punim diplome · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe...

41
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR - BACHELOR PUNIM DIPLOME: LARGO MJETET TEKNOLOGJIKE DHE JEPINI FËMIJËS NJË INSTRUMENT MUZIKOR Mentore: Kandidati: Prof. asoc. msc. Mimoza Kurshumlia Launit Krasniqi Gjakovë, 2020

Upload: others

Post on 03-Jan-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR - BACHELOR

PUNIM DIPLOME:

LARGO MJETET TEKNOLOGJIKE DHE JEPINI FËMIJËS

NJË INSTRUMENT MUZIKOR

Mentore: Kandidati:

Prof. asoc. msc. Mimoza Kurshumlia Launit Krasniqi

Gjakovë, 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

2

Ky punim diplome u mbrojt më______________________________para Komisionit

Vlerësues në përbërje:

1._______________________________ Kryetar

2. ______________________________ Anëtar

3._______________________________ Mentore

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën ________(____)

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1. ___________________________

2. ___________________________

3. ___________________________

Page 3: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

3

PËRMBAJTJA

DEKLARATË .................................................................................................................................................... 5

FALËNDERIM ................................................................................................................................................. 6

ABSTRAKTI ..................................................................................................................................................... 7

ABSTRACT ...................................................................................................................................................... 8

HYRJA E PUNIMIT .......................................................................................................................................... 9

QËLLIMI I PUNIMIT ...................................................................................................................................... 10

METODOLOGJIA E PUNIMIT ........................................................................................................................ 11

1. FËMIJËT DHE PËRDORIMI I MJETEVE TEKNOLOGJIKE ......................................................................... 11

2. NDIKIMI I MJETEVE TEKNOLOGJIKE TE FËMIJËT ................................................................................. 13

3. KOHA E SHPENZUAR E FËMIJËVE ME MJETE TEKNOLOGJIKE ........................................... 15

4. NEVOJA E MJETEVE TEKNOLOGJIKE PËR FËMIJËT............................................................................... 17

5. PASOJAT E MJETEVE TEKNOLOGJIKE TE FËMIJËT ............................................................................... 19

6. MUZIKA DHE FËMIJËT ......................................................................................................................... 21

7. EFEKTET E ZHVILLIMIT TË FËMIJËS ME MUZIKË .................................................................................. 23

8. A NDIKON MUZIKA NË TALENTIN E FËMIJËVE?! ................................................................................. 25

9. GJETJET EMPIRIKE ................................................................................................................................... 27

9.1. METODAT ............................................................................................................................................. 27

9.2. Modeli i hulumtimit ............................................................................................................................. 27

9.3. Popullata dhe kampioni ....................................................................................................................... 27

9.4. Mbledhja e të dhënave ........................................................................................................................ 27

9.5. Pyetësorët ............................................................................................................................................ 28

9.6. Vëzhgimi ............................................................................................................................................... 29

9.7. Analiza e të dhënave ............................................................................................................................ 29

9.7.1. Niveli i të kuptuarit ........................................................................................................................... 29

9.7.2. Interpretimi i çdo pyetje ................................................................................................................. 29

9.7.3. Pyetësor për mësuesit ...................................................................................................................... 29

9.7.4. Konkluzion i përgjithshëm i pyetësorit për mësuesit....................................................................... 31

9.7.5. Pyetësorë për nxënësit ..................................................................................................................... 34

9.7.6. Konkluzion i përgjithshëm i pyetësorit për nxënësit ....................................................................... 35

Page 4: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

4

PËRFUNDIM ................................................................................................................................................ 37

SUMMARY...................................................................................................................................................38

BIOGRAFIA .................................................................................................................................................. 38

LITERATURA ................................................................................................................................................ 39

REFERENCAT ............................................................................................................................................... 40

VËRTETIM LEKTURIMI ........................................................................................................................... 41

Page 5: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

5

DEKLARATË

Në përpjekjen time kryesore për të realizuar një punim diplome, i cili ka përmbajtjen 70%

autoriale, i gjithë materiali në këtë punim është paraqitur në përputhje me rregullat akademike.

Deklaroj se, i gjithë materiali që është marrë nga ndonjë burim i caktuar, poshtë tij ka fusnotën,

referencën, si dëshmi që autorësia e rrejshme të mos jetë mbi mua.

Deklaroj se, ky punim është origjinal i kryer vetë dhe nuk është kopje e ndonjë punimi tjetër apo

ndonjë individ, ky punim ka të drejtën autoriale duke saktësuar dhe cituar të gjitha kontributet

tjera.

Page 6: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

6

FALËNDERIM

Në përfundim të këtij punimi akademik dëshiroj të shpreh mirënjohjen e veçantë dhe të falënderoj

të gjithë ata që me mbështetjen e tyre bënë të mundur që unë të realizoja këtë studim, që po

paraqitet sot para jush për mbrojtje në nivelin bachelor.

Sidomos, një falënderim të veçantë për profesoreshën Prof. asoc. msc. Mimoza Kurshumlia, e cila

është edhe mentorja e këtij punimi, për të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna, që nga nisja e

deri te përfundimi i këtij punimi të diplomës.

Falënderoj gjithashtu familjen time për mbështetjen morale dhe financiare që më mundësuan

studimet.

Page 7: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

7

ABSTRAKTI

Përdorimi i teknologjisë është kthyer në një veprimtari thuajse jetike për të gjithë, qofshin këta të

rritur a të vegjël. Por kur bëhet fjalë për fëmijët, duhet të tregoheni më vigjilentë dhe të

kujdesshëm. Përdorimi i teknologjisë ngadalëson lëvizjen dhe për pasojë krijon vështirësi në

zhvillimin e fëmijëve. Puna, jeta sociale e tejmbushur bën që fëmijët të jenë larg fëmijëve në

pjesën më të madhe të ditës. Ky i fundit përpiqet të mbushë hapësirën e mungesës prindërore me

teknologjinë duke shfaqur sjellje varësie. Në qoftë se fëmijëve do t’u jepej mundësia të zgjidhnin

ndërmjet matematikës dhe muzikës, me shumë mundësi ata do të zgjidhnin muzikën. Kjo ndodh

për shkak se fëmijët insistojnë të zgjedhin gjërat më argëtuese në jetë, ato që i bëjnë të ndihen

mirë dhe ato ku gjejnë veten. Padyshim që muzika është njëra ndër to. Çdo prind e ka çuar një

herë në mendje që fëmija i tij të fillojë një kurs muzike, por deri më sot nuk i kemi ditur cilat

janë ato, e që do i shtjellojmë përgjatë punimit.

FJALËT KYÇE: TEKNOLOGJIA, FËMIJËT, JETA, SHËNDETI, MUZIKA

Page 8: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

8

ABSTRACT

The use of technology has become an almost vital activity for everyone, be it adults or children.

But ëhen it comes to children, you need to be more vigilant and careful. The use of technology

sloës doën movement and consequently creates difficulties in the development of children. Ëork,

overcroëded social life keeps children aëay from children most of the day. The latter tries to fill

the space of parental absence ëith technology by displaying addictive behavior. If children ëere

given the choice betëeen math and music, they ëould most likely choose music. This is because

children insist on choosing the most fun things in life, the ones that make them feel good and the

ones ëhere they find themselves. Music is definitely one of them. Every parent has once thought

of their child starting a music course, but to date ëe have not knoën ëhat they are, and ëe ëill

elaborate on them throughout the paper.

KEY WORDS: TECHNOLOGY, CHILDREN, LIFE, HEALTH, MUSIC

Page 9: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

9

HYRJA E PUNIMIT

Shumë prindër në mënyrë intuitive e kuptojnë që ekranet e smartphone-ve, televizorit apo tabletëve

kanë një efekt negativ tek fëmijët. Të gjithë na ka rënë rasti të shikojmë reagimin agresiv të fëmijës,

në momentin që një pajisje e tillë ju hiqet nga duart. Më keq akoma, ne të gjithë kemi qenë

dëshmitarë të fëmijëve, të cilët pa pasur një paisje teknologjike janë mërzitur, shfaqen të

painteresuar dhe të pakënaqur. Teknologjia po ecën me një ritëm të shpejtë dhe ka ndryshuar

pothuajse krejtësisht çdo aspekt të shoqërisë sonë gjatë dekadave të fundit, nga mënyra se si

punojmë në mënyrën se si ne shoqërohemi e sidomos për fëmijët. Një nga dallimet, që kanë qenë

më të dukshme, është ndryshimi në mënyrën se si fëmijët luajnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin

nga gjeneratat e mëparshme dhe gjithnjë e më shumë në mënyrën që mësojmë. Teknologjia siguron

shumë mundësi pozitive për të mësuar, për t’u argëtuar dhe për t’u shoqëruar, por mos të harrojmë

edhe anët e saj negative. Jo të gjithë fëmijët kohën e kalojnë afër teknologjisë. Shumë nga ta kanë

momente të mrekullueshme, larg lojërave online dhe pajisjeve të tjera teknologjike, Për çfarë

momente bëhet fjalë dhe se a mund dhe a duhemi që mjetet teknologjike t’i zëvendësojmë me

instrumente muzikore apo diçka të tillë, do e kuptojmë përgjatë temës vijuese.

Page 10: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

10

QËLLIMI I PUNIMIT

Qëllimi i këtij punimi është të dimë më shumë për përdorimin e mjeteve teknologjike nga ana e

fëmijëve – pozitiviteti dhe negativiteti.

Do të fokusohemi te ajo se sa po shpenzojnë fëmijët kohën e tyre të vlefshme në mjetet

teknologjike, si dhe ku më saktësisht po e shpenzojnë fëmijët kohën e tyre me mjete teknologjike.

Tutje, do mundohemi ta dimë nevojën e madhe të fëmijëve për mjetet teknologjike dhe se a mund

që mjetet teknologjike t’i zëvendësojmë me instrumente muzikore. Sa do jetë për ta i pranueshëm

ky zëvendësim?!

Krejt në fund, punimit do i japim zgjidhje dhe konkluzione për sa i përket problemit të fëmijëve

që janë të varur tejmase nga mjetet tekonologjike dhe a është e menduar mirë zëvendësimi i këtyre

mjeteve teknologjike me instrumente muzikore.

Page 11: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

11

METODOLOGJIA E PUNIMIT

Për nga pikëpamja e metodologjisë, këtë punim do e mbështesim kryesisht përmes hulumtimeve

në internet, shtjellime të analizave që autorë të ndryshëm kanë four të tilla tema, pyetësorë për

nxënësit dhe mësuesit. Pra, punimi do përqendrohet kryesisht në metodën analitike.

1. FËMIJËT DHE PËRDORIMI I MJETEVE TEKNOLOGJIKE

E dimë që lidhja fortë e fëmijëve me teknologjinë mund të sjell agresivitet dhe mbyllje në vetvete.

Në vitet e fundit, jemi dëshmitarë që përdorimi i tepërt i mjeteve teknologjike nga ana e fëmijëve

po sjell pasoja të mëdha dhe në shikim. Për shkak të zhvillimit të vrullshëm teknologjik kemi rritje

të numrit të të miturve që përdorin syze. Me kalimin e kohës po kemi fëmijë më pak socialë, që

janë të varur nga teknologjia edhe më shumë po shihen me shenja të dukshme agresiviteti.

1Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë ka sjellë ndryshime pozitive, por edhe një sërë pasojash negative.

Ndër to mund të përmendim ndikimin që ka te fëmijët të qëndruarit gjatë përpara kompjuterit,

televizorit apo edhe përdorimi i një celulari nga ana e tyre. Ky përparim i vrullshëm i mjeteve

teknologjike ka bërë që fëmijët të rriten në një mjedis virtual, duke e bazuar zhvillimin e tyre

edukativ dhe shoqëror kryesisht nga këto mjete.

Sociologia dhe njëherësh pedagogia e psikologjisë, Arjana Muçaj, shpjegon: “Lidhja kaq e

fuqishme midis fëmijës dhe teknologjisë është si një formë varësie, e cila reflektohet në disa

drejtime dhe një nga këto është dhe formimi i një brezi të ri të mbyllur në vetvete. Ata kanë frikë

të shprehen qartë për ato që ndiejnë dhe bëjnë. Këtë e vëmë re nëse uleni në një ambient ku ka

fëmijë dhe menjëherë do të vëmë re fëmijë të cilët nuk luajnë me njëri-tjetrin, por që luajnë me

vetveten”.

Pas kësaj, sociologia na njeh edhe me disa të dhëna të studiuesve në lidhje me kohën e qëndrimit

të fëmijëve përpara kompjuterit. “Sipas studimeve të fundit është rekomanduar se fëmijët duhet të

ndahen sipas moshave përkatëse. Një fëmijë i moshës 4 – 5 vjeçare nuk duhet të qëndrojë më

shumë se 10 – 15 minuta para mjeteve teknologjike, ndërsa një adoleshent jo më shumë se 30

1 https://www.gazeta-shqip.com/2014/05/12/lidhja-e-forte-e-femijeve-teknologjine-sjell-agresivitet-dhe-mbyllje-ne-vetvete/, Qasur më 14 shkurt 2020.

Page 12: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

12

minuta”. Ndër pasojat më të rrezikshme sipas psikologes janë: “Pasojat psikologjike janë mbyllja

në vetvete, pasiguri në iniciativat që ai merr, gjendje emocionale të luhatshme. Këtu kam parasysh

format e frustrimit dhe nxjerrjen në pah të agresivitetit, kequshqyerjen, e cila sot përbën një rrezik

shumë të madh për shëndetin e fëmijës. Një nga problematikat që është theksuar kohët e fundit

është edhe problemi me komunikimin. Kjo i frenon të ndërveprojnë me moshatarët e tyre. Pra me

kalimin e kohës do të kemi fëmijë më pak socialë, të varur nga teknologjia dhe me shenja

agresiviteti të dukshme”.

Page 13: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

13

2. NDIKIMI I MJETEVE TEKNOLOGJIKE TE FËMIJËT

Përveç pasojave psikologjike që janë izolimi social, ekspozimi ndaj dhunës, ka edhe një sërë

ndikimesh të tjera. Një ndër ta është edhe dëmtimi i shtyllës kurrizore për shkak të qëndrimit të

keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me

shikimin.

2Një ndër ndikimet negative të këtyre pajisjeve teknologjike është edhe ndikimi që ka në shikimin

e fëmijëve. Suzana Nuellari, okuliste në poliklinikën e specialiteteve numër 3 në kryeqytet

thekson: “Rrezatimi i aparateve elektronike ndikon shumë në sytë e fëmijëve, veçanërisht në

grupmoshat 3-4 dhe 10 vjeç. Muskujt e syve të tyre janë të dobët dhe përdorimi i kompjuterit,

celularit, ipod-it shkakton strabismus convergens ose divergens”.

Sipas okulistes Nuellari, pasojat që sjell janë skuqje, tharje të xhamit të syrit, lodhje te të gjithë

grupmoshat. Në vitet e fundit, për shkak të zhvillimit të vrullshëm teknologjik dhe përdorimit në

masë nga fëmijët kemi një rritje të numrit të të miturve që përdorin syze. Okulistja thotë se në bazë

të studimeve të fundit, kemi një rritje me 5 për qind të moshave të vogla që ekzaminohen me

2 https://www.evropaelire.org/a/pajisjet-teknologjike-te-demshme-per-shendetin-e-femijeve/29605819.html, Qasur më 14 shkurt 2020.

Page 14: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

14

probleme në shikim. “Disa nga anomalitë e refraksionit janë myopia, hypermetropia,

astigmatismus, të cilat sa më shpejt të korrigjohen aq më mirë fitohet shikimi dhe luftohet

amblyopia ose siç njihet syri dembel”. Pasoja e mjeteve teknologjike janë të ndjeshme dhe janë

prindërit, të cilët duhet të mbrojnë fëmijët nga këto rreziqe.

Sidoqoftë, ritmi i shpejtë i zhvillimit të teknologjisë dhe mënyra në të cilën të rinjtë janë aftësuar

për përdorimin e kësaj teknologjie vazhdojnë të sfidojnë edhe sigurinë e fëmijëve në internet.

Page 15: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

15

3. KOHA E SHPENZUAR E FËMIJËVE ME MJETE TEKNOLOGJIKE

Teknologjia është bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme. Ndërsa mbështetemi dhe

zhytemi gjithnjë e më shumë në teknologji, shumë fëmijë njëkohësisht janë të ekspozuar ndaj

paisjeve të zgjuara, edhe nën moshën pesëvjeçare. Nga njëra anë, ekspozimi i hershëm ndaj

teknologjisë mund të përgatisë fëmijët për karrierat e ardhshme në fusha të lidhura me

teknologjinë, ose vende pune që kërkojnë zotërim të teknologjisë si një çelës themelor për

suksesin. Nga ana tjetër, fëmijët e ‘zhytur’ në këtë teknologji po përballen me çështje shëndetësore

për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.

3 Sipas një studimi, i botuar në revistën "Child Indicators Research", fëmijët po përfshijnë

teknologjinë në jetën e përditshme. Ata po marrin teknologjinë me vete ngado që po shkojnë dhe

po bëjnë të gjitha gjërat që gjithsesi ata do t’i bënin. Koha mesatare e shpenzuar nga fëmijët që

luajnë videogame në smartfonët e tyre ose duke përdorur kompjuterë është rritur në 30 minuta në

ditë që nga viti 2000 deri në vitin 2015, zbuloi ky studim i ri.

3 https://zeri.info/jete/178500/femijet-tani-shpenzojne-30-minuta-me-shume-kohe-ne-ekranet-digjitale/, Qasur

më 21 shkurt 2020.

Page 16: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

16

Përdorimi në rritje i fëmijëve të teknologjisë u përhapë me shpejtësi të madhe, ndërkaq studiuesit

bëjnë thirrje për prindërit që të mos shqetësohen, pasi që fëmijët tani po kanë mundësi të mësojnë,

të luajnë dhe të shoqërohen me miq të ri.

"Gjetjet tona tregojnë se teknologjia po përdoret dhe në disa raste ndoshta për të mbështetur

aktivitete të tjera, si p.sh. detyrat e shtëpisë, dhe jo t'i shtyjnë ato. "Fëmijët po inkorporojnë

teknologjinë në jetën e përditshme. Ata po marrin teknologjinë me vete dhe po bëjnë të gjitha

gjërat që do të bënin gjithsesi." tha Killian Mullan, një bashkëpunëtor i lartë shkencor në

Universitetin e Oksfordit.

Page 17: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

17

4. NEVOJA E MJETEVE TEKNOLOGJIKE PËR FËMIJËT

Detyrë e secilit prej nesh është që të kontribuojmë në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin

e procesit mësimor që ai të zhvillohet pa pengesa, sepse ajo është detyrë parësore e tyre.

Teknologjia siguron shumë mundësi pozitive për të mësuar, për t’u argëtuar dhe për t’u shoqëruar.

4Nga të gjitha ato mundësi që ofron, po përmendim disa:

- Pajisjet mobile si burim i informacionit dhe i dijes: Kur teknologjia mobile është në

dispozicion, nxënësit janë në gjendje të kenë informacionin më të përditësuar, më të shpejtë

dhe më të lehtë se kurrë më parë. Pajisjet mobile mund të lehtësojnë të mësuarit duke ofruar

metoda efikase dhe krijuese me anë të të cilave nxënësit thellojnë të kuptuarit e një lënde

specifike në vend të memorizimit të sasive të mëdha të informacionit dhe pastaj e përdorin

këtë njohuri si bazë për mësim të ri përmes integrimit dhe ndërlidhjes;

- Përmes edukimit të hershëm, teknologjia është vegël dhe jo lojë: Nëse përdoren siç

duhet, pajisjet celulare dhe aplikacionet që mbështesin, do të ndihmojnë në përgatitjen e

nxënësve për karrierën e tyre të ardhshme. Interneti u jep nxënësve qasje të menjëhershme

për t’u informuar përtej asaj që është në tekstet e tyre shkollore. Në fakt, fëmijët e sotëm

tashmë janë të njohur me “Googling” për të gjetur përgjigje për pyetjet që ata kanë, duke i

mundësuar atyre një pamje gjithëpërfshirëse për çdo lëndë të caktuar, duke i udhëzuar për

të gjetur burimet e duhura dhe se si të vlerësojnë cilësinë e informacionit që gjejnë në

internet duke hequr kufizimet e njëanshme të një teksti shkollor;

- Teknologjia transformon përvojën e të nxënit: Fëmijët kanë qasje në një sasi të

pabesueshme të mundësive të reja, duke i aftësuar ata që të jenë më krijues dhe të jenë më

të lidhur me njëri-tjetrin. Teknologjia e re ka ndryshuar mënyrën si ne mësojmë, sepse duke

4 https://shkolladigjitale.com/si-ndikon-teknologjia-te-femijet/, Qasur më 23 shkurt 2020.

Page 18: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

18

përdorë mjete si faqet e internetit, aplikacionet, lojërat e të mësuarit, dhe librat elektronikë,

ndihmojnë nxënësit të mësojnë sipas ritmit të tyre;

- Puna në grupe përmes teknologjisë stimulon të mësuarit: Përdorimi bashkëpunues i

teknologjisë (në çifte ose grupe të vogla) zakonisht është më efektiv sesa përdorimi

individual, ndonëse disa nxënës, sidomos fëmijët më të vegjël, mund të kenë nevojë për

mbështetje në bashkëpunimin efektiv.

Page 19: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

19

5. PASOJAT E MJETEVE TEKNOLOGJIKE TE FËMIJËT

Përdorimi i internetit dhe teknologjisë në kohët moderne gjenë një përhapje të gjerë në gjithë botën.

Pajisjet e reja të teknologjisë, janë joshëse për të gjithë, përfshirë edhe fëmijët dhe të rinjtë. Por,

ekspertët, tërheqin vërejtjen se ekspozimi i gjatë para ekranit, qoftë të një telefoni, kompjuteri apo

televizori, mund të bartë pasoja për shëndetin e fëmijëve.

5Benjamin Lama, një prind i një vajze 9 vjeçare, thotë se është i vetëdijshëm që qëndrimi për kohë

të gjatë dhe të pakontrolluar me këto pajisje nuk ka se si të mos jetë i dëmshëm, përfshi edhe

dëmtimin e syve. “Sigurisht se qëndrimi gjatë para ekraneve ndikon negativisht në shikimin e

fëmijëve. Ajo vërehet tek fëmijët të cilët mendoj se çdo i dyti bartë syze. Në klasë të vajzës sime

nga 30 nxënës sa i ka klasa, rreth 20 fëmijë janë me syze dhe kjo flet vetë”. “Mendoj se tjetër

problem janë lojërat si dhe filmat e ndryshëm për fëmijë të cilat tash nuk janë edhe shumë të

kontrolluara dhe gjithashtu joadekuate për moshat e caktuara, të cilët fëmijët nuk i zgjedhin, por i

shohin, nëse nuk kanë kontroll”, tha ai.

6Pajisjet e reja të teknologjisë, janë joshëse për të gjithë, përfshirë edhe të rinjtë dhe fëmijët.

Megjithatë ekspertët, tërheqin vërejtjen se ekspozimi i gjatë para ekranit qoftë të një telefoni,

kompjuteri apo televizori, mund të bartë pasoja për shëndetin e fëmijëve.

Naser Salihu, oftalmolog, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë protokoll se sa orë do

duhej të qëndronin fëmijët para ekranit, në mënyrë që të mos dëmtohen sytë. Por, në çdo rast, ai

nuk e përjashton mundësinë që ekspozimi i tepërt ka efekte negative.

“Çdo fëmijë duhet të kontrollohet te mjeku oftalmolog për ta përcaktuar a ka ndonjë nevojë që të

korrigjohet me syza dhe me kohë të zgjidhet problemi. Nëse fëmija ka këso probleme dhe kalon

një kohë të gjatë para ekraneve, dëmtimi tek ai është më i madh”. ‘’Një tjetër çështje është rrezatimi

direkt i ekranit në sytë e fëmijëve, andaj nuk preferohet që një pjesë e madhe e kohës të kalohet

para ekranit”, thekson ai. Fëmijët me probleme në sy, vijon oftalmologu Naser Salihu, duhet

5 https://www.evropaelire.org/a/pajisjet-teknologjike-te-demshme-per-shendetin-e-femijeve/29605819.html, Qasur më 27 shkurt 2020. 6 http://shekulli.com.al/femijet-te-rrezikuar-nga-perdorimi-i-tepert-i-pajisjeve-teknologjike/, Qasur më 27 shkurt

2020.

Page 20: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

20

shmangur sa më shumë ekspozimit para ekraneve. “Ne nuk kemi statistika se a është rritur numri

i fëmijëve me dëmtime në sy për shkak të ekranit”, thotë ai.

Ndërkaq sa i përket anës psikologjike, qëndrimi para ekranit, sipas psikologëve sjell pasoja mjaft

të mëdha.

Psikologu Besnik Peci, thotë se pos tjerash, niveli i socializmit tek fëmijët dëmtohet në masë të

madhe, nëse ai qëndron para ekranit për një kohë shumë të gjatë. ‘’Prindërit duke dashur ta

shfrytëzojnë kohën për vete, ata prodhojnë një kohë kuantitative për fëmijët e tyre dhe ekspozimi

i shumtë ndaj ekranit ndikon negativisht në zhvillimin e tyre si në aspektin fizik ashtu edhe në

dëmtimin e syve. Po ashtu ndikon edhe në aspektin e koncentrimit dhe nivelin e ulët të socializmit

pasi që nuk kanë kontakt me fëmijët tjerë”, thekson Peci.

Sipas sociologëve, janë disa faktorë që alarmojnë që duhet të koordinohet dhe menaxhohet koha e

fëmijëve para ekraneve, pasi që niveli i koncentrimit bie, ndërkohë që rritet egoizmi dhe dëmtohet

në shkallë të lartë niveli i socializimit.

Edhe vetë prindërit e fëmijëve duken të jenë të shqetësuar për fëmijët e tyre, duke parë se sa shumë

kohë ata kalojnë para ekraneve.

“Mendoj se sot, pothuajse çdo fëmijë kalon shumë kohë i ekspozuar ndaj ekraneve, qoftë TV,

“Ipad”, apo ndonjë mjet tjetër elektronik, dhe mendoj se s’mund të mos jetë e dëmshme nëse

qëndrojnë shumë gjatë. Pastaj, problemi tjetër është se lojërat si dhe filmat e ndryshëm për fëmijë

tash nuk janë edhe shumë të kontrolluara dhe gjithashtu jo adekuate për moshat e caktuara, të cilët

fëmijët nuk i zgjedhin, por i shikojnë”, thotë Burim Doli, një prind nga Prishtina.

Ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj mjeteve teknologjike, ka qenë temë debati edhe në shumë vende,

ku janë ngritur shqetësime për efektet negative që ka në raport me shëndetin e fëmijëve.

Page 21: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

21

6. MUZIKA DHE FËMIJËT

Fëmijët që luajnë në violinë apo piano mund të jenë duke mësuar më shumë se vetëm Mozartin.

7Një grup psikiatrësh në Universitetin e Vermontit thotë se ushtrimi muzikor mund t’i ndihmojnë

fëmijët të përqendrojnë vëmendjen, kontrollojnë emocionet dhe të zvogëlojë ankthin e tyre.

Shkencëtarët analizuan skanimet e trurit të 232 fëmijëve të moshës 6 – 18 vjeç, dhe zbuluan se për

të krijuar tërësinë e mjedisit të fëmijëve – prindërit, mësuesit, miqtë, kafshët shtëpiake, aktivitetet

jashtëshkollore, ndihmojnë për shëndetin e tyre psikologjik, ndërsa Muzika është një komponent

kritik, sepse ajo ndikon zonat motorike dhe të sjelljes në tru, si për shembull, kujtesën e veprimeve,

vëmendjen, organizimin dhe planifikimin për të ardhmen.

Nga muzika ndikohen edhe zonat e trurit që luajnë rol kritik në kontrollin frenues, dhe në aspekte

të përpunimit të emocioneve.

Gjetjet forcojnë hipotezën se një violinë mund të ndihmojë betejën e fëmijëve me çrregullime

psikologjike më mirë se një shishe me pilula.

7 https://blogs.voanews.com/albanian/astritlulushi/2014/12/27/muzika-dhe-femijet/, Qasur më 3 shkurt 2020.

Page 22: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

22

Një qasje e tillë mund të jetë e vështirë për t’u përmbushur – tre të katërtat e nxënësve të shkollave

të mesme amerikane rrallë ose kurrë nuk kanë marrë mësime jashtëshkollore në muzikë apo arte.

Statistika të tilla, kur merren në kontekstin e rezultateve të këtij studimi, nënvizojnë rëndësinë

jetike të ushtrimeve muzikore për të rinjtë, duke filluar në fëmijëri.

Page 23: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

23

7. EFEKTET E ZHVILLIMIT TË FËMIJËS ME MUZIKË

Duke pasur parasysh sesa po u bën dëm teknologjia fëmijëve që në rini, natyrisht se instrumentet

muzikore duhet të jenë të pranishme te ta, me detyrim, për t’u tërheqë vëmendjen nga mjetet

teknologjike.

8Nxënës të mbledhur në një klasë të Universitetit të Floridës Qendrore, megjithëse mund të duken

nxënës të zakonshëm ata nuk janë të tillë. Të gjithë janë nën moshën 2 vjeç. Doktoresha Mary

Palmer u vë fëmijëve muzikë për të dëgjuar, duke besuar se muzika ndihmon në zhvillimin e trurit

të tyre.

“Duke dëgjuar muzikë, fëmijët zhvillojnë mëndjen dhe zhvillojnë lidhje të caktuara në tru, që pa

një ngacmim si muzika nuk zhvillohen, kjo u jep atyre aftësi më të madhe për të mësuar gjatë

gjithë jetës”.

Zonja Palmer beson se fëmijët e edukuar me muzikë që në moshë të hershme, ia dalin më mirë në

jetë - një teori kjo e quajtur “Efekti Mozart”.

Studjuesit e Universitetit të Kalifornisë thonë se fëmijët nën tre vjeç që merren me muzikë, dalin

më mirë në rezultatet e provimeve të ndryshme.

Kërkimet e zhvilluara në Institutin MIND të këtij Universiteti treguan se të rinjtë që kishin marrë

mësime pianoje, arritën rezultate 30 për qind më të larta në provimin e matematikës.

Ja ç’thotë instrumentisti Carl Rendek i Filarmonisë së Orlandos: “Matematika ishte shumë e

thjeshtë për mua. E kisha të lehtë të bëja çdo gjë që lidhej me kalkulime apo matematikë. Kështu

edhe me lëndët e tjera. Isha nxënës i mirë dhe mendoj se kjo për shkak të muzikës”.

8 https://www.google.com/search?q=efektet+e+zhvillimit+te+femijes+me+muzike&oq=efektet+e+zhvillimit+te+femijes+me+muzike&aqs=chrome..69i57j33l2.14145j0j1&sourceid=chrome&ie=UTF-8, Qasur më 4 shkurt 2020.

Page 24: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

24

Shkencëtarët filluan t’i studiojnë të mirat mjeksore dhe edukative të muzikës që në vitet 40.

Universiteti shtetëror i Michiganit paraqiti programin e parë shkollor për terapinë muzikore.

Por skeptikët gjithsesi thonë se “Efekti Moxart” është shpesh i ekzagjeruar dhe bazohet pak në

shkencën neurotike.

Një libër i ri i quajtur ”Miti i tre viteve të para”, madje kritikon shtypin për publicitetin që i jep

rëndësisë së kësaj teorie.

Zonja Palmer i pranon kritikat por thotë se shkenca është e fortë: “Njerëzit janë duke mësuar

gjithnjë e më shumë për rëndësinë e muzikës në jetën e një fëmije, jo vetëm në vitet e para, por

madje që në ditët e para të jetës. Skeptikët e teorisë së ndërveprimit tek bebet janë më të paktë në

numër. Së fundi, janë kryer mjaft kërkime për ndikimin e muzikës te të mësuarit në përgjithësi si

dhe tek arritjet e njerëzve në jetë”.

Në leksionet e doktoreshës Palmer, ka muzikë nga e gjithë bota, duke përfshirë Afrikën dhe

Amerikën Latine. Dhe për Jennifer Castillon dhe burrin e saj meksikan Luis, kjo ishte një shtysë

për të regjistruar vajzën e tyre në këtë program.

“Në Meksikë, si në çdo vend të Amerikës Latine, e gjen muzikën si pjesë të jetës së përditshme,

muzikë në shtëpi, në shkollë, kudo që shkon. Është pak a shumë një natyrë e dytë. Çdo gjë nis të

lidhet me muzikën, momentet e bukara, ato të mërzitshme, momentet e lumtura lidhen me

muzikën. Duke u rritur në Meksikë, unë jam i interesuar për muzikën”.

Ekspertët thonë se vetëm duke dëgjuar muzikë, nuk mund të zhvillohen prirjet akademike tek

fëmijët dhe se kjo kërkon pjesëmarrjen në lëndët e ndryshme. Por për prindërit do të duhet të

kalojnë disa vite përpara që të zbulojnë nëse ia ka vlejtur apo jo pjesëmarrja e fëmijëve të tyre në

këtë program.

Page 25: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

25

8. A NDIKON MUZIKA NË TALENTIN E FËMIJËVE?!

Në qoftë se fëmijëve do t’u jepej mundësia të zgjidhnin ndërmjet matematikës dhe muzikës, me

shumë mundësi ata do të zgjidhnin muzikën. Kjo ndodh për shkak se fëmijët insistojnë të zgjedhin

gjërat më argëtuese në jetë, ato që i bëjnë të ndihen mirë dhe ato ku gjejnë veten. Padyshim që

muzika është njëra ndër to. Çdo prind e ka çuar një herë në mendje që fëmija i tij të fillojë një kurs

muzike, por deri më sot nuk e keni ditur se cilat janë benefitet që kjo sjell.

Më poshtë do të lexoni disa prej tyre ose e thënë ndyshe ato më kryesoret.

9Muzika zhvillon aftësitë fizike të fëmijëve: Ka shumë instrumente muzikore të cilët kanë nevojë

për të gjithë trupin e fëmijës dhe jo vetëm duart e tij. Për këtë nevojitet qafa, këmbët, duart dhe

koka. Kur fëmijët luajnë në instrumenta nuk duhet të harroni që ai po ushtrohet fizikisht po ashtu,

çka është diçka shumë e mirë për shëndetin e fëmijës.

Muzika kultivon tek fëmijët ndjenjën e punës në grup: Kur fëmijët fillojnë një kurs muzike ata

bëhen pjesë e një grupi shumë të madh nxënësish, ku detyrohet të bashkëpunojë me ta. Për të

krijuar një melodi të gjithë duhet të kompozojnë së bashku, për kënduar në kor të gjithë duhet të

përputhen me njëri-tjetrin. Pra me pak fjalë gjithçka ka të bëjë me mirëkuptimin dhe

bashkëpunimin ndërmjet tyre. Në këtë mënyrë fëmijët bëhen më social dhe të komunikueshëm.

Muzika është themelore në edukatën e fëmijës: Kur keni vendosur të mësoni një instrument,

nuk do të thotë të filloni të luani menjëherë me të, por si fillim duhet t’ia nisni me disa rregulla

themelore si, pozicionimi i duarve, këmbëve, mbajtja e instrumentit etj. Në një kurs muzike fëmijët

mësojnë si të tregohen të duruar dhe të respektueshëm. Ata janë të detyruar që të presin rradhën e

tyre për të demostruar një melodi dhe duke e bërë këtë kanë shfaqur respekt gjithashtu.

9 https://kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet-ja-cfare-duhet-te-dine-patjeter-te-gjithe-prinderit/, Qasur më 21

mars 2020.

Page 26: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

26

Muzika rrit vetëbesimin e fëmijës: Kur fëmijët bëhen pjesë e një kursi muzike janë të hapur për

të pritur kritika dhe për të kritikuar po ashtu. Aty fëmijët mësojnë që jo çdokush është perfekt dhe

se gjithkund ka vend për të përmirësuar. Kjo gjë e rrit shumë vetëbesimin e fëmijëve.

Muzika i përball fëmijët me kultura të ndyshme: Kur fëmijët luajnë instrumente të ndryshme

ata insistojnë të dinë më shumë rreth tyre si historinë apo prejardhjen. Kjo gjë e përball atë me

kultura të vendeve të ndryshme dhe e bën atë një njeri më të mirë.

Thënë më shkurt, dëgjimi i një kënge mund të ju shtojë entuziazmin i cili është shumë të nevojshëm

në jetë. Për fëmijët, muzika mund të jetë mjaft e dobishme. Muzika ndihmon në ndërtimin e

aftësive specifike në grupmoshat e ndryshme. Ju do të shihni se një preferencë e fëmijës dyvjeçar

gjithashtu do të ndryshojë shumë në krahasim me adoleshentët.

Page 27: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

27

9. GJETJET EMPIRIKE

9.1. METODAT

9.2. Modeli i hulumtimit

Për realizimin e hulumtimit janë realizuar metoda cilësore.Të dhënat janë nxjerrë nga studimi i

kryer në lidhje me temën.Studimi është kryer përmes instrumenteve të mëposhtme:

- Pyetësorë për mësuesin-nxënësin

- Vëzhgime të drejtëpërdrejta

9.3. Popullata dhe kampioni

Popullata e këtij studimi janë mësues dhe nxënës të ciklit fillor të klasave ( të treta, të katërta, të

pesta) të qytetit të Malishevës. Gjithashtu edhe të dhënat për vëzhgimin janë nxjerrë po nga këto

shkolla.

9.4. Mbledhja e të dhënave

Gjatë kryerjes së studimit janë mbledhur të dhëna nga 6 shkolla të qytetit të Malishevës. Gjithashtu

edhe të dhënat për vëzhgimin janë marrë po nga ato shkolla.

- SHFMU “ Ibrahim Mazreku” Malishevë,

- SHFMU “ Imer Krasniqi” Carrallukë,

- SHFMU “ Hilmi Hoti” Carrallukë,

Page 28: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

28

- SHFMU “Visar Krasniqi” Drenoc ,

- SHFMU “ Dëshmorët e fshatit Bubavec” Bubavec,

- SHFMU “ Ganimete Terbeshi” Astrozub

9.5. Pyetësorët

• Për mësuesin

• Ecuria e mëtejshme e procesit të plotësimit të pyetësorëve është mundësuar me kontaktin e

drejtëpërdrejtë me subjektet pjesëmarrje në studim, të cilëve u është kërkuar leje paraprakisht

dhe u është spjeguar se identifikimi i tyre do të mbetët koefidencial.

Gjatë kryerjes së pyetësorëve, janë respektuar me përpikëmëri parimet etike. Pyetësorët janë

plotësuar nga 24 mësues. Pyetësori për mësuesin përmban dhjetë pyetje me kërkesa alternative

dhe me opinion të punës së tyre rreth përdorimit të metodave që nxisin motivimin e nxënësve

në përqendrimin në mësim, largimin e mjeteve teknologjike nga përdorimi tepërt. Ky pyetësor

synon të mat shkallën e përdorimit të formave, teknikave, metodave nga mësuesit për

mënjanimin e mjeteve teknologjike nga përdorimi i tepërt nga nxënësit, zëvendësimit të tyre

me mjete të dobishme si psh. instrumente muzikore apo edhe ndonjë mjet tjetër që vë në pah

talentët e tyre.

• Për nxënësin

Ky pyetësor është aplikuar në gjashtëdhjetë nxënës të shkollave të lartëpërmendura, ku bazë e

plotësimit të tyre ka qenë ruajtja e koefidencialitetit dhe respektimit të mendimit të tyre.

Pyetësori për nxënësin ka shtatë pyetje me kërkesa alternative dhe një pyetje me përgjigje të hapur.

Synimi i kryerjes së këtij pyetësori ishte marrja e të dhënave rreth përdorimit të mjeteve

teknologjike në shkollë, kohës së shpenzuar me mjete teknologjike si dhe kohën e shpenzuar me

aktivitete të tjera të ndryshme.

Page 29: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

29

9.6. Vëzhgimi

Nëpërmjet këtij instrumenti, u identifikuan metodat, format, që përdorin mësuesit në të gjashtë

shkollat e lartpërmendura, për stimulimin e nxënësven nxitjen e tyre në vullnet, angazhim, motivim

për përdorimin e mjeteve teknologjike vetëm për qështje të nevojshme, mënjanimin e përdorimit

të tepërt të tyre si dhe marrjen me shumë aktivitete të dobishme.

Mjetet qe mësuesit përdornin ishin të larmishme( jo në të gjitha rastet) ku pak vend zinte angazhimi

në stimulim, që nxënësit të merren më shumë me muzikë se me mjete teknologjike.

9.7. Analiza e të dhënave

Pyetësorët e këtij studimi u plotësuan nga njëzet e katër mësuesit të realizuar në bazë shkolle, duke

respektuar koefidencialitetin. Plotësimi i tyre ka zgjatur dy ditë në një kohë rreth 30 minuta.

Për plotësimin e tyre është marrë leje nga drejtorët e shkollave përkatëse, si dhe për orët e

vëzhguara. Më pas është organizuar një takim me disa mësues në mënyrë që të ndihmonin nxënësit

në plotësimin e pyetësorit në klasa.

9.7.1. Niveli i të kuptuarit

Niveli i të kuptuarit nga ana e mësuesit dhe nxënësit në plotësimin e pyetësorëve ishte i

pëlqyeshëm. U vu re në disa raste hezitimi real të pikave ku prekej ana profesionale e mësuesit,

por në përgjithësi u dhanë përgjige të mira.

9.7.2. Interpretimi i çdo pyetje

9.7.3. Pyetësor për mësuesit

➢ A përdorin nxënësit tuaj mjetet teknologjike gjatë orarit mësimor?

Page 30: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

30

70% e mësuesve janë përgjigjur se nxënësit nuk lejohet të përdorin mjetet teknologjike gjatë orarit

mësimor, 30% e mësuesëve janë përgjigjur se nxënësit e tyre përdorin mjetet teknologjike gjatë

orarit mësimor .

➢ Cilat janë masat që ndërmerrni, në rast se gjatë orës mësimore, nxënësit përdorin mjetet

teknologjike?

40% e mësuesëve janë përgjigjur se i konfiskojnë mjetet teknologjike deri në një periudhë të

caktuar, 35% e mësuesëve janë përgjigjur se iu tërheqin vërejtjen nxënësve që të mos përsëritet i

njëjti rast dhe 25% të mësuesëve janë përgjigjur se i largojnë nxënësit nga ora mësimore.

➢ Cilat metoda përdorni që nxënësit tuaj në vend të përdorimit të mjeteve teknologjike të bëhen

aktiv në mësim?

30% e mësuesve janë përgjigjur se përdorin metodën autoritare, 35% e mësuesve janë përgjigjur

se përdorin metodën liberale të mësimdhënies dhe 35% janë përgjigjur se përdorin metodën e

mënyrës demokratike-motivuese.

➢ A merren nxënësit tuaj me ndonjë aktivitet tjetër në shkollë, përveç mësimit obligativ?

30% e mësuesëve janë përgjigjur se nxënësit e tyre merren edhe me aktivitete tjera, 45% e

mësuesëve janë përgjigjur se nxënësit e tyre nuk shprehin interesim të madh në aktivitete, dhe 25%

janë përgjigjur se i motivojnë nxënësit të merren me shumë aktivitete në shkollë.

➢ Me cilat aktivitete merren nxënësit tuaj në shkollë?

15% e mësuesëve janë përgjigjur se nxënësit e tyre merren me përgatitjen e shënimit të shumë

ditëve të rëndësishme, 15% e mësuesëve janë përgjigjur se i motivojnë nxënësit në aktivitete që

zbulojnë prirjet e tyre për të ardhmen dhe 70% e mësuesëve janë përgjigjur që nxënësit e tyre nuk

merren me ndonjë aktivitet në shkollë përveç në ndonjë rasti të veçantë.

➢ A përdorni ndonjë metodë që nxënësit tuaj të zëvendësojnë kohën e shpenzuar me mjete

teknologjike me diçka tjetër?

40% e mësuesëve janë përgjigjur se do të motivonin nxënësit e tyre që në vend të përdorimit të

mjeteve teknologjike të lexonin ndonjë libër atraktiv, 60% e mësuesëve janë përgjigjur se do të

nxisnin nxënësit të mënjanojnë përdorimin e tepërt të mjeteve teknologjike dhe t’i zëvendësojnë

ato me marrjen e aktiviteteve të dobishme.

Page 31: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

31

➢ A do të inkurajonit nxënësit tuaj që në vend të mjeteve teknologjike të përdornin ndonjë

instrument muzikor?

15% e mësuesëve janë deklaruar se po do të inkurajonin që nxënësit e tyre të përdornin ndonjë

instrument muzikor në vend të mjeteve teknologjike, 15% e mësuesëve janë përgjigjur po vetëm

nëse nxënësit e tyre kanë prirje për muzikë dhe 70% janë përgjigjur se do të inkurajonin jo vetëm

me ndonjë instrument muzikor por me të gjitha elementet që do të ishin më të dobishëm për

nxënësit.

➢ Në cilat raste mendoni se mjetet teknologjike janë në dobi për nxënësit?

60% e mësuesëve janë përgjigjur se mjetet teknologjike janë shumë të dobishme nëse shfrytëzohen

në mënyrë adekuate, 15% e mësuesëve janë përgjigjur se përdorimi i mjeteve teknologjike nga

nxënësit po largon përqendrimin në mësim, dhe 25% e mësuesëve janë përgjigjur se nxënësit nëse

shfrytëzojnë mjetet teknologjike janë në hap me kohën dhe ndodhitë e kohës.

➢ Muzika apo teknologjia ndikon më shumë në zhvillimin e nxënësve?

30% e mësuesëve janë përgjigjur se të dyja ndikojnë në zhvillimin e nxënësve, 30% e mësuesëve

janë përgjigjur se muzika do të ishte më me ndikim në zhvillimin e tyre dhe 40% e mësuesëve janë

përgjigjur se teknologjia ndikon më shumë në zhvillimin e nxënësve nëse përdoret në mënyrë

adekuate.

➢ Sa merren me muzikë, nxënësit tuaj?

15% e mësuesëve janë përgjigjur se nxënësit shkojnë në kurse të muzikës, 25% e mësuesëve janë

përgjigjur se nxënësit merren me muzikë në disa nga aktivitetet e shkollës dhe 60% janë përgjigjur

se nxënësit e tyre nuk merren shumë me muzikë.

9.7.4. Konkluzion i përgjithshëm i pyetësorit për mësuesit

Nga të dhënat e pyetësorëve për mësuesit, në përqindje më të madhe ka dalur se mësuesit nuk

lejojnë përdorimin e mjeteve teknologjike gjatë orës mësimore. Mësuesit konfiskojnë mjetet

teknologjike deri në një periudhë të caktuar në rast se përdoren gjatë orarit mësimor. Mësuesit

përdorin metodën liberale të mësimdhënies dhe janë metodën e mënyrës demokratike-motivuese,

që nxënësit në vend të mjeteve teknologjike të përqendrohen në mësim. Mësuesit në përqindje më

të madhe janë përgjigjur se nxënësit e tyre nuk shprehin interesim të madh në aktivitete. Mësuesit

Page 32: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

32

në përqindje më të madhe e janë përgjigjur që nxënësit e tyre nuk merren me ndonjë aktivitet në

shkollë përveç në ndonjë rasti të veçantë. Mësuesit do të nxisnin nxënësit të mënjanojnë

përdorimin e tepërt të mjeteve teknologjike dhe t’i zëvendësojnë ato me marrjen e aktiviteteve të

dobishme.

Mësuesit do të inkurajonin që nxënësit e tyre të merren jo vetëm me ndonjë instrument muzikor

por edhe me ndonjë aktivitet tjetër. Mësuesit në përqindje më të madhe janë përgjigjur se mjetet

teknologjike janë shumë të dobishme nëse shfrytëzohen në mënyrë adekuate. Mësuesit në

përqindje më të madhe janë përgjigjur se teknologjia ndikon më shumë në zhvillimin e nxënësve

nëse përdoret në mënyrë adekuate. Mësuesit në përqindje më të madhe janë përgjigjur se nxënësit

e tyre nuk merren shumë me muzikë.

1

A përdorin nxënësit tuaj mjetet

teknologjike gjatë orarit mësimorë?

70% JO

30% PO

2

Cilat janë masat që ndërmerrni, në rast

se gjatë orës mësimore, nxënësit

përdorin mjetet teknologjike?

40% Konfiskim

25% Largim nga ora mësimore

35% Tërhek vërejtjen

3

Cilat metoda përdorni që nxënësit tuaj në

vend të përdorimit të mjeteve

teknologjike të bëhen aktiv në mësim?

30% Autoritare

35% Liberale

35% Demokratike-Motivuese

4

A merren nxënësit tuaj me ndonjë

aktivitet tjetër në shkollë, përveç mësimit

obligativ?

30% Po

45% Jo

25% I motivojnë

Page 33: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

33

5

Me cilat aktivitete merren nxënësit tuaj

në shkollë?

15% Merren në shënimin e ditëve të

rëndësishme

15% I motivojnë të merren me aktivitete

70% Nuk merren

6

A përdorni ndonjë metodë që nxënësit

tuaj të zëvendësojnë kohën e shpenzuar

me mjete teknologjike me diçka tjetër?

40% Motivim të leximit të librave atraktive

60% Motivim që të merren ndonjë aktivitet

tjetër të dobishëm për ta

7 A do të inkurajonit nxënësit tuaj që në

vend të mjeteve teknologjike të përdornin

ndonjë instrument muzikor?

15% PO

15% Po nëse kanë prirje për muzikë

70% Jo vetëm me ndonjë instrument muzikor

por edhe me mjete tjera të dobishme

8

Në cilat raste mendoni se mjetet

teknologjike janë në dobi për nxënësit?

60% Nëse përdoren në mënyrë adekuate

15% Largon përqendrimin në mësim

25% Janë në hap me kohën dhe ndodhitë e

kohës

9

Muzika apo teknologjia ndikon më

shumë në zhvillimin e nxënësve?

30% Të dyja

30% Muzika

40% Teknologjia nëse shfrytëzohet në

mënyrë adekuate

10

Sa merren me muzikë nxënësit tuaj?

15% Shkojnë në kurse të muzikës

25% Në ndonjë organizim të shkollës

60% Nuk merren shumë me muzikë

Page 34: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

34

9.7.5. Pyetësorë për nxënësit

➢ A i përdorni mjetet teknologjike në shkollë?

60% e nxënësve janë përgjigjur se përdorin mjetet teknologjike në shkollë, 30% e nxënësve janë

përgjigjur se mjetet teknologjike i marrin në shkollë për ndonjë rast të veçantë dhe 10% e nxënësve

janë përgjigjur se nuk përdorin mjetet teknologjike në shkollë.

➢ A do të kishit qëndruar një muaj pa internet?

66.8% e nxënësve janë përgjigjur që nuk do të qëndronin një muaj pa internet dhe 33.2% e

nxënësve janë deklaruar se do të qëndronin një muaj pa internet.

➢ Sa herë në ditë i viziton rrjetet sociale?

49.3% e nxënësve janë përgjigjur se i vizitojnë rrjetet sociale disa herë në ditë, 30.9% një herë në

ditë, 7.6% një herë në javë apo më pak, 12.1% asnjëherë.

➢ Cilat paisje teknologjike janë pronë e juaja?

38.6% e nxënësve janë pëgjigjur se posedojnë telefon, 49.3% e nxënësve janë përgjigjur se

posedojnë Smartfon, 33.2% tablet, 22% ipod, 45.3% sony playstation.

➢ Me cilat aktivitete merreni jashtë shkollës?

30% e nxënësve janë përgjigjur se merren me sport, 30% e nxënësve janë përgjigjur se merren me

kurse të vallëzimit dhe 40% ndjekin kurse për gjuhë të huaja.

➢ A do të zëvendësonit mjetin tuaj teknologjik me ndonjë instrument muzikor ?

45% e nxënësve janë përgjigjur PO me ndonjë instrument muzikor që na pëlqen, 30% e nxënësve

janë përgjigjur se nuk preferojnë shumë instrumentet muzikore dhe 25% e nxënësve janë përgjigjur

se ndoshta do ta zëvendësonin herë pas here.

➢ A ju pëlqen muzika dhe sa përqind të kohës suaj dëgjoni muzikë?

70% e nxënësve janë përgjigjur se ju pëlqen muzika shumë dhe e dëgjojnë në shumicën e kohës

së lirë dhe 30% janë përgjigjur se ndëgjojnë muzikë nganjëherë.

Page 35: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

35

9.7.6. Konkluzion i përgjithshëm i pyetësorit për nxënësit

Në kohën e sotme kontrollimi i prindërve dhe fëmijëve ndaj përdorimit të teknologjik duket të jetë

jo i lehtë. Nxënësit janë përgjigjur në përqindje më të madhe se i përdorin mjetet teknologjike në

shkollë. Nxënësit në përqindje më të madhe janë përgjigjur se nuk do të rrinin një muaj pa internet.

Në përqindje më të madhe nxënësit janë përgjigjur se i vizitojnë rrjetet sociale disa herë në ditë.

Në përqindje më të madhe nxënësit janë përgjigjur se posedojnë smartphone. Në përqindje më të

madhe nxënësit janë përgjigjur se ndjekin kurse të gjuhëve të huaja. Në përqindje më të madhe

nxënësit janë përgjigjur se do të zëvendësonin mjetin e tyre teknologjik me ndonjë instrument që

ju pëlqen. Në përqindje më të madhe nxënësit janë përgjigjur se ju pëlqen muzika shumë dhe e

dëgjojnë në shumicën e kohës së lirë.

1 ➢ A i përdorni mjetet teknologjike në shkollë?

60 Po

30 në ndonjë rast

10 Jo

2 ➢ A do të kishit qëndruar një muaj pa internet?

66.8 % JO

33.2% PO

3

➢ Sa herë në ditë i viziton rrjetet sociale?

49.3% Disa herë në ditë

30.9% një herë në ditë

7.6% një herë në javë

12.1% asnjëherë.

4

➢ Cilat paisje teknologjike janë pronë e juaja?

38.6% telefon

49.3% Smartfon

33.2% tablet

22% ipod

45.3% sony playstation.

Page 36: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

36

5

➢ Me cilat aktivitete merreni jashtë shkollës?

30% sport

30% kurse të vallëzimit

40% kurse për gjuhë të

huaja

6

➢ A do të zëvendësonit mjetin tuaj teknologjik me

ndonjë instrument muzikor ?

45% PO

30% JO

25% NDOSHTA

7

➢ A ju pëlqen muzika dhe sa përqind të kohës suaj

dëgjoni muzikë?

70% PO

30% NGANJËHERË

Page 37: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

37

PËRFUNDIM

Na ky zhvillim punimi, arritëm të kuptojmë se, mjetet teknologjike për fëmijët janë varësi krijojnë

varësi për ta, anipse nganjëherë përdorimi i tyre është ndihmesë për ta dhe zhvillimin e tyre, ata

përdorimin e këtyre mjeteve duhet ta bëjnë në mënyrë të kontrollueshme.

Qasja e prindërve ndaj fëmijëve duhet të jetë më e kujdeshme në mënyrë që fëmijët të arrijnë

shmangien nga këto mjete dhe të merren me aktivitete që janë në dobi të tyre dhe që ndihmojnë në

shfaqjen e talenteve të tyre dhe përgatitjen për të ardhmen.

Sipas kësaj, në qoftë se një fëmijë në vend që të humb pothuajse tërë kohën e tij të lirë, atë ta

zëvendësojë me ndonjë mjet muzikor që sjell edhe dobi pozitive në zhvillimin e tij apo dhe me

ndonjë aktivitet tjetër ku ai mund të shpreh lirshëm talentin e tij.

SUMMARY

In this development, we have come to understand that technological tools for children are addictive

and addictive, although sometimes their use is helpful to them and their development, they must

use these tools in a controllable way.

Parents' approach to children needs to be more careful so that children can avoid these tools and

engage in activities that benefit them and help them develop their talents and prepare for the future.

Page 38: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

38

According to this, if a child instead of wasting almost all his free time, replace it with a musical

instrument that brings positive benefits to his development or with any other activity where he can

freely express his talent. his.

BIOGRAFIA

Launit Krasniqi u lind në fshatin Carrallukë, komuna e Malishevës.

Shkollën fillore e mbaroi në Carrallukë, SHFMU “ Imer Krasniqi”– Carrallukë,

ndërsa shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Abdyl Frashëri” në Malishevë. Studimet

Universitare i filloi në vitin akademik 2012-2013 në Universitetin e Gjakovës “

Fehmi Agani”, Fakulteti i Edukimit, përkatësisht Programi Fillor, sepse dëshira e tij

ishte që të bëhej mësues si trashëgim nga brezat e familjes, profesion që kërkon punë

dhe përkushtim maksimal për fëmijët që shkruajnë të ardhmen tonë.

Sot para jush mbron temën me titullin “ LARGO MJETET TEKNOLOGJIKE DHE

JEPINI FËMIJËS NJË INSTRUMENT MUZIKOR” ku me këtë rast përfundon studimet

Bachelor.

Page 39: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

39

LITERATURA

1. Msc. Majlinda Hala, Violeta Shmaku. Libër Mesuesi Edukim Muzikor 1,2,3,4,5. (2011)

2. Prof.mr. Seniha Spahiu. Metodika E Mësimit Të Muzikës. (2008)

3. Prof. Ajmone Dhomi. Metodikë E Edukatës Muzikore. (2000)

4. Prof.mr. Seniha Spahiu. Muzika Dhe Edukimi. (2012)

5. Xheladin Murati, “Pedagogjia dhe zhvillimi i saj”

6. Grup Autorësh, “Sociologjia”

Page 40: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

40

REFERENCAT

https://www.gazeta-shqip.com/2014/05/12/lidhja-e-forte-e-femijeve-teknologjine-sjell-

agresivitet-dhe-mbyllje-ne-vetvete/, Qasur më 14 shkurt 2020.

https://www.evropaelire.org/a/pajisjet-teknologjike-te-demshme-per-shendetin-e-

femijeve/29605819.html, Qasur më 14 shkurt 2020.

https://zeri.info/jete/178500/femijet-tani-shpenzojne-30-minuta-me-shume-kohe-ne-ekranet-

digjitale/, Qasur më 21 shkurt 2020.

https://shkolladigjitale.com/si-ndikon-teknologjia-te-femijet/, Qasur më 23 shkurt 2020.

https://www.evropaelire.org/a/pajisjet-teknologjike-te-demshme-per-shendetin-e-femijeve/29605819.html,

Qasur më 27 shkurt 2020.

http://shekulli.com.al/femijet-te-rrezikuar-nga-perdorimi-i-tepert-i-pajisjeve-teknologjike/, Qasur

më 27 shkurt 2020.

https://blogs.voanews.com/albanian/astritlulushi/2014/12/27/muzika-dhe-femijet/, Qasur më 3

mshkurt 2020.

https://www.google.com/search?q=efektet+e+zhvillimit+te+femijes+me+muzike&oq=efektet+e

+zhvillimit+te+femijes+me+muzike&aqs=chrome..69i57j33l2.14145j0j1&sourceid=chrome&ie

=UTF-8, Qasur më 4 shkurt 2020.

https://kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet-ja-cfare-duhet-te-dine-patjeter-te-gjithe-

prinderit/, Qasur më 21 shkurt 2020.

https://shtegu.com/archives/14907, Xheladin Murati, “Pedagogjia dhe zhvillimi i saj”, qasur më

25 shkurt 2020.

Page 41: PUNIM DIPLOME · 2020. 9. 3. · keq, por një fenomen tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe obeziteti apo edhe problemet me shikimin. 2Një ndër ndikimet negative të këtyre

41

https://bukinist.al/sq/shkenca-sociale-psikologji/2011-libri-i-sociologjise.html, Grup Autorësh,

“Sociologjia”, qasur më 27 shkurt 2020.

VËRTETIM LEKTURIMI

Unë, Edlira Ramaj dëshmoj që e kam lekturuar punimin e diplomës me temë:

“LARGO MJETET TEKNOLOGJIKE DHE JEPINI FËMIJËS NJË INSTRUMENT

MUZIKOR”, punuar nga Launit Krasniqi, student i Fakultetit të Edukimit, Programi:

Fillor, në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Ky punim u realizua nën mentorimin e Prof. asoc. msc. Mimoza Kurshumlia

Tema është shikuar në përpikëri nga aspekti gjuhësor dhe nga ai drejtshkrimor.

Gjithsesi, punimi është shikuar edhe në aspektin teknik dhe gabimet strukturore.

Lektore: Datë:

Edlira Ramaj 02. 04. 2020