punim diplome...subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTET I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME “HUAZIMI I TEMAVE LETRARE NGA FOLKLORI SHQIPTAR- RASTI MITRUSH KUTELI” KANDIDATI: MENTORI: DRITA PRUSHI DR. ROVENA VATA GJAKOVË, 2019

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

99 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTET I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

“HUAZIMI I TEMAVE LETRARE NGA FOLKLORI SHQIPTAR-

RASTI MITRUSH KUTELI”

KANDIDATI: MENTORI:

DRITA PRUSHI DR. ROVENA VATA

GJAKOVË, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTET I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DPLOME

“HUAZIMI I TEMAVE LETRARE NGA FOLKLORI SHQIPTAR-RASTI

MITRUSH KUTELI”

Komisioni:

Kryetar____________________________________

Anëtar_____________________________________

Anëtar_____________________________________

KANDIDATI: MENTORI:

DRITA PRUSHI DR. ROVENA VATA

Gjakovë, 2019

Page 3: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

3

Pasqyrat e lëndës

Deklarata e kandidatit.......................................................................................4

Falenderimi.........................................................................................................5

Hyrje....................................................................................................................6

1.KREU I: Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe................................................7

1.1 Jeta e Mitrush Kutelit..................................................................................11

1.2 Krijimtaria letrare.........................................................................................17

1.3 Kritika...........................................................................................................23

2.KREU II: Temat dhe tematika e huazuar nga folklori shqptar................26

2.1 Tema e lugatit...............................................................................................26

2.2 Tema e vdekjes.............................................................................................27

2.3 Tema e urimit................................................................................................28

2.4 Tema e mallkimit..........................................................................................28

3.KREU III: Folklori shqiptar i huazuar te “Tregimet e moçme shqiptare”

.............................................................................................................................30

4.KREU IV: Huazimi i frazelogjisë nga folklori shqiptar.............................31

Përfundimi.........................................................................................................33

Literatura...........................................................................................................34

Page 4: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

4

DEKLARATA E KANDIDATIT

Unë Drita Prushi, deklaroj se kjo temë e diplomës e titulluar: “Huazimi i temave letrare nga

folklori shqiptar-rasti Mitrush Kuteli” është punim origjinal i imi dhe është përgaditur nga unë.

E gjithë literatura për këtë punim si edhe burimet e tjera, që janë shfrytëzuar janë të renditura në

mënyrë kronologjike, me referenca dhe me citate.

Punimi është punuar në bazë të rregullorës së Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, si dhe duke u

mbështetur në këshillat e mentores sime për të përgatitur këtë temë diplome.

Page 5: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

5

Falënderim

Dua të shpreh mirënjohjen për udhëheqësen time shkencore Prof. Dr Rovena Vata, e cila më

ndihmoi në mënyrë të pakursyer me profesonalizmin e saj të lartë akademik, deri në finalizimin e

kësaj teme.

Falënderoj departamentin e Letërsisë Shqipe të fakultetit të Filologjisë në Gjakovë, për miratimin

e kësaj teme diplome, për ndihmën e pakursyer dhe dashamirësinë ndaj kërkesave tona.

Falënderim dhe mirënjohje e pakufishme dhe për familjen time, e cila më nxiti dhe më inkurajoi

vazhdimisht, duke më krijuar gjithë hapësirat e duhura, për t`ia dalë mbanë kësaj detyre.

Page 6: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

6

HYRJE

Shkrimtarët e traditës, ata me të cilët jemi edukuar letrarisht, shpesh i kemi parë me shijen e

kritikës së kohës apo me temat e metodës së realizmit socialist. Sot më ballafaqimin e veprave të

tyre me një tjetër sistem të vlerësimit dhe të analizës apo edhe me një tjetër shije të publikut na

lind dëshira për t’i rilexuar.

Objekt i këtij punimi do të jetë qasja ndaj huazimit të temave letrare nga folklori, rastin konkret

kemi marr Mitrush Kutelin, me synimin për të hetuar këto huazime, që i jep veçansinë edhe

letërsisë shqipe dhe e bën Kutelin një prej shkrimtarëve më origjinal në letërsinë shqipe.

Pikërisht lidhja me folklorin dhe mitin, qoftë mit të botës shqiptare apo i historisë njerëzore,

është fusha kryesore e kërkimit tonë. Kjo zgjedhje është kushtëzuar nga ajo tërheqje e veçantë,

pothuajse magjike mbireale, që shpeshherë e shohim në rrëfenjat apo tregimet e Mitrush Kutelit.

Qëllimi i punimit nuk është vetëm të tregojë këto elemente apo huazime të temave nga folklori,

por edhe të tregojmë apo të shpjegojmë veprimtarinë dhe rëndësinë e Kutelit në letërsinë shqipe.

Rrëfimet e rrëfenjat e Mitrush Kutelit janë vënë prej kohësh, në vëmendjen e studiuesve të letërsisë

shqipe. Kjo vëmendje nxitet edhe nga fakti se për to në të kaluarën është folur shumë pak apo

pothuajse fare.

Por ajo që bindshëm e justifikon vëmendjen që po tërheq sot në opinionin letrar emri i Mitrush

Kutelit, është fakti se vepra e tij megjithëse e shkruar më shumë se gjysmë shekulli më parë, ende

i sjell të fshehta studiuesve të letërsisë. Ata e shohin atë nën dritën e studimeve të reja të kritikës

dhe nga ana tjetër Kuteli lexohet ndryshe, ku më parë në mungesë njohurish apo lirie në

përfytyrimin e asaj, që ishte letërsi apo folklor.

Page 7: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

7

KREU I

Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe.

Mitrush Kuteli (pseudonimi i Dhimitër Paskos) është një nga penat më të fuqishme në letërsinë

e viteve 30, i cili bashkë me krijues të tillë, si: Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Ernest

Koliqi, Migjeni etj.., krijuan letërsinë më cilësore dhe më të larmishme brenda krejt kësaj periudhe

kohore. Me Kutelin ndodh si me gjithë shkrimtarët e tjerë të mëdhenjë: është e vështirë pothuajse

e pamundur, ta futësh në kuadrin e një drejtimi apo epoke të caktuar letrare. Metaforikisht, Martin

Camaj do ta karakterizonte si një:”1mik triditësh” të tyre. Ai është unik, i papërsëritshëm në llojin

e vet, tradicional dhe modern njëkohësisht.

Origjinaliteti i tij qëndron në faktin se për të modernizuar prozën, ai nuk iu drejtua modeleve të

prozës së huaj, por modeleve të rrëfimit popullor shqiptar. Vërtet thuhet se ai është shkrimtari i

parë që, shënon fillesen e prozës moderne, por të mos harrojmë, që ai shënon njëkohësisht edhe

kulmin e saj, sepse nuk njohim autor tjetër deri më sot që t’i ketë kapërcyer standatet e tij letrare.

Studiuesit me të drejtë e përqasin atë me shkrimtarë të tillë, si: Borhes apo Markez, por nënvizojmë

se Kuteli ka shenja të veçanta kundrejtë tyre. Ai është unik në gjithçka: në përmbajtje, në stil, në

gjuhë. Lexuesi duhet të jetë i pajisur me një shqisë të veçantë për leximin e veprës së tij, me një

pikë vështrim të ndryshëm nga ajo që i është dashur për të gjithë pjesën tjetër të prozës shqitare,

por gjithsesi, përkundër kësaj, ai ishte një shkrimtarë i dashur dhe i preceptueshem për të gjithë, si

për shqiptarin e Shqipërisë, si për atë të toskërisë, si për atë të gegërisë, të Kosovës apo të diasporës.

Dihet se thelbi i artit të Kutelit është tregimi, më saktë një lloj i veçantë i tij; rrëfenja, gjë që

përbën një lloj të ri letrar, një risi. Për sa i përket preceptimit të veprës së tij nga studiues të

ndryshëm, ai vjen me vlerësime nga më të lartat, duke e konsideruar nga autorët më të rëndësishëm

të letërsisë e klturës shqipe. Shkrimtar me botë të madhe intelektuale dhe krijuese të veçantë në

shumë fusha të jetës, të cilat fati i keq i la në mes të udhës, duke i ndërprerë veprën dhe jetën e një

gjeniu të madh. Jetë dhe vepra, e cila shpesh mbulohet nga pluhuri i harresës, sepse edhe kur rreket

të shpërfaqet, është e pakët gjasa t’i afrohet madhështisë së tij. Ishte një intelektual i plotësuar dhe

shumë i fuqishëm në mendimet dhe rrëfimet e tij. Kjo përshtypje të krijohet sapo ke lexuar një

1 M.Camaj, Kuteli ende i pazbuluem, në: “Hylli i Dritës”, 3-4,1994, f.82-83.

Page 8: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

8

libër te tij, qoftë edhe për të disatën herë. Kishim dashur ta njohim nga afër dhe ta falënderonim

për vlerat e kënaqësitë që na dha vepra e tij, po nuk e patëm këtë fat.

Kuteli shkroi dhe analizoi veprat e shumë bashkëkohësve të tij, me një dashuri dhe

profesionalizëm të lartë. Në poezi, prozë apo kritikë të quajtura prej vete shkrimtarit shënime

letrare, dhe do të kuptosh qartazi kush është ekonomisti, shkrimtari e mbi gjithçka intelektuali,

Mitrush Kuteli.

Askush nuk ka mundur të analizojë dimensionet e Nolit si Kuteli. Një analizë e mirëfilltë e

rrallë profesionale dhe zbërthimin njerëzor të tij nëpërmjet saj. “Gazetar, teolog, orator, dramaturg,

historian, kritik, letrar dhe gjithnjë poet, në këto vitet e fundit kompozitor. Fan. S. Noli ka sjellë

në gjithë degat ku ka punuar një sulm të tijën, një vrull e një verb të panjohur, madhor. Edhe të

gjitha këto dhurata, gjithë ky veprim i tij, prej dyzet e ca vjet, vetëm në shërbimin e një ideali:

ideali shqiptar. Një ideal, si t‘i thuash shoqëror - kombëtar: gjithmonë shoqëror e gjithmonë

kombëtar. Dhimitër Pasko është një nga personalitetet më të mira letrare, pse mos të themi se ai

është babai i prozës realiste shqipe dhe zë një vend të merituar nga më të lartit në Historinë e

Letërsisë Shqipe. Në letërsinë artistike njihet me shumë emra, por më i përdoruri njihet me emrin

Mitrush Kuteli.

Dhimitër Pasko ka një jetë të pasur letrare në shërbim të edukimit letrar të brezave të Shqipërisë.

Ky personalitet i kulturës sonë nuk ka qenë vetëm krijuesi i tregimit të famshëm “Vjeshta e

Xheladin Beut” apo autori i “Pesha e Mëkatit”, por është autor edhe i të tjera tregimeve - rrëfenja,

si: “Netë Shqiptare”, “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, “Pylli i

Gështenjave”, “Xinxifilua”, “Tregime të Moçme Shqiptare”, “Baltë nga kjo tokë”, “Në një cep të

Ilirisë së Poshtme” etj.

Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e

marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema e gjakmarrjes. Mitrush Kuteli ose

Dhimitër Pasko (dhe pseudonimet e tjera: Janus, J, Izedin Jashar Kutrulija, Iz, Iz – ja – ku, Lugati,

M. Liqerasi), nuk ka qenë vetëm publicist kritik dhe antikonformist, por edhe një përrallëtar dhe

përkthyes i mrekullueshëm. Ai na përktheu në gjuhën shqipe kryevepra të letërsisë botërore nga

Gogoli, Krillovi, Shcedrini, Turgenjevi, deri tek tregimet e hershme të Gorkit, Ostrovski etj.

Page 9: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

9

Sipas profesorit të Universitetit të Tiranës dhe përkthyesit tone të mrekullueshëm, Jorgji

Doksani, “Pasko ishte njeri i ditur e me kulturë të thellë. Kishte një talent të madh si krijues artistik

dhe ishte origjinal në krijimtarinë artistike. Po ashtu ai ishte një lëvrues i mahnitshëm i gjuhës

shqipe. Pas Fan Nolit, është përkthyesi më i mirë”.

Ai ka meritën se hodhi bazat e një tregimtarie origjinale moderne në letërsinë shqiptare. Kuteli

botoi për së gjalli 12 libra në fushën e letërsisë artistike ku edhe këtu shpaloset talenti dhe aftësia

e tij krijuese si prozator, poet, folklorist, publicist, përrallëtar dhe kritik letrar. Dhimitër Pasko ose

siç e njohin në letërsi, Mitrush Kuteli, njihte shumë mirë gjuhën rumune, ruse, greke, italiane dhe

frënge. Gjatë vitit 1943 punoi pranë shoqërisë SASTEB. Është interesant fakti se në vitet e

okupacionit, Dhimitër Paskon e etiketonin si “të kuq”; shtëpinë në Pogradec ia dogjën dhe babain

ia vranë italianët?! Gjatë okupacionit gjerman punoi pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë si

konsulent për çështje monetare. Kjo detyrë e çoi përsëri të përballej me Komandën Gjermane për

shkak të emetimit të monedhës së re, që kërkonin të nxirrnin gjermanët në Shqipëri për të financuar

ushtrinë e tyre. Kundërshtimi dhe sabotimi i kësaj monedhe i rrezikoi përsëri jetën. Kur gjermanët

shkojnë ta arrestojnë në Bankë, ai doli nga një portë anësore dhe më pas shkoi në çetën partizane,

në Priskë (Kuptohet pse nuk shkoi tek Balli Kombëtar?!).

Kuteli 2është një shkrimtar i gjithanshëm i letërsisë shqipe. Veprat e tij letrare shtrihen në

shumë trajta, forma e gjini. Ai, që nga fundi i viteve njëzet nisi të shkruajë kritikë letrare

sistematike në rubrikën Shënime letrare. Këtë veprimtari e zhvilloi edhe në vitet tridhjetë e dyzet.

Kështu, ai është i pari autor shqiptar që botoi libra kritike: Lasgush Poradeci (1937) e Shenime

letrare (1944). Puna e tij zbuluese letrare lidhet me botimin e dy autorëve të njohur, Noli e

Poradeci, kurse kritikat për poezinë e tyre janë ndër më të mirat deri më sot.

Ai krijoi edhe një formë të veçantë të eseut që lidhet me interpretimin e veprave personale

si: Sulm e lotë, e poashtu për format paraletrare, duke analizuar tekstet e gurëve të varreve te Në

Prizren, midis të vdekurve e të gjallëve. Në fushën e poezisë vepra e tij themelore mbetet Sulm e

lotë, ku përfshihen Poemi kosovar e Poem i Shëndaumit. Po, rëndesia e veprës letrare të Mitrush

Kutelit, në rrjetën e vlerave të letërsisë shqipe, lidhet me tregimet e novelat, me të cilat ai hap një

kapitull të veçantë të prozës shqipe, madje një stilt të veçantë të krijimit në prozë, që do të ndiqet

2 Sabri Hamiti, Studime Letrare- Libri 21, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Prishtinë, 2003, f. 461-462.

Page 10: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

10

më vonë nga autorë të tjerë. Kështu ai është krijues i përherëshëm i një rrjedhe të prozës moderne

shqipe.

Kuteli ka pasur një fat të pazakonshëm jetësor e letrar. I përkiste tipit të shkrimtarit të dijshëm

të eruditit. Ai u shkollua deri në nivelin e ekspertit për ekonomi e financa, ku botoi vepra të

rëndësishme, mirpo zjarmia letrare e kishte kapur që në fëmijni dhe nuk e lëshoi deri në ditët e

fundit të jetës. Malli për vendin e lindjes Shqipërinë, duke jetuar gjatë jashtë saj,është njëri nga

motivimiet e përhershme të veprës së tij letrare. Nga ana tjetër, kthimi në realitetin e egër shoqëror

e politik të Shqipërisë i solli probleme gjatë gjithë jetës. Ai u burgos, iu mor leja për botim, madje

u shpall tradhtar e shkrimtar fashist, edhe pse Poema për Shëndaumin është klithje për shtëpinë e

djegur dhe babain e djegur nga fashistët.

Vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmë e ndaluar dhe s`u botua e plotë deri në vitin nëntëdhjetë,

kurse në faza të ndryshme kohe as u mësua e as u fol për të.Ky, në të vërtëtë, është fati i shkrimtarit

i cili nuk iu përshtat asnjërit nga dy sistemet e Shqipërisë: Monarkisë e Komunizmit. Po dhe të dy

sistemet nuk e duruan atë si njeri të kulturës e të fjalës së lirë.

Në veprën letrare, Kuteli zakonisht kaloi përtej realitetit të përditshëm. Tema themelore e

artiti të tij është dashuria, madje dashuria për Shqipërinë e tejkohshme, të përhershme. Gjatë gjithë

jëtës ëndërroi të shkruante për rrënjët shqiptare e kulturore të njohura në Iliri. Në rini ai imagjinonte

krijimin e poemës lirike, kurse në pleqëri të romanit lirik. Lidhur me jetën e me veprën e vet Kuteli

ka lënë dy tekste autobiografike: Kujtesa (1965) dhe Testamenti, përafërsisht i kësaj kohe, të cilët

dëshmojnë për të gjitha tmerret shpirtërore e jetësore të shkrimtarit në vitet e hershme, e sidomos

në vitet e vonshme të ndjekjes e të mënjanimit. Këto tekste marrin peshë kur studiohet vepra e tij

dhe ndihmojnë për të krijuar portretin e shkrimtarit të ndjekur në diktaturë. Tmerri i këtyre teksteve

është se Kuteli dëshmon që ndjekësit më të njohur të shkrimtarëve kane qenë vetë shkrimtarët për

xhelozi e maliciozitet.

Page 11: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

11

1.1Jeta e Mitrush Kutelit

Dhimitër Pasko, i njohur si shkrimtar me pseudonimin Mitrush Kuteli, lindi më 1907 në

Pogradec.Vdiq në Tiran më 1967. Mbi gjysmën e jetës së vet e kaloi jashtë vendit, në studime apo

në punë. Mitrush Kuteli, bashkë me Ernest Koliqin, është themelues i prozës moderne shqipe dhe

njëri ndër autorët më të njohur të modernitetit shqiptar. Madje, ka mendime që Kutelin e shohin

bashkë me Lasgushin si autor themelor të letërsisë moderne shqiptare.

Kuteli mësimet fillore i bëri në Pogradec, kurse shkollën e mesme tregtare e kreu në Selanik.

Më 1928 shkon në studime ekonomike në Bukuresht, të cilat i mbaron më 1931, për të vijuar

mandej deri në marrjen e doktoratës më 1934. Gjatë viteve në vijim bën punë bankiere në Rumani.

Në vitin 1941 e nisin të mobilizuar në front. Më 1942 arrin të kthehet në Shqipëri. Edhe në Shqipëri

punon në bankë deri më 1946. Më 1947 arrestohet dhe mbahet në burg dy vite, deri më 1949.

Pastaj nis punën si përkthyes në gazetën “Zëri i popullit”, e më vonë në Shtëpinë botuese “Naim

Frashëri”.

Kuteli më 1928 nis të botojë artikuj kritikë për shkrimtarët shqiptarë dhe tregime në

Shqipërinë e re të Konstancës. Duke qenë kryetar i studentëve shqiptarë të Rumanisë, boton në

Konstancë librin “Vallja e Yjeve” të Lasgush Poradecit. Po këtij autori ia boton librin e dytë, “Ylli

i Zemrës”, në Bukuresht më 1937.

Më 1938 boton librin “Net shqiptare” me rrëfimet e veta të botuara një decenie më parë te

Shqipëra e re. Pas kthimit në Shqipëri, më 1943, boton poezitë e Fan S. Nolit, “Mall e brengë”. Po

në këtë vit riboton “Netët shqitare”, boton një libër tjetër tregimesh, “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”,

dhe librin me poema “Sulm e lotë”. Një vit më vonë, më 1944 boton “Kapllan Aga i Shaban

Shpatës”, tregime, “Shënime letrare”, kritika, dhe “Havadan në havadan”, pamflete satirike-

politike. Bashkë me Kokonën, Spassen e Hakiun nis nxjerrjen e Revistës letrare. Më 1945 merr

pjesë në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe hyn në redaksinë e revistës “Bota

e re”.

Në vitin 1946 jep në shtyp librin “Dashuria e babait Artan”, që nuk del e plotë. Madje humben

disa dorëshkrime të rëndësishme. Mbasi i kthehet leja e botimit, boton vëllimet “Pylli i

Page 12: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

12

Gështenjave” (1958), “Xinxifilua” (1962) dhe “Tregime të moçme shqiptare” (1965). Pas vdekjes

i botohen librat: “Baltë nga kjo tokë” (1973) dhe “Në një cep të Ilirisë së Poshtme” (1983).

Tekstet 3autobiografike gjithnjë marrin peshë për të njohur jetën e krijuesve, e veçanërisht për

shkrimtarët si Mitrush Kuteli, që për të gjallë veprat e tyre si dhe jeta e tyre keqinterpretohen

qëllimshëm. Zhanri autobiografik gjithnjë ka sharmin e shkrimit, që dëshmon për vetveten, pra për

një subjektivitet, kurse kur ky subjektivitet shtrihet edhe në fushën e krijimit atëherë zhanri afrohet

kah letërsia, pra dëshmia dhe fantasia për një jetë.

Kuteli ka lënë tri shkrime të tilla, që u përkasin kohëve të ndryshme dhe lidhen me artin e me

jetën e autorit, duke treguar faza të jetës e të krijimit të tij, që nga koha kur hynë në letërsi në

mënyrë pasionantë deri në kohën kur përmallshëm e mbron jetën duke imagjinuar krijimin letrar.

Pra, shkrimet merren edhe me fshehtësinë e krijimit edhe me ashpërsinë e jetës. Edhe në këtë

zhanër të shkrimit autobiografik Kuteli shfaqet njëherësh pasional e racional, siç ishte si krijues

dhe siç janë me karakteristika themelore krijuesit e zhanrit autobiografik.

Tri shkrimet e Kutelit që do të lexohen e interpretohen tashi kanë destinime krejt të ndryshme,

prandaj edhe shpalojnë personalitetin e autorit nga kënde të ndryshme. Shkrimi Një fjalë mbi dy

shokë e mbi veprëzën e tyre, i botuar më 1944, ka karakterin e shkrimit esejistik: shkrimi i tjtër

Kujtesa e përkthenjësit Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) për heqjen e normës së

përkthimeve për gjithnjë ose të paktën për një kohë të kufizuar prej tre vjetësh, i shkruar më

1965 si kërkesë për heqje norme, pra për liri krijuese, ka karakterin e tekstit racional vetëvlerësues,

dhe mban edhe vulën e destinimit institucional duke e pasë rimarrë jetën dhe veprën e vet në një

pikë të vlersimit: teksti i fundit, Testamenti, i shkruar më 1965, është teksti më personal, që

artikulon personalitetin në momentin e fundit të krizës dhe mbanë ngjyrën e theksuar të intimitetit

duke iu drejtuar njëherësh gruas dhe fëmijëve të vegjël, por duke rimarrë porositë dhe idetë e fundit

që në prespektivë të bëhen mësim e trashigimi familjare.

Leximi sistematik e i lidhur i këtyre teksteve mengadalë zbulon një botë krijuese të pasur e të

shtresuar, një jetë njerëzore të sprovuar së brendshmi si psikografi e së jashtmi si dëshmi për kohën,

e më në fund një filozofi jetësore e krijuese, që mban zinë e përvojës personale. Shtresimet e

ndryshme tekstore, thurja e tyre, destinimi apo artikulimi personal i bën ata të ndryshëm dhe të

3 Sabri Hamiti, Letra Shqipe-Sprova për një poetikë 5, Dukagjini-Pejë, 1996, f.156-157.

Page 13: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

13

njënjëshëm për të dhënë përfundimisht reliefin e një bote njerrëzore e krijuese. Ata nëse nuk janë

çelës për njohjen më të thellë të kësaj bote, atëherë janë dëshmia më e drejtëpërdrejtë dhe më e

ndjeshme e saj. Ata zbulojnë veprën dhe vetjen e Mitrush Kutelit në intimitet përpara vetvetes dhe

të afrmëve dhe në raport me të tjerët, së pari me shkrimtarët e mandej me rrethanat, kohën, duke e

lakuar gjithnjë temën e atdheut e të atdhetarisë dhe autenticitetin, njësoj në jetë dhe në botën

krijuese.

Shkrim i tjetër i Mitrush Kutelit që tregon për jetën e tij, është edhe shkrimi Kujtesa që është

një tekst rezonues me një strukturim objektivizues. Përbëhet nga 10 kaptina: I Profesioni i sotëm,

II Gjendja shëndetsore, III Gjendja familjare, IV Prejardhja dhe gjendja ekonomike, V Studimet,

VI Puna letrare dhe publicistike para çlirimit, VII Shkrime ekonomike dhe financiare, VIII Pas

çlirimit, IX Bilanc përmbledhës, X Qëllimi i kësaj kujtese.

Pra, natyra e tekstit i afrohet një autobiografie, por të destinuar, për të tjerët dhe për një qëllim:

nuk është autobiografi që mbështetet në subjektivitetin e paanë. Teksti sot ka vlerë dëshmuese dhe

treguese, jep mjaft të dhëna e interpretime. Regjistri i Kutelit bëhet simbas kriterit dhe idesë

nacionale, kurse rezonanca e kohës ishte krejt ideologjike. Mundet vetëm të paramendohet

mundimi i shkrimtarit për ta mbaruar këtë tekst të rëndë për veten. Ai është i sëmurë. Kërkon t`i

hiqet norma e përkthimit që të mund t’i përfundojë projektet letrare. Ai thërret: dua të jetoj dhe

dua të shkruaj, kurse gjithë këtë thirrje mundohet ta shtrojë me një shkrim racional. Ndoshta leximi

retrospektiv i këtij teksti s’mund t’i shpëtojë dijes së mëvonshme për mosefektin e tij. Mbase ky

tekst i Kutelit është qëllimor, interpretimi duhet të niset nga kaptina e fundit, Qëllimi i kësaj

kujtese. Ky qëllim artikulohet përfundimisht në trajtë të kërkesës:

Prandaj ju lutem të më vini përsëri në ndihmë që t`u kushtoj në të ardhmen gjithë orët e mia të

mira krijimtarisë letrare. Pra Kuteli lutet e kërkon ndihmë që të lirohet nga norma, që t’i

përkushtohet letërsisë. Shkrim tjetër është edhe testament i tij i quajtur testament autentik.

Page 14: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

14

Testamenti

Testamentin4 Kuteli ia lë gruas. Ky është teksti më personal i tij kur shqipton dhembjet,

egërsohet, porosit e përmallohet. Është interesant fillimi i tij, që kapet nga një moment i së tashmës,

madje nga një ëndërr. E ndjekin: “Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë”, “Dhe më dha ca

shkresa të shkruara bukur, një tekst akuze dhe ca lidhje të tjera”, “Fundja do vdes, thashë”, “Vdekja

është prehje e madhe, shkëputje nga dhembjet”. Gjithë këto formulime janë të ngjashme me

fantazmagoritë e Kutelit në vjershat e tij të fundme, ku meditohet për vdekjen, që janë shkruar gati

në të njejtën kohë. Fillimi plot ankth i Testamentit është i përshkruar nga frika për shkuarjen .

Madje në këtë shpjegim të ëndrrës Kuteli i shkruan të shoqes në kohën e shkuar: “Të kam helmuar

jetën, sepse edhe mua ma kanë helmuar të tjerët”.

Kuteli e di që familjen ia lë barrë të shoqes, në gjendje të rëndë ekonomike. Prandaj, ai shfajsim

duke ringritur veten moralisht me mendimin se pasurimi mund të bëhej vjedhje apo tradhëti, për

të nxjerrë të nënkuptuar përfundimin se drejtësia në rrethana të tilla është varfëri. Duke sjellë nëpër

mendje këtë bilnac të fundit Kuteli përfundon: Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam

gabuar shumë. Një sinqeritet i pazakonshëm.

Ai sjell ndërmend veprimet e veta të njënjëshme që janë bërë parim dhe në mënyrë të

pavetdijshme në veprimtarinë e tij. Kuteli vuan se do të mbetet përgjithnjë i pakuptuar: “Do të më

njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes?”. Dhe këtë kuptim s`e ka për lavdi po

për fëmijët e parritur, “të cilëve u lë trashëgim punët dhe ëndrrat e mija”!

Ai e di përfundimisht se jeta nuk jetohet me ëndrra, qofshin ato ëndrra të babait. Kuteli parasheh

fundin, dhe zija e tij e rëndë shpirtërore tregohet në katër pikë të porosive të fundit, që portretojnë

më së thelli jetën dhe vdekjen e tij.

1. Të mos lajmohet vdekja, pos pesë-gjashtë njerëzve të të afërm për të bërë varrimin:

2. Heq dorë nga dëshira për t`u varrosur te prindët në Poradec. “Varrosmëni këtu, në Tiranë.

Gjithë Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi,

stërgjyshi”.

3. (Kjo porosi është tepër familjare dhe nuk është botuar).

4 Sabri Hamiti, Studime Letrare- Libri 21, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Prishtinë, 2003, f.491-493.

Page 15: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

15

4. Pjesa më e ndieshme është porosia rreth fëmijëve dhe porosia vetë fëmijëve.

Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër

Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret. Këtu kanë

lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeliu kanë prirje

për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike- ajo fizike, ay mjekësi ose ndonjë

fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtarë, dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesion

kryesor. Profesonizmi në letërsi, në vendin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij

është e hidhur. E hidhur, them për atë që s`di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letërsisë është një

tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se

nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ua lë atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë

askush! Aty do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t`i përpunojë. Për këtë duhet të

grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë. Askush

të mos i prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali i vini në arkë, i mbyllni!

Ky është thelbi i testamentit, porosia përfundimtare e artikuluar nga vetmia përfundimtare. Ai

di se është i vrarë, prandaj mbështetja e fundit i mbetet familja. Familja e askush tjetër. Për të tjerët

nuk ka porosi. Prej këndej, përsëritja e rëndë, “Nuk dua njerëz në varrimin tim”. Kuteli mallkon e

përjashton njerëz, që do të dukeshin edhe në varrimin e tij duke përfshirë këtu edhe motrën. Prej

këndej e nxjerr një thënie të veten të përsëritur: Gjaku ujë s’bëhet… po bëhet qelb, që duket thënia

më tragjike e një jete të vuajtur e të përzishme.

Testamenti i Kutelit i shkruar si rrëfim intim për një njeri, të shoqen, dhe i porositur për fëmijët

nxjerr në shesh mundimin e njeriut dhe vetminë e tmerrshme të artistit. Sado me shenja tepër të

vogla për rrethin, ai shpjegon një gjendje të ankthit e të mosdurimit në qarqet letrare të Shqipërisë.

Ai dëshmon se letërsia është mallkim, dhe ky mallkim frikësohet t’ia prekë fëmijët, ndonëse nuk

gjen shpëtim përtej familjes: dorëshkrimet ia detyron përfundimisht të birit, Pandeliut, vetëm

mbasi ai rritet. Kurse lutjet e fëmijëve për mirësi e dashuri të ndërmjetvetshme janë mesazh i

njeriut të vetmuar dhe të vrarë nga injoranca e rrethit.

Page 16: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

16

Mitrush Kuteli vdiq nga një krizë zemre në Tiranë më 4 maj 1967, pa pasur respektin dhe nderin

që i takonin njeriut që e kishte bërë tregimin e shkurtër zhanër popullor në Shqipëri dhe që

përndryshe, pot ë mos e kishte penguar politika, mund të ishtë bërë prozatori kryesor i viteve

pesëdhjetë5.

5 Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, botimi i dytë, Dukagjini, Pejë, 2001, f.336.

Page 17: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

17

1.2 Krijimtaria letrare

Vepra e tij6 ishte e ndaluar apo gjysmë e ndaluar dhe s’u botua e plotë deri në vitin

nëntëmbëdhjetë, kurse në faza të ndryshme kohe as u mësua e as u fol për të. Ky, në të vërtetë,

është fati i shkrimtarit i cili nuk iu përshtat asnjërit nga dy sistemet e Shqipërisë: Monariksë e

Komunizmit. Po dhe të dy sistemet nuk e duruan atë si njeri të kulturës e të fjalës së lirë.

Në veprën letrare, Kuteli zakonisht kaloi përtej realitetit të përditshëm. Tema themelore e artit

të tij është dashuria, madje dashuria për Shqipërinë e tejkohshme, të përhershmë. Gjatë gjithë jetës

ëndërroi të shkruante për rrënjët shqiptare e kulturore të njohura në Iliri. Në rini imagjinonte

krijimin e poemës ilirike, kurse në pleqëri të romanit ilirik.

Lidhur me jetën dhe veprën e vet Kuteli ka lënë dy tekste autobiografike, Kujtesa dhe

Testamenti, përafërsisht i kësaj kohe, të cilët dëshmojnë për të gjitha tmerret shpirtërore e jetësore

të shkrimtarit në vitet e hershme, e sidomos në vitet e mënjanimit dhe të ndjekjes.

Kuteli nis të botojë përmbledhjet me tregime, për të cilat është i mirënjohur. Libri tij i parë,

Netë shqipëtare, Bukuresht 1938, ishte një bashkim tetë rrëfimesh për jetën fshatare në Pogradec

dhe në fshatrat rreth tij. Nga të 1200 kopjet e botimit të parë, rreth 1000 u zhdukën në një zjarr në

Konstancë para se të shiteshin, dhe libri u bë gjerësisht i njohur pas botimit të dytë më 1944. Po

në Bukuresht Kuteli rregulloi botimin e përmbledhjes poetike befasuese të Lasgush Poradecit Ylli

i zemrës më 1937. Kultura rumune, ende nën magjinë e poetit kombëtar Mihai Eminesku (1850-

1889), kishte ushtruar ndikimin e vet mbi Mitrush Kutelin, ashtu siç kishte bërë me Asdrenin,

Lasgush Poradecin dhe me shumë shkrimtarë e intelektualë të tjerë shqiptarë që jetuan atje në

dekadat e para të shekullit të njëzetë7.

Në vjshtën e vitit 1924, ndërsa tmerri dhe shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore dita ditës po i

afrohej kulmit në Bashkimin Sovjektik në Ballkan Kuteli u kthye në Shqipëri , e cila ishte e vënë

në pragun e shpërbërjes në luftë civile të hapur. Në këto vitë të luftës Kuteli do të botonte me

shpenzimet e veta shumicën e veprave madhore të tij: Ago Jakupi e të tjera rrëfime, Tiranë 1934,

6 6 Sabri Hamiti, Studime Letrare- Libri 21, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Prishtinë, 2003. 7 V. Bala, Mbi lidhjet letrare shqiptaro-rumune,kr, 1965.

Page 18: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

18

një përmbledhje me shtatë rrëfime për jetën fshatare: Kaplan Aga i Shaban Shpatës. Rrëfime-

Rrëfenja, Tiranë 1944, pesë tregime të shkruar midis viteve 1938 e 1944: Këngë e brithma nga

qyteti i djegur, Tiranë 1944, përmbledhje me kënge popullore: Shënime Letrare, Tiranë 1944:, dhe

Sulm e lotë, Tiranë 1944, përmbledhje modeste vargjesh atdhetare të shkruara nga Kuteli me një

shok të trilluar me emrin Izedin Jashar Kurtulija, që Kuteli gjoja e kishte njohur në Prizren në Maj

1943. Po në këtë kohë, ai përgatiti për botim një përmbledhje me vjersha të Fan Nolit me titullin

Mall e brengë, Tiranë 1943, si dhe botoi një numër shkrimesh për sitemin financiar dhe monetar.

Mitrush Kuteli8 i dha tonin zhvillimit të tregimit të shkurtër në Shqipërinë e jugut dhe arriti një

nivel më të lartë mjeshtërie letrare se shumica e prozatorëve të tjerë sentimental të kohës si Milto

Sotir Gurra(1884-1972), Haki Stërmilli(1895-1953) apo Kolë Mirdita(1900-1936) . Mjaftë

elemente të rrëfimeve të tij i mori nga folklori toskë, siç i kishte dëgjuar në fëmini dhe i shfytëzoi

për të rikrijuar motive të kthjellëta të jetës së fshatit me një stil narrative të gjallë. Leksiku dhe

sintaksa e Kutelit janë të përpunuara, kurse diksioni është i fuqishëm. Temat e fshatit dhe

gërshetimi i humorit fshatarak me ngjarjet tradicionale i bënë rrëfimet e tij të pëlqyeshme nga

shtresa të gjëra lexuesish gjate luftës e më pas.

Në disa tregime të tij ndihet atmosfera e prozës ruse të shekullit të nëntëmbëdhjetë, e Nikollaj

Gogolit (1809-1852) dhe Ivan Turgenievit(1818-1883), të cilët i kisht lexuar në vitet e rinisë. Në

fund të Luftës së Dytë Botërore Mitrush Kuteli, ishte figurë kryesore në letrat shqiptare. Më 15

shkurt 1944, së bashku me Vedat Kokonën, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen themeloi organin

e përmuajshëm Revista Letrare, e cila pati ndikim me peshë në kulturën shqiptare gjatë jetës së saj

të shkurtër. Ai qe gjithashtu anëtar themelues i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, e ngritur

nën drejtimin e Sejfulla Malëshovës më 7 tetor 1945, dhe anëtar i redaksisë së organit të parë letrar

të pasluftës Bota e re.

Kuteli arriti të botojë edhe disa përkthime autorësh rusë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, të

parapëlqyer prej tij: Nikollaj Gogol, Ivan Turgeniev, Ivan Krillov dhe Mihail Salltikov Shçedrin.

Përveç këtyre përkthimeve të shumta nga rusishtja dhe të tjerave nga rumanishtja (Mihai

Eminesku, Mihai Sadoveanu), nga spanishtja (Pablo Neruda), dhe nga frëngjishtja (Andre Morua,

Pol Elyar), etj. Kuteli9 përmendet në veçanti për përshtatjen në prozë të një përmbledhje me poezi

8 Kristaqi, 1968, Vinca, 1974, 1977, Jorgaqi, 1987, f.7-104. 9 Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Botimi i dytë, Dukagjini, Pejë, 2001, f.335.

Page 19: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

19

popullore shqiptare, ndër to edhe cikli heroik i Mujit dhe Halilit, në librin Tregime të moçme

shqiptare, Tiranë 1965. Gjithashtu arriti të botojë edhe poezi e tregime për fëmijë, fusha më e

parrezikshme për shkrimtarët evropianolindorë në periudhën staliniste. Një roman me temën e

Ilirisë mbeti i papërfunduar.

Në prozën e vët Kuteli nuk merret ngusht me aktualitetin, por rrok fenomene jetësore e

njerëzore që kapërcejnë një kohë. Po kjo ka bërë të mendohet se proza e tij mund të lidhet me të

kaluarën. Kjo mund të jetë një mashtrim, sepse proza e Kutelit nuk është realiste në vështrimin e

dëshmisë, apo të përshkrimit të një kohe. Kurbeti është një temë e madhe, që trajtohet jo vetëm si

pasojë e kërkimit për ekzistencë , por edhe si studim psikologjik për shpirtin e të mërguarit:

Vendosa të shkojë në mërgim, Natë qëershori.

Ky 10autor e trajton me një thellësi përshkruese deri në fatalitet temën e hakmarrjes. Hakmarrjet

e pandalshme ndërmjet fiseve te Gjonomadhë e Gjatollinj përshkruan me egërsi e tmerre që

shkojnë kah një shkrim legjende. Fenomeni kapërcen disa breza, duke u shtrirë edhe në hapsirë.

Një temë e preferuar e tregimeve të Kutelit është trajtimi i shtresave feudale të bejve e të agajve.

Autori në këtë shtresë shoqërore gjen një mes për analiza psikologjike e shoqërore duke u hedhur

në kohë, si në të shkuarën, deri në kohët e vona. Analiza të tilla janë bërë me thellësi jo të

zakonshme në tregimet Natë kollozhegu dhe Vjeshta e Xheladin Beut. Tregimi Si u takua Ndoni

me Zallorët shpalon botën e mbrendshme të kaçakëve: një botë plot ndjesi e plot lirizëm e dhembje,

e kundërt me paragjykimet për egërsinë e tyre. Tregimi Qetësi përpara fërtyme dhe Fshati im e pi

rakinë përshkruajnë jetën fshatare, qoftë si luftë për jetesë, kur përgatitën për të kundërshtuar e për

të fituar lirinë, qoftë në një situatë gëzimi, pije e hareje, duke zbuluar e formuar karakteret.

Thellimet në botën shpirtërore të njeriut, atje ku ngjizet dashuria njerëzoreapo devocioni për

dashurinë e përkushtimit hyjnor, është një karakteristikë e shkrimit në prozë të Kutelit. Fuqia

jetësore e misterioze e dashurisë e çon të vdekurin nga varri (Rinë Kterinëza). Kuteli arrin shkallën

më të lartë të dëpërtimit në botën shpirtërore, ashtu edhe të gjuhës shqipe në funksione të papara

të shkrimit të lutjes, përshkrimit, pra të shpirtshkrimit.

10 10 Sabri Hamiti, Studime Letrare- Libri 21, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Prishtinë, 2003, f. 464.

Page 20: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

20

Xheladin Beu e Tat Tnushi

Dy kryeveprat11 e Mitrush Kutelit në prozë janë novelat Vjeshta e Xheladin Beut dhe E madhe

është gjëma e mëkatit ose Tat Tanushi. Këto dy novela përfaqsojnë dy temat themelore të

tregimeve të këtij autori, mandej dy tipe të shkrimit, realistik dhe imagjinar. Në të dy tregimet, që

për nga artikulimi i qëndrimit moral të autorit janë dy botëra njerëzore që kundershtohen, në fakt

zbulohen njësoj përpara jetës e vdekjes e para dashurisë.

Novela Vjeshta e Xheladin Beut, me vetë titullin e saj, sugjeron se ka të bëjë me rënien, me

fundin e tij, që është vjeshta. Vepra në fakt e kalon lexuesin nëpër një sprovë spastruese shpirtërore

duke parë si bie shkallë shkallë fuqia e një tirani. Xheladin beu është i tillë me pasurinë e

trashëguar. Po ai vetë nuk ka trashigimtar. Tragjiciteti në jetën e tij hyn pikërisht në momentin kur

bëhet i vetëdijshëm se po plakej dhe nuk kishte kush ta trashëgonte atë, as pasurinë e tij. Kuteli e

thur syzheun e veprës së vet me mjeshtri, duke e zënë në krizë shpirtërore njeriun që deri atëherë

mendon se ka fuqi të pakufishme ndaj vartësve të vet që i trajton si pronë. Xheladin Beu ha shumë,

por është i pakënaqur se nuk mund të ha më. Ai shtron në shtrat pareshtur vajza të reja, të cilat i

bën mandej antare të haremit, dhe sundon gjithë krahinën.

Kuteli sugjeron: kompleksi i Xheladin Beut janë gratë, dhe gratë përfundimisht do ta mundin

atë duke e shpënë në çmenduri. Në mëngjesin e vjeshtës së vet beu s`është i zoti të bjerë në shtrat

me gratë e reja. I pushtuar nga dobësia, ai provon të gjuaj një bobinë po aty dështon së dyti dhe

përfundimisht. Kështu përfundon novela e Xheladin Beut. Autori lë një enigmë se a do të shtohet

fara e tij? Përshkrimi12 i një jete shpirtërore të çaraveshur, shpalimi i negativiteteve deri në

thellësitë më të zeza, përshkrimi i njeriut të kotë, që mungesën e dashurisë mundohet ta plotësojë

nëpërmjet dhunës e rrëmbimit, krijimi i pamjes së njeriut që të vetmen veti ka zbrazëtinë

shpirtërore dhe pasurinë e trashëguar, më në fund dënimi i tij moral, janë akte krijimi të pashoqe

në prozen shqipe që Kutelin e ngrisin në lartësinë e artistit.

11 Mitrush Kuteli, Prozë dhe Vargje të Zgjedhura 1, 2001. 12 12 Sabri Hamiti, Studime Letrare- Libri 21, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Prishtinë, 2003, f. 466.

Page 21: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

21

Novela Tat Tanushi është kundërshti e të parës në të gjitha nivelet. Tanushi i Bubutimës se

Ilirisë është njeri i dijshëm e i devotshëm. Tat Tanushi shërben në kishë dhe e dashuron Kalijen

deri në thellësinë e qenies. Jeta e tij është jetë e plotë shpirtërore në lulëzim. Dy fuqi, nisin të

trubullojnë shpirtin e tij, për sprovë nga hyji apo për shkak të fatit që Klija vdes. Ai bie në mëkat

kur mbrohet duke krijuar ikona me fytyrën e Kalijes, por mëkati tjetër i madh që bie ishte kur pas

tri vjeësh vë në kontakt me trupin e një femrës tjetër. Atëherë hyji nuk e pranon në kishë , dhe i

pason dënimi me jetë. Tanimë ai kalon hapësirat e kohërat, ndërron brezat por ai nuk e gjen

qetësinë e vdekjes. Derisa më në fund në Manastirin e Shëndaumit, buzë liqenit të pastër, nga

peshkopi Nikanoari ndëgjon rrëfimin zbulues se e madhe është gjëma e mëkatit, por i madh është

hiri i hyut.

Tregimi për Tat Tanushin është një tregim i dhembshëm e i fuqishëm për dashurinë njerëzore.

Ai është një perlë e shkrimit shpirtëror elegjiak. Autori ka krijuar një personazh antologjik të

letërsisë shqipe. Prova e qendresës së njeriut në raport me jetën e vdekjen nëpërmjet dashurisë

tokësore, është prova më e rëndë për njeriun e devotshëm. Kjo ka tri pjesë dhe mund të lexohet në

tri nivele. E para më e gjata themelorja, që përshkruan dashurinë njerëzore me Këngët mbi këngët

e të Solomonit. Kjo alegori biblike ka domethënje morale. Pjesa e tretë ndërtohet me një tekst

simbolik dhe tregon zbulimin dhe shpetimin. Me këtë vepër Kuteli ka krijuar modelin e njeriut të

përsosur në jetë, sepse ai ka ëndrra, ka kërkesa dhe gabon, bën mekat për hir të jetës. Vepra u botua

mbas një gjysmë shekulli, më 1993.

Sulm e lotë

Libri më i mirë 13poetik, njëherësh dhe libër i pazakonshëm, mbetet vëllimi Sulm e lotë, i botuar

më 1944. Ky libër përmban Poemin kosovar dhe Poemin e Shëndaunit si dhe dy lirika: Balta

shqipëtare e Po të vdes në dhe të huaj.E pazakonshmja është se libri nënshkruhet me tre emra:

Izedin Jashar Kutrulija, Mitrush Kuteli, Dr.Pas, që të tretë pseudonym të Dhimitër Paskos.

Theksimi i karakterit të krijuesit si përcaktues për veprën e krijuar dëshmon që vepra e parë është

dramatike, prandaj emërtohet Sulm, kurse vepra e dytë është lirikë elegjiake prandaj emërtohet

13 Izedin Jashar Kutrulija edhe Mitrush Kutulei, Sulm e Lotë, Me një fjalë prej Dr.PAS, Tiranë, 1944.

Page 22: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

22

Lotë. Të dy tipat krijues i bashkon dashuria për mistikën shqiptare dhe për përhershmërinë

shqiptare, prandaj vëllimi emërtohet Sulm e lotë.

Poemi kosovar është vepra më e fuqishme poetike që ka shkruar një autor i jugut për njeriun e

Kosovës. Në të janë të bashkuara njohja e thellë, ndieshmëria, dashuria, madje adhurimi për të. E

gjithë vepra është e shkruar si e folur në veten e parë nga kosovari. Poema, me pesë këngët:

Qëndrimi, Durimi, Sulmi, Ndërtimi e Qëndrimi, hap dhe ,mbyll kërkesat jetësore e historike dhe

karakterin e këtij njeriu. Poema përmbyllet me perbetimin e kosovarit se do të qëndrojë në dheun

e vet, tani me vetëdijen se aty ka trashigimtarë të lashtë. Kuteli Poemin kosovar e shkroi në vitin

1943, mbase e kishte shetitur vetë Kosovën. Kjo poemë e njohur për një gjysmë shekulli nuk u

ribotua, madje kur u dënua Kuteli, iu mor për akuzë.

Poemi i Shëndaunit lidhet me një përjetim të thellë personal të autorit, me djegjen e shtëpisë së

tij në Pogradec nga fashistët, kur i digjet i ati. Teksti i saj i pushtuar nga vaji e dhembja merr

karakteristikën e lirikës elegjiake. Njohim aty të folurit e nënës e cila, në variancione, vajton

djegjen e fëmijës së njomë, foshnjës dhe burrit. Këto variacione të dhembjes së nënës për foshnjën

në shkallëzimë fantazmagorike bashkohen me fatin e figurën e Shën Mërisë, që humbi të birin.

Fillimi i poemës e jep tonin e përgjithshëm të saj:

E njoma pendënë në vrer

T`ju shkruaj këtë kartë

Ah, këtë kartë.

(Sa tmerr, o Zot, sa tmerr

Ta njomësh pendënë në vrer).

Elegjia Po të vdes në dhe të huaj është sigurisht lirika më e fuqishme e Kutelit. Vjersha është e

shkruar më 1941, kur autori stërmundohej i mobilizuar nëpër baltërat e Ukrainës, duke pritur

vdekjen. Poezia ka gjashtë katrena, i ka mbrenda dy thirrje të njejtësimit, nga frika se do të humbet

e të harrohet. Thirrja e parë është për vendin, kurse thirrja e dytë për nënën. Autroi për së fundmi

e thërret vdekjen të çlirohet nga mundimet shpirtërore dhe fizikë. Lëngon për veten dhe veprën e

vet të papërfunduar.

Page 23: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

23

1. 3 Kritika

Mitrush Kuteli është autori i parë shqiptar që botoi vëllime me kritikë: Lasgush Poradeci dhe

Shënime letrare. Kritika e tij letrare shfaqet në trajta të ndryshme: shënim, recension, studim e ese.

Dy studimet e tij më të njohura për letërsinë shqipe janë ai për poezinë e Lasgush Poradecit dhe ai

për poezinë e Fan.S.Nolit. Këta dy autorë mbeten përgjithnjë poetët më të preferuarit e Kutelit,

madje të adhuruar. Fuqinë e vet interpretuese, shijen dhe argumentin e vet letrar, Kuteli i ka

provuar pikërisht në analizën e dy poetëve modern të shqipes. Kritiku interpreton figurën, trajtën

letrare, idetë e domethëniet, duke nxjerrë përfundimet për vlerat e veprave letrare. Më në fund

edhe karakterizimin e autorit në kuadrin e letërsis shqipe. Duke shfaqur bindjen se nuk ka vetëdije

për vlerat letrare ai qark kulturor, që i harron autorët e njohur të brezave të shkuar, Kuteli që në

rini shkruan për Çajupin, Asdrenin, Migjenin, gjithnjë duke u nisur nga aspekte karakterizuese të

veprës së tyre letrare.

Kritika e tij për literaturat e huaja nis me përkthimin dhe interpretimin e poetit të njohur rumun

Mihai Eminesku, të cilin e çmon lart dhe të cilit i kthehet shpesh. Kuteli trajton institucionet

kulturore e raportet e tyre me botimet shqip, fuqinë e kriteret e botuesve dhe më në fund edhe

fenomenin e lexuesit. Duke i lidhur të gjitha këto fenomene në një gjykim të përbashkët, Kuteli

zbulon atmosferën letrare të kohës e nëpërmjet kësaj një gjendje shpirtërore të kombit. Venerimet

e autorit këtu janë shumë të thella e largpamëse. Ai heton që shqiptarët lexojnë pak, i duan ende

autorët e njohur vendës, mirëpo institucionet botuese u japin në qarkullim literaturë të huaj, në

mënyrë të veçantë literaturë italiane me premise ideologjike. Kuteli heton se në mënyrë të

padukshme ka mëtesa të tjetërsohet kultura shqipe me kulturat e huaja. Ky parashikim doli i qartë:

një provë e tillë shkretërimi u nis me italianët dhe u vazhdua mandej me komunistët rus.

Kjo kronikë analitike e Kutelit e Vitit letrar 1943 është një shembull i shkrimit të fenomeneve

në aktualitetin e zhvillimit të tyre dhe është një shembull i mirë i krijimit të sociologjisë letrare

shqipe. Mitrush Kuteli në shkrimet e veta kritike dëshmon një shije të hollë letrare, një metodë të

sigurtë të argumentimit, një të vërejtur të fenomeneve më të veçanta në letërsinë shqipe të kohës,

dhe një vlerësim i cili mbështetet në kriterin e madh të përhershmërive shqiptare si cilëson ai.

Përfundimet e tij për shumë fenomene letrare kanë mbetur të patejkaluara edhe tani. Ndërsa

shumë fenomene që ai i hetoi nuk u studiuan më vonë. Shkrimet e Kutelit karakterizohen me një

Page 24: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

24

gjuhë të pasur e një stil që është i tij i veçantë, nganjëherë me ngjyrim emocional dhe me

ndieshmëri që i afrohet veprës së artit. Kuteli është njëri ndër kritikët më të mëdhenjë të letërsisë

së derisotme shqipe, dhe artikuluesi i shfaqjeve moderne të saj.

Nga Aurel Plasari

Mitrush Kuteli

Jeunes hommes do t’i kishin quajtur, po të shëtisnin në Fushat Elizeje të Parisit, dy “burrat e

rinj” që një mbasdite vjeshte të vitit 1939 barisnin poshtë e lart shëtitores së Tiranës: Mitrush

Kuteli dhe Vangjo Nirvana. Ushtronin frëngjishten e tyre duke kuvenduar - për çfarë? - për kritikën

letrare. Të dy të kthyer prej studimesh jashtë, të dëshiruar për t’u përfshirë në “botën e

shkrimtarëve” të Shqipërisë, madje të dy me emra të rremë, i qanin sho-shokut hallet dhe zavallet

e një kritike të mirëfilltë letrare në mjedisin shqiptar. I pari ia qortonte të dytit kritikën që nuk

kishte “hejnë e bisturiut të kirurgut”, as “fshikullën e frazës luftarake”. “I kuptoj mirë të gjitha dhe

të jap të drejtë, - ia priste i dyti, - por rroj në Shqipëri i lidhur këmb’ e duar bashkë e s’kam si bëj

ndryshe. Ti je i lumtur që jeton jashtë...”. Nuk do të shkonte shumë dhe edhe vetë Kuteli, i kthyer

për të punuar në atdhe, do ta përjetonte të marrët pjesë në “botën e shkrimtarëve”: “Në botën e

shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë botë!), ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek

“administrativisht” e “me miq” në qoftë se i kritikove veprën ose, të paktën, të rri me kokë më

nj’anë sepse nuk e lëvdove sa desh ay vetë”, kështu do ta përcaktonte asohere atë “botë”. Sot kur,

në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, botohet thuajse i plotë opusi i tij kritik, nuk mund të mos

kujtohen paradigma si kjo, të përshkruara prej tij. Krijimi letrar ishte për Mitrush Kutelin ligjërim

shkalle së parë, ndërsa kritika nuk mund të mos mbetej ligjërim shkalle së dytë.

Dhimitër Pasko, me pseudonim letrar kryesor Mitrush Kuteli, nuk ishte “kritik profesionist”.

Nuk ishte as profesor universitar i ndonjë disipline të shkencës së letërsisë, as edhe mësues i

thjeshtë letërsie. Dhe as redaktor i specializuar për kritikën i ndonjë enti botues ose magazine

letrare. Studimet nuk i kishte kryer as për letra, as për filologji, as për filozofi. Për nga profesioni

i mirëfilltë ishte ekonomist, i specializuar për çështje monetare e bankare, “doktor i shkencave

ekonomike” (1934).

Rasti i Kutelit kritik letrar na kujton se orientimi i kritikëve në jetën letrare ndërlikohet prej

gjithfarë shkaqesh: që nga vetë koha e kufizuar për leximin e një kritiku (edhe e atij më fatlumit)

Page 25: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

25

deri te trazirat e përzgjedhjes (së natyrshme) aksiologjike, te trusnia rrethanore politike, te

publiciteti në shoqërinë e konsumit, tek interesat komercialë, te manipulimi i çmimeve letrare etj.

Mirëpo, pavarësisht këtyre ndërlikimeve, vlerat e vërteta vijnë e dalin sheshit, në kohë e sipër që

padrejtësitë e shpeshta vjetore (recensione, akte publiciteti, çmime etj.) vijnë e korrigjohen. Dhe

kjo pikërisht falë atyre kritikëve që marrin barrën e përgjegjësisë së të thënit po ose jo përkundrejt

veprash të caktuara ose prirjesh të caktuara. Nëse Kuteli nuk do të kishte vepruar kështu me veprën

e Fan S. Nolit, me atë të Lasgush Poradecit etj., si editor e kritik njëherësh, receptimi i tyre korrekt

në letrat shqipe mund të ishte vonuar. Në veçanti restituimi i veprave letrare shënohet për opusin

e tij kritik si një kërkesë e vijueshme: kështu në këtë opus shkrimet e vjetra të letërsisë shqipe

takohen oreçast me të rejat, a thua se aty akti kritik brenda shkruhet në një kohë të pafund.

Mjeshtër që rrezatoi ndër brezat!

Sa herë14 lexojmë tregimet e para të Kutelit, mahnitemi nga bukuria stilistike dhe gjuhësore,

nga magjia e tingullit të fjalës shqipe, nga qartësia dhe muzikaliteti i saj. Në këtë anë ai rrezatoi

me mjeshtërinë e tij te brezat e ardhëm të shkrimtarëve, duke pasur ithtarë besnikë, ndër të cilët

kritikët renditin Jakov Xoxën, Sotir Andonin dhe autorin e këtyre radhëve në fillimet e krijimtarisë

së tij letrare.

Kuteli e ndien rrezikun e monotonisë dhe të shtampimit, prandaj ndërton e përdor masa të tjera

duke ruajtur gjithmonë harmoninë dhe ritmin e brendshëm, pa mbetur skllav i një skeme të vetme.

Mbaj mend një sentencë nga Mitrush Kuteli: “Poezia është e bukur vetë, ndërsa proza duhet bërë

e bukur, prandaj është e mundimshme”. Nuk e di nëse sentencën e kishte të huajtur nga ndonjë

estet, por unë besoj se përkufizimin e kishte nxjerrë nga përvoja e vet letrare.

14Naum Prifti, Kujtime dhe kritikë letrare.

Page 26: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

26

KREU II

Temat dhe tematika e huazuar nga folklori shqiptar

Tradita folklorike, pothuajse në tërë prozën e Kutelit ka shërbyer shpesh si burim i drejtpërdrejt

për të gatuar frymëzimin e vet artistik jo vetëm te rrëfenjat, tregimet e novelat, por edhe në

përmbledhjen “Tregime të moçme shqiptare”. Vetë Kuteli pohon se “bazën e vërtetë letrare ma

dhanë përrallat e gjyshes e të fqinjit, folklori ynë i pasur, që nisa ta njoh që nga vogëlia. Përrallat

e dëgjuara ose të lexuara ishin ato që më mbrujtën në moshë të njomë. Pastaj tregimet gojore të

njerëzve tonë, sidomos të pleqëve, pranë zjarrit e në hije të drurëve, ngjarje të moçme, luftra,

ngjarje të mërgimit”.

Kemi të bëjmë me një shkrimtar që formimi i tij është i qartë dhe prerë mbi bazë të krijimtarisë

gojore. Kuteli e quan folklorin si një ushqim shpitëror. Për nga vlerësimi shumë i madh dhe për

nga shfrytëzimi shumë produktiv që i bëri folklorit Kuteli, ngjan me prozatorin e famshëm rus

Nikolaj Gogolin i cili, që i vogël u njoh me këngët, përrallat, legjendat ukrahinase të vendit të

vet15. Rrëfimet16 e mia janë reflektimi i tregimeve të pleqve dhe jo reflektim i ndonjë letërsie të

shkruar pohon Kuteli. Në fund të disa tregimeve kam vënë edhe emrin e atij që ma ka treguar.

Përse? Për mirënjohje. Njeriu, pra edhe shkrimtari, duhet të jetë i ndershëm ndaj atij që e ka

ndihmuar. Në një gjë të tillë kisha bërë edhe në përrallat e vëllimit Xinxifilua (kisha vënë emrin e

tregonjësit), por redaksia e gjeti të udhës të heqë nga një vijë të zezë, të shlyejë emrat. Dhe me

vjen keq.

2.1 Tema e lugatit

Tregimi “Panairi i Soroçinit” dhe tregimi “Kryengritje për lugat” është ngritur mbi një

truall të veçantë idesh dhe projeksionesh sociale, në rrënjë të të cilave janë besëtytnitë dhe

besimet religjoze pagane e mbaspagane në lugetërit dhe misionet e tyre shkatërrimtare. Bestytnia

si një nga format e vjetra të projektimit të botës dhe të të vërtetave jetësore, këtu është

intertekstualizuar dhe fuqizuar në përmasën e një realiteti ‘të verifikueshëm’:

“Që kur i doli të birit të Qipros fjala se nuk beson lugat, humbi nderë e dashurinë e fshatit,

15 Kujtim Rrahmani, Oraliteti si intertekst, AIKD, Prishtinë, 2000, f. 136. 16 Aurel Plasari, Midis të gjallëve dhe të vdekurve, Apolonia, 1995, f. 38.

Page 27: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

27

si në turq e në kaurë. Jo vetëm se s’ka njeri që ia kthen mirmëngjesin, jo vetëm se i thonë mason

e papistan, po ia paskan ngjitur se nga pun’e tij - që s’beson lugat! - perëndia i punon fshatit kaq

alamete e valoma. Bie shi shumë e vjen Lumi i Madh: fajin e ka çuni i Qipros! Nuk bie shi e thahet

misri: fajin e ka çun’ i Qipros! U bie gëlbaza dhenve: fajin gjithë çuni i Qipros17!

E gjithë çuni i Qipros e ka fajin se u bie hiri vreshtave, se ikën peshku nga kufiret tona e se i hyri

krimbi arrës së Banushit. E jo vetëm kaq, po i paska dalë fjala se valla ha bukë me të madhë

shejtan”.

Siç mund të shihet nga fillimi i rrëfimit, i tërë tregimi ngrihet mbi një realitet etnologjik.

Vetë ky realitet paraqet intertekstin bazë mbi të cilin ndërtohet tragjika e personazhit që quhet

Çuni i Qipros, i cili i vë në dyshim principet e këtij realiteti bestytnor. Si struktura narrative,

ashtu edhe vetë intriga e vetë tregimit është e lidhur me mosbesimin e Çunit të Qipros në lugat, që

për fshatin, për realitetin mendor e shpirtëror të tij, paraqet një herezi të padëgjuar, për të cilin zoti

ndëshkon njerëzit, gjënë e gjallë të tyre, pemët dhe të lashtat.

2.2 Tema e vdekjes

Novela Tat Tanushi është kundërshti e të parës në të gjitha nivelet. Tanushi i Bubutimës se

Ilirisë është njeri i dijshëm e i devotshëm. Tat Tanushi shërben në kishë dhe e dashuron Kalijen

deri në thellësinë e qenies. Jeta e tij është jetë e plotë shpirtërore në lulëzim. Dy fuqi, nisin të

trubullojnë shpirtin e tij, për sprovë nga hyji apo për shkak të fatit që Klija vdes. Ai bie në mëkat

kur mbrohet duke krijuar ikona me fytyrën e Kalijes, por mëkati tjetër i madh që bie ishte kur pas

tri vjetësh vë në kontakt me trupin e një femrës tjetër. Atëherë hyji nuk e pranon në kishë , dhe i

pason dënimi me jetë. Tanimë ai kalon hapësirat e kohërat, ndërron brezat por ai nuk e gjen

qetësinë e vdekjes. Derisa më në fund në Manastirin e Shëndaumit, buzë liqenit të pastër, nga

peshkopi Nikanoari ndëgjon rrëfimin zbulues se e madhe është gjëma e mëkatit, por i madh është

hiri i hyut.

17

Mitrush Kuteli, tregimi: Kryengritje për lugat, në: “Netë Shqiptare”, Naim Frashëri, Tiranë, 1938, f. 199.

Page 28: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

28

Tregimi për Tat Tanushin është një tregim i dhembshëm e i fuqishëm për dashurinë njerëzore.

Ai është një perlë e shkrimit shpirtëror elegjiak. Autori ka krijuar një personazh antologjik të

letërsisë shqipe. Prova e qendresës së njeriut në raport me jetën e vdekjen nëpërmjet dashurisë

tokësore, është prova më e rëndë për njeriun e devotshëm. Kjo ka tri pjesë dhe mund të lexohet në

tri nivele. E para më e gjata themelorja, që përshkruan dashurinë njerëzore me Këngët mbi këngët

e të Solomonit. Kjo alegori biblike ka domethënje morale. Pjesa e tretë ndërtohet me një tekst

simbolik dhe tregon zbulimin dhe shpetimin.

2.3 Tema e urimit

Urimet sjellin në veprën e Kutelit pasuri përmbajtësore, gjuhësore e stilistike. Nëpërmjet tyre

shprehet mundësia lokale, por edhe më tej, mundësia kombëtare në lidhje me ekzistencën, me

trashigiminë njerëzore, me trashigiminë shpirtërore e materiale, veqanërisht mendësia në lidhje me

rëndësinë e vlerave të tilla morale, si: bujaria, alturizmi, miqësia, dëlirsia, trimëria etj. Kështu,

personazhi i Kutelit i drejtohet mikut me urim shumë domethënës: të paça! Ndërsa të miturin

mashkull e uron: trim u bëfsh! Ubëfsh burrë! etj. Këto urime tregojnë se jeta e shqiptarit ka dy

institucione kryesore; mikun dhe trimërinë.

Urimet kanë në përmbajtjen e tyre dëshirën që gëzimi të përfshijë të gjtha familjet e fshatit apo

zonës ku zhvillohen ngjarjet, duke mbitheksuar kështu vlerat e humanizmit, që nuk i mungojnë

veprave të Kutelit. Pra urimet në vepren e Kutelit, shpërfaqin pasuri sinonimike, shkallë të lartë

intensiteti figurshmëri të krijuar nga metaforat, krahasimet epitetet, hiperbolat etj. Të gjitha këto

elemente përbërëse vërehen edhe në shembuj : Shërmëria të sjelltë shëndoshë, të lumtë njajo dorë,

puna mbarë, të paça sa malet, rrofsh e qofsh, hallall e paç, ju shtoftë Zoti vallen, u kthefshi

shëndoshë, të pastë Lokja, ku rënça mos u vrafsha etj.

2.4 Tema e mallkimit

Disa nga tregimet e në përgjithsi gjithë proza e Kutelit nuk do të kishin atë tharm po të

mungonin mallkimet. Qenies njerëzore i ndodhin në jetë jo vetëm ngjarje positive, por edhe ngjarje

negative , të cilat prishin ekuilibrin jetsorë dhe sjellin tronditje të mëdha ku hyjnë edhe mallkimet.

Ato janë në rolin e një ilaçi qetësues për fatalitetet e jetës, për zhgënjimet, urrejtjet, ku mungojnë

shpresat, ku në fund të tunelit nuk ndodhet asnjë dritë. Nuk mund të thuhet se do të ishte aq e

Page 29: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

29

mirëportretizuar Marua e Kovit te “Vjeshta e Xheladin Beut”, pa ato shpërthime mallkimesh

kundër beut, përdhunuesit të saj të dikurshëm , që përgatitet të bëjë të njejtin veprim me të bijën e

saj, prandaj është krejt i natyrshëm dhe i logjikshëm reagimi i saj emocional. Bashkë me të mallkon

edhe lexuesi ;

Ma ke marrë nderin, të marrtë Zoti mendtë! Më kë lënë në turp të zi më të lëntë perëndia pa sy,

të heqshin për peri! Më ke ngrënë jetën, të ngrëntë mortaja!

E tundi sa e tundi, pastaj i dha një të shtyrë, sa beu i madh ment u shmeb për dhe. Gruaja shkoi e

mlodhi copat e stomës së thyer e ia hodhi përpara ku mundi: këmbëve, gjunjëve, duarve, duke

mallkuar pa pushim:

Ia theve, thefsh arrëzën e qafës! U kalbsh së gjalli, përmbys, siç u kalb yt atë, që e hëngër

krimbat! Ngorç në ndonjë përrua si ndonjë qen i zgjebosur! Na shtoje, t`u shtojttë emir, të

këndoftë kukuvajka në shtëpi! Poashtu te Kuteli gjejmë edhe struktura të tilla që nisin si urim dhe

përfundojnë në mallkim. Urimet dhe mallkimet që artikulohen në momente të tensionimit të madh

psikologjik. Dhëntë zoti, në ka një zot, as plimbi, as zjarri, as turpi mos iu ndaftë nga pragu i

derës. E djegshin dhe shkretofshin sin a dogji e shkretoi.

Page 30: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

30

KREU III

Folklori shqiptar i huazuar te “Tregimet e moçme shqiptare”

Tradita folklorike, pothuajse në tërë prozën e Kutelit ka shërbyer shpesh si burim i drejtpërdrejt

për të gatuar frymëzimin e vet artistik jo vetëm te rrëfenjat, tregimet e novelat,por edhe në

përmbledhjen “Tregime të moçme shqiptare”. Marrëdhëniet e Kutelit me folklorin dhe,

përgjithësisht, me krijimtarinë popullore janë të gjithanshme, të thella e të frytshme. Ndoshta,

askush në prozën tonë të traditës nuk diti dhe nuk arriti të përfitojë prej tyre atë shkallë të lartë e

në dimensione aq të gjera sa bëri Kuteli. Pa lënë anash traditën e letërsisë sonë kombëtare, adhurues

i Naimit e i Nolit, po dhe njohës i thellë i letërsisë së huaj, Kuteli në mënyrë të ndërgjegjshme, u

mbështet në radhë të parë në modelet dhe përvojën artistike të popullit dhe i dha fizionominë e tij.

Kjo ndodhi, se në këtë proces të gjatë e të vështirë, shkrimtari ynë bëri për vete shpirtin dhe frymën

krijuese të popullit, përvetësoi ligjet estetike dhe etike të rrëfimit, mekanizmin e brendshëm të të

treguarit dhe të gjitha këto arriti t’i japë brenda natyrës gjuhësore të fjalës së popullit.

Pesha e Kutelit në letërsinë tonë të traditës e veçanërisht në prozën e saj nuk është vetëm ajo e

një talenti të shquar, por edhe i një fenomeni që rrezatoi dhe jashtë vetes. Me individualitetin e tij

artistik, si krijues i një tipi të veçantë të tregimit, me stilin dhe gjuhën që përdori, ai hapi një brazdë

të re në prozën tonë tregimtare, krijoi një shkollë të tregimit shqiptar. Nëpër të do të kalonin disa

nga tregimtarët e brezave të mëvonshëm si, J. Xoxa, N. Prifti, A. Kondo, S. Andoni etj.

Trashgimia18 letrare e Kutelit është e gjerë, e pasur dhe e fuqishme. Në të gjejmë, po të shprehemi

me fjalët e autorit, “botën e vogël shqiptare, që pasqyron botën e madhe”. Është toka dhe qielli

ynë, janë malet dhe fushat tona, ndrisin ditët dhe netët shqiptare, janë zërat e ngjyrat e tyre. Në

këtë botë jeton e mbijeton njeriu shqiptar, të cilin shkrimtari e ka dhënë përmes rrëfimeve të tij me

fizionomi e reliev të qartë shpirtëror e fizik.

18Marre nga: Gazeta TiranaObserver

Page 31: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

31

KREU IV

Huazimi i frazelogjisë nga folklori shqiptar

Kuteli, si mjeshtër i fjalës shqipe, i sheh njësitë frazeologjike si një mundësi e shkëlqyer për ta

pasuruar dhe hijeshuar gjuhën e veprës së tij, për faktin se ato “i përkasin gjuhës së gjallë dhe kanë

më shumë ngarkesë dhe figurshmëri”. Shprehje e këtij vlerësimi është numri i madh (rreth 700),

si dhe tipologjia e tyre e larmishme.

Siç dihet njësia frazeologjike është përkufizuar “si tërësia e atyre bashkimeve të qëndrueshme

të fjalëve, që janë formuar historikisht e janë kristalizuar si njësi të pandashme dhe që nga ana e

kuptimit kategorial janë të barazvlershme me fjalë të vetme”19, por, për të analizuar njësitë

frazeologjike në një vepër letrare, në radhë të parë, duhet të kemi parasysh vlerat e tyre të mëdha

diferencuese, emocionuese, shprehëse e stilistike, prandaj dhe “barazvlera” me fjalët duhet parë

gjithnjë në raporte sinonimie. Pra, kur themi “se një njësi frazeologjike është e barazvlershme me

një fjalë, kemi parasysh kuptimin e tyre të përgjithshëm dhe atë kategorial, aftësinë për të shprehur

diçka nga realiteti dhe jo një përputhje të plotë në përtmbajtjen e tyre konkrete, të veçantë20.”

Peshën më të madhe të njësive frazeologjike të Kutelit e zenë ato me karakter popullor, por ajo

që duhet nënvizuar, që në fillim, është se autori përdor jo vetëm frazeologjinë krahinore, e cila

qartësohet si e tillë nga prania e shënuesve dialektorë e krahinorë, por edhe atë që shkon përtej

këtyre kufijve, njësi frazeologjike me karakter të gjerë kombëtar. Kjo lidhet me vetë synimin dhe

prirjen e autorit drejt gjuhës kombëtare. Realizimi i këtij synimi është rezultat i përmbajtjes së

gjerë të veprës, e cila ka të bëjë me identitetin shumëplanësh të popullit shqiptar dhe i profilit të

autorit si një krijues që e njeh shumë mirë gjuhën shqipe në tërësinë e saj. Duke u nisur nga fakti

se gjuha shqipe ka një pasuri të madhe në fushën e frazeologjisë dhe mundësitë të pashtershme për

një pasqyrim sa më të nuancuar dhe me një ndjeshmëri artistike të lartë të mendimeve, ndjenjave,

psikologjisë së personazheve dhe të mjediseve, Kuteli i përdor dendur ato, me cilësi dhe me

origjinalitet.

19 J. Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 17. 20 Po aty, f. 29.

Page 32: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

32

Vepra e tij paraqitet e begatë përsa i përket leksikut popullor, prandaj, natyrshëm, ajo s’kish se

si të mos vinte e tillë edhe në këtë fushë dhe, për më tepër, duket se ai e ka të qartë se frazeologjia

është një mundësi më shumë për pasqyrimin e gjallë të jetës, të mjedisit gjeografik në të gjithë

larminë e tij, për pasqyrimin e plotë të pasurisë kulturore, të filozofisë, të riteve, zakoneve, etikës

etj., të krijuara nga breza të ndryshëm. Frazeologjia përdoret me frytshmëri edhe për të dhënë

ngjyresat historike, mjedisore etj. Kuteli përdor me sukses njësi frazeologjike frazeologji të

larmishme si në përmbajtje dhe në tipologji.Vetë gjerësia e përmbajtjes së veprës, shtrirja e saj

tematike dhe kohore, dikton njësi frazeologjike të pasura në ide, në figuracion dhe në ngjyrime të

shumta emocionuese dhe vlerësuese, aq sa është krejtësisht e pamundur të gjesh faqe të veprës së

tij pa praninë e tre-katër njësive frazeologjike21, disa herë edhe mbi dhjetë të tilla. Njësitë

frazeologjike hasen jo vetëm në gojën e personazheve, por edhe në gojën e tregimtarit. Ato janë

në funksion të tipizimit të personazheve, të cilët janë jo vetëm të shumtë në numër, por, ç’është

më kryesorja, me profile të ndryshme shoqërore. Njësitë frazeologjike, që ata përdorin në

bashkëbisedim me njëri-tjetrin, apo në monologun e brendshëm, ndihmojnë drejtpërsëdrejti në

zbërthimin e identitetit të tyre, se cilët janë, prej cilës shtrese shoqërore vijnë, ç’përvoja jetësore

mbajnë mbi supe, çfarë formimi arsimor e kulturor kanë etj. Njësitë frazeologjike në veprën e

Kutelit shërbejnë gjithashtu, edhe për tipizimin e mjedisit, ku personazhet jetojnë dhe veprojnë, si

dhe në funksion të krijimit të vlerave të veçanta stilistikore.

Proza e Kutelit shquhet jo vetëm për praninë e madhe të njësive frazeologjike, por edhe për

larminë tipologjike; kështu, për shembull, ato me funksion emërtues dhe me funksion vlerësues,

ku do të vihej re menjëherë mbizotërimi i tipit të dytë; grupime të tjera mund të kishim duke u

nisur nga ndërtimi etj. Sikurse u shprehëm më lart, Kuteli shquhet për përdorimin vetjak dhe për

risitë që sjell në përdorimin e njësive frazeologjike, në funksion të synimeve përmbajtësore dhe

estetike, ndër to më interesantet janë: bjerja (reduktimi) e gjymtyrëve, variantet leksikore e

sinonimike, rrethi i lidhjeve të ndryshme leksiko-sintaksore etj.

21 Ali Jashari, Rreth përdorimit të frazeologjisë në ligjërimin e shkruar, Korçë, 2000, f. 1.

Page 33: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

33

PËRFUNDIME:

Vendosa për të marr në analizë një autor si Mitrush Kutelin, pasi e kam lexuar më është dukur

një lloj ngjashmërie e tij me mua. Për vetë faktin se ai thotë se është rritur nga tregimet dhe nga

përrallat, që gjyshërit i kanë treguar, po ashtu edhe unë jam rritur në një shtëpi të madhe, ku kam

patur rastin që të më tregojnë përralla dhe rrëfime që lidhjen me jetën, me traditat, me zakonet dhe

me identitetin e të qenurit shqiptar. Mitrush Kuteli është një nga autorët më në zë të letërsisë shqipe

i njohur si një njeri shumëdimensional, por lidhja më e fortë e tij ka qenë me fushën e letrave.

Është konsideruar shpesh me dy vlerësime, të cilat e ngrenë lart midis autorëve të letërsisë shqipe

të të gjitha kohërave. Mitrush Kuteli, është themelues i prozës moderne shqipe dhe njëri ndër

autorët më të njohur të modernitetit shqiptar. Prurja letrare e Mitrush Kutelit në fondin e letërsisë

shqipe ka qenë e do të mbetet një objekt studimi i përhershëm për studiuesit e letërsisë, kur për

gjuhëtarët pasuri gjuhësore e tij e derdhur në krijimtarinë e tij letrare është një begati e veçantë për

fondin e shqipes, e cila duhet studiuar më shumë nga ne. Kuteli është ndër njohësit më të thellë të

visareve gjuhësore të shqipes: të leksikut, të frazeologjisë e i sintaksës popullore dhe ndër

përdoruesit e përpunimit mjeshtëror të këtyre visareve.

Ndër mjetet me vlerë emocionuese e stilistike në veprën e Kutelit zë frazeologjia një vend

kryesor. Njësitë frazeologjike të cilat të trashëguara brez pas brezi, përbëjnë një lëndë themelore

ndërtuese në gjuhën shqipe, që e plotësojnë dhe e zgjerojnë fjalorin e saj dhe i sjellin atij ngjyrime

kuptimore, stilistikore dhe shprehëse-emocionuese të veçanta. Kjo temë diplome ka si objekt të saj

studimin e frazeologjisë dhe ndikimin që ajo ka në pasurinin e gjuhës te vepra e Mitrush Kutelit

në përgjithësi dhe në Netë shqiptare në veçanti. Në lidhje me metodologjinë dhe metodat e punës

mund të themi se: Për grumbullimin e lëndës konkrete frazeologjike është përdorur metoda e

vjeljes së drejtpërdrejtë e shteruese të materialit në veprën Netë shqiptare dhe e skedimit të çdo

njësie frazeologjike në kontekst të veprës së Kutelit. Për trajtimin shkencor dhe akademik të lëndës

është përdorur metoda e analizës e gërshetuar me metodën deduktive, si dhe me metodën e tipareve

semantike në shqyrtimet për përcaktimin e identitetit të njësive frazeologjike. Ndërsa lidhur me

bazën teorike të këtij punimi jemi mbështetur mbi një literaturë të mjaftueshme për të realizuar

këtë temë diplome, duke shfyrtëzuar artikuj kryesorë, fjalorët përkatës dhe monografitë për

probleme të ndryshme të frazeologjisë së gjuhës shqipe, të pasqyruar në bibliografinë në fund të

punimit dhe në fusnotat për çdo rast.

Page 34: PUNIM DIPLOME...Subjektet e veprave të tij e marrin temën nga realiteti, ku mbizotëron tema e kurbetit, ajo e marrëdhënieve midis shtresave të varfra dhe bejlerëve dhe tema

34

Bibliografia

1.M.Camaj, Kuteli ende i pazbuluen në “Hylli i Dritës”.

2.Seksioni i Gjuhësisë dhe i letërsisë, Libri 21, Studime letrare,Sabri Hamiti.

3.Letra shqipe, Sprova për një poetikë 5, Sabri Hamiti.

4.Histori e letërsisë shqiptare, Robert Elsie,botimi i dytë 2001.

5.Mbi lidhjet letrare shqiptaro-rumune, kr.V.Bala 1965.

6.Kr Jasiqi 1968, Vinca 1974, Jorgaqi 1987.

7.Prozë dhe vargje të zgjedhura, Mitrush Kuteli 2001.

8.Izedin Jashar Kutrulia dhe Mitrush Kuteli, Sulm e lotë 1944.

9.Kujtime dhe kritikë letrare, Naum Prifti.

10.Kujtim Rrahmani, Oraliteti si intertekst, AIKD, Prishtinë.

11. Aurel Plasari, “Midis të gjallëve dhe të vdekurve”, Apolonia, 1995.

12.Netë shqiptare, Mitrush Kuteli 1938.

13.Gazeta Tirana Obsserver.

14.J.Thomai, Çështje të frazelogjisë së gjuhës shqipe 1981.

15.Po aty, Mitrush Kuteli.

16.Ali Jashari, Rreth përdorimit të frazeologjisë në ligjërimin e shkruar, Korçë 2000.