punim diplome...studenti: mentori: ardit hoxha prof.asoc. dr. dardan koçinaj gjakovë, nëntor 2019...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI INFERMIERI PUNIM DIPLOME VDEKSHMËRIA NË NJËSINË KORONARE NË VITIN 2019 Studenti: Mentori: Ardit Hoxha Prof.Asoc. Dr. Dardan Koçinaj Gjakovë, Nëntor 2019

Upload: others

Post on 21-Oct-2020

89 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • I

    UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I MJEKËSISË

    PROGRAMI INFERMIERI

    PUNIM DIPLOME

    VDEKSHMËRIA NË NJËSINË KORONARE

    NË VITIN 2019

    Studenti: Mentori:

    Ardit Hoxha Prof.Asoc. Dr. Dardan Koçinaj

    Gjakovë, Nëntor 2019

  • II

    Punimi është realizuar në Universitetin publik të Gjakovës “Fehmi Agani”, në bashkëpunim me

    Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”.

    Mentori: Dardan Kocinaj Prof. Dr. në Universitetin “Fehmi Agani” – Gjakovë.

    Punimi përfshin: 35 faqe, 8 tabela, 8 figura, 5 grafikona.

  • III

    Deklaratë!

    Kjo deklaratë është bërë me datë 03.12.2019.

    Unë, Ardit Hoxha, nr.ID 160306018 në UGjFA, programi Infermieri, deklarojë se punimi i

    titulluar Vdekshmëria në Njësinë Koronare në vitin 2019 është puna ime origjinale. Të njëjtin

    nuk e kam kopjuar nga asnjë punim të studentëve tjerë, apo nga ndonjë burim tjetër, përveq

    atyre burimeve të cituara në mënyrë të rregullt, apo për të cilat është vënë shpjegim eksplicit

    në tekst, apo i njëjti nuk ka qenë pjesë e ndonjë punimi të shkruar nga unë apo ndonjë person

    tjetër.

    16.10.2019 Ardit Hoxha nr.ID 160306018

  • IV

    `Tomas Xheferson `

    “Shëndeti është i domosdoshëm, pas moralit”

    Faleminderime!

    Faleminderit për kohën, sakrificën, këshillat, mundin tuaj, familjarë, shoqe e shokë,

    profesorë e staf akademik!

    Faleminderit që me këshillat e juaj, më motivuat që nga fillimi ta marrë rrugën e të qenit njeri i

    përgjegjshëm e i kujdes`shëm, person që zgjodha rrugën e të qenit human e i ndershëm.

    Faleminderit që me njohurit e juaja na mbushët me dijen e kuriozitet, mbi jetën në

    pëgjithësi e për shëndetin në veqanti!

    Falminderit që u shoqëruam, këshilluam, përkrahëm, e që i dhamë ndihmën njëri-tjetrit!

    Faleminderit Profesorit Dardan Koçinaj , për kohën që e ndau gjatë përgaditjes së këtij punimi!

    Faleminderit e u nderofshi përjetë nga unë!

  • V

    Tabela e përmbajtjes

    1. ABSTRAKTI.................................................................................................................. 1

    2. HYRJE............................................................................................................................ 2

    2.1. ZEMRA DHE ENËT E GJAKUT........................................................................... 3

    Zemra.............................................................................................................................. 4

    Ndërtimi i zemrës............................................................................................................ 5

    2.2. INFARKTI AKUT I MIOKARDIT......................................................................... 7

    Simtomat e Infarktit Akut të Miokardit........................................................................... 8

    Shkaktarët e IAM............................................................................................................. 8

    Diagnoza.......................................................................................................................... 9

    Egzaminimet.................................................................................................................... 12

    Ndërhyrja terapeutike...................................................................................................... 12

    Trajtimi............................................................................................................................ 13

    Menaxhimi spitalor.......................................................................................................... 14

    Komplikimet.................................................................................................................... 14

    3. QËLLIMI I PUNIMIT..................................................................................................... 16

    4. METODOLOGJIA.......................................................................................................... 17

    5. REZULTATET................................................................................................................ 18

    6. DISKUTIMET................................................................................................................. 23

    7. PËRFUNDIMET............................................................................................................. 24

    7.1. Rekomandime........................................................................................................... 24

    8. REZYME......................................................................................................................... 25

    8.1. Summary................................................................................................................... 26

    9. REFERENCAT................................................................................................................ 27

    10. CV e shkurtër e kandidatit............................................................................................... 28

  • VI

    Lista e shkurtesave

    EKG : Elektrokardiogram

    IM : Infarkti i Miokardit

    IAM : Infarkti Akut i Miokardit

    HTA : Hipertensioni arterial

    KK-MM: Kreatin Kinaza Muskulare

    KK-MB : Kreatinin Kinaza Miokardiale

    KK-TT : Kreatinin Kinaza Trurore

    TA : Tensioni arterial

    STEMI : Ngritja e segmentit ST te Infarkti i Miokardit

    PCI : Nderhyrja prekutane koronare

    PTCA : Angioplastik transluminale koronare prekutane

    Lista e figurave

    Fig1 Zemra dhe enët e gjakut

    Fig2 Pamja e jashtme e zemrës

    Fig3 Anatomia e zemrës

    Fig4 Ndërtimi i murit të zemrës, Endokardi - shtresa e hollë e brendshmë, Miokardi – Shtresa

    muskulore e zemrës, Epikardi - shtresa mbrojtëse e jashtme

    Fig5 Miokardi

    Fig6 Bllokimi i enëve të gjakut që shkakton trombozën dhe shpije deri te nekroza apo vdekja e

    inidt të miokardit

    Fig7 Reagimi ndaj dhembjes

    Fig8 EKG

    Lista e grafikonave: Punimi përmbanë 5 grafikona

    Lista e tabelave: Punimi përmbanë 8 tabela

  • - 1 -

    1. ABSTRAKTI

    Ky punim është bërë me qëllim që të pasqyrohen disa të dhëna të përgjithshme dhe poashtu

    specifike te Sëmundjet Kardiovaskulare në përgjithësi dhe Infarktit të Miokardit në veqanti!

    Të pasqyroj në mënyr të qartë gjitha fazat e Infarktit Akut të Miokardit, pra duke përfshirë,

    simtomat, komplikimet, diagnozën, trajtimin dhe mjekimin sa më efikasë.

    Gjithashtu në këtë punim të diplomës do të paraqes edhe disa të dhëna për numrin e personave të

    vdekur nga ky problem në vitin 2019 të cilat janë marrë nga Spitali Rajonal “ Isa Grezda” në

    Gjakovë përkatësisht në Njësinë Koronare.

    Mentori im në këtë punim është Prof.Dr.Asoc Dardan Koçinaj.

  • - 2 -

    2. HYRJE

    Infarkti akut i miokardit ose ndryshe si njihet në popull sulmi në zemër është një gjendje

    kërcënuese për jetën. Kjo ndodhë kur rrjedhja e gjakut në muskulin e zemrës nuk është e

    mjaftueshme, e ndërprerë, duke shkaktuar dëme të indeve, dhe ndodhë zakonisht si rezultat i

    bllokimit në një ose më shumë arterie koronare. Në bllokim me rëndësi të padiskutueshme ka

    formimi dhe ekzistimi i pllakës, të përbërë kryesisht nga yndyrërat, kolesteroli dhe produkte të

    mbeturinave qelizore. Termi Sindroma akute koronare nënkupton infarktin akut të miokardit

    (IAM), të formës STEMI (me ngritje të segmentit ST) dhe NSTEMI (pa ngritje të segmentit ST),

    dhe gjendjet e paqëndrushme (anginën e paqëndrueshme), më parë të njohur në literaturë poashtu

    si parainfarkti i miokardit, me dallim për strategjitë e trajtimit.1

    1Benjamin EJ, Virani SS, Callaway CW, et al: Sëmundjet e Zemrës dhe Statistikat e Sëmundjeve 2018 At-a-Glance: Një raport i Shoqatës Amerikane të Zemrës.

  • - 3 -

    2.1. ZEMRA DHE ENËT E GJAKUT

    Zemra realizon pompimin e oksigjenit dhe gjakut të pasur me lëndë ushqyese në të gjithë trupin

    dhe kështu mundësohet mbajtja e jetës.Transporti i oksigjenit, materieve ushqyese në drejtim të

    periferisë dhe produkteve përfundimtare të metabolizmit, dioksidit të karbonit nga periferia

    mundësohet përmes qarkullimit të gjakut që në qendër e ka këtë organ vital.2

    Figura 1. Zemra dhe enët e gjakut3

    2Referenca Mjekësore e WebMD Shqyrtuar nga James Beckerman, MD, FACC në 04 shkurt 2019, https://www.webmd.com/heart-disease/high-cholesterol-healthy-heart#1 3 Burimi: https://telegrafi.com/si-ta-permiresoni-qarkullimin-e-gjakut-pa-ilace/

    https://www.webmd.com/heart-disease/high-cholesterol-healthy-heart#1https://telegrafi.com/si-ta-permiresoni-qarkullimin-e-gjakut-pa-ilace/

  • - 4 -

    Zemra (Cor)

    Zemra paraqet një organ mukulo-kavitar, i cili kontraktohet në mënyrë të pavarur gjatë tërë jetës.

    Në këtë organ dallojmë bazën, majën, faqen e përparme, atë të poshtme. Zemra është e ndarë nga

    brenda në katër dhomëza të quajtura: parabarkushja e majtë, barkushja e majtë, parabarkushja e

    djathtë, barkushja e djathtë. Komunikimet e dhomëzave të anëve të njejta ndodhë përmes

    hapjeve atrioventrikulare, ndërsa dhomëzat e njejta të anëve të ndryshme ndahen me mure

    interatrial, respektivisht interventrikular.

    4

    Figura 2. Pamja e jashtme e zemrës

    4 Burimi https://www.keshilla.net/kujdes-nese-veres-keni-problem-me-zemren/ e modifikuar.

    https://www.keshilla.net/kujdes-nese-veres-keni-problem-me-zemren/

  • - 5 -

    5

    Figura 3. Anatomia e zemrës

    Ndërtimi i zemrës

    Muri i zemrës është i përbërë nga indi lidhës, endoteli dhe muskuli kardiak i cili i mundëson

    zemrës të kontraktohet dhe lejon sinkronizimin e rrahjeve të zemrës. Dallojmë tri shtresa në

    murin e zemrës: epikardi- e jashtme, miokardi- e mesme dhe endokardi- e brendshme.

    Ne për qëllime praktike të punimit tonë do të ndalemi te shtresa e mesme, ajo e miokardit.

    5 Burimi: https://www.wallsauce.com/ca/wall-murals-wallpaper/human-heart-anatomy-wallpaper-mural e modifikuar.

    https://www.wallsauce.com/ca/wall-murals-wallpaper/human-heart-anatomy-wallpaper-mural

  • - 6 -

    Figura 4. Ndërtimi i murit të zemrës, Endokardi-shtresa e hollë e brendshme, Miokardi- shtresa muskulore e mesme, Epikardi-Shtresa mbrojtëse e jashtme.6

    Miokardi është shtresa e mesme e murit të zemrës, e përbërë nga fije të muskujve kardiak, të

    cilat kanë veçanti nga por edhe ngjashmëri me fijet muskulare. Kjo është shtresa më e trashë e

    murit të zemrës, dallohet për nga trashësia në ventrikuj, posaçërisht dominon në ventrikulin e

    majtë duke iu përgjegjur me fuqinë e nevojshme për të pompuar gjakun e oksigjenuar nga zemra

    në pjesën tjetër të trupit. Gjenerimi i impulseve kardiake dhe përçueshmëria kardiake bëhet e

    mundur nga fibrat e specializuara të muskujve të miokardit duke involvuar në vete nyjet, tufat,

    fijet të filluara që nga atrium i djathtë deri poshtë në ventrikuj.7

    Figura 5. Miokardi

    6 Burimi: https://www.thoughtco.com/the-heart-wall-4022792 e modifikuar. 7The 3 Layers of the Heart Wall, by Regina Bailey, updated 11.06.2019

    https://www.thoughtco.com/the-heart-wall-4022792

    https://www.thoughtco.com/the-heart-wall-4022792https://www.thoughtco.com/the-heart-wall-4022792

  • - 7 -

    2.2. INFARKTI AKUT I MIOKARDIT

    Infarkti akut i miokardit në të vërtetë është nekroza e miokardit që vjen nga bllokimi akut i

    arteries koronare që paraqitet me pasqyrë klinike të shtërngimit në gjoks, mundim në vjellje,

    vjellje, djersitje të ftohtë, zbehje e ankth. Me një fjalë, një gjendje klinike dramatike që krijon

    pasiguri e frikë te individi, duke e u përballur me të menduarit se fundi ka arritur. Varësisht

    nga funksioni i zmerës, pra nga madhësia dhe lokalizimi, pasqyra klinike mund të shfaqet

    edhe me veshtirësi në frymëmarrje. Pra ndryshimi kryesor te muskuli i zemrës është nekroza

    (vdekja) e indit të miokardit.8

    Figura 6Bllokimi i enëve të gjakut që shkakton, trombozën dhe shpije deri te nekroza apo vdekja e indit të miokardit.9

    8 MedicineNet, Medical definiction of Myocardial Infraction, by William C. Shiel 9 http://www.trupidheshendeti.com/infarkti-i-miokardit-ose-ataku-i-zemres/

    http://www.trupidheshendeti.com/infarkti-i-miokardit-ose-ataku-i-zemres/

  • - 8 -

    Simptomat e Infarktit Akut të Miokardit

    Karakteristika kryesore e infarktit akut të miokardit mbetet dhimbja në gjoks e cila duhet të

    eksplorohet në disa drejtime: lokalizimi, karakteri, intenziteti, kohëzgjatja, përhapja, faktorët që e

    rëndojnë, faktorët që e lehtësojnë, shoqërimi. Zakonisht përshkruhet dhimbje e fortë, shtërnguese

    gjoksi, në qendër të kafazit të krahërorit (dërrasës së gjoksit), që përhapet drejt krahëve, nofullës

    së sipërme, midis shpatullave, mbi 30 minutëshe, e përcjellur me djersitje profuze e të ftohtë,

    ankth, mundim ne vjellje, të vjellura, çrregullime të ritmit të zemrës.

    Figura 7Reagimi ndaj dhembjes10

    Jo të gjithë njerëzit që kanë sulme në zemër përjetojnë të njëjtat simptoma ose të njëjtin seriozitet

    të simptomave.

    Shkaktarët e IAM

    Zemra si organ kryesor në sistemin kardiovaskular, me rëndësi jetike për trupin e njeriut,

    furnizohet me gjak përmes arterieve koronare. Kur këto arterie ngushtohen ose bllokohen

    krejtësisht, furnizimi i zemrës mund të reduktohet ndjeshëm, respektivisht të ndalet plotësisht.

    Faktorët e rrezikut për infarktin akut të miokardit janë të shumtë por në mënyrë të përgjithshme

    ndahen në ata të modifikueshëm dhe të pa modifikueshëm. Pra, faktorët e rrezikut të cilët me

    masat e ndërmarra mund të modifikohen, mund të menjanohen, dhe të tillë të cilët janë

    paraprakisht të determinuar dhe nuk mund të modifikohen. Për të i ikur ndarjeve klasike e

    stereotipike të këtyre faktorëve do të mundohemi që të përmendim disa prej tyre që e shtojnë

    rrezikun për këtë sëmundje të rënësishme si: hipertensioni arterial, dislipidemitë, diabeti mellit,

    obeziteti, tymosja e duhanit, përdorimi i substancave tjera të dëmshme, në njërën anë, si dhe

    gjinia, mosha, anamneza familjare pozitive, në anën tjetër.11

    10 https://lajmiplus.com/si-duhet-trajtuar-infarkti-akut-i-miokardit-brenda-dy-oresh/ 11Shqyrtuar mjekësisht nga Dr.Debra Sullivan, më 30 nëntor 2017 - Shkruar nga Brindles Lee Macon, Winnie Yu dhe Lauren Reed-Guy. https://www.healthline.com/health/acute-myocardial-infarction

    https://lajmiplus.com/si-duhet-trajtuar-infarkti-akut-i-miokardit-brenda-dy-oresh/https://www.healthline.com/health/acute-myocardial-infarction

  • - 9 -

    Diagnoza

    Diagnoza e infarktit akut të miokardit bazohet në parametra kryesorë si: anamneza, ndryshimet

    elektrokardiografike dhe analizat laboratorike specifike. Prania e së paku dy prej këtyre të

    gjeturave të sipër permendura na udhëzon për dyshim drejtë diagnonzës. Të dhënat nga klienti

    duhet mirë të elaborohen në mënyrë që të gjejmë përputhje me përjetimet që numri i madh i

    këtyre pacientëve me këtë diagnozë i ka kaluar. Elektrokardiograma, një metodë e thjeshtë e cila

    me një interpretim korrekt poashtu na mundëson që të vërejmë ndryshimet eventuale. Poashtu

    me ardhjen e klientit ne duhet të sigurojmë sasinë e nevojshme të gjakut venoz për analizat

    konkretisht të lidhura me dëmtimin e qelizave të këtij muskuli të çmuar për jetë. Metodë e

    standardit të artë për diagnostikim është koronarografia apo angiografia koronare e cila është

    metodë invasive dhe kërkon ekip të specializuar për relaizim. Përparësia e kësaj metode nuk

    qëndron vetëm në diagnostikim por edhe në atë që menjëherë pas kësaj procedure me të njejtin

    akt mund trajtohet ena koronare e cila është përgjegjëse për dramën e shkaktuar. Diagnozat

    diferenciale janë: Stenoza e aortes, Gastriti akut, Refluksi gastroezofageal, Miokarditi,

    Perikarditi, Pneumotoraksi, Embolia pulmonare, Pneumonia, Pankreatiti.12

    Gjatë ballafaqimit me pacientin/ klientin, ne duhet medoemos të kalojmë nëpër të gjitha etapat

    duke filluar nga ankesa kryesore, anamneza e sëmundjes, ajo e jetës, familjes,

    socioedpidemiologjike, shprehitë. Pastaj vazhdojmë me objektivizimin e gjendjes së pacientit

    dhe përmes katër metodave bazë të ekzaminimit: inspeksion, palpacion, perkusion dhe

    auskultacion, shërbehemi që të mbledhim sa më shumë të dhëna nga klienti ynë.

    Diagnoza infermierore mund të vendoset në bazë të të gjetura immediate te i sëmuri si: zbehje

    për shkak të dhimbjes dhe ankthit, vazokonstriksionit, mundimit, vjelljes; djersitje të fohtë të

    ndërlidhura me dhimbjen e padurueshme dhe sistemin nervor, mundim në vjellje e vjellje;

    cianozë për shak të kompromitimit të oksigjenimit; jo rehati për shkak të dhimbjes, frymëzënjes

    e efortit maksimal për fymëmarrje e për ventilim, për shkak të pamjaftueshmërisë së zemrës;

    dezorientim, prekje koshience për shkak të hipoperfuzionit truror, pozitë të detyruar, për shkak të

    dhimbjes e pamjaftueshmërisë së zemrës. Shtypja e gjakut mund të pësojë luhatje, poashtu edhe

    puna e zemrës që mund të detektohet si parregullësi totale apo herëpashershme. Venat e

    distenduara rezultojnë nga ngritja e presionit venoz.13

    12 Colledge N , Walke B , Hill S, Principet dhe praktikat mjeksore të Davidsonit , .(Shkup ,2015) (21st ed.). fq. 522–36 13 Colledge N , Walke B , Hill S, Principet dhe praktikat mjeksore të Davidsonit , .(Shkup ,2015) (21st ed.).

  • - 10 -

    Analizat laboratorike

    Në intervale të rregullta nga ballafaqimi me pacientin/ klientin duhet të kemi të dhëna për

    analizat laboratorike, dhe atë sidomos për enzimet keratin kinaza (CK) dhe fraksioni i saj CK-

    MB të cilat së bashku me Troponinën rriten në orët e para të infarktit akut të miokardit.14

    Analizat tjera biokimike e hematologjike mund të jenë të dobishme në përcaktimin e faktorëve

    shtesë të rrezikut, plotësimin e diagnozës dhe poashtu së bashku për përcjelljen e kahjes ose

    prognozës së të sëmurit.

    Ekzaminimet plotësuese

    Mësipër përmendëm Elektrokardiografinë dhe rëndësinë e saj në dyshimin e vedosjen e

    diagnozës për sëmundjen.

    Komponentët e EKG

    Ndodhitë elektrike të zemrës zakonisht në EKG regjistrohen në formë të valës pozitive P,

    kompleksit QRS të formuar nga dhëmbi Q negativ, dhëmbi R pozitiv dhe dhëmbi S negativ; dhe

    valës pozitive T.

    Figura 8EKG15

    14 Wichbaum F, Kardiologjia , (Prishtinë ,2007) 15 https://www.researchgate.net/figure/The-components-of-the-ECG-signal_fig1_224830806

    https://www.researchgate.net/figure/The-components-of-the-ECG-signal_fig1_224830806

  • - 11 -

    Vija bazë (vija izoelektrike) është vijë e drejtë horizontale në EKG. Kjo është pikënisje e

    aktivitetit elektrik të depolarizimeve dhe repolarizimeve gjatë ciklit kardiak.Vala P është rezultat

    i depolarizimit të atriumeve.QRS kompleksi është rezultat i depolarizimit të ventrikujve i cili i

    paraprinë kontraksionit të ventrikujve dhe Vala T është rezultat i repolarizimit të

    ventrikujve.Intervali është pjesë e EKG e cila përmban së paku një valë dhe një vijë të drejtë

    deri në komponentën e rradhës; kurse Segmenti është periudha kohore prej mbarimit të një vale

    deri te fillimi i komponentës tjetër.

    Derivacionet e EKG

    Vendosja e caktuar e dy elektrodave (një pozitive dhe një negative) duke pasur parasysh

    elektrodën e tretë (elektrodën për tokëzim) kontribuon ne përfitimin e informatave për derivacion

    përkatës. Në bazë të ketyre orientimeve të elektrodave në ekstermitetet e sipërme dhe ato të

    poshtme fitojmë tri derivacione standard të shënuara zakoisht me I, II, II; ose D1, D2, D3) dhe tri

    derivacione standard të përforcuara aVR, aVL, aVF. Ndërsa përfitimi i informatave për

    derivacionet prekordiale fitohet pas vendosjes së elektrodave në prekordium dhe pozicionimin e

    tyre në pikat përkatëse të standardizuara (V1- V6).

    Tabla 1 Vlerat normale të derivacionit të dytë( elektrodat në nyjën e dorës dhe nyjen e këmbës)

    Faza Kohëzgjatja

    (sekonda)

    Amplituda

    (milivolt)

    Vala P 0.06-0.11

  • - 12 -

    Ndërhyrja terapeutike

    Tabla 2Ndëryhrja terapeutike te Infarkti Akut i Miokardit

    Masat e menjëhershme për të rritur sigurinë dhe komoditetin 1.Qasja venoze

    2.Qasja në reanimim kardiopulmonar

    3. Qasja për defibrilim

    3.Analgjezia

    4.Antiemetikët

    5.Oksigjenoterapia

    6.Nitratet

    Masat e menjëhershme për fillimin dhe mirëmbajtjen e riperfuzionit të miokardit 1.Terapia Antiagreguese

    2.Terapia Fibrinolitike

    3.Terapia Antikoagulante

    Masat e menjëhershme për të mbrojtur miokardin ishemik 1.β- bllokuesit

    2.Preparatet e Magnezium sulfatit

    Mjekimi i hershëm për pamjaftueshmërinë e zemrës 1. ACE inhibitorët

    Parandalimi (sekondar)

    1.Antiagreguesit

    2.β-bllokuesit

    3.ACE inhibitorët

    4.Hipolipemikët

    5.Modifikimet e stilit të jetës17

    17Correspondence: Dr S. R. J. Maxwell, Clinical Pharmacology Unit, The University of Edinburgh, Western General Hospital,

    Edinburgh EH4 2LH

  • - 13 -

    Trajtimi i Infarktit Akut të Miokardit

    Trajtimi modern i IM bëhet përmes trajtimit invaziv. Mirëpo në përgjithësi trajtimi mund të

    bëhet në dy mënyra, me anë të mjekimit me medikamente dhe me anë të trajtimit invaziv.

    Trajtimi konsiston në: Rregullimin e balancës së prishur të oksigjenit; Qetësimin e dhimbjeve;

    Parandalimin dhe trajtimin e komplikacioneve që mund të lindin.

    Trajtimi sipas fazave MONA e TAS

    Trajtimi i menjëhershëm i Infaktit akut i miokardit i quajtur MONA paraqet trajtimin nëpër katër

    faza bazike. Përpos trajtimit MONA është edhe trajtimi TAS qe paraqet trajtimin nëpër tri faza të

    IM.

    Tabla 3Trajtimi sipas teknikës MONATAS

    Trajtimi MONA Trajtimi TAS

    Morfina Trombolitikët

    Oksigjeni Antikoagolantët

    Nitrogicerina Sedativët

    Aspirina

    Trajtimi Invaziv

    Ndërhyrja invazive koronare (PCI) është një procedurë për të trajtuar ngushtimin (stenozën) e

    arterieve koronare të zemrës. Pas kryerjes së koronarografisë dhe vlerësimit të arterieve, ekipa

    invasive vendosë për mënyrën e trajtimit. Zakonisht trajtimi është me vendosje të stentit ose/ dhe

    ballonim të pjesës së prekur. Këto procedura kryhen nga ekipa e trajnuar në krye me Kardiologët

    dhe përmes qasjes arteriale.18

    18 Faxon D "Kardiologjia klinike ―(Tirane, 2015). fq,138–44

  • - 14 -

    Menaxhimi spitalor

    Pacientët me IAM duhet të hospitalizohen. Duhet që në mënyrë të përpiktë të përcillen

    protokolet e diagnozës dhe trajtimit të sëmundjes. Gjatë hospitalizimit pacienti/ klienti duhet të

    monitorohet dhe të përcillet për zhvillimin eventual të komplikimeve të hershme të infarktit akut

    të miokardit. Përpos komplikimeve të hershme te pacientit, mund të zvillohen edhe komplikimet

    e vonshme të cilat poashtu duhet të vlerësohen dhe paraqitja e tyre të përcillet.

    Përgatitja për lëshim nga Spitali

    Para lëshimit në spital ose menjëherë pas kësaj, pacienti me IAM të kohëve të fundit duhet t'i

    nënshtrohet testimit standard dhe atë për të vlerësuar: aftësinë funksionale të pacientit;

    efikasitetin e regjimit; rrezikun për ngjarje kardiake.

    Menaxhimi afatgjatë

    Për periudhën më pas, pacienti duhet të vazhdojë të marrë terapin e ordinuar; të rrespektoj

    këshillat për peshë, dietë, shprehi negative; pjesmarrje në rehabilitim.19

    Komplikimet

    Komplikimet më të shpeshta që hasen te pacientët me IAM përfshijnë:vdekjen e beftë;

    çregullimet e ritmit të zemrës, frekuencës dhe të kondukcionit; shokun kardiogjen; rupturën

    kardiake/ strukturave; insuficiencën e zemrës; perikarditin; trombembolinë; problemet

    psikologjike, etj.

    19 Raport i Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë / Task Forcës së Shoqatës Amerikane të Zemrës mbi Udhëzimet e Praktikës

    (Komisioni për Menaxhimin e IA M)Thomas J. Ryan, Jeffrey L. Anderson, Elliott M. Antman, Blaine A. Braniff, Neil H.

    Brooks, Robert M. Califf, L. David Hillis, Loren F. Hiratzka, Elliot Rapaport, Barbara J. RiegelRichard O. Russell, Earl E. SmithIII,

    dhe W. Douglas Weaver

    https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341

  • - 15 -

    Mosfunksionim i ventrikulit të majtë dhe dështimi i zemrës janë komplikime të cilat hasen te

    këta pacientë. Paraqitja e këtij komplikimi na flet edhe për prognozë jo të favorshme. Varet nga

    madhësia e përfshirjes së muskulit të zemrës. Mund të paraqitet edhe si edemë akute pulmonare.

    Shoku kardiogjen ndodh në 5-20% të pacientëve pas infarktit të miokardit.Revaskularizimi

    shoqërohet me një prognozë të përmirësuar.Shkalla e vdekshmërisë është mbi 70% sidomos nëse

    revaskularizimi nuk është i mundur. Aritmitë jetë kërcënuese, takikardia ventrikulare, ekstra

    sistolat ventrikulare e fibrilacioni ventrikular mund të shkaktojnë shumë nga vdekjet në pacientët

    me sindromë akute koronare . Fibrilacioni ventrikular / takikardia e qëndrueshme ventrikulare

    është raportuar në deri në 20% të pacientëve. Tromboza e venave të thella dhe embolia

    pulmonare pas infarktit mund të paraqiten edhe në pacientët që mbahen në shtrat. Paraqitja e

    perikarditit të hershëm pas IAM është afërsisht 10%. Depresioni i konsiderueshëm shfaqet në

    rreth 20% të pacientëve pas infarktit të miokardit.Infarkti i miokardit rritë rrezikun e vetëvrasjes;

    depresioni pas infarktit të miokardit dëmton prognozën e përgjithshme.20

    PARANDALIMI

    Ekziston parandalimi parësor- para shfaqjes së sëmundjes, ai dytësor pas shfaqjes së sëmundjes

    së infarktit të miokardit që bazohet në modifikime të faktorëve të rrezikut e këshilla mbi: Dietën

    që ulë nivelin e yndyrërave në gjak por edhe në reduktimin e sheqerërave. Këshillohet

    konsumimi i ushqimit te pasur me fibra, pa yndyrë e me sheqerëra të reduktuara; duhanpirja,

    ndërprerja e tymosjes së duhanit redukton rrezikun për sëmundjen; aktivitetin fizik, shëtitjet e

    lehta prej 1.5-3 km ne ditë; stresi, menaxhimi në mënyra të ndryshme profesionale; trajtimin,

    respektimi i këshillave dhe përshkrimeve.21

    20 Komplikimet e infarktit akut të miokardit Autorizuar nga Dr Colin Tidy, Shqyrtuar nga Dr John Cox | Ndryshuar për herë të fundit 12 maj 2016 | Certertifikuar nga Standardi i Informacionit https://patient.info/doctor/complications-of-acute-myocardial-infarction. 21 Kasper A , Dennis , Anthony S , Stephen., D.. Longo B, Parimet e mjeksise interne te Harrisonit , (Shkup,2015). fq 98– 106

    https://patient.info/doctor/complications-of-acute-myocardial-infarction

  • - 16 -

    3. QËLLIMI I PUNIMIT

    Qëllimi kryesor i punimit ka qenë të paraqiten të dhëna për vdekshmërinë te të hospitalizuarit në

    Spialin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” në Njësinë Koronare. Poashtu qëllim i punimit ka qenë

    shtjellimi i njohurive mbi organin muskulor të zemrës, funksionimin, ndërtimin dhe rëndësinë, si

    dhe mbi infarktin akut të miokardit, trajtimin dhe këshillat mbi këtë sëmundje.

  • - 17 -

    4. METODOLOGJIA

    Për sigurimin e të dhënave ishte i domosdoshëm bashkëpunimi me spitalin rajonal ''Isa Grezda''

    në Gjakovë. Me leje të drejtorit të përgjithshëm, drejtorit shëndetësor, përgjegjësit për statistika

    në Zyrën për statistika në kuadër të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” na u mundësua qasja në të

    dhënat statistikore sa i përket vdekshmërisë sipas raportimeve pranë kësaj zyre. Gjithashtu është

    shfrytëzuar edhe protokolli për vitin 2019 i Njësisë Koronare.

    Rezultatet janë prezentuar në mënyre tabelare dhe grafike, me numra absolut dhe llogaritje të

    përqindjes.

    Parametrat e analizuar nga të dhënat statistikore të poseduara nga Protokolli i Njësisë Koronare

    janë: mosha, gjinia, të dhëna për vdekshmërinë të raportuara nga infarkti akut i miokardit, të

    gjitha këto për vitin 2019.

    Analiza e të dhënave statistikore eshtë bërë në mënyrë retrospektive.

  • - 18 -

    5. REZULTATET

    Table 4. Numri i pacientëve të vdekur nga IM në Njesinë Koronare të Spitalit Rajonal të Gjakovës, në vitin 2019!

    Gjinia N %

    Meshkuj 1 20.00%

    Femra 4 80.00%

    Gjithsejt 5 100.00%

    Grafikoni1. Numri i pacientëve të vdekur në Njësinë Koronare të Spitalit Rajonal të Gjakovës, të paraqitura me anë të grafikonit.

    Koment: Në Njësinë Koronare të Spitalit të Gjakovës në vitin 2019 ishin gjithsejt pesë (5) pacient

    që përfunduan me fatalitet nga IM, ku 80.00% ose katër (4) nga ta i përkisnin gjinis Femrore dhe

    20.00% ose një (1) të gjinis Mashkullore.( Tabela 4, Grafikoni1)

    Gjinija

    Meshkuj

    femra

  • - 19 -

    Table 5. Zonat e vendbanimeve të cilat u përkisinin pacientët e vdekur nga IM, në vitin 2019.

    Vendbanimi N %

    Urban 2 40.00%

    Rural 3 60.00%

    Gjithsejt 5 100.00%

    Grafikoni2. Paraqitja sipas vendbanimeve të personave të vdekur nga IM në vitin 2019!

    Koment: Nga gjithsejt pesë (5) pacientë të vdekur në Njësinë Koronare në vitin 2019 nga IM, dy

    (2) ose 40.00% nga ta ishin pjesë e vendbanimeve urbane, ndërsa tre (3) ose 60.00% nga ta, të

    vendbanimeve rurale. ( Tabela 5, Grafikoni 2)

    Vendbanimi

    Urban

    Rural

  • - 20 -

    Tabla 6. Paraqitja sipas grup moshave, në vitin 2019.

    Mosha 60 - 69 70 - 79 80+ Gjithsejt

    Nr. i pacientëve 1 3 1 5

    % 20.00%% 60.00% 20.00% 100.00%

    Grafikoni3. Paraqitja sipas moshës me anë të grafikonit, 2019.

    Koment: Në vitin 2019 nga gjithsejt pesë (5) pacient të vdekur nga IM, 20% ose 1 nga ta i përkiste

    moshës në mes 60 dhe 69 vjeqare, 60.00% ose 3 persona të cilët kanë vdekur i përkisnin moshës

    ndërmjet 70 dhe 79 viteve, dhe 1 ose 20.00% ishin të moshës më të lartë se 80 vite.(Tabela 6,

    Grafikoni 3)

    Mosha

    60 - 69

    70 - 79

    80+

  • - 21 -

    Tabla 7. Vdekjet të ndara në bazë të diagnozave.

    Diagnoza STEMI IM Anterolateral IM Gjithsejt

    Nr 3 1 1 5

    % 60.00% 20.00% 20.00% 100.00%

    Grafikoni 4. Vdekjet të ndara në bazë të diagnozave, të paraqitura në grafikon.

    Koment: Bazuar në të dhënat e marra në Njësinë Koronare të Spitalit Rajonal të Gjakovës për

    vitin 2019, del se nga 5 persona të vdekur nga IM, tre (3) nga ta ose 60.00% ishin të

    karakterizuar me STEMI, një (1) ose 20.00% me IM Anterolateral, dhe një (1) ose 20.00% nga

    IM. (Tabela 7, Grafikoni 4)

    Diagnoza

    STEMI

    IM Anterolateral

    IM

  • - 22 -

    Tabla 8. Numri i personave të vdekur në vitin 2019 në Njësinë Koronare të Spitalit të Gjakovës, të ndara në gjashtëmujorin e parë dhe pesëmujorin e dytë të vitit.

    2019 Gjashtëmujori i

    parë

    Pesëmujori i dytë Gjithsejt

    Nr. I të vdekurve 3 2 5

    % 60.00% 40.00% 100.00%

    Grafikoni 5. Numri i personave të vdekur në vitin 2019 në Njësinë Koronare të Spitalit të Gjakovës, të ndara në gjashtëmujorin e parë dhe pesëmujorin e dytë të vitit, të paraqitura në grafikon.

    Koment: Nga pesë (5) persona të vdekur në vitin 2019 nga IM në Njësinë Koronare në Spitalin e

    Gjakovës, tre (3) ose 60.00% nga ta kishin përfunduar me jetë të humbur në pjesën e parë të vitit,

    ndërsa dy (2) ose 40.00% nga ta në pjesën e dytë të vitit 2019.(Tabela 8, Grafikoni 5)

    2019

    Gjashtëmujori i parë

    Pesëmujori i dytë

  • - 23 -

    6. DISKUTIMET

    Në një hulumtim të mëhershëm të bërë nga disa student të UGJFA del se numri i të vdekurve nga

    IM del se është afërsisht përafërt nga viti në vit dhe se të dy gjinit janë me të dhëna të përafërta

    sa i përket vdekshmëris. 22

    Ndërsa në hulumtimin tonë në vitin 2019 në Njësinë Koronare të Spitalit Rajonal të Gjakovës del

    se kemi një tendencë të vogël për ngritje të numrit ose të paktën të përafërt me vitin paraprak, kjo

    sigurisht mund ti ketë faktorët e vetë që rezultojnë të tilla, por nga këtu del se numri më i madhë

    i të vdekurve është nga gjina femërore me trend të rritjes.

    Sa i përket moshës më të prekur dalin rezultatet afërsisht të njejta ku te ne dallohet numër më i

    madhë i personave me moshë 70 deri në 79 vjet, që për dallim nga hulumtimi i lartëcekur ku

    numri më i madhë i të vdekurve ishin të moshës në mes 60 dhe 65 vjeqare.

    22 Punim diplome A.Krasniqi, R. Tunaj, Vdekshmëria nga IAM, Gjakovë, 2019. https://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/35601-Vdekshmeria%20nga%20infrakti%20Akut%20i%20Miokardit.pdf.

    https://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/35601-Vdekshmeria%20nga%20infrakti%20Akut%20i%20Miokardit.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/35601-Vdekshmeria%20nga%20infrakti%20Akut%20i%20Miokardit.pdf

  • - 24 -

    7. PËRFUNDIMET

    Nga ky punim mund të nxirren këto përfundime:

    - Në spitalin e Gjakovës në vitin 2019 në Njësinë Koronare kanë ndërruar jetë si pasojë e

    Infarktit të Miokardit 5 pacientë.

    - Grup-moshat më të prekura nga IAM janë persona e moshës ndërmjet 70 dhe 80 vjetë.

    - Janë femrat ato që në bazë të statistikave të spitalit të Gjakovës Njësia Koronare prijn me

    vdekje 4, në krahasim me meshkuj ku numri i tyre është 1 në vitin 2019.

    - Sipas vendbanimeve 2 nga ta i përkisnin zonave urbane, ndërsa 3 zonave rurale.

    7.1. Rekomandime

    Vetëdijësimi i popullatës për dhimbjen e gjoksit;

    -Këshillimi për kontrolla të rregullta;

    -Modifikimi i faktorëve të rrezikut;

    -Vetëdijësimi për mënyrat e diagnostikimit;

    -Vetëdijësimi për mënyrat e trajtimit;

    -Njohja me komplikimet eventuale;

    -Kujdesi për ushqimin;

    -Aktiviteti fizik…

  • - 25 -

    8. REZYME

    Infarkti i miokardit është ndoshta sëmundja e parë në listën e sëmundjeve që paraqesin

    rrezikshmëri, si dhe mbart në vetvete të papritura të shumëta.Shpesh e sidomos kohëve të fundit

    dëgjohet që dikush vdiç papritur nga infarkti apo kaloi një situatë të rëndë e të rrezikshme nga

    kjo sëmundje.

    Personat më të rrezikuar janë ata me: HTA, personat me moshë të shtyer (nuk janë më pak të

    rrezikuar as moshat e reja), duhanpirësit, personat me yndyrëra të rritura, jeta sedentare (pa

    aktivitete fizike), obeztiteti, stresi dhe faktorët social.

    Është një sëmundje shumë frekuente në botë, vazhdon të rritet edhe në Kosovë. Diagnostifikohet

    më shpesh te moshat e shtyera, por nuk përjashton edhe moshat e reja. Rreth 75% e infarktit të

    miokardit diagnostifikohet mbi moshen 60-70 vjeçare. Punimi ka të bëjë me njohjen e sëmundjes

    së infarktit akut te miokardit, mjekimin,mënyren e parandalimit,kujdesin infermieror,

    ndërgjegjsimin e pacientëve në lidhje me këtë sëmundje dhe pasqyrimin e disa të dhënave të

    marrura nga spitali rajonal i Gjakovës, përkatësisht në Njësin Koronare. Përpunimi i statistikave

    është bërë në Spitalin Rajonal të Gjakovës ''Isa Grezda'' ku u përfshinë të dhënat e regjistruara në

    protokollin e Njesisë Koronare për vitin 2019.

    Problemi kryesor është humbja e madhe e kohës deri në arritjen te institucionet shëndetsore, pra

    largësia nga institucionet, sepse nga kjo varet jeta e pacientit, gjithashtu tejet e rëndësishme është

    edhe injorimi i simtomave të para, apo mosnjohuria për to.

    Fjalët kyqe: Infarkti i Miokardit, Zemra, Vdekshmëria, Mjekimi.

  • - 26 -

    8.1. Summary

    Myocardial infarction is probably the first disease on the list of diseases presenting a risk, as well

    as carrying numerous sudden surprises in itself. It is often heard recently that someone has died

    suddenly of a stroke or passed a serious and dangerous situation from this. disease.

    The most at risk are those with: HTA, people of post-natal age (no less endangered or younger),

    smokers, people with increased fat, sedentary life (no physical activity), obesity, stress and social

    factors .

    It is a very common disease in the world, it continues to grow in Kosovo. It is most often

    diagnosed at advanced ages but does not exclude younger ages. About 75% of myocardial

    infarction is diagnosed over the age of 60-70 years. The paper deals with the recognition of acute

    myocardial infarction, treatment, prevention, nursing care, awareness of patients about this

    disease and reflection of some data obtained from the regional hospital of Gjakova, respectively

    in the Coronary Unit. Statistics were processed at Gjakova Regional Hospital '' Isa Grezda ''

    where data recorded in the Coronation Unit protocol for 2019 were included.

    The main problem is the great loss of time until reaching the health institutions, ie the distance

    from the institutions, because it depends on the patient's life, and also ignorance of the first

    symptoms, or ignorance of them.

    Keywords: Myocardial Infarction, Heart, Mortality, Medication.

  • - 27 -

    9. Referencat

    1. Benjamin EJ, Virani SS, Callaway CW, et al: Sëmundjet e Zemrës dhe Statistikat e Sëmundjeve 2018 At-a-Glance: Një raport i Shoqatës Amerikane të Zemrës.

    2. Referenca Mjekësore e WebMD Shqyrtuar nga James Beckerman, MD, FACC në 04 shkurt 2019, https://www.webmd.com/heart-disease/high-cholesterol-healthy-heart#1

    3. Burimi: https://telegrafi.com/si-ta-permiresoni-qarkullimin-e-gjakut-pa-ilace/ 4. Burimi https://www.keshilla.net/kujdes-nese-veres-keni-problem-me-zemren/ e modifikuar. 5. Burimi: https://www.wallsauce.com/ca/wall-murals-wallpaper/human-heart-anatomy-

    wallpaper-mural e modifikuar.

    6. Burimi: https://www.thoughtco.com/the-heart-wall-4022792 e modifikuar. 7. The 3 Layers of the Heart Wall, by Regina Bailey, updated 11.06.2019

    https://www.thoughtco.com/the-heart-wall-4022792

    8. MedicineNet, Medical definiction of Myocardial Infraction, by William C. Shiel 9. http://www.trupidheshendeti.com/infarkti-i-miokardit-ose-ataku-i-zemres/ 10. https://lajmiplus.com/si-duhet-trajtuar-infarkti-akut-i-miokardit-brenda-dy-oresh/ 11. Shqyrtuar mjekësisht nga Dr.Debra Sullivan, më 30 nëntor 2017 - Shkruar nga Brindles Lee

    Macon, Winnie Yu dhe Lauren Reed-Guy. https://www.healthline.com/health/acute-

    myocardial-infarction

    12. Colledge N , Walke B , Hill S, Principet dhe praktikat mjeksore të Davidsonit , .(Shkup ,2015) (21st ed.). fq. 522–36

    13. Colledge N , Walke B , Hill S, Principet dhe praktikat mjeksore të Davidsonit , .(Shkup ,2015) (21st ed.).

    14. Wichbaum F, Kardiologjia , (Prishtinë ,2007) 15. https://www.researchgate.net/figure/The-components-of-the-ECG-signal_fig1_224830806 16. U.S. National Library of Medicine 8600 Rockville Pike, Bethesda, MD 20894 U.S.

    Department of Health and Human Services National Institutes of Health, 2019

    17. Correspondence: Dr S. R. J. Maxwell, Clinical Pharmacology Unit, The University of Edinburgh, Western General Hospital, Edinburgh EH4 2LH

    18. Faxon D "Kardiologjia klinike ―(Tirane, 2015). fq,138–44 19. Raport i Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë / Task Forcës së Shoqatës Amerikane të Zemrës

    mbi Udhëzimet e Praktikës (Komisioni për Menaxhimin e IA M)Thomas J. Ryan, Jeffrey L.

    Anderson, Elliott M. Antman, Blaine A. Braniff, Neil H. Brooks, Robert M. Califf, L. David

    Hillis, Loren F. Hiratzka, Elliot Rapaport, Barbara J. RiegelRichard O. Russell, Earl E.

    SmithIII, dhe W. Douglas Weaver

    20. Komplikimet e infarktit akut të miokardit: Autorizuar nga Dr Colin Tidy, Shqyrtuar nga Dr

    John Cox | Ndryshuar për herë të fundit 12 maj 2016 | Certertifikuar nga Standardi i

    Informacionit https://patient.info/doctor/complications-of-acute-myocardial-infarction.

    21. Kasper A , Dennis , Anthony S , Stephen., D.. Longo B, Parimet e mjeksise interne te Harrisonit , (Shkup,2015). fq 98– 106

    https://www.webmd.com/heart-disease/high-cholesterol-healthy-heart#1https://telegrafi.com/si-ta-permiresoni-qarkullimin-e-gjakut-pa-ilace/https://www.keshilla.net/kujdes-nese-veres-keni-problem-me-zemren/https://www.wallsauce.com/ca/wall-murals-wallpaper/human-heart-anatomy-wallpaper-muralhttps://www.wallsauce.com/ca/wall-murals-wallpaper/human-heart-anatomy-wallpaper-muralhttps://www.thoughtco.com/the-heart-wall-4022792https://www.thoughtco.com/the-heart-wall-4022792http://www.trupidheshendeti.com/infarkti-i-miokardit-ose-ataku-i-zemres/https://lajmiplus.com/si-duhet-trajtuar-infarkti-akut-i-miokardit-brenda-dy-oresh/https://www.healthline.com/health/acute-myocardial-infarctionhttps://www.healthline.com/health/acute-myocardial-infarctionhttps://www.researchgate.net/figure/The-components-of-the-ECG-signal_fig1_224830806https://www.nlm.nih.gov/https://www.hhs.gov/https://www.hhs.gov/https://www.nih.gov/https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/01.cir.94.9.2341https://patient.info/doctor/complications-of-acute-myocardial-infarction

  • - 28 -

    10. CV e shkurtër e kandidatit

    Ardit Hoxha i lindur me 28.12.1997 në Gjakovë, jetoj në fshatin Cërmjan në komunën e

    Gjakovës.

    Shkollën fillore dhe të mesme të ulët e kam kryer në shkollën fillore “ Ali M. Hasi”- Cërmjan.

    Shkollen e mesme të lartë e kam përfunduar në Gjakovë në SHMML “Hysni Zajmi” dhe mora

    titullin “Asistent i Infermiereisë së përgjithshme”.

    Shkollimin Universitar e fillova në vitin 2016 në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”,

    Fakultetit i Mjekësisë, Drejtimi Infermieri, niveli Bachelor.

    Statusi i rregullt me nr. të ID. 160306018

    Numri i telefonit : +383 49\877\463

    Adresa: Rruga “Blerim Hoxha” – Cërmjan

    Emaili : [email protected]

    Shtojca: