projekt-ligj republika e shqipËrisË ligji nr ……………., … per... · bazë të një...

82
PROJEKT-LIGJ REPUBLIKA E SHQIPËRISË LIGJI NR ……………., DATË ……………, “PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE” KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME SEKSIONI 1 – OBJEKTI DHE ZBATIMI: Neni 1 Objekti Ky ligj ka për qëllim të rregullojë: (i) Kushtet dhe kriteret për krijimin, themelimin dhe funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive si dhe të shoqërive administruese; (ii) emetimin dhe shitjen e kuotave dhe aksioneve; (iii) shlyerjen e titujve; (iv) promovimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive; (v) aktivitetet e kryera nga palët e treta për llogari të sipërmarrjeve të investimeve kolektive; (vi) mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mbi veprimtarinë e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, shoqërive administruese, depozitarin dhe personat e përfshirë në shitjen e kuotave dhe aksioneve, që sipas këtij Ligji duhet të mbikqyren; (vii) veprimtarinë e sipërmarrjeve të huaja të investimeve kolektive dhe të shoqërive administruese të huaja në Republikën e Shqipërisë; Neni 2 Përkufizime (i) Në këtë Ligj “Sipërmarrje e Investimeve Kolektive” janë organizimet e mëposhtme sipas konceptit të përshkruar në nenin 3 të këtij ligji. 1

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PROJEKT-LIGJ

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

LIGJI NR ……………., DATË ……………,

“PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE”

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

SEKSIONI 1 – OBJEKTI DHE ZBATIMI:

Neni 1

Objekti Ky ligj ka për qëllim të rregullojë:

(i) Kushtet dhe kriteret për krijimin, themelimin dhe funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive si dhe të shoqërive administruese;

(ii) emetimin dhe shitjen e kuotave dhe aksioneve;

(iii) shlyerjen e titujve;

(iv) promovimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;

(v) aktivitetet e kryera nga palët e treta për llogari të sipërmarrjeve të investimeve kolektive;

(vi) mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mbi veprimtarinë e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, shoqërive administruese, depozitarin dhe personat e përfshirë në shitjen e kuotave dhe aksioneve, që sipas këtij Ligji duhet të mbikqyren;

(vii) veprimtarinë e sipërmarrjeve të huaja të investimeve kolektive dhe të shoqërive administruese të huaja në Republikën e Shqipërisë;

Neni 2

Përkufizime

(i) Në këtë Ligj “Sipërmarrje e Investimeve Kolektive” janë organizimet e mëposhtme sipas konceptit të përshkruar në nenin 3 të këtij ligji.

1

(a) “Fond Investimi”, që është një fond me kapital të hapur i themeluar në bazë të një kontrate,me ofertë publike të kuotave, në përputhje me konceptin e përshkruar në nenin 54 dhe dispozitat e tjera të këtij ligji.

(b) "Shoqëri Investimi", që është një fond me kapital të mbyllur i themeluar si shoqëri aksionere në bazë të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, e cila mund të jetë me ofertë publikë ose me ofertë private dhe aktiviteti i vetëm tregtar i së cilës do të konsistojë në kryerjen e investimeve në përputhje me konceptin e përshkruar në nenin 58 dhe dispozitat e tjera këtij Ligji.

(ii) Në këtë Ligj,

“Aksioner Influencues” është çdo person i cili ushtron të drejta ose ka kontroll efektiv mbi aksionet të cilat përfaqësojnë dhjetë (10) përqind ose më shumë të kapitalit themeltar në shoqëri ose që do t’i jepnin atij ose asaj dhjetë (10) përqind ose më shumë të totalit të aksioneve me të drejtë vote në shoqëri;

“AMF” ose “Autoriteti” është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i krijuar në përputhje me Ligjin nr. 9572, date 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;

“Asete” janë tituj, instrumenta të tregut të parasë, instrumenta derivative, para dhe pasuri të tjera, të cilat janë në pronësi të sipërmarrjes së investimeve kolektive, të shoqërisë administruese apo depozitarit në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

“Bursë Titujsh” është një bursë titujsh të licensuar nga AMF;

"Depozitar" është një Bankë Shqiptare të licencuar të nivelit të dytë e caktuar nga Shoqëria Administruese dhe në bazë të një marrëveshjeje me shoqërinë Administruese dhe me porosi të saj, kryen veprimtarinë si Depozitar në mënyrën e parashikuar nga ky Ligj. Për qëllime të këtij ligji Depozitari është ekuivalent i kujdestarit në Ligjin Nr. 9879, datë 21/02.2008, “Për Titujt”.

“Fond Furnizues” është fondi i cili investon vetëm nëpërmjet një fondi tjetër, që është fondi kryesor. Kuotat shiten tek investitorët nëpërmjet një fondi furnizues, por investohen nëpërmjet fondit kryesor.

"Fond Ombrellë" ose i njohur ndryshe si “fondi i fondeve” është sipërmarrja e investimeve kolektive, portofoli i së cilës është i përbërë nga kuota të sipërmarrjeve të tjera të investimeve kolektive, që për qëllime të këtij Ligji do të konsiderohen se zotërohen nga fondi ombrellë;

“institucione financiare” në kuptim të këtij ligji janë shoqëritë e administrimit të portofolit dhe shoqërië e sigurimit të jetës.

"Investitor" është subjekti i cili zotëron kuota në një fond investimi ose aksione në një shoqëri investimi;

“Këshilli i Administrimit” është, duke ju referuar themelimit dhe funksionimit të Shoqërive Administruese, këshilli administrativ shoqërisë të organizuar si një shoqëri me një nivel sipas ligjit për shoqëritë tregtare;

2

"Reklama" përfshin çdo formë reklamimi, si në publikime të shkruara ashtu dhe me anë të nxjerrjes së njoftimeve, fletushkave apo formave të tjera të shkruara, ekspozimit të fotografive ose filmave kinematografikë, videove, nëpërmjet transmetimit radiofonik, televizionit, shpërndarjes së regjistrimeve ose në çdo lloj tjetër mënyre duke përfshirë dhe komunikimin telefonik, internetin si dhe postën elektronike;

"Këshilltar Investimi" është një subjekt i licencuar për të kryer veprimtarinë e këshilltarit të investimit në përputhje me Ligjin nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

“Kontrollues Kryesor” është cdo person pavarësisht se është me kombësi shqiptare ose jo i cili ushtron ndikim mbi të liçensuarin, drejtëpërdrejtë ose tërthorazi nëpërmjet nje pale të tretë; këtu përfshihet pa kufizim çdo person në bazë të drejtimit ose udhëzimeve të të cilit veprojnë drejtorët e shoqërisë nën regjimin rregullator dhe mendimet e të cilit ndikojnë në procesin vendimmarrës të të licencuarit;

"Kuota" janë të drejtat ose interesat e investitorëve në një fond investimi.

“Kuota Akumulimi” janë kuotat e një fondi për të cilat të ardhurat nga investimi ri-investohen automatikisht dhe përfitimi tek investitorët vjen nga akumulimi i vlerës së këtyre kuotave;

“Kuota të Ardhurash” janë kuotat e një fondi për të cilat të ardhurat nga investimi u shpërndahen periodikisht zotëruesve të kuotave;

“Ligji për Shoqëritë Tregtare” është Ligji nr. 9901 datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”

“Ofertë Private” është emetimi, në të cilin ftesa për të nënshkruar kuota u drejtohet vetëm investitorëve institucionalë, aksionerëve ose punonjësve të një shoqërie por jo më shumë se 100 investitorëve të jashtëm të cilët janë kontaktuar drejtpërdrejt nga emetuesi. Investitorët institucionalë dhe investitorët e jashtëm do të kenë kuptimin që u është caktuar në Ligjin nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt”;

“Ofertë Publike” është ftesa për të nënshkruar tituj e cila i drejtohet një numri të papërcaktuar personash nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv.

“Rregullat e Fondit” janë dokumentat kryesore që rregullojnë krijimin e fondit të investimeve, që përfshijnë dhe marrëveshjen e administrimit si dhe marrëveshjen me depozitarin, dhe në rastin e shoqërisë së investimit nënkuptojnë statutin e shoqërisë së investimit.

“Palët e Lidhura” nënkupton individin ose personin juridik që është i lidhur me shoqërinë administruese apo shoqërinë e investimit në rrethanat kur ai është:

(a) Anëtar i këshillit të mbikëqyrjes, i këshillit të administrimit ose punonjës i shoqërisë;

(b) Anëtar i komitetit të auditimit të shoqërisë;

(c) Aksioner influencues i shoqërisë;

3

(e) Bashkëshort ose i afërm deri në shkallën e tretë të lidhjes së gjakut, i një anëtari të këshillit të mbikëqyrjes apo administrimit ose komitetit të auditimit, punonjës i shoqërisë, aksioner influencues i shoqërisë, kontrollues kryesor i shoqërisë, ose;

(f) Person që ka të drejtë të marrë vendime ose ndikojë në vendimet e shoqërisë, si mbi bazën e një kontrate ndërmjet palëve ose për çfarëdolloj arsye tjetër;

"Promovim" është reklamimi në publik, duke lëshuar një ofertë, një formular aplikimi apo fletushkë ose përdorimi i materialeve promocionale, në mënyrën e përshkruar në këtë Ligj;

"Prospekt" është dokumenti i bërë publik që përmban informacionin lidhur me Sipërmarrjen e Investimeve Kolektive me qëllim për t’i bërë ftesë publikut që të nënshkruajë ose blejë kuotat në sipërmarrjen përkatëse të investimeve kolektive;

"Shoqëri Administruese", është një shoqëri aksionare e themeluar sipas ligjeve të Shqipërisë, aktiviteti tregtar i vetëm dhe i vazhdueshëm i së cilës është themelimi dhe/ose administrimi i fondeve të investimit dhe shoqërive të investimit në përputhje me këtë ligj;

“SNRF” janë “Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar”;

“Shoqëria mëmë” është shoqëria tregtare që ka si funksion kryesor të zotërojë dhe kontrollojë shoqëri të tjera tregtare;

“tituj” ose “letra me vlerë” janë titujt sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9879, datë 21.2.2008 “Për Titujt”.

“Treg i Rregulluar” është çdo bursë, treg mbi banak, ose çdo treg tjetër të organizuar të titujve që vepron rregullisht, është i hapur për publikun dhe është i njohur zyrtarisht nga AMF;

“Vend i BE” është një vend i Bashkimit Evropian.

“Vend i Lejuar” është një vend, përvec Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian, që ofron kushte dhe regjim të ngjashëm për mbikqyrjen e sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe që është i njohur si i tillë nga AMF.

“Vlera Neto e Aseteve” është vlerën neto të pasurive të sipërmarrjes së investimeve kolektive pas zbritjes së:

(a) çdo detyrimi të papaguar, qoftë ose jo menjëherë i ripagueshëm;

(b) çdo shumë të papaguar të kredive të garantuara me hipotekë mbi pasuri të paluajtshme.

“Zotëruesit e Kuotave” janë individët, personat juridikë dhe subjekte të tjera që nuk kanë personalitet juridik.

4

Neni 3

Koncepti i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive dhe Përjashtimet (i) Sipërmarrja e Investimeve Kolektive është një person juridik ose një bashkim i

veçantë i aseteve të investitorëve, themelimi dhe organizimi i së cilit është përcaktuar në këtë Ligj.

(ii) Përsa i përket këtij Ligji dhe pavarësisht nëse ato janë specifikuar ose përshkruar si të tilla në ofertë, çdo entitet juridik, shoqëri ose bashkim asetesh konsiderohet si Sipërmarrje e Investimeve Kolektive, pavarësisht formës së saj ligjore, ku pjesëmarrja qoftë nëpërmjet aksioneve, kuotave ose të drejtave të tjera ofrohet për qëllime të rritjes së pjesëmarrjes në para dhe me qëllimin e shprehur të investimit të më shumë se 60 % të kësaj pjesëmarrjeje në një portofol titujsh, depozita dhe në të gjitha llojet e tjera të aseteve, ku investitorët nuk mbikëqyrin ditë për ditë marrjen e vendimeve mbi investimet dhe ku objektiv parësor është gjenerimi i përfitimeve për investitorëve mbi investimet e tyre si në formë fitimi ashtu edhe në ndonjë formë tjetër përfitimi.

(iii) Nuk përfshihen në Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive të parashikuara në këtë Nen sa më poshtë:

(a) Bankat e licensuara nga Banka e Shqipërisë për kryerjen e veprimtarisë në Republikën e Shqipërisë;

(b) Fondet e pensionit të licensuara nga AMF për kryerjen e veprimtarisë në Republikën e Shqipërisë;

(c) Shoqëritë e sigurimit të licensuara nga AMF për zhvillimin e veprimtarisë në Republikën e Shqipërisë;

(d) Persona të tjerë juridikë që investojnë fondet e tyre vetjake;

(e) Pjesëtarët e familjes që bëjnë investime të përbashkëta; dhe/ose personat e tjerë të përjashtuar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë ose marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë apo në të cilat ajo është anëtarësuar.

Nën-paragrafi (iii) nuk zbatohet për statusin, të drejtat dhe detyrimet që këta persona mund të kenë sipas ligjeve, rregulloreve ose marrëveshjeve ndërkombëtare të tjera.

Neni 4

Ndalimi i Ofrimit, Administrimit dhe Shitjes së Kryer pa Autorizimin e AMF (i) Asnjë subjekt, qoftë juridik ose individ, nuk mund të themelojë ose administrojë

sipërmarrje të investimeve kolektive të parashikuar në Nenin 3 të këtij Ligji, përveç nëse ai është autorizuar nga AMF.

(ii) Çdo subjekt i cili ka kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë veprimtarinë e themelimit dhe/ose administrimit të Sipërmarrjes së Investimeve Kolektive parashikuar në Nenin 3 të këtij Ligji, pa miratimin paraprak të AMF ose kryerjen e

5

shërbimeve të ndërmjetësimit në shitjen e kuotave ose aksioneve të sipërmarrjes së investimeve kolektive, do të konsiderohet se ka kryer një vepër penale.

Neni 5

Regjimi i Taksave për Fondin e Investimit (i) Administrata e taksave në Republikën e Shqipërisë, me kërkesë të shoqërisë

administruese, dhe për qëllime taksimi, do të lëshojë një çertifikatë që vërteton klasifikimin tatimor për sipërmarrjen e investimeve kolektive në Republikën e Shqipërisë.

(ii) Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga legjislacioni tatimor, sipërmarrja e investimeve kolektive, për qëllime tatimi do të konsiderohet si pronari i titujve ose i të gjitha aseteve të fondit, si dhe përfituesi përfundimtar.

Neni 6

Zbatimi dhe Efektet

(i) Për funksionimin e Shoqërive Administruese dhe veprimtarisë lidhur me administrimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, do të zbatohen dispozitat e Ligjit nr. 9879, datë 21.02.2008, ‘Për Titujt’, përveç nëse parashikohet ndryshe nga ky ligj ose akte nënligjore të miratuara në përputhje me të.

(ii) Për funksionimin e Shoqërive Administruese dhe veprimtaritë lidhur me administrimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, do të zbatohen dispozitat e ligjit mbi shoqëritë tregtare përveç nëse parashikohet ndryshe nga ky ligj ose akte nënligjore të miratuara në përputhje me të, rast në të cilin këto do të kenë epërsi ndaj çdo dispozite të ligjit për shoqëritë tregtare.

SEKSIONI 2 – REGJISTRI I SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE

Neni 7

Regjistri i Fondeve (i) Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive regjistrohen në Regjistrin e Fondeve të

Republikës së Shqipërisë.

(ii) Regjistri i Fondeve mbahet nga AMF dhe vihet në dispozicion për inspektim publik.

(iii) Regjistri i Fondeve duhet të përmbajë informacion të përditësuar lidhur, në veçanti, me llojin e sipërmarrjes së investimeve kolektive, objektin e saj, qëllimin e investimit, strukturën e saj organizative dhe gjithashtu çdo ndryshim të strukturës së saj ligjore dhe/ose organizative. Kërkesat specifike për përmbajtjen përcaktohen me rregullore të AMF.

6

(iv) Është detyrë e AMF të mbajë dhe të përditësojë Regjistrin e Fondeve në përputhje me rregulloret përkatëse të tij, duke siguruar uniformitetin e informacionit të përmbajtur aty dhe duke marrë në konsideratë faktet dhe situatën ligjore ekzistuese.

Neni 8

Regjistrimi në Regjistrin e Fondeve (i) Regjistrimi i sipërmarrjeve të investimeve kolektive në Regjistrin e Fondeve bëhet

vetëm pas dhënies së licencës nga AMF për themelimin dhe funksionimin e sipërmarrjes së investimeve kolektive.

(ii) Në rastin kur AMF jep licencën për sipërmarrjen e investimeve kolektive dhe në të njëjtën kohë miraton regjistrimin në Regjistrin e Fondeve, kësaj sipërmarrjeje të investimeve kolektive i caktohet një numër i veçantë identifikimi.

(iii) Numri i identifikimit i caktohet çdo sipërmarrjeje të investimeve kolektive në momentin e dhënies së licencës nga AMF dhe të regjistrimit në Regjistrin e Fondeve, i cili do të jetë uniform, i pandryshueshëm dhe unik.

(iv) Regjistrimi në Regjistrin e Fondeve do të ketë efekt ligjor në lidhje me palët e treta, ditën e nesërme pas datës së regjistrimit në Regjistrin e Fondeve, përveç nëse është parashikuar ndryshe në këtë Ligj ose në rregulloret përkatëse të AMF.

Neni 9

Njoftimi i Regjistrimit

Vendimi për regjistrimin në Regjistrin e Fondeve do të botohet nga AMF në Fletoren Zyrtare.

KREU II

SHOQËRITË ADMINISTRUESE

SEKSIONI 1 – KRIJIMI DHE FUNKSIONIMI

Neni 10

Qëllimi i Shoqërisë Administruese Shoqëria administruese është një shoqëri aksionere, me kohëzgjatje të papërcaktuar ku 51 % të aksioneve ose të së drejtës se votës zotërohet nga banka ose institucione financiare. dhe e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, e cila do të zhvillojë vetëm veprimtarinë e themelimit dhe/ose administrimit të Sipërmarrjeve të Investimeve

7

Kolektive dhe aktivitete të tjera siç janë parashikuar në këtë Ligj. Organizimi i i shoqërisë administruese bëhet sipas sitemit me një nivel drejtimi.

Neni 11

Emërtimi i Shoqërisë Administruese (i) Termat “shoqëri e administrimit të fondit”, “shoqëri investimi”, “këshilli i

administrimit të fondit”, “investitor”, “investim” ose “për të investuar”, veçmas ose së bashku me termat e tjerë, mund të përdoren në emërtimin e shoqërisë ose në shtojcën e emërtimit të saj vetëm nga shoqëritë administruese të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive për qëllime të paraqitjes së objektit të aktivitetit tregtar të shoqërisë dhe për qëllime promocionale.

(ii) Paragrafi (i) i këtij neni nuk zbatohet për shoqëritë të cilat përdorin termat “administrim fondesh”, “investim”, “investitor”, ose “për të investuar” në një kontekst i cili nuk lë të kuptojë që objekti i aktivitetit tregtar të shoqërisë është themelimi dhe/ose administrimi i sipërmarrjeve kolektive të investimeve, që do të thotë investimi i aseteve monetare në emër dhe për llogari të Zotërueseve të kuotave në një fond investimi, ose në emër dhe për llogari të aksionerëve të shoqërisë së investimit.

Neni 12

Kapitali i Regjistruar i Shoqërisë Administruese dhe Burimet e tij (i) Shuma minimale e kapitalit të regjistruar të shoqërisë administruese do të jetë

15,625,000 Lekë. Në rast se totali i vlerës neto të aseteve tejkalon ekuivalentin prej 31,250,000,000 Lekë, kapitali i regjistruar i shoqërisë administruese do të zmadhohet me të paktën 0.02 % të shumës me të cilën vlera neto e aseteve të fondeve të administruara tejkalon pragun e përmendur më parë, deri në shumën maksimale prej 125,000,000 Lekw të kapitalit të regjistruar.

(ii) Burimi për kapitalin fillestar të pjesëmarrjes për themelimin e Shoqërisë Administruese nuk mund të jetë hua, kredi ose paradhënie nga subjekte që janë palë të treta.

(iii) AMF miraton rregullore përsa i përket formës dhe shumës së kapitalit të regjistruar që shoqëritë administruese janë të detyruara të kenë.

Neni 13

Objekti i Aktivitetit Tregtar të Shoqërisë Administruese (i) Shoqëritë Administruese merren vetëm me themelimin dhe/ose administrimin e

sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike, përveç rasteve kur lejohet ndryshe me autorizim të AFM. Ky objektiv do të përfshijë:

(a) administrimin e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive,

8

(b) promovimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shitjen e kuotave në fondet e investimit, ose të aksioneve në shoqëritë e investimit,

(c) detyrat administrative që përfshijnë, por domosdoshmërisht kufizohen në:

i. mbajtjen e librave të llogarive kontabël dhe përgatitjen e raporteve financiare,

ii. përcaktimin e vlerës neto të aseteve dhe llogaritjen e çmimit të kuotave ose aksioneve,

iii. harmonizimin e veprimtarisë të shoqërisë administruese me ligjet dhe rregulloret përkatëse,

iv. publikimet dhe raportimet tek aksionerët dhe zotëruesit e kuotave,

v. pagesat për aksionerët ose zotëruesit e kuotave nga asetet ose fitimi i fondit,

vi. shlyerjen e kuotave në një fond investimi dhe shlyerjen e aksioneve në shoqëritë e investimit me ofertë publike,

vii. mbajtjen e regjistrit të zotëruesve të kuotave ose aksionerëve,

viii. mbajtjen e të dhënave në përputhje me dispozitat e këtij Ligji,

ix. detyra të tjera me karakter administrativ, të miratuara nga AMF.

(ii) Shoqëritë administruese nuk mund të licencohen nga AMF për të kryer vetëm shërbimet e parashikuara në paragrafet (b) dhe (c) pa qenë të licencuara edhe për shërbimin e parashikuar në paragrafin (a).

(iii) Shoqëritë administruese mund të licencohen nga AMF për të kryer, përveç administrimit të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, edhe administrimin e fondeve të pensioneve, apo të portofoleve individuale. Në këto raste AMF ka të drejtë të vendosë kushte shtesë për shoqëritë administruese që duan të manaxhojnë këto aktivitete të tjera

Neni 14

Zhvillimi i Veprimtarisë Tregtare të Shoqërisë Administruese (i) Shoqëria Administruese:

(a) gjatë kryerjes së veprimtarisë të saj tregtare vepron me ndershmëri dhe paanësi, në interesin më të mirë të investitorëve dhe integritetit të tregut,

(b) gjatë kryerjes së detyrave si shoqëri administruese, do të veprojë me aftësinë dhe kujdesin e duhur, duke zbatuar rregullat profesionale, praktikën e mirë të biznesit dhe aktet ligjore të Republikës së Shqipërisë,

(c) duhet të jetë në gjendje të shlyejë në kohën e duhur dhe në mënyrë të vazhdueshme të gjithë detyrimet monetare në përputhje me këtë Ligj dhe ligjin për shoqëritë tregtare,

9

(d) duhet të jetë përgjegjëse për ushtrimin e duhur, në kohë, dhe eficent të të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara në këtë ligj, në prospektin dhe/ose rregullat e fondit, pavarësisht nëse ndonjëra prej tyre i është deleguar palëve të treta,

(e) garanton konfidencialitetin përsa i përket të dhënave të shoqërisë administruese lidhur me aksionerët, zotëruesit e kuotave, situacionin e kuotave të fondit, shlyerjet dhe riblerjet, të dhëna të cilat mund të jepen, vetëm në bazë të një urdhri gjykate, kërkese individuale të një zotëruesi kuotash ose aksioneri, si dhe vetëm tek depozitari,

(f) garanton se të gjitha dokumentet, komunikimet dhe njoftimet reklamuese e promocionale që u bëhen aksionerëve ose zotëruesve të kuotave, qoftë të adresuara drejtpërdrejt ose të publikuara në shtyp apo nëpërmjet mjeteve elektronike të komunikimit publik, janë të qarta, të sakta, jo-mashtruese dhe që janë në pajtim me Ligjin dhe kërkesat e AMF,

(g) organizon shitjen e kuotave të fondeve të investimit ose aksioneve të shoqërisë së investimit vetëm nëpërmjet personave të parashikuar në Nenin 92 të këtij ligji,

(h) blen asetet për fondin e investimit vetëm në emër dhe për llogari të fondit të investimit, domethënë të mbajtësve të kuotave të fondit që ajo administron dhe në emër dhe për llogari të shoqërisë së investimit, duke i depozituar asetet tek një depozitar, në përputhje me rregulloret e përcaktuara nga AMF,

(i) i dërgon depozitarit një kopje të të gjitha dokumenteve origjinale lidhur me transaksionet që përfshijnë asetet e fondeve të investimit dhe/ose shoqërisë së investimit, menjëherë pas përgatitjes së këtyre dokumenteve ose pas marrjes së tyre,

(j) ruan të dhënat e transaksioneve që lidhen me asetet e fondeve ose të shoqërive të investimit, veçmas nga llogaritë e veta dhe dokumentet e evidencave që lidhen me fonde të tjera, dhe i pasqyron ato në periudha të rregullta kohore në llogaritë e depozitarit,

(k) raporton lidhur me fondet dhe shoqëritë e investimit që ajo administron si dhe lidhur me vetë shoqërinë administruese në përputhje me ligjin dhe rregulloret e AMF,

(l) depoziton në AMF raporte periodike siç është parashikuar në këtë Ligj dhe rregulloret e AMF,

(m) mban marrëdhënie të ndershme dhe të drejta me AMF,

(n) i raporton AMF çdo ndryshim lidhur me anëtarët e këshillit të administrimit, anëtarët e komitetit të auditimit, strukturën e aksionerëve dhe kapitalin e regjistruar, si dhe çdo ndryshim tjetër lidhur me kushtet e miratuara më parë nga AMF,

(o) lejon AMF të inspektojë të dhënat e ruajtura nga shoqëria administruese dhe i bën ato të disponueshme në kohën e duhur si dhe lejon takime dhe intervista me çdo person që kryen një veprimtari të caktuar në shoqërinë administruese,

10

(p) nuk lidh kontrata me qëllim kufizimin ose ndryshimin e përgjegjësive dhe detyrimeve të parashikuara në këtë Ligj. Çdo marrëveshje e tillë do të konsiderohet nul dhe e pavlefshme,

(q) siguron që punonjësit e saj dhe çdo subjekt tjetër me të cilin është lidhur një kontratë për shitjen e aksioneve të shoqërisë së investimit ose kuotat e fondit të investimit, veprojnë në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret përkatëse në fuqi,

(r) cakton të paktën dy anëtarë jo-ekzekutivë të këshillit të administrimit në komitetin e auditimit për të garantuar përputhshmërinë e veprimeve të shoqërisë administruese me dispozitat e këtij ligji dhe çdo rregullore tjetër si dhe për mbajtjen e kontakteve të rregullta me AMF,

(s) administron fondet në përputhje me objektivat e investimit të çdo fondi apo shoqërie investimi që ajo administron,

(t) nxjerr urdhra të qartë dhe të kuptueshëm për depozitarin në mënyrë që ai të ushtrojë të drejtat që lidhen me asetet e fondit,

(u) garanton që llogaritja e vlerës së fondeve është e saktë dhe se çmimi i koutës ose aksionit është përcaktuar si duhet.

(ii) AMF miraton rregullore të veçantë për rregullat e sjelljes të cilat shoqëritë administruese kanë detyrimin t’i zbatojnë në çdo kohë.

Neni 15

Delegimi i Detyrave (i) Shoqëria administruese, mbi bazën e një marrëveshjeje me shkrim, mund t’i

delegojë, administrimin e një pjese të portofolit të fondit të investimit, me qëllim kryerjen me efikase të aktivitetit të saj, një entiteti që kryen veprimtari si shoqëri komisionere, por vetëm pas miratimit të shprehur me shkrim të AMF. AMF miraton kushtet dhe kriteret e kësaj marrëveshjeje dhe drejtorët ekzekutivë të shoqërisë administruese duhet të jenë në gjendje të monitorojnë efektivisht në çdo kohë aktivitetin e sipërmarrjes për të cilën u është dhënë mandati.

(ii) Shoqëria administruese nuk mund të delegojë administrimin e shoqërisë.

(iii) Lidhja e marrëveshjeje të parashikuara në këtë nen nga shoqëria administruese nuk e çliron këtë shoqëri administruese nga përgjegjësia e përcaktuar në Nenin 34 më poshtë, kundrejt mbajtësve të kuotave ose aksionerëve të shoqërisë së investimit.

(iv) Shoqëria administruese është përgjegjëse kundrejt mbajtësve të kuotave ose aksionerëve të një shoqërie investimi, për çdo mospërmbushje ose përmbushje të parregullt të marrëveshjeve të specifikuara në paragrafin (i) të këtij neni, bashkërisht ose veçmas me subjektin me të cilin janë lidhur këto marrëveshje, përveç nëse dëmi vjen si pasojë e rrethanave për të cilat ky subjekt nuk është përgjegjës. Në çdo rast shoqëria administruese do të jetë gjithmonë përgjegjëse kryesore ndaj mbajtësve të kuotave ose aksionerëve të shoqërisë së investimit.

11

(v) Shoqëria administruese nuk duhet t’i delëgojë administrimin e një portofoli fondi investimesh ose të një shoqërie investimi apo të një pjesë të tij, një depozitari të fondeve dhe/ose shoqërisë së investimit apo ndonjë subjekti tjetër interesat e të cilit mund të bien ndesh me ato të shoqërisë administruese, zotëruesve të kuotave ose aksionerëve të shoqërisë së investimit.

Neni 16

Licensimi i Shoqërisë Administruese (i) Shoqëria administruese nuk fillon promovimin, reklamimin, tregtimin, ose ofertën

për shitje të ndonjë kuote apo aksioni të një sipërmarrjeje investimi kolektiv pa u licensuar më parë nga AMF.

(ii) Aplikimi për licensim për të kryer veprimtarinë që lidhet me administrimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive do të shoqërohen nga sa më poshtë:

(a) Dokumente që vërtetojnë se aplikanti është një shoqëri aksionere e themeluar dhe e regjistruar plotësisht në përputhje me ligjin për shoqëritë tregtare, aktin e themelimit, dokumente që provojnë se kapitali themeltar i shoqërisë është shlyer plotësisht dhe dokumente që vërtetojnë burimin e tij;

(b) Dokumente që vërtetojnë se aksionerët influencues të shoqërisë, anëtarët e ksëhillit të administrimit, drejtuesit ekzekutivë, dhe audituesi i brendshëm janë veçmas dhe së bashku subjekte të përshtatshëm dhe të duhur për të drejtuar aktivitetin tregtar. Dokumentet që nevojiten për të përcaktuar nëse këta persona plotësojnë kërkesën për të qenë ‘të përshtatshëm dhe të duhur’ ashtu siç kërkohet në bazë të Nenit 18 përfshijnë:

Diplomat, çertifikatat dhe dokumentet e tjera përkatëse që vërtetojnë formimin profesional, biografi të plota të personave, të listuar në këtë paragraf, që paraqesin eksperiencën e tyre profesionale dhe gjithashtu përmbajnë emrat dhe të dhënat e kontaktit të personave që mund të vërtetojnë saktësinë e informacionit në biografi, një deklaratë të nënshkruar dhe noterizuar nga secili person që vërteton se në ngarkim të tyre nuk ka ndonjë procedim penal të mëparshëm apo në vazhdim.

(c) Planin e biznesit për shoqërinë administruese, i planifikuar për një minimum prej tre vjetësh dhe që jep një përshkrim të aktivitetit tregtar që aplikanti ka qëllim ta kryejë, mënyrën si do të respektohet kërkesa për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe perspektivat e zhvillimit të projektit. Plani i biznesit do të përmbajë përshkrime të hollësishme të:

i. organizimit të shoqërisë, duke përfshirë dhe informacionin mbi madhësinë e parashikuar të fondeve të cilat shoqëria administruese ka qëllim t’ë ofrojë;

ii. planin e marketingut të shoqërisë;

iii. planin operacional të shoqërisë, duke përfshirë dhe mënyrën e raportimit si së brendshmi tek administrimi i saj ashtu dhe së jashtmi tek AMF;

12

iv. planin financiar, duke përfshirë dhe përshkrimin se si do të mbulohet kostoja e fillimit të aktivitetit dhe si do të respektohet kërkesa për mjaftueshmërinë e kapitalit; dhe

v. analizimin e risqeve, duke përfshirë dhe një përshkrim se si aplikanti do të adresojë riskun operacional, riskun e kreditit, riskun e përputhshmërisë me bazën ligjore dhe riskun e reputacionit.

(d) Një përshkrim të strukturës organizative së aplikantit për sa kërkohet më poshtë:

i. Funksionin e auditit të brendshëm, duke përfshirë dhe emrat e personave përgjegjës për këtë funksion;

ii. Funksionin e administrimit të riskut, duke përfshirë dhe emrat e personave përgjegjës për këtë funksion; dhe

iii. Informacionin mbi sistemet teknologjike që do të përdoren.

(e) Projekt-marrëveshjen ndërmjet shoqërisë administruese dhe një depozitari që vërteton se depozitari do të ofrojë shërbime kujdestarie për shoqërinë administruese;

(f) Një listë të aksionerëve të shoqërisë administruese, emrat dhe mbiemrat e tyre, adresën ose emrin e shoqërisë aksionere dhe selinë e regjistruar, vlerën nominale të aksioneve dhe përqindjen e aksioneve të mbajtura nga çdo aksioner;

(g) Një listë të palëve të lidhura me shoqërinë administruese;

(h) Dokumentet që paraqesin përmbushjen e kërkesës ‘i duhur dhe i përshtatshëm’ ashtu siç është parashikuar në Nenin 18;

(i) kontratën e punës/shërbimit me një ose më shumë këshilltarë investimi, nëse ka;

(j) kontratat e delegimit, nëse ka;

(k) AMF mund t’i kërkojë aplikantit të paraqesë informacione dhe dokumente shtesë, ose të kërkojë verifikimin e këtij informacioni, siç e konsideron të nevojshme. AMF mund të nxjerrë rregulla me kërkesa shtesë lidhur me përmbajtjen dhe formën e aplikimit për marrjen e autorizimit.

(iii) AMF do ta shqyrtojë aplikimin brenda nëntëdhjetë ditëve kalendarike nga data që konfirmon marrjen e aplikimit të plotë. Nëse AMF nuk jep një përgjigje brenda kufirit kohor të caktuar atëherë licensa do të konsiderohet se është dhënë. Në rast se aplikimi refuzohet, duhet të jepen shkaqet e këtij refuzimi, në përputhje me kërkesat proceduriale administrative.

(iv) Licensa do të pushojë së qeni e vlefshme, nëse shoqëria administruese nuk arrin të themelojë dhe kryejë veprimtarinë e administrimit të një fondi investimi dhe/ose shoqërie investimi me ofertë publike, brenda një viti pas datës së licensimit.

13

Neni 17

Kualifikimet Të paktën dy anëtarë ekzekutivë të këshillit të administrimit të shoqërisë administruese duhet të kenë njohurinë profesionale dhe eksperiencën e kërkuar për administrimin e aktiviteteve të shoqërisë administruese. Në përgjithësi, këta anëtarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

(a) të kenë zotësi të plotë juridike për të kryer tranaksione me efekt ligjor;

(b) të jenë të padënuar;

(c) të jenë persona të duhur dhe të përshtatshëm për të mbajtur këtë pozicion;

(d) të kenë të paktën tre vjet eksperiencë pune në një pozicion, profesional, drejtues ose të pavarur në një institucion financiar, të kenë qenë anëtarë të organeve drejtuese të këtyre institucioneve; ose të jenë të licencuar apo miratuar nga AMF për të praktikuar profesionin e këshilltarit të investimit në Republikën e Shqipërisë;

(e) të kenë kualifikime dhe certifikata në programe të njohura nga AMF, që të vërtetojnë aftësinë profesionale në fushën e administrimit të fondeve të investimeve dhe portofoleve;

(f) duhet t’i nënshtrohen testimit mbi njohuritë e fushës dhe legjislacionit, sipas rregullave të përcaktuara nga AMF.

(g) Çdo anëtar i këshillit të administrimit të një shoqërie administruese duhet të plotësojë kriteret e parashikuara në paragrafin (i) pikat (a) deri në (c) të këtij Neni.

Neni 18

Kërkesa për të qenë i duhur dhe i përshtatshëm (i) Çdo person, i cili është ose do të bëhet aksioner influencues, anëtar i këshillit të

administrimit ose auditimit në një shoqërie administruese, duhet të jetë i duhur dhe i përshtatshëm për të mbajtur këtë pozicion të caktuar.

(ii) Për të përcaktuar nëse një person është i duhur dhe i përshtatshëm për të mbajtur një pozicion të caktuar do të merret në konsideratë:

(a) integriteti, ndershmëria, kujdesi dhe përkushtimi për të përmbushur përgjegjësitë që lidhen me atë pozicion;

(b) kompetenca, aftësitë profesionale dhe logjika e gjykimit për përmbushjen e përgjegjësive që lidhen me atë pozicion; dhe

(c) fakti nëse interesat e klientëve të subjektit të licencuar ose të subjektit të propozuar për t’u licencuar, do të kërcënoheshin nga një konflikt interesi që buron nga personi i cili mban atë pozicion.

(iii) Përveç dispozitave të sipërpërmendura në përgjithësi, do të konsiderohen gjithashtu edhe sjelljet dhe aktivitetet e mëparshme në biznes ose çështje financiare të personit në fjalë, dhe në veçanti duhet të kryhen hetime të posaçme nëse ekziston ndonjë provë që personi ka qenë:

14

(a) I dënuar për një vepër penale;

(b) I përfshirë ose i lidhur me një humbje financiare që ka ndodhur për shkak të pandershmërisë, paaftësisë ose praktikës jo të mirë në sigurimin e shërbimeve financiare ose në administrimin e shoqërive të tjera; ose

(c) I përfshirë në ndonjë praktikë biznesi duke përfshirë dhe evazionin fiskal, që autoriteti e konsideron si vepër mashtruese apo të rëndë, ose në përgjithësi e konsideron si një vepër të parregullt qoftë ose jo e ligjshme, ose si ndonjë vepër e cila vë në dyshim përqasjen e kryerjes së shërbimeve financiare ose aktiviteteve të tjera tregtare nga ky person.

(iv) Individët që janë dënuar për një vepër penale nuk mund të mbajnë ose të jenë faktorë influencues të një interesi kontrolli, të jenë administratorë ose të mbajnë një pozicion drejtues në shoqërinë administruese. “Interes Kontrolli” për qëllime të këtij paragrafi do të thotë:

(1) Zotërimi i më shumë se 50 përqind të një klase titujsh me të drejtë vote;

(2) Pushteti për të zgjedhur shumicën e administratorëve të këshillit, ose administratorët e çdo organi politikë-bërës; ose

(3) Ushtrimi i një ndikimi kontrollues mbi administrimin ose politikat e një shoqërie administruese.

(v) Një aksioner influencues, drejtor, drejtues ekzekutiv ose administrator i një shoqërie administruese nuk mund të jetë aksioner influencues, drejtor, drejtues ekzekutiv ose administrator i një depozitari që do të ruajë asetet e fondit të pensioneve të shoqërisë administruese, ose një palë e lidhur me depozitarin.

(vi) AMF mund të nxjerrë rregullore për të ndryshuar përkufizimin e kërkesës për të qenë i duhur dhe i përshtatshëm.

Neni 19

Funksioni i kontrollit të brendshëm dhe i administrimit të riskut (i) Shoqëria administruese do të ketë një funksion të kontrollit të brendshëm

financiar dhe një funksion të administrimit të riskut, me madhësi dhe kapacitet të përshtatshëm për aktivitetin tregtar të kryer nga shoqëria administruese.

(ii) Personat që mbajnë funksionin e kontrollit të brendshëm financiar dhe të administrimit të riskut do t’i raportojnë drejtpërdrejt këshillit të administrimit të shoqërisë administruese.

(iii) Funksioni i kontrollit të brendshëm do të ketë këto përgjegjësi:

(a) Kontrollin nëse shoqëria administruese është e organizuar në mënyrë të tillë që nxit, administrimin efektiv dhe të kujdesshëm të biznesit, si dhe monitorimin e këshillit për këtë arritjen e kësaj cilësie administrimi;

(b) Aplikimin e parimeve të qeverisjes së shoqërive, vendosjen e politikave dhe strategjive për respektimin e këtyre parimeve, dhe matjen çdo vit të zbatimit të këtyre politikave dhe strategjive. Parimet e qeverisjes së shoqërive duhet të

15

përfshijnë standarde të sjelljes gajtë kryerjes së aktivitetit tregtar dhe të sjelljes etike të drejtorëve, administratorëve dhe çdo punonjësi tjetër, politika lidhur me transaksionet personale, dhe praktika të tjera transaksionesh me një natyrë që i përmbahet parimit të trajtimit të njëjtë pa kushte favorizuese;

(c) Mbikëqyrjen e veprimtarisë së shoqërisë administruese dhe dhënien e orientimeve ditë për ditë, për të garantuar se ai subjekt përputhet me objektivat dhe politikat e miratuara nga këshilli i administrimit, si dhe me legjislacionin përkatës;

(d) Dhënien e rekomandimeve tek këshilli i administrimit, për t’u shqyrtuar dhe miratuar prej tij, lidhur me objektivat, strategjinë, planet e biznesit dhe politikat kryesore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit; dhe

(e) Dhënien në kohë tek këshilli, të informacionit përkatës dhe të hollësishëm, që do t’i mundësojë atij shqyrtimin e objektivave, strategjisë dhe politikave të biznesit si dhe mbajtjen përgjegjës të administratorëve për veprimtarinë e shoqërisë.

(ii) Funksioni i administrimit të riskut ka këto përgjegjësi:

(a) Krijimin dhe sugjerimin tek këshilli i administrimit, të miratimit të një sistemi për administrimin e riskut në sipërmarrjen e investimeve kolektive që përfshin monitorimin e politikave të vendosura, në mënyrë që të identifikohen, maten, monitorohen dhe kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme, të gjitha rreziqet kryesore;

(b) Krijimin e sistemit të administrimit të riskut që monitoron se cilët janë risqet ndaj të cilave është e ekspozuar shoqëria, duke përfshirë riskun e tregut, riskun e kreditit, riskun operacional, riskun e reputacionit, riskun ligjor dhe riskun e lidhur me veprimet e administratorëve në kundërshtim të interesave të zotëruesve të kuotave dhe aksionerëve;

(c) Funksioni i administrimit të riskut duhet të bëjë të mundur përcaktimin e saktë dhe të pavarur të vlerës së derivateve financiare të tregtuara në tregje të tjerë të rregulluar;

(d) Shoqëria administruese, në përputhje me rregullat e përshkruara nga AMF, do t’i raportojë kësaj të fundit, për çdo sipërmarrje individuale të investimeve kolektive, në lidhje me llojet e derivativeve financiare në portofolin e sipërmarrjes së investimeve kolektive, risqet që lidhen me to, kufijtë sasiorë dhe metodologjinë e zbatuar për matjen e risqeve të rrjedhura nga pozicionet dhe transaksionet që përfshijnë këto derivative;

(e) Kur titujt ose instrumentet e tregut të parasë kanë derivative të lidhura me to, këto duhet të merren në konsideratë kur të llogaritet ekspozimi ndaj riskut i sipërmarrjes së investimeve kolektive, parashikuar në këtë Nen;.

(f) Mbikëqyrjen e veprimtarisë së shoqërisë administruese dhe administrimit nga ana e saj të sipërmarrjes së investimeve kolektive si dhe dhënien e orientimeve ditë për ditë për të garantuar se shoqëria administruese individualisht dhe gjatë administrimit të sipërmarrjes së investimeve kolektive, vepron brenda kufijve

16

të risqeve të përcaktuar nga këshilli i administrimit të parashikuara në prospektin dhe rregullat e fondit;

Neni 20

Kërkesat për kontabilitetin dhe auditimin e jashtëm financiar (i) Shoqëria administruese:

(a) Duhet t’i nënshtrohet auditimit financiar nga një ekspert kontabël i autorizuar i jashtëm, çdo vit ose në periudha të tjera siç do të kërkohet nga AMF. Eksperti kontabël i autorizuar do ta kryejë auditimin financiar në përputhje me standardet ndërkombëtare;

(b) Duhet të mbajë vazhdimisht regjistra kontabël të plotë dhe të rregullt të azhornuara çdo muaj;

(c) Duhet të përgatisë çdo vit, pasqyrat financiare për vitin financiar të shoqërisë administruese, në përputhje me standardet e pranuara të SNRF (Standartet Ndërkombëtare të Raportimeve Financiare), që pasqyrojnë, me detajet e duhura, pozicionin financiar të biznesit në ditën e fundit të vitit financiar, rezultatein financiar të veprimtarisë dhe pasqyrën e rrjedhës së parasë për atë periudhë. Pasqyrat financiare duhet të prezantojnë si duhet situatën e aktivitetit tregtar të shoqërisë administruese dhe duhet të trajtojnë çdo çështje e cila ka ndikuar ose ka mundësi të ndikojë në situatën financiare të shoqërisë;

(d) Nëse shoqëria administruese është një shoqëri e kontrolluar, ajo duhet të përgatisë të dy grupet e pasqyrave financiare vjetore të audituara, atë individual dhe atë të konsoliduar.

(ii) Shoqëria administruese duhet të bëjë të mundur që pasqyrat e parashikuara në paragrafin (i) të auditohen cdo vit nga një ekspert kontabël i jashtëm i miratuar nga AMF, në mënyrë që të përgatitet një:

(a) bilanc i audituar, duke përfshirë dhe shënimet, komentet, opinion dhe dokumentet bashkëngjitur;

(b) Pasqyrë e audituar të ardhurash dhe shpenzimesh, duke përfshirë dhe shënimet, komentet, opinion dhe dokumentet bashkëngjitur;

(c) Pasqyrë e audituar të rrjedhjes së parave.

Neni 21

Regjistrimet kontabël (i) Shoqëria administruese duhet të mbajë në çdo kohë regjistrimet kontabël të cilat

janë të nevojshme për të paraqitur qartë dhe saktë situatën e aktivitetit tregtar, për të shpjeguar transaksionet dhe pozicionin inanciar dhe për të bërë të mundur që AMF të përcaktojë nëse ajo ka vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit.

17

(ii) Regjistrimet kontabël të kërkuara nga paragrafi (i), duhet të mbahen për një periudhë prej të paktën pesë vjetësh.

(iii) Regjistrimet kontabël duhet të jenë të tilla që sa herë të kërkohet ato të mund të riprodhohen në formë të lexueshme.

Neni 22

Ekspertët Kontabël të Jashtëm (i) Jo më vonë se dy muaj pas licencimit sipas këtij Ligji, shoqëria administruese

duhet të caktojë një ekspert kontabël të jashtëm për të audituar pasqyrat e saj financiare.

(ii) Emërimi i një eksperti kontabël të autorizuar duhet të miratohet nga AMF.

(iii) Shoqëria administruese nuk mund të emërojë si ekspert të saj kontabël subjektin ku njëri nga drejtorët, administratorët, ortakët ose zyrtarët e lartë të saj ka një interes financiar në shoqërinë administruese dhe në ndonjë nga aktivitetet e saj tregtare. Për qëllime të këtij neni, zotëruesi i kuotave dhe/ose aksioneri në një sipërmarrje të investimeve kolektive nuk do të konsiderohet se ka interes financiar në shoqërinë administruese.

(iv) Nëse emërimi i një eksperti kontabël të jashtëm përfundon për çfarëdo lloj arsye, ai do t’i paraqesë AMF një deklaratë ku të shpjegohet se cilat janë shkaqet që ai mendon se kanë shkaktuar këtë përfundim dhe do të informojë AMF me shkrim, për çdo çështje lidhur me aktivitetet e shoqërisë administruese për të cilat eksperti kontabël i autorizuar është vënë në dijeni gjatë përmbushjes së funksionit të tij dhe që sipas mendimit të ekspertit kontabël të autorizuar mund të dëmtojnë aftësinë e shoqërisë administruese për të zbatuar kërkesat e këtij ligji.

Neni 23

Ndryshimi i Kontrollit (i) Aksioner influencues i shoqërisë administruese nuk do të bëhet asnjë person

nëse:

(a) Ai nuk ka njoftuar më parë me shkrim autoritetin për qëllimin e tij; dhe

(b) Autoriteti nuk e ka njoftuar atë me shkrim për moskundërshtimin që ai të bëhet aksioner influencues ose kontrollues kryesor.

(ii) AMF, kur njofton subjektin sipas paragrafit (i) se nuk ka asnjë kundërshtim që ai të bëhet aaksioner influencues ose që të zmadhojë pjesëmarrjen e tij financiare në shoqërinë administruese në mënyrë që të bëhet aksioner influencues, mund të specifikojë pjesëmarrjen maksimale financiare që subjekti lejohet të arrijë.

(iii) AMF mund:

(a) Të nxjerrë rregulla lidhur me informacionin që duhet të përmbajë një njoftim sipas paragrafit (i), pika (a); dhe

18

(b) T’i kërkojë informacion dhe dokumente të mëtejshme subjektit që aplikon të bëhet aksioner influencues, ashtu siç konsiderohet e nevojshme nga AMF.

(iv) Kur AMF jep miratimin që një subjekt të bëhet aksioner influencues, ajo duhet të vlerësojë nëse subjekti është i duhur dhe i përshtatshëm.

(v) AMF do t’i përgjigjet subjektit që aplikon të bëhet aksioner influencues i një shoqërie administruese, jo më vonë se 3 muaj nga marrja e njoftimit të plotë nga aplikanti.

(vi) Miratimi i dhënë nga AMF për t’u bërë aksioner influencues sipas paragrafit (i), pika (b) do të përfundojë nëse personi nuk është bërë aksioner influencues brenda një viti nga dhënia e miratimit nga AMF.

Neni 24

Kundërshtimet për aksionerët influencues ekzistues (i) Kur AMF arrin në përfundimin se subjekti i cili është aksioner influencues i një

shoqërie administruese, nuk plotëson kërkesat për të qenë i duhur dhe i përshtatshëm, ajo do t’i japë subjektit një njoftim me shkrim për kundërshtimin duke dhënë arsyet pse ka arritur në përfundimin që subjekti nuk është më i duhur dhe i përshtatshëm për të qenë aksioner influencues.

(ii) AMF nuk është e detyruar të specifikojë ndonjë arsye në njoftimin e dhënë sipas paragrafit (i), kur kjo sipas mendimit të saj do të përbënte përhapje të informacionit konfidencial, gjë që do të ishte e dëmshme për një palë të tretë.

(iii) Para paraqitjes së njoftimit sipas paragrafit (i), AMF do t’i japë aksionerit influencues një njoftim paraprak, duke përcaktuar arsyet përse e konsideron personin si jo të duhur dhe të përshtatshëm për të qenë aksioner influencues i shoqërisë administruese.

(iv) Personi i cili ka marrë njoftimin sipas paragrafit (iii) ka në dispozicion një periudhë prej 20 ditë pune për të kthyer një përgjigje me shkrim dhe për të kontestuar vlerësimin e AMF dhe kjo e fundit duhet të marrë në konsideratë çdo dokument me shkrim të paraqitur nga aksioneri influencues. AMF duhet të përgjigjet brenda 25 ditë pune pas marrjes së përgjigjes me shkrim nga aksioneri influencues, nëse ajo vlerëson se aksioneri influencues vazhdon të mos jetë apo nuk është më person i duhur dhe i përshtatshëm për të qenë aksioner influencues.

Neni 25

Rastet kur aksioneri influencues nuk është i duhur dhe i përshtatshëm (i) Kur një person është bërë ose vazhdon të jetë aksioner influencues pa marrë

miratimin e kërkuar nga AMF, dhe kur AMF vlerëson se ky person nuk është më i duhur dhe i përshtatshëm për të qenë aksioner influencues, AMF mund të urdhërojë që aksionet specifike për të cilat zbatohet ky nen, deri në një njoftim të mëtejshëm, do të jenë objekt i ndonjë ose disa kufizimeve të mëposhtme:

19

(a) Pezullimi i çdo transferte, ose marrëveshje për të transferuar kuotat e aksionerit influencues;

(b) Nuk do të ushtrohet asnjë e drejtë vote për aksionet; dhe

(c) Aksionerit kryesor nuk do t’i bëhet asnjë pagesë nga çdo lloj shume që rezulton nga pronësia mbi aksionet apo diçka tjetër e shoqërisë administruese.

(ii) AMF mund të njoftojë shoqërinë administruese se meqenëse ajo nuk plotëson më kërkesat lidhur me autorizimin pasi njëri nga aksionerët e saj influencues nuk është më person i duhur dhe i përshtatshëm, autorizimi i saj mund të hiqet në përputhje me paragrafin (e) të nenit 32, përveç nëse aksioneri influencues i shet të gjitha aksionet në shoqërinë administruese ose një pjesë të tyre.

Neni 26

Përthithja dhe Bashkimi (i) Një shoqëri administruese mund të blejë dhe mbajë aksionet e një shoqërie tjetër

administruese me kusht që ajo të blejë dhe mbajë të gjitha aksionet e asaj shoqërie administruese të përthithur. Blerja nga shoqëria administruese e të gjitha aksioneve të një shoqërie tjetër administruese kërkon miratimin paraprak me shkrim të AMF.

(ii) Shoqëritë administruese mund të bashkohen vetëm pas miratimit me shkrim të AMF. Nëse bashkimi i shoqërisë administruese sjell prishjen e shoqërisë, ajo para përfundimit të aktivitetit tregtar:

(a) Duhet të informojë të gjithë zotëruesit e kuotave dhe/ose aksionerët e shoqërisë së investimit se do të ndërpresë aktivitetin e saj tregtar dhe do t’u lërë zotëruesve të kuotave dhe/ose aksionerëve tre muaj kohë që të ushtrojnë të drejtën për të transferuar investimet e tyre në një sipërmarrje tjetër të investimeve kolektive nën administrimin e shoqërisë administruese që ata vetë do të zgjedhin;

(b) Mund t’u ofrojë zotëruesve të kuotave dhe/ose aksionerëve të shoqërisë së investimit lidhjen e një kontrate të re administrimi me shoqërinë administruese që rezulton pas bashkimit, por në këtë rast, zotëruesit e kuotave dhe/ose aksionerët e shoqërisë së investimit duhet të njoftohen gjithashtu në mënyrë korrekte, mbi të drejtën e tyre për të zgjedhur një shoqëri tjetër administruese apo për të kërkuar shlyerjen e kuotave dhe/ose aksioneve të tyre.

Neni 27

Transferimi i Shoqërisë Administruese në një Shoqëri tjetër Administruese

(i) Shoqëria administruese do të ketë të drejtë të transferojë aktivitetet e fondit të investimit te një shoqëri tjetër administruese e licensuar nga AMF, në përputhje me procedurën e përcaktuar prej saj, dhe në rastin e një shoqërie investimi me

20

ofertë publike, pas miratimit të asamblesë së përgjithshme të saj për të transferuar të gjithë fondin në një shoqëri tjetër administruese.

(ii) Shoqëria administruese duhet të njoftojë të paktën tre muaj para transferimit, të gjithë zoteruesit e kuotave në atë fond, mbi transferimin e administrimit. Shoqëria administruese nuk duhet të llogarisë dhe ngarkojë tarifë largimi për zotëruesit e kuotave që gjatë kësaj periudhe dëshirojnë të largohen nga fondi.

(iii) Shoqëria administruese që transferon administrimin te një shoqëri tjetër e licensuar duhet të lidhë një kontratë për transferimin e administrimit e cila duhet të përmbajë:

(a) Përshkrimin specifik të të gjitha procedurave dhe veprimeve që do të ndërmerren nga të dyja shoqëritë në lidhje me transferimin e administrimit; dhe

(b) Kufirin kohor të llogaritur që nga publikimi i njoftimit për transferimin e administrimit, brënda të cilit shoqëritë do të kryejnë transferimin e administrimit dhe që duhet të jetë jo më i shkurtër se tre muaj.

Neni 28

Konflikti i Interesit dhe Ndalimet (i) Shoqëria Administruese nuk duhet të ketë ndikim ose interesa kontrolli në një

shoqëri komisionere ose në një bankë të autorizuar për të ekzekutuar transaksionet që përfshijnë titujt.

(ii) Shoqëria administruese nuk duhet të ketë interesa tek një depozitar. Kryerja e aktivitetit të depozitarit dhe shoqërisë administruese nuk duhet të kenë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, përsa i përket organizimit, drejtimit dhe administrimit.

(iii) Shoqëria administruese nuk duhet të ketë interesa në aktivitetin tregtar të një depozitari dhe ajo nuk duhet të ketë lidhje me të përsa i përket organizimit, si dhe në këto detyra nuk mund të angazhohen të njëjtët persona.

(iv) Personat e mëposhtëm nuk mund të jenë aksionerë të Shoqërisë Administruese ose anëtarë të këshillit të administrimit:

(a) Personat të cilët, tre vjet para se të fitojnë interesa pjesëmarrjeje në shoqërinë administruese, kanë pasur të paktën 10 % pronësi në kapitalin e regjistruar të shoqërisë administruese, të bankës së licensuar për kryerjen e detyrave të depozitari, të shoqërisë së investimit, të shoqërisë komisionere ose një banke të licensuar për shitblerjen e titujve, ose fondi pensioni, në momentin kur u është hequr licensa për të vazhduar aktivitetin tregtar;

(b) Personat të cilët nuk janë më anëtarë në një shoqatë profesionale për shkak të shkeljes së rregullave të shoqatës, ose kundër të cilëve AMF ose një autoritet tjetër kompetent ka vendosur masën për heqjen e autorizimit të kryerjes së aktiviteteve që lidhen me titujt;

21

(c) Personat e dënuar për një vepër penale, për një periudhë prej pesë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formë të prerë. Koha e vuajtjes së dënimit nuk llogaritet në këtë periudhë;

(d) Personat e dënuar për vepra penale dhe/ose shkelje administrative sipas Ligjit “Për Titujt”;

(e) Personat që kanë një licencë të vlefshëm nga AMF, domethënë një komisioner ose këshilltar investimi që kryen efektivisht këto detyra si punonjës i një shoqërie komisionere ose një banke të autorizuar për transaksionet me tituj;

(f) Personat që aktualisht mbajnë një post në shërbimin publik.

Neni 29

Dhënia e Informacionit mbi Konfliktin e Interesit (i) Drejtori ose administratori i shoqërisë administruese i cili:

(a) është palë në një kontratë ose propozim-kontrate me shoqërinë administruese në lidhje me sipërmarrjen e investimeve kolektive,

(b) është drejtor ose administrator i një subjekti që është palë në një kontratë ose propozim-kontrate me shoqërinë administruese në lidhje me sipërmarrjen e investimeve kolektive, ose

(c) ka pjesëmarrje pasurore në një subjekt që është palë në një kontratë ose propozim-kontrate me shoqërinë administruese në lidhje me sipërmarrjen e investimeve kolektive,

duhet të japë një përshkrim të plotë me shkrim të marrëdhënies së tij me subjektin me të cilin shoqëria administruese është duke vlerësuar mundësinë ose është duke lidhur një kontratë. Ai duhet gjithashtu të sigurohet se ky përshkrim është pasqyruar në procesverbalet e takimeve të administratorëve dhe është përfshirë në raportet për zotëruesit e kuotave dhe/ose aksionerët së bashku me raportet e vlerës neto të aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive në përputhje me Nenin 128 të këtij Ligji.

(ii) Dhënia e informacionit që kërkohet sipas paragrafit (i) do të bëhet, në rastin e një drejtori:

(a) Në mbledhjen e administratorëve në të cilën vlerësohet për herë të parë kontrata e propozuar;

i. Nëse adminstratori nuk ka qenë në atë kohë i interesuar për kontratën e propozuar, në mbledhjen e parë pasi adminstratori të ketë shfaqur interes;

ii. Nëse adminstratori shfaq interes pasi të jetë bërë kontrata, në mbledhjen e parë pasi adminstratori të ketë shfaqur interes; ose

iii. Nëse person i cili është i interesuar në një kontratë më vonë bëhet adminstratori, në takimin e parë pasi personi të jetë bërë adminstratori.

22

(iii) Dhënia e informacionit të kërkuar sipas paragrafit (i) do të bëhet, në rastin e një administratori i cili nuk është ekzekutiv:

(a) Menjëherë pasi administratori të jetë vënë në dijeni se do të vlerësohet një kontratë e propozuar ose se është vlerësuar një kontratë në mbledhjen e administratorëve;

(b) Nëse administratori shfaq interes pasi të jetë bërë kontrata, menjëherë pasi administratori të ketë shfaqur interes; ose

(c) Nëse personi i cili është i interesuar në një kontratë me vonë bëhet administrator, menjëherë pasi personi të jetë bërë administrator.

Neni 30

Kërkesat për mosmarrjen pjesë (i) Në rast se zbatohet Neni 29, paragrafi (i) për një adminstrator i lidhur me një

kontrate, adminstratori nuk duhet të jetë i pranishëm në mbledhjen e adminstratorëve ndërsa është duke u vlerësuar ose votuar kontrata.

(ii) Çdo drejtor i cili shkel paragrafin (i) do të pushojë së mbajturi postin si adminstrator dhe, për një periudhë prej 5 vjetësh pas datës në të cilën ka ndodhur shkelja, nuk do të ketë mundësi të zgjidhet ose emërohet si adminstratori i një institucioni të mbikqyrur nga autoriteti.

Neni 31

Transaksionet e palëve të lidhura

(i) Shoqëria administruese në lidhje me sipërmarrjen e investimeve kolektive që ajo administron, nuk duhet të japë kushte favorizuese për ndonjë palë të lidhur me të.

(ii) Për qëllime të këtij neni, ‘dhënie e kushteve favorizuese’ nënkupton:

(a) Kryerjen e një aktiviteti tregtar i cili për nga natyra, qëllimi, karakteristikat ose risku nuk do të kryhej nga kjo shoqëri me klientë të tjerë; dhe

(b) Arkëtimi i interesave, tarifave ose detyrimeve të tjera apo pranimi i garancive të cilat janë më të ulëta se ato që kërkohen për klientë të tjerë, ose pagimi i interesave, që janë më të larta se ato që kërkohen për klientë të tjerë.

(iii) Asetet e sipërmarrjes së investimeve kolektive nuk duhet të shiten, huazohen ose përdoren për të garantuar një detyrim në dobi të:

(a) Shoqërisë administruese që administron asetet e saj ose depozitarit që ruan asetet e saj;

(b) Çdo subjekti i cili është një palë e lidhur me secilin nga subjektet e listuar në nën-paragrafin (a).

23

(iv) Shoqëria administruese nuk duhet të përdorë asetet e sipërmarrjes së investimeve kolektive që ajo administron për të blerë ndonjë aset nga, t’i japë hua, ose marrë përsipër ndonjë detyrim në favor, të subjekteve të listuara në paragrafin (iii).

Neni 32

Heqja eLicensës

(i) AMF do të ketë të drejtë t’i heqë licensës shoqërisë administruese në rastet e mëposhtme:

(a) Nëse shoqëria administruese nuk ka arritur të fillojë aktivitetin e saj tregtar brenda një viti pas datës së dhënies së licencës,

(b) Nëse shoqëria administruese ka hequr dorë vullnetarisht nga licensa;

(c) Nëse shoqëria administruese pushon së kryeri aktivitetin e themelimit dhe/ose administrimit të fondit të investimit për gjashtë muaj të njëpasnjëshëm, në përputhje me këtë ligj,

(d) Nëse licenca është dhënë mbi bazën e informacionit të pavërtetë, çorientues, ose në çdo lloj mënyre të parregullt,

(e) Nëse ajo nuk i përmbush më kushtet në bazë të të cilave është dhënë licenca,

(f) Nëse ajo kryen shkelje të rënda ose sistematike të dispozitave të këtij ligji.

(ii) Rregullat e hollësishme përsa i përket kushteve kur mund të hiqet licensa, do të përcaktohen në një rregullore të veçantë të AMF.

Neni 33

Përfundimi Vullnetar i Aktivitetit të Shoqërisë Administruese Shoqëria administruese mund ta përfundojë aktivitetin e saj të regjistruar në rastet e mëposhtme:

(i) Të paktën gjashtëdhjetë ditë para datës së përfundimit të aktivitetit administrues, ajo duhet të dërgojë një njoftim me shkrim, tek depozitari me kusht që fondi të ketë përdorur shërbimet e depozitarit, dhe tek AMF nëse shoqëria administruese administron Fond Investimi, ose tek këshilli i administrimit i shoqërisë së investimit dhe AMF nëse ajo administron një shoqëri investimi me ofertë publike.

(ii) Nëse janë krijuar rrethana të tilla që qartësisht tregojnë që shoqëria administruese nuk është dhe as nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj, ajo duhet të njoftojë menjëherë AMF nëse administron një fond investimi, ose këshillin e administrimit dhe AMF, nëse administron një shoqëri investimi me ofertë publike.

(iii) Nëse shoqëria administruese e cila administron Fondin e Investimit nuk ka arritur të zbatojë procedurën e transferimit të administrimit në një shoqëri tjetër e licensuar administruese, në përputhje me këtë nen, jo më vonë se gjashtëdhjetë ditë pas datës së dërgimit të njoftimit, parashikuar në pikat (i) dhe (ii) të këtij paragrafi, dhe nëse po kjo nuk është zbatuar nga këshilli mbikqyrës/ këshilli i

24

administrimit në rast të një shoqërie me ofertë publike, atëherë do të fillojë procedura e likuidimit të fondit, në përputhje me dispozitat e Kapitullit VIII të këtij ligji.

Neni 34

Përgjegjësia e Shoqërisë Administruese

(i) Në rast se shoqëria administruese nuk ka kryer ose nuk ka arritur të kryejë, plotësisht ose pjesërisht, si dhe nëse ajo i ka kryer jo si duhet aktivitetet dhe detyrat e parashikuara nga ky ligj, rregullat e fondit ose prospekti i fondit, shoqëria administruese do të jetë përgjegjëse para zotëruesve të kuotave ose aksionerëve të shoqërisë së investimit për mungesën e kujdesit të duhur në zhvillimin e aktivitetit tregtar, siç është parashikuar nga ky ligj, rregullore të AMF, rregullat dhe prospekti i fondit, ashtu dhe nga marrëveshja e administrimit. Kufizimi në çfarëdolloj mënyre i përgjegjësisë do të konsiderohet nul dhe i pavlefshëm.

(ii) Heqja dorë ose kufizimi i përgjegjësisë si pasojë e delegimit të ndonjë prej funksioneve të shoqërisë administruese te një palë e tretë, nuk do të ketë efekte ligjore.

KREU III

AKTIVITETET JASHTË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AKTIVITETET E SIPËRMARRJEVE TË HUAJA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

SEKSIONI 1 – AKTIVITETET E ADMINISTRIMIT TË SIPËRMARRJES SË INVESTIMEVE KOLEKTIVE JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Neni 35

Nocioni Shoqëria administruese mund të kryejë aktivitete jashtë Republikës së Shqipërisë, drejtpërdrejt ose nëpërmjet themelimit dhe funksionimit të një dege, në përputhje me aktet ligjore të vendit përkatës.

Neni 36

Themelimi i Degëve në vendet e BE dhe Vendet e Lejuara nga AMF (i) Shoqëria administruese që kërkon të themelojë një degë në një vend të BE ose në

një vend tjetër jashtë BE nëse është lejuar posaçërisht nga AMF, do të njoftojë për këtë AMF, duke treguar vendin e BE ose vendin tjetër të lejuar në të cilin ajo ka qëllim të themelojë një degë.

25

(ii) Njoftimi do të shoqërohet nga sa më poshtë:

(a) Informacioni i përgjithshëm lidhur me degën, që përmban:

i. Objektin e veprimtarisë së degës;

ii. Emrat e personave të autorizuar për të përfaqësuar degën,

iii. Emërtimin dhe selinë e regjistruar të degës, ku mund të merrett i gjithë informacioni lidhur me veprimtarinë e degës,

(b) Informacionin lidhur me sipërmarrjen e investimeve kolektive të administruar nga shoqëria, informacionin lidhur me kuotat ose aksionet të cilat shoqëria administruese planifikon t’i ofrojë për nënshkrim publik nëpërmjet degës në vendin e BE ose vendin tjetër të lejuar:

i. Përshkrimin e saktë të aktiviteteve të planifikuara të biznesit të cilat shoqëria administruese ka qëllim të kryejë, lidhur me shitjen e kuotave ose aksioneve të sipërmarrjes së investimeve kolektive,

ii. Për çdo sipërmarrje të investimeve kolektive, prospektin e saj dhe/ose rregullat e fondit si dhe raportin financiar për vitin paraardhës të biznesit.

(c) Është detyrë e shoqërisë administruese që kërkon të themelojë një degë në një vend të BE ose në një vend tjetër të lejuar, që të njoftojë autoritetin përkatës kompetent për qëllimin e saj lidhur me themelimin e degës. AMF, jo më vonë se tre muaj pas marrjes së njoftimit të parashikuar në paragrafin (i) të këtij Neni dhe marrjes së një kërkese nga autoriteti kompetent i vendit përkatës të BE ose vendit të lejuar, do t’i dërgojë autoritetit njoftimin, së bashku me dokumentet shtesë dhe do të njoftojë për këtë shoqërinë administruese.

(d) Së bashku me njoftimin e parashikuar në paragrafin (ii) të këtij Neni, AMF do t’i dërgojë autoritetit kompetent të vendit të BE ose vendit të lejuar sa më poshtë:

i. Informacion lidhur me shumën e kapitalit të regjistruar të shoqërisë administruese,

ii. Deklaratë se çdo sipërmarrje e investimeve kolektive me të cilën lidhet njoftimi i parashikuar në paragrafin (i) të këtij neni, përmbush kërkesat ligjore për fondet e investimit me ofertë publike dhe shoqërinë e investimit me ofertë publike.

(e) Pavarësisht nga dispozita e paragrafit (ii) të këtij Neni, AMF nuk do t’i dërgojë autoritetit kompetent të një vendi të BE ose vendi të lejuar, njoftimin lidhur me themelimin e degës, nëse mbi bazën e informacionit të paraqitur, parashikuar në paragrafin (i) të këtij neni, dhe mbi bazën e objektit të propozuar të aktivitetit tregtar, ajo ka arritur në përfundimin se ekziston dyshimi i arsyeshëm lidhur me organizimin dhe administrimin e veprimtarive të degës, domethënë kapacitetin financiar të shoqërisë administruese për kryerjen e aktivitetit tregtar në vendin e BE ose vendin e lejuar, mbi të cilën AMF duhet të marrë një vendim. AMF gjithashtu, nuk do ta dërgojë njoftimin ose nuk do ta miratojë këtë aktivitet nëse ajo konsideron se kjo do të ketë një efekt të

26

dëmshëm në aktivitetin tregtar të shoqërisë administruese në Republikën e Shqipërisë.

(f) Shoqëria administruese duhet të njoftojë AMF për çdo ndryshim në të dhënat e parashikuara në paragrafin (i) të këtij Neni, të paktën një muaj para zbatimit të ndryshimeve të planifikuara.

SEKSIONI 2 – AKTIVITETET E ADMINISTRIMIT TË SIPËRMARRJES SË INVESTIMEVE KOLEKTIVE NGA SHOQËRI ADMINISTRUESE ME SELI TË REGJISTRUARA JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Neni 37

Dhënia e Licensës për sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike të krijuara nga shoqëri administrimi të huaja

(i) Fondi i themeluar mbi bazën e licensës nga autoriteti kompetent në një vend të BE dhe/ose një vendi i cili është miratuar specifikisht nga AMF, dhe që plotëson kushtet e parashikuara në dispozitat e këtij Ligji që rregullon funksionimin e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me ofertë publike, dhe që dëshiron të tregtojë kuotat dhe/ose aksionet e saj në Republikën e Shqipërisë duhet t’i paraqesë AMF dokumentet e mëposhtme:

(a) Vërtetim se fondi është i autorizuar nga autoriteti kompetent i vendit përkatës të BE dhe/ose i vendit të lejuar dhe se ai plotëson kushtet e parashikuara dhe është i autorizuar të kryejë aktivitetet përkatëse;

(b) Rregullat e fondit ose dokumente të tjera të përshtatshme të fondit;

(c) Prospektin e plotë dhe prospektin e thjeshtëzuar;

(d) Raportet financiare vjetore dhe atë të gjashtëmujorit të fundit;

(e) Të dhënat mbi metodën e tregtimit të kuotave në Republikën e Shqipërisë;

(f) Të dhëna të hollësishme mbi vendin ku investitorët shqiptarë mund të marrin kopje të prospektit, rregullave e fondit, raporteve dhe informacioneve të tjera lidhur me fondin, në gjuhën shqipe, si dhe të dhëna të hollësishme mbi vendin ku investitorët shqiptarë do të jenë në gjendje të blejnë dhe shesin kuotat në monedhën shqiptare.

(ii) Të gjitha specifikat e sipërpërmendura do të paraqiten në gjuhën shqipe dhe angleze. Përveç nëse AMF ka refuzuar aplikimin brenda dy muajve mbi baza të mospërputhshmërisë së fondit me kërkesat e parashikuara të vendit të BE dhe/ose vendit të lejuar ose me rregullore të tjera të Republikës së Shqipërisë, fondi mund të fillojë veprimtarinë e tij, dhe duhet ta bëjë këtë në përputhje me këtë Ligj.

27

Neni 38

Objekte të këtij Ligji (i) Fondi i parashikuar në Nenin 37, paragrafi (i) i këtij Ligji do të jetë objekt i

dispozitave të këtij Ligji në rastin e kryerjes së aktiviteteve në Republikën e Shqipërisë.

(ii) Të gjitha njoftimet dhe raportimet e parashikuara në Nenin 37, paragrafi (i) i këtij Ligji, do të jenë të disponueshme në gjuhën shqipe dhe mund të sigurohen gjithashtu edhe në gjuhën angleze.

Neni 39

Akte nënligjore

AMF do të miratojë rregullore për të rregulluar në mënyrë specifike dhënien e licensave, aktivitetin tregtar, ofertën publike dhe kërkesat e raportimit sa i përket të dhënave mbi skemën e investimit kolektiv, parashikuar në Nenin 37, paragrafi (i) i këtij Ligji, në Republikën e Shqipërisë.

Neni 40

Dega e Shoqërisë Administruese të Huaj (i) Shoqëria administruese me seli të regjistruar në një vend të BE dhe/ose në një

vend të njohur, të lejuar dhe miratuar shprehimisht nga AMF, që dëshiron të themelojë një degë në Republikën e Shqipërisë, duhet të njoftojë autoritetin kompetent në vendin e BE ose vendin e lejuar.

(ii) Shoqëria administruese duhet gjithashtu t’i paraqesë AMF të gjitha vërtetimet se shoqëria administruese është autorizuar nga autoriteti kompetent i vendit përkatës të BE dhe/ose vendit të lejuar se shoqëria plotëson kushtet e parashikuara dhe është i autorizuar të kryejë veprimtarinë e tij përkatëse. Ajo do t’i paraqesë më tej AMF:

(a) Informacionin e përgjithshëm lidhur me degën, i cili përfshin:

i. Objektin e veprimtarisë së degës,

ii. Emrat e personave të autorizuar për të përfaqësuar degën,

iii. Emërtimin dhe selinë e regjistruar të degës, ku do të merren të gjitha informacionet lidhur me veprimtarinë e degës,

(b) Informacionin lidhur me fondet administruara nga shoqëria, informacionin lidhur me kuotat dhe aksionet që shoqëria administruese planifikon të nxjerrë në ofertë publike nëpërmjet degës në Republikën e Shqipërisë:

i. Përshkrimin e saktë të aktiviteteve të planifikuara të biznesit të cilat shoqëria administruese ka qëllim t’i kryejë lidhur me shitjen e kuotave ose aksioneve,

28

ii. Për çdo fond, prospektin e tij dhe/ose rregullat e fondit, si dhe raportin më të fundit financiar.

(iii) Shoqëria administruese do të kërkojë dhe bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme që autoriteti kompetent në vendin e BE ose vendin e lejuar t’i dërgojë AMF, i cili do të njoftojë për këtë shoqërinë administruese, njoftimet e parashikuara në paragrafin (i) të këtij Neni, së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme bashkëngjitur.

(iv) Së bashku me njoftimin e parashikuar në paragrafin (ii) të këtij Neni, shoqëria administruese do të kërkojë dhe bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme që autoriteti kompetent në vendin e BE ose vendin e lejuar, t’i dërgojë AMF sa më poshtë:

(a) Informacion lidhur me shumën e kapitalit të regjistruar të shoqërisë administruese,

(b) Deklaratë se çdo fond apo shoqëri investimit me të cilin lidhet njoftimi i parashikuar në paragrafin (i), plotëson kërkesat e rregulloreve dhe rregullave të veta.

(v) AMF do të bëjë të gjitha kërkimet e nevojshme për të përcaktuar nëse shoqëria aplikante administruese në këtë rast është një biznes që funksionon në përputhje me kërkesat e këtij Ligji.

(vi) Shoqëria administruese duhet të njoftojë autoritetin kompetent në vendin e BE ose në vendin e lejuar për çdo ndryshim në rregullat e fondit, të paktën një muaj para zbatimit të këtyre ndryshimeve.

Neni 41

Miratimi për Fillimin e Aktivitetit

(i) Jo më vonë se dy muaj nga marrja e informacionit lidhur me propozimin për të hapur një degë të shoqërisë administruese të një vendit të BE ose një vendi të lejuar, AMF duhet të njoftojë shoqërinë administruese për të gjitha përgjegjësitë ligjore që lindin nga kryerja e aktivitetit tregtar në Republikën e Shqipërisë.

(ii) Vetëm pas marrjes së njoftimit, si dhe pas kalimit të kufirit kohor të parashikuar në paragrafin (i) të këtij Neni dhe në rast se njoftimi nuk është marrë brenda atij kufiri kohor, shoqëria administruese mund ta fillojë dhe ta zhvillojë aktivitetin tregtar në përputhje me këtë ligj dhe me rregulloret e AMF.

29

KREU IV

ROLI DHE VEPRIMTARIA E DEPOZITARIT

Neni 42

Emërimi i Depozitarit (i) Çdo sipërmarrje e investimeve kolektive për të cilën kërkohet licensë, do të

emërojë një depozitar, i cili duhet të jetë i licensuar nga AMF për të vepruar si depozitar. AMF nxjerr rregullore që përcakton proçedurat dhe kërkesa shtesë për licensimin e depozitarit.

(ii) Emërimi i depozitarit dhe çdo ndryshim në emërimin e tij do t’i nënshtrohet miratimit nga AMF. Kontrata e përfunduar ndërmjet depozitarit dhe shoqërisë administruese, si dhe amendamentet dhe ndryshimet e mëpasshme, do të hyjnë në fuqi vetëm në datën në të cilën AMF jep miratimin e saj.

Neni 43

Nocioni i Depozitarit (i) Depozitar është një bankë e nivelit të dytë e cila kryen për nevoja të sipërmarrjeve

të investimeve kolektive, veprimtarinë për ruajtjen të sigurt të grupimeve të aseteve, administrimin e llogarive të posaçme për asetet dhe veçimin e aseteve të çdo fondi individual nga asetet e fondeve të tjera si dhe kryen aktivitete të tjera të parashikuara për depozitarin nga ky Ligj.

(ii) Vetëm një bankë ose degë e një banke të huaj me seli të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, së cilës i është dhënë miratimi nga Banka e Shqipërisë për të qenë edhe depozitar, mund të veprojë si depozitar i sipërmarrjes së investimeve kolektive në Republikën e Shqipërisë.

(iii) Veprimtaria e depozitarit sipas këtij ligji do të rregullohet kryesisht në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret e nxjerra në zbatim të tij. AMF ka prioritet në mbikqyrjen e veprimtarisë së depozitarit.

Neni 44

Karakteristikat Bazë të Veprimtarisë së Depozitarit

(i) Sipërmarrja e investimeve kolektive e themeluar në përputhje me këtë Ligj dhe që kryen biznes brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të ketë një depozitar për të mbajtur asetet e saj.

(ii) Dispozitat e detyrueshme të këtij Ligji, të cilat rregullojnë detyrimet e sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese lidhur me përdorimin e shërbimeve të depozitarit, do tëzbatohen pët të gjitha sipërmarrjet e investimeve kolektive dhe shoqëritë administruese që i administrojnë ato.

30

(iii) Veprimtaria e mbajtjes së aseteve dhe veprimtari të tjera të zhvilluara nga depozitari për shoqërinë administruese, përsa i përket strukturës organizative duhet veçohen nga veprimtaria e shoqërisë administruese.

(iv) Asetet e sipërmarrjeve të investimeve kolektive duke përfshirë llogaritë bankare dhe asete të tjera, do të ruhen dhe mbahen nga depozitari në një llogari të posaçme për çdo fond për të cilin ajo kryen veprimtarinë e depozitarit.

(v) Depozitari nuk mund t’i përdorë asetet e sipërmarrjes së investimeve kolektive, as drejtpërdrejt as në mënyrë të tërthortë, për kryerjen e transaksioneve për llogari të tij ose për të marrë ndonjë përfitim për veten ose punonjësit e tij, ose për qëllime të tjera përveç përfitimit të aksionerëve apo zotëruesve të kuotave.

(vi) Asetet e fondeve, që mbahen nga depozitari do të kenë të drejtën e veçimit, ato nuk do të përfshihen në asetet e depozitarit, as në procedurat e likuidimit ose falimentimit të iniciuara sipas legjislacionit shqiptar, as për zbatimin e pretendimeve ndaj depozitarit.

Neni 45

Interesi i Investitorëve

Depozitari do të veprojë vetëm në interes të zotëruesve të kuotave të fondeve dhe aksionerëve të shoqërive të investimit për të cilët ai kryen veprimtarinë si depozitar.

Neni 46

Detyrat e Depozitarit

(i) Përveç ruajtjes së një grupimi të veçuar të aseteve të fondit, mbajtjes së llogarive të veçanta për asetet e çdo fondi individual dhe veçimit të aseteve të çdo fondi të tillë nga asetet e fondeve të tjera, depozitari do të kryejë dhe aktivitetet e mëposhtme:

a) Në rastin e një fondi investimi, ai garanton që shitja, emetimi, riblerja, shlyerja dhe anullimi i kuotave të realizuara për llogari të fondit të investimit të shoqërisë administruese, janë kryer në përputhje me ligjin dhe rregullat e fondit;

b) Në rastin e një fondi investimi, ai riblen, shlyen kuotat dhe bën pagesa në favor të zotëruesve të kuotave në fondin e investimit nga asetet e fondit;

c) Garanton që llogaritja e vlerës neto të aseteve të aksioneve ose kuotave në fond është shpallur në përputhje me ligjin, rregulloret përkatëse të AMF, prospektin dhe rregullat e fondit;

d) Zbaton urdhërat e shoqërisë administruese lidhur me transaksionet që përfshijnë titujt dhe asetet e tjera që përbëjnë portofolin, me kusht që ato të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj, rregulloret e AMF, prospektin dhe/ose rregullat e fondit dhe bën të mundur realizimin dhe përfundimin e

31

transaksioneve me titujt, dmth që detyrimet monetare të jenë arkëtuar brenda kufijve kohorë ligjorë ose kufijve kohorë të miratuara nga palët.

e) I raporton shoqërisë administruese mbi veprimet e shoqërisë lidhur me asetet e fondeve të cilat ai i ruan dhe në vijim, zbaton urdhrat e saj,

f) Arkëton të ardhurat dhe përfitimet e tjera përkatëse në dobi të fondit dhe që u bashkëngjiten aseteve të tij;

g) Siguron që fitimi i fondit përdoret në përputhje me këtë Ligj, me prospektin dhe/ose rregullat e fondit dhe të gjitha kostot e paguara nga fondi janë në përputhje me kushtet e përcaktuara në prospekt dhe/ose rregullat e fondit;

h) Kryen veprimtari të tjera profesionale ose administrative, siç është parashikuar në kontratën ndërmjet tij dhe shoqërisë administruese ose këshillit të administrimit,

i) Mban për çdo fond të veçantë, evidenca dhe regjistrime për kryerjen e aktivitetit si depozitar dhe do i rakordon këto të dhëna me të evidencat dhe regjistrimet e shoqërisë administruese,

j) I raporton AMF për çdo shkelje të këtij Ligji dhe të kontratës nga shoqëria administruese, në rast se shoqëria administruese refuzon të pranojë kërkesën e tij për ndërprerjen e kësaj shkeljeje,

k) U siguron akses në të dhënat dhe llogaritë kontabël që lidhen me fondin dhe asetet e tij, ekspertëve kontabël të autorizuar dhe personave të tjerë të autorizuar për kontroll, duke përfshirë dhe AMF.

(ii) AMF mund të nxjerrë rregullore për të përshkruar metodën e zbatimit të dispozitave të parashikuara në paragrafin (i) të këtij Neni.

Neni 47

Përgjegjësia e Depozitarit Depozitari është përgjegjës para shoqërisë administruese, zotëruesve të kuotave në fondet e investimit dhe aksionerëve në shoqëritë e investimit, për dëmet e shkaktuara nëse ai nuk ka arritur të kryejë ose i ka kryer në mënyrë të parregullt aktivitetet e parashikuara në marrëveshjen e nënshkruar nga shoqëria administruese dhe depozitari, ose në këtë Ligj, si dhe kur ai jua ka besuar aktivitetet e tij, siç është parashikuar në këtë Ligj, plotësisht ose pjesërisht, palëve të treta.

Neni 48

Marrëveshja ndërmjet Depozitarit dhe Shoqërisë Administruese (i) Depozitari dhe shoqëria administruese lidhin një marrëveshje e cila ështënë formë

të shkruar dhe nënshkruhet nga të dyja palët para noterit.

(ii) Kjo marrëveshje hartohet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil Shqiptar Ajo përmban të gjitha detyrimet thelbësore të secilës palë ashtu siç e kërkon ky Ligj,

32

ose bën referenca të posaçme ndaj detyrimeve të përcaktuara në këtë Ligj si dhe është në përputhje me të gjitha rregulloret përkatëse të AMF.

Neni 49

Konflikti i Interesit në lidhje me Depozitarin dhe Shoqërinë Administruese (i) Depozitari vepron vetëm në interes të zotëruesve të kuotave dhe aksionerëve për

të cilët ai kryen veprimtarinë si depozitar.

(ii) Aktivitetet tregtare të një depozitari dhe një shoqërie administruese nuk duhet të lidhen me njëri-tjetrin, përsa i përket organizimit, dhe në këto aktivitete nuk mund të angazhohen të njëjtët persona. Shoqëria administruese nuk duhet të jetë një shoqëri e kontrolluar nga depozitari.

Neni 50

Përfundimi i Veprimtarisë së Depozitarit (i) Shoqërisë administruese nuk i lejohet të zëvendësojë depozitarin pa miratimin e

AMF.

(ii) Depozitari, që ka për qëllim të përfundojë veprimtarinë e tij si depozitar ose të zgjidhë marrëveshjen për shërbimet depozitare të lidhur me një ose disa sipërmarrje të veçanta të investimeve kolektive, duhet të dërgojë, jo më pak se gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike përpara datës së dhënies së njoftimit të përfundimit të veprimtarisë ose njoftimit për zgjidhjen e kontratës, një njoftim me shkrim mbi qëllimin e tij tek AMF, këshilli i administrimit i çdo shoqërie investimi dhe tek shoqëria administruese e fondit të investimit për të cilin ai kryen veprimtarinë e depozitarit.

(iii) Në rast se shoqëria administruese e fondit të investimit ose këshilli i administrimit i një shoqërie investimi nuk arrin të lidhë një marrëveshje me një depozitar tjetër brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve kalendarike pas marrjes së njoftimit të parashikuar në paragrafin (ii) të këtij Neni, depozitari, nëse është në gjendje, do të vazhdojë të sigurojë shërbime depozitare për një periudhë të mëtejshme prej tridhjetë (30) ditësh kalendarike.

(iv) Në vijim të paragrafit të mësipërm (iii) nëse një depozitar ndërpret veprimtarinë e tij si depozitar dhe nuk është përfunduar ende një marrëveshje me një depozitar tjetër, fondet e investimit dhe shoqëria e investimit të cilave depozitari u ka siguruar shërbime depozitare do të likuidohen, në përputhje me dispozitat e këtij Ligji.

(v) Shoqëria administruese e fondit të investimit ose këshilli i administrimit i një shoqërie investimi mund ta zëvendësojnë depozitarin me një depozitar tjetër. Depozitari i mëparshëm, jo më vonë se tre (3) ditë-pune pas marrjes së njoftimit, do të njoftojë AMF, se për aq sa ai është në dijeni, nuk ka shkelje në fuqi apo të pazgjidhura të Ligjit ose rregulloreve.

33

(vi) Në rast të zgjidhjes së marrëveshjes së depozitarit, ky do të transferojë të gjitha asetet e fondeve të investimit dhe/ose shoqërisë së investimit që ai ka në ruajtje te një depozitar tjetër i caktuar për ruajtjen e aseteve, me të cilin shoqëria administruese ose këshilli i administrimit, kanë përfunduar një marrëveshje depozitimi dhe do t’i dorëzojë gjithashtu librat e llogarive dhe të gjitha regjistrimet, dokumentet dhe materialet e tjera të rëndësishme për kryerjen e veprimtarisë së fondeve, për të cilat ai më parë siguronte shërbimet e ndepozitarit, në formë të shkruar ose elektronike, në varësi të metodës së ruajtjes së të dhënave të mësipërme.

Neni 51

Ndryshimi i adresës Depozitari njofton AMF me shkrim, të paktën një muaj para, për qëllimin e ndryshimit të adresës së selisë së regjistruar të tij ose të vendit të përhershëm të veprimtarisë në Republikën e Shqipërisë.

Neni 52

Regjistri i Investitorëve Depozitari krijon dhe mban një regjistër të investitorëve të çdo Sipërmarrjeje të Investimeve Kolektive në formën dhe me përmbajtjen e përshkruar nga AMF. Depozitari, pas miratimit paraprak të AMF, mund të caktojë një person tjetër që të krijojë dhe mbajë regjistrin për llogari të tij. Regjistri do të jetë dokumenti përmbledhës përsa i përket personave që u janë dhënë respektivisht të drejtat mbi kuotat apo aksionet që janë në emër të tyre.

Neni 53

Njoftimi për shkeljet (i) Depozitari duhet të njoftojë AMF me shkrim, menjëherë pasi të vihet në dijeni

mbi faktin, mospërmbushjen, veprimin ose mosveprimin e shoqërisë administruese ose shoqërisë së investimit, që përbën një shkelje ose cenim të ndonjërës prej dispozitave të këtij Ligji ose të prospektit dhe/ose rregullave te fondit, dhe mbi hapate e ndërmarrë nga ai për të mundësuar që shkelja ose cenimi të ndreqet sa më shpejt që të jetë praktikisht e mundur.

(ii) Depozitari zbaton të gjitha udhëzimet e shoqërisë administruese ose shoqërisë së investimit përveç nëse ajo ka shkaqe të arsyeshme për të besuar se nëse do të vepronte kështu do të shkelte dispozitat e këtij Ligji.

34

KREU V

SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE ME OFERTË PUBLIKE

SEKSIONI 1 – THEMELIMI DHE FUNKSIONIMI I FONDIT TË INVESTIMIT

Neni 54

Nocioni i Fondit të Investimit (i) Fondi i investimit është një grupim i veçantë asetesh në pronësi të zotëruesve të

kuotave të fondit, pa personalitet juridik, i krijuar mbi bazë të një kontrate, pas licensimit nga AMF dhe i administruar nga një shoqëri administruese, me qëllim grumbullimin e aseteve monetare nëpërmjet ofertës publike të kuotave në fond, asetet e të cilit investohen sipas parimit të diversifikimit të riskut në përputhje me këtë Lig,j dhe zotëruesit e kuotave të të cilit kanë të drejtën, jo vetëm të një pjesëmarrjeje proporcionale në fitimet e fondit, por gjithashtu të kërkojnë, në çdo kohë, shlyerjen e kuotave të tyre dhe në këtë mënyrë, kuotat anullohen nëpërmjet veprimit të ligjit.

(ii) Blerja e kuotave nëpërmjet një oferte publike kryhet vetëm nëpërmjet pagesës së aseteve monetare, ku blerësi, pas blerjes së kuotave, hyn në një marrëdhënie kontraktuale me shoqërinë administruese, e cila është e detyruar të administrojë asetet monetare të paguara si pjesë e aseteve kolektive, në përputhje me kushtet dhe kriteret e treguara në prospekt.

(iii) Pavarësisht nga paragrafi (i) i këtij Neni, blerja e kuotave mund të kryhet edhe duke shpërndarë kuota të reja mbi bazën e shpërndarjes së pjesës në fitim, dmth kur vlera e kuotave zvogëlohet mbi bazën e dhënies së kuotave të reja, ose në çdo rast tjetër të parashikuar nga AMF.

(iv) Zotëruesit e kuotave janë përgjegjës për detyrimet e fondit të investimit deri në shumën e pjesëmarrjes së tyre në fond.

Neni 55

Krijimi i Fondit të Investimit (i) Fondi i investimit mund të krijohet vetëm nga një shoqëri administruese e

licencuar, pasi të jetë marrë licensa përkatëse nga AMF.

(ii) Shoqëria Administruese është organi drejtues i fondit të investimit dhe e administron dhe përfaqëson atë në lidhje me palët e treta.

(iii) Vetëm një fond investimi i krijuar sipas këtij Ligji mund dhe duhet të përdorë shprehjen “Fond Investimi”, ndonjë shkurtim të kësaj shprehjeje, në emërtimin e tij, reklamimet ose materiale të tjera reklamimi ose promocionale, apo për qëllime të përshkrimit të aktivitet të tij tregtar.

35

(iv) Aplikimi për licensë dhe aplikimi për regjistrimin e fondit të investimit në regjistrin e fondeve, i cili i paraqitet AMF nga shoqëria administruese, në emër të fondit, do të përmbajë:

a) Emrin e shoqërisë administruese, informacionin lidhur me licensën që i është dhënë shoqërisë administruese nga AMF, si dhe emrin dhe mbiemrin e personit të autorizuar për të qenë përfaqësues, adresën, telefonin dhe numrin e faksit dhe adresën e e-mail të shoqërisë administruese;

b) Dokumente që vërtetojnë licencën që i është dhënë shoqërisë administruese nga AMF, për të qenë shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;

c) Emërtimin e fondit dhe objektivat e tij të investimit;

d) Prospektin e fondit;

e) Rregullat e fondit;

f) Kontratën e përfunduar ndërmjet shoqërisë administruese dhe depozitarit së bashku me shtojcat që përfshijnë licencën e Bankës së Shqipërisë, me anë të së cilës i jepet autorizimi depozitarit që të veprojë si depozitar;

g) Emrin e ekspertit kontabël të jashtëm, kërkesat dhe kriteret e sakta për të cilin do të përcaktohen nga një rregullore e AMF dhe emërimi i të cilit do të miratohet nga AMF;.

(v) AMF shqyrton aplikimin e paraqitur dhe jep vendimin jo më vonë se 3 muaj nga data e marrjes së aplikimit të plotë.

(vi) Nëse e konsiderohen të përshtatshme dhe të nevojshme, AMF do të miratojë dhe nxjerrë një rregullore që jep më hollësisht kërkesat lidhur me lëshimin e licensës, përmbajtjen e detyrueshme të prospektit të fondit të investimit, si dhe mund të kërkojë gjithashtu të dhëna shtesë nëse kjo është e nevojshme për mbrojtjen e interesave të investitorëve.

Neni 56

Fondet Ombrellë dhe Fondet Furnizuese (i) Një fond mund të funksionojë si fond ombrellë që përmban një numër nën-

fondesh të ndryshëm të cilët veçanërisht mund të zbatojnë politika të ndryshme investimi. Nën-fondet kanë karakteristika sa më poshtë:

a) Nën-fondet nuk kanë personalitet juridik.

b) Kufijtë e investimit, rregullat që rregullojnë marrjen dhe dhënien hua të tituj të parashikuar në këtë ligj për një lloj të caktuar fondi, do të aplikohen individualisht deri në vlerën e aseteve të çdo nën-fondi..

c) Portofoli i investimit të një nën-fondi nuk do të përfshijë kuotat e një nën-fondi tjetër që është pjesë e të njëjtit fond ombrellë.

36

d) Asetet e të gjitha nën-fondeve do të vlerësohen me të njëjtën frekuencë dhe me të njëjtat metoda vlerësimi.

e) Fondi ombrellë është i detyruar të përgatisë pasqyra financiare të konsoliduara vjetore dhe gjashtë-mujore që mbulojnë të gjitha nën-fondet e saj si dhe pasqyra financiarë vjetore dhe gjashtë-mujore për secilin nën-fond.

(ii) Fondi i investimit mund t’i investojë të gjitha asetet e tij në një fond të vetëm investimi dhe të licensohet si fond furnizuzes, me kusht që:

a) Fondit Kryesor të investimeve kolektive t’i jetë dhënë licensa nga AMF;

b) Rregullat e fondit të përcaktojnë se fondi i investimit është një fond furnizues i fondit kryesor; dhe

c) Borxhi i marrë nga fondi furnizues nuk mund të tejkalojë 10 % të vlerës neto të aseteve të tij dhe do të kufizohet vetëm për të lehtësuar shlyerjen e kuotave ose për të paguar shpenzimet operative.

Neni 57

Selia Selia dhe adresa e fondit të investimit do të jetë ajo e shoqërisë administruese që është dhe struktura e saj drejtuese.

SEKSIONI 2 – THEMELIMI DHE FUNKSIONIMI I SHOQËRISË SË INVESTIMIT ME OFERTË PUBLIKE

Neni 58

Nocioni i Shoqërisë së Investimit (i) Shoqëria e Investimit me ofertë publike është shoqëri aksionare me seli në

Republikën e Shqipërisë, e themeluar nga shoqëria e administrimit, në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, vetëm pas miratimit fillestar nga AMF, objekti i aktivitetit tregtar të së cilës është investimi i fondeve të saj në tituj dhe asete të tjera, me qëllim shpërndarjen e riskut të investimit dhe që t’u japë aksionerëve të saj përfitimin e rezultateve të administrimit të këtyre fondeve dhe ku të drejtat e investitorëve përfaqësohen nga aksionet e kësaj shoqërie.

(ii) Shoqëria e investimit mund të themelohet për një periudhë kohore të përcaktuar ose të papërcaktuar.

(iii) Rregullat e fondit të shoqërisë së investimit do të përcaktojnë objektivat e saj të investimit.

37

(iv) Shoqëria e investimit nuk mund të transformohet në një shoqëri mëmë ose forma të tjera të ngjashme shoqërish.

Neni 59

Themelimi i Shoqërisë së Investimit (i) Aplikimi për licensim dhe aplikimi për regjistrimin e fondit të investimit në

regjistrin e fondeve, i cili i paraqitet AMF nga shoqëria administruese, duhet të përmbajë:

(a) Emërtimin e shoqërisë administruese, informacionin lidhur me autorizimin që i është dhënë shoqërisë administruese nga AMF, si dhe emrin dhe mbiemrin e personit të autorizuar për të qenë përfaqësues, adresën, telefonin dhe numrin e faksit dhe adresën e e-mail të shoqërisë administruese;

(b) Shoqëria e investimit duhet të formohet në përputhje me sistemin e administrimit me dy nivele sipas ligjit për shoqëritë tregtare;

(c) Emërtimin e shoqërisë së investimit;

(d) Objektivat e investimit të shoqërisë së investimit;

(e) Emrin dhe mbiemrin, adresën, telefonin dhe numrin e faksit, adresën e e-mail të anëtarëve që marrin pjesë në mbledhjen e këshillit të administrimit të fondit;

(f) Rregullat e fondit që në këtë rast përbëjnë statutin e shoqërisë së investimit;

(g) Prospektin e shoqërisë së investimit;

(h) Vendimin mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të parë të mbikëqyrjes dhe deklarimet e tyre me shkrim për pranimin e emërimit;

(i) Projekt-marrëveshjen ndërmjet këshillit të mbikëqyrjes të shoqërisë së investimit dhe shoqërisë administruese;

(j) Kontratën e përfunduar ndërmjet shoqërisë administruese dhe depozitarit së bashku me shtojcat duke përfshirë dhe licencën e Bankës së Shqipërisë me anë të së cilës i jepet autorizimi depozitarit që të veprojë si depozitar ;

(k) Emrin e ekspertit kontabël të jashtëm, kërkesat dhe kriteret e sakta për të cilin do të përcaktohen nga një rregullore e AMF dhe emërimi i të cilit do të miratohet nga AMF;

(l) Aplikimin për pranimin e aksioneve të shoqërisë së investimit në listimet zyrtare në bursë ose në një treg tjetër të rregulluar të hapur për publikun, si dhe një konfirmim me shkrim për bursën përkatëse se aksionet e shoqërisë së investimit, duke u nisur nga aplikimi, i përmbushin kërkesat e listimit.

(ii) AMF shqyrton aplikimin e paraqitur dhe jep vendimin e saj jo më vonë se 3 muaj nga data e marrjes së aplikimit të plotë.

(iii) AMF mund të miratojë rregullore që rregullon më hollësisht kërkesat lidhur me përmbajtjen e detyrueshme të aplikimit, rregullat e fondit, prospektet dhe

38

kontratat e shoqërisë së investimit, dhe mund të kërkojë gjithashtu të dhëna shtesë nëse kjo është e nevojshme për mbrojtjen e interesave të investitorëve.

Neni 60

Kapitali i Regjistruar dhe Aksionet e Shoqërisë së Investimit (i) Shuma minimale e kapitalit të regjistruar duhet të jetë ekuivalentja në lekë e të

paktën 300,000 EUR. AMF mund të caktojë shuma më të mëdha të kapitalit të kërkuar të regjistruar në krahasim me sa më sipër.

(ii) Aksionet e shoqërisë së investimit paguhen në para dhe plotësisht para regjistrimit të shoqërisë së investimit në Regjistrin e Fondeve dhe Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ose përpara regjistrimit të zmadhimit të kapitalit të regjistruar.

(iii) Aksionet e zakonshme të shoqërisë së investimit janë aksione të regjistruara që u japin aksionerëve të drejta të barabarta siç është parashikuar nga ligji, prospekt dhe rregullat e fondit.

(iv) Shoqëria e investimit nuk duhet të emetojë lloje të tjerë titujsh, përveç aksioneve të parashikuara në paragrafin (iii) të këtij neni.

(v) Aksionet e një shoqërie investimi do të pranohen në listimet zyrtare të bursës ose ndonjë tregu tjetër të rregulluar dhe të hapur për publikun i cili njihet dhe miratohet nga AMF.

Neni 61

Kostot e Shoqërisë së Investimit

(i) Kostot dhe pagesat e lidhura me themelimin e hoqërisë së investimit mund të shlyhen duke debituar asetet e shoqërisë së investimit vetëm nëse kjo është përcaktuar në prospekt dhe rregullat e fondit. Shuma maksimale e kostove dhe pagesave të themelimit që do të shlyhen nëpërmjet debitimit të aseteve të shoqërisë së investimit, do të shprehen në prospekt si përqindje e aseteve monetare të paguara në shoqërinë e investimit me themelimin e saj. Çdo kosto dhe pagesë tjetër e lidhur me themelimin, që tejkalon përqindjen e përcaktuar në këtë mënyrë, do të merret përsipër nga Shoqëria Administruese ose këshilli i administrimit, në varësi të asaj se kush i ka bërë ato.

(ii) Nëse shoqëria e investimit nuk arrin sasinë minimale të kapitalit të regjistruar, kostot dhe pagesat lidhur me themelimin do të merren përsipër nga themeluesit të cilët kanë miratuar rregullat e fondit dhe pjesëmarrjet monetare do t’u kthehen të plota investitorëve.

(iii) Kostot dhe pagesat e lidhura me themelimin të cilat shlyhen nga asetet e shoqërisë së investimit nuk mund të tejkalojnë [3.5%] të totalit të aseteve monetare të mbledhura duke emetuar aksione.

(iv) Sa i përket kostove të tjera, vetëm kostot e mëposhtme mund të paguhen nga asetet e shoqërisë së investimit:

39

(a) tarifa e shoqërisë administruese, e cila do të jetë si përqindje e vlerës neto mesatare vjetore të aseteve të shoqërisë së investimit dhe do pasqyrohet në kontratën ndërmjet shoqërisë së investimit dhe shoqërisë administruese, si dhe prospektin e shoqërisë së investimit, dhe mund të zbritet si kosto vjetore nga asetet e shoqërisë së investimit si dhe do të llogaritet në çdo llogaritje të vlerës neto të aseteve të shoqërisë së investimit,

(b) tarifa për bankën depozitare,

(c) tarifat dhe kostot e këshillit mbikqyrës,

(d) kostot, komisionet ose pagesat që lidhen drejtpërsëdrejti me blerjen ose shitjen e aseteve të shoqërisë së investimit,

(e) tarifat dhe kostot e mbajtjes së një regjistri aksionesh, si dhe kostot administrative të pagesës së dividenteve.

(f) kostot e ekspertëve kontabël të autorizuar dhe avokatëve, të bëra gjatë kryerjes së veprimtarisë së shoqërisë së investimit,

(g) kostot e përgatitjes, printimit dhe tarifave postare lidhur me publikimin dhe dërgimin e raporteve që në përputhje me këtë Ligj, u shpërndahen aksionerëve,

(h) kostot e mbajtjes së asamblesë së përgjithshme, përveç kur nga shoqëria administruese është thirrur një asamble e përgjithshme e jashtëzakonshme, rast në të cilin këto kosto do të merren përsipër nga shoqëria administruese,

(i) të gjitha tarifat dhe pagesat e parashikuara që i janë paguar AMF, lidhur me dhënin e autorizimit për shoqërinë e investimit,

(j) kostot e pranimit në listën zyrtare të bursës ose të një tregu të rregulluar publik,

(k) tatimi mbi asetet dhe/ose fitimin e vendosur mbi shoqërinë e investimit,

(l) kostot e reklamimit, por vetëm kur kjo është e detyrueshme për shoqërinë e investimit, në bazë të këtij Ligji,

(m) kosto të tjera, siç janë parashikuar nga ligje të posaçme.

(v) Tarifa e shoqërisë administruese, parashikuar në paragrafin (iv) (a) të këtij Neni, nuk duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që ajo të varet nga efektiviteti i veprimtarisë së shoqërisë së investimit,

(vi) Vetëm kostot e përcaktuara nga prospekti i shoqërisë së investimit mund të paguhen duke debituar asetet e shoqërisë së investimit.

(vii) Shuma totale e të gjitha kostove të pasqyruara në libra duke debituar shoqërinë e investimit, do të shprehen si një vlerë totale shpenzimi dhe do të llogariten për çdo vit të mëparshëm në mënyrën e mëposhtme:

(tarifa totale e administrimit + shume totale e të gjitha kostove të tjera, parashikuar në nenin 68, paragrafi (iii) – (vi) të këtij Ligji, minus kostot e parashikuara në paragrafin (iv) pika (a), pika (k) dhe pika (m) të këtij neni ) ________________________________________________________________ × 100

Vlera neto mesatare vjetore e aseteve

40

Dhe do të publikohet në pasqyrat e audituara financiare të shoqërisë së investimit.

(viii) Vlera totale e kostove të shoqërisë së investimit nuk mund të tejkalojë [3.5%] të vlerës neto mesatare vjetore të shoqërisë së investimit. Pas kalimit të periudhës vjetore financiare, AMF do të publikojë, çdo vit, një përmbledhje krahasimore të vlerave totale të kostove për të gjitha shoqëritë e investimit.

(ix) Të gjitha kostot e bëra, të cilat në një vit të veçantë, tejkalojnë vlerën totale të lejuar të shpenzimeve prej [3.5%] do të merren përsipër nga shoqëria administruese.

Neni 62

Këshilli Mbikqyrës

(i) Këshilli mbikqyrës i një shoqërie investimi duhet të ketë minimalisht 5 anëtarë.

(ii) Një maksimum prej [40%] të numrit të plotë të anëtarëve të këshillit mbikqyrës të një shoqërie investimi, mund të jenë punonjës ose persona të lidhur me shoqërinë administruese ose persona të cilët, në dy vitet e fundit, kanë lidhur një kontratë për sigurimin e shërbimeve me shoqërinë e investimit, duke përfshirë dhe ekspertët kontabël të autorizuar, avokatët dhe noterët.

(iii) Anëtarët e tjerë të këshillit mbikqyrës të Shoqërisë së Investimit me ofertë publike, duhet jenë të pavarur, që do të thote se ata nuk mund të jenë:

(a) Të punësuar në shoqërinë administruese, depozitar, ekspertin kontabël, ose persona të cilëve u është dhënë një licensë e vlefshme nga AMF, për të qenë komisioner ose këshilltar investimi, dhe që efektivisht kryejnë këto veprimtari si punonjës të një shoqërie komisionere ose një bankë e autorizuar për transaksionet me titujt, ose persona të cilët në dy vitet e fundit kanë lidhur një kontratë për ofrimin e shërbimeve me çdonjërin prej tyre,

(b) Të punësuar tek subjektet që janë të lidhur me personat e parashikuar në paragrafin (iii), pika (a) e këtij Neni, ose me personat e afërt të tyre.

Neni 63

Personat që ndalohen të jenë Anëtarë të Këshillit Mbikqyrës Personat e mëposhtëm nuk mund të jenë anëtarë të këshillit mbikqyrës të shoqërisë së investimit:

a) Anëtarët e këshillit të administrativ ose këshillit mbikqyrës të shoqërisë administruese, depozitarit, shoqërisë komisionere ose një bankë e autorizuar për transaksionet e kuotave, shoqërisë së sigurimit, fondit privat pensionesh, të cilët kanë mb ajtur pozicionin në kohën kur këtyre shoqërive u është hequr licensa dhe deri në tre vjetë pas heqjes së licensës.

b) Personat të cilët nuk janë më anëtarë në një shoqatë profesionale për shkak të shkeljes së rregullave të shoqatës, ose kundër të cilëve AMF ka vendosur masën për heqjen e licensës që i lejonte ata të kryninë transaksione me titujt,

41

c) Personat kundër të cilëve është dhënë një vendim penal i formës së prerë për një vepër penale kundër pronës, kundër sigurisë së veprimit të transaksioneve të pagesave si dhe për veprën penale të falsifikimit të autenticitetit të dokumenteve, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, për një periudhë prej një viti pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë, ku koha e vuajtjes së dënimit nuk llogaritet në atë periudhë.

d) Personat kundër të cilëve është dhënë një vendim penal i formës së prerë për përdorimin e paautorizuar dhe përhapjen e informacionit të privilegjuar, manipulimin e çmimeve dhe shpërndarjen e informacionit fals, pasqyrimin e të dhënave false në prospekt dhe shpërndarjen e paautorizuar të tij, listimin e paautorizuar të titujve, fshehjen e informacionit lidhur me pronësinë dhe tregtimin e paautorizuar të titujve, siç është parashikuar nga Ligji për Titujt, për një periudhë prej një viti pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë, ku koha e vuajtjes së dënimit nuk llogaritet në atë periudhë.

e) Personat kundër të cilëve është dhënë një vendim penal i formës së prerë për një vepër të parashikuar nga Ligji për Titujt, për një periudhë prej një viti pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë.

f) Personat kundër të cilëve janë vendosur masa sigurimi që i ndalojnë ata të zhvillojnë aktivitetin tregtar i cili është plotësisht ose pjesërisht pjesë e objektit të veprimtarisë së shoqërisë së investimit/shoqërisë administruese, në periudhën në të cilën është në fuqi ky ndalim.

g) Çdo person i cili është deklaruar i paaftë,

h) Personat të cilët aktualisht mbajnë një post në shërbimin publik dhe që janë nëpunës qeveritarë ose nëpunës të autoriteteve qeverisëse lokale ose rajonale apo të autoriteteve përgjegjëse para Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose Kuvendit të Shqipërisë,.

Neni 64

Afati i Emërimit të Anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës Anëtarët e këshillit mbikqyrës të një shoqërie investimi do të emërohen për një periudhë maksimale prej katër vjetësh me të drejtë ri-emërimi.

Neni 65

Shpërblimi për Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës Shuma totale e shpërblimit dhe kostot e paguara për anëtarët e këshillit mbikqyrës, si dhe numri dhe vlera e të gjitha aksioneve në shoqërinë e investimit të mbajtura nga një anëtar i caktuar i këshillit mbikqyrës do të pasqyrohen në raportin vjetor financiar të shoqërisë së investimit. Anëtarët e këshillit mbikqyrës nuk do të lejohen të marrin ndonjë shpërblim nga emetuesit e titujve në të cilët shoqëria e investimit investon asetet e saj, përveç shpërblimit që u takon atyre në bazë të kontratës së punës/marrëveshjes së shërbimit.

42

Neni 66

Kompetencat e Këshillit Mbikqyrës Anëtarët e këshillit mbikqyrës të shoqërisë së investimit me ofertë publike, përveç kompetencave të këshillit mbikqyrës dhënë në bazë të ligjit për shoqëritë tregtare, do të përfaqësojnë bashkërisht shoqërinë e investimit në lidhje me shoqërinë administruese. Përveç kësaj, këshilli mbikqyrës do të jetë kompetent për sa më poshtë:

a) Dhënien e miratimit për lidhjen e një kontrate me personat që sigurojnë shërbime për shoqërinë e investimit. Këto kontrata nuk mund të lidhen për një periudhë më të gjatë se tre vjet.

b) Mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës, parashikuar në paragrafin (i) pika (a) e këtij Neni, ku këshilli mbikqyrës do të ketë të drejtë ta zgjidhë kontratën në rast të një mospërmbushjeje të saj, rast në të cilin asnjëra nga pagesat të cilat duhet të shlyhen si rezultat i kësaj zgjidhjeje nuk mund të tejkalojnë shumën e tre muajve shpërblim të parashikuar nga kontrata e zgjidhur.

c) Mbikëqyrjen e përputhshmërisë së veprimtarisë tregtare me dispozitat e këtij Ligji, prospektin e shoqërisë së investimit, si dhe objektivat dhe kufizimet e investimit të shoqërisë së investimit.

d) Dhënien e miratimit për vendimin që do propozohen lidhur me shlyerjen e aksioneve, emetimin e aksioneve dhe ristrukturimin e shoqërisë së investimit në asamblenë e përgjithshme të shoqërisë së investimit.

e) Njoftimin e AMF për çdo moszbatim të këtij Ligji dhe rregulloreve përkatëse nga ana e shoqërisë administruese dhe depozitarit.

f) Përcaktimin e raporteve financiare të shoqërisë së investimit, me propozimin e shoqërisë administruese.

Neni 67

Rasti i Heqjes së Licensës së Shoqërisë Administruese dhe Depozitarit (i) Në rast të heqjes së licensës të shoqërisë administruese ose në rast se ndodh

ndonjë rrethanë tjetër që ndalon kryerjen e vazhdueshme të aktiviteteve të administrimit të një shoqërie investimi, këshilli mbikqyrës, jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike pas shfaqjes së këtyre rrethanave, duhet të nënshkruajë një marrëveshje me një shoqëri tjetër administrimi, siç është parashikuar në nenin 68 të këtij Ligji. Në të kundërt, Këshilli mbikqyrës do të thërresë asamblenë e përgjithshme të shoqërisë së investimit.

(ii) Në rast të heqjes së autorizimit të depozitarit të Shoqërisë së Investimit ose në rast se ndodh ndonjë rrethanë tjetër që ndalon vazhdimësinë e aktiviteteve kontraktuale, këshilli mbikqyrës, jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike pas shfaqjes së këtyre rrethanave, do të nënshkruajë një marrëveshje

43

me një depozitar tjetër. Në të kundërt, këshilli mbikqyrës do të thërresë asamblenë e përgjithshme të fondit.

Neni 68

Administrimi i shoqërisë së investimit me ofertë publike (i) Këshilli i administrimit i shoqërisë administruese do të ketë autoritet, do të

caktohet dhe veprojë si këshilli i administrativ i shoqërisë së investimit dhe do të administrojë fondin në përputhje me marrëveshjen e përfunduar ndërmjet shoqërisë administruese dhe shoqërisë së investimit që do të përfaqësohet nga këshilli i saj mbikqyrës mbështetur në dispozitat e këtij Ligji dhe rregulloret përkatëse.

(ii) AMF mund të miratojë një rregullore për të rregulluar më hollësisht përmbajtjen e detyrueshme të marrëveshjes që do të lidhet ndërmjet shoqërisë administruese dhe shoqërisë së investimit, parashikuar në paragrafin e mësipërm (i) të këtij Neni.

(iii) Shoqëria administruese është përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër sipas marrëveshjes, parashikuar në paragrafin (i) dhe (ii) të këtij Neni, pavarësisht nëse ajo i përmbush këto detyrime drejtpërsëdrejti ose me anë të një pale të tretë siç është e lejuar në bazë të dispozitave të këtij Ligji.

Neni 69

Politika e Investimit Dispozitat e Kreut V, Seksioni 6 për politikat e investimit janë të zbatueshme për të gjitha shoqëritë e investimit me ofertë publike duke marrë në konsideratë ndryshimet e nevojshme të bëra.

Neni 70

Asambleja e Përgjithshme (i) Për kompetencat, mbledhjen dhe mbajtjen e asamblesë së përgjithshme do të

zbatohen dispozitat e Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

(ii) Asambleja e Përgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme, vetëm nëse janë të pranishëm aksionerët që zotërojnë të paktën 3/10 e kapitalit të regjistruar të shoqërisë së investimit me të drejtë vote.

(iii) Asambleja e Përgjithshme, mbi bazën e aksionerëve të pranishëm që zotërojnë të paktën tre të katërtat e kapitalit të regjistruar me të drejtë vote, miraton vendimet e mëposhtme:

(a) zmadhimin e tarifës vjetore të shoqërisë administruese, përtej shumës së përcaktuar në prospektin që është në fuqi,

(b) ndryshimin në objektivat e investimit të shoqërisë së investimit krahasuar me objektivat e pasqyruara në prospekt,

44

(c) blerjen e aksioneve të shoqërisë së investimit me qëllim shlyerjen e tyre,

(d) nëse shoqëria e investimit është themeluar për një periudhë të përcaktuar kohe, zgjatjen e veprimtarisë së shoqërisë së investimit përtej periudhës së pasqyruar në prospekt,

(e) bashkimin dhe shkrirjen në një fond tjetër, ose ndarjen e shoqërisë së investimit.

SEKSIONI 3 – PROSPEKTI I SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE ME OFERTË PUBLIKE

Neni 71

Nocioni i Prospektit të Sipërmarrjes së Investimeve Kolektive me Ofertë Publike (i) Ky Seksionin do të zbatohet njësoj për të gjitha sipërmarrjet e investimeve

kolektive me ofertë publike.

(ii) Prospekti i sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike përbën një ftesë për blerjen e kuotave në një fond investimi, ose aksioneve në një shoqëri investimi.

Neni 72

Parimi i Saktësisë Informacioni i pasqyruar në prospekt duhet të jetë i saktë dhe i plotë.

Neni 73

Përmbajtja e Prospektit (i) Prospekti duhet të përmbajë informacionin e nevojshëm në mënyrë që investitorët

të jenë në gjendje të bëjnë vlerësimin e duhur të sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe në veçanti të rreziqeve që lidhen me të.

(ii) Prospekti i sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike duhet të përmbajë të paktën informacionin e mëposhtëm:

Informacionin lidhur me sipërmarrjen:

(a) emërtimin, ose emërtimin e shoqërisë së sipërmarrjes së investimeve kolektive, duke treguar llojin e sipërmarrjes së investimeve kolektive si dhe emrat dhe një bigrafi të shkurtër të anëtarëve të këshillit mbikqyrës, në rastin e një shoqërie investimi,

(b) datën e themelimit të sipërmarrjes dhe kohëzgjatjen, nëse ai është themeluar për një periudhë të kufizuar kohe,

45

(c) deklaratën e vendit se ku mund të përftohen raportet gjashtë-mujore dhe vjetore, si dhe ku mund të merret një kopje e rregullave të fondit, prospekti i plotë ose informacione shtesë lidhur me sipërmarrjen e investimeve kolektive,

(d) shumën minimale të aseteve monetare që pritet të grumbullohen dhe aktivitetet që do të ndërmerren nëse nuk është arritur shuma minimale e aseteve,

(e) emrin ekspertit kontabël të autorizuar të sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe të ofruesve të tjerë të shërbimeve për sipërmarrjen e investimeve kolektive,

(f) të drejtat që lidhen me kuotat ose aksionet e sipërmarrjes së investimeve kolektive:

i. e drejta e votës në asamblenë e përgjithshme të shoqërisë së investimit,

ii. e drejta e informacionit (raportet gjashtë-mujore dhe vjetore),

iii. e drejta për dividende ose pjesë të fitimit,

iv. e drejta për shlyerjen e kuotave në fondin e investimit,

v. e drejta për të përfituar pagesë nga pjesa e mbetur të pasurisë nga procesi i likuidimit ose falimentimit të sipërmarrjes së investimeve kolektive,

(g) rrethanat në të cilat mund të vendoset mbyllja dhe procedura e mbylljes së sipërmarrjes së investimeve kolektive,

(h) në rastin e një shoqërie investimi, të dhëna mbi bursën ose bursat ku do të listohen aksionet e shoqërisë së investimit,

(i) llojet e aseteve në të cilat sipërmarrjes së investimeve kolektive i lejohet të bëjë investime,

(j) përshkrimin e objektivave të investimit dhe strukturën e planifikuar të portofolit të sipërmarrjes së investimeve kolektive, mënyrën e arritjes së objektivave të kësaj sipërmarrjeje të investimeve kolektive dhe rreziqet që lidhen me investimet dhe strukturat e sipërmarrjes së investimeve kolektive,

(k) deklaratën nëse i lejohet të investojë në kontrata të së ardhmes (futures) dhe kontrata mundësie (opsione) si dhe instrumente të tjera financiare derivative, dhe në rast se ky lloj investimi është i lejuar, duhet të përmendet nëse këto transaksione do të kryhen me qëllim shmangien e risqeve apo për qëllime të arritjes së objektivave të investimit, si dhe cili është efekti i këtyre transaksioneve në nivelin e riskut të sipërmarrjes së investimeve kolektive,

(l) listën e shteteve, njësive të qeverisjes lokale ose organizatave ndërkombëtare në titujt dhe instrumenta te tregut të parasë të të cilave mund të investohen më shumë se 35% të aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive,

(m) deklaratën se objektivi i investimit është replikimi i një indeksi, në rast se sipërmarrja e investimeve kolektive ka qëllim të replikojë një indeks aksionesh ose instrumentash borxhi,

46

(n) shumën minimale të investimeve të vecanta të sipërmarrjes së investimeve kolektive, mënyrën e nënshkrimit të aksioneve ose kuotave, dhe për Fondin e Investimit me ofertë publike, metodën dhe kushtet e shlyerjes së kuotave,

(o) metodën dhe kohën e vlerësimit të aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive,

(p) nëse vlera neto e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive do të jetë shumë e paqëndrueshme dhe e luhatshme përsa i përket përbërjes së portofolit të sipërmarrjes së investimeve kolektive, dmth teknikave të administrimit të aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive, deklaratën që tregon këto karakteristikat të aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive,

(q) në rastin e një Fondi Investimi, kohën, metodën dhe frekuencën e llogaritjes së çmimit për shitjen e kuotave të reja ose shlyerjen e atyre ekzistuese, dhe mjetet e publikimit të këtyre çmimeve, rrethanat në të cilat emetimi ose shlyerja mund të pezullohen, përshkrimin e shumës dhe frekuencën e pagesës së tarifave dhe kostove të lejuara lidhur me emetimin dhe shlyerjen e aksioneve,

(r) në rastin e një shoqërie investimi, shumën, llojin dhe kufijtë e kostove të themelimit për t’u paguar nga shoqëria e investimit,

(s) në rastin e një fondi investimesh, tarifat vjetore dhe kostot e administrimit dhe kostot operative që mund t’i ngarkohen fondit dhe përshkrimin e efektit të tyre në të ardhurat e investitorëve në të ardhmen,

(t) informacionin mbi metodën e përllogaritjes, mjetet dhe frekuencën e shpërndarjes së pjesës së fitimit ose dividenteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive tek aksionerët ose mbajtësit e kuotave,

(u) sqarim të shkurtër mbi taksat që aplikohen për sipërmarrjen e investimeve kolektive,

(v) performancën në të kaluarën të sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe profilin e investitorit tipik të cilit i adresohet sipërmarrja e investimeve kolektive,

(w) kohëzgjatjen e vitit fiskal,

(x) datën e publikimit të prospektit,

(y) informacionin lidhur me shoqërinë Administruese:

i. Emërtimin e shoqërisë dhe formën ligjore, selinë e regjistruar dhe zyrën qendrore nëse është e ndryshme nga selia e regjistruar , numrin e licensës të dhënë nga AMF si dhe datën e themelimit dhe regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit,

ii. Nëse shoqëria administruese administron sipërmarrje të tjera të investimeve kolektive me ofertë publike, një listë të tyre,

iii. Emrat e anëtarëve këshillit të administrimit, CV-të e tyre të shkurtra dhe të dhëna treguese nëse ata kanë në ndonjë mënyrë lidhje me njeri-tjetrin,

47

iv. Shumën e kapitalit të regjistruar të shoqërisë administruese dhe emrat e aksionerëve të shoqërisë administruese, formën ligjore dhe pjesëmarrjen e aksionerëve në kapitalin e regjistruar,

v. Emrat, format ligjore, datat e themelimit dhe regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe tek AMF, si dhe rolin e shoqërive që veprojnë si këshilltarë investimi të sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe emrin e kryetarit të këshillit të administrimit ose personat e tjerë përgjegjës në këto shoqëri,

(z) Në rastin e një fondi investimi parashikuar në Nenin 37, të këtij Ligji, në prospekt duhet të përmendet vendi në Republikën e Shqipërisë ku investitorët vendas mund të pajisen me informacion dhe ku mund të blejnë apo shesin kuotat ose aksionet e sipërmarrjes përkatëse të investimeve kolektive. Ky informacion duhet të publikohet në gjuhën shqipe.

(aa) Informacioni lidhur me depozitarin, që përfshin emërtimin e shoqërisë, formën ligjore, selinë dhe adresën e këshillit të administrimit të depozitarit, si dhe numrat dhe informacionet mbi licensat e lëshuara nga Banka e Shqipërisë dhe AMF, për kryerjen e veprimtarisë si i tillë.

Neni 74

Miratimi dhe Publikimi i Prospektit

(i) Gjatë periudhës së shqyrtimit të aplikimit sipas dispozitave përkatëse të këtij Ligji, pas paraqitjes së aplikimit, AMF duhet të miratojë çdo prospekt të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike, para fillimit të ofertës publike për nënshkrimin e aksioneve ose kuotave, dhe gjithashtu duhet të miratojë paraprakisht amendamentet në prospektet ekzistuese të cilat janë bërë për shkak të ndryshimeve thelbësore. Nëse brënda periudhës së parashikuar, AMF nuk arrin të marrë vendimin për miratimin aplikimit të prospektit, ky i fundit ose amendamentet e tij do të konsiderohen të miratuara.

(ii) Nuk lejohet tregtimi nëpërmjet një oferte publike i aksioneve ose kuotave në sipërmarrjen e investimeve kolektive me ofertë publike, para miratimit nga AMF të prospektit të sipërmarrjes së investimeve kolektive.

(iii) Shoqëria administruese, jo më vonë se shtatë (7) ditë kalendarike pasi t’i jetë dhënë miratimi nga AMF, do të publikojë prospektin në gazetat e përditshme të shitura në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

(iv) AMF mund ta miratojë përgatitjen dhe shpërndarjen e prospektit në një formë të thjeshtuar (prospekt i thjeshtëzuar) vetëm për nevoja të një Fondi Investimi, me kusht që të bëhet një deklaratë e qartë dhe e hollësishme për ekzistencën e prospektit të plotë, i cili mund të sigurohet pas bërjes së një kërkese.

(v) Kushtet dhe kriteret e përcaktuara në prospektin e thjeshtëzuar nuk duhet të ndryshojnë nga kushtet dhe kriteret e përmbajtura në prospektin e plotë. Prospekti i thjeshtëzuar duhet të shkruhet në një mënyrë që të kuptohet lehtë nga investitori

48

i zakonshëm. Kërkesat e detyrueshme të prospektit të thjeshtëzuar mund të përcaktohen me një rregullore të AMF.

Neni 75

Frekuenca e Publikimit të Prospektit (i) Në rastin e një shoqërie investimi, prospekti do të përgatitet dhe do t’i paraqitet

AMF për miratim në momentin e emetimit fillestar të aksioneve dhe më tej për çdo emetim të mëpasshëm.

(ii) Në rastin e një Fondi Investimi, çdo prospekt i ri do të përgatitet dhe do t’i paraqitet për miratim AMF, si dhe gjithashtu sa herë që të ndodhë një ndryshim thelbësor në prospekt, siç është parashikuar në Nenin 76, paragrafi (i), (ii) dhe (iii) të këtij Ligji, dhe si në raste të tjera të parashikuara nga ky Ligj.

(iii) AMF mund të miratojë rregullore që rregullon përmbajtjen, publikimin dhe miratimin e prospekteve të plota dhe të thjeshtëzuara.

Neni 76

Ndryshimet në Prospektin e një Fondi Investimi

(i) Ndryshimet në prospektet e fondeve të investimit, të propozuara me qëllim:

a) Zmadhimin e tarifave të hyrjes, tarifave vjetore të administrimit ose tarifave të largimit,

b) Ndryshimin e objektivave të investimit të fondit dhe risqet e lidhura me investimet e parashikuara të fondit të investimit,

c) Ndryshimin në politikën e shpërndarjes së fitimit,

d) Shkrirjen dhe bashkimin në një fond tjetër, ose ndarjen e fondit, të cilat do t’i nënshtrohen miratimit paraprak nga AMF dhe kërkesave të mëposhtme:

i. Njoftimi për ndryshimet e propozuara duhet t’i dërgohet drejtpërdrejt me postë të gjithë zotëruesve të kuotave dhe do të publikohet në një gazetë të përditshme, që shitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, të paktën një herë në dy javë, gjatë një periudhe dy-mujore para datës së zbatimit të ndryshimeve,

ii. Të gjithë zotëruesit e kuotave duhet të njoftohen për faktin se ata kanë të drejtë të kërkojnë nga fondi një shlyerje të kuotave të tyre pa zbritur ndonjë tarifë largimi që aplikohet normalisht para zbatimit të ndryshimeve, së bashku me një njoftim për datën e shlyerjes.

iii. Shlyerja e të gjitha kuotave, sipas kërkesës së marrë, do të kryhet para hyrjes në fuqi të ndryshimeve në prospekt.

(ii) Përveç ndryshimeve të parashikuara në paragrafin (i) të këtij Neni, ndryshimet që lidhen me anëtarët e këshillit të administrimit të shoqërisë administruese,

49

depozitarin ose ekspertët kontabël të autorizuar të fondit të investimit do t’i nënshtrohen gjithashtu miratimit paraprak nga AMF.

SEKSIONI 4 – RREGULLAT E FONDIT PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE ME OFERTË PUBLIKE

Neni 77

Përkufizimi i Rregullave të Fondit (i) Rregullat e fondit të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike do të

rregullojnë marrëdhëniet ligjore ndërmjet Shoqërisë Administruese dhe mbajtësve të kuotave/aksioneve.

(ii) Rregullat e fondit do t’i bashkëngjiten me prospektin e fondit dhe do të jenë pjesë përbërëse e tij.

(iii) Nuk do të jetë e nevojshme që rregullat e fondit t’i bashkëngjiten prospektit, kur prospekti i fondit parashikon se mbajtësit e kuotave do të pajisen me rregullat e fondit, pas bërjes së një kërkese, ose kur ai specifikon vendin se ku mund të sigurohen për shqyrtim rregullat e fondit.

(iv) Informacioni i dhënë në rregullat e fondit duhet të jetë i saktë dhe i plotë.

Neni 78

Përmbajtja e Rregullave të Fondit

(i) Përveç nëse të dhënat e parashikuara në këtë Nen janë pasqyruar tashmë në prospektin e sipërmarrjes së investimeve kolektive, rregullat e fondit duhet të përmbajnë minimalisht edhe të dhënat e mëposhtme:

(a) Emrin e sipërmarrjes së investimeve kolektive si dhe llojin e sipërmarrjes;

(b) Datën e themelimit të sipërmarrjes dhe kohëzgjatjen kur ajo është themeluar për një periudhë të caktuar kohore;

(c) Vendin ku mund të sigurohen raportet gjashtë-mujore ose vjetore dhe ku mund të merret një kopje e prospektit ose çdo informacion tjetër shtesë lidhur me sipërmarrjen;

(d) Shumën minimale dhe maksimale të aseteve monetare që synohet të grumbullohen dhe veprimet që do të ndërmerren në rast se nuk arrihet shuma e caktuar minimale;

(e) Deklaratën e kujdestarisë që shprehet se:

i. Pasuria e sipërmarrjes së investimeve kolektive përveç shumave që mbahen në llogarinë e parave për tu shpërndarë, ruhet nga depozitari për llogari të investitorëve, duke respektuar parimin e barazisë, në përputhje

50

me numrin e aksioneve ose kuotave që zotëron çdo investitor, ose në rastin kur ekzistojnë njëkohësisht si kuota të ardhurash ashtu edhe kuota akumulimi, në përputhje me pjesën individuale në pasurinë e sipërmarrjes e llogaritur në bazë të kuotave të zotëruara nga çdo investitor;

ii. Shumat që ndodhen në llogarinë e parave për tu shpërndarë mbahen nga depozitari vetëm për qëllime shpërndarjeje;

iii. Deklarimin se cila është monedha bazë e fondit;

iv. Datat në vitin kalendarik në të cilin fillon dhe mbaron viti financiar, i cili në rastin e një fondi ombrellë duhet të jetë i njëjtë për të gjitha nën-fondet përbërëse;

v. Data në vitin kalendarik, që do të jetë jo më vonë se dy muaj pas datës në të cilën mbaron periudha paraardhëse e kontabilitetit vjetor, dhe që do të jetë data e deklarimit të shpërndarjes së të ardhurave vjetore, që në rastin e një fondi ombrellë, do të jetë e njëjtë për të gjitha nën-fondet përbërës;

(f) Të drejtat që burojnë nga kuotat ose aksionet:

i. E drejta për të votuar në asamblenë e përgjithshme të një shoqërie investimi;

ii. E drejta për informacion (raportet gjashtë-mujore dhe vjetore);

iii. E drejta për dividente ose pjesë në fitimin e shoqërisë;

iv. E drejta për të shitur aksionet ose kuotat tek sipërmarrja dhe detyrimi i kësaj së fundit për të shlyer kuotën apo për të blerë aksionin;

v. E drejta për tu paguar nga pjesa që ka mbetur nga asetet pas likuidimit ose falimentimit.

(g) Në rastin e një shoqërie investimi, informacionin mbi bursën(at) në të cilat do të tregtohen aksionet;

(h) Përshkrimin e objektivave të investimit të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike dhe natyrën e portofoleve të sugjeruar ose ekzistues, duke specifikuar sektorët e ekonomisë, mënyrën në të cilën mund të arrihen këto objektiva dhe rreziqet që lidhen me investimet dhe strukturat e sipërmarrjes së investimeve kolektive;

(i) Nëse ndonjë nga objektivat e fondit është një investim me natyrë specifike, deklarimin e këtij fakti dhe karakteristikat e kësaj natyre specifike;

(j) shumën minimalë që mund të investohet nga cdo investitor, mënyrën e shlyerjes së kuotave dhe informacionin mbi mënyrën e llogaritjes dhe frekuencën e shpërndarjes së fitimit të fondit të investimit tek zotëruesit e kuotave;

(k) deklaratën se objektivi i investimit është replikimi i një indeksi, në rast se sipërmarrja e investimeve kolektive ka qëllim të replikojë një indeks aksionesh ose instrumentash borxhi;

51

(l) Në rastin e një fondi investimesh: tarifat vjetore, kostot e administrimit dhe kostot operative që mund t’i ngarkohen fondit si dhe përshkrimin e efektit të tyre në të ardhurat e investitorëve në të ardhmen;

(m) Në rastin e fondeve ombrellë në lidhje me vendosjen e tarifës për shkëmbimin e kuotave, një deklaratë që autorizon shoqërinë administruese të një fondi ombrellë për të vendosur një tarifë fikse për shkëmbimin e kuotave mes nën-fondeve (përveç këmbimit të parë të bërë nga një investitor në secilin vit financiar) dhe specifikimin se cili është maksimumi i kësaj tarife;

(n) informacionin mbi mënyrën e llogaritjes si dhe mënyrën dhe frekuencën e shpërndarjes së dividenteve në një shoqëri investimi tek aksionerët e shoqërisë;

(o) sqarim të shkurtër mbi taksat që aplikohen për sipërmarrjen e investimeve kolektive;

(p) Kohëzgjatjen e vitit fiskal;

(q) Datën e publikimit të rregullave të fondit;

(r) Të dhënat mbi shoqërinë administruese:

i. Emri i shoqërisë, forma ligjore,selia e regjistruar dhe zyra qëndrore nëse është e ndryshme nga selia e regjistruar, numrin e licensës të dhënë nga AMF si dhe datën e themelimit dhe regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit,

ii. Në rast se shoqëria administruese administron sipërmarrje të tjera të investimeve kolektive me ofertë publike, duhet të jepet lista e këtyre fondeve,

iii. Emrat e anëtarëve këshillit të administrimit, CV-të e tyre të shkurtra dhe të dhëna treguese nëse ata kanë në ndonjë mënyrë lidhje me njeri-tjetrin,

iv. Shumën e kapitalit të regjistruar të shoqërisë administruese dhe emrat e aksionerëve të shoqërisë administruese, formën ligjore dhe treguesin e pjesëmarrjes së aksionerëve në kapitalin e regjistruar,

v. Emrat, format ligjore, datat e themelimit dhe regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe tek AMF, si dhe rolin e shoqërive që veprojnë si këshilltarë investimi të sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe emrin e kryetarit të këshillit të administrimit ose personat e tjerë përgjegjës në këto shoqëri,

(s) Në rastin e një fondi investimi parashikuar në Nenin 37, të këtij Ligji, në prospekt duhet të përmendet vendi në Republikën e Shqipërisë ku investitorët vendas mund të pajisen me informacion dhe ku mund të blejnë apo shesin kuotat ose aksionet e sipërmarrjes përkatëse të investimeve kolektive. Ky informacion duhet të publikohet në gjuhën shqipe;

(t) Informacioni lidhur me depozitarin, që përfshin emërtimin e shoqërisë, formën ligjore, selinë dhe adresën e këshillit të administrimit të depozitarit, si dhe

52

numrat dhe informacionet mbi licensat e lëshuara nga Banka e Shqipërisë dhe AMF, për kryerjen e veprimtarisë si i tillë.

SEKSIONI 5 – PROMOVIMI I SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE ME OFERTË PUBLIKE

Neni 79

E drejta për të promovuar Sipërmarrjen e Investimeve Kolektive me Ofertë Publike Aktivitetet promocionale të sipërmarrjeve të investimeve kolektive të administruara nga shoqëritë administruese mund të ndërmerren dhe kryhen vetëm nga:

a) Një shoqëri administruese e licensuar me seli të regjistruar në Republikën e Shqipërisë; ose

b) Një shoqëri administruese e licensuar me seli të regjistruar në një vend të BE ose një vend të miratuar nga AMF.

Neni 80

Parimi i Saktësisë (i) Para se të publikohet, i gjithë informacioni promocional në lidhje me sipërmarrjet

e investimeve kolektive me ofertë publike dhe shoqëritë që i administrojnë ato, kryesisht që lidhet me kuotat apo aksionet, operacionet financiare dhe të drejtat e mbajtësve të kuotave dhe/ose aksionerëve të shoqërisë së investimit, duhet t’i paraqitet për miratim AMF.

(ii) Shoqëria administruese është përgjegjëse për integritetin dhe saktësinë e informacionit të publikuar për qëllime të promovimit të fondit të investimit.

(iii) Këshilli i mbikqyrjes i shoqërisë së investimit dhe këshilli i administrimit i shoqërisë administruese do të jenë bashkërisht dhe veçmas përgjegjës për integritetin dhe saktësinë e informacionit të publikuar për qëllime promovimi të shoqërisë së investimit.

Neni 81

Kushtet e Promovimit dhe Publikimi i të Dhënave Informacioni promocional mbi sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike mund t’u komunikohet personave të tretë nëpërmjet shtypit, reklamave në radio dhe televizion, me anë të takimit personalisht të personave, komunikimit telefonik, internetit dhe medias elektronike si dhe nëpërmjet televizionit interaktiv, ku në mjetet e mundshme të komunikimit të medias përfshihen gjithashtu:

a) broshurat,

53

b) reklamat në gazeta dhe revista, në radio, televizion dhe Internet,

c) posta e rregullt ose elektronike, mesazhet me faks ose forma të tjera të dërgimit të postës,

d) tregtimi përmes telefonit, duke përfshirë përdorimin e një ofruesit të specializuar të shërbimeve të tregtimit telefonik mbi bazën e një marrëveshjeje të lidhur me shoqërinë administruese,

e) letrat, komunikimet telefonike ose kontaktet personale,

f) mjetet e promovionit të shitjeve me elemente të stimujve financiarë,

g) publikime investimi ose publikime të tjera që ofrojnë rekomandime të përgjithshme investimi duke përfshirë dhe blerjet, pjesëmarrjen ose shitjet e investimeve,

h) prezantimin në një grup të madh njerëzish (20 ose më shumë),

i) metodat ose mjetet e tjera të komunikimit të cilat individëd ose personat juridikë në Republikën e Shqipërisë mund t’i lexojnë, shohin ose marrin.

Neni 82

Ruajtja e Kopjeve të Materialeve Promocionale (i) I gjithë informacioni promocional në lidhje me sipërmarrjet e investimeve

kolektive me ofertë publike do të miratohet nga personat e autorizuar për të përfaqësuar shoqëritë administruese.

(ii) Shoqëritë administruese do të mbajnë një kopje të çdo materiali promocional të publikuar, si dhe burimet e të dhënave që mbështesin referencat e pasqyruara në këto publikime; dhe këto duhet të jenë të disponueshme për inspektim nga ana e AMF pas bërjes së një kërkese.

Neni 83

Mënyra e Promovimit Në rastin kur shpërndahet informacion promocional mbi sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike dhe shoqëritë e tyre administruese:

a) qëllimi i tyre promocional nuk duhet të fshihet ose të prezantohet në mënyrë false,

b) duhet të jepet një përshkrim i saktë dhe i vërtetë i sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike që po promovohet si dhe i detyrimeve të pritshme dhe rreziqeve që lidhen me to,

c) duhet që faktet dhe citimet e dhëna janë të plota, të qarta, të vërteta dhe të kuptueshme në datën në të cilën jepen si dhe nuk duhet të jenë çorientuese (dhe çdo fakt i dhënë të jetë i provueshëm,

d) duhet qe çdo opinion i dhënë të jetë i plotë dhe i qartë dhe të përmendet se për përdorimin e mëtejshëm të tij është marrë miratimi nga shoqëria administruese,

54

e) duhet që çdo krahasim i bërë të bazohet në fakte të cilat janë të sakta dhe të azhornuara ose që përfundimet e tyre kryesore janë dhënë në mënyrë të qartë, dhe se çdo krahasim i tillë është dhënë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme i cili në asnjë mënyrë nuk është çorientues dhe që bazohet në të gjithë faktorët kyçë për një krahasim të këtij lloji,

f) nuk duhet të jepet asnjë shtrembërim, në veçanti sa i përket ekspertizës profesionale të personave përgjegjës, aseteve, qëllimit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe aktivitetit tregtar të shoqërisë administruese dhe numrit të aksioneve apo kuotave që ajo zotëron në sipërmarrjen e investimeve kolektive,

g) duhet siguruar që paraqitja, përmbajtja ose forma e informacionit promocional nuk shtrembëron, fsheh ose pakëson rëndësinë e ndonjë deklarate, paralajmërimi ose reference që duhet të jepet sipas këtij Ligji apo akteve nënligjore të miratuara në zbatim të tij,

h) duhet siguruar që nuk mund të citohet asnjë licensë e dhënë nga organi kompetent, pa lejen e AMF ose të organit tjetër kompetent dhe se asnjë person i tretë nuk do t’i lihet të besojë se licensa e dhënë nga AMF ka një kuptim të ndryshëm nga vërtetimi që provon se firma e dhënë ka përmbushur të gjitha kushtet për përftimin e statusit ligjor të treguar në licensë,

i) Nuk mund të hiqet asnjë e dhënë nëse kjo heqje do ta bënte informacionin promocional të pasaktë, të pavërtetë, të paqartë ose çorientues (që çon në gjykime të gabuara),

j) Duhet të jepet një përshkrim i saktë dhe i vërtetë i sipërmarrjes së investimit kolektiv me ofertë publike, detyrimet e parashikuara dhe rreziqet që lidhen me to.

Neni 84

Prezantimi i Rezultateve Prezantimi i rezultateve të biznesit të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike:

a) nuk duhet të jetë subjekt i ndonjë garancie ose premtimi,

b) nuk duhet të bëhet në formën e vlerësimeve të përafërta,

c) duhet të reflektojë performancën e veprimtarisë së investimit nga momenti i themelimit të tij deri në ditën e prezantimit, ose performancën në pesë vitet e fundit, cilado nga të dy periudhat qoftë më e shkurtër,

d) duhet të paraqesë të dhënat më të fundit të disponuara në momentin e prezantimit të rezultateve të biznesit të investimit,

e) duhet të hartohet në mënyrë të normalizuar sa i përket periudhave të mbuluara, me përfshirjen ose përjashtimin e faktorëve të caktuar të cilët prekin këto rezultate (si për shembull, bazën për çmimin, kostot, taksat, dividendët),

f) nuk duhet të prezantohet në një mënyrë që mund të interpretohet si parashikim për rezultatet e mundshme të aktivitetit në të ardhmen.

55

Neni 85

Rregullore e AMF AMF do të nxjerrë një rregullore për të përcaktuar përmbajtjen dhe metodat e paraqitjes së rezultateve të biznesit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike.

AMF mund të nxjerrë një rregullore për të detajuar përmbajtjen, kufijtë kohorë, dhënien dhe modifikimet e informacionit promocional lidhur sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike.

Neni 86

Përjashtimet nga Kushtet e Promocionit dhe Publikimi i të Dhënave

Komunikimet që përjashtohen nga zbatimi i dispozitave të këtij Ligji sa i përket kushteve të promocionit dhe publikimit të informacionit promocional lidhur me fondet e investimit me ofertë publike do të jenë:

a) komunikimet ndërmjet shoqërisë administruese dhe çdo subjekti tjetër të licencuar për të kryer një aktivitet financiar në Republikën e Shqipërisë,

b) njoftimet e shkurtra, ekskluzivisht faktike, në radio, televizion, shtyp ose media elektronike në lidhje me fondin dhe/ose shoqërinë administruese, dhe të dhënat kryesore të kontaktit,

c) letrat dhe materialet e shkruara që u adresohen individualisht personave të tretë lidhur me kërkesat e tyre specifike, të cilat nuk bien në kategorinë e reklamimit masiv postar

d) raportet vjetore të biznesit dhe raportet financiare të sipërmarrjes së investimeve kolektive ose shoqërisë së tij administruese.

SEKSIONI 6 – POLITIKAT E INVESTIMIT PËR SIPËRMARRJEN E INVESTIMEVE KOLEKTIVE ME OFERTË PUBLIKE

Neni 87

Investimet e Lejuara (i) 90% e portofolit të një sipërmarrjeje të investimeve kolektive me ofertë publike

duhet të përbëhet nga sa më poshtë:

a) Tituj të transferueshëm dhe instrumente të tregut të parasë, që tregtohen në tregje të rregulluara ose në një bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë, në një vend të BE apo në një vend tjetër të lejuar nga AMF;

56

b) Kuota e fondeve të investimit apo aksione të shoqërive të investimit te licensuara sipas këtij ligji, si dhe kuota ose aksione të skemave kolektive të investimit të licensuara në përputhje me standardet e BE;

c) Depozita në institucione kreditimi, të cilat mund të tërhiqen menjëherë ose që kanë afat maturimi jo më shumë se 12 muaj;

d) Instrumente financiare derivative;

e) Instrumente të tregut të parasë përveç atyre të tregëtuara në një treg të rregulluar.

(ii) Një sipërmarje investimi kolektive mund të investojë jo më shumë se 10 % të aseteve të tij në tituj të transferueshëm dhe në instrumente të tregut të parasë të ndryshme nga ato të përmendura më sipër.

(iii) Një sipërmarrje e investimeve kolektive me ofertë publike nuk duhet të zotërojë metale të çmuara ose çertifikata që përfaqësojnë këto metale.

(iv) Një shoqëri investimi mund të zotërojë prona të luajtshme dhe të paluajtshme që janë thelbësore për kryerjen e drejtpërdrejtë të aktivitetit tregtar.

(v) Sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike mund të mbajnë asete likuide dytësore.

(vi) Një sipërmarrje e investimeve kolektive me ofertë publike, si pjesë të politikës së saj të investimit për administrim efektiv të portofolit, mund të përdorë instrumente financiare derivative. Megjithatë shoqëria administruese duhet të ketë një proces dhe teknika efektive të menaxhimit të riskut për një administrimin eficent të portofolit apo për t’u ruajtur nga ndryshimi i kursit të monedhës.

Neni 88

Kufizimet e Investimit

(i) Sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike nuk mund të investojë më shumë se 5 % të aseteve të saj neto në tituj dhe instrumente të tregut të parasë të një emetuesi të vetëm.

(ii) Sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike nuk mund të investojë më shumë se 20 % të aseteve të saj neto në depozita në të njëjtin institucion.

(iii) Limiti prej 5% sipas paragrafit (i), mund të rritet në 10%. Në këtë rast vlera totale e titujve dhe instrumentave të tregut të parasë në të cilat një sipërmarrje e investimeve kolektive me ofertë publike investon duke tejkaluar 5 % e aseteve të fondit, nuk duhet të tejkalojë 40 % të vlerës neto totale të aseteve të fondit.

a) Limiti prej 5 % mund të zmadhohet me miratimin e AMF deri në 35 % në rastin e titujve dhe instrumentave të tregut të parasë të emetuara ose garantuara nga qeveritë dhe autoritetet lokale të Republika e Shqipërisë, vendeve të BE, vende të tjera lejuara nga AMF, ose nga organizma publikë ndërkombëtare në të cilat bëjnë pjesë një ose më shumë vende të BE.

57

b) Limiti prej 5 % mund të zmadhohet deri në 25 % në rastin e titujve dhe instrumentave të tregut të parasë të emetuara nga institucionet kredituese të cilat e kanë selinë e regjistruar në Republikën e Shqipërisë, apo një vend të BE dhe që i nënshtrohen mbikëqyrjes publike.

c) Limitet e zmadhuara si më sipër nuk do të merren në konsideratë për qëllim të aplikimit të limitit prej 40 % për investimin e plotë në një emetues të vetëm. Investimi total në tituj dhe instrumenta të tregut të parasë të emetuara nga organet qeveritare në të cilat një sipërmarrje e investimeve kolektive me ofertë publike investon më shumë se 5 % në një emetues të vetëm, nuk do të tejkalojë vlerën neto të aseteve totale të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike. Investimi total në tituj dhe instrumenta të tregut të parasë të emetuara nga institucione kredituese të mbikqyrura, në të cilët sipërmarrja e investimeve kolektive investon më shumë se 5% në një emetues te vetëm, nuk duhet të kalojë 80% të vlerës totale të aseteve të sipërmarrjes kolektive me ofertë publike.

(iv) Ekspozimi ndaj riskut të palës tjetër, i një sipërmarrjeje të investimeve kolektive në një transaksion në një treg të rregulluar nuk duhet të tejkalojë:

a) 10% të aseteve të tij neto kur pala tjetër është një institucion i mbikqyrur kreditimi

b) 5% të aseteve të tij neto në rastet e tjera.

(v) Në rast se aplikohen limitet e zakonshëm, limiti i kombinuar i investimeve, depozitimeve dhe ekspozimeve që lindin nga derivativet me një emetues të vetëm së bashku nuk do të tejkalojë 20% të aseteve neto.

(vi) Nëse sipërmarrja e investimeve kolektive përpiqet që të replikojë një indeks aksionesh ose indeks instrumentesh borxhi, AMF mund të lejojë që deri në 20% të aseteve neto të fondit të investohet në aksione ose instrumente borxhi të një emetuesi të vetëm.. Limiti mund të zmadhohet deri në 35% në një emetues të vetëm në kushte të jashtëzakonshme të tregut, veçanërisht kur tituj ose instrumente të caktuara të tregut të parasë janë tepër dominante.

(vii) Asetet e sipërmarrjes së investimeve kolektive duhet të përbëhet nga të paktën 6 tituj ose instrumenta të tregut të parasë të ndryshme, dhe vlera e një emetim të vetëm nuk mund të tejkalojë 30% të totalit të aseteve neto të tij. Rregullat e fondit ose instrumentet e themelimit duhet të përmendin shprehimisht vendet, autoritetet lokale ose organizmat ndërkombëtarë publikë në të cilat fondi i investimit ka qëllim të investojë më shumë se 35 % të aseteve të tij.

(viii) Sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike mund të zotërojë kuota ose aksione në një formë tjetër të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike. Ajo mund të investojë deri në 100 % të aseteve të saj në kuota ose aksione të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike.

a) Sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike nuk mund të investojë më shumë se 20 % të aseteve të saj në kuotat ose aksione të një sipërmarrje të investimeve kolektive të vetme. Në total, një fond investimesh nuk mund të investojë më shumë se 30 % të aseteve të tij aksione të shoqërive të investimit

58

me ofertë publike. Për qëllime të investimit në kuota ose aksione të sipërmarrjeve të tjera të investimeve kolektive me ofertë publike, limitet e përcaktuar në paragrafët (i) – (v) të këtij Neni nuk do të zbatohen.

b) Sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike duhet ta pasqyrojë në prospektin ose rregullat e fondit faktin kur ajo ka synim të investojë një pjesë thelbësore të aseteve të saj në tituj/aksione në një formë tjetër sipërmarrjeje të investimit kolektiv me ofertë publike.

c) Në rastin kur sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike ka të përbashkët (drejtpërdrejt ose tërthorazi) një shoqëri administruese me një tjetër sipërmarrje të investimeve kolektive me ofertë publike në të cilën ajo investon, shoqëria administruese nuk duhet të vendosë tarifa nënshkrimi ose shlyerjeje për zotëruesit e kuotave ose aksionerët për investimet në kuotat apo aksionet e sipërmarrjeve të tjera të investimeve kolektive me ofertë publike.

(ix) Një sipërmarrje e investimeve kolektive me ofertë publike nuk duhet të zotërojë më shumë se 10% të aksioneve me të drejtë vote të një emetuesi të vetëm, shumë se 10 % të aksioneve pa të drejtë vote të një emetuesi të vetëm, 10 % të titujve të borxhit të një emetuesi të vetëm, 10% të instrumenteve të tregut të parasë të një emetuesi të vetëm, ose 25% të uniteve apo aksioneve të një sipërmarrjeje të investimeve kolektive.

(x) Paragrafet (i) deri në (ix) nuk do të zbatohen për fondin ombrellë njësoj sikur ai të ishte fond i vetëm titujsh, por do të zbatohen për çdo nën-fond të fondit ombrellë njësoj sikur çdo pjesë e veçantë të ishte një fond i vetëminvestimi.

(xi) Kufizimi i paragrafit të mësipërm nuk përfshin investimin total të përbashkët nga nën-fondet në çfarëdolloj klase të kuotave të emetuara nga cilido emetues, nëse ai nuk tejkalon 10 % të vlerës neto të aseteve të të gjitha nën-fondeve të marra si një e tërë.

Neni 89

Marrja dhe dhënia Hua (i) AMF pas kërkesës së një sipërmarrje të investimeve kolektive mund të japë

miratimin për marrjen hua përkohësisht deri në 10 % të aseteve/vlerës së sipërmarrjes së investimeve kolektive. Ky limit mund të zmadhohet deri në 15 % në rastin kur fondi i investimit merr hua në mënyrë që të bëjë të mundur blerjen e pronës së paluajtshme për kryerjen e drejtpërdrejtë të biznesit.

(ii) Nuk duhet të jepen hua për llogari të një sipërmarrje të investimeve kolektive dhe as nuk mund të përdoren këto sipërmarrje për të siguruar ndonjë hua.

Neni 90

Kostot që lidhen me Fondin e Investimit (i) Tarifat që u vendosen mbajtësve të kuotave e fondit të investimit kufizohen në:

59

(a) Tarifën e hyrjes, e cila i shtohet shuma e pagesës në kohën e shitjes së kuotave;

(b) Tarifën e largimit, e cila zbritet nga vlera neto e aseteve të fondit për çdo kuotë në kohën e shlyerjes;

(c) Tarifa e administrimit, e cila llogaritet ditë për ditë mbi bazën e vlerës neto të aseteve të fondit, sipas formulës së mëposhtme:

Tarifa vjetore e raportuar e administrimit × 1 .

365

(ii) Kostot operative të shoqërisë administruese dhe shërbimeve të cilat ajo i siguron për fondet e investimit, përveç tarifave të parashikuara në paragrafin (i) të këtij Neni, nuk duhet t’i faturohen fondit, ku përjashtim i vetëm është nënshkrimi i zotëruesve të kuotave, në rastin kur ky shërbim sigurohet nga shoqëria administruese.

(iii) Nuk lejohet vendosja e tarifave lidhur me rezultatet e veprimtarisë së fondit.

(iv) Kostot e tjera që mund të regjistrohen drejtpërdrejt duke debituar zotëruesit e kuotave janë si më poshtë:

a) Tarifat dhe kostot që i paguhen depozitarit;

b) Kostot, komisionet ose shpërblimet lidhur me blerjen ose shitjen e aseteve;

c) Kostot e mbajtjes së regjistrit të kuotave, duke përfshirë dhe kostot e lëshimit të vërtetimeve të transaksioneve ose vërtetimet e balancës së kuotave nëse është e nevojshme, si dhe kostot e shpërndarjes së fitimeve;

d) Kostot e auditimit vjetor;

e) Kostot e përgatitjes, printimit dhe tarifat postare lidhur me raportet gjashtë-mujore dhe vjetore për zotëruesit e kuotave;

f) Të gjitha tarifat dhe shpërblimet e parashikuara, që i paguhen AMF, lidhur me dhënien e licensës për fondin;

g) Taksat që paguhen nga fondi mbi asetet ose fitimin e tij;

h) Kostot e komunikimit të ndryshimeve në prospekt dhe komunikimet e tjera të parashikuara, dhe

i) Kostot e tjera, siç është parashikuar nga ligje të veçanta.

(v) Asnjë kosto e vetme nuk do të paguhet nga asetet e fondit të investimit, përveç nëse ajo është pasqyruar si kosto në prospektin e fondit.

(vi) Asnjë tarifë ose shpërblim nuk do t’i ngarkohet fondit të investimit, lidhur me reklamimin ose promocionin e kuotave të fondit dhe të shpërblimeve të përfaqësuesve të fondit për shitjet. Këto kosto, shoqëria administruese do t’i paguajë nga të ardhurat e fituara mbi bazën e tarifave të administrimit, të hyrjes dhe largimit.

(vii) Mënyra në të cilën shuma totale e të gjitha kostove të pasqyruara tek librat kontabël duke debituar fondet e investimit, do të shprehet si raport i shpenzimeve

60

totale dhe metoda e llogaritjes do të jetë e përcaktuar dhe e specifikuar në rregullat dhe prospektin e fondit si dhe do të publikohet në raportin vjetor financiar të audituar.

(viii) Raporti i shpenzimeve ttotale ë fondit nuk duhet të tejkalojë 3.5 % të vlerës neto të aseteve të fondit. Me mbylljen e periudhës vjetore të kontabilitetit, AMF do të publikojë, çdo vit, një përmbledhje krahasimore të vlerave totale të shpenzimit për të gjitha fondet e investimit.

(ix) Të gjitha kostot, të cilat në një vit të veçantë tejkalojnë maksimumin e lejuar të vlerës totale të shpenzimeve prej 3.5 % do të merren përsipër nga shoqëria administruese.

Neni 91

Llogaritja e Tarifave dhe Kostove Shuma totale e të gjitha kostove të pasqyruara në librat kontabël duke debituar fondin e investimit do të shprehen si raport i shpenzimeve totale dhe do të llogaritet për çdo vit paraardhës në mënyrën e mëposhtme:

(Tarifa totale e administrimit + shuma totale e të gjitha kostove të tjera, parashikuar në Nenin 90 të këtij Ligji, minus kostot

e parashikuara në paragrafët (i), (ii), (vii) dhe (ix) të Nenit 90) _____________________________________________________________ × 100

Vlera mesatare neto e aseteve

dhe do të publikohet në raportin financiar vjetor të audituar.

KREU VI

SHOQËRIA E INVESTIMIT ME OFERTË PRIVATE

Neni 92

Nocioni i Shoqërisë së Investimit me Ofertë Private

Shoqëria e investimit me ofertë private është një shoqëri aksionere me seli të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, e cila themelohet në përputhje me ligjin për shoqëritë tregtare dhe vetëm pas miratimit të AMF, objekti i aktivitetit tregtar të së cilës është investimi i fondeve të saj me qëllim shpërndarjen e riskut të investimit duke u dhënë investitorëve të saj si pasojë e një oferte private, përfitimin e rezultateve të administrimit të atyre fondeve; dhe të drejtat e investitorëve përfaqësohen nga aksionet ose kuotat në atë shoqëri.

61

Neni 93

Themelimi i Shoqërisë së Investimit me Ofertë Private (i) Shoqëria e investimit me ofertë private mund të themelohet për një periudhë të

caktuar ose të pacaktuar kohe.

(ii) Aksionet e shoqërisë së investimit me ofertë private, emetohen nëpërmjet një oferte private vetëm ashtu siç lejohet dhe përshkruhet në Ligjin Nr. 9879 “Për Titujt”, datë 21.02.2008 dhe aktet e tij nënligjore.

(iii) Rregullat e fondit dhe prospekti i shoqërisë së investimit me ofertë private përcaktojnë objektivat e saj të investimit.

(iv) Shoqëria e investimit me ofertë private mund të ofrojë aksionet e saj vetëm pas regjistrimit në regjistrin e fondeve.

(v) AMF do të nxjerrë një rregullore për të përcaktuar kërkesat e sakta të aplikimit për miratimin eshoqërisë së investimit me ofertë private.

Neni 94

Prospekti i Shoqërisë së Investimit me Ofertë Private

(i) Prospekti i shoqërisë së investimit me ofertë private përbën një ftesë për blerje aksionesh, që i adresohet ekskluzivisht një personi të caktuar ose një grupi të kufizuar investitorësh, që përmbushin kërkesat siç është përcaktuar nga Ligji Nr. 9879 “Për kuotat”, datë 21.02.2008 dhe aktet e tij nënligjore.

(ii) Informacioni i dhënë në prospekt duhet të jetë i saktë dhe i plotë.

Neni 95

Ndalimet për Promocionin e Shoqërisë së Investimit me Ofertë Private

(i) Shoqëria e investimit me ofertë private nuk duhet të përfshihet në fushata publike me qëllim promovimin e investimit që ajo administron. Shpërndarja publike e materialeve prezantuese të cilat, përveç dhënies së informacionit mbi emërtimin dhe aktivitetin e shoqërisë së investimit, orienton investitorët potencialë të përshtatshëm për këtë lloj shoqërie, në shoqërinë e investimit me ofertë private, nuk do të konsiderohet promocion publik.

(ii) Të gjitha të dhënat prezantuese mbi shoqërinë e investimit me ofertë private duhet të autorizohen nga anëtarët e këshillit të administrimit dhe duhet të jenë të plota, të qarta, të vërteta dhe të sakta dhe nuk do të jenë çorientuese, në veçanti sa i përket risqeve dhe tarifave.

Neni 96

Kushtet e Prezantimit të Rezultateve dhe Përhapja e të Dhënave

62

Çdo prezantim i rezultateve të biznesit të një shoqërie investimi me ofertë private do të:

a) përbëhet nga të dhënat më të fundit të disponueshme në momentin e prezantimit të rezultateve të biznesit,

b) hartohet në mënyrë të njëtrajtshme përsa i përket periudhave të mbuluara, me përfshirjen ose përjashtimin e faktorëve të veçantë të cilët ndikojnë në këto rezultate (psh bazat për çmimin, kostot, taksat, dividentët, etj.)

Neni 97

Politika e Investimit të një Shoqërie Investimi me Ofertë Private Kërkesat, ndalimet dhe kufizimet precize për politikën e investimit të një shoqërie investimi të mbyllur me ofertë private përcaktohen me rregullore të vecantë të AMF.

KREU VII

SHITJA E AKSIONEVE OSE KUOTAVE NË SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE

Neni 98

Subjektet e lejuara (i) Shitja e aksioneve ose kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë

publike do të kryhet nga shoqëritë administruese.

(ii) Përveç sa parashikohet në paragrafin (i) të këtij Neni, shitja e aksioneve ose kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike mund të realizohet nga subjektet e mëposhtme ligjore të cilat kanë lidhur një kontratë me shoqërinë administruese dhe që janë të autorizuar për të operuar në Republikën e Shqipërisë:

a) bankat,

b) shoqëritë e sigurimit,

c) shoqëritë komisionere,

d) persona të tjerë juridikë që kryejnë transaksione shitjeje për shoqërinë administruese bazuar në një kontratë bashkëpunimi mes palëve.

Neni 99

Veprimtaria si agjent i shoqërisë administruese dhe investitorëve (i) Në shitjen e aksioneve ose kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive me

ofertë publike, bankat ose shoqëritë e sigurimit dhe personat e tjerë juridikë të

63

parashikuar në Nenin 98, paragrafi (ii), pika d e këtij Ligji, do të veprojnë si agjentë të shoqërisë administruese bazuar në një kontratë me shkrim të përfunduar me shoqërinë administruese.

(ii) Në shitjen e aksioneve ose kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike, shoqëritë komisionere dhe bankat e licensuara për të kryer veprime me titujt do të veprojnë si agjentë të klientëve në blerjen e aksioneve ose kuotave për llogari të tyre, bazuar në një kontratë të lidhur me ta.

Neni 100

Njoftimi i pezullimit të licensave (i) Subjektet e përmendur në Nenin 99 të këtij Ligji nuk do të përfshihen në

transaksionet e shitjeve që përfshijnë kuota ose aksione në sipërmarrjen e investimeve kolektive me ofertë publike, gjatë periudhës në të cilën autoriteti kompetent ka pezulluar përkohësisht licensat e tyre.

(ii) Ata kanë detyrimin të njoftojnë menjëherë shoqëritë administruese me të cilat kanë përfunduar një kontratë për kryerjen e transaksioneve të shitjeve lidhur me çdo pezullim të licensës së tyre.

(iii) AMF mund të nxjerrë një rregullore të veçantë që rregullon kushtet, mënyrën e marrjes së autorizimit për shitjen e aksioneve ose kuotave në sipërmarrjet kolektive të investimit për të gjithë individët e punësuar nga një person juridik dhe individët e tjerë që kryejnë këto transaksione për shoqërinë administruese sipas një kontrate të veçantë.

Neni 101

Mënyra dhe Kushtet e Shitjes

Subjektet e parashikuar në Nenin 99 të këtij Ligji, të autorizuar për shitjen e aksioneve ose kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike do të jenë të detyruar:

a) T’u garantojnë investitorëve disponueshmërinë e të gjitha dokumenteve dhe të dhënave përkatëse, kryesisht prospektin, raportet, çmimet, etj.

b) Të kontrollojnë nëse kërkesat për blerjen dhe shlyerjen janë përfunduar në mënyrë të rregullt,

c) T’i dërgojnë rregullisht shoqërisë administruese kërkesat për shitje dhe shlyerje,

d) Në promovimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike ose dhënien e të dhënave mbi shoqëritë e investimit me ofertë private, të përdorin vetëm prospektin, raportet dhe materialet promocionale ose prezantuese të miratuara nga një shoqëri e licensuar administruese,

e) Të mos japin ndonjë informacion fals ose informacion që mund të jetë çorientues për investitorët sa i përket gjendjes së sipërmarrjes, ose ndonjë deklaratë false rreth sipërmarrjes, objektivave të tij të investimit, risqet e lidhura me to, çmimet,

64

rendimentin e investimit, ose ndonjë çështje ose informacion tjetër në lidhje me sipërmarrjen apo shoqërinë administruese të licensuar, ose ndonjë deklaratë tjetër e cila bie në kundërshtim me përmbajtjen e prospektit të fondit, rregullat e fondit ose raportet e tij,

f) Të mbajnë përgjegjësi para shoqërisë së administrimit për çdo gabim ose pakujdesi të punonjësve të tyre dhe çdo mospërputhshmëri me këtë Ligj dhe rregullore të tjera,

g) T’i bëjnë të ditur investitorit potencial shumën e komisionit të paguar në lidhje me angazhimin e tyre në shitjen e aksioneve ose kuotave, të llogaritura si përqindje tarifës së hyrjejes, tarifës vjetore të administrimit, ose tarifës së largimit,

h) T’i bëjnë të ditur investitorit potencial faktin se cilën shoqëri administruese ai përfaqëson dhe nëse ai ofron për shitje vetëm produktet e asaj apo të më shumë shoqërive,

i) Të sigurohen që sipërmarrja apo sipërmarrjet e investimeve kolektive të propozuara plotësojnë nevojat e palës së interesuar,

j) Të veprojnë në çdo kohë në përputhje me këtë Ligj dhe rregulloret përkatëse.

Neni 102

Dhënia e Rekomandimeve Në rastin kur shoqëritë komisionere japin rekomandime lidhur me një blerje ose shitje të aksioneve ose kuotave në një fond, ato do të jenë të detyruara të zbatojnë dispozitat e Nenit 101 të këtij Ligji, me përjashtim të paragrafit 1, pikat f) dhe h) të atij Neni.

Neni 103

Shpërblimi për shitjet Subjektet e parashikuar në Nenin 99 të këtij Ligji do ta marrin shpërblimin për punën e tyre vetëm nga shoqëria administruese, e cila do e përballojë nga tarifa hyrëse, të administrimit ose të largimit të arkëtuara nga investitorët.

Neni 104

Rregullore e AMF AMF do të nxjerrë një rregullore që përcakton subjektet e autorizuar për shitjen ose promovimin e shitjes së aksioneve ose kuotave, duke vendosur kushtet lidhur me mënyrën e operimit të tyre në lidhje me shitjen ose promovimin e shitjes dhe kërkesat e raportimit në lidhjet me shitjen e aksioneve ose kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive.

65

KREU VIII

BASHKIMI DHE MBYLLJA E SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE

Neni 105

Bashkimi dhe Mbyllja e Shoqërive të Investimit me Ofertë Publike dhe Private

Bashkimi dhe mbyllja e shoqërie investimi me ofertë publike dhe private do të realizohet në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”

Neni 106

Bashkimi dhe Mbyllja e Fondeve të Investimit

(i) Dy fonde investimi mund të bashkohen në varësi të miratimit nga AMF. Procedura, kushtet dhe mënyra e bashkimit do të përshkruhen në një rregullore të nxjerrë nga AMF për këtë qëllim.

(ii) Mbyllja e një fondi investimi do të realizohet nga shoqëria administruese që administron fondin, përveç rasteve kur shoqëria administruese i është nënshtruar procedurave të falimentimit ose kur AMF ka pezulluar përkohësisht ose ka hequr në mënyrë të përhershme licensën e shoqërisë administruese.

(iii) Në rastin kur nuk është e mundur mbyllja e fondit të investimit nga shoqëria administruese për shkak të arsyeve të përcaktuara në paragrafin (ii) të këtij Neni, mbyllja do të realizohet nga depozitari i fondit. Nëse depozitari është duke ju nënshtruar procedurave të falimentimit ose kur licensa e tij si depozitar ose si bankë është pezulluar përkohësisht ose është hequr në mënyrë të përhershme, prishja e fondit do të realizohet nga një likuidator fondi i caktuar nga AMF.

(iv) AMF është e detyruar të caktojë pa vonesë likuidatorin e fondit të investimit të parashikuar në paragrafin (iii) të këtij Neni dhe në caktimin e tij duhet të veprojë me kujdesin maksimal duke u siguruar se ai do të marrë në konsideratë të drejtat dhe interesat e zotëruesve të kuotave në fondin e investimit. AMF është përgjegjëse para zotëruesve të kuotave për çdo vonesë të pajustifikuar ose hezitim në caktimin e likuidatorit të fondit të investimit, ose për çdo sjellje e cila është në kundërshtim me parimin e kujdesit maksimal dhe që ka shkaktuar ndonjë dëm tek zotëruesit e kuotave.

Neni 107

Të Drejtat, Detyrimet dhe Përgjegjësitë e Likuidatorit

(i) Likuidatori është i detyruar të informojë AMF dhe të gjithë investitorët e fondit, jo më vonë se shtatë ditë nga data e marrjes së vendimit për mbylljen, ose nga data e emërimit të tij si likuidator lidhur me mbylljen e fondit.

66

(ii) Pas marrjes së vendimit për mbyllje, çdo shitje e mëtejshme ose shlyerje e kuotave në fondin e investimit është e ndaluar, përveç në rastet e kërkesave të marra pas përcaktimit më të fundit të çmimit dhe para marrjes së vendimit për mbyllje.

(iii) Nga data e marrjes së vendimit për mbyllje, nuk do të ngarkohet asnjë tarifë mbi fondin e investimit përveç tarifave për depozitarin, kostot e lidhura me procedurën e mbylljes dhe shqyrtimin e saj si dhe kostot e lidhura me përgatitjen dhe prezantimin tek invesitorët e fondit të raporteve të audituara gjashtë-mujore ose vjetore, gjatë procedurës së mbylljes së fondit të investimit.

(iv) Likuidatori është i detyruar t’i paraqesë AMF raportet për ecurinë dhe raporte përfundimtare të mbylljes si dhe është përgjegjës për përgatitjen e raporteve të kërkuara.

Neni 108

Përfundimi i Procedurës së Mbylljes së Fondit të Investimit

(i) Gjatë procedurës së mbylljes, do të shiten të gjitha asetet e fondit, si dhe do të paguhen detyrimet e fondit të kërkueshme deri në datën e marrjes së vendimit për mbyllje.

(ii) Pjesa e mbetur e vlerës neto të aseteve të fondit do të shpërndahet tek zotëruesit e kuotave në përpjestim me pjesën e tyre në fond.

(iii) AMF do të nxjerrë një rregullore që rregullon procedurën, kostot dhe kufijtë kohorë për prishjen e fondeve të investimit.

KREU IX

PËRCAKTIMI I VLERËS SË ASETEVE DHE ÇMIIMT TË AKSIONEVE DHE KUOTAVE TË SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE

Neni 109

Frekuenca e Llogaritjes të Vlerës Shoqëria administruese duhet të përcaktojë vlerën e aseteve të fondit të investimeve dhe të të gjitha detyrimeve dhe tarifave të saj para se të llogarisë vlerën neto të aseteve për çdo kuotë, apo çmimin për çdo kuotë.

a) Vlera neto e aseteve të një fondi investimi do të llogaritet ditë për ditë, në kohën e treguar në prospekt. Shoqëria administruese do të njoftojë AMF ditën tjetër të punës mbi vlerën e aseteve të fondit të investimit, detyrimet dhe tarifat e tij si dhe mbi çmimin e kuotave të fondit të investimit siç janë në datën e llogaritjes.

b) Vlera neto e aseteve të një shoqërie investimi do të llogaritet të paktën një herë në muaj, në kohën e treguar në prospekt.

67

c) AMF mund të nxjerrë një rregullore të posaçme duke specifikuar frekuenca të ndryshme për përcaktimin të vlerës neto të aseteve.

Neni 110

Përgjegjësia për Llogaritjen e Vlerës së Sipërmarrjes së Investimeve Kolektive dhe të Çmimit të Kuotave dhe Aksioneve

(i) Vlera e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike dhe çmimi i kuotave në një fond investimi do të llogariten nga shoqëria administruese.

(ii) Llogaritja e vlerave të parashikuara në paragrafin (i) të këtij neni do t’i nënshtrohet kontrollit dhe verifikimit nga depozitari i cili në këtë rast do të jetë përgjegjës për saktësinë e llogaritjes. Depozitari do të nënshkruajë dokumentin që përmban përcaktimin e vlerës së aseteve dhe do të mbajë një kopje në dosjen e tij e cila do t’i vihet në dispoziciont AMF për inspektim sipas kërkesës.

(iii) Eksperti kontabël i jashtëm i sipërmarrjes së investimeve kolektive është i detyruar të bëjë kontrolle të rastësishme gjatë auditimit vjetor për t’u siguruar se janë respektuar parimet e specifikuara në aktet ligjore për përcaktimin e vlerës, që çmimet e aksioneve ose kuotave të llogaritura mbi bazën e atyre parimeve janë të sakta dhe se tarifa e administrimit dhe tarifat apo kostot e tjera të parashikuara në akte ligjore, prospekt ose rregullat e fondit nuk tejkalojnë shumat e lejuara.

Neni 111

Parimet dhe Metodologjia e Përcaktimit të Vlerës së Portofolit të Sipërmarrjes së Investimeve Kolektive

(i) Llogaritja e vlerës së portofolit duhet të sigurojë trajtim të njëjtë të të gjithë investitorëve në sipërmarrjen e investimeve kolektive, pavarësisht llojit të sipërmarrjes ose faktit nëse kjo është një sipërmarrje me ofertë publike apo private.

(ii) Në rastin e titujve, duke përfshirë aksionet e shoqërive të investimit, përcaktimi i vlerës së aseteve do të bazohet në çmimin e tregut që aplikohet në tregjet e organizuara dhe të rregulluara.

(iii) Në rastin kur nuk kemi cmim tregu sipas paragrafit (ii) të këtij Neni, çmimi i transaksionit të fundit të përfunduar për atë titull do të përdoret si bazë për llogaritjen e vlerës së aseteve, ose rendimenti nga transaksioni i fundit në rastin e titujve të borxhit, përveç nëse AMF nxjerr një rregullore për përdorimin e një metode tjetër të llogaritjes së aseteve.

(iv) Në rastin e depozitave dhe llogarive rrjedhëse ose ekuivalentëve të tyre monetarë, pretendimeve dhe detyrimeve afat-shkurtra si dhe të ardhurave dhe shpenzimeve të ardhshme, vlera nominale e përdorur do të zmadhohet me interesin e akumuluar, nëse nuk është parashikuar ndryshe nga AMF.

68

(v) Për të përcaktuar vlerën e transaksioneve tëkontratave të së ardhmes dhe mundësisë dhe të derivativeve për të cilat nuk është e mundur të përcaktohet çmimi i tregut, AMF do të nxjerrë një rregullore specifike duke përcaktuar metodat e përllogaritjes së vlerës së këtyre aseteve.

(vi) Në rastin e një fondi investimi, do të përdoret çmimi i kuotës, nëse nuk është parashikuar ndryshe nga AMF.

(vii) Vlera e Aseteve në monedhë të huaj do të llogaritet në monedhën e Republikës së Shqipërisë duke përdorur kursin e fundit të disponueshëm të këmbimit përara përcaktimit të vlerës së aseteve në përputhje me rregulloret e nxjerra nga AMF.

(viii) Në rastin e formave të tjera të aseteve të cilat nuk kanë çmim tregu, do të vlerësohet vlera e e drejtë dhe e arsyeshme e këtyre aseteve. Procedurat për përcaktimin e vlerës së drejtë dhe të arsyeshme të aseteve do të përfshijnë vlerën kohore duke skontuar rrjedhën e parave, krahasimet me asetet e ngjashme me çmim të njohur në treg, metodat të vlerësimit me opsione dhe metodat e tjera të parashikuara nga AMF.

(ix) Baza për përcaktimin e vlerës së aseteve do të specifikohet në prospektin dhe rregullat e fondit dhe do të aplikohet në mënyrë të njëtrajtshme për çdo llogaritje të vlerës së aseteve të fondit.

(x) AMF mund të nxjerrë një rregullore për të rregulluar bazën e detyrueshme të llogaritjes për sipërmarrjet e investimeve kolektive në lidhje me përcaktimin e vlerës së aseteve, duke përfshirë si titujt ashtu edhe asetet likuide apo gati-likuide, monedhën vendase dhe atë të huaj, kontratat e të ardhmes dhe mundesive, derivativet, pronën e paluajtshme, si dhe kriteret për tregjet e rregulluara dhe organizuara sipas kushteve të këtij Ligji, si dhe kërkesat e likuiditetit për përcaktimin e duhur të çmimeve të tregut dhe kërkesat për vendosjen në kohë të këtyre çmimeve, ndërsa do të merren në konsideratë metodat e ndryshme të vlerësimit, në varësi të specifikave të fondeve.

Neni 112

Vlera Neto e Aseteve dhe Vlera për çdo Aksion ose Kuotë (i) Në rastin e një fondi investimi, vlera neto e aseteve është vlera e aseteve të fondit,

investimet afatgjata tëe shtuara me asetet afat-shkurtra, minus të gjitha detyrimet e tij. Vlera neto për kuotë është vlera neto e aseteve të fondit e pjesëtuar me numrin e kuotave të fondit në momentin e llogaritjes së vlerës neto të aseteve të fondit.

(ii) Vlera neto e aseteve të një shoqërie investimi është vlera e aseteve të shoqërisë së investimit, investimet afat gjata të shtuara me asetet afat-shkurtra, minus të gjitha detyrimet e saj. Vlera neto e aseteve për çdo aksion është vlera neto e aseteve te fondit e shpërndarë në mënyrë të barabartë mes aksioneve të emetuara të fondit në momentin e llogaritjes së vlerës neto të aseteve të fondit.

(iii) AMF mund nxjerrë një rregullore që përcakton asetet dhe detyrimet e skemave kolektive të investimit, si dhe bazën, mënyrën dhe kufijtë kohorë për llogaritjen e vlerës neto të aseteve të dhe të vlerës neto të aseteve për kuotë ose aksion.

69

Neni 113

Oferta Fillestare dhe Përcaktimi i Çmimit të Kuotave ose Aksioneve të Fondit (i) Periudha për ofertën fillestare të kuotave në një fond investimi, ose aksionet në

një shoqëri investimi duhet të jetë jo më shumë se tridhjetë ditë. Gjatë kësaj periudhe kohore, shuma totale e aseteve monetare të mbledhura do të mbahet si depozitë dhe nuk do investohet deri sa fondi të ketë tejkaluar pragun ligjor më të ulët të vlerës së aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive.

(ii) Asetet monetare të mbledhura nuk mund të investohen, përveç në formën e depozitës, para kalimit të periudhës së ofertës.

(iii) Çmimi i emetimit fillestar ose të parë të shoqërisë së investimit do të jetë çmimi nominal i çdo aksioni. Çmimi i emetimeve të mëpasshme do të jetë çmimi i tregut i çdo aksioni., dhe kjo nuk do të bjerë ndesh me të drejtën e aksionerëve ekzistues për të marrë oferta për aksione shtesë në përpjestim me aksionet e tyre aktuale në shoqëri.

(iv) Në ofertën fillestare ose ofertën e parë të fondit të investimit, çmimi i emetimit do të përcaktohet nga shoqëria administruese dhe do të pasqyrohet në prospektin e fondit. Pas ofertës fillestare, çmimi i kuotës së fondit të investimit do të jetë një çmim uniform i barabartë me vlerën neto të aseteve për kuotë, i llogaritur mbi bazën e çmimit të tregut për të gjithë asetet e portofolit të fondit.

Neni 114

Çmimi i Kuotave në Fondin e Investimit (i) Shitja dhe shlyerja e kuotave në një fond investimi do të realizohet në një ditë të

caktuar, me një çmim të llogaritur në përputhje me ligjin, rregulloret dhe prospektin e fondit si dhe do të publikohet në mënyrën e specifikuar në këtë Ligj. Vetëm pas përcaktimit në këtë mënyrë të çmimit, do të jetë e mundur llogaritja dhe vendosja e tarifave të hyrjes dhe largimit.

(ii) Nuk lejohet shitja ose shlyerja e kuotave në një fond investimi me një çmim poshtë ose sipër çmimit uniform të zbatuar aktualisht (vlera neto e aseteve) për një kuotë Çmimi i kuotës mund të luhatet në varësi të ndryshimeve në vlerën neto të aseteve të llogaritur në përputhje me një formulë që mund të ndryshohet nga AMF.

(iii) Çmimi i kuotës në një fond investimi do të llogaritet në përputhje me formulën e mëposhtme:

Vlera neto e aseteve të fondit e pjesëtuar me numrin e kuotave të emetuara, duke patur parasysh që

(a) Vlera neto e aseteve llogaritet në përputhje me dispozitat e Nenit 112 të këtij Ligji;

70

(b) Numri i kuotave të emetuara që është e barabartë me numrin e kuotave në momentin e llogaritjes së çmimit, duke marrë në konsideratë çdo shitje ose shlyerje të bërë nga momenti i llogaritjes së fundit të çmimit deri në momentin e llogaritjes së re të çmimit.

Neni 115

Këmbimi dhe Shitja e Kuotave në Fondet e Investimit (i) Zotëruesi i kuotave në një fond investimi mund të këmbejë kuotat e tij me kuota

në një fond tjetër të administruar nga e njëjta shoqëri administrimi.

(ii) Shitja e kuotave në një fond investimi do të bëhet me çmimin e zbatueshëm në përputhje me prospektin dhe rregulloret e fondit, në momentin e bërjes së pagesës për llogari të fondit, duke shtuar dhe shumën e tarifës së hyrjes në rastin kur vendoset një tarifë e tillë.

(iii) Çdo pagesë për fondin e investimit do të bëhet në asete monetare dhe vetëm në rrethana të veçanta të parashikuara nga një rregullore e AMF, do të bëhet në tituj, me një kusht të prerë që titujt të jenë të tregtuar në tregje të organizuara dhe të rregulluara dhe është e mundur të përcaktohet çmimi i tyre i saktë.

Neni 116

Shlyerja e Kuotave në Fondet e Investimit

(i) Shlyerja e kuotave në një fond investimi do të bëhet me një çmim të zbatueshëm, në bazë të prospektit të fondit dhe rregulloreve të AMF, në kohën e marrjes së kërkesës së vlefshme për shitje, duke zbritur shumën e tarifës së largimit në rast se është vendosur një tarifë e tillë.

(ii) Shlyerja në formën e aktuale të aseteve, ose shlyerja me anë të transferimit të një përqindjeje të përkatëse të çdo lloji asetesh të fondite me një vlerë e cila barazon vlerën e kuotave për tu të shlyer në këtë mënyrë, do të lejohet në rastet kur shitja e aseteve të fondit, e nevojshme për të plotësuar kërkesat për shlyerjen në vlera të mëdha, mund të kompromentojë pozicionin e investitorëve të përhershëm në fond, me kusht që rregullat e fondit dhe prospekti i tij të përshkruajnë mënyrën e shlyerjes së kuotave në formën e tyre aktuale. Shlyerja në formën e tyre aktuale mund të bëhet vetëm duke transferuar atë pjesë të çdo lloji asetesh të fondeve e cila është në përpjestim me raportin e numrit të kuotave të investitorëve që kërkojnë shlyerjen dhe vlerën totale të aseteve të fondit.

Neni 117

Çertifikata e Blerjes së Kuotave dhe Kushtet e Pagesës në Rastin e Shlyerjes (i) Çertifikata e blerjes së kuotave do të lëshohet pas kërkesës së bërë nga investitorët

jo më vonë se shtatë ditë kalendarike nga data e marrjes së pagesës së bërë në fond.

71

(ii) Çertifikata e blerjes së kuotave do të përmbajë:

a) Datën e blerjes së kuotave,

b) Emërtimin e fondit dhe emrin dhe selinë e regjistruar të shoqërisë administruese,

c) Numrin e kuotave të fondit të cilat i përfaqëson çertifikata,

d) Emrin dhe mbiemrin e zotëruesit të kuotave,

e) Vendin dhe datën e lëshimit të çertifikatës,

f) Nënshkrimin e personit të autorizuar të shoqërisë administruese. Nënshkrimet mund të fiksohen me anë të mënyrave mekanike shumëfishimi.

(iii) Paratë e kuotave të shlyera të një fond investimi do t’i transferohen zotëruesit të kuotave të shlyera jo më vonë se shtatë ditë kalendarike nga marrja e një kërkese të vlefshme për shitje.

Neni 118

Llogaritja e Pasaktë e Çmimit të Kuotave në Fondin e Investimit

Në rastin e llogaritjes së pasaktë të çmimit të një kuote në një fond investimi me mbi 1 % krahasuar me vlerën e llogaritur nëpërmjet aplikimit të metodologjisë të parashikuar në Nenin 111 të këtij Ligji, AMF është e autorizuar të instruktojë shoqërinë administruese dhe depozitarin përgjegjës për këtë llogaritje të pasaktë që:

a) Në rastin kur çmimi i llogaritur për kuotën është më i ulët se vlera korrekte e përcaktuar duke aplikuar metodologjinë e parashikuar në Nenin 111 të këtij Ligji:

i. të kompensojë çdo zotërues të kuotave për çdo difencë në shumën e marrë nga kuotat e shlyer,

ii. të kompensojë dëmet duke paguar diferencën e duhur në fond.

b) Në rastin kur çmimi i llogaritur për kuotën është më i lartë se vlera korrekte e përcaktuar duke aplikuar metodologjinë e parashikuar në Nenin 111të këtij Ligji:

i. duke vlerësuar dhe pranuar një numër proporcional të kuotave shtesë, të kompensojë çdo dëm të shkaktuar secilit investitor të cilit i është ngarkuar çmimi më i lartë në blerjen e kuotave, dhe

ii. të kompensojë dëmet duke paguar diferencën në fond.

Neni 119

Tarifa e Hyrjes dhe Largimit të Fondeve të Investimit (i) Përveç çmimit të kuotave dhe tarifave të hyrjes dhe largimit, nuk do të ngarkohet

asnjë tarifë tjetër për blerjen ose shlyerjen e kuotave në një fond investimi.

72

(ii) Tarifat e parashikuara në paragrafin (i) të këtij Neni do të shfaqen veçmas nga çmimi i kuotave dhe do të mbahen nga shoqëria administruese por ato mund të përfshihen gjithashtu edhe tnë ë ardhurat e fondit.

(iii) Nuk do të ngarkohet asnjë tarifë hyrjeje ose largimi në rast të mbylljes së një fondi investimi për shkak të mosarritjes së shumës minimale të fondit gjatë periudhës së ofrimit fillestar ose të parë, në përputhje me rregulloret e zbatueshme të AMF ose prospektin dhe rregullat e fondit.

(iv) Nuk do të ngarkohet asnjë tarifë largimi në rast të mbylljes së fondit cilido qoftë shkaku i mbylljes.

(v) Çdo rritje në tarifën e largimit do të hyjë në fuqi vetëm pas miratimit nga AMF të ndryshimeve përkatëse në prospekt.

(vi) Nuk do të ngarkohet asnjë tarifë hyrjeje ose largimi gjatë transformimit të një fondi investimi.

(vii) Nuk do të vendoset asnjë tarifë largimi gjatë shkrirjes ose bashkimit të fondit të investimit me një fond tjetër ose gjatë ndarjes së fondit.

(viii) Vendimi i shoqërisë administruese për mos-pagesën e tarifave të hyrjes dhe/ose largimit do të pasqyrohet në mënyrë të qartë në prospektin e fondit dhe po kështu edhe rrethanat në të cilat mund të bëhet kjo gjë.

(ix) Tarifat e hyrjes ose të largimit në një fond investimi mund të zvogëlohen krahasuar me tarifat e treguara në prospektin e fondit vetëm në rastet e transaksioneve të mëdha dhe në përputhje me klasifikimin e përcaktuar në mënyrë të detyrueshme në prospektin e fondit, i publikuar dhe gjithashtu i shpërndarë te agjentët e shitjes së shoqërisë administruese, me një shënim për parashikimin kur ndalohet zvogëlimi i tyre.

Neni 120

Pezullimi i Shlyerjes së Kuotave të Fondit të Investimit (i) Shlyerja e kuotave në një fond investimi mund të pezullohet vetëm kur shoqëria

administruese dhe depozitari vlerësojnë se mbi bazën e rrethanave të jashtëzakonshme nuk është e mundur të përcaktohet çmimi i saktë i aseteve portofolin e fondit dhe se ka arsye të forta dhe të justifikueshme për të pezulluar shlyerjen në interes të zotëruesve ekzistues të kuotave ose zotëruesve potencialë.

(ii) Çdo pezullim i shlyerjes duhet të njoftohet menjëherë në AMF. Për pezullimin e shlyerjes së kuotave në një fond investimit, rrethanat që lidhen me këtë pezullim do të publikohen në një gazetë të përditshme të tregtuar rregullisht në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. AMF mund të urdhërojë shlyerjen e kuotave në një fond investimi me ofertë publike nëse kjo është në interes të publikut ose në interes të investitorëve në fond.

(iii) AMF mund të udhëzojë shoqërinë administruese dhe depozitarin për të pezulluar përkohësisht shitjen dhe shlyerjen e kuotave nëse ai beson në mënyrë të

73

arsyeshme se investitorëve u është shkaktuar dëm për shkak të llogaritjes së pasaktë të çmimit të kuotave të fondit.

(iv) Pezullimi i shlyerjes së kuotave të parashikuar në këtë nen duhet të mbarojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi shoqëria administruese dhe depozitari të kenë vendosur se është e mundur të përcaktohet çmimi i saktë i aseteve në portofolin e fondit dhe jo më vonë se njëzet e tetë ditë nga fillimi i pezullimit, përveç nëse AMF jep miratimin e saj me shkrim për zgjatjen e kufirit të dhënë kohor. Rifillimi i aktivitetit tregtar në një fond investimi do të publikohet në një gazetë të përditshme të tregtuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

(v) Gjatë pezullimit të shlyerjes dhe shitjes së kuotave, shoqëria administruese dhe agjentët e saj të shitjes mund të vazhdojnë të marrin kërkesa për shitjen ose shlyerjen e kuotave që do të ekzekutohen menjëherë pasi të jenë llogaritur çmimet e tjera të shlyerjes dhe shitjes por palëve porositëse do t’u bëhet e qartë se porositë e tyre nuk do të përmbushen brenda kufijve kohorë të përshkruar në prospektin dhe rregullat e fondit.

(vi) AMF mund të nxjerrë një rregullore që rregullon bazën, përbërësit, mënyrën dhe kufijtë kohorë të llogaritjes për përcaktimin e vlerës dhe çmimit të fondeve të investimit, përbërësit, kufizimet, mënyrën e llogaritjes, mbledhjen dhe publikimin e tarifave për kuotat në fondin e investimeve, kohëzgjatjen dhe kushtet e periudhës së parashikuar të ofertës, procedurën, kufijtë kohorë dhe ekzekutimin e shitjes dhe shlyerjes së kuotave, si dhe pezullimin dhe rifillimin e shitjes dhe shlyerjes, shlyerjen në formën aktuale, si dhe zëvendësimin e kuotave në një fond me kuotanë fonde të tjera të administruara nga e njëjta shoqëri administrimi.

KREU X

MBIKËQYRJA NGA AMF

SEKSIONI 1 – DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 121

Roli i AMF (i) AMF është proaktive dhe përpiqet që të shmangë problemet e mëdha para se të

ndodhin, të ndërhyjë me një përqasje të proporcionuar, në fazën më të hershme të mundshme dhe të zgjedhë ato instrumente mbikqyrës të cilët i japin më shumë vlerë rezultatit të dëshiruar të mbikëqyrjes.

(ii) AMF, me inisiativën e saj mund të lidhë marrëveshje me mbikqyrës të tjerë vendas, të huaj (duke përfshirë ata ndërkombëtare) të sektorit financiar, agjensi të zbatimit të ligjit ose të luftës kundër pastrimit të parave, për të ndarë dhe shkëmbyer informacionin e nevojshëm të mbikëqyrjes apo të bashkëpunojnë për

74

qëllime të kryerjes së veprimtarisë së mbikëqyrjes ashtu siç është përcaktuar në këtë Ligj.

(iii) AMF mund të shkëmbejë me një mbikqyrës tjetër vendas ose të huaj:

a) informacionin e nevojshëm të mbikëqyrjes, duke përfshirë dhe informacionin specifik të kërkuar dhe të mbledhur nga një entitet i mbikqyrur;

b) të dhënat përkatëse financiare; dhe

c) informacionin lidhur me individët që mbajnë pozicione me përgjegjësi në këto entitete.

(iv) AMF duhet të ndërmarrë masa të arsyeshme për të garantuar se çdo informacion i dhënë te një mbikqyrës tjetër do të trajtohet si konfidencial nga AMF dhe do të përdoret vetëm për qëllime mbikëqyrjeje.

(v) AMF duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të garantuar se mbikqyrësi që merr informacionin do të konsultohet me AMF para ndërmarrjes së veprimit bazuar në evidencat e informacionit të marrë nga AMF.

Neni 122

Imuniteti dhe dëmshpërblimi i personelit të AMF

(i) Bordi i AMF dhe punonjësit e AMF nuk mund të paditen në gjykatë për asnjë veprim ose mosveprim të kryer në ushtrimin ose realizimin e ndonjë kompetence ose detyre të dhënë ose të vendosur nga ky Ligj përveç nëse ky veprim ose mosveprim provohet se është bërë në keqbesim.

(ii) AMF do të zhdëmtojë Bordin dhe punonjësit e tij për çdo kosto ligjore të ndeshur për mbrojtjen ndaj ndonjë procesi ligjor të ndërmarrë kundër këtyre personave në lidhje me shkarkimin ose shkarkimin e planifikuar të funksioneve zyrtare brenda qëllimit të punësimit ose angazhimit të tyre sipas këtij Ligji, me kusht që ky person të ketë vepruar në mirëbesim.

Neni 123

Konfidencialiteti (i) AMF mund të shpjegojë publikisht objektivat e politikave të saj, të raportojë

lidhur me aktivitetet dhe efektivitetin në ndjekjen e objektivave, duke përfshirë edhe informacionin e siguruar publikisht lidhur me problemet institucionale dhe veprimet e ndërmarra.

(ii) Çdo informacion tjetër që është siguruar nga AMF gjatë kryerjes së funksioneve të saj, nga i cili mund të identifikohet një person ose subjekt, ,nuk duhet të ekspozohet publikisht nga AMF, anëtarët e Këshillit ose punonjësit e tij.

(iii) Informacioni i parashikuar në paragrafët e mësipërm mund të jepet publikisht me miratimin e çdo personi dhe çdo subjekti që mund të identifikohet nga ai informacion.

75

(iv) AMF mund të japë informacion pa lejen e çdo personi ose çdo subjekti që mund të identifikohet nga ai informacion, kur AMF e mendon të nevojshme për sa më poshtë:

a) që t’i mundësojë AMF realizimin e ndonjë prej funksioneve të saj;

b) për qëllime të parandalimit ose zbulimit të një krimi;

c) në lidhje me plotësimin e ndonjë detyrimi ndërkombëtar; ose

d) (ç) për të asistuar ndonjë autoritet mbikqyrës vendas ose të huaj që ushtron funksione që korrespondojnë me ndonjë nga funksionet e AMF.

SEKSIONI 2 – MBIKËQYRJA

Neni 124

Qëllimi i mbikëqyrjes (i) AMF është përgjegjëse për mbikëqyrjen e veprimtarisë së Sipërmarrjeve të

Investimeve Kolektive, shoqërive administruese, depozitarëve si dhe çdo subjekti tjetër që vepron si i tillë pa miratimin e shprehur të AMF dhe të dhënë në përputhje me kërkesat e këtij Ligji.

(ii) Aktiviteti mbikqyrës i ndërmarrë nga AMF realizohet me anë të:

a) Inspektimeve në vend të çdo dokumenti që lidhet me objektin e aktivitetit të subjektit. Ky inspektim do të realizohet me ose pa njoftimin paraprak të subjektit të mbikqyrur;

b) Marrjes së raportimeve siç është parashikuar nga ky Ligj;

c) Zbatimit të masave të ndërmarra siç është parashikuar nga ky Ligj.

Neni 125

Inspektimi në vend (i) AMF mund të kryejë inspektime në vend për çdo shoqëri administruese ose

depozitar, me qëllim përcaktimin nëse i licencuari ka respektuar dispozitat e këtij Ligji dhe aktet e tij nënligjore si dhe rregullat e fondit apo kërkesat sipas licencës së dhënë.

(ii) Për qëllime inspektimi, përveç dispozitës përkatëse të Ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikqyrëjes Financiare”, AMF mund t’i kërkojë shoqërisë administruese ose depozitarit:

a) t’i sigurojë AMF informacione të tilla, përgjigje ndaj pyetjeve dhe akses në dokumenta, libra, regjistra, dëftesa, arkë, tituj dhe çdo informacion tjetër të një

76

subjekti të licencuar, ashtu siç e konsideron të nevojshme AMF për të përcaktuar nëse ky subjekt e ka respektuar këtë Ligj dhe aktet e tij nënligjore.

b) të paraqitet para Autoritetit në vendin dhe orën e caktuar dhe t’u përgjigjet pyetjeve ose ndryshe të japë informacionin që AMF i duket me rëndësi për hetimin.

(iii) Inspektimi në vend do të realizohet vetëm gjatë orëve të punës dhe në ndonjërin nga ambientet e shoqërisë që i nënshtrohet inspektimit.

(iv) Shoqëria administruese dhe/ose depozitari do të garantojnë se punonjësit dhe përfaqësuesit e caktuar prej tyre do t’i lejojnë Autoritetit aksesin në ambientet e biznesit.

(v) Inspektimet në vend mund të realizohen në ndonjë ose në të gjitha ambientet ku kryhet veprimtaria ose ku mbahen regjistrat nga shoqëria administruesedhe dhe depozitari.

Neni 126

Autoriteti për të emëruar ekspertë Për qëllime të inspektimit në vend, AMF mund të emërojë një ose disa specialistë të vetë ose një ose disa ekspertë të jashtëm, të cilët veprojnë në përputhje me kompetencat që u janë dhënë nga akti i emërimit. Këta persona duhet të jenë të kualifikuar profesionalisht për të ekzaminuar, shqyrtuar dhe raportuar si në përgjithësi ose në lidhje me një çështje specifike, asetet dhe detyrimet e shoqërisë administruese, dhe/ose depozitarit, librat e tyre, llogaritë dhe dokumentet e tjera të evidencave, lidhur me paratë, titujt ose llojet e tjera të pasurive të mbajtura për llogari të një personi tjetër, ose çdo çështje tjetër që AMF i duket e rëndësishme për funksionet e subjektit të licencuar.

Neni 127

Detyrimi për të dhënë informacion (i) Shoqëria administruese dhe depozitari janë të detyruar që t’i japin menjëherë

Autoritetit çdo informacion që kanë në posedim në rastin kur shoqëria administruese ose depozitari janë në dijeni ose kanë arsye të besojnë se:

a) informacioni është i rëndësishëm për ushtrimin sipas këtij Ligji të funksioneve nga AMF në lidhje me shoqërinë administruese ose depozitarin; dhe

b) mosdhënia e informacionit ka të ngjarë të sjellë si pasojë mashtrimin e AMF për ndonjë çështje e cila është me rëndësi thelbësore për ushtrimin e atyre funksioneve që lidhen me shoqërinë administruese ose depozitarin.

(ii) Shoqëria e administrimit dhe eksperti kontabël i jashtëm i shoqërisë administruese, kanë detyrimin që të informojnë menjëherë AMF për çdo çështje kur ata kanë shkaqe të arsyeshme të besojë se:

77

a) Shoqëria administruese nuk është në gjendje ose ekziston rreziku që shoqëria administruese të mos përmbushë detyrimet e saj financiare në kohën e duhur ose që detyrimet e saj kapërcejnë asetet;

b) Shoqëria administruese nuk është në gjendje të përmbushë kërkesën për mjaftueshmërinë të kapitalit në këtë Ligj ose aktet e tij nënligjore;

c) Gjendja ekzistuese e punëve ose ajo e propozuar mund të rrezikojë thelbësisht të drejtat e mbajtësve të kuotave/aksionerëve të sipërmarrjeve të administruara nga shoqëria administruese.

d) Në lidhje me auditimin, eksperti kontabël i jashtëm ka për qëllim të bëjë një kualifikim thelbësor në raportin e tij drejtuar zotëruesve të kuotave/aksionerëve për sipërmarrjen e investimeve kolektive ose shoqërinë administruese.

Neni 128

Raportimet (i) Shoqëria administruese dhe depozitari janë të detyruar t’i paraqesin rregullisht

AMF raportime në lidhje me aktivitetin e tyre. Shoqëritë administruese do të paraqesin raporte në lidhje me aktivitetin e tyre të brendshëm si dhe në lidhje me administrimin e Sipërmarrjes së Investimeve Kolektive.

(ii) AMF do të nxjerrë një rregullore që përcakton përmbajtjen e raportimeve dhe kufirin kohor brenda të cilit AMF duhet t’i paraqiten raportimet në lidhje me Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive, shoqërive administruese dhe depozitarve.

(iii) Raportimet e aktivitetit do të jenë tre-mujore, gjashtë-mujore dhe vjetore ose aq të shpeshta sa do të konsiderohet e nevojshme nga AMF.

Neni 129

Likuidimi dhe falimentimi i shoqërisë administruese (i) Likuidimi i shoqërisë administruese do të rregullohet nga dispozitat e Ligjit për

Shoqëritë Tregtare.

(ii) Falimentimi i shoqërive administruese do të rregullohet nga Ligji “Për Procedurat e Falimentimit” nr. 8901, datë 23.05.2002.

(iii) Në rastin e falimentimit, asetet e sipërmarrjes së investimeve kolektive të cilat zotërohen nga mbajtësit e kuotave/aksionerët do të trajtohen si çdo pasuri tjetër që është objekt i të drejtës së ndarjes ashtu siç parashikohet në Ligjin “Për procedurat e falimentimit” nr. 8901, datë 23.5.2002.

78

KREU XI

KUNDRAVAJTJET PENALE DHE PENALITETET

SEKSIONI 1 – SHKELJET DHE PENALITETET

Neni 130

Shkeljet dhe Penalitetet (i) Nëse ndodh ndonjë nga rastet e mëposhtme:

a) Shkelje serioze dhe/ose sistematike e dispozitave të këtij Ligji nga shoqëria administruese ose depozitari,

b) Shoqëria e administron sipërmarrjen e investimeve kolektive në një mënyrë e cila është në kundërshtim me rregullat e fondit, prospektin e tij ose kontratën mbi administrimin të lidhur me sipërmarrjen e investimeve kolektive,

c) Banka që shërben si depozitar për sipërmarrjen e investimeve kolektive, vepron në kundërshtim me kontratën e lidhur me shoqërinë administruese,

d) Shoqëria e administrimit ka paraqitur të dhëna false mbi themelimin e sipërmarrjes së investimeve kolektive,

e) Shoqëria ka paraqitur të dhëna false lidhur me themelimin e saj si shoqëri administruese,

f) Banka ka paraqitur të dhëna false mbi licencimin e saj si depozitar,

g) Shoqëria nuk arrin t’i paraqesë AMF raportimet, brenda kufirit kohor të parashikuar nga ligji, aktet nënligjore dhe me përmbajtjen e kërkuar

AMF duhet të ndërmarrë të paktën njërën nga masat e mëposhtme:

a) të udhëzojë shoqërinë administruese dhe/ose depozitarin për të marrë masa të veçanta në mënyrë që të kapërcejë shkeljen dhe që administrimi i sipërmarrjeve të investimit kolektiv/shërbimi si depozitar të jenë në përputhje me kërkesat ligjore dhe/ose rregullat e fondit,

b) Të vendosë gjoba sipas dispozitave të këtij Ligji,

c) Të pezullojë licencën e sipërmarrjes së investimeve kolektive, shoqërisë administruese dhe/ose depozitarit,

d) Të heqë licencën e sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe/ose depozitarit.

(ii) Në rastet e parashikuara në pikën (i) ( ç) të këtij neni, AMF do të shpallë ftesën për paraqitjen e ofertave dhe aplikimeve për administrimin/shërbimin si depozitar të një sipërmarrje e caktuar të investimeve kolektive, tek shoqëri të tjera administrimi të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe/ose depozitarë të tjerë.

79

Neni 131

Themelimi i pa-licencuar dhe/ose administrimi i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive

(i) Çdo person që me dashje angazhohet në një themelim dhe/ose administrim të Sipërmarrjes së Investimeve Kolektive që nuk është licencuar nga AMF, do të dënohet me një gjobë nga 150, 000 deri në 500,000 në Lek. Individi i cili do të jetë përgjegjës për këtë vepër do të dënohet me burgim deri në një vit.

(ii) Nëse, si rezultat i veprës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni, subjekti i veprës ka përvetësuar fitime të konsiderueshme ekonomike, ai do të dënohet me një gjobë nga 300, 000 deri në 1,000,000 Lek. Individi i cili do të jetë përgjegjës për këtë vepër do të dënohet me burgim deri në dy vjet.

Neni 132

Veprimtaria e pa-licencuar si depozitar i një Sipërmarrjeje të Investimeve Kolektive (i) Çdo person që kryen veprimtarinë e një depozitari të një Sipërmarrjeje të

Investimeve Kolektive që nuk është licencuar nga Autoriteti, do të dënohet me një gjobë nga 200, 000 deri në 500,000 Lek. Individi i cili do të jetë përgjegjës për këtë vepër do të dënohet me burgim deri në një vit.

(ii) Nëse, si rezultat i veprës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni, subjekti i veprës ka përvetësuar fitime të konsiderueshme ekonomike, ai do të dënohet me një gjobë nga 400, 000 deri në 1,000,000 Lek. Individi i cili do të jetë përgjegjës për këtë vepër do të dënohet me burgim deri në dy vjet.

SEKSIONI 2 – MASAT PARANDALUESE

Neni 133

Ndalimi i kryerjes së aktivitetit tregtar ose transaksioneve për shoqërinë administruese

(i) Në ngarkim të shoqërisë administruese/ depozitarit që kryen një shkelje sipas këtij Ligji, përveç sanksioneve të tjera të vendosura për të, mund të vendoset dhe një masë parandaluese, për ta ndaluar atë të angazhohet në aktivitetet e themelimit dhe administrimit/depozitarit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive për një periudhë deri në 2 (dy) vjet.

(ii) Çdo përsëritje e të njëjtës shkelje të parashikuar në paragrafin (i) të këtij neni, do të sjellë vendosjen nga Autoriteti të një mase parandaluese në ngarkim të shoqërisë për t’i ndaluar asaj kryerjen e aktiviteteve të themelimit dhe administrimit/si depozitar për një periudhë deri në pesë (5) vjet.

80

Neni 134

Ndalimi për të kryer aktivitetin tregtar ose transaksionet për personin përgjegjës në shoqërinë administruese

(i) Kundër individit përgjegjës tek shoqëria administruese/depozitari i cili ka kryer një vepër të parashikuar në Nenet e mësipërme 131 dhe 132 të këtij Ligji mund të merret një masë parandaluese për ta ndaluar atë të veprojë si person përgjegjës në një Shoqërinë Administrimi të sipërmarrjes së investimeve kolektive për një periudhë deri në një vit.

(ii) Çdo përsëritje e shkeljes së përmendur në paragrafin (i) të këtij neni, do të sjellë vendosjen nga AMF të një mase parandaluese në ngarkim të personit përgjegjës të shoqërive të administrimit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive për ndalimin që të ushtrojë detyrën si person përgjegjës për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

KREU XII

ANKIMIMI ADMINISTRATIV DHE GJYQËSOR

Neni 135

Kufizimi Ligjor Fillimi i procedurave për të gjitha shkeljet sipas këtij Ligji do të ketë një kufizim ligjor prej pesë (5) vjetësh nga data që është kryer shkelja.

Neni 136

Ankimimi administrativ (i) Personi i cili ka interes legjitim në një vendim të marrë nga AMF ose AMF nuk

ka vepruar kur i është kërkuar të veprojë, mund ta ankimojë vendimin ose mungesën e veprimit tek anëtarët e bordit të Autoritetit i cili sipas Ligjit “Për Autoritetin Mbikqyrës Financiar”, nr. 9572, datë 3.7.2006 nuk kanë funksione ekzekutive. Raporti i përgatitur nga këta anëtarë të Bordit do të ketë efektin e rekomandimeve, megjithatë do të bëjë që Bordi i AMF ta vlerësojë këtë raport dhe të vendosë mbi masat e propozuara.

(ii) Ky ankim do t’i paraqitet Bordit të AMF jo më vonë se 30 ditë-pune nga dita e nesërme e datës në të cilën vendimi i është komunikuar personit, e datës në të cilën pritej ligjërisht ndërmarrja e veprimeve nga AMF në rastin e mungesës së veprimit nga AMF.

(iii) Vendim i marrë nga AMF në lidhje me një subjekt do të hyjë në fuqi vetëm pasi të ketë kaluar periudha e caktuar për ankimimin e vendimit tek anëtarët jo ekzekutivë të Bordit të AMF.

81

Neni 137

Ankimimi gjyqësor (i) Subjekti ndaj të cili është marrë vendimi i AMF mund ta ankimojë këtë vendim në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me kusht që të jetë ezauruar ankimimi administrativ në përputhje me Nenin 136.

(ii) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë mund ta kthejë ose ndryshojë vendimin e AMF nëse ajo gjen gabime të rënda ligjore ose një përcaktim qartësisht të gabuar dhe të pajustifikueshëm të faktit material. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë mund t’ja ktheje çështjen AMF për të marrë fakte dhe prova të mëtejshme në dokumentet e evidencave të saj.

(iii) Efekti i vendimit të AMF, sipas diskrecionit të gjykatës, mund të shtyhet deri në dhënien e vendimit mbi këtë ankimim, duke marrë si duhet në konsideratë mundësinë e aplikantit për të pasur sukses apo dëme të mundshme si dhe interesin publik që do të jetë rrjedhojë e efektivitetit apo shtyrjes.

KREU XIII

DISPOZITA TË PËRKOHSHME DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 138

Dispozita të përkohshme

(i) Personat juridikë të krijuar sipas Ligjit Nr. 7979, datë 26.07.1995 “Për Fondet e Investimit”, jo më vonë se tre muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, do t’i paraqesin AMF një aplikim për licensimet, një deklaratë të detajuar përsa i përket numrit të investitorëve të përfshirë, një deklaratë përsa i përket administrimit, marrëveshjet më të rëndësishme, një deklaratë në lidhje me investimet e bëra vlerat e tyre përkatëse, objektivat e investimit dhe informacione të tjera siç mund të kërkohen nga AMF.

(ii) Pas hyrjes në fuqi të Ligjit, Ligji nr. 7979, datë 26.07.1995 “për Fondet e Investimit” do të shfuqizohet.

Neni 139

Data e Hyrjes në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

82