psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · psikologu dhe...

80
Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Udhërrëfyes gjithëpërfshirës

Upload: leduong

Post on 11-Apr-2018

273 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

Psikologu dhe punonjësi social

në drejtësinë për të miturit

Udhërrëfyes gjithëpërfshirës

Page 2: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Përgatitur nga:

Psikolog: Klodian Gega

Psikologe: Naureda Hasani

Botim i Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara Klinika Ligjore për të Mitur

Financuar nga UNICEF

Page 3: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 ·

Hyrje ...................................................................................................................................

Pse ky manual? ....................................................................................................................

1. Fëmijët në një sallë gjyqi dhe roli i psikologut ose i punonjësit socialnë procesin e administrimit të shprehjes së mendimit të fëmijëve ...............................

1.1. Variablat e të vlerësuarit ......................................................................................

1.1.1 Mosha e fëmijës ........................................................................................

1.1.2. Ndikimi i prindërve ose kërkesa për ruajtjen e sekretit ............................

1.2. Variablat e sistemit ..............................................................................................

1.2.1. Përgatitja e fëmijës për të dëshmuar .......................................................

1.2.2. Mbështetja sociale ...................................................................................

1.3 Marrja në pyetje e fëmijëve ...................................................................................

1.3.1. Atmosfera e intervistës ............................................................................

1.3.2. Përdorimi i një fjalori të përshtatshëm për moshën .................................

1.3.3. Pyetjet e hapura dhe të mbyllura .............................................................

1.3.4. Pyetjet keqdrejtuese dhe sugjestionimi i fëmijëve ...................................

1.3.5. Pyetjet e përsëritura ................................................................................

1.4 Teknika mbështetëse të intervistimit ....................................................................

2. Roli i psikologut në komisariatin e policisë dhe në prokurori ...................................

2.1. Mjedisi fizik i marrjes në pyetje ...........................................................................

2.2. Taktika të intervistimit .......................................................................................

2.2.1 Shpërndarja ..............................................................................................

2.2.2 Zmadhimi ................................................................................................

2.2.3 Manipulimi ..............................................................................................

2.3. Përgjigjet e mundshme të të dyshuarit ................................................................

2.4. Ankthi dhe frika gjatë marrjes në pyetje ..............................................................

2.5. Zemërimi gjatë marrjes në pyetje ........................................................................

2.6. Procesi sugjestionues i marrjes në pyetje ..............................................................

2.7. Faktorë të tjerë stresues në komisariatin e policisë ...............................................

3. Vlerësimi psikologjik në rastet civile ...........................................................................

3.1. Si përfiton gjykata nga një vlerësim .....................................................................

Pasqyra e lëndës

Page 4: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

3.2. Çështje të natyrës së vlerësimit psikologjik në një rast zgjidhjeje martese ...........

3.3. Fushat kryesore ku fokusohet eksperti i shëndetit mendor në një rast zgjidhjeje martese: ..............................................................................

- Interesi më i lartë i fëmijës ............................................................................

- Lidhjet brenda familjes ..................................................................................

- Pikat e dobëta dhe të forta të prindërve ...........................................................

- Marrëdhënia bashkëprindërore ........................................................................

- Rekomandimet për ndarjen e kohës me fëmijën ..............................................

3.4. Metodologjia e përdorur ......................................................................................

3.5. Raporti i vlerësimit .............................................................................................

3.6. Informacioni që duhet të jetë në çdo raport: .........................................................

- Informacioni i sfondit .....................................................................................

- Procedura ........................................................................................................

- Prindërit .........................................................................................................

- Fëmijët ...........................................................................................................

3.7. Informacioni nga persona të tjerë të rëndësishëm në lidhje me rastin ...................

3.8. Përmbledhja ........................................................................................................

3.9. Rekomandimet ....................................................................................................

3.10. Si dëshmohet në Gjykatë? ..................................................................................

3.11. Çështje që lidhen me etikën e psikologut në rastet e zgjidhjes së martesës dhe të kujdestarisë. ............................................

4. Vlerësimi psikologjik i të miturve në rastet penale ....................................................

4.1. Vlerësimi i të miturve me tipare delinkuente .......................................................

4.2. Metodat e vlerësimit ............................................................................................

4.3. Fushat e vlerësimit ..............................................................................................

4.4. Vlerësimi psikologjik ..........................................................................................

- Çfarë nuk mund të ofrojë një vlerësim psikologjik? .........................................

- Çfarë mund të ofrojë një vlerësim psikologjik? ................................................

5. Anekse ............................................................................................................................

5.1. Aneks I. Vlerësim psikologjik në rastet e zgjidhjes së martesës ............................

5.2. Aneks II. Pyetje që mund t’u drejtohen prindërve dhe fëmijëve në rastet e zgjidhjes së martesës ........................................................

5.3. Aneks III. Modeli i marrëveshjes me palët në rastet e zgjidhjes së martesës ..........

5.4. Aneks IV. Vlerësim psikologjik në rastet penale ...................................................

5.5. Aneks V. Kuadri Ligjor

5.5. 1. Nenet përkatëse në Kodin e Familjes për përfshirjen e psikologut dhe të punonjësit social ...........................................................................

5.5.2. Nenet përkatëse në Kodin e Procedurës Penale për përfshirjen e psikologut dhe të punonjësit social ........................................................

Page 5: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 ·

Hyrje

Ky manual u drejtohet psikologëve dhe punonjësve social, të cilët ofrojnë shërbimet e tyre në rastete përfshirjes së personave të mitur në procedura ligjore të së drejtës familjare si zgjidhje martese,kujdestari, heqje e përgjegjësisë prindërore, si dhe në rastet e të miturve në konflikt me ligjin përprocedurat pranë Gjykatave, Zyrave të Prokurorisë ose Komisariateve të Policisë.

Për lehtësim leximi dhe referimi, në kapitullin III të materialit që vijon si dhe në rastet ku një imitur shpreh mendimin e tij apo merret në pyetje në një rast penal, me termin psikolog do tënënkuptojmë edhe punonjësin social.

E para, bazohet në faktin se ne Kodin e Familjes1 në lidhje me rastet e zgjidhjes së martesës përkryerjen e vlerësimit psikologjik, referimi ligjor për këta profesioniste është ekuivalent, pra i njëjtësi për psikologun ashtu edhe për punonjësin social. Në lidhje me procedurat e tjera familjare tëpërmendura në këtë material, psikologu është eksperti ekskluziv i përcaktuar si i tillë nga ligji.

Për sa i përket procedurave ligjore të fushës penale, eksperti psikolog apo punonjës social nukpërmenden me këtë referencë në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale2. Pra, në ndryshim ngaKodi i Familjes, në Kodin e Procedurës Penale, mungon përcaktimi në mënyrë eksplicite në ligj përllojin e ekspertit, psikolog apo punonjës social, gjë e cila na lejon dhe krijon hapësirën e nevojshmepër të përvijuar në bazë të rolit dhe llojit të procedurës, se cili nga ata do të ishte më i përshtatshëmnë kontekstin e dhënë. Duke marrë parasysh faktin se lloji i shërbimit është i lidhur me formimin eekspertit, nisur dhe nga natyra e materialit që përmban ky manual, vlerësimi psikologjik i të miturvenë rastet penale rekomandohet të kryhet nga psikologët. Ndërsa gjatë momentit të dhënies së dëshmisëpërpara Gjykatës dhe gjatë procesit të marrjes në pyetje në komisariat apo Prokurori, një i miturmund të asistohet si nga një psikolog ashtu edhe nga një punonjës social. Siç do të përmendet dhe mëposhtë, përfshirja e këtyre ekspertëve do të variojë nga vështirësia apo kompleksiteti që paraqet rasti.Gjithsesi këta profesionistë duhet të kenë aftësi të mira komunikimi dhe njohuri të veçanta mbiPsikologjinë Ligjore dhe elementët psikologjik të procesit të marrjes në pyetje dhe atij të rrëfimit.

Qëllimi i këtij manuali është t’u vijë në ndihmë psikologëve dhe punonjësve social, duke përshkruarhapa të qartë për t’u ndjekur në rastin e vlerësimeve psikologjike, elemente të rëndësishme që duhet

1 Ligji Nr. 9062, date 8.5.2003 “Kodi I Familjes I Republikes se Shqiperise”, botim I vitit 2003

2 Ligji Nr. 7950, date 21.3.1995 “Kodi I Procedures Penale I Republikes se Shqiperise”, ndryshuar me ligjinNr. 8460, date 11.2.1999, me ligjin Nr. 8570, date 20.1.2000, me ligjin Nr. 8602, date 10.4.2000, me ligjinNr. 8813, date 13.6.2002, me ligjin 9085, date 19.6.2005, me ligjin Nr. 9187, date 12.2.2004, me ligjin Nr.9276, date 16.9.2004.

Page 6: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

të mbahen parasysh, si dhe t’u sigurojë atyre një informacion themelor për kryerjen e shërbimevepsikologjike për çështjet ligjore në Republikën e Shqipërisë. Ky manual synon, gjithashtu, tëkontribuojë në krijimin e një praktike sa më të njësuar për administrimin e procesit të përfshirjes sëekspertit psikolog ose punonjësit social në procedurat e sipërpërmendura, në kushtet kur ende nukka filluar procesi i licencimit të këtyre profesionistëve dhe nuk janë vendosur standardet përkatëse.

Njëkohësisht, informacioni që ndodhet në këtë manual, ashtu siç do ta vëreni dhe më poshtë, ështëi vlefshëm edhe për ekspertët e ligjit, të cilët trajtojnë rastet e personave të mitur të përfshirë nëçështje ligjore.

Fokusi i këtij manuali është roli që ka psikologu dhe punonjësi social në Gjykatë, Prokurori ose nëkomisariatin e policisë, duke u bazuar në detyrat dhe hapësirat e përcaktuara nga Kodi i Familjes dheKodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Bazuar ne këto, roli i psikologut dhe i punonjësit social në një procedurë ligjore do të variojë nëvarësi të llojit të çështjes dhe procedurës përkatëse, ku i mituri kërkon ose kërkohet të përfshihet.

Në bazë të shërbimeve që ofron, puna e psikologut do të trajtohet e ndarë në role:

· Prania në të gjitha procedurat kur një i mitur do të shprehë mendimin e tijose do të merret në pyetje në një proces gjyqësor.

· Ofrimi i ekspertizës për të kryer një vlerësim psikologjik, për t’ iu përgjigjurpyetjeve që drejton Gjykata.

Manuali është konceptuar i ndarë në katër pjesë dhe struktura e secilës pjesë i është përshtatur rolitqe ka psikologu sipas dy pikave të sipërpërmendura.

· Roli i psikologut në procesin e administrimit të shprehjes së fëmijëve

Roli i psikologut në momentin që ai është i pranishëm kur një person i mitur shpreh mendimin e tij përparaGjykatës.

Kjo pjesë fokusohet mbi elemente të cilat ndikojnë në dëshminë e të miturit, te të cilat psikologuduhet të jetë i fokusuar, në mënyrë që të ketë një kontroll më të mirë të situatës.

· Roli i psikologut në Komisariatet e Policisë dhe në Prokurori

Kjo pjesë do të trajtojë rolin e ekspertit të sipërpërmendur në Zyrën e Prokurorisë dhe në Komisariatete Policisë, kur ai kryen vetë procesin e marrjes në pyetje të personave të mitur. Në këtë pjesë do tëtrajtohen taktika intervistimi dhe do të jepen elemente të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtënë procesin e marrjes në pyetje.

· Vlerësimet psikologjike në çështjet civile

Në këtë pjesë do të trajtohet rruga e kryerjes së vlerësimit psikologjik në rastet e zgjidhjes së martesës,elementet të cilat duhet të përmbajë raporti psikologjik që paraqitet në Gjykatë, si dhe udhëzimepër dëshminë e vlerësuesit përballë Gjykatës.

Page 7: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 ·

· Vlerësimet psikologjike të të miturve ne raste penale

Ky kapitull do të fokusohet në kryerjen e vlerësimeve psikologjike në rastet e veprave penale tëkryera nga të miturit. Në këtë pjesë trajtohen fushat e vlerësimit psikologjik, elemente të rëndësishme,ku duhet të fokusohet vlerësuesi, si dhe ajo çfarë mund të ofrojë dhe çfarë nuk mund të ofrojë njëvlerësim psikologjik.

Një pjesë e rëndësishme e këtij manuali janë anekset, ku janë dhënë modele të raportit psikologjikqë paraqet psikologu për të qartësuar më mirë pjesët e trajtuara.

Page 8: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 8 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Kodi i Familjes dhe Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë i kanë krijuar të mituritmundësinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe për t’u dëgjuar në çdo procedurë në të cilën aiështë subjekt, duke mos e kushtëzuar këtë me asnjë kriter moshor. Ky fakt kërkon garanci të tilla sipraninë dhe mbështetjen e psikologut apo punonjësit social, me qëllim që kjo e drejtë të realizohetnë mënyrën e duhur dhe t’i shërbejë interesit më të lartë të të miturit. Pra, si çdo e drejtë, në mënyrëqë të realizohet, ka nevojën e krijimit dhe të konsolidimit të infrastrukturës së nevojshme. Kështu,prania e psikologut dhe punonjësit social, si profesionist në këtë proces të ndërhyrjes së drejtpërdrejtëtë të miturit në procedurat që i takojnë atij ose ku vendoset për të, është e domosdoshme në disaaspekte.

Përfshirja e profesionistëve të sipërpërmendur si ekspert në çështjet familjare, por jo vetëm në këto,përbën një revolucion përsa i përket mënyrës së gjykimit dhe të trajtimit të subjektit të mitur.Ekspertiza e ofruar nga këta profesionist është një garanci për mbarëvajtjen e procesit dhe të respektimittë të drejtave të të miturit në radhë të parë, por edhe të palëve të përfshira në çështjen që gjykohet.Kështu, nëpërmjet angazhimit të ekspertit psikolog ose punonjës social, gjykata ka mundësi tëndihmohet për ekzaminimin e mendimit të fëmijës. Kjo ndodh edhe në vendet e përparuara, kugjyqtarët familjarë ose gjyqtarët për fëmijë janë të trajnuar për intervistimin dhe vlerësimin einformacionit të marrë nga fëmija. Njohuritë e gjyqtarit në këtë fushë bëjnë të mundur formulimine drejtë të pyetjeve për t’u ekzaminuar nga eksperti i shëndetit mendor, të cilat përbëjnë edheobjektin e punës së tij me fëmijën dhe, në të njëjtën kohë, kuptimin në mënyrë sa më të drejtë tëpërfundimeve të dhëna prej tij.

Siç u theksua edhe më sipër, në nenin 155 të Kodit të Familjes, përveç psikologut përmendet edhepunonjësi social. Megjithatë, angazhimi i punonjësve socialë nga gjykata, në rastet e zgjidhjes sëmartesës, është i këshillueshëm të bëhet në rastet kur çështjet nuk paraqiten shumë të ndërlikuaradhe nuk kërkojnë një proces vlerësimi më të specializuar, ku të përdoren edhe teste të ndryshmepsikologjike të cilat kryhen nga psikologët.

Zbatimi i parimit të angazhimit të ekspertit psikolog në çdo procedurë, ku subjekt është një i miturose ku interesi i tij është i përfshirë, gjen shprehje në mënyrë të detajuar që në parimet e Kodit teFamiljes (2003), përkatësisht neni 6 dhe në dispozita të tjera të tij siç është neni 155 dhe neni 267.Parashikimi i pranisë së psikologut në çdo procedurë me subjekt të miturin e bën këtë parim tëzbatueshëm në çdo rast, ku i mituri është pjesë e procesit gjyqësor ose dëshiron të marrë pjesë në të.Pra, psikologu dhe punonjësi social si ekspert vijnë tërësisht si rezultat i zbatimit në praktikë të

Pse ky manual?

Page 9: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 9 ·

parimit të dëgjimit, të marrjes pjesë së fëmijës dhe i konsiderimit të mendimit të tij në çdo procedurë,ku ai është subjekt ose ka një interes për të ndërhyrë në proces. Kodi i Familjes nuk vendos kufijmoshor për garantimin e të drejtave të sipërpërmendura. Si rrjedhojë, roli i ekspertit të shëndetitmendor në mënyrë të natyrshme është të ndihmojë fëmijën në shprehjen e mendimit për çështjen qëgjykohet dhe të asistojë gjykatën në vlerësimin sa më të drejtë të mendimit të fëmijës në varësi tëmoshës dhe aftësisë së tij për të kuptuar.

Page 10: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 0 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Roli i psikologutnë procesin e administrimit tëshprehjes së mendimit të fëmijëve

1.1. Variablat e të vlerësuarit

1.1.1 Mosha e fëmijës

1.1.2. Ndikimi i prindërve ose kërkesa për ruajtjen esekretit

1.2. Variablat e sistemit

1.2.1. Përgatitja e fëmijës për të dëshmuar

1.2.2. Mbështetja sociale

1.3 Marrja në pyetje e fëmijëve

1.3.1. Atmosfera e intervistës

1.3.2. Përdorimi i një fjalori të përshtatshëm për moshën

1.3.3. Pyetjet e hapura dhe të mbyllura

1.3.4. Pyetjet keqdrejtuese dhe sugjestionimi i fëmijëve

1.3.5. Pyetjet e përsëritura

1.4 Teknika mbështetëse të intervistimit

Page 11: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 1 ·

1

Page 12: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 2 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Roli i psikologut në proceset gjyqësore, si familjare ashtu edhe penale, përcaktohet në mënyrë logjikenga fakti se përfshirja e ekspertit psikolog në to vjen vetëm për shkak të përfshirjes së të miturit nëkëto lloj procesesh. Pra, nëse në të njëjtin lloj procesi gjyqësor nuk do të kishim të përfshirë tëmiturin, atëherë nuk do te ishte e nevojshme as përfshirja e psikologut në proces. Roli i psikologutnë një procedurë ligjore do të variojë në varësi të llojit të çështjes dhe të procedurës përkatëse, ku imituri kërkon ose kërkohet të përfshihet.

Kur një i mitur do të shprehë mendimin e tij përballë Gjykatës, si në një rast zgjidhjeje martese,kujdestarie ose edhe rast penal, gjatë momentit të dëshmisë duhet të jetë pranishëm edhe psikologu.

Por çfarë ndodh gjatë këtij procesi? Cilët janë variablat që ndikojnë procesin e marrjes në pyetje?Çfarë duhet të kenë parasysh dhe ku duhet të fokusohen psikologët në një proces të tillë? A mundetqë informacioni i marrë nga fëmijët në një sallë gjyqi të jetë i besueshëm, pra, a mundet që fëmijëttë japin një informacion të vlefshëm?

Shumë faktorë ndikojnë në cilësinë e dëshmisë së fëmijëve. Studiuesit, mbi bazën e aftësive tëdëshmitarit të drejtpërdrejtë, i kanë klasifikuar këta faktorë në një nga këto dy kategori:

1. Variablat e të vlerësuarit

2. Variablat e sistemit

Variablat e të vlerësuarit janë faktorë të cilët shfaqen në një moment të dëshmisë, por që nuk janënën kontrollin e profesionistëve ligjorë ( p.sh., mosha e fëmijës, ndikimi i prindërve në dëshmi etj.),por nëse kjo gjë dihet, mund ta ndihmojë vlerësuesin e provës të kuptojë më mirë cilësinë e dëshmisë.

Variablat e sistemit janë faktorë të cilët ndikojnë në cilësinë e dëshmisë së drejtpërdrejtë, por qëjanë nën kontrollin e gjyqtarëve dhe të avokatëve (p.sh., pyetje të keqdrejtuara, përgatitja e fëmijëspara se të dëshmojë etj.) Këto janë variablat ku psikologu duhet të jetë aktiv gjatë procesit dukendërhyrë në mënyrën e duhu,r nëse vëren elemente që dëmtojnë atmosferën dhe komunikimin.

1.1 Variablat e të vlerësuarit

1.1.1 Mosha e fëmijës

Nga përvoja e deritanishme jo vetëm shqiptare, por edhe botërore, është vënë re segjyqtarët vlerësojnë më shumë dëshminë e fëmijëve të moshës 10-14 vjeç e më të mëdhenj,

Page 13: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 3 ·

dhe u kushtojnë më pak rëndësi dëshmisë së fëmijëve të moshës 6 vjeç e poshtë. Provat,të cilat mbështesin teorinë se fëmijët mund të kujtojnë informacion autobiografik, janënë rritje. Gold dhe Neisser (1980) tregojnë se fëmijët mund të kujtojnë me saktësingjarje që nga periudha e tyre e kopshtit dhe nëntë vjet më vonë. Në mënyrë të ngjashmeHidson dhe Fivush ( 1987) treguan se fëmijët mund të jepnin informacion të saktë përngjarjet edhe 6 vjet më pas. Megjithatë, këto studime treguan se sasia e informacionitqë mbahej mend ishte e lidhur me kohën që kishte kaluar (fëmijët kujtonin më shumëinformacion për ngjarjet që kishin me pak kohë që kishin ndodhur).

Ky model rezultati është i njëjtë me gjetjet e studimeve mbi kujtesën autobiografike tëtë rriturve. Kështu pra, informacioni i mbledhur nga fëmijët mund të jetë po aq i saktësa ai i siguruar nga të rriturit.

Fëmijët e moshës 4 vjeç mund të kujtojnë me saktësi ndodhitë që u ndodhin gjatë ditës,si dhe çfarë u ka ndodhur javën ose muajin e kaluar ( Friedman 1992).

Fëmijët të cilët janë në moshën e shkollës fillore mund të kujtojnë më mirë përvojat etyre të cilat janë të qëndrueshme në kohë edhe pse kjo aftësi e tyre kompromentohetnëse intervistuesit gjatë marrjes në pyetje përdorin pyetje sugjestionuese osekequdhëheqëse.

Në lidhje me ngjarjet stresues, kjo aftësi e kujtesës së fëmijëve duket se është më ekufizuar, edhe pse kërkime te tjera nuk kanë zbuluar efekte të dukshme të stresit tekkujtesa e fëmijëve.

1.1.2 Ndikimi i prindërve apo kërkesa për ruajtjen e sekretit

Edhe pse kërkimet psikologjike në lidhje me aftësitë e kujtesës së fëmijëve janë optimiste,në disa raste fëmijët japin dëshmi më pak të sakta në lidhje me ngjarjet që kanë jetuar,për shkak të faktorëve shoqërorë ose atyre motivues. Një rast i tillë është kur një prinde mëson fëmijën e tij se si të mos tregojë informacione të veçanta.

Por deri në ç’masë fëmijët janë në gjendje të mbajnë sekretin? Sa janë dëshmitë për jetëne tyre të ndikuara nga sugjestionimi i prindërve?

Pipe dhe Wilson (1994) treguan se një fëmijë mund të fshehë një informacion përparanjë autoriteti nëse një gjë e tillë i është kërkuar nga një i rritur.

Shumë fëmijë, por jo të gjithë, mund ta ruajnë sekretin e një të rrituri edhe pse atyre udrejtohen pyetje të drejtpërdrejta për ngjarjen. Megjithatë, një tjetër studim tregon sefëmijët nuk kanë prirje të ruajnë sekretin e një të rrituri ( prindi ose familjari), kurndodhen përballë akuzave të vazhdueshme nga një autoritet ( gjyqtar), nëse njëri ngaprindërit ka kryer vepra të ndaluara nga ligji ose të dëmshme për të.

Studimet tregojnë se fëmijët nuk janë të prirur që të tregojnë përpara gjyqtarit nëmënyrë spontane për ngjarjet që u është kërkuar t’i mbajnë sekret. Ka më shumë të

Page 14: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 4 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

ngjarë që fëmijët të japin informacion nëse ata pyeten në mënyrë të drejtpërdrejtë përngjarjen. Gjithsesi, ka diferenca moshore për këtë prirje të fëmijëve, për të treguarinformacion kur pyeten në formë të drejtpërdrejtë. Fëmijët e moshës 5-6 vjeç ka mëshumë të ngjarë ta ruajnë sekretin në kushte të tilla më shumë se sa fëmijët e moshës 3-4 vjeç.

Fëmijët, të cilët gënjejnë, japin më pak shpjegime për veprimtaritë e tyre dhe përshkruajnëmë pak detaje krahasuar me fëmijët të cilët nuk gënjejnë.

Instruktimi i prindërve nuk është nën kontrollin e gjykatës. Kështu që duket e pamundurshmangia e ndikimit prindëror te kujtesa e fëmijëve. Ashtu siç duket e vështirë për tëpërcaktuar nëse një fëmijë është ndikuar nga prindërit apo jo. Shpesh herë thjesht tëpyeturit e fëmijës është e mjaftueshme për të marrë informacion për ndikimin prindëror.Gjithsesi, nëse ka informacion shtesë që tregon se prindërit kanë ndikuar në dëshminë efëmijës, kjo gjë duhet të merret në konsideratë gjatë vlerësimit të saktësisë së dëshmisësë fëmijës për jetën e tij familjare.

1.2 Variablat e sistemit

1.2.1 Përgatitja e fëmijës për të dëshmuar

Pjesëmarrja në një proces ligjor shpesh është një fakt stresues për të rriturit, kështu qënuk është habi që të dëshmuarit përpara gjykatës të jetë një përvojë e frikshme përfëmijët. Edhe pse ndonjëherë fëmijët nuk pyeten në sallat e mëdha të gjyqit, por nëzyrën e gjyqtarit, p.sh. në një rast zgjidhjeje martese ose kujdestarie, fakti i të pyeturitnga një gjyqtar në dhomën e tij është stresues për një fëmijë, sidomos për ata që kanë njëmoshë të vogël, të cilët nuk kanë një ide të qartë për një proces gjyqësor. Madje disafëmijë mendojnë se ata do pyeten në gjykatë për shkak se do të futen në burg ( Dezwirek-Sas, 1992).

Pa një parapërgatitje, fëmijët, të cilët do të dëshmojnë, mund të mos kuptojnë rolin etyre në gjykatë. Ata mund të mos e kuptojnë se si funksionon gjykata normalisht osemund të kenë vështirësi për të kuptuar gjuhën e përdorur nga gjyqtari dhe avokatët.

Gjatë një studimi, një pjesë e fëmijëve të moshës 7-vjeçare besonin se Gjykata ishte njëvend i keq. Duke vënë re një dukuri të tillë mbi keqperceptimet dhe besimet se Gjykataështë një vend i keq, do të ishte e udhës që fëmijët, të cilët do të dëshmojnë përparaGjykatës, të parapërgatiteshin. Atyre mund t’u mësohet:

· Çfarë është një dhomë gjyqtari

· Cilët njerëz ndodhen aty

Kjo mund të bëhet duke përdorur dhe kukulla ose libra.

T’i ndihmosh fëmijët të praktikojnë sikur po flasin në gjykatë në një dhomë të zbrazët,si dhe t’i ndihmosh ata për të ulur stresin nëpërmjet teknikave relaksuese, janë metoda

Page 15: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 5 ·

të cilat i ndihmojnë fëmijët për dëshminë e tyre.

Parapërgatitja nuk e ndihmon fëmijën vetëm nga ana psikologjike, por gjithashtu e ndihmon atë tëjapë një informacion më të saktë përpara gjykatës.

1.2.2 Mbështetja Sociale

Të tjerë variabla të sistemit mund ta ndihmojnë fëmijën të lehtësohet nga stresi i lidhurme përfshirjen e tij në një proces gjyqësor. Kështu fëmijët mund të përfitojnë ngambështetja e një personi të rritur të besuar, siç mund të jetë psikologu gjatë intervistësnë dhomën e gjyqtarit. Studimet kanë treguar se kjo lloj mbështetjeje është e lidhur merezultate pozitive gjatë dëshmisë. P.sh., gjatë një gjyqi penal, fëmijët ishin në gjendje tëjepnin më shumë detaje mbi ngjarjen në dëshminë e tyre kur kishin një person të besuarpranë, që shpesh mund të jetë dhe prindi. Por në rastet e zgjidhjes së martesës fëmijëtndjehen si të bllokuar, kur duhet të dëshmojnë përpara gjykatës. Kjo për shkak se prindëritjanë pjesë e grindjes. Kështu që gjyqtarët duhet të tregojnë kujdes, se cilin person do tëlejojnë të jetë mbështetës i fëmijës në raste të caktuara.

1.3 Marrja në pyetje e fëmijëve

Studiuesit kanë hulumtuar me shumë kujdes mbi procesin e marrjes në pyetje të fëmijëve dhefaktorëve të cilët ndikojnë në cilësinë e dëshmisë së tyre. Ne do të trajtojmë disa prej tyre:

a) Krijimi dhe mbajtja e një atmosfere të përshtatshme gjatë intervistës.

b) Përdorimi i një fjalori të përshtatshëm, duke u bazuar tek mosha.

c) Përdorimi i pyetjeve të hapura kundrejt atyre të mbyllura.

d) Përdorimi i pyetjeve keqdrejtuese, si dhe sugjestionimi i fëmijëve.

e) Përdorimi i pyetjeve të përsëritura.

1.3.1 Atmosfera e intervistës

Krijimi dhe mbajtja e një atmosfere të përshtatshme gjatë intervistës është një elementthelbësor në procesin e marrjes në pyetje. Shpërfillja e një elementi të tillë nga ana egjyqtarit mund të dëmtojë seriozisht cilësinë e dëshmisë së fëmijës. Për ta kryer sa mëmirë këtë detyrë, intervistuesi mund të ristrukturojë nocionet e jetës së përditshme tëfëmijës. Rrugët kryesore për të arritur këtë gjë janë:

· Të fillohet intervista duke shprehur qartë se çfarë pret intervistuesi nga fëmija.

· Në një gjuhë sa më të përshtatshme intervistuesi duhet të shpjegojë qëllimin eintervistës dhe të theksojë faktin se ai po i bën këto pyetje sepse nuk e di përgjigjen.

· Intervistuesi duhet t’i kujtojë fëmijëve se ata nuk po merren në intervistë përshkak se kanë bërë ndonjë gjë të keqe, por sepse gjyqtari ka nevojë për ndihmëndhe informacionin e tyre për të marrë një vendim sa më të drejtë.

Page 16: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 6 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Duke krijuar një atmosferë bashkëpunimi për të gjetur të vërtetën, minimizohet natyrakonfrontuese e intervistës, duke ulur kështu shqetësimin e fëmijëve rreth përgjigjeve tëtyre, si dhe të shprehurit nga ana e tyre për mungesën e njohurive.

· Është e rëndësishme që intervistuesi të shpjegojë se nuk ka përgjigje të drejta osetë gabuara, për aq kohë sa fëmija thotë të vërtetën.

· Së fundi, intervistuesi duhet të monitorojë aftësinë kuptuese të fëmijëve dhepërgjigjet e tyre për pyetje të veçanta. Për t’u siguruar nëse fëmija është duke ikuptuar pyetjet dhe përgjigjet, intervistuesi mund t’i kërkojë fëmijës që ta rithotëpyetjen me fjalët e tij.

1.3.2 Përdorimi i një fjalori të përshtatshëm për moshën

Dy elemente të lidhur ngushtë me variablat e sistemit janë:

· fjalori

· kompleksiteti gjuhësor gjatë intervistës.

Fëmijët shpesh nuk kuptojnë shumë nga fjalët, frazat dhe pyetjet që përdoren zakonishtnga profesionistët e ligjit, gjithashtu ka diferenca që lidhen me moshën e fëmijëve dheaftësinë e tyre për të kuptuar terminologjinë ligjore. Walker (1993), gjatë një analize tëdëshmisë së një fëmije, gjeti tri burime keqkomunikimi:

· Fjalor të papërshtatshëm për moshën.

· Sintaksë komplekse.

· Ambiguitet të përgjithshëm.

Në këto rrethana, intervistuesit duhet të tregojnë shumë kujdes në fjalorin e tyre dhekompleksitetin gjuhësor gjatë intervistës, në mënyrë që të jenë të sigurt se nuk po itejkalojnë aftësitë kuptuese të fëmijës. Fjalët dhe frazat e një zhargoni ligjor ( ankimim,prokurë etj.) janë të vështira për t’u kuptuar nga fëmijët, sidomos nga ata që janë nën 10vjeç. Pyetje, të cilat përmbajnë disa pjesë (të shumëfishta) dhe që kërkojnë ndërsjelltaspërgjigje tërësore;

· A të la mamaja vetëm në shtëpi gjatë gjithë fundjavës dhe a u kthye ajo me lodra kurerdhi?

apo pyetje që fillojnë me forma negative:

· S’është e vërtetë që ti nuk rri dot vetëm me shokët e tu të klasës ee..!”

pa dashur mund të dëmtojnë rrjedhën e intervistës në kërkimin e së vërtetës.

Fjalitë komplekse duhet të rifrazohen ose të ndahen në pjesë më të shkurtra dhe tëthjeshta, për të lehtësuar komunikimin. Duke ndërmarrë këta hapa, rritet mundësia

Page 17: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 7 ·

për të marrë një informacion të vlefshëm nga dëshmia e fëmijës.

1.3.3 Pyetjet e hapura dhe të mbyllura

Problemi i zgjedhjes së pyetjeve, nëse duhet të jenë të hapura apo të mbyllura, përbënnjë dilemë në kontekstin ligjor.

o Pyetjet e hapura janë të dëshirueshme, sepse i japin fëmijës mundësinë për tëdhënë informacion nga pikëpamja e tyre, duke përdorur fjalët e tyre, në një mënyrërelativisht të pandërprerë. Pyetjet e hapura priren të japin një informacion më tësaktë, ndonëse disi të kufizuar.

o Pyetjet e mbyllura janë shpesh të vlefshme dhe të nevojshme për të nxitur njëraportim të detajuar e të fokusuar nga fëmija. Sigurisht, intervistuesit shpeshkanë pyetje të veçanta, për të cilat nevojiten përgjigje. Informacioni plus që merret,duke përdorur pyetjet e mbyllura, vjen me kosto në saktësinë e informacionit.

Profesionistët rekomandojnë se duhet të ekzistojë një ndërthurje e dy strategjive, porduhen bërë të gjitha përpjekjet, që në fillim fëmija të lejohet të japë informacionin mefjalët e veta, përpara se të kalohet në pyetje më të veçanta e të mbyllura.

1.3.4 Pyetje keqdrejtuese dhe sugjestionimi i fëmijëve

Nga studimet rezulton se disa forma të pyetjeve të mbyllura, sidomos ato që çojnë nëinformacion keqdrejtues, sjellin nga fëmijët një informacion më pak të saktë. Kujtimete fëmijëve për një ngjarje mund të ndikohen nga ekspozimi ndaj informacionitkequdhëzues. Një pjesëmarrës do të jetë i sugjestionuar ndaj keqinformimit në atë masëqë përfshin keqinformimin e sugjeruar në kujtimin origjinal të ngjarjes.

Psikologët e kanë quajtur këtë dukuri “efekt të keqinformimit”. Kjo i referohet prirjessë dëshmitarit për të ofruar informacion më pak të saktë për një ngjarje, kur aiështë kequdhëzuar të besojë që një aspekt i caktuar i ngjarjes ishte i ndryshëm ngaç’ është vëzhguar realisht.

Gjyqtarët, avokatët dhe hetuesit rrallë e kanë këtë informacion. Intervistuesit duhet të jenëshumë të kujdesshëm për të shmangur pyetje që përmbajnë informacion sugjestionues osekequdhëzues për të mos dëmtuar kujtimet e fëmijëve. Kur fëmijës i bëhen pyetje të veçantarreth jetës në shtëpi, intervistuesit rrezikojnë të udhëzojnë me një informacion të pasaktë, icili mund të ndryshojë ose dëmtojë kujtimet origjinale të fëmijës për një ngjarje të dhënë.

Rezultatet tregojnë se kur fëmijët pyeten për një seri ngjarjesh me pyetjet: “A e patë…?A patë ndonjë...? A nuk e pe kur erdhi?”, ata priren të përgjigjen me “po”. Kështu edhendryshimet e vogla në hartimin e pyetjeve mund të ndikojnë në saktësinë e kujtimeve tëfëmijëve, por edhe të të rriturve.

Variablat që ndikojnë të qenët i sugjestionuar, janë disa:

Page 18: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 8 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

- Mosha e fëmijës. Më të vegjëlit janë më lehtë të sugjestionueshëm se fëmijët më tërritur.

- Niveli i pjesëmarrjes në një ngjarje. Rezulton se fëmijët kujtojnë më mirë ngjarje kukanë marrë pjesë vetë ose që kanë lidhje me vetë ata, se sa ngjarje që kanë të bëjnëme të tjerët ose që i kanë vëzhguar. Pjesëmarrja e ndihmon një fëmijë të jetërezistent ndaj sugjestionimit.

- Karakteristikat e burimit të informacionit. Një burim i besueshëm, një i rritur iafërm është më e mundshme të kequdhëzojë fëmijët, sesa një i rritur më pak iafërt ose sesa moshatarët e tyre.

- Fëmijët mund të manipulohen, duke i thënë se intervistuesi ka njohuri mbi ngjarjen. Kamë pak prirje që fëmijët të kequdhëzohen kur intervistuesi i thotë se di pak mbingjarjen, sesa kur i thotë se di shumë.

1.3.5 Pyetjet e përsëritura

Pyetjet e përsëritura te fëmijët mund të kenë dy lloje efektesh në kujtesën e tyre:

· Nga njëra anë, nëse një fëmijë pyetet në mënyrë të vazhdueshme të kujtojë njëngjarje, atëherë thirrja e përsëritur e kujtesës mund të përforcojë risjelljen e ngjarjesnë kujtesë, që rezulton në kujtesë të zgjeruar për ngjarjen.

· Nga ana tjetër, është e mundur që ata t’ i interpretojnë pyetjet e përsëritura si shenjëqë ata ofruan përgjigjen e gabuar ndaj pyetjes kur u pyetën për herë të parë, përndryshepse duhet i rrituri të përsëriste pyetjen? Kështu ata priren të ndryshojnë përgjigjen.

Në këto kushte, intervistuesit duhet të shmangin pyetjet e përsëritura, në përpjekje përtë marrë informacion shtesë nga fëmijët më të vegjël.

1.4 Teknika mbështetëse të intervistimit

Një tjetër element, i cili ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e një atmosfere të përshtatshmeështë përdorimi i teknikave mbështetëse të të pyeturit. Një mënyrë mbështetëse intervistomi,dhe jokërcënuese, mund të sjellë rezultate pozitive si për gjyqtarin, ashtu edhe për fëmijën.

· Të folurit me një zë të ngrohtë, jokërcënues.

· Shfaqja e një sjelljeje joverbale mbështetëse, si buzëqeshje, shikim sy më sy.

· Të qëndruarit në një pozicion relaksues gjatë intervistës.

Këto do të ndihmonin në krijimin e një atmosfere të përshtatshme intervistimi. Nga anatjetër, një mënyrë e tillë intervistimi ndikon në perceptimin e prindërve dhe të fëmijëve mbidrejtësinë e procesit gjyqësor dhe i shtyn ata të jenë më bashkëpunues, sidomos në çështje sizgjidhja e martesës.

Page 19: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 1 9 ·

Page 20: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 0 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Roli i psikologutnë Komisariatin e Policisëdhe në Prokurori

2.1. Mjedisi fizik i marrjes në pyetje

2.2. Taktika të intervistimit

2.2.1 Shpërndarja

2.2.2 Zmadhimi

2.2.3 Manipulimi

2.3. Përgjigjet e mundshme të të dyshuarit

2.4. Ankthi dhe frika gjatë marrjes në pyetje

2.5. Zemërimi gjatë marrjes në pyetje

2.6. Procesi sugjestionues i marrjes në pyetje

2.7. Faktorë të tjerë stresues në komisariatin e policisë

Page 21: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 1 ·

2

Page 22: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 2 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Bazuar në Kodin e Procedurës Penale, përveç pranisë në gjykatë, psikologu duhet të marrë pjesë edhekur një i mitur merret në pyetje nga organet e Policisë ose të Prokurorisë. Roli i psikologut është:

1. Të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje duke qenë një pikë mbështetjeje për të miturin dheduke lehtësuar komunikimin mes oficerit të policisë dhe të miturit.

2. Në rastet kur i kërkohet të kryejë procesin e marrjes në pyetje të të miturit.

Në lidhje me pikën e parë, ashtu siç e pamë dhe më lart, psikologu duhet të fokusohet tek elementete sipërpërmendura në mënyrë që të kontribuojë në krijimin e një atmosfere sa më komode komunikimi,çka do të rriste mundësinë e marrjes së një informacioni të vlefshëm nga i mituri. Kur psikologut ikërkohet të kryejë ai procesin e marrjes në pyetje, atij i duhet të ndërmarrë një proces të veçantëintervistimi, duke përdorur teknika të veçanta me anë të të cilave të mund të marrë një informacionnga i mituri, në rastet kur i mituri është dëshmitar, viktimë ose i dyshuar për kryerjen e një veprepenale.

Një moment i rëndësishëm gjatë procesit të marrjes në pyetje dhe që paraqet një vështirësi të veçantë,është intervistimi i një personi të mitur të dyshuar, i cili nuk është bashkëpunues me intervistuesin.Sfida në këtë proces është marrja e një informacioni të vlefshëm brenda normave të kuadrit ligjor dheetik. Kjo e shtyn psikologun dhe në disa raste edhe oficerin e policisë ose prokurorin (që në këtë pjesëdo t’u referohemi si intervistuesi), të ndërmarrë një proces sa më profesional, në mënyrë që të thyejërezistencën e të dyshuarit dhe të rrisë predispozitën e tij për të bashkëpunuar. Për këtë arsye, si dheduke parë se nga përvoja e deritanishme këto janë rastet të cilat hasen më shpesh, në këtë udhëzuesdo t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë dhe do të përmendim disa elemente të cilat e ndihmojnëmbarëvajtjen e këtij procesi.

Në vijim do të shohim disa faktorë kryesorë që ndikojnë në procesin e marrjes në pyetje, një modeltaktik të marrjes në pyetje, si dhe një nga elementet, të cilat e dëmtojnë këtë proces.

2.1 Mjedisi fizik i marrjes në pyetje

Ka disa modele fizike që lidhen me mjedisin e marrjes në pyetje dhe atë të kufizimit nëkomisariatin e policisë, të cilat kanë efekte të mëdha mbi mënyrën se si reagojnë të dyshuaritndaj procesit të marrjes në pyetje. Inbau et al (2001) përshkroi disa mënyra se si mjedisi fizikmund të rregullohet, për të rritur mundësinë që një i dyshuar të tregojë. Këto përfshijnë:

Page 23: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 3 ·

· izolimin e të dyshuarit nga ndikimet e jashtme;

· të siguruarit se nuk ka objekte të tjera në dhomë, të cilat mund t’i shkëpusnin vëmendjentë dyshuarit;

· të qëndruarit pranë të dyshuarit;

· dhe mundësisht të ketë persona kompetentë, të cilët të qëndrojnë mbrapa një pasqyredhe të vërejnë shenjat joverbale të subjektit.

Irvine (1980) në një studim vëzhgues theksoi rëndësinë e mjedisit fizik në ndikimin e tij mbivendimmarrjen e të dyshuarit. Faktorët, të cilët ai i konsideroi si të rëndësishëm, ishin:

1. Mosnjohja e mjedisit fizik në komisariatin e policisë.

2. Efekti i të qenit i kufizuar ( izoluar).

3. Mungesa e kontrollit që ka i dyshuari mbi mjedisin fizik.

Izolimi shoqëror, të qenit i izoluar, lodhja, zemërimi, pagjumësia, dhimbja fizike dhe emocionale,si dhe kërcënimet e mundshme, janë faktorë të cilët mund të ndikojnë fuqishëm nëvendimmarrjen e të miturit, si dhe në besueshmërinë e deklarimeve të tij.Sipas Hinkle(1961), këta faktorë zakonisht çojnë në një dëmtim të gjykimit, dizorientim dhe përshtjellimmendor, si dhe rrisin mundësinë për t’u sugjestionuar.

Të dhëna të forta empirike ka në lidhe me pagjumësinë dhe sugjestionimin. Pra, shkalla esugjestionimit rritet kur i dyshuari është i pagjumë.

2.2 Taktika intervistimi

Qëllimi kryesor i procesit të marrjes në pyetje është të mbledhë informacion të vlefshëm dhefakte të mjaftueshme nga i dyshuari brenda kufijve ligjor dhe etik. Qëllimi dhe natyra eprocesit të intervistimit do të varet nga rrethanat e rastit ose nga karakteristikat e personit qëmerret në pyetje. Shpesh të dyshuarit e mitur nuk janë bashkëpunues për të treguar dheqëndrojnë evaziv dhe në pozita mbrojtëse. Në këto raste intervistuesi duhet të përdorë teknikaprofesionale të intervistimit.

Në literaturë mund të gjenden teknika të ndryshme intervistomi, të cilat mund të përdorennga psikologët ose edhe nga oficerët e policisë ose prokurorët gjatë një procesi marrjeje nëpyetje. Më poshtë po përmendim një tipologji të përbërë nga tri kategori të ndara:

· Shpërndarja

· Zmadhimi

· Manipulimi

Page 24: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 4 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

2.2.1 Shpërndarja

Kjo kategori ka të bëjë me llojin e pyetjeve të bëra dhe me mënyrën se si vendosen ato(mënyrën se si ato janë shpërndarë, momentet ose konteksti në të cilin ato janë shpërndarë).Në këtë kategori zakonisht përfshihen tre lloj pyetjesh:

- të hapura

- të mbyllura

- pyetje drejtuese

Një pyetje e hapur është shpesh një ftesë që i bëhet një të dyshuari të tregojë versionine tij mbi ngjarjen:

- Na trego se çfarë po bëje sot…

Një pyetje e mbyllur është pyetje së cilës mund t’i përgjigjesh me pak fjalë:

- Si shkove atje? Me këmbë apo me biçikletë...

Një pyetje udhëheqëse është një pyetje e “ngarkuar” ose që përfshin përgjigjen qëintervistuesi do të dëgjojë:

- dhe ti pastaj u ktheve, apo jo…!

Konteksti, në të cilin vendosen pyetjet, është shumë i rëndësishëm. Dialogu mund tëzhvillohet në tone të ulta dhe të qeta, kur i mituri i dyshuar është tip emotiv ose, nëanën tjetër të medaljes, marrja në pyetje mund të ndodhë në një atmosferë të ashpër dhefrikësuese. P.sh., intervistuesi mund të përdorë një ton disi të lartë ose agresiv, ta ndërpresëvazhdimisht të dyshuarin dhe të refuzojë të dëgjojë përgjigjet e tij. Në këtë kategorigjatë marrjes në pyetje, oficeri i policisë mund të bashkëpunojë me psikologun, dukebërë të dy bashkë pyetje të shumta, pa i lënë mundësi të dyshuarit të përgjigjet. Njërimund të shprehë një fjali të gjatë që përmban shumë pyetje. Ndërsa tjetri mund tëpërsërisë përgjigjet e të dyshuarit ose të paktën fjalët e fundit të përgjigjes së tij. Në disaraste kjo gjë mund ta nxisë të dyshuarin që të vazhdojë të flasë, por përsëritja e pamenduare përgjigjeve nuk rekomandohet në raste të tilla (CPTU, 1992a).

Si përfundim, ky seksion përfshin taktikën e përdorimit të heshtjes. Sipas disa guidave tëintervistimit ne mjediset e policisë, heshtja mund të jetë një instrument i fortë në nxitjen e tëdyshuarit për të folur, pas një pyetjeje të bërë ndaj një personi i cili nuk pranon të përgjigjet ose pasimerret një përgjigje për të cilën duhet informacion më i përpunuar, këshillohet një periudhë heshtjeje(CPTU, 1992a, p 57).

Periudhat e heshtjes zakonisht është e këshillueshme të zgjasin 9-10 sekonda.

Page 25: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 5 ·

2.2.2 Zmadhimi

Sipas Kassin dhe McNall (1991), zmadhimi është:

një teknikë e fuqishme marrjeje informacioni në të cilën personi që merr në pyetje përpiqet tafrikësojë ose ta trembë të dyshuarin, në mënyrë që ai të tregojë, duke thënë gjëra të pavërteta mbiprova të caktuara apo duke ekzagjeruar seriozitetin dhe rëndësinë e akuzave.

Në këtë përkufizim, termi përfshin çdo teknikë, e cila do të ndikonte në rritjen e ankthittë brendshëm të të dyshuarit ose çdo formë e të frikësuarit, ose të sfiduarit që drejtohetndaj të dyshuarit.

Shembujt, ku intervistuesit theksojnë në mënyrë kategorike seriozitetin e llojit të veprëspenale, që është nën hetim (vrasje), ose stresin psikologjik që sjell mohimi, do të ishinshembuj të cilët do të ndikonin përkatësisht në zmadhimin e seriozitetit të natyrës së veprëspenale dhe rritjes së nivelit të ankthit.

1. Përqasja akuzuese ose e drejtpërdrejtë,

Kjo teknike e identifikuar nga Moston dhe Stephenson (1993) lidhet me momentin kuri mituri i dyshuar përballet që në fillim me akuzën. Kjo shpesh ndiqet nga paraqitja eprovave, ose në mënyrë të tërthortë, provat e nënkuptuara, ku intervistuesi nuk jepdetaje mbi informacionin që ka për provat. Përballja me këto prova ka për qëllim që tëkapërcejë mohimet dhe të rrisë presionin dhe nivelin e ankthit tek i dyshuari. Ky presioni vazhdueshëm qëndron edhe kur intervistuesi i bën thirrje ndërgjegjes së të dyshuarit.

2. Të sfiduarit.

Kjo përfshin sfida në lidhje me dënimet e mëparshme të të dyshuarit:

- Por ti ke vjedhur motorin para 3 vitesh.., bashkautorët e mundshëm...

- Kjo nuk është ajo që na ka treguar shoku yt mbi këtë gjë..! Kontradikta në lidhjeme historinë që tregon i dyshuari apo me informacionin që japin dëshmitarët.

- Pse duhej që gruaja e dyqanit përballë të telefononte zjarrëfiksit kur ata tashmëkishin ardhur? Apo duke bërë me dije se përgjigjet e të dyshuarit nuk janë tëbesueshme.

- Mendoj se na ke treguar aq shumë versione, sa as vete nuk e di më se cili është ivërteti, apo jo...

Në këtë grup do të përfshiheshin dhe shembujt, ku intervistuesi do ta quante të dyshuarinnjë gënjeshtar. Në disa raste mund të përdoret dhe një sekuencë pantomimike me informacioninqë jep i dyshuari për të mohuar çdo kundërshtim

- I dyshuari: Unë nuk isha atje të mërkurën në mbrëmje.

- Intervistuesi: Ti ishe?

Page 26: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 6 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

- I dyshuari: Unë nuk isha.

- Intervistuesi: Unë po të them tani se ti ke qenë.

- I dyshuari: Unë nuk kam qënë atje të mërkurën në mbrëmje.

- Intervistuesi: Ne kemi disa njerëz.

- I dyshuari: Unë nuk kam qënë të mërkurën në mbrëmje.

- Intervistuesi: Ti ke qënë midis orës 9 dhe 10.

- I dyshuari: Nuk kam qenë.

- Intervistuesi: Ne kemi njerëz që të kanë parë...

Tri ose më shumë përsëritje, mbi të njëjtën temë, përbëjnë një sekuence pantomimike.

Së fundi, është e dukshme se sfidimi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm i përgjigjeve tëtë dyshuarit dhe agresioni verbal mbi vërtetësinë e pohimeve të tij, ka një efekt negativmbi rezistencën e tij.

2.2.3 Manipulimi

Taktika e manipulimit të detajeve e përfshin intervistuesin të zbukurojë një thënie tënjë dëshmitari ose të injorojë detaje të rëndësishme. Pjesë e manipulimit është dhe ai ivetëvlerësimit, i cili është një sulm që i bëhet mirëqenies emocionale të personit (p.sh.”Çfarë burri je ti!”) Taktika e minimizimit përfshihet, gjithashtu, në këtë kategori, kuintervistuesi minimizon seriozitetin e llojit të veprës penale ose përgjegjësinë e të dyshuaritpër të.

2.3 Përgjigjet e mundshme të të dyshuarit të mitur

Treguesi i parë i impaktit të taktikave të intervistimit janë reagimet verbale të të miturit, tëcilat nuk duhet asnjëherë të nënvlerësohen. Le të shohim më poshtë gjashtë kategori reagimeshtë të dyshuarve, gjatë një procesi marrjesh në pyetje, në një studim të kryer nga Inbau, Reiddhe Buckley.

· Reagimet pozitive

Pjesa më e madhe e kësaj kategorie përbëhet nga shenja, të cilat janë në përputhje mepranueshmërinë dhe miratimin e të gjithave pyetjeve ose sugjerimeve të bëra. Në terma më tëpërgjithshëm kjo kategori përfshin, gjithashtu, kur i mituri i dyshuar tregon hapur për ngjarjetë caktuara, ndoshta për një alibi ose tregim të lirë të një ndodhie. Në disa raste ai mund tëbjerë dakord me një pyetje ose me një sugjerim të bërë, por ai mund të shkojë dhe më tej,duke siguruar më shumë informacion.

· Intervistuesi: Ke përdorur mariuanë?

· I dyshuari: Kam përdorur mariuanë dhe kokainë.

Page 27: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 7 ·

Ka një dallim midis rrëfimit dhe pranimit. Shpesh një pranim (pa ndonjë element të qëllimshëm)mund të lidhet me faktin e të qenit në një vend të caktuar dhe mund të bëhet përpara rrëfimit.

· Reagimet negative

Këto lidhen me mohimet e të dyshuarit ose me rastet kur ai ose ajo kundërshton një variant tëdhënë ose nuk pranon pjesë të caktuara. Ky grup përfshin, gjithashtu, një përgjigje sfiduese,kur i mituri ka identifikuar ose perceptuar një përfundim të caktuar brenda pyetjes, të cilin ainuk është i përgatitur për ta pranuar.

- Unë nuk e thashë këtë.. ti po thua gjëra që unë nuk i kam thënë!

E drejta për të heshtur (e plotë ose e pjesshme) është, gjithashtu, e përfshirë në këtë grup.Përgjigjja më e zakonshme e të dyshuarve në këtë rast është se ai nuk mund të kujtojë dheshpesh nuk përgjigjet fare. Në këtë grup futet, gjithashtu, edhe tërheqja e një rrëfimi të bërë.

· Informim ose marrje e njohurive të mëtejshme

Gjatë një procesi intervistimi, i dyshuari mund të kërkojë informacion shtesë nga intervistuesi,për t’u qartësuar në lidhje me çështje të caktuara ose mund të kërkojë informacion për lirimine tij në një kohë sa më të shpejtë ose për rrugën e duhur që duhet të ndjekë për telashin që e kazënë. Në këtë kategori përfshihen, gjithashtu, edhe ata të mitur të cilët i kërkojnë intervistuesittë përsërisë pyetjen.

· Arsyetimi (shpjegimi i arsyeshëm)

Në këtë pjesë, i dyshuari mund të minimizojë veprën ose përgjegjësinë e tij për të. Këtu mundtë përfshihen, gjithashtu, rastet kur i dyshuari pranon variantin, i cili mund të jetë sugjeruarnga intervistuesi ose kur i dyshuari jep një motiv apo një arsye për veprën që ka kryer.

· Projeksioni

Këtu përfshihen ato raste kur i dyshuari mund ta shpërndajë fajin te dikush tjetër ose dhe teviktima.

· Reagimet emocionale

I dyshuari mund të shfaqet i stresuar ose dhe mund të qajë, si dhe të ankohet se ndihet i lodhurdhe pa energji. Kjo mund të përkojë me një moment vetëfajësimi ose keqardhjeje dhe tregimii tyre mund të marrë një drejtim, që tregon se i dyshuari është i turbulluar, ndoshta nukkupton një pyetje të drejtpërdrejtë ose mund të tregojë shenja të humbjes së orientimit. Njëkombinim i këtyre përgjigjeve mund të jetë tregues i një personi psikologjikisht vulnerabël.

2.4 Ankthi dhe frika gjatë marrjes në pyetje

Inbau et al (2001) bënë të ditur se ndërmjet subjekteve të fajshëm dhe të pafajshëm, gjatëprocesit të marrjes në pyetje, vihen re shenja nervoziteti. Ata listuan tri arsye pse një subjekt

Page 28: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 8 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

i pafajshëm përjeton nervozitet kur merret në pyetje.

1. Ai mund të shqetësohet se mund të prezumohet gabimisht si i fajshëm.

2. Ai mund të jetë i shqetësuar se ç’ do të ndodhë me të gjatë kohës që është i ndaluar dhemerret në pyetje.

3. Ai mund të jetë i shqetësuar se ndoshta policia mund të zbulojë shkelje të mëparshmeqë mund të ketë bërë.

Inbau et al, shtuan se diferenca kryesore midis ankthit të një subjekti të fajshëm dhe një tëpafajshëm është kohëzgjatja e gjendjes së ankthit. Ankthi i personave të pafajshëm, nëkundërshtim me ata të fajshëm, ka prirje të ulet gjatë vazhdimësisë së marrjes në pyetje. Kjodo të varej pa dyshim nga natyra e marrjes në pyetje dhe kohëzgjatja e qëndrimit në polici, sidhe nga gjendja mendore dhe personaliteti i subjektit.

Në botimin e tyre të tretë, Inbau, Reid dhe Buckley (1986) argumentuan se diferenca kryesoremidis subjekteve të fajshëm dhe atyre të pafajshëm lidhej më shumë me shkallën e përjetimittë ankthit se sa me kohëzgjatjen e tij. Si subjektet e pafajshëm, ashtu edhe ata të fajshëmpërjetojnë ankth gjatë procesit të marrjes në pyetje, por këta të fundit përjetojnë një nivel mëtë lartë ankthi për shkak se kanë kryer një vepër penale dhe janë vërtetë të shqetësuar për këtëfakt.

Irvine dhe Hilgendorf përshkruan tri grupe të përgjithshme faktorësh stresues, të cilët lidhenme procesin e marrjes në pyetje:

· Stres i shkaktuar nga mjedisi fizik i komisariatit të policisë

· Stres i shkaktuar nga kufizimi dhe izolimi nga moshatarët.

· Stres i shkaktuar nga nënshtrimi i “të dyshuarit” ndaj autoritetit.

Secili nga këto grupe faktorësh stresues mund të shkaktojë mjaftueshëm frikë, ankth dheagjitim fizik te subjekti, sa për të dëmtuar dukshëm performancën e tij gjatë marrjes nëpyetje.

2.5 Zemërimi gjatë marrjes në pyetje

Gjatë një procesi marrjeje në pyetje, zemërimi, qoftë i përjetuar nga intervistuesi, ashtu edhenga i mituri i dyshuar, është një emocion i papëlqyeshëm, i cili frenon komunikimin midis tëdy palëve. Krijimi i një marrëdhënieje besimi dhe bashkëpunimi janë elementet thelbësorepër një proces të suksesshëm të marrjes në pyetje.

Shprehja e zemërimit midis intervistuesit dhe të miturit shpesh është e vështirë për t’uinterpretuar gjatë marrjes në pyetje, por mendohet se ka një diferencë të rëndësishme midispersonave të fajshëm dhe atyre të pafajshëm.

Autorë të ndryshëm shpjegojnë se një ndryshim i rëndësishëm i simptomave të sjelljes së

Page 29: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 2 9 ·

zemërimit midis një subjekti të fajshëm dhe të pafajshëm lidhet me:

· qëndrueshmërinë;

· kohëzgjatjen e emocionit të shfaqur.

Të miturit e pafajshëm kanë prirjen që të kenë një gjendje zemërimi të qëndrueshme, ndërsaata të fajshëm e kanë të vështirë ta mbajnë këtë emocion për një periudhë të gjatë kohe.

Një qëndrim arrogant ndaj personit të dyshuar është një karakteristikë psikologjike, e cilakonsiderohet si shumë e padëshirueshme gjatë një procesi të marrjes në pyetje (Royal dheSchutte, 1976). Arsyeja është se, ashtu si zemërimi, dyshimi redukton nivelin e bashkëpunimittë subjektit me intervistuesin dhe e bën atë më pak të kapshëm ndaj sugjerimeve të ofruaranga ai.

2.6 Procesi sugjestionues i marrjes në pyetje

Eksperimentet e kryera nga Stern (1910, 1938, 1939) treguan se pyetjet udhëheqëse mund tëprodhojnë përgjigje të shtrembëruara, sepse ato janë të formuluara në një formë të tillë që tëmarrin përgjigjen e sugjeruar, qoftë kjo e drejtë ose e gabuar.

Një përkufizim i qartë është dhënë nga Gudjonsson dhe Clark (1986), të cilët e përkufizojnësugjestionimin gjatë marrjes në pyetje si:

masa me të cilën, në një ndërveprim të mbyllur shoqëror, njerëzit pranojnë mesazhet e komunikuara gjatënjë procesi formal marrjeje në pyetje, si rezultat i të cilave ndikohet vijimësia e sjelljes së tyre.

Ky përkufizim përfshin pesë komponentë ndërveprues, të cilët formojnë një pjesë integralegjatë një procesi të marrjes në pyetje:

1. Ndërveprim shoqëror

2. Një proces marrjeje në pyetje

3. Stimuj sugjestionues

4. Pranim i stimujve

5. Reagim i sjelljes

· Ndërveprimi shoqëror

Është e qartë se marrja në pyetje në një komisariat policie ose prokurori bëhet në një ndërveprimtë mbyllur shoqëror, për shkak se bëhet në një dhomë të mbyllur, personat rrinë pranë njëri-tjetrit dhe ndërprerjet janë të rralla.

· Procesi i marrjes në pyetje

Zakonisht janë dy pjesëmarrës dhe pyetjet janë të lidhura me materiale provuese, për të cilatështë i interesuar intervistuesi. Pra, çfarë ka dëgjuar ose ka bërë personi që po merret në pyetje.

Page 30: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 0 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Në më të shumtën e rasteve pyetjet lidhen me përvoja ose ngjarje të kaluara. Kjo do të thotëse kujtesa e personit që merret në pyetje ka një rëndësi të veçantë. Çdo gjë që ndërhyn nëprocesin e të kujtuarit e bën më të vështirë për psikologun ose oficerin e policisë marrjen e njëinformacioni të vlefshëm nga personi që merret në pyetje.

· Stimujt sugjestionues

Pyetjet mund të jenë udhëheqëse sepse ato mund të përmbajnë disa kushte ose pritshmëri, tëcilat mund të jenë dhe mund të mos jenë të mirëbazuara. Pyetjet mund të jenë, gjithashtu,udhëheqëse për shkak të kontekstit në të cilin ato bëhen.

· Pranimi i stimujve

Kjo e bën të qartë se një pjesë e mirë e stimujve sugjerues duhet të pranohen. Kjo nukdo të thotë domosdoshmërisht se personi i cili i pranon këta stimuj i brendëson ata në kujtesëne tij. Më shumë se stimuj sugjerues, ato duhen të perceptohen si bindës e të besueshëm ngaperoni që merret në pyetje.

· Reagimi i sjelljes

Kjo lidhet me faktin se si personi i mitur, i cili merret në pyetje, duhet të reagojë me sjelljene tij ndaj stimujve të sugjeruar. Për oficerin e policisë ose psikologun nuk është e mjaftueshmeqë personi, i marrë në pyetje të besojë dhe të pranojë në vetvete sugjerimet. Ai duhet të tregojëverbalisht ose joverbalisht nëse e pranon ose jo sugjerimin. Në disa raste i pyeturi mund tëpranojë sugjerimet e ofruara, por nuk pranon që të japë një përgjigje përfundimtare.

2.7. Faktorë të tjerë stresues në komisariatin e policisë:

Faktorë të tjerë stresues të lidhur me mjedisin fizik të komisariatit të policisë, janë:

· Pasiguria dhe mungesa e kontrollit mbi mjedisin.

· Të miturit e dyshuar kanë pak ose aspak kontroll mbi atë çfarë ndodh rreth tyre.

· Nëse ata ndalohen, nuk mund të largohen nga komisariati derisa t’u thuhet se mund tëbëjnë një gjë të tillë.

· Ata nuk mund të lëvizin lirshëm në komisariat.

· Nuk mund të bëjnë telefonata.

· Nuk mund të shkojnë në tualet pa marrë më parë leje.

· Ata kanë pak mundësi për të pasur privatësi dhe

· Oficeri i policisë mund të shkaktojë stres, duke u ulur shumë afër me të miturin.

Page 31: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 1 ·

Page 32: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 2 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Model vlerësimi psikologjik

në një rast zgjidhje marteseRastet e zgjidhjes së martesës dhe të kujdestarisë

3.1. Si përfiton gjykata nga një vlerësim

3.2. Çështje të natyrës së vlerësimit psikologjik në një rast zgjidhjeje martese

3.3. Fushat kryesore ku fokusohet psikologu ose punonjësi social. në një rast zgjidhjeje martese:

- Interesi më i lartë i fëmijës- Lidhjet brenda familjes- Pikat e dobëta dhe të forta të prindërve- Marrëdhënia bashkëprindërore- Rekomandimet për ndarjen e kohës me fëmijën

3.4. Metodologjia e përdorur

3.5. Raporti i vlerësimit

3.6. Informacioni që duhet të jetë në çdo raport:

- Informacioni i sfondit- Procedura- Prindërit- Fëmijët

- Informacioni nga persona të tjerë të rëndësishëm në lidhje me rastin- Përmbledhja- Rekomandimet

3.7. Si dëshmohet në Gjykatë?

3.8. Çështje që lidhen me etikën e psikologut në rastet e zgjidhjes së martesës dhe të kujdestarisë.

Page 33: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 3 ·

3

Page 34: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 4 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Informacioni që vjen në vijim, përshkruan të gjithë elementet, të cilët duhet të ndiqen në një vlerësimpsikologjik si në një rast zgjidhje martese ashtu edhe në rast kujdestarie. Nisur nga fakti se psikologu,në një raport psikologjik, duhet t’u përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga gjykata, në raport dhe meproblematikën që paraqet rasti. Tek informacioni i mëposhtëm vlerësuesi ka hapësirën për të zgjedhurse në cilat pika do të fokusohet më shumë. Kjo për shkak se rastet e zgjidhjes së martesës dhe tëkujdestarisë kanë pika të përbashkëta, por dhe veçantitë e tyre. Ajo që duhet theksuar është fakti sevlerësuesi në të dy rastet mbron interesin më të lartë të fëmijës dhe ndjek të njëjtën rrugë përkryerjen e vlerësimi psikologjik. Ashtu siç u përmend dhe më sipër, nisur nga numri i madh i rastevetë zgjidhjeve të martesës, materiali në vijim do të trajtojë rolin e psikologut në këto raste.

Në çdo veprim ligjor, në të cilin ka një mosmarrëveshje mbi lënien për rritje e edukim të fëmijës, njëgjyqtar duhet të vlerësojë interesin më të lartë të fëmijës dhe të përcaktojë rregullat në lidhje melënien për rritje dhe edukim, si dhe rekomandim për planin e takimit. Gjyqtarët, ndonëse shpesh tëtrajnuar për problemet e ligjit, ndihen pak të trajnuar për të kuptuar dinamikat e marrëdhënievefamiljare. Shpesh gjyqtarët takojnë të dy prindërit në sallën e gjyqit dhe, duke qenë se të dy dukense kanë aftësi të mira prindërore, ata kanë vështirësi në marrjen e vendimit, i cili duhet të jetë nëpërputhje me interesin e fëmijës. Kështu që gjyqtarët vihen në dilemë për marrjen e vendimeve tëbazuara si në parimet ligjore ashtu dhe në ato psikologjike.

Roli i psikologut është i një eksperti profesionist që përpiqet të ruajë një qëndrim të paanshëm eobjektiv. Psikologu nuk vepron si gjyqtar që jep vendim përfundimtar, duke u bazuar në ligje eprova, dhe nuk vepron si avokat që përpiqet të mbrojë klientin e tij. Psikologu informon dhe këshillongjykatën dhe prindërit e fëmijës për faktorët psikologjikë që kanë lidhje me çështjen. Nëse klientiose vetë psikologu nuk mund ta pranojë këtë rol asnjanës, psikologu duhet të vlerësojë dorëheqjennga rasti.

3.1 Çështje të natyrës se vlerësimit psikologjik në një rast zgjidhjeje martese

Çdokush që punon me rastet e zgjidhjeve të martesës është i vetëdijshëm që vendimet duhettë bazohen në informacion të besueshëm. Ekspertët e kësaj fushe në përgjithësi veprojnë në njëproces të përbërë nga tre hapa, për të krijuar opinionin e tyre mbi rastet:

1. Bazuar në njohuritë e tyre mbi llojin e fakteve, të cilët duken se kanë lidhje me vendimin,ata mbledhin informacion në lidhje me situatën që paraqitet.

Page 35: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 5 ·

2. Duke përdorur njohuritë e tyre të mëparshme dhe kërkime të mëtejshme, ata i referohenstudimeve, të cilat kanë lidhje me faktet që ata kanë gjetur, vlerësojnë lidhjen e këtyrestudimeve me situatën konkrete dhe zbatojnë gjetjet e tyre me faktet që kanë në shqyrtim.

3. Duke vlerësuar rëndësinë relative të këtyre fakteve, ata përpiqen të integrojnëpërfundimet e tyre në një rekomandim të plotë dhe të besueshëm nga ana shkencore.

Shpesh psikologu mund të mos ndjekë këto hapa në mënyrë kronologjike ose procesi mund tëkthehet mbrapa. Siç do ta shohim edhe më poshtë, një raport shkencor përmban një pjesë “materialet dhe metodat”, ku përshkruhen se si janë mbledhur të dhënat dhe mënyra e përdorurpër të kryer analizat. Kjo bëhet në këtë mënyrë një shkak, që lexuesi, të paktën potencialisht,të ketë mundësinë të replikojë mbi raportin.

Shumë vlerësime mbi zgjidhjet e martesës nuk varen në vetvete nga shëndeti psikologjik iprindërve, por në një pjesë, nga impakti që ka funksionimi psikologjik i prindërve mbi fëmijët.Psikologët shpesh e trajtojnë vlerësimin psikologjik për rastet e divorcit sikur të bënin vlerësimindiagnostik të një pacienti. Implikimet e diagnozës, që mund të rezultojë, shpesh qëndrojnë nëhije, në kuptimin e tyre, dhe në qendër vihet ndërveprimi midis prindit dhe fëmijës. Megjithatë,prania e një diagnoze serioze ose e një rezultati testi mund ta lëkundë ekspertin dhe ta nxjerrëfokusin e vlerësimit nga shinat.

Për shkak se praktikat e intervistuesit dhe qëllimet e të intervistuarit janë të ndryshme gjatëprocesit të intervistimit të vlerësuesit dhe terapistit, këto role duhet të jenë të ndarë nga njëra-tjetra. (Greenberg & Daniel,1997). Ndërsa gjatë bisedës me terapistin, është në interes tëklientit të japë një informacion të hollësishëm dhe të plotë mbi situatën; gjatë bisedës mevlerësuesin është në interes të klientit të krijojë një kuadër, që kërkon ta nxisë vlerësuesin tëbjerë dakord me mendimet e klientit. Përpjekja për të bërë aleancë me subjektin, me qëllimpër të kuptuar më mirë se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për fëmijën, ndonjëherë i minimizonpasojat e këtyre prirjeve.

3.2 Pikat kryesore ku fokusohet psikologu ose punonjësi social në një rastzgjidhje martese.

3.2.1 Interesi më i lartë i fëmijës

Roli i psikologut në rastet e zgjidhjes së martesës, duke u mbështetur dhe në Konventëne të Drejtave të Fëmijëve, është të mbrojë interesin më të lartë të fëmijës. Por cilat janëvërtet interesat më të larta të fëmijës, nisur nga një këndvështrim psikologjik?

Në përvojën e deritanishme botërore është theksuar se duhen plotësuar disa nevojathemelore për të mundësuar interesin më të lartë të fëmijës.

Së pari, prindërimi i mirë realizohet me të dy prindërit. Është e rëndësishme për fëmijëntë ketë një marrëdhënie të shëndetshme me secilin prej prindërve, duke ditur që është erëndësishme dhe për të dy prindërit; dhe që secili prind të jetë i përfshirë në mënyrëaktive sa më shumë të jetë e mundur në jetën e tij. Të dy prindërit kanë nevojë të marrin

Page 36: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 6 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

pjesë aktivisht në jetën shkollore, shoqërore dhe në veprimtaritë e fëmijës.

Së dyti, është e rëndësishme për fëmijën të kuptojë që prindërit e tij mund të zhvillojnënjë marrëdhënie, pas zgjidhjes së martesës, pa armiqësia dhe që do të jetë marrëdhëniame të cilën prindi tjetër do të promovohet më mirë te fëmija.

Së treti, një nevojë e fëmijës është që ta kalojë kohën me secilin nga prindërit, në njëformë që të mundësojë sa më pak tranzicione shtesë, duke lënë kështu që tranzicionet ezakonshme në jetën e fëmijës të jetohen natyrshëm nga ai. Të paktën këto tranzicione tëkenë kuptim për fëmijën dhe për mënyrën sesi ai e jeton jetën.

Së katërti, është e rëndësishme që planet prindërore të kenë rëndësi në zhvillimin efëmijës, duke iu referuar moshës dhe aftësive të fëmijës.

Së pesti, është e rëndësishme që kur ekzistojnë konflikte serioze midis prindërve osemidis fëmijës dhe prindërve, të ekzistojë një mekanizëm me anë të të cilit konfliktetmund të menaxhohen ose mund të reduktohen.

Së gjashti, nëse një nga prindërit është jofunksional ose shpërdorues, ose është angazhuarnë një marrëdhënie që është fizikisht destruktive ose emocionalisht e dëmshme për njëfëmijë, atëherë nevojat e fëmijës për siguri duhet të jenë gjithmonë në vend të parë.

Së fundi, nëse një marrëdhënie pas zgjidhjes së martesës, midis fëmijës dhe prindërvetë tij mund të mos jetë e njëjta si para zgjidhjes se martesës, por do të bëhet më eshëndetshme dhe më pozitive se më parë, mund të mendojmë se po mundësojmë njëzgjidhje që do të jetë vërtet në favor të interesit më të lartë të fëmijës.

3.2.2 Lidhjet brenda familjes

Në literaturën psikologjike i kushtohet një vëmendje e veçantë lidhjes midis prindërvedhe fëmijëve. Një nga aspektet më të rëndësishme për t’u vlerësuar është lidhja emocionalemidis prindërve dhe fëmijëve dhe nëse ka ose jo diferencë midis marrëdhënies fëmijë -baba dhe fëmijë - nënë. Gjithashtu ka nevojë të vlerësohet dhe gjendja aktuale e kësajlidhjeje, nëse ajo nxit vazhdimisht rritjen e atashimit. Duke u përpjekur të kuptojënatyrën e kësaj lidhjeje dhe lidhjen emocionale midis prindërve dhe fëmijëve dhefunksionimin psikologjik të prindërve, vlerësuesi do të jetë në gjendje të japërekomandime, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e rritjes emocionale të fëmijëveme të dy prindërit.

Duke vlerësuar këto elemente, vlerësuesit nuk gjurmojnë vetëm mbi marrëdhënien prind-fëmijë, por edhe aftësinë e secilit prind për të nxitur dhe zhvilluar lidhjen dhe atashiminmidis fëmijëve dhe prindit tjetër.

3.2.3 Pikat e dobëta dhe të forta të prindërve

Një pikë tjetër e rëndësishme, që është pjesë e çdo vlerësimi psikologjik, lidhet memarrjen e informacionit në lidhje me pikat e dobëta dhe të forta të prindërve për aftësinë

Page 37: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 7 ·

e tyre për të kuptuar fëmijët, si dhe për të plotësuar nevojat e tyre.

Pikat e forta të prindërimit përfshijnë aftësinë për t’u fokusuar te nevojat emocionale tëfëmijëve, kuptueshmërinë për çështjet e zhvillimit psikologjik, sigurimin eqëndrueshmërisë, sigurimin e përkujdesjes dhe drejtimin e fëmijëve të tyre, si dhe nxitjene një marrëdhënieje pozitive me prindin tjetër dhe një stil jete komod dhe stimulues përfëmijët e tyre.

Është e rëndësishme, në çdo proces vlerësimi, të kuptohet marrëdhënia e personalitetittë secilit prind për çështjet e prindërimit dhe të uljes së konfliktit prindëror pas zgjidhjesse martesës. Me qëllim që një vlerësim të jetë vërtet ndihmues për fëmijët dhe prindërit,duhet të kemi parasysh se prindërit nuk janë tërësisht të mirë ose tërësisht të këqinj dhetë fokusohemi te pikat e dobëta dhe të forta të secilit prind, si dhe te çështjet emarrëdhënies bashkëprindërore.

3.2.4 Marrëdhënia bashkëprindërore

Për faktin se në pjesën më të madhe raportet psikologjike përfundojnë me rekomandimepër prindërimin dhe ndarjen e kohës, vlerësuesi duhet të njohë natyrën e marrëdhëniesbashkëprindërore. Me qëllim që të bashkëprindërojë një prind duhet të jetë i aftë tëndajë problemet e marrëdhënies së tij me partneren/in nga nevojat e fëmijës. Prindëritnuk duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet fëmijëve për shkollën, shëndetinose veprimtari të tjera të rëndësishme për fëmijët. Duke kuptuar se sa bashkëpunuese,armiqësore ose indiferente është marrëdhënia bahkëprindërore, vlerësuesi mund tërekomandojë mënyra për të përmirësuar situatën në lidhje me fëmijët.

3.2.5 Rekomandimet për ndarjen e kohës me fëmijët

Është në përgjegjësinë e vlerësuesit që fushat e sipërpërmendura t’i vendosë në një kuadërtë plotë dhe të qartë dhe të formulojë një plan të detajuar për ndarjen e kohës midisprindërve dhe fëmijëve pas zgjidhjes se martesës. Vlerësuesit duhet të jenë sa më krijuespër të hartuar një plan takimesh që maksimizon pikat e forta të prindërve, siguronqëndrueshmërinë e nevojshme për fëmijën dhe, nëse është e mundur, përshtatet dhe menevojat e prindërve. Së fundi, është thelbësore që secili prind të kuptojë arsyet erekomandimeve. Kështu ata mund ta pranojnë, nxisin dhe zbatojnë planin e takimeve tërekomanduar nga vlerësuesi.

3.3 Metodologjia e përdorur në një rast zgjidhje martese

Për të bërë vlerësimin e një rasti gjykimi të lënies së fëmijëve për rritje dhe edukim,psikologu mbështetet në disa metoda shkencore për mbledhjen dhe vlerësimin einformacionit. Këto metoda janë:

1. Intervista klinike në mënyrë individuale me secilin prind dhe fëmijë, si dheintervista të përbashkëta me ta. Psikologu kryen disa intervista me personat epërfshirë në vlerësim, deri sa ai të marrë informacionin që i nevojitet. Intervistat

Page 38: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 8 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

mund të kryhen në zyrën e psikologut ose në shtëpinë ose shtëpitë ku jetojnëprindërit dhe fëmijët.

2. Teste psikologjike me prindërit dhe fëmijët.

3. Vëzhgim gjatë ndërveprimit mes prindërve dhe fëmijëve të tyre. Kjo është njëmetodë shumë e përdorur gjatë vlerësimit. Vëzhgimi mund të kryhet gjatëintervistave të përbashkëta. Nëse fëmijët janë shumë të vegjël për të marrë pjesënë një intervistë të përbashkët, atëherë mund të krijohen lojëra të lira bashkëveprimimidis prindërve dhe fëmijëve.

4. Mbledhja e informacionit nga burime të tjera të sigurta që kanë lidhje me rastin.Në këtë pikë përfshihen intervista me njerëzit e afërt të familjes (kushërinjtë),komshinjtë, miqtë, mësueset e fëmijëve, si dhe mbledhja e të gjitha të dhënave,siç mund të jenë raportet mjekësore etj.

3.4 Raporti i Vlerësimit

Raporti i vlerësimit përdoret nga përfaqësuesit ligjor dhe nga Gjykata, për të kuptuar dinamikate familjes dhe për të ndihmuar për përcaktimin e planit të vazhdimësisë për rritjen e fëmijëvedhe vizitat nga ana e prindit, të cilit nuk i janë lënë fëmijët për rritje dhe edukim. Raportiështë mjet, nëpërmjet të cilit vlerësuesi njeh Gjykatën me rastin. Ky raport duhet:

· të përqendrohet në çështjet dhe problemet e familjes;

· të jetë i besueshëm, i mirargumentuar, i qartë dhe i matur;

· të jetë i drejtë, i balancuar dhe asnjanës, duke shmangur mbrojtjen e ndonjërit prejprindërve, por duke theksuar gjërat pozitive, nëse është e mundur;

· të shmangë zhargonet dhe diagnozat, por duke mbetur i fokusuar mirë në çështje;

· të përmbajë rekomandime që janë të fokusuara te fëmija dhe që rrjedhin në mënyrë tëqartë nga materiali i raportit.

3.5 Informacioni që duhet të jetë në çdo raport

Në shumë drejtime, raporti i vlerësimit është kulmi i të gjitha punëve kërkuese dhe psikologjiketë psikologut. Në një farë mënyre, të dish si të organizosh raportet, të ndihmon se si tëorganizosh të gjithë procesin e vlerësimit.

Megjithëse ka shumë mënyra për të shkruar një raport vlerësimi, ka disa parime që duhenndjekur dhe disa informacione që duhet të përfshihen në të gjitha raportet, në mënyrë qëraporti të jetë i dobishëm për familjen, përfaqësuesin ligjor dhe Gjykatën. Më gjerësisht këtopika janë paraqitur me poshtë:

3.5.1 Informacioni i sfondit

Raporti duhet të përshkruajë arsyet për të cilat është kërkuar. Është e dobishme që

Page 39: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 3 9 ·

informacioni i sfondit të jetë përshkruar në një mënyrë të tillë që t’i japë mundësinëlexuesit të kuptojë vështirësitë familjare dhe pyetjet e drejtuara për vlerësim. Nëse pyetjetdhe problemet e familjes janë të komplikuara, kjo pjesë fillestare e vlerësimit ka nevojëtë jetë e hollësishme. Më tepër se të treguarit thjesht, vlerësim do të thotë vlerësimi iobjektit të lënies për rritje dhe edukim të fëmijëve njërit prind dhe plani i takimeve përprindin tjetër. Informacioni i sfondit, për të cilin është kërkuar vlerësimi, duhet tëpërmbajë një përshkrim të arsyeshëm të problemeve midis prindërve, vështirësitë që atakanë në zgjidhjen e problemeve dhe disa formulime se si çdo prind beson që duhetvendosur lënia për rritje dhe edukim dhe çështja e vizitave.

3.5.2 Procedura

Pas përfundimit të informacionit fillestar është e nevojshme që të përshkruhet procedurae procesit të vlerësimit. Në këtë pjesë të raportit, vlerësuesi përshkruan të gjithaintervistat, si individuale, ashtu dhe ato të përbashkëta, në zyrë ose në shtëpi, dukeshënuar edhe datat në të cilat janë intervistuar personat, si dhe kohëzgjatjen e çdointerviste. Është, gjithashtu, shumë e rëndësishme që të përshkruhen kontaktet mepersonat e tjerë të rëndësishëm për rastin, duke shpjeguar rolin e tyre në familje (mësuesi,komshiu etj.). Nëse janë përdorur teste psikologjike, ato duhet të bëhen të ditura. Pra,me fjalë të tjera, në raport duhet të bëhet e qartë se si u zhvillua procesi i vlerësimit dhekush mori pjesë në këtë proces.

3.5.3 Prindërit

Pasi është përfunduar informacioni fillestar i sipërpërmendur dhe procedura e vlerësimit,psikologu duhet të bëjë një përshkrim të personave që ka takuar. Është e rëndësishme qënjë pjesë e raportit t’i kushtohet nënës, një tjetër babait dhe një pjesë tjetër fëmijëve.

Çdo prind duhet të përshkruhet në mënyrë individuale në një stil narrativ, i cili të japënjë kuptim të plotë të këndvështrimit të secilit prind për problemet. Kjo pjesë e raportitmund të ndahet në pesë pjesë.

A. Është e rëndësishme të jepet një ide e afeksionit të prindit. Si i krijon ai marrëdhëniet;sa i hapur apo difensiv ka qenë, sa e ka bërë me faj partnerin, partneren dhe sa i fokusuarka qenë?

B. Është e rëndësishme të përpunohen shqetësimet e secilit prind për prindin tjetër, sidhe për çështjet që lidhen me vlerësimin psikologjik. Zakonisht ky është një përpunimi çështjeve që janë prekur në mënyrë të përmbledhur në informacionin e sfondit. Por nëkëtë pjesë, psikologu jep më shumë detaje për shqetësimet e prindërve, si dhe përshkruanprovat e tyre. Psikologu duhet të jetë i qartë se në këtë pjesë përshkruhen perceptimet eprindërve dhe jo përfundimet e raportit. Në këtë pjesë psikologu duhet të përqendrohette mënyra se si i përgjigjen prindërit disa pyetjeve të caktuara, sidomos kur thëniet nukduken shumë të qarta. Pra, kjo pjesë e raportit duhet të sigurojë një kuadër të qartë sekush është prindi dhe si i konfiguron ai\ajo shqetësimet e veta në raport dhe me faktet

Page 40: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 0 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

e tij/saj.

C. Është e rëndësishme t’i japësh një kuptim fëmijërisë së vetë prindërve. Ndonëse njëhistori e plotë e fëmijërisë së prindërve nuk është e nevojshme, shpesh sjellja e prindërvegjatë zgjidhjes se martesës, pasqyron problemet e fëmijërisë së tyre. Në këtë pjesë tëraportit është e rëndësishme të sigurohet një informacion i tillë, i cili mund të lidhetbashkë me pikëpyetjet dhe problemet e prindërimit.

D. Perceptimi i prindërve për fëmijën dhe nevojat e tij duhet, gjithashtu, të përshkruhen.Duke vepruar kështu, ky seksion fokusohet më tepër në çështjet prindërore, në aftësinëe prindërve për të kuptuar fëmijën që rritet, në aftësinë për t’iu përgjigjur nevojaveemocionale dhe strukturore të fëmijës së tij dhe për të kuptuar çështjen e vendosjes sëkufijve dhe të disiplinës. Për ata prindër, të cilët e kuptojnë mirë fëmijën e tyre dhenevojat e tij, vlerësuesi mund të ketë kryesisht gjëra pozitive për të raportuar. Megjithatë,për ata prindër, të cilët fokusohen më tepër në çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt mefëmijët e tyre, ky seksion mund të nxjerrë në pah se si, çdo herë që psikologu bëntepyetje rreth fëmijës, njëri prind u shmangej atyre dhe kritikonte partnerin/en e tij/saj.Vlerësuesi mund të përmendë raste, në të cilat njëri partner kishte vështirësi, gjatëvlerësimit, të ndante inatin dhe nevojat e tij prej atyre të fëmijës. Është shumë erëndësishme që në këtë pjesë të raportit të trajtohen çështje komplekse siç është ajo etjetërsimit të fëmijëve. Kjo për shkak se shumë prindër i harrojnë fare fëmijët e vet kurjanë duke vazhduar një “luftë” midis tyre.

E. Përfundimisht, në pjesën tjetër të raportit, psikologu, shtjellon arsyetimin klinik tëprindërve, duke u bazuar në të gjithë informacionin e disponueshem nga testimipsikologjik, intervistat klinike, vëzhgimet e prindërve e të fëmijës së bashku dhe përbërëstë tjerë të vlerësimit. Ky seksion mund të sigurojë një kuptim më të plotë të funksionimitpsikologjik të prindërve, si dhe aftësinë e tyre për të mbrojtur dhe për të plotësuarnevojat e fëmijës. Në rastet kur vërehet një patologji serioze, psikologu është mirë tëpërshkruajë sjelljet që krijojnë probleme (se sa thjesht të diagnostikojë prindërit nëlidhje me shqetësimet e personalitetit). P.sh., për gjyqtarin do të ishte më e vlefshme qëpsikologu të shpjegonte se babai është i paqëndrueshëm, bën me faj shpesh të tjerët,mohon çdo gabim që bën, ndonjëherë ka besime dhe dyshime të pavërteta, ka kërcënuarbashkëshorten dhe fëmijët e tij, si dhe shfaq sjellje të tjera të rrezikshme, se sa të shprehetthjesht se babai vuan nga çrregullimi kufitar i personalitetit. Një raportim përshkrues ebën më të kuptueshme përse një psikolog rekomandon vizita të kufizuara dhe tëkontrolluara me fëmijët.

Ky seksion duhet, gjithashtu, të ketë parasysh pikat e forta domethënëse (p.sh., aktiviziminë veprimtari sportive, aftësia për të kuptuar nevojat emocionale të fëmijëve etj.) dhedobësitë (psh abuzimin me drogat, shpërthimet e inatit etj.), të cilat lidhen me pyetjetfillestare të vlerësimit dhe informacioneve të tjera që vlerësuesi mund të ketë mbledhur.P.sh., psikologu mund të shënojë që babai është psikologjikisht i shëndoshë, ka marrë

Page 41: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 1 ·

pjesë aktivisht në shkollimin e fëmijës dhe është i përgjegjshëm në nxitjen e njëmarrëdhënieje të shëndetshme me nënën. Këto gjetje mbështesin rekomandimet përkujdestarinë parësore dhe fizike të të atit. Në mënyrë të ngjashme, psikologu mund tëmos jetë i qartë nëse babai po i armiqëson fëmijët ndaj nënës, por mund të shpjegojë nëmënyrë përshkruese stilin e shpërthimit të inatit të babait dhe vështirësinë e të ndarit,të lëndimeve dhe frikave të veta nga perceptimi i lëndimeve dhe frikave të fëmijëve tëtij. Duke vepruar kështu, një rekomandim për terapi për babain ka kuptim nëse lidhetme nevojat e fëmijëve. Përfundimisht, në fund të këtij seksioni, psikologu do t’i ketëlidhur këto çështje me çështjet prindërore dhe aftësinë e prindërve për të plotësuarnevojat e fëmijëve. Psikologu duhet të mbajë mend pyetjet referuese dhe nevojat e fëmijëvesi fokusim parësor të raporteve. Në këtë mënyrë gjyqtarët dhe avokatët do t’i kuptojnëmë mirë arsyet për të gjitha këto rekomandime.

Në fund të seksionit për një prind, psikologu rikthehet dhe bën të njëjtën gjë për tëtjerët.

3.5.4. Fëmijët

Seksioni tjetër i raportit lidhet me fëmijët. Këtu psikologu shkruan rreth vëzhgimevedhe përshtypjeve të fëmijës, sidomos perceptimet e fëmijës për prindërit dhe zgjidhjene martesës. Në thelb, ka 5 çështje parësore që duhen përfshirë në këtë seksion në çdoraport. Këto janë:

A. Së pari, psikologu përshkruan se si u soll fëmija në lidhje me vlerësimin, nëse ishte itrembur, i hapur, i frenuar, i nxitur nga prindërit etj., duke u fokusuar në sjelljen epërgjithshme gjatë gjithë procesit të vlerësimit. Një psikolog mund të vërë re nëse kandryshime në lidhje me faktin se si fëmija ndërvepron me secilin prind, ose kur kryhetnjë vizitë në shtëpi, ndryshime në mënyrën si përgjigjen fëmijët kur janë në zyrën evlerësuesit, krahasuar me mënyrën si përgjigjen kur janë në shtëpi. Duhen kryer,gjithashtu, vëzhgimet gjatë ndërveprimit me motrat e vëllezërit. Në thelb, kjo pjesë eparë e këtij seksioni përqendrohet në sjelljen e përgjithshme të fëmijës gjatë seancave.

B. Më pas psikologu raporton për ndjenjat dhe shqetësimet e fëmijëve. Fëmijët meaftësi verbale kanë shumë për të thënë rreth prindërve, pëlqimet dhe mospëlqimet rrethtyre dhe ndjenjat që mund të kenë rreth ndarjes së prindërve të tyre. Këtu psikologuduhet të jetë i kujdesshëm rreth konfidencialitetit. Sidoqoftë, kur fëmija jep lejen dhekur çështjet janë të qarta, mund përdoren citimet si një mënyrë për të vënë theksin në tëkuptuarit e pohimeve të fëmijës. P.sh., nëse në seksionin e prindërve janë bërë të qartapërpjekjet e mamasë për të pozicionuar fëmijën kundër babait dhe ky i fundit për këtëshkak shpërthen në zemërim, psikologu mund ta lidhë këtë gjë me momentin kurshpjegon për shqetësimet e fëmijës në lidhje me të dy prindërit e tij, të cilët i thonë njëlum gjërash për njëri-tjetrin dhe se si kjo gjë e bën atë të ndjehet i frikësuar dhe itrishtuar. Mund të jetë gjithashtu e dobishme të lidhen këto shqetësime me pohime tëbëra nga secili prind, në mënyrë që raporti të vazhdojë natyrshëm.

Page 42: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 2 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

C. Në hapin tjetër, psikologu raporton për perceptimet e fëmijës, për marrëdhëniet e tijme prindërit, motrat e vëllezërit, miqtë, bashkësinë, shkollën dhe aspekte të tjera tëjetës së tij. Sigurisht, në kontekstin e një vlerësimi të zgjidhjes se martesës, në lidhje melënien për rritje dhe edukim të fëmijëve, ka shumë çështje komplekse që nevojitet tëkuptohen, dhe kështu kjo pamje e përgjithshme e perceptimeve të fëmijës mbifunksionimin e tij jep një ide më të mirë se çfarë të rekomandohet për të. P.sh.,hamëndsojmë se ka një çështje zhvendosjeje dhe fëmija i thotë psikologut se nuk do tëshkëputet nga babai, miqtë, dhe aktivitetet për shkak se të gjitha këto kanë një kuptimtë caktuar për fëmijën. Psikologu duhet t’i raportojë pohimet e fëmijës në këtë seksionpër të shpjeguar se si shqetësimet e tij duhen marrë parasysh kur të jepen rekomandimet.Po ashtu, nëse fëmija thotë se nuk ka miq në shtëpinë e babait dhe zakonisht është ivetmuar, edhe pse e do babain, psikologu duhet ta raportojë këtë, për të shpjeguar se psenjë kohë e barabartë e ndarë midis të dy prindërve nuk rekomandohet. Në thelb, kyseksion i raportit e lejon psikologun të lidhë së bashku perceptimet e fëmijës për vetennë familjen e tij, me kuptimin për veten në një botë më të madhe.

D. Në këtë pjesë psikologu mund të raportojë çdo vëzhgim të fëmijës dhe të prindërvesë bashku. Këtu psikologu mund të jetë i veçantë rreth vëzhgimeve, përsëri duke bërëlidhje me shqetësimet dhe çështjet kryesore. P.sh., nëse nëna thotë se babai është i keqdhe fëmijët nuk e duan atë, është e rëndësishme të vëzhgohet dhe të theksohet nësefëmijët e duan babain, i tremben, apo janë ambivalentë. Gjithashtu, psikologu do tëtheksojë se sa babai ka qenë i aftë të ndërveprojë me fëmijët dhe si reagon ai kur atathyejnë kufijtë e vendosur nga ai. Ne shpesh shohim fëmijë që kanë shumë pushtet dheprindërit janë të sfiduar nga sjelljet problematike të fëmijëve të tyre.

E. Në këtë pjesë të seksionit të raportit psikologu përmbledh informacionin e mbledhurrreth fëmijëve, shpesh në një mënyrë të përgjithshme. Përmbledhja integron vëzhgimete ndërveprimeve të fëmijës në intervista, perceptimet e fëmijës për prindërit dhemarrëdhëniet e tij me botën, ndjenjat dhe shqetësimet e fëmijës, vëzhgimet endërveprimeve të drejtpërdrejta të fëmijës me prindërit e tij. Kur është më shumë se njëfëmijë, kjo duhet bërë në mënyrë të përgjithshme për të gjithë fëmijët ose bëhetveçanërisht për çdo fëmijë (kur ka ndryshime). Në thelb, seksioni i fëmijëve mbyllet menjë raport përmbledhës të perceptimit të psikologut se kush është fëmija, si ndihet airreth problemeve që lidhen me vlerësimin dhe se si e percepton psikologu funksioniminnë botën e tij.

Të gjithë fëmijët mbi 3 vjeç duhet të intervistohen individualisht. Sigurisht që sa më ivogël të jetë fëmija, aq më pak i përfshirë do të jetë në procesin e intervistës. Me këtafëmijë intervistat do të jenë relativisht të shkurtra për shkak të kufizimeve në gjuhë,mungesës së vetëdijes për problemet brenda familjes ose të pamundësisë për t’u përgjigjur.

Ndonëse fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç mund të duan të kenë një prind të pranishëm gjatëprocesit të intervistës, nuk është mirë të përdoret kjo metodë. Sa herë që prindi është i

Page 43: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 3 ·

pranishëm, fëmija priret të përgjigjet në atë drejtim që percepton dëshirat e prindit.Është më se normale që prindi e sjell fëmijën në intervistë dhe qëndron me të për pakmomente dhe largohet para se të fillojnë pyetjet që lidhen me çështjen. Në rastet kurfëmija nuk pranon që prindi të largohet, do të ishte me vend t’ i kërkohej prindit tjetërqë ta sjellë fëmijën në intervistë në një datë tjetër. Është me rëndësi klinike, dhe duhettheksuar, kur fëmija pranon të largohet nga njëri prind e të qëndrojë me psikologun dhetë mos largohet nga prindi tjetër. Nëse asnjë metodë nuk vlen, atëherë mund të hiqetdorë nga intervistimi i fëmijës dhe kjo të pasqyrohet në vlerësim.

Nuk është asnjëherë e përshtatshme të pyesësh një fëmijë se me cilin nga prindëritdëshiron të qëndrojë.

3.5.5 Informacioni nga persona të tjerë të rëndësishëm në lidhje me rastin

Ky informacion jepet pas raportit të vlerësimit. Ashtu si në pjesën e seksionit të fëmijës,edhe këta persona mund të duan një shkallë konfidencialiteti. Nga ana tjetër, në disaraste ka një informacion shumë të rëndësishëm, nga burimet e tjera, që duhet përfshirë,në mënyrë që raporti të paraqesë një pamje (pasqyrë) të plotë. Pediatrët që raportojnë senjë prind nuk ndjek këshillat mjekësore, mësuesit që raportojnë mungesa të vazhdueshmekur fëmijët ndodhen në shtëpinë e babait ose kujdestarja që raporton se nëna fillongjithmonë biseda negative për babain në prani të fëmijës, duhen përfshirë në raport.

3.5.6 Përmbledhja

Në momentin që psikologu ka plotësuar seksionet e raportit për prindërit dhe fëmijët,është koha të integrohet raporti në të kuptuarin e dinamikave familjare dhe të nevojaveqë lidhen me fëmijën. Kështu, seksioni tjetër kritik në raportin e vlerësimit ështëpërmbledhja. Avokatët dhe gjyqtarët mbështeten më shumë në seksionin përmbledhës,për të integruar të gjithë informacionin dhe për të pasur një pamje tërësore të të gjithaçështjeve familjare. Për këtë qëllim, nevojitet që përmbledhja të ripërsërisë çështjetkryesore, por tani të paraqitura sipas të konceptuarit të psikologut për përgjigjet e tëgjitha pyetjeve. Ndërsa pjesët e para të raportit fokusohen në dinamikat individuale tëtë rriturve, si dhe në dinamikën individuale dhe të marrëdhënies me fëmijën, njëpërmbledhje i merr këto dinamika dhe ofron një pamje më të qartë të dinamikave të tëgjithë familjes. Përmbledhja ofron një mundësi, për të paraqitur shqetësimet që psikologumund të ketë, duke shpjeguar pse i sheh ose nuk i sheh gjërat njëlloj me prindërit. Nëthelb, ndërsa problemet e fëmijës ose të prindit reflektojnë një vështrim të ngushtë tëfamiljes, përmbledhja jep një pamje më të gjerë të të gjitha problemeve që janë merëndësi në vlerësimin e rastit te zgjidhjes së martesës në lidhje me lënien për rritje dheedukim te fëmijëve.

3.5.7 Rekomandimet

Një pikë shumë e rëndësishme e raportit psikologjik janë rekomandimet. Në të vërtetëpër to në vende të tjera, si ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mjaft debate midis

Page 44: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 4 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

ekspertëve të shëndetit mendor dhe punonjësve të ligjit. Në të vërtetë qëllimi kryesor iekspertit të shëndetit mendor në një vlerësim psikologjik, në rast te zgjidhjes së martesësdhe lënies për rritje dhe edukim të fëmijëve, është të japë rekomandime, si për familjenashtu dhe për Gjykatën. Gjëja më etike që mund të bëjnë psikologët është dhënia erekomandimeve të veçanta për të zgjidhur problemet dhe për të ecur përpara, dukepërdorur njohuritë dhe ekspertizën e tyre në fushën e dinamikave të familjes dhe tënevojave të fëmijës.

Rekomandimet më të vlefshme janë ato të cilat fokusohen te zgjidhja e problemeve, tedhënia e një mundësie për prindërit, për të plotësuar një pjesë të nevojave të tyre, si dhete mbrojta e interesit më të lartë të fëmijës.

3.6 Si dëshmohet në Gjykatë?

Për shumë psikologë, pjesa më e vështirë e kryerjes së një vlerësimi është ajo e të dëshmuaritnë Gjykatë. Mënyra më e mirë për një psikolog për t’u përgatitur për gjyqin, është të përgatisënjë raport të shkruar mirë, që është i qartë, i përmbledhur dhe fokusohet vetëm në përfundimete psikologut. Një raport i mirorganizuar i këtij lloji u tregon të dy avokatëve se psikologu e kamenduar mirë pozicionin e tij, ka vëzhguar në çështjet komplekse dhe ka bërë rekomandimenë përputhje me këto zbulime.

Është po aq e rëndësishme që informacioni faktik në raport të jetë i kujdesshëm. Nëse psikologubën një gabim në raportimin e informacionit të veçantë faktik, kjo i lë shteg avokatit të vërë nëpikëpyetje gjithë pjesën tjetër të informacionit dhe të gjykimit të psikologut. Është erëndësishme që brenda materialit të raportit të jenë të ndara faktet nga perceptimet dheperceptimet nga përfundimet. Kur bëhen gjykime klinike në raport, është mirë të përshkruhengjërat siç janë në opinionin e psikologut. Kur përshkruhen perceptime, është mirë që të vihetnë dukje se gjërat “duken” në një mënyrë të caktuar. Së fundi, kur jepen përfundimet dherekomandimet, është e rëndësishme të bëhet e qartë që këto përfundime e rekomandime janëato që bën psikologu, duke u bazuar në të gjithë informacionin që ka marrë. Lidhur merekomandimet për fëmijët dhe nevojat e tyre, mund të sigurojmë se këto mund të vihen nëdiskutim, por jo patjetër të hidhen poshtë.

Së fundi, do ishte më e përshtatshme që vlerësuesit të mos vendosin aq shumë informacion nëraporte, sidomos kur nuk ka lidhje me rekomandimet. Aftësia tjetër me rëndësi që ndihmonpsikologun është të ruajë një sens qëllimshmërie dhe të kuptojë funksionin e të gjithë tëpërfshirëve në sallën e gjyqit. Puna e psikologut është vetëm të paraqesë raportin dhe t’upërgjigjet pyetjeve të bëra nga avokatët dhe gjyqtarët. Nuk është në funksionin e tij të japëurdhra, por të shpjegojë dinamikën familjare dhe t’i bëjë rekomandime Gjykatës në përfitimtë fëmijëve. Është detyra e gjyqtarit të dëgjojë të gjitha evidencat, duke përfshirë dëshminë epsikologut dhe atë të prindërve dhe të tjerëve, që prindërit sjellin për të dëshmuar në favorine tyre, të mbledhë të gjithë informacionin dhe të zbatojë ligjin. Pavarësisht nga kundërshtimete sulmet e ndryshme kundër vlerësuesit, puna e tij në gjithë këtë procedurë është:

Page 45: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 5 ·

1. të qëndrojë asnjanës, i paanshëm dhe i drejtë me të dy prindërit;

2. të shmanget nga rolet e njëanshme dhe polarizimi në sallën e gjyqit;

3. t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve, ndershmërisht, qartë dhe përmbledhtazi;

4. të shmanget nga të qenit shumë teknik dhe nga shpjegimet e tepërta;

5. të shmangë argumentimin me këdo;

6. të ruajë pozicionin e tij;

7. të jetë i qartë me gjykatën nëse nuk di diçka ose kur nuk është i sigurt për ndonjëngjarje;

8. nëse vlerësimi lidhet me ndonjë çështje të abuzimit seksual, p.sh. dhe vlerësuesi nukështë i sigurt nëse ka ndodhur, ai është i detyruar të pohojë këtë pasiguri. Pra, duhet tëjetë i qartë për të shpjeguar çfarë di, çfarë nuk di dhe për çfarë dyshon;

9. duhet të mbajë fokusin tek fëmija, pavarësisht se avokatët shpesh e devijojnë tek interesate klientëve të tyre;

10. të ruajë qetësinë dhe të jetë i organizuar përgjatë dëshmisë, të flasë ngadalë dhe qartë;

11. të ketë kohën për të kuptuar pyetjet dhe kohën për t’iu përgjigjur. Është, gjithashtu,më mirë që ai të ulet e të presë kur zhvillohen debate midis avokatëve;

12. nuk duhet të përfshihet kurrë në diskutimet rreth vërejtjeve në sallën e gjyqit;

3.7 Çështje që lidhen me etikën e psikologut në rastet e zgjidhjes se martesës dhe kujdestarisë

Ashtu si në çdo fushë, ku psikologu ose punonjësit e shëndetit mendor ushtrojnë veprimtarinëe tyre, edhe në vlerësimet psikologjike për çështjet ligjore ata udhëhiqen nga rregulla etike.Është e vështirë që psikologu t’u qëndrojë korrekt rregullave të etikës në këtë fushë për disafaktorë si p.sh.:

· papërcaktueshmëria e standardeve ligjore dhe presionet e palëve,

· natyra komplekse dhe e vështirë e këtyre rasteve,

· pasojat mbi palët nga vendimi i marrë,

· mundësia e të pasurit rol të dyfishtë (psikologu mund të jetë terapist i familjes ose i fëmijëve),

· kompleksiteti i çështjeve të konfidencialitetit etj.

Por me gjithë vështirësitë që paraqet kjo fushë, psikologu duhet t’u përmbahet rregullave tëetikës. Disa nga pikat, të cilat do të vijojnë, prekin çështjet etike më thelbësore të punës sëpsikologut. Ato janë:

Page 46: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 6 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

· Psikologu i cili ngarkohet për të kryer një vlerësim psikologjik në një rast zgjidhje marteseose kujdestari, duhet të jetë kompetent për të kryer një vlerësim të tillë.

· Është e parapëlqyeshme që psikologu të thirret nga Gjykata për të kryer vlerësimin. Njëalternative tjetër e pranueshme do të ishte që ai të thirrej nga të dy palët, nëse ata kanërënë dakord me njëri-tjetrin. Thirrja e psikologut nga njëri nga avokatët e rastit do tëdëmtonte rolin asnjanës të psikologut. Psikologët duhet të sigurohen nëse çdo palë epërfshirë e di se nga kush është thirrur psikologu, si dhe kush paguan për këtë.

· Vlerësuesi përpara së të fillojë procesin e vlerësimit duhet të informojë palët se fokusikryesor i vlerësimit do të jetë interesi më i lartë i fëmijës;

· Vlerësuesi duhet t’ u bëjë të ditur palëve të gjitha procedurat që ai do të kryejë gjatëprocesit të vlerësimit si dhe kufijtë e procedurave;

· Është e rekomandueshme që të ketë një dokument të shkruar për parametrat e vlerësimit,i cili, pasi të jetë lexuar dhe pranuar nga palët, duhet të nënshkruhet prej tyre;

· Vlerësuesi duhet t’ u bëjë të ditur palëve paraprakisht se informacioni i marrë prej tyredo të jetë pjesërisht konfidencial, për shkak se ai do të paraqitet përpara gjykatës.Gjithashtu, ai duhet të njoftojë palët se kush mund të përdorë informacionin dhe se kurdo t’ i paraqitet avokatëve;

· Rekomandohet që palët të informohen se pagesa duhet të kryhet përpara ose në të njëjtënkohë të ofrimit të shërbimit, përpara se raporti të paraqitet në gjykatë.

· Fëmijët, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre në lidhje me faktin se më kë prind kanëdëshirë të qëndrojnë, kanë të drejtë të dinë se si do të përdoret informacioni që ata kanëdhënë.

· Vlerësuesi nuk duhet të dëmtojë klientin. Ky standard etik duhet të ruhet gjatë gjithëkohës së vlerësimit dhe duhet të ndikojë në mënyrën se si psikologu do të përdorërezultatet dhe do të trajtojë marrëdhënien me klientin.

· Klienti kryesor është fëmija. Interesat dhe nevojat e fëmijëve duhet të vihen gjithmonëmbi nevojat e gjykatës ose dëshirat e prindërve. Vlerësuesi duhet të jetë i ndërgjegjshëmse vlerësime të panevojshme dhe përjetime negative të tepërta gjatë procesit të vlerësimitjanë të dëmshme për shëndetin e fëmijës.

· Vlerësuesi duhet të sillet gjithmonë si një ekspert profesionist. Kjo do të thotë se ai nukështë gjyqtari dhe se detyra e tij është të asistojë Gjykatën, duke i ofruar asaj informacionedhe rekomandime të bazuara sa më shumë në zbulime dhe të dhëna empirike.

· Vlerësuesi duhet të jetë gjithmonë asnjanës gjatë procesit të vlerësimit. Është shumë erëndësishme për besueshmërinë e procesit të vlerësimit që vlerësuesi të tregojë shumëkujdes për të ruajtur paanësinë gjatë këtij procesi. Nuk është e pranueshme që ai të favorizojëndonjërën prej palëve. Caktimi i vlerësuesit nga Gjykata ose nga kërkesa e të dy palëve

Page 47: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 7 ·

(nëse kanë rënë dakord) është një fakt i cili ndihmon në ruajtjen a paanësisë së tij.

· Marrëdhënia e dyfishtë duhet të shmanget. Një psikolog ose punonjës social nuk duhet tëkryejë një akt vlerësimi psikologjik nëse ai ose ajo ka pasur marrëdhënie të mëparshmeme ndonjë nga anëtarët e familjes (duke përfshirë mjekun, terapistin, mikun etj). Kjodo të pengonte vlerësuesin në të qenit asnjanës.

· Është e këshillueshme të përdoren rrugë të ndryshme për mbledhjen e të dhënave. Përnjë vlerësim profesional duhet të mblidhen të dhëna nga disa burime. Është e rëndësishmeqë të gjitha procedurat dhe teknikat të kryhen në mënyrë të barabartë për secilin prind.Nëse përdoren teste psikologjike, duhet të bëhen të ditura dhe kufijtë e tyre.

· Informacioni, për të cilin psikologu ka nevojë, do të varet nga lloji i pyetjeve që i janëdrejtuar. Dështimi në mbledhjen e informacionit, që lidhet me rastin, mund të bëjë qëpsikologu të humbasë informacione që janë të rëndësishme për rastin.

· Kur punon në një kontekst ligjor, psikologu duhet të ketë një kuadër të qartë të ligjevenë fuqi, në mënyrë që të ketë mundësi të referojë çështjet mbi rastin.

· Në dhënien e rekomandimeve vlerësuesi duhet të kenë parasysh shumë faktorë. Ai duhettë jetë i ndërgjegjshëm se në një vlerësim zgjidhjeje martese ose kujdestarie nuk ështëmbizotërues një faktor i vetëm, por një model ndërveprimesh komplekse, i cili ndikonnë aftësinë prindërore dhe në zhvillimin e një plani të përshtatshëm prindërimi.

· Cilësia e shërbimit nuk duhet të jetë në varësi të pagesës. Vlerësuesi duhet t’i përmbahetrregullave të etikës, pavarësisht nga shuma e përcaktuar në pagesë.

· Nuk është etike të kryhet një vlerësim i njëanshëm, që do të përmbante rekomandimepër një person, i cili nuk është takuar nga psikologu. Në një rast të tillë nuk është ekëshillueshme të jepen rekomandime mbi lënien për rritje dhe edukim, por vetëm përpersonin ose personat për të cilin/ët është bërë vlerësimi.

· Kufijtë e konfidencialitetit duhet të bëhen të ditur për të gjithë personat, duke përfshirëdhe fëmijët.

· Vlerësuesi duhet të ketë të paktën një gradë master në fushat e shëndetit mendor si dhetrajnime të konsiderueshme për familjen, çështjen e zgjidhjes së martesës dhe lënien përrritje dhe edukim të fëmijëve, zhvillimin e fëmijëve dhe për nevojat e Gjykatës. Aiduhet të jetë, gjithashtu, në njohje të vazhdueshme me zhvillimet e fundit teorike nëfushat ku ofron shërbimet e tij.

· Vlerësuesi duhet të përgatisë një raport të shkruar për kërkesat e drejtuara nga Gjykata.

Gjatë dëshmisë, vlerësuesi nuk duhet të sillet si avokat, nuk duhet të spekulojë me informacione,të cilat nuk janë të mbështetura në të dhënat e marra, dhe nuk duhet të japë opinione përpersona të tjerë, të cilët nuk kanë qenë pjesë e vlerësimit.

Page 48: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 8 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Vlerësimi psikologjiki të miturvenë çështjet penale

4.1. Vlerësimi i të miturve me tipare delinkuente

4.2. Metodat e vlerësimit

4.3. Fushat e vlerësimit

4.4. Vlerësimi psikologjik

- Çfarë nuk mund të ofrojë një vlerësim psikologjik?

- Çfarë mund të ofrojë një vlerësim psikologjik?

Page 49: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 4 9 ·

4

Page 50: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 0 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Qëllimi bazë, për të cilin kërkohet evidenca e ekspertit psikolog në çështjet penale, është të informojëgjykatën rreth çështjeve psikologjike që janë jashtë fushës së njohjes dhe të ekspertizës së gjyqtarëve,në mënyrë që këta të fundit të këshillohen në marrjen e vendimit të tyre. Në këtë proces, psikologuduhet të jetë në gjendje të identifikojë çështjet themelore dhe faktorët që nevojiten për të shpjeguarveprën penale dhe personalitetin e personit. Kur kryhet një vlerësim, është e nevojshme që ai tëkonceptohet i ndarë në 3 faza:

1. Mbledhja e të dhënave

2. Vlerësimi psikologjik

3. Paraqitja e të dhënave në formën orale ose të shkruar

Ka disa elemente që janë thelbësore, pavarësisht nëse çështja i është kërkuar psikologut nga avokati,nga prokurori ose nga gjykata:

· Personi që i kërkon një vlerësim psikologut duhet ta instruktojë atë. Ai duhet t’ i japë udhëzimetë qarta në lidhje me cilat janë çështjet ku duhet të fokusohet vlerësimi. Megjithatë gjatëvlerësimit, psikologu mund të zbulojë çështje që nuk janë përfshirë në kërkesë, por që ai i shehsi të rëndësishme t’ i paraqesë në vlerësim.

· Psikologët duhet të kenë akses në të gjitha dokumentet që lidhen me çështjen e përfshirë:deklarime të mëparshme, intervistime në polici, dokumente mjekësore, shkollore etj. Këtojapin informacion të vlefshëm për drejtimin dhe çështjet që do të përfshihen në intervistimdhe vlerësim.

· Psikologët duhet të jenë të ndershëm dhe të paanshëm në punën e tyre, pavarësisht nëseraporti i vlerësimit është kërkuar nga ndonjëra nga palët ose nga gjykata.

4.1 Vlerësimi i të miturve me tipare delinkuente

Qëllimi i këtyre vlerësimeve konsiston në paraqitjen e :

· Një modeli konceptual të personit të akuzuar, të veprës së kryer dhe vulnerabilitetitvetjak;

· Gjithashtu të përcaktojë nëse ka faktorë krimiogjenik;

Page 51: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 1 ·

· Rekomandohet një trajtim për personin;

· Të punosh me delinkuentët, si në vlerësim dhe në trajtim, është një sfidë. Ata rezistojnëpër të mos e pranuar veprën, për të mos marrë përgjegjësi dhe për të mos bërë ndryshimenë sjellje. Gjithashtu, ata gjatë vlerësimit shfaqin shpesh një stil armiqësor, agresiv osetë mbyllur. Kjo është një pengesë për të marrë informacionin e saktë për raportin dhemund të kthehet në një problem stresues për vlerësuesin.

Vlerësimi mbështetet po aq sa në përvojën klinike dhe traditën, edhe në literaturën empirike.Fokusi është i ndryshëm, duke nisur që nga çështje të zhvillimit të hershëm e deri te detaje tëveprës penale aktuale.

Baza për organizimin e këtij fokusi është vepra dhe procesi i sjelljes problematike, ku çështjete vlerësuara janë strukturuar rreth qëllimit të të kuptuarit të rolit të faktorëve zhvillimor,konjitiv, afektiv, social/kontekstual dhe të sjelljes, si dhe mënyrës se si ndërveprojnë këtafaktorë në lidhje me veprën. Qëllimi i përgjithshëm i vlerësimit është të paraqesë një formulimindividual rasti për personin që po vlerësohet. Ky vlerësim do të japë bazat për të parë progresine këtij individi në trajtim.

4.2 Metodat e vlerësimit

Në formën ideale, vlerësimi duhet të bëhet në disa seanca dhe duhet të përfshijë një kombinimtë intervistës, vetëraportimit, instrumenteve psikometrike, intervistave me të tjerë (familje,miq, staf i burgut), vlerësimi i përgjigjeve dhe vëzhgimeve të sjelljes.

Dokumentacioni ekzistues si p.sh. raporte të mëparshme psikologjike ose psikiatrike, raportetë stafit të edukimit, dokumente gjyqësore, dosje institucionale, intervista në polici, do tëndihmojë për të krijuar një perspektivë më të gjerë të këtij individi.

Gjithashtu, strategjitë e intervistimit ndihmojnë në arritjen e një raporti me të akuzuarin, nëzhvillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi dhe motivojnë ndryshime të sjelljes, marrinpjesë në këtë qëllim dhe përmirësojnë cilësinë e rrëfimit tek i akuzuari.

4.3 Fushat e vlerësimit

Fushat ku mbështetet vlerësimi përfshijnë një seri faktorësh që gjenden rëndom te delinkuentëtdhe në veçanti në një numër çështjesh që lidhen me dhunën. Disa nga çështjet e përfshira nëvlerësim lidhen drejtpërdrejt me qëllimet e trajtimit, ndërsa disa çështje të tjera (p.sh., historiae zhvillimit) mund të jenë tregues i shkallës së rrezikut ose i forcimit të një prirjeje të natyrshmepër sjelljen e dhunshme.

Vlerësimi mbi personat në kushtet e izolimit bazohet në:

· historinë e mëparshme vetjake,

· vëzhgime të sjelljes gjatë periudhës së paraburgimit,

· përfundime nga takimet me personin,

Page 52: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 2 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

· shënime të një hospitalizimi të mundshëm,

· simptoma të gjendjes aktuale.

Për të kuptuar lidhjen midis veprës dhe personit, duhet:

· vlerësim i tërësisë së akteve të kryera,

· numri i viktimave,

· kohëzgjatja e veprës,

· marrëdhëniet dhe pozicionet e bashkëpunëtorëve, nëse vepra është kryer në grup,

· motivet dhe qëllimet e përfshira në veprim.

Ky informacion do të identifikojë situata me rrezik të lartë fizik dhe emocional. (Serin &Brown, 1996)

Historikisht, motivet që qëndrojnë në bazë të sjelljeve të dhunshme janë klasifikuar si: ekspresivedhe instrumentale. Në të vërtetë, të dy motivet mund të veprojnë në të njëjtën kohë. Dhunainstrumentale duke mos qenë e lidhur me nxitje afektive (zemërim, eksitim, frikë) mund tëjetë karakteristikë e personave psikopatë (Cornell et al, 1996); Dempster et al, 1996).

Me rëndësi janë qëndrimet e autorit pas veprës, që variojnë që nga vetëkënaqësia, deri tedëshpërimi dhe gjendje shoku dhe vlerësimi mund të zbulojë më shumë informacion rrethqëllimeve të veprës dhe marrëdhënies me sjelljen aktuale, nëse sjellja është ose jo konsistenteme standardet e sjelljes së personit. Reagimet emocionale si pendimi, vetëpërbuzja, si dheprirja për të bërë ndryshime për të shmangur dhunën e mëtejshme, sugjerojnë për ekzistencëne disa frenimeve të brendshme ndaj sjelljes së dhunshme, ndërsa kënaqësia dhe gjendje të tjerashpirtërore pozitive mund të sugjerojnë se dhuna është kongruente me vetimazhin e personit.

4.4 Vlerësimi Psikologjik

4.4.1 Çfarë nuk mund të ofrojë vlerësimi psikologjik?

Asnjë test psikologjik, asnjë procedurë nuk siguron nëse një individ i caktuar ka kryerose jo një sjellje të caktuar. Nuk ka asnjë metodë psikologjike për të përcaktuar, p.sh.,nëse ka ndodhur një përdhunim ose jo. As nuk ka një profil të caktuar të një përdhunuesipër ta identifikuar atë.

Shpesh raportet psikologjike janë keqpërdorur e keqinterpretuar në vlerësimet ligjore.Gjithashtu është joetike që një psikolog të mos ofrojë të gjitha të dhënat që mbështesinevidencat e tij.

4.4.2 Çfarë mund të ofrojë një vlerësim psikologjik?

Një vlerësim psikologjik i personit të akuzuar mund të japë informacion për mundësinëqë një individ të përfshihet në një sjellje të caktuar. Ekziston një rregullsi dhe vazhdimësi

Page 53: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 3 ·

në sjelljen e personave dhe një lidhje midis personalitetit dhe sjelljes. Ndonëse nuk kanjë profil të tipit të personalitetit të identifikuar si shpërdorues, ekzistojnë disakarakteristika të përbashkëta të tyre si: individë të papjekur, me vetërespekt të ulët dheaftësi të kufizuara shoqërore, disa janë mbizotërues e disa të ndrojtur, të izoluar e pamarrëdhënie shoqërore.

Vlerësimet psikologjike janë më pak të dobishme, kur sjelljet e dhëna janë më pranënormalitetit. Por nëse sjelljet janë devijuese (p.sh. sadizmi ), një vlerësim psikologjik dotë jepte informacion të vlefshëm. Një individ psikologjikisht normal nuk mund tëpërdhunojë një parashkollor. Ndonëse nuk ka një profil personaliteti për shpërdoruesit,ka shumë mundësi që ata të jenë persona me probleme psikologjike. Sidoqoftë prania eproblemeve psikologjike nuk vërteton faktin se një person është abuzues, ashtu si njëpersonalitet normal nuk tregon se një person nuk është abuzues.

Page 54: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 4 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

A N E K S E T

5.1. Aneks I. Vlerësim psikologjik në rastet e zgjidhjes së martesës

5.2. Aneks II. Pyetje që mund t’u drejtohen prindërve dhe fëmijëve në rastet e zgjidhjes së martesës

5.3. Aneks III. Modeli i marrëveshjes me palët në rastet e zgjidhjes së martesës

5.4. Aneks IV. Vlerësim psikologjik në rastet penale

5.5. Aneks V. Kuadri Ligjor

5.5. 1. Nenet përkatëse në Kodin e Familjes për përfshirjen e psikologut dhe të punonjësit social

5.5.2. Nenet përkatëse në Kodin e Procedurës Penale për përfshirjen e psikologut dhe të punonjësit social

Page 55: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 5 ·

5

Page 56: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 6 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

5.1 Aneks I - Pyetje që mund t’ u drejtohen prindërve dhe fëmijëve gjatë intervistës sëvlerësimit:

Pyetje drejtuar prindërve

1. Pse keni ardhur deri këtu?

2. Si ishte martesa juaj para se të fillonin problemet?

3. Më trego për fëmijët?

4. Çfarë të pëlqen nga partneri yt?

5. Si ndikojnë zënkat tuaja te fëmija?

6. Në ç’mënyrë mendon se ndikojnë ndjenjat e tua kundrejt partnerit tuaj te fëmija?

7. Duke dëgjuar këto që më the, pse ke qëndruar e\i martuar?

8. Si ke ndikuar ti në shtimin e problemeve mes teje dhe partnerit tënd?

Pyetje lidhur me marrëdhënien prind-fëmijë dhe pikat e dobëta dhe të forta të prindërve:

1. Për çfarë ka nevojë fëmija yt?

2. Nga çfarë ndjen kënaqësi ti si prind?

3. Cilat kanë qenë aftësitë më të mira prindërore të prindërve të tu?

4. Cilat kanë qenë të këqijat?

5. Më fol për fëmijët e tu.

6. Më thuaj një ditë tipike me fëmijën tënd.

7. Çfarë gjërash do të ndryshoje te fëmija yt?

8. Çfarë rregullash të vëna nga ty nuk pëlqen fëmija yt?

9. Si e disiplinon fëmijën tënd?

10. Çfarë bën ti për t’i bërë gjërat më mirë për fëmijët tuaj?

Page 57: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 7 ·

11. Çfarë do të doje të ndryshoje si prind?

12. Çfarë shqetësimesh ke nga marrëdhënia e fëmijës me prindin tjetër?

13. Çfarë bën partneri yt për të rregulluar këto shqetësime?

14. Çfarë nevojash ka fëmija në moshën 5 vjeç…10 vjeç…?

15. Cilat janë veprimtaritë e pëlqyera dhe interesat e fëmijës tënd?

16. Si është shëndeti i fëmijës?

17. Çfarë e bën fëmijën tënd të ndjehet i shqetësuar, i mërzitur, i gëzuar?

18. Cili është ushqimi i tij i preferuar…si e kalon ditën...rutina e ditës...etj.

19. Si mendon fëmija yt për shkollën, për shokët…a ndjehet i frikësuar kur rri vetëm përnjë kohë të gjatë…a ka makthe…etj?

20. Si përballet fëmija yt me autoritetin...mendon se fëmija yt është i gëzuar apo i frikësuarnëse i jep shumë pavarësi...a e di se çfarë ka dëshirë të bëhet kur të rritet?

Pyetje në lidhje me bashkëprindërimi:

1. Si i merrni vendimet ti dhe partneri yt për shkollën, doktorin, pushimet që kaloni mefëmijën?

2. Kur bisedon me partnerin tënd për fëmijën, çfarë ndodh?

3. Si të trajton fëmija në prani të partnerit tënd?

4. Kush i ndjek më shumë ngjarjet e fëmijës suaj?

5. Çfarë do të bëje ti për të ndihmuar në një prindërim më të mirë në bashkëpunim mepartnerin tënd?

6. A ka ndonjë gjë që ke dëshirë të thuash vetë?

Çështje thelbësore që duhen përfshirë në intervistimin me fëmijët:

1. Reagimi ndaj divorcit;

2. Perceptimi i rolit të tij në divorc;

3. Këndvështrimi i fëmijës për prindërit, ndërsa kalojnë çështjen e divorcit;

4. Perceptimi se si divorci ka ndikuar marrëdhënien e tij me prindërit, motrat, vëllezëritdhe të afërmit;

5. Si është ndikuar ai nga jeta e re shoqërore e secilit prind?

Me fëmijë më të vegjël, vlerësuesi duhet të eksplorojë:

Page 58: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 8 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

1. Aftësinë për t’u ndarë nga prindi;

2. Të kuptuarit e divorcit;

3. Perceptimin e marrëdhënies me secilin prind;

4. Statusin emocional;

5. Vetëkonceptin;

Me fëmijët në moshën 9-12 vjeç, intervista duhet të përfshijë:

6. Si ka mësuar fëmija nga divorci?

7. Informacionin rreth divorcit që i është dhënë fëmijës;

8. Perceptimin e fëmijës për vetëfajësimin ose fajësimin e njërit prind dhe bazat e këtijfajësimi;

9. Marrëdhënien dhe kohën e shpenzuar me secilin prind;

10. Përfshirjen e secilit prind në veprimtaritë shkollore e jashtëshkollore të fëmijës;

11. Si po përshtatet fëmija me ndarjen prindërore dhe stresorë të tjerë të lidhur me prishjene familjes?

Disa pyetje që do të ishte e përshtatshme për t’u bërë:

12. Si do të ndiheshe nëse gjyqtari do t’ ju thoshte që të jetonit me nënën/babain tuaj?

13. Do të doje të shikoje nënën/babain tuaj për më shumë ose më pak kohë se kaq, apo përtë njëjtën kohë?

14. Kur bëni diçka, cila është mënyra që ju ndëshkon nëna/babai juaj?

15. A e ka lënduar ndonjëherë nëna/babai juaj babain/nënën tuaj?

16. Kur nëna flet për babain, çfarë thotë?

17. Kur babai flet për nënën, çfarë thotë?

18. E keni parë ndonjëherë nënën/babain tuaj të pirë?

19. Ç’ lloj veprimtarish bën nëna/babai juaj me ju?

20. Kush ju çon në shkollë?

21. Ç’veprimtari kryeni me gjyshërit/kushërinjtë etj?

22. Kush ju çon te doktori?

23. Kur keni një problem, me kë flisni?

Page 59: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 5 9 ·

24. Cilat janë rregullat në shtëpi dhe kush i kërkon ato më shumë?

25. Kush i blen rrobat për ty?

26. Ka nisur nëna/babai juaj të bëjë diçka që nuk e ka bërë më parë?

5.2 ANEKS II- Modeli i marrëveshjes me palët në rastet e zgjidhjes së martesës

Në mënyrë që ky vlerësim të jetë i vlefshëm për ju dhe për familjen tuaj, duhet të plotësohendisa kritere. Këto kritere mund të duken shumë të prera dhe formale, por një marrëveshje eqartë në fillim të këtij vlerësimi do t’ ju ndihmojë që të siguroheni për korrektësinë e tij dhedo të minimizojë çdo paqartësi ose mosmarrëveshje.

Intervistat

1. Vlerësuesit i duhet të intervistojë të gjithë anëtarët e familjes. Kjo përfshin nënën,babain dhe fëmijët. Atij mund t’ i nevojitet të intervistojë, gjithashtu, persona të tjerëqë janë të rëndësishëm për të kuptuar në tërësi familjen dhe situatën aktuale. Këtumund të përfshihen persona të afërt si: gjyshërit, kushërinjtë etj. Në shumicën e rasteve,intervistat me prindërit ose të afërmit e tjerë duhet të zgjasin nga 2-3 orë çdo seancë;ndërsa me fëmijët 2-4 orë çdo seancë. Vlerësuesi mund të vëzhgojë familjen si e tërë, osenë ndërveprime prindër-fëmijë, në zyrë ose në shtëpi në një orar të paracaktuar. Memarrëveshje të përbashkët, personat që do të intervistohen do të jenë:

_________________________ ___________________________

_________________________ ___________________________

_________________________ ___________________________

Konfidencialiteti

2. Në mënyrë që të eksplorohen në thellësi çështjet që lidhen me familjen, palët duhet tëbien dakord për modifikimin e rregullave tradicionale të konfidencialitetit. Në mënyrëmë të veçantë, vlerësuesi, sipas zgjedhjes së tij, mund t’ i bëjë të ditur një pale çfarëështë thënë nga pala tjetër. Kjo nuk nënkupton se i gjithë informacioni tregohet apo senuk ka çështje që mund të diskutohen privatisht. Kjo do të thotë se vlerësuesi ka tëdrejtën të ndajë me palët informacionin e nevojshëm për të eksploruar çështje me rëndësi.

3. Para se të fillojë vlerësimi, ju duhet të bini dakord për të gjitha burimet e informacionitnë të cilat vlerësuesi do të ketë akses. Unë do të marr firmën e të gjithë të rriturve tëpërfshirë, që më lejojnë të marr të dhëna nga profesionistë të tjerë që kanë qenë tëpërfshirë me familjen tuaj. Kjo do të përfshinte, sipas rastit: mjekë, terapistë, mësues.

4. Të gjitha palët kanë të drejtën për të kërkuar për përdorim këtë vlerësim. Pra, raportido t’ i jepet gjykatës dhe dy avokatëve.

Page 60: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 0 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Çmimi

5. Çmimi i këtij vlerësimi është:________lekë

6. Në mënyrë që të siguroj se faktorët financiarë nuk pengojnë ose nuk krijojnë komplikimepër vlerësimin, unë kërkoj një pagesë prej__________lekë në momentin e intervistësfillestare. Pagesa e plotë do të bëhet para se raporti të dorëzohet.

Afatet

7. Unë do të përpiqem të bëj vlerësimin e plotë sa më shpejt të jetë e mundur. Në shumicëne rasteve (por jo gjithmonë) është e mundur të jepet raporti i shkruar brenda____________ditësh që nga dita e intervistës fillestare.

Procedurat që do të ndiqni

8. Intervista e parë bëhet zakonisht me secilin prind individualisht. Secili i rritur do tëintervistohet në dy ose më shumë vizita në zyrë. Fëmijët do të takohen individualishtdhe më pas planifikohen seanca familjare. Ju lutem kini parasysh se të dhënat do tëpërfshijnë vëzhgime psikologjike, diskutime të pikave tuaja të forta e të dobëta si prind,gjithashtu, rekomandime që lidhen me situatën aktuale dhe të ardhmen për çështjet qëjanë në diskutim (forma e rekomanduar e planit për rritje dhe edukim, sasia dhe koha etakimeve me fëmijët, ku duhet të jetojnë fëmijët etj)

9. Pas këtyre takimeve, raporti final përgatitet dhe i dërgohet gjykatës. Gjyqtari i dorëzonkopje të raportit të dy avokatëve. Për shkak të natyrës së brishtë të raportit, të dyavokatëve u kërkohet të respektojnë natyrën konfidenciale të raportit dhe të shmangennga ndarja e informacionit me ju.

Këto marrëveshje janë të nevojshme për të më lejuar mua të punoj në një mënyrë korrekte dheefektive dhe t’ ju ofroj ju, avokatëve dhe gjykatës një vlerësim objektiv.

Pasi ta keni lexuar me vëmendje dhe ta keni diskutuar me avokatin tuaj, nëse bini dakord, julutem firmosni dhe ma riktheni mua së bashku me pagesën fillestare. Pasi të më keni dhënëmarrëveshjet e nënshkruara dhe pagesën, do t’ ju kontaktoj në mënyrë që të planifikoj intervistattuaja.

Marrëveshje

E kam lexuar marrëveshjen, e kam diskutuar me avokatin tim dhe jam dakord me procedurëne përshkruar më sipër. Bashkangjitur janë _________lek që përfaqësojnë__________% tëpagesës, dhe bie dakord të paguaj në përputhje me afatet e përshkruara më sipër.

Datë: ________________ Nga : _____________________

Bashkangjitur :Marrëveshjet

Page 61: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 1 ·

5.3 ANEKS III - Testet më të përshtatshme për t’u administruar në një rast të tillë mesecilin nga bashkëshortët janë:

1. Bender Gestalt

2. Vizatime projektive

3. Rorschach

4. MMPI

Vlerësim psikologjik

Datat e vlerësimit __________

Vlerësuesi : _______________

Ky vlerësim është kërkuar për të krijuar një kuadër më të qartë dhe profesional mbi rastin, sidhe për të përcaktuar planin e duhur prindëror dhe planin e vizitës për të miturin L, 12 vjeçdhe D, 7 vjeç.

Historik i shkurtër i familjes.

Sipas të gjithë informacionit të dhënë, L dhe D aktualisht po kalojnë një javë me secilinprind dhe e kanë këtë grafik që nga ndarja e prindërve disa muaj më parë. Sipas historisë,kur të dy bashkëshortët u takuan, znj. M ishte e martuar me dikë tjetër dhe nga historia edashurisë erdhi shtatzënia e L. shumë shpejt. L lindi dhe çifti u zhvendos në një qytet tjetër,pasi znj.M u divorcua. Ndërkohë z.S.K dhe znj.M u martuan dhe pak kohë më pas lindi D.Në pamje të parë, martesa e tyre nuk ka qenë kurrë e mirë dhe 3 vjet më pas, znj.M kërkoidivorcin, duke pretenduar se z.S kishte abuzuar fizikisht me të. z.S e mohon tërësisht njëhamëndsim të tillë.

Të dy raportuan se gjërat shkuan shumë mirë për një farë kohe. Sidoqoftë, secili jep një versiontë ndryshëm për shkaqet që bën që gjërat të mos shkonin më mirë. znj. M tregon se ajo filloitë kishte shqetësime për mënyrën e funksionimit të z. S dhe se rrethanat në jetën e tyre e bënëatë që të lëvizte. Ajo po punonte që të stabilizonte veten në një punë të re, duke punuar në njëqytet tjetër, për sa kohë fëmijët ishin me babain dhe kthehej kur fëmijët kishin kohën për tëqëndruar me të. Këtë verë ajo deshi ta kalonte në këtë qytet, por z.S e pengoi këtë gjë përshkak të kujdestarisë së përbashkët që ata kanë vendosur. Në muajt në vazhdim problemetfilluan të shtohen, ku znj.M vazhdon të pretendojë se abuzohet nga z.S, ndërsa ai është ifrustruar për shkak se percepton një zemërim ekstrem të saj ndaj tij. Ndërsa znj.M fillon tëshprehë shqetësime rreth sjelljes neglizhuese të z.S, ai është i shqetësuar se ajo po përpiqet tëtjetërsojë fëmijët nga ai dhe po krijon një situatë për shkak të së cilës vajzat janë të frenuara taduan atë ashtu si më parë. Secili qorton tjetrin për problemet që vajzat po përjetojnë dhe seciliraporton probleme të ndryshme të vajzave.

Page 62: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 2 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Ky vlerësim është kërkuar në mënyrë që të kuptohet më mirë e gjitha kjo situatë dhe tëkëshillojmë për kujdestarinë, planin e vizitave dhe nevoja të tjera të mundshme të fëmijëve.

Procedura e vlerësimit

Intervistë e përbashkët e Z.S.K dhe znj.M.K më datë_______ me kohëzgjatje 100 min.

Intervistë individuale e Z.S.K më datë__________ me kohëzgjatje 90 min.

Intervistë individuale e Znj.M.K më datë_______ me kohëzgjatje 95 min.

Intervistë e përbashkët me fëmijët L.K dhe D.K më datë_______ me kohëzgjatje 100 min.

Telefonata me avokatët dhe mjekun e familjes.

Këshillim i materialeve të shkruara nga Z.S.K dhe Znj.M.K.

Interpretimi diagnostik

Znj.M. u paraqit si një grua në përgjithësi bashkëpunuese, disi e frustruar, e cila shfaqishqetësime për z. S. dhe marrëdhënien e tij me vajzat. Ndërsa fliste, ajo ishte pak në ankth, pormbante një kontakt të mirë me sy. Në pjesën më të madhe të kohës, ajo shprehu shumëshqetësim për z. S. dhe aludoi se ai ishte përgjegjës për shumicën e problemeve të tyre. Ngaana tjetër, ajo ishte e aftë të pranonte se ishte armiqësore e nuk kishte vullnet për kompromise.Ajo, gjithashtu, pranoi se shumë herë mbireagon.

Znj.M paraqiti dy çështje kryesore rreth shqetësimeve të saj për të. Së pari, ajo është e shqetësuar,sepse ai ka qenë kontrollues dhe ka abuzuar fizikisht dhe emocionalisht ndaj saj gjatë gjithëmartesës. Ajo tregoi për dy incidente të abuzimit fizik, një në kohën që u ndanë dhe një ikohëve të fundit (vini re se z.S. i ka mohuar të dyja këto). Gjithashtu, ajo e paraqiti këtë historisi një mundim emocional dhe kontroll që ajo ka përjetuar gjatë gjithë marrëdhënies. Ajoshprehu frustrim pasi marrëdhënia ka qenë shumë e vështirë për të në pjesën më të madhe tëkohës, dhe i është dashur shumë për të kuptuar se ai gabon kur e mundon emocionalisht dhese ajo nuk duhet të pranojë të përshtatet më me këtë abuzim.

Sipas pohimeve të znj.M, z.S i trajton vajzat në të njëjtën mënyrë kontrolluese dhe zotërueseme të cilën trajton edhe gruan e tij. Ajo shprehet se ai nuk i dëgjon ndjenjat e tyre, ashtu siçbën edhe me të. Ajo e beson këtë për shkak të gjërave që i thonë vajzat pasi ato shpesh ankohentek ajo. Ajo shqetësohet për vajzat, sepse e kupton vështirësinë e kësaj situate për dy vajzat esaj që janë ende fëmijë.

Përveç kësaj, znj.M shpreh shqetësim se z.S nuk ofron strukturim të arsyeshëm për vajzat.Ndonëse ajo nuk pohon se ai është neglizhent, ajo nuk ka besim te gjykimi i tij. P.sh., ai e lëD me një shoqe të luajë vetëm në park, çka ajo ndjen se është e papranueshme. Ajo beson se aii lejon të përfshihen në situata që rezultojnë të rrezikshme, sidomos me problemet që shoqëriapërballet sot. Në përgjithësi, z.S duhet të përdorë arsyetim më të mirë për t’ i parandaluarrreziqet fëmijëve.

Page 63: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 3 ·

Znj.M, gjithashtu, tregon se vajzat shprehin shpesh frustrim, se ato kalojnë shumë kohë megjyshen e tyre nga babai. Ndonëse ato shijojnë një pjesë të kohës me të, ajo thotë se vajzatherë-herë frustrohen me gjyshen e tyre, sepse ajo është ndonjëherë e keqe me ta, dhe i fyen.Znj. M ndjen se puna për z.S vjen në radhë të parë dhe se ai nuk është aq i fokusuar sa ajo tekvajzat dhe nevojat e tyre. Ajo bëri të qartë se këto janë rezultat i atyre që vajzat kanë thënë dhejo i perceptimeve të saj për z.S. Megjithatë, ajo pranon se ka pasur konflikte për vite të tëra menënën e z.S, pasi ndiente se ajo përfshihej shumë në jetën e tyre. Znj.M thotë se aktualishtndien se z.S dëgjon më shumë nënën e tij se znj. M për çështje që lidhen me vajzat. Kështu,ndonëse znj.M pohon se këto probleme janë më shumë të vajzave dhe jo të saj, është e qartë seajo shfaq një qëndrim shumë armiqësor ndaj z.S dhe nënës së tij për sjelljen e tyre gjatëmartesës.

Znj.M tregoi se fillimisht ajo nuk deshi t’ i bëjë shumë problematike këto çështje dhe nukdeshi të ndryshojë grafikun e takimeve deri tani. Ajo nuk dëshiron që t’ i largojë vajzat ngababai dhe as nuk do që të perceptohet sikur po e bën këtë. Ajo thjesht dëshiron që gjërat tëndryshojnë. Ajo pranon se Z.S ka shfaqur dëshirën për të dhe është përpjekur për të gjetur njëmënyrë për të zgjidhur problemet, por ajo nuk ka besim tek ai. Ajo mendon se për Z.S ështëe nevojshme një asistencë terapeutike në mënyrë që të fokusohet në interesat dhe dëshirat efëmijëve. Sa më shumë Znj.M tregon rreth disa çështjeve, aq më e balancuar duket ajo. Ndonësefillimisht paksa histrionike në lidhje me shqetësimet e saj për z.S, ndërsa filloi të flasë përfëmijët dhe ndjenjat e tyre, dukej bindshëm se ajo është në kontakt me nevojat e tyre. P.sh.,ajo thotë se Z.S refuzon që vajzat t’ i telefonojnë asaj dhe ajo beson se kjo është e gabuar.

Së dyti, ajo ndien se të rriturit nuk i dëgjojnë vajzat dhe ndjenjat e tyre dhe, se rezultati real ikëtij vlerësimi, duhet të jetë që fëmijët të dëgjohen. Ajo foli rreth ankthit dhe stresit të L dheD dhe u fokusuar në disa simptoma që ajo beson se reflektojnë këtë ankth. Ajo foli rrethperceptimit të saj se ka mungesë stabiliteti në jetën e dy fëmijëve, e shkaktuar jo vetëm ngagrafiku i planit të prindërimit, por edhe nga perceptimi i saj për mungesën e stabilitetit nëvetë jetën e Z.S.

Ajo raporton, gjithashtu, se fëmijët shumë shpesh kalojnë zgjuar natën vonë tek gjyshja e tyrepër shkak të punës së Z.S. Ajo përshkroi perceptimin e fëmijëve që babai i tyre është jokonsistentdhe priret të ketë shpërthime zemërimi.

Znj.M është e shqetësuar për gjithë këtë dhe nuk ndjen se ka stabilitet në jetën e tij. Ndërsaajo fliste për këto shqetësime, shprehja e ndjenjave të saj ishte më e arsyeshme dhe më pakhistrionike në përshkrim.

Gjithashtu, ajo tregoi se kupton mirë nevojat e fëmijëve të saj për të pasur një marrëdhënie tëmirë me babain e tyre. Ajo dëshiron që ai të jetë më shumë në kontakt me ndjenjat e tyre dhemë pak i prirur për shpërthime emocionale.

Ndërsa foli më shumë rreth fëmijëve dhe nevojave të tyre, Znj.M shprehu besimin se atoduhet të mësojnë të ndihen mirë me veten. Ajo është e shqetësuar se fëmijët e saj ndihen të

Page 64: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 4 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

pafuqishëm në situatën ku jetojnë. Kjo është një nga arsyet që ajo shpreson që vajzat të dëgjohenpër këtë vlerësim.

Ajo pohon se fëmijëve mbase u nevojitet terapi dhe se ajo do të ishte më e kënaqur të merrtepjesë në një terapi të tillë, për sa kohë kjo terapi nuk kontrollohet nga Z.S. Ajo duket se ekupton se i takon secilit prind të zgjidhë me vajzat gjërat që nuk shkojnë. Ajo beson se popërpiqet të kuptojë fëmijët dhe ndjenjat e tyre, por ka frikë se babai nuk e bën këtë. Më nëfund, Znj.M beson se fëmijët kanë nevojë për konsistencë, stabilitet dhe korrektësi në jetën etyre.

Znj.M u rrit në një familje me 5 fëmijë. I ati ishte oficer. Në paraqitje, ai ishte shumë autoritardhe që fëmijë ajo u rrit duke urryer autoritetin. Ajo përshkroi dy periudha të ndryshme tëjetës së saj, në të cilën gjërat ishin shumë të ndryshme. Para moshës 13 vjeç, ajo thotë se e ëmaishte shumë e përgjegjshme dhe “më mësoi si të kisha vetërespekt”. Ndërsa rreth moshës 13 vjeç,i ati filloi të kishte lidhje jashtëmartesore, ndërsa nëna filloi të behej grindavece. Ajo pohoi sekjo çoi në shumë konflikte familjare dhe ndoshta kontribuoi në disa inkonsistenca që ajo ka nëjetën personale. Sidoqoftë, ajo beson se përpiqet të ecë përpara në jetë dhe t’i bëjë gjërat nëmënyrë që fëmijët të rriten në një mënyrë sa më të natyrshme. Znj.M pranon se një pjesë efrustrimit dhe zemërimit që ajo ndjeu në fëmijëri ndikon në ndjenjat e saj ndaj Z.S, sidomoskur lidhet me perceptimin e saj për zotërimin dhe kontrollin e tij.

Klinikisht, bazuar në gjithë informacionin që disponoj, Znj.M paraqet një tablo mikse. Nësipërfaqe, ajo shfaq një ankth e pasiguri të lehtë. Ajo përpiqet të luftojë me problemet ekontrollit dhe të pasivitetit, të cilat kontribuojnë në vështirësitë e saj me Z.S. Shfaqen disatipare të lehta histrionike në mënyrën si ajo flet për të, por nuk ka shfaqje se ajo është e lehtënë përgjithësi. Ajo ka prirje për mungesë thellimi ne veten e saj, në emocionet e saj dhe duketpaksa e frenuar emocionalisht.

Ajo provon ndjenja të forta të vulnerabilitetit dhe papërshtatshmërisë, në krahasim me tëtjerët. Unë dyshoj që kjo gjë kontribuon në mënyrën si ajo ndihet kur bëhet fjalë përmarrëdhënien e vajzave me babain. Ka prirje që ajo të projektojë ndjenjat e saj te fëmijët,sidomos kur lidhen me Z.S.

Është e vështirë që unë të shoh nga shumë këndvështrime rolin e saj në problemet me Z.S.Ndryshe nga kjo, ka të dhëna se ajo shfaq vetëdije dhe i kupton mirë ndjenjat e fëmijëve. Kymiksim e bën të vështirë të ndash ndjenjat dhe nevojat e saj nga të fëmijëve. Unë nuk shohëelementë që ajo po tjetërson fëmijët nga i ati. Dyshoj se, ndërsa fëmijët i shprehin shqetësime,ajo i ekzagjeron këto në mendjen e saj për shkak të ndjenjave që vetë ajo provon.

Z.S u paraqit gjatë intervistës si një person bashkëpunues e miqësor, i shqetësuar brendanormales. Ndërsa fliste, ishte pak në mbrojtje, duke theksuar se mbante këtë qëndrim mbrojtëspër shkak të akuzave të Znj.M.

Në përgjithësi, ai mohon çdo akuzë se ka abuzuar fizikisht me Znj.M ose me vajzat dhe mohonakuzat se është treguar shpërfillës me fëmijët. Ai pranoi disa incidente, në të cilat Znj.M

Page 65: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 5 ·

pretendon abuzime, por ai tregoi se ajo e sulmonte atë dhe më pas e fajësonte se ai ishte abuziv.Ai ndien se ajo mbireagon shpesh ndaj situatave dhe kjo ka krijuar vështirësi për Z.S. Ai besonse ka qenë baba i mirë për vajzat dhe, ndonëse pranon frustrimin dhe pasigurinë e të qenitprind i vetëm dhe se ka bërë gabime, ai ndien se të dy ( si ai dhe Znj.M) janë relativisht tëbarabartë në aftësitë e tyre prindërore.

Në të vërtetë, tema kryesore gjatë intervistës ishte besimi i Z.S se situata e planit të prindërimitduhet të mbetet siç është. Ndonëse ai shpreh shqetësim se Znj.M po përpiqet të tjetërsojëfëmijët prej tij, ai beson se asnjërit prej të dyve nuk duhet t’u ndryshojë koha e barabartë nëjetën e fëmijëve. Ai ka frikë se çdo ndryshim në planin e prindërimit do të ishte dëmtues përfëmijët, sepse ato janë mësuar me këtë grafik, ndërkohë që të dy prindërit kanë gjëra për t’uofruar fëmijëve. Z.S nuk është dakord me pohimin e Znj.M se fëmijët kanë vështirësi medetyrat ose keqvendosjen e gjërave dhe ndien se nuk ka arsye për të ndryshuar grafikun etakimeve.

Përgjatë intervistës, Z.S kaloi shumë kohë duke folur për veten e për shumë çështje të pranishmenë këtë vlerësim. Ai pranon se kur ishte fëmijë kishte probleme meqënëse u rrit në një familjeqë nuk funksiononte dhe në adoleshencë dhe fillimet e moshës së rritur, pati disa probleme mealkoolin dhe ligjin. Ai ishte shpesh i dhunshëm dhe u përkeqësua pasi u vra vëllai i tij. Aitregoi se ndoqi një terapi 3-vjeçare në atë kohë dhe filloi të reflektonte për shumë probleme nëjetën e tij. Z.S thotë se ka mësuar të jetë më pak i frenuar me emocionet dhe po përpiqet tashprehë veten më mirë se ç’bënte më parë. Ai pranon se ka mjaft vështirësi kur i duhet tëkomunikojë me Znj.M, por mohon çdo abuzim ndaj saj. Ndonëse pranon se Znj.M beson se ainuk është mjaftueshëm i mirë si baba, ai ka frikë se motivi i saj kryesor është paraja dhe se ajoështë e zemëruar me të pasi ai e pengoi në mundësinë për të lëvizur me vajzat në një qytettjetër. Z.S shprehet se vajzat janë më të tërhequra me të që nga ky moment, gjë për të cilën aifajëson Znj.M. Ai është i shqetësuar se zemërimi i saj mbi të po shkarkohet te fëmijët dhe poshkakton ndryshime në ndjenjat e tyre, si rreth planit të prindërimit dhe ndaj marrëdhëniesme babain.

Z.S pranon se ai është i zemëruar e mosbesues ndaj Znj.M. Ai pohon se kjo ka ndodhur që ngafillimi i marrëdhënies së tyre, por, gjithashtu, ndien se pjesërisht kjo lidhet me sjelljen aktuale.Ai beson se Znj.M është shumë e zemëruar me të, sepse ai e pengoi të lëvizte në qytetin tjetërverën e kaluar dhe ajo po përpiqet ta kontrollojë atë si rezultat i kësaj.

Ai ndihet i konsumuar nga kjo, sepse ka dashur gjithmonë të bëjë atë që është më e mirë përvajzat. Ai e pranon se vajzat herë-herë ndihen të frustruara me të, por nuk beson se largimi ityre prej tij është përgjigjja korrekte. Ai kërkon një ndërhyrje të specializuar si zgjidhjen eduhur. Ndërsa flet më shumë për fëmijët, bëhet e qartë se ai ndihet i pasigurt e i papërshtatshëmsi prind. Z.S pohon se me vajzat shpesh përfshihet në konflikte që nuk zgjidhen shpejt. Ai e dise kjo është e vështirë për vajzat dhe lufton që t’ i përmirësojë gjërat. Ai ka ndjekur 2 kurseprindërimi për komunikimin me fëmijët dhe beson se ka mësuar shumë prej tyre. Z.S nukbeson që Znj.M i di ose i interesojnë këto përpjekje të tij dhe aq më pak të bëhet më pranuese

Page 66: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 6 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

ndaj tij si baba. Në këtë mënyrë, ai gjendet midis pasigurisë së tij dhe nevojës për t’ i treguarZnj.M se ai di se çfarë po bën dhe se është baba i mirë. Është interesante se kur flet për sigurinëe vajzave, ai duket se beson vërtet se është korrekt.

Ai përshkruan nivelin e pavarësisë që u lejon vajzave dhe ‘syrin vëzhgues’ që përdor në raste tëtjera. Ai e di se ai dhe znj.M kanë këndvështrime të ndryshme, por beson se ka bërë një punëtë kujdesshme për të vlerësuar rrezikun dhe për të monitoruar sigurinë e fëmijëve.

Së fundi, i pyetur se për çfarë kanë nevojë fëmijët, ai përgjigjet: dy prindër që marrin vendimenë përfitim të fëmijëve dhe që nuk shfaqin armiqësi, çka ata e shohin nga ne të dy. Ai foli mëshumë për këtë dhe e kishte të lehtë të njihte rolin e tij në disa prej problemeve, por ai e ndiense Znj.M nuk e njeh rolin e saj në problemet midis tyre (siç u përmend dhe më lart, unë ndiejse ai është korrekt në këtë vlerësim). Ndërsa flet për këto gjëra, ai është i paaftë të tregojë rrethasaj se si ai i ndalon fëmijët të telefonojnë nënën ose për rastet kur zemërohet shumë me vajzat.Z.S beson, gjithashtu, se ato kanë nevojë për stabilitet dhe të dy prindërit të përfshihen aktivishtnë jetën e tyre dhe ka frikë se do të bëhet gabim nëse problemi do të zgjidhet duke e larguar atënga vajzat. Kjo lidhet jo vetëm me humbjen e kohës, por në dukje me kuptimin e tij tëpasigurisë në rolin si baba, për të cilin ai ka frikë se do të venitet nëse qëndron më pak pranëfëmijëve.

Klinikisht, bazuar në gjithë informacionin që disponoj, Z.S paraqitet si një person me vetimazhtë varfër, që ndihet shumë i pasigurt e jo komfort me veten në shumë drejtime. Ka ndjenja tëforta vulnerabiliteti, por është i aftë të përballet si duhet me ndjenjat e tij të pasigurisë dhenuk shfaq qëndrim mbrojtës. Ka të dhëna për problemet që ai ka me armiqësinë dhe agresionin,vetëbesimin dhe pasigurinë vetjake. Siç u përmend dhe më sipër, ai shpesh ndihet në konfliktdhe i pasigurt me vajzat dhe ka vështirësi në trajtimin e stresit, kur niveli i tij rritet. Fatkeqësisht,ai përfshihet shpesh në to dhe në këto momente është i “mbizotëruar nga stresi”. Ndërsa kjondodh, ai priret të jetë emocionalisht i frenuar dhe atëherë lufton me mjetet e tij mbrojtësetipike të racionalizimit dhe intelektualizmit, duke u bërë më dyshues dhe impulsiv shumëherë. Ndonëse nuk ka shenja se ai është abuziv me vajzat, në momente të tilla unë dyshoj se aibëhet agresiv me to dhe më pak racional në veprimet e tij.

D tregoi një shembull kur ai u zemërua me L dhe e detyroi të bënte 150 fjali dhe më pas utërhoq, duke i kërkuar vetëm 25 fjali. Në këtë mënyrë, ai priret të reagojë impulsivisht nëfillim, por më pas tërhiqet dhe përdor mjetet e tij mbrojtëse në një mënyrë më të përshtatshme.

Ky është një konflikt i tij i brendshëm, pjesë e personalitetit të tij, më shumë se thjeshtfunksion i situatës stresuese. Së fundi, për shkak të një vështrimi të kufizuar të tij brenda vetespër këto probleme, (ndonëse ai është shumë i motivuar për terapi). Aftësia e tij për të përdorurterapinë në mënyrë produktive reduktohet nga racionalizimi i tij i tepërt. Gjithashtu kjoaftësi reduktohet nga vetanaliza e tij që është e kufizuar në intensitetin e ndjenjave të tij tëvulnerablitietit.

D dhe L u takuan së bashku në intervistën e parë. D u takua vetëm në intervistën e dytë, sepse

Page 67: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 7 ·

L ishte e sëmurë. Të dyja vajzat ishin shumë të hapura kur u takuan së bashku dhe po ashtuishte D kur e takova vetëm. Në përgjithësi ato folën për tema të ndryshme. Në pjesën më tëmadhe të kohës ato e bënë të qartë se ato e urrejnë faktin që prindërit grinden e debatojnë dhejanë vërtet të lodhura nga kjo. Ato u shprehën se nuk fajësojnë asnjërin prej të dyve në veçantipër këtë situatë, por ndiejnë se ata të dy duhet të marrin përgjegjësitë për t’i dhënë një zgjidhje.Por ato ndiejnë se gjenden në mes të kësaj situate, sepse dëgjojnë për këtë nga të dy prindërite aq më tepër sepse shpesh ata debatojnë pikërisht për L dhe D. Kjo i bën herë-herë depresivevajzat dhe disi të pafuqishme për të ndryshuar gjërat.

Një tjetër temë, konsistente gjatë intervistave, ishte perceptimi që babai i tyre bërtet shumë.Ato e perceptojnë atë si një prind më të zemëruar se nëna e tyre dhe se e kanë të vështirë tëpërballen me këtë. Ato kanë ndjesinë se kjo nuk vjen për shkak të sjelljes së tyre tëpapërshtatshme, por lidhet me gjendjen e tij shpirtërore. Ato asnjëherë nuk dinë çfarë tëpresin prej tij. Ato ndiejnë se ai i vendos më shumë në mes të konfliktit se ç’ bën nëna, pasi ainuk i lejon t’ i telefonojnë asaj. Atyre u duket kjo shumë e mërzitshme dhe frustruese. Sëfundi, vajzat shprehën frustrim me ndarjen e barabartë të kohës midis prindërve.

Ndonëse të dyja e bënë të qartë se ato do të donin të ishin një pjesë kohe me babain, të dyjavajzat shprehën dëshirën për të jetuar kryesisht me nënën e tyre. Kjo është më shumë përshkak të perceptimit të zemërimit të babait të tyre dhe besimit se kur ato flasin me të për këtëgjë, ai ndryshon për një farë kohe por gjithmonë kthehet në mënyrën e vjetër të veprimit. Atojanë të lodhura duke pritur që ai të ndryshojë. Në fakt, ato janë të frikësuara që ai s’mund tëndryshojë asnjëherë.

Ndërsa flisnin, ato shprehnin trishtim e ankth. Nuk ka të dhëna se këto janë ndjenja të ushqyeraprej nënës së tyre. Ishte e qartë se po shprehnin ndjenjat e veta. Ato u kanë shprehur të dyprindërve këto ndjenja dhe nuk ka të dhëna për frenim emocional. Në të vërtetë, rezultonshumë e shëndetshme aftësia e tyre për të folur për frustrimet e tyre me prindërit dhe përdëshirën për të ndryshuar. Burimi më i madh i frustrimit të tyre vjen nga fakti se, edhe pseshprehen, këto ndjenja nuk dëgjohen. Megjithatë, duket se ato përballojnë arsyeshëm frustriminnë pjesën më të madhe të kohës.

Përmbledhje dhe rekomandime

Z.S dhe Znj.M janë deri diku të saktë në vëzhgimet e tyre, sidomos rreth njëri-tjetrit. Z.Sështë i saktë në vlerësimin e tij për Znj.M dhe mbireagimin e saj për prindërimin e tij. Aishprehet drejt kur pranon se ajo zemërohet shumë lehtë me të dhe në disa raste ajo u thotëfëmijëve gjëra negative për të. Znj.M është e saktë në perceptimin e saj se Z.S është jo iqëndrueshëm në prindërimin e tij, në mënyrën se si ai përpiqet të vendosë disiplinën e tij dhenë faktin se është shpesh shumë impulsiv ose i zemëruar me fëmijët. Për fat të keq, asnjëri ngaprindërit nuk duket se e ka kuptuar mirë rolin e vet në problemet midis tyre dhe se mënyra,me të cilën ata përpiqen të shprehin armiqësinë e tyre, është e dhimbshme për fëmijët. Fëmijëtjanë bllokuar në grindjet e prindërve për pushtet e kontroll, që stimulojnë njëri-tjetrin tëmbireagojnë.

Page 68: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 8 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Pavarësisht nga aftësitë prindërore, ndjenjat e fëmijëve janë reale. Ata mbizotërohen ngaarmiqësia midis prindërve dhe ndërsa konfliktet shtohen, fëmijët priren të zgjedhin anë tëdrejta ose të gabuara. Ato s’ mund të tolerojnë konfliktet dhe ambivalencën që ndiejnë. Përshkak se e perceptojnë nënën e tyre si më të drejtë, edhe ndaj tyre, ato zgjedhin anën e saj nëkëtë konflikt. Ato kanë nevojë të rrinë më shumë me të, sepse besojnë se, nëse janë më shumëme nënën e tyre, konflikti prindëror do të reduktohet.

Për fat të keq, për shkak se fëmijët i shohin gjërat në këtë mënyrë, nuk do të thotë se kjo ështëmë e mira. Ashtu si Z.S, unë jam i shqetësuar se nëse vajzat janë me nënën e tyre më shumë.Kjo vetëm do të përforcojë ndjenjat se babai është një prind i keq dhe se është pikërisht ai,shkaku kryesor i këtyre problemeve. Kjo është e vështirë të shmanget e do të arrijmë nëpërfundimin që kemi një prind të mirë e një prind të keq, çka nuk është në interesin e fëmijëve.Por ashtu si Znj.M, jam i shqetësuar se nëse nuk respektojmë ndjenjat e vajzave, ato do tëvazhdojnë të rriten me sensin e pafuqishmërisë dhe do të fillojnë të ndiejnë më pak komfort,ashtu si dhe prindërit e tyre. Si përfundim nuk ka zgjidhje të mirë në këtë rast.

Gjithsesi, një zgjidhje duhet bërë në lidhje me atë që është interesi më i lartë i fëmijëve. Duhetnjë mundësi për të ndihmuar të zgjidhen çështjet në këtë situatë dhe për të reduktuar burimine tensionit të secilit. Gjithashtu, fëmijët kanë nevojë të fillojnë të shohin prindërit në mënyrëmë reale, ndonëse duken se njohin pozitiven dhe negativen e secilit prind. Ndonëse prindërimii ndarë në mënyrë të barabartë është shpesh një përparësi si për prindërit dhe për fëmijët,opinioni im është se aktualisht kjo po kontribuon në problemet që vajzat po përjetojnë pasiato po përfshihen në konfliktin prindëror. Po ashtu, ndonëse Z.S përpiqet të jetë një prind mëefektiv dhe po bën kurse e hapa të tjerë për të përmirësuar prindërimin e tij me vajzat, atombeten të frikësuara nga shpërthimet e zemërimit të tij dhe nga paqëndrueshmëria në disiplinëne tij.

Duke u nisur nga të gjitha këto, unë rekomandoj:

1. Z.S dhe Znj.M u nevojitet një mjet, përmes së cilit të flasin për fëmijët. Ata duhet tëngrenë një nivel besimi te njëri-tjetri dhe të kenë një vend për të folur rreth problemevetë sigurisë dhe mosmarrëveshjeve midis tyre. Ata mbeten mosbesues e të zemëruar dhefëmijët vuajnë pasojat e tyre. Unë rekomandoj që fëmijët të përfshihen në takime periodikeme dikë që i ndihmon të kuptojnë më mirë pozicionin e tjetrit dhe të arrijnë disakompromise reale.

2. Duhet bërë një ndryshim në grafik, ndonëse besoj që ndryshime drastike në planin eprindërimit janë të panevojshme. Derisa këto ndryshime të bëhen nga prindërit, unëjam i detyruar të rekomandoj vazhdimin e grafikut ekzistues për shkak të efektit që këtondryshime kanë te ndjenjat e vajzave. Rekomandoj që për momentin vajzat të jenë nëkëtë grafik me prindërit: java e parë: vajzat me nënën nga e hëna në mëngjes deri tëhënën tjetër në mëngjes. Në mesjavë, një mbrëmje që babai është i lirë, ai mund tëkalojë disa orë me to në darkë. Java e dytë: vajzat me nënën nga e hëna në mëngjes deritë mërkurën në mëngjes, vajzat me babain nga e mërkura pas shkolle deri të hënën në

Page 69: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 6 9 ·

mëngjes.

3. Z.S të menaxhojë punën e tij në mënyrë që të jetë në mbrëmje me fëmijët. Fëmijëtduhet të kenë mundësinë t’ i telefonojnë prindit tjetër sa herë që dëshirojnë. Pavarësishtnga metoda e disiplinimit, kjo nuk bën pjesë te privilegjet. Unë shpresoj se me anë tëkurseve të prindërimit, do të zhvillohet një formë më e përshtatshme disipline.

Falemnderit që më dhatë mundësinë për të vlerësuar këtë çështje.

5.4 ANEKS IV - Model vlerësimi psikologjik në një rast penal të një të mituri, kurpsikologu kërkohet për të bërë vlerësimin nga avokati mbrojtës

Teste psikologjike të përshtatshme, për t’u kryer në këtë rast, do të ishin:

1. “Millon Adolescent Inventory”(MACI)

2. “Rorschach Inkblot Test”

3. “Wechsler Intelligence Scale for children”(WISC-III)

4. “Trial-making test” A dhe B

5. “Bender -Gestalt dhe Rey Complex Figure Drawing tests”

Vlerësim psikologjik

Subjekti : D.S

Datëlindja: 05.05.1991

Çështja: Prokuroria kundër D. S.

Vlerësuesi : A.M

Data e raportit: 0107-2006

Qëllimi i vlerësimit:

D. S është një djalë 15-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e shokut të shkollës së tij, R.Xh. më15.01.2006. Ky vlerësim bëhet me kërkesë të avokatit mbrojtës, me qëllim për të përcaktuarfaktorët e alterimit psikologjik, historinë e nevojshme vetjake për çështjen dhe për të dhënënjë kuadër më të plotë mbi rrezikshmërinë shoqërore të D.S.

E kam intervistuar D për herë të parë më 04.03.2006 dhe e kam informuar për qëllimin e këtijvlerësimi. Ai e lexoi dhe e nënshkroi marrëveshjen e pranimit. Përveç të tjerash, kjo marrëveshjee informon atë për kufijtë e konfidencialitetit. D shprehu se e kupton natyrën dhe qëllimin ekëtij vlerësimi dhe pranoi të procedohej për këtë problem. Prindërit e tij gjithashtu ranëdakord për këtë.

Page 70: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 0 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Burimet e informacionit

Intervistat

1. D.S më 15.03.06 (4 orë); 15.04.06 (3 orë); 22.05.06 (3 orë);

2. Xh.S (babai) më 25.03.06 (2 orë);

3. L.S (nëna) më 31.03.06 (3 orë, përfshirë vizitë në familje); dhe më

10.04.06 (30 minuta bisedë telefonike);

4. A.A (psikologu i shkollës) më 24.04.06 (1 orë);

5. J.M (drejtori i shkollës) më 20.04.06 (1 orë)

6. A.M (mësuese), J.Xh (mësuese) dhe R.B (drejtues i grupit muzikor) (1orë);

7. J.A (shok klase) dhe babai i tij F.A. më 30.04.06 (1 orë)

8. D.D (edukator në paraburgim) 20.05.06 (1 orë)

14. D.A (psikiatre) (20 minuta në telefon) më 15.05.06

Informacioni i dhënë nga mbrojtja ligjore

1. Shënime mjekësore nga pediatri J. K;

2. Shënime mjekësore nga spitali;

3. Shënime shkollore;

4. Informacioni i marrë nga prindërit e D.S, letrat nga burgu etj.

Historia familjare dhe historia e zhvillimit.

D.S ka lindur në Tiranë më 05.05.1991; ai është fëmija i tretë i Xh dhe L.S. Xh.S -50 vjeç,është menaxher shitjesh në një firmë automobilash dhe Znj. L -46 vjeçe, është infermiere. Dyfëmijët më të rritur nuk jetojnë më në shtëpi me ta. S.S -19 vjeçe jeton më vete, ajo ndjekstudimet e larta, ndërsa B.S -22 vjeçe, është e martuar dhe jeton në një qytet tjetër. Prindërite D.S kanë zgjidhur martesën në 1995. Fëmijët kanë jetuar me Znj. L dhe kanë vizituar babaine tyre çdo fundjavë.

Sipas znj. L.S ajo kërkoi zgjidhjen e martesës nga i shoqi për shkak të abuzimit të tij mealkoolin dhe konfliktit martesor që vinte si rrjedhojë e këtij problemi. Ajo nuk raportonepisode dhune fizike në shtëpi, por flet për debate të përjavshme të lidhura me periudhat epijes, kur Z. Xh bëhej verbalisht abuziv. Z. Xh pranoi një histori të abuzimit me alkoolin, portregon se pas trajtimit që mori prej 3 vjetësh, ai nuk pi më.

Znj. L përshkruan marrëdhënien me djalin si “normale e të afërt”. Ajo ka pasur pak mundësi

Page 71: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 1 ·

ta disiplinojë atë dhe zakonisht i ka lejuar ta kalojë kohën e lirë si të donte. Ajo ka ruajtur njërregull të prerë; D.S duhet të bënte detyrat e shkollës menjëherë pas daljes nga shkolla dheduhet të lajmëronte sa herë që kishte provim. Sjellja më e keqe që ajo mban mend prej tij ishtekur një vit më parë e gjeti të dehur me verën që kishte qenë në shtëpi. Ajo e qortoi, që ai tëmos e kryente më këtë veprim.

Z. Xh.S e përshkroi marrëdhënien me djalin e tij si një marrëdhënie të mirë. Ai shprehet: “Poprisja të rritej, që të bënim gjëra së bashku, gjëra prej babai dhe djali”. Atij nuk i pëlqenteshumë sporti. Z. Xh.S. e takonte të birin një ose dy herë në muaj dhe ata zakonisht e kaloninkohën duke parë film ose duke ngrënë në restorant.

Historia mjekësore. Historia për zhvillimin e hershëm të D.S. është marrë nga shënimetmjekësore dhe nga prindërit. D.S. ishte një fëmijë normal, me lindje normale dhe peshë normale.Nëna e tij mohon çdo lloj përdorimi të alkoolit e duhanit gjatë shtatzënisë. Ai arriti njëzhvillim normal në lidhje me ecjen dhe përdorimin e tualetit. Ai ka pasur infeksion të shpeshtënë vesh dhe të folurit e tij nuk ishte i zhvilluar mirë deri në moshën 4 vjeç. Ai ndoqi një terapi6-mujore për këtë problem. Nga të gjitha të dhënat, D.S. ishte një fëmijë relativisht i qetë dheqë nuk ka paraqitur probleme të sjelljes. Nuk u raportua asnjë sëmundje serioze ose përvojëtraumatike. Dëmtimi i tij më serioz ishte një gisht i thyer, kur ka rënë nga pema në moshën 5-vjeçare. Gjithashtu, nuk u raportua asnjë dëmtim në kokë ose humbje vetëdije.

Historia shkollore. Informacioni për historinë shkollore të D.S. është marrë nga prindërit etij, nga shënimet shkollore dhe intervistat me personelin e shkollës. Personeli i shkollës qëështë intervistuar për këtë vlerësim përfshin drejtorin, një psikolog shkolle që vlerësoi D.S.për shërbimet e edukimit dhe dy mësues që i kanë dhënë mësim vitin e fundit. Në klasën edytë, D. ishte identifikuar me probleme në lexim dhe ishte trajtuar në grupin e nxënësve tëpaaftë të mësonin. Ai shpesh dukej i painteresuar për detyrat në klasë dhe, ndonëse ishte i qetëdhe me sjellje të mirë, shpesh nuk i kryente detyrat. Një vlerësim për mungesë të vëmendjesu krye me të në klasë të tretë, por rezultoi negativ. Problemet e tij të sjelljes u përcaktuan:“motivim i ulët për detyrat në klasë”. Psikologu i shkollës raportoi se mësuesit e D.S. shprehënmendimin se ai ishte i shqetësuar për jetën në shtëpi, por kjo çështje nuk u ndoq më tej. Sipasznj.L, gjatë kësaj periudhe të jetës së tij, Z.Xh. ka pasur disa incidente automobilistike sirrjedhojë e përdorimit të alkoolit. Ajo thotë se D.S. pati shprehur frikën se i ati do vdiste nënjë aksident të tillë dhe se kishte frikë të udhëtonte në makinë me të.

Në klasë të katërt rezultatet e tij ishin më të larta. D.S. kujton se ishte mjaft i frustruar nganotat e ulëta në shkollë, sidomos për faktin se motra e tij kishte rezultate të shkëlqyera. Nëklasën e shtatë dhe të tetë ai filloi të ndiente se asnjë nga fëmijët e tjerë nuk e pëlqente atë.Atëherë ai filloi të bënte gjëra të ndryshme, për të tërhequr vëmendjen, duke bërë si klloun oseduke folur me zë të lartë në shkollë.

Kur nisi klasën e nëntë, ai filloi vitin me synimin për të marrë nota të larta ashtu si e motra.Por ai u shkurajua, sepse mori disa nota të dobëta që në fillim. Këto nota vazhduan të ishin tëtilla.

Page 72: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 2 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

Konfliktet në shkollë. D. kujton shumë përvoja, ku ka qenë i sulmuar dhe i poshtëruar ngamoshatarët në shkollë. Ai kishte përshtypjen se të gjithë nuk e pëlqenin dhe zbaviteshin dukee ngacmuar atë për shkak të dukjes dhe faktit se është shumë i shkurtër. Ata shpesh e thërrisninme nofka. I mituri kishte shpresuar se duke shkuar në shkollë të mesme këto do kalonin, pornë fakt këto probleme vazhduan.

Ai ka qenë pjesëmarrës në grupin muzikor të shkollës, ku kishte djem më të rritur, të cilëtnxisnin më të rinjtë të merrnin pjesë në të, por edhe i shfrytëzonin. Sipas D., ai keqtrajtohejgjithmonë nga djemtë më të rritur, sepse nuk pranonte të pastronte instrumentet e tyre. Kjomarrëdhënie përkeqësohej gjithmonë e më shumë. Një djalë e goditi në fytyrë dhe e kërcënoiqë të mos i tregonte asgjë drejtuesit të grupit për atë incident. D.S. tregon se incidente të tillandodhnin në kafenenë e shkollës, në korridore. Ai thotë se ata talleshin me pamjen e tij, meveshjen, me sjelljen. Në momentet që ai kthente një përgjigje, djemtë e tjerë qeshnin mekomentin e tij dhe ai shumë shpejt mësoi të rrinte i qetë e të largohej. D. filloi të mos isfidonte ata që e ngacmonin dhe u mësua ta pranonte fyerjen. Ai kishte frikë të hynte nëkonflikte fizike. Ai i përjetoi të gjitha këto dhe nuk i largoi dot nga mendja. Kur ai u pyet sepse nuk raportoi në shkollë për këto gjëra, ai tha se mësuesit nuk e pëlqenin dhe kishte frikë seshokët do të hakmerreshin. Ai komenton: “të tregosh për të tjerët, do të ishte gjëja më e keqenë këtë shkollë”. Po ashtu ai nuk i tha gjë të ëmës, sepse ajo do të shkonte atje, do t’u bërtisteatyre e do përkeqësonte gjërat.

Sipas informacionit të policisë, nxënësit konfirmojnë se D.S ishte subjekt i ngacmimeve nëshkollë, që thirrej me nofka, që ka pasur raste kur i derdhnin gotën kur ai pinte diçka nëlokalin e shkollës. Por asnjëri nuk tregoi për ndonjë sulm të drejtpërdrejt fizik kundër D.S.

Shoqëria. Pothuaj një vit para ngjarjes, D ndihej i tjetërsuar dhe shumë i distancuar ngashokët e moshatarët e tij. Ai shprehu urrejtje ndaj atyre që e sulmonin dhe ndaj vëzhguesve qëqeshnin me të. Ai i braktisi marrëdhëniet me nxënësit që kishte në klasën e tetë dhe ndaloi sëfrekuentuari grupin e kishës, ku më parë kishte pasur një grup të vogël miqsh.

Marrëdhënia më e afërt e D.S. ishte me J.A., një djalë i një gjatësie të përafërt me të tijën qëraportoi një keqtrajtim të ngjashëm nga djem të tjerë. Ata të dy kalonin kohë të konsiderueshmeduke luajtur videogame të dhunshme me personazhe imagjinare. Në këto lojëra, të dy djemtëimagjinonin se ata qëllonin djemtë e shkollës që i keqtrajtonin. Gjithashtu, lojërat përfshininfantazi si dominimi i shkollës, një temë e stimuluar që ata kishin parë në një film.

Gjatë vitit të kaluar, D.S. u tërhoq nga një grup nxënësish që njiheshin në shkollë si të përfshirënë sjellje devijante. Ata visheshin me të zeza dhe me stoli që tregonin simbole satanike.Udhëheqësi i atij grupi kishte flokë të gjatë e që i jepnin një pamje disi të frikshme. Ai kishtendikim të madh në grupin e tij, shpesh rebelohej ndaj rregullave të shkollës dhe mënyrës sëadministrimit të saj. D.S. thotë se anëtarët e këtij grupi kurrë nuk e tallnin apo ngacmonindhe ata dukeshin të imunizuar ndaj reagimeve të nxënësve të tjerë.

D.S. filloi të kalonte kohë në muajt e fundit me këta persona. Sipas D, udhëheqësi i grupit i

Page 73: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 3 ·

kishte thënë se D. do të ishte anëtar i grupit, nëse do të kryente ndonjë mision. D.S. kishtekryer disa “misione” për ta, si p.sh. lyerja e mureve me piktura me simbole sataniste. Si shumëtë tjerë D.S. ishte vulnerabël ndaj manipulimit nga ky grup, sepse ata ishin më të rritur dhe aido të donte t’i impresiononte dhe të fitonte miratimin e tyre. Duke qenë se D.S. ndihej irefuzuar nga moshatarët e tij, mundësia për t’ u lidhur me një grup nxënësish që dukeshin tëpandikuar nga presioni i moshatarëve, dukej shumë tërheqës për të.

Sjellja delikuente. Në formën më tipike, sjellja delinkuente në adoleshencë përfshin njëkonstelacion të problemeve të sjelljes që fillojnë në fëmijërinë e hershme. Bazuar në gjithëinformacionin që disponojmë, D.S. nuk ka pasur probleme të sjelljes delinkuente në fëmijërinëe hershme që lidhen me delinkuencën. Ai nuk ka shfaqur probleme në kalimin e kohës mefëmijë të tjerë ose modele të sjelljes agresive. Ai nuk ishte kundërshtues ose armiqësor meprindërit ose mësuesit. Ai nuk është përfshirë në probleme për gënjeshtra, vjedhje ose shkatërrimprone. Shënimet e tij shkollore nuk flasin për probleme të vazhdueshme disipline, ndonëse aiu identifikua me probleme në përvetësimin e mësimeve dhe probleme motivacionale në klasate para.

Është tipike për adoleshentët delinkuentë të fillojnë të përdorin alkoolin ose drogën, por mepërjashtim të një incidenti të raportuar nga nëna e tij, askush nga të intervistuarit për këtëvlerësim, nuk raportoi që D. ka përdorur substanca.

Historia psikiatrike familjare. Sipas informacionit të marrë nga prindërit e D.S, familja e tijka një histori të çrregullimeve psikiatrike. Babai i D.S. ka një histori të abuzimit me alkoolin;po ashtu xhaxhai i tij dhe gjyshja (nëna e babait). Ndërsa nëna e D.S. raporton dy episodedepresioni, për të cilat ka marrë këshillim, si dhe trajtim psikiatrik mjekësor. Daja i tij ështëvetëvrarë disa vite më parë. Këto vëzhgime janë të rëndësishme, sepse një predispozitë gjenetikepër depresion të rëndë mund të trashëgohet. Gjithashtu, edhe predispozita për përdorim alkoolimund të trashëgohet dhe mund të lidhet me depresionin klinik.

Të dhëna për veprën penale. Midis thënieve të D.S. në të gjitha intervistat dhe burimet etjera të informacionit ekziston një konsistencë. Ai pranon se mori një armë nga apartamenti ibabait të tij në fundjavën para ngjarjes. Ai fshehu armën poshtë krevatit të tij në shtëpinë enënës, deri ditën kur e mori në shkollë me vete. Sapo zbriti nga autobusi, ai eci përmes njëturme nxënësish, duke shkuar drejt hyrjes së shkollës. Nxënësi me të cilin kishte pasur konflikteishte para hyrjes së shkollës, ku ai qëndronte si zakonisht në atë orë. Në fillim D. nxori armëndhe e drejtoi në ajër e qëlloi një herë. Pastaj ia drejtoi shokut dhe e qëlloi dy herë. Të dyjagoditjet në gjoks sollën vdekjen e tij, përpara se të arrinte personeli i shkollës. D.S. u mbajtmë pas nga një nxënës i shkollës që i mori dhe armën, derisa një polic erdhi në vendngjarje. D.u arrestua nga policia dhe po atë ditë dha një deklarim që është i regjistruar në video dhegjendet në polici.

Pavarësisht se thëniet e tij janë konsistente nga intervista në intervistë, me kalimin e kohës aika dhënë gjithmonë e më shumë informacion rreth motiveve dhe mendimeve të tij lidhur meveprën e kryer. Ai thotë se nuk mund të fliste për gjithçka që në fillim, sepse kjo i dukej

Page 74: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 4 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

shumë e vështirë. Ai thotë: “Unë bëra një gjë të tmerrshme dhe nuk mund të mendoj më përkëtë”.

Informacioni i moshatarëve për ngjarjen. Në deklarimet e tij në polici, D pretendoi se egjithë përgjegjësia për veprën ishte e tij. Ai mohoi se ndonjë njeri e kishte nxitur që të silltenjë armë në shkollë ose të godiste ndonjë person. Ndërsa në intervistat e mia me të, ai tregonse grupi i djemve më të rritur me të cilët rrinte e sidomos udhëheqësi i grupit, flisnin herë-herë për përdorimin e armëve në shkollë, për zotërimin e shkollës ose për të qëlluar persona tëcaktuar në shkollë. “Unë doja të përfshihesha në planet e tyre, por ata thonin se isha shumë ivogël e se nuk isha i aftë të përdorja armën, “tregon D.S. Kur u pyet nëse dikush i tha tëqëllonte dikë, ai u përgjigj: Jo. Por thotë se “e dija që ata e donin këtë dhe unë doja t’u tregojaatyre që mundesha”.

Nuk ishte e mundur të intervistohej udhëheqësi i këtij grupi, pasi kështu ishte këshilluar ngaavokati i tij. Por u pyetën dy djem të tjerë të grupit, të cilët pohojnë se udhëheqësi i tij eurrente viktimën, por nuk e kishte nxitur kurrë D.S. ta vriste atë.

Shoku i tij J.A. tregon se ata kishin shpesh fantazi të tilla ndërsa luanin, por asnjëherë s’ kishinfolur seriozisht për këtë. Një shoqe e tij M.S. thotë se një ditë më parë D.S. i kishte thënë asaj:“Nesër qëndro larg hyrjes së shkollës, nuk dua që të lëndohesh”. Ajo thotë se e pyeti se ç’ do tëthoshte me këtë, por ai nuk u përgjigj dhe u largua.

Motivimi. Përgjatë tri intervistave, D.S. vuri në dukje motive të ndryshme për vrasjen. Nëintervistën fillestare ai tha se nuk e dinte pse e kishte vrarë, se ishte si humbje kontrolli, se“isha si në ëndërr, ishte sikur nuk isha unë”. Ai dukej se nuk kishte dëshirë të fliste dhe shfaqiqëndrim mbrojtës për të ndarë mendimet dhe ndjenjat e tij me dikë që nuk e kishte takuarkurrë më parë. Në intervistën e dytë ai dukej se ishte më shumë i gatshëm të fliste për veprëndhe pranoi se kishte menduar të qëllonte dikë në shkollë të paktën një muaj para kryerjes sëkësaj vepre. Ai kishte menduar të godiste disa nga ata që e keqtrajtonin. Ai përshkroi ndjenjaintensive armiqësie dhe zemërimi kundër këtyre personave. “Ata gjithmonë më trajtonin keq,më vinin nofka, talleshin me mua. Duhej t’u tregoja se isha dikush. Duhet t’ i bëja të më linintë qetë”.

D.S. tregon, gjithashtu, për plane për të vrarë veten. Ai e mendoi këtë një ditë pasi moriarmën në apartamentin e babait. Ai tregon se e mbushi armën dhe ia drejtoi vetes një natë parase të kryente vrasjen, por nuk arriti ta bënte. Gjatë intervistës, ai thotë se e kupton që ka hyrënë probleme serioze dhe se e priste që të ishte në burg.

Edhe raporti psikiatrik tregon se ai kishte 3-4 javë që planifikonte të qëllonte mbi disa personae më pas të largohej me makinë. Ai, gjithashtu, ka thënë se nuk kishte planifikuar të godisteviktimën. Ai synonte të trembte shumë nxënës që e kishin tallur. Sapo arriti në shkollë, aindryshoi mendje, sepse iu duk se viktima po qeshte me të. Ai pohon: “e di që është absurde,por pata idenë, se nëse qëlloja atë që po qeshte me mua, atëherë të gjithë të tjerët do më linintë qetë. Është e gjitha si një ëndërr”.

Page 75: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 5 ·

Ekzaminimi i statusit mendor. D.S. është një 15-vjeçar i intervistuar në mjediset eparaburgimit të të miturve. Ai flet në një mënyrë të qartë e koherente. Ai ishte vigjilent, iorientuar në hapësirë e kohë dhe e kuptoi natyrën dhe qëllimin e vlerësimit. Ai ishte reaguesndaj pyetjeve, ndonëse disa pyetje e bënë të mos ndjehej mirë dhe shpesh kërkoi që pyetjet tëpërsëriteshin në mënyrë që të përpunonte përgjigjen. Si shumë adoleshentë të akuzuar përkrime të rënda, ai ishte disi i frenuar dhe i kufizuar në paraqitje. Ai prirej të mohonte ndjenjate stresit dhe foli në një ton joemocional dhe të sheshtë. Ai nuk kishte dëshirë të fliste përndjenjat dhe mendimet më vetjake dhe në fillim jepte përgjigje minimale ndaj pyetjeve. Mekalimin e kohës ai u bë më reagues dhe shfaqi disa emocione, përfshirë ndjenja faji dhe pendimipër veprimet e tij.

Depresioni. Ndonëse në fillim D nuk i pohonte ndjenjat e stresit dhe depresionit, gjatëintervistës së dytë ai komunikoi më shumë për ndjenjat dhe mendimet e tij private. D.S ishteqartësisht i penduar rreth veprës dhe qau gjatë intervistës, duke pohuar se meritonte dënimpër vrasjen e kryer. Ndjenjat e tij të vetëkriticizmit janë aq të dhimbshme, saqë ai nuk do tëmendojë për to; kur ai mendon për to, atij i vijnë mendime vetëvrasëse dhe mendon të dëmtojëveten. Unë njoftova shërbimet e burgut që të vlerësojnë për mundësinë e vetëvrasjes.

D.S. ka simptoma klasike të depresionit, përfshirë humor depresiv dhe ndjenja faji, vështirësipër gjumë dhe mungesë energjie. Ai angazhohet në disa veprimtari si luajtja me letra, të parëte TV, por kënaqësia e tij është e reduktuar dhe nuk zgjat. Ai shpesh heq dorë nga veprimtaritëdhe kthehet në qelinë e tij. D.S. thotë se ka vështirësi në përqendrim, sidomos kur lexon. Aithotë se nuk ka rënie oreksi, por kjo simptomë e depresionit nuk shfaqet shpesh në adoleshencë.

Historia e D.S në lidhje me idetë vetëvrasëse daton që nga klasa e shtatë, kur filloi të mendojëse askush nuk e pëlqente. Ai ndihej i tallur nga të tjerët dhe mendoi se si të vriste veten.Reagimet e tij duken joproporcionale me ngjarjet që ai përshkruan me moshatarët e tij dhetregon një perceptim të shtrembëruar për atë se çfarë ndiejnë të tjerët për të.

Mendimet paranojake. D. nuk përshkruan besime të mëdha jorealiste që do të konsideroheshinzhgënjime paranoide. Ai nuk ka zhgënjime paranoide klasike që përfshijnë kontrollin e mendjes,persekutim mbi natyroren, mendime të ekzagjeruara. Sidoqoftë, ai raportoi disa frikëraparanoide, që janë anormale dhe një të menduar të shqetësuar. D përshkroi ide reference qëshokët e klasës e vëzhgonin e talleshin me të. Nganjëherë i dukej se të gjithë e tallnin. Ai nukndihej komfort në shumë mjedise. Herë-herë i kërkonte nënës së tij ta çonte në shkollë.

Para ngjarjes, D nuk kishte thënë se dëgjonte zëra, se kishte vizione ose që kishte përvojasensore që konsiderohen haluçinante. Megjithatë, ekzistojnë tregues për probleme tëperceptimit. Për gati një vit, D. ka imagjinuar që të tjerët i flisnin, i thërrisnin në emra tëndryshëm ose që i thoshin se ai ishte idiot.

Sipas prindërve, D ishte shumë i shqetësuar rreth privatësisë dhe sigurisë. Ai kërkontevazhdimisht që perdet dhe dyert të ishin të mbyllura.

Vlerësimi për karakteristikat antishoqërore. D. nuk ka historinë tipike të një adoleshenti

Page 76: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 6 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

që po zhvillon karakteristikat e personalitetit antishoqëror. Të dhënat e disponueshme tregojnëse ai nuk shfaqi probleme të sjelljes në moshë të hershme të lidhur me çrregullim të sjelljes. Ainuk ka përdorur alkool ose drogë. Nuk ka një histori të sjelljes së dhunshme para veprëspenale. Sjellja më e rëndësishme delinkuente ndodhi 6 muaj para veprës penale. Kjo periudhëe sjelljes delinkuente nuk ishte në përputhje me mënyrën si kishte funksionuar më parë.Duket se këto sjellje janë shfaqur tek ai duke qenë nën ndikimin e një shoqërie djemsh më tërritur, me të cilët ai shoqërohej kohët e fundit. D. u vlerësua për praninë e karakteristikave tëpersonalitetit psikopatik, duke përdorur kriterin e Psychopathy Checklist (versioni i ri), qëshihet zakonisht si sindroma më serioze antishoqërore me prognozën më të dobët për trajtim.Është e qartë se D. nuk shfaq karakteristikat që janë pranë ose më lart se niveli që shoqërohetme psikopatinë.

Përfundime dhe rekomandime

D.S. rrëfen për periudha depresioni përgjatë dy viteve të kaluara dhe për periudhën më tërëndë që ka filluar një muaj para veprës së kryer. Përpara kryerjes së kësaj vepre, simptomatkanë përfshirë humor depresiv, mungesë energjie, interes i reduktuar në veprimtari tëkënaqshme, tërheqje nga shoqëria dhe vështirësi me gjumin. Në të paktën dy raste ai kavlerësuar mundësinë për t’u vetëvrarë. Pavarësisht nga periudhat e depresionit, D.S ishte herë-herë i gëzuar dhe aktiv dhe herë të tjera i acaruar dhe debatues, çka mund të jepte përshtypjense nuk ishte depresiv.

Sidomos te fëmijët dhe adoleshentët, depresioni është i vështirë të vërehet dhe mund të maskohetnga të tjera probleme të sjelljes. Në bazë të këtyre të dhënave D.S. plotëson kriteret diagnostiketë DSM-IV për Çrregullim të Depresionit Madhor përpara kryerjes së veprës penale. D përshkroindjenja depresive të të qenit i pavlerë dhe papërshtatshmëri të shoqëruara me mendimeparanojave, saqë moshatarët e tij nuk e pëlqenin e madje e tallnin. Mendimet e tij paranojakejanë një simptomë e rëndësishme, por nuk shfaqin ashpërsi për të treguar praninë e tiparevepsikotike të depresionit të tij.

Gjykimi i tij për marrëdhëniet shoqërore dhe sjelljen është në thelb i dëmtuar. Sjellja e tijështë mjaft e keqpërshtatur dhe ai ka përjetuar depresion, frikëra paranojake dhe shtrembërimenë perceptimet e tij për veten dhe për të tjerët. Kjo ka qenë gjendja e tij mendore në kohën eveprës së kryer dhe ka të dhëna që gjendja e tij mendore është përkeqësuar gjatë javëve që kanëparaprirë veprën.

Në opinionin e vlerësuesit si psikolog, D. ishte i vetëdijshëm që vepra e tij ishte e gabuar dhekriminale por atij nuk i mungon aftësia për të kontrolluar sjelljen e tij dhe për t’ u frenuar ngakryerja e veprës.

Sipas opinionit të vlerësuesit, ka faktorë shumë të rëndësishëm dhe rrethana të vrasjes qëmeritojnë të kihen nën vëmendje.

1. D.S. vuan nga çrregullime emocionale serioze që e kanë sëmurë mendërisht në periudhëne kryerjes së veprës. Depresioni Madhor është një formë e rëndë depresioni që shtrembëron

Page 77: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 7 ·

të menduarin e individit, duke nisur nga ndjenja e dëshpërimit dhe gjendja e pashpresëqë errësojnë gjykimin dhe perspektivën për të ardhmen.

2. Sjellja kriminale e D.S. është në thelb e motivuar nga abuzimi dhe poshtërimi i përjetuarnë shkollë dhe nga natyra e tij - jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj keqtrajtimeve përshkak të gjendjes së tij mendore.

3. D. ishte në thelb i ndikuar në veprimet e tij kriminale nga shokë të tij më të rritur.Adoleshentët janë mjaft të ndjeshëm ndaj ndikimit të shoqërisë dhe do të ishte epamundur që ai të kryente veprën pa nxitje.

4. D. është bashkëpunues ndaj trajtimit dhe rehabilitimit. Ai është i penduar për veprimete tij dhe do të përfitonte nga mundësia për të analizuar motivimin dhe qëllimet e tij nënjë marrëdhënie terapeutike. Ai ka aftësi mendore dhe emocionale për të ndërmarrëpunë terapeutike të kuptimshme dhe për t’ u zhvilluar e maturuar. Ai nuk manifestonnjë personalitet antishoqëror ose psikopatik, siç ndeshim shpesh midis të dënuarve përkrime të ndryshme.

Ju falemnderit që më dhatë mundësinë për të vlerësuar këtë çështje.

5.5. ANEKS 5 - Kuadri Ligjor

5.5.1 Nenet përkatëse në Kodin e Familjes në lidhje me përfshirjen e psikologutdhe punonjësit social

Neni 6

Në çdo procedurë që i përket të miturit, ai ka të drejtë të dëgjohet në përputhje memoshën dhe aftësinë e tij për të kuptuar, duke ruajtur të drejtën që i japin dispozitat eveçanta që garantojnë ndërhyrjen dhe dhënien e pëlqimit nga ana e tij.

Në rastet kur i mituri kërkon të dëgjohet, kërkesa e tij nuk mund të rrëzohet, përveç sepër shkaqe të rënda dhe me një vendim tepër të motivuar.

I mituri mund të dëgjohet vetë, nëpërmjet një avokati ose një personi të zgjedhur prejtij.

Në çdo procedurë që i përket të miturit, prania e psikologut është e detyrueshme, për tëvlerësuar thëniet e të miturit, në përputhje me zhvillimin mendor dhe situatën e tijsociale.

Neni 128

Refuzimi miratimit

Në rast se gjykata konstaton se marrëveshja nuk siguron në mënyrë të mjaftueshmeinteresat e fëmijëve ose të njërit prej bashkëshortëve, pezullon gjykimin për 3 muaj dhe

Page 78: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 8 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

u kërkon bashkëshortëve të bëjnë rregullimet e duhura, gjykata refuzon miratimin dherrëzon kërkesën për zgjidhjen e martesës me pëlqim reciprok të bashkëshortëve.

Neni 155

Para se Gjykata të marrë një vendim të përkohshëm ose përfundimtar lidhur me mënyrëne ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, të drejtës së vizitës ose të besuarit të fëmijësnjërit bashkëshort, duhet të thërrasë një psikolog ose punonjës social, i cili, para se tëjapë mendimin, duhet të marrë të dhëna për gjendjen materiale dhe morale të familjes,kushtet në të cilat jetojnë dhe ku është më e përshtatshme të jetojë fëmija.

Në raste se gjykata arrin në konkluzionin se fëmija, përkohësisht, duhet t’ i besohet njëpersoni të tretë ose një familjeje kujdestare duhet të marrë mendimin e sektorit tëndihmës dhe shërbimeve sociale pranë bashkisë së vendit ku zhvillohet gjykimi.

Neni 157

Gjyqtari, në këtë rast, merr në konsideratë:

a. Marrëveshjen e bërë ndërmjet ish- bashkëshortëve;

b. Mendimin dhe ndjenjat e shprehura nga fëmija i mitur, duke vlerësuar moshëndhe zhvillimin e tij;

c. Mendimin e psikologut ose të sektorit të shërbimeve sociale pranë bashkisë, pasikëta të kenë dëgjuar fëmijën.

Neni 246 (paragrafi i fundit)

Kur i birësuari ka mbushur moshën 10 vjeç, merret mendimi i tij dhe në moshën 12vjeç kërkohet pëlqimi i tij.

Pëlqimi për birësim jepet përpara gjykatave kompetente. Në rast se personi kavendbanimin ose vendqëndrimin e tij në një shtet tjetër, mund të japë pëlqimin paraagjentit diplomatik ose konsullor pranë ambasadës ose konsullatës shqiptare.

Neni 267

Në rast se nuk është caktuar kujdestar nga prindi që ka ushtruar i fundit përgjegjësinëprindërore, gjykata i jep prioritet zgjedhjes së kujdestarit midis paraardhësve, personavetë afërt të të miturit, një familjeje kujdestare dhe, si alternativë të fundit, institucionpublik ose privat.

Para se gjyqtari të caktojë kujdestarin, duhet të dëgjojë personin e zgjedhur si të tillëdhe të marrë mendimin e të miturit nëse ai ka mbushur moshën 10 vjeç.

Gjykata, në çdo rast, merr mendimin e sektorit ndihmës dhe shërbimeve sociale pranëbashkisë ose komunës së vendit ku zhvillohet gjykimi, i cili përmban ekzaminimin ezhvillimit të personalitetit të fëmijës në kontekstin familjar edukativ e social dhe

Page 79: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 7 9 ·

ekzaminimin e kushteve dhe përshtatshmërisë së fëmijës me personin kujdestar tëardhshëm, të familjes kujdestare ose institucionit të përkujdesjes.

Caktimi i kujdestarit nga Gjykata bëhet duke parë cilësitë e personit kujdestar, të familjeskujdestare të zgjedhur ose të institucionit të përkujdesjes, sipas paragrafit të tretë tëkëtij neni, si dhe pasi ka dëgjuar mendimin e një psikologu, që duhet të jetë i pranishëmgjatë gjykimit.

Neni 273

Detyrat e të miturit

I mituri duhet ta respektojë dhe t’ i bindet kujdestarit. Ai nuk mund të braktisë banesënose institucionin ku është lënë pa lejen e kujdestarit.

Kur largohet pa leje, kujdestari ka të drejtë ta kërkojë të miturin dhe nëse, është enevojshme, t’ i drejtohet gjykatës për kthimin e tij.

Gjatë gjykimit duhet të dëgjohet dhe i mituri që ka mbushur moshën 10 vjeç, nëpraninë e psikologut.

5.5.2 Nenet përkatëse në Kodin e Procedurës Penale, në lidhje me përfshirjen epsikologut dhe punonjësit social

Neni 35

Ndihma që i jepet të pandehurit të mitur

1. Të pandehurit të mitur i sigurohet ndihmë juridike dhe psikologjike, në çdogjendje dhe shkallë të procedimit, me praninë e prindit ose personave të tjerë tëkërkuar nga i mituri dhe të pranuar nga autoriteti që procedon.

2. Organi procedues mund të kryejë veprime dhe të përpilojë akte, për të cilat kërkohetpjesëmarrja e të miturit, pa praninë e personave të treguar në paragrafin e I, vetëmkur një gjë e tillë është në interes të të miturit ose kur vonesa mund të dëmtojërëndë procedimin, por gjithmonë në praninë e mbrojtësit.

Neni 42

Verifikime për personalitetin e të pandehurit të mitur

1. Organi procedues merr të dhëna për kushtet e jetesës personale, familjare, dheshoqërore të të pandehurit të mitur, me qëllim që të sqarojë përgjegjshmërinëdhe shkallën e përgjegjësisë, të vlerësojë rëndësinë shoqërore të faktit, si dhe tëcaktojë masa të përshtatshme penale.

2. Organi procedues mbledh informacione nga personat që kanë pasur marrëdhënie me

Page 80: Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit · · 2 · Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit Përgatitur nga: Psikolog: Klodian Gega

· 8 0 ·

Psikologu dhe punonjësi social në drejtësinë për të miturit

të miturin dhe dëgjon mendimin e ekspertëve.

Neni 361 (pika 5)

Pyetja e dëshmitarit të mitur mund të bëhet nga kryetari, mbi kërkesat dhe kundërshtimete palëve. Kryetari mund të ndihmohet nga një familjar i të miturit ose nga një specialisti fushës së edukimit të fëmijëve. Kur çmohet se pyetja e drejtpërdrejtë e të miturit nuke dëmton gjendjen psikologjike të tij, kryetari urdhëron që pyetja të vazhdojë sipasdispozitave të paragrafëve 1 dhe 2. Urdhri mund të revokohet gjatë pyetjes.

· Referencat

· Philip Michael Stahl, Conducting Child Custody Evaluations, A comprehensive Guide,1994 by Sage publications, inc;

· Robert M Galatzer-Levy & Louis Kraus, The Scientific Basis of Child Custody Decisions;1999 by John Wiley & Sons,inc;;

· Gisli Gudjonsson, The Psychology of Interrogations and Confessions, a Handbook,2003 John Wiley& Sons Ltd;

· Clive R. Hollin, The Essential Handbook of Offender Assessment and Treatment;2004 Jon Wiley& Sons Ltd

· Kirk Heilbrun, Geoffrey R. Marczyk & David DeMatteo, Forensic Mental HealthAssessment; 2002 by Oxford University Press;

· Ligji nr. 9062 datë 8.5.2003 “ Kodi I Familjes I Republikës së Shqipërisë” i Vitit2003.

· Ligji nr 7950 datë 21.3.1995 “ Kodi I Procedurës Penale së Republikës sëShqipërisë” ndryshuar me ligjin 8460, date 11.2.1999; me ligjin 8570, datë20.1.2000; me ligjin 8602, datë 10.4.2000; me ligjin 8813, datë 13.6.2002; meligjin 9085, datë 19.6.2005; me ligjin 9187, datë 12.2.2004; me ligjin 9276,datë 16.9.2004