punim diplome - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "mustafa bakija" në...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME NDIKIMI GLOBAL I ANGLISHTES DHE VARIETETI GEGË TEK PARASHKOLLORËT Mentori: Studenti: Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli Kryeziu Gentiana Rudi Musa Gjakovë, 2019.

Upload: others

Post on 09-Oct-2019

66 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

NDIKIMI GLOBAL I ANGLISHTES DHE VARIETETI GEGË TEK

PARASHKOLLORËT

Mentori: Studenti:

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli Kryeziu Gentiana Rudi Musa

Gjakovë, 2019.

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

2

FALËNDERIM

Falënderimi im u dedikohet të gjithë profesorëve që më ndihmuan në rrugëtimin tim drejt

ngritjes së profesionalizmit.

Një falënderim i veçantë i takon mentores Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli Kryeziu, e cila

me përkushtim të veçantë më udhëzoi dhe ndihmoi në përmbylljen e këtij punimi shkencor.

Në veçanti falënderoj familjen time për përkrahjen e vazhdueshme gjatë studimeve.

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

3

PËRMBAJTJA

Abstrakt..........................................................................................................................................4

Hyrje .............................................................................................................................................5

KAPITULLI I

1. Historia e gjuhës shqipe...........................................................................................................7

1.1. Dialektet e gjuhës shqipe......................................................................................................9

1.2. Kongresi i Manastirit (1908)...............................................................................................10

1.3. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)..............................................................................11

1.4. Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972).............................................................12

KAPITULLI II

2. Ndikimi dhe integrimi i teknologjisë në arsim......................................................................13

2.1. Përdorimi i gjuhës angleze në klasën përgatitore sipas MASHT-it...................................15

2.2. Përdorimi i dialektit gegë dhe gjuhës angleze nga parashkollorët.....................................19

2.3. Ndikimi dhe rëndësia e të mësuarit të gjuhës angleze nga parashkollorët.........................21

2.4. Përdorimi i gegërishtes në klasën përgatitore……………………………………………28

KAPITULLI III

3. Aktivitetet e fëmijëve parashkollorë përmes fotove ..........................................................32

Përfundim ...............................................................................................................................34

Literatura…………………………………………………………………………………….35

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

4

ABSTRAKT

Me anë të këtij punimi do të paraqes ndikimin e dialektit të gegërishtes dhe gjuhës

angleze te parashkollorët. Metoda e hulumtimit është metodë vëzhguese në shkollën fillore të

mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga

literatura hulumtuese.

Gjuha ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e një populli e sidomos në zhvillimin e

individit. Mundësia për të kuptuar një gjuhë të huaj qoftë edhe shumë thjesht në fillim, ndikon te

fëmijët duke i motivuar dhe duke i pasuruar ata. Mësimi i hershem i anglishtes luan rol të

rëndësishem edhe për mësim të mëvonshem, në të cilin mund të bazohet qëndrimi pozitiv dhe

nxitja e mësimit të gjuhëve përgjithësisht në veçanti të gjuhës angleze.

Mësimi i hershem i një gjuhe të huaj vendos bazat e rëndësishme për mësim të gjuhëve

tjera gjatë shkollimit, përveç kësaj edhe për gjithë jetën. Kush bën herët përvoja pozitive me

mësim të gjuhëve të huaja, mëson më lehtë më vonë. Dhe themelet gjuhësore shërbejnë si bazë,

mbi të cilat mund të niset mësimi i gjuhëve të mëtutjeshme.

Fjalët kyçe: dialekti gegë, gjuha angleze, mësimdhënia, parashkollorët, të folurit etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

5

HYRJE

Krijimi i gjuhës letrare kombëtare ka bazën e vet historiko-shoqërore. Ajo lind si rezultat i

kërkesës për një mjet të komunikimit shtetëror, zyrtar. Dikur gjuha e shkrimit me gjuhën e folur

nuk përputheshin për shkak se si gjuhë të shkrimit përdoreshin gjuhët e vdekura1.

Historia e shqipes letrare fillon në shek. 16 me daljen në dritë të veprës së parë që njohim

gjer sot "Meshari" i Gjon Buzukut2. Pra, gjuha shqipe është një gjuhë e vjetër indoevropiane,

formimi i të cilës ka kaluar nëpër një periudhë mjaft të gjatë deri te formimi i një gjuhe të

standardizuar.

Veprimtaria në lëminë e kulturës gjuhësore dhe puna për pastërtinë e gjuhës shqipe, prej

shumë vitesh është bërë çështje e cila edhe sot vazhdon të mbetet në diskutim.

Gjuha shqipe, sot, në kohën e zhvillimit të shkencës, teknikës e teknologjisë, pra në kohën

e globalizmit është e rrezikuar nga ndikimi i internetit, i cili ka marrë përmasa të mëdha globale,

duke ndikuar, jo vetëm në të folurit dhe të shprehurit e individit, por duke ndikuar në të gjitha

sferat e jetës.

Problemet e kulturës së gjuhës kanë zënë vend në shumë revista, konferenca shkencore

kombëtare, seminare, simpoziume, panaire, debate të ndryshme. Janë bërë dhe po bëhen

përpjekje të vazhdueshme për përdorimin e drejtë të saj. Gjendja jo e kënaqshme e shqipes

standarde dhe e kulturës së shkrimit, më shumë është pasojë e moskujdesit individual e

institucional për gjuhën, sesa nga vështirësitë e përvetësimit të rregullave gramatikore,

paqartësive apo vështirësive që paraqet norma letrare.

Sot, nëpër institucionet edukativo-arsimore i është dhënë mjaft hapësirë mësimit të

gjuhëve të huaja dhe rëndësia për t`i mësuar ato ka tejkaluar rëndësinë për mësimin e drejtë të

gjuhës shqipe. Jemi dëshmitarë se fëmijët, nxënësit apo studentët më mirë e flasin dhe e

shkruajnë gjuhën angleze sesa gjuhën shqipe, madje shumica prej tyre nuk e shkruajnë drejt atë,

sa, po të lexosh ndonjë shkrim të tyre do të gjesh gabime të shumta logjike e drejtshkrimore.

Ndërsa, në të folur përdoret më shumë dialekti, sidomos dialekti gegë, madje edhe nga

mësimdhënësit, qofshin ata të gjuhës apo të lëndëve tjera mësimore, gjë që rezulton me një

pasqyrim jo të mirë të gjuhës sonë shqipe.

1Shkurtaj, Gj. Kultura e gjuhës, Tiranë, 2006, fq. 13. 2Çabej, E. Studime gjuhësore (VI), Prishtinë, 1977, fq. 78.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

6

Përveç mësimdhënësve edhe prindërit janë të cilët i ngarkojnë fëmijët e tyre nëpër kurse

për mësimin e gjuhëve të huaja qysh në mosha të vogla.

Ne kemi një gjuhë të pastër dhe të bukur. Mësimi i drejtë i saj duhet filluar qysh në

moshën parashkollore. Për përvetësimin e gjuhës letrare, e para është shkolla. Por, natyrisht, këtë

barrë nuk mund t´ia lëmë vetëm shkollës, por dhe punës së pandërprerë me gjuhën, leximit të

literaturës etj3.

3Murati, Q., Gjuha shqipe në komunikimet publike. Prishtinë: IAP, 2013.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

7

KAPITULLI I

1. HISTORIA E GJUHËS SHQIPE

Historia e gjuhës letrare shqipe është disiplinë shkencore e albanologjisë që u konsolidua

pas Kongresit të Drejtshkrimit4.

Objekti i historisë së gjuhës letrare shqipe është gjuha letrare shqipe e vështruar në

aspektin historik të formimit të saj si gjuhë letrare dhe në gjendjen e saj të sotme. Historia e

gjuhës (fonetika historike dhe gramatika historike) i vjen në ndihmë gjuhës letrare/standarde me

sqarimet që jep për zhvillimin historik të zanoreve dhe bashkëtingëlloreve, të fenomeneve

fonetike dhe të problemeve të ndryshme të morfologjisë. Pa këto studime dhe sqarime, shumëçka

në historinë e gjuhës letrare shqipe do të mbetej e paqartë. Metoda themelore dhe më e

rëndësishme e kësaj disipline shkencore është metoda e historizmit5.

Historia e gjuhës letrare ka lidhje të ndërsjella edhe me dialektologjinë. Të folmet

dialektore, janë shpesh në kundërshtim me normën e gjuhës standarde. Të folmet dialektore janë

njëkohësisht potencial i përhershëm për pasurimin e pandërprerë të gjuhës standarde, sidomos në

nënsistemin e leksikut dhe të frazeologjisë së saj6.

Pra, historia e formimit të dialekteve të shqipes është mjaft me rëndësi të njihet, jo vetëm

për gjuhën, por edhe për të përcaktuar vjetërsinë e vendbanimeve shqiptare në territoret e tyre të

sotme, si dhe për të njohur historinë e marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera ballkanike. Me

studimin e gjuhës në boshtin hapësinor merret dialektologjia, e cila studion variantin territorial të

gjuhës7.

Sipas Remi Memushaj në librin e tij „Hyrje në gjuhësi“ njohja dhe studimi i imët i

dialekteve janë themelore për të gjitha studimet gjuhësore: për fonetikën, për morfologjinë, për

sintaksën dhe për frazeologjinë e gjuhës. Në mënyrë të veçantë të dhënat dhe studimi i dialekteve

janë me rëndësi për historinë e gjuhës. Dialektet dhe të folmet e një gjuhe pasqyrojnë të kaluarën

e njerëzimit në përgjithësi e të një bashkësie shoqërore në veçanti.

4Raka, F., Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005, fq. 4. 5Raka, F., Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005, fq. 7. 6Raka, F., Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005, fq. 8. 7Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004, fq. 308.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

8

Duke njohur mirë zhvillimin historik të gjuhës letrare/standarde dhe normën e sotme të

saj, ne do të jemi në gjendje ta shkruajmë dhe ta flasim gjuhën letrare mirë dhe pa gabime8.

8Raka, F., Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005, fq. 9.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

9

1.1. DIALEKTET E GJUHËS SHQIPE

"Dialekti është një variant i gjuhës së përbashkët që shërben si mjet komunikimi për një

kolektiv pak a shumë të vogël njerëzish, përfaqësuesit e të cilit kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta

në një territor të caktuar. Për funksionin shoqëror që luajnë, për karakteristikat gjuhësore që kanë

dhe për territorin e caktuar në të cilin shtrihen, këto variante të gjuhës së përbashkët quhen

dialekte territoriale"9- shprehet Jorgji Gjinari.

Dialekti (gr. Dialektos “bisedë, debat”) është një variant territorial i shkallës më të lartë,

që flitet në një territor relativisht të gjerë dhe që ka karakteristika fonetike, gramatikore dhe

leksikore, të dallueshme prej varianteve të tjera të një gjuhe, por jo të atilla sa ta bëjnë të

pamundur komunikimin midis bartësve të tyre10.

Dialektet lindin si rrjedhim i degëzimit të një gjuhe në kushtet e veçimit në hapësirë të një

pjese të folësve të saj. Hapësira përbën një kusht të domosdoshëm për lindjen e dialekteve, por

faktori kryesor i lindjes së tyre është faktori hisorik11.

Gjuha shqipe ka vetëm dy dialekte: gegërishten dhe toskërishten ose dialektin e Veriut

dhe dialektin e Jugut. Kufiri ndarës ndërmjet dy dialekteve të shqipes është lumi i Shkumbinit: në

të djathtë të këtij lumi shtrihet gegërishtja dhe, në krah të majtë të tij, toskërishtja12.

Po të ndjekim më tej ndarjen dialektore të shqipes, do të dallojmë disa grupe të mëdha të

folmesh. Në dialektin verior si grupe të tilla janë: gegërishtja veriperëndimore, gegërishtja

verilindore, gegërishtja qendrore dhe gegërishtja e Shqipërisë së Mesme. Të folmet e dy grupeve

të para janë të dialektit të gegërishtes veriore. Çamërishtja dhe labërishtja janë dy grupe të

toskërishtes jugore, të cilat ndahen gjeografikisht te lumi i Shalësit13.

9Thomai, J., Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, fq. 17. 10Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004, fq. 308. 11Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004, fq. 308. 12Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq, 176. 13Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000, fq, 184.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

10

1.2. KONGRESI I MANASTIRIT (1908)

Kongresi i Manastirit i filloi punimet më 14 nëntor 1908. Në Kongres morën pjesë 50

delegatë, përfaqësues të 23 shoqërive e klubeve shqiptare. E drejta e votës iu pranua 32 vetave.

Pas Lidhjes së Prizrenit Kongresi i Manastirit qe manifestimi më i madh kombëtar shqiptar.

Punimet e Kongresit të Manastirit zgjatën 9 ditë14.

Në këtë Kongres u bënë përpjekje të shumta për të vendosur se cili alfabet të vendoset për

gjuhën shqipe. Alfabetet më të përhapura ishin alfabeti i shoqërisë së „Stambollit“, të

“Bashkimit” ose të “Agimit”15.

Më 20 nëntor 1908 Komisioni i Kongresit shpalli vendimet që kishte marrë. Meqenëse

Kongresit të Manastirit i kishin arritur shume telegrame nga të gjitha viset shqiptare, ku toskët

kërkonin të aprovohej alfabeti i Stambollit, ndërsa gegët ishin për alfabetin latin. Kështu që, u pa

e udhës të mbeteshin dy alfabetet, në mënyrë që të mos shkaktohej pakënaqësi dhe përçarje mes

tyre16.

Kongresi i Manastirit i përfundoi punimet më 22 nëntor 1908. Ai me të vërtetë la në fuqi

dy alfabete, por alfabeti i Stambollit ishte jëtëshkurtër, sa që brenda dy-tre vjetësh do t`ia lëshojë

vendin plotësisht alfabetit të sotëm17.

14Raka, F., Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005, fq. 186. 15 Po aty, fq. 187. 16 Po aty, fq. 188. 17 Po aty, fq. 189.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

11

1.3. KONSULTA GJUHËSORE E PRISHTINËS (1968)

Ky tubim i rëndësishëm mori vendimin historik që të njohë si gjuhë letrare të shqiptarëve

në ish-Jugosllavi gjuhën letrare të Republikës së Shqipërisë18.

Qëllimi ishte të caktohej njëra nga dy mundësitë ekzistuese që kishin dalë në projektin e

1967, pra nëse do të pranohej ortografia e gjuhës shqipe (1967), që nënkuptonte përfshirjen

shqipes së përbashkët e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera etnike ose të vazhdohej rruga

ekzistuese e shqipes letrare e viseve ku jetonin shqiptarët dhe të përdorej varianti i gegërishtes

letrare. Të 150 pjesëmarrësit që morën pjesë në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës ’68, vendosën

të zgjedhin variantin e parë që është rrugë më e drejtë, njësimi dhe unifikimi i gjuhës letrare

shqipe19.

Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ’68, pati po ashtu një rëndësi të madhe, ku vërehet

këmbëngulja e mbarë shqiptarëve për standardizimin e gjuhës shqipe; që ishte pa dyshim një hap

i rëndësishëm në Kosovë dhe në mbarë trevat shqiptare. Kjo Konsultë Gjuhësore ishte rruga që i

parapriu përgatitjes së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe më 197220.

18Shkurtaj, Gj., Kultura e gjuhës, Tiranë, 2006, fq. 17. 19Doli-Kryeziu, S., Shtrirja e shqipes standarde në Gjakovë, Tiranë, 2013, fq. 43. 20Po aty, fq. 43.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

12

1.4. KONGRESI I DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE (1972)

Rrugëtimi i gjuhës sonë deri të standardizimi ishte mjaft i gjatë. Pas gjithë atyre

përpjekjeve për krijimin e alfabetit të gjuhës, për njësimin e saj dhe përhapjen dhe pranimin e

gjuhës shqipe në trevat shqipfolëse gjuha shqipe u standardizua në Kongresin e Drejtshkrimit

(1972).

Ky Kongres, pra, zgjidhi çështjen e njësimit të gjuhës letrare shqipe dhe i dha popullit

shqiptar një gjuhë të vetme letrare/standarde pa variante21.

Standardizimi përfundimtar i gjuhës shqipe në tërë territorin shqipfolës ishte një

domosdoshmëri historike dhe aktuale për njësimin kombëtar. Kjo gjë filloi në vitin 1972 me

mbajtjen e Kongresit të Drejtshkrimit që u mbajt në Tiranë, i cili duhet thënë pa mëdyshje se

ishte si rezultat i përpjekjeve të shumta të tërë intelektualëve dhe të atdhetarëve të shquar. Duhet

theksuar se kjo koine erdhi si një rezultat mbarëkombëtar, si një gjuhë e imponuar që edhe

shqiptarët më në fund do ta kenë një gjuhë të përbashkët dhe do të jenë më në fund një komb më

organik e më i njësuar se më parë22.

21Raka, F., Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005, fq. 230. 22 Doli-Kryeziu, S., Shtrirja e shqipes standarde në Gjakovë, Tiranë, 2013, fq. 44.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

13

KAPITULLI II

2. NDIKIMI DHE INTEGRIMI I TEKNOLOGJISË NË ARSIM

Tashmë jemi duke jetuar në një kohë që po e quajmë “Koha e teknologjisë”. Fjalën

teknologji e përdorim pothuajse në të gjitha sferat e jetës. Ajo është bërë pjesë e pandashme e

njeriut, gjë e cila e ka lehtësuar komunikimin dhe kryerjen e punëve të shumta në bashkëpunim

me internetin. Megjithëse, teknologjia në botë është zhvilluar me një hov të vrullshëm, integrimi i

saj në fushën tonë të arsimit ka qenë më i ngadaltë, ndoshta për shkak të pajisjeve të pakta

teknologjike ose në mungesë të personelit që njeh mirë këtë fushë.

Kosova është vend me shkallë të lartë të shfrytëzimit të teknologjisë së informacionit dhe

komunikimit. Sipas një raporti të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit

në Kosovë (STIKK), vlerësohet se 76.6% e popullsisë së Kosovës janë përdorues të internetit,

kryesisht për qëllime argëtuese. Kjo shkallë është në nivelin e vendeve të zhvilluara. Nga ana

tjetër, në shkollat e Kosovës është një kompjuter për 46 nxënës, ndërkohë që 57% e personelit

mësimor janë të trajnuar për ECDL23.

Mësuesit duhet të mësojnë se si të bëhen agjentë efektivë për ndryshim duke përdorur

teknologjinë në mënyrë efektive në shkolla. Një agjent efektiv ndryshimi është një mësues, i cili

mund të marrë përgjegjësi dhe veprime drejt shfrytëzimit të shumë mundësive për të sjellë

përmirësime. Për mësuesit, kjo do të thotë ndryshim i mësimdhënies së tyre, por gjithashtu mund

të nënkuptojë të ketë ndikim në përmirësimin brenda një konteksti më të gjerë shkollor. Kur

mësuesit bëhen agjentë ndryshimesh, ata janë në gjendje të krijojnë kushte që u mundësojnë atyre

të përdorin dhe zhvillojnë teknologjinë si burim në mësimdhënien e tyre24. Megjithatë, individët

duhet të kenë aftësinë të dinë se kur dhe si të ndjekin dhe të zbatojnë mundësi të caktuara të

ndryshimit, të dinë kur të refuzojnë të tjerët, dhe si të ballafaqohen me politikat, programet dhe

kufizimet që imponohen mbi ta25.

23 MASHT. Plani strategjik i arsimit në Kosovë 2017-2021, Prishtinë, 2016. 24 Robinson, B. (1995) Teaching teachers to change: the place of change theory in the technology education of teachers, in J.

Willis, B. Robin & D. Willis (Eds). 25Fullan, M. (1991). The New Meaning of Educational Change. New York: Teachers College Press.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

14

Përgjegjësia për realizimin e potencialit të teknologjisë, për të përmirësuar praktikat

mësimore, është vendosur shpesh në mësuesin e klasës. Mëgjithatë, integrimi i teknologjisë në

proceset mësimore nuk qëndron vetëm të mësuesi i klasës. Vështirësitë e integrimit të TIK-ut

qëndrojnë edhe në përdorimin e shumtë të modeleve të shumta tradicionale, modele këto që kanë

ekzistuar me dekada të tëra. Kështu që, ndikimi teknologjisë në sistemin arsimor kërkon një

rishikim të politikës dhe praktikës arsimore nga ana e mësimdhënësve dhe e reformatorëve të

arsimit. Një arsye pse edukatorët dështojnë ta njohin nevojën e rishikimit të prakikës edukative

është se arsimi është një sistem i vetë-përsëritur. Mësuesit e rinj që hyjnë në sistem sjellin me

vete të njejtat bindje si paraardhësit e tyre26.

26Norton, P. (1994) Integrating technology in schools: a cohort process for graduate level inquiry, Journal of Information

Technology for Teacher Education, 3, pp. 163-174.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

15

2.1. INTEGRIMI I GJUHËS ANGLEZE NË KLASËN PËRGATITORE SIPAS

MASHT-IT

Në klasën përgatitore përfshihen fëmijët e moshës 5-6 vjeç. Disa fëmijë të kësaj moshe

vijojnë mësimin në institucionet parashkollore e disa në ato shkollore. Në të dyja institucionet

edukatoret/ët duhet të punojnë me kurrikulat lëndore/programet mësimore që i ka përgatitur

MASHT-i. Fëmijët në klasën përgatitore ndihmohen për krijimin e përvojave edukative për

ambientim/ përshtatje në një formë të sistemuar të të nxënit nëpërmjet lojës-punës-mësimit. Për

këtë moshë fëmijëve duhet ndihmuar për t’i zhvilluar bazat themelore të të nxënit, që

përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, shkathtësitë

e shprehive sociale e qytetare, por dhe të kuptuarit e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të

tyre që do t`u ndihmojë të rrisin gatishmërinë e tyre për shkollimin fillor dhe për jetë.

Kurrikulat lëndore/programet mësimore janë hartuar për shtatë fusha kurrikulare,

përkatësisht për lëndët mësimore që dalin nga këto fusha, për Gjuhët dhe Komunikimin, Artet,

Matematikën, Shkencat e Natyrës, Shoqërinë dhe Mjedisin, Jeta dhe Puna, dhe Edukatë Fizike,

Sportet dhe Shëndeti. Për dallim nga fushat tjera kurrikulare, fusha Gjuhët dhe Komunikimi

përbëhet nga gjuha amtare dhe gjuha e parë e huaj (Gjuha angleze). Gjuha e parë e huaj (Gjuha

angleze) mund të fillohet të mësohet apo të mos mësohet nga kjo moshë (sidoqoftë MASHT-i ka

përgatitur programin), për këtë vendos institucioni ku fëmijët vijojnë mësimin, bashkë me

edukatorë dhe prindër. Po ashtu për fushën e Arteve, MASHT-i ka nxjerrë programin për lëndët

Edukatë Figurative dhe Edukatë Muzikore, ku edukatori duhet t’i mbajë të dy lëndët. Ndërsa

fusha Jeta dhe Puna realizohet përmes lëndës mësimore Shkathtësi për Jetë dhe Fusha Shkencat e

Natyrës përmes lëndës Njeriu dhe Natyra.

Fëmijët e kësaj moshe gjatë javës mbajnë 18 orë mësimi. Edukatorja/i ka autonomi të

plotë në organizimi e këtyre orëve. E rëndësishme është që fëmijët të kalojnë gjatë javës nëpër të

gjitha fushat kurrikulare, përkatësisht lëndët mësimore, përfshirë edhe mësimin me zgjedhje.

Edukatorja/ri mësimdhënien duhet ta realizojë të integruar, nëpërmjet aktiviteteve në

formë të lojës, duke e ndërlidhur me punën dhe jetën e përditshme të fëmijëve në mënyrë që të

kuptojnë drejt marrëdhënien e tyre me mjedisin natyror dhe me mjedisin e krijuar nga njeriu. Të

gjitha fushat kurrikulare/lëndët mësimore duhet të mësohen të integruara në mënyrë që të

shmanget fragmentarizimi i mësimdhënies në orë të veçanta lëndore si matematikë, gjuhë shqipe

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

16

apo lëndë të tjera. Ato së bashku duhet të kontribuojnë që te fëmijët t’i zhvillojnë kompetencat që

janë përcaktuar në shkallën e parë të kurrikulës27.

Klasa përgatitore është klasë gjatë së cilës fëmijët njihen me ambientet shkollore.

Nxënësit në këtë klasë përvetësojnë dhe zhvillojnë elementet bazike të shkathtësive të

komunikimit (të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit) përmes mësimit të integruar të

fushave lëndore. Kjo klasë u ndihmon nxënësve të përgatiten për të hyrë në procesin mësimor.Në

këtë klasë, me ndihmën e edukatores/mësueses-it fëmijët arrijnë të organizojnë mendimet e tyre

për ngjarje e situata të ndryshme dhe të prezantojnë me gojë, përmes vizatimeve, këngës dhe

lojës. Përmbajtjet programore u mundësojnë atyre që në mënyrë sistematike të krijojnë shprehi

për të dëgjuar dhe shprehur, si dhe për të përdorur shkathtësitë e fituara në situata të ndryshme

gjatë procesit mësimor dhe jashtë ambienteve shkollore28.

Mësimi është një proces kompleks i zbulimit, bashkëpunimit dhe hetimit të lehtësuar nga

gjuha. Gjuha është thelbësore për formimin e marrëdhënieve ndërpersonale, kuptimin e situatave

sociale, zgjerimin e përvojave dhe reflektimin mbi mendimin dhe veprimin. Gjuha është baza

primare e të gjithë komunikimit dhe instrumentit kryesor të mendimit. Prandaj, është e

rëndësishme që fëmijëve t`u jepet mundësia për të fituar gjuhën angleze në fazat e hershme të

zhvillimit.

Mësimi i gjuhës angleze fillon nga faza e parë dhe përparon nëpërmjet klasës

përfundimtare të arsimit të mesëm të lartë. Faza e parë duhet të synojë rritjen e interesimit të

nxënësve në këtë gjuhë në një mënyrë tërheqëse dhe atraktive, duke u mundësuar nxënësve të

fitojnë fjalë, fjali dhe struktura të thjeshta në anglisht. Mësimdhënësit duhet të ofrojnë mundësi të

mjaftueshme për nxënësit që të angazhohen me gjuhën angleze nëpërmjet lojërave, këngëve,

luajtjes së roleve, vizatimit dhe aktiviteteve tjera duartrokitëse. Megjithëse leximi dhe shkrimi i

strukturave më komplekse fillon në fazat e tjera të Kurrikulës, faza fillestare dhe notat duhet t'u

ofrojnë nxënësve mundësi për të gjetur, përputhur, lexuar dhe shkruar fjalët, fraza dhe fjali të

thjeshta në anglisht, duke i përgatitur ato për lexime më të pavarura dhe shkrim.

Programi i gjuhës angleze do të theksojë rëndësinë e përjetimit të gjuhës në kontekst.

Njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e nxënësve do të përdoren si mjet për zhvillimin e aftësive

komunikuese. Ndërsa nxënësit zhvillojnë aftësitë e komunikimit, ato gjithashtu rrisin saktësinë e

tyre gjuhësore dhe zhvillojnë strategji të mësimit të gjuhës.

27 MASHT, Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa përgatitore, Pishtinë, 2018. Fq. 5. 28 Po aty, fq. 9.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

17

Gjatë gjithë arsimimit të tyre, në programin e gjuhës angleze, nxënësit do të marrin lloje

të ndryshme të njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve rreth:

• Interpretimit, shprehjes dhe negocimit të kuptimit (komunikimit).

• Tingujve, simboleve të shkruara, fjalorëve, strukturës dhe diskursit (gjuhës).

• Procesit njohës, socio-njohës dhe meta-njohës (edukimi i gjuhës së përgjithshme).

• Modeleve të ideve, sjelljeve, manifestimeve, artefakteve kulturore dhe simboleve

(kulturës).

Fitimi i gjuhës përfshin aftësitë e komunikimit të tilla si dëgjimi, të folurit, leximi,

shkrimi, shikimi dhe shfaqja. Nxënësit zhvillojnë këto shkathtësi komunikimi duke përdorur

njohuritë e gjuhës, përfshirë gramatikën dhe kulturën, strategjitë e komunikimit dhe të të

mësuarit, teknologjinë dhe përmbajtjen nga fusha të tjera të lëndëve për t'u shoqëruar, për të

marrë dhe siguruar informacion, për të shprehur ndjenjat dhe mendimet. Njohja e kulturave të

tjera, lidhjet me disiplina të tjera, krahasimi midis gjuhës dhe kulturave, dhe bashkëveprimit të

komunitetit, të gjitha kontribuojnë dhe përmirësojnë përvojën komunikuese të të mësuarit

gjuhësor, por aftësitë e komunikimit janë fokusi kryesor i përvetësimit të gjuhës.

Qëllimi i mësimit të gjuhës angleze nga një fazë e hershme është që nxënësit të arrijnë një

kompetencë të gjuhës së punës pas përfundimit të arsimit të mesëm të lartë për arsimim dhe

karrierë të mëtejshme. Mësimi i gjuhës angleze si gjuhë e huaj gjatë gjithë arsimit parauniversitar

do t'u mundësojë nxënësve të zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet që ata kanë nevojë

për të komunikuar në gjuhën angleze, në një sërë kontekstesh shkollore, të udhëtimit, të kohës së

lirë dhe të punës.

Qasja e përgjithshme gjatë viteve fillestare të përvojave të të mësuarit në gjuhën angleze

do të fokusohet në aspektin jo-analitik (të mësuarit si komunikim përmes ndërveprimit pa studim

të thellë të elementeve gjuhësore). Ndërsa ata përparojnë në përvojën dhe kompetencën e tyre

gjuhësore, në fazat e mëvonshme fokusi do të zhvendoset drejt qasjes më analitike, por gjithnjë

duke mbajtur një ekuilibër midis të dyjave.

Megjithatë, në këtë klasë, nxënësit do të jenë në gjendje të:

• Punojnë me materiale të ndryshme, të tilla si këngë, loja me role, poezi, fotografi, histori

dhe kështu me radhë, të cilat ofrojnë ekspozim të mjaftueshëm në gjuhën angleze;

• Identifikojnë praninë e individëve dhe grupeve angleze (folëse);

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

18

• Dëgjojnë dhe fillojnë të përdorin fjalë të thjeshta për të identifikuar gjërat që lidhen me

nevojat e tyre të menjëhershme.

• Marrin pjesë në përvojat e ndryshme gjuhësore që do të mundësojnë angazhimin në

situata që kanë të bëjnë me:

• Shkolla, njerëz rreth nesh, kafshë, ushqim,

• Kuptojnë një sërë deklaratash të thjeshta me gojë në një kontekst të kontrolluar dhe të

strukturuar dhe

• Shprehin idetë e tyre duke identifikuar dhe emërtuar sende të ndryshme29.

29 MASHT, Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa përgatitore, Pishtinë, 2018, fq. 16

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

19

2.2. PËRDORIMI I DIALEKTIT GEGË DHE GJUHËS ANGLEZE NGA

PARASHKOLLORËT

Dihet se populli është krijuesi i gjuhës në tërësi, por te leksiku dialektor e krahinor dora e

tij duket më e afërt, më e drejtpërdrejtë, gjë që ka sjellë për këtë një emërtim më të përgjithshëm:

leksik popullor30.

"Gjuha letrare vazhdon të thithë vlera që ruhen ende në gjuhën e popullit" shprehet A.

Kostallari31.

Jani Thomai është i bindur se gjuha letrare nuk ndikon në dialektet në vetvete d.m.th. nuk

shkakton ndryshime në sistemet dialektore, as në leksikun e tyre. Ajo ndikon mbi folësit e

dialekteve, duke i bërë ata që shkallë-shkallë të shndërrojnë regjistrin gjuhësor deri te ndërrimi i

plotë i këtij regjistri, pra, nga mbartës e përdorues të sistemit gjuhësor dialektor të bëhen mbartës

e përdorues të sistemit të plotë të gjuhës letrare32.

Gjuha shqipe ka vetëm dy dialekte, gegë dhe toskë. Dialekti i gegërishtës ka disa grupe të

mëdha të folmesh, si: gegërishtja veriperëndimore, gegërishtja verilindore, gegërishtja qendrore

dhe gegërishtja e Shqipërisë së Mesme.

Në Gjakovë idioma mbizotëruese në komunikim është e dialektit gegë. Në Gjakovë,

gjithmonë ka pasur një patriotizëm gjuhësor për një ruajtje esenciale të purizmit gjuhësor ndaj

kontekstit me serbishten33. Prandaj, përderisa dialektit nuk mund t`i shmangemi, është e

pamundur të themi se, edhe në kopshtet tona ku fëmijët vijonë mësimet, kemi një gjuhë të pastër

standarde. Ajo përdoret e përzier me dialektin gegë, e në ditët e sotme një ndikim të madh është

duke e pasur edhe gjuha angleze, të cilën fëmijët janë duke e mësuar dhe folur qysh në moshë të

hershme.

Përveç që ka hyrë si lëndë mësimore, gjuhës angleze po i kushtohet një rëndësi e veçantë

edhe nga institucionet e mediet. Pothuajse çdo kanal televiziv, portal, revistë, gazetë, radiokanal

ka përdorim të madh të gjuhës angleze. Në mos të themi se gati e ka zëvedësuar gjuhën shqipe,

sepse po i jepet aq rëndësi e madhe sa që edhe në jetën e përditshme gati se po flitet vetëm

anglisht.

30

Thomai, J. Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, fq. 48. 31Po aty, fq. 82. 32Po aty, fq. 83. 33Doli-Kryeziu, S., Shtrirja e shqipes standarde në Gjakovë, Tiranë, 2013, fq. 25.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

20

Ky fakt është për t`u shqetësuar. Edhe pse nuk e flasim gjuhen standarde shqipe, më mirë

do të ishtë ta flisnim në dialekt sesa të përdorim një gjuhë të huaj, e në këtë mënyrë të ndihmojmë

asimilimin e gjuhës sonë.

Sigurisht, ndikimi i teknologjisë, internetit, ndikimi i rrjeteve sociale, i programeve të

avancuara, i artit dhe kulturës së huaj të cilat kanë hyrë në vendin tonë pas luftës së fundit, po

luajnë një rol të madh në shkatërrimin e gjuhës sonë. Shqetësues është fakti se të gjitha këto janë

bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme dhe kanë hyrë edhe në jetën e më të vegjëlve

tanë.

Mësimi i gjuhës amtare përmes komunikimit të drejtpërdrejtë të përditshëm të prindërve

edhe në ambientin familjar është mjaft i rëndësiahëm. Familja është “qeliza” e cila i jep jetë

fëmijëve, është rrënja prej nga fëmijët mësojnë fjalët e para, mësimet e para dhe udhëzimin për

jetë. Patriotizmi dhe atdhedashuria, ruajtja e gjuhës janë kultivuar e mbrojtur gjithmonë me

xhelozi nga të parët tanë. Andaj, nuk mjafton të thuash se jam shqiptar e të lësh pas dore gjuhën

të cilën e kemi mbrojtur me gjak.

“Dialekti i gegërishtes, është gjuha e parë e folur që në djep. Kjo nuk mund të harrohet as

të injorohet. Meqenëse kosovarët janë 100% gegë, megjithatë nuk kemi hulumtime të sakta rreth

gegërishtes, madje edhe pjesa e veriut nuk e flasin pastër gegërishten, sepse ata nuk i kanë

studiuar bazat e saj dhe për më tepër ata nuk kanë një fjalor, një gramatikë ose rregullat kryesore

në lidhje me këtë dialekt (gjuhë) të vjetër” shprehet Mathieu Aref34.

Mësimdhënësit tanë, meqenëse në jëtë e përditshme e përdorin dialektin gegë, ky dialekt

është i pandashëm edhe nga shkolla ku ata ligjërojnë, veçanërisht në çerdhe ose kopësht.

34http://www.njekomb.com/?p=19932

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

21

2.3. NDIKIMI DHE RËNDËSIA E TË MËSUARIT TË GJUHËS ANGLEZE NGA

PARASHKOLLORËT

Sot prindërit, për shkak të angazhimeve të mëdha, shpesh fëmijëve u japin pajisje

teknologjike për të shikuar programe të ndryshme, në mënyrë që ata të jenë të lirë. Ose i lënë me

orë të tëra para televizorit pa u kujdesur se çfarë programesh shikojnë. Jemi dëshmitar edhe të

shumë problemeve psiko-fizike që u shkaktohet fëmijëvë nga përdorimi i internetit. Aty mund të

ketë edhe lojëra të rrezikshme të cilat fëmijët i çojnë dëri në vetëvrasje. Megjithatë, edhe interneti

i ka anët pozitive, po qe se femijët e përdorin me një orar të caktuar dhe të mbikqyrur nga një

person më i rritur. Sot gjuha angleze mësohet shumë shpejt nga përdorimi i internetit. Meqenëse,

në aty ka mjaft programe, lojëra, kuize, këngë, poezi e ide te ndryshme argëtimi, edukatorët

marrin shumë gjëra prej tij për t`i integruar në mësim dhe argëtim për fëmijët.

Shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe me alfabetin e gjuhës angleze kanë ngjashmëri në të

shkruar. Përveç se, gjuha shqipe ka më shumë fonema se ai i gjuhës angleze dhe shqiptimi i tyre

është i ndryshëm.

Alfabeti i gjuhës shqipe Alfabeti i gjuhës angleze

A

B

C

Ç

D

Dh

E

Ë

F

G

Gj

H

I

J

K

L

Ll

M

N

Nj

O

P

Q

R

Rr

S

Sh

T

Th

U

V

X

Xh

Y

Z

ZH

A-ei

B-bi

C-si

D-di

E-i

F-ef

G-xhi

H-eiç

I-ai

J-xhei

K-kei

L-ell

M-em

N-en

O-ou

P-pi

Q-kju

R-ar

S-es

T-ti

U-ju

V-vi

W-dabëllju

X-eks

Y-uai

Z-zed

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

22

Sot fëmijët për shkak të përdorimit të programit Youtube, dijnë më shumë gjëra në gjuhën

angleze sesa në gjuhën shqipe.

Mundësia për të kuptuar një gjuhë të huaj qoftë edhe shumë thjesht në fillim, ndikon te

fëmijët duke i motivuar dhe duke i pasuruar ata. Që në fillim të mësimit anglisht vihen bazat për

komunikim në përditëshmëri. Qëllimet konkrete të mësimit të gjuhës janë të shkruara në

planprogramin mësimor regjional.

Fillimit të hershem të mësimit të gjuhëve të huaja i takon përveç kompentencave

gjuhësore edhe zhvillimi i vetëdijes për gjuhën dhe kompetencen e mësimit.

Gjuhët e reja hapin botëra të reja. Pra, mësimi i gjuhës angleze ndihmon gjithashtu

njohjen e kulturave në vendet ku flitet anglishtja dhe ndihmon hapjen dhe tolerancen për të

panjohuren dhe të huajen. Mësimi i hershem i anglishtes luan rol të rëndësishem edhe për mësim

të mëvonshem, në të cilin mund të bazohet qëndrimi pozitiv dhe nxitja e mësimit të gjuhëve

përgjithësisht në veçanti të gjuhës angleze.

Shkenca e përkrah mësimin e gjuhëve të reja nga fëmijët e moshës së hershme. Nga

kërkimet shkencore dihet se fillimi me një gjuhë të huaj në moshen e re fëmijërore është

veçanërisht i suksesëshem, sepse truri tregon një elasticitet i cili më vonë si i tillë nuk ekziston

më. Fëmijët në moshen e re kanë përparësi veçanërisht në kuptimin fonetik si dhe mësimin e

shqiptimit35.

Përveç kësaj fëmijët e moshes së re tregojnë një interesim natyror, gëzim dhe kurreshtje

për gjuhët e huaja. Ata nuk frikësohen dhe mësojnë me dëshirë duke lozur dhe imituar. Këto

përparësi të mira mundet t’i shfrytëzoj programi mësimor i gjuhëve të huaja.

Një arsye më shumë për mësim të hershem të gjuhëve është edhe shikimi i shtimit të

rëndësisë së komptetencave të gjuhëve të huaja.

Për rininë e sotit njohuritë e gjuhëve të huaja janë më të rëndësishme për avancim

professional, sesa që ishin për gjeneratat e mëparshme. Nëse të gjitha nxënëset dhe të gjithë

nxënësit deri në fund të shkollimit obligativ duhet të arrijnë kompetenca më të mira të gjuhëve të

huaja, duhet thjesht edhe një kohë më e gjatë e mësimit.

Mësimi i hershem i një gjuhe të huaj të parë vendos bazat e rëndësishme për mësim të

gjuhëve tjera gjatë shkollimit, përveç kësaj edhe për gjithë jetën. Kush bën herët përvoja pozitive

35https://www.bildungz.ch/neu/sites/default/files/uploads/vkz_elternbrosch%C3%BCre%20Albanisch1.pdf?fbclid=IwAR0ZKqA8

Mp5m3vd_zFE7vkmW_7WI2gMraMiR2eSlgrbvzgAmDZqDhZVu7Do

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

23

me mësim të gjuhëve të huaja, mëson më lehtë më vonë. Dhe themelet gjuhësore shërbejnë si

bazë, mbi të cilat mund të niset mësimi i gjuhëve të mëtutjeshme.

Sikurse i gjithë mësimi tjetër, edhe mësimi i gjuhës angleze i është përshtatur moshës së

fëmijëve të kësaj shkalle (klase). Mësimi strukturohet në forma të shumëllojshme dhe interesante.

Mësimi është i orientuar në veprime e përjetime dhe u jep njohuri fëmijëve për përmbajtjet rreth

interesimeve në moshen e tyre si dhe për temat kulturore, të cilat bëhen të mundura për rrethin e

përjetimeve të fëmijëve.

Kënaqësia për gjuhën dhe interesimi për ta mësuar atë janë faktorët kryesor ndikues.

Fëmijët më moshen e re shkollore kanë përgjithësisht një interesim të madh për gjuhët dhe

posaçërisht për anglisht, sepse me këtë gjuhë ndeshen shpesh çdo ditë, p.sh. në muzikë, reklamë

dhe sport. Me rëndësi është të tregohet besim në aftësitë e nxënesve, të kurajohen ata për të

përdorur atë që kanë mësuar pa pasur frikë nga gabimet.

Meqenëse fëmijët sot janë duke bashkëjetuar me gjuhën angleze ata kanë mësuar shumë

nga programet teknologjike dhe interneti gjera të ndryshme si ngjyrat, numrat, alfabetin, lojërat,

vjersha, këngë etj36. Ja disa këngë të preferuara të fëmijëve në gjuhën angleze:

FINGER FAMILY

Daddy finger, daddy finger, where are you?

Here I am, here I am. How do you do?

Mommy finger, Mommy finger, where are

you?

Here I am, here I am. How do you do?

Brother finger, Brother finger, where are you?

Here I am, here I am. How do you do?

Sister finger, Sister finger, where are you?

Here I am, here I am. How do you do?

Baby finger, Baby finger, where are you?

Here I am, here I am. How do you do?37

36https://www.bildungz.ch/neu/sites/default/files/uploads/vkz_elternbrosch%C3%BCre%20Albanisch1.pdf?fbclid=IwAR0ZKqA

8Mp5m3vd_zFE7vkmW_7WI2gMraMiR2eSlgrbvzgAmDZqDhZVu7Do 37http://kids-songs.tv/the_finger_family

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

24

Ja si i shqiptojnë fëmijët fjalët e kësaj kënge:

Daddy –dedi;

Moomy – mami;

Brother – bodher, badher, brodher;

Sister – sisa, sise, sister;

Baby – bebi, bejbi;

Finger – fige, figer, finger;

Where – ue, uere, ver;

Are- a, ar, av;

You- ju;

Here I am – i a jem, hi a jem, hyv aj em, hiv aj jem;

How do you do – au du ju du, hau do ju du;

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

25

FIVE LITTLE MONKEYS

Five little monkeys jumping on the bed

One fell off and bumped his head

Mama called the doctor,

And the doctor said

No more monkeys jumping on the bed…

…One little monkey jumping on the bed

One fell off and bumped his head

Mama called the doctor

And the doctor said,

Put those monkeys right to bed.

Ja si i shqiptojnë fëmijët fjalët e kësaj kënge:

Little – llite, lite, ite;

Monkey – monki, moki;

Jumping on the bed- gjomping on dhe bed, gjoping on ve bed.

Called – kald, kalld.

Doctor said – dotor, doctor, doctor – sejd, sed.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

26

RAIN RAIN

Rain, rain, go away

Come again another day

Little Johny wants to play.

Rain, rain, go away.

Rain, rain, go away

Come again another day

Little Piggy wants to play.

Rain, rain, go away.

Rain, rain, go away

Come again another day

Little Mary wants to play.

Rain, rain, go away38.

Shqiptimi i kësaj kënge nga parashkollorët:

Rain – rein, uein.

Go away – go evej, auej.

Come again – kom egen.

Another - enodhe, another.

Play – pej, plej, pllej.

Day – dej.

38https://www.nurseryrhymesapp.com/rain-rain-go-away.php

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

27

2.4. PËRDORIMI I GEGËRISHTES NË KLASËN PËRGATITORE

Gjatë procesit mësimor përdoret shumë edhe dialekti i gegërishtës. Janë të shumta rastet

kur gjatë mbjajtjes së procesit mësimor përdoret dialekti i gegërishtes i përzier me gjuhën

standarde. Gjatë vezhgimit tim në një klasë përgatitore, u përmendën shumë fjalë të dialektit

gegë. Shembuj nga mësimdhënësja:

1. Sot e kemi ni temë, të cilën do ta zhvillojmë së bashku e ju duheni mem tregu në cilën

stinë jemi? - Sot e kemi një temë të cilën do ta zhvillojmë së bashku, e ju duhet të më

tregoni se në cilën stinë jemi?

2. Binë gjethet – Bien gjethet.

3. Bjen shi – Bie shi.

4. Çka bojm na pi ktyne frutave? – Çka bëjmë ne prej këtyre frutave?

5. Çka pregadisim pi ktyne frutave? – Çka përgatitim prej këtyre frutave?

6. Bajm reçel – Bëjmë reçel.

7. Çka osht kjo? – Çka është kjo?

8. Çka pregadisim prej ftonit? - Çka përgatitim nga ftoi?

9. Bravo – Të lumtë.

10. Msheli sytë tash! – Mbylli sytë tani!

11. Mos e gjuj topin! – Mos e gjuaj topin!

12. Heke komen! – Hiqe këmbën!

13. Sot kena me msu… - Sot kemi për të mësuar...

14. Kur t`shkon en shpi… - Kur të shkosh në shtëpi…

15. Mas karrikes e ki. – Pas karriges e ke.

16. Lshoja renin shokut – Lëshoja rendin shokut.

17. I zhvillojna – I zhvillojmë.

18. I kualifikum – I kualifikuar.

19. Majt – Mbajtur.

20. Kshtu – Kështu.

21. Ma shum osht – Më shumë është.

22. Përkrahja e tynve – Përkrahja e tyre.

23. Fluter – Flutur.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

28

Shembuj nga të folurit e fëmijëve:

Duhet pasur parasysh se fëmijët e vegjël ende nuk e kanë të zhvilluar mirë aparatin e të

folurit, megjithëse mundohen t`i shqiptojnë mirë e bukur fjalët.

1. Kena punu për kafsht mi ngjyros – Kemi pasur detyrë t`i ngjyrosim kafshët.

2. Kto kafsh i kan katër kam – Këto kafshë i kanë katër këmbë.

3. Ni thik – një vajzë (çikë).

4. Lotët fatheve – Lotët faqeve.

5. Midha – Mira.

6. Gjimon – Gjithmonë.

7. Siu – Shiu.

8. Qeth e vogel – Qesh e vogël.

9. Z`di me shkrujt - S`di të shkruaj.

10. Du me sku – Dua të shkoj.

11. Lis e can – Nis e qanë.

12. Thkolla – Shkolla.

13. Tesisoj – Kësisoj.

14. Thokët e thoqet – Shokët e shoqet.

15. E kena bo rrethin – E kemi bërë rrethin.

16. Jena ul – Jemi ulur.

17. E kena punu – E kemi punuar.

18. I kom gjasht vjet – I kam gjashtë vjet.

19. E bojna – E bëjmë.

20. Domethon – Domethënë.

21. Ndame – Ndarë.

22. Kena pas – Kemi pasur.

23. Kshtu – Kështu.

24. Msoj – Mësoj.

25. Knoj – Këndoj.

26. Luj – Luaj.

27. I kom thon – I kam thënë.

28. Hajde – Eja.

29. Te shpija e neve – Te shtëpia jonë.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

29

Këngë në gjuhën shqipe më të preferuarat nga fëmijët:

MOJ BUBRREC

Moj bubrrec, moj bubrrec,

ti gjithë ditën rrin tuj ec,

mbledh e mbledh e grumbullon,

a thu vallë për mu punon,

mbledh e mbledh e grumbullon,

a thu vallë për mu punon.

Moj bubrrec po vi me t'pa,

një varg grunë ma jep hua,

se t'a laj porsa t'vij vera,

për një varg t'jap dy të tjera,

se t'a laj porsa t'vij vera,

për një varg t'jap dy të tjera39.

39https://www.teksteshqip.com/kenge-per-femije/lyric-1868356.php

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

30

QINGJI I VOGËL

Qingji vogël pse mendueshëm be be ban,

pse m'shikon ashtu trishtushëm be be be,

eja eja bashkë në arë tring tring tring,

unë mbledh lule ti ha bare tring tring

tring. X2

Shih në livadh fatos i dashtun be be ban,

shokët e tu në tufë janë mbledhur be be

be,

unë i vetëm u mërzita tring tring tring,

zilet thonë unë të vija tring tring tring.

X2

Babi tash më ka premtue qingji im,

stallë të re me të ndërtue qingji im,

do të jem bari i fshatit tring tring tring,

do t'kullosim n'brigje të shpatit tring tring tring. X2

Do të jem bari i fshatit tring tring tring,

do t'kullosim n'brigje të shpatit tring tring tring40.

40https://www.teksteshqip.com/pellumb-hajdari/lyric-1884971.php

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

31

Parashkollorët mësojnë përmes lojërave e argëtimeve të lloj-llojta. Të mësuarit në këtë

moshë bëhet më shumë përmes lojës dhe aktiviteteve të parapara me planprogram nga MASHT-i.

Ata mësojnë edukatën përmes këngëve më porosi edukative, përmes lojërave miqësore, përmes

përrallave etj.

Megjithëse u përmend që gjuha që duhet përdorur në shkolla duhet të jetë e

standardizuar, megjithatë dialekti gegë dhe gjuha angleze gjejnë përdorim mjaft të madh, si nga

nxënësit, ashtu edhe nga mësimdhënësit gjatë procesit mësimor.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

32

KAPITULLI IV

3. AKTIVITETET E FËMIJËVE PARASHKOLLORË PËRMES FOTOVE

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

33

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

34

PËRFUNDIM

Vitet e para të foshnjave janë thelbësore për zhvillimin dhe rritjen e tyre të mëtejshëm. Si

dhe se sa mire mësojnë dhe kontaktojnë me të tjerët, varet nga eksperiencat e tyre të hershme në

jetë për çdo ditë të saj. Duke filluar nga dita e parë, të mbajturit fëmijën në krah, të kënduarit, të

lëkundurit dhe procesi i të ushqyerit, të gjitha së bashku, përgatisin fëmijën për të nxënit e

mëvonshëm.

Kërkimet tregojnë që eksperiencat shumë të hershmë luajnë një rol kritik në aftësinë e

fëmijës për t'u rritur shëndetshëm dhe të gatshëm për të mësuar. Përgjatë tre viteve të para të

jetës, truri i nënshtrohet zhvillimit më thelbësor të vet dhe fëmijët fitojnë aftësinë për të menduar,

folur dhe arsyetuar. Shkenca ka avancuar shumë dhe ka zbuluar që mënyra sesi një foshnje

reagon emocionalisht ndaj trajtimit të jashtëm, çliron kimikate që ndikojnë në funksionimin dhe

strukturën e trurit të tij apo të saj. Fëmijët nuk presin shkollën apo kopshtin për të përjetuar

eksperienca të tilla, por i përjetojnë të gjitha ato në shtëpi. Vitet e para të femijëve janë themelore

për zhvillimin dhe rritjen dhe ajo çfarë ata mësojnë gjatë këtyre viteve varet nga eksperienca e

përditshme gjatë asaj periudhe. Në disa raste, fëmijët mësojnë anglisht përpara se ata të mësojnë

gjuhën ë tyre mëmë.

Sot gjuha angleze është bërë obligim të mësohet qysh në klasën përgatitore. Ajo është e

inkuadruar dhe e nderlidhur edhe me lëndët tjera nga planprogrami. Mësimi dhe përdorimi i saj

nga fëmijët dhe të rriturit është në rritje e sipër. Përveç të mirave që ka të mësuarit e gjuhëve të

huaja, si anë negative mund të jetë anashkalimi i mësimit të gjuhës shqipe sipas rregullave

gramatikore, gjë që po vërehet shumë përdorimi jo i drejtë i gjuhës sonë nëpër institucionet

edukative.

Besoj që gjuhës shqipe duhet t`i kushtojmë më shumë rëndësi, sesa gjuhëve të huaja,

sepse vetëm atëherë kur ne jemi në gjendje ta njohim dhe flasim mirë gjuhën tonë, ne do të jemi

të gatshëm t`i japim përparësi mësimit të një gjuhe tjetër të huaj.

Sa i përket dialektit të gegërishtes ai pothujase ka zënë vendin e gjuhës standarde në

vendin tonë. Përdorimi i tij nëpër intitucionet tona edukative është pothuajse më i madh se i

gjuhës standarde. Por, edhe nëpër medie e institucione të larta shtetërore përdoret shumë dialekti i

gegërishtes i gërshetuar me gjuhën standarde.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

35

LITERATURA

1. Çabej, E. Studime gjuhësore (VI), Prishtinë, 1977.

2. Doli-Kryeziu, S., Shtrirja e shqipes standarde në Gjakovë, Tiranë, 2013.

3. Fullan, M,. The New Meaning of Educational Change. New York: Teachers College

Press, 1991.

4. Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000.

5. MASHT, Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa përgatitore, Prishtinë, 2018.

6. MASHT. Plani strategjik i arsimit në Kosovë 2017-2021, Prishtinë, 2016.

7. Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004.

8. Norton, P. (1994) Integrating technology in schools: a cohort process for graduate

level inquiry, Journal of Information Technology for Teacher Education, 3, pp. 163-

174

9. Raka, F., Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005.

10. Robinson, B. (1995) Teaching teachers to change: the place of change theory in the

technology education of teachers, in J. Willis, B. Robin & D. Willis (Eds).

11. Shkurtaj, Gj. Kultura e gjuhës, Tiranë, 2006

12. Thomai, J., Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001.

13. http://www.njekomb.com/?p=19932

14. https://www.bildungz.ch/neu/sites/default/files/uploads/vkz_elternbrosch%C3%BCre

%20Albanisch1.pdf?fbclid=IëAR0ZKqA8Mp5m3vd_zFE7vkmË_7ËI2gMraMiR2eSl

grbvzgAmDZqDhZVu7Do

15. http://kids-songs.tv/the_finger_family

16. https:// www.nurseryrhymesapp.com/rain-rain-go-away.php

17. https:// www.teksteshqip.com/kenge-per-femije/lyric-1868356.php

18. https:// www .teksteshqip.com/pellumb-hajdari/lyric-1884971.php

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org rudi.pdf · mesme të ultë "Mustafa Bakija" në Gjakovë, si dhe metoda përshkruese dhe analizuese nga literatura hulumtuese. Gjuha ka një rëndësi

36

Kjo temë diplome u lekturua nga lektorja Lirie Berisha.

_____________________________________