pse ëndërrojmë !

19
Detyre Kursi Universiteti :”Aleksander Moisiu Fakulteti: Fakulteti i Edukimit Dega: EPF Kursi : Psikologji TEMA: ENDRRAT #MesueseAurela

Upload: aurela-elmasllari

Post on 22-Aug-2015

148 views

Category:

Education


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pse ëndërrojmë !

Detyre Kursi

Universiteti :”Aleksander Moisiu “

Fakulteti: Fakulteti i Edukimit

Dega: EPF

Kursi : Psikologji

TEMA: ENDRRAT

#Mes

uese

Aur

ela

Page 2: Pse ëndërrojmë !

PSE

Ëndërrojmë!

Natyra e ëndërrimeve ende është një  mister

edhe pse ato ekzistojnë, edhe pse të

gjithë ëndërrojmë.

Page 3: Pse ëndërrojmë !

OBJEKTIVAT 1. Cfare jane endrrat?

2. Si ndikojne endrrat ne psikologjine tone ?!

3. Anet positive dhe negative !

4. Nje rast studimi

5. Konkluzionet

#Mes

uese

Aur

ela

Page 4: Pse ëndërrojmë !

Është e mundur që ju të kontrolloni ëndrrat tuaja, dhe t`i përdorni ato për të rregulluar humorin.

Përderisa Frojdi i quajti ato si rruga mbretërore ndaj të pandërgjegjshmes, shkencëtarët mendojnë se koha e gjumit është një lloj joga psikologjike, që është vitale për mirëqenien emocionale dhe shëndetin.

Njerëzit të cilët kujtojnë ëndrrat e tyre, shërohen më shpejt nga depresioni pas divorcit, dhe madje edhe ëndrrat e këqija kanë një funksion të dobishëm, duke na lejuar emocionet negative të kanalizohen. T’i kushtoni vëmendje ëndrrave tuaja, ju ndihmon të zgjidhni probleme, të luftoni frikën dhe të përmirësoni jetën tuaj.

Pse nuk i mbajmë mend ëndrrat?Studiuesit vlerësojnë se 95% ose më shumë e materialit të ëndrrave harrohet pasi ato zbehen shpejt pasi ne të zgjoheni. Deri në 90 për qind e përmbajtjes së tyre humbet brenda 10 minutave.

Pse disa ëndrra duken aq reale aq sa duket sikur kemi qarë apo qeshur? Disa zona të trurit të cilat proçesojnë emocionet dhe imazhet, janë më tepër aktive gjatë gjumit, një arsye pse ëndrrat duken aq të gjalla duke na dhënë dhe emocione të forta. Ëndrrat duken më reale gjatë fundit të gjumit të natës, një arsye më tepër pse ëndrrat e gëzueshme apo të trishtuara na zgjojnë pupthi dhe për këtë arsye ëndrrat e gjumit janë më të memorizueshme.

Parashikojnë ëndrrat të ardhmen?Ëndrrat kryesisht nxjerrin frikën e pandërgjegjshme, shpresat, disa prej të cilave mund të realizohen, e ndonjëherë ato mund të shprehin ndonjë vizion për të ardhmen, gjë që lidhet me intuitën e personit

#Mes

uese

Aur

ela

Page 5: Pse ëndërrojmë !

Nje person ben mesatarisht rreth 1,460 ëndrra në vit.

Qe do të thotë rreth katër për çdo natë.

#Mes

uese

Aur

ela

Page 6: Pse ëndërrojmë !

FOTO …..

#Mes

uese

Aur

ela

Page 7: Pse ëndërrojmë !

"Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave" 

Frojdi dhe ëndrrat 

Ëndrrat nuk mund të krahasohen me tingujt spontanë të një instrumenti, të krijuara më shumë nga forcat e jashtme sesa nga dora e muzikantit; ato nuk janë të pakuptimta, nuk janë absurde, ato kanë të bëjnë me atë që një pjesë e gjithë ideve dhe mendimeve tona fle, ndërsa të tjerat zgjohen ngadalë. Ato janë një fenomen plotësisht real dhe i vlefshëm psikologjik, e në mënyrë specifike janë përmbushja ose mospërmbushja e dëshirave tona. Ëndrrat mund të klasifikohen në vazhdimësi si gjendje mendore të vetëdijshme dhe krijohen gjatë një aktiviteti intelektual shumë të ndërlikuar.

#Mes

uese

Aur

ela

Page 8: Pse ëndërrojmë !

LLOJE ËNDRRASH…..• LLOJE ËNDRRASH• Brënda klasës së ëndrrave shenjuese mund të dallojme disa lloje të vecantë. Në një klasifikim që jepet nga

Artemidori dhe shkrimatrë të tjerë pasues, por që fillimi i ketij klasifikimi mund të gjëndet shumë më herët, dallohen 3 lloje ëndrash:

• 1-      Ëndërr simbolike –veshur brënda metaforave , si p.sh disa enigma, një rëndësi që nuk mund të kuptohet nëse nuk interpretohet nga një ekspert.

• 2-      Vizioni -  që është para – plotësimi i pastër i një  ngjarjeje të së ardhmes• 3-      Ëndërr Profetike -  mund të njihet atëherë kur ‘’ babai i ënderruesit, ose ndonjë personalitet tjetër i

rëndësishëm , ndoshta një klerik ose akoma ndonjë Perëndi, shfaq në gjumin e tij, pa asnjë lloj simbolizimi, atë që ka ose nuk ka për të ndodhur,ose që nuk duhet të bëhet. 

#Mes

uese

Aur

ela

Page 9: Pse ëndërrojmë !

Psikologjia e endrravaSfida e parë gjatë punës me ëndrrat tona është t'i kujtojmë ato me hollësi, sfida e dytë është të arrijmë te kuptimi i ëndrrës. Shumë njerëz ngatërrohen duke u munduar të nxjerrin kuptimin e çdo detaji të vetëm. Frojdi mbante një ditar ëndrrash dhe më pas e grisi atë duke thënë se "kjo gjë e bënte të mbytej në detaje, ashtu si rëra mbulon sfinksin." Jung, i cili gjithashtu i mbante shënim ëndrrat dhe fantazitë e tyre, duke u munduar të deshifronte gjithçka, u gjend përballë kompleksitetit të tyre dhe më vonë shkroi se ëndrrat po e turbullonin ashtu si bimët kacavjerrëse në xhungël?.

#Mes

uese

Aur

ela

Page 10: Pse ëndërrojmë !

Gjuha e ëndrrave…… • Ne mund të kuptojmë shumë nga gjuha që

përdorim duke shpjeguar një ëndërr. Shpesh shpjegimi i një ëndrre i ngjan një shprehjeje figurative.

• Më poshtë vijojnë disa shprehje figurative që mund të jenë shpjegimi i një ëndrre:

"Më mbaroi nafta" 

"I kam duart të lidhura" 

" Po ecte në një fije peri" 

"Jemi të gjithë në të njëjtën barkë" 

"Mos e përziej miellin me krundet"

#Mes

uese

Aur

ela

Page 11: Pse ëndërrojmë !

Erich Fromm dhe

gjuha e harruar e ëndrrave 

Ne mund të kuptojmë shumë nga gjuha që përdorim duke shpjeguar një ëndërr. Shpesh shpjegimi i një ëndrre i ngjan një shprehjeje figurative. Më poshtë vijojnë disa shprehje figurative që mund të jenë shpjegimi i një ëndrre:

"Më mbaroi nafta" 

"I kam duart të lidhura" 

" Po ecte në një fije peri" 

"Jemi të gjithë në të njëjtën barkë" 

"Mos e përziej miellin me krundet"

Njerëzit që mësojnë gjuhën angleze përballen me këto shprehje dhe sapo e mësojnë kuptimin e vërtetë të tyre nuk kanë më dyshime. Kur ju shpjegoni një ëndërr, e përshkruani atë në mënyrë të hollësishme dhe e shyrtoni me vëmendje gjuhën që keni përdorur. 

#Mes

uese

Aur

ela

Page 12: Pse ëndërrojmë !

Frojd : “Interpretimi i ëndrrave”Frojd në librin e tij “Interpretimi i ëndrrave” në pjesën kur flet për ëndrrat si plotësim i dëshirave shkruante: “Nëse në mbrëmje ha saredele, ullinj apo diçka tjetër të kriposur, unë jam i etur deri sa fle dhe si pasoj e kësaj zgjohem.Zgjimi megjithatë paraprihet nga një ëndërr, e cila gjithmonë ka të njëjtën përmbajtje, domethënë se unë jam duke pirë. Unë jam duke pirë gllënjka të gjata uji, ajo ka një shije të këndshme sa vetëm një pije e ftohtë mund ta ketë atë shije kur fyti është i tharë. Dhe atëherë unë zgjohem dhe kuptoj se unë kam një dëshirë reale për të pirë ujë. Shkaktari i kësaj ëndrre është etja të cilën unë e kuptova atëherë kur u zgjova”

#Mes

uese

Aur

ela

Page 13: Pse ëndërrojmë !

“Unë jam në gjumë të thellë”, dhe nuk jam mësuar të zgjohem nga një nevojë trupore.

Nëse unë arrij ta shuaj etjen përmes ëndrrës duke pirë ujë, atëherë unë nuk kam nevojë që të zgjohem. Në këtë mënyrë ajo është një ëndërr komode.

Dhe, kjo shërben si një funksion, natyrën e së cilës unë shpejt e marr me mend. Unë jam në gjumë të thellë”.

Vazhdon Frojdi ….

#Mes

uese

Aur

ela

Page 14: Pse ëndërrojmë !

RAST STUDIMI .....Studimet e parë shkencorë për këtë argument i përkasin viteve pesëdhjetë, kur u nis të maten me instrumenta elektrike mekanizmat fiziologjikë të gjumit. Zhvillimi më i rëndësishëm erdhi në 1952, kur studenti Eugene Aserinsky, në Universitetin e Chicagos, kupotoi që në disa faza të gjumit sytë lëvizin me shpejtësi nën qepalla: ishte zbuluar faza REM e gjumit (Rapid Eye Movement), gjatë të cilës truri rregjistron një aktivitet shumë të madh ndërkohë që trupi mbetet i paralizuar. Shumë shpejt u kuptua që, nëse zgjoheshin gjatë fazës REM, njerëzit shpesh kujtonin se ishin duke ëndërruar: që atëherë, studimet për gjumin u fokusuan mbi të gjitha në këtë fazë. “Në realitet, kjo ide ishte frut i një produkti eksperimental”, thotë Luigi De Genaro, “duke u nisur nga fakti që vullnetarëve u kërkohej vetëm që të kujtonin ëndrrat e tyre. Më pas, në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë u preferua të zhvendosej vëmendja tek aktiviteti mendor. Kështu, duke zgjuar personat e duke i pyetur “Cfarë po të kalonte nëpër mendje teksa flije?”, rezultoi që në 90 % të rasteve kishte një aktivitet mendor gjatë fazës REM: por, afërsisht në 70 % të rasteve, edhe në fazën jo REM”.

#Mes

uese

Aur

ela

Page 15: Pse ëndërrojmë !

RAST STUDIMI .....• De Gennaro është autor i një studimi të kohëve

të fundit i botuar në revistën e specializuar Human Brain Mapping, i kryer në bashkëpunim me Institutin Santa Lucia në Romë dhe Universitetin e Aquilas në Bolonjë, studim ku lidhen karakteristikat fiziologjike të trurit me disa karakteristika të ëndrrave: gjatësia e tyre (apo më saktë, gjatësia e teksteve të përdorur për t’i përshkruar), niveli emocional, vërtetësia, habia.

• Studimi, i kryer me teknikat moderne të rezonancës magnetike ka studiuar 35 individë të moshave mes 18 dhe 70 vjec si dhe ka përcaktuar disa lidhje komplekse mes këtyre karakteristikave të ëndrrave dhe karakteristikave fiziologjike të dy zonave të rëndësishme të trurit: zona që rregullon emocionet dhe zona e hipokampusit e lidhur me qendrat e kujtesës.

• Rezultatet? “58 përqind e gjërave të cuditshme që shihen në ëndrra është lidhur me variacionet strukturorë të zonës së emocioneve”, shpjegon De Gennaro. “Sa më i vogël të jetë vëllimi i zonës së majtë, për shembull, aq më të mëdha janë cuditë. Vec të tjerash, ato rriten edhe nëse rritet vëllimi i hipokampusit të djathtë”. Rezultate analogë janë arritur edhe për tonin emocional dhe vërtetësinë.#M

esue

seA

urel

a

Page 16: Pse ëndërrojmë !

Studimi: Fli përmbys, që të shohësh ëndrra erotike

Pozicioni i të fjeturit, stimulon tek ne ëndrrat me "dritë të kuqe". Këtë e ka pohuar eksperti kinez, Calvin Kai-Ching Yu, autor i një studimi të veçantë të kryer nga Universiteti i Hong Kongut, i cili tregon se ekziston një fakt një lloj marrëdhënieje mes mënyrës sesi ne flemë dhe përmbajtjes së ëndrrave që shohim.M Kombinuar të dhënat e mbledhura nga studentët e marrë në shqyrtim, hulumtuesit kanë treguar se ata që flinin në pozicionin me barkun poshtë, raportuan një përsëritje ëndrrash me natyrë seksuale.

Arsyeja? "Truri bëhet më ëndërrues", thonë autorët e studimit, duke shtuar se "ai nuk është shkëputur plotësisht nga stimujt që i vijnë nga bota e jashtme."

Në këtë rast, megjithatë, stimujt erotikë nuk janë realë, por shkaktohen nga pozicioni i të qëndruarit mbi bark. Sepse sipas studiuesve, ai na jep idenë e pamundësisë së lëvizjes apo të qenit “i burgosur nga dikush”.

Vetë trupi sipas studiuesve, në këtë pozicion, ofron një furnizim të reduktuar të oksigjenit në tru, faktor ky që duket se përgatit edhe bazën fiziologjike të ëndrrës erotike.

#MesueseAurela

Page 17: Pse ëndërrojmë !

• Prej mijra vjetësh ëndrrat përpiqen të shpjegohen pothuajse në të njëjtën mënyrë. Të huajt na tregojnë se si të përkthejmë ëndrrat tona. “Ndryshimi midis këndvështrimit tim mbi ëndrrën dhe këndvështrimit tradicional qëndron në atë që unë mendoj se një ëndërr mund të përshkruhet dhe përkthehet që nga rreshti i parë e deri tek i fundit”, shpjegon Dr. Max Segeth, psikologu që ka zhvilluar këtë qasje. Gjatë gjumit të thellë bëhet shartimi i fragmenteve të kujtesës së ditës dhe mendohet se ajo pjesë e trurit që quhet Hippocampus vendos se çfarë duhet ruajtur në kujtesë. Mendohet se kujtesa e një çasti ruhet e ndarë në pjesë në disa vende të trurit. Një vend ruan ngjyrën, një tjetër formën, dhe një tjetër figurën. Në vendin ku është ruajtur ngjyra e një sendi, ruhen edhe ato fragmente të kujtesës që kanë të njëjtën ngjyrë dhe është më e lehtë ti sjellësh ndërmend kur kujton ngjyrën në fjalë.

Këndvështrime të ndryshme për ëndrrat

#Mes

uese

Aur

ela

Page 18: Pse ëndërrojmë !

Hulumtuesit britanikë dhe amerikanë thanë: “Këto rezultatet japin evidencë për herë të parë se përmbajtja e një ëndrre specifike ndikon në sjelljen me partnerë.“Këto rezultate thellojnë në të kuptuarit e ëndrrave tona, sikurse  një studim i mëhershëm që ka vërejtur se ëndrrat ndikojnë në procese të rëndësishme të lidhjes si në dashuri, intimitet dhe konflikte”. Hulumtuesit kanë pyetur 61 femra dhe meshkuj që të shkruajnë detaje të ëndrrave të tyre menjëherë pas zgjimit nga gjumi. Vullnetarët që ishin në lidhje i kanë plotësuar menjëherë  pyetësorët pasi janë zgjuar.Ata gjithashtu kanë plotësuar pyetësorë rreth personalitetit dhe detaje të ditës së tyre.Ky pyetësor përfshinte pyetjet si sa kohë kalojnë me të dashurin, të dashurën ,burrin apo gruan, sa shpesh grinden dhe sa të dashuruar janëNumri i ëndrrave që janë analizuar ishin 842 dhe 87% e pjesëmarrësve e kanë ëndërruar të paktën një herë partnerin e tyre. Kur njerëzit bëheshin xhelozë për partnerin në ëndërr, kjo qonte në grindje dhe probleme në lidhje në ditën që vijonte. Ëndrrat që përmbanin konflikte me partnerin gjithashtu paraqisnin probleme në lidhje në realitet në ditët në vazhdim.Revista e shkencës sociale psikologjike të personalitetit raportoi se  kur partnerët shihnin tradhti në ëndërr kjo bënte që ta donin më pak partnerin dhe të mos kishin shumë intimitet në ditët në vazhdim. Gjetjet nuk mund të sqaronin çfarë kanë bërë pjesëmarrësit para se të shihnin ëndrra por vërejtën se ëndrrat kanë ndikuar në realitetin e tyre dhe jo e kundërta. Hulumtuesit që përfshinin edhe psikologun e një universitetit thanë : “Kur  kujtojmë një ëndërr pasi zgjohemi, përmbajtja dhe emocionet tona janë edhe aktive në mendje dhe për këtë arsye kjo ndikon në sjelljen tonë”.Jo të gjitha gjetjet ishin negative. Për shembull studimi gjeti se partnerët që kanë pasur ëndrra me partnerët e tyre kalojnë më shumë kohë me ta dhe ishin më të afërt me ta në jetën reale dhe autorët e studimit thanë se ëndrrat mund të ndihmojnë në promovimin e lidhjes si dhe në konflikte.Ata thanë se ishte e paqartë se a ndikonin ëndrrat në disponimin e tyre pa reflektuar në mënyrë të ndërgjegjshme apo ëndërruesit me qëllim ndërronin sjelljet e tyre pas grindjeve në ëndërr. Por ata shtuan se efekti i ëndrrave në jetën reale është shumë i fuqishëm.

#Mes

uese

Aur

ela

Page 19: Pse ëndërrojmë !

PUNOI: #MesueseAurela