsim etj.539

Për shkak situatës së përkeqësuar politike në Luginën e Preshevës, më 29 shtator 2007 mblidhet Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës. Kuvendi i përmbyll punimet me miratimin e një deklarate politike. Në deklaratë kërkohej ngritja e nivelit të vëmendjes së faktorit ndërkombëtar në vëzhgimin e situatës së rënduar në Luginën e Preshevës dhe ndërmarrjen e hapave konkretë në përmirësimin e situatës. Gjithashtu, vlerëson se prania e mekanizmave ndërkombëtarë në Luginën e Preshevës paraqet preventivë për ruajtjen e paqes në këtë rajon etj.540

Me rastin e heqjes së lapidarit të dëshmorëve të vendosur në oborrin e Administratës komunale në Preshevë, në janar 2013, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë e miraton po ashtu një deklaratë politike. Kuvendi e dënon gjuhën e ashpër të krerëve të Republikës së Serbisë, i fton institucionet ndërkombëtare, si OKB-në, NATO-n, OSBE-në, Këshillin e Evropës, BE-në, që ta inkurajojnë Qeverinë e Republikës së Serbisë për dialog; kërkon nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë që çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ta shtrojë në institucionet ndërkombëtare; kërkon nga autoritetet e Republikës së Kosovës që ta kenë parasysh zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës sipas parimit të reciprocitetit.541

Në fund duhet të thuhet që Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të tri kuvendeve, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, ka vetëm kompetenca dhe karakter deklarativ dhe nxjerr vetëm deklarata politike, të cilat në aspektin ligjor nuk e obligojnë asnjë administratë komunale.542 Ky organ mblidhet dhe përpilon deklarata politike, të cilat nuk prodhojnë efekte juridike.

539 Për më tepër, shiko: Platformë politike e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, 14 janar 2006.540 Për më tepër, shiko: Deklaratë politike e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, 29 shtator 2007.541 Shiko më shumë: Deklaratë politike e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, 12 janar 2013.542 www. Presheva.com, Nehat Hyseni, 21-vjetori i Referendumit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, 24. 2. 2013 .

5.2. Konflikti i armatosur dhe Marrëveshja e Konçulit

Në qershor të vitit 1999, në fund të luftës në Kosovë, ndërmjet NATO-s dhe Armatës jugosllave u arrit e ashtuquajtura Marrëveshje e Kumanovës. Marrëveshja Tekniko-Ushtarake apo Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet Ushtrisë jugosllave dhe NATO-s shënoi fundin e bombardimeve ajrore të NATO-s dhe pranimin e kushteve që ajo ia parashtroi Serbisë për njohjen e kapitullimit dhe për tërheqjen e forcave të saj nga territori i Kosovës. Kjo marrëveshje i përcakton modalitetet tekniko-ushtarake të tërheqjes së forcave serbe, dinamikën e tërheqjes dhe hyrjen e forcave ndërkombëtare të sigurisë.

Marrëveshja përbëhet prej 6 neneve dhe dy shtesave. Neni i parë ka të bëjë me obligimet kryesore, në të cilat pala serbe e pranon tërheqjen e forcave të saj nga territori i Kosovës dhe vendosjen e pranisë civile të OKB-së dhe të Forcës së Sigurimit Ndërkombëtar (KFOR) në territorin e Kosovës. Në vazhdim të këtij neni përcaktohet Zona e Sigurisë Ajrore (ZAS) dhe Zona e Sigurisë Tokësore (ZTS). ZAS-i përfshinte një zonë prej 25 km, që zgjerohet përtej kufirit të Kosovës, ndërsa ZTS-ja përfshin një zonë prej 5 km përtej kufirit të Kosovës. Neni 2 i marrëveshjes i përcakton detyrimet e ndaljes së menjëhershme të veprimeve ushtarake dhe kushtet, rrugët, dinamikën e tërheqjes së forcave serbe nga territori i Kosovës, duke pasur për bazë distancën e parashikuar me ZAS dhe ZTS. Dispozitat e nenit 3,4,5 dhe 6 kanë karakter teknik. Marrëveshja e Kumanovës e krijonte një zonë të lirë prej pesë kilometrash të sigurisë, ose zonë të terrenit të sigurt (ZTS), që shtrihej pas kufijve të Kosovës, brenda pjesës që mbetej brenda territorit të RFJ-së.543

Sipas raportit të Kuvendit Komunal të Preshevës, gjatë luftës në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara, në territorin e kësaj komune janë vrarë 11 shqiptarë. Prej tyre gjashtë kanë qenë nga kjo komunë, tre nga Gjilani dhe dy nga komuna e Bujanocit. Qytetarët e komunës së Preshevës kanë paraqitur 243 deklarata mbi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtën mbi pronën. Dëmi material është vlerësuar mbi 12 milionë marka gjermane, apo rreth 6 milionë euro.544

Pas humbjes në luftën e Kosovës dhe largimit nga Kosova (1999), shumica e forcave serbe u vendosën në Luginën e Preshevës, duke e rënduar edhe më shumë gjendjen edhe ashtu mjaft të acaruar. Ky koncentrim i forcave qeveritare dhe atyre paramilitare serbe u përcoll me dhunë dhe terror ndaj popullatës së atjeshme shqiptare. Si rezultat i kësaj, shumë fshatra në Malësinë e Bujanocit dhe të Preshevës u zbrazën nga banorët shqiptarë, ndërsa në Medvegjë nga mbi 4 000 banorë shqiptarë, tani mund të numërohen diku jo më shumë se 600 sish.

Kjo gjendje u bë e padurueshme dhe popullata filloi të vetorganizohet për vetëmbrojtje, duke e formuar Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB-së). Paraqitja e parë publike e UÇPMB-sё u bë me 30 janar 2000, nё varrimin e dy vёllezёrve Saqipi nё Dobrosin, tё vrarё nga policia serbe dhe ishte si përgjigje ndaj të gjitha veprimeve të deriatëhershme të pushtetit serb, cili ishte i shurdhër kur bëhej fjalë për realizimin e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kërkesa të cilat jo që nuk u realizuan, por u shoqëruan me dhunë dhe terror shtetëror. Ky formacion ushtarak, që nga koha e paraqitjes deri në kohën e demilitarizimit ishte stacionuar në Zonën e Sigurisë Tokësore.545

543 Marrëveshja Tekniko-Ushtarake e Kumanovës, 9 qershor 1999.544 Raporti i KK në Preshevë për lartësinë e dëmit të luftës të vitit 2000.545 Geert - Hinrich AHRENS, vep. e përm., fq. 279.

Impakti i luftës së UÇPMB-së ishte i madh, sepse për Luginën e Preshevës tani më flitej në të gjitha kancelaritë më të rëndësishme dhe me problemet e saj merreshin të gjithë faktorët vendimmarrës, si NATO, BE-ja, OKB-ja. Sekretari Gjeneral i NATO-s e caktoi të dërguarin e vet për Luginën e Preshevёs, Piter Feith. Paraprakisht në Gjilan të Kosovës, më 24 mars 2000 u mbajt një takim ndërmjet Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së, Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, dhe shefit të Zyrës Amerikane në Kosovë, Kristopher Dell. Me këtë rast u aprovua një deklaratë politike për një marrëveshje politike me qëllim të uljes së tensionit dhe krijimit të hapësirës për mbështetje ndërkombëtare me qëllim vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilizimin e situatës.Në këto kushte, pala shqiptare e formoi platformën politike dhe grupin negociator, qё kryesohej nga përfaqësuesi i UÇPMB-së, Ridvan Qazimi, qё njihej me nofkёn e luftёs Komandant Lleshi. Platforma politike përbëhej prej tetë pikave:

- Të gjitha kontestet mund dhe duhet të zgjidhen me rrugë politike dhe nëpërmjet bisedimeve;

- Bisedimet të fillojnë pa kushte dhe sa më parë;

- Bisedimet të mbahen me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar (SHBA, OKB);

- Të ndërpriten veprimet luftarake nga të dyja palët që nga fillimi i bisedimeve;

- Zbatimi i marrëveshjes të garantohet nga faktori ndërkombëtar;

- Zgjidhja nuk mund të gjendet brenda konceptit të kthimit në gjendjen e mëparëshme;

- Bisedimet duhet të zhvillohen në parimin e mospërjashtimit të asnjë zgjidhjeje, si dhe në bazë të parimeve ndërkombëtare;

- Qëllimi i bisedimeve është mbrojtja e të drejtave individuale dhe kolektive dhe arritja e një zgjidhjeje politike që do ta zgjidhte çështjen në mënyrë të drejtë dhe afatgjate.546

Pas shumë konsultimeve, si me palën shqiptare, ashtu edhe me atë serbe, që kryesohej nga Nebojsha Çoviq, zëvendëskryeministër i Qeverisë serbe, si dhe kryetar i Qendrës Koordinuese për Jugun e Serbisë - organ i krijuar enkas nga Qeveria e Serbisë për zgjidhjen e problemeve në Luginën e Preshevës, ndërmjetësuesi ndërkombëtar Piter Feith arriti që t’i ulë në tavolinën e bisedimeve palën shqiptare dhe atë serbe. Dy takime u mbajtën nё Merdar, në zonën kufitare Kosovë-Serbi, afër Podujevës dhe njё nё fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit. Propozimi i NATO-s për armëpushim ndërmjet palëve u arrit dhe vëzhgues të Misionit Monitorues të Bashkimit Evropian (MMBE-së) u dërguan në rajon po atë muaj (mars 2001).Pas shumë takimeve të mbajtura, më në fund me 13 shkurt 2001 në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, aty ku ishte i vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇPMB-së u arrit marrëveshja prej tetë pikave, që njihet edhe si Marrëveshja e Konçulit ndërmjet komandantit të përgjithshëm të UÇPMB-së, Shefket Musliu, dhe të dërguarit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Piter Feith. Kjo marrëveshje hyri në fuqi më 13 mars 2001. Marrëveshja e Konçulit përmban tetë pika, që kryesisht janë të karakterit tekniko-ushtarak dhe të sigurisë. Shtatë pikat e para të marrëveshjes e trajtojnë çështjen e armëpushimit e të sigurisë, që kanë të bëjnë me sigurinë dhe lirinë e lëvizjes. Pika e tetë e trajton çështjen e kthimit të forcave të RFJ-së në Zonën Tokësore të Sigurisë.547 Kjo marrëveshje i dha fund luftës në Luginën e

546 Platforma politike e përfaqësuesve shqiptar.547 Dokumenti - Teksti integral i Marrëveshjes së nënshkruar në Konçul, 13.2.2001.

Preshevës, duke u hapur rrugë zgjidhjeve të problemeve me veprime politike. Është shumë i rëndësishëm fakti se vetëm një ditë para se forcat serbe të hynin në Zonën Tokësore të Sigurisë të vendosur nga NATO-ja, sipas Marrëveshjes së Kumanovës, nga snajperët serbë vritet në pritë udhëheqësi i delegacionit shqiptar në bisedime, Ridvan Qazimi. Në shkurt të viti 2001, zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq, e paraqiti planin të njohur si “Plani Çoviq”. Plani prej 170 faqesh gjeti mbështetje ndërkombëtare dhe parashikonte tri masa që duheshin ndërmarrë: 1. integrimi i shqiptarëve; 2. çmilitarizimi i zonës; 3. rindërtimi socio-ekonomik.548

Nëse sot e analizojmë gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, mund të gjykojmë se pikat e parapara nga Plani Çoviq nuk janë realizuar, me përjashtim të policisë multietnike. Në këto rrethana, në muajin mars, Aramatës jugosllave iu lejua kthimi në ZTS, kthim që u realizua më 24 maj 2001. Luftëtarët e UÇPMB-së u lejuan të kalojnë nëpërmjet Kosovës, duke e siguruar dorëzimin e armëve të tyre ( Përmbajtjen e marrëveshjes shiko aneksin nr.1).549

5.3. Ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar ndaj krizës në Luginën e Preshevës

Në gusht të vitit 1992, në Konferencën e Londrës u ndërmor një tentim i ri diplomatik për ta zgjidhur krizën në ish-Jugosllavi. Në konferencë morën pjesë anëtarët e përhershëm të KS-së të OKB-së, përfaqësuesit nga Organizata e Konferencës Islamike, KSBE-ja (OSBE) dhe gjashtë shtetet fqinje së bashku me shtetet anëtare të KE-së, si dhe me Japoninë dhe Kanadanë. Konferenca e formoi Grupin e Punës për Komunitete Etnike e Kombëtare dhe Minoritete. Komunitetet etnike i dërguan përfaqësuesit e tyre, ku patën bisedime dypalëshe me stafin ndërkombëtar të grupit të punës. Konferenca e Londrës nxori katër dokumente, në mesin e tyre edhe një dokument për Serbinë, të titulluar “Serbia dhe Mali i Zi, relacioni nga bashkëkryetarët”. Dokumenti në fjalë përmbante pika të debatuara për Kosovën, Vojvodinën, Sanxhakun dhe Krajinën. Dokumenti mbi Serbinë e Malin e Zi i detyronte dy republikat t’ua rikthejnë banorëve të Kosovës dhe Vojvodinës të drejtat e plota civile dhe kushtetuese dhe t’ua garantojnë të drejtat minoriteteve brenda kufijve të Serbisë dhe Malit të Zi në pajtim me dokumentet, përkatësisht konventat ndërkombëtare. Gjithashtu, Konferenca e Londrës i përcaktoi pesë strukturat e KNIJ-së. Në strukturën e tretë ishin paraparë gjashtë grupe. Tri prej tyre ishin nga Konferenca e Carringtonit dhe merreshin me komunitetet etnike e kombëtare dhe me minoritete. Këto grupe kryesoheshin nga të emëruar të KE-së. Sipas Geert - Hinrich AHRENS: “Për herë të parë përfaqësuesit e minoriteteve kombëtare qenë në gjendje të ndiqnin bisedimet në anekset e konferencës”.550

Komuniteti ndërkombëtar shfaqi pak interes për shqiptarët në Serbinë Jugore. Një interesim i tillë nuk u ndoq për serbët në Maqedoni, edhe pse ata ishin më të pakët në numër. Një shpjegim në lidhje me mungesën e interesimit, e jep Geert - Hinrich AHRENS, sipas të cilit: “Një arsye për këtë mungesë interesi për problemet e shqiptarëve, duke përfshirë edhe Kosovën, ishte se me armë në ish-Jugosllavi u përleshën me njëri-tjetrin serbët, kroatët dhe boshnjakët, ndërkohë që rajonet shqiptare ngjanin kudo të ishin të qeta”. Për Beogradin ishte e qartë se kjo zonë mund të jetë potencial krizësjellës, mirëpo bashkësia ndërkombëtare nuk qe e njoftuar mirë.551

548 Geert - Hinrich AHRENS, vep. përm., fq. 280.549 Po aty.550 Ilir Zylfiu, Qasja e faktorit ndërkombëtar ndaj çështjes së minoriteteve në krizën jugosllave, revista Diskutime, nr. 12, 2014, fq. 92.551 Geert - Hinrich AHRENS, vep. e përm., fq. 277.

Që nga tetori i vitit 1991, grupi i punës filloi të njihej e të merrej me problemet e shqiptarëve në Serbinë e Jugut. Grupi i punës në takim me delegacionin shqiptar u njoh me situatën në tri komunat në Serbinë e Jugut dhe mori tri dokumentet e lartpërmendura. Grupi i punës për minoritete i trajtoi problemet e shqiptarëve të Serbisë së Jugut si probleme të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Grupi i punës u mor me këtë problem në mënyrë sporadike.Më 25 mars 1992, përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar, Richard Lewis, takohet me përfaqësues të rajonit, si deputetët Behlul Nasufi dhe Riza Halimi. Në këtë rast, nga përfaqësuesit shqiptarë u bë i njohur ballafaqimi me problemet e shqiptarëve, si me mungesën e përfaqësuesve shqiptarë në institucione publike, me problemet në çështjet arsimore dhe rekrutimin e të rinjve për ushtri.Në tetor të vitit 1992, grupi i punës për minoritete e vizitoi rajonin. Në këtë vizitë, grupi i punës u njoh më për së afërmi me problemet me të cilat ballafaqoheshin shqiptarët e kësaj zone, si me problemet në arsim, me manipulimin e zgjedhjeve në komunën e Bujanocit nga partia e Milosheviqit. Takimi i radhës ndërmjet delegacionit të drejtuar nga Riza Halimi dhe grupit të punës ishte realizuar në dhjetor 1992, në Gjenevë.Mirëpo, ky ndërmjetësim ndërkombëtar nuk zgjati shumë. Pas 1 korrikut 1993, KNIJ-ja nuk bëri përpjekje të mëtejme në emër të shqiptarëve në Serbinë e Jugut.552 Faktori ndërkombëtar e anashkaloi zonën, zonë që mund të ishte një potencial krize. Anashkalimi apo shpërfillja e problemeve të kësaj zone vazhdoi deri në vitin 1999, kur Kosova kaloi nën protektoratin ndërkombëtar.Rikthimi i vëmendjes së faktorit ndërkombëtar për këtë zonë erdhi vetëm pas shpërthimit të konfliktit të armatosur në vitin 2000/2001. Në fillim të konfliktit u angazhuan NATO-ja, BE-ja, OKB-ja. Me ndërmjetësimin ndërkombëtar, e sidomos të NATO-s, në mars 2001 u vendos armëpushimi. Me vendosjen e armëpushimit në Luginën e Preshevës u dërguan monitorues të Misionit Monitorues të Bashkimit Evropian (MMBE-së).553 Krejt në fund, duhet përmendur edhe vendosjen e misionit të OSBE-së. 554

Nga viti 2006, vëmendja e faktorit ndërkombëtar për këtë zonë është zvogëluar. Kjo shihet më së mirë nga prania e misioneve ndërkombëtare në këtë zonë. Lugina e Preshevës në situatën që në të cilën gjendet kërkon vëmendje të madhe dhe të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar, e sidomos në instalimin e misioneve ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë, Qeveria serbe do ta ketë një angazhim më serioz dhe do ta ketë një qasje të duhur ndaj problemeve të minoritetit shqiptar të kësaj zone.

552 Ilir Zylfiu, Pozita e minoritetit shqiptar në Serbi, Diskutimi, nr.3-4, 2013, fq. 624.553 Po aty, fq. 625.554 Për ndërhyrjen ndërkombëtare, shiko më shumë te pjesa: Konfliti i armatosur dhe Marrëveshja e Konçulit.

5.4. Pozita e minoritetit shqiptar në Serbi

Ndonëse konflikti në rajon ka marrë fund më shumë se dhjetë vjet më parë, në Luginën e Preshevës edhe më tutje ka një prani të madhe të forcave ushtarake e policore, që ndikojnë në krijimin e ndjenjës së frikës e të pasigurisë. Ndjenja e diskriminimit dhe e izolimit është shumë e thellë. Rajoni ka qasje të kufizuar në investime, punësim e arsimim, ndërsa udhëheqësit shqiptarë nuk kanë besim në Qeverinë e Serbisë dhe kërkojnë ndihmë nga faktori ndërkombëtar, nga Republika e Shqipërisë dhe nga Republika e Kosovës.Qeveria serbe është dashur ta zbatojë planin e vitit 2001, që nënkupton fundin e diskriminimit, duke marrë masa për shtimin e investimeve, punësimit, arsimimit dhe çmilitarizimit të Luginës. Në shkurt të vitit 2001, zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq, e paraqiti planin e njohur si “Plani Çoviq”. Plani prej 170 faqesh gjeti mbështetje ndërkombëtare dhe parashikonte tri masa që duheshin ndërmarrë: integrimi i shqiptarëve; çmilitarizimi i zonës; 3. rindërtimi socio-ekonomik.555 Nëse sot e analizojmë gjendjen e shqiptarëve në Luginë, mund të gjykojmë se pikat e parapara nga “Plani Çoviq” nuk janë realizuar, me përjashtim të policisë multietnike. Andaj, në rrethanat e sotme, politika shqiptare në Luginë duhet ta hartojë një program mbi bazën e të cilit duhet të fillojnë bisedimet me Qeverinë serbe për zgjidhjen e problemeve pazgjidhura. Përfaqësuesit shqiptarë duhet ta kenë parasysh që bisedimet me Qeverinë serbe të zhvillohen nën mbështetjen dhe praninë e faktorit ndërkombëtar. Një rëndësi të madhe në këtë drejtim do ta luajë edhe Republika e Shqipërisë. Çështja e shqiptarëve të Luginës në këto bisedime duhet të shtrohet në disa aspekte, si në: 1. Zhvillimin ekonomik; 2. Çmilitarizimin e zonës; 3. Integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore; 3. Amnistinë e përgjithshme për ish-ushtarët e UÇPMB-së; 4. Kthimin e organeve gjyqësore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Shqiptarët e të tri bashkive ballafaqohen me probleme të shumta në fushën e të drejtave kombëtare, politike, arsimore, ekonomike, sociale, shëndetësore, të sigurisë. Tri bashkitë radhiten ndër më të pazhvilluarat ekonomikisht në nivel republike. Numri i papunësisë në Luginën e Preshevës e kalon shifrën prej 70%. Aktualisht problemi që po e preokupon më së shumti rajonin është migrimi i popullatës, i cili ka marrë hov sidomos pas liberalizimit të vizave, që BE-ja e vendosi për Serbinë. Shkaqet e këtij migrimi janë të shumta, duke filluar që nga mungesa e perspektivës dhe zhvillimit ekonomik, çështja e sigurisë së rajonit etj. Prania e forcave të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe, perspektiva e paqartë e rajonit në fushën politike, mosgarantimi dhe moskrijimi i kushteve nga Qeveria serbe për investime bëjnë që rajoni i Luginës të paraqitet si një zonë e pasigurt për investime. Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot ballafaqohen me shumë probleme serioze fushën e arsimit.Problem tjetër me të cilin ballafaqohen shqiptarët është edhe shëndetësia. Në Luginën e Preshevës, respektivisht në tri bashkitë nuk ekziston asnjë spital i vetëm, përpos shtëpive të shëndetit, andaj për çdo problem më serioz shëndetësor qytetarët duhet të bëjnë me dhjetëra kilometra për t’i marrë shërbimet e nevojshme mjekësore.Aspak më e mirë nuk është gjendja e informimit në gjuhën amtare, meqë përveç disa televizioneve lokale nuk ka ndonjë televizion apo gazetë të përditshme, e cila do ta mbulonte tërë territorin me qëllim informimin sa më të shpejtë dhe më kualitativ të qytetarëve. Ministria përkatëse e Republikës së Serbisë nuk e ka krijuar sigurinë juridike për aplikimin e Konventës Evropiane për Gjuhët Rajonale apo Minoritare, si dhe të drejtën e realizimit për informim të pjesëtarëve të minoritetit kombëtar shqiptar, sidomos me ndërprerjen e bashkëfinancimit për revistën e vetme javore. Me ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, me dispozitat e nenit 17, paragrafi 2, është paraparë që shteti në programet e radiove dhe

555 Geert - Hinrich AHRENS, vep. e përm., fq. 280.

televizioneve publike të sigurojë informim publik në gjuhën shqipe për pjesëtarët e minoritetit shqiptar.556 Ligji i lartpërmendur nuk realizohet nga Radio-Televizioni Shtetëror i Serbisë, dhe si rrjedhojë një informim në gjuhën shqipe nuk realizohet.Problemi në fushën e informimit do të shfaqet nga gjysma e vitit 2015. Meqë me vendim të Qeverisë serbe është paraparë që nga gjysma e vitit 2015, televizionet lokale duhet të privatizohen. Sipas vendimit të Qeverisë serbe, televizione publike nuk mund të ketë çdo pushtet vendor. Televizione publike, me vendimin e Qeverisë serbe, do të ketë vetëm në nivel republike dhe atyre autonome. Me vendimin e ri, shqiptarët e Luginë së Preshevës nuk e gëzojnë të drejtën e pasjes së informimit publik lokal në gjuhën shqipe. Në sistemin gjyqësor, përqindja shqiptarëve të punësuar është shumë e vogël dhe gjuha shqipe nuk përdoret si gjuhë zyrtare.Numri i të punësuarve shqiptarë në stacionin policor në bashkinë e Preshevës mund të themi se deri diku është i kënaqshëm. Por, nuk duhet të harruar se stacioni policor në Preshevë është shndërruar në njësi policore të Vranjës.Sot nuk kemi të dhëna të sigurta për numrin e përgjithshëm të shqiptarëve në tri bashkitë. Në regjistrimin e fundit në vitin 2011, shqiptarët e Luginës e bojkotuan regjistrimin e popullsisë. Shqiptarët e Luginës e kanë bojkotuar këtë regjistrim, ngase listat e regjistrimit janë shtypur vetëm në gjuhën serbe dhe me alfabetin cirilik, ndërsa në regjistrim nuk përfshiheshin të kthyerit, personat e zhvendosur dhe personat që janë jashtë vendit, kryesisht ata në botën perëndimore. Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës, kohë më parë ka vendosur unanimisht për bojkotimin e regjistrimit në Serbi, për shkak të anashkalimit të tyre nga procesi parapërgatitor, mënyra e shtypjes së formularëve të regjistrimit dhe mospjesëmarrja e regjistruesve shqiptarë.Situata politike u acarua edhe më tepër, kur më 20 janar 2013 u hoq lapidari i dëshmorëve të luftës së UÇPMB-së. Lapidari i UÇPMB-së është një monument i ndërtuar dhe i vendosur në nëntor të vitit 2012 në qendër të Preshevës, në përkujtim të të rënëve të UÇPMB-së. Përmendorja u hoq me forcë nga xhandarmëria serbe, më 20 janar 2013. Edhe pse nga zyrtarë serbë u tha që përmendorja nuk do të shkatërrohet, fati i saj më nuk u shtrua për zgjidhje. Për pasojë, ditën e nesërme të heqjes së përmendores u organizua një protestë në shenjë pakënaqësie për fatin e lapidarit. Në këto rrethana pati reagimi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa, faktori ndërkombëtar e kritikoi Qeverinë serbe për moszgjidhjen e çështjes nëpërmjet negociatave.Situata u përkeqësua më tej, kur me vendim të Qeverisë dhe Parlamentit serb, komunës së Preshevës iu mor e drejta që ta ketë Gjykatën Themelore.557 Gjendja tepër e rëndë ekonomike në Luginën e Preshevës po e rëndon edhe më shumë situatën, në përgjithësi. Me Marrëveshjen e Brukselit, u vendos të pranohen diplomat universitare sipas një procedure. Me gjithë këtë marrëveshje, Qeveria serbe vazhdon edhe më tutje të mos i njohë diplomat e lëshuara nga universitetet e Kosovës.Me këto masa të ndërmarra nga Qeveria serbe, për shqiptarët është krijuar një paperspektivë, diskriminim politik, ekonomik, social, arsimor e kulturor. Në këto kushte të vështira, shumë familje e shumë të rinj shqiptarë po largohen nga Lugina e Preshevës në drejtim të vendeve të zhvilluara perëndimore, në qendra të ndryshme të Kosovës, sidomos në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe në Gjilan. Duhet theksuar se një numër i të rinjve nga diskriminimi ekonomik, arsimor e legjilslativ po e vazhdon jetën e vet edhe në Tiranë.Gjendja e lartshënuar mbështetet edhe nga Këshilli i Evropës. Komiteti Këshillëdhënës i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, më 28 nëntor 2013, jep mendimin e tretë për Serbinë. Në mendimin e tretë jepen të arriturat dhe vërejtjet ndaj Qeverisë serbe për qasjen ndaj minoriteteve.

556 Raporti i Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Shqiptare mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale apo Minoritare, dhjetor 2013, Bujanoc, fq. 5.557 Për këtë problem flitet te pjesa mbi legjislacionin.

Komiteti Këshillëdhënës me keqardhje konstaton se në vitet e fundit përsëri ka ardhur deri te ndryshimi i nivelit, në të cilën përgjegjësia për çështjen e minoriteteve ka ndërruar strukturë, ku Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve është transformuar në Zyrë për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve në vitin 2012 (pika 9).558

Pika 11 ka të bëjë me integrimin e minoriteteve në shoqërinë serbe. Komiteti Këshillëdhënës shprehet se integrimi e minoriteteve është gjysmak, ndërsa marrëdhëniet ndëretnike ende janë një burim shqetësues. Të dhënat për barabarësi e rëndojnë situatën me të cilën ballafaqohen pjesëtarët e minoriteteve kombëtare (pika 11).Në mendimin e tretë të Komitetit Këshillëdhënës të KE-së për Serbinë, gjithashtu shprehet shqetësim se ende janë të pranishme dallime të theksuara në ushtrimin e të drejtave për minoritetet në mjedise të ndryshme në nivel republike. Derisa në Krahinën Autonome të Vojvodinës, teoria dhe praktika në mbështetje të minoriteteve kulturore në përdorimin e gjuhës së minoriteteve është më parashikuese se te minoritetet në pjesë tjera, si p.sh. te minoriteti shqiptar në jug të Serbisë (pika 14).559 Nga kjo pjesë e mendimit, mund të vijmë në përfundim se Qeveria serbe nuk ka qasje të njëjtë ndaj të gjitha minoriteteve. Një qasje e tillë imponon që minoritetet respektive të drejtohen te faktori ndërkombëtar dhe te shteti amë. Natyrisht që kjo qasje mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet bilaterale.Për ta pasur një pasqyrë më të plotë për situatën në tërësi, në vazhdim do ta trajtojmë pozitën e shqiptarëve në fushën e arsimit, ekonomisë, legjislacionit dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare.

558 Savet Evrope, Savetodavni Komitet Okvirne Konvencije za Zaštitu Nacionalnih Manjina, Treče mišlenje za Srbiju usvojeno 28 novembar 2013, ACFC/OP/III(2013)006, Strazbur, 2.IX.2013, fq. 4.559 Po aty, fq. 5.

5.4.1. Arsimi

Në Luginën e Preshevës punojnë 12 shkolla fillore, tri shkolla të mesme me mësim në gjuhën shqipe dhe një paralele e shkollës së mesme me mësim në gjuhë shqipe në komunën e Medvegjës. Në komunën e Preshevës kemi 7 shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe dhe dy shkolla të mesme, ndërsa në komunën e Bujanocit punojnë 4 shkolla fillore dhe 1 shkollë e mesme me mësim në gjuhën shqipe.Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk e kanë një institucion të veçantë të arsimit të lartë. Në Bujanoc, në vitin 2011, hapet një paralele e Universitetit të Suboticës, me Degën e Ekonomisë, që është hapur me kërkesën e Këshillit Nacional dhe të faktorit ndërkombëtar.560

Shkelja e parë e së drejtës për punë dhe të drejtës së pakicave në gjuhën amtare ka ndodhur në vitin 1989, me përjashtimin e mësimdhënësve shqiptarë nga shkollat e mesme dhe fillore në Preshevë e Bujanoc. Në vitin 1989, Qendra Arsimore “Skënderbeu” në Preshevë ishte shpallur si “çerdhe e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Si pasojë e kësaj politike kemi diferencimin ideopolitik ndaj 31 mësimdhënësve. Prej tyre 11 u larguan nga puna561, pa të drejtë ushtrimi të profesionit në arsim. Pastaj, pa dëshirën dhe pa pëlqimin e mësimdhënësve, të nxënësve e të prindërve, emrin e Qendrës Arsimore “Skënderbeu” e ndërruan dhe e emërtuan me “25 Maji”. Me vendim të posaçëm të Kuvendit Komunal të Preshevës dhe të strukturave politike e arsimore të rrethit të Vranjës, të Leskocit dhe të Beogradit, nga Qendra Arsimore themelohen dy institucione: Gjimnazi me emrin “25 Maji” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë. Me nismën e Drejtorisë së Gjimnazit, në vitin 2006, dhe me dhënien e pëlqimit nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, Gjimnazit në Preshevë i rikthehet emri “Skënderbeu”.Edhe shkollat me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit ishin në shënjestër të politikës së atëhershme serbe. Në vitin 1885 fillon presioni politik ndaj shkollës fillore “25 Maji”. Si pasojë e kësaj politike, në vitin 1991 suspendohen shumë arsimtarë nga kjo shkollë. Shkolla fillore “28 Marsi” gjatë vitit shkollor 1991/92, procesin edukativo-mësimor e zhvillon në objekt privat. Mësimdhënësit e shkollës së mesme të Bujanocit i nënshtrohen procesit të diferencimit ideopolitik. Si pasojë e kësaj politike arsimore të Qeverisë serbe në Bujanoc mbyllet shkolla e mesme me paralelet e Gjimnazit, ndërsa hapet Shkolla e Mesme Teknike. Shkollës së Mesme Teknike i ndërrohet emri nga “Sezai Surroi” në “Nikolla Tesla”.562

Një ndër presionet që i bëhej shkollës shqipe ishte restrikcioni i rreptë lidhur me përdorimin e teksteve dhe të përmbajtjeve mësimore në lëndët e gjuhës shqipe, të historisë, gjeografisë, kulturës figurative dhe muzikore. Shkolla me mësim në gjuhën shqipe ballafaqohet me probleme të shumta, si në sferën e planprogrameve, teksteve mësimore etj. Çështjet më të ndjeshme kanë të bëjnë me lëndën e historisë, të gjuhës dhe letërsisë shqipe, kulturës muzikore, gjeografisë, kulturës figurative.563

Nxënësit shqiptarë kanë mungesë të teksteve pothuajse në të gjitha lëndët. Në këtë drejtim vërehet një diskriminim i plotë nga autoritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, derisa për moshatarët serbë për çdo vit jepen libra falas për ciklin fillor, ndërsa ata të shkollës së mesme i marrin librat më të rinj. 560 Raporti i Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Shqiptare mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale apo Minoritare, dhjetor, 2013, Bujanoc, fq. 3.561 Fondi për të Drejtën Humanitare, Albanci u Srbiji/Shqiptarët në Serbi, Beograd, 2002, fq. 245.562 Intervistë me Shaip Durakun, mësimdhënës i larguar nga puna si pasojë e diferencimeve politike në Bujanoc, në vitet e ‘80-ta..563 Raporti i Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Shqiptare mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale…, fq. 4.

Një situatë të tillë nuk e kemi te nxënësit shqiptarë. Sa për shembull, vlen të përmendet se në lëndën e historisë për shkollat fillore dhe të mesme nuk ka asnjë tekst. Librat e vetme që janë në shfrytëzim janë librat e miratuar për botim në vitin 1992 dhe të përkthyera në gjuhën shqipe në vitin 1995. Librat në fjalë për shkollat e mesme kanë gabime të shumta gjuhësore, profesionale dhe të papërshtatshme në aspektin metodologjik. Një përpjekje nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë për të sjellë tekste është e pamundur, përveç arritjes së një marrëveshjeje me autoritetet e Beogradit, ndërsa problem tjetër është se planet dhe programet mësimore nuk përputhen.Nga Këshilli Nacional Shqiptar është bërë përpjekje që të zgjidhet problematika e teksteve mësimore. Një gjë e tillë është arritur deri diku vetëm për shkollat fillore, edhe atë në gjuhë dhe letërsi shqipe. 564 Shteti serb ushtron politika diskriminuese ndaj studentëve shqiptar të Luginës së Preshevës, të ciltë studijojn në Universitetet e Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Deri sa studentët serb marrin bursa për studime, një gjë e tillë i mohohet studentëve shqiptar. Problem tjetër, me të cilin po ballafaqohen shqiptarët në sferën e arsimit është edhe njohja e diplomave universitare të institucioneve të larta arsimore të Republikës së Kosovës nga Ministria e Arsimit dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë. Si rezultat i bisedimeve Kosovë-Serbi është arritur marrëveshja për njohjen e diplomave nëpërmjet një procedure. Mirëpo, kohën e fundit, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Serbisë e ka hedhur poshtë këtë marrëveshje. Si pasojë e këtij vendimi, çështja e njohjes së diplomave është kthyer në pikën zero. Duhet përmendur se arritja e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Serbisë për njohjen e diplomave është një ngjarje më rëndësi për shqiptarët në Serbi, pasi prindërit dhe të rinjtë shqiptar nuk përfitojnë nga një marrëveshje e tillë.Problem shumë serioz ka filluar të paraqitet në vitet e fundit edhe nga rënia e numrit të nxënësve shqiptarë nëpër shkolla. Kjo është si pasojë e largimit të banorëve shqiptarë nga këto rajone. Si rrjedhojë e saj po paraqitet edhe teprica teknologjike. Viteve të ardhshme, në mungesë të nxënësve, rrezikohen të mbyllen disa shkolla fillore dhe disa paralele të ndara.

Tabela nr. 14: Numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore dhe të mesme në Luginën e Preshevës gjatë viteve shkollore 2003/2004 - 2013/2014

VITI 2003/04 2004/05 2005/06 2006/07 2007/08 2008/09 2009/10 2010/11 2011/12 2012/13 2013/14Komuna nr. i nx. nr. i nx. nr. i nx. nr. i nx. nr. i nx. nr. i nx. nr. i nx. nr. i nx. nr. i nx. nr. i nx. nr. i nx.Preshevë 8 361 8 343 8 222 8 055 7 924 7 902 7 609 7 130 6 869 6 522 6 214Bujanoc 4 280 4 490 4 721 4 825 4 703 4 911 4 873 4 669 4 403 4 151 3 820Medvegjë 3 22 23 24 25 26 26 25 26 26 25Lugina 12 644 12 855 12 966 12 904 12 702 12 652 12 508 11 824 11 298 10 699 1 059

Burimi: Të dhëna nga Partia për Veprim Demokratik

564 Po aty, fq. 3.

Graf. 3: Numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore dhe të mesme në Luginën e Preshevës |gjatë viteve shkollore 2003/2004 - 2013/2014

Nga pasqyra tabelare vërehet se numri i nxënësve shqiptarë në shkollat në nivel të Luginës së Preshevës ka filluar të bjerë që nga viti shkollor 2010/2011. Zvogëlimi i numrit të nxënësve vjen si pasojë e shpërnguljes së banorëve shqiptarë në Evropën Perëndimore dhe në Kosovë. Rënia e numrit të nxënësve shkakton një shqetësim të madh dhe njëherësh është alarm për politikën shqiptare, në përgjithësi.

5.4.2. Zhvillimi ekonomik

Shqiptarët në komunën e Preshevë, Buanocit dhe Medvegjës jetojnë në një prapambeturi të theksuar në sferën ekonomike. Në nivel të Republikës së Serbisë, komuna e Preshevës, e Bujanocit dhe e Medvegjës bëjnë pjesë në mesin e komunave më të pazhvilluara. Në strategjinë për zhvillim rajonal të Republikës së Serbisë për vitet 207-2012, janë klasifikuar 29 komuna si komuna më të pazhvilluara, me mungesë kushteve për zhvillim industrial, ndërmarrësi të pazhvilluar, proces jo të duhur të privatizimi, shkallë më të lartë të papunësisë. Në mesin e këtyre 29 komunave bëjnë pjesë edhe komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 565

Kriter i klasifikimit kanë qenë kriteret ekonomike. Në këtë kontekst, si kriter për zhvillimin ekonomik janë marrë parasysh të ardhurat për kokë banori dhe shkalla e papunësisë.566

Sipas Ligjit mbi zhvillimin rajonal, komuna të pazhvilluara ekonomikisht janë ato të cilat kanë të ardhura kombëtare më pak se 75% nga mesatarja në nivel shteti. Tri komunat e banuara me shqiptarë e plotësojnë këtë kriter. Tri komunat në nivel rajoni në vitin 2005 kanë pasur të ardhura kombëtare vetëm 19,6% nga mesatarja në nivel të Serbisë.567 Komuna e Preshevës, e banuar mbi 90% me shqiptarë, ka të ardhura kombëtare prej vetëm 14,1% në nivel republike.568

Tabela nr. 15: Të ardhurat kombëtare, punësimin dhe papunësia për banorë në tri komunat në nivel shteti .

Komunat të ardhurat (RS=100) 1988

të ardhurat (RS=100) 2005

punësimi /1000 1988

punësimi /1000 2007

papuësia/1000 b 2001

papuësia/1000 b 2007

Preshevë 20,4 14,1 98 95 83 158Bujanoci 29,6 27,8 113 165 74 116Medvegja 28,8 19,6 139 109 67 154Lugina e Preshevës

26,7 19,6 350 369 224 428

Serbia 100 100 292 271 101 106Burimi: Republički Zavod za Statistiku, Opšine u Srbiji,1988, 2001, 2005 dhe 2007

Të ardhurat për kokë banori në Luginë të Preshevës janë rreth 3,5 herë më të ulëta se në Serbi. Në vitin 2002, ato ishin 274 dollarë amerikanë në krahasim me 915,4 dollarë, sa ishin në nivel të Serbisë.Shkalla e papunësisë tregon një raport negativ në nivel me mesataren e shtetit. Në vitin 2007, shkalla e papunësisë në nivel republikan ishte 106 të papunë në 1 000 banorë, në nivel të Luginës së Preshevës ishte 428 të papunë në 1 000 banorë. Në entin republikan për statistika për komunat në Serbi për vitin 2002 mësojmë se komuna e Preshevës bën pjesë ndër komunat me shkallë më të lartë të papunësisë në nivel të Republikës së Serbisë, me 62% të papunë. 569

Tabela nr. 16: Niveli i rritjes së papunësisë në vitet 1990 dhe 2002Komuna 1990 2002 1999/2002Preshevë 50,9 62,1 11,2Bujanoc 30,5 45,6 15,1Medvegja 32,4 40,1 7,7L. e P. 37,9 49,3 11,4

Burimi: Republički Zavod za Statistiku, Opštine Srbije, 1990 dhe 2002.

565 Strategija regionalnog razvoja Srbije 2007-2012, Službeni Glasnik Republike Srbije, 21/07, 2007.566 Arsim Ejupi, vep.e përm., fq. 225.567 Zakon o regionalnim razvoju, Službeni Glasnik Republike Srbije, 51/09, 2009, fq. 4.568 Arsim Ejupi, vep.e përm, fq. 226.569 Po aty. f. 226,227.

Prapambetja e këtij rajoni në fushën ekonomike është rezultat i ndikimit të shumë faktorëve, të cilët janë të natyrës historike, politike, demografike, gjeopolitike etj. Hapësira territoriale e këtij rajoni në aspekti historik ka qenë territor, ku janë zhvilluar luftëra, zona kufitare ndërmjet shteteve. Të gjithë faktorët e lartpërmendur kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik të rajonit. Një faktor tjetër për jozhvillueshmërinë e këtij rajoni ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë dominimi i elementit etnik shqiptar dhe vazhdimësia e pandërprerë me hapësirën etnike shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni. Për shkaqet e lartpërmendura, asnjë qeveri jugosllave/serbe nuk ka shfaqur një vullnet për ta zhvilluar rajonin në aspektin ekonomik.Faktori ekonomik, si në të kaluarën, po ashtu edhe sot e kësaj dite po përdoret për realizimin e projekteve famëkeqe, që kishin si qëllim shpërnguljen e shqiptarëve, si rrjedhjoj ndryshimin e strukturës etnike. Me moszhvillimin ekonomik dhe social të rajonit nga autoritetet qendrore është bërë dhe po bëhet përpjekje që të krijohet një paperspektivë e tillë, që si rrjedhojë do të ketë shpërnguljen e heshtur të shqiptarëve.Sot mund të themi se në tri komunat nuk punon asnjë industri. Në komunën e Preshevës dhe Bujanocit kemi disa ndërmarrje të vogla, që e kanë të punësuar një numër të vogël të punëtorëve. Po ta bëjmë një analizë, mund të përfundojmë se në komunën e Preshevës e Bujanocit niveli i papunësisë arrin mbi 70%. Tregtia në vitet 200-2010 ishte e zhvilluar. Mirëpo, sot as ky sektor nuk është i zhvilluar për shkak të rënies së fuqisë blerëse dhe për shkak të largimit të popullsisë, të cilat reflektohen në zvogëlimin e numrit të popullsisë.

5.4.3. Gjyqësori

Në komunën e Preshevës, gjyqi komunal ka ekzistuar që nga viti 1972, ndërsa në komunën e Bujanocit që nga viti 1951. Me Ligjin mbi rregullimin e gjykatave në vitin 2008, aplikimi i të cilave ka filluar që nga janari 2010, së bashku me Ligjin mbi selitë dhe territoret e gjykatave dhe prokurorive publike kanë sjellë probleme serioze në realizimin e të drejtave të pjesëtarëve të përkatësisë kombëtare shqiptare në vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, para së gjithash në përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip. Me ligjin e lartpërmendur, në Gjykatën Themelore në Vrajë si njësi të kësaj gjykate janë përfshirë gjykatat e deriatëhershme të komunave Preshevë dhe Bujanoc.Parlamenti i Republikës së Serbisë, më 20 nëntor 2013, e ka aprovuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokuroritë publike, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatësit, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e gjykatave si dhe Ligjin për selitë dhe territorin e gjykatave dhe prokuroritë publike, të cilat e parashohin edhe rrjetin e gjykatave themelore dhe për kundërvajtje.570

Sipas ligjit për selitë dhe territorin e gjykatave dhe prokurorive publike, në komunën e Preshevës dhe Bujanocit kemi këtë rrjet gjykatash: Në komunën e Preshevës:- Gjykata për Kundërvajtje.

Në komunën e Bujanocit: - Gjykata Themelore për territorin e Preshevës dhe të Bujanocit,- Njësia Gjyqësore për Kundërvajtje e Gjykatës për Kundërvajtje e Vranjës.

Në komunën e Medvegjës:- Nuk është parashikuar Gjykatë Themelore.

Sipas ligjit të lartpërmendur për Gjykatën Themelore të Bujanocit, me Njësinë e Gjyqësore në Preshevë, është paraparë që kompetente të jetë Prokuroria Publike Themelore, me seli në Vranjë.Ky strukturim i gjykatave dhe prokurorive i shuan gjykatat themelore dhe Prokurorinë Themelore në Preshevë, si dhe Prokurorinë Themelore, Gjykatën për Kundërvajtje në Bujanoc, Gjykatën Themelore në Medvegjë dhe njëherësh pamundëson realizimin e të drejtës për përdorim të shkrimit dhe gjuhës shqipe.Në Vranjë kemi këtë strukturë të gjyqeve: - Gjykatën Themelore,- Gjykatën e Lartë,- Gjykatën për Kundërvajtje,- Prokurorinë Themelore,- Prokurorinë e Lartë.

Një diskriminim vërehet edhe në kuadrin e Gjykatës Themelore të përkatësisë kombëtare shqiptare. Në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, 80% janë të përkatësisë kombëtare shqiptare. Ndërsa, në Gjykatën Themelore në Bujanoc (që në kuadër e ka edhe komunën e Preshevës) janë të punësuar 72 punëtorë, prej tyre vetëm 17 janë të përkatësisë kombëtare shqiptare. Vlen të përmendet se në këtë gjykatë vetëm 5 gjykatës janë të përkatësisë kombëtare shqiptare.

570 Raporti i Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Shqiptare mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale apo Minoritare, fq. 11.

Diskriminimi i radhës vërehet edhe në nivele tjera të gjykatave apo prokurorive të rrethit të Pçinjës571, ku më shumë se 25% janë shqiptarë. Në Gjykatën e Lartë dhe në Prokurorinë e Lartë në Vranjë nuk punon asgjë gjyqtar apo punëtor administrativ i përkatësisë kombëtare shqiptare. Në Prokurorinë Themelore në Vranjë punojnë vetëm 3 gjykatës të përkatësisë kombëtare shqiptare, e krahasuar me përqindjen e shqiptarëve në nivel të rrethit të Pçinjës edhe këtu vërehet se kemi diskriminim.572

Sipas deputetit Shaip Kamberi: “konsiderohet që edhe tendenca e disiplinimit politik të shqiptarëve që e kanë bojkotuar procesin e regjistrimit është një ndër motivet e shuarjes së gjykatave dhe prokurorive. Në këtë mënyrë është ruajtur metoda e vjetër e kualifikimit të veprave penale, në të cilat kryerës është shqiptari, me qasje krejtësisht tjetër nga komunat tjera”.573

Në fund mund të themi se në komunat Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë me Ligjin për selitë dhe territorin e gjykatave dhe prokurorive publike u është marrë e drejta e ekzistimit të gjykatave themelore. Një ndër kriteret e heqjes së Gjykatës Themelore në Preshevë, si dhe shuarjes së prokurorive themelore në Preshevë dhe Bujanoc ka qenë numri i vogël i popullsisë, të cilin e konsideron Qeveria e Serbisë me rezultatin e regjistrimit të vitit 2011, të cilin regjistrimit shqiptarët e tri komunave e kanë bojkotuar.

5.4.3. E drejta e përdorimit të gjuhës amtare

Në Republikën e Serbisë, respektivisht me Ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit përdoret gjuha serbe dhe shkrimi cirilik. Në hapësirën e Republikës së Serbisë, aty ku jetojnë minoritetet, krahas gjuhës serbe, në përdorim zyrtar përdoret edhe gjuha dhe shkrimi i pakicës.574

Ligji për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit parashikon që në pushtetet vendore, në të cilat tradicionalisht jetojnë minoritete, gjuha dhe shkrimi i tyre patjetër duhet të jenë në shërbim zyrtar, nëse në nivel të njësisë vendore minoriteti përbën më shumë se 15% banorëve. Aktet juridike të Republikës së Serbisë garantojnë përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit të minoriteteve. Mirëpo, kjo e drejtë te shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjëende nuk aplikohet plotësisht. Te rasti i shqiptarëve, më tepër janë pengesat praktike dhe teknike që pamundësojnë, që sikur të tjerët, edhe shqiptarët ta përdorin gjuhën dhe shkrimin në përdorim zyrtar.575 Në tri komunat ku banojnë shqiptarët, kjo e drejtë ende nuk është nivelin e kërkuar të zbatueshmërisë. Për këtë kemi raste të shumta. Pjesëtarëve të përkatësisë shqiptare, që janë të lindur në spitalin e Vranjës apo të Leskocit, në komunat përkatëse, u lëshohen certifikatat e lindjes vetëm në gjuhën serbe dhe me shkrim cirilik.576

571 Rrethi i Pçinjës mbulon 7 komuna, si : Preshevën, Bujanocin, Bosiligradin, Vladiçiki Hanin, Surdulicën, Bosiligradin dhe Vranjën. Medvegja bën pesë me Leskocin.572 Këshilli Kombëtar Shqiptar, Raporti mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare, dhjetor 2013, fq. 10, 11.573 Intevistë me deputetin Shaip Kamberi, 8.7.2014, Preshevë.574 Zakon o službenoj upotrebi jezika i pisama, Sl. glasnik RS", br. 45/91, 53/93, 67/93, 48/94, 101/2005 - dr. zakon i 30/2010), neni 1, fq. 1.575 Intevistë me deputetin Shaip Kamberi, 8.7.2014, Preshevë.576 Raporti i Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Shqiptare mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale apo Minoritare, fq. 8.

Gjithashtu, mbishkrimet e institucioneve shtetërore, të cilat janë të dispersuara në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë të shkruara vetëm në gjuhën serbe dhe me shkrim cirilik, siç janë stacionet policore, entet e ndryshme. Në stacionin policor në tri komunat, të gjithë formularët dhe procedurat administrative ndaj palëve , të cilët janë pjesëtarë të përkatësisë kombëtare shqiptare, udhëhiqen vetëm në gjuhën serbe dhe me shkrim cirilik. Reformat e gjyqësorit në Republikën e Serbisë kanë sjellë problem serioze edhe në realizimin e të drejtave të qytetarëve të përkatësisë kombëtare shqiptare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip në procedurat gjyqësore në gjykatat përkatëse.577

Në mendimin e tretë të Komitetit Këshillëdhënës të Këshillit të Evropës thuhet se përparimi në këtë fushë jashtë territorit të Vojvodinës ka qenë shumë i ngadalshëm (duke përfshirë këtu edhe shqiptarët në tri komunat) dhe në aspektin praktik hasen vështirësi të shumta, si mungesa e kuadrit profesional dhe mungesa e resurseve për zbatimin e dokumenteve zyrtare.578

577 Shiko më shumë : Raporti i Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Shqiptare mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale apo Minoritare, fq. 7, 8.578 Savet Evrope, Savetodavni Komitet Okvirne Konvencije za zaštitu nacionalnih manjina, Strasbur, novembar, 2013, fq. 8 .

5.6. Përfaqësimi i minoritetit shqiptar në Serbi

Shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë marrin pjesë në të gjitha nivelet e pushteteve, duke filluar nga pushtetet lokale (vendore), në organin qendror - në Parlamentin serb, si dhe në organin rajonal, që është Këshilli Kombëtar Nacional (KNSH).Shqiptarët në komunën e Preshevës qeverisin me pushtetin lokal (vendor) që nga viti 1992. Ndërsa, rasti në komunën e Bujanocit është më specifik. Shqiptarët, edhe pse kanë përbë mbi 60% të popullsisë së përgjithshme, praktikisht nuk kanë mundur të jenë pjesë e qeverisjes së pushtetit vendor. Një situatë e tillë vinte si pasojë e rregullimit të njësive zgjedhore, ku merrej parasysh sistemi i shumicës. Gjithë kjo ishte bërë me paramendim.579

Në vitin 2002, Ligji për zgjedhjet lokale kishte ndryshuar. Ligji parashikonte që i gjithë territori i komunës të jetë një njësi zgjedhore, ndërsa censusi për hyrje në kuvendin lokal ishte 3% të votave të fituara. Falë ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet lokale, në zgjedhjet e korrikut të vitit 2002 pushtetin lokal në komunën e Bujanocit e marrin shqiptarët. Nga kjo kohë, ende vazhdojnë të qeverisin pushtetin në koalicione edhe me partitë serbe.580 Në komunën e Medvegjës me ligjin e ri për pushtetin lokal të vitit 2002, shqiptarët participojnë në pushtetin lokal.Shqiptarët e tri komunave janë edhe pjesë e Parlamentit serb. Që nga viti 1992, shqiptarët e tri komunave marrin pjesë në zgjedhjet për Parlament të Republikës së Serbisë. Ka ndodhur që të jenë edhe dy përfaqësues shqiptarë. Duke marrë parasysh situatën në Kosovë në vitet e ‘90-ta, përfaqësuesit shqiptarë të tri komunave në koordinim me partitë politike të Kosovës marrin pjesë në të gjitha zgjedhjet parlamentare të viteve e ‘90-ta. Gjatë viteve 2000-2007, shqiptarët e tri komunave nuk kanë qenë pjesë e Legjislativit serb. Pengesa ishte infrastruktura ligjore, që ka pamundësuar partitë e minoriteteve që të pavarura të paraqiten në zgjedhje. Duke vendosur censusin prej 5%, edhe për partitë e minoriteteve, sikur për ato qendrore, u ka pamundësuar praktikisht minoriteteve që të paraqiten me listat e veta.Në vitin 2007, pas një debati ndërmjet subjekteve politike të shqiptarëve mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare, vetëm dy parti politike (PVD dhe BDL) vendosën që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Sot në Parlamentin serb shqiptarët janë të përfaqësuar me dy deputetë (Riza Halimin dhe Shaip Kamberi), nga radhët e PVD-së.581 Mirëpo, ajo që duhet theksuar është se Ligji mbi zgjedhjet parlamentare e shfaq një problem të madh në lidhje me paraqitjen e listës zgjedhore. Ligji për zgjedhjet parlamentare parasheh që si partitë serbe edhe ato të minoriteteve, si kusht për ta paraqitur listën zgjedhore duhet t’i grumbullojnë 10 000 nënshkrime, të verifikuara nga personeli gjyqësor. Mbledhja e 10 000 firmave paraqet një problem shumë serioz për partitë politike të minoriteteve. Kërkesa e palës shqiptare është që ky kriter për minoritetet të ulet. Përfaqësuesit shqiptarë, në të gjitha legjislaturat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në opozitë.582

Organ rajonal është Këshilli Nacional Shqiptar (KNSH). Parlamenti i Serbisë në vitin 2009 e ka miratuar Ligjin për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare. Me këtë akt, shqiptarëve u është mundësuar ta formojnë Këshillin Nacional. Ligji për formimin e këshillave nacionale të pakicave kombëtare është i bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat Kolektive të pakicave kombëtare. Me Ligjin mbi këshillat nacionale rregullohen kompetencat e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare (në tekstin e mëtejmë: këshillat kombëtare) në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit. Gjithashtu janë përcaktuar procedurat e zgjedhjes së këshillave kombëtare, financimi i tyre dhe çështjet tjera me rëndësi për punën e tyre. Këshilli Kombëtar e përfaqëson pakicën kombëtare në fushën e arsimit, kulturës, informimit në gjuhën e

579 Shqiptarët në Serbi, Albanci u Srbiji, fq. 317, 318.580 Po aty, 321.581 Intervistë më deputetin Shaip Kamberi, fq. 8.7. 2014.582 Ilir Zylfiu, Pozita e minoritetit shqiptar në Serbi, fq. 627.

pakicës kombëtare dhe në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit, merr pjesë në procesin e vendimmarrjes ose vendos për çështjet nga këto fusha dhe themelon institucione, shoqëri ekonomike dhe organizata tjera nga këto fusha. Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë formuar Këshillin Nacional me zgjedhjet e vitit 2010.583 Në kuadër të Këshillit Nacional Shqiptar veprojnë këto komisione: Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm; Komisioni për arsim të lartë dhe shkencë; Komisioni për kulturë; Komisioni për informim dhe botim; Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip; Komisioni për rininë dhe shoqërinë civile.Mjetet për financimin e punës së këshillave kombëtare sigurohen nga Buxheti i Republikës së Serbisë, buxheti i njësisë vendore, donacionet dhe të ardhurat tjera.584

Këshilli Nacional Shqiptar në mandatin e parë, me gjithë vështirësitë e ndryshme, duke filluar nga ato politike, financiare e teknike, ka arritur të shënojë rezultate. Që nga viti 2013, Këshillit Nacional Shqiptar i është zvogëluar buxheti i parashikuar nga ministria përkatëse. Si duket, ky vendim është marrë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të popullsisë në vitin 2011. Një vendim i tillë është i padrejtë, duke pasur parasysh se shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011 dhe si rrjedhojë numri i shqiptarëve është dukshëm më i madh. Duke u bazuar në numrin e shqiptarëve të regjistrimit të viti 2011, ministria përkatëse e zvogëlon numrin e këshilltarëve në Këshillin Nacional Shqiptar, nga 29 në 15.

583 Po aty, fq. 628.584 Ligji për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare (neni 114), fq. 38.

5.7. Minoriteti shqiptar në Serbi - idetë për zgjidhjen e statusit

Mbarimi i luftës në Kosovë (1999) dhe i konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës (2001) nuk e zgjidhin edhe pozitën e shqiptarëve në Serbi. Konflikti në Luginën e Preshevës përfundon me Marrëveshjen e Konçulit, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Vendosja e forcave të policisë dhe e ushtrisë serbe në këtë rajon vetëm se e kanë forcuar presionin për t’u shpërngulur.Duke e analizuar situatën gjeopolitike të rajonit në tërësi, mund të konstatojmë se Veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës vazhdojnë ende të mbeten dy vatra të krizës për të cilat duhej gjetur zgjidhje. Që nga vendosja e ndërkombëtarëve në Kosovë plasohen ide për zgjidhjen e krizës në këto hapësira. Nëse i përmbledhim mund t’i paraqesim tri ide për zgjidhjen e kësaj krize: shkëmbimi i territorit ndërmjet Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës; bashkimi me Kosovën, duke e shfrytëzuar të drejtën e vetëvendosjes; si dhe dhënia e statusit special politiko-territorial për Luginën e Preshevës.Ideja e shkëmbimit të territoreve e ka pikënisjen kryesore te faktori demografik, meqë veriu është i banuar kryesisht me popullsi serbe, ndërsa Lugina e Preshevës me popullsi shumicë shqiptare. Një projekt i tillë është vështirë të realizohet për disa arsye që do t’i përmendim në vazhdim:

- Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës në kufijtë e tanishëm;- Duhet të organizohet një konferencë ndërkombëtare me përfshirjen e SHBA-ve, BE-së

dhe NATO-s;- Në rrethana aktuale, Serbia është e interesuar që zhvillimin e vet ta mbështesë në

përparësitë që i ofron Korridori X;- Dhe, më kryesorja që është se zgjidhje të tilla nuk përkrahen edhe nga bashkësia

ndërkombëtare, sepse shkëmbimi territorial do të jetë një model edhe për skenarë të tjerë në rajon.

Si ide e radhës është ajo që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës, duke e shfrytëzuar të drejtën për vetëvendosje. Mirëpo, nëse hyjmë në të drejtën e vetëvendosjes, atëherë në rrafshin ndërkombëtar dhe të brendshëm na del çështja e të drejtës së vetëvendosjes së minoriteteve. Autorë të shumtë në lidhje me këtë çështje ndahen në dy grupe. Disa autorë e mohojnë të drejtën e minoriteteve për vetëvendosje, ndërsa disa pohojnë se kjo e drejtë u takon edhe minoriteteve. Thuhet që e drejta e vetëvendosjes dhe minoritetet janë në një raport të caktuar. Vetë krijimi i shteteve në emër të parimit të shteteve kombëtare e krijoi edhe problemin e minoriteteve kombëtare, që ngelën jashtë kufijve politikë të shtetit amë. Në mesin e autorëve që e mbështetin të drejtën e vetëvendosjes është edhe profesori i së drejtës ndërkombëtare Patrick Thornbery, i cili e thekson se neni 27 i Paktit të OKB-së për të drejtat civile dhe politike të vitit 1966 ua lejon implicite një të drejtë të tillë, pos popujve, edhe pakicave.585 Një nismë e tillë mund të gjejë terren derisa Lugina e Preshevës është jashtë vëmendjes së Qeverisë serbe. Duhet kujtuar se edhe kjo zgjidhje nuk gjen mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, sepse bashkimi territorial do tëmund të jetë një model për skenarë të tjerë në rajon. Pa dyshim që zgjidhja më e mirë edhe për rajonin në tërësi është bashkimi i Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.Më e mundshme, edhe nga ana praktike, është ideja që ka të bëjë me dhënien e statusit special politiko-territorial për Luginën e Preshevës, në kuadër të të cilit shqiptarët do t’i realizonin të drejtat e tyre qytetare e kombëtare. Statusi i posaçëm i këtij rajoni do t’i mundësonte popullsisë shqiptare pjesëmarrje aktive në kuadër të hapësirës unike kulturore e arsimore, zhvillimin ekonomik dhe integrimin ekonomik me viset tjera shqiptare në kuadër të integrimeve rajonale e evropiane.

585 Blerim Reka, E drejta e vetëvendosjes, dimensioni ndërkombëtar i problemit të Kosovës, Shkup, 1996, fq. 37, 38.

5.8. Shqiptarët në territorin e Republikës së Serbisë

Shqiptarë, përveç në tri komunat në jug të Serbisë, jetojnë edhe në shumë qytete të Serbisë. Duke mos e përfshirë numrin më të madh të shqiptarëve në Beograd, Subotica sot ka 383 shqiptarë, Novi-Sadi 356, pastaj vjen Novi-Beogradi dhe Palilula me 223 shqiptarë dhe katër komuna të tjera në Beograd ku ka më shumë se 100 shqiptarë etnikë. Një numër i madh i shqiptarëve gjinden sot edhe në Novi-Pazar (202), Sombor (118), Pisha (113) dhe Zrenjanin (110). Nga 21 deri në 100 shqiptarë ka sot në 34 komuna të Serbisë; nga 5-20 shqiptarë kishte në 53 komuna, kurse në 1-4 shqiptarë ka në 39 komuna. Sipas këtyre të dhënave, del se nga 150 komuna në Serbi vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë.586

Gjendje shqetësuese është në rajonin e Sanxhakut të Pazarit të Ri ( Novi Pazarit). Rajoni ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës deri më vitin 1912. Me luftën e Parë Ballkanike, zona e Sanxhakut bie nën pushtimin serb. Sot gjendja e shqiptarëve në Sanxhakun e Pazarit të Ri është mjaftë e rëndë. Pjesa dërmuese janë asimiluar. Në këtë gjendje ka ndikuar edhe mungesa e shkollave me mësim në gjuhën shqipe. Një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë frikë të flasin për identitetin e tyre. Në bazë të rezultatit të popullsisë në Republikën e Serbise të vitit 2011, në Pazar të Ri paraqiten 202 shqiptar. Sigurishtë që numri i shqiptarëve është dukshëm më i madh. Në këto rrethana çështja e shqiptarëve të Pazarit të Ri kërkon vëmendje dhe angazhim nga diplomacia shqiptare .587

Tabela nr. 17: Numri dhe përqindja e shqiptarëve sipas rajoneve dhe rretheveRegjionet dhe rrethet

gjithsej 2011

gjithsej %

shqiptarë 2011

shqiptarë %

Serbia 7 186 862 100 5 809 0,10

Regjioni i Beogradit

1 659 440 100 1 252 0,08

Regjioni i Vojvodinës

1 931 809 100 2 251 0,12

Rrethi iBaçkës perënd.

188 087 100 226 0,12

Rrethi i Banatit jugor

293 730 100 250 0,09

Rrethi i Baçkës jugore

615 371 100 658 0,11

Rrethi i Banatit verior

147 770 100 264 0,18

Rrethi i Baçkës veriore

186 906 100 486 0,26

Rrethi i Banatit të mes

187 667 100 194 0,10

Rrethi i Sremit 312 278 100 173 0,06Regjioni i Shu dhe Serbisë perënd.

2 031 697 100 591 0,03

Rrethi i Zllatiborit

28 654 100 78 0,03

Rrethi i Kollubarës

174 513 100 12 0,01

Rrethi i 298 931 100 19 0,01

586 www. Presheva.com, Numri i shqiptarëve nëpër komuna në Serbi, 12.10.2014.587 www.telegraf.com.9.10.2013.

MaçkvësRrethi i Moravicës

212 603 100 32 0,02

Rrethi i Pomoravës

214 536 100 85 0,04

Rrethi i Rasinkës

241 999 100 52 0,02

Rrethi i Rashkës

309 258 100 267 0,02

Rrethi i Shumadisë

293 308 100 46 0,02

Regjioni i Serbisë lin.dhe jug.

1 563 916 100 1 715 0,11

Rrethi i Borit 124 992 100 152 0,12Rrethi i Braniçevës

183 625 100 16 0,01

Rrethi i Zajeçarit

119 967 100 76 0,06

Rrethi i Jabllanicës

216 304 100 548 0,25

Rrethi i Nishavës

376 319 100 118 0,03

Rrethi i Pirotit 92 479 100 21 0,02Rrethi i Podunavles

199 395 100 88 0,04

Rrethi i Pçinjës

159 081 100 680 0,43

Rrethi i Toplicës

91 754 100 18 0,02

Burimi: Popis stanovništva 2011, Nacionalni pripadnost, Beograd, 2012

Vërehet qartë se rajoni i Vojvodinës ka numër më të madh të shqiptarëve. Në rubrikën e rrethit të Pçinjës, ku paraqitet numri i përgjithshëm i shqiptarëve, shihet se numri i tyre është shumë i vogël. Ky numër i vogël paraqitet për shkak mospjesëmarrjes së shqiptarëve të tri komunave në regjistrimin e vitit 2011.

5. 9. Roli i Republikës së Shqipërisë ndaj çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin të panjohur. Lufta në Kosovë dhe çështja e refugjatëve që e pasoi situatën e evidentuan edhe çështjen e popullsisë etnike shqiptare edhe në zonat tjera, të asaj krijese politike që kishte mbetur nga Jugosllavia. Ndërkombëtarizmi i çështjes së Luginës së Preshevës u bë pas eskalimit të situatës së përkeqësuar në një konflikt të armatosur. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nga marsi i vitit 2000 ishin bërë një zonë e shqetësimit ndërkombëtar në rajon. Miranda Vickers, në një gazet amerikane, në mars të vitit 2000, shkruante se “kriza e Preshevës… dhe shfaqja e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) ishte në të vërtetë tregues për probleme më të gjëra që e përfshinin këtë pjesë të Ballkanit”.588

Kështu, që nga viti 2000, çështja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bë edhe çështja më e re e ndjeshme e çështjes kombëtare shqiptare. Në këto rrethana ishte e domosdoshme edhe ndërhyrja e shtetit shqiptar. Reagimi i shtetit shqiptar ishte i kuptueshëm në rrafshin politiko-diplomatik, por edhe në atë kushtetues. Neni 8, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e obligon shtetin shqiptar që t’i mbrojë të drejtat e popullit shqiptar jashtë kufijve të saj.589 Në anën tjetër, edhe faktori ndërkombëtar dhe ai rajonal kishin filluar të kërkojnë mbështetjen e shtetit shqiptar për çështjen e Luginës së Preshevës. Për këtë, Havier Solana, në shkurt të vitit 2001, kishte shkuar në Tiranë për ta diskutuar çështjen e Luginës së Preshevës. Kërkesa e përfaqësuesit ndërkombëtar Solana i ishte adresuar presidentit, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Nga autoritetet e shtetit shqiptar kërkohej që t’i bindin shqiptarët të heqin dorë, siç thuhej, nga veprimet ekstremiste.590

Çështja e Luginës së Preshevës kishte filluar të diskutohej edhe në rrafshin rajonal, kryesisht në kuadër të procesit të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP). Siç mësohet nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të shtetit shqiptar, Paskal Milo, shteti grek ishte i interesuar për këtë çështje. Një gjë të tillë e kishte mësuar nga takimi me ambasadorin grek në Tiranë, ku, ndërmjet tjerash, shkruan: “Më tha se Papendreu dëshiron të flasë me mua për ngjarjet e Luginës së Preshevës”. Para takimit të Shkupit, autoritetet e shtetit shqiptar kishin mbledhur informacione nga burime të ndryshme për ngjarjet në rajonin e Luginës së Preshevës, duke përfshirë këtu edhe planin e Çoviqit, përkatësisht reagimin ndërkombëtar. Mbi bazën e ngjarjeve në terren, autoritetet shqiptare i kishin përgatitur edhe sugjerimet e veta.591

Në samitin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve të EJL-së, të mbajtur në Shkup, më 23 shkurt 2001, situata në Luginën e Preshevës ishte në qendër të vëmendjes. Në takimin e ministrave të Jashtëm mësohet se situata në Preshevë u shtrua si çështje serioze. Nga ministri i Jashtëm maqedonas kishte shqetësime se konflikti mund të shpërngulej edhe territorin e Maqedonisë dhe ta rrezikonte stabilitetin e këtij vendi.592

Ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo, i kishte kërkuar homolugut të tij serb, që autoritetet e Beogradit duhej të reflektojnë ndaj shqiptarëve edhe se duhej të bisedonin drejtpërdrejt me liderët shqiptarë të Preshevës”. Në këtë samit, përfaqësuesit e shtetit shqiptar u shprehën se kriza në Luginë të Preshevës duhej të zgjidhet me dialog dhe me mjete politike.593 Nga ajo që u tha më lartë kuptohet qart se Republika e Shqipërisë kishte qasje konstruktive në zgjidhjen e krizës në Luginës të Preshevës.Shteti shqiptar prej viteve të ‘90-ta ka dhënë një kontribut të madh në sferën e arsimit të lartë. Në pamundësi për t’i vazhduar studimet në universitetet e ndryshme në Serbi, nxënësit shqiptarë të

588 James Pittifer, Miranda Vickers, Çështja shqiptare riformësimi i Ballkanit, Tiranë, 2007, fq. 391.589 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.590 Prof. Dr.Paskal Milo, Ditari i një ministri të Punëve të Jashtëm, Konflikti i Kosovës 1997-2001, Tiranë, 2009, fq. 338.591 Po aty, fq. 341, 342.592 Po aty, fq. 344.593 Po aty, fq. 345.

vetmen mundësi për ta vazhduar shkollimin i kishin universitetet e Prishtinës dhe të Tiranës. Qeveritë shqiptare kishin rezervuar kuota në universitetet publike të shtetit shqiptar për studentë shqiptarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Një politikë e tillë arsimore vazhdon edhe sot e kësaj dite. Duke e analizuar angazhimin e shtetit shqiptar në këtë sferë, mund të përfundojmë se Qeveria shqiptare, stafi i profesorëve të universiteteve publike të shtetit shqiptar po japin një kontribut kombëtar, intelektual e historik në bërjen e kuadrove të fushave të ndryshme dhe të kuadrove universitare për Luginën e Preshevës.Duhet theksuar se qeveria shqiptare nën qeverisjen Sali Berishë gjatë viteve 2005-213,vazhdimishte ka mbajtur kontakte me liderët e Luginës së Preshevës. Në këto takime ështënjoftuar me situatën në tërësi për Luginën, shkeljen e të drejtave të njeriut, me gjendjen tepër tëvështirë socio-ekonomike, si dhe me gjithë problemet që po ballafaqohen. Kryeministri shqiptar Berisha në takimet e lartpërmendura është shprehur se qeveria shqiptare është pranë tyre në çdo moment. Kryeministri është zotuar se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë kërkesat e tyre legjitime, jo vetëm si një detyrim madhor ndaj shqiptarëve atje, por edhe ndaj normave e ligjeve të komunitetit europian në të cilin të dy shtetet aspirojnë. Sipas kryeministrit, qeveria shqiptaredo të rritë përpjekjet për të sensibilizuar faktorin ndërkombëtar për gjendjen në Luginë si dhe do të vazhdojë të ndihmojë Preshevën në fushën e arsimit, shëndetësi, infrastrukturë dhe në çdo fushe tjetër. 594

Qeveria shqiptare ka dënuar aktin e largimit të të lapidarit në qendër të qytetit të Preshevës. Qeveria shqiptare kishte konsideruar këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti-shqiptare e Slobodan Millosheviçit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit. Qeveria shqiptare ka mbështetur plotësisht qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe kishte siguruar ata se Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë pa asnjë lëkundje liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Qeveria shqiptare me rastin e heqjes së lapidarit iu kishte bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë që po shfaqet rëndom në rajon si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij.595

Në mars të vitit 2010, kryediplomati i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka vizituar Beogradin. Gjatë kësaj vizite, ministri i punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka qëndruar edhe në Luginë të Preshevës. Në fund të takimit me liderët e Luginës së Preshevës, z. Meta deklaroi se Lugina e Preshevës duhet të jetë burim stabiliteti dhe se shqiptarët e këtij rajoni duhet të kenë një të ardhme më të mirë.Vizita e kryediplomatit shqiptar duhet parë edhe si përpjekje e përmismimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve. 596

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në nëntor të vitit 2014, për dy ditë, ka qëndruar në Serbi, ku ndërmjet këtyre dy vendeve janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe ka kërkuar që shqiptarët në Luginë të trajtohen sikurse serbët në Kosovë. Kryeministri Rama ka vizitura edhe Luginën e Preshevës, nga ku përsëri ka kërkuar qëshqiptarëve të Luginës së Preshevës ti jepen të drejtat që duhet të I gëzojn. Me këtë rast, kryeministri Rama ka theksuar se Lugina e Preshevës do të jetë një urë bashkëpunimi në mes dy vendeve. Me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes dy vendeve, sigurisht që edhe shqiptarët e Luginës do të përfitojn, sidomos me marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave. Vizita e tij në Preshevë është vlerësuar si historike.597

594 www.Preshevajon.com.595 www.Presheva.com.596 www. Studenti.info. 14.03.2010.597 www.telegraf.com.11.11.2014.

Nga mendimi i tretë për Serbinë të Komitetit Këshillëdhënës të Këshillit të Evropë mësohet se Qeveria serbe nuk e zbaton njëjtë kuadrin ligjor për minoritete në të hapësirën shtetërore.598

Prandaj, roli i shtetit shqiptar në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është më se i domosdoshëm. Këtë fakt e themi se Shqipëria është edhe anëtare e institucioneve ndërkombëtare dhe mund ta ngrejë çështjen e shqiptarëve të këtyre tri komunave. Shteti shqiptar duhet ta shtrojë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në rrafshin regjional, rajonal dhe sidomos në atë bilateral. Marrëveshjet në rrafshin bilateral sigurisht që do të reflektohen edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës. E fundit që duhet përmendur është arritja e marrëveshjes ndërmjet dy qeverive për njohjen e diplomave universitare, akt ky që i prek drejtpërdrejt edhe interesat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

598 Shiko më shumë : Savet Evrope, Savetodavni Komitet Okvirne Konvencije za zaštitutu nacionalnih manjine, Strazbur, 2013, fq. 2,12.

Kapitulli i VI

6. Çështje minoritare - qasje krahasuese

6.1. Dokumentet juridike të Republikës së Serbisë për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare

Çështja e minoriteteve në Republikën e Serbisë rregullohet në bazë të tri dokumenteve: 1. Kushtetuta e Republikës së Serbisë,2. Ligji mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të minoriteteve kombëtare,3. Ligji mbi këshillat nacionale.

1. Kushtetuta e Republikës së Serbisë e vitit 2006, respektivisht nene të ndryshme të këtij akti garantojnë të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve. Kështu që me Kushtetutë garantohen të drejtat e barabarta të qytetarëve, liria e identitetit kombëtar, të drejtat kolektive të minoritetit (informimi, arsimi, kultura, përdorimi i gjuhës amtare). Me Kushtetutë, të gjithë janë të barabartë para ligjit.Në nenin 1 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë theksohet se Republika e Serbisë është shtetet i popullit serb dhe i të gjithë qytetarëve që jetojnë, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.599

Në kuadër të Kushtetutës është pjesa mbi mbrojtjen e minoriteteve kombëtare. Neni 14Republika e Serbisë mbron të drejtat e minoriteteve kombëtare. Shteti u garanton mbrojtje të veçantë minoriteteve kombëtare për t’i realizuar të drejtat e barabarta dhe ruajtjen e identitetit të tyre.600

Kapitulli i dytë i Kushtetutës së Republikës së Serbisë u dedikohet të drejtave dhe lirive të njeriut dhe minoriteteve. Neni 18Të drejtat e njeriut dhe minoriteteve garantohen me Kushtetutë dhe drejtpërdrejt zbatohen. Me Kushtetutë garantohen, dhe si të tilla drejtpërdrejt aplikohen të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve të garantuara me të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, të konfirmuar me ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare. Me ligj mund të rregullohet mënyra e zbatueshmërisë së këtyre të drejtave, vetëm nëse me Kushtetutë parashihen ose nëse duhet domosdo të zbatohen disa të drejta, për shkak natyrës së tyre. Ligji në asnjë rast nuk guxon të ndikojë në të drejtat e përgjithshme të garantuara.601

Neni 22E përcakton të drejtën e mbrojtjes së të drejtave, të njeriut dhe të minoriteteve.Të gjithë qytetarët kanë të drejtë në mbrojtje gjyqësore, nëse janë cenuar disa të drejta të njeriut dhe minoriteteve të garantuara me Kushtetutë. Qytetarët kanë të drejtë t’u drejtohen edhe institucioneve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë.602

2. Ligji mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të minoriteteve kombëtare (2002) është ligji bazë me të cilin rregullohet statusi juridik i minoriteteve kombëtare. Ligji është sjellë në kohën e Republikës Socialiste të Jugosllavisë, por ka vazhduar të vlejë në Serbi edhe pas ikjes së Malit të Zi prej bashkësisë shtetërore me Serbinë. Ky ligj do të jetë në fuqi deri sa Parlamenti serb nuk do ta miratojë një ligj të ri. Ky ligj ka përfshirë standarde, të cilat në këtë fushë janë krijuar nëpërmjet dokumenteve të KE-së - Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe

599 Ustav Republike Srbije, fq. 11.600 Po aty, fq. 15.601 Po aty, fq. 16.602 Po aty, fq. 18.

Kartës Evropiane të Gjuhëve Minoritare.603 Ligji në fjalë përbëhet prej gjashtë pjesëve, apo 25 neneve.Ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të minoriteteve kombëtare i përkufizon minoritetet. Neni 2 i përkufizon minoritetet kështu:Minoritet kombëtar në kuptimin e këtij ligji është çdo grup i shtetit të RSJ-së, i cili për nga numri është mjaftueshëm përfaqësues, i takon ndonjë grupi që një kohë të gjatë është në lidhje me territorin e RSJ-së dhe posedon karakteristika, si gjuha, kultura, përkatësia nacionale apo etnike, origjina apo besimi, me të cilat dallohet prej shumicës dhe pjesëtarët e së cilit dëshirojnë që bashkë ta mbajnë identitetin e tyre të përbashkët, duke përfshirë kulturën, traditat, gjuhën dhe besimin.604

Parimet themeltare në të cilat është themeluar sistemi i mbrojtjes së minoriteteve janë: ndalimi i diskriminimit, masat për t’i siguruar të drejtat e barabarta, bashkëpunimi me bashkëkombësit në vend dhe jashtë etj.605

3. Ligji për këshillat nacionale - Me ligjin për këshillat nacionale rregullohen kompetencat e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhëve dhe të alfabetit, procedura e zgjedhjes së tyre, financimi dhe çështjet të tjera me rëndësi për punën e këshillave kombëtare. Këshilli kombëtar e përfaqëson pakicën kombëtare në fushën e arsimit, kulturës, informimit në gjuhën e pakicës kombëtare dhe në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit, merr pjesë në procesin e vendimmarrjes ose vendos për çështjet nga këto fusha dhe themelon institucione, shoqëri ekonomike dhe organizata tjera nga këto fusha. Këshillat kombëtare, në pajtim me ligjin, kanë të drejtë të bashkëpunojnë me organizata ndërkombëtare dhe rajonale, me organizatat në shtetin amë, si dhe me këshillat kombëtare të minoriteteve në vendet fqinje. Përfaqësuesit e këshillave kombëtare marrin pjesë në bisedime në arritjen e marrëveshjeve bilaterale me shtetin amë, në pjesët që drejtpërdrejt kanë të bëjnë me të drejtat e minoriteteve kombëtare.606

Të drejtat e minoriteteve parashikohen edhe në disa nene të disa ligjeve, si në Ligjin për përdorim të gjuhës dhe shkrimit; Ligjin bazë të sistemit edukativo-arsimor (2004) - lejon që minoritetet mund të arsimohen në gjuhën e tyre, ose në dygjuhësi; Ligjin për vetadministrim lokal (2002/6/7).607

Komiteti Këshillëdhënës i Këshillit të Evropës në mendimin e tretë vlerëson se nga organet e Republikës së Serbisë janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në lidhje me standardet e Konventës Kuadër dhe çështjeve tjera që kanë të bëjnë me minoritetet. Komiteti Këshillëdhënës vlerëson se ligjet serbe përmbajnë dispozita të mjaftueshme, qëllimi i të cilave është mbrojtja e të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve. Mirëpo, Komiteti Këshillëdhënës në raportin e vet vlerëson se me gjithë infrastrukturën ligjore, integrimi i minoriteteve në shoqërinë serbe është gjysmak (pika 11). Vërejtje shumë serioze ishte edhe mënyra e zbatimit të ligjeve për minoritetet. Por, edhe më tutje janë të pranishme dallimet e theksuara në zbatimin e të drejtave të minoriteteve në pjesë të ndryshme të vendit.608

Në fund, duhet të theksohet se Republika e Serbisë e ka infrastrukturën ligjore mbi të drejtat e minoriteteve, mirëpo ajo e aplikon në mënyrë selektive. Një vlerësim të tillë e jep edhe Komiteti Këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve kombëtare për Republikën e Serbisë. 603 Esat Dževič, Sanndžak, Multietnička regija, Tutin, 2010, fq. 512.604 Zakon o Zaštiti prava i sloboda nacionalni manjine (2002), fq. 1.605 Shiko më shumë: Zakon o Zaštiti prava i sloboda nacionalni manjine (2002).606 Zakon o Nacionalnim Savetima Nacionalne Manjine .607 Zakon o službenoj upotrebi jezika i pisma; Zakon o osnovama sistema obrazovanja i vaspitanja (2004); Zakon o lokalnoj samoupravi (2002), fq. 6,7.608 Shiko më shumë: Savet Evrope, Savetodavni Komitet Okvirne Konvencije za zaštitu nacionalnih manjine, Strazbur, 2013, fq. 4, 7.

6.2. Minoritetet tjera në Republikën e Serbisë

Republika e Serbisë në aspektin etnik është një vend shumë heterogjen. Zyrtarisht janë 20 grupe etnike që e kanë statusin minoriteteve kombëtare. Sipas regjistrimit të vitit 2011, në Serbi jetojnë 12,16 % banorë që u takojnë minoriteteve kombëtare. Numerikisht më shumë janë hungarezët (me 253 899, ose 3,53%), pastaj vijnë boshnjakët (145 278, ose 2,02%), romët (147 604, ose 2,05%).Duhet përmendur se qytetarëve u është dhënë mundësia që të mos e përcaktojnë përkatësinë kombëtare, por të paraqiten sipas përkatësisë rajonale.Minoritetet kombëtare në Serbi në pikëpamje territoriale janë homogjene, me përjashtim të romëve. Boshnjakët janë të përqendruar në 6 komuna në Sanxhak, ku në tri komuna janë shumicë si në Novi-Pazar, Tutin, dhe Sjenicë, ndërsa në numër domethënës në Priboj, Prijepole dhe Novi-Varosh. Bullgarët janë shumicë në dy komuna, Bosilegrad dhe Dimitrovgrad. Hungarezët jetojnë në Vojvodinë. Në 6 komuna janë shumicë, ndërsa jetojnë edhe në 26 komuna tjera të Vojvodinës.

Tabela nr. 18: Numri dhe përqindja e minoriteteve kombëtare në Republikën e SerbisëPërkatësia nacionale Serbi %gjithsej 7 186 862 100serbë 5 988 150 83,32malazezë 38 527 0,54jugosllavë 23 303 0,32boshnjakë 145 278 2,02bullgarë 18 543 0,26bugjevcë 16 706 0,23vllehë 35 330 0,49goranë 7 767 0,11hungarezë 253 893 3,53maqedonas 22 755 0,32myslimanë 22 301 0,31gjermanë 4 064 0,06romë 147 604 2,05rusë 3 247 0,05rusinë 14 246 0,20sllovakë 52 750 0,73sllovenë 4 033 0,06ukrainas 4 903 0,07kroatë 57 900 0,81të tjerë 17 558 0,24Të papërcaktuar 160 346 2,23përkatësia regjionale 30 771 0,43Të panjohur 81740 1.14

Burimi: Popis stanovništva 2011, Nacionalni pripadnost, Beograd, 2012

6.3. Pozita e minoriteteve, me theks të veçantë e minoritetit serb në Kosovë

Me shpalljen e pavarësisë, Kosova, përveçse u promovua si shtet multietnik, mori detyrime të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë aty609. Po ashtu, me këtë dokument Kosova merrte përsipër t’i plotësonte tërësisht obligimet që dilnin nga Plani i Ahtisaarit, veçanërisht ato që kishin të bënin me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve610 dhe pjesëtarëve të tyre.

Zyrtarisht, në Republikën e Kosovës jetojnë disa komunitete; serbë, turq, boshnjakë, romë-ashkali-egjiptian, goranë, të cilat janë të numëruara taksativisht në Ligjin aktual për komunitete611. Po ashtu, në Republikën e Kosovës jeton një numër i caktuar i komunitetit malazez dhe kroat, ndërkohë që çështja e njohjes së komunitetit malazez si i barabartë me komunitetet tjera është politizuar dhe është caktuar si kosto e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sa u përket të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, Kushtetuta e Kosovës e ka përfshirë pothuajse tërësisht (pikë për pikë) Aneksin II të Propozimit Gjithëpërfshirës dhe e ka bartur në Kapitullin III të Kushtetutës. Në këtë aspekt, nenet 1-3 dhe pikat 3-5 të nenit 4 të Aneksit II të Propozimit Gjithëpërfshirës janë tërësisht identike me nenet 57-62 të Kushtetutës së Kosovës (Kapitulli III)612.

Republika e Kosovës konsiderohet si rast ‘sui generis’, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë të trajtimit dhe garantimit tejet të veçantë të të drejtave të minoriteteve. Plani i Ahtisaarit u ofron minoriteteve të drejta, të cilat nuk i gëzon asnjë minoritet tjetër në Evropë, në veçanti atij ser. Në vazhdim, ky plan rreth 70% të përmbajtjes së tij ua kushton të drejtave, garantimit dhe masave mbrojtëse për minoritetet, veçanërisht atij serb.613

Në nenin 3 (pika 1) të Kushtetutës të Kosovës, Republika e Kosovës përcaktohet si “shoqëri shumetnike”, përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera (emërtim shqiptar u përfshi në Kushtetutë vetëm pas reagimit të opinionit publik ), përkundër strukturës etnike dhe demografike të popullatës614.

Kategorizimi i tillë juridik i shoqërisë së Kosovës është bërë me qëllim të krijimit të epërsisë të identitetit shtetëror/qytetar mbi atë nacional/kombëtar, dhe duke krijuar kështu bazën e një identiteti te ri; atij kosovar, duke e paraqitur kështu Kosovën jo si shtet-komb por si shtet qytetar615, përkatësisht duke e diskriminuar kështu shumicën etnike.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të gjitha etnitë në Kosovë i njeh si komunitete dhe të barabarta, për shkak se Kosova parashihet si shoqëri shumetnike. Në Kosovë nuk parashihet një rregullim ligjor, i cili do ta dallonte shumicën nga pakica, mirëpo këto të fundit i njeh vetëm si komunitete që nuk janë shumicë, duke mos i trajtuar kështu si minoritete. Rrjedhimisht, të gjitha etnitë, në këtë rast komunitetet, shihen si shtetformuese pa dallim.616

609 Deklarata e pavarësisë, Pika 3, në dispozicion në: http://ns.rrota.eu/?cid=1,128,1635, 3 tetor 2012.610 ‘Komunitete’ është emërtim me të cilin përkufizohen minoritetet.611 Mark Weller, vep. e përm., fq. 415.612 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, fq. 18, 21.613 Enver Hoxhaj, vep. e përmen., 2008, fq. 388.614 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 3.615 Enver Hoxhaj, vep. e përmen., fq. 333.616 Po aty.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton fuqishëm mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, me theks të veçantë atyre të komuniteteve, siç janë kultura, tradita, feja, gjuha, përdorimii simboleve, decentralizmi, mbrojta e trashëgimisë fetare, kulturore etj.617

Me gjithë trajtimin e veçantë, serbët vazhdojnë të keqpërdoren nga politika e Beogradit zyrtar, i cili nëpërmjet financimit të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë përpiqet t’i mbajë serbët larg pjesëmarrjes së plotë në institucionet e Republikës së Kosovës, edhe pse pjesëmarrja e tyre në institucione ka shënuar rritje të kënaqshme.

Shumë nga ata vazhdojnë të jenë ndërmjet dy rrugëve: asaj të Prishtinës dhe Beogradit, me gjithë faktin se janë në njohuri se ky i fundit po i përdor ata shpeshherë vetëm për konsum të brendshëm politik në Serbi.Kushtetuta e Republikës së Kosovës, banorëve që u përkasin një grupi të njëjtë kombëtar etnik, gjuhësor ose fetar (komunitetet), krahas të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të cilat i gëzojnë me këtë dokumente, u garanton edhe të drejta të veçanta, të përcaktuara në Kushtetutë618, siç janë ulëset e rezervuara në Legjislativ, shumica e dyfishtë për miratimin e disa ligjeve (Legjislacioni me interes vital) etj.

Me Kushtetutë, gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe serbe, kurse gjuha turke, boshnjake dhe ajo rome e kanë statusin e gjuhës zyrtare në nivelin lokal, ose do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligjin619.

Nën autoritetin e Presidentit të Republikës vepron një Këshill Konsultativ për Komunitete, në të cilin përfaqësohen të gjitha komunitetet, i cili përbëhet nga këto të fundit, si dhe përfaqësues institucionalë, këshill ky i cili ka për qëllim rritjen e qasjes së komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në jetën politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë620. Presidenti emëron 2/3 e këtij këshilli, emërim ky i cili është akuzuar edhe si politik nga disa komunitete të caktuara.

Po ashtu, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës është formuar Zyra për Çështje të Komuniteteve, e cila ka për detyrë koordinimin e punës të organeve qeveritare, agjencive dhe institucioneve të pavarura në nivelin ministror dhe në nivelin komunal, i monitoron këto organe, si dhe e këshillon kryeministrin për këto politika.621

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, komuniteteve joshumicë u garantohet pjesëmarrje në tri degët e qeverisjes, siç është; Parlamenti, Qeveria, gjykatat; rrjedhimisht në të gjitha institucionet shtetërore dhe organizmat e tyre përkatëse.622

Parlamenti i Republikës së Kosovës përbëhet prej 120 vendeve, 20 prej të cilave janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk përbëjnë shumicë në Kosovë, partitë, koalicionet, nismat qytetare, kandidatë e pavarur, të cilët janë deklaruar se e mbrojnë komunitetin e tyre përkatës.

Ndarja e vendeve është si vijon: 617 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 59.618 Kushtetuta e Kosovës, neni 57.619 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 5.620 Plani i Punës 2009/2010 i Këshillit Konsultativ të Komuniteteve ( KKK ), European Centre For Minority Issues Kosovo, fq. 5.621 Faqja Zyrtare e Zyrës së Kryeministrit, Zyra për Çështje të Komuniteteve, në dispozicion në: http://www.kryeministri-ks.net/zck/?page=1,97, vizituar së fundi më 27 shtator 2013.622 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 58 (4 ).

10 vende për përfaqësuesit e komunitetit serb,

nga 1 vend për komunitetin rom-ashkali-egjiptian, 1 vend shtesë do t’u jepet këtyre komuniteteve në baze të numrit të përgjithshëm të votave të fituara,

3 vende për përfaqësuesit e komunitetit boshnjak, 2 vende për përfaqësuesit e komunitetit turk, 1 vend për përfaqësuesit e komunitetit goran, nëse numri i vendeve të fituara nga secili

komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara.623

Në kuadër të strukturës së Parlamentit të Republikës së Kosovës, përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë u është garantuar përfaqësimi në Kryesinë e Parlamentit, e cila në përbërjen e saj, nga 8 anëtarë sa i ka, 1 duhet të jetë nga komunitetit serb dhe 1 nga komunitetet tjera joshumicë. Nga 5 nënkryetarë sa i ka Parlamenti i Kosovës, 2 nga ata duhet të jenë nga komunitetet joshumicë, 1 serb, si dhe 1 nga komunitet tjera joshumicë.

Ashtu sikur edhe në degët tjera qeverisëse, Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh që Qeveria e Kosovës duhet të ketë përfaqësim proporcional për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.624 Kështu, nëse Qeveria i ka deri në 12 ministri, dy prej tyre duhet të udhëhiqen nga ministra që vijnë nga radhët e komuniteteve joshumicë, 1 ministër dhe 2 zëvendësministra nga komuniteti serb, po ashtu 1 ministër dhe 2 zëvendësministra që vijnë nga komunitetet tjera joshumicë.Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përfaqësimi në të gjitha shkallët e gjyqësisë në Kosovë u garantohet të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, natyrisht në bazë të kushteve të përcaktuara për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit. Po ashtu, përbërja e gjykatave e pasqyron përbërjen etnike të juridiksionit territorial të gjykatës përkatëse.625 Gjithëpërfshirja e të gjitha komuniteteve në sistemin e drejtësisë është paraparë në Planin e Ahtisaarit.Gjykata Supreme e Kosovës përbëhet nga të patën 15%, por jo më pak se 3 gjyqtarë nga komunitetet që nuk janë shumicë. Gjykatat e shkallës së dytë në Kosovë, të njohura si gjykata të qarkut, përbëhen nga të paktën 15%, por jo më pak së 2 gjyqtarë nga komunitetet që nuk janë shumicë. Këshilli Gjyqësor i Kosovës si organ, i cili e propozon listën e gjyqtarëve dhe mbikëqyr punën e Gjyqësorit, përbëhet nga 13 anëtarë. Pesë anëtarë zgjidhen nga Gjyqësori, katër nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, 2 serbë dhe 2 nga komunitetet tjera, të cilët po ashtu zgjidhen nga Parlamenti.

623 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 64 .624 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 96.625 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 104.

Konkluzione

Shumë çështje të shtruara në këtë studim për çështjen e minoriteteve dhe në veçanti për minoritetin shqiptar në Serbi kemi bërë përpjekje t’i trajtojmë dhe t’u japim përgjigje duke u bazuar në fakte e analiza të studimeve, duke përfshirë faktorë historikë, politikë, ekonomikë, arsimorë e socialë.

Sot mbrojtjes së minoriteteve i kushtohet një vëmendje e veçantë. Me problemin e pozitës së minoriteteve merren subjekte të ndryshme (si shtete, organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare), veçanërisht merren dokumente të ndryshme ndërkombëtare (marrëveshja shumëpalëshe dhe dypalëshe etj.), si dhe dispozitat e ligjit të brendshëm (dispozitat kushtetuese, ligjet e veçanta etj.). Interesimi në rritje për pozitën e minoriteteve vjen si pasojë e rritjes së numrit të minoriteteve, rritjes së nacionalizmit dhe shovinizmit, forcimit të idesë për nevojën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, vlerësimi se pa rregullimin e problemeve të minoriteteve nuk mund të ketë stabilitet ndërkombëtar etj.

Termi ‘minoritetet’ nuk është i definuar në asnjërin nga mekanizmat e së drejtës ndërkombëtare. Asnjë traktat që ka të bëjë me mbrojtjen e pakicave nuk përmban përkufizimin e termit ‘minoritet’. Mungesa e një përkufizimi të termit ‘minoritet’ tregon qartë vështirësitë që kanë ekzistuar ndërmjet shteteve. Në fushën diplomatike, politike e juridike shpesh ndeshemi me termet minoritet etnik, kombëtar, fetar, kulturor, gjuhësor, apo grup etnik, komunitet gjuhësore, kulturor etj.

Nga analiza që i bëhet qasjes së BE-së ndaj problematikës së minoriteteve, mund të gjykojmë se në fakt bëhet fjalë për standarde të dyfishta. BE-ja, kur është fjala për anëtarët e saj, njëkohësisht, i bishtnon përballjes më këtë çështje, ndërsa në politikën e jashtme është aktive. Aktiviteti i saj shihet në marrëveshjet tregtare, programet e veta, si dhe në kriterin politik që kanë shtetet për anëtarësim.

Mbi autoktoninë e popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës mund të gjykojmë se ajo është pjesë e pandashme e trungut etnik shqiptar. Autoktonia dhe vazhdimësia e pandërprerë dëshmohen nga gjetjet arkeologjike, faktet historike dhe gjuhësore.

Lugina e Preshevës ishte pjesë aktive e Lëvizjes Kombëtar Shqiptare. Ndonëse në nëntor të vitit 1912 ishte nën kushtet e pushtimit, Lugina e Preshevës u përfaqësua në Kuvendin e Vlorës nga Durmish Osman Presheva nga fshati Rahovicë e Preshevës.

Konflikti ndërmjet Qeverisë serbe dhe popullatës shqiptare ka qenë konflikt për territor dhe pushtet politik. Shteti serb që nga gjysma e parë e shekullit XIX ka pasur pretendime territorialembi territoret e banuara nga shqiptarët gjatë sundimit osman. Kjo politikë pushtuese ka zgjaturqë nga viti 1878 deri në fillim të shekullit XX, pas disfatës së Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912/13. Për qeveritë serbe, mbetja e viseve të lartpërmendura nën Serbi kishte për synim për ta pasur pozitën si një fuqi regjionale në Ballkan.

Duhet kujtuar se Lugina e Preshevës, respektivisht komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë mbetur në kuadrin e shtetit serb gjatë dy proceseve historike, me luftën ruso-turke (serbo-turke), me vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) dhe gjatë luftës së Parë Ballkanike, respektivisht me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912/1913).

Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore viset shqiptare ishin të përfshira në tri banovina. Në banovinën e Vardarit, përveç viseve tjera shqiptare bënin pjesë edhe Presheva e Bujanoci. Pas

Luftës së Dytë Botërore, Lugina e Preshevës në mënyrë arbitrare dhe pa vullnetin e popullit shqiptar u nda nga shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë.

Parlamenti serb, duke u mbështetur në vendimet e Parlamentit të Jugosllavisë, bëri rregullimin juridik të të drejtave të krahinës nëpërmjet Ligjit për ndarjen administrative të Serbisë dhe Ligjit mbi i institucionalizimin e Qarkut Autonom të Kosovës e Metohisë. Kështu, në bazë të ndarjes administrative që bëri Republika e Serbisë në vitin 1945, Qarku Autonom i Kosovës kishte 15 rrethe. Pra, me Ligjin për ndarjen administrative të 1 shtatorit 1945, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja u shkëputën nga trevat shqiptare.

Gjatë shekullit XX nga qeveritë serbe/jugosllave u aplikuan strategji të ndryshme për ndryshimin e strukturës etnike në viset shqiptare. Kjo metodë është zbatuar në dy forma: së pari nëpërmjetkolonizimit të viseve shqiptare me kolonë serbë dhe së dyti nëpërmjet shpërnguljes masive me forcë të shqiptarëve.

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në gjysmën e parë të shekullit XX iu mohua e drejta e arsimimit në gjuhën amtare. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore u hapën shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe.

Në fund të viteve të ’80-ta, qarqet drejtues serbe e ndërmorën një fushatë të egër të diferencimitideopolitik në Luginën e Preshevës. Në shënjestër të politikës serbe ishte edhe Qendra Arsimore “Skënderbeu”, e cila akuzohej si çerdhe e nacionalizmit shqiptar.

Emërtimi Luginë e Preshevës është emërtim i ri. Që nga viti 2001, që nga periudha e shpërthimit të konfliktit të armatosur në rajon, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja fillojnë të emërtohen si Luginë e Preshevës, fillimisht nga amerikanët.

Lugina e Preshevës ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik, pikërisht në hapësirën që lidh luginën e Moravës në veri dhe luginën e Vardarit, në jug. Këto dy lugina përbëjnë korridorin më të rëndësishëm, nëpërmjet së cilit lidhen Evropa e Mesme me Evropën Jugore, me Lindjen e Afërt dhe me Afrikën Veriore.

Duke marrë parasysh kalimin e Korridorit X, rrugët e drejtimit të tërthortë, vazhdimësia e pandërprerë me trungun gjeoetnik në perëndim me Kosovën dhe në jug me shqiptarët e Maqedonisë, Lugina e Preshevës e fiton një rëndësi gjeopolitike, jo vetëm në kuadër të trojeve etnike shqiptare. Duke marrë parasysh që në trojet shqiptare kalon Korridori VIII, që lidh Shqipërinë dhe Kosovën, nëpërmjet autostradës Durrës-Kukës-Merdar, mendojmë se nuk duhet anashkaluar dhe duhet punuar në forcimin e lidhjeve infrastrukturore edhe me Luginën e Preshevës. Në këtë mënyrë, trojet shqiptare, në rrethana të reja gjeopolitike, të cilat të sigurojnë qasje edhe në Korridorin X. Kalimi i Korridorit VIII nëpër trojet shqiptare, si dhe qasja në Korridorin X nëpërmjet Luginës së Preshevës mund t’i shndërrojnë trojet shqiptare në një faktor shumë të rëndësishëm në gjeopolitikën ballkanike.

Impakti i luftës së UÇPMB-së ishte i madh, sepse për Luginën e Preshevës tani më flitej në të gjitha kancelaritë më të rëndësishme dhe me problemet e saj merreshin të gjithë faktorët vendimmarrës, si NATO-ja, BE-ja, OKB-ja etj.

Ndonëse konflikti në rajon ka marrë fund më shumë se dhjetë vjet më parë, në Luginë të Preshevës ka një prani të madhe të forcave ushtarake e policore, që ndikojnë në krijimin e ndjenjës së frikës e të pasigurisë. Ndjenja e diskriminimit dhe izolimit është shumë e thellë. Rajoni ka qasje të kufizuar në investime, në punësim e në arsimim.

Në mendimin e tretë të Komitetit Këshillëdhënës të KE-së për Serbinë, gjithashtu shprehet shqetësim se ende janë të pranishme dallimet e theksuara në ushtrimin e të drejtave për minoritetet në mjedise të ndryshme në nivel republike. Nga kjo pjesë e mendimit mund të vijmë në përfundim se Qeveria serbe nuk ka qase të njëjtë ndaj të gjitha minoriteteve.

Që nga vendosja e ndërkombëtarëve në Kosovë plasohen ide për zgjidhjen e krizës në rajon. Nëse i përmbledhim mund t’i paraqesim tri ide për zgjidhjen e kësaj krize: shkëmbimi i territorit ndërmjet Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës; bashkimi me Kosovën, duke e shfrytëzuartë drejtën e vetëvendosjes; si dhe dhënien e statusit special politiko-territorial për Luginën e Preshevës.

Më e mundshme edhe nga ana praktike është ideja që ka të bëjë me dhënien e statusit special politiko-territorial për Luginën e Preshevës, në kuadër të të cilit shqiptarët do t’i realizonin të drejtat e tyre qytetare e kombëtare. Statusi i posaçëm i këtij rajoni do t’i mundësonte popullsisë shqiptare pjesëmarrje aktive në kuadër të hapësirës unike kulturore, arsimore, zhvillimin ekonomik dhe integrimin ekonomik me viset tjera shqiptare në kuadër të integrimeve rajonale e evropiane.

Shteti shqiptar prej viteve të ‘90-ta e ka dhënë një kontribut të madh në sferën e arsimit të lartë. Në pamundësi për t’i vazhduar studimet në universitetet e ndryshme në Serbi, nxënësit shqiptarë të vetmen mundësi për ta vazhduar shkollimin i kishin universitetin e Prishtinës dhe të Tiranës. Qeveritë shqiptare kishin rezervuar kuota në universitetet publike të shtetit shqiptar për studentëtshqiptarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Një politikë e tillë arsimore vazhdon edhe sot e kësaj dite. Duke e analizuar angazhimin e shtetit shqiptar në këtë sferë, mund të përfundojmë se Qeveria shqiptare, stafi i profesorëve të universiteteve publike të shtetit shqiptar po japin një kontribut kombëtar, intelektual e historik në bërjen e kuadrove të fushave të ndryshme dhe të kuadrove universitare për Luginën e Preshevës. Shteti shqiptar duhet të ngris çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në të gjitha instancat ndërkombëtare. Vetëm me një angazhim të tillë, qeveria serbe do të jetë nën presionin dhe vëzhgimin e ndërkombëtarëve dhe si rrjedhoj do të ketë një qasje të duhur ndaj shqiptarëve.

Sa i përket rolit të Kosovës në çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës mund të gjykojmëse mund të japin mbështetje në disa sfera, si në krijimin e mundësive që të rinjtë shqiptarë të studiojnë në universitetet e Republikës së Kosovës. Autoritet e Prishtinës në çështjen e serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Serbi duhet të vendosin parimin e reciprocitetit. Mirëpo, një gjë e tillë sigurisht që nuk mund të ndodhë, ngase faktori ndërkombëtar nuk do ta pranojë një qasje të tillë. Duke mos qenë anëtare e organizatave ndërkombëtare, Republika e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar nuk mund të angazhohet në lidhje me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Republika e Kosovës konsiderohet si rast sui generis’, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë të trajtimit dhe garantimit tejet të veçantë të të drejtave të minoriteteve. Plani i Ahtisaarit uofron minoriteteve, në veçanti atij serb të drejta, të cilat nuk i gëzon asnjë minoritete tjetër në Evropë. Në vazhdim ky plan në përmbajtjen e tij u kushton rëndësi të madhe të drejtave, garantimit dhe masave mbrojtëse për minoritetet, veçanërisht atij serb, siç janë ulëset e rezervuara në Legjislativ. Me Kushtetutë, gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe serbe. Në Parlamentin e Republikës së Kosovës, 20 vende janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk përbëjnë shumicë në Kosovë, ndërsa 10 vende për përfaqësuesit e komunitetit serb.

Nga mendimi i tretë për Serbinë të Komitetit Këshillëdhënës të Këshillit të Evropë mësohet se

Qeveria serbe në kuadrin ligjor për minoritete nuk e zbaton njëjtë në tërë hapësirën shtetërore. Prandaj, roli i shtetit shqiptar në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është më se i domosdoshëm. Këtë fakt e themi, ngase Shqipëria është edhe anëtare e institucioneve ndërkombëtare, ku mund ta ngrejë çështjen e shqiptarëve të këtyre tri komunave. Shteti shqiptar duhet ta shtrojë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në rrafshin regjional, rajonal dhe sidomos në atë bilateral. Marrëveshjet në rrafshin bilateral sigurisht që do të reflektohen edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës. E fundit që duhet përmendur është arritja e marrëveshjes ndërmjet dy qeverive për njohjen e diplomave universitare, një akt ky që i prek drejtpërdrejt edhe interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

BURIMET DHE LITERATURA

BURIMET ARKIVORE:

Arkivi Qendror i Shqipërisë:Fondi:Inspektorati i Lartë Civil i Tokave të Liruara (167)251, dosja 101, 7 1926.

Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë:Fondi:151, 1928, 151Arkivi i JugosllavisëFondi: Agrarna Reforma

Ministarstvo ProsveteKonstituivni akti Jugoslavije, Ustav Federativne Narodne Republike Jugoslavije, 1946.

Arkivi Shtetëror i Maqedonisë:Fondi:UDB-RSVR, Dosja 198, 400, 11845, 511, 43200948, 53000448Arkivi i Serbisë në Beograd:

- Fondet:Ministarsvo ProsveteSavet za Prosvete i Kulturu

Arkivi Historik Leskovcit:- Fondi:Skupština Sreza Leskovac 1944- 1967

Arkivi Historik i Vrajës :- Fondi :

Narodno Oslobodilačke Odbora ( NOO )

Arkivi i Gjimnazit “Skënderbeu” në PreshevëDitarët e punës të shkollës të viteve 1961 - 1975.Dokumente - materiale të kopjuara.

Arkivi i Partisë për Veprim Demokratik Fondi: i parregulluar

Deklaratë Politike e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, 29 shtator 2007.

Deklaratë Politike e Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës më 12 janar 2013.

Dokumenti - Teksti integral i Marrëveshjes së nënshkruar në Konçul, më 13. 2. 2001.Platformë Politike e Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, më 14 janar 2006.

BURIME TË BOTUARA:

Akti Final i Helsinkut (1975).

Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve kombëtare, ose etnike, fetare dhe gjuhësore (1992).

Draft i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Minoriteteve, neni 1/1.

Janaçkoviq, Branka, Kralevska Banska Uprava Banovine Prosvetne Odeljenje, Dokumenti 1936-1938, Vranjë, 2010.Karta Evropiane Sociale e vitit 1996.

Karta e Kombeve të Bashkuara, 26. 6. 1945.Karta Evropiane e Qeverisjes Vendore.Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale, ose të Pakicave.

Karta Kuadër Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Tiranë, 1996.

Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare (1995).

Konventa ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave racore të diskriminimit, neni 1(1968).

Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, neni 14 (1950).

Konventa për ndalimin dhe dënimin për krimet e gjenocidit, neni 2 (1948).Konventa për ndalimin e diskriminimit në arsim, neni 5/1 (1960).

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.Kushtetuta e Republikës së Kosovës.Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, 16 dhjetor 1966.Rezoluta e AP-së të KB-së për minoritetet, e vitit 1948, 217 CIII .

Statistički pregled Kraljevine Jugoslaviji 1921 po banovinama, Beograd, 1930.Ustav Republike Srbije.

Zakon o lokalnoj samoupravi (2002, 6, 7).

Zakon o osnovama sistema obrazovanja i vaspitanja (2004).

Zakon o službenoj upotrebi jezika i pisma.

Zakon o Zaštiti prava i sloboda nacionalni manjine (2002).

LITERATURA :

Abdyli, Ramiz, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910, Prishtinë, 2004.Abdyli, Ramiz, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, Libri 2, Prishtinë, 200.Abdyli, Ramiz, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Preshevë, 1941-1945, Kosova, 6, Prishtinë, 1977.Abdyli, Ramiz, Presheva dhe viset përreth në kryengritjen antiosmane dhe në Luftën Ballkanike, “Jehona”, Bujanoc, janar-shkurt, 1993.Abdyli, Ramiz, Presheva në LNÇ 1941-45, (Temë magjistrature - dorëshkrim), Prishtinë, 1977.

Administraivno-Teritorijalne promene u NR Srbji od 1834-1954 godine, Beograd, 1955.

AHRENS Hinrich, Geert, Diplomacia mbi tehun e thikës, Pengimi i konfliktit etnik dhe Grupi i Punës për Minoritetet i Konferencave për Jugosllavinë, Tiranë, 2010.Bajrami, Hakif, Qëndrimi i Jugosllavisë monarkiste ndaj arsimit dhe kulturës së shqiptarëve në Kosovë 1918-1941, Kosova, Prishtinë, 1983.Bajrami, Hakif, Naçertania, Prishtinë, 2004.

Bartoš, Milan, Medjunarodno javno pravo, Knjiga 1, Beograd, 1954.Bashkurti, Lisen, Institucionet ndërkombëtare dhe nismat rajonale, Tiranë, 2010.Benoit-Rohmer, Florence, Çështja e minoriteteve në Evropë, Tiranë, 1996.Boçi, Sonila, Minoritetet në Shqipëri ndërmjet identitetit dhe integrimit 1939 -1949, Tiranë,2012.Bogdanović, Dimitrije, Knjiga o Kosovu, Beograd, 1985.

Boriqi, Gjon, Lufta për paqen në ish-Jugosllavi, Tiranë, 2008.

Buja, Ramë, Çështja e Kosovës dhe shkatërrimi i Jugosllavisë, Prishtinë, 2007.

Buxhovi, Jusuf, Kosova, pjesa e dytë, Prishtinë, 2012.

Cana, Zekeria, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912, Prishtinë, 1979.Čanović, Svetozar, Specifićni problem nastave u školama Kosova i Metohije, Priština, 1967.

Castelan, George, Histori e Ballkanit, Prishtinë, 1998.

Cvijiq, Jovan, Osnovne za geografije i geologiju Makedonije i Stare Srbije, Beograd,1906.

Draguljub Sekulović, L. Gigović, Ćionici geoplotičkog položaja Srbije, Zbornik Radova, Geogrfski Institut, SANU, Beograd, 2007.Dževič, Esat, Sandžak, Multietnička regija, Tutin, 2010.

Ejupi, Arsim, Lugina e Preshevës, kompleks gjeohapësinor, Prishtinë, 2013.Fehmiu, Fatmir, Degradimi i pozitës së Kosovës pas çlirimit të saj, Rilindja, Prishtinë, tetor 1992.Girasoli, Nicola National Minorities, Who Are They?, Budapest: Akademiai Kiado, 1995.Gligorejević, Branislav, Paralament i političke stranke u Jugoslaviji 1919-1929, Beograd, 1979.Grčić, Mirko, Politička geografija, Beogard, 2000.

Gruda, Zenulah, Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Prishtinë, 2010.Hacisalihoglu, Mehmet, and Fuat Aksu, A general Intruduction to Minority Issues in th Balkan, Istanbul, 2007.

Hadri, Ali, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë, 1941-1945, Prishtinë, 1970.Hadri, Ali, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë, 1941-1945, Prishtinë, 1971.Hadživasilević, Jovan, Južna Stara Srbija - Preševska oblast, Beograd, 1913.Halimi, Naim, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në trevën e Karadakut, Kumanovë, 2001.Hamza, Jusuf, Mladoturska revolucija vo Osmanskata Imperija, Skopje, 1995.Hasani, Enver, Vetëvendosja, integriteti territorial dhe stabiliteti ndërkombëtar - Rasti i Jugosllavisë, Prishtinë, 2010.

Historia e Popullit Shqiptar, II, Tiranë, 2002.Historia e Popullit Shqiptar, III, Tiranë, 2007. Historia e Popullit Shqiptar, IV, Tiranë, 2008.Historia e Shqipris,vëll.,III,Tiranë,1884.Horvat, Josip, Politiçka pivijest Hrvatske, II, Zagreb, 1989.Hoxhaj, Enver, Politika etnike dhe shtetndërtimi i Kosovës, Pejë, 2008.Hrabak, Bogumil, Reokupacija oblasti srpske i Crnogorske države s Arbanoškom većinom stanovništva u jesen 1918 godine i držanje arbanasa prema uspostavljenjoj vlasti, Gjurmime Albanologjike, nr. 1, Prishtinë, 1969.Hyseni, Gafurr, Historiku i shkollave të para turke e serbe në Preshevë dhe rrethinë, Zgjimi, shkurt, Preshevë, 1999.Hyseni, Nehat, Popullsia si faktor i zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës, Preshevë,2004.Instituti i Historisë i Kosovës, Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës, Prishtinë, 1997.Islami, Hivzi, Rrjedha demografike shqiptare, Pejë, 1994.

Islami, Hivzi, E vërteta mbi shqiptarët në disa vepra antropogjeografike, Dituria, nr. 1, Prishtinë,1971.

Islami, Hivzi, Popullsia e Kosovës, studim demografik, Prishtinë, 1981.

Islami, Hivzi, Kosova dhe shqiptarët çështje demografike, Prishtinë, 1990.

Islami, Hivzi, Spastrimet etnike, politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve, Pejë, 2003. Ismajli, Rexhep, Mbi disa toponime në Serbinë e Jugut dhe Maqedoninë e Veriut, Gjurmime Albanologjike I-II, Prishtinë, 1970.Janjetovič, Zoran, Nacionalne Manjine u Jugoslaviji 1918-1941, Beograd, 2005.Jeriçek, Konstantin, Historia e serbëve, pjesa e parë, Tiranë, 2010.Kaparoti, Fracesko, Prava Pripadnika Etničkih, Vrskiu i Jezički Manjina, Beograd, 2001.

Kelmendi. Prof. Ibrahim, Një Shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë, 2006.

Krel, Aleksander, Položaj Nemačke nacionalne manine u Vojvodine na primeru nemaca u Suboticu, Položaj Nacinalne Manjine u Srbiji, SANU, Knjiga 30, Beograd, 2007.Kostić, Mihajlo, Vranjsko - Bujanovačka kotlina, Vranjski Glasnik br. XIV, Vranje, 1976.

Kostiq, Mita, Ustanak Srba i Arbanasa u Staroj Srbiji protiv turaka 1737-1739 i seoba u Ugarsku, Glasnik Skopskog naučnog društva, VII-VIII, Skopje, 1930.

Krivokapić,Boris, Zaštita manjina u regionalnim okvirima i putem bilateralnih sporazuma, Knjiga 2, Novi-Sad, 2004.

Krivokapić, Boris, Zaštita Manjina u medjunarodnom i uporednom pravu, Knjiga 1, Novi-Sad, 2004.

Krstić, Dž. Kolonizacija na Južnoj Srbije, Sarajevo, 1928.Kymlicky, W. Multicultural citizenship: a liberal theory of Minorities Rights, Oxford University Press, 1995.Lalaj, Ana, Kosova rruga e gjatë e vetëvendosjes 1948-1981, Tiranë, 2000.Latifi, Skender, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë, 2006.M. Janković, Branimir, Medjunarodno javno pravo, Naućna Knjiga, Beograd, 1970.M. Jovanoviq, Jovan, Diplomatska istorija nove Evrope 1918-1938, Knjiga II, Beograd, 1939.Macmillan, Margaret, Parisi 1919 - Gjashtë muaj që e ndryshuan botën, Tiranë, 2006.Malcom, Noel, Kosova, një histori e shkurtër, Tiranë, 1999.Marković, Jovan, Geografski oblasti SFRJ, Beograd,1966.

Mehmeti-Kamberi, Lendita, Shteti kandidat i Bashkimit Evropian, Tiranë, 2011.

Meta, Beqir, Tensionet greko-shqiptare 1939-49, Tiranë, 2002.

Microsoft Encarta Dictionary Tools 2006 Redmond, WA : Microsoft Corporation, 2005.

Mikuličić, Ivan i Jovanović Milan, Helenistički opidum iz Kršvice kod Vranja, Vranjski Glasnik, IV/1968.Milo, Paskal, Politika e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë, 2013.

Milo, Paskal, Ditari i një ministri të Punëve të Jashtëm, Tiranë, 2009.

Milo, Paskal, Bashkimi Evropian, Tiranë 2002.Milo, Paskal, Shqipëria dhe Jugosllavia, Tiranë, 1992.

Mirdita, Zef, Studime dardane, Prishtinë, 1979.Muhamet Tërnava, Studime për Mesjetën, Pejë, 2000.Muharremi, Ismail, Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj, pjesa 2, Prishtinë, 2010.

Murzaku, Th., Politka e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913, Tiranë, 1987.Mustafa, Avzi, Zhvillimi i shkollës fillore shqipe në Republikën e Maqedonisë 1945-1975, Shkup, 1998.Ndreca, Mikel, Fjalor fjalë e shprehjesh të huaja, Prishtinë 1986.

Nikolić-Stojančević, Vidosav, Leskovac i oslobodjeni predeli Srbije 1877-1878, Leskovac, 1975.Obradovič, Z., Manjine na Balkanu, Beograd, 2002.Obradoviq, dr .Milovan, Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë (1918-1941), Prishtinë, 2005.

Fetahaj, Jonuz - Bektashi Abdullah, Nasalca, vatër e Arsimit, Prishtinë, 2007.

Salihu, Xhemaledin, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999.

Ortakovski, Vladimir, Minorities in the Balkan, Skopje, 1998.

Osmani, dr. Jusuf, Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë, 1918-1941, Prishtinë, 1996.

Ostrogorski, Georg, Historia e Pernadorisë Bizantine, Prishtinë, 1998.

Pavlica, Branko, Bugarska Nacionalna Manjina u Jugoslaviji, Položaj Manjina u Saveznoj Republici Jugoslaviji, SANU, Beograd 1996.Petranović,Branko, Istorija Jugoslavije 1918-1978, Beogard, 1980.

Prof. Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë, 2006.Pirraku, Muhamet, Mula Idriz Gjilani, Prishtinë, 1995.Pittifer, James, Miranda Vickers, Çështja shqiptare dhe riformësimi i Ballkanit, Tiranë, 2007.

Przić, Ilija, Novo medjunarodno pravo, Beograd, 1934.

Poulton, Hugh, The Balkans, minorities and states in conflict, London,1991.

Pulaha, Selami, Mbi praninë e shqiptarëve në Kosovë gjatë shekujve XIV-XVII, E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë, 1990.Pulaha, Selami, Aspekte të demografisë historike të trevave shqiptare gjatqë shekujve XV-XVI, Studime historike, nr. 3, Tiranë,1985.Puto, Arben, Shqipëria politike 1912-1939, Tiranë, 2009.

Puto, Arben, Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha (1912-1914), Tiranë.

Rahimi, Shukri, Lufta e Shqiptarëve për autonomi, Prishtinë, 1978.Rahimi, Shukri, Kryengritjet shqiptare në Kosovë, 1908-1912, Kosova-Kosovo 1, Prishtinë, 1972.Rahimi, Shukri, Vilajeti i Kosovës, Prishtinë, 1969.Rakič,Mita, Iz nove Srbije, Knjiga 6, Leskovac, 1987.Rama, Bashkim, Ballkani pas rënies së Murit të Berlinit, Tiranë, 2013.

Ramadani, Ibrahim, Kosova Lindore, Buletini FSHMN-së, Prishtinë, 1998.Ramadani, Xhait, Bujanoci nëpër shekuj, Perspektiva.

Reka, Blerim, Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të UE-së, Bruksel, 2010.

Reka, Blerim, E drejta e vetëvendosjes - dimensioni ndërkombëtar i problemit të Kosovës, Shkup, 1996.Rexhepi, dr. Fehmi, Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945), Prishtinë, 1998.Rich, Norman, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914, Tiranë, 2009.Rizaj, Skënder, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ( 1877-1885), Prishtinë,1998.Rizaj, Skënder, Roli i shqiptarëve në Revolucionin xhonturk 1908, Kosova, III, Prishtinë, 1974.Rizaj, Skënder, Kaza Preševo 1896/7 godine, Upravno-politička organizacija i kulturne prosvetne institucije, Vranjski Glasnik, Knjiga IV, Vranje, 1968.

Rizaj, Skënder, Urbiranje džizje od hrisčanskog stanovništva u viljajetima Vranje i Preševo krajem XV stoleca, Libri II, Vranjski glasnik, Vranjë, 1966.Rushiti, dr. Liman, Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928, Prishtinë, 1981.

Rushiti, Limon, Ndarja territoriale dhe rregullimi administrativ i Kosovës 1878-1912, Prishtinë, 2004.Rushiti, Limon, Rrethanat politiko-shoqërore, Prishtinë, 1986.Sejdiu, Fatmir, Politika agrare si instrument i shtypjes nacionale në Kosovë, Prishtinë, 2001.Sekulović, Dragoljub, Geostrateški položaj i značaj geoprostora Vranjsko-Bujanovačke kotline, Globus, Vol.37, Beograd, 2006.

Selimi, Rexhep, Kontributi i Mulla Sinan Maxherës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Prishtinë,2003.Selmani, Mr. Aliriza, Gjilani me rrethinë 1908-1912, Prishtinë 1998.Selmani, mr. sc. Aliriza, Gjurmime historike për Gjilanin e rrethinën, Gjilan, 2009Shala, Xhavit, Ballkani, gjeopolitika dhe siguria II, Tiranë, 2002.Shala, Xheladin, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë,1990.Shatri, dr. Muhamet, Copëtimi i trevave shqiptare në Jugosllavi. Aneksimi i Kosovës nga Serbia 1945, Kosova, 27, Prishtinë, 2005.Shatri, dr. Muhamet, Copëtimi i trevave shqiptare në Jugosllavi. Aneksimi i Kosovës nga Serbia 1945, Kosova, 27, Prishtinë, 2005.Shatri, dr. Muhamet, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997.

Shukriu, Edi, Dardania paraurbne, Pejë, 1996.Skendi, Stavro, Zgjimi Kombëtar Shqiptar, Tiranë, 2000.Slijepčević, Doko, Srpsko-arbanško odnosi kroz vekova, 1983.

Staneci, Jahi, Presheva në fotografi dhe fjalë, Prishtinë, 2010.Stojanovski, Aleksander, Vranjski kadilluk u XVI veku, Narodni Muzej, Vranje,1985.Stojković, M. Ballkanski ugovorni odnosni (1876-1996), Beograd, 1998.Sylejmani, Haki, Selver Murati, Rexhep Selimi, Arsimi fillor shqip në Komunën e Preshevës,1945-1995, Preshevë, 2001.Tafili Hyskaj, Eva, Sfidat e nacionalizmit, rasti i Ballkanit, Tiranë, 2008.Tafili Hyskaj, Eva, Tranzicioni politik në Evropën Qendrore dhe Lindore, Tiranë, 2008.Thornbery, Patrick, International Law and the Rights of Minorities, Oxford, 1991.Thornbery, Patrick and Maria Amor Martin Estebanez, Minority rights in Europe, Strasbourg, Cedex, 2004.Uka, Sabit, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878, pjesa 1, Prishtinë, 1994.Uka, Sabit, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, Prishtinë, 1994.Uka, Sabit, Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë 1878-1912, pjesa 2, Prishtinë, 1994.Ukaj, Sulltane, Zhvillimi i arsimit në Kosovë 1945-1952, Prishtinë, 2006.Vasović, Milorad, Gornja Jabllanica - geografska svojstva, Beograd, 1998.Vasović, Milorad, Gornja Jabllanica, Beograd, 1998.Verli, Marenglen, Reforma agrare dhe kolonizuese në Kosovë, Tiranë, 1992.Vujicic, Mil. Ant., Rečnik mesta u oslobodjenoj oblasti Stare Srbije po službenim podacima, Beograd, 1914.Vukanović, T. P. Preševo, Vranjski Glasnik, b. II, Vranje, 1966.Weller, Marc, Shtetësia e kontestuar, Prishtinë, 2011.

Zahiti, Bashkim, E drejta evropiane, Prishtinë, 2013, 2005.

Zarje Mihajloviq, Borivoje Trajković, Školstvo u Vranjskom kraju od početka XIX veka do 1940 god., Vranje, 1970.

Zylfiu, Abdurrahman, Kurt Tërrnava , Bashkëluftar i Idriz Seferit, Jeta dhe Vepra e Idriz Seferir, Prishtinë,2003.Zylfiu, Ilir, Pozita e minoritetit shqiptar në Serbi, Revista Diskutime, nr. 3-4, 2013.Zylfiu, Ilir, Qasja e faktorit ndërkombëtar ndaj çështjes së minoriteteve në krizën jugosllave, Revista Diskutime, nr. 12, 2014.

Zylfiu, Ilir, Lugina e Preshevës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lugina e Preshevës në Lëvizjen Shqiptare gjatë historisë, Preshevë, 2013.

Shtypi:

RilindjaBujkuJehonaPerspektivaNacionali

Intervista dhe deklarata:

Shaip Duraku, 6.4.2011.Deputeti Shaip Kamberi, 8.7.2014.

Deklarat e marr : nga Musa Selman Salihu, 17.10.1997.Deklarat e marr : nga Isa Hebib Halimi, 20.11.1997.Deklarat e marr : Hasan Salihu, 1974.

Burimet nga interneti:

http://www. ns. rrota.uu/?cid=1,128,1635.http://www. Presheva.com, Numri i shqiptarëve nëpër komuna në Serbi,12.10.2014.http://dev.eurac.edu:8085/mugs2/do/browse.http:/conventions.coe.int/Treaty/EN/searching.asp?NT=148&CM=2&DF=.

http:/stabilitypact.org/.

http://www.INSTAT.http://www. Telegraf.com.http://www.stdudenti.info.http://www.preshevajon.com.

ANEKSEANEKSI 1Konçul, 13. 02. 2001 (KL - info) - Pas tri orёsh bisedimesh me tё dёrguarin e posaçёm tё Sekretarit tё pёrgjithshёm tё NATO-sё, Piter Feith, dje rreth orës 15.15 minuta nё Shtabin e Pёrgjithshёm tё UÇPMB-sё nё Konçul, u nёnshkrua Marrёveshja pёr armëpushim nё Kosovёn Lindore. Nё emёr tё faktorit ndёrkombёtar, Marrёveshjen e nёnshkroi i dёrguari i NATO-sё Pite Feith, kurse nё emёr tё shqiptarёve, marrёveshjen e nёnshkroi komandanti i pёrgjithshёm i UÇPMB-sё, Shefket Musliu.

Teksti integral i Marrëveshjes së nënshkruar nё Konçul P.C. Feith, Pёrfaqёsuesi Personal i Sekretarit Gjeneral tё NATO-s1. Nёnshkruesit pajtohen qё pa kushte tё respektojnё dhe tё mbikëqyrin armёpushimin dhe do tё pёrmbahen nga tё gjitha aksionet ushtarake, dhunёs dhe pёrdorimit tё forcёs kundёr njёri-tjetrit dhe forcave tё tё tjerёve.2. Nёnshkruesit pranojnё tё mbajnё autoritetin dhe kontrollin mbi tё gjitha elementet e tyre tё

armatosura dhe forcave paramilitare, kudo qё janё tё vendosura dhe tё pranojnё pёrgjegjёsinё e plotё pёr veprimet e tyre.3. Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare.4. Marrëveshja vlen për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё KS tё OKB-sё.5. Forcat e Armatosura nёnkuptojnё tё gjitha palёt grupet dhe individёt, tё cilёt e pranojnё autoritetin dhe komandёn e nёnshkruesёve duke pёrfshirё forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilёve tё armatosur, paramilitarёt, gardat kombёtare, milicinё, policinё kufitare, rezervistёt ushtarakë, policinё ushtarake, shёrbimin e intelegjencёs, ministrinё federale serbe dhe tё Punёve tё Brendshme, rebelimin special lokal dhe policinё antiterroriste si dhe tё gjitha forcat jo tё rregullta.6. Kushtet e marrёveshjes do tё hyjnё nё fuqi pas kёmbimit tё kopjeve tё nёnshkruara, nё prani tё tё Dёrguarit tё Posaçёm tё Sekretarit tё Pёrgjithshёm dhe do tё jenё efektive prej orёs 00.01, 13 mars 2001.7. MODALITETETa) Palёt pajtohen tё mbajnё dhe respektojnё armёpushimin, i cili pёrfshin tё gjitha llojet e

armatimit si dhe vendosjen e minave apo mjeteve tё tjera tё improvizuara eksplozive.b) Palёt pajtohem tё ndërmarrin të gjitha masat e mundshme pёr tё siguruar sigurinё dhe lirinё e lёvizjes sё cilitdo personel tё komunitetit ndёrkombёtarё nё rajon.c) Palёt pajtohen tё ruhen pozicionet e tanishme tё forcave tё tyre tё armatosura, me pёrjashtim tё armatimit tё rёndё rreth Buajnocit, tё cilat duhet tё kthehen nё kazerma, e jo tё shfrytёzojnё armёpushimin pёr t’i ndryshuar pozicionet e veta.8. KUFIZIMETa) Palёt pranojnё qё KOMKFOR-i, nё kёtё fazё, ta ruajë autoritetin nёn kushtet e Marrёveshjes Tekniko-Ushtarake mbi Zonёn Tokёsore tё Sigurisё dhe Zonёn Ajrore tё Sigurisё. Ata pranojnё KOMKFOR-in si autoritet tё vetёm, i cili vendos nёse, dhe nёn çfarё kushte, forcat e RFJ-sё lejohen tё kontrollojnё dhe kthehen gradualisht nё Zonёn Tokёsore tё Sigurisё. Nёse ai vendosë tё lejojë njё rihyrje tё tillё, zonat nё tё cilat forcat e RFJ-sё mund tё hyjnё, do tё jenё tё definuara gjeografikisht dhe njё definicion i tillё do t’i zёvendёsojë referencat e mёparshme, dhёnё nё kёtё marrёveshje, mbi “lokacionet e tanishme”. Nё tё gjitha aspektet e tjera, kushtet e dhёna do tё vazhdojnё tё vlejnё.b) Pas rihyrjes nga policia do tё kёrkohet tё veprojё nё mёnyrё tё paanshme dhe t’i zbatojё ligjet

e RFJ-sё/Serbisё, pa ndashmёri nё baza etnike, fetare apo racore.

c) Asnjё kusht i kёsaj marrёveshje nuk mund tё interpretohet si diçka qё anulon tё drejtёn pёr vetëmbrojtje. Vetëmbrojtja nënkupton pёrdorimin e asaj force tё domosdoshme dhe proporcionale, pёr ta mbrojtur veten, apo tё tjerёt, nga njё sulm, apo nga ndonjё sulm i mundshm. Secili pёrdorim i forcёs duhet tё kufizohet nё shkallёn, intensitetin dhe kohёzgjatjen e domosdoshme pёr vetёmbёrojtje e jo mё shumё. Hakёmarrja nuk ёshtё vetёmbrojtje dhe do tё paraqesë shkelje të armёpushimit tё Zonёs Tokёsore tё Sigurisё. Kufizimit i shtohet edhe ky pasus:Nё lidhje me paragrafin 8 nёn (a), kёtu deklaroj se unё dhe komandantёt e mi nuk pranojnё pёrgjegjёsi mbi aksionet spontane tё elementёve tё shqiptarёve lokal nё Sektorin C (Lindje), nё Zonёn Tokёsore tё Sigurisё.Shefket Musliu, komandanti i Shtabit tё Pёrgjithshёm tё UÇPMB-sё.Dёshmoi P.C. Feith, Pёrfaqёsues Personal i Sekretarit Gjeneral tё NATO-sё .

ANEKSI 2.KËSHILLTARËT SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS (PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË) NË SEANCËN E MBAJTUR MË 14 JANAR, NË PRESHEVË:

Duke qenë të vetëdijshëm se popullata shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (Lugina e Preshevës), po përballet me çështjen e pazgjidhur të statusit të vetë politik,

Duke u angazhuar për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar,

Duke u angazhuar për format e integrimit gjithëshqiptar, në kuadër të trendeve për integrime evropiane dhe euroatlantike,

Duke pasur para sysh se format e deritanishme të organizimit territorial nuk kanë ofruar mundësi adekuate për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës,

Duke u angazhuar për bashkimin dhe përqendrimin e fuqisë politike në zgjidhjen e këtyre çështjeve,

Duke u bazuar në aktivitetin e deritanishëm politik dhe rezistencën e armatosur të shqiptarëve të këtij rajoni,

Duke gjetur mbështetje të kërkesave të veta në dokumentet ndërkombëtare (OKB, OSBE, KE), që garantojnë të drejtat e njeriut dhe pakicave,

MIRATUAN KËTË:PLATFORMË POLITIKE

I. PARIMET

o Në kohën kur Kosova ka hyrë në fazën më të rëndësishme të përcaktimit të subjektivitetit të saj politiko-juridik, kur tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor synon përshpejtimin e procesit në rrjedhat e integrimeve euroatlantike, subjektet shqiptare në Luginë të Preshevës shohin nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete dhe të koordinuara për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të këtij rajoni në frymën e proceseve integruese që po zhvillohen në Evropë,

o Këshilltarët shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (në tekstin e mëtejmë këshilltarët), konsiderojnë se derisa nuk bëhet një zgjidhje e drejtë e çështjes së shqiptarëve të Luginës, rajoni do të vazhdoj të mbetet vatër e krizës permanente dhe pengesë për integrime euroatlantike,

o Këshilltarët kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve të Luginës të garantohen në kuadër të instalimit të mekanizmave të vlerave të përbashkëta për komunitetet që përbëjnë shumicën

absolute pjesë të caktuara të rajonit (Ballkan Perëndimorë), duke u angazhuar për krijimin e lidhjeve speciale të Luginës së Preshevës me Kosovën

o Në frymën e këtyre vlerave duke gjetur mbështetje në dokumentet fundamentale që institucionalizojnë mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive, siç janë:

Karta e OKB-së, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, Konventa kornizë evropiane për të drejtat e pakicave, Konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, Karta evropiane për gjuhët regjionale dhe të pakicave, Dokumentet e OSBE-së, prej të cilave veçojmë: Sugjerimet nga Lundi, Osllo dhe Haga, Aktin final të Helsinkut 1975 Karta e Parisit për Evropën e re 1990, Dokumentin nga Kopenghaga - Dimensioni njerëzor,

II. KËRKESAT E VEÇANTA:

o zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme e çështjes së Luginës së Preshevës nënkupton respektimin e plotë të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve përmes zgjidhjes së drejtë të çështjeve si:

Këshilltarët mbrojnë qëndrimin se Lugina e Preshevës duhet të ketë formën e organizimit administrativo – territorial me funksion në sferat e gjyqësisë, policisë, arsimit, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare, shëndetësisë, zhvillimin ekonomik, kulturës, planifikimin lokal, ambientin ekologjik, resurset natyrore, sferën e banimit, shërbimet sociale,

Të bëhet decentralizimi i pushtetit dhe transferimi i kompetencave prej nivelit qendror në nivelin e vetadministrimit lokal dhe rajonal, institucioneve tjera shtetërore e posaçërisht në sistemin gjyqësor ku duhet krijuar Gjykatën e Qarkut, Gjykatën Tregtare, Këshillin për kundërvajtje me kompetencë territoriale për këtë rajon,

Të bëhet demilitarizimi i plotë i Luginës së Preshevës dhe tërheqja e bazave ekzistuese si dhe atyre në ndërtim,

çështja e sigurisë publike të jetë në kompetencë ekskluzive të policisë multietnike dhe strukturave të saj komanduese,

Zhvillimi ekonomik i rajonit përmes krijimit të kushte lehtësuese të kreditimit të ndërmarrjeve të vogla apo të mesme, tërheqjes së kapitalit të huaj, krijimit të qendrave të biznesit me, krijimin e Zonës së Lirë Tregtare, bashkëpunim ndërkufitar në kuadër të projekteve me donatorët ndërkombëtarë,

Privatizimi i ndërmarrjeve ekzistuese shoqërore të bëhet me krijimin e kushteve të barabarta të pjesëmarrjes,

Sistemi arsimor në Luginë të Preshevës të harmonizohet me sistemin arsimor të Kosovës, konform standardeve evropiane për arsim,

Integrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat e pushtetit lokal dhe të gjitha institucionet shtetërore e publike të të gjitha niveleve,

Aplikimi zyrtar i gjuhës dhe shkrimit shqip në institucionet e vetadministrimit lokal, institucionet shtetërore dhe ato publike të të gjitha niveleve,

Përdorimi i zyrtar publik i simboleve kombëtare të shqiptarëve, si dhe e drejta e shënimit publik të datave të rëndësishme nga historia kombëtare,

Themelimi i institucioneve për shprehjen, ruajtjen, avancimin e vlerave kulturore, informative, fetare dhe tradicionale, specifike për shqiptarët

Krijimi i institucioneve të veçanta për mbrojtje sociale të shtresës së rrezikuar të popullatës,

Zhvillimi i institucioneve ekzistuese shëndetësore për mbrojtje primare të popullatës dhe krijimi i mundësisë për mbrojtje sekondare shëndetësore të popullatës së Luginës së Preshevës përmes ndërtimit të një spitali për këto komuna dhe,

Kthimi i qëndrueshëm i popullatës së zhvendosur përmes kompensimit të dëmeve në pasuritë e tyre, zhvillimit të infrastrukturës rrugore, shëndetësore, arsimore,

Respektimit të plotë të Ligjit për Amnesti (Fletorja zyrtare e RFJ-së, nr. 37/2002 të datës 03.07.002) për ish pjesëtarët e UÇPMB-së, dhe ndërprerja e të gjitha proceseve gjyqësore të montuara ndaj shqiptarëve, lirimin e të burgosurve politik,

Të bëhet ndërprerja e fushatës frikësuese përmes dërgimit të ftesave për shërbim ushtarak,

Të bëhet ndriçimi i rasteve të vrasjes së civilëve në periudhën 1999,2001 që kanë ndodhur në këtë rajon,

Trajtim adekuat të diasporës shqiptare të këtij rajoni nga institucionet vendore përmes ruajtjes së lidhjeve të diasporës me vendlindjen, me jetën, me zakonet, me gjuhën dhe kulturën e tyre si dhe të inkurajimit për investimin e kapitalit të tyre në rajon,

Për realizimin e qëllimeve të sipërshënuara këshilltarët shqiptarë shtrojnë nevojën e krijimit sa më të shpejtë të organit të përbashkët reprezentues (Këshillin Nacional).

III. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE:

Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e vitit 1992 për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik, territorial –kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të Parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën.

ANEKSI 3

K U V E N D II KËSHILLTARËVE SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS

Nisur nga keqësimi i rrethanave politike në të cilat gjendet Lugina e Preshevës, e cila vjen si pasojë e:

- Mospërfilljes së kërkuesve politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të paraqitura në Platformën Politike të 14 janarit 2006,

- Të indinjuar nga deklaratat e zyrtarëve serb për rimilitarizim të Luginës së Preshevës që paraqiten kërcënuese për paqen dhe stabilitetin rajonal,

- Në kohën kur Kosova ka hyrë në fazën më të rëndësishme të përcaktimit të subjektivitetit të saj politiko juridik, kur tërë rajoni i Ballkanit Perëndimorë synon përshpejtimin e procesit të integrimeve euro-atlantike,

- Për të jetësuar iniciativën e paraqitjes me një zë kombëtar, i cili do të ndihmonte internacionalizimin e përpjekjeve tona për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të këtushëm në frymën e proceseve euro-integruese, :

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në seancën e mbajtur më 29 shtator 2007 në Preshevë, miratoi këtë:

DEKLARATË POLITIKE

Në periudhën pasuese, gjithnjë në mbështetje të orientimeve strategjike politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Kuvendi:

- Rikonfirmon përkrahjen e plotë për Platformën politike të aprovuar më 14 janar 2006;

- Përkrahë pa rezervë Planin e presidentit Ahtisaari si të vetmin kompromis të mundshëm për zgjidhjen e statusit të Kosovës i cili do të prodhojë paqe, stabilitet rajonal si dhe do t’ hapë rrugë demokratizimit dhe integrimit edhe të Serbisë në familjen euroatlantike,

- Mbështetur në parimin e reciprocitetit angazhohet për aplikueshmërinë e vlerave dhe garancive të këtij Plani nga sfera e mbrojtjes së komuniteteve edhe në Luginë të Preshevës;

- Shpreh shqetësim për zvarritjen e paarsyeshme të procesit të definimit të statusit të Kosovës;

- Duke i cilësuar si kërcënuese për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës, gjykon dhe e konsideron të papranueshme çfarëdo forme të militarizimit të Luginës së Preshevës;

- Kërkon ngritjen e nivelit të vëmendjes së faktorëve relevant ndërkombëtarë në përcjelljen me përkushtim të situatës së rëndë në Luginë të Preshevës dhe ndërmarrjen e hapave të duhur në përmirësimin e saj;

- Vlerëson se prezenca e mekanizmave ndërkombëtarë në Luginë të Preshevës paraqet preventivë për ruajtjen e sigurisë paqes, stabilitetit rajonal dhe prosperitetit të tij;

- I brengosur për ngecjen e procesit politik të filluar më 2001, tërheq vërejtjen se eskalimi i situatës në këtë rajon do të reflektonte pasoja të padëshirueshme jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe mbarë rajonin;

- Konstaton jofunksionalitetin e punës së Trupit koordinues, dhe refuzon pjesëmarrjen në Vendimin (23 gusht 2007) për riorganizimin e tij. Kuvendi do të jetë kompetent për marrjen e vendimeve lidhur me raportet me Trupin Koordinues;

- I bindur se themelimi i Këshillit Nacional është në interes të shqiptarëve të këtij rajoni, konfirmon angazhimin në ngritjen e pozitës ligjore të Këshillit Nacional dhe formimin e tij,

- Konfirmon qëndrimin se Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës është organ politik përfaqësues i shqiptarëve të këtij rajoni kompetent për marrjen e vendimeve politike strategjike në drejtim të definimit të statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës konform Platformës Politike,,

Preshevë, 29 shtator 2007

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës