projekti i aftesimit per jeten

17
PROJEKT TEMA : Demtimet qe i shkaktohen individit dhe shoqerise nga: Lenda : Aftesimi per Jeten Mesues: Gjete Buna

Upload: fabi-ola-rusi

Post on 07-Aug-2015

202 views

Category:

Healthcare


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekti i aftesimit per jeten

PROJEKT

TEMA : Demtimet qe i shkaktohen individit dhe shoqerise nga:

Lenda : Aftesimi per Jeten

Mesues: Gjete Buna

Page 2: Projekti i aftesimit per jeten

DROGA

Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne. Me pare nenat kane perdorur kete droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak. Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.

Ekzistojne 4 grupe te njerezve:

1.) Qe kurre nuk e pranojne drogen,

2.) qe e marrin vetem ne ndonje gazmend,

3.) qe rregullisht e marrin (narkomanet),

4.) Qe dita-dites e shtojne dozen.

Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.Kur personi përdor drogë, ai/ajo ka lejuar të “mësoj” trurin se drogat janë burim kryesor i kënaqësisë. Personi i varur nga drogat nuk ndien më kënaqësi nga jeta normale. Disa droga mund të shkaktojnë ndryshime në strukturën fizike të trurit. Këto dëmtime të trurit mund të ndikojnë në mënyrën se si ne sillemi dhe ndihemi me veten dhe botën që na rrethon.  

Disa droga mund te ndryshojnë shumë shpejtë gjendjen emocionale –disponimin. Ju bejne te ndiheni te piklluar, të zemruar ose te frikësoheni pa ndonje arsye të qartë. Drogat mund të ju bëjnë të silleni në mënyrë jo të zakonshme (te papershtatshme). Ju mund te reagoni më shumë se që duhet ndaj situatave ose problemeve të jetës së përditshme.  Ju mund te shihni gjëra ose dëgjoni  zëra të cilët realisht nuk ekzistojnë (halucinacionet).  Ju mund te mendoni se dikush dëshiron të  i’u lëndoj  (paranojat). Gjithashtu, ju mund të bëheni të

Page 3: Projekti i aftesimit per jeten

dhunshëm-agresiv.Perdorimi i drogave mund të dëmtoj aftësinë për të ndier kënaqësi ndaj gjërave. Kur ju beheni të varur nga drogat, gjërat që i’u bënin të ndiheshit mirë, psh takimi me shokë, shikimi i nje filmi, leximi etj, nuk ju bëjnë më të ndiheni mire si më parë. Zakonisht, ju mund  të filloni të ndieni përsëri këto kënaqësi, pasi të ndërpreni përdorimin e drogave, por kjo kërkon kohë.

Përdorimi më i vjetër i drogës mendohet të jetë rreth 5000 vjet para epokës sonë. Sumerët popullatë e vjetër që atë kohë jetonin në Mesopotami rreth gjirit Persik përdornin opiumin për të arritur efektin “hul” që do të thotë kënaqësi, ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu i opiumit. Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient.

Helmimi akut dhe ai kronik. Helmimi akut - vjen pas marrjes së drogës dhe manifestohet me simptoma të euforisë dhe deficit neuropsikologjik. Klinikisht paraqitet me shenjat: ankth, frikë, deprimim, cianozë, frymëmarrje të thellë të ngadalësuar dhe të vështirërsuar. Çrregullim të vetëdijës, puls të çrregullt dhe të dobët, miozë. Nëse doza është më e lartë paraqiten konvulsionet dhe gjendja komatoze. Helmimi kronik refelektohet me alterimet profonde të trurit si pasojë e ekspozimit të

përsëritur nga droga, duke shkaktuar zvjerdhjen (sindromën e zvjerdhjes), eufori dhe dëmtime trupore e mendore.

Ç'është zvjerdhja ( sindroma e zvjerdhjes ose mangësisë)? Kjo sindromë karakterizohet me simptoma të detresit psikologjik dhe me shenja trupore që shkaktohen nga braktisja e dozës së zakonshme të një droge. Simptomat varën nga lloji i drogës që është përdorur. Këto simptoma mund të jenë:

të lehta dhe pak të shprehura klinikisht (kokainë, kanabis), ose mjaft të shprehura (opioide), dhe nganjëherë të

rrezikshme edhe për jetën (barbiturikë, alkool)

Hashashi dhe Mariuhana

Përdorimi I mariuhanës dhe drogave të tjera që quhen “te lehta”, dëmtojnë përqendrimin, e kujtesën dhe risjellin në kujtesë të imazheve të ndryshme të regjistruara në të kohë më parë. Këto lloj drogash të heqin ndjenjën e trupit, I bëjnë të dobëtit të ndjehen të fortë dhe në më të shumtën e rasteve, ata, këto komplekse I shfaqin më tepër në lidhje me seksin. Një njeri që përdor drogat pëson një ndryshim rrënjësor dhe e humbet ambicjen për të hecur përpara.

Adoleshenti e humbet ambicien (dhe ky është vetëm fillimi) dhe e përqëndron vëmendjen në ndjenjën e mirëqënies që I fal droga . Atij I shuhet cdo interes për sportin, leximin, shkollën dhe për ato gjëra, që deri pak kohë më pare ishin parësore ne jeten e tij. Një nga efektet më të dukshme të hashashit është edhe lodhja e menjëhershme. Tani mund të themi pa dyshim, se përdorimi I këtyre drogave mund të sjellë bllokim të kujtesës, lodhje dhe shpërqëndrim të vazhdueshëm. Mbi të gjitha qëndron ndryshimi I personalitetit .

Page 4: Projekti i aftesimit per jeten

 

Amfetamina

Subjekti që tërhiqet nga anfetamina është I tërhequr nga ndjesia e mirë që të sjell dhe siguria ne vetvete. Ata që e përdorin, kanë

shpesh djerësitje të lëkures, dridhje duarsh dhe përsëritin te njëjtat veprime apo fjalë. Rruga më e pëlqyeshme për ta marrë është ajo intravenoze edhe pse mund të përdoret edhe nga goja me tableta, me hundë ose me të tymosur, ndryshe nga heroina që duke u marrë me rrugë intavenoze sjell edhe varësi të menjëhershme dhe nga kokaina që sjell varësi nga shiringat dhe tymosja. Përdorimi I shpeshtë në një farë mënyre, më shumë shton efektet anësore sesa ato që të bëjnë të ndjehesh mirë.

Efektet 

Personi që përdor anfetaminën humbet oreksin, duke shfaqur edhe shenja anoreksie. Ai nuk ka gjumë dhe mund të qëndrojë I zgjuar për ditë të tëra, duke kaluar në gjëndje ankthesh të forta.. Ky person arrin deri aty sa bëhet paranojak dhe dëgjon zera në kokë dhe kur është qetësi. Me anfetaminën ndodh një helmim I menjëhershëm sic quhet në gjuhën mjekësore, karakterizohet nga nje insuficencë kardio-qarkulluese, që shkakton vdekjen e menjëhershme.

Kokaina

Edhe kokaina është një drogë ngacmuese, ashtu si anfetamina. Kësaj droge I njihen edhe disa efekte afrodiziakem ndjenja të bukurisë dhe forcës dhe e bën njeriun që e përdor të ndjehet në qëndër të vëmëndjes. Në të vërtetë, ajo ka efekte anësore shkatërruese si: humbje të arsyes, shkatërrimi I qelizave të trurit, të sjell mani dhe fiksime, që të shpien ta humbasësh ndjenjën e realitetit dhe gjithashtu shkakton simptoma të

paranoizmit. Kokaina merret në rrugë intravenoze, me thithje nga hunda ose duke u tymosur. Efekti I saj zgjat pak dhe një përdorues I rregullt detyrohet ta marrë vazhdimisht .

Metadoni 

Metadoni është një përzjerje sintetike dhe një drogë si moorfina apo heroina. Ai të con menjëherë në varësi dhe në probleme shumë serioze shëndetsore. Metadoni të shpie në depresion dhe ka nje lloj frenimi psikik për ata që studiojnë ose punojnë. Një përdorim I zgjatur I tij, sjell dëme në mëlci dhe në veshka, por kjo nuk mbaron me kaq, pasi të tjera dëmtime ndjekin nga pas. Një mbidozë metadoni sjell si pasojë vdekjen.

Page 5: Projekti i aftesimit per jeten

 Kanabis

Cfarë është?Kanabis ose marihuana është një bimë, e cila e ka prejardhjen nga Azia Qëndrore, por tashmë kultivohet në gjithë planetin. Variatetet e saj janë të shumta, ndersa devariatetet e saj jane vaji (qëvjen si pasojë e distilimit të gjethes) dhe hashashi. 

Efekti 

Kanabis sjell te aktivitetit krijues. Gjithashtu, ai sjell edhe oreks dhe ngacmim te gjëndrave të pështymës, duke rritur prodhimin. Efekti I është I menjëhershëm, sepse pas 30 min je në kulmin e saj dhe pas nje ore fillon të zbehet gjithcka.

Kuriozitet 

Shumë shpejt, në vende të ndryshme të botës, marihuana do të penalizohet, si për ata që e shesin ashtu edhe për ata që e konsumojnë dhe kjo duke mos u marre parasysh nëse është drogë e lehtë apo e rëndë. Tabela e drogave që përmendëm më lart në ilace dhe droga.

Bota e Halucinogjenëve 

Që në kohët e lashta, halucinogjenët janë përdorur nga shamanët, për të hyrë në kontakt me shpirtrat, ndërsa në perëndim janë prezantuar pas viteve ’60.

LSD: është një element sintetik, që prodhohet në pilula me përmasa të ndryshme. Këto krijojnë një tolerance të madhe, duke bërë që mbas përdorimit të një pilule me madhësi të vogël, për disa herë rresht, mos t’ia ndihesh më efektin .

PEYOTL: është një kaktus, I cili prodhohet në Amerikën Qëndrore. Ai përdoret në formë gjethesh te njoma dhe të thata.

NALOXON: është e vetmja që mund t’I shpëtojë jetën, kujt I ka shkuar deri në fund me një mbidozë.

Një fjale e re për drogat 

Speed-Ball: quhet koktejli vdekjeprurës I kokainës me heroinën. Ai prodhon një efekt me intensitet të madh që duron shumë pak.

Si mund te sherohet nje i droguar ?

Kusht i domosdoshem per sherim eshte qe te droguarit , sikunder alkoholistet , te arrijne te zotrojne intelegjencen e tyre dhe te pushojne se menduari per to.Sigurisht eshte e veshtire te clirohesh nga nje zakon qe te ka mbajtur skllav me muaj apo me vite,por individi i vendosur per te fituar integritetin e personalitetit te tij si dhe dominimin e vullnetit , duke perfituar nga nje moment qetesie dhe ekuilibri , duhet te fiksoje ne vetvete qellimin per te

Page 6: Projekti i aftesimit per jeten

mos rene , qofte edhe perkohesisht , ne veset e zakonet e tij . Pra duhet vendosur per nje periudhe abstenimi , per te mos marr drog per tri dite , kater dite , nje jave … .Ai qe mendon seriozisht te shpetoj veten e tij nga droga duhet te riperterije shpesh qellimin e formuluar , duke kerkuar te bind vetveten se ai mundet , madje pa perpjekje te jashtzakonshme , te dominoje deshira e vet per te perdorur droge . Pra te sundoje plotesisht vullnetin e vet . Ne fillim le ta konsideroje kete si nje eksperiment . Me pas , i inkujaruar nga suksesi i perpjekjes se pare , do te rifiroj shume vullnetin e cfilitur nga droga dhe duke ripertrire energjine , do te zgjase eksperimentin .- Ky proces shkon zinxhir : zgjatet abstenimi , rifitohet besimi , forcohet vullneti . Keto krijojne terenin qe te kalohet ne nje faze me me shume besim , me shume vullnet , me shume kohe pa droge . Keto krijojne premisa te nje faze te re , te trete , te katert ....etj. Keshtu do te ecet ne menyre te shkallezuar . Cdo interval kohe pa droge , me sakt cdo zvoglim te ritmit te zakonshem te drogimit , duhet vlersuar si nje sukses . Rendesi ka te rifitohet besimi e te ecet ne menyre te shkallzuar , gjithnje ne zbritje , drejt zeros . Nese provon , do te shohesh ngadal , por ne menyre progresive , do te arrish dominimin mbi vetveten , domethene mbi drogen qe ben presion .

DUHANI

MOTIVIMI PËR DUHAN

Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë, por paraqet një kompleks të tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditshme. Ja vetëm disa nga arsyet më të rëndësishme të pirjes së duhanit: për shkak të nervozizmit, për shkak të relaksimit, për shkak të vetmisë, për shkak të mosaktivitetit, për shkak të dietës, për shkak të shoqërisë, për fitimin e vetëbesimit, për rritjen e kënaqësisë, për zbutjen e moskënaqësisë, nga shprehia, për stimulim, si dëshirë për identifikim, si një dëshmi e forcës dhe pozitës së lartë në shoqëri (pirja e cigareve të shtrenjta), si një formë e lajkatimit, mashtrimit, ikje nga

problemet personale, si mjet për pagjumësi (portierët, rojat, etj.).

Duhani, një ves me pasoja për jetën Çdo 10 sekonda shuhet një jetë nga pasojat e konsumit të cigareve. Në fillim të viteve 90 kanë vdekur 3 milionë njerëz në vit dhe mendohet që në vitin 2020 deri 2030 do të vdesin 10 milionë njerëz nga demet e duhanit. Lista e sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është shumë e gjatë, duke filluar nga sëmundjet e traktit të frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer në fyt, laringjit kronik), të sistemit kardio - vaskular (infarktit në zemër, pika në tru, arteriosklerozë), atyre të sistemit

Page 7: Projekti i aftesimit per jeten

të organeve të tretjes (kancer në buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetëgishtore dhe pankreas), duke vazhduar tek ato të traktit urogjenital (kanceri i fëshikzës së urinës dhe kanceri i mitrës), për ta kryer këtë listë te komplikimet në shtatzëni (lindja e foshnjave me peshë të ulët, lindje të parakohshme, vdekje e fëmijës në bark). Sikur të mos pihej duhani në mbarë botën do të kishte 30 % më pak të vdekur nga kanceri. Tymi i cigareve përmban mbi 40 substanca kancerogjene dhe për këtë arsye është e vështirë të caktohet se cila prej tyre është më e rrezikshme. Tymi i cigareve, një përzierje prej gazrave dhe avullit, gjatë djegies përkrah nikotinës çliron edhe materie organike, monoksidin e karboni, okside të azotit, materie kancerogjene, metale të rënda (krom, arsen, kadmium, vanadium).

Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, madje se qonë edhe në vdekje. Kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.

Sipas hulumtimeve të specialistëve, si pasojë e pirjes së duhanit, 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50 vjeqare shkaku është pirja e duhanit.

- Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit.

- Gratë që pinë duhan plaken 15 vjet më herët në krahasim më ato që nuk pinë duhan.

- Cigarja është armik i vitaminave.

- Rreziku i vdekjes nga duhani është 13 herë më i lartë se sa nga sëmundjet tjera.

- Sëmundjet kronike të zemrës dhe sëmundjet e mushkrive vërehen më shumë tek ata njerëz që përdorin rregullisht duhanin.

- Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri, tek ata të cilet pinë duhan, është 15 herë më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan.

- Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10 herë më e lartë se tek ato të cilat nuk pinë.

- Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre është më i zvogëluar.

Metodat per parandalimin e duhanit:

Edukative - psikologjik

Page 8: Projekti i aftesimit per jeten

Ka shumë pak prindër që mirren me këtë çështje dhe u trajtojn fëmijeve vetit e këqija të duhanit në menyrë edukative dhe në bazë të psikologjisë së fëmijës (në këtë rast dhuna dhe

metodat tjera me forcë nuk duhet përmendur) ndërsa unë mendoj se kjo metodë do te ishte më e mirë sikur fëmja të ketë një edukim më të hollsishëm nga vetit negative të duhanit dhe shkakun se përse shumë njërëz e konsumojn dhe në anën tjetër përse shumë të rritur më vonë dëshirojn ta ndalojn por është më vështirë se sa parandalimi në rini. Nëse tek fëmijët veprohet me një psikologji të këtillë ndoshta ata do ti shmangen më shumë pirjës së duhanit dhe në këtë rast desha të cek se një rol të rendësishëm do ta luajn

edhe arsimtarët në edukimin e mirëfillt të fëmijeve rreth duhanit dhe se paku kjo veti e keqe mos të përdoret edhe në shkolle sepse shumë femijë e pijn edhe në shkollë dhe në fakt edhe shumë prej tyre filloj që ta marrin me shoqerin në shkollë por kuptohet ketë e bëjnë në fshetësi të arsimtarëve ndërsa në anën tjetër arsimtaret jane në dije se fëmijët e konsumojn duhanin fshehurazi por këtu duhet gjetur një zgjidhje e bashkëpunimit të prindit-arsimtarit nxënësit. Kjo metodë mendoj se është e përdorur shumë pak dhe shumë njërëz e marrin si qeshtje të dorës së dytë dhe bashkëpunimi prindër - arsimtar që do të ndikoj pozitivisht në ndalimin e kësaj vetie të keqe është shumë i vogel por le të shpresojm se një ditë edhe ky bashkëpunim do të rritet dhe femijët do ti shmangen pirjës se duhanit.

Edukative - shkatërruese Këtë metod po e quaj kështu pasi që ekzistojn disa raste që prindërit nuk kujdesen fare edhe pse do të jenë në dijeni se fëmija i tyre e pinë duhanin edhe ne moshën 15-18 vjeqare. Disa nga arsyet e prindërve janë se edhe ata kur kanëqenë në moshtë të tij kanë pirë duhan dhe në këtë mënyrë fëmija është i lirë nga prindi që të pijë duhanin kështu që ai vërtet fillon ta pij në mënyrë të rregullt dhe kjo do ta shkatërronte shëndetin e tij por vetëdijesimi për këtë do të vjen pas disa viteve që ndoshta do të jetë pakës vonë për ta kuptuar gabimin e bërë. Ky është një përshkrim i shkurtër rreth shkaktarëve të pirjës së duhanit nga të rinjët dhe nga këto fakte jam bazuar nga hulumtimet në jetën e përditshme në Kosovë dhe koha kur kam qenë vetë në këtë moshë por fatmirësisht unë nuk kam qenë pjesë e duhanpirëseve dhe shpresoj që një ditë shumë prej tyre nën moshën madhore dhe gjithashtutë rriturit ta ndalin pirjën e duhanit nga programet të cilat do ti bëjë së bashku me të tjerët për të gjithë dhe shpresoj se edhe disa veti negative, ku ndërt to pirja e duhanit nëpër dhoma ku banojn disa persona apo vende tjera publike të ndalohet e mos të shkaktoj dëme personave që nuk e pijn sepse vërtet ata nuk e meritojn të kenë një shëndet të keq shkaku i duhanpirëseve që në realitet nuk kanë arsye ta pinë në këto vende.

Page 9: Projekti i aftesimit per jeten

ALKOLI

Ndër vrasësit e ngadalshëm shumë të përhapur është alkooli. Dëmet shëndetësore dhe simptomat e shfaqura nga individët e alkolizuar rradhiten në rangun e drogës. Si edhe duhani, ai vret ngadal dhe shum shpejt. Numri i viktimave është shum më i lartë edhe se nga drogat e quajtura të forta - të ngurta. Përpos rrezikut të pakundërshtueshëm nga vdekja e parakohshme, qëndron edhe sindromi i rëndë i përjashtimit nga jeta shoqërore që akoma më tepër shton oreksin (poqese doni, po them etjen) për të pi gjithënjë më tepër pasiqë personi e ndjenë thellë këtë hedhje anash…

Një shembull tejet i rëndësishëm në botë këtyre viteve të fundit i cili demaskon përfundimisht pirjen me masë : një gotë venë prej dy dcl mjafton për të ngrënë një dënim të madh të qarkullimit rrugor dhe në rast përsëritje tërhjekje të lejes për grahje. Zero presje pesë përmijëshi në gjak është jashtë mase… No comment për ata që pijnë dhe propagandojnë "masën" dhe njëherit le të urdhërojnë e zbulojnë pse ky kufizim rigoroz i përqindjes…

Kur bisedojmë për dëmet e alkoolit, do të përmend faktin se vetëm në Francë evidentohen prej 3 000 gjer më 7 000 lindje me deformime neonatale në vit. Nuk do të merrem më tepër me statistika sepse qëllimi i shkrimit është i tjetër natyre…

Shërimi nga kjo vartësi alkoolike është shum i vështirë, gati i pakapshëm. Gëlltitja e ilaçeve që provokojnë të vjellura nuk ndihmon aspak se ata nuk shërojnë dhe e largojnë nga ditët e para të kurrimit pacientin nga marja e tij. Nuk ndihmojnë më tepër as kontrollet rigoroze nëpër qendrat spitalore të "shpërlarjes" sepse me të dalur nga ky "karantin" subjekti i

rreket gotës dhe vartësia qëndron pa ndërprerje. Rastet e largimit nga gota janë shumë të rralla gjë që të gjithë e dijmë nga vet jeta e përditëshme. Mundohuni ti numëroni në gishtat e njërës dorë njerëzit që i njihni si të varur nga alkooli e që kanë arritur të largohen definitivisht nga konsumimi qofshin ata edhe njerëz që thonë për vehte se pijnë me mend.

Dëmet që i sjell alkooli:

1.Duke depërtuar në organizëm nëpërmjet gojës, alkooli i dëmton buzët, gjuhën dhe fytin dhe shkakton mahisje djegëse, e cila zhvillohet më tej në kapërcell dhe shkakton vjellje të ushqimit;

Page 10: Projekti i aftesimit per jeten

2.Duke e ngacmuar mukozën e stomakut, alkooli i zgjeron enët e gjakut dhe pas mahisjes vjen ulçera e stomakut e cila është shumë e përhapur ndër alkoolistët;

3.Dëmin më të madh e pëson organi jetësor i organizmit, laboratori qendror i tij – mëlçia e zezë;

4.Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut shfaqen kryesisht te njerëzit që e përdorin alkoolin për një kohë të gjatë. Çelësi i mjekimit të sëmundjeve të tilla është ndërprerja e

plotë e të gjitha pijeve alkoolike;

5.Alkooli është shkaktar i sëmundjes së tuberkulozit, sepse me përdorimin e tij zvogëlohet forca mbrojtëse e organizmit dhe kështu ekziston mundësia që mikrobi të gjejë truall për t’u zhvilluar;

6.Disa mjekë i akuzojnë si kancerogjene veçanërisht pijet alkoolike me ngjyrë. Statistikat botërore tregojnë se kanceri i faringut, i kapërcellit dhe i stomakut është më i shpeshtë tek alkoolistët;

Page 11: Projekti i aftesimit per jeten

7.Alkooli është shkaktar për ndryshimet në lëkurë, të cilat rrjedhin si pasojë e ndryshimit të enëve të gjakut. Ato i japin një pamje karakteristike fytyrës së alkoolistit – hundë të gjerë të kaltër, të cilën çdokush e dallon lehtë;

8.Dëmtohen së tepërmi edhe qelizat nervore, si sistemi nervor qendror, ashtu edhe ai periferik.

Dy shkaqe pse përdoret alkooli

Njerëzitë që e përdorin alkoolin, e përdorin atë për dhumë shkaqe, por më kryesor janë dy, edhe atë:1.Shkaku i parë, është kur kanë probleme dhe ato mendojnë se me pirjen e alkoolit pasi të dehen do t’i harrojnë problemet. A thua zgjidhen problemet me pirjen e alkoolit? Problemi jo që nuk zgjidhet me pirje por ai sjell edhe më tepër probleme, përveç kësaj ia shton afatin problemit edhe më tepër, sepse kur të kalojë dehja përsëri ballafaqohesh me të njejtin problem.

Shkaku i dytë, për pirjen e alkoolit është shoqëria.Ka raste kur dikush konsumon alkool se nuk mund t’ua prishi shokëve.Duhet ta dimë fare mirë se ata në rradhë të parë ia prishin vetëvetes, sepse i sjellin vetes dëme shëndetsore, e rrezikojnë shëndetin e tyre për hatër të disa njerëzve të prishur, rrugaç, e të çmendur.Alkooli përdoret edhe si mburje, ai që pin më tepër konsiderohet si njeri i civilizuar dhe i përparuar.Sa fatkeqësi e madhe, sa mendim i keq dhe i çuditshëm ësht ky mendim! Në një konferencë që u mbajtë në SHBA, në të cilën qëllim kryesor ishte si të largohen dukurit

negative, e ndër ata dukuri u përmend edhe alkooli që i ka kaplu popuj të ndryshëm.Në atë konferencë si dëme nga alkooli përmendën: prishjen e moralit, smundjet shëndetësore, dëmet ekonomike, fatkeqësitë e komunikacionit, etj.

Shume njerez pine me shoqerine e tyre dhe kjo eshte  praktike e pranuar gjeresisht. Megjithate  ka disa  simptoma dhe shenja  kur konsumimi  alkolit behet  i demshem, por ka shpresa per tejkalimin e varsise se alkolit.

1-    Pranoni simptomat e alkolizmit: Simptomat mund te  vijne ne shume menyra: si reagime psikologjike , gjendja mendore, deri tek prishja e lidhjes me familjen dhe miqte.2-    Pranoni qe keni probleme me alkolin dhe qe keni nevoje per ndihme. Ju nuk mund te ndihmoni veten, nqse nuk jeni i hapur dhe i ndershem , dhe ta pranoni qe jeni i varur nga alkoli.3-Kerko ndihme:  Ju duhet te mbeshteti tek dikush  qe mund

Page 12: Projekti i aftesimit per jeten

te veproje si partner pergjegjes Ju duhet te jeni plotesisht I ndershem me personat qe ju kane  ne vartesi, keshu qe ata mund te vendosin nese jane per kete pune.4-Takoni rregullisht me to dhe me shpesh me partnerin pergjegjes. Tregohu i ndershem dhe pranoni   t’ju bejne pyetje te veshtira. Celsi  i ketij parteneriteti eshte ndershmeria  nga te dy palet.5-Vendosni qellime realiste . Eshte me shume se nje mbledhje me partnerin tend. Ju duhet  te ndyshoni menyren e jetese per te permisuar situaten tende

6- Takohuni me nje psikolog  ose therapist te certifikuar per te trajtuar faktoret qe kontribojne ne alkolizmin tuaj7- Bashkohuni me nje grup per te marre pjese ne takimet rregullisht.  Qendroni afer njerezeve te ndershem dhe inkurajohuni nga te tjeret qe kane experience apo kane pasur experience te ngjashme me ju.  Mjetet dhe burimet do te jene ne dispozicion per t’ju ndihmuar juve ne kete udhetim.8-Besoni ne miq, familje apo ne kishen e familjes.  Eshte e rendesishme te jeni te rrethuar  dhe mbeshtetuar nga njerez te cilet me te vertet kujdesen per ju dhe per  mireqenine tuaj. Beteja e alkolizmit eshet shpesh nje lufte e veshtire me perseritjen. Prandaj kerkoni  suportin dhe inkurajimin e atyre qe ju besoni.

Punoi : Fabjola Rusi