punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · emërore. kur tema fjalëformuese mbaron me...

44
UN F PU TEMA:Folja në veprë UDHËHEQËSE SHKENC Prof. Ass. Dr. Sindorela Dol NIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI “ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR UNIM DIPLOME ën “ Në Mbretërinë e Fantazisë “ – Jeronim CORE: KANDIDATJA: li- KryeziuBlerina Dobraj Gjakovë, 2018 m Stilton

Upload: others

Post on 28-Oct-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“ FEHMI AGANI “

FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:Folja në veprën “ Në Mbretërinë e Fantazisë “ – Jeronim Stilton

UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- KryeziuBlerina Dobraj

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“ FEHMI AGANI “

FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:Folja në veprën “ Në Mbretërinë e Fantazisë “ – Jeronim Stilton

UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- KryeziuBlerina Dobraj

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“ FEHMI AGANI “

FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:Folja në veprën “ Në Mbretërinë e Fantazisë “ – Jeronim Stilton

UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- KryeziuBlerina Dobraj

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

2

Ky punim diplome u mbrojt me para komisionit vlerësues në përbërje:

1. Kryetare

2. Anëtar

3. Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën .

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

3

DedikuarThesarit më të çmuar që një person mund të ketë

Familjes…

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

4

PËRMBAJTJA

MIRËNJOHJE.............................................................................................................................6

ABSTRAKT.................................................................................................................................7

HYRJE..........................................................................................................................................8

I. FOLJA NË VEPRËN “ NË MBRETËRINË E FANTAZISË “ – JERONIMSTILTON........................................................................................................................9

1. Jeta dhe veprimtaria e Jeronim Stilton...................................................................................91.1.Objekti i Morfologjisë..........................................................................................................9

II. FOLJET........................................................................................................................102.1.Formimi i foljeve.................................................................................................................102.2.Klasifikimi i foljeve.............................................................................................................122.3. Foljet kalimtare dhe jokalimtare..........................................................................................142.4. Kategoria gramatikore e foljes............................................................................................142.4.1. Kategoria gramatikore e vetës........................................................................................142.4.2. Kategoria gramatikore e numrit......................................................................................152.4.3. Kategoria gramatikore e mënyrës...................................................................................152.4.4. Kategoria gramatikore e kohës.......................................................................................162.4.5. Kategoria gramatikore e diatezës...................................................................................162.5. Format veprore dhe joveprore të foljes................................................................................172.6. Format e pashtjelluara të foljes............................................................................................182.7.Format e shtjelluara të foljes................................................................................................202.8.Mënyra dëftore....................................................................................................................202.8.1. Koha e tashme.................................................................................................................202.8.2. Koha e shkuar..................................................................................................................212.8.3. Koha e pakryer................................................................................................................212.8.4. Koha e kryer e thjeshtë...................................................................................................222.8.5. Koha e kryer....................................................................................................................222.8.6. Koha më se e kryer..........................................................................................................232.8.7. Koha e kryer e tejshkuar..................................................................................................232.8.8. Koha e ardhme.................................................................................................................242.8.9. Koha e ardhme e përparme..............................................................................................242.8.10. Koha e ardhme e së shkuarës...........................................................................................242.8.11. Koha e ardhme e përparme e së shkuarës........................................................................252.9. Mënyra habitore....................................................................................................................25

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

5

2.9.1. Koha e tashme.................................................................................................................252.9.2. Koha e pakryer................................................................................................................262.9.3. Koha e kryer....................................................................................................................262.9.4. Koha më se e kryer..........................................................................................................272.10. Mënyra lidhore.................................................................................................................272.10.1. Koha e tashme.................................................................................................................272.10.2. Koha e pakryer................................................................................................................282.10.3. Koha e kryer....................................................................................................................282.10.4. Koha më se e kryer..........................................................................................................282.11. Mënyra kushtore...............................................................................................................292.11.1. Koha e tashme.................................................................................................................292.11.2. Koha e kryer....................................................................................................................292.12. Mënyra dëshirore..............................................................................................................302.12.1. Koha e tashme.................................................................................................................302.12.2. Koha e kryer....................................................................................................................302.13. Mënyra urdhërore.............................................................................................................312.14. Zgjedhimi jovepror...........................................................................................................31

III. ANALIZË GRAMATIKORE E FOLJES TEK ROMANI “ NË MBRETËRINË EFANTAZISË – JERONIM STILTON.......................................................................34

PËRFUNDIMI.........................................................................................................................42

BIBLIOGRAFIA.....................................................................................................................43

AUTOBIOGRAFIA................................................................................................................44

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

6

MIRËNJOHJE

Të them realisht, nuk e mendoja që këtë letër mirënjohje do ta shkruaja kaq shpejt. Them kështu

sepse 4 vite sinqerisht ikën sikur 4 ditë. Rrugëtimi im drejt një profesioni të shenjtë, nuk do ishte

i mundur pa ndihmën e gjithë atyre që më përkrahën e më qëndruan afër.

Një falënderim nga zemra e kam për profesoreshën, njëherazi udhëheqësen time shkencore Prof.

Ass. Dr. Sindrorela Doli- Kryeziu, të cilës i jam shumë mirënjohëse jo vetëm për faktin se ishte

afër meje gjatë gjithë periudhës së përgatitjes së temës se diplomës, qoftë me mbështetjen e saj,

ashtu edhe me përkushtimin e saj, por një profesoreshë e cila më shtyu që ta dua edhe një herë

më shumë profesionin tim të ardhshëm.

Një falënderim të sinqertë të gjithë profesorëve e pedagogëve të Universitetit të Gjakovës

‘‘Fehmi Agani“. Një staf i përgatitur dhe çdoherë i gatshëm për studentët e tyre, për të mirën dhe

për suksesin e tyre.

Falënderim gjithsesi të veçantë për shoqërinë time, pa të cilët shumë gjëra nuk do të kishin

kuptim e kënaqësi studimi.

Falënderim të thellë familjes time e cila nuk nguroi asnjëherë të vetme për sukseset e mia e

shkollimin tim. Shpresoj që jeni krenar me mua. Dashuri pafund për ju!

Ju faleminderit të gjithëve...

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

7

ABSTRAKT

Përmes këtij punimi të diplomës, synoj të paraqes një ndër pjesët më të rëndësishme të ligjëratës-foljet.Do të jipet në pika të shkurta dhe të qarta jeta dhe veprimtaria e autorit Jeronim Stilton, sidhe sqarimi mbi objektin e Morfologjisë. Gjithashtu do të shtjellohet gjerësisht folja, formimi,klasifikimi, kategoritë gramatikore, si format gramatikore të foljes. Do të flitet për formënveprore dhe joveprore, të pashtjelluar dhe të shtjelluar, duke vazhduar me zgjedhimin e foljes, nëmënyrat dhe kohët e saj. Do të analizohen foljet në veprën e Jeronim Stilton ‘‘Në Mbretërinë eFantazisë‘‘. Nëse flasim për rëndësinë e foljeve, duhet të theksojmë se është mjaft e madhe.Pikërisht për këtë arsye jam munduar që jo vetëm të jem e kujdesshme gjatë përpilimit të saj, poredhe t’i organizoj ato në mënyrë sa më të qartë dhe të duhur. Dua të theksoj gjithashtu se gjatëanalizës së foljeve tek vepra e lartpërmendur jam munduar ta përgjithësoj në një mënyrë sa më tëkompletuar, dhe çdoherë me mendimin dhe besimin që të jetë një punim i cili do të shërbejë përt’i ndihmuar gjeneratat dhe brezat e rinj mbi njohuritë ndaj foljes.

Fjalë kyçe: folja, përdorim, zgjedhim, analizë, rëndësi, etj.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

8

HYRJE

Gjuha është elementi kryesor për arsimimin e një individi, një kombi, dhe një shteti. Që një

gjuhë të mbijetojë, ajo duhet të ushqehet, të ruhet, dhe të kultivohet në mënyrën më të mirë të

mundshme, pikërisht kjo është edhe arsyeja më e fortë që një mësues duhet t’ua posedojë

fatosave të vegjël dhe ata ta absorbojnë në formën më të mirë të mundshme, sepse vetëm përmes

saj, unë si mësuese e ardhshme, do të edukoj dhe do të arsimoj breza të rinj.

Në kapitullin e parë të këtij punimi, do të flitet për jetën dhe veprën e autorit Jeronim Stilton,

gjithashtu do të shtjellohet sadopak objekti dhe rëndësia e Morfologjisë.

Në kapitullin e dytë i kam paraqitur në detaje foljet duke filluar që nga formimi i tyre, klasifikimi

i tyre, kategoria gramatikore e foljes, duke shtjelluar me përpikmëri kategorinë gramatikore të

vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe diatezës. Mandej kam vazhduar me format e foljes ku bëjnë

pjesë forma veprore dhe joveprore, ajo e shtjelluar dhe e pashtjelluar e saj.

Rëndësinë e këtij kapitulli dua të theksoj që e bart mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore,

dëshirore dhe urdhërore, me të gjitha kohët e tyre, për të cilat është marrë nga një shembull dhe

është bërë sqarimi i tyre në formë të detajuar.

Në kapitullin e tretë dhe të fundit për këtë punim diplome është paraqitur analiza e foljes sipas

rregullave të Morfologjisë, duke filluar nga mënyra, koha, forma, veta, numri dhe zgjedhimi i saj

tek vepra ‘‘Në Mbretërinë e Fantazisë‘‘ të autorit Jeronim Stilton.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

9

I. FOLJA NË VEPRËN“NË MBRETËRINË E FANTAZISË“-

JERONIM STILTON

1. Jeta dhe veprimtaria e Jeronim Stilton

JERONIM STILTON- lindi në Miushëri (Ishulli i Miushëve), në Itali, është diplomuar në

Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e

Brejtësit, gazeta më e famshme e ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë çmimeve,

prestigjioze “Miucer“ për lajmin e bujshëm “Mister i thesarit të zhdukur“.

Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur në më shumë se 25 milionë kopje vetëm në Itali

dhe 85 milionë në mbarë botën! Jeronim Stilton gjendet edhe në ipad dhe iphone në formë

aplikacioni, i shkarkueshëm nga App Store, me udhëtimet e tij fantastike Në Mbretërinë e

Fantazisë, aventurat supermiushore të Histori Gazmore dhe Skica me ilustrime.

1.1. OBJEKTI I MORFOLOGJISË

Morfologjia (nga greqishtja morphe = formë dhe logos = fjalë, dije, teori) studion:

a) Format e ndryshme që marin fjalët gjatë përdorimit dhe kuptimet e këtyre formave;

b) Klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, ose klasa fjalësh që quhen

tradicionalisht pjesë të ligjëratës;

c) Strukturën morfologjike të fjalëve-morfemat dhe llojet e tyre;

d) Tipat kryesorë të fjalëformimit.

Morfologjia dallohet nga leksikologjia e cila, gjithashtu, ka si objekt studimi fjalën, por e

vështron këtë si njësi të leksikut, që shërben për të emërtuar diçka, d.m.th. nga pikëpamja e

kuptimit leksikor.

Morfologjia studion edhe klasa fjalësh, qënuk e ndryshojnë formën, si parafjalët, lidhëzat,

pjesëzat, pasthirrmat.

Morfologjia nuk meret me studimin e fjalëve të veçanta, por me veçoritë e përbashkëta të fjalëve

të së njejtës klasë (vlerat paradigmatike të fjalës) dhe nxjerr kështu rregulla me karakter të

përgjithshëm. P.sh., tërësia e mbaresave të lakimit të emrave sipas një tipi ka vlerë për gjithë

klasën e emrave të këtij tipi, pra, edhe për çdo emër të veçantë.1

1Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.5.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

10

II. FOLJET

Folja është emërtuese, pjesë e ligjëratës që emërton një veprim ose një gjendje të kryefjalës dhe

ka kategoritë gramatikore: të vetës, të numrit, të mënyrës, të kohës, dhe të diatezës.

Pjesa më e madhe foljeve emërtojnë veprime si procese, si: punoj, vrapoj, lyej, shkruaj,mësoj,

eci, ngjitem, luaj etj. Disa folje emërtojnë gjendjen e kryefjalës, si: ndodhem, jam, fle, skuqem,

hidhërohem, mallëngjehem, mendohem, plakem etj.2

Përveç këtyre ka edhe disa folje, si: ul (dikë), ngre (dikë), rrit (dikë), martoj, edukoj, fut (në

punë) etj., që tregojnë se kryefjala e fjalisë bën që një tjetër të kryejë veprimin a të pësojë

ndryshimin e gjendjes së emërtuar nga folja. Këto quhen folje faktitive. P.sh.: Atëherë do të

punojnë në arë e do të rrit djalin. E ula me pahir.

Shumica e foljeve përdoren në fjali me kuptim leksikor të plotë. Por ka edhe disa folje, që, duke

u përdorur si mjete gramatikore, e humbasin kuptimin leksikor (foljet ndihmëse). Ka gjithashtu

folje, që në togfjalësha të caktuar përdoren me një kuptim leksikor të zbehur (gjysmëndihmëse).

Folja dallohet nga pjesët e tjera të ligjëratës sidomos nëpërmjet kategorive gramatikore. Ajo ka

disa kategori gramatikore, që nuk i ka asnjë pjesë tjetër e ligjëratës (kategoritë e diatezës,

mënyrës dhe kohës). Edhe kategoritë e vetës e të numrit te folja ndryshojnë nga kategoria e vetës

te përemrat vetorë e pronorë dhe nga kategoria e numrit tek emri. Te folja këto dy kategori

gramatikore kanë karakter sintaksor, pasi kushtëzohen nga veta dhe numri i kryefjalës, dhe, si

rrjedhim, nuk sjellin ndonjë ndryshim në kuptimin leksikor të saj, kurse kategoria e vetës te

përemrat vetorë e pronorë dhe kategoria e numrit tek emri kanë karakter josintaksor.3

2.1. FORMIMI I FOLJEVE

Përveç foljeve të parme, në gjuhën shqipe shumica e foljeve janëjo të parme. Të parme janë

foljet që nuk janë formuar nga fjalë të tjera, pra janë të pamotivueshme, si p.sh.: lexoj, mësoj,

flas, marr, di, zë, rri, bie, them, etj. Foljet jo të parme formohen kryesisht me prejardhje dhe me

përbërje, nga temat emërore, mbiemërore, foljore dhe ndajfoljore.

1. Foljet e prejardhura

a) Formimi prapashtesor është tipi më prodhimtar. Prapashtesat me të cilat formohen folje të

prejardhura janë: -o, -ro, -so, -to, -zo, -llo. Foljet e formuara me këto prapashtesa i takojnë

2Nushi, Musa (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f.153.3Agalliu.F, Angoni.E, Demiraj. Sh, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 259-260.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

11

tëgjitha zgjedhimit të parë. Prapashtesa –o, është më prodhimtarja. Foljet e formuara me këtë

prapashtesë motivohen nga tema emërore si: besoj, fluturoj, punoj, dimëroj, sharroj, etj.; nga

tema mbiemëroresi: çaloj, shkurtoj, thelloj, shtrembëroj, etj.; nga temandajfoljoresi: afroj,

largoj, barazoj, përparoj, etj. Me prapashtesën –ro formohen folje kryesisht nga tema

emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet

zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj, mishëroj, vjershëroj. Me prapashtesën –zo,

qëështë mjaft prodhimtare, formohen folje kryesisht nga temat emërore, por edhe nga tema të

tjera, sidomos mbiemërore si: bulëzoj, frymëzoj, gjunjëzoj, aktivizoj, shumëzoj, konkretizoj,

etj. Prapashtesa –so nuk është shumë prodhimtare. Me të formohen folje nga tema emërore,

mbiemërore dhe ndajfoljore si: frikësoj, vlerësoj, ëmbëlsoj, lartësoj, lehtësoj, qetësoj;

ngadalësoj, pakësoj, plotësoj etj. Me prapashtesën –tokryesisht formohen folje nga temat

emërore si: arsyetoj, arkëtoj, copëtoj, dëmtoj. Me prapashtesën –llo formohen folje nga

onomatopetë, por edhe nga emra dhe folje si: fërfëllon, gurgullon, turfullon, tingëlloj,

pikëlloj, zbardhëllon, shkundulloj, etj. Me prapashtesat –os, -s\is, -atis, -atos, -it. Me

prapashtesën –os formohen folje të zgjedhimit të dytë, kryesisht nga tema emërore si: ajros,

brengos, gjakos, tymos, njollos, vulos, etj. Me prapashtesat –s\-is formohen një numër foljesh

nga tema emërore. Temat fjalëformuese që mbarojnë me i të theksuar marrin prapashtesën –

s, të tjerat marrin prapashtesën –is si: bezdis, ujdis, rastis etj. Prapashtesat –atis\atos janë

zgjerim i prapashtesave –is\-os me –at si: armatos, helmatis, boshatis etj. Prapashtesa –it nuk

është shumë prodhimtare. Ajo u shtohet temave emërore, si: kosit, shoshit, radhit, por edhe

temave anomatopeike si çukit, murmurit, nanurit, etj.

b) Formimi parashtesor- parashtesat më prodhimtare për formimin e foljeve të prejardhura

janë: për- dhe sh\zh\ç-. Parashtesat e tjera janë: ri-, s-\z-, mbi-, nën-, stër-, shpër- etj. Me

parashtesën për- formohen folje kryesisht nga temat foljore dhe emërore. Kur bashkohet me

tema foljore parashtesa për- u jep atyre kuptim intenziv si: përcaktoj, përdredh, përforcoj,

përgatit, përgjysmoj, etj., ose kuptim intensiv të shoqëruar me nuanca të reja kuptimore si:

përbluaj, përfitoj, përhap, përkufizoj, përmbledh, përkujtoj etj. Kur bashkohet me tema

emërore, kjo parashtesë u jep foljeve të prejardhura kuptim tjetër (të ri), si: përball, përshtat,

përbuz, përdor, përkrah, përshtat (nga emra të pjesëve të trupit); përbalt, përgjak, përfill,

përshëndet etj. Alomorfi sh- bashkohet me folje tema e të cilave fillon me bashkëtingëllore të

pazëshme, si: shpalos, shthur, shkurorëzoj, etj.; alomorfi ç- bashkohet me tema që nisin me

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

12

zanore ose me bashkëtingëllore sonante: m, n, l, ll, r, rr, si: çarmatos, çorientoj, çregjistroj,

çmontoj, çrregulloj, etj. Kjo parashtesë u jep foljeve kuptim intenziv të shoqëruar me ndonjë

nuancë të re kuptimore (shkëput, shndërroj, çliroj, etj). Parashtesa ri- po bëhet gjithnjë e më

prodhimtare. Folja e formuar me këtë parashtesë emërton një veprim, që kryhet sërish si:

ribotoj, rivendos, riorganizoj etj. Parashtesa s-\z nuk është prodhimtare. Ajo u jep foljeve

kuptim intensiv: skuq, spastroj, zbardh etj. Parashtesa mbi-(mbiçmoj, mbingarkoj etj), nën-

(nënshtroj, nënvlerësoj, etj); ndër- (ndërlidh, ndërhyn etj); stër- ( stërngarkoj, stërmundoj etj)

janë më pak prodhimtare.

c) Formimi parashteso-prapashtesor- një numër foljesh formojnë në parashtesë dhe

prapashtesë njëkohësisht, të cilat i shtohen njëkohësisht temës fjalëformuese. Parashtesat që

marin pjesë në këtë tip fjalëformimi janë: për- dhe sh-, zh-, ç, z-, kurse prapashtesat janë: -o,

-so, -zo (përfundoj, përjetësoj, shfrytëzoj, zbukuroj etj).

d) Formimi pa ndajshtesë- pa ndajshtesë formohen pak folje, të prejardhura kryesisht nga

temat emërore dhe mbiemërore. Foljet e formuara nga temat emërore mund të jenë në formën

veprore: sit, krip, shnosh, dhe në formën joveprore: myken, kujdesem etj. Edhe foljet nga

tema mbiemërore mund të dalin në dy format: sëmur-sëmurem, kuq-kuqem etj.

e) Fojlet e përbëra- foljet e formuara më përbërje janë të pakëta. Vendin kryesor e zënë

formimet e tipit ndajfolje+emër (bashkëbisedoj, bashkëjetoj, bashkëpunoj, paracaktoj,

parandaloj, parapëlqejmë, mirëpres, mirëmbaj, keqkuptoj, tejkaloj,etj.) dhe me pak të tipit

emër+folje (buzëqesh, duartrokas, udhëheq, etj.).4

2.2. KLASIFIKIMI I FOLJEVE

Foljet ndihmëse- quhen ato që shërbejnë për të ndërtuar forma analitike të foljes. Si folje

ndihmëse në gjuhën shqipe shërbejnë foljet kam dhe jam, ku i paravendosen pjesores së foljes

themelore, për të ndërtuar kështu forma analitike të së kryerës: kam larë, jam larë, të më se të

kryerës: kisha larë, isha larë etj. Folja kam shërben edhe si folje ndihmëse edhe kur përdoret për

të ndërtuar formën e së ardhmes të tipit kam për të larë, ose atë të së ardhmes së të shkuarës,

përkatësisht të kushtores së tashme, të tipit kisha për të larë. Gjithashtu folja jamshërben si

ndihmëse edhe kur vendoset para përcjellores së foljes themelore për të ndërtuar format analitike

4Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.106-107

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

13

kryesisht të kohës së tashme dhe të së pakryerës së mënyrës dëftore të tipit jam duke larë, isha

duke larë.

Foljet gjysmëndihmëse- disa folje në disa tipa ndërtimesh përdoren me kuptim leksikor të

zbehur, duke e humbur kështu mëvetësinë e tyre si folje të zakonshme. Si rrjedhim, po të meren

të shkëputura nga togu ku bëjnë pjesë, ato nuk kanë mundësi të kryejnë funksionin e kallëzuesit.

Këto folje quhen gjysmëndihmëse. Si folje gjymëndihmëse do të merren: folja këpujore jam,

foljet me vlerë modale, dhe foljet që përdoren për të shprehur mënyrën e veprimit.

Të gjitha këto lloje foljesh kanë si tipar të përbashkët përdorimin e tyre si pjesë përbërëse të një

togu kallëzuesor, ku ato nuk luajnë rolin kryesor nga pikëpamja kuptimore. Megjithatë, midis

këtyre foljeve ka ndryshime të rëndësishme, si për sa u takon ngjyrimeve kuptimore dhe shkallës

së zbehjes së kuptimit leksikor, ashtu edhe për sa u takon shërbimeve që kryejnë.

Folja këpujore- quhet ajo që shërben për të vënë në lidhje pjesën emërore (emër, mbiemër,

përemër) të kallëzuesit me kryefjalën, pra që shërben si këpujë. Folje këpujore është folja jam,

kur shërben si pjesë përbërëse e kallëzuesit emëror. Në këtë funksion ajo përdoret me një kuptim

leksikor të zbehur. P.sh.:- Ështëshumëi ndjeshëm- plotësoi infermierja.

Foljet me vlerë modale-quhen ato që shërbejnë për të shprehur modalitet, d.m.th. qëndrimin e

folësit lidhur me veprimin e emërtuar nga folja ndjekëse. Foljet me vlerë modale në fjali e

humbasin mëvetësinë e tyre si folje të zakonshme, dhe, si rrjedhim po të merren të shkëputura

nga togfjalëshi ku bëjnë pjesë, nuk kanë mundësi të kryejnë funksionin e kallëzuesit. Foljet me

vlerë modale përdoren të ndjekura nga një folje me kuptim leksikor të plotë në mënyrën lidhore

ose në disa forma të pashtjelluara. Ato shërbejnë për ta paraqitur veprimin e shprehur nga folja

ndjekëse si të mundshëm ose të lejueshëm, të detyrueshëm ose të domosdoshëm.

Si folje me vlerë modale në gjuhën shqipe përdoren:

1) mund, e ndjekur nga një folje në mënyrën lidhore;

2) duhet, (a lipset) e ndjekur nga një folje në pjesore ose në mënyrën lidhore;

3) do, e ndjekur nga një folje në pjesore;

4) kam dhe jam, të ndjekura nga forma e pashtjelluar e tipit për të larë.5

5Agalliu.F, Angoni.E, Demiraj. Sh, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 260-261.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

14

2.3. FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE

Sipas mundësisë ose pamundësisë për të marrë një kundrinor të drejtë në fjali, foljet ndahen në

dy grupe:

Folje kalimtare

Folje jokalimtare

Foljet kalimtare- janë ato folje që emërtojnë veprime, të cilat nuk mbeten tek ai që i kryen,

por shkojnë e bien mbi një person a send tjetër, që si gjymtyrë në fjali është kundrinor i drejtë

(emër, përemër, a çdo fjalë e emërzuar në rasën kallëzore pa parafjalë), p.sh.: Dje pamë një

shfaqje të bukur. Në ato çaste ai kërkonte ndihmë. Nxënësit lexojnë shumë libra.

Foljet jokalimtare- janë ato folje që emërtojnë veprime që mbeten tek ai që i kryen. Ato

tregojnë gjendje, lëvizje, dukuri atmosferike, etj., rri, dremit, fle, dal, shkoj, eci, bubullin,

veson etj.: Atë ditë gjëmonte e vetëtinte pa pushim. Fëmijët flinin të qetë.Një vend të

ndërmjetëm zënë ato folje që emërtojnë veprime të cilat nuk mbeten tek ai që i kryen, por

bien mbi një person a send tjetër, që, si gjymtyrë në fjali, është kundrinor i zhdrejtë (emër,

përemër, a çdo fjalë tjetër e emërzuar në rasën dhanore), si: (i) flas, (i) bie, (i) bërtas, (i)

besoj, etj. Këto quhen folje kalimtare të zhdrejta, p.sh.: Djaloshi i hipi përsëri kalit. Ai u

beson sinqerisht shokëve.

Ka folje që, në varësi nga konteksti, mund të jenë kalimtare ose jokalimtare. Të tilla janë: shkoj,

filloj, qaj, thërras, humb, etj., p.sh., si jokalimtare: Autobusi shkoj me shpejtësi; më merret

fryma, thërras por më kot; si kalimtare: me zë të lartë thërriste të bijën. Librin e humbi pa

kuptuar.6

2.4. KATEGORIA GRAMATIKORE E FOLJES

Folja në gjuhën shqipe ka kategoritë gramatikore të vetës, të numrit, të mënyrës, të kohës dhe të

diatezës. Veta dhe numri i kohës janë kategori gramatikore të varura nga veta dhe numri i

kryefjalës, ndërsa kategoritë e tjera gramatikore të foljes janë të mëvetësishme, d.m.th. jo-

sintaksore.

2.4.1. Kategoria gramatikore e vetës

Veta e foljes shpreh lidhjen midis folësit dhe kryefjalës. Foljet në përgjithësi kanë tri veta.

6Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 93.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

15

Veta e parë e foljes tregon se veprimin e kryenë folësi, përkatësisht një grup njerëzish ku

bënë pjesë edhe folësi p.sh.: Unëpunoj me ju, shoku Gëzim, sido që të jetë puna. Ne

punojmëme ju.

Veta e dytë tregon se veprimin e kryen njeriu, përkatësisht e kryejnë njerëzit me të cilët

bisedojmë p.sh.: Ti punon si inxhinier shume vjet. Si mendoni a mund ta kryenin këtë punë

me kohë ?

Veta e tretë tregon se veprimin e kryen një fymor a send, përkatësisht e kryejnë disa frymorë

a sende që nuk janë të pranishëm në bisedim p.sh.: Vajza (ajo) i ndihmoi nënës së vet.

Shokët (ata) shkuan në lulishten e qytetit.

Pjesa më e madhe e foljeve kanë që të tri vetat, mirëpo ka edhe disa folje që përdoren vetëm në

vetën e tretë njëjës. Foljet që dalin vetëm në vetën e tretë dhe u dihet kryefjala, quhen folje

njëvetore, p.sh.: mjaullin (macja), ushton (mali), bleron (fusha), etj. Foljet dhe shprehjet foljore

që dalin vetëm në vetën e tretë dhe nuk u dihet kryefjala quhen folje pavetore. Të tilla janë:

vetëtin, bubullin, veson, bën ftohtë, bën nxehtë; duhet, do (si folje me vlerë modale) etj.

2.4.2. Kategoria gramatikore e numrit

Numri i foljes, ashtu si numri i mbiemrit, varet nga numri i kryefjalës. Folja ka dy mënyra:

numri njejës dhe shumës. Po që se kryefjala e fjalisëështë e numrit njejës, edhe folja duhet të

përdoret në numrin njëjës; po që se kryefjala është e numrit shumës, edhe folja duhet të përdoret

në numrin shumës. P.sh.: Ky është shoku im më i mirë. (njëjës). Këta janëshokët e mi më të

mirë. (shumës).

Kur kryefjala është një emër përmbledhës, folja mund të përdoret në numrin njëjës ose në

numrin shumës. P.sh.: Rinia jonëështërini përparimtare. (njëjës). Djemuria ia thoshin një kënge

revolucionare. (shumës).

2.4.3. Kategoria gramatikore e mënyrës

Me anë të mënyrës së foljes shprehet qëndrimi i foljes ndaj veprimit të ndërtuar nga folja. Folësi

mund ta paraqesë veprimin, si:

a) real, të vërtetë:

1. Bisedova me drejtorin e konviktit.

2. Nuk mund të ta mposhte dot ankthin. (të pasigurtë)

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

16

b) të papritur:

1. Besimi paska folur keq për Lulen ?!

c) të mundshëm:

1. Po të mësoja, do të kaloja.

d) të detyrueshëm:

1. Duhet ta kryejmëdetyrën, shokë!

e) të dëshirueshëm:

1. Paçi faqen e bardhë!

Në bazë të kuptimeve dhe formave gramatikore përkatëse, në gjuhën shqipe dallojmë këto

mënyra të foljes: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Format

gramatikore që merr folja gjatë zgjedhimit në këto mënyra, quhen forma të shtjelluara. Disa

forma gramatikore të foljeve nuk kanë vetë, as numër; këto quhen forma të pashtjelluara të foljes

dhe janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe forma mohore. Këto forma të pashtjelluara janë

formuar mbi bazën e pjesores.

2.4.4. Kategoria gramatikore e kohës

Me anë të kategorisë gramatikore të kohës shprehet lidhja midis kohës kur kryhet veprimi i

emërtuar nga folja dhe çastit të ligjërimit ose çastit të të shkruarit në gjuhën e shkruar. Po që se

veprimi kryhet gjatë çastit të ligjërimit, folja i takon kohës së tashme, si: mësoj, shkruaj, flas, dal,

etj. Po qe se veprimi është kryer para çastit të ligjërimit, folja i takon kohës së shkuar, si: mësova,

mësoja, kam mësuar, pata mësuar, kisha mësuar, etj. Po që se veprimi pritet të kryhet pas çastit

të ligjërimit, folja i takon kohës së ardhme, si: do të mësoj, do të punoj, do të dal etj. Nga ç’u tha

më sipër, del se folja ka tri kohë themelore: të tashmen, të shkuarën dhe të ardhmen.

2.4.5. Kategoria gramatikore e diatezës

Diateza është ajo kategori gramatikore, që shpreh marrëdhënie midis veprimit të emërtuar nga

folja dhe kryefjalës. Ajo tregon drejtimin e synuar të veprimit të foljes. Folja ka katër diateza:

veprore, mësore, pësore dhe vetvetore. Këto diateza shprehen vetëm me dy palë forma, siç janë:

forma veprore (ku bënë pjesë vetëm diateza veprore) dhe forma jo veprore (ku bëjnë pjesë:

diateza mësore, pësore dhe vetvetore). Forma jo veprore dallohet nga forma veprore me anë të

mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza formonte u, si p.sh.:

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

17

lahem, u lave, jam larë, isha larëetj. (për format jo veprore); laj, kam larë, kisha larëetj. (për

format veprore). Folja është në diatezën veprore kur ka formë veprore dhe emërton një veprim, që

e kryen kryefjala, si p.sh.: Nëna mbante llambën dhe babi vështronte. Vocërraku e ka rrëmbyer

macen.

Folja është në diatezën mësore, kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim, që e kryen vetë

kryefjala, si p.sh.: Ata janë gëzuar shumë për ardhjen e fëmijëve. Fëmijet e lumtur u rritën me

dashurinë e prindërve.

Foljet e diatezës mësore mund të emërtojnë:

a) Veprime fizike, si: ngritem, nisem, hidhem, përpiqemetj.

b) Veprime psikike e fiziologjike, si: gëzohem, hidhërohem, pikëllohem, pendohem, kollitem etj.

c) Ndryshime në gjendjen e kryefjalës, si: rritem, plakem, nxihem, tkurrem, mblidhem etj.

Folja është në diatezën pësore, kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim, që e kryen një

tjetër, por e pëson kryefjala, si: Gjatë muajt mars ura u dëmtua nga shirat..

Folja është në diatezën vetvetore, kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim, që e kryen dhe

e pëson kryefjala, si: Dardani u la me ujë të ftohtë.

Foljet e diatezës vetvetore janë dy farësh: të mirëfillta dhe të anasjelltas (reciproke).

Foljet vetvetore të mirëfillta shprehin një veprim që bie mbi atë që e kryen veprimin. Të tilla janë

foljet: lahem, vishem, zhvishem, mburrem etj. Foljet vetvetore të anasjelltas (reciproke) shprehin

një veprim që kryhet nga dy e më shumë persona dhe që e pësojnë atë veprim së bashku. Të tilla

janë foljet: takohem, përshëndetem, përqafohem etj.7

2.5. FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE TË FOLJES

Foljet veprore janë ato folje që tregojnë se subjekti vepron. Në formën veprore mbaresat e

foljeve ndryshojnë në vartësi të zgjedhimit të foljes.

Në kohën e tashme të mënyrës dëftore foljet e zgjedhimit të parë, për shembull, marrin mbaresat:

-j, -n, -jmë, -ni, jnë: laj, lan, lajmë, lani, lanë;

Në kohën e pakryer të mënyrës dëftore marrin mbaresat: -ja, -je, -nte, -nim, -nit, -nin; laja, laje,

lante, lanim, lanit, lanin;

Në kohën e tashme dh të pakryer të mënyrës lidhore marrin tëpërpara: të lajë...; të lash...etj. po

kështu edhe në të ardhmen e dëftores: do të laj etj.

7Nushi, Musa (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f.157-161.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

18

Në të kryerën e thjeshtë të dëftores marrin mbaresat: -a, -e, -i, -ëm, -ët, -ën: rrita, rrite, rriti,

rritëm, rritët, rritën.

E tashmja e habitores: rritkam, rritke etj.

Kohët e përbëra të foljeve veprore formohen me anë të foljes ndihmëse kam: kam rritur; ke

rritur; do të kem rritur etj.

Foljet joveprore janë ato folje që tregojnë se subjekti pëson. Në kohën e tashme të mënyrës

dëftore marrin mbaresat: -(h)em, -(h)esh, -(h)et, -(h)emi, -(h)eni, -(h)en: lahem, lahesh, lahet,

lahemi, laheni, lahen; rritem, rritesh, rritet, rritemi, rriteni, rriten.

Në kohën e pakryer të mënyrës dëftore marrin mbaresat: -(h)esha, -(h)eshe, -(h)ej, -(h)eshim, -

(h)eshit, -(h)eshin: lahesha, laheshe, lahej, laheshim, laheshit, laheshin.

Në kohën e tashme dhe të pakryer të mënyrës lidhore marrin të përpara: të lahem...; të

lahesha...etj. Po kështu edhe në të ardhmen e dëftores: do të lahem etj.

Në të kryerën e thjeshtë të dëftores marrin u përpara: u rrita, u rrite, u rrit, u rritëm, u rritët, u

rritën.

E tashmja e habitores: u rritkam, u rritke etj.

Kohët e përbëra të foljeve joveprore formohen me anë të foljes ndihmësejam: jam rritur; isha

rritur, do të jem rritur etj.8

2.6. FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJES

Gjuha shqipe ka tri forma të pashtjellueshme foljore: pjesoren (p.sh.: lexuar, larë, hapur, punuar

etj.); paskajoren (për të lexuar, për të larë, për të punuar) dhe përcjelloren (duke lexuar, duke

larë, duke hapur, duke punuar etj.). Folja në këto forma nuk i ndryshon trajtat, do të thotë nuk

shtjellohet, por ka një trajtë të ngurosur dhe të pandryshyeshme, e cila është e përbashkët për të

gjitha vetat, dy numrat dhe për të gjitha kohët. Pra, nga pikëpamja gramatikore foljet në këto

forma nuk zgjedhohen. Format ose mënyrat e pashtjellueshme foljore zakonisht përdoren me

folje të tjera, të cilave ua plotësojnë kuptimin.9

Pjesorja- është një formë e pashtjelluar e foljes, që ka tipare foljore e mbiemërore. Pjesorja

në gjuhën shqipe është një formë e ngurosur foljore, e cila formohet me anë të prapashtesave

temëformuese: -rë, -r, -ur, -ë, -në: fshirë, punuar, vendosur, vjelë, dhënë, zënëetj.

8Beci, Bahri (2004): Gjuha shqipe VIII, Pejë, f. 58-59.9Mulaku.L, Kelmendi.A (1984): Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, f.161-162.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

19

Në gjuhën shqipe pjesorja përdoret:

a) Për të formuar kohët e përbëra të së kryerës (në mënyrën dëftore, lidhore, kushtore, habitore,

dëshirore): kam mësuar, të kem mësuar, do të kisha mësuar, paskam mësuar, paça mësuar

etj.; të kryerën e tejshkuar (pata mësuar), më se të kryerën (kisha mësuar) të ardhmen e

përparme (do të kem mësuar) të mënyrës dëftore; më se të kryerën e lidhores (të kisha

mësuar), kohën e tashme dhe të pakryerën e mënyrës habitore (mësuakam, mësuakësha) etj.

b) Për të formuar format e pashtjelluara të foljeve, si: pa mësuar, duke mësuar, për të mësuar,

me të mësuar.

c) Për të formuar mbiemra të nyjshëm përpjesorë, si: i larë, i ditur, i gëzuar, i dashur, i prekur,

i lodhur etj.

d) Për të formuar emra të nyjshëm asnjanës, si: të folur, të ecur, të menduar, të qeshur etj.

Paskajorja- kjo formë e pashtjelluar e foljes ndërtohet nga pjesorja e foljes duke ia paravënë

pjesëzat për të. P.sh.:

a) Kur të kthehem bëjmë si bëjmëpër të ngrënë...

b) Më në fund qëndroi për të dëgjuar më mirë murmuritjen e madhe që ngrihej nga qendra e

qytetit.

Forma joveprore e paskajores formohet duke vënë para pjesores së foljes pjesëzën u, si p.sh.:

1) Për t’u bërë dy vetë miq të vërtetë, duhet t’i kenë të përbashkëta hidhërimet, gëzimet, frikën

dhe shpresat e tyre.

Në formën mohore paskajorja merr pjesëzën mos, që vihet para pjesores, si p.sh,:

2) Ata i shpejtuan këmbët për të mos mbetur prapa shokëve.

Paskajorja përdoret kryesisht në këtë funksion: qëllimor: Nëna vrapoi drejt fëmijës së vet dhe

e mbështolli me krahë si për ta mbrojtur.

përcaktor: Puna për të ndërtuar godinën shkollore tashmë kishte filluar. kallëzuesor (pas

foljeve: kam, jam, bëhem). Kjo gjëështë për të qeshur. Kemi edhe shumë punëpër të bërë.

Fusha është bërë për ta ujitur.

Përcjellorja- është një formë e pashtjelluar e foljes, që formohet duke i paravënë pjesores së

foljes pjesëzën duke: duke mësuar, duke parë, duke mbyllur, duke mbjellë, duke dhënë etj.

Forma joveprore e përcjellores formohet duke vënë përpara pjesores së foljes pjesëzën u:

duke u mësuar, duke u parë, duke u larguar, duke u çlodhur etj. Në formën mohore

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

20

përcjellorja merr pjesëzën mos, që vihet para pjesores: duke mos mësuar, duke mos dashur

etj. Përcjellorja përdoret për të shprehur një veprim që shoqëron ose përcjell veprimin e

shprehur nga një folje tjetër. Përcjellorja ka një kuptim kohor të kushtëzuar nga folja

drejtuese.

Përcjellorja përdoret:

a) Me funksion mënyror: Ecte duke kënduar.

b) Me funksion kohor: Duke u kthyer në shtëpi, takova shokun.

c) Me funksion shkakor: Duke mos ditur ç’të bënte, filloi të lexonte.

d) Me funksion kushtor: Duke vepruar kështu, ata do të arrijnë shumë.

e) Me funksion kallëzuesor: Përbri tyre ishin disa gra duke punuar në fushë.10

2.7. FORMAT E SHTJELLUARA TË FOLJES

Në bazë të mundësisë ose të pamundësisë për të ndryshuar, sipas vetës e numrit, format

gramatikore të foljes ndahen në dy grupe të mëdha: në forma të shtjelluara dhe të pashtjelluara.

Në grupin e formave te shtjelluara të foljes, hyjnë format e ndryshme gramatikore të kohëve të

mënyrave dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore.11

2.8. MËNYRA DËFTORE

2.8.1. Koha e tashme

Foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme marrin këto mbaresa vetore: -j, -n, -n, -jmë, -ni, -

jnë, (punoj-j, puno-n, puno-jmë, puno-ni, puno-jnë). Foljet e zgjedhimit të dytë, klasa e dytë

pësojnë ndryshime fonetike në temë: dal-del (a:e), njoh-njeh (o:e), përkas-përket (a:e, s:t),

nxjerr-nxirrni (je:i) etj. Të gjitha foljet e zgjedhimit të dytë marrin këto mbaresa: mbaresë zero

(në tri vetat e njëjësit) dhe –im, -ni, -in (në të tri vetat e shumësit). Bëjnë përjashtim foljet eci, iki.

Të gjitha foljet e zgjedhimit të tretë në njëjës dalin me mbaresë zero (pi, pi, pi), kurse në shumës

marrin mbaresat –më,(-m), -ni, në, (-n): di-më, shpie-m, di-ni, shpi-ni, di-në, shpien.

10Nushi, Musa (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f. 186-188.11Agalliu.F, Angoni.E, Demiraj. Sh, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 285.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

21

Forma e kohës së tashme pa pjesëzën po mund të quhet e tashme e pacaktuar. Koha e tashme ka

edhe dy forma të tjera:

a) Po punoj (kohë e tashme e caktuar) dhe

b) Jam duke punuar (kohë e tashme e vazhdueshme), tek e cila zgjedhohet vetëm folja

ndihmëse: jam (je, është, jemi, jeni, janë) duke punuar.12

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mëso-jshpreh zë

mëso-n shpreh zë

mëso-n shpreh zë

mëso-jmë shpreh-im zë-më

mëso-ni shpreh-ni zi-ni

mëso-jnëshpreh-in zë-në

2.8.2. Koha e shkuar

E shkuara ka pesë nëndarje: të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, dhe të kryerën që shprehin

veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se të kryerën dhe të kryerën e tejshkuar që

shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës.13

2.8.3. Koha e pakryer

Të gjitha foljet, duke përfshirë dhe të parregulltat, me përjashtim të foljeve jam dhe kam, marrin

këto mbaresa: -ja, -je, -te (-nte), -nim, -nit,-nin (shkrua-ja, shkrua-je, shkrua-nte, shkrua-nim,

shkrua-nit, shkrua-nin).

Foljet jam dhe kam marrin këto mbaresa: ish-a, ish-e, ish-te, ish-im, ish-it, ish-in; ki-sha, ki-she,

ki-shte, kish-im, ki-shit, ki-shin.

Koha e pakryer ka, sikur e tashmja, edhe dy forma të tjera: po shkruaja (e pakryer e caktuar) dhe

isha duke shkruar (e pakryer e vazhdueshme).14

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mëso-ja shpreh-ja zi-ja

mëso-je shpreh-je zi-je

12Jashari.A, Çitaku,F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 97.13Beci, Bahri (2004): Gjuha shqipe IX,Pejë, f. 204.14Jashari.A, Çitaku,F (2013): Morfologji e zbatuar,Prishtinë, f. 98.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

22

mëso-nte shpreh-te zi-nte

mëso-nim shpreh-nim zi-nim

mëso-nit shpreh-nit zi-nit

mëso-nin shpreh-nin zi-nin

2.8.4. Koha e kryer e thjeshtë

Shumica e foljeve, duke përfshirë edhe mjaft të parregullta, në njëjës dhe marrin mbaresat –a, -e,

-i, ose –u (foljet me temë në bashkëtingëllore k, g, h: prek-u, lag-u, njoh-u ose në zanore të

theksuar (la-u, ble-u, fshi-u).

Foljet me temë në zanore në vetën e parë e të dytë njëjës marrin para mbaresës vetore edhe nje –

v- kundër hiatit: mëso-v-a, mëso-v-e. Në shumës foljet me temë në zanore marrin mbaresat –më,

(-m), -të, (-t), -në, (-n), (la-më, la-të, la-në; mësua-m, mësua-t, mësua-n). Foljet me temë në

bashkëtingëllore në shumës marrin mbaresat –ëm, -ët, -ën (lidh-ëm, lidh-ët, lidh-ën).

Foljet e parregullta jam, shoh, lë, them në vetën e parë njësës marrin mbaresën –shë: që-shë, pa-

shë, la-shë, tha-shë. Këto folje në vetën e dytë dhe të tretë njëjës nuk marrin mbaresa. Disa prej

tyre në vetën e dytë pësojnë edhe ndërrimin a:e (rashë-re, pashë-pe).

Në shumës këto folje marrin mbaresat: -më, -të, -në: pa-më, pa-të, pa-në.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mëso-v-a shpreh-a zu-ra

mëso-v-e shpreh-e zu-re

mëso-i shpreh-u zu-ri

mësua-m shpreh-ëm zu-më

mësua-t shpreh-ët zu-të

mësua-n shpreh-ën zu-në

2.8.5. Koha e kryer

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të foljes ndihmëse kam në

kohën e tashme: kam (ke, ka, kemi, kanë) mësuar, shprehur, zënë.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

kam mësuar kam shprehur kam zënë

ke mësuar ke shprehur ke zënë

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

23

ka mësuar ka shprehur ka zënë

kemi mësuar kemi shprehur kemi zënë

keni mësuar keni shprehur keni zënë

kanë mësuar kanë shprehur kanë zënë15

2.8.6. Koha më se e kryer

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të foljes ndihmëse kam në kohën

e pakryer: kisha (kishe, kishte, kishim, kishit, kishin) mësuar, shprehur, zënë.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

kisha mesuar kisha shprehur kisha zënë

kishe mësuar kishe shprehur kishe zënë

kishte mësuar kishte shprehur kishte zënë

kishim mësuar kishim shprehur kishim zënë

kishit mësuar kishit shprehur kishit zënë

kishin mësuar kishin shprehur kishin zënë

2.8.7. Koha e kryer e tejshkuar

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të foljes ndihmëse kam në

kohën e kryer të thjeshtë: pata (pate, pati, patëm, patët, patën) mësuar, shprehur, zënë.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

pata mësuar pata shprehur pata zënë

pate mësuar pate shprehur pate zënë

pati mësuar pati shprehur pati zënë

patëm mësuar patëm shprehur patëm zënë

patët mësuar patët shprehur patët zënë

patën mësuar patën shprehur patën zënë

15Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.98.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

24

2.8.8. Koha e ardhme

Koha e ardhme ka katër kohë. Përdoren dy tipa të së ardhmes. Tipi i parë mbizotërues, ndërtohet

duke u paravendosur pjesëzën do para formave vetore të foljes në kohën e tashme të lidhores: do

të punoj, do të lexoj, do të kemi etj. Tipi i dytë përdoret më pak. Ndërtohet duke i paravendosur

formës së pashtjelluar të tipit për të punuar, format vetore të foljes kam në kohën e tashme: kam

për të punuar, ke për të punuar etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

do të mëso-j do të shpreh do të zë

do të mëso-sh do të shpreh-ësh do të zë-sh

do të mëso-jë do të shpreh-ë do të zë-rë

do të mëso-jmë do të shpreh-im do të zë-më

do të mëso-ni do të shpreh-ni do të zi-ni

do të mëso-jnë do të shpreh-in do të zë-në16

2.8.9. Koha e ardhme e përparme

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të foljes ndihmëse kam në kohën

e ardhme: do të kem mësuar, do të kesh mësuar etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

do të kem mësuar do të kem shprehur do të kem zënë

do të kesh mësuar do të kesh shprehur do të kesh zënë

do të ketë mësuar do të ketë shprehur do të ketë zënë

do të kemi mësuar do të kemi shprehur do të kemi zënë

do të keni mësuar do të keni shprehur do të keni zënë

do të kenë mësuar do të kenë shprehur do të kenë zënë

2.8.10. Koha e ardhme e së shkuarës

Ndërtohet duke u paravendosur pjesëzën do formave vetore të foljes në kohën e pakryer të

mënyrës lidhore: do të mësoja, do të mësoje, do të mësonte etj. Për këtë kohë kemi edhe një

formë tjetër të tipit kisha për të mësuar, kishe për të punuar, etj.

16Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.99.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

25

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

do të mëso-ja do të shpreh-ja do të zi-ja

do të mëso-jë do të shpreh-je do të zi-je

do të mëso-nte do të shpreh-te do të zi-nte

do të mëso-nim do të shpreh-nim do të zi-nim

do të mëso-nit do të shpreh-nit do të zi-nit

do të mëso-nin do të shpreh-nin do të zi-nin

2.8.11. Koha e ardhme e përparme e së shkuarës

Koha e ardhme e përparme e së shkuarës ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format

vetore të së ardhmes të së shkuarës të foljes ndihmëse kam: do të kisha punuar, do të kishe

punuar etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

do të kisha mësuar do të kisha shprehur do të kisha zënë

do të kishe mësuar do të kishe shprehur do të kishe zënë

do të kishte mësuar do të kishte shprehur do të kishte zënë

do të kishim mësuar do të kishim shprehur do të kishim zënë

do të kishit mësuar do të kishit shprehur do të kishit zënë

do të kishin mësuar do të kishin shprehur do të kishin zënë17

2.9. MËNYRA HABITORE

Mënyra habitore ka katër forma kohore:

2.9.1. Koha e tashme

Koha e tashme ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtuar (pa prapashtesën

trajtëformuese) të foljes, format vetore të kohës së tashme të ndihmëses kam: pas-kam, qen-kam,

la-kam, la-ke, la-kemi, etj. Kjo është një formë sintetike e përfituar nga përngjitja e dy

elementeve të kohës së kryer me rend të përmbysur: la-kam (kam-la), punuakam, dhënkam.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mësuakam shprehkam zënkam

17Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.100.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

26

mësuake shprehke zënke

mësuaka shprehka zënka

mësuakemi shprehkemi zënkemi

mësuakeni shprehkeni zënkeni

mësuakan shprehkan zënkan

2.9.2. Koha e pakryer

Ëdhe kjo kohë del në formë sintetike. Ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtuar të

foljes, format vetore të së pakryerës së ndihmëses kam: la-kësha, punua-kësha, qen-kësha, etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mësuakësha shprehkësha zënkësha

mësuakëshe shprehkëshe zënkëshe

mësuakësh shprehkësh zënkësh

mësuakëshim shprehkëshim zënkëshim

mësuakëshi shprehkëshi zënkëshi

mësuakëshin shprehkëshin zënkëshin18

2.9.3. Koha e kryer

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të së tashmes habitore të

ndihmëses kam: paskam larë, paske larë, paskan larë...

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

paskam mësuar paskam shprehur paskam zënë

paske mësuar paske shprehur paske zënë

paska mësuar paska shprehur paska zënë

paskemi mësuar paskemi shprehur paskemi zënë

paskeni mësuar paskeni shprehur paskeni zënë

paskan mësuar paskan shprehur paskan zënë

18Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.101.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

27

2.9.4. Koha më se e kryer

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të së pakryerës habitore të

ndihmëses kam: paskësha larë, paskëshe larë, paskësh larë, paskëshim larë, etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

paskësha mësuar paskësha shprehur paskësha zënë

paskëshe mësuar paskëshe shprehur paskëshe zënë

paskësh mësuar paskësh shprehur paskësh zënë

paskëshim mësuar paskëshim shprehur paskëshim zënë

paskëshi mësuar paskëshi shprehur paskëshi zënë

paskëshin mësuar paskëshin shprehur paskëshin zënë19

2.10. MËNYRA LIDHORE

Edhe mënyra lidhore ka katër forma kohore. Karakteristike për tëështë prania e pjesëzës tëpara

secilës formë.

2.10.1. Koha e tashme

Mbaresat e së tashmes së lidhores për të gjitha foljet ndryshojnë nga ato të së tashmes dëftore

vetëm në vetën e dytë e të tretë njëjës. Në vetën e dytë ato janë: -(ë)sh dhe –ë (trajta me –ësh për

foljet me temë në bashkëtingëllore, trajta me –ë për foljet me temë në zanore): të hap-ësh, të

mbjell-ësh, të puno-sh të lye-sh, etj. Në vetën e tretë njejës foljet me temë në zanore, marrin

mbaresën –jë: të la-jë, të mbajë, të lye-jë, ndërsa ato që mbarojnë me bashkëtingëllore marrin

mbaresën –ë: të hapë, të marrë, të flasë, etj.

Foljet jam, kam, them në vetën e dytë njëjës marrin mbaresën –sh, kurse në vetën e tretë njëjës

mbaresën –të: të je-m, të je-sh, të je-të, të je-mi, të jeni, të je-në, të them, etj. Në shumës foljet

marrin të njejtat mbaresa si ato të kohës së tashme dëftore: të puno-jmë, të hap-im, të di-më.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

të mëso-j të shpreh të zë

të mëso-sh të shpreh-ësh të zë-sh

të mëso-jë të shpreh-ë të zë-rë

të mëso-jmë të shpreh-im të zëmë

19Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.102.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

28

të mëso-ni të shpreh-ni të zi-ni

të mëso-jnë të shpreh-in të zë-në

2.10.2. Koha e pakryer

Të gjitha foljet dalin me të njëjtat mbaresa si në të pakryerën e dëftores. Dallohen vetëm nga

prania e pjesëzës të: të mëso-ja, të di-ja, të hapja.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

të mëso-ja të shpreh-ja të zi-ja

të mëso-je të shpreh-je të zi-je

të mëso-nte të shpreh-të të zin-te

të mëso-nim të shpreh-nim të zi-nim

të mëso-nit të shpreh-nit të zi-nit

të mësonin të shpreh-nin të ni-nin

2.10.3. Koha e kryer

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të kohës së tashme lidhore të

ndihmëses kam: të kem mësuar, të kesh mësuar të ketë mësuar, të keni mësuar, etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

Të kem mësuar të kem shprehur të kem zënë

Të kesh mësuar të kesh shprehur të kesh zënë

Të ketë mësuar të ketë shprehur të ketë zënë

Të kemi mësuar të kemi shprehur të kemi zënë

Të keni mësuar të keni shprehur të keni zënë

Te kënë mësuar të kenë shprehur të kenë zënë20

2.10.4. Koha më se e kryer

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të së pakryerës lidhore të

ndihmëses kam: të kisha punuar, të kishe punuar, të kishte punuar etj.

20Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.103.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

29

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi II

Të kisha mësuar të kisha shprehur të kisha zënë

Të kishe mësuar të kishe shprehur të kishe zënë

Të kishte mësuar të kishte shprehur të kishte zënë

Të kishim mësuar të kishim shprehur të kishim zënë

Të kishit mësuar të kishit shprehur të kishit zënë

Të kishin mësuar të kishin shprehur të kishin zënë

2.11. MËNYRA KUSHTORE

Kjo mënyrë ka dy forma kohore: të tashmen dhe të kryerën. Format e kësaj mënyre janë

homonime me ato të së ardhmes të së shkuarës dëftore: do të punoja (e tashme) dhe me ato të së

ardhmes së përparme të së shkuarës: do të kisha punuar (e kryer).

2.11.1. Koha e tashme

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

do të mëso-ja do të shpreh-ja do të zi-ja

do të mëso-je do të shpreh-je do të zi-je

do të mëso-nte do të shpreh-te do të zi-nte

do të mëso-nim do të shpreh-nim do të zi-nim

do të mëso-nit do të shpreh-nit do të zi-nit

do të mëso-nin do të shpreh-nin do të z-nin

2.11.2. Koha e kryer

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

do të kisha mësuar do të kisha shprehur do të kisha zënë

do të kishe mësuar do të kishe shprehur do të kishe zënë

do të kishte mësuar do të kishte shprehur do të kishte zënë

do të kishim mësuar do të kishim shprehur do të kishim zënë

do të kishit mësuar do të kishit shprehur do të kishit zënë

do të kishin mësuar do të kishin shprehur do të kishin zënë21

21Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.104.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

30

2.12. MËNYRA DËSHIRORE

2.12.1. Koha e tashme

Ndërtohet duke i shtuar temës së posaçme të dëshirores mbaresat: -a, -të, (njëjës)dhe –im, -i, -in,

(shumës). Tema e posaçme e dëshirores ndërtohet me anë të prapashtesës trajtëformuese –fsh, -

sh. Kur tema e foljes mbaron me zanore, i prapavihet varianti –fsh, ndryshe përdoret trajta –sh:

puno-fsh-a, gëzo-fsh-a, lidh-sh-a, kap-sh-a.

Pas temave me bashkëtingëlloret n dhesh prapashtesa e dëshirores –sh ndërrohet në–ç: zën-ç-a,

lën-ç-a, qesh-ç-a, dash-ç-a.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mësofsh-a shprehsh-a zënç-a

mësofsh shprehsh zënç

mësof-tëshpreh-të zën-të

mësofsh-im shprehsh-im zënç-im

mësofsh-i shprehsh-i zënç-i

mësofsh-in shprehsh-in zënç-in

2.12.2. Koha e kryer

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes forma vetore të së tashmes së dëshirores të

foljes ndihmëse kam: paça (paç, pastë, paçim, paçi, paçin) mësuar, shprehur, zënë.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

paça mësuar paça shprehur paça zënë

paç mësuar paç shprehur paçe zënë

pastë mësuar pastë shprehur pastë zënë

paçm mësuar paçim shprehur paçim zënë

paçi mësuar paçi shprehur paçi zënë

paçin mësuar paçin shprehur paçi zënë

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

31

2.13. MËNYRA URDHËRORE

Mënyra urdhërore ka forma gramatikore vetëm për vetën e dytë njëjës dhe shumës. Ka vetëm

kohën e tashme. Në vetën e dytë shumës, të gjitha foljet dalin më të njëjtën formë si në vetën e

dytë shumës të së tashmës deftore. Këto dy forma homonime dallohen vetëm nga intonacioni:

krahaso: (ti)- puno, (ju)- punoni. Në numrin njëjës, vetëm një pjesë e vogël foljesh dalin më të

njëjtën formë si në vetën e dytë njëjës të së tashmes dëftore, p.sh., foljet të zgjedhimit të dytë:

(ti)- lidh: të zgjedhimit të tretë: (ti) pi, foljet të parregullta: (ti) ha: ri, jep etj. Foljet e zgjedhimit

të parë me temë nëo, e, i, në vetën e dytë njëjës urdhërore, nuk marrin mbaresë (më përjashtime):

puno, mëso, shko, rrëfe, shpërble, etj.

Foljet e tjera të zgjedhimit të parë (me disa përjashtime) në vetën e dytë njëjës marin mbaresën –

j: mba-j, la-j, shkrua-j, lye-j, përzie-j, bë-j etj.

Foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të dytë (me disa përjashtime), në vetën e dytë njëjës zanoren

e ose togun je i ndërrojnë nëi: (ti) del-dil, djeg-digj, vjel-vil, etj.22

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mëso shpreh zër

mëso-ni shpreh-ni zini

2.14. ZGJEDHIMI JOVEPROR

Format foljore të zgjedhimit jovepror ndërtohen me tri mjete gjuhësore të ndryshme: me anë

mbaresash, më anë të pjesës u dhe me anë të foljes ndihmëse jam.

1. Më anë mbaresash- ndërtohen format e kohës së tashme dëftore dhe lidhore: (të) mërzitem,

(të) mërzitesh...., (të) la-hem, (të) la-hesh, etj. Mbaresat e së tashmes janë: -(h)em, -(h)esh, -

(h)et, -(h)em, -(h)eni, -(h)en; mbaresat me të cilat ndërtohen format e të pakryerës dëftore e

lidhore (vini re mbaresat); (të) la-h-esha, (të) la-h-eshe, (të) la-h-ej, (të) la-h-eshim, (të) la-h-

eshit, (të) la-h-eshin.

Po kështu ndërtohet edhe e ardhmja: do të mërzitem etj. Të njëjtat mbaresa si të pakryerës marrin

foljet edhe në të ardhmen e së shkuarës ose në të tashmen e mënyrës kushtore: do të kap-esha, do

të kap-eshe etj.

2. Me pjesëzën u- ndërtohet e kryera e thjeshtë dëftore (u lava), e tashmja dhe e pakryera e

mënyrës habitre (u lakam, u lakësha), e tashmja e mënyrës dëshirore (u gëzofsha), urdhërorja

22Jashari.A, Çitaku,F (2013): Morfologji e zbatuar,Prishtinë, f.105.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

32

(lah-u), forma e pashtjelluar: mohorja (pa u larë), përcjellorja (duke u larë), paskajorja (për

t’u larë).

3. Më anë të foljes ndihmëse jam- ndërtohen të gjitha format foljore të përbëra të së shkuarës:

e kryera (jam larë), më se e kryera (isha larë), e kryera e tejshkuar (qeshë larë), e ardhmja e

përparme dhe e ardhmja e përparme e së shkuarës (do të jem larë, do të isha larë). Më foljen

jam formohen edhe e kryera dhe më se e kryera e habitores (qenkam larë, qenkësha larë), e

kryera dhe më se e kryera e lidhores (të jem larë, të isha larë), e kryera e dëshirores (qofsha

larë).23

Mënyra dëftore

Koha Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

e tashme mëso-h-em shpreh-em zi-h-em

e pakryer mëso-h-esha shpreh-esha zi-h-esha

e kryer e thjeshtë u mëso-v-a u shpreh-a u zur-a

e kryer jam mësuar jam shprehur jam zënë

më se e kryer isha mësuar isha shprehur isha zënë

e kryer e tejshkuar qeshë mësuar qeshë shprehur qeshë zënë

e ardhme do të mëso-h-em do të shpreh-em do të zi-h-em

e ardhme e përparme do të jem mësuar do të jem shprehur do të jem zënë

e ardhme e së shkuarës do të mësohesha do të shprehesha do të zihesha

e ardhme e përparme e

së shkuarës

do të isha mësuar do të isha shprehur do të isha zënë

Mënyra habitore

Koha Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi II

e tashme u mësuakam u shprehkam u zënkam

e pakryer u mësuakësha u shprehkësha u zënkësha

e kryer qenkam mësuar qenkam shprehur qenkam zënë

më së e kryer qenkësha mësuar qenkësha shprehur qenkësha zënë

23Jashari.A, Çitaku,F (2013): Morfologji e zbatuar,Prishtinë, f.106.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

33

Mënyra lidhore

Koha Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

e tashme të mëso-h-em të shpreh-em të zi-h-em

e pakryer të mëso-h-ësha të shpreh-esha të zi-h-esha

e kryer të jem mësuar të jem shprehur të jem zënë

më së e kryer të isha mësuar të isha shprehur të isha zënë

Mënyra kushtore

Koha Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

e tashme do të mëso-h-esha do të shpreh-esha do të zi-h-esha

e kryer do të isha mësuar do të isha shprehur do të isha zënë

Mënyra dëshirore

Koha Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

e tashme u mësofsha u shprehsha u zënça

e kryer qofsha mësuar qofsha shprehur qofsha zënë

Mënyra urdhërore

Koha Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

e tashme mësohu

(mos u mëso)

mësohuni

(mos u mësoni)

Shprehu

(mos u shpreh)

shprehuni

(mos u shprehni)

zihu

(mos u zë)

zihuni

(mos u zini)24

24Agalliu.F, Angoni.E, Demiraj. Sh, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 285-297.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

34

III. ANALIZË GRAMATIKORE E FOLJES TEK ROMANI “ NË

MBRETËRINË E FANTAZISË – JERONIM STILTON

25

Fig.1. Foljet e përzgjedhura tek romani “Në Mbretërinë e Fantazisë”

është prishur folje e mënyrës dëftore, në kohën e kryer, forma joveprore, veta e tretë,

numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

është përmbytur folje e mënyrës dëftore, në kohën e kryer, forma joveprore, veta e tretë,

numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

ka mbaruar folje e mënyrës dëftore, në kohën e kryer, forma veprore, veta e tretë, numri

njëjës,dhe hyn në zgjedhimin e parë.

janë çakërdisur folje e mënyrës dëftore, në kohën e kryer, forma joveprore, veta e tretë,

numri shumës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

kërkon folje e mënyrës dëftore, koha e tashme, forma veprore, veta e tretë, numri njëjës,

dhe hyn në zgjedhimin e parë.

do ta mbarosh folje e mënyrës dëftore, koha e ardhme, forma veprore, veta e dytë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

të nënshkruash folje e mënyrës lidhore, koha e tashme, forma veprore, veta e dytë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

25Stilton.J (2012): Në Mbretërinë e Fantazisë, Milano, f. 9.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

35

kanë vënë folje e mënyrës dëftore, koha e kryer, forma veprore, veta e tretë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e tretë.

26

Fig.2. Foljet e përzgjedhura tek romani “Në Mbretërinë e Fantazisë”

u kapa folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma joveprore, veta e parë,

numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

u rrëzua folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma joveprore, veta e tretë,

numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

bëra folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

mërmërita folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë,

numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

humba folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

qëndrova folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë,

numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

26Stilton.J (2012): Në Mbretërinë e Fantazisë, Milano, f.15.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

36

27

Fig.3. Foljet e përzgjedhura tek romani “Në Mbretërinë e Fantazisë”

ngjitëm folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

ulërin folje e mënyrës dëftore, koha e tashme, forma veprore, veta e tretë, numri njëjës,

dhe hyn në zgjedhimin e parë.

vajton folje e mënyrës dëftore, koha e tashme, forma veprore, veta e tretë, numri njëjës,

dhe hyn në zgjedhimin e parë.

mbërritëm folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë,

numri shumës, dhe hyn në zgjedhimi i parë.

të kërkonte folje e mënyrës lidhore, koha e pakryer, forma veprore, veta e tretë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

lamë folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e tretë.

bishtnuam folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë,

numri shumës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

shmangëm folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë,

numri shumës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

27Stilton.J (2012): Në Mbretërinë e Fantazisë, Milano, f. 49.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

37

28

Fig.4. Foljet e përzgjedhura tek romani “Në mbretërinë e Fantazisë”

u bëra folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma joveprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

mërmëriti folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e tretë, dhe

hyn në zgjedhimin e dytë.

nisu folje e mënyrës urdhërore, koha e tashme, forma veprore, veta e dytë, numri njëjës,

dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

kanë folje e mënyrës dëftore, koha e tashme, forma veprore, veta e tretë, numri shumës,

dhe hyn në zgjedhimin e tretë (folje ndihmëse).

do ta shkruaj folje e mënyrës dëftore, koha e ardhme, forma veprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

do të të bëj folje e mënyrës dëftore, koha e ardhme, forma veprore, veta e tretë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

shkrova folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

dhurova folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

28Stilton.J (2012): Në Mbretërinë e Fantazisë, Milano, f. 58.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

38

29

Fig.5. Foljet e përzgjedhura tek romani “Në Mbretërinë e Fantazisë”

kishim dalë folje e mënyrës dëftore, koha më se e kryer, forma veprore, veta e parë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

hidhnin folje e mënyrës dëftore, koha e pakryer, forma veprore, veta e tretë, numri

shumës, zgjedhimi i dytë.

duke kënduarështë formë e pashtjelluar e foljes, në përcjellore, forma veprore dhe hyn në

zgjedhimin e parë.

panë folje e mënyrs dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e tretë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

shurdhuan folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e tretë,

numri shumës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

arritët folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e dytë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

tërhiqnin folje e mënyrës dëftore, koha e pakryer, forma veprore, veta e tretë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

pickonin folje e mënyrës dëftore, koha e pakryer, forma veprore, veta e tretë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

29Stilton.J (2012): Në Mbretërinë e Fantazisë, Milano, f.66.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

39

30

Fig.6. Foljet e përzgjedhura tek romani “Në Mbretërinë e Fantazisë”

argëtohesha folje e mënyrës dëftore, koha e pakryer, forma joveprore, diateza pësore, veta

e parë, numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

pashë folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

bërtiti folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e tretë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

fshiheshim folje e mënyrës dëftore, koha e pakryer, forma joveprore, diateza pësore, veta

e parë, numri shumës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

shpjegova folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë,

numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

ishte larguar folje e mënyrës dëftore, koha më se e kryer, forma joveprore, veta e tretë,

numri njëjës, dhe hyn ë zgjedhimin e parë.

rrotullohej folje e mënyrës dëftore, koha e tashme, forma joveprore, veta e tretë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

isha folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma joveprore, veta e parë, numri

njëjës (folje e parregullt).

30Stilton.J (2012): Në Mbretërinë e Fantazisë, Milano, f.99.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

40

31

Fig.1. Foljet e përzgjedhura tek romani “Në mbretërinë e fantazisë”

mbërritëm folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë,

numri shumës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

gurgullonte folje e mënyrës dëftore, koha e pakryer, forma veprore, veta e tretë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

rinojnë folje e mënyrës dëftore, koha e tashme, forma veprore, veta e tretë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

nëpërdhëmbi folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e

tretë, numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

31Stilton.J (2012): Në Mbretërinë e Fantazisë, Milano, f. 254.

Page 41: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

41

32

Fig.8. Foljet e përzgjedhura tek romani “Në Mbretërinë e Fantazisë”

ftova folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

u rehatova folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma joveprore, diateza

pësore, veta e parë, numri njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

ulën folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e tretë, numri

shumës, dhe hyn në zgjedhimin e dytë.

hapa folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

nisa folje e mënyrës dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore, veta e parë, numri

njëjës, dhe hyn në zgjedhimin e parë.

32Stilton.J (2012): Në Mbretërinë e Fantazisë, Milano, f.312.

Page 42: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

42

PËRFUNDIMI

Shkolla është vendi ku merren dijet e domosdoshme të jetës. Rruga drejt suksesit është ushqimi i

vazhdueshëm i mendjes. Pasuria e jetës është pajisja e mendjes me dije dhe me një gjuhë të

pastër e të rrjedhshme, e cila të nevojitet në çdo hap të jetës, për një perspektivë më të mirë dhe

një figurë më të admirueshme sociale.

Gjuha është ajo e cila të shkëput nga injoranca dhe dukuritë negative, të mëson të organizosh një

jetë të kulturuar dhe të krijosh personalitetin tënd. Ajo zhvillon mendjen e njeriut me ndjenjën e

së vërtetës e drejtësisë, ndjenjën e mirësisë dhe atë të bukurisë.

Duke u nisur nga ajo se çfarëështë thënë më lart, zgjodha që këtë punim diplome ta finalizoj në

gjuhën shqipe. Temën të cilën e përfaqësoj në këtë punim është foljet tek vepra ‘‘Në Mbretërinë

e Fantazisë‘‘ të autorit Jeronim Stilton, të cilën duhet jam munduar ta realizoj në mënyrën më të

mirë të mundshme, dhe me një përgjegjësi e një përkushtim mjaft të madh, duke treguar kështu

sadopak rëndësinë dhe përdorimin e foljeve, për të cilat mund të themi se luajnë një rol mjaft të

madh në fjali.

Punimi është ndërthurur me një lidhje harmonike midis kapitujve të parë dhe të dytë, ndërsa

kurorëzimi i këtij punimi finalizohet në kapitullin e tretë, ku zbërthehet analiza e foljeve sipas

rregullave të Morfologjisë. Përdorim më të madh në këtë vepër kanë pasur foljet nëmënyrën

dëftoretë kohës së kryer të thjeshtë por duke mos lënë anash edhe kohët e tjera, ka pasur folje të

përdorura në secilën prej vetave si dhe në të gjitha zgjedhimet.

Për fund dua të shtoj se e gjithë kjo punë e bërë, shpresoj që të zbatohet së shpejti në praktikë,

kështu duke plotësuar profesionin tim në një të ardhme të afërt.

Page 43: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

43

BIBLIOGRAFIA

Agalliu.F, Angoni.E, Demiraj.Sh, Dhrimo.A, Hysa.E, Lafe.E, Likaj.E (2002): Gramatika e

gjuhës shqipe I, Tiranë.

Agalliu.F, Angoni.E, Demiraj.Sh, Dhrimo.A, Hysa.E, Lafe.E, Likaj.E (2002): Gramatika e

gjuhës shqipe II, Tiranë.

Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë.

Nushi.M (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë.

Mulaku.L, Kelmendi.A (1984): Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë.

Beci.B (2004): Gjuha shqipe VIII, Pejë.

Beci.B (2004): Gjuha shqipe IX, Pejë.

Cipo.K (1949): Gramatika shqipe, Tiranë.

Munishi.Z (2013): Zgjedhimi i foljeve, Prishtinë.

Page 44: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · emërore. Kur tema fjalëformuese mbaron me bashkëtingëllore, para prapashtesës shtohet zanorja ë për lehtësi shqiptimi si: lajmëroj,

44

AUTOBIOGRAFIA

Unë jam Blerina Dobraj, e lindur me 31.10.1995 në Deçan.

Shkollën fillore e kam përfunduar nëvendlindje, në SHFMU

‘‘Lidhja e Prizrenit‘‘ Carrabreg.

Më pas kam vazhduar shkollimin në gjimnazin ‘‘Vëllezërit

Frashëri‘‘- Deçan, në drejtimin Shkencat Natyrore, tëcilin e

përfundova me sukses të shkëlqyeshëm. Ëndrra ime ishte

gjithmonë të jem mësuese dhe për të realizuar ëndrrën time

studimet i fillova në Universitetin e Gjakovës ‘‘Fehmi

Agani“, në Fakultetin e Edukimit, programi fillor.

Tani pas 4 vite studimesh, jam afër realizimit tëëndrrës time, të dekorohem me titullin

‘‘Mësuese“.

Dua të citoj fjalët e Luigj Gurakuqit:“Mësuesi është përhapës i dritës“, sepse më duket si

shprehja më e duhur dhe adekuate për vlerën e këtij profesioni, i cili që në titull shfaq rëndësinë

dhe sakrificën për të mësuar dhe edukuar gjeneratat e reja.