projekt gjeografie :rrajca

15

Upload: lea-halili

Post on 17-Jan-2017

100 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Kjo eshte treva jone.

Rrajca

Pozita gjeografikeTreva e Rrajces ndodhet ne rajonin

Juglindor,ne komunen e Rrajces te rrethit Librazhd. Ajo permbledh ne vetvete 4 fshatra: -Rrajce -Sutaj -Skenderbe -Bardhaj Siperfaqja e pergjithsheme e ketyre fshatrave eshte rreth 67 km2. Ajo shtrihet nga mali I Shebenikut ne veri, malesise se Mokres ne jug,qafes se Thanes ne juglindje,vazhdimit te maleve Jabllanice-Belice ne lindje,ne jugperendim nga qyteti i Prrenjasit dhe ne perendim nga Pishkashi dhe Skroska.

RRAJCA

SUTAJ

BARDHAJ

MOKRA

Ndertimi gjeologjikSipas studimeve gjeologjike treva bene pjese ne zonen

tektonike te Gramoz-Mirdite. Ndertimi gjeologjike perfaqesohet nga: - terrigjenet –gelqeroret -magmatiket. Keta shkembinj formojne struktura te ndryshme rrudhosese,te perfshira fuqimisht nga levizje diferencuese me regjim mbizoterues ne terheqje qe u ka dhene atyre formen e horsteve,si: -horsti i Shebenikut –horsti Jabllanice-Belice.

HORSTI I SHEBENIKUT

HORSTI JABLLANICE-BELICE

RelieviRelievi i Rrajces eshte kodrinoro-malore. Malet e

kesaj treve kane te njejtin drejtim dhe pak a shume te njejten lartesi mbi nivelin e detit. Ato nderpriten nga disa perrenj e lugina,kjo ka bere qe terreni te jete i thyer e mjaft i ashper. Pervec maleve dallohet edhe fusha e vetme e kesaj treve fusha e Rrajces. Malet me te larta te kesaj treve jane: maja e Reshpes(2262m),maja e Shebenikut(2251m),maja e Furoit(2194m),maja e Dupkes(2114m),maja e Buturakut(2050m).

RRETHI I KURORES

MALI I SHEBENIKUT DHE MALET JABLLANICE -BELICEKeto male perbejne nje nga nennjesite me te

medha fiziko-gjeografike te Gropave Juglindore dhe maleve perreth.Lartesia e tyre arrine ne mbi 2200m.Ne veri shtrihet deri ne luginen e qarrishtes dhe Qafen e Kryqit,ne perendim deri tek lugina e shkumbinit te siperm,ne jug kufizohet nga fushegropa e Prrenjasit dhe Qafa e Thanes,ne lindje shkon deri ne gropen e ohrit dhe luginen e siperme te Drinit te Zi.Perberja litologjike ndryshon nga ultrabazike(Shebenik) ne gelqerore (Jabllanice-Belice).

Mali i ShebenikutLartesia e tij ne pjesen e poshteme te lugines se

Bushtices eshte 400m, ndersa ne veri lartesia arrin deri ne 2262m(maja e Reshpes). Mbizoterojne lartesite mbi 1000m. Ai perbehet kryesisht nga ultrabaziket,nga formacione gelqeroresh qe ndodhen ne siperfaqe te vogla ne pjesen jugore dhe juglindore,formime terrigjene me shtrirje shume te vogel. Ai karakterizohet nga prania e siperfaqeve te sheshta, te valezuara ose me pjerresi te vogel,e disa majave te larta,e disa formave glaciare qe shprehen ne forma e cirqeve komplekse,lugjeve etj dhe formacione te tjera interesante.

MALI SHEBENIKUT