punim diplome - edukimi.uni-gjk.org hajdinaj final.pdfidetë dhe mendimet e para mbi lojërat e...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Loja dhe rëndësia e saj në zhvillimin e fëmijës
Mentori: Kandidatja:
Prof. asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Leonora Hajdinaj
Gjakovë, 2018
2
Ky punim diplome u mbajt me datë _______________, para komisionit vlerësues në përbërje:
1. ________________________ Kryetar
2. ________________________ Anëtar
3. ________________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________( )
3
Dedikuar
Familjes, që gjithmonë me mundin
dhe dashurinë ma bëjnë secilën rrugë
me dritë për çdo hap të këmbëve të mia.
4
Mirënjohje
Përfundimi i studimeve të mia në nivelin Bachelor po përfundon këtu, por falënderimi im për çdo
person që kontribuoi për mundësimin e arritjes së këtij qëllimi nuk do të ketë fund asnjëherë.
Një falënderim i veçantë sigurisht shkon për udhëheqësen time profesoreshën Mimoza
Kurshumlia për ndihmën, këshillat dhe mbështetjen që më ofroi gjatë studimit të këtij punimi.
Gjithashtu dhe të gjithë profesorëve të tjerë që na dhuruan dije gjatë këtyre katër viteve.
Falënderoj miqtë përkatësisht miket e mia të dashura për mbështetjen, këshillat dhe çastet që i
kemi shkëmbyer me njëra-tjetrën.
Dhe përjetësisht faleminderit familjes që më qëndruan afër gjithmonë. Bashkë me ju po e realizoj
një ëndërr: Po bëhem mësuese, sot!
5
Tabela e përmbajtjes
Mirënjohje ………………………………………………………………………………………...4
Abstrakt ........................................................................................................................................... 6
Hyrje ............................................................................................................................................... 7
KAPITULLI I ................................................................................................................................. 8
1.Historiku i lojës ........................................................................................................................ 8
1.2.Mendimet dhe idetë e para mbi lojën……………………………………………………….8
1.3.Teoritë mbi lojërat e fëmijëve ............................................................................................... 9
1.4.Funksionet e lojës ............................................................................................................... 11
1.5.Zhvillimi i aftësive për të luajtur ......................................................................................... 11
KAPITULLI II .............................................................................................................................. 12
2.Qëllimet e lojës....................................................................................................................... 12
2.1. Zhvillimi social dhe emocional .......................................................................................... 12
2.2. Zhvillimi fizik dhe ai motorik ............................................................................................ 12
2.3.Zhvillimi i të folurit ............................................................................................................. 13
2.4.Zhvillimi kognitiv dhe njohuria e përgjithshme .................................................................. 13
2.5.Qasjet ndaj të mësuarit ........................................................................................................ 13
KAPITULLI III ............................................................................................................................. 14
3.Llojet e lojërave ...................................................................................................................... 14
3.1. Lojërat Pasive ..................................................................................................................... 17
3.2. Loja e Involvuar ................................................................................................................. 17
3.3. Lojërat në natyrë................................................................................................................. 17
3.4.Lojërat elementare ............................................................................................................... 18
KAPITULLI IV ............................................................................................................................ 21
4. Katakteristikat e lojërave ....................................................................................................... 21
4.1. Ndikimi i lojërave në aspekte të ndryshme ........................................................................ 21
KAPITULLI V .............................................................................................................................. 23
5.Lojërat sot ............................................................................................................................... 23
Planifikimi i një ore mësimore…………………..………………………………………….……24
Përfundimi..................................................................................................................................... 24
Literatura ....................................................................................................................................... 26
SHTOJCA ..................................................................................................................................... 28
6
Abstrakt
Nëpërmjet këtij punimi synohet të jepen informacione shpjeguese, të bazuara në fakte, të nxjerra
nga autorë të ndryshëm, që i kanë studiuar lojërat dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e fëmijëve.
Rëndësia e të cilave ndihmon në zhvillimin shëndetësor, në procesin e arsimimit, si dhe
socializimit dhe bashkëpunimit në mes fëmijëve.
Loja është mënyra më e mirë si mësojnë fëmijët për t'u njohur me botën që i rrethon, për të
njohur së pari vetën dhe për t'i zhvilluar aftësitë që iu duhen për të qenë të suksesshëm në jetën e
tyre. Fëmijët përmes lojës mësohen të ndajnë gëzimin, frikën, dashurinë dhe hidhërimin, si dhe të
arrijnë kontrollë ndaj ndjenjave të tyre.
Përmes lojës, fëmijët mësojnë në lidhje me rolet profesionale dhe sjelljet, dhe si të ndërveprojnë
në mënyrë të sigurt dhe në mënyrë të përshtatshme në mjedisin e tyre.
Të gjitha këto hulumtime mbështesin idenë se lojërat kanë rëndësi të madhe në zhvillim fizik,
social dhe intelektual-kognitiv të fëmijës.
Fjalët kyçe; fëmija, loja, zhvillim, arsimim, socializim.
7
Hyrje
Loja është komponent thelbësor në zhvillimin e fëmijës. Nëpërmjet saj fëmija rritet, zhvillohet ,
mëson shprehi të reja. Njohja e fëmijës me lojën fillon shumë herët, kjo vërehet sapo shikon një
foshnje të sapolindur që është e prirur për të reaguar ndaj çdo lloj forme loje. Kjo megjithatë
krijon një kontakt dhe mundësi për ndërveprimin e fëmijës me njerëzit tjerë dhe objektet, në
situata reale dhe imagjinare. Nëpërmjet lojës ata njohin më mirë botën e jashtme dhe shfaqin më
mirë atë të brendshmen. Loja i mëson fëmijët në shkathtësinë e të komunikuarit, zgjidhjen e
problemeve dhe në mbështetjen e vetvetes. Përmes lojës, fëmijët mësojnë që të ndjehen të sigurt
në lidhje me atë që ata mund dhe nuk mund të bëjnë.
Por, nuk mjafton me kaq! Ajo ka rol të rëndësishëm edhe në procesin e të nxënit. Fëmijët nxënë
më mirë nëpërmjet përvojave të tyre personale, imagjinatës dhe emocioneve.
Loja është edhe mënyra më e mirë e zhvillimit fizik. Fëmijët gjerë sa vrapojnë, kacavirren diku ,
godasin ndonjë top, e ndjekin atë e kështu duke luajtur bashkë ndihmojnë zhvillimin psiko-
motorik të tyre.
Fëmijët sot kalojnë pjesën më madhe të kohës brenda , nga mungesa e ambienteve të
përshtatshme për lojë, por ndikim i madh janë edhe lojërat kompjuterike. Gjithmonë është e ditur
se nuk ka asgjë që e zëvendëson lojën në ambient të hapur, ambienti sjell vetëm shëndet dhe
lumturi, por dhe ajo në ambient të mbyllur nëse është e qëlluar ka poashtu kënaqësi.
8
KAPITULLI I
1.Historiku i lojës
Historikisht, loja shfaqet me paraqitjen e punës njerëzore dhe të formave më primitive të artit.
Në bashkësitë e para primitive shoqërore me shkallë të ulët të fuqive dhe marrëdhënieve
prodhuese, fëmija në moshën më të hershme të tij futej në punën prodhuese me të rriturit. Secili
fëmijë mësonte që sa më herët të mësojë për të punuar të gjitha punët që i punonin të rriturit dhe
që të fillojë nga fëmijëria e hershme për të marrë pjesë në të gjitha format e jetesës së të rriturve.
Në këtë bashkësi të parë shoqërore fëmijëria nuk ndahej si periodë e veçantë e zhvillimit të
njeriut. Prandaj, në këtë kohë historike as që kishte LOJËRA FËMIJËRORE. Loja e fëmijës
paraqitet njëkohësisht me paraqitjen e nevojës për edukatë të posaçme të fëmijëve. Pra, loja dhe
edukata që nga fillimi i tyre paraqiten bashkarisht dhe paralelisht dhe ato mes vete gjithnjë
qëndruan në lidhje të ngushtë duke u kushtëzuar reciprokisht njëra me tjetrën . Me zhvillimin e
mëtutjeshëm shoqëroro-ekonomik, si rezultat i ndërlikueshmërisë së mjeteve të prodhimit, të
ndarjes së punës dhe të marrëdhënieve prodhuese, fëmija nuk mundej të futej në punët prodhuese
pa një parapërgatitje për punë. Prandaj, fëmijëria ndahej si një periodë e veçantë për t'u përgatitur
për jetën e njeriut të rritur. Ata qysh si fëmijë filluan t'i përdorin modelet e zvogëluara të veglave
të punës, modele këto që në esencë ishin edhe lodrat e para të fëmijës. Fëmija duke manipuluar
me ato lodra gjatë aktiviteteve arriti që të luajë, dhe kështu paraqiten lojërat e para të fëmijës.
1.2Mendimet dhe idetë e para mbi lojën
Idetë dhe mendimet e para mbi lojërat e fëmijëve i hasim qysh te filozofët dhe pedagogët më të
vjetër.
PLATONI mendonte, se për zhvillimin e fëmijës së vogël rol tejet të madh ka lëvizja.
ARISTOTELI lojës i dha karakter klasor dhe sipas tij LOJA i takon vetëm njeriut të lirë.
J.A.KOMENSKI angazhohej për lojëra të përbashkëta të prindërve me fëmijë, duke e theksuar
posaçërisht rolin e madh edukativ të lojës.
XHON LOKU kërkonte nga edukatorët që patjetër t'i angazhojnë fëmijët për të luajtur me lodra.
Loja është mënyra më e mirë për t'i formuar shprehitë e mira te fëmijët, por edhe për t'i larguar
shprehitë e këqija.
ZHAN ZHAK RUSO fëmijës i mundësoi për t'u bërë figurë qëndrore në procesin edukativ. Ai
kontribuoi në begatimin e bazave teorike për teoritë e ardhshme mbi lojërat e fëmijës.
FRIDRIH FREBELI lojën e konsideroi fillim të zhvillimit të fëmijës dhe të kreativitetit të tij.
Ai duke studiuar zhvillimin e fëmijës, në esencë i studioi lojërat e fëmijës.1
1 Veseli,Abdylaziz, Pedagogjia parashkollore, fq.182.
9
1.3 Teoritë mbi lojërat e fëmijëve
Kah fundi i shekullit 19-të ,nën ndikimin e njohurive të reja në biologji, sidomos nën ndikimin e
evolucionizmit të DARVINIT, paraqiten teoritë klasike mbi lojërat e fëmijëve. Gati të gjitha këto
teori, secila në aspektin e vet, bënë përpjekje për ta shpjeguar origjinën, esencën dhe rëndësinë e
lojës së fëmijës. Analiza e teorive më të rëndësishme mbi lojërat, mund të mundësojë për të
spikatur pikërisht ndërlikueshmërinë e lojës dhe për të shikuar se si të gjitha aspektet e saj flasin
mbi vlerat kulturore dhe edukative ( të lojës ).
Sipas teorisë së Herbert Spenserit loja paraqitet si rrjedhim i energjisë së pahargjuar, përkatësisht
të enërgjisë së tepruar. Spenseri organizmat i ndau në organizma të ulët dhe në ata të lartë.
Organizmat e ulët tërë energjinë e vet e hargjonjë për t'i plotësuar nevojat elementare jetësore.
Kurse organizmat e zhvilluar në një shkallë më të lartë janë më të përsosur dhe ata për plotësimin
e nevojave themelore jetësore nuk e hargjojnë tërë energjinë, d.m.th , te këta organizma mbetet
një sasi e pashfrytëzuar (e pahargjuar ) e energjisë, tepricë e saj. Sipas kësaj teorie teprica e saj
është burim dhe nxitës i aktiviteteve të llojllojshme të fëmijës,të cilat vijnë në shprehje gjatë lojës
së tij.
Teoria e Stenlli Hollit ( A. S. Hall) lojën e fëmijës e shpjegoi në bazë të ligjshmërive biologjike,
sipas të cilave çdo vogëlush i kafshëve në rrugën e tij zhvillimore i kapërcen të gjitha format e
zhvillimit nëpër të cilat ka kaluar paraardhësi i tij. Sipas kësaj teorie, loja e fëmijës është lëvizja
e atyre formave, të cilat i ka kapërcyer dhe përjetuar njerëzia.
Teoria e Karl Grosit është ndër teoritë më të zhvilluara mbi lojën e fëmijës. Për Grosin loja është
shkollë përgatitore e qenies jetësore për jetën e ardhshme. Te qeniet e gjalla, që i takojnë shkallës
më të ulët zhvillimore, pjekuria arrihet për një kohë më të shkurtër, kurse te qeniet që i përkasin
shkallës më të lartë zhvillimore pjekuria e tyre zgjat një kohë më të gjatë . Sipas Grosit, tek gjinia
njerëzore "shkolla përgatitore" është shkollë e fëmijërisë që zgjat eksluzivisht më gjatë. Qëllimi
kryesor i kësaj shkolle është përgatitja e fëmijës për të gjitha ato, të cilat atë e presin në jetën e
tyre. Sipas kësaj teorie, të gjitha ligjshmëritë që vlejnë për jetën e kafshëve, automatikisht vlejnë
edhe për njeriun. Gros theksoi se fëmija nuk loz për arsye se është fëmijë dhe i ri, por fëmijës i
është dhënë fëmijëria dhe rinia për të luajtur.
Sharlota dhe Karl Billeri (BILLAR) bënë përpjekje për të dhënë kontribut në shndritjen e
problemit rreth origjinës dhe esencës së lojës së fëmijës. Për këta dy psikologë, loja ka rol primar
në formimin e funksioneve, kurse motori i vërtetë që e nxit fëmijën për të zhvilluar aktivitete të
palodhshme gjatë lojës është në të vërtetë GËZIMI FUNKSIONAL, të cilin fëmija e përjeton
gjatë aktivitetit të tij në lojë.2
2 Po aty, fq.183
10
Kjo teori i dha primat anës funksionale. Fëmija në lojë shpeshherë përjeton edhe dëshpërim,
megjithatë ai përsëri vazhdon të luajë. Pra, kënaqësia funksionale dhe gëzimi nuk janë të vetmit
burim i aktiviteteve të fëmijës gjatë lojës. Gjithashtu, duhet theksuar se formimi i funksioneve
nuk është e vetmja dobi e lojës.
Poeti e filozofi Shiller (F. Shiller) ndër të parët bëri përpjekje për ta shpjeguar lojën e fëmijës
nga aspekti filozofik. Sipas tij në organizmin e njeriut veprojnë dy fuqi: a) fuqia që vepron në
drejtim të plotësimit të kushteve themelore të domosdoshme për jetë; dhe b) fuqia e cila e përsos
organizmnin e njeriut dhe e cila atë e ngrit mbi nevojat primitive. Sipas kësaj teorie, PUNA ka të
bëjë me fuqinë e parë, kurse loja, me fuqinë e dytë. Mendimet e Shillerit nuk janë të
provueshme. Loja për fëmijë nuk është diç plotësuese, rekreative e as diç jashtë aktiviteteve të
fëmijës. Lojën e hasim në forma të ndryshme dhe atë në të gjitha aktivitetet e fëmijës.
Adleri, pohoi se loja i shtyp (ndrydh) ndjenjën e kompleksit të inferioritetit dhe fëmijës ia
mundëson për ta njohur forcën dhe fuqishmërinë e vet. Zh. Piazhe teorinë e vet mbi lojën e
fëmijës e ndërtoi duke punuar dhe duke u marrë me botëkuptimet e të menduarit logjik,
përkatësisht duke u marrë me stadin e zhvillimit të botëkuptimit të fëmijës. Sipas tij, loja është
rrjedhim i zhvillimit të pamjaftueshëm të mënyrës së të menduarit të fëmijës. Sipas Piazhesë,
ushtrimi,simboli dhe rregullat janë tri etapat, me të cilat karakterizohen numër i madh i lojërave
nga aspekti i strukturës intelektuale të fëmijës. Nga të gjitha teoritë e cekura deri më tani mund të 3përfundojmë se për origjinën, esencën dhe rolin e lojës së fëmijës nuk mund ta shpjegohet
vetëm me anën e të së vetmës teori. Ende nuk egziston një teori përfundimtare dhe e pranuar
përgjithësisht. Kryesisht origjina dhe burimi i lojës duhet të kërkohet në vetë jetën e fëmijës, në
natyrën e tij psikike, e cila është zhvilluar në shoqëri njerëzore. Megjithatë, krahas dallimeve,
gati të gjithë përfaqësuesit e teorive të cekura mbi lojën e fëmijës janë të një mendimi për këto
fakte:
-loja është burim i gëzimit dhe ajo i përgjigjet natyrës së fëmijës;
- loja i zgjon dhe i zhvillon të gjitha aftësitë fizike dhe psikike të fëmijës;
-me anën e lojës fëmija njihet me ambientin e tij dhe aftësohet për të marrë pjesë aktivisht në të;
-loja fëmijën e fut në botën e moshatarëve të tij dhe në atë shoqëri fëmija e gjen vetëvetën,
vlerën dhe vendin e tij në grupmoshën e fëmijëve;
-me anën e lojës lirisht dhe natyrshëm formohet personaliteti i fëmijës;
-me anën e lojës fëmija e formon qëndrimin e drejtë ndaj rrethit të vet dhe formon karakterin e
tij.
3 Po aty, fq.186.
11
1.4.Funksionet e lojës
Loja në vitet e hershme të fëmijërisë ka një kontribut të veçantë në zhvillimin tërësor të tyre.
Aftësia për të luajtur paraqet njërën prej detyrave kryesore të zhvillimit në vitet e hershme të
fëmijërisë. Studimet e shumta kanë arritur në përfundim se loja mundëson për fëmijën:
• Ta kuptojë botën që e rrethon
• Zgjeron të kuptuarit social dhe kulturor
• Shpreh mendimet dhe ndjenjat e tij
• Praktikon të menduarit fleksibil dhe divergjent
• Ballafaqohet dhe zgjidh problemet reale
• Mëson të marrë në konsideratë edhe perspektiven e të tjerëve
• Zhvillon vetë-kontrollin
• Rrit aftësitë dhe shkathtësitë gjuhësore
• Ndihmon zhvillimin e trurit dhe zhvillimin motorik4
1.5. Zhvillimi i aftësive për të luajtur
Fëmijët kanë nevojë të zhvillojnë një gamë aftësish për të përdorur eksperiencat e lojës në
maksimum. Kjo mund të konsiderohet në gjashtë fusha dhe përgjithësisht, nevojitet të arrihet një
zhvillim i balancuar në secilën prej tyre.
Gjashtë fushat janë:
• Fusha shoqërore - ku fëmija shfaq interes për njerëzit e tjerë dhe fillon të zhvillojë
ndjeshmërinë për të tjerët
• Komunikimi - ku fëmija dëshiron të komunikojë nëpërmjet komunikimit verbal dhe joverbal
• Aftësitë motorike të vogla - ku fëmija zhvillon koordinimet e vogla motorike dhe shkathtësinë
• Aftësitë motorike të mëdha - që lidhen me lëvizshmërinë dhe qëndrimin e trupit
• Aftësitë e të menduarit dhe imagjinatës - të nevojshme për lojërat me stimulim
• Vëmendja - ku fëmija zhvillon përqendrimin dhe vëmendjen e fokusuar5
4 https://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20l.doc 5 Glenn,Angela, Jacquie Cousins, Helps, Alicia, Loja dhe të nxënët në moshën e hershme,2006, fq,42.
12
KAPITULLI II
2. Qëllimet e lojës
Fëmijët, që nga lindja e deri në moshën 8 vjeçare mësojnë shumë shpejtë, duke përdorur të gjitha
aftësitë e tyre të përceptimit dhe tërë trupin e tyre për të pranuar, kuptuar ndodhitë dhe
eksperiencat rreth tyre. Gjatë kësaj periudhe të jetës së tyre, ata mësojnë përmes lojës dhe
eksplorimit, përgjatë pesë dimensioneve kyçe të zhvillimit siç janë:
2.1. Zhvillimi social dhe emocional – duke luajtur me të tjerët, fëmijët mësojnë shpejtë
nevojën e bashkëpunimit dhe të ndarit të diçkaje me shokët. Bashkëveprimi me fëmijët e tjerë u
mëson atyre aftësitë e nevojshme sociale për të jetuar në shoqëri. Loja i ndihmon fëmijët të
kuptojnë më mirë emocionet e të tjerëve. Pra, lojrat i ndihmojnë fëmijës të fitojnë përvoja të reja
si dhe zhvillimin të aftësive të të menduarit, të zhvillojnë imagjinatën, sigurinë si dhe
bashkëpunimin me të tjerët, të jetë i pavarur, kreativ, të veprojë me përgjegjësi, të zhvillojë aftësi
të të menduarit kritik, t’i definojë dhe t’i shprehë nevojat e tij.
2.2. Zhvillimi fizik dhe ai motorik - gjatë një loje fizike, fëmija vrapon, kacavirret, godet
topin, kryen një sërë veprimesh dhe është në lëvizje. Të gjitha këto lëvizje e aftësojnë fëmijën
për kryerjen e detyrave të tjera të cilat janë një lloj paralele drejtë rritjes së pavarësisë si dhe
shëndeti i tyre është i lidhur me vëmendjen dhe përformancën e aktiviteteve edukative që
zhvillohen gjatë procesit të lojës.6
6 Kagan, Moore & Bredekapm (1995). Child Development Technology in Early Childhood, Finding the Balance.
13
2.3.Zhvillimi i të folurit - gjatë lojës fëmijët zhvillojnë dukshëm edhe të folurit dhe
komunikimin, si dhe gjuha iu mundëson fëmijëve të marrin pjesë me anën kognitive dhe atë
emocionale të programit edukativ. Ata fitojnë eksperienca për të bashkëpunuar me të tjerët, për
të bashkëvepruar, për të shprehur mendimet, ndjenjat me të tjerët, të gjitha këto arrihen duke
luajtur fëmijët së bashku.
2.4.Zhvillimi kognitiv dhe njohuria e përgjithshme - fëmijët kanë nevojë për të mësuar
nga ajo që i rrethon dhe për mundësi interaksioni me njerëz dhe objekte në ambient. Eksperiencat
me bashkëmoshatarët dhe të rriturit i lejojnë fëmijët të kuptojnë lidhjet në mes të objekteve dhe
ngjarjeve, të konstruktojnë modele të dijes dhe të mësojnë rrugë për të zgjidhur problemet.
2.5.Qasjet ndaj të mësuarit- duke kuptuar predispozitat dhe llojet e të mësuarit që
influencojnë reagimin e një fëmije ndaj mundësive për të mësuar, të rriturit mund të inkurajojnë
dhe rrisin pjesëmarrjen, atëherë fëmijët mund të jenë nxënës të suksesshëm në disa mënyra.7
7 Kagan, Moore & Bredekapm (1995). Child Development Technology in Early Childhood, Finding the Balance.
14
KAPITULLI III
3.Llojet e lojërave
Ekzistojnë disa lloje të lojërave të cilat kontribuojnë në mënyra të ndryshme në zhvillimin e
aftësive të të mësuarit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të fëmijëve.
Lojërat eksplorative/shqisore – fëmijët mjaft të vegjël arrijnë të eksplorojnë ambientin dhe
objektet e ndryshme përmes prekjes, duke i futur në gojë, duke i goditur, shtrënguar etj. Kur të
rriten, materialit sikurse plastelina, ngjyrat, pikturimi shërbejnë si përvoja të lojës shqisore. Në
përgjithësi kjo lojë mundëson për fëmijët përdorimin e shkathtësive fizike dhe shqisore në të
mësuarin e materialeve të lodrave të tyre, si duken ato dhe se çfarë mund të shërbejnë.
Loja funksionale – ndryshe njihet edhe si loja praktike. Është një ndër lojat më të zakonshme
për foshnjat dhe fëmijet e vegjël. Veprimet gjatë kësaj loje janë të karakterit përsëritës dhe
kontribuojnë në arritjen e vetëbesimit dhe aftësive fizike. Një shembull i lojës
funksionale mund të jetë kur foshnja fut objektet në një kuti dhe pastaj e zbraz kutinë. Pastaj e
përsërit veprimin e njëjtë disa herë.
Loja fizike – i referohen aktiviteteve që përfshijnë të gjitha llojet e lëvizjeve fizike. Gjatë këtyre
lojërave një sërë shkathtësish motorike ushtrohen dhe zotërohen. Në moshën e re lojërat fizike
përfshijnë vrapimin, lojërat e ndryshme me top, etj. Aktivitete të tjera ku fëmijët mund të
përfshihen sidomos për të treguar shkathtësitë dhe forcën e tyre janë vrapimi, ngjitja, kërcimi etj.
Lojërat manipulative – Fëmijët zhvillojnë dhe kontrollojnë forcën në gishtërinjtë dhe duart e
tyre përmes lojës manipulative. Lojërat manipulative përfshijnë lojërat puzzle, prerja me
gërshërë, veshja e kukullave, lojërat e tjera ndërtuese etj. Këto lloje të lojërave i ndihmojnë
fëmijëve të zhvillojnë aftësitë precize motorike sidomos duke përdorur kontrollin gjatë
manipulimit të objekteve, vizualizimin e objekteve, si dhe përdorimin e shqisave të të shikuarit.8
8 https://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20l.doc
15
Loja simbolike – i referohen llojeve të lojërave spontane dhe zakonisht përfshin përdorimin e
lojërave apo objekteve të tjera të cilat përfaqësojnë diçka ndonjë objekt tjetër. P.sh fëmijët e
përdorin brushën e flokëve si telefon apo në një rast tjetër mund ta përdorin si veture nëse me të
ecin në dysheme. Loja simbolike më tej përfshin dy kategori të tjera: lojën konstruktive dhe lojën
imagjinative apo dramatike. Kjo lojë mund të shihet te fëmijët dy vjeçarë dhe vazhdon deri në
mosha më të rritura.
Loja konstruktive - ka të bëjë me shfrytëzimin e materialeve nga ana e fëmijës për të krijuar
diçka. Shembull mund të jetë përdorimi i kutive nga fëmija për të krijuar një fortesë. Loja
konstruktive është e ngjajshme me lojën funksionale mirëpo përmban më tepër detaje. Loja
konstruktive fillon në foshnjëri dhe bëhet më e ndërlikuar me rritjen e fëmijëve. Në foshnjëri kjo
lojë fillon kur fëmijët fusin në gojë objekte të ndryshme për të parë si duken
dhe si shijojnë ato. Gjatë fëmijërisë fëmijët fillojnë të ndërtojnë me blloqe, të luajnë me rërë dhe
të vizatojnë. Loja konstruktive u lejon fëmijëve të eksplorojnë objektet dhe të zbulojnë se çfarë
mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet. Fëmijët të cilët fitojnë vetëbesim gjatë manipulimit
të objekteve bëhen të zotë në krijimin e ideve dhe janë njohës më të mirë të
koncepteve matematikore. Fëmijët e moshave më të mëdha punojnë edhe në grupe gjatë lojërave
konstruktive.
Lojërat imagjinative: i referohen kryesisht lojërave të karakterit dramatik. Këtu hyjnë loja
dramatike, loja e pretenduar, loja ‘’bëje dhe beso’’ si dhe loja socio-dramatike. Këtu mund të
përfshihen loja me shtëpi apo lojërat e tjera bëje dhe beso. Gjatë këtyre lojërave fëmijët përdorin
imagjinatën e tyre në pretendimin e roleve, objekteve dhe situatave. Me rritjen e fëmijëve dhe
krahas zhvillimit të imagjinatës së tyre lojërat imagjinative bëhen më komplekse. Ata përdorin
dhe aftësitë e tyre gjuhësore dhe në këtë mënyrë ata sajojnë tregime dhe skenare të ndryshme.9
9 https://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20l.doc
16
Loja dramatike - ndodh kur fëmija pretendon të jetë dikush tjetër apo të luajë një rol. Shembull
i kësaj loje mund të jetë momenti kur fëmija vesh një pelerinë dhe pretendon të jetë një
superhero. Loja dramatike ndihmon zhvillimin e gjuhës dhe fjalorit, rrit aftësitë e kujtesës,
zhvillon të menduarit fleksibil dhe zbulues, etj.
Lojërat socio-dramatike – konsiderohen atëherë kur në lojë marrin pjesë dy apo më tepër
fëmijë. Shembull mund të jetë kur femijët luajnë shkollash ku njëri bëhet mësuesi e tjetri
nxënësi. Kjo lojë i mundëson fëmijeve të eksperimentojnë me aftësite sociale dhe përdorimin e
tyre në situata reale jetësore në të ardhmen. Sipas Piazhesë lojërat socio- dramatike zhvillojnë të
menduarit abstrakt, rafinojnë të kuptuarit e fëmijëve për botën si dhe mësojnë t’i zgjidhin
problemet në një ambient të sigurt.
Lojërat e bazuara në rregulla – janë mjaft të zakonshme për fëmijët shkollorë. Ato njihen si
lojëra të cilat i krijojnë fëmijët dhe përfshijnë të menduarit e tyre logjik dhe aftësitë e tyre
sociale.
Lojërat gjuhësore ose lojërat me fjalë - i referohen aktiviteteve vetëushtruese gjatë të cilave
manipulohet me tingujt dhe me fjalë. Me rritjen e fëmijëve këto lloje të lojërave zakonisht
përfshijnë rimën, lojërat me fjalë apo humoret. Shumë studies i kanë observuar fëmijët gjatë lojës
dhe kanë ardhur në disa përfundime sa i përket sjelljeve të cilat i manifestojnë fëmijët gjatë
luajtjes së lojërave te ndryshme.10
10 https://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20l.doc
17
3.1. Lojërat Pasive
Sjelljet e fëmijëve gjatë lojës pasive karakterizohen:
• jo i përfshirë – atëherë kur fëmija lëviz mirëpo nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të lojës
• shikues – atëherë kur fëmija mund të vëzhgojë apo flasë me lojtarët por nuk inkuadrohet në
lojë. 11
3.2. Loja e Involvuar
Sjelljet e manifestuara gjatë lojës së involvuar janë:
• i vetmuar – atëherë kur fëmija luan në vetmi
• paralel- atëherë kur fëmija luan vetëm kur gjendet afër fëmiut
• i shoqëruar- ndodh atëherë kur fëmija luan dhe flet me lojtarët e tjerë por qëllimet dhe
aktivitetet e lojës janë të ndryshme
• bashkëpunuese- kur fëmija ndan dhe negocion lojën me të tjerët nëpërmjet marrjes së radhës
etj.
3.3. Lojërat në natyrë
Lojërat në natyrë dhe ajër të pastërt janë pafund, sepse duke lozur në natyrë fëmija rritet në
mënyrë harmonike duke mbështetur aktivizimin e tij dhe në të njëjtën kohë duke zhvilluar anën
intelektuale, emocionale, shpirtërore, shëndetësore dhe fizike, në përgjithësi lojërat në natyrë
ndihmojnë në mirëqenien e fëmijës. Shkencërisht është vërtetuar se lojërat në natyrë ndihmojnë
në:
- rritjen dhe zhvillimin e krijimtarisë së fëmijës
- përmirëson përqendrimin e vëmendjes
- përmirëson kuptueshmërinë
- garanton një ekuilibër në zhvillimin fizik
- ndihmon në lidhjen shoqërore dhe në aktivitetet në grup
- rritë disiplinën ndaj vetës dhe rregullimin e tij dhe
- ulë nivelin e stresit
11 https://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20l.doc
18
3.4. Lojërat elementare
Në praktikën mësimore të kulturës fizike me nxënësit e moshës së re shkollore, sidomos me
nxënësit e klasës së parë dhe të dytë, lojërat elementare aplikohen në mënyrë përhershme.
- Gjatë vlerësimit të vlerës së përgjithshme të lojërave elementare, e sidomos të vlerësimit të
vlerës edukative të tyre më parë duhet marrë parasysh strukturën e elementeve përbërëse të
tyre(lëvizjet):
1. përmbajtjen e lojës-tematika
2. motorikën e lojës dhe
3.organizimin e lojës
Tematika- çdo lojë që aplikohet duhet t'i përshtatet kërkesave etike të botës reale dhe
bashkëkohore. Tematika e lojës duhet të jetë e tillë që fëmijët me aplikimin e saj të përvetësojnë
njohuri mbi ndodhitë natyrore.
Motorika- lëvizjet të cilat aplikohen dhe i përmban loja patjetër duhet t'u përshtatet aftësive
fizike dhe psikike të nxënësve si dhe detyrave që duhet reailizuar. Gjatë zgjedhjes së lojës duhet
pasur kujdes karakterin e lëvizjeve(motorike). Kështu që edhe sipas karakterit të lëvizjeve
motorike është bërë klasifikimi i lojërave (lojërat në ecje, vrapim, kërcim, hedhje, ndenjur, etj.).
Organizimi- nga aspekti metodik loja organizohet në mënyrë të thjeshtë ose të përbërë. Sipas
organizimit loja duhet t'i përshtatet dhe përgjigjet zhvillimit të përgjithshëm të organizimit të
fëmijëve me qëllim që ajo të përvetësohet lehtë. 12
Në praktikën pedagogjike të kulturës fizike dhe në literaturën profesionale hasim edhe në
klasifikime të tilla të lojërave elementare:
- lojërat e imitimit
- lojërat për zhvillimin e shqisave
- lojërat e dramatizimit
- lojërat për zhvillimin e lëvizjeve
12 Elshani, Qazim, Edukimi fizik me metodologji, Prishtinë 2012, fq.97.
19
- lojërat për argëtimin e fëmijëve
- lojërat e terenit
- lojërat vallëzuese
- lojërat e stafetës
Për moshën e re është më rëndësi të aplikohen lojërat që klasifikohen sipas ndikimit të tyre në
aftësitë lëvizore motorike si:
- lojërat për zhvillimin e lëvizjeve të shpejta
- lojërat për zhvillimin e reagimit të shpejtë
- lojërat për zhvillimin e shkathtësisë
- lojërat për zhvillimin e forcës(dinamike, eksplozive dhe statike)
- lojërat për zhvillimin e aftësisë së shqisave të vërejturit, ekuilibrit, etj.
- lojërat e stafetës dhe
- lojërat parasportive(për hendboll, basketboll, volejboll, futboll, etj.)
Lojërat elementare për zhvillimin e lëvizjeve të shpejta:
Ja disa lojëra, të cilat me organizimin dhe zhvillimin e drejtë sipas kërkesave metodike,me siguri
do të ndikojnë në zhvillimin e lëvizjeve të shpejta. Loja , “Aeroplanët”, “Vërshimi” “Peshkatarët
peshkojnë”, “Bustet”, “Te flamuri im”.13
Lojërat elementare për zhvillimin e reagimit të shpejtë:
Për zhvillimin dhe ruajtjen e aftësisë së reagimit të organizimit të njeriut me ushtrime të tilla
duhet filluar që nga mosha e re shkollore, edhe atë pikërisht përmes lojërave elementare siç është
loja “Fluturon, fluturon”, “Topi u hodh” , “Dita dhe nata”, “Numërimi”, “Kapim fjollat e borës”.
13 Elshani, Qazim, Edukimi fizik me metodologji, Prishtinë 2012, fq.98.
20
Lojërat elementare për zhvillimin e shkathtësisë:
Lojërat e tilla janë të shumta. Loja “Shkopi vertikal”, “Trumcaku në kafaz” , “Grabit e ik”.
Lojërat elementare për zhvillimin e forcës:
Ato duhet të zgjasin sa më shkurt, duke aplikuar pushimin adekuat ndërmjet përsëritjeve. Loja
“Le të gjuajë, le të gjuajë” , “Elisa e helikopteri”, “Godite shishen e drurit” , “Ruajtja e
kështjellës” , “Ngjesim pistën në borë” , etj.14
Lojërat elementare për zhvillimin e shqisave:
a) Të vërejturit: “Vëreje ndryshimin e rrethit” , “Gjeje kapelën” , “Unaza” , “Vendose n'rreth”.
b) Të dëgjuarit: “Dëgjo nga po vjen zëri”, “Kush po flet”, “Sa veta po këndojnë”, etj.
c) Të prekurit: “Kush kërkon-gjen”, “Dy nxënës me sy të mbyllur”, etj.
Lojërat parasportive: Janë më të thjeshta dhe më të lehta. Lojëra të tilla janë: “Mini futbolli”,
“Mini volejbolli”, “Mini hëndbolli”, “Mini basketbolli”, “Lufta për top” ,etj.
Lojërat e stafetës : Është e domosdoshme të ceket se të gjitha lëvizjet e trupit bëhen duke filluar
nga ecja, vrapimi, hedhja, kërcimi, etj. Loja: “Ecje rreth objektit dhe prapa”.
Video-lojërat
Interneti sot mundëson faqe të ndryshme të cilat ofrojnë argëtim nëpërmjet lojërave
kompjuterike, që mund të luhen në kompjuterë, telefona celularë, televizorë etj. Hulumtimet
kanë treguar që fëmijët e zhvillojnë kreativitetin edhe përmes video-lojërave.Fëmijët që luajnë
video-lojëra janë më kreativ. Lojërat e tilla zhvillojnë intelegjencën, por krijojnë edhe ura
miqësie ndërmjet fëmijëve anë e kënd botës. Lojërat në varësi të përmbajtjes kënaqin fëmijët por
edhe i dëmtojnë ata si fizikisht dhe shpirtërisht për shkak të imponimit të disa lojërave
joadekuate të tyre në internet.15
14 Elshani, Qazim, Edukimi fizik me metodologji, Prishtinë 2012, fq.98. 15 https://gameworld.pcworld.al/lojrat-kompjuterike-demtojne-apo-zhvillojne-femijen/amp/.
21
KAPITULLI IV
4. Katakteristikat e lojërave
- nuk kanë rregulla të përhershme por ato ndryshohen dhe adaptohen konform kushteve reale
dhe qëllimit
- loja është mjet jo qëllim
- mund të organizohen në grupe të vogla dhe të mëdha
- nuk kërkojnë mjete dhe rekuizita speciale dhe të shtrenjta
- mund të aplikohen në hapësira të ndryshme
- gjejnë aplikim me të gjitha moshat
- aplikohen në gjitha stinët e vitit në teren të mbyllur dhe të hapur.16
4.1. Ndikimi i lojërave në aspekte të ndryshme
Lojërat u japin zhvillim fëmijëve si në aspektin shpirtëror dhe në atë fizik. Përmes lojërave
fëmijët arrijnë deri në atë shkallë të përftyrimit objektiv dhe subjektiv, zhvillimit të fantazisë për
gjërat reale dhe joreale, kjo arrihet falë kompleksitetit që lojërat përbëjnë në vetëvete. Ato janë
pjesë të pandashme, të ndjeshme, emocionale, të lira saqë nuk mund të paramendojnë që në
aktivitetet e tyre të përditshme të mos ketë lojëra. Përmes tyre vihen në pah aftësitë e fëmijëve,të
brendshme e të trashëguara në mënyrë gjenetike, pozicionimet individuale, fantazitë, kreativitetet
dhe interpretimin e tyre. Loja fëmijëve u sjell kënaqësi, argëtim, vetëbesim, prekin botën
materiale e shpirtërore dhe bëhet pjesë e realitetit të cilin e jetojnë.
Loja është ajo që sjell freskinë e kujtesës te fëmijët, nxjerr në pah anët pozitive e negative, ku
fëmijët vetëvetiu paraqesin pozitivitetin e anasjelltas, pastërtinë shpirtërore më shumë,
pavarësinë dhe si liderë. Kreativiteti ndërmjet lojës zë një vend të rëndësishëm në çdo lëndë
shkollore.
Në lëndën e matematikës mund të përmendet gjetja e enigmave. Në lëndën e edukatës qytetare
p.sh shtrimin e tryezës për ngrënie.
16 Dujaka, Aziz, Metodologji e edukimit fizik, Gjakovë,2017, fq,83.
22
Në edukimin fizik vlen të ceket se loja ndërton trup të shëndetshëm. Pra, kreativiteti shprehet në
të gjitha lëndët mësimore.
Pjesë e rëndësishme është edhe lënda e edukimit muzikor që ka rol shumë të veçantë si në
zhvillimin intelektual por edhe në atë shpirtëror.
Në moshën e fëmijëve fillorë nisin hapat e parë të krijimit si karakter.
Fëmijëve duhet mundësuar të kënaqen, të shfaqin natyrën e tyre për fillimet e të krijuarit, duke i
përpunuar përjetimet e tyre përmes këngëve, pjesëve melodike, gjesteve e lëvizjeve.
Të gjitha energjitë që i shfaqin arrihen në formën e lojës.
Kjo është baza me të cilën fëmijët tregojnë më mirë talentet dhe këto talente i zhvillojnë edhe në
fusha tjera.
Poashtu arti muzikor sikur edhe çdo art tjetër mund të shpreh korrelacion të shprehjes së
kreativitetit edhe në fusha tjera të artit, artin figurativ ku fëmijët përmes shprehjeve kreative
figurative arrijnë t'i përvetësojnë vlerat artistike, vlerat shpirtërore dhe aspektet e shumta të
traditës dhe artit popullor. Loja është emocion, lëvizje, mendim krijues, përgatitje fizike, mençuri
etj.17
17 Xhakli, Haki, Metodologji e arteve figurative, fq,5.
23
KAPITULLI V
5.Lojërat sot
Sot, koncepti i lojërave ka ndryshuar rrënjësisht. Pak fëmijë i sheh në rrugë duke luajtur lojërat
që luheshin dikur, për shkak se teknologjia "ua ka vjedhur" lojërat që dikur luheshin nëpër
lagje.18
Derisa prindërit e fëmijëve të sotshëm e kanë kaluar kohën duke luajtur me moshatarët e tyre,
pranë shtëpisë apo në park me top, me kukulla, me kolovajzë, etj. Sot, fatkeqësisht fëmijët kohën
e lirë e kalojnë më shumë para ekranit qoftë të televizorit, kompjuterit apo telefonit celular.
Me zhvillimin dhe avancimin e teknologjisë dhe sidomos me futjen e internetit gati në secilën
shtëpi, edhe mënyra e lojës ka ndryshuar nga ajo reale në atë virtuale.
Në ditët e sotme, fëmijët mund të luajnë video-lojëra në kohë reale me ndonjë nga miliona
lojëtarë nga mbarë bota përmes një faqeje interneti.
Kur fëmijët rrijnë gjatë duke luajtur në internet, i bën ata më të tërhequr, më pak socialë, nuk
komunikojnë shumë, shprehin agresivitet në raste të ndryshme, kanë mungesë përqendrimi,
evitojnë shpeshherë ushqimin etj.
Një problem i madh ky për prindërit, që mundohen shumicën e rasteve t'i largojnë fëmijët e tyre
nga këto mjete, sa të arritura aq edhe me rreziqe sepse fëmijët po humbasin shumë gëzime,
mirëqenien fizike dhe psikologjike, duke mos luajtur në ajër të pastër e duke mos e shijuar
natyrën me gjithë të mirat e saj.19
18 http://lajmi.net/lojerat-e-femijeve-qe-u-zhduken-me-ardhjen-e-teknologjise/ 19 http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/14/femijet-jane-me-pak-te-stresuar-nese-luajne-ne-natyre/
24
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: Arte Lënda: Muzikë Shkalla e kurrikules:II Klasa:IV
Tema: Gjuha dhe komunikimi muzikor Situata e të nxënit:
- Nxënësit dëgjojnë këngën “Urim mësueses” në kohën 3/4
nga ku edhe ndjejnë ritmin e valsit që ndryshon nga ritmi 2/4. -
Nxënësit sjellin shembuj fjalësh të thjeshta me tre rrokje.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të lëndës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
- identifikon dhe përjeton rrahjen ritmike me tre goditje;
- krijon dhe demonstron me mjete trupore modelin ritmik me tre goditje duke vënë në pah ritmin vals me një theks të
fortë dhe dy theksa të tjerë të butë;
- identifikon dhe përjeton pushimin muzikor në ritmin me tre goditje;
- interpreton këngë ose lojëra muzikore në ritmin me tre goditje duke përdorur mjete trupore ose instrumente ORF;
- shpjegon ndryshueshmërinë e ritmit me tre goditje nga ritmi me dy goditje që kemi mësuar më parë.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Tipi i orës : zhvillim Njësia mësimore: Ritmi me 3 goditje
Fjalët kyçe: Ritmi me 3 goditje Theksi i fortë e i butë Koha
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatat jetësore:
Gjuhët dhe komunikimi, leximi, shkencat e natyrës, matematika.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS
MËSIMORE
Përshkrimi i metodologjisë:
TEKNIKAT
E------------------------------------punë në grupe (5 min)
R -----------------------------------shpjegim frontal (25 min)
R------------------------------------zbatime praktike-15 min
Format e punës
Frontale, individuale, dyshe, grupe
Hyrje/Evokim
Mësuesi/ja e fillon mësimin duke vendosur në magnetofon CD me këngën “Urim mësueses” në kohën 3/4 dhe u kërkon
nxënësve të ndiejnë ritmin vals me tre rrahje, me tre goditje, e para e fortë e theksuar dhe dy të tjera, të buta, të pa
theksuara. - Nxënësit sjellin shembuj fjalësh të thjeshta me tre rrokje dhe tregojnë ku bie theksi i fortë dhe theksi i butë
në këto fjalë.
Realizim/Pjesa kryesore
Sipas ilustrimeve në libër nxënësit demonstrojnë rrahjen me mjete trupore me tre goditje, e para goditje e fortë me
përplasje të shuplakave të duarve dhe dy të tjera të buta me kërcitje gishtash. - Mësuesi/ja shpjegon në tabelë se si rrihet
ritmi me tre goditje dhe drejtimi lëvizjeve të dorës për çdo kohë. - Mësuesi/ja ligjëron me TA-A-A;TA-TA-TA
gjatësitë e ndryshme të kohës 3/4 por edhe të heshtjes, (pushimit muzikor).
Reflektim/Pjesa përfundimtare
Nxënësit lexojnë me TA-A-A;TA-TA-TA ushtrim muzikor në tre goditje, e para e theksuar e fortë (f) e dyta dhe e treta
e pa theksuar e butë (b). - Nxënësit përcjellin me mjete trupore ushtrime me tre goditje si edhe me lëvizje të trupit.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Shoqërimin ritmik me mjete trupore të melodive apo këngëve të thjeshta në ritmin me tre goditje.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Në fletore nxënësit shkruajnë 4 masa me kohën ¾ dhe i luajnë me instrumente ORF.
25
Përfundimi
Në bazë të studimeve që iu janë bërë lojërave të fëmijëve mund të përfundohet se lojërat janë
shumë të rëndësishme në zhvillimin e fëmijëve në tërësi si në shëndet, në të nxënë, shpirtërisht
dhe në socializimin midis njerëzve, përkatësisht fëmijëve.
Ky punim fokusohet më së shumti në qëllimet dhe rëndësinë e lojërave, cilat janë lojërat dhe si
paraqiten ato gjatë gjithë historisë njerëzore e deri më sot në avancimin e tyre.
Nëpërmjet lojës, fëmijët realitetin e transformojnë në imagjinatë dhe në atë mënyrë në një
ambient të sigurt mësojnë që të ballafaqohen me sfidat reale. Për ta loja është edhe përvojë, edhe
trajnim.
Prandaj, edhe mënyra me të cilën luajnë fëmijët shpreh veçoritë e shoqërisë në të cilën jetojnë –
ata në lojën e tyre i praktikojnë ato situata çfarë i presin në jetën reale.
Shtytja e fuqishme për të luajtur, e cila ekziston te fëmijët, nuk është nevojë e thjeshtë për
argëtim. Ajo pikërisht është shtytje për mbijetesë, duke pasur parasysh se nëpërmjet historisë së
racës njerëzore loja ka qenë mënyra themelore që fëmijët të arrinin shkathtësitë, vlerat dhe
njohuritë të cilat u ishin të domosdoshme që të mbijetonin në kulturën vetjake.
Loja për fëmijë nuk është ikje nga realiteti, por mënyrë që të hyjnë në realitetin e jetës dhe me to
t’ia dalin –si fizikisht, ashtu edhe intelektualisht dhe emocionalisht.
Pra, loja është veprimtari lëvizjesh ku individi duke i shfrytëzuar aftësitë e veta psiko-motorike
në përputhje me përmbajtjen dhe rregullat përkatëse të saj, vetë ose në shoqëri, përmbush
motivet e interesit psikologjik dhe motivet për lëvizje.
26
Literatura
Veseli, Abdylaziz, Pedagogjia parashkollore.
Glenn, Angela, Jacquie Cousins, Helps, Alicia, Loja dhe të nxënët në moshën e hershme,2006.
Kagan, Moore & Bredekapm (1995). Child Development Technology in Early Childhood,
Finding the Balance.
Elshani, Qazim, Edukimi fizik me metodologji, Prishtinë 2012.
Xhakli, Haki, Metodologji e arteve figurative, fq,5.
27
Burime nga interneti
https://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20l.doc
https://gameworld.pcworld.al/lojrat-kompjuterike-demtojne-apo-zhvillojne-femijen/amp/.
http://lajmi.net/lojerat-e-femijeve-qe-u-zhduken-me-ardhjen-e-teknologjise/
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/14/femijet-jane-me-pak-te-stresuar-nese-luajne-ne-natyre/
28
SHTOJCA
29
Fig.1. Lojërat mundësojnë socializimin e fëmijëve.
Fig.2. Lojërat ndihmojnë në zhvillimin fizik.
30
Fig.3. Me anë të lojërave, fëmijët luajnë role të profesioneve të ndryshme.
Fig.4. Fëmijët duke luajtur, zhvillojnë aftësinë e të mësuarit.